Koha Jone_14 pril 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 87 (8528)

E diel, 14 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Kjo e djeshmja u mbyll me sukses në masivitet. Protestat e tjera do jenë më radikale, pasi edhe moti do jetë jo me shi. Po hapet koha për ta rrethuar Kryeministrinë në përballje finale. Është koha për të ikur zoti kryeministër, duke marrë plaçkat, pasi në javët në vijim nuk do keni kohë as të hipni në helikopterin pa kthim

Rama drejt fundit të pashmangshëm

Mesazhi i pjesëmarrjes së madhe qytetare ka shqetësuar seriozisht kryeministrin, i cili dje urdhëroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në mënyrën më brutale ndaj qytetarëve. Si asnjë herë tjetër më parë, Policia e Shtetit dhe Garda kanë përdorur gaz lotsjellës pa asnjë motiv duke helmuar protestuesit, gra dhe vajza që kishin dalë në tubim. Helmi i hedhur nga ana e policisë, dëmtoi edhe qindra qytetarë që kanë banesat në zonën e Parlamentit. Në mënyrë të pajustifikueshme policia dhunoi gazetarët dhe fotoreporterët që ishin në protestë për të ndjekur tubimin. Mediat botërore e kishin kryelajm Tiranën FAQE 3

Protestë madhështore e opozitës para Kryeministrisë. Qeveria përgjigjet me gaz helmues dhe dhunë

Në foto: Pamje nga protesta e opozitës dhe momente të dhunës ndaj qytetarëve BILANCI I PROTESTËS

KREU I PD

FAQE 5-8

KRYETARJA E LSI

15 qytetarë dhe 5 Lulzim Basha: Monika Kryemadhi: Ata policë të plagosur, Largimi i Edi që dhanë urdhrin për më shumë se 20 Ramë, kusht i dhunë i kanë llogaritë të protestues të arrestuar panegociueshëm hapura me qytetarët FAQE 2

FAQE 2

FAQE 2

Dje policia, pa asnjë arsye, tentoi të merrte me forcë drejtorin e gazetës “Koha Jonë” FAQE 4


POLITIKE

2

E diel, 14 PRILL 2019

Kreu i Partisë Demokratike, LulzimBasha: Sovrani foli! Shqipëria nuk do jetë e kriminelëve dhe oligarkëve

K

reu i Partisë Demokratike, LulzimBasha pas protestës 4 orëshe, tha nga selia e PD-së, se largimi i Edi Ramës është firmosur nga populli dhe se opozita ia doli që sot me gjithë motin e keq, të zhvillojë protestën më të madhe. “Vëllezër dhe motra, sot, të nëntën protestë në 8 javë, të tretën kombëtare, ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vëllezër e motra, një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me shoqërime dhe mbi të gjitha me makinerinë e poshtër të propagandës, që punon natë e ditë e që ushqehet me paratë që u grabiten qytetarëve shqiptarë, ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve. Nuk ia doli dot. Dhe megjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot, me 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore”,- deklaroi LulzimBasha. Kreu i PD-së shtoi se kjo qeveri nuk mund të vijojë më duke vjedhur qytetarët. “Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën

Basha: Largimi i Edi Ramës, kusht që nuk negociohet

dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, armiqve publikë të popullit shqiptar, sot u sollën edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit

nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”,- tha Basha. Kreu i PD shtoi se protestat do të vijojnë deri në realizimin e objektivave të opozitës dhe gjithë shqiptarëve. “Përgjigjja e sotme, përmes bashkimit më të madh që ndonjëherë shqiptarët

kanë bërë dhe bashkimit më fisnik, për një kauzë jetike, si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë; ky bashkim i madh dhe ky leksion i madh do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama dhe klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar çdo ditë, çdo natë, kudo ku të ndodhen

QËNDRIMI I KRYETARES SË LSI-SË, MONIKA KRYEMADHI PAS PROTESTËS SË OPOZITËS

shqiptarët e lirë, duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike që është.Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi në rrugën e sigurtë të çlirimit të vendit nga klika kriminale. Jemi sot shumica morale, shumica politike dhe shumica fizike e shqiptarëve të bashkuar “për Shqipërinë si e gjithë Evropa”,tha Basha. Kreu i PD shtoi se qytetarët tashmë e kanë dhënë vendimin e tyre për largimin e kësaj qeverisë. “Sovrani foli sot, sovrani vendosi se Shqipëria e shumicës, shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, shumicës së torturuar, shumicës së gjobitur, shumicës së burgosur, të poshtëruar, të shantazhuar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, të njerëzve me krenari, të njerëzve që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, përmes vendeve të punës me rroga e kushte dinjitoze. Dhe mbi të gjitha me liri, me dinjitet, me dashuri për njëri-tjetrin, këtu në Shqipërinë tonë dhe jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e vogël e kriminelëve, e oligarkëve, e Edi Ramës dhe e politikanëve të korruptuar, do të varroset në arkivat e zeza të kombit”,deklaroi kreu i PD.

REAGIMI

Kryemadhi: Edi Rama është i larguar

Kryeministri: Kjo ishte protestë e dhunshme

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi dje pas protestës së opozitës së qytetarët treguan se mbështesin kauzën e opozitës dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “ Ky njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, i cili në asnjë moment nuk gjendet përballë Tij, por gjithmonë largohet, sepse është në fakt i larguar.Ju faleminderit të gjithëve nga zemra, ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi bërë një veprim aq dinjitoz dhe të domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë duke djegur mandatet ne do t’i kthejmë fytyrën politikës për të risjellë një politikë të re, politikanë të rinj, të cilët mendojnë për qytetarët, për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve. Sepse Shqipëria është i vetmi vend ku është shtëpia e shqiptarëve të cilët mund të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve

Kryeministri i vendit Edi Ramaka reaguar dje në rrjetet sociale për protestën e opozitës. Ai thotë se nëse protesta e opozitës ishte e madhe atëherë edhe filxhani është shkencë. Përgjigjen do ta marrin thotë ai më 30 qershor. “Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor”,- shprehet Edi Rama.

K

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

të tyre”,- deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se protesta e djeshme, me masivitetin që pati, tregoi se shqiptarët nuk kanë frikë një qeveri kriminale por duan largimin e saj sa më parë. “Dua të falënderoj të gjitha ata qytetarë që ishin sot atje, të cilët i dhanë akoma dhe më shumë shpresë shqiptarëve, atyre shqiptarëve që gjenden sot më të dobët, më të vobektë, më të

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

varfër. Atyre shqiptarëve të cilët u qan zemra për të parë fëmijët e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë. Për të gjitha ata prindër që nuk ishin sot atje, të cilët luftojnë dhe mundohen çdo ditë për fëmijët e tyre studentë, për të përballuar studimet e tyre. Për të gjitha ata prindër të pamundur për të qenë sot në protestë”,- deklaroi Monika Kryemadhi.

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 14 PRILL 2019

Kjo e djeshmja u mbyll me sukses në masivitet. Protestat e tjera do jenë më radikale, pasi edhe moti do jetë jo me shi. Po hapet koha për ta rrethuar Kryeministrinë në përballje finale. Është koha për të ikur zoti kryeministër, duke marrë plaçkat, pasi në javët në vijim nuk do keni kohë as të hipnin në helikopterin pa kthim

Rama drejt fundit të pashmangshëm

Mesazhi i pjesëmarrjes së madhe qytetare ka shqetësuar seriozisht kryeministrin, i cili dje urdhëroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në mënyrën më brutale ndaj qytetarëve. Si asnjë herë tjetër më parë, Policia e Shtetit dhe Garda kanë përdorur gaz lotsjellës pa asnjë motiv duke helmuar protestuesit, gra dhe vajza që kishin dalë në tubim. Helmi i hedhur nga ana e policisë, dëmtoi edhe qindra qytetarë që kanë banesat në zonën e Parlamentit. Në mënyrë të pajustifikueshme policia dhunoi gazetarët dhe fotoreporterët që ishin në protestë për të ndjekur tubimin. Mediat botërore e kishin kryelajm Tiranën Protesta e opozitës së bashkuar ka mbledhur dje në shesh më shumë shqiptarë se asnjë tubim tjetër. Megjithë reshjet e shiut, ndalimet nga policia dhe një propagandë përverse e qeverisë ndaj protestuesve, qytetarët i janë përgjigje thirrjes së partive opozitare duke u mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mesazhi i pjesëmarrjes së madhe qytetare ka shqetësuar seriozisht qeverinë “Rama”, e cila dje urdhëroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në mënyrën me brutale ndaj qytetarëve. Si asnjë herë tjetër më parë, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës pa asnjë motiv duke helmuar protestuesit, gra dhe vajza që kishin dalë në tubim. Por helmi i hedhur nga ana e policisë, dëmtoi edhe qindra qytetarë që kanë banesat në zonën e Parlamentit. Në mënyrë të pajustifikueshme policia dhunoi gazetarët dhe fotoreporterët që ishin në protestë për të ndjekur tubimin. Protesta e djeshme pati një bilanc të rëndë për një tubim që duhet të ishte paqësor. Nga ana e protestuesve raportohet nga PD se janë 15 qytetarë të plagosur. Një pjesë e tyre janë dëmtuar nga goditjet e policisë dhe nga gazi lotsjellës. Por numri i tyre është disa fish më i madh, nëse llogariten gjithë qytetarët e tjerë që u larguan nga protesta dhe nuk janë paraqitur në spitale, por po mjekohen në shtëpi. Sigurisht dhuna pati dhe dëmtime nga në radhët e policisë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për pesë policë të plago-

sur, por nuk përmendi asnjë fjalë për gratë dhe vajzat e helmuara dje nga gazi lotsjellës. Një tubim normal nuk duhet të sillte situatën kur palët të numërojnë të plagosurit. Por teksa shprehet keqardhja për policët që u lënduan, institucionet duhet të mbajnë dhe përgjegjësi për sjelljen kriminale ndaj protestuesve që kanë bërë forcat e rendit të drejtuara direkt nga kryeministri. Edi Rama, gjatë dhe pas protestës, dukej i shqetësuar për dhunën dhe reagoi disa herë duke sulmuar opozitën. Në fakt, shqetësimi real i mazhorancës nuk ishte dhuna sepse ajo nuk vinte nga protestuesit, por paniku nga pjesëmarrja masive në protestë. Retorika për dhunën ndaj një opozite që këto muaj ka treguar se nuk do pushtet me dhunë është vetëm strategjia e kryeministrit për tu fshehur nga realiteti. Ajo që treguan dje shqiptarët në shesh para zyrës së Edi

Ramës është shumë më e thjeshtë. Mesazhi që qytetarët i dhanë kreut të qeverisë është se tashmë ka ardhur koha për të ikur. Ky mesazh është dhe shqetësimi kryesor i qeverisë dhe Edi Ramës. Pasi ka tentuar me çdo mjet të asgjësojë opozitën, me krijimin e një opozite false, me blerjen e heshtjes së ndërkombëtareve dhe së fundi me krijimin e një shteti policorë, kryeministri po sheh se çdo herë protestat po bëhen më të mëdha. Tashmë nuk janë vetëm militantët e opozitës që i ka kundër, por edhe qytetarët dhe vet socialistët. Ata dhjetëra mijëra qytetarë që qëndronin dje nën shi dhe nën helmin e policisë, nuk dolën në shesh vetëm për partitë. Më shumë se kaq, radhët e opozitës që po shtohen janë sinjali se vendi po shkon në mënyrë të rrezikshme drejt një sistemi policorë dhe reagimi kundër kësaj qeverie është mision kombëtar.

Opozita arriti dhe dje ta mbaj, aq sa mundej, nën kontroll tërbimin qytetar kundër asaj çfarë përfaqëson tani kryeministri Edi Rama me gjithë mazhoracën. Në vend të këmbënguljes dhe durimit morën helm dhe shkopinj gome. Është një betejë që në këtë mënyrë nuk do të vazhdojë shumë gjatë. Qytetarët nuk mund të durojnë gjithë kohës të masakrohen dhe helmohen që Edi Rama dhe shpura e tij të qeverisë duke vjedhur të qetë. Nëse kryeministri ende nuk e ka kuptuar sinjalin që i ka dhënë opozita deri më sot, protestat e tjera nuk do jenë përplasje, por beteja. Protestat e tjera do jenë më radikale. Po hapet moti për ta rrethuar kryeministrinë në përballjen finale. Është koha për të ikur zoti kryeministër, duke marrë plaçkat, pasi në javët në vijim nuk do keni kohë as të hipnin në helikopterin pa kthim. Qamil Xhani


SPECIALE

4 E diel, 14 PRILL 2019

Dje policia, pa asnjë arsye, tentoi të merrte me forcë drejtorin e gazetës “Koha Jonë”

D

je pak minuta pa filluar protesta e opozitës, reparti “Shqiponja” dhe një makinë policie tentuan të merrnin me forcë nga

makina e tij drejtorin e gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi dhe ta dërgonin në dhomat e paraburgimit në polici. Botuesi i “Koha Jonë” po

shkonte nga shtëpia për në redaksinë e gazetës për të ndjekur protestën në televizor dhe për tu marrë me punët e gazetës. Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se “po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë” për të ndjekur zhvillimin e protestës. Më dolën para, sapo më njohën, disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe më thanë se “rruga bllokohet”. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhrin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit “Dinamo”, sepse më duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motora të “Shqiponja”. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke u shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkoj në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëherë ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan të më merrnin me forcë nga makina për në polici. Mbylla derën e makinës dhe ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njerëzve të

thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore. Nuk mund të them se i urdhëroi njeri nga lart për mua, pasi

nuk kam fakte, porse fryma e pushtetit dhe sidomos e kryeministrit ndaj njerëzve të medias sjell këtë mënyrë reagimi, aq me tepër kur marrin vesh apo ndjekin gazetarët që kritikojnë kryeministrin”shtoi Lesi për “Koha Jonë”.


SPECIALE

5 E diel, 14 PRILL 2019

Kreu i PD-së: Shqiptarët kundër qeverisë ilegjitime, padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Këtë bashkim nuk e ndal më as dhuna, as gazi lotsjellës, as propaganda

Basha: Nuk ka kompromise tavolinash, nga sot shteti është sovrani N

ga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e kësaj të shtune kundër keqqeverisjes së vendit nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të ketë kompromis për ëndrrën e shqiptarve për Shqipërinë si gjithë Europa. Basha tha se e vetmja pengesë për një Shqipëri europiane është kjo qeveri, të cilën kryedemokrati e konsideroi si simbol të dhunës e vrasjes së shpresës së ccdo shqiptari. Nga sheshi përpara kryeministrisë, Basha iu drejtua Ramës, me fjalët se nga sot, shteti e ligji është sovrani i derdhur në këtë shesh. “8 javë më parë ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës, u ngritët në bashkimin më të madh të 16 shkurtit, ne iu përgjigjëm me aktin më të madh djegien e mandateve largimin nga strofkulla nga e korrupsionit. Sot koalicioni i mazhorancës absolute. Ne partitë e opozitës, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga Shqipëria e shumicës së grabitur, së dhunuar shkon përtej nevojës akute për një rotacion, rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë, për të cilën kemi patur edhe zhgënjime, sot është dita të mos bëjmë më kompromis, kurrë me asgjë më pak se standarde për drejtësi, e zgjedhje të ndershme. Kurrë më asgjë më pak se standardet europiane të lirisë, të ekonomisë, vende pune me kushte dinjitoze për shqiptarët. Le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, ta dëgjojnë nga të gjithë këtu ne, ta dëgjojnë miliona shqiptarë, ta dëgjojë Bota se nuk do të këtë kompromis me ëndrrën tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa, është qeveria e krimit, asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike, asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, është mungesa e Gjykatës së Lartë, garante e lirive të qytetarëve shqiptarë. Me 40 mijë dosje Gjykata e lartë nuk jep dot drejtësi, sepse nuk është e Republikës së Shqipërisë, është shkatërruar për t’i vënë minat shtetit ligjor. Vota është themeli i demokracisë, kjo qeveri është pengesa dhe numër një për zhvillimin e çdo shqiptari. Ju sot në shesh e dini fare mirë me Ramën nuk ka shtet, s’ka zhvillim po vetëm dhunim e shkatërrim, vrasje të shpresës. I themi sot atij e bandës që sot nuk jeni më shteti jeni antishteti, nuk jeni ligji jeni antiligji, jeni padrejtësia, që sot e tutje shteti është sovrani i derdhur në këtë shesh”, tha dje Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës gjatë protestës tek Kryeministria Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte! Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, e padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme ndaj shqiptarëve, që nga kohërat e pushtuesve më mizorë. Nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij, një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për t’u prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar, që e ka ulur në institucionet e Republikës tonë. Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit kriminel të Edi Ramës. Rama Ik! Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika, as barbaria e horrave mbi nënat dhe baballarët tanë, kur dalin për të mbrojtur shtëpitë e tyre, as gazi lotsjellës, as propaganda e shfrenuar nuk na ndal dot, nuk na përçan dot. Ndaj, tetë javë më parë, vetëm tetë javë më parë ju ju përgjigjët thirrjes së opozitës së bashkuar dhe u ngritët në atë që deri më sot ishte bashkimi më i madh kombëtar i 16

shkurtit. Ne u përgjigjëm me atë që ishte verdikti juaj, akti më i madh moral në historinë e pluralizmit, djegien e mandateve, largimin nga parlamenti i krimit, largimin nga strofka e krimit, largimin nga strofka e korrupsionit. Që nga ai moment radhët e bashkimit tonë kanë tejkaluar konturet e çdo partie dhe gjithë partive të marra së bashku, të koalicionit të opozitës-sot koalicioni i maxhorancës absolute. Ne partitë e opozitës, unë, Partia Demokratike, e dimë fare mirë se ky mandat besimi, që vjen nga Shqipëria e shumicës të përjashtuar, e shumicës së grabitur, e shumicës së dhunuar, shkon përtej nevojës akute për një rotacion të menjëhershëm politik. Ne dimë se ajo që na ka bashkuar me masa dhe konture të paprecedenta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në fillim vitet ’90-të është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakfrikuar shumë, për të cilën kemi patur dhimbje, kemi patur përparime, por edhe prapsje e zhgënjime. Por që sot është dita të mos bëjë më kompromis me aspiratën. Kurrë më asgjë më pak se standardi evropian për zgjedhje të lira e të ndershme. Kurrë më asgjë më pak se standardet perëndimore për drejtësi, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur si Edi Rama dhe banda e tij kriminale duke vjedhur votën e shqiptarëve. Kurrë më asgjë më pak se standardet europiane të konkurrencës, të lirisë, të ekonomisë që hap vende pune me paga të larta dhe

kushte dinjitoze për shqiptarët dhe Shqipërinë tonë të dashur. Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa është qeveria e bërë njësh me krimin, që tash 6 vjet i ka mbyllur dyert e integrimit europian. Pengesa dhe rreziku numër 1-vdekjeprurës për Shqipërinë si gjithë Europa është asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike. Është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nga Edi Rmaa me qëllim kalimin e ligjeve antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët, për të vjedhur vogëlushët tuaj, për të vjedhur studentët, për të vjedhur pensionistët, për të vjedhur fermerët, për të vjedhur dhe grabitur biznesin. Është mungesa e Gjykatës së Lartë, garantes së lirive dhe të drejtave individuale të qytetarëve shqiptarë, që sot enden më kot dyerve të gjyqeve, ku ka gjyqe, por jo drejtësi. Është shkatërruar me themele për t’i vënë minat shtetit ligjor. Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur zgjedhjet e 2017-ës. Vota është themeli i demokracisë. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira. Kjo qeveri është pengesa dhe kërcënimi numër 1 për demokracinë, për sigurinë, për mirëqenie, për zhvillimin e çdo shqiptari. Ju që keni ardhur sot në këtë shesh e dini fare mirë, siç e di e gjithë Shqipëria, me Edi Ramën nuk ka shtet, me Edi Ramën nuk ka zhvillim, me Edi Ramën nuk ka punësim, me Edi Ramën nuk ka shëndetësi, por vetëm krim, vetëm korrupsion, vetëm dhunim të drejtave dhe lirive tuaja, vetëm shkatërrim të prespektivës, vrasje të shpresës. Ndaj, le t’i themi sot nga ky shesh atij dhe gjithë bandës, që i qëndron nga prapa: Që, sot e tutje ju nuk jeni shteti, jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji, Ju nuk jeni drejtësia, jeni padrejtësia! Që sot e tutje shteti, ligji, drejtësia është sovrani i derdhur në këtë shesh e kudo, në qytete, në shtëpi, në fshatrat tona. Kjo protestë, e 9-ta në 8 javë, është prova më e qartë se Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Ne jemi në këtë betejë, që të garantojmë që kurrë më vota juaj të mos dhunohet, të blihet dhe shantazhohet nga krimi i organizuar, që kurrë më taksat tuaja, pasuritë e vendit, shtëpitë tuaja te mos vidhen dhe prishen për të përfituar një grusht oligarkësh. Ne nuk jemi këtu thjesht dhe vetëm për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën, por për të shembur nga themelet këtë regjim të korruptuar deri në palcë. Rama ik! Ndaj, ky bashkim ka brenda vetes të gjithë shqiptarët e ndershëm, intelektualët, qëndrestarët për Teatrin Kombëtar, studentët, dritën

e syrit të kombit tonë, sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, punëdhënësit që lëngojnë nga një regjim satrap, të korruptuar dhe represiv, fermerët e shtyrë në kufijtë e ekzistencës nga braktisja, harresa dhe çizmja e rëndë e korrupsionit qeveritar, pensionistët shqiptare të cilët janë sot më të varfrit në Evorpë, por edhe ndër më të varfrit në botë që, pasi paguajnë faturat e kripura e të ilaçeve, nuk mbijetojnë përveçse nga ndihma e fëmijëve të tyre emigrantë ose i përkasin Shqipërisë të përjashtimit, që nuk ushqehet dot më shumë se një herë në ditë, plot 290 mijë qytetarë të tillë. Ne jemi këtu të gjithë bashkë, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, sepse Edi Rama ka mbaruar, Edi Rama është një kufomë politike. Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin Rama dhe së bashku për të themeluar bashkëjetesën demokratike të standardeve dhe vlerave evropiane. Rama ik! Ndaj nuk ka e nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash, me këtë aspiratë evropiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Rama ik! Largimi një orë e më parë, largimi i panegociueshëm i Edi Ramës është diktati i sovranit të bashkuar. Rama ik! Vetëm një qeveri tranzitore që do të shkatërrojë nga themelet mekanizmin kriminal, që do çojë para drejtësisë kupolën e korruptuar kriminale të organizatës kriminale të “Rilindjes”, për të çliruar shtetin, për të çliruar popullin, për të çliruar edhe Partinë Socialiste është parakusht i parakushteve për të garantuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i rikthyer sovranit të

drejtën e vjedhur, për një parlament nga populli, të popullit dhe për popullin. Rama ik! Ditë për ditë e natë për natë, në sheshe të tejmbushura si ky, në çdo qytet e fshat, rezistencë e përballje, kryengritje demokratike. Rama ik. Asgjë më pak se standardet evropiane, asgjë më pak se standardet amerikane. Ky është zotimi ynë. Rama ik! Një popull i tërë, i bashkuar për fëmijët e tij, për të drejtat dhe liritë themelore, për mirëqenie, nuk mund të mbahet peng, nuk mund të mbahet rob, as nga Edi Rama, as nga banditët e tij, as nga interesat e oligarkisë, as nga horrat me uniformë. Ju bëj thirrje vëllezër e motra të policisë së shtetit, hidhini kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik! Dëgjojeni mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim. Ajo do të zgjidhë dilemën të jetë a të mos jetë Shqipëria Evropiane. Dy Shqipëri përballë njëratjetrës. Shumica, pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar, pa mbrojtje ligjore, me një pakicë derrash të majmur, armiqsh të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë, politikanë të korruptuar. Këto dy Shqipëri nuk qëndrojnë dot më bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të ikë, tjetra do të zhduket. Asnjë hap prapa, asnjë hap prapa! Ushtri e lirisë, kryengritje demokratike. Ju jeni drejtësia, ju jeni shteti. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë qëndresën tuaj të mrekullueshme, betejën tuaj për një qëllim “E Duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Meqë Shqipëria e shumicës do të qëndrojë, Shqipëria e krimit, Edi Rama dhe banda e tij duhet të ikin një orë e më parë.


POLITIKE

R

eshjet e shiut dhe as sulmi më i paprecdentë nga ana e Policisë së Shtetit i ndodhur në këto muaj protestash nuk i kanë trembur qytetarët dhe mbështetësit e opozitës, të cilët prej më shumë se katër orësh vijuan të ishin të shumtë në krah të krerëve të opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme jo vetëm tek sheshi para Kryeministrisë, por edhe te sheshi para Parlamentit. Nga burime policore mësohet se u angazhuan rreth 1600 efektivë, ndërsa leja për tubimin përfundonte në orën 23 e 59 minuta, vetë krerët e opozitës do ta përmbyllnin atë rreth orës 22:15 në oborrin e selisë blu, ku kryedemokrati Basha do të përcillte dhe mesazhet e tij politike jo vetëm për mbështetësit e opozitës, por edhe për kundërshtarët e tij politikë të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Zhvillimet Tension e përplasje me policinë janë shënuar në protestën e opozitës së bashkuar. Incidente u shënuan në sheshin para Kryeministrisë, ku protestuesit qëlluan me shashka e tymuese. Ndryshe nga më parë, protestuesit qëlluan këtë herë edhe me domate e lakra, ndërsa derdhën edhe qumësht në rrugë. Produktet bujqësore simbolizojnë protestën e fermerëve për rritjen e çmimit të TVSH-së. Në protestë kishte gjithashtu edhe aktorë, të cilët prej më shumë se një viti protestojnë pa pushim në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Tensionet u përshkallëzuan pas fjalës së kryedemokratit Basha, ku turma e protestuesve çau kordonin e policisë, duke u ngjitur në shkallët e Kryeministrisë. Më tej, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka zhvendosi turmën drejt parlamentit, nën udhëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe në protestën para parlamentit, pati tension e përplasje me policinë, ku u përdor edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, të cilët për asnjë moment nuk tentuan të futeshin në oborrin e parlamentit. Dhe ndryshe nga herët e tjera, dhuna policore nuk kurseu jo vetëm protestuesit të cilët rrëmbeheshin me forcë nga policia, por as vetë gazetarët. Ndryshe nga herët e tjera protestuesit përveç pankartave kundër qeverisë, mbanin edhe flamuj të PD-së. Edhe me këtë protestë opozita synon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tjetër tranzitore që do të mund ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të ndershme e demokratike.

6

E diel, 14 PRILL 2019

Betejë te Parlamenti - Rama, Lleshaj dhe policia humbasin durimin, sulmohen shtazërisht protestuesit dhe gazetarët e pambrojtur

As shiu dhe as gazi lotsjellës nuk e ndal opozitën, rrethohet Kryeministria dhe Parlamenti

PROTESTA MINUTË PAS MINUTE Ora 13:00 – Policia blindon Kryeministrinë Në pritje të nisjes së protestës, autobotë me ujë u vendosën prapa Kryeministrisë dhe nisën përgatitjet për protestën. Policia qëndroi në gatishmëri që prej mbrëmjes së të premtes. Rreth 1500 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së djeshme, ku pjesa me e madhe do të vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e Piramidës, ndërsa do të bllokohej çdo lëvizje në rrugën “Ismail Qemali”. Shtyllat janë lyer me graso për të pa mundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim. Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë ishte i izoluar, ndërsa rrjeta teli u vendosën dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës. Në qendër të vëmendjes së policisë ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj. Ora 13:24 - Mbështetësit nga rrethet nisen drejt Tiranës Mbështetës të opozitës u nisën me autobusë, furgonë dhe mjete personale për të mbështetur

protestën te Kryeministria. Po ashtu autobusë nga Saranda dhe një nga Konispoli do të niseshin drejt kryeqytetit. Ndërkohë gazetarët nga rrethet informuan se autobusë me mbështetës u nisën edhe nga Korça, Gjirokastra dhe Berati. Në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së u mblodhën fillimisht në qendër të qytetit për të vijuar më pas udhëtimin drejt Tiranës me autobusë dhe me mjete private. Sipas drejtuesve të PD-së në Mat, janë 1500 persona të cilët kanë shprehur pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë, policia

ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj. Ora 14:52 – PD Fier: Gjoba deri në 5 milionë për të penguar protestën Ish-deputeti demokrat Luan Baçi pak para nisjes nga Fieri ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Në cilësinë e kreut të degës së PD-së së Fierit, Baçi tha se drejtuesve të mjeteve private dhe atyre të transportit publik iu është bërë presion me gjoba deri në 5 milionë për të penguar

transportin e protestuesve. Ora 15:50 – Mijëra protestues nga i gjithë Elbasani Kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai deklaroi se në protestën e opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cerrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga Bashkia e Peqinit, sipas degës së PD, kishin konfirmuar pjesëmarrjen 270 persona. Nga Bashkia e Librazhdit, sipas degës së PD, kishin konfirmuar pjesëmarrjen 370-400 persona. Nga Bashkia e Prrenjasit, sipas degës së PD, kishin konfirmuar pjesëmarrjen 250-300persona Ora 17:00 – Policia: Është kërkuar leje deri në mesnatë Protesta e djeshme e opozitës do të niste në orën 18:00, ashtu siç edhe është lajmëruar. Sa për kohëzgjatjen e saj, referuar burimeve policore u bë me dije se demokratët kanë lajmëruar vazhdimin e tubimit deri në mesnatë (00:00). Po sipas burimeve, përveç rrethimit përpara Kryeministrisë nisën të vendosen forcat e policisë, ku mbi 1500 efektivë të cilët janë të pajisur me maska antigaz. Po ashtu në pjesën e pasme të Kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet. Ora 17:05 – Moti i keq, PD shpërndan çadra për protestuesit Pavarësisht se pritej që reshjet e shiut të shoqëronin protestuesit në tubimin e tyre tek Kryeministria, duket se është gjetur një zgjidhje. Kur kishte mbetur më pak se një orë nga nisja e protestës, në selinë blu do të niste shpërndarja e çadrave me mbishkrimin: “Rama ik!” për protestuesit. Në këto momente do të ishin të shumtë qytetarët që u mblodhën në selinë blu, aty ku ndodhej lideri i PD-së, Lulzim Basha dhe disa ish-deputetë, që pritet t’i bashkohen turmës ashtu si edhe në protestat e tjera. Ora 17:41 - Policia kordon para Kryeministrisë (Vijon në faqen 5)


AKTUALITET

7

E diel, 14 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 4) Policia ka krijuar një kordon përpara Kryeministrisë për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet gjatë protestës së opozitës. Në krahasim me protestat e tjera numri i tyre është shtuar. Ndërsa organizimi i punës së policisë drejtohet nga zv/drejtori Dhimitraq Ziu. Ora 17:56 - Banorët e Astirit marshojnë të parët Kur na ndanin vetëm pak minuta nga nisja e protestës së tretë kombëtare të opozitës së bashkuar, të shumtë ishin protestuesit që po marshojnë drejt Kryeministrisë. Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit”, ishin banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, të parët që marshuan drejt Kryeministrisë. Ndërkaq, edhe punonjësit e policisë u pozicionuan duke krijuar kordonin rrethues para Kryeministrisë, ndërsa sipër institucioneve kryesore në bulevard vërehen lehtë edhe snajper. Ndryshe nga protestat e tjera, përpara Kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku do të mbaheshin dhe fjalimet e rastit. Ora 18: 05 - Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese drejt Kryeministrisë. Ora 18: 27 - Policia thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë Ora 18:30 - Fermerët derdhin qumështin Në protestën e djeshme të opozitës morën pjesë edhe shumë fermerë, të cilët kundërshtojnë skemën e re të TVSH. Në shenjë protestë ata kanë derdhur qumështin, por kanë hedhur edhe produkte të tjera bujqësore. Ora 18:34 - Protestës i bashkohen edhe kreu i PD-se, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga mbështetës dhe ish-deputetët e partive respektive. Ora 18: 40 - Protesta monitorohet me snajper Ora 19:00 - Basha: Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet Kreu i PD-së, Lulzim Basha do hipte në podiumin para Kryeministrisë ku tha se për kryeministrin Rama dhe për qeverinë e tij ka rënë muzgu i zi. “Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin “Rama” dhe së bashku për të themeluar bashkëjetesën demokratike të standardeve dhe vlerave evropiane”, tha Basha. Ora 19: 15 - Protestuesit çajnë kordonin e policisë, “pushtojnë” Kryeministrinë. Ora 19:20 - Presidenti apelon për ruajtje të qetësisë: Të evitohen konfrontimet Duke marrë shkas nga zhvillimet tek Kryeministria, Presidenti i Republikës Ilir Meta bën thirrje për ruajtje të qetësisë. Në mungesë të kryeministrit Rama, i cili ndodhet jashtë vendit, Presidenti Meta apelon që protesta të vijojë paqësore. “Protesta të vijojë paqësore! Të

evitohen konfrontimet”, apelon Presidenti Ilir Meta. 19:30 Protesta zhvendoset tek Parlamenti Pasi qëndruan më shumë se 1 orë e gjysëm para Kryeministrisë, ku në mënyrë simbolike ata “pushtuan” shkallët e saj, tashmë protestuesit i drejtohen godinës së Parlamentit, për të vijuar skenarin e saj për protestën e mbrëmjes së djeshme. Në emër të opozitës, thirrjen për protestuesit do ta bënte nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili u kërkoi pjesëmarrësve që të mos e braktisin protestën, pasi ajo dio të vijojë tek Kuvendi, si simbol i vjedhjes së votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ora 19: 56 – Policia humbet durimin, dhe nisi hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve. Sulmi i policisë u bë në një kohë që nuk ka pasur asnjë përpjekje të protestuesve për t’u futur në oborrin e parlamentit. Gati dy orë protestuesit qëndruan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bojës lakrave e qumështit, por edhe shashkave e tymit të zi. Por ndërsa u pozicionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thirrje e demokratëve i zhvendosi te Parlamenti. Me t’u zhvendosur ara Parlamentit, policia fiku edhe dritat në shesh, por nuk dihet ende arsyeja. Dhe pas kësaj do të niste sulmi i paprecedentë ndaj protestuesve paqësorë duke hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, ç’ka solli dhe tensione të forta. Ora 20:14 - Dy të plagosur nga protesta Në tentativën e saj të paprecedentë për të zmbrapsur protestuesit larg parlamentit, sulmi i policisë do të lëndonte gazetarët që ishin duke ndjekur nga afër atë çfarë po ndodhte tek sheshi para Kuvendit. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se ishin pagosur dy policë. Ora 20:25 - Hidhet sërish

gaz lotsjellës, plagoset një fotoreporter. Skandaloze dhe e paprecedentë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi duke zbatuar urdhrat e Edi Ramës ka vendosur të hedhë gaz lotsjellës në të gjitha rrugët e Tiranës. Dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur në këmbë kundër Edi Ramës, por Lleshi sërish zbaton urdhrat e shefit të tij, duke hedhur gaz në të gjithë Tiranën. Ndërsa nga ky sulm ka mbetur i plagosur foto-reporteri, Arben Dajçi. Ora 20:30 - Policia sulmon me gaz edhe kreun e PD-së Teksa vijonte situata kaotike para godinës së parlamentit, gazit të policisë së Shtetit nuk i shpëtoi as kreu i PD-së, Lulzim Basha. “Do të fitojmë. Rama do të largohet. Se sa do të qëndrojmë e vendosin njerëzit. I vetmi kompromis që nuk bëhet është largimi i Ramës”, u shpreh kreu i PD-së, por fjala e tij u ndërpre për shkak të një sulmi tjetër me gaz lotsjellës. Por pas pak çastesh kreu i opozitës Basha është rikthyer sërish në krye të turmës që po i afrohej sërish Parlamentit.

Ora 20:33 - Rama asnjë fjalë për gazin lotsjellës dhe dhunën e policisë Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës duke folur për policët, që sipas tij janë lënduar. Ndërkohë nuk ka thënë asnjë fjalë për protestuesit që po helmohen me gaz lotsjellës. “Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, tha Rama. O r a 2 0 : 3 5 - Protestuesit rikthehen para parlamentit dhe hedhin tymuese. Ora 20:46 - Humb ndjenjat gazetarja teksa intervistonte Bashën Për shumë minuta situata para Parlamentit vijonte të ishte e tensionuar, ndërsa Policia nuk ka kursyer as gazetarët duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Kështu gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të

sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët. Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat. Po ashtu i plagosur në protestë ka mbetur dhe fotoreporteri Arben Dajçi. Ndërkohë që nga përplasjet raportohet të jenë lënduar dhe dy efektivë policie. Dy efektivët që kanë mbetur të lënduar janë: Haki Nici është goditur në kokë dhe Sajmir Ismaili në këmbë. O r a 2 0 : 4 7 - Protestuesit zmbrapsen dhe me ujë. O r a 2 1 : 0 5 – Policia nis rrëmbimin e protestuesve Pas sulmeve të shumta me gaz lotsjellës ndaj protestuesve të pambrojtur dhe që nuk po bënin asnjë tentativë për t’u futur në oborrin e Kuvendit, policia duke shfrytëzuar mjegullnajën që shkaktonte lëshimi i bombave me gaz lotsjellës do të niste rrëmbimin e protestuesve duke i dërguar në qeli. Mësohet se një nga protestuesit është marrë me dhunë nga policia dhe është futur në një makinë për t’u dërguar në qeli. Ende nuk dihet se kush është protestuesi. Ora 21:25 - Kryemadhi paralajmëron Ramën Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se protestat e opozitës nuk mund të ndikojnë në vendimin e BE-së për Shqipërinë, sepse sipas saj verdikti tashmë negativ, është dhënë, por qeveria nuk ka dashur ta dëgjojë. Gjithashtu Kryemadhi e paralajmëroi Ramën që të ketë kujdes kur lëviz me eskortë në Kuvajt, sepse atje është e dënueshme, lëvizja me eskortë. Ora 21:30 – Policia djeg makinën e saj para Parlamentit Një makinë është djegur në protestën e djeshme të opozitës. Makina me targa AA 703 NT është përfshirë nga flakët dhe nga burimet bëhet e ditur se i përket një punonjësi të policisë të komisariatit numër 1. Fillimisht zjarri në makinë u tentua që të fikej nga disa protestues, por disa të tjerë e dogjën atë. Mësohet se makina ka qenë me benzinë, ku si pasojë ka pasur disa shpërthime të vogla. Ora 21: 45 - Protestuesit ishin zmbrapsur disa metra larg parlamentit, por nuk largoheshin që aty, ndërkohë forcat e policisë me skafandra u vendosën në parlament. Ora 21: 57 – Burime nga policia informuan mbrëmjen e djeshme se kemi të bëjmë deri tani me 13 persona të shoqëruar, ndërkohë protestuesit vijonin të qëndronin para parlamentit. Ora 22:00- Protestuesit drejt selisë së PD-së Kur ishin mbushur katër orë nga protesta para Kryeministrisë dhe Parlamentit, protestuesit të kryesuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, do zhvendoseshin drejt selisë blu, ku opozitarët do t’i jepnin fund protestës së tyre të 9-të.


POLITIKE

8

E diel, 14 PRILL 2019

Kryetarja e LSI-së: Policët u dhunuan nga njerëzit e Ramës, askush nuk dhunohet nga protestuesit. Kapja e çdo gjëje që Rama kërkon ta menaxhojë, ka sjellë këtë rezultat

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se protestën që u mbajt këtë të shtunë e drejtojnë qytetarët dhe ajo është një prej tyre. Për Kryemadhin shkak i situatës ku ndodhet sot vendi është arroganca e Edi Ramës. “Kjo situatë për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës së Ramës. Sot të gjithë ata që dogjën mandatet, ndihen komod, dhe njësh me popullin, për shkak të arrogancës së Ramës, kapjes së shtetit, frikës së madhe që ka Rama. Nëse rama ndihet se ka shumicën ta cojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në duar, duke blerë vota. Rama ka kapur ekonominë shqiptare, shqiptarët s’kanë bukë për të ushqyer fëmijët e tyre”, u shpreh Kryemadhi. Ndër të tjera, Kryetarja e LSI-së tha se segmente të policisë janë të përfshirë në mega-grabitjen e 9 prillit në Rinas. “Shqiptarët futën në biruca për shkak të një çatie, të një muri të rrënuar, sepse nuk kanë para të paguajnë, dhe nuk futen në burg ato që vodhën 10 mln euro. Ata janë segmente të policisë shqiptare, mjafton të shihni skenën e krimit të vrasjes një anëtari. Është vrarë dëshmitari i vetëm”, theksoi Kryemadhi. Ndër të tjera kryetarja e LSI-së iu përgjigj edhe reagimin të kryeministrit për policët e lënduar. “Solidarizohem me ata policë që janë dhunuar nga njerëzit e Ramës, askush nuk dhunohet nga protestuesit. I vetmi që ka dështuar në jetë është Rama, ka dështuar në familje, ka dështuar të krijojë një familje politike”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së. Më herët, teksa po i afrohej sheshit para Kryeministrisë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se rrugët e Tiranës janë plot me njerëz, sepse ata duan ndryshim. Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri është e rënë dhe ndodhet në fundin e vet. “Çdo dhunë, çdo kërcënim, çdo shantazh, çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, e një Kryeministri në ikje tashmë dhe të mbaruar, nuk tregon gjë tjetër veçse rënie, tregon fundin dhe sa më shumë e zgjat, ai zgjat vuajtjen e qytetarëve të vendit të tij. Kjo tregon se hijësia e tij për njerëzit dhe vendin ka marrë fund”, deklaroi dje kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi. Prononcimi nga protesta i Kryetares së LSI-së Ajo që është më e rëndësishme është që sot të gjithë ata deputetë që kanë djegur mandatet dhe të gjithë ata politikanë, apo drejtues të strukturave politike të partive opozitare, ndihen jo vetëm komodë, por ndihen njësh me popullin. Kjo ndodh për shkak të arrogancës së Edi Ramës. Kjo ndodh për shkak të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe kjo ndodh për shkak të frikës së madhe që ka Edi Rama, sepse

Monika Kryemadhi: Rama të shkojë në zgjedhje nëse mendon se ka shumicën

sot Edi Rama nëse do të ndihej kaq i sigurt që paska shumicën, që paska pushtetin, që paska numra që qenkan legjitimë, ta çojë vendin në zgjedhje. Është i kapur me presh në dorë duke blerë vota me paratë e krimit të organizuar. Togfjalëshi krimi i organizuar është togfjalëshi më i rëndë në të gjitha këto fjali politike. Znj. Kryemadhi, a po e dërgoni vendin në një përplasje civile me mënyrën se si ju po veproni? Në fakt kështu është pretendimi i mazhorancës… Ky është pretendimi i një njeri që ka kapur ekonominë shqiptare. Mjafton të shkoni dhe të trokisni në dyert e shtëpive të shqiptarëve dhe do të shikoni që s’kanë bukë për të ushqyer fëmijët e tyre. Mjafton të shikoni në fshatrat e Shqipërisë se si janë jo vetëm të harruar, por të terrorizuar nga krimi i Edi Ramës, i cili drejton shtetin sot. Do të shikoni se si shqiptarët futen në birucat e Policisë shqiptare për shkak të një çatie që po iu rrënohet dhe duan ta rregullojnë. Se si i futën në birucat e policisë shqiptare për shkak të një muri që iu është rrënuar dhe duan ta ndërtojnë. Se si i futën në birucat e policisë shqiptare, sepse nuk kanë para për të paguar energjinë elektrike, tarifat e Edi Ramës, taksat e pronës, etj. Nuk futen në burg ata që vodhën 10 milionë euro në ditën me diell në aeroport dhe

nuk hapet një proces për këta. Por është e vështirë znj. Kryemadhi të kapen persona shumë të kërkuar. Nuk është vetëm një fenomen për policinë shqiptare… Nuk janë shumë të kërkuar. Ata janë segmente të policisë shqiptare, janë segmente të shtetit shqiptar. Mjafton të shikoni skenën e krimit të vrasjes së një prej anëtarëve të bandës, merrni fotografinë e makinës, ju jeni vetë eksperte dhe shikojeni se çfarë ka ndodhur. E ka vrarë policia apo është vrarë në makinë? Është vrarë dëshmitari i vetëm. Megjithatë nuk është ky problemi. Problemi është kapja e institucioneve të drejtësisë që po tenton Edi Rama. Kapja e institucioneve të shtetit, kapja e ekonomisë, kapja e çdo gjëje që ai kërkon ta menaxhojë, ka sjellë këtë rezultat. Sot ne jemi të gjithë qytetarë. Pyetini të gjithë këtu, nuk besoj se ka ndonjë deputet, të gjithë do luftojnë. Kjo vajzë do luftojë për veten e saj. Ose do të luftojë këtu dhe do të ndërtojë të ardhmen e saj, ose do të iki jashtë shtetit dhe do të jetë pjatalarëse edhe pse ka mbaruar universitetin me master e me të gjitha, me mesatare shumë të lartë. Zotëria po ashtu, e të gjithë me radhë, të cilët nuk kanë më asnjë shans. Të mos flasim më as për Monikën, as për Lulzim Bashën apo ndonjë politikan tjetër. Nuk po marr Floidën që ka mbaruar me ekselencë në farmaci,

sepse po e quaj politikane, po merrni çdo të ri, çdo student nga ata që kanë protestuar dhe ku janë sot. Dhe sot dëgjojnë sharlatanët e Edi Ramës dhe ata po kërkojnë të marrin dhe universitetin që t’i fusin në xhepat e tyre për të kthyer sistemin e Enver Hoxhës. Sistemi i Enver Hoxhës ka ikur. Pak më parë Kryeministri Rama e cilësoi Partinë Demokratike dhe LSI-në si një forcë politike e dështuar dhe u solidarizua me punonjësit e Policisë së Shtetit. A keni dështuar ju znj. Kryemadhi dhe a solidarizoheni me atë punonjës të thjeshtë policie të painkriminuar, të cilët për të qenë të sinqertë po përballen me vështirësi? Unë solidarizohem me ata policë të dhunuar, të cilët janë dhunuar nga njerëzit e Edi Ramës. Nuk ka asnjë polic të dhunuar nga protestuesit sot. E vetmja gjë që dhunohet janë llamarinat për të cilët njerëzit shprehin protestën e tyre, sepse janë qëndrestarë. Mund t’ju them që i vetmi njeri që ka dështuar në jetë është Edi Rama. Ka dështuar më gjënë më të rëndësishme, me familjen, sepse ai nuk do të ndërtojë një familje dhe ndërton gjithmonë gjëra për të qenë fasadë e tij. Ka dështuar në politikë gjithashtu. Ju po i përmendni familjen z. Rama, sepse familja është e shenjtë… Politikisht mund ta

godisni sa të doni… Ka dështuar për të krijuar një familje që do të thotë për familjen politike të partisë së tij. Sepse unë nuk gjykoj Edi Ramën se sa herë do të martohet. Njeriu para Zotit martohet vetëm njëherë pastaj se sa martohet më pas është punë e tij, por ajo çfarë dua të them është që ka dështuar në krijimin e partisë së tij politike. Edhe kur e mori Partinë Socialiste e shpërbëu dhe e bëri sot që të mos ketë asnjë socialist brenda saj. Ka importuar lloj-lloj sharlatanësh që nuk kanë një diplomë 3-vjeçari bachelor dhe jo më të thuash që mund të kenë arsyen ose vizionin për të bërë politika. Ai ka dështuar me premtimet e tij gjithashtu kur u ka premtuar shqiptarëve 300 mijë vende të reja pune, ka detyruar 500 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria. U ka premtuar shqiptarëve që do t’ua ulte taksat, ua ka rritur ato. Përkundrazi edhe gjësë së gjallë u ka vënë taksë për stallë ku rrinë. Nëse në çdo vend të botës jepet subvencion për gjënë e gjallë. Edi Rama ka vendosur taksë 1400 lekë një lope. Pra ky është Edi Rama, ka dështuar në çdo gjë por mbi te gjitha ka dështuar në marrëdhënien e tij me qytetarët e tij. Nëse ky njeri mendon se dështimi ynë është fatkeqësi për shqiptarët, ne ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që dogjëm mandatet, për të treguar se kush ka dështuar vërtetë. Ka dështuar Edi Rama apo kemi dështuar ne që duam të jemi njëlloj si qytetarët. Ne sot jemi njësh me qytetarët, nuk jemi pjesë e atij Parlamenti që nuk përfaqëson asgjë veçse një grup njerëzish që vetëm votojnë projektligje të përgatitura nga oligarkët dhe ngrenë kartonin e tyre. Nuk përfaqësojnë votuesit e tyre. Nuk përfaqësojnë familjet e tyre politike dhe nuk përfaqësojnë mbi të gjitha interesat kombëtare. Ne sot nuk jemi këtu përballë për ti treguar njerëzve kush jemi ne. ne kemi ardhur si qytetarë, i kemi ftuar njerëzit. Sot i kemi ftuar ne, nesër mund ti ftojnë studentët, pasnesër mjekët etj. Ajo që është shumë e rëndësishme është që për herë të parë Shqipëria shikon protestë kaq të madhe. Protesta më e madhe, e kam thënë, e them, do ta them, protestat më të mëdha në Shqipërinë më të rrudhur në 30 vite tranzicion.


POLITIKE

9

E diel, 14 PRILL 2019

RADIO SHTETËRORE GJERMANE DEUTSCHEWELLE PËR PROTESTËN NË KRYEQYTETIN SHQIPTAR

“Gaz lotsjellës, shashka e thirrje “Rama ik” në protestën e opozitës në Tiranë” O

pozita proteston kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Protestuesit kaluan të shtunën nga Kryeministria në Parlament, ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gazin lotsjellës. Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes. Mijëra pjesëmarrës në protestë kanë

mbajtur parulla antiqeveritare, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Disa protestues, në rreshtin e parë, përballë Kryeministrisë hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues duke mbuluar me tym mjedisin para Kryeministrisë. Ata thyen kordonin e policisë që mbron hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë.Protestuesit mbrohen nga shiu me çadra të zeza

,ku është shkruajtur me shkronja në ngjyrë të bardhë fjala “IK” pjesë e parullave dhe thirrjeve të tyre mbizotëruese “Rama ik”.Në fjalën që mbajti para protestuesve, lideri i PD, LulzimBasha, bëri thirrje për “rotacion të menjëhershëm politik” dhe kërkoi formimin e një qeverie kalimtare pa Ramën, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.Protestuesit kaluan nga Kryeministria në Parlament ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gaz lotsjellës. DW

Raportimi i mediave ndërkombëtare për protestën e opozitës dhe zhvillimet politike në Tiranë

A

tmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit u larguan nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia përdori për herë të dytë gazin lotsjellës. Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje në protestën e radhës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit mundën të çajnë kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat LulzimBasha, Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet. Në një postim në Twitter ministri i Brendshëm SandërLleshaj dënoi aksionin e opozitës, ndërsa bën të

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, policia me gazlotsjellës

ditur se ka patur të lënduar mes policvëve. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit

shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan zoti Lleshaj.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat

LulzimBasha “është një kusht I patjetërsueshëm”. Kërkesa e opozitës janë hedhur poshtë deri tani në mënyrë kategorike nga shumica e majtë, sipas së cilës opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë. Kjo është protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, MatthewPalmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.

TENIS

Mediat ndërkombëtare transmetojnë LIVE protestën në Tiranë Protesta masive e organizuar nga opozita që u zhvillua dje përpara Kryeministrisë në Tiranë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat botërore. Ndërkohë televizioni prestigjioz EuroNews, si dhe VOA (Zëri i Amerikës) e transmetuan live protestën e shqiptarëve në Tiranë, e cila ka startuar qysh në orën 18:00 të ditës së sotme.


SOCIALE

10 E diel, 14 PRILL 2019

KRYEBASHKIAKU

“Mirëpres vendimin e UBT, triumf i arsyes” K

ryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes,

ndërsa thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë. “Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një

kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në twitter. Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

Kryebashkiaku Veliaj merr pjesë në takimin e III-të të Unionit të Bashkive Shqiptare

Veliaj: Sekretariati i Unionit të Bashkive vendoset në Tiranë T

irana dhe shtatë qytete të tjera anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare angazhohen për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, në vijim të nismave për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin e tretë të këtij Unioni, ku morën pjesë përfaqësues të Prishtinës, Preshevës, Tetovës, Ulqinit, Gostivarit, Prizrenit dhe të Fierit. Kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi një takim të tillë si tepër të rëndësishëm për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes qyteteve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Është një platformë për të shkëmbyer ide dhe energji, e cila thjeshtohet nga fakti se flasim të njëjtën gjuhë, por nuk është ky motivi kryesor. Nëse korsitë e biçikletave po funksionojnë në Tiranë, pse të mos funksionojnë edhe në Tetovë? Nëse ditët pa makina po funksionojnë në Prishtinë, ndoshta funksionojnë edhe në Tuz. Për ta larguar këtë takim nga legjendat urbane sikur po ndodhin çudira historike, në fakt historia e vërtetë që duhet të ndryshojmë është ajo që ndodh në qytetet tona”, tha Veliaj. Për të rritur ndërveprimin dhe për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve mes bashkive dhe komunave anëtare të Unionit, është rënë dakord edhe për ngritjen e një Sekretariati

me seli në Tiranë. Veliaj tha se ky Sekretariat do të ndihmojë një koordinim më të mirë, veçanërisht për aspektet teknike. “Ky është takimi ynë i tretë dhe pas krijimit zyrtar të këtij Unioni, ne do të kemi një Sekretari në qytetin e Tiranës. Fillimisht do të kemi një staf me tre vetë nga Bashkia e Tetovës, nga Bashkia e Prishtinës dhe nga Bashkia e Tiranës, që të na ndihmojë për aspektet teknike të Unionit”, deklaroi ai. Ai prezantoi edhe disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës si korsitë e biçikletave, Pylli Orbital etj., të cilat kanë pasur një ndikim pozitiv në mjedis. Veliaj shprehu nevojën e një integrimi më të mirë të qyteteve dhe për

nxitjen e projekteve të përbashkëta. “Në Tiranë kemi filluar një projekt ambicioz për të mbjellë 2 milionë pemë. E pamundur t’i bësh të gjitha njëherësh, ndaj kemi thënë të mbjellim nga 100-150 mijë në vit deri në 2030. Nëse secili fëmijë e mbjell diçka për ditëlindje, fare mirë mund të bëhet në Tetovë dhe në qytete të tjera. Ambicja jonë është që nën suazën e integrimit dhe të Bashkimit Europian, ndoshta ka ardhur koha për t’u integruar mes veti njëherë, pastaj për t’u integruar me të tjerët”, tha kryebashkiaku. Ndaj, një nga detyrat e Sekretariatit do të jetë edhe aplikimi në organizma të ndryshëm financiar për realizimin e projekteve rajonale. “Duam shumë që ky Sekretariat të aplikojë për bashkëpunime, për projekte rajonale, ku ne mund të konkurrojmë për financime që ndihmojnë financimet tona të pamundura. E nëse në finale qytetet tona janë bërë pak më të mira falë këtij bashkëpunimi, atëherë ka qenë një mision i suksesshëm”, u shpreh Veliaj. Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, kreu i Bashkisë së Tiranës u prit në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, me të cilin diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive për qytetarët e të dy qyteteve. Më pas, kryebashkiaku Veliaj dhe homologu i tij maqedonas morën pjesë në Konferencën “Dialogu mes qyteteve si gjenerues të rritjes ekonomike”, organizuar nga NALAS, një rrjet i shoqatave të autoriteteve lokale të Evropës Juglindore.


AKTUALITET

11

E diel, 14 PRILL 2019

Vendimi për shkarkimin e Rektorit Koni, merret nga Presidenti Meta, për të cilit Shahini shprehet se ka bindjen se Meta të marrë vendimin e duhur për shkarkimin e tij

M

inistrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat, bëri me dije pezullimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Shahini deklaroi se ka marrë vendimin për të ardhur në një zgjidhje të ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës. Vendimi për shkarkimin e Rektorit Koni, merret nga Presidenti Ilir Meta, për të cilit Shahini shprehet se ka bindjen se Kreu i Shtetit do të marrë vendimin e duhur për shkarkimin e tij. “E vështirë të marrësh vendimin për pezullimin e një rektori të zgjedhur me vota. E bindur që presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”. Përplasja Rama-Koni-Protesta e studentëve, pasoi përplasjen e kryeministrit Edi Rama me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ditë më parë Rama e akuzoi Konin se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë por dhe procesin e realizimit të kërkesave të studentëve. “Inkompetencë të plotë” dhe “mungesë vullneti alarmante” nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës, e ka quajtur Rama sjelljen e Konit. Vetë rektori iu përgjigj akuzave të kryeministrit përmes një letre të gjatë, duke i cilësuar kritikat e tij si sulm tendencioz dhe të paprecedentë, pasi sipas tij vetëm ai po sulmohet nga të gjithë rektorët. Qëndrimi i ministres Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ja aprovojmë heqjen e tyre. Shpresova se do të shfrytëzonte momentumin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe

Qeveria pezullon rektorin Mynyr Koni

përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi. Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t’i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës. Më vjen me të vërtetë keq për Profesor Konin, i cili ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe kordial me mua si person. Por, përkundër kordialitetit, jam udhëheqëse e një institucioni që ka për detyrë të sigurohet se ligji po zbatohet dhe reforma po realizohet në të mirë të të gjithëve. Sidoqoftë, është gjithmonë vështirë të merret

ARSYEJA

“Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat komunikoi pezullimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Shahini deklaroi se ka marrë vendimin për të ardhur në një zgjidhje të ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës. Vendimi për shkarkimin e Rektorit Koni, merret nga Presidenti Ilir Meta”.

vendim për pezullimin e një personi të zgjedhur me vota nga institucioni që përfaqëson dhe më vjen keq që kemi arritur deri këtu. Vendimin për shkarkimin e rektorit e merr Presidenti dhe ai do të ketë në dispozicion të gjithë materialin e përgatitur nga grupet e inspektimit. E kam dëgjuar me kujdes fjalën e Presidentit Meta në një

MINISTRI

“Syri i Kaltër” ka nisur të pastrohet. Aksioni vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, vullnetarëve, përfaqësuesve të zonave të mbrojtura e nxënësvse të shkollave pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes me ta. “Në prag të sezonit turistik situata eshte realisht për t’u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së

universitet privat ku tha se: “Protesta e Dhjetorit ka treguar se zbatimi aktual i Ligjit për Arsimin e Lartë ka probleme”. Jam plotësisht dakord me Presidentin, sidomos për sa i përket Universitetit të Tiranës, ku ligji nuk është zbatuar, e rrjedhimisht universiteti është keq-menaxhuar dhe kjo ka rezultuar me probleme serioze për

REAGIMI

E pezulluan, Koni: Tremben nga e vërteta Pas vendimit për pezullim të tij nga Ministria e Arsimit, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni përmes një postimi në facebook. Ai thotë se nga kjo ministrja nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse në rast të kundërt thotë ai, do të isha ishte i pari që do ta mësonte një gjë të tillë. “Sapo mësova nga media se Ministrja e Arsimit, ka vendosur pezullimin tim nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i paskërka kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkarkimin tim. Këtë vendim e paskërka mbështetur në një inspektim të Ministrisë që ajo drejton. Në dijeninë time, nga kjo Ministre nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë. Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim. Përpara se të merrte një vendim të tillë, Ministrja duhet të më kishte mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës por siç duket e tremb e vërteta. Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës”,-shkruan Koni në facebook. të gjithë gjeneratën e studentëve që sot janë duke ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës. Duke marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Presidenti për mos-zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, jam e bindur që do të marrë vendimin e duhur për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.

Pastrimi i “Syrit të kaltër”, Klosi: Po pastrohet para disa muajsh, për ta stabilizuar atë në kuadër të sezonit të ri turistik”. Ndërhyrjet do të vijojnë me rikonstruksionin e rrugës e më pas me zbatimin e projektit të Bankës Botërore i cili parashikon transformimin e këtij destinacioni turistik. “Turistët e parë kanë filluar të vijnë në Sarandë, krocera e parë i ka zbritur në portin e Sarandës por situata në Syrin e Kaltër

ishte lënë krejtësisht pas dore. Kjo nuk dikutohet që ështe nje përgjegjësi e institucioneve shtetërore, atyre lokale po ashtu por edhe një thirrje në kuadër të sezonit të ri turistik që kemi shumë më tepër nevojë përpjekjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve, shoqërisë civile dhe të gjtihë qytetarëve të kësaj zone dhe kudo që ka turistë për të pasur një Shqipëri të pastër”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

PROTESTA

P

12 E diel, 14 PRILL 2019

Protestues dhe policë

rotesta e opozitës është shoqëruar me incidente. Nga ana e protestuesve, sipas njoftimit të PD mbi 15 protestues janë plagosur. Ndërsa Ministria e Brendshme foli vetëm për 5 policë të plagosur. Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së

drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit u larguan nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia përdori për herë të dytë gazin lotsjellës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

PROTESTA

13 E diel, 14 PRILL 2019

të plagosur në protestë


AKTUALITET

14

E diel, 14 PRILL 2019

GREQI

MALIQ

Ekstradohet fieraku i dënuar për prostitucion

E

kstradohet nga Athina Astrit Dule 48-vjeç nga Fieri, i dënuar me 15 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni. Ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit nga gjykata e Durrësit, ndërsa u kap në vendin fqinj dhe u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. “Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”. Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë,

P

ekstradoi nga Athina/ Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar: Astrit Dule., 48-vjeç, lindur në Fier. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni””,thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Të armatosur, në pranga të rinjtë

as marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg dy persona qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20-vjeç, banues në Korçë. Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Pirg. Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë

zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre

Apeli drithërues i fëmijëve: Ulërimat i dëgjoi fshati, jemi rrugëve T

ragjedia e Pukës, sa vjen dhe thellohet. Çifti Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç, humbën jetën pasi zjarri shkrumboi banesën e tyre, ndërsa katër fëmijët fatmirësisht arritën që të shpëtonin. Sot pa një banesë, katër fëmijët e çiftit që kishin fatin tragjik kërkojnë ndihmë. Greta, vajza e madhe rrëfen momentet drithëruese që kaloi atë natë dhe parandjenjën që kishte pasur për atë që do të ndodhte. Tashmë 15-vjeçarja duhet të mendojë jo vetëm për veten por edhe dy vëllezërit, motrën më të vogël dhe dy gjyshërit. Mes lotëve që i mbulojnë fytyrën ëngjëllore, ajo thotë se sot janë në rrugë dhe kanë frikë edhe nga drita. “Mendoj gjithë natën mamin dhe babin, fle gjithë natën duke fjetur. Kemi shumë njerëz të afërm por ata nuk i zëvendëson kërkush. Si çdo natën i puthëm dhe u thamë natën e mirë por ishte një gjë në zemër që më thoshte ndalo mos ik, e parandjeja një gjë të keqe. Është çuar vëllai i vogël dhe ka parë zjarrin, edhe dy minuta të kishim ndenjur ishim djegur. Kemi thërritur mami, babai. I gjithë fshati i dëgjoi ulërimat vetëm mami dhe babi jo. Mundohem me menduar të ardhmen, cfarë kam me bërë për motrën dhe vëllanë kam shumë frikë. Do të punoj të bëj të gjithë gjërat, të jap shpirtin tim për ata që të mos kenë trishtim asnjëherë. Kam mbetur vetëm pak shpresë, për të jetuar për të ecur përpara.

MBËSHTETJA “Ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme. Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë”.

RRËFIMI

“Ne jemi katër fëmijë që nuk kemi mundësi që të blejmë asgjë, kemi qenë keq por tani jemi shumë shumë më keq. Unë jetoj rrugëve, në një kasolle por vetëm për vëllezërit dhe motrën duke me u mbështetur diku me pasur ngrohtësinë e shtëpisë. Tani kemi frikë edhe ti afrohemi zjarrit, mbrëmë nuk kishim drita ndeza qiriun dhe kisha frikë, doja ta fikja”.

Çfarë kishte shtëpia brenda u dogjën. Ne jemi katër fëmijë që nuk kemi mundësi që të blejmë asgjë, kemi qenë keq por tani jemi shumë shumë më keq. Unë jetoj rrugëve, në një kasolle por vetëm për vëllezërit dhe motrën duke me u mbështetur diku me

pasur ngrohtësinë e shtëpisë. Tani kemi frikë edhe ti afrohemi zjarrit, mbrëmë nuk kishim drita ndeza qiriun dhe kisha frikë, doja ta fikja”,-tha vajza e madhe e çiftit që u dogjën. Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç po flinin në katin e dytë të banesës,

në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ‘’Va Shënkoll’’ të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të datës 8 prill. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, bën me dije se mori menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit. Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje,

pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi. Nga ana tjetër ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme. Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.


AKTUALITET

P

15

E diel, 14 PRILL 2019

Paçka se ka vetëm një njoftim të shkurtër të Policisë së Shtetit, që thotë se u vra në një shkëmbim zjarri, nuk dihet ende nëse Murataj u vra nga Policia apo shokët e tij

rokurorët e Krimeve të Rënda po mbledhin prova shtesë dhe po sekuestrojnë dokumente në Aeroportin e Rinasit për të zbuluar se kush e ka shpërdoruar detyrën dhe kush është përgjegjës, ushtria vazhdon shërbimin jashtë gardhit të Rinasit. Megjithatë për banorët, reagimi i kontrolleve shtesë pas një grabitjeje siç ishte ajo e datës 9 prill, është mjaft e vonuar. Ata thanë se kështu ka ndodhur edhe radhën e parë, kur forcat shtesë qëndruar aty gjashtë ditë dhe më pas ikën. Një tjetër shprehet: ‘’Çfarë thua moj! Ku ishte shteti?’’. Ushtria do të ruajë pa afat portat kryesore të Aeroportit dhe te gjithë perimetrin, derisa sa autoriteti i sigurisë të marrin masat e duhura. Grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka 4 vepra penale: Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës. Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë

Paqartësitë mbi vrasjen, banorët e zonës për ushtrinë në Rinas: Masa të vonuara

paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe. Ka ende shumë paqartësi lidhur mbi vrasjen e Admir Murataj, pas grabitjes së 10 milion eurove në Rinas. Paçka se ka vetëm një njoftim të shkurtër të Policisë së Shtetit, që thotë se u vra në një shkëmbim zjarri, nuk dihet ende nëse Murataj u vra nga Policia apo shokët e tij. “Pranë aeroportit “Nënë Tereza” në

Rinas, dyshohet se disa persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe armë, pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me

Admir Murataj është vrarë me një plumb, i cili e ka prekur atë në pjesën e kokës. Është ky rezultati i autopsisë së kryer në institutin e mjekësisë ligjore. Autopsia i është dorëzuar grupit hetimor ende pa përcaktuar llojin e armës që i ka marrë jetën kjo për shkak se në trupin e të ndjerit nuk është gjetur predhë. Ajo ka lënë shenjën hyrëse në pjesën e ballit dhe ka dalë pas koke duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha dhe humbjen e jetës. Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Admir Murataj dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit me ceremoninë mortore mbajtur në Tropojë, ndërsa hetimet për grabitjen ku përfshihet dhe vdekja e të konsideruarit organizator i grupit janë ende të hapura.

“Banorët që banojnë pranë aeroportit, thojnë se kështu ka ndodhur edhe radhën e parë, kur forcat shtesë qëndruar aty gjashtë ditë dhe më pas ikën. Ushtria do të ruajë pa afat portat kryesore të Aeroportit dhe te gjithë perimetrin, derisa sa autoriteti i sigurisë të marrin masat e duhura”. nuk është vrarë nga Policia por nga bashkëpunëtorët e tij. Ky dyshim përforcohet edhe më shumë nga vëllai i tij i cili në të vetmin komunikim me mediat, dha një përgjigje evazive për vrasjen e vëllait, ku përmendi edhe shokët e tij. “Nuk kemi asgjë të saktë deri tani. Dimë që thonë se e kanë hedhur shokët e vetë aty dhe kaq”, tha Can Murataj për mediat. Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit. Ushtria do të ruajë pa afat portat kryesore të Aeroportit dhe te gjithë perimetrin, derisa sa autoriteti i sigurisë të marrin masat e duhura.

SITUATA

AUTOPSIA

Grabitësi u vra në kokë, nuk gjendet predha

Policinë e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, thuhej në njoftimin e Policisë më 9 prill. Kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e rëndë, Policia nuk ka dalë më një komunikatë të dy, madje nuk e ka përmendur kurrë emrin e Admir Murataj si person të ekzekutuar. Nga ana tjetër, ish-drejtues të Policisë hedhin dyshimin se Admir Murataj

BANORËT

E

ksperti i Aviacionit, Dritan Goxhaj, ka bërë një analizë të problematikës për të paktën 4 vitet e fundit që ka prekur aerportin e vetëm në vend. Ai ka folur për një raport të Agjencisë Europiane për Sigurinë e cila ka nxjerrë 42 pika kritike për ruajtjen e Rinasit. Firma e sigurimit, ICTS, nuk ka marrë asnjë masë edhe pas kësaj. Skandali më i madh sipas ekspertit të njohur është, se institucionet përgjegjëse dhe qeveria shqiptare këtë situatë jashtë kontrollit të aeroportit e ka lënë në duart e Zotit, ose më saktë siç rezultoi në duart e bandave kriminale. Goxhaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon skemën e drejtimit dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, dy hallka këto të shkëputura nga njëra-tjetra por që i lidh Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky i fundit, përpos shpjegimeve që duhet të japë për ngjarjen ka lejuar në dijeni të plotë firmën e sigurisë ICTS që të operojë, edhe pse fiktivisht ka vendosur disa kushte, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Sipas

Grabitja në Rinas, Eksperti: Alarmi që në vitin 2015

Goxhajt, për firmën ICTS, është dhënë alarmi që në vitin 2015 nga Agjencia Europiane për Sigurinë me seli në Paris por në liri të plotë veprimi, firma ka “hapur dyert” për dy grabitje të bujshme. “Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe institucioneve, të cilët duhet të bënin ndryshimet e kërkuara për gjendjen e sigurisë. Përgjegjësinë penale për këtë

rast do ta nxjerrë Prokuroria por përgjegjësinë ligjore e ka Autoriteti i Aviacionit Civil, sepse këtë e jep Kodi Ajror. Kodi Ajror, i cili është ligj cilësues me shumicë dhe përcakton veprimtarinë e AAC-së, dhe në nenin 106 të këtij ligji përcaktohet se AAC është autoriteti i vetëm përgjegjës për sigurinë në fushën e aviacionit civil”, thotë Goxhaj.


AKTUALITET

16

E diel, 14 PRILL 2019

Një nga grabitësit u ekzekutua, ndërsa një grabitës i dytë është larguar në këmbë duke qëlluar në drejtim të fshatit Tapizë e Poshtme, e cila të nxjerr në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz

G

rabitja e 10 milion eurove në Rinas ka 4 vepra penale: Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës. Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Dy nga pesë grabitësit të cilët vodhën 10 milion euro në pistën e Rinasit, kanë qëlluar mbi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, me të cilët u përplasën me armë në afërsi të fshatit Tapizë. Sipas raportit të zyrës operacionale të kryeministrisë, jepen detaje edhe për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Aty sqarohet së një nga grabitësit u ekzekutua, ndërsa një grabitës i dytë është larguar në këmbë duke qëlluar në drejtim të fshatit Tapizë e Poshtme, e cila të nxjerr në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz. Gjatë ndjekjes është marrë informacion se autorët janë larguar më një furgon të bardhë drejt Fushë Krujës. Edhe në këtë dokument

Grabitja e Rinasit, ja si u larguan autorët, njëri iku në këmbë

nuk sqarohet nëse grabitësi i dytë është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në raport sqarohen edhe veprimet e autoritetit civil. Ky institucion është njoftuar

NGJARJA

Atentat kryeplakut në Gramsh

Motivi i atentatit me armë zjarri ndaj kryeplakut të fshatit Gribë të Gramshit, mbrëmjen e së premtes, sipas policisë ka si motiv një konflikt të hershëm. Tajar Veliu 54-vjeç, u qëllua me armë zjarri në këmbë nga një person i identifikuar me incialet S.V por burimet theksojnë se ata nuk kanë lidhje gjaku. Kryeplaku mori një plumb në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Policia nuk jep shumë detaje mbi motivet për shkak se ngjarja është nen hetim por një burim tha se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti të disa kohëve më parë për motive të dobta. Mbrëmjen e së premtes autori i është rikthyer ngjarjes duke shkrehur armën ndaj 54-vjeçarit. Policia thotë se vijon punën për kapjen e të dyshuarit ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuzat “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje” dhe “prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

nga koncesionari që menaxhon Aeroportin e Rinasit në orën 15:30 minuta, pra 33 minuta pas grabitjes. Interesante është që ditën e ngjarjes një grup i

drejtorisë së mbikëqyrjes në aviacion, po kthehej në Tiranë pas një inspektimi të planifikuar. Pasi morën dijeni për atë që kishte ndodhur, ata u kthyen përsëri

PËRLESHJA “Gjatë ndjekjes është marrë informacion se autorët janë larguar më një furgon të bardhë drejt Fushë Krujës. Edhe në këtë dokument nuk sqarohet nëse grabitësi i dytë është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në raport sqarohen edhe veprimet e autoritetit civil. Ky institucion është njoftuar nga koncesionari që menaxhon Aeroportin e Rinasit në orën 15:30 minuta, pra 33 minuta pas grabitjes”. për të qenë pjesë e komitetit të emergjencës, i ngritur nga TIA. Sipas të dhënave të Aviacionit Civil, TIA ka bërë një raport ngjarje të paplotë. Aviacioni Civil ka renditur në raport disa problematika të vazhdueshme që ka koncesionari. Kompania që siguron perimetrin e brendshëm të aeroportit ISTS ka mungesa patrullash, cilësia e rrethimit është e dobët, mungesë kamerash sigurie, mungesë ndriçimi. Ajo që është më shqetësuesja në raport është se TIA ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e aviacionit civil për përditësimin e programit te sigurisë. Ndërsa në gjitha testet e sigurisë bërë nga policia dhe Aviacioni Civil, TIA ka dështuar. Dy grabitjet në aeroportin e Rinasit, aq më shumë nga i njëjti person konsiderohet një situatë e papranueshme prej ekspertëve. Madje në kushtet kur edhe auditi ka nxjerrë fitime të larta, mos reagimi i institucioneve qeveritare shihet si një dështim.

ISH-DREJTORI I AVIACIONIT CIVIL Thyerja e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe qëndrimet se ngjarja nuk u parandaluan pasi koncesionari nuk rriti masat e sigurisë, konsiderohen të papranueshme dhe dështim të shtetit prej ekspertëve. Ishdrejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, thotë se ministria mund të kishte vepruar me masa të forta siç ka vepruar dhe në raste të tjera. “Unë mendoj që nuk ka asnjë kontratë që nuk mund të anulohet. Këto ta japin formën si do anulohet kjo kontratë, kjo do të dalë në bazë të negociatave apo arbitrazhit. Në kemi parë një shtet që prish kontratat e HEC-eve, prish kontratat me individët, që është i fortë me ata që janë të dobët. Pse ky shtet nuk arrin ta tregojë me një koncesionar të tillë. Edhe nëse na duhet ta prishim kontratën ka fitim të konsiderueshëm që mund të justifikojë nesër edhe një formë të re të menaxhimit të aeroportit dhe duke i mbledhur vetë të ardhurat shteti”. Sipas

Thyerja e sigurisë në Rinas, Minarolli: E papranueshme

Minollarit, koncesionari aktual nuk i plotëson të gjitha kushtet që duhen në aviacionin civil. “Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, të cilat të dyja së bashku bëjnë organin shtetëror të autorizuar

për kontratën. Këto organe kanë bërë kalimin e kontratës nga një koncesionar prestigjioz me eksperiencë në fushën aviacionit, në një koncesionar që në dijeninë time nuk ka eksperiencë në fushën e aviacionit civil”.


FORUM ANALIZË

N

ë botën arabe rrota e his torisë po kthehet pas. Sepse që nga Egjipti në Algjeri deri në Sudan po e marrin pushtetin ushtarakët. Ata po e imponojnë të paktën hë për hë kundërrevolucionin e tyre, në kundërshtim me të gjitha protestat masive. Kjo në një kohë kur prestigjin ato kanë kohë që e kanë humbur. Meqenëse i patën çuar vendet e tyre drejt pavarësisë, të cilën më vonë edhe e mbrojtën, ato qenë të besueshme për një kohë të gjatë. Veç kësaj, në shtetet e reja ato kanë qenë institucioni, në të cilin qe i mundur avancimi social edhe për njerëz nga shtresa të varfra. Por e gjitha kjo bën pjesë në të kaluarën e idealizuar. Ushtarakët erdhën në pushtet me premtimin që të krijojnë një shtet të fortë, për ta shkurtuar me shpejtësi prapambetjen në zhvillim ndaj Perëndimit. Por në dekadat e shkuara te ata u forcua etja për pushtet, u bënë të ngurtë

dhe u korruptuan. Aparati i sigurisë nuk i shërbente më mbrojtjes së vendit nga armiqtë e jashtëm, por mbajtjes nën kontroll të popullit. Hendeku midis ushtrisë, si simbol i shtetit të

Nga Angus Deaton

P

E diel, 14 PRILL 2019

Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!

ANALIZE rinston - Papritmas, kapitalizmi është duk shëm i sëmurë. Virusi i socializmit, është ringjallur, dhe po i infekton sërish të rinjtë. Udhëheqësit e mençur, të cilët respektojnë arritjet e kaluara të kapitalizmit, duan ta shpëtojnë atë, dhe kanë propozuar disa diagnoza dhe mjete juridike. Por nganjëherë propozimet e tyre, i mbivendosen ideve të atyre që duan zhduken këtij sistemi, duke i bërë kësisoj të pakuptimta dallimet tradicionale mes të majtës dhe të djathtës. Fatmirësisht, Raghuram G. Rajan, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Indisë, që jep mësim në Universitetin e Çikagos në SHBA, na ofron njohuritë dhe eksperiencën e tij të pashembullt për ta përballuar këtë problem. Në librin e tij të ri "Shtylla e tretë:Si tregjet dhe shteti, e kanë lënë në bisht komunitetin", ai argumenton se "kanceri" që godet kapitalizmin bashkëkohor, nuk është as dështimi i "Leviatanit" (shtetit), dhe as ai i "Behemotit" (tregut), por është një dështim i komunitetit, që nuk po shërben më si një kontroll ndaj përbindëshit. Rajani, flet për një "lokalizëm gjithëpërfshirës" për të rindërtuar komunitetet, gjë që mund t'u japë njerëzve respekt, status dhe domethënie të ekzistencës së tyre. "Shtylla e tretë", ofron një kontekst të thellë historik për të shpjeguar momentin aktual, por libri është më i saktë, kur ai

17

rikualifikon zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, për të shpjeguar se pse gjithçka nisi të degradonte rreth viteve 1970. Deri atëherë bota ishte zënë me rimëkëmbjen ekonomike, dhe kishte marrë një nxitje të shtuar nga përdorimi i teknologjive. Suksesi i demokracisë sociale, në epokën e pasluftës, e dobësoi fuqinë e tregut për të vepruar me një ndikim moderues mbi shtetin. Sipas Rajan, këta aktorë të dobët, si në Evropë dhe në Amerikë, nuk ishin në gjendje të përballeshin me revolucionin në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, duke i lënë vetë njerëzit e zakonshëm në këtë luftë. Në vend se t'i ndihmonin punëtorët e tyre të menaxhonin sfidat e modernitetit, korporatat e përkeqësuan situatën, duke shfrytëzuar dobësinë e punonjësve të tyre. Dhe si u pasuruan? Me të ardhurat mesatare familjare që kryesisht u ndalën, dhe me një pjesë në rritje të pasurisë që shkon tek të pasurit, kapitalizmi u bë i dukshëm i padrejtë, duke e humbur gradualisht mbështetjen e tij popullore. Në historinë që rrëfen Rajan, vlen të theksohen dy momente. Së pari, rënia e rritjes si një faktor kyç, megjithëse me frekuencë të ulët, është shkaku i shqetësimit të sotëm social dhe ekonomik. Së dyti, pasojat fatkeqe të revolucionit të teknologjisë së informacionit, nuk janë vetitë e natyrshme të ndryshimeve

fortë dhe i shoqërisë së cilës i kishin hequr zotësinë për të vepruar u bë më i thellë dhe më i gjerë. Për shkak të të menduarit si në një lojë me shumën zero po t’i jap diçka tjetrit, unë kam

më pak- shtetet e dominuara nga ushtria ofrojnë pak shanse për avancim dhe nuk ofrojnë më konkurrencë të shëndetshme. Presioni në kazan u desh që nga ky shkak të shtohej, derisa kazani shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2011. Aty ku ushtria, aparati i sigurisë dhe shteti i thellë qenë (dhe janë ende të dobët), u bë e mundur që si në Tunizi dhe në Marok të formohej një pluralizëm i ri shoqëror. Përkundrazi, kudo ku ushtria ka se çfarë të humbasë nga ato që i kanë dhënë me bamirësi, është e gatshme për gjithçka, për të mbrojtur piramidën e pushtetit dhe për të eliminuar liritë shoqërore. Algjeria dhe Sudani kanë përparësinë që tetë vjet pas kulmit

të parë të protestave masive arabe të mësojnë nga përvojat e shteteve të tjera, për të shmangur kështu gabime. Demonstruesit në Algjeri dhe në Sudan vërtet që e pranojnë që ushtarakët nevojiten në një periudhë tranzitore, për të garantuar rendin. Por ata ngulin këmbë edhe që në organet tranzitore të jenë të përfaqësuara, krahas ushtarakëve, edhe civilët. Vendimtare do të jetë me sa përgjegjësi do të veprojnë ushtarakët. Në shembullin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën - si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre. DW

Çfarë nuk shkon me kapitalizmin e sotëm? teknologjike. Përkundrazi, sikurse vëren Rajani, ato pasqyrojnë një "dështim të shtetit dhe tregjeve për të rregulluar tregjet". Megjithëse Rajani nuk e thekson shumë, pika e dytë na jep arsye për të pasur shpresë. Kjo do të thotë që teknologjia e informacionit, nuk duhet të na dënojë me një të ardhme të papunësisë masive; një politikëbërje e ndriçuar, ka ende ka një rol për të luajtur. Rrëfimi i Rajanit, për sjelljen e keqe të korporatave është shumë objektiv, dhe vlen më shumë e bërë pikërisht nga profesori i një shkollë të shquar biznesi. Që nga fillimi, doktrina gati absolutiste e prioritetit që duhet te kenë aksionarët e një kompanie, i ka shërbyer mbrojtjes së menaxherëve, në kurriz të të punësuarve. Po komuniteti, çfarë roli mund të luajë? Shtetet e Bashkuara, e bënë dikur arsimin publik, duke ofruar shkolla lokale, ku fëmijët e të gjitha talenteve dhe prejardhjeve ekonomike, mësuan së bashku. Dhe kur arsimi fillor u bë i pamjaftueshëm, komunitetet filluan të ofrojnë qasje në shkollën e mesme për të gjithë. Megjithatë sot, kur një diplomë universitare është një parakusht

për të pasur sukses, fëmijët më të talentuar ndjekin të ardhmen e tyre larg komunitetit, duke çuar tek e fundit një vetë-ndarje në qytetet me një rritje të shpejtë, dhe ku më pak të talentuarit janë të përjashtuar, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Pra ata që kanë sukses, formojnë një meritokraci në të cilën fëmijët e tyre - dhe pothuajse ekskluzivisht vetëm fëmijët e tyre - ecin në jetë. Pol Kolier, në librin e tij e "Ardhmja e kapitalizmit", tregon të njëjtën histori për Britaninë e Madhe, ku të talentuarit dhe pjesa e të ardhurave kombëtare, janë përqendruar gjithnjë e më shumë në Londër, duke lënë prapa komunitetet e tjera, të cilat vlojnë nga marrazi. Megjithatë, siç vë në dukje Janan Ganesh nga "Financial Times", këto elita metropolitane e shohin tani veten "të lidhura me një kufomë". Nga ana e tij, Rajan e sheh meritokracinë, si një produkt i revolucionit të teknologjisë së informacionit. Por unë dyshoj se ai produkt, është më i vjetër se kaq. Në fund të fundit, sociologu britanik Majkëll Jang publikoi distopinë e tij të parakohshme, "Rritja e meritokracisë" që në vitin 1958. Në fakt, Kolier dhe unë jemi ndër

meritokratët e parë britanikë. Dhe ashtu siç parashikoi Jang, skota jonë e shkatërroi sistemin për gjeneratat e mëvonshme, duke vazhduar të lartësonte virtytet e veta. Në Skoci, ku unë jam rritur, talenti i komunitetit lokal, intelektualët, shkrimtarët, historianët dhe artistët, janë larguar të gjithë në kërkim të "kullotave" më të gjera, ose thjesht kanë hequr dorë nga konkurrenca me superyjet e tregut masiv. Për këtë treg, ne jemi më të varfrit. Ashtu si Rajan, edhe unë mendoj se komuniteti është një viktimë e kapjes së një elite të pakicës, në tregje dhe në shtet. Por ndryshe nga ai, unë jam mosbesues nëse komunitetet më të forta lokale, apo një politikë lokaliste (gjithëpërfshirëse apo jo), mund të na shërojë nga ajo që po na ndodh. "Xhindi" i meritokracisë, nuk mund të futet sërish në shishe. Shënim: Angus Deaton, fitues i çmimit Nobel për ekonominë në vitin 2015, është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Prinston. Ai është autori i librit "Arratia e madhe: Mirëqenia, pasuria dhe origjina e pabarazisë". "Project Syndicate" - Bota.al


KULTURE

18 E diel, 14 PRILL 2019

Dhjetë fakte të pabesueshme për princeshë Dianën M

ë 1 korrik princesha e popullit, Diana do të mbushte 56 vjeç. Ndaj dhe mediet britanike, kanë zbuluar disa sekrete mbretërore rreth Dianës, Princeshës së Uellsit. Ajo ishte e dashuruar pas baletit. Kur ishte fëmijë Diana Spencer studioi balet dhe ëndërronte të merrte pjesë në Baletin Mbretëror. Për fat të keq, gjatësia e saj i prishi punë. Por pasioni i saj mbeti edhe pasi u martua me Princin Çarl në 1981. Ajo ishte e njohur për bujarinë e saj në mbështetjen e Baletit Kombëtar. Në vitin 1985, ajo habiti audiencën, duke përfshirë edhe familjen mbretërore, me një shfaqje tre-minutëshe bashkëkohore me shokun e saj dhe ish-Drejtorin Mbretëror të Baletit, Wayne Sleep. Ajo nuk ishte zgjedhja e parë e princit Charls. Në fund të viteve 1970, Charles njihej për marrëdhëniet e tij me zonja të tilla si Lady Jane Wellesley, vajza e Duka e Wellingtonit dhe trashëgimtari i birrës Sabrina Guinness. Ai madje i propozoi mbesës së mentorit të tij Lord Louis Mountbatten (ajo tha jo). Gjithashtu po kalonte kohë me Sarah Spencer, motrën e Dianës. Nën presionin për një lidhje të përshtatshme sa më shpejt, Charles u konsultua me Mbretëreshën dhe u ra dakord se Diana ishte e duhura. Pothuajse e gjithë Bota e pa dasmën e tyre. Kur Princi William dhe Kate Middleton u martuan në vitin 2011, 300 milionë shikues e panë. Duket si shumë? Vështirë. Në vitin 1981, kur Diana u martua me Princin e Uellsit, 750 milionë njerëz në mbarë botën e panë. Diana nuk i bëri të gjitha betimet. Shumica

Çelet në Korçë Panairi i Luleve Është çelur në Korçë Panairi i Luleve, ku na sjell ndërmend ardhjen e stinës së Pranverës. Në shëtitoren e këtij qyteti do të mbizotërojnë ngjyrat dhe aromat e luleve të shumëllojshme. Aktivitete të shumta janë planifikuar për fëmijët nga bashkia e këtij qyteti, ku sipas traditës korçare do të bëhet edhe zbukurimi i oborreve dhe ballkoneve të çdo shtëpie me lule. Bashkia e Korçës, ka publikuar edhe kalendarin përgjatë dy muajve të këtij qyteti, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, të listuara në kalendarin e festave. Nuk do të mungojnë koncertet në pikat kryesore të qytetit, përfshirë këtu edhe Pazarin e Vjetër, por edhe panairet të ndryshme të zejtarisë dhe prodhimeve artizanale, duke hapur kështu edhe sezonin e festave që kulmojnë me festivalin ndërkombëtar të Karnavaleve në datën 2 qershor.

e nuseve mbretërore, përfshirë Mbretëresha Elizabeta II, Princesha Margaret dhe Princesha Anne, i përmbahen premtimeve të martesës siç përshkruhet në Librin Anglikan të Lutjes së Përbashkët që daton nga viti 1662, për t’i “bindur atij dhe për t’i shërbyer atij, dashurisë, nderit dhe për ta mbajtur atë në sëmundje dhe në shëndet. “Por jo princesha Diana. Ajo vendosi të heqë “binden”, zgjedhje që u pasua nga Kate Middleton. Kur Diana u paraqit në Katedralen e Shën Palit më 29 korrik 1981, ajo ishte e veshur me një fustan të përpunuar të bërë nga tafta mëndafshi dhe dantella antike, zbukuruar me 10,000 margaritarë. Diana kërkoi disa sesione praktike për t’u përshtatur për të ecur me fustanin e saj të stërgjatë duke bllokuar disa herë trafikun. Mediat shkruanin shumë për të. Diana ka qenë në faqen e parë të revistës “People” më shumë se 50 herë, në “Time” 8 herë, “Newsweek” 7 herë dhe të paktën një herë në: Tatler, LIFE, Vogue, McCall’s,

Good Housekeeping. Ajo nuk ishte e preferuara e Mbretëreshës. Kur Diana doli vullnetare për të ndihmuar dhe gjetur fonde për njerëzit që vuanin nga HIV-AIDS, Mbretëresha i tha Dianës se aho nuk mund të gjente diçka më pak të këndshme për t’u marrë. Thuhet se kur Diana vdiq, Mbretëresha ka thënë se dikush kishte bërë me graso frenat. Ajo vuante nga çrregullime ushqimore. Në vitin 1995, Princesha Diana tregoi hapur për përpjekjet e saj ndaj bulimisë në një intervistë për BBC. Sipas Vogue, ajo shpjegoi se vetë vlerësimi i ulët dhe stresi nga ndarja e saj me Princin Çarls ndikuan. Diana tha: “Nuk më pëlqeu, kam turp që nuk mund të përballoj presionet. Kam pasur bulimi për disa vite, dhe kjo është si një sëmundje sekrete. Ishte mekanizmi im i shpëtimit”. Ishte motra e saj e cila dilte fillimisht me princin. Një raport i vitit 1981 nga The Guardian tregon se si Charles dhe Diana u takuan. Lady Sarah McCorquodale, motra më e vjetër e Dianës, kishte pasur më parë marrëdhënie me princin Charles. Dhe nuk mbaron me kaq, ata janë në të vërtetë kushërinjtë e gjashtëmbëdhjetë, lidhjet e tyre që datojnë nga Henry VII. Ajo bënte shumë bamirësi. Diana u lidh dikur me mbi 100 organizata bamirëse, sipas Time, duke përdorur famën e saj dhe statusin mbretëror për të sjellë vëmendjen ndaj shkaqeve të tilla si parandalimi dhe edukimi i AIDS dhe arsimit, minave tokësore dhe të pa strehëve. Ajo madje anulloi disa nga veshjet e saj për të mbledhur mbi 5 milionë dollarë për organizatat bamirëse të AIDS dhe kancerit të gjirit.

“Koktejl në Piano Bar” në skenën e teatrit “Petro Marko” Mesazhet përcillen me këngë. Libreti i takon penës së mjeshtrit të madh, Haxhi Rama, ndërsa protagonistë janë treshja e famshme e parodistëve të Vlorës. Me humor e satirë shpotitës e mizanskena goditen tema të mprehta sociale të kohëve që jetojmë. Koncepti risi të detyron të mos i ndash sytë nga mjeshtrat Agalliu, Hamo e Lika për të pritur batutën apo reagimin e radhës. Bashkë me ta, këtë herë jo vetëm si këngëtare, shkëlqeu Ludmilla Baballëku por edhe Viktor Tahiraj. Ndërsa gjetje më vete ishte përfshirja në kastën e aktorëve edhe veterans së skenës vlonjate, Lavdie Bisha. Skenografia të çon në ambientet e një bari ku diskutohet për gjithçka nën tingujt e muzikës. Ndaj dhe premiera e shfaqjes “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi sukses skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë.

Komediani i njohur ndërron jetë në skenë gjatë shfaqjes Komediani i njohur Ian Cognito ka ndërruar jetë në skenë gjatë kohës që ka qenë duke performuar. 60-vjeçari u ul në një stol duke marrë frymë me vështirësi, para se të ndërronte jetë gjatë shfaqjes. Një prej anëtarëve të stafit të teatrit tha se publiku në Bicester mendoi që ishte shaka dhe njerëzit vazhduan të qeshnin. Por pas disa minutash kur nuk po lëvizte më, stafi u shqetësua dhe thirri ambulancën. Sipas organizatorëve, Cognito nuk ishte ndjerë mirë që përpara fillimit të shfaqjes, por kishte këmbëngulur që të dilte në skenë. Ai madje bëri shaka me këtë gjë, duke i thënë publikut “imagjinoni sikur të vdisja para jush sot”.


SHOWBIZ

19 E diel, 14 PRILL 2019

Angela Martini ndërron profesion Angela Martini është një prej modeleve më të njohura që prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë. Rreth një vit më parë Angela u martua me miliarderin rumun Dragos Savulescu dhe shumë herë u shpreh se ishte një ‘shtëpiake’ e lumtur. Modelingu mbeti pas gjatë kësaj kohe aq sa u dyshua se ajo kishte hequr dorë. Ndërkohë që e ka lënë pas dore punën si modele ajo i është dedikuar një pasioni të ri shumë larg asaj që dinim prej Angelës. Angela ka vendosur të bëhet shkrimtare dhe producente. Ajo është duke punuar mbi librin e saj të dytë dhe sipas disa revistave të huaja,

ajo është një shkrimtare shumë e zonja. Libri i saj ka në fokus marrëdhëniet e njerëzve dhe njëkohësisht, po merret me xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, në rolin e producentes. Këto i ka zbuluar në një intervistë për “Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine”, ku gjithashtu është shprehur: “Filmi i parë lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë ndërsa filmi i dytë ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, ose më saktë, lidhet veçanërisht me femrat që janë viktima të trafikimit njerëzor”. Ndërsa për këdo që do të bëhet një autore si Angela, këshilla e saj është të dëgjojnë shpirtin dhe të jenë të ndershëm me veten.

“Kur e keqja të vjen nga brenda”, çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin?! Kantautori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi është shumë aktiv në rrjete sociale sidomos në Instagram. Ai publikon foto dhe video nga përdtishmëria e tij të cilat nuk kalojnë pa u komentuar. Por së fundmi Flori ka habitur të gjithë ndjekësit e tij pasi ka postuar një bisedë në orën 3 të natës me një person, identitetin e të cilit ka preferuar të mos e bëjë publik. “Ej ti, janë të inçizuara. Të gjitha ti jap unë ty, ti habitesh. Po mos fol para kohe.”, janë disa prej mesazheve të dërguara nga Flori. “Kur e keqja të vjen nga brenda”,- shkruan Flori krahas fotos që i ka bërë të gjithë konfuzë.

Juliana Pasha bën dedikimin më të veçantë për të vëllain

Agnesa sfidon fansat me një foto në Instagram Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj ka zgjedhur një fotografi interesante për të sfiduar fansat në rrjetet sociale. Ajo është e njohur për organizimin e spektakleve të ndryshme në Kosovë por edhe për udhëtimet e saj të shtrenjta jashtë vendit. E tillë është edhe fotografia e saj e fundit ku ajo ka një pyetje për fansat e saj. “A është kjo fotografi që duket si një pikturë, apo një pikturë në kanvas që duket si një foto?!”, ka pyetur Agnesa fansat e saj. Agnesa vazhdon që të jetë beqare, derisa në skenën shqiptare është që prej vitit 2003 kur edhe ishte zgjedhur Miss Kosova.

Së fundmi, Juliana ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku pozon krah ti, e bashkëngjitur me të ka edhe një dedikim shumë të veçantë. “Faleminderit vëllaçko Elti Pasha! Faleminderit që realizove këngët e Vaçes dhe u bërë mbështetja ime në piano për të më shoqëruar deri në fund. Jam e bekuar që familja ime e ka bërë rrugën time në këngë gjithmonë e më të lehtë, e ka qenë pranë meje në çdo moment të lumtur apo të vështirë. T’i puth duart motra”, shkruan këngëtarja për të vëllanë. Ndërkohë në nderim të 80-vjetorit të Vaçe Zelës, Juliana Pasha performoi një kolazh të “Natën vonë/Flokë bore”.

Robert Berisha kapet me Tunën: Je imitim i Elvana Gjatës Është bërë e ditur qe marrëdhënia e Robertit dhe Norës me Tunën dhe Patrisin nuk janë aspak mirë. Robert Berisha nuk ka ndaluar ende të flasë në lidhje me Tunën dhe të shpreh publikisht armiqësinë që ka me të. Në një intervistë me mediat ai edhe njëherë ka “thumbuar” kunatën e vet. I pyetur se a i ka pëlqyer albumi i Tunës dhe cila këngë i ka pëlqyer më së shumti, ai u përgjigj: Se kom dëgju krejt, qato çka po muj mi dëgju në radio në kerr, shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veç një dallim i vogël: Elvana Gjata është milionere, a Tunës shpresoj që i kryjn punë kto kang edhe në koncerte. Është mirë me pas një artist një qesi llojë albumi si Tuna.


SPORT

20

E diel, 14 PRILL 2019

Ndeshja e Kategorisë së parë është mbyllur në minutën e 80-të, pas hedhjes së sendeve të forta

Skandal në Kavajë, ndërpritet ndeshja BesaBylis dhe goditen arbitrat

MESFUSHORI

Muzaka: Kastrioti agresiv? Ia kthejmë me të njëjtën monedhë

Në prag të ndeshjes me Kastriotin në radhët e Skënderbeut foli veterani, Gjergji Muzaka. Ai theksoi se për vetë situatën ku ndodhën korçarët motivimi për të marrë maksimumin është i madh. “Për situatën që ne ndodhemi me mungesën e rezultateve, është një ndeshje e madhe dhe kërkon një vlerësim më të madh se sa ekipeve rivale. Kjo sepse mobilizimi ndaj ekipeve të mëdha vjen vetvetiu, ndërsa ndaj Kastriotit duhet të gjesh vetë dhe duhet të jetë më i madh. Në këtë aspekt merr dhe një rëndësi më të madhe kjo ndeshje. Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë çfarë është bërë sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Ne jemi gati pavarësisht rezultateve ne kemi qenë agresivë. Nëse Kastrioti është ekip agresiv dhe kërkon pikë , ia kthejmë në të njëjtën monedhë”, deklaroi Muzaka

KUKËSI

Gjoka: E mbyllim sezonin me trofe, Flamurtari luan pa presion

E Nga Rozalb Lika

N

uk kanë fund episodet e dhunës në futbollin shqiptar. Në Kategorinë e Parë, u luajt një nga ndeshjet më të rëndësishme për të siguruar një biletë për në Kategorinë Superiore. Kështu, në Kavajë, Besa vendase priti Bylisin. Të dyja skuadrat ishin pretendentet kryesore të grupit B për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm. Pikërisht në një ndeshje të tillë, që duhej të ishte një shembull për futboll të vërtetë në një kampionat qesharak, nuk u përfunduan dot 90 minutat, pasi gjithçka u ndal pa mbërritur minuta e 80-të. Në këtë formë, Bylisi vinte si kryesuese teksa kishte 3 pikë avantazh ndaj Besës së vendit të dytë. Ndërkaq, sa i përket ndeshjes futbollisti Entoni

kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 19-të. Me fitoren e miqve u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë loja ishte më e ashpër. Ndërkaq, protagonistë u bënë tifozët e Besës, të cilët filluan të hidhnin shishe në drejtim të futbollistit ballashiot, Lamçes. Arbitri Klajdi Kola paralajmëroi disa herë se do të ndalte ndeshjen dhe kur arbitri anësor u godit sërish, ndeshja u ndal, mes sharjeve dhe sendeve që fluturonin nga tribuna. U panë edhe copa të mëdha gurësh, ndërkohë që policia dhe forcat e sigurisë me vështirësi arritën të nxjerrin arbitrat nga fusha, në një situatë skandaloze. Ndeshja nuk risi më dhe Besa do të humbasë ndeshjen në tavolinë, por rrezikon më shumë se kaq, pasi përveç fushës, që do të dënohet, mund të ketë edhe heqje pikësh. Pas takimit trajneri i Besës Gugash Magani akuzoi

hapur arbitrin Klajdi Kola për kartonin e kuq dhe për vendime të tjera, edhe pse realisht Bylisi luajti shumë më mirë dhe hedhja e shisheve u tolerua pa fund nga arbitrat. “Përtej gjithë episodeve, që duhen riparë, mendoj se kartoni i kuq në dëmin tonë para ndërprerjes së takimit ishte skandaloz, një gabim i pafalshëm. Mbrojtësi ynë largon topin dhe pëson faull, ndërsa arbitri i jep karton të kuq. Para ndeshjes presidenti na tha që do vinte arbitër i FIFA-s, ndaj ishim të qetë, por ky gjyqtar nuk e mbajti drejt. Ky gjyqtar më ka dëmtuar edhe në një ndeshje kur drejtoja Teutën, për mua na ka dëmtuar. Për mua është gabim me dashje, nuk është paaftësi. Ne trajnerët jemi mësuar të mos i themi të vërtetat, por unë po e them: luajtëm dobët, por edhe arbitri nuk ishte i ndershëm në gjykimin e ndeshjes”, deklaroi Magani.

rnest Gjoka e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë te Kukësi, me një fitore ndaj Laçit në transfertë. Trajneri i verilindorëve nesër do të ketë një ndeshje shumë delikate ndaj Flamurtarit. Me një sukses ndaj vlonjatëve Kukësi do të blindonte vendin e dytë që e kualifikon në Europa League dhe do të mbante gjallë ato pak shpresa që ka për titullin kampion. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide Gjoka u ndal te fliste edhe për ish-skuadrën e tij Flamurtarin duke vlerësuar punën e kolegut Ilir Daja, ndërsa foli edhe për individë të veçantë. “Ndeshje e vështirë ndaj një rivali me emër të madh dhe me lojtarë cilësorë, por edhe trajneri kampion. Duam rezultat pozitiv, nuk e shikojmë renditjen. Musolli? I ka kaluar testet, them se është gati. E kaloi testin 30 minutësh në Laç dhe është gati për të luajtur titullar. Është i rëndësishëm për mua, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që më njohin mirë. Është një nga lider te Kukësi. Titulli? Është ndryshim i madh dhe është e vështirë të luash pa tifozët. Kukësi do të kishte më shumë tifozë po të ishte në Kukës. Presidenti Gjici ka ndërtuar ekip të kompletuar për këtë arsye, që të kalohen këto pengesa. Sezonin e ardhshëm uroj të luhet në Kukës. Kjo më bën ta vlerësoj edhe më shumë punën e trajnerin Daja në Vlorë. Skuadra si Flamurtari nuk kanë presion të madh mbi vete, japin më të mirën dhe marrin rezultate të mira. Presidenti Gjici ka investuar dhe kërkon trofe. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe”, deklaroi Gjoka.

Mema: Disa skuadra i fitojnë lehtësisht ndeshjet, shënohen gola të çuditshëm

TIRANA

T

irana rikthehet në fushë, pas pushimit në mesjavë për shkak të ndeshjes që ishte parashikuar ndaj Kamzës. Bardheblutë do të luajnë në transfertë ndaj Teutës, që gjithashtu po kalon një moment delikat në kampionat. Trajneri Ardian Mema është shprehur se disa kundërshtarë i fitojnë lehtësisht disa ndeshje. I pyetur për deklaratën në fundin e ndeshjes ndaj Flamurtarit ku u shpreh se le të luajnë futboll provincat, Mema ka refuzuar

të bëjë një koment. “Përveç ndeshjen e kupës në Laç, ndeshjet tona kanë qenë të mira. Ndaj Flamurtarit na mungoi goli, por luajtëm mirë. U zhgënjyem shumë nga ajo ndeshje, e kemi diskutuar faktin që humbasim shumë raste, nuk mundet të gabojmë aq shumë para porte. Çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, skuadra e di që fitorja na ngjit shumë lart. Është një moment ku duhet shumë kujdes, nuk duhet të bëjmë gabimet e ndeshjeve të fundit. Shanset për të

fituar i kemi pasur, kjo më vjen keq. Në disa ndeshje kundërshtarët i kanë fituar më lehtë sesa ne, edhe në ndeshje shumë të forta në letër. Është e çuditshme po të shohësh disa ndeshje, golat shënohen në mënyrë të çuditshme, por nuk dua që t’i jap alibi skuadrës. Në duhet të sillemi shumë mirë në fushë, të bëjmë detyrën vetë, pastaj të shohim ndeshjet e tjera. Do flas në një moment tjetër për atë deklaratë me provincat, nuk është momenti”, u shpreh Mema.


SPORT

21

E diel, 14 PRILL 2019

Bardhezinjtë pësuan humbjen e dytë sezonale 1-2 në transfertë e Ferraras

Kean nuk i mjafton, Spal i shtyn festën e titullit Juventusit J

uventus shtyn festën për titullin kampion të paktën për 24 orë. Skuadra bardhezi u mund 2-1 nga Spal, duke mos arritur që të merrte pikën që i duhej për ta mbyllur përfundimisht betejën për titullin kampion. Trajneri Allegri bëri një revolucion të vërtetë në formacion duke hedhur në fushë Gozzin dhe Kostanos për herë të parë titullar, ndërkohë që pjesa më e madhe e yjeve u lanë pushim. Skuadra torineze do të arrinte që të gjente e para rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. Cancelo tentoi me të majtën në hyrje të zonës, por goditja e tij u devijua nga Moise Kean, i cili vijon që të gjejë rregullisht golin në çdo ndeshje që aktivizohet. Bardhezinjtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, por në fraksionin e dytë vendasit gjejnë menjëherë barazimin me Boniffazin. Në të 74-n, Spal shënoi edhe golin e dytë me Floccarin që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e kampionëve të Italisë. Një tjetër e ndeshje shumë e dobët për

Paulo Dybala-n, i cili shfaqi në fushë trishtimin që po kalon edhe jashtë saj. Trajneri Allegri e mbajti në fushë për 90 minuta, por argjentinasi tregoi shumë pak, vetëm me disa pasime të thjeshta për shokët e tij. Në pjesën e dytë kishte hapësira edhe për të rinj të tjerë si

DE JONG LARGOHET PAS 28 MINUTASH, RREZIKON TË HUMBASË SFIDËN ME JUVEN Ajaxi ka fituar 6-2 ndeshjen e kampionatit kundër Excelsior, por në minutën e 28-të të takimit ylli i skuadrës, Frenkie de Jong, ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi fizik. Numri 21 i skuadrës holandeze shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes duke prekur muskujt e këmbës së djathtë, një problem që ai e pati edhe një jave më parë. Mesfushori i talentuar është larguar nga trajneri Ten Hag për të mos ta rrezikuar më shumë, por me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit. Skuadra holandeze nuk bëri aspak ndryshime në duelin e sotëm duke i dhënë vetëm më pak hapësira sulmuesit Huntelaar.

BARCELONA “SHTERP” PA MESSIN DHE YJET E TJERË, BARAZON NDAJ VENDIT TË FUNDIT Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Huesca-s në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit spanjoll. Messi nuk ishte i grumbulluar për shkak të dëmtimit të pësuar ndaj Manchester United në mesjavën e kaluar. Ter Stegen ishte lojtari i vetëm nga ndeshja e fundit që e nisi nga minuta e parë. Huesca, megjithëse në vend të fundit të La Liga-s, luajti ashtu siç duhet të luhet ndaj kryesuesve, pa frikë dhe duke dalë përpara sa herë u jepet mundësia. Rastet më të mira i kishte Barcelona, por edhe vendasit rrezikuan disa herë portën e Ter Stegen. Në fund, miqtë nuk arritën të zhbllokonin rezultatin megjithëse disa herë i shkuan shumë afër dhe duhet të kënaqen me një pikë.

Nicolussi dhe Mavdidi, të cilët ishin shumë aktiv në aksionet sulmuese. Kjo është humbja e dytë për Juventusin në kampionat, pasi më parë u mundën nga Genoa, po në transfertë. Torinezët tani do të shpresojnë te një dhuratë nga Chievo, që nesër do të presë

Napoli-n në shtëpi. Në rast të një barazimi mes këtyre dy ekipeve ose një humbje të miqve, “Zonja” do të shpallej kampione. Në rast se ekipi i Ancelotti-t do të fitojë, Juventus do të ketë mundësinë ta festojë titullin të shtunën e ardhshme kundër Fiorentina-s para publikut të saj.

ZIKALTRIT

Spalletti sërish në luftë me Icardin, e lë në stol ndaj Frosinones

Inter do të luajë në transfertë ndaj Frosinone për të përforcuar pozitat e saj në vendin e tretë që i çon në Champions League sezonin e ardhshëm. Trajneri Luciano Spalletti foli përpara medieve, ku analizoi gjendjen e skuadrës dhe dilema e tij më e madhe është sulmi, ku me shumë mundësi do të luajë Martinez dhe jo Icardi. “Lautaro është mirë, është rikuperuar, është në dispozicion dhe është gati të luajë që nga minuta e parë. Ai dhe Icardi kanë karakteristika të ndryshme: Mauro e sulmon më mirë portën, por ai ka më pak kualitet sesa Lautaro që kthehet për të marrë topin. E ardhmja? Me drejtuesit e klubit jam takuar tashmë, kemi vendosur së bashku se nuk duhet të kemi ndonjë keqardhje për këtë fazë finale të kampionatit. Pjesa tjetër do të vijë si rezultat i asaj që do të ketë kjo fazë finale e kampionatit”, deklaroi Spalletti. Lënia e mundshme në stol e Icardit do të shtojë sërish pakënaqësitë te sulmuesi argjentinas.

MBROJTËSI

B

erat Gjimshiti po kalon një moment magjik te skuadra e Atalantës, teksa ka luajtur si titullar në 11 nga 15 ndeshjet e fundit nga muaji janar. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka qenë protagonist në disa ndeshje, duke arritur që të neutralizojë mjaft mirë në dy ndeshje Icardin dhe të ndalë Ronaldon në Kupën e Italisë. Ai ka gjetur edhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e fazës së parë ndaj Interit në fitoren 4-1. Në një intervistë për “Starcasino”, mbrojtësi ka folur për këtë sezon fantastik. Luani prej tre sezonesh në Seria A, cila është diferenca me kampionatin zviceran ku je aktivizuar më parë? Diferenca sipas meje është e madhe. Në fillim nuk mund duk shumë ndryshe, por sa më shumë që të luash këtu aq më shumë e kupton se është ndryshe, sidomos taktikisht. Eksperienca sipas meje përbën diferencën e madhe, sepse këtu luajnë dhe futbollist me moshë 36, 37 apo 38 vjeç. Këtë sezon keni luajtur ndaj futbollistësh shumë të fortë. Keni neutralizuar në dy ndeshje Icardin dhe Ronaldon në Kupën e Italisë. Cili ka qenë sulmuesi më i fortë që keni

Gjimshiti: Higuain sulmuesi më i vështirë që jam përballur

mbuluar në karrierë? Kam pasur mundësi që të luajë ndaj sulmuesve të mëdhenj. Njëri prej tyre nuk është tani, por në vitin që erdha në Itali, në ndeshjen time të parë, ai që më impresionoi ishte Higuain, i cili e mbylli sezonin me 36 gola. Shënonte nga dy gola për ndeshje. Keni zgjedhur numrin 19, që tifozëve të Atalantës ju kujton German Denis? Përse zgjodhët këtë numër?

Më kujtohet sepse 1-2 muaj para se të vija ishte këtu. Zgjodha këtu numër sepse kam lindur më 19 shkurt, por dhe sepse më ka palyer shumë. Mua në fakt më pëlqen numri 5, por ishte i zënë. Momenti më i bukur me Atalantën në këtë sezon? Kemi kaluar shumë momente të bukura këtu. Ndoshta në fillim të sezonit pak më pak, por goli ndaj Interit në ndeshjen e parë ishte padyshim momenti më i bukur i këtij sezoni.


SHOWBIZ

22 E diel, 14 PRILL 2019

“Ngacmimi seksual i grave është bërë normë” Aktorja e njohur indiane Priyanka Chopra foli gjerësisht rreth lëvizjes #MeToo në Samitin e 10-të Botëror të grave në New York. “Ngacmimi seksual i grave është bërë normë, por tani për shkak të mbështetjes që po i japim njëra-tjetrës, askush nuk ka fuqi të na mposhtë”-tha ajo. Lëvizja #MeToo nxiti shumë burra dhe gra nga sfera të ndryshme të jetës për të treguar histori të tmerrshme të abuzimeve seksuale dhe sjelljes së keqe. Kjo lëvizje nuk kurseu Bollywoodin dhe shumë figura të rëndësishme përfshirë Sajid Khan, Vikas Bahl, Rajkumar Hirani, Anu Malik dhe Alok Nath u akuzuan për sjellje të pahijshme. Aktorja Tanushre Dutta u bë shkak për krijimin e kësaj lëvizjeje kur ajo akuzoi Nana Patekar për ngacmime seksuale në setin e “Horn Ok Pleas”. Në Aaj Tak Mumbai Manthan 2018, Tanushre tha se media sociale i ka bërë gjërat më të thjeshta për gratë, të cilat më parë nuk kishin një zë, dhe gjith-

Ashley Judd: Abortova sepse nuk doja fëmijën e përdhunuesit Aktorja e njohur Ashley Judd ka rrëfyer së fundmi disa të vërteta të hidhura nga jeta e saj. Në një konferencë të organizuar nga “Women in the World Summit”, aktorja ka treguar se është përdhunuar tri herë gjatë jetës. 50vjeçarja ka thënë se në njërën prej rasteve kishte mbetur shtatzënë, teksa nuk kishte dashur ta mbante fëmijën. “Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, ka thënë aktorja. “Demokracia fillon me lëkurën tonë, ne nuk duhet të rregullojmë atë që ne zgjedhim të bëjmë me anët tona”, ka rrëfyer më tej Ashley Judd.

ashtu shtoi se gratë nuk duhet të kneë turp për të treguar historitë e tyre #MeToo pas shumë vitesh. “Media sociale i ka dhënë mundësi shumë personave të cilët nuk kishin kurajo për të treguar. Ne duhet të jemi të ndjeshëm rreth këtyre çështjeve, këto që flasin janë qënie

njerëzore, jo robotë. Mediat sociale janë të rehatshme. Unë isha një person ndryshe, kështu unë dola në TV dhe dhashë ato intervista në 2008. Shpesh gratë kanë nevojë për kohë për të kaluar traumën e shkaktuar. Asnjëherë nuk duhen pyetur pse tani dhe jo atëherë,”-tha ajo.

Justin Bieber në betejë me problemet e shëndetit mendor Justin Bieber vazhdon të flasë hapur për problemet e tij të shëndetit mendor. Këngëtari e konsideroi këtë betejë si periudhën më sfiduese të jetës së tij. “Të bëhem më mirë çdo ditë, të kthehem sërish mbrapa. Nuk do të ndalem kurrë së luftuari,”-tha ylli i popit në një postim në Instagram. “Periudha më sfiduese e jetës sime.” 25-vjeçari ka folur shumë shpesh me fansat e tij për problemet e shëndetit mendor. Muajin e kaluar, Justin tha se po përqëndrohet tek vetja e tij për tu përqëndruar tek martesa e tij me Hailey Baldwin dhe të bëhet babai i duhur për fëmijët e tij. Ai u kërkoi fansave të luteshin për të ndërsa konfirmoi edhe tërheqjen nga muzika për disa kohë.

Xhim Belushi nxjerr në shitje vilën e tij me çmimin e pabesueshëm Aktori i njohur me origjinë shqiptare e me famë ndërkombëtare, Xhim Belushi ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze në Los Angeles, në lagjen Bretwood. Shtëpia shitet për 27 milionë dollarë dhe aktori e ka vënë në shitje për herë të tretë duke i ulur çmimin. Vila ka 6 dhoma gjumi, 11 tualete, dhoma ndjenje dhe ngrënie, një bibliotekë, lëndina, oborre, pishinë, xhakuzi, kopshte etj. Belushi e bleu këtë shtëpi në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dollarë.

Adele e emocionuar për dokumentarin e Beyonce Beyonce në datë 17 prill do të ketë premierën e dokumentarit të saj të quajtur “Homecoming”. Ky dokumentar tregon për performancën e këngëtares në ‘Coachella’ që u realizua në vitin 2018, si një homazh i Beyonce për njerëzit me ngjyrë. Përveç fansave të Beyonce të cilët mezi po e presin këtë dokumentar është edhe këngëtarja e njohur Adele ajo e cila mezi po e pret gjithashtu. Adele ka publikuar në ‘Instagram’ e saj ditën e djeshme një ‘screenshot’ të mesazheve me një prej miqve të saj, pohonte me sa padurim po e priste këtë dokumentar nga Beyonce.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri 9. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 10. Valltare ahengjesh, zakonisht nga ciganët duhet të jetë ajo 11. Ai që beson në islam, ithtar i myslimanizmit 13. Edhe putrat e kafshëve të egra quhen ashtu 18. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 19. Mjek për sëmundjet e lëkurës 20. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 21. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 22. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 27. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 28. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 29. Që këndon a cicëron bukur, këngëtar 31. Mustafa ... dirigjent shqiptar. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin "Naim Frashëri", dhe dekoruar me medaljen "Dvurzhak" nga presidenti çek 32. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 34. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 36. Pjesë e sipërme e një vendi është 37. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 38. Me vështirësi, me shumë mundim, me përpjekje të mëdha 39. Premtim solemn për të qëndruar besnik 41. Kur nuk është origjinale, mund të jetë një... 43. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 48. Dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq 50. Kosh i madh, i lyer jashtë e brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 53. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 58. Monedha që përdorte Italia para euros 60. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 62. Udhëtim për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj 63. Korja e fortë që zë buka nga jashtë kur piqet 65. Përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura 69. Ua varin në qafë fituesve të një sfide, ato janë ari, argjendi dhe bronzi 72. Mjet mësimor, është këmbëhapir dhe përdoret për ndërtimin e rrathëve 78. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 79. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 80. Ajo çfarë bën bujku kur hedh farën e një bime në tokë të punuar 81. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 83. Gunë bariu; strugë që hidhet

E diel, 14 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

në kokë për t'u mbrojtur nga shiu 85. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës 86. Quhet femra e cjapit 87. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 90. Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë 92. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 93. Gadishulli ... ose edhe Gadishulli Italian shtrihet në pjesën qendrore të regjionit të Evropës Jugore 94. Pastaj e ka brenda 95. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë. Ti po bën ashtu 98. Albert, i zoti i këtij fjalëkryqi 100. Ashtu quhet një shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb i thepisur 102. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 106. Krijues, studiues dhe njohës i muzikës, kompozitor, orkestrues, etj. 109. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 112.Rruga e njeriut është nga djepi në ... 113.... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 115.Paraburgim, mbajtje e përkohshme nën rojë, ndalim 117.Rrethi i Shkodrës, ashtu e

kishte targën 118.Volfgang Amadeus ... (27 janar 1756-5 dhjetor 1791, ai bëri kompozim që në moshën 4 vjeçe 119.Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku VERTIKALISHT 1. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 2. Kënga e disa zogjve si dallëndyshja, trumcaku etj 3. Tirana, e kishte targën e makinave ... 4. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 5. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 6. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 7. Eqerem .. (6 gusht të vitit 1908-13 gusht të vitit 1980). Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare 8. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 9. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 12. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 13. E drejta e dikujt për të zotëruar një pronë; të qenët pronë e dikujt. 14. Shqyrtim e kontroll i përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të botohen a të shfaqen. 15. Lule në trajta të ndryshme të vizatuara a të pikturuara mbi diçka si zbukurim 16. Edgar Allan ..., themeloi liter-

taurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 17. Pjesë e një ndërtese banimi 20. Periudha e historisë që karakterizohet nga marrëdhëniet feudale dhe që nis nga shekulli VI deri në XVIII 21. Quhet ajo që i japim për mëshirë e si ndihmë një lypësi 23. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 24. Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima 25. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 26. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 30. Kanali i ... paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913 32. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 33. Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë 35. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 39. Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një fushë lufte 40. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 42. Fjalë të kota e të gënjeshtërta, dokrra, gjepura, pallavra 44. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 45. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë

70. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 71. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 73. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 74. Plak që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit 75. James Cook ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt ..." 76. Alfa dhe ... 77. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 81. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 82. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 83. Ha shumë, ha si i babëzitur, shqepem së ngrëni, ose p... 84. Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza 85. Nënndarje e një fisi, e cila përbëhej nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh 88. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 89. Shkelm që hedhin kafshët (kali, mushka etj.) me këmbët e prapme 90. Mbetem pa frymë, ndiej një dobësi aq të madhe sikur po më bie të fikët, mekem 91. Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve 96. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj 97. Tërësia e anijeve luftarake, tregtare të peshkimit etj. që ka një vend; forca detare e një shteti 99. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë 101. Partia Pajtimit Kombëtar 103. Kristaq ... regjisor i njohur shqiptar. Kontribues edhe si pedagog në Arte 104. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 105. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 107. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: ajror, i ajrit. nga ajri, me anë të ajrit 108. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 110.Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 111.Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 114.Si kishtin makinat e Durrësit targën 116.Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën

46. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 47. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 49. Ai është kryeqyteti i Egjiptit 51. Partia Aleanca Popullore 52. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 54. Tërësia e tipareve të fytyrës, shprehja e saj; pamje, fytyrë 55. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 56. Nuk shkoj por v... 57. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 59. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 60. Osman, turk ose i prejardhuar nga atje 61. Partia Rruga e Lirisë 64. Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop. 66. Pikërisht më 5 mars të vitit 1918, ajo u bë kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik, sot Rusia 67. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 68. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 1

2

V

¸

3

R

E J

I

A

4

D E 11

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

F

5

I

6

N I

7

T I

V

K

A

A

C

D

P

14

R

O B

A T

K

B

I

N

E

A

A

O

A

16

J

Z

E

19

L 24

N

20

E V

F

C

D

P

E

22

P

K

D I

O

R

36

L O

R

37

K

B

O R

A

L O R

E N

C

O

D I

S

A

T

L B

R

O

O

44

V

H

38

E V

I

S

I

E

A

F

D

A N

I

G

L

R

L

M

K

A

T O

D

T

T

R D

N

E

O

G

A

V

F

O

C

J V 49

R

P

A

52

53

A

M

P

50

O 54

T

47

P

55

A

56

L E

S

O

I

K

R

T

I

T

I

N

E Z

¸

58

N I

E P

I

L

E P

S

I

B

L

59

E 61

Z

R

46

L U 51

57

R 40

T

48

Z

34

39

A R

45

G

A

K 33

42

A K

43

28

E M E R

R

41

R

N

A K 31

N 32

B

E

23

A R

30

H

R

35

H

L E N

27

M I

S

H M A K U

D

O

B

26

29

O S

Z

A 18

V

21

D

A

25

K

10

B U

15

17

B A

K

9

A

C

13

J

8

E

12

F

O

C

R

62

D E

P

60

A

63

P

O

N O

G

J

A

R

64

L

T

A

65

M A

N O

V ¸

R

I

A

A

T

Z

L

O

L

66

D

J

W

I

J 67

72

A

73

O

68

N 69

U

S

A

71

V E

L A

D O

N

¸

L

¸

I

I

E N

74

P

V

M I

70

K

75

K

76

77

D R

A G

U A

R

D

U

R

B

78

V

O

S

A P

A T

D

Q

T

S

N

I

79

B

K

80

F

82

R

83

R A

V G

I

84

A N

M

86

D K

S

S

90

I

E

˙

K

D V

S

H I

L L

T

Z A

¸

E

99

100

M E R

101

A

G U

S

H

N

102

˙

Z

103

D

L

A

I 92

G 96

I

T

S

R 88

91

¸

D E

H Y

85

J

95

L

Z

O

87

89

A

81

R

93

94

R

D

V

D E

D

A

J

M U

T O

E P

I

L

L

K

¸

97

98

˙

A

J

104

U A

E

O R

K

V

105

M

P

E L

A

E

S

¸

C E

P

¸

S

H

106

B

107

P 112

T

D

X H

N

¸

G

Z

108

L

D

D

J

109

A M L L

113

F

116

A

K

L 114

E

P

I

L

L A

R I

K

110

T

111

R

115

A M O R

117

U 118

R E

V A

T

R

Y

H

S


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 14 PRILL 2019

Protestë madhështore e opozitës O

pozita zhvilloi dje një nga protestat më të mëdha kombëtare. Protesta e nëntë në tetë javë u organizua në orën 18:00. Pjesëmarrja masive e qytetarëve konfirmon qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe largimin e qeverisë “Rama”. Në protestë nuk kanë munguar dhe tensionet. Pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, protestuesit mundën të çajnë kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës. Ata po qëndrojnë në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë për t’i

sprapsur ata. Tymueset dhe shashkat që hidhen nga manifestuesit vazhdojnë të jenë të panumër-

ta. Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për një protest paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.