www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 141 (8582)
E shtunë, 15 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Opozita po përgatitet për demonstratë të fortë me 21 qershor, datë e cila siç po përgatitet përballja, do të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë
Basha: Luftës së Ramës do t’i përgjigjemi me LUFTË! Pritet të jetë protestë-demonstratë shumë e fortë jo vetëm për shkak të orës jo normale kur është caktuar, por sepse zhvillimet politike në vend dhe thirrjet për dialog me një kryeministër që shkel Kushtetutën, tall qytetarët dhe burgos kundërshtarët, kanë kohë që e kanë humbur vlerën. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si po sillet qeveria me qytetarët.
Presidenti Meta: Do të ndalojmë çdo të çmendur të fusë popullin në konflikt
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 2
FAQE 3
Bashkitë kundër qeverisë “Rama”: Njohim dekretin e Presidentit. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor
NËNKRYETARI I PD
REAGIMI
RAPORTI I OSBE
Paloka: Edi Rama ka lajthitur, do të çojë Shqipërinë në gjak
Spahiu: Presidenti e nxori Rilindjen nga skuta ku ishte futur
“Shqipëria s’ka ligj për zhvillimin e zgjedhjeve me një kandidat”
FAQE 5
FAQE 9
FAQE 6-7
Në foto: Nga protestat e opozitës ZGJEDHJET PA OPOZITËN
FAQE 7
Artan Fuga: Po jetojmë ditët e fundit të demokracisë dhe pluralizmit
FAQE 11
ISH-DEPUTETI I PD
Xhemal Gjunkshi kërcënon Ramën: Le të guxojë të shkelë sërish në Dibër
FAQE 4
POLITIKE
2
E shtunë, 15 QERSHOR 2019 DOKUMENTI
Presidenca kërkesë zyrtare KQZ: Sa është numri i deputetëve sot në Kuvend? Presidenca i ka kërkuat dje në rrugë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’a informojë për numrin aktual të deputetëve të Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga ana e PD dhe LSI. Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, në dokumentin zyrtar parashtron gjithë bazën ligjore për kërkesën dhe përgjigjen e dy pyetjeve:Cili është numri aktual i mandateve të
P
residenti Ilir Meta deklaroi dje se dekreti i anulimit të zgjedhjeve është në fuqi dhe zbatimi i tij është i detyrueshëm nga çdo institucion. Në një prononcim për mediat, Presidenti u shpreh se do ndalojmë çdo të çmendur që do të fusë popullin në konflikt civil.“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, por jo nga ky. Është zgjedhur nga një Parlament legjitim. Dhe Parlamenti i përket Republikës, ndërsa Republika i takon qytetarëve”– tha ndër të tjera, Meta. Me togfjalëshin se “Është zgjedhur nga një Parlament legjitim”, ai nënkuptoi se ky parlament nuk është legjitim. Është e vërtetë, pasi opozita ka ikur nga parlamenti dhe kryesorja mbetet se nuk janë 140 deputetë, aq sa e dikton Kushtetuta. Pra është një parlament ilegjitim që për pak ditë do të shkrihet. Presidenti Meta theksoi se dekreti është në fuqi dhe duhet zbatuar. Kush nuk e zbaton do përgjigjet para ligjit.Ai komentoi edhe “çdrekretimin” teksa tha se mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Skraparit.Pyetjes së gazetarëve nëse do të kemi një datë të re zgjedhjes, Meta tha se po punohet me qetësi dhe përgjegjësi.“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shënim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Presidenti i Republikës. Në vijim, prononcim i Presidentit të Republikës *** Pyetje: Zoti President, e keni lexuar këtë rezolutën e shumicës? 100 vota kundër jush zoti President, keni reflektuar? Presidenti Meta: Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti.
deputetëve të Shqipërisë në shkallë vendi?Vënia në dispozicion e listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore, për çdo subjekt, si dhe listat emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi Sipas ligjeve të vendit, kur Parlamenti nuk ka përmbushur numrin e përcaktuar 140 deputetë mund të kërkohet shpërndarja e tij.
Kreu i shtetit: Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin
Presidenti Meta: Do të ndalojmë çdo të çmendur të fusë popullin në konflikt
Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve. Pyetje: Datën e re të zgjedhjeve
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
kur do e keni? Dhe kur do ta thërrisni zotin Rama dhe zotin Basha në takim? Presidenti Meta: Sa më parë që të jetë e mundur. Po punoj me
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
institucion që shkel ligjin. Pyetje: Zoti President, ndërkohë që dekreti juaj pritet të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor, a do të pranojë Presidenti i Republikës çdo vendimmarrje, cilado qoftë ajo të Kolegjit Zgjedhor? Presidenti Meta: Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë Ditë të Dhurimit të Gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Pyetje: Zoti President, çfarë pasojash do të kenë ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë? Presidenti Meta: Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurtë që do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Opozita po përgatitet për demonstratë të fortë me 21 qershor, datë e cila siç po përgatitet përballja, do të mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë
Basha: Luftës së Ramës do t’i përgjigjemi me LUFTË! Pritet të jetë protestë-demonstratë shumë e fortë jo vetëm për shkak të orës jo normale kur është caktuar, por sepse zhvillimet politike në vend dhe thirrjet për dialog me një kryeministër që shkel Kushtetutën, tall qytetarët dhe burgos kundërshtarët, kanë kohë që e kanë humbur vlerën. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si po sillet qeveria me qytetarët. Vijimi i fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit, pa pasur datë të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe pa opozitën reale, nuk është më lëvizje politike, por një grusht shteti. Së pari, sepse një dekret i Presidentit të Republikës bazohet në Kushtetutën e vendit dhe çdo shkelje e tij është atentat ndaj ligjit më të rëndësishëm në vend të miratuar jo nga Kuvendi, por nga shqiptarët me referendum popullor. Në këtë pikë, qeveria “Rama” gjithëçfarë po bën pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës 30 qershor, po e kryen njëlloj si talebanët që nuk njohin shtetin dhe institucionet. Kundërpërgjigja se dekreti i rrëzua me rezolutë nga 100 deputetë është fyerje për çdo qytetar të këtij vendi që beson te një shtet serioz. Së dyti, kemi të bëjmë me një grusht shteti sepse institucionet si Prokuroria, Policia e Shtetit, KQZ, etj, në vend të ishin garantuesit e zbatimit të ligjit janë kthyer në shërbëtor të pushtetit të Edi Ramës. Vetëm dje, 7 drejtues të PD-së në Librazhd u burgosën nga policia sepse guxuan të protestojnë në rrugën ku kalonte eskorta e kryeministrit Edi Rama. Në total, që nga nisja e protestave të PD dhe LSI janë më shumë se 600 qytetarë të arrestuar. Në burgje sot ndodhen 50 protestues që presin të dënohen me nga 3 muaj deri në 3 vjet burg sepse ishin pjesë e tubimeve të opozitës. Në vitin 2019, në Shqipëri po ngrihen akuza dhe po bëjnë burg njerëz për motive politike dhe vetëm ky skandal duhet të mjaftojë për të ngritur gjithë shqiptarët në këmbë. Për të vazhduar me çmendurinë institucionale, prokuroria mori në
mënyrë të bëftë të pandehur liderin e opozitës Lulzim Basha, në kulmin e krizës politike, për një çështje të nisur vite më parë. Koha kur u zgjodh lëvizja e prokurorisë kundër Bashës, për një çështje që maksimumi mund të ngarkojë me përgjegjësi administrative ndonjë nëpunës të PD është jo vetëm e qëllimshme, por ngjan si e porositur me SMS nga zyra e kreut të Qeverisë. Për ti vënë vulën çmendurisë së zgjedhjeve pa opozitën, dje rolin e kërcënuesve e morën 4 anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjysma e bashkive në vend, në zbatim të ligjit, njoftuan se dekreti i Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor i detyron që të mos bëjnë zgjedhje në këtë datë. Por anëtarët e PS me urdhër të Edi Ramës dolën dje dhe i kërcënuan me
burg. Aktet nga KQZ kundër opozitës, hetimet e pabaza të prokurorisë për kreun e PD, si dhe arrestimet e simpatizantëve të opozitës nga policia, akte të pastra antikushtetuese që mund të krahasohen vetëm me regjimet antidemokratike. Sepse nuk ka gjë më jo demokratike sesa të bësh zgjedhje pa kundërshtarë dhe pa opozitën. Ky model zgjedhjesh me bashkimet profesionale bëhej vetëm në diktaturë. Këto veprime të rrezikshme për vendin dhe kërcënuese deri në asgjësimin e opozitës reale të vendit është cilësuar dje nga Lulzim Basha si një shpallje lufte e Edi Ramës. Një shpallje lufte që nuk është vetëm ndaj anëtarëve zyrtarë të opozitës, por ndaj çdo shqiptari që mendon ndryshe nga kjo qeveri. Në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit
e PD-së, Lulzim Basha kërkoi nga demokratët dhe opozita një mobilizim total në gjithë vendin, për gjendjen emergjente në të cilën ka arritur shteti dhe institucionet. Basha tha se në një situatë lufte përgjigja që duhet të bëhet ndaj atyre që u kanë shpallur luftë qytetarëve duhet të jetë e njëjtë. “Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet”,- u shpreh kreu i PD-së. Thirrja për t’u përgjigjur me çdo mjet, sipas PD-së, nuk është tejkalim, por vjen si reagim i njëllojtë ndaj asaj çfarë po bën qeveria “Rama”. Nëse më parë pushteti i Edi Ramës ishte i korruptuar, i paaftë dhe përzjerë me njëmijë fije të krimit dhe oligarkëve, gjithë ky sistem është bërë i rrezikshëm. Dhuna policore dhe arrestimet politike janë dëshmia më e qartë e këtij rreziku. Bashkë me protestat në rrethe për ndërgjegjësuar qytetarët, dje opozita shpalli dhe mbajtjen e tubimit të madh kundër qeverisë. Më 21 qershor, në orën 20:00, qytetarët dhe opozita do të jenë përballë Kryeministrisë, në një nga protestat më të mëdha. Pritet të jetë protesta më e fortë jo vetëm për shkak të orës jo normale kur është caktuar, por sepse zhvillimet politike në vend dhe thirrjet për dialog me një kryeministër që shkel Kushtetutën, tall qytetarët dhe burgos kundërshtarët, kanë kohë që e kanë humbur vlerën. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgjigjet me të njëjtën mënyrë si po sillet qeveria me qytetarët. Do jetë 21 qershor që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI I PD-SË
KREU I LZHK-SË
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Gjunkshi: Rama të guxojë të shkelë Dashamir Shehi paralajmëron: Nga Manjani: Kryeministri Rama fton sërish në Dibër, e të provojë ç’e gjen e hëna do të kemi lajme të reja popullin e tij të përplaset fizikisht
Ish-deputeti demokrat i qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi u shpreh se me 30 qershor nuk do të lejohet asnjë kuti votimi për t’u zhvilluar procesi zgjedhor në qarkun e Dibrës. “Jemi në një situatë të një demokracie të rënë dhe në një situatë të një grushti shteti, ku kryeministri Edi Rama po kërkon një përplasje të qytetarëve jo vetëm në qarkun e Dibrës po në të gjithë vendin. Jemi në kushtet kur presidenti i Republikës me dekret ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, i cili me këtë akt po mbron vendin nga lufta civile. PD e Dibrës dhe mbështetësit e saj janë kundër këtij veprimi te çmenduar të kryeministrit Rama. Ai ishte të dielën e 9 qershorit në Dibër, por le të guxojë të shkelë edhe njëherë në Dibër e të provojë se çfarë e gjen..”, u shpreh Gjunkshi. Ish-deputeti i qarkut Diber Xhemal Gjunkshi foli edhe për dosjen 184 të shitblerjen e votave në Dibër. Për këtë ai deklaron se i ka kërkuar Prokurorisë së krimeve të rënda hetimin e shpejtë dhe të plotë të kësaj dosje për të zbardhur krimin elektoral që përmban dosja 184.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi përmes një deklarate dhënë nga selia e kësaj force politike, dha detaje lidhur me mbledhjen e djeshme që pati në selinë blu mes Bashës dhe aleatëve. Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës, ndërsa shtoi se ato pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë. Kjo nënkupton që protestat e opozitës mund të vendosen të mbahen pas datës 18 Qershor, duke i radikalizuar edhe më shumë ato, duke marrë parasysh që data e zgjedhjeve është shumë afër. “Ne po bëhemi gati për një miting tjetër të madh, në Tiranë, do të presim rezultatin e Shqipërisë për negociatat dhe protestat do të rifillojmë. 6 vite nuk i jemi afruar as edhe një milimetër Europës. Nga e hëna dhe mbrapa ne do të kemi lajme të reja”, u shpreh Shehi, por pa specifikuar se cilat do të ishin këto.
Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani tashmë nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje, sepse është i bindur se humbet thellë. Dhe për këtë arsye thotë ai, Rama po e fton popullin të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar. Nisur nga këto arsye, Manjani shprehet përmes rrjeteve sociale, se një dhuratë e tillë kurrsesi nuk mund ti bëhet nga opozita, duke rënë preh e këtyre qëllimeve shkatërrimtare për vendin?! “Qartësisht Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje sepse humb thellë. Qartësisht fton popullin e tij të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar. A mund ti bëhet kjo dhuratë këtij njeriu, duke rënë preh e këtyre qëllimeve shkatërrimtare për vendin?!”, u shpreh në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Basha takime urgjente me aleatët dhe krerët e PD-së: Rama është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e regjimit represiv përmes arrestimeve
N
uk ka më paqe për Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën që ai drejton. Pas përplasjes më të fundit institucionale me Presidentin e Republikës Ilir Meta i cili vendosi të anulojë mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, si një përpjekje për të shmangur një përplasje civile duke u nisur nga klima e tensionuar politike në vend, si dhe pas arrogancës së treguar gjatë këtyre ditëve nga Edi Rama dhe vartësit e tij, duke këmbëngulur në mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, opozita detyrohet ti rikthehet sërish shesheve. Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-grupit parlamentar demokrat dhe kolegjin e kryetarëve të selisë blu. Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se kreu i PDsë Lulzim Basha është shprehur se Rama na ka shpallur luftë. “Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit”, mësohet të jetë shprehur kreu i demokratëve. Po ashtu, mësohet se Lulzim Basha ka thënë se Edi Rama po bën grusht shteti.
Opozita vendos: Protesta e radhës në 21 qershor
“Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, ka deklaruar dje kreu i PD-së Lulzim
Basha. Mbledhja e pasdites u parapri nga ajo e paradites së djeshme ku Basha thirri aleatët për të vendosur për aksionin e radhës së opozitës, me të cilët diskutoi agjendën e protestave dhe detajet sesi do të vijojë i gjithë aksioni. Takimi zgjati rreth 60 minuta, ndërsa në përfundim, ishte
kryerepublikani Fatmir Mediu i cili do të sqaronte mbi atë çfarë ishte diskutuar mes krerërve të partive të koalicionit opozitar në takimin e mbajtur në selinë blu. Mediu tha se Edi Rama ka sjellë vetëm rrënim. Gjithashtu, kreu i PR-së u shpreh se Rama kur ka ardhur në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO dhe
me liberalizim vizash, kurse sot vendi ka degraduar në një situatë të tmerrshme. “Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, deklaroi Mediu. Kryetari i Partisë Republikane tha në deklaratën e tij për mediat se zgjedhjet do bëhen kur të jetë larguar Edi Rama, ndërsa theksoi se protestat do vazhdojnë pa dhënë një datë. “Kemi thënë që është e mundur që brenda 6 muajve të organizohen zgjedhjet me largimin e Edi Ramës, me qeverisje tranzitore që garanton të gjitha parametrat për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, ndoshta edhe më pak se kaq. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet të largojmë problemin nga qeverisja dhe problemi është Edi Rama”, u shpreh dje kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Në këtë mënyrë opozita do vijojë protestat për largimin e kryeminsitrit Edi Rama, ndërsa dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e ka cilësuar si fitore të parë.
POLITIKE
5
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI
DENONCIMI
“Votoni PS ose shkarkoheni”, Berisha: Çfarë po ndodh me administratën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e djeshme mesazhin e një qytetari dixhital, që thotë se punon në administratën publike dhe denoncon presionin që po iu bëhet për të votuar më 30 qershor. Sipas denoncuesit në fjalë, çdo punonjës i administratës është i detyruar të marrë pjesë në një fushatë
false dhe i detyruar të votojë për PS në datë 30 qershor ose më 1 korrik nuk do jetë më në punë. “Terror mbi administratën për të marrë pjesë në farsë fushatën dhe votuar narkopartinë! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital - Përshëndetje zoti Berisha po ju shkruaj nga një adresë false se dua të qëndroj anonim, ka filluar terrori ndaj punonjëseve të administratës me urdhër nga Edi Rama çdo punonjës i administratës është i detyruar të marrë pjesë në një fushatë fallco dhe i detyruar
familjarisht të votojë për PS në datë 30 ose përndryshe në datë 1 korrik nuk do jetë më në punë. Po na bëjnë presion zoti Berisha postojeni këtë mesazh nuk mund të na imponojnë dot bindjet tona partia komuniste sot PS më ka arrestuar gjyshin më ka internuar familjen kam mbaruar një shkollë që jam në këtë punë, Edi Rama nuk e mban dot pushtetin me zor me dhunë duke na detyruar të marrim pjesë në një fushatë false”, thuhet në denoncimin e bërë dje publik nga ishkryeministri Sali Berisha.
Nënkryetari i PD-së: Po shkojnë gjërat në ekstrem. Rama kërcënoi kryetarin e opozitës, kërkon shkarkim të Presidentit nga një Parlament ilegjitim
Paloka: Edi Rama ka lajthitur, do të çojë Shqipërinë në gjak N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka shprehet se lëvizjet e fundit të Edi Ramës janë shenja të lajthitjes së tij. Duke folur për arrestimet e protestuesve opozitarë në Librazhd, Paloka në intervistën e tij dhënë për “Neës 24”, tha se ata tregojnë çmendurinë e kryeministrit, që urdhëron të tilla shoqërime. “Lleshaj ka kohë që e shkel ligjin dhe vazhdon ta shkelë ligjin rregullisht. Ai vepron me urdhër të Ramës. Arrestimet e fundit janë shkelje e ligjit nga Edi Rama. Më datë 30 qershor, nuk e kemi me popullin, e kemi me atë, Ramën. Ia thanë edhe dje, ia tha Pandeli Majko në parlament. Rama kërkon të shkelë popullin me këmbë. S’mund të çojmë popullin në gjak pse ka lajthitur Rama. Vendi po rrezikon demokracinë”, tha Paloka. Në këtë linjë, numri 2 i selisë blu deklaroi se protestat opozitare nuk do të ndalen. “Protestat jo vetëm nuk do të ndalen, por do të intensifikohen. Sot ne kemi mbledhje të tjera për të vendosur pikërisht për protestën tjetër. Është diskutuar njëherë me aleatët dhe besoj se do të vendoset data. Për datën e protestës do të mblidhemi”, u shpreh Paloka. Në lidhje me dekretin e presidentit dhe më pas letrën e Metës për KQZ, Paloka nënvizoi se parlamenti është ilegjitim. “Situata është një ndërthurje e palaçollëkut me dramën, sepse tentohet një akt që realisht e dërgon Shqipërinë në situata realisht të rrezikshme. Tentohet të shkarkohet presidenti i Republikës, pse nxori një dekret, të cilat duket se e çonin vendin drejt një përplasje të pashmangshme. Ligjërisht presidenti nuk mund të shkarkohet. Presidenti me vendimin e tij shmangu përplasjen. Dekreti i Metës duhet që të zbatohet. Rama këmbëngul që 30 qershori të jetë një ditë e zezë. Parlamenti nuk ka 140 deputetë, është ilegjitim. Ai mund të shpërndajë edhe
Arrestimi i zyrtarëve të PD, Boçi: Opozita nuk do ndalet
Arrestimi i zyrtarëve të PD-së, pasi “i bënë pritë” kryeministrit Edi Rama në Librazhd, për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është absurde, e bërë në mënyra të jashtëligjshme. Ai ka akuzuar uniformat blu, sipas së cilit i kanë trajtuar zyrtarët e PD-së dhe simpatizantët si të ishin kriminel, duke i arrestuar natën duke iu thyer derën. “Ka pasur kërkesë nga qytetarët për të zhvilluar një protestë që të zhvillonte një takim elektoral, kur s’ka zgjedhje. Është refuzuar leja, Rama ka devijuar rrugën dhe zhvilloi takimin. Pas kësaj, ka artikuluar edhe akuza politike që janë shndërruar në veprime konkrete. Është e drejta e qytetarit të protestojë. PD do t’i rezervojë akoma më turpëruese se ajo që iu bë në Librazhd. Mënyra e protestimit janë nga më të ndryshmet. Kemi para beteja të ndryshme në Greqi, Francë, Amerikë. Është e çuditshme. Nuk na tulat, por na motivon se ku njeri i kapur nga krimi vazhdon të shkel ligjin. I kanë arrestuar natën, në gjumë duke i thyer derën dhe arrestuar pa ditur se përse akuzoheshin dhe në fund iu bën arrestimet”, tha dje ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi.
ISH-DEPUTETI I PD-së
Strazimiri i kujton ligjin Lleshajt: Dekreti është në Fletoren Zyrtare, zbatoje!
parlamentin”, tha Paloka. Numri dy i PD-së, Paloka deklaroi se Prokuroria ngriti akuza në drejtim të Bashës me urdhër të Edi Ramës dhe se kjo është e qartë për çdo shqiptar. “I janë ngritur akuza Lulzim Bashës, ndërsa këta çfarë nuk bëjnë. Duhet ta kuptojë populli se çfarë janë këta. Po shkojnë gjërat në ekstrem. Rama kërcënoi kryetarin e opozitës. Basha akuzohet në kohën që kanë dalë përgjime në kohën që dalin përgjime skandaloze e kriminale për Dakon e Durrësit. Rama ka degjeneruar shqiptarët dhe të huajt. Rama po të bleu nuk të lë as maskën e opozitarit. Në opozitë nuk ka opozitë, janë blerë”,
u shpreh Paloka. Më tej, Edi Paloka theksoi se Edi Rama kur del në publik bën edhe sikur nuk di gjë, edhe pasi ka dhënë sipas tij urdhër për ngritjen e akuzës për Bashën. “Bën sikur nuk e di se ky ka dhënë urdhrin në Prokurori që organi i akuzës të ngrejë akuzë për Bashën.. Këta kanë dosje të shumta. Ore ka njeri që të besojë se PD ka lidhje me lloj-akuzash lobimi. Akuza për Bashën është totalisht politike dhe e stisur. Ky është strumbullari i gjithçkaje, që kur ka qenë kryetar bashkie. Ky është njeriu që korrupton gjithçka. Një dështak i lindur që vazhdon të korruptojë këdo”, u shpreh dje nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Ish-ministri i Brendshëm Gent Strazimiri i përgjigjet kërcënimeve të ministrit Sandër Lleshaj i cili paralajmëroi arrestime pa kursim të të gjithë atyre që dalin kundër Edi Ramës në rrugë dhe protesta. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Strazimiri i kujton ligjin Lleshajt, i cili parashikon që dekreti i Presidentit pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare është i detyrueshëm për të gjithë. Llesh! Që ta dish ti, “Ai” dhe “subjektet zgjedhore”: Kjo është “Fletorja Zyrtare” e Republikës së Shqipërisë! Këtu botohen aktet ligjore të Republikës, të detyrueshme për zbatim së pari nga ti, “Ai” dhe pastaj nga “subjektet zgjedhore”! Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë! Meqenëse luan vazhdimisht “oficerin”, po ta them edhe “oficershe”: ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është “urdhri” i republikës, është betimi, është “Atdheu, Nderi, Detyra”, të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke të detyrueshëm për zbatim! Ndryshe shkel “betimin” ndaj Republikës, dhe pasojat ligjore të këtij veprimi ti i di vetë… Hesapin që pastaj do kesh me popullin që ka lexuar dhe mban në dorë Fletoren Zyrtare, ligjin e Republikës, s’ta bëj dot unë… Në mbrojtje të ligjit, kundër mafias, Jo grushtit të shtetit”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
POLITIKE
D
uke u nisur nga klima aspak e favorshme për të mbajtur zgjedhje në datë 30 qershor, siç këmbëngul mazhoranca dhe kryetari i saj Edi Rama, duke mos njohur as dekretin e hyrë në fuqi tashmë për anulimin e tyre, ka nisur hapi tjetër i rezistencës së opozitës për të mos lejuar që vendi të shkojë në votime monopartiake. Dy ditë pasi dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi, kryetarët e bashkive të drejtuar nga opozita, kanë kërkuar prej prefektëve heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve. Nga zgjedhjet e vitit 2014, 15 bashki janë fituar prej Partisë Demokratike dhe 9 janë të LSI-së, ndërsa 2 janë të PDIU. Ndërsa në 35 të tjera, fitues janë fitues kandidatët e ASHE. Pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me s h përnda rjen e b az ë s materiale. Për transportin janë vendosur në dispozicion mjetet e ministrisë së mbrojtjes. Edhe policia e rendit është angazhuar për ruajtjen e ambienteve. Por që duket se tashmë debate nga selitë e partive do të zhvendosen mes kryetarëve të bashkive dhe prefektëve. Ngërçi duket se është edhe në garën mes partive, pasi në 33 bashki, Partia Socialiste e Edi Ramës konkurron e vetme, ndërsa një parti politike ka kërkuar çregjistrimin nga procesi. Kryetarët e Bashkive të opozitës kërkojnë ndërprerjen e çdo aktiviteti në kuadër të këtyre zgjedhjeve në territorin e bashkisë që ato drejtojnë. Përmes një letre drejtuar, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Prefektit të Qarkut, në zbatim të Dekretit të Presidentit, kryebashkiakët kërkojnë lirimin e të gjitha ambienteve të caktuara më herët për tu vënë në funksion të procesit zgjedhor tashmë të anuluar. Në letrën e tyre, kërkohet gjithashtu, heqja e listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla) në administrim dhe në pronësi të Bashkive respektive. Bashkia Prrenjas kërkesë KZAZ nr. 53 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZsë nr. 53 në gjimnazin “Halit Bërzeshta” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe
6
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Letër KQZ-së Presidentit, Kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prefektëve të Qarqeve: Të lirohen ambientet në funksion të zgjedhjeve të anuluara
Bashkitë nisin zbatimin e Dekretit: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor
të afishuara në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Prrenjas. Bashkia Mat kërkesë KZAZ nr 16 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 16 në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Matit. Bashkia e Pogradecit kërkesë KZAZ nr. 67 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 67 në Pallatin e Sportit “Ajrefi Berberi” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Pogradec. Bashkia Kavajë kërkesë KZAZ nr. 42 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 42 në shkollën “3 Dëshmorët” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe
BASHKITË E FITUARA NGA APPD
1. Bashkia Vau i Dejës – Zef Hila 2. Bashkia Pogradec – Eduart Kapri 3. Bashkia Vorë – Fiqiri Ismaili 4. Bashkia Mat – Nezir Rizvani 5. Bashkia Selenicë – Përparim Shametaj 6. Bashkia Klos – Basir Çupa 7. Bashkia Përmet – Niko Shupuli 8. Bashkia Tropojë – Besnik Dushaj 9. Bashkia Mallakastër – Agron Kapllanaj 10. Bashkia Kukës – Bashkim Shehu 11. Bashkia Devoll – Bledjon Nallbati 12. Bashkia Lezhë – Fran Frrokaj 13. Bashkia Kamëz – Xhelal Mziu 14. Bashkia Shkodër – Voltana Ademi 15. Bashkia Dropull – Ahilea Deçka
të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Kavajë. Bashkia Berat kërkesë KZAZ Nr. 64 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 64 në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Berat. Bashkia Kamëz kërkesë KZAZ nr. 27 dhe KZZA nr. 28
BASHKITË E FITUARA NGA LSI
1. Bashkia Prrenjas – Miranda Rira 2. Bashkia Gjirokastër – Zamira Rami 4. Bashkia Cërrik – Altin Toska 5. Bashkia Delvinë – Rigels Balili 6. Bashkia Berat – Petrit Sinaj 7. Bashkia Skrapar – Nesim Spahiu 8. Bashkia Kuçovë – Selfo Kapllani 9. Bashkia Bulqizë – Melaim Damzi BASHKITË E FITUARA NGA PDIU
1. Bashkia Rrogozhinë – Beqir Nuredini 2. Bashkia Peqin – Saimir Hasalla
Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZsë nr. 27 dhe 28 në shkollën “Ibrahim Rugova” dhe “Isa Boletini” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Kamëz. Bashkia e Lezhës kërkesë KZAZ nr. 12 dhe 13 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 12 në shkollën “Hydajet Lezha” dhe “Besëlidhja” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/
kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Lezhë. Bashkia Delvinë kërkesë KZAZ nr. 87 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së nr. 87, pranë Pallatit të Kulturës Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Delvinë. Bashkia e Dropullit kërkesë KZAZ nr. 80 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së Nr. 80 në vatrën e kulturës në fshatin Grapsh Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë Dropull. Bashkia Shkodër kërkesë për pesë KZAZ “Në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 11199, datë 10.06.2016 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. 10298, datë 05. 11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përmes të cilit është anuluar zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 për organet e qeverisjes vendore, kërkojmë nga ana juaj: 1. Lirimin e mënjehershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr. 4 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjecare “Azem Hajdari”, Shkodër; 2. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e votimit (QV) në administrim të kësaj KZAZ-je. Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr. 5 me adresë: Palestra e Shkollës 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkodër. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e votimit (QY) ne administrim të kësaj KZAZ-je. (Vijon në faqen 7)
POLITIKE
7
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Misioni ndërkombëtar i vëzhguesve zgjedhorë publikojnë raportin paraprak për 30 Qershorin e anuluar: Mjedisi politik mbetet i polarizuar
OSBE: Rama zgjedhje pa kundërshtarë OSBE ka publikuar këtë të premte raportin paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit, duke marrë në analizë një periudhë kohore nga 24 maji deri në 11 qershor 2019. Në raport përshkruhet situata politike, duke theksuar se zgjedhjet janë në kushtet e një ndarjeje të thellë politike dhe se disa parti opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje OSBE thotë se në 31 bashki, PS garon pa kundërshtarë politikë. Po kështu thuhet se Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. “Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PSja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”, thuhet në raport. Po kështu evidentohet se “Disa dispozita të Kodit Zgjedhor mbeten të hapura ndaj interpretimeve të ndryshme dhe kanë qenë objekt ankesash në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës (Kolegji Zgjedhor), si për shembull sa i përket çështjes së legjitimitetit për të apeluar vendimet e KQZsë dhe procedurat për tërheqjen e kandidatëve. Nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë”. Përmbledhja e Raportit Zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë
po mbahen në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste (PS) në pushtet dhe Partisë Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), ku këto të fundit janë tërhequr nga Parlamenti në muajin shkurt. Partitë opozitare të udhëhequra nga PD-ja kanë organizuar protesta të vazhdueshme, në shumë prej të cilave u vu re prania e dhunës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti më të vogla opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje. Në 31 bashki, kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie garojnë pa kundërshtarë. Më 10 qershor, Presidenti dekretoi shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së
zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit që shfuqizonte dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet për zgjedhjet. Kryetarët e bashkive zgjidhen përmes sistemit mazhoritar, kurse anëtarët e këshillave përmes një sistemi proporcional listash të mbyllura në një kuadër ligjor që në masën më të madhe mbetet i pandryshuar që prej zgjedhjeve vendore të 2015-ës. Opozita u tërhoq nga procesi i reformës zgjedhore që filloi pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës dhe që nuk çoi në asnjë ndryshim ligjor. Kodi Zgjedhor nuk përmban asnjë rregullim specifik për
zgjedhje pa kundërshtarë. Sipas ligjit, qeveria dhe partitë parlamentare opozitare kanë të drejtë të jenë të pranishme në të tre nivelet e administratës zgjedhore. PD-ja dhe LSI-ja nuk pranuan fillimisht të emëronin anëtarë në komisione, duke e lënë KQZ-në dhe 90 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) pa anëtarë të emëruar nga opozita. Më pas, KQZ-ja doli me vendimin se partitë që nuk garojnë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të emërojnë komisionerë. Ankesa e ngritur më pas kundër këtij vendimi u rrëzua nga gjykata në shkallë të fundit. Regjistrimi i zgjedhësve është një proces pasiv, ku listat e zgjedhësve nxirren nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme ka bërë përpjekje për ta përmirësuar
këtë regjistër, ku përfshihet edhe caktimi i një kodi të saktë adrese çdo zgjedhësi. Disa nga palët bashkëbiseduese të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, duke përfshirë edhe një auditues të KQZ-së për regjistrimin e zgjedhësve, kanë ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e këtij procesi. Numri përfundimtar i zgjedhësve të regjistruar të shpallur më 25 maj ishte 3,536,016. Nga KZAZ-të dhe KQZ-ja janë regjistruar gjithsej 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 kandidate gra, si dhe 544 lista kandidatësh për anëtarë këshillash bashkiakë. Ligji parashikon një kuotë gjinore përfaqësimi prej 50 për qind për secilën gjini në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Disa kandidatë dhe disa lista kandidatësh nuk janë pranuar për shkak të mosrespektimit të afatit për paraqitjen e dokumentacionit dhe/ose për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për vendbanimin ose kuotën gjinore. Fushata zyrtare filloi më 31 maj. Përveç kandidatëve për kryetarë bashkie, dy koalicione, njëri i udhëhequr nga PS-ja dhe tjetri nga Partia Aleanca Kuq e Zi, si dhe 14 parti që garojnë më vete, kanë paraqitur kandidatë për këshillat bashkiakë. Ndonëse fushata mbetet përgjithësisht me vizibilitet të ulët, gjuha e përdorur dominohet nga polemikat dhe debatet nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. PSja nuk e ka pranuar publikisht dekretin e Presidentit, i cili synon shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve dhe vazhdon të mbajë mitingje në kryeqytet dhe në qytetet kryesore.
të KZAZ-së Nr. 66 që ndodhet në Qendrën Kulturore “Riza Cerova” Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla) në
administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Skraparit. Bashkia Kukës kërkesë për KZAZ nr. 11 “Bashkia i kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve t ë K Z A Z - s ë , n r 1 1, pranë qendrës kulturore “Hasan Prishtina”, si dhe të palestrës
sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Havzi Nela” në Kukës. Gjithashtu, kërkohet heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në
administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Kukësit”. Kërkesa që i është bërë KZAZsë është edhe për të liruar ambientet. Gjithashtu, për dijeni i dërgohet KQZ-së, Presidentit, kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe prefektit të qarkut
(Vijon nga faqja 6)
Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së Nr. 2 me adresë: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër. Bashkia Gjirokastër kërkesë KZAZ nr. 78 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-së Nr. 78 në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës. Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/ kopshte/ Shkolla) në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Gjirokastrës. Bashkia Skrapar kërkesë KZAZ nr. 66 Kërkohet: Lirimi i menjëhershëm të ambienteve
POLITIKE MINISTRI I BRENDSHËM
8
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Arrestimet në Librazhd, Lleshaj i përgjigjet Bashës: Askush nuk tolerohet Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale thirrjes së Lulzim Bashës që policët të mos i binden urdhrit të tij për ndalimin e protestuesve gjatë fushatës. Referuar protestës së djeshme në Librazhd, Lleshaj tha se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend dhe shtoi se askush nuk do tolerohet.
“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin”,- thotë ministri. Pas protestës në Librazhd ku u tentua
të bllokohej dhe u qëllua në drejtim të eskortës së kryeministrit, policia arrestoi 7 persona, mes tyre drejtues e ish-deputetë të PD, si dhe procedoi 23 persona të tjerë. Kryedemokrati Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend.
Kreu i PD-së: Rama po tenton të intimidojë opozitën dhe qytetarët për tu tërhequr nga protestat
A
rrestimi i disa drejtuesve të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit politik në vend. Kryedemokrati Lulzim Basha doli dje në një deklaratë urgjente në selinë blu, pas arrestimit të protestuesve mbrëmjen e së enjtes në Librazhd, të cilët u grumbulluan për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për të shkuar në takimin e radhës elektoral. Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit, ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend. Në këtë kontekst deklaroi se ky është një plan diabolik i kryeministrit Rama për të intimiduar opozitën dhe qytetarët dhe për tu tërhequr nga protestat. Nga ana tjetër, kryedemokrati u bëri thirrje prokurorëve dhe policëve që të mos zbatojnë urdhrat politik të Edi Ramës. “Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar: dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra; dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin Leonard Ozuni; ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së
Arrestimet e drejtuesve të PD-së, Basha: Plan diabolik i Ramës, asnjë hap pas
Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi; si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi. Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje. Qindra
qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian. Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka
vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundërligjshëm. Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij. Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga
TAKIMET ELEKTORALE
pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës. U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël: Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama. Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin”, deklaroi dje nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Vuvuzela e me thirrjet “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Patos dhe Mallakastër Nuk ka më qetësi për Edi Ramën. Qytetarët janë të vendosur ta presin me vuvuzela dhe protesta të forta kreun e Qeverisë i cili po detyrohet që në çdo takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të anuluara të detyrohet të rrethohet nga forca shtesë policie dhe forcat speciale. Pas ngjarjeve të Elbasanit dhe Librazhdit, edhe ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Bashkinë e Patosit dhe Mallakastrës ku do të zhvillonte dje pasdite takime elektorale për të prezantuar kandidatët e PS-së për bashkitë. Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë. Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Të pranishëm ishin edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë. Ndërsa pamjet që ofroi Mallakastrës ngritën
dyshimin se bëhej fjalë për një luftë apo miting që Rama do të zhvillonte. Të paktën kjo nënkuptohet nga pamjet e djeshme, të fiksuara në Mallakastër, aty ku kryeministri Edi Rama mbajti mitingun për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një anë është Rama me disa mbështetës dhe përballë tij, qindra qytetarë të cilët kanë dalë në protestë. Nga pamjet e publikuara në media shihej edhe një forcë e jashtëzakonshme e Forcave Speciale. Në përfundim të protestës, mbështetësit e PD janë mbledhur përpara bashkisë së Mallakastrës, ku ishte i pranishëm edhe krybashkiaku Agron Kapllanaj, i cili tha se nuk ka zgjedhje në 30 qeshor. “Ne jemi më të vendosur se kurrë në Mallakster në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Fatin e keni ju në dorë se kush do ta drejtojë Mallakastrën. Mallakastra i ka thënë Ramës ik që në 2015. Edi Rama në Mallakastër si kryeministër nuk do të vije më”, u shpreh Kapllanaj. Prej dy mandatesh Bashkia e Ballshit drejtohet nga Agron Kapllanaj, i Partisë Demokratike.
POLITIKE
9
E shtunë, 15 QERSHOR 2019 NËNKRYETARI I LSI
Vasili: Jemi në kushtet e një grushti shteti. Qytetarët s’do të lejojnë regjimin Rama N
ënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të kryejë një grusht shteti kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë.“Rendi kushtues dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama, të cilët kanë ndërmarrë një puç të vërtetë kushtetues me pasoja shumë të rënda për vendin, por me pasoja akoma dhe më të rënda për ata vetë. Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në
INTERVISTA
S
ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari për emisionin Intervista e Mbrëmjes në “ChannelOne”, tha se kryeministri Edi Rama po nxit dhunë dhe po krijon destabilitet në vend. “I vetmi person që ka futur vendin në një krizë të thellë tanimë jo vetëm politike por ekonomike dhe sociale është Edi Rama, i cili do mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejt. Edi Rama po nxit konflikt dhe dhune sepse vetëm nëpërmjet destabilitetit ai mund të shpëtoj nga paligjshmëria dhe hajdutëria e tij”,- deklaroi sekretari i Përgjithshëm i LSI. Ku po shkon kjo situatë që po kalon vendi? I vetmi person që ka futur vendin në një krizë të thellë tanimë jo vetëm politike por ekonomike dhe sociale është Edi Rama, i cili do mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejt. Edi Rama po nxit konflikt dhe dhune sepse vetëm nëpërmjet destabilitetit ai mund të shpëtoj nga paligjshmëria dhe hajdutëria e tij. Sa shpesh po artikulohet kjo përplasja civile...? Sepse është vetë Edi Rama që po nxit dhunë, po krijon destabilitet në vend nëpërmjet përpjekjes së tij për të krijuar një proces votimesh farsë dhe moniste në vend. E gjithë kjo situatë në të cilën Edi Rama po përpiqet të fusë vendin, në të cilën po tenton të shkojë, po merr në qafë jo vetëm veten e tij, por dhe njerëzit e tij të cilët janë thelluar gjithmonë në paligjshmëri për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe për shkak të trajtimit të institucioneve shtetërore si pronë private të Edi Ramës dhe të njerëzve të tij. KQZ nuk është pronë private e Edi Ramës. KQZ ndërtohet dhe funksionon mbi bazën e ligjit. Denar Biba do mbaje përgjegjësi përpara ligjit sepse me veprimet e tij i ka thënë burgut hapu. Ato të cilët nuk zbatojnë ligjet, nuk zbatojnë Kushtetutën e vendit do të kenë pasoja shumë të rënda në bazë të ligjit. Kur thoni përplasje civile, e keni fjalën për 30 qershorin kur të ketë proces votimi? Edi Rama po nxit dhunë dhe po krijon destabilitet në vend. Qëllimi i tij është të përçajë shqiptarët, sepse vetëm kështu ai
agoni, i cili përpiqet të sulmojë me çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar”,- tha Vasili. Nënkryetari i LSI, tha se arrestimet e protestuesve në Librazhd nga policia janë dëshmi e një pushteti kriminal që po instalohet në vend. “Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston
protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit. Edi Rama, ka vetëm një objektiv. Instalimin e regjimit kriminal, asgjesimin e pluralizmit në Shqipëri, rivendosjen e monizmit, ndarjen e përçarjen e shqiptarëve që është dhe objektivi më i zi i tij”, deklaroi Vasili.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari: Qëllimi i Ramësështë të përçajë shqiptarët, sepse vetëm kështu ai mund të zgjasë agoninë e tij të pushtetit
Braimllari: Rama po nxit dhunë dhe po krijon destabilitet ISH-DEPUTETI
Spahiu: Presidenti e nxori Rilindjen nga skuta ku ishte futur
mund të zgjasë agoninë e tij të pushtetit. Vetëm kështu ai mund të thellohet në paligjshmëri dhe vetëm kështu Edi Rama mund të zgjasë pushtetin e tij të degraduar. Ai kërkon që njerëzit e tij Taulant Balla, DamianGjiknuri, por edhe një tufë të tjerësh të përfshirë tanimë në skandale shumë të mëdha jo vetëm korruptive, por edhe me krimin e organizuar mund të kenë mundësi për t’u mbrojtur. Kanë 8 muaj banorët e Unazës së Re që protestojnë përditë aty, prish 1300 shtëpi dhe fut 40 milion euro drejtpërdrejtë në xhepin e tij dhe madje nuk i bën përshtypje asgjë, por bën ironi
me ato banorë atje. I tha nuk kam para për ju se paratë do ti dërgoj për shërbime publike, por u vërtetua se paratë nuk do ti dërgonte për shërbime publike, po i çonte në xhepin e vet, në kompani off-shore duke falsifikuar edhe firmën e Sekretarit të Shtetit Amerikan. Mbi 600 milion Euro koncesione te shkuar drejtpërdrejt ne kundërshtim me ligjin ne xhepin e Edi Ramës. 23 milion euro kilometri te rruga Milot Balldren një çmenduri hajdutërie. Ndaj Edi Rama kërkon të bëjë votime farsë sepse kërkon të shpëtojë veten nga paligjshmëria e tij.
Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për qëndrimet e qeverisë “Rama” lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta. Spahiu shprehet se shqiptarët po njohin këto ditë emrat e ministrave të kabinetit “Rama”, pasi kurrë s’kanë dalë në media kaq shpesh sa këtë javë. “Prej tre ditësh janë turrur ministra e deputetë rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media. Ndërkohë, dy vite qeverisje, akoma nuk kemi mësuar emrat e ministrave që drejtojnë këtë vend, si kemi parë askund, në asnjë debat. Prej dy vitesh nuk miratohet asgjë në dobi të vendit, përveç aferave korruptive, denoncuar tashmë nga opozita, por dhe media të huaja. Faleminderit z. President që i nxore nga skuta ku ishin futur...!!!”,deklaron Përparim Spahiu.
POLITIKE MEDIAT GREKE
D
uke iu referuar krizës politike në Shqipëri, gazeta greke “Macropolis” i ka kushtuar një artikull situatës Athina po ndjek nga afër krizën politike në Shqipëri, gjë që ka çuar në një përplasje mes Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen e zgjedhjeve lokale. Në shkrimin e publikuar theksohet qëndrimi i Greqisë ndaj çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Nuk është hera e parë që Shqipëria po përballet me një krizë politike dhe institucionale. Por kësaj radhe, ajo përputhet me një moment kritik për Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivat e tyre evropiane shkruan media greke. Sipas saj asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet, në një kohë që BE dhe SHBA u kanë kërkuar të gjejnë një mënyrë për të lehtësuar tensionin përmes dialogut. E duke folur për rolin e Greqisë në këtë sfond, ajo shkruan se Greqia ka shmangur çdo lloj lëvizjeje që do të shihej si një përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë”- shkruan media greke. Po përse është e shqetësuar Athina zyrtare për këto zhvillime në Shqipëri? Siç raporton, macropolis.gr ka një sërë arsyesh. Së pari, qeveria greke e konsideron Edi Ramën një njeri me të cilin mund të flasë dhe të paktën të ketë mirëkuptim për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe.
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Athina e shqetësuar për situatën në Shqipëri
Dy ish-ministrat e jashtëm të vendeve, NikosKotzias dhe Ditmir Bushati, mundën të arrijnë një marrëveshje në parim për disa çështje të pazgjidhura. Por kjo nuk u mbyll për shkak të mungesës së vullnetit politik në të dyja anët dhe kryesisht për shkak të frikës në Athinë se pas Marrëveshjes së Prespes nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshjen me Tiranën. AlexisTsipras gjithashtu ka zhvilluar bisedime të shpeshta me homologun e tij shqiptar dhe në fakt gjatë takimit të tyre të fundit në kuadër të Samitit të Dubrovnikut në prill arritën të bien dakord mbi çështjen që lidhet me pronat e pakicës greke në Shqipëri. Megjithatë, kjo çështje është ende në pritje. Perspektiva e BE-së dhe qëndrimi i Greqisë për çeljen e negociatave. Shqipëria duket të jetë e destinuar të mos marrë një datë për të çelur negociatat e anëtarësimit me BE në Këshillin e ardhshëm të Evropës, në qershor. E ardhmja e saj evropiane po bëhet gjithnjë e më e turbullt që kur qeveria e Ramës është akuzuar për korrupsion. Athina zyrtare ka shqetësimin se kriza politike në Tiranë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, e cila për Greqinë shihet si një parakusht i madh për
OPINION
Nga: Vincent W.J. vanGervenOei
M
10
egjithëse ka kaluar vetëm një javë nga publikimi i përgjimeve Dako-Avdylaj, duket sikur ka kaluar një shekull. Kryeministri Rama, ditët e fundit, ka nisur një fushatë frontale sulmi ndaj kundërshtarëve politikë duke përdorur të gjitha mënyrat dhe mjetet e nevojshme për të diskredituar ose dobësuar besueshmërinë e tyre. Një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve: Gazeta gjermane Bild publikoi një seri përgjimesh, në të cilat ishin të implikuar një sërë drejtuesish të lartë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, përfshi kryebashkiakun e Durrësit dhe aleatin e ngushtë të Ramës, Vangjush Dako, që bashkëpunonin me bandat kriminale për të marrë vota në prag në zgjedhjeve parlamentare 2017. Përgjimet janë pjesë e ‘dosjes Nr. 339‘, hetimi i së cilës është zvarritur nga urdhrat e prokurores së ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përkohshme Arta Marku dhe drejtueses së komanduar
shpresat e Shqipërisë për në BE. Në një intervistë televizive në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm GiorgosKatrougalos përdori shembullin e Marrëveshjes së Prespës për të dalluar dy vendet që synojnë BE dhe për të theksuar nevojën e rezolutave mbi çështjet në pritje. Ai tha se “me Marrëveshjen e Prespes ne kemi nxjerrë Maqedoninë e Veriut nga ekuacioni i paqëndrueshmërisë. Zhvillimet e fundit në Shqipëri tregojnë se sa e rëndësishme është kjo për stabilitetin në rajon dhe për interesat tona kombëtare”. Ende nuk është e sigurt nëse qeveria aktuale greke do të kishte dhënë mbështetjen e saj të plotë ndaj Shqipërisë në Këshillin
e ardhshëm të BE. Më 30 maj, Athina paralajmëroi gjithashtu Tiranën duke nënvizuar se “Greqia po punon drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet kursin e saj të pranimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e vetëkuptueshme që vlen për të gjitha vendet për anëtarësim, që ajo të plotësojë të gjitha kushtet përkatëse. Siç bëhet e qartë edhe në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe përbën një pjesë integrale të 5 prioriteteve kyçe për fillimin e negociatave të pranimit me BE, përmbushjen e i cili do të
shqyrtohet ekskluzivisht nga Këshilli Evropian”. Media greke shkruan se është e sigurt që Këshilli i ardhshëm i Evropës nuk do të japë pëlqimin e tij, sidomos pas dështimit të bundestagut gjerman për të marrë ndonjë vendim për të mbështetur një datë për çeljen e negociatave me këto dy vende, si dhe duke pasur parasysh skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE, vendimi ndoshta do të merret në vjeshtë. Greqia do të shkojë në zgjedhje dhe me shumë gjasa vendimi për këto dy vende do të jepet në vjeshtë. Macropolis.gr shkruan se partia kryesore opozitare e Greqisë e ka të qartë qëndrimin për Shqipërisë. Disa muaj më parë ministri i jashtëm në hije i Demokracisë së Re, GiorgosKoumoutsakos tha se partisë së tij nuk do i pëlqente që Shqipëria të ishte një hap më pranë anëtarësimit në BE. Duke folur për një radio në Greqi ai ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shqyrtohen veç e veç dhe jo si një “paketë”. Por edhe pse diplomatët grekë janë pro dhe kundër çeljes së negociatave ata besojnë se një zvarritje e procesit integrues të Shqipërisë nuk është në përfitim të Greqisë, pasi do të dëmtonte “stabilitetin e vendit fqinj dhe interesat kombëtare”.
Sulmi frontal i Ramës ndaj opozitës, tregon rreziqet e shtetit njëpartiak të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Përgjimet e para nga dosja Nr. 339 u publikuan në media, fillimisht në janar 2019. Dekreti i Presidentit Meta, i cili hyri në fuqi të hënën e shkuar, për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, i ka dhënë Kryeministrit Rama justifikimin e nevojshëm për të nisur një kundërsulm, duke përdorur të gjitha mjetet që aktualisht ka në dispozicion: qeverinë, administratën zgjedhore, parlamentin, dhe prokurorinë, dhe duke përfituar plotësisht nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Pas shpalljes nga Presidenti Meta të shtunën të vendimit të tij, qeveria filloi të qarkullojë menjëherë mes trupit diplomatik në Tiranë një interpretim ligjor në përpjekje për ta minuar Presidentin, ku argumentonte se dekreti ishte “absolutisht i pavlefshëm”. Ky argumentim u përqafua menjëherë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ): zëvendëskryetari Denar Biba e përsëriti fjalë për fjalë argumentin e Partisë Socialiste gjatë mbledhje së KQZ-së. Si rezultat, administrata zgjedhore po vazhdon të përgatitet për zhvillimin e zgjedhjeve më
30 qershor, sikur Presidenti të mos kishte nënshkruar asnjëherë asnjë dekret. Në të njëjtën kohë, shumica parlamentare socialiste i propozoi Kuvendit një rezolutë, që përsëriti argumentin rreth “pavlefshmërisë absolute” të dekretit dhe mbështeti veprimet e KQZ-së për të mos e zbatuar dekretin, duke hapur rrugën për nisjen e mundshme të procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta. Duke ditur se për të shkarkuar Presidentin nevojitet 93 vota, miratimi i djeshëm i rezolutës në parlament kishte për qëllim të jepte një shfaqje force: 100 deputetë votuan pro rezolutës. Mes tyre ishin më shumë se 20 anëtarë të së ashtuquajturës “opozitë e re”, deputetë nga vendet e fundit të listave të kandidatëve të PD-së dhe LSI-së, që pranuan mandatet të joshur nga privilegji tërheqës i të pasurit imunitet nga procedimet penale. Së fundmi, për ta mbyllur të gjithë fushatën e Ramës, prokuroria-e udhëhequr nga prokurorja e përkohshme e përgjithshme “e pavarur”, Arta Marku, e cili u zgjodh në mënyrë jokushtetuese vetëm me votat e shumicës socialiste-filloi hetimet kundër kreut të opozitës LulzimBasha për dyshime për financime
“ruse”. Jo vetëm që e gjithë çështja është ndërtuar mbi informacione të pabaza, por një rast shumë më i qartë përfshinte Kryeministrin Edi Rama nuk është hetuar fare në Shqipëri, megjithëse bashkëpunëtorët e Ramës janë dënuar tashmë në Shtetet e Bashkuara. Ky standard i dyfishtë, së bashku me bllokimin e hetimeve të dosjes Nr. 339, tregojnë qartë se sa shumë kontroll ushtron qeveria mbi prokurorinë, pavarësisht “sukseseve” të reformës në drejtësi që eurokratët po shpallin me të madhe në çdo cep të vendit. Natyra e koordinuar e këtij kundërsulmi ndaj Presidentit, opozitës dhe demokracisë shqiptare provon pikërisht se Presidenti Meta mori vendimin e duhur për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Sepse për më tepër, përqendrimi i gjithë pushtetit vendor në duart e një partie të vetme, të udhëhequr nga një njeri i vetëm, do të ishte vërtet rrezik i madh për demokracinë. Tani po shohim se çfarë është i aftë dhe i gatshëm të bëjë Kryeministri Rama në zemërimin e tij irracional për të mbrojtur veten dhe partinë e tij. Madje nuk kam asnjë dyshim për asnjë çast se ai do t’i mbyllte me kënaqësi në burg të gjithë kundërshtarët e tij politikë. /Exit.al/
FORUM ANALIZË Nga Artan Fuga
N
ëse në zgjedhjet e 30 qer shorit partitë qeveritare rreth kryeministrit hyjnë vetëm, pa pjesëmarrjen e partive reale opozitare, demokracisë dhe pluralizimit në Shqipëri i ka ardhur fundi! Ta çojmë në varreza, ta qajmë aty, politikanët të mbajnë fjalimet e rastit dhe mbi pllakën e gurtë të varit të shkruhet: 11 dhjetor 1990 - 30 qershor 2019; Këtu prehet pluralizmi shqiptar! Vdiq i ri! E vranë në sherr e sipër! Ju o kalimtarë që shkoni këtej hidhni një lot, vini një gjethe dafine dhe mendoni se njeriu sado të rritet mbetet një fëmijë e i papërgjegjshëm! Shqipëria prehet poshtë këti guri varri! Varrosja e pluralizimi shqiptar e dëmton deri në palcë popullin dhe kombin shqiptar anë e mbanë trojeve të veta! Qani edhe ju që nuk keni lindur ende, edhe ju të vdekur! Brezi jonë ju vrau pa lindur dhe ju rivrau përsëri! Kush është fajtori? Të gjithë! Llogaritë e i bën Zoti në botën tjetër kur të gjithë politikanët nëse nuk tërhiqen në ferr do t’i çojë. Pas tyre edhe ne të tjerët! Porta e parajsës ësh-
Nga Enver Bytyçi
M
ë 12 qershor në Prishtinë u bënë manifestimet në përkujtim të ditës së çlirimit të vendit nga Aleanca PolitikoUshtarake më e madhe e kohës – NATO. Të pranishëm ishin personalitete politike te SHBA-ve, si dhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë. Gjatë ceremonisë u komentua shumë fakti që presidenti Bill Clinton nuk i dha dorën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dikush tha se ‘nuk e ka njohur’! Logjika thotë se një person i renditur në radhë me tre liderët kryesorë të Kosovës si dhe me presidentin e Shqipërisë, duhej takuar nga ana e presidentit Clinton ose kushdo tjetër. Por heroi amerikan i Kosovës nuk ia dha dorën, Edi Ramës, sepse ky i fundit qëndroi krejt indiferent ndaj Clinton. Nuk hoqi madje as syzet e diellit. Edi Rama nga merathonomak për të kapë Donald Trump për një foto, nga një i çiftëzuar më Bilalin në Amerikë për një foto me Obamën, nuk lëvizi nga vendi gjatë ceremonisë së datës 12 në sheshin
të mbyllur! Pamjet filmike nga Librazhdi a Prenjasi dje kur populli në rrugë thërriste : ik, ik, dhe eskortat e policisë mbronin të ardhurit dhe kryeministrin me makina blind që iknin si të çmendura duke rrezikuar qytetarët rrugëve a trotuareve ishin prova e asaj që do të ndodhi në ditët dhe vitet që do të vijnë! Zgjedhjet janë të pamundura kështu për ne qytetarët! Mes breshër gurësh, sirenash policie sherresh mes nesh! Asimetria në mjete dhe vendosja e shtetit, e forcave të armatosura dhe e policisë në shërbim të një force politike qeveritare për të mbrojtur përfaqësuesit e saj nga populli që pretendon se do t’a përfaqësojë treguan dje dhe në vazhdim se nuk mund të ecet kështu! A ka zgjidhje? Po! Po! Po! Nga analiza e gjendjes ka të paktën 5 opsione për të gjendur një zgjidhje jo për të kënaqur palët, por për të bërë ato akte kirurgjikale që t’a shpëtojnë pluralizmin shqiptar nga vdekja e sigurt në ditët që vijnë! Ka 5 opsione të shkëlqyera! Por politikanët të heqin dorë fillimisht
11 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Ditët e agonisë së pluralizmit në Shqipëri! nga mjetet e dhunshme. Po, është dhunë ta çosh kryetarin e opozitës para zgjedhjeve në Prokurori. Pluralizmi ka mbaruar! Po është dhunë t’i bësh gjyqin ostracist Presidentit të Republikës në një seancë llafollogjie në një Kuvend me deputetë që marrin urdhëra dhe mund të votojnë edhe nëse u thuhet :”Gomari fluturon!”. Po është akt dhune edhe të gjuash eskortën e kryeministrit me gurë! Këto janë zgjedhjet që na shërbeni o politikanë ne qytetarëve?! Këto quani shprehje e vullnetit qytetar? Kjo është qetësia që meriton qytetari kur të shkojë të hedhë votën në kuti? Midis shkopit të policit dhe vëzhgimit të militantit që i mban shënim emrin në bllok duke e survejuar nga ballkoni? Çfarë tallje po na bëni! Vetëm një popull budalla mund të votojë kështu! Pse? Sepse paskeni prerë datën e dasmës dhe
krushqit nuk mund të kthehen më mbrapsht! O na jepni çupën sot për nuse o u premë me thika për një qind breza me njeri tjetrin! Në legjenda mijëvjeçare do të hyjë kjo javë! Aristoteli, Makiaveli, Loku, Hobsi, Rusoi, Monteskjei do të na shihnin nga qielli dhe do të thoshin : Ja shqiptarët, kombi më idiot, më budalla, më shtetshkatërrues në Europë! Kështu duam të na pranojë Europa! Ne meritojmë të hidhemi në det po vazhduam edhe pak ditë kështu! Ka 5 opsione të shkëlqyera! Ka universitarë që i mendojnë këto, i kanë këto zgjidhje, por askush nuk dëshiron t’i dëgjojë! Politikanët kanë nxjerrë shpatat me njeri tjetrin! Akademikë të korruptuar, senilë nga mendja, dhe të bufatur, heshtin si minj! Populli sheh një spektakël dhune me përbuzje dhe mendon se çfarë të bëj: të kap gurët apo të marr dhenë! Ai
fyhet çdo herë që sheh skena dhune sepse janë kërcënime kundër tij! Rri urtë o skllav, o raja, o palaço, o turmë! - duket sikur i thonë! Nuk do të ketë kryetar bashkie, politikan, qytetar që pas 30 qershorit do ta nisi e do ta ngrysi ditën si njeri! Ka 5 opsione, mund të ketë edhe 50! Por fillimisht duhet ndërhyrë për të mos e lënë të sëmurin në agoni të vdesi në mënyrë të sigurt në 30 qershor! Mos shpresoni se do ta shëroni me barna popullore! E sigurt, vdekja! As duke u rrahur dhe çjerrë sipër shtratit të tij për trashëgiminë! Ju doni ta vdisni sa më shpejt! O sot, ose përgatituni për varrimin e madh ku poshtë gurëve do të shkruhet ! Këtu prehet pluralizimi shqiptar! Vdiq i ri! 11 dhjetor - 30 qershor 2019! E vranë politikanët! Shqiptarët janë budallenj! O kalimtar mos kalo më këtej!
Edi Rama ishte i pikëlluar në Prishtinë për shkak të mikut të tij, Aleksandër Vuçiq ‘Skënderbej’ të Prishtinës. Nuk u zgjat në drejtim të presidentit Clinton e nuk ia hodhi madje sytë atij. Nuk mori mundimin as të hiqte syzet e diellit në respekt të atij burri që i dha Kosovës lirinë! Ndërkaq as heroi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës nuk tregoi interes për ta takuar atë! Si ndodhi kjo? Si qe e mundur që kryeministri ynë ishte aq indiferent dhe mospërfillës ndaj simbolit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës?! Disa e kanë trajtuar këtë ngjarje të lidhur me një hatërmbetje të Edi Ramës, për shkak se protokolli i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka lejuar të mbajë ‘fjalimin programatik’ në atë ceremoni. Unë e përjashtoj këtë mundësi, pra hatërmbetjen. Hashim Thaçi duhej të ishte më i marrë sa ç’është, nëse do ta lejonte Edi Ramën të fliste në Prishtinë, derisa aty ndodhej kreu i shtetit shqiptar, presidenti i Repub-
likës, Ilir Meta. Nëse do të duhej që dikush nga Tirana të fliste, këtë të drejtë e kishte Ilir Meta. Por Thaçi nuk donte të fliste Meta, sepse atë e sheh si ‘armikun’ e tij personal, pasi presidenti i Shqipërisë pati një kontribut të rëndësishëm në varrosjen e përpjekjeve të Thaçit dhe Ramës për ndarjen e Kosovës. Për pasojë nuk mund t’ia jepte fjalën as Edi Ramës! Të dy nuk mund të flisnin. Po të fliste Meta, Rama do të çmendej! Kësisoj Thaçi ia ia bëri një favor mikut të tij, Edi Ramës! Nuk la të fliste në atë manifestim madhështor kundërshtarin e tij, Ilir Metën. Kush mendon se presidenti i Kosovës nuk është marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë për këtë, është i gabuar. Për rrjedhojë Ramës nuk kishtë pse t’i ngelej hatri pse nuk iu dha fjala në Prishtinë.
Një gjysmë suksesi ai e ka arritur aty – ka mundur që nëpërmjet Thaçit të mos lejojë fjalën e Ilir Metës! Ndërsa Tomë Gashi ia fuste kot sot, kur krahasonte kontributin e Shqipërisë me atë të Amerikës. Dhe nga ana tjetër nëse do flitej për kontribute të Shqipërisë, nga dy protagonistët e Tiranës është presidenti që ka luajtur rol në kohën e luftës. Rama ka vetëm një rol, atë të vëllazërim-bashkimit me persekutorët e shqiptarëve të përfaqësuar nga miku i tij, Aleksandër Vuçiq. Po! Ka dhe një meritë tjetër, i dha çelësin e Tiranës një këngëtari të Sllobodan Milosheviçit për krimet e luftës kundër shqiptarëve, Goran Bogdanoviçit! Atëherë pse Rama bëri atë që mund të quhet ‘sfidë’ e tij ndaj organizatorëve dhe të ftuarve të nderit, përfshirë dhe presidentit amerikan, Bill Clinton?! Shumë e thjeshtë – Edi Rama e ka
mik për kokë Aleksandër Vuçiqin! Edhe Daçiçin, sepse nuk e harron serenatën e tij me mandolinë me rastin e ditëlindjes në Paris para tri vitesh! Për pasojë donte të dërgonte sinjale në Beograd, se ‘nuk është i entusiazmuar’ as nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, as nga përkujtimi i 20 vjetorit të atyre bombardimeve në Prishtinë. Madje më shumë akoma – Rama donte t’iu jepte miqve të tij në Beograd edhe një mesazh tjetër, t’u thoshte se ‘ashtu si ju, edhe unë nuk e kam shumë qejf këtë njeriun e fuqishëm, që ju bombardoi ju në vitin 1999’! Më shumë se hatërmbejtje për pamundësinë e mbajtjes së një fjalimi, qëndrimi i ftohtë i Edi Ramës në manifestimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ishte një solidarizim me pikëllimin që ndjen Vuçiq nga bombardimet e NATO-s me urdhërin e 24 marsit 1999 të Bill Clinton!
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës do punojë me të njëjtin ritëm si 4 vitet e mandatit të parë
Veliaj: Më shumë investime për Tiranën
N
jësia 11 ishte ndale sa e radhës e kandi datit socialist të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa inspektoi punimet e kryera në një zonë të harruar prej vitesh, bisedoi me banorët mbi projektet e kryera në mandatin e pare, si dhe për investimet që do të vijojnë të realizohen në 4 vitet e ardhshme në gjithë Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që vinte në këtë lagje me një tjetër premtim të mbajtur. “Ju kujtohet që ju dhamë fjalën, tani vijmë me thënë se e mbajtëm fjalën. Rruga do vetëm pak mirëmbajtje. Nëse amortizohet ndonjë gjë, njësia duhet të na njoftojë direkt, qoftë për një pusetë që thyhet apo një shtyllë, sepse duke e mirëmbajtur, ka jetëgjatësi”, tha Veliaj. Ai theksoi se investimi i kryer ka sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë, por edhe ka rritur vlerën e pronës për gjithë banorët. “Atyre u ka ra ‘bixha’! Kur i takon në inspektimin e parë thonë: ‘ç’është ky muhabet, po na prishet avllia’. Kur i takon herën e dytë thonë: ma kanë kërkuar me 35-40% më shtrenjtë shtëpinë. Praktikisht, iu ka rënë lotaria buzë rrugës, në
një super rrugë të Tiranës, afër autostradës, gjithë shërbimet afër, spitali po ashtu, e pastaj thonë: më fal, që të kemi fol”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se pas shtresave asfaltike dhe trotuareve, do të vendoset edhe sinjalistika e duhur, për të orientuar qarkullimin e makinave dhe për të krijuar një vend të sigurt për qytetarët. “Kur nuk kishte rrugë, ishte pis, po nuk ecte njeri me shpejtësi se kishte hallin e makinës. Kështu që, do bëjmë sinjalistikën dhe kemi projektuar që në disa vende do ketë patjetër kufizim shpejtësie, po patjetër edhe ‘policë’ të shtrirë. Po në thelb është edhe pak çështje kulture”, tha Veliaj. Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do
punojë me të njëjtin ritëm si 4 vitet e mandatit të parë, edhe në datën 1 korrik, pas zgjedhjeve. “Ka pasur 4 muaj rresht shi, s’ka qenë 3 ditë toka e thatë. Por, tani që toka u tha, ne kemi filluar nga puna, kështu që do na shihni edhe në datë 1 korrik, do jemi
duke punuar, edhe në 2, edhe në 3, edhe në 4, 5, e kështu me radhë”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se 30 qer-
shori do jetë një ditë ku qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për mjedisin që i rrethon që të jetë më i pastër, për shkollën dhe rrugën e re. “Data 30 qershor për ne është festë, nuk i bëjmë gjërat se kemi inat ata, por i bëjmë gjërat se duam familjen tonë, duam qytetin tonë, duam Laprakën, duam Don Boskon, duam njësinë 3, duam Bregun e Lumit, për sa kohë që njerëzit janë të qartë për këtë, as nuk duhet kacafyt fare. Kjo është për asfalt, kjo është për pastrim, kjo është për ndriçim, kjo për kënde lodrash, kjo për shkollë”, u shpreh Veliaj. Ndaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, shtoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se në 30 qershor nuk duhet të
mendojnë për fatin e një grushti politikanësh, por për të ardhmen 30 viteve që vijnë. “Takova një aty pak më parë që tha: ‘jam çam, s’kam votuar asnjëherë, por e di çfarë, ti e mbajte llafin. Ata ikën nga koalicioni, por ti vazhdove dhe e bëre sheshin’. Për sa kohë që zgjedhjet do bëhen dhe për sa kohë që tani të gjitha figurat e tranzicionit i kemi përballë, pra ata trekatër vetë që përfaqësojnë të gjitha të këqijat që ky vend ka kaluar për 30 vjet, kemi një mundësi t’u themi: ‘Bella ciao’, hajt shko në shtëpi, ne do të vazhdojmë përpara sepse s’mund të na mbash peng. Ata i kanë rregulluar kalamajtë e tyre, të rregullojmë edhe ne familjet e këtij qyteti”, theksoi Veliaj. Kryetarja e PS për Tiranës, Blerina Gjylameti theksoi se data 30 qershor është e rëndësishme, jo për punë konkrete në infrastrukturë, por dhe për atë që çfarë është Shqipëria në vazhdimësi. “Njerëzit duhet të kuptojnë se në datën 30 nuk është çështja për t’i dhënë mundësi Erionit dhe ekipit për të vijuar punët e mira. Në fund të ditës, 30 qershori nuk është më çështje vetëm për punë konkrete në infrastrukturë, është për çfarë do të jetë Shqipëria në vazhdimësi. 30 qershori përcakton a do jemi për modelin e shkatërrimit dhe të interesave të ngushta, apo për atë të interesave të gjëra, që janë interesat për njerëzit”, tha Gjylameti.
AKTUALITET
14
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm. Një pjesë e madhe e të rinjve, pasi mbarojnë këtë nivel, përfshihen në tregun e punës apo i drejtohen emigracionit
T
ë rinjtë shqiptare janë të zhgënjyer nga klasa politike, ndaj përgjigjen me indiferentizëm për çdo ngjarje që prodhon ajo. Gjatë një sondazhi kombëtar, 71% e të rinjve të pyetur duan të largohen nga Shqipëria. Gjermania, Franca dhe Holanda janë vendet e preferuara për të jetuar dhe punuar. Të joshur nga emigracioni, të rinjtë shqiptarë nuk preferojnë të vijojnë studimin pas arsimit nëntëvjeçar. Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara së fundmi, rreth mbi 40% e të rinjve në 25-39 vjeç ishin me arsim fillor në vitin 2018. Sipas ndasisë gjinore 39.1% ishin meshkuj dhe 43 femra. Arsimi i mesëm në Shqipëri nuk është i detyrueshëm. Një pjesë e madhe e të rinjve, pasi mbarojnë këtë nivel, përfshihen në tregun e punës apo i drejtohen emigracionit. Sipas një artikulli të “Monitor”, mungesa e formimit ndër të rinjtë shqiptarë është një lajm i keq për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në një kohë që epoka ku po jetojmë kërkon aftësi të thelluara dhe mësim gjatë gjithë jetës për t’u përshtatur me përparimin e teknologjisë. Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për diferencat gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit. Ka një raport më të lartë të djemve, krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 59,7% e studentëve të këtij cikli janë vajza. Gjatë vitit akademik 2017/18 në arsimin e detyruar u diplomuan 37 mijë nxënës nga të cilët 51,1% ishin djem dhe 48,9%
Sytë nga emigracioni, mbi 40% e të rinjve me arsim fillor
vajza. Në këtë vit akademik, ka një ulje të vogël të numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm, krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë ishin 48,6% djem dhe 51,4% vajza. Mangësia në formim e të rinjve ka krijuar hendek ndërmjet kërkesës dhe ofertës në
tregun e punës, pasi kërkesa për punë nuk i përgjigjet ofertës së bizneseve në Shqipëri. Të dhënat administrative që burojnë nga zyrat e punësimit tregojnë se, punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9-vjeçar, përbëjnë 52% të totalit të të papunëve që janë regjistruar në kërkim të një pune, ndërkohë që 45% e ofertave
VJENË
REPORTAZHI
Shqipëria, vendi i emigrantëve në portat e Europës
“Shqipëria, shtëpia e emigrantëve në dyert e BE”, me këtë titull e hap media franceze “France 3” reportazhin kushtuar pikës kufitare të Kapshticës, aty ku patrullojnë edhe efektivë të Frontex. Në Kapshticë, në pika më e vjetër e kalimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, vepron një oficer finlandez i Frontex i specializuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm, i cili po rritet ndjeshëm”. Autoritetet në Tiranë kanë regjistruar në vitin 2019 gati 750 stuhia, kryesisht personat që tentonin të kalonin ishin sirianë, pakistanezë dhe irakianë. Rojet kufitare nga shtetet e BE-së po rrisin patrullat në kufi. Kur një emigrant arrestohet, ai dërgohet në Qendrën e Refugjatëve në Tiranë, e cila mund të strehojë 450 persona. Emigrantët qëndrojnë atje për disa ditë, sa për të fituar energjitë e shteruara dhe më pas do të vazhdojnë rrugën e vështirë. Pak nga emigrantët duan të qëndroj në Shqipëri, edhe pse aty janë shumë të mirëpritur. Duke qenë prej kohësh një vend emigrimi, duke shijuar një traditë të mikpritjes së lashtë, Shqipëria dëshiron të jetë një vend pritës.
të punës janë për specialistë të lartë dhe teknikë të mesëm dhe 37% janë për zanatçinjtë. Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me arsim të lartë, oferta mbulon 55100% të kërkesave për punësim të punëkërkuesve të papunë, për profesionet elementare
kemi vetëm 17.6% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori. Sipas ekspertit, Gëzim Tushi ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Faktorët e shumtë, arsyeton Tushi, çojnë edhe në një sërë pasojash të rënda për shoqërinë shqiptare. “Emigracioni i fundit po jep pasoja të fuqishme demografike dhe social-ekonomike, siç është boshatisja e vendit, plakja e popullsisë, ulja e numrit të lindjeve, në të cilat emigracioni ka “peshën e luanit”, sepse ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht moshë e re, me aftësi të mëdha prodhuese. Një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese. Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, i thotë Gëzim Tushi DW-së.
F
ondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të hapë një zyrë të re rajonale të përfaqësuesit përhershëm për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me qendër në Vjenë, zyra e re do të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me këto katër shtete por gjithashtu edhe me donatorët, institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore dhe qeverinë austriake, si partnere e rëndësishme tregtare dhe zhvillimi për rajonit të Ballkanit Perëndimor. Zyra e re do të kryesohet nga Stephanie Eble, aktualisht Shefe e Misionit të FMN-së për Kosovën. Elbe, shtetase gjermane, ka punuar më parë në Ukrainë, Greqi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ajo është e diplomuar nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Eble do të mbikëqyrë ekipet lokale në zyrat ekzistuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat
FMN hap zyre të re rajonale për Ballkanin Perëndimor
kanë programe aktive me FMN, do të vazhdojnë të kenë përfaqësues të tyre në vend. “Kjo zyrë e re në Vjenë do të jetë pjesë e rëndësishme e marrëdhënies sonë të vazhdueshme me këto katër shtete, në rrugëtimin e tyre drejt integrimit evropian”,
tha Zëvendësdrejtori i FMNsë Tao Zhang pas takimit me Guvernatorin e Bankës Kombëtare Austriake Ewald Nowotny, dhe Harald Waiglein, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në Vjenë.
AKTUALITET
15
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nëse vijojmë me këtë ritëm dhurimesh vullnetare, me të gjitha gjasat, kjo verë nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë
“Gjatë fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, arritëm në 2200 dhurime vullnetare, që mbulojmë një pjesë të konsiderueshme të nevojave për fëmijët talasemikë, në këtë periudhë të vështirë të vitit”. Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë dhurime vullnetare për të plotësuar nevojat me gjak. “Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak”, tha Manastirliu. Fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut ju bashkuan figura të njohura të skenës dhe ekranit, si Valbona Selimllari, Mirela Milori, Rudina Dembracaj, etj, të cilët dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. “Sot mbyllim një fushatë intensive, ku dhurues nga e gjithë Shqipëria, nga institucione publike e private, njerëz të zakonshëm, dhurues periodikë por edhe shumë dhurues për herë të parë, personeli shëndetësor, artistë, politikanë dhe sidomos të rinjtë, u bashkuan në nismën tonë në ndihmë të fëmijëve talasemikë”, tha Manastirliu. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të
Artistët dhurojnë gjak, Manastirliu: Më shumë dhurime vullnetare APELI “Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë dhurime vullnetare. “Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak””. Gjakut, nëse vijojmë me këtë ritëm dhurimesh vullnetare, me të gjitha gjasat, kjo verë nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, për të bërë një jetë sa më normale. Me një kalendar të përcaktuar përgjatë gjithë verës, sidomos gjatë muajve korrik-gusht, do të vijohet me dhurimet vullnetare, për të garantuar plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë
dhe për këdo që ka nevojë. Kur shkojmë për të dhuruar gjak, nuk e kuptojmë favorin që u bëjmë të tjerëve por edhe vetes. Gjaku ynë është i çmueshëm, më shumë nga se mund ta imagjinojmë. Kryesorja, është diçka e mrekullueshme që ne i bëjmë jetës së të tjerëve. Në çdo qese me gjak të dhuruar ka 450 ml gjak, të cilat nuk janë pak nëse mund të marrim në konsideratë faktin që në trupin
Nga 1 mijë persona në Shqipëri vetëm 10 dhurojnë gjak, ndërkohë që nevojat janë për dyfishin e kësaj sasie. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bën thirrje për dhurim vullnetar. Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë. Moto është për dhurimet vullnetare të gjakut të cilat në vendin tonë janë dy herë më pak se nevojat duke vënë shpesh në vështirësi fëmijët talasemikë. “Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak”. Pjesë e organizimeve me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut u bë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
të jetë shumë më i shpeshtë, sepse gjaku që kemi “humbur” me dhurimin është shumë më i shpejtë për t’u rigjeneruar. Kjo do të thotë se ne mund të dhurojmë pas disa javësh nga dhurimi i fundit. Ditën që do të dhuroni gjak hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të forta.
PROJEKTI
SITUATA
Dhurimet vullnetare nuk plotësojnë nevojat
tonë gjenden rreth 5,6 litra. Një qese është pothuajse një e dhjeta e të gjithë gjakut tonë. Kjo do të thotë se, në qoftë se një person ka humbur gjak, për arsye të ndryshme, ose nuk është i aftë për ta prodhuar atë, ai mund të ketë nevojë vetëm për gjysmën e qeses. Kjo do të thotë gjithashtu se vetëm me një qese të gjakut tonë, ne mund të arrijmë të shpëtojmë më shumë se një jetë njeriu. Në teori, dhurimi mund
R
reth 120 mijë banorë do të përfitojnë nga ndërtimi i maternitetit të ri në Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 214 milionë lekë, punimet e të cilit kanë nisur këto ditë. Projekti i ndërtimit të maternitetit të ri të Beratit parashikon rehabilitimin e godinës njëkatëshe, ku aktualisht ushtron aktivitetin materniteti, si dhe zgjerimin e tij me ndërtimin e një kati shtesë, duke përfshirë reanimacionin dhe të gjitha shërbimet e gjinekologjisë, obstetrikës dhe neonatologjisë, me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë. Materniteti i ri i Beratiti do të ketë kapacitet me 40 shtretër, ambiente pritëse për qytetarët, izolim termik per eficencën e energjisë, dy salla paralindje, dy salla operacioni, njësi terapie intensive për të porsalindurit dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë. Kryeministri Edi Rama uroi dje mirëmëngjes me pamje nga punimet për ndërtimin e këtij materniteti. Investimi për
Berati me maternitet të ri, përfitojnë 120 mijë banorë
maternitetin e Beratit vjen pas investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë, por
edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë.
AKTUALITET
16
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e bashkimit tregtar shqiptar, thotë se në amendime janë përdorur terma që nuk përcaktojnë si duhet përgjegjësitë penale dhe mund të ketë keq interpretime
D
eputetët e mazhorancës kanë propozuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime deri në 15 vite burg për shkelësit e sigurisë ushqimore. Ligji përfshin të gjithë gamën e produkteve ushqimore; që nga mallrat e importit, deri ato të prodhuara apo të përpunuar në Shqipëri. Ndryshimet ligjore pritet të kalojnë në seancë plenare në 20 qershor. Komuniteti i biznesit agro-përpunues dhe i tregtisë së ushqimeve është i shqetësuar për ashpërsimin e Kodin Penal për shkeljet me sigurinë ushqimore. 7 shoqata biznesi, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë, atë italiane dhe shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri, i janë drejtuar me një letër kryetarëve të komisioneve parlamentare, duke i kërkuar që të marrin në konsideratë vërejtjet e tyre. Për letrën është vënë në dijeni dhe kryeministri Rama dhe ambasadat kryesore në Tiranë. Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e bashkimit tregtar shqiptar, thotë se në amendime janë përdorur terma që nuk përcaktojnë si duhet përgjegjësitë penale dhe mund të ketë keq interpretime. “Kjo vjen ndoshta edhe për shkak të besimit të ulët që Komuniteti i Biznesit ka ndaj institucioneve të drejtësisë apo të institucioneve ligjzbatuese, në interpretimin e Kodit të ri Penal, këtyre ndryshimeve, në momentin që do t’i kenë në dorë”, tha Pogaçi. Sipas shefit të qeverisë, siguria ushqimore
Siguria ushqimore, biznesi për dënimet: Mund të ketë keqinterpretime
është një sfidë e madhe dhe e vështirë që do ta çojë deri në fund, me çdo kusht e çmim. “Ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që me lirinë abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve”. Një nga aspektet më problematike, sipas tij është aspekti legjislativ në lidhje me ndëshkimin. Ndëshkimet janë
GREQI
shumë-shumë pak, për të mos thënë zero për kategorinë e abuzuesve. Kjo është një betejë e ndryshme, për të vendosur rend dhe ligj. Prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve kërkojnë që legjislacioni të përputhet me direktivat e Bashkimit Europinan. “Këto synime nuk synojnë që të përafrojnë
POLIÇAN
2 vite që protestojnë. Kufi, mbi 500 emigrantë të ndaluar Kanë Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan, në protestën
Nga fillimi i janarit e deri në ditët e sotme, Policia Kufitare ndaluar rreth 500 emigrantë, të cilët kishin kaluar përmes kufirit të gjelbër, me destinacion Europën. Gjithashtu janë shkatërruar edhe disa rrjete kriminale, të cilat merrnin nga 500 deri në 800 euro për çdo sirian, apo irakian që kalojnë prej Kakavijës apo Kapshticës dhe me makina të vogla i dërgojnë në kufi me Malin e Zi. Aty, të tjera grupe kriminale, merren me dërgimin e tyre drejt vendeve të Europës. Disa herë është dhënë alarmi për grumbullimin e emigrantëve në Shqipëri dhe ngritjen e kampeve në vendin tonë por ekspertët e Bashkimit Europian kanë përjashtuar këtë mundësi, duke u mjaftuar vetëm me instalimin e oficerëve të FRONTEX.
e tyre të tetë, i janë drejtuar sërish qendrës së tyre të punës Uzinës së Armëve, për të kërkuar të drejtat e tyre. Rreth 150 punëtorë që punojnë prej vitesh në sektorët më të vështirë të Uzinës së Armëve, duke filluar nga montim-çmontimi i predhave luftarake e deri tek prodhimi i fishekëve, prej 2-vitesh nuk kanë asnjë pagë dhe gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan, Abedin Çela, duke folur rreth bllokimit të pagave të punonjësve, i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për pagesat e punëtorëve të Uzinës. Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan shprehen se prej 2-vjetësh nuk marrin asnjë rrogë mujore për punën që kryejnë në këtë Uzinë, ku për shkak të kushteve të vështira të punës dhe helmeve, vuajnë të gjithë me sëmundje
ndonjë direktivë të caktuar të Komunitetit Europian. Të qenurit në këto kushte, do të ishte e mira që të përafroheshin me situatën ekonomike në vend dhe me të gjithë aktorët ekonomik, që janë prodhuesit më vete, distributorët, tregtarët e një supermarketi apo dyqanet”, vijoi Pogaçi. Deputetët e mazhorancës
SHQETËSIMI “Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e bashkimit tregtar shqiptar, thotë se në amendime janë përdorur terma që nuk përcaktojnë si duhet përgjegjësitë penale dhe mund të ketë keq interpretime. “Kjo vjen ndoshta edhe për shkak të besimit të ulët që Komuniteti i Biznesit ka ndaj institucioneve të drejtësisë apo të institucioneve ligjzbatuese, në interpretimin e Kodit të ri Penal, këtyre ndryshimeve, në momentin që do t’i kenë në dorë”, tha Pogaçi”. kanë propozuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime deri në 15 vite burg për shkelësit e sigurisë ushqimore. Ligji përfshin të gjithë gamën e produkteve ushqimore; që nga mallrat e importit, deri ato të prodhuara apo të përpunuar në Shqipëri. Ndryshimet ligjore pritet të kalojnë në seancë plenare në 20 qershor. “AKU-ja ka gjetur ushqime të skaduara me tonelata dhe asgjë nuk ka ndodhur. Për prokurorët kjo nuk përbën një çështje. 10-15 vjet burg, ndaj abuzeve dhe heqje përfundimtare të heqjes së lirisë për tu marrë me këtë aktivitet, dhe gjoba të rënda ndaj atyre që iu është shkaktuar dëmi. Një tjetër çështje po shikohet edhe sekuestrimi i të gjithë aseteve pasurore ndaj abuzuesve”,-është shprehur më herët, kreu i qeverisë.
Dy vjet pa paga, punonjësit ende në protestë
profesionale. Sipas punonjësve të Uzinës së Armëve, kjo gjendje e krijuar i ka rrënuar ekonomikisht dhe i ka kredhur në borxhe. “Edi Ramës i dhamë edhe tepsinë edhe timonin dhe prej 2-vjetësh që nuk na jepet asnjë pagë,ai nuk i përgjigjet
ankesave tona”,-shprehen ata. Punonjësit deklarojnë se duke parë se askush nga Ministritë e linjës nuk po denjojnë ta zgjidhin këtë shqetësim, do ti drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.
FORUM
17 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Hygoi dhe Flamuri në diasporë që ka sjellë një Flamur shqiptar Nga Alfred Papuçiu Një dijetar i madh është shprehur “Nuk janë elementet e jashtëm që duhet të kërkojmë të ndryshohen, por mendimet tona dhe besimet tona që kushtëzojnë në pjesën më të madhe, se çfarë ndodh me ne. Jemi ne ata siç mendojmë vetë”. Dhe është e vërtetë. Besimet dhe mendimet tona ndikojnë në mënyrë vendimtare mbi ecurinë e egzistencës tonë. Siç shkruan shkrimtari i madh Viktor Hygo në librin e tij “Njeriu që qesh”: “Ursus dhe Homo ishin të lidhur me një miqësi të ngushtë. Homo ishte ujk. Humoret e tyre përshtateshin. Njeriu e kishte pagëzuar ujkun. Ndoshta ai e kishte zgjedhur vetë emrin e tij; duke gjetur emërtimin Ursus si mirë për vehten e tij, dhe ai kishte gjetur si të mirë Homo për kafshën. Kombinimi i këtij njeriu dhe këtij ujku ishte me përfitim për panairet, festat e famullive, në qoshet e rrugëve ku grumbulloheshin kalimtarët, dhe nga nevoja që kishte populli kudo për të dëgjuar dokrra dhe për të blerë orvietan, lloj droge. Ursus preferonte Homon, si kafshë për ta urdhëruar, në krahasim me një gomar. Si mik, Ursus preferonte Homon se sa një qen, duke e vlerësuar se ujku vjen nga larg drejt miqësisë. Prandaj Homos i mjaftonte Ursus. Homo ishte për Ursus më tepër se shok, ishte një analog”. Pra Viktor Hygo na i paraqet Ursusin dhe Homon, si një çift të krijuar mbi antitezën i egër/ njerëzor dhe me një ton satirik. Ai gjatë romanit “Njeriu që qesh” do të tregojë se të dy këto qënie përbëjnë një të vetëm. Le të kthehemi tani tek tema jonë kryesore. Shqiptarët në diasporë janë me zemër dhe mendje pranë Shqipërise dhe Kosovës. Në rast se ju bie rasti të vini në Gjenevë të Zvicrës, aty këtu do të gjeni edhe bashkëkombas të mirë që kanë hapur dyqane apo restorante, si Shala, Dini tek « Mère Royaume », ku mblidhen shkrimtarët zviceranë dhe të huaj, Seferi buzë lumit Rhone, bashkëatdhetarë të tjerë përballë Shatrivanit të Madh të Gjenevës dhe Orës së bukur të Gjenevës, dhe Flamur Gashi me familjen e tij tek restoranti « Edon», Rue de Lyon 73, Gjenevë. Është gjithmonë i qeshur, modest, mikpritës dhe
mjedisi është i tillë sikur je në Kosovë dhe Shqipëri. Janë flamujt e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të Zvicrës, vendi që ai ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij dhe të zhvillojë biznesin fitimprurës, por edhe i domosdoshëm që të mblidhen bashkëkombasit tanë. Tek « Edon » mund të shohësh që nga ora 6 e mëngjezit deri në 12 të natës, Televizionin shqiptar, atë zviceran, por edhe të kombeve të tjerë. Flamuri ka angazhuar në punë të shoqen Sabrijen, dhe dy djemtë e tij, Petritin që ndërkohë ka filluar punë në një garazh të vëllezërve shqiptarë dhe Astritin që ndihmon në punë të jatin. Meqënëse puna e restorantit fillon herët në mëngjez dhe nganjëherë përfundon pas mezit të natës, Flamuri ka angazhuar edhe të vëllanë, të shoqen e tij Afërditën dhe djalin e tyre, Pajtimin. Një familje, që në harmoni i shërben bashkëkombasve por edhe mikpritësve zviceranë. Shpesh herë aty takohen edhe bashkëatdhetarë me miq të huaj, si me profesorëshën franceze me origjinë shqiptare nga nëna, Solange d’Angely. Ajo tregon historinë e familjes së saj, si dhe pasionin e të jatit për gjuhen shqipe, francez, i martuar me grua përmetare. Nën kujdesin e saj janë botuar shtatë vëllime të Robert d’Angely në frëngjisht. Ruaj me kujdes shtatë vëllimet e Robert d’Angely, të dhuruara nga e bija. Bashkë me bashkëkombasit e saj nga nëna, ajo me dëshirë pranon të dalë në fotografi me ta dhe të ngrejë një dolli me raki shqiptare, duke folur shqip, për suksesin dhe ecurinë e Kosovës tanimë të pavarur. Kujton me respekt kur ka qënë në ditët e luftës së pabesë, në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe ka ndihmuar me qindra e qindra vocërakë shqiptarë nga Kosova, të lënduar nga pushtuesit
serbë. Ditët më të lumtura i ka kaluar në Kosovë që për të do mbeten të paharruara. Solange d’Angely është dekoruar nga presidenti i Republikës franceze me dekoratën e lartë të “Kalorësit të Legjionit të Nderit” për veprimtarinë e saj humanitare. Njëra nga rrugët e Përmetit, qysh nga viti 2008, mban emrin “Robert d’Anzheli”. Ndërsa në vitin 2010, bashkia e Përmetit e nderoi Solanzh me titullin “Qytetare nderi”, për kontributin e saj si humaniste e madhe dhe për lidhjet e forta shpirtërore që ka me banorët e Përmetit. Ajo e kujton me nostalgji këtë nderim dhe herë pas here shpëerthen në lotë gëzimi. Megjithëse në moshë të avancuar ajo nuk i shkëput lidhjet me tokën dhe njerëzit e prejardhjes së nënës të saj. Le të kthehemi tek historia e Flamur Gashit. Shkak për këtë shkrim të shkurtër u bë udhëtimi i tij në Kosovë dhe Shqipëri, pas një pune të lodhshme njëvjeçare. I nxirë nga dielli i Durrësit, i entuiazmuar për çfarë ka parë atje, na tregon dhe s’ka të pushuar. Pak edhe me superlativa për mëmëdheun dhe njerëzit që banojnë atje. Në Kosovë ka vetëm një vëlla, pasi prindërit i kanë vdekur. Shumë prej bashkëfshatarëve të tij gjatë luftës humbën shtëpitë, por sa vjen më tepër po rimëkëmben. Vihet re një solidaritet midis bashkëbesëlidhësve dhe pak e nga pak, sipas tij, gjithçka do marrë për mirë. Shumë banesa janë rindërtuar me ndihmën dhe solidaritetin e zviceranëve, miqve të tjerë, por edhe të bashkëkombasve në Diasporë. Jeta dhe biznesi janë duke ecur në rrugë të mbarë. Sa kaluam tunelin kur hymë në Shqipëri, gjithçka na u duk tjetër, tregon ai. Gjithçka madhështore. Rrugët si në Zvicër, njerëzit përshëndesin kudo. Dyqynet
plot, shkolla, banka, gjelbërim, spitale, si në Zvicër. Ndërkaq, rrugët dytësore duhet të mbahen më mirë. Duhet më tepër gjelbërim, sidomos fusha loje për fëmijët që natyrisht nuk mungojnë. Më tepër vende qëndrimi në plazh për pushuesit, përveç atyre që kanë zënë me shumicë hotelet e shumta. Dhe është e vështirë të bindësh pronarët e hoteleve në Durrës, Velipojë, Sarandë e gjetkë, për të drejtën e qytetarëve të tjerë që të kenë një vend në tokën që u takon të gjithëve. Nuk është puna që të kthehemi tek “Njeriu që qesh” i Hygoit të madh, por jetojmë në një kohë kur tranzicioni i gjatë ka sjellë largimin tek një pjesë e bashkëatdhetarëve tanë, të traditave të mira të mirësjelljes, bujarisë dhe jo të konfrontimit me njeri tjetrin. Në Durrës jeta vazhdon 24 orë në 24, si në shumë vende të Perëndimit. Shumë nga vëllezërit tanë kosovarë apo nga Maqedonia e Veriut, kanë hapur dyqane apo kanë hotelet e tyre. Tek Hoteli në Durrës me 40 euro ishte fjetja dhe ushqimi ditor. Pastërti kudo, rregull, por aty këtu edhe mbeturina të hedhura nga bashkëatdhetarë të pa ndërgjegjshëm. Flamuri ka sjellë me vete një Flamur shqiptar, disa relike me stemën e Shqipërisë. « Shqipëria ka bërë shumë edhe për Kosovën, për Kombin tonë», shprehet ai midis shokëve dhe atyre që janë klientë të rregullt të restorantit të tij. Megjithatë ai, si edhe bashkëatdhetarë të tjerë i kanë sytë nga Shqipëria dhe presin më tepër nga toka mëmë dhe nga ata që kanë fatet në dorë të shqiptarëve që të bëjnë më tepër, duke hequr dorë nga interesat e tyre të ngushta. Ata urojnë që Shqipëria dhe Kosova të bëhen një ditë si Zvicra siç e kanë ëndërruar Rilindasit tanë. Ata e duan Shqipërine dhe Kosovën si Europën e ëndërruar nga Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri
de Saint-Simon, Konrad Adenauer, Curçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul-Heri Spaak, Denis de Rougemont. Emri “Europë” është shumë i lashtë dhe e gjejmë tek Herodoti. Sipas legjendës, Europa ishte një princeshë feniciane që ja kishte marrë mendjen Zeusit, mbretit të Olimpit. Europa ishte dhe Iliria, Dardania, shumë më parë se treva që u krijuan në Europë më vonë. E kam shprehur dhe e shpreh hapur dhe pa ndonjë nëntekst, pasi i gëzoj prej vitesh të gjitha të drejtat tek shteti multietnik zviceran: kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ish ministren e saj të jashtme, Micheline CalmyRey, aktualisht Profesoreshë në Institutin Europian, ku unë kam bërë një universitet të dytë shumë të vlefshëm, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë kohë më parë kur ishte Presidente e Zvicrës, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e kanë respektuar dhe e respektojnë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës, apo të qendrës që drejtojnë Zvicrën, për probleme që lidhen me interesat kombëtare. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian deri diku e atrofizuar dhe burokratike, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj. Jeta në Zvicër, vend mikpritës për shqiptarë dhe të mbi 190 kombeve të tjerë që gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, për shkollim, zhvillimin e kulturës, biznes, është e përkryer, përsëri u mungon toka mëmë, që një ditë duan ta shkelin përgjithmonë. Ndaj këtij vendi si Konfederata Zvicerane që shqiptarët e kanë zbuluar para shumë shekujsh. Si pararendës përmendet një grup i fisit ilir të Dardanëve që jetonte në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, ata zbritën në rajonin e Gjenevës, në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Gjithashtu dihet se Zvicra, para 150 vitesh ka qënë ëndërra e Rilindasve për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”. Zvicra është bërë për mëse 200.000 shqiptarë nga Kosova e viset, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Shqipëria, si atdhe i dytë, i nderuar, i dashur dhe shuë i respektuar.
KULTURE
18 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
10 artistë të Teatrit të Operës, performojnë në urbanin e “Kombinat-Kinostudios” Në mëngjesin e kësaj të premteje 10 instrumentistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e nisën punën ndryshe. Në stacionin e ish-Uzinës, tek 21-Dhjetori, në një autobus-urban të linjës Kombinat Kinostudio artistët në kuadër të muajit të muzikës luajtën dhe kënduan këngë edhe pjesë muzikore qytetare të mbarë trevave shqiptare për udhëtarët e rastit, të cilët fillimisht mungonin. Më pas u bashkua në këtë udhëtim të programuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti në stacionin pranë poliklinikës nr. 9 tek 21Dhjetori. “Menduam që edhe në kuadër edhe të njohjes së këtij muaji të muzikës, që jo të gjithë e njohin si të tillë qershorin, menduam që t’ua prezantojmë edhe qytetarëve të Tiranës. Është një mundësi e mirë, që të niset mëngjesi me muzikë, edhe pse jo me muzikën tonë shqiptare. Shpresojmë që të jetë një nisëm që të vazhdojmë edhe me artistë të tjerë. Pasagjerët fillimisht nguronin, duke menduar se ishte xhirimi i ndonjë videoklipi, por më pas na përgëzuan për këtë nisëm. Artistët besoj se e mirëpresin çdo lloj hapësire ku mund të performojnë ata vet”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Pasagjerët e vlerësuan këtë zgjedhje, me dëshirën që në të ardhmen organizime të tilla të
jenë edhe më të shpeshta. “Shumë ditë e veçantë, ditë e mirë, të lehtëson. Janë këngë që mungojnë, duhet të jenë më të shpeshta”. “Jemi shumë të kënaqur. Gjëra të tilla të bëhen sa më shpesh, ja vlen se njerëzit janë të shqetësuar, janë të lodhur. Është gjëja më e mirë, ishallah e arrini që ta organizoni më mirë, se do t’i lehtësoni edhe njerëzit”. “Artistët t’i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë, na japin humor dhe i kemi për zemër, çdo ditë edhe çdo natë”. Ndërsa, drejtuesi i orkestrës tek-
sa shprehet se vendi i artistit është skena, shton se organizimi është shumë i bukur, sepse rëndësi ka që të luhet muzikë. “Eksperiencë e bukur duket, jemi mbledhur e gjithë orkestra e Ansamblit edhe do të performojmë pak ndryshe, hera e parë që e provojmë me publik. Edhe pse këndojmë kur udhëtojmë kur jemi për qejfin tonë. Mbase mund të quhet muaji i muzikës, por për ne të 12 muajit e vitit i kemi vetëm muzikë. Për ne nuk ndryshon asgjë, vetëm për njerëzit që janë të rastësisht, që
ndihet pak ndryshe. Për ne sigurisht që ka rëndësi se ku performojmë, mirë do të ishte se ne jemi artistë edhe do të ishte skena e padiskutueshme, por nuk është keq, kudo që të dali. Ne kemi gjatë gjithë kohës turne, brenda edhe jashtë vendit”, Violinisti Alban Tahiri, drejtues i orkestrës. Në fund të udhëtimit, para se urbani të ndalej në ishKinostudio punonjësit e ministrisë së kulturës së bashku me muzikantët surprizuan ministren e kulturës, duke i uruar: Gëzuar Datëlindjen.
Hava Bekteshi, artistja Hapet “Art Basel”, që çiftelinë e promovoi panairi më i madh i artit në filarmonitë botërore Muzeut Etnologjik në Prishtinë, i janë kthyer tingujt e instrumentit të çiftelisë. Por, kësaj radhe jo nga rapsodët e vjetër, por nga një artiste e re. Me origjinë nga Gostivari dhe e rritur në Hamburg të Gjermanisë, Hava Bekteshi ka ndjekur traditën familjare. “Në shtëpinë tonë gjithmonë ka pasur çifteli. Vëllezërit i bien këtij instrumenti, ndërsa unë, qysh e vogël, me të kam marrë pjesë në ngjarje të ndryshme shkollore”, thotë ajo për RTV Dukagjinin. Çiftelia është bërë edhe pjesë e përditshme e saj prej 10 vjetësh. Bekteshi thotë se me të mund të shprehet më lirshëm. “Çiftelia është instrument unikal, edhe pse shumë instrumente tjera orientale ngjajnë me të”, shprehet ajo. Ndonëse nuk jemi mësuar shumë t’i shohim femrat me këtë instrument, Bekteshi me çifteli ka arritur suksese
Art Basel, panairi më i madh ndërkombëtar i artit, është vendi ku koleksionistët e pasur mblidhen çdo vit. Ai i ka hapur dyert të enjten në Bazel të Zvicrës, në një klimë disi të paqartë pavarësisht shitjeve spektakolare të kohëve të fundit. Për edicionin e tij të pestë, organizatorët kanë i kanë rezervuar vendin e nderit artistëve pjesëmarrës, në pjesën e panairit që i rezervohet veprave monumentale që blihen nga muze ose nga koleksionistë privatë shumë
në shumë filarmoni botërore. “Kam performuar së fundmi në Hamburg të Gjermanisë, me 25 maj të këtij viti, në një koncert të madh ku kanë marrë pjesë tenorë, muzikantë e instrumentistë të njohur”, tha ndër të tjera Hava Bekteshi, që se tradita shqiptare jo vetëm që do të ruhet, por do të kultivohet edhe më shumë.
të mëdhenj. Ndryshe nga bienalja e Venecias, ku disa koleksionistë shkojnë zakonisht pas ndalimit në Bazel, art Bazel është mbi të gjitha një event komercial. Në hapësirën e rezervuar për galeritë, që mirëpret koleksionistët e pasur dy ditë para hapjes për publikun, veprat më të bukura gjejnë zakonisht pronarët e rinj në vetëm pak orë. Janë 290 galeri që përfaqësojnë rreth 4 mijë artistë në panairin e Bazelit që do të qëndrojë i hapur deri më 16 qershor.
Almodovar shpallet fitues i “Luanit të Artë” për karrierën Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar fitoi çmimin e “Luanit të Artë” për karrierën, në Festivalin e Filmit të Venecias të këtij viti, bënë të ditur organizatorët. Në një shënim, drejtori i festivalit Alberto Barbera e quajti Almodovar “një regjisor i cili na ofroi portretet më shumëformëshe, kontroverse dhe provokuese të Spanjës post Franko”. Filmat e tij përballen me “shkeljet, dëshirën dhe identitetet” dhe janë të mbushura me “humor gërryes” dhe të stolisur me një “shkëlqim vizual”, që shprehimisht i referohet estetikës së fushës dhe artit pop’’, tha Barbera. “Ky luan i artë do të bëhet kafsha ime shtëpiake, së bashku me dy macet me të cilat jetoj. Faleminderit nga thellësia e zemrës për dhënien e këtij çmimi,” u shpreh Almodovar. Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Gratë në prag të një shkatërrimi nervor” në vitin 1988, “Gjithçka për nënën time” në vitin 1999 dhe “Volver” në vitin 2006. Filmi i tij më i fundit, “Pain and Glory” gjysmë autobiografik u shfaq në Festivalin e Filmit të Kanës në maj, ku protagonisti i tij kryesor, Antonio Banderas, fitoi çmimin e aktorit më të mirë. Venecia pret festivalin më të vjetër të filmit në botë, i themeluar në vitin 1932, dhe edicioni i këtij viti është planifikuar nga 28 gushti deri më 7 shtator.
Artistët e shquar të qytetit të Durrësit përmes ekspozitës Plejadë Një cikël ekspozitash e quajtur Plejadë është çelur për vizitorët në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Ky cikël vjen për të nderuar dhe bërë të njohur për publikun durrsak kontributin e një grupi artistësh të shquar të qytetit të Durrësit në lidhje me mbrojtjen, restaurimin dhe përkujdesjen e trashëgimisë kulturore. Kjo ekspozitë e parë e këtij cikli u hap gjatë kësaj jave, duke patur në qendër krijimtarinë dhe kontributin e artistit të njohur të Durrësit, Gavril Priftuli. Dashamirës të artit dhe të trashëgimisë, familjarë dhe qytetarë e ndoqën nga afër këtë ekspozitë, e cila vazhdon të mbetet e hapur edhe gjatë këtyre ditëve.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Kim Kardashian sërish takim me Trump, presidenti nuk ia ndan sytë
Y
lli i Reality Show ‘Keeping up with the Kardashians’ është kthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë në një takim të rëndësishëm me presidentin Trump. Duke lënë pas çështjet rozë, ku emri i saj lakohet kryesisht për veshjet dhe zhveshjet, por dhe format trupore, Kim ka shkuar atje si avokate. Ajo ka promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri. ‘Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz
duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian. Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish-të burgosurit. Gjithashtu nga fotot u fiksuan vështrimet që Trump ka hedhur të pasmeve të saj që nuk dalin asnjëherë jashtë vëmendjes.
Taylor Swift më në fund bëhet e gjallë Taylor Swift ka realizur këngën e saj më të re “You Need to Calm Down”, duke gëzuar kështu fansat e saj, pas një periudhe qetësie. Kjo këngë i dedikohet urrejtësve në rrjetet sociale dhe grindjeve që lindin në internet, në të njëjtën kohë ajo në tekst shkruan “Gjarpërinjtë dhe gurët kurrë nuk i thyen kockat e mia”. Swift gjithashtu realizoi një video ku shpjegoi dhe sfondin pas këngës së saj. “Kam parë shumë njerëz të ndryshëm në shoqërinë tonë, të cilët harxhojnë shumë energji dhe kohë për të shprehur negativitet në rrjetet sociale, dhe kjo më bëri t’u them ‘ju duhet thjesht të
Vdes nga kanceri aktorja e dashur e shqiptarëve Ndahet nga jeta aktorja e famshme Edith Gonzalez. Pas një lufte të gjatë me kancerin, aktorja nuk mundi t’ia dilte. Gjatë kësaj periudhe ajo gjithmonë ka dashur të tregojë mesazhe force për të mos u mposhtur nga sëmundja. Ajo la pas vajzën 14 vjeçare, Constanza dhe bashkëshortin Lorenzo Lazo, 64 vjeç. Gonzalez njihet për rolet e saj protagonist në shumë telenovela. Ky ka qenë një lajm i hidhur për botën amerikano-latine.
qetësoheni”-u shpreh 29 vjeçarja. Kjo këngë është e dyta e albumit të ardhshëm të saj
Lover, të cilin e anonçoi disa ditë pas spekulimeve të fansave.
Victoria Beckham zhgënjen fansat Viktoria Beckham ka thyer zemrat e fansave të grupit Spice Girls duke hequr dorë nga koncerti i Lodrës për t’ju përkushtuar plotësisht biznesit të saj në fushën e modës. Shumë prej fansave të saj mendonin se ajo po gënjente dhe donte të bënte një dalje surprizë në skenë, por kjo shpresë e tyre u shua pasi ajo postoi një foto duke takuar shefat e gjigandit të teknologjisë Apple. Mesa duke Viktoria nuk e merr në konsideratë grupin dhe fansat e saj.
Fituesi i Oscar arrestohet për ngacmim seksual Cuba Gooding Jr është arrestuar të enjten me akuzat se ka ngacmuar seksualisht një grua në New York. Momenti kur aktori e ka prekur me duar gruan në zonat intime thuhet se është kapur në video. Aktori 51vjeçar i mohoi akuzat. Fituesi i Oskar u lirua pas rreth 6 orësh në paraburgim. Gooding nuk foli për gazetarët pasi u largua nga gjykata. Një grua 29-vjeçare e akuzoi në polici aktorin se i vendosi duart në gjoks pa miratimin e saj mbrëmjen e së dielës në një lokal. Ajo tha se besonte se Gooding ishte i dehur.
SPORT
20
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Ish-trajneri i Napolit mund të afrojë edhe mbrojtësin shkodran te kampionët e Italisë
Rozalb Lika
J
uventusi shkarkoi trajnerin Massimiliano Allegri dy javë para fundit të sezonit, jo për faktin se ai nuk ishte trajner fitues, por për shkak të lojës së tij, e orientuar dukshëm në fazën mbrojtëse. Synimi kryesor i drejtuesve ishte që të gjenin një strateg fitues, ku dy ishin kandidatët Pep Guardiola dhe Maurizio Sarri. Dy trajner të të njëjtit stil, por të ndryshëm në aspektin e marketingut. Bardhezinjtë arritën që të bindnin strategun e Napolit, i cili do të vendoset në krye të ekipit në sezonin e ardhshëm me synimin për të zhvilluar një futboll të bukur. Në portë do të rikonfirmohet Szczesny, i cili nuk ka rivalë në këtë rol, pas një sezoni shumë të mirë, ku ishte protagonist në shumë ndeshje me pritje fantastike. Në mbrojtje, surpriza e madhe do të jetë padyshim Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka një lidhje të ngushtë me ishstrategun e Napolit, teksa këtë verë mund të ndodhë ribashkimi mes tyre në Torino. Largimi i mundshëm i Cancelos, mund të hapte rrugën e një transferimi të mundshëm të shkodranit. Më pas në repartin difensiv ka pak ndryshime, teksa Bonucci, Chiellini dhe Alex Sandro pritet që të jenë titullarë. Demiral dhe Romero do të jenë alternativa shumë të mira. Në mesfushë
Nga Hysaj te Icardi, ja si ndryshon formacioni i Juves me Sarrin
ëndrra e madhe është padyshim rikthimi i Paul Pogba, i cili garanton muskuj dhe kualitet. Tratativat me Manchester
United kanë nisur prej ditësh, ndërkohë që alternativa do të jetë Milinkovic-Savic. Pjanic si gjithmonë do të jetë në regji,
duke luajtur një rol të ngjashëm me Jorginhon. Ramsey, i afruar këtë verë, pritet që të jetë titullar në skemën 4-2-3-1, pasi mund të përshtatet në disa role në mesin e fushës, një aftësi që ja bën më të thjeshtë zgjedhjet trajnerit Sarri. Në sulm, Chiesa është një nga blerjet më të spikatur. Akordi me sulmuesin e Fiorentinës është arritur prej disa ditësh, ndërkohë që duhet bindur edhe skuadra vjollcë për a lënë të lirë. Shpejtësia e tij në krahë mund të jetë një armë plus, ndërkohë që në krahun tjetër Ronaldo, e ka vendin e sigurt në krahun e majtë. Ylli portugez, mund të ndryshojë shpesh herë pozicion gjatë ndeshjes me Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga Sarri, teksa nuk mund të përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, ekipi torinez të paraqesë një ofertë zyrtare te zikaltërit. Dybala dhe Bernandeschi janë alternativa shumë të mira, duke ndërtuar një skuadër shumë solide dhe me një lojë më argëtuese se me Allegri.
MADRILENËT
Reali i rrëmben Barcelonës “Messin e së ardhmes”
Real Madrid nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato gjatë kësaj vere. Skuadra madrilene ka firmosur me “Messin e së ardhmes”, Takefusa Kubo. Mesfushori do të luajë në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke qenë se është 18 vjeç dhe do t’i duhet kohë për t’u ambientuar me futbollin spanjoll. Ai u ble nga FC Tokyo për 2 milionë euro nga Real Castilla dhe do të përfitojë 1 milion euro në sezon pagë. “Takefusa Kubo do të përforcojë Real Castilla sezonin e ardhshëm, skuadra e të rinjve do të ketë talentin më premtues në botën e futbollit. Teknikë e shkëlqyer, aftësi, vizion në lojë dhe aftësi të mëdha në driblim dhe shënim”, shkroi klubi madrilen në faqen zyrtare.
ARGJENTINASI
DETAJET
KUQEZINJTË
Higuain kërkohet nga Roma, por vëllai i tij frenon gjithçka
60 mijë euro në ditë, zbulohet paga e frikshme e Hazard te Reali
Maldini dhe Boban marrin detyrën e re te Milani
Një nga çështjet që duhet të zgjidhë këtë verë Juventusi, është edhe situata e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka edhe një vit huazim tek Chelsea, por mund të kthehet te bardhezinjtë gjatë kësaj vere. Mediat italiane në orët e fundit kanë hedhur idenë e një shkëmbimi të mundshëm me Manolas të Romës. Gjithsesi Nicolas Higuain, vëllai i Gonzalos, ka sqaruar situatën e bomberit: “Me gjithë respektin për ekipet e tjera, në Seria A qëndron vetëm për Juventusin, është një zgjedhje personale dhe profesionale”. Ardhja e Sarrit mund të jetë një sponsor i mirë për sulmuesin, teksa marrëdhëniet mes tyre janë të ngushta, që nga koha kur ishin pjesë e Napolit. Nuk përjashtohet as mundësia që të qëndrojë tek Chelsea për shkak se Blutë e Londrës s’mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkato. “Është thuajse 32 vjeç, është akoma shpejt që ai të luajë me River Plate. Nëse rikarikohet gjatë kësaj vere, mund të jetë në lartësinë e Juventusit”, deklaroi Nicolas për Radio Marte.
Tifozët e Realit i bënë një pritje madhështore Eden Hazard-it të enjten në mbrëmje në “Santiago Bernabeo”, pasi ishin të pranishëm mbi 50 mijë tifozë. Sulmuesi belg u transferua nga Chelsea për 100 milionë euro, plus 30 milionë euro bonus. Një shifër monstruoze që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Realit. Hazard ka firmosur një kontratë fareonike deri më 30 qershor 2024, që do t’i japë mundësinë që të përfitojë më shumë se 12 milionë euro që përfitonte tek Chelsea. Sipas mediave iberike shifra arrin pak më pak se 22 milionë euro në sezon. Mesfushori belg në këtë mënyrë bëhet futbollisti më i paguar në historinë e Realit të Madridit. Deri më tani lojtari më i paguar ishte Gareth Bale për 17 milionë euro në sezon. Eden Hazard do të fusë në xhepin e tij 1.8 milionë euro në muaj, 423 mijë euro në javë, 60 mijë euro në ditë, 2500 euro në orë, 41 euro në minutë, 0.69 në sekondë.
Milani nis revolucionin nga koka. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar rikthimin e Zvonimir Boban, i cili ka lënë FIFA-n për t’u bërë drejtori i përgjithshëm i klubit. Ai do të ketë rol koordinues dhe supervizor i aktiviteteve sportive, dhe do të mbështet nga Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini. “Është shumë e vështirë të largohesh nga FIFA, por unë ndoqa zemrën dhe pasionin kur e mora vendimin, kështu sikurse vendosa tre vite më parë t’i bashkohesha FIFA-s. Milani është familja ime, Milano dhe Italia janë shtëpia ime. Jam shumë i lutur që u ktheva te Milani im i dashur, ku do të përpiqem të jap kontributin tim për ta çuar aty ku e meriton”, deklaroi Boban për faqen zyrtare të klubit. Paolo Maldini nuk do të jetë më Përgjegjës për Sektorin Teknik të Milanit, pasi tashmë ai do të mbajë i vetëm postin e Drejtorit Teknik. Ka qenë klubi kuqezi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me legjendën kuqezi, i cili do të ketë përgjegjësi për të gjithë zhvillimet dhe planifikimin në aspektin sportiv, duke përfshirë merkaton, planet e klubit dhe organizimin e përgatitjes së sezonit.
SPORT MESFUSHORI
21
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Rabiot “harron” Barcelonën: Jam në bisedime me Juven
A
drien Rabiot është gati për të filluar një aventurë të re në Seria A. Në fund të qershorit, mesfushori do të lirohet nga kontrata me Paris Saint-Germain dhe do të jetë i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Një hipotezë në merkato, duket se është Juventusi, një opsion që i pëlqen së tepërmi francezi. “Juventus më kërkon dhe jemi
duke folur, por nuk mund të them asgjë”, ka thënë ai në një intervistë për “Corriere dello Sport”. Sezonin e kaluar ai është aktivizuar vetëm në 20 ndeshje, duke qenë për pjesën më të madhe të sezonit jashtë ekipit. “Italia më pëlqen shumë, të jesh këtu është bukur. Pres një sezon shumë impenjativ. Gjithsesi ende nuk e di se ku do të shkoj. Juventus është një
klub i madh, atje çdo futbollist i madh do që të luajë. Manchester United? Është i njëjti diskutim. Duhet të vendos, për momentin jam në pushim. Shumë shpejt do ta mësoni”, deklaroi Rabiot. Disa javë më parë u përfol për një kalim të mundshëm te Barcelona, por marrëveshja dështoi për shkak se katalanasit nuk i ofruan pagën që ai kërkonte.
Bardheblutë kanë nisur ndërtimin e skuadrës pasi konfirmuan Memën si trajner
T
irana pasi konfirmoi në krye të skuadrës trajnerin Ardian Mema, ka nisur të punojë edhe në merkato, pasi brenda 30 minutash ka zyrtarizuar dy goditje të rëndësishme. Drejtuesit e klubit nuk kërkojnë që të humbasin kohë, për të qenë sa më të gatshëm në sezonin e ardhshëm. Elton Cale është blerja e parë e bardhebluve. Sulmuesi anësor ka nënshkruar me klubin kryeqytetas për dy sezone dhe shihet si një nga përforcimet më të mira te 24 herë kampionët e vendit. “Elton Kale është zyrtarisht bardheblu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën. Ish futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Kale është i Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore”, shkruan klubi bardheblu. Pa kaluar as 30 minuta, Tirana zyrtarizoi edhe afrimin e Agustin Torrasa. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe një tjetër vit. “Agustin Torasa është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për
Tirana zyrtarizon Cale dhe Torasa-n, por kërkon edhe Bathën
RENDITJA E FIFA
Shqipëria humbet disa vende, Kosova rritje rekord
Fitorja 2-0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka shërbyer Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor. Kuqezinjtë kanë humbur 4 vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje. Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s. Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë. “Dardanët” renditen në vendin e 121-të të FIFA-s, që duke arritur pozicionin më të lart që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.
SULMUESI
Suarez: Doja të zhdukesha nga bota pas eliminimit ndaj Liverpoolit
të vazhduar bashkëpunimin edhe me një tjetër vit. Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik”, njoftoi klubi. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet
Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik. Kujtojmë që Torrasa u bë i njohur në Shqipëri me fanellën e Partizanit, por tashmë do të veshë fanellën e rivalëve të përjetshëm të të kuqve. Tirana po tenton të nënshkruajë edhe me Idriz Bathën, i cili për më tepër ka
mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra tjetër e kryeqytetit. Mema kërkon të ndërtojë një skuadër konkurrentë për titullin kampion për sezonin e ardhshëm, për të harruar vitin e fundit, ku u duhet të diskutonin mbijetesën deri në ndeshjet e fundit.
DEMIRI
Mbrojtësi i kombëtares transferohet në ekipin e njohur në Sllovaki U grumbullua vetëm njëherë nga kombëtarja shqiptare nga Christian Panucci, por ende pa debutuar. Po flasim për Besir Demiri, i cili ka ndryshuar zyrtarisht skuadër për sezonin e ri. 24-vjeçari i lindur në Shkup ka lënë përfundimisht Ukrainën dhe është transferuar në Sllovaki aty ku luan edhe një tjetër lojtar i kombëtares
shqiptare pikërisht mbrojtësi Kristi Qose. Pasi i dha fund aventurës me Maripoul, Demiri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me gjigantët kroatë të Zilinas, skuadër tek e cila do të gjejë një tjetër ish-lojtar të Shkëndijës, talentin Enis Fazlagic. Ky mund të konsiderohet një hap përpara në karrierën e Demirit pasi
tashmë do të luajë në një skuadër me emër të madh që ka nxjerrë shumë futbollistë të njohur mes tyre edhe mbrojtësin sllovak të Interit Milan Skriniar. Duke luajtur te Zilina Demiri do të ketë mundësi të jetë sërish pjesë e kombëtares shqiptare dhe pse jo të realizojë ëndrrën e tij duke debutuar me kuqezinjtë e Rejas.
Sulmuesi uruguaian Luis Suarez, në një intervistë për “Fox”, ka pranuar se eliminimi i Barcelonës nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League ka qenë moment më i vështirë i këtij sezoni. “Pas eliminimit doja të zhdukesha nga bota atë natë. Ju lutem, mos ma kujtoni më atë moment”, tha Suarez, i grumbulluar me kombëtaren në Copa America. Më tej, sulmuesi 32-vjeçar shprehet për marrëdhënien që ka me Lionel Messi, duke zbuluar bisedat mes tyre. “Flasim shumë për komentet që i bëjnë dhe shpesh mërzitet nga ato që shkruajnë, nga kritikat e padrejta. Gjithsesi, unë e këshilloj që një kampion si ai nuk duhet të shqetësohet nga kritikat që vijnë jashtë klubit. Ato që kanë më shumë rëndësi janë kritikat që vijnë nga skuadra, nga shokët e ekipit dhe jo ato të jashtme”, shprehet uruguaiani.
SHENDETESI
22 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Djersitja në gjumë nuk ka lidhje vetëm me sikletin ose vapën A keni menduar ndonjëherë se pse zgjoheni në mes të natës me trupin gjithë djersë? Përveç pjesës që mund të keni pasur ndonjë siklet apo temperaturë të lartë në dhomë? Edhe këto dy faktorë dëmtojnë jetën e përditshme, por ka disa arsye më serioze se pse ndodh kjo gjë. Çfarë është djersitja? Djersitja është kur trupi lëshon avuj uji nga lëkura për të ndihmuar temperaturën e brendshme të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin. Duhet të theksohet se temperatura e një dhome mund të
ndikojë nëse djersiteni gjatë natës. Nëse keni një përvojë të tillë, kjo ndodh kur trupi përballet me temperaturë të lartë në ambient ose për shkak të etheve. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh çdo natë edhe nëse ka temperaturë optimale në dhomë, atëherë me siguri që po vuani nga probleme të tjera serioze. Infeksionet Tuberkulozi shkakton shumë djersitje natën, gjithashtu edhe nëse jeni prekur nga virusi HIV. Kjo është për shkak se sistemi imunitar i trupit
përpiqet të luftojë sëmundjet infektive duke e ngrohur trupin në një temperaturë që vret infeksionet. Gjithashtu, gripi, bajamet, ftohja dhe ineksionet e tjera shkaktojnë djersitje natën. (Ekspertët e Shëndetit rekomandojnë që të merrni ilaçe për të ulur temperaturën dhe nëse temperatura nuk ulet, atëherë vizitoni menjëherë mjekun). Hiperhidroza idiopatike Një gjendje ku trupi krijon shumë djersë pa arsye, si klima e nxehtë apo ushtrimet e rënda gjatë ditës. Ç'ekuilibrat e
hormoneve-Menopauza, diabeti, sëmundja e tiroides, puberteti dhe shtatzënia mund të shkaktojnë djersitje të tepërta gjatë natës. Apnea e gjumit Apnea e gjumit është një gjendje ku muret e fytit ngushtohen dhe kufizojnë frymëmarrjen. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)-Urthi
është simptoma kryesore e GERD, që shoqërohet me djersitje. Hipoglikemia Sheqeri i ulët në gjak shkakton djersitje natën. Djersitja mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit dhe leuçemisë, e sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.
Doktorët: Zemra nuk të jep kohë, ja çfarë duhet të dini për atakun kardiak Zgjidhsportineduhurpërty Armiku numër një i shëndetit dhe formave tona është jeta sedentare. Për të fituar ndaj saj, çdo formë e aktiviteteve fizike është e mirëpritur, nga stërvitja me intensitet të lartë, tek sportet e stinës, një shëtitje e thjeshtë. Kënaqësia e para-Rregulla numër një është të zgjedhim disiplinën sportive që na pëlqen. Lëvizja duhet të jetë një aktivitet zbavitës . Kjo është mënyra më e mirë për tu motivuar për të fituar ndaj përtacisë. Për të djegur kalori e për tu dobësuar-Sportet idelae janë ato që kërkojnë një punë më të gjatë dhe me një intensitet mesatar dhe konstant. Si për shembull ecja, apo ecja e shpejtë, apo biçikleta, vrapi. Aktivitetet aeorbike janë ato që djegin më shumë yndyrna, ndërsa anaerobike konusmojnë m ë shumë sheqerna.Nëse objektivi është rënia në peshë zgjidhn i të parin. Për të luftuar stresin-Aktiviteti fizik liron endorfinën, largon mendimet negative dhe përmirëson humorin. Pra, çdo formë lëvizjeje është e mirë për të luftuar stresin.
Yoga të rinon fytyrën, ja sa vite ju heq Yoga e fytyrës bën mrekulli pasi masazhet e lehta në mënyrë të rregullt rrisin madhësinë e muskujve, duke çuar në një pamje më të plotë të fytyrës dhe shumë më të freskët. Në një eksperiment të kryer në Universitetin Northestwrn në Çikago, studiuesit zbuluan se ata që bënë masazh 30 minuta për 20 javë rresht, dukeshin tre vjet më të reja në fytyrë. Pjesëmarrëset në studim ishin 27 gra të moshës 40 deri në 65-vjeç. Janë gjithsej 32 ushtrime të ndryshme që ndihmojnë. Ndër to përmendet hapja e gojës në formën e shkronjë O, buzëqeshja që ndihmon muskujt e faqeve dhe masazhet e lehta me gishtërinj.
Një sulm në zemër ose siç njihet në terma mjekësore infarkt miokardi (MI), është dëmtim i përhershëm i muskujve të zemrës. "Mio" do të thotë muskuj, "kardiak" i referohet zemrës dhe "infarkt" nënkupton vdekjen e indeve për shkak të mungesës së furnizimit me gjak. Çfarë ndodh gjatë një sulmi në zemër? Muskujt e zemrës kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me gjak të pasur me oksigjen për ta ushqyer atë e të mundësojë punën e saj gjatë jetës. Nëse keni sëmundje të arteries koronare, këto arterie bëhen të ngushta dhe gjaku nuk rrjedh ashtu si duhet. Nëse një mpiksje e gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen "të uritura" për oksigjen. Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve
të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Ky është një sulm në zemër. Ndërsa në raste të pazakonta, një sulm në zemër mund të shkaktohet gjithashtu nga një vrull i arteries koronare. Gjatë një spazmi koronar, arteriet koronare kufizojnë spazmën brenda dhe jashtë duke reduktuar furnizimin me gjak në muskujt e zemrës (ishemia). Koj mund të sjellë pushim të zemrës, dhe mund të ndodhë edhe tek njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë sëmundje të arteries koronare. Çdo arterie koronare furnizon me gjak muskujt e zemrës. Sasia e dëmtimit të muskujve të zemrës varet nga madhësia e zonës së furnizuar nga arteria e bllokuar dhe koha midis sulmit dhe trajtimit. Shërimi i muskujve të zemrës fillon
shpejt pas një sulmi në zemër dhe zgjat rreth tetë javë. Ashtu si një plagë në lëkurës, plaga e zemrës shërohet dhe pse do të formohet një shtresë në zonën e dëmtuar. Kjo do të thotë se kërkohet trajtim i menjëhershëm. Shenjat që mund të tregojnë një sulm në zemër janë të ndryshme, ka raste që nuk ka shenja apo sinjale, megjithatë këto që do tregojmë tani janë disa paralajmërime të mundshme, që do të thotë se duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Sjell ndjesinë e ngushtësisë në kraharor ose presion të brendshëm. Njerëzit të cilët e kanë përjetuar të paktën një herë e kanë përshkruar ndjesinë si një elefant i ulur në gjoksin e tyre ose një rrip që po ngushton kraharorin. Ky shqetësim mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit si për shembull në pjesën midis stomakut dhe barkut. Simptoma të tjera: Mungesë ajri, vështirësi në frymëmarrje, të përziera, djersë të ftohta, trullosje, ftohje e pjesës mbrapa të trurit. Simptomat mund të vijnë papritur ose të zhvillohen gjatë minutave dhe të përkeqësohen. Zakonisht zgjasin të paktën 10 minuta. Doktorë bëjnë thirrje: Nuk ka problem nëse është alarm fals, njoftoni menjëherë ambulancën.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Dafinë ka edhe atë emër 6. Quhet ashtu një kullotë, bashtinë me barë 10. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 11. Kandërr sa delikat aq dhe i bezdisshëm, pickon, thith gjakun e mund të përhapë sëmundje 14. Kryeqyteti i Egjiptit ai është 16. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 17. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 18. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 24. Kërpudhë që hahet, me kësulë të rrumbullakët të murrme nga sipër e të bardhë nga poshtë 25. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë 26. Shkencë që merret me studimin e trupave qiellorë 27. Ajo që bën pula, vezë ose.. 28. Po Gjirokastra si e kishte targën 30. Pjesë e sipërme e palosur dhe e modeluar e rrobeve 32. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 34. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 35. Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta 36. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 39. Shumë lirë, gati falas 40. Organizata Botërore e Tregtisë 41. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake 42. Janë punët e profesionit 43. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 44. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 45. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 50. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 52. Shkrimtari rus, "babai" i "Doktor Zhivago", Boris ..., (10 shkurt 1890-30 maj 1960) 56. Ai që i bie organos qohet o... 58. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 59. Mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, dreqi, shejtani 61. Tërësia e krijimeve epike të një populli 62. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 64. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 65. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën
E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
66. Ashtu është një mjeshtër i përgatitur që merret me punimin e orendive 68. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 69. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... 71. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 73. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 75. Ashtu quhet gruaja, e cila i jep gji një foshnje të huaj deri sa të rritet 77. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 78. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 79. Partia Social Demokrate 82. I madhi Trebicka i "Pallati 176", Jovani i tmerrshëm i komedisë së pavdekshme 86. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 87. Shkoj nga brenda jashtë 89. Ashtu është vendi ku përgatiten dhe gatuhen ushqimet 90. Çdo shtëpi e ka një të tillë. 92. Gjysmerrësirë, që bie pas perëndimit të diellit ose që nis pak përpara lindjes së tij 93. Erë e ngrohtë që fryn nga jugu dhe që zakonisht sjell shi 94. Lodër prej teneqeje, prej dërrase etj., me disa guriçka brenda që trokasin kur tunden, e cila u jepet foshnjave për t'u qetësuar e për t'u zbavitur
96. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 98. Prishje ose paqartësi e shëmbëllimeve të sendeve, që vjen nga të metat e mjeteve optike 100. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 102. Oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës 104. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 106. Të lag e të bën qull 107. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 109. Janë ato të luleve 111. Burrë trim e bujar 112. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 113. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 115. U vihet në kyçet e duarve të ndaluarve nga policia 116. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit VERTIKALISHT 1. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 2. ...u, kjo nuk është gjë fare! 3. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 5. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 7. Veprim i njëhershëm i nje-
riut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 8. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 9. Tërësia e dokumenteve të hartuara a të mbledhura për një qëllim të caktuar 10. Prej disa kohësh, prej kohësh; qyshkur 11. Ata seksualë janë të shumtë dhe të rrezikshëm 12. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 13. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije 15. Partia Mendimi I Djathte Liberal 19. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 20. Organizata Botërore e Shëndetësisë 21. Hidhërim, dhimbje shpirtërore; merak i madh, brengë; mërzi, bezdi ose... 22. Grup qytetarësh që banojnë dhe kontribuojnë për bashkëjetesë 23. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 29. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 31. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 33. Vetëvrasja është edhe ... 35. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 37. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 38. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte
63. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 67. Tallje për dikë a për diçka që bëhet në mënyrë të rafinuar dhe fine 70. Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Përdoret shpesh për polla postare, kartmonedha, etj 72. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 74. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 76. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 79. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 80. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 81. Sierra Leone e ka mbiemrin si monedhë të saj 83. Pjesë e veçantë e një makine a e një mekanizmi 84. Hoffman, duhet emri i aktorit amerikan 85. E prek thellë dikë, e fyej dhe e ... 86. Regjistri themeltar i shkollës 88. Kuisja e qenit ose e ujkut kur i bien a kur ka të keq 91. Ronald ..., Presidenti i 40të i SHBA-ve 92. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 94. Që është me teka; që kërkon t'i plotësohet çdo trill i vet, tekanjoz 95. Një nga vakthet e ditës, jo mëngjesi, jo dreka, por ... 96. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 97. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 99. Kur fëmijëve kryesisht i vendosin nishane, nuska, etj., për të mos e marrë ... 100. Zakonisht vihet te dritarja. E tillë është edhe ajo e skenës 101. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit 103. Njeri i trashë nga mendja, njeri i humbur e budalla, leshko 105. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 108. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 110. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 114. Tirana, e kishte targën e makinave ...
targa 46. Kostas ..., filozof francez i natyralizuar, me origjinë greke (1925-2010) 47. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull 48. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 49. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 51. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 53. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë 54. E bëj më të fortë e më të qëndrueshëm një metal, një vegël të metaltë etj 55. Ceremonia e përcjelljes së trupit të të vdekurit për në varr është 57. Ndryshe i thonë gënjeshtarit 60. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
7
L
8
M 10
O
11
B
12
V
3
O
F 6
4
N
L
E R
A R
D I
S
E
R T
I
T
I
N
L
I
T
J
O L
O P
O
N
15
J
A
D R
I
K
T
A G
A M I
K
N
A
16
N
K
N
R
E
K
L
J
19
A D
¸
I
R
L I
I
O L
L A
K
U
P
A B
O R
21
V
24
A R
R
I
28
O
K
G
25
O N
29
F
32
Z
A K
A
O
L
N
D
L O
M E
R A
O
O
33
K 36
34
M J
A F
I
O
T
37
D
I
M
30
U
L
31
K
20
23
C 27
M O T
D
M
22
I 26
U ˙
17
D R
18
D
V
A C
13
O
14
G
5
N
9
R
D H
I
¸
C
35
M
L
F
38
U A
P
A N
D E
H
¸
39
K O
N G
R
T
N
40
O 45
O
N
L L
D
U B
L A
H
R
46
S
E
P
41
R
R O
Z I
M
H
O
Y
˙
O
59
K
R
T
A
M
L I
I
O
A S
54
N A
Q E
R K
I
T
V
¸
¸
56
R
M A
K
L
N G
E
P
O
M Y
U
P
J
N
I
S
A
63
A
64
˙
S
65
A
T I
L N K
A
I
D R
S
S
T
72
K
O N
O M E O
T
U
A
74
D A
M I
76
C 79
P
B D
N D
A
A R
K
U
N
H
A
M A
V
F
R
D
D
E
L
A
G
A
K
F
A 100
L
V
D
85
E B
¸
R
A
M A
N
P
N
I
M I
A L
A
F
N
R
C
R K
I
M E D
I
A
K
G
L
G
Y
J
A L T
R
S
¸
92
R
D
O
D S
H
G
H
O
U
96
Z
97
H A
93
98
J
K
¸
A
101
106
E T
K
I B
¸
107
E K
108
S
A
103
L O
A
109
P
R E
U
L
104
I
O
E
110
S
R
B
L I
M E
A N
O
E
111
V
R
P 86
89
R T
102 105
E
D
84
I 95
N 99
A
R
˙
91
94
E
A
R
82
I
N V E
90
R
I
E D
88
P
D P
K R
81
87
S
M
69
I
75
O
83
P
L
78
A L
M
80
E
L
P
68
¸
77
A
A
U
Z B
73
L
A
66
H
71
M I
L
62
67 70
A L
58
Y ˙
61
B
A N J
N 55
60
L
44
51
D R
57
M
43 48
¸
O
53
U T
O
42
50
52
K
P
S
47
P 49
T
T
D
¸
S
112
E L
S
H
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 15 QERSHOR 2019
Presidenti, Ilir Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut
“Të jemi që të gjithë më aktivë në procesin e dhurimit të gjakut” falënderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë që i janë bashkuar kësaj kauze! Në mënyrë të veçantë të gjithë ata që janë dhurues të rregullt e të qëndrueshëm, pasi i shërbejnë një kauze të jashtëzakonshme humanitare, sepse përmes këtij solidariteti, ata garantojnë që të
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje para dite tendën e Kryqit të Kuq Shqiptar të ngritur në Parkun “Rinia” të kryeqytetit, me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Në kuadër të nismës së ndërmarrë, në bashkëpunim me Aleancën e Dhurimit të Gjakut,
gjithë qytetarët, të cilët kanë nevoja të përhershme për gjak, e në mënyrë të veçantë për fëmijët, të vazhdojnë normalisht jetën e tyre dhe të jenë plotësisht të integruar në shoqëri.” – ishte mesazhi i sotëm i Presidenti i Republikës. “Jam këtu për të nxitur më tej
Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që u rikthye edhe këtë vit mes dhuruesve të shumtë vullnetarë, si dhe falënderoi Kryqin e Kuq Shqiptar, që punon me përkushtim për këtë kauzë kaq humane në ndihmë të njerëzve në nevojë. “Sot në këtë ditë të rëndësishme të dhurimit të gjakut dua t’i
këtë vullnetarizëm, këtë solidaritet që i ka shërbyer prej më se një viti edhe Aleanca për Dhurimin e Gjakut dhe do të vijojë në mënyrë të qëndrueshme edhe në të ardhmen. Aq më tepër që jemi edhe në fillim të sezonit të verës dhe tani nevojat shtohen akoma e më shumë.” – nënvizoi Presidenti Meta. “Do t’i ftoja të gjithë që të jenë edhe më aktivë në proces. Edhe ne si Aleancë për Dhurimin e Gjakut do të organizojmë më shumë seanca të tilla në të gjithë vendin, sidomos në ato zona dhe rajone të Shqipërisë ku ka nevojë më shumë.” – u shpreh Presidenti Meta.
MALLAKASTRA E NDARË
Nga njëra anë protestë, në tjetrën fushatë
K
ryeministri i vendit, Edi Rama vijon të pritet me protesta
gjatë tureve të takimit me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Pas thirrjeve “Rama ik” në Patos, mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë
Demokratike janë grumbulluar sërish pak metra larg ku u mbajt takimi i shefit të qeverisë për prezantimin e kandidatit socialist për bashkinë e Mallakastrës,
Qerim Ismaili. Bashkia e Mallakastrës prej dy mandatesh drejtohet nga Partia Demokratike, ndërsa në krye të saj është Agron Kapllanaj.