CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E premte, 15 MARS 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 61 (8502)
E premte, 15 Mars 2019
Çmimi 30 Lekë
Sa më shumë qytetarë më datë 16 mars në sheshin para Kryeministrisë dhe në bulevardin kryesor të Tiranës, aq më shumë garantohet largimi i kryeministrit. Dhjetëra stacione televizive botërore po vijnë si dhe të huajt do të shikojnë nëse ka shumë njerëz në rrugë, atëherë do të kërkojnë largimin e Ramës
Të shtunën parashikohet mbi 150 mijë protestues
Ndërkombëtarët po ndryshojnë qëndrim ndaj qeverisë. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor, ku theksonte blerjen dhe manipulimin e votave në Shqipëri në vitin 2017, si dhe kritikonte qeverinë. Opozita akuzon kryeministrin për qeveri të ngritur mbi manipulimin e votave FAQE 3
Lulzim Basha: Rrëzimi i regjimit të Kryemadhi: Pas rrëzimit të Edi Ramës është mision kombëtar bustit të diktatorit Hoxha, e shtuna do jetë më e rëndësishmja
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje gjatë takimit me strukturat e LSI në Tiranë KRYEBASHKIAKU
ANALIZË
Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën Nga Armand Shkullaku
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha me intelektualët dhe artistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
ISH-DEPUTETI SOCIALIST
Erioni punon, PS-ja feston dhe Rama ngatërron! FAQE 13
FAQE 9
FAQE 6
Limoz Dizdari mbështet opozitën: Djegia e mandateve, domosdoshmëri
FAQE 5
TAKIMI
Intelektualët: Duhet ndryshim, asgjë e keqe nuk ndodh nëse Rama ikën
FAQE 4
FORUMI GLOBAL NË AZERBAJXHAN
Presidenti Ilir Meta: Të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal
FAQE 5
OPINION
Edi Rama nuk rrëzohet shpejt Nga Andi Bushati FAQE 24
FAQE 9
”
POLITIKE
2
E premte, 15 MARS 2019
Masat për protestën e opozitës - Përforcohet skela para Kryeministrisë, instalohen 4 kamera të tjera sigurie
O
pozita nuk protestoi dy ditë më parë para Kuvendit edhe pse u mbajt seanca e radhës plenare, por u mjaftua vetëm me disa simbolika kundër mazhorancës, por dhe që ironizonin deputetët që kanë pranuar mandatet, ku nuk munguan shashkat dhe kapsollet, në oborrin e Kuvendit. Gjithçka i është lënë së shtunës, ku opozita ka paralajmëruar protestën më të madhe që është zhvilluar vitet e fundit. Prej ditësh tashmë krerët më të lartë të saj kanë zhvilluar takime me biznese dhe qytetarë në të gjithë vendin duke iu bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e 16 marsit në Tiranë. Për opozitën me 16 mars do jetë fundi i qeverisë dhe se me 17 për Shqipërinë do të nisë një histori e re, dhe për këtë arsye ata i ftojnë shqiptarët që të gjithë në orën 11:00 të paradites të jenë të gjithë në sheshin para Kryeministrisë aty ku do të shkruhet historia. Dhe përveç thirrjeve përmes medieve, apo edhe rrjeteve sociale, opozitarët kanë ndërmarrë edhe një nismë të fundit për të sensibilizuar qytetarët për t’u bërë pjesë e kësaj proteste, duke shpërndarë fletëpalosje në derë më derë, në të cilat renditen të përmbledhura dhe arsyet se pse shqiptarët duket të jenë në Protestë të shtunën. Masat e sigurisë Dy ditë para protestës së opozitës në hyrjen e Kryeministrisë është përforcuar skela që shërbeu më 16 shkurt për të penguar protestuesit e opozitës, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës së qeverisë. Përveç përforcimit të skelës, Policia dhe Garda kanë vendosur dhe kangjella të tjera për të siguruar perimetrin rrethues të godinës qeveritare. Policia e Shtetit ka instaluar
Opozita derë më derë për të ftuar shqiptarët nesër në protestë
dhe 4 kamera të tjera sigurie me pamje 360 gradë, të cilat do të mundësojnë filmimin e aktivitetit të protestuesve. Përforcimi i skelës pranë hyrjes së Kryeministrisë ka nisur që prej mëngjesit të djeshëm, ndërsa ndryshe nga protestat e tjera është zgjeruar edhe perimetri rrethues me kangjella. Përveç këtyre masave, Policia e Shtetit
ka instaluar dhe 4 kamera sigurie para godinës së Kryeministrisë, të cilat do të shërbejnë për identifikuar protestuesit me anë të zmadhimit. Kamerat rrotulluese që filmojnë 360 gradë, janë vendosur në katër kënde të ndryshme, dy nga krahu i Kryeministrisë dhe dy nga krahu i Kryesisë së Kuvendit. Përcaktimi i pikave të vëzhgimit
është bërë për të mundësuar një pamje sa më të gjerë të mbulimit të protestës, dhe në raste të përdorimit të dhunës, regjistrimet do të shërbejnë si prova filmike. Policia e Shtetit edhe më herët ka kryer investime në instalimin e kamerave para Parlamentit, në prag të protestës së 5 marsit, pamjet e të cilave gjykata nuk i quajti të mjaftueshme për të mbajtur në qeli 8 qytetarët e ndaluar atë ditë pas tubimit të opozitës. Protesta e opozitës është paralajmëruar të shtunën në orën 11:00, ndërsa në tubimet e mëparshme të mbajtura në Tiranë, Policia ka angazhuar nga 1 mijë deri në 1500 efektiva për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Mesazhet te Kuvendit Mjediset jashtë Kuvendit u mbushën të mërkurën me “trakte” kundër deputetëve që tradhtuan Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të rinjtë e FRPD-së kishin vendosur në hyrje të Parlamentit disa parulla kundër Lefter Maliqit dhe Ligoraq Karamelos. Ironia të rinjve ka
shkuar deri aty sa që në rastin e Maliqit e kanë shpallur si një ftesë në dasmë me Kryeministrin Edi Rama. Pas “provokimeve” me shashka e gurë në oborrin e Parlamentit dhe pankartave me mesazhe thumbuese për deputetët e rinj, demokratët nuk janë ndalur me kaq. Ndërsa Kuvendi vijonte punimet, mbi kokat e policëve që ruajnë godinën është ngritur një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: Parlamenti i krimit. Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës mori gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, ku rreth 300 punonjës policie u angazhuan në ruajtje të Parlamentit, ku bënin pjesë forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Pas ironive dhe pankartave thumbuese ndaj deputetëve të rinj, të cilët u betuan dje para kreut të Legjislativit, Gramoz Ruçit, Policia e Shtetit shoqëroi një anëtar të FRPD-së në komisariat, i cili u mor në pyetje për veprimet para godinës së Parlamentit.
KREU I PD-së nË FIER, LUAN BAÇI: POLICIA PRESION KANDIDATËVE PËR TË PRANUAR MANDATIN E DEPUTETIT
PD denoncon: Kandidati i Fierit u arrestua pasi s’ pranoi mandatin K
uvendi po mbushet me shpejtësi me deputetë që emrat në listat e zgjedhjeve të 2017, i kishin në fund. Pse sot këta kandidatë pranojnë mandatin e deputetit, kur partia që i ka përzgjedhur dogji mandatet? Ish-deputeti dhe kryetari i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi ka denoncuar dhunën dhe presionin ndaj kandidatëve për të pranuar mandatin. Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD-së, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit. “I kanë prerë flet arrestin dhe
po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë. Ai po mbahet në birucë dhe po i bëhet presion”, ka thënë Baçi. Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës. “Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë”, u shpreh Baçi. Pas lirimit të Pëllumb Isufajt, i akuzuar si personi që qëlloi policinë ditën kur Rama vizitoi qytetin por që provat tregojnë se ai nuk kreu veprime
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
të dhunshme, Baçi shtoi se prej ditësh po ushtrohet presion ndaj pjesëmarrësve në protesta. “Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë”, u shpreh Baçi. Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës. Pas djegies së mandateve në Kuvend janë 91 deputetë, nga të cilët 11 janë deputetë të PD dhe LSI që nuk pranuan të dalin nga parlamenti apo që morën mandatin nga KQZ. “Fakt tronditës, pas shoqërimeve. Pandeli Tole, pjesëmarrës në protestë,
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
kandidat i listës për deputet, është shoqëruar në mënyrë të paligjshme në komisariat. Është vënë nën presion nga drejtues të lartë policie deri në orën 22.20, ku i është kërkuar të pranojë mandatin e deputetit për në
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
parlament. Duke rezistuar, 10 minuta përpara 10 orarëshit për të mos shkelur ligjin e kanë mbajtur brenda, pasi nuk pranoi mandatin. Format e përdorura jo vetëm me kandidatët e listës, por edhe protestuesve, janë të paligjshme. Të ndërhyhet urgjentisht! Pandeli Tole mbahet në birucë dhe i bëhet presion për të pranuar mandatin. Policia në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë. Edhe avokati ka vështirësi të kontaktojë me Pandeli Tolen, ka arritur të marrë vetëm këtë kontakt me Tolen. Pandeli Toles i është komunikuar që është arrestuar. Mbajtur 8 orë në korridoret e policisë duke i bërë presion nga punonjës policie për të pranuar mandatin e deputetit”, tha dje kryedemokrati i Fierit, Luan Baçi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 15 MARS 2019
Sa më shumë qytetarë më datë 16 mars në sheshin para Kryeministrisë dhe në bulevardin kryesor të Tiranës, aq më shumë garantohet largimi i kryeministrit. Dhjetëra stacione televizive botërore po vijnë si dhe të huajt do të shikojnë nëse ka shumë njerëz në rrugë, atëherë do të kërkojnë largimin e Ramës
Të shtunën parashikohet mbi 150 mijë protestues
Ndërkombëtarët po ndryshojnë qëndrim ndaj qeverisë. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor, ku theksonte blerjen dhe manipulimin e votave në Shqipëri në vitin 2017, si dhe kritikonte qeverinë. Opozita akuzon kryeministrin për qeveri të ngritur mbi manipulimin e votave Të shtunën opozita ka thirrur në shesh të gjithë qytetarët, pa përjashtim, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe hapjen e rrugës drejt zgjedhjeve të parakohshme si dhe krijimin e një qeverie tranzitore me tjetër kryeministër socialist, qeveri e cila të marrë përsipër edhe negociatat me BE për statusin. Protesta pritet të jetë jo thjeshtë masive, por më madhja që opozita ka organizuar ndonjëherë. Është një tubim që pritet të kalojë çdo miting të mëparshëm për nga pjesëmarrja dhe mesazhet që do të japë kundër qeverisë. Prej disa javësh drejtuesit dhe zyrtarët e opozitës janë në takime me qytetarët në çdo cep të vendit. Ndërkohë të rinjtë e partive kryesore opozitare, PD dhe LSI, kanë shkuar me ftesa dhe fletëpalosje në çdo shtëpi në Tiranë dhe qytetet e tjera kryesore. Burime nga opozita thonë se nga reagimet e qytetarëve shikohet një pakënaqësi e madhe e shqiptarëve dhe ata që kundërshtojnë politikat e qeverisë nuk janë vetëm opozitarët, por edhe socialistët dhe qytetarët e paangazhuar në politikë. Në bazë të këtij reagimi qytetar që sa vjen dhe shtohet, përfaqësuesit e opozitës thonë se në tubim do të jenë më shumë se 150 mijë shqiptarë. Një shifër e tillë e kthen protestën në një revoltë dhe uragan qytetar që pritet të japë
mesazhet e duhura ndaj qeverisë, “Rama”. Që nga muaji shkurt kur opozita nisi aksionin e saj janë zhvilluar disa protesta, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kryesisht para godinës së Kuvendit. Por tubimi i së shtunës ka më shumë se një arsye për të qenë një manifestim gjigand qytetar dhe me mesazhe të forta opozitare. Për shtimin e numrit të pjesëmarrësve dhe shtrëngimin e radhëve të opozitës, paradoksalisht ka ndikuar vet Qeveria dhe Kryeministri me sjelljen e tij. Veç qindra problemeve që ka qeverisja “Rama” me korrupsionin, krimin dhe dështimin e reformave, që pas djegieve të mandateve, PS-ja hodhi dhe hapin fatal të blerjes së deputetëve zëvendësues. Qeveria “Rama” jo vetëm nuk pranoi të dëgjonte dhe negocionte me opozitën, por thelloi edhe më tej krizën duke tentuar të blejë de-
putetët e listave të opozitës. Pasi detyroi opozitën të marr aktin ekstrem të djegies së mandateve, kryeministri shkoi edhe më tej me planin për të zhbërë nocionin opozitar duke krijuar parlamentin e parë që ka praktikisht deputetë të vetëm një partie. Ky veprim i kryeministrit nuk ka të bëjë me vetëm me PD, LSI, dhe të ardhmen e partive opozitare, por është një lëvizje që vë në rrezik gjithë themelet e një shteti demokratik, duke rikthyer modelet e monopartiake. Ndaj dhe tubimi dhe pjesëmarrja në mitingun e së shtunës shkon përtej çështjes së ngushtë partiake. Më shumë se kaq, bëhet fjalë për një lëvizje popullore që po del në shesh në mbrojtje të shtetit dhe parimeve demokratike. Dhe natyrisht për një jetë më të mirë e pa shumë taksa. Kriza është e rëndë, por jo pa rrugëzgjidhje. Opozita e ka
hedhur prej kohësh variantin e saj të normalizimit të situatës. Një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, që hap negociatat me Bashkimin Europian, si dhe organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje nuk janë vetëm qëllimi i opozitës, por edhe mjeti për të kthyer në Shqipëri normalitetin politik dhe për të shpëtuar nga degradimi gjithë institucionet. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën politike, sepse ishin votat e blera dhe manipulimet elektorale të qeverisë, ato që po e sjellin edhe një herë buzë greminës vendin. Tashmë edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se ky lloj “stabiliteti” dhe mbyllja e syve ndaj zgjedhjeve të blera, i shtyn paksa në kohë krizat, por i bënë ato më të rënda dhe fatale për interesat e vendit. Sinjalet se ndërkombëtarët po ndryshojnë qëndrim për atë që po ndodh në Shqipëri u dha së fundi nga SHBA. Nuk ishte deklaratë individuale, por si për të mbyllur çdo interpretim të gabuar, SHBA publikoi raportin vjetor për të drejtat e njeriut, duke vënë në dukje faktin kryesore për të cilin ka nisur kriza në Tiranë. DASH, vë në dukje në raport, se zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga qeveria dhe ky është dokumenti që i jep fund gjithë alibive pro qeverisë në Tiranë. Çfarëdo të thotë ndonjë eurodeputët apo analistë i huaj që paguhet
nga lobimet e qeverisë për zgjedhjet, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vlen më shumë se çdo qëndrim individual. Tashmë ndërkombëtarët po thonë atë që opozita e thotë prej dy vitesh: “Zgjedhjet u blenë nga mazhoranca” dhe qeveria nuk ka më legjitimitet dhe as moral për të vijuar detyrën. Protestat masive të opozitës janë jo vetëm mjeti i vetëm që i ka mbetur për të reaguar ndaj një shteti që zyrtarisht është monopartiak, por edhe domosdoshmëri për të ndryshuar modelin qeverisës. Situata ku e ka futur qeverisjen dhe vendin kryeministri, po shihet si një rrugë pa krye edhe nga ish-ministra dhe deputetë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ndaj po flasin akoma nën zë se po e çon vendin në katastrofë, Edi Rama në një përplasje civile. Por kryeministri duke blerë e future deputetët e rinj “opozitar” u bën presion edhe deputetëve dhe ish-ministrave të PS-së, të cilët po fillojnë të organizohen. U thotë indirekt se edhe nëse ju dilni kundër, kam deputetët “opozitarë”, të cilët votojnë ligjet e vendimet mazhorancës. Natyrisht që ata injorantë dhe eunukë, por kanë mandate dhe krijojnë shumicë me të cilët Rama u bën shantazh edhe të vetëve. Ndaj të shtunën duhet populli në skenë. Vetëm atë ka frikë kryeministri. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E premte, 15 MARS 2019
LIMOS DIZDARI TREGON KUR RAMA DONTE TË PRISHTE TEATRIN PËR TË NDËRTUAR NJË TË RI ME PARATË E GREQISË
Ish-deputeti socialist mbështet opozitën: Djegia e mandateve, domosdoshmëri
N
jë nga ish themeluesit e Partisë Socialiste Limoz Dizdari tregon kohën kur Edi Rama si ministër i Kulturës donte të prishte Teatrin Kombëtar për të bërë një teatër të ri. Dhe pyetjes së kompozitorit Limoz Dizdari se ku do i gjente paratë, Rama i kishte thënë se do ia jepte qeveria
greke. “Në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision. Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një teatër të ri. Kërkesa e tij ishte legjitime por protesta e aktorëve ishte e madhe. Rama e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja se me çfarë lekësh do ta bësh. Lekët ku do i gjesh. Ai më tha se më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do i japë lekët. Dhe unë i kujtova këngën: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po vete për dasëm. Për 17 vjet ai teatër nuk u prish dhe nuk u prish në një kohë kur kryeministri
Nano, një politikan shumë i mirë, me gjitë se të gjithë ministrat ishin për prishjen e teatrit, dhe bënë maksimumin për të ma mbushur mendjen mua. Por ne si komision vendosëm që nuk do të prishej”, u shpreh Limoz Dizdari. Dizdari kishte dhe një mesazh ndaj kreut të PD-së. “I gjori ju zoti Basha çdo të hiqni. Vërtet që kini probleme shumë të mëdha, por është fillim i mbarë që kërkoni mendimin krijues. Unë vij me kënaqësi tek ju jo për ta sharë qeverinë, por për të thënë të vërtetat që ajo çfarë është dhe ne nuk e ndryshojmë, por mollët e këqija duhen hequr dhe ato që sapo kanë filluar të prishen duhen pastruar”, tha ai. E quajti gjest të madh heqjen dorë nga mandati,
por nuk mori përgjigje nga Basha se përse të huajt ishin kundërshtarë të këtij gjesti. “Ju keni bërë një gjest shumë të madh. Tërhoqët të gjithë deputetët. Është një masë të cilën unë si Limoz për aq sa jam në dijeni të politikës dhe vlerave që mbart them se ishte gjëja më e domosdoshme dhe nuk kishit mundësi të tjera. Por nuk i jap dot përgjigje pyetjes pse të huajt janë kaq kundërshtarë ndaj këtij gjesti. Unë jo se nuk e marr me mend, por kërkon argument institucional. Ku e gjen forcën individi qoftë dhe kryeministri të jetë kaq kokëfortë e ekzigjent dhe si nuk e sheh realitetin njësoj siç e shoh unë dhe shqiptarët”, tha dje Limoz Dizdari.
Intelektualët dhe artistët sërish bashkë: Duhet ndryshim, asgjë e keqe nuk ndodh nëse Rama ikën
A
rtistët që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe që protestojnë prej më shumë se një viti, zhvilluan këtë të enjte një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Forumi i intelektualëve ftoi kryedemokratin për t’u njohur me qëndrimin që opozita do të mbajë për ruajtjen e pasurive kulturore të vendit. Mes pranishmëve pati jo vetëm figura që janë mbështesin kauzat e opozitës, por edhe intelektualë që pavarësisht bindjeve politike shprehën shqetësimin për mënyrën sesi trajtohet sot kultura, arti dhe trashëgimia historike. Pavarësisht qëndrimeve personale të artistëve, që jo detyrimisht duhet të jenë dakord me Lulzim Bashën dhe opozitën, ajo që ra na sy ishte revolta dhe pakënaqësia e artistëve ndaj qeverisë së sotme. Jo vetëm për shkak të konflikteve politike, por për shkak të një krizë dhe degradimi të kulturës dhe konflikti që kjo qeveri ka importuar në gjithë shoqërinë shqiptare. Emra si Edmond Tupja, Bujar Kapexhiu, Flutura Açka, Limoz Dizdari, Neritan Liçaj, etj, shprehën shqetësimin se sot nuk duhet mbrojtur vetëm Teatri Kombëtar, por duhet ruajtur nga “shembja” gjithë ngrehina shoqërore që kërcënohet nga papërgjegjshmëria, arroganca dhe lidhjet okulte të drejtuesve të institucioneve me ata që njihen si oligarkë. Intelektualë të njohur që nuk mund të akuzohen si as të PD-së apo LSI-së, dhe as si të vënë në shërbim të agjendave politike theksuan se vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Një ndryshim të modelit qeverisë dhe politikë që e ka korrupsionin dhe degradimin e vlerave në sistem të
Tupja: Rama ka frikë nga Teatri, e sheh veten lakuriq
rrezikshëm për gjithë shoqërinë. Artisti Bujar Kapexhiu, gjatë fjalës së tij, u shpreh se largimi i një qeverive që mbahet mend për konflikt dhe përplasje me gjithë shtresat e shoqërisë, duke përfshirë dhe artistët, nuk duhet parë si tragjedi. “Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet”, tha Bujar Kapexhiu. Ndërsa profesor Edmond Tupja tha se Rama e urren teatrin pasi e ka frikë atë. “Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë
nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq.
Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për zotin
Rama”, tha profesor Tupja. Pjesë nga diskutimet në tryezë Edmond Tupja: Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama. Bujar Kapexhiu: Në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e një grua që mbajnë tepsitë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë Rama ik. Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin Rama ik do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet. Agron Gjerkmarkaj: Jemi (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E premte, 15 MARS 2019
“Arti në mbrojtje të demokracisë”, Kreu i PD-së: Në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë, të mos jenë maliqërit, por elita intelektuale
A
rtistët dhe qytetarët kanë më shumë se një vit që protestojnë kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar nga qeveria “Rama” me qëllim ndërtimin e kullave në tokën ku ndodhet aktualisht teatri. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues. “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha. Në tryezën e mbajtur në bashkëpunim me aleancën për mbrojtjen e tetarit “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe sociale, ndërsa qeveria sipas tij është kthyer në bandë që grabit gjithçka. Kreu i opozitës tha se e vetmja zgjidhje është qeveria teknike. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm, unë jam i vetëdijshëm që vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe pa dyshim edhe politike, e cila e ka shtyrë dhe opozitën drejt një vendimi të paprecedentë, por plotësisht legjitim, moral dhe politik dhe kurajoz. Atë të largimit nga një parlament i faktuar si produkt jo i votës së qytetarëve, por bashkëpunimit sistematik dhe të shtrirë në territorin e vendit, mes kupolës drejtuese të një partie politike dhe kupolës drejtuese të
Basha: Zgjedhjet të parakohshme për daljen e vendit nga kriza
krimit të organizuar në Shqipëri. Në vlerësimin tonë kriza politike kërkon një zgjidhje akute, e cila mund të kalojë vetëm përmes kthimit të vullnetit të popullit, kthimit të zgjidhjes tek populli me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe natyrisht hedhjes së një sërë hapash paraprak në këtë drejtim. Së pari krijimin e një qeverie tranzitore pa njeriun përgjegjës për asgjësimin e procesit zgjedhor dhe proceseve politike dhe për kthimin e qeverisë dhe shtetit në
një bandë që i shërben interesave të disa bandave. Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund çdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie
për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë. Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetesës demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë”, vijoi kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij, ky regjim duhet të marrë fund edhe në kuptimin
“de juro” dhe “de facto”, në mënyrë që t’i hapë rrugën një procesi të thellë reformash, por edhe llogaridhënieje për të gjithë ata të cilët, përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar asgjësuan procesin zgjedhor. Dhe po kaq shqetësuese, vijoi kreu i PDsë, është vrasja e shpresës dhe emigracioni si dëshirë dhe projektim i shumicës së atyre që ndodhen akoma brenda vendit. Para artistëve dhe përfaqësisë së shoqërisë civile, Basha foli dhe për lënien e mandateve. “Pala tjetër do ta shesë si përplasje, por nuk është e tillë është kauzë jetike dhe hapi që kemi bërë ne është për t’u rreshtuar krah njerëzve. Dhe në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë Shqipëria, të mos jenë maliqërit, por të jetë elita intelektuale brenda dhe jashtë vendit; si njerëz patriotë, dinjitoz, njerëz që kanë ngritur emrin e tyre pa pasur nevojë për teserën e partisë apo për njohjen me kryetarin e radhës, njerëz që mund të japin kontributin e tyre pa kërkuar asgjë në këmbim, për të cituar fjalët e një prej pjesëtarëve të kësaj elite intelektuale i cili fatkeqësisht sot nuk mund të ndodhej këtu me ne, sepse ndodhet në emigracion jashtë vendit”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.
teatrin, duhet të luftojmë për një demokraci funksionale, që fillon me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mark Marku: Beteja për teatrin i ka treguar shoqërisë se për të mbrojtur diçka që është e drejtë, nuk ka nevojë të jesh shumë. Një akt i ngjashëm është akti i opozitës për të dorëzuar mandatet. Duke braktisur një institucion, e ka shembur atë institucion, praktikisht një institucion i krimit që nuk funksionon. Rudi Erebara: Duhet të jemi të
gjithë bashkë jo për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, por për të rrëzuar një sistemin që solli Ramën në pushtet. kësaj radhe u vertetua se pa votën tonë, do të rrijë Edi Rama ose do na vijnë ca Rama të tjerë. Duhet të jemi të gjithë bashkë që të rrëzojmë sistemin. Ergys Mërtiri: Alarmi më i madh nuk është sistemi, por nevoja që interesat e mafiozëve, oligarkëve, të krimit të organizuar të zhvishen nga ndikimi i tyre në politikë dhe kjo besoj se është një alarm shumë i madh. Edi Rama e ka masakruar sistemin, nuk po lejon garë politike, nuk po lejon median dhe institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Ajo që na bën bashkë, është lufta me atë që ka kapur sistemin, për ta kthyer politikën brenda sistemit. Edi Rama ka blerë artistët. Ky njeri ka mundësi të blejë gjithçka. Ne duhet të shembim mekanizëm blerës, kapës, kompromentues, korruptues të Edi Ramës, që është ndërtuar në mënyrë paralele me politikën normale, me shtetin.
(Vijon nga faqja 4) ndoshta i vetmi vend në Evropë kur sharlatantët dhe banditët marrin vendim për intelektualët dhe jo e kundërta. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si lëvizje emancipuese, jo thjesht për të ndryshuar qeverinë, por sistemin dhe mënyrën se si do të jetojmë në këtë vend”. Flutura Açka: Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve… Elsa Demo: Duhen depolitizuar në mënyrë politike institucionet e kulturës. Nuk mjafton ndryshimi i qeverisë. Në vitet 2005-2006, e djathta po punonte për strategjinë e kulturës, këtu ka personalitete
të PD-së që e kanë shkruar dhe ajo mbeti në sirtar. Përpara se PD të merrete pushtetin, me siguri kanë ndodhur tryeza edhe më të mëdha se kjo… Neritan Liçaj: Një artist i lirë mund të jetë një opozitar shumë i mirë. Është shumë e thjeshtë të ndihmosh artin, pasi arti është shumë i rëndësishëm për vendin në tërësi. “Të shkatërrosh artin shkatërron kombin. Jam krenar që kam marrë pjesë në protestat e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, pasi arti përmbysi keqpolitikën me anë të atyre protestave…
Ardian Vehbiu: Është shumë vështirë të mbash larg kulturës politikën, sidomos në një vend kaq të ngushtuar dhe të sfilitur sa hapësira publike në Shqipëri. Por bindja ime është se duke vazhduar me këtë frymë që kemi mbajtur gjallë deri më sot, politika sërish do të ketë frikë, jo vetëm nga ju si shoqëri civile, por edhe nga kultura që ju përfaqësoni. Taulanda Jupi: Mesazhi që teatri na jep sot është që qëndresa dhe bashkimi mund të bëjë ndryshimin. Siç luftuam për
POLITIKE
6
E premte, 15 MARS 2019
Kryetarja e LSI-së: Do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit. Të gjithë pa dallim bindjesh nesër në protestë
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me strukturat drejtuese të partsë së Tiranës. Kryemadhi foli në këtë takim për protestën e së shtunës, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin në këtë protestë për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që i grabit qytetarët e saj. Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë janë të lodhur dhe të neveritur nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazuese. Kryetarja e LSI-së tha se protesta e 16 Marsit do të jetë një nga protestat më të mëdha që nga koha e rënies së bustit të diktatorit. “Prandaj 16 Marsi është shumë i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, prandaj çdo qytetar do dali për shtëpinë e tij. Sepse Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Mos ndaloni në asnjë moment, kudo që ti keni njerëzit. Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protestë model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit”, tha Kryemadhi. Në takimin me strukturat drejtuese të LSI-së së Tiranës, kryetarja e LSI-së foli për vendimin e djegies së mandateve, për të cilin tha se sot më shumë se kurrë: “jemi të bindur që kemi marrë vendimin e duhur”. Kryemadhi tha se ky vendim e rikthen LSI-në në LSI-në e vlerave, në LSI-në e principeve dhe e njerëzve që duan të bëjnë ndryshimin. Fjalimi i plotë i Monika Kryemadhit Faleminderit të gjithëve. Në fakt nuk di ku ta fillojë dhe ku ta mbarojë me të gjithë emrat tuaj. Këtu shikojmë themelues të LSI-së, që e kanë nisur që fëmijë dhe sot janë nëna, janë baballarë, janë gjyshër për ata që kanë qenë më të rritur. Dhe kjo është fitorja më e madhe e jona, sepse djegia e mandateve tregoi edhe njëherë dhe riktheu edhe njëherë LSI-në e 2004-ës, LSI-në e vlerave, LSInë e njerëzve që duan të bëjnë ndryshimin, LSI-në e njerëzve që i thonë JO arrogancës, LSI-në e njerëzve që i thonë JO tundimit, që i thonë JO kapjes, që i thonë JO pengmarrjes. Riktheu edhe njëherë LSI-në e lirë, LSI-në që është e pa kapur në asnjë cep, riktheu edhe njëherë vlerat, riktheu principet të cilat ne duhet ta bënim Katharsisin tonë. Dhe djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë
Monika Kryemadhi: Pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, e shtuna do jetë më e rëndësishmja
e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së. Sot më shumë se kurrë ne jemi të bindur që kemi bërë vendimin e duhur. Është veprim ekstrem, por për të gjithë ata që thonë që është veprim ekstrem, për të gjithë ata që thonë që duhet oksigjen për Parlamentin, për të gjithë ata që thonë që debati bëhet në Parlament, për të gjithë ju që nuk besoni në principe dhe në demokraci, duhet tju bëjmë vetëm një pyetje. Ligjin për teatrin, që është ligj korruptiv, grabitës, Ligji për pronat që u grabitet prona qytetarëve dhe që u grabitet prona pa asnjë dokument dhe pa asnjë vendim gjykate, ligji i dividentit që vjedh dhe grabit miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe favorizon oligarkët, apo amendamentet e vajzave tona studente për tetë kërkesat e studentëve që u rrëzuan, heqja e të drejtës së fjalës së opozitës në Parlament, e shumë e shumë veprime të tjera të paligjshme, shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme, ku ligji thotë me 84 vota, dhe këta e zgjodhën me 69 vota, ndërtimi i organeve të sistemit të drejtësisë me njerëz të cilët institucionet ndërkombëtare i quajnë njerëz të cilët nuk kanë kredibilitetin dhe integritetin moral për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot? Ka dy vjet që Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Tashmë është edhe pa Parlament. Ka ngelur në këmbë vetëm mëkëmbësi i mbretit që është Edvin Rama që nuk është gjë tjetër veçse
mëkëmbësi i krimit. Prandaj shteti ka rënë. Prandaj nuk mund të lejojmë që një kriminel dhe një i çmendur të marri peng Shqipërinë, të marri peng të ardhmen e Shqipërisë. Por kjo është politike kjo që themi ne sot. Por ne nuk do tju bëjmë thirrje njerëzve që të dalin për politikë. Sepse politika ka kusuret e saj, qoftë unë qoftë Petriti, qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusure Endriti, Floida, Kejdi e shumë të rinj e të reja, apo edhe ju këtu. Dhe ne kusuret tona do ti lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë. Por protesta e ditës së shtunë do të jetë protestë ku do të dalin të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh. Përse do të dalin? Do të dalin sepse si të jetosh në shtëpi, si të mos jetosh në shtëpi, si ta kesh shtëpinë e pa legalizuar dhe ty qeveria e Edi Ramës sot do të vijë ta prishë dhe do të paguash dhe 5 milion lekë për shtëpinë e pa legalizuar, ndërkohë ti paguan 8 mijë lekë në muaj vetëm taksë uji, pa e hapur asnjëherë çezmën e ujit. Kjo është qeveria që grabit qytetarët e saj. Kjo është qeveria që grabit njerëzit e saj. Kjo është qeveria që grabit votuesit e saj.
Por normal që i grabit, sepse ju thotë: mbylleni gojën se ja u kam blerë votën, mbylleni gojën sepse kam në dorë fatin tuaj, mbylleni gojën se të kam peng, mbylleni gojën se do t’ju çoj në prokurori, mbylleni gojën se do të heq nga puna, mbylleni gojën se do të kërcënoj me armën e krimit. E pra, njerëzit u lodhën, u mërzitën dhe u neveritën nga kjo qeveri kërcënuese dhe shantazhuese. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të kërcënuar, as për të shantazhuar, por për të thënë që jemi të lirë dhe fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama dhe as banditët e Edi Ramës. Prandaj ju lutem me dorë në zemër, secili nga ju të mendoj njëlloj si për fëmijët e tij, secili nga ju të mendoj njëlloj si për prindërit e tij, secili nga ju të mendoj si për veten e tij, sepse është shumë e rëndësishme që data 16 Mars, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje, por ka rëndësi për të treguar që e gjithë Shqipëria është aty. Le t’i bllokojë rrugët, le ti sekuestrojë autobuzët, le të mos ta nisi edhe trenin, le të mbylli taksitë dhe çdo gjë tjetër, por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot. Dhe këmbët e shqiptarëve nuk ka për ti ndaluar dot. Sepse do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun, por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve. Prandaj 16 Marsi është shumë i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, prandaj çdo qytetar do dali për shtëpinë e tij. Sepse Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, është
shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Dhe si çdo njëri nga ne, si ata banorët e Unazës së Re që luftojnë për shtëpitë e tyre, që Edi Rama u thotë janë të pa legalizuara, janë ilegjitim, por shtëpia është kështjella e secilit nga ne, është kështjella e çdo familje, dhe kalorësit luftojnë për kështjellat e tyre. Prandaj edhe ne do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë për Shqipërinë, do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë ju falënderoj jashtëzakonisht shumë, sepse në të gjithë angazhimet dhe në të gjitha protestat ju keni qenë pjesë e tyre. Nuk keni qenë, jam e bindur si anëtar partie, por keni qenë si qytetarë. Sepse kush ka biznes është kërcënuar dhe është gjobitur nga taksidarët e Edi Ramës, kush ka qenë në punë janë hequr përse kanë qenë suportues apo mbështetës të LSI. Nuk na frikëson dot, nuk na frikëson as vdekja, jo më të na frikësojë një shëmtirë e shëmtuar. Shëmbëlltyrës së të keqes sot i ka ikur dita dhe nuk do të kthehet më. 16 Marsi është dita e ringjalljes së shpresave dhe të vlerave të shqiptarëve. Zoti ju ruajtë ju, Zoti i ruajtë shqiptarët, Zoti na dhëntë forcë, sepse shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe do të jenë zgjedhje të cilat do të përmbysin njëherë e përgjithmonë, do të zhdukin fenomenin e çdo njeriu që kërkon të marrë pushtet dhe ta zaptojë pushtetin për interesat e veta. Do të jenë zgjedhje të cilat do të ndërtojnë sistemin e vlerave, do të ndërtojnë sistemin e barabartë të institucioneve dhe do të ndërtojnë atë për të cilën ne kemi luftuar, për lirinë e fjalës, për lirinë ekonomike, për lirinë e mirëfilltë. Ne jemi qytetarë të lirë dhe duke qenë qytetarë të lirë, lirinë tonë nuk na i merr dot dhe nuk na i merr dot dhe as nuk na e shet dot njeri. Ju faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohëse. Mos ndaloni në asnjë moment, kudo që ti keni njerëzit. Ftojini qytetarët që të jenë në protestë, sepse do të jetë një protestë shumë e bukur dhe do të jetë një protestë model dhe simbol i të gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Do të jetë një nga protestat më të bukura, por do të jetë edhe një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit mbas rrëzimit të bustit.
POLITIKE
7
E premte, 15 MARS 2019
Ish-deputeti i LSI-së: Pas Lefter Kokës, kemi përjashtuar edhe këshilltarët e Durrësit që votuan për rritjen e çmimit të biletave të autobuzave
I
sh-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari deklaroi se në datë 16 mars qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. I ftuar dje në emisionin “45 Minuta” në Report Tv, ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se porsa kohë flitet për to, atëherë është e qartë se ka sinjale të qarta që vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama”, deklaroi Endrit Braimllari. Ndërsa i pyetur rreth një sondazhi i cili e nxjerr LSI-në në rënie sa i përket mbështetjes, Braimllari u shpreh se qytetarët janë shprehur “pro” aktit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve të saj. “Absolutisht kemi të dhënat tona, dhe nuk i reflektojnë, nuk dua të merrem me paragjykimet e sondazhit, por një e dhënë korrekte ka qenë komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët. Fryma pozitive dhe në
Braimllari: Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare
rritje në mbarë vendin, tregon që qytetarët janë pro djegies së mandateve. Sondazhi më i mirë është ai që marrim me qytetarët në takimet e drejtpërdrejta. Nëse Rilindja ka dyshime mbi sondazhet ta dërgojë vendin në zgjedhje edhe e shikojmë.
Çuditem që nuk na ka nxjerrë 3%. Sondazhi i vërtetë është ai që kemi nga komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët”, u shpreh Braimllari. Pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin dhe u përjashtua, ish-deputeti
Brahimllari thotë se fatin e tij e kanë pësuar edhe këshilltarët në bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime. “LSI ka një vendim zyrtar, në datë 22 mos gaboj ka qenë mbledhja e Komitetit Drejtues ku vendosi, që cilido që thyen vendimin politik është i çregjistruar si anëtar partie. Koka nuk është deputet i LSI-së. Unë kam komunikuar në momentin që ka qenë deputet, mbi aktivitetit e LSI. Ka thyer vendimin e grupit, çfarë shkaqesh doni më? Këshilltarët e Durrësit? Jam vendosur në dijeni, cilido që thyen vendimin politik të LSI-së dhe nuk është në interesa të qytetarëve nuk përfaqëson vullnetin e LSI-së,kjo është e njëjtë si për deputetët dhe për këshilltarët. Ky është vendimi politik i LSI-së”, u shpreh zyrtari i LSI-së. Në fund të intervistës, ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë të mërkurën në Tiranë, i cili duke iu referuar situatës politike në Shqipëri i bëri apel opozitës që të mos dalë kundër integrimit të vendit në BE. “Ne nuk jemi kundër, ne kërkojmë që të hapen negociatat, pasi niveli i kontrollit do të jetë më i lartë për qeverinë”, u shpreh dje ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.
“ASTIRI” 131 DITË NË PROTESTË, BANORËT KËRKOJNË ANULIMIN E PROJEKTIT: MOS NA PRISHNI SHTËPITË
A
shtu siç ndodh prej 4 muajsh tashmë, edhe pasditen e djeshme banorëve e zonës së “Astirit” në Tiranë, dolën sërish në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre, pasi shtëpitë e të cilëve rrezikojnë shembjen nga projekti korruptiv i “Unazës së Madhe”. Dhe si çdo mbrëmje i pranishëm pranë banorëve ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 mars para Kryeministrisë për t’i vendosur flakën pushtetit. “Ne nuk na prish punë as shiu as dielli, e vetmja gjë që ju prish punë juve është Edi Rama. Është e vërtetë me datë 16 do festojë Luli dhe gjithë shqiptarët se do ikësh ti. Ju jeni bërë një shembull sesi protestohet dhe sesi qëndrohet përballë mafies dhe pushtetarëve të korruptuar. Të gjithë thonë bravo i qoftë unazës që nuk ulin kokën përballë një pushteti të korruptuar. Këta qeveritarë
Thirrja e fortë e Klevis Balliut nga Unaza: Ejani ti vendosim flakën pushtetit të krimit
të ardhur nga bota e drogës të paguajnë krimit. Nuk duam të bjerë ky projekt, por vetëm qeveria. Rama bie vetëm një mënyrë, protestës dhe revoltës te kryeministria. E kam thënë dhee përsëris që fuqia që ju keni është më e madhe se e kësaj qeverie.
Datë 16 mars nuk është një vend ku mblidhesh se ju thirrur një person. Kjo protestë përfaqëson të gjithë atë naftëtarë , nënat e tyre që nuk kanë parë fëmijët e tyre se iu desh të protestonin . E di gjithë bota dhe Europa se shqiptarët janë populli më i
vjedhur. Bashkohuni në 16 mars te Kryeministria për t’i vendosur flakën pushtetit të krimit të organizuar”, tha Balliu. Në ditën e 131 të protestës, banorët kërkojnë anulimin e projektit.“Mos guxo të na prishni shtëpinë, do t’ju vrasë Zoti përmes popullit. Edhe diçka nga ana juridike, ne këto shtëpi i kemi ndërtuar 30 vjet më përpara. Në atë kohë shteti nuk ekzistonte. Çfarë ndodhi? Për 15 vjet rresht na e thanë, ju e keni fituar”, shprehet një nga banorët. Ende nuk dihet se kush do të jetë skenari i opozitës për protestën e së shtunës, teksa herën e fundit që protestuan para Kryeministrisë në 16 shkurt u shënuan incidente dhe përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë së shtetit, ndërsa u dëmtua edhe hyrja e godinës së selisë së qeverisë.
KRYETARJA E LRI-së
Kërpaçi: Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon propagandën e Qeverisë
Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili flet për mënyrën se si zgjedhjet e 2017-ës shënuan shitblerje votash dhe presion të shtetit ndaj votuesve. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e LRIsë, shprehet se me raportin që u publikua të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon propagandën e Qeverisë! “Departamenti Amerikan i Shtetit rrëzon propagandën e Qeverisë! Amerika, në këtë raport tregon qartë sesi zgjedhjet e 2017 ishin: Shitblerje votash dhe Presion! Në Raportin e DASH tregohet qartë për: -Shitblerjen e votave në 2017; -Korrupsioni në të gjjtha nivelet e qeverisjes; - Pandëshkueshmërinë e qeveritarëve që shkelin ligjin; -Shtypja e mendimit të lirë dhe censurimi i mediave. Zëri i Amerikës, Departamenti i Shtetit, qartazi në kundërshtim me propagandën e qeverisë ilegjitime që po mjeron Shqiptarët. Largimi i qeverisë ilegjitime,është shpëtimi i demokracisë dhe hap rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, theksoi dje në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi teksa i fton ndjekësit e saj, që të lexojnë të plotë raportin e DASH-it.
FORUM
8 E premte, 15 MARS 2019
RAPORTUESI PËR SHQIPËRINË NË BUNDESTAG
BE të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim miqësor me raportuesin për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Europiane në Bundestag, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi. Në takim, Ministri në detyrë Cakaj shprehu vlerësimin e tij për qasjen inkurajuese të Raportuesit për Shqipërinë Sarrazi për avancimin e mëtejshëm të axhendës
INTERVISTË
Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për përshtypjet pozitive nga takimi e rrezikun që sjell polarizimi politik. Duke folur për krizën politike ai bën thirrje për kosensus dhe dialog mes palëve. Deutsche Welle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja? Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t'i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe
europiane të Shqipërisë. "Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është gati për çeljen e negociatave", tha kryediplomati shqiptar në fjalën e tij. Raportuesi për Shqipërinë Sarrazi konfirmoi mbështetjen e tij dhe të Partisë së Gjelbër për çeljen e merituar të bisedimeve
për anëtarësim. Sikundër u shpreh edhe në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Bundestagut, ai theksoi nevojën e mbajtjes së fjalës së dhënë nga ana e vendeve anëtare për fillimin e bisedimeve pas përmbushjes së pesë prioriteteve, jo vetëm si vlerësim të merituar për arritjet e deritanishme, por edhe si një mesazh inkurajues për institucionet dhe shoqërinë shqiptare.
Michael Roth për Shqipërinë: Atmosfera është helmuar shumë
qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion. E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Kam frikë se atmosfera është helmuar aq shumë sa që nuk do të ketë më dialog mes partive të opozitës dhe qeverisë, edhe pse ky dialog është shumë i nevojshëm.
Opozita akuzon qeverinë se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj këtu? Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë. A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave me të anëtarësimit në BE?
Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është elikzir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj
negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament. Qarkullojnë fjalë se Maqedonia e Veriut mund ta merrte dritën jeshile për bisedimet, por jo Shqipëria. I keni dëgjuar edhe ju këto përsiatje? Jo, këtë nuk e kam dëgjuar ende. Por këtu procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizma. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu. Pra, gjithçka është e hapur? Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në në muajt e ardhshëm dhe sa më shumë parti të marrin pjesë në to, aq më e dobishme është kjo për vendimin pozitiv. DW
POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati
N
ë një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, sikur numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka filluar dhe sikur ditët e tij janë të numëruara. Këtë version që është shumë larg të vërtetës e përhapin pak a shumë edhe vartësit e tij duke përkundur idenë se e shtuna e ardhshme do të jetë, ose dita e fundit në pushtet e kryeministrit, ose pika e kthesës, kur ai do të marrë përfundimisht të tatëpjetën. Në fakt nuk është aspak kështu dhe mbi të gjitha këtë e di mirë edhe vetë Lulzim Basha. Përndryshe, nëse regjimi oligarkoko-kriminal i rilindjes do të përmbysej, me një, apo dy demostrata, nuk ishte nevoja që opozita të braktiste parlamentin, të digjte mandatet, të panifikonte bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe si përfundim daljen krejtësisht nga sistemi. I gjithë ky përshkallëzim, i cili përbënte, fatkeqësisht, të vetmen rrugë për tu përballur me
një bandë që grabit zgjedhjet për të plaçkitur Shqipëinë dhe vjedh vendin për të përlarë votat, ishte përqafimi i një rruge të mundimshme. Ai u ndërmor, së pari, për t’i ndërgjegjësuar edhe më shqiptarërt se çfarë tip sundimtari po i qeveriste dhe për t’i lënë ata, të vetëm, përballë me portretin e tij, sa brutal dhe aq edhe grotesk. Ai u ndërmor, njëkohësisht edhe për të futur opozitën në një proces katarsisi, ku vetëskarifikimi dhe radikalizimi do të shërbenin si mjete për të prerë urat me mëkatet e së shkuarës. Ai u ndërmor edhe për t’a eksportuar krizën shqiptare nga diplomatët e leshtë apo konformistë të Tiranës, tek kancelartitë e tyre në qendër, ku e vetemja autokraci në qerthullin e BE-së zor se do të pranohej. Të gjitha këto procese kërkojnë një kohë të gjatë precipitimi dhe reflektimi dhe çdo lloj tjetër qasje, për një shembje të shpejtë të Edi Ramës, nuk është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër taktike për mitingun e radhës. Por, përpos kësaj analize praktike për atë që do të ndodhë, ka
ANALIZË Nga Armand Shkullaku
A
shtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po komplotojnë kundër interesave europiane të Shqipërisë që sot mishërohen tek pushteti i tij (fronti i së mirës). Me një gjuhë të tërthortë, kryeministri i vendit ka lënë të kuptohet se veprimi radikal i opozitës ose sponsorizohet ose i shërben interesave ruse për ta mbajtur Shqipërinë dhe rajonin larg Bashkimit Europian. Në mënyrë gjoja naive, ai ka shprehur habinë e djallëzuar se si protesta e opozitës u transmetua nga Rusia Today dhe në një takim me homologun maqedonas la të kuptohet se konflikti politik cenon axhendën europiane të vendit, gjë për të cilën rusët fërkojnë duart pas mureve të Kremlinit. Dhe menjëherë, këto mesazhe mbi këtë komplot kërcënues, u shumëfishuan nga sazet mediatike që entuziasmohen sa herë që lideri bën këto zbulime gjeniale.
Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë "sukseset e mëdha" që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t'u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin rusoopozitar. Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti-europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organi-
9 E premte, 15 MARS 2019
Edi Rama nuk rrëzohet shpejt edhe një problem teorik: a i intereson pjesës më të madhe të shqiptarëve një rrëzim i shpejtë i Edi Ramës? A i leverdis atyre ( përveç katër pesë njerzve që duan t’i zënë karrigen) një rrotacion i beftë, që historia jonë e shkurtër na ka mësuar se nuk pjell kurrë ndryshim? A përbën lehtësim për vendin heqja qafe e këtij njeriu që, me çdo ditë qëndrimi në pushtet, vetëm i bën dëm Shqipërisë? Sa do kontradiktore që të duket përgjigja është: JO. Sepse Edi Rama nuk duhet thjeshtë të rrëzohet, ai duhet lënë të degradohet në pushtet. Sa do e madhe që të jetë kostoja ekonomike dhe njerzore, RILINDJA pas rilindjes duhet të vijë pasi gjithçka të ketë prekur fundin. Po të shikohet vetëm ky muaj pas djegjes së mandateve, sado që koha është e shkurtër, shenjat e para të degradimit janë tejet të preksheme. Mjafton të vëzhgosh pasqyrat më të qarta të interesave të oligarkisë në këtë vend, dy TV e mëdha kombëtare, si e kanë
çjerrë maskën dhe si janë vënë në shërbim të pushtetit. Mjafton të dëgjosh kryeprokuroren e republikës, të zgjedhur me votat e socialistëve, se si hakërrehet ndaj opozitës dhe mediave. Mjafton të kqyrësh policinë e shtetit se si iu vërsul fëmijëve dhe grave shtatzëna, tek Petro Nini, me mendësinë se kushdo që proteston në rrugë është armik i partisë. Mjafton të ndjekësh në parlament deputetët e “opoziës së re’, që nga njëra anë thotë se do të përfaqësojë elektoratin e tradhëtuar nga Basha dhe Kryemadhi dhe nga ana tjetër voton sipas porosive të Edi Ramës. Të gjitha këto janë sinjale të qarta se imazhi i një vendi normal ka filluar të thërmohet me shpejtësi. Dhe ky proces duhet lënë të vazhdojë në rrjedhje të lirë. Sepse vetëm kështu, falë këtij radikalizimi, kësaj vije të qartë ndërëse, të gjithë do të kuptojnë se cilët janë në anën e drejtë të barrikadës dhe cilët janë kameleonët që i përshtaten pushtetit
të radhës. Nëse Lulzim Basha e ka me tërë mend slloganin se nuk duhet rrëzuar vetëm Rama, por duhet shembur sistemi që e mban atë në këmbë, kjo nuk mund të bëhet as me një demostradë, as me një puç pallati. Ky është një proces që kërkon kohë. Kohë për t’a lënë telendiset deri në fund ai që kërkoi tu hiqej shqiptarëve si nxënësi i Faik Beut apo i Nolit, por kohë edhe për vetë opozitën, të cilën, dalja e ngadaltë nga sistemi do t’a zhveshë nga lidhjet okulte me ingranazhet e tij (pronarë mediash, oligarkë, banditë që sa më shumë muaj të kalojnë aq më tepër do afrohen me pushtetin). Në këtë kuptim, sot, armiku më i madh i gjithë kundërshrëve të Ramës, nuk është ai vetë, por tentimi për ta rrëzuar shpejt atë. Paradoksalisht, sa më i gjatë të jetë lëngimi i përbashkët me sëmundjen e tij, aq më të forta do të jenë antikorpet, që nuk do të lejojnë më ringjalljen e kësaj flame. Lapsi.al
Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën zuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar pareshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve. Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE. Në dështimet e mëparshme drejt afrimit me BE, Edi Rama fajësoi "Europën e frikës", islamofobinë, forcat ekstremiste, etj etj. Tani, kur kartën e integrimit kërkon ta luajë për të kapërcyer krizën e brendshme politike, fajin e kalon tek opozita dhe sabotimi rus. Në fakt, nëse ka ndonjë shqetësim real për influencat e Moskës në Shqipëri e rajon, ai ka të bëjë me depërtimin e kapitalit rus në sektorë të ndjeshëm të ekonomisë dhe jo në propagandën e Rusia Today që mund të ndikojë orientimin properëndimor të shqiptarëve. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, është në dijeni të plotë dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar këtë depërtim, të paktën
në sektorin bankar shqiptar. Miliarderë rusë, madje mes tyre edhe nga ata që figurojnë në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit, si oligarkë të afërt me Kremlinin, janë tashmë prezentë me kapitalin e tyre edhe në Shqipëri. Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje. Edi Rama është caktuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe
buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anulim të koncensioneve, më pak taksa për të varfrit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit. Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.
POLITIKE
10
E premte, 15 MARS 2019
Deputetja e PS-së: Deputetët e rinj nuk janë opozita e re. Mjaftojnë votat që kemi marrë për të vijuar reformën
D
eputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli gjatë një interviste televizive u shpreh se djegia e mandateve nga ana e opozitës është djegia e votës së qytetarëve, të cilëve u ka bërë thirrje të ruajnë qetësinë gjatë protestës, duke mos rënë pre e liderëve që kanë mendjen te pushteti dhe jo tek e mira e përbashkët e vendit. Kodheli gjithashtu thekson se Partia Socialiste nuk do pranojë mandate në tavolinë. “Për të gjetur një analogji të djegies së mandateve na duhet të kthehemi një shekull më parë. Pra, duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur një ngjarje të tillë, që është e jashtëzakonshme për momentin e zakonshëm që po jeton vendi. Mandatet e djegura nga Partia Demokratike dhe opozita janë të qytetarëve dhe është vota e tyre që ka mbetur e papërfaqësuar, pra është djegur vota e qytetarëve. Kuvendi vijon normalisht punën. Dhe në këtë drejtim, ndihem keq kur shoh se ato që kanë ardhur sot në Kuvend e kanë bërë betimin, duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe për të përfaqësuar opozitën, etiketohen nga kjo opozitë që është larguar nga detyra e saj si tradhtarë, apo janë përjashtuar nga partia”, tha Kodheli. Protesta e opozitës Sa i takon protestës së 16 marsit, deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se ka informacione
Protesta kundër Qeverisë, Kodheli: Opozita të demonstrojë në paqe
për dhunë. “Informacione ka, lideri i PD e ka dhe shpreson fort të ketë përplasje e dhunë. I kërkoj shqiptarëve të tubojnë në bulevardin “Dëshmorët të Kombit”, siç u ka hije shqiptarëve, në paqe, pasi Tirana është kryeqyteti jonë dhe është i të gjithëve. Protestat janë primordiale në demokraci. Të pretenduarit për më shumë është thelbësore, por kjo kërkesë mund të bëhet në paqe. Kanë vdekur e ikur kohët kur tanket
FESTIMET
Dita e Verës “bashkon” Ramën e Bashën në Elbasan, batuta për Lalën, Lulin dhe Lalin Dita e Verës erdhi pa diell, por pavarësisht temperaturave të ulëta, në Elbasan festa nuk mungoi. Të veshur plot ngjyra, fëmijët përcollën mesazhe të rëndësishme përmes interpretimeve në grup. Ballokumet, përgatitja për të cilat kishte nisur ditë më parë, mund t’i gjeje në çdo cep. Bashkimi ka 20 vite që siguron jetesën përmes ëmbëlsirës tradicionale të Ditës së Verës. Nga shitjet shprehet i kënaqur. Interes qytetarët shfaqën edhe për veroret, vendosja e të cilave në duar thonë se sjell mbarësi. Festa pagane solli në Elbasan politikën edhe pse liderët u kujdesën që të ishin në kohë të ndryshme në qytet. Kryeministri Edi Rama, gjatë urimit nuk kurseu batutat. “Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17”, u shpreh Rama. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi të bëjë një marshim në bulevardin kryesor të qytetit, i shoqëruar nga deputetë e simpatizantë të PD-së.
dilnin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne si forcë treguam maturi kur ndodhi Gërdeci, nuk akuzuam te të huajt qeverinë, pasi ishim pranë hyrjes në NATO, ndërsa tani, ne nuk shpresojmë kaq shumë nga kjo opozitë, por të paktën maturi e jo dhunë për t’i lejuar vendit rrugën drejt integrimit në BE”, tha Kodheli, duke kujtuar çeljen e negociatave në qershor. Deputetët e rinj Por ndryshe nga kryetari i saj
Edi Rama, deputetja socialiste thekson se deputetët e rinj që morën mandatet pas djegies në bllok të tyre nuk janë ajo që Rama e cilëson si “opozita e re”. “Ata s’janë opozita e re, por janë një opozitë e denjë, që buron nga lista respektive e partive opozitare. Ata do vijojnë të bëjnë betejën e tyre politike nga pozicioni që janë. Ne nuk pranojmë mandatet që s’na takojnë. Mjaftojnë votat që kemi marrë për të vijuar reformën. Opozitarët janë të
mirëpritur të bëjnë opozitarin brenda Kuvendit”, tha ishministrja e Mbrojtjes. nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme shprehet opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Shpresoj shumë që edhe PD të jetë në zgjedhjet lokale. Nuk më vjen mirë fjala “bastion”, ajo vjen nga revolucioni francez, jo në botën moderne ku duam të shkojmë. Nuk duhet të ekzistojnë bastionet, pasi tregon ekstremizëm. Ka votues ekstremë, pasi duhet ta mësojmë pak nga pak demokracinë. Atje ku funksionon sot demokracia ka tre shekuj demokraci”, shtoi deputetja e Partisë Socialiste. Duke vijuar me zgjedhjet lokale të qershorit, Mimi Kodheli tha se shpreson shumë që persona me dinjitet dhe vizion nga Partia Socialiste të gjejnë mundësinë të drejtojnë dhe në zona ku opozita drejton sot. “I uroj shumë suksese deputetit Ndreu, i cili edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga kryesia e PS, pritet të jetë kandidat i PS për Lezhën, të fitojë zgjedhjet e qershorit. Ne jemi një forcë politike që kemi treguar se dimë të kthejmë identitetin dhe faqen e bukur Shqipërisë”, tha dje Mimi Kodheli.
KRYEMINISTRI RAMA: U DESHËN 7 VJET PËR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËS
Autostrada Tiranë–Elbasan, në 17 maj plotësisht funksionale A
utostrada Tiranë–Elbasan është hapur dje në një anë edhe në pjesën e mbetur nga TEG-u deri tek tuneli në Ibë. Në 17 maj ky aks strategjik do të jetë plotësisht funksional në dy drejtimet e tij. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan hapjen e autostradës. “Është hapur mbrëmë në darkë, kemi bërë provat e para ndërkohë që sot është e hapur për të gjithë kalimin e automjeteve. Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës”, u shpreh ministrja Balluku. Ndërsa drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato u shpreh se devijimet e rrugës do të jenë deri në 17 maj, sa të hapet dhe karrexhata e re. “Këtu janë hapur të dyja korsitë për qarkullimin. Nga kthesa e Ibës deri në tunel përdorim vetëm karexhatën e majtë
me dy kalime, derisa në 17 maj do të përfundohen dhe punimet për të hapur dhe këtë karexhatë që jemi duke përshkuar tani”, – tha Sonila Qato, drejtoresha e ARRSH. Ndërkaq kreu i Qeverisë pohoi se u deshën 7 vjet për ndërtimin e autostradës, si pasojë e mungesës së një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet europiane të qarkullimit dhe sigurisë. “U deshën 7 vjet për ndërtimin e autostradës, si pasojë e mungesës së një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet europiane të qarkullimit dhe sigurisë. E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”, tha kryeministri Rama.
AKTUALITET
11
E premte, 15 MARS 2019
Prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Maternitet në sportelin e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar dhe procedurën e regjistrimit fillestar
N
ë dy muajt e parë të 2019, 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook. “Me këtë informacion për prindërit që kanë përfituar bonusin e bebes nga dita e parë e këtij viti e deri më sot, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Familjet e reja kanë përfituar 237 milionë lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40,000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80,000 lekë secili. Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120,000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360,000 lekë. Politika e re sociale e qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; Për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë; Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80,000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120,000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë. Prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Maternitet në sportelin e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete
Çeku i bebes, në 2 muaj u shpërblyen 4092 fëmijë BONUSI UNIVERSAL “Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile”.
të vendit, duke lehtësuar dhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve. Bonusi i bebes është i ndarë në dy pjesë. Çeku i parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku i dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile. Pagesa do të kryhet në bankë dhe çeku ka vlefshmëri deri
në 12 muaj nga data e lëshimit të tij. Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Kjo do të ndryshojë
RAPORTI
19 mijë shqiptarë kërkuan azil në 2018 E
dhe pse numri është ulur pak, shqiptarët renditen ende në listën e dhjetë azilkërkuesve më të mëdhenj. Në raportin e publikuar nga Eurostat, thuhet se gjatë 2018 janë rreth 19 mijë shqiptarë që dëshironin të largoheshin nga vendi. Numri më i madh i kërkesave ishte për në Francë. Shqiptarët pozicionohen të nëntët pas sirianëve, afganëve, irakenëve, pakistanezëve e të tjerë por në raport me numrin e popullsisë duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, duke u renditur të parët. Thuajse gjysma e tyre, rreth 44% ose 8 mijë e 280 kanë kërkuar azil në Francë. Në të gjithë Bashkimin Europian, shqiptarët përfaqësojnë rreth 3% të totalit prej 580 mijë azilkërkuesish. Ndonëse shifrat mbeten të larta në raport me vitet e kaluar numri i aplikantëve për azil ka rënë. Në vitin 2017 u regjistruan 26 mijë kërkesa, ndërsa numër rekord aplikimesh mban viti 2015 me 69 mijë aplikime.
krejtësisht dhe sistemi do të jetë i shpejt dhe i drejtpërdrejtë. Nuk do të ketë kapërcime nga njësi të ndryshme vendore dhe nuk do të ndodhë që paratë e fëmijëve të përdoren për tjetër gjë duke lënë familjet pa bonos. 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40,000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80,000 lekë secili. Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë
përfituar 120,000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360,000 lekë. Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.
SITUATA
T
ipologjia e dhunës ndaj bluzave të bardha është për shkaqe të ndryshme. Kryesisht në opinionin publik ekziston perceptimi që bluzat e bardha dhe njerëzit e drejtësisë janë më të korruptuarit. Por a mund ta ulë këtë fenomen një katarsis i brendshëm? Mjeku Arjan Harxhi, i cili edhe pse e pranon që ka nevojë për katarsis, thekson se një vend të rëndësishëm në keqreagimin e qytetarëve është kriza e besimit që ata kanë tek bluzat e bardha. “Ky fenomen është shumë faktorial. Por edhe ne kemi mendimin tonë se si mund të përmirësohet. Dhuna nuk mund të justifikohet pavarësisht shkakut. Ky lloj fenomeni fatkeqësisht është e gjithë pranuar në Shqipëri. Në shëndetësi bëhet shumë e mprehtë. Ne mendojmë se dhuna nuk është zgjidhje. Duhet të ndryshojmë kulturën, të mos reagojmë pasi ndodhë dhuna. Por kush janë masat
Dhuna, mjeku: S’ndalemi vetëm me protestën
që mund të marrim për ta minimizuar këtë fenomen. Patjetër që ka vend për katarsis. Jemi të ndërgjegjshëm që korrupsioni është prezent. Një fenomen i rëndësishëm është kriza e besimit mes mjekut dhe pacientit”, u shpreh ai. Harxhi beson se protesta e ia arriti qëllimit të saj pasi u pa një
reagim pozitiv nga ministria dhe drejtoria e QSUT por kjo nuk do të mbetet me kaq. “Ne mendojmë se arritëm qëllimin, derisa patëm reagimin pozitiv nga ministria dhe drejtoria e QSUT. Protesta do vazhdojë me kërkesa specifike që do i drejtohen si Ministrisë edhe drejtorisë së QSUT”, u shpreh mjeku Harxhi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E premte, 15 MARS 2019
E përditshmja britanike “The Independent”, reportazh për ndryshimet në kryeqytetin shqiptar
Tirana në krye të qyteteve për të vizituar në 2019
E
përditshmja britanike “The Independent” i ka kushtuar një reportazh të gjatë ndryshimeve të konsiderueshme që ka pësuar Tirana në vitet e fundit duke argumentuar se sa i gabuar është opinioni negativ që qarkullon për Shqipërinë jashtë vendit. Mbi të gjitha, gazetari Ryan Chatterton thekson se ndonëse Shqipëria ka ende shumë probleme dhe punë për të bërë, elementët pozitivë i tejkalojnë ato negativë. Në vijim artikulli i plotë. *** “Më fal, je në Toronto? Mendova se më thatë se ishit në Europë”. Kolegu ishte krejt i hutuar, ndonëse edhe theksi im amerikan me shumë mundësi kishte bërë pasojat e veta. “Jo, jo Toronto”, i thashë. “Tirana. Është kryeqyteti i Shqipërisë”. U përpoqa të theksoj bashkëtingëlloret. As gjeografia nuk më ndihmoi shumë. Vendndodhja e këtij qyteti shpesh herë krijon shumë ngatërresë mes miqve dhe kolegëve të mi. Përse Shqipëria? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Jam i habitur që wifi është kaq i mirë!
Në të vërtetë, nuk dija shumë për Shqipërinë para udhëtimit tim për në Tiranë në verën e vitit 2018. Dhe e pranoj, kisha krijuar një opinion negativ për rajonin, ndonëse nuk kisha asnjë provë. Ndonëse nuk dija asgjë për vendin apo banorët e tij, e imagjinoja Shqipërinë si një vend të rrezikshëm dhe të shkatërruar, me shumë pak infrastrukturë dhe me krimin që lulëzon. Historia e Shqipërisë është e komplikuar, mbushur me shtypje, luftë, izolim, tensione me fqinjët dhe një diktator të çmendur. Një seri ngjarjesh fatkeqe, nga 500 vite pushtim nga Perandoria Osmane dhe një diktaturë komuniste katër dekada të gjatë, duke kaluar nga një konflikt civil postkomunist në 1997, nuk i kanë dhënë Shqipërisë shumë kohë për t’u zhvilluar në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë vende ballkanike kanë një linjë historike të ngjashme. Thënë këtë, për habinë dhe gëzimin tim të madh, kurrë nuk kam gabuar më shumë për një vend. Ushqimi është i jashtëzakonshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit plot gjallëri dhe e ngrohtë me një jetë nate të zhvilluar. Për më tepër, moti është fantastik. Si një nomad dixhital, ku shpeshherë qëndroj në një vend për tre ose më shumë muaj, kisha shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve për të vizituar në 2019. Tirana ka talent Transformimi i kryeqytetit shqiptar është diçka habitëse në katër vitet e fundit, duke e lënë pas dekadën e kaluar. Për këtë arsye, kur lexova një artikull të fundit nga redaktorja për udhëtimet, Cathy Adams në “The Independent”, të titulluar “Valentine’s Day 2019: Why Tirana is
the Best Place to Spend It” (Dita e Shën Valentinit 2019: Përse Tirana është vendi më i mirë për ta kaluar”, fillova të sqarohem për disa çështje. Adams këshillonte lexuesit që të kalonin pushime romantike në Tiranë, duke treguar për gjendjen e keqe të infrastrukturës së saj, përfshirë gropat dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Mospërputhja ime kryesore kishte të bënte me faktin se ajo bazohej në eksperienca të 10 viteve më parë. Ndonëse vazhdon të ketë disa gropa dhe me raste ndonjë ndërprerje të energjisë në Tiranë. Pra imazhi i krijuar në këtë artikull është shumë larg realitetit të ditëve moderne të Tiranës. E sfidova Adams në argumentet e saj dhe ajo më ftoi të shkruaj këtë artikull si përgjigje. Një prej transformimeve më të dukshme është zona e Bllokut. Është i vogël, vetëm 0,25 kilometra katrorë. Mund ta përshkruash të gjithë në më pak se 10 minuta. Megjithatë, është krijuar një kulturë emocionuese dhe është përhapur edhe në lagjet pranë.
Sot, dhjetëra kafene, bare dhe restorante, si dhe dyqane, ndodhen rresht në të gjitha drejtimet e çdo rruge dhe korridori. Jetoj dhe punoj në Bllok dhe, për pasojë, rutina ime e mëngjesit përfshin ndenjjen nën rrezet e diellit në tarracën e “Çoko”, vendi im i preferuar për të ngrënë mëngjesin. Çdo ditë, porosis një tost të kripur franko-amerikan, mjaftueshëm për të mbushur barkun. Pas punës, marr një hamburger me proshutë në barin amerikan, “Duff”, ose shkoj tek “Apulia Pizzeria” për një prej picave më të mira italiane që kam ngrënë ndonjëherë. Një tjetër preferencë është edhe “Fishop”, ku mund të shijosh gatime deti të freskëta. Më pas, shkojmë tek “Nouvelle Vague”, një bar me koktejle i dekoruar me stil të vjetër. Në krye të vlerave, shërbimi në Shqipëri është gjithashtu i vështirë për t’u mundur. Shqiptarët kanë një shprehje që thotë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, të refuzosh një mik, ose ta trajtosh keq është çnderuese dhe tregon mënyrën se si trajtohen blerësit. Përmirësime në infrastrukturë Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mund ta transformojnë të
vetme një qytet. Tirana ka përjetuar gjithashtu investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës publike. Shembulli i parë është rikrijimi i sheshit kryesor, sheshi “Skënderbe”, që dikur përbëhej nga një rrethrrotullim që rrethonte një lëndinë të vogël dhe statujën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emrin e të cilit e mban edhe sheshi. Nuk ishte shumë i bukur. Por sot është kthyer në një hapësirë publike të këndëshme. E shndërruar në hapësirë për këmbësorët dhe e zgjeruar me mijëra pllaka të bukura prej guri, ndriçim elegant si dhe pemë dhe shkurre të vendosura me shije, është bërë një vend tërheqës për takime dhe evente, si për shembull shfaqja e Kupës së Botës 2018, që tërhoqi qindra fansa për të parë çdo ndeshje. Bukur origjinale E gjithë kjo nuk mjafton për të thënë se Shqipëria është një destinacion turistik i përkryer. Në të vërtetë, vendi ka nevojë për shumë më shumë përmirësime infrastrukturore që të jenë plotësisht të aksesueshme për udhëtarët. Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë e përsos-
mërisë që ka tërhequr 30 000 turistë aventurierë çdo vit për të eksploruar kanionet e thepisur dhe ujëvarat madhështore. Madje, fushata e fundit turistike “Be Taken By Albania”, thekson këtë veçori, duke deklaruar se Shqipëria është “mbrojtësi i fundit i origjinalitetit”. Do të kishit të drejtë nëse do të supozonit se Tirana bashkë me Shqipërinë nuk janë pa probleme. Ka korrupsion, njerëzit i japin makinës keq dhe shumica e banorëve nuk e pijnë ujin e rubinetit. Por cilësitë e mira i tejkalojnë ato negative dhe gjërat vetëm mund të shkojnë më mirë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 15 MARS 2019
“Pema e Dantes”, këshilltari i Veliajt mbjell një pemë për të birin
Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar ditën e sotme edhe Renato Kalemi, këshilltari i kryebashkiakut Veliaj. Pemën, e cila mban emrin e djalit të tij,
Dante, kanë vendosur si familje që ta mbjellin në lulishten pranë kompleksit të tyre të banimit. Renato Kalemi ka zgjedhur ta ndajë me miqtë në rrjetet sociale këtë moment kaq të
veçantë dedikuar djalit të tij, duke postuar edhe disa foto. “Pema e dantes – Dante’s tree”, shkruan këshilltari i kryebashkiakut Veliaj, teksa citon edhe një shprehje nga Alighieri: “Amor che nella mente mi ra-
giona, comincio egli a dir si dolcemente che la dolcezza ancor dentro mi suona” (“Për dashurinë, të cilën mendja ime arsyeton/mendon, butësisht filloj të them që ëmbëlsia brenda meje këndon”).
Universitetin. “Unë kam parë se si janë konviktet jashtë në Itali, në Angli, kudo ku kam qenë, dhe mund të them me bindje të plotë se këto janë kushte realisht dinjitoze, ku prindërit mund të ndihen shumë mirë që fëmijët e tyre po studiojnë në këto ambiente.
Dëgjova që ka edhe ambiente të tjera që po rikonstruktohen dhe janë në proces përfundimi. Sigurisht, nuk është vetëm çështja e infrastrukturës që kërkon një vëmendje të madhe, por janë edhe elemente të tjerë si cilësia e arsimit, pajisja dhe furnizimi me libra, me literaturë, akses me databazë të ndryshme të universiteteve Europiane dhe parandalimi i plagjiaturës. Një element tjetër shumë i rëndësishëm që së fundmi e bëmë edhe realitet në ministrinë e Brendshme, kemi pranuar rreth 20 ekselentë, mesatarja më e vogël ishte 9.04”, tha Lamallari.
Përfundon rikonstruksioni i ambienteve të përbashkëta në Godinën Nr.5 në Qytetin Studenti
Veliaj: Mbajmë premtimin që iu dhamë studentëve
N
ë konviktet e Qytetit Studenti nuk ishte vënë dorë thuajse prej tre dekadash, ndaj kushtet linin shumë për të dëshiruar. Por, nga sot, Godina nr. 5 jo vetëm ka ndryshuar plotësisht pamjen, por ofron edhe kushte më të mira për studentët. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e donatorëve privatë, iu përgjigj pozitivisht kërkesave të studentëve dhe në zbatim të Paktit për Universitetin, arriti që në kohë rekord të rikonstruktojë ambientet ndihmëse, pajisjet hidrosanitare, tualetet, dushet, sallën e studimit, fasadën e godinës, si dhe ka bërë zëvendësimin e mobiljeve dhe dyshekëve në të gjitha dhomat e banimit të studentëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, inspektoi punimet e kryera dhe vlerësoi transformimin që ka pësuar ky konvikt. Ai falenderoi bizneset që iu
përgjigjën menjëherë thirrjes së Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. “Jam jashtëzakonisht i mahnitur! Është si dita me natën krahasuar me çfarë gjetëm dy muaj më parë, me kushtet që ishin trashëguar ndër vite. Unë besoj se në fund, kur mbarojnë fjalët, ajo që ngelet është vepra. Sot ka mbaruar konvikti i parë që është rikonstruktuar me themel, falë donatorëve që iu përgjigjën thirrjes së Kryeministrit, bashkisë dhe gjithë qeverisë”, tha Veliaj. Më tej, ai shtoi se rikonstruksioni i këtij konvikti është mbajtje e fjalës së dhënë studentëve. “Kjo është pjesa jonë që vjen nga Pakti me Universitetin; pra, rregullimi i konvikteve. Më shumë se gjysma e konvikteve janë në proces rikonstruksioni. Fillojmë shumë shpejt me KFË dhe tjetrin me TIKA-n, ndaj besoj se para verës, para se studentët të largohen për pushime, të kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, që të mbajmë fjalën për detyrën që
na u dha nga Pakti me Universitetin”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj shtoi se puna që po bëhet me konviktet është vetëm njëra pjesë e transformimit që do të pësojë i gjithë Qyteti Studenti, ku ndërtimi i një kampusi të mirëfilltë universitar është objekti i radhës. “Është vetëm fillimi, teksa i gjithë Qyteti Studenti rreth nesh është kthyer në një kantier ndërtimi. Unë besoj se në kohë rekord, me standardin që kemi vendosur, me ujë të rrjedhshëm, me dyfishim e nyjeve higjieno-sanitare, me sallë dinjitoze studimi, me veshje kapot, që tashmë në një ditë me shi si sot ndihet diferenca e ngrohtësisë në këto ambiente, kam vetëm një kërkesë të fundit: ta mirëmbajmë që brezi tjetër i studentëve që do të vijnë në Tiranë të gjejnë të njëjtat kushte, me të njëjtin standard, dhe të kemi mundësi që duke u liruar nga puna këtu, të vazhdojmë të meremetojmë hapësira të tjera për studentët, teksa jemi në pritje të fillojmë mega-projektin e kampusit universitar”, u shpreh ai. Gjithashtu, kryebashkiaku bëri të ditur se paralelisht me punën që po bëhet për përmirësimin e insfrastrukturës në godinat e banimit, qeveria po punon për zbatimin e një tjetër pike të Paktit për Universitetin, që ka të bëjë me punësimin e studentëve ekselentë. Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë me konviktet, ndërsa theksoi se një punë e madhe po bëhet edhe me pikat e tjera të Paktit për
Erioni punon, PS-ja feston dhe Rama ngatërron! G
odina numër 5 në Qytetin Studenti në Tiranë ka marrë një pamje tjetër pas ndërhyrjes në një kohë të shkurtër në kuadër të Paktit për Universitetin. Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë Veliaj falenderoi kontribuuesit. “Sot ka mbaruar konvikti i parë që është rikonstruktuar me themel, falë donatorëve që iu përgjigjën thirrjes së Kryeministrit, bashkisë dhe gjithë qeverisë. Më shumë se gjysma e konvikteve janë në proces rikonstruksioni. Fillojmë shumë shpejt me KFW dhe tjetrin me TIKA-n, ndaj besoj se para verës, para se studentët të largohen për pushime, të kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, që të mbajmë fjalën për detyrën që na u dha nga Pakti me Universitetin”, tha Veliaj. Paralelisht me punën që po bëhet për përmirësimin e infrastrukturës në godinat e banimit, qeveria po punon për zbatimin e një tjetër pike të Paktit për Universitetin, që ka të bëjë me punësimin e studentëve ekselentë, ka thënë Veliaj. Puna e kryebashkiakut Veliaj bën që PS-ja të festojë e bërtasë se po i mbajmë premtimet ndaj studentëve, ndërsa kryeministri ngatërron punët me destabilitetin që po sjellë me krizën politike.
AKTUALITET
14
E premte, 15 MARS 2019
Kurbini mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar këtë fenomen mjaft shqetësues
D
rejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda, Niko Brahimaj, ka qenë i ashpër me vartësit e tij në Policinë e Vlorës, duke i kritikuar për luftën kundër kanabisit. Ai tha se gjatë 2018-s ka pasur mungesë të informacionit, ka numër të vogël të hetimeve si dhe dobësi në bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër këtij fenomeni. Pas Vlorës, edhe në Lezhë puna kundër këtij fenomeni nuk ka qenë në nivelin e kërkuar. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Ferdinand Mara, gjatë një takimi të organizuar nga prefekti me përfaqësuesit lokal në Kurbin. “Ka qenë një bashkëpunim vetëm në hapat e para dhe nuk është konkretizuar deri në përfundim të procesit apo luftës kundër këtij fenomeni. Do të kërkoja që të ishte një bashkëpunim i vazhdueshëm, jo vetëm në hapat e para. Zbatimi i detyrave ndënkupton shkëmbimin e informacionit gjatë gjithë kohës. Ndaj kryepleqve të fshatrave do të kërkoja një angazhim maksimal, në të gjitha drejtimet por drejtimi kryesor në sensibilizimin e çdo bashkëfshatari. Toleranca ndaj këtij fenomeni është zero”. Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, në fjalën e tij tha se
Lezhë, zyrtarët: Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis
nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa u ka kërkuar kryetareve të fshatrave angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave të tyre. “Kryetarët e njësive administrative, të tërheqin vëmendjen e kryepleqve dhe kjo fjalë të shkojë te secili
kryeplak, nëpërmjet kryeplakut te secili banor. Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis, lë me të trafikojë. Tolerancë zero”. Kurbini mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar
këtë fenomen mjaft shqetësues. Vlora listohet në qarqet me problematike në fushën e kultivimit dhe trafikimit, krimit kundër pronës dhe personit. Trafiku i kanabisit në vendin tonë, duket se ka përparuar në një tjetër nivel, duke kaluar nga bima tek shitja e lëndës
narkotike në formën e çokollatës. Vetëm gjatë ditës së djeshme, në dy operacione Policia e Shtetit sekuestroi 22 kg kanabis çokollatë, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona. Operacioni i parë është zhvilluar në Lushnje ku u ndaluan në flagrancë 5 persona, si dhe u sekuestruan 21 kg kanabis çokollatë. Ndërsa në Fier, babë e bir janë ndaluar ku u janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 900 gram kanabis çokollatë. E gjithë kjo sasi kanabis çokollatë, ka ngritur dyshime të forta për një sofistikim të trafikut të drogës. Kjo pasi lënda narkotike çokollatë, është një drogë më e shtrenjtë dhe më e përpunuar se sa bima e kanabisit. Konkretisht, mësohet se për të prodhuar 1 kg kanabis çokollatë, nevojiten rreth 100 kg kanabis. Shto këtu edhe pajisjet e nevojshme për ta përpunuar bimën. Ndërkohë që çmimi i saj në treg, varion nga 20-40 dollarë për gram. Në një kohë kur puna e policisë vitet e fundit ka qenë e përqendruar në luftimin e parcelave me kanabis, krijohen dyshime të forta, se trafikantët po përdorin këtë metodë të re për të trafikuar lëndën narkotike të mbetur stok.
AKSIONI
GREQI
LUSHNJE
Patos, drogë çokollatë dhe kokainë
Qeni antidrogë zbulon shqiptarët
Kapet pranë stacionit të trenit me drogë
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me drogë. Policia greke ka njoftuar se bëhet fjalë për dy 25-vjeçarë. Ata e kishin fshehur drogën në makinën e tyre. Gjithsej u sekuestruan 68.8 kilogramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 50 paketa. Sasia e lëndës narkotike u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë. Shqiptarët u ndaluan në vendin e quajtur Drosopigi, në rrugën që lidh Konicën me Kosturin. Sipas autoriteteve fqinje, dy të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti që sjell drogë nga Shqipëria dhe e trafikon në Greqinë e Veriut.
Një sasi prej 21 kg kanabis në formë çokollate është sekuestruar pranë stacionit të trenit në Lushnje ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. “Këta shtetas u kapën me nje sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, (Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash”, informon Policia e Shtetit. Operacioni policor u kodua “Vazhdimësia” dhe u ndërmor pas një hetimi disa mujor nga seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit. U arrestuan: A.Ç, 53-vjeç, G.K, 38-vjeç, I.K. 50-vjeç, R.K 25-vjeç, L.Y, 47-vjeç, banues në Lushnje.
Babë e bir u arrestuan në kuadër të një operacioni antidrogë në Fier. Në pranga u vunë A.L, 55-vjeç, banues në Patos dhe djali i tij A.L, 26-vjeç. “Gjatë operacionit të koduar “Befasia” policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
AKTUALITET
15
E premte, 15 MARS 2019
Reportazh i televizionit gjerman “ZDF”: “Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta”
P
as raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, dje një reportazh i televizionit gjerman “ZDF”, zbuloi më shumë për sundimin e krimit dhe të drogës. “Mafia shqiptare është tepër aktive në të gjithë Europën, ndërsa korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri”. Paçka ndihmës që merr nga autoritetet italiane për luftën kundër trafikut të drogës, “ZDF” thekson se kontrollet e skafeve shpesh herë rezultojnë të pasuksesshme. “Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta”, vijon reportazhi ku theksohet se vendi ynë konsiderohet “Kolumbia e Europës”, ndërkohë që bandat e krimit dhe të drogës janë të lidhura me politikën. Reportazhi i plotë Duan që të na faktojnë që Shqipëria e ka mafien e drogës nën kontroll. Po shoqërojmë kontrollin detar në detin e Mesdheut. Një peshkarexhë u tërhoqi vëmendjen (fishkellimë). E kontrollojnë. Genti Mullai, Zëdhënës i Policisë së Shtetit, në një pronocim për median, thotë se: “Kemi patur raste kur edhe tek gomat e makinës dhe serbatorët e vajit ka patur drogë. Herën e fundit kemi kapur 10 kg heroine. Megjithëse nuk dua që të mburrem, këto dy vitet e fundit e kemi reduktuar shumë trafikimin dhe me ndihmën e partnerëve tanë kemi rritur efikasitetin e punës”. Europoli e ka vendosur Shqipërinë në 2017 si vendin me të rëndësishëm të prodhimit të kanabisit në Europë dhe si epiqendrën e biznesit të drogës. Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Europës. Rroga mesatare është
“ZDF”: Shqipëria nën kontrollin e mafias, lufta është e kotë
330 euro. Megjithatë, kryeqyteti Tirana, është i mbushur me makina luksoze. Projekte të reja ndërtimi sikur shpërthejne nga toka. Nga vijnë këto para? Jemi në makinë dhe po udhëtojmë me Artan Hoxhen diku në veri të Tiranës, në vendin që është i njohur për vrasësit me pagesë. Ky gazetar është i vetmi në Shqipëri që raporton për mafien e drogës. Fakti që ai jeton, është
një mrekulli. Në një rrugë të vetmuar, papritur na dalin para dyqane mobilierie. “Shumë nga këto magazina përdoren për të magazinuar dhe përpunuar drogën. Viti 2016 ka patur kaq shumë prodhim, sa nuk patën më nevojë që të vazhdojnë të prodhojne, pasi kanë ende sasi të mëdha të depozituara nëpër magazina”,-thotë Hoxha. Ai sinjalizon tek bosi i mafies lokale
praninë tonë këtu. Mafia drejton/ qeveris vendin. “Rrogat e policëve, në krahasim me paratë që marrin nga grupet kriminale, janë shumë të vogla. Në situatën që ndodhemi, është e pamundur që të bësh luftë serioze kundra tyre. Herë pas here kapen disa peshq të vegjël por ata që janë pas tyre, ngelen të paprekur”,-thotë më tej Hoxha. Zyrtarët shqiptarë, thonë të kundërtën e kësaj. Në
një udhëtim me helikopter, ata duan të na tregojnë me pamje që kanabisi është zhdukur. Këto pamje iu paraqiten botës në 2014-ën. Policia mësyn fshatin e drogës, Lazarat dhe eliminon qindra mijëra bimë kanabis. Shqipëria dëshiron që të hyjë në BE dhe lufta kundër drogës duhet të jetë sa me efektive. Na prezantojnë një “Task-Forcë” që lufton kundër krimit të organizuar por nuk duhet të tregojmë fytyrat e tyre. Besfort Ramallari, zv.ministër i Brendshëm, thotë se: “Kemi arrestuar më shumë se 100 veta në sulmet që ka bërë “Task-Force” dhe nuk mund të themi që s’ishin nga shtresa të rëndësishme. Ishin pjesë e drejtuesve”. Pasi i pyetëm për lidhjen e politiës me mafien, morëm përgjigje të zbutura. Në Zvicër, në një vend që duhet të mbetet sekret, takuam Dritan Zaganin. Ai luftonte kundër drogës deri në vitin 2017, kur ai zbuloi që ish-ministri Tahiri mbulonte aferat e mafies. Kushërinjtë e tij transportonin drogë dhe përdornin makinën e ministrit. Në momentin që ka dhënë këtë informacion,u arrestua. Dritan Zagani, ishshef i antidroges, pohon se: “Ishte periudha më e vështirë e jetës sime”. Ministri u lirua nga detyra por ai është i lirë. Ndërsa Zagani observon mafien nga larg. “E vërteta është që ata po përdorin një tjetër strategji. Tani ka laboratorë dhe kanabisin që kanë mbledhur, po e kthejnë në kokainë”. Hoxha ka gjetur një kontakt/njeri. Sipas tij (kontaktit) njerëzit i janë përshtatur situatës dhe vazhdojnë të mbjellin kanabis, sepse me të jetojnë. Shqipëria po e lufton zhvillimin e drogës por për sa kohë që qeveria dhe mafiozët do të jenë të lidhur, kjo luftë është e kotë.
SHKODËR
Para me fajde, në pranga zyrtarë gjykate dhe police O
peracioni i koduar “Maranaj” goditi një prej fenomeneve që ishte kthyer në shqetësim serioz në qarkun e Shkodrës, ku shkatërroi një skemë fjadesh. Në total janë arrestuar 12 persona dhe 4 janë shpallur në kërkim. Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Prokuroria thotë se “dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar”. Skema e fajdexhinjve
170 KM/H “Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të”. e cila u zbulua nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës ka për denoncues ish-prefektin e Shkodrës, Paulin Radovanin.
Denoncimi i Radovanit erdhi pikërisht pasi dy djemtë e tij kishin rënë pjesë e kësaj skeme fajdesh duke marrë para hua nga grupi në të cilin bënin pjesë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Mësohet se për shkak të borxhit që dy djemtë e Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. Kjo pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre. Elton Radovani, një nga djemtë e ish-prefektit punonte si Këshilltar Bashkiak pranë Bashkisë Shkodër. Aktualisht të dy djemtë e tij janë larguar jashtë
vendit, ndërsa vetë Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Në këtë skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë
detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere. Këtë aksion të Policisë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilësuan si çlirim të Shkodrës, ku vlerësimet për uniformat blu nuk munguan.
AKTUALITET
16
E premte, 15 MARS 2019
Lidhur me monitorimin me kamera, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore tha se po zbatohet dhe një urdhër i ministrit të Brendshëm për të ulur praninë fizike të punonjësve të policisë
D
rejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola bën me dije se numri i aksidenteve është në ulje nga viti në vit, teksa ka theksuar se teknologjia në policinë rrugore është një faktor mjaft i rëndësishëm në rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Tola thotë se futja e teknologjisë, tabletave dhe targave elektronike do të rrisë efikasitetin e punës së policisë. ‘’Policia Rrugore nuk mund të mbetet pas në zhvillimet teknologjike. Pjesa më e madhe e shqiptarëve komunikojnë me smartphone dhe për ta ndjekur trendin dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës, Policia Rrugore është e detyruar të përshtasë shërbimin e saj dhe me teknologjinë e kohës. Faza e parë është pajisja e patrullave me 250 tableta, që do të zëvendësojë bllokun e masave administrative. Jemi në fazën e fundit të kolaudimit dhe punë orësh apo ditësh, tabletat do përdoren gjerësisht’’, tha Tola. Duke folur për targa elektronike, ai tha se fillimisht projekti do aplikohet të automjetet e policisë. ‘’Është një drejtim i dytë që vjen në implementimin e teknologjisë së kohës te Policia Rrugore. Në botë ka nisur në mjaft shtete të botës targa me çip. Thelbi është sërish ai, që në mënyrë elektronike të identifikohet që ky mjet po kalon në këtë aks dhe nëse ky mjet ka tejkaluar shpejtësinë, apo ka pasur problem të ndryshme gjatë qarkullimit në rrugë dhe punonjësi policisë merr masa për ta ndaluar ose jo në bazë të rrethanave’’, tha Tola. Lidhur me monitorimin me kamera,
Tola: Teknologjia në sigurinë rrugore, po ul ndjeshëm aksidentet EFIKASITET “Tola ka bërë të ditur se futja e teknologjisë, tabletave dhe targave elektronike do të rrisë efikasitetin e punës së policisë dhe do ndërgjegjësojë edhe më shumë përdoruesit e rrugës. ‘’Pjesa më e madhe e shqiptarëve komunikojnë me smartphone dhe për ta ndjekur trendin dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës, Policia Rrugore është e detyruar të përshtasë shërbimin e saj dhe me teknologjinë e kohës””.
ai tha se po zbatohet dhe një urdhër i ministrit të Brendshëm për të ulur praninë fizike të punonjësve të policisë, duke e bërë këtë punonjës më dinamik dhe jo statik. “Mjetet në Tiranë, Elbasan, Durrës, dhe qytete të tjera janë të pajisura me kamerë 4K dhe përmes këtyre kamerave monitorojnë regjistrojnë në qytetet kryesore’’, tha Tola. Mbi masat administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore tha se të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë mundësi për të bërë ankimin e tyre, ndërsa saktësoi
dhe rrugën që ndiqet. ‘’Kodi rrugor shqiptarë parashikon ndëshkim administrative deri në 50 mijë lekë të vjetra, që s’ka nevojë për shqyrtim të dytë. Punonjësi policisë e konstaton shkelje, ja jep qytetarit fletën e konstatimit me masën administrative përkatëse dhe ky e paguan. Edhe në këtë rast mund të ankohesh në gjykatë, në drejtorinë e policisë rrugore etj. Ka një mori të tjera shkeljesh, që janë nga 50-2.5 milion lekë të vjetra gjobë, ku ka dhe heqje patente, heqje pikësh nga leja
e drejtimit, bllokim mjeti etj, për të cilat punonjësi policisë nuk shënon vlerë gjobe por të çon në komision. Ky komision shqyrton brenda 10-të ditësh këtë masë administrative’’. Ai garantoi se do vijojnë intensivisht dhe kontrollet për alkool dhe drejtues mjeti pa leje drejtimi. Në këtë drejtim, Tola tha se flasë punës së bërë kemi pasur një ulje të ndjeshme të aksidenteve dhe aksidenteve me pasoja nga viti në vit. ‘’Në vitin 2011 kemi firmosur strategjinë e sigurisë rrugore. Efekti shkon
deri në vitin 2020. Rezultatet janë të prekshme. Objektivi është që numri aksidenteve të pakësohej me 50%. Teksa numri i të vdekurve nga 394 persona atë vit në 250 persona në 2020. Unë mund t’ju them se nga viti në viti në vit, trendi i aksidenteve trendi i pasojave ka ardhur në ulje. Në vitin 2018 kemi patur 1,718 aksidente, kemi patur 260 aksidente më pak se në vitin 2017. Kemi pasur në total 213 të vdekur nga aksidentet, 9 më pak në raport me vitin e shkuar, pra vitin 2017, kur ishin 222 të vdekur. Të plagosur, kemi 51 persona të plagosur rëndë më pak dhe 260 persona të plagosur lehtë më pak, pra kemi pasur shifra pozitive nga 2017-2018”, tha Tola.
VRASJA
POLICI
Ervin Mataj kërkesë Prokurorisë së Tiranës
Provimi, në “sitë” anëtarët e komisionit
Ervin Mataj, kërkon nga prokuroria që të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak muajve më parë. Biznesmeni ka qenë njëri prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 4 tetorit në zonën e ish-bllokut, aktualisht i lënë nga gjykata me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se e kanë administruar kërkesën e biznesmenit Mata dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për krimin, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha, ndërsa u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elio Hato. Gjykata e Tiranës në seancën paraprak ka caktuar për Ervin Matajn masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendim i cili është ankimuar nga organ i akuzës, e cila kërkon kthimin ne burg të biznesmenit. Prokuroria pretendon se gjykata nuk i ka vlerësuar drejtë provat dhe faktet e paraqitura nga ana e tyre dhe duke caktuar një masë sigurie që nuk korrespondon me rëndësinë e ngjarjes.
S
hërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ka marrë në pyetje 10 anëtarët e komisionit të gradave në Policinë e Shtetit. Prokuroria ka regjistruar kallëzimin për shpërdorim detyre për anëtarët e dy komisioneve, pas disa denoncimeve të oficerëve të policisë për shitje të tezës. Pas skandalit të anulimit të konkursit të gradave, në nëntor të 2018 për “Kryekomisar” dhe “Komisar” në Policinë e Shtetit, anëtarët e komisionit janë marrë në pyetje. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pyeti 10 anëtarët e komisionit të gradave që kishin për detyrë të mbikëqyrnin testimin. Pas anulimit të testit të parë me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të mbajtur më
7 Nëntor për gradën “Komisar”, shumë nga pjesëmarrësit bënë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës. Disa oficerë policie ankimuan rezultatet e testimit për mënyrën e organizimin dhe favorizimin e individëve të
caktuar përmes publikimit të tezës më herët para se të zhvillohej konkursi. Organi i akuzës ka regjistruar kallëzimin penal pas referimit të bërë nga SHÇBA për “Shpërdorim detyre”, anëtarët e dy komisioneve të gradave.
FORUM
Nga Enver Rabolli “Bandë e Prishtinës, merrni ato letra dhe sikter”, me këto fjalë presidenti serb Aleksandar Vuçiqi iu drejtua para pak ditësh politikanëve të Prishtinës. Sikter është fjalë turke dhe domethënë: “shporru” ose “pirdhu”. Një gjuhë e tillë nuk është presidenciale, por askënd nuk duhet ta befasojë. Në korrik 1995 Vuçiqi kërcënohej se për një serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. E thoshte këtë në parlamentin e Serbisë, kur forcat e serbëve të Bosnjës, të ndihmuara nga Beogradi, po kryenin në Srebrenicë gjenocidin e parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Muaj më parë, në mars 1995, Vuçiqi, atëbotë pionier luftë- dhe urrejtjenxitës i Vojisllav Sheshelit, bardit të shovinizmit serb, vizitoi Glinën, një
E premte, 15 MARS 2019
Mbi Aleksandër Vuçiçin dhe turqishten e serbishtes: Prej “sikterit” te “majmuni” qytet në Kroaci të pushtuar nga serbët, dhe premtoi: “Kurrë Kraina serbe (Srpska Krajina), kurrë Glina nuk do të jenë kroate! Kurrë Banija nuk do të kthehet në Kroaci! (…) Nëse radikalët serbë fitojnë dhe e mposhtin presidentin e Serbisë (Sllobodan Millosheviqin), ju e dini se do të jetoni në Serbinë e Madhe, një shtetin unik serb dhe këtu nuk lëshjomë pe”. Gjuha me (nën)ton racist është pjesë e biografisë politike të Vuçiqit. Kur në fillim të vitit 2017 Vuçiqi nisi nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës një tren, menjëherë filloi një kacafytje verbale mes Beogradit dhe Prishtinës. Duke parë
RAPORTI
DASH: Kosova është rrethuar nga korrupsioni
K
17
osova po ngec si pasojë e korrupsionit dhe dhunës ndaj gazetarëve e pakicave, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kossnet duke komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën. "Një hap përpara i ndërmarrë ishte miratimi i Kodit të rishikuar Penal. Kosova vazhdon të ngec si pasojë e korrupsionit, sulmeve ndaj gazetarëve, dëbimit të shtetasve të huaj pa proces të rregullt gjyqësor dhe dhunës ndaj pakicave", ka shkruar Kossnet në Twitter. Në raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, në pjesën për Kosovën përmenden korrupsioni endemik në qeveri, dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se do të ndërmarrin hapa konkret pas këtij raporti. Raporti thekson edhe rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, pasi siç thuhet, ata janë kërkuar "nën akuza të paqarta". Ndërsa përmenden shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të AKI-së nga Kryeministri pas këtij rasti. Sipas kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Faton Topalli, për rastin e dëbimit të shtetasve turq ka pasur shkelje drastike të të drejtave të njeriut. Ditë më parë ambasada e Britanisë dhe ajo e Gjermanisë i kanë dhënë mbështetje deklaratës së SHBA-së për vërejtjen që ka dhënë shteti amerikan ndaj institucioneve të Kosovës për dëbimin e 6 shtetasve turq, të njohur si gylenistë, vitin e kaluar.
rrezikun e intervenimit të forcave speciale të policisë së Kosovës për të ndalur trenin, Vuçiqi i dha urdhër lokomotivistit të frenojë në Rashkë, pak kilomera para kufirit me Kosovën. Pastaj kryeministri i atëhershëm serb i krahasoi shqiptarët me indianët e Amerikës: ndoshta shqiptarët i kanë shfrytëzuar dredhitë indiane dhe kanë vendosur veshin në hekurudhë për të dëgjuar nëse po vinte treni, por atë tren nuk e kanë parë, tha Vuçiqi. Kësisoj ai përpiqej t’i përshkruante shqiptarët si “racë më të ulët”, pra serbët në rolin e amerikanëve dhe shqiptarët në rolin e indianëve. Edhe përdorimi i fjalës
turke “sikter” për etiketimin e politikanëve shqiptarë të Kosovës ka këtë synim: shqiptarët si “mbetje osmane” dhe Vuçiqi si përfaqësues i “kombit të kulturuar serb”. Si çdo gjuhë e popujve të Ballkanit, edhe serbishtja përmban mijëra fjalë me rrënjë turke (osmane). Ja disa prej tyre në orgjinal që kuptohen lehtë edhe në shqip: “duæan, hajduk, kesa, d•ep, šeæer, bekrija, beæar, duvan, boja, bubreg, limun, badem, majmun, šal, pamuk, sapun”. Jo vetëm serbët fjalën turke “maymun” e kanë përvetësuar dhe futur në përdorim si “majmun”.
Orientalistja e njohur serbe Ollga Zirojeviqi supozon se gjuha serbe përmban më shumë se 8 mijë fjalë (me origjinë) turke. Asnjë gjuhë tjetër nuk ka pasë ndikim më të madh mbi serbishten se turqishtja. Këtë e dëshmojnë edhe këto fjalë: “jorgan, kafa, kafana, kašika, rakija, èarapa, para, pekmez, kajmak, sarma, èardak, kapija, baksuz, komšija, æasa, testija, d•ezva, fild•an, bakraè, ðevðir, sanduk, æilim, sokak, æorsokak, dušman, ortak, javašluk, komšiluk, baksuzluk”. Edhe romani i famshëm “Ura mbi Drinë” që në titull përmban një fjalë turke: “Na Drini æuprija”.
KOSOVË
Turqia reagon kundër SHBA, për gjashtë shtetit turq Ambasada turke në Prishtinë, shpërndau të enjten një reagim të Ankarasë ndaj qëndrimeve të ambasadës amerikane lidhur më dëbimin e gjashtë shtetasve turq, nga Kosova, një vit më parë. Në reagim citohet zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, të ketë thënë se "jemi duke arritur rezultate konkrete në luftën kundër shtrirjes së organizatës terroriste FETO jashtë vendit. Është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë se organizata në fjalë paraqet një rrezik serioz, jo vetëm për Turqinë, por edhe për ato vende ku është duke vepruar". Në reagim theksohet se Organizata për Bashkëpunim Islamik si dhe Pakistani e kane shpallur FETÖ-n organizatë terroriste. "Më shumë se në 20 vende, në rajonet e ndryshme të botës, shkollat e organizatës FETÖ janë mbyllur, janë marrë nën kontroll si dhe janë bartur në Fondacionin Maarif të Turqisë. Shumë shtete duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit, kanë dëbuar elementet e FETÖ-s nga territoret e tyre". Duke nënvizuar se "të gjitha këto procedura realizohen ne kuadër të ligjeve të vendeve dhe janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare", zëdhënësi citohet të ketë thënë se një nga kushtet themelore të luftës kundër terrorizmit është një bashkëpunim i sinqertë ndërkombëtar i bazuar në parimet e ligjit. "Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të qasjes së fuqishme të vendeve që marrin masa kundër FETÖ-s, kjo organizatë e cila paraqet një kërcënim jetik për vendin tonë në
rajonin e Ballkanit, një rajon që e vlerësojmë veçanërisht. I ftojmë partnerët dhe aleatët tjerë që në vend që të përpiqen për të bllokuar masat e marra kundër FETÖ-s, në të njëjtën mënyrë të tregojnë një qasje të kujdesshme", thuhet në reagim. Të hënën, ambasada amerikane në Prishtinë, tha se trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike, duke komentuar gjetjet rreth operacionit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq një vit më parë. Në një komunikatë të kësaj ambasade, thuhet se "kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik", thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadës amerikane. Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të Institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen të
cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, në vitin 2016. Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Operacioni që ishte rrjedhojë e trysnisë nga Ankaraja u pasua me shkarkimin e ministritë të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Një komision parlamentar për hetimin e operacionit i cili u themelua në korrik të vitit 2018, gjeti 31 shkelje ligjore gjatë operacionit. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe në një Serbi. Vëzhguesit thonë se ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor ka shtrirje në mjedisit posaçërisht të banuara me myslimanë, siç janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. "Zëri i Amerikës"
KULTURE KUMTIM Nga Albert Vataj "Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetvetja", ky është postulati i saj, maksima që qartësisht tregon se ajo ka bërë një zgjedhje që është zgjidhje për çdo rebuse dhe mistere që ngërthyeshëm mbajnë peng të tashmen e çdo vullnetmiri që kërkon triumf. Rosela Gjylbegu, nuk është një befasi e traditës sonë të pasur të këngës, por është një përzgjedhje e rafinuar e saj. Ajo i ngjiti hapat drejt ëndrrës, po kaq shpejt sa edhe drejt suksesit. Diti të mbërrinte në skenat llamburitëse të çmimeve, vëmendjes dhe lavdisë, siç diti të ishte gjithnjë e ndrojtur, e dlirë dhe e përkorë. E favorizuar nga fati dhe nga hiret, por jo më pak nga inteligjenca dhe urtësia, ajo mundi të prekte qiellin e ambicies artistike, pa lejuar të shkëpuste këmbët nga toka. Filloi, vazhdoi dhe rend, duke i ngjitur pritshmërinë profesionale ashtu heshturazi, pa bujë dhe tollovi. Askush nuk e vë re teksa ajo lëviz në një tashme të potershme, deri në momentin që zëri i saj dhe ballafaqimi artistik godasin. Muzika i ka shndërruar këngëtarët në realitete spektakli, në sfidues përmes imazhit dhe ballafaques trendesh që behin përdhunshëm në një luftë të ashpër dhe shkatërruese të gjithçkaje të ndërtuar me mund, pasion dhe sakrifica nga pararendësit, ata që erdhën për të mbetur përgjithmonë melodi e çasteve tona shpenguese. Përgjithësisht këngëtarët modernë, të të gjitha shtresëzimeve, janë ose kanë lejuar të jenë objekt showbizi, thashethemesh dhe gojimesh, pa mundur të jenë thelbësor, të përfshirë nga fryma kritike dhe ballafaqimi artistikoestetik të prurjes së tyre. Gjithnjë e më pak po flitet për vijën muzikore, për aranzhimin, për tekstin, për vokalin, për fabulën e klipeve, përformimin. Kjo sepse kritika është gjithnjë e keqkuptuar, në rastin më të mirë e panevojshme dhe parazitare, madje frenuese e lavdisë së turlilloj gatese në ma serviret. Përkundër këtij realiteti të bubullimshëm qëndrojnë disa, bëjnë përjashtim ose janë refuzues disa të tjerë, një prej tyre është ajo, një emër i rëndësishëm i muzikës, i këngës i traditës, Rosela Gjylbegu, shkodranja e “Etheve” që sfidon ethshëm, jo
vetëm këtë realitet që duhet bojkotuar, por edhe këtë gërmadhë të kobshme që josh kuisje dhe poterisje për të na i servirur si risi. Repertori i saj është i begatë, jo më pak i lakmueshëm është interesimi dhe vlerësimet që ajo ka rrëmbyer në betejat e këngës. Nëse interesimi ynë kërkon të njohë zanafillën e këtij emri të rëndësishëm të muzikës shqiptare, të brezit që ka marrë mbi supe të shpjerë në një tjetër kreshtë Gurin e Sizifit artistik, legjitime mbetet udhërrëfimi i derikëtushëm i Rosela Gjylbegut. Pas “Etheve”, ajo shfaqet në “Festivalin 42-të të Këngës në RTSH” në dhjetor të 2003-tës me këngën “Hirushja”, me tekst të Pandi Laços, orkestrim të Shpëtim Saraçit dhe kompozuar nga Endri Sina, dhe vlerësohet me çmim të tretë. Më 2004 merr pjesë në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”, si vokaliste në prapavi (bek-vokal) bashkë me “etheistët” e tjerë, kur Shqipëria debutoi me Anjeza Shahinin. Në dhjetor të po atij viti merr pjesë në “Festivalin 43-të të Këngës në RTSH”, duet me Arbër Arapin me këngën “Pëshpëritje zemrash”, e kompozuar nga Shpëtim Saraçi. Ndërkohë merr pjesë në koncerte e aktivitete të rëndësishme në gjithë Shqipërinë. Në fundvitin e 2006-s merr pjesë në “Festivalin e 45-të të Këngës në RTSH” ku vlerësohet me çmimin e dytë, me këngën e Pirro Çakos “Pa ty, pa mua” me tekst të Agron Tufës dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit. Një vit më pas, në “Festivalin e 46-të të Këngës në RTSH” me këngën “Po lind një yll”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe kompozim të Sokol Marsit ku renditet e trembëdhjeta. Bashkëpunimi i Roselës me Elizën vazhdon edhe me këngën “Një tjetër jetë”, muzika nga Pirro Çako, teksti nga Ardit Gjebrea dhe orkestrimi nga Adrian Hila, të cilën ato së bashku me Pirro Çakon e interpretojnë në “Festivalin e 48-të të këngës në RTSH”, në dhjetor 2009. Si e ftuar nderi në dhjetor të vitit 2011 merr pjesë në natën gala të edicionit të 50-të të këtij festivali me këngën “Mesnatë”, një homazh për këngëtaren madhështore Vaçe Zela. Një tjetër etapë e shkëlqimit të këtij
18 E premte, 15 MARS 2019
Rosela Gjylbegu, shkodranja e “Etheve” që sfidon ethshëm me talent dhe maturi
ylli është “Kënga Magjike”. Në edicionin e vitit 2007 të këtij festivali ajo pjesëmerr me këngën “Për ne të dy”, me tekst the orkestrim nga Sokol Marsi, dhe fiton çmimin “Magjia e Parë”. Një vit më pas vjen me “Tjetra”, teksti Pandi Laço, kompozimi Darko Dimitrov për tu vlerësuar me “Çmimin Çesk Zadeja”. Me duetin e saj me Eliza Hoxhën me titull “Rruga e zemrës”, me tekst të Eliza Hoxhës dhe kompozim të Darko Dimitrovit, Rosela Gjylbegu fiton çmimin e parë dhe “Çmimin Çesk Zadeja” në edicionin e vitit 2009 të festivalit “Kënga Magjike”. Më 2011 ajo merr pjesë për të katërtën herë në “Kënga Magjike” me këngën “Sikur të isha ti”, muzika dhe orkestrimi nga Darko Dimitrov dhe teksti nga Big Basta, duke fituar çmimin e tekstit më të mirë (“Best Lyrics”) dhe duke u renditur e pesta në klasifikimin final. Kënga “Sikur
të isha ti” renditet në vendin e parë te “Albania Top 5” në “Radio+ FM” për pesë javë radhazi. Një faqe e rëndësishme e ditarit artistik të Rosela Gjylbegut është padyshim edhe “Këngët e Shekullit”, edicioni III, 2010 ? 2011. Ky spektakël që filloi më 16 tetor 2010, zgjati për dymbëdhjetë javë, përgjatë Krishtlindjeve, dhe përfundoi në natën e Vitit të Ri 2011, solli dhjetë nga këngëtarët më të mirë me njëqind nga këngët më të mira të muzikës popullore shqiptare. Si pjesëmarrësja më e re dhe një nga tre këngëtarë nga Shkodra, Rosela interpretoi përkrah veteranëve Merita Halili, Ramadan Krasniqi, Frederik Ndoci, Stefi e Endri Prifti, Eranda Libohova, Irini Qirjako, Selami Kolonja, Maya, Bujar Qamili, etj. Për shkak të angazhimeve në këtë spektakël ajo nuk mori pjesë në festivalet tjera. Si artistja më e re e spektaklit, Roselës
1-VJETORI I VDEKJES
Stephen Hawking, fikja e atij dielli shndritës të dijes
F
izika, shkenca dhe gjithë ajo galaksi, së cilës mendja e tij e përshkoi tejpërtej, u ndanë një vit më parë. Ishte shuar pas një kohërendie të ngulmimit përdhunshëm në jetë, Stephen Hawking, ai kapaciteti i patëdytë i shtytjes tej të caqeve të pambërritura më parë nga njeriu. Stephen Hawking, një prej kreshtave më të larta të të mundshmes së njeriut për të zotëruar misteret e universit, erdhi për të dhënë si pakkush tjetër të tilla aftësi
të njohjes. Ai kishte ardhur me mison për të “ç’burgosur” naivitetin e njeriut nga terri i pafundësisë. Një vdekje e paralajmëruar e merr në moshën 76-vjeçare atë fenomen të dimensionit të dijes, atë njeri që vuajti kaq shumë në betejën me sëmundjen dhe i dha njerëzimit shkodimin e shumë sekreteve, duke i garantuar një status të privilegjuar në aftësinë për të perceptuar fenomenet derimsot të pashpjegueshme të hapësirës. Fizikanti i njohur Stephen Hawking i’u
dha vdekjes paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të ditës së sotme, 14 mars 2018. Stephen ishte i njohur për punën e tij me vrima të zeza dhe relativitet, dhe shkroi disa libra të njohura shkencorë duke përfshirë një histori të shkurtër të kohës. Në moshën 22-vjeçare, Stephen Hawking i’u dhanë vetëm disa vite për të jetuar pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike. Sëmundja e la atë në një karrige me rro-
ta dhe në masë të madhe nuk mund të fliste përveçse përmes një sintetizuesi zëri. Prof Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikë kuantike. Humbja e tij ishte mbarim i kohës së sundimit të hapësirës… dhe kurajë për të besuar te kapacitetet e njeriut për t’i shtytur tej në pafundësi caqet e së mundshmes së zotërimit përmes vullnetit të dijes.
i jepet privilegji që recitali i saj, i quajtur edhe “Rosela dhe miqtë”, të bëhet mbrëmja hapëse e pjesës së dytë njëmbëdhjetë-javëshe të këtij edicioni, në një format të ri me fillim më 15 janar 2011. Një ballafaqim dinjitoz i saj. Vijon sfidese në edicionin IV, 2011 ? 2012, të programit të TV Klan-it dedikuar këngëve të huaja më të bukura të shekullit. Aty spikasin duetet e saj “I don't ëanna talk about it” (me Redon Makashin), “Corazon Espinado” (me Altin Gocin), “I ëant to spend my lifetime loving you” (me Frederik Ndocin), “Mina Medley” (me Eliza Hoxhën) dhe “Empire state of mind” (me Big Basta). Përveç dueteve Rosela paraqitet edhe me superhitet si “Historia de un amor”, “Addicted to love”, “Ëhat a feeling”, “Ne me quitte pas”, “Gli uomini/Almeno tu nell' universo” dhe “O Happy Day”, duke kënduar në anglisht, frëngjisht dhe italisht. Tjetër etapë e rëndësishme e kapaciteteve të saja promovuese pjesëmarrja në muzikalin “Notre-Dame de Paris” ku bashkëpunon me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare. Këtu ajo luan rolin e Fleurde-Lys dhe interpreton këngën e saj “Ces diamants-là” (Këta diamantë këtu) në duet me Arbër Arapin, i cili luan rolin e Phoebus. Dhe vijon rrugëtimi i kësaj këngëtareje dhe jo vetëm, si një dëshmi e patjetërsueshme e vlerave. Përgjatë gjithë këtij udhëpërshkimi ajo ishte dhe mbeti ajo, Rosela Gjylbegu, për të cilën më mirë se e njohin kolegët dhe miqt, askush tjetër nuk mundet. Ajo, edhe pse ne nuk e shohim në përmbytjen e lajmeve të shoëbizit, ajo është aty, jo e mënjanuar, por e kujdeshme për të mos e marrë me vete përmbytja, për të mos u bërë pjesë e këtij realiteti jashtëartistik dhe demotivues. Ajo, Rosela Gjylbegu, ka dëshmuar me talentin dhe maturinë e saj se duke ditur se çfarë është, e di mjaft mirë se çfarë kërkon.
KULTURE
19 E premte, 15 MARS 2019
Kalendari kulturor mbarëkombëtar nënshkruhet brenda muajit në Tiranë M
inistrja e Kulturë Elva Margariti, vizitoi dje Prizrenin ku pati një takim me homologun e saj, Kujtim Gashi.Takimi u zhvillua në zyrat e Ministrisë së Kulturës në Prizren dhe nga aty u tha se kalendari kulturor mbarëkombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do nënshkruhet brenda këtij muaji në Tiranë. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se është i kënaqur me realizimin e projekteve të kalendarit të kaluar kulturore. Ai tha se bashkëpunimi mes dy shteteve do të jetë i vazhdueshëm. “Në masë të madhe ky kalendar është përmbushur shumica e aktiviteteve të parapara janë përmbushur në mes të institucioneve tona dhe të Shqipërisë janë përmbushur. Edhe gjatë këtij viti kanë filluar disa aktivitete konkrete një nga ta do e kemi më 22 të këtij muaji në Galerinë Kombëtare të Shqipërisë dhe natyrisht që ka pasur çalime në disa institucione por në masë të madhe jam i kënaqur me realizimin e këtij kalendari. Kurse këtë vit do e kemi një dinamikë më të madhe dhe projektet do jenë më të prekshme”, tha ai. Gashi tha po ashtu se gjatë takimit u dakorduan edhe për një kalendar të
përbashkët në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe krijimin e një fondi të përbashkët kulturor për mbështetje të artistëve. Ministrja e Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Elva Margariti u shpreh se do vazhdojnë tutje që të mbështesin projekte të reja. Derisa krijimin e një fondi të
përbashkët kulturor dhe kalendarin kulturor në vende tjera e sheh si një mundësi më të madhe për ndërveprim. “Kalendari është një marrëveshje formale por përtej kësaj ne gjithmonë kemi mbështetur të gjitha aktivitetet dhe të gjithë artistët në të dyja shtetet. Jam entuziaste që të marrim hapa të rinj që të
çojmë përpara projekte të reja siç është edhe ajo e një kalendari edhe më të shtrirë duke pasur për eksperiencën e kalendarëve të viteve të mëparshme të vazhdojmë dhe të kemi të tjera me shtetet tjera fqinje dhe të kërkojmë edhe radhë të tjera të ndërveprimi”, u shpreh ministrja Margariti.
Hip-hopi me muzeun e vet në New York Hip-hopi do të ketë muzeun e vet në New York. Lajmin e bëri të ditur reperi amerikan Kurtis Blow, i cili theksoi se do të hapet në Bronx, aty dhe ku lindi ky zhanër muzikor. “Universal Hip-Hop Museum” pritet të hapet në vitin 2023. “Do të jetë një pjesë fantastike e historisë për këtë kulturë. Pasuria ime do të ketë një seli ku të gjithë mund të vijnë ta shikojnë nga afër”, -tha Blow. Blow ka qenë i pari reper që pati një sukses komercial dhe i pari që ka firmosur një kontratë diskografike me një kompani ndërkombëtare. “The Breaks”, pjesë e albumit të vitit 1980 “Kurtis Blow”, u bë e para këngë rep e certifikuar me disk të artë në muzikën hip hop. Rrënjët e hip-hopit mund të jenë në vitin 1973 dhe prej atëherë hip-hop e repi janë një industri miliardere dhe tërësisht të pranuara në kulturën tradicionale, si amerikane dhe në atë botërore.
30 vjet pa dramaturgun dhe aktorin Hekuran Zhiti 30 vjet më parë, në 15 mars, mbylli sytë përgjithmonë autori i shumë komedive dhe dramave, por dhe i satirave në vargje, edhe elegjive, aktor profesionist, por dhe mësues i nderuar, Hekuran Zhiti (1911 – 1989). Vinte nga Tomorica, nga Mali i Tomorrit ose “Olimpi i shqiptarëve”. Në vitin 1932 kreu shkollën “Normale” te Elbasanit, me drejtor të parë Luigj Gurakuqi, me mësuesit e tij Simon Shuteriqi, babai i shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, e Karl Ljarja, babai i aktori Rikard Ljarja, etj. Shok klase kishte dhe shkrimtarin e ardhshëm Stero Spasse. Studenti Hekuran Zhiti spikati si talent i skenës dhe i poezisë dhe më pas si mësues. Hekuran Zhiti aq sa u bë i njohur dhe i vlerësuar nga populli deri dhe nga regjisorë si Piro Mani e aktorë si Kadri Roshi, nga këngëtarja Vaçe Zela, etj, po aq dhe pengohej, nuk mund të botonte vepra, veçse ndonjë skeç nga moria e pafund e tyre me ndihmën e shkrimtarëve Tahsim Aliaj apo Dionis Bubani, teksa vleresohej dhe nga kritikët Razi Brahimi, Miho Gjini, nga shkrimtari Pëllumb Kulla, etj, etj. Vepra e Hekuran Zhitit si krijues përmes kalvarit dhe sfidave, është mirënjohja më e mirë që ai i kthen vendit edhe pas vdekjes.
KONKURSI
“De Rada” në pritje të poezive nga të rinjtë P
oezia si formë tradicionale e artit të shkruar ku gjuha përdoret për të shpërfaqur cilësitë e të bukurës dhe një intensitet të emocionit, gjithnjë ka bashkuar njerëz. Klubi letrar “De Rada” në Ferizaj ka vendosur që të motivojë të rinjtë përmes konkursit letrar për Ditën Botërore të Poezisë, që shënohet gjithandej më 21 mars. Ky klub ka ftuar të gjithë krijuesit e rinj deri në moshën 25-vjeçare që të konkurrojnë me nga një poezi të tyre. Për t’i
shkruar e dërguar ato të rinjtë kanë kohë deri në ditën e 19-të të këtij muaji. Vlerësimi i poezive do të bëhet në format anonim nga juria profesionale, ndërsa fituesit do të shpallen tri ditë pas mbylljes së konkursit, pikërisht në Ditën Botërore të Poezisë, kur edhe do të organizohet ora letrare. Klubi letrar “De Rada” ka shkruar se me konkurse të tilla ka për qëllim të bëjë promovimin dhe nxitjen e krijimtarisë letrare tek të rinjtë e qytetit dhe rrethinës.
Tri vendet e para do të marrin shpërblim me para, i pari 70 euro, i dyti 50 dhe i treti 30. Vitin e kaluar për nder të Ditës Botërore të Poezisë ata kishin organizuar konkurs për poezi dhe prozë për të rinjtë deri në moshën 18-vjeçare, nga ku i kishin përzgjedhur nga tre fitues për të dyja zhanret. Edhe për 28 Nëntor kishin organizuar një konkurs të po këtij formati. Klubi letrar “De Rada” në Ferizaj funksionon qysh nga vitit 1970.
SPORT
20
E premte, 15 MARS 2019
“Goglat” pritet që të rezervojnë duele spektakolare në fazën më vendimtare të eventit
Me sytë nga Nyon-i, sot shorti i çerekfinaleve të Champions League
MERKATO
Real Madrid zyrtarizon goditjen e parë për Zidane në merkato Tri ditë, 72 orë: Kaq kohë i është dashur Zinedine Zidane për të bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm. Klubi madrilen ka zyrtarizuar afrimin e Eder Militaos, mbrojtësi i cili do të mbërrijë që nga qershori, dhe që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Braziliani do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, për shumë e 50 milionë eurove, aq sa ishte edhe çmimi i klauzolës së prishjes së kontratës së tij me portugezët e Portos. 21-vjecari ndiqej prej kohësh nga “Los Blancos”, ndërkohë që
me rikthimin e Zidane në stol, transferimi u bë zyrtar. Ai ka zhvilluar një sezon te skuadra portugeze duke spikatur edhe në saj të potencës fizike.
ARGJENTINASI
Messi komplimenton Ronaldon: Ishte fantastik, Juve më surprizoi
Nga Rozalb Lika
A
nglia kundër pjesës tjetër të Europës, kështu mund ta cilësojmë fazën çerekfinale në Champions League. Dy skuadrat e Manchesterit, Liverpooli dhe Tottenham siguruan një biletë për në 8 skuadrat më të mira, duke shtyrë daljen e tyre nga Europa me siguri të paktën edhe për një fazë. Shorti i Champions LeagueDita e nesërme, 15 mars, do t’i dedikohet shortit të dy kupave europiane. Fillimisht do të fillohet me Champions League. Takimi është fiksuar, si gjithmonë në Nyon, teksa është parashikuar që të startojë në orën 12:00. Kriteret e shortit- Duke filluar nga çerekfinalet nuk do të ketë më asnjë kufizim për asnjë nga
TRAJNERI
ekipet që kanë siguruar një biletë në këtë fazë, as për ekipet që bëjnë pjesë në të njëjtin shtet. Nuk përjashtohet mundësia që goglat e Nyon të rezervojnë një përballje mes ekipeve angleze. Pas përfundimit të shortit të çerekfinaleve, do të procedohet me fazën gjysmëfinale dhe më pas me gjysmëfinalen që prodhon ekipin vendas, duke krijuar një tabelë të vofël. Në këtë mënyrë, ekipet çerekfinaliste do të njohin jo vetëm kundërshtarin në këtë fazë, por edhe rivalin e mundshëm në gjysmëfinale. Interesant është fakti që në këtë fazë nuk ka asnjë skuadër italiane. Datat dhe oraret e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve- Duke filluar nga 9 prilli, do të ketë një edhe rrugëtimin final të dy tureve, çerekfinaleve dhe finaleve, brenda 30 ditësh. 9/10 prill: ndeshjet e para të çerekfinaleve
16/17 prill: ndeshjet e kthimit te çerekfinaleve 30 prill/1 maj: ndeshjet e para të gjysmëfinaleve 7/8 maj: ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve Orari i fillimit të ndeshjeve nuk do të ndryshojë, duke mbetur 21:00. Drejtuesit e UEFA-s mund të bëjnë edhe përjashtime. Finalja ndërkohë do të luhet më 1 qershor, në “Ëanda Metropolitano” të Madridit. Siç e evidentuam edhe më lart, UEFA do të hedh një short për të zbuluar çiftin gjysmëfinal nga i cili do të dalë skuadra “shtëpiake”. Skuadrat e kualifikuara Manchester City Manchester United Tottenham Liverpool Juventus Barcelona Porto Ajax
Lionel Messi ju kundërpërgjigj mjaft mirë Ronaldos, të mërkurën në mbrëmje duke shënuar dy herë ndaj Lyon për ta ndihmuar ekipin e tij që të fitonte 5-1. Në përfundim të takimit, “Pleshti” nuk la pa komentuar performancën e Cristianos, duke vlerësuar maksimalisht portugezin dhe duke e cilësuar diçka të jashtëzakonshme atë që ai bëri në fushën e lojës. “Të them të drejtën prisja që Atletico të tregonte më shumë forcë dhe u befasova me kalimin e Juventusit, Por italianët u treguan vërtetë të zotët në atë takim dhe Ronaldo ishte fantastik, duke shënuar të 3 golat e kualifikimit”, tha Messi. Pas shumë vitesh përballje mes tyre në kampionatin spanjoll, këtë sezon Ronaldo u transferua në kampionatin italian, por fati mund të rikthejë rivalitetin mes tyre në Ligën e Kampionëve. “Në fakt të gjitha skuadrat që kanë arritur deri këtu, janë shumë të forta, pasi jo më kot janë në çerekfinale. Nuk kam preferenca për shortin, pasi nëse do të fitosh Championsin, më herët apo më vonë, duhet t’i mposhtësh të gjithë”, deklaroi ylli argjentinas.
BISEDA
“Do t’i shkatërrojmë në shtëpi”, mesazhi i Ronaldos para duelit me Atleticon Besimi që tregoi Cristiano Ronaldo para ndeshjes ndaj Atletico Madrid nuk ishte diçka e re, pasi ylli portugez frymëzohet gjithmonë në sfida të tilla të mëdha. 5 ditë para ndeshjes, CR7 pati një komunikim në “whatsApp” me ish-mbrojtësin e bardhezinjve, Patrice Evra, ku shprehu besimin për një përmbysje të madhe. “Kam besim te ti vëlla, nuk e kam humbur asnjëherë besimin”, i shkruan francezi, ndërkohë që CR7 i përgjigjet: “E di, do ta kalojmë turin vëlla. Në shtëpi i shkatërrojmë”. Kjo ka qenë biseda që ka postuar Evra në Intagram 5 ditë më parë, duke zbuluar se portugezi kishte besim të madh në një përmbysje të rezultatit.
Mourinho flet për rikthimin e Zidane te Reali: Nuk jam i zhgënjyer R ikthimi i Zinedine Zidane “është perfekt për Real Madrid”. Këto janë fjalët e Jose Mourinhos. Trajneri portugez në një intervistë për “El Chiringuito Tv” ka komentuar veprimin e Florentino Perez për të rikthyer në pankinë strategun francez pas tri triumfeve radhazi. “Mendoj se Zidane është zgjedhja e duhur. Zidane ka arritur të bëjë gjëra të mëdha me Realin gjatë kohës kur i drejtonte.
Personalisht mendoj se Zidane është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës. Kjo është një mundësi e mire edhe për vetë atë për të treguar sesa i aftë është, sidomos në këto momente të vështira për Realin. Uroj që çdo gjë të shkojë mirë për të dhe klubin”, tha Mourinho. Në dhjetori portugezi u shkarkua nga detyra, pasi një serie rezultatesh negative në krye të stolit të Manchester United. Emri i tij u shfaq
sërish pas pak muajsh dhe lidhje më një rikthim të mundshëm në madrid, skuadër të cilën ai e ka drejtuar nga 2010 deri në 2013. Por, a është i zhgënjyer Mourinho që Perez nuk përzgjodhi atë? “I zhgënjyer që nuk më zgjodhën mua? Jo absolutisht jo. Unë nuk kam shprehur kurrë që më pëlqen rikthimi në Madrid ose që ata më duan mua. Mund t’ju them vetëm që emri i Zidane është zgjedhje e mirë”, deklaroi portugezi.
SPORT
21
E premte, 15 MARS 2019
Strategu italian ka lënë jashtë Lenjanin, Alijin dhe Manajn për dy ndeshjet e para
Panucci zbulon listën për Turqinë dhe Andorrën, ka disa surpriza
MESFUSHORI
Thyen gishtin e këmbës, ja arsyeja e mungesës së Ndoj-it në kombëtare Zbulohet arsyeja se përse mesfushori i talentuar i Brescias, Emanuele Ndoj nuk është grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci për sfidat e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës. 22-vjeçari i cili ka spikatur në këtë sezon duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Brescias në Serie B , ka pësuar një dëmtim në një prej seancave stërvitore, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit lojtarin i cili humbet kështu dy sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës. Ndoj ka thyer gishtin e tretë të këmbës në stërvitje dhe do të mungojë për dy javë në stërvitje. Atij i kishte mbërritur ftesa e kombëtares, por nuk ka mundur që të rikuperohet në kohë për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së strategut italian.
SULMUESI
Greqia publikon listën për eliminatoret, Durmishaj mbetet jashtë
C
hristian Panucci publikoi dje listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore të Europianit 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme. Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as surprizat. Në listë risia është Kristi Qose, i cili është ftuar 5 vite më parë nga Gianni De Biasi. Mesfushori po bën paraqitje fantastike në Sllovaki, duke gjetur 6 herë rrugën e rrjetës. Strategu italian ka njoftuar rikthimin e dy elementëve shumë të rëndësishëm: Amir Abrashi dhe Armando Sadiku. Ata kanë kaluar dëmtimet e rënda dhe tashmë do të vihen në dispozicion të trajnerit të kombëtares sonë për t’i dhënë një dorë për
REAGIMI
N
dryshon kalendari i Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Problemet në takimin Kamza-Laçi, si dhe bojkotimi i përkohshëm i kampionatit shqiptar nga ana e arbitrave sollën në mënyrë të pashmangshme edhe ndryshimin e datave, kundrejt kalendarit të përcaktuar më parë. Nuk do të ketë as ngjeshje të ndeshjeve dhe as kapërcim të javëve në Kategorinë Superiore, por thjesht shtyrje në kalendar. Pas ndërprerjes 1-javore të aktivitetit futbollistik Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi modifikimin e kalendarit të kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Kështu sfidat e kthimit, për sa i përket
kualifikueset e Europianit. Mesfushori i Freiburgut qëndroi 11 muaj jashtë fushave përpara se të rikthehej në shkurt. Panuci ka rigjetur një “motor” në mesfushë, pasi ai është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit. Një tjetër elementë i rëndësishëm është edhe Armando Sadiku, i cili është sulmuesi që i ka munguar kombëtares në Ligën e Kombeve, ku bëmë paraqitje aspak të mira. Trajneri i kombëtares, nga kampionati ynë nuk ka preferuar asnjë futbollist përveç Alban Hoxhës, portierit të Partizanit. Nuk janë preferuar lojtarë si Manaj, Bare, Lenjani, Llullaku dhe Sabien Lilaj. Kapiteni Mërgim Mavraj mungon, pasi me Skocinë u ndëshkua me karton të kuq
dhe është i pezulluar. Kastriot Dermaku është mbrojtësi që mbetet jashtë. Naser Aliji, që tanimë po luan rregullisht te Dinamo e Bukureshtit, është ftuar sërish. Vetë trajneri kuqezi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e diel, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së, siç është parashikuar, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet e tij, ku mund të ketë polemika të disa emrave. Kombëtarja shqiptare që nga e hëna ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 22 Mars në “Loro Boriçi” përballë Turqisë dhe më 25 mars ndaj Andorrës në transfertë. Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në grupin H kualifikues të Europianit të vitit 2020, bashkë me Francën, Turqinë, Andorrën, Islandën dhe Moldavinë.
Sektori i Garave modifikon kalendarin, Superiorja spostohet 4 ditë më vonë
fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 3 prill, ndërsa ndeshjet e fazës gjysmëfinale do të zhvillohen siç dihet me sistem vajtje ardhje, por respektivisht në datat 24 prill dhe 8 maj. Finalja e edicionit të 67-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet ditën
e diel, më datë 2 qershor. Për sa i përket kampionatit nuk do të ketë kapërcim në kalendar dhe këtë fundjavë do të luhen rregullisht ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, ndërkaq Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që java përmbyllëse e edicionit 2018-2019 të kampionatit shqiptar, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më datë 25 maj, të zhvendoset një javë në kohë, kështu që java e 36-të në Kategorinë Superiore pas modifikimit në kalendar do të zhvillohet më datë 29 maj.
Greqia luan me Liechtenstein më 23 mars, ndërsa tre ditë më pas përballet me Bosnje Hercegovinën. Trajner Angelos Anastasiadis ka përzgjedhur lojtarët për këto dy sfida të kualifikueseve të “EURO 2020”, ku bie në sy mungesa e Fiorin Durmishajt. Sulmuesi i Panionios ka pasur së fundmi një bisedë me trajnerin e Greqisë duke pranuar që të luajë për kombëtaren helene. Gjithsesi për këto dy ndeshje nuk është grumbulluar, pasi fillimisht duhet të marrë miratimin nga FIFA. 22-vjeçari është aktivizuar me Shqipërinë U21 dhe ka procedura që duhen kryer para se të mund të luajë për Greqinë. Ai duhet të marrë letrat nga kombëtarja jonë dhe më pas të marr miratimin nga FIFA për t’ju bashkuar helenëve, që tashmë është vetëm çështje kohe.
MBROJTËSI
Agolli luan sot për herë të fundit në Kazakistan, gati aventura në Amerikë Ansi Agolli pritet të mbyllë bashkëpunimin me Karabak dhe të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sportal.az” njofton se mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me New York Cosmos dhe sot do të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës kundër Sabail. Agolli, i cili në muajin tetor mbushi 36 vjeç, do ta mbyllë karrierën në SHBA, pas një periudhe të suksesshme në Azerbajxhan. Futbollisti kryeqytetas është një nga më të dashurit prej tifozëve, të cilët i ka bërë për vete me paraqitjet e bëra. Mbrojtësi u transferua te Karabaku në verën e vitit 2010 dhe ka arritur të fitojë pesë herë titullin kampion. Gjithashtu ka ngritur edhe tre herë Kupën e Azerbajxhanit. Agolli ka arritur të luajë edhe në grupet e Champions League dhe në gjithë këto vite numëron 69 ndeshje vetëm në kupat e Europës.
SHOWBIZ
22 E premte, 15 MARS 2019
“Ti je një luledielli” fiton çmimin e rëndësishëm Albana Osmani u ka dhuruar shpresë dhe buzëqeshje mijëra fëmijëve, me fondacionin “Ti je një luledielli” i cili ka marrë përmasa ndërkombëtare. Dje “Ti je një luledielli” është shpallur Kampion i Europës Juglindore dhe Ballkanit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, një çmim që i është dorëzuar Albana Osmanit. Çmimi “Kampion i Europës Juglindore dhe Ballkanit” është vlerësimi që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal i bën një individi ose institucioni që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Europën Juglingore gjatë vitit të kaluar. Ky çmim është një falenderim për punën që Albana Osmani ka bërë me “Ti je një luledielli” dhe një stimul për të vazhduar misionin e saj madhështor. “Ti je një luledielli” është një organizatë jofitimprurëse humanitare e cila synon të ndihmojë fëmijët në nevojë, veçanërisht ata që trajtohen për sëmundje të rënda. Kjo organizatë, me gjuhën e humanizmit i mëson brezit të ri çfarë është vërtet e rëndësishme, që ata të vazhdojnë këtë mision për ta bërë rajonin tonë dhe botën një vend më të mirë.
mancë të re. Në thuajse çdo event të rëndësishëm ajo është parë e shoqëruar nga fëmijët e saj, por pavarësisht kësaj nuk kanë munguar fjalë se dikush
Dua Lipa ka shokuar të gjithë me një veshje të çuditshme në aeroportin e Londrës Heathrow. Ajo ka festuar publikimin e librit të të dashurit të saj Isaac Carew i cila u promovua në Londër. Por, stili i Duas ka çuditur të gjithë pasi që ajo është pare të dalë nga avioni dje me një palë pantallona të gjerë ngjyrë të gjelbër të çelur dhe një bluzë të gjelbër me kapelë. Por e çuditshme është që Dua ka veshur taka.Ajo ka
arritur që të komentohet nga stilistë të modës pasi është hera e parë që ajo komentohet për stilin e saj.
Një çift pëllumbash të dashuruar në Londër
Angelina Jolie është fejuar? Pritet dasmë me milarderin britanik
Pas divorcit të bujshëm dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, kanë filluar të përfliten thashetheme se aktorja Hollywoodiane është në një ro-
Dua Lipa shfaqet me një stil të çuditshme
tjetër, pas Brad Pitt është në jetën e aktores. Po thuhet se Angelina Jolie është e fejuar me një miliarder britanik. “Life&Style” shkruan se aktorja jo vetëm që është në një lidhje, por madje mund t’i japë fund beqarisë në “Chateau Miraval”. Megjithatë, një burim pranë aktores është shprehur për “HollwoodLife” se Angelina është duke shijuar jetën e saj si një nënë beqare. “Angelina nuk është duke njohur asnjë për momentin dhe është shumë në rregull me këtë gjë. Ajo pati një periudhë të vetmuar pas ndarjes nga Brad, por e kaloi falë dashurisë dhe vëmendjes së fëmijëve të saj. Ajo nuk po njihet me asnjë aktor, me asnjë miliarder dhe sigurisht nuk po takohet sërish me Brad”, është shprehur ai.
Channing Tatum dhe Jessie J janë ndër çiftet më të lumtura të Hollivudit, të cilët vendosën të dalin publikisht në Londër. Aktori 38-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare kanë nisur historinë që në tetor të vitit të kaluar, por asnjëherë nuk ishin parë në praninë e njëritjetrit. Duket se ata janë më të dashuruar se kurrë pasi fotografitë nga “Just Jared” e transmetojnë romancën e bukur. Ndër imazhe, artistët shfaqen duke ecur në rrugë me duar të kapura dhe kështu konfirmojnë se po kalojnë një kohë shumë të këndshme. Këngëtarja dhe aktori janë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”. Historia e tyre nisi rreth 6 muaj pas divorcit të Channing. Aktori i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Ata janë prindër të një vajze që quhet Everly dhe është 5 vjeçe.
Rita Ora kameriere: Mos harroni të më lini bakshish Këngëtarja Rita Ora publikoi disa ditë më parë hitin ‘Only want you’. Këngëtarja shfaqet në klip e veshur si kameriere. Rita vendoi të ndajë me fansat disa imazhe nga kënga për ta promovuar atë. “Porosini! Video ‘Only want you’ është gati. Mos harroni ti lini bakshish kamarieres suaj,”-shkroi këngëtarja. Kënga u publikua më 6 mars dhe ka siguruar 3 milionë klikime në YouTube.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Specialist që merret me gërmime dhe studime 5. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 9. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 10. Partia e të Drejtave të Mohuara 13. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 14. Figurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj 17. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 22. Vihen në veshë për të përçuar dëgjesën më mirë dhe të personalizuar 23. Luigj ... (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat 25. Kam të ftohtë, ngrij nga acari, ose ... 26. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 29. Mekanizëm i veçantë në automjete (në automobila, në traktorë, në tanke etj.) që u jep rrotave shpejtësi të ndryshme 30. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 31. Rreth prej metali të çmuar, prej kocke etj., që vihet si stoli në kyç të dorës a në llërë 33. Partia Balli Kombetar 34. Data më e famshme e historisë Napoleonike ajo e 18 qershor 1815, e thirrur nga Victor Hugo si "Dita e Fatit". Kjo datë kujtohet si "Beteja e ...-s" 36. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 38. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 39. E vendos dikë a diçka në një vend 41. ...u, kjo nuk është gjë fare! 42. Ajo që dëgjohet kur zëri a zhurma është përplasur diku dhe kthehet pas 43. Pushkë e prodhimit belgjian para Luftës së Dytë Botërore 44. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 46. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 47. Fshat në komunën e Deçanit, prej aty rrjedh familja e Sulejman, Beqir dhë Asim ... 48. Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë, shprehje e vjetër 50. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 52. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër 54. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 55. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 56. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 58. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 61. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrum-
E premte, 15 MARS 2019
Nga Albert VATAJ
bullakët, me sy të mëdhenj 62. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 63. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 65. Lloj perimeje që përdoret gjerësisht në kuzhinë 66. Mban atë emër lëngu, i cili formohet në zorrë nga ushqimet që treten dhe përmban të gjitha lëndët që thithen nga organizmi 67. Ai përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka, tërkuzë, konop 68. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 69. Masë e vjetër për drithëra, e barabartë me rreth dyzet deri në pesëdhjetë kilogramë 71. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 72. Shteg që hapet në vijën e ujit për ta kthyer këtë në arë, krahinore 76. Tërësia e kockave të kokës. Mbetja e kokës së një të vdekuri 77. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 78. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 79. Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht 81. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 83. I ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm, ose re... 85. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 86. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 89. Shkurtim për: Artileria breg-
detare 91. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 95. Njeri i shtresës së privilegjuar të një klase ose të një grupi shoqëror 96. Qyteti gjerman ..., më 23 shkurt 1945, u shkatërrua tërësisht nga 379 bombardues britanik 98. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 99. ... HYSKJA , aktor shqiptar, lindi më 1937 dhe vdiq më 2016 102. Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre 103. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 104. Emër që marrin fëmijët 89-vjeç, ose e të rriturve që mendojnë e veprijnë si ... 107. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: ajror, i ajrit. nga ajri, me anë të ajrit 108. Butak me guackë gëlqerore, rron në koloni buzë brigjeve të deteve, nuk i mungon tryezave të prodhimeve të detit VERTIKALISHT 1. Matematikan dhe filozof i lashtësisë greke, i pari që hodhi idenë e rrumbullaksisë së tokës 2. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 3. Romani i Anton Pashkut 4. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit 6. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut
7. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 8. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 9. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 10. Partia Republikane, inicialet 11. Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, urdhërpagesë 12. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 15. Burrë trim e bujar 16. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 17. Gjykimi profesional, etik dhe estetik i një vepre apo krijimtarie 18. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 19. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 20. Që bëhet a prodhohet me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët 21. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e goditjeve 22. Ai që merrej si dëshmitar në kurorëzimin e një çifti të ri dhe bëhej mik i familjes 24. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 27. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 28. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi 32. Ëmbëlsirë që bëhet me oriz e me sheqer të djegur, me rrush të thatë, me bajame etj 35. Paradhoma e shtëpisë private është ... 37. Që e ka ritmin të çrregullu-
62. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 63. Partia Demokracia e Re Europiane 64. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 65. E dhënë që sillet për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka; dëshmi, fakt, argument. 66. Që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë erë e shije të mirë 70. Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në Evropën Perëndimore në shek. XVI 73. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 74. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 75. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje 79. Quhen ashtu ata, makineritë, mjetet, veglat, orenditë, aparaturat 80. Një copë dërrasë që shërben për të rrafshuar drithin 82. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 84. Dakord në gjuhë universale 87. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj 88. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 90. Lëng i tejdukshëm, që del nga disa gjëndra të nënlëkurës kur bën shumë nxehtë dhe çliron një erë jo fort të pranueshme 92. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 93. Këshill i posaçëm pranë Gjykatës së Lartë, edhe arsim i mesëm me regjim të rreptë 94. Partia Ora e Shqiperise 95. Almiset për të lëruar tokën dhe për të ngarë qetë 97. Për rolin e saj në filmin Gone with the Wind, Hattie McDaniel u bë afrikano-amerikanja e parë që fitoi ... 99. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 100. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 101. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 104. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 105. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 106. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën
ar, që nuk punon me ritmin e zakonshëm 40. Ato të NBA janë të famshëm në këtë lojë 44. Ashtu quhet kur luhet a interpretohet një vepër muzikore 45. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 48. Vathë e përkohshme ku mbyllin bagëtinë për të grumbulluar plehun 49. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 51. Mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, dreqi, shejtani 53. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 57. Quhet ashtu një shkrim i shkurtër satirik 58. Periudha e historisë që karakterizohet nga marrëdhëniet feudale dhe që nis nga shekulli VI deri në XVIII 59. Lëngu i rrushit të pjekur para se të fermentohet dhe të bëhet verë 60. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
K
3
O M A N
9
M 16
L
O
E
F
E
R
M
O
A
P
I
S
A
Z
M E
H E
T
¸
K
S
O
F
19
J
P
K
V E
N E
U
A
28
O
29
K
D
30
I
34
L O
E
R
35
L
R
36
K
D ¸
R
V A
R F
A N
J
A
U
A M A
R
N
U
K
S
L
M O
U
N
G
R
N
L
I
T
E
41
J
G
H
A N
O D
E
A
D
E
E
N
44
M Y E
Z I
N
N
M
I
D
50
M E 52
A
I
T
O
K
U K
U L
N
54
M E
K
S
T
55
R E
L
57
C I
P
56
R
O K
B
R
U R
G
58
F
S
O
K
L L
A V
O
H
M
D
I
61
O
62
V ¸
64
R A
S
¸
S
A
E
A
N
A T
O R
63
M I
65
V ¸
R S
N I
K
I
˙
I
O M
L
T
67
K I
J
T H
68
Z
V
69
P
T
74
I
M E
D
A 84
A
˙
C
O
R
V
K
B
N T
U R
A
I
T
O
¸
¸
I
A T
A L
L A
N
M
F
D
I
E
I
R
P
A L
A V
I
S G
100
Z
I
I
E
R
I
I
Z
J
J
T
¸
K
E
S
K
U
I
E G
J
I F
M A L K E
E R
E
107
S
R
R A
N
L
V E 112
R
E 114
N B
D I
111
L O
113
K A
B
109
O L
110
E
R A
106
N
108
Y
R
F
101
B A P
R 97
L
A L
O
93
105
E T
N L
89
99
104
L
J
83
E
86
T 98
O A M F
O
E
K L J
96
P
˙
92
C E
L A 103
N I
88
95
E
N 82
V A
91
B
L
D 81
U
K O
94
E Q
80
V E
77
85
A R
N 90
K
D
76
U B
87
E
75
L 79
N
G
72
A
O
73 78
J
A
71
H
E
F
66
R 70
I
L L
O
51
D 53
60
E
K
F
48
Z
49
I
I
45
47
M N T
K
43
46
J
102
A
S
39
U N
R ¸
42
L
A B
K A
37
38
L
I
U
32
B
40
P
P
25
D I
31
A
33
59
22
P
24
B Y
R
N
I
T
I 21
B
27
A
O
L T E
Z 20
D L
26
A
8
L L I
K
23
A
7
P M A
15 18
P
6
B O R
11
B
14
17
A S
5
L S
10
B 13
4
V A
D ¸
L 12
B L
I
M U
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 15 MARS 2019
Presidenti Meta në Forumin e Bakusë, bashkë me liderë të tjerë të rajonit
P
residenti i Repub likës Ilir Meta po merr pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai bën me dije se është bashkë me liderë të rajonit, të gjithë pjesëmarrës në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar. Meta ka postuar një foto përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, ku shihet krah Presidentit të Malit të
Zi, Milo Gjukanoviç, Kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov dhe Bashkë-Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç. “Përpara nisjes së Forumit të 7 Global të Bakusë, së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç, kryeministrin e Bullgarisë, Borisov dhe BashkëPresidentin e BosnjëHercegovinës, Xhaferoviç”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.
Presidenti Ilir Meta, merr pjesë në Forumin e 7-të Global të Bakusë, Azerbajxhan
“Të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në Forumin e 7-të Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”; mbajti dje një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e hapjes, krahas Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe liderëve të tjerë pjesëmarrës në të. Në fjalën e Tij, Presidenti Meta, vlerësoi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e zhvillimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe sfidave të reja me të cilat përballen rendi botëror dhe institu-
cionet ndërkombëtare. Presidenti Meta, nënvizoi se: “pas më shumë se 70 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe gati tre dekada pas Luftës së Ftohtë, sërish e ardhmja e rendit botëror duket e pasigurt”. “Fuqitë e mëdha tradicionale po përballen me probleme për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për konfliktet globale, ndërkohë që multilateralizmi nuk është më e njëjta forcë shtytëse për qeverisjen botërore”, - u shpreh Presidenti Meta.
Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit theksoi se sfidat e sotme të tilla si, siguria globale, multilateralizmi, ndryshimet klimaterike, migracionin, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm po dominojnë politikën e jashtme. “Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona”, – tha Presidenti Meta. Kreu i Shtetit
nënvizoi gjithashtu në fjalën e tij se “politika e jashtme globale po influencohet shumë edhe nga ‘diplomacia energjetike’ dhe nga përpjekjet për të zotëruar burimet energjetike në mbarë botën”. Në këtë aspekt, Presidenti Meta solli
në vëmendje të auditorit dhe rolin e Shqipërisë, që për herë të parë bëhet pjesë e projekteve strategjike energjetike përmes korridoreve të gazit TAP dhe IAP. “Këto projekte kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme dhe pozitivisht rolin e Shqipërisë në rajon, e më gjerë”, – u shpreh Presidenti Meta. Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit pozitive në rajon, si anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Presidenti Meta nënvizoi se, ato kanë gjeneruar një optimizëm të ri në rajonin tonë. Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria është shumë e angazhuar për bashkëpunimin rajonal dhe për forcimin e mëtejshëm të multilateralizmimt. “NATO mbetet Aleanca më atraktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, në kontinentin tonë dhe më gjerë. Ne kemi rritur kontributin tonë për forcimin e paqes, stablitetit dhe përparimit në rajonin tonë e më gjerë”, theksoi Presidenti Meta.