CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 15 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 9 (8450)
E martë, 15 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
"Bomba" e dytë e "Zëri i Amerikës" kundër qeverisë . Publikohen përgjimet që implikojnë deputetë dhe zyrtarë të PS në afera të jashtëligjshme
Farsa e Ramës me punësimet Kryeministri akuzon si "kazan" edhe median zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që pret emërimin si ministër i Jashtëm, por që duket paksa e vështirë të marrë dekret presidencial në vend të Ditmir Bushatit
FAQE 3
Presidenti Meta: Cakaj s'është Arta Dade: Propozimi i Cakajt, Veton Surroi. Emërimin e Ramës në i gabuar. Rama ka shkatërruar Ministrinë e Jashtme, po e shqyrtoj PS dhe demokracinë
FAQE 6-7-8
Në foto: Presidenti Ilir Meta KRYEMINISTRI
Edi Rama: Unë edhe ministër i Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit
FAQE 2
FORUM
Masoneria dhe zhvillimet e saj në Shqipëri Nga Raimond Todhe
Masoneria, që është vëllazëria më e vjetër universale në botë, beson në vëllazërinë e njeriut nën përkujdesjen...
FAQE 9
PARALAJMËRIMI
Manjani: Presidenti Meta nuk mund të dekretojë Edi Ramën edhe ministër
FAQE 14
FAQE 9
Në foto: Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dada
ISH-KRYEMINISTRI
AVOKATI
Berisha: Rama nuk Spartak Ngjela godet mund të bëhet ministër Ramën: Perëndimi nuk i Jashtëm. Nuk e lejon e do, socialistët ta Kushtetuta rrëzojnë FAQE 14
FAQE 9
KREU I PD
Akuzat ndaj “Zëri të Amerikës”. Basha: Koha për të shkulur modelin Rama
FAQE 5
ANËTARJA E KRYESISË SË LSI
Elona Guri: Edi, Zoti të dhëntë shëndet, se mendja... FAQE 5
POLITIKE
2
E martë, 15 JANAR 2019
Reagon kreu i Shtetit: Jo më shtet fals! Për Presidentin, e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit
K
ryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë në përpjekjet për t’i dhënë zgjidhje ngërçit me Ministrinë e Jashtme. Ai ka gjetur një mënyrë të shpejtë për të marrë dekretin e ministrit të jashtëm. Po ashtu, në njoftimin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Rama u shpreh gjithashtu, se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkeljen e Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij, nuk ç’dekretoi Ministrin Bushati brenda afatit, ndërsa de jure do të jetë vetë ai ministër i Jashtëm. “Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, u shpreh Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Pasi njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të mbajë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm, Kryeministri Rama ka dërguar në Presidencë edhe një herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga numri një i diplomacisë shqiptare, kjo pasi Kreu i Shtetit, nuk e ç’dekretoi atë brenda afatit prej 7 ditësh që përcakton Kushtetuta. Gjithashtu në Presidencë mësohet se është dërguar edhe emri i kryeministrit Edi Rama, për të
Rama s’humbet kohë, vetëpropozohet në krye të diplomacisë në Presidencë VOTOHEN MINISTRAT
“Qeveria e re”, Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshmes
mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Reagimi i Presidentit Lidhur me situatën e re të kruijyuar nga kreu i Qeverisë, do të reagonte vetë Presidenti I Republikës Ilir Meta përmes rrjeteve sociale, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë
edhe postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Në një mesazh të shkurtër të faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta iu përgjigj akuzës së Ramës për një denoncim të çështjes në Gjykatën Kushtetueses duke i kujtuar se Presidenti është në
krye të punës, ku për të e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!”- u shpreh dje në reagimin e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR: PS-së I DUHEN KANDIDATË QË I MBËSHTET KOMUNITETI
P
as Ramës, edhe kryetari i grupit parlamentar të PSsë Taulant Balla, ka rikonfirmuar vullnetin e Partisë për të rikandiduar Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për Neës24, theksoi se PS-së i duhen kandidatë që i mbështet komuniteti. “Do kemi 61 kandidatë në 61 bashkitë e vendit, për të cilët kemi përcaktuar një axhendë shumë të mirë për sa i përket marrjes së mendimit të komuniteteve. Ne kemi krijuar modele të shkëlqyera të qeverisjes vendore, qoftë me Edi Ramën por edhe tashmë në qeverisjen vendore, ku ndër to spikat në mënyrë të veçantë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka justifikuar besimin e dhënë nga ne, por pikësëpari besimin e dhënë nga qytetarët shqiptarë në 4 vite. Por askush prej nesh nuk ka të drejtë të dalë mbi vendimet e përbashkëta e kolegjiale të PS-së që në momentin e duhur do të flasin për vendimet”, tha Balla. Ai u shpreh më tej se më 30 qershor “ne duam që të bëjmë të njëjtën punë të shkëlqyer që kemi bërë në Tiranë dhe në bashki të tjera e për këtë qëllim nuk do të rikandidohen një pjesë dhe do rikan-
Pas Ramës, edhe Balla rikonfirmon Veliajn: E ka justifikuar besimin
didohen disa të tjerë. Për këtë kemi nisur konsultimet. Partia e parë që do shpallë kandidatët do të jemi ne. Ne kemi një libër rregullash brenda familjes politike ku kemi përcaktuar afatet. Secili do kandidojë në bazë të performancës së vet. Ne dimë të vlerësojmë punën e gjithkujt që komuniteti e do. Duam kandidatë që i mbështet komuniteti. Ne e kemi kuptuar
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
që mandati që kemi marrë më 25 qershor na ka obliguar të jemi në një proces bashkëqeverisje me njerëzit”, theksoi Balla. Pra, përfundimisht kandidimi i Erion Veliaj është vendosur nga qytetarët dhe selia rozë do të zbatojë vendimmarrjen e qytetarëve, ky ishte mesazhi i numrit dy në PS. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulat Balla ka komentuar refuzimin
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
e presidenti Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm dhe marrjen e këtij posti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai tha se zgjedhja e Ramës edhe në krye të Ministrisë së Jashtme është një zgjidhje e përkohshme deri sa Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin, sipas tij, për shkeljen e kushtetutës që ka bërë Presidenti duke mos dekretuar Gent Cakajn si ministër. Balla tha ndër të tjera se Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë emërimet e kryeministrit, ndërsa debati ‘Cakaj’ do rezultojë një flluskë sapuni. “Presidenti nuk e ka aspak të drejtën e refuzimit por ka detyrën në cilësinë e kryetarit të shtetit që tia kalojë autoritetit më të lartë ligjvënës dhe presidenti i Republikës, i cili është një autoritet që zgjidhet nga parlamenti në asnjë rast nuk mund t’i heqë të drejtën parlamentit për të qenë autoriteti më i lartë. Të jeni të sigurt se edhe e gjithë kjo tymnajë në kurriz të një djali të shkëlqyer do rezultojë flluskë sapuni”- tha Balla.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Kuvendi pritet të mblidhet këtë të mërkurë, 16 janar, në një seancë të jashtëzakonshme plenare.. Deputetët janë njoftuar që të mos mungojnë për asnjë arsye. Pritshmëritë janë që në këtë seancë plenare të votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, të dekretuara tashmë nga Presidenti Ilir Meta. Në senacën e nesërme Kuvendi duhet të votojë për dekretin e emërimit të Elva Margaritit si Ministre e Kulturës, të Besa Shahinit si Ministre e Arsimit, të Anila Denajt si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, të Belinda Ballukut si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, të Elisa Spiropalit si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, të Eduard Shalsit si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të Blendi Çuçit si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të Erion Braçes si zëvëndëskryeministër. Po ashtu, deputetët pritet të votojnë edhe për dekretet e shkarkimit të ministrave të mëparshëm. Sa i përket ministrit të Jashtëm, duhet pritur dekreti i kreut të shtetit për propozimin e fundit të kreut të Qeverisë, Edi Rama i cili është vetëpropozuar për këtë post pas refuzimit të Presidentit të kandidaturës së Gent cajkat që shkaktoi përplasje të fortë mes dy institucioneve javën e kaluar.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 15 JANAR 2019
"Bomba" e dytë e "Zëri i Amerikës" kundër qeverisë . Publikohen përgjimet që implikojnë deputetë dhe zyrtarë të PS në afera të jashtëligjshme
Farsa e Ramës me punësimet Kryeministri akuzon si "kazan" edhe median zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që pret emërimin si ministër i Jashtëm, por që duket paksa e vështirë të marrë dekret presidencial në vend të Ditmir Bushatit
Një i investigim i "Zërit të Amerikës" për punësimet e jashtëligjshme në administratën e burgjeve vë nën akuzë ligjore dhe morale të paktën katër deputetë të Partisë Socialiste, si dhe zyrtarë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Investigimi zë fill të hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko. Bisedat e zbardhura të Çukos, si deputetë dhe zyrtarë të qeverisë, tregojnë se në shumicën e rasteve emërimet në këtë institucione bëhen me ndërhyrje politike. Më flagrante në gjithë historinë e përgjimeve të publikuara është se dhe një konkurs për vende të reja pune në këtë institucion rezulton të jetë një farsë e shëmtuar. Nga 270 vende të lira pune në konkurs, të gjitha aplikimet rezultojnë se janë bërë nga deputetë të PS dhe njerëz të qeverisë. Madje numri i konkurrentëve ka qenë aq i madh sa seleksionimi duhet bërë mes emrave që kanë dhënë deputetët, pra jashtë kritereve, dhe jo sipas ligjit. "Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të Çukos tregojnë se mbajtja e këtij premtimi minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve. Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të
Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë",- thuhet në investigimin e "Zërit të Amerikës". Skandali i publikuar dje me dokumente dhe përgjime, shërben dhe si model për institucionet e tjera, sipas analistëve. Kur deputetët kanë bërë namin te Drejtoria e Burgjeve, që nuk është një institucion i lakmuar për punësime, imagjinoni çfarë ka ndodhur me drejtoritë e tjera ku radha për punësime është disa herë më e madhe. Ajo që u shfaq dje në "Zërin e Amerikës" tregon se qeveria i ka kthyer të gjitha punësimet në shpërblime politike për militantët dhe njerëzit që janë afër kryeministrit Edi Rama. Në të vërtetë ka ndonjë ministri apo institucione, që konkurset i zhvillojnë korrekt me ligjin, por akuzat e "Zëri Amerikës" e komprometojnë "bashkëqeverisjen" dhe konkurset, pasi në jo pak raste konkurset janë me përzgjedhje politike. Investigimi i djeshëm, veç korrupsionit dhe ndërhyrjes qeveritare në punësime, zbuloi dhe raportin e deformuar që tashmë kryeministri Edi Rama ka me median dhe të vërtetën. Pak pasi u publikua kronika e medias amerikane, kreu i qeverisë me një gjuhë jo etike sulmoi median zyrtare të SHBA, si të bëhej fjalë për ndonjë portal anonim në
Tiranë, duke e quajtur "Kazan"! "Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie",shkruan kreu i qeverisë. Për të kuptuar qytetarët shqiptarë se cilën media ka quajtur kazan Edi Rama, mjafton të kujtojmë se "Zëri i Amerikës" financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe përcjellë qëndrimet zyrtare ose gjysmë zyrtare të qeverisë amerikane lidhur me çështje të ndryshme. Ajo që është e veçantë në programin e kësaj medie në gjuhën shqipe dhe që ka shqetësuar kreun e qeverisë, lidhet me faktin se gjatë muajve të fundit "Zëri i Amerikës" ka marrë karakterin e një media investiguese të temave të nxehta në Shqipëri, veç transmetimeve të qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Prej disa muajsh në këtë media janë thirrur gazetarë me përvojë në zbulimin e aferave dhe fakteve të korrupsionit e krimit qeveritar, të cilët kanë nisur hulumtimin e dokumenteve dhe fakteve për skandale të ndryshme. Skandali i parë i trajtuar ishte ai për projektin e Unazës së Re dhe kompaninë që mori me letra false 30 milionë Euro. Për shkak se shumica e mediave vizive, me përjashtim të emisionit të Ylli Rakipit që zbuloi fillimisht skan-
dalin, iu shmangën trajtimit të kësaj teme që prek shumë interesa, "Zëri Amerikës" e plasi vet bombën e korrupsionit në shqip dhe anglisht duke e detyruar qeverinë që t'i përgjigje direkt dhe të merrte masa. Sigurisht që investigimet janë mediatike, por kur dalin nga "Zëri i Amerikës" kanë kaluar dhe në filtra të tjerë që do apo nuk do kreu i qeverisë janë dhe qëndrime të politikës amerikane ndaj mënyrës sesi ai po qeverisë Shqipërinë. Pas bombës së parë me Unazën e Re, bomba e dytë e kësaj media ishte dje. Investigimi për mashtrimet me punësimet prek vetëm Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Është vetëm një drejtori e rëndësishme nga dhjetëra të tjera që ka qeveria. Dje investigimi i "Zëri të Amerikës" ndaj qeverisë Rama ishte në vazhdën e fakteve korruptive që kjo media amerikane po zbulon për publikun shqiptar. Me sa duket shërbimet inteligjente e dinë mirë se në Shqipëri mbi 90 përqind të mediave, kryeministri i ka lidhur me interesa financiare dhe asnjëra nuk investigon, ndaj detyra e vështirë ka rënë mbi "Zëri Amerikës". Kur të kritikon "Zëri Amerikës", radio me serioze dhe profesioniste në botë, duhet të mendohesh mirë, pasi ditët në pushtet fillojnë e shkurtohen. Me sa duket edhe Presidenti nuk do ta dekretojë ministër të jashtëm, Edi Ramën. Edhe për këtë sulm ndaj "Zëri të Amerikës"! A. Marku
INVESTIGIMI
4 E martë, 15 JANAR 2019
“Konkurset publike në burgje fushatë punësimi për zyrtarët e PS” Nga Aleksandra Bogdani
H
etimet e Prokurorisë së Kri meve të Rënda për ish-drej torin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë. “Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur. Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko. Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës. Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri. Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari. Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie. Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike
gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat. Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi. Ndarja e vendeve të punës në administratë sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas meritës është një problem i mbartur i tranzicionit në Shqipëri. Reforma në administratën publike është gjithashtu një ndër kushtet kryesore për integrim në BE, e cila në progres raportin e fundit kërkoi hapa të mëtejshëm në sigurimin e një administrate eficente, të depolitizuar dhe profesionale. Administrata jo-politike është gjithashtu një premtim i përsëritur i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 fajësoi aleatin e vogël LSI për punësime politike dhe deklaroi se do ta çonte “tepsinë për skrap”. Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes bisedave dhe mesazheve të përgjuara të Çukos tregojnë se mbajtja e këtij premtimi minohet gjerësisht nga një sistem i ngritur mbi bazën e shpërblimeve partiake si dhe nga ndërhyrjet e zyrtarëve të të gjitha niveleve. Përveç zyrës së shefes së kabinetit të kryeministrit Edi Rama, në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dalin kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti dhe Paulin Sterkaj. Trafik influence për punësime apo transferime rezultojnë të kenë ushtruar gjithashtu zyrtarë lokalë, punonjës të administratës apo të zgjedhur vendorë. E pyetur mbi rrethanat e telefonatës së
bërë në emër të saj me Çukon, shefja e kabinetit të Ramës, Znj.Vali Bizhga shpjegoi se kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me to në Kryeministri në fund të janarit. Gjatë takimit, motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar ndihmë për një grup prej rreth 15 të rinjsh të sapodiplomuar nga familjet vulnerabël, të cilët e kishin pasur të pamundur të gjenin punë. Bizhga shtoi se ishte ndjerë keq gjatë takimit dhe CV-të e të rinjve ia kishte përcjellë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. E pranishme në takim ishte edhe Vitiona Dervishaj, një vajzë rreth të 30-ave e diplomuar për juridik, e cila ishte e vetmja që insistonte për punë në shtet. “Arsyeja lidhej me babanë e saj, i cili kishte qenë punonjës i Burgjeve dhe kishte humbur jetën në aksident. Gjatë ceremonisë mortore, shokët e të atit i kishin premtuar asaj vendin e tij në burgun e Fushë-Krujës,” tha Znj.Bizhga. Ajo shtoi se nga janari në fund të prillit ishte pritur që të krijohej mundësia për konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte bërë pas insistimit të vazhdueshëm të motrave të Nënë Terezës. “Ajo nuk është pranuar në punë pa konkurs dhe zotit Çuko nuk i është thënë që do ta fusësh në punë. Është e vërtetë që ajo është aksesuar në konkurs, por ftesa për konkurs u drejtohet të gjithëve,” tha Bizhga për Zërin e Amerikës. E pyetur nëse ajo ia kishte dalë të fitonte konkursin, Bizhga tha se nuk e kishte ndjekur çështjen në detaje. “Unë nuk di të them nëse kishte një kandidat më të zotin se Vitiona për atë punë. Këtë unë nuk di ta them,” shtoi ajo. E kontaktuar përmes telefonit, motër Tereza Maria e misionit të Motrave të Nënë Terezës në Tiranë konfirmoi takimin në kryeministri dhe tha se kishte shkuar atje në mirëbesim, për të qarë një hall. “Takimi ka qenë privat dhe unë kam kërkuar ndihmë
për një grup të rinjsh që nuk kishin asnjë mundësi punësimi. E vetmja për të cilën u bë diçka ishte Vitiona, por edhe ajo nuk u rregullua në profilin e saj, por si arkiviste,” tha Motër Tereza Maria. “Të tjerët i lanë nëpër zyrat e punës, derisa e kuptuan se janë tallur te zyrat e punës dhe janë tërhequr,” shtoi e zhgënjyer ajo. Komunikimet e përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tregojnë se deputeti socialist, Ulsi Manja i kërkonte Çukos transferimin e një punonjësi të policisë së burgjeve nga Kruja në Tiranë dhe një çështje të ngjashme diskuton edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. Blerina Gjylameti përmendet në një bisedë të Çukos me një person të tretë për ndërhyrjen në punësimin e një personi të lidhur me Partinë Socialiste, ndërsa Paulin Sterkaj ankohet për transferimin e një policeje me origjinë nga Tropoja, nga burgu 313 te “Ali Demi”. Zonja Spahiu, deputete e qytetit të Durrësit shpjegoi se e kishte telefonuar Çukon për një rast, që sipas saj ishte transferuar politikisht nga Durrësi. “Ai ishte me prindër të sëmurë dhe punonte shumë larg banesës së tij. Ai kërkonte të drejtën e tij, pasi ishte transferuar vetëm për shkak të bindjeve të majta,” tha Spahiu duke shtuar se nuk është e sigurtë nëse transferimi u bë. Edhe zoti Sterkaj pohoi se i ishte drejtuar Çukos për t’i përcjellë një ankesë mbi transferimin e padrejtë të një punonjëseje të policisë së burgjeve. “Sa herë marr ndonjë ankesë, unë reagoj sa është e mundur. Pastaj është çështje e institucioneve nëse veprojnë ose jo,” tha zoti Sterkaj, duke shtuar se punonjësja në fjalë ishte edhe “e djathtë”. “Unë shqetësohem për hallet e njerëzve sa herë shoh padrejtësi, pa pyetur nëse janë të majtë ose të djathtë. Ne kaq kemi në dorë, se të tjerat i ka kryeministri,” shtoi më tej Sterkaj. Deputetja Gjylameti tha se nuk komentonte “çështje që janë
në hetim nga Prokuroria”. Njësoj u përgjigj edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. “Nuk mund të komentoj të dhëna të dala nga një hetim penal në proces, që përbën sekret hetimor përsa kohë nuk janë shprehur organet kompetente,” tha Manja. Farsa e konkurseve Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike. Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin. Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë. Por përtej fasadës, ishdrejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë. “O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,” thoshte Çuko më 14 prill. “Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s’e di ç’do të thotë ai tani,” shtohet aty. “Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,” shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës. Përgjimet nxjerrin gjithashtu në pah manovrat e kryera me testimet, ku rezultatet manipulohen për të favorizuar kandidatët e servirur përmes kanaleve partiake. Në përgjigje të një kërkese për të punësuar një person të lidhur me Partinë Socialiste, Çuko shpjegon se si do ta nxirrte atë fitues. “Do bëjmë dhe procedurën gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik,”thotë ai. Episodet e dosjes së zotit Çuko nuk janë të parat në sistemin e Burgjeve, dhe as në administratën publike në tërësi. Në qershor 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, Ministria e Drejtësisë denoncoi funksionarë të LSI-së në Shkodër për punësime fiktive në burgun ende të papërfunduar në atë kohë të Reçit. Ndërsa në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil i dorëzoi Kuvendit një raport, sipas së cilit 1/3 e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit. Marrë nga “Zëri i Amerikës”
POLITIKE
5
E martĂŤ, 15 JANAR 2019
Reagimi i kryetarit tĂŤ grupit Parlamentar tĂŤ LĂŤvizjes Socialiste pĂŤr Integrim
K
reu i deputetĂŤve tĂŤ LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas investigimit tĂŤ “ZĂŤrit tĂŤ AmerikĂŤsâ€?, ku njĂŤ pjesĂŤ e madhe e deputetĂŤve tĂŤ PS janĂŤ kapur nĂŤ biseda aferash pĂŤr vende pune me ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko. “Jemi nĂŤ kĂŤtĂŤ komunikim tĂŤ vonshĂŤm me qytetarĂŤt shqiptarĂŤ pasi tĂŤ gjithĂŤ mĂŤ sĂŤ fundmi janĂŤ njohur qartĂŤ, haptas dhe publikisht me rrĂŤnimin pĂŤrfundimtar moral tĂŤ Edi RamĂŤs, qeverisjes sĂŤ tij dhe tĂŤ tĂŤrĂŤ tĂŤ asaj qĂŤ quhet klikĂŤ banditĂŤsh tĂŤ korruptuar. TĂŤ gjithĂŤ shqiptarĂŤt morĂŤn vesh pĂŤrfundimisht qĂŤ historia e portaleve, historia e rekrutimeve sipas meritĂŤs, historia e stigmatizimit tĂŤ emĂŤrimeve tĂŤ bĂŤra dikur dhe historia e famshme e tepsisĂŤ kanĂŤ vetĂŤm njĂŤ emĂŤr dhe se ky emĂŤr ĂŤshtĂŤ Edi Rama. Jo se kemi dĂŤshirĂŤ tĂŤ shqiptojmĂŤ dhe tĂŤ bĂŤjmĂŤ pĂŤrgjegjĂŤs vetĂŤm atĂŤ, por ai ĂŤshtĂŤ pĂŤrgjegjĂŤsi i vetĂŤm, pasi siç doli qartazi nĂŤ pĂŤrgjimet e bĂŤra publike, nga prestigjiozja “ZĂŤri i AmerikĂŤsâ€?, zyra e kryeministrit ĂŤshtĂŤ ajo qĂŤ merret drejtpĂŤrdrejtĂŤ dhe me punĂŤsimet deri tek ato mĂŤ banalet, duke krijuar njĂŤ kontroll tĂŤ vĂŤrtetĂŤ policor, i cili mundĂŤson punĂŤsim vetĂŤm dhe vetĂŤm pĂŤr ata qĂŤ janĂŤ militantĂŤ tĂŤ PartisĂŤ Socialiste, asnjĂŤ qytetar tjetĂŤr tĂŤ mos ketĂŤ iluzionin se nĂŤ administratĂŤn e Edi RamĂŤs do mundet qĂŤ qytetarĂŤ tjerĂŤ, tĂŤ ndershĂŤm, tĂŤ aftĂŤ apo tĂŤ zotĂŤ, mund tĂŤ bĂŤhen pjesĂŤ e sajâ€?, - deklaroi dje nĂŤ mbrĂŤmje Petrit Vasili. Ai tha se pas kĂŤtyre fakteve gjithĂŤ mashtrimet e Edi RamĂŤs me punĂŤsimet janĂŤ zbuluar. “E gjithĂŤ
Petrit Vasili: PĂŤrgjimet provuan fundin kriminal tĂŤ RamĂŤs me punĂŤsimet
dĂŤngla, farsa, mashtrimi qĂŤ Edi Rama u hodhi pa kursim qytetarĂŤve nĂŤ 2017 pĂŤr gjoja politikĂŤn e re, pĂŤr tĂŤ ashtuquajturĂŤn formĂŤ tĂŤ re, epokĂŤ tĂŤ re nĂŤ rekrutimet nĂŤ ShqipĂŤri ishte njĂŤ vulgaritet dhe njĂŤ banalitet nga mĂŤ tĂŤ shĂŤmtuarit, nga mĂŤ tĂŤ pa shembullit nĂŤ
historinĂŤ e ShqipĂŤrisĂŤ. Ju e keni tĂŤ qartĂŤ qĂŤ qindra njerĂŤz punĂŤsohen me urdhĂŤr politik, se si manipulohen kĂŤto konkurse edhe brenda pĂŤr brenda njĂŤri tjetrit, meqenĂŤse tĂŤ 1300 konkurrentĂŤt, ishin tĂŤ gjithĂŤ tĂŤ PartisĂŤ Socialiste, por edhe aty ishte shumĂŤ
e lehtĂŤ qĂŤ fituesin ta nxirrje pĂŤr humbĂŤs dhe humbĂŤsin ta nxirrje pĂŤr fitues. PamĂŤ se si qĂŤ nga kreu i komisionit tĂŤ ligjeve, njeriu, korifeu i ReformĂŤs nĂŤ drejtĂŤsi ishte njĂŤ nga ata ordinerĂŤt qĂŤ merrej me vende pune, plus deputetĂŤ tĂŤ tjerĂŤ, pra njĂŤ radhĂŤ deputetĂŤsh tĂŤ cilĂŤt ishin sekserĂŤ punĂŤsimesh dhe asgjĂŤ mĂŤ shumĂŤâ€?,- shkruan Petrit Vasili. Ai shtoi se “ky kryeministĂŤr i cili ka kohĂŤ tĂŤ merret me administratĂŤn e burgjeve, e emĂŤrimin e njerĂŤzve mĂŤ tĂŤ thjeshtĂŤ atje nĂŤ administratĂŤ dhe u privon e u mbyll dyert tĂŤrĂŤ shqiptarĂŤve, tĂŤ cilit i mungojnĂŤ çizmet qĂŤ t’i veshĂŤ tĂŤ shkojĂŤ atje te ato rrugĂŤ tĂŤ mbyllura nga dĂŤbora, i cili mungon tĂŤ shkojĂŤ te fukarenjtĂŤ, i cili mungon tĂŤ shkojĂŤ kur ka pĂŤrmbytje, mungon tĂŤ shkojĂŤ tek Unaza e Re. Ky kujdeset vetĂŤm pĂŤr punĂŤsime, pĂŤr grabitjet e 40 milion eurove me njĂŤ dorĂŤ, pĂŤr koncesionet qĂŤ shkojnĂŤ 1 miliard e ca dhe gjithĂŤ kjo kĂŤrkon ushtarĂŤ dhe kamikazĂŤ tĂŤ partisĂŤ, tĂŤ cilĂŤt ai i rekruton nĂŤ kĂŤtĂŤ mĂŤnyrĂŤ. Kjo ĂŤshtĂŤ njĂŤ histori kriminale, e cila ka hyrĂŤ nĂŤ thelbin e shtetit dhe tĂŤ administratĂŤs, ajo i ka hyrĂŤ sinjĂŤ kancer administratĂŤs shtetĂŤroreâ€?.
KRYEMINISTRI
Rama sulmon ZĂŤrin e AmerikĂŤs: Flet nga kazani i TiranĂŤs
Pasi ZĂŤri i AmerikĂŤs (Voice of America) publikoi pĂŤrgjime pĂŤr punĂŤsimet nĂŤ burgje nĂŤ kohĂŤn kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka sulmuar VOA-n pĂŤr tĂŤ cilin thotĂŤ se flet nga kazani i TiranĂŤs duke pĂŤrgojuar dynjanĂŤ mbi llogje telefonike. “Erdhi dita qĂŤ ZĂŤri i AmerikĂŤs tĂŤ flasĂŤ nga kazani i TiranĂŤs, duke pĂŤrgojuar dynjanĂŤ mbi bazĂŤ llogjesh telefonike. PĂŤr herĂŤ tĂŤ parĂŤ nĂŤ Albania organizohet konkurs publik pĂŤr punĂŤsimet nĂŤ burgje dhe kazani gjĂŤmon deri nĂŤ AmerikĂŤ e jehon nĂŤ katundin tonĂŤ mediatik.ÇfarĂŤ katandieâ€?, shkruan Rama. MĂŤ tej Rama shkruan se mund tĂŤ verifikohen dokumentet e konkursit dhe rezultatet me rekrutimet. Ai e quan investigimin e ZĂŤrit tĂŤ AmerikĂŤs njĂŤ sulm tĂŤ ulĂŤt dhe aspak gazetaresk. “Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltĂŤ sa tĂŤ doni! U kujtuat pĂŤr emĂŤrimet partiake nĂŤ administratĂŤ, pas 30 vjetĂŤsh dhe duke sulmuar urtĂŤsisht, e aspak gazetarisht, pikĂŤrisht ata qĂŤ po bĂŤjnĂŤ çmos t’i vĂŤnĂŤ fre zullumitâ€?, shkruan Rama mĂŤ tej duke pĂŤrdorur emoji ‘i neveritur’.
KREU I PD
FORUM
ANĂ‹TARJA E KRYESISĂ‹ SĂ‹ LSI
Basha: Koha pĂŤr tĂŤ shkulur modelin Rama
Akt i turpshĂŤm dhe i papĂŤrgjegjshĂŤm!
Elona Guri: Edi, Zoti tĂŤ dhĂŤntĂŤ shĂŤndet, se mendja...
Kryetari i PartisĂŤ Demokratike, Lulzim Basha e cilĂŤsoi akt tĂŤ turpshĂŤm qĂŤndrimin e Edi RamĂŤs ndaj medias “ZĂŤri AmerikĂŤsâ€? ditĂŤn e djeshme. NĂŤ njĂŤ reagim nĂŤ rrjetet sociale, Basha u shpreh se kreu i qeverisĂŤ shqiptare po kryen akte tĂŤ rĂŤnda duke treguar degradimin e qeverisĂŤ sĂŤ tij nga korrupsioni. “Sulmi ndaj VOA ĂŤshtĂŤ akt i turpshĂŤm dhe i dĂŤshpĂŤruar i njĂŤ tĂŤ degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. PĂŤr tĂŤ mbrojtur paratĂŤ dhe pushtetin ai ĂŤshtĂŤ i gatshĂŤm tĂŤ sulmojĂŤ e denigrojĂŤ kĂŤdo. Fasada ra, tani ĂŤshtĂŤ koha pĂŤr ta shkulur atĂŤ dhe modelin e tij njĂŤherĂŤ e mirĂŤ!â€?,- shkruan Lulzim Basha.
Nga Luan Rama*
K
ryeministri i vendit tim sulmon edhe “ZĂŤrin e AmerikĂŤsâ€?, zĂŤrin e lirisĂŤ, atĂŤ tribunĂŤ ku intelektualĂŤt dhe qytetarĂŤt shqiptarĂŤ mbanin ndezur
shpresĂŤn e lirisĂŤ dhe ushqenin besimin se diktatura komuniste do tĂŤ rrĂŤzohej! E sulmon nĂŤ ShqipĂŤrinĂŤ e vitit 2019, ashtu siç nuk guxoi ta bĂŤnte as Ramiz Alia nĂŤ vitin 1990, me gjithĂŤ presionin e pafund tĂŤ korridoreve tĂŤ PartisĂŤ sĂŤ tij! Kryeministri i vendit tim e quan “ZĂŤrin e AmerikĂŤsâ€? pĂŤrgojues tĂŤ dynjasĂŤ qĂŤ flet nga kazani i TiranĂŤs! Akt i turpshĂŤm, i papĂŤrgjegjshĂŤm, i neveritshĂŤm! DĂŤshmi e mĂŤrisĂŤ sĂŤ tij kundĂŤr medias, kundĂŤr shtypit, kundĂŤr lirisĂŤ sĂŤ tyre! Historia na mĂŤson: tĂŤ gjithĂŤ ata qĂŤ kanĂŤ sulmuar dhe anatemuar “ZĂŤrin e AmerikĂŤsâ€?, nĂŤ fakt kanĂŤ parathĂŤnĂŤ fundin e tyre. Ata asnjĂŤri nuk janĂŤ mĂŤ, “ZĂŤri i AmerikĂŤsâ€? nĂŤ tĂŤ gjithĂŤ botĂŤn ĂŤshtĂŤ zĂŤri i lirisĂŤ! *ZĂŤvendĂŤskryetar i LĂŤvizjes Socialiste pĂŤr Integrim
AnĂŤtarja e KryesisĂŤ sĂŤ LSI, Elona Guri kla reaguar pas sulmit qĂŤ kryeministri Edi Rama bĂŤri nĂŤ adresĂŤ tĂŤ medias amerikane “ZĂŤri i AmerikĂŤsâ€?. Kryeministri e cilĂŤsoi kĂŤtĂŤ media si “kazanâ€? duke deklaruar se investigimi i saj pĂŤr punĂŤsimet nĂŤ burgje ĂŤshtĂŤ mashtrim. “Ah Edi, Edi! Me vjen shume keq pĂŤr ty! Te paska ngatĂŤrruar “doktoreshaâ€? ilaçet, qe te beri te sulmosh “ZĂŤrin e AmerikĂŤsâ€?. Dhe pĂŤr çfarĂŤ pĂŤr emĂŤrimet te Burgjet. PĂŤr kaq pak?! Mendo kur te nxjerrin ato dergesat e AmerikĂŤs, kush e di sa do vjellĂŤshđ&#x;¤Žđ&#x;¤Žđ&#x;¤Ž KĂŤsaj populli i thotĂŤ: Kur qenit i vjen ngordhja, shkon e pĂŤrmjerr nĂŤ derĂŤ tĂŤ xhamisĂŤ! Ah Edi sa keq me erdhi pĂŤr ty. Zoti tĂŤ dhĂŤntĂŤ shĂŤndet, se mendja...â€?,- shkruan nĂŤ njĂŤ postim nĂŤ Fecebook, Elona Guri.
INTERVISTA
6 E martë, 15 JANAR 2019
Presidenti Meta: Cakaj s'është Veton Surroi. Emërimin e Ramës në Ministrinë e Jashtme, po e shqyrtoj Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka komentuar për herë të parë propozimin e kryeministrit Rama për ta dekretuar në postin e Ministrit për Europën dhe Punët me Jashtë. I pyetur nga Fevziu nëse do e dekretojë ose jo, Meta është përgjigjur: “më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë”. Kreu i shtetit ka komentuar dhe arsyet e mosdekretimit të kandidatit Gent Cakaj, si dhe akuzat që i janë bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama atij personalisht.
Intervistoi: Blendi Fevziu Gazetari (Blendi Fevziu): Zoti President, mirëmbrëma dhe faleminderit për këtë intervistë të shkurtër! Presidenti Meta: Mirëserdhët! Kënaqësia ime. Gazetari: Që prej tri-katër ditësh jeni në qendër të vëmendjes me kryeministrin e Shqipërisë, madje ditën e premte ai ka qenë agresiv me ju, duke ju konsideruar një lloj zgjatimi, po e quaj, apo çizmeje e opozitës shqiptare. Në fakt sot kryeministri ka deklaruar se do të marrë vetë përsipër postin e ministrit të Jashtëm. Ky është lajmi më i fundit. Çfarë qëndrimi keni? Presidenti Meta: Është një lajm i freskët dhe mesa jam në dijeni, pak më parë ka mbërritur apo është protokolluar një propozim i tillë, për të cilin natyrisht që më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë. Gazetari: Ç’do të thotë një kohë e mjaftueshme, zoti President? Për çfarë do të këshilloheni ju për Edi Ramën? Presidenti Meta: Besoj se kohë e mjaftueshme do të thotë që çdo veprim të bëhet me përgjegjshmëri, duke respektuar Kushtetutën dhe duke marrë në konsideratë çdo kërkesë të vetë Kushtetutës. Gazetari: A do të përdoren kriteret që janë përdorur edhe në rastin e Cakajt për Ramën? Që do të thotë, a do të shihet edhe përmbajtja e deklaratave të tij lidhur me qëndrimin për shembull ndaj
shkëmbimit të territoreve, idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimi i diplomacisë shqiptare në këtë drejtim? Presidenti Meta: Jua thashë edhe një herë që një kërkesë e tillë sapo është depozituar dhe do të kërkojë kohën e saj. Dhe përgjigjja do të jetë tepër e përgjegjshme,
por edhe transparente. Së dyti, nuk mund të bëjmë një paralelizëm të rastit të kandidatit të mëparshëm me kandidatin e vetëpropozuar, për arsye se në rastin e dytë kemi të bëjmë me një figurë të njohur politike, ndërsa në rastin e parë kishim të bënim me një figurë tërësisht të panjohur deri më sot, të paktën për
Shqipëria përgatitet të marrë drejtimin e OSBEsë. Dhe në çdo moment, qoftë për shkak të zhillimeve në rajonin tonë, qoftë për shkak të zhvillimeve në rajone të tjera që mbulon OSBE-ja, mund të bjerë një zile në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë nga kolegët e tij të TTrojkës rojkës për të bërë një konsultë, për të mbajtur një qëndrim në emër të OSBE-së, sigurisht që aty duhet të ketë një njeri, që ka përgjegjësi të plota kushtetuese për të ndarë me ta qëndrimin e Shqipërisë.
mua si President i Republikës, por kam përshtypjen edhe në tërësi për opinionin publik. Gazetari: Që do të thotë zoti Meta, se ju do t’i përgjigjeni ‘po’, pra do ta dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm? Presidenti Meta: Që do të thotë se do të më duhet kohë për të dhënë një përgjigje të qartë, të plotë dhe shteruese. Gazetari: A duhet që përpara se të dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm, ju duhet të çdekretoni, pra të dekretoni shkarkimin e ministrit Bushati? Dhe pse nuk e keni bërë këtë gjë? Presidenti Meta: Sepse nuk ka qenë domosdoshmëri për të shkarkuar apo për të bërë dekretin e shkarkimit të zotit Bushati për faktin se nuk kam qenë i bindur për të emëruar pasuesin e tij dhe Ministria e Jashtme nuk është si të gjitha ministritë e tjera... Gazetari: Përse? Presidenti Meta: ...është tepër e rëndësishme dhe delikate në këto momente. Qoftë edhe për një arsye të thjeshtë e të re: për faktin se Shqipëria tashmë është anëtare e Trojkës së OSBE-së dhe Shqipëria përgatitet të marrë drejtimin e OSBE-së. Dhe në çdo moment, qoftë për shkak të zhillimeve në rajonin tonë, qoftë për shkak të zhvillimeve në rajone të tjera që mbulon OSBE-ja, mund të bjerë një zile në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë nga kolegët e tij të Trojkës për të bërë një konsultë, për të mbajtur një qëndrim në emër të OSBE-së, sigurisht që aty duhet të ketë një
njeri, që ka përgjegjësi të plota kushtetuese për të ndarë me ta qëndrimin e Shqipërisë. Gazetari: Zoti President, kjo do të thotë që çdekretimi i Bushatit do të lidhet me kandidaturën pasuese të tij? Presidenti Meta: Po, normal. Gazetari: Pra nuk është se ju jeni i vendosur për të mos shkarkuar Bushatin? Presidenti Meta: Nëse do të flisnim në planin e një raporti personal, ndoshta nga propozimet e kryeministrit Rama, kandidatura e zotit Bushati do të ishte e para që mund të kisha firmosur për ta liruar nga kjo detyrë, por unë nuk nisem nga vlerësimet personale apo nga raportet ndonjëherë të vështira që mund të kem pasur me ministra të caktuar. Unë nisem nga përgjegjësia shtetërore në veprimet e mia, dhe për shkak se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare gjithashtu, por edhe i përfaqësimit ndërkombëtar të vendit tonë, nuk ma lejon të bëj veprime të nxituara. Gazetari: Cili është neni kushtetues që iu referuat zoti President, sepse kryeministri Rama pak më parë është shprehur se: “Presidenti nuk e ka çdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues, shkelja e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën Kushtetuese? Deri atë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol, sepse nuk kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit? Ndërsa pak ditë më parë është shprehur: Mos prisni të merrem me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizmen rezervë të Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do të jetë e gjitha te njerëzit dhe zero te çizmet.” Që do të thotë se ju konsideron shkelës të Kushtetutës dhe tejkalues të kompetencave tuaja. Presidenti Meta: Është argëtim për mua të dëgjoj komente të tilla, por të jeni të sigurt se Partia Socialiste është një parti serioze, e cila gjithashtu ka ndihmuar edhe jurisprudencën kushtetuese me aktet që ka bërë dhe (Vijon në faqen 7)
INTERVISTA
7 E martë, 15 JANAR 2019
(Vijon nga faqja 6)
me kërkimin nga Gjykata Kushtetuese në të kaluarën për të sqaruar rolin dhe pozitën e Presidentit në politikën e jashtme. Dhe këtu i referohem në mënyrë të veçantë vendimit nr. 15, datë 15. 04. 2010 të Gjykatës Kushtetuese. Gazetari: Që thotë? Presidenti Meta: Që bën shumë të qartë se cili është roli i kryetarit të shtetit në fushën e politikës së jashtme, në lidhjen e traktateve ndërkombëtare, të marrëveshjeve politike, pra të marrëveshjeve më të rëndësishme në emër të shtetit dhe gjithçkaje tjetër. Gazetari: Jo për dekretimin e ministrit? Presidenti Meta: Do më falni! Dhe përsa i takon çështjes së dekretimit, dua të sqaroj se lidhur me afatet ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të kaluarën, në rastin kur Kuvendi nuk ka respektuar afatin e 10 ditëve për t’u shprehur për dekretetet e Presidentit me propozim të kryeministrit, e ka bërë të qartë se kur nuk ka pasoja nga tejkalimi i afatit, nuk ka problem. Dhe unë kam një pyetje për ju: A ka ndonjë pasojë nga mosdekretimi i shkarkimit të zotit Bushati? Jo! Pasojë mund të kishte në rast se unë do ta kisha shkarkuar zotin Bushati dhe në krye të MEPJ-së për momentin do të kishim një situatë kur do të kishim një zëvendësministër, i cili nuk do të kishte përgjegjësi të plota kushtetuese për këtë institucion aq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare gjithashtu. Gazetari: Por keni refuzuar kandidatin Gent Cakaj, i cili përbën një precedent krejtësisht të ri në marrëdhëniet midis presidentit dhe kryeministrit. Deri më sot, mbi njëzet vite nga Kushtetuta e 28 nëntorit të vitit 1998, presidentët kanë vetëm kundërfirmosur kërkesat e kryeministrave. Përse ju keni vendosur të zbatoni një standard të ri? Natyrisht kuptohet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do të shprehej për këtë çështje. Nga cili argumentim niseni? Presidenti Meta: Gjykata Kushtetuese nuk shprehet dot për kompetencën kushtetuese të Presidentit të Republikës. Gazetari: Si nuk shprehet dot? Jeni i bindur për këtë zoti President? Presidenti Meta: Së pari, neni 98 pika 1, ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit brenda shtatë ditëve. Dy, dekretet, pra dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda dhjetë ditëve nga Kuvendi. Gazetari: Po në se i drejtohen Gjykatës Kushtetutës dhe ta pyesin se çfarë ndodh kur Presidenti...? ...nuk e dekreton? Presidenti Meta: Më falni! Të vësh në pikëpyetje këtë kompetencë kushtetuese që Kushtetuta ia ka dhënë Presidentit, është njësoj sikur Presidenti të çojë në
Gjykatë Kushtetuese kompetencën që Kushtetuta i jep kryeministrit për të propozuar. Dhe të çojë në Gjykatë Kushtetuese këtë propozim si antikushtetues për arsye se personi në fjalë ka një, dy apo tri probleme, nga ato të cilat janë bërë publike edhe nga ana e Presidentit të Republikës. Gazetari: Por si veprohet në rastet kur...? ...ju nuk e firmosni zoti Meta? Presidenti Meta: Pra kjo është tërësisht absurde dhe tregon qartë që kemi për fat të keq politikanë, të cilët duhet të tregonin përgjegjësi të larta shtetërore, madje edhe kombëtare, sepse bëhet fjalë për një post jashtëzakonisht të rëndësishëm, dhe që e shikojnë edhe Gjykatën Kushtetuese si një komision të garancive statutore në një parti të caktuar. Atëherë ajo që mund t’ju them me pak fjalë është kjo, që duhet ta kuptojnë të gjithë: Kushtetuta e Shqipërisë për këtë rast, nuk është si Kushtetuta e Greqisë, ku roli i Presidentit është një rol ceremonial, pra në fund fare ku
bëhet betimi... Gazetari: Kundërfirmues. Presidenti Meta: ... Kushtetuta e Shqipërisë në këtë rast është si Kushtetuta e Republikës së Italisë ku Presidenti ka një rol substancial, që shprehet përmes vullnetit të tij, përmes dekretit për emërimin apo për shkarkimin, dhe ka njëkohësisht në fund, pasi shprehet parlamenti, ka edhe një rol ceremonial. Kështu që çdo përpjekje... Gazetari: Po ju po bëni pjesën e kryeministrit...? A mund t’i diktoni atij zgjedhjen e ministrave? Presidenti Meta: Unë nuk i diktoj kryeministrit zgjedhjen e ministrave, por Kushtetuta i ka dhënë këtë kompetencë Presidentit, për arsye se Presidenti duhet të shërbejë në një rast të tillë si një filtër kushtetues për integritetin dhe besueshmërinë... Gazetari: Mbi bazën e opinioneve personale të Presidentit? Presidenti Meta: Jo! Jo! Më falni! Mbi bazën e atyre shpjegimeve që Presidenti është i detyruar t’ia japë kryeministrit edhe në mënyrë informale apo formale, por edhe publikisht në
Kushtetuta e Shqipërisë për këtë rast, nuk është si Kushtetuta e Greqisë, ku roli i Presidentit është një rol ceremonial, pra në fund fare ku bëhet betimi... Kushtetuta e Shqipërisë në këtë rast është si Kushtetuta e Republikës së Italisë ku Presidenti ka një rol substancial, që shprehet përmes vullnetit të tij, përmes dekretit për emërimin apo për shkarkimin, dhe ka njëkohësisht në fund, pasi shprehet parlamenti, ka edhe një rol ceremonial.
rast se kjo gjë është e domosdoshme. Kështu që... Gazetari: Ju po thoni që sot e tutje, përsa kohë ju do të jeni President i Republikës, do ta ushtroni këtë kompetencë kështu siç e lexoni sot? Pra që keni të drejtë të ktheni një kandidat që propozon kryeministri nëqoftëse keni arsyetimet tuaja? Presidenti Meta: Duhet të shpjegoj momentin: Kushtetuta imponon bashkëpunim midis Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Dhe ne kemi pasur raste – ju e dini shumë mirë! – që Kuvendi, edhe pse Presidenti ka dërguar dekrete për emërim apo shkarkim, me propozimin e Kryeministrit, i ka rrëzuar dhe nuk i ka votuar. Nuk ka qenë i detyruar t’i votojë. Ka shprehur vullnetin e tij. Këtë gjë mund ta bëjë edhe Presidenti, natyrisht me ato argumente që ai duhet t’i bëjë. Unë personalisht jam përpjekur të tregoj vullnetin maksimal të bashkëpunimit me Kryeministrin për këtë çështje. Gazetari: Ku është ky vullnet, sepse nuk po ju kuptoj? Presidenti Meta: Ky vullnet ka qenë i qartë edhe në takimin ku unë e kam ftuar të bëjmë për të diskutuar edhe rastin në fjalë përpara se të shpallja dekretimin e katër ministrave të tjerë, të cilët u shpallën. Gazetari: Ia keni dhënë ju vërejtjet tuaja zotit Rama? Si ka reaguar? Presidenti Meta: Po, ia kam thënë. Ia kam bërë të qarta arsyet se përse këtë person të propozuar prej tij, për të cilin ai kishte vlerësim shumë të lartë, nuk mundem t’ia besoja detyrën e ministrit të Jashtëm. Gazetari: Përse? A mund ta thoni sot? Presidenti Meta: Për të gjitha ato arsye që janë publike dhe të cilat janë tërësisht të mjaftueshme. Gazetari: Përse janë të mjaftueshme, zoti Meta? Presidenti Meta: Për një njeri që shkel ligjin: gjashtë muaj zëvendësministër, nuk merr çertifikatat e sigurisë, nuk mund ta kuptoj dot se si mund të promovohet! Mirë që nuk shkarkohet... E ka pasur detyrim ai këtë gjë dhe
e ka detyrë çdo zëvendësministër i Jashtëm që të pajiset me këto çertifikata të sigurisë. E ka pasur edhe pjesë të punës së tij, sepse e ka pasur pjesë të punës së tij me Bashkimin Europian. Kështu që kjo nuk ka asnjë justifikim. Kush përpiqet të justifikojë këtë ndjenjë të mungesës së përgjegjësisë në zbatimin e ligjeve dhe të detyrimeve të një zyrtari të lartë, pastaj... Gazetari: Ndërkohë zoti Meta, po brenda vendimit tuaj, ju keni dhënë një qëndrim që ai ka mbajtur në një emision të Baton Haxhiut në Kosovë, ku në fakt ai nuk rezulton ekzaktësisht ashtu, sepse pak më poshtë, ai flet në mënyrë të prerë dhe të saktë që ai ka qenë kundër ndarjes së kufijve. Pra në njëfarë mënyre ai thotë komunat nuk janë etnikisht shqiptare, pra nuk mund të ketë ndarje mbi bazë etnike të kufijve. Me këtë kriter, është zoti Rama që duket më entuziast për shkëmbimin e territoreve se sa zoti Cakaj? Presidenti Meta: Zoti Fevziu, kriteri i parë që unë i thashë apo shqetësimi i parë që unë kam shprehur... Gazetari: DSIK-ja...? Presidenti Meta: Që nuk është pak. Dhe nuk është pak zotëri që jo vetëm për gjashtë muaj në atë detyrë nuk pajisesh me këto çertifikata, por edhe pse je shpallur si ministër që më 28 dhjetor, edhe pse kryeministri për ty ka firmosur propozimin për dekretin e Presidentit më 31 dhjetor, ti e plotëson vetëm në datën 3 janar, dhe merren çertifikata mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e informacioneve edhe të NATO-s, edhe Bashkimit Europian, jo vetëm të Shqipërisë, brenda 24 orëve. Gazetari: Kjo është çështje që duhet t’i takojë DSIK-së, jo kandidatit? Ju zoti President a keni kërkuar informacione, burime alternative përtej Shqipërisë për zotin Cakaj? Presidenti Meta: Kam një pyetje për ju. Një kandidat për ministër, i cili pranon të dekretohet apo të firmoset pa pasur një dokument të tillë, nuk e kuptoj a mund të kem besim unë si President i Republikës, që kam përgjegjësi të jashtëzakonshme të përcaktuara qartë nga Kushtetuta dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rolin e Presidentit në marrëveshjet ndërkombëtare që t’i delegoj këtij njeriu, t’i jap besim, t’i jap plotfuqi për marrëveshje të rëndësishme? E kam të pamundur. Gazetari: Po nga verifikimet që ju si President i Republikës, si kreu i shtetit nga institucione, po e quaj, të cilat janë marrë me hetimin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, rezultoi që të kishte ndonjë problem për zotin Cakaj? Presidenti Meta: Zoti Fevziu, si mund të bëhet një hetim në 24 orë për një njeri që ka dy shtetësi dhe që ka jetuar në dy vende të huaja? (Vijon nga faqja 8)
INTERVISTA
8 E martë, 15 JANAR 2019
(Vijon nga faqja 7)
Gazetari: Por ju i keni kërkuar besoj organeve konkrete shqiptare, Shërbimit Sekret apo atyre që merren me këtë çështje. Ju ka ardhur ndonjë informacion problematik për këtë kandidat? Presidenti Meta: Nuk besoj se institucionet e tjera nuk kanë qenë në të njëjtin presion si DSIK për të bërë letrat sa më shpejt. Ndërkohë që kanë pasur kohë për të bërë një proces të besueshëm me kohë. Dhe nuk do të kisha dëshirë që të jepja këto shpjegime publike dhe për standardet se si ka funksionuar DSIK-ja, por isha i detyruar për shkak se Kryeministri nuk e pranoi sugjerimin tim në lidhje me këtë çështje. Gazetari: Ndërkohë, Kryeministri si ka reaguar kur i keni thënë çështjen e DSIK-së? Presidenti Meta: Nuk dua të hyj në këtë çështje. Unë i kam thënë këtë gjë Kryeministrit: ky person për këto arsye, për shkak të kësaj çështjeje kaq delikate, për shkak të faktit që ne kemi marrë kryesimin e OSBE-së e që është tepër e rëndësishme. Për shkak të çështjes me Bashkimin Europian që është tepër e rëndësishme, për shkak edhe të kësaj deklaratës që nuk është ashtu siç thoni ju. Besoj se koncepti i tij është shprehur shumë qartë: “që ka evoluime në suazat e korrigjimeve të përgjithshme territoriale në Ballkanin Perëndimor”. Nuk e di se ku në BE janë shfaqur këto koncepte për korrigjime të përgjithshme territoriale. Nuk e di ku. Gazetari: Në koncept nuk duhet të dekretoni Ramën atëherë. Është shprehur zoti Rama për korrigjimin e kufijve më hapur në favor se sa të tjerët... Presidenti Meta: Kjo është çështje tjetër, ka kohën e vet për t’u shprehur. Për rastin në fjalë, unë e kam ndjekur me shumë vëmendje. Nuk kam pasur asnjë paragjykim.... Gazetari: ....Asnjë paragjykim personal për zotin Cakaj? Presidenti Meta: Asnjë paragjykim, por sigurisht që kur vë re se ky Zëvendësministër për 6 muaj refuzon të plotësojë një detyrim ligjor, nuk më duket normale, nuk më duket një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie. Gazetari: A ka një paragjykim ngaqë ai vjen nga Kosova? Presidenti Meta: Zero - por unë nuk kam refuzuar Veton Surroin, nuk kam refuzuar as Hasan Prishtinën, më vjen keq - dhe jo vetëm kaq, por unë i kam thënë Kryeministrit në takimin paraprak, se kam dashur ta shmang këtë debat. I kam thënë se nëse ke një vlerësim kaq të lartë, sepse ai kishte vlerësim shumë të lartë për të, bëje Ministër i Kulturës, bëje një ministër tjetër... Gazetari: ....Dhe ishit gati ta dekretonit në një post tjetër? Presidenti Meta: Po, patjetër, sepse për mua një post tjetër nuk është i një rrezikshmërie të tillë siç mund të jetë në postin e Min-
istrit të Jashtëm, sepse një Ministër i Jashtëm mund të hedhë një firmë dhe një shtet mund të përfundojë për dekada të tëra në gjykata zotëri. Dhe pastaj Presidenti do t’ia linin fajin, do thoshin ai e dekretoi, nuk kemi ne përgjegjësi. Presidentit do t’ia linin përgjegjësinë prapë. Gazetari: Zoti President, a ndani ju dhe Kryeministri i Shqipërisë qëndrime të ndryshme për çështjen e shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë? Dhe nuk besoj se ju dhe Kryeministri të mos keni folur të paktën ballë për ballë për këtë çështje kaq të rëndësishme, siç e quani ju. Presidenti Meta: Unë dua t’ju them dy gjëra për këtë çështje. E para, raporti im si President i Shqipërisë me të gjithë aktorët në Kosovë, aktorët institucionalë dhe drejtuesit kryesorë të opozitës, zotin Isa Mustafa dhe zotin Albin Kurti. Qëndrimi im ka qenë dhe do të mbetet: të bëhet çdo përpjekje për një marrëveshje me Serbinë. Së dyti, unitet, sepse çdo përçarje e defaktorizon Kosovën në raport me Serbinë dhe që ne do të përkrahim çdo gjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dhe tjetra, asnjë hap përpara pa koordinim të ngushtë në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Natyrisht edhe me faktorë të tjerë. Pse? Sepse kanë qenë nga vendet kryesore të përkushtuara për çlirimin e Kosovës dhe për të gjithë arritjet e Kosovës deri tani. Ky ka qenë qëndrimi im. Tani të kalojmë te Shqipëria, si President i Shqipërisë. Nëse ka një vend nga 115 vende pak a shumë, që e kanë njohur Republikën e Kosovës, vendi i fundit në botë që mund të pranojë një vënie sadopak në diskutim të pavarësisë së Kosovës, të integritetit territorial të Kosovës dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që përmendet shumë pak, është Shqipëria. Çdo shtet tjetër, përfshirë edhe aleatët tanë më të fortë dhe më të dashur, përveç Kosovës kanë edhe shumë çështje të tjera më të
rëndësishme apo shumë më të rëndësishme. Ndërsa Shqipëria, çështjen më të rëndësishme ka Kosovën dhe stabilitetin në rajon. Gazetari: Por këtu bëhet fjalë për konsolidim të pavarësisë së Kosovës dhe jo për vënien në diskutim të saj. Pse mendoni që ky proces e vë në diskutim? Presidenti Meta: Unë nuk thashë diçka që kishit ju në mendje, por bëra të qartë këtë qëndrim timin si President i Shqipërisë. Gazetari: Zoti President, ju keni shpërndarë një deklaratë ditën e premte ku thoni: “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!” Ku ka guxuar zoti Rama të kërcënojë Presidentin e Republikës? Presidenti Meta: Më duket se kam qenë shumë i qartë në të gjitha këto çështje dhe besoj se deri në fund në këtë institucion interesi kombëtar është i pari, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e para dhe Sh-
qipëria është e para. Gazetari: A po i jepni ju një dorë opozitës në një moment goxha të vështirë për Kryeministrin, të cilit nga një anë i dalin studentë në proteste, nga një anë tendera falsë, nga një anë tjetër ka probleme me të vetët. Pra, a po i jepni edhe ju një krah opozitës për t’i dhënë goditje të fortë, ose nuk po e quaj të fundit, Kryeministrit? A po hyni në lojën politike? Presidenti Meta: Mendoj se duhet të bëhemi më të përgjegjshëm për shtetin tonë. Arroganca për fat të keq e Kryeministrit është shkaku i kësaj situate të gjithanshme konfliktuale në vend dhe për këtë na mjafton rasti i marrëdhënieve të institucionet të Presidentit me Kryeministrin për të kuptuar më thjeshtë se çfarë ndodh midis Kryeministrit dhe të gjithë institucioneve të tjera apo Kryeministrit dhe opozitës. Gazetari: Ju mendoni që ka arrogancë institucioni i Kryeministrit ndaj jush? Presidenti Meta: Në rast se unë do të kisha dashur të merresha me politikë dhe për hatrin tuaj po merrem pak me politikë, por me politikë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit publik do të isha marrë dhjetë herë më shumë, 100 herë më shumë edhe se opozita e sotme në mënyrë që edhe ajo të jetë në lartësinë e detyrës, pikërisht me një ligj tjetër përveçse shumë çështjeve të tjera për të cilat sjellja ime ka qenë tepër institucionale. Ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat, që ka të bëjë me shpërndarjen e dividentit, të cilin unë e ktheva ku neni 155 i Kushtetutës bën të qartë se: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”. Çuditërisht ligjit iu dha fuqi prapavepruese dhe pa afat, duke shkelur rëndë, jo vetëm këtë shprehje shumë të qartë të Kushtetutës, por edhe barazinë e subjekteve që do të thotë që këtu ka
shumë punë për të bërë, parlamenti dhe opozita. Jo vetëm kaq, por gjithçka është bërë në mungesë të plotë të transparencës, pasi nuk është njoftuar Institucioni i Presidentit për dekretin që Presidenti ka kthyer në Parlament për rishqyrtim, duke e bërë të qartë se ku qëndron shkelja kushtetuese dhe ku qëndron dëmi i interesit publik, sepse dëmtohet të ardhurat e shtetit përveçse shkelet barazia e subjekteve para ligjit. Ndërkohë, kjo ka ndodhur në një ditë kur opozita ka qenë në Parlament. Pra, po të donte Presidenti të bënte politikë mund të merrej me këtë çështje ditë e natë, sepse shkelja e Kushtetutës këtu është tepër e qartë. Dëmi i interesit publik është tepër serioz, por Presidenti nuk është marrë me këtë gjë, por ka bërë detyrën e tij dhe Presidenti duhet të bëjë detyrën e tij, opozita duhet të bëjë detyrën e saj, qeveria duhet të bëjë detyrën e vet, po nuk duhet ta detyrojnë Presidentin të bëjë edhe detyrat e të tjerëve. Gazetari: Zoti President, a ka një raport të tensionuar mes jush dhe zotit Rama? Presidenti Meta: Asnjë tension midis meje dhe zotit Rama. Gazetari: Vazhdoni të jeni të qetë kur takoheni? Të qeshni, të flisni normalisht? Presidenti Meta: Për mua nuk ekziston asnjë problem personal. Problemi është që zoti Rama nuk i respekton dot institucionet. Për të, çdo gjë që i pëlqen është kushtetuese dhe e ligjshme. Çdo gjë që nuk i pëlqen është anti-kushtetuese dhe e paligjshme. Gazetari: Por kur e keni mësuar këtë gjë te zoti Rama? Është diçka e re apo kështu e ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij politike? Presidenti Meta: Prisnim të përmirësohej. Gazetari: Dhe në diagnostikimin tuaj, është përkeqësuar apo është përmirësuar? Presidenti Meta: Tani, rastet e fundit flasin për përkeqësim për fat të keq. Gazetari: Keni marrë një mesazh që më pas u bë publik nga gazetari Baton Haxhiu. Si jeni ndjerë pasi morët atë mesazh? Apo nuk e keni lexuar? Presidenti Meta: Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që kam njohur unë. Gazetari: Si nuk të figuron më? Presidenti Meta: Kam njohur dikur një Baton, por nuk më figuron më që ai person më siç e kam njohur unë. Gazetari: Zoti President, kur mund të kemi një përgjigje për propozimin e Kryeministrit për t’u bërë vetë Ministër i Jashtëm? Presidenti Meta: Më duhet pak kohë, por në çdo rast më pak se 7 ditë. Gazetari: Faleminderit! Presidenti Meta: Faleminderit edhe juve! Marrë nga televizioni “Klan”
POLITIKE
9
E martë, 15 JANAR 2019
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade: Qeveria “Rama”, më shumë i ka prishur punë Kosovës
Arta Dade: Propozimi i Cakajt, i gabuar. Rama ka shkatërruar PS dhe demokracinë
I
sh-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar edhe mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme. Dade teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”! “PS duhet të riorganizohet. Më vjen keq për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që tha sot Gent Cakaj është kandidature e PS dhe prandaj është emëruar për ministër të jashtëm. Ai nuk është kandidaturë e PS, por nga oborri i Ramës. Unë nuk jam në Kuvend prej disa kohësh, por marr pjesë në konferenca. Të heshtësh do të thotë të mos bësh detyrën ndaj vendit. Nuk do hesht më”- tha Dade. Duke folur për profilin e kandidatit, Dade u shpreh: “Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, nuk njeh procesin tonë. Mbase të isha unë në vend në Bushatit, nuk do ta lija si krye negociator. Fakti që është është nga Kosova, ishin eksagjerime. Mua më vjen keq, por përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Dade u shpreh se ndihej e befasuar me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Ajo tha se Rama një luftë të tillë ‘me një gjuhë të papranueshme institucionale’ nuk e ka bërë edhe kur është sulmuar nga opozita. “Ajo që më ka befasuar është pse kryeministri ka bërë gjithë këtë luftë, me një gjuhë të papranueshme institucionale. Nuk e ka bërë edhe kur na kanë sulmuar, dhe si ka mundësi që të krijohet gjithë ky problem serioz me Presidencën”, u shpreh ajo.
Më tej Arta Dade e pyetur nga Krasta për PS-në dhe kryeministrin tha se Rama mbetet dhunues i PS-së, themelues i Rilindjes që ka pushtuar socialistët, duke shkatërruar debatin dhe lirinë në PS. Më pas Dade shtoi se PS-ja ishte liberale kur drejtohej nga Fatos Nano, ndërsa nga Edi Rama është kthyer në kazermë ushtarake. Ajo shtoi se asnjeri nuk flet dot më në selinë rozë, pasi duke parë se në çfarë niveli mbetet demokracia në PS, ashtu dhe më keq funksionon qeveria dhe qeverisja, nën diktatin e Ramës. Arta Dade tha se Shqipëria më shumë i
ka prishur punë Kosovës sesa e ka ndihmuar, pasi pika më e fortë e Shqipërinë dikur ka qenë karta rajonale që tashmë është zbehur. “Në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara. Zgjedhjet nuk i fiton partia. Unë kam kandiduar me Blushin disa herë në parti. Blushin e sillte Nano, por deri aty. Më pas fitoja unë. Partitë duhet të jenë sa më demokratike. Shqipëria ka pasur pikën më të fortë kartën rajonale, e cila është zbehur tashmë. Çfarë është bërë për të afruar Shqipërinë me Kosovën? Më shumë i ka prishur punë Kosovës. Nëse
do kishim një Shqipëri me prosperitet dhe pa korrupsion, kjo është ndihma më e madhe që i japim Kosovës dhe rajonit. Është për të ardhur keq që vendi ynë ka mbetur mbrapa në procesin e integrimit”- tha Dade. Dade ishte e ashpër dhe për drejtimin e partisë nga Rama. “Ka vizion të deformuar për demokracinë… Brenda partisë tani nuk flet asnjë njeri. E majta duhet të ribëhet nuk janë të përfaqësuar ata që kanë ndërtuar këtë .Kryesia është thjesht një fasadë e kryetarit të partisë për të marrë vendime. Nuk ka qenë kështu me kryeministrat e tjerë. Nuk jam pjesë e Rilindjes, por as pjesë e Partisë Socialiste. Rama shau Forumin e Gruas Socialiste, e quajti Forumi i Gruas komuniste. Ky forum drejtohet nga Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që na përfaqëson në NATO”,- tha Arta Deda. Arta Dade foli edhe për Erion Veliaj, si një kandidat potencial për kryetar të PS-së, i cili është punëtor i madh për Tiranën. Edi Rama do të bënte gabim fatal nëse nuk do të kandidonte Erion Veliaj. Loja e Ramës me marrjen vetë të postit të ministrit është djallëzi e madhe pasi synon t’ia lerë në dorë prapë kandidatit të tij Gent Cakaj. Ndërsa në lidhje me Teatrin Kombëtar ajo tha se nuk duhet prishur Godina e Teatrit.
AVOKATI: KANDIDATI CAKAJ, NJERI I VOGËL NË MOSHË, NUK MUND TË JETË MINISTËR I JASHTËM
Spartak Ngjela godet Ramën: Perëndimi nuk e do, socialistët ta rrëzojnë A
vokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A shoë” të Adi Krastës në Neës24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Genci Cakaj. Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm, por Rama po, duke i shpjeguar nga ana juridike, kompetencat e ministrit. “Njeri i vogël në moshë. Nuk mund të jetë ministër i jashtëm. Kryeministri Rama mund të jetë sipas traditës sepse ju nuk e dini se çdo të thotë ministër juridikisht.
Është kompetenca e deleguar e kryeministrit. Presidenti shqiptar ka pasur raste të tilla. Nano nuk e bëri. Të shikojmë si do reagohet”, tha Ngjela. Lidhur me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë, Ngjela e quajti të drejtë dhe doktrinë amerikane. “Të ecim me logjikë. Taksa 100% është doktrinë amerikane. Serbia i paguante çmimet që të shkatërronte tregun kosovar, siç bën Greqia. Këto janë dy vendet që godasin Shqipërinë dhe Kosovën se dhe Kosova është Shqipëri. Erdogani vajti ta shpëtonte, ku hyn ajo. Dopingun e bënte për Kosovën”, tha Ngjela.
Ai kritikoi Ramën për gjuhën e përdorur me Presidentin. “Rama ka gabuar me Presidentin. Nuk flet ashtu kryeministri. Këta nuk e dinë çfarë është shteti. Kanë ardhur me sandale dhe me pallate”, tha ai. Edhe më i ashpër është treguar Ngjela, kur tha se socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, që sipas tij nuk e do Perëndimi. “Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Mekanizmi votë. Gjithë rreziku i tyre vjen nga ekzistenca Rama. Ekzistencën Rama nuk e pranon Perëndimi. Perëndimi nuk e pranon Ramën”, deklaroi Ngjela.
POLITIKE
10
E martë, 15 JANAR 2019 SOLIDARITETI I BASHKËMOSHATARËVE
Mesazhi nga Franca: Protesta e studentëve, historike!
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh, i cili i është dërguar nga një student shqiptar që studion në Francë. Mes tjerash në mesazhin e studentit thuhet se protesta e studentëve është historike, e sinqertë dhe e pandalshme, ku, sipas tij, kjo kauzë është nga natyra e thelbi i saj e pandalshme, e sinqertë dhe historike”, thuhet mes tjerash. “Dëshiroj që përmes këtij mesazhi të shpreh ju dhe opinionit publik e politik në vend qëndrim lidhur me “Protestën Studentore”. Në radhë të parë angazhohem të sqaroj se
duke ju dërguar ju këtë qëndrim nuk devijoj aspak nga “a’partizimi” dhe “kauza studentore pa ngjyrë”. Disa mendojnë që Kauza Studentore është zbehur disi, por në fakt kjo kauzë është nga natyra e thelbi i saj e pandalshme, e sinqertë dhe historike. Kauza Studentore vazhdon! Bojkoti do të jetë i plotë, i kombinuar, solidar dhe shpresë-sjellës. Rezistenca është shtrirë gjithandej. Kjo është një sakrificë për të ardhmen, për shoqërinë, për Shqipërinë. Ftojmë të gjithë studentët dhe qytetarët të bashkohen kësaj Lëvizje Historike! Kjo protestë është një manifestim kompleks serioz, i sinqertë, paqësor dhe i vendosur që studentët Shqiptarë kanë kurajë ta demonstrojnë. Bojkoti sapo ka filluar dhe
rezistenca e studentëve po bën nxemjen e parë para start-it dhe ju sigurojmë që pa u plotësuar kërkesat plotësisht, pa u rrëzuar ligji mbi arsimin e lartë, pa u vendosur dinjiteti studentor në vend! #protesta #rezistenca #bojkoti nuk do të ndalen. Studentët e bashkuar kanë për të fituar! Get up, stand up, Don’t give up the fight.” “One has a moral responsibility to disobey unjust laës.” “The duty of youth is to challenge corruption.” Studentët e bashkuar kanë për të fituar! Respekt për ju Zoti Berisha dhe ju falënderojmë për mbështetjen e kauzës studentore “pa ngjyrë partiake”. Nga një student Shqiptar nga Parisi”, tha studenti në mesazhin e publikuar ish-kryeministrit Berisha.
Pas Tiranës, edhe studentët e Durrësit vendosin të ngujohen: Rruga e vetme, për kërkesat tona, është bojkoti i procesit mësimor
Ngujimi në fakultete, Pedagogët: Ndal dhunës ndaj studentëve
“LUIGJ GURAKUQI”
Studentët e Shkodrës shtojnë kërkesat: Zgjedhje të reja për Këshillin Studentor
Studentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë dorëzuar këtë të hënë dy kërkesa tjera tek Rektorati. Ata kërkojnë që të zhvillohen zgjedhje të reja për Këshillin Studentor me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata dhe kërkesa e dytë është që studentët e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kreditesh, kërkesë kjo që vjen për arsye ekonomike. Studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në Rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futet në rend dite. Ndërkohë studentët u shprehën se bojkoti vijon ende në të gjitha fakultetet e Shkodrës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
PROTESTA DHE BOJKOT
Studentët e Elbasanit: Ngrihu o popull se po na shtypin
S
tudentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, duke bllokuar edhe hyrjet përkatëse. Studentët i bashkohen ngujimit të nisur prej 5 ditësh në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomikut, Arkitekturës dhe tek Politekniku. Ata thanë gjatë ditës së djeshme se do vijojnë ngujimin deri në plotësimin e plotë të 8 pikave dhe se kanë mbështetjen e të gjithë studentëve të tjerë që të vazhdojnë bojkotin. Megjithatë, vetë studentët të cilët po qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të brendshme të fakulteteve janë shprehur se nuk janë lejuar nga policia private që të fusin ushqime brenda. Të pyetur nga mediat, ata kanë deklaruar se kanë marrë mesazhe kërcënuese për të ndërprerë grevën, por pavarësisht këtyre, ata thonë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Disa nga studentët, gocat më shumë janë kërcënuar me numra privatë në orët e vona të natës”- tha një student. “Nëse merrni pjesë në protestë “do të ketë pasoja për të gjithë ju” dhe vajzës tjetër i kanë thënë “mos merrni pjesë në protestë””, denoncoi dje një tjetër studente. “Ngujimi do të jetë pa afat deri në plotësimin e kërkesave që çojnë direkt në shfuqizimin e arsimit të lartë”, tha një student. Pedagogët Pas ndërhyrjes së policisë brenda auditorëve ku ndodhen studentët e ngujuar, ka reaguar edhe departamenti i Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik. Përmes një peticioni pedagogët e këtij departamenti kërkojnë reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përkatëse. “Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Tiranës, lidhur me ngjarjet e fundit: Dënon ndërhyrjen e forcave policore në ambientet universitare dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj studenteve; Mbështet arsimin cilësor
Studentët e Elbasanit, ashtu si ata të Tiranës, po vazhdojnë protestat. Edhe këtë të hënë ata kanë bojkotuar mësimin në Universitet duke protestuar me pankarta në duar. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë për shkak se ulja e tarifës së vendosur nga qeveria nuk përfshin masterin. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ndërkohë që nëpër auditore është shtuar pjesëmarrja e studentëve në mësim krahasuar me javët e kaluara këtë të hënë një grup i vogël studentësh të mbledhur brenda ambienteve të Godinës kryesore u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve për t’u solidarizuar me protestën që vazhdon prej një muaji. Grupi i protestuesve ka mbajtur në sfond një pankartë me mbishkrimin: “Ngrihu o popull se po na shtypin”…
për të përmirësuar aktivitetin akademik dhe gjetjen e një platforme të përshtatshme të konsultuar nga stafet akademike. Kërkojmë një reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse për dy pikat e lartpërmendura”- thuhet në shkresën e pedagogëve të Ekonomikut. Një qëndrim i ngjashëm është mbajtur edhe nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, i cili tha se rikonfirmon mbështetjen e kërkesave të studenteve, si dhe garanton të drejtën e tyre dhe personelit akademik për zhvillimin normal të procesit mësimor. Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 20182019. Gjithashtu, sipas Senatit Akademik të Universiteti të Tiranës do të garantohet shtyrja e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së doku-
mentacionit për përfitim burse. Studentët e Durrësit Pas vendimit të studentëve të Universitetit të Tiranës për t’u ngujuar brenda ambienteve të fakulteteve, mësohet se të njëjtën gjë do të bëjnë bashkëmoshataret e tyre të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Përmes një reagimi zyrtar anëtarët e Këshillit Studentor, njoftojnë duke filluar nga sot, studentët e UAMD-së do të ngujohen brenda mjediseve universitare. “Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme (djeshme) një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor. Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare. Një ndër pikat kryesore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së,
në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin. Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor. Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve. Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin. Procesi mësimor është shumë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona”- thanë dje studentët e Durrësit.
POLITIKE
11
E martë, 15 JANAR 2019
REAGON MINISTRJA E RE E ARSIMIT: 54 EKSPERTË NË TERREN PËR TË KOMUNIKUAR ME STUDENTËT
54
ekspertë janë shpërndarë në terren për t’iu ardhur në ndihmë studentëve me informacione lidhur dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzojnë për përfituar bursat e tarifat. Deklarata ka ardhur nga zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në detyrë, Besa Shahini, përmes një deklaratë për mediat. Sipas Shahinit, nuk do të ndërmerret asnjë nismë ligjore pa konsultime me komunitetin akademik. “Nuk do të ndërmerren nisma ligjore pa konsultime me stafin akademik, pa përkrahjen e komunitetin akademik. Nuk mund të ketë më keqinformim në këtë drejtim dhe do të përfshihen të gjithë”, deklaroi zv/ ministrja Shahini. Ndërsa është ndalur
Protesta, Shahini: Asnjë nismë ligjore pa u konsultuar me komunitetin akademik te protesta e studentëve, Shahini është shprehur se MASR e mbështet dhe njeh të drejtën e tyre për të protestuar, por ka shtuar më tej se kjo duhet të bëhet pa penguar procesin mësimor. Ndërkohë, ka ftuar të gjithë studentët të marrin pjesë në diskutimet e MASR-së. “Edhe një herë ftojmë të gjithë studentët që duhet të marrin pjesë në procese ku ne po diskutojmë, po ndërtojmë Paktin e Universitetit, analiza që janë të rëndësishme të bëhen para marrjes së çdo vendimi”- deklaroi ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini. Ashtu si Ahmetaj pak më herët, edhe
zv/ministrja e Arsimit u shpreh se do të ketë bursa për ekselentët. “Po flasim për përjashtim të tarifave për studentët me mesatare 9-10, pra ekselentët. Trajtim me bursë e gjysmë bursë për ekselentët, si dhe për studentët me nevoja të veçantë apo për familjet në nevojë”- tha ajo. Edhe më herët gjatë ditës së djeshme i specifikoi ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj që foli me shifra për numrin e studentëve që përfitojnë. Aplikimi i VKM-ve realisht zbatohet nga universitetet, ndahet fondi për kategoritë e studentëve por lista e tyre dhe kalkulimi i notave bëhet nga
universitetet. “Nuk do ndërrmerren nisma ligjore pa konsultimeve ne stafin akademik dhe drejtuesit e IAL. MASR e njeh dhe përkrah të drejtën e studentëv për protestë për ta informuar debatin për cështje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë por nuk shkon kur e drejta e një grupi për të protestuar pengon të tjerë që duan të studiojnë, ndaj i ftojnë studentët të bëhen pjesë e paktit që kemi nisur. ” u shpreh Shahini.
Zbardhet letra e kryetarit të Komisionit për Reformën e Arsimit të Lartë: Në Ministrinë e Arsimit njerëzit nuk kanë kapacitet e duhura për të implementuar reformën
Arjan Gjoncaj, Ramës: Ndryshimet në ligj nga Vasilika Hysi thikë pas shpine arsimit P
ërpara votimit të ligjit për arsimin e lartë në parlament është ndryshuar një nga amendamentet, i cili solli pasoja në arsimin e lartë. Arjan Gjoncaj, kryetari komisionit për reformën e arsimit të lartë, në letrën drejtuar kryeministrit Rama, tregon faktet, të cilat vijnë për herë të parë në një publikim ekskluziv të Ora News se çfarë ka ndodhur me reformën, e cila sot ka nxjerrë studentët në protestë. Letra e Gjonçajt Prej më shumë se një muaji, revolta e studentëve në protesta ka nxjerrë në pah një prej shqetësimeve kryesore në kërkesat e tyre, ligji i arsimit të lartë. Por çfarë ka ndodhur me këtë ligj në kohën e miratimit të tij? Në letrën e papublikuar më parë nga kryetari i komisionit për reformën e arsimit të lartë, Arjan Gjonça, drejtuar kryeministrit Edi Rama që në vitin 2015, bëhen me dije fakte dhe problemet e shfaqura pas ndryshimeve në nenin 131 të bëra në parlament të projektligjit. Ndryshimet e bëra me amendament të Nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysit për mandatet e anëtarëve të IAL, ai i konsideron thikë pas shpine. madje për të
shmangur krizën propozon pezullimin e zgjedhjeve përmes vendimit të këshillave të ministrave deri në riorganizimin e Universiteteve. Në shkresë thuhet se ka pasur një ndryshim amendamenti nga Vasilika Hysi për t’i dhënë të drejtën e rizgjedhjes, rudimenteve drejtuese të arsimit të lartë që e kanë katandisur atë në një koopera-
tivë të injorancës. Më tej, Gjonçaj thotë se në kohën e hartimit të reformës ai dhe grupi i punës janë përballuar me presionin politik dhe publik te pamerituar. Në të njëjtën kohë ai shprehet se zbatimi i reformës është lënë pa një përgjegjës, sidomos pas dorëheqjes së zëvendësministrit të Arsimit. “Ministrja është duke u
përpjekur shumë, por e ka të pamundur të fokusohet 100% në arsimin e lartë se ka “shumë kunguj nën sqetull”, shprehej ai në atë kohë. Shqetësimi i Gjonçaj shkon më tej kur shprehet se në Ministrinë e Arsimit njerëzit nuk kanë kapacitet e duhura për të implementuar reformën, por kanë edhe mendësi komuniste, lidhur me kontrollin që duan të kenë për vendimmarrjen institucionale. Shqetësimet e tij të cilat i ka shoqëruar dhe me rekomandimet për zgjidhjen e situatës, duket se nuk janë marrë në konsideratë nga kryeministri Rama, pasi sot ligji i arsimit të lartë është një ndër shkaqet e protestës së studentëve dhe diskutimit për arsim cilësor.
Deputetja e LSI-së: Buxheti aktual për arsimin nuk e përballon skemën që reklamojnë socialistët
Mehmetaj: Shahini përpara se të kërcënojë studentët, të shpjegojë si do realizohen VKM
D
eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj ministres së dekretuar të Arsimit, Besa Shahini. Përmes një qëndrimi në rrjetet sociale, Mehmetaj tha dje që Zëvendësja e Ministrisë së Arsimit, përpara se të dalë në konferenca shtypi për t’u dhënë mesazhe kërcënuese studentëve, t’u shpjegojë njëherë 54 punonjësve të saj si do realizohen VKM dhe nga del buxheti për realizimin e tyre. Sipas saj, buxheti aktual për arsimin nuk e përballon skemën që reklamojnë, ndaj e pyet Shahinin se kush
garanton se pedagogët nuk do ngelen pa rroga?! “Zëvendësja e Ministrisë së Arsimit, përpara se të dalë në konferenca
shtypi për t’u dhënë mesazhe kërcënuese studentëve, t’u shpjegojë njëherë 54 punonjësve të saj si do realizohen VKM dhe nga del buxheti për realizimin e tyre. Vetë këta punonjës janë më skeptikët dhe janë të parët që mbështesin me shpirt edhe pse në heshtje kërkesat e studentëve. Nga ana tjetër, kjo zëvendëse që do akoma kohë të kuptojë çështjet e arsimit, duket se ka filluar
të marrë veset e Kryeministrit. Buxheti aktual për arsimin nuk e përballon skemën që reklamojnë, kush garanton se pedagogët nuk do ngelen pa rroga? A do të rritet granti për mësimdhënie që u jepet universiteteve? Pse nuk sqaron Zëvendësja VKMtë që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në kundërshtim me ligjin që vet miratuan dhe që cënojnë drejtëpërdrejtë autonominë në
Universitete? Pse nuk ka asnjë reagim ministria për qëndrimet që mbajnë dekanatet dhe senatet në mbështetje të kërkesave të studentëve? Këto janë sa për të filluar. Për Zëvendësen nuk mbarojnë problemet e arsimit me të cilat duhet të përballet, por për të cilat nuk ka dhënë ende asnjë provë aftësie”- u shpreh dje në reagimin e saj, ligjvënësja e LSIsë, Kejdi Mehmetaj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12 E martë, 15 JANAR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13 E martë, 15 JANAR 2019
Jubileu i Ismail Qemalit, Instituti Albanologjik siguron 1 milion dokumente Edhe pse pa mbështetje financiare nga shteti, Instituti i Albanologjisë në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një seri aktivitetesh. Me këtë rast studiuesit kanë mbledhur një fond prej 1 milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues, transmeton oranews. Në 100-vjetorin e vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, Instituti i Studimeve Albanologjike ka organizuar një seri aktivitetesh edhe pa financim nga buxheti i shtetit. Viti jubile i vdekjes së Ismail Qemalit e gjen Institutin pa financim nga shteti dhe me vetëm 17 studiues, të cilët trajtohen me paga modeste. Drejtori i Institutit, Marenglen Verli, thotë për ora news se, institucioni që ai drejton ka një axhendë aktivitetesh që do të zhvillohet në 24-26 janar dhe disa botime dokumentarë që janë fryt i punës së studiuesve.
“Në mënyrë të posaçme i është kushtuar vëmendje ndër të tjera edhe Ismail Qemalit, i cili ka 100 vjetorin e ndarjes nga jeta, në vitin 1919. Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike ka kordinuar punët edhe me bashkinë e Vlorës për të bërë këto ditë, me 24 ose 26 janar, një konferencë në Vlorë. Sikundër Skëndërbeu, edhe Ismail Qemali si një figurë brilante ka marrë vëmendjen e
posaçme të studiuesve. Por edhe në të gjitha periudhat pas 1912 në një mënyrë apo një tjetër ai ka qenë në vëmendje të pushtetit. Ndonëse me financim të kufizuar, studiuesit kanë arritur të sigurojnë 1 milion dokumente të rëndësishme historike ku spikat figura e Ismail Qemalit si burrë shteti dhe aftësia e tij shtetformuese dëshmuar nga historianë e diplomatë të huaj”, u shpreh Marenglen Verli.
Efekti Monna Lisa ekziston, por jo te Gioconda Miti i vështrimit magnetik të Monna Lisës, vepër e gjeniut Leonardo Da Vinci, që jep përshtypjen e ndjekjes së vëzhguesit rreth saj është hedhur poshtë nga një studim i Universitetit gjerman të Bielefeldit, i botuar në revistën “i-Perception”. Përkufizimi, madje edhe në nivel shkencor ekziston, por për ironi nuk ndodh pikërisht me pikturën e ekspozuar në Muzeun e Luvrit. “Mund të ndihesh
sikur dikush po të vëzhgon, nëse je duke e parë drejt, domethënë në një kënd prej zero gradësh”, shpjegon profesori Gernot Horstmann, një nga autorët e studimit. “Edhe me një vështrim pak anësor mund të ndjeheni të vëzhguar, por vetëm rreth 5 gradë nga një distancë normale e shikimit. Pastaj kjo përshtypje nuk ekziston më”, thekson ai. “Çuditërisht, ne nuk duhet të qëndrojmë para imazhit për
këtë ndjenjë. Efekti në vetvete është i pamohueshëm dhe i demonstrueshëm, por me Giocondën nuk kemi pasur këtë përshtypje”, Sebastian Loth. Të paktën 24 personave iu kërkua të shikonin pikturën të ulur para një ekrani dhe të vlerësonin drejtimin e shikimit. Pjesëmarrësit treguan se në çfarë gradacioni kanë ndeshur shikimin e Monna Lisës. Për të provuar nëse karakteristikat e fytyrës kishin ndikuar në perceptimin e shikimit nga spektatorët, u përdorën 15 seksione të ndryshme të portretit. Çdo imazh është treguar tri herë në mënyrë të rastësishme. Në mes të seancës, distanca nga monitoruesi u ndryshua. Në më shumë se 2 000 vlerësime, pothuajse çdo matje e vetme tregoi se vështrimi i Monna Lisa nuk është i drejtpërdrejtë, por në anën e djathtë. “Pjesëmarrësit kanë pasur përshtypjen se pamja u kthye në drejtim të tyre dhe këndi i shikimit ishte mesatarisht 15,4 gradë. Është e qartë se ‘efekti Monna Lisa’ nuk është veçse një term i pasaktë”, shpjegon profesori Gernot Horstmann.
Slloveni, promovohet libri “Skanderbeg, Princi i Epirit” Libri në gjuhën shqipe “Skanderbeg Princi i Epirit” është promovuar në Koper të Sllovenisë. Veprimtarinë e mbajtur në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Kulla e Koperit”, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” e çeli Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës. Ndërsa për librin folën dy përkthyesit e tij, Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka. Sipas atsh, libri sillet në gjuhën shqipe nga origjinali në gjuhën e vjetër italiane “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”, i vitit 1544. Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë. Në veprimtari merrnin pjesë anëtarë të Shoqatës “Iliria”, Koper, shoqatës shqiptare “Ecim së Bashku” me kryetare Mardena Kelmendi, Trieste, Itali, veprimtarja e njohur shqiptare Vitore Stefa Leka, studiuesi slloven Peter Štoka, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, etj.. Gjatë veprimtarisë u prezantuan edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqipëtarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”. Po ashtu, u shpërndanë edhe kalendarë të përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe libër për heroin kombëtar të përshtatur për fëmijë.
Zemra e Krujës, Pazari i Vjetër drejt rijetëzimit Pazari i Krujës është një ansambël që ruan vlera të padiskutueshme historiko-arkitektonike, i cili shtrihet në të dy anët e rrugës me kalldrëm që të çon drejt kalasë së qytetit. Falë financimit nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe në bashkëpunim me bizneset, ka nisur aplikimi i projektit të rradhës i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe mobilimin e 5 njësive tregtare, në Pazarin e Vjetër, Krujë. Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në kantieret e ngritura në të gjithë Shqipërinë. Pazari është zemra e Krujës, një vend i gjallë, plot me suvenire të bukura ku është e pamundur të mos ndalosh gjatë një vizite në qytet. Një seri e vazhdueshme e çative me tulla, dyqaneve prej druri dhe guri, qilima me modele gjeometrike tipike të Ballkanit, rrugët me kalldrëm dhe pamjet piktoreske: një mrekulli. Përveç magneteve klasike të frigoriferit, aty mund të bëni blerje artizanale interesante, siç janë artikujt shtëpiakë, bizhuteritë, mbulesat e tavolinës dhe qilimat, shumë prej të cilave janë të punuar me dorë (në disa dyqane mund të shihni edhe përpunimin e pëlhurave në kornizë). Tregu u rinovua në vitin 2015, në fakt është arkitektonikisht i patëmetë, i pastër dhe i rregullt. Duke ecur përgjatë rrugës së gurit që të çon në kështjellë dhe në muzeun e Skënderbeut do të ndiheni sikur të jeni katapultuar mbrapa në kohë.
FORUM
14
E martë, 15 JANAR 2019
PARALAJMËRIMI
Manjani: Presidenti Meta nuk mund të dekretojë Edi Ramën edhe ministër I
sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se një person nuk mund të mbajë dy funksione brenda qeverisë. Manjani tregon se nenet 95 dhe 103 të Kushtetutës nënvizojnë se kryeministri dhe ministri janë dy funksione kushtetuese më vete. Ai thekson se neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera. Ish-ministri tregon se kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe kryeministër. “I njëjti debat vlen edhe për pozitën e zv/kryeministrit. Në të shkuarën kemi patur zv/ kryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që një person të mbajë dy funksione brenda qeverisë”,- thekson Manjani. Sipas tij, ky ka qenë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën Edi Rama. Shënimi i plotë i Manjanit: Sipas Kushtetutës neneve 95 dhe 103, Kryeministri dhe ministri janë
FORUM
Nga Ermira Therqaj
P
o bëhen afro dy muaj që studentët, përmes protestës dhe rrugëve të tjera ligjore, insistojnë në kërkesat e tyre. Tashmë nuk ka dilema, madje as kthim mbrapa. Ata janë më të vendosur se kurrë. Edhe pse zemërimi ka arritur kulmin, pasi zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër, ata vazhdojnë të jenë paqësor. Rrugët që ndjekin janë demokratike. Madje përbëjnë edhe një leksion për militantët politik që të rreshtuar në krah të partive që simpatizojnë, jo rrallë shkaktojnë trazira, e deri destabilizim të gjendjes. Kërkesat, tashmë të renditura në pika, janë të njohura nga të gjithë, janë elementare dhe njerëzore. Ka kaluar më shumë se një çerek shekulli dhe studentët ende nuk kanë kartën e studentit. Natyrisht, për këtë detyrim të thjeshtë burokratik nuk duhet akuzuar qeveria e nuk ka pse sytë të drejtohen drejt saj, siç ndodh me kërkesat ekonomike. Karta e studentit është A-ja. Është identiteti dhe pasaporta e
dy funksione/detyra kushtetuese më vete. Të dy këto funksione veprojnë në përbërje të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht si titullarë të institucioneve. Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funskione të tjera. Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër. I njëjti debat vlen edhe për pozitën e Zëvendëskryeministrit. Në të shkuarën kemi patur Zëvendëskryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që
i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që në person të mbajë dy funksione brenda qeverisë. P.S: Ky ka qenë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama. Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës.
ISH-KRYEMINISTRI
“Rama nuk mund të bëhet ministër i Jashtëm. Nuk ia jep Kushtetuta”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Fcebook një njoftim i cili i është dërguar nga një konstitucionalist shqiptar që thotë se është konsultuar edhe me një gjerman në lidhje me marrjen e postit të Ministrit të Jashtëm nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan se kushtetuta shqiptare nuk e lejon një gjë të tillë pasi në asnjë pasazh të saj nuk thuhet se një manovër e tillë mund të kryhet. “Përshëndetje doktor Berisha mbasi kemi parë Kushtetutën tonë, pika D, ne konsultë me konstitucionalistë gjermanë ata garantojnë se kryeministri nuk mund te jetë edhe ministër. Nuk e parashikon ligji shqiptar” Neni 102 pika D e Kushtetutës kërkon që detyrat tjera përveç kryeministrit ky i fundit duhet ti ketë të përcaktuara me ligj. Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i Jashtëm apo i ndonjë ministrie tjetër. Kështu që dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta”,thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Dimër për qeverinë, ndërsa studentët drejt pranverës
çdo të riu që ulet në institucionet e arsimit të lartë, publike apo private qofshin. Si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, ai dokument i thjeshtë lipset për të udhëtuar me automjetet e transportit publik, për të frekuentuar bibliotekat apo vizituar galeritë dhe muzetë publik. Ka shumë vite që studentët janë në pritje. Kërkesat e tyre janë mbuluar me heshtje dhe indiferencë. Institucione të ndryshme apo seli diplomatike gjatë procedurave të ndryshme kërkojnë një dokument identiteti për studentët. Sa kohë që karta e studentit nuk lëshohet, të rinjtë studentë janë të detyruar të ndjekin një rrugë burokratike që është një peripeci më vete dhe kohë e harxhuar. Rruga që ndiqet është tejet më e gjatë sesa procedura për t’u pajisur me një kartë që do të shërbente më së paku për 4 vite. Unë vetë, për të vërtetuar që isha studente më duhej të braktisja auditorët, të bëja pagesën pranë institucionit bankar, të kthehesha në universitet me faturën nga kjo e fundit, veç për të marrë një shkresë që vërtetonte se isha studente. Një studenti mund t’i duhet disa herë në vit një vërtetim i tillë. Po të gjithëve bashkë, sa orë, sa ditë e sa para u kushton burokracia
dhe indiferentizmi i universiteteve? Një kalvar më vete janë pagesat dhe peripecitë për tarifën e provimeve të mbartura. Ditët e para studentët nuk u morën seriozisht. “Lajthitje rinore”, i konsideroi dikush nga njerëzit e institucioneve. “Teka të moshës”, për disa të tjerë. Fatmirësisht, nuk vonoi dhe protesta u kthye në një institucion. Jehona e saj shumë shpejt kaloi kufijtë, duke zënë vend në mediat e huaja. Studentët në njëfarë mënyre po eksperimentojnë, por pavarësisht rrugës që ndjekin, e rëndësishme është që nuk ka kthim mbrapa për ta. Sa më shumë që qeveria nënvlerëson kërkesat e tyre, aq më të vendosur bëhen. Po çfarë kuptimi kanë projektet Brain Gain? Si mund të vinë të rinjtë e shkolluar në vendin e tyre kur institucionet nuk të përfillin, kur gjithçka mbetet në letër dhe kryeministri bën karshillëk në facebook apo në emisionet humoristike të mediave të ndryshme? Kryeministri Rama më së fundmi është radhitur në anën e studentëve. Por, pse është pritur kaq gjatë vallë? Nuk janë ditë dhe orë, por vite dhe dekada të tëra. Lajmi më i ri është se
Ministria e Arsimit ka dërguar pranë sekretarive të universiteteve 54 punonjës të saj për t’u shpjeguar të gjitha VKM-të e marra në Dhjetor e që do zbatohen tani. Sipas institucionit në fjalë, vendimet e qeverisë kanë efekt për tarifat dhe bursat. Po a është normale që vetëm nga një ministri të braktisin zyrat 54 punonjës të administratës? Çfarë duhet t’u shpjegohet studentëve dhe çfarë nuk kuptojnë ata? Vendimet e qeverisë janë për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar. A mos vallë është edhe ky një hap për t’a lënë zgjidhjen e kërkesave të studentëve në kufijtë e retorikës? Janë të panumërta rastet e procedurave kur qeveria merr vendime dhe nxjerr urdhëra në favor të saj, edhe pse do t’i shesë si mbështetje për nxënësit, studentët, minatorët, fermerët, fasonistët, etj. Rasti më tipik është ai i teksteve shkollore. Qeveria proklamon me të madhe tekstet falas, me idenë e rimbursimit të tyre. Po pse duhet t’i paguajnë prindërit tekstet e fëmijëve të tyre nëse qeveria do t’i rimbursojë ato? Vështirë të gjesh njeri që nuk është zhgënjyer nga procedura të tilla, që ka paguar dhe është rimbursuar pjesërisht ose
nuk është rimbursuar aspak. Duke u kthyer edhe një herë tek vendimi i Këshillit të Ministrave për përgjysmimin e tarifave të studentëve, ministri në detyrë i financave, Arben Ahmetaj, përmes një dalje publike për mediat konfirmuar se në ciklin baçelor janë 6245 studentë me notë mesatare 9-10 që përjashtohen plotësisht nga tarifa e shkollimit. Nuk janë pak, por 201 milion lek. Sipas tij, studentë me mesatare 5-9 janë 70 mijë, të cilët nga 1 Janari i këtij viti, nga tarifat e reduktuara krijojnë një efekt financiar prej 1 miliard lek. Kjo kategori përfiton reduktimin me 50% të tarifave. Ajo që nuk kaloi pa u vënë re është pika që specifikon se studentët duhet t’i kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës. Edhe në vështrimin më të thjeshtë kjo duket si gozhda e Nastradinit. Studentët nuk kanë në krahun e tyre qeverinë dhe institucionet e saj, por as motin pasi ka ditë që temperaturat shënojnë disa gradë nën zero. Pa dyshim që energjitë rinore nuk i lënë të zmbrapsen, madje këmbëngulja sikur shtohet. Në këtë situatë është herët për të folur e nxjerrë konkluzione, por ajo që mund të thuhet me siguri është se dimri përket qeverisë, ndërsa studentët po rendin drejt pranverës. Unë jam përkrah tyre, pasi pranvera që po vjen është stina e pritshmërive të mëdha dhe do mbajë emrin e studentëve.
AKTUALITET
15
E martë, 15 JANAR 2019
72 ditë në protestë, banorët e “Astirit” paralajmërojnë Kryeministrin: Rama, e ke vendin në burg
K
a vijuar edhe këtë të hënë, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 72-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit. “E kupton që nuk të do njeri si kryeministër. E ke vendin në burg. Edi Rama, Erion Veliaj ikni nga shqipëria. Valixhet, dhuratë nga banorët e Astirit”, u shprehën banorët. Një zëri banorët, hidhnin parulla: “Shtëpitë tona nuk i prishni dot, janë ndërtuar me gjak”. Ndërkohë, në mesazhet e tyre, banorët shpreheshin e “O kryeministër nuk të do njeri, e ke vendin në burg. Firmose anulimin e projektit. Harroje nuk i prish dot shtëpitë tona”. Ndërkohë, fjalimet e njëri-tjetrit, banorët i shoqëronin me parulla të ndryshme si: “Edi Rama…, Erion Veliaj…, ikni nga Shqipëria”, “Edi Rama o zagar, do të tërheqim me litar”. Opozita në mbështetje Të pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa kërkoi që banorët ta vazhdojnë protestën. “Të dashur qytetarë siç e patë qeveria ka vazhduar ritenderimin e projektit, në vend që të merret me hetimin e projektit korruptiv. Nuk vijnë të hetojnë korrupsionin në lotin nr1, që e ka marrë vesh Shqipëria dhe gjithë Amerika. Do ju bëja thirrje që ju të vazhdoni
“Unaza e Re”, opozita: Ramës i ka ardhur fundi
të qëndroni siç keni bërë në 72 ditë, që qeveria të anulojë projektin. Sot kjo qeveri, dhe Edvin Kristaq Rama tregoi se këto post nuk e ka për popullin, por për interes të xhepit të tij”, u shpreh ai. Deputeti i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari deklaroi sot në protestën e banorëve të “Astir” se korrupsioni me projektin e Unazës së Re tregon për kriminalizimin e kësaj qeverisë. Braimllari tha se Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe bashkimi i gjithë qytetarëve do të sjellë dhe largimin e tij. “Edi Rama e ka kthyer vendin të pasigurtë. Sepse Edi Rama nuk ka ndër-
tuar në këtë vend një sistem arsimor që t’i shërbejë të rinjve, fëmijëve tuaj, por ka ngritur një sistem arsimor klientelist, atë vjedhje që ai donte të bënte tek Unaza e Re, atë vjedhje ka bërë dhe me arsimin e lartë duke ndërtuar një sistem klientelist. Ndaj, fundi i Edi Ramës varet nga banorët e Unazës së Re, varet nga banorët e Shqipërisë që janë më të vendosur se kurrë për të shkuar dhe për t’u përballur me Edi Ramën. Edi Ramës i ka ardhur fundi, tani duhet një bashkim kombëtar, të gjithë qytetarëve anë e mbanë vendit, për të protestuar sepse protesta
është e drejta juaj, nëse sot Edi Rama kërkon të shembë 1300 shtëpi tek Unaza e Re, kërkon të shembë shtëpitë tek Bulevardi i Ri ku ka bërë një pabesi, sepse kur nxori projektin, i nxori dhe fondin e shpërblimit, banorëve tek Bulevardi i Ri i ka shkuar vlerësimi për shtëpitë, por po sot me një akt hajdutërie i ka skualifikuar ata banorë nga e drejta e dëmshpërblimit, pra ky është një njeri që ka përdorur çdo qytetar pasi i ka marrë votën, pasi i mashtroi në fushatë, tani shkon t’i prishë edhe shtëpitë”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
DEKLARATA
Reagon ARRSH: Mos dëmtoni procesin
Ndërkohë përmes një deklarate shpërndarë mediave, ku informoi mbi procesin e dorëzimit të ofertave për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”, ARRSH i bëri dje apel partive politike të mos dëmtojnë këtë proces. “ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.” -thuhet në deklaratë.
SELIA BLU I PËRGJIGJET ARRSH-SË NXJERR DOKUMENTET: SI U FAVORIZUA “GJOKA KONSTRUKSION”
Ritenderimi i “Unazës së Re”, PD: Fituesi i paracaktuar P
artia Demokratike ka publikuar të tjera dokumente, sipas të cilës thellojnë akoma më shumë skandalin e ARRSH-së me aferën e Unazës së Madhe. Përmes dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Antikorrupsionit, PD pretendon se ARRSH ka ndryshuar kriteret, për të favorizuar firmën “Gjoka Konstruksion”, në lotin e parë të Unazës së Madhe që shtrihet nga “Pallati me shigjeta” te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”. “Në përgjigje të reagimit të dëshpëruar të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky i fundit, meqë ka marrë përsipër barrën e rëndë të pastrojë të pa pastrueshmet e kryeministrit-urdhërues, duhet të sqarojë: Përse gënjen publikisht kur deklaron
se “Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të
njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.”? Përse kriteri për paraqitjen e licencës u ndryshua nga licenca NP – 12/G Punime të inxhin-
ierisë së mjedisit, në licencën NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit? Në tryezën e pazarit është vënë licenca që Gjoka Konstruksion disponon, pra NP – 12/F Punime të inxhinierisë së mjedisit dhe kjo e ka shtyrë ARRSH të rrëshqasë në rrjedhën e paligjshmërisë së nisur në shtator 2018. Faktet e mësipërme janë zyrtarisht të publikuara në sistemin e prokurimit publik elektronik dhe, pavarësisht kësaj, ARRSHja, nën urdhrat e kryeministrit, merr përsipër të deklarojë fals, pasi nuk u mjaftua me tentativën për t’i dhuruar tender kompanisë fantazëm me dokumente po false. Me ketë deklaratë që paraqet fakte të rreme, ARRSH-ja nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi
denoncimin e sotëm të PDSH. (SQARIM: NP-12/G është për punime inxhinierike mjedisi me vlerë punësh mbi 800 milionë lekë të reja NP-12/F është për punime inxhinierike mjedisi me vlerë punësh nga 401-800 milionë lekë të reja.)”, tha dje PD-ja. Më herët gjatë ditës së djeshme, në një dalje publike nga selia blu, Lealba Pelinku, pjesë e Departamentit të Antikorrupsionit të PD-së, denoncoi paracaktimin e fituesit të ritenderimit për Unazën e Madhe, Rrok Gjoka. PD theksoi se kryeministri Edi Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë. Mes të tjerash Pelinku në emër të PD thekson se fituesi i tenderit është i paracaktuar.
AKTUALITET
M
16
E martë, 15 JANAR 2019
Maljlindi dhe Nevila, e cila ndodhet aktualisht në Suedi, nuk kishin bërë celebrim, ndonëse bashkëjetonin prej vitesh dhe kishin edhe një fëmijë
e idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas. Aty kreu aktin e rëndë të vrasjes që tronditi Tiranën. Bujar dhe Xhevaire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç, u vranë nga 52-vjeçari, i cili më pas vrau edhe veten. Autori që tronditi mbarë opinionin publik, kishte vetëm 2 ditë që kishte mbërritur nga Suedia por nuk dihet shkaku i ardhjes, apo nëse ishte deportuar pasi kishte kërkuar azil së bashku me Nevilën, vajzën e çiftit të ndjerë. Ish-vjehrrin e vrau në dhomën e ndjenjës, kurse ish-vjehrra humbi jetën nga tentative për tu larguar nga banesa por plumbat e Lilës i morën jetën në korridor. Lila me orgjinë nga Burreli, pasi iu bllokua arma e krimit, qëlloi veten me thikë e më pas u hodh nga kati i dytë në oborrin e banesës së çiftit të marrë me qira. Edhe pse u transportua për në spital, ai ndërroi jetë nga plagët që ja shkaktoi vetes. Autori prej disa vitesh bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit të ekzekutuar me tre plumba. Nga ajo marrëdhënie, ata kanë edhe një vajzë të mitur që Lila kishte kërkuar kujdestarinë. Prej disa kohësh Majlindi dhe Nevila 36vjeç kishin emigruar në Suedi, për të kërkuar azil. Prindërit e vajzës ka qenë kundër kësaj marrëdhënie, ndërsa Nevila aktualisht ndodhet në Suedi. Mësohet se ata nuk kishin bërë celebrim por sipas uniformave blu, Lila e kishte njohur atësinë e vajzës së tij në gjendje civile. Lila fajësonte prindërit e Nevilës, Bujar e Xhevahire Mata
Merr hak ndaj ishgruas, i vret prindërit SHKAKU “Majlind Lila fajësonte prindërit e Nevilës, për ndarjen. Pikërisht ky konflikt dyshohet të jetë edhe motivi i krimit. Prindërit e vajzës ka qenë kundër kësaj marrëdhënie, ndërsa Nevila aktualisht ndodhet në Suedi. Ata nuk kishin bërë celebrim por Lila e kishte njohur atësinë e vajzës së tij në gjendje civile”.
SKEMA
me origjinë nga Korça, për ndarjen nga vajza e tyre. Pikërisht ky konflikt dyshohet të jetë edhe motivi i krimit të rëndë. Ngjarja e rëndë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të “vrasjes në rrethana familjare”. Ky është krimi i dytë i ndodhur në familje gjatë 2 javëve të para të
janarit, ku në Mallakastër, burri vrau gruan dhe kunatën, pas një konflikti të çastit. Fqinjtët e çiftit Mata, janë shprehur se ishin të tronditur nga lajmi dhe se nuk mund ta besonin pasi të dy ishin njerëz shumë të mirë. “Shumë familje e mirë. Jemi shumë të tronditur. Sipas thashethemeve këta kanë pasur konflikte por
nuk e mendonim që do arrinte deri këtu. I njohim prej 25 vitesh, nuk na shkonte mendja që do të ndodhte kjo gjë. Jemi shumë të trishtuar. Eshtë bërë hataja”,-tha fqinja përmes lotëve. Mësohet se Majlind Lila konsumonte shpesh pije alkoolike. Dyshohet se edhe në momentin e kryerjes së krimit, ai mund të ketë qënë nën efek-
“Pas kqyrjes paraprake të skenës së krimit, grupi hetimor bën me dije se Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa Valentina Mata u gjet në korridor në tentativë për t’ju larguar 52-vjeçarit, Majlind Lilës”. tin e pijes. Pritet që grupi hetimor të zbardh më shumë për këtë vrasje të trefishtë. Vrasja e çiftit Mata në Tiranë nga ish-dhëndri i cili më pas vrau edhe veten, e çon bilancin e të vrarëve nga krimi në 5 dhe kjo brenda 2 javëve.
SITUATA
FIER
Terror, 5 të vrarë brenda 2 javësh
Panik, qëllohet me armë lokali
Vrasja e çiftit Mata në Tiranë nga ish-dhëndri i cili më pas vrau edhe veten, e çon bilancin e të vrarëve nga krimi në 5 dhe kjo brenda 2 javëve. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje. Gazment Musta 34-vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur. Në ditën e parë të këtij viti një krim në familje i mori jetën një vajze shqiptare 29-vjeç në Greqi. Pas grindjes në familje, babai vrau vajzën e tij dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.
L
okali në pronësi të Luan Bilajt nga Patosi qëndodhet në lagjen “Kastriot”, ra pre e një sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa duket se ka qenë një kërcënim për pronarin. Sipas policisë, ka qenë pikërisht pronari Luan Bilaj që ka konstatuar mëngjesin e së hënës rreth orës 08:00 xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer, duke bërë më pas denoncimin në polici. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina. Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor janë gjetur disa gjurmë, që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa bizneseve pranë tij.
AKTUALITET
17
E martë, 15 JANAR 2019
Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale. “Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në botë”
M
bretër, të zgjuar, drogë, banda dhe personazhet e këtij “tregimi” janë shqiptarë. “The Guardian”, një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, i ka dedikuar një shkrim analitik shtrirjes së mafies shqiptare të drogës, ku shkuan se: “Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Trafikantët shqiptarë të drogës, cilësohen të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale. “Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në botë dhe padyshim kërcënimi absolut i dhunës”. Por si ia dolën shqiptarët për të pushtuar tregun e kokainës në Britaninë e Madhe? Filluan me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për vite të tëra importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte, varësisht nga pastërtia e drogës; aq më e lartë ishte, aq më shumë kushtonte. Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut. Inteligjenca e fituar nga ekspertët
Shqiptarët, “mbretërit” e kokainës në Britani SUNDIMI
“Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në botë dhe padyshim kërcënimi absolut i dhunës”. Shqiptarët e përmbysën modelin e biznesit të kokainës, pasi filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane”.
5 MILIARDË
britanikë zbuloi se shqiptarët po siguronin kokainë nga kartelet për rreth 4,000 deri 5,500 kilogramë, në një kohë kur rivalët mendonin se po merrnin një marrëveshje të mirë duke përdorur tregtarët me shumicë holandeze që e shisnin në 22,500 sterlina një kilogram. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe e shtuan pastërtinë e saj. Dërgesat masive u sollën në Britani të Madhe. Droga është më e lira në Britaninë
e Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastra që ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar më pak vdekje të regjistruara. Në shkrim flitet për Hellbanianz, një grup shqiptarësh që kanë në zotërim Gascoigne në lindje të Londrës. Hellbanianz janë një grup shqiptarësh që ekspozojnë në rrjetet sociale jetën e tyre luksoze dhe orët Rolex, për të rekrutuar sa më shumë të rinj në grup. Hellbanianz i përkasin
GREQI
Vritet shqiptari në burg
Burgu i Koridhalos në Athinë është kthyer në një “vatër vdekjesh” për shqiptarët. Këtë të hënë një bashkëkombës, i identifikuar si Albert Bako është vrarë brenda ambienteve të burgut. Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes “Protothema”, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania. Albert Bako ishte në burg pasi në nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, së bashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos. Dyshohet se vrasja e tij është kryer nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë zënë pritë, pasi kishin mësuar se Bako ishte transferuar aty nga burgu i Chanias në Kretë.
BRITANI
P
ërfshirja e shumë shqiptarëve, sidomos të rinjve të ardhur rishtas në Britani, në rrugën e krimit dhe tafikun e drogës, ka qenë shqetësimi pas një videoje, e cila është bërë virale në internet. Një produksion i “The Albanian”, një nga portalet më të klikuara në medien shqiptare, videoja e titulluar “Vetëm një shans” është realizuar me ndihmën e disa prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë në industrinë britanike të filmit. Petrit Kuçana i “The Albanian” shpjegon arsyet pas këtij produksioni sensibilizues. “Ne si media menduam që kjo video të sensibilizojë kryesisht mërgimtarët e rinj shqiptarë, që kanë ardhur në Britani dhe që janë shndërruar në kontigjent të krimit të organizuar, e sidomos të rinjtë e saporadhur, të cilët në kushtet e mbijetesës kanë humbur rrugën në oborr”, thotë Petrit Kuçana. Numri i shqiptarëve që gjenden
“tregut me pakicë” të kokainës. Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve se “Hellbanianz janë gati për dhunë”. Megjithatë, thonë burimet policore, Hellbanianz janë shkalla më e ulët e mafies shqiptare. Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me Ndrangheta por se ata kanë formuar aleancat më të forta dhe se mafia italiane i konsideron si të barabartë. Dy janë portet më të
“Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Trafikantët shqiptarë të drogës, cilësohen të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. mëdha që përdoren nga shqiptarët, Rotterdam në Holandë dhe Antwerp në Belgjikë. Një pjesë e porteve kryesore në Belgjikë dhe Holandë, ku punojnë 240 mijë vetë sipas të dhënave policore, janë në funksion të Ndranghetës italiane dhe mafies shqiptare për rrjetet kriminale shqiptare të kokainës në Britani, duke i cilësuar ata si “Mbretërit e kokainës”.
Fushatë për shqiptarët në rrugën e krimit
nëpër burgjet britanike për vepra të ndryshme penale ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Mendohet që shifrat e reja, që pritet të publikohen, ta çojnë numrin në
mbi 1.000 të dënuar shqiptarë në burgjet angleze, ku shumica janë përfshirë në tregtinë e drogës, e veçanërisht kokainës dhe kultivimit të kanabisit.
AKTUALITET
18
E martë, 15 JANAR 2019
Kjo e martë do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në Tiranë
S
hqipëria është “nën pushtimin” e reshjeve intensive të borës dhe shiut. Një i sëmurë që është transportuar për më shumë se dy orë nga Zall Dardha në krahë, nuk ka mundur të shpëtojë. Në Qarkun e Dibrës në shkollat 9-vjeçare të qytetit dhe të njësive administrative nuk zhvillohet mësim. Situata vazhdon të jetë problematike për më shumë se 60 fshatra, ku ende nuk janë hapur rrugët. Që prej 5 ditësh ato komunikojnë me qytetin apo me rrugët nacionale, vetëm me rrugë këmbësore. Kanë nisur të shfaqen problemet e para, pasi dyqanet janë boshatisur. Disa blegtorë kanë kërkuar ndihmë për hapjen e rrugëve për shkak se nuk çojnë dot ushqimin për bagëtinë. Edhe në shkollat 9-vjeçare të Bulqizës dhe të njësive administrative nuk zhvillohet mësim. Situata mbetet emergjente, pasi shumë fshatra mbeten të izoluar. Reshje intensive dëbore kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit mëngjesin e së hënës. Aktualisht janë të bllokuara disa fshatra në Bashkinë e Librazhdit dhe të Prrenjasit. Kalohen me zinxhirë Labinoti Mal, Gurë i Zi dhe Shmil në Bashkinë e Elbasanit, gjithashtu edhe Poroçani dhe Lenia në Gramsh. Në 8 shkolla të fshatrave të bllokuar në bashkitë Librazhd e Prrenjas nuk është zhvilluar mësim. Reshjet
90% e territorit e mbuluar nga bora, 3 të vdekur nga moti
e borës kanë rinisur në Qarkun e Lezhës, ndërsa shumë banorë po përballen me vështirësi. Sipas raporteve në Mirditë, fshatra të thellë të Kaçinarit, Selitës, Oroshit janë ende të bllokuar, edhe pse po punohet për hapjen e rrugëve. Në Lezhë, fshati Ungrej është thuajse i izoluar. Kjo e martë do të jetë dita më e ftohtë
e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet. Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje. “Duke filluar nga mesnata do të kemi përmirë-
sim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë, por e kthjellët. Në zonat malore, minimuni do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”,-thotë meteoro-
logia Adiola Bani. Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord. “Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”. Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë. “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”. Të tjera viktima i janë shtuar listës tragjike të pasojave të të ftohtit në vendin tonë. Mëngjesin e së hënës, Viktor Dhima i pastrehë u gjet i vdekur në qytetin e Durrësit, në afërsi të kishës ortodokse dhe hyrjes së portit detar. Ndërsa në malësitë e Mokrës në Pogradec, humbi jetën një 53-vjeçar nga Selca e Sipërme, i cili ishte zhdukur që prej së shtunës. Trupi i tij u gjet në një përrua të zonës. Ajet Zikollari po udhëtonte me kafshë pune, nga fshati i tij në drejtim të Trebinjës, për t’u furnizuar me ushqime. Ndërkohë që edhe në Shkodër, dje u gjend i pajetë Agron Gokovi, me detyrë roje i zyrës së punës. Burime policore njoftojnë se 56-vjeçari ka pësuar infarkt.
VLORË
SITUATA
VLORË
Atentat mafioz, 1 i plagosur
Dibër, mblidhet Shtabi i Emergjencave
Heroizmi i pilotit, shpëtohet alpinistja
Vlora është tronditur sërisht nga krismat e armëve. Në lagjen më të njohur të vrasjeve mafioze, “Pavarësia”, u organizua një atentat, ku i plagosur nga mbetur Mikel Mehmeti, 41-vjeç, I cili ishte brenda automjetit Audi A3. Mehmeti, i cili ka marrë 3 plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja plumbash. I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që më pas u gjet e djegur, vetëm 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes. Rruga ku ndodhi ngjarja njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.
Prefekti i Dibrës mblodhi Shtabin e Emergjencave, ku drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën dhe masat e marra për përballimin e situatës. Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës. Shkollat nuk janë hapur, pasi një pjesë e mirë e shkollave nuk kanë dru zjarri për ngrohje por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat. Prefekti u kërkon që të mobilizohen të gjithë edhe njerëzit nëpër njësitë administrative, për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste emergjencash.
Një alpiniste 31-vjeçare, e gjendur në situatë tejet të vështirë shëndetësore për shkak të pësimit të një traume kranike, VLC të fytyrës dhe traume të baçinit, teksa ndodhej për alpinizëm në malin e Çikës në Vlorë, ka shpëtuar për fat të mirë si pasojë e ndërhyrjes në kohë rekord të një ekipi special mjekësor. Bëhet fjalë për një ekip mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, që ndërmorën një mision shumë të vështirë shpëtimi, për ta shpëtuar pacienten në një terren thuajse të pamundur. Ekipi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë pacientes alpiniste, e më pas e shoqëroi atë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vlen të theksohet heroizmi i pilotëve dhe mjekëve të këtij misioni tejet të vështirë, që kërkonte eksperiencë të jashtëzakonshme në një terren thuajse të jashtëzakonshëm.
AKTUALITET
19
E martë, 15 JANAR 2019
PROKURORIA
“Eskobari i Ballkanit”, mbyllen hetimet
P
rej 2 vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij. Këtë herë ka lajme nga prokuroria. Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit. Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”. Tashmë që pala greke i bashkangjit akte të reja, mes tyre procesverbale të kqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet. Pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur, duke dërguar nën akuzë vetëm Klement Balilin, njeriun që përmbi dy vjet vazhdon në arrati të luajë me autoritetet. Që prej 2016 policia ka organizuar 14 aksione për kapjen e tij por dështoi. Ky dështim u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e policisë
GJIROKASTËR
P
rokuroria për Krimet e Rënda, ndaloi në sallën e gjyqit një prokuror. Spartak Çoçoli ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë, për një hetim që kishte nisur ndaj tij. Prokurori nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar shoqërimin drejt policisë së Gjirokastrës. Prokuroria mësohet se do kërkojë një masë “arresti me burg” ndaj tij gjatë kësaj jave në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare të komunitetit rom e cila ishte rrëmbyer nga 40-vjeçari Shpëtim Muharremi por sipas tyre ai nuk ka bërë asgjë, ndërsa nuk
1 mijë € ryshfet, Krimet ndalojnë Prokurorin
ka kthyer as paratë. Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Vajza e mitur ishte
denoncuar e rrëmbyer nga familjarët e saj, mirëpo sipas pretendimit të prokurorit Çoçoli, pas kontakteve që ai ka pasur me 17-vjeçaren, ajo nuk ka pranuar vetë që të kthehej në shtëpi.
Baza ushtarake në Pashaliman, shërben për ankorimin e anijeve të rojes bregdetare shqiptare duke qënë kështu baza më e rëndësishme ushtarake shqiptare
“Arrest në burg”, është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Vlorës për 4 ushtarakët e arrestuar për grabitjen në bazën ushatarake të Pashalimanit. Prokurori i çështjes, Hyrjet Lamaj kërkoi vlerësim të ligjshëm të “arrestit me burg” për 4 ushtarakët e ndaluar; Ardit Ramaj, Edlir Nelaj, Lesko Ramosako dhe Ervis Memsullaj. Avokatët mbrojtës kërkuan një masë sigurie më të lehtë, atë të “detyrimt të paraqitjes” në Policinë Gjyqësore. Për këtë, avokatët mbrojtës theksuan se depoja e armatimeve rezulton se nuk ka as kushtet më minimale të sigurisë. Sipas tyre mungon ndriçimi por edhe kamerat e sigurisë. Një prej ushtarakëve të ndaluar rezulton se ka marrë shërbimin në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që grabitja dyshohet se ka ndodhur natën. Pala mbrojtëse theksoi gjithashtu se, shërbimi i rojes është kryer në kushte mjaft të vështira të motit dhe temperaturave të ulëta. Megjithatë, këto pretendime nuk e bindën gjyqtaren e çështjes, Herita Çela, e cila la në burg 4 ushtarakët, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “dëmtim të aseteve ushtarake”. Vjedhja e armëve në bazën e Pashalimanit u konstatua të enjten e kaluar. Ngjarja Vjedhja dyshohet se ka ndodhur pas orës 03:30 të datës 10 janar 2019. Nga kqyrja e regjistrave të bazës ushtarake, ka rezultuar se depot e armatimit janë lënë pa roje për rreth 4-tër orë mëngjesin e 10 janarit pasi ushtaraku është larguar për shkak
Vjedhja e armëve, burg për ushtarakët. Baza ruhej me infermier
të motit të ftohtë. Shërbimi i rojes është rivendosur në orën 7:00 të mëngjesit kur punonjësi që ka marrë turnin ka firmosur dokumentat pa praninë e rojes që duhet të bënte dorëzimin e rregullt të gjendjes së depos së armati-
mit. Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet
e vjedhura. Një tjetër provë në vendin e krimit kanë qenë dhe një armë dhe disa municione që autorët e vjedhjes i kishin lënë jashtë bazës ushtarake në largim e sipër. Aktualisht baza shërben për ankorimin e anijeve të rojes
bregdetare shqiptare duke qënë kështu baza më e rëndësishme ushtarake shqiptare. RRËFIMI I “USHTARAKËVE” Inferimeri i arrestuar Edlir Nelaj dëshmoi në Gjykatë se: “Unë jam infermier i qendrës shëndetësore Pashaliman, nuk kam punë të bëj shërbim. Por meqë këta thonë do vesh atje se skemi njerëz na mbajnë të sforcuar. Nuk më takon të bëj shërbim”. Ndaj tij rëndon dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve pasi ka firmosur në vend të rojes që nuk ishte. Studenti i arrestuar Sipas avokatit mbrojtës të Ardit Ramajt, klienti i tij është ende në shkollë “ndaj nuk mund të marrë asnjë pozicion përgjegjësi. I kanë ngarkuar detyrën si oficer shërbimi në kundërshtim me urdhrin e ministres. Në këto rrethana nga veprimet dhe mosveprimet nuk provohet të ketë ardhur vjedhja si pasojë e tij”. Sipas avokatit studenti Ardit Ramaj e bënte këtë detyrë në kundërshtim me urdhrin e ministres së Mbrojtjes. Përgjegjes Avokati mbrojtës i Lesko Ramosaço, i kërkoi gjykatës procedim në gjëndje të lirë. Ramosaco ishte personi që bënte oraret e rojeve. “Bëra akt kontrollet por nuk ka pasur ndriçim në pjesën që është kryer vjedhja dhe nuk ka kamera ne ate zone. Depoja e armatimeve nuk ka as kushtet minimale të sigurisë”, ka thënë Ramosaço. Oficer roje Ervis Mensullaj ka dëshmuar se: “Kam ikur në orën 2.30 të mëngjesit pasi nuk e përballoja dot të ftohtin”.
FORUM Nga Raimond Todhe
M
a soneria, që është vël lazëria më e vjetër univer sale në botë, beson në vëllazërinë e njeriut nën përkujdesjen e krijuesit Arkitektit te Madh. Masoneria përpiqet të arrijë përmirësimin moral, te rrisë vlerat familjare, kulturën qytetare, lirinë e mendimit dhe tolerancën. Masonët në mbarë botën janë të organizuar vullnetarisht dhe kontribuojnë në kërkime mjekësore, ndërtime shkollash e spitalesh, shtëpi për të moshuarit, mbështetje me bursa studimi dhe në shumë çështje të tjera bamirëse. Ta themi thjesht, Masonët besojnë se është e rëndësishme të jesh një njeri i mirë dhe se personat e mirë duhet të inkurajojnë njëri-tjetrin për t’u bërë njerëz më të mirë dhe pastaj, pa marrë parasysh burimet ekonomike, të punojnë së bashku dashamirësisht për të ndihmuar në komunitet. Duke u bazuar në këto baza të forta të moralit dhe të ndërgjegjes, nuk është për t’u habitur që Masoneria është institucioni më i madh filantropik në botë, duke kërkuar të kontribuojë sa më shumë në minimizimin e varfërisë morale dhe ekonomike te njerëzimit. Masoneria është një vëllazëri jo e fshehtë, mjaft e hapur dhe liberale për të gjithë ata që inspirojnë për vlera morale dhe shpirtërore, por është e mbyllur për injorancën dhe ata që inspirojnë në manyre të verbër për vlera materiale. Masoneria nuk është aspak një kult fetar apo një grup politik; Masonët kurrë nuk diskutojnë mbi fenë apo politikën. Megjithatë, anëtarësimi kërkon rreptësisht besimin në Arkitektin e Madh. Por anëtarësimi në Lozhat Masone nuk e ndalon por inkurajon përulësinë qytetare, te jetë
20 E martë, 15 JANAR 2019
Masoneria dhe zhvillimet e saj në Shqipëri e lirë të ndjekë fenë që dëshiron dhe të ketë angazhimet e politike që dëshëron . Masoneria nuk është një fe, është shkenca e njohjes së burimit të jetës, është një filozofi, është vete etika dhe morali i një dukurie të lirë demokratike. Masoneria është Institucioni ku vëllezërit punojnë për të përmirësuar çdo ditë vlerat e tyre morale, për të lartësuar virtytin dhe larguar veset, është një shkollë studimi që të mundëson njohjen e dijes dhe mistereve të lashta, të cilat përjetohen përmes studimit të gjurmëve të lëna gjatë Historisë njerëzore dhe energjisë së transmetuar në qënien njerëzore nga hapësira kozmike, të cilat na mundësojnë të jetojmë në një botë me shumë mistere për jetën dhe vdekjen . Masoneria është një trashëgimi e shkëlqyer nga të parët tanë, të cilët na kanë transmetuar mësimet e lashta të së vërtetës, kryesisht ne formë alegorike dhe simbolike, të ndërthurura në takime ceremoniale dhe rituale. Në këtë mënyrë, disa aspekte të së vërtetës janë ruajtur dhe bërë të qarta për ata që mund t’i kuptojnë dhe kanë dashur të përfitojnë prej tyre, ndërsa në të njëjtën kohë kanë mbetur të fshehta për injorancën dhe për ata që kanë dashur t’i keqpërdorin ato. Anëtarësia e Vëllazërisë sot pasqyron një bashkësi pa asnjë dallim shoqëror, racor, profesional, bindje fetare apo politike, si dhe pa dallim gjinie .
Është thënë se masoneria është si të ushtrosh një stërvitje të fortë shpirtërore. Në të vërtetë Masoneria mëson artin e mrekullueshëm të ekuilibrimit të së dukshmes me të padukshmen, të mundëson të ngrohësh shpirtin duke marrë ngrohtësi nga zemra. Vetë Universi, Sistemi ynë Diellor është në vetvete ekuilibër, dhe vetë qenia njerëzore është një strukturë ekuilibri, është vetë Pema e Jetës në ekuilibër të përsosur, është Vitruvio . Pavarësisht nga besimi, filozofia ose bindja politike, njeriu mund të mësojë dhe zbatojë vetëdisiplinën, vetëbesimin dhe vetërespektin në një mjedis të sigurt dhe miqësor. Ashtu si çdo disiplinë, përmirësimi i vetvetes, për tu bere një qytetar i devotshëm për vendin tënd, për shoqërinë dhe familjen kërkon punë, bindje dhe besim të verbër tek Arkitekti i Madh për të mundësuar latimin e mirë të gurëve të themelit për të ndërtuar një ndërtesë që të mbijetojë në shekuj . Shtëpiza e Masonëve është një strehë e sigurt ku vëllezërit mblidhen dhe diskutojnë për problematika të shumta filozofike dhe të përditshme të jetës së gjithsecilit, duke përmirësuar vetveten nëpërmjet dijes që vëllezërit transmetojnë për njeri tjetrin. Masoneria, përtej edukimit moral ndriçon një rrugë të qartë për vetëdijen dhe lartësimin e shpirtit jashtë një konteksti fetar. Masonët udhëhiqen në veprimtarinë e tyre
nga liria dhe barazia, koncepte të pacënueshme në veprimtarinë e tyre. Vëllezërit Masonë mësimet e tyre i marrin nëpërmjet një gërshetimi të ritualeve të trashëguara nga fillimet e Masonerisë moderne, si një shfaqje misterioze mesjetare, me konceptimin alegorik të lindjes dhe të jetës. Vëllezërit Masonë përpiqen të ndriçohen nëpërmjet përpjekjeve për të arritur njohjen përmes meditimit, përulësisë dhe leximit. Masonët pasurojnë shpirtin si dhuratë e përjetësisë, përkundër materies simbol i injorancës dhe marrëzisë . Në Shqipëri si rezultat i Diktaturës, ka qenë e pamundur përhapja e ideve të Masonerisë. Sot motrat dhe vëllezërit Shqiptarë kanë themeluar Lozhën e Madhe Shqiptare ILIRIA, e cila është pjesë e familjes së madhe Masone Botërore, e njohur ndërkombëtarisht, që kontribuon në transmetimin e vlerave morale, për të mundësuar ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në dashuri dhe jo në urrejtje, të orientuar nga përjetësia, ngrohtësia shpirtërore dhe jo nga e përkohshmja materia që asnjëherë nuk ka qenë objekt lumturie . Vëllezërit dhe motrat shqiptare si pjesë e Familjes së Madhe masone botërore aspirojnë për një vend ku dija dhe drita të ndriçojë mbi errësirën, virtyti dhe mirësia të burgosin vesin dhe injorancën, të mund të zbulojmë vlerat e të parëve të lënë mbi çdo pëllëmbë toke dhe nën toke të trojeve tona dhe tu lemë një trashëgi-
DOSSIER
Shën Sotiri, kisha rrënojë në kufij të dy bashkive Dr Niko Ferro
K
isha për të cilën do flasim më poshtë nuk është bërë ndonjëherë objekt studimi, hulumtimi apo kërkimi arkeologjikë madje ekzistenca e rrënojave të saja sot vihet në diskutim. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe ndoshta nuk kemi për t’i mësuar. Por pavarësisht këtyre përshkrimi i saj sot, ndonëse i vonuar mund të ngjallë kureshtje dhe interes për rivlerësim të zonës në pikëpamjen turistike. Mund të themi vendi në
të cilën është ndërtuar kisha ka një pamje nga më të bukurat. Prej këtu syri “të prek” me shikim të gjithë fushën e Myzeqesë. Le ta nisim me një pyetje: Ku ndodhet kjo kishë? Siç shkruhet dhe në titull, rrënojat e saj ndodhen në mes të kufirit administrativë që ndan Lushnjën me Belshin. Në këto koordinata: 40°53’06.1"N 19°48’59.3"E 110 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek rrënojat e kishës terreni është i vështirë, ekzistojnë dy rrugë nga fshati Sejmenas, Bashkia Lushnje ose nga fshati Kosovë e Madhe,
Bashkia Belsh. Territori në të cilën ndodhen rrënojat e kishës, është i mbuluar nga bimësia madje në brendësi kanë mbirë edhe pemë. Pranë kishës dallohen varre të vjetra mbi një shekullor si dhe varre të reja të banorëve të zonës. Nga kisha nuk ruhet shumë, dallojnë disa blloqe guri dhe copa tjegullash të shpërndarë në një perimetër 60 m x 60 m. Blloqet e gurit janë të punuar mirë ato kanë këto përmasa 60 cm x 28 cm x 40 cm. Gurët janë të tipit gëlqerorë ka mundësi të jenë nxjerrë nga gurorja e Çërragës, e cila ndodhet
vetëm 3.5 km në veri të kishës. Duke ndjekur formën e rrënojave, zbulojmë se kjo kishë ka qenë një nefëshe, me orientim lindjeperëndim. Kisha mund të ketë pasur edhe një nef anësore (në anën veriore) ? Dallohet disi absida. Hyrja për në kishë ka qenë në anën jugore mundet të ketë pasur një hyrje të dytë në anën perëndimore. Prej saj kanë ngelur vetëm pak gurë të skalitur. Megjithatë në pamje të përgjithshme është vështirë të jepet forma e saktë e kishës për shkak të bimësisë e cila është e dendur. Sakaq mungesa e tjegullave na bënë të mendojmë se
mi të pasur kulturore atyre që do të vinë. Kultura dhe Shkenca e Masonerisë është pjesë e pandarë e zhvillimeve të shoqërisë njerëzore demokratike, ku njerëz të shquar të artit, shkencës, filozofisë dhe jetës politike kanë dhënë një kontribut të çmuar për çfarë është arritur deri më tani . Masoneria ka qenë udhërrëfyese për ndërtimin e shoqërive demokratike duke udhëhequr shoqëritë njerëzore nëpërmjet dijeve të saj, dritës të së vërtetës dhe besimit që vëllezërit e shquar kanë pasur tek niveli i dijes dhe kulturës së marrë deri më sot nga Arkitekti i Madh . Shoqëria shqiptare, e cila vjen nga një skllavërim shpirtëror në shekuj, ku egërsia dhe brutaliteti kanë mbizotëruar dhe errësira ka pllakosur për shumë vite ka nevojë të domosdoshme për mësimet e vyera të Masonerisë. Flaka e ndezur e vëllezërve dhe motrave shqiptare e kosovare do të bëhet flakadan dhe do të ndriçojë anembanë trojeve shqiptare për të mundësuar përhapjen e dijes dhe të vërtetës në çdo skaj ku është folur gjuha jonë e bekuar e trashëguar nga të parët tanë. Me ndihmën e pakursyer të vëllezërve anembanë rruzullit tokësor, dhe me besimin e shpresën tek Arkitekti i Madh, errësira, injoranca , primitiviteti , padija dhe abuziviteti do ti lerë vend dritës dhe dijes nga ku do të ndriçohen për shumë shekuj brezat që do të vinë. www .masoneriailiria.al www.masoneriailiria.al ato mund të jenë ripërdorur. Të dhëna rreth kohës kur është ndërtuar kisha e gjejmë të shkruar në librin 5000 Vjet Fortifikime në Shqipëri të arkeologut Gjerak Karaiskaj në faqen 314. Aty jepet si kishë mesjetare. Ndërsa në dokumentin që ruhet në Muzeun Historik të Lushnjës, i cili daton në vitin 1948 thuhet: Kisha e Shën Sotirit ruhet në gjendje rrënojë mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII. Në lidhje me shkatërrimin e saj nuk kemi një datë të saktë pasi ajo sipas dokumentit në vitin 1948 rezultonte e shkatërruar por edhe dëshmitë e banorëve vendas nuk kanë një profil të qartë të formës së kishës, të cilën shpesh e ngatërrojnë me një tjetër kishë, atë të Shën Dhimitrit në Kosovë e Madhe për të cilën do flasim një herë tjetër. Në vend të përfundimit vëzhgimi jonë shtyhet edhe më tej. A mos vallë ka ardhur momenti që këto vlera të kësaj treve të ruhen madje dhe të restaurohen pse jo të bëhen edhe të vizitueshme nga turist vendas apo të huaj? Shpresojmë në një zgjidhje në të ardhmen.
SPORT
21
E martë, 15 JANAR 2019
2019-ta nis mirë për legjionarët pasi shumica e tyre kanë nisur të lënë gjurmë në miqësoret e janarit apo edhe në ndeshjet e para zyrtare të vitit
SULMUESI
Dybala nuk ia mbyll dyert PSG-së
2019-ta nis mirë për të besuarit e Panuccit F
estat ikën dhe futbollistët janë rikthyen në fushë, aty ku këtë fillim kanë shkëlqyer, duke vërtetuan punën e mirë të tranjerit Panucci. Puna e mirë e kuqezinjëve, nis me Thomas Strakosha i cili është i padiskutueshëm tek Lazio, teksa dhe në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Novarës bëri një paraqitje të mirë edhe pse nuk arriti të neutralizonte penalltinë e kthyer në gol nga Eusepi. 90 minuta të plota edhe për Elseid Hysajn në sfidën ndaj Sassuolos, pengesë të cilën Napoli e kaloi jo pa vështirësi. Një sfidë e mirë për mbrojtësin shkodran që ka bërë të mendohet trajnerin Carlo Ancelotti i cili në fund të sfidës ka bërë të ditur se largimi i mbrojtësit nuk është një opsion, duke konfirmuar qëndrimin e tij në skuadër. Në mbyllje të ndeshjes ndaj Sassuolos, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të finaleve të Kupës së Italisë, trajneri Carlo Ancelotti u pyet rreth çështjes Hysaj, ku tha se: “Kemi pasur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj, në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”, tha Ancelotti. Ergys Kaçe po kalon një moment të mirë tek Panathinaikos dhe vetëm fati i mohoi një tjetër eurogol në sfidën e kampionatit ndaj Xanthit në Athinë. Me ritmin e golit kjo javë ka folur për sulmuesit. Sindrit Guri pasi ka marë besimin e drejtuesve të Ostendes ka shënuar në një nga miqësoret e janarit, ashtu si dhe Sokol Cikalleshi që refuzon të largohet nga Goztepe. Ardian Ismajli është rikthyer nga dëmtimi dhe tashmë është gati të marë vendin e tij në qendër të mbrojtjes së Hajdukut të Splitit. Në Kroaci Myrto Uzuni, vijon të jetë në formë duke u konfirmuar si një nga më të mirët e Lokomotivës së Zagrebit. Keidi Bare ka debutuar me ekipin e parë të Malagës duke luajtur për 90 minuta të plota në transfertën e fituar ndaj Real Zaragozas, një sukses që mban bardheblutë në garë për rikthimin në La Liga. Rey Manaj është rikthyer të jetë i pranishëm pas dëmtimit për Albacete por nga shkallët e stadiumit, ndërkohë që skuadra ka vuajtur mungesën e sulmuesit lushnjar pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Gijon.
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala pranon se një lëvizje në Francë mund të bëhet në të ardhmen. Dybala nuk po kalon ditët më të mira te Juvensuti, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verë. Situata e tij ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për të dhe argjentinasi të lidhet me to. Është vet Dybala, i cili ka thënë se të luajë në Ligue 1 është diçka që ai është i hapur për të bërë. “Të bashkoheni me Ligue 1një ditë? Pse jo ?! Kurrë mos thuaj kurrë!”, ka thënë fillimisht Dybala për Canal Plus. Gjatë fundjavës, ishte sugjeruar në Itali se Juve është e përgatitur ta shesë Dybalan këtë verë për të financuar planet e tyre tjera të transferimeve.
“AUSTRALIAN OPEN”
Murray mbyll karrierën pas eliminimit
PERFORMANCA
ANSI AGOLLI
Festat ikën dhe futbollistët janë rikthyen në fushë, aty ku këtë fillim viti kuqezinjtë tanë kanë shkëlqyer, duke vërtetuan punën e mirë të tranjerit Panucci. Legjionarët kanë nisur të lënë gjurmë në miqësoret e janarit apo edhe në ndeshjet e para zyrtare të vitit”.
“Një faqe jo zyrtare e Qarabagut në facebook, krijoi një ndjenjë të çuditshme. Ansi Agolli është pranë fundit të karrierës. Një lajm që do kishte qenë i trishtueshëm por që për fat të mirë nuk është i vërtetë, të paktën për kohën kur po flasim”.
Një faqe jo zyrtare e Qarabagut në facebook, krijoi një ndjenjë të çuditshme. Ansi Agolli është pranë fundit të karrierës. Një lajm që do kishte qenë i trishtueshëm por që për fat të mirë nuk është i vërtetë, të paktën për kohën kur po flasim. Agolli ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Për momentin ndodhet në fazë përgatitore me skuadrën e Qarabagut dhe është i përqën-
druar tek pjesa e dytë e sezonit në Azerbaixhan. Është e vërtetë që i kontrata i përfundon në muajin qershor por hipotezat janë disa. 36-vjeçari mund të vijojë karrierën si futbollist tek Qarabagu, ose mund ti ofrohet një rol në klub, ndërkohë që nuk përjashtohet as rikthimi në Shqipëri, ku tifozët e Tiranës janë të gatshëm ta mirëpresim me të gjithë dashurinë e mundshme.
Turneu i parë “Grand Slam” i vitit në tenis, “Australian Open” nisi me një surprizë. Andy Murray u eliminua që në raundin e parë të turneut që zhvillohet në Melbourne. Spanjolli Roberto Bautista Agut ishte ai që mundi britanikun, në atë që mund të quhet ndeshja e fundit e karrierës së tij. Ajo mes Murray dhe Bautistës ishte një sfidë shumë e luftuar, me spanjollin që e mbylli sfidën pas 4 orë loje, me rezultatin 3-2. Murray nuk u tërhoq aspak në këtë ndeshje, edhe pse e pa veten në disavantazhin e dy seteve, të cilët i humbi 4-6 dh 4-6. Britaniku barazoi gjithçka duke bërë të tijët dy setet e tjerë, me “tiebreak” 7-6 dhe 7-6, për ta çuar ndeshjen në setin final, që Bautista e fitoi 6-2, por emocionet ishin të gjitha për ish-numrin 1 të botës, për të cilin të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë duke duartrokitur gjatë. “Ju falënderoj të gjithëve që erdhët. Kam luajtur këtu për shumë vite. Është një vend i mrekullueshëm për të luajtur tenis. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, atëherë u mbyll në mënyrë të mrekullueshme. Dhashë maksimumin tim, por nuk mjaftoi. Kështu që uroj Roberton dhe stafin e tij”, tha Andy Murray.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
24 E martë, 15 JANAR 2019
Certifikata për 16 të rinj që mbaruan internshipin në Bashkinë e Tiranës
Veliaj: Mundësi fantastike për eksperiencë pune T
ë rinjtë që kanë mbaruar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor të grupmoshës deri në 28 vjeç, patën mundësi që ta nisin karrierën e tyre me një eksperiencë pune tre mujore në Bashkinë e Tiranës. Projekti “Fillo me një ide - Fito një intership” synon që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kërkimore përmes konkurrimit me një projekt-ide ose studim në një nga fushat e veprimtarisë të Bashkisë së Tiranës. Në ceremoninë e certifikimit të 16 të rinjve në përfundim të intership-it, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se shumë prej ideve të propozuara nga ata do të zbatohen në terren. “Jam shumë i lumtur që patëm një grup fantastik djemsh dhe vajzash që bënë praktikën në Bashkinë e Tiranës. Lajmi i mirë është që disa prej tyre do të fillojnë punë në Bashkinë e Tiranës, por lajmi akoma më i mirë është që disa nga idetë që na erdhën nga të rinjtë dhe studentët që bënë praktikën këtu, janë përkthyer në buxhet, dhe do të kemi ndërhyrje direkte në terren, bazuar mbi këto projekte”, tha ai. Aplikantët kishin mundësi të përgatisnin dhe të dorëzonin një propozim të plotë teknik dhe financiar të projektit, si dhe të përfundonin studimin gjatë intership-it, duke bashkëpunuar nga afër me stafin e bashkisë. “Disa janë ndërhyrje në infrastrukturë e urbanistikë, të tjera kanë të bëjnë me softëare
dhe zhvillim programesh. Kurse disa të tjera kanë të bëjnë me një ndërthurje të punës së infrastrukturës me aplikacione, ose ndërveprime për qytetarët, që u jep atyre më shumë akses në mënyrën sesi funksionon qyteti. Ajo që më pëlqeu më shumë është se për herë të parë nuk pashë vetëm projekte në infrastrukturë, por edhe në çështjet sociale, kryesisht që kanë të bëjnë me bullizmin, emancipimin, vullnetarizmin, me atë që ne themi shpesh është distanca 10 centimetra, nga njëri vesh tek tjetri, ku është gjithë mentaliteti ynë, dhe gjithë vlerat tona në
mënyrën sesi e shohim qytetin”, theksoi Veliaj. Në përfundim të intershipit, 5 prej projek-
INVESTIMET NË ZONAT RURALE
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në Ndroq
K
rahas investimeve brenda qytetit, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Ndroq,
duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve. Mjetet e rënda dhe punonjësit po shtrijnë rrjetin e tubacioneve të kanalizimeve duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.
teve dhe studimeve do të zbatohen nga drejtoritë përkatëse, ndërsa disa aplikantë janë në
proces konkurrimi për t’u bërë pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës. Thirrja për intershipet e reja në Bashkinë e Tiranës do të hapet sërish pas dy muajsh. “Nëse doni të jeni një prej studentëve të shkëlqyer të Tiranës, jo vetëm në nota, por edhe në aktivitete, në pasionin për të bërë gjëra të bukura në qytet, që do t’i bashkohet skuadrës së Bashkisë së Tiranës në muajin mars, nxitoni të përgatisni rezymenë tuaj, një ide konkrete që Bashkia duhet ta zbatojë, dhe të filloni një rrugëtim bashkë me ne, që ndoshta përfundon si pjesë e stafit tonë, ose si dikush i çmuar në këtë qytet që në bashkëpunim me Bashkinë pas kësaj eksperience zbaton në terren projektin e vet”, u shpreh Veliaj. Programi i intership-it synon të përzgjedhë një numër të caktuar projektidesh dhe studimesh që do të përfshihen në planet vjetore të njësive organizative dhe do të zbatohen prej tyre.