www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 139 (8580)
E enjte, 13 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Vendimi i parlamentit holandez rrëzon qeverinë “Rama” për reformat. Ministri i Jashtëm, Stef Blok: “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave ishte i parakohshëm”
Holanda: “JO” Shqipërisë, “PO” Maqedonisë së Veriut
A ka njeri të mençur dhe serioz PS-ja e Ramës që të ketë kurajën të flasë e të guxojë për t’i dalë kundër kryeministrit që po shkatërron jo vetëm negociatat, por po çon vendin drejt luftës civile më 30 qershor? Pse nuk flet njeri në PS se dekreti i shfuqizimit nga Meta ishte “kamerdare” shpëtimi për PS-në, por heshtin duke i bërë temena kryeministrit? FAQE 3
Aleati i Ramës nuk pranon 30 qershorin, Paskal Milo: Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit
VIZITA
Presidenti Ilir Meta, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
FAQE 24
VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË
Bylykbashi: Dekreti ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese
FAQE 7
ISH-MINISTRI
Panariti: Mazhoranca ka nisur hapat pas. Juridikisht, 30 Qershori nuk ekziston më
FAQE 4
KRIMI DHE KORRUPSIONI
Në foto: Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo
FAQE 2
Ylli Manjani: Holanda i dha shuplakë Ramës edhe burokratëve të Brukselit
FAQE 9
OPINION
ANALIZË
Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre
Argumentet e mjera juridike të Ramës kundër Presidentit
Nga Veton Surroi
Nga Arian Starova FAQE 9
FAQE 10
POLITIKE
2
E enjte, 13 QERSHOR 2019
PAS TAKIMIT ME PRESIDENTIN, MILO: DO VAZHDOJMË BISEDIMET ME ÇDO PARTI, KRIZA DO ZGJIDHJE
PDS, partia e parë e majtë që nuk e njeh 30 qershorin si ditë zgjedhjesh K
reu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka hyrë në Presidencë për të zhvilluar bisedime me Ilir Metën mbi datën e re për zgjedhjet lokale. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Milo ka hyrë në zyrën e presidentit pak minuta pas takimit me 5 krerët e partive të djathta. PDS bëhet kështu partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Kjo parti është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo as takimit me Presidentin u shpreh se ai si kreu i kësaj force politike do të vazhdojë takimet me presidentin dhe palët politike për ti shërbyer zgjidhjes së krizës politike. “Ne do të vijojmë të takohemi jo vetëm me Presidentin e Republikës, ne shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me shumë përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria, me qëllim që të gjejmë, zgjidhjen më të përshtatshme, më të domosdoshme. Prandaj demokracia sociale është e hapur për të zhvilluar
takime edhe me PS edhe me të gjitha partitë e tjera politike, gjithmonë me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira i duhet të dëshmojë urtësi, klasës politike, përgjegjshmëri, me qëllim që gjithnjë të mbizotërojë interesi kombëtar, mbi interesat politike të veçanta, të subjekteve politike”, u shpreh Milo. Në një deklaratë për mediat, Milo tha se ndonëse është në një aleancë tashmë të deklaruar me PS-në, kjo nuk e ndalon atë që të vërë në fillim interesat kombëtare të qytetarëve të vendit, që duan një Shqipëri të qetë dhe me stabilitet. “Unë në ç’ka po shpreh përfaqësoj partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vazhdoj të qëndroj në aleancë tashmë të deklaruar, por kjo nuk do të thotë që unë të mos jem i lirë që të shpreh pikëpamjet e mia në emër të partisë, jo për interesin imediat të partisë që përfaqësoj, por në radhë të parë vëmë interesin kombëtar. Duam që Shqipëria të ketë stabilitet politik, duam që Shqipëria të shmangë çdo lloj përplasje politike, apo edhe sociale, që do të ishte një fatkeqsi tjetër për vendin”, tha ai.
Krerët e 5 partive të djathta: Vendimi i Metës, mundësi për marrëveshje, nëse PS nuk ka luajtur mendsh me 30 qershorin
K
a zgjatur rreth 30 minuta takimi konsultativ mes Presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike. Në përfundim, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ishte një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Shehi tha se data e re e zgjedhjeve do të vijë si pasojë një marrëveshje të madhe politike. “Funksioni opozitar është përtej caktimit të datës zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet vetëm në këtë situatën e ditës së zgjedhjeve. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër. Çfarë do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve për ti bërë zgjedhjet e pranueshme nga pikëpamja e pretendimeve tona. Ne gjykojmë që dita e zgjedhjeve do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike në të cilën të merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Dashamir Shehi. Në vijim, Shehi e konsideroi takimin shumë pozitiv, por tha se marrëveshja i takon partive të mëdha. “Ne nuk kemi tagër të mbyllim marrëveshje. Kjo i takon në radhë të parë Bashës dhe palës tjetër. Kështu që sot gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë. Do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nëse data
Takimi me Presidentin, Shehi: Data e zgjedhjeve, nga një marrëveshje e madhe politike e zgjedhjeve është një shtyrje thjesht për të shtyrë kohë, kjo nuk i mjafton opozitës”, theksoi kreu i LZHK-së. Aleati i Bashës tha se Presidenti do të vazhdojë konsultimet edhe me partitë e tjera politike. “Edhe presidenti nuk na thërriti për një propozim konkret. Do të vazhdojnë ditë negociatat. Meta do të presë të gjitha palët e tjera, të cilat kanë edhe peshë më tepër sesa grupimi jonë, si PS dhe PD”, theksoi ishdeputeti i opozitës. Edhe pse e gjykon se palët janë më afër tashmë, Dashamir Shehi thotë se nëse mazhoranca vazhdon me 30 qershorin, opozita do të përgatitet për beteja të tjera. “Nëse pala tjetër nuk ka luajtur mendsh që të vazhdojë me pretendimin e datës 30. Ndryshe të gjitha këto diskutime bien poshtë dhe s’kanë vlerë. Unë gjykoj që jemi më afër, si atmosferë, por thashë nëse pala tjetër vazhdon pretendimin se në datën 30 do bëhen zgjedhjet, kjo që jemi mbledhur këtu s’ka më vlerë dhe do të bëhemi gati
për beteja të tjera që nuk do të ishin të mira për Shqipërinë”, u shpreh dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit konsultativ që Kreu
i Shtetit Ilir Meta nisi pasditen e djeshme me 5 kryetarët e partive të djathta. Ndërkaq, ende nuk është e njohur se kur do të zhvillohen dhe takimet
me partitë e tjera, ku vëmendja do të përqëndrohet tek takimi që Presidenti do të zhvillojë me Partinë Demokratike, si dhe me Partinë Socialiste e cila e ka refuzuar publikisht vendimin për anulimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Presidenti Ilir Meta do u dërgojë ftesë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të diskutuar mbi datën e re të zgjedhjeve lokale. Kjo u bë e ditur nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas përfundimit të takimit në Presidencë për të njëjtën çështje. Partitë aleate të PD-së, që kanë formuar Grupimin e Qendrës së Djathtë, kanë propozuar më parë shtyrjen me 6 muaj të zgjedhjeve lokale. Por pavarësisht këtij propozimi dhe vendimit të Metës për të shfuqizuar 30 qershorin, mazhoranca socialiste këmbëngul se do të hyjë në zgjedhje në datën e përcaktuar dhe dekretin e presidentit e konsideron të jashtëligjshëm.
Kreu i PDK-së: Ka edhe brenda PS-së që kërkojnë që të ndryshojnë kurs, por nuk i lejon Rama
Ndoka: Largimi i Ramës e vetmja zgjidhje. Meta mori rolin që i takonte Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nga studio e Syri Tv, duke komentuar situatën politikë të vështirë ku është zhytur vendi, tha se e vetmja zgjidhje në këtë moment është largimi i Edi Ramës. “Për hir të realitetit kjo është një extra situatë politike, krejt ndryshme nga ato të mëparshmet. Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje, që ka vetëm një kërkesë, ndryshe nga herët e tjera që kishte disa kërkesa. Largimin e Edi Ramës, që është kapur duke vjedhur zgjedhjet me prova të faktuara, me media
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ndërkombëtarë, me prova të kapura nga Prokuroria që i ka certifikuar si të vërteta. Rama është kapur skandal në skandal duke vjedhur dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që edhe media e huaj thotë që është një qeveri që është kapur duke vjedhur. Ndërkohë që sot kemi një person që e ka bllokuar demokracinë edhe të Partisë Socialiste duke i kthyer deputetët e saj në numra, që ka prirje të një personazhi autoritar me shenja diktatoriale edhe brenda për brenda Partisë Socialiste. Ka edhe brenda PSADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
së që kërkojnë që të ndryshojnë kurs. Për fatin e keq arsyeja nuk triumfon aty sepse Rama e ka shkelur demokracinë me këmbë. Numrat në Parlament i ka blerë, gjoja opozitarë që rrezikojnë edhe Presidentin. E ardhmja e tyre politike është në duart e këtij personazhi dhe në këto kushte e ka ndryshuar Partinë Socialiste. Kjo është një parti e konsumuar komplet”, u shpreh kreu i PDK-së. I pyetur se si e ka pritur vendimin e Presidentit të Republikës, Nard Ndoka vlerësoi rolin që ka ndërmarrë Presidenti i Republikës në NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
këtë fazë të krizës që ka përfshiorë vendin prej afro 6 muajsh. “Tashmë Meta ka marrë një rol edhe për faktin që në kemi pritur që problemet tona ti zgjidhin ndërkombëtarët. Ne e kuptojmë se çfarë vështirësish ka Presidenti i Republikës me atë mazhorancë. Rama duhet ta kuptojë se pa ikur ai nuk ka për të pasur qetësim, ju po e shikoni në çdo shesh, në çdo stadium ka një thirrje Rama ik, varet se sa ky personazh do vazhdojë në aventurën e vet”, u shpreh dje kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Vendimi i parlamentit holandez rrëzon qeverinë “Rama” për reformat. Ministri i Jashtëm, Stef Blok: “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave ishte i parakohshëm”
Holanda: “JO” Shqipërisë, “PO” Maqedonisë së Veriut
A ka njeri të mençur dhe serioz PS-ja e Ramës që të ketë kurajën të flasë e të guxojë për t’i dalë kundër kryeministrit që po shkatërron jo vetëm negociatat, por po çon vendin drejt luftës civile me 30 qershor? Pse nuk flet njeri në PS se dekreti i shfuqizimit nga Meta ishte “kamerdare” shpëtimi për PS-në, por heshtin duke i bërë temena kryeministrit? Shqipëria ka marrë dje mesazhin zyrtar se negociatat e anëtarësimit nuk do të hapen nga BE. Parlamenti Holandës ka votuar kundër nisjes së këtij procesi me Shqipërinë, ndërkohë që ka votuar pro për Maqedoninë e Veriut. Deputetët e holandezë kanë pasur në diskutim dy rezoluta, ku diskutohej procesi për çeljen e negociatave nga Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Në përfundim të debateve, deputetët i kanë dhënë miratimin qeverisë së Holandezë që në mbledhjen e Këshillit Europian të votojë kundër negociatave me Shqipërinë dhe pro atyre me Maqedoninë e Veriut. “Pas dëgjimit të diskutimeve, parlamenti i Holandës vëren se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë të raport progresit (të KE) mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura. Parlamenti i bën thirrje qeverisë holandeze që të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE”, - thuhet në dokumentin e parlamentit holandez. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ministri i Jashtëm i këtij vendi, Stef Blok deklaroi se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave ishte i parakohshëm”. Ajo çfarë ka vendosur Holanda në fakt është rrëzim i negociatave me Shqipërinë për këtë vit. Mbledhja e Këshillit të BE është parashikuar në fund të muajit qershor. Sipas praktikës së BE, kur një vend anëtar është kundër për vendime si
hapja e negociatave edhe sikur gjithë vendet e tjera të jenë sikur të jenë “pro”, vendimi nuk miratohet. Vota e Holandës për të bllokuar negociatat i bën të pavlefshme votat pro të 27 vendeve të tjera. Por në këtë proces kundër, veç Holandës pritet të jetë Franca dhe Belgjika. Edhe pse çdo shqiptar nuk do të donte që procesi i integrimit të penalizohej, vendimi i djeshëm nuk është kundër Shqipërisë, por kundër qeverisë “Rama”. Në dokumentin e Holandës thuhet qartë se nuk janë bërë reformat e duhura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Realizimi i këtyre dy kërkesave
është detyrë e qeverisë dhe dështimi është përgjegjësi direkte e saj. Pak javë më parë, parlamenti i Holandës kërkoi në Komisionin Europian kthimin e vizave për Shqipërinë, duke renditur një sërë ankesash për krimin dhe numrin e madh të azilantëve shqiptarë në këtë vend. Këtë sinjal serioz nga Holanda, qeveria “Rama” jo vetëm e nënvleftësoi, por e përdori për luftë politike. Kryeministri Rama deklaroi se vendimi për vizat nuk lidhej me punën e qeverisë së tij, por me zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe fushatën elektorale të disa partive euro skeptike në Holandë. Por nëse politika holandeze do të
ishte euro skeptike dhe kundër zgjerimit të BE, dje nuk do ishte votuar kundër vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë. Pra edhe kërkesa për rikthimin e vizave dhe bllokimi i negociatave nuk lidhet me partitë kundër BE-së në Holandë, por me faktin se qeveria “Rama” nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe Shqipëria po bën hapa pas. Votimi i Holandës bashkë me negociatat rrëzon dhe mbështetjen e Komisionit Europian, të cilën Edi Rama e ka shitur si garanci për marrjen e negociatave. Vërejtjet e Holandës lidhen me krimin dhe korrupsionin. Të dyja këto çështje nga KE dhe konkretisht nga Presidenti i KE, Jane Clode Junker dhe nga komisionerja Federika Mogerini janë cilësuar si suksese të qeverisë “Rama”. Madje, dy ditë më parë Junker deklaroi se qeveria “Rama” është model në luftën kundër drogës, gjë që nuk ka njeri në botë që nuk e di se qeveria Rama është kampione e kanabisit dhe drogës. Këtë e ka thënë DASH dhe “Zëri Amerikës”, e së fundi edhe BILD. Pra, fatkeqësisht, negociatat nuk do hapen nga BE me vendin tonë. Do të mjaftonte vetëm kjo që kryeministrit të jepte dorëheqjen. A ka njeri të mençur dhe serioz PS-ja e Ramës që të ketë kurajën të flasë e të guxojë për t’i dalë kundër kryeministrit që po shkatërron jo vetëm negociatat, porse po çon vendin drejt luftës civile me 30 qershor? Pse nuk flet njeri në PS se dekreti i shfuqizimit nga Meta ishte “komardare” shpëtimi për PS-në, por heshtin duke i bërë temena kryeministrit? Qamil Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: KQZ do përgjigjet. Kemi një tensionim të situatës dhe krijimi i një klime lufte të qeverisë ndaj qytetarëve
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili thekson se opozita nuk ka ndryshuar asgjë nga objektivat e saj, ndërsa vlerësoi edhe njëherë vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin, si datën kur do të mbaheshin zgjedhjet vendore. Në një intërvistë dhënë dje për Neës24, Vasili tha se Presidenti shmangu ngjarje të rënda që do na bënin të dukeshin të vogla ato të 2 prillit 1991, 26-27 majit 1996 apo 21 janari. “Nuk ka ndryshuar absolutisht asgjë as nga agjenda, as nga objektivat dhe as nga intensiteti ndjekjes së tyre. Ne kemi pasur agjenda fleksibël në raport me krizën politike dhe situatën. Kemi qenë gjithmonë në reflektim të situatave. Vendimet kanë qenë shumë të rëndësishme, zhvillime shumë të forta që kanë ndikuar qëndrime të tjera. Është formësuar nisma për krijimin e një aleance të madhe qytetare. Themelore është të rimarrim dhe njëherë se cili ka qenë thelbi i dekretimit. Ky dekret është pro atdheut. Dekreti ndali një votim monist, pra bërjen e votimeve dhe jo zgjedhjet. Tensioni i situatës dhe krijimi i një klime lufte të qeverisë ndaj qytetarëve se nuk është vetëm ndaj opozitës, kemi një prokurori të kapur dhe këto kushte e kanë kuptuar të gjithë që 30 qershori do formësonte një konflikt të ashpër. Presidenti duke i qëndruar shumë strikt kushtetutës mori këtë masë që është përveç se pozitive e
Anulimi i zgjedhjeve, Vasili: Presidenti Meta parandaloi ngjarje të rënda
atdhetare krijon një klimë tjetër dhe të qetë për qytetarët. Ishte në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe mbi të gjitha parandaloi ngjarje që mund të ishin aq të rënda sa mund të bënin të na dukeshin të vogla, 2 prilli 1991, 26-27 maji i 96 dhe 21 janari i 2011. Presidenti bëri një veprim të mençur për ta ndalur dhe për të mundësuar aktivizimin e instrumenteve të tjera duke filluar me dorëheqjen e kryeministrit dhe për të përmirësuar situatën e hedhur
dritë që shqiptarët të kuptojnë çka ndodhur me këta që vodhën vota”, deklaroi Vasili. Në këtë kontekst, nënkryetari i LSI-së theksoi dhe njëherë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje. “Ne kemi një Kushtetutë, as dy, as tre, as pesë. Presidenti ka marrë vendim që të shtyjë datën e zgjedhjeve dhe është bërë publike që do të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve. Kushdo që ndërmerr aktin për zgjedhje në 30 qershor, është një njeri që shkel ligjin. Të parët që
do përgjigjen për këtë janë 4 anëtarët e KQZ. Detyra e tyre është të administrojnë zgjedhjet jo të vendosin datën. Këtu po konsumohet një puç kushtetues. Ne kishim zgjedhjet në Kavajë në 7 maj 2017. Dy ditë para zgjedhjeve Rama u tërhoq. Mbi këtë bazë zgjedhjet u shtynë për në 25 qershor 2017, me dekret të Nishanit të 21 majit. Konsultimi i presidentit një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe natyrshëm do të dalë një datë. Kryesorja është të kemi
ISH-DEPUTETI I LSI
Deklaratat e Juncker, Përparim Spahiu: Turp i madh!
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Përmes rrjeteve sociale, Spahiu u shpreh se nuk mund të pranojë që të thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin. “Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot. Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar. Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruptive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çështje në hetim. Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të. Turp i madh..!”, u shpreh në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. standarde zgjedhjesh, qeveri që ka distanca nga vjedhja dhe e treta të sigurojë në mënyrë të plotë dhe standardin më të mirë të mundshëm garë zgjedhore”, deklaroi Vasili.
ISH-MINISTRI: “KORRIGJIMI” I KUFIJVE ADMINISTRATIVE BASHKIAKE PRANË ZGJEDHJEVE , SYNON DEFORMIM TË VOTËS!
I
sh-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës ku ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Sipas Panaritit në rast se vendi shkonte në zgjedhje në këto kushte, me opozitën që nuk do të marrë pjesë, përplasjet do të ishin të pashmangshme. Panariti tha se vendi ka hyrë tashmë në një numërim mbrapsht të rrezikshëm, dhe duhet që politika, veçanërisht qeveria duhet të ketë një reflektim të menjëhershëm. Sipas ish-deputetit mazhoranca ka reflektuar hapa pas, pasi nesër nuk do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit, po do të diskutohet lidhur me dekretin e tij. “Ndodhemi në një numërim mbrapsht të rrezikshëm, juridikisht 30 Qershori nuk ekziston më për shkak se dekreti i presidentit është botuar dhe në Fletoren Zyrtare. A mund të imagjinoni zgjedhje pa datë të
Panariti: Mazhoranca ka nisur hapat pas. Juridikisht, 30 Qershori nuk ekziston më
ligjshme, ku më pak se gjysma e votuese do të shkojnë në votime, dhe nuk do të kenë mundësi zgjedhje? Gara është vetëm me një parti, dhe kandidatët në disa prej bashkive janë thjesht një garniturë pa përfaqësim, vendi mund të shkojë drejt një konflikti. Unë nuk e mendoj dot se çfarë do të ndodhë nëse zgjedhjet mbahen, dhe kryebashkiakët e PD-së dhe të LSI-së mos të dalin nga zyra. Iu bëj thirrje politikanëve konstruktivë që të afrohen rreth presidentit Meta dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kriza. Duhet të mbizotërojë ndjenja e përgjegjshmërisë, dhe duhet të gjendet një datë e re për zgjedhjet. Presidenti ndërhyri në bazë të kompetencave që i njeh Kushtetuta, për të shmangur
konfliktin civil në vend, kush mund të ishte një institucion tjetër përveç presidentit që të ndërhynte? Shoh disa shenja tërheqjeje nga ana e mazhorancës, pasi shkuan deri aty sa të nisnin procedurat për shkarkimin e presidentit, tashmë ka një rezolutë për diskutimin e
vendimit. Reagimi emocional ka kaluar, nuk mund tiu kalojmë shqiptarëve faturën e këtyre krizave të panevojshme. Duhet të ketë një qeveri tranzitore, e cila do të sillte opozitën në sistem, pasi tashmë kemi sistem monist. Unë mendoj se dhe kryeministri, edhe mazhoranca duhet të kuptojnë se është koha që tashmë të ulen në dialog, pa kushte, jo si ato letrat false që iu shitën publikut si një shtrim dore”, u shpreh Edmond Panariti. Më herët, po dje në një reagim përmes rrjeteve sociale ishdeputeti i LSI-së, ka komentuar dhe vendimin e fudnit të qeverisë për të korrigjuar kufijtë e hartës territoriale, duke theksuar se një vendim i tillë merret nga Rama në prag zgjedhjesh dhe që
synon deformimin e votave të shqiptarëve. ““Salamandrën” e zgjedhjeve me ndryshim të kufijve e kanë zbuluar dhe denoncuar amerikanët që para 200 viteve! Prandaj “korrigjimi” i kufijve administrative bashkiake pranë zgjedhjeve , synon deformim të votës! Ndryshimi i kufijve bashkiake me VKM dhe pa ligj, sidomos pranë zgjedhjeve, synon “ripaketim” të votuesve brenda dhe jashtë njësisë administrative për të “holluar” dhe neutralizuar efektin e votave të opozitës. Kjo njihet si një manovër abuzive sidomos në garën në mazhoritar për zgjedhjen e kryetareve të Bashkive! Quhet efekti “salamandër” e cila u zbatua në vitin 1812 nga guvernatori Elbridge Gerry për avantazhe elektorale. Në “shkencën” e zgjedhjeve me hile, ky fenomen njihet me termin “Gerrymandering” , shkurtim i epitetit Gerry Salamandra”, tha ai.
POLITIKE
5
E enjte, 13 QERSHOR 2019
KONSTITUCIONALITI: AI QË I VË VULËN QENËSISË APO JO QENËSISË, MËNYRËS, FORMËS DHE PËRMBAJTJES SË SHKARKIMIT TË PRESIDENTIT, ËSHTË GJYKATA KUSHTETUESE
Shfuqizimi i datës së zgjedhjeve, Hazizaj: Jo në Kushtetutë, por i moralshëm
Nëse i gjithë debati politik ka ngecur tek argumentimi ligjor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, konstitucionalisti Sokol Haziaj e sheh zgjidhjen te
Kushtetuta. Jemi para një konflikti pas një akti që ka prodhuar Presidenti i Republikës, i cili nuk njihet si detyrim i parashikuar në Kushtetutë, por garanton raportet e shumicës në procesin zgjedhor. “Ai që i vë vulën qenësisë apo jo qenësisë, mënyrës, formës dhe përmbajtjes së shkarkimit të Presidentit, është Gjykata Kushtetuese. Pse detyrimisht një Kuvend, i cili është vetë në pikëpyetje, për shkak të mungesës së përgjegjësisë së parlamentarizmit në Shqipëri, një Kuvend që nuk e ka realizuar 140 kuorumin e vetë. Pse e fut në këtë lloj kleçke që nuk është e karakterit juridik, por
është kleçkë e pamundësisë politike për të zgjidhur gjërat?!”, thotë Hazizaj. Për shkak të rastit që sjell konflikte, Hazizaj thotë se nuk duhet të pranohet që “topi” t’i kalojë Gjykatës Administrative për një akt me karakter të përgjithshëm të Presidentit, efektet e të cilit nuk shtrihen te një individ. “Akti i prodhuar nga Presidenti për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, ndonëse nuk është i parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, është i moralshëm për shkak të parashikimit të barazisë së shtetasve në procesin e votimit”, thotë Hazizaj. Hazizaj bën me faj politikën, pasi sipas tij, sot asnjë nga organet publike,
përfshirë edhe Presidentin e Republikës nuk po i ushtron funksionet publike. “Në momentet të veçanta, Presidenti nuk i ushtron funksionet e tij. Për më tepër i intensionuar nga qeveria, pse jo edhe nga Kryeministri dhe me radhë, kryetari i opozitës rren mbas disa gjërash që nuk janë pjesë e konfliktit politik”, tha konstitucionalisti. Hazizaj lëshon një apel që krerët e vendit të ulen e të lexojnë vet të drejtat dhe detyrimet kushtetuese që ju ka dhënë pushteti. “Mjafton të ulen dhe ta lexojnë vetë, të mos presin nga të tjerët”, u shpreh Hazizaj.
Sekretari për çështjet zgjedhore pranë PD-së: PS betohet për Kushtetutën, por me të dyja këmbët i shkel institucionet që kontrollohen prej saj
S
ekretari për çështjet zgjedhore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso shprehet se mazhoranca po e çon vendin drejt një grushti shteti institucional edhe pse sipas tij, akti i Presidentit për anulimin e “30 qershorit”, ishte një mundësi e artë. “Që prej datës 8 qershor, çdo njeri i arsyeshëm në këtë vend, shpresonte që pala e cila është në mazhorancë dhe ka përgjegjësinë e mbarëvajtjen e jetës demokratike në vend, të kishte një farë reflektimi. Mazhoranca duhet të kishte reflektuar pas mundësisë së artë të dhënë nga Presidenti për të dyja palët, por më shumë për palën që ka përgjegjësinë, për të gjetur shtegun e dialogut. Për fat të keq, Kryeministri nuk ka asnjë reflektim, përkundrazi ka thelluar krizën politike, duke shtyrë institucione që drejtohen dhe kontrollohen nga mazhoranca aktuale drejt një grushti shteti institucional, drejt një puçi institucional. I tillë është edhe vendimi që projektohet të merret ditën e nesërme në Kuvend. Dy vendime të paprecedenta. Në radhë të parë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që KQZ të arrijë të bëjë objekt debati dekretin e Presidentit. Nuk e ka këtë tagër, nuk e ka pasur kurrë. E tillë është edhe marrëzia e nesërme që projektohet që me vendim të Kuvendit të deklarohet pavlefshmëria absolute e dekretit të Presidentit. Kjo palë e cila betohet për Kushtetutën, por me të dyja këmbët i shkel institucionet që kontrollohen prej saj”, tha dje Ivi Kaso në një intervistë për A2 CNN. PJESË NGA INTERVISTA Të gjithë tashmë prej ditësh flasin për Kushtetutën: PS thotë se Presidenti e ka shkelur atë, po ashtu Presidenti Meta thotë se e ka respektuar atë. Cila palë nuk di, apo e lexon gabim atë? Unë besoj se ajo që do të ishte e legjitimuar të fliste në këtë moment duhet të ishte Gjykata Kushtetuese, të cilën për fat të keq ne nuk e kemi, jo prej rastësisë, por për shkak të një ndikimi të paligjshëm që mazhoranca në pushtet me anë të mekanizmave të saj të kontrollit, të cilat i ka dhe sot e kësaj dite në institucionet e reja në sistemin e drejtësisë, ka zhbërë Gjykatën Kushtetuese, ka zhbërë Gjykatën e Lartë, dhe tashmë po shkohet edhe drejt zhbërjes të gjykatave të nivelit të dytë. Dhe e gjithë kjo bëhet me një qëllim të vetëm që në këtë vend të ketë vetëm një autoritet, dhe ky autoritet të jetë kryeministri i vendit, kryetari i mazhorancës. Pra, jemi në një situatë ku balanca e pushteteve
Kaso: Rama po e çon vendin drejt një “puçi” institucional
që e garanton Kushtetuta është vënmë seriozisht në rrezik. Tashmë të gjitha pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe kjo e ripërsëris, nuk është rastësi, por një skemë e paramenduar që për fat të keq do të realizohet deri në fund, derisa çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ndërgjegjësohet që në këtë vend nuk ka më demokraci. Sipas jush, deri kur ka afat Presidenti të caktojë një datë të re zgjedhjesh? Nuk më takon mua të mbroj këtu Presidentin, por në dekretin e tij, ai ishte mjat i qartë juridikisht dhe ligjërisht mjaft bindës, dhe në arsyetimin e tij kushtetues sigurisht Presidenti i Republikës e kishte pasur edhe këtë sensibilitet dhe kishte bërë një arsyetim të thelluar edhe lidhur me këtë pikë. Besoj se ligji e përcakton qartë që mandati i të zgjedhurve vendorë përfundon deri sa betohet i zgjedhuri i ri. Në këtë këndvështrim nuk ka një afat të përcaktuar kushtetues, një datë
kushtetuese brenda të cilës duhen të mbahen këto zgjedhje. Dhe mbi të gjitha prevalon arsyetimi që Presidenti e kishte shprehur në mënyrë të hollësishme në dekretin e tij lidhur me balancën mes interesit publik, të paqes sociale në këtë vend, të garantimit të jetës e sigurisë së çdo qytetari të këtij vendi, përballë dekretimit të një date formale zgjedhjesh e cila sot ligjërisht nuk është më e dekretuar, pasi dekreti i Presidentit është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Dhe si i tillë ai është një dekret në fuqi dhe nuk mund të zhbëhet as përmes një vendimi antiligjor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe as përmes një rezolute të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është pregorativë e Gjykatës Kushtetuese, por kjo mazhorancë është mësuar që ti përvetësojë prerogativat e institucioneve të tjera, gjë që do të thotë që nuk jemi në një gjendje normale qoftë demokracie, qoftë ligjore.
A është dekreti i Presidentit një nga ato akte që goditen nga Gjykata Administrative, siç pretendon Partia Socialiste? Nëse do më pyesni si jurist, besoj se kërkesa për shkarkimin e Presidentit, e cila tashmë është fakt dhe është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, shkon në një kundërthënie të madhe me atë që vetë Partia Socialiste thotë që ky është një akt i thjeshtë administrativ. Presidenti mund të shkarkohet vetëm për dy arsye: Ose një shkelje të rëndë kushtetuese, ose kur kryen një krim të rëndë. Dhe shkarkimi i Presidentit kërkohet nga PS-ja për një shkelje të rëndë kushtetuese. Pra nëse kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë kushtetuese, nuk mund të kemi një rast të thjesht administrativ. KQZ duket se po shkon në veprimet e saj nga ana e mazhorancës duke e cilësuar nul dekretin e Presidentit, si e shikoni? Në këndvështrimin tim, është vetë nul përbërja e KQZ-së si formatim siç është tani, dhe rrjedhimisht çdo akt që nxjerr kjo trupë është antiligjor dhe antikushtetues. Ka qenë më parë një institucion kushtetues, por është degraduar në një institucion ligjor, por është ligji i cili në radhë të parë përcakton dhe përbërjen e KQZ-së. Dhe përbërja e KQZ-së është e tillë që të garantojë balancën e përfaqësimit pozitëopozitë, dhe në bazë të kësaj formule që është e caktuar në ligj, PS-së i takojnë maksimumi dy anëtarë të propozuar drejtpërdrejtë prej saj. Sot që flasim kemi një KQZ që përbetohet për ligjshmëri dhe për zbatimin deri në detaj të gërmës kushtetuese dhe ligjit, dhe nga ana tjetër, është vetë në paligjshmërinë totale, ku kemi 4 anëtarë të saj të propozuar drejtë për së drejti nga PS-ja. Pra ka qenë vullnet deri në detaj i mazhorancës për ta kapur procesin zgjedhor, duke u nisur më së pari me kapjen e KQZ-së, në mënyrë që pastaj kjo KQZ të marrë dhe vendime absurde, si ai që guxoi të ndërmerrte.
POLITIKE
6
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Balla lavde kryetarit: Edi Rama i pëlqyer nga e gjithë Shqipëria
DEPUTETI I PS-së
K
ryetarit të grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Gramshi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe nuk mund t’i ndalë askush. “Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte
gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet”, tha Balla. Sipas Ballës, Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe
këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. “Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë”, shtoi ai. Më tej gjatë fjalë së tij, Balla tha se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017.
Kryeministri asnjë fjalë për dështimin e qeverisë së tij për çeljen e negociatave, por komenton aleancën e opozitës me qytetarët
P
avarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, Partia Socialiste vijon e vendosur fushatën e saj të lajthitjes politike duke refuzuar me arrogancë vendimmarrjen kushtetuese që i jep mundësi kësaj mazhorance për të zbutur tensionet politike në vend. Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli ku u njoh nga afër me dështimin e qeverisë së tij për të mundësuar çeljen e negociatave të anëtarësimin në BE, pasditen e djeshme ishte në Divjakë ku deklaroi se akti i Presidentit është antikushtetues dhe se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor, duke nënkuptuar se nuk tërhiqet nga nisma për shkarkimin nga detyra. Rama tha se e vërteta është ajo që tha Presidenti i KE-së Juncker se nëse nuk bëhen zgjedhjet n ë 3 0 q e r s h o r r r e z i k o h et perspektiva europiane dhe jo ajo që thotë Meta se nëse bëhen zgjedhjet pa opozitën nuk hapet negociatat. “Ju e dëgjuar nga goja e presidentit të komisionit në Bruksel, mos bërja e zgjedhjeve e dëmton rrugën europiane të Shqipërisë, jo ajo që thotë Meta. Që zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor, kjo nuk diskutohet. Që në 30 Qershor, ai plaku do ta mësojë që cfarë është mësuar të bëjë me socialistët është kohë e shkuar për t’u harruar. Pas 30 qershorit do të jemi në një Shqipëri tjetër”, tha Rama. Ndër ndër argumentet që Presidenti përdori në anulimin e datës së zgjedhjeve ishte se kishte
Presidenti anuloi 30 Qershorin, Rama vijon fushatën me veten
informacion nga agjencitë ligjzbatuese për trazira, por kryeministri e harroi se të gjitha këto institucione që kanë informuar kreun e Shtetit janë në varësi të tij, dhe ka qenë ai i pari që ka folur për pasojat nga protestat e opoziotës, të cilat i ka konsideruar si të dhunshme. “Kam vendosur të bëj paqe dhe të mos flas për atë që e quaj kazan, ashtu ishte dhe
do mbetet, çdo natë përpiqen të tmerrojnë njerëzit se do të ndodhë një ‘97 e dytë, por pse do të ndodhë? Ata që e shkaktuan 1997 sot janë kaq të dëshpëruar dhe i gënjen mendja se mund të tundin fantazmën dhe të tmerrojnë dynjanë. Sa i takon shqetësimit të madhe të Metës do të përsërisja një këshillë që i dha Spiropali, (mamica) ku i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë?
Me çeljen e negociatave fillon një faqe e re dhe dy kapitujt e parë janë 23 dhe 24 që janë për drejtësinë dhe kur i hap ato është si funksionon sistemi, sa nga këta kanë shkuar të japin përgjigje, sa janë ndëshkuar dhe kështu me radhë dhe procesi është i pandalshëm. Përpiqen kot, janë kapur pas 30 qershorit për të krijuar një situatë kaosi. Po të ishte puna për ne, qeverinë
DEPUTETJA E PS-së
Kumbaro: Sot në Parlament nuk shkarkohet Presidenti Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro thotë se në seancën e sotme plenare të Kuvendit nuk do të shkarkohet Presidenti i Republikës, por thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet. Kumbaro tha se shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta. “Nesër (sot) nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre. Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të
gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit”, u shpreh deputetja socialiste Mirela Kumbaro në një intervistë për Rtv Ora. Pyetje: PS ka nisur edhe mbledhjen e firmave për kërkesën për shkarkimin e Presidentit, tani çfarë ka ndodhur, ka një lloj tërheqje apo kjo procedurë do të vazhdojë? Mirela Kumbaro: Jo nuk ka tërheqje, ka një proces. Edhe sikur të ishim në një situatë hipotetike apo edhe letrare po të doni shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë. Janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta dhe do të ndiqen ato hapa. Ajo që ndodh nesër është debati parlamentar që do të ketë si bosht kryesor gjithë platformën e parashikuar nga draft rezoluta.
e kemi, shumicën po, 75% të territorit i qeverisim. Po të ishte puna për ne, edhe ne thoshim në 2021 se nuk duam zgjedhje dhe rrinim aty, atëherë e shikonin këta të bëhem unë mbret. Kam informacion thotë Ilir nga agjencitë ligjzbatuese, dmth nga filxhani i Monikës, ku duket një 30 kokë poshtë. Këto janë agjencitë ligjzbatuese”, tha ai. Aleanca Partia Demokratike vendosi që të formonte Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit, të cilat si qëllim të vërtetë kanë që të mos lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilat Rama thotë se do të realizohen edhe pse Meta i anuloi. Këtë lëvizje të radhës të PD-së Rama e komentoi nga Divjaka. “Kjo aleanca, atyre u duhet për të mbrojtur veten nga drejtësia për të krijuar kaos dhe kushtet që të ulemi me ata që të themi aman mos vrisni veten se do të bëjmë bashkë, të rishikojmë gjërat, por njerëzit që u shkojnë pas...demokratët janë në drejtën e tyre. Sa të jenë këta të katër (Berisha, Meta, Kryeamdhi dhe Basha) nuk ka hajër PD-ja, se ajo tjetra për fat të keq....”, tha Rama.
POLITIKE
7
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Ish-deputeti i PD-së publikon vendimin e Gjykatës së Lartë të 2003-it: Dekreti ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese
I
sh-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka publikuar pasditen e djeshme një vendim të 16 viteve më parë të Gjykatës së Lartë, i cili parashikon që Dekreti i Presidentit të Republikës ankohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese. “Edi Rama po kërkon të gjejë një gjykatë, apo diçka të ngjashme që t’i anulojë dekretin. Po bën forumshopping, apo pazar në shqip, që të gjejë se cila gjykatë ia mbyll hallin. Gjykatë Kushtetuese nuk ka, sepse e vrau vetë. Dënglat se kjo mungesë na paska qenë një e keqe e domosdoshme e menduar me herët, i janë përplasur në fytyrë tani që kjo gjykatë i duhet. Rama po kërkon konfliktin me 30 qershor me çdo kusht. Sepse atë ditë ai do të përdorë dhunën e shtetit dhe të bandave. Për këtë i dha urdhër marionetave të tij në KQZ që të shpallin nul dekretin e Presidentit. Atyre që me telefon i bëri të braktisin detyrën në 2013-n, apo që të thonë se me akt normativ mund të ndryshohet edhe Kushtetuta, e bëri këtë që ata të vazhdojnë përgatitjet e paligjshme, duke i bërë fakt të kryer. Në fakt ata po bëjnë gati dosjen e tyre penale. Disa i thonë Ramës të shkojë në Kolegj Zgjedhor, por Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të tillë. Fare, zero! Të tjerë i thonë që ta mbyllë këtë hall në Gjykatën Administrative. Se gjoja dekreti i Presidentit qenka akt administrativ. Çfarë çudirash do të dëgjojmë! Madje, citojnë një vendim procedural të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese me vetëm tre anëtarë që paska thënë diçka të tillë. Së pari, ai është vendim jopërfundimtar, sepse Gjykata Kushtetuese vendos në mënyrë përfundimtare më së paku 5 vota në prani të jo më pak se 6 anëtarëve. Tre anëtarë nuk vendosin çështje në themel, pra nuk është gjykuar kushtetutshmëria e dekretit që
Bylykbashi: Provokimi i konfliktit nga Kryeministri, është Grusht Shteti shtyu zgjedhjet në 2017-n. Gjykata atëherë e bënte të qartë që çështjet e ngritura nuk ishin kushtetuese, ndaj ajo nuk mund të shprehej. Për ata që thonë se dekreti i Presidentit të Republikës na qenka akt administrativ, madje akt individual le ta sqarojmë, dhe bën vaki e kupton edhe KQZ-ja: Dekreti për datën e zgjedhjeve rregullon të drejta dhe marrëdhënie për rreth 3,5 milionë zgjedhës, 120 partitë politike dhe kandidatët e tyre, KQZ, 90 KZAZ, rreth 5300 KQV me rreth 40.000 komisionerë, 61 bashki që përgatisin lista zgjedhësish dhe infrastrukturë, një numër të madh institucionesh shtetërore që kanë detyrim për të përgatitur infrastrkturë, apo garantuar atë si Ministria e Brendshme, e Drejtësisë për votuesit në burgje, Policia e Shtetit për masat që duhet të marrë, si dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin të mos bëjnë veprime që cenojnë zgjedhjet. Dekreti i Presidentit, vetëm ai, vë të gjithë këtë proces në lëvizje. Të thuash që ky është akt administrativ, madje, që na qenka akt administrativ individual, ose ke hall që t’i shërbesh Edi Ramës, ose nuk ke kuptuar gjë. Po le ta mbyllim këtë debat, sepse e ka mbyllur Gjykata e Lartë me kohë: Vendimi Unifikues nr. 3, date 30.04.2003 i Gjykatës së Lartë. Ky vendim unifikes ka fuqi detyruese për të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, civile, administrative, apo Kolegj Zgjedhor. Për të gjitha! Ky vendim unifikues ka marrë në shqyrtim natyrën e dekretit të Presidentit, pra a është dekreti
akt administrativ apo jo?! Dhe a mundet të goditet në gjykatë dekreti?! Përgjigja e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë është e qartë dhe shteruese: Dekreti i Presidentit nuk është akt administrativ, por është akt me natyrë juridiko-kushtetuese. Ai nxirret nga organi më i lartë në ushtrim të kompetencave kushtetuese. Gjykata e Lartë urdhëron të gjitha gjykatat e tjera poshtë saj se: “Dekretet e Presidentit të Republikës të nxjerra në bazë të kompetencave të tij kushtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, sepse vetë Kushtetuta e ka përjashtuar këtë
mundësi.” Pikë! Sipas Gjykatës së Lartë, nuk mund të goditet në gjykatë as edhe një dekret individual me të cilin Presidenti emëron apo shkarkon një zyrtar, e aq me pak, një dekret që rregullon miliona të drejta e detyrime individuale përgjatë një procesi përgatitor zgjedhor, apo edhe në ditën e zgjedhjeve. Pra, Gjykata e Lartë ia ka prerë një herë e mirë rrugën Kryeministrit që të shkojë në gjykata të zakonshme apo administrative. Me këtë vendim, KQZ-ja e cila nuk është gjykatë, jo vetëm ka bërë një sharlatanizëm, por të katër anëtarët socialistë kanë kryer vepër penale! Sa kohë
nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë kushtetutshmërinë e dekretit, Edi Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër: si Kryeministër, ka detyrimin kushtetues t’i bindet dekretit të Presidentit. Ai dekret për zgjedhjet vendore as del me propozim të Kryeministrit, as Kushtetuta nuk e lidh me një ligj nxjerrjen e tij (lexojeni me kujdes neni 92 dhe nenin 109) dhe as ka Kryeministri të drejtë të kundërfirmojë dekretet e Presidentit. Thjesht, ai nuk ka asnjë zë në atë kapitull! Sa keq për Kryeministrin! Si kryetar partie, zëri i tij vlen po aq sa zëri i kryetarit të partisë më të vogël në koalicionin e tij. Thjesht si subjekt zgjedhor i barabartë. Mosrespektimi i Kushtetutës, i dekretit të Presidentit, vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, parimeve të shkelura kushtetuese për zgjedhje të lira e të ndershme, provokimi i konfliktit dhe cenimi i rendit publik nga Kryeministri, kanë vetëm një emër: Grusht Shteti! Dhe ky është krim i rëndë. Ndaj ta mbyllim këtë debat shterpë, nëse Dekreti është akt administrativ apo jo, dhe në cilën gjykatë goditet. Problemi real është Kryeministri që nuk ka bërë asgjë për të garantuar zgjedhjet demokratike, por ka bërë kontratat e reja me krimin e organizuar të shkëmbimit të tenderave me vota. Problemi real janë ato fakte të tmerrshme që “Bild” dhe “Zëri i Amerikës” nxorën në shesh pa lejen e Arta Markut. Sot slogani është: Rama largohu që të hapen kutitë për zgjedhësit”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.
REAGON EDHE ISH-DEPUTETI KLEVIS BALLIU: EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS
S
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas përgjigjes “Jo” që Holanda i dha dje hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke bërë fajtor kryesor për këtë vendim kryeministrin Edi Rama. Sipas Bardhit, nëse kryeministri i Avdylajve nuk do kishte bërë pakt me krimin, do ishim duke nisur bisedimet me BE-në. “Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet
Bardhi: Kryeministri i Abdylajve të shpjegojë pse Holanda tha “Jo” për negociatat
e vendosura”. Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit
prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqenie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!”, u shpreh dje Gazmend Bardhi. Më herët, edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar lajmin se Holanda do ti thotë ”JO” Shqipërisë
për sa i përket çeljes së negociatave me BE-në. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Balliu thotë se largimi i Ramës është emergjencë kombëtare. Sipas tij, është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë Asociim-Stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat. Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës, Balliu paralajmëron se fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera. “Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë
së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave. Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë Asociim-Atabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat. Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera. Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare. Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër s’mund të ketë të ardhme, s’mund të ketë Europë. Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati
O
pozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit. Menjëherë sapo u njoh me të, Lulzim Basha thërriti fitore dhe u dha urdhër protestuesve të fusnin nëpër xhepa molotovët që kishin përgatitur për ditën e qametit. Vartësit e tij po dalin në publik për të mbrojtur kushtutshmërinë e dekretit presidencial dhe pikat ku ai mbështetet në ligjin themeltar të shtetit. Në fakt, e gjithë kjo rokopujë disa ditore, opozitës duhet ti vlente vetëm për një gjë. Për të treguar se Edi Rama është i vendosur më shumë se kurrë të shkojë drejt një shteti monist, më i yshtur se para zbulimeve të BILD, për të zhvilluar edhe në Shqipëri votime si ato që ka organizuar prej një
dekade në partinë e tij: pa konkurencë dhe pa garë. Pra, fabula e anullimit të 30 qershorit, për pakicën e dalë nga kuvendi, nuk ka pse të ketë rëndësi, as si mjet për kompromis, as si një mundësi për të dialoguar me Edi Ramën. Kush është nisur për të shembur një sistem oligarkiko-kriminalo-kleptokratik, nuk e ka luksin të grindet për një datë. Kush ka vendosur të marshojë drejt një beteje të madhe, nuk ka kohë të ndalojë në stacionet e saj periferike. Kjo lloj sjellje, që po e shikojmë të theksuar këto ditë, po lë në sytë e publikut një imazh zhgënjyes: sikur lufta e PD dhe LSI, nuk po bëhet për zhdukjen e ramokracisë, po për të fitur disa muaj drejt një pakti të ri me kryeministrin. Një shikimi i vëmndshëm i arsyetimit që kreu i shtetit i
OPINION Nga Artan Fuga
P
ër të bërë zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme! Por zgjedhjet duhen bërë shpesh! Cdo gjashtë muaj nëse ka krizë? Përse jo! Referendume ku sovrani të vendosi! Cfarë i gjeti grekët, italianët, spanjollët etj. që i kanë bërë sa herë politikanët kanë kërkuar t’a lidhin nyjen komb! Janë të kushtueshme? Gënjeshtër! Kombi po sfilitet duke debatuar e u tensionuar më keq kështu! Eshtë më efikase kjo që na ndodh? Për turp të zotit! Te heqësh dorë nga posti për të shkuar në zgjedhje? E kush politikan i ndershëm, i zakonshëm, që shërben nuk do ta bënte! Madje duhet vënë rregull për të gjitha zgjedhjet e ardhshme! Madje për cdo post! Lëre postin që ke për fazën tranzitore të zgjedhjeve, dhe nëse kërkon mandat të dytë vihu në radhë si të gjithë të tjerët! Qofsh rektor, kryetar
bashkie, deputet, kryeministër, president! Lërini kërcënimet idiote! A themi se jemi më të mirët e atyre që janë në garë? Bëni pra garë të barabartë jo nga maja e kalit! A themi se pala tjetër është e keqe, e korruptuar, dhe populli nuk e do? Bëni pra garë të ndershme, pa privilegje dhe jo hypur te Kulla e Barit! A themi se zgjedhjet i fitojmë pa përdorur pushtetin, shtetin, administratën, tenderat, a dreqin dhe të birin! Hajde pra heqim të gjitha privilegjet e pushtetit dhe i fitojmë pastër zgjedhjet përderisa e dimë që populli është me ne! Të iki edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës nga pushteti, edhe i Tiranës, edhe i Durrësit, edhe i Lezhës, edhe i Çorovodës, edhe i Peqinit, dhe poqese duan mandat të dytë të kandidojnë më këmbë, duke i zbritur kalit! Zbritini kalit,
8 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Opozita po shushatet pas një date bëri zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, tregon qartë se ajo është një ftesë për kompromis, një thirrje që Basha të heqë dorë nga slogani i tij radikal për të mos u ulur me Ramën, nëse ky nuk jep më parë dorëheqjen. Le të imagjinojmë për një çast sikur Edi Rama të ishte një njeri i aftë për të vënë në punë arsyen dhe i pa kapluar nga frika e skandaleve që e mbajnë peng. Le të supozojmë gjithashtu se si i tillë, ai do të tërhiqej nga zgedhjet moniste dhe do ta braktise këmbënguljen për 30 qershorin. Çdo të bënte opozita pas saj? A do kënaqej me shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë, përtej së cilës Meta nuk mund të shkojë? A do pranonte të futej në garën e pakuptimtë
lokale, kur ka braktisur parlamentin si arenë të politikës kombëtare? Këto pyetje e kanë edhe përgjigjen brenda. Opozitës pak duhet ti interesojë nëse zgjedhjet mbahen në qershor apo në shtator. Nëse e ka me të vërtetë betejën që ka shpallur, nëse synon shembjen e regjimit dhe jo flirtimin me të, ajo duhet të urojë që Rama të shkojë i vetëm në votimet që do i dhurojnë 61 bashki. Ajo duhet të lutet madje që ai ta shkarkojë edhe Metën. Ajo duhet të punojë që karikatura e monizmit të jetë një vepër e përmbyllur. Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të shmangë, atë që Edi Rama e quan një lojë shahu dhe që në marveshjen
e 18 majit, dy vite më pare, ajo e mbylli me remi. Produkti i saj dihet dhe tashmë kjo është një betejë tjetër. Që ditën që shpalli daljen nga sistemi për të shembur atë që e etiketon si rregjim, opozita e ka të qartë se ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të “vritet”. Kjo rrugë e re, më pak se për gjithçka ka nevojë për zdërhalljen pas gjërave të vogla, të vetmen gjë që ajo e përjashton është përhumbja pas detajeve. Një i tillë është, në këtë kuptim, edhe dekreti i presidentit, mbrojtja me vetmohim e të cilit po krijon në publik iluzionin se se ata që nisën “rrevolucionin” tani kërkojnë kompromis.
Zbrisni nga kali, nga Kulla e Barit nga tanksi dhe konkurroni si këmbësorë gomarit, a lopës! Se ne qytetarëve na e keni sjellë në majë të hundës! Na keni prishur rrjedhën normale të jetës! Na keni kthyer në shoqëri të dhunëshme, të rresistencës. Të krijohet përshtypja se jeton në Rrypin e Gazës, në Afganistan, në Kosovën e viteve 80, në Ferr me një fjalë! A themi se po emancipojmë Shqipërinë, po rrisim mirëqënien, po kthejmë pronat, po zgjidhim të gjitha ankesat e qytetarëve? Zbresim për zgjedhje nga biçikleta me qira ku kemi hipur dhe votojmë pastër, bëjmë fushatë pa privilegje,
sepse e dimë që populli është me ne! Si? Mendojmë që populli është budalla, i çmendur, idiot dhe nuk e kupton të mirën e tij? Atëhere për t’a shëruar ka vetëm një zgjidhje! Lëreni budallai të bëjë zgjedhjen e gabuar sepse vetëm ashtu ka shanse të korrigjohet, përndryshe as nuk do t’a kuptojë se është budalla! Ngado që t’a kthesh është e pakuptueshme që nëse jemi të ndershëm, më të mirët, të pastër, të votueshëm, të shkojmë në zgjedhje lokale a të përgjithshme saherë kriza shfaqet, të marrim votëbesimin popullor, se fundi i
fundit kjo është demokracia! Pushteti si një biçikletë me qira! Vjen shërben ikën! Nuk është : Vij, e marr, nuk e lëshoj më! Se kur pushtetin nuk e lëshon duket ashiqare se përse nuk e lëshon! Si në Akademinë e Shkencave ku ka dyqind vjet vjet që kryetari bëhet kryetar, sekretari nënkryetar, kryetari dhe sekretari bëhen kryetar, kryetari i reformës bën ligje që të bëhet vetë kryetar, dhe na rrofshin zgjedhjet! Kemi tridhjet vjet me të njëjtit njerëz në drejtim! Kudo! U lodhët o burra! Gjeni rast të pushoni! Na vjen keq për ju!
FORUM OPINION Nga Veton Surroi 1. Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri. Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor. Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta. Nuk do të rrëzohet nga pushteti, jashtë verdiktit të votuesit, kryeministri Edi Rama. (Ah, po, është dhe një e katërt, që nuk po ia vë veshin kush, por nëse nuk keni dëgjuar, nuk do të hapen negociatat e anëtarësimit në BE). Lista mund të vazhdojë edhe më tutje, por për momentin e përshkrimit të gjendjes politike më duket se është kornizë e mjaftueshme. Në këtë kornizë, edhe po të mos ishte shfuqizimi i dekretit nga Presidenti Meta, zgjedhjet që pretendohen të mbahen më 30 qershor nuk do ta kishin legjitimitetin e zgjedhjeve të lira e demokratike. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në katër komuna veriore të Kosovës, ku zgjedhjet përmbushin kriteret bazike organizative, por në to kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96 për qind të votave. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit Meta është vështirë i rrëzueshëm ligjërisht; e vetmja instancë që mund të përcaktojë ligjshmërinë apo jo të veprimit të tij është Gjykata Kushtetuese, një instancë tani për tani joekzistuese juridike në vend. Ndërkaq nga aspekti i legjitimitetit, është plotë-
Nga Ylli Manjani
M
inistri i Jashtëm i Holandës ju dha shuplakën e madhe si Edi Ramës ashtu edhe burokratëve e pijanecëve të Brukselit. “Rekomandimi i Komisionit pra i burokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo s’ka përmbushur asnjë kusht”- deklaron ai. Në fakt është shumë e hidhur për të gjithë ne ky konstatim, por e vërteta na ndihmon të trajtojmë çështjen ashtu siç duhet. Çelja e bisedimeve, bisedimet në vetvete dhe, anëtarësimi në BE është
sisht brenda kompetencave të tij të përfaqësuesit të unitetit dhe të atyre që kanë të bëjnë me siguri kombëtare. Presidenti nuk ka mundur të lejojë që vendi të zhytet syhapur në greminën e antagonizmit në rrugë të një populli të ndarë mes ithtraëve të pushtetit dhe atyre të opozitës. Dhe, nuk ekziston arsyetim i qëndrueshëm legaliteti e as legjitimiteti që parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri të jetë largimi i kryeministrit Rama, apo e Qeverisë të drejtuar nga ai. Nëse opozita e do demokracinë në vend, ajo nuk mund të diktojë shpërfilljen e vullntetit të shumicës, të asaj shumice, e cila ia dha drejtimin qeverisës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Shumicën për vete opozita duhet ta aspirojë në garë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, jo duke kërkuar që të largohen nga pushteti para garës. 2. Më duket se Shqipëria do të shpenzojë - me ritualet e debateve në studio televizive, si ekstensione të debateve në kafene – më kot kohë lidhur me këto tri pika të kornizës. Ky debat që tani ka marrë formën e fjalëve të mëdha si “puç”, duke përshkruar çdekretimin nga ana e presidentit. Dhe do të thellohet edhe më në listën e gjatë të juristëve që do të shpjegojnë të drejtën apo padrejtësinë e bërë Shqipërisë. Ky është një debat që në kushtet në të cilat gjendet vendi, është në rastin më të mirë doktrinar. Në mungesë të ekzistencës së
9 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre Gjykatës Kushtetuese, argumentimi juridik ka aq vlerë sa edhe vërejtjet që bëjnë tifozët në transmetimet e ndeshjeve futbollistike. Ky është akt ishte kushtetues, apo jo është konstatim i njëjtë si vërejtja se trajneri bëri keq që nuk e futi këtë apo atë futbollist në lojë më herët. Sa më shumë të vazhdojë natyra e këtij debati, aq më shumë do të marrë formën e tifozërisë futbollistike. E tifozëria futbollistike, pas stadit fillestar të njohurive bazike për klubin e futbollin, pastaj është tërë emocion. Aty do të zdirgjet (apo ngrihet, kushdo si ta shohë), i tërë debati për 30 qeshorin, Ilir Metën dhe Edi Ramën. 3. Ekziston gjithnjë një rrugë qorre, një që shqiptarët e gjejnë pa gabim në konkurrencë me rrugët e tjera dhe kjo mund të jetë një prej tyre. Rruga qorre është ajo që të mos bëhet gjë dhe të vazhdohet me deklamime emocionale mbi të drejtën e atyre në pushtet dhe të atyre në opozitë, deri sa të bjerë viktima e parë njerëzore. Atëherë bëhet krejtësisht jorelevante se kush kishte të drejtë dhe kush e filloi i pari; atëherë bëhet relevante se përse duhej humbur jeta e njeriut dhe pastaj bëhet më relevante se si të mos humbet
edhe një tjetër. Kjo është pika e ciklit ku gjendet sot Shqipëria. Është në mundësi të zgjedhë, me nuhatjen e pagabueshmërisë, rrugën qorre që do të çojë drejt viktimës ë parë të radhës. Kjo rrugë qorre, tash, është debati rreth tri gjërave që nuk do të ndodhin – zgjedhjet më 30 qershor, shkarkimi i Metës, largimi i qeverisë së Edi Ramës – dhe insistimi që të fitohet debati i studios televizive apo kafenesë së radhës. Dhe kjo është pika e ciklit, e cila mund të shmangë rrugën qorre, me zgjerimin e kontekstit të problemit. Problemet e Shqipërisë nuk mund të përkufizohen në një datë zgjedhjesh, një emër presidenti dhe një emër kryeministri. Problemi i Shqipërisë është mungesa e legjitimitetit të sistemit. Në Shqipëri, shtetit dhe demokracia janë legjitime vetëm për atë që është në pushtet, dhe nuk është legjitim për atë që nuk është në pushtet. Derisa ta marrë pushtetin. Në atë zbrazëti të madhe legjitimiteti, qytetarët dhe bizneset janë të lidhura me institucionet e shtetit nëpërmjet të lidhjeve personale, krahinore e të klaneve politike. Aty diku në këto lidhje është prania e një force tashmë konstante të Shqipërisë, të krimit të organi-
zuar, i cili investon që shtetit të jetë i këtillë si është – i ndikueshëm (të përdor një fjalë të butë) prej tij. 4. Nëse problemi është më i madh se a do të mbahen me këtë apo atë datë zgjedhjet vendore, atëherë çdekretimi i bërë nga Presidenti Meta mund të jetë rast i mirë që forcat politike në vend të ulen në një tryezë, e cila tejkalon tifozerinë e debateve televizive të mbrëmjes. Tryeza do të kërkonte përgjigje për konsolidimin e shtetit dhe të demokracisë, gjetjen e legjitimitetit për shtet e demokraci në funksionet e veta vitale. Dhe, nuk do mend, ky rilegjitimim do të mundë të përfundonte me gjetje të reja, prej sistemit zgjedhor deri te Kushtetuta e vendit. E mira do të ishte që të ketë vullnet të mirë e maturi nga të gjitha kampet politike për një rimarrje përgjegjësie për fatin e vendit. Por nëse ka nevojë, e me gjasë ky është njëri prej fateve historike të këtij vendi, nuk do të jetë turp të kërkohet ndihma ndërkombëtare për lehtësimin e një procesi që do ta bëjë – një parullë rituale e forcave shqiptare prej zhbërjes së komunizmit – vendi si e tërë Europa. Apo ashtu si e perceptojmë të ishte Europa.
Holanda i dha shuplakën e madhe, si Ramës ashtu edhe burokratëve të Brukselit çështje merite dhe jo nder shokësh e shoqesh burokratë, me të cilët na është mburrur Rama gjithë këto vite. Gjithkush mund të vlerësojë vetë sa europiane është Shqipëria e sotme?! Jemi të identifikuar si trafikantë, të korruptuar, dogaxhinj e kriminelë gjithandej. Nuk na i kanë rikthyer vizat, lavdi zotit, por në çdo pikë kontrolli kufitare në Europë na bëjnë zbor me pyetje e super verifikime sa na shohin pasaportën. Në cilin vend Europian ikin masivisht
njerëzit nga vendi i tyre?! Në cilin vend Europian diskutohet (pa)aftësia e shtetit për të vendosur ligjin, për të garantuar liritë e të drejtat kushtetuese si dhe zgjedhjet e lira e demokratike?! Në cilin vend Europian Kryeministri sillet si puçist në shtetin e vet?! Në cilin vend Europian mbyllja e gjykatave quhet drejtësi?! A ka kund ndonjë KQZ që të mos njohë autoritetin ligjor të kreut të shtetit?! Ku në Europë policia prish shtëpi pasi ka helmuar me gaz lotsjellës
banorët e saj?! Ku në Europë gjendet një parlament monist dhe pa numrat e nevojshëm për tu quajtur parlament?! Në ç’vend të Europës kushton ribërja e 1 km rrugë e ndërtuar 20 milion euro?! Ku në Europë, gjendet prokurorë që nuk hetojnë asnjë skandal të qeverisë e shtetit?! Në cilin vend të europës dënohet protestuesi dhe denoncuesi dhe i denoncuari megjithëse kapet në flagrancë nuk i hyn gjëmbë në këmbë?! Cili kryeministër europian lë
detyrën publike dhe me avion privat (të financuar nga nuk dihet) shkon të bëjë foto me Ronaldon?!! Etj etj etj…. Ja pra që Europa është meritë dhe jo shoqëri supe e pilafi me fruta deti me ekspertë e ambasadorë. Këto të fundit nuk guxojnë të flasin se ju bërtet Rama! Nuk ka pra asnjë lidhje me Europën e perëndimin ky realitet ku jemi katandisur. Ndaj dhe shqiptarët IKIN. Kritika e Hollandës, Gjermanisë, Francës etj duhet marrë seriozisht.
POLITIKE OPINION Nga Arian Starova
P
rej një dialogu politik shumë shpesh të tejnxe htë, siç ka ndodhur përgjatë thuajse tridhjetëve vjetëve të shkuar në Shqipëri, sigurisht që nuk mund të pritej të ndodhte ndryshe, përveçse që të shkohej herë pas here edhe në krizë të rëndë politike. Përveç asaj të vitit 1997, kur vendin e përfshiu vala e revoltës së dhunëshme të mbështetur edhe nga forcat politike të majta, ndoshta kjo e sotmja është më e rënda. Duke e lënë mënjanë përfshirjen në arësyetimet e gjatë mbi ligjshmërinë, arësyeshmërinë dhe moralitetin e veprimeve të Presidentit Meta dhe të Kryeministrit Rama, dua të ndaj me lexuesit dhe ndjekësit e politikës vetëm pak ide të cilat mua më duken fare të qarta. Presidenti ka të drejtë të jetë shumë i shqetësuar për mundësinë e futjes së vendit në një rrethanë dhune. Presidenti ka të drejtë të ndërmarrë veprime të cilat Kushtetuta nuk ia ndalon dhe, në rastin tonë, ai vetëm ka shtyrë datën e zgjedhjeve, por nuk i ka ndaluar ato. Kushtetuta si ligj themeltar i vendit duhet respektuar në mënyrë të padiskutueshme, por krahasuar me qetësinë, harmoninë dhe paqen shoqërore të popullit, ajo nuk mund të mos i japë të drejtë Presidentit që të ndërmarrë një veprim i cili mbështetet nga fryma e saj dhe interesat madhorë të popullit dhe të vendit, pamvarësisht se krijon një precendent të ri. Veprimi presidencial synon t’u
SHENIM
krijojë hapësirë kohore palëve politike të përfshira në marrëdhënie tejet të acaruara që të merren vesh ndërmjet tyre dhe, për këtë, edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka kohë që bën përpjekje. Nëse, siç mendojnë Kryeministri dhe mbështetësit e tij të koalcionit qeverisës, Presidenti Meta nuk është nisur prej këtyre shtytësve të lartë ideorë, moralë dhe ligjorë, por prej interesave politikë opozitarë, gjithsesi, do të jenë zhvillimet politikë në Shqipëri të cilët janë aq të shpejtë, të vrullshëm dhe të pandalshëm sa që e vërteta do të shfaqet patjetër dhe shumë shpejt. Opozita ka si kërkesë të theksuar nga ajo si të pakundërshtueshme dorëheqjen e Kryeministrit për të mos qenë ai në krye të vendit në periudhën e zgjedhjeve [për shkak të fakteve të shumtë që dëshmojnë për shpërdorimin e rëndë të së drejtës së votës të qytetarëve]. Natyrisht Presidenti Meta nuk do të mund t’a mbështeste Opozitën në këtë kërkesë, përveçse nëse do të dorëhiqej. Në anën e koalicionit qeverisës, Kryeministri Rama dhe shumë aktorë të tjerë politikë këmbëngulin në mohimin e veprimit presidencial që e shtyu datën e zgjedhjeve. Ata e mohojnë atë duke e cilësuar si “nul juridik”, por vazhdimi i debatit pambarim tregon se nuk kanë argumente të mjaftueshëm. Këtë fakt e provojnë edhe argumentet “e mjerë” që po jepen me sforcim për të treguar se Presidenti ka konf-
10 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Përtej krizës politike likt interesi, meqenëse gruaja e tij është kryetare e partisë opozitare LSI. As artikulimet qeveritarë me frikën e Presidentit dhe të Opozitës prej reformës në drejtësi nuk kanë mbështetje, përveçse dëshirave politike që shpërfillin drejtësinë e pamvarur. Atëherë, besoj se duket qartë se përpjekja për të nisur shkarkimin e Presidentit do të ishte jo vetëm diçka e pamundur, por edhe thelluese e mëtejshme e përçarjes politike të popullit, sepse Opozita ka treguar se po ecën drejt organizimit të mbështetësve të saj për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Kjo do t’a shqetësonte edhe më shumë Presidentin Meta duke e shtyrë atë për t’a çuar vendin në zgjedhje parlamentare të parakohëshme, në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje ndërmjet palëve. Natyrisht, as Kryeministri Rama nuk do t’a dëshironte krijimin e kësaj rrethane të re, por deri tani me propagandë politike dhe me veprime institucionale [vendimi i KQZsë për të mos e njohur aktin presidencial, dhe vënia në lëvizje e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta] ka treguar se ai po ecën në drejtim të acarimit të konfliktit politik dhe popullor. Ajo çka duket më e rëndësishme është se për opinionin publik, në pamje të parë, duke sikur ka një përputhje ndërm-
jet veprimit opozitar dhe veprimit presidencial. Megjithëse kjo duket se përbën një rrethanë politike nxitëse për Kryeministrin që ai të vazhdojë me kokëfortësi në rrugën e tij për të mbajtur zgjedhje me çdo kusht në 30 qershor, e vërteta e thellë e pamohueshme është krejt e ndryshme. Kjo e vërtetë lidhet me të metat e mëdha të qeverisjes së vendit gjatë këtyre gjashtë vjetëve. Pa i mohuar aspak përpjekjet e mira që mund të jenë bërë nga kjo qeveri dhe disa arritje të saj edhe të vlerësuara nga aktorë të paanshëm ndërkombëtarë, lista e gjatë e të metave të saj e mbushur me shumë veprimtari të tilla si vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin, korrupsioni i tejskajshëm, rritja e barrës së taksave mbi bizneset dhe qytetarët, rënia e dukshme e investimeve të huaja, largimi i gjithnjë dhe më shumë shqiptarëve prej vendit, rritja e pesimizmit shoqëror mbi të ardhmen e vendit, shpërdorimi dhe tejzgjatja e reformës për drejtësi për interesa politikë, mosrespektimi i Opozitës, përdorimi politik i mediave, etj. Në anën e Opozitës politike, bien në sy artikulimi politik që mohon gjithshka duke e thelluar hendekun e vjetër të madh të marrëdhënieve me koalicionin qeverisës [të paktën në dukje], krijimi i një
kundërshtie të pavend me faktorin ndërkombëtar [që nuk mund të mbulohet me sofizmat e dalë boje të njerëzve të propagandës partiake zyrtare dhe jojzyrtare], gabimet e shpeshtë në vendimmarrjen politike dhe, si rrjedhojë, venitja e bashkimit opozitar të qendrës së djathtë për shkak të largimit ose mosafrimit të dhjetra mijë njerëzve mbështetës të cilët qëndrojnë me padëshirë në “zonën gri” të zgjedhësve shpërfillës. Duke i përmbledhur katër faktet e mësipërm, pra, drejtësinë e veprimit presidencial për të shtyrë zgjedhjet, gabimin kryeministror për të nisur shkarkimin e presidentit, keqeverisjen gjashtëvjeçare dhe gabimin opozitar, vijmë domosdoshmërisht në përfundimin sipas të cilit politika shqiptare vazhdon të jetë e sëmurë rëndë nga vënia e interesave të ngushtë partiakë për pushtet mbi interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Është kjo edhe arësyeja që në politikën shqiptare nuk ka idealizëm dhe moral por vetëm pazare dhe llogari për pushtetmarrje. I kam shkruar këto rrjeshta me dëshirën e mirë që ato të shërbejnë sadopak për të arësyetuar për rrugëzgjidhje politike kokëftohta dhe në interes të të gjithë shqiptarëve.
Secili gjermanin e vet
Në Shqipëri është krijuar një kakofoni e vërtetë me luftën e dy partive të mëdha që rekrutojnë deputetë të huaj për ti përdorur për qëllimet e tyre të brendëshme. Që kur presidenti Meta shpalli dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit mesazhet nga Gjermania po çorodisin akoma dhe më fort. I Pari që foli ishte nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul(djahtas ne foto):
‘Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një
procesit të aderimit”. Ky qëndrim i këtij njeriu të fuqishëm të partisë së kancelares Merkel krijoi përshtypjen se nga Gjermani po mbështetej një zgjidhje kompromisi. Por menjëherë në Shqipëri u shfaq një delegacion i bundestagut gjerman i kryesuar nga gjermano kroati i socialdemokratëve, Josip Juratovic (majtas). Ai deklaroi krejt të kundërtën e kolegut të vet të djathtë:”Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të
duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë… Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e
tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre”. Duke i shtuar këtyre deklaratave diametralisht të kundërta edhe titujt e mediave shqiptare që nuk ngurojnë të shpallin: “Gjermania foli…” është e vështirë të kuptohet se cilit mesazh duhet ti besojë publiku shqiptar. Lapsi.al
KOSOVA
11
E enjte, 13 QERSHOR 2019
DITËLINDJA E LIRISË
ISH-SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT
Albright: Vendimi për të ndërhyrë në Kosovë ishte i drejtë
I
sh-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë ceremonisë qendrore për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”. “Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, tha ish-sekretarja Albright. Albright rrëfeu për një premtim që ajo ua kishte bërë para 20 vjetësh
refugjatëve nga Kosova të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur në Maqedoni. “Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash
keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, deklaroi Albright. Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Klinton. “Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, deklaroi Allbright.
Ish-Presidenti Klinton, krenar që qëndroi me popullin e Kosovës “kundër spastrimit etnik dhe për lirinë e tij”
Përvjetori, 20 vite nga ndërhyrja e NATO në Kosovë D
ata 12 qershor e këtij viti shënoi 20-vjetorin që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova. Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori. Në kujtim të këtyre ngjarjeve i ftuar special ishte dhe Presidenti i SHBA-së Bill Klinton, njeriu që urdhëroi mësymjen ushtarake ndaj Serbisë, falë së cilës u bë e mundur dhe përfundimi i gjenocidit shqiptar. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, tha të mërkurën në Prishtinë se ndjehet i nderuar që ka qëndruar me popullin e Kosovës “kundër spastrimit etnik dhe për lirinë e tij”. Klinton u prit si hero në qendër të Prishtinës në manifestimin me rastin e përvjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, që Kosova e kremton si ditë të lirisë. “Kam një fotografi në zyrën time në New York dhe është një fotografi në Prishtinë pas fundit të konfliktit, ku janë sekretarja Albright, gjenerali Clark, Tony Blair dhe unë. Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor që ka arsyetuar përdorimin e forcës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova këtu para 20 vitesh, në një shkollë në Ferizaj, atë dite
Thaçi: Kosova është mburrja, krenaria dhe fati i jonë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës. “12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit”, ka thënë presidenti Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm. “Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës”, ka thënë ai, duke theksuar se liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.
KRYEMINISTRI I KOSOVËS
Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë
thash diçka që dëshiroj ta them edhe sot, 78 ditë të sulmeve ajrore nga NATO-ja mund ta kenë fituar këtë luftë, por vetëm qytetarët që ishin në gjimnaz atë ditë dhe qytetarët tjerë të Kosovës mund ta fitojnë paqen. Njëzet vite më vonë mendoj se keni bërë një punë të mrekullueshme të arritjes së paqes dhe e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është të shihet se çka do të bëhet më tutje”, tha presidenti Klinton. Ish-presidenti amerikan tha se gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetë të qëndroj në Kosovë, të lirë. “Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë
vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, tha ai. Ish-presidenti amerikan përmendi faktin që pasardhësi i tij në krye të SHBA-së, Xhorxh Bush, ishte ai që njohuri pavarësinë e Kosovës, përkundër që ai vinte nga një parti tjetër, nga ish-presidenti Klinton. “NATO funksionon më së miri në botë. Gjeneral Clarku ishte komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. SHBA ka qenë pranë jush që 20 vite, pavarësisht se çfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Pasardhësi im, Xhorxh Bush, njohu shtetin e Kosovës. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se në çfarë keni arritur”, u shpreh ish-Presidenti amerikan Bill Klinton.
Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka drejtuar një thirrje Serbisë për pajtim. Haradinaj tha se paqen e bëjnë të guximshmit dhe populli i Kosovës e ka guximin të pajtohet me Serbinë, dhe këtë shtoi ai, e bëjnë në mirënjohje të SHBA-së. “Për shumë kohë populli ynë e ka kërkur lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijur. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falënderon për jetë. Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit. Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij. Kosova është gati për tu pajtuar dhei bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falënderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare. Presidenti Klinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”, u shpreh dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
ART
12 E enjte, 13 QERSHOR 2019
KUMTIM Nga Albert Vataj
P
iktura shqiptare, kryekëput ajo moderne duke pasuruar traditën tonë në art qaset të spikas e vlertë dhe konkuruese përnga koloriti dhe kumti shprehës, nëpërmjet emrave dhe identiteteve estetike, të denja për çdo galeri dhe sfiduese në çdo përballje. Ajo, së bashku me muzikën, duke qenë të favorizuar nga gjuha e gjithëbotshme ka paraprirë duke guxuar të ribëjë lavdinë e shpirtit shqiptar, atë ndjenjë të shpuztë që ka flakëruar dhe ndezu, ka magjepsur e mrekulluar, ka rrokur me ëndje dhe dëshirim, na ka ngjitur dinjitetshëm në panteon vlerash. Kjo detyrë është shndërruar në mision për shumë artistë, të cilët janë ambasadorët tanë në botë, por për njërin prej tyre, rikthehem sot. Ai është miku im i hershëm dhe vlertë, piktori Helidon Haliti. Helidon Haliti, padyshim është një personalitet i spikatur i traditës sonë të pikturës. Vitet dhe përvojat, ballafaqimet dhe sfidat konkuruese, tendenca për të eksploruar në mundësi të reja, kanë bërë që galeria krijuese e piktorit të ketë shtresimin e saj pasurore. Vite të shkuara dhe prurje të bujarshme, kanë bërë që ai të paraqitet gjithnjë e më ndryshe, të kërkojë e të gjejë gjithnjë e më me shumë dyer që e shpien në hollin e famës, atje ku e presin veç lavdisë edhe ndeshje. Si në një kryqkalim. Shtang duke ndjerë brenda vetes ankthin e pamundësisë për të gjetur kahun e duhur për të rendur. Përthyen vështrimin e hutuar mbi syprinë, duke parë qiellin, e ndërsa syt e vakët
mëkatin biblik, as në perceptimin e prarimit të dritës në portretin e Evave të të gjitha rracave. Penelata e Helidon Halitit rrëshqet mbi telajo me delikatesë dhe butësi si një fllad i lehtë vere mbi arën me grur, për t’u hedhur pupthi në një emocion të fortë e shpirt të trazuar me të kuqe gjaku e terratisje larushi ngjyrash të egra. Koloriti ndërfuten tek njëra-tjetra për të dëshmuar mishërim për nga kumti i të tëres. Profesionalizmi dhe guximi, përkarshi një gjendje mbingopjeje dhe velje që ka ngërthyer të tashmen e shpirtrave tanë, merr trajta dhe i jep formë dhe frymë gjendjeve, i vë ato në lëvizje, dedikuese dhe spontane. Këtë ai e përçon ngado ku ndjellja e tij krijuese e miklon dhe shpirti i zgjon një kushtrim. Po, edhe kur këmisha e gjakmarrjes nderet e varur deri në një kafshimin tjetër gjaksor. Edhe kur vajtojcat në tablonë “Otranto”, të vendosura si shkëmbinj të zinjë në prehrin katakomb të detit, mbushin rrethrrotullinë me kujë. Edhe kur kalëron mbi një gjel, jo veçmas kreshtat e miteve dhe legjendave, por dhe të personaliteteve tona kombëtare. Larmia e tematikës që shkrihet në kuadratin e tablosë së Halitit është e admirueshme. Ngjyra, forma dhe përmbajtja, drita, nervi dhe pasionio, gjithashtu tejshkojnë në caqet e asaj që do ta quaja besim. Besim në gjithçka që shpirti shpreh praninë e tij dhe talenti klasin për ta kumtuar, për t’ua rrëfyer gjithsekujt.. Dimensioni artistik përcepton në vetvete,
pulit, hedh hapin dhe nisesh. Nisesh për të mbërritur me domosdo. Kjo është ndjesi që të mbërthen kur gjendesh para tablove të piktorit Helidon Haliti. Shkas për penelin e tij drejt një kumti sa të magjishëm aq dhe dhe profesionist janë; që nga mitet, legjendat, tragjizmat, ironitë e fateve, ikonat e vetëdijes tonë kombëtare, deri tek grimca e një realiteti të sëmbuar brenda shpirtit, e çasteve të përflakura intime. Për të mos u ndalur as në përjetimet e fëmijërisë e
pavarësisht fragmentit të impresionit të piktorit, një univers thërrmijash drite dhe amështin e një ngërçi emocional që përcillet nëpërmjet ngjyrave të forta. Shtresimet e koloreve në tablotë e Helidon Halitit, egërsimi i tyre, me shkas dominimi i detajit, por dhe krijimi i një pikëmbështetje të fortë të motivit të fanitin një Rembrand të sotëm. Ani pse krejt ndryshe. Fabula është ndjesia e parë që orvatet të të përfshijë në larushinë e ngjyrave dhe sfondin gjithnjë intrigues dhe mjaft
Helidon Haliti, shpirti i dritur i ngjyrave dhe përjetimeve
domethënës. Okra e kudogjendur në tablotë e Halitit, shpesh jo dominuese, qaset të ngrohë sadopak cergën që shpesh sundon botën shpirtërore të piktorit, e pse jo dhe një lloj çoroditje dhe nënshtrimi kolektiv përkarshi terrenit tepër të thepisur ku shpesh vendoset dita dhe ndjesitë tona. Seritë e punëve, trajtohen nga piktori si kohët e një simfonie. Shtjellimi duke ruajtur formën, rrëshqet duke humbur dominimin e koloritit dhe këndin e ndriçimit, duke na futur sejcila në një realitet ndryshe, në një botë ku edhe pse e tëra ngjan, nuk mund të ndjejmë. Kjo brenda një tabloje të vetme. Por edhe kur ndahen ato përçojnë një shtresim estetik dhe artistik, një etapë, e pse jo dhe një shkulm flakadani të shpirtit që duke djegur, ndriçon. Kjo veçanti dëshmon qartazi se piktori është mbarsur me një emocion që shumon në brendinë e tij, jo dhe aq formën se sa forcën e ndjesisë. Vetëdija e emocionale duke vërshuar nga një telajo në tjetrën formëson njësi në sejcilen prej tyre, i jep jetë në kohë të ndryshmë të vetmes qasje të kumtit emocional. Në çdonjëren prej tyre ndjehesh si përballë një realiteti, prej të cilit diçka tjetër do të marrësh, diçka krejt tjetër. Duke u ndalur te hopet, natyrshëm edhe tek trajtesa si në simbolikë ashtu edhe në teknikë; të shtang tabloja “Emigrimi”. Këmbë hollake që rrënjëzojnë në tablo. Zgjatimi i tyre është vetë rruga e mundimshme dhe ende e gjatë e këtij pakti që gjallon në dëshirën e sejcilit për një jetë më të mirë. Mbi kupat e gjunjve piktori u vendos monedha greke, si për të dëshmuar dhe njëkohësisht për të pranuar një lloj gjunjëzimi material. Gjithsesi ai i mban në këmbë. Mitikja gjen një shkrirje me të shumëkohëshmen, subjekti me impresionin, në një harmoni emocionuese ngjyrash si te “Gruaja shtatzënë”. Kohët e tragjizmit shtjellohen përmes një koloriti të
vrashtë në një të kaluar, të tashmë, gri. Këtë magji që përcjell dhimbja, Haliti e servir me gjithë forcën dhe makthin e saj perceptues, si realitet social në ciklin “Ngujimi”. Ky tragjizëm shqiptar vjën nga piktori drithërueshëm si te “Kulla e ngujimit”, e cila në katër kohët e saj të ngjeth. Rrënjët e kullës ai i mpleks në një taban që zgjaton duke u shkrirë në tablo, ndoshta si për të shprehur atë vetëdije kolektive që në një mënyrë apo në një tjetër është dashur dhe vijon ta pranojë këtë si një realitet. E ngrysët dhe fatale si vetë gjakmarrja, edhe tabloja kumton kacafytjen e kohës me këtë ndëshkues mesjetar që gjallon ende në sedren tonë të sëmbuar dhe limfën tonë të ngjizur me intolerancën. Përkarshi këtij subjekti, në galerinë e punëve të Helidon Halitit gjysëm e shtrirë rri nudoja me sy të mbyllur. Një erozion dritimi verbues i ka ngrënë një pjesë të profilit, duke e kafshuar nëpër
pjesë të ndryshme të kurmit të saj epshndjellëse. Ngultas piktori dëshmon trazimin që e sëmbon në shpirt, edhe atëherë kur penelatat e tij deshifrojnë një motiv lirik. Motiv të cilin jemi mësuar ta përcjellim rëndom, gjithnjë të ngrohtë, e formësuar plot madhështi, gëluese e plot jetë, e gatshme për të derdhur mbi të harbimin e pasioneve. “Kostandini dhe Doruntina”, kjo legjendë tipike shqiptare, jo rastësisht bëhet subjekt në tablotë e Halitit. Simbolika e amanetit rivjen për të zbuar paqen nga shpirtrat tanë. Nga tabloja në tablo, penelatat e Helidonit vërshojnë shkujdesur. Ngrysen dhe qartësohen, ndizen dhe shuhen dhe prap ka tone të forta drite dhe ngjyrimi, rishtaz ngrohen. Peneli i tij tejçon gjithçka që piktori është dhe kumton. Shkëmbi i tij është i mpleksur diku në skaj të një deti që hera-herës ngjan me një platformë ku dielli hëdh mbi horizon një dantellë luspash drite, që feksin mbi det si në një natë pranvere, yjet në qiell. Por edhe zemërata e këtij deti afrohet dhe këtë piktori e shpreh. Korrnizimi i impresioneve të holla dhe ngjyruar me ëmbëlsi është i athët edhe në kurmin e një nudoje, edhe në profilin e një gruaje edhe në vështrimin e një virgjëreshe. Tjetër tipar që e pret dhe e përcjell impulsin e tij shpirtëror nga tabloja në tablo është vërshimi. Në një mori punësh ai kalëron. Kalëron mbi gjithçka që ecën dhe fluturon. Pegasët e tij janë kudo, te një një dem, te një dash, të një dhi, te një gjel e gjithsekund ku nevoja e tij për të kalëruar gjen kurriz. Hipen mbi ta me të gjitha moshat, me të gjithë dimensionin historik dhe krenarinë kombëtare. S’ndal, nuk zbret. Era e vërshimit e fshikullon duke krehur tablonë, si stuhia e rrëmeti pandalimin që na vërshon ndër deje. Kudo dhe në çdo gjë ai është përpjekur të jetë vetvetja. Ai pamëdyshje është ndër përfaqësuesit më të spikatur të pikturës moderne shqiptare. Në këtë batërdi promovimesh të emrave dhe stileve, si në fushat e tjera të artit ashtu edhe në atë të pikturës, Haliti dëshmon jo vetëm veçanti dhe identitet në përfaqësimin e pikturës, por paraprin. Të konturuarit e vetvetes në art, në një kohë kur asgjë duket se nuk i ka shpëtuar kumteve, për piktorin ka qenë një ndërmarrje e vështirë dhe një sfidë e arritur me dinjitet. Të krijosh vetveten, është një nga sfidat filozofike të njeriut. Ta arrish atë në art, siç dëshmon puna e Halitit, është kapje nëpër fijet e ta pamundures. Pasionet dënojnë pareshtur purgatorin e artistit. U veshin atyre gjithçka në plotësinë e vet, gjithë çfarë shtërngon me spazme dhe makth të përditshmen e njerëzve dhe sakaq harrojnë, se ata me veprën e tyre janë burim i gëzmendeve tona dhe shkas i një rrezatimi të epërm, që duke feksur e vakët dhe shpërthen për të mbushur me dritë ditën tonë. Këtë mishëron zemërata dhe shkujdesja e penelatave të Helidon Doni Haliti. Ai sot mban në qafë peshën e lavdisë së fitoreve të arritura dhe në shpirt ndez urët e atij zjarri që e thërrasin atë në të tjera beteja, në të tjera sprova, si në një papajtueshmëri dhe pamjaftueshmëri me atë që ka arritur. Tablotë e Helidon Halitit kanë marrë dhenë, penelatat i jepen shtegtimeve ndërkontinetale, dhe... shpirti e rikthen gjithnjë aty te pragu, aty ku e presin dhe e përcjellin vleresime dhe mirënjohje.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Studentët e Universitetit Politeknik bum aplikimesh për të marrë Kartën e Studentit
Veliaj: Më shumë se 10 mijë studentë janë pajisur me Kartë M
ë shumë se 2 mijë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit, duke përfituar kështu nga një sërë shërbimesh falas ose me çmime të ulëta. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Vladi Koliçi, ndoqën nga afër vijimin e procesit të aplikimit dhe tërheqjes së kartës nga studentët e universitetit. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur për ecurinë e procesit në këtë Universitet dhe shtoi se deri tani janë shpërndarë mbi 10 mijë karta. “E kemi kaluar shifrën 10 mijë në të gjithë studentët e Tiranës, pra kemi nisur goxha mbarë.
Shpresoj që deri në fund të qershorit, por edhe në korrik, kur vazhdon periudha e sezonit, do të kemi mundësi të bëjmë shpërndarjen e të gjitha kartave”, tha Veliaj. Ai theksoi se falë edhe vetofrimit të një sërë subjektesh dhe biznesesh private numri i shërbimeve që përfitojnë studentët, vetëm duke pasur Kartën e Studentit, është rritur ndjeshëm. “Momentalisht kemi rreth 50-60 produkte ose ulje për shërbime publike të bashkisë, të Ministrisë së Kulturës, të enteve të tjera, kryesisht me fokus shërbimet publike për studentët, e thuajse po aq nga kompani private: kryesisht kancelari, dyqane veshjesh, supermarkete, restorante, dhe shërbime të tjera elektronike, që u vijnë në ndihmë studentëve”, sh-
toi Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se puna për shpërndarjen e kartave do të vijojë edhe gjatë javëve që kanë mbetur, para se studentët të marrin pushimet e verës, me synimin që çdo student të ketë mundësi që të aksesojë gamën e shërbimeve që i ofrohet nëpërmjet këtij dokumenti të posaçëm. “Duam të vazhdojmë këtë ritëm gjatë gjithë verës. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak krijuam një agjenci më vete, që është Agjencia për Kartën e Studentit për qytetin e Tiranës. Nëse ky projekt, siç ka funksionuar deri tani, përfundon me sukses, do të jetë pastaj një shembull, pra një bazë, edhe për bashkitë e tjera, që mund ta përshtasin fare mirë, duke qenë
se tashmë e kemi ngritur databazën dhe ka funksionuar shumë mirë”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se interesi që kanë treguar studentët për kartën është i lartë, ndërsa bëri të ditur se ministria që ajo drejton, përmes institucioneve apo subjekteve që kanë lidhje me të, do të ofrojë shërbime të tjera shtesë për studentët. “Interesi
është shumë i madh për ta marrë këtë kartë, pasi është një kartë që do t’i ndihmojë të gjithë studentët, pasi nga lista që pashë janë absolutisht shërbime për të cilat ka nevojë studenti. Përmes Ministrisë ne mund ta ndihmojmë këtë proces me subjekte që janë të lidhura me ne, për t’i lehtësuar dhe për të shtuar listën e subjekteve të cilat ofrojnë shërbim për kartën”, përfundoi Balluku.
FUSHATA
Veliaj: PS nuk ka ikur nga asnjë betejë K
andidati i Aleancës për Sh qipërinë Europiane Erion Ve liaj theksoi se më datë 30 qershor qytetarët shqiptarë e kanë të qartë dallimin mes atyre që ndërtojnë shtet dhe atyre që si filozofi të tyre kanë dhunën. Duke folur në festën e 28 vjetorit të themelimit të PS, Veliaj tha se historia ka treguar se cila është forca që ka sjell më shumë progres vendit dhe cila përfaqëson dhunën. “Kjo partia jonë, miqtë e mi të rinj ka pasur një moment ku vetëm dy vite pas themelimit të saj, kryetarin e kishte në burg. Nga ai që sot I bën çfarë të mundë Shqipërisë dhe ne ia respektojmë të drejtën e tij. Në vitin 93, kryetari I partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e e lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin 94, ne ngadhnjyem ndaj referendumit të Sali Berishës. Ndonjëherë ne flasim vetëm të këqijat që ai apo ata i kanë bërë vendit; sot është koha të flasim për të mirat që PS i ka bërë vendit pas çdo sfide”, tha Veliaj teksa solli në vëmendje se si u dhunuan deputetët socialistët në vitin 96 nga policia e shtetit e cila pengonte çdo tubim demokratik. “Në vitin 96, të ishe socialist nuk bëje dot një miting, në vitin 96 Policia e Shtetit jo vetëm që nuk lejonte në sheshin “Skënderbej”, por të çonte vetëm tek Fusha e Zezë e Ali Demit, ishte I vetmi vend ku mund të bëhej miting në një cep të Tiranës. edhe aty valonte druri dhe huri. Kush mban mend nga ata që janë bashkëkohës, apo nga ju që jeni të rinj që mund t’ I gjeni në internet fotot e Servet Pëllumbit, fotot e Erion Braçes, fotot e Blendi Gonxhes,
fotot e shumë socialistëve të cilët tërhiqeshin zvarrë dhe ishte një moment ku ti ishe socialist ishte një akt jo vetëm patriotik por ishte një akt heroik”, u shpreh ai. Kandidati socialist për drejtimin e Bashkisë së Tiranës theksoi se PS jo vetëm që riktheu shpresën pas shkatërrimit të 97, por rimëkëmbi shtetin, ekonominë dhe qytetet. “ Në ’96-ën Saliu thoshte që kjo është Zvicra jonë, në ’97 ishin po ata që vranë 4000 vetë prej po këtyre që sot duan të vrasin shpresën në Shqipëri. U rimëkëmb vetëm kur erdhi PS në krye të punëve të vendit, u rimëkëmb shteti, u rimëkëmb ekonomia, u rimëkëmbën qytetet tona. Miqtë e mi, librat e shenjtë thonë që nuk ka asgjë të re nën diell. Çdo gjë që ka ndodhur sot ka ndodhur edhe më parë. Nuk ka asgjë të re nën diell. Në vitin ’98, po këta që thonë mos shkoni në
zgjedhje, i thoshin shqiptarëve mos e votoni Kushtetutën, falë asaj Kushtetute dhe shqiptarëve që dolën në votime, Shqipëria fitoi 21 vite stabilitet me PS-në, që në atë moment historik i tha shqiptarëve: Shqipëria mbi të gjitha”, theksoi ai. Veliaj theksoi se ndryshe nga Saliu që dogji dy herë vendin, PS tregoi se di të transformojë qytetet në çdo cep të Shqipërisë. “Saliu na dogji një herë, dy e tre, por në ’98 falë PS-së që bëri thirrje për ato votime, Shqipëria
mbijetoi. Fazat e para të tranzicionit. Ne kemi thënë që PS nuk bën vetëm shtet, PS bën qytet. Kujtoni kohën kur PS me kryetar Bashkie Edi Ramën, fitoi Tiranën dhe filloi transformimin e saj. Në vitin 2000 takimet në Tiranë liheshin tek disko Krokodili, te LM-ja, identifikoheshin me kioska, me zaptime, ishin të tipit takohemi tek gropa e Hajdinit. Sot falë investimit të PS-së, kryetarit Edi Rama, 11 vite në Tiranë, u transformua realiteti. Sot themi do takohemi tek parku, tek këndi i lodrave. PS nuk bën vetëm shtet, por bën edhe qytet dhe transformon urbanist çdo cep të Shqipërisë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj, i cili më 30 qershor kërkon një mandat të dytë për të vijuar investimet e nisura për transformimin e Tiranës. Veliaj nënvizoi se PS ka treguar se nuk ka ikur nga asnjë betejë, duke ia dalë gjithmonë të jetë fituese. “Në 2005 Rama fillon iniciativën e tij për të hapur
PS, më vonë merr lidershipin e PS. Partia jonë u hap për njerëz si unë, për çuna dhe goca që nuk kishin lidhje, nuk njihnin deputetë, por falë asaj hapjeje partia jonë u bë më e madhe dhe u bashkua një talent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash që vazhdon dhe sot. Një parti e mirë, është si një familje e mirë, sa më e hapur aq më e madhe bëhet, aq më shumë energji, ide e dashamirësi mbledh nga komuniteti. Falë kësaj hapjeje të PS-së, edhe pse kaluam histori të jashtëzakonshme, mos e harroni Gërdecin, 21 janarin. Na ndodhën gjëra që nuk i ndodhin asnjë force në botë, e megjithatë vajtëm në zgjedhje, i mundëm dhe sot drejtojmë Shqipërinë. PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, edhe para kallashit, drurit. Kujtoni ’98-ën me antitank i gjuhej qeverisë. PS fiton atje ku duhet, në kuti të votimit. Si përherë”, deklaroi Veliaj.
AKTUALITET
14
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas shteteve të luftës. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil
N
ë kulmin e refuzimit që vendet e BE-së po i bëjnë Shqipërisë për ta mbështetur në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Franca kthen sërisht shqiptarë në atdhe. Mesditën e së mërkurës në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Nga Policia shqiptare dhe ajo franceze u morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë. Operacioni i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim. Zv/ministria e Brendshme, Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5-mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale. Gjithashtu Polica
Franca kthen 50 shqiptarë, s’ka azil
Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së. Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas shteteve të luftës. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-tën, me rreth 69 mijë persona. Shqipëria është kthyer
në një vend ku çdo ditë e më shumë, po mbetet pa rini. Pasi kjo e fundit sytë i ka drejt vendeve të BE-së. Të dhënat e publikuara më herët nga Eurostat, bëjnë të ditur se vetëm në vitin 2018 numri i aplikimeve të minorenëve të pashoqëruar nga Shqipëria për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 475, duke përbërë rreth 2.5% të totalit të aplikimeve nga e gjithë
MINISTRIA
169 fëmijë të shfrytëzuar i rikthehen shkollës
Elisi i është rikthyer librave dhe shkollës si bashkëmoshatarët e tij, duke lënë pas situatën e vështirë të rrugës, ku ishte deri pak muaj më parë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë 169 fëmijë në situatë rruge, të shfrytëzuar ekonomikisht të cilët prej janarit 2019 janë identifikuar dhe asistuar nga skuadrat e mbrojtjes së fëmijëve në territor. Sipas ministres, qendra sociale multidisiplinare e bashkisë Tiranë janë shembuj sesi mund të aplikohet edhe në bashki të tjera. “Nëse shikoni një fëmijë që abuzohet, denonconi në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë bashkisë tuaj. Telefono Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë: Alo 116 111;Telefono Policinë: 112. Punojmë çdo ditë me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve që kopështi, shkolla, argëtimi, jetesa e denjë të jenë përditshmëria e çdo fëmijë”, bën apel Manastirliu.
FORCAT DETARE
N
ëntetar Dritan Shehaj është vlerësuar si personazhi i muajit në Forcën Detare shqiptare. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se: “Nëntetar Dritan Shehaj shërben si radist në ishullin e Sazanit nga ku krahas Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, raporton në kohë reale për çdo rrezik në hapësirën detare që është në përgjegjësinë e tij”. Nga ana tjetër, ministrja ka theksuar se: “Respekt për qindra ushtarakët që shërbejnë çdo ditë në tokë, ajër e det për vendin dhe qytetarët. Krenari për Forcat e Armatosura të vendit tonë”. Nga ana tjetër, Nëntetar Dritan Shehaj, shprehet se: “Detyra ime është radist dhe përveç kësaj detyre bëj dhe detyrën e rojës së sinjalit, që do të thotë se vrojtoj hapësirën detare dhe ajrore dhe raportoj te salla operacionale në Pash Aliman. Gjatë ditës, shërbimin e kryejmë lartë te sistemi dhe pamja vizuale është 360 gradë.
bota. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe si i tillë kërkesat për azil do të refuzohen. Shqiptarët nuk duken shumë të impresionuar nga kjo, pasi ende vazhdojnë të aplikojnë për azil në vendet anëtare të BE-së. Fenomeni i tillë konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit të lëshuara nga Instituti Europian i Statistikave
REFUZIMI “Janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Nga Policia shqiptare dhe ajo franceze u morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë. Operacioni i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim”. (EUROSTAT), sipas të cilit shtetasit shqiptarë janë të parët në mesin e vendeve të tjera të kontinentit sa i përket numrit të azilkërkuesve. Tendenca e kërkimit të azil në vendet anëtare të BE-së, vazhdon të jetë e pranishme. Sipas shifrave, nga 650.000 shtetas që kërkuan azil vitin e kaluar në vendet anëtare të BE, sirianët ishin në krye të listës me 102.400 aplikantë, pasuar nga irakianë me 47.500 dhe afganë me 43.600. Pastaj vijnë shqiptarët. Shqipëria ka marrë disa masa të ulur numrin e azilkërkuesve dhe ka vendosur bashkëpunimin me autoritetet policore të disa vendeve anëtare. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për azil, Komisioni i BE-së thotë se Shqipëria vijon t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.
Nëntetar Dritan Shehaj, personazhi i muajit
Krahas pajisjeve elektronike, pra radari, monitorimin e bëjmë dhe me sy të lirë, ose me mjete optike, dylbi. Për çdo situatë kontakti është i vazhdueshëm dhe për
anijen e gatshme, kur është në operacion në det dhe për çdo rast mbahet kontakti dhe me bazën operacionale në Pash Aliman”,thekson Nëntetar Dritan Shehaj.
AKTUALITET
15
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Maturantët në shkollat e Tiranës pranojnë se teza e dalë ishte e njëjtë me pyetjet që zhvilluan por tregojnë dhe se ku i mbajtën telefonat gjatë provimit. “Na i morën të gjitha pajisjet elektronike”
M
bi 36 mijë maturantë në Shqipëri ju nënshtruan provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, pas provimit të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e gjysmë. Të lodhur, konfuzë por mes tyre dhe të sigurtë për mënyrën si shkoi provimi i dytë i maturës. Gjuha shqipe dhe letërsia nuk ka qenë aspak e lehtë tregojnë maturantët, pasi kanë dalë nga testimi. Këtë vit kishin 10 pyetje alternative më tepër por më të vështira u janë dukur ato me zhvillim. Pas fillimit të testimit ish-deputeti Luçiano Boçi publikoi disa nga pyetjet e provimit, ndërsa e ka cilësuar krim shtetëror daljen e tezës. Ai thotë se kjo është një tallje gjigande që qeveria i bën maturantëve. “Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës? Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët? Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky krim shtetëror është i papranueshëm e duhet dënuar”,-shkruan Boçi në facebook. Maturantët në shkollat e Tiranës pranojnë se teza e dalë ishte e njëjtë me pyetjet që zhvilluan por tregojnë dhe se ku i mbajtën telefonat gjatë provimit. “Na i morën të gjitha pajisjet elektronike”, thonë nxënësit. Ky nuk është viti i parë që teza e provimeve të maturës del gjatë kohës kur nxënësit janë në provim. Edhe një javë më parë, Ministria e Arsimit,
Maturantët: Testi i gjuhës dhe letërsisë i vështirë; Opozita: Teza doli TEZA “Gjuha shqipe dhe letërsia nuk ka qenë aspak e lehtë tregojnë maturantët, pasi kanë dalë nga testimi. Këtë vit kishin 10 pyetje alternative më tepër por më të vështira u janë dukur ato me zhvillim. Testi kishte 34 pyetje, nga të cilat 20 ishin me alternativa. Kryesisht pyetjet me alternativa ishin të fokusohen te njohuritë gjuhësore. Më pas teza kishte dy tekste letrare ku do të mbështeten pyetjet me zhvillim dhe në fund pjesa kreative, eseja”.
pas rastit me gjuhën e huaj, deklaroi se opozita po e politizon procesin duke dëmtuar maturën. Për herë të parë këtë vit testet e maturantëve do të korrigjohen në mënyrë elektronike. Ata janë njohur që në fillim të vitit me programin orientues me 15 vepra dhe 14 autorë. Testi kishte 34 pyetje, nga të cilat 20 ishin me alternativa. Kryesisht pyetjet me alternativa ishin të fokusohen te njohuritë gjuhësore. Më pas teza kishte dy tekste letrare ku do të mbështeten pyetjet me zhvillim dhe në fund pjesa
kreative, eseja. “Për herë të parë kurrikula e re na çon drejt dy lëndëve jo një lënde të përbashkët siç ka qenë deri në 2018, ku gjuha dhe letërsia ishin bashkë, kështu që do operohet me dy pjesë brenda një testi. Pra, teknikisht testi ka ndryshuar”, ka thënë mësuesja e gjuhëletërsisë, Etleva Doko. Veç testit, maturantët plotësuan edhe një fletë tjetër ku e mbushën me përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa rrethet përkatëse, për të mundësuar për herë të parë korrigjimin digjital. “I vetmi
MINISTRIA
ELBASAN
Shkolla buzë rrugës rrezikon fëmijët
Shkolla 9-vjeçare në fashtin Mengëlit është buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd por aty nuk ka asnjë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese për praninë e fëmijëve. Kur dalin nga oborri i shkollës, nxënësit përfundojnë direkt në rrugë. Aty nuk ka mbi apo nën kalim, për pasojë aksidentet me nxënësit e shkollës ndër vite nuk kanë munguar. Ndaj gjyshërit apo një nga prindërit e Mëngelit, gjithmonë ka detyrë të sjellë dhe të marrë fëmijën nga shkolla. “E marr djalin për dore e sjell këtu dhe kalojmë rrugën bashkë”. Barrierat anësore dhe mungesa e ndriçimit është një tjetër shkak për aksidente. “Nuk ka fare as drita, as viza të bardha e as trotuare”. I njëjti rrezik është për të gjithë ata që jetojnë në fshatrat përgjatë rrugës Elbasan-Librazhd.
ndryshim që ka qenë i madh ka qenë te pjesa e alternativave, që ne duhet ti ngjyrosim na jepet një fletë veç provimit dhe ajo është paksa ngatërruese por që ka edhe të mirë se na jep edhe si një mundësi të dytë se më parë ka pasur shumë nxënës që janë djegur. Çdo gjë ishte në rregull ndaj mendoj do jetë njësoj, mjafton të jemi të përqendruar dhe pa stres”, kanë shtuar maturantët. Pikët në test janë shtuar gjithashtu, nga 50 vitin e shkuar, këtë maturë do të jenë 60. Një mjet identifikimi,
stilolaps dhe një shishe me ujë ishin të vetmet gjëra që u lejuan në ambientet e provimit, që zgjat 2 orë e 30 minuta. Largësia mes maturantëve ishte një metër në klasën me mesatarisht 15 nxënës. Ekspertët e MAS u kujdesën edhe më herët që administratorët e provimeve të mos ishin mësuesit e shkollës. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.
M
inistria e Financave dhe Ekonomisë, ka çelur këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore. Ministrja Anila Denaj ka firmosur urdhrin përkatës për çeljen e këtij kësti, përkatësisht Urdhrin nr. 217, datë 10.6.2019, me anë të të cilit ngarkohet Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, për zbatimin e tij. Urdhri është firmosur në përfundim të likujdimit të këstit të 10-të për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të përllogaritur në total. Përfituesit e kategorisë parësore, të cilët presin t’ju disbursohet ky këst, përllogariten të jenë 70 në total, 20 prej të cilëve i likujdohet e plotë vlera e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këstin e 11-të. Fondi në
Kësti i 11-të për ish-të dënuarit politikë
dispozicion, i cili do të përdoret për likujdimin e këtij kësti, kap vlerën prej 55.216.887 lekë, ose e thënë ndryshe 15% e fondit
total të miratuar të mbetur në dispozicion për këtë vit, i cili do të përdoret për likujdimin e këstit të 11-të.
AKTUALITET
D
16
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Sezoni ka rritur gatishmërinë e institucioneve për të kryer sa më shumë kontrolle. AKU-ja gjatë këtij viti ka kryer 115 inspektime më shumë nga vitet e kaluara
rejtoritë Rajonale të AKU-së, në zbatim të kërkesave të urdhrit të qeverisë “Për miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2019 dhe për krijimin e TaskForcës së menaxhimit të sezonit turistik veror” dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, do të jenë në terren për të inspektuar të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët, prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si bare, restorante, fast-food-e, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi ushqimore. Sigurimi i standardeve ushqimore vazhdon të jetë një sfidë, e sidomos në sezon turistik pasi shumë qytete të Shqipërisë kanë nisur të mbushen me turistë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur intensivisht inspektimet në zonën bregdetare. Sipas AKU-së inspektimet më të shumta janë kryer në qarkun e Durrësit, Vlorës, ndërsa produktet që më së shumti janë sekuestruar jashtë standardeve ushqimore kanë qenë ato me prejardhje jo shtazore, specifikisht pijet e ndryshme. Drejtoresha e Shërbimeve në AKU, Arsiola Dyrmishi tregon se vetëm gjatë sezonit turistik do kryhen 20% më shumë kontrolle në zonat bregdetare. “Lidhur me kryerjen e planeve për sezonin turistik në fakt pritet një shumëfishim të numrit të inspektimeve, i cili shkon në vlerën 20% më shumë se gjithë vitet e kaluara. Kjo tregon gadishmërinë tonë për të garantuar sigurinë ushqimore në kuadër të sezonit turistik”, thotë Dyrmishi. Shkeljet më të
Sezoni turistik, AKU rrit numrin e inspektimeve
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur intensivisht inspektimet në zonën bregdetare. Sipas AKU-së inspektimet më të shumta janë kryer në qarkun e Durrësit, Vlorës, ndërsa produktet që më së shumti janë sekuestruar jashtë standardeve ushqimore kanë qenë ato me prejardhje jo shtazore, specifikisht pijet e ndryshme”.
SHKELJET
shumta janë konstatuar mbi kushtet higjeno-sanitare, dhe në raste të tilla ka pasur mbyllje të aktivitetit. Ndërsa shitja e produkteve jashtë datës së skadencës vazhdon të jetë një problematikë e vazhdueshme. “Shkeljet janë klasifikuar sipas tipologjisë. Kemi pasur raste kur operatorët ushqimorë nuk kanë pasur dokumentacionin shoqërues për produktin. Ka pasur raste të produkteve jashtë afatit të përdorimit dhe nuk ka pasur vetëm masën me gjobë. Kemi pasur probleme me kushtet
higjeno sanitare dhe kemi marrë masa deri në bllokimin e aktivitetit”, shprehet Dyrmishi. Produktet e shumta që tregtohen jashtë çdo standardi, e sidomos të produkteve që vijnë nga jashtë kanë rritur gatishmërinë e institucioneve për të kryer sa më shumë kontrolle. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë këtij viti ka kryer 115 inspektime më shumë nga vitet e kaluara. Jo më shumë se dy ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi kripë dhe pije importi në pikat kufitare të
vendit. Lëngjet e frutave ishin nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri. Produkteve u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e kohës deri në datën e skadimit, dhe për rrjedhojë nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e konsumatorit. Ngarkesa u kthye në vendin e origjinës nëpërmjet doganës së Morinës. Të njëjtin urdhër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e dha edhe për një sasi kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin
Çmontohet kampi i çadrave në Floq K
të shembura. Bashkia e Librazhdit akordoi një fond prej 2.6 milionë lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Këshilli i Bashkisë Fier ka akorduar 3 milionë lekë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Floq dhe zonat e tjera në Bashkinë Korçë. Ka qenë nisma e Bashkisë
“Shkeljet janë klasifikuar sipas tipologjisë. Kemi pasur raste kur operatorët ushqimorë nuk kanë pasur dokumentacionin shoqërues për produktin. Ka pasur raste të produkteve jashtë afatit të përdorimit dhe nuk ka pasur vetëm masën me gjobë. Kemi pasur probleme me kushtet higjeno sanitare dhe kemi marrë masa deri në bllokimin e aktivitetit”. ligjor shoqërues. Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.
SITUATA
KORÇË
ampi i çadrave në qendër të fshatit Floq, ku për 10 ditë u strehuan familjet, që u preken nga tërmeti është çmontuar nga forcat e ushtrisë. Temperaturat e larta e bënë të pamundur qëndrimin brenda tyre. Disa prej familjeve kanë vendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe pse ato janë të pabanueshme. 104 persona vijojnë ende të qëndrojnë në ambientet e shkollës së fshatit. Kreu i emergjencave civile, Haki Çako vazhdon puna për të evidentuar të gjitha shtëpitë që u dëmtuan nga tërmetet. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milionë lekësh të reja të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive
AKSIONI
Fier për këtë mbështetje financiare, që ka nxitur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Listës së Bashkive që kanë kontribuuar me fond për banorët e prekur nga tërmeti është edhe Vlora me një fond prej 3 milion lekësh.
Q
everia para nisjes së sezonit turistik, tha se këtë vit nuk do të mungojnë rojet bregdetare si dhe kuklat e vrojtimit. Nga realitet situata është ndryshe. Në plazhet e Durrësit pushuesit janë të shqetësuar për sigurinë në det. Paçka se sezoni ka nisur, kullat e vrojtimit nuk janë në funksion, gjithashtu mungojnë rojet bregdetare. “Në plazhin e Durrësit u shënua viktima e parë për këtë sezon veror. Një pushues, banor i zonës u mbyt teksa po lahej në det. Kjo ngjarje solli në vëmendje mungesën e sigurisë në bregdet”. Në këtë bregdet mungojnë edhe tabelat informuese apo sinkalistika mbi zonat ku duhet të notojmë apo edhe e kundërta. Siguria në plazhe për shume vite është një problem serioz.
Plazh, mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet
Ngjarjet e rënda nuk kanë munguar. Sezonin e kaluar në plazhet e Durrësit tetë pushues humbën jetën dhe shumë të tjerë rrezikuan. Pavarësish statistikave, për vendorët nuk kane qenë mjaftueshëm për të marrë masat. Institucionet nga ana
tjetëredhepseekanëdetyrim të sigurojnë zbatimin e ligjit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, pavarësisht paralajmërimit të prefektit të Durrësit. Infrastruktura është një tjetër problem, për dushe e banjo publike nuk flitet.
FORUM
17 E enjte, 13 QERSHOR 2019
REPORTAZH Nga Besnik Bedollari
S
hqipëria një vend i bukur gjeografikisht i vizatuar nga dora e Zotit kudo në hapsirën e saj gjen nga një xhevahir natyror. Këtë herë ndalemi luginës së lumit Devoll, në pjesën ku ai përshkon krahinën e Gorës. Dremitshëm në qytetin e Maliqit ai kalon pranë ish kombinatit të sheqerit, që sot mbetet si monument i rrënuar me lavdinë e tij fikur me kohën. Në gati një kilometër ai ecën ngadalë dhe pranë vendit të qyajtur Tylbe e Goçës nis të shtojë shpëjtësinë duke u rrokullisur dhe gjarpëruar shpateve të maleve. Dhe pikërisht këtu nis dhe bukuria e kësaj lugine fantastike mbuluar nga një gjerdan gjelbërues. Rruga automobilistike zbret ëmbël buzë lumit Devoll duke shoqëruar njëri-tjetrin nga Maliqi drejt Lozhanit në një gjatësi gati 14 kilometër. Syri çlodhet së tepërmi nga bukuria e valeve në të dy anët e lumit. Në të majtë
të tij shpatet janë të veshur në shumicë nga lajthitë, kurse në të djathtë blerimin e japin druri i dushkut dhe shkoza në tërësi. Flora dhe fauna zënë vendin e tyre të pashmangshëm në bashkëjetesën midis tyre. Nuk ka si mos frekuentojnë gjallësat e egra këtë resurs dhe klimë malore siç janë: ariu i murrmë, ujku, dhelpra, lepuri i egër, derri i egër ky një frekuentues i viteve të fundit këtyre anëve, iriqi, kunadhja, ketri, etj. Zvarranikët e ndryshëm, që nga gjarpri, nepërka, hardhuca, zhapiku e shumë të tjerë. Shpendët : mëllenja, shqiponja, skifteri, grifsha, bilbili dhe qyqja në pranverë, shqo-
Devolli, lugina që gjarpëron në Gorë pa, harabeli, qykapiku e shumë zogj të tjerë. Këtij mozaiku nuk nuk mund të mos i bashkohej kohëve të fundit dhe rosa e egër dhe lejleku që frekuentojnë vazhdimisht luginën e lumit. Kjo për faktin se moratoriumi i gjuetisë së paligjshme ka dhënë efektet e veta. Kësaj mrekullie të ndërlidhur bukur mes artit natyror i gëzojnë veç udhëtarëve të zakonshëm edhe turistët e shumtë që kalojnë këtyre anëve. Burimet që zbresin fshehtas brigjeve startojnë buzë rrugës automobilistike, ku autoritetet vendore nuk kanë nguruar t’i kthejnë ato në çezma për të pirë ujë kalimtarët e shumtë. Sigurisht në kohën e verës nën hijet e pemëve dhe mes freskisë së ujit të ftohtë dhe plot veti minerale çlodhja disa çaste është ilaç shërues. Buzë lumit gjen dhe peshkatarë të apasionuar që peshkojnë që herët në mëngjes. Dhe mundi kurrsesi nuk shkon dëm. Gjatë rrjedhës së tij rriten një shumëllojshmëri peshqish, ku vendin kryesor e zë mrena dhe krapi që mbeten nga më të shijëshmit dhe cilësorët. Gjatë kësaj lugine do gjendesh dhe përballë faktit se kjo si zonë minerale ka pasur tri miniera të qymyr gurit, ajo e Babienit, Qënckës dhe Krosnishtit, të cilat ishin mundësi reale punësimi për mbarë krahinën, por jo vetëm. Puna me tre turne bënte që shumë punëtorë të vinin nga qyteti i Maliqit dhe i Korçës. Ndërsa sot këto miniera janë të braktisura dhe jashtë çdo lloj funksioni. Mbi shtratin e lumit Devoll ngrihet dhe disa ura pasarelë dhe metalike që lidhin fshtarat rrotull me njësinë
adminidtrative. Gjatë këtij udhetimi gjithnjë pranë rrjedhës së lumit për gati 20 minuta shfaqet qyteza e vogël e Lozhanit të Ri. Dikur quhej Baranga, emër që nismën e kishte nga disa baraka të ngritura nga ushtritë pushtuese në kohën e luftës nazifashiste. Këtu gjenden zyrat e Njësisë Administrative, shkolla e mesme e bashkuar, një baxho që përpunon produktet e qumshtit të zonës, lapidari ngritur dëshmorëve, si një
ndër krahinat e para që krijoi çetën partizane, si dhe zyra postare. Disa pallate dykatësh dhe trekatësh janë ngritur që në kohën e minierës. Kurse shumë shtëpi private u shtuan gradualisht. Dikur ngrihej fabrika e marmallatës, një klub për punëtorët dhe një dyqan ushqimor dhe veshmbathës. Kurse sot gjenden disa dyqane privatë dhe lokale modestë ku mund të shijosh rakinë e kumbullës veç pijeve freskuese, shoqëruar kjo me mezetë tradicionale të zonës si: speci me gjizë, fërgesa, djathi, lakra turshi, domatet turshi, të brenshme të skuqura etj. Kjo ka nxitur që shumë kalimtarë t’i shijojnë këto produkte tradicionale gorare. Ne qëndrojmë këtu, e ndërkohë lumi devoll vazhdon udhëtimin e tij drejt krahinës së Oparit.
“BRIGJE TË PIKËLLUARA”
Libri i studiuesit amerikan për shqiptarët e Turqisë vjen në shqip
F
litet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur ‘për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre’, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. “Narrativa nacionaliste e historisë së
Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit “imagjinar” shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu.” “Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar.” Ryan Gingeras, aktualisht profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare në Naval Postgraduate
School, SHBA, konsiderohet një ndër njohësit më të mirë të historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Autor i katër librave, si ‘Rënia e Sulltanatit: Lufta e Madhe dhe fundi i Perandorisë Osmane’ (2014) dhe ‘Heroina, krimi i organizuar dhe bërja e Turqisë moderne’ (2015). Libri i tij ‘Brigje të pikëlluara’, ka marrë çmimet ‘Rothschild Book Prize in Nationalism and Ethnic Studies’, dhe ‘British-Kuwait Friendship Society Book Prize’. Skeda e Librit Titulli: BRIGJE TË PIKËLLUARA (Historia krejt e panjohur e shqiptarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane 1912 – 1923) Autori: Ryan Gingeras
Përkthyes: Virgjil Muçi Numri i faqeve: 345 fq Çmimi: 1100 lekë Botues: Botimet IDK ISBN: 978-9928-136-64-0
KULTURE
18 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Balerinët argjentinas ritme folku dhe tango në “arTurbina”
T
radita, arti dhe kultu ra argjentinase erdhën për publikun në skenën e “arTurbinës”. Enada Hoxha dhe Gert Vaso,
bashkë me 10 balerinë argjentinas nisën turin e festivalit “Open on tour” me kërcimet tradicionale të jetës së përditshme, për të demonstruar se
si çdo ditë për ta është festë dhe gëzim. Këtë shfaqje e shijoi dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ku shprehet se, “një natë e ‘nxehtë’ nën tingujt dhe lëvizjet elegante të tangos”. Për herë të parë grupi Sangre Nativa shpalos folkun dhe kulturën e vendit nëpërmjet valleve karakteristike, ritmike dhe elegante. Pa harruar muzikën melodioze dhe tangon, që vetëm ata dinë ta kërcejnë më së miri. Ky festival do udhëtojë për publikun shqiptar në datën 17 qershor, në Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, më 19 dhe 20 qershor në teatrin “Skampa” të Elbasanit, për ta mbyllur me qytetin e Vlorës në datë 27 qershor në Lungomare.
Antologjia, gegërishtja poetike prezantohet në Lezhë Antologjia: Gegërishtja Poetike, Botimet Fishta, e prezantuar në sallën “At Gjergj Fishta “ në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta “ në qytetin e Lezhës, e moderuar nga drejtori i kësaj biblioteke, Frano Kulli, me praninë e redaktorit letrar të kësaj Antologjie, Prof. Primo Shllaku, Prof. Sazan Guri etj. Kjo antologji përmbledh poezi të 35 autorëve shqiptarë edhe të trevave shqiptare, si nga Tetova etj. Të mbledhura e të përgatitura me kujdes dhe profesionalizëm nga autori i kësaj antologjie, Filip Guraziu e të redaktuara profesionalisht nga Prof. Primo Shllaku, të shkruajtura nga poetët e përfshirë këtu në gegërisht. Për autorin e kësaj antologjie Filip Guraziu , harresa e gjuhës së nënës na privon prej faktorëve bashkëformues , të cilët shoqërojnë, plotësojnë dhe zbukurojnë botën shpirtërore dhe jetën emocionale të një poeti, të një personi, familjeje, shoqërie, e në përgjithësi të një kombi. Autori i kësaj përmbledhjeje poetike edhe me poezi këtu, Filip Guraziu, shtron çështjen : A do të mundeshim na me shprehë
ndjenjat, emocione dhe çdo gja tjetër, që lidhet me botën shpirtnore të kësaj jete tokësore, tue harrue gjuhën e nanës. Duke theksuar se gjatë një periudhe kohore relativisht të shkurtë, seleksionova poezi prej 35 autorëve shqiptarë dhe në treva shqiptare, që shkruejnë në gegnisht . Ç`ka provon se Gegnishtja , reziston dhe vazhdon me jetue edhe sot në ndërgjegjen dhe identitetin e popullsisë gege, shkruan në këtë libër me poezi autori Filip Guraziu . Pasi, poezia, si pjesë e artit, mishëron botën shpirtërore, ndjenjat dhe emocionet e tij. – Jo rastësisht, poezitë e përmbledhura në këtë Antologji, që trajtojnë tema të shumëllojshme , burimin e kanë të njëjtë: emocione dhe dashur-
inë e poetit për të bukurën në përgjithësi , për të dashurën , për gëzimin që të ofron jeta, për vendin dhe qytetin e lindjes, për gjuhën dhe kulturën gege, shkruan në këtë libër autori Filip Guraziu.Në këtë libër, lexuesi gjen poezi proteste, për jetën e pashpresë dhe situatën e vështirë ekonomiko-sociale , që po kalojnë shqiptarët, poezi për Gjergj Kastrioti –Skënderbeu etj, si dhe trille filozofike, që ndihmojnë në evidenitimin e ngjyrave optimiste të jetës, pa harruar satirën, këtë pjesë të pandashme të humorit shkodran, pjesë e së cilës janë edhe autori Guraziu dhe redaktori letrar Shllaku , i kësaj antologjie poetike në gegnisht. /Jak Rrozhani/
Shqiptarja shpërblehet me çmimin Fotografia e vitit në “IFF of New York” Fadil Berisha është njëri nga fotografët më të mirë që punon dhe jeton në SHBA, mirëpo pos tij, e suksesshme e që ka vite që punon në Amerikë është edhe Liridona Gjokaj, e cila ka realizuar një numër të madh të imazheve të modeleve dhe artisteve. Kjo ka bërë që Liridona për punën e mirë të shpërblehet edhe në një festival të njohur në Shtetet e Bashkuara. “International Film Festival of New York” ka shpërblyer Liridonën me çmimin Fotografia e vitit 2019, të mbajtur në New York. Liridonën do ta shohim edhe në projekte të tjera të modës dhe kinematografisë.
Tradita, historia dhe kultura e Elbasanit “zbresin” në Tiranë Një atmosferë fantastike erdhi mbrëmjen e së martës në Kalanë e Tiranë për qytetarët të cilët shijuan traditën, historinë dhe kulturën e Elbasanit. Bashkia e Elbasanit zgjodhi Kalanë e Tiranës për këtë aktivitet ku u promovua qyteti i Elbasanit dhe historia e tij. Elbasani u prezantua me këngë e valle, me fotografi të rralla të qytetit në vitet 1918 ku nuk mungoi dhe kulinaria tradicionale e zonjave elbasanase. “Dita e Elbasanit” në Kalanë e Tiranës mblodhi qindra vizitorë vendas e të huaj.
Jeta e Pavarotit së shpejti në ekranet e televizionit Jeta e Luciano Pavarotti-t, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore. Jeta e jashtëzakonshme e Pavarotti-t, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, i cili është edhe fitues i Çmimit Oscar. Howard, regjisor i filmave si “Një Mendje e Ndritur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për fansat e Pavarotti-t një film përtej identitetit të tij muzikor, duke përfshirë rrëfimet e tij para se të bëhej një ikonë e operës. Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të pa treguara më parë.
SHOWBIZ
19 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Muzika e Elton John, Eminem dhe Nirvanës “shkrumbohet” nga flakët Këngët e regjistruara të Sir Elton John, Aretha Franklin, Nirvana, Eminem dhe mijëra të tjera u shkatërruan në një zjarr në vitin 2008, sipas një raporti të New York Times. Regjistrimet u shkrumbuan kur një zjarr përfshiu një depo në Universal Studios Hollywood, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në dokumentet konfidenciale të lëshuara në vitin 2009, Universal Music Group vlerësoi se humbja arriti në 500.000 këngë. “Humbja në zjarr ishte padyshim një trashëgimi e madhe muzikore,”-tha Universal Music Group. Sipas New York Times, regjistrimet e djegura në Uni-
versal Studios përmbanin muzikë dhjetëra vjeçare. Ata përfshinin këngë nga Ray Charles, BB King, the Four Tops, Joni Mitchell, Al Green, Eric Clapton, the Eagles, Tom Petty, REM, Janet Jackson, Guns N’ Roses, Mary J Blige, No Doubt dhe Snoop Dogg. Zjarri nisi pasi punonjësit e mirëmbajtjes përdorën gjatë natës pishtarë për të riparuar çatinë e Universal Studios. Flakët arritën në një depo të njohur si Building 6197, ku ndodheshin arkivat e shfaqjeve televizive, filmave dhe regjistrimeve të zërit në pronësi të Universal Music Group.
Lady Gaga ishte “macja e zezë” për ndarjen e Bradley dhe Irina Shayk? Filmi “A star is born” ku protagonistë ishin Bradley Cooper dhe Lady Gaga u komentua gjatë në faqet rozë. Të gjithë dyshonin se ata kishin ndjenja për njëritjetrin, ndonëse aktori ishte i lidhur me një prej modeleve më seksi në botë. Kishte të tjerë që dyshonin se e krijuan vetë këtë histori për të marrë më shumë vëmendje në filmin e tyre. “Spekulimet për një histori dashurie mes Bradley dhe Gaga nuk i kanë ndihmuar për promovimin e filmit”, tha një burim për People. Ndër të tjera, shtoi se Bradley kishte një lidhje të madhe me Gaga, ndonëse kishte apo jo një shkëndijë dashurie mes tyre. “Nëse kjo bëhet histori e vërtetë në jetën e tyre reale, atëherë bota ka parë dicka para
kohe, por në këto momente të ndjeshme është e vështirë të spekulosh”, tha burimi duke iu referuar jetës sentimentale të Bradley. Prej disa javësh thuhet
Merr fund sherri 6-vjeçar, pajtohen Taylor Swift dhe Katy Perry Kanë qenë ‘armike’ që prej vitit 2012 por duket se më në fund këngëtaret Katy Perry dhe Taylor Swift kanë ngritur flamurin e paqes. Këngëtarja Taylor Swift i ka dërguar Perryt një foto ku shfaqet një pjatë me biskota dhe sipër saj shkruhej “më në fund paqe”. Këtë foto e ka shpërndarë edhe Perry më pas ku ka etiketuar këngëtaren dhe ka shkruar: “Sa mirë kështu”.Edhe më parë këngëtaret kanë shfaqur shenja pajtimi. Taylor Swift ka shtuar këngën “Never Really Over” të Katy Perry-t në listën e këngëve që dëgjon vetë. Ndërkohë disa muaj përpara kësaj Perry kishte mbështetur publikisht Taylor Swift-in duke pëlqyer postimin e saj në Instagram ku thyente heshtjen në lidhje me politikën në vend. Sherri mes tyre nisi në vitin 2012 kur Swift e akuzoi Katy Perryn se i kishte mar-
rë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën. Pas kaq kohësh Perry mori përgjegjësinë si shkaktare e atij sherri.
Dua Lipa revoltohet me komentuesit: Jeni jashtë kontrollit! Përveç komenteve pozitive dhe dashamirëse nga ndjekësit duket se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa përballet edhe me komente që nuk i pëlqejnë. Kur ajo publikon foto nga fëmijëria e saj shumë nga komentuesit shprehen se Dua përdor fotoshop për të bërë që buzët e saj të duken më të trasha. Duket se Dua nuk i ka pëlqyer këto komente dhe për këtë arsye ka publikuar në rrjete sociale një sërë fotosh nga fëmijëria e saj ku ka shkruar: “Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”,-përfundon Dua. Pak kohë më parë ajo dhe i dashuri i saj Isaac i dhanë fund lidhjes së tyre, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është shprehur për diçka të tillë.
se Irina dhe Bradley, të cilët janë prindër të një vajze, i kanë dhënë fund historisë së tyre. Ende mbeten dyshime nëse është Gaga fajtore për gjithë këtë.
Bebe Rexha fiton çmimin prestigjioz Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në një moment shumë të mirë sa i përket jetës profesionale. Shumë nga bashkëpunimet dhe këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme, ndonëse nuk janë vlerësuar me “Grammy Awards”. Megjithatë kënga e saj “I’m a Mess” është vlerësuar me çmimin “Platinum”. Ka qenë vetë Bebe, e cila e ka publikuar ëtë fakt në rrjete sociale ku shkruan: “Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, -ka shkruar këngëtarja shqiptare. Këngëtaret me origjinë shqiptare aktualisht janë në kulmin e suksesit të tyre në botë.
SPORT
20
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Strategu italian bëri ndryshime të rëndësishme në formacion, zëvendësime perfekte Rozalb Lika
S
hqipëria të martën në mbrëmje mori fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Edy Reja. Kuqezinjtë e patën shumë të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës, edhe përballë ishte Moldavia, një kundërshtarë modest, duke marrë në konsideratë nivelin e disa prej futbollistëve të kombëtares sonë. Strategu italian e nisi me skemën 3-5-2 duke bërë disa ndryshime në formacionin bazë, krahasuar me sfidën e tri ditëve më parë ndaj Islandës, që ndeshje që e humbën minimalisht 1-0. Gabimet në mbrojtje nuk munguan as në “Elbasan Arena”, teksa Ismajli, Mavraj dhe Veseli sërish bënë gabime të shumta në prapavijë. Në sulm ndërkohë sërish Hysaj u shfaq shumë i rrezikshëm në sulm, ndërkohë që Sadiku dhe Uzuni u vunë pak herë në kontakt me topin. Duke parë që kuqezinjtë po vuanin shumë në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Reja vendos që të bëjë ndryshime në formacion, duke bërë zgjedhje që e ndihmuan shumë. Më poshtë ju kemi sjellë “tri kartat” fituese të strategut italian, teksa kemi vendosur Ramadanin dhe jo Qose-n, për shkak se ky i fundit qëndroi pak minuta, edhe pse i dha sigurinë që i mungonte në minutat e fundit. “Bisha” Cikalleshi - Bomberi mungonte prej më shumë se dy
3 kartat e fshehura të Rejës që i sollën fitoren ndaj Moldavisë
vitesh në kombëtare për shkaqe të ndryshme, nga zgjedhjet e Panuccit deri te dëmtimet e shumta. Ai ishte shumë aktiv në aksionet sulmuese duke ndihmuar shokët e tij, por mbi të gjitha, arriti që të konkretizonte një aksion fantastik në minutën
e 66-të, pas një aksioni të bukur të dy shokëve të tij, Uzunit dhe Roshit. Edhe në minutat në vijim, Cikalleshi ishte një ndër më të mirët në fushë, duke u kthyer edhe në mbrojtje për të rikuperuar topat. “Raketa” Roshi – Mesfushori
hyri në fushë vetëm disa sekonda pas Cikalleshit, por impakti i tij ishte po aq pozitive. Shpejtësia, driblimet dhe vënia në dispozicion të skuadrës edhe në fazën mbrojtëse, e bënë atë një nga futbollistët më të mirë në fushë. I jashtëzakonshëm në
minutën e 66-të, ku depërton me shpejtësi “skëterr” në zonën e Moldavisë, dhe i ndihmuar pak edhe nga fati shërben për Sokol Cikalleshin. Rendimenti i tij nuk do të ndryshonte me kalimin e minutave, duke marrë vlerësimin nga shokët e tij pas ndeshjes. “Raketa” është rikthyer në formën më të mirë te kuqezinjtë. “Xholi” Ramadani – Për shumë tifozë të pranishëm në tribuna, por dhe për teleshikuesit ishte disi e çuditshme fakti që ai mbante mbi shpinë numrin 9. Një numër që jemi mësuar që ta shohim të mbajtur nga Memushaj. Gjithsesi talenti që luan në Danimarkë me Veljen, e justifikoi totalisht besimin e trajnerit Reja, duke shënuar një gol fantastik në minutën e 2-të të shtesës. Ai bën një driblim të bukur dhe më pas lëshon një të djathtë të hidhur që do të përfundonte në cepin e portës. Festimi i tij linte një shije të “hidhur”, pasi përveç heqjes, ai e shoqëroi edhe me një shqelm, një veprim që në një rast tjetër do i kishte kushtuar shumë. Gjithsesi e pranueshme, në raste të tilla emocionuese.
MBROJTËSI
MESFUSHORI
BARDHEKALTRIT
Elseid Hysaj një hap larg Interit, ka akord me zikaltrit
Ramadani: Nuk e di si e mora numrin 9, Partizani jo hap mbrapa
Lazio i vendos çmim të arsyeshëm Strakoshës për dy klubet angleze
Ylber Ramadani ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes së djeshme ndaj Moldavisë, pasi shënoi në kohën shtesë golin që i dha qetësinë skuadrës së Rejës. Ai nuk e ka mohuar mundësinë për të luajtur me Partizanin në sezonin e ardhshëm. “Heqja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu. Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur. Partizani? Aty flet menaxheri im. Nuk ka pasur asgjë dhe kam folur me menaxherin. Ka pasur vetëm biseda dhe rikthimin në Shqipëri nuk e shoh si hap mbrapa pasi Partizani luan në Champions League. Do të shoh se çfarë do të bëj pasi kam edhe 2 vite kontratë”, tha Ramadani.
Kjo verë do të jetë e nxehtë edhe për Thoma Strakoshën, edhe pse portieri shqiptar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. Prej kohësh për 24-vjeçarin interesohet Tottenham, por raportimet e para ishin se presidenti Claudio Lotito iu ka kërkuar plot 40 milionë euro cilitdo klub që e dëshiron Strakoshën. Gjithsesi gazeta lokale italiane “Corriere di Roma” ka bërë me dije se Arsenal ka hyrë në garë për gardianin kuqezi dhe Lazio ka vendosur një çmim të arsyeshëm për të: 25 milionë euro për kartonin e Strakoshës. Nëse konfirmohet se Lotito e lë të largohet për kaq para, për klube si Arsenal dhe Tottenham nuk do të ishte aspak problem dhe Strakosha do të bëhej pjesë e Premier League që nga sezoni i ardhshëm. Një çmim i tillë do të ishte një shans i mirë për dy skuadrat angleze, që janë në kërkim të një portieri të një niveli të lart për sezonin e ardhshëm.
Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares është një hap larg “divorcit” me klubin bardhekaltër. E ardhmja e tij ka qenë gjithmonë një mister, ashtu siç ka qenë edhe vetë futbollisti në fundin e ndeshjes ndaj Moldavisë. “Bëmë shumë mirë, më pëlqen futbolli që po luajmë. Kemi shënuar, dhe fituam, duhet t’i gëzohemi këtij prezantimi. Për të ardhmen fillimisht do të mendoj për pushimet që fillojnë sot. Dua t’i shijoj në maksimum, nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, deklaroi mbrojtësi shkodran. Sipas burimeve pranë tij, Hysaj është shumë pranë transferimit tek Interi, që është gati për të bërë ofertën konkrete. Në ditët e fundit është folur shumë për një transferim të mundshëm te Atletico Madrid dhe Juventus, por me shumë mundësi mbrojtësin e kombëtares në sezonin e ri do ta shohim në skuadrën e Antonio Contes.
SPORT TRAJNERI
21
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Guardiola: Largohem vetëm nëse më shkarkojnë
A
snjë lamtumirë nga City në vitin 2020, asnjë nuk ka dëshirën për të ndryshuar. Pep Guardiola pranishëm në një turne golfi, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e shohin larg Manchesterit. “Lajmet dalin, kopjohen dhe nuk verifikohen. Kam edhe dy vite kontratë dhe nëse nuk më kërkojnë të largohem, do të qëndrojë”. Deklarata e strategut
spanjoll e dhënë për “Mundo Deportivo”, zbulon të ardhmen e tij, duke mos në konsideratë faktin që shumë media britanike shkruan sot se ai po kalonte sezonin e fundit. “Të fitosh Premier League nuk është thjeshtë, janë shumë skuadra të mëdha. Të fitosh Premier League, pavarësisht trofeve të tjera në Angli, mendoj
se është më i rëndësishmi. Është më i rëndësishëm se Champions League sepse është më i gjatë. Të fitosh kampionatin, konfirmon një sezon spektakolar, edhe pse besohet te e kundërta”. Më pas vjen një koment për blerjen e Hazard nga Reali: “Kanë marrë një futbollistë fantastikë … Nuk jemi të vetmit që harxhojmë para”.
REPORTAZH/ Nga emocionet në përballjen e kuqezinjve ndaj Moldavisë në “Elbasan Arena”
Ë
shtë 11 qershor 2019, kanë kaluar më shumë se tre vite nga ditët kur sheshet mbusheshin me tifozë “Kuq e Zi”. Festohej kualifikimi në “Euro 2016”. Sot sheshet mbushen me protestues ose elektorat për zgjedhjet e lëna pezull. Në Tiranë na shohin të habitur pasi jemi veshur me simbolin e kombëtares. “Ka ndonjë aktivitet që jeni veshur kështu njësoj” – na pyet kamarieri. “Luan Shqipëria kundër Moldavisë” – i përgjigjemi. “Unë jam tifoz, e ndoqa edhe para disa ditësh ndeshjen ku humbëm në Irlandë” – vijon ai bisedën. “Me Islandën” – e korrigjojmë si me gjysmë zëri edhe tundim kokën të buzëqeshur sikur u bindëm që është tifoz. Arrijmë në Elbasan, ku ndjesia është ndryshe. Kamarierët ju shërbejnë tifozëve që mbajnë flamurin mbi supe. Temperaturat janë të larta, por edhe atmosfera gjithashtu. Në pedonale ka zhurmë, ngjyra kuqezi edhe shumë pak ose pothuajse asnjë tifoz moldav. Hyjmë në stadium, teksa nuk jemi në një ditë ku stadiumi është i mbushur plotë. Futbollistët renditen para tifozëve edhe trajnerëve. Afron ora, dëgjohet vërshëllima, nis pjesa e parë, ora 20:45. Skuadra jonë synon fitoren, tenton disa herë të gjej rrugën e rrjetës. Në tribunën (kryesore) tonë ka qetësi. Dalloj një nxitës tifozësh, jo fort sportiv në pamje por duket babaxhan. Kërkon të ndez gjakun e tifozëve. Thërret me duart lart: “Shqipëri..123..Oleee; Shqipëri..123..Oleee; Shikoj rreth e për qark edhe vë re që jam vetëm unë me nxitësin me duart lart. Largoj shikimin drejt fushës, futbollistët e gjatë moldavë duken te pa depërtueshëm. Mbyllët pjesa e parë, rezultat i bardhë 0 me 0. Ora shënon 21:45 shkallët e stadiumit po mbushen. Trajneri bën dy zëvendësime të shpejta, fut në lojë dy lojtarë me karakteristika sulmuese. Si sportdashëse më pëlqen trajneri i ri, edhe për faktin se emri i tij duket familjar me shqipen, Edi Reja. Më ngjason me De Biazin që e thërrisnim Abaz. Në tribunën
Një ditë mes tifozëve të kombëtares, në fitoren e “shpresës”
tonë ka filluar të ndaloi fryma, aksionet janë shtuar edhe pse pa rezultat. Dëgjohet: “Pasoje, gjuaj, ec ec ec” kur papritur vjen momenti i golit. Është
minuta e 65-të që sjell fitoren tek ne. Të gjithë në këmbë, zemrat janë peshë. Në tribunë marrim frymë, më poshtë duket edhe nxitësi. Këtë herë i bashkohemi
më shumë tifozë, ndërkohë që tribunat e tjera duket sikur kanë marr flakë. Një tymë i bardhë parakalon mbi tribuna pas golit të parë të shënuar me “Tifozët
SULMUESI
Lukaku: Conte më i miri në botë, e kam marr vendimin tim
Romelu Lukaku mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere. Sulmuesi belg është i lidhur me një transferim të mundshëm tek Interi, aty ku do të gjente si trajner Conten, të cilin e cilëson si më të mirin në botë. “Është bukur të shohësh Conte që i është bashkuar Interit. Për mua është trajneri më i mirë në bot. Unë e kam marrë vendimin tim, por nuk do të flas për respekt të Manchester Unitedit, që është klubi me të cilin kam kontratë. Tani do të nis pushimet dhe dua të çlodhem e argëtohem, pasi me të ardhmen do të merret agjenti im. Kush është pranë meje e di që e kam pasur ëndërr të luaj në Angli dhe Itali. Me kthimin e Ancelottit, Contes e Sarrit, por edhe transferimin e Ronaldos, Seria A është bërë vërtetë emocionuese”, tha sulmuesi belg. Kuq e Zi” dhe “Illyrian Elite”, që janë dy grupimet që marrin “lejen” për të dhuruar spektaklin e tyre piroteknik. Nxitësi është në këmbë, shtohen duartrokitjet edhe kërkojmë golin e fitores së sigurt. Është minuta e 92-të kur vjen goli i dytë, tifozët bëhen një edhe stadiumi feston. Ndeshja e radhës kundër kampionëve të botës, me 7 shtator FrancëShqipëri. Deri atëherë shpresoj të na ndjek fati dhe sigurisht të besojmë te një tjetër mrekulli, si ajo ndaj Portugalisë, që na hapi rrugën drejt “Euro 2016”. (Nga Entila Cuka)
HISTORIA
Jonathan Woodgate, futbollisti me debutimin më të keq Në gusht 2004, Real Madridi, duke ruajtur me besnikëri politikën e blerjeve të mëdha dhe të shtrenjta, paguan rreth 20 milionë euro për të sjellë mbrojtësin e ri anglez Jonathan Woodgate në “Bernabeu”. Woodgate kishte spikatur te Leeds në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, një ekip që praktikisht u bë një kult. Mbrojtësi anglez spikati në atë kohë për faktin që së bashku me shokun e tij të ekipit, Lee Bowyer, shpëtuan nga agresioni një student indian në qendër të Leeds, por kjo në fakt është një histori që ka të bëjë shumë pak për atë që do ju tregojmë. Koha kaloi shumë shpejt dhe erdhi momenti
që ai të debutonte me fanellën e Real Madridit. Një ditë që për të gjithë do të ishte një ëndërr, por që për mbrojtësin anglez u shndërrua në një makth të vërtetë. Një ditë që Woodgate – dhe jo vetëm ai – nuk do ta harrojë kurrë. Është 22 shtator 2005: 516 ditë pas prezantimit për shtyp. Në mes, pati një seri të gjatë dhe pothuajse të pabesueshme dëmtimesh dhe problemesh fizike që e mbanin mbanin Woodgaten larg fushave të lojës. Në Bernabeu, luhej ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. Publiku madrilen si gjithmonë ndjek me kujdes veprimet e mbrojtësit anglez duke e përkrahur
me duartrokitje dhe ovacione, për ta bërë të ndihej pjesë e familjes së tyre. Por do të kalonin 25 minuta për ta kthyer në një makth. Joseba Etxeberría lëshon një krosim të bukur në zonë, pa shumë pretendime, por mbrojtësi anglez është në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, duke e devijuar me kokë në rrjetën e tij. Historia mund të kishte përfunduar këtu dhe të ishte pak e trishto, por Woodgate vendosi që ajo ndeshje të futej në histori. Në minutën e 44-t, një minuta nga fundi i pjesës së parë, merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Carlos Gurpegi.
FORUM DOSSIER Nga Agim Jazaj Pëllumb Pashaj; ka dorëzuar, kartën e antarsimit të “Rilindjes” këto ditë kryetarit të PS- Vlorë; Anduel Tahiraj, në mënyrë demonstrative!... Artan Haxhaj, i ka marë kartën e identitetit nënës së tij, Teshes, për të mos shkuar; në votimet e 30 qershorit!… Shëmbuj sa të thjeshtë, aq dhe domethënës, të cilët i mësojmë taze, këto ditë nga vet autorët e tyre dhe aq të rralla, sa dhe të lakmuara për qytetarinë, lexuesin tonë! I riu Pëllumb Pashaj, është me origjinë nga Sevasteri i Vlorës, me vullnet e pjekuri admiruese, pëllumb (jo korb) shikim largët, ngjan se sheh deri prapa malit edhe me këtë akt të shpalosur. Një shëmbull i rrallë, apelues dhe referues… Kishim kohë pa u takuar, por kafja e rastësishme, dje në qëndër të Vlorës, na mësoi dhe këtë shëmbull të rrallë, për ta publikuar, referuar dhe frymëzuar në faqet e shtypit… Ah! Sikur të ishte vullneti, arsyetimi dhe veprimi i çdo njeriunjeri? Kemi vakum në formimin dhe emancipimin e shoqërisë, defiçencë për shëmbuj të tillë. Pëllumbi ishte menduar gjatë, i ishte mbushur mëndja top; për tu larguar nga vatha e pistë, tufa e zgjebosur, sepse zgjebja e pllakosur në; stallën dhe tufën e “Rilindiste” ka prekur rëndë Tufën, Bariun, Stallën, Kullotën, do t’më prekte edhe më rëndë mua, madje do t’ua ngjisja edhe të tjerëve. Dhe u nis për në selinë e PS -Vlorë. Takoi drejtë për drejtë kreun e saj; Anduel Tahirin. I komunikoi vendimin e formës së prerë. I zgjati Kartën e antarsisë. “Nuk e meritojë këtë kartë, nuk ishte për mua! Mendova dhe dëshirova t’i shërbeja vetes, familjes time, vendit tim, me gjongul, me pasion, të realizojmë zgjedhje për të zgjidhur hallet e këtij vendi dhe jo zgjedhje për të sunduar këtë vend”. Dhe kryefjala, apo protesta kulmon me zgjedhjet-vjedhjet e 30 qershorit, që vijojnë nga vjedhjet- e “zgjedhjeve” të vitit 2015. Kurrë nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, nuk bëjmë zgjedhje për partinë Socialiste, Rilindiste, nuk mund të bëhem pjesë e këtij krimi e mallkimi, sepse mallkimi i popullit tim më ndjek pas, deri në varr- thot edhe i riu, me mendimin e moçëm. Kam ndërprerë çdo marëdhënie, deri kam fshirë edhe numrat e telefonëve- thot Pëllumbi. Unë do të jem në radhët e atyre që refuzojnë këtë farsë, le të mësojnë edhe të
tjerët, që ju dhimbset Vlora, vota e sovranit, ju dhimbset vendi, të largohen nga ajo vathë e tufë e prekur rëndë nga zgjebja. Të pastrojmë dhe dezinfektojmë Stallën, Tufën edhe Bariun e fëlliqur rëndë! Zgjedhjet pa zgjidhje, të qershorit 2019, kanë qënë arsyet që e kanë shtyrë të riun Pashaj, të bëj këtë veprim si pasha, madje të përciell edhe këtë mesazh: “Zgjedhjet pa konkurues, pa garë, me veten në garë, janë një antikap ligjor, por edhe një antikap mendor”: thot Pëllumbi. Disa njerëz thonë pa e peshuar, apo dhe më një lloj “krenarie”. “Jam me prejardhje; i majtë, apo i djathtë”. Po a mund të ruaj unë këtë traditë, e cila na ka rrënuar e turpëruar edhe në syt e botës. Sepse vërtetë disa thonë se; “Jam familje dëshmori, po harrojnë dhe vet këta mjeranë, abuzojnë me apiratën e dëshmorëve”. Sepse po të ishin dëshmorët gjallë dhe të shihnin Shqipërine e sotme, do t’na bënin lanet, dhe gjakun harëm! Sepse, dëshmorët që u referohen refrakatarët, të verbërit nga trut, nuk ranë për këtë Shqipëri, ku krimi i Rilindjes ka prekur majat, kanabizimi i vendit, nga i parceluar në Lazarat, u shtri në gjithë Vendin. Ku vendi me gjithë këto pasuri të rralla, është në varfëri ekstreme, e cila vjen duke u thelluar. Rilindja për të cilën e votuan shqiptarët, nuk e mbushi, por e thelloi edhe më gropën e krizës dhe nuk ka asnjë perspektivë për ardhmërinë tonë. Ndaj Pëllumbi u apelon bashkëqyteravë të tij: “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje për të zgjedhur qeverisjen, pa marë pjesë të gjithë bashkëqeverisësit”. Pëllumbi e dha mesazhin, u bën gjithashtu thirrje gjithë pëllumbave, dallandysheve, sorrave dhe korbave të apelojnë dhe t’i thërrasin arsyes: Shqipëria është e gjithë shqiptarëv, Vlora ëshët e gjithë vlonjatëve dhe pronë e gjithë Shqiptarëve, të mos bëhen vegëla qorre të politikës qorre, që marin nëpër këmbë të drejtat themelore, të bashkëqytetarëve, të bashkëkomabasve të tyre… Pëllumbi; synonte dhe kontribuonte, të pastronte stallën, kotecin e ndotur, por u ndesh me bariun xhahil të tufës, me çakejt dhe hienat, me korbat dhe sorrat, që kanë ngritur stallën dhe mbarështojnë këtë tufë… Sepse: Llogaria është fare e thjeshtë, raporti është i pa barabard.
22 E enjte, 13 QERSHOR 2019
Binaja, mamaja dhe hataja... 3 zgjedhës i bojkotojë zgjedhjet dhe 1 zgjedhës, mund të bëjë zgjedhje? Pra, “Ky është një antikap ligjor, sa dhe mendor”. “A mund të ket zgjedhje, garë në 32 bashki, pa rivalë? PS- “Rilindja” konkuron e vetme”?-arsyeton dhe protestonPëllumbi I KA MARË TË ËMËS, KARTEN E IDENTITETIT Po thuajse me gjithë shitset e ish ndërmarjes së Librit në Vlorë, njiheshim, kishim shoqëri, po edhe ruajmë miqsi. Këta njerëz në shumicë; zonja e kishin “luksin” të kishin në duar të parat, çdo botim të ditës, por edhe përfitonin të parat nga kontakti me librin dhe shtypin e kohës. Ditë më pare Teshe Haxhaj i kish rënë në dorë, dhe syri i kish kapur një shkrim i kish bërë përshtypje, për zgjedhjet e 30 qershorit…Sikur shihte “plagën e vet që i dhimbte”, por dhe “kurën” që mund të aplikonte, të shëronte dhimbjen”! Teshja (dhe jo vetëm ajo), paska “rënë në bela” me binanë e vet- Artanin…Tani i ka marë kartën e identitetit nënës së tij, për të mos shkuar, në votimet e datës 30 qershor! Mos o perendi! Mund të përballet edhe me ligjin: “Për pengimin të personit, për të votuar deri me ndalimin për në vëndet e BE-s”. Edhe dje paralajmëroi prerë kryeministri! Ishallah nuk ankohet nëna për binanë! S’kemi parë gjë akoma! Dhe ku është fundi, fundi i kësaj marrëzie nga të marrët, por edhe demonstrimi i arsyes qytetare, të cilët zotrojnë veten, kanë dy gram mend në kokë, nuk bëhen mish për top, veprojnë dhe i japin notën e merituar, sa dhe të vonuar, politikës grabitqare, zullumqare- antiqytetare… Madje thonë rreth e rrotull nën zë se: “Teshja mos ka kërkuar edhe ndonjë avokat, avokot për të dalë nga kjo hata”?! Tani, djali i saj, i haberosur dhe i orientuar e “ka privuar” të jemën të mos shkojë për të votuar më 30 qershor. Ai na thot me gojën e vet: “I kam marë Kartën e identitetit”!... Mos do shkojë, të votoj me pasaportën?! Halli madh me këtë njerëz besnik edhe me të pa besët! Ajo ka qënë anëtare e P.P-s, model i sinqeritetit. Këtë se vemë në dyshim, as ne që e kemi njohur prej asaj kohe. Meqënse ka qënë anëtare e PPs, i ka mbetur ora si i thonë llafit të Ura... I njoh këto anë të Labërisë.
Një qejfëlli, pasi kishte kthyer disa kupa ja merte këngës: “Te ura, moj te ura”…Mirpo khesi i këngës i thot marrësit: “Do në hedhesh tutje urës, apo do na mbash te ura”?!... Edhe Teshes, jo vetëm asaj, u ka mbetur akrepi i orës te ura… në Drashovicë… Mirpo një tregëtar perimesh në Orizi, i Vlorës, kishte vendosur një tabelë te buza e banaku- provizor: “Ndalohet shitja, shërbimi dhe afrimi për ish anëtarët e PP-s”! Kalimtarët e shihni dhe u shkaktone buzëqeshje, po edhe mbledhje të buzëve, dukej nga rasati i PP-s. Dhe jo vetëm Tushja, por shumica e këtij kontigjenti heretik, ose si i klasifikojnë shumica e orinteruar, janë: “Vota qorre”, as transformohen dhe as e transferojnë votën”. Por më kryesorja thot -Tani janë: Zgjedhjet e 30 qershorit, pa asnjë parti tjetër politike, pa garë. Kryesorja është se kjo prerje, nostalgjikësh përbën 10 deri 15 përqind të zgjedhësve, dhe mbajnë peng edhe të ardhmen tonë, të fëmijve tanë, votojnë edhe po t’i vras e pres, t’i shtyp e shtrydh, partia, për lidermenderët! Ky kontigjent është i pa mundur të ndryshojë veten dhe votën, mbajnë peng edhe të ardhmen e vendit, pa menduar se çfarë dëmi i bëjnë vendit me “besnikrinë” e pa besisë së tyre ndaj partisë, me pabesinë e partisë, ndaj shoqërisë Shqiptare!... *** Ah o militant i shkretë, Me instikt voton partinë. Të vras nënën dhe babanë, Le të shes dhe Shqipërinë! A ka precedent?! Të qarkullohen sa më shpesh elitat? Të bëhen zgjedhje qoftë dhe në një hark kohor të caktuar, me qeveri teknike? Sa më shpesh të pastrohet stalla e zgjebosur, pusi i veremosur, aq më shpejtë do pastrohet uji në fundin e pusit?... Si shumë nostalgjik, besnik dhe me të pa besët, votojnë me instik partinë e pabesë, liderin pervers, që i pret edhe këta militant të verbuar në besë, duke mbajtur në robëri me votën qorre; të sotmen e tyre dhe të ardhmen e bijve dhe bijave, nipër e mbesave…Dhe vota e instiktit,vota qorre, po mban gjatë, me litarin në qafë një shoqëri të tërë, ndaj e ka detyruar edhe Tanin, djalin inteligjent dhe artist të “ndërmarë një vendimarje të pa ligjshme”, të rrallë sa dhe të moralshëm... Djali i ka marë kartën e identi-
tetit, nënës; Të mos shkoj për të votuar qeverisjen, një partiake të 30 qershorit”, duke dhënë modelin e qytetarisë, për të mjekuar këtë plagë të hershme, nga këto mentalitete që bëjnë hata gjatë, mbi shoqërinë, i kemi edhe prinderit tanë nostalgjik… Meqënse binaja nuk ka mundur t’i transformojë e ndalojë mentalitetin, ai po i ndalon votimin, votën qorre, e cila dëmton shoqërinë, që i dhimbset, dëmtojnë të sotmen dhe të nesërmen e shoqërisë shqiptare. Me këto mentalitete, kurrë nuk mund të shkojmë në Europë. Edhe “elita” qeverisëse e “synon” futjen e vendit në BE, po kërkon të futet me këmbë të pista… Dhe…Kur jep dorëheqjen si kryeminstre; Mei e Anglisë, Kancelari i Austrisë, Kryeministri i Greqisë, kryeministri i Danimarkës?... Përballë hatave tundet kryeministri ynë, u jep mend edhe Europës! Tufa me kusarë dhe kopeja me kriminel, kanë marrë yrysh, shtohen në numër e rasat!... Kur bashkëbiseduesi ja thot këtë model dje edhe Agron Kalos, ky i përgjgjet: “Jemi shumë larg”. Po pse të rrim larg e të mos u afrohemi, pse të mos u referohemi e frymëzohemi nga modele; të përparuara, pse të mos bëjmë hapa përpara”?!... I thua, po kujt ja thua?- thot një llaf i motçëm. Nga të prapambeturit, vjen përparimi? Udhëheqës është ai personalitet që parashikon dhe parandalon çdo lloj krize. Udhëheqës formohet ai që nuk nxjerr plumba nga goja, nuk prodhon helm nga shpirti. Është ai dhe mbetet ai që nuk mendon, e synon pushtetin e tij të sotëm, por synon të nesërmen e tij, të mbetet në tempull si; shërbëtor i vendit të tij! Udhëheqës janë dhe mbeten ata që skuqen në surrat edhe për çdo gabim të të tjerëve, për ata që i ka zgjedhur rreth vetës... Udhëheqës bëhen dhe mbeten ata që ndjejnë dhimbjet e të tjerëve, si në trupin e tyre… Ndërsa Pëllumbi dhe Tani na japin modelin e munguar, të shoqërisë, për Shqipërinë e vonuar, për Shqipërinë që duam! Njeriu duhet të vetpastrohet, të transformohet, të kontribuoj me; transformimin, po dhe me transferimin e votës, për transformimin, emancipimin e shoqërisë dhe të qeverisjeve…
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Banka Botërore 8. Koha nga një vit në vitin tjetër, një vit i plotë, mosha prej një viti 11. Gjarpër johelmues, me trup të trashë e të gjatë rreth një metër 13. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 15. Atë nuk e tret as toka 16. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 17. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 20. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 21. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 22. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 24. Sistem i shlyerjes së detyrimeve reciproke me anë të mallrave dhe shërbimeve 26. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 27. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 28. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 29. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 30. Ai që shtyn vagonin me mineral në minierë quhet... 31. Që ka shije të papërcaktuar, as i ëmbël as i kripur, i pashije 32. MILINGONË f. sh. zool. Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj 34. Që tregon se sendi i përmendur i përket një vete të caktuar, që shpreh përkatësinë ndaj dikujt a diçkaje\par36. Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj 40. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 41. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 43. Përmetari i shuar i skulpturës Odhise ..., (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) 46. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 47. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 48. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 49. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 50. Giordano ..., ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian, u dogj për së gjalli në turrën e druve 52. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike 55. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 56. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 57. Shkurtim i ofshamës 61. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 64. Gjendje kur duhet të zgjedhim medoemos njërën nga dy mundësi a rrugë zgjidhjeje, që
E enjte, 13 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
përjashtojnë njëra-tjetrën 67. Tirana, e kishte targën e makinave ... 68. Besim i njerëzve te forcat e mbinatyrshm 70. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 71. Danikarka atë e ka kryeqytet 73. Po Gjirokastra si e kishte targën 74. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 75. Ndizet shpejt dhe përdoret për motorë 76. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 77. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 78. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 79. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 80. Një llotari popullore, ajo shqiptare është e njohur 85. Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër disa herë, duke i shkaktuar dhembje 89. Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër 91. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 92. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 99. Armik; pushtues. I thonë ashtu armikut. Dush... eshte padyshim 101. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës
dhe në vende ku sundon papastërtia 102. Eshtë një ditar personal publikohen në World Wide Web 104. E pajis shtëpinë me orenditë e nevojshme. 105. Bimë barishtore kacavarëse e vendeve tropikale, që bën fryte në trajtë bishtaje të gjatë e të hollë dhe me erë të këndshme; fryti i kësaj bime 109. Banor vendas i Persisë ose ai që e kishte prejardhjen nga Persia. 110. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 111.Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq 112. Shtrëngim nga ngushtësia VERTIKALISHT 1. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 2. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 3. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 4. Partia Republikane, inicialet 6. MARIN ... (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjt e letërsisë së vjetër shqiptare 7. Quhet ashtu një shitës pemësh 9. Ne të gjithë e kemi një të tillë, prejardhje ndryshe 10. Dakord në gjuhë universale 12. Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin 13. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 14. I drejtohem dikujt me të mirë,
me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka 18. Enë qelqi në trajtën e një gypi, zakonisht të shkallëzuar, që përdoret për punë laboratorike; epruvetë 19. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 23. Organizata Botërore e Tregtisë 25. Kërkesë e deputetëve të parlamentit ndaj një zyrtari të lartë për të dhënë shpjegime për një çështje 33. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 34. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 35. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 36. Marr frymë shpesh e me vështirësi pas një vrapimi, për shkak të një lodhjeje të madhe fizike etj 37. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 38. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 39. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 42. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 43. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje 44. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 45. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 46. Ai që zotëron një pronë a një pasuri dhe e përdor atë për të nxjerrë fitime duke shfrytëzuar të
bëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 71. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 72. Partia Socialpuntore Shqiptare 74. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 75. Ai që merret me rritjen e perimeve, ai që punon bahçen, kopshtar 77. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 81. GJOVALIN ... 1899-1974, inxhinjer, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave. Lindi në Shkodër 82. Kohë e caktuar ose pjesë e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 83. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 84. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 86. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 87. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk 88. Më 393, Perandori romak Theodosius I shpalli djalin e tij 9vjeçar ... bashkëperandor 90. Elektrodë e polit negativ në një burim rryme ose elektrodë e lidhur me polin negativ të një burimi të rrymës elektrike, elektrodë negative; kund. anodë 93. Eshtë muaji i vapës dhe sezonit të pushimeve. Ka diçka të përbashkët me të korrat 94. Shkëmb i lartë me anë të thepisura 95. E vendos dikë a diçka në një vend 96. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 97. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 98. Eshtë i tillë ai që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë 100. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 101. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 103. Perika ... aktor shqiptar. Rolet e tij, Gjergjit në "Tokë e përgjakur", mësues Naimi në filmin "Balonat", Elmazi, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në "Dasëm e çuditshme" etj 106. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 107. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 108. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ...
tjerët 51. Shqipëria e tillë, ka qënë dhe është ëndërr e nacionalistëve 53. Kryeqytet i këtij shteti është Lisbona 54. Më hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rripet lëkura 58. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 59. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 60. Drejtim letrar e artistik i shekujt XVII-XVIII, që ka model artin antik dhe mbështetej në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike 62. Iki fshehurazi nga një vend ku me mbajnë mbyllur për dënim ose kundër dëshirës 63. Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet diçka 65. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 66. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 69. Pjesë e parë e fjalëve të për1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
B B
4
A
5
6
B
V E
E
E
7
N D
I
8
M
N
Z
K
L
15
P
O
E L
B
T R
E
M A T
U R
T
B
T
S
I
E
S
H
D
K O
I
¸
A
R I
Q
B A
K
Z 37
Z
L L
O
A
R E
T
E
A
M
E
E
M I
T
B U
B A
A N
34
K ¸
L
44
A R
A B
R
S
T
H
45
A
¸
A
S
N
T I
K A
O 49
50
V
P
N D K
A K
N D
N
¸
U
58
N 62
P
O
63
D
D
P
M
D
A T
E D
R A
L E
R R
R E S
N
B
S
O
A L
O
M
R
R
54
H
Q I
K 57
A D
O
H
A Q
B
K 60
E
L
O
I
F
R
O R
D
61
K L
I
T
H M ¸
65
A
A
J 42
53
E
59
64
V
A N
41
56
D E
Z
36
A
48 52
55
E
E L
A
46
M A
51
R
B
M T 35
M A
47
N
¸
Z
T
38
O
43
A
M 28
I
40
J
N
30
33
M
K A
27
39
G
E
22
O 26
D A
I 32
B U
V T ¸
M
˙
K
31
A
21
29
O
P
E 20
25
R E
11
M
14
E
19
24
V E
P
16
M
18
23
K
10
K
13
A
17
9
A
12
I
A 66
A L
K M E O
N I
¸
S
A
S
H
T
67
A
D
G
O
L
68
R E
G O
R I
A
O
A N
70
V A
K
R
T
69
N
71
L
A
72
Z
L
A N
O R
E
73
U
V
N 79
E
J
I
A
U
D
D 86
S
D E
76 82
L
O
K
E O J
77
N E
K A
M T I
Z
O
J
C
89
K ¸
90
B A
¸
R O
91
A
J
U A
P
N
U
E
E
K E
R
O
O R
I
B
E S
T E
T I
95
¸
A 98
O
˙
102
99
K
O S
A
T
I
A R
K
D
A
A
U
N
Z
108
G E
J
E
G E
S I
I S
P
O
A U
U I
Z I
S
T
E
R
R I
A
D I
V
107
˙
F
T 110
C I
O N
N
106
A
O
111
V
M
U
H
M
J
K
112
I
G
113
S
M 101
109
N K
97
B I
104
L
105
I
A
96
M 100
103
F
T
E
U ˙
94
A G N
N
K 92
93
Z
R 84
88
K I
O 78
83
87
P
D O K
R
M
D 81
L D ¸
N
75
T
80
85
M U N
M I
K
74
H
J
E 114
O
N I
S
F
E R
E
R
T
P
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Presidenti Meta, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në ceremoninë përkujtimore dhe festive shtetërore me rastin e 20-Vjetorit të Hyrjes së Trupave çlirimtare të NATO-s në Kosovë. Në prani të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilët u takua përzemërsisht, Kreu i Shtetit shqiptar mori pjesë në tubimin madhështor të zhvilluar në sheshin qendror të Prishtinës, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Gjatë këtyre ceremonive shtetërore, u përkujtua me madhështi 20-vjetori historik i hyrjes së trupave të Aleancës së Atlantikut Verior në Kosovë, duke i dhënë fund genocidit të makinerisë ushtarake të Millosheviçit dhe spastrimit etnik, si dhe duke u dhuruar qytetarëve të Kosovës lirinë e shumëpritur. Gjatë këtyre aktiviteteve, Presidenti Meta, u takua përzemërsisht me qytetarë të shumtë të Prishtinës, të cilët i uroi për këtë të ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar. Në një postim në Facebook për takimet në Kosovës, Presidenti Meta shkruan: “Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona”.
24 E enjte, 13 QERSHOR 2019