Koha Jone_14 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 298 (8739) E shtunë, 14 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Në vendimet që ka marrë në krye të KED, Ardian Dvorani, ka vepruar me metoda tipike rilindase. Gara për vendet vakante ka qenë false, pasi ka dërguar në kuvend dhe presidencë aq kandidatë sa janë vende bosh. Në këtë mënyrë procesi i garës bëhet fiktiv dhe ai që emëron gjyqtarët nuk është më Kuvendi apo Presidenti, por vetëm Ardian Dvorani

Dvorani njeriu socialist që punon fiks si rilindas

Kryetari i KED, Dvorani shihet si njeriu që me ndihmën e PS-së mbahet në sistem për të kontrolluar reformën në drejtësi. Karriera e tij, lidhjet politike, procesi i kalimit të vettingut ku ka pasuri të pajustifikueshme për 100 milionë lekë dhe vendimet e marra më pas në krye të KED dëshmojnë atë që opozita thotë prej kohësh që Rilindja po kontrollon drejtësinë FAQE 3

Presidenti pret Aleancën për Mbrojtjen PD: Prokuroria duhet të veprojë e Teatrit: Do të jem gjithmonë me ju. menjëherë! Rama ka përgjegjësi Kauza juaj është tërësisht e drejtë për vdekjet në Thumanë

Në foto: Presidenti Ilir Meta me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

OPINION

ANALIZË

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE

Shqipëria e Enverit ishte burg, kjo e Piktorit është cirk!

Nga Veton Surroi

Nga Kim Mehmeti FAQE 7

FAQE 7

FAQE 16

FAQE 2

Në foto: Pamje nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

ZËVENDËSKRYETARI I LSI

Luan Rama: Të bëhemi bashkë kundër këtij regjimi kriminal

FAQE 5

TËRMETI

REAGIMI

Basha: Rama të ndalë Gazetarët spektaklin me vdekjen. paralajmërojnë protesta Dështoi në strehimin e kundër ligjeve që qytetarëve rikthejnë censurën FAQE 4

FAQE 6


POLITIKE

2 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Nënkryetari Edi Paloka: Arben Ahmetaj sërish ministër, donatorët të kontrollojnë vetë e t’i vënë ndihmat në funksion të shqiptarëve

R

ikthimi i Arben Ahmetajt në kabinetin qeveritar me misio nin për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit që shkundi Shqipërinë ka shkaktuar reagime të forta në radhët e përfaqësuesve të opozitës. Numri 2 i Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte i pari që reagoi përmes rrjeteve sociale lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e ministrit për Rindërtimin. Për Palokën emërimin i Ahmetaj, është treguesi më i qartë se ky kryeministër kërkon ta vjedhë popullin edhe në kulmin e fatkeqësisë. “Emërimi i Ahmetajt, treguesi më i qartë se ky kryeministër kërkon ta vjedhë këtë popull edhe në kulmin e fatkeqësisë! E kam thënë disa herë këto ditë; gjithnjë në situata të vështira e të jashtëzakonshme nxjerrin kokën spekulantë që përfitojnë nga fatkeqësia. Kryesisht ata janë pazarxhinj pa shpirt që kur shohin që ka nevojë të shtuar për diçka menjëherë rrisin çmimet dhe pazarin! Fatkeqësia jonë është se si kryespekullant kemi kryeministrin, që i lë në hije ata që vjedhin qeset e ndihmave, apo rrisin qeratë e shtëpive për hallexhinjtë… Deri tani Rama ka spekuluar politikisht, duke u përpjekur që nëpërmjet propagandës së përditshme, minimalisht t’i shpëtojë përgjegjësisë direkte për këtë fatkeqësi dhe viktimat që solli. Sot, Rama vërtetoi se i është “hapur zorra” dhe spekulimin nuk ka ndërmend ta lërë vetëm në rrafshin politik. E mbani mend: një nga thirrjet e para që bëri Rama ishte për të ndalu-

Emërimi i Ahmetajt, PD: Prova, se Rama kërkon të vjedhë edhe në kulmin e fatkeqësisë

ar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithëse njerëzit ishin në nevojë (janë dhe sot) për ushqime dhe mjete të tjera. Caktimi i Ahmetajt si personi që do të menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjëherë reagim jo

SEKRETARI I PËRTGJITHSHËM I PD-SË:

Rama në Thumanë, Bardhi: Ai u kthye në vendin e krimit shtetëror

S

ekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama pasditen e djeshme në Thumanë, ku inspektoi nga afër situatën në terren së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin sociale, Bardhi e cilëson spektakël të shëmtuar të Edi Ramës dhe kthim në vendin e krimit shtetëror. E në këtë kontekst, Gazment Bardhi kërkon nga kryeministri t’iu thotë shqiptarëve çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 shtatorit. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i kërkon Prokurorisë të veprojë menjëherë dhe të vërë drejtësi për viktimat e tërmetit. “Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale. Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit. Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë! Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit!”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, Gazment Bardhi.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

vetëm nga opozita. Ahmetaj është nga ish-ministrat më të akuzuar për korrupsion në një qeveri dhe administratë që vetëm pak ditë më parë u shpall nga organizmat ndërkombëtare si një nga qeveritë më të korruptuara në botë. Por kjo jo vetëm

nuk e frenon Ramën, por përkundrazi, si në çdo rast tjetër, është kriter për ta emëruar Ahmetajn prapë ministër që do të menaxhojë paratë e ndihmave. E kjo ndodh pikërisht ditën që BE-ja vendos për zhvillimin e konferencës së donatorëve. Në këtë mo-

ment, ky kryeministër që e ka çuar vendin drejt rrënimit të gjithanshëm: politik, ekonomik e social, po kërkon ta grabisë dhe në kulmin e tragjedisë. Shikimi i tij në këto momente nuk shkon tek njerëzit në fatkeqësi, por tek milionat që shpreson të marrë nga bota, jo që t’i përdorë për shqiptarët, por si një mundësi tjetër për të vjedhur. Emërimi i Ahmetajt është prova, e nuk ka nevojë për të tjera. Uroj që donatorët ( siç kanë bërë deri më sot që nuk i kanë besuar qeverisë) të kontrollojnë vetë e t’i vënë ndihmat në funksion të shqiptarëve, e të mos i lënë në dorë të grabitqarëve. Mëkatet e kësaj qeverie me shqiptarët janë boll të rënda, mos i lejoni ta bëjnë dhe këtë”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Kryeministri Edi Rama i propozoi dje Presidentit Ilir Meta, dekretimin e Arben Ahmetajt si ministër i Shtetit për Rindërtimin, Ministri e cila shtohet pas situatës së krijuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Presidenca konfirmoi vullnetin për të dekretuar Arben Ahmetajn në këtë post.

ISH-DEPUTETET E PD-SË

Tabaku dhe Pampuri takime me bizneset në njësinë 8: Qeveria po ju dëmton P

artia Demokratike akuzon qeverinë se me politikat e saj ekonomike po dëmton biznesin. Në një takim që ish-deputetet Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri zhvilluan në njësinë numër 8 në kryeqytet me pronarët e bizneseve, diskutuan me ta edhe alternativën e PD-së, që do të aplikohet sipas tyre kur demokratët të vijnë në pushtet. Ish-deputetet e PD-së, rifilluan pas prishjes së “armëpushimit” me qeverinë, takimet me qytetarët në terren, për t’i njohur me politikat dhe alternativat që kjo parti do të zbatojë, nëse vjen në pushtet. “Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore. Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë. Sot bashkë me Oriolën, Mateon dhe Andian vizituam disa prej tyre në

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”. Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë. Sakaq, kriza që ato ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve. Dimri i madh tanimë do rëndojë mbi xhepat

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

e tyre për shkak të makutërisë së qeverisë, keqpërdorimit të taksave dhe abuzimeve me politikat fiskale. Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbras Shqipërinë u dëgjua me dëshirë. Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Në vendimet që ka marrë në krye të KED, Ardian Dvorani, ka vepruar me metoda tipike rilindase. Gara për vendet vakante ka qenë false, pasi ka dërguar në kuvend dhe presidencë aq kandidatë sa janë vende bosh. Në këtë mënyrë procesi i garës bëhet fiktiv dhe ai që emëron gjyqtarët nuk është më Kuvendi apo Presidenti, por vetëm Ardian Dvorani

Dvorani njeriu socialist që punon fiks si rilindas

Kryetari i KED, Dvorani shihet si njeriu që me ndihmën e PS-së mbahet në sistem për të kontrolluar reformën në drejtësi. Karriera e tij, lidhjet politike, procesi i kalimit të vettingut ku ka pasuri të pajustifikueshme për 100 milionë lekë dhe vendimet e marra më pas në krye të KED dëshmojnë atë që opozita thotë prej kohësh që Rilindja po kontrollon drejtësinë Emri i Ardian Dvoranit u bë i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit që Presidenti Ilir Meta bëri për shkeljet flagrante ligjore të tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ndërkohë në rrethet e juristëve dhe gjyqtarëve më përvojë prej shumë kohësh Dvorani shihet si njeriu që me ndihmën e PS-së u mbajt në sistem për të kontrolluar reformën në drejtësi. Karriera e tij, lidhjet politike, procesi i kalimit të vettingut dhe vendimet e marra më pas në krye të KED dëshmojnë atë që opozita thotë prej kohësh që Rilindja po kontrollon drejtësinë. Reforma në drejtësi kishte si kriter largimin e juristëve që nuk justifikonin pasurinë dhe që nuk kishin lidhje politike. Dëshmitë publike tregojnë se në të dyja këto kritere Ardian Dvorani kishte probleme. Së pari lidhjet politike. Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar publikisht në 20 nëntor të këtij viti se Ardian Dvorani, në cilësinë e gjykatësit të lartë ka marrë pjesë në mbledhje dhe takime politike të Partisë Socialiste. Një zyrtar shtetëror mund të jetë pjesë e takimeve politike jashtë orarit zyrtar, por një gjykatës i lartë e ka të ndaluar të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti politik. Por kjo nuk është lidhja e vetme me PS. Në vitin 2005, kur PS ishte ende në pushtet Dvorani u përzgjodh nga PS dhe u

votua në Kuvend si anëtar i Gjykatës së Lartë. Mes shumë kandidaturave që kishte në dorë PS-ja e asaj kohe, emri i Dvoranit u mbështet dukshëm nga qeveria. Një tjetër dëshmi e lidhjeve me PS është fakti se dhe pas mbarimit të mandatit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe PS ishte rikthyer në pushtet sërish nuk u largua nga ky institucion në kundërshtim të hapur edhe nga vendimi i gjykatës kushtetuese të kohës. Dvorani është një rast i veçantë dhe në procesin e vettingut, që cilësohet si kontrolli më i rreptë i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shumë emra të njohur të drejtësisë, me karrierë para viteve në ’90 dhe deri më sot, u flakën nga sistemi për shkak se nuk justifikonin pasurinë. Një pjesë e meritonin të mos ishin më në sistem, pasi realisht pasurinë e tyre nuk e kanë as biznesmenët e ligjshëm. Të tjerë u larguan vetëm për mos deklarim taksash disa milionë lekë të vjetra duke ngritur dyshime për kriteret e vettingut. Dvorani është ndër të paktët juristë që kaloi vetingun edhe pse nuk kishte deklaruar gati 9.9 milionë lekë të reja. Komisionet e Vettingut e mbyllën çështjen me argumentin se Dvorani kishte harruar t’i deklaronte, por nuk e kishte bërë qëllimisht. Në këtë mënyrë, Dvorani mori dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe pse i kish

mbaruar mandatin, ndërkohë Xhezari Zaganjohur u penalizua nga vettingu për shumë pak. Pas kalimit të Vettingut në këtë mënyrë dhe pas marrjes së drejtimit të Gjykatës së Lartë, Dvorani nis dhe pjesa tjetër e lidhjeve me PS. Vetëm pasi Dvorani kaloi Vettingun, PS u vu në lëvizje për të ngritur zyrtarisht KED-in që qëndronte pezull pezull prej dy vitesh. Largimi i gjithë anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë nga vettingu i jepte Dvoranit të drejtën që të ishte kryetar i KED. Që pas miratimit të reformës në drejtësi, KED ishte organi më i lartë që bënte përzgjedhjen e emrave që zgjidhen në postet kyçe të gjykatave, siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese. KED është një organ kolegjial që merr vendime me shumicë votash dhe mbledhjet duhen të bëhen publike. Por që nga 15 janari i 2019-ës kur u bë mbledhja e parë e KED me kryetar Dvoranin, procesverbalet e 32 mbledhjeve nuk janë publikuar. Shqiptarët dhe ata që financojnë reformën në drejtësi nuk e dinë se si përzgjidhen kandidatët. Cilat janë kriteret skualifikuese të një juristi që ka kaluar vettingun dhe mbi çfarë baze përzgjidhen emrat që do marrin poste kyçe. Duket se jo rastësisht emra të drejtësisë që kanë kaluar vettingun në mënyrë jo normale janë shkualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e

tjera. Rasti më flagrant, që u bë publik, është i Marsida Xhaferllarit, ku në mënyrë jo profesionale KED e kish ulur pikët e vlerësimit, vetëm që të mos renditej e para në listë, edhe pse karriera e saj ishte më e mirë se gjithë kandidatët e tjerë. Ndërkohë bllokimi total i informacionit për publikun nga KED flet edhe për raste të tjera po kaq të rënda. Në vendimet që ka marrë në krye të KED Dvorani duket se ka vepruar me metoda tipike rilindase. Gara për vendet vakante ka qenë false, pasi ka dërguar në Kuvend dhe presidencë aq kandidatë sa janë vende boshë. Në këtë mënyrë procesi i garës bëhet fals dhe ai që emëron gjyqtarët nuk është me Kuvendi apo Presidenti, por vetëm Ardian Dvorani. Sigurisht Dvorani nuk ka kaq aq pushtet sa të “zgjedhë”, sepse KED nuk i ka këto kompetenca. Ai thjesht ka marrë listën me emra që donte PS dhe e ka kthyer në institucione me numër protokolli. Në thelb ka bërë vetëm postierin e PS, për procesin më të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Zelli për të vepruar si rilindas arriti deri në marrjen e kompetencave që i ka kreu i shtetit dhe ky nuk është zbatim i ligjit, por zbatim i urdhrave politikë të Rilindjes. Zbatimi i urdhrave politikë shpjegon edhe përse Dorvani mbeti në sistem pas vettingut dhe përse është ende në Gjykatën e Lartë, 6 vite pasi i ka mbaruar mandati. Mili Xhani


POLITIKE

N

ë Katundin e Ri, pjesë e Bashkisë së Durrësit, dëmet në pallate dhe shtëpi private janë të mëdha, por edhe bashkia, edhe qeveria janë inekzistente. Banorët i treguan të revoltuar kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se askush nuk do t’ia dijë për ta, megjithëse pallati i tyre me dhjetëra familje rezulton zyrtarisht i pabanueshëm. “Akt konstatimi, 2 dhjetor, pallat i pabanueshëm nga rënia e tërmetit, firmosur nga Zhyljen Varfaj”- lexoi zoti Basha dokumentin zyrtar që i tregojnë banorët, të cilët pohojnë se nuk kanë marrë as bonuse për qeranë, as çadra për strehim. “U bënë kaq ditë nuk erdhi kush të na thotë ku banoni, a jetohet aty. Deri tani është strehuar vetëm 1 familje nga 1 shoqatë fetare.”- thanë banorët, duke pohuar se kanë nisur të futen sërish brenda në pallat dhe në shtëpi të dëmtuara, por të pacertifikuara për shkak të pamundësisë për të qëndruar në të ftohtë dhe shi. Dukë u kërkuar banorëve të mos vënë në rrezik jetën, zoti Basha vuri në dukje se një sjellje e tillë e papërgjegjshme nga ana e qeverisë dhe bashkisë, mund të çojë në përsëritjen e tragjedisë së Thumanës. “Porosia ime si bashkëqytetar është mos u fusni në objekte të cilat nuk kanë certifikim. E kam parë me sytë e mi se çfarë ndodhi në Thumanë. Ajo që ndodhi në Thumanë ishte plotësisht e shmangshme. Nëse shteti do të kishte bërë detyrën e vet dhe do t’u kishte thënë atyre banorëve “mos u fusni”, ata 24 njerëz nuk do të ishin nën tokë. “- u shpreh Basha i shqetësuar nga situata e krijuar në katundin e Ri për shkak të neglizhencës dhe dështimit të qeverisë për të strehuar banorët. “Duhet patjetër që çdokush të strehohet. Edhe verë po të ishte jo më në dimër është detyrë e shtetit të strehojë personat që kanë mbetur pa strehë. Jo

4 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Kreu i PD-së takime me banorët në Durrës dhe Katund të Ri: Të akordohen menjëherë për ta 150 milionë dollarët e oligarkëve. Mund të përsërisë tragjedinë e Thumanës

Tërmeti, Basha: Rama të ndalë spektaklin me vdekjen. Dështoi në strehimin e qytetarëve

vetëm që është prishur e rrënuar shtëpia, por edhe ata të cilët shtëpia u është konsideruar e rrezikshme dhe nuk u është dhënë akoma çertifikata e sigurisë. Por që të ndodhë kjo, gjëja e parë që duhet të ndodhë është që shteti të caktojë para’, prandaj është shpallur gjendja e emergjencës. Jo që të bëjë pelivanin nëpër Shqipëri, por të caktojë para dhe me ato para të merret banesa me qera dhe u jepet familjeve

që kanë nevojë. Ai që ka në dorë sot buxhetin dhe vendimet, një gjë duhet të bëjë, të ndalë spektaklin mbi vdekjen, sepse ka filluar të bëjë spektakël me vdekjen, dhe t’u vijë në ndihmë njerëzve.”- tha Basha. Në Katundin e Ri ka edhe një arsye tjetër pse banorët janë të revoltuar me qeverinë. Ata dëshmuan se që pas tërmetit, jetojnë me 2 orë drita në ditë, pasi energjia elektrike u ndërpritet sapo bie nata.

“Jemi kthyer në kohën e qiriut”-tha një banor, ndërsa një tjetër, duke ngritur zërin tregoi se i paguante të gjitha taksat dhe faturat dhe nuk meritonte që ai dhe familja e tij të ndëshkohen pa arsye. Situata në Durrës Basha takoi sërish dje banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, ku bëri apel që ata që janë prekur të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëm-

tuara. Kjo, tha Basha, duhet të bëhet vetëm pas çertifikimit zyrtar se banesat janë të sigurta. “Dy javë e gjysëm nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish. Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve. Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare. Të akordohen menjëherë për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë. Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.

një zinxhir i tërë që është pas punës tënde; do të thotë fuqi blerëse, do të thotë punësim, do të thotë edhe buxhet. Në qoftë se nuk arrin dot të mbështesë biznesin do të dëmtosh të gjithë; do të dëmtosh të punësuarit, do të dëmtosh buxhetin e shtetit, do të dëmtosh edhe mundësinë e shtetit për të ardhur në ndihmë”, tha Basha. Paketa me 5 pika u propozua nga kryetari demokrat gjatë javës së shkuar pasi inspektoi bizneset e Durrësit, Krujës dhe qarkut të Lezhës, të cilët kanë pësuar dëme të

mëdha materiale dhe për shkak të ndërprerjes së punës dhe largimit të forcës punëtore. “Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh, dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se nuk ka gjendje emergjence pa fonde. Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit”, tha Basha.

Kreu i PD-së këmbëngul tek 5 propozimet e opozitës për Rimëkëmbjen: Po u fut Durrësi në kolaps ekonomik, merr gjithë Shqipërinë me vete

Basha: Bizneset e prekura nga tërmeti duhet të kenë lehtësi fiskale

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në takime me biznese të prekura nga tërmeti në Durrës se ata duhet të përfitojnë lehtësi nga qeveria. Në mënyrë që të mos përballen me falimentimin, opozita ka propozuar një plan me 5 pika, që ofron lehtësi fiskale për biznesin, sipas përvojës së ndjekur nga Italia në situatë të njëjtë pas tërmetit në Aqulia. “Të gjitha bizneset; bizneset e vogla, bizneset e Durrësit duhet të përfitojnë nga masa lehtësuese. Kështu ka ndodhur kudo kur janë goditur ekonomitë lokale nga tërmeti. Durrësi nuk është thjesht ekonomi lokale, është ekonomia e dytë më e madhe pas Tiranës. Po u fut Durrësi në kolaps ekonomik të thellë për shkak të tërmetit, se në kolaps

ekonomik kemi qenë edhe përpara tërmetit, atëherë e merr gjithë Shqipërinë me vete. Prandaj kemi propozuar ato 5 masa: Pezullim të faturave të energjisë dhe të ujit; Pezullim të të gjitha taksave vendore, duke përfshirë taksën e pronës; Pezullim dhe shtyrje e pagesës me këste të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Anulim i çdo takse të tatim-fitimit apo taksa të tjera për të gjithë kohën derisa situata të normalizohet; Përjashtim nga TVSH për lëndët e para dhe materialet që përdoren për rikuperimin e dëmeve. Këto pesë pika i japin mundësi biznesit ta mbajë kokën mbi ujë”, u shpreh Basha. Duke sjellë në vëmendje rastin e Italisë, kreu i opozitës vuri në dukje se nëse kjo paketë lehtësuese nuk zbatohet nga

qeveria, biznesi do të vuajë pasoja të rënda. “Veprimtaria juaj fiskale duhet pezulluar. Shteti s’mund t’ju marrë asnjë cent, s’mund t’ju tatojë gjatë kohës që ju nuk punoni. Dhe kjo nuk është mëshirë, kjo është normale. Si mund të tatosh një biznes që nuk punon për shkak të një fatkeqësie natyrore?! E dyta duhet të keni mundësinë që të mbështeteni në të njëjtën mënyrë si banorët dhe banesat për rimëkëmbjen e biznesit. Në Itali, ku ra tërmeti i madh para dy vjetësh, bizneset janë mbështetur deri në 100% të vlerës së dëmit, njësoj si banesat”, tha ai. Basha tha se në rast se nuk ndihmohet biznesi, atëherë gjërat vijnë zinxhir dhe pasojat e krizës i vuajnë të gjithë. “Kur themi biznes krijojmë keqkuptime, biznes do të thotë punësim, është


POLITIKE

5 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Zëvendës kryetari i LSI-së: Luftën me median e lirë regjimet e kanë humbur. Ministri për Rindërtimin shenjë e mirë

Z

ëvendës kryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim Luan Rama ka dalë sot para mediave duke folur për vendimin e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Shtetit për Rindërtimin si dhe projektligjin e maxhorancës për mediat. Nuk mungon ironia e Luan Ramës për vendosjen e Arben Ahmetajt si ministër të Rindërtimit, për të cilin shprehet se “është një shenjë e mirë që na lë të kuptojmë dhe të besojmë se me emërimin e zotit Ahmetaj si ministër për rindërtimin jo vetëm që Shqipëria do të rindërtohet, por që qytetarët duhet të jenë të qetë”. Luan Rama më tej tha se ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik. Ai i kujtoi kryeministrit Edi Rama që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit. “Ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër fjalës së lirë, ajo çfarë po bën mazhoranca në luftë kundër medias së lirë në fakt nuk bën asgjë më shumë, por plotëson portretin e një regjimi, i cili diferencohet apo bëhet i dallueshëm nga një sistem demokratik dhe qëndrimi ndaj fjalës së lirë, në qëndrimin ndaj medias, në qëndrimin ndaj të vërtetës sepse qëndrimi ndaj të vërtetës bën diferencën midis regjimit dhe qeverisjes demokratike. Frika prej së vërtetës është në topologjinë e regjimeve kriminale dhe të korruptuara e për shkak se pikërisht janë të tillë, pra sepse janë regjime të korruptuara, sepse

Luan Rama: Të bëhemi bashkë kundër këtij regjimi kriminal

janë regjime kriminale, sepse janë regjime të ndërtuara nga një sistem kriminal, ata kanë frikë të vërtetën, kanë frikë fjalën e lirë, kanë frikë median e lirë. Natyrisht paradoksi bëhet dhe më alarmant po të kemi parasysh faktin që Shqipëria ka presidencën e radhës së OSBE-së, të kësaj organizate, e cila lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, lirinë e medias e ka në themelin e ekzistencës së vet dhe kundërvënia ndaj kësaj vlere, kundërvënia ndaj kësaj qasje-

NËNKRYETARI I LSI-SË

je, kundërvënia ndaj këtij standardi që ka OSBE është në thelb ajo që e bën jo vetëm qeverinë, jo vetëm mazhorancën, por për fat të keq Shqipërinë të dëshmojë se nuk ka kuptuar ende asgjë nga çfarë do të thotë standard demokracie, nga çfarë do të thotë vlerë e një shoqërie të hapur, të një shoqërie të lirë, e një shoqërie të ndërtuar, vlerat fondamentale të demokracisë. Mirëpo jam këtu për t’i kujtuar në radhë të parë kryeministrit si ideatori, si persekutori dhe si

realizuesi i të gjithë kësaj skeme të kontaminimit, të kriminalizmit dhe të armiqësisë së qeverisë, së mazhorancës dhe të shtetit ndaj medias, i cili në fakt me këtë që po bën, nuk po bën asgjë më shumë veçse po plotëson atë që ka parathënë me fyerjet, me shpifjet, me akuzat, me trajtimin në mënyrën më diskredituese që ai mban ndaj medias dhe ndaj punonjësve të saj. Pra, ajo që dua t’i kujtoj kryeministrit është që në Shqipëri, historia e afërt e demokracisë

ka shembuj të shkëlqyer të luftës së punonjësve të fjalës së lirë, të luftës së shtypit dhe medias së lirë ndaj regjimit. Dhe gjithmonë luftën me fjalën e lirë, luftën me shtypin dhe median e lirë regjimet e kanë humbur, siç do ta humbasë edhe ky regjim që në kuptimin më të plotë të fjalës edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore që gjendet Shqipëria edhe në kushtet e emergjencës ku gjendet për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit gjen kohë të investohet, gjen vëmendje, gjen angazhim, gjen energji të merret me luftën kundër fjalës së lirë. Prandaj duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që çështja e medias së lirë, çështja e fjalës së lirë nuk është çështje vetëm e atyre që punojnë në media, nuk është çështje vetëm e gazetarëve, e editorëve, e botuesve. Nuk është çështje as e atyre që janë pjesë e këtij sistemi, pjesë përbërëse e këtij pushteti që në demokraci ka vlerën e një pushteti real. Çështja e lirisë së fjalës, çështja e lirisë së medias është çështje e të gjithë shoqërisë shqiptare, i gjithë opinioni shqiptar, e gjithë klasa politike e vendit, të gjithë njerëzit e përgjegjshëm të këtij vendi duhet të jenë bllok dhe të gjithë bashkë, jo vetëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë mediatike, por duhet të jenë të gjithë bashkë për t’i treguar vendin këtij regjimi kriminal”, tha Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit, përgjegjësia është drejtpërdrejt e Edi Ramës

Endrit Braimllari: Ahmetaj, një nga ata që di t’i rrjepë mirë qytetarët S

Viktimat e tërmetit, Vasili: Njerëzit e pushtetit që gënjyen për rastin e Thumanës

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili publikon një video me deklaratat kontradiktore të zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi lidhur me dëmet dhe pasojat vdekjeprurëse që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë. Në reagimin e tij, Vasili thekson se viktimat e Thumanës akuzojnë publikisht njerëzit e pushtetit që gënjyen për rastin e Thumanës. Nga ana tjetër, Vasili thekson se gjithashtu edhe heshtja e prokurorisë e cila nuk i thërret këta zyrtarë në hetim, është bashkëfajësi e rëndë. “Viktimat e Thumanës akuzojnë. Njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën. Pse gënjyen? Kush gënjen, Kryetari i Bashkisë apo Zv.kryeministri? Pse nuk i thërret prokuroria këta? Pse nuk pyeten, hetohen, procedohen nga prokuroria? Apo kjo është “prokuroria që duam” sipas rilindjes? Heshtja e prokurorisë bashkëfajësi e rëndë. Shiheni videon flet vetë.....dhe në të vërtetë është aq e thjeshtë sa s’ka nevojë as për prokuror”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari komentoi emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin. Gjatë një interviste për “Fax Neës”, Braimllari e quajti këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama tallje me qytetarët. Sipas tij, kryeministri emëron njerëz që dinë vetëm të rrjepin buxhetin e shtetit. “Të heqë rrogën e 13 të një punonjësi dhe të shtojë rrogën e një ministri, duket qartë që është një lëvizje e Edi Ramës që kërkon të tallet me qytetarët dhe me dhimbjen e tyre. Nuk është nevojshme të krijohet një pozicion ministror kur i kemi strukturat. Thjesht një moment tallës me qytetarët dhe kjo është shumë e rëndë për këtë krizë. Ai tallet me banorët duke bërë batuta dhe duke vënë në dukje varfërinë e tyre. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Ndaj është momenti që një orë e më parë të largohet ky kryeministër. Ai është përgjegjësi kryesor i 51 viktimave në vend. Sepse kjo ishte një fatkeqësi e paralajmëruar. Pas 2 javësh ai krijon një ministri të vërtetë, halli i tij është ku të emërojë njerëzit e tij dhe jo të zgjidhë hallet e

njerëzve. Ai emëron njerëz që dinë shumë mirë të rrjepin buxhetin e shtetit dhe qytetarët”, u shpreh Braimllari. Në vijim, ish-deputeti i LSI-së theksoi se Rama po bën një shfaqje të ulët me një ngjarje shumë të rëndë, siç ishte ajo e tërmetit të 26 nëntorit. “Rama po bën shoë. Ishte shumë e rëndë kjo ngjarje. Unë mbaj mend vetëm 11 Janarin kur u mbytën trupat në Kanalin e Otrantos, por nuk pamë varrim live. Kjo është e rëndë. Nuk mundet shqiptari edhe në kulturën e tij ta durojë këtë gjë. Kërkon

që me shoë-n e tij të ngrejë imazhin e rrënuar. Ne kemi kërkuar që prokuroria të hetojë Edi Ramën për mos-veprim në 21 shtator. Përgjegjësia është drejtpërdrejt e Edi Ramës”, tha ish-deputeti. Opozita nuk ka tentuar kurrsesi të bëjë politikë me këtë ngjarje. “Ftesa e Edi Ramës është ftesë politike. Ai filloi ta përdorë politikisht këtë situatë. Ne s’kemi kërkuar të bëjmë politikë në asnjë moment sepse kjo është një fatkeqësi që prek qytetarët”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.


MEDIA

6 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë vendosur të kundërshtojnë me protesta në rrugë dhe ‘on line’, paketën “anti shpifje”

Gazetarët paralajmërojnë protesta kundër ligjeve që rikthejnë censurën G

azetarë dhe aktivistë të sho qërisë civile kanë vendosur të kundërshtojnë me protesta në rrugë dhe ‘on line’, paketën “anti shpifje” të përgatitur nga mazhoranca e Edi Ramës, për të cilën thonë se është përpjekje për të kapur median ‘on line’ në Shqipëri. Në një takim të organizuar dje në Tiranë, gazetarët dhe aktivistët kanë theksuar se protestat nuk mund të lihen për në datën 19 dhjetor, kur mazhoranca kërkon të kalojë në Kuvend këtë paketë, por ato duhet të zhvillohen më përpara për të bërë presion për tërheqjen e deputetëve. Pritet që protestat të nisin tre ditë përpara seancës plenare. “Unë jam dakord që ne t’i përdorim të gjitha format e protestës, dhe ne u bëjmë thirrje dhe mediave që të shprehen në të gjitha format. Ne lutemi që këta ta heqin përpara se ta fusin në Kuvend, sepse po bëmë protestë me 19 dhe ata e kanë futur në rendin e ditës, ata i kanë votat në shumicë për ta kaluar. Problemi është që të rrisim presionin, unë jam dakord me të gjitha këto pikat e propozuara, përjashto rendin, sepse ky takimi me ambasadorët mund të bëhet qysh nesër, se s’ka kuptim të lihet me 19. Ne nuk duhet t’ju lëmë kohë në këtë gjë, se po i lamë kohë, ç’kuptim ka pastaj. Dhe e treta, nënkupton të gjitha format e reagimit dhe protestën mund të mos e lëmë me datë 19, mund ta bëjmë 3 ditë

PEDAGOGU

P

rofesori i Komunikimit Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për projektligjin antishpifje, që qeveria kërkon ta implementojë në parlament. Marku u shpreh se ligji antishpifje është një projekt i qartë i Edi Ramës që të mbyllë mediat online, pasi ata kanë bërë denoncime të ndryshme kundër qeverisjes. “Ka një shqetësim te shoqatat e gazetarëve. Është shqetësim për dy gjëra kryesore. E para, tentohet që të vihen nën kontroll mediat online. I lejohet AMA-s që përmes zyrës së Ankesave të ketë mundësi të bëhet gjykatë e përmbajtjes së medias. Përmes kësaj procedure, mund të gjobiten gazetarë, të mbyllen portale, gjë është në kundërshtim me demokracinë. Nëse ndodh kjo, jemi praktikisht në censurë. Problemi i dytë është se media mund të vetë-rregullohet. Ligji aktual nuk e lejojnë AMA-n të jetë arbitrare, kurse ky ligj mund ta bëjë AMA-n arbitrare. Problem është që prsh një media

rresht”, është shprehur gazetari Aleksandër Çipa në takim. “Duhet t’i përgjigjemi dhe me një gjuhë teknike. Qëndrimi im është pro protestave fizike, pro protestave on line. T’ju bëjmë thirrje të gjithëve sa munden, njerëz me influencë ta skuqin, ta nxijnë ose ta zbardhin Facebook me një gjë që është slogani ynë kundër paketës antishpifje, që nuk është një pa-

ketë antishpifje sepse shpifja s’ka nevojë për gjykim administrativ, kemi nevojë për gjykim gjyqësor”, është shprehur aktivistja Aranita Brahaj. “Mua më pëlqen ideja e zonjës, të përfshijmë dhe shoqërinë civile, sepse nuk është vetëm çështje e gazetarëve. Është e jona kryesisht. E para duhet të krijojmë një grup, të bëhet një planveprimi konkret dhe më pëlqeu ideja

që mos ta lëmë protestën me 19, por 3 ditë. E dyta të krijohet një grup për ambasadat, të krijohet një grup negociimi. T’i drejtohemi të gjithë ambasadave me kërkesa për takime. Të zgjidhet një grup se të gjithë s’mund të shkojmë”, është shprehur pedagogu Mark Marku. Paketa antishpifje është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, pasi,

REAGIMI

Këshilli i Europës: Paketa “anti-shpifje” është censurë Me një deklaratë për mediat, Këshilli i Europës ka reaguar kundër ligjit të përgatitur nga Edi Rama kundër medias online. ‘Më 3 korrik 2019, në kuadrin e reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si ‘paketa anti-shpifje’ e cila, sipas autoriteteve synon të luftojë shpifjet. Nëse miratohen nga parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjon Nr. 9918 ‘Mbi komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë’ dhe Nr. 97/2013 ‘Mbi Median Audio Vizuale në Republikën e Shqipërisë’, do t’i japin fuqi një organi administrativ shtetëror (AMA) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online Projektligji duket se shtrëngon kontrollin mbi median online, teksa Këshilli i Ankesa, që është pjesë e AMA-s, mund të rritë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes online mbi bazën e mbrojtjes së ‘dinjitetit dhe privatësisë’ së qytetarëve. Disa organizata ndërkombëtare janë bashkuar me shoqërinë civile shqiptare dhe median e pavarur në thirrjet drejtuar qeverisë për ta tërhequr projektligjin”, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës. siç thonë ato, kufizon lirinë e shprehjes dhe rrezikon të vendosë median nën kontrollin e Qeverisë. Edhe OSBE ka kërkuar nga mazhoranca që të marrë në konsideratë shqetësimet e gazetarëve. Zëra kundër, ndonëse të paktë, ka patur edhe brenda mazhorancës, të cilët kërkojnë që të paketa të realizohet në përputhje me rekomandimet e OSBE-së.

Mark Marku: Rama do të mbyllë median online përmes kërcënimeve prodhon një lajm, që ndoshta është problematik, por mund të heqësh lajmin, por jo ta mbyllësh median. Ky ligj shkel lirinë e fjalës. Ne si ekspertë të medias kemi qenë kundër këtij ligji, pasi nëse kalon ky ligj, do jemi vend pa standarde të fjalës së lirë. Kjo duhet të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, por ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Pra, i bie që media të jetë nën kontroll. Ka që janë kundër, ka edhe që nuk janë kundër, sepse ka edhe nga ata që pranojnë skllavërinë”, tha Marku. Marku Marku theksoi se qeveria ka blerë mediat e mëdha, kryesisht televizionet dhe ai tashmë përpiqet që të mbyllë atë hapësirë që e kanë gazetarët dhe qytetarët, median online. “Ky nuk është ligj vetëm për gazetarët, por është çështje e të gjithë

qytetarëve. Çfarë po godet Rama me këtë ligj? Rama, sepse nuk ka më as deputetë, as parlament, as PS, sepse janë po kaq vunerabël sa ç’janë edhe të tjerë në raport me Kryeministrin. Pse bëhet ky projekt-ligj? Ky ligj bëhet sepse qeveria ka kontroll në shumë media të mëdha gjeneraliste. I ka blerë përmes formave të ndryshme. Media online është hapësira e lirë. Aty denoncohet, aty ka hapësireë debati. Ky është një projekt që të bllokojë median online përmes kërcënimeve. Ju e patë që një vajzë u arrestua në Durrës, që nuk e di a kishte të drejtë a jo, por qeveria nuk mund ta arrestojë dot”, deklaroi Marku. Më tej, Marku Marku vlerësoi se beson në një seri të re abuzimesh pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai shtoi se tërmeti ka shkatërruar be-

simin e njeriut tek qeveria. “Unë besoj se do të ketë abuzime të reja. Besoj se do ketë një prosperitet koniomik i atyre që kanë vjedhur shqiptarët. Unë pashë Ramën dhe Elvis Naçin. Elvis Naçi tha që secili të ketë pjesën e vet. Kjo sepse nuk ka besim. Unë mendoj se ata kanë vjedhur, do vazhdojnë të vjedhin, sepse vjedhja është ves. Nëse shteti do bëjë atë që premton, që unë dyshoj se do të bëjë, mirëpo unë them se edhe tronditja psikologjike është shumë e madhe. Qeveria duhet të harrojë propagandën. Nuk po shikoj organizim të strukturuar. Tërmeti ka shkatërruar besimin e njeriut te shteti. Praktikisht është treguar se shteti nuk ekziston. Kanë krijuar edhe ministri të Rindërtimit, por problemi është se nuk shohim

plan konkret. Jemi në fushatën e propagandës. Kryeministri gjithë ditën merret me gratë, përqafon qentë, se di si ka kohë Rama që të rrijë tërë ditën dhe a ka kohë të punojë. Rama bën vetëm propagandë, jo PR. Kjo sepse PR ka nevojë për rezultate konkrete. Qeveria shqiptare ka 6 vjet që shet diçka që nuk e ka. Kjo është propagandë banale. Që të kthehemi te projekt-ligji për mediat, pikërisht këtë po bën Rama, do të asgjësojë mediat e reja. Edi Rama gënjen pafundësisht. Rama kërcen nëpër gërmadhat e tërmetit. Kryeministri nuk do asnjë zë kritik. Edi Rama kërkon që të bëj vete lajmin, vetë të vendosë për ndihmat etj. mendoj se kjo e zhyt vendin edhe më në krizë. Rama vepron në mënyrë anadollake”, tha Marku.


FORUM OPINION Nga Kim Mehmeti

N

ë Maqedoni zhvillohet perveristeti i radhës politik: BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë vërshuar Parlamentin republikan me mijëra amendamente për ta pamundësuar propozimin që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Dhe mbase nuk ndodh asgjë e papritur kur dihet se BDI-ja thuajse kurrë nuk ka qenë e interesuar për faktorizimin politik të shqiptarëve të këtushëm, por për interesin personal të drejtuesve të saj. E në ndërkohë, drejtuesit e BDIsë ishin dhe mbetën pjesë e ‘koalicionit’ të fatkeqësisë së shqiptarëve të Maqedonisë dhe anëtarë të vëllazërisë së qarqeve policore e politike antishqiptare. Me çka shqiptarët e këtushëm ishin e mbeten në duart e njerëzve që nuk kanë frikë as popull as Zot. Në Kosovë tani më thuajse është bërë traditë që pas për-

fundimit të zgjedhjeve parlamentare, të kalojnë muaj deri sa të ndahen postet ministrore mes partive që do përbëjnë koalicionin qeverisës. Dhe thuhet se kësaj radhe puna ka ngecur rreth marrëveshjes se cilës partie do i takojë posti i Presidentin të vendit. Pra, si gjithmonë, nuk ka mosmarrëveshje lidhur me atë si duhet çuar përpara shteti, por si të kënaqen ambiciet e sunduesve. Sa u përket kandidatëve të mundshëm për president të Kosovës, përfolën kryesisht emra pleqsh. Mes të cilëve edhe ato të ‘baballarëve’ të vetëshpallur të popullit që gjatë luftës së vitit 1999 thanë se është tradhti ta braktisësh Kosovën, që pastaj, me mjekra të rruara e të veshur tebdil, të iknin nga atje. E të mbylleshin në vilat qeveritare të Tiranës nga do dilnin pasi do u rritej mjekra, që të deklaronin se gjithë ata in-

ANALIZË Nga Veton Surroi

K

ryeministri Rama e ka të vështirë ballafa qimin me problemet e OSBE-së, duke qenë i zhytur në baltën politike në vend. 1. Ditën e parë të vitit të ardhshëm Shqipëria do ta marrë kryesimin e OSBE-së, Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në pranim-dorëzimin që bëhet me kanale diplomatike, mund të imagjinohet skena ku Sllovakia, kryesuesi i deritanishëm, do ta informojë Shqipërinë për misionet paqeruajtëse të OSBE-së në Ukrainë, Gjeorgji, Transdnjestër (Moldavi) dhe Nagorno Karabah. Do ta informojë, po ashtu, për misionin në Kosovë (“Kosovo and Metohija” kur duhet folur me Serbinë, Rusinë dhe me tërë orbitën rreth saj). Dhe, mund ta informojë për misionin e OSBEsë në një vend që nuk është pjesë e zhbërjes së Bashkimit Sovjetik e ish- Jugosllavisë, një vend që quhet Shqipëri. Shqipëria, kryesues i radhës i OSBE-së, pra, do të marrë informatën nga kryesuesi paraprak për punën që OSBE-ja bën në Shqipëri. Skena duket , dhe është, absurde, por nëse Shqipërisë dhe shqiptarëve u shërben si një lloj ngushëllimi, nuk është hera e parë që ndodh diçka ngjashëm.

Bosnjë-Hercegovina u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që përgatitej që raporti i radhës për shqyrtim në të ishte gjendja në Bosnjë-Hercegovinë. Në fakt, nuk është kurrfarë ngushëllimi. Bosnjë-Hercegovina nuk është shtet funksional. 2. Shqipërisë pa dyshim i është bërë një nder me kryesimin e OSBE-së, në masë të madhe për shkak se është vlerësuar lart nga shumë shtete për rolin e saj pozitiv në tërë tragjedinë e luftërave të zhbërjes së ishJugosllavisë. Dhe, kur u dakordua kryesimi për vitin 2020, perceptimi për të ishte për një shtet i cili tashmë është stabilizuar edhe si anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE, një shtet mesdhetar-ballkanik që merr gradualisht dhe me siguri rrugën e një demokracie funksionale që u siguron perspektivë qytetarëve të saj. Në kësi konteksti, kryesimi vetëm sa do ta avanconte pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë drejt një pike të klubit të shteteve me kredibilitet. Por Shqipëria, e cila do ta marrë kryesimin më 1 janar, vështirë që mund të japë ndonjë vlerë të shtuar, ndonjë shpjegim misionit në Luhansk të Ukrainës, intencës së rusëve të

7 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Shqipëria e Enverit ishte burg, kjo e Piktorit është cirk! telektualë e politikanë që kishin mbetur në Prishtinë ishin të mbrojturit e Millosheviqit?! Me çka shpërfaqën se lëngonin nga një sëmundje e pashërueshme: xhelozia dhe urrejtja ndaj Presidentit Historik të Kosovës dhe ndaj LDK-së. Si dhe shpalosën egërsinë me të cilën i gjykonin gjithë ata të cilëve ua kishin zili si dhe, lehtësinë e turpshme me të cilin e shpallnin patriotike çdo veprimtari të veten. Në ndërkohë, në Shqipëri edhe dasmat edhe varrimet janë pjesë e të njëjtit spektakël që e drejton dhe që i shërben Piktorit të ‘Rilindjes’. Gjë që më së miri u pa pas tragjedisë që i ndodhi mëmëdheut, e kur populli tregoi se e dinte që fatkeqësitë

kolektive janë matëse të sakta të boshtit të tij kurrizorë dhe kur burrështetasit e atjeshëm s’kishin si ta fshihnin të vërtetën se dinë si ta plaçkitin popullin, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Dhe tërmeti që e veshi shqiptarinë në të zeza, tregoi diçka që i barazon mes veti gjitha ‘Shqipëritë’ tona: ato më shumë varen nga organizatat bamirëse, se sa nga institucionet e shtetit. Pastaj ky tërmet na e rikujtoi se aty ku nuk u besohet institucioneve shtetërore, lulëzon një ‘biznes’ fitimprurës që ka të bëjë me menaxhimin e bamirësisë kolektive. Po, tragjedia që i ndodhi mëmëdheut tonë shpërfaqi të vërtetën se Shqipëria ka qeveritarë që

fotografohen e sillen si misionarë, e misionarë që aktrojnë burrështetas. Duke harruar se aty ku nuk merret vesh kush është politikan e kush misionar, shtohet numri i dallaveraxhinjtë dhe, aty nuk ka as politikë, as misionarizëm. Sidoqoftë, vlen të mos harrohet se përpos dhembjes dhe lotëve, nga tragjeditë mund të vjelësh edhe urtësi dhe të vërteta për vetveten. Pra më mire se çdo gjë tjetër ato e shpërfaqin fytyrën e një populli dhe të shtetit që ai ka. E sa i përket fytyrës së Shqipërisë, shihet qartë se për dallim nga ajo e dikurshmja e Enverit që ishte burg, kjo e sotmja e Piktorit të ‘Rilindjes’ është cirk.

Paradoksi i Shqipërisë si kryesuese e OSBE zvogëlojnë armatimin në Transdnjestër, apo thirrjeve rituale për pajtim në misionin e Nagorno Karabahut. Diplomacia ruse tashmë do t’u ketë shpjeguar klientëve të vet gjithandej “konflikteve të ngrira” se diplomatët e radhës që do të vijnë t’iu shpjegojnë se paqja është më e mirë se lufta edhe vetë kanë mision të OSBE-së brenda vendit të vet.Misioni quhet në formë të butë “prani” dhe merret, ritualisht, me një problem që riciklohet legjitimiteti demokratik i pushtetit. Apo, thënë shkurt, zgjedhjet. 3. Misione të ngjashme të OSBE-së ka në Serbi dhe në Maqedoninë Veriore (njëri shtet gjithnjë më autokratik, tjetri gjithnjë më demokratik), por vendi i cili po e merr kryesimin e OSBE-së është në krizë serioze shtetërore, një krejtësisht origjinale krahasuar me gjithë çmenduritë që kanë ndodhur në fqinjësi të tij. Shqipëria hyn më 2020 tërësisht e çekuilibruar në pushtetet e veta. Gjyqësori i vendit ka mbetur tashmë dy vjet pa instancën më të lartë, atë Kushtetuese. Legjislativi i vendit nuk ka opozitë. Kryeministri nuk ka baraspeshë institucionale e politike, rrjedhimisht mund të qeverisë pa

nevojë përfilljeje ndaj mendimit ndryshe. Presidenti i vendit, në mungesë të balancave mes legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit është shndërruar në opozitë. Opozita është shndërruar në spektator. Kam frikë se Shqipëria që qe paraparë ta kryesojë OSBE-në më 2020 nuk është më dhe nëse ndonjëherë ka qenë e atillë, ka mundur të jetë vetëm në projeksion. Kryeministri i vendit, figura e vetme që ka staturë të mjaftueshme në Qeveri për të qenë kryesues i OSBE-së, është dhe do të jetë gjithnjë e më thellë i zhytur në baltën e politikës së brendshme. Do të jetë vështirë e paramendueshme që çkado që të jetë përparësi për misionet paqeruajtëse të OSBE-së të mbërrijë ta ketë vëmendjen qoftë edhe njëminutëshe krahasuar me tërë makinacionet bizantine që do përdorur për të instaluar njerëzit brenda “reformës” në drejtësi. Sepse po nuk e bëre ti, e bën kundërshtari; po nuk e kape ti “reformën”, do ta kapë ai tjetri. Tërë kësaj zymtësie do shtuar edhe tërmetin e 26 nëntorit, me pasojat e të cilit do të merret Qeveria e vendit intensivisht tërë pjesën e parë të vitit 2020. 4. Kur Shqipëria fitoi përkrahjen për kryesimin e vitit 2020 u gë-

zuan jo pak njerëz dashamirë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo posaçërisht vlen për një gjeneratë diplomatësh që mund ta përfaqësonte vendin, dhe ngase një sfidë e këtillë do të kishte efekt edhe më të madh emocional; aparati shtetëror në këso rastesh rrit performancën edhe tej kapaciteteve të veta të njohura. Në kësi rasti ngjizet energji e re që shoqëria dhe shteti nuk kanë ditur që kanë. Por, ka gjasa të mëdha që kjo të mos ndodhë, që Shqipëria të vazhdojë të avancojë në krizën e legjitimitetit të vet demokratik derisa të vendosë se duhet një prerje. Dhe, në një lojë absurdesh që mund të lozë historia, shteti kryesues i OSBEsë mund të ketë nevojë të madhe për OSBE-në, në mënyrë që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e vendore, e në mënyrë që të rifitohet legjitimiteti demokratik i institucioneve të përfaqësimit dhe ekzekutivi i tyre. Nëse kryesimi i OSBE-së është konsideruar si një lloj ndihme e lehtë dhe e shpejtë mjekësore për problemet e parandalimit të konfliktit dhe tejkalimit të problemeve transicionale në demokraci, Shqipëria ka gjasa ta gjejë veten në paradoksin e ofruesit dhe kërkuesit të këtyre shërbimeve. Njëkohësisht.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

8 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Presidenti dekreton Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtimin P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka vonuar dekretimin e ministrit të ri të qeverisë. Arben Ahmetajt u dekretua dje si ministër Shteti për Rindërtimin. Emërimi i tij nga kryemiEMËRIMI

Shemsi Prençi, Këshilltar i Presidentit për Emergjencat Civile Presidenti i Republikës ka emëruar dje Shemsi Prençin, Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile. Vendimi është njoftuar nga Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blush. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”,- shkruan Blushi në një postim në Facebook. Premçi ka mbajtur më herë detyra të rëndësishme në policinë e shtetit dhe drejtimin e emergjencave civile.

nistri Edi Rama u bë paraditen e djeshme. Pas publikimit të vendimit të Ramës, Presindenca njoftoi se se nuk do të vononte asnjë sekond dekretin për Ahmetajn në detyrën e

ZËDHËNËSI I PRESIDENCËS

Tedi Blushi: 8 prokurorët e SPAK betohen më 19 dhjetor SPAK tashmë është gati dhe pritet që të fillojë punë. Në datën 19 dhjetor, në orën 09:30 Presidenti, Ilir Meta do të zhvillojë ceremoninë e betimit të 8 prokurorëve. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, njofton zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do

DIALOGU

E

di Rama dihej se ishte aktor politik brilant, por që të dilte dhe Elvis Naçi kaq sa Rama, nuk i shkonte mendja kujt. Siç thotë populli kanë gjetur tenxherjakapakun! Gjatë ecjes në zonën

ministrit të Shtetit për Rindërtimin, nisur nga situata e krijuar. Ministria e Ahmetajt do të menaxhojë fondet për rindërtimin e Thumanës dhe zonave të prekura nga tërmeti.

të sjellë edhe shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucione të krijuara në vitin

2004. Në datën 18 dhjetor do të kryhet edhe procedura për kreun e SPAK dhe po në këtë datë këshilli do të

votojë dhe për kryetarin. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Dy aktorët e mëdhenj, Elvis Naçi dhe Edi Rama të merakosur për popullin

ku ndodhen banorët hallexhinjë, Rama dhe Naçi zhvillojnë muhabet që t’i dëgjojë mileti Pjesë nga dialogu mes kryeministrit dhe imamit Rama: Ne do bëjmë modelet e shtëpive t’i përshtaten traditës.

Rama banorit: Mos e ke prish vete shpinë? Kemi këtë tokën e shtetit. Do t’i bëjmë shtëpitë si qytezë. Me këto ndërtime që kemi bërë për një fshat na duhet më shumë tel seç i duhet Gjermanisë. Brenda pranverës së ardhshme këtu do shihni shtëpitë. Do bëjmë shkollën, qendrën shëndetësore dhe infrastrukturën, rrugën dhe sheshin. Banor: Nuk është faji jot. Rama: Faleminderit që ma the

se mendova se ishte faji im. Do bëjmë Qendrën Shëndetësore të re dhe shkollën. Do ta bëjmë më mirë seç ishte, por pak durim. Elvis Naçi: Asnjë lek nuk do iki kot, por tek ai që ka nevojë. Rama: Do bëni pak durim. Mos e diskuto. Elvis Naçi-Ramës: Janë mbledhur 7 milionë euro do shkojnë për ata që kanë nevojë. Po pati nevojë do vijë nga buxheti. Rama: Pa vu data, në mars-

prill do jetë bërë gjëja. (I drejtohet një qeni në rrugë) Ku je më qeni, ja analisti, ku je mo shpirt, po përgatitet për debatin e mbrëmjes. Nëse janë çatitë e vjetra duhen bërë të reja. Atë objektin atje ta ruajmë. Elvis Naçi: Do ishte ideale nëse mbarojnë në dhjetor. Rama: Ka fillu goditja e vareve nga brenda. Në zyrën që do hapet këtu të ketë njerëz të bashkisë të kontrollojnë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

K

ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close e kaluan ditën e djeshme në Pezë, ku së bashku shpërndanë ndihma ushqimore, veshje dhe pajisje të ndryshme për të prekurit nga tërmeti, si dhe vizituan mjediset ku janë sistemuar nxënësit e shkollës “16 Shtatori”, e cila do rindërtohet nga e para. Dita nisi me shefat ndërkombëtarë nga Ëorld Central Kitchen dhe shef Bledar Kolën, duke gatuar vakte të ngrohta për familjet e prekura nga tërmeti në Pezë dhe në Ndroq, si dhe për fëmijët e shkollës “16 Shtatori”. Veliaj falenderoi kryebashkiakun e Brukselit që zgjodhi ta kalojë vizitën e tij në terren për të parë nga afër situatën që la pas tërmeti, por edhe për t’i shërbyer familjeve të prekura. “I jam shumë mirënjohës atij dhe stafit që ka ardhur nga Brukseli. Në vend që të takoheshim në zyrë, vendosëm të dalim në terren, ku kemi parë disa operacione: pamë një përpjekje fantastike të disa kuzhinierëve me famë nga SHBA-të, që po gatuajnë për të gjithë fëmijët dhe familjet në nevojë të Pezës; pastaj, patëm një vizitë aty ku kemi transferuar nxënësit e shkollës “16 Shtatori”, një hapësirë provizore ku fëmijët kanë filluar menjëherë jetën normale sepse pas tërmetit është e rëndësishme që të gjithë çunat dhe gocat të fillojnë shkollën, të dalin me 10-ta, edhe të japin sinjalin se jeta vazhdon”, tha ai. Më tej, dy kryebashkiakët vizituan edhe disa nga shtëpitë dhe institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Patëm mundësinë të shikonim shtëpinë e Pranverës, për të kuptuar dimensionin e asaj që ndodhi; pra, ne kemi humbur shkolla,

Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close angazhohet të rindërtojë shkollën “16 Shtatori” në Pezë

Veliaj: Nga Brukseli në SHBA solidaritet me Tiranën kopshte e çerdhe, por kemi humbur edhe shtëpi. Por, ama ka një solidaritet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë miq, duke filluar nga Brukseli deri në SHBA, që janë këtu për të dhënë një dorë. Mezi pres që bashkë me Filipin, të planifikojmë si të rikuperojmë një nga shkollat e dëmtuara. Në të gjithë territorin e Tiranës janë 10 shkolla që kanë nevojë të ndërtohen nga e para dhe besoj se shprehja “trimi i mirë me shokë shumë” apo “trimi i mirë në ditë të vështira”, vlen sot për marrëdhënien që kemi me Brukse-

lin dhe kryetarin fantastik të Bashkisë, Filipin”, vijoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close shprehu solidaritetin e plotë me Shqipërinë në momentet e vështira që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa theksoi se faza e rindërtimit është dhe një mundësi e mirë për t’i bërë gjerat më mirë dhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. “Ne solidarizohemi me popullin e Tiranës dhe rreth Tiranës, sepse nga tërmeti viktimat e para janë gjithmonë njerëzit e varfër; kanë prob-

leme me strehimin, me shkollat dhe ajo që po bëni në këto 3 javë pas tërmetit të 26 nëntorit është vërtetë fantastike. Ju e dini se kur ndërtojmë diçka pas tërmetit, është gjithashtu një mundësi. Si kryebashkiak i

Kryeqytetit Europian, kam një mesazh shumë të rëndësishëm për t’jua përcjellë: ne jemi shumë solidarë me të gjithë popullin sepse e dimë që kjo mund t’i ndodhë kujtdo, jo vetëm tërmetet, por çdo katastrofë. Mesazhi i dytë është i rëndësishëm si anëtar i Këshillit dhe anëtar i BE, që t’u dërgojmë të gjithë shqiptarëve

solidaritetin e qytetarëve europianë, sepse Shqipëria është pjesë e Europës dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha kryebashkiaku i Brukselit. Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj shtoi se do të rikthehej sërish në shtëpinë e familjes Zgura së bashku me kryebashkiakun Close për ta inauguruar.

bej”, me karrocën e babagjyshit apo Miki Mousin e dashur për fëmijët. Po, po vërtet, qyteti duket se po i lë pas ditët e

vështira, plot ankth e pasiguri. Fryma e festave është këtu, jemi në dhjetor, pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri.

FOTO LAJM

Fshati i Festave ndez dritat e festave të fundvitit Pas ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, Tirana i është rikthyer normalitetit, e megjithatë përveç dëmeve materiale, lëkundjet e vazhdueshme sizmike sollën jo pak gjendje ankthi e shqetësimi,

sidomos te fëmijët. Bashkia e Tiranës ka ofruar zgjidhjet maksimale për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti, duke sistemuar me bonus qiraje familjet, të cilave Instituti i Ndërtimit ua ka shpallur të

pabanueshme shtëpinë. Dalngadalë Tirana po hyn në rrjedhën e saj. Rikthimi në një gjendje pozitive psikologjike nuk është diçka e lehtë. Por, të paktën ka nisur nga Fshati i Festave në sheshin “Skënder-


AKTUALITET

Z

E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Një nga pistat që po heton polica është edhe ajo e një helmimi të mundshëm nga ndonjë person tjerër. Për këtë arsye policia po merr në pyetje familjarë, të afërm e persona të tjerë

bukurimet e dasmës janë ende në shtëpi, paja ende e pa hapur pasi çifti ishte martuar të dielën por dashuria e tyre zgjati vetëm 5 ditë. Nga gëzimi, familja Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit është në zi. Olsian Hajdari dhe Rezarta Hajdari nga 27 dhe 19-vjeç, dyshohet se janë helmuar me fostoksinë e për pasojë ka ndërruar jetë 19-vjeçarja. Në fillim u dyshua se çifti është vetëhelmuar nga rrethana ende të paqarta, por një nga pistat që po heton polica është edhe ajo e një helmimi të mundshëm nga ndonjë person tjerër. Për këtë arsye policia po merr në pyetje familjarë, të afërm e persona të tjerë që kanë lidhje me çiftin. 27vjeçari vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit. Ata janë gjetur të shtrirë në dhomën e gjumit nga nëna e djalit. Prindërit e çiftit janë shprehur para policisë se dy të rinjtë nuk kishin asnjë konflikt të mundshëm mes tyre, apo persona të tretë. Një fqinjë e çiftit ka treguar se çfarë ka parë në momenti që ka hyrë në banesën e Olsit dhe Rezarta Hajdarit dhe i ka gjetur të helmuar. Në një prononcim për mediat, e moshuara shprehet se ka thirrur të ndjerën por që ajo nuk merrte më frymë. “Unë qava e para se më thirri kjo mua. Eja tha se çfarë më ka ndodhur. I thashë çfarë të gjeti moj bijë. Çunin nuk e parashikova dot se u mora me nusën. Oj Rezarta, oj Rezarta, thirr, thirr, e fërkova tek gjoksi, por ajo hiç. Shkonin shumë si çift, aq shumë sa s;di ç’të themi. Dashuria e tepërt qenka”. Ndërsa një tjetër fqinj shprehet se nuk di asnjë detaj tjetër por që thjesht ka dëgjuar që dyshja kanë ikur në

Dasma zgjat 5 ditë, enigmë vdekja nuses. Dhëndri rëndë në spital AKUZA

“Prindërit e çiftit janë shprehur para policisë se dy të rinjtë nuk kishin asnjë konflikt të mundshëmmestyre, apo persona të tretë. Dyshimet i shtoi vëllai i të 19-vjeçares ku nga spitali i Elbasanit ngriti kujën dhe akuza se“e vranë në një derë të mallkuar”. spital. “Na thanë që kanë ikur në spital. S’e dimë”,-tregon ai më tej. Vetëflijim apo vrasje, mbetet ende e paqartë, pavarësisht njoftimit paraprak të policisë që flet për një akt ekstrem nga të rinjtë. Dyshimet i shtoi vëllai i të 19-vjeçares ku nga spitali i Elbasanit ngriti kujën dhe akuza se “e vranë në një derë të mallkuar”. Në kuadër të hetimit, policia ka marrë në pyetje edhe prindërit e 27vjeçarit Hajdari në fshatin Xhyrë. Ata kanë rrëfyer se nuk

LIBRAZHD

Në shtëpi janë ende zbukurimet e dasmës

F

10

shati Xhyrë i Librazhdit është i tronditur nga ngjarja e rëndë, pasi ata ende po festonin për martesën e çiftit. Në shtëpinë e vogël janë ende të varura zbukurimet e dasmës. Rezarta Hajdari, vetëm 19-vjeç dhe Olsiani 27-vjeç u martuan të dielën e 8 dhjetorit. Zakoni e do që zbukurimet të qëndrojnë edhe për disa ditë në shenjë mbarësie por dhe për të treguar se në atë shtëpi ka festë dhe gëzim. Mëngjesin e së premtes, familja është tronditur në momentin kur ka gjetur çiftin të helmuar. Rezarta është gjetur e pajetë ndërsa Olsiani ndodhet në spital dhe mjekët thonë se paraqitet me parametra jetësorë normale.

kishin kuptuar për probleme mes çiftit të ri para e pas martesës që u bë vetëm javën e kaluar. Këtë qëndrim e përsëriti edhe tezja e Olsi Hajdarit teksa i qëndron 27vjeçarit në kokë në spitalin e Elbasanit. Misteri mbetet edhe lënda e përdorur. Mjekët e Elbasanit që trajtojnë 27-vjeçarin ende nuk e kanë përcaktuar. Ndërsa policia që ka nisur hetimet për historinë tragjike por të mbushur me të panjohura presin përmirësimin e gjendjes

shëndetësore të Olsi Hajdarit për të mësuar të vërtetën e asaj që ndodhi mes çiftit që martesa i zgjati vetëm 5 ditë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit. “Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H, 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit. Olsi dhe Rezarta Hajdari në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë disa momente nga dasma e zhvilluar këtë të dielë, por edhe nga lidhja e tyre e dashurisë. Nga fotot, çifti duket mjaft i dashuruar ndërkohë që vijon të mbetet mister shkaku i këtij vendimi tragjik që i mori jetën 19vjeçares.

RAPORTI

“Task-Forcë” për krimet seksuale, 1 në 10 fëmijë viktima

N

jë në dhjetë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Shqipëri. Sipas raportit 10vjeçar për këto vepra penale, vetëm 44% e autorëve të dyshuar janë dënuar me vendim gjykate. Shoqëria civile kërkon krijimin e një taskëforce speciale për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale. Një 11 vite janë 917 autorë të dyshuar për këtë krim. Prej tyre në 71% të rasteve prokuroria ka ngritur akuzë, ndërsa gjykata ka dënuar 44% të tyre. Ajo që shoqëria civile kërkon nga shteti është krijimi i një TaskëForce speciale vetëm për këtë vepër penale. “Kërkesa jonë për Kuvendin është të ngremë sa më shpejt të jetë e mundur regjistrin për krimet seksuale në Shqipëri. E dyta, ka nevojë

që Shqipëria të ketë një task forcë tepër të organizuar për të ndjekur krimin nga momenti që raportohet deri në momentin që gjykata jep vendimin”.

Në tryezën e diskutimeve është kërkuar të ndryshohet forcimi i ligjit ndaj këtyre veprave penale dhe krijimi i një regjistri të posaçëm për këtë krim.


AKTUALITET

11 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Bllokuesi i valëve që prej vitesh vihej në çdo mjedis provimi, nuk është parashikuar në rregullore. Thjesht maturantët nuk do të kenë celular me vete

M

inistria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2020. Përmes një deklarate për mediat, thuhet se provimet do të nisin më datë 8 qershor me atë të gjuhës së huaj, më 11 qeshor do të jetë provimi i gjuhës shqipe, më 15 qershor do të jetë provimi i matematikës dhe në datën 18 qershor do të jetë provimi i fundit, provimi me zgjedhje. Ashtu si çdo vit, secili provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjatë 2 orë e 30 minuta. Në vetëm dhjetë ditë, maturantët do të japin plot katër provime, tri me detyrim e një që e kanë zgjedhur tashmë përmes formularit A1. Për t’u përgatitur për provimin e matematikës, të rinjve iu është lënë katër ditë kohë. Sezoni i provimeve mbyllet me lëndën me zgjedhje në datën 28. Mbyllja me sukses e tyre iu garanton maturantëve të drejtën për të kandiduar në universitete. Ndërkohë që Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) bën kalkulimet e nevojshme, ata duhet të mendojnë zgjedhjen e dhjetë preferencave që do t’i bëjnë fitues. Matura 2020 vjen me risi. Ndryshe nga rregullorja e maturës shtetërore 2019, në rregulloren e këtij viti nuk është parashikuar instalimi i bllokuesve të valëve në mjediset e provimeve nga komisioni i maturës shtetërore. Maturantët nuk do të kenë celular me vete. Kushdo që shkel rregullin, penalizohet nga pjesëmarrja në provim. Mbikqyrësi humbet vendin e punës, ndërsa një person i tretë shkon deri në ndjekje

Matura 2020 me rregulla të reja, 4 provime në 10 ditë RISITË

DATAT Gjuhë e huaj-8 qershor Gjuhë Shqipe-11 qershor Matematika-15 qershor Provimi me zgjedhje-18 qershor penale në rast se publikon tezat e provimeve. Me pak fjalë, Ministria e Arsimit është më e vendosur se kurrë këtë vit që teza të mos dalë jashtë ambienteve ku zhvillohen provimet. Veç masave, ka ndryshime edhe në test. Për të marrë një notë kaluese, do të duhen më shumë pikë se vitet e shkuara. Nuk do të mjaftojnë vetëm përgjigjet e sakta të shumicës së pyetjeve me alternativa në testin me 60 pikë për të

BORIZANË

siguruar një pesë. Kohëzgjatja e provimeve do të jetë dy orë e gjysmë, nga ora 10:00-12:30. Përpara provimeve, çdo shkollë duhet të bëjë konsultime me maturantët për lëndët ku do testohen, sipas një grafiku të hartuar nga QSHA-ja. Edhe tërheqja e testeve të provimeve për maturantët që kanë kontestime mbi rezultatin, do të bëhet gjithashtu mbi bazën e një grafiku të hartuar nga QSHA-ja. Agim Alia, drej-

Frikë, nxënësit nuk duan të ikin në Thumanë jesa më e madhe e nxënësve të Borizanës nuk pranojnë të shkojnë në shkollën e Thumanës. Shkolla e Borizanës do të shembet pasi tërmeti e ka dëmtuar shumë. Prindërit e nxënësve kanë firmosur dhe një peticon ku kërkojë që të gjendet një ambient në Borizanë. Një pjesë e madhe e prindërit të tmerruar nga ajo çka ndodhi në Thumanë nuk duan që fëmijët të shkojnë në atë shkollë. “Është më rrezik, në Thumanë është bërë dëmi më i madh. Si mund ti çojmë fëmijët atje, mezor i kemi rritur”, shprehet një prej banorëve. Shumica e prindërve kanë firmosur dhe një peticion që të gjendet një mënyrë që mësimin të zhvillohet në Borizanë. Në autobusin e caktuar nga zyra arsimore që do shoqërojë nxënësit e Borizanës në shkollën e Thumanës kanë hipur shumë pak nxënës.

tor i QSHA, thotë se është rritur niveli i kalueshmërisë nga 20% në 25%. “Testi i maturës shtetërore ka 60 pikë, pra maturanti duhet të sigurojë 15 pikë për të qenë kalues, pasi nxënësi për të pasur aftësitë minimale duhet t’u përgjigjet qoftë pyetjeve me alternative, qoftë atyre me zhvillim”. Masat për të ndalur kopjimin janë shtuar. “Qoftë persona fizik apo juridik që publikojnë në çfarë do lloj mjeti apo mënyre testet e

maturës shtetërore përpara përfundimit të provimit, nga ana e DPAP-së do të bëhet kallëzimi penal dhe pastaj nga organet përkatëse do të nis hetim i thelluar; ndërsa ndaj të gjithëve maturantëve kandidatë që cënojnë dhe shkelin rregullat e maturës shtetërore ato janë të përcaktuara shumë qartë në nenin 26 të rregullores ku aplikohet masa e përjashtimit nga provimi dhe mosnjohja e rezultatit”.

MBËSHTETJA

Izolimi i kriminelëve, SHBA jep 920 mijë dollarë D

P

“Maturantët nuk do të kenë celular me vete. Kushdo që shkel rregullin, penalizohet nga pjesëmarrja në provim. Mbikqyrësi humbet vendin e punës, ndërsa një person i tretë shkon deri në ndjekje penale në rast se publikon tezat e provimeve. Ministria është më e vendosur se kurrë këtë vit që teza të mos dalë jashtë ambienteve ku zhvillohen provimet. Testi i maturës shtetërore ka 60 pikë, pra maturanti duhet të sigurojë 15 pikë për të qenë kalues”.

rejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Mbështetja do të jetë financiare, me një shumë fillestare prej 920 mijë dollarësh. Qëllimi është që izolohen kriminelët e rrezikshëm të cilët zhvillojnë aktivitet kriminal edhe pas hekurave. Në një njoftim për mediat, ambasada e SHBA bëri të ditur se: ‘’Me një investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Sh-

teteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar’’. Jo vetëm SHBA-ja por qeveria ka marrë nga Italia edhe sistemin “41-bis” që parashikon që në

izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elementë jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal. Sistemi “41-bis” nuk do të funksionojë para ngritjes së SPAK-ut, pasi do të jenë drejtuesit e këtij institucioni që do të bëjnë kërkesën për të dënuarit që do të izolohen.


AKTUALITET

12 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ku jemi duke ofruar shërbim, siç është rasti i urgjencës 24-orëshe të Mamurrasit

N

ë zonat e prekura nga tërmeti ekipi i mjekëve dhe infermierëve kanë qenë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vlerësuar ekipin mjekësor në Mamurras të cilët kanë qëndruar në krye të detyrës dhe nuk e ka lënë për asnjë minutë shërbimin por i kanë ofruar kujdes shëndetësor banorëve në çadrat e emergjencës dhe në banesat e tyre. “Punë e jashtëzakonshme e mjekëve dhe infermierëve në zonat e prekura nga tërmeti. Edhe pse qendra shëndetësore u dëmtua rëndë si pasojë e tërmetit, Dr.Anila, infermiere Daniela dhe i gjithë stafi mjekësor i Mamurrasit dhe ambulancave përreth nuk e ka lënë për asnjë minutë shërbimin por i kanë ofruar kujdes shëndetësor banorëve në çadrat e emergjencës dhe në banesat e tyre. Bashkë ringrihemi më të fortë’’. Më tej, ajo shton se janë 12 objekte të shëndetësisë që janë të vlerësuara me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta, ku do të ndërhyet. “Jemi këtu të gjithë së bashku për të garantuar se kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat. Edhe në ato zona të prekura nga tërmeti. Janë 12 objekte të shëndetësisë që janë të vlerësuara me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta. Një gjë dua të garantoj që shërbimi do të vazhdojë edhe me programet tona. Kontrolli Mjekësor Bazë nëpërmjet 5 njësive të lëviz-

Ekipet mjekësore: Monitorim 24-orësh, në çadrat e emergjencës dhe në banesa RRËFIMET

“Anila Lleshi, mjeke në qendrën spitalore në Mamurras u shpreh se “shërbimi shëndetësor nuk ka munguar për asnjë moment nga ana e ekipit tonë mjekësorë, si nga mjekët ashtu edhe nga infermierët. Kemi kryer shërbimet tona shëndetësore edhe nëpër çadra, në familje”. Edhe Daniela Baboçi, infermierë pranë ambulancës Zhejë u shpreh se “në situatën që u gjendëm për shkak të tërmeti shkuam në terren si ekip mjekësorë për t’iu gjendur pranë pacientëve””.

shme”. Nga ana e saj, Anila Lleshi, mjeke në qendrën spitalore në Mamurras u shpreh se “shërbimi shëndetësor nuk ka munguar për asnjë moment nga ana e ekipit tonë mjekësorë, si nga mjekët ashtu edhe nga infermierët. Kemi kryer shërbimet tona shëndetësore edhe nëpër çadra, në familje”. Edhe Danie-

TRAUMA

la Baboçi, infermiere pranë ambulancës Zhejë u shpreh se “në situatën që u gjendëm për shkak të tërmeti shkuam në terren si ekip mjekësorë për t’iu gjendur pranë pacientëve”. Nga urgjenca e re e përkohshme e Mamurrasit, ku aktualisht po transferohet shërbimi i qendrës shëndetësore 24-orëshe të këtij qyteti, Ministr-

TËRMETI TRAGJIK

Mjeku italian: Kemi vizituar mbi 200 persona në ditë

N Mbijetoi, Aleksi do të dalë nga spitali

N

ga tragjedia e tërmetit shkatërrues, për fat të mirë dolën edhe të gjallë. Nga rrënojat e ndërtesave në Thumanë, ekipet e shpëtimit arritën që të nxirrnin gjallë Aleksi. Gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë dhe së shpejti do të dalë nga spitali i Traumës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se Aleksi e ka kthyer dhimbjen në forcë. “Sot Aleksi, i mbijetuar për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, do të dalë nga spitali i Traumës dhe siç thotë ai do ta kthejë dhimbjen në forcë, me shpresën për të rinisur një jetë të re, edhe pse ka dhimbjen e madhe në shpirt për familjarët që humbën jetën nën rrënoja’’.

ja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu garantoi ofrimin e shërbimit pa ndërprerje për banorët e prekur nga tërmeti. ‘’Edhe pse jemi në këto kushte emergjence, jemi këtu për të garantuar që kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ku jemi duke ofruar

shërbim, siç është rasti i urgjencës 24-orëshe të Mamurrasit, ku në kohë rekord qendra shëndetësore e dëmtuar nga tërmeti, është transferuar në një ambient të përshtatshëm, pa e ndalur punën për ofrimin e shërbimit për qytetarët’’. Pas tërmetit tragjik, bluzat e bardha u gjendën menjëherë pranë të lënduarve duke dhënë ndihmën e parë. Mjekët janë heronjtë e heshtur të Shqipërisë çdo ditë, por sidomos në ato më vështirat. Të tillë ishin edhe mjekët e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, të cilët me punën e tyre heroike u kujdesën për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. I gjithë stafi mjekësor dhe infermieror me përkushtimin dhe profesionalizmin treguan gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti se janë heronj të vërtetë.

ga vende të ndryshme të botës, vullnetarët mbër ritën menjëherë në Shqipëri për të mbështetur banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave e la mbi 900 të plagosur. Mimi Marco, përgjegjës shëndeti në një shoqëri vullnetarësh në Skandicci, provincë e Firences në Itali prej një jave ndodhet në Shqipëri. “Jemi prej një jave këtu në Shqipëri me këtë mision, për të mbështetur të prekurit nga tërmeti. Kemi asistuar në zonat që janë larg Durrësit, në zonat rurale dhe sot jemi këtu në Vorë, në këtë kamp. Kemi takuar persona me probleme shëndetësore dhe të vendosurit në tenda. Në veçanti kemi vizituar banorët e prekur nga tërmeti në zonat e thella, në zonën e Laçit dhe Milotit. Kemi vizituar mbi 200 persona në ditë dhe kemi asistuar transportimin në spitale të personave me problem. Kemi bashkëpunuar dhe me mjekët në dhomat mjekësore të ngritura në hote-

let, ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti”,-tha për ATSH-në. Për të është hera e parë që viziton Shqipërinë, ndërsa nuk e fsheh krenarinë që ndodhet në Shqipëri për të ndihmuar sadopak të prekurit nga tërmeti. “Për mua është hera e parë që jam në Shqipëri dhe është një krenari që si italian jam

këtu për të ndihmuar. Ajo që më ka prekur më shumë është fakti se mbrëmë ka pasur një tërmet në Itali. Ne ishim këtu duke vëzhguar dhe mbështetur personat në tenda, që pavarësisht temperaturave të ulëta dhe faktit që kanë humbur banesat e tyre, kanë forcën për të vijuar përpara. Kjo është më e bukura”.


KULTURE

K

onferenca e ambasa dorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia. Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshirë Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim. Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey. Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23

13 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Konferenca e Londrës, 107 vjet nga ndarja e trojeve shqiptare

janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha terri-

toret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane. Si rezul-

tat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të

sapokrijuar. 40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë. Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptarogrek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike. Me poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi) si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve.

LIBRI

“Heronjtë e kristaltë”, Migjeni dhe Zeneli, simbiozë e pandarë, të përjetësuar në memorien e pukjanëve Jak Rrozhani “Heronjtë e kristaltë”, Migjeni dhe Zeneli, një simbiozë e pandarë, të përjetësuar në memorien e pukjanëve, të përshkruar origjinal në përjetimet e autorit të këtij libri, Fran Palushi. Tek ky libër i arrirë, me përshkrime e përjetime origjinale nga ky autor, lexuesi njihet me tregime plot dhimbje, por edhe dashuri, të frymëzuara nga motive dhe ngjarje reale të jetës së vetë autorit të këtij libri, të përjetuara si dëshmitar okular e të përshkruara mjeshtërisht nga ai, shokëve të tij dhe ngjarjeve nga bashkëfshatarët e Miliskaut, vendlindjes e zonës së Pukës, në brigjet e Drinit deri në Malësinë e Gjakovës. Me një përmbledhje me poezi e këngë, që nga epopeja e Meliskaut e krijime në fillimet e tij, që autori Palushi nuk i ndan nga vetja, si përjetime aktuale, si nostalgji, kujtime e vlera jetësore nga jeta e tij, prindërit e dashur dhe familja e tij e nderuar, që e mbështetën në çdo kohë. Por e veçanta në këtë libër është vëmendja dhe

respekti, që i kushton autori i këtij libri, figurës emblematike të Migjenit, si kryemësues në Pukë, ku pukjanët mikpritës e bujarë, e deshën dhe e respektuan atë e ku nxënësit e tij, e kishin idhull dhe e donin shumë, si Zeneli, që e priti atë tek dera e shkollës dhe i qëndroi pranë në çdo kohë. Autori Fran Palushi, shkruan me mbresa të pashlyera dhe nostalgji në kujtimet e tij origjinale njohjen me Zenelin, ish-nxënësin e dashur të Migjenit, me të cilin ai u

prezantua kur erdhi në Pukë, në një aktivitet artistik. Ishte korriku i vitit 1948, kur autori i librit Fran Palushi, ishte nxënës në klasën e tretë, kur mësuesi i tij i tha se në fshatin Miliska të Pukës, do të vinin artistët shkodranë me koncertin e tyre, tek livadhi i Pjetër Kolës, në qendër të Miliskaut. Mësuesi im i dashur iu afrua Zenelit, në atë kohë ishdrejtues i lartë i partisë në rrethin e Pukës, kujton z. Fran Palushi. Kemi një nxënës të vogël vetëm 8 vjeç, jetim, në klasën e tretë të shkollës fillore, që shkruan vjersha dhe unë i ndrojtur, recitova. “Artistin e paskemi këtu”-, tha Zeneli. “Të jeni krenarë që një fëmijë 8 vjeç, ka dalë nga fshati juaj. Frani nuk është thjeshtë Frani i zakonshëm, por është Sokol Thaçi, Sokoli i maleve! Kurrë nuk kisha ndjerë gëzim e përkrahje se atë ditë të bukur e të lumtur për mua, nga fjalët dhe përkëdhelja e Zenel Islamit. Pasi Zeneli tek unë, shikonte “Lulin e vocërr”, të Miliskaut, kujton me mall e mirënjohje, si një nga përjetimet më të bukura të jetës së tij, z. Fran Palushi. Të përshk-

ruara me mall e krenari, profesionalisht tek libri “Heronjtë e kristaltë”, në kujtim e nderim të Migjenit të madh, mësues e poet i dashur dhe Zenelit, ish-nxënësit të tij, të cilët u përjetësuan në memorien e popullit pukjan e të këtij autori, me veprën e tyre të ndritur, që gëzuan respektin dhe mirënjohjen e tyre. Duke cituar një thënie të mençur: Për t`u përjetësuar duhet: Të mbjellësh një pemë, të lësh një trashëgimtar, të shkruash një libër. Apo poezia” Para portretit të Migjenit “ nga ky autor, kushtuar Migjenit: Para portretit të Migjenit/ Me fytyrë të hequr/ Sy të thelluar/ Migjen, pse më shikon? Jam Luli i voçërr/ Por, jam rritë/ Kam ndryshue / Kanë lulëzue qershitë! Inkurajim dhe mbështetje, duke bërë, që ai nxënësi i ndrojtur dhe inteligjent, Fran Palushi, të arsimohej dhe të drejtonte me përkushtim, profesionalizëm e humanizëm, në instancat më të larta të pushtetit, administratës, bujqësisë dhe ekonomisë, duke lënë emrin e mirë, me punën profesionale dhe shembullin konkret.

Muzika në zi, ndërron jetë këngëtari dhe tekstshkruesi shqiptar Ditën e enjte ka ndërruar jetë një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri, Irfan Blakçori. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij. Po ashtu me dije bëhet se këngëtari ishte vetëm 62 vjeç. Blakçori ishte edhe tekstshkrues. Ai e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante. Pas ai ka lënë një djalë dhe tri vajza. Ndërsa shkaku që ka ndërruar jetë nuk është bërë i ditur. Irfan Blakçori ishte autor i mbi 200 këngëve. Midis tyre “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote” dhe “Unë të dua”.


SPORT

14 E shtunë, 14 DHJETOR 2019 PARTIZANI

Në stadiumin e ri kombëtare, skuadra bardheblu fitoi 2-1 me një gol në fund të shënuar nga Cobbinah

Merr fund makthi, Tirana mund Partizanin pas 6 vitesh në “Air Albania” Nga Rozalb Lika

T

irana më në fund arrin që të fitojë një ndeshje ndaj Partizanit. Pas 6 vitesh, skuadra bardheblu ka arritur që të triumfojë në derbin ndaj të kuqve. Në një atmosferë fantastike në stadiumin “Air Albania”, skuadra e drejtuar nga tra-

ja ishte e barabartë, me Tiranën më të qartë në aksionet sulmuese. Kampionët në fuqi u zgjuan vetëm në minutën e 82-të, kur zbritën rrezikshëm në krahun e djathtë dhe pas një kombinimi Çinari-Bitri, ky i fundit krosoi në zonë, aty ku Jurgen Bardhi bëri më të vështirën duke gjuajtur mbi portë një top

Partizani përpiqet të shmangë humbjen dhe provon me një goditje të fortë nga distanca të Lorenc Trashit, por topi kalon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule të portës së Likës, ndërsa pak më vonë gabon edhe Bardhi me një gjuajtje nga distanca. Fitorja përballë Partizanit mungonte që prej vitit 2014 dhe pikër-

Lerda: Tirana e meritoi fitoren, një humbje në derbi djeg shumë

T

rajneri i Partizanit, Franco Lerda është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Tiranës, duke u shprehur se skuadra e tij bëri shumë gabime, duke i dhënë mundësinë rivalëve që të kishin më shumë rrezikshmëri. “Vlen pak nëse humb pas 6, dy apo 10 vitesh, pasi ishte një humbje në derbi, që djeg shumë. Tani duhet të analizojmë me vëmendje gabimet që bëmë dhe të dimë të ringrihemi menjëherë. Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë dhe e pashë të arsyeshme që të luaja në këtë mënyrë. Do të bëja të njëjtat zgjedhje, pasi ishim të kondicionuar nga disa mungesa të rëndësishme në mesin e fushës. Megjithatë unë mendoj se të gjithë që luajtën, përtej problematikave të përgjithshme, u paraqitën mirë dhe justifikuan besimin. Nuk luajmë ne trajnerët, por lojtarët. Ne thjesht përgatisim ndeshjet dhe Tirana u shfaq më kërkuese, duke e merituar fitoren. Ishte një ndeshje për barazim, por dhuruam golin e parë, ndërsa më vonë shpërdoruam një mundësi të mirë shënimi, derisa erdhëm në fund, ku edhe pësuam golin”, deklaroi Lerda.

PRESIDENTI

jneri i përkohshëm, Emmanuele Egbo, ka arritur që të bëjë atë që shumë paraardhës të tij nuk kanë mundur që ta bëjnë për shumë ndeshje. Takimi nisi më mirë për Tiranën, që pa menjëherë drejt portës kundërshtare dhe që në minutën e tretë kërcënoi rrezikshëm, por Bitri ndali me faull Hoxhallarin, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Megjithatë goli i bardhebluve do të vinte shpejt, pasi në minutën e shtatë ishte një ish i Partizanit, Idriz Batha, që pas një krosimi të marrë nga krahu, nuk gaboi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Jurgen Bardhi që shënoi golin e barazimit, ndonëse mes dyshimeve për një pozicion jashtë loje të Romeros, gjatë aksionit që prodhoi edhe rastin e golit. Deri në fundin e pjesës së parë pati një epërsi të lehtë të Tiranës, që ishte më e qartë në manovrat sulmuese, por rastin më të mirë të shënimit e pati Partizani, që gjithsesi nuk ia doli të thyejë për herë të dytë Ilion Likën, ndaj edhe 45 minutat u mbyllën në barazim 1-1. Në fraksionin e dytë, ndesh-

nga një distancë vetëm dy metra larg vijës fatale. Goli i fitores për Tiranën do të vinte pikërisht në sekondat e para të shtesës prej 4 minutash të akorduara nga arbitrat e takimit, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, Cobbinah shërbeu për Muçin, që gjuajti menjëherë nga distanca, por gjuajtja e tij u grushtua nga Hoxha, ndërsa topi i mbetur mbi vijën fatale u shty në rrjetë pikërisht nga sulmuesi ganez.

isht në të njëjtin vend ku triumfoi sonte, por atëherë në stadiumin që mbante emrin “Qemal Stafa”. Kjo është humbja e dytë radhazi për Partizanin, që jo vetëm nuk shkëputet, por rrezikon të dorëzojë kreun nëse Bylis ose Kukësi do të marrin maksimumin nesër, ndërsa Tirana lë pas serinë e rezultateve negative dhe ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, tre më pak se të kuqtë.

Halili: Allahu na ndihmoi, kurrë nuk bëj formacione tek Tirana

P

residenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur i emocionuar për suksesin e Tiranës ndaj Partizanit. “Ka qenë kismet nga zoti, u bë një ndeshje shumë e mirë. Kam vetëm falënderime. Në veçanti falënderoj tifozët dhe skuadrën dhe sigurisht allahun që na ndihmojë. Unë gjithmonë paqe kam pasur me tifozët dhe u jam mirënjohës për mbështetjen që i dhanë skuadrës S’duhet që të nxitohemi, kemi folur gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. E morën ato ndeshjen duke u mbështetur nga tifozeria.” Trajneri i ri? Një nga alternativat është edhe Egboja ka eksperiencë. Nuk ndërhyra në formacion jam jashtë formacionit. Unë kurrë nuk bëj formacione. Shanset janë që në të ardhmen duke afruar edhe lojtarë dhe të guxojmë për titullin. S’kemi pasur fatin, na kanë mundur edhe episodet. Nuk ka dedikim, jemi të gëzuar. Më në fund u kënaqur të gjithë në veçanti tifozët”, deklaroi Halili.

TIRANA

Egbo: Nuk bëra asgjë, ja çfarë ju thash para ndeshjes lojtarëve

E

manuel Egbo udhëhoqi bardheblutë drejt sukses it në derbi, që mungonte që prej shkurtit të vitit 2014. Bardheblutë vinin pas shkarkimit të dy trajnerëve radhazi, por me Egbo në pankinë u pa një qetësi për t’u admiruar dhe një grintë e madhe nga ana e të gjithë futbollistëve. Strategu zbuloi edhe çfarë ju tha lojtarëve para fillimit të ndeshjes. “Nuk kam bërë asgjë, por çunat kanë qenë të bashkuar nga minuta e parë, deri te minuta e fundit.

Unë u kam thënë para ndeshjes, që duhet të fitojmë, pasi kemi shumë vite që nuk ia dalim, por duhet të kemi durim dhe të presim kohën e duhur për të shënuar. Lojtarët mu përgjigjën mirë në fushën e lojës dhe jam shumë i kënaqur. Ne sot (dje) morëm një fitore dhe jemi tre pikë larg kreut, ndaj kampionati është ende i gjatë dhe kemi më shumë se dy faza për të luajtur. Tirana është brenda objektivave të saj. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe unë

do të doja të isha futbollist sot dhe të luaja, gjë që ua thashë edhe futbollistëve. Në këtë stadium kam luajtur edhe unë derbin e parë si futbollist i Tiranës dhe u kërkova çunave të japin shpirtin. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë

për këtë, por unë them që sot luajtëm në shtëpinë tonë dhe na ndihmoi edhe zoti për të marrë fitoren. Filozofia jonë është të marrim ndeshjet me radhë dhe të provojmë të arrijmë objektivat. Shpresoj t’ia dalim”, deklaroi Egbo.


SPORT

15

STATISTIKAT

E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Goli i 100-të, Mbappe lë pas dy “jashtëtokësorët” Messi e Ronaldo

K

ylian Mbappe është cilësuar si trashëgim tari i dy yjeve të futbollit që po dominojnë futbollin botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi francez këtë mesjavë u bë protagonist duke shënuar golin e 100 në karrierë me klubet. Karriera e tij ka pasur një rritje shumë të shpejt, teksa që në sezonin e parë te Monaco arriti që të realizonte 27 gola. Më pas erdhi transferimi i Paris Saint-Germain, ndërkohë që ka realizuar deri më tani plotë 73 gola me fanellën parisiene. Këto janë shifrat e

frikshme të Mbappe, i cili duket se do të dominojë lojën e futbollit në dekadën tjetër. Në moshën e tij as Messi dhe as Ronaldo nuk i kishin arritur 100 gola. Argjentinasi kishte realizuar 27 gola në 3 sezone me ekipin e parë të Barcelonës, ndërkohë që portugezi ishte në vitin e dytë në “Old Trafford”. Messi shënoi golin e 100-të në karrierë më 16 janar 2010 ndaj Sevillas, kur ishte 22 vjeç e 6 muaj, ndërkohë që Ronaldo e arriti këtë shifër më 27 janar 2008, kur ishte 22 vjeç e 11 muaj.

Portieri italian ka lavdëruar portugezin, teksa është shprehur se nëpërmjet bashkimit mund të arrihen synimet

R

rugëtimi i Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së këtë sezon ka qenë thuajse i përsosur. Bardhezinjtë fituan pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura (duke barazuar vetëm një) dhe ishin “sundimtarët” e vërtetë të grupit D. Kualifikimi për në fazën me eliminim direkt u arrit më së miri, gjë që Interi nuk arriti ta bënte, ndaj tashmë do të duhet ta rifillojë nga “Europa League”. Dy favoritët e mëdhenj në garën për titullin në Serie A do të jenë, në pjesën tjetër të sezonit, të thirrur për të ndjekur rrugë të ndryshme europiane. Megjithatë, Gigi Buffon, duke folur për “Tuttosport”, shpjegoi se në fakt për bardhezinjtë nuk ndryshon asgjë: “Asgjë nuk ndryshon për ne. Na nevojitet përqendrimi dhe përulësia që kishim ndaj Leverkusen. Nëse shfaqim arrogancë dhe sipërfaqshmëri, duke nisur qartësisht nga unë, atëherë Juve rrezikon. Kjo është arsyeja pse them se në Gjermani ishte një ndeshje, në të cilën duhej të jepnim përgjigje si grup, për të kuptuar nëse vërtet duam të arrijmë qëllime të caktuara. Për të arritur deri te fitimi i titujve, patjetër që nevojitet

Buffon: Nëse Ronaldo bëhet shembull, Juvja bëhet 100 herë më e fortë!

shumë cilësi dhe përvojë. Mendoj se kemi një grup të bashkuar, që dëshiron të vuajë në momente të caktuara të garës. Në Gjermani, shembujt më të bukur ishin Cristiano dhe “Pipita”, sepse në disa momente, sidomos

në pjesën e parë, kur nuk kishte shumë për t’u marrë më sysh, Ronaldo e Higuain filluan të vrapojnë edhe për të mbrojtur. Për ne ishte një transmetim adrenaline dhe energjie shumë e fortë”. Cristiano Ronaldo ësh-

MBROJTËSI

STRATEGU

Juvja zbuloi “bishën” Demiral, tani e duan të gjithë turkun

M

erih Demiral nuk ka mundur që të ketë shumë hapësira te Juventusi gjatë këtij sezoni. Ishmbrojtësi i Sassuolos luajti 90 minuta të plota në mesjavë ndaj Bayer Leverkusenit duke bërë një paraqitje fantastike. Futbollisti turk u vlerësua si më i miri i ndeshjes, teksa në stadium për të ishin vëzhgues të shumtë nga skuadra të ndryshme italiane dhe europiane. E ardhmja e tij mbetet ende në dyshim. Me De Ligt, Bonuccin dhe Chiellinin, i cili është drejt rikthimit, do të jetë e vështirë që ai të gjejë hapësira. Milan në Itali dhe Tottenham, Arsenal, Chelsea e Manchester United në Angli janë ekipet e interesuara më

të rikthyer në nivele të mëdha, pas një periudhe mjaft të ndërlikuar. Disa javë më parë, kundër Milanit, menjëherë pas zëvendësimit të tij, kampioni portugez vendosi ta braktiste stadiumin dhe të kthehej në shtë-

pi: “Flas shpesh me Cristiano. Ajo që duhet ta dijë dhe të mos e harrojë kurrë është se për ne, duke qenë kampion, ai mund të bëhet vendimtar si shembull. Nëse jep modelin e tij, ne bëhemi një ekip 100 herë më i fortë. Kundër Leverkusen, gjatë vështirësive të lojës, ai ishte me të vërtetë unik dhe më emocionoi. Nëse shihni nga një 34-vjeçar duke bërë gjëra të caktuara, është e qartë se të tjerët, 22-23 vjeç, e ndjekin dhe imitojnë atë. Kjo është arsyeja pse unë e falënderova atë, gjithashtu Higuain”. Buffon zbuloi deri në cilën pikë mund të arrijë ky Juventus: “Asgjë nuk përjashtohet. Me kusht, që të bindim veten se për të arritur qëllimin është e nevojshme të shpalosim të gjitha cilësitë që kemi, por edhe entuziazëm e dëshirë. Le të punojmë, të qëndrojmë së bashku dhe, kur duhet, të vuajmë. Ndeshjet nuk janë të njëjta, ndaj kërkojnë motivime të ndryshme, por duhet të gjejmë vazhdimësi, pavarësisht”.

Liverpooli shpërblen Klopp-in, rinovohet kontrata deri në vitin 2024

J

shumë për të. Karakteristikat e futbollistit turk janë unike te skuadra e Juventusit dhe vështirë se skuadra torineze do të heqë dorë prej tij. Në

Leverkusen, ekipi torinez zbuloi Demiralin e vërtetë. Nuk do të jetë e thjeshtë që të binden tifozët e bardhezinjve që ta shohin me një fanellë tjetër.

urgen Klopp do të vazhdojë të mbetet trajneri i Liverpoolit deri në vitin 2024. Strategu gjerman ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin anglez. “Vendosëm që të vijojmë punën që kemi nisur. Kemi arritur marrëveshjen deri në vitin 2024. Ky është lajm i mirë për disa, jo dhe aq i mirë për të tjerë. Ata që nuk e pëlqejnë këtë lajm, të ndërrojnë kanal. Për ata që e pëlqejnë, ja arsyet e kontratës së re: Na pëlqen shumë vendi. Është një klub i mrekullueshëm, ndihemi si në shtëpinë tonë dhe kemi mirëkuptim me shumicën e njerëzve. Negociatat nuk ishin aspak të vështira”, deklaroi strategu gjerman. Trajneri gjerman u bashkua me Liverpool në vitin 2015, pasi fitoi dy

tituj kampion në Gjermani me Borussia Dortmund. Në krye të ekipit anglez, Klopp ka luajtur dy finale radhazi të Champions League, duke fituar një prej tyre,

ndërkohë që këtë sezon janë favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në Angli, që i mungon prej 30 vitesh kësaj skuadre.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E shtunë, 14 DHJETOR 2019

Presidenti Ilir Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

“Do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë” Presidenti i Republikës Ilir Meta priti dje me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

A

rtistët e falënderuan Kreun e Shtetit për mbështetjen e dhënë prej Tij për aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra”, me qëllim mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta i garantoi se “Unë do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë”. Gjithashtu, artistët e falenderuan Kreun e Shtetit edhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e godinës së Teatrit. Në fjalën e rastit, Presidenti Meta tha se Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë që

u përket artistëve, por një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur nga të gjithë. Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi rezistencën paqësore dhe

demokratike të artistëve, duke theksuar se kjo qëndresë ia ka vlejtur edhe për faktin sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet, jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai

ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore. Duke bashkëbiseduar me artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për ndihmat bujare që kanë mbledhur vullnetarisht për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.