Koha Jone_15 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E enjte, 15 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 271 (8402)

E enjte, 15 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Një përgjim skandaloz që ndodhet nga dje në duart e opozitës do të jetë shkatërrues për qeverinë, ku rrezikohet jo vetëm politikisht mazhoranca, por ka mundësi që të ketë koka të mëdha të cilat do arrestohen, edhe po të dojë prokuroria t'i mbrojë, nuk ka se ç'të bëjë sepse janë me foto, video dhe dosje nga shërbimet partnere

Kryemadhi: Protesta popullore kundër Ramës

PD-LSI kanë filluar përgatitjen për një protestë të madhe finale për rrëzimin e kryeministrit Rama para zgjedhjeve vendore. Nga ana e tij shefi i qeverisë deklaroi se do futemi në zgjedhje edhe pa opozitën, nëse ajo refuzon. Protesta e opozitës nuk do të jetë me njerëz që vijnë, dëgjojnë dhe ikin, por me ata që janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë, duke sjellë një qeveri zgjedhore

FAQE 3

Edi Rama në ceremoninë për Protesta te Unaza e Re. Presidenti Mid'hat Frashërin: Mirënjohje për Meta: Të gjendet zgjidhje e drejtë shërbestarin e kombit për banorët dhe interesin publik

Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në ceremoninë e kthimit në atdhe të eshtrave të Mid'hat Frashërit KRYEBASHKIAKU

ISH-MINISTRI I JASHTËM

FAQE 24

DËNIMI I SHULLAZIT

PRESIDENTI I FSHF

Erion Veliaj: “Shpellarë”, Nikos Kotsias: Ushtria SHBA, Gjermania, Anglia Duka: Stadiumi mbaron në quajta deputetët e Saliut greke nuk e njeh kufirin dhe OSBE: Presim arrestime vitin 2019, për Panuccin flasim pas dy ndeshjesh dhe jo qytetarët e mi me Shqipërinë dhe dënime të tjera FAQE 8

FAQE 4

FAQE 24

Në foto: Pamje nga protesta e banorëve dje në zonën e Unazës së Re

FAQE 6

FAQE 14

ANALIZË

Ceremonia ku socialistët varrosën të majtën Nga Andi Bushati

Rikthimi i dytë në pushtet i socialistëve po i zhvesh ata gjithnjë e më shumë nga çdo vlerë e së majtës. Në vend të shtresave të paprivilegjuara, PS ka zgjedhur ortakërinë me oligarkët. Në vend të taksimit të ndershëm, ka vendosur të privilegjojë lehtësimin e taksave... FAQE 11


POLITIKE

2 E enjte, 15 NENTOR 2018

PROTESTA TE UNAZA E RE

Presidenti Meta: Të gjendet zgjidhje e drejtë për banorët dhe interesin publik Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar pas protestave të banorëve në zonën e Unazës së Re. Në një deklaratë publike, kreu i shtetit kërkon që të "gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një

zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi". Në reagimin e Presidentit theksohet se kreu i shtetit "po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsul-

timi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive". Gjithashtu Presidentit Meta bën të ditur se "do t'i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritan-

ishme për këtë çështje. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së

Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre".

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbështetje të banorëve që protestojnë te Unaza e Re

K

r yetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi dje dokumente që provojnë se çdo banor i Unazës së Madhe në proces legalizimi duhet të marrë dëmshpërblim të plotë, njësoj siç ka marrë nga qeveria e PD, kur nisi ndërtimi i Unazës. "Kam dy vendime të Këshillit të Ministrave në duart e mia. Njëri i vitit 2011 dhe tjetri i vitit 2012. I pari i vitit 2011 përcakton një precedent ligjor, ku vendos qartë që të gjithë ata kur janë në

Basha: Banorët kanë të drejtë të protestojnë në çdo mënyrë

proces legalizimi, ata që kanë bërë vetëdeklarimet, në rast të ndërtimit të veprave publike, do të shpronësohen me vlerën e tregut dhe do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. VKM-ja

e dytë është zbatimi i këtij precedent ligjor në një projekt që është pikërisht ndërtimi i Unazës së Madhe këtu ngjitur, ku, me këtë VKM të vitit 2012, ja ku keni edhe listën e banorëve të cilët sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, pavarësisht nëse ka përfunduar apo jo procesi i legalizimit, përsa kohë ka bërë vetëdeklarimin, përsa kohë janë në proces legalizimi, ata trajtohen njësoj si të ishin të legalizuara. Pra vlerësohen, shpronësohen dhe dëmshpërblehen me vlerën e tregut."- tha Basha. Kryetari i PD shpjegoi se dëmshpërblimi është rruga e vetme ligjore për familjet që preken nga projekti. "Precedenti ligjor është i qartë. Zbatimi i

ligjit nuk lë asnjë rrugë tjetër përveçse vlerësimit të çdo centimetri katror të secilës prej këtyre 317 banesave, të 1 mijë familjeve të kësaj zone dhe dëmshpërblimit me vlerë tregu me para në kontot e tyre bankare para se të lëvizë lopata e parë. Çdo gjë tjetër është e paligjshme, është kriminale. E vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është rezistenca e banorëve. Qendresa dhe rezistenca e banorëve mbështetet në Kushtetutë dhe gjithçka tjetër është e paligjshme dhe kriminale në kuptimin ligjor të fjalës.." - u shpreh Basha. Kreu i opozitës siguroi banorët për mbështetjen pa rezerva të opozitës dhe vuri në dukje se ky është rasti për të kujtuar parala-

jmërimin e tij të disa muajve të parë se "teatri është vija e kuqe dhe, po u prish Teatri, në këtë mënyrë nesër do të prishin shtëpitë e shqiptarëve". Basha tha se çdo veprim kundër interesit qytetar, kryeministri dhe qeveria e tij barbare e bëjnë pa ligj dhe kundër ligjit. "Prandaj ashtu si Teatri Kombëtar është vijë e kuqe edhe këtu dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhe për opozitën. Në kushtet e shembjes së shtetit ligjor dhe dhunimit të të drejtave të tyre, këta qytetarë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Partinë Demokratike, Lulzim Bashën dhe opozitën do t'i kenë në krah."- u shpreh kreu i PD.

FOTOLJAM

Protestë dhe bllokim rrugësh te Unaza e Re Banorët e zonës së "Astrit" në Unzën e Re kanë zhvilluar dje protestën e radhës kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave nga ndërtimi i Unazës së Re. Banorët kundërshtojnë vendimin dhe masën e dëmshpërblimit që është përcaktuar nga qeveria. Në nisje të protestës së tyre ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili u ka dhënë mbështetje të gjithanshme. Ai tha se PD do të jetë në krah të banorëve dhe se "çdo formë protestë e atyre që mbeten pa shtëpi mbi kokë është e ligjshme". Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Ndërkohë që banorët kanë vazhduar protestën duke bllokuar rrugën. Gjithashtu banorët u kanë venë flakën disa gomave duke e bllokuar qarkullimin e mjeteve. Policia nuk ka ndërhyrë në momentin e protestës, por duket se do të ndjek të njëjtën skemë që ndoqi dje. Pas protestës forcat e rendit shoqëruan një numër të madh banorësh në komisariat. Por pavarësisht kësaj banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga protestat duke kërkuar që qeveria dhe Bashkia tu japë dëmshpërblim të plotë.

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 15 NENTOR 2018

Një përgjim skandaloz që ndodhet nga dje në duart e opozitës do të jetë shkatërrues për qeverinë, ku rrezikohet jo vetëm politikisht mazhoranca, por ka mundësi që të ketë koka të mëdha të cilat do arrestohen, edhe po të dojë prokuroria t'i mbrojë, nuk ka se ç'të bëjë sepse janë me foto, video dhe dosje nga shërbimet partnere

Kryemadhi: Protesta popullore kundër Ramës

PD-LSI kanë filluar përgatitjen për një protestë të madhe finale për rrëzimin e kryeministrit Rama para zgjedhjeve vendore. Nga ana e tij shefi i qeverisë deklaroi se do futemi në zgjedhje edhe pa opozitën, nëse ajo refuzon. Protesta e opozitës nuk do të jetë me njerëz që vijnë, dëgjojnë dhe ikin, por me ata që janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë, duke sjellë një qeveri zgjedhore Skandalet e fundit që faktojnë përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në vjedhjen e votave dhe bashkëpunimin me bandat e drogës nuk i kanë lënë rrugë tjetër opozitës veçse të thërrasë në protesta qytetarët. Apeli për tubime mbarëpopullore është bërë dje nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një takim të zhvilluar me strukturat e partisë në Qarkun e Durrësit, Kryemadhi deklaroi se rruga dhe mënyra e vetme e reagimit të opozitës tashmë është zhvillimi i protestave mbarëpopullore. Kryemadhi, që drejton dhe partinë e dytë më të rëndësishme në Frontin Opozitar largoi dje çdo diversion lidhur me qëndrimin e partive opozitare. Ajo deklaroi se opozita është e bashkuar përballë një kryeministri arrogant dhe shkelës të ligjit e të lidhur me bandat kriminale. Përgjigja e vetme mbetet thirrja e protestave mbarëpopullore kundër tij, theksoi Kryemadhi. "Bashkëpunim në të gjitha nivelet me partitë opozitare. Opozita është bashkë kundra këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend ndaj dhe rruga e vetme e largimit të Ramës është protestat mbarëpopullore",-deklaroi Monika Kryemadhi. Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë që në ditët e para të opozitës për një linjë më të ashpër reagimi ndaj

qeverisjes së Edi Ramës. Pas skandaleve të fundit qeveritare duket se dhe partia më e madhe në opozitës po afrohet në linjën e reagimit të ashpër dhe frontal përplasës. Kështu mund të interpretohet edhe deklarata e djeshme e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pranishëm në protestën e banorëve që kundërshtojnë projektin e qeverisë për Unazën e Re, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike dhe opozita është në krah të çdo proteste të ligjshme. Duke e cilësuar projektin e bashkisë të jashtëligjshëm dhe masën e

dëmshpërblimit që ka vendosur qeveria për banesat që do shemben si qesharake, Basha tha se "banorët kanë të drejtë të protestojnë në çdo lloj mënyre". Me këtë deklaratë Basha ka legjitimuar dhe protestat me bllokimin e rrugëve dhe djegien e gomave. "Prandaj ashtu si Teatri Kombëtar është vijë e kuqe edhe këtu dy herë vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhe për opozitën. Në kushtet e shembjes së shtetit ligjor dhe dhunimit të të drejtave të tyre, këta qytetarë kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për të mbrojtur shtëpitë e

tyre. Partinë Demokratike, Lulzim Bashën dhe opozitën do t'i kenë në krah", - deklaroi kreu i PD-së. Në protestën e banorëve të "Astirit", e cila zgjat prej 12 ditësh, të pranishëm kanë qenë deputetët e PD dhe LSI. Mënyra sesi qeveria do të menaxhojë problematikën e banorëve në këtë zonë do të përcaktojë dhe reagimin e opozitës. Por protesta te "Astiri" është vetëm një nga "fitilat" që mund të ndezë shpërthimin e opozitës. Skandalet me dosjet e përgjimit të zyrtarëve të lartë në qeveri si "Tahiri", "Dako" etj, janë disa çështjet e

nxehta tek të cilat opozita është investuar në gjithë muajt e fundit. Ndërkohë që siç premton PD, janë dhe të tjera përgjime dhe skandale që do të dalin në ditët në vijim. Një përgjim skandaloz që ndodhet nga dje në duart e opozitës do të jetë shkatërrues për qeverinë, ku rrezikohet jo vetëm politikisht mazhoranca, por ka mundësi që të ketë koka të mëdha të cilat do arrestohen, edhe po të dojë prokuroria ti mbrojë, sepse janë me foto, video dhe dosje nga shërbimet partnere Q. Xhani


SPECIALE

4 E enjte, 15 NENTOR 2018

KRYEBASHKIAKU

Erion Veliaj: Shpellarë quajta deputetët e Saliut dhe jo qytetarët Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për sulmet që i janë bërë nga Partia Demokratike dhe një pjesë e mediave, lidhur me deklaratat për banorët që protestojnë te zona e Unazës së Re. Kryebashkiaku Veliaj, në një status në Twitter sqaron se shprehja "shpellarë" që PD thotë se e ka thënë për qytetarët, në fakt ka qenë një krahasim për deputetët e PD që po nxisin protestat. "Shpellarë quajta deputetët e Saliut që i sulen barbarisht

zonjave policë të bashkisë! S'i quaj dot deputetë këta prehistorike. Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t'i lejonte te dera. Shpronësimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje",shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dy ditët e fundit PD ka nisur një sulm frontal ndaj Veliajt me argumentin se po sillet në mënyrë raciste, pasi sipas tyre, fyeu banorët e Tiranës. Por, deklarata e bërë dy ditë më parë nga Veliaj nuk u referohej qytetarëve që

protestojnë për pronat, por deputetëve që për motive politike po shfrytëzojnë një protestën, thekson kryebashkiaku. Ja teksti i plotë i deklaratës së Veliajt të bërë dje: "Si t'ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut, kishte ardhur gjithë Europa të shikonte zhvillime në Tiranë, që çfarë? Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godinat? Që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Si t'i them dikujt që vjen nga Lioni, si t'i them dikujt që

vjen nga Barcelona, që kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot

dhe që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?", deklaroi Veliaj.

Hapen zyrat e reja të Lagjes Nr.13 në Selitë, tashmë shërbimet më afër qytetarëve

Shërbime më afër qytetarëve në Tiranë

B

anorët e lagjes që përf shin zonën jugore të Ti ranës, Selitën, Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë, nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Farkës apo Njësisë 5 për të pritur në radhët e gjata për të marrë një shërbim. Tani shërbimet mund t'i marrin shumë më afër, në zyrat e reja të Lagjes 13, në afërsi të Selitës, ku do të gjejnë jo vetëm mjedise më të mira, por edhe një staf të ri dhe të kualifikuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në përurimin e zyrave të Lagjes nr.13 dhe theksoi angazhimin e bashkisë për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarëve. "Jam dyfish i gëzuar: së pari, si kryetar i Bashkisë ka qenë ëndërr që të afronim shërbimin tek qytetarët dhe që ky shërbim të reflektonte realitetin e Tiranës sot. Që do të thotë: nëse Tirana është rritur përtej vijës së verdhë, tek Unaza e Re, Kodra e Diellit, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë dhe pjesa tjetër tek Fresku, midis Dajtit dhe Kinostudios, atëherë shërbimet tona duhet të reflektojnë këto realitete, ndaj fillojmë me promovimin e lagjes së parë. Njësia administrative 13 është këtu në Rr. 'Rrapo Hekali'", theksoi Veliaj. Ai tha se do të japë shembullin i pari, si përfitues i shërbimeve të zyrës më të re, duke bërë zhven-

dosjen e familjes së tij nga Njësia 2 në lagjen e re. "Do jem i pari që do përfitoj nga lagjja e re, do transferoj Ajolën, Kajanin dhe veten time këtu, për disa arsye: Së pari, se qendrën e votimit do ta kem këtu dhe nuk ka nevojë të transferohem në pjesën tjetër të Tiranës; së dyti, shërbimet do t'i marr këtu", tha kryebashki-

aku. Mandej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga Qeveria dhe Parlamenti për të transferuar vendbanimin në njësitë ku banojnë realisht, duke përfituar nga amnistia. "Nuk ka nevojë të shkosh tek njësia e vjetër, transferimi ndodh automatikisht, pa asnjë gjobë. Është një mënyrë ideale për të pasur të gjithë shërbimet këtu, jo vetëm certifikatat, por duke nisur nga 1 janari, edhe shërbimin e pasaportës e kartës së identitetit, duke qenë se edhe kompania "Aleat" do i atashohet tre lagjeve të reja", tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se është shumë e rëndësishme që çdo banor i Tiranës të regjistrohet në zonën ku ai jeton, për të bërë

kështu edhe ndarjen e duhur të buxhetit për çdo zonë. "Më e rëndësishme është se në vitin 2019 do të reflektojmë buxhet për këto njësi të reja, çka na mundëson që me të njëjtën cilësi që punojmë në sheshin

"Skënderbej", të punojmë edhe tek tre Njësitë e reja. Po ashtu, edhe për shërbime siç lejet për ndërhyrje të brendshme, qytetarët do të kenë mundësi t'i marrin këtu", u shpreh ai. Afrimin e zyrave të shërbimit pranë qytetarëve e vlerësoi edhe ministri i Diasporës, njëherësh deputet i PS, Pandeli Majko. Ai risolli në vëmendje investimet e rëndësishme të bashkisë në këtë zonë. "Po fillojmë rikonsiderimin dhe rikonstruksionin e komuniteteve. Kjo që sot shikohet këtu si Lagjja Nr. 13, nesër mund të jetë një njësi e re administrative, edhe si pasojë e atij investimi të madh të kryer nga Bashkia. Fillimisht, u rindërtuan rrugët, ishin rrugë fshati, ka ardhur autobusi atje ku nuk mendohej, dhe sot mund të flasim për një njësi të re administrative, e cila i bashkohet natyrshëm qytetit të Tiranës, pasi kjo zonë, sidomos zona e Selitës, ka qenë një fshat me një distancë shumë të afërt me qendrën", tha Majko.


POLITIKE KREU I DIPOMACISË

5

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Bushati në Bruksel: Të hapur për dialog me forcat politike M inistri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një konferencë të përbashkët në Bruksel me përfaqësues të BE, deklaroi se qeveria “Rama” është e hapur për dialog me çdo forcë politike. Teksa u ndal tek operacionet e fundit të policisë për goditjen e bandave kriminale, ai tha se këto zhvillime janë inkurajuese. “Operacionet për goditjen e bandave janë inku-

rajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqipërisë në Rajon. Faktin që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces me-

kanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike. Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të stabilizim asociimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Jemi pro reformave. Me qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë së bashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi”, theksoi ministri Ditmir Bushati.

Lufta kundër krimit, KSA: Thelbësore të forcohen përpjekjet për konfiskimin e aseteve kriminale, si dhe të garantohet ndjekja e duhur gjyqësore

D

itën e djeshme u mbajt në Bruksel takimi i dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, i cili në përfundim të punimeve të tij ka dalë në një deklaratë të përbashkët ku vendoset theksi tek vijimi i punës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropian. Në deklaratën e përbashkët thuhet se Këshilli vuri pozitivisht në dukje Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018, i cili rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar ritmin aktual të reformave. “Më 14 nëntor 2018, në Bruksel, u mbajt Takimi i Dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Këshilli vuri pozitivisht në dukje Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018, i cili rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar ritmin aktual të reformave. BE-ja rikujtoi Konkluzionet e Këshillit Evropian të Qershorit 2018, në të cilat Këshilli ra dakord që t’i përgjigjej pozitivisht përparimit të mësipërm dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019. Rrjedhimisht, BE-ja përsëriti nevojën kritike që Shqipëria të ruajë dhe të thellojë ritmin aktual të reformave, të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes procesit të vetting-ut, dhe të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në

Këshilli i Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri – BE: Të thellohet ritmi aktual i reformave

luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave, duke pasuruar rezultatet pozitive që janë arritur në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë kësaj periudhe. BE përshëndeti operacionet e mëdha të kohëve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar të kryera nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe theksoi se është thelbësore të forcohen përpjekjet për konfiskimin e aseteve kriminale, si dhe të garantohet ndjekja e duhur gjyqësore e operacioneve të suksesshme të zbatimit të ligjit. Delegacioni i Shqipërisë ritheksoi angazhimin e fortë për të vazhduar të japë rezultate konkrete në agjendën

e reformave dhe në veçanti për çështjet që lidhen me shtrirjen e sundimit të ligjit. Ai theksoi se rezultatet e arritura nga Shqipëria në fushën e sundimit të ligjit përbëjnë një bazë solide për avancimin e mëtejshëm të integrimit në BE, pasi ato krijojnë terrenin për punën e mëtejshme që do të kryhet në kuadër të negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24. Këshilli i Stabilizim Asociimit vuri në dukje se qasja e përforcuar për këto kapituj të negociatave do të rrisë më tej aktivitetin dhe progresin në sistemin gjyqësor, në të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. KSA vuri në dukje se, pas Konkluzioneve të fundit të Këshillit Evropian, Komi-

sioni ka filluar punën përgatitore teknike me palën shqiptare. BE-ja ritheksoi se dialogu konstruktiv ndërpartiak dhe bashkëpunimi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësorë për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshme të dialogut gjithëpërfshirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamentare, përfshirë atë në Komitetin ad hoc për reformën zgjedhore. BE nënvizoi nevojën që të gjitha palët të gjejnë konsensusin e

nevojshëm për të ndryshuar ligjin mbi statusin e gjyqtarëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh kandidaturash të reja për gjyqtarë. KSA-ja vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv, si dhe vazhdimin e linjëzimit të plotë të saj me qëndrimet dhe deklaratat e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këshilli i Stabilizim Asociimit përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat dhe strukturat rajonale në Evropën Juglindore si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrimin konstruktiv rajonal. BE përsëriti se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti rajonal janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizim Asociimit. Takimi u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati. Delegacioni i BE-së u udhëhoq nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së / Zëvendës Presidente e Komisionit, znj. Federica Mogherini. Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit z. Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Evropian”thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.


POLITIKE

6

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Dënimi i bandës së Shullazit, reagon edhe ambasadorja gjermane: Detyrë për rrugën drejt BE-së

Ambasada amerikane përshëndet dënimin e Shullazit: Kush e ka radhën?

AMBASADORI NORMAN

Britania e Madhe përshëndet dënimin e Emiljano Shullazit

A

mbasada amerikane në Tiranë përshëndet vendimin e djeshëm të Gjykatës e cila vendosi dënimin me 14 vjet heqje lirie të Emiljano Shullazit si dhe dënimin e pjesëtarëve të tjerë të asaj që njihet si “Grupi Shullazi”. E ndërsa përshëndet këtë vendim, të cilin e konsideron si një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri, Ambasada sjell shqetësimin e qytetarëve shqiptarë të cilët sipas saj pyesin: “Kush e ka radhën?”, ndërkohë që shton se të gjithë kriminelët e kanë vendin në burg. “Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, tha në reagimin e djeshëm Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Ambasada Gjermane Pas minuta nga reagimin i ambasadës së ShBA-ve në Tiranë, do të reagonte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, në lidhje me

vendimin e gjykatës për të dënuar me 55 vite bandën “Shullazi”. Ambasadorja e ka përshëndetur vendimin e gjykatës dhe nxit drejtësinë shqiptare të vijojë të veprojë kundër krimit të organizuar. Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Ndërkohë, diplomatja gjermane inkurajon institucionet shqiptare duke theksuar se përmirësimi

i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që

askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri. Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh dje ambasadorja Schütz.

Ambasada britanike në Tiranë iu bashkua homologeve të saj në vendin tonë duke përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij nga gjykata me 14 vite burg. Në një deklaratë të shkurtër, Ambasadori i Madhërisë së Saj, Duncan Norman, është shprehur se krimi i organizuar gërryen ekonominë. Sipas Norman, krimi nuk duhet të ketë vend për veprimtarinë e tij. “Ambasadori i Madhërisë së Saj, Duncan Norman, ka mirëpritur vendimin e gjykatës shqiptare për dënimin e Emiljano Shullazit me 14 vjet burg dhe dënimet e gjata për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë e i organizuar gërryen në mënyrë të vazhdueshme ekonominë, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetin. Krimi i organizuar nuk duhet të ketë vend për të ushtruar veprimtarinë e tij”- thuhet në deklaratën e djeshme të Ambasadës Britanike.

REAGIMI

OSBE: Kriminelët e kanë vendin në burg

KRYEDIPLOMATJA EVROPIANE: KUR BËHET FJALË PËR DËNIMET E NJË GRUPI KRIMINAL, TREGON SE NË SHQIPËRI ËSHTË BËRË PËRPJEKJE

P

ërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe nënkryetarja e Komisionit Europian, Federica Mogherini, pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, tha dje se se vendit i nevojitet një ministri e Brendshme funksionale. “Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe është e rëndësishme që Ministria e Brendshme të funksionojë si duhet dhe të jetë aktive. Është e rëndësishme për ne dhe qytetarët shqiptarë”, theksoi Mogherini. Shqipëria, vuri në dukje, kryediplomatja europiane, ka mundësinë unike të çeljes së negociatave në vitin 2019, por e rëndësishme, sipas saj, është vazhdimi i reformave. Mogherini e cilësoi të rëndësishëm edhe dialogun politik në vend. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe nënkryetarja

Mogherini: E rëndësishme për ne një Ministri e Brendshme funksionale

e KE-së, Federica Mogherini, vlerësoi po ashtu edhe rezultatet në luftën kundër krimit. “Kur bëhet fjalë për dënimet

e mëdha penale, pra dënimi i një grupi kriminal në Shqipëri, tregon se në Shqipëri është bërë përpjekje”, tha Mogherini. Ajo

theksoi se Brukseli ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë. “Takimi ynë bëhet disa muaj pasi vendet anëtare paraqitën një rrugë të qartë në drejtim të hapjes së negociatave në qershor 2019. Është një udhërrëfyes që Shqipëria të ecë në këtë drejtim. Nuk ka kushte të reja. Ne e bëmë këtë takim, pasi Shqipëria ka bërë progres. Nuk ka kushte të reja, e rëndësishme është të vazhdojnë reformat si reforma mbresëlënëse në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar. Shqipëria duhet të luajë rolin e dialogut dhe të bashkëpunimit politik, ndërsa opozita duhet të kthehet në parlament”, theksoi dje kryediplomatja evropiane.

Zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë ka reaguar pasditen e djeshme për dënimin e së martës të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij nga drejtësia shqiptare. Në një reagim për mediat, OSBE shprehet se inkurajon operacionet e policisë dhe pret më shumë arrestime në ditët në vijim. “Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, thuhet në deklaratën e djeshme të zyrës së Prezencës së OSBE-së në vendin tonë.


POLITIKE

7

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Taksat mbi pagën, debate mes socialistëve - Qeveria kërkon rritje, deputetët ulje

P

rogrami 1 milardë euro dhe në veçanti kontratat e partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e disa akseve kombëtare, sipas qeverisë, do të japin ndikim në rritjen ekonomike të vendit. “Në varësi të hyrjes në ekonomi të të gjithë investimeve ose të bërjes fizike të këtyre investimeve, pjesën fizike, kuptohet edhe transaksionet, besoj që ndër vite do të ketë një rritje ekonomike 1%”, u shpreh dje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Duke filluar nga viti tjetër, flukset e investimeve të huaja direkte pritet të pësojnë rënie graduale për shkak të uljes së volumit të punimeve në gazsjellësin Trans-Adriatik dhe kaskadën e Devollit. Pesha e këtyre veprave është jo e vogël dhe shpresat janë që duke mbajtur lart financimet përmes PPP-ve në infrastrukturë, të ruhet një nivel investimesh që do të zëvendësonin ndikimin në ekonominë tonë të përfundimit të këtyre projekteve. Fatura e 5 koncesioneve të mëdha në infrastrukturën rrugore që janë miratuar nga qeveria deri më tani është 53.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro, duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë, këtyre projekteve pritet t’i shtohet dhe koncensioni për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion një shifër prej 380 milionë eurosh. Taksa e pagave Taksimi i pagave është shndër-

Koncesionet, Ahmetaj: Do e shtojnë rritjen ekonomike me 1%

ruar në objekt përplasjeje mes Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave. Deputetët socialistë në komision propozojnë që fasha e pataksueshme e rrogave të rritet nga 30 mijë lekë në muaj që është aktualisht, në 40 mijë lekë. Por, ky propozim

kundërshtohet nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj i cili deklaroi se politika e taksimit të pagave duhet të lëvizë në krahun e kundërt, duke vendosur një taksë 1.5% edhe për ata që e kanë rrogën nën 30 mijë lekë në muaj. Por, cilat janë efektet e këtyre dy propozimeve për

buxhetin dhe për qytetarët? Nëse fasha e pa taksueshme e pagave rritet në 40 mijë lekë në muaj, atëherë do të përfitonin ulje taksash mbi 475 mijë punonjës. Për shkak të natyrës që ka taksa progresive, nga ky propozim nuk do të përfitonin vetëm ata me rroga nga 30 deri

në 40 mijë lekë, por edhe ata që kanë paga më të larta se kaq. Sipas këtij propozimi, një punëtor me pagë 31 mijë lekë në muaj do të përfitonte 130 lekë ulje takse. Një tjetër që e ka rrogën 32 mijë lekë do të përfitonte 260 lekë dhe kështu me radhë. Për ata me rroga nga 40 mijë lekë e sipër, taksat do të uleshin me 1300 lekë në muaj. Sipas llogarive nga Ministria e Financave, nëse ky propozim do të miratohej, buxheti i shtetit do të humbiste 5 miliardë lekë në vit. Por, cilat do të ishin efektet e propozimit tjetër, atij që mbështet Ministria e Financave, për të taksuar me 1.5% edhe fashën e rrogës nën 30 mijë lekë? Ky propozim bën që automatikisht 220 mijë punonjës me rroga të ulëta, të cilët sot janë të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat, të paguajnë. Masa e pagesës varion nga 360 lekë në muaj për ata me pagë minimale, deri në 450 lekë në muaj për ata që e kanë rrogën mbi 30 mijë lekë. Si rezultat i kësaj mase, të ardhurat në buxhet do të rriteshin me 3 miliardë lekë në vit. Edhe pse debati mes komisionit dhe Ministrisë së Financave duket i ndezur, gjasat që taksimi i pagave të ndryshojë nga skema që përdoret aktualisht duken të pakta.

DEPUTETJA E PD-së: METODA E SHPIKUR VETËM NËN KËTË QEVERISJE, TË PPP-VE, U KA KUSHTUAR DERI MË TANI SHQIPTARËVE 2.2 MLD EURO

P

artia Demokratike është e vendosur që të bëjë gjithçka që buxheti “skllavërues” për shqiptarët i parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie. Për këtë arsye, selia blu thotë se është e vendosur ta çlirojë tregun nga tentakulat e oligarkëve dhe monopolistëve, si dhe me ligjin “Antimafia” t’u kthejë shqiptarëve pasuritë e grabitura. Nga foltorja e selisë deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se buxheti i vitit 2019 pasuron një grup të vogël njerëzish dhe rrit taksat për shumicën. Tabaku u shpreh se ata që votojnë buxhetin e ri kanë votuar për buxhetin e oligarkëve. “Këto ditë qytetarët janë bërë dëshmitarë sesi një grushti i vogël biznesesh dhe qeveritarësh po bëjnë një buxhet të korruptuar, që pasuron pakicën dhe varfëron shumicën. Shqiptarët e varfëruar për gjashtë vjet nga taksat e larta dhe jetesa e shtrenjtë, ata që enden qyteteve

Jorida Tabaku: Buxheti 2019 është buxhet i oligarkëve, rriten taksat

të papunë, ata që nuk mbyllin dot muajin dhe shumë të tjerë që jetojnë me sakrifica të përditshme vazhdojnë të ndjejnë braktisjen e qeverisë, që mendon vetëm për një grusht klientësh. Tanimë

është faktuar nga të gjitha drejtimet se kjo bandë që sot qeveris vendin nuk mendon vetëm si të vjelë sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, por edhe si të shpërdorojë sa më shumë para

nga buxheti dhe arka e parave publike. Metoda e shpikur vetëm nën këtë qeverisje dhe bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPPve u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 miliard euro. Një shifër që është e barabartë me 31% të produktit të brendshëm bruto. Ndërsa 40% e qytetarëve të këtij vendi kanë marrë rrugën e pa kthim të kurbetit dhe kërkesës për strehim politik, një grusht i vogël klientësh të qeverisë me kukullat e tyre në krye të ministrive kanë përgatitur një nga vjedhjet më të bujshme dhe më të frikshme të këtyre 2 dekadave pluralizëm. Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 miliardë euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili para-

shikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 milionë euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm. Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 milionë euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla. Janë: 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientelë e qeverisë; Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, të gjitha para që do të paguhen nga xhepat e shqiptarëve; Borxhi publik rritet nga 72% në 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto; Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro. Kushdo që voton buxhetin 2019 në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë”- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.


POLITIKE

8

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Bashkëqeverisja/ Kryeministri takon koordinatorët: Reforma në shërbim të njerëzve është reale

K

ryeministri Edi Rama, mblodhi në sallën e Hartave në Kryeministri koordinatorët e Bashkëqeverisjes ku ka zhvilluar një takim dhe ka prezantuar disa nga rastet e trajtuara nga platforma. Problemet me legalizimet janë ato që hasen me shpesh në platformën e bashkëqeverisjes. Në takimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama e mbrojti punën e ALUIZNI-t, ndonëse pranoi se ende ka njerëz që nuk meritojnë të jenë aty. “Drejtoria e ALUIZNI-t ka bërë një punë kolosale, por ka pasur dhe ka ende probleme, pasi ka pasur dhe ka ende persona që janë të padenjë për të punuar në shërbim të qytetarëve”, deklaroi kreu i qeverisë. Sipas kryeministrit, platforma i jep akses çdo qytetari të thjeshtë që të paraqesë shqetësimin e vet në tryezën e punës së ministrit përgjegjës. Rama ka thënë se platforma është reale dhe se gjendet zgjidhje për ankesat e qytetarëve. Kryeministri tha se platforma Shqiperiaqeduam. al, ka zgjidhur mijëra raste për qytetarët në shumë qytete të vendit. “Tani, ajo që bën reforma në shërbim të shtetit, është pikërisht presioni që krijohet mbi administratën nga bashkëqeverisja. Me të ardhura të larta, pa të ardhura fare, duhen 3 minuta që të vihet në shërbim qeveria drejtpërdrejt. Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta t’a vendosë një ministër

Rama mbron ALUIZNI-n: Ka bërë një punë kolosale

në shërbim të një çështjeje. Automatikisht pasi regjistrohet në platformë, koordinatorët që janë këtu, në çdo dikaster, vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin. Në fund të çdo mbledhjeje qeverie, del gjithë lista e çështjeve të platformës me qytetarët. Është bashkëqeverisje reale. E keni dëgjuar shumë herë shprehjen

“Më jep votën, të jap gjënë”. Sot, kjo gjë është realitet, jo vetëm kaq, por kjo duhet të ndikojë, që të pastrohet administrata”theksoi kryeministri Edi Rama. Sipas tij, sot çdo qytetar ka fuqinë që duke u bërë pjesë e platformës të vërë qeverinë në lëvizje. “Jo vetëm kaq por të ndikojë me kontributin e tij që

DEKLARATË E FORTË E ISH-MINISTRIT GREK

Nios Kotzias: Ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë

të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë dhe nga një inerci që na dëmton dhe dëmton njerëzit sot e gjithë ditën”, tha dje kryeministri Edi Rama. Batutat Me qytetarët e ftuar në ambientet e kryeministrisë, Rama nuk i rezistoi batutave në lidhje me gjatësinë dhe lartësinë e tij.

Një nga pensionistët e pranishëm në këtë takim, tha se kishte problem me pensionin e tij. Mes batutave ai tha se ka gjetur zgjidhjen nga platforma, pasi i bëri telefonatë një grua, dhe për këtë ai i uroi kryeministrit urime dhe të shkonte sa më lart. “Kam dalë në pension me ligjin famëkeq të 2014-ës, e kërkoja në Berat, s’ma rregulluan as ajo qeveri dhe as kjo, bëra ankesën tek bashkëqeverisja. Më tha: Të marrin nga Tirana, një grua… Euuu thashë unë, ç’është kjo grua, pse gratë të marrin nga Tirana? U nisa dhe erdha dhe gjeta zgjidhje. Ty të faleminderit shumë e lart e më lart”- tha pensionisti. Por s’mungoi përgjigja me humor edhe nga kryeministri Rama. “Më lart se 198 centimetra s’kam ku të shkoj”- tha Rama duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit. Më tej, një tjetër pensionist, sërish kishte patur probleme me pensionin. Ai tha se ishte ankuar tek institucioni përkatës se pse merrte pension të pjesshëm dhe si përfundim, i është hequr pensioni pas ankesës. Ai ka thënë se gjeti zgjidhje pas denoncimit në platformë.

PROJEKTBUXHETI 2019

Bashkim Fino: Gjykatësi paguhet më shumë se Presidenti

I

sh-ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias ka bërë në një deklaratë të çuditshme dje në një intervistë për dhënë “Radio 247” në Greqi. Ish-ministri ka folur për rëndësinë që kanë marrëdhëniet me Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe ka theksuar se në Greqi ka forca politike dhe elementë që nuk njohin marrëveshjet ndërkombëtare si ato ato të Helsinikit, në raport me Shqipërinë. Mediat greke i kanë kushtuar rëndësi një fjalie që Kotsias ka thënë ku shprehet se: “Se ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë”. Komenti i Kotsias u bë gjatë përgjigjes së pyetjes mbi vdekjen e Kostandinos Kacias. “Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalimi na mbron nga ngjarje të tilla. Marrëdhëniet dy palëshe nuk duhet të zhvillohen

në perspektivën e ngjarjeve të tilla negative. Nuk duhet të jemi të çorientuar për të zgjidhur problemet. Problemi ynë është në veri ku ushtria greke nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e

Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut”, tha Kotzias. Në mediat nacionaliste greke qëndrimi i Kotsias është interpretuar si një sulm i një diplomati ndaj forcave të armatosura greke, të cilat sipas tij nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino i cili është relator i draftit të qeverisë për Buxhetin 2019 në Komisioni e Ligjee kërkoi dje ngritjen e një grupi ndërministror për nivelin e pagave nisur nga Presidenti i Republikës, Kryetari Kuvendit, Kryeministri e deri tek nëpunësi shtetëror. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutohej projekt buxheti i vitit 2019, Fino tha se nuk mund të paguhen gjykatësit me shumë se Presidenti i Republikës, cilido qoftë ai. “Urgjent ngritja e një grupi ndërministror për nivelin e pagave. Nuk ka mundësi që gjykatësit të paguhen me shume se Presidenti i Republikës cilido qoftë ai. Propozoj që qeveria brenda 6 muajsh të bejë rregullim të pagave. Qeveria të vendose hierarkinë e re në sistemin e pagave”- u shpreh dje deputeti socialist Bashkim Fino.


POLITIKE

9

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Kemi një kryeministër të kapur për fyti nga krimi

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama po sillet si i marrë peng lidhur me hetimet ndaj ish-ministrit të akuzuar për trafik droge, Saimir Tahiri. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se në momentin që të gjithë ndërkombëtarët po kërkojnë llogari për hetimet e Tahirit, Edi Rama thotë se mediat duhet t’i kërkojnë falje. Në këtë kontekst, Vasili shton se kërkesa e Edi Ramës për falje tregon një siklet të madh të Kryeministrit dhe pengmarrje nga krimi. Sipas tij, kemi një kryeministër të kapur për fyti nga krimi. “Në dy daljet e fundit publike kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet t’i kërkohet falje Tahirit për akuzat që i janë bërë në media. “BE e qartë, po Edi Rama ku e kanë zenë për fyti që gënjen për Tahirin?? Rama ç’hall ka, kush e ka kapur per fyti, ç’siklet e ka mberthyer, që gënjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çështja është mbyllur. Ja çfarë deklaron Rama: “Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”. Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qartë dhe mënyrë koherente. Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE

Petrit Vasili: Çfarë sikleti ka Edi Rama që kërkon falje për Saimir Tahirin?

në Tiranë Soreka: Pyetje: Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë? “Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi

një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.” Pyetje: Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali? “Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe

pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.” Ja çfarë kryeministri i kapur për fyti drejton qeverinë. Çdo koment tjetër është i panevojshëm pasi mashtrimi publik i kryeministrit është tepër i qartë”- u shpreh dje kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

“TAKSIM PËR TË GJITHA PAGAT”, DEPUTETI I LSI-SË: S’JU PRODHON ASGJË MENDJA VEÇ RRITJE TATIMESH E TAKSASH

A

nëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Përparim Spahiu, vijoi edhe gjatë ditës së djeshme akuzat ndaj qeverisë lidhur me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm. Duke marrë shkas nga deklaratat e mbrëmjes së të martës të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e taksimit të pagave, Spahiu i tërheq vëmendjen kreut të Ekzekutivit që sa merret me lojëra, bën mirë të fokusohet tek ekonomia e rrënuar. “Mbrëmë, meqenëse opozita po mungoka në diskutimet për buxhetin, KM tha që po bëjmë një lojë! Ministri i Financave do të propozojë rritjen e tatimit mbi të ardhurat duke ulur tavanin nga 30,000 mijë lekë në 10,000 dhe ne, Rilindja, do ta kundërshtojmë. Turp i madh…!!!! Sa lodhen e mendojnë për këto skema, do të mjaftonte të mendonin diçka më mirë për ekonominë e rrënuar. 79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria… Mbi 300,000 janë larguar e kërkojnë

Spahiu komenton deklaratën e Ramës për buxhetin: Turp i madh!

azil… Pogradeci qendra e plotësimit të lotarisë amerikane… Biznese që mbyllen përditë… Investitorë të huaj as bëhet fjalë të investojnë madje dhe biznese shqiptare mendojnë investime në Maqedoni e vende të tjera të rajonit…. Zgjidhja? Të vrasin e bëhen copë me njëri tjetrin…”u shpreh dje në reagimin e tij,

Përparim Spahiu. Lidhur me çështjen e buxhetit për vitin e ardhshëm deputeti i LSI-së ka reaguar edhe ndaj propozimit të ri të Ministrit të Financave Arben Ahmetaj për uljen e pragut të tatimit mbi të ardhurat nga 30,000 lekë në 10,000 lekë, ç’ka do të thotë rritje të takimit të pagave të nivelit të ulët dhe të

mesëm. Këtë propozim, Spahiu e quan këtë propozim një dështim total dhe sulmon qeverinë duke i thënë se nuk mendon pë asgjë tjetër veç rritje tatimesh e taksash. Ndërkaq, teksa kundërshton nismën e qeverisë, deputeti i LSI-së ironizon duket thënë se qeveria mund të implementojë dhe një taksë të re, atë të pas vdekjes. “Paskemi një propozim të ri të Ministrit të Financave, uljen e pragut të tatimit mbi të ardhurat nga 30,000 lekë në 10,000 lekë ose dhe heqen fare dhe, tatim të çdo të ardhure nga pagat. Dështim total….!!! Nuk ju prodhon asgjë mendja veç rritje tatimesh e taksash. Besoj deri në miratimin e buxhetit do të kemi propozim për të tatuar dhe ndihmën ekonomike, ka vende që e bëjnë. Mund të implementojnë dhe një taksë të re, atë të pas vdekjes. Do të ishte mjaft

DEPUTETI I LSI-së

Protesta e banorëve te “Astiri”, Panariti: Dy duar për një kokë janë

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka komentuar dje situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. Në një intervistë për “Fax Neës”, ligjvënësi i LSI-së u ndal tek protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët janë të prekur nga projekti i “Unazës së Madhe”. Sipas tij, mazhoranca duhet t’u qëndrojë premtimeve të bëra gjatë fushatës, për legalizimin e banesave. Në vijim, Panariti u shpreh se askush nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, por duhet siguruar dëmshpërblimi për pronat që preken. “Edhe banorët nuk janë kundër infrastrukturës, por kërkojnë dëmshpërblimin e djersës së tyre. Këta janë njerëz që po flaken në rrugë të madhe, janë gra, janë fëmijë, siuata është shumë e dhimbshme”, tha Edmond Panariti. Më tej, ai mbështeti protestën e banorëve ndaj Veliajt, i cili u shpreh se “shpellarët” nuk mund të ndalonin dot zhvillimin e qytetit. “Jam dakord me ta, se dy duar për një kokë janë. Nëse më kërcënohen të drejta si ajo e pronës, detyrimisht ata kanë të drejtë konfrontohen”, tha Panariti. Duke u ndalur tek buxheti për bujqësinë, Panariti u shpreh se duhet më shumë mbështetje për fermerët, pasi bujqësia shqiptare është shumë poshtë vendeve të rajonit. “Që të bëhesh konkurrues, duhet ulur kostoja me anë të subvencionimeve, siç bëjnë vendet e tjera, në të kundërt nuk bëhesh dot konkurrues brenda vendit, e jo më me vendet e rajonit dhe më gjerë”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Edmond Panariti. korrekte që të paguanim PPP-t në 30 vitet e ardhshme (gjithmonë sipas mendësisë së kësaj qeverie)”tha në reagimin e tij, ligjvënësi i LSI-së, Përparim Spahiu.


FORUM

10 E enjte, 15 NENTOR 2018

OPINION Nga Blendi Fevziu

A

mbasadori i ri i BE në Tiranë, Luixhi Soreka, ka dalë dje në Opinion, duke prezantuar një profil të ri të postit që ai drejton. Ndryshe nga 3 vitet e drejtuara nga zonja Vlahutin, Ambasadori i ri, në vetëm 8 javë ka arritur të shohë dhe lexojë gjëra që duket se janë thelbësore në këtë vend. Dhe për të cilat deri më sot, ka folur kryesisht Ambasadori Amerikan në Tiranë, kanë folur struktura në Bruksel, por thuajse asnjëherë përfaqësia diplomatike europiane në Tiranë. Ambasadori i ri e vuri theksin tek një problem që po bëhet sfilitës në këtë vend dhe që së fundmi, po përvijohet edhe si kushti bazë për hapjen e negociatave në Qershor: lufta kundër krimit dhe lidhjet e krimit me politikën! E para, Soreka deklaroi se për të luftuar krimin dhe mafian ka një formulë që ka dhënë rezultate konkrete kudo në botë: "Ndiq Paratë"! Ai e përsëriti këtë 4 herë, sikur të kishte më shumë informacione se sa ne vetë për investimin e parave të pista të

kanabisit dhe drogës në tregun e pasurive të patundshme; në atë të ndërtimit dhe siç dyshohet edhe në atë të PPP - ve. Soreka ka plotësisht të drejtë. Nëse paratë e paligjshme të krimit, të përfituara nga aktivitet kriminal në Shqipëri apo në Europë, do të investohet në këtë vend, mafia do të jetë investitori kryesor në Shqipëri dhe kjo është dëshpërimisht e frikshme. Nga ana tjetër, paraja dhe pasurimi është bërë aktiviteti i parë i krimit dhe ky i fundit nuk mund të goditet veçse duke e ndjekur atë nga ky drejtim. Dhe duke ju prerë burimin e parave! E dyta, Soreka deklaroi se lidhjet e politikës me krimin motivohen kryesisht nga nevoja e politikës për vota dhe nga administrimi që mafia ju bën shpesh atyre përmes kontrollit të territorit dhe kërcënimit të popullatës. Për të prerë lidhjet e politikës me krimin, më e thjeshta është ta bësh ta pamundur trafikun e votave. Dhe të ndëshkosh rreptë jo vetëm atë që manipulon votën, por edhe atëpolitikan që tenton ta nego-

A po "shikon" Europa më mirë me Ambasadorin e ri? ciojë atë me krimin. E treta, Soreka deklaroi se lufta ndaj krimit, nuk duhet reduktuar vetëm në kapjen e kriminelëve, por duhet të shtrihet deri tek dënimi i tyre dhe përtej, tek bllokimi i kontakteve të tyre nga burgu me botën e krimit jashtë. Për këtë ai solli si një shembull suksesi ligjin 41/Bis, që ndryshoi në mënyrë radikale situatën e krimit në Itali. Ky ligj autorizon izolimin e plotë të kriminelëve të rrezikshëm duke mos lejuar komunikimin e tyre me jashtë burgut. Zbatimi i tij është thjeshtë test që do tregojë se sa e pavarur është politika në Shqipëri nga krimi. Të treja këto përfundime, qenë deklarata që nga ambasada e BE nuk ishin dëgjuar në Tiranë. 16 vjet më parë, Ambasadori Amerikan Xhefri i ishte drejtuar kriminelëve në publik me

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT RISHP ALLJE VENDI V AKANT RISHPALLJE VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/ 2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumen-

tet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 21 nëntor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional ne gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

deklaratën: "Baronë të krimit ju njohim, do t'ju ndjekim kudo që të jeni"! Që nga ajo kohë lufta kundër bandave, krimit dhe përfshirjes së tyre në politikë ka qenë thjeshtë ekskluzivitet i Ambasadorëve Amerikanë. Siç ndodhi në vitet e fundit me Lu. Tashmë, duket se BE ka nisur të shohë atë problem që amerikanët e shihnin prej vitesh. Dhe që është një ndihmë reale për Shqipërinë. Ardhja e Sorekës në krye të delegacionit jep edhe një garanci personale në këtë drejtim. Ai duket në modelin e ambasadorëve që janë më shumë njerëz të aksionit. Siç deklaroi, ka hipur vetë në avionin e Guardia Di Financës për të parë situatën e kanabisit në Shqipëri. Situatë për të cilën zonja Vlahutin nuk foli qoftë edhe një herë. Ai vjen nga një karrierë si njeri i ligjit

dhe Prokuror i Antimafias në Siçili. Ka qenë atje në një periudhë lufte të hapur mes mafias dhe ligjit, ku ka parë shumë nga kolegët e tij që kanë humbur jetën në këtë betejë. Por ka pasur fatin të shohë edhe falimentimin publik të krimit në raport me shtetin. Ndaj ai e di, se një vend ku banditët dhe kriminelët lëvizin lirshëm në mes të qytetit dhe ku trafikantët zgjidhen deputetë nuk është një vend normal. Tani kur veç Ambasadës së SHBA edhe kjo e BE shton një zë më tepër kundër krimit; dhe kur në Shqipëri, për fat të keq, besimi tek Ambasadat e huaja është më i madh se sa ai tek Drejtësia dhe Politika, çdo presion që vjen prej tyre është një bonus më shumë për një Shqipëri më normale dhe pa lidhje të krimit me politikën! Opinion.al

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E DREJTËSISË DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESBE GJYQËSORE PRIVAT PERMBARUES BESART SHEHU SHP ALLJE SHPALLJE PËR SHITJEN E SENDIT TË P ALU AJTSHËM NË ANKAND PALU ALUAJTSHËM

(Ankandi 3) Pranë meje përmbaruesit Besart Shehu, është depozituar për ekzekutim kërkesa e kreditorit Jorgo Mano Mano, së bashku me titullin ekzekutiv, deklaratë noteriale nr.1013 rep dhe nr 257 Kol, date 21.02.2012, për të cilin është lëshuar urdhëri i ekzekutimit nr.7456 Akti, date 20.06.2012 të Gjyktës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, korigjuar me vendimin nr.771 Regjistri. Them, date 27.11.2012, të të njëjtës Gjykatë. me palë objekt: -Kreditorë: Jorgo Mano -Debitorë: Adrian Bogdani, Muhamet Shkodra dhe irena gjini (Shkodra). -Objekti: Pagim shume Me përmbushjen conform ligjit të të gjithë hapave të parashikuara dhe të kërkuara proceduriale, si edhe me përfundimin e afatit të fundit të proçesit të ekzekutimit të detyrueshëm, parashikuar në nenin 567 të Kodit të Procedurës Civile, më date 21.09.2018, kreva shpalljen për shitjen e sendit të paluajtshëm të sekuestruar debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), me të dhënat si më poshtë: 00 m². Vendndodhja: Lloji i punës: Ndërtesë me sip. 2 200 Lagjia nr.2 Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma; Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kaol 14, FFaqe aqe 184. Vol dastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, V Proçedura e zhvillimit të ankandit vazhdoi 30 ditë dhe përfundoi me mbarimin e orarit zyrtar të datës 21.10.2108, ora 16:00. Nga procedura e zhvillmit të ankandit, si edhe 0.2 018 të zhvillimit të tij. nga procesverbali i datës 21.1 1.10.2 0.20 KONST ATOVA ONSTA Se në të gjithë afatin 3-ditor të mbajtjes së afishimit të shitjes së sendit të paluajtshëm të sipërcituar, ashtu si edhe në ditën përfundimtare të zhvillimit të tij, nuk u paraqit asnjë ofertë apo ofertues, i cili do të paraqitej si blerës i mundshëm I këtij objekti të përcaktuar me një çmim fillestar në vlerën e 10.976.000 (dhjetë million e nëntëqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë) LEKË LEKË. Lidhur sa më sipër, refeuar neneve 568 dhe 570 dhe 577 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe nenit 32 (pikat b.c) të Ligjit Nr.10031, Datë 11.12.2008 ‘’Për shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat’’, bëj këtë SHPALLJE 1. Për shitjen në ankand të këtij sendi të paluajtshëm, si

më poshtë treguar: · Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m² · Vendndodhja: Ladhja nr2, Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. · Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8851, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14 faqe 184. 2. I cili është në pronësi të debitorëve: Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE a) Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 8.800.000 (tetëmilion e tetëqind mijë). b) Ankandi III për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më date 30.1 1.2 018. 0.11.2 1.20 c) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Besart Shehu, në adresën Rr. ‘’Abdyl Frashëri’’ Pll. 3/3 Tiranë. d) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 30.11.2018 e) Dukeembyllurnëorën16:00 16:00,membarimineoraritzyrtar. f) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogaritë bankare të përmbaruesit Gjyqësore Besart Shehu pranë- SOCIETE GENERALE ALBANIA, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02212110130000000001272077, në monedhën lekë ose, RAIDDAISEN bank sh.a në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 722021112300000000011119758, në monedhën lekë. KJO SHPALLJE AFISHOHET NË  Bashkia Kavajë  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë  Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: Lagjia nr.2, Kavajë, rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, pasuria me nr. 5/385 zk. 8551 vol. 15 faqe 184.  Zyrat e Përmbaruesit Gjyqësor në adresën Rr.Abdyl Frashëri, pll. 3/3 Tiranë.


FORUM Nga Andi Bushati

R

E enjte, 15 NENTOR 2018

Ceremonia ku socialistët varrosën të majtën

ANALIZË ikthimi i dytë në pushtet i so cialistëve po i zhvesh ata gjith një e më shumë nga çdo vlerë e së majtës. Në vend të shtresave të paprivilegjuara, PS ka zgjedhur ortakërinë me oligarkët. Në vend të taksimit të ndershëm, ka vendosur të privilegjojë lehtësimin e taksave për ata "që krijojnë vende pune". Në vend të reduktimit të pabarazive, po stimulon politikat e thellimit të tyre. Në vend të solidaritetit, po inkurajon grykësinë. E vetmja vlerë themelore e mbetur që prej themelimit të saj, ishte ajo historike, mbështetur tek mbrojtja e antifashizmit dhe dënimi i kolaboracionistëve të luftës së dytë botërore. Por, sot edhe kjo atu ka rënë. Me ceremoninë zyrtare që u organizua për sjelljen e eshtrave të Mid'hat Frashërit një trashëgimi e tërë u varros. Sepse sot, kryeministri i së majtës nuk nderoi vetëm pinjollin e Abdyl Frashërit, firmëtarin e pavarësisë, anëtarin e qeverisë së Ismail Qemalit, diplomatin e parë në Athinë, eruditin dhe themeluesin e bibliotekës së parë, studiuesin e rrallë të albanologjisë. Së bashku me to, ai lartësoi edhe kreun e një organizate me njolla të turpshme kolaboracionizmi siç ishte Balli kombëtar. Po të shihet me kujdes, fjalimi i Ramës, bri kodrës ku prehen edhe frashëllinjtë

11

e tjerë, aty vërehen pa vështirësi manipulime të mëdha. Dy tezat e tij kryesore ishin se Mid'hat Frashëri edhe gaboi, por këtë e bëri pa qëllim. Dhe pastaj ai e redukton në maksimum këtë "mëkat" duke u nisur nga një logjikë e mbrapshtë: meqë historia e shkruar politikisht nga fitimtarët e djeshëm i ka hequr atij pjesën më të ndritshme, një histori e shkruar sot, gjithashtu politikisht, u dashka t'i retushojë anën e tij më të errët. Dhe ana e errët, që sot u la në heshtje, nuk do shumë mundim që të njihet. Duke qenë kreu i Ballit Kombëtar, ai mban përgjegjësi për nënshkrimin e marrëveshjes me gjeneralin fashist Dalmaco, në të cilën bashkëpuntorët i tij u angazhuan të lufonin përkrah italianëve. Ai mban peshë edhe më të rëndë gjatë pushtimit gjerman, kur në tetor të vitit 1943, udhëheqësit e Ballit morën vendim të mos shkrepnin asnjë pushkë kundër gjermanevë, madjepjesë të tij- u rreshtuan edhe përkrah tyre. Ai nuk mund të mos jetë përgjegjës se vetëm 4 ditë pas masakrës së 4 shkurtit, liderë të BK u bënë pjesë e qeverisë kolaboracioniste duke u renditur përkrah Xhafer Devës. Të vëna në një sfond kohor, këto veprime marrin më tepër kuptim po të rikujtohet se pak a

shumë në të njëjtën kohë, Fan Noli bënte thirrje nga SHBA se "gjermanët janë armiqtë tuaj" dhe misionarët britanikë që zbarkonin në Shqipëri kanë lënë mëse një dokument që flet për bashkëpunimin e ballistëve me gjermanët. Këto e kanë shtyrë një historian serioz dhe të paanashëm si Brend Fisher të mbërrijë në këtë përfundim: "Gjatë pushtimit gjerman shumica e anëtarëve të Ballit Kombëtar rrëshqitën në një kolaboracionizëm më të plotë sesa ç'kishin pasur me italianët. Çetat e Ballit nisën të informonin gjermanët rreth veprimtarisë së LNÇ; më pas ato filluan të merrnin fonde nga gjermanët… nga fillimi i shkurtit 1944, oficerët britanikë njoftonin se forcat e Ballit ishin bërë tashmë pjesë normale e çdo force gjermane". Pra i gjithë ky enumeracion faktesh nuk mund të mos e bëjë Mid'hat Frashërin përgjegjës. Lufta e dytë botërore dhe rreshtimi i tij në anën e gabuar, janë një njollë e pashlyeshme turpi. Ato nuk mund ti fshijë as kontributi i vyer në të shkuarën, as angazhimi kulturor dhe as bamirësitë e tij. Për të pasur një pasqyrë më të mirë se si duhet të sillej shteti shqiptar sot, mund të na shërbejë një polemikë e hapur pak ditë më parë në Francë. Në kuadër të përkujtimit të 100 vjetorit të

luftës së parë botërore, presidenti i vendit, Makron guxoi ta quante "një ushtar të madh", marshallin Peten, i cili e shpëtoi mrekullisht Francën në betejën e Verdunit duke marrë aureolën e heroit kombëtar. Natyrisht, askush në vendin e galëve nuk e mohon këtë rol të tij. Por, Presidenti francez u fut realisht në telashe për këtë vlerësim që sfumonte një pjesë të hisorisë së këtij marshalli që më pas udhëhoqi Francën kolaboracioniste në bashkëpunim me pushtuesit gjermanë. Jo vetm nga e majta, por edhe përfaqësues të së djathtës së qendrës, i kujtuan Makronit, se bashkëpunimi i tij me nazistët e bënte Filip Petenin, të padenjë për një nderim kombëtar. Prej shumë vitesh tashmë politika zyrtare e Francës e refuzon nderimin e një heroi kombetar qe e vuri lavdinë e tij, qoftë edhe pak vite, në shërbim të nazizmit. Edhe ndaj tij ka pasur shumë tentativa për ta relativizuar 'gabimin" për ta parë atë si një segment të veçuar brenda një jete të ndritur, si një përpjeke për të ruajtur atë që mund të ruhej nga një Francë e pushtuar, por kurrë ato nuk janë shndërruar në qëndrime zyrtare. Sepse jo vetëm në vendet ish komuniste, por kryesisht në botën perendimore ka një vijë të qartë ndarëse mes atyre që e kanë lufuar fashizmin dhe

atyre që kanë qenë në anën e gabuar. Pikërisht ky hendek tentoi të sheshohej sot në Tiranë. Qeveria shqiptare, që vazhdon të flasë ende në emër të së majtës, nuk u mjaftua vetëm me sjelljen e eshtrave të Mid'hat Frashërit në vend. Ajo i garantoi atij një banesë të fundit më shumë se të zakonshme dhe këmbënguli ta bëjë këtë me një ceremoni shtetërore. Por mbi të gjitha, në fjalën e kryeministrit, u ekzaltua pjesa e ndritshme e jetës së tij, duke u kaluar me një të rënë të lapsit, njolla e saj më e madhe. Është pikërisht ky çekuilibrim i raporteve historike, kjo tentativë për revizionim, që përbën një manipulim. Fakti se historia e fitimtarëve të djeshëm e vizatoi Mid'hat Frashërin, me ngjyra më të zeza se sa i takonte, nuk mund ta zbardhë sot anën e errët të tij, as të minimizojë "gabimet e tij". Të kërkosh të bësh këtë do të thotë të vësh në diskutim një të vërtetë universale: atë se kush u rreshtua në anën e gabuar në luftën kundër fashistëve dhe nazistëve. Dhe kur këtë e bën një forcë që e quan veten mbrojtëse të këtyre vlerave, ky është një krim i dyfishtë. Prandaj, sot, bashkë me arkëmortin e kreut të Ballit Kombëtar, socialistët varrosën në kodrat e liqenit edhe grimcën e fundit të trashëgimisë së majtë. Lapsi.al


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

12 E enjte, 15 NENTOR 2018

Yjet botërorë që refuzojnë të tregojnë portretin T

ë jesh i suksesshëm si muzikant do të thotë edhe krijimi i një imazhi të mirë skenik. Nëse kjo është një maskë e çuditshme, përbërëse e egër ose një kostum verbues, kjo e bën personin më të njohur. Këto maskime shpesh tërheqin më shumë vëmendje dhe ndezin interesin midis tifozëve. Dj Mike Candys Ai është i famshëm për maskën e tij. Me këtë helmetë gjigante të verdhë, ai duket si një emoji i gjallë. Emri i vërtetë i Mike Candys është Michael Kull. Prodhuesi i muzikës është 37-vjeç dhe vjen nga Zvicra. Ai fitoi shumë popullaritet dhe qëndroi në listat europiane për një kohë të gjatë. Mike nuk dëshiron vetëm të krijojë muzikë por një shfaqje të tërë. Përkrenarja e tij emoji e ndihmon atë kur luan dhe argëton audiencën e tij. Konceptet e para të maskës së skenës ishin kokat e dragoit por Mike vendosi të thjeshtojë gjithçka dhe të dilte me këtë emoji të qeshur. Slipknot Slipknot veshin maskat e tyre

për të tërhequr vëmendjen e publikut larg tyre dhe mbi muzikën e tyre. "Është mënyra jonë për t'u bërë më intime me muzikën", komenton vokalisti. Ideja e mbulimit të fytyrës së tyre u ngrit nga një prej anëtarëve të grupit. Koncepti u zhvillua më tej dhe së shpejti u përputhën kostumet me imazhin e tyre në skenë. Slipknot arritën të mbanin fytyrat e tyre të fshehura për shumë vite. Ndërsa popullariteti i grupit u rrit me shpejtësi, identitetet e anëtarëve të grupit u zbuluan përfundimisht. Emrat e tyre janë Sid Wilson (piano), Alessandro Venturella (bas), Jay Weinberg (bateri), Jim Root (kitarë), Craig Jones (piano/ kitarë), Shawn Crahan (vokalist), Mick Thomson (kitarë) dhe Corey Taylor (vokalist). Marshmello Nëse përmendim edhe fjalët "ndjesi gjatë natës" atëherë është e qartë se bëhet fjalë për Marshmellon. Disa vjet mbrapa ky djalë i talentuar, me një maskë marciale gjigante që tërhoqi vëmend-

jen, filloi të këndonte në skenën muzikore duke fituar një numër të jashtëzakonshëm fansash për shumë pak kohë. Ai ka krijuar një mister në lidhje me identitetin e tij të vërtetë dhe kjo ndez audiencën për ta njohur më shumë. Ka pasur shumë zbulime të rreme nga vetë Marshmello: sapo doli të ishte Will Ferrell, një herë u prezantua një emër tjetër Shawn Mendes. Megjithatë identiteti i vërtetë i Marshmellos është Christopher Comstock, i njohur si DJ Dotcom. Të dy kanë të njëjtët emra, datat e lindjes, menaxhimin e tatuazhit dhe stilet e njëjta muzikore. Gjithashtu, në vitin 2015, Skrillex ishte përgjuar nga një bisedë e bërë përmes Yahoo!, ku ishte shprehur: "Është Chris", "Oh, Marshmello" ishte përgjigjur Skrillex. Buckethead Buckethead është ndoshta personazhi më misterioz publik

deri më sot. Ai është i njohur për daljen e tij në skenë me një maskë të bardhë dhe një kovë në kokë. Buckethead i tregon tifozëve historinë e tij të mërzitur: Ai u rrit nga pulat dhe një ditë

pulat ja gërvishtën fytyrën por kjo nuk kishte rëndësi për të. Kjo vetëm do të thoshte se ai duhej të vinte një maskë të përditshme si për Halloween. Buckethead udhëton në botë duke dhënë shfaqje të mëdha dhe duke informuar publikun për gjërat e tmerrshme që njerëzit bëjnë për miqtë e tij të ndyrë në restorantet e ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. Emri i vërtetë i këtij "djali pulë" është Brian Patrick Carroll. Kur u pyetën për maskën e tij nga "MTV News", Buckethead thjesht u përgjigj: "Nuk ka maskë". Interneti është plot me fotografi që zbulojnë fytyrën e vërtetë të Buckethead por pasi që ai është aq sekret, askush nuk e ka parë kurrë atë pa maskën e tij.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

13

E enjte, 15 NËNTOR 2018

KRYEMINISTRI: KTHIMI I ESHTRAVE TË TIJ NË ATDHE, TË SHËRBEJË EDHE SI NJË REFLEKTIM

Eshtrat e Frashërit në Atdhe, Rama: Shërbestar i Mëmëdheut

N

jë mishërim dhe një shërbestar i mëmëdheut sipas kokës së tij e konsideroi kryeministri Edi Rama, Mid’hat Frashërin, në një fjalim të gjatë të mbajtur para ceremonisë së varrosjes së eshtrave te tij pranë Liqenit Artificial. Duke ndërthurur në fjalimin e tij, kujtime të ditarit të Frashërit, Rama u shpreh se ata që e baltosën për 7 dekada sot mbajnë buzët rrudhur. “Frashëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Ai shfaqej si armik natyral sa herë tentohej përçarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të Çamërisë të zhveshura për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Një

flamurmbajtës i shënuar i të drejtave të minoriteteve të lirive themelore, pa dallim etnie dhe feje. Shumë mund të kenë parë arrogancë, kokëfortësi, tërheqje, konservatorizëm apo besëthyerje virtytet e tij e bëjnë një personalitet pa të dytë në hisorinë e elitave të paqëndrueshme shqiptare”- vijoi më tej kryeministri, ndërsa u shpreh se kthimi i eshtrave të tij ishte një detyrim dhe borxh. “Mid’Hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi. Gaboi por në tërë sa bëri nuk nxiti kurrë me penën e tij një krim. Kush e sheh si provokim, bën mirë të ulë kokën e të kujtohet se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos. Kush e sheh këtë arkmort dhe praninë time si kryeministër si revansh ndaj fitimarëve ndërsa përcjellim një figurë shumëdiemensionale, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se u rreshtuan

edhe vetë kundër atij, të cilit i shkruante se nuk mund të kemi njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”, tha Rama. Ai theksoi se kthimi i eshtrave të tij, të shërbejë edhe si një reflektim. “Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë por nga gjyqi i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit. Mjaft kemi shpifur, mjaft me shpërdorimin e atyre që nuk janë më. Kthimi i eshtrave nuk i merr askujt historinë, apo aftësinë e arsyetimit. Një varr nuk e mbulon një njeri të vdekur, nëse ideja rron e ngjall shpresa te të tjerët. Gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur nga shpërndarja e këtyre fuqive”, tha Rama. Ai shtoi se Mid’Hat Frashëri ishte e mbetet një shembull, ndërsa koha pastroftë baltën që nisëm t’ia pastrojmë sot.

Mid’had Frashëri dha firmën për njehsimin e gjuhës shqiptare, por u përndoq nga komunizmi

Përmbushet amaneti/ Eshtrat e Mid’hat Frashërit prehen në Shqipëri P

ersonaliteti i shquar i kulturës dhe letrave shqipe, Mid’hat Frashëri do të prehet në atdhe. Në një ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Shkencave, të afërm, personalitete të botës akademike, kulturës dhe politikës zhvilluan për më shumë se dy orë homazhe në nderim të tij. Më pas arkivoli me eshtrat e Mid’hat Frashërit u drejtua drejt varrezave monumentale të vëllezërve Frashëri ku edhe do të prehet. Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të Pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore. I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Në një prononcim për mediat, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi tha se Mid’had Frashëri bashkoi kombin nga ana kulturore. “Ky veprim i qeverisë është një ndjesë nga të gjitha qeveritë. Njeriu nuk mund të jetë edhe bashkëpunëtor edhe ta luftojë kundërshtarin. Sistemi diktatorial deformoi jetën kulturore, historinë dhe deformoi edhe të vërtetën për kundërshtarin e sistemit, siç ishte Midhad Frashëri. Ne do punojmë për të lançuar profilin e tij të lartë. Mid’hadi bashkoi Kombin nga ana kulturore. Mid’had Frashëri dha firmën për njehsimin e gjuhës shqiptare”- tha Artur Roshi. Mid’hat Frashëri, i njohur si Lumo Skëndo Mid’hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të

KREU I PD-së

Eshtrat e Mid’hat Frashërit, Basha: Të jetë shembull për patriotë të tjerë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në homazhet e zhvilluara në ambientet e Akademisë së Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të patriotit Mid’hat Frashëri nga Neë York-u në atdhe. Në një prononcim për gazetarët, Basha tha se përmbushja e amanetit të fundit të Frashërit duhet të kthehet në një shembull edhe për patriotë të tjerë të shquar. “Një nga ditët e rralla që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie dhe kënaqësie sepse u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit, detyrim i madh kombëtar i gjithë patriotëve shqiptarë. Kënaqësi që eshtrat e këtij patrioti të rrallë dhe shkencëtari të një dimensioni evropian që ka bërë kaq shumë për vendin do prehen sipas mënyrës së tij. Dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur në veçanti deputetin e PD, Agron Shehaj. Kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu, për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull që duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë. Eshtrat e çdo patrioti që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve duhet të kthehen e nderohen në Shqipëri. Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka, përkushtimin e deputetit Agron Shehu, qeveria si administratore e taksapaguesve nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryej të gjitha detyrimet për nderimin e këtij patrioti të madh”, tha Basha.

ISH-KRYEMINISTRI

Eshtrat e Mid’hat Frashërit, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë

shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid’hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”. Deri në vitin 1905, Mid’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid’hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ku takoheshin patriotët shqiptarë. Gjithashtu ai nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në botimet e ndryshme ai përdori edhe pseudonimin

Ismail Malosmani. Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928, botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920. Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”. Mid’hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështore patriotët shqiptarë.

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në homazhet e djeshme për Mid’had Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe. Në një prononcim për mediat Berisha u shpreh se kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve, i cili i dha gjithçka kishte Shqipërisë, pavarësisht se historia nuk ishte e drejtë me të. “Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e Pavarësisë. Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën”- tha dje ish-kryeministri Sali Berisha.


AKTUALITET

M

afia italiane i ka shtrirë duart përveç tregut të drogës edhe në atë të basteve online. Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online. Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian, ka ekzekutuar mëngjesin e së mërkurës, një megaoperacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias. Në fund të tre hetimeve të ndryshme nga prokurorët e Barit, Rexho Kalabrias dhe Katanias, të koordinuara nga Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia dhe kundër Terrorizmit, çoi në arrestimin e 68 personave dhe sekuestrimin e pasurive në Itali dhe jashtë vendit. Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në disa platforma online të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze. Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man. Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor. Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve krimi-

14

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete

Duart e mafias italiane në tregun e basteve online në Shqipëri 1 MLD EURO “Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man”.

TRANSFERTAT

nale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm. Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze. Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet te të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë

territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”. Nën markën e kompanive të basteve sportive “Planetwin365”, “RevolutionBet” dhe “Bet1128”, kjo organizatë kriminale kontrollohej nga klanet mafioze “Santapaola-Ercolano” e “Cappello” të Cosa Nostras me aktivitetet në Katania”. Përmes kompanive fantazmë të hapura jashtë territorit italian në 11 shtete të ndryshme, mes tyre dhe Shqipëria, ata realizo-

AKSIONI

AKU në tregun e Elbasanit, mbyll 3 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal. Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë), 8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri. Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “Perparim Shahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

GJYKATA

E

miljano Shullazi, kreu i një prej bandave më të fuqishme në vend, do të vuajë dënimin me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ky është verdikti që ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda, në seancën e së martës. Dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja ka qenë prova e fortë e prokurorisë që fundosi Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Për një periudhë 19-mujore në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qenë mjaft i tensionuar mes palëve. Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 14 vite burg për Shullazin, ndërsa në total për bandën e tij u dhanë 55 vite burg. Gjykata ka dhënë 12 vite burg për

nin transferime të paligjshme të shumave të mëdha të parave që përfitonin nga aktiviteti i paligjshëm i basteve online. Siç e dëshmon dhe dokumenti investigativ i antimafias italiane, shumat e parave të përvetësuara nga fitimet e basteve transferoheshin nga shteti i Kuracao drejt Shqipërisë përmes një kompanie interpostale e më pas mbërrinin në Itali. Ndërkohë në Shqipëri, ligji i ri për lojërat e fatit ishte një lëvizje ekstreme e qeverisë

“Nën markën e kompanive të basteve sportive “Planetwin365”, “RevolutionBet” dhe “Bet1128”, kjo organizatë kriminale kontrollohej nga klanet mafioze “Santapaola-Ercolano” e “Cappello” të Cosa Nostras me aktivitetet në Katania”. dhe kryeministrit Rama kundër industrisë së kumarit tepër problematike në Shqipëri. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të vendet të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

Dëshmia që “kryqëzoi” Shullazin

Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në

vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.


AKTUALITET

15

E enjte, 15 NËNTOR 2018

TË DHËNAT

LUSHNJE

Popullsia shqiptare po plaket I dehur në timon, kapet 60-vjeçari

Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes dhe një rënie drastike. Në raportin e fundit të INSTAT, konstatohet se në tremujorin e tretë krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rënie të popullsisë me 35,4%. Kjo situatë lidhet me kushtet ekonomike por edhe me emancipimin e femrave. Rënia e lindjeve është kthyer në një fenomen botëror. Shtesa natyrore e popullsisë shqiptare po pëson rënie drastike gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në tremujorin e tretë

popullsia ka rënë me 35,4 krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Kjo situatë lidhet me mundësitë ekonomike, programimin më të mirë për familjet por edhe me emancipimin e familjeve shqiptare. Në raport theksohet se shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve. Plakja e popullsisë si pasojë e rënies së shtetas natyrore është një fenomen botëror.

N

jë 60-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Lushnje, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në pranga është vënë Ahmet Shabani, banues në Divjakë. Arrestimi i 60 vjeçarit u bë pasi ai u kap në flagrancë nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, në vendin e quajtur “Rotontua e Grabianit”. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shteta-

sin:Ahmet Shabani, 60 vjeç, banuea në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor në vendin e quajtur “Rotontua e Grabianit” duke drejtuar automjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit”,-thuhet në reagimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Shkodra tronditet sërish. Kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që qëlluan në drejtim të 31-vjeçarit dhe që plagosën Fatmir Mehaj

Maskat vrasin tregtarin e peshkut P

a kaluar 24 orë nga vizita e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Shkodër, ku la porosi të qarta drejtuesve të policisë për goditjen e kriminalitetit dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda të shënuara në këtë qytet, plumbat i morën jetën një shtetasi dhe lanë të plagosur një tjetër mëngjesin e së mërkurës. Breshëria e plumbave i mori jetën 31-vjeçarit Fatos Ferracakut dhe la të plagosur Fatmir Mehaj. Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve, tregtar peshku në Shkodër, u ekzekuta me 8 plumba nga dy persona me maskë. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që qëlluan në drejtim të 31-vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëritjetrin. Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 31-vjeçarin që rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa Mehaj ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat e goditën në pjesën e legenit dhe në kofshë. Autorët kanë shpejtuar të ikin nga vendi i ngjarjes dhe disa metra më tutje, në zonën e njohur si Livadhe kanë djegur motorrin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në drejtim të paditur. Policia bëri shoqërimin në komisariat të disa tregtarëve që rezultojnë dëshmitarë okularë, ndërsa në ndihmë pritet ti vijnë edhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.

2 AUTORË “Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve, tregtar peshku në Shkodër, u ekzekuta me 8 plumba nga dy persona me maskë. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që qëlluan në drejtim të 31-vjeçarit”.

FISI

Ngjarja Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve, tregtar peshku në Shkodër, është ekzekutar me 8 plumba nga dy persona me maskë. Vrasja e radhës në qytetin e Shkodrës ka ndodhur në zonën e quajtur Merkata, në Rus. Viktima ndodhej në një lokal ulur në tavolinë me një të njohur kur ka nisur breshëria e plumbave. Nga të shtënat është plagosur edhe një person. Vrasja ndodhi në orën 11:15 dhe 31-vjeçari humbi jetën në Spitalin e Shkodrës. Në bazë të dëshmive, policia ka nisur

ndjekjen dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë gjetën një motor të djegur në lagjen “Guerrile”, në zonën e quajtur të livadheve, në një rrugë baypass ende në ndërtim. Policia dyshon se mjeti është përdorur nga dy atentatorët, të cilët, pasi qëlluan, u larguan me shpejtësi. Vrasja ka qenë e organizuar mirë nga dy personat ende të paidentifikuar. Fisi Ferracaku Viktima Fatos Ferracaku rezulton të jetë në lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, i cili humbi jetën në një atentat të ndodhur

në Shkodër. Në atë kohë u mendua se viktima ishte qëlluar gabimisht, ndërsa shënjestra ishte një tjetër person. Ngjarja u komentua si një luftë mes dy familjeve në Shkodër, Bajri dhe Liçi. Të paqarta mbeten shkaqet e kësaj ngjarje të radhës që trondit kryeqendrën e veriut, duke rënduar bilancin e vrasjeve dhe plagosjeve pa autor. Policia sërish ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe anëtarë të fisit Liçi. Arsyet e kësaj vrasjeje nuk bëhen të ditura por ajo ndodh në një moment kur qyteti ka

“Viktima Fatos Ferracaku rezulton të jetë në lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, i cili humbi jetën në një atentat të ndodhur në Shkodër. Në atë kohë u mendua se viktima ishte qëlluar gabimisht, ndërsa shënjestra ishte një tjetër person”. vuajtur nga atentatet që vijnë nga një luftë mes fiseve. Në një qytet ku tregtarët janë sulmuar edhe se nuk kanë paguar gjobat e të fortëve apo ku Kanuni dhe hakmarrja është një fenomen shumë i gjallë. Policia ndërkohë kërkon ndihmën e të gjithëve që të lajmërojnë nëse dinë diçka në lidhje me autorët apo motivet e ngjarjes.


AKTUALITET

16

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Ka dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Mendohet se ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt

D

eri më tani nuk ka autor të kapur për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt dhe mikut të tij Geni Çaçi, në zonën e unazës së plazhit në Durrës. Viktimat para se të vriteshin, mësohet se kanë darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Autorët e krimit besohet që janë nisur nga Tirana, kurse Durrësi u zgjodh si vend i përshtatshëm për ekzekutimin, pasi nuk kishte lëvizje dhe ata nuk do të filmoheshin nga kamerat përreth, pasi aty ku ndodhi vrasja nuk kishte. Janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caçi. Duke ju referuar dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është shoqëruar, një burim policor pohon se ai kishte pikasur ndjekjen. “Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur tek një miku i tij se: “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”. Mbi të dhe Caçin u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysmë e blinduar. Policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim, përkatësisht për 5-6 autorë që organizuar ekzekutimin mafioz të Edisonit, ku humbi jetën edhe miku i tij. Veç atyre që qëlluan makinën, një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet. Vrasësi Ka dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Ky person i cili ka patur rolin

‘’Po më ndjekin’’, darka e fundit e Edisonit VRASËSI “Ka dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Ky person i cili ka patur rolin e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt”.

e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt. Autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qënë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës.Vrasësi me pagesë

mendohet se është në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarisht se ka qënë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare. Ngjarja Edison Harizaj është mbajtur

POLICIA

në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip “Audi A8” së bashku me Genci Çaçi, autorët u vunë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt. Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët

kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën. 39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda. Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip” Audi A8” është bërë shoshë nga plumbat. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhaferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. Gjithashtu 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë.

VLORË

Kujdes nga 8 vrasësit nga Vlora

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Gjikën G

P

olicia e Shtetit ka bërë publik emrat dhe fotografitë e 8 personave që konsiderohen si “8 të më rrezikshmit” e qarkut Vlorë. Policia thekson se këta persona janë të dënuar përjetë ose me 25 vite burg. “8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë

publike”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. EMRAT Sokrat Rudo, i dënuar përjetë për vrasje Xhevdet Memeti, i dënuar përjetë për vrasje Pali Gjergji, i dënuar me burgim të përjetshëm Apostol Buçaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje Nexhip Rexho, i dënuar me 25 vite burg për vrasje Dritan Pelivani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje Gazmend Nebiu, i dënuar me 25 vite burg për vrasje Xhevair Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

jykata e Apelit e Vlorës shpall të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza: “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg. Vendimi u mor të hënën e 12 nëntorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Akuzat e ngritura nga prokuroria në tetor të vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer

asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant. Deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë pas përfundimit dhe ezau-

rimit të të gjitha shkallëve të gjyqësorit, një pjesë e objektit (pallatit 11 katësh në qëndër të qytetit të Vlorës, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro administrative.


AKTUALITET

17

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Duke u ndalur te trajtimi i diabetit, Manastirliu theksoi se Qeveria ka garantuar trajtimin 72 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 16 milion dollarë në vit “Pas fëmijëve 0-18 vjeç fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët”. Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha lajmin e mirë në një aktivitet të zhvilluar për ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me masat për parandalimin e diabetit. “Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23-vjeç, fishat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave me diabet dhe familjeve të tyre”, tha Manastirliu. Duke vlerësuar rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë për parandalimin e kësaj sëmundjeje, Ministrja Manastirliu deklaroi se: “Rezultatet e deritanishme të Kontrollit Mjekësor Bazë tregojnë se 9.3% e personave 35-70 vjeç që kanë kryer check-up janë me nivel glicemie mbi normën, një shifër shumë e lartë që tregon për rëndësinë që ka kontrolli periodik, për të parandaluar pasojat e diabetit”. Duke u ndalur te trajtimi i diabetit, Manastirliu theksoi se Qeveria ka garantuar trajtimin 72 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 16 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. “Personat me diabet përfitojnë falas 36 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi gjithashtu një tjetër lehtësi për personat me diabet, të cilët deri pak ditë më parë, detyroheshin të vinin periodikisht për konsultë

Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: Fishat falas edhe për studentët FALAS “Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave me diabet dhe familjeve të tyre”, tha Manastirliu.

në QSUT nga rrethet për të përfituar terapinë e rimbursimit. “Ne kemi mundësuar prej pak ditësh një procedurë të re për lehtësimin e personave me diabet që kanë nevojë për konsulta në QSUT. Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra

SITUATA

7 mijë fëmijë nuk shkojnë në shkollë

N

ë shtator kur nisi dhe viti i ri shkollor, në mbarë vendin u raportuan mbyllja e disa shkollave. Por sot, del raporti se rreth 7000 fëmijë në të gjithë vendin nuk shkojnë në shkollë. Por pse 7 mijë fëmijë janë jashtë shkollës? Kryesorja është gjendja e vështirë ekonomike që i detyron ata të braktisin shkollën dhe të punojnë. Shifra u bë e ditur në Komisioni i Medias dhe Mjeteve për Informimin Publik, nga Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve, Nevrus Kaptelli. I ftuar për të diskutuar buxhetin e arsimit ishte edhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, Arjan Dyrmishi dhe Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve. Një nga problemet që referuan të dy krerët e sindikatave ishte braktisja e shkollës nga një pjesë e madhe e nxënësve kryesisht në zonat rurale si dhe mungesa e investimeve në këto shkolla. Sipas tyre, buxheti i ulët, mungesa e investimit publike në arsimin dhe shpenzimet e pamjaftueshme të qeverisë, për arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, vijojnë ende të lënë pa arsimuar një pjesë jo të vogël të fëmijëve.

të tëra për të ardhur në Tiranë”, tha Manastirliu. Të dhëna për diabetin: Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Mjafton të nënvizohet fakti i publikuar së fundmi që në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy persona të tjerë me diabet dhe se çdo 8 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. Çdo vit në Botë zbulohen 7 milionë raste të reja me diabet.Në Shqipëri janë

të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mije raste reja me diabet. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët

diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së Botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në Botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

MINISTRIA E MBROJTJES

Projektligji për Mbrojtjen Civile, Xhaçka: Pres konsultime M

inistria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka gati projektligjin për mbrojtjen civile. Përmes një postimi në facebook, Xhaçka thotë se riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana tjetër, ministrja pohon se projektligji synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi. “Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat

e BE-së. Rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera. E fundit, por kurrsesi më pak

e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin”,-shkruan Xhaçka. Ministrja thotë se është e hapur për çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojë në qeveri dhe më pas në Kuvend.


ART

18 E enjte, 15 NENTOR 2018

PERSIATJE Nga Albert Vataj

P

lot 178 vite më parë u lind themeluesi i impre sionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës, francezi Claude Monet. Ai lindi më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës, këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi keqas. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota. Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tija me karbon, si biri i

një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete përbëjnë dhe hapim nistor të ngulmit në art. Dhe vjen "prekja e fatit", më 1856 ndërsa Claude kridhej përçartjeve në plazhet e Normandisë, njihet me atë që do ta quante mentorin e tij, është fjala për peizazhistin e famshëm francez, piktorin Eugene Brodin. Është ky njeri që do të zgjonte dhe ta lëshonte harbuar mes livadheve të pamat të impresionizmit, Claude Monet, këtë penelat të sqimët, këtë vëzhgues symprehtë e kumtues të ëndshëm. Eshtë pikërisht ai që do të lëshonte në andjen e tij, tharmi e dishepullit. Pres fillimit e deri në të mbramë, Monet, i'u dha thekshëm peizazhit. Portretet, janë regëtima flakatare, të cilat gjithaq janë një derdhje e frymëmarrjes së një peizazhi në portret, në dritëhije dhe kolor. Jo pa trazim, fytyra të vrenjtura e hakërri do të sendërtohej

KUMTIM Nga Mark Simoni

N

ë mes të skedave të mija me shënime, që kam marrë në kurse psikologjie në Dubrovnik, (Kroaci), gjeta një shprehje të J. S. Bruner (psikolog amerikan i pedagogjisë), që thoshte: "Aventurat iu ndodhin atyre që dijnë t'i tregojnë.". Kjo mu kujtua sot, tek lexoja librin me tregime të Luan Xhulit. Dhe vërtetë, edhe aventurat kanë fatin e tyre. Lum ato aventura që bëhen dhe përjetohen nga ata që i tregojnë dhe i shkruajnë bukur. Luan Xhuli është njëri prej atyre, që, i rrëfen në këtë mënyrë, na i sjell aq pranë bëmat e çuditëshme, na mban në suspansin e përfundimit, dhe e fut lexuesin në rrezen e energjisë së ndodhive. Herë herë, edhe narrativa të thjeshta marrin përmasa të jashtëzakonshme nga ky autor, siç ndodh me ortekun, që një grusht dëborë rritet pafund, dhe pastaj merr përpara e trand dynjanë me përmasën e saj. Diku nga mesi i shekullit të XVI Helvetius shkruan: "Historia është tregimi i

fakteve, ndërsa tregimi është historia e ndjenjave". Kur i bie kryq e terthorë narracioneve të Luan Xhulit, e ndjen në tërë dimensionin e tyre substancën e ndjenjave, përmasën e tyre reale, vibrimin magjik të ndjesive të brendshme, delikatesën e mardhënieve, vezullimin e dashurive, mallin e përzier me ndjenjat e mungesës, dhimbjen e distancës. Autori është shumë i sigurt në këtë abitat. Ai din të ndjej. Ai din ta shkruaj bukur me gjithë rafiniturat këtë thelb të njeriut, ai din të përjetojë dimensionin e vërtetë të kësaj magjie, ai e bën mjeshtrisht subjektin e kësaj loje të pafund mes njerëzve. Ky autor devolli ka një mardhënie të habitëshme me kujtimet dhe arealin ku është lindur. Markez thotë: "Jeta nuk është thjeshtë ajo e jetuara. Por ajo që mbajmë mend, dhe që mbajmë mend për ta treguar.". Luan Xhuli e ka jetuar letërsinë e tij, i ka brenda profilit karakterial ngjarjet e jetës së tij, i ka përjetuar deri në thelb his-

Claude Monet, peneli i forcës shtytëse të impresionizmit mëtimi i këtij personaliteti në rrugën e pavdeksisë. Kriza financiare që e kaploi më 1868 e zhyti atë në një depresion të thellë, duke e çuar verbtazi në rrugën e vetëvrasjes, të mbetur në tentativë. Dielli i tij i famës dukej dhe zhdukej në qiellin e Parisit. Dashuritë, sa e kridhnin në parajsën e dëshirimeve dhe përjetimeve të duhishme, sa e groposnin në terrin e humbjes së shpresës, deri në ndarjen e trishtë me Claude Camille, atë që ta bënte Monet, babain e dy fëmijëve. E kush i shpëtoi kësaj kurbe, që të mund të mbetej jashtë saj edhe ky shpirt i ndjeshëm e zemër delikate. Gjithçka që ai kumtoi ishte krejtçfarë ai mrunte në brendinë e kurmit të tij. Punët, ata më të njohurat, kalonin nëpër një sëri ripunimesh. Pamjaftueshmëria e përthithjes së çdo

rrezeje impresioni të atij momenti e rrugëtonte penelatën e Monet nga njëra telajo në tjetrën. Por edhe papajtueshmëria për të përmbushur me penel atë çka shpirti i gufonte, tundonte

përnga një ngulm rraskapitës i piktorit për ta para dhe riparo, bërë dhe ribërë, në ditët gri e ato të shpërthimeve adh, në muzgjet melankolike e agimet përdëlluese. Ky ishte Claude Monet.

Aventurat iu ndodhin atyre që dijnë t'i tregojnë

toritë që e kanë rrethuar. Kujtesa i është mbushur me subjekte, imazhe, galeri përsonazhesh krejt të veçantë. Dhe nga ky arkiv i memorjes tregimtari na vë përpara rrëfimet e tij interesante, na e begaton leximin me prozën e

tij, na e pasuron panteonin e leximeve dhe me përsonazhet që na sjell. Ritmi dhe shkurticat e frazave janë ndër karakteristikat bazike të tregimit të shkurtër. Aq sa Stiven King thekson se: "Tregimi i shkurtër është krejt i veçantë nga prozat e tjera. Tregimi i shkurtër është si një puthje e shpejtë në errësirë nga një i huaj.". Luan Xhuli e di mirë këtë "first lesson" të kësaj lloj proze. Rrëfimet e tij janë gjithë temporitëm, operojnë shpejt me situatat, kanë energjinë e akumuluar sidomos tek thekset logjike të ngjarjeve, janë sinteza. Autori bën letërsi të komprimuar dhe na jep ngjarje të shkruara në mënyrë krejt racionale, pra një letërsi tepër ekonomike. Sa herë që marr në dorë tekste proze, nga autorë që deri at'botë kanë shkruar poezi,

mundohem të kap se sa poezia vazhdon të jetë prezente e të ndikojë dhe në narracionet e tyre, dhe ç'shkëlqim dhe lbyrje i jep ajo tregimeve. Madje të kuptoj atë fillin magjik që i ndanë dy zhanret tek autori që po lexoj. Asturias thekson se: "Proza e shkurtër është më pranë poezisë se sa vetë prozës". Në këto tregime ka jehona të poezisë, gjeste letrare të saj, delikatesë figurash dhe elegancë shprehjesh. Dhe këto janë vetë hijeshia dhe eleganca që merr Luan Xhuli nga poezia. Të tjerat janë vetë proza, e shkruar bukur, që vibron situata, subjekte, bëma, karaktere, që luajnë në mënyrë interesante në tregimet e tij, sa ato bëhen pjesë e kënaqësisë së një letërsie të shkruar mjeshtrisht. Jam i bindur se Luan Xhuli na ka dhënë në dorë një libër interesant dhe të veçantë.


FORUM

19 E enjte, 15 NENTOR 2018

Shënime për vëllimin me poezi "Aromë Dhëmbeli", shkruar nga Fatos Çafka

Malli dhe dashuria për vendlindjen dhe Atdhenë, në një vëllim me poezi

Nga Sejdo Harka

S

apo fillon të lexosh librin me poezi "Aromë Dhëmbe li", shkruar nga arsimtari Fatos Çafka, ndjen thellënjë "magji"që të tërheq pas vetes si magnet. Ndjesitë që i tjetërsojnë këto vargje në "magnet", janë dashuria e thellë që ndjen autori për vendlindjen dhe Atdhenë. Një nga arsyet kryesore, që kjo dashuri, në këto vargje, përshkruhet me shumë mall, është fakti që autori i këtij vëllimi poetik, ka mbi 20 vjet që punon e jeton në Kretë të Greqisë. Dhe, siç thekson shkrimtari i madh Faik Konica:"Kush është larg atdheut e ndjen më shumë, mallin dhe dashurinë për të". Është kjo magji që e bën çdo njeri të tërhiqet si me magnet nga vendlindja e tij. Dhe kjo është më se e vërtetë. Vendet e tjera janë të bukura, ndërsa Atdheu dhe vendlindja, për sejcilin prej nesh, janë të mbrekullueshëm. Para se të ndalemi tek tematika, mesazhet dhe vlerat e këtij vëllimi poetik, do të tregujmë me pak fjalë se kush është autori i këtij libri, Fatos Çafka:Ai u lind më 7 Maj të vitit 1953, në fshatin Leskaj të rrethit të Përmetit. Mësimet e para i

mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin e Këlcyrës. Studimet e larta i kreu gjatë viteve1972-1975, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës, për mësuesi, në degën Matematikë-Fizikë. Mbas mbarimit të shkollës, ai gjatë viteve1975-1997 punoi mësues e drejtues në disa shkolla të Përmetit. Ndërsa nga viti 1997, vazhdon ië punojë e jetojë familjarisht, emigrant ekonomik, në Kretë të Greqisë. Arsimtari F. Çaffka, , krahas matematikës dhe fizikës, ka patur dhe vazhdon të ketë si një hob të veçantë edhe poezinë. Gjatë tërë jetës, ai ka shkruar qindra poezi, të cilat dallohen për elegancën dhe koloritin e thellë popullor, për frymëzimin spontan dhe figuracionin e gjuhën e ngrohtë. "Aromë Dhëmbeli", është libri i tij i parë, i lëmuar me pasion e dashuri në vite. Ndërkohë, ai po përgatit serinë e librave të tjerë me poezi, që sjellin këhdvështrime, vlera dhe problematika të reja. Po le të rikthehemi te analiza, vlerat, prublematika e mesazhet që përcjell tek lexuesit, vëllimi poetik "Aromë Dhëmbeli", që ka dalë në qarkullim këto ditë, nga shtëpia botuese "Edlora". Vetë titulli, sa i drejtpërdrejtë, aq dhe metaforik, të çon tek magjia e vendlidjes, te aroma e këndshme dhe natyra e bukur e malit të Dhëmbelit, ku shtrihet dhe Leskaj, fshati ilindjes së autorit. Poezitë e këtj libri i deh era e këndshme e çajit të malit dhe sherebelit, bedu-

ARSIMI

K

rahas punës së mirë që po bëhet nga drejtuesit dhe mësuesit në shkollat e Lezhës, në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ, në punën me nxënësit e cilësi në arsim, mbështetur nga DAR Lezhë, efekte pozitve dhe fryte të punës së përditshme, po jep aplikimi i Nismës "Bëjmë detyrat në shkollë", e inicuar dhe e mbështetur nga MAS dhe Ministrja, znj. Lindita Nikolla, në punën me nxënësit pas mësimit, për të bërë detyrat në shkollë,

nicës dhe trëndelinës, e luleshqerrës dhe trëndafilave, si dhe freskia që lëshon vesa e mëngjesit. Për vjershëruesin, Dhëmbeli është një mbrekulli e rrallë, që zgjohet me këngën e bilbilit. I lodhur nga mërgimi i gjatë, ai, tepër i përmallur, dëshiron të kthehet aty për të shijuar këtë aromë, e cila i shuan mallin dhe i shton dashurinë për njerëzit e bukuritë e rralla të këtyre anëve. Në poezinë me titullin"Vendit tim"F. Çafka shpreh mallin që e bren për Atehenë. Prandaj ai shkruan:"Ah të kisha krahë, që të fluturoja/Te kroi i Ndesiut, mbi gur të qëndroja". Aq shumë e ka marë malli për vendlindjen, sa në ëndërr i dalin:edhe burimet me ujë të ftohtë, edhe gurët e thatë, edhelisat shekollorë, edhe malet e lartë, që ngrohen nga jorganët e akullt të borës së bardhë. Edhe pse heroi lirik i këtyre vargjeve jeton larg, mes mbrekullive të ishullit të Kretës, përsëri nuk ndihet rehat. Dëshira e tij është të prehet i qetë, aty ku ka lindur. Gjumi e zë më mirë, kur ndjen erën e Dhëmbelit dhe shushurimën e Vjosës, i cili "lan këmbët"e këtij mali të bekuar. Aroma, bukuritë dhe kënga e vendlindjes "kurrë nuk e velën". Të shumta janë poezitë që Fatos Çafka ja kushton Malëshovës dhe Dëshnicës, Përmetit të trëndafilave dhe grykës së Këlcyrës. Edhe pse autori në ato anë ka bërë një jetë të vështirë, aty i pëlqen të prehet dhe të rrijë. Aty i pëlqen çdo

gjë:Edhe pragu i shtëpisë së rrënuar, edhe gurët e balta, që i kanë grirë këmbët, edhe shpatet e maleve të thepisura, mbuluar me borë, edhe vorrezat, që eshtrat e të parëve tanë ruajnë si gjënë më të shtrënjtë. Një vend të rëndësishëm në këtë libër zënë poezitë meditative. Përmes brazdave të vargjeve të këtyre poezive autori mediton për lindjen dhe vdekjen, për lirinë dhe skllavërinë, për shpresën dhe dashurinë, për këngën dhe poezinë. Për vjershëtorin, poezia, ashtu si liria "Nuk duron kufij dhe sinore". Jetën e koncepton si zjarri, i cili lid mes tymit e flakës dhe në fund tjetërsohet në hi. Pjesa e katërt e këtij vëllimi me poezi i kushtohet dashurisë. Në to dashuria konceptohet si fruti më i ëmbël, që të mbrekullon. Ajo është një magji, që të ftoh mendjen dhe të nxeh shpirtin për të kapërcyer male e dete, gardhe e hendeqe dhe që të bën të shkelësh me këmbë urrejtjen dhe skllavërinë, frikën dhe mërinë …Për heroin lirik të këtyre vargjeve vajza që dashuron është muza e tij poetike. Ajo është gjëja më e shtrenjtë. Prandaj i drejtohet asaj me epitetet metaforikë:diell, dritë, thëllëzë, ngjalë, symëshqerrë, balukeprerë… Për karakterizimin e bukurive të saj të rralla fizike dhe shpirtërore, vjershëtori përdor dhe shumë superlativa popullore apostrofike të tipit:"O drita që shpërndan retë"…Të dashuruarit ai i koncepton të lidhur ngushtë përjetë"Si lisi me

pjergullën/që s'rrinë dot të ndarë". Një vend të dukshëm në këtë vëllim me poezi e zënë elegjitë për figura të dashura e të nderuara jo vetëm për Përmetin, por dhe i gjithë vendin. Për të karakterizuar figurën e Sejfulla Malëshovës, ai përdor epitetet metaforikë togfjalësha:"atdhetar i kulluar", "mendja e Perëndimit", "penë e artë". Ndërsa poetin e madh Dritëro Agolli e tipizon me epitetet metaforikë-vargje: "Dritëro bukuria", "Poeti që s'vdes kurrë". Përmes elegjisë "Një zë klarinete", autori shpreh nderimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të klarinistit të talentuar Laver Bariu, dhimbje që e ndjen edhe klarineta e tij, e cila me tingujt e saj rrënqethës, duket sikur vajton për ustain e saj të rrallë që i jepte frymë nga fryma e tij e pavdekshme. Prandaj autori i kësaj poezie shkruan vargjet e pavdekësisë së artistëve të tillë:"Jo, usta Laveri/S'ke për t'u harruar/Në shpat të Dhëmbelit/ Emri yt ësht'shkruar". Së fundi, e urojmë mësuesin dhe shokun tonë Fatos Çafka:Udhë të mbarë, në fushën e blertë të të krijimtarisë poetike!Libra të tjera më të bukura presim në të ardhshmen!

Pulaj: Efektet pozitive në punën me nxënësit te nisma ”bëjmë detyrat në shkollë” nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollave 9-vjeçare në qytetin e Lezhës: "Besëlidhja", e drejtuar nga Valbona Gjoni dhe "Gjergj Fishta", e drejtuar nga Antoneta Suta, të mbështetur nga DAR Lezhë dhe drejtori i saj, z. Bardhok Pulaj, -Nisma "Bëjmë detyrat në shkollë ", nën kujdesin e veçantë të Ministres, znj Lindita Nikolla dhe angazhimin tonë si DAR, në bashkëpunim me shkollat pilot, po jep çdo ditë rezultate pozitive me punën me nxënësit në kryerjen e detyrave

të shtëpisë në shkollë, të cilët bashkë me prindërit, e kanë përqafuar dhe mbështetur këtë nismë pozitive .Me mësues të caktuar enkas për këtë nismë pozitive ,me punën profesionale të tyre me nxënësit dhe të drejtorive të shkollave: "Besëlidhja" e "Gjergj Fishta" në qytetin e Lezhës, ku po aplikohet me sukses kjo nismë, prononcohet për "Koha Jonë", drejtori i DAR Lezhë, z. Bardhok Pulaj, i cili po e ndjek me përparësi këtë proces në këto shkolla. Duke u ofruar nxënësve të klasave të ndryshme të arsimit nëntëvjeçar hapësirën e duhur pasdite për të kryer detyrat e shtëpisë dhe për të bërë mësimet në shkollë, krijimin e

mundësive për rritjen e cilësisë dhe arritjen e disa sfidave në arsim, me mbështetjen dhe partneritetin e prindërve të këtyre nxënësve ,që shprehen të kënaqur për punën e bërë këtë drejtim. Duke u realizuar profesionalisht gërshetimi i veprimtarive të këtij programi efektiv në kryerjen e detyrave të shtëpisë në shkollë nga nxënësit, me aktivitetet sociale, artistike e sportive që organizons hkolla, me mbështjetjen e familjeve e partneritetin me prindërit, si çelësi i suksesit në arsim. Produkt i kësaj pune të mirë nga mësuesit e drejtuesit e shkollave "Besëlidhja " e "Gjergj Fishta" në qytetin e Lezhës, ku aplikohet

kjo nismë, po shërben si përvojë pozitive në nxitjen dhe zhvillimin e prirjeve dhe interesave të nxënësve në fusha të ndryshme, përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare që organizohen në shkollë, thekson z. Bardhok Pulaj, duke ndikuar në përmirësimin e klimës dhe ofrimin e frymës së bashkëpunimit në shkollë. Duke realizuar synimin e kësaj nisme: sigurimin e kushteve dhe mundësi të barabarta të nxënies e krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, që mbështet e nxit progresin e çdo nxënësi, duke i ndihmuar ata në kryerjen e detyrave në shkollë pas mësimit e përmirësimin e arritjeve në arsim. Jak Rrozhani


SPORT

20

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Presidenti i FSHF ka inspektuar dje punimet në selinë e re ndërkohë që foli dhe për kombëtaren

Duka: Stadiumi mbaron në vitin 2019, për Panuccin flasim pas dy ndeshjesh

NDRYSHIMET

Efekti Brexit, rregullorja e re penalizon ekipet e mëdha në Premier League

Rozalb Lika

P

residenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka inspektuar dje punimet që po kryhen në selinë e re të FSHF-së. Duke folur për mediat, Presidenti i FSHF-së u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e punimeve ndërkohë që foli edhe për disa tema të rëndësishme që prekin kombëtaren apo dhe stadiumin e ri. “Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të ndjekim projektet e zhvillimit, patjetër edhe të futbollit të luajtur, por edhe të krijimit të infrastrukturës për të përgatitur një futboll sa më të mirë, sa më modern e sa më bashkëkohor. Ky është një kompleks të cilin ne e kemi quajtur Shtëpia e Futbollit Shqiptar. Do të ketë edhe dy le të themi dy mini-stadiume, pavarësisht se do të jenë minimal prej 500 vendesh secili, por që do të plotësojnë të gjitha kushtet e zhvillimit të një ndeshjeje. Në të do të bëjnë stërvitje të gjitha ekipet kombëtare shqiptare, do të organizohen edhe turne të ndryshëm. Madje, janë programuar si dy mini-stadiume sepse në konceptin tonë mendojmë që në të ardhmen çdo gjë në futboll do të jetë e komunikueshme apo e ndjekshme qoftë nga mediat, qoftë nga publiku në mënyrë që stërvitjet e ekipeve kombëtare

të bëhen të hapura dhe të jenë sa më të ndjekshme pothuajse, sepse nuk mund të jenë njësoj si një ndeshje futbolli”. Duka foli edhe për ecurinë e punimeve për stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, që sipas objektivave do të inaugurohet në vitin 2019, teksa shprehu bindjen se do të jetë një vepër madhore që do të prezantojë denjësisht jo vetëm futbollin shqiptar, por edhe Shqipërinë në skenën ndërkombëtare. “Stadiumi është një vepër madhore e futbollit shqiptar, sepse e para plotëson të gjitha kushtet për ata që do të ndjekin futbollin, për 22 mijë spektatorë që do të jenë të

pranishëm, për ekipet që do të vijnë aty, për mediat gjithashtu që është shumë e rëndësishme. Pra është një prezantim dinjitoz, jo vetëm i futbollit shqiptar, por i Shqipërisë në përgjithësi. Nuk ekzagjeroj nëse them se është vepra më dinjitoze që do të prezantojë Shqipërinë dhe mezi pres që ta inaugurojmë në vitin 2019. Objektivi i stadiumit është që në mars ne të zhvillojmë ndeshje aty. Është një objektiv goxha ambicioz, nuk mund ta them me 100%, por gjithsesi ne do të punojmë me këtë synim që në mars të luajmë. Gjithsesi, varet edhe nga shorti i Dublinit

më 2 dhjetor nëse Shqipëria do të luajë në shtëpi ose jo, por sidoqoftë brenda vitit 2019 patjetër që stadiumi do të inaugurohet, edhe ky kompleks ku ne jemi tani do të inaugurohet brenda vitit 2019”. Në fund ai dha një koment për punën e Panuccit dhe paralajmëroi ndryshime të shumta: “Është e vështirë ta analizoj tani punën e trajnerit, përpara një ndeshje. Bilanci i tij do të bëhet pas 2 ndeshjeve. Duhet të flasim pozitivisht për t’i dhënë kurajo. I ftoj gjithë shqiptarët të mbështesin kombëtaren. Do të ketë ndryshim pothuajse të gjithë stafeve të ekipeve të moshave”.

‘’LA GAZZETTA DELLO SPORT’’

“Thomas, portieri i Lazios që merr këshilla nga babai” G

azeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një artikull të veçantë gardianit të portës së Lazios, Tomas Strakoshës i cili është sezonin e tij të dytë te skuadra e Lacios. Tashmë portieri shqiptar është kthyer në një siguri për trajneri Simone Inzaghi. Trajneri i bardhekaltërve ka vendosur të ketë besim të plotë te 23-vjeçari shqiptar gjithashtu edhe në ndeshjen me Marseille-n. Strakosha ishte vendimtar në këto sfida me pritjet e tij dhe për kualifikimin e skuadrës së tij në 1/16 e Ligës së Evropës. Në Evropë më para kishte luajtur Silvio Proto, zëvendësuesi i Strakoshës që ende nuk ka debutuar në Seria

A. Sezonin e fundit, Strakosha mbajti peshën e portës së Lacios në plot 53 ndeshje. Të njëjtin besim që ka te Lazio, Strakosha do që të bëjë edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Pas debutimit të tij në Mars të 2017 në Palermo

kundër Italisë, ai u alternua me Etrit Berishën i cili gjithashtu ka pasur një aventurë te skuadra e Lazios para se të transferohej te Atalanta. Në mes të tetorit në ndeshjen me Izraelin, Strakosha e parakaloi atë. Dhe të shtunën,

në Ligën e Kombeve ai do të jetë përsëri titullar në sfidën ndaj Skocisë. Leksione dhe këshillaNë rrugën e rritjes plot provime, sidomos për një portier Strakosha gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm për skuadrën e Lazios. Niveli i tij po rritet edhe në arenën ndërkombëtare. Në Formelo, trajneri i portierëve Grizoni synon ta përmirësojë më shumë, sidomos për daljet që janë një nga pikat e dobëta të Strakoshës. Ai ka një karakter dhe dëshirë të madhe për të përmirësuar interpretimin e rolit, duke marrë edhe këshilla nga babai i tij Foto, i cili gjithashtu ka qenë një portier i ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Pasojat e Brexit ende nuk janë ndjerë në Premier League, teksa shumë shpejt do të marrë edhe formë një reformë e thellë. Dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni Europian zyrtarisht do të vijë më 29 mars 2019. Gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar takimet mes institucioneve të futbollit anglez për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat me ndikim afatmesëm dhe afatgjatë. Çdo modifikim, gjithsesi, nuk do të ndodhë menjëherë, sepse ka ende kohë për të hyrë në fuqi deri në fund të vitit 2020. Aspekti që mund të prishë dinamikën e merkatos së futbollit europian është kufizimi i numrit të të huajve në skuadrat e angleze. Federata e Futbollit do t’u paraqesë 20 presidentëve të Premier League-s një plan konkret që parashikon reduktimin e numrit të lojtarëve jo anglezë nga 17 në 12. Synohet që gjysma e organikës së klubeve angleze të përbëhet me lojtarë autoktonë ose të rritur në akademitë e tyre. Në këto momente, të gjitha skuadrat e mëdha të futbollit anglez e kalojnë numrin e 12 të huajve në organikë. Duke parë formacionin titullar të Chelsea-t në javën e fundit, nuk gjen madje asnjë lojtar anglez, ndërsa tek Arsenali ndodhej vetëm Holding. Dy të tjerë te “Topçinjtë”, Bellerin dhe Iwobi konsiderohen prodhim të akademisë. Në Premier League më shumë se 13 skuadra kanë mbi 12 të huaj në përbërje. Deri në këto momente të sezonit, vetëm Burnley dhe Bournemouthi u kanë dhënë më shumë minuta në dispozicion lojtarëve anglezë. Sipas “Times”, në Premier League janë federuar 268 lojtarë jo anglezë, që me hyrjen në fuqi të rregullores së re 28 futbollistë nga kjo shifër do të duhet të luajnë në një kampionat tjetër të Unionit Europian.


SPORT

21

E enjte, 15 NËNTOR 2018

Mbrojtësi ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve

F

rederik Veseli me shumë gjasa do të luajë si mbrojtës i djathtë në ndeshjen me Skocinë. Futbollisti që aktivizohet tek Empoli në Itali është i gatshëm për të zënë vendin e Hysajt, i cili do të mungojë pë shkak kartonësh. Në konferencën për shtyp Veseli theksoi se ai dhe skuadra nuk e mendojnë rënien nga liga. 25-vjeçari ka treguar se situata në skuadër është e mirë dhe besimi është i madh se ndaj Skocisë do të arrihet një rezultat pozitiv, për të arritur vendin e dytë. “Jam gati dhe jam rikthyer nga dëmtimi prej 2 javësh. Kam punuar shumë dhe them se jam gati për këto ndeshje. Kemi disa mungesa dhe do të shohim. Do të jap më të mirë nëse do të jem në fushë. Them se e kam lënë pas krahëve dëmtimin. Problemet në mbrojtje? I kemi pësuar disa gola që mund t’i evitonim. Janë disa gjëra pozitive dhe disa gjëra negative, që duhet t’i përmirësojmë. Të insistojmë tek gjërat pozitive dhe të gjejmë rrugën drejt suksesit për këto dy ndeshje. Zëvendësues i Hysajt? Kam luajtur shumë herë në të djathtë dhe nuk do të jetë problem për mua. Nëse më cakton trajneri aty do të

Veseli: Gati të zëvendësoj Hysajn, synojmë një vend në Europian

jap më të mirën. Duke qenë se jam pak më shumë defensivë, varet nga trajneri. Unë do të jap maksimumin gjithnjë. Besoj se në mënyrë individuale them jemi

MESFUSHORI

Uzuni: Luaj kudo për Shqipërinë, ëndërroj golin e parë me fanellën kuqezi

në mënyrë të mirë, si ne lojtarët e mbrojtjes ashtu dhe në sulm. Grezda ka shënuar, Binaku, unë e Gjimshiti kemi luajtur. Uroj që ky moment pozitiv të na shtyjë

para dhe të arrijmë një fitore ose një rezultat pozitiv në këto dy ndeshje. Situata në grup?Ne jemi entuziastë, pasi edhe jashtë fushe jemi shumë miq. Gëzojmë kur

grumbullohemi, por ana profesionale është më e rëndësishmja. Në këtë moment meritojmë pak më shumë se vendin e tretë dhe do të bëjmë maksimumin për të pasur një mundësi më vonë në kualifikuese, por dhe të përgatitemi për ndeshjet e kualifikuese të Evropianit. Jemi lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në Evropian dhe secili mund ta ndihmojë njëri-tjetrin. Kemi dhe lojtarë të rinj që kanë kualitet dhe shpirti i grupit na mban bashkë e na çon para. Duhet të shohim dhe lojën tonë, por duhet të studiojmë dhe kundërshtarin, por kjo është punë e trajnerit. Ne duhet të shohim punën tonë. Jemi të gjithë gati për të punuar sa më shumë dhe të jemi sa më seriozë, që ta kalojmë sa më mirë këtë ndeshje. Ne nuk kemi presion. Kemi mentalitetin për të dhënë më të mirën dhe të shkojmë në vendin e dytë. Nuk e kemi menduar se do të biem nga Liga. Ne besojmë se do arrijmë vendin e dytë”.

PËRGATITJET

Lenjani braktis grumbullimin,Grezda dhe Ndoj stërviten të diferencuar

P M

yrto Uzuni është ftuar sërish në kombëtare dhe beson se Shqipëria do të kthehet e fortë. Ai ka folur para ndeshjes me Skocinë, teksa është shprehur se nëse luajnë si me Izrealin, pa dyshim që do të fitojnë. “Sulmi është në formë, ka shënuar edhe Grezda e Kaçe. Goli do vijë nëse vazhdojmë me ritmin që kishim në Izrael”, u shpreh fillimisht Uzuni. Më tej pyetja e radhës ishte për momentin fantastik që ai po kalon në Kroaci, teksa përgjigja e tij ishte në nivelet e modestisë:“Normalisht që ndjehem mirë, vëmendja nuk është vetëm tek unë. Ne kemi grupin dhe është ai më i rëndësishmi. Grupi është ai që na bashkon ne. Luajtëm shumë mirë në Izrael, nuk na deshi fati. Me atë lojë dhe duke zbatuar detyrat e trajnerit, besoj se mund të fitojmë me Skocinë”. Uzuni luan në krahët e sulmit, në majë dhe si sulmues i dytë. Gjithashtu te Lokomotiva Zagreb ka provuar të luajë edhe në treshen e qendrës së mesfushës. Ai është i gatshëm kudo që dëshiron Panuçi. “Pozicioni? Varet nga trajneri. Më rëndësi të ndihmoj skuadrën. Jam gati të luaj kudo që ka nevojë skuadra”. Me Laçin ka shënuar në “Loro Boriçi” dhe sigurisht që është ndjerë mirë. Por të shënosh me Shqipërinë është tjetër emocion. “Është kënaqësi të shënosh për kombëtaren, pasi bën krenar atdheun dhe familjen. Do ishte diçka shumë e bukur”. Beratasi ka një mesazh edhe për tifozët: “I bëj thirrje tifozëve të na mbështesin. Na duhet pak kohë dhe kombëtarja do rikthehet aty ku ka qenë”. Uzuni në fund thekson se të rinjtë që janë bashkuar me kombëtaren kanë marrë mbështetjen e duhur nga lojtarët e tjerë. “Fryma është e njëjtë. Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur dhe jam ndjerë shumë mirë brenda grupit”, përfundoi Uzuni.

ërfaqësuesja shqiptare futbollit ka zhvilluar dje seancën e tretë stërvitore në kuadër të sfidës me Skocinë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Trajneri Christian Panucci si zakonisht ka kryer një bisedë të shkurtër me lojtarët, duke u shpjeguar se si do të procedohej në seancën stërvitore, e më pas ka nisur përgatitja. Ermir Lenjani nuk zhvilloi as seancën e dytë stërvitore në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, këtë mëngjesin e djeshëm ai ishte prezent vetëm në minutat e para por jo në fushë me skuadrën duke u larguar teksa në hapat e tij është e lehtë të konstatosh se edhe ecja nuk është e lirshme, normale. Bëhet fjalë për një largim përfundimtar me Lenjanin që lë grumbullimin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës. Eros Grezda ka vijuar të stërvitet i diferencuar për shkak të një dëmtimi. Stafi mjekësor do të provojë në të gjitha mënyrat për ta rikuperuar 23-vjeçarin, i cili në muajt e fundit ka qenë i pafat sa u përket dëmtimeve dhe i ka munguar jo pak skuadrës tonë kombëtare. Veçmas grupit është përgatitur edhe Emanuele

Ndoj. Ndërkohë, Migjen Basha zhvilloi një stërvitje të plotë, teksa paradite kreu një seancë rikuperuese, pasi të hënën luajti në kampionatin grek me Arisin e Selanikut, kujtojmë që mesfushori është i pezulluar dhe nuk do të jetë kundër skocezëve, por do të rikthehet për miqësoren ndaj Uellsit më 20 Nëntor. Me ekipin është bashkuar edhe Elhan Kastrati. Ish-portieri i Teutës, aktualisht te Pescara, ka zëvendësuar Alban Hoxhën. “Gardiani” i

Partizanit, i cili u paraqit në grumbullim, është lejuar të largohet nga stafi mjekësor për shkak të problemeve në ligamentin e gjurit të djathtë, një shqetësim që 31-vjeçari po e mbart prej disa javësh. Për Kastratin kjo është hera e dytë që vesh ngjyrat kuqezi. Përfaqësuesja do të vijojë përgatitjet në Durrës edhe gjatë kësaj të enjteje, ndërsa të premten do të zhvendoset drejt qytetit të Shkodrës, aty ku do të luhet edhe sfida kundër ekipit britanik.


SHOWBIZ

22 E enjte, 15 NENTOR 2018

Jessie J: Nuk mund të bëhem nënë

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J ndau me fansat një të vërtetë rreth jetës së saj private. Ajo performoi në skenën e "The Royal Albert Hall" dhe në një moment vendosi të ndajë me fansat e saj lajmin e trishtuar, të cilin e kishte marrë vesh katër vjet më parë. "Katër vjet më parë mora lajmin se nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë dhe unë këtë nuk e ndava menjëherë me ju, për shkak se më vinte keq sepse unë jam vetëm një nga miliona femra dhe meshkuj që kalojnë nëpër këtë gjendje",-tha ajo. Jessie J është e lidhur me aktorin Channing Tatum, i cili u divorcua gjashtë vjet më parë nga ish-gruaja e tij, Jenna Devan. "Nëse e keni përjetuar ndonjëherë diçka si kjo apo dini dikush që është duke kaluar nëpër këtë, apo ka humbur një fëmijë, dijeni se ju nuk jeni vetëm në pikëllimin tuaj. Mendoj si të gjithë ju, përderisa unë jam duke kënduar këtë këngë", përfundoi emocionalisht Jessie J.

Bota e fiksuar nga fotoja e familjes mbretërore Tani që e gjithë bota e di si duket princi i vogël Louis. Gjyshi i tij, Princi Charles vendosi ta festojë ditëlindjen e tij të 70-të duke i dhuruar botës foto të gjithë familjes mbretërore bashkë. Në fakt, jo mbretëresha Elizabeth nuk ishte, kështu që portretit familjar i mungoi një pjesë. Fotoja u përhap kudo me aprovimin e familjes dhe orët e fundit, e gjithë bota s'bën gjë tjetër përveçse të adhurojë mimikat e adhurueshme të bebushave. Padyshim, vëmendjen më të madhe e mori princi i vogël Louis tashmë i rritur dhe Meghan Markle, barku i së cilës në këto foto nuk është edhe aq i dukshëm.

Anxhela Peristeri duet me Elhaida Danin Këtë të enjte, Anxhela Peristeri do të mbajë një koncert recital me titull "Reflektim" në Qendrën kulturore, Katedralja Orthodokse. Pak ditë para koncertit ajo ka rrëfyer se do të këtë të ftuar tre kolegë që do të performojnë këngët e saj. Bëhet fjalë pikërisht për Offchestra-n, Erik Lloshin dhe Elhaida Danin. Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka

patur një debat përsa u përket pikëve. Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje. Tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin e saj. Anxhela dhe Elhaida do të këndojnë së bashku, një nga këngët më të dashura për publikun: "Prap do ti lutem".

Kozeta sqaron “kunjën” me Rudina Magjistari Kozeta Kurti ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina" në TV Klan. Sapo mbërriti në studio, gazetarja sqaroi të gjithë shikuesit për një mosmarrëveshje me moderatoren Rudina Magjistari. "Në një intervistë u shpreha se nëse do të kisha një emision, nuk do të zgjidhja të kishte emrin tim, pasi duket sikur më pëlqen vetja. Të nesërmen vërshuan portalet me tituj: Kozeta, kunjë me Rudina Magjistarin! Ndaj thashë që Rudina ma ka falur kunjën kur u futa në studio",-tha Kozeta Kurti. Ndërsa Rudina sqaroi edhe zgjedhjen e emrit për emisionin e saj. "Nëse është një program i suksesshëm dhe mjaft popullor, domosdo e merr vetë emrin. Është e pashmagshme",-tha moderatorja Rudina Magjistari.

Jolie “gjuan” David Beckham Angelina Jolie raportohet se iu është vardisur ish-futbollistit David Beckham për vite. Mediat raportojnë se kohët e fundit ka filluar ti dërgojë mesazhe sekrete. Aktorja i dërgoi mesazhe Beckham rreth një bashkëpunimi në lidhje me një projekt bamirësie ku do punojnë së bashku, por në të vërtetë ishte një truk për t'iu afruar më shumë. "Angelina dhe David punuan shumë bashkë disa vite më parë për një fushatë reklamuese. Dhe ajo nuk ka qenë kurrë në gjendje ta nxjerrë Beckham nga mendja që nga ajo kohë. Gjithmonë i ka pëlqyer ai",-tha një burim. Aktorja ka marrë kontaktet e ish-futbollistit nga një mik i përbashkët dhe po përpiqet të lërë takim.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Banka Botërore 6. Mësues i teologjisë në medrese 9. Ishujt ... më 6 shkurt 2009 njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës 11. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 13. Trupi i zjarrtë qiellor që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është burim drite e ngrohtësie 15. Ajo që bën pula, vezë ose.. 16. Ashtu quhet ai që sundon përkohësisht kur mungon mbreti ose kur ai është i mitur 17. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 18. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me me bedena, kala 19. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë 20. Pastaj e ka brenda 21. Titull i sulltanit në Perandorinë Osmane dhe i sundimtarit absolut në disa vende të Lindjes 24. Ndryshe quhet ashtu doreza e telefonit 26. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 27. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 29. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek. Edhe mbulesë për gratë myslimane 32. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 33. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 34. Ttërësi veprimesh e mjetesh që përdoren për të bërë një punë a për t'ia arritur një qëllimi 36. Organizata Botërore e Shëndetësisë 37. ... Broz Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 41. Vend i zbrazët, hapësirë e lirë midis dy sendeve, largësi; plasë 42. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 46. Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit, të famshme atë të luftës 50. Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Përdoret shpesh për polla postare, kartmonedha, etj 53. Çdo gjë që shërben për të zbukuruar një sallë a një dhomë 54. I ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë 56. Qytet i Shqipërisë së mesme. U themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV 58. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 59. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 60. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 61. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 62. Sasi sendesh, frymorësh, të njëllojta prej dymbëdhjetë copash 65. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 68. Festë e madhe me gjithë të mirat, gosti; gëzim e hare 69. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det

E enjte, 15 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

70. Gjarpër i madh me helm të fortë, jeton në vende të nxehta; gjarpri me syze, ose ... 71. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 72. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 74. Dakord në gjuhë universale 75. Fëmijë, pjella e dikujt (bir ose bijë), shprehje e turqizuar 76. Qeramikë e hollë, që përgatitet nga deltine e bardhë, të përzier me gjips, prodhohen enë kuzhine, etj 78. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 79. Luigj ... (1872-1945) ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës 81. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 82. Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 85. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 89. Të lag e të bën qull 91. Shkurtim për: Artileria bregdetare 94. Përmetari i shuar i skulpturës Odhise ..., (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) 95. Robert ... anglez (18521902). Prof. i filozofisë dhe i logjikës, empirist dhe realist kritik 96. Veshjet e brendshme zakonisht janë prej ... 99. Aleanca Kuq e Zi 101. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 102. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 103. Vel i hollë që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës

104. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 105. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 106. Konrad ..., politikan gjerman, Kancelar i Gjermanisë, lindi më 5 janar 1876. Themelues dhe (deri më 1966) udhëheqës i Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë (CDU) 108. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 109. Zonë kodrinore në afërsi të Tiranës 111.Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 114.Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 116.Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija 117.Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 118.Lëndë që nxirret nga përpunimi i drurit. Libra,gazeta,revista, etj. gjithçka përbëhet prej saj VERTIKALISHT 1. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 2. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 4. Dollap, ka mbahen zakonisht qelqurinat, pjatat, pijet e disa ushqime të thata 5. Po Gjirokastra si e kishte targën 6. Sipas teorisë së Darvinit, njeriu e ka prejardhjen prej tij 7. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 8. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 9. Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para erës së re

10. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 11. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 12. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës, me formë zakonisht të zgjatur 14. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 17. Ndjekës ose përkrahës i ideve, i pikëpamjeve e i veprimtarisë së dikujt; ithtar 19. Winston ... ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 21. Shpatë lufte me një ose me dy tehe 22. Ashtu quhet kartmonedha e Armenisë 23. Shkop i gjatë e i trashë, hu, kopaçe. 25. Kuvendim, bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t'u zbavitur 28. Lloj molle e kuqe, e ëmbël dhe me lëng, që piqet vonë dhe rron shumë 30. Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës 31. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 35. E kundërta e përparimtarit, zhvillimit 38. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 39. Përdor atë monedh Bullgaria 40. Uji është i tillë, pa...., pashije dhe pangjyrë. 41. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 43. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 44. Qytet në veri të Shqipërisë, laget nga Drini, Buna dhe Kiri, fillërohet nga Maranaj,Taraboshi e Cukali

tonë pasurore quhet p... 67. Emër që i del dikujt a diçkaje zakonisht për të mirë 69. Ai që merret me rritjen e perimeve, ai që punon bahçen, kopshtar 73. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 76. Riprodhim i përpiktë i një dorëshkrimi, i një dokumenti, i një tabloje etj 77. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 79. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 80. Partia Aleanca Popullore 81. Burimet e para të naftës janë zbuluar në ..., kjo daton më 23 shkurt 1938 83. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 84. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 86. Qytet në Kosovë me sipërfaqe 24.81 km². I vendosur në kryqëzimin e Via de Zenta (Shkodër-Kosovë) 87. Unioni Postar Universal 88. Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore 90. Qytet në Jug të Shqipërisë, ajo përfshin pjesë nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit 92. Brumbull që rri zakonisht në plehërishte, mbledh plehra topatopa dhe i rrokullis në folenë e vet 93. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 97. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 98. Sëmundje vdekjeprurëse, njihet edhe me emrin tumor 100. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 107. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 109. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 110.United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 112.Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 113.Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 115.Po rrethi i Matit, si e kishte targën

45. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 47. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 48. I jap fuqi e gjallëri dikujt, ia përtërij trupin a shëndetin, e gjallëroj shpirtërisht, ose... 49. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 51. Lubov Isakovna ..., filozof i shquar rus (1868-1946) 52. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 55. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 57. Gjëndër gjinore e femrës në trajtë vezake, ku përftohen vezët 62. Edhe monedha e Algjerisë quhet ashtu 63. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 64. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 66. Gjithçka që përben vlerën 1

2

3

A B A Z

4

S

D

5

10

H O W A R D

6

P

L

9

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

7

G

11

12

V A K E T

P

O

E

8

Z

K

13

R

14

R A P A S H Y T

15

H S

Y

U

M

M 16

17

18

M I

R ¸

K

U

25

¸

E T

¸

A 27

M

T

T

C

R

J

S

M P

I

R

A

P

N

M E

L O D I

D 31

K R A H I

T

N ¸

L

N

A P

N 33

G U R

R A

H

K O S T

K

34

U M

35

D A D O

¸

36

J

R

R S

K T

˙

H

T E

N T

I

V A

49

K O M P E

V I

N

¸

L

C

E

D

A

C E

K A

K

A A K

O H

F

T

A K T

I

L

P O D 63

T

R

L

66

¸

N

71

P

B

K

A L T

78

O

I

Z

O R

E

K U I 61

F A N A

¸

E

E

70

N O S

I

N 74

D E D

M

M

M O T

K

79

80

M

F

¸

P

I

A

R

R

Z

A

A

E

Z ¸

M

83

L U B I

S

L

C

E R

B E

85

D I

86

M

S

L

87

V

¸

69

82

R

M

A

84

N

T

73 77

H U A R

E S

68

R

M

81

A M S

L E

60

I

72

J 76

M

R

L

E

65

O R

75

R

64 67

O

A G A M 54

59

62

M I

T

I

58

K U R

R R

U

56

57

H

47

T 53

55

I

N

46

K

A N G U A

52

¸

A

G

50

51

B L

40

E 44

P E

45

A 48

I

39

M

D 43

P E

M

38

M 42

D E M

C

A 37

D E

41

J

A S

30

L E

R

24

Z

28

32

P

P 23

O

29

J

I

20

K U L 22

V E

26

O J

S

19

K 21

R

P

R

E

R

88

M A Z

U R

K ¸

90

89

L

K

R E

P T

P A G A N I

91

P A B E

S ¸

N

R

L

¸

V

R

H

92

A

N

I

L

Q

C

M A R

S

¸

J

¸

L

H

93

94

B

I

95

96

B B

¸

E

R

O

R R

98

R 99

101

102

T 105

S

T

I B

A

O

K A C

110

I

P

S

R

V

C E

R

P

I

107

M A Q E D O N I

I K L

C 100

M A R

M

Z

L

104

M

106

109

E

L 103

V A N

E

97

M E N S ¸

108

E K

E

O

111

H Y E J

K R I

M


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 15 NENTOR 2018

Mid'hat Frashëri kthehet në atdhe

M

ëngjesin e së premtes, eshtrat e Mid'hat Frashërit mbërritën në atdhe, ku u pritën me nderime shtetërore. Në prani të autoriteteve, arkmorti u mbulua me flamurin kombëtar e më pas u nis nga Rinasi drejt Tiranës, ku në Akademinë e Shkencave u kryen homazhet. Mes atyre që erdhën për të nderuar figurën e Mid'hat Frashërit dhe kthimin e tij në atdhe ishin edhe Lulzim Basha e Sali Berisha. Ceremonia zyrtare e rivarrimit u spostua në Kodrat e Liqenit, ku Mid'hat Frashëri do të prehet pranë 3 vëllezërve Frashëri. Për ata që rrudhin buzët

kompromentuara me nazifashistët nga çdo nismë politike kundër regjimit komunist të Tiranës. Ishte mishërimi i shërbëtorit të atdheut". Sigurisht, një figurë jo perfekte që bëri gabime, por jo krime, thekson Rama. "Padyshim edhe gaboi, por nuk bëri e nuk nxiti krim. Kush e sheh si provokim ndaj historisë së shkruar nga fitimtarët, bën mirë të ulë përballë nderimit të Mid'hat Frashërit, kryeministri citoi një nga porositë e tij: "3 dekada më vonë vë kusht dhe këtë duhet ta dëgjojnë ata që e përbaltën e sot rrudhin buzët, vë kusht spastrimin e figurave të

kokën e të kujtojë sa shumë krime bënë ata që e shkruan historinë", u shpreh Rama. Në fund, kryeministri kishte edhe një apel: "Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Mjaft shpërdorimit të atyre që nuk janë më". Ceremonia u mbyll me rivarrosjen e eshtrave në nëntokën shqiptare, duke plotësuar amanetin e lënë prej tij dekada më parë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.