Koha Jone_14 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 14 DHJETOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 296 (8427)

E premte, 14 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Dje kryeministri humbi shansin për të reflektuar dhe për t’i pranuar në sallën e Parlamentit të gjitha kërkesat e studentëve, por sulmoi opozitën

Studentët s'dorëzohen. Të gjithë në PROTESTË! Gjatë netëve që studentët po flenë jashtë, qytetarët, nëna dhe baballarë kanë marrë nga shtëpitë e tyre batanije dhe ushqime për t'ua çuar studentëve të cilët qëndrojnë në bulevard në temperatura minus 4 gradë. Është mbështetje emocionuese për ata qindra mijëra studentët që këto ditë po i kthejnë dinjitetin Shqipërisë EDITORIAL

Çfarë rektorucësh! Fatkeqësisht, kryeministri Rama ka të drejtë!

Protestë madhështore e studentëve para Kuvendit: Nuk ka dialog pa plotësuar 8 kërkesat

FAQE 3

DEKLARATA

Kryeministri te Fevizu: Studentët, jashtë te kryeministria, le të rrinë aty 10 vjet! FAQE 4

Nga Spiten Prulli

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: Studentët nuk besojnë më asgjë që thotë Rama

FAQE 4

FJALIMI

Thirrja e Kryemadhit: Të gjithë shqiptarët te studentët. O sot, o kurrë!

FAQE 8

REAGIMI

Petrit Vasili: Pse heshtin rektorët për budallallëqet që thotë Rama?

FAQE 2

KOMENT

Studentët po gjunjëzojnë Ramën. Do t’i shesë të gjithë ministrat, po nuk shpëton dot Nga Spartak Ngjela FAQE 2

Kisha Ortodokse: Qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve

FAQE 7

FAQE 9

INVESTIMI

Në foto: Pamje nga protesta e studentëve dje para Kuvendit

FAQE 4,5,24

PROTESTAT E STUDENTËVE, PRESIDENTI ILIR META KTHEN NË KUVEND BUXHETIN 2019

Zëdhënësi i Presidentit përgjigje Ramës: Kthimin e Buxhetit e kërkoi PS

FAQE 4

Një kopsht i ri i ndërtuar nga TAP, çel dyert në Urën Vajgurore

FAQE 12


POLITIKE

2 E premte, 14 DHJETOR 2018

EDITORIAL

Çfarë rektorucësh! Fatkeqësisht, kryeministri Rama ka të drejtë! Nga Spiten Prulli

E

di Rama, i tmerruar nga protesta e stu dentëve që nuk pranojnë ta takojnë, por i vënë kusht 8 kërkesat t’i plotësojë pa llafe, i acaruar nga të tijtë në PS dhe qeveri që nuk kanë ç’të mbrojnë kryeministrin përballë një uragani studentor; mblodhi këtë të enjte gjithë rektorët dhe dekanët e universiteteve publike në Shqipëri. Kryeministri e organizoi kastile dhe në mënyrë dinake takimin me ta dhe live në media për t’iu thënë studentëve se “fajin e kanë këta, e jo qeveria”, se “këta janë hajdutë dhe unë nuk kam përgjegjësi se janë autonomë me ligj e Kushtetutë”, etj, etj. Dhe sulmoi që në fillim. Natyrisht që kishte infor-

macione në letër se ç’kanë bërë disa prej tyre në sallë si rektorë. Nuk është siç mundohet të justifikohet nëpër televizione se “tash i mora vesh se çka ndodhur”! Kryeministri ka ministër arsimi, ka këshilltarë për arsimin, ka plot rrjet informacioni edhe se ç’bisedojnë dy botues mediash në drekë dhe nuk paska patur informacion për milionat e eurove që kanë shpërdoruar rektorët, siç ua përmendi sot. Por Rama mbetet mjeshtër i artit skenik politik dhe mediatik. E ka këtë aftësi në raport me kundërshtarët, por kjo nuk e shpëton nga përgjegjësia ndaj studentëve dhe arroganca që manifeston edhe këto ditë, po në raport me protestuesit. Ai sulmoi hapur rektorët,

KOMENT Nga Spartak Ngjela

S

tudentët janë të pam poshtur se janë në kohën e tyre. Ata janë në kohën historike - ashtu siç i ka pritur vetë Shqipëria. I. Politikanët e korruptuar shqiptarë nuk dinë ta bëjnë dallimin midis kohës nënshtruese dhe kohës historike. Se janë injorantë. Studentët janë në kohën e tyre historike, kurse Rama e kompani kërkon t’i blejë. Dallimi midis kohës nënshtruese dhe asaj historike qëndron në faktin se, nëse e para është koha e lakejve që shiten, blihen dhe nënshtrohen me frikë, koha historike

është koha e dinjitetit që të udhëheq vetë drejt shpëtimit të shoqërisë nga vargonjtë e skllavërisë. Prandaj studentët janë të pamposhtur. Ata po duan të shpëtojnë veten dhe Shqipërinë. Dhe do ta shpëtojnë. II Çfarë po iu tregojnë studentët shqiptarëve? Ata po iu mësojnë dinjitetin dhe moralitetin, dhe kjo nuk është pak për shoqërinë shqiptare. Të gjithë shqiptarët kanë marrë forcë nga qëndresa studentore, kurse korrupsioni llomotit gënjeshtra përditë. Çfarë do të arrijnë studentët?

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

bile u tha se do të rishikojë autonominë e universiteteve. Kjo ishte skandaloze! I ra tavolinës sikur ata të ishin vartësit e tij në PS dhe asnjë nga rektorët apo dekanët nuk foli. I poshtëroi, i dhunoi publikisht. Të gjithë heshtën dhe shumica ulnin kokën. Pse? Sepse kryeministri ua di se ç’kanë bërë me paratë e universitetit. Sepse shumica e tyre janë njerëz pa identitet të spikatur, por të zgjedhur nga kulisat e votimeve, siç bëhen votimet në Shqipëri. Ata heshtën se kanë hallin e karriges së tyre dhe përfitimeve që vjen nga posti në universitete publike. Por poshtërimi nuk ndaloi këtu. U tha se jeni si “kryetarë komunash!”. Dhe asnjë nuk u ngrit të kundërshtonte dhe të

mbronte dinjitetin e tyre personal, por edhe të fakultetit apo universitetit të tyre. Asnjë nuk doli para kryeministrit t’i thoshte se “me kë flet ti?!”. Bile nëse ishin me kaq dinjitet apo krenari sa shiten para studentëve duhej të reagonin fort se “zoti kryeministër nëse vazhdon të na fyeni kështu ose ik nga takimi ose ikëm ne!”. Asnjëri nuk bëzani! Protestuesit këto ditë thonë TURP, për qeverinë. Por TURP duhej edhe për këta rektorë e dekanë, të cilët i mori si tufë delesh dhe u foli si çoban, duke i rrahur me shkop dhe publikisht. Fatkeqësisht, kryeministri ka të drejtë në raport me ta dhe me atë çka shqiptarët panë sonte live nga takimi i Ramës me rektorët dhe dekanët.

Studentët po gjunjëzojnë Ramën Së pari do të gjunjëzojnë kryeministrin që ky të shesë rektoratet dhe t’i akuzojë këta për korrupsion. Ai do thotë “unë nuk kam ditur gjë”. Por studentët do qeshin. Kjo nuk mjafton. Pastaj Rama do të godasë ministrat e korruptuar. Studentët përsëri do të qeshin, se ata janë në kohën e tyre historike, të cilën Rama nuk e kupton, por e ndien me frikë. III. Studentët janë shumë humanë, dhe kjo tregon se ata kanë kohë që kultivohen,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

dhe ka kohë që e analizojnë korrupsionin kryeministror shqiptar. Ata e dinë që nuk kanë të ardhme, se nuk kanë atdhe. Prandaj janë të vendosur: ata do t’i kthejnë vetes

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

dhe të gjithë shqiptarëve Atdheun e grabitur nga hordhitë e korruptuara. Të gjithë do të fitojmë atdheun e grabitur, prandaj të gjithë duhet të jemi me studentët.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 14 DHJETOR 2018

Dje kryeministri humbi shansin për të reflektuar dhe për t’i pranuar në sallën e Parlamentit të gjitha kërkesat e studentëve, por sulmoi opozitën

Studentët s'dorëzohen. Të gjithë në PROTESTË! Gjatë netëve që studentët po flenë jashtë, qytetarët, nëna dhe baballarë kanë marrë nga shtëpitë e tyre batanije dhe ushqime për t'ua çuar studentëve të cilët qëndrojnë në bulevard në temperatura minus 4 gradë. Është mbështetje emocionuese për ata qindra mijëra studentët që këto ditë po i kthejnë dinjitetin Shqipërisë Studentët që janë ngritur prej 10 ditësh në protesta masive edhe dje nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga kryeministri për plotësimin e kushteve të tyre. Dita e enjte dhe zhvillimi i seancës në Kuvend ishte një mundësi ku Qeveria dhe mazhoranca e PS të pranonte publikisht kërkesat dhe të ndërmerrte hapa ligjore për plotësimin e tyre. Por dita e djeshme u konsumua nga kryeministri me fjalime për studentët, kërcënime pedagogët dhe ftesa të çuditshme për dialog në rrjetet sociale. Ndërkohë protesta studentore vijon të rritet nga dita në ditë. Dje para Kuvendit ishin me mijëra të rinj nga Tirana, studentë dhe gjimnazistë që protestuan në mënyrë paqësore për të plotësimin e kërkesave. Pas përfundimit të seancës studentët u vendosën përballë godinës së Kryeministrisë. Tashmë nuk janë më disa grupime studentësh që protestojnë në pika të ndryshme të Tiranës, por një grup i madh si një trup i vetëm ka vendosur të mos dorëzohet. Pasi kanë qëndruar disa ditë jashtë në temperatura të ulëta të dhjetorit, studentët deklaruan dje se janë më të vendosur se kurrë për plotësimin e kërkesave. Pa asnjë dilemë për ndryshim plani ata thonë se nuk do të tërhiqen e nuk do të pranojnë asnjë negociatë për

tetë problemet që i kanë renditur në listën dërguar Qeverisë. Sipas tyre, çdo dialog me këtë qeveri dhe këtë kryeministër është humbje kohë, derisa ende nuk ka një dokument zyrtar të firmosur që t'u jap përgjigje gjithë shqetësimeve që kanë ngritur. Për të gjitha këto arsye protesta e studentëve tashmë ka arritur në një pikë ku nuk mund të ketë kthim pas pa u plotësuar kërkesat. Ai që mund ta ndryshojë situatën dhe të shmang protestat pa mbarim është kryeministri Edi Rama. Ministrja e arsimit nuk ka asgjë në dorë. Deri dje, kreu i qeverisë nuk dha asnjë shenjë se do të pranonte plotësimin e të gjithë kushteve. Ftesa e përsëritur për dialog, më shumë ngjan si një taktikë për të fituar kohë përballë protestave. Mes shumë arsyeve që ai dhe PS nxorën dje për mos plotësimin e kushteve ishte dhe fakti se Buxheti i Shtetit për vitin 2019 ishte miratuar dhe ndodhej në Presidencë. Ishte një justifikim që kërkonte të bënte pjesë të dështimit të qeverisë me arsimin edhe institucione të tjera. Por brenda pak orësh, Presidenti i Republikës e ktheu në kuvend ligjin për Buxhetin. I dha në këtë mënyrë një mundësi qeverisë që nëse e ka seriozisht se do të plotësojë kushtet e studentëve

mund ta bëjë menjëherë. Por në vend të reflektimit edhe këtë ofertë të kreut të shtetit për të dalë nga situata, Edi Rama e mori si sfidë dhe sulmoi kreun e shtetit. Në fakt humbi edhe një mundësi për të dalë nga ngërçi ku e ka futur qeverisjen. Si në asnjë protestë më parë, tubimi i studentëve ka arritur të kthehet në një çështje dinjiteti qytetar dhe kombëtar dhe jo çështje partiake apo vetëm opozitarizmi. Në protestë ka më mijëra studentë dhe të rinj, ka gjimnazistë, ka anëtarë të forumeve rinore të opozitës që janë studentë, por ka edhe të rinjtë të forumit rinor të Par-

tisë Socialiste FRESSH. Kauza që i ka bashkuar këtë herë është e madhe se ndarjet partiake, pasi të gjithë studentët edhe ata të PS, paguajnë njëlloj dhe jetojnë në të njëjtat kushte të mjerueshme të konvikteve. Është një lëvizje që ka zgjuar dhe nervin e reagimit dhe një solidaritet të jashtëzakonshëm të gjithë shoqërisë shqiptare. Gjatë netëve që studentët po flenë jashtë, qytetarët të zakonshëm, nëna dhe baballarë kanë marrë nga shtëpitë batanije dhe ushqime për t'ua çuar studentëve që qëndrojnë në bulevard në temperatura minus 4 gradë. Është mbësh-

tetje emocionuese për ata qindra mijëra studentët që këto ditë po i kthejnë dinjitetin Shqipërisë. Është gjesti më i pakët i dhembshurisë për këto vajza dhe këta djem 20-vjeçarë që po na mësojnë të gjithëve se demokracia nuk është vetëm të votosh, por edhe të kërkosh llogari ndaj atyre që janë zgjedhur. Ndaj rezistenca e studentëve është kthyer në një çështje kombëtare duke mbledhur rreth saj gjithë shoqërinë shqiptare. Është një ortek që vetëm sa ka nisur pak metra larg zyrës së Edi Ramës në Kryeministri. Alban Marku


POLITIKE

4

E premte, 14 DHJETOR 2018

Pas 4 orë thirrjesh para Kuvendit studentët janë të gjithë tek Kryeministria. Refuzohet kategorikisht takimi me Ramën

Studentët nuk ndalin rezistencën, i qëndrojnë Ramës poshtë dritares S

tudentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë si pjesë e rezistencës për të plotësuar 8 kërkesat e tyre, duke sfiduar për të dytën natë edhe temperaturat e ulëta. Gjatë orëve të natës studentëve, të paktë në numër, (ora 21;00) u janë sjellë batanije dhe ushqime nga qytetarët e tyre. Ndërkohë, pasditen e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje urgjente me rektorë dhe dekanë, ku i kërkoi atyre llogari për shpenzimet. Rama i dha një “shuplakë” atyre duke i thanë së edhe ata janë fajtorë, ndërsa u shpreh se bordi i administrimit të universiteteve duhet shkarkuar. Ai i kujtoi atyre se sa të jetë kryeministër do të jetë protestues për çështjet e Universitetit. Protesta e djeshme Me mijëra studentë u zhvendosën para Parlamentit ku për afro 4 orë bënë thirrje: “Ulni tarifat! Plotësoni kërkesat!” Studentëve i janë bashkuar dhe studentë nga Elbasani dhe Durrësi, si dhe qytetarë të ndryshëm. Prej 10 ditësh protesta e studentëve është shumë paqësore dhe ata theksojnë se ajo nuk do ndalet deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata, por vetëm vendimmarrje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit shprehu edhe njëherë gatishmërinë për plotësimin e 8 pikave të studentëve, por tha se këto bëhen duke dialoguar. Duke e quajtur protestën “shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqërinë”, Rama hodhi dyshime se opozita kërkon të përfitojë nga situata e krijuar nga revolta e studentëve për kushte më të mira

në universitetet e tyre. Gjithashtu, Rama iu drejtua studentëve disa herë gjatë ditës së djeshme përmes postimeve në rrjetet sociale. “Jam gati të diskutoj me ta, por studentët duan?! Shuplaka të tilla na duhen për t’u bërë më të vetëdijshëm. Kërkoj dialog jo për të vonuar zgjidhjen, apo për ta zgjatur pafund, por për të hapur një kapitull. Të tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati të realizojmë”- deklaroi Rama nga foltorja e Kuvendit. Ndërkohë studentët i quajtën: “Pallavra qeverie! Të marrë vendimet! Këto që ne kërkojmë janë bazike. Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira!”- thanë dje studentët. Ndërkaq, protestës së tyre i janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshëm. “Nuk kërkojmë benefite, por gjëra minimale! Mbase zemrat e freshistëve janë me kryeministrin. Kur të zgjohet nga ëndrra të vijnë këtu të”- u shpreh dje një student. Protesta minutë pas minute Ora 08:00 - Studentët kalojnë natën jashtë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë Dhjetëra studentë do ta gdhinin edhe ditën e djeshme përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, teksa protesta e tyre hyn sot në ditën e dhjetë. Dhe ashtu siç ishte parashikuar, dy grupet e shpërndara para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë do të mblidheshin më pas para Kuvendit, ndërsa ishte parashikuar dhe seanca e radhës plenare. Ora 08:54 - Nis mbledhja e studentëve te Shkencat e Natyrës. Ora 08:56 - Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë nisën protestën e tyre. Pasi janë mbledhur përpara fakulteteve, studentët kanë marshuar në këmbë

EDI RAMA: STUDENTËT, JASHTË TE KRYEMINISTRIA, LE TË RRINË ATY 10 VJET! Kryeministri Rama te emisioni “Opinion” te Blendi Fevziu i pyetur nga gazetarët për protestën e studentëve, ai tha se ata që po rrinë jashtë te kryeministria le të rrinë 10 vjet aty jashtë! I pyetur me insistim nga Fevziu se kjo është e rëndë, kryeministri insistoi duke e ripërsëritur se “aty të rrinë 10 vjet!”. Më tej kryeministri pohoi “se nuk do të firmos asgjë nga kërkesat, nëse nuk më përmes qytetit. Ata mbajnë në dorë një banderolë të madhe me mbishkrimin “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, ndërsa dëgjohen edhe thirrje në drejtim të qeverisë për të pranuar 8-të kërkesat. Ora 09:01 - Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë stacionohen pas Kuvendit, ndërsa para godinës ishte vendosur një kordon policie, ku sërish u shfaqën policë të pa pajisur me sendet mbrojtëse, ashtu siç ndodhi dhe incidenti në protestën e banorëve të “Astirit”, ku nga hedhja e fishekzjarrëve, u lëndua efektivja Ina Nuka. Ora 09:11 - Edhe studentët që protestuan te MAS-i gjatë gjithë natës, vendosin të zhvendosen tek Kuvendi. Një prej studenteve që kaloi natën para Ministrisë së Arsimit thotë se protesta do të zhvendoset para Kuvendit. “Për momentin do të ikim te Parlamenti pastaj në orën 10 nuk e di si do të vijojë. Plotësimi i 8 pikave mbetet i panegociueshëm”- tha studentja. Ora 09:19 - Imzot Frendo: Studentët i përballojnë me vështirësi

takojnë mua”. Ndërkohë plasi sherri mes kryeministrit dhe analistit Marku Marku, ku ky i fundit i tha se ti si kryeministër punon për pesë biznesmenë e jo për të varfrit. Lidhur me numrin e madh të protestuesve që kanë mbushur sheshet, kryeministri befasoi kur tha se “ata janë mbështetësit e mi, sepse nuk po më kërkojnë të largohen. Është e vetmja protestë ku nuk thuhet ik, ik, ik...”.

shpenzimet, të dialogohet Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, ka përcjellë një mesazh lidhur me protestën studentore që pritej të niste para Kuvendit. “Jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentët të përballojnë të gjithë shpenzimet në sistemin aktual, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet. Qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë. Arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut. Në këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë”- u shpreh dje në mesazhin e tij kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo. Ora 09:33 - Studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë marshojnë drejt Kuvendit. Ora 09:41 - Protesta e studentëve

në Berat, në mbështetje edhe gjimnazistët. Në Berat nis protesta e studentëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe gjimnazistët. Gjimnazi “Kristaq Capo”, më i madhi në qytetin e Beratit, po zhvillon mësimin me orë të reduktuara për të shmangur pushimin e madh dhe daljen e nxënësve nga godina. Një grup nxënësish u mblodhën në qendrën e qytetit, duke dalë në mbështetje të studentëve. Ora 09: 47 - Studentët nga Korpusi marshojnë drejt Parlamentit, teksa do shoqëroheshin nga policia. Ora 09:52 - Studentët u bëjnë thirrje me megafon studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin e t’i bashkohen protestës të zhvendosur tek Kuvendi. Ora 09:57 - Në Shkodër, procedohet penalisht studentja. Njëra nga studentet e proceduara penalisht në Shkodër, Kristina Tonaj, tha dje se është proceduar për shkak të bllokimit të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. “Nuk trembem, qëllimi i procedimeve (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E premte, 14 DHJETOR 2018

(Vijon nga faqja 4) është për të shpërndarë studentët. Unë nuk jam politikisht këtu por si studente e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Unë akuzohem që kam qenë në Tiranë. Por është e dokumentuar që kam qenë në protestë në Shkodër”, u shpreh Tonaj. Ora 10:13 – Nis seanca plenare, ndërsa studentët mblidhen para Parlamentit. Ora 10:23 - Studentët protestojnë edhe në Gjirokastër. Një grup studentësh nga universiteti “Eqrem Çabej” kanë vendosur që të protestonin këtë të enjte, duke iu bashkuar kështu edhe studentëve të tjerë që po protestojnë në vend për plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara. Ora 10: 33 - Rama fton studentët për dialog, por u vendos kushte nga foltorja e Kuvendit, teksa u detyrua ta merrte fjalën dy herë, duke pranuar se studentët me protestën e tyre i dhanë një shuplakë qeverisë. Kreu i Qeverisë tha se 8 pikat e kërkuara nga studentët janë të realizueshme, por tha ai, pas dialogut. “Kjo sallë është në dispozicion për studentët. Opozita reale janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë krye kundër atij sistemi që i ka marrë peng dhe na kanë dhënë një shuplakë për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë dhe ti fokusojmë më shumë tek ajo që ndodh”- ishte alibia e djeshme e kryeministrit Rama. Ora 11: 38 – Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla flet në Kuvend duke iu dridhur zëri. “Studentët kanë të drejtë, gati të marr përgjegjësitë”-deklaroi ministrja Nikolla. Ora 11: 39 – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i përgjigjet deklaratave të Ramës. “Hyre në politikë si hije, do ikësh si kufomë”- e paralajmëroi Kryemadhi shefin e Qeverisë. Ora 12: 06 - Studentët thërrasin në kor: “Edi Rama lëre mallin, hajde na qaj hallin”! Ora 12:21- Protesta para Parlamentit, Policia shton masat e sigurisë . Në protestën e studentëve që po zhvillohej përpara Parlamentit, Policia ka shtuar masat e sigurisë. Në ditën e dhjetë të protestës, ata vijojnë të kundërshtojnë në mënyrë paqësore kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si dhe plotësimin e tetë kërkesave të parashtruara nga vet ata. E megjithatë, pavarësisht mënyrës së tyre të paqtë të të protestuarit, Policia ka shtuar masat e sigurisë për të shmangur çfarëdolloj situate të mundshme. Ora 12: 27 Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi mohon se ka një procedim penal ndaj Robert Aliajt dhe Edmond Tupes, si dhe për studentët që bllokuan qarkullimin në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, pasditen e së martës. “Procedimi penal per studentet e profesor Tupen, “Fake Neës”- tha ministri Lleshi.

Ora 12: 29 – Pasi u largua tinëzisht nga Kuvendi, duke refuzuar studentët, Rama do t’i drejtohej studentëve përmes rrjeteve sociale. “Hajde të dialogojmë, mos bllokoni realizimin e 8 kërkesave tuaja”, shprehej Rama në mesazhin e tij drejtuar studentëve. Ora 12:33 - Studentëve të Tiranës iu bashkohen edhe ata të Durrësit. Ata do të mbërrinin në kryeqytet pak pas mesditë duke u pritur me ovacione nga bashkëmoshatarët e tyre të cilët prej më shumë se dy orësh ishin bashkuar tek sheshi në hyrje të Parlamentit. Ora 12:46 – Artisti i shpallur në kërkim nga policia Robert Aliaj rikthehet tek studentët. Artisti kontrovers Robert Aliaj ka qenë edhe dje i pranishëm në protestën e studentëve që po zhvillohej përpara Parlamentit. Ai madje ka folur edhe me megafon, ku i ka bërë thirrje studentëve që të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre. “Ndjej kaq shumë energji, qëndroni bashkë, krijoni unitet. I keni që të gjitha, keni perspektivën. Keni krijuar diçka shumë të madhe, mbajeni kështu siç është. Unë do jem midis jush, sepse s’ka zgjidhje tjetër. Çdo gjë do realizohet, çdo gjë”, iu drejtua ai studentëve. Ora 12:55 - Studentët në protestë para Kuvendit: Na kanë hequr valët e internetit. Studentët që po protestonin tek Parlamenti, denoncuan se iu janë hequr valët e internetit në zonën ku po protestojnë. “Këta palaço dhe ordinera na kanë shpikur çdo gjë, na kanë hequr valët e internetit. Por ne do t’ia dalim”, tha njëri nga studentët. Ora 13: 07 - Protesta vijon pavarësisht se Parlamenti mbylli punimet e tij të radhës. Studentët nuk u larguan nga sheshi para Kuvendit, në pritje të një vendimi të radhës nga studentët me atë çfarë do të ndodhte me protestën e tyre. Por studentët pavarësisht dyzimeve për t’u rishpërndarë në dy grupe, njëri para Ministrisë së Arsimit dhe tjetri para Kryemi-

nistrisë, u shprehën të vendosur për të vijuar rezistencën dje në ditën e 9-të të rezistencës së tyre. Ora 13: 41 - Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend pr/buxhetin 2019, duke nënkuptuar dhe rishikimin e draftit, në mënyrë që të bëhet e mundur plotësimi i kërkesave të studentëve. Ora 14: 07 – Kryministri Rama çuditet me Presidentin Meta.

“Kthen buxhetin pas propozimeve të LSI-së”- tha Rama në rrjetet sociale. Ora 15:00 - Studentët e Arkitekturës letër ambasadës amerikane për t’i përkrahur studentët në protestë. “Ju kërkojmë ndihmë dhe asistencë kështu që protesta jonë do të arrijë objektivitetin. Ju lutem konsideroni kauzën tonë si të tuajën”, thuhet në letrën

KËRKESAT E STUDENTËVE 1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte). 2. Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online 3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. 4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. 5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19 7. Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. 8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

që studentët i kanë dërguar sot ambasadës amerikane. Letra mban firmën e 54 studentëve të Arkitekturës. Ora 15:08 - Studentët vijojnë protestën dhe thërrasin me mikrofon. “Kërkojnë anulimin e projektligjit dhe plotësimin e 8 kërkesave”- ishin thirrjet e të rinjve para Kryeministrisë. Një qytetar në protestë bëri apel: “Mos ki mllef me studentët. Anulo projektligjin, plotësoni kërkesat”- tha ai. Ora 15:38 - Studentët grisin pankartat me flamujt e partive opozitare PD e LSI, dhe nuk kursejnë as atë të socialistëve. Me aktin e tyre studentët duan të theksojnë me çdo kusht se protesta e tyre është e pa politizuar. Me mbylljen e seancës plenare, ata u zhvendosën para Kryeministrisë. Sic shihet edhe në këtë foto të publikuar në rrjetet sociale, të rinjtë kanë grisur pankartat me simbolet e partive politike. Ata kanë grisur pankartat e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, por nuk kanë kursyer as ato të Partisë Socialiste. Ora 15:55 - Një studenti nga bulevardi kryesor i Tiranës deklaroi pasditen e djeshme se do të ngrihen përfaqësi për të drejtuar protestën, por jo për dialog me Kryeministrin Rama. “Me informacionet që kam unë do ngrihen përfaqësi për të drejtuar protestën dhe jo për të dialoguar me kryeministrin. Këto janë pika që nuk kanë nevojë për dialog. Edhe nesër nëse nuk ka plotësim kërkesash do të mblidhemi për të kërkuar të drejtat tona”- theksoi studenti. Ora 16:04 - Rama këmbëngul për dialog me studentët. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku edhe shkruan: “Pse po na ikin orët pa folur?” Me këtë story Rama i është drejtuar protestës së studentëve që ka hyrë në ditën e dhjetë të saj. Ora 16: 23 - Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë. Ora 17:14 - Rama “shuplakë” dekanëve: Po fshiheni! Nuk është vetëm qeveria fajtore Ora 17:32 - Rama: Bordi i administrimit të universiteteve duhet të shkarkohet Ora 17:46 - Rama: Rektor i universitetit të Tiranës i “arratisur”! Ora 18:02 - Rama-rektorëve: Protesta një ditë do mbarojë, por mua do më keni protestues të Universitetit Ora 18:20 - Denoncimi: Studentëve protestues u janë ofruar Iphone X! Një student denoncoi në media, presionet e ndryshme ndaj tyre për t’u tërhequr nga protesta. Ai tha se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, Iphone X. Ora 19:00 - Studentja: Kam punuar natën dhe kam mbledhur sherbelë për të përballuar shkollën Ora 19:30 - Studentët ndezin zjarre


POLITIKE PROTESTA E STUDENTËVE

P

residenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për buxhetin e vitit 2019. Ky vendim vjen pas protestave masive të studentëve të cilët kërkojnë më shumë investime dhe të ardhura për arsimin dhe universitetet. “Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të

6

E premte, 14 DHJETOR 2018

Presidenti Meta kthen në Kuvend Buxhetin 2019 parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”,- thuhet në deklaratën e Presidencës. Vendimi i Presidentit Meta edhe pse mund të sjellë reagime negative nga ana e PS-së dhe Qeverisë, i jep mundë-

si mazhorancës të rishikojë edhe një herë qëndrimin e saj për kërkesat e studentëve. Studentët kanë paraqitur tetë pika për Qeverinë, por shumica e tyre nuk mund të realizohen nëse Kuvendi nuk ndërhyn në Buxhetin e Shtetit duke ndryshuar fondet për arsimin dhe duke rritur investimet për ambientet dhe për gjithë problematikat e studentëve. Presidenti Meta në këtë mënyrë jo vetëm që ka shprehur gatishmërinë e tij për të plotësuar kërkesat e studentëve, po i ka dhënë mundësinë dhe qeverisë që të tërhiqet nga vendimet që po sjellin protesta 10 ditore në vend.

Replika mes Kryeministrit dhe Presidencës pas kthimit të Buxhetit të vitit 2019 për të plotësuar kërkesat e studentëve

Zëdhënësi i Presidentit përgjigje Ramës: Kthimin e Buxhetit e kërkoi PS T

edi Blushi, Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës kundër kthimit të ligjit për Buxhetin 2019 nga kreu i shtetit. Blushi sqaron opinionin se vendimi i kreut të shtetit për kthimin e ligjit erdhi pas kërkesës së bërë në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi sjellë edhe deklaratën e numrit dy të PS, Taulant Balla, i cili thotë se PS nuk mund të ndryshojë buxhetin e shtetit, pasi ai ndodhet në Presidencë. Pra vetë PS-ja tha publikisht se nuk kemi ç’të bëjmë tani se e kemi votuar, ndaj Presidenti e ka në dorë firmën e ligjit, sipas Kushtetutës. Natyrisht nisur nga shqetësimi i drejtë studentëve dhe për të ndihmuar qeverinë që ta rishikojë buxhetin në favor të zgjidhjes së kërkesave, Presidenti e ktheu Ligjin. Kryeministri Rama ka reaguar pas kthimit të Ligjit nga Ilir Meta, në mënyrë aluçinante, i lodhur dhe i dëshpëruar sepse duket se edhe në PS janë kundër praktikës së tij ku po e fut mazhorancën në konflikt social me studentët dhe popullin. “Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla: Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta? Buxheti sot është te Ilir

ISH-KRYEMINISTRI

Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje. 28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit”,- shkoi dje në Facebook Tedi Blushi duke sjellë dhe deklaratën e Taulant Ballës. Ndërkohë Pasi presidenti Ilir Meta riktheu

serish ne Kuvend ligjin për buxhetin 2019, për t’ju ardhur në ndihmë kështu plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër në rrjetet sociale. “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori

dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama në Twitter. Ndërkohë studentët pas protestës para Kuvendit ndodhen në shesh para Kryeministrisë dhe deklarojnë se nuk do të pranojë asnjë negociatë pa u plotësuar 8 kërkesat. E vetmja mënyrë të vlefshme e plotësimit të 8 kërkesave është ndryshimi i Buxhetit 2019 dhe konkretisht fondet për Ministrinë e Arsimit dhe universitete.

Berisha: “Piktori dështak” shiti ligjin e arsimit I

sh lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për emisionin “Open” në “Top Channel” se studentët kërkojnë që nëpërmjet plotësimit të këtyre 8 pikave, të rrëzojnë edhe ligjin për arsimin, që miratoi Rama gjatë qeverisjes së tij. “Studentët janë kundër sistemit arsimor, që prodhoi ligji i reformës së Ramës dhe kërkojnë që të bjerë ky ligj. Nëse plotësohet 8 pikat, ligji bie dhe

studentët kthehen në auditorë”, tha ish kryeministri i PD-së. Sali Berisha lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, duke denoncuar edhe pasuritë e tyre, të cilësuara si “pjellë e korrupsionit”. “Çdo njëri prej studentëve që janë sonte këtu, di më shumë nga universitetet, sesa piktori dështak dhe “Ndrikull Vila”. Sot ajo tha gjithçka, por nuk

foli fare për vilën 200 mijë euro, të cilën ne ia kemi përmendur mbi 30 herë. Si mendoni ju se u ndërtua vila e Surrelit? Kanë marrë valixhet me para Rama dhe “Ndrikull vila”, për ndërtimin e atyre vilave”, theksoi Sali Berisha. Ish kryeministri shtoi akuzat e tij në drejtim të qeverisë aktuale, duke theksuar se shumë mastera dhe doktoratura nuk mbrohen më në universitetet shtetërore, por janë shitur te privatët.


POLITIKE

7

E premte, 14 DHJETOR 2018

PS rrëzon amendamentet për ligjin e arsimit të lartë. Revoltohen deputetët demokratë

D

eputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim thyen bojkotin dhe u shfaqën në seancën plenare për të mbrojtur amendimin që vetë propozuan, që ndryshon fondet për arsimin. Propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim u rrëzua nga deputetët e shumicës me argumentin se tashmë ky ligj pret dekretin e Presidentit dhe nuk mund të ndërhyjnë në të. Pas rrëzimit të këtij propozimi, deputetët e lanë sallën me tension, por disa orë më vonë Presidenti Ilir Meta njoftoi kthimin për rishqyrtim të ligjit të buxhetit, duke u dhënë kështu socialistëve mundësinë për reflektime në draft si pasojë e kërksave të studentëve të cilët prej 11 ditësh janë hedhur në një protestë pa limit. Seanca e djeshme Protesta e studentëve solli në parlament edhe disa deputetët të opozitës. Luçiano Boçi, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Valentian Duka dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike së bashku me Petrit Vasilin, Luan Ramën, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpacin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishin në seancën e djeshme plenare për të mbrojtur amendamentin për të ndryshuar buxhetin në mënyrë që të rriten fondet për arsimin. “Jemi në këtë sallë për të adresuar ato kërkesa dhe atë debat publik, i cili nuk është midis studentëve dhe neve, por midis studentëve dhe atij që është atje (Kryeministrit) dhe gjithë juve që e mbështesni. Kjo nuk diskutohet. Dhe nëse duan të bëhen palë protestuesit dhe ata kundër të cilëve protestohet, këtu jemi në ato nivele të njohura tashmë të një idiotësie politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog. Monologu vjen ose nga kushtet e vështira politike, ose nga kushtet e vështira psikike. Në të gjitha rastet është një kapsllëk nga i cili nuk çlirojmë dot as Kryeministrin, as këdo që merr fjalën sot”, tha ai. Pas fjalës së tij, deputeti Luçiano Boçi i

Opozita e zhvendos protestën e studentëve brenda Kuvendit

“SHQETËSIMET DHE E STUDENTËVE, NJË GUR THEMELI PËR PËRPARIMIN E SHOQËRISË SONË”

Kisha Ortodokse: Qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar për protestat e studentëve që protestojnë prej 10 ditësh. Në një reagim për mediat, Kisha Ortodokse e Shqipërisë shprehet se qeveria dhe autoritetet përkatëse “të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre”. “Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe hodhi Kryeministrit letrat ku shkruhej ligji i arsimit të lartë, duke nënkuptuar dështimin e këtij ligji. “Unë e përsëris qëndrimin e përbashkët, atë që ka shprehur edhe kryetari i PD. Ne jemi për abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. E kemi thënë që në vigjilje të miratimit të tij,

kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror. Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse .

sepse nga këtu nis e keqja. Jemi për zëvendësimin e tij me një ligj që i përshtatet studentëve, që i jep zhvillim arsimit, që garanton me ligj shkurtimin e tarifave, që garanton me ligj autonominë reale universitare, që garanton me ligj rolin thelbësor që kërkojnë sot studentët dhe ju

nuk ia jepni, dhe nuk doni t’ia jepni. Ky është qëndrimi ynë dhe është i saktë dhe i prerë. Nuk mund të vazhdohet. Qytetarët janë kundër kësaj qeverisje, janë kundër këtij kryeministri sharlatan, janë kundër këtij parlamenti kukull, dhe do të vazhdojnë sepse gjithçka nis me qëndrimet nga

ky parlament, me qëndrimet nga kjo qeverisje dhe bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe në qoftë se kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë”- tha Luçiano Boçi. E ndërsa ai fliste, do ti mbyllej mikrofoni, çka e detyroi deputetin demokrat t’ia hidhte në fytyrë Edi Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë. Të njëjtin veprim e përsëriti pak më vonë edhe deputeti Ervin Salianji, pasi nuk arriti të merrte fjalën e tij në parlament. Ndërkaq, pa dijeninë e PD-së, në parlament u shfaq edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila krahas mbështetjes për protestën, fajësoi gjithë klasën politike për këtë gjendje të arsimit. “Sot kam ardhur në Kuvend për një arsye të vetme, jo për t’iu drejtuar këtij parlamenti as për të marrë një llokmë të studentëve. Studentëve bravo u qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Kam ardhur këtu për t’iu thënë ju që rrini nëpër kafe, që asnjë nuk është në këtë seancë, këtu kushdo që foli është kryehajdut. Asnjë nuk e do këtë vend dhe as keni për ta dashur. Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu kodin zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur”- u shpreh deputetja demokrate Rudina Hajdari.

ME NJË FJALIM QË NGJANTE SI AKTI I DORËHEQJES, MINISTRJA E ARSIMIT BËN PËRMBLEDHJEN: SOLLËM ERË TË RE NË ARSIM E enjta e djeshme në Kuvend nuk ishte nga ditët më të mira për Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, emri i së cilës ka qenë kryefjalë e protestës studentore prej 10 ditësh me radhë. Ajo u ngjit në foltoren e Kuvendit e detyruar nga presioni i valës studentore, e cila e akuzon atë si përgjegjësen kryesore të situatës në të cilën ndodhen sot universitetet shtetërore në vend. Me zërin që i dridhej dhe gati e përlotur, ajo tha se do të kishte qenë më e lehtë të administronte atë çfarë gjeti në arsim, por zgjodhi të ishte në krye të reformës që sipas saj solli një erë të re në arsim, por që marrja e fryteve kërkon kohë. Në dukje, e ngjashme me një deklaratë dorëheqjeje, megjithatë Nikolla u dha të drejtë studentëve në kërkesat e tyre, duke deklaruar se është e gatshme të

Nikolla flet duke iu dridhur zëri: Studentët kanë të drejtë, gati të marr përgjegjësitë marrë çdo përgjegjësi. “Në këto 5 vite mbyllëm 22 Universitete dhe hoqëm nga tregu dhjetëra dhe mijëra diploma pa vlerë. Por koha do të flasë. Akredituam ndërkombëtarësisht për herë të parë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Studentët kanë të drejtë. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin,

askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim. “Lindita Nikolla dil Nga Ministra, të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria”. Unë dola dhe dal nga Ministria se nuk e kam hiç të vështirë . Kam punuar çdo ditë sikur të jetë e fundit për të mos turpëruar askënd që besoi te unë. Do kishte qenë shumë më e lehtë nëse do të administronim ato çfarë gjetëm. Do kishte qenë më e lehtë dhe për ndrikull Nikollën herë me diplomë Kristali dhe herë me mesatare hyrëse apo dalëse nga Universiteti sipas qejfit. Lëre

pastaj për luksin e çantave çdo kishte qenë. Do kisha shpëtuar unë e gjora nëse do kishin administruam atë çfarë gjetëm nga memet, fotot e montuara dhe gënjeshtrat deri në 32 vite e kusur përpara të jetës sime. Zgjodha të jem në krye të një reforme sistemike në arsim nga koshti në Universitet. E vërteta dhe puna kanë qenë aleati më i mirë për t’iu vënë dhe turravrapit në një listë gënjeshtarë dhe shpifarakë, por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, por ftesa për të zhvilluar dhe një betejë më të vështirë është drejt tyre sot. Ajo që tejkalon veten duke parë vetëm të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësisht Universitetet tona. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”- tha dje ministrja Nikolla.


POLITIKE

8 E premte, 14 DHJETOR 2018

FJALIMI

O sot, o kurrë! Nga Monika Kryemadhi

J

u falënderoj për përgjigjen e menjëhershme dhe gatishmërinë që patët. Kjo do të thotë që situata nuk është ajo që prej kohësh është reklamuar dhe është treguar me ngjyrat e mendjes së Edi Ramës dhe kryeministrit të Rilindjes. Sot ne pamë një veprim arrogant, pamë një sjellje armiqësore ndaj të gjithë studentëve, ndaj të gjithë atyre djemve dhe vajzave, të cilët kanë sot 9 ditë që protestojnë në rrugë, dhe protestojnë për më minimalen dhe më baziken. Prej disa ditësh kam qenë e tunduar për të folur për të suportuar, apo për të qenë edhe pjesë e atyre të rinjve dhe të rejave, sepse më kujtonin veten time të 30 viteve më parë, por kam menduar si një nënë që fëmijët duhet të fitojnë pavarësinë, duhet të jenë të zotët e vetes, duhet të jenë fort dhe të lidhur me njëri-tjetrin për të mbajtur atë çka është e tyre, dhe jo t'ja u rrëmbejnë nga dora. Dhe kam parë që gjithë ata djem dhe vajza, për herë të parë pas 28 viteve shikojmë dhe dëgjojmë një lëvizje të tillë. Kur i shikoja dy netë rresht, që rrinin në minus dy gradë në Bulevard, e harrova të qenurit politikane, e harrova të qenurin kryetare partie, dhe mendova se sa bujar Zoti kishte qenë me mua dhe me familjen time, mendova se sa bujar Zoti kishte qenë me Edi Ramën dhe familjen e tij, mendova se sa bujar kishte qenë Zoti me të gjithë ministrat dhe me të gjithë deputetët në Parlament dhe me shumë e shumë të tjerë. Mendova që kishte qenë bujar edhe më oligarkët, të cilët marrin paratë e shqiptarëve dhe i fusin në xhepin e Edi Ramës. Dhe e ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë, që fëmijët e mi i hanin tre herë në ditë vaktet apo flenin në shtrat të ngrohtë dhe ata 140.000 studentë nuk kanë asnjë vakt të mundur për të ngrënë, por mbushin stomakun me një shishe uji, të cilën e mbushin në rubinetat e konvikteve dhe duhet të paguajnë edhe ryshfet për të futur dhe një furnelë për të ngrohur, për të gatuar apo për të

larë rrobat e tyre por e mbushin stomakun edhe me një shishe ujë, të cilën e mbushin në rubinetet e konvikteve dhe duhet të paguajnë edhe ryshfet për të futur një furnellë, për tu ngrohur për të gatuar apo për të larë rrobat e tyre, dhe aq më shumë për tu përballur më pas në auditorë të ftohta, me detyra dhe projekte që duhet ti kenë. U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëj sot është që të hap gojën dhe të flas sepse mendova që kishte një shans, një mundësi që të reagonte, që deri dje e kemi quajtur të çmendur në fakt, por nuk është i çmendur është i kapur në fakt, është i kapur nga krimi, është i kapur nga oligarkia, është i kapur nga droga dhe më pas është i kapur edhe nga çmenduria e tij, mendova që pas atij skenari të tmerrshëm dhe të turpshëm që dha sot në parlament, kërkon negociata me fëmijë të pangrënë, kur kërkon negociata me fëmijë që duhet të punojnë punë të dytë për të blerë librat, që duhet ti paguajë Edi Rama librat e tyre, kërkon negociata me fëmijë të pa veshur, ku duhet ti dali për zot qeveria e Edi Ramës, kërkon negociata me fëmijë që e dinë shumë mirë që për ta ai ka një mendim tjetër, që ata kanë një çmim, nuk ka negociata me Edi Ramën thonë ato, nuk ka dialog me të. Kërkojmë 8 kërkesa minimale, kërkojmë më elementaren, kërkojmë më baziken, por ata nuk e kuptojnë dot që nga Edi Rama i pari, unë e dyta, deputetët e kuvendit, Gramoz Ruçi, etj. Nuk kuptojnë dot sepse me aq para sa ne harxhojmë nëpër kafene, ato shtyjnë muajin dhe jo për ta mbushur barkun e tyre me bukë, por për të blerë libra, për të fotokopjuar leksionet dhe për të dorëzuar detyrat dhe projektet e tyre. Prandaj sot, si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ju kërkoj të gjithë ju që jeni drejtues të shtabeve tona elektorale dhe që nga sot në të gjithë Shqipërinë do të dal dhe do të lëviz,

hidhni poshtë kartën e antarësisë, hidhni poshtë kartën e partisë, dilni në mbrojtje të fëmijëve tuaj, që janë duke vdekur nga i ftohti në rrugë dhe po kërkojnë më minimalen. Harroni flamurin e partisë, merrni flamurin kombëtar në dorë, dilni dhe mbroni fëmijët tuaj, mos kini frikë nga kompleksi i Edi Ramës, mos kini nga dhuna psikologjike dhe nga mediat e blera prej Edi Ramës. Luftoni për fëmijët tuaj, luftoni për fëmijët e shqiptarëve, luftoni për rininë tonë, për një rini që po ikën çdo ditë e më shumë. E thashë edhe në mëngjes dhe po e them përsëri, më keq seç i ka bërë ky njeri vendit, nuk i kanë bërë as pushtuesit, prandaj që nga ky moment ju bëj thirrje të gjithëve Mos ndaloni, suport të rinjve kudo që janë. Sa në kryeministri, sa në parlament, sa në ministri, ku të kenë dëshirën ata. Mos ndaloni. Thërrisni komshinjtë, thërrisni farefisin, thërrisni miqtë, zgjeroni radhët sepse nga sot, unë ju drejtohem jo vetëm ju, si drejtues të strukturave të LSI të Tiranës, por do t'u drejtohem të gjithë strukturave të LSI. I bëj thirrje të gjithë demokratëve socialistëve, të hartojnë kartën e anëtarësisë, të harrojnë flamurin e partisë dhe të ngremë flamurin kombëtar. Ose sot ose kurrë, fatet e shqiptarëve janë në dorën e shqiptarëve, nuk janë në dorën e një njeriu që kërkon negociata me atë që nuk ka çfarë humbet. Ata studentë nuk kanë çfarë humbasin më. Ata student ose do të fitojnë betejën përballë një monstre grabitqare, gjakpirëse, përballë një monstër që tallet me fukarallëkun e njerëzve, ose ky vend nuk ka më të ardhme. Ju drejtohem të gjithë fermerëve të cilët Edi Rama i groposi duke i futur në skemën e detyrimeve të detyrueshme edhe pse nuk kanë shitur asnjë kg domate. Të ngrenë kokën dhe ti vijnë Edi Ramës përballë kryeministrisë, aty ku ai firmos çmimin e naftës që ua shet shqiptarëve 2 mijë lekë litrin. Aty ku mbush xhepin e shqiptarëve dhe të fermerëve të cilët duan të konkurrojnë në tregun e Europës, ku nafta është më e shtrenjtë, ku nuk ka kanale kulluese, ku nuk ka infrastrukturë, ku nuk ka asnjë subvencion nga qeveria, por përkundrazi ka grabitje nga qeveria. I bëj thirrje këtyre fermerëve, të vijnë dhe të protestojmë, sepse nuk mund ta përfaqësojë subvencionin e fermerëve drejtoresha e oligarkut. E atij që ia merr paratë shqiptarëve dhe ia fut në xhepin e Edi Ramës. Prandaj kot mos të shpresojnë. E kam thënë më përpara, e them

përsëri. Nuk ka subvencione për fermerët e varfër, ka subvencion vetëm për oligarkët e Edi Ramës. I bëj thirrje naftëtarëve, të cilët ai talli në metodën e tij më të mrekullueshme dixhitale, duke ndejtur 20 metra larg tyre nga zyra në zyrë dhe vetëm për tu parë nëpërmjet ekranit. Sepse ka ndotje nga naftëtarët ai, nuk ua jep dot dorën naftëtarëve se ka neveri, ti japë dorën një punëtori, se dora e tij e ngjyrosur nga bojërat kimike të pikturave dhe poçeve që bën, nuk mund t'i japë dorën një naftëtari që ka vite dhe ka sakrifikuar jetën e tij për të krijuar një familje me të ardhura të mira dhe për tu sakrifikuar që ta sjellë fëmijën e tij të studiojë si një student normal. Ju bëj thirrje këtyre naftëtarëve, që ai u tall me statusin e tyre, që nuk ua dha shansin ta gëzojnë atë status, të dalin dhe të luftojnë, të bashkohen me fëmijët e tyre student, sepse negociatat që bëri me ta, i bleu, i përdori, i shpërndau, i përcau dhe ja ku janë sot. I bëj thirrje naftëtarëve dhe minatorëve bashkë me naftëtarët. Sepse naftëtarët duhet të bëhen bashkë me minatorët. Sepse kanë po të njëjtin hall. Njëri ç'pon tokën tjetri futet me qindra metra në tokë. Këta që kanë dhe administrojnë pasurinë më të madhe të Shqipërisë, të cilët mbushin xhepat e oligarkëve të Edi Ramës, këta janë dhe njerëzit më të varfër dhe atë pak para që ata marrin Edi Rama ua merr, duke ia marr fëmijëve të tyre që janë student. Prandaj o sot o kurrë, të gjithë këta minatorë që janë nga Bulqiza, Përrenjasi, Selenica, të vijnë dhe tu bashkohen fëmijëve të tyre, të cilët po na japin forcë dhe shpresë. Dhe po na japin besim për ta larguar këtë mortje të keqe që rritet me kafshatën e fundit të fëmijëve të shqiptarëve, që rritet me kafshatën e fukarait. Kam dhe një mesazh për drejtoreshat e gjimnazit të cilat i quajnë nxënësit mashtruesa. Nuk ka mashtruese më të madhe se një mësuese që kërcënon nxënësit. Nuk ka mashtruese dhe kriminele më të madhe sesa një mësuese që përdor librin për presion. Dhe po ju them lërini fëmijët të lirë. Lërini fëmijët të lirë, sepse liria është më e shtrenjtë se paga e drejtoreshës. Sepse liria është më e shtrenjtë se mëkati i shitjes së një nxënësi për t'u regjistruar në shkollat e mesme të qendrës së Tiranës. Të gjitha janë të dokumentuara sepse gjithë kjo urrejtje dhe gjithë kjo revoltë nuk mund të ndodhte ndryshe nëse njerëzit nuk do të shikonin që çdo ditë e më shumë iu shtrëngohet laku. Prandaj sot deklaroj këtu me ju

dhe deklaroheni dhe shpërndajeni kudo: protesta e studentëve është protestë e studentëve që i dha një mësim të mirë politikës shqiptare, por mbi të gjitha na dha mësim ne, për të kuptuar se e keqja e madhe nuk është midis nesh, duke bërë sikur bëjmë konflikt dhe politikë. Por e keqja më e madhe është koka e qeverisë, Edi Rama që është peng i krimit, peng i drogës, peng i armiqve të shqiptarëve. Prandaj nga sot mos ndaloni çdo minutë, çdo sekondë dhe çdo ditë, të gjithë atje me studentët. T'i thërrasim të gjitha gratë dhe vajzat tona, të gjithë suportin tanë të bashkohen me studentët për ta larguar, deri sa dhe socialistët vetë të kuptojnë që e keqja e Partisë Socialiste ishte Edi Rama, nuk ishte Partia Socialiste. E keqja e Partisë Socialiste ishte përçarja që i bëri Edi Rama. E keqja e Partisë Socialiste ishte fyerja dhe largimi i figurave të Partisë Socialiste. Iu bëj thirrje të gjithë atyre figurave, të cilët nuk e shikojnë veten të kapur dhe të blerë nga Edi Rama, me fëmijë në punë, me tendera apo me leje pallatesh, t'i kthehen Partisë Socialiste dhe ta marrin në dorë fatin e saj. Të marrin Partinë Socialiste, atë parti që në '97 shqiptarët i dhanë shumicën, tua kthejnë edhe njëherë socialistëve të vërtetë, sepse Partia Socialiste është e socialistëve, nuk është e Edi Ramës, nuk është e krimit dhe nuk është e kriminelëve. Po kështu iu bëj thirrje edhe të gjithë demokratëve, të bashkohen, të bashkohen për një qëllim, ta forcojnë Partinë Demokratike, ta rrisin atë. Sepse ashtu siç ishte Partia Demokratike në '90, që solli shpresë për shqiptarët, t'i japi forcë dhe shpresë përsëri, jo vetëm atij brezi që e solli pluralizmin në Shqipëri, por t'i japi shpresë dhe çdo socialisti të ndershëm. Sepse duke pasur një opozitë të fortë, ka dhe një qeverisje të fortë. Duke pasur një opozitë të fortë, ka dhe një shtet dhe institucion të fortë. Prandaj nuk më ngelet gjë tjetër vetëm se t'i lutem Zotit, që të gjithë bashkë pa dallim ideologjie, t'i japë forcë atyre studentëve, t'iu japi kurajo dhe guxim. Ti lutemi Zotit për t'i dhënë forcë dhe besim prindërve të tyre, që të gjejnë mundësinë që t'iu bashkohen. I lutem Zotit që t'iu japi forcë dhe besim ju, që ti suportoni dhe ti mbështesni ata studentë. I lutem Zotit ti bekojë shqiptarët, ti bëjë më të fortë dhe ti ruajë ata kudo që janë. Faleminderit. *Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me strukturat drejtuese të LSI Tiranë


POLITIKE

9

E premte, 14 DHJETOR 2018

Zëvendës Kryetari i LSI-së: Të plotësojmë kërkesat e tyre, ndryshe ata kanë të drejtë të na nxjerin nga Kuvendi

Luan Rama: Të ulim kokën përballë studentëve, t’ju kërkojmë ndjesë Z

ëvendëskrytari i LSI-së, Luan Rama ishte pjesë e grupit të deputetëve të opozitës që thyen bojkotin e seancave plenare, për të marrë pjesë në diskutimet e amendamenteve të LSI-së për buxhetin e arsimit. Nga foltorja e Kuvendit, si dhe duke marrë shkas nga protesta e studentëve jashtë tij, Luan Rama kërkoi nga kolegët e tij të ulin kokën para studenteve dhe t’i kërkojnë ndjesë për gjithçka është bërë keq gjatë këtyre viteve në arsimin shqiptar. Pas kaq kohësh bojkotimi të seancës plenare, Rama së bashku me deputetë të tjerë të LSI, i është rikthyer kuvendit, teksa shpreh edhe mbështetjen për studentët. E ndërsa i bëri apel kolegëve të tij të PS-së për të miratuar së bashku ndryshimet në ligj, që bëjnë të mundur legalizimin e asaj që thonë studentët prej 10 ditësh tashmë. Pasi nëse veprojnë ndryshe, atëherë studentët kanë të gjithë të drejtën ti nxjerrin ata me forcë nga Kuvendi. “Së pari dua të theksoj që sot nuk është një ditë e zakonshme dhe Kuvendi nuk mund ta trajtojë të gjithë atë që po ndodh jashtë sallës së tij si një çështje procedurash. E dyta, protesta e studentëve, revolta e studentëve, në thelb është treguesi më i mirë i produktit politik të të gjithë klasës politike të këtij vendi në 27 vjet dhe është produkti më akuzues i qeverisjes së këtij vendi, që

do të thotë që të gjithë ne këtu, pavarësisht ngjyrës politike dhe krahut që përfaqësojmë, duhet të ndihemi të turpëruar, të ulim kokën dhe t’u kërkojmë ndjesë atyre studentëve, dhe të harrojmë për një çast se çfarë mandati partiak kemi këtu, për t’u ngritur të paktën në nivelin e qytetarisë, të kulturës dhe të rezistencës së atyre studentëve atje. Pikërisht kjo është arsyeja që ne jemi sot në këtë sallë, që t’i bëjmë thirrje vetes sonë, të ulim kokën dhe t’u kërkojmë atyre ndjesë dhe të reflektojmë

jo duke u kapërdisur, as duke u mburrur me numrin e kartonëve apo me postet që mbajmë, por pikë së pari të mendojmë që ata janë djem dhe vajza nënash, janë djem të këtij vendi që janë atje për shkak të përgjegjësisë sonë. Të të gjithëve ne. Më lëni t`ju shikoj në sy kolegë deputetë të Partisë Socialiste dhe të shoh te secili prej jush fytyrën e vërtetë, dimensionin njerëzor, solidaritetin për të cilin keni folur në 27 vjet dhe ta shfaqim këtë sot si reflektim. Le të rrijë procedura, le të rrijë Kuvendi

mbledhur sot, nesër, pasnesër. Këtu në mjediset e Kuvendit, në komfortin e kondicionerëve, në kontrast, me rrugën ku qëndrojnë ata dhe të legalizojmë që tani atë që Kryeministri thotë se është dakord. A je dakord? Hajde të miratojmë ndryshimet në ligj, të legalizojmë atë që thonë studentët dhe pastaj të ecim më tej ose përndryshe studentët kanë të gjithë të drejtën e Zotit të na nxjerrin të gjithë jashtë, duke filluar nga ky Rama këtu e tek Rama këtu”- u shpreh deputeti i LSI-së, Luan Rama.

DENONCIMI

Bursat e studimit për ekselentët, Rrokaj: Ato i marrin fëmijët e punësuar në administratë

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj ka denoncuar përmes rrjeteve sociale vendimet e qeverisë për tu dhënë të drejta studimi fëmijëve të punësuar në administratë në 300 universitetet më të mira në botë, ndryshe nga ç’parashikon ligji për studentët e tjerë ekselencë “Ca të nënës dhe ca të njerkës”, tha Rrokaj pas lajmeve të përhapur së fundmi në media ku denoncohet se bursat e studimit në universitetet më të mira në botë, paguar nga shteti shqiptar shkojnë më së shumti për fëmijë politikanësh majtas dhe djathtas si dhe drejtuesve të medias. “A e dinë studentët ekselentë se me fondet e tyre përfitonte administrata e partisë për studime jashtë vendit? Ja çfarë ka ndodhur: VKM-ja e kësaj Qeverie ka diskriminuar studentët për studime jashtë, pasi për studentët mbështetja financiare jepej prej Ministrisë së Arsimit vetëm për 15 universitetet më të mira në botë, kurse administrata mund të përfitonte mbështetje financiare në 300 universitetet më të mira në botë. Pra, me fondet e tyre të arsimit studentët janë parë si të njerkës, kurse administrata është parë si e nënës (Parti). Jo vetëm iu merren fondet duke ia kaluar administratës, por edhe janë diskriminuar në krahasim me të”tha deputeti i LSI, Shezai Rrokaj.

KREU I LIGJVËNËSVE TË LSI-SË: PSE HESHTIN REKTORËT PËR BUDALLALLËQET QË THOTË RAMA?

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi ashpër qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste në Kuvend për vendimi për të rrëzuar me fuqinë e kartonit amendamentet që do të bënin të mundur, sipas tij, zgjidhjen e problemeve që kanë sot studentët shqiptarë. Sipas tij, LSI-ja paraqiti amendamente për buxhetin që reflektonin kërkesat e studentëve, por e ka cilësuar turp refuzimin e Ramës. Vasili tha këto janë amendamentet e studentëve për buxhetin, që LSI vetëm i çoi në sallën e parlamentit për të zgjidhur kushtet ç’njerëzore të tyre dhe ky kryeministër i paturp i hodhi poshtë, i refuzoi, i përbuzi. “Kryeministri

Vasili ndaj Ramës: Armik i studentëve, refuzoi amendamentet e LSI-së hodhi poshtë amendamentet e studentëve, turp-turp. LSI ka paraqitur amendamente për buxhetin duke reflektuar pikë për pikë kërkesat e studentëve nevojat e tyre bazike dhe kushtet e turpshme të jetesës së tyre në konvikte. Ky kryeministër armik i studentëve që vjedh 30 milion euro në një ditë me kompani mashtruese, që ju dhuron miliarda oligarkëve me koncesione u kursen lekët studentëve dhe i lë: që i le qindra vajza studente me disa banja; që i le studentët pa ujë për t’u larë; që i

le pa ngrohje; që i le nga gjashtë e më shumë studentë në një dhomë. Këto janë amendamentet e studentëve për buxhetin, që LSI-ja vetëm i çoi në sallën

e parlamentit për të zgjidhur kushtet ç’njerëzore të tyre dhe ky kryeministër i paturp i hodhi poshtë, i refuzoi, i përbuzi. Turp turp turp”- u shpreh Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI-së, do të reagonte pak orë më vonë edhe në lidhje me fjalimin e Edi Ramës para rektorëve të universiteteve shtetërore. Vasili u shpreh se Edi Rama mbajti një fjalim të mbushur me budallallëqe, ndërsa shtoi se nuk e kupton se përse nuk reagoi asnjë prej rektorëve. “Kryeministri tapë-topi broçkulliti, rektorët

hiç?! Shkollëpaku krakërriti si laraskë qorre përpara rektorëve e dekanëve. Thesi i budallëqeve qe i madh dhe ata rektorë e dekanë po ta kishin pasur student do t’i kishin vënë një dysh dy metra të gjatë këtij kryeministrit tapë-topi. Po si munden të heshtin këta rektorë përpara këtij tapë-topi? Çdo interes personal është aq i vogël dhe pa rëndësi sa që s’mund ta justifikojë një heshtje të tillë depersonalizuese. Sa gjynah një grup njerëzish të dijes i nënshtrohen një të padituri. Fitoi tapa e topit, apo humbën rektorët? Jo, thjesht humbi morali dhe karakteri dhe fitoi interesi i vogël dhe personaliteti i shplarë”- u shpreh dje Petrit Vasili.


POLITIKE

10

E premte, 14 DHJETOR 2018

Protesta te Bregu i Lumit, Jorida Tabaku: S’kemi për ta lejuar vjedhjen e bërë pëermes dëmshpërblimeve

Banorët e Unazës vijojnë protestat: Jemi qytetarë, duam shpronësimin e plotë B

anorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish edhe këtë të enjte në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. “Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë, duam të drejtat tona, duam shpronësimin”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre. Pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë gra dhe vajza, dhe mungesa e burrave ndoshta vjen për të shmangur përplasjen me policinë ose procedimet penale. Gjithsesi, në kraj të banorëve si çdo mbërmje, edhe deputetët e PD-së kanë qenë të pranishëm në mbështetje të tyre. Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se Partia Demokratike do t’i mbështesë qytetarët deri sa të marrin të drejtën e tyre. “Sot bëhen dy javë që këta banorë protestojnë çdo ditë në orën 4 për të mbrojtur një të drejtë të tyre legjitime. Sot e gjithë Tirana ka qenë në protestë, ka qenë në protestë nga studentët, të cilët kërkojnë dhe ata një të drejtë të tyre legjitime, të drejtën për arsim. Dje e gjithë Shqipëria ishte në protestë, fermerët, bizneset ishin ngritur në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Por akoma nuk kemi përgjigje për asnjë nga grupet që protestojnë. Unë me kolegët e mi të PD-së, Balliu dhe Premçi jam përsëri këtu në

mbrojtje të banorëve, përsëri në mbrojtje të të drejtës së tyre dhe të pronës. Besoja që do kishim reflektim nga ana e qeverisë, besoja se do kishim një përgjigje sepse këta njerëz janë në të drejtën e tyre. Por çfarë përgjigje mund të kthesh për korrupsionin dhe për vjedhjen. Çfarë përgjigje mund të kesh kur shkon dhe zapton shtëpinë? Çfarë përgjigje mund të kthesh kur këta njerëz i trajton

me dy standarde dhe kjo është mënyra se si Erion Veliaj ka punuar këto 4 vite në Tiranë, kjo është mënyra se si Edi Rama ka punuar këto 5 vite në Shqipëri”, deklaroi deputetja e PD-së. Ajo tha se unë e di që këta qeveritarë që sot drejtojnë nuk kanë asnjë standard tjetër përveç vjedhjes e korrupsionit por këta qytetarë do ta gjejnë të drejtën e tyre me mbështetjen e PD. “Këta qytetarë

do të marrin dëmshpërblimin e tyre, nuk do të lejohen që prona e tyre të preket. Nuk do të lejohen në asnjë mënyrë që të vijnë dhe t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mes të natës ashtu siç ka ndodhur me banorë të tjerë dhe ne do i mbështesim për të kërkuar dëmshpërblim të drejtë ashtu siç iu takon. I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë, i bëj thirrje dhe njëherë bashkisë të vijë t’i dëgjojnë këta banorë, të vijë të shohë se kërkesat e tyre janë të drejta ashtu si kërkesat e studentëve janë të drejta, ashtu si kërkesat e bizneseve, kërkesat e fermerëve. Çdo shqiptar proteston dhe kjo duhet të ishte kambanë alarmi për qeverinë por përsëri qeveria, bashkia ndodhen në një realitet tjetër. Nuk e kuptojnë se çfarë po kërkojnë njerëzit. Në qoftë se sot e gjithë Shqipëria është në protestë, në qoftë se çdo projekt investimi që zhvillohet ka mbrapa vjedhjen dhe korrupsionin atëherë ka një problem më të madh me këtë qeveri. Ne jemi këtu për të treguar që sot ata që na qeverisin, janë thjesht një bandë hajdutësh që po përpiqen të vjedhin çdo gjë, jo vetëm paratë publike por edhe shtëpitë e këtyre njerëzve. Nuk kemi për ta lejuar”, deklaroi dje deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

INCIDENTE NË SHKODËR - DEPUTETI I PD PËRPLASET ME POLICINË: MOS PREKNI PROTESTUESIT!

S

hqipëria është kthyer në një arenë protestash, si pasojë e kushteve të rënduara ekonomike që po kalojnë shqiptarët në qeverisjen “Rama”. Paralelisht me Tiranën, protesta janë zhvilluar dje edhe në Durrës, të cilët kanë bllokuar edhe autostradën Tiranë-Durrës në të dyja krahët pranë mbikalimit të Shkozetit. Banorët kanë dalë në mbështetje të studentëve por protestojnë edhe për taksat e larta dhe për papunësinë. Edhe në Shkodër për të 4 ditën kanë vazhduar protestat, me thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit. Madje mes makinave të bllokuara është edhe një makinë policie. Banorët e Shkodrës kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit, taksat por edhe varfërinë. Edhe qytetarët në Berat janë ngritur në protestë kundër çmimit të naftës, duke bllokuar rrugën kryesore e duke rënduar trafikun.

“Blackout”, Shqipëria në protestë bllokohen rrugët kryesore në vend

Përplasje me policinë Në fund të protestës në ditën e katërt të qytetareve në Shkodër ka pasur një debat të fortë mes policisë dhe deputetit demokrat Bardh Spahia që shoqërohej nga kreu i PD-së Shkodër Xhevdet Amuli. Ne ketë debat me deputetin është përfshirë edhe drejtori i policisë vendore Shkodër Ve-

hbi Bushati. Shkak është bëre infiltrimi i policëve të veshur si civil mes turmës. Po ashtu sipas deputetit Spahia ka pasur edhe një tentativë të policisë për të shkuar tek një grup protestuesish për ti provokuar ata. I gjendur aty pranë deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar menjëherë, duke dalë në mbrojtje të protestuesve

dhe duke i kërkuar policisë që të largohet. Debati ka qenë i fortë mes tyre, ndërsa drejtori Bushati ka kërkuar që të zbatohet ligji nga protestuesit. Deputeti Spahia i është drejtuar duke i thënë se policia nuk duhet të merret me protestuesit, të cilët për katër dite kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe paqësore dhe se policia duhet të zbardhë krimet dhe vrasjet e ndodhura në Shkodër për shkak se askush nuk është i sigurt në qytet. “Mos i prekni protestuesit”thotë deputeti i PD-së. “Mos u merrni me ne, por merruni me hajdutët”-dëgjohet të thotë një qytetar në video. Në fund policia është tërhequr dhe gjithçka është mbyllur vetëm me këtë debat të fortë verbal mes tyre pa pasur incidente, apo konfrontime fizike.

“JEMI TË VENDOSUR”

“Astiri”, banorët: Nxirrni nga burgu Danielin, çoni Damianin e Afrimin

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e djeshme kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh banorët mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Tashmë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin. “Kjo protestë çoi në zbulimin e një skandali. Anulo projektin. Këtu vendosim ne”, deklaruan banorët. Gjithashtu protestuesit kërkuan lirimin e Daniel Drobajt, 18-vjeçarit të arrestuar e të akuzuar për plagosjen e polices Ina Nuka. Ata kanë kërkuar lirimin e banorëve që mbahen ende në burg padrejtësisht sipas tyre dhe çuarjen pas hekurave të ministrit Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro. “Përshëndesim protestat kundër çmimit të lartë të naftës. Stop atij tenderi sepse nuk mund të kaloni në Unazën e Re pa kaluar mbi trupat tanë. Ju bëj thirrje banorëve mos i prishni shtëpitë tuaja. Mos i prishni, mos u bëni bashkëfajtorë me kriminelët. Sot drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, atë studentin që duhet të ishte sot para kryeministrisë që të protestonte. Prapa hekurave duhet të jetë Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Prandaj tregojnë se sa të pavarur janë gjykatat në Shqipëri. Padrejtësisht rri në burg edhe Iliri edhe Dorjani. Prandaj lironi ata që janë të pafajshëm dhe fusni kriminelët në burg, ata që organizojnë vjedhje të tillë. Jemi të vendosur dhe do të sulmojmë çdo fadromë, çdo punonjës të ARRSH-së e Bashkisë. Do i sulmojmë tani sepse mbrojmë shtëpitë tona. nuk duam më dëmshpërblime por pezullimin e këtij projekti korruptiv”, deklaruan banorët me thirrjet “Poshtë projekti”.


FORUM

Nga Agim Hushi Letër e Hapur Zotit Edi Rama! Zoti Kryeministër! Po ju shkruaj nga larg me të drejtën e një qytetari shqiptar që dikur i shërbeu PS dhe me vetëdije të plotë ju suportoi bile dhe ju admiroi! Nuk jam penduar aspak për asnjë veprim që e kam bërë me bindje në përputhje të plotë me vullnetin tim të lirë. I kuptoj shumë mirë edhe disa nga punët e tua të mira për të cilat ju paguheni dhe gëzoni të gjitha privilegjet e pushtetit me votat dhe parat e taksapaguesve shqiptare. Por duke e ndjerë se puthadorasit dhe këshilltaret që gjithashtu si shoku Enver dikur s’keni ngurruar ti merrni nga fshati edhe me 7 klase shkollë, ju konsiderojnë si Zeusi! Por më lejoni t’ju kujtoj me bindje se megjithë zgjuarsinë tuaj të rrallë batutore, ju nuk po arrini dot në nivelin e një burri shteti! Bulizmi juaj shpesh je le “dorën”në nivelin e një “cool”-i te një lagje tirane! Slini njeri pa sharë e damkosur! Quani kazan median që më së shumti e keni blerë dhe gazetarë që dikur ju kanë plagosur me shpifjet si prind ua pranoni shërbimet me pagesë mjafton të shajnë dhe tu nxijnë jetën kundërshtarëve dhe kritikëve tuaj! Është me të vërtetë tragjik transformimi juaj kur kujtoj refleksionet tuaja dikur kur unë si ish-student i arteve ju ndiqja si një idhull! Ju armiku dhe cjerrësi i maskës së diktatorit jeni bërë vete si ai! Nuk e prisja kurrë ti drejtoheshit Taulant Mukes si “larve”! Por fatkeqësisht ju mu duket me i vogël se larva vete! Ju që duhej të

11 E premte, 14 DHJETOR 2018

Unë ish-admiruesi yt të kërkoj: Jep dorëheqjen DIKTATOR RAMA! ngriheshit mbi mllefin e një sedervrari e të një namuzliu tekanjoz! Ju duhet te tregoheshit burrë shteti; ta falenderojë këtë djalosh trim, të mençur e të zot që po të afrohet si meteor dhe po ta djeg pushtetin dhe marketingun qeverisës në duar! Kërkoji falje Taulantit me kurajo burri dhe Taulanteve te tjere qe ti i ke perzene nga atdheu! Lere arrogancen e pushtetit dhe dil mbi guasken e mendjemadhsise e te gjithpushtetshmit. Ndalo bulizmin dhe falendero popullin tend qe po te mbane mbi krye te cilin ti po e varferon me shume me sjelljen tende ne krye te tespsise! Mos degjo keshillat e servileve qe te rrethojne dhe te nje qeverie te nenshtruarish qe ke pereth! Beje zemren e madhe dhe ler flladin popullor te te vije ne zyren e luksit me te cilin je rrethuar ! Lere teatrin fushator dhe merru me punë të vërteta! Njerëzit s’janë aq budallenj sa ci mendon ti te të gjykojnë me spektaklet në facebook, me Rita Orën në shesh apo me dritat e Vitit të Ri në bulevard! Shqipëria është ajo që të zbuloi Taulanti me një javë pune dhe me një prani të vetme në mbledhjet e tua qesharake qeveritare! Bëhu serioz dhe mos e lër veten të biesh më poshtë nga çe ke çuar Shqipërinë ekonomikisht dhe emocionalisht! Kupto që ke vrarë shpresën, ke nxjerrë rininë në rrugë! Ti e di mirë se zemërimi i rinisë dhe studentëve ska të bëjë me tarifat

SHPALLJE ANKANDI Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k Shpallje Ankandi II, per pasurine Garazh, me sip.26.9 m², me adresë Minibashkia Nr.5, Tiranë, Zona Kadastrale: 8270, Numri i Pasurisë: 2/241+1-G4, Vol. 47, Faqe 45, me pronësi te Znj.Elvana Haxhia, i cili përfundon me datë 19.12.2018. Cmimi fillestar per shitje eshte ne vleren 10,544 leke. Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla 5, Kati 11, Numër.54 – Tiranë

dhe pedagogët e padenjë! Ka të bëjë me zhgënjimin që solle ti me politikat e tua! Bëhu burrë shteti dhe mos

na shih si armiq që po të kërkojmë pushtetin por na gjyko si shqiptare që e duam atdheun tonë të denjë, që të

na siguroi të ardhmen e fëmijëve, mirqënien me punën dhe vlerat tona, të na vlerësojë siç na vlerëson bota! Ndalo teatrin qeveritar si forma më e shpifur e qeverisjes! Merr kurajën dhe kërkoi falje të gjithë atyre që përzure nga Shqipëria me padrejtësitë dhe ligësi që prodhove ti dhe pushteti yt mediokër! Si ish-admiruesi yt të lutem që qoftë dhe për një çast të vetëm të marrësh statujën e një burri shteti që se realizove dot prej vitesh në krye të qeverisë! Bëje me dorëheqjen tënde në këto ditë protestash masive që kanë në qendër dështimin tënd në fushën e arsimit, që është e ardhmja reale e Shqipërisë që duam!

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKA TA KUSHTETUESE GJYKAT KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHP ALLJE VENDI V AKANT SHPALLJE VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/ 2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të hpall 1 (një) vend vakant për Posaçëm të Apelimit” shpall “Drejtor” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT KËRKESAT POZICIONIT:: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit,

Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E premte, 14 DHJETOR 2018

Një kopsht i ri i ndërtuar nga TAP çel dyert në Pashalli Një Kopsht i Ri i Ndërtuar nga TAP Çel Dyert në Pashalli Këtë javë u përurua kopshti i fshatit Pashalli, i cili u ndërtua nga e para falë një investimi prej rreth 200'00 euro nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore. Mbi 30 fëmijë, nga mosha tre deri në gjashtë vjeç, kanë një kopsht krejt të ri dhe të standardeve më të larta. Për të përuruar godinën e re të kopshtit ishin të pranishëm në fshatin Pashalli Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi; Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj; Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri; përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit; stafi i

kopshtit si edhe fëmijët bashkë me prindërit. Pasi u zbulua pllaka me mbishkrimin që shënon ndërtimin e kopshtit të ri, drejtoresha e kopshtit u tregoi të pranishmëve ambientet e brendshme ku do të qëndrojnë të vegjlit. Edhe për fëmijët kjo shënon ditën e parë që fusin këmbë në kopshtin e ri, që nga muaji prill kur edhe filloi puna për prishjen e godinës së vjetër dhe ndërtimin e të resë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e krijimit të kushteve sa më të mira për shkollat si i vetmi mjet për zhvillimin e shoqërisë: "Ne kemi bërë disa vepra, nuk është vetëm kjo, por kjo sot i shkon drejtpërdrejt fëmijëve të kësaj zone, si një nga prioritetet që ka pasur bashkia për problematikat sociale. Dhe më vjen mirë që arritëm të realizonim një kopsht me të gjitha kushtet, por që do të shërbejë edhe si qendër sociale. Aktivi-

Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

teti ekonomik i TAP do të sjellë shumë përfitime edhe në vazhdim." Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana

Memaj, përshëndeti investimin e TAP këtë komunitet dhe në veçanti për fëmijët. Ajo shtoi: "Jam e lumtur që fëmijët e fshatit Pashalli kanë një kopsht me të gjitha kushtet. Ky kopsht i bashkëngjitet edhe 8 kopshteve të tjera, ku është ndërhyrë në Bashkinë e Urës Vajgurore. Me TAP kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi

arritur të realizojmë investime shumë të rëndësishme." Në fjalën e tij gjatë përurimit të kopshtit të ri, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shpreh: "Mikpritjes së këtyre komuniteteve ne i jemi përgjigjur me investime sociale dhe mjedisore. Kopshti i ndërtuar nga e para në Pashalli është një shembull i marrëdhënieve shumë të mira që TAP ka krijuar me komunitetet dhe qeverisjen vendore, pasi investime të tilla nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin e të gjitha palëve. Ndihemi shumë mirë dhe krenar që kemi ndërtuar një kopsht model dhe të standardeve më të larta." Për ndërtimin e një godine të re

u vendos pas vlerësimit nga ana e inxhinierëve të cilët dolët në përfundimin se godina e vjetër e kopshtit ishte shumë e amortizuar dhe nuk mund të rikonstruktohej. Për ndërtimin e kopshtit të ri, sipas standardeve të larta që zbaton TAP, u deshën rreth gjashtë muaj. Kopshti i fshatit Pashalli është njëkatësh dhe ka një sipërfaqe të brendshme prej 360 m2

INVESTIME SOCIALE DHE MJEDISORE (ISM) TË PËRFUNDUARA  Rikonstruksioni i mjediseve të shkollës "Andon Profka" në Seman të Fierit (Qershor 2015)  Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016)  Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016)  Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016)  Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (Shkurt 2017)  Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017)  Rikonstruksioni i plotë i shkollës "Thanas Ikonomi" në Fier (Qershor 2017)  Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (Gusht 2017)  Rikonstruksioni i plotë i shkollës "7 Dëshmorët", në Strumë, Roskovec (Shtator 2017)  Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017)  Raundi i dytë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017)  Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat (Dhjetor 2017)  Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës "Fuat Babani", Bilisht (Dhjetor 2017)  Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat (Dhjetor 2017)  Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018)  Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës "Zylyftar Veleshja" në Çorovodë (Janar 2018)  Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinë e Tiranës (Mars 2018)  Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier (Mars 2018)  Mobilimi dhe dhurimi i 400 librave për Bibliotekën e Qytetit të Beratit (Mars 2018)  Aksione pastrimi mjedisore në zonat ku kalon gazsjellësi (Gusht 2018)  Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ''3 Dëshmorët'', fshati Pobrat, Ura Vajgurore. (Shtator 2018)  Raundi i tretë i programit të praktikave profesionale për studentët (Tetor 2018)  Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore. (Dhjetor 2018)  Ndërtimi nga e para e shkollës "Lluke Mita", fshati Konisbalte, Ura Vajgurore. (Dhjetor 2018) INVESTIME SOCIALE DHE MJEDISORE (ISM) NË ZHVILLIM E SIPËR  Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë.  Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.  Ndërtimi nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.  Ndërtimi nga e para e shkollës i shkollës "Xhemal Çekini", Uznovë, Berat.  Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.  Rehabilitimi i sistemit ujitës Kuç - Bilisht  Rehabilitimi i degës së sistemit ujitës të Dërmenasit  Ndërtimi i tregut të Korçës  Pajisja me mjete dhe rinovimi i Laboratorit të Fakultetit të Gjeologji Minierave

ndërsa pjesa e oborrit është 690m2. Vëmendje e veçantë i është kushtuar efikasitetit të energjisë dhe kontrollit të temperaturës. Kjo u arrit përmes termo-izolimit të gjithë fasadës dhe instalimit të një sistemi qendror ngrohjeje. Duke i qëndruar standardeve të TAP, edhe kopsht i fshatit Pashalli është i pajisur me fikëse zjarri. Në Urën Vajgurore, përveç shkollës kopshtit të Pashalli, TAP ka ndërtuar nga e para shkollën "Llukë Mita" në fshati Konizbaltë dhe ka rikonstruktuar shkollën "Tre Dëshmorët" në fshatin Pobrat. TAP është një nga shoqëritë private që ka investuar më shumë në përmirësimin e

infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Deri më tani, TAP ka investuar rreth 4 milion euro në këtë fushë si pjesë e Investime Sociale dhe Mjedisore, programi për Zhvillimin e Edukimit. Ndërkohë qe vlera e plotë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP për Shqipërinë është 14 milion euro.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

13 E premte, 14 DHJETOR 2018


FORUM KOMENT Nga Enton Abilekaj

P

o bëhet e qartë arsyeja pse Edi Rama e futi Emil jano Shullazin në fushatën e zgjedhjeve në Universitete. Ai thjesht donte që të bënte për Universitetin më shumë se 8 pikat që kërkojnë studentët, duke emëruar Rektore, kryetaren e gruas socialiste. Meqë kjo strategji u ndërpre nga drejtësia e kontrolluar prej PD dhe LSI, ai tani dëshiron që protesta të vazhdojë, si alternativë e Shullazit. Në fakt Kryeministri sheh një kurth tek 8 kërkesat e studentëve. Pa e përmendur, studentët praktikisht kërkojnë anulimin e ligjit për arsimin e Lartë. Ai ligj është në fakt koncentrati i asaj që qeveria ka bërë për arsimin. Rezultati është ky i sotmi. Kurthi është tek anulimi i ligjit që në fakt është anulimi i 3 viteve qeverisjeje, është anulimi i marrëveshjes së Ramës me pronarët e Universiteteve private në kurriz të studentëve të pamundur që duhet të mbushin buxhetin e Univer-

siteteve, që kryeministri e ka shpërndarë tek privatët. Pse nuk mjafton buxheti për Universitetet, kur qeveria e ka rritur? Përgjigja është e thjeshtë, është shtuar numri i përfituesve, nuk janë vetëm publikët, por edhe privatët. Këtë biznes kërkon të anulojë protesta e studentëve. Nuk kërkohet rritje e buxhetit, por anulim i ndarjes për interesat e Kryeministrit dhe shpurës së biznesmenëve të tij. Edi Rama nuk mund ta prishë kontratën me biznesmenët. Ai kërkon dialog, që të bëjë një kalendar me shtrirje 3-vjeçare (sa të kalojë dhe zgjedhjet e 2021) dhe t'i tejkalojë 8 pikat. U kërkon atyre që vuajnë të ftohtin e dimrit dhe ankthin e keqqeverisjes së tij, që, jo vetëm të mos e rrëzojnë për dëmet që u bëri, por ta ndihmojnë që të marrë në kontroll stafet akademike të Universitetit, me stilin e Bashkëqeverisjes. Kërkon që me fuqinë e tyre të kthejë kryetaren e gruas së PS në rektorat dhe të kontrollojë

OPINION Nga Andi Bushati

H

istoria e viteve të fundit na ka dhënë një mësim: qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës. Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë. Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s'la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë. Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt

e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në Nevs24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste. Kjo dramë iu përsërit edhe Edi Ramës. Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijëra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e refuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet. Çfarë boomerang-u! Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal. Nuk duhej më

14 E premte, 14 DHJETOR 2018

Pse Rama nuk i plotëson dot kërkesat e studentëve edhe atë institucion që ka mbetur pjesërisht i pavarur. Për korrupsionin dhe gradat pastaj, mjafton të shohësh sjelljen ndaj Lindita Nikollës me çanta 5 mijë euroshe dhe deputetëve me doktoratura të vjedhura. Ata janë aty në foltore, duke u çjerrë për Rilindjen, pa ndërruar as garderobën, as aksesorët, as makinat, as doktoraturat. Asgjë të vjedhur nuk mundohen ta fshehin vetëm pak centimetra larg Kryeministrit që po premton pastrimin e botës akademike nga korrupsioni dhe falsiteti. Dialogu është mënyra që të mos zgjidhet asgjë. Si në shown me Qeverinë e Kosovës, për prej 5 vjetësh përsëritet çdo vit, me flamuj dhe me marrëveshje që vdesin sapo firmosen. Me studentët nuk duket se do veprojë si me qeveritë e Kosovës. Pa pro-

testën ata nuk kanë aq shumë në dorë. Ai po tenton të bëjë me ta një marrëveshje të ngjashme me Taulant Mukën. T'i thërrasë në Bashkëqeverisje, ta ndryshojë drejtimin e stuhisë nga vetja tek kundërshtarët, pastaj t'i diskreditojë dhe t'i detyrojë të ikin nga Shqipëria. I vetmi ndryshim është se me Taulant Mukën iu desh vetëm një telefonatë, ndërsa me studentët nuk mjaftojnë as 10 mijë telefonata. Prandaj po përdor mediat e veta, foltoren e Kuvendit, rrjetet sociale. Shndërrohet në hermafrodit në Instagram për t'i joshur, ndërsa nga ana tjetër i kërcënon, u heq dritat, me formulën klasikë të shkopit dhe karrotës. Nuk i do mediat mes tij dhe protestuesve, shpreson tek mungesa e përvojës dhe informacionit të studentëve, për të nënshkruar një

kontratë "Taulant Muka", ashtu siç komunikon direkt me të gjitha grupet sociale, që në më shumë se 5 vjet qeverisje, u ka dhënë më shumë varfëri, më pak shpresë, u ka treguar rrugët e botës për të zbrazur sistematikisht vendin. Bashkëqeverisja me studentët, është një gënjeshtër e parealizueshme, pikërisht se programet e tyre janë të kundërta. Ndryshe nga Rilindja, studentët kanë treguar se nuk lëpijnë atë që kanë pështyrë për interesin e ditës, nuk e pranojnë aleancën e qelbësirave as për një qëllim të shenjtë. Edi Rama po vonohet ta kuptojë këtë, megjithëse Tirana është bërë grykëderdhja e pakënaqësisë dhe revoltës që vjen nga e gjithë shoqëria, nga të gjitha anët, duke rrezikuar ta marrë me vete Organizatën e Rilindjes.

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar. Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga oborrtarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë. Ato dëshmojnë gjithashtu se

vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më kohën që ecën përpara. Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëherë në Shqipëri. Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin. E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një

mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demonstroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetëra faqe të tjera on line. Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund ti'a hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijnore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç'qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq. Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme. Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal. Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç'do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date. Lapsi.al


AKTUALITET

15

E premte, 14 DHJETOR 2018

Lajmi i procedimit, i dhënë nga vetë Policia e Shtetit bëri jehonë në media të mërkurën por ky lajm u përgënjeshtrua nga foltorja e Parlamentit nga Sandër Lleshaj

N

uk ka asnjë student apo personazh publik të proceduar penalisht për protesat e fundit të studentëve. Edhe pse Policia e Shtetit, nxorri emrat e 23 studentëve së bashku me pedagogun Edmond Tupe dhe artistin Robert Aliaj, lajmi u kundërshtua nga vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lajmi i procedimit, i dhënë nga vetë Policia e Shtetit bëri jehonë në media të mërkurën por ky lajm u përgënjeshtrua nga foltorja e Parlamentit nga Lleshaj. “Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta. Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me këtë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës. Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qa-

Ministri Lleshaj “rrëzon” policinë: S’ka procedim penal për studentët

rqet e tjera të vendit”, deklaroi Lleshaj. Të mërkurën, Policia e Shtetit shpërndau një njoftim për mediat ku theksohej se: “Në zbatim të procedurave standarde dhe detyrimeve ligjore, ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura

personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike”. Edhe në bazë

të komunikatës së brendshmë të Policisë së Tiranës të datës 11 dhjetor, konfirmohet që janë kryer të gjitha procedurat për të kallzuar në prokurori 25 persona të cilët janë identifikuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e akseve rrugore.

SQARIMI “Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit”,-tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në këtë material madje specifikohet se janë identifikuar edhe aktivistë të formacioneve politike dhe aktivistë të shoqërisë civile por mesa duket uniformat blu janë tërhequr në fund duke mos depozituar kallzimet në prokurori. Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh. Nënvizohet se uniformat blu kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve. Në vijim Policia e Shtetit shpreh edhe gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.

KPA

MINISTRJA E DREJTËSISË

Shtyhet vendimi për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Krijohet KLP dhe KLGJ, Gjonaj: Tani Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme M

K

ryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, doli përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), për seancën publike të rivlerësimit në këtë stad të dytë të Vetting-ut. KPA-ja konstatoi pamundësi absolute për të dhënë vendim dhe për këtë arsye vendosi të shtyjë shpalljen në datën 17 dhjetor, ditën e hënë, ora 10:00. Trupa gjykuese deklaroi se është në pamundësi për të vendosur për fatin e gjykatësit të karrierës, pasi e konsideron çështjen komplekse. Për këtë shkak, dhe duke argumentuar se kërkojnë zgjidhje një sërë çështjesh ligjore, kolegji deklaroi se vendimi do të shpallet me datë 17 dhjetor. Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e Vetting-ut në shkallën e parë. Vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik.

inistrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka përshëndetur votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre 6 anëtarët që do t’i përfaqësojnë në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, institucion që bashkë me KLPnë shtrojnë rrugën e zbatimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi. Duke e cilësuar ngritjen e këtyre institucioneve si një ngjarje të shënuar në historinë e drejtësisë shqiptare, Gjonaj theksoi se pikërisht KLP dhe KLGJ do jenë kolonat e një sistemi drejtësie të pavarur dhe profesional. “Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është një ngjarje e shënuar në historinë e drejtësisë shqiptare. Ngritja e këtyre institucioneve

është një hap kyç për zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, e cila do të rikthejë vlerat dhe parimet mbi të cilat duhet të bazohet një sistem drejtësie i pavarur: Integritetin, profesionalizmin, meritokracinë dhe përgjegjshmërinë, duke jetësuar një sistem drejtësie vetëm në shërbim të qytetarëve. Përgëzime për prokurorët dhe gjyqtarët që morën pjesë në këtë proces

tërësisht ligjor dhe transparent, përmes të cilit u zgjodhën dy këshilla cilësorë, që do të jenë kolonat e një sistemi drejtësie të pavarur dhe profesional”. Gjonaj apeloi ndër të tjera që të mos humbet kohë por të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së posaçme për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.


AKTUALITET

16

E premte, 14 DHJETOR 2018

Ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës

S

eria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, pas eleminimit të minoritarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi viktima e fundit është një 44-vjeçar nga Fieri dhe numri i të vrarëve brenda 1 muaji në Greqi, shkon në 5 viktima. Lulzim Qorri është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari nga Lushnja ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u qëllua me një plumb në kokë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit. Mësohet se 44-vjeçari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën “burri i shëndoshë”. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se Qorri është arrestuar në Shqipëri në vitin 2016 si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ballkan, ku në pranga ranë disa biznesmenë ndërtimi. Kjo është vrasja e 5-të me viktima shqiptarë në shtetin fqinj në harkun kohor të një muaji. 44-vjeçari nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut. Në këtë hark të shkurtër kohe, 5 shqiptarë janë ekzekutuar në Greqi. Pasditen e 22 nëntorit u vra në zonën e Janinës, 39-vjeçari Altin Mullai, pas një përplasje me

Ekzekutohet firaku në Athinë, 5 të vrarë brenda 1 muaji

leksandër Lucaj, i dhunuar barbarisht në burgun e Avlonas në Greqi, pritet të transferohet në burgun e Grevenas. Media greke “Zougla. gr”, raporton se autoritet greke kanë gjetur personin që xhiroi dhe shpërndau pamjet e dhunimit barbar dhe racor ndaj 19-vjeçarit shqiptarit. Autoritetet greke po hetojnë atë dhe 12 të tjerë të burgosur në Avlona, të cilët akuzohen se kanë dhunuar shqiptarin. Gjithashtu, mësohet se janë gjetur gjurmët e gishtave të shqiptarit Aleksandër Luca, në shufrën e hekurit me të cilën u vra e reja, Eleni Topaloudi. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave

“Mësohet se 44-vjeçari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën “burri i shëndoshë”. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës”.

5 TË VRARË “Seria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, pas eleminimit të minoritarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi numri i të vrarëve brenda 1 muaji në Greqi, shkon në 5 viktima”.

armë zjarri me policinë greke. Mullai bashkë me 2 persona të tjerë tentoi të trafikonte 166 kg kanabis. Trafikantët hapën zjarr duke plagosur një polic, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën pas të shtënave. Vrasja më e

bujshme është ajo e 26 nëntorit kur u gjet i pajetë në këtë kanal në zonën e Korfuzit 63-vjeçari Petrit Zilfe i qëlluar me një armë gjahu. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar grek për të cilin mediat vendase raportojnë se i përket ek-

stremistëve të djathtë të Agimit të Artë. Përplasja mes të dyve nisi në lokal nisur nga debati për ekzekutimin e Kostandinos Kacifas në Bularat. Në rrethana të paqarta ka humbur jetën edhe një 35-vjeçar shqiptar që vuante

GREQI

A

PISTAT

dënimin në burgun e Trikallës në Greqi. Ngjarje e rëndë është edhe ajo e vrasjes së 5 dhjetorit në Kavalla të Greqisë veriore, të 18-vjeçarit shqiptar. Mario Isa, u qëllua pas krahëve rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në kohën kur po hynte për në banesën e tij. Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici. Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

LETRA

Të burgosurit në Drenovë: Dhunimi i 19-vjeçarit në Duam amnisti burg, gjendet “kameramani” P

greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e

qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti.

ersonat që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës në Korçës, kërkojnë amnisti të përgjithshme 3-vjeçare. Kjo kërkesë vjen pas shkarkimeve të shumë gjyqtarëve dhe prokurorë që nuk kaluan dot sitën e Vetting-ut. Në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, të dënuarit pretendojnë se këta prokurorë dhe gjyqtarë kanë bërë gjykime të padrejta duke vuajtur dënime maksimale. Letra në fjalë është nënshkruar nga 103 persona që aktualisht vuajnë dënimin në këtë burg. Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë

me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon. Projektligji iu është shpërndarë grupeve të interesit dhe sipas tij parashikohet të lirohen 900 të dënuar si edhe mbi njëmijë që janë nën shpërblim prove.


AKTUALITET

17

E premte, 14 DHJETOR 2018

Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut

H

istoria e Xhisiela Malokut e cila ende është e veshur me mister, mund të mbyllet këtë vit dhe do të shënohet veç në gazeta si një ndër ngjarjet e vitit por deri këtu, pasi Rexhep Rraja pritet të festojë festat e fundvitit në familjen e tij. Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut. Sipas prokurorisë, Rexhep Rraja duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg. Në këtë masë dënimi gjykata duhet të mbajë parasysh faktin se ndaj Rrajës është zhvilluar gjykim i shkurtuar, çka i ul atij një të tretën e masës së dënimit, që do të shpallet në fund nga gjykata. Gjatë seancës ishte e pranishme edhe ish-e dashura e të pandehurit, e cila ka ripërsëritur faktin se nuk është dhunuar dhe përndjekur nga Rexhepi. 24-vjeçari u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS-së për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë. Gjykata e Krujës i ka lënë një javë kohë avokatit mbrojtës të të pandehurit për të përgatitur konkluzionet e mbrojtjes, para se të japë vendimin përfundimtar. Gjithsesi, referuar amsës së dënimit të kërkuar nga prokuroria dhe uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe kohën e paraburgimit, edhe nëse Rexhep Rraja do të shpallet fajtor nga gjykata, ai pritet të

Një vit burg për djalin e deputetit Rraja XHISIELA “Xhisiela Maloku ka mohuar të gjitha akuzat për ish-të dashurin e saj, duke thënë se nuk e kishte dhunuar dhe se kishin marrëdhënie të mira. Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajën dhe deputetë të PS-së se i bënë presion policisë së Fushë-Krujës, për ta mbyllur këtë dosje”.

PRETENCA

lirohet para festave të fundvitit. Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Ngjarja bëri bujë në media dhe më pas Xhisiela Maloku ka mohuar të gjitha akuzat për ish-të

dashurin e saj, duke thënë se nuk e kishte dhunuar dhe se kishin marrëdhënie të mira. Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajën dhe deputetë të PS-së se i bënë presion policisë së Fushë-Krujës, për ta mbyllur këtë dosje. Për këto akuza prokuroria e Tiranës nisi një procedim të

DURRËS

veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu, pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin, kërkoi azil politik në Zvicër. Rraja, teksa po u fuste në furgonin e policisë, fill pas seancës së parë më 2 tetor, u shprehur se ishte i pafajshëmpor i riu kishte dhe një

“Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut. Sipas prokurorisë, Rexhep Rraja duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg”. paralajmërim për kreun e PD-së, Lulzim Basha, se do ta shohë se kush ishte Rrexhep Rraja në zgjedhjet e ardhshme. “Lulzim Basha ta provojë në votime”, dëgjohet të thotë 24-vjeçari.

TURQI

Kapet i dënuari për vrasje Operohet me sukses efektivja Muka Një 35-vjeçar i dënuar për vrasje ra në prangat e policisë së Durrësit. Ervis Sinella nga Kavaja është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me katër vite e 6 muaj burg për veprat penale “vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Ngjarja ka ndodhur me 5 gusht 2009 në lagjen Nr.11, ku Sinella për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri Emiljano Sulën. Viktima së bashku me shokët kishin shkuar në një lokal përballë Prokurorisë Durrës ku kishte muzikë dhe balerina që kërcenin. Sula ka kërcyer me njërën nga balerinat, me të cilën ka pasur njohje. Ai ka pirë sasi të madhe alkooli dhe ka kërcyer e ngacmonte vazjen me mesazhe, e cila lajmëroi pronarin Fundim Dedja. Këtu nisi konflikti dhe viktima ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Sinellës dhe pronarit tjetër. Në këto kushte Sinella i është përgjigjur me armë.

P

lot 3 javë pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka ka përfunduar me sukses operacionet e domosdoshme në Turqi. Ajo u dërgua atje për trajtim të specializuar mjekësor, pas premtimit që i bëri kryeministri Rama teksa e vizitoi në spital, sepse një kapsollë që shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar i dëmtoi dy gishta të njërës dorë. Siç njofton zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, përmes një statusi në rrjetet sociale, Nuka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur 7 orë por që ka qenë i suksesshëm. Ai ndodhet në Ankara përkrah 24-vjeçares, teksa publikon edhe

një foto të sajën pas operacionit. “Ti Ina mbi të gjitha, u shndërrove në një motiv për të gjitha koleget dhe kolegët, për të bërë detyrën akoma më mirë, më me profesionalizëm, më me përkushtim, më me humanizëm ndaj

qytetarëve dhe më me ashpërsi përballë paligjshmërisë dhe krimit dhe sulmeve dashakeqje. Ne familja jote e madhe, të urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë në krye të detyrës”,-shkruan ndër të tjera Mullai.


AKTUALITET

18

E premte, 14 DHJETOR 2018

SHKODËR

INTERPOL

Falsifikonte valutë, pranga 63-vjeçarit Kapen në Greqi dy shqiptarët në kërkim N P jë 63-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Pas një hetimi disamujor dhe procedimit penal të regjistruar gjatë këtij viti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, policia i gjeti shtetasit 63-vjeçar, L.R, 46 kartëmonedha me

prerje 100-she në euro, që për shkak se dyshoheshin të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Emrat e dy per-

sonave të tjerë të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve, për kapjen e të cilëve policia vijon ende punën.

olicia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar për llogari të drejtësisë shqiptare. Të dy personat ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për vrasje. Konkretisht, në datë 11.12.2018, nga policia e Peristerit është kapur një shtetas shqiptar, 53-vjeç, i kërkuar nga Interpol Tirana për “vrasje në bashkëpunim”. Ndërsa nga policia e Athinës u kap një shqiptar, 52-vjeç,

i kërkuar nga Interpol Tirana për “vrasje me paramendim” dhe “armëmba-

jtje pa leje”. Ky i fundit i paraqiti policisë një pasaportë të falsifikuar.

Në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë

M

ë shumë se dy muajsh në arrati pas vrasjes në zonën e ish-Bllokut, Policia e Shtetit arriti në gjurmët e Fabjol Alushit dhe e prangosi. 42-vjeçari banues në Tiranë, mik me Ervin Matën, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt, u prangos falë një operacioni sekret nga policia, ndërsa akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në Bllok. Nga ngjarja në datë 4 tetor në Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato. Ervis Martinaj ndodhet në arrest me “burg pa afat”, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash. Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në ish-Bllok dyshohet se ndodhi për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës. Nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje. Për këngëtaren Gjata ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga prokuroria e Tiranës, pasi nevojitej administrimi i dëshmisë së saj lidhur me çështjen penale që prokuroria ka regjistruar për masakrën e 4 tetorit 2018. Elvana Gjata është njohur me urdhërin e shoqërimit me forcë të nxjerrë nga prokuroria dhe me vullnetin e saj, së bashku me policët e Rinasit, u shfaq në ambjentet e policisë së Tiranës. Intervistimi i saj është bërë nga një oficer i Dre-

Operacion sekret për të gjetur Alushin, miku i tij vrau truprojën

AKSIONI

“42-vjeçari banues në Tiranë, mik me Ervin Matën, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt, u prangos falë një operacioni sekret nga policia, ndërsa akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje”.

VRASJA

“Në datë 4 tetor në Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato. Ervis Martinaj ndodhet në arrest me “burg pa afat”, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash”.

jtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku për gati 40 minuta Gjata është pyetur në cilësinë e deklarueses që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njihte personat që u zunë me Ervin Matajn, të dashurin e saj. Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor

u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt. Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në Bllok. Nga ngjarja në datë 4 tetor në Bllok u vra, Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato. Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele. Nga ana tjetër, Prokuroria ka nisur një hetim për pasuritë e Ervis Martinaj, i cili sipas organit të akuzës, ka disa kontrata noteriale për blerje automjete ose pasuri të paluajtshme. Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione.


SHOWBIZ

19 E premte, 14 DHJETOR 2018

Mimoza jo nusja e Adrian Gaxhës Mimoza Shkodra i la të gjithë ndjekësit e saj pa fjalë, e kjo për dy arsye. E para, sepse i mahniti e veshur si nuse me fustanin e bardhë stil princeshash dhe kurorën mbi kokë dhe e dyta nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte, pasi Mimoza u shoqërua e kapur dorë për dore me Adrian Gaxhën përpara të ftuarve, të cilët ishin të gjithë këngëtarë shqiptarë. Pasi u mrekulluam dhe ngelëm të habitur në të njëjtën kohë, këngëtarja e njohur shqiptare vendosi që të tregonte të

vërtetën dhe të na shuante të gjithëve kuriozitetin. Mimoza thotë se nuk ishte një dasmë e vërtetë por e gjithë situata ishte sajuar për xhirimet e një programi. "Është vetëm për xhirimet e Vitit të Ri. Do ta shohin të gjithë në programin që do të shfaqet natën e ndërrimit të viteve "Op Op Labi Party"", tregoi këngëtarja për "iconstyle.al". Në videon e publikuar, Mimoza e veshur si nuse kërcen me të gjithë të ftuarit, ndërsa Shkurte Gashi këndon për të pranishmit.

Tuna provokon nga pishina Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdi-Tuna, është në përgatitje të albumit të saj më të ri muzikor. Këtë vit, ajo ka sjell në treg disa projekte, një këngë solo dhe një bashkëpunim me Seven Saraqin, të cilat janë pritur mirë nga publiku. Tuna tash e sa kohë vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. Jo të rralla janë rastet kur Tuna ndan me ndjekësit edhe fotografi provokuese, përmes së cilave vë në pah linjat e saj trupore. Një të tillë, këngëtarja e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Ajo është shfaqur mjaft atraktive, teksa ka pozuar me bikini në një pishinë në ambient të mbyllur.

Diellza Kolgeci pranon shtatzëninë Pak më parë, burime pranë ish Miss Kosovës, Diellza Kolgecit thanë se ajo është shtatzënë, në muajin e katërt të pritjes. Në një prononcim për RTV1, Kolgeci pranoi gjithçka. "Po, fal Zotit, ashtu si e kemi planifikuar me Fisin, dëshira jonë po plotësohet. Ka qenë momenti më i mirë për të marrë këtë vendim pasi ka lindur nga dashuria e madhe që kemi ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse ka kohë që njihemi, kjo ka bërë që lidhja jonë të jetë me ndjenja dhe respekt të madh. Ne jemi bashkë prej kohësh",-mësohet

të ketë thënë ajo. Diellza është e lidhur me basketbollistin Fisnik Rugova, i cili është 11 vite më i ri se ajo. Në pak muaj, ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Lori ka urimin më të bukur për nipin Raporti që ajo ka me më të voglin e familjes Hoxha, është sa special, aq edhe unik në llojin e vet. Në familjen e tyre ka festë. London mbush 2-vjeç dhe tezja nuk mund të kursente asgjë urim apo dedikim special për të. "Gëzuar ditëlindjen Dondon. Nuk e kam njohur dashurinë e vërtetë derisa të mbajta ty për herë të parë dhe nuk më besohet që je 2-vjeç tani. Mos u rrit kaq shpejt! Tizhja joji të do shumë",-i shkruan ajo në postimin e fundit në instagram, bashkë me një foto të këndshme ku ata shfaqen të dy.

Ellen DeGeneres mbyll emisionin Ellen DeGeneres po mendon ti japë fund emisionit të saj, ndër më të shikuarit në Amerikë. Moderatorja në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e "Ellen". Ajo tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo. Ellen shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë. "Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj",-u shpreh DeGeneres. "Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim". Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj.


SPORT

20

E premte, 14 DHJETOR 2018

Atletico, Liverpool dhe Tottenham janë rivalët e vazos së dytë që trembin skuadrat pretendente

Rozalb Lika

T

ë hënën, më 17 dhjetor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ave të Championsit, pasi tashmë janë përcaktuar të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën e grupeve. Janë katër ekipe angleze, tre spanjolle, tre Gjermane, dy italiane, dy franceze, një portugeze dhe një tjetër holandeze që janë kualifikuar. Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Real Madrid, Juventus, Manchester City dhe Bayern Mynih janë kualifikuar si të parat në grupet respektive ndaj ndodhen në vazon e parë, ndërsa në vazon e dytë janë Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke 04, Roma, Ajax, Lyon e Manchester United. Juventusi siguroi të mërkurën në mbrëmje vendin e parë në grupin e saj, edhe pse u mund në sfidën e fundit nga Young Boys. Tashmë sytë janë drejtuar nga shorti i së hënës, që do të hidhet në Nyon të Zvicrës. Bardhezinjtë do të përballen në turin e radhës të Champions-it me një kundërshtar, që e ka mbyllur në vendin e dytë të një grupi tjetër. Grupi i gjashtë rivalëve të mundshëm të Juventusit paraqet jo pak vështirësi. Përplasja me Romën është e ndaluar nga rregullorja për momentin, megjithatë, ka emra të tjerë sugjestionues: Tottenham dhe Liverpool. Rivalë shumë të rrezikshëm, sidomos të kuqtë e Jurgen Klopp, që po bëjnë paraqitje të mrekullueshme fantastike në Premier League dhe ishin finalistë të Champions-it, sezonin e kaluar. Shanset për një përballje me të kuqtë janë 16.8 për qind. Ndërkohë rivali më i mundshëm është Atletico Madrid me 18.5 për qind, ndërkohë që pak

“Bigët” e Europës në ankth, të hënën shorti rezervon përballje ferri

më poshtë është dhe Tottenham, një rival me të cilin u përballën sezonin e kaluar. Shumë më mirë, në qoftë se goglat e shortit do ta vendosin Juventusin përballë Schalke 04, Lyon apo Ajax, me opsionin ideal atë gjerman, sepse holandezët dhe francezët, megjithatë, kanë lojtarë të talentuar. Skuadra më me fat mund të

jetë Manchester City në shortin që do të hidhet ditën e hënë, pasi skuadra angleze me shumë mundësi do të ketë sërish një përballje të lehtë. Ekipi i Guardiolës rrezikon që të përballet vetëm me Atletico Madrid, ndërkohë që rivalët e tjerë të mundshëm si Ajax, Roma dhe Schake janë lehtësisht të kalueshme në letër. Reali dhe

Barcelona do të shmangin një përballje të mundshme me Atletico Madrid për shkak se janë nga i njëjti vend, por rrezikojnë përballje të forta me Liverpoolin, United apo Tottenham për ekipin merengues, pasi skuadra e Valverdes e kishte në grup. PSG gjithashtu mund të mos dalë shumë e kënaqur nga shorti pasi

SULMUESI

9 gola radhazi, Kramaric “kërcënon” Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi i Kroacisë dhe njëkohësisht i Hoffenheim, Andrej Kramaric është duke kaluar një ndër momentet më të mira në karrierën e tij. Ai ka arritur të shënojë 9 herë në mënyrë të njëpasnjëshme duke mos e ndërprerë ecurinë e golave. Goli kudër Manchester City-it në Ligën e Kampionëve ishte goli i tij i nëntë radhazi. Ecuria e Kramaric ka nisur që nga goli kundër Lion në fillim të nëntorit në Ligën e Kampionëve, dhe më pas ai ka shënuar ndaj Ausburg, Spanjës, Anglisë,a Herthës, Shakhtar, Schalkes, Wolfsburg dhe së fundmi ndaj ekipit anglez. Mesfushori kroat ka arritur kuotën e 5 golave në Champions, por në fund nuk mjaftuan për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij. Nëse arrin të shënojë dhe në ndeshjen e radhës Kramariç barazon rekordin e Ronaldos duke shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit, por është akoma larg “yllit” argjentinas, Leonel Messi-t i cili ka arritur të shënojë në 21 ndeshje radhazi. të sigurt ka vetëm faktin se nuk do të përballet me Liverpoolin dhe Lyon-in. Në vazon e parë Porto është skuadra që do të donin secila prej ekipeve të vazos së dytë, pro portugezët kanë shumë eksperiencë në Champions League. Interesant mund të jetë edhe shorti për Bayernin që me shumë mundësi do të sfidojë një skuadër me emër.

PRECEDENTËT

SHIFRAT

Juventus duhet të imitojë Milanin dhe Liverpool-in për të fituar Champions-in

Eliminimi në fazën e grupeve, ja sa i kushtuar Interit dhe Napolit E

Juventus mbetet favoritja kryesore për të fituar Champions League, pavarësisht dy humbjeve në fazën e grupeve ndaj Manchester United në shtëpi dhe në transfertën ndaj Young Boys. Allegri pas ndeshjes u shpreh: Ishim të zotë, humbëm ndeshjen që vlente më pak”. Dy disfata që mund të konsiderohen si dy incidente gjatë rrugës së kualifikimit pasi bardhezinjtë zhvilluan ndeshje të një niveli mjaft të mirë. Allegri ndërkohë mund të buzëqesh, pas më parë ka pasur dy skuadra që kanë arritur që të fitojnë kompeticionin pasi kanë humbur dy sfida në grupe. Po flasim për Milanin e Ancelottit në vitin 2003 dhe 2007 dhe Liverpool-in e Benitez-it në vitin 2005. Disfata kanë ndodhur gjithmonë në vit tek, ndoshta është radha e bardhezinjve për të bërë një arritje të tillë.

liminimi që në fazën e grupeve në Champions League, ka pasur kostot e tyre në arkat e Interit dhe Napolit, që humbën dy shanse të arta në ndeshjet e fundit. Skuadra e Spalletti-t bëri “vetëvrasje” duke barazuar ndaj PSV, ndërkohë që ekipi i Ancelotti-t nuk mundi që të merrte një rezultat pozitiv në “Anfield Road. 45.4 milionë euro kanë përfunduar në arkën e Napol-it, ndërkohë që tek Inter kanë përfituar 56.2 milionë euro nga faza me grupe e Champions League. Pjesëmarrja ne 1/8 e Champions League do të kishte sjellë rreth 15 milionë euro mes shpërblimeve dhe të ardhurave të stadiumit. Sa kushton

rënia në Europa League? Mjafton t’i hedhim një sy shpërblimeve për të krijuar një ide. Kualifikimi në 1/16 vlen 500 mijë euro, që shkojnë në 1.1 milionë në rast

se kalohet në 1/8 dhe 1.5 milionë nëse vjen kualifikimi në çerekfinale. 2.4 milionë euro fitohen me daljen në gjysmëfinale, ndërs anë finalen e Bakut vlen 4.5 milionë, plus 4 milionë të tjera që shtohen në rast se fiton Europa League. Nuk mbaron këtu, sepse fitorja në Azerbajxhan do të garantonte edhe një shumë tjetër parash: 3.5 milionë euro që përftohen nga pjesëmarrja në Superkupën e Europës verën e ardhshme. Një total prej rreth 18 milionë eurosh. Një shifër sigurisht shumë e vogël nëse e krahason me përfitimet në Champions, por që garanton një shumë të mirë për të mbetur në vëmendje në futbollin evropian.


SPORT

21

E premte, 14 DHJETOR 2018

Publikohet vendimi i Gjykatës në Romë për trofeun e vitit 2006, i cili iu dha zikaltërve në tavolinë

Gjykata Supreme “rishpall”kampion Interin, fiton gjyqin ndaj Juventusit

ZIKALTRIT

Interi piketon 3 trajnerët për të ndërtuar një skuadër fituese

Pas eliminimit nga Champions League, Interi është duke menduar për ndryshime të mëdha gjatë verës. Të mërkurën, pas barazimit me PSV-në, presidenti i Interit Steven Zhang mblodhi të gjithë anëtarët e bordit drejtues të klubit, për t’u shprehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Interit nga Championsi, si dhe dëshirën për të parë këtë skuadër që të konsiderojë Europa League si objektivin real e më të rëndësishëm. Është pikërisht ecuria në arenën europiane, ajo që do të vendosë shumë për të ardhmen e Spallettit, sigurisht pa harruar edhe kampionatin, ku Interi duhet të jetë mes 4 më të mirave të Serie A. Në fakt, klubi po mendon që tani për atë çfarë do të ndodhë në muajin qershor, nëse nuk arrihen objektivat. Për momentin, emrat që po qarkullojnë si zëvendësuesit më të mundshëm janë ata të Diego Simeones nga Atletico Madrid dhe të Antonio Contes. Por, së fundmi në listën e kandidaturave është shfaqur edhe një emër tjetër që nuk harrohet në ambientet zikaltër dhe që ka bërë tifozët e Interit të ëndërrojnë. Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, i cili duke parë problemet te Manchester United, në qershor mund të lërë “djajtë e kuq” për t’u rikthyer tek Interi.

DREJTORI SPORTIV

Marotta prezantohet si zikaltër: Bëhem pjesë e një Interi të madh

M

betet i Interit titulli kampion në Seria për sezonin 2005/2006. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Supreme, duke refuzuar ankesën e Juventusit për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës të cilët në vitin 2016, e cila i dha titullin zikaltëve pas ngjarjeve të “Calciopoli”-t. Bardhezinjtë e mbyllën në vendin e parë sezonin 2005/2006, por zbritën në Seria B. Shkalla e fundit e gjykimit lidhur më “grindjen” e cila zgjati 12 vjet, ka thënë se çdo gjë ka përfunduar. Këto ishin kohët e “Calciopoli”, dënimi ishte i madh për Juventusin duke e rrëzuar atë automatikisht në Serinë B dhe duke i hequr dy kampionatet e fituara

FORMACIONET

në vitet 2005 dhe 2006. I pari iu caktua për këtë arsye edhe nuk iu dha, i dyti i caktuar për Interin për një sërë arsyesh. I pari që ka folur rreth kësaj çështje, ishte ish-presidenti i zikaltërve, Moratti ku ka thënë: “Të gjithë jemi të rregullt, tani Juventusi e pranon. Çdo gjë është e rregullt, pasojat e asaj çfarë ndodhi, por gjithsesi është gjithmonë një mburojë e sigurt, tani juvetinët duhet të pranojnë këtë fakt”. Gjykata do të thotë se kampionati 20052006 do ti caktohen Interit, por Moratti ka shtuar: “Isha i sigurt. A kam bërë paqe me Angelli-n? Ne gjithmonë kemi qenë miq, ne e themi këtë sepse kjo ndjenjë është më shumë se publike tashmë”- ka përfunduar

ish-presidenti i Interit. Në një anë Juventusi që e quan “titulli i kartonit”, pasi ka kaluar nëpër zyra, ndërsa ana tjetër që e quan “titulli i ndershmërisë, më i bukuri”. Interesant është fakti që gjithçka ndodhi ditën e prezantimit të Massimo Marotta-s te zikaltërit si administrator i deleguar zikaltër. Pas dhënies së këtij trofeu, rivaliteti mes Interit edhe Juventusit do të bëhet edhe më i ashpër, megjithëse diferenca mes tyre në kampionat është e konsiderueshme prej 14 pikësh. Zikaltrit shpresojnë që kjo fitore në gjyq të jetë një fillim i ri për ta në misionin që kanë nisur për të ndërtuar një ekip të madh nën drejtimin e presidentit Zhang.

Giuseppe Marotta është emëruar zyrtarisht në postin e Administratorit të Deleguar vetëm për aspektin sportiv, në klubin e Interit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi zikaltër, që postoi një video të shkurtër të ish drejtuesit juventin, i cili tha edhe fjalët e para si pjesë tashmë e klubit të Interit. “Nga sot, bëj pjesë në Interin e madh. Ky është një moment krenarie të madhe për mua, që do të mbuloj postin e Administratorit të Deleguar për zonën sportive. Është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën time profesionale, e mbushur plot me përgjegjësi. Kjo nuk më tremb, pasi po fillon një rrugë e re dhe shpresoj të jetë fituese”, deklaroi zyrtari më i ri zikaltër. Giuseppe Marotta punoi për një kohë shumë të gjatë te Juventusi, teksa këtë vjeshtë klubi bardhezi vendosi të mos i rinovojë kontratën që mbajti të lidhura palët deri në muajin tetor.

Partizani-Kukësi “ndezin” Superioren në duelin hapës së javës së 17-të V etëm 3 javë më parë nuk do të konsiderohej një sfidë mes dy skuadrave rivale për titull, por Kukësi ja doli që në një hark të shkurtër kohor të rikthehej me forcë në duelin për trofeun. 3 fitoret e njëpasnjëshme e përgjysmuan diferencën me Partizanin nga 10 në 5 pikë dhe ky takim direkt do t’u japë mundësinë bluve të afrohen edhe më tepër në mbyllje të pjesës së parë të edicionit. Trajneri Armando Cungu nuk e ka pasur thuajse asnjëherë grupin e plotë të lojtarëve dhe përjashtim nuk mund të bënte as takimi i radhës me të

kuqtë. Përveç Musollit që do të kthehet në Mars, do të mungojë Irakli Dzaria i pezulluar. Vendin e gjeorgjianit do ta marrë Donjet Shkodra. Në portë do të luajë Frashëri, ndërsa para tij Krasniqi, Shameti e Cuculi do të plotësojnë repartin e mbrojtjes. Në mesfushë do të vendosen Maliqi nga e djathta, Shkodra e Limaj në qendër dhe Cordeiro nga e majta. Sa i përket repartit të avancuar, anësorë do të jenë Çyrbja e Et’hemi, me Reginaldon në majën e sulmit. Në krahun tjetër mungesa e madhe e “demave” është pa diskutim

ajo e Jasir Asanit. Mesfushori, i cili në këtë sezon ka qenë një ndër pikat më të forta, ka plotësuar numrin e kartonëve. Për fatin e mirë të teknikut, të kuqtë kanë në dispozicion një lojtar si Esat Mala, i cili mund të përshtatet në disa pozicione. Sa i përket formacionit, në portë do të jetë Alban Hoxha. Mbrojtja do të formohet nga Ibrahimi, Atanda, Belica dhe Trashi. Në mesfushë do të jenë Mala nga e djathta, Telushi e Hila në qendër dhe Mensah nga e majta. Në repartin e avancuar do të vendoset Bardhi, pas krahëve të Hebajt.


VIP

22 E premte, 14 DHJETOR 2018

Capital T një ‘’Babagjysh’’, dhuron 5 shtëpi Ai është një ndër reperët më in të momentit. Përveç se bën hite në muzikë, ai ka treguar edhe një anë humane. Capital T i është bashkuar shoqatës së bamirësisë ‘’Jetimët e Ballkanit’’ të drejtuar nga filantropi Halil Kastrati, për të dhuruar 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë. ‘’Ne u nisëm. Sot, 5 palë çelësa; po gëzohen 5 familje nevojtare me shtëpi të reja. Me ne sot Trim Ademi, Capital T. Bamirës, Zoti jua shpërbleftë’’,-shkruan Kastrati në Instagram. Ndërsa Kapo shkruan se: ‘’Bëj gjera të mira dhe bëhu njeri i mirë. Nëse doni me të vërtetë të ndryshoni diçka, niseni nga vetja. Kam diçka në dorë’’. Sigurisht që jo të gjithë kanë mundësinë të ndërtojnë një shtëpi të re për familjet në nevojë, megjithatë një palë këpucë mund t’ua dhurojmë vogëlushëve.

“Sherri” mes kushërirave, pjesë edhe Albërija Pak ditë më parë, u përfol se marrëdhënia mes kushërirave, Anxhelinës dhe Beatrixit është krisur. Ka zëra që thonë se shkak për këtë u bë Beatrix e cila nuk e uroi Anxhelinën në ditën e saj të lindjes. Ka të tjerë që thonë se shkak u bë grimieri i famshëm Ariel, i cili është edhe mik i ngushtë me Anxhelinën por këto aludime ende mbeten në kuadër të thashethemeve. Që vajzat nuk ndiqeshin në Instagram, këtë e dinim por së fundmi, Beatrix ka vendosur të heqë edhe Albërijen, tezen e saj. Me pak fjalë, Ramosaj nuk ndjek as teze Albërijen dhe as vajzat e saj, Anxhelinën dhe Agnesën. Duke marrë parasysh marrëdhënien e ngushtë që ka ekzistuar mes tyre, duket qartazi që gjërat s’janë si më parë.

Nora si Kim në klipin e ri me Skerdin Skerdi dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. Projekti i ri i këngëtarit të cilësuar si “The Weeknd” shqiptar vjen në super bashkëpunim. Është Nora Istrefi ajo që gjendet në projektin e ri të këngëtarit karakteristik. Kënga titullohet “M’ke Mungu” dhe është punuar në shtëpinë e hiteve, nga producenti i madh shqiptare, BigBang. Se projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip. Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit. Veç këngës plot ritëm në sy bie dhe performanca e dyshes në klip, ku dukshëm vihet re sensualiteti dhe format e bëshme të Norës. Ajo që tërheq menjëherë vëmendje janë linjat “alla Kim Kardashian” me belin e hollë dhe të pasme bombastike që Nora i ka ekspozuar aq mirë me pantallonat neon jeshile dhe një bluzë crop-top neon pink.

Dhurata Ahmetaj tregon sensualitetin Ajo është prej femrave më të bukura shqiptare. Dhurata Ahmetaj lë pak dyshime për femrën më të bukur shqiptare. Bukuroshja shqiptare ka vazhduar publikimin e imazheve atraktive. Ajo në foto ka publikuar edhe një porosi, për të gjitha femrat që bëjnë shooping. “Bleni më pak, zgjedhni më mirë”, u shpreh Dhurata në postimin e fundit në Instagram. Dhurata ka kohë që s’ka publikuar ndonjë këngë të re. Bukuroshja është tejet e angazhuar në fushata reklamimi duke qenë prej fytyrave më të kërkuara për brende të ndryshme.

DiCaprio kthen statujën e Oscarit Leonardo DiCaprio do të duhet të kthejë statujën e Oscarit që i përket Marlon Brandos, të cilën e mori si dhuratë. Sipas mediave, aktori hollivudian mori statujën nga një biznesmen malajzian, Jho Low, i cili ndërkohë u akuzua për shpërdorim të fondeve të investimeve. Ai gjithashtu mori një pikturë të Pablo Picassos dhe kolazhin e JeanMichel Basqueat, sipas mediave të huaja. Interesante, Oscari i aktorit të ndjerë u zhduk nga shtëpia e tij në Hollywood, për t’u blerë më vonë nga Low për 600 mijë euro nga një shitës i gjërave të rralla. Edhe pse gjithçka ndodhi një vit më parë,

detajet e këtij skandali dolën kur New York Times botoi një tregim për Low, financuesin e filmit, “Wolf With Waltz”. Low akuzohet së bashku me ish-kryeministrin e Malajzisë, Najib Razak, për shpërdorimin e miliarda dollarëve.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 7. Romani i Anton Pashkut 9. Lajmëtar; lajmës 12. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 14. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar, e kundërta e progresit 18. Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull 20. Organizata Botërore e Shëndetësisë 22. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 23. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 24. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 25. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 26. Pranverë; muajt e ngrohtë të vitit. ... Mera i aktrimit 27. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 28. Sotir ... (10 Qershor 19343 Mars 2012) piktor shqiptar me titullin "Artist i Merituar" 29. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 30. Dokument identifikimi për funksion ndërkombëtar 32. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 34. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 36. Valle popullore hungareze me çifte, që fillon ngadalë dhe mbaron me rrotullime të shpejta 39. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 40. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 41. Që ka të bëjë me vendet ose me popujt e Lindjes 44. Vrull, hov; shpejtësi ose v... 46. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 47. Ai është film shqiptar i vitit 2012, me regji dhe skenar të Joni Shanaj 49. Banor vendës nga Labëria, është ... 51. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 52. Bjellorusia e ka atë paranë e saj kombëtare 54. Haiti përdor atë si monedhë të saj 58. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 60. Yndyrë, tërësia e tyre 61. Shtresë e hollë pak e përskuqur që zë në fund ena kur ziejmë qumësht a ndonjë gjellë tjetër 62. Një periudhë kohe shumë e shkurtër, grimë, imtë, minutë 63. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor 66. Ashtu është një mjeshtër i përgatitur që merret me punimin e orendive 68. Shkenca që studion

E premte, 14 DHJETOR 2018

Nga Albert VATAJ

ndërtimin e formën e organizmave të gjalla 69. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të 71. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 72. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 75. Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera 77. Shteti (në kohën e sundimit osman) 79. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 82. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 84. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 86. Ai që është penduar për një faj a për një mëkat 87. Demir... është aktor i mirënjohur kinematografisë shqiptare. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan 89. Masë e vëllimit të lëngjeve, e barabartë me një decimetër kub 90. Lëndë prej gome, tërhiqet ose të përkulet duke ardhur përsëri në gjendjen e mëparshme, gomë 93. Bëjnë pjesë në grupin e polipeve që jetojnë së bashku në det ngjitur nëpër shkrëmbinj 94. Një lloj qendrimi gjysëm i ulur. Pozicion që marrim gjatë nevojave personale. Ulem ... 95. ... Grameno, lindi në Korçë, (1871-1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe ve-

primtar i lëvizjes patriotike e demokratike 100. Lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë e që zbutet kur ngrohet 102. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 104. Tërësi tokësore, që përbën një njësi të vetme, të pandarë e të paprekshme 105. Quhet ashtu një kullotë, bashtinë me barë 106. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 108. Ajri që thithim e që nxjerri nga mushkëritë 109. Një sistem në të cilin gradat apo klasat e autoritetit janë renditur njera sipër tjetrës 112. Pjesëtar i fiseve ilire, që banonte në trojet nga Liqeni i Shkodrës deri thellë në Malësinë e Veriut 114. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë VERTIKALISHT 2. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 3. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 4. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Zonë e Elbasanit, e njohur për prodhimin e duhanit 6. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 7. Murg ose besimtar, që rron i vetmuar, për besimin ortodoks 8. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 10. Partia Aleanca Popullore 11. Shkëmb i lartë me anë të

thepisura 13. Vegël muzikore e ngjashme me tamburanë, me tela, së cilës i bihet me një fletëz të fortë 15. Mekanizëm për shkëputjen automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku 16. E kundërta e saj është e vërteta 17. Armenia si kryeqytet ka atë 19. Shkollë e mesme e formimit mysliman 21. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 24. Ishull i Italisë, shtrihet në mes Detit Mesdhe dhe Detit Tiren me sipërfaqe 24,000 km² 27. Ai që merrej si dëshmitar në kurorëzimin e një çifti të ri dhe bëhej mik i familjes 31. Tirana, e kishte targën e makinave ... 33. Pushkë e vjetër, e gjatë e me pesë fishekë 35. Koleksion pllakash gramafoni; vendi ku ruhen pllakat e gramafonit 37. GRamshi e kishte ashtu targën 38. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë, quhet ashtu 42. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 43. Kush lindi e para... apo pula? 44. Eshtë trajtim mjekësor nëpërmjet një injeksion për të rritur mbrojtjen nga disa sëmundje 45. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e sh-

65. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 67. Pashko ..., një prej jezuitëve gjurmëlënës në letrat shqipe, njihet për shqipërimin e "Komedisë Hyjnore" 68. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e me shkëlqim metalik dhe me veti helmuese 70. Pragu i dritares 73. Banor vendës nga Lezha ose ai që e ka prejardhjen nga Lezha 74. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 76. Fjalë tepër lavdëruese që i thuhen dikujt për t'i bërë qejfin, korte, kompliment 78. Burri që qante një të vdekur 80. E pres pak; i bëj një kllapë, një send metali, deltine, mermeri apo tjetërçka 81. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 83. Gjendje dhe shprehi e vrenjtur dhe e ashpër e një njeriu 85. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 88. Ajo është narkotik, nxirret nga fletët e një shkurreje tropikale, përdoret në mjekësi për anestezi lokale ose si narkotik. 91. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 92. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë 96. Eshtë ashtu një marrdhënie e afërt, shumë ngrohtë dhe rreptësisht private 97. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 98. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 99. Ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku 101. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 103. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 107. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 110. Aleanca Kuq e Zi 111. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 113. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë

tëpisë; vjetërsira, rrangulla 48. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 49. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 50. Banka Botërore 53. ... dhe shtatë xhuxhët 54. Mundim, mund; vështirësi, zor, ose z...t 55. Unioni Postar Universal 56. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 57. Aktor shqiptar, Xhevdet ..., lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960 59. Kryeqyteti i Bangladeshit është 60. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 63. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 64. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 1

2

3

4

K U A D R A T

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

6

B

A

Z

8

V A K

R

P

R

11

O R

5

K A B

7

B 10

E

B

I

S

V ¸

A

13

P

T A K

9

O H U 12

14

A

K U N A T ¸

R 15

M

M

R

T

16

17

B U J

18

Q E S

I

L

E

R

Z

N

E

E 30

˙

G

K 26

A R D A S

M

V

G J

E

E

R

E N ¸

36

P

29

A

A S

O N E T

R

R

P O E

R

P

J 38

R R

R

A G A M

J

N

E

P

L

39

40

R

A

42

A J

R

T

37

E

41

B

T

E G U

33

V

U 35

A R E K

J

32

34

Y L B

28

R R

H

O H E

24

27

31

C

Y

23

U K

E 25

S

R 20

A P A T I

22

D O

Y M

19

L

21

L

B

43

I

R

A

E

S K U D O

44

O

U

E

˙

S

R

D

G

P

K

45

46

D H J

L

E

T O R

I

B 51

T

P

I

T

U

E V I

P L

E

D

L 57

61

R

53

M

F

54

S

S H

E

H

58

L

D

S

O

I

R

L

L

O N

U

T

A L

D I

T

E

I

60

C E

K

K A T I 63

N

I 67

K 50

55

59

B I

62

Z A M A N 66

D E

B

M 49

52

56

I 47

M E I

48

64

J

L

K O S

E

K

A

A D I

M I

¸

68

65

W M O

69

P

S H T A J

O

H

N E R

P

70

A

R

V L

71

B

72

I

S

T

M U T

L

75

E

T

79

B

80

D

R E K

F

I

V

V I

78

A N 87

G U S

H T

E

L

L

T

V A T H

E

O

A

R E

T E

I

91

O

94

B E

92

L

95

P

E F

I

V

83

D 88

90

A O

A B

X

A 82

¸ R

D L

E

77

86

P

P

89

M

O L R

P ¸ 85

93

L

D 76

E 74

81

R

K A K A O

84

R

73

R

96

K J

U

L

Y E

L A

F

H 97

R 98

N

T

O 99

˙

C

T

E

N G I

K O N S E

R V A T

R

102

A R M E P

M

J 103

104

105

V I

L H E M

E

B

108

M I

R

O R

101

I

¸

100

106

O

K K

109

T

A M A R

J

B I

M E

107

O

B

N

J


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 14 DHJETOR 2018

Studentët në ditën e 10 të protestës S

tudentët kanë zhvil luar dje një protestë madhështore para Kuvendit. Ata kanë kërkuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama plotësimin e tetë kushteve për arsimin. Ndërkohë Kryeministri ka deklaruar se nuk firmos nëse

më parë studentët nuk plotësojnë kushtin që të takohen me atë. Pas disa orësh proteste studentët janë zhvendosur para godinës së Kryeministrisë. Ata deklarojnë se do të qëndrojnë deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.