www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 191 (8322)
E martë, 14 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
Ideja e shprehur nga Hashim Thaçi krijoi konfuzion dhe pështjellim në publik se gjoja pas këtyre qëndrimeve ishin kancelari perëndimore dhe në veçanti Gjermania. Këtë e përhapnin nën zë, nëpër tavolina analistësh kosovarë, se "pas Thaçit e Ramës fshihet kancelarja gjermane"!
Merkel: Nuk ka ndryshim kufijsh! Kancelarja gjermane gropos përfundimisht aventurën e dyshes Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve në Ballkan, pasi efekti domino do të sillte destabilitet dhe luftë, ku do të përfshiheshin Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria
FAQE 3
Albin Kurti: Bisedimet për territore Berisha: Në shtator revolucion kundër janë më afër luftës se sa paqes qeverisë “Rama”, si në Rumani
Në foto: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës, Albin Kurti OPINION
REAGIMI
Edi Rama: Ngjarje si masakra e Selenicës ndodhin dhe në vende të tjera FAQE 9
FAQE 4
KRYEBASHKIAKU
Shqipëria e të mjerëve dhe Kryeministri xhingla bërës… Nga Artur Zheji FAQE 7
Erion Veliaj: Teatri i ri do ndërtohet
FAQE 2
Në foto: Ish-kryeministri, Sali Berisha QËNDRIMI
ANALIZË
Petrit Vasili: Çështjen e kufijve të Kosovës e ka zgjidhur Deklarata e Pavarësisë
E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje
FAQE 24
Nga Shaban Murati
FAQE 6
SONAZHDI I GALLUP INTERNATIONAL:
“Në Shqipëri 82% e të anketuarve duan kancelaren Merkel”
FAQE 8
FAQE 6
POLITIKE
2
E martë, 14 GUSHT 2018
Reagon PS, Pjerin Ndreu: Thirrjet e Saliut, njësoj sikur Ritvani i masakrës të protestonte për pafajësi
P
rej ditësh mijëra rumunë kanë marrë pjesë sërish në protesta kundër qeverisë në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pas përplasjeve që shkaktuan më shumë se 450 persona të plagosur. Protesta pranë zyrave të qeverisë ka qenë e zhurmshme, por e qetë. Protesta të ngjashme janë shënuar dhe në qytete si Cluj, Sibiu, Timisoara dhe Iasi. Më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugë kundër asaj që ata e përshkruajnë si korrupsion masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor. I frymëzuar nga këto protesta të organizuara kryesisht nga emigrantët, të cilët u kthyen në vendin e tyre vetëm për të protestuar kundër qeverisë të korruptuar social-demokrate, ish-Kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që duke filluar nga muaji shtator të ngrihen për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin e korruptuar të Edi Ramës në Shqipëri. Berisha ka shprehur solidaritetin dhe admirimin për popullin rumun, i cili prej ditësh është ngritur në protesta masive për përmbysjen e qeverisjes
Berisha thirrje për protesta: Tirana, si Bukureshti! Shtatori, muaji i përmbysjes së qeverisë
së korruptuar e kleptokratike të së majtës, ndërsa fton të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë. “Gushti rumun dhe shtatori shqiptar! Të dashur miq, prej disa ditësh qytet-
arët rumunë janë ngritur në një revolucion të fuqishëm popullor në Bukuresht dhe mbarë Rumaninë, për përmbysjen e regjimit kleptokratik të majtë. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim më të madh për qytet-
arët rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi dhe ne, në një revolucion mbarë popullor, për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik në Shqipëri. Le të shndërrojmë në shtatorin
që vjen, në shtatorin më të madh të historisë tonë. Fitore! Sb”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha. Reagimi i PS-së Pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha që iu drejtoi shqiptarëve për t’ju bashkuar protestave në shator si rasti në Rumani, do të vinte një reagim nga kampi socialist. Ka qenë deputeti i PS-së Pjerin Ndreu, i cili ironizon Berishën përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Deputeti socialist thekson se thirrjet e Berishës për protestë janë të njëjta me thirrjet që mund të bëjë autori i masakrës së Resulajt, Ritvan Zykaj, për të protestuar për pafajësi. “Kur të thërret Saliu me dalë në protestë është njëlloj si me të thirrë ky Ridvani i Selenicës për të protestuar për pafajësi !”- u shpreh deputeti socialist Pjerin Ndreu.
DENONCIMI TEK ISH-KRYEMINISTRI
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon deputetin e Partisë Socialiste Alket Hysenin. Sipas Berishës delvinjotët kanë përzënë nga takimi deputetin Hyseni. Në mesazhin e publikuar nga deputeti demokrat mësohet se qytetari i shkruan Berishës se sapo Hyseni nisi të flasë për politikë në një takim brezash me emigrantët të pranishmit kanë refuzuar fjalimin e Hysenit duke i kërkuar të largohej. “Delvinjotët i varin teneqenë Alket Hysenit. E përzënë me bisht ndër shalë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Mirëmbrëma Doktor, Delvina feston me emigrantët Takim Brezash organizuar nga Shoqata “Bashkimi Delvinjot” dhe nga Bashkia Delvinë refuzuan dhe
“Delvinjotët përzënë nga takimi me emigrantët deputetin e PS-së Alket Hyseni”
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
deputetin Alket Hyseni, që donte ta përdorte këtë festë për fushatë elektorale. Qyteti i Sulejman Delvinës nuk mund të jetë qyteti i Alket Hysenit, që dy herë e pati pushtetin partia e tij, dy herë e sakatepsi pas ’97-ës. Fatos Nano hoqi gjithë institucionet nga ky qytet dhe në 2013-ën, Rilindja e Alketit i hoqi territorin sa sot ky qytet me histori quhet Delvina e Vurgut dhe jo vurgu i Delvinës. Respekte, fitore Trojanëve Delvinjot”- thuhet në mesazhin elektronik të qytetarit drejtuar deputetit të PD-së, Sali Berisha. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
MESAZHI Qyteti i Sulejman Delvinës nuk mund të jetë qyteti i Alket Hysenit, që dy herë e pati pushtetin partia e tij, dy herë e sakatepsi pas ’97-ës. Fatos Nano hoqi gjithë institucionet nga ky qytet dhe në 2013-ën, Rilindja e Alketit i hoqi territorin sa sot ky qytet me histori quhet Delvina e Vurgut dhe jo vurgu i Delvinës.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 14 GUSHT 2018
Ideja e shprehur nga Hashim Thaçi krijoi konfuzion dhe pështjellim në publik se gjoja pas këtyre qëndrimeve ishin kancelari perëndimore dhe në veçanti Gjermania. Këtë e përhapnin nën zë, nëpër tavolina analistësh kosovarë, se "pas Thaçit e Ramës fshihet kancelarja gjermane"!
Merkel: Nuk ka ndryshim kufijsh!
Kancelarja gjermane gropos përfundimisht aventurën e dyshes Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve në Ballkan, pasi efekti domino do të sillte destabilitet dhe luftë, ku do të përfshiheshin Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria Projekti i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve ka marrë dje goditjen e parë serioze nga vendi kryesor i Bashkimit Europian, Gjermania. Ndërsa në Beograd dhe në zyrën e Hashim Thaçit, prej një muaji janë nxjerrë hartat për ndarjen e Veriut të Kosovës dhe marrjen e 1/3 të Luginës së Preshevës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë fund dalldisë ballkanike me lëvizje kufijsh. Në mënyrë të qartë dhe pa asnjë nëntekst diplomatik, Merkel deklaroi dje nga Berlini se çështja e kufijve në Ballkan nuk mund të diskutohet, pasi mbetet histori e mbyllur. Deklarata e Merkel është një mesazh që shkon direkt për presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, të cilët janë përfshirë në negociata dhe kanë deklaruar se temë diskutimi është dhe rishikimi apo ndarja e kufijve. Jo rastësisht, Merkel e bëri deklaratën në konferencën për shtyp dhënë me një tjetër politikan të Ballkanit, kryeministrin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç. Bosnja që pas luftës së viteve '90 është nën debatin e përhershëm të serbëve për ndarje e copëtim. Duke folur me kryeministrin e Bosnjës, Merkel i ka dhënë përgjigje Beogradit, ku Vuçiç duke shfrytëzuar Thaçin synonte të krijonte Serbinë e Madhe, ku do të ishte pjesë edhe Republika serbska e Bosnjë Hercegovinës. Ndaj kancelarja gjermane ka ftuar pikërisht kryeministrin e
Bosnjës, duke i dhënë përgjigje të prerë lojës Thaçi-Vuçiç. "Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Nga kjo varet edhe ardhmëria evropiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe Bosnjë e Hercegovina aspirojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim",tha kancelarja Merkel. Ideja e shprehur nga Hashim Thaçi krijoi konfuzion dhe pështjellim në publik se pas këtyre qëndrimeve ishin kancelari perëndimore dhe në veçanti Gjermania. Këtë e përhapnin nën zë, nëpër tavolina analistësh kosovarë, se "pas Thaçit e Ramës fshihet Kancelarja gjermane"! Në fakt, po rezulton se projekti i Hashim Thaçit ka pasur vetëm përkrahjen e Vuçiç dhe të ndonjë burokrati në Bashkimin Europian, por jo mbështetjen e shteteve kryesore perëndimore. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë shtetet kyçe që mundësuan luftën dhe pavarësinë në Kosovë. Qëndrimi i SHBA gjithmonë ka qenë i qartë për shtetin e Kosovës. Britania e Madhe deklaroi me anë të diplomatëve të saj se nuk mbështeste idetë për "korrigjime kufijsh". Ndërsa Merkel dje rrëzoi përfundimisht gjithë projektin që mund të kenë pasur në mendje
Vuçiç, Thaçi dhe të tjerë në Tiranë. Në këtë mënyrë, kancelarja Angjela Merkel është zëri i parë nga liderët botërorë që del kundër çdo negociate Serbi-Kosovë për ndarje kufijsh. Ndryshe nga zyrtarët e BE, që në mënyrë jo direkte, kanë lënë të kuptohet se mund të pranohet çdo marrëveshje Vuçiç-Thaçi, ishte dje Merkel e cila nuk ka lënë vend për asnjë keqkuptim. Gjermania është kundër ndarjes së Kosovës dhe ky është qëndrimi që shumë shpejt do të detyrohet të përshtaten dhe zyrtarët e BE që udhëzojnë negociatat mes presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë. Gjermania, si mbështetëse kryesore e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës dje ka thënë fjalën e saj. Kjo deklaratë e vendit që praktikisht është lokomotiva e BE është dhe garancia se marrëzia e nisur nga Vuçiç dhe e pasuar nga Thaçi me kufijtë nuk do të vazhdojë më. Por pavarësisht sinjalit të qartë të Kancelares Merkel, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vijon të këmbëngulë në projektin me "korrigjim kufijsh". Pak orë pas deklaratës së Merkel, në një koment në Facebook, Thaçi falenderonte liderët e Luginës së Preshevës për përkrahjen e ideve të tij për bashkimin me Kosovën. Me shqiptarët e Luginës duket se po luhet pjesa më e shëmtuar e këtij skenari. Direkt po u jepen ide të gabuara se bashkimi me Kosovën është vetëm çështje e lehtë dhe mjafton që të shprehi dëshirën Hashim Thaçi. Ndërkohë që nuk bëhet fjalë për
gjithë Luginën e Preshevës, por vetëm për 1/3 e saj. Gjithashtu harrohet edhe një fakt domethënës. Në Serbi asnjë prej politikanëve kryesorë nuk ka pranuar se Lugina e Preshevës do t'i kalojë Kosovës. Dje, pas deklaratës së Hashim Thaçit, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ishte në Beograd një ceremoni përkujtimore për disa serbë të vrarë në Kosovë. Edhe pse kanë humbur luftën si pushtues, serbët vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën sikur ata janë viktimat dhe jo shqiptarët. Veç mesazhit për serbët në Kosovë, Daçiç foli sërish për ndarje, por duke i vendosur kufij të qartë Thaçit. Ministri serb deklaroi se Beogradi nuk do të pranojë një marrëveshje ku Serbia të ketë më pak territor. Teksa dëgjon politikanët serbë që thonë hapur se duan jo vetëm 4 komuna, por më shumë se kaq në Kosovë, nuk dihet ku e merr garancinë Thaçi kur flet për një marrëveshje të favorshme për shqiptarët që i merr territor Serbisë. Fatmirësisht, këtij plani të rrezikshëm për shqiptarët dhe Ballkanin, dje Gjermania e kancelares Angela Merkel i dha drunë aventurës dyshe Thaçi-Vuçiç. Një aventurë ku Ballkani do të fillonte nga fillimi sherret për kufijtë dhe ku efekti domino do të ndizte krejt Ballkanin. Dhe jo vetëm, por edhe Europën. Ndaj kancelarja gjermane Merkel mbete grua e zonja dhe një udhëheqëse largpamëse në zhvillimet botërore. S.P.
INTERVISTA
4 E martë, 14 GUSHT 2018
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti: Ne kemi nevojë ta bashkojmë Mitrovicën e jo të bëjmë pazare me territore
Albin Kurti: Bisedimet për territore janë më afër luftës se sa paqes Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, deklaroi në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme. Ai tha se debatet e fundit më shumë lidhen me tendencën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, zoti Kurti, partia e të cilit angazhohet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, thotë se është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës. Z. Kurti, në Kosovë kanë shpërthyer debatet rreth marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, posaçërisht pasi që presidenti Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufijv kufijvee. Si e shihni ju këtë propozim? Synimet për korrigjim territoresh ose shkëmbim territorial janë synime të gabuara, që do të kenë pasoja të dëmshme. Korrigjimi i kufijve bëhet për arsye minore që maten prej dhjetëra apo qindra hektarësh maksimalisht, por kurrsesi me një krahinë të tërë siç është ajo e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Korrigjimi i kufijve bie tek regjistri i demarkacionit dhe këtë të enjte bëhen saktësisht gjashtë muaj prej se presidenti Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me homologun e tij malazez Vujanoviç për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi. Ai nuk e bëri me Malin e Zi, kemi marrëveshje të nënshkruar dhe asnjë hap në terren dhe tash po kalon në korrigjimin e radhës. Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë se sa që Kosova të jetë më afër shtetndërtimit apo integrimeve evropiane. Presidenti Thaçi thotë se ideja e tij përjashton ndarjen e Kosovës dhe përfshinë bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën. Përse duhet kundërshtuar një gjë e tillë? Ai (presidenti) ka qenë dy mandate kryeministër dhe ka pasur shansin që referendumin e vitit 1992 të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ta vë në jetë me hapa politik e qeveritar. Nuk e ka bërë këtë gjë. Tash është në kuadër të logjikës së shkëmbimit territorial. Për bindjen time, funksioni i shkëmbimit territorial është veç se tëhuajësimi shpirtëror i shqiptarëve prej veriut të Kosovës dhe në anën tjetër tjetërsimi i atij veriu prej shtetit të Kosovës. Kur thua, dua shkëmbim territorial, kjo i bie që ke hequr dorë nga veriu ndërkohë që luginën e Preshevës nuk ta jep Serbia. Unë jam në veçanti i brengosur për shkak se diskutimet për shkëmbime territoriale nga përvoja e hidhur e historisë më të re të Ballkanit, tregon se shpie më parë në zhvendosje të popullsisë se sa në ndryshim të kufijve. Ne e dimë shumë mirë se si dialogu për territore është më afër luftës se sa paqes konkretisht, presidentët e Serbisë dhe Jugosllavisë në njërën anë dhe ai i Kroacisë në anën tjetër, përkatësisht (Slobodan) Millosheviç dhe (Franjo) Tuxhmani, tërë kohën kanë dialoguar për shkëmbime territoriale e për ndryshime
të kufijve dhe kanë dialoguar për territore në përgjithësi dhe paralelisht kanë luftuar. Kanë biseduar atëherë për Bosnjën dhe dialogu i tillë për territore nuk është në kontrast fare me luftën. Dialogu për të drejtat, për interes të qytetarëve mund të jetë tek regjistri i paqes në kontrast me luftën, por dialogu për territore unë nuk besoj që është i tillë. Në anën tjetër, kurrë opinion publik në Serbi nuk ka qenë më i gatshëm që të pranojë pavarësinë e Kosovës se sa tani dhe kurrë Serbia nuk ka qenë më e varur nga Kosova për integrime evropiane se sa tani. Mu në këtë moment del presidenti i Kosovës,Thaçi, i cili i ofron Serbisë veriun e Kosovës me Mitrovicën duke mos e përmendur asnjëherë, dhe duke ngjallur iluzione për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Me këtë sjellje të tij, presidenti Thaçi po më ngjan por si ajo qyqja që bën vezë në çerdhe të huaja. A është e rrezikshme një gjë e tillë që po ndodh tani? Mendoj që është e rrezikshme, për shkak se ne kemi nevojë ta bashkojmë Mitrovicën e jo të bëjmë pazare me territore. Ne kemi nevojë t’i kthehemi arsimit, shëndetësisë dhe punësimit e sidomos të grave dhe rinisë e jo të heqim dorë nga Trepça, Ujmani dhe të futemi në lojëra të ndryshme gjeo-politike ku presidenti ndërmerr një aventurë personale pa mandat të Parlamentit të Kosovës kur dihet se jemi republikë parlamentare dhe gjithashtu mendoj se është duke na e humbur një shancë të madhe me qenë se kapitulli 35 i negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian, çështje e cila është emri i varësisë së Serbisë nga Kosova dhe presidenti i Kosovës është ai i cili po dëshiron të na bindë se ai dialogu gjashtë vjeçar i mëhershëm na paska qenë i suksesshëm dhe duhet të vazhdohet i njejti sepse rruga e Kosovës për në Bashkim Evropian kalon nëpër Beograd. Unë besoj që është e kundërta. Rruga e Serbisë për në Bashkim Evropian kalon nëpër Prishtinë, mirëpo në Prishtinë po e gjejnë një njeri si presidenti jonë aktual i cili i ka ndihmuar Serbisë si pak kush tjetër në Kosovën e pasluftës. Z. Kurti, tashmë ideja për ndarjen e Kosovës në vija etnike po propozohet nga udhëheqësit serb serb.. Sa është e rrezikshme një gjë e tillë? Ata po dëshirojnë që kësisoj të kontestohet pavarësia e Kosovës. Të thuhet që ka edhe shqiptarë e njëri prej tyre rastisë që të jetë edhe president i cili realisht nuk e ka seriozisht shtetin e vet. Pra, ne kemi një president të shtetit, që shtetin ku është ai president nuk e merr seriozisht dhe kjo është një argument i fuqishëm i Serbisë, por unë do të thosha edhe i Rusisë. Ne tani më kemi një Kaliningrad rus në Ballkan, ai është një Banjallukë e Republikës Serbe, nuk kemi nevojë edhe për një Kaliningrad tjetër në veri të qytetit të Mitrovicës. Rruga e duhur është kjo, bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm se ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndonëse edhe kjo tjetra është e rëndësishme, por bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm dhe duhet të
jetë përparësi i shtetit tonë dhe e dyta është që serbët e Kosovës janë shumë më të rëndësishëm se Beogradi. Ne nuk mund të ndërtojmë një shoqëri kohezive në Kosovë nëse vazhdimisht e konsiderojmë Beogradin më të rëndësishëm se serbët e Kosovës. Bashkimi i Mitrovicës më i rëndësishëm se sa ulësja në OKB edhe serbët e Kosovës më të rëndësishëm se Beogradi, unë besoj që vendosim përparësitë e duhura në politikat tona shtetërore. Por ,si do të bëhej një gjë e tillë? or,si Unë nuk kam shpresë që do ta bëj presidenti aktual dhe mendoj se ashtu siç na nevojitet një qeveri e re, një kryeministër i ri, njëkohësisht na nevojitet edhe një president i ri. Kjo qeveri nuk ka javë që nuk bën ndonjë skandal dhe ato zakonisht i rezervon për vete kryeministri por nëse shikoni ministritë e panumërta me zëvendësministrat e pafund, vëreni se aty nuk ka planifikim të politikave zhvillimore por ka vetë menaxhim të shpenzimeve buxhetore dhe kjo duhet të marr fund. Ne kemi nevojë të dalim në shtegun e shtetit zhvillimor, i cili i jep përparësi prodhimit, punësimit, drejtësisë sociale, zëvendësimit të importeve, eksportit të ndërmarrësve tanë e kështu me radhë. Duhet që sa më parë t’i thellojmë partneritetet dhe aleancat tona, qofshin ato me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n, sidomos Gjermaninë dhe kështu me radhë, por, gjithashtu duhet që të krijojmë marrëdhënie sa më të mira me vendet e rajonit në kuadër të asaj që do të mund ta quanim aleancë ballkanike me kroatët e bullgarët, por edhe me Sarajevën, Podgoricën dhe Shkupin zyrtar. Prishtina dhe Tirana besoj që duhet të jenë iniciatore dhe udhëheqëse të një aleance të tillë ballkanike e cila na shpëton neve prej hegjemonisë ruso-serbe. Le të mos harrojmë, në vitet e fundit kishim dy puçe të dështuara të Rusisë në Ballkan; njëri në Maqedoni dhe tjetri në Mal të Zi dhe ne rrezikojmë që të na vazhdohen ato me një president të këtillë i cili shkoi në takim me presidentin serb Vuçiç pak ditë pasi zhvilloi një të tillë me Medvedevin (kryeministër i Rusisë), të cilin tha se e ka informuar me zhvillimet në Kosovë. Këso ndryshime të mëdha në politikën e jashtme të Kosovës, që është një vend që nuk e ka përmbyllur sovranitetin dhe integritetin territorial në ndërkohë që ne kemi braktisur integrimet brenda kombëtare dhe sidomos aleatët tonë perëndimor, mendoj që duhet t’i alarmojë institucionet e Kosovës, sepse kemi një president i cili nuk është vetëm i dëmshëm por që besa edhe qesharak me këto aventurat e tij personale. Ju jeni angazhuar që moti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, a nuk është edhe ideja juaj në fakt ndryshim kufijsh? Kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë është kufi i konferencës së Londrës i vitit 1913, atëherë kur ministri i jashtëm britanik Sir, Eduard Grey pat thënë që i bëmë një padrejtësi Shqipërisë për të ruajtur paqen evropiane, mirëpo një vit më vonë ne e dimë që ajo paqe evropiane nuk u përmbajt meqë shpërtheu Lufta e Parë
Botërore apo lufta për të përfunduar të gjitha luftërat, siç quhej aso kohe dhe kufiri i tillë natyrisht që nuk është i shqiptarëve. Por ne do të duhej që Kosovën t’ia bashkojmë Shqipërisë nëpërmjet të drejtës për vetëvendosje që shprehet në referendum duke e njohur shtetin e Kosovës. Unë nuk besoj që duhet ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës për t’i bashkuar shqiptarët, unë besoj që forcimi i shtetit të Kosovës është në funksion të bashkimit të tij me Shqipërinë. Unë jam kundër që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë ta falim veriun e Kosovës, Trepçën, Ujmanin apo ta pranojmë ndarjen e qytetit të Mitrovicës. Forcimi i shtetit të Kosovës, përmbyllja e shtetndërtimit, zhvillimi ekonomik, ngritja e Kosovës si të tillë është në funksion të bashkimit me Shqipërinë dhe jo anasjelltas. Tashmë ka filluar faza përfundimtare e bisedimeve Kosovë-Serbi, çfarë marrëveshje pritni nga këto bisedime? Është e rëndësishme që të mos krijohet kurrfarë ekipi i negociatorëve rrotull këtij presidenti aventurier. Pastaj është shumë e rëndësishme që të mos ketë asnjë dokument nga parlamenti i cili do t’ia jepte legjitimitetin dhe imunitetin këtij presidenti që kokë më vete të bëj pazare për vendin tonë dhe le ta themi që ashtuquajtura finale e madhe, nuk është as finale as e madhe. Mua më duket që bëhet fjalë për një episod të vjetër të ndonjë serie të re të çerek, çerek, çerek finaleve aspak të mëdha e gjithnjë të vogla, sepse presidenti që kemi ne, mbijeton duke ju falënderuar procesit të bisedimeve me Serbinë që i shërben si mburojë, si strehë në zyrën e zonjës Mogherini në Bruksel që për krimet e paqes dhe për krimet e paqena, besoj unë, të luftës të mos e përndjekin. Nuk është kurrfarë finale e madhe, pasoja e kësaj nëse kanë sukses e nuk do të duhej, do të jetë bosnjizimi i Kosovës. Bosnjëzimi i Bosnjës nuk ka ndodhur duke u synuar bosnjizimi por duke u synuar ndarja e shkëmbimi. Tuxhmani dhe Millosheviçi kanë folur për ndarje të Bosnjës dhe për shkëmbime territoresh në kurriz të boshnjakëve dhe rezultati është bosnjëzimi. Edhe nëse për Kosovën flitet për ndarje dhe shkëmbim territorial rezultati do të jetë një “zajednicë” mbase edhe më e fuqishme se ajo e kaluara me një asimetri të brendshme ku veriu i Kosovës ka një status të veçantë dhe shiheni analogjinë në Bosnje, atje keni Banjallukën dhe Palen në periferi të Sarajevës edhe tek ne do ta synojnë veriun e Kosovës dhe Graçanicën. Nuk kemi pse i lëshojmë pe një pinjolli të Sheshelit të rrethuar me nxënësit e Millosheviçit. Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë është ish zëdhënës i partisë së Millosheviçit e ministri i mbrojtjes së Serbisë është ish zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit. Ideja e shkëmbimit territorial ka për qëllim që ne të distancohemi nga veriu dhe në
anën tjetër kjo është në karakterin e autokratëve. Udhëheqësit autokrat e konsiderojnë territorin e shtetit se pronë private dhe pastaj flasin për shkëmbime të territoreve si për shkëmbime të mallrave që ata i posedojnë. Mirëpo ne jemi republikë, Kosova është vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në Kosovë vlen demokracia dhe është e domosdoshme që të mos lejojmë një farë kthimi të tillë në feudalizëm, ku një figurë patriarkale, autoritare e trajton shtetin si shtëpinë e vet e territorin si tokën e vet dhe pastaj bën shkëmbime. Në fakt, nuk e trajton as si të veten por më parë si një plaçkë të uzurpuar të cilin është i gatshëm ta fusë edhe në një farë lloj “aksham pazari”. Si do të mund ta parandaloni ju një gjë të tillë. Bisedimet tashmë po zhvillohen? Ne duhet të kemi zgjedhje të reja parlamentare sa më parë, që do të thotë në vjeshtë të këtij viti. Nëse këta nuk heqin dorë nga këto aventura për interesa personale dhe nëse në vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, atëherë bëhen të pashmangshme demonstratat e fuqishme. Kosova ka nevojë për qeveri të re, kryeministër të ri, president të ri dhe kjo duhet të bëhet përmes zgjedhjeve të reja parlamentare gjithsesi të parakohshme dhe po nuk u zmbrapsen nga këto interesa të ngushta duke e vënë në pazar gjithë shtetin, ta kaluarën dhe ardhmërinë tonë, përveçse të tashmen, atëherë natyrisht që duhet me demonstrata të fuqishme t’i ndalim këta aventurierë dhe ato të jenë edhe nëpër sheshet e qyteteve tona por edhe në parlamentin e Kosovës. Ne jemi përfaqësues të popullit i cili, jemi të bindur që nuk i pranon këto kompromise, koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë e cila mund ta ketë ndërruar gëzofin, por kurrsesi qëllimin e saj. A keni bashkërendim me partitë tjera opozitare për të çuar vendin në zgjedhje apo me partitë tjera në pushtet, sepse duhet edhe numri i tyre tyre,, ose si do të mund ta rrëzoni presidentin? Besoj që bashkërendimi i partive opozitare mund të jetë shumë më i mirë në parlament, por nuk është i padukshëm dhe presidenti i Kosovës është i dëshpëruar që nuk ka arritur të thyej Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe unë besoj që angazhimi i tij më i madh është pikërisht në këtë fushë, që ta prodhojë një dokument i cili ja krijon një ekip negociator duke përfshirë aty edhe dikë prej LDKs. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani dhe unë uroj që të mos ndodh as në të ardhmen. Ne bashkërendohemi edhe brenda parlamentit por edhe jashtë dhe nuk është në pyetje asgjë më pak se shpëtimi i Kosovës prej këtij personi që rastisë të jetë fatkeqësisht president, e i cili po e theksoj, po sillet por si qyqja e cila bën vezë VOA në çerdhe të huaja.
REPORTAZH
5 E martë, 14 GUSHT 2018
Deutsche Welle ka vizituar Luginën e Preshevës, për të parë atmosferën pas deklarimeve për korrigjimin e kufijve. Tek shqiptarët vërehet një lloj euforie. Me të drejtë?
Eufori e dirigjuar në Luginën e Preshevës
itë pune në Preshevë. Nuk gjen askund vend për parkimin e makinës. Ndonëse gati askund nuk gjen një hije për t'u mbrojtur nga dielli përcëllues, rrugët janë të mbushura. Kafenetë plot, ndërsa rreth tavolinave pothuajse sheh vetëm meshkuj. Muzika me zë të lartë, në gjuhën shqipe, dëgjohet gjithandej. Në kafene si edhe në makina. Në rrugë parakalon një karvan dasmorësh me flamuj të Shqipërisë. Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se mbi 95% e banorëve në Preshevë janë shqiptarë. Shumë rrallë dëgjon në rrugë gjuhën serbe. Në tregun e qytetit mbretëron tollovi. "Izvolite" (urdhëroni), thotë një grua e moshuar. Por me të dëgjuar se jam gazetare, interesimi për komunikim zhduket. "Si mendoni, si po jetojmë këtu?
shumë nga ajo e serbëve në veri të Kosovës. Ata kanë lehtësime ligjore, kanë të drejtën e marrjes së vendimeve për drejtuesit e policisë, në gjykata kanë influencë, e po ashtu në Parlamentin e Kosovës i kanë vendet e rezervuara." As tri pyetje direkte nuk mjaftojnë që Arifi të thotë prerë se çfarë mendon për idenë e bashkimit me Kosovën. Ai thotë se merret me politikën reale dhe do të realizojë vullnetin e popullit të shprehur para 26 vitesh në referendum - kur shqiptarët janë deklaruar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por Arifi me dëshirë flet për mundësinë që shqiptarët të punësohen në Korporatën Energjetike të Serbisë (EPS), në Postë, në kalimet kufitare, dogana, kadastër, Telekom... Arifi pohon se në sipërmarrjet e shtetit punojnë pothuajse vetëm serbët. "Ne jemi komunë më vete dhe do të duhej të kemi
Shikoni emrat e rrugëve, dyqaneve... E shihni ndonjë emër serb? Keni përshtypjen se gjendemi në Serbi?! Nuk dua të them asgjë më shumë, sepse më pas nuk do të blejë askush perime nga unë",- thotë ajo. Të njëjtin shqetësim ndan edhe një burrë pranë saj. "Fëmijët shqiptarë pa libra shkollorë" Shumica e njerëzve në rrugë janë të qetë. Kështu thotë edhe kryetari i komunës Shqiprim Arifi, i cili para pesë vitesh është kthyer nga Gjermania në Preshevë. Ai për të dytën herë ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë. Arifi nuk e flet serbishten, ndaj duhet të komunikojmë me ndihmën e përkthyesit. "Mendimet janë të ndara - disa mendojnë se bashkimi me Kosovën do të shënonte realizimin e ëndrrave të kahershme, të tjerët janë skeptikë",- thotë Arifi për Deutsche Wellen. "Megjithatë pozita e shqiptarëve këtu dallon
gjykata të pavarura, por nuk i kemi. Nuk kemi as prokurorin e përgjithshëm. Fëmijët shqiptarë nuk kanë as libra shkollorë dhe detyrohen që tërë kohën në shkollë të mbajnë shënime. Ne tani jemi në Serbinë demokratike, por a vlejnë standardet e njëjta për të gjithë? Nuk kemi pasur as ujë të pijshëm. Sikur të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, ky problem nuk do të ishte zgjidhur kurrë. Pse? A është kjo demokraci apo vetëdije nacionaliste?",- pyet Arifi. Në Bujanoc situata është pak më ndryshe. Atje jetojnë pak më pak se 13.000 serbë dhe pak më shumë se 20.000 shqiptarë. Por kjo nuk ndryshon aspak gjendjen në terren. Në rrugë mund të shihen flamuj të shumtë të Gjermanisë, Francës, SHBA, BE, por jo edhe të Serbisë. Në godinën e komunës janë vendosur dy flamuj - i komunës dhe ai i BE. Atmosfera në kabinetin e
Nga Jelena Dukiç-Pejië
D
(Preshevë)
kryetarit të bashkisë, Shaip Kamberi, është njësoj ai ajo në rrugë. Këtu mund të gjesh të gjithë flamujt, por jo edhe atë të Serbisë. "Lugina e Preshevës është një temë e harruar me vite të tëra. Kjo është hera e parë që kjo çështje po ndërkombëtarizo-
Shaip Kamberi, kryetar bashkie në Bujanoc
het dhe shpresoj se presidenti Thaçi do ta mbajë premtimin që kjo çështje të hapet edhe në negociatat e Brukselit",- thotë Kamberi për DW. "Kemi pritur se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 do të ndodhin gjëra pozitive edhe tek ne dhe se do të respektohen të drejtat e nje-
Shqiptim Arifi, kryetar bashkie në Preshevë
riut, minoriteteve, do të vendoset sundimi i ligjit... Tani duket se BE i është përkushtuar
më shumë Kapitullit 35 dhe raporteve me Kosovën. Ndaj kemi kërkuar nga presidenti Thaçi dhe delegacioni i Kosovës që ta hapë këtë çështje në dialogun me Serbinë", thotë Kamberi. "Kosova na ka harruar" Kamberi, i cili flet shkëlqyeshëm serbisht, flet edhe për "përkufizimet". Ai është skeptik kur flitet për shkëmbimin e territoreve, në veçanti nëse edhe pas vendosjes së kufijve të ri në Serbi mbetet një numër i madh i shqiptarëve. Kjo do të shkaktonte shpërngulje dhe një katastrofë të re humanitare. Kamberi thotë se nuk do të përzihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Lidhur me premtimin e Aleksandar Vuçiçit se për marrëveshjen eventuale me Kosovën duhet të vendosin në fund qytetarët në referendum, Kamberi thotë: "Varësisht nga pyetja, në referendum do të marrin pjesë edhe shqiptarët. Por autoritetet në Beograd i kanë në dorë të gjithë mekanizmat për influencimin e rezultatit të referendumit - nëse duan ta bëjnë këtë". "Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne" Kthehemi në Preshevë dhe flasim me një gazetar lokal, i cili është edhe aktivist për të drejtat e njeriut, Belgëzim Kamberi. Ai është i habitur me këtë që po ndodh kohët e fundit, me euforinë e krijuar. Kamberi rikujton se shqiptarët në jug të Serbisë kanë një problem shumë të madh - mos njohjen e diplomave të arritura në Kosovë. Kamberi dyshon se Thaçi dhe Vuçiç mund të dakordohen për gjëra të rëndësishme, kur dihet se ata nuk janë
dakorduar madje as për njohjen e diplomave. "Mendoj se fjalën kryesore për fatin e Luginës së Preshevës duhet ta kenë njerëzit që jetojnë këtu. Serbia së pari është dashur të flasë me shqiptarët këtu, si një shtet që flet me shtetasit e vet. Kjo duhet të ndodhë edhe mes Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Si mund të keni një dialog "atje lart", në qoftë se nuk keni dialog mes shtetit dhe shtetasve të tij?", pyet Kamberi në bisedë me DW. "Ata po krijojnë eufori. E dini çka? Beogradi po na diskriminon me vite të tëra, e Kosova na ka harruar. Plot 20 vjet me radhë Kosova nuk ka dhënë asnjë cent për Luginën. Kjo është shumë me rëndësi! Kjo do të thotë se Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne. Mua më duket e çuditshme kjo. Kam frikë se ata po bëjnë pazare me Beogradin",thotë Kamberi. Euforia e dirigjuar mund t'i sjellë Kosovës dhe ndonjë argument më shumë në bisedimet me Serbinë. Po çfarë do t'u sjellë qytetarëve të këtij rajoni? Kamberi tund kokën: "Vetëm ëndrra!" DW
Belgëzim Kamberi, gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut
FORUM ANALIZË Nga Shaban Murati
N
jë moment piku po nx itet artificialisht në mar rëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Çfarë bën Serbia është e kuptueshme në logjikën e mbrojtjes së interesave të saj dhe vazhdimit të trajtimit të Kosovës si provincë. Serbia po ngutet shumë, sepse e din nga përvoja që diplomacia shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet gjithmonë ndeshjet diplomatike. Në këtë ngutje idiote, që i duhet Serbisë, por jo Kosovës, Prishtina po harron disa shtyllat të epërsisë së saj diplomatike dhe strategjike. 1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën. 2.-Që Serbia ka nevojë për Kosovën tani, ka nevojë më shumë se Kosova për marrëveshjen përfundimare të normalizimit të marrëdhënieve, sepse marrëveshja është veto e pranimit të Serbisë në BE. 3-Kosova i ka ezauruar kompromiset e saj të dhimbshme me planin Ahtisaari para se të bëhej shtet i pavarur dhe nuk mund e nuk duhet t'I përsërisë ato tani, që është shtet. 4-Tribunali më i lartë gjyqësor i OKB, GJND, e ka legalizuar pavarësinë e Kosovës në 22 korrik 2010 si të përputhshme me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244. Kosova i ka bërë një dhuratë të
madhe Serbisë me bisedimet "në vend numuro" me të në Bruksel, të cilat i mundësuan Serbisë marrjen e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e bisedimeve të pranimit me BE. Dhe Kosova në shkëmbim nuk mori ndonjë arritje politike apo lëshim politik nga Serbia. Kosova harron se në bisedimet me Serbinë duhet ta vendosë veten në pozitën që SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca kishin përballë Gjermanisë së mundur naziste në vitin 1945. Shteti viktimë nuk mund të vejë shenjën e barazimit me shtetin agresor, presidenti i sotëm i të cilit ka qenë ministër i qeverisë së agresionit dhe që sot e kësaj dite ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet dhe masakrat e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Ajo, që është shqetësuese, për të mos thënë uluritëse, është humnera diplomatike dhe strategjike, që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saj. Instrumenti i hapjes së kësaj humnere është ngatërrimi apo vendosja kokëposhtë e rendit të prioriteteve apo të detyrave në planin diplomatik dhe strategjik në tratativat me Serbinë. Gabimi i parë është nxjerrja në plan të parë e çështjes efemere të korrigjimit apo ristrukturimit të kufijve apo e shkëmbimit të territoreve, duke fshirë kërkesën primare dhe kryesore, që është njohja reciproke e dy shteteve. Objektivi primar i njohjes nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, që duhet të
OPINION Nga Petrit Vasili*
D
eklarata e Pavarësisë dhe Plani Ahtisaari as gjësojnë riciklimin e të shkuarës në Kosovë. Riciklimi i të shkuarës së egër dhe të zymtë është reja e errët, që ka filluar të shfaqet mbi Kosovë. Diskutimin e territoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavarësisë dhe Plani i Ahtisaarit. Çdo rihapje e debatit riciklon të shkuarën e errët të cilën Kosova së bashku me SHBA dhe të tjerë e zgjidhën me luftë. Megjithatë për këdo, që i është errësuar memorja po i risjell edhe një herë pjesë nga tre dokumente që janë themeli i Kosovës së pavarur dhe saktësisht Përcaktimin e kufijve ne
Aneksin VIII të planit të Ahtisaarit. 2. Përcaktimin në Deklaratën e Pavarësisë dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Aneksi VIII i Planit Ahtisaari: "3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001."
6 E martë, 14 GUSHT 2018
E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në humbje kishte qenë finalja e bisedimeve të Brukselit dhe e një marrëveshje reale normalizimi, befas është spostuar prapa listës për t'u zëvendësuar me temën folklorike të ndarjes së kufijve, temë ku dehen të gjithë udhëheqësit ballkanikë. Vetëm presidenti serb nuk duket i dehur në këtë katrahure diplomatike ballanike, sepse edhe dy ditë më parë foli për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve dhe jo midis dy shteteve, sepse për Beogradin fjala është për një ndarje të re administrativo-territoriale të Serbisë, ku Kosova llogaritet si provincë serbe. Gabimi i dytë është kërkesa e një referendumi për të pyetur popullin e Kosovës nëse është dakord me korrigjimin e kufijve. Është absurde të bësh referendum për një çështje, që nuk ekziston, dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar me shtetin fqinj. Referendumi ndoshta mund të kërkohej pas njohjes zyrtare nga Serbia të shtetit të Kosovës. Prishtina nuk bëri referendum për marrëveshjen e kufirit me Maqedoninë, perse iu tek tani të bëjë me Serbinë pa marrëveshje kufiri? Gabimi i tretë i pafalshëm është prishja e prioriteteve, duke
hedhur tezat filoserbe të rihapjes së çështjes se statusit të Kosovës. Kjo do të thotë të vesh vetë në dyshim realitetin juridik, politik dhe gjeografik të shtetit të Kosovës dhe të fshish pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Këtë synon dalja me idenë e një konference ndërkombëtare të tipit të Rambujesë. Pavarësisht naivitetit të referimit te konferenca e mëparshme diplomatike, që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie me temën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja shtrohet pse dikush don të përmbysë rendin e gjërave dhe të kthejë mbrapsht historinë, duke u rikthyer 20 vjet apo 1213 vjet mbrapa, kur nisen bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Serbia dhe Rusia kanë 20 vjet që i bien këtij kavalli diplomatik. Del edhe një zëdhënës profan i OKB në 1 gusht 2018 dhe flet në majë të thanës si zëdhënës i Rusisë për bisedime për statusin. Ata, që bashkë me Serbinë kërkojnë Rambujera, synojnë të fusin Rusinë në tryezën e bisedimeve dhe në Ballkan. Ndaj është e papranueshme që t'i hapet rrugë në mjediset politike dhe mediatike të Kosovës një ideje kaq të mbrapshtë. Rambujeja sot është BE, e cila duhet t'i
përmbahet kushtit zyrtar, që i ka vënë Serbisë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Do të jetë një gabim fatal, tragjik dhe kombëtar i Prishtinës, nëse e lejon veten të futet nëpër degët e ngatërruarra të lianeve diplomatike, ku diplomacia serbe, ruse dhe ndonjë europiane, duan të tresin pavarësinë e Kosovës. E dashur Prishtinë, rendi i prioriteteve diplomatike dhe strategjike të Kosovës është i thjeshtë: Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ky është prioriteti i prioriteteve! Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mund të diskutohen çështje, që dy palët i konsiderojnë të hapura. Prishtina nuk duhet të dëgjojë asnjë sirenë diplomatike, që e fton të mbytet në detin e Serbisë. Nuk duhet të dëgjojë as këshilltarët jugosllavë, që i gëlojnë nëpër zyrat qeveritare, të cilët i bëri Serbia milionerë dhe janë gati t'i shesin asaj territore shqiptare dhe gjithë Kosovën dhe Shqipërinë. Njohja e Kosovës si shtet nga Serbia pa asnjë çmim është prioriteti numër një, është kushti i parë dhe çelësi i normalizimit real të marrëdhënieve dhe është zgjidhja, që mund të quhet e përhershme.
Çështjen e kufijve të Kosovës e ka zgjidhur Deklarata e Pavarësisë Ja ç'thotë Deklarata e Pavarësisë: "1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës." Vulën përfundimtare i gjithë ky
proces që Kosova e kishte pritur për dhjetëra vite e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën "Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës." Këto tre dokumente janë kolonat që përcaktojnë Kosovën e pavarur dhe me integritet territorial absolutisht të padiskutueshëm të
njohur nga 119 vende të botës është sot shtet që ulet si i barabarte në çdo tavolinë. Këto tre dokumente i lejojnë Kosovës që të ece në rrugëtimin jetik europian. S'ka fuqi dhe tavolinë që i zhbën dot këto tre dokumente. Dialogu me Serbinë ka një premise të pakapërcyeshme për të vazhduar më tej njohjen e Kosovës. Sa kohë që kjo nuk ka ndodhur, debatet për "korrigjime" e "redaktime" kufijsh janë debate verore, që zgjasin sa vapa e gushtit. *Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI.
FORUM OPINION Nga Artur Zheji
G
jithmonë e më tepër nëpër mediat sh qiptare, shfaqen kërpudhat e lluksit të të pasurve shqiptarë, konkurrentë me më të pasurit e Europës, ndonëse vijnë nga vendi më i varfër i kontinentit. Një pasuri dhe lluks ulëritës nga njëra anë dhe një varfëri gulçonjëse nga ana tjetër, një përplasje e pafytyrë imazhesh të panevojshme, porse pasanikët shqiptarë kanë tashmë nevojë ta ulërasin pasurinë e tyre! Duke ndjellë si pasojë ulërimën e varfërisë që është shpërthyese në të gjitha drejtimet e mundshme, grabitje me armë, vjedhje "legjitime" shtëpish, makinash, diamantesh… sepse nevoja për ekuilibër, është një nevojë kozmike, e aq më tepër njerëzore e toksore.
Kapitalizmi primitiv shqiptar, prodhon "parvenu"me shumicë, ose si e shpjegon fjalori francez që përdor këtë shprehje, parvenu-njerëz të pagdhendur dhe jofisnikë së brendshmi, që bërtasin me të madhe pasurinë e tyre, në telenovela kotësie dhe madje qesharake. Por i njëjti kapitalizëm primitiv shqiptar, prodhon përpjestueshmërisht turma varfanjakësh dhe skllevërish modern, që do të mbyllnin shpenzimet e muajit, vetëm me vlerën e make-upit, të njerës prej buçeve të ngrehura e të zbukuruara si putana, në majëplehun e korrupsionit shqiptar. Dhe kjo kontradiktë prodhon thelbin e agresivitetit të shoqërisë shqiptare, ku shqiptarët ndeshen çdo ditë
KOMENT Nga Enver Robelli "Ne nuk largohemi pa u larguar ata", "Mjaft është mjaft", "Largohuni para se të vdesë dikush", "Zgjedhje", "Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë", "Poshtë qeveria e mafies". Me këto parulla, thirrje e brohoritje dhjetëramijëra rumunë kanë protestuar edhe të dielën në mbrëmje kundër qeverisë së korruptuar të kryeministres Vasilica Viorica D?ncil?, e cila i takon partisë postkomuniste PSD. Shefi i PSD-së Liviu Dragnea është kryetar i paralementit dhe i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Të premtën protestat u shtypën nga policia rumune. Sipas të dhënave zyrtare u lënduan 452 persona, mes tyre 11 policë. 70 të lënduar u dërguan në spitale. Vala e re e protestave në Rumani filloi pas një fushate në mediat sociale të diasporës rumune. Shumë rumunë të punësuar në vendet perëndimore ndiejnë obligim moral të angazhohen që atdheu i tyre të bëhet shtet funksional. Sipas shumë analizave dhe anketave Rumania konsiderohet ndër shtetet më të korruptuara të BE-së. Një studim i Parlamentit Europian ka treguar se kostoja e korrupsionit në vitin 2016
arrinte në rreth 24 miliardë euro. Protestat në Bukuresht dhe shumë qytete të tjera rumune drejtohen kundër partisë PSD, e cila po përpiqet të fusë nën kontroll drejtësinë relativisht efektive rumune. Qeveria po ashtu po tenton të ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të vështirësojë ndjekjen e politikanëve të korruptuar. Shumë politikanë të PSDsë kanë probleme me ligjin dhe dyshohet se janë pasuruar ilegalisht. Këtë situatë nuk duan ta durojnë shumë rumunë, sidomos ata të diasporës, të cilët kanë braktisur vendin kundër vullnetit të tyre. Ata po angazhohen gjithnjë e më shumë për ndryshime rrënjësore në Rumani. Diaspora rumune ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit Klaus Johannis, i cili është me origjinë gjermane. Johannis po përpiqet që në kuadër të kompetencave të tij të pengojë demontimin e sistemit të drejtësisë në Rumani. Shefi i PSD-së Dragnea e ka akuzuar presidentin Johannis për tradhti - një akuzë e pabesueshme. Armiku tjetër i kastës së korruptuar rumune, krahas
7 E martë, 14 GUSHT 2018
Shqipëria e të mjerëve, Shqipëria-Çiflig e të pasurve dhe KM-ja xhingla bërës… e më shumë me padrejtësi acaruese dhe psikologjikisht të papërballueshme. Në mungesën e shpresës, humbin arsyen, dhe dufin e nxjerrin verbërisht te dhuna, rrahjet, vrasjet e marrëzitë e tjera si këto. Por kemi sot një KM, që nuk është tjetër veçse një kujdestar polic, që shërben si një kryeroje e kastës shqiptare, që vjedh taksat, shkel ligjet, blen gjykatat, blen ministra e liçenca, në këmbim të ortakërisë me ta. I keni parë pikturat e këtyre viteve të KM-së? Ngjajnë si xhuxha cirku, si majmunka kalamanjsh, krijesa të depersonalizuara e si xhinde, pa formë e pa kahje, që s'kanë asnjë raport
me hapësirën, asnjë raport me dritën, që s'kanë as lart e as poshtë, as majtas e as djathtas, as flasin e as shohin, as dëgjohen e as mbahen mend, të copëzuara e n'thelb të trishtuara, t'lindura si dështime jetëshkurtëra, me vetëdijen e palumtur të autorit, që kërkon më kot shpëtimin pa shpëtim, te vesi i dikurshëm i pikturës… Sepse nga xhuxhi e xhindi, duhet të nënshkruajë shkresa e turpe, që janë nënshtrime e marrëveshje t'ulta n'favor të kastës, dhe kurrënjëherë rrebelim dinjitoz dhe shtetbërës ndaj tyre. Të asaj kaste që do ti kthejë e para krahët dhe që e përqesh sa mundet
restoranteve, e bisedave "serioze", si t'paaftë për të qeverisur, si një administrator, apo si një guzhinjer i përkohshëm i menysë së interesave të tyre. Andaj dhe prodhon artistikisht xhingla, ca maska zbukuruese e karnavaleske, për festat e vdekatarëve të famshëm, të kastës së cilës i shërben me përkushtim, devotshmëri e përulje mjerane… Ndërkohë që populli ende gënjehet nga vetulla e ngritur hark para kamerave, demek një vetull shtetformuese. Por kasta ja zvesh iluzionin me orgjitë e bërtitura dhe shpërdoruese që ka gjith'e më shumë pasion. Sa gjynah! 360grade.al
Shqiptarë të diasporës: bëhuni si rumunët! presidentit, janë rumunët e diasporës, shumë prej të cilëve kanë hequr dorë nga pushimet verore dhe janë kthyer në atdhe për të mbështetur bashkëkombësit në betejën për një shtet funksional. Një zyrtar shtetëror i quajti rumunët e diasporës "vjedhës, lavire dhe lypsarë". Në 15 vitet e fundit katër milionë rumunë kanë braktisur vendin e tyre në kërkim të perspektivës në BE. Rroga mestare në Rumani është vetëm 520 euro. A mund të mësojnë diçka nga rumunët e diasporës shqiptarët e punësuar në Perëndim? Po, shumë madje. Pa angazhimin e diasporës ndryshimet janë të vështira në ato shtete ku partitë shërbejnë vetëm si instrumente për nepotizëm, për rehatim të militantëve dhe injorantëve në adminsitratën shtetërore dhe për ndarje të resurseve publike brenda një bande politike. Kjo ka ndodhur në Rumani që nga rënia e komunizmit. Një pjesë e madhe e popullsisë, përkundër anëtarësimit në BE më 2007, e ka humbur shpresën se është e mundshme të luftohet korrupsioni. Drejtësia ka kryer deridiku punën e saj, por moçali politik mbetet ende i thellë.
Njerëzit janë dëshpëruar, zhgënjyer, kanë rënë në apati. Andaj ndihma nga diaspora është e mirëseardhur në Bukuresht. Një ndihmë të tillë Kosovës do të duhej t'ia ofronte edhe diaspora e madhe e saj. Angazhimi për Kosovën nuk duhet të përfundojë vetëm me dërgimin e frangave dhe eurove familjeve dhe farefisit. Për të luftuar sistemin e kalbur nga korrupsioni duhet të angazhohen qytetarët e pavarur financiarisht, të cilët nuk mund t'i shantazhojë sistemi. Vetëm ata shqiptarë që janë të pavarur financiarisht mund t'i përzënë nga pushteti politikanët e korruptuar të Kosovës. Shqiptarët e punësuar në Zvicër, Gjermani e Austri, të cilët zemrat dhe familjet i kanë në Kosovë, kanë protestuar në sheshet e Europës për lirinë e Kosovës, kanë dhuruar miliona për fondet e rezistencës, kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe tani duhet t'i prijnë edhe njëherë çlirimit të Kosovës, kësaj radhe nga kasta e korruptuar dhe moralisht e kalbur e "komandantëve" pa ideale dhe bashkëpunëtorëve shumëvjeçar të UDBËS, të
instaluar në qeverinë e Kosovës. Të tillët në politikën e Kosovës janë futur falë ndihmës që kanë marrë nga grabitqarët e proviniencës së UÇK-së, të cilët në 19 vitet e fundit kanë shkelur mbi çdo sakrificë për liri të popullit shqiptar të Kosovës. Pasi e kanë plaçkitur pamëshirshëm Kosovën, "komandantët" dhe oligarkët me biografi kriminale duan t'ia dorëzojnë Serbisë në tepsi një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Kush e ka menduar më 28 nëntor 1997, kur UÇK doli për herë të parë publikisht, se dy dekada më vonë skenën politike të Kosovës do ta dominojnë ata që bëjnë pazare me ishçetnikët serbë për territorin e Kosovës, ata që gjatë i kanë shërbyer në Perëndim kriminelit e udbashit Selim Brosha, ata që importojnë mallra nga Serbia, ata që Kosovën duan ta shndërrojnë në një "republikë" kaukaziane. Kundër kësaj bande duhet të nisë një kryengritje sidomos diaspora e Kosovës, të cilën hajdutët e Prishtinës dhe mecenarët e tyre publicistikë nuk mund ta shantazhojnë. *Dialogplus.ch.
POLITIKE
8
E martë, 14 GUSHT 2018
Deputeti Endri Hasa: Me ardhjen në pushtet PD do anulojë çdo koncesion monopol dhe do rishikojë ligjin antimafia
S
ipas përllogaritjeve të opozitës, 500 milion euro është dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit si rezultat i favorizimeve në tregun e lojërave të fatit. Kjo është akuza e demokratëve drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat Endri Hasa deklaroi se kryeministri po shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për lojërat e fatit për të favorizuar vëllain. Nga selia blu, demokratët theksuan se për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit. Selia blu premton se me ardhjen në pushtet PD do anulojë çdo ligj selektiv, çdo koncesion monopol dhe do rishikojë ligjin antimafia. Sipas PD në dy vitet e fundit në vend operojnë rreth 1940 biznese të reja të pa licencuara të bixhozit të cilat as nuk janë mbyllur dhe as nuk janë gjobitur. “Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi faktin se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t’i dhënë të vëllait Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit. Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro. Të dhënat zyrtare të publikuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte,
Lojërat e fatit, PD: Rama i ka shkaktuar buxhetit 500 milion euro dëm
që kanë ushtruar këtë aktivitet pa u pajisur me licencë. Normalisht, këto 1940 biznese bixhozi duhej të ishin gjobitur për aktivitetin e palicensuar me të njëjtën ashpërsi që gjobitet një biznes i zakonshëm, kur nuk lëshon faturë tatimore apo nuk
paguan taksat. Por, siç konfirmohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, 1940 subjekte pa licensë në tregun e bixhozit nuk janë gjobitur, por janë lënë të lirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal për faktin e vetëm, sepse ky është një treg
që kontrollohet nga vëllai i kryeministrit. 1940 subjektet pa licensë në tregun e bixhozit, në dy vjet nuk janë gjobitur dhe nuk janë mbyllur, sepse, me hyrjen në fuqi të ligjit të lojrave të fatit, çdo pike basti është e detyruar të paguajë për sistemin
e kompanisë së lidhur me Olsi Ramën. Pra, sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare. Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katërfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh. Kjo është arsyeja pse 1940 bizneset e reja të palicensuara të bixhozit në dy vitet e fundit as nuk janë mbyllur, as nuk janë gjobitur. Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi. Partia Demokratike është e vendosur të anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion monopol dhe çdo favorizim nga pushteti që sot qeveris me krimin e organizuar dhe që sipas Departamentit të Shtetit po pastrojnë paratë edhe nëpërmjet zgjerimit të tregut të bixhozit. Rishikimi i ligjit antimafia nga Partia Demokratike do të sigurojë sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie të vënë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar të lidhur me të”- deklaroi dje deputeti demokrat, Endri Hasa.
TAKIM NË KORÇË: PD DO HEQË MONOPOLET DHE DO TË MBËSHTESË FERMERËT ME SUBVENCIONE Në këto ditë pushimi, deputeti demokrat Ervin Salianji ka preferuar të takohet me fermerët e zonës së tij elektorale në Korçë të cilët, siç thotë ai, janë në prag falimentimi. Në njoftimin lidhur me këtë bashkëbisedim, Salianji shprehet se fermerët janë drejt falimentit pasi ata nuk kanë jo vetëm treg ku të shesin produktet e tyre, por nuk përfitojnë asnjë subvencion nga qeveria. “Treg nuk ka për produktet, asnjë kompensim për dëme, asnjë subvencion dhe çdo blerje e kanë më shtrenjtë se çdo vend tjetër të rajonit si plehrat kimike, naftën apo farërat. PD do të heqë monopolet dhe do të mbështesë fermerët me subvencione”- u shpreh Salianji. Në vijim, ligjvënësi demokrat shprehet se në prodhim fer-
Salianji me fermerët: Po paguani më shtrenjtë se vendet e BE, PD do heqë monopolet merët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, farat, naftën, shtoi këtu dhe rritjen e taksës së pronës. “Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje. Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse
qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të”- deklaroi deputeti i PDsë. Ervin Salianji evidentoi faktin se subvensionet janë zero për fermerët dhe se ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë. “Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset. Qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes”, tha gjatë takimit me fermerët korçarë deputeti demokrat Ervin Salianji.
POLITIKE
9
E martë, 14 GUSHT 2018
Deputeti i LSI-së akuza të forta kryeministrit lidhur me qëndrimin e mbajtur për masakrën e Selenicës
L
ëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër kreu e Qeverisë Edi Rama lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj masakrës së katër ditëve më parë në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, ku Ridvan Zykaj ekzekutoi 8 persona mes të cilëve gra dhe fëmijë. Duke iu përgjigjur qytetarëve dixhitalë në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama u shpreh dje se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë. Nisur nga ky qëndrim, deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj sulmoi kryeministrin, i cili thotë se Edi Rama, në vend që të kërkojë falje e të mbajë përgjegjësi për armët e pambledhura, deklaron se ngjarja të tilla ndodhin në gjithë botën! Ndryshimi, thotë ligjvënësi i LSI-së, qëndron në faktin se në vendet e tjera qeveritë dhe kryeministrat marrin përgjegjësi, qoftë edhe me largimin e tyre nga qeverisja, deklaroi Rrokaj. “Pas ngjarjes tronditëse të masakrës së Selenicës, Kryeministri ynë vend që të ngushëllojë familjarët dhe të kërkojë ndjesë për mos mbledhjen e armëve, shprehet se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të zhvilluara. Si nuk kërkon falje, si nuk mban një përgjegjësi, si nuk merr një zotim ky kryeministri ynë. Shqetësimeve të qytetarëve për armët e pambledhura, për sigurinë e jetës, kryeministri nuk u përgjigjet duke marrë përgjegjësinë e dështimit të Qeverisë për mbledhjen e tyre, por na
Rrokaj – Ramës: Në vendet e tjera kryeministrat largohen nga qeverisja KREU I PAA-SË
Ulet buxheti për bujqësinë, Duka: Paratë shkojnë për fasada
thotë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendet e zhvilluara. Sigurisht që ndodhin raste të tilla edhe në vende të tjera, por vendet e tjera nuk prodhojnë krim në përqindje popullsie sa prodhon Shqipëria. Ato nuk i hapën depot si Shqipëria dhe nuk i kanë armët sheshit. Kjo ideja se e keqja është më pak e keqe kur e kanë edhe të tjerë është ‘modë’ komuni-
kimi e kësaj Qeverie. E njëjta strategji “argumentimi” është përdorur edhe për fenomenet shqetësuese të kanabizimit, kur, bie fjala, krahasohej dukuria te ne me Holandën, apo për emigrimin masiv të shqiptarëve, duke thënë se kështu ndodh edhe në vendet e tjera. Por ajo që s’ndodh është fakti se kryeministrat e këtyre vendeve nuk justifikohen, por
marrin përgjegjësitë e veprimeve ose mosveprimeve të tyre, qoftë edhe me largim nga qeverisja. Kryeministri ynë nuk do ta njohë përgjegjësinë e keqqeverisjes; mbretëria e tij është trumbetimi i sukseseve imagjinare nëpërmjet pushtimit të ekraneve”- u shpreh dje deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
KRYEMINISTRI REAGON PAS KATËR DITËSH PËR KASAPHANËN E SELENICËS: NGJARJE QË NUK KANË LIDHJE ME QEVERINË Pas akuzave të shumta nga ana e opozitës se nuk ka denjuar të reagojë për masakrën e Resulajt, kryeministri Edi Rama në fakt e ka dhënë një përgjigje. Ai ka reaguar ditën e djeshme për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë me 8 viktima. Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social “Facebook”, i cili i kërkon kryeministrit të ndërmarrë masa për të ndaluar përdorimin e armëve. Në përgjigje, Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë. “Më fal ti jeton në këtë botë, apo jeton në hënë, sepse në këtë botë, ndodhira të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë!”, i përgjigjet Rama komentuesit.
Masakra në Resulaj/ Rama thyen heshtjen: Ndodhira ekstreme që ndodhin kudo
Masakra Pasditen e së premtes, 24-vjeçari Ridvan Zykaj mori vendimin për të kryer aktin e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin me kasaphanën që ai kreu. Ai fillimisht shkoi në shtëpinë e
Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar së bashku me bashkëshorten ka shkuar në banesën e Besimit. Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Kur
kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa. Ridvan Zykaj pas ngjarjes ai u arratis për t’u kapur pak orë më vonë, mëngjesin e djeshëm në dalje të Selenicës. Gjatë marrjes në pyetje 24-vjeçari ka kërkuar avokat për të folur për masakrën, ndërsa ka pranuar edhe autorësinë e vrasjes së 8 familjarëve të fisit të tij, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë. Ndërkaq, Ridvan Zykaj doli dje paar gjykatës ku u njoh dhe masën e sigurisë me burg.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë shqiptare. Kreu i PAA-së thekon se lajmi se në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, tregon se nuk ka ende një vullnet të mirë ndaj një sektori që ka nevojë për një mbështetje të madhe. Duka shprehet se kjo është një shenjë e qartë se mazhoranca i ka sytë tek zgjedhjet e 2010-it, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale, në fasada. “Tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë! Nëse vendi ynë do të ketë ndonjëherë një zhvillim të qëndrueshëm dhe konsolidim të ekonomisë, do të jetë pasojë e një vizioni politik afatgjatë për t’i dhënë bujqësisë prioritetin e duhur. Mirëpo lajmi se në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, tregon se nuk ka ende një vullnet të mirë ndaj një sektori që ka nevojë për një mbështetje të madhe. Qartësisht mazhoranca i ka sytë tek zgjedhjet e pas tre viteve, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale: në palma, beton dhe fasada”-m u sh[preh dje në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.
AKTUALITET
10
E martë, 14 GUSHT 2018
Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997
Burg “monstrës”, në sallë sy nxirë e gojëkyçur
M
onstra i Selenicës”, Ridvan Zykaj, autori i masakarës me 8 viktima, anëtarë të fisit të tij, ka mësuar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Vlorës. “Arrest me burg”, ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe i vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj, si dhe pranoi kërkesën që për Zykajn të kryhet një ekspertizë psikike. Me kokë të ulur, i veshur sportiv, 24-vjeçari u përball me irritimin qytetar sapo zbriti nga makina e policisë me thirrjet: “I pashpirt” dhe “dënojeni me vdekje” u dëgjuan edhe në transmetim live. Ai nuk bëri asnjë lëvizje dhe u tregua sërish i ftohtë. Për më tepër, heshti përballë pyetjes së gazetarëve: “Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët?” Ajo çfarë vihet re është se Zykajt nuk i janë hequr prangat nga ana e policisë, ndërsa në pjesën e syrit duket edhe një e nxirë. Gjykata u blindua nga forca të shumta policie para se Ritvan Zykaj të hynte aty, ndërsa mësohet se askush prej familjes Zykaj nuk ishte në gjykatë, duke e braktisur. Ndonëse u mendua se do të ishte një seancë e përshpejtuar për shkak të impaktin në publik, vendimi u vonua pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë 24-vjeçarin, i cili ka marrë edhe epitetin “Monstra e Selenicës”. Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokat kryesisht, bllokoi për disa momenta procesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit. 15 avokatë refuzuan të merrnin përsipër dosjen për të kryer mbrojtjen, ndërsa me ndërmjetësimin e kreut të Gjykatës së Vlorës, avokat u zgjodh Dritan Mehmeti, si i zgjedhur kryesisht nga shteti. Gjesti i tij ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën “arrest me burg” për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve (do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë” por askush nuk e kishte marrë seriozisht. Zykaj do të mbahet mend gjatë si “Monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Në ambientet e Gjykatës së Vlorës, aty ku Ritvan Zykaj ishte për masën e sigurisë, të pranishëm nuk ishin familjarë të tij, pasi të gjitha e kanë braktisur pas masakrës por të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj në janar të këtij viti. Në duar ata mbanin pankartën me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykajt, ku kërkonin dënim me vdekje për kriminelët. 4 ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës, ai ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij mes tyre, Demir, Besim, Azem, Afërdita, Perrie, Vasilika, Ledjon dhe Sara Zykajn. Nga këto familje mbeten gjallë vetëm tre djem mes tyre Arjel, Falkai dhe Albi Zykaj të cilët fatmirësisht në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë. Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.
EKSPERTIZË “Arrest me burg” ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe i vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj si dhe ekspertizë psikike për Ritvanin”.
ARMA “Kallashin, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive”.
SEANCA
R
15 avokatë refuzuan dosjen
itvan Zykaj, nën të forta sigurie mbërriti në Gjykatën e Vlorës, aty ku u njoh me masën e sigurisë. Vendimi u vonua pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë 24-vjeçarin, i cili ka marrë edhe epitetin “Monstra e Selenicës” pasi vrau pasditen e së premtes 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokat kryesisht, bllokoi për disa moment pro-
cesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit. 15 avokatë refuzuan të merrnin përsipër dosjen, për të kryer mbrojtjen, ndërsa me ndërmjetësimin e kreut të Gjykatës së Vlorës, avokat u zgjodh Dritan Mehmeti, si i zgjedhur kryesisht nga shteti. Gjesti i tij ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën “arrest me burg” për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.
GJYKATA
“Dënim me vdekje për kriminelët” N
ë ambientet e Gjykatës së Vlorës, aty ku Ritvan Zykaj ishte për masën e sigurisë, të pranishëm nuk ishin familjarë të 24-vjeçarit por të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj në janar të këtij viti. Në duar ata mbanin pankartën me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat, ku
kërkonin dënim me vdekje për kriminelët. Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin. “I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.
AKTUALITET
11
E martë, 14 GUSHT 2018
Kapiteneria e portit Durrës, ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme, menjëherë pas ngjarjes
U
dhëtarët në portin e Durrësit, ishin dëshmitarë të një ngjarje e cila mund të kishte regjistruar viktima. Sherri ndodhi të dielën në sheshin e trageteve në PortDurrës. Konflikti nisi midis ekuipazhit të tragetit të linjës Bari -Durrës-Bari dhe pasagjerëve. Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Durrësit, e cila sqaron të plotë sherrin. Sipas uniformave blu, pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim por trageti “Grandi Navi Veloci”, kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje. Nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, duket që në një moment një burrë i fuqishëm u drejtohet dhe i kërcënon pasagjerët dhe në dorë mban një tabelë. Drejtoria e Përgjithshme Detare, reagoi të hënën mbi ngjarjen, ku thotë se pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë së tragetit dhe të hyjnë forcerisht në traget. “Si rezultat i fluksit të madh të hyrjeve dhe rrugëve ekspres dy herë në ditë që bëjnë tragetet, më datë 09.08.2018 trageti GNV ka pësuar difekt në kondicionerët e tragetit dhe kapitneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët në vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget. Më datë 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjerët është kërkuar që të bëhet imbarkimi por me rreg-
“Tabelë kokës”, policia sqaron dhunën në port SHERR “Pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim por trageti “Grandi Navi Veloci”, kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje”.
ARMA “Kallashin, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive”. ull. Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë së tragetit dhe të hyjnë forcerisht në traget. Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodh një konflikt”. Nga ana tjetër, në një video shihet sesi roja godet pasagjerët me tabelë qarkullimi por fatmirësisht pasagjerët morën lëndime të lehta dhe nuk ka rrezik për jetën.
“Në lidhje me ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit I. M. 35-vjeç, banues në Itali, me detyrë roje fizike të linjës Bari-Durrës-Bari, pasi është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali”, informon më tej Policia e Durrësit. Konflikti u shua me ndërhyrjen e punonjësve
të Policisë së Kufirit Durrës. Për këtë ngjarje kapiteneria e portit Durrës, ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe u bë menjëherë pas ngjarjes nga kapiteni tragetit. “Agjensisë GNV i është tërhequr vemendja për sjelljen e personelet ndaj pasagjerëve dhe po monitorohet ekupazhi i të gjjtha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë
SHKODËR
DURRËS
Të dehura në timon, sherr me policinë
Suedezi kapet me 9 pistoleta S
i një pasagjer i zakonshëm, një shtetas suedez kishte hipur në autobusin e linjës Ferizaj-Gjermani por kur mbërriti në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, 21-vjeçari Sebastian Richard nuk ka rezultuar të jetë i tillë. Policia e Kufirit dhe Emigracionit, i gjeti 9 pistoleta “Ekol Special 99” të kalibrit 9 milimetër, të fshehura në një çantë. Destinacioni final i tyre mësohet se ishte shteti Gjerman por i riu kur është marrë në pyetje nga policia nuk ka dhënë detaje se për çfarë qëllimi po transportonte pistoletat atje. Detaji i vetëm që ka dhënë është se i ka blerë në Kosovë por për to nuk disponon asnjë document. Në pyetje po merren edhe drejtuesi
rast i tillë”,-thuhet më tej në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Drejtoria e Portit Durrës. Gjithashtu kjo drejtori informon se komiteti i sigurisë portit, po bën analizën e ngjarjes për të përcaktuar veprimet e forcave të rendit dhe atyre të sigurisë së portit, të cilat kanë ndërhyrë me vonesë dhe nuk kanë bllokuar autorët e ngjarjes dhe për të përcaktuar detyrat për secilin institucion.
N
i mjetit dhe përfaqësuesi i agjensisë që ai ka prerë biletën e udhëtimit, nëse ato kanë patur dijeni mbi materialet që po transportonte ky shtetas. Një histori e tillë përsëritet pas 5 vitesh në
Muriqan, kur në shtatorin e 2012, u arrestua 35-vjeçari Lars Tommy Rosen. Edhe ai kishte blerë 9 pistoletat e së njëjtës marke në Kososë dhe kishte për destinacion Gjermaninë.
ë vijim të sezonit, Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në fundjavë. Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 20 persona, 6 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë janë proceduar penalisht dhe tre femra për kundërshtim të punonjësve të policisë, ku drejtuesja e mjetit ishte edhe nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 842 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe
pezulluar 48 leje drejtimi ku janë ndëshkuar 193 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar; janë ndëshkuar 53 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 14 GUSHT 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KURESHTJE
13 E martë, 14 GUSHT 2018
Loja me thikë gjatë seksit i shkaktoi vdekjen kësaj vajze Një burrë u dënua me 6 vjet burg pasi u shpall fajtor pasi goditi me thikë një grua gjatë “aktivitetit të çuditshëm seksual”, të cilat çuan në vdekjen e saj. Jason Gaskell, 24 vjeç, nga Mildane, Hull, ndërpreu arterjen karotide të Laura Huteson dhe venat jugore me një thikë, ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me 21 vjeçaren në shtëpinë e tij në Hull më 27 shkurt. Ai u deklarua fajtor me një akuzë për vrasje. Gjatë dënimit, gjyqtari Jeremy Richardson tha: “Në terma të thjeshtë ju vratë në mënyrë të paligjshme një grua me të cilën keni pasur marrëdhënie seksuale duke e goditur atë përmes qafës gjatë aktivitetit seksual të dhunshëm dhe të sadomazokist”. “Rreziku i goditjes së viktimës ishte i dukshëm dhe kjo ndodhi. Ju keni marrë atë rrezik me vetëdije dhe me dashje dhe keni paguar një çmim të tmerrshëm. Çmimi i paguar,
nga Laura Huteson, ishte pafundësisht më i madh. Ajo ka vdekur”. Gjatë gjykimit, Sheffield Crown Court dëgjoi se si çifti, i cili ishte takuar vetëm atë ditë, kishte pirë vodka dhe kanë përdorur kokainë. Ai u deklarua fajtor për një akuzë për vrasje në një seancë muajin e kaluar. Prokurori Nicholas Lumley QC tha: “Me lutjen e tij ai kishte pranuar që ai qëllimisht mbajti një thikë në qafën e saj
gjatë marrëdhënieve seksuale. Nëna e Hutesonit tha se ajo ndihej “bosh” dhe nuk ishte në gjendje të hajë e as të flejë. “Ajo nuk e meritonte të vdiste. Ai [Gaskell] na ka shkatërruar të gjithëve”. Në një letër drejtuar gjyqtarit, Gaskell tha: “Unë e di, fjalët nuk mund ta sjellin Laurën përsëri, por unë ofroj faljen më të thellë dhe jam përgjegjës për ngjarjet që çuan në këto rrethana të tmerrshme”.
Gjuetia 25 vjeçare e thesarit në Francë për një buf të artë Diku në Francë gjendet e varrosur një statujë e vogël prej bronzi e një bufi në fluturim. Kushdo që e gjen, premtohet jo vetëm çmimi i skulpturës origjinale të bërë prej ari dhe argjendi, por do mbahet mend edhe si fitues i gjuetisë më të gjatë të thesarit në
botë. Sur La Trace de La Chouette d’Or (Gjuetia për një buf të artë) ishte një libër i ilustruar për herë të parë i botuar në vitin 1993, pak pasi autori i saj Max Valentin kishte fshehur skulpturën në një vend në Francë, që e di vetëm ai. Në atë kohë kishte
një modë për kërkimet e thesarit të frymëzuara nga maskat më të shitura të Mbretërisë së Bashkuar (të cilat njihen me emrin Masquerade), në të cilën artist Kit Williams paraqiste një seri të dhënash komplekse vizuale për gjetjen e një lepuri të artë. Por, ndërsa të gjitha gjëegjëzat e tjera, duke përfshirë ‘Masquerade’, u zgjidhën përfundimisht, bufi francez është ende i fshehur. Dhe, çuditërisht, njerëzit janë ende në kërkim. Një e katërta e shekullit, mijëra kërkues vazhdojnë të studiojnë mbi 11 enigmat e librit, të cilat mund të shkarkohen falas në internet. Ata shkëmbejnë teori në forume, chat dhe takohen në mbledhjet vjetore. Ekziston edhe një shoqatë e krijuar për të mbrojtur interesat e tyre në gjykatë.
Ky ministër dikur urrente refugjatët, sot i dashuruar me bukuroshen iraniane Në vitin 2003, ministri norvegjez i Peshkimit deklaronte se “Racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij. Por më pas, ai takoi atë, ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, të cilin deri në ato momente Per Sandberg kërkonte ta mbronte me çdo kusht nga të huajt. Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, “Miss Globe” në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit. E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para. E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.
U kujdes për këlyshin e ngordhur, balena heq dorë pas 17 ditësh Një balenë ka hequr dorë nga i vogli i saj i ngordhur para 17 ditësh. Gjatë kësaj periudhe balena ka udhëtuar me këlyshin e ngordhur për 1.600 km. “Turneu i saj i pikëllimit ka mbaruar dhe sjellja e saj është jashtëzakonisht e frikshme”, tha Qendra për Hulumtimin e Balenave në Kanada. Balenat njihen për mbajtjen e këlyshëve të ngordhur për një javë, por shkencëtarët besojnë se kjo nënë ka “vendosur një rekord”. Nëna balenë, e njohur si J35, ka tërhequr vëmendjen e botës në ditët e fundit. “Imazhet dixhitale teleobjektive të marra nga bregu tregojnë se kjo balenë është në gjendje të mirë fizike,”- tha CWR në një deklaratë të shtunën. “Trupi i të voglit të saj duhet të jetë zhytur në ujrat detare të Salish Sea dhe studiuesit nuk mund të kenë një shans për ta ekzaminuar atë.” Balena nënë u pa për herë të parë duke mbajtur këlyshin e saj të ngordhur më 24 korrik, jashtë bregut të Ishullit të Vancouverit.
Përleshje masive në futbollin e femrave, katër futbolliste bëhen për spital Shumë herë jemi mësuar të shikojmë përleshje dhe zënka në futboll për shkak të nxehjes së gjakrave mes lojtarëve. Por së fundmi në Argjentinë, një sherr masiv ka ndodhur edhe në futbollin e femrave mes klubit Universitarios dhe Libertades. Përleshja filloi kur trajneri u përjashtua nga loja pas protestimit për penalltinë e akorduar nga gjyqtari dhe pas kësaj katër futbolliste janë dërguar në spital pas rrahjeve të rënda.
FORUM
14
E martë, 14 GUSHT 2018
“GALLUP INTERNATIONAL”
“Në Shqipëri 82 % e të anketuarve duan kancelaren Merkel” A
ngela Merkel, kancelarja që u shpreh hapur kundër ndarjes së Kosovës është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve ‘Gallup International’ për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës. 82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane. Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve. Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore
pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar. Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët. Në sondazhin e zhvilluar në 55 vende të botës, më popullori është Papa Françesku që ka një mbështetje 56%. Mes 12 liderëve, më pak i vlerësuari është Hasan Rohani i Iranit me një nivel vlerësimi 24%. Anketimi përfshin periudhën Tetor – Dhjetor 2017.
Mijëra vetë protestuan përsëri në Bukuresht duke shprehur pakënaqësinë e tyre me sistemin politik dhe dhunën e policisë gjatë demonstratës së të shtunës
P
avarësisht përplasjeve të rënda gjatë protestave kundër qeverisë më 11 gusht, mijëra rumunë dolën përsëri në rrugë. Demonstruesit shprehën zemërimin e tyre ndaj veprimeve të policisë, që sulmoi masivisht pjesëmarrësit e demonstratës masive në Bukuresht gjatë së cilës u plagosën më tepër se 450 vetë. Policia e shpërndau tubimin e së shtunës, ku morën pjesë dhjetëra-mijëra vetë, me gaz lotsjellës dhe me ujë. Sipas raporteve të medias lokale, në demonstratë morën pjesë rreth 50,000 deri në 80,000 vetë, të cilët protestuan kundër korrupsionit në qeveri dhe administratë. Shumë nga demonstruesit ishin rumunë që jetojnë jashtë vendin dhe që kishin adhuar në Bukuresht për të marrë pjesë në protestë. Fjalë të qarta nga presidenti Presidenti rumun, Klaus Iohannis, e dënoi dhunën e policisë, që sipas tij kishte qenë e tepruar. “Në një demokraci të vërtetë të gjithë kanë të drejtë të demonstrojnë, por dhuna është e papranueshme, pavarësisht nga pikëpamjet politike”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook. Veprimi i policisë kundër protestuesve në kryeqytet ishte “tërësisht jo i përshtatshëm kundrejt mënyrës së sjelljes së shumicës së demonstruesve”. Socialdemokratët në pushtet duan të zbusin ligjet kundër korrupsionit dhe të transformojnë sistemin e drejtësisë. Kritikët e akuzojnë qeverinë se po hap derën një nepotizmi
Protestat masive në Rumani
edhe më të madh në Rumani, e cila konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të BE. Udhëheqësi i partisë opozitare të qendrës së djathtë PNL, Ludovic Orban, shprehu dyshimin se qeveria kishte futur mes demonstruesve provokatorë të dhunshëm për t’i diskredituar demonstruesit.
Hetimet Rumania ka hapur një hetim lidhur me dyshimet për dhunë të ushtruar nga policia gjatë protestave të javës së kaluar kundër qeverisë së majtë që la pas qindra të plagosur. Njoftimi u bë të hënën nga prokurorët ushtarakë. Rreth 80 mijë vetë, shumica prej tyre rumunë që
jetojnë jashtë vendit, demonstruan të premten në mbrëmje në Bukuresht, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të japë dorëheqjen. Policia përdori pompa uji, gaz lotsjellës, shkopinj gome e mjete të tjera për të shpërndarë turmën e protestuesve. Më shumë se 450 persona u
plagosën, përfshirë 30 policë. Reth 30 persona u arrestuan gjë që çoi në kritika të gjera. “Deri tani kemi marrë rreth 30 ankesa dhe kolegët e mi po intervistojnë ata që u plagosën”, tha prokurori Ionel Corbu, duke shtuar se “të gjithë ata që dyshohet se kanë vepruar kundër ligjit” do të merren në pyetje. Gjithashtu prokurorët do të analizojnë dhe pamjet filmike të regjistruara nga forcat e sigurisë, shtypi apo demonstruesit. Autoritetet policore thanë se forcat e rendit u përgjigjën në mënyrë “proporcionale” ndaj dhunës që, sipas tyre, u krye nga dhjetëra huliganë futbolli të cilët u përpoqën të thyenin kordonin e policisë duke hedhur mjete të forta ndaj forcave të sigurisë. Kancelari austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e rradhës të BE-së, i kritikoi gjithashtu përleshjet, gjatë së cilave u plagos dhe një kameraman i transmetuesit publik austriak. Në Rumani janë zhvilluar protesta të shpeshta rreth më shumë se një vit më parë, por rastet e dhunës kanë qenë të rrallë. Gjatë 15 viteve të fundit, rreth katër milionë njerëz janë larguar nga Rumania, një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara anëtare të BE-së, me një pagë mesatare mujore prej vetëm 590 dollarësh.
AKTUALITET
15
E martë, 14 GUSHT 2018
Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor
P
a autor ka mbetur vrasja mafioze në Shkodër. 54-vjeçari Fatbardh Liçi, u vra teksa po pinte kafen në vendin e preferuar. Edhe pse Policia e Shtetit, nuk ka dhënë informacion mbi këtë ngjarje, burime pranë uniformave blu flasin për detaje të reja. Policia dhe Prokuroria kanë dyshimtë 3 persona, autori dhe 2 bashkëpunëtorë. Mendohet se autori është një vrasës me pagesë. I dyshuari i parë, ai që njoftoi se Liçi do ishte në kafe. I dyshuari i dytë, ai që priti autorin pas kryerjes së krimit. Ajo që dihet është se automjeti që u gjet i djegur në Dobraç është i vjedhur në Tiranë. Burime pranë grupit hetimor,thonë se puna e policisë është e përqendruar tek pista e hakmarrjes për vrasjen e Astrit Kurmemës, edhe se prova nuk ka. Fatbardh Liçi ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, e njohur si ish-Poçeria në Kiras, kur një person me maskë e qëlloi me kallashnikov dhe më pas u largua me mjetin tip “Benz”” që u gjend i djegur më vonë. Fatbardh Liçi një emër i dëgjuar për opinioin shkodran por edhe për policinë. Në tavolinë nuk ndodhej askush tjetër dhe autori me maskë, pasi zbriti nga një benz iu afrua 53-vjeçarit në një metër distancë. Dikush ka dëgjuar duke i thënë: “Të falaaa”… dhe më pas shkrehu armën. Fatbardh Liçi vdiq në vend dhe policia njoftoi se gjeti 15 gëzhoja armë automatiku të vogël, ose siç njihet ndryshe
3 persona të dyshuar për vrasjen mafioze në Shkodër 3 “Mendohet se autori është një vrasës me pagesë. I dyshuari i parë, ai që njoftoi se Liçi do ishte në kafe. I dyshuari i dytë, ai që priti autorin pas kryerjes së krimit”.
SHKAKU
Skorpions. Ngjarja ndodhi në orën 07:15 të së premtes. 10 minuta më vonë Policia e Shtetit u njoftua për një “Benz” të djegur në zonën e Dobraçit, 3 km larg ekzekutimit. Dyshohet se makina është e autorit. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje por nuk u sigurua asnjë dëshmi që do të çonte drejt vrasësit. Fatbardh Liçi ka qenë një nga personat
e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenaj në vitin 2011 dhe vëllai i këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës Mustafa Liçi. Viktima ishte dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua një javë më parë pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me
eksploziv ku mbeti i plagosur. Më shumë se 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër makinës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie të rënda. Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Vetëm një muaj më parë, një ish-efektiv policie së bashku
POLICIA RRUGORE
P
A
himin e trafikut për mos të krijuar bllokime e pengesa në lëvizjen e turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin muzeal, pjesë e UNESCO-s. Në qarkun tonë këtë
me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy-vjeç dhe në këtë ngjarje autorët pasi kryen krimin e dogjën automjetit.
AKSIONI
Sidorela: 50% më pak aksidente olicia e Shtetit na ka prezantuar me një tjetër efektive, duke përcjellë mesazhin se një police femër është e barabartë në këtë detyrë, aq sa një polic mashkull. Polica e Gjirokastrës është në gatishmëri të plotë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve në raste të problematikave të caktuar. Punonjësja e Policisë Rrugore, Sidorela rrëfen se falë punës së bërë nga Policia Rrugore, rezulton se krahasur me një vit më parë, aksidentet rrugore janë ulur me 50%. Ajo i bën ftesë të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo problematik në numrin 112 pa pagesë. “Shërbejmë me përkushtim në rrugët e gurta të qytetit, në menax-
“Liçi ka qenë një nga personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenaj në vitin 2011 dhe vëllai i këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës, Mustafa Liçi. Viktima ishte dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla”.
gjashtë mujor, krahasuar me një vit më parë kanë ndodhur 50% më pak aksidente me pasoja”,-shkruhet në postimin e Policisë së Shtetit në facebook.
AKU sekuestron 100 kg midhje
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme. Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin.Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit KristoVeizi u mor
masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit. Në fshatin Memaliaj të Përmetit, në një subjekt me aktivitet “minimarket”, u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice, etj me afat skadence të përfunduar.
AKTUALITET
A
ksidentet e fundit automobilistike, ka bërë që Policia Rrugore të rinisë një fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin dhe të shtojë kontrollet edhe në kuadër të sezonit turistik. Kësaj radhe policia ka marrë rolin e prindit që na këshillon të ecim ngadalë e të mos pimë alkool. Kësaj here kontrollet u zhvilluan në autostradën Tiranë-Durrës, ku 5 drejtues mjetesh u arrestuan, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me leje drejtimi. Policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë por në rrugë harrojnë që në fundjavë ka garë dhe alkool. Por këtë herë Policia e Shtetit është ndalur më gjatë tek “morali” dhe debati që krijohet pas aksidenteve rrugore me pasoja tragjike. Sipas Policisë së Shtetit, ndonëse ka kontrolle dhe mesazhe çdo ditë për kujdesin që duhet të kenë të rinjtë kur janë në timon, ata nuk hezitojnë ta kthejnë automjetin në një “armë vrasëse”. “Nuk ka shpjegim dhe aq më tepër kuptim, se si shumë të rinj dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të panderprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e të cilave janë për shkak të vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës gjatë drejtimit të mjetit, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë të pafajshmin e radhës”, thuhet në mesazhin e Policisë. Policia bën me dije
16
E martë, 14 GUSHT 2018
Aksidentet e fundit automobilistike me viktima kalimtare e pasagjerë e kanë detyruar Policinë Rrugore të nisë një fushatë sensibilizuese dhe të shtojë kontrollet
“Garë dhe alkool”, Policia: Rinia po e kthen mjetin në “armë vrasëse” THIRRJA “Është e pafalshme për këdo që konstaton shkelje të tilla në vende të populluara dhe pret një reagim vetëm nga policia, është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës, me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”.
TË RINJTË
se në vetëm dy orë monitorim me agjentë civile, u konstatuan dhe u ndëshkuan 10 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. 3 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave dhe u pezulluan 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë u tërhoqën
12 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe u proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët. Nga ana tjetër, 5 drejtues mjetesh u arrestuan, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi. U shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër,
me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ndaj dhe Policia përçon mesazhin se është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës, me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore. “Është e pafalshme për këdo që konstaton shkelje të tilla në vende të populluara dhe pret
“Edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë në një “armë vrasëse””. një reagim vetëm nga policia, është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës, me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”, thotë më tej mesazhi.
KORÇË
VLORË
Tentativë vjedhjeje nga 4 të maskuar
I sëmuri mendor vret veten në spital
P
olicia e Shtetit, arriti të parandalojë një tentativë për grabitje në Korçë. Tentativa për grabitje u shënua mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në shtëpinë e një 38-vjeçari në fshatin Porodinë të Korçës. Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.D , duke lënduar lehtë njërin prej anëtarëve të familjes. Autorët e dyshuar për vjedhje nuk kanë mundur të marrin asgjë dhe janë larguar nga shtëpia. Forcat e policisë, që shkuan menjëherë në vendngjarje, morën në pyetje pronarin e shtëpisë, duke mësuar prej tij se autorët ishin të maskuar dhe të armatosur.
N
Policia ngriti pika të shumta kontrolli përreth zonës, me qëllim identifikimin
dhe kapjen e autorëve por edhe për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.
jë 50-vjeçar i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës ishte dërguar në spitalin rajonal të qytetit për një kontroll rutinë por u ka shpëtuar punonjësve duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, e për pasojë ndërroi jetë. “Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore
në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K, 50-vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë”, thotë Policia e Vlorës.
FORUM
17
E martë, 14 GUSHT 2018
ANALIZË Nga Kristo Mërtiri
A
i që hiqet i madh edhe mbahet i rëndë,/ E ka mendjen të vogël e të lehtë si pendë”. E tha bilbili i Gjuhës Shqipe lerë e rritur në viset e mia, e tha Naim Shqipëria i pavdekshëm. E tha dhe na e la si gur qosheje të gdhendur në tempullin e mencurisë kombëtare. Feksi dje, sot, nesër e përgjithmonë. Brez pas brezi i falen frashërlliut të madh, e asnjëherë atyre që hiqen zvarrë e lëpihen para të mëdhenjve dhe tallen e si mujsharë të pandreqshëm shkelin me këmbë të vegjëlit, fukarenjtë e ata që jetojnë përtej gardhit të nepotizmit qeveritar. Dhe kur kjo papërgjegjshmëri fodulle vjen si gjiriz edhe mbi punonjësit mediatikë, e drejtpërdrejt nga maja e pushtetit ekzekutiv, nuk mund të heshtësh duke mbajtur hundën me dorë. Por këtë meditim të shkurtër ma ndërpreu përshëndetja e një miku të vjetër devolli, teksa po ecte ngadalë pranë Brrylit në Tiranë të premten në mesditë. Një njeri mendjehapur që nuk e fut kurrë në shishe dhe larg lajkosjes neverindjellëse përballë pushteteve të majtë e të djathtë. Nderon sinqerisht të vërtetat e ëmbla e të tharta dhe shpesh befas merr zjarr jo të vogël kur dëgjon disa gënjeshtra publike në mikrofona e ekrane… -Ç’hall të ka rënë mbi tepelekun e kokës, o t’u mbylltë, kaloje me një mendje të lehtë ! Apo ke kënduar sot fjalët tollumbace të Kryeministrit për sukseset madhështore të Pordhalit (kështu e thërrasin në fshatin tim) qeveritar qysh në pikë të mëngjezit ? Se nuk thonë kot, te arroganti shpesh mendjemprehtësia kthehet në palacollëk. Asnjë fasadë nuk e mbulon dot të vërtetën e njerëzve të thjeshtë hallexhinj e dinjitozë. Ja, bëj pakëz durim, këndoje këtë Letrën e publikuar sot dhe besoj se do “qetësohesh” e do marrësh xhevap taze. Aman, të keqen vëllai, mos u sëkëlldis shumë, se në vapë a në ngricë nuk të vret vetëm plumbi. Fjala vjen, zemërimin dhe zhgënjimin e të drejtit, Edi Rama e rilindistët e tij mercenarë nuk e njohin ende. Dhe lëshojnë gati përditë si lopa bajgën “bashkëqeverisjen” e kujtojnë se popullit të majtë e të djathtë ia bënë mendjen ujem duke zbrazur shifra e pallavra me okë. Të dehurit majë kalit të pushtetit flasin qesimce nga studio e reja të ERT që pushtojnë pacipërisht shumicën e kanaleve televizive në metropol. Ku janë kamerat e tyre, po gazetarët ku fshihen vallë ? Apo janë mbytur në fund të kazanit qeveritar e nën këmbët e censurës kapitaliste me pronarë të shitur e të blerë ? Din-
jiteti e profesionalizmi po japin shpirt ! Dhe mua personalisht kjo maskaradë më dhemb shumë. Ti, miku ynë, që iu përkushtove mbi 40 vjetë shtypit të shkruar, përse dukesh si i mbytur në përrenj zhgënjimi e dëshpërimi dhe nuk ke ku të qeshësh e ku të qash ?!... -Këtë lloj Shqipërie nuk e duam zoti Kryeministër ! Kjo thirrje açik e publike nuk vjen nga goja dhe pena e një njeriu të rëndomtë që e ka pushtuar egoizmi provincial apo ankesomania mediokre. Është Letra e hapur e një veterani të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, është protesta intelektuale e qytetare e një personaliteti themelues të Kinematografisë shqiptare. Është një tragjasiot 24 karat që po i troket muzgu i 90 viteve jetë ! Nuk mund të dogëndisësh a të tallesh, të mashtrosh sy më sy në pordhale e ekrane laramane, siç po bën me shumë të tjerë nëpër takimet groteske, irrituese e estradeske me atë mbishkrimin joshës “bashkëqeverisje”. Kësaj Polit(h) ike i ka dalë boja herët përballë shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërizës sonë halleshumë. Vërtet Kryeministri piktor nuk e ndjen litarin që po ngushtohet përditë në grykën e përtharë të Qeverisë rilindiste, litar që e ka emrin : NEPOTIZËM me brirë ?! Administrata e lartë, e mesme dhe ajo e ulët shtetërore, nuk ka qenë më e çoroditur se sot. Kjo është e vërteta ulëritëse e tepër sfilitëse për njerëzit e thjeshtë, që duan t’i ngopin e vilanosin me lugë të zbrazët dhe me eufori demode. Thjesht e vetëm për të mos lëshuar kolltukët e pamerituara dhe të rrëmbyera nga pushteti i socialistëve të nder-
Nuk qeveriset me portale shëm!... “-Ky portal në thelbin e tij tregon se nuk ekziston shteti, se nuk ka nëpunës që u shërbejnë qytetarëve dhe jo vetëm që nuk merren me zgjidhjen e halleve por i vërdallosin me muaj e vite, u marrin shpirtin, u përvetësojnë pronat, i fusin në konflikte me njëri-tjetrin dhe u shkurtojnë jetën…Kjo tregon se tek ne është vendosur një sistem diktatorial ku sundon Njëshi…Përse është zhdukur orari i pritjes së popullit në mjaft nivele drejtimi ?...,-shprehet jo pa indinjatë, zoti Abaz Hoxha. Ai rrëfen mjaft episode vetiake të jetuara e të provuara dhimbshëm mbi kurrizin e tij. Probleme të mahisura në mbi dy dekada nëpër istikamet e Administratës njerkë. Dhe as kërkon qiqra në hell. Dhe daullet elektorale bien pa pushim për rrëmbimin kontrabandë të votave. Ndërsa daullet pikëllimtare të mosbesimit po shtohen e gjëmojnë edhe te arratia biblike shqiptare nëpër botë. Dhe pordhalet i bien teneqesë së fasadave. Përshembull, jo më larg se pardje më erdhi në celular edhe një mesazh nga lagjia “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Kanë mbi 5 muaj që i janë drejtuar Kryeministrit dhe…asnjë zgjidhje në praktikë (?!) “Dolën gjoja urdhëra e vendimet nr.481; 480; 479 (me datë e vulë). Por mbetën udhëve nga të paudhët, nga ata që Shqipërinë e urrejnë… Drejtësia ka 1 mal mëkate, po Administrata ka 1 det zullume ! (Ankuesit e Portalit të Kryeministrisë, nr.11521; dt. 1/3/2018). Dhe shembuj të tillë nuk po
bëjnë firo. Përkundrazi. Po shtohen bashkë me hipokrizinë qeveritare që përmbyt protestat qytetare. Hipokrizi që promovohet me shifra të kullandrisura nëpër zyra gjatë 10 muajve të fundit : 13.694 halle e probleme konkrete qenkërkan “zgjidhur” si me magji nga kjo Platformë ( mos është vallë ajo Platforma ediramiste që u rrëzua para dite në forumin më të lartë të PS dhe cuditërisht në mëngjes u gdhi Kryetar partie ?!). Të tallesh në këtë farë feje me qytetarët duke vërvitur pallavra me dokrra e gjepura rilindiste, nuk është thjesht cinizëm me cizme. E tha bukur një miku im nga Progonati : “Aguridhet i mbledhin vetë me Timonierin në krye dhe pastaj i lëshojnë pa shkop si bravaret azate nëpër kullotat e Këndrevicës…Unë shpohem në hundë ose do të syrgjynosem në ndonjë shpellë të lashtë e nuk do dal më që andej, nëse janë të vërteta ato shifra kallpe. Le të kërrejë listën me emra e mbiemra, me adresat e problemet e tyre konkrete, pastaj llafosemi bashkë…”. Ka ikur koha e besimit të gënjeshtrave me bisht e pa bisht. Se vërtet Rama e mori i vetëm Tepsinë, por Beni i mëmë Lenos labovite që e donin aq shumë edhe të paharruarit Jusuf Alibali e Thoma Noti, e tha shkoqur ditët e fundit : “…Tepsia afron,/ të mirat e shtetit,/ por ajo të shton,/ barrën e pushtetit !/ Tepsia e shkretë,/ s’ka vetëm kismete,/ se barrë e pushtetit,/ të zë ndënë vete !...”. Shkurt, kakarisjet apo kuisjet nga kotecet a kolibet e propa-
gandës së shfrenuar fasadiste, me siguri një ditë kthehen në boomerang e ndëshkim popullor. Tatëpjeta rilindiste ka filluar ! Vetëm militantët e verbër dhe shurdhmemecë duartrokasin e korrin përmbi kallinj. Pa harruar ata pasanikë që ligjërojnë me këmbët në yzengjitë e pushtetit rilindist (jo socialist), që mjelin e vjelin në kurrizin e taksapaguesve të drobitur shqiptarë. Taksapagues që kanë mbetur herët si guri në rrokullimë. Vetëm këta nuk mund t’i gënjesh dot sy ndër sy. Timonieri i lëpihet tmerrësisht “Fatligxhafërisë” që e mbaka të karfosur kokë e këmbë në inkubatorin e intrigave në PS. Por mashtrimet do paguhen një ditë. Me cironka nuk mbahet ngritur muri i besimit popullor. Peshqit e mëdhenj i ka rreth vetes, të tjerat mbeten pallavra. Por le ta mbyllim me pakëz buzëqeshje që e kapërcen kufirin e një anekdote : “ –Dikush donte të nxirrte në pazar një gënjeshtër dhe ngrinte zërin: -Ka dalur shumë krap në filan vend. Kanë shkuar shumë veta dhe po kapin si ai peshk !”. Në mbrëmje kur po kthehej për në shtëpi, takon shokët e vet të ngarkuar me mjete peshkimi që nxitonin dhe i pyet :-Ku po shkoni? – Në filan vend, se ka dalur shumë peshk. Peshkatarët janë duke zënë mjaft e po shkojmë edhe ne… Gënjeshtari thotë me vete : “Unë kam dashur të gënjeja, por kjo punë qenka e vërtetë!”. Merr çantën e peshkut e shkon edhe ai atje, por kur mbërrin, sheh se nuk ka fare peshq…”.
BASHKIA
Projekt për mbrojtjen e mjedisit në Lezhë Nga Jak Rrozhani Në qytetin e Lezhës u zhvillua aktiviteti mbi rezultatet e intervistave për qeverisjen e gjelbër aktive. Në kuadër të Projektit “Bashkë për Qeverisje të Gjelbër Aktive”, u zhvillua seminari:“Gjetjet mbi situatën e qeverisjes mjedisore në Bashkinë Lezhë”, me drejtues Mark Ruçi. Aktiviteti shërbeu për të bërë vlerësimin e situatës aktuale në qeverisjen vendore mbi nivelin e informimit të qytetarëve për çështjes e mjedisit përmes intervistave. Gjithashtu u theksua , transparenca e veprimtarisë së Bashkisë e niveli i kryerjes së funksioneve të bashkisë në fushën e mjedisit dhe perceptimi i korrupsionit në
këtë drejtim. Po ashtu, intervista u fokusua edhe në vlerësimin e komunitetit për situatën mjedisore. Intervistimi i komunitetit, bashkë me aktivitetin me gazetarët, synon krijimin e një rrjeti të informuar për problematikat mjedisore, duke krijuar në këtë mënyrë edhe një qëndrueshmëri më të madhe të projektit në vazhdimësi, si dhe forcon pozitën e organizatës, si faktor me lidhje të forta komunitare. Për realizimin e intervistave, u hartua pyetësori në 230 kopje, me 16 çështje kryesore, ku adresohet marrja e përgjigjeve dhe administrimi i të dhënave, në mënyrë sa më të qartë, të thjeshtë e të kuptueshme për komunitetin e
gjerë. Intervistimi u zhvillua nga 10 persona të trajnuar për këtë qëllim, të cilët punuan në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Me pyetje si: Të dhëna personale të të intervistuarve, sa e rëndësishme është mbrojta e mjedisit për ju , cilat janë disa prej çështjeve mjedisore që ju shqetësojnë më shumë në zonën tuaj të banimit, sa të informuar jeni në lidhje me detyrimet ligjore ka bashkia juaj për çështjet mjedisore, sa të informuar jeni në lidhje me punën që bën bashkia e për çështjet mjedisore etj. Rekomondimet në vijim bazohen në aktivitetet e deritanishme të Projektit “ Bashkë për qeverisje të gjelbër aktive “si të trajnimeve, konsultave, taki-
meve, intervistave të realizuara me komunitetin e Bashkisë së Lezhës , për: çështje të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje e të transparencës , çështje të infrastrukturës , shërbime publike e cilësisë së mjedisit dhe problematikat madhore mjedisore.
VIP
18 E martë, 14 GUSHT 2018
Aretha Franklin në gjendje të rëndë shëndetësore, pak nga jeta e mbretëreshës së "soul"-it
A
retha Franklin raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbretëresha e "soul"-it, sot 76-vjeç rrethohet nga familja e saj në Detroit, të cilët kanë kërkuar për lutje dhe ruajtje privatësie për legjendën e muzikës, e cila është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit. Aretha ka qenë ende aktive duke performuar së fundmi (vitin e kaluar), por verën e 2017 ajo u detyrua të anulonte një seri koncertesh, për shkak të "urdhrave të doktorëve". Performanca e saj e fundit është regjistruar më 2 nëntor të vitit 2017, për fondacionin "Aids" të Elton Johnit në Nju Jork. Performanca e fundit përpara publikut, ndërkohë është mbajtur në "Mann Center" të Philadelphias, në gushtin e vitit të kaluar. Në fillim të atij
viti, ajo do të bënte të ditur se 2017 do të ishte i fundit aktiv i saj. "Do të vazhdoj të regjistroj muzikë, por ky do të jetë viti im i fundit nëpër koncerte", njoftoi ajo gjatë një interviste radiofonike
në shkurt të vitit të kaluar. Ikona e muzikës "soul" ka vuajtur përgjatë gjithë jetës së saj nga problemet me peshën, ndërsa është përballur edhe me alkoolizimin, por edhe me duhanpirjen. Edhe pse vijonte të jepte performanca të magjishme në të 70-at e saj, superylli kishte anuluar në disa raste disa të tilla për shkak të trajtimeve mjekësore të pazbuluara në publik. Megjithatë, ajo ka mohuar ta ketë luftuar tumorin në pankreas gjatë vitit 2011, edhe pse të 3 vëllezërit apo motrat e saj kanë qenë prè e tumoreve. Vëllai i saj Cecil, i cili ishte edhe menaxheri i saj, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri në dhjetor të vitit 1989. Motra e saj Carolyn u nda nga jeta një vit më herët, në prill të 1988 nga tumori në gji, ndërsa motra më e madhe, Erma humbi jetën në
shtator të vitit 2002 nga turmoi në fyt. Karriera legjendare e Arethës ka ndihmuar në shkrimin e historisë amerikane. Ajo ka performuar në funeralin e Martin Luther King Jr. në vitin 1968, ndërsa i ati i saj kishte organizuar një nga marshimet më të mëdha për barazi racore në Detroit, aty ku Luther Kingu do të jepte për herë të parë
fjalimin e titulluar "Kam një ëndërr". Por, kur iu drejtua kombit dy muaj më vonë nga Uashingtoni, në vitin 1963, turma do t'ia kalonte asaj të regjistruar në Detroit. Aretha ishte e para femër e përfshirë në Hollin e Famës së "Rock and Roll"it në vitin 1987, ndërkohë që ka kryesuar edhe listën e "artistëve më të mirë të të gjitha kohërave" të
"Rolling Stones". Ajo ka fituar 20 çmime "Grammy" gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe 3 nderime speciale: çmimin e legjendës (1991), çmimin e arritjeve jetësore (1994) dhe personi i vitit nga "MusiCares" në vitin 2008.
KULTURE
19 E martë, 14 GUSHT 2018
Parku Arkeologjik i Amantias, interes në rritje i turistëve të huaj Një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme. Një turiste franceze tha se, "e zbuluam këtë site pas një kërkimi të gjatë dhe rezultati ia vlejti, pasi siti është madhështor dhe të duket sikur sheh nga avioni kur je në pjesën më të lartë. Ndërsa kur je në shkallët e stadiumit ndjehesh sikur je spektator i kohës, pra ësh-
të diçka e mrekullueshme". Një tjetër turiste gjermane u shpreh se "jemi shumë të entuziazmuar këtu në Amantia, ku patëm fatin të mësojmë rreth monumenteve dhe jetës 1 mijëvjeçare të këtij qyteti. Është thjesht e mrekullueshme. Unë i këshilloj kujtdo të vijë në këtë vend". Turistja franceze, e cila e vizitonte për herë të dytë Amantian, tha se "është një sit i jashtëzakonshëm dhe i veçantë dhe ndjej të njëjtën kënaqësi sa herë që e shoh. Patëm një arkeolog shumë kompetent që
na i shpjegoi shumë qartë gjërat dhe për këtë ju rekomandoj të gjithëve të vijnë të vizitojnë këtë sit që është jashtë çdo kohe". Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut, mes madhështisë së bregdetit dhe kulturës K
isha e Shën Sergjit dhe Bakut e shpallur monument kulture i kategorisë së parë është atraksioni turistik në bregdetin e Himarës, ku përveç bukurive të bregdetit jonian, turistët mund të prekin nga afër kulturën dhe trashëgiminë. Kisha është ndërtuar brenda mureve rrethues të kështjellës së Himarës në kuotën më të lartë të saj, në zonën e Barbakasë. Ajo ka shërbyer si selia e Peshkopit të Himarës, e cila bëhet qendër Peshkopale në vitin 1020, nën varësin e Patrikanës së Ohrit siç dëshmohet nga një diplomë e lëshuar nga perandori i Bizantit Vasili II. Në këndin verilindor të kishës ndodhej një pllakë guri e murosur, ku shkruhej viti 786.
Sipas studiuesit Theofan Popa ka një gojëdhënë në Himarë, që e lidh këtë datë me kohën e ndërtimit të kishës, transmeton agjencia telegrafike shqiptare. Megjithatë Aleksandër Meksi që studioi arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit të saj, fazën fillestare të ndërtimit e daton në fundin e shek. X, ose fillimin e shek. XI. Për shkak të rëndësisë që kishte kisha si qendër peshkopale, në vitin 1668, një klerik nga urdhri i murgjve Bazilian e përmend Himarën me emrin e kishës, duke e quajtur Sergiopoli, që do të thotë qyteti i Sergjit. Në kryengritjet e përsëritura të viteve 1480 kundër perandorisë Otomane, muret e kështjellës së Himarës ishin dëmtuar rëndë, dhe po ashtu edhe kisha pesh-
kopale e Shën Sergjit dhe Bakut. Himarjotët në letrat e tyre për Mëkëmbësin e perandorit Karli V në Napoli, më 1530, dhe për papën Gregori XIII më 1577, kërkun ndihma në të holla e në specialistë muratorë pikërisht për meremetimin e mureve të rrëzuara të Himarës dhe të kishës peshkopale. Në hyrjen veriore të ambjentit dytësor është i murosur një qemer, në të cilin janë gdhendur Shqiponjat Dykrenare, që studiuesit i lidhin me heraldikën e Kastriotëve apo simbolet e flamurit të Skënderbeut, që janë gjithashtu simbolet e flamurit tonë kombëtar. Vetë himarjotët në komunikimin me kancelaritë perëndimore dhe me Papët e Romës e quanin veten si pasardhës të Skënderbeut, madje në vitin 1481 kalaja çlirohet nga kryengritësit himariot në bashkëpunim me Gjon Kastriotin, birin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, thekson atsh. Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut e ruajti funksionin e saj si kishë qëndrore e besimtarëve të Himarës deri në vitin
Festivali "Divani Lunxhot" mes kulturës, trashëgimisë dhe artizanatit Për të katërtin vit radhazi është mbajtur në krahinën e Lunxhërisë, festivali folklorik "Divani Lunxhot". Festivali i folkut dhe i traditës lunxhote mirëpriti 11 grupe dhe orkestrina nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova, si dhe një numër këngëtarësh të njohur të muzikës popullore. Sipas organizatorit të festivalit Koço Vasili, Divani Lunxhot synon të mbajë gjallë traditat lunxhore folklorike. Për këtë arsye, shumë vargje dhe pjesë të
harruara polifonike janë rikthyer në këtë festival, duke kontribuar kështu në mbrojtjen dhe ruajtjen e një trashëgimie unikale. Ata që ndoqën nga afër këtë festival, ku mes tyre ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, patën mundësinë që të shijonin edhe gatimet tradicionale të krahinës së Lunxherisë. Në Divani Lunxhot nuk mungoi edhe panairi i artizanatit, ku lunxhotët prezantuan vlerat e tyre artizanale.
1826, kohë kur ndërtohet Kisha e Gjithëshenjtorëve. Sot për shkak të funksionit që ajo ka pasur në të shkuarën nga banorët njihet edhe si Paleoepiskopia. Kisha ka dy faza kryesore ndërtimi, por muret e kishës ruajnë gjurmë të rindërtimeve të shumta. Ndërtimi fillestar i përket naosit me pjesët e poshtme të mureve, sepse pjesët e sipërme janë ndërtuar disa herë. Një mjedis ndihmës në anën perëndimore është ndërtuar më vonë. Ndërtimi fillestar ndahet në mjedisin e altarit dhe mjedisin e naosit me një ikonostas muri. Kornizat e
ikonostasit janë zbukuruar me motive floreale. Në naos mund të hysh nëpërmjet një hyrje nga ana veriore dhe një nga ana jugore që të nxjerr në oborrin e kishës. Afresku i kishës ruhet më i plotë në faqet e brendshme të absidës së madhe gjysmërrethore. Në këndin juglindor të saj gjendet kambanorja e lartë rreth 6.10 m. Për shkak të rëndësisë historike që ka ky monument, në fillimin e muajit shtator nis restaurimi i tij. Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me organizatën European Heritage Volunteers, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare -Vlorë, GIZ Shqipëri si dhe Bashkinë Himarë, organizojnë: ATELIE RESTAURIMI 2-javore mbi Restaurimin e Kishës së Shën Sergjit e Bakut dhe Konservimin e Trashëgimisë Kulturore, Himarë. Drejt Qendrës Historike të Himarës, ku ndodhet Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut mund të shkoni me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nacionale Vlorë-Sarandë.
Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës me projektin "Open Cinema". Një iniciativë e nxitur nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Media Desk Albania Creative Europe dhe Bashkia Vlorë. Kinemaja verore në Lungomare nën çatinë e qiellit do të dhurojë 9 netë magjike që vetëm ekrani i madh di t'i falë prej datave 13 deri më 21 gusht. Projeksionet do të fillojnë në orën 8:30 çdo mbrëmje dhe do të mbarojnë në orët e pas mesit të natës. Një maratonë e vërtet në një show me artistë dhe regjisorë të ftuar nën mikrofonin e artë të prezantueses së njohur Silvana Braçe. Të ftuar special në natën e 13 gushtit janë artisti Bujar Asqeri,artisti i popullit Mumtaz Dhrami, mjeshtri i madh Petrit Puka e shumë personalitete të tjera të shquar të skenës tonë.
Mbrëmja e parë do të nisë me filmin nga Petrit Puka kushtuar artistit Mumtaz Dhrami me titull "Jetë në bronz". Mbrëmjet magjike të kinemasë verore do e kthejnë Lungomaren në skenën e madhe të filmit sepse ekrani i madh i bashkon të gjithë.
SPECIALE
20 E martë, 14 GUSHT 2018
Gjendet një skenë e Marilyn Monroe nudo nga filmi "Të martuarit" Një skenë nudoje me protagoniste Marilyn Monroe, e cila konsiderohej e "shkatërruar", është gjendur pas shumë vitesh. Filmi nga i cili është marrë skena është "Të martuarit" (titulli origjinal 'The Misfits'), i cili daton në 1961shin dhe është me regji të John Huston. Skenat kanë dalë në dritë falë Charles Casillo, i cili i zbulopi gjatë punës për librin e tij me titull "Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike". Casillo ka intervistuar Curtice Taylor, i biri i producentit Frank Taylor, dhe ka zbuluar se ky i fundit ka fshehur filmimin në një sirtar të mbyllur që në vdekjen e babait, në vitin 1999. Çfarë do të bëhet tani me videon? Taylor ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani. Por çfarë shihet në atë regjistrim? Sipas saitit "Deadline", skena ka filmuar një moment pasioni të divës hollivudiane me Clark Gable: Monroe lejon t'i bjerë çarçafi që e mbulon dhe tregon gjithë trupin e saj pa asnjë mbulesë. Nëse skena do përfshihej në film, do ishte një ndër skenat e para nudo të një aktoreje amerikane në një produksion të rëndësishëm në epokën e filmave me zë. Regjisori John
Huston vendosi përfundimisht të mos e përfshinte skenën në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e filmit. Por mesa duket skenës i ka dhënë shumë rëndësi Frank Taylor i cili mbante gjurmët e atyre imazheve. "Të martuar-
it" ishte shkruar nga bashkëshorti asokohe i Monroe, Arthur Miller dhe tregohet historia e tre "kaubojsave" në garë mes tyre për të tërhequr vëmendjen e një gruaje të bukur. Ky ishte filmi i fundit i divës para vdekjes së saj në vitin 1962.
Nuk ka paqe për çiftin dhe pas ndarjes, Pitt u tregon miqve frikën ndaj Angelina Jolie Ylli i Hollivudit, Brad Pitt u ka thënë miqve se ai ka frikë se ish-gruaja e tij Angelina Jolie do të marrë gjashtë fëmijët e tyre dhe do të shkojë në Londër. Armiqësitë midis çiftit shpërthyen përsëri javën e kaluar, kur Tomb Raider paraqiti letrat e gjykatës duke thënë se Pitt nuk kishte paguar asnjë mbështetje "kuptimplotë" për fëmijët që nga ndarja e tyre dy vjet më parë por Pitt e mohon këtë. Pitt pohon se ai i ka paguar më shumë se 1 milion dollarë për të mbështetur fëmijët e tyre dhe ka dhënë 6.25 milion paund për të blerë një shtëpi. Burimet e afërt thonë: "Ata nuk mund të bien dakord për asgjë". Gjithashtu burimi shton: "Nuk është sekret që Angie do të donte të merrte kujdestarinë e plotë të fëmijëve dhe të lëvizte jashtë vendit. Megjithëse ajo ka kujdestarinë fizike, ajo nuk mund të lëvizë pa pëlqimin e Brad. Brad nuk dëshiron të fluturojë tetë, apo nëntë orë çdo herë që dëshiron të shohë fëmijët e tij. Ai po përpiqet të mbajë "status quon". Avokatët e Pitt-it e quajtën "të panevojshme" deklaratën e Jolie mbi mbështetjen e fëmijëve dhe e përshk-
Rita Ora konfirmon lidhjen lesbike me këngëtaren Cara Delevigne feston sot ditëlindjen e saj të 26-të dhe ndërkohë që ka marrë shumë urime si nga adhuruesit po ashtu dhe miqtë e saj të famshëm, mund të themi se urimi i Rita Orës ka qenë më çmenduri. Të dyja vajzat janë bërë shoqe mjaft të mira që në 2012ën dhe që atëherë shoqëria e tyre ka qëndruar mjaft e fortë. Gjatë viteve modelja dhe këngëtarja janë përfolur për një lidhje mes tyre dhe mund të themi se kjo foto që Rita ka postuar në Instagramin e saj për të uruar modelen na i ka konfirmuar të gjitha. E veshur vetëm me pantallone dhe poshtuajse topless, Rita ka pozuar para kamerës teksa Cara i lëpin gjoksin. "Gëzuar ditëlindjen e çmendura ime, me të cilën kam ndarë shumë kujtime", ka shkruar Rita. Mund të themi se të dyja janë
me të vërtetë "të çmendura" dhe miqësia e tyre është akoma më e çmendur.
Ellie Gouldin shfaqet me unazën e fejesës Ellie Goulding, 31 vjeç dhe Caspar Jopling, 26 vjeç shpallën fejesën pas një romance 18 mujore. Çifti nxiti thashethemet e para kur u takuan në Prill të vitit të kaluar, në një natë karaoke në Mayfair. Para kësaj, Ellie gëzonte një marrëdhënie dyvjeçare me yllin e McFly, Dougie Poynter, por çifti i dhanë fund lidhjes në vitin 2016. Ajo njoftoi se se është fejuar ditën e martë. Më pas këngëtarja doli në publik duke shfaqur unazën e saj të fejesës.
ruan atë si një "përpjekje të fshehtë për manipulim mediatik". Ylli i Hollivudit Brad Pitt u ka thënë miqve se ai ka frikë se ish-gruaja e tij Angelina Jolie do të marrë gjashtë fëmijët e tyre dhe do të shkojë në Londër. Armiqësitë midis çiftit shpërthyen përsëri javën e kaluar, kur Tomb Raider paraqiti letrat e gjykatës duke thënë se Pitt nuk kishte paguar asnjë mbështetje "kuptimplotë" për fëmijët që nga ndarja e tyre dy vjet më parë - por Pitt e mohon këtë.
Erla Mëhilli bëhet nënë për të dytën herë Ditën e djeshme, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë nënë për herë të dytë. Erla Mëhilli ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa ka publikuar në Instagram një foto të vogëlushit të porsalindur përkrah vëllait të tij të madh. Erla Mëhilli është e martuar me ish-deputetin demokrat Keltis Kruja. Djali i madh mban emrin Akid ndërsa për vogëlushin e porsalindur ende nuk është zbuluar se çfarë emri kanë zgjedhur prindërit.
SPORT
21
E martë, 14 GUSHT 2018
Luiza Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt në një finish emocionues
N
jë provë emocionuese dhe plot grintë ishte për atleten shqiptare, Luiza Gega, gara në kampionatin Europian në Berlin. Pavarësisht përpjekjeve të sportistes kuqezi, Gega nuk arriti dot të hyjë në zonën e medaljeve. Ajo u “dogj” vetëm për 32 të qindtat e sekondës në Europianin e Atletikës dhe këtë sfidë e ka komentuar në facebook. Mbi ecurinë e saj, ajo thotë se kishte besimin për marrjen e një medalje por që këtë herë fati nuk ishte me të. “Kampionati Europian u mbyll në vendin e katërt edhe pse luftova deri në fund për medalje, isha kaq afër por nuk arrita dot ta marr. Jam e mërzitur pasi besoja shumë që do arrija medalje por fati nuk ishte me mua”,-shkruan Gega. Ajo është shpallur edhe kampione e Mesdheut dhe është e kënaqur me rezultatet e arritura këtë vit, ku thotë se ndjehet krenare me rezultatet e arritura. “Kampionati Europian, Berlin 2018 u mbyll në vendin e katërt dhe pse luftova gjer në fund për medalje, isha kaq afër por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve por fati nuk ishte me mua. Gjithsesi ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit. Rekord kombetar, rekord mesdheu, kampione mesdheu dhe vendi katërt në Kampionatin Europian dhe për më tepër jam e shëndetshme dhe ndihem vërtet e fortë dhe
U “dogj” për 32 të qindtat e sekondës, Gega: Isha pa fat GARA “Luiza Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt në një finish emocionues ku iu dorëzua rivaleve të pistës”.
REKORDET në formë për ato që pres të vijnë në vazhdim. Asgjë nuk do kisha arritur pa suportin super super të madh të tranierit tim, FALEMINDERIT. Si dhe dua të falenderoj të gjithë ato që mbështetën këtë vit të sukseshëm e të rëndësishëm të karrieres sime. Western Union, Ujin Spring, Koksh, Policinë ushtarake, Bashkinë e Tiranës, sigurisht familjen time si dhe gjithë ato që më urojnë e motivojnë pa fund. Faleminder-
it”,-shkruan Gega në postimin e plotë në Facebook. Luiza Gega garoi në 3 mijë metra me pengesa por edhe pse ishte në grupin kryesues në shumicën e kohës, mbylli gjithçka në vendin e katërt në një finish emocionues ku iu dorëzua rivaleve të pistës. Shpresa kryesore e Shqipërisë për medalje arriti me meritë në fazën finale dhe medalja u duk pranë kur Luiza Gega nisi të ngulmojë fort për të kaluar me radhë metrat e parashi-
kuar. Sportistja kuqezi ndërroi shpeshherë vendet me Karolin Grovdal dhe Geza Krauze por edhe pse pengesat iu afruan fundit, lodhja e zbriti në vendin e katërt, e paerakaluar edhe nga Fabien Shlumpf. Në metrat finale, Krauze bëri një manovër të bukur që i dha medaljen e artë, ndërsa Luiza Gega tentoi deri në fund për bronzing por pa arritur dot norvegjezen Grovdal, shumë pranë shqiptares. Kronometri i kohës zyrtare
ampioni i botës me Brazilin, Luis Nazario Da Lima (Ronaldo) ka njoftuar fansat e tij të shqetësuar se do të dalë brenda së hënës nga spitali, pasi u shtrua në një prej institucioneve shëndetësore të Ibizas për shkak të një problemi me pneumoninë. Fenomeni 41-vjeçar u është përgjigjur reporterëve lokalë, të interesuar mbi gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë se është shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “Can Misses”. “Kalova një gjendje
të rëndë gripale në Ibiza dhe m’u desh të shtrohesha në spital që prej së premtes, por është diçka rutinë dhe normale”, shkroi në Twitter, legjenda e futbollit brazilian. Ish-sulmuesi i Realit, Barcelonës, Interit dhe Milanit, falënderoi fansat për
dashurinë dhe urimet e tyre. Ronaldo ishte me pushime në Ibiza, aty ku rezulton pronar i një shtëpie. Karriera e sulmuesit u mbyll 7 vite më parë, kur ai “vari këpucët në gozhdë”, pas dy viteve të kaluara te klubi i Corinthiansit në Brazil.
regjistroi 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat për atleten tonë, që mbyll gjithsesi një europian pozitiv në Berlin.
TORONTO MASTERS
RONALDO
Legjenda e futbollit Brazilian shtrohet në spital K R
“Ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit. Rekord kombëtar, rekord mesdheu, kampione mesdheu dhe vendi katërt në Kampionatin Europian. Ndihem vërtet e fortë dhe në formë për ato që pres të vijnë në vazhdim”.
Nadal fiton titullin e 80 në karrierë
afael Nadal, në Toronto Masters i dha fund ëndrrës së talentit grek Tsitsipas, pikërisht ditën e 20 vjetorit të tij të lindjes, duke e mundur atë në finale me rezultatin 2-0. Me këtë sukses ai regjistron kështu edhe titullin e 33 në turnetë Masters, një rekord më vete ky. Numri 1 i renditjes botërore, e dominoi totalisht setin e parë duke e fituar me rezultatin 6-2. Në fillimin e setit të dytë u pa e njëjta pamje si e setit të parë me Nadal që nuk i linte asgjë kundërshtarit të
tij duke fituar dy gamet e para të tij për të marrë kryesimin në 2-0. Megjithatë pati një reagim të Tsitsipas që vendosi të rezistojë më shumë kundrejt 32 vjeçarit. Nadal në game e 9 shërbente me rezultatin 5-4
në favor duke bërë të mendohej se gjithçka do të ishte një formalitet, por në këtë moment numri 1 i botës befasoi dhe e humbi këtë game duke i dhënë mundësi Tsitsipas që të barazojë shifrat në 5-5.
SHENDETESI
22 E martë, 14 GUSHT 2018
Arsyeja pse ju dridhen duart dhe mundësitë për ti trajtuar D
ridhja e papritur e du arve ose e këmbëve më së shpeshti është shenjë e tendosjes nervore, mirëpo kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze. Kujdes me mënyrën se si i mendoni gjërat. Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t'ju kaplojë stresi sepse bazat nervore janë shkaku i shumë sëmundjeve duke përfshirë kështu edhe dridhjen e duarve. Janë më konkretisht 5 tipe të dridhjeve të trupit të cilat mund të dallohen sipas shkaktarëve e ato janë: 1. Simptoma e sëmundjes Dridhja mund të jetë shenja e para e cila paralajmëron një sëmundje si e Parkinsonit, e sklerozës multiple etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi. 2. Ndikimi i faktorëve të jashtëm Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm i cili në një mënyrë e çrregullon drejtpeshimin organik
siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose eksistantëve tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen. 3. Faktori trashëgues Dridhja mund të jetë edhe trashëguese por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos e nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si tek
ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore. 4. Dridhja e lidhur me karakterin Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim tek dridhjet e duarve. Janë të predispozuar tipet e njerëzve të cilët janë dukshëm të frikësuar, persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut
ose edhe pengesa tjera psiçike. 5. E përkohshme Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë më shpeshti është pasojë e gjendjes momentale psikologjike periudhë kjo e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psiqike.
KESHILLAT
Produktet më përmbajtje të lartë yndyrore
K
ur bëhet fjalë për yndyrnat dhe produktet me përmbajtje të lartë të tyre, duhet të jemi të kujdeshëm sesi përzgjedhim t'i konsumojmë ato. Yndyrnat duhet të merren në nivele minimale dhe ti shërbejnë nevojave të metabolizmit tonë, pasi tejkalimi i tyre shoqërohet me një sërë pasojash për shëndetin. Gjalpi është një produkt i njohur për përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të ngopura, që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak, por përveç tij ekzistojnë dhe produkte të tjera që krahasuar me gjalpin janë shumë më të dëmshëm kur ne i vendosim në fetën e bukës.Disa nga këto produkte janë: Vaji i kokosit Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Në vend të përdorimit të vajit të kokosit më mirë përdorni vaj luledielli ose vaj ulliri. Djathi i dhisë Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here. Qumështi me më pak yndyrë Të gjithë e dimë se qumështi ësh-
Ushqimet që pastrojnë organizmin P
Kujdes nga vitaminat! K
a shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave. Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar. Shumë njerëz gabojnë duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë. Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat, "më pak është më shumë". Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve. Gjithashtu, shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rritë nevojën e tyre për vitamina. Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes. Rekomandohen për gratë e moshës riprodhuese, duhanpirësit, njerëzit në dieta të rrepta, njerëz që shërohen nga sëmundje serioze ose ndërhyrjet kirurgjikale, shkruan gazeta Zëri. Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup deri sa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar, nga koha në kohë, nuk është një problem i veçantë. Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë.
roblemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica e njerëzve hanë ushqime të pashëndetshme, të thata dhe që duan një kohë të gjatë për t'u tretur. Zorra e trashë duhet të pastrohet nga mbeturinat dhe toksina në mënyrë që të parandalohet kanceri i zorrës së trashë dhe të jenoni shëndetshëm. Ushqimet që pastrojnë zorrën e trashë: Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e brukselit, shparku, selinoja etj janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal. Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e zorrës së trashë. Kjo erëz ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, rë cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave. Aloe vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup. Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty. Drithërat: buka, makaronat dhe orizi integral janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë. Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina. Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes dhe i senës janë gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin e zorrës së trashë. Limoni: për shkak të përbërësve që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t'ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.
të i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrë. Qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura. Gjalpi i kikirikut Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur. Çokollata e zezë Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi. Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 4. Banka Botërore 7. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 9. Që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak 11. Kumtim me shkrim a me gojë për një çështje ose për një temë 13. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 15. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 17. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 18. Një medikament i përdorshëm 20. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 21. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 23. Rëndimi i një trupi në krahasim me të tjerë, që matet me një njësi të caktuar 24. Banor vendës nga Labëria, është ... 26. Drejtoj një orkestër, një kor ose dikë që këndon a luan me vegël muzikorë në një shfaqje 28. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 29. Shkoj nga brenda jashtë 31. Ai që merrej si dëshmitar në kurorëzimin e një çifti të ri dhe bëhej mik i familjes 35. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 36. Disa dorëza gruri ose të lashta të tjera, të korrura e të lidhura së bashku 37. Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet në bashkësinë e tij fetare 39. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 40. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 41. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë 43. Një proces i trajtimit vjeshtak të hardhisë dhe pemëve, që kufizon harlisjen e tyre 44. Shprehje dialektore, e sipërme, e lartë, mbi 46. Vendbanim, grumbull shtëpishë, lagje 47. Korporata Ndërkombëtare Financiare 49. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 50. Partia Bashkimi per te Drejtate Njeriut 54. Monedhë e vjetër argjendi, shumë e hollë, që përdorej edhe si stoli; pare 56. Që përbëhet nga gurë gëlqerorë, me gropa e me shpella etj.; që përmban gëlqere 59. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 63. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 65. Vë mish e dhjamë duke u ushqyer mirë; ngjallem, shëndoshem shumë 68. Shpreh keqardhje për një punë a veprim të gabuar që kam bërë 71. Poet, shkrimtar dhe politikan
E martë, 14 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
italian... Alighieri konsidrohet si poeti më i madh i Italisë, kujtojmë "Komedinë Hyjnore" 72. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 73. Alfred ..., psikolog i shquar austriak (1870-1937) 74. Partia e Gjelber 75. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 77. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 78. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 79. Haiti përdor atë si monedhë të saj 80. ...u, kjo nuk është gjë fare! 82. Më 8 mars 1618, Johannes ... shpalli ligjin e tretë të lëvizjes së planeteve 85. Premtim solemn për të qëndruar besnik 86. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi 88. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 89. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 90. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 91. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 92. Shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Adriatiku e ndan Shqipërinë me të 96. Tërësia e petkave me të cilat mbulojmë trupin 98. Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet diçka 100. Vjershë lirike a këngë solemne. 101. Rrethi i Mallakastrës, e
kishte ashtu targën 102. Aleanca Kuq e Zi 103. ..ho, sa e mirë është. 105. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 111. Pozicioni kokës, gjest pantomime pendimi ose pikëllimi 114. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 116. Pluhur në ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe, që bëhet duke bluar farat e kakaos 118. Po Gjirokastra si e kishte targën 119. Eshtë film shqiptarë i prodhuar më 1979, me regji të Muharrem Fejzo, skenari, Natasha Lako, muzika Limoz Disdari 121. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 122. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 123. Jelek burrash është ai dhe quhet edhe ashtu VERTIKALISHT 2. Partia Republikane, inicialet 3. Lodhem shumë, këputem, kapitem 5. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 6. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 7. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 8. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 10. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 12. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin
14. Emër i lashtë për gadishullin dhe zonën ndërmjet Kaukazit dhe Armenisë 15. Them në gjyq ose përpara organeve të tjera shtetërore atë që di për dikë a për diçka 16. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 19. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 20. Gjej një vend të përshtatshëm për vete 21. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 22. Lëndë e butë me ngjyrë të verdhë a të bardhë me të cilën bletët bëjnë hojet 25. Që jetën në gjatësinë e bregut të lumit 27. Dakord në gjuhë universale 30. Ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe 31. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, me qerpiçë, me gurë etj. 32. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 33. Strofë apo vargje që përsëriten në një këngë 34. Mbjell një bimë a një pemë dhe kujdesem që të rritet e të japë frytet e duhura 38. Gjurmë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim a dëgjojmë 42. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 45. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 48. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 51. Ai që mendon e vepron si-
në teatër dhe kinema 69. Sasi lënde, mallrash a sendesh të ndryshme që grumbullohet në një depo për t'u ruajtur e për t'u përdorur më vonë 70. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 75. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 76. Mbulesë në trajtë gjysmërruzulli. Veprat e kultit dhe të tjera baroke shquhen për të tavan të tillë 78. Kodër e zhveshur, me gurë e me rrasa të bardha. Në Martanesh ndodhet kjo përkatësi vendore 81. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 83. Në kohen e RSFJ ... është quajtur Titograd 84. Ka të bëjë me primitivizmin 87. I tillë është ai që merret me paleografi 93. Dafinë ka edhe atë emër 94. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 95. Pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës 96. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 97. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 98. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 99. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 101. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 104. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 106. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 107. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 108. Një nga perimet më të preferuara në kohën e zisë 109. Qen për gjah. 110. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 112. Ëmbëlsirë si pelte, e përgatitur me qumësht, miell, sheqer, vezë dhe erëza 113. Maja e një plage që ka zënë qelb 114. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 115. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 117. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 120. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
pas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm 52. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 53. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 55. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 57. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë 58. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 60. ........ Allende, autore e romanit "Shtëpia e Shpirtërave" 61. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 62. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 66. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 67. Hajrie ..., aktore me një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh 1
2
L
3
B U J
4
5
K A R
6
P A
7
B
11
8
K
9
J
10
D E
N G
12
M A H I
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
S 14
O
A S O N A N C
E
H
J
B
L
D
V A R
G A N
Z
M
N
17
K U A
B
N C
S
M
R 25
H
26
K
31
O
27
P
23
20
P A K O
O 24
M
B A J
J
T
E
O
G E
U
28
29
B E
M
J
32
N
A T R
D U A
O
N
I
B
U T
P
R R
E
S
M
R
35
˙
O
36
D I
K T
I
P
M
P
37
R
G
R
D
38
D O L
S
E
L M A
39
40
K A L O R E
S I
V
I 42
N
D 46
A B D
¸
J
T
D I
A T
A 55
H V O S
A
U ˙
L
E
F R
O
F
M T
G
P R
E
I
J
S
R
D
K
S
I
N G O
O
G
A
Z 64
70
S
H T
S
A L
L
U
P
L
I
D L
T
E H R I
72
E C
69
M P R
B E
O
L
U
¸
K
78
A B
A
C 82
T
B
E H U R
73
B E
A
B
U 68
79
J
75
K
80
E N D
Z 83
S
L
¸
74
T
Z 66
T
D
77
B
O J
O D ¸
65
N O S I 71
N
˙
59
K
67
I
B
V E
62
63
B
I
58
61
R
S
57
60
P
M U T
52
H K E M
P
R P
A L
48 51 54
56
A
O R
T
R A
50
53
I
¸
K
O Z
K T
44
49
L
V I
47
A Z A T
A K
41
R
43
P E
D
45
30
R 33
P 34
N
19
B 22
T
P
18
F A J
21
O K
L A ˙
15
16
N
C 13
S
76
T R
A 81
A
P
A B
E S
84
I 85
P
U
S
A
B R
N J
A K
H
L
R
A U N
T
86
N I
L
E
B
87
U 88
B
I
89
D R
90
P
R
E
91
K I
U
92
M
L O V A T
93
P
94
E M B L
E M E
E
R
A
K ¸
K
95
K
S
P
O K A T
E
J
T
97
C 101
U
102
L E S
107
K O N O P
A
H
R 100
H T
R
S
E R
I
D
K
104
E
L
105
C
V A T
R
M
F
106
O K L L
A I
108
O
M ¸
Z
L
99
E S
103
A D R
R
96
V 98
R 109
E R
N
I
K
K I
˙
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
24 E martë, 14 GUSHT 2018
Bashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit strategji për një qytet miqësor me fëmijët
N
ën moton "Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë", Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban. Duke falenderuar studentët nga Harvardi për punën e kryer, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti merr mbrapsht një produkt të prekshëm, që do ta rrisë edhe më shumë reputacionin e Tiranës si një vend miqësor me fëmijët. "Një mirënjohje e veçantë për skuadrën nga Harvardi, të cilët së bashku me kolegët nga Tirana kanë pasur një sinergji fantastike në 6 javët e fundit dhe mezi pres që ta rrisim reputacionin tonë si një qytet miqësor me fëmijët", tha Veliaj. Ai shtoi se sot kryeqyteti ka një plan strategjik për një qytet miqësor për fëmijët. "Po prodhojmë një 'mini-kushtetutë' të qytetit, për mënyrën sesi do të trajtojmë çështjen e fëmijëve dhe të miturve në qytetin tonë. Ndaj, besoj se është një evoluim edhe në mentalitet dhe jo vetëm evoluim në terren", tha ai. Veliaj nënvizoi se fëmijët janë avokatët më të mirë të punëve
Veliaj: Teatri i ri do ndërtohet
të qytetit dhe që përqafojnë menjëherë ndryshimin, si nismat për "Ditët pa makina" apo transformimin e sheshit "Skënderbej". Ai shprehu bindjen se edhe sot, interesi i fëmijëve do të dalë mbi bindjet politike që pengojnë zhvillimin e qytetit. "Jam i bindur se edhe në debatin që kemi sot për teatrin, në fund të ditës nuk do prevalojnë bindjet politike të secilit, si të pengojmë këtë apo deja vu-ja e Rozafës me këndin e lojërave. Në fund të ditës do prevalojë çfarë qyteti do lëmë për fëmijët: do lëmë inatet tona si monumente të qytetit apo do lëmë një infrastrukturë
moderne, që fëmijët e gjeneratës tjetër të shkojnë në një teatër ku nuk do ngrijnë së ftohti, ku nuk do plasin vape, ku higjiena do respektohet në të gjithë infrastrukturën e vet, ku të ndihen krenarë në shfaqjen e tyre të parë si adoleshentë, në një vend ku do të ndihen si njerëz dinjitozë dhe një familje e ardhshme e qytetit tonë. Fakti që bashkia me gjithë aleatët e vet e ka marrë për zemër këtë çështje, besoj se është një bast i fituar për ne", theksoi kryebashkiaku. Ai solli në vëmendje shembujt e mëparshëm të disa prej projekteve të nisura në kryeqytet, të cilat hasën rezistencë, por sot janë ndër më të vlerësuarat. "Mbaj mend se si shumë punë ku jemi angazhuar kanë qenë punë të kontestueshme dhe pjesë e debateve të mëdha. Sot të gjithë krenohemi dhe themi: sa mirë sheshi 'Skënderbej", mori çmim, por të gjithë e mbajnë mend se në çfarë debatesh dhe në çfarë hullie shkoi një dekadë diskutimesh për sheshin "Skënderbej", që përfundoi në 10 muaj investim. Koha që na u desh për të bërë Pazarin e Ri ishte 7 muaj. Koha që na u desh të bënim këndin e lodrave, të parin fare që hapi këtë debat dhe në
Bashkia e Tiranës vendos sistemin e ndriçimit në zonën e Linzës
Dajti si atraksion turistik Krahas rregullimit të qendrave urbane, Bashkia e Tiranës po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Urbanizimi po prek çdo zonë të kryeqytetit e cila me ndarjen e re administrative-territoriale është bërë pjesë tashmë e Bashkisë së madhe. Ndërmarrja e Punëtorëve Nr. 2 e kryeqytetit ka filluar këtë javë me vendosjen e shtyllave në zonën e Linzës, një aks rrugor tepër i rëndë-
sishëm jo vetëm për rritjen e turizmit në zonën e Dajtit, por njëkohësisht edhe për mijërave familje që jetojnë në këtë zonë. Dikur të harruara, tashmë këto zona po pajisen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të ngjashme me ato në qytet, duke sjellë një transformim dhe një impakt pozitiv edhe në përmirësimin e ekonomisë lokale për shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale të zonës.
fakt na solli në këtë diskutim sot ishte vetëm 100 ditë me 78 protesta", nënvizoi Veliaj. Ai renditi edhe disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë këtyre tre viteve, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve, shkollave apo i këndeve të lojërave. Veliaj tha se disa prej pronave të cilat aktualisht janë të pazhvilluara dhe të degraduara, do të jepen për zhvillim tek investitorët privatë duke marrë në këmbim ambiente që do të përdoren për shërbime publike si çerdhe, kopshte etj. "Kemi marrë përsipër të fusim asetet e bashkisë, si çdo pronar tjetër toke në Tiranë, për të marrë mbrapsht koefiçientin që na takon nga një zhvillim të ri, në formën e një kopshti ose çerdheje të ardhshme. Në disa raste hapësira është aq e madhe sa mund ta konvertojmë edhe në një teatër të ri, por në disa raste mund të kemi vetëm 50-100 metra që përkthehen pastaj në 300400 metra zhvillim. Kështu që, do të na duhet të shikojmë ku janë asetet ose ku janë tokat, nevojën për një çerdhe ose një kopsht shtesë, duke shkëmbyer ato pak metra që bashkia mund të ketë në një territor që mund të zhvillohet dhe pastaj për t'i marrë në natyrë në formën e një kopshti apo çerdhe", tha Veliaj. Një nga projektet e suksesshme të Bashkisë së Tiranës që pritet të vijojë është edhe ai i ndërtimit të shkollave të reja, ndërkohë që puna do të ecë paralelisht edhe për krijimin e gjithë infrastrukturës mbështetëse të nevojshme. "Një nga gjërat që na ka entuziazmuar të gjithëve është projekti ynë për shkollat e reja. Hapja e shkollave të reja duhet të shoqërohet me ekosistemin e kryqëzimeve, sinjalistikës, këndit të lodrave, por edhe me një komunitet që e
përqafon, jo vetëm si godinë ku 'parkojnë' fëmijët për disa orë, por si hapësira zhvillimi dhe hapësira kreative", nënvizoi Veliaj. Duke pasur në qendër të politikave të saj fëmijët dhe të rinjtë, Bashkia e Tiranës do të transformojë edhe Piramidën në qendrën më të madhe multifunksionale, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës. Ndërkohë, në këto ditë të nxehta vere, fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë argëtohen në Kampet Verore të ngritura nga Bashkia e Tiranës. Partneriteti GSD-Tiranë është një bashkëpunim mes studentëve të planifikimit urban pranë Universitetit të Harvardit (GSD-Graduate School of Design) dhe Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Fondacionit Bernand van Leer. Programi i bashkëpunimit këtë vit është fokusuar në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe në mënyrën se si planifikimi urban mund të shërbejë për të ndërtuar një qytet që përkujdeset më mirë për nevojat e qytetarëve më të vegjël dhe kujdestarëve të tyre.