Koha Jone_14 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 140 (8581)

E premte, 14 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Deputetët të cilët morën mandatet, që dogji PD dhe LSI, treguan se pushteti i shpërfytyron njerëzit deri në pikën ku humbasin çdo dinjitet. Një tufë burrash të “tredhur” politikisht nga Taulant Balla dhe një duzinë me biba idiote që shkojnë në seancë për të treguar fustanet dhe manikyrin, pa ditur se çfarë votojnë, nuk janë përfaqësues të opozitës, por fatkeqësi kombëtare

Lajthit mazhoranca! Paralajmërimi i ish-kryeministrit Majko për regjimin që po instalohet nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, si dhe thirrja e ish-ministrit Ditmir Bushati se këtu diskutohet fati i 30 viteve të ardhshme të Shqipërisë dhe jo 30 qershori, mjaftojnë për të kuptuar se Edi Rama është konvertuar në rrezik për demokracinë. Kryeministri shkeli çdo etikë dhe çdo rregullore të parlamentit duke sulmuar Kreun e Shtetit. Ja, pra, ku ka përfunduar mazhoranca e krimit!

FAQE 3

Thirrja për Lulzim Bashën: Dil nga zyra, priju qytetarëve!

Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha

Presidenti i Asamblesë së OSBE: Palët të ulen urgjent në dialog

Në foto: Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Rama dhe Rilindja minuan procesin e integrimit FAQE 9

AKUZAT

Prokuroria merr të pandehur kreun e PD. Basha: Rama me metoda putiniste FAQE 9

LISTA

Ja 25 deputetët e “opozitës” që votuan si deputetët e PS, dje në parlament

Rama ka kundër jo vetëm opozitën, por edhe Qeverinë holandeze

Ndër ata që votuan, siç votoi Gramoz Ruçi, janë edhe dyshja Myslim Murrizi dhe Kujtim Gjuzi FAQE 9

PARALAJMËRIMI

Mark Marku: Rama duhet shkulur me gurë dhe pushkë!

FAQE 9

FAQE 9


POLITIKE

2

E premte, 14 QERSHOR 2019 KREU I PDS-SË

Milo: Rama nuk ka veshë për të dëgjuar. Amerikanët ndërhyjnë javës tjetër K

reu i Partisë Demokracia-Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin Top Talk ka folur në lidhje me marrëdhënien e vështirë me Edi Ramën. Sipas Milos, Kryeministri nuk dëgjon këshilla prej askujt. “Kam konstatuar se Edi Rama nuk ka vesh për të dëgjuar. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Kam 15 vjet që e njoh në punë e sipër dhe kam një përvojë të gjatë”, tha dje Milo. Kreu i PDS-së në emisionin e Top Talk tha se dy ditë më parë është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, duke shtuar se nga java tjetër ndërkombëtarët do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. “Ndërkombëtarët kanë dashur që ngjarjet në Shqipëri, mbështetur edhe nga përvoja e hidhur e së kaluarës, të mos japin shanse të përsëritjes së krizave të thella

politike dhe sociale në Shqipëri. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusin. Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta. I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit. Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikur se palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, tha Paskal Milo.

Presidenti i Republikës vijon takimet me krerët e partive politike, me qëllim caktimin e datës së re për zgjedhjet vendore

P

residenti i Republikës Ilir Meta, ka vijuar për gjatë ditës së djeshme me takimet me krerët e partive politike, me qëllim caktimin e datës së re për zgjedhjet vendore. Në orën 19:00 të së enjtes Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me kyetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky takim vjen në kuadër të konsultimeve me partitë pas anulimit të datës së zgjedhjeve. Pas takimit, Idrizi tha se nuk është momenti për të biseduar për një detaj të tillë, po për tu ulur dhe për ti dhënë zgidhje krizës politike në vend. Kryetari i PDIU-së u shpreh se e vlerëson aktin e Presidentit të zhdekretimit të datës 30 qershor për ti dhënë forcave poltike kohën e duhur. “Vendi po rrëshket në autoritarizëm. Ndamë me Presidentin shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ne ndodhemi. Vlerësojmë aktin e Presidentit të zhdekretimit të datës 30 qershor për ti dhënë forcave politike kohën e duhur, ku po rrezikohet edhe fitoret më të mëdha të demokracisë së 30 viteve siç është pluralizmi politik apo edhe liberalizmi i vizave, por i bëmë të qartë Presidentit që nuk është koha të diskutojmë datën

Idrizi takon Metën: Kokat e nxehta t’i thërrasin arsyes, duhet pakt kombëtar

e zgjedhjeve, por është koha që të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi futur, një spirale që po e nxjerr vendin jashtë shinave konstitucionale shoqërore

dhe civile, por është koha dhe momenti që koka e nxehta që kanë në dorë zgjidhjen, është koha dhe momenti që ti thërresim arsyes që ti japim zgjidhje vendit

dhe ti kthehemi normalitetit”tha Idrizi. Kryetari i PDIU-së, pas takimit me kreun e shtetit tha se është koha që t’i kthehemi arsyes për të zgjidhur krizën

politike. “Sot nuk është data dhe momenti për të diskutuar për një datë të re zgjedhjesh, por është koha që ne të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi fut. Në një spirale që po e nxjerr vendin jashtë shinave. Është koha dhe momenti që pikërisht kokat e nxehta, ata që e kanë në dorë t’i thërresin arsyes dhe të ulemi për artin e të bërit politikë dhe ti japim mundësi vendit të kthehet e hullitë e normalitetit dhe sigurisht që kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabartë”, u shpreh Shpëtim Idrizi. Gjithashtu, Idrizi tha se tashmë është ko ha për përgjegjësi politike për të bërë një pakt kombëtar të të gjithë forcave politike. “Është koha e përgjegjësisë politike për të bërë një Detant të madhe, një pakt kombëtar të të gjithë forcave politike dhe mbi të gjitha duhet një reflektim dhe i bëj thirrje arsyes së kryeministrit Rama”, deklaroi dje kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kreu i ZGJIDHJA takim me Presidentin e Republikës në kuadër të diskutimeve për datën e re të zgjedhjeve vendore

Zgjedhjet, Kokëdhima: Nuk ka rëndësi data, por të jenë zgjedhje të vlefshme Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas takimit me krerët e partive të kahut të djathtë, zhvilloi edhe ditën e djeshme takimet konsultative lidhur me caktimin e një date të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pas anulimit të 30 qershorit. Në vazhdën e këtyre diskutimeve kreu i Shtetit zhvilloi paraditen e djeshme një takim me kreun e partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima. Në përfundim të takimit, ishte Kokëdhima i cili Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

dha detaje nga biseda e zhvilluar në Presidencë. Kreu i ZGJIDHJA u shpreh se mbështet vendimin e Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, pasi këtë gjë e ka shprehur dhe në kongresin e I-rë të partisë ZGJIDHJA. Pas takimit me presidentin Meta, në një deklaratë për gazetarët, Kokëdhima shprehet se duhet të jemi shumë seriozë përballë rreziqeve që ka vendi jonë në procesin integrues. Më shumë se një datë, Kokëdhima tha se

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

vendi ka nevojë për një pakt të madh kombëtar, që të garantonte përfundimisht zgjedhje me standard në Shqipëri. “Partia ZGJIDHJA e ka mbështetur që në fillim këtë vendim të Presidentit, duke e konsideruar atë një mundësi për t’i dhënë të gjithë palëve shansin që të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur. Ne ndamë të njëjtat shqetësime me Presidentin e Republikës dhe të njëjtin opinion se nga njëra anë situata duhet

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

çtensionuar, duhet t’i hapet rrugë dialogut dhe nga ana tjetër duhet që të jemi shumë serioz në vlerësimin e rreziqeve që ka aktualisht vendi jonë. Është shumë e domosdoshme që në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Shqipëria të mos ndahet në këtë proces nga Maqedonia, sepse kjo do ishte shumë fatale për interesat dhe objektivat e vendit tonë”, tha dje kreun i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 14 QERSHOR 2019

Deputetët të cilët morën mandatet, që dogji PD dhe LSI, treguan se pushteti i shpërfytyron njerëzit deri në pikën ku humbasin çdo dinjitet. Një tufë burrash të “tredhur” politikisht nga Taulant Balla dhe një duzinë me biba idiote që shkojnë në seancë për të treguar fustanet dhe manikyrin, pa ditur se çfarë votojnë, nuk janë përfaqësues të opozitës, por fatkeqësi kombëtare

Lajthit mazhoranca! Paralajmërimi i ish-kryeministrit Majko për regjimin që po instalohet nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, si dhe thirrja e ish-ministrit Ditmir Bushati se këtu diskutohet fati i 30 viteve të ardhshme të Shqipërisë dhe jo 30 qershori, mjaftojnë për të kuptuar se Edi Rama është konvertuar në rrezik për demokracinë. Kryeministri shkeli çdo etikë dhe çdo rregullore të parlamentit duke sulmuar Kreun e Shtetit. Ja, pra, ku ka përfunduar mazhoranca e krimit!

Sa herë që një qeverisje problematike ndjen se po i afrohet fundi, ajo humbet kontrollin dhe bën akte skandaloze që sjellin pasoja të rënda për Shqipërinë. Historia e 30-viteve të fundit tregon se krimet më të mëdha shtetërore dhe ligjore janë bërë pikërisht, pak para se një pushtet të bëhet regjim, atëherë nis rënien finale. Termi regjim për qeverinë e sotme nuk është tepruar, madje ka filluar të jetë regjim kriminal, sepse siç thotë opozita, vjen nga votat e blera nga krimi. Ekzistencën e regjimit “Rama” e pranoi dje Pandeli Majko, ndër të paktët njerëz në PS që ka memorie dhe që e di si shkon fundi i pushteteve të tilla. Paralajmërimi i ish-kryeministrit Majko për regjimin që po instalohet nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, si dhe thirrja e ish-ministrit Ditmir Bushati se këtu diskutohet fati i 30 viteve të ardhshme të Shqipërisë dhe jo 30 qershori, mjaftojnë për të kuptuar se Edi Rama ka kapur fundin e tij politik, duke u konvertuar në rrezik kombëtar. Akti i radhës që dëshmon lajthitjen ishte seanca e djeshme e Parlamentit, e cila do të hyjë në histori si turpi i të gjithë parlamenteve që ka pasur Shqipëria. Kryeministri Edi Rama, PS dhe shumica e deputetëve në sallë, tejkaluan dhe modelin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Enver Hoxhës, duke e kthyer organin më të lartë ligjvënës në sallë gjyqi popullor kundër Presidentit të Republikës. PS paraqiti për debat një rezolutë pa asnjë sens juridik kundër Presidentit, Ilir Meta. Kreu i shtetit anuloi datën e zgjedhjeve 30 qershor me argumentet e njohura të shmangies së një konflikti civil në

vend. Vendimi i presidentit ishte dhe një ofertë ndaj qeverisë e mazhorancës, për të lënë mënjanë marrëzinë dhe të gjejnë marrëveshje për të mos u përplasur në luftë civile. Pikërisht, Presidenti i vetmi zë nga institucionet që kanë mbetur ende pa u kapur nga PS, u sulmua në mënyrën me vulgare nga ata që thonë se janë modeli më i mirë për vendin. Rezoluta e PS u votua me 100 vota pro dhe vetëm 7 deputetë dinjitozë dolën kundër. 25 deputetë të “opozitës” së re u blenë nga qeveria dhe votuan rezolutën politike të PS-së. Pas këtij votimi, Edi Rama ka hapur rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të kreut

të shtetit. Për njerëzit e lidhur ekonomikisht me Rilindjen dhe për servilët e Edi Ramës, mbase kjo duket si një fitore tjetër e Partisë Socialiste. Në fakt, nuk është ky rasti për të thirrur fitore. Përkundrazi, dje u konfirmua degjenerimi total i parlamentit dhe demokracisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama arriti të vërë në rresht 100 burra dhe gra duke u dhënë edhe fjalimet e gatshme sesi të sulmonin Presidentin e Republikës. Taulant Balla u faktua me foto teksa blinte hapur deputetët idiotë të opozitës së re, të cilët për ligjet, kushtetutën, parimet e demokracisë kanë dëgjuar vetëm

në televizorë, sepse nuk i njohin. Deputetët që morën mandatet që dogji PD dhe LSI treguan se pushteti i shpërfytyron njerëzit deri në pikën që të humbasin çdo dinjitet. Një tufë burrash të “tredhur” politikisht nga Taulant Balla dhe një duzinë me biba që shkojnë në seancë për të treguar fustanet dhe manikyrin, pa ditur se çfarë votojnë, nuk janë përfaqësues të opozitës, por fatkeqësi kombëtare. Dje kishin rastin tu tregonin shqiptarëve se mund të ndalnin marrëzinë e Edi Ramës, por në vend të kësaj u marrosën bashkë me kryeministrin duke rrëzuar themelet e Republikës. Por është e tepërt t’i kërkosh Kujtim Gjuzit, Ralf Gjonit, Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Elisa Spiropalit, Blerina Gjylahmeti, Ulsi Manjës dhe deputetëve të tjerë të njohur dhe anonimëve që i kanë zgjedhur bandat në Kuvend të shpëtojnë demokracinë. Tashmë ata duhen shpëtuar bashkë me Parlamentin, gjykatat, policinë, KQZ dhe çdo institucion tjetër në Shqipëri nga duart e Edi Ramës. Dje na treguan se Edi Ramën nuk e kontrollojnë dot, por janë gati të bëjnë edhe grusht shteti nëse ai ua kërkon. Fatkeqësisht në këtë pikë kemi ardhur, kur qeveria bën grusht shteti ndaj institucioneve duke rrëzuar çdo mënyrë kontrolli. Kryeministri e ka vendosur t’a çojë lajthitjen pas pushtetit deri në fund. Marrëzia politike ose mjekohet me reagimin e institucioneve ose izolohet. Institucionet e drejtësisë nuk janë më dhe marrëzinë e qeverisë nuk ka kush ta shërojë. Tani mbetet populli të dalë në Bulevard dhe t’i marrë para me forcën e shpirtit të revoltuar. Mili Xhani


POLITIKE

4

E premte, 14 QERSHOR 2019

Kreu i PD-së takim me gazetarët: Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave për të mos dhënë llogari para drejtësisë për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin

D

uke marrë shkas nga seanca e paprecedentë plenare, ku mazhoranca zhvilloi këtë të enjte një gjyq publik ndaj Presidentit të Republikës për shkak se ky i fundit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, si përpjekje për të shmangur një përplasje civile mes shqiptarëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri një takim urgjent me gazetarët në selinë blu. Që në nisje të fjalës së tij, Basha deklaroi se vendi po shkon drejt një grushti shteti nga ana e mazhorancës. “Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017. Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal

Basha: Rama, në bashkëpunim me mafian, po e çon vendin drejt grushtit të shtetit

Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime”, theksoi kryedemokrati Lulzim Basha. Rezoluta e Kuvendit Kreu i PD-së theksoi se Edi Rama bën teatër me 30 qershorin dhe gjoja shkarkimin e Presidentit për të larguar vëmendjen nga problemet kryesore që po kalon vendi, duke shtuar se Rama kërkon të ruajë pushtetin e paligjshëm. “I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët.

Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë”, nënvizoi Lulzim Basha. Rama kundër ndërkombëtarëve Shefi i selisë blu theksoi më tej se Edi Rama tashmë ka dalë hapur kundër kërkesës së miqve të Shqipërisë, dhe është kapur pas 30 Qershorit inekzistent, që të negociojë pushtetin dhe pasurinë e tij. “Gjatë 48 orëve të fundit, shumë miq të Shqipërisë, kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se standardin europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, për popullin dhe për popullin; jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët. Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori ligjërisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore një datë krimi kushtetues, një akti grusht shteti dhe krimi mbi çdo shqiptar, ky sfidim bëhet me një dhe një qëllim që Edi Rama të ketë mundësinë të negociojë kokën e

tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, të një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh që e mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e tij të shpartalluar kriminale të Rilindjes nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv. Por ora nuk pret, koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shanset për të hapur negociatat me Europën. Pse-ja është e shkruar e zezë me të bardhë, nga një prej vendeve që e ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së vendeve të Ulëta: nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”, tha Basha. Dështimi me negociatat Kreu i PD-së deklaroi se Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave me BE-në, për të mos dhënë llogari para drejtësisë për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin. “Edi Rama është mëse i kënaqur me situatën aktuale. Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave. Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23-24, të cilët do të shtrojnë pikëpyetjen që është në mendjen dhe gojën e çdo shqiptari, pavarësisht prej shkollimit dhe informacionit, që çfarë u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, çfarë u bë me dosjen e “Xibrakës”, “339”, kush i mbron Arben Ahmetajn, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin me

shokë të të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar duke pastruar paratë me “Toyota Yaris”, duke devijuar lumenj për pastirm parash, duke grabitur paratë e shqiptarëve që nuk kanë bukë të hanë për të ndërtuar inceneratorë, që ndosin ajrin dhe punojnë me 30% të kapaciteve, pse nuk po dënohen, pse nuk shkojnë para drejtësisë? Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave. Qëllimi i tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Edi Rama e ka jetike moshapjen e negociatave. Qëllimi I tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershior, e cila ka të njëjtën vlerë, njësoj sikur unë të shpallja datën 7 korrik, si datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në këto momente të vështira për vendin, ju ftoj ta shohim të vërtetën siç është, ta përbuzim datën e propagandës dhe të mos sillemi si foshnjet që u tërhiqet vëmendja me një raketake, si kjo që po zhvillon Rama për të tërhequr vëmendjen tuaj”, tha Basha. Zgjidhja e krizës politike Në bashkëbisedimin e djeshëm me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh po ashtu se nuk do ketë zgjidhje të jashtme për krizën, duke nënvizuar se zgjidhja vjen vetëm nga forca e njerëzve të bashkuar. “Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë presidentit të Republikës, sepse unë nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize përmes akteve të presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tja dijë për kushtetutën, as për ligjet, as për drejtësinë, as për miqtë ndërkombëtarë, sepse është thjesht një njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien e kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi rama është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla, kështu po ndodh edhe këtu. Ftesa ime ndaj çdo qytetari është që të heqë çdo iluzion se do ketë ndonjë zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit”, theksoi kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

5

E premte, 14 QERSHOR 2019

“30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhje. Dekreti i Presidentit është publikuar dhe ka hyrë në fuqi”

Si do veprojë PD nëse ka zgjedhje? Basha tregon “skenaret” për “Al Jazeera”-n K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh dje para mediave se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se dekreti i Presidentit të vendit ka hyrë në fuqi, i cili firmosi “live” para mediave këtë të hënë zhdekretimin e zgjedhjeve lokale me argumentin se mungesa e dialogut politik mund të prodhonte një konflikt civil mes qytetarëve shqiptarë. I pyetur nga gazetari i “Al Jazeera” se çfarë mund të ndodhë me 30 qershor, në një kohë kur maxhoranca pretendon se zgjedhjet do të mbahen pavarësisht qëndrimit të kreut të shtetit dhe opozitës, kryedemokrati theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duan zgjedhje farsë, por një vend ku drejtësia dhe meritokracia të jenë elementë parësorë njësojë si në vendet perëndimore, ku ligji dhe demokracia prevalojnë mbi çdo gjë tjetër. Lideri demokrat, Lulzim Basha u ndal edhe tek përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, e cila publikoi pjesë nga përgjimet e zyrtarëve të Partisë Socialiste me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj, në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku PD akuzon drejtpërdrejt Ramën se pushteti i tij është produkt ilegjitim i formuar nga krimi. Pjesë nga fjala e Bashës: PYETJE: Kërkoj ndjesë nëse i keni dhënë përgjigje tashmë kësaj pyetjeje. Kemi parë deklaratat e kryeministrit Rama, deklaratat tuaja dhe fjalimet në protesta dhe sigurisht pozicionin e fundit të Presidentit Meta. Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për momentin. Pozicionet janë deklaruar, kryeministri Rama insiston tek ajo që do të ndodhë më 30 qershor.Dua t’ju pyes, përveç bojkotit të zgjedhjeve, çfarë mund të bëni tjetër që të mos polarizojë dhe rrezikojë sigurinë publike për të cilën Presidenti është i shqetësuar, dhe çfarë mendoni se do të ndodhë në ditën e 30 qershorit? BASHA: Ju faleminderit për pyetjen. Shumë ka ndryshuar në javët që kanë

kaluar dhe shumë ka ndryshuar që në ditën kur jemi parë herën e fundit kur ju më intervistuat. Ndryshimi më thelbësor është se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhje. Dekreti i Presidentit është publikuar dhe ka hyrë në fuqi. Në situatën aktuale ku Shqipëria për herë të parë në historinë e Republikës Parlamentare është pa një Gjykatë Kushtetuese nuk ka një autoritet të vetëm për të vendosur mbi autoritetin e Presidentit të vendosë në një çështje për të cilën Presidenti është shprehur në mënyrë ekskluzive. Ne kemi fjalën e miqve tanë ndërkombëtarë një situatë të re politike në vend që nga dekreti i Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo situatë e re politike ishte perceptuar nga disa si një shans për t’i sjellë qeverisë ilegjitime të Edi Ramës pranimin se tani është koha për të zgjidhur përplasjet midis një grushti të politikanëve të korruptuar,

bosëve të krimit të organizuar, miqve të qeverisë dhe pjesës tjetër, qytetarëve shqiptarë, me një marrëveshje politike. Këtu diçka ka ndryshuar. Jo për ne, por për ata që kishin iluzione, për të cilat motive Edi Rama është i shqetësuar. Z.Rama ka thënë, siç edhe ju e cituat, në një proces i cili për momentin nuk është vetëm nul, ilegjitim, kriminale, por gjithashtu është edhe antikushtetues. Kjo nënkupton se Shqipëria do të përkeqësojë kushtet e “Coup d’état”. Përgjatë këtij bashkëbisedimi kam thirrur qytetarët të përgatisin veten e tyre për të bërë, ato të cilat qytetarët europianë janë të detyruar të bëjnë, kur ata përballen me pasojat e “Coup d’état”. Kam besimin e plotë se fuqia e bashkimit do të mbizotërojë mbi lojërat e fuqisë që z.Rama dhe një grushti kriminelësh po luajnë në një hapësirë të rregullit kushtetues, demokraci dhe ekzistencës paqësore demokratike.

PYETJA: A do të thotë kjo se ju do të mobilizoni njerëzit që të rezistojnë në lidhje me datën e zgjedhjeve më 30 qershor? BASHA: Është shumë e rëndësishme për ju dhe shikuesit tuaj për të kuptuar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. As ligjore, as kushtetuese. Çdo proces që është planifikuar për njerëzit që duhet të jenë pas hekurave për trafik droge, trafik të grave dhe në fakt garojnë për kryetarë bashkish, ose janë prapa grupit në fushatës e z. Rama, çdolloj procesi që është planifikuar nuk do t’i përngjajë zgjedhjeve as formalisht, as në thelb dhe pa dyshim as në mënyrë kushtetuese. Nëse ka një këmbëngulje mes një grupi njerëzish për të vazhduar në një situatë të tillë në një proces të rremë votimi, kjo dhe hapat e tjerë që janë ndërmarrë janë tentativë për grusht shteti dhe opozita do të thërrasë sipas kërkesës së qytetarëve shqiptarë për të bërë asgjë më pak dhe asgjë më shumë atë çfarë shoqëritë perëndimore do të bënin në kushte të ngjashme. Ju jeni qytetar europian, çfarë do të bënit nëse në vendin tuaj kryeministri në mënyrë ilegjitime uzurpon drejtësinë, uzurpon fuqinë parlamentare e cila nuk i takon, të vrasë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bosët e krimit të organizuar, është ekspozuar në disa përgjime zyrtare të prokurorë së antimafias, nga media ndërkombëtare, nga gazeta më e madhe në Europë “Bild”, garon persona të cilët duhet të ishin në burg, si kryetarë bashkish, ka përdorur fuqinë e parasë të bosëve të krimit të organizuar për t’i mbështetur, dhe refuzon t’i bindet dekretit të Presidentit se 30 qershori nuk është më një ditë zgjedhjesh. Keni kohë që të reflektoni se çfarë do të bënin njerëzit e vendit tuaj dhe unë kam kohë të përfitoj prej kësaj të pasuroj arsyetimin tim dhe rekomandimet e mia për qytetarët shqiptarë se si do të duhej të reagonin.

Kreu i PD-së: Akuza qesharake të prokurorisë politike për të larguar vëmendjen nga kriza dhe skandalet për bashkëpunim e Ramës me krimin

Prokuroria e mori të pandehur, Basha: Nuk trembem e as tërhiqem K

ryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjes nga prokuroria, e cila ka ngritur akuzë për të duke e marrë të pandehur. Basha i cilëson “akuza qesharake të prokurorisë politike” dhe thotë se nuk i bëhet vonë dhe se nuk trembet e nuk tërhiqet. Sipas kreut të PD, kjo akuzë e Prokurorisë bëhet për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunim me krimin. Por Basha thotë se “këto metoda alla Putin dhe Maduro”, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe

shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama. “Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem! Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim

absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun. Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i

shërbejnë Edi Ramës. Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij. Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të

Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit. Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa! Prokuroria ka marrë të pandehur Kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse. Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër paraqitje kundrejt liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij dhe më 17 qershor në orën 09:30 Basha duhet të jetë në Prokurori”, deklaroi pasditen e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha.


POLITIKE

6 E premte, 14 QERSHOR 2019

Çfarë llum opozite në Parlamentin! N

Foto e shkrepur sot në kafen e parlamentit, kur foli Edi Rama kundër Presidentit

jerëzit që morën mandatet që dogji PD dhe LSI, si akt reagimi ndaj qeverisë “Rama”, kishin dje një mundësi të artë për të rrëzuar çdo akuzë dhe sulm ndaj tyre. Ata mund t’u thoshin shqiptarëve se i morën mandatet për t’i shërbyer demokracisë dhe jo për të degjeneruar totalisht bashkë me qeverinë “Rama”. Rudina Hajdari, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni, Ligoraq Karamelo, Selami Jenisheri e shumë të tjerë që vijojnë të jenë anonim në Kuvend humbën mundësinë, në mos të ishin opozita, të paktën të ishin qytetarë të lirë. Me ndonjë përjashtim të vogël, të gjitha prurjet e reja në Kuvend treguan se janë në ato karrige për pazare personale. Në fjalimet e tyre, akti i Presidentit të Republikës sulmohej njëlloj si Edi Rama. Tentativa e kreut të shtetit për të mos destabilizuar vendin dhe për të shmangur viktimat, etiketohej nga “opozitarët” njëlloj me gjuhën e Elisa Spiropalit. Përpjekja e Presidentit për të zgjidhur krizën më të rëndë politike me dialog, u përqesh me fjalorin idiot dhe pa sens të Taulant Ballës. Nëse ndokush kishte dyshime se deputetët e rinj udhëzoheshin për fjalimet dhe qëndrimet e tyre nga Taulant Balla, një foto e shkrepur në barin e Kuvendit gjatë seancës, tregon se Sekretari i PS-së ka nën kontroll edhe gjithë deputetët e rinj të Kuvendit. Opozita reale nuk është vetëm te

siglat e partive, por është nocion mbi të gjitha qytetar. Çdo njeri që nuk ka interesa ekonomike direkte me Rilindjen e kupton se ajo çfarë po bën Edi Rama është zbatim i ligjit, por çmenduri me kosto të rëndë për Shqipërinë. Një qytetar normal, aq më tepër këta që thonë se do të jenë zëri i opozitës së re në Kuvend, dje nuk do rreshtoheshin tek lëpirërsit e pushtetit të Edi Ramës. Nuk do rreshtoheshin, jo sepse diskutohet shkarkimi i Ilir Metës, por sepse dje ishin dëshmitarë okularë dhe autorë të një grushti shteti dhe vrasjes së institucioneve. Pavarësisht gabimeve politike, çdo deputet i ardhur nga listat e opozitës që ishte në atë sallë duhet të tregonte se ishte aty për të mbrojtur PD dhe LSI por mbi të gjitha qytetarët që nuk mendojnë si Rama dhe PS. Fatkeqësisht, me e qëndrimet e tyre ia kaluan edhe deputetëve të PS, duke dhënë shfaqen më të shëmtuar politike. Tek e fundit, askush nuk priste ndryshe. Në Kuvend hynë për të mbajtur në këmbë regjimin e Ramës dhe sot na provuan se ky është i vetmi qëllim real politik i tyre. Të gjithë e dinim që nuk ishin deputetë të opozitës, por tashmë kuptuam se nuk janë as qytetarë të lirë në vendimet që marrin. Janë disa emra më shumë në llumin e njerëzve që po shkatërrojnë përfundimisht demokracinë. Këta “opozitarët” e rinj si deputetë, me për pak përjashtime, janë një llum i vërtetë.

SHËNIM

Seanca e turpit në Kuvend

PS "debatoi" dje në Kuvend për një mocion kundër Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën pasi anuloi datën e zgjedhjeve, e cila sipas shumicës së qytetarëve do të ishte nisja e një konflikti. Ajo që bie në sy nga qëndrimet e deputetëve socialistë në Kuvend është se nuk bëhet fjalë për debat. Debati nënkupton shkëmbim qëndrimesh apo opinionesh mbi një çështje të caktuar dhe për të zhvilluar debat, sipas rregullit elementar, duhet të jenë dy ose më shumë palë. Në sallën e Kuvendit ishin deputetë të PS me teserë dhe deputetë të tjerë pa teserë të Rilindjes, por që mbështesin hapur PS. Ndaj debati në Kuvend tashmë është vetëm një mbledhje partie. Por nuk është ky problemi i vetëm i seancës së djeshme. Mocionet kërkojnë jo vetëm qëndrim politik, por edhe argumente juridik për çështjen që diskutohet. Në fjalimet deputetëve të PS dhe jo vetëm atyre, vihet re se vetëm interpretime juridike nuk ka. Të gjithë flasin për Kush-

tetutën, por asnjë nuk e di t'i interpretojë nenet e saj. Kushtetuta nuk interpretohet nga deputetë pionerë dhe as nga ata që kanë mbaruar universitetin e "Avdylajve" në Durrës. Deputetët e PS, madje dhe një pjesë e të ashtuquajturës opozitë përsërisin fjalë për fjalë qëndrimet e Edi Ramës. Kryeministri ka thënë se vendimi i Presidentit është anti-kushtetues dhe gjithë urdia e deputetëve thotë se

është i tillë, pa e vrarë mendjen se ku bazohet Edi Rama për këtë akuzë. Sepse, nëse vendimi i Presidentit është anti-kushtetues këtë e thotë Gjykata Kushtetuese dhe jo Edi Rama apo kushdo jurist tjetër në vend. Shëmti të tillë parlamenti nuk ka parë as në kohën kur deputetët mësonin përmendësh veprat e Enver Hoxhës. Ndaj kjo seancë, përveç se jashtë çdo normaliteti politik dhe ligjor është një turp moral.

Kjo seancë ishte e turpshme, sepse njerëz si Gramoz Ruçi, Bashkim Fino, Erion Braçe, dhe të tjerë që njohin hierarkinë e shtetin, sot janë kthyer në kamikazë dhe talebanë politikë të Edi Ramës duke shkelur parimet bazë të ndarjes së pushteteve. Kjo seancë ishte e turpshme, sepse partia që dje festoi 28-vjetorin si forcë progresiste, u vu dje në rresht për të shkelur Kushtetutën dhe për të nisur një puç institucional kundër shtetit. Kjo seancë ishte e turpshme, sepse idiotësitë politike të një kryeministri janë kthyer në proces parlamentar, duke e futur këtë skandal në precedentin më të rrezikshëm për themelet e republikës në vend. Kjo seancë ishte e turpshme, sepse mazhoranca më e akuzuar në vend për lidhjet me krimin, trafikantët, ka marrë përsipër të bëj moral duke akuzuar kreun e shtetit për një vendim që është tërsisht pjesë e kompetencave të tij. Kjo seancë ishte e turpshme, sepse deputetë të zgjedhur nga

bandat e krimit, siç u provua në Durrës, Shijak, etj, kanë marrë përsipër të shkarkojnë të vetmin institucion që u doli kundër dhe po u tregon ligjin. Kjo seancë është e turpshme, sepse me logjikë telebanësh një parti politike i është kundërvënë të vetmit akt të logjikshëm në këtë krizë politike, anulimin e datës së përplasjes dhe zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse kreu i shtetit do të shkarkohet apo jo nga PS. Fakti është se po shohim se si asnjëherë më parë, Parlamenti pluralist po bën një gjyq publik të rrezikshëm, ndaj një akti që kërkoi të ruante paqen sociale në vend dhe të shmangte viktimat. Në fund, se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet dhe sa i rëndë do të jetë konflikti social askush nuk e di. Por pas ca kohësh, kur të nxirren përgjegjësitë se kush e solli kaosin, do mbahet mend se Presidenti e bëri një akt që i shërbeu zgjidhjes së krizës, po PS çfarë bëri? Jo vetëm çoi vendin në krizë, por u soll si terroristët me institucionet. Mili Xhani


SPECIALE

7 E premte, 14 QERSHOR 2019

Presidenca: Çdo aludim, se në datën 8 gusht 2019 ndërpritet ushtrimi i mandatit i të zgjedhurve vendorë aktualë, është një trillim politik

“Dekreti i kreut të shtetit është detyrueshëm për zbatim nga të gjithë”

Këshilltarët e Presidentit Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, e cilësuan seancën e djeshme në Kuvend si një zhvillim që nuk i shërben zgjidhjes së krizës politike. Bledar Dervishaj, Këshilltar Ligjor i Presidentit dhe Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës, deklaruan se dekretet e Presidentit nuk duhet të diskutohen dhe as të komentohen, por mund të ankimohen vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Dervishaj tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë tagër ligjor të votojë apo marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit të Republikës. “Askush veç Gjykatës Kushtetuese nuk shqyrton vlefshmërine e dekretit. KQZ është i detyruar ta zbatoje dekretin”,- tha ai. Dervishaj tha se kreu i shtetit nuk u ka hequr të drejtën qytetarëve të votojnë, por në funksion të stabilitetit të vendit ka nisur konsultimet me gjithë palët politike për datën e re të zgjedhjeve dhe zgjidhjen e krizës politike. Dervishaj u shpreh se retorika e përdorur sot në Kuvend nga mazhoranca nuk i shërben zgjidhjes së krizës. “Në vend të një diskutimi mbi argumentet ligjorë që u mbështet presidenti dhe në vend që të ishte një moment ku të shfaqej një reflektim apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot përkundrejt kësaj pritshmërie u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të presidenti Kjo retorike toksike nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes në vend. Ky akt është marrë bazuar tërësisht në argumente kushtetues ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Çdo subjekt politike apo jo politik, i cili nuk është dakord me vendimmarrjen e presidentit apo kundërshton kompentecat është i lirë të ngrejë pretendimet në Gjykatën Kushtetuese apo çdo gjykatë tjetër. Presidenti përsërit qëndrimin e tij, se ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues, e cila mund të kulmonte me një përplasje në 30 qershor. Presidenti siguron qytetarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit në një datë më të afërt. Për caktimin e kësaj date presidenti ka nisur një proces konsultimit më të gjitha palët politike. Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re”,- tha Dervishaj. Këshilltari ligjor i kreut të shtetit sqaroi dhe keqkuptimet e një pjesë të mazhorancës, të cilët thonë se pas 30 qershorit drejtuesit ven-

dorë nuk kanë mandat për të qeverisur. “Këshillat bashkiakë aktualë do të ushtrojë funksionet deri në krijimin e këshillave pasardhës. Kjo nuk është një zgjatje e mandatit për organet vendore, por një detyrim që e përcakton ligji për vetëqeverisjen vendore. Çdo aludim se në datën 8 gusht ndërpritet mandati i tyre është një trillim politik”,- tha Dervishaj. Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e kreut të shtetit për të gjitha palët politike. “Presidenti i Republikës ripërsërit thirrjen ndaj të gjitha palëve politike, që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për të reflektuar dhe t’i përgjigjen ftesës së presidentit për dialog, për të gjetur së bashku një zgjidhje për krizën, përfshirë edhe dakordësimin e një date të re zgjedhore.Presidenti rigaranton se është i gatshëm të marrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata në përputhje me kompetencat që kushtetuta ja ka përcaktuar”,- tha Dervishaj. Deklaratë e institucionit të Presidentit të Republikës Institucioni i Presidentit të Republikës, ka ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet dhe qëndrimet publike, përfshirë edhe ato të zhvilluara sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku është diskutuar vendimmarrja e Presidentit për shfuqizimin e Dekretit për caktimin e datës 30 qershor, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Në vend të një diskutimi dhe reflektimi mbi argumentet kushtetues, ligjorë, dhe logjikë, mbi të cilat u mbështet Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta në vendimmarrjen e tij, dhe në vend që sot, të ishte një moment ku mund të shfaqej një reflektim

dhe të diskutohej mbi veprimet pozitive në favor të çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës ku ndodhet sot vendi, sot përkundrejt kësaj pritshmërie u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës. Presidenti vlerëson se kjo retorikë, ndonjëherë edhe toksike, nuk i shërben aspak, as zgjidhjes së krizës, dhe as paqes sociale në vend. Presidenti i Republikës thekson edhe një herë përpara të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve tanë të besueshëm ndërkombëtarë se: - Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019, për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019, është një akt që është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe parimeve themelore të mbrojtura prej saj. - Ky akt i Presidentit të Republikës, është marrë bazuar tërësisht në argumente Kushtetues, ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. - Akti i Presidentit të Republikës, për shfuqizimin e Dekretit për caktimin e datës 30 qershor, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, në zbatim të parashikimeve kushtetuese; referuar praktikës kushtetuese; referuar marrëdhënieve juridiko-shoqërore që ai rregullon, si dhe referuar argumenteve kushtetuese mbi bazën e të cilëve është marrë, e bën Dekretin e Presidentit një akt me natyrë krejtësisht të veçantë, dhe si i tillë, askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese, nuk

mund të shqyrtojë vlefshmërinë apo anti-kushtetutshmërinë e tij. - Dekreti i Presidentit të Republikës i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatim sipas ligjit. Ky organ është i detyruar ta zbatojë atë. - Çdo anashkalim i detyrave nga ky institucion dhe përgjegjësive të veta nga ana e këtij organi është i patolerueshëm nga ligji. - Çdo subjekt politik apo jo politik, i cili nuk është dakord me vendimmarrjen e Presidentit të Republikës, apo kundërshton kompetencat që Presidenti ka ushtruar nëpërmjet dekretit të tij, është i lirë që të ngrejë pretendimet e tij qoftë në Gjykatën Kushtetuese, apo pranë çdo gjykate tjetër të çdo niveli që ai vlerëson se mund të shqyrtojë pretendimet e tij mbi këtë çështje; - Presidenti i Republikës ripërsërit edhe një herë qëndrimin e Tij drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm partive politike, se ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë dhe në vlerësim të të gjithë rrethanave dhe fakteve, për të shmangur çdo mundësi që të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend, e cila mund të kulmonte me një përplasje më datë 30 qershor. - Presidenti i Republikës i siguron gjithashtu qytetarët e Shqipërisë se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afërt, në një situatë të qetë dhe në mënyrë të lirë e të ndershme. - Pikërisht për caktimin edhe të kësaj date të re, Presidenti, prej ditës së djeshme ka nisur një proces të gjerë konsultimi me të gjitha forcat politike në vend.

- Presidenti do të shprehet me Dekret për caktimin e një date të re. - Presidenti i Republikës thekson se, në zbatim të parashikimeve Kushtetuese dhe përcaktimeve të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, realizimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor në një datë të ndryshme nga ajo e 30 qershorit, nuk cenon aspak interesat e qytetarëve shqiptarë dhe as prek shërbimet që ata marrin pranë organeve të pushtetit vendor në këtë periudhë tranzitore. - Për këtë, ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në nenin 53 pika 1 dhe nenin 60, pika 4, garanton se; Këshillat Bashkiakë aktualë do të ushtrojnë funksionet e tyre, deri në krijimin e këshillave pasardhës, përbërja e të cilëve, do të formatohet nga zgjedhjet e reja që do të realizohen. Gjithashtu edhe, Kryetarët aktualë të Bashkive do të ushtrojnë mandatin e tyre derisa sa Kryetarët e rinj që do të zgjidhen, do të bëjnë betimin për funksionet që ata do të marrin. Kjo nuk është një zgjatje e mandatit të organeve të qeverisjes aktuale vendore që bëhet nga Presidenti i Republikës, por një detyrim që përcaktohet qartë dhe pastër nga ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Çdo aludim, se në datën 8 gusht 2019 ndërpritet ushtrimi i mandatit i të zgjedhurve vendorë aktualë, është një trillim politik. Qytetarëve shqiptarë u sigurohet me ligj vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës ripërsërit thirrjen ndaj të gjitha palëve politike që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë hapësirë kohore për të reflektuar, dhe t’i përgjigjen ftesës së Presidentit për dialog, për të gjetur së bashku një zgjidhje urgjente për krizën, përfshirë edhe dakordësimin e një date të re, për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore. Presidenti i Republikës rigaranton edhe një herë popullin shqiptar, se është në detyrë dhe i gatshëm të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit më të mirë të vendit dhe përparimit të të gjithë Popullit Shqiptar!


POLITIKE MEDIA ITALIANE Nga Rocco Buttiglione, Ish-Ministër për Europën

S

hqipëria është një vend i afërt dhe mik i yni, me lidhje his torike e ekonomike prej mijëra vitesh. S’mund të qëndrojmë indiferentë ndaj krizës që po e copëton atë komb dhe po e çon buzë luftës civile. Qeveria e tanishme “Rama” u zgjodh në 2017-n me një epërsi shumë të brishtë, por po vepron në një klimë frikësuese, duke lëvizur në kufijtë e ligjshmërisë, bile edhe duke i kapërcyer këta kufij. Shumë hetime kanë provuar bashkëpunimin e mjaft funksionarëve të nivelit të lartë, bile edhe të disa anëtarëve të qeverisë me kartele të trafikut të drogës dhe armëve. Shqipëria po rrezikon të kthehet në qendrën e mafias ndërkombëtare të Mesdheut. Për këtë situatë të rëndë kanë ngritur zërin jo vetëm opozitat e ndryshme brenda vendit, por edhe shtypi ndërkombëtar, por pa rezultat. Gjermanja “Bild” publikoi gjashtë përgjime të prokurorisë shqiptare, në të cilat shfaqej bashkëpunimi i mafias në falsifikimin e zgjedhjeve të 2017-s, me të cilat erdhi në pushtet Edi Rama. Opozita, duke parë padobishmërinë e aksionit parlamentar, në fund vendosi të tërhiqej nga parlamenti, duke i hapur udhë një serie mbresëlënëse manifestimesh (8 deri më tani), të cilat gjithsesi, deri më tani s’kanë mundur të lëkundin vendosmërinë e qeverisë për t’i imponuar vendit një regjim autoritar. Ato nuk mundën të siguronin as një hetim të paanshëm mbi lidhjet e mafias me politikën në Shqipëri. 30 qershorin e ardhshëm duhet të mbaheshin zgjedhjet lokale. Opozita, e drejtuar nga Partia Demokratike, vendosi bojkotimin e tyre, duke mos paraqitur kandidatë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se nuk është e mundur që në këtë klimë intimidimi të mbahet një fushatë zgjedhore dhe se ka prova evidente që tregojnë se forcat qeveritare po përgatisin një manipulim gjigant të zgjedhjeve. Evidentohen anomali të mëdha në procesin e regjistrimit të zgjedhësve dhe shumë prej kandidatëve qeveritarë të Partisë Socialiste janë të lidhur me bandën e Abdylajve, veçanërisht kandidati për bashkinë e Durrësit, qyteti i dytë më i madh në vend. Qeveria nuk pranon dialog me opozitën dhe ka refuzuar të japë garanci mbi mbarëvjatjen e zgjedhjeve. Në këtë gjendje, presidenti i Republikës Ilir Meta, shpalli shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, presidenti i republikës është garanti i unitetit kombëtar, ndërkohë që përcaktimi i datës së zgjedhjeve

8 E premte, 14 QERSHOR 2019

Shqipëria drejt grushtit të shtetit, zgjedhje farsë dhe rreziku i mafias

është eksluzivisht një prerogativë presidenciale. Në dekretin e pezullimit të zgjedhjeve, Ilir Meta theksonte qartësisht se nuk ekzistojnë kushtet për një proces zgjedhor dhe se në gjysmën e bashkive kishte vetëm një kandidat të regjistruar. Edhe në gjysmën tjetër, kandidatët i përkasin vetëm një partie ose një koalicioni zgjedhor. Shihet qartë se kryebashkiakët e zgjedhur në këto kushte assesi s’mund të përfaqësojnë komuntitetet e tyre dhe legjitimiteti i tyre nuk do të njihej nga një pjesë e madhe e komunitetit, mbase nga shumica e tij. Presidenti ka njoftuar se do të marrë të gjitha nismat e duhura për të rifilluar dialogun politik dhe për të mundësuar kushtet e një ballafaqimi paqësor elektoral. Pas dekretit, Edi Rama, kreu i qeverisë, e fyeu Kreun e Shtetit, tha se zgjedhjet gjithsesi do të bëhen dhe ka nisur një proces parlamentar për ta vënë nën akuzë Presidentin e Republikës. Por në fakt, kreu i shtetit thjesht ka ushtruar kompetencat që i janë atribuar nga kushtetuta dhe gjithsesi parlamenti nuk ka asnjë mundësi të vendosë nën akuzë Kreun e Shtetit. Rama po lëviz qartësisht jashtë kufijve që i përcakton kushtetuta. Është një Grusht Shteti. Italia duhet t’i dënojë pa ekuivok sjelljet e qeverisë shqiptare, duhet ta bëjë për miqësinë që na lidh me popullin shqiptar, i cili, pas rënies së komunizmit, ka mundur të ndërtojë me vështirësi një ekonomi funksionale dhe një shtet të së drejtës.

Por tani, të gjitha këto arritje mund të vaniten dhe rrezikojmë të gjendemi me një Shqipëri ekonomikisht

të çekuilibruar dhe në dorë të mafias. Duhet ta bëjmë sepse po humbasim të gjitha avantazhet e arritura në çështjet e zhvillmit ekonomik, të drejtave civile dhe zhvillimit kulturore, përmes bashkëpunimit të frytshëm të gjithë këtyre viteve. Rrezikojmë të kthehemi në kohët kur Kanali i Otrantos ishte rruga e kontrabandës së armëve, si dhe trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Duhet ta bëjmë sepse është në interesin e Shqipërisë dhe në interesin e Italisë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian, por kjo Shqipëri nuk mund të hyjë në BE dhe do të jetë – siç tashmë është – një faktor konflikti dhe destabilizimi në të gjithë Ballkanin. Italia mund të bëjë shumë, nëse flet me zë të fortë e të qartë. I kërkojmë qeverisë ta bëjë atë energjikisht dhe e vendosur. Botuar në il Dubbio/


POLITIKE

9

E premte, 14 QERSHOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: Shqipëria s’i hap negociatat për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit të Ramës

Vasili: KQZ e inkriminuar e rilindjes, del dhe kundër vetes N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili lëshoi akuza të forta ndaj anëtarëve të PSsë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të cilët refuzuan në mënyrë të paprecedentë cregjistrimin e Partisë për Unitet Kombëtar që drejtohet nga Idajet Beqiri në garën për zgjedhjet nul të qershorit që mazhoranca kërkon të zhvillojë me çdom kush në 30 qershor. “KQZ e inkriminuar e rilindjes, që pranonte çregjistrimin në 6 maj 2017 për Kavajën, del kundër vetes dhe sot (dje) bën të kundërtën! Në KQZ-në e sotme, tashmë të inkriminuar totalisht e në shërbim të rilindjes, aktualisht refuzohen çregjistrimet e kandidatëve për kryetar bashkie siç ishte rasti i Salvator Kaçajt në Lezhë dhe i Ylber Gjetës në Kamëz. Ndërsa sot (dje) u refuzua edhe çregjistrimi i partisë së Unitetit Kombëtar. Një këta anëtarët e KQZ tha bile se: “Procesi i fletëve të votimit ka përfunduar. Kërkesa për çregjistrim bie ndesh me normativën kushtetuese. Fleta e votimit tashmë është e printuar. Pritet të vijnë në Shqipëri duke qenë se është printuar jashtë vendi. Po të kthejmë fletën do linim pa u futur në zgjedhje dhe partitë e tjera që duan të futen në zgjedhje. Në kod zgjedhor nuk parashikohet mundësia për t’u tërhequr.” Çudi e madhe çregjistrimin e ndaloka Kushtetuta, ndërsa Kodi Zgjedhor nuk thotë gjë. Kjo është komedi më vete... Por po e njëjta

KQZ ka pranuar çregjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, në 6 maj pikërisht një ditë përpara zgjedhjeve. Lexoni komunikatën e KQZ-së në atë kohë për zgjedhjet në Kavajë dhe do të kuptoni sa të pacipë janë këta anëtarë të KQZsë dhe sa shëmtuar i shërbejnë rilindjes dhe Edi Ramës. Mos harroni që dekreti i Presidentit Nishani për zgjedhjet në Kavajë doli vetëm pas 2 javësh mbas anulimit të tyre de facto nga KQZ-ja, dhe pikërisht në 21 maj. E krahasoni vetë me çfarë bëjnë sot në KQZ-në e rilindjes dhe kuptoni se si po dhunojnë

ligjin me urdhër të rilindjes. E sigurtë është që këta kanë zgjedhur ta shkelin ligjin dhe të sakrifikohen dhe ndëshkohen për Edi Ramën. Paçin fat në këtë rrugë të errët”, u shpreh dje Petrit Vasili. Nënkryetari i LSIsë do të reagonte sërish lidhur me zhvillimet e aktualitetit politik në vend. Përmes një reagimi mëe rrjetet sociale Vasili publikon disa fakte që sipas tij janë kokëforte. Sipas Vasilit, Rama mori një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe që kishte liberalizuar vizat, dhe e katandisi në një Shqipëri që nuk i hapen negociatat për vite me radhë vetëm për shkak të

kriminalizimit dhe korrupsionit të tij. “Fakte kokëforte! Edi Rama mori një Shqipëri që ishte anëtarësuar në NATO që në vitin 2009; një Shqipëri, që kishte liberalizuar vizat që në vitin 2010; dhe e katandisi në një Shqipëri që nuk i hapen negociatat për vite me radhë vetëm për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit të tij. Këto janë faktet, të tjerat janë llafe dhe ujë në havan!”, tha Vasili. Më herët nënkryetari i LSI-së komentoi dhe seancën e djeshme të Kuvendit, i cili miratoi një rezolutë absurde pa vlerë. “Edi Rama po mbjell erën, por do të korrë furtunën! Edi Rama me ca Lej Fenë të vegjël po lodhen shumë që të krijojnë një puhizë ere mashtrimi e demagogjie në një Shqipëri të tronditur rëndë, të zemëruar, të vjedhur, të plaçkitur, por që sot është e gjitha në këmbë, e revoltuar, reaguese e papajtueshme dhe e pa kthim në sfidën për t’u ndarë kjo e keqe. Edi Rama është sot kundër popullit, kundër ligjit, kundër zgjedhjeve të ndershme, kundër paqes, kundër shpresës, kundër qetësisë dhe mirëkuptimit. Edi Rama është sot pro korrupsionit, që i mbush xhepat, pro kriminelëve, që grabisin votat, pro shkatërrimit të pronës së qytetarëve, pro dhunimit të njerëzve të thjeshtë, pro varfërisë, pro braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë. Prandaj asnjë s’e dëgjon më Edi Ramën! Prandaj asnjë s’e beson më Edi Ramën! Prandaj asnjë nuk ja var më Edi Ramës! Edi Rama në hallin pa rrugëdalje të një

ISH-DEPUTETI I LSI-së

Spahiu: Faleminderit z. President që i nxore nga skuta ku ishin futur

Diskutimet e djeshme në Kuvend mbi një rezolutë kundër Presidentit Ilir Meta kanë shkaktuar një valë të fortë reagimesh nga radhët e opozitës. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, është shprehur në lidhje me daljet e shpeshta publike të ministrave dhe deputetëve rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media për të kundërshtuar vendimin e kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. “Prej tre ditësh janë turrur ministra e deputetë rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media. Ndërkohë, dy vite qeverisje, akoma nuk kemi mësuar emrat e ministrave që drejtojnë këtë vend, si kemi parë askund, në asnjë debat. Prej dy vitesh nuk miratohet asgjë në dobi të vendit, përveç aferave korruptive, denoncuar tashmë nga opozita, por dhe media të huaja. Faleminderit z. President që i nxore nga skuta ku ishin futur…!!!”, tha ish-deputeti i LSIsë, Përparim Spahiu. mijë fajeve, që ka mbi kurriz, po lodhet kot që të mbjellë erën, e pashmangshme është që do të korrë furtunën….”, vlerësoi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

ISH-DEPUTETJA LSI-së IRONIZON RAMËN: 5 ORË DISKUTIME PËR NJË REZOLUTË, QË AS NUK I AFROHET PROCEDURËS SË SHKARKIMIT TË PRESIDENTIT

I

sh-deputetja e LSI-së, Silva Caka ironizi votimin djeshëm në Kuvend të një rezolute nul kundër Presidentit Ilir Meta, i cili anuloi zgjedhjet vendore të qershorit. Përmes rrjeteve sociale, Caka theksoi se në kulmin e varfërisë, në pikun e largimit të shqiptarëve nga vendi, në minimumin e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, në maksimumin e refuzimeve dhe bllokadave nga vendet e BE-së kundrejt Shqipërisë, në nivelin më të ulët të reformimit të edukimit, shëndetësisë dhe drejtësisë, Edi Rama, prej 5 ditësh ka fryrë gjithë opinionin publik e është hakërryer e përbetuar nga çdo vend ku ka shkelur, se do të shkarkojë Presidentin e Shqipërisë. “U mbars Parlamenti e polli një rezolutë! Në këtë pisk vape, në kulmin e varfërisë, në

Silva Caka: U mbars Parlamenti e polli një rezolutë

pikun e largimit të shqiptarëve nga vendi, në minimumin e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, në maksimumin e refuzimeve dhe bllokadave nga vendet e BE-së kundrejt Shqipërisë, në

nivelin më të ulët të reformimit të edukimit, shëndetësisë dhe drejtësisë, Edi Rama, prej 5 ditësh ka fryrë gjithë opinionin publik e është hakërryer e përbetuar nga çdo vend ku ka shkelur, se

do të shkarkojë Presidentin e Shqipërisë?! Ka që prej datës 8, që përdor gjithë arsenalin e tij mediatik, ministror, parlamentar, “opozitar” e ndërkombëtar, vetëm e vetëm që t’i mbushë mendjen të gjithëve se ai është më i miri, më i drejti, më i kulluari, biri i Zotit në tokë… Ka që prej datës 8 që ndërsen Taulantin, Ulsiun, Astrit opozitarin, Elisën, Erionin, Erionin Jr., Rudinën, Juncker-in, Etildën, Gjuzin e të tjerë, për t’i mbushur mendjen të gjithëve se Presidenti ka shkelur Kushtetutën e se për këtë fakt, do të shkarkohet. Nuk la gjë pa thënë e nuk la gjë pa bërë; shau, mallkoi, kërcënoi, presionoi, iku në Bruksel, vajti

dhe në Kosovë me syze, qau, lebetiti, u ankua, një herë bëri si i keq e një herë si shpirt i keq, i ra këmbës 5 orë në Parlament e për çfarë? Për të nxjerrë një rezolutë, që as nuk i afrohet procedurës së shkarkimit të Presidentit! Një furtunë në gotë me pak fjalë… E di edhe ai që akte të tilla kërkojnë burrëri e guxim, kërkojnë qetësi dhe kthjelltësi, kërkojnë eksperiencë e njohuri… e ai nuk gëzon asnjë nga këto! Ah se harrova: duhet edhe Gjykata Kushtetuese! Nuk është faji i tij; nuk është e lehtë të merresh me pesha të rënda, kur e ke trurin bosh! Edhe diçka në fund: me ato 3 hapat përpara ç’u bë? Apo ç’i deshe thuaj...”, u shpreh ishdeputetja Silva Caka.


POLITIKE

10

E premte, 14 QERSHOR 2019

Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri: Jam dakord politikisht me Presidentin Meta, por jo nga ana juridike

Pandeli Majko: Zgjedhjet pa opozitën, rrezikojnë të degradojmë në regjim N

jë nga figurat e vjetra të Partisë Socialiste, Ministri për Diasporën Pandeli Majko deklaroi në seancën e djeshme plenare se zgjedhjet pa opozitën do të konsideroheshin jo normale dhe do ta degradonin vendin në një regjim. Nga ana tjetër Majko u shpreh se kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë. “Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria dhe ngritjen e një qeveri tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtet në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës jashtë parlamentare është e një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në të qenë politike në krizë të sistemit. Kriza politike është se opozita ka fokusuar politikën e saj me Edi Ramën. Në marrëdhënie me të opozita ka bërë një gabim, ky është nënvlerësimi i tij. Ta trajtosh atë si një politikan të dështuar dhe të shpallësh se me të nuk hyj në zgjedhje, ka një kontradiktë domethënëse. Si rregull përballë të dështuarit fitohen zgjedhjet”, tha Majko. Duke folur për zgjedhjet pa opozitën, Pandeli Majko tha se nuk mund të konsiderohen normale por ia la përgjegjësinë opozitës. “Shqipëria rrezikon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë

nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme. Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë. Partia Socialiste

duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës

së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negativ që po ndodh. Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi. Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë”, deklaroi Majko. Nga foltorja e Kuvendit, Pandeli Majko e cilësoi gabim dekretin e Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet dhe tha se është zgjedhur nga Partia Socialiste, pra produkt i maxhorancës. Majko tha se ishte dakord politikisht me Presidentin Meta, por nga ana juridike e kundërshtoi atë. “Përpjekja e Presidentit nuk mund të dalë nga konteksti i krizës politike në vend. Ai ka arsyetuar se nuk mund të ketë zgjedhje kur një pjesë e opozitës nuk merr pjesë në të. Politikisht nuk e kontestoj, por juridikisht veprimi i Presidentit do kishte kuptim po të ndodhte më parë në periudhën e regjistrimit të partive në zgjedhje. Presidenti ka ushtruar një të drejtë, të cilën nuk e gjen të shkruajtur në kushtetutë”, u shpreh dje në Kuvend ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

DEPUTETI I PD-SË

Bushati: Periudhë eksperimentesh. Kemi braktisur interesin kombëtar

Në fjalën e tij në seancë plenare, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, u shpreh se po jetojmë në një periudhë eksperimentesh të rrezikshme, ndërsa theksoi se është braktisur edhe interesi kombëtar. “Po jetojmë në një periudhë eksperimentesh të rrezikshme. Eksperiment ishte djegia e mandateve nga ana e opozitës, eksperiment për mua është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, eksperiment është largimi nga përgjegjësia për konstituimin e organeve të drejtësisë dhe të organeve kushtetuese, vajtimi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, eksperiment po bëhet me parimet themelore të së drejtës, me sigurinë juridike, me pritshmëritë legjitime, me proporcionalitetin, me parashikueshmërinë por dhe pasojat e akteve ligjore. Eksperiment është dhe bojkotimi i komisionit të reformës zgjedhore të mbështetur nga partnerët tanë ndërkombëtare dhe bojkotimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Po eksperimentohet me dhunën duke e relativizuar atë dhe duke e mirëpritur si akt apo instrument politik. Eksperiment është dhe zhdekretimi apo anulimi i zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës, në kapërcim të kufijve kushtetues dhe në kundërshtim me ligjin por dhe praktikën kokëfortë të tranzicionit shqiptar sipas të cilës duhet të ketë një dakordësi mes palëve politike për të anuluar, për të shtyrë datën e zgjedhjeve”, u shpreh deputeti socialist dje në Kuvend, Ditmir Bushati.

DEPUTETI MALIQI KËRKON SHPËRNDARJEN E KUVENDIT: SI POLITIKAN ME EKSPERIENCË THEM SE KOHA E FLETËRRUFEVE DUHET TË MARRË FUND!

D

eputeti Lefter Maliqi e cilëson si skandal vendimin e Prokurorisë për të marrë të pandehur edhe me forcë, kreun e PD, Lulzim Basha. Në një qëndrim të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Maliqi deklaroi dje se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe gjithë shqiptarëve. “Skandal Kryeprokurori, Kryepolici, Kalorësi i Rilindjes, urdhëron marrjen të pandehur të Kryetarit të Opozitës dhe nëse nuk paraqitet do të urdhëroj shoqërimin forcërisht të tij. S’ka të ndalur kalorësi me ushtrinë e rilindjes ka shpallur lufte me opozitën është kundra marrëveshjeve. Kalorësi po i pushton te gjitha trojet, sot pushtoj e nënshtroj parlamentin, ka pushtuar prokurorinë,

Lefter Maliqi: Skandal, Rama i shpalli luftë opozitës dhe gjithë shqiptarëve

drejtësinë, KQZ-në, SHIKun, po pushton Presidencën, Pushtetin Lokal dhe së fundmi dhe Opozitën. Shtetet fqinjë

Italia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi në gadishmëri po ruajnë kufijtë nga Lideri Global. Zot na ruajt ku po përfundojmë, luftuam për liri, demokraci, shembem diktaturën në 1990, jemi për paqe. Por kalorësit nuk i ndalet shpata do dhe kokën e kreut te shtetit, kreut të opozitës nuk ngopet, do shume me tepër troje, pushtet, sundime. Mëndja gjë e madhe, zot na ruaj”, tha Maliqi. Deputeti i pavarur ka bërë thirrje për shpërndarjen e Kuvendit, pasi sipas tij Rama po e kthen Shqipërinë në pikën zero, ndaj tha ai, duhet të jetë populli që t’i heqë vizën

njëherë e përgjithmonë Ramës. “Rama ose “Daci Bao” kinez! Me fletërrufenë që nxori sot (dje), Rama nuk dukej as më shumë as më pak, por si një “daci bao” që propagandon revolucionin kulturor kinez. Këto fletërrufetë kineze të tipit lejfeniste kanë marrë peng sot Kryeministrin Rama dhe nuk e lejojnë të jetë i orientuar nga e ardhmja, por mban peng vendin. Në paturpësinë më të madhe, Rama dje na tha gënjen Presidenti Meta apo Junker. Por ende pa mbaruar “logimi” i videos, lajmi tjetër mori dhenë që dhe Zvicra, Franca sikurse

dhe Holanda do vendosin vizat për shqiptarët. Shqiptar, sot është koha që ti heqim ne vizën Ramës, sepse në marrëzinë e tij, ai po e kthen Shqipërinë në pikën zero. Ndaj unë si politikan me eksperiencë dhe me devotshmëri i bëj thirrje që të shpërndahet ky Parlament sa më parë, duke e grisur një herë dhe përgjithmonë fletërrufetë e Daci Baos, Rama. Sot në Parlament do shohim filmin “Përrallë nga e Kaluara” ,”Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” dhe “Vdekja e Kalit”, nga televizioni me i ndjekur në Ballkan e Europë, Ertv-në e kalorësit të Rilindjes, krimit, korrupsionit dhe të instalimit të diktaturës, duke marrë tepsinë, timonin dhe gjithë pushtetet”, tha dje Maliqi.


INTERVISTA

K

orrespondenti i “Frankfurter Allge meine Zeitung” Matthias Rüb, i cili mbulon Shqipërinë ka dhënë së fundmi një intervistë për Deutsche Welle në lidhje me situatën politike në vendin tonë.Sipas tij, skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi dhe që Kryeministri Rama të mos këmbëngulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit.Ndërkaq, ai mendon se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve është në rregull nga pikëpamja kushtetuese.Deutsche Welle: Në Shqipëri frontet janë ashpërsuar pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Si e shikoni ju këtë krizë?Matthias Rüb: Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.Deutsche Welle: Si e shihni vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, vendim që ka zemëruar qeverinë? Presidenti Meta thotë, se bazohet në kushtetutë dhe ka përgjegjësi për paqen sociale në vend…Matthias Rüb: Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon.Deutsche Welle: Ka një mocion me debat në parlament të enjten kundër presidentit Meta që ç’dekretoi datën e zgjedhjeve, synohet një rezolutë. Çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë, nëse arrihet shkarkimi i tij?Matthias Rüb: Kriza kushtetuese do të bëhej

11 E premte, 14 QERSHOR 2019

“Skenari më i mirë për Shqipërinë, zgjedhjet të shtyhen me ujdi”

më e thellë. Mund të ndodhë që kryeministri të kërkojë zgjedhjen e një presidenti të ri. Sido që të jetë të gjithë të pushtetshmëve në Tiranë u mungon legjitimiteti i nevojshëm. Edi Rama nuk ka legjitimitetin e opozitës, presidenti Meta nuk ka legjitimitetin apo mbështetjen e qeverisë, të socialistëve, pra është shumë e vështirë të gjendet një rrugëzgjidhje nga kjo krizë kushtetuese. Vetëm nëse të tre palët ulen në tryezë e gjejnë një kompromis. Kjo do të ishte më e mira për vendin. Vendi ka nevojë për qetësi, për pushtetarë me legjitimitet e jo për trazira e përplasje jashtë institucioneve demokratike.Deutsche Welle: Kryeministri, Edi Rama takoi në Bruksel para dy ditësh, kreun e Komisionit të KE, Jean-Claude Junkcer, ai mori mbështetje aty. Njerëzit nuk duhet të pengohen të votojnë, tha Juncker. Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës, për lidhjet e PS e Ramës me mafian e drogës, se ai ka blerë zgjedhjet. Publikimet e gazetës “Bild” i dhanë një shtysë të re kësaj problematike. Mendon Brukseli se opozita po e ekzagjeron?Matthias Rüb: Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një

problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.Deutsche Welle: A mund mbahen zgjedhjet lokale në këto kushte? Për Ramën ato janë legjitime, për Bashën janë moniste.Matthias Rüb: Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.Deutsche Welle: Drejtësia që mund të thoshte fjalën e saj, duket e paralizuar në Shqipëri për shkak të vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, po për këtë

arsye. Ndërkohë kriza thellohet. Kush mund të ndihmonte në këtë situatë?Matthias Rüb: E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Nuk shoh ndonjë palë që është e gatshme për kompromise. Nuk shoh as edhe një figurë të tretë nga jashtë apo brenda që mund të ndërmjetësojë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar. Pra, as drejtësia, si një pushtet i pavarur në Shqipëri nuk ndërmjetëson dot vërtet në këtë konflikt, nuk e shoh këtë mundësi që drejtësia në një lloj mënyre ta çojë përpara këtë proces. Pra ose të thuhet qartësisht, bazuar në ligj, se nuk ka prova të qarta për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me mafian e drogës, ose që ajo të tregojë qartë, se ka një bashkëpunim të tillë e të ngrejë akuzë kundër kryeministrit. Por siç e thashë drejtësia duket e paralizuar dhe jo e aftë të veprojë.Deutsche Welle: BE, në të shkuarën ka dërguar gjithmonë misione ndërmjetësuese, kësaj here ajo duket se është e rezervuar…Matthias Rüb: Edhe mua më duket kështu, por siç e thashë impulsi i BE për të vënë gjërat në

vend në Shqipëri, apo për të përshpejtuar hapjen e negociatave, ky impuls po dobësohet gjithnjë e më shumë. Pra si nga brenda Shqipërisë zor se duket një rrugëdalje, ashtu edhe BE ka pak mundësi ndikimi. Pas zgjedhjeve europiane ajo ka halle brenda saj. Kush do jetë komisioneri i ri i zgjerimit, kush do jetë i ngarkuari për politikën e jashtme, si do të pozicionohen këta komisionerë të rinj kundrejt Shqipërisë. Gjithçka është pezull, e të shpresojmë që kjo gjendje të mos çojë në shpërthim dhune.Deutsche Welle: Por nëse nuk ndërhyn askush për të arritur një kompromis rreziku i shkallëzimit të situatës është i madh…Matthias Rüb: Për fat të keq është kështu. Edhe përvoja e tregon që ka pasur rrëzime qeverish me dhunë në Shqipëri, e që kanë pasur madje sukses për partinë që ka qenë në opozitë. Pra, joshja e partisë që nuk ka qenë në qeveri për të ndryshuar pushtetet me fuqinë e rrugës, madje me dhunë është e madhe, e kam frikë, se kjo joshje është e madhe edhe për Partinë Demokratike.Deutsche Welle: Por Shqipëria ka përvojë të hidhur në këtë drejtim, partitë duhet të kenë mësuar diçka nga e kaluara…Matthias Rüb: Do të dëshiroja që të thoja Shqipëria ka mësuar nga e kaluara, por për momentin shenjat janë për stuhi dhe jo për qetësim politik. Shpresoj që unë të gaboj dhe të që kemi një kompromis e një zgjidhje politike.Deutsche Welle: Cili do të ishte skenari më i mirë për vendin në këtë moment dhe çfarë mund të shkonte më keq?Matthias Rüb: Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëgulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit. Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e ndoshta situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis e të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë. j.l./ dita


FORUM

14

E premte, 14 QERSHOR 2019

Thirrja: Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve!

OPINION Nga Agron Gjekmarkaj

L

ulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve!Rezoluta qortuese me 100 vota e parlamentit te Shqipërisë dëshmon se çfarë është ky institucion sot!!!Një teatër kukullash me një regjisor në hall e të braktisur nga talenti!!“Opozita e re” pa mëdyshje, pa ndoshta pa sikur, pa vrasje ndërgjegjeje ju bashkua Kryeministrit! Eh si erdhi kjo punë! Ca teveqel mëhalle u bënë deputet!Ngërdheshen, flasin e duket sikur pegerin! Sot i ngjiten vajit te rilindjes kundër Ilir Metës!!! Kjo është shenja e dekadencës e krizës e llumit , e ujërave te zeza qe po sulmojnë çdo standard të demokracisë! Kriza e Edi Ramës është shndërruar në dashurinë e tyre! Sot zhigolotë e kuvendit pinin kafe me Taulant Ballën e merrnin udhëzimet e rastit!

Sa keq jemi katandisur! Turpi del lakuriq pa ndroje!! Ndërsa shoqëria shfaq ndrojën e vet për të ardhmen teksa kllounët derdhin llakërdinë e tyre pa marre! Por kjo ka anën e vet të mirë! Ky parlament është problemi më i madh i demokracisë shqiptare! Ai nuk mund të jetë më kurrë zgjidhje për problemet e këtij vendi! Aty çdo gjë ka një çmim përpos parimeve etike!!! Opozita e vërtetë e cila ka përgjegjësitë e veta për atë “ të renë” e cila sot na skuq e zverdh për tiparet e racës duhet t’i prijë popullit !LulzimBasha duhet ta braktise kujdesin, diplomacinë dhe te dalë në ballë të përpjekjes për të shpëtuar thelbin e demokracisë së brishte e të telendisur nga horrat e hajnat, nga kriminelet dhe gejshat!

O sot o kurrë është dita! Lulzim ftoji të gjithë edhe kundërshtarët me emër te përvetshëm , fillo me Jozefinën! Ata që zënë be kokën e mamit nuk frymëzojnë !Kjo është emergjencë kombëtare!! Ndjesitë personale e humbin peshën! Shteti dhe shoqëria rrezikojnë shprishjen! Edi Rama sot dëshmoi që nëse do behët edhe Mbret! Propozimi mund të vijë nga LigoraqKaramelo në emër të atmes! Refuzimi duhet të vijë nga shqiptarët modernë që duan Europën, shtetin pa drogë dhe pa viza, pa tribalizëm, e pa kriminelë që përcaktojnë politikat dhe sjelljen! Lulzim dil e thuaju shqiptarëve qe po troket despotizmi, dil e thuaju qe je gati të bëhesh një me ta për ta ndalur këtë!Sot provën

e kemi në dorë! Një njeri, Edi Rama është pronar i parlamentit, qeverisë, drejtësisë, ekonomisë dhe po synon një grusht shteti për të bërë zgjedhje të paligjshme më 30 Qershor! Zgjedhjet pa opozitën e cila vidhet e rrihet janë fundi i dekorit demokratik! Pa fund i kam bërë kritika LulzimBashës, të shumta i kam dhimbjet kur shoh mediokritetin në PD , zullapë 70 vjeç e kopukër 40! Një ditë do ja bëjmë listën me emra! Por lidhjet me krimin aty mungojnë! Këtu fillon shpresa!Lulzim këtu ka mbetur pak për të luajtur! Nuancat i ka marrë lumi! Je Kryetar i PD dhe ndaj të drejtohem, jo si individ se individët i shoh të papërfillshëm në këtë histori, ndaj mos hezito të testosh veten dhe shoqerinë. Priju!!!Jo vetëm ekonomia,

ANALZIË

Rama do pushtetin, jo Kushtetutën Nga DesadaMetaj

N

ëse do të kuptosh se ç’po ndodh me krizën politike në Shqipëri, së paku duhet të dish të lexosh Kushtetutën ose të gjesh kohë dhe durim të kuptosh ata që prej disa ditësh shpjegojnë ligjin themeltar të shtetit.Por meqë shpjeguesit, interpretuesit dhe ligjvenësit kanë opinione të ndryshme për çështjen nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën, shqiptarit të zakonshëm i mbetet të vrasë mendjen vetë të kuptojë çfarë po ndodh. Në rastin më të keq, ai mund të kërkojë të dëgjojë gjykimin e tij në dorë shumicës dhe opozitës para se ta ndajë mendjen. Por në këtë pikë, çdo qytetar e kupton fare thjeshtë se kriza në vetvete nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën, as me ligjin: ajo është fund e krye politikë. Dhe politika, sipas rastit, e përdor Kushtetutën dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese për ta zhvendosur debatin atje ku duhet të jetë, jo tek mungesa e ligjeve, por e vullnetit për t’i zbatuar ato. Nëse kriza, sot, duket kaq intriguese e veshur me fjalën e madhe “kushtetuese”, zanafilla e saj, në të vërtetë nuk është Kushtetuta, por krimi dhe bandat që blenë votat në zgjedhjet e vitit 2017 dhe dhunuan vullentin e popullit të shenjtëruar në Kushtetutë.Vjedhja e votave nuk u nxit nga Kushtetuta. Këtë e dimë të gjithë edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Madje, në Shqipëri, vjedhja e votës dënohet nga ligje kushtetuese, nga më të ashprat në botë, sidomos kur votat i vjedhin kriminelët e organizuar.Në Shqipëri ka ligje, por nuk ka prokurorë profesionistë dhe hetim të pavarur. Pikërisht, drejtësia e munguar për dhunimin e vullnetit të njerëzve është thelbi i krizës të vështirë

për t’u zgjidhur.Prokuroria dhe gjykata kanë paturmjeftueshëm prova dhe kohë për të dosjet, famëkeqe ndërkombëtarisht, 339 dhe 184. Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë mbetur ende në detyrë, e kanë kuptuar se për të vijuar karrierën duhet të bëjnë siç bëjnë shefat e tyre: ti shërbejnë qeverisë, verbërisht dhe pa asnjë peng, sepse, në fund të ditës, dikush pranë Kryeministrit do të kujdeset qe vetingu për ta të jetë një provim shtesë dhe jo prova e vërtetë e ndershmërisë dhe profesionalizmit.Sot, të zhytur në krizën që e ka ndarë vendin dhe shoqërinë, si në vitet e errëta të përplasjes civile, mjeshtëria e mpakur dhe e plakur e Edi Ramës nuk synon gjë tjetër veç shmangjes nga realiteti dhe problemi i vërtetë i qeverisjes së tij.Në kushtet kur ish ministra apo bashkëpunëtorë të afërt të Kryeministrit dalin qartas si shefa apo vartës të banditëve dhe kriminelëve gjatë dhe pas procesit zgjedhor, sigurisht është luks të diskutosh në Kuvend apo publik për kushtetutën dhe zbatimin e saj.Me frikën se ndoshta të tjera përgjime do të risjellin në vëmendje jo vetëm abuzmet milionëshe të ministrave, por edhe banditizmin e

rrënjosur thellë të “rilindjes”, Edi Rama nuk lodhet së përdoruri “agjenturën ruse” si bashkëpunëtore të opozitës. Kryeministër, që do hyjë në histori si njeriu që e mbajti vendin e tij jashtë BE-së, sa herë ndonjë qeveri europiane flet apo kërkon t’u rivendosë vizat shqiptarëve, nxjerr nga sirtarët librat dhe filmat e vjetër me spiunazhin rus.Me shpresën se një popull, që kulmin e audiencës e arrin me telenovelat, do të ripërtypë trillin e radhës me armiq të financuar nga Rusia. Në këto kushte, ata që mendojnë se Edi Rama po e përjeton keq krizën e ndoshta do të ulë tonet për të gjetur një zgjidhje, ndoshta, gabohen rëndë. Sepse Kryeministri është më i qartë se kurrë se tashmë është momenti të përdorë çdo metodë a mekanizëm për ta mbajtur ende në pushtet.Është i gatshëm të përdorë çdo bashkëpunëtor e prokuror të vetëofruar për të kaluar vetingun, çdo ish-ministër, çdo ish-deputet apo deputet ish-listash opozitare, apo çdo parti të rilindur nga ricklimi i mbetjeve të opozitës. Është i gatshëm të bëjë paqe dhe me atë që sot e shan më fort.Edi Rama nuk ka për qëllim të zgjidhë krizën, as të shkarkojë Presidentin, madje as të ndryshojë datën e zgjedhjeve.Edi Rama do thjesht të zgjasë pushtetin dhe jetën e tij politike, duke dashur të përdorë për këtë edhe opozitën.Ndaj më shumë se debatet kushtetuese, marrjen me thirrjet qesharake të prokurorëve të “nëndetses 105”, opozita dhe PD duhet të angazhohen qartas në pozicionet dhe kërkesat e tyre. Ata nuk duhet të merakosen shumë për Kushtetutën, të cilën Edi Rama mund ta ndryshojë në çast me fuqinë e aleancës së tij euroatlantike me gjuzët e përfaqësuesit parlamentarë të bajrave, shullazëve dhe avdylajve.

integrimi, dermokracia po merr fund! Shumë më tepër se kaq! Paqja mes shqiptarëve! Beje përpjekjen tende! Bindi shqiptarët që e ke për ta dhe jo për vete e nja 20 veta qe të binden në PD!Nëse je i vërtetë do ja dalësh! Sot opozita dhe ti jeni e vetmja garanci!!!Behu trim dhe sfidoji rrethanat! Bashko faktin me perceptimin dhe kjo do jetë e vërteta absolute e kësaj shoqërie! Një lider, një udhëheqes mund të ketë gabuar, mund të dështojë mbase jo për fajin e tij dhe ky nuk është mëkat!Por nëse nuk di të lexojë të vërtetat e vendit të tij e ka të pamundur t’ja shëroje plagët !!Lulzim sfidoje skepticizmin! Dil dhe priju njerëzve ! Demokracia është ndërtuar me akte kudo në botë! Nuk mjaftojnë fjalët!

PARALAJMËRIMI

Mark Marku: Rama duhet shkulur me gurë dhe pushkë!

Pedagogu MarkMarku ka bërë një paralajmërim të frikshëm mbrëmjen e sotme gjatë emisionit ‘Opinion’.Duke folur në emision, Marku u shpreh se Rama kërkon të fshijë provat e krimeve të tij, duke bërë diçka më të madhe: të çojë popullin në luftë, në konflikt civil. “Rama kërkon të çojë vendin në luftë që të shkatërrojë të gjitha provat për krimet e tij. E them me bindjen e plotë. Sepse kur zhytesh kaq shumë në krim e korrupsion, do të kërkosh diçka më të madhe që ti fshish. Dhe lufta, konflikti civil është diçka shumë më e rëndë. Jam i bindur që Edi Rama kërkon të çojë vendin në luftë dhe në përplasje civile pasi kjo gjë është më e rëndë se sa krimi dhe korrupsioni tij. Në këtë mënyrë ai fshinë të gjitha provat dhe krimet që ka bërë në 6 vite në regjimin e tij”,- u shpreh MarkMarku. Pedagogu përfshi në debat të ashpër edhe me ministren e Drejtësisë EtildaGjonaj.“Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Me gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjelle në majë të hundës”,- tha MarkMarku.


AKTUALITET

15

E premte, 14 QERSHOR 2019

Të drejtën për aplikim e kanë edhe individët apo familjet rome të paregjistruar në zyrën e gjendjes civile të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku aplikojnë

DY FAZA “Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata individë apo familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit. Individi apo familja paraqet kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social në çdo kohë, sipas formatit të miratuar nga këshilli bashkiak dhe sipas deklarimit tip për vërtetësinë e të dhënave”.

Procedura e re për të përfituar nga programi i strehimit social Q

everia ka miratuar procedurën dhe dosjen e re të dokumenteve që duhet të dorëzojnë familjet në nevojë dhe kategoritë e tjera për të përfituar nga programet e strehimit social. Sipas vendimit, aplikimi do të bëhet në dy faza. Në çdo rast, aplikimi për të përfituar strehim nga këto programe do të bëhet pranë strukturave përgjegjëse të qeverisjes vendore ku aplikuesi ka vendbanimin e tij. Sipas VKM-së, të drejtën për aplikim për përfitimin nga programet sociale e kanë individët që kanë mbushur moshën 18-vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse, të cilat plotësojnë kushtet për strehimin social. Të drejtën për aplikim e kanë edhe individët apo familjet rome të paregjistruar në zyrën e gjendjes civile të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku aplikojnë, për të cilët njësia e vetëqeverisjes vendore ka informacion se banojnë në atë njësi të vetëqeverisjes vendore. Aplikimi i të miturve nën moshën 18-vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastet kur bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrativ, mbeten të pastrehë për arsye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre, bëhet me kërkesën e një përfaqësuesi të caktuar me vendim gjykate ose akt administrativ. Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata individë apo familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit. Individi apo familja paraqet kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social në çdo kohë, sipas formatit të miratuar nga këshilli bashkiak dhe sipas deklarimit tip për vërtetësinë e të dhënave. Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt në strukturën përgjegjëse

për strehimin të njësisë së vetëqeverisjes vendore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë. Personat që ekzekutojnë dënimin penal me burgim

mund ta paraqesin kërkesën pranë institucionit ku gjenden të ndaluar ose ku ekzekutojnë dënimin penal me burgim. Faza e dytë e aplikimit fillon kur njësia e vetëqeverisjes vendore planifikon zbatimin e njërit prej

LAÇ

programeve apo instrumenteve të strehimit social. Aplikantët mund të refuzojnë programin e strehimit dhe të mbeten përsëri në listën e pritjes, vetëm kur nuk u plotësohet strehimi sipas normave në fuqi. Aplikantët

që janë në kushtet e nevojës emergjente për strehim, që banojnë në banesa në rrezik shembjeje, në banesa që nuk plotësojnë kushtet higjienosanitare, në banesa që prishen për shkak të ndërtimeve të veprave publike, të cilët nuk përfitojnë kompensim financiar nga procedurat e shpronësimit, ose që kanë mbetur pa strehë për shkak të fatkeqësive natyrore, si dhe personat e pastrehë, paraqesin kërkesën dhe deklaratën, duke specifikuar edhe situatën në të cilën gjenden.

RAPORTI

Pelegrinazhi në “kishën e mrekullive”

Kultura e dobët financiare e shqiptarëve

Mijëra pelegrinë kaluan natën në Kishën e Shna Ndout në Laç, ku dje përfundoi rituali i 13-të të martave. Të ardhur nga të gjitha trojet dhe të besimeve të ndryshme, ata besojnë se ky vend bën mrekulli. Besimtarët u ngjitën në këmbë drejt Kishës së Shna Ndout në Laç. “Inshallah Zoti na i plotëson të gjithë dëshirat”,-thotë një besimtare. Ata ndezën qirinj dhe ecën në rrugën që besohet se ka kaluar shenjti. Si edhe u lutën për shëndet e mirësi. “Këtu vijnë si katolikë, si myslimanë, nuk ka dallim feje. Një Zot kemi të gjithë”. Vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallime fetare. Besojnë në mrekullitë e këtij vendi të shenjtë. Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit ishin angazhuar dhjetra forca policie, ndërsa për emergjencat shëndetësore ishin në gadishmëri dy autoambulanca me staf mjekësor.

Shqiptarët janë më të pjekur sot kur vjen puna tek menaxhimi i parave por çalojnë në njohuritë financiare. Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë, kultura financiare në vend është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me matjen e mëparshme, veçanërisht në drejtim të matjes para se të bëjnë shpenzime dhe në pagesën e faturave në kohë. Mbi gjysma e të anketuarve deklarojnë se përpiqen të kursejnë, por shumë pak i vënë vetes objektiva afatgjatë, kryesisht për mbulimin e shpenzimeve të shkollës, dasmës apo pushimeve. Nga ana tjetër, njohja dhe përdorimi i produkteve bankare, alternativave të investimit apo të pensionit janë fushat ku njohuritë financiare janë më të dobëta. Gratë, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane dhe ata me nivel të lartë të ardhurash kanë një qëndrim më të saktë në çështjet që i përkasin parasë.


AKTUALITET

M

16

E premte, 14 QERSHOR 2019

Godina 2-katëshe, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6800 banorë do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Në këtë qendër ofrojnë shërbim shëndetësor 25 mjekë dhe infermierë

e një investim të buxhetit të shtetit në vlerën 24.5 milionë lekë, do të rikonstruktohet qendra shëndetësore Poliçan, e cila ofron shërbim 24 orë për 6800 banorët e kësaj bashkie. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Poliçanit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se kjo qendër është pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. “Jam e kënaqur që kjo qendër shëndetësore së bashku me Njësinë e Urgjencës 24-orëshe do t’i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, si pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore”. Duke theksuar rëndësinë e investimit në qendrat e kujdesit parësor, ministrja u shpreh se brenda verës, nis rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit. “Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”. Ministrja e Shëndetësisë shoqërohej nga kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili u shpreh se ky është investimi më i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, që do të marrin shërbim në kushte dinjitoze. Godina 2-katëshe në qendër të Poliçanit, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6800 banorë do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë gjatë muajve të verës. Gjithashtu kjo qendër, ku ofrojnë shërbim shëndetësor 25 mjekë

Manastirliu në Poliçan: Rehabilitojmë qendrën shëndetësore 24-orëshe

dhe infermierë do të ketë edhe pajisje të reja mjekësore, për t’u kthyer në një qendër model shërbimi shëndetësor. Në vitin 2018, në qarkun e Beratit janë rehabilituar gjashtë qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa këtë vit, me programin e 300 qendrave shëndetësore, pritet të rehabilitohen edhe katër

qendra të tjera shëndetësore, më konkretisht qendra shëndetësore 24-orëshe në Poliçan, ambulanca e fshatit Dardhë në Berat, qendra shëndetësore Kozarë dhe ambulanca “1 Maji” në Urën Vajgurore. Nga ana tjetër, lidhur me sezonin veror, ajo tha se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës

Mjekësore dhe nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe helikopterëve janë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24-orëshe

300 QENDRA “Duke theksuar rëndësinë e investimit në qendrat e kujdesit parësor, ministrja u shpreh se brenda verës, nis rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit. “Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”. pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. Ndërkaq, në vitin 2018, në qarkun e Beratit janë rehabilituar gjashtë qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa këtë vit, me programin e 300 qendrave shëndetësore, pritet të rehabilitohen edhe katër qendra të tjera shëndetësore, më konkretisht qendra shëndetësore 24 orëshe në Poliçan, ambulanca e fshatit Dardhë në Berat, qendra shëndetësore Kozarë dhe ambulanca “1 Maji” në Urën Vajgurore.

KORÇË

DIBËR

AKU bllokon magazinën dhe 979 litra pije Bastet online, procedohen 3 persona S P ikurse e bëmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intestifikuar kontrollet në kuadër të sezonit turistik, këtë herë është ndalur në Dibër. Gjatë kontrolleve të ushtruara, AKU-ja ka bllokuar 979 litra pije alkolike dhe gjobitur me 150,000 lekë pronarin e një bar-restoranti në Dibër. Produktet e bllokuara të biznesit “Sanije Neziri”, kishin mangësi në etiketim, ndërsa subjekti vetë nuk dispononte sistemin e g j u r m u e s hmërisë për produktet që tregtonte. AKU bën me dije se nga bar-restoranti i ndodhur në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki. Ndërkaq, inspektorët e AKU-së kanë

marë mostra nga produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerjen e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human. Për shkeljet e konstatuara AKU-ja mori masat e mëposhtme: “Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të

gjurmueshmërisë. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit. Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare. Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte”.

olicia e Korçës vazhdon kontrollet në të gjithë qarkun, në ambiente ku vazhdon të ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë aksionit, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas, 2 në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur ndaj shtetasve A.B, 34 vjeç, banues në Korçë; E.D, 40 vjeç, banues në Korçë dhe F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në lagjet nr 5 dhe 10 të qytetit të Korçës, si edhe në fshatin Bregas, Maliq dhe më konkretisht në lokalin në pronësi të

shtetasit A.B; në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E.D; si dhe në lokalin në përdorim nga shtetasi F.H, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter lap top, një telefon celular i

markës “Iphone” dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.


AKTUALITET

17

E premte, 14 QERSHOR 2019

Mësohet se është ngritur një grup pune, ndërsa testi psikologjik do të bëhet në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët, më konkretisht projektin norvegjez

P

ërmes një procesi transparent dhe të monitoruar, si gjatë zhvillimit të testimit dhe të korrigjimit me skantron, u zhvillua konkurimi për pranimin në Akademinë e Sigurisë. Në përfundim të këtij procesi u shpallën 100 studentët fitues, të cilët do të ndjekin ciklin e studimeve bachelor. Një nga aspektet më të rëndësishme por më pak të kuptuara para punësimit të efektivëve të policisë, është testi psikologjik. Si hap i fundit në procesin e punësimit për oficerët e policisë, testi psikologjik, mund të jetë vendimtar në shanset e çdo personi për t’u bërë ose jo pjesë e Policisë së Shtetit. Për këtë, jo vetëm kandidatët por edhe ata që janë pjesë e policisë do t’i nënshtrohen testit psikologjik. Urdhri i mbërritur një ditë më parë në të gjitha drejtoritë vendore do të aplikohet fillimisht në Tiranë dhe më pas qarqet e vendit. Mësohet se është ngritur një grup pune, ndërsa testi psikologjik do të bëhet në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët, më konkretisht projektin norvegjez. Nga të dhënat të cilat pritet të bëhen publike javën e ardhshme, mësohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohet testit psikologjik në varësi të ngjarjeve të ndryshme. Projekti në bashkëpunim dhe me Ambasadën Norvegjeze është mbështetur nga praktikat më të mira në policët e BE-së. Testi shërben dhe si një kategorizim i efektivëve të policisë, ku bëhet e

Test psikologjik për çdo efektiv policie

mundur ndarja e të gjitha llojeve të personaliteteve për të bërë një forcë policore efektive. Nga ana tjetër, ka edhe tipare të caktuara që janë të padëshirueshme tek oficerët e zbatimit të ligjit. Testi ka tendencë të identifikojë ato, ndërsa mësohet se rezultatet

TUBIMI

nuk do të ndikojnë në punën e gjithësecilit por më shumë në drejtim të përshtatshmërisë së pozicionit. Interesi për të ndjekur Akademinë e Sigurisë ishte i lartë. Në fazën e parë u rregjistruan 563 aplikantë, nga të cilët u kualifikuan 291 prej

URDHËRI

jencia Shtetërore e Protestë për pensionet në Itali AgKadastrës ka nxjerrë një urdhër, i cili ka hyrë në fuqi

Shtetas shqiptarë që kanë punuar për shumë vite në Itali, në një tubim që finalizim kishte ambasadën e Italisë. Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta në Itali kanë protestuar përpara ambasadës italiane duke kërkuar realizimin e marrëveshjes dypaleshe në mënyrë që t’u njihen kontributet që kane derdhur në vendin fqinj. Në fakt Shqipëria nuk ka një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë punuar atje të përfitojnë pension për aq vite sa kanë punuar. Janë mbi 160-170 mijë emigrantë shqiptarë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane e minimumi që duhet t’i garantojmë është që kontributet shoqërore që paguajnë sot t’i japin të drejtën e një pensioni në të ardhmen. Deri më tani vetëm është diskutuar ndërmjet palëve, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Pa ambasadë italiane protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme për të zgjidhur sa më shpejt këtë shqetësim të tyrin.

dhe parashikon që ti japë të drejtën, duke mos u kërkuar asnjë pagesë shtesë për të gjithë ata bashkëshortë që e kanë blerë apo ndërtuar banesën pas martese tashmë. Qytetarët duhet që të aplikojnë pranë zyrave të Agjencisë së Kadastrës për të përfituar. Kadastrat do të nisin korrigjimin certifikatave të pasurive, duke u dhënë të drejtën bashkëshortëve të jenë bashkëpronarë në pasuritë e krijuara pas lidhjes së martesave. Për këtë qëllim është miratuar një urdhër i posaçëm që do të krijojë mundësinë e korrigjimit të gabimeve. “Ka për qëllimi korrigjimin e kartelave të pasurisë për pasuritë e paluajtshme që janë përfituar gjatë regjimit martesor sipas dispozitave të kodit të familjes, por në kartelat e pasurisë është regjistruar vetëm një nga bashkëshortët si pronar i kësaj pasurie”,-thotë përfaqësuesja e këtij institucioni. Të gjithë të interesuarit tashmë mund të paraqiten pranë sportele të

tyre. Komisioni i Vlerësimit të Rezultatit shpalli listën fituese me 100 konkurentë, që u renditën të parët në të dy fazat e konkurimit. Në fund të studimeve 3-vjeçare, studentët e diplomuar gradohen “Nënkomisar” në strukturat e Policisë së Shtetit. Kjo është

GRUP PUNE “Mësohet se është ngritur një grup pune, ndërsa testi psikologjik do të bëhet në bashkëpunim dhe me ndërkombëtarët, më konkretisht projektin norvegjez. Nga të dhënat të cilat pritet të bëhen publike javën e ardhshme, mësohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohet testit psikologjik në varësi të ngjarjeve të ndryshme. Projekti në bashkëpunim dhe me Ambasadën Norvegjeze është mbështetur nga praktikat më të mira në policët e BE-së”. hera e parë që pranimet në Akademinë e Sigurisë, në të gjitha fazat u zhvillua me shkrim dhe korrigjimi u krye në mënyrë elektronike. Fazat e konkurrimit Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit: - testimi me shkrim; - testimi i aftësive fizike; - intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit; - testimi psikologjik; - kontrolli shëndetësor; - marrja e shenjave të gishtave; - verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Korrigjohen pasuritë në bashkëpronësi

Agjencisë së Kadastrës dhe të bëjnë kërkesën dhe nuk do të kenë asnjë tarifë. Udhëzimi përjashton mundësinë e ndarjes së pasurisë mes bashkëshortëve të krijuara para lidhjes së martesës.

“Kërkesën për korrigjimin e kartelës së pasurisë dhe më pas drejtoritë vendore të agjencisë shtetërore të kadastrës kanë marrë masa për të konstatuar këto pasuri nëse janë pjesë të pasurive martesore ose jo”.


KULTURE

18 E premte, 14 QERSHOR 2019

Rreth 5000 dokumente me rëndësi historike në Arkivin Shtetëror Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, gjatë inspektimeve në institucione të ndryshme të vendit, ka vërejtur se në kundërshtim me ligjin “Për Arkivat”, muzeume, shkolla dhe institucione të tjera, mbajnë jashtë çdo kriteri teknik dokumente para vitit 1945. “Ligji i arkivave përcakton qartë se “Arkivi Qendror Shtetëror ruan, përpunon, administron dhe shërben dokumentet që janë trashëguar nga shteti shqiptar nga periudha parashtetërore gjithashtu dhe dokumentet që janë krijuar nga institucionet qendrore e vendore të administratës shtetërore deri në vitin 19443 ,deklaroi sot drejtori i Arkivave, Ardi Bido. Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka grumbulluar gjatë dy muajve të fundit, më shumë se 5000 dokumente me Rëndësi Historike Kombëtare, para vitit 1945. Ndër to, mund të përmendim dokumente greqisht dhe osmanisht të shek. XIX dhe fillim shek.XX, dokumente të Institutit

Ali Sinani me ekspozitë në Keller Galeri të Cyrihut

“Nana Mbretreshë” Tiranë të vitit 1933 e në vijim dhe dokumente të Institutit Bujqësor në Kavajë te viteve 1939-1943. Gjithashtu dokumente të shkollës fillore femërore në Berat te vitit 1927, amza të shkollave të ndryshme, letra e Aqif Pashë Elbasanit 1920 dhe diplomë e vitit 1916, etj. Këto dokumente do t’u ofrohen studiuesve në kohë shumë të shkurtër, pas për-

punimit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u bën apel të gjitha institucioneve shtetërore që mbajnë dokumente të këtij lloji dhe që ende nuk janë inspektuar nga DPA, t’i dorëzojnë ato sa më shpejt, sipas ligjit. Në të kundërt, do të merren masat përkatëse administrative ndaj titullarëve dhe punonjësve të sekretari-arkivave të këtyre institucioneve.

Violinistja e talentuar që pëlqen muzikën rok Imagjinoni tinguj të grupit legjendar Metallica të shoqëruara me dallgët e detit në Durrës. Në violinë luan Anisa. Anisa Sali ishte 6 vjeç kur i tha po violinës. Ideja ishte e babait të saj, por zgjedhjen e bëri vetë. Qyteti bregdetar ku është rritur ka qenë gjithnjë frymëzim për Anisën. Ajo është e qetë e fjalë-

pak ndërsa bisedon, por që shpreh gjithçka sapo mbështet violinën në sup. Janë vetëm Anisa, deti dhe tingujt. Asaj i pëlqen që të flasë me njerëzit përmes tingujve, kushdo mund ta kuptojë, është gjuha universale e notave. “Pa muzikë nuk kalon dita”, thotë Anisa…Ajo i bie violinës e kitarës, por edhe

këndon e pikturon. E kur largon nga dora partiturat, sytë i ka te librat. Një nxënëse shumë e mirë që do t’i mungojë Shqipërisë. Ajo ka fituar bursën për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në amfiteatrin e lashtë mijëra vjeçar, Anisa zgjedh të luajë fort të dashurën këngë shqiptare. Sapo dëgjon notat e para kushdo nis ta këndojë. Lule bora u jep jetë edhe gurëve të amfitetarit shekullor. Anisa mendon se shqiptarët kanë nevojë për muzikë klasike. Ajo thotë se stresi mund të luftohet me muzikë të mirë, që është si kurë për shëndetin. Tashmë në moshën 18-vjeçare ajo nuk e mban më mend kohën kur nuk merrej me muzikë, megjithatë nuk dëshiron të gjykojë shijet e askujt. Ajo nuk e klasifikon muzikën. Por çfarë është muzika për të? Bojken Lako e priti karahëhapur violinisten e talentuar që adhuron muzikën rock. Një bashkëpunim kitarë-violinë lindi nga ky takim plot emocione.

Artisti Ali Sinani do të prezantohet me ekspozitë në Keller Galeri të Cyrihut. Vetë Ali Sinani ka treguar për KultPlus se kjo ekspozitë do të rri e hapur deri më 30 të këtij muaji. Ai ka shpjeguar se kjo ekspozitë vjen pas pjesëmarrjes së Ali Sinanit në ekspozitën ndërkombëtare të Francës “Carousel du Luvre”. Ali Sinani ka treguar se në këtë ekspozitë do të prezantohet me 15 piktura në vaj në pëlhurë, të realizuara viteve të fundit të titulluar “Gjurmët e një biografie”. “I kam titulluar punimet e mia edhe atë në një rend tematik dhe procedural: gjurmët, tradita, nostalgjia, ndarja, sekretet, shpresa, të cilat i shoh si stacione të biografisë sime”, ka thënë Sinani. “Lehtë të dekodueshme dhe të përdorshme për përshkrimin e biografisë së çdo krijuesi të suksesshëm. I vetëdijesuar për gjurmët e talentit, ku gjatë kërkimit të idoleve zbuloj ekzistuesen, atë kapital të konservuar në traditë dhe e studioj atë. I shtyrë nga një nostalgji për epokat e shkuara, përpiqem që deri në maksimum të imitoj mjeshtërinë time ku edhe ia dal me sukses. I pakënaqur ndahem nga idolët e mi, ku vazhdoj të gjurmoj brenda vetes forma të tjera. Ndeshem me një kufi të zjarrtë, prej ku nis territori i një labirinti sekret dhe enigmatik”, ka thënë Sinani në lidhje me këtë ekspozitë.

Uillis Kerrier, ndryshoi mënyrën se si jetojnë dhe punojnë njerëzit Në vitin 1902, Uillis Kerrier shpiku sistemin e parë të ajrit të kondicionuar, dhe 13 vjet më vonë, ai ngriti një kompani për prodhimin dhe shitjen e sistemeve të tilla për bizneset dhe familjet. Sistemet e ftohjes së ajrit ekzistonin para Kerrier, por ai shtoi tiparin e kontrollit të lagështisë, që i cili bëri sistemet e tij të kushtëzuara, në vend se sa thjesht ftohëse të ajrit. Lufta e Parë Botërore dhe Depresioni i Madh, ishte pengesa që e ngadalësoi rritjen e kompanisë së tij, deri sa erdhi bumi pas Luftës së Dytë Botërore. Ai në fund, u bë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Nju Jork, shkruan Bota.al. Kondicionimi i ajrit, e ndryshoi mënyrën se si jetonte bota. Dhe ajo që dikur konsiderohej një luks, tani konsiderohet si një domosdoshmëri për jetesën në të gjithë botën.

Në shtëpinë e “Aleksandër Moisiut”, bileta vetëm 20 lekë Një shtëpi dy katëshe që ndodhet afër Amfitatrit të Durrësit. E rrallë në arkitekturën dhe historinë e saj. Bëhet fjalë për shtëpinë e aktorit të madh shqiptar me famë botërorë, Aleksandër Moisiu. Shtëpia që ruan gjithashtu trashëgiminë e aktorit të madh si dhe trashëgiminë etnografike të qytetit është tipike e arkitekturës së re shqiptare të shekullit të kaluar ku spikat harmonia mes gurit dhe drurit. Kjo shtëpi është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, ndërsa në vitet ’30 të shekullit XX ka shërbyer si një seli për konsullatën angleze, ndërsa në vitin 1983 u shpall si monument kulture

nga shteti shqiptar. Dy nga hapësirat e muzeut i janë dedikuar aktorit te madh të skenës botërore Aleksandër Moisiu. Aktori me baba shqiptar dhe nënë italiane ka kaluar në këtë shtëpi disa nga vitet e fëmijërisë së tij. Të shikosh të gjitha pasuritë që fsheh ky muze brenda tij, kushton vetëm 20 lekë të vjetra.


SHOWBIZ

19 E premte, 14 QERSHOR 2019

Jackie Chan këngëtar, nxjerr albumin e parë Legjenda e filmave Jackie Chan ka sprovuar edhe një fushë tjetër përveç aktrimit. Chan është shfaqur para fansave edhe si këngëtar. Ai promovoi albumin e tij të ri me një performancë live në Tajvan. Ylli prezantoi të mërkurën albumin “I Am Me”. Albumi përmban këngë që i kushton familjes, miqve dhe anëtarëve të ekipit të Jackie Chan, Stunt Team. “Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi

Justin Bieber tërhiqet nga sfida për Tom Cruise: Ishte shaka, ai do ma tregonte qejfin

të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë univer-

sale,”-tha Jakie Chan. Aktori, i cili është i njohur për rolet në filma, tha se ishte shumë i emocionuar të këndonte disa këngë nga albumi.

Justin Bieber ka pranuar se ftesa e tij për t’u ndeshur me Tom Cruise ishte vetëm një shaka. I pyetur nga gazetarë të “TMZ”, ndërsa po futej në makinë, Justin pranoi: “Naw … thjesht po bëja shaka. Ishte një postim i rastësishëm”. Justin pranoi se ideja i kishte ardhur në mendje pasi kishte parë video të Tom Cruise, por nuk kishte qëllim të ndeshej prej vërteti me të në ring. Këngëtari shpjegoi: “Historia është e tillë… pashë një intervistë me të, më ngeli në mendje”. Ai shtoi se përballja mes tyre do të ishte pak e njëanshme për shkak të fizikut të Tom. “Jam shumë i sigurt se Tom do të ma tregonte qejfin. Do të duhej të vija në formë.”, janë fjalët e Justin. Në fund ai shprehu dashurinë dhe vlerësimin e tij për aktorin.

Princ Harry dhe Meghan Markle planifikojnë për një turne rreth Afrikës

Selena Gomez zbulon çfarë i pëshpëriti 68-vjeçari Bill Murray në Kanë! Selena Gomez ka folur më në fund për bisedën sekrete me Bill Murray në tapetin e kuq të Kanës, që u bë virale në internet. Këngëtarja dha një intervistë për “Tonight Show” të martën dhe i tha moderatorit Jimmy Fallon se çfarë i përshpëriti kolegu i filmit “The Dead Do not Die”. “Nuk ishte as…, së pari, kjo pamje duket e çuditshme. Ai thjesht po thoshte gjëra të kota. Ai u

përkul dhe tha: “Dukesh e mrekullueshme sonte. Dhe pastaj më pa përsëri dhe tha: “Nga jeni?” Dhe unë vetëm qëndroja atje, ishte mirë, kjo është ajo që ai bëri gjithë kohës. Në konferencat për shtyp përpiqej të më godiste me gjëra. Ai është një fëmijë i madh “. 26-vjeçarja u shfaq e mahnitshme në Kanë për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk

vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar. Në fotot e shkrepura në tapetin e kuq, Bill Murray shikohet shumë pranë Selenës, sa ngjalli dyshime. Si përfundim Selena reagoi dhe tha me shaka se do të martohet me aktorin! “Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi.”

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle dhe princi Harry janë duke planifikuar të bëjnë një tur në Afrikë, i cili do të zgjasë disa javë. Ky udhëtim thuhet se do të bëhet për arsye bamirësie, edhe pse duka dhe dukesha nuk i kanë zbuluar akoma datat se kur do të nisen drejt shtetit afrikan. Vendet të cilat do vizitohen nga çifti janë Malawia, Angola si dhe Afrika e Jugut. Të njëjtën gjë vite më parë e kishte bërë edhe nëna e princit Harry, Princeshë Diana, e cila përpara se të ndërronte jetë, kreu disa shërbime bamirësie në Afrikë. Dyshja mbretërore do të marrin me vete edhe djalin e tyre, Archie, i cili erdhi në jetë para një muaji. Kujtojmë që çifti u martuan me 19 maj të vitit 2018, ndërsa këtë vit ishte përvjetori i parë i martesës së tyre. Princ Harry dhe Meghan vazhdojnë të jenë tejet të komentuar për shkak të aktiviteteve që zhvillojnë çdo ditë.

Aktorja e famshme trondit: Jam një e mbijetuar e abuzimit! Aktorja Mira Sorvino, e cila ka qenë një nga zërat më të zëshëm në lëvizjen #MeToo, thotë se është një e mbijetuar e përdhunimit. Sorvino bëri zbulimin gjatë një konference shtypi të mërkurën, së bashku me guvernatorin e New York, Andrew Cuomo. “E gjithë #MeToo ka qenë mahnitëse. Por ka qenë shumë traumatizuese për mua sepse më ktheu pas në të kaluarën time,”-tha ajo. “Nuk kisha kërkuar ndihmën që kisha nevojë për ngjarjen që më ndodhi prandaj kjo periudhë ishte interesante, e vështirë dhe njëkohësisht e mrekullueshme për mua. Po qëndroj përballë jush dhe po them se jo vetëm jam ngacmuar seksualisht nga Weinstein por jam

gjithashtu viktimë e sulmeve seksuale dhe i kam mbijetuar përdhunimit.” Ndërsa vazhdoi të shtonte: “Unë kurrë nuk e kam thënë në publik, sepse ndonjëherë është e pamundur të ndash gjëra të tilla. Sorvino tha se nuk donte të hynte në detaje, por zbuloi sulmin seksual për të ndihmuar të tjerët që kanë përjetuar të njëjtën gjë.


SPORT

20

E premte, 14 QERSHOR 2019

Sipas gazetës “AS” ekipi i Simeones ka ofruar 15 milionë euro, por Napoli kërkon dyfishin

Atletico ofertë zyrtare për Hysajn, por e ka “kartë rezervë”

REAGIMI

Ramadani reagon për hedhjen e fanellës: Ishte e papranueshme …

Rozalb Lika

A

tletico Madrid pritet që të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. “Los Blancos” janë në kërkim të një mbrojtësi anësor, teksa Hysaj është një nga emrat e preferuar në listën e drejtorit, Andrea Berta, i cili po punon për transferimin e futbollistit të ekipit italian. De Lauentiis kërkon të shpëtojë nga shqiptari (i cili ka nënshkruar tashmë me një tjetër mbrojtës Giovanni Di Lorenzo). Gazeta e njohur në Spanjë, “AS” raporton se Atletico ka ofruar 15 milionë euro, një ofertë që është ofruar menjëherë nga De Laurenttis. Presidenti i klubit italian kërkon më shumë se 20 milionë euro për të shitur lojtarin shkodran, ndërkohë që duhet pasur kujdes edhe nga transferimi i mundshëm i Sarrit te Juventusit. Trajneri i Chelsea-t ka punuar në dy raste me të te Empoli dhe Napolin, duke e pasur në skemat e tij. Ndërkohë sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti De Laurentiis kërkon plotë 30 milionë euro për ta lënën

të lirë. Një shifër që duket e lartë për Atleticon e Madridit, pasi është sa dyfishi i ofertës së tyre. Nëse Sarri merr drejtimin e Juventusit, atëherë në garë për shkodranin do të futeshin edhe kampionët e Italisë. Gjithsesi Hysaj për momentin po mendon vetëm për pushimet, të paktën deri sa të mësojë të ardhmen e Sarrit. “AS” më tej njofton

se Hysaj nuk është objektivi kryesor i Atleticos, pasi ai është i gatshëm për të nënshkrua me një tjetër mbrojtës në krahun e djathtë. Mësohet se tratativat për transferimin e Nelson Semedos, janë në një fazë të avancuar. Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për Griezmann, teksa me shumë mundësi në të do të përfshihet në bisedime edhe

mbrojtësi. Për momentin duket shumë e komplikuar situata e Hysajt, i cili duhet të durojë tekat e presidentit e tij, pasi prej kohësh nuk është më në planet e trajnerit Ancelotti. Këtë verë shkodrani e ka pranuar nga grumbullimi i kombëtares se nuk ka më vend në ekipin e Napolit, pasi synon që të nisë një aventurë të re.

Mesfushori i kombëtares sonë, Ylber Ramadani u bë protagonist në ndeshjen eliminatore ndaj Moldavisë duke shënuar golin e dytë në minutën e dytë shtesë. Në momentin e festimit, ai hoqi fanellën dhe më pas e shkelmoi, një veprim që nuk është pritur mirë nga tifozët. Gjithsesi mesfushori dje ka vendosur që të reagojë me një mesazh në “Insta story”. “Përshëndetje miq, ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së fanellës. Ju kërkoj ndjesë për hedhjen e fanellës, ishte një gjest i papranueshëm, por më besoni ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

MEDIAT ITALIANE

MBROJTËSI

PANKINA

Demi-Rama duan të blejnë Salernitanën për 16 mln euro

Mavraj në dilemë, merr ofertë nga klubi i Bundesliga 2

Partizani s’iu ndahet italianëve, pranë Franco Lerda-s

Greuther Furth po mendon që të rikthejë në skuadër sërish Mërgim Mavrajn. Klubi i Bundesliga 2, po shfaq interes për kalimin e kombëtares sonë, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre për tri vite e gjysmë, nga 2011 deri në 2014. 33-vjeçari nuk pati një aventurë të suksesshme në Greqi, teksa në pjesën e dytë të sezoni ju bashkua FC Ingolstadt. Këta të fundit pësuan vetëm 22 gola në pjesën e dytë të sezonit, teksa sipas sajtit “Liga-Zëei.de”, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm. Mavraj ka luajtur 73 ndeshje me Greuther Furth që nga vera e vitit 2012, duke qenë protagonistë në shumë ndeshje. Ai me shumë mundësi do të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Mario Maloca, i cili u largua së fundmi te Lechia Gdansk në Polonia. Me përvojën e tij në futbollin gjerman, ai shihet si një elementë që mund të garantojë siguri në repartin difensivë.

Partizani duke se e ka gjetur trajnerin e ri, por ai nuk do të jetë as Zdenek Zeman apo Adolfo Sormani. Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Alfredo Pedulla do të jetë Franco Lerda trajneri i ri i të kuqve madje tekniku 51-vjeçar ka mbërritur në Tiranë për të hedhur firmën në kontratë dhe do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Ashtu siç edhe pritej Olsi Rama ka zgjedhur një italian për stolin e Partizanit. Megjithatë emërimi i Lerdës gjithmonë nëse firmos mund të konsiderohet një bast për Partizanin pasi bëhet fjalë për një trajner që në 4 vitet e fundit ka patur vetëm 2 eksperienca të shkurtra te Vicenza dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar kryesisht klube të Serie B dhe Serie C. Lerda i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me skuadra si Torino, Brescia e Napoli, në pjesën më të madhe të skuadrave që ka drejtuar është shkarkuar nga puna, madje Torino dhe Lecce e kanë shkarkuar nga 2 herë, një ogur jo shumë mirë ky për Partizanin. Të kuqtë mund të konsiderohen si një hap i madh në karrierën e Lerdas duke patur parasysh që do të drejtojë një skuadër që merr pjesë në kualifikueset e Champions League.

Partizani arriti që të rikthehej te titulli kampion pas 26 vitesh, teksa një meritë të madhe për këtë gjë kanë pasur edhe drejtuesit. Presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, janë në krye të një grupi investimi shqiptar, të interesuar në blerjen e Salernitana-s. Klubi arriti të siguronte me vështirësi mbijetesën në Serinë B italiane dhe është në pronësi të Claudio Lotito-s, presidentit të Lazio-s, i cili si bashkëpunëtor më të ngushtë ka Igli Taren. “Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luciano Moggi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit”, shkruan portali “salernogranata.it”.


SPORT

21

E premte, 14 QERSHOR 2019

HISTORIA

Simunic, mbrojtësi që u ndëshkua me 3 kartonë të verdhë në një ndeshje

B

otërori i vitit 2006 i zhvilluar në Gjermani, padyshim mund të mbahet mend nga të gjithë. Në të nuk munguan as episodet e veçanta. Luhej ndeshja mes Kroacisë dhe Australisë, e fundit për fazën e grupeve të Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kishin futbollistë të njohur në fushën e lojës, por protagonisti i ndeshjes u bë Graham Poll. Gjyqtari anglez në atë ditë ndoshta i

dha fund arbitrimit, pasi bëri një ndër gafat më të pafalshme. 16 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, mbrojtësi kroat Josip Simunic u ndëshkua nga arbitri me karton të verdhë, deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Pak minuta nga fundi i kohës së rregullt, mbrojtësi u ndëshkua sërish me të verdhë për një faull të dyfishtë në mesfushë. Poll vrapoi drejt tij duke i treguar kartonin e dytë të verdhë, por jo

të kuqin. I habitur nga veprimi i gjyqtarit, Simunic vijoi që të qëndronte në fushën e lojës, ndërkohë që në minutat shtesë, ai do të bënte një tjetër faull, dhe pas një diskutimi me arbitrin, u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë. Gabimi i Poll, për fatin e mirë, nuk ndikoi në ndeshjen e Australisë, që u kualifikua për në çerekfinale, ku do të eliminohej me penallti nga Italia.

Skuadra e Zidane ka 37 futbollistë në ekip me kontratë, priten oferta për shumë yje

R

eal Madrid gjatë kësaj vere është padyshim skuadra më protagoniste duke bërë investime të mëdha për të harruar zhgënjimin në sezonin e fundit, ku dolën shumë shpejt nga gara në Champions dhe në kampionat. Mbrëmjen e djeshme, skuadra merengues ka prezantuar blerjen më të madhe deri më tani, Eden Hazard në një atmosferë spektakolare të krijuar nga pranija e madhe e tifozerisë madrilene, duke kujtuar kohët e blerjeve të mëdha. Transferimi i Ferland Mendy nga Real Madrid, ka ndezur një problem të madh në ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane. Në një sezon, çdo skuadër duhet të ketë në dispozicion 25 futbollistë, por për momentin skuadra merengues ka plotë 37 lojtarë nën kontratë. Transferimet e reja kanë tejmbushur “galakatikët”, duke bërë që tashmë drejtuesit të mendojnë për lojtarët që duhet të largohen. Në listën e largimeve të sigurt janë: Keylor Navas, Theo, Reguilon, Llorente, Ceballos, James Rodriguez, Odegaard, Kovacic, Bale, De Tomas dhe Mayoral. Marcelo për momentin është në listën e futbollistëve të paprekshëm, por nuk përjashtohet mundësia e një largimi të mundshëm, pasi interesi për të nga Juventusi është shtuar ndjeshëm. Varane dhe Sergio Ramos edhe pse u përfolën se do të largoheshin, tashmë kanë përfunduar jashtë

Real Madrid prezanton Hazard, por bën gati 11 largime të sigurta

merkato, pasi kanë vendosur që të qëndrojnë. Në mesfushë dilema e madhe mbetet Isco, për të cilin Reali është i gatshëm që të heqë dorë vetëm nëse vjen një ofertë që shkon në 100 milionë

euro. Brahim Dias me shumë mundësi do të largohet në formë huazimi. Në repartin e avancuar, krahas Bale, që duket i sigurt për t’u larguar, edhe Lucas Vazquez nuk është më i pashitshëm. Perez

është në pritje edhe të një ofertë të mirë financiar edhe për të. Shumë klube të mëdha europiane po monitorojnë me kujdes situatën në klubin madrilen, për të përfituar nga vlerat e

GAZETARI

Auriemma: Juvja ka arritur një akord me Guardiolën, Sarri plani B

Tashmë nuk është më një sekret: Juventusi po punon për të sjellë në Torino Pep Guardiolën në sezonin e ardhshëm. Shumë gazetarë, në Itali dhe Angli janë shprehur se skuadra torineze ka arritur një akord me strategun spanjoll, por problemi i madh është Manchester City, që nuk e lë të lirë trajnerin. I fundit që i është bashkuar këtij mendimi ka qenë gazetari pranë klubit të Napolit, Raffaele Auriemma. Në një intervistë për Radio Marte”, ai ka analizuar situatën në klubin torinez. “Juventus para Maurizio Sarrit, ka kërkuar që të marrë Pep Guardiolën. Mund t’iu them edhe më shumë: ka arritur akordin me trajnerin spanjoll, i cili nuk mund të lirohet nga Manchester City. Sepse nëse dëshiron të largohet duhet të flasë me drejtuesit nga Katari, që nuk e lënë të lirë. Do të jetë e vështirë që të largohet nga një prej klubeve më të mëdha në botë. Vetëm më pas ka pasur kontakte me Sarrin, i cili do të qëndrojë te Juvja derisa Guardiola të lirohet nga City”, ka deklaruar gazetari italian, i cili njihet si shumë kritikë ndaj ekipit torinez.

kartonëve të futbollistëve që kanë rëndë ndjeshëm në sezonin e fundit. E kush nuk do të donte që të përfitonte nga çmimet okazione që mund të ofrojë merkato e kësaj vere në Madrid.

MBROJTËSI

Rregullat e rrepta që do të ketë në dasmën e Sergio Ramos Sezoni futbollistik është mbyllur, teksa për shumë futbollist është koha për relaks. Disa i kanë nisur pushimet, ndërkohë që ka edhe nga ata si Sergio Ramos, që do të përfitojë për t’u martuar. Të shtunën e ardhshme, kapiteni i Real Madridit do të martohet në Katedralen e Sevillas me të dashurën Pilar Rubios. Më pas ai ka parashikuar një festë me miqtë e tyre, por me rregulla shumë strikte. Për të hyrë në festë,

secili prej të ftuarve kanë marrë tashmë një tatuazh të përkohshëm me brirë, që të gjithë duhet ta kenë aplikuar në një pjesë të trupit të tyre dhe të jetë e ekspozuar. Do të jetë absolutisht e ndalur që të ketë në festë fëmijë, apo të ftuar nën 18 vjeç, duke bërë përjashtim vetëm 3 fëmijët e Ramos me bashkëshorten e ardhshme. Rregulli i tretë ka të bëjë me veshjen, që duhet të jetë shumë formal për burrat,

ndërkohë që për femrat do të ketë shumë ngjyra që nuk lejohen për fustanin. Një tjetër rregull do të jetë mospërdorimi i celularëve, ndaj nuk do të kenë mundësi për të hyrë në rrjetet sociale, pasi ka shokë që janë shumë aktiv. Në fund Sergio Ramos u ka kërkuar të gjithëve për të mos sjellë asnjë dhuratë, por ai do të preferonte një donacion në UNICEF, atje ku mbrojtësi kontribuon prej vitesh.


SHENDETESI

N

dërkohë që procesi i plakjes është i pash mangshëm, ka disa veprime që përshpejtojnë këtë të fundit ashtu si disa të tjera që e vonojnë. Lind pyetja, ju cilin stil jetese përqafoni, atë që rinovon qelizat tuaj, rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton metabolizmin, apo atë që nxit të gjitha veprimet e kundërta të proceve të lartpërmendura. Ju mund të mendoni se 8 orarëshi i plotë i gjumit, përdorimi i kremit kundër diellit, marrja e suplementeve etj mjaftojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme e të re pavarsisht viteve, por Living do t'ju listojmë më poshtë 4 veprimet që duket se hedhin poshtë të gjitha përpjekjet tuaja për të qenë e bukur përjetësisht. Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut Ky veprim nuk do e plakë lëkurën tuaj brenda natës, por nëse ky është pozicioni juaj i preferuar duhet ta ndërroni pasi fjetja në këtë mënyrë rrit mundësinë e krijimit të rrudhave dhe pakëson prodhimin e kolagjenit. Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni Të gjithave na ndodh të shtrihemi me tualet pas një

22 E premte, 14 QERSHOR 2019

4 gabimet trashanike që do të plakin lëkurën natën

darke, por problemi është nëse e ktheni në zakon. Larja e fytyrës suaj para gjumit është thelbësore për

largimin e papastërtisë, djersës etj. Bllokimi i poreve nga këto të fundit ndikon në cilësinë e lëkurës. Një herë

Mos hiqni dorë, 10 të mirat që vijnë nga konsumimi i çokollatës

A

ta që duan të dobë sohen e heqin nga dieta e tyre për të humbur peshë, por ekspertët po thonë që çokollata, në fakt, është e mirë për ju. Po flasim për çokollatën e zezë, për të cilën, ekspertët e "BBC", kanë renditur 10 gjëra pozitive nëse konsumohet me moderim. 10 të mira: Kakaoja ka flavonoid, që ul tensionin e gjakut. 42 gramë çokollatë në ditë e bëjnë më të lumtur një person. Çokollata shmang problemet e mëlçisë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ. Nxit kolesterolin e mirë falë nivelit të lartë të polifenolit. Efekti i mirë në qarkullimin e gjakut e mban zemrën të shëndet-

në javë rekomandohet gjithashtu një skrab i lehtë në mënyrë që të eleminoni lëkura e vdekura.

Përdorimi i shumë kozmetikës Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull: "Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj. Nuk pini ujë mjaftueshëm Uji është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe strukturave nën lëkurë. Kur jeni dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin. Sidomos kur është ngrohtë, nuk duhet harruar të pirit ujë. Këshillohen minimumi dy litra në ditë, në mënyrë që ta përballoni ditën më së miri. Një gotë me ujë në mëngjes, më mirë nëse është i vakët ka efekt detoksikimi natyral për trupin. Kjo mënyrë bën që të funksionojë më mirë mëlçia, aparati tretës dhe veshkat.

Zëvendësoni darkën me sallatën e mrekullive të shëndetit Ky vakt pastron depozitat me fekale në zorrët tuaja, zvogëlon peshën e trupit dhe redukton aciditetin në stomak. Do t'ju duhet: Lakër, panxhar, karota, ½ lëng limoni, 2 lugë gjelle vaj ulliri. Përgatitja dhe përdorimi: Lani dhe grini imët ½ e lakrës, panxharit dhe karotës. Më pas i vendosni në një tas. Shtojini sipër vaj ulliri, lëngun e limonit. Mos shtoni kripë. Rezultatet e para do ti shikoni shumë shpejt! Lakra konsumohet për më shumë se 3000 vjet. Lëngu i lakrës është një trajtim i shkëlqyer për ulcerën e stomakut. Duke pasur një lugë lëngu lakre përpara se të hani, do t'i bëni nder stomakut pasi ndihmoni tretjen e ushqimit. Por nuk këshillohet të pihet më shumë se 250 ml në ditë, për më shumë se një muaj.

shme. Sipas një studimi norvegjez, i bën mirë truritI bën mirë. Ata që hanë çokollatë disa herë në javë, janë më elegantë. Zvicra është vendi që konsumon

më shumë çokollatë dhe ka më shumë çmime Nobel. 70 gramë çokollatë në ditë përmirësojnë venat e gjakut. Mbron lëkurën nga dielli.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 9. Studim i gjerë që mbrohet përpara një këshilli shkencor për të marrë një gradë shkencore 13. Përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim 14. GJOVALIN ... 1899-1974, inxhinjer, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave. Lindi në Shkodër 15. Fëmijë i vogël, i shëndoshë e topolak; vogëlush 16. Anije ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për pastrimin e ujërave nga minat 18. Gjysheve zakonisht i thërrisnim edhe ashtu. 19. Rrip i gjatë e i ngushtë prej stofi të leshtë për të mbështjellë kërcinjtë; gjunjake 23. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 24. Betsuana, shtet që atë e ka kryeqytetin e saj 26. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari 30. Quhet femra e cjapit 31. Aleanca Kuq e Zi 33. Lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri, nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars 2003 35. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 37. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 38. Mendoj, kujtoj; më duket, kam përshtypjen 39. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 40. Mendim që ia parashtrojmë dikujt për ta shqyrtuar e për ta miratuar, diçka që propozohet. 43. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 45. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 47. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 48. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 49. Bjellorusia e ka atë paranë e saj kombëtare 50. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 51. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 52. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 53. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 55. Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr druri ose mbahet prush për t'u ngrohur 57. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 58. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 61. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 63. Partia e Çështjeve Shqiptare

E premte, 14 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

65. KOLE ... 1860-1939, piktor i Rilindjes Kombëtare, arkitekt dhe fotograf, "Piktor i Popullit". Lindi në Shkodër 68. Turqi si para të saj ka atë 70. Miami International Airport, shkurtima e saj 73. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 75. Grabitje, vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera, të ndëshkueshme ligjërisht 76. Shkurtim për: Artileria bregdetare 77. Regjizori ... Hitchcock paraqiti më 24 janar 1927 filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli 78. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 79. Ai që lëron tokën me qe dikur, quhej ashtu 81. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 84. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 86. Ajo hyn në drithërat e bukës, bën kallinj të mëdhenj 87. Partia Socialpuntore Shqiptare 88. Ashtu quhet unazë e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët, rruazë 89. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 90. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 91. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 94. Partia Republikane, inicialet 96. Quheta ashtu pjesa e fshikës së mëndafshit që mbetet pasi i janë hequr fijet.

98. Matematikan dhe filozof i lashtësisë greke, i pari që hodhi idenë e rrumbullaksisë së tokës 100. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 102. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 105. Pjesë e veçantë e një makine a e një mekanizmi 106. Kafja turke është për meraklitë, kurse ashtu është për pjesën e miletit që mbetet 110. Strofull që bëjnë disa kafshë në pyll të dendur ose thellë nëpër shkurre 111. Franklin ... Roosevelt (30 janar 1882-12 prill 1945) Presidenti i 32-të i SHBA, i lauruar me NOBEL 112. Të lag e të bën qull VERTIKALISHT 1. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 2. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 3. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 4. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 5. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 6. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 7. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 8. Gatesë tradicionale, tip byreku me lakra të grira, me presh,

me kungull etj 10. Njeri që vret e pret dhe plaçkit në mënyrë të egër e të pamëshirshme 11. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 12. Që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj 13. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 15. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 17. Keqtingëllim, zakonisht i një fjale, apo dhe i një fraze 20. Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri 21. Pëllumb femër, pëllumbeshë 22. Erë e fuqishme dhe e shpejtë, që formohet nga lëvizja e ajrit si shtjellë rreth një qendre 25. Krahinore, ashti i thonë maces 26. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 27. Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese 28. Pëlhurë prej pambuku, e butë e me push dhe e endur lirshëm 29. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 32. KURRË ndajf. Asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë rrethan. "Kurrë mos thuaj ..." 34. Formë e hershme e shoqërisë njerëzore në periudhën e komunës primitive, ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja

tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 64. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 65. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 66. Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në besimin islam 67. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 69. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 71. Festë gjatë së cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska 72. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 74. Tërësia e vendeve të punës të një institucioni quhet ashtu 79. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 80. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare 82. Cipë e hollë muskulore, që ndan zgavrën e kraharorit nga zgavra e barkut 83. E vendos dikë a diçka në një vend 85. Partia Aleanca Popullore 86. Kujdesi për thonjtë e duarve e ka atë shumëngjyrëshin dhe shndritësin si aksesor kryesor 88. Mbërthej a shtrëngoj diçka me vidhë. kund. zhvidhos 92. Ashtu quhet punëtori që merret me regjjen e lëkurëve 93. Ajo që bën ndryshimin e sendeve, produkteve dhe njerëzve 95. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 97. E bëjmë atë për një fëmijë të padëshiruar 99. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 101. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 103. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 104. Organizata Ndërkombëtare e Punës 105. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 107. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 108. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 109. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën

36. Ajo e ka bishtin mbrapa, sipas një proverbi popullor 39. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 41. Gjinia femërore e zhytësit 42. Që i përket një kohe shumë të kaluar, i hershëm, i vjetër, i kakohshëm 44. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 46. Mbarësi; dobi. I ecën mbarë në jetë 50. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 54. Pjesë e një ndërtese banimi 56. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 59. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 60. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë 62. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

D 5

7

B

3

U

8

P

9

10

M O

4

A

O

6

B

P

11

B

T M O T

12

U L

L A

13

K

R

14

J

15

E T

R

R

M

L D

¸

18

D I

V

27

E

H

23

K R

Y

24

W

O I

S

J

H

E N

T

O

I

V

32

I

L

I

N

G O

A

G

T R M E

N

S

I

M

31

A G

O N

I

S

N ¸

T

A

E

K

34

T

¸ 38

¸ 43

I

M

P

O L

E

R

T

V A

R

K

H

S

K

P

Z

M E

35

R O

N O

39

M

S

H

T

45

A L

R

36

A

D

37

R A

G E

E N

R I

40

R

M

44

A

N

33

M I

42

U

26

R

30

M

I

U B

28

29

T O

C

25

K L

K

20

V

22

G

A

M

19

P

21

A

I

K

17

B

L 16

A M A N

I

P

41

L

I

D N

46

C

P

I

R

U N

O

P

G

47

E

R R

I

E

A

L

M

H

48

F

R 49

50

51

B R

55

F

A

58

59

53

A M I

T

N

A

N T

C

B

I

A

O 61

A

K 64

D

N

65

A L

T E

A

R

I

L

K

V

C

V A

E

R

R G

R T

S

T

Y T

N I

71

B

A

J

74

D

B

S

K

O P

O

S

E

A

U

E N

H A

G A

O

G

N

K A

O

L

R

R

E

Z I

N E

T

P

C 80

E H

81

B I

I

N G

O

K

V

J

Z 88

E

H

¸

A

D V

O

M

D

S

A

N

R

O

C I

84

B

85

D

R

E

D

N A

K R

O N

T

A

M I

R

K

R

A

N

Z ¸

I

K

R

M

105

D I

S

K

A

V

J

V 106

A N

93

A L

K

P

O

98

L

T

B

L O

G

D 107

I

108

L

K

103

A

104

E N

M H

97

I

102

O

O R

96

V

101

H M A N

R

R A

92 95

U S

E

86

90

R

100

K E P

I

91

99

L

S

89

E

P

H

78

¸

V

A

94

C

S

82 83

˙

87

J

76

E N

79

E

A

73

77

T

O 70

M

R

72

75

R I

H V

R

69

B E

S

67

A T

68

F

Z F

62

66

R N

54

P 57

M A

60

63

A

K

52

E 56

N

J

G

R

J

R

R E

109

E

P

E

R S

I

A

N

110

J

U

L

¸

N

G

M

111

D

D

Z

U

K

A

112

Y S

T

E

A N

G E

S

H

T I

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

Ja 25 deputetët e opozitës që votuan njëlloj si deputetët e PS

K

jo është hera e parë në historinë e pluralizmit ku deputetët e opozitës votojnë vendimet politike të mazhorancës. Dhe duke ditur se ishte një pezolutë politike dhe jo vendim ligjor, përsëri deputetët e “opozitës” së re treguan se sa opozitarë janë, votuan si PS-ja! Janë 25 deputetë të opozitës së re në Parlament që sot bashkuan votat me mazhorancën për të miratuar rezolutën që dënon vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. Rudina Hajdari që është kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të këtij grupi kanë votuar në favor të rezolutës. Nimet Musaj, kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, ka votuar gjithashtu pro rezolutës. Por nga lista del se 25 deputetë të opozitës votuan rezolutën politike të PS. Rezoluta kundër Metës u miratua me 100 vota pro. Lista me emrat e deputetëve të opozitës që votuan pro rezolutës EMRAT

            

Eugen Bojaxhiu Ediola Braha Arlind ÇaÇani Arben Elezi Kujtim Gjuzi Majlinda Halilaj Halil Jakimi Selami Jenisheri Ligoraq Karamelo Korab Lita Aurora Mara Ervis Meço Myslim Murrizi

           

Nimet Musaj Kostaq Papa Andi Permeti Enver Roshi Krenar Rryçi Ylli Shehu Zef Shtjefni Nikolin Staka Edmond Stoku Halit Valteri Elena Xhina Alban Zeneli

24 E premte, 14 QERSHOR 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.