CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 270 (8401)
E mërkurë, 14 Nëntor 2018
Çmimi 30 Lekë
Deklarata para Gjykatës e Astrit Avdylit, një nga personat e dyshuar si pjesë e bandës që kryente trafik ndërkombëtar droge se "Vangjush Dakos i kam shërbyer dhe që besoj në programin e tij dhe të PS-së", ka sjellë pështjellime edhe në vetë PS-në
Banda e drogës: Rroftë PS dhe Dako!
Thirrja e djeshme në seancën e gjyqit është mesazh shqetësues, sepse pushteti ka lidhje të dyshimta me bandat kriminale. Edhe vetë Vangjush Dako u ndje ngushtë dhe reagoi me shpoti ndaj tij. Edhe kryeministri e ka ndjerë se po flasin andej nga qelitë personat që kanë blerë vota për PS dhe që kanë kryer krime
Edi Rama përballë gazetarëve: “Bandat le të hanë kokën e njeri-tjetrit”
FAQE 3
Presidenti Meta i ftuar nderi në Konferencën “Mesdheu i së Ardhmes”, në Marsejë
Në foto: Presidenti Ilir Meta në konferencën "Mesdheu i së Ardhmes"
FAQE 24
DEPUTETJA E PD
Në foto: Kryeministri Edi Rama dje në "Report TV" përballë gazetarëve: Nikoll Lesi, Artan Hoxha, FAQE 4-5 Muhamet Veliu dhe Denis Minga PROPOZIMI I LLESHIT
Bujar Nishani: Ja çfarë do bëja po të isha President
FAQE 14
VENDIMI
FAQE 8
DEKRETI
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 14 vite burg
FAQE 15
Jorida Tabaku: Reforma “Miss World 2018”, territoriale ka dështuar, Nikita Preka prezanton bukurinë shqiptare në ligjet të shkruara keq median kineze REAGIMI
Luan Rama: Paligjshmëri, Protesta te “Astiri”. paturpësi dhe papërgjegjshmëri Veliaj: PD i përdor e Kryeministrit njerëzit për gjoba FAQE 7
FAQE 13
FAQE 12
POLITIKE
2
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Deputeti Luçiano Boçi vijon akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit: I ra alibia se ai komunikon thjesht me zgjedhësit
PD: Kreu i bandës së Avdylajve faktoi nga gjykata se Dako është peng i krimit
P
artia Demokratike reagoi ndaj deklaratave të bëra këtë martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga kreu i grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, ku shprehte mbështetjen për kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste. Nga foltorja e selisë blu, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat tha se dëshmia e kreut të bandës së Avdylajve për miqësinë me kreun e Bashkisë së Durrësit provon se Dako është peng i krimit. Boçi shtoi se Vangjush Dako duhet të ishte në burg për krimin e blerjes së votave nëpërmjet krimit. Partia Demokratike ka reaguar menjëhërë pas deklaratave të forta publike të kreut të një bande kriminale të arrestuar, Astrit Avdylajt, se i kishte shërbyer Vangjush Dakos dhe besonte tek PS-ja. Por nga ana tjetër deputeti i PD-së tha se deklarata në gjykatë e kreut të bandës së Avdyljave se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit. “Deklarata në gjykatë e kreut të bandës së Avdyljave se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Vangjush Dako ka mashtruar publikisht, kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale. E vërteta është se ai ka miqësi
KRYEBASHKIAKU I DURRËSIT
“Rroftë Vangjush Dako e PS!”, Dako: Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi!
me bandën që bën trafik ndërkombëtar droge nga Amerika latine në Europë, e ka përdorur bandën për të blerë vota dhe më pas i ka dhënë favore nga pushteti i tij dhe i Edi Ramës. Kreu i bandës së Avdylajve provoi sot se Vangjush Dako, është peng dhe nuk mundet ta mbajë në këmbë alibinë se ai komunikon vetëm me zgjedhësit dhe vetëm për interes të qytetarëve.
Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme. Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin
e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë. Skema e Edi Ramës për ta paraqitur skandalin në të cilin janë përfshirë ai dhe uzurpatori i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si një normalitet dhe akuzat si luftë politike, nuk do të funksionojë”- u shpreh dje deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
VENDIMI PËR BANDËN E SHULLAZIT, PARTIA DEMOKRATIKE: BETEJË E PAFITUAR PLOTËSISHT QË U DENONCUA NGA OPOZITA
P
as vendimit që dha mes ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dënuar me 55 vite burg në total bandën “Shullazi” do të reagonte edhe Partia Demokratike. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, selia blu theksoi se nëse Emiljano Shullazi dhe banda e tij, nuk do të kishin mbështetjen e Qeverisë së Edi Ramës, dënimi i bandës do të ishte shumë më i rëndë. “Në vend të dënimit të merituar, Edi Rama i ka dhënë pushtet edhe në burg Emilano Shullazit për të emëruar deputetë, drejtues të institucioneve vendore e qendrore. Sot (dje) gjykata dënoi bandën e Emiljano Shullazit, që u arrestua vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD, si dhe mbështetjes së SHBA. Nëse Emiljano Shullazi dhe banda e tij, nuk do të kishin mbështetjen e Qeverisë së Edi Ramës, dënimi i bandës do të ishte sot shumë më i rëndë. Ata nuk do të ishin dënuar vetëm për gjobëvënie,
Dënimi për Shullazin, PD: Të dënohet edhe anëtari politik, Jurgis Çyrbja
por edhe për krime të tjera të rënda, që janë lënë pa zbuluar, pasi policia dhe drejtësia kanë mbyllur sytë. Kjo bandë është autore e disa vrasjeve, e trafikut të drogës, shkatërrimit të pronës me eksploziv, grabitjes së pasur-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ive të paluajtshme. Në vend të dënimit të merituar, Edi Rama i ka dhënë pushtet edhe në burg Emilano Shullazit për të emëruar deputetë, drejtues të institucioneve vendore e qendrore. Dënimi i bandës së Shullazit është një
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
betejë ende e pafituar plotësisht. Prapa hekurave duhet të jenë edhe anëtari me pushtet politik i bandës, deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja. Përgjimet e prokurorisë faktojnë se deputeti Jurgis Çyrbja ishte një anëtar aktiv i bandës së Shullazit dhe informonte bandën për hetimet e prokurorisë. Shqiptarët presin sot përgjigje nga prokuroria: kur do të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë Jurgis Çyrbja, si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit? Po Edi Rama dhe Saimir Tahiri a do të hetohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë për mbështetjen shtetërore që i kanë dhënë bandës së Emiljano Shullazit? Drejtësia do të bëhet e plotë! Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja, shumë shpejt do të kenë fatin e Shullazit”, theksoi PD-ja në reagimin e saj.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Pas deklaratave të bëra dje në sallën e gjyqit nga Astrit Avdylaj se ai ishte mbështetës i kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe Partisë Social iste, me tyë cilët qante dhe hallet e tij, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, Dako ka sulmuar ashpër edhe deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, të cilin e quan si një person tejet qesharak. Teksa nuk mohon njohjen me Avdylajt, Dako e konsideron qesharak deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke paralajmëruar padi penale edhe për të. “Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boçi! Sot (dje) ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë! Njëri del në gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbës, se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”- u shpreh në reagimin e tij, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Deklarata para Gjykatës e Astrit Avdylit, një nga personat e dyshuar si pjesë e bandës që kryente trafik ndërkombëtar droge se "Vangjush Dakos i kam shërbyer dhe që besoj në programin e tij dhe të PS-së", ka sjellë pështjellime edhe në vetë PS-në
Banda e drogës: Rroftë PS dhe Dako!
Thirrja e djeshme në seancën e gjyqit është mesazh shqetësues, sepse pushteti ka lidhje të dyshimta me bandat kriminale. Edhe vetë Vangjush Dako u ndje ngushtë dhe reagoi me shpoti ndaj tij. Edhe kryeministri e ka ndjerë se po flasin andej nga qelitë personat që kanë blerë vota për PS dhe që kanë kryer krime Në seancën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka bërë bujë një deklaratë e Astrit Avdylit, e cila nuk lidhet as me akuzat që rëndojnë mbi të dhe as me procesin gjyqësor. Në seancë, Avdyli deklaroi: "Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet. Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të PS-së. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik". Kjo deklaratë që vjen nga salla e një procesi ku gjykohen krime të rënda është fraza që zbërthen gjithë funksionimin e pushtetit të sotëm. Avdyli së bashku me të tjerët mund të jenë të pafajshëm, por sipas prokurorisë ata dyshohen për krime që nisin nga trafiku i drogës dhe shkojnë deri te krijimi i laboratorëve për përpunimin e heroinës. Ndaj tyre ka mijëra faqe përgjime dhe hetimet nga policia shqiptare, agjencitë e BE dhe SHBA. Është interesant fakti sesi në ditën më të vështirë para gjykatës, ai që njihet si kreu i bandës së "Shijakut" nuk e ka mendje te pafajësia, por të shprehja e besnikërisë ndaj Partisë Socialiste dhe Vangjush Dakos. Një të akuzuari për probleme serioze me drejtësinë shqiptare, në momentin më rëndësishëm para gjykatës, e vetmja gjë që i vjen në mendje është të bëj politikë dhe të vlerësojë madje edhe programin e Partisë Socialiste.
Kjo deklaratë nuk është batutë e rastësishme për mediat dhe as bindje e verbër për programin e "shkëlqyer" të Partisë Socialiste. Ajo çfarë ndodhi dje në seancë është edhe më flagrante, pasi thirrjet "Rroftë PS, rroftë Dako" nga dikush që akuzohet për krime të rënda janë mesazh. Janë mesazh së pari për Vangjush Dakon dhe së dyti për PS dhe "programin" e saj. Arsyet janë të thjeshta. Të gjitha ata që e kanë ndjekur operacionin "Vol-Vo 4", që duket se i "hëngri kokën" dhe ministrit Xhafaj e dinë se pjesë e kësaj dosje është dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Janë të paktën tre përgjime ku pjesëtarë të familjes Avdy-
laj, përfshirë dhe Astrit Avdylin, komunikonin në telefon me kreun e bashkisë së Durrës. Bisedat tregojnë hapur se Dako bisedon me ta për "punë" dhe për blerje votash. Personalisht Dako nuk e ka mohuar miqësinë me ta, por ka deklaruar se ka biseduar si me gjithë zgjedhësit e tjerë që kanë pasur probleme për të zgjidhur. Këtij hetimi prokuroria nuk i ka shkuar deri në fund. Sipas PD, një urdhër arresti që u firmos për kryebashkiakun e Durrësit lidhur me këto biseda, u kthye mbrapsht nga Prokuroria. Me largimin e Xhafajt nga ministria e brendshme çështja "Dako" është shumë larg duarve të prokurorëve. Por rreziku
kryesor për kryebashkiakun e Durrësit tashmë janë ata në burg, sepse mund të flasin. Kjo do të sillte ndryshimin e gjithë situatës jo vetëm për Dakon, por edhe të tjerë në PS. Këtë frikë të kryebashkiakut të Durrësit e larguan dje vetë ata që njihen si anëtarët e bandës së "Shijakut" . Me thirrjet "Rroftë Dako", njëlloj si komunistët që dënoheshin nga shokët e tyre në gjyqe, edhe Avdulaj e siguroi kryebashkiakun e Durrësit se nuk do të flasë për shumë gjëra që mund të dijë. Por PS-ja është shumë e madhe dhe që të mos kenë probleme as me deputetë dhe ministra të tjerë në Qeveri, Astrit Avdulaj nuk harroi të jepte konsideratat e larta dhe për
programin vizionar të Partisë Socialiste. Diçka të ngjashme është hasur vetëm në gjyqet politike, madje në ato të kohës së komunizmit, kur shumë zyrtarë komunistë në momentet para vendimit deklaronin "rroftë partia, partia ime po më dënon". Ngjarja e djeshme nuk është e vetmja. Një skenë e ngjashme ndodhi dhe në procesin gjyqësor kundër Rexhep Rraja, i akuzuar për përdhunim të Xhisiela Malokut. Edhe Rraja në vend të përgjigjeve për akuzat apo ndonjë falje publike të vetëm gjë që shqiptoi ishte mesazhi politik "Lulzim Basha ta provojë në votime". Është shqetësuese sesi persona të dyshuar për krime të rënda të vetmen pikë shpëtimi ndaj drejtësisë shohin qeverinë dhe emra të përveçëm të saj. Në fakt kjo është dhe akuza më e madhe që ata i bëjnë qeverisë, pasi në të gjitha rastet emrat e kryebashkiakeve dhe deputetëve të PS i shohin si bashkëpunëtor në krimet e tyre. Thirrja e djeshme në seancën e gjyqit është mesazh shqetësues, sepse pushteti ka lidhje të dyshimta me bandat kriminale. Edhe vetë Vangjush Dako u ndje ngushtë dhe reagoi me shpoti ndaj tij. Edhe kryeministri e ka ndjerë se po flasin andej nga qelitë personat që kanë ble vota për PS dhe që kanë kryer krime. Qamil Xhani
INTERVISTA
4 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Edi Rama përballë gazetarëve: “Bandat le të hanë kokën e njeri-tjetrit” Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i mbrëmjes së djeshme në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës në Report Tv, i cili përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu, komentoi mos dekretimin nga Presidenti i Republikës Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm. Rama tha se shpresonte që presidenti Ilir Meta të mos ndikohej nga opozita. Më pas shtoi se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete për ta refuzuar sërish. Sipas tij, Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik, ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish si ministër.Rama foli edhe për takimin me Presidentin Meta për dekretin e ministrit të ri, ku theksoi se arsyet e Metës për të hezituar nuk i ishin dukur bindëse. Ndërkaq, duke iu referuar zhvillimeve në Ministrinë e Brendshme, Rama u pyet edhe për punën e Policisë së Shtetit dhe nëse do largohet apo jo Ardi Veliu nga detyra me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshit, një përgjigje kjo që siç tha Rama, nuk i takonte atij ta jepte. Largimi i Fatmir Xhafës Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë tjetër pikëpyetjet lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm. Rama tha se Xhafaj kishte të gjithë mbështetjen e tij,
ndërsa dorëheqjen e kishte dhënë me dëshirën e tij. Kreu i Qeverisë foli edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pak ditë më parë u shpall i pafajshëm nga gjykata e Katanias për akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim me Habilajt. Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arrestojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij, por gjithçka bazohej te llafet e disa trafikantëve. Në këtë linjë, Rama u pyet edhe për ngjarjet kriminale në vend. Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: “Le të hanë kokat e njëri-tjetrit”- deklaroi Kryeministri Edi Rama. Zgjedhje edhe pa opozitën Opozita ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2018 me Edi Ramën kryeministër. Një kërkesë e ripërsëritur kjo e
opozitës, pasi me të njëjtin argument ngriti edhe çadrën në Bulevard në 2017. Përballë gazetarëve në “Repolitix”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje, është e drejtë e saj, duke nënkuptuar kështu edhe një garë pa opozitën në përballjen e qershorit të vitit të ardhshëm, duke e argumentuar me faktin se sipas tij edhe nëse ndonjë gjë e tillë, nuk ka shkelje të Kushtetutës në këtë rast. Sa i takon kandidatëve të PS në zgjedhjet vendore dhe nëse Erion Veliaj do rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se kjo do vendoset në momentin e duhur, duke këmbëngulur se nuk është ai që do të marrë një vendim, por siç tha ai, do të jetë Partia Socialiste ajo që do të vendosë se me kë do të zgjedhë të përfaqësohet në këto zgjedhje. Protesta e banorëve të Unazës së Re Zgjidhja e qeverisë për banorët e “Unazës së Re” që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës është bonusi i qirasë për tre vite. Kryeministri Edi Rama u shpreh se shtëpitë janë ndërtuar pa leje duke zënë tokën e të tjerëve. Ai tha se në këtë rast prevalon interesi publik dhe banesat që preken nga projekti do shemben për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës, pasi siç tha ai, “Unaza e Madhe” është e domosdoshme për kryeqytetin. Ndërkaq, Rama sqaroi banorët që preken nga ky projekt se për ata që e kanë banesën e tyre pa leje, tre vite shteti paguan qira.
Pjesë nga diskutimi në studio Denis Minga: U ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën? Edi Rama: Së pari të sqarojmë çfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm. Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje. Nikollë Lesi: Janë 14 pyetje, mos i fut 14 pyetje në një… Edi Rama: Ky është këndvështrimi im, është një pyetje e fragmentuar në 14 pyetje. Për mua çështja është e zgjidhur. Për sa na takon ne, statusi i Sandër Lleshajt është i zgjidhur, përderisa presidenti i ngre këto pyetje, ka shqetësim, ka shteg për interpretime të ndryshme. Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi ushtarak. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.
Denis Minga: Keni thënë se arsyeja e përdorur nga presidenti është qesharake… Edi Rama: Unë thashë që është thënë se presidenti çoi një SMS në një studio televizive, se ishte gati të vinte në Parlament, dhe thashë që uroj të mos jetë arsyeja që më tha mua. Denis Minga: Ju do na e thoni? Edi Rama: Jo, sepse jam etik për bisedat që bëj me të tretët dhe për të cilat nuk jam dakordësuar për t’i treguar. Sandër Lleshi nuk është ushtarak aktiv… së pari nuk kam shkelur asnjë Kushtetutë, sepse nuk kam patur si ta shkel, edhe sikur Sandër Lleshi të ishte sot gjeneral, unë mund ta propozoja dhe presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe çdekretimit. Së dyti, Sandër Lleshi nuk është gjeneral aktiv, para se të bënte deklaratën që e ka bërë para. Çështja është e tillë, ka një problem. Presidenti nuk tha asgjë të tillë, se nuk krijoi dot bindjen etj, etj. Këtu s’ka lidhje kryetari i Kuvendit, etj. Presidenti ka për detyrë të dekretojë një ministër në rast se ata plotësojnë të njëjtat kritere që plotëson një njeri që bëhet deputet. Presidenti ka bërë një letër ku ka shtruar pyetjet e tij, do të marrë përgjigje. S’kam folur në emër të ministres së Mbrojtjes. Presidenti më ka thirrur për dijeni. Kemi për detyrë të përgjigjemi kur na shkruajnë për dijeni. ...... Nikoll Lesi: Uroj që të mos largohesh si Fatos Nano. Do të të rrethojnë kryeministrinë para zgjedhjeve. Dëgjo mua se jam gazetar i vjetër, kam një informacion. Uroj të mos vishesh si Fatos Nano që iku si fshatar në Maqedoni… ........ Artan Hoxha: Vrasjet e fundit në Shkodër janë një përplasje bandash… Edi Rama: Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëritjetrin, janë të lutur ta bëjnë. (Marrë me shkurtime nga Report TV)
SOCIALE
5 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Kreu i Bashkisë së Tiranës: "Kunati i Bashës mori zyrat në katin e parë të një hoteli, ndaj u shit edhe protesta e Kukësit"…
Kryebashkiaku Veliaj: PD i përdor njerëzit për gjoba K ryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe PD. Ai akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij. Veliaj theksoi se PD dhe Basha janë kthyer në një agjenci gjobash, sikurse veproi edhe në shembullin e Kukësit. "E vutë re që Luli nuk e përmendi "Viktoria Invest". Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që"Viktoria Invest" merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki. E vutë re që çunit të llastuar , kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menazhohet nga kjo kompani. Kjo tani ëhstë një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?! Dako-
rd, meqë nuk I duam këto, kompania e Lulit ti kthejë leket dhe ne leket e Viktoria Invest t'i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. Ka vila pa fund në farkë, në lundër, të shkojë tua blejë, meqë Luli nuk i do se Luli punon për popullin. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s'ka lidhje
fare bashkia. Bashkia është vetëm t'u ndihmojë kush do dorën e bashkisë. Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi, a nukt ha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? Shiheni ku I mori zyrat kunati I Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarklu që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka
me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit mor vlla sa I jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prap me bashkinë do I zgjidhin hallet. Lulin sot e përdor vetëm për mish për top. Është kthyer një parti politike, partia që solli pluramizmin në Shqipëri në një agjenci gjobash", theksoi Veliaj. Duke e cilësuar kreun demokrat një kalama të llastuar, Kreu I Bashkisë paraqiti fakte se si projekti për
Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli teknik I asaj kohe. "Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s'janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama I llastuar pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësi që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryear I bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku I ka . Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokrit. E kanë bërë vetë këtë", tha Veliaj.
REAGIMI
Banorët e “Astirit” sërish në protestë, djegin goma në rrugë Pasditen e djeshme banorët e zonës së "Astirit" që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë. Ata kanë
dhe me thirrjet "Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët", ata kërkuan të mos preken bllokuar rrugën duke i djegur edhe goma. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Janë rreth 300 familje që preken projekti i ndërtimit të Unazës së Re. Paraditen banorët protestuan përpara bashkisë së Tiranës, duke tentuar edhe futjen me forcë brenda ambienteve të bashkisë. Me pankarta në duar
shtëpitë e tyre. "Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t'i mbrojmë pronat tona", tha një burrë.
POLITIKE
6
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Balla: Kandidaturën do e shqyrtojmë të enjten në Kuvend. Presidenti nuk ka më arsye të vonojë dekretimin e Lleshajt ministër
D
y ditë nga votimi në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla paralajmëron votën kundër propozimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, të Vitore Tushës në postin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Balla pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat. Teksa u pyet për çështjen “Lleshi”, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë, dhe sipas tij nuk ma më nevojë që të vonohet më tej dekretimi i Lleshajt si ministër nga ana e Presidentit. Lidhur me arrestimin e pedagogut të ekonomikut, Balla deklaroi se ai është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Prononcimi i Taulant Ballës Kush është qëndrimi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me dekretin e Presidentit për znj. Vitore Tusha në KLSH? Kuvendi i Shqipërisë zyrtarisht njihet me dekretin ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës dhe rregullores të Kuvendit, kryetari i Kuvendit njofton seancën plenare dhe prej atij momenti fillon procesi i shqyrtimit. Deri në momentin e shqyrtimit unë do të hezitoja të bëja çdo koment për sa i përket shqyrtimit të këtij dekreti. Ashtu si dhe kryeministri vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Po të kemi parasysh që është një rast suksesi lidhur me kalimin e procesit të Vettingut. Është një prej dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që e kanë kaluar provimin e vështirë, por të domosdoshëm tashmë në drejtësinë e re që po lind dhe si e tillë meriton gjithë respektin, por keni parasysh që një institucion i rëndësishëm, sikurse është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në këtë institucion. Ne do të ndjekim një procedurë sipas Kushtetutës dhe rregullore, por dhe sipas ligjit për funksionimin e KLSH, për të vijuar me shqyrtimin e këtij dekreti. Nuk do të ketë vonesa, por as nxitim për të zhvilluar një proces siç ka hyrë në binarët e rregullores dhe të ligjit Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se një viti. A mendoni se jemi drejt një zgjidhje për sa i përket dekretit të z. Lleshaj si ministër i Brendshëm? Kjo çështje ka pasur një zgjidhje prej ditës që është propozuar prej kryeministrit z. Lleshaj si ministër i Brendshëm, i cili
PS paralajmëron votën kundër Vitore Tushës për në krye të KLSH-së
tashmë e ka filluar detyrën dhe rezultatet e para janë shumë të mira dhe sigurisht që nuk besoj se ka më nevojë publiku shqiptarë apo marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave për të vonuar dekretimin e z. Lleshaj në këtë afat të dytë pas ribërjes së propozimit për të tejkaluar një problem që u kri-
jua ndoshta pa dashje nga ana e Presidenti i Republikës, sepse Kushtetuta për këtë çështje është shumë e qartë. A do ta çoni ju precedentin në Gjykatën Kushtetuese siç ka paralajmëruar kryeministri? Po. Prej disa ditësh reagoni në mediat sociale sa i përket një pedagogu të ekonomisë, duke e cilësuar si
një njeri të strukturave të PD-së dhe të afërt me Bashën. Nga e keni këtë informacion, sepse nga komunikimet tona me PD-në ai cilësohet si një anëtar i thjeshtë? Jam paksa i habitur që mediat po bëjnë pyetje për këtë çështje, sepse në rast se zotëria në fjalë do të ishte një fotografi me kryeministrin, me mua apo me një përfaqësues tjetër të PS-së,
ju do të kishit bërë hatanë, do të kishit zënë dyert e Kuvendit apo PS-së. Ndërkohë që rast i përsëritur kur një funksionar i lartë i PD-së arrestohet për hespë të drejtësisë italiane për shkak të një dënimi disa vjeçar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh. Është e turpshme dhe në rastin e Lulzim Bashës është e dyfishtë njolla e turpit që një person që sa herë që në krahun kundërshtar të partisë së tij ka raste të tilla bën zhurmën e madhe dhe ndërkohë që ende nga PD nuk ka një njoftim që ky person, i cili është drejtues i lartë i PD-së në Tiranë, është drejtuesi i PD-së për Njësinë numër 5, njësia më e madhe administrative brenda Tiranës. Ky person është gjithashtu edhe pjesë e departamentit te ekonomisë në PD. PD duhet ta përjashtojë nga radhët e saj, për shkak se ka hyrë në prerogativa të përcaktuara në ligjin e dekriminalizimit. Dekriminalizimi nuk mund të ndalet vetëm tek pjesa e Kuvendit apo të zgjedhurve vendorë, por është një dimension i rëndësishëm edhe brenda organizimit të partive politike. Të gjithë shqiptarët shohin sesi PD gjoja çdo ditë bën akuza kundër të tjerëve në rastet kur ndaj saj ka një akuzë publike dhe ende nuk ka qoftë dhe një përgjigje. Zotërija ka qenë drejtues i procesit të numërimit të votave në Njësinë numër 5. Zotëria është i fotografuar duke folur me numëruesit, duke bërë presion, por ne nuk jemi si ata nuk bëjmë ne akuza që ky personi ka ndikuar etj…
ISH-ANËTARJA E KRYESISË SË PS-SË: S’KA REFORMA TË QËNDRUESHME. MAZHORANCA FAJTORE PËR IKJEN E SHQIPTARËVE
I
sh-anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste Valentina Leskaj, e cila e mbylli një vit më parë karrierën e saj politike si Nënkryetare e Kuvendit e shikon me keqardhje gjendjen aktuale të Parlamentit. E ftuar dje në emisionin “Ditë e Re” në Ora News zonja Leskaj u përgjigj se nuk ka asnjë nostalgji për kohën kur ishte një nga deputetet e tij. kur ka kaluar më shumë se një vit nga largimi i saj, Leksaj vëren se nuk ka reforma të qenësishme nga ana e qeverisë, ku dhe ligjet që miratohen në Kuvend nuk janë të qëndrueshëm. “Në gjendjen që është jo. Ne kemi probleme të mëdha me funksionin e parlamentit. Fakti që është gjysmë parlament nuk është e mirë as për opozitën. Një opozitë që rri jashtë parlamentit nuk ka të ardhme. Nuk është mirë as për maxhorancën, por sigurisht nuk është zgjedhja e saj. Dhe mbi të gjitha nuk është mirë sa i takon çështjes së reformave. Nuk ka reforma të
Valentina Leskaj: Nuk më merr malli për parlamentin në këtë gjendje që është
qëndrueshme për sa i takon miratimit të reformave nga njëra palë. Shqipëria nuk ka kohë të miratojë ligje të paqën-
drueshme dhe që do të ndryshohen kur një parti tjetër vjen në pushtet”- u shpreh Valentina Leksaj. E pyetur për ar-
syet se pse po ikin shqiptarët, Leksaj vëren se kjo nuk vjen vetëm si rezultat i pakënaqësisë nga qeverisja e vendit, por edhe nga mungesa e shpresës që duhet të ngjallë opozita në vend. “Është e vërtetë që mund të ketë probleme në qeverisje, kushte, korrupsion probleme me punësimin. Por ka një gjë kur njerëzit humbin shpresën problemi nuk është vetëm i qeverisë. Në një vend ku funksionon opozita kur njerëzit nuk kanë shpresë i kthejnë sytë nga opozita. Fakti që po ikin do të thotë që nuk kanë shpresë tek asnjëra palë. Është koha për një paketë shumë të rëndësishme sa i takon popullsisë”- u shpreh ish-deputetja e PS-së. Valentina Leskaj hoqi dorë nga politika në 2017 ku vendosi të mos kandidonte më si deputete.
POLITIKE
7
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Zëvendës Kryetari i LSI-së: Edi Rama i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë si ai, që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën
Z
ëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në trajtimin e çështjes së propozimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendhshëm, propozim që çoi në përplasje institucionale me Presidentin e Republikës. Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me praktikën e emërimit të ministrit të Brendshëm, ku vëren se Kryeministri në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën. “E gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri! Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante,
“Lleshi”, Luan Rama: Paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri
pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën! As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës,
KREU I GRUPIT TË LSI-së
Deklarata e Veliajt, reagon Vasili: Janë fryrë si gjela K
reu i grupit parlamentar të LSI-së, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj ku i quan banorët e Unazës së Re, të cilët prej 11 ditësh protestojnë kundër projektit të Bashkisë që parashikon shembjen e banesave të tyre si “shpellarë”. Sipas Vasilit, kafshët hajdute të pushtetit kanë surrat dhe i quajnë qytetarët “shpellorë”, se kërkojnë hakun e tyre dëmshpërblimin pasi duan t’ju prishin shtëpitë djersën e gjakun e jetës së tyre. “Janë fryrë si gjela dhe kanë përfunduar si jashtëqitje. Kafshët hajdute të pushtetit kanë surrat dhe i quajnë qytetarët shpellarë, se kërkojnë hakun e tyre dëmshpërblimin, pasi duan t’ju prishin shtëpitë djersën e gjakun e jetës së tyre. Këto kafshë hajdutë do të kenë një fund të hidhur si të gjithë legenat që ka parë ky vend që janë fryrë si gjela dhe kanë përfunduar si jashtëqitje”theksoi dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
është e paprecedentë dhe e patolerueshme! Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë! Ndaj e gjej me vend të kujtoj Fan Nolin
kur thoshte se “kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë… …Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”u shpreh dje në reagimin e tij, Zëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama.
“TAKSIM PËR TË GJITHA PAGAT”
Spahiu i kthehet Ahmetajt: S’ju prodhon asgjë mendja veç rritje tatimesh e taksash Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar mëngjesin e dhjeshëm përmes rrjeteve sociale mbi propozimin e ri të Ministrit të Financave Arben Ahmetaj për uljen e pragut të tatimit mbi të ardhurat nga 30,000 lekë në 10,000 lekë, ç’ka do të thotë rritje të takimit të pagave të nivelit të ulët dhe të mesëm. Këtë propozim, Spahiu e quan këtë propozim një dështim total dhe sulmon qeverinë duke i thënë se nuk mendon pë asgjë tjetër veç rritje tatimesh e taksash. Ndërkaq, teksa kundërshton nismën e qeverisë, deputeti i LSI-së ironizon duket thënë se qeveria mund të implementojë dhe një taksë të re, atë të pas vdekjes. “Paskemi një propozim të ri të Ministrit të Financave, uljen e pragut të tatimit mbi të ardhurat nga 30,000 lekë në 10,000 lekë ose dhe heqen fare dhe, tatim të çdo të ardhure nga pagat. Dështim total….!!! Nuk ju prodhon asgjë mendja veç rritje tatimesh e taksash. Besoj deri në miratimin e buxhetit do të kemi propozim për të tatuar dhe ndihmën ekonomike, ka vende që e bëjnë. Mund të implementojnë dhe një taksë të re, atë të pas vdekjes. Do të ishte mjaft korrekte që të paguanim PPP-t në 30 vitet e ardhshme (gjithmonë sipas mendësisë së kësaj qeverie)”tha në reagimin e tij, ligjvënësi i LSI-së, Përparim Spahiu.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së
LSI: Çdo ditë e më shumë po konfirmohen lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar S ekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp sulmoi ashpër qeverinë “Rama”. Në një dalje nga selia e LSI-së, Braimllari tha se Rama po dhunon Kushtetutën dhe institucionet që sipas tij i shërbejnë dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po ashtu, në emër të LSI-së ligjvënësi i drejtoi sërish disa pyetje Ramës, të njëjtat me ato në deklaratën e djeshme, duke nisur nga arsyeja e dorëheqjes së Xhafajt, e deri tek Tahiri. “Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar. Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej
kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot. Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në
vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria. Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafes, ish Ministër i Brendshëm? Cila është lidhja e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë me Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Braimllari.
FORUM KOMENT Nga Blendi Fevziu
M
ë 4 mars 1929, 89 vjet më parë, një burrë i veshur shik, me pamje krejt perëndimore dhe me ecje që binte në sy në një qytet ende oriental si Tirana mbërriti në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kryeqytet. Burri ishte librari më i njohur në Shqipëri, Mithat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, nipi i Naim dhe Sami Frashërit, firmëtar i Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, anëtar i Qeverisë së parë të Ismail Qemalit dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Athinë. Që prej dy vitesh drejtonte në Tiranë librarinë “Lumo Skëndo”, një vend kult i kulturës, dijes dhe albanologjisë. Njëherazi, vendi më frymëzues për rininë e qytetit të vogël që po shndrohej pak nga pak në Kryeqytet të Shqipërisë. Burri po bënte diçka jo të zakonshme për një 49 vjeçar. Po depozitonte testamentin e tij. Një testament në të cili parashikonte qëçdo gjë që kishte në këtë botë, ja linte Shqipërisë. Siç dëshmohet në paragrafin e parë: “Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.” Më tej vijonin një seri dhurimesh të tjera, përfshirë sendet personale të vëllezërve Frashëri, paratë kesh dhe çdo gjë tjetër dhe në fund kishte vetëm një amanet: “Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë (ndërtohet) pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.” Zhvillimet historike dhe fati i keq, sollën që as testamenti të mos zbatohej dhe as amaneti të mos zinte vend. Mithat Frashëri ndërroi jetë në një Hotel në Nju Jork, më 1949, kur drejtonte Komitetin Shqipëria e Lirë, një qeveri në mërgim e njohur nga demokracitë perëndimore, që kontestonte regjimin komunist, diktatorial në Shqipëri. Ai u varros në Long Island, në varrezë komunale, ku çdo tetor grupimet antikomuniste zhvillonin homazhe dhe këndonin himnin e Flamurit. Të vetmen gjë që i bashkonte me kundërshtarët e tyre komunistë! Shëmbulli i Mithat Frashërit është shembulli tipik i nëpërkëmbjes historike, shpjegimit të gabuar dhe padyshim përdorimit banal të historisë nga regjimi komunist. Pas pushtimit italian Mithat Frashëri së bashku me një grup intelektualësh të tjerë krijoi organizatën e Ballit Kombëtar dhe tentoi të bënte rrezistencë ndaj pushtuesve. Në fillimet e tyre, Balli dhe Komunistët dallonin në pak gjëra, por më thelbësorja ishte vizioni qëkishin për Shqipërinë e pas luftës. Dy organizimet që kërkonin një Shqipëri pa pushtues u përplasën ashpër edhe me tyre, duke i dhënë luftës karakteristikat tipike të një lufte civile. Komunistët fituan. Ata ndërtuan një shtet të ngjashëm me Bashkim Sovje-
8
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
E vërteta vonon, por nuk harron!
tik dhe një nga diktaturat më të ashpëra në botë. Të krahasueshme vetëm me Korenë e e sotme të Veriut. Mithat Frashëri u largua nga Shqipëria. Ai bashkëpunoi me Britanikët dhe Amerikanët me idenë e rrëzimit të regjimit komunist, por dështoi. Ndërroi jetë papritur më 1949, duke pasur mbi shpinë nga historiografia komuniste, damkën si tradhëtar. Nuk dua të zgjatem më shumë në analizën e baltës dhe përdhosjes ndaj tij. Njeriu që u bë botues i disa prej revistave dhe gazetave të rëndësishme shqip si “Dituria”; organizatori i Kongresit të Manastirit dhe Bashkëkryetar me Gjergj Fishtën i komisionit të alfabetit që vendosi alfabetin latin. Pra njeriu që ka kontribut për shkronjat me të cilat shkruajmë gjuhën sot. Firmëtari i Aktit të Pavarësisë; Ministri i Qeverisë së Parë të Ismail Qemalit; Ambasadori i Shqipërisë në Athinë dhe mbi të gjitha kontribusi i pashembullt i Bibliotekës Kombëtare, u njollos sepse në më pak se 2 vjet drejtoi një organizatë që kishte bindje të kundërta politike me komunizmin. Nuk dua të merrem me asnjë nga këto.Historia e ka zgjidhur tashmë maskaradën gjysmë shekullore. Dua të përsëris vetëm një thenië kaq të njohur: “E vërteta mbase vonon, por nuk humbet kurrë”. 89 vjet më pas, amaneti i tij po bëhet realitet. Mithat Frashëri po kthehet në Shqipëri. Në Nju Jork, shteti Amerikan i ka organizuar një përcjellje zyrtare. Arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, mbërrin në 14 Nëntor në Tiranë, për t’u varrosur, pranë babait të tij, Abdyl Frashërit dhe xhaxhait, Naim Frashërit. Në krah të Faik Konicës. Në kodrat e Liqenit. Aty ku qëndrojnë njerëzit që kanë një kontribut real për kulturën e këtij vendi. Ai i fali Shqipërisë gjithçka kishte. Gjithçka materiale, pasi i kishte falur më parë, thuajse gjithë jetën e tij. Shqipëria i ktheu sot, borxhin që i kishte
prej dekadash: 2 metra varr, për ta mbajtur në gjirin e saj! Mirë se u riktheve në atdhe Mithat Frashëri! Më poshtë, testamenti i plotë i Mithat Frashërit depozituar në Gjykatën e Tiranës më 4 Mars 1929! “Tiranë 4 Mars 1929 Unë, Midhat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu: 1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë. 2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok. 3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT. 4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku. A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi. B) Në qoftë se, në vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë
të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre. 5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë. 6) Libravet të INSTITUTIT t’u vihetë vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit. 7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej: a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare); b) Kryetarit të Bashkis’ së Tiranësë; c) Një funksionari të Ministris’ s’Arsimit d) Kryetarit të Diktimit Civil; e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë. 8) Për të zbatuarë testamentin t’im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë. 9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’ s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë. 10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT. 11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal. 12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.
POLITIKE
9
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
KREU I KOMISIONIT TË EKONOMISË KUNDËR QEVERISË PËR TË TAKSUAR PAGAT E ULËTA DHE TË MESME
“Të gjitha pagat të taksohen”, Braçe sfidon Ahmetajn: Sille draftin, nuk do ta miratojmë
P
ropozimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për të taksuar pagat e ulëta ka hasur në kundërshtim të fortë brenda mazhorancës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace deklaroi dje se nuk ka një nismë konkrete për këtë gjë dhe e ka sfiduar ministrin që ta sjellë propozimin e tij në formën e një drafti, por duke iu përgjigjur se nuk do ta miratojë gjithsesi. Sipas Braçes qeveria duhet të mbrojë shtresat e ulëta dhe të mesme. “Pranë komisionit nuk ka asnjë propozim të tillë të ardhur nga qeveria dhe me thënë
të drejtën unë e sfidojë Ministrin ta sjelli këtë propozim në rast se e ka seriozisht që të propozojë të taksoj pagat nën 30 mijë lek. Ky vend në kushtet në të cilët ndodhet pra në kushtet kur kemi nevojë për punën, kur krahu i lirë i punës edhe ekziston por në kushtet kur duhet të jetë i kualifikuar nuk ekziston dhe mezi gjendet dhe për punë të tilla si traktorist. Në kushtet kur ne jemi edhe nën faktin e migracionit unë mendoj se pagat e vogla por jo vetëm dhe ato të mesme duhet të mbrohen. Për sa kohë një pagë 22 mijë lek në muaj,një pagë 25 mijë lek në muaj apo ajo deri në 30 mijë lek apo 40 mijë lek përbëjnë të ardhurat kryesore të vetme të një familje pa asnjë diskutim ato duhet të jenë të ardhura të mbrojtura”- u shpreh deputeti socialist, Erion Braçe. Në të kundërt me minis-
trin Arben Ahmetaj deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se do ti shkojë deri në fund nismës për rritjen e fashës së pagave që nuk tatohen. “I shkoj deri në fund propozimit jo vetëm timit por dhe te disa kolegeve që mbronin për një dysheme të re për të mbrojtur punën sepse këto janë të ardhura nga puna. Kur të bëhet diskutimi nene për nen po prap do të mbaj këtë qëndrim” – theksoi kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace. Aktualisht numri i të punësuarve me pagë të deklaruar deri në 30 mijë lekë arrin në 388 mijë. Nëse merret në konsideratë shkalla më e ulët e propozuar nga ministri i Financave për një taksim prej 1,5% të pagës, çdo i punësuar do të duhet të paguajë nga 360 lekë deri në 450 lekë më shumë në muaj si tatim mbi të ardhurat personale.
Kryeministri prezanton në Ibë buxhetin e vitit të ardhshëm: Betejë frontale për garantimin e sigurisë ushqimore
“Buxheti i Bujqësisë”, Rama: Kemi dyfishuar eksportet ushqimore K
ryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fshatin Ibë të Tiranës, ku foli për Buxhetin e Bujqësisë të parashikuar nga qeveria shqiptare për vitin e ardhshëm. Gjatë prezantimit, Rama tha se që kur PS-ja mori qeverinë në dorë, janë dyfishuar eksportet bujqësore dhe se për herë të parë këtë vit importet ushqimore nuk janë rritur. Rama gjithashtu foli edhe për programin “100 Fshatrat” për të cilin tha se do të nisë materializimi konkret i projektit. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se qeveria është në një betejë frontale me shkelësit për të garantuar siguri të plotë ushqimore për konsumatorët. “Kur ne filluam punën, ne kemi dyfishuar eksportet bujqësore. Është një shifër që flet qartë për ata cinikët që nuk e dinë fare se ça ndodh në hapësirën e fshatit shqiptar. Për herë të parë këtë vit, importet ushqimore nuk janë rritur. Kjo tregon se prodhimi vendas po rritet dhe po mbulon çdo vit e më shumë nevojën për ushqime. Së dyti, vitin që vjen do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë se sa vitet e qeverisë së mëparshme të marrë së bashku. Flas për mbështetjen e drejtpërdrejtë për fermerët, sepse falë punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë, dhe besueshmërisë që i kemi dhënë institucionit të zhvillimit bujqësore, morëm akreditimin nga BE dhe çelim një program të ri mbështetës për fermerët. Është për të dytin vit radhazi që i kalon 20 milionë euro. Kemi realizuar një lehtësim shumë të konsiderueshëm të procesit të aplikimeve, duke kaluar në 0 dokumenta për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga skemat mbështetëse dhe duke i kërkuar dokumentat pasi propozimi shpallet fitues. Së katërti po shohim një ndryshim të madh në indus-
BUXHETI 2019
Ministri Ahmetaj: 519.4 miliardë lekë shpenzime publike
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha dje se, totali i shpenzimeve publike në projektbuxhetin e vitin 2019 është planifikuar në vlerën e 519.4 miliardë lekë ose 29.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Duam që të projektojmë një rritje pagash në shëndetësi, rritje kjo prej 7%. Gjithashtu në rritje prej 7% planifikohet edhe në arsim. Ndërsa mbrojtja do të përfitojë një rritje nga 10-19% dhe një rritje prej 20% për diplomatët”, tha Ahmetaj. Krahas kësaj, tha ministri, në totalin e shpenzimeve planifikohet kostoja e reformës në Drejtësi, për akomodimin e pagave të reja të institucioneve aktuale të sistemit të drejtësisë si dhe, akomodimi i institucioneve të reja të krijuara për mbështetjen e kësaj reforme. “Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 80.6 miliardë lekë ose 4.6% e PBB”, tha Ahmetaj. Ministri shpjegoi se, shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 41.7 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, për të përballuar një rritje të mundshme të normave të interesit nga 1 pikë përqindje në 2 pikë përqindje. Kreu i Financave theksoi se, për rritjen e performancës së shërbimit që ofron arsimi parashkollor, fondet për pagat e edukatoreve do të rriten me 9.1% në raport me 2018 dhe ndarja e fondeve për çdo bashki, do bëhet me një formulë që mbështetet kryesisht në numrin e nxënësve (fëmijëve 3-6 vjeç) përfitues.
MINISTRI
Majko i pakënaqur me buxhetin për diasporën
trinë e peshkimit. Kjo industri është rritur me 34% dhe objektivi është që impakti i kësaj industrie në 3-4 vitet që vijnë, të jetë i barabartë me impaktin e eksporteve bujqësore. Hapësirë komplet e re për rritjen e punësimit. Ne do të vijojmë të investojmë për ujitjen, kullimin, mbrojtjen nga përmbytjet. Po zhvillohet një punë intensive e FA me Bashkinë e Fierit për parandalimin e përmbytjeve nga lumi Vjosa. Kemi një bashkëpunim me Republikën e Turqisë që presim të kemi rezultate të mëdha
përfundimtare. Jo gjithçka parandalohet. Këtë vit fillon materializimi konkret i programit 100 Fshatrat. Po diskutojmë për të paraprirë edhe këtu financime europiane dhe të përfshijmë pushtetin vendor. Është folur më shumë se asnjëherë për sigurinë ushqimore. Ata që ishin mësuar t’ia hidhnin konsumatorit, janë vënë në alarm. Jemi në betejë frontale për të pasur siguri të plotë ushqimore. Ka akoma evidentim të shkeljeve. Por prej 1 viti ka luftë të vërtetë në terren”, tha Edi Rama.
Në buxhetin e parë që i është akorduar Ministrisë së Diasporës për vitin 2019, kreu i këtij institucioni, Pandeli Majko ka mbetur i zhgënjyer nga fondi i akorduar për dikasterin e tij. Fondi për Agjencinë Kombëtare për Diasporën do të jetë 16% e shumës së ka kërkuar nga ministria. Madje Majko kërkoi që vetëm për dietat të kishte 30 milionë lekë, ndërsa qeveria i ka dhënë një buxhet prej 26.5 milionë lekë në total për të gjitha shpenzimet. “Shifra 26.5 është shumë e vogël. Tani o do merremi o nuk do merremi. Me këtë gjuhë unë kam folur edhe me ministrin kur është diskutuar buxheti. Kërkesat fillestare të agjencisë kombëtare të diasporës kanë qenë 165 milionë”, u shpreh ministri për Diasporën. Para anëtarëve të komisionit parlamentar, Pandeli Majko u shpreh se ky buxhet është i pamjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, prandaj duhet të rishikohet sërish nga Ministria e Financave.
FORUM KOMENT Nga Zef Bushati
N
gjarja e ndodhur në Shqipëri, në fshatin Bularat, i cili ndodhet në skajin me jugor të shtetit Shqiptar, tronditi qytetarët e Shqipërisë dhe të Greqisë. Ky nuk është një rast i panjohur për diplomacinë dhe politikën Evropiane. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur shumë vite me parë dhe mjaft herë në zonat kufitare të disa shteteve Evropiane. Por nëse Evropa ka vite që e ka zgjidhur problemin, politika dhe diplomacia shqiptare dhe ajo greke ende vazhdon të mbetet në nivele që lenë për të dëshiruar, nivele thuajse mediokre, të cilat shfrytëzohen nga grupe ekstremiste nacionaliste. Evropa çelësin e zgjidhjes se këtyre konflikteve e gjeti tek interpretimi i termit “ minoritet etnik “. Fjala “minoritet” nuk ishte e vështirë për t’u interpretuar se përkthehet lehtë e që do të thotë “pakicë”. Problem mbeti fjala “ etnik “ etnicitet, me të cilën abuzohej. Grupet nacionaliste ekstremiste, kuptimit të kësaj
fjale, që përmbledh një grup të caktuar njerëzish që flasin të njëjtën gjuhë e me të njëjtat zakone e bindje fetare, i bashkëngjiten dhe termin “nacionalitet”, “autokton” për të pretenduar se ky “etnitet” jetojnë në trojet e veta. Por historia tregon se dyndjet e grupeve etnike, lëvizjet e grupeve etnike sa nga njeri territor tek tjetri, sa nga njeri shtet tek tjetri, nuk u jep atyre të drejtën që të quhen autoktone në shtetin ku u vendosen. Kështu që ekspertet Evropiane vendosen ta ndryshojnë terminologjinë “minoritet etnik” me termin “minoranza linguistica”, “pakice gjuhësore “. Ky përcaktim i detyroi në një farë mënyre që grupet e nacionalisteve ekstremiste të heshtnin disi dhe të mos kishin pretendime territoriale për ndryshim të kufijve. Natyrisht, ndryshimi i termit u bë duke respektuar të drejtat e pakicave për të përdorur kulturën, traditat dhe zakonet e tyre dhe të flasin gjuhën e tyre si gjuhë të dytë
10 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
“Pakicat gjuhësore” tronditën opinionin shqiptar e ndërkombëtar zyrtare në fshatrat ku janë të grupuar. Këtë status e kanë fituar të gjitha pakicat në shtetet evropiane, madje edhe Arbëreshët në Itali të cilët në fshatrat e tyre si gjuhe të dytë kanë shqipen. Fatkeqësisht këtë të drejtë nuk e kanë përfituar Arvanitasit ne Greqi dhe as Arnautet në Turqi. Mjafton që Qeveria Shqiptare ta kërkojë zyrtarisht e në përputhje me konventat Evropiane e ndërkombëtare këtë te drejte për pakicat gjuhësore shqiptare ne Greqi e Turqi, shqiptaret zyrtarisht do ta përdorin edhe shqipen si gjuhë të dytë, pa u merakosur edhe nga presioni i ultra nacionalisteve. Këtë te drejte e kane përfituar pakicat greke e maqedone ne Shqipëri dhe 6 pakica te tjera, natyrisht mbas kërkesave që kanë bërë qeveritë e këtyre shteteve. Edhe qeveria Shqiptare duhet të
ndryshojë zyrtarisht emërtesën, duhet t’i quaj “Pakica Gjuhësore “ të gjitha grupimet etnike që jetojnë në fshatrat brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që përdorin të njëjtën gjuhë e të njëjtat zakone. Këtu bëhet fjalë për territore të vogla, e veçanërisht për ato grupime që kanë emigruar ne shtete te tjera, siç kanë emigruar shqiptaret në Greqi, Itali, Amerike, Kanada, Gjermani etj. Por nëse kemi te bëjmë me një territor,
ku edhe numri i popullsisë etnike e autoktone është pothuajse i barabartë me territorin dhe numrin e popullsisë te një etniteti tjetër autokton, dhe që jetojnë së bashku në të njëjtin shtet, atëherë të dy etnitetet së bashku quhen shtet formues në atë shtet si në rastin e Zvicrës, Maqedonisë etj. Emërtesa “Pakice Gjuhore” do të na përafronte më tepër me legjislacionin dhe me familjen e Bashkuar Evropiane.
REKLAMA
11 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
“Miss World 2018”, Nikita Preka prezanton bukurinë shqiptare në median kineze
"Miss World 2018" organizoi dje hapjen e eventit në një konferencë për shtyp në qytetin Sanya të Kinës, ku ishin pjesëmarrëse media lokale dhe të huaja. Sigurisht që në fokus ishin 120 vajzat nga shtete të ndryshme që marrin pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar. Nikita Preka, përfaqësuesja e Shqipërisë mori vëmendjen nga mediat në Kinë. Media ishin të interesuara për përfaqësuesen tonë dhe po ashtu dhe për historinë e Shqipërisë. Në komunikimin me mediat e interesuara, bukuroshja shqiptare foli jo vetëm për aktivitetin ku merr pjesë por edhe për Shqipërinë dhe bukuritë e vendit që përfaqëson. Aktiviteti "Miss World" sponsorizohet Ministria e Turizmit në Kinë dhe nga kompani ndërkombëtare Kineze, si "New Silk Company". Pjesëmarrëset në konkurs këto ditë do të njihet me disa nga vendet më piktoreske të Kinës. Konkurrentet qëndrojnë në "Mangrove Tree Resort Hotel", një komplekset me luksoze në ishullin e Sanyas në Kinë. Më të bukurat e botës do të bëhen bashkë në 8 dhjetor në Sanya të Kinës, aty ku do të mbahet nata finale e
konkursit të bukurisë ndërkombëtare "Miss World 2018". Nikita Preka ka mbaruar studimet universitare për Financë në Angli, në Universitetin "Sunderland University" dhe studimet pasuniversitare në Universitetin "Anglia Ruskin University". Ndërkohë është në përfundim e sipër të kualifikimit ndërkombëtar të kontabilitetit Acca, (kontabilist i miratuar). Po ashtu punon në Dubai për një kompani ndërtuese dhe fondacion investimesh e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara Arabe. Nikita ka marr pjesë në "Miss Supernational United Kingdom", ku ka fituar një nga çmimet kryesore dhe eventi
është mbajtur në Londër. Plani që Nikita po punon është të bashkëpunojë me sa më shumë organizata nga Shqipëria dhe bota, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Nikita dëshiron që të bëj ndryshim te jeta e njerzëve në nevojë dhe ti suportojë fëmijët e tyre në edukim. Nata finale ndiqet nga miliona njerëz. Në 2017 një nga sfidat e "Miss World", ishte të arrinte në afërsisht 1 billion klikime në kanalin Youtube. "Miss World" këtë vit promovon si asnjëherë më parë, bukurinë me objektiv. Objektivi është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë mbështetje.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
13 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
POLITIKE ANALIZË
Nga Artur Zheji
P
o shkon drejt kulmit të arrogancës verbale dhe jo vetëm ky zoti Ramë, Bilbil Gjyzari, tani na rrëfen, na shtrëngon dhe na imponon edhe shijet, edhe ngjyrat, edhe se si duhet të na pëlqejë apo të mos na pëlqejë, ajo që na rrethon, në ngjyrë, formë apo në lartësi. Të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro. Mirëpo zoti Ramë, s'të lë rehat, përpos video ripërtypjeve e tij, që na i shet për videozhurnalle, plot shtjella, të pështjella dhe të vjella për gjithëkënd, por na thotë dhe na zbulon se, edhe Shqiponja e bronxit, që u
14 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit? ngrit aty për 100 vjetorin e Pavarsisë, paskësh qenë një simbol mediokriteti. Tani pra, Ramë kryeministri, apo Ramua si Rambua, me fadromë dhe vinç, shfaqet edhe si mësues pikture dhe si mësues i estetikës së përgjithshme të popullit, si dajë Enverua dikur, që paskësh qenë adhurimi i fshehtë, i Ramë, Ramos, Ramo Ramadanit, Ramo Kadriut, mendje turbulltit e befas, edhe mendje çilimiut… Ka ca kohë, që ka humbur çdo qasje serioze prej politikani ky Ramua kryehudhraxhiu, saqë nuk ndan dot më kafenenë, pijetoren dhe qebabtoren, nga foltorja e kryeministrisë… Dhe po rrëshqet pa frena drejt qesharakes me këto videomonologët argëtues dhe me këto statueset, që fyejnë pa teklif simbolet kombëtare. Sepse ajo kulla yte falike dhe antipatike në Korçë është krejt mjerane dhe ka "0" pëlqyesh-
mëri dhe as krahasohet më Shqiponjën që paske hequr, edhe me mllef estetik, meqë shyqyr erdhi rasti. Mblidh veten zoti KM, se nuk të duam aspak qesharak për besë! Ngrysi pak buçkat e faqeve, vrenjti pak vetullat, kthjellohu dhe rishkruaji e mendoi më parë, fjalët e kakardhosura fyese për gjithkënd, që nxjerr vend e pa vend, se ke krijuar përnjimend, një inflacion të bezdishshëm dhe je, ashtu si je, kryeministri ynë, që përfaqson edhe për ca kohë Shqipërinë. Thirri modestisë dhe thjeshtësisë, se ke shumë nevojë, ashtu si edhe ne kemi nevojë, të përballemi, atëhere kur lypset të përballemi, me një kryeministër të gabueshëm, por serioz sidoqoftë! Boll fyeve këtë popull mjeran, me gjykime nga lart poshtë, se ky milet i katundit tonë, të dha me bollëk, dashuri dhe lavdi,
ISH-PRESIDENTI
Nishani: Sandër Lleshi është ushtarak aktiv
I
sh Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm. Z. Nishani tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se ai gjen dy argumenta që e pengojnë z. Lleshaj të marr këtë pozicion. "Zotëria është ende ushtarak. Vendosja e tij në postin e zv. Ministrit të Brendshëm, e ka ekspozuar këtë njeri si një person që nuk ka respekt për ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Ai prej vitesh ka shkelur ligjin, që nga 2013-ta kur ka hyrë në zyrën e këshilltarit të kryeministrit. Edhe pse vendimi I Gjykatës është marrë në dhjetor 2017, z. Lleshaj e ka pranuar shpërblimin financiar si të kishte qenë një ushtarak aktivë. Është përgjegjësi ligjore administrative. Pastaj duhet vërtetuar, nëse vërtet i ka marrë dy paga publike të shtetit shqiptar, që nga dita që ka dalë në lirimin, ka shpërdoruar detyrën me dëm financiar, ç'ka e ngarkon me përgjegjësi penale. Nëse do të dekretohet për të dalë në lirim dhe nëse ezaurohet ky moment, po të isha president do të kërkoja një interpretim në gjykatën kushtetuese për këto 2 çështje. Do të prisja vendimin dhe po të mos i konsideronte si elemente pengues gjykata kushtetuese, atëherë do ta dekretoja", u shpreh Nishani në RTSH. Por edhe varianti i propozuar nga ish Presidenti Nishani është i vështirë të marrë formë në realitet, pasi prej muajsh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Tejzgjatja e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë e bën të vështirë të parashikohet se kur kjo Gjykatë do të rikthehet në funksion.
në vend të varfërisë dhe vetmisë së skajshme prej bohemi, që jetove e përjetove në Paris, ku ece, ashtu si ece, veç me këmbët e tua, të gjata, por që të dridheshin nga pasiguria… Mos fyej pordhërisht të varfërit, të diturit e të paditurit e këtij vendi, as fshatarët dhe katundarët e katundit tonë, që u ha bukën dhe u pi verën, mos
e përmbys kupën, se të vret Zoti! Shqiponja ishte, është dhe do të jetë e bukur dhe e madhërishme! Mos e tall dhe mos e pshurr, se s'të ka hije! Ke plot vullnetarë në oborrin kryeministror, që të shndërrohen në uturak sa herë që të vjen, në mënyrë të papërmbajtshme ajo nevojë…
REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E DREJTËSISË DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESBE GJYQËSORE PRIVAT PERMBARUES BESART SHEHU SHP ALLJE SHPALLJE PËR SHITJEN E SENDIT TË P ALU AJTSHËM NË ANKAND PALU ALUAJTSHËM
(Ankandi 3) Pranë meje përmbaruesit Besart Shehu, është depozituar për ekzekutim kërkesa e kreditorit Jorgo Mano Mano, së bashku me titullin ekzekutiv, deklaratë noteriale nr.1013 rep dhe nr 257 Kol, date 21.02.2012, për të cilin është lëshuar urdhëri i ekzekutimit nr.7456 Akti, date 20.06.2012 të Gjyktës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, korigjuar me vendimin nr.771 Regjistri. Them, date 27.11.2012, të të njëjtës Gjykatë. me palë objekt: -Kreditorë: Jorgo Mano -Debitorë: Adrian Bogdani, Muhamet Shkodra dhe irena gjini (Shkodra). -Objekti: Pagim shume Me përmbushjen conform ligjit të të gjithë hapave të parashikuara dhe të kërkuara proceduriale, si edhe me përfundimin e afatit të fundit të proçesit të ekzekutimit të detyrueshëm, parashikuar në nenin 567 të Kodit të Procedurës Civile, më date 21.09.2018, kreva shpalljen për shitjen e sendit të paluajtshëm të sekuestruar debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), me të dhënat si më poshtë: 00 m². Vendndodhja: Lloji i punës: Ndërtesë me sip. 2 200 Lagjia nr.2 Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma; Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kaol 14, FFaqe aqe 184. dastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, V Vol Proçedura e zhvillimit të ankandit vazhdoi 30 ditë dhe përfundoi me mbarimin e orarit zyrtar të datës 21.10.2108, ora 16:00. Nga procedura e zhvillmit të ankandit, si edhe 0.2 018 të zhvillimit të tij. nga procesverbali i datës 21.1 1.10.2 0.20 KONST ATOVA ONSTA Se në të gjithë afatin 3-ditor të mbajtjes së afishimit të shitjes së sendit të paluajtshëm të sipërcituar, ashtu si edhe në ditën përfundimtare të zhvillimit të tij, nuk u paraqit asnjë ofertë apo ofertues, i cili do të paraqitej si blerës i mundshëm I këtij objekti të përcaktuar me një çmim fillestar në vlerën e 10.976.000 (dhjetë million e nëntëqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë) LEKË LEKË. Lidhur sa më sipër, refeuar neneve 568 dhe 570 dhe 577 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe nenit 32 (pikat b.c) të Ligjit Nr.10031, Datë 11.12.2008 ‘’Për shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat’’, bëj këtë SHPALLJE 1. Për shitjen në ankand të këtij sendi të paluajtshëm, si
më poshtë treguar: · Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m² · Vendndodhja: Ladhja nr2, Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. · Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8851, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14 faqe 184. 2. I cili është në pronësi të debitorëve: Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE a) Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 8.800.000 (tetëmilion e tetëqind mijë). b) Ankandi III për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më date 30.1 1.2 018. 0.11.2 1.20 c) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Besart Shehu, në adresën Rr. ‘’Abdyl Frashëri’’ Pll. 3/3 Tiranë. d) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 30.11.2018 e) Dukeembyllurnëorën16:00 16:00,membarimineoraritzyrtar. f) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogaritë bankare të përmbaruesit Gjyqësore Besart Shehu pranë- SOCIETE GENERALE ALBANIA, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02212110130000000001272077, në monedhën lekë ose, RAIDDAISEN bank sh.a në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 722021112300000000011119758, në monedhën lekë. KJO SHPALLJE AFISHOHET NË Bashkia Kavajë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: Lagjia nr.2, Kavajë, rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, pasuria me nr. 5/385 zk. 8551 vol. 15 faqe 184. Zyrat e Përmbaruesit Gjyqësor në adresën Rr.Abdyl Frashëri, pll. 3/3 Tiranë.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Merr fund televonela “Shullazi”. Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash, gjyqtari Fran Prendi dënoi me 14 vite burg “kokën” e bandës Emiljano Shullazi
E
miljano Shullazi, kreu i një prej bandave më të fuqishme në vend, do të vuajë dënimin me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ky është verdikti që ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda, në seancën e së martës. Kështu merr fund saga “Shullazi”, ku pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash, gjyqtari Fran Prendi dënon me 14 vite burg “kokën” e bandës Emiljano Shullazi por u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule dhe atë të grabitjes së pronës. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, kur Prokuroria kërkoi 64 vite. Në vendimin e Gjykatës thuhet se të pandehurit nuk përfitojnë lirim me kusht. Më 2 tetor Prokurorët kërkuan nga Krimet e Rënda dënimin me 64 vite burg në total për të gjithë të akuzuarit e bandës Shullazi. Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton. Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori
Merr fund saga, Shullazi do të vuajë 14 vite burgim
Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse. Për Blerim Shullazin ishin kërkuar 10 vite burg, 15 vjet për Gilmando
TIRANË
“Vrasës, gjakpirës”, tension në gjyqin për Marvin Me sherr u nis dhe u mbyll seanca e radhës gjyqësore në procesin ku gjykohen 4 persona për vrasje me paramendim të Marvi Mihalit. Prindërit e të ndjerit kanë akuzuar për provokim dy vëllezërit binjakë Bitraj, fëmijët e të cilëve janë dy nga katër të akuzuarit për vrasjen e Mihalit. “Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm”,-kanë qenë disa nga fjalët e prindërve të Marvit. Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë parashtruar qëndrimet e tyre. Avokatët e Eugen Bitrajt dhe Klidens dhe Marsel Allës, deklaruan se klientët e tyre janë të pafajshëm dhe se prokuroria nuk ka asnjë provë të implikimit aktiv të tyre në këtë ngjarje që solli për pasojë vrasjen e Marvi Mihalit. Avokati i Dejvis Bitrajt, i cili akuzohet si autori kryesor i vrasjes, deklaroi se klienti i tij ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ishte vënë nën sulmin fizik të grupit kundërshtar. Ai ka mohuar akuzën e vrasjes me paramendim pasi u shpreh se Dejvis Bitraj ka qëlluar Marvi Mihalin në kushtet kur ishte goditur me grushte dhe qëlloi me thikë një person me të cilin nuk kishte fare konflikt dhe kjo, sipas avokatit të Bitrajt, rrëzon akuzën e vrasjes me paramendim. Por avokati nuk dha shpjegime se si u ndodh thika në dorën e klientit të tij. Seanca u shty për ditën e hënë.
Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Ndërkohë Krimet e Rënda vendosën një masë shtrënguese pasi Shullazi dhe miqtë e tij nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë lirinë me kusht. Çfarë u tha në seancë kur u dha vendimi i Gjykatës së krimeve të Rënda? “12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të
kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”. 10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”. I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka. I pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shteta-
sin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij. I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku. Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij. Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pasi nuk provohet fajësia e tij. Deklarimin fajtor të shtetasit Emiljano Shullazi për grup të strukturuar kriminal, me 8 vite burgim. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim”. Leximi i vendimit nga gjyqtari i Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë të cilët ndodheshin të pranishëm në seancë. Prokurorë të çështjes ishin Besnik Muçi, Anton Martini, Gent Osmani dhe Donika Prela, ndërsa në seancë morën pjesë vetëm Osmani dhe Martini.
AVOKATI
Meçe: Gjykata nën presion
A
vokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe tha se vendimin e Gjykatës do ta apelojnë. Në një deklaratë për mediat, pas dhënies së vendimit ai tha se gjykata nuk i shpëton dot presionit. “Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata por duhet të binin edhe këto akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presioni dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura”,-tha Meçe. Prononcimi i plotë: Meçe: Pati dhe akuza nga gjykata, duhet të binin poshtë këto akuza. Gazetarët: Nuk dëgjuam asnjë koment për Hotel ish-Voll-
gën në Durrës? M e ç e : Fatkeqësia e kësaj gjykate është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale. Gazetarët: Ju thoni se gjyka-
ta veproi nën presion, por ishte gjykata që e shpalli të pafajshëm për kanosjen e dy profesorëve? Meçe: Akuzat ishin të stisura, ju mendoni kështu ne mendojmë ndryshe. Vendimin e Krimeve të Rënda do t’a apelojmë.
AKTUALITET
Z
v/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zbarkuan mbrëmjen e së martës në Shkodër, aty ku zhvilluan një takim me drejtuesit e Policisë të këtij qarku. Pjesë e diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike. Për mbi dy orë Lleshaj zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë. Zv/Ministri ka dhënë disa porosi të qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për elementë kriminal që mund të lëvizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike. Sipas burimeve, Lleshaj ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një shërbim sa më cilësor të policisë. Gjithashtu, mes porosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshaj zhvillon një takim pas marrjes së postit. Vizita e Lleshajt dhe Veliu në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër. Mësohet se ministri iu ka kërkuar drejtuesve të këtij komisariati që të godasin personat me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe të rrisin rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Gjithashtu mësohet se Lleshaj ka lexuar para titullarëve të policisë në Shkodër edhe urdhërin e tij të parë lidhur me imazhin e policisë së Shtetit gjatë orarit të punës. Këto takime përkojnë
16
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Sipas burimeve, zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një shërbim sa më cilësor të policisë
Krimi në Shkodër, Lleshaj porosi të prera për policinë VRASJET “Gjatë verës së vitit 2018, qyteti i Shkodrës u trondit pas një sërë vrasjesh kriminale. Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2018, në këtë qytet u vranë 6 persona, ndërkohë që 2 të tjerë ende janë të zhdukur”.
POROSITË
edhe me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “Forca e Ligjit”. “Task-Forcat” e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara.
ZV.MINISTRJA E BRENDSHME
Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën. “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora, Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë. Vetëm gjatë
Kuko: Procesi “Screening” T i rëndësishëm për në BE
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko theksoi në Komisionin Evropian rëndësinë e procesit “Screening”. Kuko nënvizoi se në të përfshihen një sërë fushash si lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe lufta kundër terrorizmit. “Për të cilat në morëm një inkurajim shumë të madh edhe nga ana e Komisionit Europian, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për rezultatet e fundit të prekshme të Shqipërisë”,-u shpreh ajo. Nga njëra anë ky proces mbart një rëndësi të veçantë politike për Shqipërinë për shkak se përkundër faktit që negociatat pritet të hapen zyrtarisht në qershorin e vitit të ardhshëm, Shqipëria aktualisht ka filluar fazën përgatitore për hapjen e negociatave, ngaqë “screening” në vetvete është faza elementare përgatitore për procesin e negociimit për anëtarësim. Në këtë kuptim Shqipëria nuk ka mbetur në një vakum politik por mbase koha në dizpozicion është një kohë në shërbim të përgatitjes thelbësore për procesin e negociimit”,-tha më tej Kuko.
POLICËT KOPJOJNË
estimi për oficerët e Policisë që konkurruan për gradën “Komisar” është anuluar. Shkak është bërë fakti se më shumë se 100 oficerë Policie rezultuan se kishin dhënë të njëjtën përgjigje. Kanë qenë 420 oficerë policie që konkuruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herë tezën. Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në Polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar. Tre oficerë, të cilët ishin konkurentë kanë kërkuar që procesi të pezullohet dhe të përsëritet, duke denoncuar rastin në Prokurorine e Tiranës. Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mban datën 13 nëntor dhe procesi
kësaj periudhe nga “Forca e Ligjit”, janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal. Gjatë verës së vitit 2018, qyteti i Shkodrës u trondit pas një sërë
“Zv/Ministri ka dhënë disa porosi të qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për elementë kriminal që mund të lëvizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike”. vrasjesh kriminale. Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2018, në këtë qytet u vranë 6 persona, ndërkohë që 2 të tjerë ende janë të zhdukur.
Veliu anulon testimin për gradën “Komisar”
i konkurimit do të përsëritet në 15 nëntor. Ndërkohë që të hënën, 230 oficerë të tjerë kanë konkurruar për gradën Kryekomisar.
Edhe disa prej këtyre të fundit pretendojnë se gjatë testimit me shkrim janë shkelur procedurat standarte.
AKTUALITET
17
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për të këtë të enjte seancën në ngarkim të grupit “Advylaj” të arrestuar në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, të cilët kërkojnë lirinë “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet”. Janë fjalët e Astrit Avdylit, të thëna nga kafazi i hekurt në seancën në ngarkim të grupit “Avdylaj”. Astriti është një nga kokat e grupit të Shijakut dhe në seancën e djeshme në Gjykatën e Apelit, ai tregoi më shumë për lidhjet. Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për të këtë të enjte seancën në ngarkim të grupit “Advylaj” të arrestuar në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, të cilët kërkojnë lirinë. Pas tetë orë me radhë, Gjykata e Apelit të Krimeve nuk arriti të merrte një vendim për ankimimin e 24 të pandehurve. Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë, në Apel ishin të pranishëm vetëm 16, ndërsa mungonin 8, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, njëherazi ish-drejtor i Burgjeve, të cilët përfaqësoheshin nga avokatët. Astrit Avdyli, është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Hetimi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestuan dy persona. Nga përgjimet rezulton se ata anulojnë itinerarin e mjetit lundrues nga Lezha duke e ngarkuar në një karroatrec dhe duke e transportuar në Fier nga dhe u nis ngarkesa. Përgjimet telefonike tregojnë se dy anëtarë të grupit, Asmer Bilali dhe Luan Boca porosisin
Gjykata e Apelit të Krimeve shtyn vendimin për grupin “Avdylaj” RRËFIMI “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet”. Janë fjalët e Astrit Avdylit, të thëna nga kafazi i hekurt në seancën në ngarkim të grupit “Avdylaj”.
30 pëllumba, që në fakt, ishte ngarkesa e lëndës narkotike, e gjitha kjo ndodh për një sasi të konsiderueshme eurosh. Dako Emri i kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos për lidhjet me vëllezërit Avdyli, doli para disa ditësh pas publikimit të tre përgjimeve para
dhe pas zgjedhjeve të 2017. Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli. Sipas transkriptit të kësaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin
EMERGJENCAT
Çako: Banorët e prekur nga tërmetet të dëmshpërblehen
D
rejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare se nevojitet bashkëpunim dhe profesionalizim të të gjitha strukturave, si qëndrore ashtu dhe lokale. “Bashkëpunim edhe me policinë në emergjenca. Masa për lehtësim të procedurave doganore në raste të kalimit të ndihmave. Shkëmbim informacioni për kapacitete mjetesh. Bashkëpunim me ARRSH për situatën e rrugëve”, tha Çako. Për buxhetin e 2019-s, Çako tha se është pak a shumë në të njëjtat limite si në 2018-n, e sipas tij, emergjencat duhet të llogariten në detaje pasi situata të papritura sikurse është rrëshqitja e
kodrës në Gjirokastër, që kërkon 85 milionë lekë, apo edhe ndërhyrjet në Vjosë e Fier, mund të ndodhin kurdoherë. Gjatë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, fjalën e mori edhe deputeti socialist
Luan Harusha, i cili ngriti pyetjen nëse ka një projekt konkret për përmbytjet në Shkodër. Çako bëri të ditur se Shkodra është parashikuar që të jetë pjesë e buxhetit, pasi është një nga vendet me risk të lartë.
për ta falënderuar dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Seanca Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë, nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit “Volvo 4”, në burg u lanë 24 prej tyre. Ish-deputetët Ndoka dhe
Çuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese. Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut. Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
“30 DITË” NË DET
S
Policia: Kontroll 104 mjeteve lundruese për ndotje
hqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare. Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit). Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete. Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën de-
tare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese. Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese
për ndotje detare. Gjatë opracionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra.
AKTUALITET
N
18
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë
jë nga premtimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mbetet rritja e punësimit të mjekëve dhe rritja e pagës për këta të fundit. Dhe kështu ka ndodhur, pasi vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Të dhënat e 10-mujorit u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. Gjithashtu, falë programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në proçedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë. Ndërkohë, përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë” që prej shpalljes të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht: 715 infermierë, 68 mami, 18 teknikë laboratory, 15 teknikë imazherie, 4 fizioterapistë. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me atë të një mjeku të një tjetër vendi në BE. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social po vijon me politikat mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% të pagave për mjekët
Manastirliu: Në 10 muaj u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë
RRITJE E PAGËS “Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve”.
10 MUAJ “Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu”.
dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve. Ikja e mjekëve drejt
vendeve të BE-së, kryesisht Gjermani si dhe ndërprerja e specializimeve 4 vjet më parë ka krijuar mungesa në sistemin shëndetësor, sidomos në spitale rajonale
në zona të largëta ku mungojnë kardiologë, kirurgë, obstetër gjinekologë e të tjerë. Përveç kësaj, nxitjeje financiare, për një vit pritet të dalin dhe specializantet
RAPORTI
e parë. “Në janar 2019 dalin 290 specializantët të rinj. Përkatësisht 18 kardiologë ,12 kirurgë, 4 neurokirurgë, 18 gjinekologë”, tregon Ogerta Manastirliu. Për rritjen e pagave, pak ditë më parë foli edhe kryeministri Edi Rama. Pasi inspektoi punimet e maternitetit të ri të Sarandës, në fund ai rikujtoi edhe njëherë vendimin e Qeverisë për të rritur pagat vitin e ardhshëm për të gjithë personelin mjekësor. “Do të keni rritje tjetër rrogash, infermierët, mjekët e gjithë personeli, dhe krahasuar nga ku u nisëm jemi përpara”, tha Rama. Sipas Qeverisë, maternitete të tilla do të ketë edhe Kukësi, Korça, Pogradeci e Berati.
DOGANA
Shqiptarët “pleqtë” e Ballkanit Përmirësohet situata në pikat kufitare
S
hqipëria po plaket me një ritëm të shpejtë. Llogaritë e Kombeve të Bashkuara mbi Perspektivat e Popullatës tregojnë se deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në vend do të jetë 48-vjeç. Në 2021 projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi moshën mesatare është 35-vjeç në Shqipëri, ku krahasuar me vendet e rajonit sërish ka moshën më të re. Por situata paraqitet e zymtë në 2060, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të ketë një moshë mesatare më të madhe se vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe
M
Serbia. Ndër arsyet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë me këtë ritëm të shpejtë janë rënia e lindjeve, emigracioni dhe rritja e jetëgjatësisë. Rënia e lindshmërisë ka shkuar
drejt niveleve të vendeve europiane, emigracioni vazhdon të jetë në shkallë të gjerë. Kjo sjellje është vënë re në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
brëmjen e së hënës, qarkullimi i qytetarëve në dy pikat kufitare me Greqinë u bllokua. Autoritetet greke njoftuan se ishte dëmtuar sistemi kompjuterik grek, e si pasojë doganat do të ishin të bllokuara. Pas disa orë problemesh dhe vonesash në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, situata u normalizua mëngjesin e së martës por që po punohet me ritme të ngadalta. Problemet nisën rreth orës 20:00 të së hënës. Në pikat kufitare është ndaluar kalimi i kufirit vetëm në dalje të Republikës së Shqipërisë,
ndërsa në mënyrë përzgjedhëse, autoritetet kanë lejuar kalimin në Kapshticë të personave të pajisur me pasaportë greke apo leje qëndrimi, duke krijuar kështu radhë të gjata. Dhjetëra automjete
por edhe mjete të transportit të udhëtarëve, janë kthyer pas si rrjedhojë e kësaj situate. Ndërsa në Doganën e Kakavijës u lejuan të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi.
FORUM Nga Thoma Goga
N
E mërkurë, 14 NENTOR 2018
O vemi, o s'vemi...
FEJTON ë fakt këtu s'ka rrugë të mes me. Hë, më thoni, ka rrugë tjetër kur thua: "O vemi, o s'vemi"? Tani më erdhi në fiqir edhe batuta nga një komedi shqiptare. E dashura i thotë partnerit: "Unë o të marr ty, o marr një tjetër…". Kjo ndryshon ca me të parën, se ka një zgjidhje më të vjetër. Shkurt, nuk merr asnjë e rri beqare. Si myzeqar që jam, nuk mund të anashkaloj një batutë që e ka origjinën nga tifozat e Fierit. Lindi para viteve '90, kur luante "Traktori" i Lushnjes me "Apoloninë". Saktësisht ishte: "Kemi - s'kemi në Lushnje do vemi". Edhe këtu s'kishte rrugë të mesme. Ca me bicikleta, ca në këmbë dhe stadiumi kafshonte gjuhën me dhëmbë. S'kishte vende e tifozat rrinin me një këmbë. Sakrificë fifozllëku për skuadrën e zem-
19
rës. Ja ku ishte Lushnja. Po kalove "vijën e ngjalës" në dalje të Fierit dhe "urën e xha Nasit" në Gorre, vajte të "kulaçi plasmasit". Ama shteti, apo pushteti popullor merrte masa, se tifozllëku hynte te "shfaqjet e huaja". Ndaj kontrollonte mirë lëvizjet. Po edhe populli i shtoi batutës së parë një bisht: "Po na bllokuan rrugën kryesore, do i biem nga Ura Vajgurore". Nejse gjetkë e kam llafin. O vemi, o s'vemi…Kemi 27 vjet që na ulërijnë veshët; "do shkojmë në Europë, do shkojmë në Europë…". Ca thonë do vemi. Ca thonë se nuk i plotësojmë kushtet e s'vemi. Po mirë mo, plotëso standartet apo "konitat" e shko. Mirëpo këtu ka ngecur muhabeti. Një llaf goje. Prandaj shqiptarët gjetën rrugë të tjera për të shkuar në Europë. Ia mbathin në
shtigje të tjera. U hapën ambasadat dhe shqiptarët i mbushën plot. Në Europë shkuan. Po nga mali sa kanë ikur? Kush i numëroi?! Të gjithë në Europë i ke. Po anijet plot me njerëz që dukeshin si dallandyshet kur shtegtojnë! Andej janë. Jo vetëm në Europë, por edhe nëpër botë. E di ç'keni ju shqiptarë? Ikni, ikni e këtu të këndojë qyqja… Po edhe Europa plakë s'e "ha thatë". E di mirë, ndaj ka vënë ca detyra shtëpie. "Ore, ta fusim këtë djall "Albani" në Europë që shqiptarët të rrinë në shtëpi". Madje i keni parë? Vijnë javë për javë vetë se ne s'dimë të bëjmë as detyrat. Ose s'duam. Ca vjet u morëm me hashash. Ca vjet me koncesione dhe monopole. Ca nafta, ca kromi, Gërdeci, domatja, kastraveci…Po u hodhe te drejtësia, është llahtar. Atje dhe burrat dalin me barrë… "Vetëtingu" po i kalon në sitë. Po ku të lë Babalja, mo, të shkoç në Europë? Filma, filma dhe "qinema pa para…". Qeveritë sh-
kojnë e vijnë e premtojnë "mrekullinë". Po shqiptarët nuk e hanë këtë koqe ulli. Nuk presin asgjë nga qeveria. E dinë mirë se nga i bie më shkurt për në Europë. Kanë vënë mend nga historia. E ç'bëjnë, thoni ju? Ja atë që bënë edhe të tjerët; ia mbathin. Për atë Zot, sikur të mos kishte kufij, edhe unë me plakën time do ia kishim mbathur. S'është turp ta rrëfej, po deri në Lushnje kemi vajtur. Sikur të plotësohen standartet, apo ato "konitat", pse duhet të ikim nga shtëpia? - Po sikur të mos ketë fare kufij, pyetën një ditë edhe kafsharët Çeçon tim, - ç'bënet me vendin tënë? - Vetëm zagarët do rrinë në stan, - u përgjigj hazër xhevap "shefi" - Edhe ju e paski këtë mendje, o shejtan?! Ejani këtu mo, se ju jeni e ardhmja e "stanit" të madh. Do më lini dyfekët dhe dybekët varur. Do i marrë malli edhe zagarët… Pastaj filloi t'i marrë me të mirë. - Më keni ngritur një problem në atë
letrën e famshme. Kërkoni një banjo "allafrënga" këtej nga stani. Keni të "ndrejtën" tuaj. Edhe pse kemi gjithë ato ferra, koçimare dhe një përrua për t'u larë, do ua plotësonj "konitat". Ju ka Çeçua xhan, mos më lini vetëm në këtë atdhe për një copë hale…Dhe nashti, o këndojmë, mo? Si thoni, t'ja marrëm një herë shtruar? Kafsharët u afruan. I pari e mori "shefi" stanit. Tjerët mbanë iso: …"O vemi, o s'vemi, /Në mes të "pillit" do vemi, /Atje halenë do ngrehëm edhe ne…". Ishte version lab sipas stilit të ustait. - Hë ju këndofshin zorrët!... - tha Çeçua duke qeshur. - Dhe mblidheni rradaken se, me këtë hale që do bëjmë tok, stani ynë do hyjë më shpejt në Europë. Nga kjo "vepër" do bënen farmak nga inati stanet e Tepelenës e të Tërbaçit. Po nuk e mbajta llafin, më varni te vidhi Prokopisë. Kështu mbaroi atë ditë edhe "informacionin politik"…
RRETH LIBRIT TË AUTORIT, AGIM JAZAJ
Selenica në çdo stinë... Nga Gëzim Llojdia Te vëllezrit e një gjaku, u bë i shtëpisë Vlonjaku… 1. Publicistika e krijuesit Agim Jazaj, përfshinë një hark kohor gati 50 vjeçar. Filluar te gazeta lokale "Zëri i Vlorës", qysh në vitet '70 të, shekullit të shkuar, ai mbetet një ndër të vetmit, madje "mohikani i fundit" gazetar tradicional,që ka trajtuar në çdo regjim dhe në çdo kohë problemet, që banorët e kësaj treve në jug, kanë hasur shpesh nga administratat. E kam njohur në përfundim të viteve '70, ndër redaksitë e gazetave një njëri të thjeshtë, mirëpo tepër punëtorë i medias, që lëvron mjaftë mirë reportazhin, që punon me lajmin dhe sidomos me komentet, apo opinionet, janë fusha e tij e preferuar. Nëse publicistika gjykohet se është vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant, thotë një studiues, studiuesja, por njëkohësisht edhe më problemori, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër. Autori Agim Jazaj ka kaluar shpesh nga publicistika në poezinë popullore edhe me disa botime poetike, që në jug dallohet për humorin e hollë, gati finë. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalore. Agim Jazaj është pikërisht në këtë fushë ku dominon me shkrimet e tij interesante. Publicistika letrare e autorit: "Me Selenicën" mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesantë botuar së fundi nga bashkia e qytetit të Selenicës në jug. Çfarë vrehet re në këtë botim publicistikë? Ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje, mijëra
fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirt, të këtij autori. Ky botim ta ka ënda të rilexosh, shfaq qysh në fillim befasi në mënyrën e trajtimit të temav, si dhe në mënyrën e të shkruarit. Tre shkrime që prekin gjenezën tone, apo ku kërkohen rrënjë të historisë? A. Jazaj në të vërtetë ka një penë që buron. Për çudi pena e tij nuk mbetet asnjëherë e zbraztë. Më duket se gjen një varg tepër i pasur, por i thellë. Të tre temat kanë gërvishtur palcën. Ka ende mjegullinë të kalitura në hapësirën ballkanike për çështjen e gjenezës. A. Jazaj sjell fakte duke bërë citimin nëpër dokumentet bazë, që vërtetojnë këto teza. Ndoshta njohurit e të shkuarat, tema e mbrojtur, etj i ka dhënë ndihmesë për të krijuar disa shkrime të cilat nuk bëhen as të mërzitshme dhe nuk përsërisin as studiuesit e tjerë të kësaj fushe. Kjo tregon mrekullisht, stilin e veçantë të këtij autori. Në këtë kuadër ka shumë shkrime kushtuar Kosovës. Janë ose mbresa, ose shkrime historike. Të shkruar në përvjetor, ose në raste tubimi për çështjen Kosovës. Këtu zbulohet jo vetëm mjeshtëria në të shkruar, por gjetja e faktorëve që shpunë në një Kosovë të pavarur. 2. "Të vëllezërit e një gjaku,u bë i shtëpisë vlonjaku ". I gjithë ky shkrim, ka një kushtim të rëndësishëm, një personaliteti i shquar, mirëpo pak i njohur si: Xhemil Sherif Çela. Lindur në Gjorm, në vitin e largët 1910, u shkollua te: "Harri Fullci", më tej në gadishullin e çizmes në Itali. Autori sjell një rrjedh të kronologjie ngjarjesh si, kapitullimi fashist bënë, që qeveria shqiptare ta dërgojë si sekretar i MPB në Kosovë, zv.prefekt, prefekt e më vonë deri dhe deputet i Dragashit. Kur transferohet në Prizren si prefekt ka edhe një këngë; "Te vëllezërit e një gjaku/ Në çdo vatër kosovare/ U bë i shtëpisë vlonjaku/ Dhe ka mbetur në thesare... Nazistët kur shkuan në Kosovë e kanë dërguar pa hezituar në një kamp përqendrimi: në Mathauzen, për çudi kthehet
në vitin 1945 në atdhe. Thuhet se qeveria e kohës nuk i afroi punë, u punësua te: "UNRRA" dhe për 26 vjet shkruan autori, punoi nëpër shkolle, në auditor universiteti si ai i Tiranës etj, me detaje autori jep të dhëna historike dhe rrëfime interesante si janë festimi i përvjetorëve të pavarësisë në Kosovën e pushtuar. 3. Një shkrim botuar në një të përditshme shqiptare i kushtohet heroit të luftës së 1920, figurës legjendare, Kanan Maze. Nëpër sokakët e Vlorës, në rrugët, që të shpien në krahinën e Kudhës-Grehotit, në fshatin Shkoze e në gjithë shtigjet shqiptare, në faqet e historisë, stendat e muzeve, në shpirtrat dhe mendjet e njerëzve te orientuar kumbojnë vargjet e hershme për bijtë, luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë, të gdhendur nëpër këngë, të ruajtur për jetë e mot në sepetet e motshme, në memorien kombëtare, të kënduara në vatrat shqiptare...thotë krijuesi A. Jazaj dhe më tej vijon: "Kush bën për vendin e tija/ Të mban shënim historia/ Kanan Maze Labëria....Më 4 qershor 1920, u nisën nga qafa e Ploçës, për të sulmuar forcat pushtuese të dislokuara në Kotë. Në orën 03 të mëngjesit luftëtarët trima të çetës së "Kudhesit"
u hodhën në sulm me thirrjet e tij: "Përpara shok, na kanë zaptuar vatanin". Në këtë betejë Rrapo Çelua dhe Kanan Maze, drejtuan me zotësi të pa shoq, aksionin luftarak, arritën fitore të pashembullt. Në këtë betejë, përleshje të përgjakshme, plagoset rëndë në nofull: Kanan Maze. Plaga i rridhte, nuk i ndalej gjaku, por nuk e ndalte as luftën trimi, komandanti legjendar. 4. A. Jazaj është një mjeshtër i përkryer i gdhendjes së portreteve, sidomos disa figurave të letrave shqipe. Një ndër to është figura e poeti; Dritëro. Në thelb nuk njihej, ende nuk njihet kaq mire. Ndriçimi i këtij personaliteti nuk bëhet me gjuhët e zjarrta të diellit. Por shkoqur autori na rrëfen me portretin e poetit një vit pak ikjes. Njerëzit e mëdhenj i përshkon urtësia. Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Autori na sjell në kujtesën tonë,veprën e poeti të një mendimtari të urtë .Ja si e përshkruan autori: Drithëro Agolli iku, por mbetet. Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të Letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar, Njeriun e skalitur dhe të selitur: Dritëro Agolli. Ai s'ishte larguar nga bota e të gjallëve, por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë.Figurat shoqërore të kohës për A.Jazaj ka një shikim gjithmonë nga drita. Figurat historike në thelb, ruajnë dritëzën si bardhësi në portretet e tyre. Gdhendjet apo sjellja e fakteve dhe dokumenteve mbetet palca për publicistikën e shkruar. Autori i përdor drejt faktet në shërbim të personaliteteve. Kjo është mjeshtri në artin e të shkruarit, ngjarje, që kanë vepruar shekuj më pare, sillen me vërtetësinë e një krijuesi, të një shkrimtari të afirmuar në letrat shqipe. Ashtu si shumë krijues të mirëfilltë të letrave shqipe të cilët lëvrojnë herë pas here publicistikën edhe autori ka arshivuar shumë
ngjarje e dokumente, ndërkohë që "pika e vlimit" ka arritur gradacionin e sipërm, krijuesi me shumë përvojë gazetareske ka derdhur gjithë këtë përvojë në një botim publicistikë. Figurat e shquara përshkohen nga një ëmbëlsi, që nuk duket, por që kuptohen shkarazi. Në publicistikën e autorit janë kapur detaje për njerëzit e shquar të kohërave. Kapituj të tërë më vete janë, për katundet, që përfshinë bashkia Selenicë. Reportazhe për Amonicën, apo Ploçën e sotme që do të thotë Plloçë, dikur, Amantia e qytetërimeve tona ilire,Treblova rruga e një fshati, Sevaster,Kudhës Gerhoti, Selenica e pasurive nëntokësore, ari i zi i nëntokës tonë të vuajtur,Vajza vendlindja e heroit; Perlat Rexhepi, autori thotë: "Pyeta Labërinë e ku është Perlati", Drashovicë bëhet festimi... Dushkaraku etj, përshkrime interesante të ciklit reportazhe. Një zë më vete është lufta kundër korrupsionit dhe dallavereve të administratës së sotme, të cilat pa dashur të kujtojnë të famshmen poezi të Ali Asllanit: "Dallavere nëpër zyra"...Ç'letër apo pergament kaq gjigand ruan kështu mesazhet e paprishura, që ne hedhim çdo ditë në letër? Mesazhet sot kanë një urë të madhe digitale komunikimi. Autori ka përdorur edhe gjuhën e folur të mesazheve, që u ka dërguar, apo i kanë dërguar lexuesit pas çdo shkrimi të publikuar. Madje mesazhet përbëjnë pjesën më të lexueshme. Janë spontan. Me ngarkesë emocionale. Autori futet fuqishëm edhe në këtë gjini, duke treguar jo vetëm talent, por vullnet dhe si gjithmonë mbetet i paepur për të përshkruar këtë rrugë të nisur, në një gazetë locale, 50 vjet më pare, ndërsa sot konkurron nëpër mediumet e Tiranës. Publicistika e këtij autori edhe në këtë botim tregoi; se kjo gjini nuk është thjeshtë një kronikë ngjarjesh, por një formë e veçantë rrëfimi tregoi me këtë, të formave të pasqyrimit e të mjeteve shprehëse të publicistikës.
SPORT
20
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Mbrojtësi kuqezi u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin për ngjyrat kuqezi
Lila: Duhet të japim 200 për qind, luaj ku të dojë trajneri
LISTA
Shqipëria grumbullon Egli Kajën, Metz bëhet pengesë për Balliun
Rozalb Lika
A
ndi Lila është një ndër futbollistët me më shumë eksperiencë te kombëtarja jonë. Mbrojtësi i cili luan në Greqi ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Skocisë tregoi rrugën se si mund të marrin një sukses të mundshëm, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për të luajtur në çdo pozicion që mund t’i caktojë trajneri Panucci. “Çdo ndeshje me kombëtaren është e veçantë, e përjetoj si diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta përgatisim sfidën me Skocinë me qetësi dhe me mendimin se i kemi mundësitë për ta kaluar me sukses. Vendi i dytë dhe pse nuk jemi ata të mëparshmit me paraqitjen tonë, si në kualifikueset e Europianit? Kjo pjesë është diçka tjetër, që ne e kaluam me sukses. Liga e Kombeve është një histori tjetër. Ne mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, edhe pse ndonjëherë rezultatet na kanë munguar. Shpresoj që ndaj Skocisë të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë. Për ne nuk ka kundërshtarë të lehtë e të fortë. Rëndësi ka shpirti luftarak, që na karakterizon. Duhet të japim 200 për qind, më pak nuk mjafton. Kjo është e vetmja rrugë që të shkojmë sa më larg. Nëse
japim më të mirën, nuk kemi probleme me asnjë kundërshtar. Nëse ndaj skuadrave më të vogla futemi me nënvlerësim, atëherë do të kemi gjithmonë probleme. Koha e ka treguar këtë gjë. Çdo lojtar duhet të japë 200 për qind me kombëtaren, sikurse jemi munduar të bëjmë deri më tani. Roli që më ngarkon Panucci në kombëtare? Kam disa vite në Greqi që nuk aktivizohem në atë
pozicion, të mbrojtësit majtë, por në ekipin kombëtar luaj ku do trajneri. Nuk ka asnjë problem. Formacioni? Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në fushën e lojës. Por, për mua është kënaqësi e madhe të fitojë skuadra, para së gjithash. Ato mundësi që do të më jepen, do të mundohem t’i shfrytëzoj, duke dhënë më të mirën. Duhet të keni parasysh se ekipi ynë kombëtar është në një
fazë delikate, kur po ndërrohen gjeneratat. Ky proces në futboll do kohën e vet. Në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit kemi luajtur shumë mirë, vetëm rezultati nuk ishte në favorin tonë. Me lojë mendoj se jemi në rrugën e duhur, tani na mbetet të kemi vazhdimësi në rezultate. Të gjithë bashkë duam ta arrijmë objektivin madhor”, deklaroi Andi Lila në daljen për mediat.
Nuk kanë fund ndryshimet në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miqësoren ndaj Uellsit. FSHF me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se për këto dy takime është grumbulluar Egli Kaja. Për lojtarin e Livingston në kampionatin skocez ky është grumbullimi i dytë me kuqezinjtë, vetë lojtari e ka konfirmuar lajmin duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë thirrje të radhës që ka marrë nga Panucci. Megjithatë grumbullimi i Kajës lidhet më së shumti me faktin që Metz ka penguar sërish Ivan Balliun të bashkohet me Shqipërinë edhe pse ftesa për lojtarin në adresë të klubit francez është dërguar 13 ditë përpara se të niste grumbullimi. Më parë ishte Loret Sadiku, i cili refuzoi të grumbullohej me kuqezinjtë për shkakun se sipas tij ftesa i ka shkuar pa pasur asnjë bisedë më të me trajnerin se do të thirrej për dy ndeshjet e radhës. Mesa duket trajneri Panucci nuk e ka menduar mirë listën, ndërkohë që Kaçe dhe Kaja janë thjeshtë alternativa për strategun italian.
SHKODRANI
TALENTI
Hysaj vijon negociatat e rinovimit me Napolin, i ndan 500 mijë euro nga firma
Mbappe me mendime të “pjekura”: Futbollistët marrin shifra të pahijshme K
E
lseid Hysaj është në negociata për të rinovuar kontratën me Napolin. Lajmi është konfirmuar agjenti i futbollistit shqiptar për mediat italiane. Mario Giuffredi, që mbron të drejtat e kartonit të Hysajt, është shprehur se javën e ardhshme do të ketë një takim me numrin një të klubit të Napolit, për të vendosur përfundimisht çështjen e rinovimit të kontratës së mbrojtësit shqiptar. “Bisedimet kanë nisur kohë më parë dhe në ditët e ardhshme do të takohem me presidentin e Napolit, për të parë nëse është e mundur për të nënshkruar një kontratë të re”-është shprehur Giuffredi, duke konfirmuar takimin me Aurelio De Laurentiis. Në fakt ajo që i ka penguar palët deri më tani, për të nënshkruar një kontratë të re, është kërkesa e Elseid Hysaj për rritje të pagës. Aktualisht futbollisti shqiptar përfiton 1.8 milion euro te Napoli për një sezon, ndërsa me kontratën e re, kërkon që kjo shumë të jetë 3 milionë euro. Klubi napolitan ofron vetëm 2.5 milionë euro, duke mbajtur pezull firmën. Gjithsesi të dyja palët janë të interesuara për të vijuar bashkëpunimin, ndaj pritet dhe arritja e marrëveshjes.
ylian Mbappe, i cili fiton 290 mijë paund në javë është shprehur se pagesat e futbollistëve janë të turpshme, të pajustifikuara. Në një moshë fare të re sulmuesi i Paris Saint Germain po sjell revolucion në fushën e blertë, ishte protagonist i fitores së përfaqësueses franceze në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që vlera e tij në merkato e kalon shifrën 200 milionë euro, duke e bërë atë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit. Gjithsesi, referuar shifrave të çmendura dhe të pabalancuara që qarkullojnë sot në tregun sportiv, Mbappe mendon se në nivelet më të larta luhet me shifra të frikshme aq sa për shtresën e mesme të shoqërisë mund të quhen pa frikë të pahijshme. “Vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë sot
në botën e futbollit do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, tky është tregu, ky është një sistem i ndërtuar nga të tjerë, por që funksionon, ndaj unë nuk mund ta bëj revolucionin i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet ta pranojmë realitetin”, shprehet ai. Më pas Mbappe foli edhe për objektivat e tij, ku synimi parësor është të
mbetet origjinal, duke mos u kthyer në kopjen e askujt. “Qëllimi im është të ruaj gjithnjë vetëvlerësimin, të mbetem ky që jam dhe të mos kthehem në kopjen e askujt. Në fund të fundit, në jetën e përditshme të gjithë ne duhet të ruajmë modestinë, të jemi të përulur, pasi kjo është rekuizita me e mirë për të të sjellë madhështinë”, rrëfen Mbappe.
SPORT
21
E mërkurë, 14 NËNTOR 2018
Mbrojtësi i kuqezinjve foli në konferencë për shtyp për momentin fantastik që po kalon te Atalanta
M
brojtësi Berat Gjimshiti po kalon momentin më të mirë të sezonit, teksa në fundjavë gjeti dhe rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Interit. Mbrojtësi i Atalantës vjen plot optimizëm në kombëtare, në prag të dy sfidave të radhës, me Skocinë në “Loro Boriçi” (17 nëntor, ora 20:45) dhe ndaj Uellsit, në “Elbasan Arena” (20 nëntor, ora 20:00). Gjimshiti deklaroi se skuadra ka bërë shumë gabime në ndeshjet e fundit, teksa zgjidhja është vetëm që të luajnë si skuadër. “Përherë vij me shumë dëshirë dhe karikim në kombëtare. Nuk e di nëse është momenti më i mirë ky. Goli ndaj Interit besoj është një moment i bukur, në planin personal. Unë vij gjithmonë këtu për të dhënë maksimumin. Nuk ka problem nëse kam shënuar gol apo jo me klubin tim. Çfarë nuk po shkon në kombëtare? Me Izraelin mendoj se e patëm lojën në dorën tonë, zhvilluam një ndeshje të mirë. Nuk e merituam humbjen. Natyrisht, gabuam dhe u ndëshkuam. Te rasti i golit të parë qëndruam si të ngrirë, nuk e pritëm se do ta godiste ashtu topin portieri i tyre. Gabuam të
Gjimshiti: Nëse luajmë si skuadër, marrim atë që duam me Skocinë
gjithë, jo vetëm mbrojtja. Ja që ndodhin edhe kështu gjërash në futboll. Të shohim përpara dhe të mundohemi të bëjmë më mirë. Për mua nuk ishte autogol ai ndaj Skocisë, por nuk ka problem. Formacioni? Nuk e di nëse do të luaj ndaj
Skocisë. Kur jam në fushë, mundohem të jap më të mirën. Goli ndaj Interit? Në fillim duhet të mbroj, pastaj nëse më krijohet mundësia për të shënuar, nuk hezitoj, akoma më mirë. Dyluftimet me Icardin? Mendoj se është e vështirë t’i markosh të
KOMBËTARJA
LIVERPOOLI
Panucci me “dhimbje koke”, Grezda dhe Lenjani nuk stërviten
K
ombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e parë, në përgatitjet për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Por, që në këtë seancë të parë, kanë vijuar dhimbjet e kokës për trajnerin Panucci, të cilat i shfaqi edhe në konferencën e djeshme për shtyp. Eros Grezda dhe Ermir Lenjani nuk janë stërvitur, edhe pse shqetësimet që kanë pasur mendohet të jenë të lehta. Futbollisti i Rejnxhërsit në Skoci, i cili këtë fundjavë shënoi edhe 2 gola, u pa me një qese akulli në kofshën e tij, ndërsa Lenjani ndoqi seancën nga pranë fushës. Trajneri italian e nisi seancën me një diskutim të gjatë me grupin e futbollistëve në dispozicion, ku bënte pjesë edhe Egli Kaja, i thërritur në momentet e fundit nga Livingston, e po ashtu dhe ish- kapiteni i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, Ardjan Ismajli, i thërritur për herë të parë me Shqipërinë. Një bisedë prej më tepër se 15 minutash me grupin kuqezi, ndaj të cilit Panucci u shfaq me tone kritike në konferencën për shtyp të së hënës, duke vënë theksin te mungesa e komunikimit në fushën e lojës dhe ajo e pësimit të golave të çuditshëm në goditjet standarde. Fytyra serioze, me lojtarët që i pret një javë jo e lehtë, duke qenë se Panucci paralajmëroi rregulla akoma më të forta në grumbullim dhe stërvitje, ku, sipas tij, nuk ka vend për buzëqeshje, por vetëm për punë. Kombëtarja do të vijojë të jetë e grumbulluar në Durrës, deri ditën e premte, ku më pas do të zhvendoset drejt Shkodrës për takimin e së shtunës ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”.
gjithë sulmuesit në Itali. Nuk është vetëm Icardi, në Seria A ka nivel të lartë. Duhet të japësh maksimumin, që të mos lejosh të shënohet gol në portën tënde. A ndihet mungesa e një lideri, si Lorik Cana në kombëtare? Futbolli është një lojë që zhvillohet e
ndryshon shpejt. Nuk duhet të shikojmë mbrapa, por përpara. Të gjithë duhet të japin kontributin maksimal për të qenë sa më të fortë dhe të bashkuar si skuadër. Askush i vetëm nuk ia del dot. Ndaj Jordanisë eksperimentuam mbrojtjen me tre. Mund të jetë alternativë e trajnerit Panucci ky rreshtim. Mendoj se kemi shumë lojtarë, që kanë luajtur disa herë me këtë sistem në klubet e tyre. Nuk është diçka krejt e panjohur. Nuk besoj se do të jetë problem, por si do të luajmë ndaj Skocisë e vendos trajneri. Mbrojtja ka bërë jo pak gabime? Në futbollin e sotëm mbron i gjithë ekipi, jo vetëm mbrojtësit. Ato që bëmë ndaj Izraelit ishin gabime personale, jo të krejt mbrojtjes. Kjo na kushtoi. Si e shoh ndeshjen me Skocinë në Shkodër? Do të jetë e vështirë. Skocezët luajtën më mirë atje, tani kemi rastin të tregojmë vlerat tona në shtëpi. Po dhamë maksimumin, do të marrim atë që duam. Duhet të luajmë si skuadër, sepse kështu jemi më të fortë. Tifozët i ftoj të jenë sa më të shumtë në stadium. Ata na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Gjimshiti.
T
Klopp: Shaqiri më ka befasuar, ka potencial për t’u përmirësuar
rajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, deklaroi se Xherdan Shaqiri e kishte befasuar me paraqitjet e tij në fushë. Gjermani nuk priste kaq shumë cilësi nga zvicerano-shqiptari. Ai u ble për vetëm 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone dhe shikohet si një investim i goditur nga të kuqtë. “Ai ka përmbushur pritshmëritë? Po, madje edhe i ka kaluar ato. Çfarë mund të them? Ai është një lojtar fantastik në fazën e sulmit, kjo është një shumë e mirë dhe ai e di se ka potencial për t’u përmirësuar edhe më tutje. Por, natyrisht, ai është njeriu i duhur për momentet vendimtar, kështu është për momentin dhe ne duhet të sigurohemi se do të mbetet kështu. Ai e bëri një paraqitje tjetër shumë të mirë dhe e shënoi një gol fantastik”, deklaroi Klopp për faqen zyrtare të klubit. Ndërkohë, vetë sulmuesi i krahut tha se vendimi për të mos udhëtuar në Beograd
për t’u përballur me Yllin e kuq në Ligën e Kampionëve ishte i drejtë për shkak të atmosferës atje. Mospërfshirja e Shaqirit shkaktoi reagime të shumta pasi trajneri gjerman e kishte marrë vendimin mbi baza politike për shkak të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ultrasit serbë, nuk kanë për ta harruar kurrë festimin me shqiponjë, që Shaqiri e bëri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e
Botës kur shënoi golin e fitores. “Thjeshta doja të përqendrohem në futboll, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Atje atmosfera është e zjarrtë, prandaj bëra mirë që qëndrova në shtëpi dhe u përqendrova në futboll. Të gjithë kujdeseshin për mua, kështu që u bë mirë që qëndrova. Isha i freskët, qëndrova këtu dhe stërvita me disa lojtarë tjerë. Desha të luaj mirë dhe bëra paraqitje të mirë ndaj Fulham-it”, sqaroi Shaqiri.
SHOWBIZ Ku është tani dhe çfarë është duke bërë një nga fitueset e "The Voice Italia"? Këtë pyetje ka ngritur media italiane teksa është drejt mbylljes sezoni aktual i spektaklit në Rai 2. Fituesja e "The Voice of Italy 2013" është Elhaida Dani e skuadrës Cocciante. E udhëhequr nga Riccardo Cocciante, këngëtarja shqiptare e lindur në 1993 triumfoi në sezinin e parë të spektaklit të talentit, pasi fitoi Star Academy Albania në 2009 dhe Top Fest në 2012. Ajo ka nxjerrë në treg albume dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente muzikore. Në 2014 fitoi edhe Festivalin e 53të të këngës e mori pjesë në Eurovizion, si përfaqësuese e Shqipërisë. Ndërkohë ka qënë edhe pjesë e spektakleve, si anëtare e jurisë në zbulimin e talenteve të reja.
22 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Mediat italiane shkruajnë për Elhaida Danin
Dua i thotë “jo” propozimit për martesë
Një vit pa Adelën, koncert në Tiranë
veçantë, duke siguruar në vend të saj një bursë të plotë studimi për një vajzë me rezultate ekselente nga Kavaja. Më shumë se 18 artistë u bashkuan në një koncert humanitar në ArtTurbina nismës që synonte të realizonte ëndrrën e Adelës, shkollimin e vajzave të guximshme që duan të jenë të pavarura. "Në emër të familjes së Adelajdës dhe vecanërisht nënës së saj unë ju falenderoj nga zem-
Vajzat e ëndërrojnë këtë moment, por kur ndodh të mos vijë nga personi i duhur, e refuzon si Dua Lipa. Këngëtarja është prej kohësh tashmë në lidhje me modelin dhe kuzhinierin Isaac Carew, por propozimin për martesë ia bëri më parë një nga fansat e saj. Me një video të postuar në Twitter, duket Dua teksa po ecte në tapetin e kuq në eventin "NRJ Hit Music" dhe një fans u shfaq papritur me unazë në dorë dhe me një propozim. Këngëtarja e refuzoi me një "jo" mjaft elegante , shoqëruar me një buzëqeshje.
N
jë vit nga ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani, të hënën u organizua një takim dhe koncert në ArtTurbina. Ishbanorja e "Big Brother Albania" u bë e njohur për vendosmërinë e saj për të ndjekur ëndrrën e saj duke tejkaluar paragjykimet e vendlindjes. "Adelën e kam njohur gati 10 vite më parë. E kam njohur dy netë përpara se të hynte në atë që do të kthehej në spektaklin më të diskutuar, më të shikuar, sepse ishte e pranishme një vajzë që vinte nga një vend i vogël si Kavaja. Që të gjithëve ne pastaj me rrugëtimin e saj në Big Brother dhe në të gjitha eksperiencat që vijoi na dha një mësim të rëndësishëm në jetën e saj, na tha që duhet ta jetojmë ashtu siç duam, të ndjekim ëndrrat që duam. Pra na dha edhe një mësim të jashtëzakonshëm me vdekjen e saj të parakohshme që nëse duam
ta jetojmë jetën, duhet ta bëjmë tani", tha moderatorja Arbana Osmani. Miqtë e përkujtuan në një mënyrë të
ra", tha Flutura Degjoni, tezja e Adelës. Ajo humbi jetën në shtëpi pas një komplikacioni shëndetësor.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 9. Ron ..., aktor, regjisor, producent filmi amerikan, lindi më 1 mars 1954 10. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 13. I shkurtër dhe i trashë në trup, shulak 15. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 16. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë 19. Portofoli kishte atë emër, asokohe kur paratë i mbante i zoti i shtëpisë 21. Ajo që bën pula, vezë ose.. 24. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 25. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 28. Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një njësi të caktuar muzikore 29. Monedha e Hondurasit quhet ashtu 30. Vend, që formon një njësi dhe dallohet prej të tjerave nga disa veçori zakonore, gjeografike, gjuhësore, ekonomike etj 31. Partia Aleanca Popullore 32. Milto Sotir ...(1884-1972), atdhetar, shkrimtar e publicisti, botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë" 33. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 34. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 36. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 39. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 41. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 42. Që të japë përshtypjen e përmasave të tij të vëllimit 46. Shkëmb i madh, krep. Ashu quhet edhe një fshat në verilindje të qytetit të Shkodrës 48. Profesionist, ai që ka njohuri të thella, të plota e të përpikta në një fushë të dijes, është ashtu 50. Qen gjahtar, i shpejtë, zagar ose ... 51. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 52. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 53. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 54. Shqipëria e ka atë si paranë e saj, e shquar 55. Romani i Anton Pashkut 56. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 57. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 58. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 59. Pas katrës i vjen radha asaj 62. ... Gödel, matematicien dhe filozof Austro-Amerikan 63. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 65. Frank, ditari i së cilës u bë një
E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Nga Albert VATAJ
nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 66. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 67. Ara e mbjellë me oriz quhet ... 69. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 73. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 74. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 76. Zëri më i lartë se tenori e më i ulët se sopranoja 81. Që është jashtë kohës dhe i pavarur prej saj 82. Ha shumë, është i pangopshëm 83. Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës tjetër 84. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 85. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 87. Valle popullore polake, që kërcehet tri kohë; muzika e kësaj valleje 89. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 90. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 91. Që është shumë kërkues, që nuk lejon të shkelen urdhrat, udhëzimet a kërkesat e tij 92. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 93. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 95. Banka Botërore 96. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ...
99. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 101. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 105. Shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, kufizohet, në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë, në perëndim me Shqipërinë dhe në veri me Kosovën 107. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull 109. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 110.Fëlliq keq diçka, e leros, e ndyj. 111.Grabitje, vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera, të ndëshkueshme ligjërisht VERTIKALISHT 1. Kam dashuri të zjarrtë dhe nderim të madh për dikë ose për diçka 2. Hiri që lë duhani kur digjet 3. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 4. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 6. GRamshi e kishte ashtu targën 7. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt 8. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 11. Në shkrimet publicistike Mid'hat bej Frashëri përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe
Mali ... 12. Lloj byreku me shumë petë 14. Shkencë që merret me studimin e trupave qiellorë 16. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 17. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 18. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 20. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 22. Trupë e vogël e artit skenik që merret me skeçe, parodi, këngë, numra akrobatikë etj 23. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 24. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 26. Vepër dramatike me elementë të theksuar tragjik, sentimental, shpesh e shoqëruar me muzikë 27. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 34. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 35. Njësi prej njëqind ushtarësh kalorës në Romën e lashtë 37. Qyp i vogël prej balte, me një vesh, që përdoret për ujë, për qumësht etj 38. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 39. Diçka që nuk është e gënjeshtërt, është padyshim e ... 40. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 43. shtatën ka në të, edhe pse ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 44. Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i monumente të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vler 45. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë
68. Reagim ndaj një qortimi apo një këshille 70. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 71. Masë gjatësie që përdoret në disa vende, e barabartë me 91, 44 cm 72. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 74. Vegimi a përshtypja e rreme që krijohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit 75. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 77. Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane 78. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 79. Ajo hyn në drithërat e bukës, bën kallinj të mëdhenj 80. Një nga stinët e vitit 82. Ajo mbushet me duhan të grirë, ndizet dhe thithet, Stalini e kishte pjesë të profilit 86. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 88. Sëmundje e rëndë ngjitëse, shfaqet me puçrra dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa 89. Sandër ... lindi në Shkodër, më 6 janar 1920, vdiq më 25 mars 1985, në Tiranë. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve shqiptarë 90. "Lufta dhe ..." kryevepra e shkrimtarit rus, Leon Nikollajeviç Tolstoj 94. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive sipas paragjykimeve; therore 95. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër 97. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 98. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 99. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 100. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 102. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 103. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 104. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 106. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 107. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 108. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike.
47. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 48. Zakonisht është një lloj thirrje që i drejtohet dikujt për ndihmë, dhe një mënyrë shprehie zemërate 49. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 50. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 51. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 60. I madhi i aktrimit ... Prosi (6 janar 1920-25 mars 1985, studjoi në Austri për stomatolog dhe u lauru në kinematografi 61. Hija e një të vdekuri, që u fanitet njerëzve 62. "Dyel" produktesh, performace, çmimesh, me qëllim rritjen e dominimit dhe fitimit 64. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 1
2
V 10
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
3
M
4
U E
5
6
P
F A
11
A B
7
8
A N I
K O J
P
13
B A G E
L
9
V
12
D I
14
N D A R
M
M
V E
A
O
R
O
I
Z
B
A N O F E
L E
15
I
I
17
R
18
U S
P I ˙
T
¸
19
P
20
O
K
23
H
16
O J 24
O B A N
25
22
K
26
D L
R
J
21
K
I
L
O
K
28
T
S
30
P
29
O
M R
31
L
S
F
G R A N T
E
A
D 34
J
A
D
37
P
B
38
D H E
D
L
M A
P
N
I
I
I
A R
S
T
H S
H
E
H
U
E
P
44
B 46
47
M U A J
48
C
R
S
A
T
B
T 51
V A G O N I
S
D O
N
R
E
52
P A L O S ¸
N
S 55
B
K
O
H
E
E
I
A
56
A G
58
D H J
O
60
L
E
57
L
J
U N I
54
59
A 45
A 49
50
¸ M Y S
B
40
E L
43
T E
36
42
O S E
53
U
I 35
M E N E K S H E
U
39
K A N C
41
I
L
33
E M I
A
T
R
32
P A N D E H
O
27
E
T O R
E
M B
R U J
I
I
L
61
M E J
D A N
R
O
G
D
A
J 62
63
64
E M P I
I
R I
K
E
R
65
B
66
67
A B A T
C
68
R
R O W A N
O
T 69
D 72
I
R 73
P
B
¸ 70
N
M
O
74
71
F A O
D
75
N S
P E
I
A
K T
O J
E
T
L
I
76
A N K E T
P
81
L D N
O
R 83
U H E M
L T V A
O
D
S
K
78
U K
82
M B R
P F E
E
77
I
80
˙
79
84
L
D I
M I
O S
H
Y
85
X
U
86
D 90
K A P
E
H
88
D H R A H M I
G
91
O M
U
I
87
89
M A L O K
C
92
A
O
95
R U S
M T
J
100
P
J
Z
D A F
I
A
G
G
94
I
M
96
¸
97
98
M A G J
I
E M
R
J V ¸
111
M ¸
R G A T
¸
A R
I S
Z
N
O
U 109
T
P B
M I
110
L E
S ¸
L
H
112
T ¸
L
106
108
P E
R
¸
105
107
K O
G
102
P A U L
104
K A R R
T 99
N A
101 103
L 93
R
K
113
R
R E
P T
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
P
residenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë "Mesdheu i së Ardhmes". Në hapjen e seancës plenare të kësaj Konference, pas nderimit që iu bë Antoine Sfeir-it, politologut dhe gazetarit franko-libanez të specializuar për botën arabe dhe myslimane, Presidenti i Rajonit të PACA-s, Renaud Muselier, duke iu drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, theksoi: "Prania juaj mes nesh është një nder i madh. Ky Akt i dytë mbahet nën patronazhin tuaj. Ju jeni Kryetari i një shteti të rëndësishëm në pellgun e Mesdheut, i një kombi krenar dhe trashëgimtar i një historie kaq të pasur. Miqësia juaj për Francën është e patundur dhe dashuria juaj për Marsejën u tregua edhe një herë. Të gjithë të rinjtë e Mesdheut të pranishëm sot do të shkëmbejnë, propozojnë nën vëmendjen dashamirëse të një Kryetari Shteti. Ky është, e ripërsëris,
24 E mërkurë, 14 NENTOR 2018
Presidenti Meta i ftuar nderi në Konferencën “Mesdheu i së Ardhmes”, në Marsejë
një fat dhe nderim i madh. Miqtë e mi të dashur, është koha për të filluar këtë ditë të pasur. Ju faleminderit të gjithëve dhe rroftë Mesdheu i së ardhmes!" Në fjalën e tij drejtuar kësaj Konference ndërkombëtare, Presidenti Meta u shpreh se në rajonin e Mesdheut duhet të ketë me shumë bashkëpunim dhe shkëmbimeve mes shteteve respektive. "Shqipëria, përveç se një vend ballkanik, është gjithashtu pjesë e pellgut të Mesdheut. Ne jemi zotuar të vëmë në pah e të theksojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar, duke pasur parasy-
sh potencialin e jashtëzakonshëm që mund të përdoret në të mirën dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve tanë, duke forcuar lidhjet tona dhe bashkëpunimin. Potenciali i këtij
rajoni qëndron në shumëllojshmërinë e tij duke qenë i rrethuar nga tre kontinente dhe në mendësinë pioniere që zotëron për ta parë atë si një mundësi dhe jo si një kërcënim. Ky është një shans ideal për të rinjtë që duan të ndërtojnë një të ardhme sipas dëshirës dhe pëlqimit të tyre. Të rinjtë, nga natyra, rrezikojnë, por "të rinjtë e mijëvjeçarit të ri" janë po ashtu eksplorues dhe kanë tejkaluar e kapërcyer të gjithë kufijtë tradicionalë për të vendosur një marrëdhënie të re me botën. Kjo krijon një hapësirë inovative në Mesdhe, ku kulturat, perspektivat dhe përvojat e ndryshme mund të bashkëveprojnë për të përfituar në mënyrë të barabartë nga
pikat e forta dhe dobësitë e njëri-tjetrit",- tha Presidenti Meta. Kreu i shtetit theksoi se e ardhmja e vendeve të Mesdheut duhet të fokusohet te arsimi dhe rritja e investimeve. "Ne duhet ta kombinojmë arsimin edhe më cilësor me mirëqeverisjen dhe politikat publike që u japin përparësi investimeve të mbështetur në aftësitë për të cilat ka nevojë ekonomia jonë dhe sektori privat. E ardhmja është pasqyrim i ambicieve, udhëheqjes dhe aftësive të rinisë së sotme. Detyrimi ynë është që të jemi udhërrëfyesit e tyre në mënyrë që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet. Ne na duhet të pajisim me dije dhe fuqi shumë të rinj anembanë Mesdheut për të garantuar një Mesdhe më të sigurt dhe akoma edhe më të begatë, sepse rajoni mesdhetar është më i bukuri në botë, me potenciale të mëdha për një rritje dhe zhvillim më të shpejtë, të mbështetur në burimet tona natyrore. Kështu që e ardhmja e rajonit tonë varet nga arsimimi më i mirë dhe motivimi i brezave tanë të ardhshëm!",- deklaroi Presidenti Meta.
Presidenti Meta takon Saimir Pirgun: Zëri i magjishëm shqiptar Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Francë është takuar me një sërë personalitetesh shqiptarë nga bota e sportit dhe artit. Dje Meta është takuar me tenorin e madh shqiptar, Saimir Pirgu. Takimin e njoftoi vetë presidenti, i cili në një postim në "Facebook", u uroi shqiptarëve një ditë të mbarë nga skenat e operave më të mëdha botërore. "Nga Franca, ju uroj një ditë të mbarë, së bashku me Saimir Pirgun, tenorin e madh, "zërin e magjishëm shqiptar" në skenat e operave më të mëdha botërore, disa ditë përpara premierës së Operas "La Traviata" në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit",shkruan Presidenti Meta.