www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 166 (8297)
E diel, 15 Korrik 2018
Çmimi 30 Lekë
Zv/kryeministren Senida Mesi po e piketon si kandidate për kryetare bashkie në Shkodër, kurse Pandeli Majkon si kandidat në Korçë për kryetar bashkie
Ndryshime në Qeveri Kryeministri gati fshesën
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të rrëzojnë kryeministrin dhe se nuk i duhen popullit arnimet që mund të bëjë Edi Rama në qeveri për interesa të oligarkëve. FAQE 3
Erion Veliaj: “Gjërat ndryshojnë kur vëmë dorë, do të Presidenti Meta i shkruan Presidentit të Francës vazhdojmë transformimin e Tiranës me Teatrin e ri” Emmanuel Macron
FAQE 13,24
Në foto: Kryebashkiaku Erion Veliaj inspekton punën për rigjallërimin e parkut të Liqenit Artificial të Tiranës OPINION
Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë Nga Spartak Ngjela
Vërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjyqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë... FAQE 10
PËRGËNJESHTRIMI
MINISTRI I BRENDSHËM
Ismail Kadare është si kokrra e mollës, lajmet për të janë "fake news"FAQE 2
Xhafaj i përgjigjet Antimafies: Këtë vit do të zerohet kultivimi i kanabisit FAQE 7
KREU I GRUPIT TË LSI-së
KORRUPSIONI
Vasili: Qeveria ka dalë hapur kundër SHBA-së dhe DASH-it, e ktheu vendin në lavatriçe të parave të pista
GRECO: Shqipëria ka përmbushur vetëm katër nga 10 rekomandimet e 2014-s
FAQE 4
FAQE 16
HOMAZHET
Berisha e Ruçi shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të Stan Dragotit, shqiptaro-amerikanit të madh
FAQE 2
Në foto: Presidenti i Republikës Ilir Meta në festën e organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë me rastin e Ditës së Bastijës FAQE 4
/
POLITIKE
2
E diel, 15 KORRIK 2018
Ismail Kadare është si kokrra e mollës, lajmet për të janë “fake news” I
smail Kadare ka rënë pre e një lajmi, i cili është përhapur me shpejtësi rrufe në rrjetet sociale. Pasditen e se shtunës u përhap lajmi se Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Një poet 82-vjeçar lëshoi lajmin, sqarojnë mediat online. Ka qenë poeti Arti Lushi, ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, njoftoi se 82-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajë familjarëve dhe të afërmve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”, shkroi Lushi. Filla pas këtij lajmi plasen sms dhe telefonatat. Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në Instagram ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky
lajm i pavërtetë. “Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë “fake news” duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra e mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë…”,–shkruan gazetarja në postimin e saj, duke shtuar se dhe vetë Kadare është habitur nga ky lajm. Botuesi i tij Bujar Hudhri sqaron se “është një turp, është një ligësi. Kjo është shoqëria jonë. Kadare është shumë mirë me shëndet. Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës”, tha më tej Hudhri. Kadare mbetet një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar europianë të shekullit XX, si dhe shkrimtar i letrave shqipe. Kadare është pretedent për çmimin NOBEL në letërsi.
ISH-KRYEMINISTRI BERISHA DHE KRYEPARLAMENTARI RUÇI SHPREHIN DHIMBJEN PËR STAN DRAGOTIN, SHQIPTARO-AMERIKANIN E MADH
A
rtisti i njohur i Hollywood me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. I ndjeri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni. Aktori i famshëm shqiptar, lindi në Nju Jork më 4 tetor 1932. Vjen nga një familje tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale. Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka bërë një mesazh ngushëllimi për aktorin. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Ndahet në moshën 86-vjeçare nga jeta aktori i njohur shqiptar i Hollywood, Stan Dragoti “Humbën Stan Dragotin, artistin tonë të shquar të Hollywood. Ai ishte në Panteonin e kulturës shqiptare. Ishte diamant i diasporës shqiptare në SHBA”- shkruan Ruçi. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e e tij për ndarjen nga jeta të personalitetit botëror të kinematografisë, shqiptaro-amerikanin Stan Dragoti. “Stan Dragoti, një amerikan dhe shqiptar i madh mbylli sytë përgjithmonë! Të dashur miq, këto ditë u nda nga jeta Stan Dragoti, regjisori i madh i disa kryeveprave të kinematografisë të Hollywoodit, një gjeni i reklamës, shpëtimtar i New Yorkut në kohërat e tij më të vështira, më të famshADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
men “I love New York” por dhe një shqiptar i madh e atdhetar i flaktë që i dha shumë ndër kombit tonë! Unë pata fatin të njihem nga afër me këtë amerikan dhe shqiptar të madh, ta ftoj të vizitojë Shqipërinë, dheun e prindërve të tij nga Dragoti i Tepelenës, të dëshmojë atdhedashurinë e tij të flaktë, por dhe gadishmërinë për të ndihmuar vendin e tij për dekada i ndaluar për të. Me këtë rast shpreh dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë humbje të madhe dhe nderimin e mirënjohjen time të pakufishme ndaj Stan Dragotit dhe veprës së tij të pavdekshme!” – u shpreh në mesazhin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 15 KORRIK 2018
Zv/kryeministren Senida Mesi po e piketon si kandidate për kryetare bashkie në Shkodër, kurse Pandeli Majkon si kandidat në Korçë për kryetar bashkie
Ndryshime në Qeveri Kryeministri gati fshesën
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të rrëzojnë kryeministrin dhe se nuk i duhen popullit arnimet që mund të bëjë Edi Rama në qeveri për interesa të oligarkëve. Burime të besueshme tregojnë për "Koha Jonë" se kryeministri Edi Rama e ka vendosur përfundimisht ndryshimin e kabinetit të tij qeveritar. Nuk ka asnjë hezitim te Edi Rama. Ndërkohë opozita kërkon kokën e kryeministrit dhe jo ndryshime apo arnime në qeveri. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të rrëzojnë kryeministrin dhe se nuk i duhet popullit arnimet që mund të bëjë Edi Rama në qeveri për interesa të oligarkëve. Nga ana e tij Edi Rama, pas ngritjes së tensionit politik në vend, si dhe duke ditur se vjeshta do jetë e nxehtë dhe me përplasje të forta me popullin opozitar ka piketuar ndryshime të reja rrënjësore në kabinet. Kur themi ndryshime rrënjësore puna arrin deri aty sa mund të largojë 2/3 e qeverisë. Sipas burimeve mbeten prapë në qeveri vetëm Fatmir Xhafa, Ditmir Bushati, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Niko Peleshi dhe mundet Damian Gjiknuri, të cilin e ka të sigurtë si person për lidhjet në SHBA. Lindita Nikollën dhe Blendi Klosin do t'i kthejë në krye të fushatës elektorale për fushatën zgjedhore, pasi të dy Rama i quan njerëzit e punës në PS. Dy nga emrat në kabinet, Zv/ kryeministren Senida Mesi po e piketon si kandidate për kryetare bashkie në Shkodër, kurse Pandeli Majkon për kandidat në Korçë për kryetar bashkie. Kryeministri synon të marrë
për herë të parë bashkinë e Shkodrës, ndaj e ka piketuar largimin e saj që tani, pasi duhet të merret me fushatën në Shkodër. Ndërsa Pandeli Majkon, pas incidentit që ai i bëri me mosvotimin e ligjit për Teatrin e ka ndarë mendjen që ta largojë sa më larg selisë së PS-së. Duke i ofruar Korçën dhe nëse ai nuk e pranon e ka më të lehtë ta largojë edhe nga PS. Pandeli Majkon e shikon edhe si rival për kryeministër, pasi opozita ka dërguar sinjale mirëkuptimi ministrit Majko dhe e ka shpallur si "kryeministër hije", kur të rrëzojnë Ramën me protesta gjatë kësaj vjeshte. Por mësohet se do të rikthehet
në qeveri ish-ministri i financave, deputeti Anastas Angjeli. Ai mbahet mend si një nga ministrat me profesionistë në PS. Ndërsa gjithë ministrat e tjerë do t'i propozojë nga radhët e shoqërisë civile, profesionistë, si dhe që kanë afërsi shpirtërore e ideologjike me Rilindjen. Burimet thonë se vetëm Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë, janë në dijeni të emrave që rrotullohen në tavolinën e kryeministrit. Në ministrinë e Diasporës do të sjellë një shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku, të cilin e ka takuar gjatë vizitave në SHBA. Në krye të ministrisë së kulturës përflitet
emri i një aktori të njohur që javët e fundit ka kaluar me kampin e Erion Veliajt për çështjen e shumëpërfolur të godinës së Teatrit Kombëtar. Emërimi i tij do jetë edhe për sfidë ndaj pjesës tjetër të artistëve, të cilët protestojnë dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për ruajtjen e godinës historike. Te ministria e arsimit vjen një ish-studente që ka mbaruar në Universitetin e Harvardit në SHBA. Ndërkohë ministri i brendshëm mbetet i blinduar në qeveri, aq me tepër që pala amerikane dhe ajo gjermane duken stoike në raport me Ministrin Xhafaj. Arta Marku
POLITIKE
4
E diel, 15 KORRIK 2018
Festa Kombëtare / Presidenti Meta i shkruan Presidentit të Francës Emmanuel Macron
L
etër e dërguar Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Francës: I nderuar Zoti President, Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe të gjithë francezët kudo që janë. Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. Ato kanë krijuar një bazament shumë të mirë miqësie e partneriteti për të ardhmen. Konstatoj me shumë kënaqësi se, në traditën më të mirë të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy
vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Interesi në rritje i investitorëve dhe kompanive të mirënjohura franceze për tregun shqiptar më bën optimist në këtë drejtim. Mbështetja e madhe dhe e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike, si dhe ndihma për integrimin në organizatat euroatlantike, përcillen me ndjenja të thella mirënjohje e miqësie nga populli shqiptar. Ju siguroj se, si anëtare në NATO dhe vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të jetë gjithmonë një partnere aktive në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet kontinenti evropian.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së kundër qeverisë: Çfarë paralajmëroi DASH dhe që nuk u zbatua nga Rama
Vasili: Rama ka dalë hapur kundër SHBA-së, e ktheu vendin në lavatriçe të parave të pista K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vijon me akuzat ndaj qeverisë. Në reagimin e tij të radhës përmes rrjetit social “Facebook”, Vasili u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shumë qartë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. Sipas kreut të deputetëve të LSIsë, kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë. Në këtë kontekst, Vasili shprehet se kullat në Tiranë janë prova e qartë që fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar në këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore të tij. “DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë. Vetëm disa javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shumë qartë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. DASH konfirmoi se Shqipëria është nën vëzhgim të rreptë për pastrimin e parave, si dhe vuri gishtin edhe në format e këtij pastrimi. Dhjetëra kullat në Tiranë janë prova e qartë, që fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar në këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e
vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore të tij. Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë në një parajsë dhe lavatriçe kolosale të
pastrimit të parave janë në sytë e të gjithë shqiptarëve,por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që po ndjekin hap pas hapi me të gjitha instrumentet situatën. DASH konfirmonte në raport se: “Vendi mbetet në
rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore”, “Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport. Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte: “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht. Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar. Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.” Qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-se dhe kundër gjithçkaje që DASH-i kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin. A mund ta pranojnë shqiptarët një qeveri antiamerikane? Sigurisht, që kurrë jo”- u shpreh dje në reagimin e tij kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
DEPUTETJA E LSI-së
Malaj: Qeveria në drejtim të paditur, duhet rrëzuar
N
ë pak ditë dy raporte ndërkombëtare kanë nënvizuar me të madhe se Shqipëria është vend ku pastrohen paratë e krimit dhe vend i origjinës së kanabisit. Për raportin e DASH-it dhe të Antimafies Italiane, ka reaguar paraditen e djeshme edhe deputetja e LSIsë, Nora Malaj, e cila shprehet se situata është alarmante. Përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Malaj thekson se statistikat thonë që një në tridhjetë të rinj janë konsumatorë të drogërave të ndryshme, dhe kjo sipas saj, është situata më alarmante në të gjitha kohërat. Kjo, vijon Malaj në reagimin e saj, është rruga që sot qeveria po ju servirë të rinjve, ose ikni jashtë, 70 për qind e të rinjve dëshirojnë ta lënë vendin, ose konsumoni drogë e shpërndani atë, si mjet i shpejtë fitimi. Për këtë tablo, Malaj nënvizon se kështu e do vetëm narko-shteti por që thirrja e saj shkon për largimin e së keqes, që nga rrënja. “Kjo nuk është Shqipëria që duam! Të gjithë këto ditë po flasin shumë, që nga Departamenti i Shtetit Amerikan e deri në raportimet e fundit të Antimafies Italiane, se Shqipëria është kthyer në vendin që mban rekordin për drogat e rënda e të lehta. Kush ka vesh le të dëgjoj e kush ka sy të shikoj, po ka ardhur momenti që as make-up i qeverisë nuk pi më ujë. Të mendosh që statistikat thonë që një në tridhjetë të rinj janë konsumator të drogërave të ndryshme është situata më alarmante në të gjitha kohërat. Kjo është rruga që sot qeveria po ju servir të rinjve, ose ikni jashtë, 70 për qind e të rinjve dëshirojnë ta lënë vendin, ose konsumoni drogë e shpërndani atë, si mjet i shpejtë fitimi. Dhe fundi, familje me fëmijë që konsumojnë drogë e bëhen të varësuar prej saj, shkatërrim ekonomik dhe pasiguri jete, të rinjtë që profesion kanë shpërndarës droge, që fundin e tyre e kanë në vuajtjen e dënimit për veprat kriminale që kryejnë dhe një shoqëri që nuk di ku të shkojë. Kjo është tabloja e Shqipërisë që askush nuk do ta donte! Në fakt vetëm Narkoshteti e do! O tempora o more. Tani ka ardhur koha që duhet shkulur e keqja me rrënjë për të ndërtuar Shqipërinë që meritojmë. Asnjëherë nuk është vonë për të luftuar të keqen e për ta shkulur me rrënjë edhe kur ka kosto, në mënyrë që shqiptarët të mos ikin në drejtim të paditur, për paaftësinë e qeverisë e këtij kryeministri që i drejton!”- u shpreh dje deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
POLITIKE
5
E diel, 15 KORRIK 2018
ISH-DREJTUESI I INSTITUTIT GJEOGRAFIK USHTARAK: KA ARDHUR KOHA QË MARRËVESHJA TË RIPËRCAKTOHET
Kufijtë tokësorë Shqipëri-Greqi, Pashaj: Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e piramidave J o vetëm deti, por edhe toka është pjese e bisedimeve me Greqinë. Këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime të kufijve tokësore, siç u fol pas deklaratës së komisionerit Hahn dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras pak ditë më parë. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen dhe shenjave markuese të kufijve tokësorë. Kufijtë mes Shqipërisë e Greqisë janë të përcaktuara tashmë në bazë të protokollit të Firences, ndërsa shenjat dalluese të vendosura në natyrë, njihen si piramida. Ato janë objekte në natyrë në formë blloqesh guri të markuara dhe të shënjuara, në njërën atë të të cilave
shkruhet republika e Shqipërisë dhe në tjetrën republika e Greqisë dhe kjo ndodh në të gjithë vijën kufitare të vendit. Për këtë çështje, “Neës 24” pyeti ditën e djeshme profesor Myslym Pashajn, ish-drejtuesin e Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë në lidhje me vendosjen e këtyre piramidave dhe se çfarë parashikon marrëveshja e re për to. “Piramidat, apo gurët me shenja dalluese janë të vendosura përgjatë gjithë vijës kufitare me shtetin fqinjë. Në njërën anë të tyre shkruhet “Shqipëri” në anën tjetër “Greqi”. Ka një marrëveshje për rregullimin mirëmbajtjen e këtyre shen-
jave markuese te vijës kufitare dhe një dokumentacion të saktë për piramidat, por ka ardhur koha që marrëveshja të ripërcaktohet në mënyrë që piramidat të mirëmbahen”, tha Pashaj. Më herët edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, sqaroi se marrëveshja që po diskutohet me Greqinë, ka të bëjë me kufizimin e zonave detare dhe atë të mirëmbajtjes së kufijve tokësorë për mirëmbajtjen e piramidave. Sipas Bushatit po diskutohen këto pika pasi të dyja vendet duan që të shmangin incidentet e të shkuarës.
Denoncimi i ish-kryeministrit: Greqisë po i falen 1200 km sipërfaqe deti dhe fushat e gazit dhe naftës
Berisha: Marrëveshja e fshehtë e Londrës Rama-Cipras copëton trojet shqiptare I
sh-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike sot fakte të reja në lidhje me marrëveshjen e fshehtë që Edi Rama po bën me Greqinë. Duke shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin “Facebook”, ish-kryeministri Berisha theksoi se Rama në marrëveshjen që do të nënshkruajë me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras po i jep Greqisë, 1200 kilometra sipërfaqe deti. Dhe për të arsye, Berisha u bën thirrje shqiptarëve që të mos pranojnë me asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës “Cipras – Zografi i dytë” të coptimit të trojeve shqiptare. Teksa akuzon Ramën se me paktin me Greqinë po u fal fqinjëve 1200 km, Berisha thotë se gjithashtu po i falen Greqisë dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi. Si provë ish-kryeministri Berisha referon deklaratën e kryeministrit grek i cili flet për arritjen e një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin zonës ekonomike ekskluzive, në avantazh të palës greke. Berisha flet edhe për një deklaratë të ministrit grek të mbrojtjes, i cili sipas tij ka deklaruar në media se marrëveshja me Shqipërinë për detin zmadhon atëdheun, pra Greqinë. Në përfundim Berisha fton shqiptarët të mos pranojnë me asnjë çmim atë që quan marrëveshje e coptimit të trojeve shqiptare, e biseduar sipas tij në Londër mes kryeminsitrit Rama dhe Tsipras, takim i mbajtur gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. “Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë! Të dashur miq, Kryeministri i Greqisë Cipras pohon publikisht marrëveshjen e tij me Zografin e dytë për copëtimi të ri të trojeve shqiptare në Londër! Në këtë marrëveshje Edvin Zogarfi i ka
falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi. Për të kuptuar
se çfarë përmban marrëveshja e Londrës mjafton të lexoni deklaratën e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e
dytë në Londër, në të cilën ai haptas flet për arritjen e “një zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive,
një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”. Mendoj se për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë këto fjalë nuk kanë nevojë për asnjë koment. Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëveshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndesishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (zonën e naftës dhe gazit). Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar aktin e shitjes dhe copëtimit të dytë për karrigen e tij të trojeve shqiptare, ankohet në Bruksel se shqiptarët po e quajnë tradhtar. Me këtë rast u bej thirrje shqiptarëve të mos pranojnë me asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës “Cipras – Zografi i dytë” të copëtimit të trojeve shqiptare!”u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Demokracia e Re: Diplomacia sekrete e Cipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar
O
pozita greke shton presionin ndaj kryeministrit Tsipras për të bërë publike çfarë është arritur deri më tani gjatë bisedimeve me Shqipërinë. Kjo kërkesë vjen nga partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re e cila ka shpërndarë një deklaratë përmes të cilës e quan “diplomaci sekrete” atë të Kryeministrit Tsipras dhe të ministrit të Jashtëm Kotzias për bisedimet që po bëhen me Tiranën zyrtare. Reagimi ka ardhur pas takimit të Londrës mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Cipras ku ky i fundit tha se “jemi shumë pranë marrëveshjes”. Opozita greke ka akuzuar Cipras për bisedime sekrete që dëmtojnë
Opozita greke akuzon Cipras: Marrëveshje në dëm të kombit ajo me Shqipërinë
vendin. Reagimi ka ardhur nga partia kryesore e opozitës “Demokracia e Re”. “Diplomacia sekrete e Cipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani,
njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”, thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re. Ndërkohë, reagime të ngjashme ka edhe nga opozita shqiptare e cila nga ana e saj thotë se e humbura në këto negociata del vendi ynë. Ish-kryeministri Sali Berisha, jo më larg se
sot shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria humbet nga territory i saj si dhe i fal Greqisë zonat e pasura me naftë e gaz natyror. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bërë marrëveshje antikombëtare. Një deklaratë e komisionerit për zgjerim Johanes Hahn u komentua gjerësisht nga media greke me tone kritike pas tymnajës për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve për shkak të keqinterpretimit të deklaratës së eurokomisionerit.
POLITIKE PËRPLASJA PËR TEPELENËN
6
E diel, 15 KORRIK 2018
Tërmet Peçi i kundërpërgjigjet Tritan Shehut
Pak orë pasi deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu reagoi lidhur me projektin e qeverisë në 3D për By Pass-in e Tepelenës, i cili mes ironisë i sugjeroi Ramës që të pyesë kryebashkiakun Tërmet Peçin se si po ecën kultivimi i kanabisit në Vlorë dhe Tepelenë, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të Tepelenës. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tërmet Peçi shprehet se deputeti
demokrat vetëm përmes rrjeteve sociale bën trimin. “E di e gjithë bota që unë e dua shumë Tritan Shehun! E dua vërtetë, se është njeri i mirë, po i dobët. Si mbajnë gjunjët fare dhe trimin e bën vetëm nga larg, në fejsbuk. Po ka të mirën që sy më sy ta thotë mos ma vër re se kështu e ka politika dhe qesh pa të keq! E dua shejtanin se ka kaluar momente të vështira publicitare kur plasi prasi sheshit andej nga Lushnja! Prandaj dhe s’ia vë re që inatin e
prasit real të Myzeqesë së djeshme ia nxjerr kanabisit imagjinar të Labërisë së sotme! Po më shumë se për të tëra, të tjerat e dua Tritanin, se na ndihmon shumë në votime. Na e bën më të lehtë korrjen me rendimente të larta të fitoreve në qarkun e Gjirokastrës. Se në Tepelenë dihet puna, prasin e hanë lopët! Tritan jepi flori, bjeru punëve të Edi Ramës për Tepelenen nga fejsbuku, se kështu e ka politika. Ti me pras e ne me vota!”- tha Tërmet Peçi.
Raporti i drogës, PD akuza qeverisë: Dorëzohuni, koha juaj ka mbaruar!
P
artia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me raportin italian të trafikut të drogës ku theksohej se “shumica e marijuanës importohej nga Shqipëria, dhe se vendi ynë është vend origjine sa i përket shpërndarjes së kanabisit në Itali dhe Europë. Teksa ka ironizuar deklaratën e së premtes të Ministrisë së Brendshme, deputeti Gent Strazimiri tha se sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do ministri, e bën qëllimisht e për përfitime të ulëta politike. Në vijim, ai iu referua edhe një shkrimi të “Zërit të Amerikës” lidhur me raportin në fjalë ku, sipas Strazimirit, konstatohet mes të tjerash se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. Sipas deputetit të PDsë, e vërteta është kjo që raportohet dhe jo deklaratat e Ministrisë së Brendshme. Ai thotë se sasia e drogës së kapur në Itali në vitin 2017 fillon të transportohet nga 2 Janari, dhe ndalet për disa muaj kur ministrinë e drejton Dritan Demiraj. “Sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhës i Ministrisë së Brendshme, e bën qëllimisht e për përfitime të ulëta politike, përshirë këtu Zërin e Amerikës. Në artikullin e datës 11 Korrik 2018, sipas “Zërit të Amerikës”, Raporti konstaton qartësisht se: “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane; “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”; “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri; Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”; Nga të dhënat e raportit shqiptarët
Strazimiri: Shqipëria vend i origjinës i kanabisit në Europë zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej; 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste; “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”; Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëviz-
jeve të kontenierëve; Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europi-
ane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.
Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes “bravo çunave”, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali i Zi. Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017. Për sa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim i viteve të mëparshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë. Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendëshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare. Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!”- u shpreh dje deputeti demokrat, Gent Strazimiri nga foltorja e selisë blu.
DEPUTETI DEMOKRAT I GJIROKASTRËS KRITIKA PROJEKTIT TË QEVERISË PËR BY PASS-i E TEPELENËS
D
eputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka reaguar lidhur me projektin në 3D për By Pass-in e Tepelenës që publikoi mëngjesin e djeshëm kryeministri Edi Rama dhe që do ta prezantonte pak orë më vonë, në mesditë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat iu kthye kreut të qeverisë, ndërsa tha se ky i fundit kërkon të harxhojë miliona euro për një riparim të rrethimit tek Sheshi Ali Pasha. Mes ironisë, Tritan Shehu i sugjeron Ramës që të pyesë kryebashkiakun Tërmet Peçin se si po ecën kultivimi i kanabisit në Vlorë dhe Tepelenë, ndërsa pretendon se zyrtari është i informuar. “Kryeministri ynë «surrealist»
Shehu-Ramës: Pyet Tërmet Peçin se si po ecën kultivimi i kanabisit
kërkon që shqiptarët ta shikojnë Shqipërinë, Tepelenën, Gjirokastrën vetëm nëpërmjet syzave të tij 3D! Mbasi publikuat sot (dje)
në facebook-un tuaj një vizatim foshnjarak në 3D për të ashtuquajturin «by pass» të Tepelenës, jeni rrugës duke shkuar vetë aty për të mashtruar njerëzit… Një By pass ky që vetëm By pass nuk është. Kërkoni të harxhoni shumë miliona Euro për disa riparime të rrotullimit ekzistues të Sheshi Ali Pasha, për disa trotuare poshtë Kalasë, që vetëm riparim u duhet, për një «riveshje» të rrugës 2 km e veshje me pemë të saj, kur aty pemë ka më shumicë, etj si këto. Ky qenka By Pass i Tepelenës, i shpallur me shumë zhurmë nga
ju disa muaj më parë, punimet e të cilit do fillonin prej kohësh! Po rruga Kardhiq- Delvinë ku është? E keni deklaruar disa herë në 3 D?! Diçka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe për atë By Pass të vërtetë aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Së paku na ngushëlloni me 3 D! Dhe së fundi, gjatë festës së sotme (djeshme) që do keni me Tërmetin, pyeteni atë se si po ecën tashti kultivimi masiv i Kanabisit, prej Tepelene në Vlorë, duhet të jetë mirë i informuar, e ka për detyrë edhe sipas ligjit”- theksoi dje deputeti demokrat, Tritan Shehu.
AKTUALITET
7
E diel, 15 KORRIK 2018
Nga Vlora, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se opozita ka zgjedhur të shpifë, duke shtuar se të gjithë treguesit e sigurisë janë përmirësuar
N
ga Vlora, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ktheu përgjigje akuzave të opozitës lidhur me raportin e Antimafies italiane, duke thënë se brenda këtij viti do të zerohet kultivimi i kanabisit. Por çfarë u tha në raport? ‘’Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe europiane”, thuhet nga Shërbimet e Antidrogës në Itali. Duke folur për sigurinë dhe kriminalitetin, Xhafaj ju drejtua opozitës që të jetë e përgjegjëshme për atë që thotë. “Nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, gjithë zona e Vlorës ka rezultat të pakrahasueshme me vitin e kaluar, që ka qënë një viti jashtëzakonshëm nga ky këndvështrim dhe jo më të viteve të mëparshme dhe gjithë kjo është rrjedhojë së pari e vetë qytetarëve e banorëve të Vlorës. Çdo opozitë natyrisht nuk ka për detyrë të përkedhelë qeverinë, po duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe atë çfarë thotë. Është dhe një dëm që i bëhet imazhit të vendit, të qytetarëve dhe të vetë qytetit të Vlorës. Ne jemi këtu për të bërë tonën, detyrën dhe bespoj që treguesit e sigurisë dhe kriminalitetit në tërësi në vend, po veçanërisht në qytetin e Vlorës janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë në vazhdim”, tha Xhafaj. I pyetur për trafikun e lëndëve narkotike dhe njerëzore Xhafaj u përgjigj se edhe pse ka filluar frenimi sërish duhet të tregohemi të kujdeshëm. “Ende ka vend për kujdes të shtuar për frenimin e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Ne mbetemi të kujdesshëm. Por zona e Vlorës ka rezultate të pakrahasueshme në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është meritë e strukturave policore. Di të them që ky do të jetë viti i zero kultivimit të kanabisit”,-tha ministri. Sipas ministrit ka prezencë të shtuar të policisë në zonat turistike, duke sjellë shërbime të specializuara dhe mjete shtesë. “Ne kemi një rritje të shtuar të prezencës të policisë, kemi sjellë forca policie dhe nga zonat e tjera po dhe shërbimet e specializuara që kemi në Tiranë, kemi sjellë dhe mjete shtesë për të fuqizuar kapacitetet logjistike të shërbimeve policore në qarkun e Vlorës”, tha Xhafaj. Pyetjet nga gazetarët Puna juaj e vazhdueshme e qeverisë, ju e quani të suksesshme por megjithatë lufta kundër narkotrafikut është gjithmonë një anatem nga opozita shqiptare. Çdo opozitë natyrisht, nuk ka për detyrë të përkëdheli qeverinë që është në pushtet, por çdo opozitë duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe në atë çfarë thotë dhe në këtë kontekst, motoja që ka sot opozita “Shpif, shpif se diçka do të mbetet” mendoj
Ministri Xhafaj i përgjigjet Antimafies: Këtë vit do të zerohet kultivimi i kanabisit që është zgjidhja më e gabuar që ka bërë dhe në funksion dhe në mungesë të një alternative serioze dhe të besueshme, por që është edhe një dëm i jashtëzakonshëm që i bëhet, imazhit të vendit, imazhit të qytetarëve dhe vetë imazhit të qytetit të Vlorës. Natyrisht opozita do të bëjë të vetën. Ne jemi këtu për të bërë tonën, për të bërë detyrën dhe unë besoj që treguesit e sigurisë e kriminalitetit në tërësi në vend por veçanërisht në qytetin e Vlorës janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë në përmirësim në periudhën në vazhdim. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike, si e vlerësoni sezonin turistik? Sezoni turistik sapo ka filluar. Ajo që dua të them unë është që, 6 mujori nga pikëpamja e treguesve të kriminalitetit në tërësi në shkallë vendi është shumë pozitiv. Ne këtë e prezantuam edhe në një analizë para disa ditësh që zhvilluam në Tiranë, por edhe kjo është diskutuar gjatë kësaj jave me Drejtorin e Përgjithshëm në analizën që ka bërë, por edhe sot , me takimin që pata me drejtuesit vendor këtu dhe Drejtorin e Departamentit, rezulton që shifrat janë në trend pozitiv, por kjo nuk ka absolutisht vend për kënaqësi për 2 gjëra, sepse janë mundësitë
që të ishin dhe të jenë akoma më të mira, dhe e dyta ju e dini që sezoni turistik ka gjithmonë një potencial të shtuar të riskut, të kriminalitetit në këtë territor. Kjo natyrisht na ka bërë ne që të jemi shumë më të vëmendshëm, shumë më të kujdesshëm, duke reflektuar edhe nga gabimet që kemi bërë në të shkuarën, përfshi
ZV/MINISTRJA
Kanabisi, Voda: Shqipëria, jo në hartën e vendeve kultivuese Edhe pse në raportin e Antimafies Shqipëria theksohet si vend origjine i kanabisit, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se Shqipëria nuk më në hartën e vendeve ku kultivohet lënda narkotike kanabis. Voda i hedh poshtë këto akuza, pasi sipas saj Shqipëria nuk është më në hartën e kultivimit të drogës.Në një takim me strutkurat policore në Lezhë, zv.ministrja foli për rezultate shumë të mirë që vijnë nga lufta kundër narkotikëve. “Jemi në përmbushjen e plotë të objektivit që kemi thënë: 0 tolerancë kultivimit të kanabist. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që e kultivojnë. Rezultatet kanë qënë që vjet shumë të mira. Ky vit ka qënë sfidë”,-tha Voda. Zv.ministrja Voda u njoh me rezultatet “Task Forcës” Rajonale kundër kultivimit të kanabisit në këtë qark. Ajo vlerësoi Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera për angazhimin me zero tolerancë kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas Prefektit Prendi, krahasuar me një vit më parë ka përmirësime të ndjeshme.
edhe vitin e kaluar nëse dëshironi ta them këtë, nga pikëpamja e analizave që kemi bërë, refleksioneve në mënyrë që të kemi edhe një prezencë më të shtuar edhe një organizim shumë më të mirë. Kemi qenë shumë të qartë që do të jemi shumë më të kujdesshëm, shumë më të sjellshëm me qytetarët, dhe do ju kërkoja
juve këtu mbështetjen tuaj për të raportuar dhe informuar çdo lloj shqetësimi që ka në raportin që forcat e policisë kanë me qytetarët, ashtu sikundër do të jemi, e kam thënë shumë qartazi dhe po e përsëris, shumë të ashpër me elementët me precedentë kriminalë. N j ë n g jarje që ka bërë shumë bujë ka qenë ngjarja e Dhërmiut, e Himarës, e diskos pra, dhe që po përflitet shumë në një farë mënyre që ajo ngjarje po mbahet, që ka një autor tjetër të vërtet dhe jo autori që është. Në rastin konkret, kjo ngjarje ka një vëmendje meqë ka pasur edhe turistë në atë disko? Aty se ka turistë, s’ka turistë, në çdo kohë që të ishim është një ngjarje për t’u vlerësuar, sepse është një ngjarje e rëndë. Nuk më takon mua si Ministër që të ndërhyjë në çështje, hetimore. Padyshim di të them dhe këtë e them me shumë përgjegjësi që policia është shumë e angazhuar për ta zbardhur atë deri në fund edhe përsa i përket elementëve që kanë qenë drejtpërsëdrejti dhe atyre që mund jenë mbrapa personave në fjalë, që mund të jetë i lidhur me një grindje të rastit, apo me një gjë të vjetër, siç janë dhe siç kanë ndodhur rëndom gjëra të kësaj natyre.
DOSJA
Zgjaten hetimet për Saimir Tahirin Prokuroria ka vendosur të zgjasë edhe tre muaj afatet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa afati aktual përfundon më 17 korrik, prokuroria e ka shtyrë sërish atë me qëllim të ardhjes së letër-porosive nga Greqia dhe Italia. Prokuroria ka dërguar tre letërporosi të reja drejt Italisë. Dy janë dërguar në qershor dhe një në korrik. Këtë javë prokurorët e dosjes do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit. Ish-ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e kanabisit dhe armëve nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për Tahirin po zhvillohen në gjendje të lirë.
POLITIKE
8
E diel, 15 KORRIK 2018
Ministri Infrastrukturës dhe Energjetikës lajmëron: Në shtator nis faza e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve
M
inistri Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi dje nga Tepelena se, volumi i investimeve në infrastrukturën kombëtare arrin në vlerën e 1.4 miliardë dollarë, duke shënuar financim më lartë se më parë adresuar këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit. “Nëpërmjet programit të rimëkëmbjes të infrastrukturës kombëtare, nëpërmjet programit të partneritetit Publik Privat dhe të buxhetit të shtetit, në këto vite do të kemi volumin më të madhe të investime në infrastrukturën rrugore që shkon në gati 1.4 miliardë usd”, -tha Gjiknuri. Ministri theksoi se në serinë e veprave të infrastrukturës që i adresohet ky volum financimi bën pjesë edhe Bypass-i Tepelenës, nisja e punimeve të të cilit startoi ditën e djeshme. Gjiknuri tha se vërtet rrugët janë vepra të vështira, vepra inxhinierike që marrin financa, kohë dhe ku shpesh herë përfshihen edhe institucionet ndërkombëtare që japin financime, duke ndikuar në ngadalësim e procedurave, por mbi të gjitha, tha ai, duhet të kuptojmë që atë që po bën qeveria konsiston në faktin e një mirë-menaxhimi nikoqir, ku paratë po i hedhim në ato rrugë që i japin zhvillim vendit. Nga jugu, në veri, lindje apo perëndim të vendit, investimet në infrastrukturë, do t’i japin prioritet vendeve bregdetare të vendit, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Shqipërisë, u shpreh ministri Gjiknuri, duke nënvizuar se, nuk do të hedhim para në rrugë që nuk kanë impa-
Gjiknuri: 1.4 miliardë usd për akset me impakt ekonomik, volumi më i madh i financimit
kt në ekonomi. “Ato patjetër do të marrin kohën e tyre por kur të kemi më shumë financime. Investimet publike janë prioritet në vepra që gjenerojnë zhvillim dhe rrisin të ardhura për ekonominë e vendit , deklaroi Gjiknuri.
Mirëmbajtja e rrugëve Në muajin shtator nisë faza e dytë e projektit për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, duke realizuar kështu një ndërhyrje totale në rehabilimin dhe përmirësimin e standardeve të rrugëve.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, në ceremoninë e nisjes së punimeve të baypass- it të Tepelenës, u shpreh se qeveria po sheh me shumë vëmendje dhe kujdes projektet në infrastrukturë duke u ndalur në impaktin
social dhe ekonomik të tyre, si elemente bazë që këto vepra të mos mbeten në rrugë, eksperiencë të cilën Shqipëria e ka të trashëguar nga vitet e kaluara. Nga ana tjetër, tha ministri, ne kemi filluar një projekt intensive për mirëmbajtjen e rrugëve, në të gjithë Shqipërinë janë hapur shumë kantiere punimi. Ndërsa në shtator, theksoi Gjiknuri, fillon faza e dytë e projektit të mirëmbajtjes së rrugëve me qëllim të mos pengojmë sezonin turistik, por do të ketë një ndërhyrje totale në të gjithë rrjetin rrugor, për të kthyer atë në parametrat që duhen përsa i përket mirëmbajtjes. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka pasur projekt mirëmbajtjes, rruga bëhej degradohej dhe këto asete të çmuara kombëtare e humbin vlerën e tyre, por sot politikat dhe investimet e qeverisë do t’i japin vlerën e duhur këtyre veprave. Gjiknuri tha gjithashtu se, në serinë e investime është parashikuar të ndërtohet edhe një urë e re e cila do të lidhë Vjosën me aksin kombëtar duke shkurtuar distancën me qytetin e Përmetit. “Ky do të jetë një projekt i rëndësishëm për gjithë zonën e Përmetit dhe Tepelenës”, tha ministru Gjiknuri.
MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT APEL QYTETARËVE: MOS PRANONI TË SHËRBEHENI ME QESE PLASTIKE
K
ontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike po vijon në të gjithë vendin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit takoi prodhuesit dhe ricikluesit e plastikës me të cilët bisedoi për plotësimin e detajeve për zbatimin e ligjit. Bizneseve që deri tani prodhonin qese të holla plastike ju janë lënë disa muaj kohë për të përshtatur teknologjinë. Ndërkohë, një udhëzim i Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit që saktëson zbatimin e ligjit që ndalon përdorimin e qeseve në vendin tonë, procesin e biodegradimit dhe atë të riciklimit të tyre po bëhet gati. Ministri Blendi Klosi deklaroi sot se nuk do të tolerohet asnjë shmangie nga VKM për ndalimin e përdorimit të qeseve, një nga ndotësit më të mëdhenj në vend. Ndërsa vijon në të gjithë vendin kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit për ndalimin e prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, ministri Klosi tha se ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e plastikës në vend. Në tryezën e mbajtur me përfaqësuesit të biznesit të plastikës, ministri Klosi
Klosi me prodhuesit e plastikës: Përdorimi i qeseve, i panegociueshëm
tha se ata do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim edhe për këtë proces. Por sipas ministrit Blendi Klosi diçka është e panegociueshme. “Ajo që nuk negociohet është ndalimi njëherë e përgjithmonë i përdorimit të plastikës
së pa riciklueshme në vend. Një vend si Shqipëria, me përparësi turizmin, nuk mund të vijojë më të ndotet nga plastika”- u shpreh Klosi. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ua bëri të ditur prodhuesve dhe ricikluesve të plastikës, të cilëve iu kujtoi edhe gjobat për shkelje të ligjit.
“Nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt”- deklaroi ministri Blendi Klosi. Përfaqësuesit e biznesit të plastikës sipas ministrit do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi. Ndërkohë Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara me qëllim reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi të mjedisit. “Vetëm duke u bërë bashkë në interesin e lartë të eliminimit të qeseve, do të arrijmë reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi”, deklaroi Klosi. Ndërsa, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e biznesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë biznesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoriatet, tatimet dhe doganat.
POLITIKE
9 E diel, 15 KORRIK 2018
Nis puna për Bypassin e Tepelenës, kreu i Qeverisë: Jo më "rrugë që mbeten rrugëve"
Rama prezanton projektin për Tepelenën: Do të nxjerrë shumë familje nga varfëria
K
ryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë i pranishëm në jug të vendit ku njoftoi për nisjen e punimeve për Bypassin e Tepelenës. Kreu i qeverisë tha se ky aks ka rëndësi strategjike për zhvillimin e Tepelenës dhe të zonave përreth. Rama gjithashtu njoftoi se në sezonin e ardhshëm turistik do të jetë i hapur edhe Bypass-i i Fierit. Në lidhje me bypass-in e Tepelenës, ai u shpreh se do ta kenë më të lehtë për t'u transformuar shumë zona në aspektin e zhvillimit rural dhe agroturizmit, duke ndihmuar familje të tëra të dalin nga varfëria. "Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh dhe çelim një kantier me rëndësi strategjike për të gjithë aksin, edhe për zhvillimin e Tepelenës, që siç mund ta dëshmojnë të gjithë është në proces transformimi rrënjësor pas dekadash harrese. Sot ne çelim kantierin për Bypass-in për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtueshme të bypass-eve që mjafton për të ilustruar më së miri se sa para, energji e kohë janë humbur për vite të tëra për të ndërtuar bypass-et. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe jemi besimplotë që në tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më. Bypass-i i Fierit do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik, kurse ai i Vlorës do të vonojë pak në
kohë. Ka filluar dhe bypass-i i Milotit për rrugën e re MilotBalldren. Sot jemi në kushtet kur projekti për Bypass-in e Tepelenës është realizuar. Kjo rrugë merr parasysh dhe nevojat për zhvillim afatgjatë të të gjithë qarkut të Tepelenës. Falë këtij bypass-i do bëhet një lidhje më e shkurtër me 13 fshatrat që janë pjesë e pro-
gramit "100 fshatrat". Falë kësaj lidhje do ta kenë më të lehtë për t'u transformuar shumë zona në aspektin e zhvillimit rural dhe agroturizmit duke ndihmuar familje të tëra të dalin nga varfëria"- tha kryeministri Rama. Mes të tjerash kreu i qeverisë nënvizoi faktin se asnjë qindarkë lekë nuk do të hidhet kot. Teksa
Drejtori i GIZ për Shqipërinë: 500 të rinj kanë aplikuar dhe marrë pjesë në trajnimet tona
Arsimi profesional, mundësi për të rinjtë për sukses në tregun e punës Arsimi profesional është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për të pasur sukses në tregun e punës. Drejtori i GIZ për Shqipërinë, Hans-Jurgen Cassens deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se GIZ ka punuar për shumë vite për arsimin profesional. "GIZ po punon në emër të qeverisë gjermane në një gamë të gjerë çështjesh për zhvillimin ekonomik dhe të tjera. Ne kemi një sërë aktivitetesh që përfshijnë emigrantët, por nuk kemi programe ekskluzive për emigrantët sepse nuk duam të dërgojmë stimuj të gabuar. Ne punojmë prej shumë vitesh në arsimin profesional, dhe së fundmi kemi shkuar më shumë drejt trajnimeve të shkurtra që i mundësojnë njerëzve të fitojnë aftësi të reja dhe të kenë perspektiva të reja", nënvizoi Cassens. Cassens theksoi se, "prej shumë vitesh kemi bashkëpunuar me shkollën profesionale në Kamëz ku më shumë se 5000 studentë kanë përfituar nga mbështetja që kemi dhënë". "Shkolla që kemi mbështetur në Kamëz ka tashmë shumë më tepër aplikime nga studentë që duan ta ndjekin atë shkollë. Ne gjithashtu shohim që të diplomuarit nga shkolla e Kamzës gjejnë më shumë mundësi për punë sesa ata të shkollave të tjera", tha ai. Por,
theksoi Cassens, "së fundmi prej çështjes së emigrantëve kemi rritur bashkëpunimin për arsimin profesional me disa qendra trajnimesh të sektorit publik dhe privat". Gjithashtu, shtoi ai, "kemi punuar gjithashtu me sipërmarrësit e rinj, kemi bërë trajnime për këta sipërmarrës. Vetëm këtë vit 500 të rinj kanë aplikuar dhe marrë pjesë në trajnimet tona për t'u bërë sipërmarrës të rinj. Ne u mësojmë atyre si të përgatiten për biznesin, të të përgatisin biznes planet, si të kuptojnë tregun dhe të ngrenë biznesin e tyre".
ironizoi qeverinë e kaluar, Rama tha se qëllimi i kabinetit të tij është që të përfundojë projekti dhe jo të inaugurojë rrugë me daulle. "Kemi nisur procesin për të bërë vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar aeroportin e Sarandës. Do jetë një shërbimi drejtpërdrejtë për banorët e kësaj zone. Nuk dua të zgjatem më tutje për të tjera projekte. Ministri përmendi edhe impaktin në infrastrukturë për Përmetin. Në qarkun e Vlorës, një nga rrugët që do të ndërtohet është ajo që do të lidh me Tepelenën. Nuk bëjmë inaugurime dhe i bëjmë daulleve. Puna do të nis dhe s'do të ndalet deri në përfundimin me standarde ndërkombëtare. Ne duam dhe do ndërtojmë akse kombëtare dhe s'do të lejojmë që me paratë e taksapaguesve të shkojnë dëm siç kanë shkuar deri dje dhe të ngarkojnë me borxhe të pamerituara qytetarët tanë. Çdo qindarkë që do të ndihet do të jetë një investim që do të kthehet për investim për
familjet", tha dje kryeministri Edi Rama. Akuzat ndaj Berishës Gjatë fjalës së mbajtur, shefi i qeverisë akuzoi qeverinë paraardhëse e cila sipas tij hartoi një projekt pa studim gjeologjik, një gjë kjo mjaft e rrezikshme. Rishikimi i projektit sipas kryeministrit ka vonuar nisjen e punimeve. "Bypassi i Tepelenës ka një plan fillestar të vitit 1998, që parashikonte kalimin në anën e majtë të lumit, dhe shkurtonte me 11 kilometër aksin e Jugut. Por, qeveria e vjetër ndërhyri duke mos marrë parasysh studimin. Dhe ne jemi detyruar të rishohim edhe njëherë projektin që ishte bërë pa asnjë studim gjeologjik, një gjë e pa mendueshme, jo për një shtet por edhe një familje që bën një shtëpi pa leje. Jemi në kushtet kur projekti është realizuar, dhe vrima e zezë ku shkarkohen flukset pa asnjë standard dhe është e rrezikshme, do të eliminohet", deklaroi dje kryeministri Edi Rama.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONI I KOMISIONERIT PUBLIK
NJOFTIM Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të InstitucionittëKomisionerëve Publikë”, rishpall vendet vakante për pozicionet: Përkthyes (paga II-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor në gjuhë të huaja, dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në përkthim shqip-anglisht-shqip. b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët. c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. Preferohen kandidaturat e licencuara përkthyes zyrtar nga Ministria e Drejtësisë. Specialist Protokoll/Arkiv (IV -b) (IV-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor. b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c) Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. KUSHTE TË PËRGJITHSHME Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikate sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 23 deri 27 korrik 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë, nga e hëna në të premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27.7.2018 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf: 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: · Jetëshkrimin profesional përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare. · Fotokopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti). · Dokumentet (diplomë, librezë pune, vërtetime, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.) fotokopje ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. · Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga Prokuroria, dëshmi e gjendjes gjyqësore). · Vërtetim nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore në fuqi. · Një rekomandim nga punëdhënësi. · Raport që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse. · Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme. Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit ad-hocdokumentet e njësuara ose ato origjinale.
POLITIKE
10
E diel, 15 KORRIK 2018
Deutche Welle: Kushtet janë të qarta- Kërkohet mbyllja e rrugës së re e emigracionit illegal drejt Shqipërisë
Q
ë të hapen negociatat nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramën në Bruksel. Kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshme deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë; mbyllja e rrugës së re të emigracionit illegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE. Në këtë kontekst, të premten, (13.07.2018), Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për fillimin e punës një orë e më parë. Në një njoftim për shtyp nga Kryeministria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama: “Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjencat me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BEsë dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal në Shqipëri.” Tusk: Shqipëria – mik i BEsë në lidhje me sigurinë e migracionin Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj ҫështjes së nxehtë të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE. Në vijim të këtij vlerësimi Brukseli ka shtuar një kusht për Shqipërinë: mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal nga këto vende në Shqipëri për të synuar më pas BE. “Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin, ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Sot (13.07.2018) ramë dakort për nevojën për rritjen e përpjekjeve për të mbyllur rrugën e re të emigracionit illegal në Shqipëri. Koha e limituar dhe situata politike në vend janë 2 sfidat kryesore që Shqipëria duhet të përballojë që të ketë sukses në qershor 2019. Opozita e quan qeverinë Rama “qeveri të drogës dhe narko-trafikut” dhe
Negociatat, Shqipërisë i shtohen “detyrat e shtëpisë”
kërkon rrëzimin e saj. Presidenti Tusk thekson përsëri mesazhin e njohur të BE që palët duhet të bëhen bashkë, për ҫështje me rëndësi kombëtare, si hyrja e Shqipërisë në BE, që përkrahet nga mbi 90% e shqiptarëve, Ai citohet të ketë thënë të shtunën se është shpresa dhe dëshira e tij që „të gjitha forcat politike pro perëndimore në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim”. Hahn: KE fillon së shpejti “screening” lidhur me stadin aktual të reformave në
Shqipëri Puna përgatitore për hapjen e negociatave nuk kërkon vetëm bashkëpunimin e forcave politike pro-perëndimore. Ajo presupozon një punë të madhe, gjithëpërfshirëse në aspektin teknik për të skanuar se ҫfarë është arritur dhe ҫfarë duhet arritur në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt e hapjes së negociatave. Dhe këtu hyn në lojë shpejt, pa humbur kohë Komisioni Europian, (KE). “Do të mbërrij në Tiranë
të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën” citohet të ketë thënë Komisioneri Hahn, në konferencën e përbashket për shtyp me kryeministrin Rama në Bruksel. Pritshmëritë janë progresi në reformën në drejtësi, vazhdimi i Vetting-ut, ngritja e institucioneve të reja të drejtë-
sisë, në përputhje me reformën kushtetuese, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti, dy vjet më parë, në korrik 2016. Pa lënë jashtë vëmendjes “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet; reduktimin e fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE” theksoi komisioneri Hahn.. Këshilli i Europës- Progres kundër korrupsionit por ende shumë për të bërë Shqipëria duhet t’i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse ia kaplotësuar apo jo rekomandimet e tij për luftëmkundër korrupsionit. GRECO (Groupe d’Etats contre la corruption) – Grupi i shteteve kundër korrupsionit), një grup ndërqeveritar i ngritur nën kujdesin e Këshillit të Europës, për të parë në mënyrë kritike masat që anëtarët e tij marrin për të luftuar korrupsionin, në raportin e publikuar ditët e fundit pranon përparimin e Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve për të parandaluar korrupsionin tek parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Por vëren se “duhen përfunduar reformat”. Nga 10 rekomandime të GRECO-s, Shqipëria ka plotësuar vetëm katër. GRECO u kërkon autoriteteve shqiptare që deri në 31 mars 2019, të japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandimeve të mbetura. /DW
ADNAN SALIHU: LUGINA E PRESHEVËS VAZHDON TË MBETET RAJONI MË I DISKRIMINUAR DHE EKONOMIKISHT
Shqiptarët e Preshevës i kërkojnë qeverisë së Kosovës të mbrojë të drejtat e tyre S
hqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi nga qeveria e Kosovës. Politikanët nga të gjitha komunat shqiptare në Serbi u mblodhën në kuvendin e Bujanocit për të dërguar mesazhin e tyre. Sipas Abc News, përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të kërkoj reciprocitet për të drejtat e tyre në mënyrë që të jenë të barabartë me serbët e Kosovës. Politikanët nga të gjitha komunat shqiptare në Serbi u mblodhën në kuvendin e Bujanocit për të dërguar mesazhin e tyre. Përmes një deklarate politike kërkuan mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare dhe përfshirjen e statusit politik të tyre në bisedimet e Brukselit në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “Lugina e Preshevës
vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar si pasojë e politikës diskriminuese të Serbisë. Prandaj Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë kërkon nga Kuvendi, Presidenti dhe nga qeveria e Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – u shpreh Adnan Salihu, kryetar i Bujanocit. Përfaqësuesit shqiptarë thanë se nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtave të tyre pasi shqiptarët në këtë zonë janë duke jetuar pa të drejta dhe mundësi për zhvillim. Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Kjo ka nxitur reagime dhe vëmendje në Serbi duke e quajtur një provokim.
FORUM OPINION Nga Spartak Ngjela
V
ërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjytqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë dënuar më parë për vjedhje? Ky vend është vetëm Shqipëria, dhe një gjyqtar të tillë mund ta emërojë vetëm Berisha dhe tabori i tij i korruptuar. l. Shoqëria shqiptare është në gjendjen e një krize të rëndë morale brenda Shqipërisë, por ndërkohë është në një sukses të madh historik të jetës së saj ndërkombëtare. Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë. Një shoqëri që sundohet, dhe ku nuk ka drejtësi, ka një krizë morale të përhershme. Shqipëria është vepër e njerëzve të saj të mëdhenj, Rilindasve të Mëdhenj, por shqiptarët kanë mbijetuar me një sakrificë sublime nga lufta shfarosëse që i kanë bërë: osmanët, Rusia, fqinjët, sllavët e ardhur nga stepat, dhe grekët e ardhur nga Anadolli në territoret shqiptare. E gjithë historia e Shqipërisë territoriale është falsifikuar, por falsitetin historik po e rrëzon gjuha shqipe. Kudo sot në rrethet shkencore të universiteteve të mëdhenj në Europë dhe në Amerikë, po flitet për gjuhën shqipe dhe historinë e Arbërisë dhe shqiptarëve në një sens kombëtar. Kjo vërehet dhe në të gjithë Gadishullin Ilirik. Por janë në krizën shqiptare të korrupsionit të lartë shtetëror shqiptarët e Shqipërisë, një krizë e thellë morale kjo që imponohet nga defekti i madh historik i qeverisjeve të korruptuara - sigurisht. Shenja më e fundit është gjyqtari i lartë, Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali. Kurrë nuk duhet menduar se ky rast është më tipiku i krizës morale që po kalon Shqipëria. Bëmat korruptive të Berishës dhe Metës, e bëjnë rastin e gjyqtarit Thanza të quhet minor. Kjo është një bandë që ka uzurpuar Shqipërinë. ll. Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e
deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë - shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre. Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës. Por historia ka ecur pastaj, nga gjeneral Enver Hoxha, vasal i Beogradit që vrau intelektin e lartë shqiptar dhe krerët e kishës katolike, te mjeku i Beogradit, Sali Berisha, që shkatërroi arsimin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë dhe goditi të gjithë intelektualizmin shqiptar. Kurse sot, gjendja ka ardhur, nga mjeku i Beogradit, te mësuesi i vizatimit Rama, që vërtitet e nuk lodhet në mbrojtje të korrupsionit shtetëror, por që shkon e kullot në Stamboll kur vetë Erdogani kërkon ndihmën e Serbisë për shfuqizimin e Shqipërisë. Të gjithë janë të trembur nga partnershipi shqiptaro-amerikan, dhe janë hedhur në sulm për ta frenuar Amerikën nga brenda Shqipërisë. Kjo sigurisht që është një ndërmarrje e çmendur por që në fakt është mendimi i vobegtë i Edi Ramës, që kujton se mund ta mposhtë politikën amerikane në Shqipëri me anë të Erdoganit dhe presidentit serb. lll. Si rrjedhojë historike, kjo krizë morale që konstatohet, nuk ka filluar sot, por sot është në kulmin e vet. Pasi ka qenë pronë e tiranëve për 65 vjet (1925-1990), në 25 vjetët e fundit, Shqipëria ka qenë pronë e qeverive abuzive, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët, të gjithë bashkë, kanë përbuzur dhe kanë varfëruar shqiptarët pasi i kanë vjedhë ata. Të gjithë kanë urryer drejtësinë shoqërore. I tillë është dhe korrupsioni i sotëm kryeministror. Po si jànë lidhur këta , dhe, a kanë më të ardhme? Çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do të bëhet me ta? Si do të zhvillohet më tej historia e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkan? Në çfarë niveli është sot aleanca shqiptaro-amerikane
11 E diel, 15 KORRIK 2018
Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë kundrejt historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve? Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan? A do ta çojë deri në fund politika Amerikanë likuidimin Berisha-RamaMeta si qendrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët pushtues territoresh shqiptare? Korrupsion i aktual shqiptar nuk ka më të ardhme, të gjitha këto që bien si këmbanat nga politika amerikane, në ndihmë të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, janë pjesë e marshit funebër që po përcjell korrupsionin kryeministror shqiptar. Politika amerikane nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe asnjë zotim; dhe ajo është zotuar botërisht për ndihmën anti korrupsion që do t'u japë shqiptarëve. Por kjo ndihmë antikorrupsion që po iu jep shqiptarëve, është me rëndësi për shqiptarët, sepse vetë kjo është në fakt pjesë e politikës amerikane globale që ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor. Prandaj, kjo është arsyeja që lufta antikorrupsion në Shqipëri ka të bëjë më suksesin e politikës amerikane në Europën e ardhshme. Dhe kjo është shumë për historinë e ardhme të Shqipërisw. Pikërisht këtu vjen dhe e merr forcën e vet morale angazhimi amerikan; por këtu e gjen garantimin e aktit amerikan anti-korrupsion edhe shoqëria shqiptare që po e pret këtë akt, i cili në fakt ka filluar. Gjykimi kryesor në këtë angazhim amerikan, është ky: klasën e korruptuar të politikës aktuale shqiptare nuk e pranojnë as shqiptarët dhe as Uashingtoni. Po shqiptarët a janë të ndërgjegjësuar kundër korrupsionit kryeministror? Janë të ndërgjegjësuar, po nuk kanë forcë. lV. Shoqëria shqiptare nuk është e strukturuar demokratikisht prandaj nuk mund të ketë forcë kundërshtuese. Mbrojtja e të drejtave bëhet vetëm institucionalisht, si mund të mbrohen të drejtat kur edhe institucionet, edhe gjykatën e
drejton korrupsioni? Prandaj këtu del në pah angazhimi amerikan dhe marrëveshja shqiptaro-amerikane për politikën e ardhshme në Ballkanin Perëndimor. Por, ndërkohë kjo marrëveshje ka vetëm një armik: korrupsionin kryeministror shqiptar? Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan? E para është bashkimi i tyre pavarësisht nga ngjyrat. Por janë të gjithë si të çakërdisur: Basha shkon në Amerikë se kërkon të ndalojë ambasadoren e re në Senat. Është mendim fëminor, por në fakt kjo duhet të jetë mendja e Saliut. Rama mbeti në Ankara te Erdogani, se është një mendje e vobegtë politike, dhe e kujton Shqipërinë një kafshatë që mund ta hanë fqinjët, sikurse
e kanë ngrënë para një shekulli. Jo, sot është e kundërta: shqiptarët do t'i marrin të gjitha aneksimit e fqinjëve. Por kjo në fakt ka bashkuar presidentin truk me presidentin serb; kurse Ramë ziu e mban shpresën këtu, të këta të dy. Ndersa i trembur Rama, në samitin e NATO-s dje, vërtitej që ta shihte presidenti amerikan për t'i treguar se tani është i tij. Injorant që e kujton presidentin amerikan si Ilir Metën kur e gënjeu për ta kandiduar në Tiranë si kryebashkiak. Prandaj këtu del kjo pyetje: A do ta çojë deri në fund politika Amerikane likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët, të cilët historikisht janë pushtues terri-
toresh shqiptare? Sigurisht që po. Politika amerikane tani ka marrë kushtetutën shqiptare. Prandaj e ka gjithçka në dorën e vet. Ndërkohë pritet që të krijohet SPAK-u dhe të fillojnë goditjet penale., sepse me këtë gjykatën e sotme është e pamundur që të luftohet korrupsioni kryeministror shqiptar. Angazhimi amerikan patjetër që do të shkojë deri në fund. Të tre kryeministrat Meta, Berisha dhe Rama do të jenë subjektet e parë të goditjes penale, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kish një zotim amerikan anti-korrupsion në Shqipëri. Por shqiptarët janë skeptikë… dhe kanë të drejtë, sepse janë zhgënjyer në 150 vjet rresht në një luftë për jetë a vdekje. Por tani kanë fituar përfundimisht.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 15 KORRIK 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 15 KORRIK 2018
Liqeni i Tiranës me pista të reja për këmbësorët dhe korsi të dedikuara për biçikletat
L
iqenit Artificial të Tiranës po i shtohen dita-ditës pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rigjallërimin e mëtejshëm të parkut dhe theksoi rëndësinë e vijimit të transformimit që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës. "Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë quhej: "Mos ma prek Parkun", kurse sot quhet: "Mos ma prek Teatrin"; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohet vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizohemi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjive apo ca fiksimeve?", tha Veliaj. Ai deklaroi se ndryshimet që ka pësuar Parku i Liqenit me këndin, korsitë e vrapit, librarinë dhe pyllëzimin janë treguesi më i mirë i ndryshimeve pozitive. "Qytetet, përfshi
Veliaj: “Gjërat ndryshojnë kur vëmë dorë, do të vazhdojmë transformimin e Tiranës me Teatrin e ri”
edhe Tiranën tonë, janë zhvilluar kur kanë ndryshuar. Të thuash s'kemi park, s'kemi teatër, s'kemi shesh, s'kemi bulevard dhe pastaj kur fillon e i bën këto, i kthehesh: Mos ma prek këtë, mos ma prek atë, është realisht një humor i zi, që nuk bën për të qeshur. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ta vazhdojmë trans-
formimin e Tiranës dhe për këdo që nuk e kishte të plotë vizionin kur pa vetëm këndin e lodrave, por tani me librarinë, korsitë, pistat, pyllin orbital, besoj se na jep të drejtë kur themi se vetëm kur i prekim gjërat me dorë, mund t'i ndryshojmë. Fatin tonë nuk na e ka njeri tjetër në dorë dhe për ta bërë Shqipërinë dhe Tiranën si
jashtë shtetit e kemi vetë në dorë", u shpreh ai. Lidhur me pistën e vrapit dhe korsitë e biçikkletave përqark Liqenit Artificial të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se bashkia po çon me shpejtësi përpara projektin për ndërtimin e korsive të dedikuara. Si rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bash-
kisë së Tiranës për lirimin e hapësirave të zëna dhe rehabilitimit të zonës, është dyfishuar sipërfaqja në dispozicion të qytetarëve për të kaluar disa çaste çlodhëse. "Sapo kaluam shirat, po rikuperojmë kohën e humbur nga moti për të ecur me shpejtësi për korsitë e reja të biçikle-
tave. Siç e keni parë, ka hapësirë për të gjithë: korsitë e kuqe janë për biçikletat, korsitë e tjera për këmbësorët, ka një pjesë për ata që thjesht duan të ecin, do të ketë edhe një sinjalistikë që i respekton korsitë, por ajo që ishte e habitshme për të gjithë ne, është se sa hapësirë i kemi dhënë Liqenit. Trashëguam një Liqen që në fëmijërinë tonë ishte vetëm një copë e vogël rreth kishës së Shën Prokopit, prapa universitetit, dhe krejt papritur jo vetëm që është bërë Unaza në gjithë Liqenin, por kemi përfituar dy herë hapësirë", deklaroi Veliaj. Ai nënvizoi se nga një hapësirë e mbushur me ndërtime pa leje gjer tre vite më parë, tashmë ky park ofron mundësi për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që numri i atyre që e frekuentojnë ka arritur në 300 mijë. "Njerëzit duhet ta pranojnë se mbas 27 vitesh qyl buzë Liqenit, vjen një moment ku thua filmi mbaroi, festa mbaroi, tani Liqeni i përket të gjithëve, jo atij që e zaptoi i pari, jo të fortit, jo atij që mendon se mund t'i imponohet qytetit me dhunë. Qyteti sot imponohet me rregulla, ndaj më vjen mirë që jo vetëm kemi rikuperuar gjysmën, por po rigjallërohet. Sot kemi 300 mijë qytetarë unikë si vizitorë të rregullt te liqeni", nënvizoi Veliaj. Përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës ka synuar krijimin e një itinerari të pandërprerë për këmbësorët përqark Liqenit të Tiranës, duke përmirësuar dukshëm aksesin e qytetarëve në pjesën çlodhëse dhe argëtuese të liqenit. Gjithashtu, është ndërtuar edhe një linjë biçikletash me dy korsi kalimi të pavarur, duke sjellë më shumë harmoni, por edhe siguri për qytetarët e shumtë që frekuentojnë parkun.
AKTUALITET
14
E diel, 15 KORRIK 2018
Pritet që Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, të kalojë për gjykim edhe dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë e punonjësve të kësaj bashkie
Ë
shtë çështja më e bujshme e hetuar nga organi i akuzës së Kavajës. Afro një vit nga zbulimi i skandalit me tjetërsimin e tokës, dosja e 58 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë po shkon drejt gjykimit. Të premten Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, zhvilloi seancën paraprake e kalimit për gjykim të akteve të dosjes së Spillesë, nga ku do të kalojë ish-zyrtarët të cilët kanë realizuar me mjeshtëri skemën e tjetërsimit të tokës së shtetit. Nën akuzë për tjetërsimin e tokës shtetërore në bregdet, ranishte dhe pyll, janë 9 ish-zyrtarë publikë vendorë, të cilët përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve kaluan në pronësi të shtetasve të ndryshëm sipërfaqe të konsiderueshme të bregdetit të Spillesë në Kavajë. Prokuroria e këtij Rrethi Gjyqësor nisi procedimin penal ndaj tyre që në maj të vitit të kaluar. Në bazë të hetimeve, Prokuroria e Kavajës vuri nën sekuestro fillimisht 36 ha, e pas verifikimeve edhe 22 hektarë të tjerë. Kjo është çështja më e bujshme e hetuar nga organi i akuzës së Kavajës, për shkak të dëmit publik të shkaktuar dhe numrit të madh të të akuzuarve, ish-zyrtarë publikë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë dhe pranë Njësisë Administrative Kryevidh, në territorin e së cilës ndodhet e gjithë sipërfaqja e tjetërsuar e plazhit të Spillesë. Së shpejti pritet që Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë të
Dosja e bujshme e Spillesë në gjykatë. Tjetërsimi i tokës, në akuzë 9 ish-zyrtarë
kalojë për gjykim edhe dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë e punonjësve të kësaj bashkie për shpërdorim detyre dhe abuzime në plazhin e Spillesë, si dhe çështjen në ngarkim të biznesmenit Idlir Karkini, për pastrim produktesh të veprës penale e posedimin në mënyrë abuzive të 9.000 m2 në ish-Repartin Ushtarak, Poligo-
nin e Qitjes në fshatin RrethGreth të Kavajës. Prokuroria e Kavajës shprehet në dosje se punonjësit e Hipotekës që nga regjistrues deri te juristët, kanë përdorur të njëjtin mekanizëm në vite, duke administruar akte të marrjes së Tokës në pronësi të falsifikuara. Më tej, megjithëse Këshilli i Qarkut ju kthente përgjigje negative, ata kanë
fshehur dhe zëvendësuar këto konfirmime duke i zëvendësuar me rrethana të rreme. E njëjta aferë është përdorur prej tyre edhe për tjetërsimin e poligonit të qitjes në Rreth Greth, ku siç rezulton shkresa e Këshillit të Qarkut Tiranë e vitit 2015, drejtuar Hipotekës Kavajë për të ndryshuar zërin kadastral, është e falsifikuar. Zyrtarët e Hipotekës
FUSHË-KRUJË
NËN AKUZË “9 ish-zyrtarë publikë vendorë, të cilët përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve kaluan në pronësi të shtetasve të ndryshëm sipërfaqe të konsiderueshme të bregdetit të Spillesë, në Kavajë”. janë të dyshuar se jo vetëm kanë bashkëpunuar për të përgatitur këto rrethana të rreme, por duke patur informacion se çfarë po ndodhte me tokat në Spille kanë arkivuar shkresat origjinale të Këshillit të Qarkut Tiranë që më pas vuri në lëvizje akuzën për të hetuar. Por situata nuk ka qenë e panjohur edhe për një institucion tjetër, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Prokuroria thotë se në vitin 2014, KLSH ka audituar veprimet e punonjësve të shtetit për 31 pasuri në Spille me sipërfaqe totale prej 107.364 metra katrore. Aty konstatohen shkelje në regjistrimin e tyre dhe rekomandohet të merren masa nga drejtuesit e Hipotekës. Por kryeregjistruesi Asim Arkaxhiu thotë Prokuroria vepron në kundërshtim me urdhrat e KLSH duke lejuar transaksionet për to, me vendime të paarsyetuara.
POLICIA RRUGORE
U kërkonte për vrasje, gjendet Makina luksoze “fluturon”, policia: i groposur trupi i 34-vjeçarit Mendoni për ata që ju presin E
ljon Hysa, i zhdukur prej 9 ditësh, u gjet i groposur pranë varrezave të fshatit Nikël të Fushë-Krujës, pikërisht aty ku banonte. Pak ditë më parë familja e 34-vjeçarit denoncoi zhdukjen e tij dhe hodhi dyshime se i riu mund të jetë vrarë. Dyshohet se Hysa mund të jetë rrëmbyer, është vrarë dhe më pas është groposur pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej. Por një sinjalizim i banorëve të këtij fshati, ka bërë që Policia e Laçit të zbulojë trupin e 34-vjeçarit. Pista është ajo për vrasje, që lidhet me ngjarjen e 10 korrikut
P
të 2015 në Sarandë. 3 vite më parë Eljon Hysa ishte pjesë e vrasjes së Edmond Theodhorin. Së bashku me Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi, Eljon Hysa rrahu dhe më pas qëlloi me pistoletë biznes-
menin, pas një konflikti që ky i fundit kishte me dy persona të tjerë. Për këtë ngjarje Policia arrestoi në atë kohë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, por 34-vjeçari Eljon hysa nuk u gjet.
olicia Rrugore e Tiranës, ka kapur një drejtues mjeti teksa udhëtonte me shpejtësi 204 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Në një reagim, policia thotë se drejtuesit e mjete luksoze nuk qarkullojnë por fluturojnë. “Foto që s’ka fjalë e arsye ta arsyetojë. Kjo papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh luksoze që nuk qarkullojnë në rrugë por fluturojnë”,-shkruhet në faqen e policisë, bashkëngjitur foton për rastin në fjalë. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve, që
të mendojnë për ata që i presin. “Duajeni jetën. Mendoni për veten e të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Mendoni për ata
që presin juve të shkoni në shtëpi me patentën e jo patentën pa ju. Respekto rregullat/udheto i sigurt”.
AKTUALITET
15
E diel, 15 KORRIK 2018
Largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesave
Grabitja nga “skifterët”, Ziu: Mos postoni në facebook, kujdes nga fletushkat
N
ga analiza e brendshme e policisë së Tiranës për 6 muajt e këtij viti, evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit. Bëhet fjalë për vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e automjeteve. Megjithëse ka një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor. Por largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesat. Duke folur për këtë fenomon shqetësues për banorët e Tiranës, zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera. Nga ana tjetër, Ziu tregon edhe banesat që janë me të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë. “Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi.
METODAT “Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizën tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera”. Një mekanizën tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi”, tha Ziu për një media. Por kush janë grup moshat që kryejnë këto grabitje? Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, pranon se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje. Por ka dhe të rritur me eksperiencë dhe precedent të cilët kanë mënyrë më të dhunshme në kryerjen e
grabitjeve. Orari më i preferuar për grupet dhe individët kriminal janë orët e parë të mëngjesit dhe pikërisht intervali kohor nga ora 2:00 deri në orën 4:30 minuta. Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave. Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave. Sipas bluve shqetësim janë vjedhjet me thyerje të banesave. Policia ka bërë dhe një hartë me zonat dhe rrugët me problematike ku prona e qytetarëve është gjithmonë në rrezik. Këto zona dhe rrugë janë: Paskuqan, Kamëz, Bathore, Bërxullë, Babrru, Valias, Shkozë, Frutikulturë, zona pranë Liqenit. Problem për uniformat blu janë dhe disa nga rrugët kryesore në Tiranë. Ndaj nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë shtëpinë tuaj. Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat, janë këshillat kryesore që japin eskpertët.
VJEDHJET
Ikni me pushime? Lexo 7 këshillat e Ministrisë së Brendshme
Largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesat. Nga ana tjetër, ministria e Brendshme ka 7 këshilla për të gjithë ata që do të nisen për pushime. “Hajdutët mund të shfrytëzojnë mungesën Tuaj gjatë pushimeve, për plaçkitje e vjedhje në banesa. Risjellim në kujtesë disa këshilla të thjeshta për t’u siguruar se nuk do të përballeni me surpriza të pakëndshme kur të ktheheni në shtëpi. A jeni kthyer në shtëpi? Mos hezitoni të raportoni veprime apo sjelle të dyshimta në zonën ku banoni, përmes numrit 112”,-shkruhet në statusin e ministrisë në facebook. 7 këshillat 1-Kujdes sigurimin e banesës kur dilni jashtë qytetit apo shtetit 2-Harro mitin e çelësit poshtë vazos por zgjidh një person të besuar për tia dhënë çelsin 3-Kujdes postimet në rrjete sociale. Sa më pak të detajuara dhe publike statuset, fotot nga vende të lagërta, aq më pak mundësi kanë hajdutët që t’ju vjedhin qetësisht shtëpinë. 4-Kujdes faturat e shtrenjta apo kutitë firmato që hidhni. Sa më pak t’jua shohin në koshin e plehrave apo në derën e shtëpisë, aq më pak tundohen hajdutët e vëmendshëm të banesave. 5-Për siguri fotografoni sendet me vlerë. Nëse bini pre e vjedhjes së banesës dhe e denonconi në 112, do jetë më e lehtë pikasja dhe zbulimi i tyre. 6-Kujdes hajdutët që trokasin të kamofluar si shpërndarës broshurash. 7-Kujdesuni për të moshuarit, siguroni shtëpinë para pushimeve.
SHKODËR
Në pranga grupi që kaloi refugjatët drejt Malit të Zi
P
rej disa muajsh Shqipëria është parë nga refugjatët si “rruga e artë” për të kaluar drejt vende të BE-së. Së fundmi, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit. Të arrestuar janë Bashkim Alijaj, 35-vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43-vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku, 43-vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32-vjeç, banues në Bathore, Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE-së. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.
AKTUALITET
16
E diel, 15 KORRIK 2018
Raporti i Grupit të Shteteve të Këshillit të Europës kundër korrupsionit: Qeveria “Rama” dështim në luftën ndaj korrupsionit
G
rupi i Shteteve të Këshillit të Europës kundër korrupsionit ka bërë publik një raport për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit. Që në fillim të raportit thuhet se lufta e qeverisë Rama në kuadër të korrupsionit është e dobët. Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet e nxjerra në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht. GRECO e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në Prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, duke mbuluar çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhurata; dhe kufizimet pas punësimit. Konfliktet e interesit duhet të deklarohen nga deputetët kur ato lindin dhe një procedurë gjithashtu përcaktohet për të siguruar që kontaktet e deputetëve me palët e treta gjatë procesit legjislativ të raportohen, regjistrohen dhe bëhen publike. GRECO vë re mungesën e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksioneve në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes dhe nënvizon nevojën për një mekanizëm zbatimi, duke përfshirë sanksionet, për të bërë kodin efektiv. Asambleja Kombëtare po planifikon të zhvillojë udhëzime për të hedhur dritë mbi rregullat e përfshira në Kodin e Etikës, por ato ende duhet të miratohen. Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i deputetëve për këto rregulla ende janë duke u definuar. Në lidhje me gjyqtarët, një reformë e madhe gjyqësore
Korrupsioni, GRECO: Shqipëria ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet e 2014-s
është në proces që nga viti 2014 dhe kështu është një proces verifikimi për gjyqtarët me qëllim luftën kundër korrupsionit në gjyqësor. GRECO përshëndet që, si pjesë e paketës së reformës, roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përbërë nga një
shumicë e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre. Sapo të përfundojë reforma, funksionimi i administratës gjyqësore nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por të Këshillit të Lartë Gjyqësor; dhe se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.
Reagimi Lidhur me Raportin e GRECO-s ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla. Në raport thuhet se reforma në drejtësi ka shënuar progres dhe ky sipas Ballës, është një hap pozitiv për Shqipërinë. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit dhe se
reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve e prokurorëve po jep rezultate çdo ditë. “Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep rezultate çdo ditë. Dje, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), mekanizëm i Këshillit të Europës që monitoron respektimin e standardeve të luftës kundër korrupsionit, botoi Raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit të Shqipërisë lidhur me progresin e bërë në parandalimin e korrupsionit në radhët e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në raport vërehet qartë se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit. Në raportin e GRECO-s vlerësohet më së shumti progresi i Reformës në Drejtësi dhe hapat e ndërmarra për parandalimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. GRECO vlerëson si mjaft të rëndësishme pavarësinë e sistemit të drejtësisë ku tashmë roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e KLGJ-së”- tha Balla.
PD PUBLIKON DOKUMENTET: RAMA HOQI TEATRIN NGA ZONA E MBROJTUR PËR TË NDËRTUAR KULLAT
P
ër Partinë Demokratike, kryeministri Rama ka pasur një plan të hershëm mafioz për të shembur Teatrin Kombëtar. Nga selia blu këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në vitin 2017, Edi Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit. “Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliona euro”- tha Bardhi. Madje, PD-ja publikoi disa dokumente që ajo thotë se vërtetojnë sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave “Vendimi i parë është marrë nga qeveria
Ndërtimi i teatrit të ri, Bardhi: Rama kërkon të shkatërrojë historinë
në prill të vitit 2000. Vendimi shpalli “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës”- u shpreh Gazment Bardhi. Qëllimi sipas selisë blu nuk është ndërtimi i Teatrit të
ri Kombëtar, por falja e pronës publike me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove. PD i drejtori sërish apel presidentit të mos e dekretojë këtë ligj. “Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike
është marrë pa patur asnjë argument ligjor, teknik apo historik. Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie, që shndërroi çdo lulishte dhe hapësirë publike në shesh ndërtimi për të përfituar 20 %-shin nga çdo ndërtim. Pamja në ekran provon sesi Edi Rama ndryshoi një vit më parë,hapësirën e Zonës Historike të Tiranës, duke hequr prej saj zonën e Teatrit Kombëtar. Në hartë duken qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla. Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është
gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të. Transparenca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa asnjë hezitim. Apelojmë edhe sot Presidentin e Republikës që të ndalë këtë akt korruptiv dhe të rrëzojë ligjin antikushtetues. Partia Demokratike, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!”- u shpreh përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
KULTURE
17 E diel, 15 KORRIK 2018
"Different Trains Festival" udhëton në qytetet e Pogradecit, Beratit dhe Tiranës
"Different Trains Festival", me pjesëmarrjen e artisteve në violë dhe violinë Samika Honda, nga Japonia dhe Angele Pateau nga Franca dhe vilonçelistit shqiptar, Vlorent Xhafaj ka nisur që dje udhëtimin në tre qytete të Shqipërisë, Pogradec, Berat dhe Tiranë, transmeton agjencia telegrafike shqiptare. Artistët Honda, Pateau dhe Xhafaj kanë interpretuar mbrëmjen e djeshme në Kishën e Vjetër në Pogradec, një vend i mahnitshëm që u hap për herë për një koncert muzikor. Në program midis veprave të
tjera, nga kompozitorë të njohur ndërkombëtarë si Bach, Mozart, Purcell, Elgar e Dohnanyi artistët eksploruan kryeveprat e Ludwig van Beethoven, me Trion op. 9 n. 2 të autorit. Më pas, më 16 korrik, me rastin e 10 vjetorit të hyrjes në Unesco të qytetit të një mbi një dritareve, në sallën e Muzeut "Onufri", me muzikën e interpretuar prej tyre artisët do të priten nga publiku i Beratit. Koncerti i tyre do të vijojë më 17 korrik Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, duke përmbyllur kështu koncertet në kuadër
të "Different Festival". "Different Festival", organizohet nga vilonçelisti shqiptar Xhafaj, ku edicioni i VII i këtij viti u zhvillua nga data 30 prill deri më 7 maj. Vilonistja Samika Honda ka lindur në Kochi, Japoni, u rrit në Angli dhe që nga viti 2000 ka jetuar në Paris. Ajo studioi me Gérard Poulet dhe Olivier Charlier në Konservatorin e Parisit (CNSM) ku mori diplomat në Violinë, Quartet String, Muzikën e Dhomës, si dhe Master i shkallës së 2 në Violin. Fituese e çmimeve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare në violinë dhe muzikën e dhomës, ajo themeloi Quartet Ise dhe Ansambl Monsolo (ish Quintet Monsolo). Ajo ka performuar në shumë festivale si Festivali i Kasaleve në Prades, Festivali i Pashkëve i Deauville, Amis de Mozart dhe Musicales of Baous (Francë). Ajo ka luajtur si soliste me Orkestrën e Dhomës Angleze, Orkestrën Simfonike të Yamagatës, Orkestrën Filarmonike të Loëer Silsesiaa dhe në sallat prestigjioze, duke përfshirë Sallën e Madhe të Musikverein në Vjenë.
Violinistja Angele Pateau, jeton në Francë. Ka studiuar violinë që në moshën 5 vjeçare në Konservatorin e St Maur des Fossés nën drejtimin e Catherine Courtois, me të cilën ka punuar deri në moshën 17 vjeçare. Pateau është pjesë e Orkestrës Filarmonike të Strasburgut. Vilonçelisti shqiptar, Vlorent Xhafaj filloi violonçelin në moshën 6-vjeçare. Ka studiuar me prof. Gj. Lazri. Në moshën 16-vjeçare shkon për të studiuar në Francë. Ai ka marrë këshilla dhe ka studiuar me personalitete të tilla muzikore si Alban Berg Kuartet, Philippe Muller, Enrico Dindo, Tilmann ëick, ëenn Sin Yang, Mario Brunello, Anner Bylsma, Miklos Perenyi. Ka studiuar në Konservatorët Superiore të Paris-it dhe Lyon-
it. Në vitin 2004 ai zuri vendin e parë në Conservatoire National Superieur de Musique et de Danse de Lyon, në klasën e Anne Gastinel, ku u cilësua dhe si studenti më i mirë i huaj i Konservatorit. Përfundoi studimet me një diplomë master në violonçel dhe me çmimin e parë të muzikës së dhomës. Ka qenë anëtar i disa prej orkestrave më të mira për të rinj në botë, të tilla si Pacific Symphony Orchestra, SchleswigHolstein Festival Orchestra, Mahler Jugendorchester, apo Luzern Festival Academy Orchestra, solist në vitin 2005 dhe 2008, duke luajtur me dirigjentë si Valery Gergiev, Pierre Boulez, Vassily Sinaisky, Alexander Vedernikov, Jakub Hrusa, Neeme Jarvi, Kirill Petrenko, etj.. Xhafaj është ftuar rregullisht nga Ensemble Intercontemporain, Orchestre de l'Opera de Lyon, Orchestre de la Suisse Romande, Orchestre National de Belgique, Sydney Symphony Orchestra, Oslo Philarmonic, Odense Synfonieorkester, Royal Philarmonic Orchestra , Orchestre Philarmonique de Strasbourg.
e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze. Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol - filmin që ka "pushtuar" reklamat dhe vitrinat shumëngjyrëshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit "I love New York". Një zemër "flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY" çka lexohet në shqip, "e dua me gjithë zemër Nju Jorkun". Megjithëse kanë kaluar kaq vite kjo reklamë është si me thënë himni i njujorkezve "I love New York". Gjatë takimeve të shumta me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, në jetën aktive ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar
për kinematografinë, por edhe për lançimin e Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo të promovohej edhe toleranca fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme. Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat "Love at First Bite" (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe "The Man With One Red Shoe" (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belush, i kishte shprehur idenë kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.
“I love New York”, ndahet nga jeta Stan Dragoti, shqiptari i famshëm i Hollivudit
S
tan Dragoti, artisti i njo hur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86vjeçare në Los Angelos - Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si njeriu që "shembi" muret e Hollivudit, ose si njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm "I love New York". Ai ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Prejardhja e tij është shqiptare.
Vjen nga një familje Tepelenase, të cilët patën emigruar shumë herët në SHBA, raporton Shqip. Babai i tij Asllan ishte nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohën përballë pro-
grameve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në "Cooper Union" New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi si drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollarë të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantet e industrisë së linjave ajrore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues, duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin
SHOWBIZ
18 E diel, 15 KORRIK 2018
Michael Bublé lufton lotët ndërsa kthehet në skenë Michael Bublé shpërtheu në lot kur bëri një kthim spektakolar në skenën e Londrës mbrëmjen e 13 korrikut, pasi djali i tij mundi kancerin. Këngëtari impresionoi publikun me një shfaqje rikthimi në Barclaycard, duke paraqitur British Summer Time në Hyde Park - dy vjet pasi biri i tij 4-vjeçar Noah u diagnostikua me kancer. Një Michael emocional, 42 vjeçar pranoi para turmës se kishte frikë të këndonte përsëri përpara kthimit të shumëpritur në skenë. Por së pari ai bëri shaka me fansat, të cilët sapo kishin pësuar një rrebesh në Hyde Park, duke thënë: "Kjo është tamam ashtu siç e mendoja. Para se të shtonte: 'Ka dy vjet që kur kam qenë në skenë dhe si çdo njeri, natyrisht unë merakosem se gjithçka që kisha në një pikë mund të kishte ikur tanimë. Por pas dy këngëve, unë jam edhe më mirë se më parë". Michael më vonë i shprehu mirënjohjen përkrahësve të tij që i qëndruan pranë. "Unë dua t'ju falenderoj jo vetëm për sonte, por për çdo natë, për gjithçka që keni bërë për mua. Secili prej jush ka bërë një ndryshim kaq të madh në jetën time". Michael këndoi disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë "Feeling Good", si dhe këngë nga albumi i tij i ardhshëm. Buble dhe
Prokurorët amerikanë kanë hedhur poshtë akuzat kundër aktores pornografike, Stormy Daniels, e cila paditi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpin në lidhje me aferën e supozuar seksuale, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme në një "striptizbar" në Ohio. Ajo u arrestua me akuzën se lejoj klientët ta prekin, e cila gjë është në kundërshtim me ligjin e Ohios që i ndalon të gjithë klientët t'i prekin vallëzuesit pos nëse janë familjarë. Avokati i saj, Michael Avenatti tha se prokurorët kanë hedhur poshtë akuzat pasi që ligji nuk mund të zbatohet në rastin e Daniels, sepse ajo është në këtë klub është shfaqur vetëm një herë dhe ligji zbatohet për personat të cilët "shfaqen rregullisht lakuriq apo gjysmë-lakuriq" në klube, shkruan Associated Press. Aktroja e filmave për të rritur u lirua me kusht gjatë mbrëmjes së kaluar pasi pagoi kaucionin prej gjashtëmijë dollarësh. Duke komentuar arrestimin e Daniles, Avenati tha se policia kishte ngritur një kurth në të cilin morën pjesë shumë oficerë policie. "Është e montuar plotësisht. Është absurde që burimet e zbatimit të ligjit janë shpenzuar për vendosjen e kurtheve në lidhje me klientët që prekin lojtarët në një klub stripi në një mënyrë jo-seksuale", tha Avenati. Daniels pohon se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006, të cilën Presidenti i SHBA-së e mohon. gruaja e tij, aktorja Luisana Lopilato kanë anuluar të gjitha angazhimet e punës që nga viti 2016, kur djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë. Por mbrëmjen e premte, djali i tij ndau një çast të ëmbël me babanë e tij, kur Michael zbuloi për fansat se e detyron atë të shikojë Showmanin më të Madh "disa herë" në shtëpi. Ngacmimi i audiencës nisi kur Michael filloi të këndojë "Ky është më i madhi...",
atëherë Michael ia dorëzoi mikrofonin të birit, i cili e surprizoi kur përfundoi strofën e këngës para babait të tij krenar. Që nga diagnoza e Noesë, Michael ka shmangur prozhektorët dhe ka bërë vetëm dy përditësime në Facebook rreth gjendjes së djalit të tij kur tha se "po përmirësohet pas kimioterapisë në SHBA". Kohët e fundit ai konfirmoi se gruaja e tij pret fëmijën e tretë dhe ajo është një vajzë.
A e ka pranuar Harvey Weinstein se ofronte role në këmbim të seksit? Harvey Weinstein është cituar gabimisht në një artikull të botuar, duke pretenduar se moguli i filmit pranonte se kishte pranuar role aktrimi në këmbim të seksit, tha të premten avokati i tij Ben Brafman. Shkruesi i artikullit Taki Theodoracopulos, tha gjithashtu në një deklaratë për CNN, se artikulli ishte "gabim". Intervista e botuar në revistën "Spectator" të premten ishte e para që kur Weinstein ishte akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj më shumë se 80 femrave. Në të, Weinstein citohet të ketë thënë: "Unë u ofrova femrave role aktrimi në këmbim të seksit, por kështu kanë bërë dhe ende bëjnë të gjithë". "Unë isha i pranishëm gjatë bisedës, nuk ishte një intervistë, por një takim shoqëror mes miqve të vjetër. Harvey dhe Taki nuk e folën për rastin. Ata folën për Hollivudin e vjetër dhe kontrastin me kulturën evropiane, dhe mendoj se Taki e sheh
Hidhen poshtë akuzat për yllin pornografik të "Trump", Stormy
Harvey në atë dritë më të vjetër. Ëeinstein nuk tha asgjë për tregtimin e roleve të filmave për favore seksuale. Ju keni fjalën time që Harvey nuk e tha këtë gjë,"-tha avokati Brafman. Në deklaratën e tij, Theodoracopulos tha gjithashtu se takimi i tij me Weinstein muajin e kaluar ishte një "vizitë sociale". Theodorakopulos thekson në artikulli së producenti e telefonoi dhe i tha: "Kam një botë ekskluzive për
ty, a je I interesuar?" Theodoracopulos, Weinstein dhe Brafman pastaj u takuan në zyrën e producentit, e vendosur mbi një nga restorantet më të famshme të qytetit të New York, Cipriani. Theodoracopulos shkruan në artikullin e Spectator se takimi fillimisht ishte fokusuar në një përpjekje të Weinstein për të diskredituar një nga akuzueset e tij, aktoren Rose McGowan. Por ai shkruan se biseda pastaj u kthye dhe Weinstein deklaroi: "Unë kam lindur të varfër, të shëmtuar, hebre dhe duhej të luftoja të gjithë jetën time për të marrë diçka. Asnjë vajzë nuk më shikonte derisa u bëra një njeri i madh në Hollywood. Po, unë u kam ofruar atyre punë në këmbim të seksit. Por asnjëherë nuk kam detyruar asnjë grua të vetme të kryejë marrëdhënie seksuale me mua". Në deklaratën e tij në CNN, Theodoracopulos tha se mund të ketë keqkuptuar Weinstein.
Dalin në ankand sendet personale të Prince Fansat e të mrekullueshmit Prince kanë kohë deri më 21 korrik për të përvetësuar një ose më shumë objekte që i përkisnin "kukudhit" të Mineapolis-it. Sendet e tij personale kanë dalë në ankand nga Heritage Auctions, në sait, ku blerësit kanë mundësi t'i shohin objektet që i përkisnin artistit të famshëm. Mes sendeve me vlerë gjendet edhe kopia origjinale e këngës 'Purple Rain' që mbante vetë artisti dhe shitet me një ccmim prej 1.500 dollarësh. Përsa i përket Biblës së tij (Prince ishte një dëshmitar i Jehovait), ajo nis nga 3.500 dollarë. Në koleksion, i cili ka dalë në shitje nga ish truproja e tij, nuk mungojnë veshjet, xhevahiret, aksesorët dhe biletat e koncerteve të tij. Gjithashtu në ankand është edhe një kostum blu mëndafshi i cili ka një ccmim që fillon nga 10 mijë dollarë.
Vdes në moshën 101-vjeçare Nancy Sinatra Sr. Nancy Sinatra Sr., bashkëshortja e parë e Frank Sinatras (nga katër që pati gjithsej) ka ndërruar jetë. Ajo u nda nga jeta në moshën 101-vjeçare. Nancy Sinatra Sr. është nëna e dy vajzave: AJ Lambert dhe Amanda Lambert. "Ajo ishte një bekim dhe drita e jetës sime. Super Mami. Faleminderit për gjithçka", ka shkruar vajza e saj e vogël në Twitter. Nancy Sinatra lindi më 8 qershor të vitit 1917, në Barbato. Ajo u takua me Frank Sianatran në vitin 1934 në vendpushimin e Long Branch të New Jerseyt.
VIP
19 E diel, 15 KORRIK 2018
Një këngë e re me Ledri Vulën? Menaxheri i Taynës zbulon sekretin Tayna është reperja më e re që shpërtheu në tregun muzikor shqiptar me këngën e saj "Columbiana". Ajo arriti thuajse të njëjtin sukses me këngën e dytë dhe ka arritur të jetë një ndër vajzat më të komentuara së fundmi në showbiz. Por e imagjinoni dot sa bashkëpunim i bukur do ishte një këngës mes Ledri Vulës dhe Taynës? Mesa duket kjo do të realizohet shumë shpejt pasi një foto e dy artistëve me menaxherët e tyre konfirmon këtë bashkëpunim. Edhe më herët është aluduar se do të kishte një këngë mes të dyve mirëpo foto i dorcoi gjërat. Nga ana tjetër Ledri ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij të fundit në duet me Elvana Gjata dhe John Shahun, ndërkohë që tani ka dhënë sinjalet e para për një projekt të ri.
Ndërron jetë aktori i famshëm, Roger Perry Aktori i famshëm Roger Perry ka vdekur në moshën 85-vjeçare pas një beteje më kancerin e prostatës. Perry ndërroi jetë në shtëpinë e tij në në Indian Wells të Kalifornisë. Aktori është shafqur në dhjetra filma dhe programe televizibe dhe pati një karrierë të gjatë 50 vjeçare në industrinë e argëtimit. Një nga
George Clooney shfaqet për herë të parë pas aksidentit të frikshëm George Clooney është fotografuar për herë të parë pas aksidentit të frikshëm me motor. Aktori është fotografur me bashkëshorten duke hypur në një aeroplan privat. Ai duket në gjendje të mirë edhe pse ka nevojë për ndihmën e bashkëshortes për të ecur. Clooney u përplas në ishullin e Sardenjës me një Mercedes. Ai fluturoi 20 metra në ajër por arriti të dilte nga ky aksident me plagë të lehta.
Provokon Ariana Grande: Perëndia është femër Këngëtarja e famshme amerikane, Ariana Grande ka publikuar këngën e saj të re me titull "God is a Woman", këngë që kombinon spiritualitetin me seksualitetin. "God is a Woman", është singli i radhës i Ariana Grande që erdhi pas "No Tears Left to Cry" e që po ashtu është pjesë e albumit "Sweetener", që pritet të publikohet më 17 gusht. Kënga siç duket u pëlqye mjaft shumë nga fansat, të cilët e kanë komentuar atë në rrjetin social Twitter.
rolet e tij më të famshme ishte ai i kapitenit John Christopher në Tomorroë Is Yesterday. Vajza e aktorit, Dana Perry McNerney, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij. Perry ishte martuar më parë me Joanne Worley, dhe është martuar me aktoren Joyce Bulifant që nga viti 2002.
Mila Kunis e mrekullueshme për "Cosmopolitan", shfaqet komplet xhins Aktorja e nominuar për çmimet Golden Globe është shfaqur të enjten në revistën e gushtit të "Cosmopoliotan", ku pozon në kopertinë. Ylli i "Bad Mom's Christmas" është shfaqur në kopertinë me një komplet xhins nga stilistja Rob Zangardi. Bashkëshortja e Ashton Kutsher duket me një kostum me kuadrate dhe një bluzë kafe, teksa mban revistën ku ndodhet në kopertinë në dorë.
20
KUPA E BOTËS
E diel, 15 KORRIK 2018
Në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe në “Luzhniki Stadium”, e para në histori për ballkanasit
Francë-Kroaci, finalja e Moskës zbulon sot fituesin e Kupës së Botës
FRANCA
Deschamps: Kroacia ka më shumë përvojë se ne, ja si fitohet finalja
Rozalb Lika
Ë
ndrra më e madhe për çdo futbollistë në hapat e parë të karrierës së tij, është që të luajë një ditë në Kupën e Botës. Sot do të jetë dita ku Franca dhe Kroacia do të luajnë në finalen e madhe në “Luzhniki Stadium”, teksa futbollistët e të dyja skuadrave pas paraqitjeve shumë të mirë do të kenë mundësinë që më në fund të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në karrierë. Aq i rëndësishëm është, aq sa Lionel Messi e ka ëndërr dhe ende nuk e ka fituar. Francezët ndoshta vijnë në këtë duel më të përgatitur nga ana fizike, por me siguri që kroatët janë disi më para në aspektin psikologjik, pasi për Kroacinë është hera e parë që at shkojnë në finalen e Botërorit.. Një komb që ka vuajtur shumë për çështje politike dhe pavarësinë e ka fituar me gjak, sot për 1 milion arsye sportive dhe jo vetëm askush nuk mund të thotë që Kroacia nuk e meriton të luajë për përjetësinë. Një përballje që do të ofrojë gjithçka, Pogba kundër Luca Modric, 2 ndër mesfushorët më të talentuar që Europa ka prodhuar dekadën e fundit, Griezmann e Mbappe në një krah, Perisic e Mandzukic në anë tjetër, të gjithë gati për t’u ngjitur në majë. Didier Deschamp e Zlatko Dalic, një karrierë krejtësisht e ndryshme. I pari kampion
bote si lojtar e me tej trajner i disa skuadrave me emër, i dyti me shumë vuajtje i ka ngjitur shkallët nga Dinamo në Shqipëri tek ekipi i dytë i Al-Hilalit në Arabi e së fundmi tek Al Ain në Dubai përpara se një ditë ti vinte telefonata e jetës për të marrë drejtimin e kombëtares. Kjo super sfidë do të mbetet në librat e historisë, Franca multi-etnike me “superheronjtë” e rinj synon një tjetër titull kampion bote për të festuar në “Champs Elysse” trofeun e mbuluar me flori. Kroatët kërkojnë revanshin Rezultati më prestigjioz i Vatrenëve (të zjarrtët, në gjuhën kroate) ka qenë 20 vite më parë në Francë 1998. Kombëtarja e Boban, Suker, Vlaovic dhe Jarni kaluan në gjysmëfinale pasi mundën3-0
KROACIA
Dalic: Ky është momenti më i bukur për ne!
Gjermaninë. Por kundërshtari që kanë patur përballe ka qenë në momentin e tij më të mirë. Ishte viti i francezëve, ai. Ka qenë një dygolësh i mbrojtësit Lilian Thuram, që ka eliminuar kroatët, të cilët u ngushëlluan me fitoren e finales për vendin e tretë kundër Holandës. Kur një mbrojtës shënon dy gola kaq të rëndësishëm (dhe të bukur), nuk mund të bësh asgjë. Tani, 20 vite më pas, kombëtarja bardhëkuqe ka mundësinë të marrë revanshin e saj, në ndeshjen më të rëndësishme të botës së futbollit dhe sportit. Formacionet Franca dhe Kroacia kanë shumë pak dyshime për 11-shen që do të hedhin në fushën e lojës, për të mos thënë asnjë. “Gjelat” do të
luajnë me Lloris në portë, Hernandez dhe Pavard nga krahët, ndërkohë që dyshja e qendrës do të formohet nga Varane dhe Pavard. Kante dhe Pogba do të jenë dyshja që do të përpiqet që të thyejnë aksionet e kroatëve, ndërkohë që Matuidi, Griezmann dhe Mbappe do të mbështesin Giroud, që do të jetë pika e referimit për Deschamps. Në krahun tjetër Kroacia kundërpërgjigjet me të njëjtën vendosje. Në portë është Subasic, në mbrojtje Lovren dhe Vida do të formojnë dyshen e qendrës të ndihmuar nga krahët nga Vrsaljko dhe Strinic. Në mesfushë më të tërhequrit janë Brozovic dhe Rakitic, ndërkohë që Rebic, Perisic dhe Modric do të formojnë treshen pas Mandzukic.
STATISTIKAT
“Hajmalia” Varane, mbrojtësi ka fituar 10 nga 10 finalet në karrierën e tij R
“Nëse do të fitojmë Kupën e Botës asnjë nuk do të jetë më krenar se ne, pasi jemi nj vend i vogël. Në rast se humbim, do t’i bëjmë elozhe kundërshtarit”. Kështu është prezantuar trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic në konferencën për shtyp para finales së madhe që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Luzhniki Stadium”. “Si ne ashtu edhe kundërshtarëve nuk na intereson tradita apo statistikat, pasi ata janë për t’u thyer. Do të jetë momenti më i bukur në jetën tonë. Futbollistëve u kam thënë që të luajnë lojën e tyre. Shpresoj që nesër 4 milionë kroat të dalin në rrugë për të festuar, njëlloj si në karnavalet në Brazil apo Argjentinë. Ajo që më lumturon më shumë është se nëse lojtarët nuk do të jenë në 100% të formës do të ma thonë. E dinë se luhet për titullin kampion bote dhe nëse nuk do të jenë në gjendje të japin maksimumin në fushë do të gabojnë dhe kjo gjë nuk lejohet. Ndaj do të më thonë të vërtetën. Kemi disa lojtarë titullarë me dëmtime të lehta dhe shpresoj që deri të dielën të kenë rikuperuar dhe të jenë 100% gati. Në të kundërt, kam mjaft kampionë edhe në stol, që janë gati për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh Zlatko Dalic.
Një finale për të hyrë në histori, atje ku 20 vite më parë triumfonte në Kupën e Botës si kapiten i Francës. Didier Deschamps mund të bëhet i treti që triumfon si trajner dhe futbollist. Mario Zagallo (‘58, ‘62 dhe ‘70 me Brazilin) dhe Franz Beckenbauer (‘74 dhe ‘90 me Gjermaninë Perëndimore), kanë qenë dy të parët që e kanë arritur para tij. Strategu francez ka folur në konferencë për shtyp duke vlerësuar skuadrën ballkanase. “Duhet qetësi, besim dhe përqendrim. Janë këto 3 fjalët që kanë rëndësi para këtij takimi. Rreziku kryesor është Modric, pasi është një futbollist që lëviz shumë në fushë dhe ka teknikë e inteligjencë në lojë, që janë të rëndësishme. Jemi të kënaqur që kemi ardhur deri këtu dhe krenarë që do të luajmë një finale të tillë. Në fund do të jetë rezultati ai që do të thotë nëse kemi luajtur mirë apo jo. Duhet të jemi sa më surprizues në fushë, të befasojmë rivalin çka do të thotë që skuadra ka gjithnjë nevojë për t’u rinovuar. Kroacia ka më shumë përvojë se ne, pasi kanë lojtarë të niveleve të larta, që kanë luajtur në finale. E kemi përgatitur mirë këtë sfidë dhe stafi ka bërë një punë të shkëlqyer, çka na jep shumë avantazh”, ka thënë Deschamps në konferencën për mediat.
aphael Varane mund të njihet ndryshe si “hajmali” finalesh. E gjithë Franca ka besim te ai në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë. Mbrojtësi në fakt njihet ndryshe si njeriu i finaleve; në karrierën e tij, ka luajtur 10 dhe ka fituar po aq. Të gjitha me fanellën e Real Madrid. Në vitin 2016 në finalen e Europianit të humbur nga “Gjelat”, ai nuk luajti ndaj Portugalisë, pasi ishte i dëmtuar. Edhe pse është 25 vjeç, ai konsiderohet si një nga kolonat e mbrojtjes së Francës, dhe një nga më të mirët në Botë. Botërori në usi e ka konfirmuar një gjë të tillë. Varane është një nga ata lojtarë që nuk tremben kur bëhet fjalë për finale, edhe kur është ajo e turneut më të rëndësishëm. Ish-mbrojtësi i Lillës i ka të gjitha kualitetet për
të vijuar ecurinë perfekte. Me të në fushë çdo kupë e mundshme, duket se është e destinuar për të përfunduar në duart e tij. Deri më tani më tani e ka bërë një gjë të tillë gjithmonë me fanellën e Realit, ndërkohë që tani do të provojë ta bëjë edhe me atë blu të kombëtares së tij. “Tradita
Varane” filloi në 2014 në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Pak minuta në fushë, por mjaftoi: trofeu është i tij. Dhe që prej atij momenti nuk ka të ndaluar, duke fituar Champions League dhe Botërorin për Klube. Në 2016 është radha e Superkupës të Evropës dhe një tjetër Kampionat Botëror për Klube para se të mbërrijnë 4 Champions League, plus titullin e fundit në Kiev. Dhjetë me yll. Dhe e gjithë Franca mund të mbështetet të këto statistika, sidomos nëse mendon faktin se në vitin 2016, ata luajtën një finale që dukej e përcaktuar ku Varane nuk ishte në fushë për shkak të një dëmtimi. Dhe kupën e ngriti CR7. Por në Moskë ai do të jetë gati të vazhdojë traditën e tij personale midis ëndrrës kroate dhe supersticionit francez.
21
KUPA E BOTËS
E diel, 15 KORRIK 2018
“Djajtë e kuq” fitojnë 2-0 në duelin për vendin e tretë, shënojnë Meunier dhe Hazard
G
jenerata e fenomeneve te Belgjika shkruan historinë, duke i dhënë vendin e tretë për herë të parë në një Kupë Botë, duke përmirësuar vendin e tretë të vitit 1986. Finalja e vogël e zhvilluar në “Shën Petersburg” u dominua nga “djajtë e kuq” të cilët dhuruan spektakël dhe me një shpejtësi vdekjeprurëse në kundërsulm. Skuadra e Martinezit triumfoi në fund 2-0, me një gol që u shënua në fund nga kapiteni i tyre, Eden Hazard, i cili tregoi edhe njëherë se është padyshim një ndër lojtarët më të kompletuar në botë për momentin. Belgjikës i mjaftuan katër minuta për të gjetur rrugën e rrjetës e Meunier, i cili shënoi një gol fantastik, pas një aksioni mjaft të mirë të Chadli nga krahu i majtë. Ishullorët kishin një ritëm të ulët krahasuar me përballjet e tjera në këtë kompeticion, duke treguar lodhje pas 120 minutave që kishin në gjysmëfinale ndaj Kroacisë. Lukaku ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi humbi dy mundësi të mira shënimi, ndërkohë që në krahun tjetër rivali i tij, Kane ishte një hije e vetvetes gjatë gjithë 90 minutave. Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime nga Gareth Southgate, i cili i jep hapësira Rashford dhe Lingard në sulm, duke nxjerrë Sterling dhe Rose, por që asgjë nuk ndryshoi në lojën e skuadrës së tij. Në minutat e fundit të sfidës Eden Hazard me anë të një kundërsulmi përball portierit Pickford nuk gaboi, duke e çuar rezultatin 2-0 dhe pse jo, “vulosi” fitoren për të “blinduar” vendin e tretë të kombëtares së tij në këtë Botëror. Një pozicion krejtësisht i merituar,
Belgjika e bronztë, e mbyll Botërorin me spektakël ndaj Anglisë
teksa e ardhmja duket se do të jetë e ndritur për ta. De Bruyne dhe Alderveireld mund të kishin krijuar një epërsi më komode për Belgjikën, por shpërdoruan shanset e tyre, ndërsa Anglia, edhe pse dominoi në kontrollin e topit dhe në pasime, nuk arriti ta përkthejë këtë gjë në gol. 64 400 spektatorët në stadiumin e “Shën Petersburgut” menduan se barazimi do të vinte nga goditja e lehtë e Erik Dier, por në vijën fatale belgët i mohuan Anglisë golin që do të barazonte llogaritë. Ishullorët lanë hapësira në prapavijë, por
KAPITENI
Kane: Belgjika na tregoi se kemi ende shumë për të përmirësuar
Harry Kane zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të dobët në Kupën e Botës, duke mos ndihmuar dot skuadrën e tij në humbjen 0-2 ndaj Belgjikës. Kapiteni i “Tre Luanëve” Harry Kane ka theksuar se ka ende punë për tu përmirësuar. “Kjo lojë tregoi se ka ende vend për përmirësim. Ne nuk jemi artikulli i përfunduar, ne jemi ende duke u përmirësuar dhe vetëm do të përmirësohemi. Ne nuk duam të presim edhe 20 vjet për të ardhur në gjysmëfinale dhe ndeshje të mëdha. Ne duhet të përmirësojmë, ne duhet të bëhemi më të mirë, por kjo do të vijë me kalimin e kohës. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj, tani po mendojmë për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Kane. Ndeshja e radhës e Anglisë është më 8 shtator në Ligën e Kombeve kundër Spanjës.
Belgjikë-Angli 2-0 Belgjikë (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Kompany, Vertonghen; Meunier, Witsel, Tielemans (78’ Dembele), Chadli (39’ Vermaelen); De Bruyne, E.Hazard; R.Lukaku (60’ Mertens). Angli (3-1-4-2): Pickford; P.Jones, Stones, Maguire; Dier; Trippier, Loftus-Cheek (84’Alli), Delph, D.Rose (46’ Lingard); Sterling (46’ Rashford), Kane. Golat: 4’ Meunier (B), 82’ E.Hazard (B) Gjyqtari: Alireza Faghani (Iran) Kartonë të verdhë: 52’ Stones, 90+3 Ëitsel
u shpëtuan disa herë mrekullisht nga portieri Pickford. Ky i fundit gjithsesi nuk mund të bënte asgjë në golin e dytë të Belgjikës me autor kapitenin Hazard. Belgjika
merr medaljen e bronzit, ndërsa Anglia kthehet në shtëpi si e katërta në hierarkinë e Botërorit, por me kokën lart për një turne ku dhuroi shumë emocione.
BELGJIKA
Roberto Martinez: Kemi bërë një arritje historike, ju tregoj sekretin Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka falënderuar lojtarët e drejtuar prej tij për arritjen e vendit të tretë në një Kupë Bote, që është arritja më e madhe e “Djajve të Kuq” në turne të këtyre përmasave. “Ne donim që të fitonim. Kur mund Brazilin dhe shkon në gjysmëfinale, fokusi ishte që të fitonim Kupën e Botës, por duhet të jemi realist kur mbaron turneu dhe shikon pas. Këta lojtarë kanë bërë historinë me Belgjikën, dhe kjo ka rëndësi. Brezi i Meksikës së vitit 1986, ka qenë një inspirim për të gjithë futbollistët e Belgjikës. Ky grup futbollistët kanë bërë një arritje historike, pasi u deshën 32 vite për të arritur në këtë pozicion. Kjo është mënyra se si luajmë ne belgët, brendi ynë. Bashkimi dhe fleksibiliteti që kemi treguar taktikisht, tregon atë që duam të bëhemi si një komb futbolli. Ka qenë një udhëtim shumë i mirë, një udhëtim
me të vërtetë i suksesshëm, por në futboll duhet të shohësh përpara, dhe të përmirësohemi në mundësinë që do të kemi”, deklaroi Martinez.
VENDI 3 DJE
ora 16:00
Belgjikë 2-0 Angli
FINALE SOT
ora 17:00
Francë- Kroaci ANGLIA
Southgate: Nuk duhet të krijojmë iluzione, Belgjika ishte më e fortë
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur se Belgjika ishte një skuadër më e mirë sesa Anglia dhe beson se ndeshja për vendin e tretë e Kupës së Botës u dominua nga kundërshtarë. Gjithsesi strategu i njohur nuk e fsheh se kanë bërë një Botëror pozitiv. “Në fund jemi të lumtur për atë që kemi bërë. Nuk duhet të krijojmë iluzione përreth ekipit, ne e mbyllëm në katër më të mira, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj gjeje. Belgjika është një skuadër më e mirë se ne. Ne kishim një ditë më pak për të riparuar forcat. Ishte një lojë shumë e vështirë për ne. Belgjika është një skuadër më e mirë dhe në të ardhmen mendoj se do të shkojnë më larg. Ne i shkaktuam probleme dhe i sulmuam ata, por ata kanë lojtarë me cilësi më të lartë. Dy vjet më vonë, ju shikoni numrin e medaljeve dhe moshën e skuadrës për Belgjikën. Ky është kulmin e tyre, por ne nuk jemi askund afër kësaj dhe ne e dinim gjatë gjithë rrugës. Nuk u kam kërkuar asgjë më shumë lojtarëve pasi kemi 7 javë që kemi punuar së bashku”, deklaroi Southgate për “ITV Sport”.
KURESHTI
22 E diel, 15 KORRIK 2018
Një nënë në Hjuston shet vajzën 2-vjeçare për 1200 dollarë Një nënë në Hjuston u arrestua në përpjekje për të shitur vajzën e saj 2-vjeçare për seks, thonë autoritetet. Sarah Peters, 25 vjeç, krijoi një marrëveshje në shkurt për të udhëtuar në Conroe të Teksasit për t'u takuar me një burrë që do të kryente "akte seksuale" me vajzën e saj. Sipas një njoftimi për shtyp, ajo mendonte se do të paguhej 1.200 dollarë për të lejuar që burri të kishte marrëdhënie seksuale me fëmijën. Megjithatë, njeriu me të cilin gruaja u angazhua ishte në fakt dedektivi Jerry Serratt, i cili po punonte në një task forcë që fokusohet tek krimet në internet kundër fëmijëve. Serrat iu drejtua fillimisht Petersit pasi mori një informacion për një grua në zonë që ishte në "incest", raporton Star Telegram. Gjatë bisedës, ajo e pyeti nëse ai dinte 'për ndonjë djalë që do të paguante për t'u argëtuar me (viktimën)'. Në një
Ajsbergu i gjigant kërcënon fshatin në Greenland Një ajsberg i madh është zhvendosur afër një fshati në Greenlandën perëndimore, duke nxitur një evakuim të pjesshëm të njerëzve në rast se do përbëjë rrezik. Ajsbergu po i afrohet shtëpive në fshatin Innaarsuit por është i qëndrueshëm dhe nuk lëviz gjatë natës, thonë mediat lokale. Zyrtarët lokalë thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë të madh. Verën e kaluar, katër vetë vdiqën pasi dallgët përmbytën shtëpi në pjesën veriperëndimore të Grenlandës pas një tërmeti. 169 banorëve e Inaarsuit që jetojnë më pranë ajsbergut janë zhvendosur, tha agjencia daneze e lajmeve Ritzau. Stacioni i energjisë së fshatit dhe karburantet janë afër bregut. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet ekstreme të akullnajave rrezikojnë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun nga tsunami.
bisedë tjetër, Peters dërgoi fotografi lakuriq të vajzës së vogël. Peters pastaj mori një autobus Greyhound nga
Houston në Conroe me synimet për të takuar me burrin, por nuk e dinte se po përfundonte në pranga.
Miss Britania i dha fund jetës, i fejuari vetëvritet pas funeralit Një ngjarje tragjike ka shokuar Britaninë e Madhe. Dy të rinj, që ishin në lidhje prej vitesh i kanë dhënë fund jetës njëri pas tjetrit. 32-vjeçarja Sophie Gradon, e cila në vitin 2009 u shpall Miss Britania, u vetëvra më 22 Qershor. Ngjarja i tronditi të gjithë, por tragjedia u rëndua. Disa ditë më pas, i jep fund jetës edhe i fejuari i saj 25-vjeçar, i cili nuk e përballoi dot humbjen e të dashurës së zemrës. "Nuk do resht kurrë së dashuruari, zemra ime do jetë e jotja deri ditën që do bashkohem me ty. Do shihemi shumë shpejt engjëlli im", kishte shkruar Aaron Armstrong në Facebook, në gjendje dëshpërimi pas vdekjes së Sophie. Sipas raportimeve nga mediat britanike, të dy ata kishin pasur probleme me depresionin në të shkuarën. Madje katër vite më parë Aaron kishte tentuar t'i jepte fund jetës. Edhe pse ata ishin trajtuar, në fund depresioni i mundi të dy.
Kali hipën në çati për t'i shpëtuar përmbytjeve Një kalë i vogël i zhdukur gjatë përmbytjeve të shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm i kësaj javë në Japoni është gjetur i gjallë. Kafsha u gjet sipër çatisë së një shtëpië. Pronarët e tij menduan se ishte mbytur pasri ferma në Mabi u përmbyt. Herën e fundit që u pa ishte kur u zhduke në një lum të fryrë dhe pronarët menduan se e kishin humbur. Megjithatë kur niveli i përmbytjeve ra, kali u gjet në çatinë e një shtëpie në disatncë të vogël nga lumi. Imazhet tregojnë kalin e mbuluar me baltë, por gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një dëmtimi të vogël që kishte marrë në këmbë.
Policia ndalon makinën rrangallë, shoferi përdorte legenin në vend të ndenjëses Policët në Norfolk të Anglisë, mbetën të habitur kur ndaluan një makinë dhe gjetën shoferin që po e drejtonte atë pa timon dhe në vend të ndenjëses ishte ulur në një legen të kthyer së prapthi. Makina, që besohet të jetë Peugeot 206, u ndalua për shkak se nuk i kishte dritat e ndezura, i mungonin mbrojtëset e përparme dhe gomat i kishte të shfryra. Megjithëse i mungonin panelet e dyerve, marshi dhe frenat e dorës ishin në gjendje të mirë bashkë me ndezësin e duhanit dhe tapetin për t'i vënë këmbët. Ende nuk dihet se çfarë dënimi duhet të paguajë shoferi, për veturën në gjendje të rënduar, që tashmë i është konfiskuar.
KOHA E LIRE
23 E diel, 15 KORRIK 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ ngjyrë 60. Të lag e të bën qull 64. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 65. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 67. Targa e atij që mburret e që kapardiset; që shet mend, mendjemadh 68. Dhomë e madhe gjumi e përbashkët për shumë veta 70. Lloj ëmbëlsire që përftohet nga zierja e frutave, jo kompostë por 72. Paraja ruse quhet ashtu 75. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 76. Ashtu quheshin xhandar turq 77. Marrëveshje me shkrim ndërmjet dy palëve, dhe detyrimet ligjore të tyre 80. Fillimi i diçkaje, pikënisja, burimi, ose ashtu 83. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 84. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit 85. Ai që u përmbahet parimeve dhe pikëpamjeve të një rryme filozofike, politike, letrare, artistike, etj 88. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 90. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 91. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 93. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 94. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 95. Më vjen gjumë duke ndenjur, fle pak duke ndenjur, kotem 97. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 98. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari 101. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 102. Partia Demokratike Shqiptare, inicialet 104. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 105. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 106. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 108. Aleanca Kuq e Zi 110. Po rrethi i Matit, si e kishte targën
HORIZONTALISHT
Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 63. Një e dhjeta pjesë e gradës 65. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 66. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 67. Guxim i pathemeltë që mund të sjellë pasoja jo të mira 69. Aktori i madh i skenes dhe ekranit 71. Eshtë një ditar personal publikohen në World Wide Web 73. Yndyrë, tërësia e tyre 74. Shkopi që e mban të ngulitur në një vend shulin e avlëmendit dhe nuk e lë të lëvizë 78. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 79. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 81. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 82. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh ose një trap 86. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 87. "..e Shagrenit" një nga romanet e Honore de Balzak 89. ... Jokli (1887-1942) njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 92. Pemë që rritet në pyllë 95. Organ drejtues i një ndërmarrjeje, i një institucioni, i një shkolle etj 96. Përshtatje në varësi të rrethanave dhe kushteve, dhe jo vetëm 99. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit osman për të zëvendësuar shërbimin ushtarak
100. Ajo shërben për të parë nga nëndetësja 103. Si kishtin makinat e Durrësit targën 104. Përqendrimi i veprimtarisë psikike te dikush a te diçka 107. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 108. Pellg i mbushur me ujë të ndenjur, që vjen nga një burim 109. Britmë; thirrje; vigmë, ose ashtu, krahinore 111.Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 112. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 113. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku VERTIKALISHT 1. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 2. Hiri që lë duhani kur digjet 3. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 4. Që është lënë i lirë, pa fre; i shpenguar, që nuk ka ndonjë pengesë 6. Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie 7. Ajo që bën pula, vezë ose.. 8. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 9. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 10. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 11. Paradhënia si garanci për blerjen e diçkaje 12. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës?
13. Dëm, prishje, dëmtim me pasoja. 15. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 16. Gjarpër johelmues, me trup të trashë e të gjatë rreth një metër 17. Bashkohem me një pikëpamje, me një rrymë të mendimit ose me një lëvizje politike, shkencore etj.; bëhem anëtar i një organizatë, i një shoqate etj 20. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 21. De Balzak, duhet emri i romancierit të madh francez të realizmit 24. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë 25. Shqipëria e tillë, ka qënë dhe është ëndërr e nacionalistëve 27. Teodor ...., filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). 28. Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë 29. Bimë barishtore kacavarëse e vendeve tropikale, që bën fryte në trajtë bishtaje të gjatë e të hollë dhe me erë të këndshme; fryti i kësaj bime 33. I dorës së parë më i rëndësishmi; themelor 36. Pompë me motor që përdoret kryesisht për të ngritur ujin në një vend më të lartë 38. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 39. E drejtë ekskluzive e një sipërmarrësi për të prodhuar apo tregtuar një mall 41. Ai është mineral zakonisht pa ngjyrë, i fortë dhe i patretshëm, i përbërë nga kristale 42. Pastaj e ka brenda 43. Njësia bazë për matjen e
rezistencës elektrike. 44. Cipë e hollë, që mbështjell një organ të trupit; lëkurëz 45. Ngjarje e papritur, zakonisht e keqe, që ndikon në jetën e dikujt, në zhvillimin e diçkaje 50. Mid'hat bej Frashëri (18801949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar, përdori pseudonimet Lumo ... dhe Mali Kokojka 52. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 54. Ashtu është ai që punon dhe lufton për të bërë ndryshime të thella 55. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 56. Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara 59. Lëng, pa aromë, pa shije, pa 1
2
3
B U L
4
K U
5
A
D
S
K
10
P
E N S I E
M
18
I
R
V
C
19
7
8
L A K
G 12
P A A
R 14
B
R
O
B B
P
M A L
E
E
O
A
R
16
M 21
K
A
15
B I
20
E K Z O T I
L
S U L ¸
11
O N
13
U 17
6
K ¸
O
9
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
5. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 9. Njësi administrative vendore, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë 10. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara 12. Shërben për të mbajtur fishekët 14. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 16. Që kërkon e gjurmon për të mësuar diçka, që s'lë gjë pa trazuar, tepër kureshtar, zhbirues 18. Të jesh nga Peqini, quhesh ... 19. ... Bardhi u lind në Shkodër më 4 maj 1870, hulumtoi mbi zakonet, frazeologjinë, kangët, prrallat, gojëdhanat shqipe 22. Partia Aleanca Popullore 23. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 24. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës 26. Mbahen të tilla në duar nga manifestuesit 28. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 30. Regjistrimi i zërit a i tingujve në një pllakë, në një film etj 31. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 32. Njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor 33. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 34. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e pipër 35. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 36. Organ i trupit, gjendet në anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së barkut, nën diafragmë, i cili kryen funksionin e formimit të gjakut 37. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt, picak 40. Angelina ..., aktore e famshme amerikane 42. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje 44. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 46. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 47. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 48. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 49. Partia Socialiste e Moderuar 51. Që ka ngjyrë kafe të çelur në të trëndafiltë a në të verdhë 52. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 53. Banor vendës nga Opari. 57. Përkufizim trupor për një grua apo vajzë, e shëndoshë, e plotë, e mbushur, po e hishme 58. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 61. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 62. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është Çarshia-
N
22
J
O P
E
O
23
T I
24
E
O J
N A
O 29
P
V
K A F S
H E
30
V
R
J 25
26
27
B U J
A
A S H K E
C
M 33
N
37
¸
34
35
B U Z E
R 38
K O L E T
G R
I
I
36
D
M A J
D A N O Z
H
I
U
I
O
O F
C
Z
G
K
H
R
L
S E
T
G
45
A N D R I
J
A
E M
F
A
Z
R
49
T
K O T
H
Q
48
A P K E N
U
42
44
A 47
T
T O N
40
M U T
43
˙
B E
39 41
46
N
31
32
M A
28
P
50
M
O
51
52
A D S
53
E
Z H A B ¸
U 54
R
58
F O L J
U
55
I
R
57
E
R
59
A R G J
O
56
O I
S
C
60
E
N T
M
R
K
61
I
N A
J
O R D A N
62
P
C I
S T
E
H
63
L
T ¸
V
T
O 65
U F
69
U
66
67
K
L
68
E
K
70
A M A N E
T
¸
I
N
R
72
J
A
64
K E L
71
K A K O F O N I
U
A
N
N
A
T
73
A N
S
U
74
M
E
M U N D J
N
E
K
A
T
J
¸
Z
¸
R E C E P
B E J
87
A S F
I
K
M
E
N
O
U
S
O
M Y S
L I
M A N
E
M
U
A
K S I
T
R
94
C E
U
R
D
L
H 92
P
A
P
¸
R A L I
I
S
O
E L
D
E K T R O N
T E
M O
T 96
Z E
S
93
95
N T
O
90 91
S
¸
88
89
J
T O R
82
85
P
M
86
T
A
84
P
Z
80
C U B
O
T 83
O
E
G 79 81
O
N
76 78
B ¸
N
75
77
B I
L
A
M
E
D
S
¸
97
98
V E
B
Z I
R
99
U
U
I
100
C 106
B E
F
M
K R Y Q
101
R
C
P
107
P
102
U
V ¸
R
N
A 103
104
F 105
A S H K E
L
K
A
108
E K U L
T I
S H
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 15 KORRIK 2018
Fundjavë, kohë pushimesh Presidenti Meta ka preferuar këtë të shtunë të postojë një foto relaksuese. Ja se ç’shkruan Presidenti në Facebook: Me Roin sot në bregdetin e mrekullueshëm të Rrushkullit
Erion Veliaj nuk i ndahet biçikletës