Koha Jone_14 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Marshim historik i Opozitës mes shiut E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 112 (8553)

E martë, 14 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Mesazhi i krerëve të opozitës: Protestat dhe revoltat qytetare do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës. Nuk ka forcë në botë që pengon popullin shqiptar në betejën për votën e lirë. Në ditët në vazhdim protestat do jenë më radikale kundrejt kryeministrit. Basha rideklaron: Më 30 qershor nuk do lejojmë zgjedhje farsë

Opozita, marshim protestë në Tiranë: Rama Ik!

FAQE 3

MESAZHI PAS PROTESTËS

Luan Rama: Rezistencë qytetare deri në largimin e juntës kriminale që na qeveris FAQE 2

REAGIMI PAS PROTESTËS

Rama, Bashës: Kur do flasim?

KREU I PR

Fatmir Mediu: Emrat që mund të jenë pjesë e Qeverisë tranzitore

FAQE 10

DEKLARATA

Ambasada e SHBA: Opozita të dënojë dhunën. Policia të REAGIMI tregohet më e PD: Përgënjeshtrojmë përmbajtur mediat e Ramës, SEKRETARI I LSI nuk ka asnjë draft marrëveshje me PS Braimllari: Shqiptarët kanë vetëm një BOKSIERI LEZHJAN mision, të shporrin Sukses historik, Edi Ramën! Uldedaj shpallet OPINION kampion bote me Ballkani Perëndimor dorën e thyer Ne besojmë tek biznesi! FAQE 2

FAQE 7

FAQE 5

FAQE 9

Në foto: Pamje nga marshimi protesta para Kryeministrisë

FAQE 24

Nga Majlinda Bregu

FAQE 21

"I ndodhur në kryqëzimin midis lindjes dhe perëndimit, rajoni mund të shërbejë si një port... FAQE 20


POLITIKE

2

E martë, 14 MAJ 2019

“Mesazhi që ta dëgjojë bota?”, turma i përgjigjet kryetarit të PD-së njëzëri: Rama ik!

Basha: Qeveri ilegjitime, parlament ilegjitim, kryeministër ilegjitim P

avarësisht motit të keq dhe reshjeve të mëdha të shiut, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” edhe pasditen e djeshme është tejmbushur nga dhjetëra mijëra shqiptarë. I vetmi fjalim i mbajtur ishte ai kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili është shprehur se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitime. “Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues. Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës. Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e

shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës”, u shpreh Basha. Kreu i PD-së i ka kërkuar protestuesve ta ndjekin në itinerarin e përcaktuar të marshimit të opozitës. Ai tha se ky është marshimi i shpresës, i lirisë, kundër dhunës qeveritare. Basha i ka drejtuar turmës një pyetje, për t’i dhënë një mesazh Shqipërisë dhe botës, duke marrë prej tyre përgjigjen “Rama ik!”. “Jemi gati për marshimin historik të protestës?

Na ndiqni, bëhuni gati për këtë marshim, të nisim marshimin tonë të shpresës, të lirisë, të demokracisë, kundër dhunës qeveritare, kundër dhunës së pushtetit të bërë njësh me krimin. Dy institucione që iu takojnë qytetarëve janë pjesë e bashkimit tonë. Qeveria e cila është e kapur nga krimi. Cili është mesazhi juaj ta dëgjojë Shqipëria, ta dëgjojë bota? Rama ik. Të gjithë aleatët e PD-së, të gjithë partitë opozitare dhe artistët, pedagogët e universiteteve, elita, drita e syve tanë, rinia shqiptare, studentët shqiptarë

KREU I QEVERISË

Protestat trembin Ramën, Kryeministri apel Bashës: Kur do flasim? Kryeministri Edi Rama ka reaguar mënjehërë pas mbylljes së protestës së djeshme të opozitës. Në një postim në rrjetet, Rama përdor sërish metodën e komunikimit siç bëri me studentët shprehet se marshimet me kapsolla janë xhiro bosh. Ajo që bie në sy në reagimin e Edi Ramës është një ftesë personale për kreun e PD-së, Lulzim Basha; “Kur do flasim?”. Ftesa shoqërohet dhe me një ikonë me shtrëngim duarsh. “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund! Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë! Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij të bashkuar, njerëzit e larguar me të padrejtë nga administrata dhe për fat të mirë shumë të tjerë sot akoma në administratë që kanë thyer frikën. Frika po vdes, shpresa po ngjallet. Marshimi ynë, së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Le t’u japim dhe njëherë shqiptarëve kumtin e protestës sonë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ‘Rama ik””, deklaroi Lulzim Basha. Basha te selia e PD-së Pas marshimit 4 orësh, kryetari i PD, Lulzim Basha mbylli protestën marshim të djeshme me një fjalim të mbajtur para selisë. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, ai tha se nuk do të bëjnë pazar me të keqen, ndërsa theksoi se rruga që kanë nisur nuk do të ndalet. “Evropa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri.

qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”, u shpreh mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama. Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri. Me bindjen se Shqipëria nuk dot ë kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Mirënjohje për të gjithë ju, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti iu shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa. Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar. Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen dhe lirinë e tyre”, tha Basha.

Përfaqësuesit e LSI-së në protestën marshim të opozitës: S’ka shi e breshër që e ndal vrullin popullor

Luan Rama: Protesta deri sa Edi të kuptojë që vetëm dorëheqja i hap rrugën dialogut

N

ë mungesë të kryetares Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në një vizitë pune në SHBA, Luan Rama, zëvendëskryetari i LSI-së, por dhe shumë figurave kryesore të kësaj parite u gjendën në mes të protestuesve që marshuan pasditen e djeshme në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së radhës të thirrur nga opozita. I lagur prej re3shjeve të dendura që shoqëruan gjithë marshimin protestim, por i qartë në domethënien e marshimit të djeshëm. “Do të vazhdojë revolta, protesta, dhe marshimi deri sa mazhoranca dhe kryeministri të

kuptojë që jo sarkazma, por vetëm reflektimi dhe dorëheqja janë shtegu që do t’i hapë rrugë dialogut politik, në mënyrë që të rikthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Shqipëri”, u spreh Luan Rama. Faktin që kryeministri nuk duket i lëkundur në qëndrimin

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

e tij, ai e komenton që “nuk ka në historinë e politikës botërorë asnjë rast, edhe për diktatorë shumë të fuqishëm, që ata nuk i janë nënshtruar revoltës qytetare. Me këtë marshim po i japim një shans kryeministrit që të kuptojë që rruga e arsyes është ajo në të cilën duhet të kalojë zgjidhja politike”. Edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili foli para protestuesve

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të mbledhur për të protestuar kundër qeverisë. Vasili u shpreh se nuk ka shi e as mot të keq që ndal këta protestues kurajoz, ndërsa ka shtuar se breshëri do të bjerë vetëm mbi kokën e Edi Ramës. “Nuk na ndal njeri. Të gjithë kanë ardhur për të mos pasur asnjë kompromis me kriminelët. Kush shpresoi te shiu, shpresoi të disa deklarata të papërgjegjshme të

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

disave, mori përgjigjen nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ka vetëm një përgjigje. Asnjë hap pas. Shi, borë, breshër, ca do që të ndodhë, ka vetëm një breshër që do bjerë në kokën e Edi Ramës, nuk e shpëton dot njeri. Të gjithë bashkë ia dhanë përgjigjen sot, do ia japin nesër, deri sa të shporret njëherë e përgjithmonë. Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik”, tha Vasili.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 14 MAJ 2019

Marshim historik i Opozitës mes shiut

Mesazhi i krerëve të opozitës: Protestat dhe revoltat qytetare do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës. Nuk ka forcë në botë që pengon popullin shqiptar në betejën për votën e lirë. Në ditët në vazhdim protestat do jenë më radikale kundrejt kryeministrit. Basha rideklaron: Më 30 qershor nuk do lejojmë zgjedhje farsë Qytetarët dje në Tiranë kanë shkruar një pjesë të historisë së 29 viteve të fundit. Protesta e thirrur pasditen e së hënës para Kryeministrisë ka pasur, si asnjë herë më parë, pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Një pjesëmarrje e mund të cilësohet historike për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë që e bën protestën e djeshme historike ka të bëjë më kushtet e motit në të cilat dolën në rrugë shqiptarët. Si asnjëherë tjetër dje ka rënë shi në Tiranë përgjatë gjithë ditës. Në orën 18:30, në kryeqytet ishte një rrebesh që e bënte këdo të mendohej mirë para se të dilte nga shtëpia. Por e kundërta ndodhi me protestën. Dhjetëra mijëra qytetarë sfiduan kushtet atmosferike dhe për tre orë, nën rrebesh dhe të ftohtë, protestuan në gjithë rrugët kryesore. Një protestë që nisi nga godina e Kryeministrisë, vijoi të Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, më pas u zhvendos të Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe u mbyll në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një sakrificë e tillë e qytetarëve shqiptarë, që për hir të së vërtetës nuk shquhen për akte të tilla publike, është një mesazh se protesta ka marrë një tjetër drejtim. Kur qytetarët janë në gjendje të protestojnë në kushte gati ekstreme moti për mitingje, kjo do të thotë se nuk është më tubim partish, por lëvizje kombëtare për ndryshim. Sinjali që dhanë dje qytetarët vlen si një mesazh për pjesën tjetër të shoqërisë dhe sigurisht dhe për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, që dy ditë më parë i fyeu protestuesit. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me situatën politike. Pas protestës së ditës së shtunë, ku policia tejkaloi çdo ligj duke rrahur, helmuar dhe burgosur qytetarët, ata më skeptikët edhe brenda radhëve të

opozitës prisnin që qytetarët që të trembeshin. Me dhunën që u demonstrua të shtunën, përballë protestuesve tashmë nuk janë efektivët e policisë që mbrojnë shtetin, por një strukturë brenda Ministrisë së Brendshme që mbron pushtetin e Ed Ramës dhe është kthyer në celulë politike. Ndaj dhe frika se protestat po kthehen qëllimisht të dhunshme me provokime nga ana e policisë ishin një motiv që mund t’i mbante larg qytetarët nga tubimet e opozitës. Por dje shqiptarët thyen frikën dhe ishin më shumë se kurrë në shesh duke dëshmuar se nuk tremben dhe nuk tërhiqen. Dje, pamë një protestë gati civile, përveç pak incidenteve sporadike. Një pjesë fare e vogël e protestuesve hodhën fishekzjarrë dhe shashka tymuese në institucionet ku u bë marshimi.

Policia tha se u lëndua një polic nga fishekzjarrët e hedhura nga protestuesit. Sigurisht që në një tubim nuk është normale që të ketë të lënduar, por ato pak raste incidentesh ishin sporadike dhe nuk tregonin qëndrimin e opozitës. Ata politikanë që pas çdo fishekzjarri nxitojnë të thonë se kjo është protestë vandalësh dhe barbarësh nuk duhet të harrojnë se opozita ka më shumë se tre muaj në rrugë dhe qytetarët po provojnë në kurrizin e tyre dhunën e policisë, gazin lotsjellës dhe qelitë e burgjeve. Pas gjithë kësaj dhune policore dhe presioni që qeveria po bën mbi protestuesit, askush nuk duhet të çuditet se përse thyer ndonjë xham apo hidhet ndonjë kapsollë. Përkundrazi protesta qytetare po përmbahet nga opozita për të mos u kthyer në një revoltë të ashpër

kundër qeverisë. Kemi parë se ç’bëhet në Paris. në Athinë, në Berlin apo kudo tjetër ku protestuesit djegin gjithçka, edhe banka. Protesta e opozitës ishte dhe një mesazh për ndërkombëtarët. Pas disa muajsh krizë politike që ambasadorët janë munduar ta shmangin nga ligjërimi i tyre në publik duke i dhënë gjithmonë të drejtë qeverisë, dje kanë kuptuar së në Shqipëri ka një problem të madh që tashmë nuk zgjidhet duke anashkaluar opozitën. Një problem që nëse ndërkombëtarë vazhdojnë ta fshehin, siç kanë bërë deri më sot, do të prodhojë vetëm protesta të dhunshme dhe përplasje si ajo që ndodhi të shtunën. Një gjë dihet: Opozita nuk ndalon dhe nuk do lejojë të zhvillohen zgjedhje farsë me 30 qershor. Q. Xhani


POLITIKE

4

E martë, 14 MAJ 2019

Protesta minutë pas minute/ Shënohen incidente te Drejtoria e Policisë së Tiranës, hidhet molotov dhe thyhen xhama

P

a u fshirë gjurmët e bojës dhe të zjarrit nga godina e kryeministrisë, opozita ka thirrur në një tjetër protestë mbështetësit e saj. Policia ka vendosur gardhin metalik mbrojtës për tubimin dhe në planin e ruajtjes së rendit janë angazhuar 1700 efektivë policie. Këtë herë policia ka rrethuar edhe KQZ nga ndonjë tentative e protestuesve për të sulmuar këtë institucion. Me t’u grumbulluar para Kryeministrisë, kryetari i PD-se mbajti një fjalim të shkurtër ku fund u ka shpjeguar qytetarëve të mbledhur në protestë dhe itinerarin e marshimit të opozitës. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit marshuan drejt parlamentit dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme dhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kryesisht marshimi protestë ka qenë më i paqtë se ai i 11 majit me përjashtim të disa incidenteve të vogla tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti dhe tek Drejtoria e Policisë e Tiranës. Tek policia e Tiranës u hodhën dy herë bomba molotov ndërsa u thyen edhe xhamat e drejtorisë. Ndërkohë që në Kuvend protestuesit hoqën gardhin metalik dhe i hodhën drejt policisë. Ndryshe nga protesta e 11 majit, policia ka qëndruar tepër e zmbrapsur dhe nuk ka bërë asnjë veprim. Masat e policisë Duke marrë shkas nga ngjarjet që prodhoi protesta e së shtunës, Policia e Shtetit do të kalonte në plan më të përforcuar pasditen e djeshme, ku do të mbahej protesta e 5-të kombëtare e opozitës së bashkuar. Ndryshe nga më parë, në terren pasditen e kësaj të hëne do të ishin 1700 forca policie për mbarëvajtjen e protestës. Plani i masave nga forcat e rendit duket se është i njëjtë. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë ishin të pajisur me maska kundërgaz. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik. Turmat do të monitoroheshin nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie shtesë do të kishte edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si Kryesia e Kuvendit e cila ishte në shënjestër të protestuesve në tubimin e së shtunës. Në gatishmëri do të qëndronin dhe autobotet me ujë për të shpërndarë

Protestë paqësore - Opozita marshon nëpër Tiranë: Rama Ik!

turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Në kuadër të këtyre masave, policia njoftoi që pasditen e djeshme se do të kishte edhe kufizime trafiku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të. Protesta minutë pas minute Ora 16:00 - Autobusët nga rrethe nisen drejt Tiranës Mbështetësit e opozitës nga rrethet i drejtohen Tiranës për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë në orën 18:30 të pasdites së djeshme. Autobusë apo makina private me mbështetës u nisën nga Shkodra, Berati, Korça, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Lezha, Dibra etj. Ora 17:00 - Ndalohet jelekverdhi Një qytetar i veshur me jelek të verdhë është ndaluar nga policia ndërsa po vendoste disa parulla në gardhin metalik para kryeministrisë, ku shkruhej: “Ndal Genocidin

dhe shpërnguljen masive të popullsisë”, “Miq perëndimorë kontribuoni për kombin shqiptar”. Ora: 18:26 - Nis marshimi i protestuesve para Kryeministrisë Ora 18:39 - Zbardhet Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita: Sheshi “Skënderbej”, godina e Kryeministrisë, godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, godina e Parlamentit, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre. Ora 18:40 - Vasili: Të gjithë janë në shesh “Rama ik” Kreu i grupit parlamentar të LSIsë, Petrit Vasili në një konferencë

për mediat u shpreh se të gjithë qytetarët janë nën shesh nën moton “Rama ik”. Vasili i bëri thirrje policisë të heqë dorë nga provokimet dhe të mbyllë gojën, pasi prova e shqiptarëve është fituar. Ora 18:48 - Kryemadhi nuk ishte dje me Bashën në protestë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ishte në protestën e djeshme të thirrur nga opozita. Mësohet se Kryemadhi ndodhet në një vizitë punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ora 18: 50 Burime nga KQZ: Për shkak të sigurisë, protokolli është zhvendosur nga zyrat qendrore në një ambient që administrohet nga KQZ. Dje në orën 24:00 është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit Ora 18:55 – Lulzim Basha i bashkohet protestuesve Ora 19:00 Protestuesit hedhin tymuese dhe fishekzjarre Ora 19: 02 Kryetari i PD-së mban fjalën para Kryeministrisë. “Qeveria dhe kryeministri ilegjitim. E sotmja është marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik! Banditë me uniformë urdhëruan të shoqërohen qindra protestues por nuk ia dolen dot te ndalin. Rama ik!”, deklaroi kryedemokrati. Ora 19:21 - Protestuesit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ora 20:00 – Shashka dhe kapsolla drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit. Pas disa minutash qëndrim protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit.

O r a 2 0 : 0 7 - Protestuesit mbërrijnë tek Parlamenti ku u hodhën shashka dhe tymuese. Ora 20:18 - Policia thirrje protestuesve: Ndalni goditjet ndaj policisë, 1 efektiv dërgohet në spital Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë. Policia bën me dije se një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit. “Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Policisë së Shtetit. Ora 20: 20 – Nis marshimi tek Ministria e Brendshme dhe zhvendosen para parlamentit Një grup protestuesish tentoi të hynte në oborrin brenda parlamentit, ndërkohë që një grup tjetër po marshonte drejt Ministrisë së Brendshme. Policia nuk ka bërë asnjë veprim përveç thirrjes drejtuar protestuesve që të ndalojnë veprimet provokuese. Protestuesit shkulën gardhin metalik dhe e hodhën drejt policisë që është vendosur para parlamentit. Në oborrin e parlamentit ndodhet dhe një autobot dhe forca të shumta policore të cilat qëndrojnë të zmbrapsura. Ora 20: 31 - Protestuesit rinisën marshimin e tyre nga Ministria e Brendshme duke marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku prej ditësh mbahen të arrestuar protestues të opozitës. Ora 20:40 Protestuesit mbërrijnë në sheshin tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku situata do të ishte më e tensionuar nga ajo çfarë ndodhi në protestat para godinave të tjera. Me t’u mbledhur para godinës, protestuesit kanë nisur menjëherë hedhjen e shashkave, kapsollave, si dhe gurëve në drejtim të saj, ku për pasojë mësohet se janë thyer xhamat e Drejtorisë. Ora 21:00 – Basha tërheq protestuesit nga Policia e Tiranës drejt selisë blu. Ora 21:20 – Mbyllet marshimiprotestë tek selia e PD-së.


POLITIKE REAGIMI

5

E martë, 14 MAJ 2019

PD: Përgënjeshtrojmë mediat e Ramës, nuk ka asnjë draft marrëveshje me PS Burime zyrtare nga Partia Demokratike përgënjeshtrojnë lajmin e mediave qeveritare për një draft marrëveshje. Burime zyrtare nga selia blu e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës. PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10

detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime, theksohet me forcë nga PD-ja.

Fjala e kryetarit të PD, LulzimBasha, në marshimin protestë para Kryeministrisë

Frika po vdes, shpresa është ngjallur Nga LulzimBasha

V

etëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë, garancinë për liri dhe dinjtetin e çdo shqiptari, themelin e vlerave evropiane, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim, të dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar, iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues. Qindra mijëra protestues paqësorë, qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen e vetme, zgjidhjen e vetme që ka ofruar Edi Rama për problemet e mëdha që i ka shkaktuar, për plagët që i ka hapur këtij vendi, familjeve shqiptare, qindra mijëra shqiptarëve, dhe qindra mijëra të tjerëve që i përzuri në kurbet, përgjigjja e vetme e Edi Ramës dhe e bandës së tij kriminale ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, nuk i fitoi. Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim.Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale, ku janë kapur Edi Rama dhe kupola e “Rilindjes”, në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të vjedhur më të shtrenjtën vlerë, më të shtrenjtin investim që ka çdo shqiptar, votën, mundësinë, lirinë për të diktuar me votë, për të zgjedhur me votë, pa të cilën nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim. Dhe me të vërtetë nuk i kemi asnjërën prej tyre, sepse Edi Rama i vjedh të gjitha këto, dhe nuk jep llogari askund, përveçse para krimit të organizuar, me të cilët vodhi zgjedhjet dhe oligarkëve, me të cilët vjedh Shqipërinë, blen votat dhe grabit pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.Dhunë ndaj punonjësve të administratës të larguar me të padrejtë nga administrata publike, dhunë ndaj atyre që mbahen në administratë publike e trajtohen si skllevër nga pushtet, dhunë ndaj sipërmarrjes me taksa të larta, me bandat e taksidarëve që sillen si terroristë, i detyrojnë të mbyllin bizneset, u heqin bukën nga goja, dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj fëmijëve dhe vogëlushëve që flinin në shtëpitë e tyre tek Bregu i Lumit, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës, dhunë ndaj prindërve të tyre; dhuna, dhuna, dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama.Ne jemi sot, në këtë marshim proteste, për ta thënë qartë dhe prerë: Ne e refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Ne do t’i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me besimin tonë në vlerat dhe idealet e Evropës, me fuqinë e bashkimit, me fuqinë e pjesëmarrjes, me fuqinë e vendosmërisë, me fuqinë e shpresës që ka lindur, e nuk e shuan dot as shiu i bekuar i Perëndisë, e aq më pak, dhuna barbare e Edi Ramës dhe veglave të tij kriminale.Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore. Nuk ka shqiptar që nuk e di se

dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore, dhe se dhuna zgjedhore është e vetmja mënyrë e Edi Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin. Ne nuk jemi këtu për pushtet, ne nuk jemi këtu për karrige, ne nuk jemi këtu për mandate. Ato i dogjëm sepse jemi e do të jemi në krahun e qytetarëve në këtë betejë, kundër dhunës, kundër krimit, kundër qeverisë së bërë njësh me krimin.Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni, ne jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira e të ndershme, për ndarje dhe kontrollin e pushteteve. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për shtetin e së drejtës. Ne jemi në këtë betejë për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari, që kurrë më të mos ketë asnjë qeveri, asnjë qeveritar mundësinë t’i dhunojë, t’i gjobisë, t’i vjedhë, t’i përdhunojë, pastaj t’i përqeshë e t’i shantazhojë.Dhe ka vetëm një rrugë si do të mbarojë kjo betejë. Që t’i japim fund dhunës së qeverisë të bërë njësh me krimin, të krimit të bërë njësh me Edi Ramën, të kupolës së korruptuar të policisë, që nuk zbaton ligjin, që godet njerëzit e pafajshëm dhe mbron kriminelët, ne duhet dhe do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për parlament legjitim, për qeveri të qytetarëve, për qytetarët, me qytetarët. Rama ik!Ndaj rruga jonë drejt Evropës mbetet e bllokuar. Mbetet e bllokuar sepse në Evropë nuk shkohet me zgjedhje të vjedhura, nuk shkohet me pandëshkueshmëri, nuk shkohet me drejtësi të kapur, që mbron kriminelët, që mbron politikanët e korruptuar dhe mbyll sytë para krimit të tyre karshi çdo familjeje shqiptare, karshi vogëlushëve tanë.Ju i dini të gjitha

këto fare mirë, ju jeni ngritur si asnjëherë më parë. Shikojeni këtë protestë, shikojeni sa madhështore është. Hidhini sytë këtij sheshi të mbushur e të tejmbushur, shikoni njëri-tjetrin në sy, jepini dorën njëri-tjetrit, t’i japim dorën dhe besën njëri-tjetrit, se ka vetëm një rrugë: Do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.Edi Rama dhe klika e tij kriminale nuk tremb më askënd. Evropa dhe bota e dinë dhe do ta dinë fare mirë, se ne këtu në këtë shesh, me qindra mijëra shqiptarë anembanë vendit, jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Europës, lufton për vlerat e Perëndimit.E sotmja është një marshim proteste, një marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin, kundër zgjedhjeve fallco, kundër zgjedhjeve të blera e të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë më zgjedhje fallco në Shqipëri, Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet fallco. Ne do të bashkohemi, ne do t’i japim mundësinë çdo vëllai e motre, socialist e demokrat, të vendosë me votën e tij dhe të saj, pa frikën e krimit, pa frikën e oligarkëve. Pa frikën e bandës kriminale në pushtet. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri tranzitore pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve shqiptare, me një kryeministër tranzitor, për të çliruar zgjedhjet, për të çliruar qeverisjen nga krimi.Rama ik!E sotmja nisi me të tjera dhunime. Masivisht, banditë me uniformë urdhëruan efektivët të shoqëronin qindra protestues në Fier, Shkodër, Lezhë, Durrës, këtu në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë. Policia e dhunuar nga krimi, nuk bën detyrat e saj. Krimi qeveris, policia e dhunuar nga krimi hesht dhe një tufë banditësh me kriminelë, kriminelë me uniformë, dhunojnë qytetarët.Por nuk ia

dolën dot të na ndalin! Ja ku jemi, gati për marshimin më historik të protestës. Do të jemi të gjithë bashkë në këtë marshim. Bëhuni gati të nisim marshimin tonë të shpresës, marshimin tonë të lirisë, marshimin tonë të demokracisë. Marshimin tonë kundër dhunës qeveritare, kundër krimit në pushtet dhe pushtetit të bërë njësh me krimin.Dy institucione që ju takojnë qytetarëve, janë sot pjesë e marshimit tonë. Qeveria e cila është e kapur nga krimi, ja ku jemi përballë.Cili është mesazhi juaj ta dëgjojë Shqipëria, ta dëgjojë bota! Të gjithë bashkë vëllezër dhe motra, opozita e bashkuar, të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, të gjithë partitë opozitare, dhe në krahun tonë artistët e Teatrit Kombëtar, pedagogët e universiteteve, elita e mendjes dhe shpirtit, drita e syve tanë, rinia shqiptare, studentët shqiptarë të bashkuar për arsimin europian. Njerëzit e larguar me të padrejtë nga administrata, dhe për fat të mirë shumë të tjerë akoma në administratë, që sot kanë thyer frikën dhe janë bashkë me ne në këtë marsh proteste.Frika po vdes, shpresa po ngjallet. Rama ik! Sipërmarrës, të papunë, profesionistë, intelektualë dhe pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah me njëri-tjetrin, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit.Itinerari i këtij marshimi proteste nis tani. Jemi sot, tani në këtë moment, para folesë së kryeministrit të bërë njish me krimin, kryeministrit ilegjitim, që i ka ditët dhe orët e numëruara. Ne do të lëvizim sëbashku në pesë pika që simbolizojnë institucionet që ju ka vjedhur krimi, shqiptarëve. Të gjithë bashkë, së pari drejt një institucioni që nuk garanton më ligj dhe drejtësi, por vetëm krim, vetëm shtypje dhe barabari. Marshimi ynë i parë do të nisë në drejtim të urës së madhe të Lanës, do të kthehet djathtas drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, me mesazhin se ne duam dhe do të kemi një polici të ligjit, dhe jo një polici të krimit. Pas kësaj, do të vazhdojmë drejt vendit që duhet të jetë dhe do të jetë, tempulli i demokracisë, por sot është foleja e krimit, drejt Kuvendit, me mesazhin tonë të qartë e të prerë, se nuk e njohim Kuvendin e krimit. Zgjedhjet e lira dhe të parakohshme, do t’i kthejnë shqiptarëve, Kuvendin e qytetarëve. Më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon sot një njeri që nuk e lidh asgjë me Kushtetutë e ligj dhe as me vlerat minimale të qënies njerëzore, por vetëm servilizmit të verbër, vetëm shërbimit pa kushte ndaj padronit që e ka emëruar, për ta turrur me dhunë e tërbim ndaj qytetarëve, drejt ministrisë së brendshme. Dhe së fundi, aty ku me të padrejtë mbahen vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Para se të nisemi për në stacionin tonë të parë të marshimit të protestës, le t’i japim edhe njëherë shqiptarëve kumtin e shpresës, kumtin e besimit, misionin tonë hyjnor, fitoren e betejës tonë: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!Të gjithë njëzëri: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Rama ik!


POLITIKE

6

E martë, 14 MAJ 2019

Deputetët gjermanë Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt: Palët të jenë të gatshme për kompromise

N

ë një deklaratë ekskluzive për DW dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU dënojnë dhunën në protestë në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmë në kapërcimin e krizës. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dënon dhunën. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte. Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë ekskluzivisht Deutsche Welle-s të hënën (13.05) pasdite në Berlin, të dy deputetët e këtyre dy partive simotra me Partinë Demokratike të Shqipërisë, i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës. DEKLARATA E PLOTË: “Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po

CDU/CSU: Qeveria e opozita të hyjnë në dialog urgjentisht

ndodh e kundërta. Ç’tensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën! Kërcënimi që i është

bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik. Qeveria

dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse

për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë. Opinioni i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë është vendimtar për Po-në gjermane për çeljen e negociatave. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n bëri të ditur se po i “vëzhgon me shqetësim të madh zhvillimet në Shqipëri”, e sidomos “kërcënimin ndaj drejtuesit të zyrës së OSBE-së në Shqipëri”. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bën thirrje organizatorëve të protestave që të heqin dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës. “E drejta e demonstrimit është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Dhuna, siç e pamë atë të shtunën e kaluar, është krejt e papranueshme”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndërkohë nga Shqipëria pritet të martën (14.05) në Berlin ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme për t’i bindur ata për ta mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave. Cakaj do të takohet edhe me ministrin e shtetit për Evropën Michael Roth (SPD).

Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan: Larg dhunës! Udhëheqësit politikë të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll

D

y eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i janë drejtuar me letër të hapur qytetarëve shqiptarë, ku u kërkojnë atyre se është koha e duhur për ti dërguar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike. Duke iu referuar protestës së 11 majit dy eurodeputetët thonë se pamjet e së shtunës së kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti. Fleckenstein dhe Kukan thonë se dhe vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton. Letër për qytetarët shqiptarë Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe

Eurodeputetët letër shqiptarëve: Tregojini botës se jeni të aftë të zgjidhni konfliktet

jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlerë të shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar

është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare të familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga

të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll. Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin në ngjarjet në vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton. Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Evropian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Për ketë arsye, e ndjejmë te nevojshme për t’ju drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë. Prandaj, kemi besim

dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptare dhe nga shoqëria civile që të punojmë së bashku për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët. Pamjet e së shtunës së kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti. Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare te shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit të saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe të jepni kontributin tuaj për të ndaluar dhunën. Është koha e duhur për ti dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptaret janë te afte për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”, theksojnë në letrën e tyre të përbashkët eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.


POLITIKE DEKLARATA

7

E martë, 14 MAJ 2019

OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën në protestat e opozitës Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ata gjithashtu i bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit që të tregojnë përmbajtje Drejtuesit e OSBE theksuan se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht

themelor i një shteti demokratik. Por institucionet e forta vendase – përfshirë, në mënyrë kritike, një parlament efektiv – janë gurët e themeli të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshëm. “Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog – dhe për këtë arsye çdo shans për të gjetur një bazë të përbashkët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Ambasadat e Italisë dhe Britanisë: Liderët e opozitës të dënojnë dhunën, policia të tregojë maturi

S

elitë diplomatike kanë dalë një deklaratë për mediat ku dënojnë dhunë e ushtruar me 11 maj 2019 nga ana e protestuesve kundrejt institucioneve, por edhe forcave të policisë. Ambasadat italiane dhe ajo britanike theksojnë se protestat duhet të jenë paqësore, ndërsa risollën në vëmendje se në protestën e 11 majit ku kishte dhe të plagosur. “E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore. Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike. Ambasada në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje. Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci. Së fundmi, Ambasada u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë”, thekson deklarata e përbashkët e selive diplomatike Italiane dhe Britanike në Shqipëri:

Selitë diplomatike në një zë kundër dhunës, Gjermania: Dialogu, i domosdoshëm Ambasada gjermane Ndërkohë një reagim do të shënohej vetëm pak minuta para nisjes së protestës së djeshme edhe nga ambasada gjermane në Shqipëri, e cila teksa theksoi se pamjet e dhunës ishin të papranueshme, u kërkoi krerëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, të dënojnë këto veprime. Nga ana tjetër, ambasada gjermane kishte dhe një apel për kren e Qeverisë Edi Rama të cilit i kujtoi se protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik. “Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj

QËNDRIMI I AMERIKANËVE

A

mbasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pak para nisjes së protestës së opozitës pasditen e djeshme. Në deklaratën për media, SHBA kërkon që opozita të mos ushtrojë dhunë, ndërsa nga Policia e Shtetit të tregojë

vetëpërmbajtje. “Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca

REAGIMI

Ambasada holandeze: Të gjithë aktorët të tregojnë përgjegjshmëri

Një tjetër reagim do të vinte shumë pak minuta para nisjes së protestës së djeshme nga ndërkombëtarët. Ambasada holandeze ka reaguar përmes një qëndrimi të mbajtur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” pak minuta para protestës, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje të gjithë aktorëve politikë. “Në pritje të protestës së lajmëruar nga opozita për sonte, ne ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje”, deklaroi dje ambasada holandeze.

njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë

forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën. Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e

domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv”, thuhet në deklaratën e djeshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri:

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit të tregojë vetëpërmbajtje dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim

Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje,

përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”, deklaroi dje Ambasada e SHBA-së.


POLITIKE

8

E martë, 14 MAJ 2019

“11 maji”, Alibeaj: Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili komandon operacionet e policisë kundër opozitës, largohet si hajdut nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Dhuna ndaj protestuesve, PD: Të merren të pandehur nga Lleshaj tek krimineli Baro N

ga foltorja e selisë blu, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kërkon jo vetëm shkarkimin e krerët të uniformave blu, por dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj Ministrit Sandër Lleshaj, Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtorit të Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj si dhe policitArben Baro, për dhunën shtazarake të ushtruar ndaj qytetarëve dhe opozitës në protestën e 11 majit. Ai deklaroi se Prokuroria duhet të nisë sa më parë hetimet për dhunimin e qytetarëve dhe për përdorimin e gazit, që sipas tij, kishte përmbajtje helmuese. Sipas Alibeajt, dhuna ndaj protestuesve ishte porosi e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë demokrati dënoi me ashpërsi të madhe dhunimin e sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapit, i cili u godit me shkopinj gome tek Kuvendi dhe që aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore. Po ashtu, Alibeaj bëri me dije se tashmë ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës. “Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën kriminale të policisë kundër protestuesve të shtunën dhe kundër sekretarit

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: Sahit Dollapi u dhunua nga kriminelë me uniformë

organizativ Sahit Dollapi. Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqësorë. Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit! Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi

të Edi Ramës. Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë. Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës. Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të

lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin. Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar”, deklaroi dje nga selia blu, ishdeputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

ISH-DEPUTETJA: NE SI PD E DËNOJMË DHUNËN, E DËNOJMË EDHE NËSE ËSHTË USHTRUAR DHUNË NDAJ POLICISË

Albana Vokshi: Sahit Dollapi u rrëmbye në protestë nga policia I

sh-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një intervistë për “Neës 24” ka komentuar protestën e së shtunës dhe atë të parashikuar për të ndodhur pasditen e djeshme nga opozita e bashkuar. Vokshi, u ndal gjerë e gjatë te dhuna e policisë ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Ajo tha se gjatë protestës ai jo vetëm u dhunua fizikisht nga policia, por edhe u rrëmbye. “Nuk di se cili institucion është djegur. Kryeministria është bërë thjesht me katran, nuk ka djegie. Ju e dini shumë mirë që nuk merr flakë ajo, nga protestues të zemëruar se i ka vajtur atje nuk mban më. Nëse

hidhet benzinë apo katran në derën e Kryeministrisë. Hajde flasim për definicionin e dhunës, është dhunë kur ndërhyn në

trashëgiminë kulturore në mënyrë antiligjore dhe e ti kthen sikur të jetë diskotekë, apo është dhunë kur arreston

dikë që vë flamurin e kuq para kryeministrisë. Ne si PD e dënojmë dhunën, e dënojmë edhe nëse është ushtruar dhunë ndaj policisë. Zoti Basha gjatë fjalimit i është drejtuar protestuesve që të mos prekin forcat e rendit. Kush është dhunuesi në këtë rast. Ka me qindra provokatorë, Edi Rama nuk duhet të provokojë, të çojë provokues brenda protestës. Zoti Dollapi është filmuar duke u dhunuar në mënyrë më barbare me urdhër politik të Lleshajt. Ka me qindra arsye për të protestuar. Si mundet kjo polici që në vend të mbrojë protestuesit të vihet përballë tyre. Kam qenë unë që ka pyetur ku është z. Sahit Dollapi, se fizikisht e kishin rrëmbyer.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe dje lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Ndërsa publikoi një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, në të cilën sipas tij, shfaqet Sahit Dollapi në përpjekje për të mbajtur rendin, e mbrojtur uniformat blu, Berisha u shpreh se ai u godit kafshërisht më pas nga kriminelë me uniformë me urdhër të Edvin Krimit. “Kjo video tregon Sait Dollapin para kryeministrise duke u perpjekur me guxim per te mbajtur rendin dhe se si goditet dhe torturohet kafsherisht me pas nga kriminele me uniforme me urdher te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!” –shkruan Berisha, bashkëngjitur videos ku shfaqet sekretari organizativ iPD-së, Sahit Dollapi. Forca të shumta policie rrethuan në protestën e 11 majit Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, i cili u qëllua me shkop gome nga policët, që e morën me forcë gjatë shoqërimit. Unë jam goditur nga policia dhe kam shkuar të pyes se ku është zoti Sahit Dollapi. Unë kam shkuar polic pas polici ku është zoti Sahit Dollapi. Në momentin ku i jam drejtuar si njeri, se isha e vetme. Duke i pyetur se ku e keni çuar z. Sahit Dollapin. Ata kanë urdhëruar që unë të largohem në mënyrë të dhunshme. A është dhunë kjo? Apo është dhuna simbolike e përdorur para dyerve të kryeministrisë. Edi Rama po kthen diktakturën. A është diktakturë të kthesh pushtetet në një dorë? “-u shpreh Vokshi.


POLITIKE

9

E martë, 14 MAJ 2019

ISH-DEPUTETI I LSI-SË: 11,500 NXËNËS MË PAK NË SHKOLLA KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË

Spahiu: Shqipëria po pakësohet me ritme të frikshme, fajtor vetë Qeveria I

sh-anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Përparim Spahiu denoncoi këtë të hënë shifrat e frikshme të braktisjes së bankave të shkollave nga të rinjtë shqiptarë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu vëren se janë afro 11,500 nxënës më pak që janë ulur në bankat e shkollës, shifër kjo e krahasuar nga një vit më parë. Sipas tij, Shqipëria po pakësohet me ritme të frikshme ku emigracioni, por dhe ulja e lindshmërisë po bëjnë që çdo vit të ngelemi më pak. Papunësia, thotë Spahiu, por dhe mungesa e besimit për një të ardhme më të mirë, ka bërë që çdo familje të mendojë të largohet ku të mundet. Ndaj nisur nga këto arsye, ish-deputeti i LSI-së deklaron se protesta është shumë pak për qeverinë më të korruptuar në rajon. “11,500 nxënës më pak janë ulur

në bankat e shkollës krahasuar me një vit më parë. Shqipëria po pakësohet me ritme të frikshme ku emigracioni por dhe ulja e lindshmërisë po bëjnë që çdo vit të ngelemi më pak. Nuk është zgjidhje pagesa e një shume parash (edhe me këtë kjo qeveri ka mashtruar) për çdo lindje, por politika reale afatmesëm, por dhe afatgjatë ekonomike për të mundësuar punësim dhe kthimin e besimit se në Shqipëri mund të jetohet. Shqiptarët largohen jo nga pamundësia e një jete luksi, por nga pamundësia e një jetese minimale në vendin e tyre. Papunësia, por dhe mungesa e besimit për një të ardhme më të mirë, ka bërë që çdo familje të mendojë të largohet ku të mundet. Protesta është shumë pak për qeverinë më të korruptuar në rajon, qeverinë qe mendon vetëm për një grusht njerëzish!”, tha dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSIsë, Përparim Spahiu.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Ky sharlatan kryeministër që tallet me varfërinë e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë

Braimllari: Shqiptarët kanë vetëm një mision, të shporrim Edi Ramën! S

ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e LSI-së, u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në orën 18:30 para Kryeministrisë. Braimllari deklaroi se shqiptarët kanë sot misionin kombëtar për të larguar kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, sot Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Duke e cilësuar situatën në vend si alarmante, për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve që kërkojnë standarde demokratike, Braimllari u shpreh se sot qytetarët kanë një mision kombëtar. Në këtë kontekst, ish-deputeti i LSI-së deklaroi se ky sharlatan kryeministër që tallet me varfërinë e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Në vijim ai tha se tashmë nuk ka asnjë kompromis, populli e ka marrë vendimin e tij. “Të nderuar qytetarë! Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje

NËNKRYETARI I LSI

Vasili tregon pamjet kur Rama “dogji” Kryeministrinë: Mashtrues ordiner

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur përmes një videoje të postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, pretendimeve të kryeministrit Edi Rama i cili në konferencën e tij për mediat u shpreh se në protestën e opozitës që drejtohej nga ai vetë në 21 janar të 2011-ës, nuk është ushtruar asnjë dhunë jo vetëm ndaj policëve, por nuk ka pasur asnjë djegie nga protestuesit e dhunshëm të opozitës atë ditë. Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Vasili në videon e publikuar prej tij tregon kur në vitin 2011, Edi Rama si opozitar ”dogji” Kryeministrinë. Duke iu referuar asaj se çfarë ka ndodhur përpara Kryeministrisë në 21 janar, Vasili shprehet se protestuesit e Ramës gjakosnin policinë dhe digjej palma dekorative. “Gënjeshtari Edi Rama dhe palma që digjej në 21 Janar (VIDEO). Dje Edi Rama gënjeshtari më i madh i këtij vendi deklaroi pa u skuqur fare: “Më detyron tu kujtoj se kjo godinë(kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me zjarr”. Shiheni videon, se çfarë ka ndodhur përpara Kryeministrisë në 21 Janar, se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfarë gënjeshtari ordiner qeveris Shqipërinë”, tha ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në reagimin e tij.

ISH-DEPUTETI I LSI

Panariti: Dënohesh 10 vjet për spërkatje të perimeve, por jo për hedhje gazi mbi njerëzit

nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama. Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën. Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal! Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më

parë. Nuk ka asnjë kompromis. Populli e ka marrë vendimin e tij. Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017. Sot, nesër është vonë!”, deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti ka reaguar me një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” pas hedhjes pa limit të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës. Sipas ish-deputetit, Kodi Penal të dënon me 10 vjet burg për spërkatje të perimeve, por jo për spërkatje të njerëzve me gaz lotsjellës. “Kodi Penal që të ndëshkon me dhjetë vite për spërkatje perimesh, por jo për spërkatje të njerëzve! Dhjetë vite burg me Kodin e ri Penal, për përdoruesit e stimulantëve bimorë në bujqësi, të cilat janë asgjë për nga rreziku në krahasim me toksicitetin e gazit helmues të përdorur mbi njerëzit. Por për këto Kodi Penal i mbyll sytë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishdeputeti i LSI-së, Edmond Panariti.


POLITIKE

10

E martë, 14 MAJ 2019

Kreu i PR-së: Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj – ka shumë autoritete

P

ër Fatmir Mediun, Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit, pasi nuk ka zbatuar asnjë pikë nga ajo që ai quan “kontratë me qytetarët”. Sipas kreut të Partisë Republikane në tv. A2, palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt një zgjidhje të përkohshme, por edhe afatgjatë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e problemeve të tilla dhe përshkallëzimi deri në konflikt. “Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu. Në vijim, kreu i republikanëve do të shkonte dhe më tej duke thënë se cilët mund të jenë këta përfaqësues nga ana e shumicës dhe opozitës. “Po ju them disa emra: Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra, ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me

Mediu: Emrat që mund të jenë pjesë e Qeverisë tranzitore KANDIDATI I PS-së

Vendoret/ Pjerin Ndreu “braktis” Parlamentin për Lezhën

njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale, që nuk kanë lidhje apo interesa qoftë nga pikëpamja ekonomike, qoftë kriminale”, thotë Mediu.

Kreu i Partisë Republikane tregon edhe mbi atë që pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës. “Do të jetë një marshim kundër dhunës së Qeverisë. Nuk duhet konceptuar vetëm si dhuna që ndodhi me Sahit Dollapin apo ndaj protestuesve të tjerë. Dhunë do të thotë që t’i ngushtosh liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunë do të

thotë që shteti të kontrollojë të gjithë burimet ekonomike për interesa korruptive, dhunë do të thotë që të bashkëpunosh me krimin dhe trafikun e drogës në kurriz të qytetarëve, dhunë do të thotë që policia të bashkëpunojë me krimin, ta kthesh Parlamentin në një ambient qesharak dhe të pavlefshëm”, u shpreh dje kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

AUDRY GLOVER RIKTHEHET NË SHQIPËRI PËR VENDORET E 2018-ës NË KULMIN E KRIZËS POLITIKE

A

udry Glover rikthehet në Shqipëri si krye vëzhguese e zgjedhjeve. Burime diplomatike konfirmuan për A2 CNN se ambasadorja e OSBE-së është caktuar për të drejtuar misionin vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit. Audry Glover është një emër jo pak i njohur në politikën shqiptare, ndërsa nuk u prit mirë ricaktimi i saj në vitin 2009 nga qeveria “Berisha” për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kjo pasi ishte po Glover, e cila hartoi raportin kritik të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996, të organizuara po nga mazhoranca e kryesuar nga Sali Berisha, asokohe president i Republikës. Zgjedhjet nuk u njohën nga socialistët, ndërkohë që vetëm një vit më pas vijnë trazirat e 1997-ës edhe për shkak të rënies së skemave piramidale. Rotacioni i pushtetit vjen në qershor të 97-ës, pasi në vend ishte krijuar qeveria e pajtimit kombëtar e kryeministrit

Ambasadorja e OSBE-së do të drejtojë misionin vëzhgues për zgjedhjet

socialist Bashkim Fino. Por çfarë ndodhi në 2009-ën. Glover në krye të misionit të ODIHR vëzhgoi praktikisht zgjedhjet më të mira që ka pasur vendi në

periudhën e tranzicionit shqiptar. Të mësuar në të shkuarën me shprehjen se zgjedhjet ishin një hap para drejt standardeve ndërkombëtare, për zgjedhjet

e 28 qershorit 2009, në raportin final “OSBE/ODIHR vlerësoi përputhjen e procesit zgjedhor me angazhimet ndaj OSBE-së, me standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin vendas”. “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore”, thuhet në raport. Madje sipas OSBE-ODIHR, Shqipëria atë vit kishte potencial për zgjedhje edhe më të mira, teksa shprehet se, “Edhe pse përmbushën

Pjerin Ndreu është i pari kandidat për kryetar bashkie që dorëzon mandatin e deputetit. Përmes një shkrese zyrtare dorëzuar dje në Kuvend, kandidati për bashkinë e Lezhës nuk do të jetë më deputet nga dita e djeshme, pasi ligji nuk lejon mbajtjen e dy detyrave zyrtare si deputet dhe kryetar bashkie njëherazi. Por në orët e fundit, përpara mbylljes së afatit për regjistrimin e kandidateve në KQZ, Ndreu nuk do të jetë i vetmi. Të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe Rakip Suli për Kamzën, Flamur Golemi për Gjirokastrën, Ilir Xhakolli për Pogradecin dhe Nuri Belbaj për Përrenjasin. shumicën e angazhimeve ndaj OSBE-së, këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike. Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet gjithashtu, në një masë të madhe, nga angazhimi i të gjitha partive politike shqiptare për të respektuar ligjin dhe qëllimin e tij në detajin më të vogël, si dhe për t’i përmbushur detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme me synim ruajtjen e integritetit të procesit”, do të shprehej Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të organizuara nga qeveria e kryeministrit Beris, i kryesuar nga Audry Glover. Ajo rikthehet në Shqipëri për vendoret e 2018-ës në kulmin e krizës politike, ndërsa opozita demokrate kërcënon se zgjedhje nuk do të ketë.


FORUM KOMENT Nga Ditmir Bushati

S

erbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i për ket subjektivitetit juridikondërkombëtar. Çdo proces, që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket demarkimit të kufijve (siç ishte rasti me Malin e Zi), mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet të njohin njëra-tjetrën dhe të pranojnë që të zbatojnë disa rregulla detyruese të së drejtës ndërkombëtare. “Mjedisi i lirisë”, siç e përkufizonte Dean Acheson situatën e krijuar nga rendi i ri ndërkombëtar bazuar në vlerat e demokracisë liberale dhe respektin për pakicat është më i sfiduar se kurrë. Kriza e besimit po shfaq simptomat e saj me krizën ndaj multilateralizmit që po shoqërohet nga trysnia ndaj vlerave të demokracisë liberale, universalizimit të të drejtave të njeriut dhe banalizimi i gjuhës së urrejtjes. Mjedisi i sigurisë është gjithashtu i brishtë, saqë është gjithnjë e më e vështirë të planifikosh zgjidhje mbi bazën e parimeve të gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo situatë ka ndikimin e vet edhe në këtë kënd të Evropës, ku jemi ende larg pajtimit të mirëfilltë mes popujve e të menduarit bashkërisht për të ardh-

men. E kaluara jo e largët e konflikteve politike, e kombinuar me mungesën e kulturës së shtetndërtimit demokratik dhe me një hendek të madh zhvillimor nga pjesa tjetër e Evropës vë përballë sfidave të pazakonta shoqëritë tona. Në Ballkanin Perëndimor kemi tri lloj mosmarrëveshjesh, të cilat nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është për shembull rasti i Shqipërisë me Greqinë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia ka vendosur një ligj luftë ndaj Shqipërisë, ligj që prodhon efekte edhe sot pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Të dyja vendet po trajtojnë në një paketë çështje që burojnë që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot. Natyra e dytë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë, siç është për shembull rasti i Sllovenisë dhe Kroacisë; Kroacisë dhe Malit të Zi; Bosnjës dhe Serbisë; Kroacisë dhe Bosnjës, që kryesisht kanë lidhje me çështje kufitare dhe trajtimin e pasojave të luftës. Natyra e tretë e mosmarrëveshjeve ka lidhje me subjektivitetin juridiko-ndërko-

ANALIZË Nga Desada Metaj

I

zbehtë, i stërzgjatur dhe përsëritës, me imagjinatë të kufizuar dhe fjalorin e kufizuar si të një militanti socialist, Edi Rama u shfaq sot, një ditë pas protestës së opozitës, duke kërkuar që së paku ta besojnë dhe ta mbështesin votuesit e tij besnikë. Ndërsa kundërshtarët politikë gëzojnë sa herë kryeministri i “rilindjes” shfaqet me taborrin e dobësive të tij në të tilla konferenca, ndërsa mbështetësit e tij e mëshirojnë dhe i përkthejnë dobësitë e tij si shprehje të qytetarisë, Edi Rama vijon të bëjë atë që më së miri ka zhvilluar këto vitet e fundit: të përçajë dhe polarizojë në skaje, duke e çuar ndarjen politike dhe krahinore të shqiptarëve në nivelet e vitit famëkeq 97. 22 vjet më vonë, për të arritur këtë përcarje, nuk ka nevojë as të hapësh depot dhe as të armatosësh njerëzit. Në një vend që varfërohet çdo ditë, ku skandalet qeveritare miliona euroshë zhvlerësohen dhe harrohen në pak ditë, ku drejtuesit e prokurorisë nuk druhen fare të shfaqen publikisht si vartës të Kryeministrit, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese

dhe kriminelët janë në garë force me njëri-tjetrin nuk është fare e vështirë t’i hedhësh benzinë zjarrit të dasive shoqërore e politike, të cilat djegin e dëmtojnë më shumë shishet molotov të opozitës apo gazi i Lleshit. Në këtë shoqëri të ndarë, mes qytetarëve të acaruar me papërgjegjshmërinë, padrejtësitë dhe propagandën e qeverisë dhe atyre të tjerëve që duan të ruajnë vendin e punës dhe privilegjet e vogla të pushtetit, Kryeministri ka zgjedhur të jetë në anën e këtyre të fundit. Këta ai i shpalli sot si shoqëria që nuk do dhunën, si qytetarë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, përballë pjesës tjetër, e cila për shkak se proteston përballë zyrës së tij, nuk është gjë tjetër veçse një turmë vandale, që meriton gazin lotsjellës dhe që duhet të luftojë, siç thotë ai, për karriget e Lulit dhe Monës. Me këtë mënyrë djallëzore, Edi Rama po përpiqet që pakënaqësinë popullore ndaj tij ta kanalizojë në lumin e dhunës dhe antiqytetarisë, duke rritur hendekun, inatin dhe përplasjet mes atyre që nuk u është prekur (ende) interesi nga qeveris-

11 E martë, 14 MAJ 2019

Që hartografët të mos bëjnë historinë! mbëtar, siç është rasti i Kosovës apo funksionaliteti i Bosnjë- Hercegovinës. Henry Kissinger, në librin e tij “Rendi Botëror” shpjegon se nuk duhet të ngatërrojmë dijen me përmbytjet informative e për më tepër me urtësinë. Dija kërkon fakte të verifikueshme që vijnë nga shembujt e praktikës. Urtësia kërkon eksperiencë dhe gjykim të kthjellët. Këshilla e Kissingerit na ndihmon për t’i dhënë përgjigje edhe spekulimit për të barazuar mosmarrëveshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë me ato mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Protokolli i Firences i 1925, i nënshkruar mes të dy vendeve nën garancinë e Fuqive të Mëdha të kohës përcakton pikën e nisjes se ku dhe se si palët mund të fillojnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit (UNCLOS), e cila përcakton qartë metodat që palët zgjedhin për të kryer këtë proces. Kombinimi i këtyre metodave prodhon rezulta-

tin final në praktikë. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsideruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Serbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Çdo proces, që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket demarkimit të kufijve (siç ishte rasti me Malin e Zi), mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet të njohin njëra-tjetrën dhe të pranojnë që të zbatojnë disa rregulla detyruese të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj është e rëndësishme që kur analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet, duhet të kemi parasysh faktet e mirënjohura në aspektin historik dhe ato që na ofron e drejta ndërkombëtare. Ndryshe nga sa më sipër, shoqërive tona gjatë vitit të fundit iu parashtruan idetë e hartografëve të shekullit XIX si “çelës magjik” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këto ide alar-

muan thuajse të gjitha vendet e rajonit, udhëheqësit e të cilit vizituan menjëherë Berlinin për të shprehur pasigurinë nga pasojat që mund të sillte zbatimi i një projekti të tillë në praktikë. Është kjo arsyeja pse formati i nismës së fundit gjermano-franceze përfshiu në një takim të nivelit të lartë të gjitha vendet që lindën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, plus Shqipërinë. Për pasojë, fokusi i takimit nuk ishte as procesi i zgjerimit në BE e as ecuria e agjendës zhvillimore të përvijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, por siguria dhe stabiliteti rajonal. Si për rastësi, ky takim u zhvillua në të njëjtën javë teksa 10 vendet e ish- bllokut komunist kremtuan 15-vjetorin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi i tyre në BE simbolizon “takimin e historisë me gjeografinë” duke shënuar një arritje strategjike për procesin e papërfunduar të ribashkimit të kontinentit. Ndërsa mesazhi kryesor i takimit të Berlinit ishte pikërisht e kundërta e kësaj: që hartografët të mos përcaktojnë kursin e historisë. “Koha Ditore”

Edi Rama në ‘fejsbukin’ përçmues të historisë ja dhe të tjerëve që u ka shkuar thika në palcë dhe që di dje, edhe sot e nesër do dalin të protestojnë sërish edhe më të mllefosur nga gjuha përçarëse e Kryeministrit. Është ky njeriu që kur erdhi në pushtet e shpalli veten udhëheqësin e ri, ndryshe, të gatshëm të lëshonte pushtet për të ndërtuar shtet, i cili në dëshirat e tij të fshehta ëndërronte të udhëhiqte të gjithë kombin e bashkuar dhe si i tillë të zinte vend në tryezat e udhëheqësve globalë që diskutojnë probleme mbarëbotërore. Ky njeri tashmë ja ka dalë të përçajë kombin dhe të polarizojë skajshëm një shoqëri të keqndërtuar dhe keqmësuar përgjatë një epoke të errët komuniste dhe tranzicioni pa fund. Me këtë sjellje politike, me etiketimin përqeshës “fejsbuki” për veriorët, Kryeministri i Shqipërisë u soll sot si shefi lokal i ndonjë dege periferike të PS, duke treguar përçmim për ata që që nuk flasin shqipen e detyrueshme të partisë së

dikurshme mëmë dhe nuk kanë “rafinimin” e elitës së pasuruar me djersën dhe vuajtjet e popullit. I mbyllur në zyrat dhe sallonet e rezervuara për qeveritarët, Edi Rama përdor ende sistem referimi të keqen e të shkuarës, duke krahasuar çdo protestë të opozitës së sotme me 21 janarin 2011. Thuajse 7 vjet në pushtet, ai ende nuk ka mundur të prodhojë, madje as të sajojë ndonjë ngjarje më entuziaste apo vepër të dobishme, të cilën ta përdorë si krahasim pozitiv sa herë opozita shkel vijën e kuqe përballë zyrës së tij në Kryeministri. Sistemi i krahasimit me ditën më të keqe të kundërshtarit, tregon dështimin e një qeverisje që s’ka prodhuar asgjë me të cilën të mburret në ditën e saj të përballjes me revoltën e të pakënaqurve. Sot, Edi Rama mund të dukej në ditën e tij jo të mirë, mund të ketë shfaqur dobësitë njerëzore dhe politike që dhe paraardhësit e tij

nuk i kanë fshehur dot, por as në këtë ditë ai nuk arriti dot të fshehë përbuzjen për ata që protestojnë ndaj tij—për qytetarët që nuk e kanë votuar, nuk e kanë dashur e ndoshta dhe për ata që gjatë rrugës kanë kuptuar se të shkruash, flasësh apo pikturosh (bukur) nuk të mbron dot nga ndikimi i Ndokës, Gjushit apo banditëve që të janë bërë bashkëpunëtorë tê afërt. Një politikan që ka 21 vjet në politikë dhe një Kryeministër që do të qëndrojë gjatë në majë, duhet ta kishte mësuar se njerëzit falin e justifikojnë shumë gjëra, edhe varfërinë, por jo përçmimin dhe trajtimin si njerëz pa vlerë. Komentuesit që ankohen në “fejsbukin” e tij janë njerëz të vërtetë dhe përçmimi e shpërfillja ndaj halleve të vërteta të tyre i ka çuar ata tek dera e zyrës së tij dhe shpejt ata mund ta nxjerrin që andej. Ajo ditë do të jetë çasti kur historia do ta fillojë ta përçmojë përgjithmonë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 14 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13 E martë, 14 MAJ 2019

Rita Ora sërish në mesin e të rinjve më të pasur në Britani Rita Ora është sërish ndër yjet që po fiton më së shumti në Britani. Rita Ora ka zënë kopertinat kryesore të lajmeve në Zivcër, gazeta zvicerane 20 min.ch i referohet asaj britanike “Sunday Times” për pasurinë e këngëtares Rita Ora. Sipas këtij shkrimi, bëhet e ditur se Rita Ora është renditur në mesin e dhjetë më të pasurve të rinj në Britani të Madhe. Bëhet e ditur se kjo këngëtare numëron mbi 20 milion funta. Rita Ora përpos suksesit në muzikë, ajo është angazhuar edhe në filma, kampanja të modës dhe kampanja të bamirësisë.

Maluma puth të ëmën në buzë. Po çfarë mendojnë fansat e tij? Këngëtari i njohur i hiteve “Felices los 4”, “Corazon” etj, Maluma, ka uruar së fundmi të ëmën, në profilin e tij në Instagram, me rastin e festës së nënës. Mirëpo, çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë fotoja e tij duke e puthur në buzë mamanë, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit. Disa prej tyre e kanë quajtur të panevojshëm veprimin e tij për të shprehur dashurinë ndaj të ëmës, ndërsa të tjerë kanë rrëfyer në komente se s’do ta bënin kurrë një veprim të tillë me prindërit apo me vetë fëmijët e tyre. “Po mendoj nëse fotoja e parë ishte e vetmja që publikuan, apo bënë shumë derisa t’i pëlqente?” “Rallë një nënë e puth fëmijën në buzë. Kur janë të vegjël të gjitha nënat i puthin fëmijët, por besoj se deri në një moshë të caktuar. Kjo puthje është e ekzagjeruar, duket e çuditshme. Më mirë

mbajeni private që putheni kështu sepse sigurisht që do të ketë pasoja duke qenë se je figurë publike. Sigurisht çdokush bën atë që do, por

edhe njerëzit japin mendimin që duan.” “Uau, në Kolumbi puthin prindërit në buzë?”janë disa prej komenteve në foto.

“The Jonas Brothers” rikthehen pas 10 viteve në skenën e “Saturday Night Live” Anëtarët e grupit “The Jonas Brothers” janë rikthyer pas dhjetë vitesh në skenën e Saturday Night Live. Ata kanë kënduar hitet e tyre “Sucker dhe “Cool”, përfshirë edhe hitin e dikurshëm “Burnin up”. Vëllezërit Jonas bënë një kthim triumfues në skenën e “Saturday Night Live” këtë fundjavë, pas më shumë se një dekade. Nick, Joe, dhe Kevin, mahnitën me performancën e tyre në skenë. Joe, Nick dhe Kevin u shfaqën më parë në këtë shfaqje në shkurt të viti 2009 bashkë me Alec Baldwin dhe kënduan projektin e tyre “Video Girl” dhe “Tonight”. Këtë herë, Nick, Joe dhe Kevin nuk ishin vetëm, të dashurat e tyre po i shoqëronin ata në prapaskenë, për t’i mbështetur në rikthimin e tyre pas një kohe të gjatë.

Martohet ish-bashkëshorti i Meghan, Trevelor Engelson Trevor Engelson, i cili ishte i martuar me aktoren Meghan Markle për dy vite, është martuar të shtunën në Kaliforni me Tracey Kurland. Ish-bashkëshorti i dukeshës së Susexxit, producenti Engelson e ka kurorëzuar dashurinë me martesë dhe tashmë pamjet kanë rrjedhur në rrjetet sociale. “Nuk mund të ishte më ndryshe se një dasmë. Ishte kënaqësi dhe absolutisht bukur. Gjithkush po merrte kohën më të mirë, veçanërisht Trevor dhe Tracey”, ka thënë një burim. Meghan dhe Trevor u martuan në shtator të vitit 2011 pasi njiheshin për shtatë vite, kurse u ndanë në verën e vitit 2013 dhe u divorcuan zyrtarisht një vit më vonë. Nga ana tjetër, Markle në vitin e kaluar u martua me princin Harry, ndërsa javën që lamë pas u bënë prindër për herë të parë.

Tayna ndan me fansat pasionin e saj mbi librat Reperja nga Kosova , Tayna është kthyer tashmë në emrin më të komentuar në rrjet. Ajo ka korrur sukses të menjëhershëm që pas daljes së saj të parë në publik. Tayna shpesh herë ndan me fansat foto nga koncertet, projektet e radhës apo edhe nga përditshmëria. Së fundmi, me anë të një ‘ Instastory’, Tayna ka ndarë me fansat pasionin e saj ndaj leximit. Ajo shkruan: “Bleva disa të tjerë”. Mesa duket reperia është shumë e pasionuar mbas leximit dhe se ka krijuar bibliotekën e saj personale.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

12

E martë, 14 MAJ 2019

Nga rekomandimet e Këshillit të Ministrave, të dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme theksohet se prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

K

ryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku u takua të hënën me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas takimit të dielën me kreun e qeverisë, Edi Rama. Pjesë e diskutimeve mes tyre ishte lufta kundër korrupsionit dhe krimet të organizuar. Gjithashtu Gjonaj dhe Marku vunë theksin tek përshpejtimi i proceduarave hetimore nga ana e prokurorëve, sidomos për këto fusha, ku vonesat shkaktojnë probleme të tjera. Ministrja e Drejtësisë i kërkoi kryeprokurores që të punojë më fort në këto çështje, teksa shtoi se faktori kohë në përmbylljen të çështjeve është shumë i rëndësishëm. Nga rekomandimet e Këshillit të Ministrave, të dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Nevojitet një përpjekje më e madhe nga prokurorët për të mbyllur më shpejt proceset hetimore në mënyrë të pavarur. Vështirësitë që has organi i akuzës janë në një fazë të avancuar. Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit. Rekomandimet kanë për qëllim parandalimin për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qeveria do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019. Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e

Krimi dhe korrupsioni, GjonajMarkut: Punoni më fort KRITIKA “Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e Prokurorisë gjatë 2018. Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit”.

UDHËZIME

“Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti”.

një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale”, theksoi

LIBRAZHD

Grabitja, policia identifikon autorët

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës së Skënder Xhanit 55-vjeç në datë 7 maj. Policia njofton se pas provave të grumbulluara janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar, 15, 19 dhe 29-vjeç, të tre banues në Librazhd. Për arsye hetimore nuk publikohen gjeneralitetet e tyre. Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesën e Xhanit duke marrë një sasi parash që sipas burimeve është 1.5 mln lekë dhe disa bizhuteri. Biznesmeni Skënder Xhani në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka qenë në shtëpi. Kjo është grabitja e dytë që regjistrohet në Librazhd brenda pak ditëve, pasi u vodh edhe banesa e mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi.

Gjonaj. Nga ana tjetër, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku u kërkoi drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për

VLORË Romarjo Aliraj ishte shënjestër e një atentat të dielën. Ai ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë. Romarjo Aliraj u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai është personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar më parë për mashtrim dhe drogë, pasi është arrestuar me kanabis. Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat por fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

luftën ndaj korrupsionit në 2019. “Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në

zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti”. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e Prokurorisë gjatë 2018. Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.

Pas burgut shpërndante pica, atentat të riut


SOCIALE

14

E martë, 14 MAJ 2019

MINISTRIA

EKSPERTËT

Helmimi i banorëve të Bulqizës, tjetër analizë A

fro një javë nga helmimi i 120 banorëve të qytetit të Bulqizës, mbetet ende mister shkaku i helmimit të tyre. Ekspertët e Shëndetit Publik, dyshimet e para i hodhën për ujin e pijshëm, por analizat për ndotjen bakteriologjike dolën negative, ashtu si përgjigjia për metalet. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se ndotja e ujit në dy pika të qytetit ka sjellë këtë situatë. “Analizat e para dolën të pastra nga qendra e qytetit, të dytat dolën me ndotje mikrobiologjike, ndërsa ato të 10

Majit rezultojnë të pastra. Unë mendoj se ka ardhur nga ndotja e ujit në dy pikat kryesore, në një market dhe pastiçeri në lagjen e vjetër dhe të re të Bulqizës”, thotë specialisti i ISHP Arben Luzati. Pas dy rasteve të reja të paraqitura në spitalin rajonal të Bulqizës, ekspertët e Shëndetit Publik po kryejnë analiza të tjera për të gjetur shkakun e helmimit të banorëve. Instituti i Shëndetit Publik, vazhdon të rekomandojë që banorët e Bulqizës të mos e përdorin ujin e pijshëm deri në daljen e rezultateve përfundimtare.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, tha se gjatë vitit 2018 në këtë qendër janë certifikuar 2800 kursantë dhe për periudhën janar-prill 2019 janë certifikuar 600 kursantë

Denaj: Kurset profesionale, të orientuara drejt tregut të punës

Të gjitha gratë dhe vajzat mund të kryejnë falas kontrollin periodik të gjirit, gjatë gjithë vitit në poliklinikat dhe spitalet publike. Nga 1 janari 3248 gra kanë kryer mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet e vendit. “Një nga investimet më të rëndësishme për shëndetin e gruas është ofrimi i shërbimit të mamografisë falas afër vendbanimit. E kemi mundësuar këtë me investimet në spitalet rajonale, të cilët kanë sot 5 mamografë të rinj por edhe me mamografët e lëvizshëm”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Falë mamografëve të lëvizshëm 810 gra kanë marrë shërbimin afër vendbanimit të tyre në vetëm 3 muajt e parë të 2019-ës.

POLITIKA “Kjo është dhe politika e qeverisë shqiptare, që të mundësojë një kualifikim, i cili në katër muaj realizon përshtatshmërinë e teorisë dhe praktikës në baza të harmonizuara dhe në marrëveshje me biznesin, i cili ka mundësi që të shikojë dhe eksperiencën e tyre përpara se sa t’i punësojë”.

P

olitikat e qeverisë përsa i përket trajnimit profesional synojnë kualifikimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e mundësive për depërtimin në tregun e punës të punëkërkuesve që ndjekin kurset e trajnimit profesional, të cilat zhvillohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin, në bashkëpunim të ngushtë edhe me zyrat e Punës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vizitoi Qendrën e Formimit Profesional nr. 4 në Tiranë, ku u njoh nga afër me proceset trajnuese në kurse të ndryshme që zhvillohen në këtë qendër, pjesë e të cilave janë dhe kurset “Start Smart”. Ministrja vuri në dukje faktin se kjo qendër ofron 47 kurse profesionale në fusha si elektronikë, mekanikë, IT, grafik dizajn, etj, të cilat përbëjnë dhe nevojat e tregut të punës sot dhe shprehu besimin se me shkollimin profesional integrimi në tregun e punës është më i garantuar. “Kjo është dhe politika e qeverisë shqiptare, që të mundësojë një kualifikim, i cili në katër muaj realizon përshtatshmërinë e teorisë dhe praktikës në baza të harmonizuara dhe në marrëveshje me biznesin, i cili ka mundësi që të shikojë dhe eksperiencën e tyre përpara se sa t’i punësojë”, u shpreh Ministrja. Përsa i përket kurseve “Start Smart”, të cilat kanë filluar në nëntor të vitit 2018 me ndihmën e GIZ, Ministrja tha se ato synojnë të organizojnë një qasje më të mirë të punëkërkuesve në profilet e tyre të punës në të ardhmen dhe objektivi është që të trajnohen rreth 20 mijë punërkues. “Ka një bashkëpunim me zyrat e Punës dhe me qendrat e formimit, në mënyrë që të përshtaten sa më mirë nevojat me dijen dhe me tregun e punës. Objektivi ynë është trajnimi i 20 mijë punëkërkuesve, pothuajse 1/3 e fuqisë punëtore, e cila është në kërkim të punës në të gjithë

3248 gra kanë kryer mamografinë falas

KURSANTË “Qendra e Formimit Profesional nr. 4 frekuentohet në ditë nga 850 kursantë, të cilët marrin formim profesional sipas grupeve të veçantë. Gjatë vitit 2018 në këtë qendër janë certifikuar 2800 kursantë dhe për periudhën janar-prill 2019 janë certifikuar 600 kursantë”. Shqipërinë, sepse kudo ku kemi zyra të Punës ne kemi dhe ofrim të programit “Start Smart””,- u shpreh Ministrja. Denaj vlerësoi ndërmjetësimin që zyrat e Punës kanë bërë për të përshtatur marrëdhënien me biznesin në rajonet ku operojnë dhe tha se kjo praktikë duhet të vazhdojë të intensifikohet, në mënyrë që depërtimi në tregun e punës të arrihet në masën 90 % që në vitin e parë, për personat që ndjekin trajnimet dhe shkollimin profesional. Megjithatë, Ministrja Denaj

vuri theksin në nevojën për të forcuar marrëdhëniet me institucionet shtetërore publike, në mënyrë punësimi të jetë i drejtpërdrejtë për kursantë që dalin nga kurset profesionale, si ato të mësuesisë, për sa kohë dalin nga kurse të prodhuara nga kurrikula të rishikuara. Qendra e Formimit Profesional nr. 4 frekuentohet në ditë nga 850 kursantë, të cilët marrin formim profesional sipas grupeve të veçantë. Gjatë vitit 2018 në këtë qendër janë certifikuar 2800 kursantë dhe për

periudhën janar-prill 2019 janë certifikuar 600 kursantë. “Kjo është dhe politika e qeverisë shqiptare, që të mundësojë një kualifikim, i cili në katër muaj realizon përshtatshmërinë e teorisë dhe praktikës në baza të harmonizuara dhe në marrëveshje me biznesin, i cili ka mundësi që të shikojë dhe eksperiencën e tyre përpara se sa t’i punësojë”, u shpreh Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj.


AKTUALITET

15

E martë, 14 MAJ 2019

NDERIME

Trupi i pajetë i “Dëshmorit të Atdheut”, do të mbërrijë të mërkurën në Aeroportin “Nënë Tereza”. Homazhet do të zhvillohen ditën e enjte në hollin e Pallatit të Kongreseve

N

ë nder të major Klodian Tanushit, në grupbatalionin e NATO-s në bazën Adazi në Letoni, ku shërben kontingjenti shqiptar, u mbajt një ceremoni nderimi. Majori humbi jetën nga shpërthimi i një mine, që i mori jetën edhe “Dëshmorit të Atdheut” , Zarife Hasanajt. Mësohet se trupi i pajetë i “Dëshmorit të Atdheut”, do të mbërrijë të mërkurën në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga familja dhe nga trupa ushtarake. Homazhet në nder të major Tanushit, do të zhvillohen ditën e enjte në hollin e Pallatit të Kongreseve. Për familjen e majorit, të afërmit tregojnë se ushtria ka qenë një traditë. “Ka qenë edhe i ati ushtarak, oficer ka qenë. Ky ka mbaruar shkollën tek Akademia Skënderbe, ka qenë drejtues në repartin e Gërdecit”, tregon Mehmet Çuka, daja i Majorit Klodian Tanushi. Lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre, familjarët e mësuan nga mediat dhe janë në pritje të ardhjes së trupit. Për ndarjen nga jeta të majorit, ka reaguar edhe prezenca e NATO-s në Letoni, ku major ishte në detyrë. “Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. “Dëshmorja e Atdheut” Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, jetonin të dy në zonën e Freskut në kryeqytet. Në bazën e NATO-s në Letoni, flamuri shqiptarë është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë në Shqipëri, lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” do ti jepet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Major Klodian Nikolla Tanushi, lindi në Dibër më 31.10.1980 dhe është fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14-vjeç, 11-vjeç dhe 1-vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

“Në nder të major Klodian Tanushit, në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi në Letoni, ku shërben kontingjenti shqiptar, u mbajt një ceremoni nderimi. Majori humbi jetën nga shpërthimi i një mine, që i mori jetën edhe “Dëshmorit të Atdheut” , Zarife Hasanajt. Mësohet se trupi i pajetë i “Dëshmorit të Atdheut”, do të mbërrijë të mërkurën në Aeroportin “Nënë Tereza””.

Ceremoni nderimi në Letoni, të mërkurën mbërrin trupi i major Tanushit

NGJARJA “Lajmi i trishtë erdhi në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij, Zarife Hasanaj. Ajo u shpall “Dëshmore e Atdheut” dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve. Ata humbën jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine”. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës

së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant

NGJARJA

i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e

“Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

TIRANË

Hetimet në Letoni nga “Task-Forca”

Presidenti Meta vizitë në banesën e majorit

Pas humbjeve tragjike në bazën ushtarake kamp Adazi në Letoni, një “Task-Forcë” ndodhet aty për të zbuluar shkaqet që i morën jetën ushtarakëve shqiptarë. Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj. Në bazën ushtarake Adazi, ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën Zarife Hasanaj, Klodian Tanushi dhe mbeti i plagosur Julian Kapaj, trajnimi është ndërprerë. Komandanti i forcave kombëtare letoneze, Leonid Kalnins, së bashku me kolonelin kanadez, Josh Major, nuk kanë dhënë detaje të ngjarjes dhe sipas mediave letoneze mbetet ende e paqartë nëse mjeti që kishte shpërthyer, i përkiste një stërvitje të mëparshme apo bëhet fjalë për ndonjë municion të Luftës së Dytë Botërore. Ata vetëm thanë se ka nisur një inspektim i plotë në bazë për mina të pashpërthyera dhe deri në përfundim të tij nuk do të ketë më trajnime.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Kreu i Shtetit, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot. Tanushi u plagos më 6 maj, gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Ai ishte pjesë e kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, “Enhanced Forward Presence”. Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç. Familjarët e tij e mësuan lajmin nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneral Manushaqe Shehu. Ndërsa më herët, përmes një postimi në facebook, Presidenti Meta u shpreh se: “Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta”.


AKTUALITET

16

E martë, 14 MAJ 2019

Presidenti i Policisë Çeke, Jan Švejdar ka vlerësuar progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit

Shqipëri-Çeki, njësi për hetimin e trafikut të qënieve njerëzore

NJËSIA “Në takim u ra dakord për ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik”.

P

ër më shumë efikasitet për goditjen e trafikut të qënieve njerëzor, Policia shqiptare dhe ajo çeke do të ngrejnë njësi të përbashkëta hetimore. Dakordësia u arrit gjatë një vizite që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu zhvilloi në Çeki, ku së bashku me homologun çek ata u dakordësuan edhe për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik. Presidenti i Policisë Çeke, Jan Švejdar ka vlerësuar progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ai vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si mjaft të mira dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat. Nga ana tjetër, gjatë takimit u dakordësua edhe për Policinë Çeke që do të vijë në Shqipëri për sezonin turistik. ‘’Vlerësoj progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol, Frontex etj. Policia Çeke

KRIMI

ju mbështet dhe është e gatshme për të shtrirë bashkëpunimin në të gjitha fushat’’. Nga ana tjetër, Veliu ka falënderuar Presidentin e Policisë Çeke për mbështetjen e dhënë, si dhe ka vlerësuar rolin e oficerit të kontaktit të Policisë Çeke në Shqipëri Adriatik Shino, për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit. ‘’Bashkëpunimi me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit dhe unë mbetem i

vendosur që ky bashkëpunim të forcohet dhe thellohet në të gjitha fushat, pasi krimi nuk ka ngjyrë, kufi e politikë por ka vetëm një mision, të vrasë shpresën, ligjin dhe të ardhmen, ndaj misioni i të gjitha Policive në botë është një, lufta pa kompromis ndaj krimit’’. Në takim u ra dakord për ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike

nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik. Gjatë takimit ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Ilirian Kuka, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy policive, duke theksuar se ky bashkëpunim i shërben rritjes së sigurisë dhe zhvillimit të turzimit, sepse Shqipëria është një vend turistik i preferuar nga turistët çekë, qoftë për turizmin malor ashtu edhe për atë bregdetar dhe numri i këtyre të fundit nga viti në vit ka ardhur në rritje. Sikundër

PROGRAMI

A

q shqetësues është trafikimi i viktimave të skllavërisë moderne nga Shqipëria drejt Britanisë, saqë autoritet britanike tanimë kërkojnë që ta luftojnë këtë fenomen në vendin e origjinës. Një program prej 2 milionë stërlinash është akorduar nga Londra për Shqipërinë gjatë takimit të zyrtarëve të lartë të rendit të të dyja vendeve në tetor të 2018, ku fondet do përdoren për të frenuar trafikimin e viktimave të skllavërisë moderne, duke mbështetur viktimat që të rindërtojnë jetën në vendin nga vijnë, si dhe për të frenuara njerëzit në rrezik që të bien në duart e trafikantëve në Shqipëri që mundësojnë dërgimin e tyre drejt Britanisë. Rreth 800 ishte numri i këtyre viktimave në vitin e kaluar

Skllavëria, Britania P ndihmon Shqipërinë

që u paraqiten përpara autoriteteve britanike duke kërkuar azil nga Shqipëria, ç’ka përbën numrin më të madh të shtetasve të huaj. Tirana, dhe rrethet Dibër, Shkodër dhe Kukës janë identifikuar nga qeveria britanike si zonat nga vijnë

shumica e viktimave që kërkojnë azil për shkak të trafikimit. Ky program i qeverisë britanike do ndihmojë edhe zyrtarët e drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar ligjërisht trafikantët e qenieve njerëzore.

olicia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar, pasi dyshohet se është kreu i një organizate të trafikut të kokainës. Për Kreshnik Farrukun, Italia kishte lëshuar një urdhërarresti në vitin 2018. Ai është emër i njohur për policinë spanjolle, pasi në vitin 2008 ka qenë i dyshuar dhe ndaj tij po hetohej për përfshirje vrasje dhe grabitje. Farruku u arrestua në muajin prill të vitit të kaluar por ishte arratisur nga qelia dhe ishte shpallur sërish në kërkim. Në vitin 2007 u vra biznesmeni spanjoll Jose Luis Moreno, shefi i Kreshnik Farrukut. Ky i fundit dyshohej pikërisht si autor, megjithatë kjo pistë nuk u provua kurrë. Pas këtij momenti, mediat spanjolle raportojnë se Farruku mori drejtimin

‘’Vlerësoj progresin e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar vitet e fundit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol, Frontex etj. Policia Çeke ju mbështet dhe është e gatshme për të shtrirë bashkëpunimin në të gjitha fushat’’. është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar posaçërisht gjatë sezonit turistik.

SPANJË

Policia kap kreun e trafikut të kokainës

e rrjetit të drogës, duke trafikuar kokainë në Itali dhe Spanjë. Në maj të vitit 2010 u arrestua në Barcelonë së bashku me 7 anëtarë të tjerë të organizatës, pasi u kapën duke transportuar 20 kg kokainë me makinë drejt Italisë. Pas arrestimit, drejtimin e organizatës e

mori vëllai i tij Erni. Ky i fundit u arrestua dy vite më vonë, në vitin 2012. Në vitin 2014, Farruku u arratis nga burgu duke përdorur një leje që kishte marrë për të dalë dhe nuk u kthye më. Nga arratia, ai vazhdonte të drejtonte organizatën e kokainës.


AKTUALITET

17

E martë, 14 MAJ 2019

Një nga ekzekutimet më misterioze është ajo e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Për ekzekutimin e tij u pagua një killer grek, Eftimius Eftimiu

Vrasja e Kasmit, killeri grek: Kam frikë, erdha për gjueti

VALBONË

Shkoi për peshkim, mbytet 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragobi të Tropojë, ku një 12-vjeçar është mbytur në lumin e Valbonës. Policia bën të ditur se 12-vjeçari ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 metra larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më. Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku në orët e para të mëngjesit të së hënës, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

E

ftimius Eftimiu, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, ka ngritur pretendimet e tij para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Eftimiu ka mohuar edhe një herë akuzat që e lidhin me vrasjen e Kasmit, duke thënë se në Shqipëri ka ardhur për qejf, pasi është i apasionuar pas sportit të gjuetisë. Ndër të tjera para Krimeve të Rënda, greku ka thënë se është i rrezikuar dhe se ka frikë për jetën e tij. Gjatë seancës dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes. Eftimiu ka thënë më herët pse ai nuk mund të bëjë një vrasje. “Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë”. Sipas tij, policia shqiptare me arrestimin e tij thjesht ka gjetur një viktimë

RRËFIMI

“Eftimiu ka mohuar edhe një herë akuzat që e lidhin me vrasjen e Kasmit duke thënë se në Shqipëri ka ardhur për qejf pasi është i apasionuar pas sportit të gjuetisë. Ndër të tjera para Krimeve të Rënda, greku ka thënë se është i rrezikuar dhe se ka frikë për jetën e tij”.

NGJARJA

“Një nga ekzekutimet më misterioze është ajo e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Për ekzekutimin e tij u pagua një killer grek, Eftimius Eftimiu. Kasmi u vra në derën e shtëpisë së tij dhe u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup”.

për të quajtur të kryer, detyrën e saj. “Policia donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dikë, pasi

kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, të dhëna që përputhen me mua. Është e mundur kjo? Pa asnjë fakt

e provë, pa pistoletë, pa shenja gishtash, pa ADN”. Një nga ekzekutimet më misterioze është ajo e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Për ekzekutimin e tij u pagua një killer grek, Eftimius Eftimiu. Kasmi u vra në derën e shtëpisë së tij dhe u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Greku ka qenë më parë anëtar i forcave speciale greke por u përjashtua pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge. Killeri grek kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën. “Dua të marr pjesë në gjyq por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën”. Deri më tani nuk dihet kush është porositësi i këtij ekzekutimi dhe se killeri grek ende nuk ka marrë dënimin si vrasës. Dyshohet se ish-agjendi grek është paguar 25 mijë euro për këtë vrasje. Referuar dosjes hetimore, rezulton se shtetasi grek ka hyrë në rrugën Petro Cani pranë Pediatrisë, rreth orës 18:30. Sipas prokurorisë, ai e priti disa kohë viktimën e tij dhe menjëherë sapo Kasmi mbërriti

poshte pallatit të tij dhe e qëlloi me katër plumba. Pas krimit ishspeciali grek, zgjedh të largohet nga një tjetër rrugicë, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Në dosje thuhet se furgoni që drejtohet nga i pandehuri Malvin Dinellari, vijon rrugën duke dalë në zonën e Brrylit dhe merr drejtimin për nga Pallati me Shigjeta. Kujtojmë se Kasmi u ekzekutua në janar të 2018, ndërsa i dyshuari kryesorë është shtetasi grek Eftimius Eftimiu. Sipas akuzave rezulton se Eftimiu e kishte pritur për disa orë viktiminë dhe sapo kishte mbërritur pranë banesës së tij e ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën. Altin (Aurel) Hoxhallari, i cili dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, nuk është një emër i panjohur për policinë. Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Akuza për korrupsion, lirohet mjeku

GJYKATA

G

jykata e Tiranës ka liruar nga qelia mjekun onkolog Enes Hafizi, i arrestuar katër ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Mjeku onkolog u shfaq në një video të emisionit “Stop”, teksa një vajzë nga Kosova i linte një zarf me 1 mijë euro në tavolinë, në mënyrë që doktori t’i jepte mundësinë që një i afërmi i saj të bënte rrezet pa radhë në QSUT. Gjykata e Tiranës vendosi të hënën që

doktor Enes Hafizi të lërë qelinë, duke vlerësuar të drejta argumentet e provat e mbrojtjes. Menjëherë pasi rasti u bë publik, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pezulloi nga detyra mjekun Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni. Ajo tha se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin

e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar. “Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon! Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar. Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve”.


KULTURE

18 E martë, 14 MAJ 2019

Eurovision Song Contest: Jonida Maliqi, një nga zërat më të mirë në konkurrim Në Tel Aviv, 41 vende do të marrin pjesë në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetëm 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Punk islandez? Folk polak? Apo Joik

norvegjez? Çfarëdolloj rryme dhe kushdoqoftë fituesi i Eurovision-it, e rëndësishme është muzika. Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetëm 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës. Edhe ky edi-

cion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurrimi pasi e pa të papërshtatshëm Izraelin si vend organizator kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televizorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore. Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade” shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave, regjia televizive e festivalit ka patur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim.

Promovohet libri “Sfinksi pyet sërish” i autorit Ismail Syla Është promovuar libri “Sfinksi pyet sërish”, libër me poezi që bartin dëshminë e kohërave dhe të unit poetik e që shkojnë kah kondensimi modern. Autori i librit, Ismail Syla, duke falënderuar të pranishmit, lexoi dy epe nga libri i ri i botuar me poezi. Botuesi i librit, Avdullah Zeneli, tha se libri ka qenë i zbërthyer mirë.”Botuesit nuk i takon të flasë. Librin e zbërthyen shumë mirë parafolësit. Vet fakti që autori më ka besuar botimin më detyron të flas diçka”, tha Zeneli. Studiuesi i librit, Behar Gjoka, tha se ky libër i lënë të kuptojnë se çfarë po ndodh me shpirtin, me kohen si asaj çka duam e s’duam ne. “Libri na bënë me dije çfarë po ndodh me shpirtin, me kohen si asaj çka duam e s’duam ne. Të gjithë po tentojmë të bëhemi shkrimtarë e po humbim lexues. Simbolika “finksi”- “sfinksi” është diçka tjetër a jemi gati të sakrifikojmë. Kemi poetikë klasike dhe moderne”, tha Gjoka. Profesori Hajdin Abazi në këtë përurim të librit ka thënë se autori i librit, Ismail Syla, më së shumti ka shkëlqyer në veprën me poezi duke thënë se kjo ka qenë edhe ngjitja e tij në poetikë.”Ismail Syla edhe më herët ka shënuar kthesë në krijimtarinë e tij të veçantë në të cilat shënon ngjitje në qiellin poetik. Ismail Syla, përbërja e tij është shquar për kapje të nuancave. Pa fije dyshime është poezia ajo që shkëlqen Ismail Syla. Autori Syla ka shfaqur tek poezia begati idesh, konceptesh, motivesh, e gjetjesh, e mbresa poetike. Poezia është shpirti i Ismail Sylës”, ka përfunduar Abazi, raporton EO.

Tedi Papavrami sjell tingujt e sonatave të Beethoven në Tiranë Violinisti shqiptar me famë botërore Tedi Papvrami dhe pianisti François FredericGuy sollën mbrëmë një koncert ku interpretuan sonatat 2,7 dhe 10 të Beethoven. Ky koncert, u zhvillua në sallën e katedrales Ortodokse në Tiranë, dhe erdhi në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave Beethoven. Papavrami dhe Guy sollën për publikun kryeqytetas sonatën e dytë, të shtatën dhe të dhjetën, ku kjo e fundit i është kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh. Vitin E kaluar violinisti Papavrami dhe pianisti Guy kanë interpretuar 4 sonatat nr. 1,4,5 dhe 6 të Beethoven. Papavrami dhe Guy në këtë koncert në Tiranë vijnë pas një bashkëpunimi të gjatë së bashku në shumë skena botërore. Në vitin 2020, vit i 250 vjetorit të Beethoven, do të luhet koncerti i tretë dhe i fundit që mbyll ciklin e plotë të 10 sonatave që

Ndërron jetë skenaristi i filmit të njohur Bota kinematografike është në zi pasi një figurë e shquar ka ndërruar jetë. Skenaristi amerikan i filmit të njohur Spider Man, Alvin Sargent ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Sargent vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Seattle të enjten. Skenaristi fitoi 2 Oskar gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Oskar për Julia, një dramë bazuar në Holokaustin e1977 bazuar në shkrimet personale të Lillian Hellman dhe një Oskar për Ordinary People, film i vitit 1980 për një familje që përballet me vdekje. Megjithatë, ai u bë i famshëm për punën me Spider-Man. Sargent shkroi skenarët për SpiderMan 2 në vitin 2004 dhe Spider-Man 3 në vitin 2007. Ai rishkroi The Amazing Spider-Man të vitit 2012. Beethoven ka shkruar për violinë dhe piano. Tedi Papavrami me aktivitetin e tij ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C. Hogëood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C. Casadesus, etj. Në stinët

2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj, si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit. Artisti Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj.

Manjola Nallbani vjen me koncert recital Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Manjola Nallbani më 16 maj do të mbajë koncertin e saj recital, “Jetë me ju”. Koncerti do të mbahet me fillim nga ora 19:00 në Qendrën Kulturore- Katedralja Ortodokse në Tiranë. Manjola Nallbani, koncertin e ka emëruar “Jetë me ju”, për shkak të duartrokitjeve dhe mirëpritjes që publiku i ka bërë ndër vite. Në skenën e koncertit recital bashkë me Manjolën do të ngjiten edhe artistë të tjerë shqiptarë.


FORUM KUMTIM Nga Albert Vataj

C

ilido që arrin të përjetojë historinë e njerëzimit si historinë e vet personale do të ndiejë në një mënyrë jashtëzakonisht të përgjithësuar gjithë brengën e një uloku që mendon për shëndetin, të një plaku që mendon për ëndrrat e rinisë, të një të dashuruari që i kanë ndaluar të dashurën, të martirit, ideali i të cilit është duke u shuar... por po të durohet, po të mund të durohet kjo vuajtje e paanë e gjithfarë... po të rëndohet shpirti me gjithë këto, më të moçmet, më të rejat, dështimet, shpresat, nënshtrimet dhe fitoret e njerëzimit; nëse do të mund të futeshin të gjithë këto në një shpirt të vetëm dhe do të përmblidheshin në një ndjenjë të vetme- me siguri që e gjitha do të rezultonte në një lumturi që njerëzimi deri më sot nuk e ka njohur: lumturinë e një Zoti plot forcë e dashuri, plot lot dhe gaz, një lumturi që, ashtu si dielli në perëndim, dhuron vazhdimisht pasuritë e tij të pashtershme, i derdh ato në det, duke u ndier më i pasur, siç bën dielli, vetëm, kur madje edhe peshkatari më i varfër vazhdon të vozitë me rremat e artë. Atëherë kjo ndjenjë hyjnore do të quhet e njerëzishme. Ky është themeli i filozofisë së Niçes, kumti i zëshëm i një ngulmi ngadhënjimtar që rrebeshi llavë dhe gurë zjarri mbi mendimin iluminist, kohën, gjeneratat. Ky është tharmi që ngjizi mendësinë më të rrëmetshme që trandi nga themelet të vjetrën, shkundi muret e lëmyshkuna të së shkuarës. Prej mitologjisë greke, asaj që Niçe i'u qas si një ngulmëtar kapërthimesh të epërme, rrekemi të kapim në fillesë atë simbolikë, e cila mëton më së shumti të ravijëzojë këtë yjësi galaktike mendimi të tjetërllojtë. Asçka më shumë se feniksi, zogi i zjarrit që lind nga hiri i paraardhësve të tij, nuk i përafrohet më përputhaz asaj që kungoi mendimi niçean. Fridrih Niçe, ishte filozofi gjerman për të cilin hamendet se kaloi në të gjallët e tij pa u vënë re, një periudhë e cila do të perëndonte në kapërcyell të vitit 1889, kohë kur Amerika do ta zbulonte. Mendimi niçean u bë ngutaz një strehë dhe burim frymëzimi për shumkënd, në kryeradhë për: anarkistët, feministët, nazistët, fanatikët fetarë, socialistët, marksistët, vegjetarianët, artistët e avangardës, adhuruesit e kulturës natyraliste, dhe konservatorët ekstremistë, kësisoj do të qëmtonte në një studim të tijin Ashaim, i cili merr në mbykqyrje depërtimin e Niçes në mendimin gjerman përgjatë 1890-1990. Afëmendsh që shtresimet sociale, të cilat gjetën frymëzim në këtë kremte, nuk shterrojnë në këtë listim janë edhe shkrimtarët dhe

filozofët, si Tomas Man, Jung dhe Hajdeger. Vërshimi i filozofisë së Niçes, barrierën e parë do ta ndeshte ishte tek uzurpimi ndërgjuhësh. Fatalisht atë do ta përçonin, përkthenin dhe trumbetonin ishin amator të fushës, zelltarë e zejtar të turlillojshëm. Kurrqysh nga asosh s'mundin të përçonin krejt këtë energji. Kjo e ekspozoi ballas shumë anatemash, trajtesash groteske dhe keqkuptimesh. Periudha e yshtjes së "kusarëve" do të perëndonte në të atëhershmen, kur antisemitizmi rrekej të mëtonte një interesim të hovshëm. I pari që do që do të nxirrte Fridrih Niçen nga gropat e errëta të keqkuptimeve, e ta ballafaqte gangull rrezeve të dritës së mendimit filozofik bashkëkohor, do të ishte profesori amerikan Uallter Kaufman. Me plot gojë ai mund të quhet ati shpirtëror i mendimit niçean. Ai jo vetëm do ta bënte Niçen të fliste me amerikanët, por krejt botën do ta kthente tëknga ky filozof. Sakaq marr fund anatemimi dhe keqkuptimi i t'themeltes që ngjizte në vetvete kjo filozofi. Nën dritën e kësaj qasjeje, u bë pothuajse krejt e pamundur të nxirrej në pah arsyeja e krejt asaj rrokopujë të potershme që lidhej me emirn e Niçes. Së këndejmi filozofia e tij do të merrte atributet e gjallimit, duke u shtresuar në katet e mendimit filozofik, kësodore duke kumtur një interesim të dukshëm rreth përafrive dhe krahasimit me Spinozën, Kantin, Hegelin, etj. Kontinenti plak do të qëmtonte ngasje për filozofinë e Niçes në atëkohjen e pasluftës së Dytë Botërore. Rrymimi me themeli i gjithçkasë që ky mendimtar la si testament kulmoi përgjatë dhjetëvjeçarit '60-'70 duke kapluar sakaq majat. Dhe vjen rilindja e tij e njimendtë. Bota krejt kthen sytë nga Niçe. Vendin e keqkuptimeve të mëdha e zënë frymëzimet e hovshme. Kqyrja dhe botëkuptimi analitik që mbështolli si një aureolë këtë filozofi, tundoi ata në "mea culpa" dhe përunjësi. Niçe ishte i bindur se kishte disa të vërteta jetësore për tua përcjellë bashkëkohësve të tij. Të vërteta që syresh po i anashkaloni paq, pavarësisht faturës fatale që mbartte qëndrimi i tyre, gjë që vetë filozofi i kishte kumtuar, pa marrë atributet e një orakulli. Niçe ishte përpjekur të qëndronte sa më larg praktikave skolastike, atje ku gjithçka e vyer dhe thelbësore kthehej në objekt debatesh të shterruara, potere akademike dhe jo një çështje njimendtë veprimi dhe sipërmarrjeje, ndryshesash që koha sillte si domosdo dhe vetë filozofia e Niçes predikonte si doktrinë. "Lindja e Tragjedisë" (1872) dhe "Persiatje e patanishme (1873-1876)

19 E martë, 14 MAJ 2019

Fridrih Niçe, feniksi i mendimit filozofik

janë sendërtuar asisoj që të mëtojnë një afri komunikimi aforistike. Ngjizur në formën e esse-ve të këtyre prurjeve fillimore, ngaset përnga një yshtje e kremtimit të jetës njerëzore. Brumi është i ngjeshur me zellin e një nistori në një havan krahasimor mes mitologjisë, hyjnive antike, cekjes nëpër utilitaren e homo sapien, përgjatë transformimit të tij. Kësodore ai kumton, se nëse nuk hopim në një tjetër erë mëndimi, do të vazhdojmë të qorrollisemi në terrin e humbjes, ngase po jetonim në rrënojat e ideve që trandin. Nevoja e një shkëputjeje është jetike dhe shoqwria me hezitimin gjegjet tinzisht pwrtej hijeve. Fëmija duhet të rrok dritën e jetës, të vazhdojë të rritet, duke braktisur placentën si një nevojë për çlirim të ëmës dhe për mision të vazhdimsisë së jetës, në përballje, kacafytje e sfidë. Niçe mëtoi gjithpoaq, se si njeriu modern i murosur në kulturën e kalbur të shekullit XIX, mund të shndërrohet nga një pranues i heshtur i saj në një kryengritës që sjell ndryshesa të themelta. Duke tejpërtejë më në thellësi me "Shkenca gastore", në të cilën ai tregon, se asgjë nga e shkuara jonë nuk duhet trajtuar me përdëllim, jetësuar me melankoli dhe mirënjohje. As kjo cekje e zhurmshme, kjo shkundullimë pataksëse nuk do të kalonte pa keqkuptime. U anatemua si askush dhe u vlerësua përmbi krejt ata që rendën shtresëzimeve të mëndimit filozofik anipse pas tw gjallwve tw tij mbytur nga pengimi e harrimi, persekutuar nga shwndeti i lig dhe vetmia. "Vullneti për pushtet" dhe "Rikthimi i përjetshëm i të njëjtave re-

alitete", vijojnë si vlerë e pasurimit të kolanës së mendimit niçean, sikundër të vagullt i janë yshtur krejtkush gërmoi në to. Atje fshihej një prej minierave më pasura të mendimit filozofik. Por pamjaftueshmëria për t'i shtënë në dorë këto visare do të ishte një e mundshme fatkeqe. Gjithqysh, shoqërisë njerëzore atëherë e sot nuk i kanë mungur eksploratorët e thesareve, nxjerrja faqe dritës e të cilave do ta pasuronte shkwlqinë e rrezeve që do të ndrinin dhe pasuronin njerëzimin. Filozofia e Niçes ishte pothuaj e bastisur për sa kohë që filozofi ishte gjallë. Që prej vitit 1889, me ndarjen e tij të beftë nga jeta, ky mendimtar, kjo klithmë e gjithëkohjes, kjo shkundullime në themelet e të rrënuares do të kthehej në ikonë, një një besim për shumë të pangjashëm mes tyre. Kjo doktrinë kaloi nga interpretimet që luhateshin që nga irracionalizmi i skajshëm, deri tek analizimi dhe qëmtimi i ngulmët. Idetë dhe filozofa e Niçes mbeten gjithnjë një energji shtytëse, një katalizator i përftimeve fillimore, jetëdhënës dhe provokues, mospajtues dhe kundërshtues i thekshëm, përherë në lëvizje si një përrua prej llave. Jetës i ndërseu mbinjeriun si të mundshmen e vetmë për tu ndeshur dhe për të triumfuar. S'ka paqe për njeriun e veprimit. Për atë kurm që ka pranuar në deje gjakun niçean nuk ka armëpushim. Ai është gjithnjë aty ky duhet të jetë, mes zjarrit të përtëritjes, zëri më i thkeshëm i kushtrimit për ndryshim, gjëmimi më i potershëm i një transformimi. Ai la të nënkuptohet

se kush më rrok mua, ka përqafuar më gjithë forcën e dëshirimit jetën. Krejtata që drejtpërdrejt ose tërthorazi i cyt një joshje për filozofinë e Niçes, ngasen përnga tekstshkrimi i tij, jo veçmas si një detyresë për ta shpjeguar, por një udhëresë për ta ftuar në atë lloj jetësimi të së qenit, i përkohshëm në rrugëtimi prej mishi. Natyrshëm në këtë predikim ai nuk i ka thënë të gjitha. Jo e gjithë udha që kumton ai është e shënuar. Ai është udhërrëfyes i keq, dyshues, nxitës i vramendjes. Ngulmi për të zgjuar mbinjeriun te individi nuk vjen vetëm nga Zarathustra, por nga çka sekush mëton të botkuptojë në këtë udhëpërshkrimore të garrametshme që Niçe lëron me parmendën e tij tw rwndw prej rrufeje. Kësisoj, Niçe e bëri veten të paprekshëm, të papërshkueshëm. Është pikërisht ana misterioze, me të cilën ai mbështillet, ajo që ngas keqas ithtarët e tij, i josh marrëzisht, i fton në kësi dalldishë marroke jetësimi të së mundshmes. Nuk tregon me gisht, ai predikon vetveten si një model jokadegorik, jopërcaktues. Nëse ke vendosur të shohësh botën me syrin e Zotit, gjë të cilën parapëlqen ta bëjë ndonjëherë Niçe, përfrohemi saora te mendimi, se ndjehemi të lodhur nga njerëzitturmë, ngjashmëria frikndjellëse mes tyre. Ai shkallmon që në embrion idenë e uniformizimit. Është hapur një kundërshtar i zelleshëm i kultivimit të kësaj bime të keqe që vret larminë, ngjyrat, trajtat, gjendjet, vret përtëritjen, shndërrimin. Krejtçfarë kumton në veprën e tij është kushtrimi. Ai bzan për ata që kanë nevojë që të dëgjojnë zërin e tij. Heshtje varri rrethon skeptikët, ata parapëlqejnë të jetojnë jetën e njeriut opak, të gjallët e një krijese mjerave, të mefshtë, mëshiruese dhe të paaftë për tu ndeshur e për të fituar, me veten dhe botën që e rrethon. Për të, mëshira është simptomë e një gjendjeje që është më e thellë dhe më e mjeruar ngase duket. Duke e lejuar veten të ndikohet kaq shumë nga vuajtja, paraqitet ta zbusë atë, në vend se të kuptohet se ajo është e kudogjendur, saqë përpjekja për tu çliruar prej saj është një e pamundur. Fjalët e fundit të tij ishin: Kam një detyrë kundër së cilës zakonet e mia dhe veçnarisht krenaria e instinkteve të mia, revoltohet në përskaj: Dëgjomni! Sepse jam kështu apo ashtu, ky apo ai. Ndaj, mbi të gjitha, mos më ngatërroni me atë që nuk jam" (Ecce Home). Ai, pikërisht asaj që i frigohej më shumë, i druhem më së tepërmi, ajo e kryqëzoi për ta kthyer në hyjni, në një predikues të pashoq të udhës së urdhëruar dhe menditimit të premtuar.


FORUM Nga Majlinda Bregu* ekonomike midis gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Sipas matjeve dërrmuese objektive, përgjatë viteve të shkuara rajoni ka përjetuar një rritje të pandërprerë ekonomike (tendenca është për 3.5 për qind në vitin 2019 dhe 3.8 për qind në vitin 2020). E megjithatë, PBB-ja për frymë në Ballkanin Perëndimor është më e ulët se një e treta e PBBsë së Gjermanisë, si vendi më i pasur anëtar i BE-së, dhestoku mesatar i Investimeve të Huaja Direkte (FDI) për frymë në Ballkanin Perëndimor është më i ulët se gjysma e stokut të FDI për frymë në vendet anëtare të BEsë nga Evropa Lindore, dhe vetëm sa një e shtata e mesatares së BE-së. Gjithsesi, rajoni ofron një mjedis mikpritës për investimet, duke prezantuar nivele tatimi të fitimit për korporatat që variojnë nga 9% në 15%, nivele të cilat janë nga më të ulëtat në Evropë. Sistemet monetare dhe financiare në rajon kanë një varësi të madhe nga Euro-ja. Një nga asetet më të mëdha të rajonit janë burimet njerëzore, duke qenë se gjatë viteve të fundit fuqisë punëtore i janë shtuar më shumë se 1.6 milionë[1] individë tejet të kualifikuar. Për më tepër, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një treg lokal me shumë kërkesa. Marrëveshja e brendshme e tregtisë së lirë në rajon u siguron qasje të drejtpërdrejtë rreth 20 milionë

OPINION Nga Besnik Bedollari

S

fidat në arsimin sh qiptar sot janë të hapura në një treg të gjerë dhe konkurues. Çdo maturant pasi është në fund të ciklit shkollor parauniversitar ndodhet para dilemës se ku do të vazhdojë studimet e larta, dhe cila do të jetë dega studimore që mendon se i siguron të ardhmen. Vitet e tranzicionit në Shqipëri kanë sjellë dhe shumë politika të ndryshme kundrejt arsimit në tërësi. Kjo pa një fazë të qëndryeshme dhe hera-herës sipas interesave të ministrive në qeveritë përkatëse. Liberalizimi i universiteteve private me standarde apo pa standarde hapi një treg të lirë dhe jo fort orientues për një strategji afatgjatë për studentët që do të aderonin për një cikël studi-

E martë, 14 MAJ 2019

Ballkani Perëndimor Ne besojmë tek biznesi!

OPINION "I ndodhur në kryqëzimin midis lindjes dhe perëndimit, rajoni mund të shërbejë si një port i sigurt për investimet, ndërkohë që mundëson qasje të lehtë në tregun botëror" Ballkani Perëndimor mund të jetë fole e shumë problemeve, por perceptimi i biznesit mbetet gjerësisht pozitiv në një masë prej 61 pikësh. Por, nëse e shohim rajonin në një "panoramë të plotë", duhet t'i hedhim sytë drejt një shifre tjetër: 63% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Është e thjeshtë të vësh re shenjat e rrëmujës kur flasim për: sundimin e ligjit, angazhimin e zyrtarëve publikë për të kuptuar dhe zgjidhur problematikat dhe mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me biznesin, ndërkombëtarizimin e sektorëve privatë të rajonit për të arritur nivele më të larta investimesh ndër-rajonale dhe ndërkombëtare dhe për të stimuluar shkëmbime më të vrullshme tregtare, shkallën e papunësisë që qëndron në nivele dyshifrore dhe largimin e trurit që po merr përmasa më të mëdha. Dhe këto janë vetëm disa prej këtyre shenjave. Por një e vërtetë thelbësore humbet midis hiperbolës dhe të vërtetës. Më shumë se gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se perspektiva evropiane do ta përmirësojë jetën e tyre, se ajo do të forcojë lidhjet

20

mor në auditorët e tyre. Të gjendur përballë këtij fakti maturantët rendën sipas preferencave të tyre. Pa u njohur me të nesërmen e pasigurtë, apo fuqinë e qëndrueshme në treg të diplomës së ofruar. Kjo situatë solli që shumë nxënës të dalë nga bangat shkollore pa prezencë mesatareje përqafuan ‘tregun’ e universiteteve. Por jo të gjithë patën mundësinë të përqafonin të ardhmën. Me akreditimet që u bënë shumë universitete u ndeshën para faktit dëshpërues se ‘kështjella’ që kishin ndërtuar për t’u përballur me tregun rezultoi prej rëre. Hapën krahun lehtësisht duke sjellë pasoja ekonomike dhe emocionale për studentët që u ulën në auditorët e tyre. Kjo situatë

konsumatorëve. Ky rajon duhet të përfshihet në një qasje të përbashkët proaktive për përmirësimin e mjedisit të vet të biznesit dhe t'ia demonstrojë këtë qasje komunitetit botëror të biznesit. I ndodhur në kryqëzimin midis lindjes dhe perëndimit,duke pasur një rrjet marrëveshjesh tregtie të lirë dhe me statusin preferencial të tregtisë me ekonomi të treta (BE, SHBA, vendet e EFTA-s, Turqi, Rusi dhe vendet e ish Republikës Ruse ), rajoni mund të shërbejë si një port i sigurt për investimet, ndërkohë që mundëson qasje të lehtë në tregun botëror. Investitorët e huaj i kanë identifikuar tashmë mundësitë e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe kështu, rajoni ka regjistruar një fluks hyrës investimesh të huaja direkte prej 1 miliard Euro gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, mençuria konvencionale flet qartë: këto mbeten ende shifra modeste dhe janë shumë poshtë potencialit të vërtetë të Ballkanit Perëndimor. Çelësi është konektiviteti. Konektiviteti i tregjeve, individëve, integrimi i 6-shes të Ballkanit Perëndimor në tregun e bashkuar të BEsë. Kjo është logjika që qëndron në themel të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor (REA). REA synon lëvizjen e mallrave, shërbimeve, investimeve, komunitetit të biznesit dhe fuqisë së aftë punëtore midis 6

ekonomive. Në kuadër të këtij aksioni, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka sjellë së bashku qeveritë dhe bizneset e rajonit për të punuar për mundësimin e lëvizjes së lirë të investimeve, kapitalit njerëzor dhe komunikimit, rezultatet e të cilave do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek biznesi dhe cilësia e jetës së qytetarëve tanë. Pa qenë nevoja që të përmendim ndikimet horizontale që puna jonë ka pasur mbi potencialet e pashfrytëzuara të rajonit tonë, të tilla si baza e SME-ve, baza industriale, zhvillimi i zinxhirëve rajonalë të vlerave dhe përfshirja e tyre në zinxhirët botërorë të vlerave si dhe rritja e punësimit për gratë dhe të rinjtë. Bizneset e rajonit na mbështesin në këtë mendësi, dhe thuajse 70%[2] e tyre shprehen se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për aktivitetin e tyre të biznesit. Deri tani, nën ombrellën e REA-s dhe me mbështetjen e rajonit dhe të BE-së në rrugën tonë, ne kemi: · Arritur një marrëveshje historike rajonale për eliminimin e kostove të roaming-ut dhe kemi hapur rrugën për një ulje më të qenësishme të kostove të roaming-ut midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Për bizneset dhe qytetarët tanë kjo përfaqëson një arritje të madhe në zhvillimin e një tregu të hapur rajonal.

· Hapur negociatat për një marrëveshje rajonale që do të mundësojë krijimin e një grupi rajonal ekspertësh që mund të lëvizin nëpër rajon si dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor në rajon, përkatësisht përmes njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në sektorët e mjekësisë dhe inxhinierisë së ndërtimit, dhe njohjen e kualifikimeve akademike të fituara në institucione të arsimit të lartë me cilësi të garantuar. · Lehtësuar agjendën e parë të përbashkët të investimeve për rajonin, duke krijuar një hapësirë të përbashkët investimi dhe reformash në fushat e hyrjes së investimeve dhe mbrojtjes së tyre, si dhe promovimin e rajonit tek komuniteti botëror i biznesit si një destinacion i përshtatshëm për investime. Punës së bërë po i shtojmë më tej vlerë duke nisur reforma në sektorin financiar për të mundësuar qasje në më shumë mundësi financimi për zhvillimin e biznesit. Kjo është një sipërmarrje ambicioze, dhe pa dyshim nuk është i vetmi aktivitet në planin e punës të RCC-së, por ne jemi tejet të ndërgjegjshëm se pajtimi ekonomik i rajonit do të përforcojë prosperitetin e përbashkët. *Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Maturantët, sfida për t’u arsimuar solli një rritje në përqindje me popullsinë numrin e studentëve, por nga ana tjetër solli një farë kaosi në cilësinë e sistemin universitar. Të gjithë rendën ç’të marrin nga liberalizimi i tepruar, por fundi për shumë doli dëshpërues. Megjithatë shumë universitete privatë konkuruan dhe vazhdojnë të konkurojnë bindshëm me përfaqësinë e tyre serioze me staf të përkushtuar dhe më cilësinë që kërkon koha. Është kjo e fundit që i dallon të bëjnë diferencimin me tregun. Gjithashtu edhe cilësia e diplomës që jep mundësi reale për punësim. Një pjesë drejtuesish katedrash dhe përfaqësues të fakulteteve dalin në

terene duke mundësuar një audiror bashkëpunues cilësitë dhe pritshmëritë që sjell në tregun e shkollimit universiteti i tyre me degët studimore. Kjo sjellje përfaqësie jep mundësi për njohjen me pragramet e tyre. Çdo maturant që ndien mundësinë dhe dëshirën që e nesërmja e tyre të jetë e garantuar në garimin e tregut. Matja e peshës sfiduese dhe futja në lojë e mesatares ka sjellë që shumë nga universitetet shtetërore të përballen me kuota jo të mjaftueshme për parashikimet e tyre. Këtu problemi lidhet zinxhir. Shumë shkolla nëpër rrethe janë para faktit se numri i nxënësve nuk po njeh progres, por të kundërtën. Lindjet në

ulje dhe emigrimet e vazhdueshme po sjellin para faktit që dhe përpjekja për të ‘rrëmbyer’ student nga rrethi i tyre të jetë këmbëngulës. Pasi Tirana është dhe mbetet e pëlqyer në masë nga studentët e rinj. E megjithatë gara e hapur mes universiteteve shtetërorë dhe privatë mbetet një sfidë konkuruese. Universitetet që ofrojnë mundësi reale mbeten të hapur të thithin pranë gjirit të tyre maturantët më të mirë. E tashmë ndodhemi pranë fundit të vitit shkollor 2018-2019, iu japin urimin më të mirë atyre në rezultate dhe në zgjedhjen e studimit, për të siguruar një të ardhme të shëndetshme nesër për jetën.


SPORT

21

E martë, 14 MAJ 2019

Boksieri lezhjan ka triumfuar në kategorinë “Junior WBC” edhe pse kishte dorën e djathtë të dëmtuar

Sukses historik, Uldedaj shpallet kampion bote me dorën e thyer Rozalb Lika

B

oksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj, ka bërë një paraqitje fantastike në Magdenbug të Gjermanisë. 21-vjeçari shqiptar u shpall kampion në kategorinë “Junior WBC”, pasi mposhti boksierin polak Krzisztof Tvardovski me rezultat të përgjithshëm 97-93 pikë. Gjashtë raunde me dorën e djathtë të dëmtuar por kjo nuk e ndali Uldedajn që të bënte një ndeshje shumë të mirë. Sipas grafisë që është bërë rreth orës 03:00 pas mesnate tregohet qartë se Uldedaj ka thyer kockën metacarpale të gishtit tregues të dorës së djathtë. Komuniteti i boksit në Gjermani është tronditur dhe mahnitur nga shpirti luftarak i 21-vjeçarit shqiptar. “Fillimisht dua të përshëndes gjithë sallën për mbështetjen. Prej raundit të katërt fatkeqësisht theva dorën e djathtë. Dhashë maksimumin tim. Ju falënderoj të gjithëve”, u shpreh boksieri lezhjan për sportdashësit e pranishëm në stadium. Një ndeshje për t’u mbajtur mend e boksierit shqiptar, i cili edhe pse i dëmtuar sërish nuk u dorëzua por shtrëngoi fort dhëmbët dhe arriti që të thyente polakun Krzysztof Tvardovski. Uldedaj ishe ai që kishte zotërimin e ndeshjes për pjesën më të madhe të kohës. Për kundërshtarin polak rezultoi një ndeshje shumë e vështirë. “Dalja në ring me Flamurin shqiptar, para publiku të zjarrtë dhe adhuruesve të mi, të cilët meritonin një vlerësim

TË KUQTË

REAGIMI

Presidenti Meta uron boksierin lezhjan pas triumfit

P

residenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar boksierin shqiptar për triumfin e tij. Përmes një postimi në facebook, Presidenti e vlerëson si një sukses të jashtëzakonshëm. “Shpallja kampion bote në kategorinë “Junior WBC” e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist. Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring dhe paraqitje gjithmonë të shkëlqyera në të ardhmen”, ka shkruar Kreu i Shtetit, në një reagim të bërë ditën e djeshme në rrjetet sociale. Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, regjistroi sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”, teksa mposhti me pikë polakun Tvardovski, në duelin e zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë.

GJIROKASTRITËT

Një pikë nga mbijetesa, Luftëtari mund të shpëtojë dhe pa luajtur

dhe sakrificë të jashtëzakonshme përball dhimbjes dhe kundërshtarit tim. Ky është një shpërblim i mundit dhe djersës në stërvitje por edhe i kujdesit të Promotorit Ulf Steinforth dhe ne veçanti shpërblim për trajnerin tim Dirk Dzemski”, u shpreh Uldedaj në një reagim në rrjetet sociale pas triumfit. Edhe pse ai e kuptoi dëmtimin e Uldedajt dhe në raundet e fundit sulmoi më shumë, në asnjë moment nuk arriti që të bënte një goditje të pastër. Gjyqtarët dhanë

vendimin e tyre në unanimitet. Uldedaj triumfoi me pikë 97-93. Shenjat në trupin e tij tregojnë qartë se boksimi ka qenë i ashpër por ky është një sukses historik për të riun nga qyteti i Lezhës që arrin të bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Tashmë Jurgen Uldedaj është kampion bote në dy federata të ndryshme, pasi disa muaj më parë arriti të shpallej kampion bote në WBO. Kjo është fitorja e 11-të për të në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.

Fitorja ndaj Kukësit rikthen qetësinë në Gjirokastër pasi Luftëtari është vetëm një hap larg mbijetesës. Gjirokastritët pas suksesit ndaj verilindorëve ruajtën diferencën prej 5 pikësh me Kastriotin e vendit të 9-të, duke u shkëputur nga Tirana me 3 pikë. Në një situatë të tillë 3 javë përpara mbylljes së edicionit bluzinjtë favorizohen edhe nga kalendari, që i sheh në avantazh me dy rivalët, nisur dhe nga fakti që në javën e 34-t do të marrin fitoren e radhës, duke qenë se përballë kanë Kamzën e skualifikuar nga kampionati. Një tre pikësh shumë i rëndësishëm pasi dy ndjekësit në garën e mbijetesës Tirana dhe Kastrioti do të përballen me njëra-tjetrën. Në rast se bardheblutë marrin minimalisht një pikë atëherë llogaritë e mbijetesës për Luftëtarin mbyllen dy javë përpara fundit të edicionit, pasi diferenca me Kastriotin do të thellohej në të paktën 7 pikë. Në rastin e kundërt, nëse Kastrioti fiton me Tiranën atëherë gjirokastritëve u nevojitet vetëm një pikë në dy javët e mbetura për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve. Në javët pasardhëse kalendari rezervon transfertën e Korçës dhe sfidën në shtëpi me Partizanin, dy rivalë të cilëve u ka marrë fitoren këtë edicion. Për këtë arsye fitorja ndaj Kukësit ishte një detyrim pasi formacioni i drejtuar nga Julian Ahmataj është vetëm një hap larg arritjes së objektivit.

Llogaritë për Championsin, ja ekipet që kërkon të shmangë Partizani

P

artizani siguroi të dielën titullin kampion pas 26 vitesh, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League për sezonin e ardhshëm. Të kuqtë duhet të nisin që tani të mendojnë për paraqitjen e tyre në Europë aty ku do të tentojnë të bëjnë një figurë sa më të mirë dhe të shkojnë sa më larg. Duke parë edhe skuadrat që kanë siguruar deri tani pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Championsit të kuqtë të cilët e ka koeficientin 3, janë zyrtarizuar që do të jenë pjesë e vazos së dytë pra ata të skuadrave jo favorite. Ndryshimi i formatit

të Championsit një vit më parë ka një të mirë gjithsesi pasi edhe nëse eliminohet në turin e parë kualifikues, Partizani nuk do të dalë jashtë Europe por do të zhvendoset në turin e 2-të të Europa League. Te Partizani shpresojnë që në shortin që do të hidhet në 18 qershor në Nyon të Zvicrës të peshkojnë një skuadër deri diku të kalueshme duke evituar emrat e mëdhenj që bëjnë në turin e parë kualifikues të Championsit. Celtic Glasgoë, Bate Borisov, Astana, Qarabag, Crvena Zvezda, Rosenborg por edhe Maribor e Ludogorets nëse këto dy ekipe do të fitojnë titujt në Slloveni e Bullgari teksa për momentin

kryesojnë bindshëm. Megjithatë edhe vazo e parë propozon skuadra të kalueshme për të kuqtë siç mund të jenë padiskutim uellsianët e TNS, irlandezët e Dundalk, luksemburgasit e Dudelange, finlandezët e HJK Helsinkit, moldavët e Sheriffit të Tiraspolit apo edhe sllovakët e Slovan Bratislavës, pa harruar këtë Shkëndijën e Tetovës edhe pse askush nuk do të uronte që të kishim një derbi shqiptar në turin e parë kualifikues të Championsit pasi kuqezinjtë tetovarë e kanë koeficientin 6 dhe falë paraqitjeve në vitet e fundit në Europë, në këtë sezon do të jenë pjesë e vazos së skuadrave favorite.


SHENDETESI

22 E martë, 14 MAJ 2019

10 këshilla për të ngrënë më mirë gjatë shtatzënisë ër shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale në orga nizëm, në këtë fazë janë të njohura fenomenet e "urisë së nxehtë", urisë ndaj produkteve të cak-

P

Sipas mendimit të ekspertëve, këto janë 10 këshillat që duhen mbajtur parasysh gjatë shtatzënisë për të ngrënë jo dy herë më shumë, por dy herë më mirë.

tuara, ndryshueshmërisë së shqisës së të nuhaturit apo edhe të ndjesive të përzierjes e të pështjellimit në stomak.

1.Konsumoni të paktën 5 herë fruta dhe perime të freskëta gjatë ditës. 2.Ushqimi juaj duhet të jetë i shumanshëm dhe të përmbajë fibra

ushqimore (alimentare), kripëra minerale dhe vitaminë B, të cilat gjenden me shumicë në produkte natyrore dhe të përpunuara si bukë e makarona me miell të pasitur, drithëra, oriz të errët, patate dhe bishtajore. Shumë e rëndësishme në shtatzëni është edhe marrja e mjaftueshme e acidit folik, jodit dhe hekurit. Ndërsa dy produktet e para merren në formë preparatesh, hekuri gjendet me shumicë në produktet shtazore si mish, peshk, vezë, por edhe ato bimore, si sallatë jeshile, farëra, bishtajore etj. 3.Sa më të kursyera në sheqer dhe ushqime të ëmbla dhe super të sheqerosura. 4.Konsumimi 2 deri në 3 porcione në ditë i qumështit me pak yndyrë dhe produkteve të tij (djathë, kos, etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve. 5.Yndyrat duhet të përbëjnë 30-35

% të kalorive tuaja ditore (që për një trup mesatar do të thotë, konsumimi i jo më shumë se 80-100 gramë yndyrave në tërësi, në një ditë). Gjithsesi është mirë që të përdoren sa më shumë vajrat me origjinë bimore (vaji i ullirit) dhe sa më pak yndyrat me origjinë shtazore (mbi të gjitha dhjamërat). Mos neglizhoni në këtë llogaritje edhe yndyrat "e fshehura" si përbërës të çokollatave, patatinave, akulloreve, biskotave të gatshme, etj. 6.Kujdesuni të përdorni sa më shumë ushqime biologjike (të patrajtuara me kimikate) për të ulur përqendrimin e përbërësve të dëmshëm për organizmin. 7.Është mirë që të hiqni dorë nga konsumimi i vezëve të paziera apo të pagatuara, apo nga pirja e qumështit të pazier të marrë direkt nga fshatari, si rezultat i rrezikut të infektimit nga parazitë të ndryshëm (p.sh salmonela).

8.Po kështu, kritik është edhe përdorimi i mishit të pazier (edhe në formën e sallamit apo të proshutës) për shkak të rrezikut të toksoplazmozës. 9.Përpiquni të hani në sasi të vogël, por të shpërndarë në mënyrë të rregullt gjatë ditës (5-6 herë në ditë). Kjo ju ndihmon dhe lehtëson tretjen. 10.Gjatë shtatzënisë keni shumë nevojë për lëngje, ndaj dhe duhet të konsumoni pa frikë 2-3 litra në ditë. Më të këshillueshme janë uji mineral i varfër në natrium, lëngjet e frutave dhe çajërat e holluar me ujë dhe mundësisht me pak apo pa sheqer. Mirë do të ishte që kafeja dhe çaji i zi të minimizoheshin sa të jetë e mundur. Gjithashtu, ekspertët këshillojnë që të mos përdoren në sasi të mëdha produktet që përmbajnë kitin (ndër to p.sh "Bitter Lemon"), sepse kjo e fundit mund të jetë problematike për shëndetin.

SPECIALISTI

S

ikurse në çdo fushë tjetër edhe në dermatologji, rrezet lazer kanë gjetur aplikim për më shumë se 20 vjet, për trajtimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Në botë është në ekspansion prodhimi dhe aplikimi i tyre duke e pasur parasysh suksesin e arritur në trajtimin e problemeve të lëkurës në mënyrë më të thjeshtë më të shpejtë dhe me sukses permanentë. Person kompetent për trajtim me laser të ndryshimeve në lëkurë është vetëm dermatologu i trajnuar për punë me te. Në duart e tij ky aparat shndërrohet në mjet adekuat dhe jo të rrezikshëm për manipulim dhe në këtë mënyrë evitohen dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga përdorimi i laserit nga personat jo kompetent. Principi i punës së laserëve konsiston në rrezet që lëshohen nga kristalet e ndryshme, rrezet e intensive pulsuese te dritës si dhe radiovalët, të cilat kanë efekte te mrekullueshme. Në kohen e fundit si më të suksesshëm janë aparaturat (IPL) me kombinim rrezesh me efekte të shumëllojta dhe me gjatësi të ndryshme valore, dhe diapazon më të gjerë veprimesh, përkundër atyre me njëlloj rrezesh dhe me efekte të mjaftuara dhe te kënaqshme, por me diapazon më të ngushtë veprimesh. Laserët në dermatologji

Aplikimi i rrezeve laser në dermatologji, dobitë dhe pasojat prej tyre kanë gjetur aplikim kryesisht te çrregullimet vaskulare më tepër beninje: si teleangiectazite (kapilarët e zgjeruar deri në 3 mm, Nevus flameus, poikilodermia, rosacea, angiomat, spidernevuset dhe skuqjet e ndryshme të lëkurës së fytyrës dhe qafës, e më pak te format e rënda si Hemangiomat dhe kapilarët e mëdhenj në ekstremitete. Po ashtu, shumë të suk-

sesshëm janë treguar në eliminimin e pasojave të dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit si hiperpigmentimet, elastozën, duke bërë freskimin e lëkurës së fytyrës dhe tërheqjen e saj dhe me atë edhe zbutjen e rrudhave. I suksesshëm është treguar sidomos te epilimi permanent (heqja permanente) i qimeve të fytyrës dhe trupit si tek femrat, ashtu edhe

tek meshkujt. Efekte të mjaftuar ka treguar edhe në heqjen e tatuazheve, eliminimin e akneve dhe poreve të zgjeruara, përmirësimin e sëmundjeve si Psoriasa vulgare, leukodermitë e ndryshme, ndërsa më pak i suksesshëm është treguar tek vitiligo. Disa nga laserët mund të bëjnë ablacionin (djegien) e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me qëllim të heqjes së cikatrikseve (shenjave dhe vrajave) pas mjekimit të akneve. Në përvojën time disavjeçare të aplikimit të laserëve mund të them se nënshtrimi i tretmaneve laserike, zakonisht, ka rezultuar me arritjen e rezultateve të kënaqshme në trajtimin e qimeve, kapilarëve, skuqjeve të fytyrës, akneve dhe freskimit të lëkurës, por që të arrihet kjo duhet durim dhe qëndrueshmëri në trajtimet e përmuajshme ose 6 javësh, për të arritur qëllimin.

Multivitaminat mbrojnë zemrën

K

onsumimi i multivitaminave mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nivelet e rritura të homocisteinës në gjak llogariten një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Bazuar në këtë, studiuesit kanë përcjellë efektin e shtesave ushqimore me multivitamina dhe ndikimin e tyre në nivelet e homocisteinës. Në hulumtim janë përfshirë persona më të moshuar se 70 vjet, te të cilët pas konsumimit të multivitaminave është vërejtur një hipohomocisteinemi e lehtë. Rezultatet kanë treguar një ulje të nivelit të homocisteinës për 1.4 mikromol për litër krahasuar me nivelin fillestar të homocisteinës, prej 12.8 mikromol/litër. Ulja e nivelit të homocisteinës ul edhe rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 5. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 8. Banka Botërore 11. Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Përdoret shpesh për polla postare, kartmonedha, etj 12. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 14. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 16. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur 18. Detyrë, nëpunësi; titull, ose ..., shprehje e vjetër. 20. Që mbillet për ta përdorur si ushqim për bagëtinë 22. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 24. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 26. Mënyrë e vjetër luftimi në det, kur anijet puqeshin e kapeshin me çengela që luftuesit të përlesheshin trup me trup 31. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 32. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 36. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 37. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 38. Bëj të njëjtën gjë për herë të dytë; kryej krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme 40. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 41. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 42. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 43. Romani i Anton Pashkut 44. Giulio ... (14 janar, 1919, 6 maj 2013), politikan Italian, Kryeministër i Italisë tri herë dhe mbajtës i shumë posteve qeveritare 46. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 47. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 48. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë 49. 20 janar 1944, Forcat Ajrore Mbretërore hodhën 2,300 tonë bomba mbi ... 50. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 51. Xhorxh, poet fisnik anglez që u prit me nderime në oborrin e Pashait të Janinës, Aliut nga Tepelena 53. Përgatit dikë a diçka, bëj gati, e rregulloj, e zbukuroj, e stolis, ndryshe 54. Që shpreh inat, keqdashje e mospërfillje; që shpreh zili a dyshim 56. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 58. Ara e mbjellë me oriz quhet ... 60. Makinat e Elbasanit ashtu e

E martë, 14 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

kishin targën 63. 7 shkurt 1979, Plutoni hyri në orbitën e ..., për herë të parë që nga koha që këto dy planete njihen në shkencë 65. Ajo që bën pula, vezë ose.. 66. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 67. Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës 69. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 71. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 73. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 75. Ngopem jashtë mase me diçka, shumë e yndyrshme apo shumë e ëmbël 78. Pastaj e ka brenda 80. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 81. Bisedë që bëhet ndërmjet dy a me shumë vetave, bashkëbisedim 82. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 83. Si kishtin makinat e Durrësit targën 84. Tirana, e kishte targën e makinave ... 86. Aleanca Kuq e Zi 87. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 88. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 89. Mungesë gjallërie, zhvillimi e përparimi, mbetje në vend (për ekonominë, punën, jetën mendore etj.); gjendje e fjetur 90. Rrethi i Librazhdit, e kishte

ashtu targën e mjeteve 92. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 96. Gjilpërë e kthyer, me një gur të çmuar ose me një send tjetër zbukurimi 98. Skënder ... Luarasi, arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg 99. Bojë uji për të pikturuar; mënyra e pikturimit me këtë bojë 100. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 101. Partia Republikane, inicialet 103. Vegël muzikore, e cila ka tastierë si pianoja 106. Që është zënë me tharm a me brumë të thartë; kund. i ndormë 107. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 108. Në Greqinë e lashtë: kryetari i një partie; prijës i popullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar 109. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 113. Murg françeskan, quhet ashtu 114. Serbia sëbashku me republikat e tjera, sot shtete autonome, quhej ashtu 115. Aa që merr pjesë në një mbledhje, në një takim, është i ... VERTIKALISHT 2. Një e tillë të çon në gjyq 3. Masa ndëshkimore që i jepet dikujt me vendim gjyqi për një faj a për një krim 4. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave

6. Presidenti Laurent-Désiré ... u vra më 16 janar 2001 nga një nga truprojat e tij 7. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 9. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 10. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 13. Edhe putrat e kafshëve të egra quhen ashtu 15. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 16. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë, i tillë 17. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 19. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 21. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 23. Rrip mesi i ngushtë; qengël, nënbarkëse; rrip 25. Provoj vërtetësinë a saktësinë e diçkaje duke e kontrolluar 27. Orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje 28. Figurë letrare, veçori e mënyrës së komunikimit artistik dhe estetik 29. Salcë si krem që bëhet me të verdhën e vezës, vaj ulliri e me lëng limoni 30. Masë e vëllimit të lëngjeve, e barabartë me një decimetër kub 33. Kosh i madh i thurur me

çifte 55. Po Gjirokastra si e kishte targën 57. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 59. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 61. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 62. Paraja ruse quhet ashtu 64. Që nuk është përfshirë në një punë a veprimtari 66. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 68. Punishte ose repart ku bëhen a ku riparohen ato që mbathim në këmbë 70. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 72. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 74. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 76. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 77. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 79. Mihal ..., (1871-1931), publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. 85. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 86. Edgar Allan Poe, lindi më 19 janar 1809, ishte shkrimtar mirënjohur ... 91. Minjtë janë të tillë, dhe jo vetëm ata 93. Ai është film shqiptar i vitit 2012, me regji dhe skenar të Joni Shanaj 94. Erdhi në jetë, dal në jetë nga barku i nënës 95. Pyllin ata e bëjnë të tillë 97. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 100. Që është i dhënë shumë pas lojës 102. Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së Muhametit 104. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 105. ... Broz Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 110. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 111. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 112. Partia Bashkimi Liberal Demokrat

purteka, që përdoret zakonisht për të mbartur fruta 34. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 35. Kënga e disa zogjve si dallëndyshja, trumcaku etj 39. Fjodor Mihajlloviç ... (11 nëntor 1821-9 shkurt 1881), shkrimtar rus, veprat e tij kryesore janë "Krimi dhe Ndëshkimi" dhe "Vëllezërit Karamazov" 45. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 48. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit 49. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, brenda të cilave gjenden farat 51. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 52. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 54. Lloj vallëzimi, që kërcehet në 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

P

A J

T I

3 8

L A 13

Q

T

G

9

15

Y

24

25

A B

S

K

O M I

18

A

G

M

U

27

H A

L

E

L

36

T

C

M

R

O

A

Z H

B A

R B

A

K

A J

L

T

˙

M E

A R

S

I

P

A R

K E

O

R K

U E

A

N

D

R

R A

L A

A

S

T

G

T

34

D

H

38

V

S

S

V

¸

S

49

J

L E

E

M I

A

Q

F

L

E T

B E 44

O G

A

N

H

I

J

E

L F

I

E

R

U

61

Y

M A N

N

B

Y

U

P

L

P

U

S

M P

K

M I

S

K B

K

R

¸

S

P

E T

A

E

B

G R

R 74

M T

M E

R I

O

N 92

93

B

K

85

A M O J I

P

M I

A

H

B

C

T

95

O D

A

L

¸

E

R R

A H

Z

T

M

N

D E

M B

H K

¸

I

D

J

A

Q

I

E

D

S

A

100

R I

G

F

M

N

E

I

I

T

E L

V I

R

L

I

104

O

B

A

E

N

107

S

B

I

A R

Z E

M

101 103

M U S

106

A 87

S

H 94

81

S

86

A P

97

102

¸

L

L

I R Y

84

91

A

99

R

E R A

K

E

˙

R O E

J

O R

H A 73

D V

96

E

S

D

R

H

D I

90

K E

98

A

I

72

˙

83

89

A I

S

80

L O

E

P

88

C

79

M E

R

N 58

76

I

82

¸

R

I

66

I

H

E L

78

K

¸

B

69

M I

D I H

77

O V F

H

75

A

S

A

71

A

V A

62

68

R I

E

N

65

A T

70

R

48

K

57

K

64

D P

47

B

54

D E

60

67

L

53

B

59

L E

46

¸

56

L A A

45

O D

K

51

H T

M 55

63

U R

50 52

T K

R

39 41

A E

Z

I

E

35

L

43

R E

S

31

P

E

33

N

42

A

K

23

40

I

12

U

R

O

30

37

L

M P

28

V

32

L

6

M I

20

29

R

Z

O 19 22

26

R A

I

R 17

21

B

A N

11

O

16

O

5

A G

10

A S

14

P

4

P

M 7

A

105

L

108

R

109

D J

E

110

E K

P

S

T 111

L I

112

S

J

O

H

U

H

V 113

K T

A V

¸ 114

L

¸ 115

O

P

116

R O

117

D H

118

I

U 119

M T A

121

D

V

R

M

M ¸

N G

J

E

S

A

122

U F

G

M

S

A

L

R

I

120

L

R

V

123

I

G

M

E

M

Z

I

L

O


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 14 MAJ 2019

Marshim proteste në Tiranë Protesta e djeshme e opozitës u zhvillua në formën e një marshimi përpara “disa institucioneve që Rama u ka vjedhur shqiptarëve”. Ndalesa e parë e opozitës ishte përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “drejt institucionit që vetëm shtyp. Ne nuk duam një polici të krimit”, tha zoti Basha. Ndalesa e dytë para Parlamentit “vendit që duhet të jetë tempulli i demokracisë me mesazhin se nuk e njohim Parlamentin e paligjshëm”. Më pas manifestuesit ata u ndalën

para Ministrisë së Brendshme “ku sundon një njeri që nuk e lidh asgjë me kushtetutën dhe ligjin, por vetëm servilizimi i verbër dhe shërbimi ndaj padronit të tij”, u shpreh Basha. Ndalesa e fundit ishte përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës “ku mbahen me pa të drejtë vëllezërit e motrat tona”. Përpara se të niste marshimin, Basha mbajti një fjalë në sheshin për godinës së Qeverisë, i cili dy netë më parë u kthye në një skenë të akteve të dhunshme ndaj godinave

shtetërore, drejt së cilave u lëshuan një numër i madh bombash Molotov. Protesta e sotme u parapri nga një numër i madh deklaratash të ambasadës amerikane, selive diplomatike të vendeve kryesore të Bashkimit Europian, eurodeputetëve dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të OSBE-së, të cilat i kërkuan zotit Basha dhe drejtueses së LSI-së, Monika Kryemadhi, të dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës të së shtunës dhe përgjegjësit e saj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.