CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E premte, 15 SHKURT 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 36 (8477)
E premte, 15 Shkurt 2019
Çmimi 30 Lekë
Liderët e opozitës: “Me 16 shkurt populli të vendosë si ta gjykojë reagimin në protestë kundër kryeministrit Rama. Ne i mbështesim, sido të reagojnë protestuesit”
Qeveria mblodhi plaçkat, ikën për Vlorë në mesnatë
Disa ministresha të bukura, emëruar kohët e fundit, kanë bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë në “ekzil” nisur edhe nga ikja e kryeministrit drejt Vlorës, pra që të mos përballen me protestuesit ditën e shtunë, pasi liderët Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se me datë 16 shkurt kryeministrin e rrëzojnë, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër
Presidenti i PPE: Blerja e votave, papranueshme. Të respektohen të drejtat e opozitës në Shqipëri
FAQE 2
Në foto: Joseph Daul, President i Partive Popullore Europiane FORUM
FAQE 3
Deputeti i PD, Edi Paloka njollos Edi Ramën me bojë
Në foto: Pamje nga momenti kur Edi Paloka i hodhi bojën në fytyrë Edi Ramës
ISH-MINISTRI
16 SHKURTI
Gjiknuri: Nesër Lubonja: Edi Rama Kryemadhi: Protesta më miting në qytetin është i sëmurë, mendon paqësore, por edhe më e Vlorës. Vjen se është mbi ligjin dhe qëndrestarja që kanë parë kryeministri Rama superior ndaj njerëzve ndonjëherë shqiptarët FAQE 10
INTERVISTA
Kryeministri Rama sulmon përsëri “Zërin e Amerikës” FAQE 9
FAQE 2
FAQE 4-5
100-VJETORI I I THEMELIMIT TË EPARKISË ARBËRESHE TË LUNGROS
Presidenti Meta: Të ruajmë kulturën arbëreshe
FAQE 6
THIRRJA E PEDAGOGUT
Mark Marku: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje
FAQE 9
FAQE 24
POLITIKE
2 E premte, 15 SHKURT 2019
Presidenti i Partive Popullore Europiane: Të respektohen të drejtat e opozitës
Joseph Daul: Blerja e votave, e papranueshme
J
oseph Daul, President i Partive Popullore Eruo pianë, në një deklaratë për zhvillimet në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet demokracia në vend. Kreu i partive të djathta europiane, thekson se e drejta e opozitës në Parlament duhet të respektohet, ndërsa shton se të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të
jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. “Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit,
përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”,- shprehet Daul në deklaratën e tij. Në qëndrimin e politikanit të njohur të së djathtës europiane ku bëjnë pjesë të gjitha partitë kryesore të Parlamentit Europian, bie në sy se për herë të parë flitet për zgjedhje dhe denoncohet në mënyrë të qartë blerja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve të kaluara.
AMBASADORI I BE NË TIRANË
AMBASADA E SHBA
Soreca: Presim një manifestim paqësor
“Është e drejtë e qytetarëve për të protestuar” Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e shtunë. Përmes një deklarate zyrtare, apelohet që mbledhja e qytetarëve dhe adresimi i kërkesave të tyre ndaj qeverisë të bëhet në mënyrë paqësore. “E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, nënvizon ambasada. REAGIMI
O
pozita ka paralajmëruar se të shtunën do të zhvillojë në Tiranë një protestë masive me sloganin “Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”, me protestues nga i gjithë vendi. Sipas pohimeve publike pritshmëritë e opozitës nga rezultati i protestës janë largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i një qeverie kalimtare që “do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka informacione që në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune. Në këtë kontekst vëmendja e BE dhe e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri që protesta të jetë paqësore është maksimale. Deutsche Welle në Tiranë pyeti Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, për domethënien e protestës dhe mesazhin e tij, në prag të zhvillimit të saj. “Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” theksoi ambasadori Soreca. Ai i tha DW se “nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë”. I pyetur nga DW për gjasat që palët të bëjnë «mos për të shmangur dhunën, ambasadori Soreca theksoi: “Mendoj që të gjithë e duan Shqipërinë dhe të ardhmen. Dhuna nuk do t’i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Dhuna nuk ndihmon në përçimin e mesazhit. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet.”
OSBE: Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet Zyra e OSBE në Tiranë ka reaguar për protestë e së shtunës. Në qëndrimin e saj, OSBE shprehet se protesta e ditës së shtunë nuk duhet të degjenerojë në dhunë. “Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”,- thuhet në reagimin e OSBE.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 15 SHKURT 2019
Liderët e opozitës: “Me 16 shkurt populli të vendosë si ta gjykojë reagimin në protestë kundër kryeministrit Rama. Ne i mbështesim, sido të reagojnë protestuesit”
Qeveria mblodhi plaçkat, ikën për Vlorë në mesnatë
Disa ministresha të bukura, emëruar kohët e fundit, kanë bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë në “ekzil” nisur edhe nga ikja e kryeministrit drejt Vlorës, pra që të mos përballen me protestuesit ditën e shtunë, pasi liderët Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se me datë 16 shkurt kryeministrin e rrëzojnë, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër Që diçka e madhe do të ndodhë nesër në Tiranë, kjo ndihet nga atmosfera në rrethet e vendit dhe kryesisht në Tiranë. Por edhe nga deklaratat e njëpasnjëshme të ambasadave kryesore në kryeqytet. Dhe si për t’i hedhur paksa “benzinë” zjarrit të protestës mbërriti mbrëmë edhe deklarata publike e Presidentit të PPE, Joseph Daul, që mbështet hapur protestën e opozitës dhe bën thirrje që qeveria të mos vjedhë apo blejë votat me bandat. Ndërkohë paradite ndodhi një ngjarje që pushtoi rrjetet sociale, pasi nënkryetari i Parlamentit deputeti Edi Paloka spërkati me bojë portretin e acaruar, nga pragprotesta, të kryeministrit Rama. Ngjyrosja e kryeministrit ishte një akt personal i deputetit Paloka, ndonëse ai më vonë u mundua ta kthente si një flamur popullor antiqeveritar, por e vërteta mbetet sipas ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj se Edi Paloka i ktheu reston e ironisë dhe sulmeve, Edi Ramës. Kjo spërkatje me bojë e kryeministrit ndau në dy kampe edhe njerëzit në rrjetet sociale, duke e kthyer bojën në një “bombë” e cila pritet të hidhet nesër në sheshin para Kryeministrisë në protestën e paralajmëruar të opozitës. Pjesëmarrja në ditën e nesërme pritet të jetë shumë e madhe në numër, çka të huajt të cilët po monitorojnë, do të raportojnë se nga cila anë rëndon pesha e së drejtës. Nga ana e tij kryeministri, i acaruar nga boja në fytyrë dhe në trup, ka vazhduar sulmet dhe ironitë ndaj opozitës, por brenda reagimit ndjehet ankthi
kryeministror i ditës së shtunë. Fakti që kryeministri shpërngulet që sot në Vlorë, duke nisur pararojën e tij ish-ministrin Gjiknuri për mobilizimin e një mitingu në Vlorë, po nesër, tregon se në thelb ky është një antimiting dhe lojë që të spostojë vëmendjen e publikut dhe të medias nga Tirana, ku pritet të plasi keq, drejt qytetit bregdetar. Si rregull kryeministri duhet të qëndrojë në zyrën e tij, pavarësisht se protestuesit do të jenë në bulevard, poshtë zyrës së tij, ku të revoltuarit ndaj qeverisjes, nesër mund të kenë dëshirë ta vizitojnë zyrën e tij me piktura.
Informacionet, që nuk mungojnë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, tregojnë se moria e njerëzve nesër do jetë më e madhja e këtyre viteve, bile mendohet se mund të jetë pas pritjes së ish-sekretarit amerikan Bejker në vitin 1991. Protesta nuk do jetë e butë apo e qetë, faktet po paralajmërohen dhe vetë nga PS dhe qeveria. Ndaj nga frika e përballjes në Tiranë, kryeministri dhe qeveria e tij kanë mbledhur plaçkat duke rendur drejt qytetit të Vlorës. Nga dje qyteti bregdetar ka shtuar masat e sigurisë për kryeministrin që ka ngritur “tendën” në këtë qytet në pritje të
zhvillimit të vrullshëm në kryeqytet me datë 16 shkurt. Përveç ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, i cili edhe si mirditor nuk e braktis detyrën, të tjerët, nisur nga kryeministri kanë paketuar plaçkat, bagazhet dhe valixhet e kanë udhëtuar natën rrugës për në Jug të vendit. Disa ministresha të bukura, emëruar kohët e fundit, kanë bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë në “ekzil” nisur edhe nga ikja e kryeministrit drejt Vlorës, pra që të mos përballen me protestuesit ditën e shtunë, pasi liderët Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se me datë 16 shkurt kryeministrin e rrëzojnë, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër. Mësohet se për të penguar ardhjen e protestuesve policia ka filluar bllokimin e shumë akseve kombëtare, gjë që do të sjellë konfrontime të shumta, e vetëm sa do ti acarojnë me shumë ku ti afrohen Kryeministrisë. Ndërkohë kryeministri ka urdhëruar sjelljen e një numri jashtëzakonisht të madh me forca policore, diku te 7 mijë veta për të mos lejuar rrethimin e butë prej protestuesve të godinës së Kryeministrisë. Por kjo mënyrë dhe përballje me trupa policore mund të sjellë përplasje të dhunshme, dhe nuk dihet se si do përfundojë. Liderët e opozitës kanë deklaruar se me datë 16 shkurt do vendosë vetë populli. “Ne as nuk i nxisim por as i ndalojmë”, tha Edi Paloka për një emisioni televiziv.
POLITIKE
4
E premte, 15 SHKURT 2019
Mes tensionesh në sallë Kuvendi i Shqipërisë i thotë “Po” anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
Nga Herion Mesi
E
dhe pse në dukje duhet të ishte një seancë simbolike, ku Kuvendi i Shqipërisë do të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, seanca e sotme plenare është përfshirë në tensione. Fillimisht seanca nisi një minutë heshtje duke nderuar viktimat e aksidentit tragjik mbrëmjen e së mërkurës në Maqedoni. Më pas fjalën e rastit e mori kryeministri Edi Rama i cili e ftoi Kuvendin e Shqipërisë të votojë pro ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Të votojmë me bindjen që më e mira është para nesh” u shpreh kryeministri Rama i cili në fjalën e tij nënvizoi se pa marrëveshjen e Prespës nuk do të kishte anëtarësim në NATO. “Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. Nëse sot situata në Maqedoninë e Veriut është më mirë se asnjëherë tjetër i dedikohet rolit konstruktiv të lidershipit të shqiptarëve dhe lidershipit kurajoz të Zoran Zaev”, u shpreh Rama. Ndërkaq, duke marrë shkas edhe nga prania në sallë e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kryedemokrati Lulzim Basha do ti shprehte nga foltorja e Kuvendit ngushëllimet e tij për aksidentin në fjalë. “Sot nuk është një situatë normale, për disa arsye, – tha Basha. – Akti i mbështetjes nga të gjitha partitë në Maqedoni të aderimit në NATO duhet të ishte një mesazh feste në Shqipëri. Por aksidenti tragjik i natës së mbrëmshme ka tronditur rëndë popullin shqiptar, popullin e Maqedonisë së Veriut ndaj dua t’u drejtoj familjarëve të viktimave, në emrin tim dhe të PD-së, ngushëllimet më të ndjera”- tha Basha. E ndërkohë që Basha doli në foltore pasi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e faktorit politik shqiptar për progresin e bërë, e zhvendosi fjalimin tek protesta e 16 shkurtit. “Ngushëllime edhe ju, zoti Talat Xhaferri, që gjendeni sot këtu tek ne… Por sot, z. Xhaferri, ju gjendeni në mortin e dytë, atë të kapjes së Shqipërisë nga një qeveri që ka tradhtuar qytetarët e saj. Jeni të pranishëm në një Parlament të paligjshëm të zgjedhur nga bandat e krimit të organizuar. Ju jeni të pranishëm në një sallë që quhet Kuvend, por është i mbushur me njerëz që kanë ardhur si shprehje e vullnetit të bandave dhe krimit të organizuar dhe një grusht oligarkësh. Hajdutë me lekë të vjedhur kanë blerë dhe mandatet e ulur në këtë karrige. Të shtunën protesta do të zhvillohet
Paloka “njollos” me bojë Ramën, policia nis hetimin: Ishte solucion kimik
protesta më e madhe në Shqipëri në këto 30 vite. Kjo qeveri ka tradhtuar interesin publik, u kap në flagrancë duke vjedhur. 1 në 3 mandate nuk përfaqëson votën e socialistëve, por të krerëve të bandave, narkomanëve”- deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Replika e Ramës Nisur nga fjalimi i kundërshtarit të tij politik, kryeministri Edi Rama vendosi t’i kërkojë ndjesë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi pas fjalimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili fillimisht ka përshëndetur ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, por më pas ka folur për një gjendje të rëndë në Shqipëri. Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama por ky i fundit menjëherë pasi ka mbyllur fjalën kreu i PD-së, kërkoi të fliste sërish. Rama i kërkoi ndjesë Xhaferit, siç tha ai për shkeljen e kodit të mikpritjes dhe e cilësoi Bashën një fëmijë që nuk di çfarë thotë. “I dashur miku ynë kryetar i kuvendit të Maqedonisë, unë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua tju siguroj se fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por thjesht nuk e di se çfarë thotë. Edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama. Por menjëherë pas kësaj, nënkryetari i PD Edi Paloka
është çuar nga vendi i tij dhe i ka hedhur kryeministrit Rama një shiringë me bojë, dhe në këtë moment kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca, duke e ndërprerë seancën për afro një orë, kohë kjo e mjaftueshme që kryeministri Rama të pastrohej dhe të ndërronte xhaketën e bojatisur nga Paloka. Dhe me rinisjen e punimeve, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës
së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ratifikimin e protokollit në fjalë, do ta përshëndeste edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. “Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedoninë e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet
e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, tha kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri, ç’ka shënoi dhe përfundimin e seancës plenare. Hetimet për Palokën Pak minuta pas mbylljes së seancës plenare, Garda e Reopublikës dhe Policia e Shtetit përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, njoftuan nisjen e hetimeve për ndjekje penale të nënkryetarit të PDsë Edi Paloka. “Sot (dje), në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”thuhet në njoftimin e Gardës dhe Policisë së Shtetit. Vendimi i Byrosë Ndërkaq, Byroja e Kuvendit e mbledhur me urgjencës njoftoi se ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e PD Edi Paloka. Vendimi i Byrosë ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. “PD kryen atë akt të turpshëm në sy të Talat Xhaferit. Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë. Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Garda të bëjë hetimet e veta për turpin që bëri nënkryetari i Kuvendit. Ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit”tha Balla.
POLITIKE
5
E premte, 15 SHKURT 2019
Kryeministri e lidh spërkatjen me bojë me Maqedoninë e Veriut: Asnjë armik i Marrëveshjes së Prespës nuk e ka bërë atë që bëri Paloka
Rama flet katër herë pas incidentit me bojë: Janë një pakicë që shumicë dot nuk bëhen K
ryeministrit Edi Rama i janë dashur plot katër reagime në rrjetet sociale, ku në njërin me zë dhe figurë, dhe një intervistë të posaçme televizive për të larguar sado pak të keqen nga spërkatja me bojë që i bëri nënkryetari i demokratëve Edi Paloka dje në Kuvend. Fillimisht Rama tha se opozita në Shqipëri ka marrë formën e një budallallëku universal dhe sipas tij si program ka bojën e Palothës, duke ironizuar në këtë mënyrë serish të folurën e deputetit. Më pas kreu i Qeverisë do të shprehej se nuk e shqetësonte boja e hedhur ndaj tij se me bojë është rritur e mësuar, por e shqetësonte shpirti katran i përfaqësuesve të një populli që nuk i meriton, sipas tij, këta zorzopë. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama do të reagonte sërish, por kësaj here me zë, lidhur me incidentin e djeshëm në Kuvend, ku deputeti Paloka hodhi bojë në drejtim të tij Në përgjigje të një komentuesi, Rama përmes rubrikës “Përgjigjja ime” në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thotë se dëmi më i madh një shoqërie i vjen nga budallallëku. Duke iu referuar Palokës si një “palobudalla”, Rama tha se ai kurajon e merr nga budallallëku i vetëdijshëm i dy partive opozitare në Kuvend. Kryeministri thotë se e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por që për fat të keq u kthye në ditën e mavrisë me bojë. “Asnjë nga sëmundjet nuk i bën më dëm një shoqërie se budallallëku. Budallallëku i vetëdijshëm dëmton shumë më tepër dhe sado ta luftosh nuk e kufizon dot, sidomos kur gëzon mandate përfaqësimi politik dhe analizimi mediatik. Problemi me budallain e vetëdijshëm është krenaria me të cilën ai shfaqet në të gjithë budallallëkun e tij të pakufizueshëm. Në rastin tonë, ky problem është ende më i madh. Budallai është një njeri me shiringë në dorë që hedh bojën përjetë në Kuvend ndërsa budallallëku që i jep atij
guximin dhe krenarinë është një parti e tërë parlamentare. Madje është dhe më keq se kaq. Nuk është një por janë dy parti parlamentare që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë ku gjithkush përpiqet të kërcejë sa më lart në qiellin e budallallëqeve. Kjo nuk është punë grushtash dhe shkelmash, dhe as puna e një budallai të vetëm dhe pse ky i sotmi është një lloj i veçantë,është një palobudalla. Sot ishte dita ku të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë te Kuvendi i Shqipërisë, por mjaftoi një paloshqiptar bashkë me të zotin e tij për ta bërë ditën e mavrisë me bojë. Për fatin më të keq dhe turpin më të madh kjo u bë dita e budallait shembullor. Kjo u bë dita e budallallëkut universal të opozitës
së Shqipërisë e cila ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia e Veriut, kryetarin shqiptar të Kuvendit të ri të Maqedonisë së Veriut duke shkelur çdo rregull dhe normë të mirëpritjes. U bë dita e gjuhës së dhunshme. Sot një katran me bojë i vuri vulën me krenari një tjetër shfaqje turpëruese për ne dhe emrin e vendit tonë në tërë sytë dhe veshët e dynjasë. Asnjë armik i Marrëveshjes së Prespës, asnjë armik i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe kudoqoftë, asnjë armik i këtij kombi dhe këtij vendi nuk do ta katranoste më keq sot imazhin e Shqipërisë në Parlament. Si të mos mjaftonte budallai që me shiringë në dorë e turpëroi krejt parlamentin, ja behu në derë të parlamentit dhe boja vetë dhe
REAGON NOKA
Lleshaj: Përpjekja e opozitës e ngjashme me skenat e Gruevskit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e krahasoi situatën e djeshme në Kuvend, me atë të parlamentit të Maqedonisë në 2017. Në një reagim të tij përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Lleshaj thotë se opozita bëri atë që ish-kryeministri Gruevski bëri në Kuvendin e e FYROM në prill të 2017. “Përpjekja e sotme (djeshme) ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja. Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut”- u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Pas kësaj deklarate, do të vinte reagimi i ashpër i ish-ministrit demokrat të Brendshëm Flamur Noka. Anëtari i Kryesisë së PD-së, do të reagonte ndaj deklarimeve të ministrit të Brendshëm, i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja (Rusia). Dhe sipas Nokës, Sandër Lleshaj po përdoret si manekin nga kryeministri Edi Rama. “Kur të emëruan të shitën si pasardhës i Kadaresë ty z. Lleshaj, por shpejt të doli kallaji e dole pasardhës i Geron Xhafës. Paswordin e twiterit ja ke dhënë Ramës. Po na rezulton që je në rolin e manekinit dhe i ke dhënë dhe paswordin e trurit..”, u shpreh dje në reagimin e tij deputeti demokrat Flamur Noka në rrjetet sociale.
shpjegoi se shiringa ishte stilograf. Ata se kanë me mua, ata e kanë me ju. Unë jam vetëm pengesa mes tyre dhe jush. Kjo është arsyeja që durimi nuk më humbet por veç më kalitet, pasioni nuk më tretet por veç më shtohet dhe vendosmëria nuk më bie por veç më rritet. Këta janë të zhurmshëm, edhe të lodhshëm, por këta janë dhe mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama.
PASI U BOJATIS NË KUVEND NGA NËNKRYETARI I PD-SË, STRAZIMIRI I KTHEHET RAMËS: S’KE PARË GJË AKOMA
Njollosi Ramën, Paloka: S’ishte hakmarrje, por fillimi i 16 shkurtit E dhe pse në dukje duhet të ishte një seancë simbolike, ku Kuvendi i Shqipërisë do të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, seanca e djeshme plenare është përfshirë në tensione. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është vërsulur kryeministrit Rama dhe në këtë moment Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca. Ndërkaq, vetë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli jashtë ambienteve të Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja si dhe kërkesës për përjashtimin si nënkryetar i Kuvendit,
pasi qëlloi kryeministrin me bojë në fytyrë. Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij personale ai veprim, por fillimi i 16 shkurtit dhe kryeministri nuk ka parë gjë akoma. “Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtuar nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëve që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeministër arrogant dhe i pacipë. As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë
akoma”- tha Paloka. E duke marrë shkas nga kjo ngjarje dhe kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga protesta e opozitës, një paralajmërim i fortë vjen edhe nga deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri, i cili përmes rrjeteve sociale i kujton Ramës fjalët e tij duke i thënë se nuk ka parë asgjë akoma. “Në emër të të gjithë atyre që ke mashtruar, varfëruar e përzënë nga ky vend që i grabite shpresën! #16_ shkurt #s’ka_parë_gjë_akoma”, shprehet Strazimiri duke e shoqëruar komentin e tij me një foto nga pamjet e kryeministrit Rama të bojatisur nga Paloka.
POLITIKE DENONCIMI I DEPUTETIT
N
ë një kohë që na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e e 16 shkurtit, deputeti i PD-së Endri Hasa ka ndarë disa foto nga autostrada TiranëDurrës, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon qarkullimin e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Hasa shkruan se është hedhur zhavorr në autostradën Tiranë-Durrës qëllimisht para protestës, ndërsa i
6
E premte, 15 SHKURT 2019
PD, Hasa: Rama po bllokon Tiranë-Durrës para 16 shkurtit kërkon Ramës të tërhiqet. Demokrati thekson se me 16 shkurt qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre. “I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë Durrës që të pengojë me çdo kusht qarkullimin e lirë të njerëzve. Thuhet që çmenduria e tij nga frika e madhe e e ka pushtuar do shkojë deri atje sa të shembë dhe hyrjen e tunelit të Elbasanit që të bllokojnë dhe këtë hyrje
drejt Tiranës. Edi Rama të tërhiqet sa s’është vonë, se ndryshe protestuesit do ta marrin përpara bashkë me zhavorrin që ka hedhur për ta hedhur dhe atë vetë në lumë në 16 Shkurt! Qytetarët e lirë do marrin në dorë fatet e tyre në 16 Shkurt dhe do t’ia rikthejnë Shqipërinë qytetarëve. Tik-Tak, TikTak, gongu final po afron”, u shpreh në reagimin e tij Endri Hasa.
“Ditën e shtunë përballja është e qartë: matanë gardhit të policëve, është kryehajduti i kapur në vjedhje, përballë tyre është populli vjedhur”
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën dhe duke përshëndetur kreun e Parlamentit të Shkupit Talat Xhaferi tha se mesazhi i shpresës së këtij votimi, ndodh në kontekstin e një morti. Pasi lideri i demokratëve nënvizoi se rezultati historik për fqinjët e Maqedonisë së Veriut erdhi si rezultat i “qëndrimit të përbashkët të faktorit shqiptar”, Basha iu rikthye situatës në vend duke deklaruar që “kush jemi ne që të merremi me hallet e Maqedonisë, këtu ka rënë shteti dhe ky është morti i dytë”. Basha vijoi duke radhitur akuzat për korrupsion ndaj Qeverisë, faktin që sipas tij Shqipëria nuk do të marrë hapjen e negociatave. “Le të mos jemi as hipokritë, as të pasinqertë. Futja a Maqedonisë së Veriut në NATO erdhi pas një përballje të fortë me korrupsionin, krimin e organizuar, shtetin e mafias, përqëndrimin e pushteteve në një dorë, që ishin bërë pengesë totale për hapat e mëtejshëm të fqinjit tonë. Skenari i Maqedonisë së Veriut deri para pak kohësh është shumë më i lehtë se ai ku gjendemi sot dhe ky është morti i dytë në të cilën merr pjesë Kryetari i Kuvendot, Talat Xhaferri, morti i rënies së shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është i mbushur me njerëz që kanë ardhur këtu si shprehje e vullnetit të bandave, të krimit të organizuar, të një grushti oligarkësh që kanë kapur qeverinë dhe e kanë detyruar të braktisë dhe tradhtojë interesin publik dhe detyrimet ndaj BE. Këto janë arsye pse ne nuk mund të festojmë me fqinjët tanë, ndonëse na bëhet qejfi, kur dëgjojmë miqtë tanë se jeni gati të merrni dritën jeshile për hapjen e negociatave, por me siguri edhe ju e dëgjoni se frika e tyre është se këtë qershor Shqipëria nuk mund dhe nuk do ta marrë hapjen e negociatave. Qytetarët do të mblidhen në protestën më të madhe që ky vend ka njohur në 30 vite për të diktuar,
Basha në Kuvend: Këtu ka rënë shteti dhe ky është morti i dytë
përmes bashkimit, atë që nuk e kemi diktuar dot nga kjo sallë, ndarjen e politikës nga krimi, dhënien fund të vjedhjes me ligj të shqiptarëve. Qeveria dhe kryehajduti janë kapur në vjedhje në flagrancë, duke vjedhur qytetarët më të varfër të Europës, me ekonominë, taksat dhe votat e tyre.
DEPUTETJA E PD-së
Boja ndaj Ramës, Tabaku: Nuk ishte incident i parapërgatitur
D
eputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se veprimi i Edi Palokës, i cili dje në Kuvend e spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, nuk ishte i parapërgatitur. Tabaku sqaroi pse Paloka e bëri këtë gjest. “Kryeministri e ka bërë për zakon që të ofendojë këdo që e kundërshton. Nuk ishte një gjest i parapërgatitur, por që ndodhi në seancë. Zoti Paloka, siç duket, zemërimin e të gjithë shqiptarëve, por edhe indinjatën e tij ndaj gjuhës së urrejtjes nga kryeministri, e shprehu kështu”, u shpreh Tabaku. Në vijim deputetja e PD-së e akuzoi kryeministrin Rama si nxitës përsëritës të
Në Europë, kur qeveria dhe kryeministri kapen duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg, nuk vuan populli. 1 në 3 mandate nuk përfaqëson votën e socialistëve, por votën e kriminelëve, e trafikantëve të drogës, që e kanë shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.
Këto karrige janë vjedhur, janë blerë, por pushtetin e vërtetë e kanë ju, ndaj duhet ta merrni vetë fatin në dorë. Kryehajduti, që është kapur duke vjedhur refuzon të japë të vetmen zgjidhje politike për të shmangur krizën, një qeveri tranzitore, me një kryeministër të pakapur nga krimi dhe zgjedhje të parakohshme për të çuar një parlament me të vërtetë të popullit. Në Europë shkohet me ligjin e barabartë për të gjithë, me zgjedhje të lira e të ndershme, me punë, me vlera, jo me vjedhje, gënjeshtra dhe hilera. Shpëtimi ynë është të hapim derën e mbyllur të Europës. Ju, shqiptarë që e doni familjen tuaj, vendin tuaj, mund dhe do të bëheni shtytësit më të mëdhenj të rrugëtimit. Ju nuk jeni pengesa, ju jeni shpëtimi i vendit nga kjo klikë hajdutësh të kapur në vjedhje. Të heqim qafe këtë sistem të kalbur, që përbëhet vetëm nga një grusht njerëzish. Ky sistem duhet përmbysur, nuk mund të ngremë asgjë të re dhe asgjë të mirë për njerëzit nga ky sistem. Ditën e shtunë përballja është e qartë: matanë gardhit të policëve, është kryehajduti i kapur në vjedhje, përballë tyre është populli vjedhur. 16 shkurti është dita e madhe e bashkimit kundër vjedhjes. Derën e Europës, ne do ta hapim të gjithë bashkë me 16 shkurt”deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
dhunës në Kuvend. “Është hera e disatë që kryeministri nxit urrejtje ndaj opozitës. Kemi kërkuar që të merren masa ndaj kryeministrit, por nuk është bërë kjo gjë. Nuk u
respektua miku (Talat Xhaferri) nga kryeministri. Zoti Paloka mendoi se kanë mbaruar fjalët dhe ndoshta ky akt mund ta tërhiqte kryeministrin nga gjuha e urrejtjes”, u shpreh Tabaku. Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha dje pas seancës së Parlamentit se “opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë bojën në zjarr për të djegur Shqipërinë”. Dhe këtij shqetësimi, ligjvënësja demokrate thekson se protesta e opozitës vjen pas diskutimeve të gjata dhe revoltave në të gjithë
vendin. “Spiropali është mësuar me mitingjet e saj që digjen, por protesta jonë vjen pas një diskutimi shumë të gjatë dhe pas një revolte të jashtëzakonshme në të gjithë qytetet. Nuk do të flasë zoti Basha, por e kanë në dorë qytetarët protestën. Opozita po i prin zemëratës njerëzore. Njerëzit na kanë kërkuar që ta drejtojmë këtë protestë. Ne do të jemi që të sigurohemi që të mos i ndodhë asgjë protestuesve”, theksoi Tabaku. Në vijim ajo shtoi çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare
e ka kuptuar se zgjedhje të lira e të ndershme, me këtë mënyrë se si ka funksionuar deri tani, nuk mund të ketë. “Ne kemi kërkuar që prokuroria t’i hetojë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, por nëse vazhdon vjedhja me grupe kriminale dhe askush nuk del para përgjegjësisë, besoj që të gjithë bien dakord që kërkohet një zgjidhje politike”, u shpreh Tabaku. Kur u pyet nëse kjo protestë e 16 shkurtit ka mbështetje nga ndërkombëtarët, Tabaku u përgjigj: “Përgjimet i ka nxjerrë “Zëri i Amerikës” dhe nuk ka këmbanë më të fortë alarmi për qeverinë sa kur ai që solli ndryshimin në vitin 90, nis e kërkon ndryshim përsëri në vitin 2019”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
POLITIKE
7
E premte, 15 SHKURT 2019
Kryetarja e LSI-së: 16 shkurti, fundi i tiranisë psikologjike, ekonomike dhe politike të shqiptarëve!
Tensionet në Kuvend, Kryemadhi: Jemi njerëz, kryeministri rrugaç K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbrojtur kolegun e saj demokrat Edi Paloka që i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama. Në përfundim të seancës së djeshme parlamentare, Kryemadhi tha se të gjithë jemi njerëzor dhe kemi emocionet duke e justifikuar Palokën dhe akuzuar Ramën për bullizëm. “Sigurisht që Kryeministri nuk e ka problem t’i bullizojë shqiptarët çdo ditë e më shumë. Vjen një moment ku të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryeministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke i konsideruar me organet gjenitale. Më pas vazhdon dhe bullizon pafundësisht deputetët në Parlament. Vazhdon dhe bullizon dhe anëtarët e Partisë Socialiste, vazhdon dhe bullizon dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra, por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak, kryeministër që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një defiçence mendore, e cila për hir të së vërtetës duhet ti bëjmë një propozim Parlamentit, por ndoshta dhe shqiptarët vetë, që të gjithë ata që marrin poste drejtuese, qofshin këto që nga Presidenti dhe deri te ministrat
e qeverisë, duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike, të çdo drejtuesi, i cili ka një post shtetëror, që nuk përfaqëson vetveten e tij, por përfaqëson qytetarët”- u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Pyetje - përgjigjet Zonja Kryemadhi a do të jetë një protestë e qetë ajo e datës 16? Protesta është e të gjithë shqiptarëve. Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve.
Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve. Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët. Çfarë prisni ju të prodhojë kjo protestë? Zgjidhja politike është e qartë. Ajo ç’ka ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri tranzitore ose kalimtare, e cila
iu krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave. Mos harroni, ne sot ratifikuam një marrëveshje të Maqedonisë, ku prej 15 vitesh Maqedonia gjeti një zgjidhje dhe tregoi se si një klasë politike gjeti një zgjidhje të një konflikti 15 vjeçar për emrin e saj, ku sot midis Greqisë dhe Maqedonisë ka një paqe për sa i përket emrit, kemi Maqedoninë e Veriut. Ajo çka dua të them është që në qershor Maqedonia do të hapi negociatat. Uroj që të tërheqë këmbën zvarrë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ne jemi 20 vite mbrapa. E kemi nisur procesin e integrimit evropian para Kroacisë dhe sot është Kroacia ajo që merr vendimet për Shqipërinë. Pra ka ardhur koha që për hir të së vërtetës kjo klasë politike duhet t;i japë Shqipërisë Paktin e Madh, atë pakt për ta anëtarësuar Shqipërinë dhe për ta çuar atë njëherë e përgjithmonë në drejtimin e saj të duhur që është integrimi evropian. I vetmi njeri që e mban mend sot Shqipërinë është Edi Rama. Dhe mendoj që shqiptarët sot më shumë se kurrë u ka ardhur në majë të hundës me varfërinë që ka pllakosur, me shkeljen e çdo të drejte të tyre. Dhe mendoj që data 16 shkurt do të jetë fundi i kësaj tiranie psikologjike, ekonomike, politike edhe fizike të shqiptarëve.
MINISTRJA QË GJENDEJ PRANË KRYEMINISTRIT TREGON VERSIONIN E SAJ PËR “SULMIN” E PALOKËS
Protesta e 16 shkurtit, Spiropali: Opozita kërkon të djegë Shqipërinë M
inistrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se opozita kërkon që ditën e shtunë të djegë Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Spiropali tha se veprimi që bëri dje deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte një shfaqje e shëmtuar. Ndër të tjera Spiropali i kërkoi ndjesë shqiptarëve për sjelljen e turpshme në Kuvend, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri. “Kishim këtu mikun dhe vëllain, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut i cili priste nga ne, jo vetëm mikpritjen siç na takon, edhe me kanun, në daçi, edhe me ligje, por edhe me miqësinë dhe vëllazërinë që i karakterizon vendet tona, për më tepër për shqiptarët që janë një realitet shtetformues në Maqedoni dhe pa me sytë e tij një katandisje të llahtarshme të opozitës shqiptare. E dyta, zoti Basha dhe opozita nuk duhet të ngatërronte
mexhliset, sepse aty, në ato aula, në Parlament kishte të rinj dhe të reja, studentë të Juridikut, të Ekonomikut, të fakulteteve shqiptare që prisnin nga ajo seancë solemnitet dhe seriozitet minimalisht dhe u bënë dëshmitarë të një shfaqjeje të turpshme, ku, e para, kryetari i opozitës ngatërroi fjalimet. Fjalimi i kryetarit të opozitës nuk ishte për ratifikimin e Marrëveshjes së Aderimit të Maqedonisë së Veriut në Traktatin e NATO-s, por ishte fjalimi i tij i zakonshëm, ku nuk lë gjë pa thënë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo për qeverinë, e theksoj. Patjetër që Kryeministri e mori fjalën për t’i kërkuar ndjesë mikut që kishim aty, i cili ishte fyer në mikpritjen tonë, në shtëpinë tonë dhe patjetër që iu referua fëmijës që drejton opozitën shqiptare. Në rast se do ishte vetëm një deputet, i cili hedh bojë në Kuvendin e Shqipërisë mbi Kryeministrin e vendit, një deputet i njohur për defiçencat e tij,
sigurisht ne nuk do merreshim me të sot, por ai është mishërimi më i qartë i vizionit, i lidershipit, i frymëzimit opozitar. Ja, ai deputeti që hodhi bojë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne gjejmë rastin këtu t’iu themi qytetarëve shqiptarë, edhe pse ajo bojë u hodh mbi ne, e para t’i kërkojmë ndjesë popullit shqiptar për këtë shfaqje, t’i bëjmë të ditur se, opozita në protestën
e të shtunës do ta kthejë atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë dhe ne besojmë dhe kemi arsye të forta për të besuar, që, sa herë Shqipëria i ka punët mirë, sa herë rajoni dhe faktori shqiptar forcohet opozita gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e botës. Iu themi njerëzve të cilët, patjetër janë më të zgjuar se ajo turmë që u fut sot në Kuvend për të bërë atë shfaqje, që të mos ndjekin zjarrin e opozitës, por t’i qëndrojnë deri në fund Shqipërisë, me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Dua ta përfundoj fjalën time, duke thënë se në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të jenë në një zë që akte të tilla të mos përsëriten. Për masat që do merren pastaj ndaj personave do vendosë Kryesia e Kuvendit, por, besoj se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke i flakur këta të pacipë në koshin e historisë”- tha ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Çfarëdo t’u hedhësh në fytyrë, këta janë të pafytyrë
Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë sallës së Kuvendit, komentoi situatën e tensionuar gjatë seancës së djeshme plenare, ku nënkryetari i PDsë Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama. Në versionin e tij të ngjarjes, Berisha u shpreh se Rama shau kryetarin e opozitës Lulzim Basha me gjuhë ofenduese dhe sipas tij kryeministri është një sharës i lindur. “Kryetari i pseudo mazhorancës të fyejë kryetarin e opozitës. Merrni shifni kamerat se çfarë i tha kryetarit të opozitës. Ato fjalë ja thotë çdo shqiptar atij, por ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese. Nuk ka gjë më të rëndë sesa kryeministri shan në çdo moment opozitën dhe kreun e saj. Kryeministri një sharës i lindur. Këta janë gangsterë të pafytyrë”- tha Berisha. Në vijim, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se çfarëdo t’u hedhësh këtyre në fytyrë, këta janë të pafytyrë. Nga ana tjetër, Berisha ka denoncuar një rast skandaloz. Prononcimi Pse u sulmua LKryeministri? Kreu i opozitës shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale përvecse i tha ato që ja thotë çdo shqiptar. Kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë që ishin ofenduese. Duhet të marrën fund sharjet. Z. Berisha e dinte Paloka që do të shante Rama? Po ku e di ti mori bojë apo ishte stilografi?! Ai mund të kishte një stilograf me vete. A nuk është shkelje etike? A nuk ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë që në cdo dalje shan kryetarin e opozitës. Vetëm në Venezuelë ndodh kjo. Në bashkinë e Skraparit i lanë të gjithë pa rroga, sepse ka fatkeqësinë të jetë bashkia nga ka ardhur Presidenti i Republikës dhe nuk zbatojnë ligjin. I kanë bllokuar thesarin. Këta janë gangsterë dhe çfarëdo tu hedhësh në fytyrë këtyre borxhi nuk u del.
POLITIKE
8
E premte, 15 SHKURT 2019
Protesta e 16 shkurtit, PD: Nuk presim leje, Policia e Shtetit të sigurojë mbarëvajtjen e saj
M
es Partisë Demokratike dhe Policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika, por situata nuk ka ndryshuar, dhe opozitës nuk i është dhënë leje që të zhvillojë nesër protestën e saj të paralajmëruar prej afro një muaji. Në kërkesën e saj të bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, opozita njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, lulishtja tek “Piramida”, dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH-ja drejt bulevardit. Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore. “Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para Kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, sqaron PD-ja. Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në dy prej hapësirave të kërkuara, në sheshin para Piramidës dhe në rrugën që ndan Kryeministrinë me Hotel “Rogner”. Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë, pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Por Partia Demokratike, nëpërmjet
Policia refuzon 4 herë lejen për protestë. Opozita: Nesër do jemi në shesh
Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë. “Arsyet tuaja dalin jashtë rasteve të parashikuara në ligj dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit”, sqaron policia. Duke marrë shkas nga përgjigjja e Policisë së Tiranës, opozita i ka kujtuar policisë se në Lulishten para Piramidës, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e Qershorit 2017, duke vënë në dukje se refuzimi për opozitën ka arsye politike dhe jo ligjore dhe për këtë
arsye Partia Demokratike nuk do ta marrë në konsideratë. Reagimi i PD-së Pas lajmeve që leja për protestën e 16 shkurtit është refuzuar 4 herë nga Policia e Shtetit ka reaguar edhe PD. Përmes një deklarate zyrtare, Partia Demokratike thekson se nuk pret leje nga Policia e Shtetit për protesta duke e argumentuar si një e drejtë Kushtetuese. “Duke iu përgjigjur interesimit të medias mbi lajmin e shpërndarë sot në lidhje me protestën, Partia Demokratike sqaron se: Në përputhje me Ligjin
për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”. Policia e Shtetit, në kundërshtim me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës, duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”. Sipas ligjit, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës. Partia Demokratike nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje. Qëndrimi i Partisë Demokratike i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratike. Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politik të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike. Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 Shkurtit, Partia Demokratike ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë”thuhet në reagimin e selisë blu.
KREU I PD-së NË VLORË: SOCIALISTËT PO E CILËSOJNË SI “ANTI-MITING” NDAJ PROTESTËS MBARËQYTETARE TË OPOZITËS
P
artia Demokratike denoncon përgatitjet që po bëhen për të shmangur një dështim të Edi Ramës në vizitën dy ditore që ai do të nisë nga nesër në qytetin e tij elektoral, Vlorë. Kreu i degës së PD-së në këtë qytet, Genc Deromemaj zbardh të gjithë presionet dhe format e angazhimit të të gjithë shtetit në Vlorë këto ditë. “Rama me 5 mijë karrige në Vlorë! PS e Vlorës dhe institucionet shtetërore, kalojnë në gatishmëri të lartë! Në Vlorë do të vijë Rama! Të premten e të shtunën do të jetë në Vlorë! Do të organizojë takime dhe i duhen njerëz! Kaq ka mjaftuar që i gjithë shteti, si të ishte privat i Ramës, është vendosur në alarm. Drejtuesit e institucioneve po lajmërojnë punonjësit për takimet e Ramës. Pjesëmarrja do të jetë
Deromemaj: Ja si është angazhuar i gjithë shteti që të mos dështojë vizita e Ramës me listë prezencë dhe mungesat do të jenë të paarsyeshme dhe të ndëshkueshme. Çdo pedagogu në çdo fakultet në UV i është kërkuar lista me emrat e 25 studentëve që do të sjellin në takim me Ramën, ditën e premte! Kulmi do të arrijë ditën e shtunë me atë që vetë socialistët po e cilësojnë si “antimiting” ndaj protestës mbarëqytetare të thërritur nga opozita në Tiranë. Urdhri nga Rama është i prerë dhe kërcënues: Në shesh duhet të mblidhen jo me pak se 5 mijë veta! Ndëshkimi do të bjerë mbi të gjithë ata që nuk e realizojnë planin e njerëzve të kërkuar! Një situatë e
tillë, si kjo e “anti-mitingut”, është e paprecedentë! Kjo tregon frikën e Ramës! Tregon përdorimin e shtetit e pushtetit! Tregon rrezikun e madh që i kanoset demokracisë në Shqipëri! Tregon përdorimin që tentohet t’i bëhet edhe njëherë tjetër Vlorës! Tregon të vërtetën e madhe që Rama i ka ditët e numëruara! Miq, të gjithë bashkë më 16 Shkurt për të shpëtuar vendin nga arroganca dhe bashkëqytetarët tanë që i kërcënon me vendet e punës për të mbushur karriget që sjell me vete për takimet fasadë të tij!”- u shpreh dje në denoncimin e tij, kreu i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj.
KOORDINATORI I PS
Ish-ministri Gjiknuri: Nesër miting në qytetin e Vlorës. Vjen kryeministri Rama
Nesër kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Kreu i qeverisë, mësohet se do të qëndrojë në Vlorë, ku do të marrë pjesë në takimet publike në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Agjendën, por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish-ministri Damian Gjiknuri. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, koordinatori i PS-së në Qarkun e Vlorës shprehet se tubimi i kryeministrit Rama do të mbahet në orën 10:30 në sheshin e Flamurit. “Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit.” – shkruan Gjiknuri në profilin e tij në facebook, duke ftuar qytetarët në miting. Mësohet se deputeti Gjiknuri ka prej disa ditësh që po merret me organizimin e këtij mitingu, që në fakt duket si antimiting ndaj atij të Tiranës, ku opozita do protestojë para Kryeministrisë.
FORUM
Nga Rudi Erebara Ne Edin e kishim shok. ‘Ne Edin e kishim shok, bashkë me Edi Palokën. Ne Edin e kishim shok përpara 28 vjetësh edhe e donim. E donim sepse ashtu turbull të gjithë mendonim se me lirinë të gjitha do të bëheshin mirë. Ashtu në formimin e cungët njerëzor, si mbijetues pos diktaturë. Boja blu e shkrimit, që Paloka, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i tha me një copë shiringë të gjitha, kur i ra Ramës. Ishte bojë e stilografit të gazetarit Paloka. Titullar për vite në gazetën Rilindja Demokratike. I ra Ramës, si Pollock-u. Edvini duhet ta vlerësojë lart këtë dashuri njerëzore që tregoi Edi Paloka. I tha Ramës si Kryeministër, të gjitha fjalët e sakta që nuk dëgjon si institucione. Edhe na ktheu ne që ishim atëherë njëlloj kur ishim shokë me aspirata demokratike, pavarësisht statusit që kishin familjet tona. Edi Paloka na tha të gjithëve me një gjest gazetari se nuk ka
më asnjë kuptim më të harxhojmë bojë. Këtë ia tha edhe kryeministrit Rama. Nuk ka më fjalë. Nuk ka më llogjikë kjo që ka ndodhur. I tha: të bëra me njollë se ti je me ata! Edhe ne nuk kemi qenë kurrë me ATA!. Ata janë krimi. Sigurimi. Droga. Injoranca. Provincializmi. Pushtimi. Kthimi mbrapa. Dashuria për diktaturën dhe Enver Hoxhën. Edi Paloka tha: Rama është i kapur edhe nuk është më shok me ne, siç ishim atëherë. Është i pashpëtueshëm sepse nuk do vetë të shpëtojë as si kryeministër. Nuk do vetë, sepse ka zgjedhur të rrijë me një shoqëri që ne, 30 vjet mëparë kur ishim keq shumë, e refuzuam. Ai e zgjodhi edhe vazhdon ta mbajë. Gjesti i Edi Palokës sot më kujtoi një parlament të madh si parlamenti i kohës së Zogut. Të përshëndes Edi Paloka.
Nga Andi Bushati
K
E premte, 15 SHKURT 2019
Miqësia e prishur mes Palokës e Ramës dhe boja e gazetarit mbi Kryeministrin
OPINION a shumë pikëpyetje lidhur me aktin ek strem të Edi Palokës, për të goditur me bojë stilografi, në fytyrë, kryeministrin e vendit. Përtej gëzimit të atyre që ushqejnë një urrejtje "ad personam" kundrejt Edi Ramës, të tjerë, kundërshtarë bazikë të tij, mund të shtrojnë dilemat: A ishte e nevojshme boja, pas spektaklit me vezë të Endri Hasës dhe goditjes me çizme të Monikës? A fiton pikë një opozitë politike duke u marrë personalisht Ramën, gjë që në çdo strategji komunikimi pranohet si një mënyrë për tu shmangur nga thelbi i politikave të kryeministrit? A kanë nevojë PD-LSI të ndërmarrin akte të tilla që zakonisht janë mjete të grupimeve të vogla ekstremiste, që i përdorin për të reklamuar idetë e tyre të margjinalizuara? A shton diçka më shumë njollosja fizike e një politikani, kur opozita e ka kapur atë me preshë në duar si hajdut, e ka
9
faktuar si vjedhës së zgjedhjeve, e ka vizatuar si bashkëfajtor të oligarkëve? Ngritja e këtyre çështjeve të shpie në përgjigje dëshpëruese. Ato të bëjnë të mendosh së PDja po privilegjon betejën teatrale përpara asaj reale, se goditja me vezë ishte reagim ndaj pafuqisë për të djegur mandatet, se hedhja e çizmes ishte si justifikim ndaj pam-
A i njolloset më fytyra Ramës? undësisë për të bojkotuar zgjedhjet, se shiringa me bojë ishte pavendosmëri për ta lënë Ramën fillikat, mes sistemit të kapur prej tij. Gjithkush që vret pak mendjen e kupton se një forcë që ka në dorë akte politike (si braktisja përfundimtare e kuvendit, apo refuzimi për të hyrë në betejën
lokale të qershorit) nuk ka pse ndërmerr nisma kozmetike. Gjithkush që e njeh politikën, e di se me mjekrën e llangosur me bojë, apo me kostumin e përlyer me vezë Edi Rama mund të luajë më mirë rolin e mëshirueshëm të viktimës, sesa po t'a lësh atë të duket si autokratin e një vendi, ku partia e vetme e tepsisë ka asgjësuar pluralizmin politik. Në këtë kuptim, kjo lloj strategjie jo vetëm që nuk jep asnjë rezultat, por ajo varros radikalizmin serioz duke e zëvendësuar atë me protagonizëm fotografik. Po atëherë, shtrohet pyetja, a ishte i gabuar akti i Palokës? A e dëmton ai kauzën e opozitës? Boja e hedhur sot në kuvend, mund të justifikohet vetëm në një drejtim. As si akt për të njollosur Ramën, sepse tashmë këtë mision opozita e ka përmbushur, as si mjet për të treguar se ai është i paprekshëm, sepse edhe këtë e ka provuar, por
thjeshtë si një gjest, simbolik, për të garantuar ata që do të zbarkojnë në Tiranë në 16 shkurt. Prej kohësh, tashmë, popullin e opozitës po e bren dyshimi se e gjitha është një lojë, se rolet janë të ndara, se mes kryeministrit dhe kundërshtarëve të tij ka një shkelje të heshtur syri në distancë dhe janë ata që duhen garantuar. Në këtë kuptim, veprimi i Palokës, mund të përkthehet si shenja, se me këtë kryeministër koha e bashkëjetesës politike ka përfunduar. Se tani ka nisur periudha e konfrontimit fizik. Vetëm si i tillë, në funksion të betejës së ardhshme, ai do të kishte një sens. Por ama me një kusht: pa parlament, pa zgjedhje dhe pa një 18 maj të dytë me Ramën. Sepse në të kundërt edhe boja edhe vezët edhe çizmet e flakura në ajër do ti ngjanin pështymës së hedhur lart, që dihet se ku përfundon. Lapsi.al
POLITIKE ANALIZË
10
E premte, 15 SHKURT 2019
Lubonja: Edi Rama është i sëmurë, mendon se është mbi ligjin dhe superior ndaj njerëzve
F
atos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, duke marrë shkas nga bullizmi dhe përqeshja e tij ndaj deputetit Edi Paloka. Lubonja tha se gjendja e Ramës është më e agravuar për shkak të sëmundjes së tij dhe mendimit se është superior ndaj gjithëkujt. “Personi në fjalë, përvecse është përfaqësuesi i një kulture, se ne kemi kulturën e dhunës ndaj më të dobëtit, ka edhe sëmundjen e vet, që ja thellon këtë. Sëmundja është narcisismi malinj i Edi Ramës. Por, ka edhe
delirin e omnipotencës, që mendon se është mbi ligjin dhe nuk ka respekt për tjetrin. Ka edhe mungesën e empatisë. Këtyre ju duket se janë superior dhe të tjerët mund t’i instrumentalizojnë. Si ka mundësi që ne shqipërët nxjerrim gjithmonë këta njerëz në krye? Si ka mundësi që gjithë ajo PS, zgjedh këtë njeri? Si ka mundësi që këta oligarkët duan këtë njeri dhe jo një shtet serioz? Këto lloj aventurierësh i prodhon kultura shqiptare. Ky i acaron njerëzit në mënyrën më të theksuar”. theksoi Lubonja.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: Kërkesat tona janë të qarta, qeveri kalimtare
Kryemadhi: 16 shkurti, protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndrestare që kanë parë ndonjëherë shqiptarët K
ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se qytetarët janë organizatorët e protestës së 16 shkurtit. Kryemadhi theksoi se protesta e 16 shkurtit është protesta e halleve të shqiptarëve. Ajo tha se shqiptarët do të dalin në masë për të treguar që Rama është pakicë, Rama është i vetëm dhe se vetmia e tij është makthi i tij më i madh. Kryetarja e LSI-së theksoi se protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndrestare që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Znj. Kryemadhi, çfarë pritet të ndodhë në protestën e 16 shkurtit? Qytetarët janë ata që janë për hir të së vërtetës, në ditët e fundit, organizatorët kryesorë të protestës. Ne si parti politike, ndryshe nga të gjitha organizimet e tjera, ku strukturat e partisë kanë qenë iniciatorë të organizimit, sot nuk janë. Janë qytetarët ata që janë organizatorët, janë qytetarët që i kanë vendosur përballë politikanët për të dalë në protestë ditën e shtunë. Znj. Kryemadhi, qytetarët i keni ftuar në protestë ju, partitë e opozitës së bashkuar... Ajo që shikoj unë, është që qytetarët janë më aktiv se ç’janë militantët e partive politike. Janë qytetarët, biznesi i vogël, pensionistët, studentët, ata që shpërndajnë në mënyrë rrufe, njoftimet për të ardhur ditën e shtunë në protestë përpara Kryeministrisë. Ky është një entuziazëm shumë i madh qytetar. Nuk është as frikë, por është një entuziazëm qytetar, sepse shqiptarëve, iu ka dalë frika përballë një njeriu që tashmë është bërë qesharak. Iu ka dalë frika, kanë marrë zemër për të dalë dhe protestuar për hallet dhe problemet e tyre.
Znj. Kryemadhi qytetarët dhe herë tjera kanë ardhur me entuziazëm dhe pastaj kanë shkuar në shtëpi. A është ky skenari në këtë rast? Çfarë do ndodh znj.Kryemadhi? Këtë radhë mund të them që angazhimi i strukturave të partisë ka qenë shumë më i kollajtë se herët e tjera. Do dalim për të protestuar, për ti treguar të gjithëve që ky njeri është pakicë. Është vetëm sot. Dhe vetmia e tij tashmë është dhe makthi i tij më i keq. Protesta e qytetarëve do të jetë një element shumë i bukur, që nuk është parë asnjëherë më përpara. Protesta do të jetë vetëm disa orë? Protesta e ditës së shtunë është me emër ndryshe nga herët e tjera. Në qoftë se herët e tjera ne kishim një protestë pa emër, protestë të opozitës, protesta e ditës së shtunë është protesta e halleve të shqiptarëve, është protesta e 400 mijë të rinjve dhe të rejave që kanë ikur nga Shqipëria. Është protesta e pensionistëve që iu grabitet pensioni, është protesta e gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë faturat e energjisë elektrike më të larta se ç’i kanë pasur ndonjëherë. Është protesta e qindra mijëra bizneseve të vogla të falimentuara si pasojë e taksave më të larta. Është protesta e banorëve të Unazës së Re që u grabitet prona, iu janë marrë taksat 27 vjet, grabiten edhe 40 milion euro të tjera nga një firmë offshore që me falsifikim të firmës së Sekretarit të Shtetit, është protesta e gjithë atyre mjekëve dhe infermierëve, është protesta e gjithë atyre policëve që nuk iu jepen rrogat dhe pagesat e tyre dhe orët jashtë orarit. Znj. Kryemadhi, shqiptarët mund të votojnë në qershor dhe rrëzohet Edi Rama dhe kjo gjë zgjidhet kollaj. Çfarë
do të ndodhë në protestë? A do të ketë përplasje në protestë? Mos u nxitoni sepse protesta e 16 shkurtit nuk është protesta për të marrë një deklaratë qoftë kjo deklaratë politike, ekstremiste apo organizative. Protesta e 16 shkurtit ka në thelb të saj negociatat me Bashkimin Evropian. Humbja e shansit më 23 qershor, një javë përpara zgjedhjeve, do të jetë shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Futja e Maqedonisë në Bashkimin Evropian përpara Shqipërisë do të jetë fatale. Pse e them këtë? Sepse Shqipëria ka shansin e fundit për të ecur drejt Bashkimit Evropian. Në të kundërt ne nuk do dimë se ku do të shkojmë. Mos harroni që Shqipëria i ka nisur procesin e negociatave përpara Kroacisë dhe sot Kroacia është vendi, i cili ka hyrë në BE përpara nesh. Hyrja në Bashkimin Evropian, hapja e negociatave krijon stabilitetin ekonomik, politik, arsimor, shoqëror, kulturor, fizik e moral. Pse e them këtë? Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Ne nuk mund të jemi
më skllevër të Edi Ramës. Ne nuk mund të bullizohemi më nga një i çmendur si Edi Rama. Një njeri që bullizon deputetët, anëtarët e partisë, qeverinë e tij, çdo gjë, ky njeri nuk mund të vazhdojë më në këtë rrugë. Ky njeri nuk mund të mbajë më peng të ardhmen e rinisë shqiptare. Ky njeri nuk mund të ndajë njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe të krijojë këto poshtërsi të mëdha që ka bërë në politikën shqiptare. Ai ka varfëruar shqiptarët. A do të ketë dhunë në këtë protestë? Protesta e 16 shkurtit do të jetë protesta më paqësore, por edhe protesta më qëndrestare që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Zonja Kryemadhi, cila është oferta që i jepni ju qeverisë, është folur për një qeveri për një qeveri tjetër pa Ramën, po socialiste, është përmendur Majko dhe të tjerë, çfarë oferte do ti jepnit ju kësaj qeverie? Mund të them që marrëveshja e partive të frontit opozitar e ka jashtëzakonisht shumë të qartë se çdo të thotë qeveria tranzitore apo kalimtare. Për ne si opozitë nuk ka rëndësi rotacioni politik.
Harrojeni që qoftë PD, qoftë LSI apo kushdo tjetër do rotacion politik në tavolinë. Rotacioni politik vjen vetëm nëpërmjet votës. Kjo është një manipulim që kërkon të bëjë Edi Rama me falangat e tij. Pra ju nuk kërkoni Edi Ramën kryeministër? Qeveri kalimtare do të thotë hapje e negociatave, krijimi i një axhendë shumë të qartë, shkëputjen e politikës nga krimi, pra që çdo qeveritar të mos ketë lidhje me krimin. Nëse Rama ju fton për qeveri të përbashkët ju dhe PD? E para unë nuk mendoj se këtu është çështja për të bërë qeveri sepse kjo është për të bërë qeveri të përbashkët, e para dhe e fundit që dua të them është që opozita kërkon t’iu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet ë lira e të ndershme me një Kryeministër, i cili është kokë e këmbë i zhytur në kënetën e krimit të organizuar, ka përdorur para dhe segmente kriminale për të manipuluar votat. Rama ka ikur për mendimin tim. Duket sikur ka një ndryshim të qëndrimit të zonjës Kryemadhi nga deklarata të më parë që me 16 shkurt, tek kjo protestë ose ikën Rama në shtëpi ose ti dhe Lulzim Basha shkoni në shtëpi, a i qëndroni kësaj që të paktën shqiptarët të dalin me diçka të fituar nga kjo punë? Absolutisht që është e vërtetë. Unë e thashë është protesta më paqësore, por është protesta më solide dhe më qëndrestare që do të kenë parë ndonjëherë shqiptarët. Nëse nuk e largoni Edi Ramën do të shkoni në shtëpi dhe ju? Po sigurisht, se ska kuptim. I bie që ai të jetë më i fortë se shumica e shqiptarëve. Marrë me shkurtime nga emisioni “ Opinion”
AKTUALITET
11
E premte, 15 SHKURT 2019
Skandali çoi në Malësinë e Madhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili foli pak por u mjaftua duke thënë se nuk po gjendet denoncuesi i rastit
B
erhan Bajrakurtaj, polici i cili u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, është dënuar me 30 ditë burg nga Gjykata e Shkodrës. Çështja do të gjykohet nga trupa që merret me rastet e të miturve. Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dërguar video intime. Seanca u krye me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës ishin edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë. Ai pranon autorësinë e video-s por jo akuzën për ngacmim seksual të vajzës. “Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time kur është regjistruar video dhe nuk e di se si është bërë publike. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas i kam vendosur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin, shpesh e kam lënë në tavolina dhe dikush mund të ketë abuzuar. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video, aq më pak se kush mund të jetë personi”,ka përfunduar dëshminë e tij përpara gjykatës. Familja Vendimi u prit me ankth edhe nga familjarët e policit, të cilët mohuan kategorikisht faktin që Bajrakurtaj të ketë ngacmuar ndonjë të mitur. Ata kërkuan fakte dhe prova për akuzën e ngritur ndaj policit. Vëllai i tij, Afrim Bajrakurti e quajti një video të montuar nga mediat. “Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai nuk është vëllai ynë. Por ato janë rrëna të gjitha, janë skenarë të medias. Videoja është e montuar nga mediat, nga ju. Si mund të arrestohet një njeri pa fakte dhe prova.
30 ditë burg për policin, vëllai: Videon e kanë montuar mediat RRËFIMI “Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time kur është regjistruar video dhe nuk e di se si është bërë publike. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas i kam vendosur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin, shpesh e kam lënë në tavolina dhe dikush mund të ketë abuzuar”.
VENDIMI
“Berhan Bajrakurtaj, polici i cili u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, është dënuar me 30 ditë burg nga Gjykata e Shkodrës. Çështja do të gjykohet nga trupa që merret me rastet e të miturve”.
Nëse vëllai ynë e ka bërë atë gjë, mos daltë nga burgu, nuk na duhet gjë ai vëlla por nuk e ka bërë”. Edhe në Gruemirë, banorë e mësues thonë se nuk
“HABILAJT”
janë në dijeni të identitetit të nxënëses që pretendohet se është ngacmuar. Denoncuesja Policia e Shtetit po pret
Rrëzohet kërkesa e Çelës D
G
jykata për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e Jaeld Çelës, i cili kundërshtonte zgjatjen e afateve hetimore. Ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afat i cili përfundon në 18 shkurt. Prokuroria pritet që për Çelën të kërkojë zgjatje tjetër të hetimeve. Pak ditë më parë gjykata vendosi të pranojë ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri për zgjatje te afateve duke caktuar 10 marsin si afatin e fundit për të çuar dosjen në gjykatë apo për pushimin e hetimeve.
SHKODËR
y automjete u përplasën fuqishëm me njëra-tjetrën, pasditen e së enjtes. Pjetër Rroku, 58-vjeç, infermier i spitalit rajonal të Shkodrës që ndodhej në mjetin “Fiat” mbeti i plagosur dhe i bllokuar në automjet, ku u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga makina dhe dërgimin me urgjencë në spital. Bluzat e bardha sqarojnë se i aksidentuari ndodhet jashtë rreziku për jetën, nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit. Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa po merret në pyetje drejtuesi tjetër i mjetit, 26-vjeçari Mateo N. Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj përplasje të rëndë, që fatmirësisht u mbyll pa viktima. Do të jetë hetimet në terren
denoncimin e nënës që akuzoi inspektorin. Skandali çoi në Malësinë e Madhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili foli pak por u mjaftua duke thënë se nuk po gjendet denoncuesi i rastit. “Policia po kërkon denoncuesin i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja: Kush është denoncuesi? Do ta sqarojmë shpejt këtë pyetje”, tha Lleshaj. Specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë, dyshohet për veprën penale “ngacmim seksual”. Nga hetimet doli se videoja është
regjistruar në shtëpinë e tij. Telefoni me të cilin dyshohet se komunikonte me vajzën është në duart e hetuesve. Sektori për Krimet Kompjuterike po punon për identifikimin e personit që dërgoi videon në media. Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat (SHÇBA) që po merret me çështjen i bën thirrje denoncueses të paraqitet në polici, duke i siguruar mbrojtje dhe ruajtje anonimiteti. Ekziston mundësia që video të jetë regjistruar duke mos patur protagoniste vajzën e mitur, por një person madhor në moshë. Gjithsesi hetimet vijojnë ku një verifikim i plotë po i bëhet nga ekspertët telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.
Aksident, plagoset infermieri i spitalit
dhe ndërtimi i plotë i skemës së aksidentit që do të zbardhë arsyet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Kthesa e Beltojës, pjesë e
segmentit rrugor Shkodër-Lezhë, mbetet ndër më të rrezikshmet, ku ndër vite janë shënuar me dhjetra aksidente,shpesh me pasoja fatale për drejtuesit e automjeteve.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE THIRRJA E PEDAGOGUT
12 E premte, 15 SHKURT 2019
Mark Marku: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje
P
edagogu dhe gazetari, Mak Marku deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se në kushtet aktuale çdo formë reagimi ndaj qeverisë është e ligjshme. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje”,- tha Marku. Lidhur me akuzat për dhunë ndaj opozitës, Marku tha se në Francë po protestohet prej më shumë se 1 muaj dhe
Kreu i LZHK
Dashamir Shehi flet për protestën: Qytetarët do i tregojnë rrugën opozitës Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, për protestën e opozitës më 16 shkurt. Do të jenë qytetarët tha ai, që do t’i tregojnë rrugën opozitës. “Nuk përsërisim më gabimet e dy viteve më parë. Kemi një atmosferë tjetër. A u bindën shqiptarët që ky s’po bën asgjë, që vjedhjet po shtohen. Ky njeri po e izolon vendin. Me gjykimin tim do ndodhë kjo: Ditën që atje në piacë ka 100 mijë vetë sigurisht që ai numër të jep zgjidhje, të jep mend, të mëson edhe për të dielën dhe të hënën. Nga ajo ditë mund t’i dalë frika edhe shqiptarëve. Demonstrata mund të ketë edhe në rrethe. Do t’ju dali gjumi edhe ndërkombëtarëve. Fundi i kësaj proteste nuk është i përcaktuar”,- tha Shehi. Shehi nuk nguroi të flasë për një lloj “revolucioni të kadifenjtë”, paqësor. “Pse po dalim tani në demonstratë? Sepse me Ramën është bërë e pamundur të qeveriset, por edhe jeta publike është bërë shqetësuese. Ne do të shkojmë, do rezistojmë. Do të përdorim të gjithë kushtet që na jep ligji dhe populli shqiptar për të rrëzuar këtë qeveri. Ne nuk shkojmë për të bërë rotacion politik, por ne do të shkojmë për të kërkuar rregulla të reja. Ky është mendoj unë mesazhi që duhet të dalë nga protesta. Do ta përmbysim që nga letrat, që nga mundësitë. Ky është një revolucion i kadifenjtë, por mos të tremben njerëzit. Ne duam rregulla të reja loje”, shtoi ai.
askush nuk i kundërshton. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhune se sa diktaturën me heshtje. Ne popull po zjen pakënaqësia dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qoftë edhe me dhunë. Nuk ka forme tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballë kësaj qeverie arrogante. Ka dy
muaj që Franca bën protesta te dhunshme. Nuk e akuzon njeri opozitën aty se do të marrë pushtetin me dhune. Kjo nuk quhet marrje e pushtetit me dhunë, por një formë e protestës së ashpër. Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër të mundshme, siç ndodh në Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes”,- deklaroi Mark Marku.
Kreu i qeverisë: Nëse protestuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, policia të zbatojë ligjin
Kryeministri Rama sulmon përsëri “Zërin e Amerikës”
Në harkun e një muaji kryeministri Edi Rama ka sulmuar tre herë radion “Zëri Amerikës”, radio shtetërore amerikane dhe radio më profesioniste në planet. Në intervistën e tij këtë të enjte në “Real Story”, Rama u shpreh se kronikat e “Zërit të Amerikës” nuk janë Amerika. “E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri. Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN. Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara. Nuk janë fakte, janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë. Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash”, shtoi më tej Kryeministri. Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi dje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla se nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin, duke nënkuptuar përplasje. Kreu i qeverisë la të kuptohej se në protestën e opozitës, sipas tij, mund të ketë dhe ndikime të faktorëve të tjerë që ai i cilësoi i “armiq të Shqipërisë”. “Një palokryetar opozite shkatërroi sot solemnitetin e një seance për aderimin e Maqedonisë së veriut në Nato dhe për të nderuar mikun e shqiptarëve
që erdhi nga Shkupi. Asnjë forcë antishqiptare nuk mund të bënte atë që bëri opozita sot. A shfrytëzohen këta brenda nga ata që janë jashtë, kjo nuk do as mend dhe as kalem. Kjo është një opozitë kaq e dobet dhe pa kredibilitet dhe s’ka shpresa që të vijë në qeveri. Armiqtë janë aq seriozë sa të mos u besojnë këtyre. Të shtunave nuk shkoj në kryeministri dhe shkoj në terren. Këtë herë do jem në Vlorë”,tha Rama. I pyetur nëse ka informacione për dhunë, Rama tha “dhunë? Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë
protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund”. I pyetur sesi do të reagojë qeveria po pati dhunë, Edi Rama u shpreh “Qeveria nuk reagon, reagon Policia, ajo zbaton ligjin. Këto janë protesta kastash që nuk kanë ndërmend të shkojnë asgjëkund. Qeveria nuk reagon në rast dhune. Reagon policia në rast të dhunës. Nuk është detyrë e
qeverisë të administrojë një protestë. Ka një ligj që për protestat”. Kryeministri Edi Rama ka justifikuar gjuhën fyese ndaj deputetëve të opozitës. “Unë jam ky që jam. Nëse ata se përballojnë dot oratorinë, nuk është problemi im”,- tha kreu i qeverisë. I pyetur nëse po i tërheq sulmet drejt vetes me gjuhën që përdor, Rama u shpreh: “Jam shumë i zënë me zgjidhjen e problemeve të trashëguara të vendit që të merrem me ata”. Kryeministri deklaroi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës nuk do të thotë asgjë për qeverinë e tij.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 15 SHKURT 2019
“Shën Valentini”, përurohet “Moli i Dashurisë” në Parkun e Madh të Liqenit
K
y Shën Valentin ka ardhur ndryshe në Ti ranë. Qindra çifte të reja dhe qytetarë iu drejtuan Parkut të Liqenit, ku krahas shëtitjeve në ajër të pastër, patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur. Ashtu si edhe çdo vit tjetër, Bashkia e Tiranës kishte menduar që të sillte diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ABI Bank, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. “Në ditën e Dashurisë po krijojmë këtë mikrohapësirë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë”, tha Veliaj. Teksa e cilësoi një ditë fantas-
Veliaj: Tirana ka më shumë nevojë për dashuri e bashkëpunim, se sa për urrejtje e dhunë”
tike, ai nënvizoi se ky është edhe një moment reflektimi. Veliaj tha se sot Tirana ka më shumë nevojë për dashuri se sa për urrejtje, e më shumë nevojë për punë se sa për dhunë. “Është ndoshta një moment për të reflektuar se sa shumë ka nevojë Tirana dhe Shqipëria për dashuri. Ndonjëherë kemi shumë mllef, shumë maraz, flasim keq për
TIRANA ÇDO DITË SOLIDARE
Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë Tirana është solidare jo vetëm në ditë festash por në çdo ditë të vitit. Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Fondacioni Firdeus u ka ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve në dy njësi administrative të kryeqytetit. Ishin familjet në nevojë në Njësinë Administrative Nr. 3 dhe Nr. 4 të cilat kanë përfituar pako
ushqimore në këto ditë ende të ftohta të shkurtit. Mbështetja e Bashkisë së Tiranës për të gjitha familjet në nevojë të kryeqytetit është kthyer në punë e përditshme teksa vazhdon të shërbejë vakte të ngrohta që ofrohen në mensat sociale, por dhe mbështetjen me ushqime dhe ndihma në çdo familje.
njëri-tjetrin, por ndonjëherë ndoshta duhet të ndryshojmë, duhet me i thënë njëri-tjetrit “Bravo të qoftë, jam shumë krenar për ty”, t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit, me thënë të dua shumë. Sot Tirana ka më shumë nevojë për dashuri se sa për urrejtje, më shumë për punë se sa për dhunë, edhe më shumë për të qenë afër me njëri-tjetrin”, deklaroi ai. Veliaj shtoi se në këtë mision mund të ndihmojë edhe çdo biznes, duke kontribuar për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë. “Nuk ka asgjë që mund të na përçajë, duke pasur parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Kështu që, më pak dhunë, më shumë dashuri; më shumë mirësi e bashkëpunim. Bashkëpunimi ynë ka qenë fantastik dhe mezi pres që edhe me donatorë të tjerë, qoftë ata që dhurojnë pemë, që dhurojnë varka, që adoptojnë një kopsht ose
një konvikt, mund ta bëjmë Tiranën, ndoshta jo qytetin më perfekt në botë, por përfundimisht qytetin që ka më shumë dashuri dhe më shumë solidaritet”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës. Drejtori Ekzekutiv i ABI Bank, Andi Ballta vlerësoi Bashkinë e Tiranës si një partner serioz dhe siguroi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen. “Unë jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu në këtë përurim sot. Është kënaqësi që varkat u kthyen në liqen, që ky park kombëtar, bashkë me gjithë pjesën e liqenit, po kthehet në një destinacion të mrekullueshëm. Është shumë mirë që po e hapim në ditën e Dashurisë, çdo marrëdhënie dashurie ka nevojë për partnerë seriozë, dhe ne tek Bashkia dhe Agjencia e Parqeve kemi gjetur partnerë të mrekullueshëm. Jemi shumë të lumtur që mund të vazhdojmë bashkëpunimin me Bashkinë”, tha Ballta. Më pas, Kryetari i Bashkisë Eri-
on Veliaj mori pjesë në celebrimin e dy çifteve të reja që vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e “Shën Valentinit”, duke mbjellë pemë. Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit ishte qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët.
AKTUALITET
14
E premte, 15 SHKURT 2019
Polica po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ai mendohet se është kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia
Liria u vra dhe u hodh në ferra, dyshohet për lidhje me kunatin
GJYKATA
“40 ditë burg” për 6 të kërkuarit nga Italia
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “40 ditë burg” për gjashtë nga të arrestuarit gjatë operacionit “Lulet e Pranverës”. Ata janë Bilbil Kabello, Kujtim Elmazi, Luka Beqiraj, Kristjan Llanaj, Denis Pashaj dhe Arbnor Xhimaj. Ndaj tyre ka një procedim nga gjykata e Leçes, për trafik të lëndëve narkotike, pjesëmarje në organizatë kriminale, bashkëpunim në krim dhe mbajtje e paligjshme e drogave. 6 anëtarët e bandës italo-shqiptare të trafikimit të drogës nuk do ekstradohen në Itali. Sipas marrëveshjes midis dy vendeve, këta pjesëtarë të bandës që u kapën në Shqipëri do të gjykohen këtu nga drejtësia shqiptare, kurse pjesëtarët shqiptarë të bandës që u kapën në Itali, do të gjykohen nga drejtësia e shtetit fqinj. Arrestimi i tyre u bë bazuar në një vendimi të gjykatës së Leçes, i ekzekutuar në 12 shkurt 2019 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit. Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur të martën katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut, duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.
PISTA
E
masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Gruaja u gjet mëngjesin e së enjtes, e masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës dhe në trup kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit. Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve dhe prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që nuk dihen. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë dhe
NGJARJET
K
rimi në familje vijon të trondisë opinionin publik shqiptar. Vetëm për këtë vit janë regjistruar 8-të viktima nga krimi në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të
49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Polica po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ai mendohet se është kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të kombinatit. Të gjithë familjarët e saj janë marrë në pyetje. Trupi i saj u gjet nga banorët e zonës që lajmëruan edhe policinë. Burri i saj i ndjerë ka katër vëllezër, tre prej të cilëve janë në Shqipëri dhe kunati tjetër jeton në
Greqi. Policia ka shoqëruar dy kunetërit në Shqipëri, ndërsa i treti, Dashamir Xhepa, nuk është gjetur në banesë. Ai e ka telefonin e fikur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Dyshimet kryesore bien mbi kunatin e larguar nga banesa. Sipas ekspertëve rindërtimi i skenës së krimit i çoi ata në rezultatin se vrasja ishte bërë diku tjetër dhe trupi i pajetë u soll pranë ferrave për të humbur gjurmët. Disa nga banorët raportuan se kishin parë në mëngjes herët një automjet të bardhë që ishte afruar aty dhe kishte qëndruar pak minuta. Ndërsa një nga fqinjët shumë pranë vendit ku u gjet trupi deklaroi se s’kishte dëgjuar asnjë
“Polica po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ai mendohet se është kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg”. të shtënë ndërsa Lirien e njihte si banore e lagjes. Njoftimi në polici nga banorët ka ardhur rreth orës 08:18 të mëngjesit të së enjtes, kur është konstatuar trupi i pajetë. “Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia. Ekspertët e kriminalistikës në policinë e Tiranës nuk kanë
VRASJA “E masakruar dhe e vrarë me tre plumba. Ky ishte fati për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuarve. Gruaja u gjet mëngjesin e së enjtes, e masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës dhe në trup kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba”. gjetur gëzhoja pranë trupit të viktimës. Dyshohet se e ndjera u trasproportuar drejt vendit të qujatur Kodrat e Liqenit të Sharrës me një makinë mallrash të mbuluar në orët e vona të datës 13 shkurt. Krimi nuk po ndalon. Krimi në familje vijon të trondit opinionin publik shqiptar. Vetëm për këtë vit janë regjistruar 8-të viktima nga krimi në familje.
Në 45 ditë 8 viktima të krimit në familje mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-bashkëjetueses. Një lidhje jashtëmartesore vrau babain e tre fëmijëve. I ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, fshati Bastar i Mesëm u trondit nga një vrasje, ajo e 34-vjeçarit. Shkak i vrasjes është një histori
dashurie jashtëmartese. Elida Cani kishte nisur prej muajsh një lidhje jashtëmartesore me viktimën, Arben Gjeci. Autor i krimit është vëllai i Elidës, Esat Cani. E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi jetën nga
duart e bashkëshortit. Krimi në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen e 6 shkurit dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar. Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma Seferaj, 36-vjeç në sy të vajzës 3-vjeçare. Ndërsa dje u shënua viktima e 8-të.
AKTUALITET
15
E premte, 15 SHKURT 2019
Ministrja dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha dhe siç kishte deklaruar edhe më parë, përsëriti iniciativën e saj për të ashpërsuar masat e parashikuara nga kodi penal
D
uke filluar nga muaji mars, situata e mjekëve në rrethe do të përmirësohet për shkak se përfundon edhe procesi i parë i specializimeve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e pohoi gjatë një interviste në studiot e “A2”. Ajo tha se aktualisht janë 157 mjekë të cilët kanë lidhur kontrata me ministrinë e Shëndetësisë, për të shërbyer në spitalet rajonale. “Përfundon grupi i parë i specializantëve përfundon tani në shkurt dhe kanë filluar mjekët e parë të atashohen nëpër spitale. Janë 157 mjekë të cilët kanë kontrata të lidhur me ministrinë e Shëndetësisë për të vajtur në spitalet rajonale. Nevojat janë në spitalet e veriut si Kukësi, Shkodra, Dibra, Korça gjithashtu do të ketë 15 mjekë të cilët atashohen këtë vit dhe pastaj vijojmë me spitalet e Gjirokastrës, Vlorës. Spitalet rajonale do të kenë një përmirësim të dukshëm duke filluar nga marsi të specialistëve të cilët do të ofrojnë shërbime në kuadër të përfundimit të procesit të specializimeve”,-tha Manastirliu. Referuar kronikave të fundit, Manastirliu dënoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe, siç kishte deklaruar edhe më parë, përsëriti iniciativën e saj për të ashpërsuar masat e parashikuara nga kodi penal për kanosjen ndaj mjekëve dhe infermiere. Sipas Manastriliut, “fenomeni është rajonal dhe ne po i përgjigjemi si i gjithë rajoni kemi rritur pagat 10%
Manastirliu: Nga marsi përmirësohet situata e mjekëve në rrethe
157 “Brenda shkurtit do diplomohet grupi i parë i specializantëve dhe 157 prej tyre ka firmosur kontrata për t’u atashuar në spitalet rajonale”. Sipas saj, ata do shpërndahen në spitalet që kanë më shumë nevojë, sidomos ne Veri, duke përfaqësuar “një përmirësim të dukshëm”,-nëpër rrethe duke filluar nga muaji i marsit.
DHUNA
në 2017 dhe 7% në 2018, kemi bonuse 2 milionë e gjysmë lekë për specialistët që transferohen në rrethe”. Për të parandaluar edhe kontaktet e tepruar me familjarët e pacientëve, ajo deklaroi edhe që do të ketë një aplikim më i rreptë i orareve të vizitave. Ministrja tha se ka edhe programet financiare mbështetëse për mjekët. “Në këto pesë vite kemi bërë përmirësimin e kushteve të
punës për mjekët, përmirësimi i diagostikës, pra i të gjithë atyre elementëve thelbësorë që i duhen mjekëve për të ushtruar profesionin. E dyta është rritja e pagave, 10% në 2017, 7% këtë vit, sigurisht nuk është e mjaftueshme por ne kemi edhe programe të mbështetjes financiare. Ne kemi programe të bonusit të mjekut, 2.5 milion lekë plus pagën, një mjek për të vajtur
për të punuar në një spital rajonal. Kjo pagë është është e barabartë me më një pagë në Gjermani. Ky program bonus plus pagën. Janë me dhjetëra mjekë që e kanë bërë këtë program. Programi të lejon që të mos shkosh në periudha shumë të gjata por mund të shkosh 1 vit, gjashtë muaj, 3 muaj. Kemi pasur me dhjetëra mjekë që janë atashuar pranë spitaleve. Ky program do të
“Për të parandaluar edhe kontaktet e tepruar me familjarët e pacientëve, ajo deklaroi edhe që do të ketë një aplikim më i rreptë i orareve të vizitave. Ministrja tha se ka edhe programet financiare mbështetëse për mjekët”. vijojë edhe në vitet e tjera sepse është një program suporti për mjekët specialistë”, -tha ndër të tjera Manastirliu. Sfida më e madhe për Manastirliun është rikrijimi i raportit të besimit pacient-mjek. “Kemi qenë në kushte të vështira në infrastrukturë por me besim të madh tek mjeku, tani duhet ta rindërtojmë këtë raport”.
LISTA
THIRRJA
Mjekësia bëhet me shefa
Vaksina anti-grip, MSHMS: Qytetarë të vaksinohen
Pas 2 muaj e gjysmë që nga përfundimi i konkursit për përzgjedhjen e shefave të shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë firmosur emrat fitues, të cilët zyrtarisht janë drejtuesit e rinj. Edhe këtë radhë lista duket gjysmake pasi në Qendrën spitalore Universitare numërohen 41 shërbime, ndërkohë që në listën i mori ministrisë së shëndetësisë janë publikuar vetëm 32 shërbime, të cilët kanë tani drejtuesit e përzgjedhur, shumica e të cilëve janë ata që kanë qenë më parë . Nga këto shërbime që janë publikuar vetëm 8 drejtues janë të rinj siç është shërbimi i hematologjisë, i cili do të drejtohet tanimë nga Arben Ivanaj apo shërbimi infektiv nga Najada Çomo, shërbimet infektive në pediatri nga Gjeorxhina Kuli e të tjerë. Nuk janë publikuar emrat e kandidatëve fitues do të drejtojnë 9 shërbime, të cilat janë në proces gjyqësor në gjykatën administrative, siç janë kardiokirugjia, dermaotogjia, endokrinologjia apo urologjina ku janë skualifikuar të dy kandidatët.
P
ër të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të kryer vaksinën antigrip. Për shumicën e njerëzve gripi mund të jetë një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda deri në vdekje. Vaksina ndaj gripit përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit të gripit. Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë. Vaksina ndaj gripit duhet të kryhet çdo vit, kryesisht me fillimin e stinës së
vjeshtës e deri në muajin mars. Kush rekomandohet për të kryer vaksinën ndaj gripit? Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ me moshë mbi 6 muaj. Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku: Punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të gjithë të moshuarit mbi 60-
vjeç, personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer) si dhe personat obezë. Vaksina ofrohet për kategori të caktuara, siç janë forcat ushtarake.
AKTUALITET
16
E premte, 15 SHKURT 2019
Viktima të kësaj lufte shumë milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke
V
rasja e shqiptarëve në Greqi në vitin që lamë pas, mbetet një alarm kombëtar. 13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 2019 nisi me vrasje në burgje, ose më saktë me eleminimin e dëshmitarëve shqiptarë. Autoritetet greke i kanë dhënë goditje vendimtare një grupi kriminal të përbërë nga shtetas grekë dhe shqiptarë, që vepronte në burgun e Koridalosit. Në orët e vona të së mërkurës, Ministria greke e Drejtësisë informoi se vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhur ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në tetor 2017. Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji. Hetimet e kryera nga shërbimi Antiterror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 janar 2019. Kush po i urdhëron eleminimet e shqiptarëve në burgjet greke? A është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmen grek, kreu i një organizate
Kapen bandat dhe zbulohen vrasjet e shqiptarëve në burgjet greke GRUPI “Aktiviteti i grupit kriminal i grupit përfshinte trafik droge, gjobëvënie, trafikim parash të pista, si dhe blerje automjetesh, nxjerrje patentash, këto për llogari të pjesëtarëve të grupit që ndodheshin jashtë burgut. Tre nga këta të fundit janë kapur në flagrancë para gjashtë ditësh, ndërsa po shantazhonin një avokat të njohur në Athinë”.
AVOKATI kriminale që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg? Vrasja u krye me urdhër të njërit prej “kapove” shqiptarë të burgut, për shkak se ndihej i ofenduar prej Bakos. Vrasja ishte urdhëruar të kryhej brenda në qeli dhe jo në korridorin e burgut, ku u
filmua nga kamerat e sigurisë. I njëjti tentoi t’i dedikohej një helmimi të qëllimshëm vdekja në burg e një shtetasi shqiptar, më 27 janar me qëllim që të fajësohej për këtë një i burgosur grek, me të cilin ishte në konflikt. Aktiviteti i grupit kriminal i grupit përfshinte trafik droge, gjobëvënie, trafikim parash të pista, si dhe blerje automjetesh, nxjerrje patentash, këto për llogari të pjesëtarëve të grupit
LOJËRAT E FATIT
SHIFRAT
Policia nis hetimet për tre pronarë lokalesh P
olicia ka nisur hetimet për tre persona të cilët kanë vijuar ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Rastet janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec. Ndaj shtetasve rëndojnë akuzat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ndërkohë që nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, gjashtë tableta, dy njësi kompjuterike, një monitor dhe një printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive
që ndodheshin jashtë burgut. Tre nga këta të fundit janë kapur në flagrancë para gjashtë ditësh, ndërsa po shantazhonin një avokat të njohur në Athinë, duke e kërcënuar me jetë, në këmbim të një shume prej 3.000 eurosh. Viktima të kësaj lufte shumë milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke.
“Në orët e vona të së mërkurës, Ministria greke e Drejtësisë informoi se vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhur ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit”.
Siguria, më pak viktima se vitet e tjera S
të palejuara. “Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-
ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”,thuhet në reagimin e plotë.
iguria në vendin tonë do të thotë 212 viktima më pak si pasojë e vrasjeve me dashje dhe aksidenteve me pasojë vdekjen krahasuar me vitet e kaluara. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për sa i takon vrasjeve me dashje të dhënat tregojnë një rënie konsistente vitet e fundit duke arritur në përgjysmim të numri të vrasjeve krahasuar me 5 vite më parë, pasi janë 91 viktima më pak sesa ato krahasuar me vitin 2012. Kjo rritje është pasqyruar në çdo qark të vendit. Gjithashtu edhe të dhënat e sigurisë rrugore
tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm vitet e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bën të ditur se: ‘’Në vitin 2018 kemi 121 viktima më pak sesa ato krahasuar
me vitin 2012. Këto dy tregues të kombinuar na tregojnë faktin se siguria e rritur do të thotë 212 viktima më pak krahasuar me vitin e kaluar’’.
FORUM
17 E premte, 15 SHKURT 2019
Rreth librit monografik të kolonel Myfit Qorduka: Flota Detare mbetet historike
“Jeta ime në tri kohë” Nga Albert Z. Zholi*
P
a dyshim që një pjesë e fateve të historisë, e ngjarjeve apo dhe e lumturisë të popullit tonë kanë qenë dhe janë të lidhura me detin. Lëvizjet nganjëherë të mëdha, si ikja e arbëreshëve në shekullinXV drejtë Italisë, apo ikja e parë e refugjatëve tanë drejt Perëndimit në vitet nëntëdhjetë, si dhe ngjarje të tjera të po këtyre përmasave, e kanë lidhur detin me memorjen kolektive të shqiptarëve. Nga ana e detit vinin "bajlozët e zinj", këta personazhe mitologjikë armiq, që herë pas here, u sillnin shqiptarëve fatkeqësi. Por deti ishte dhe një urë komunikimi e shkëmbimi me vende e popuj të tjerë, ku shqiptarët dalloheshin si detare të vërtetë. Parardhësit e shqiptarëve, Ilirët autentikë, kanë lenë gjurmë emblematike në detarinë botërore. Kështu, shqiptari nuk ishte vetëm zot i tokës, por edhe i detit. Nga pozicioni gjeografik që ka trashëguar populli ynë, si popullsi që jeton në bregdet, na vjen mirë e jemi krenarë (dhe duhet ta themi me plot gojën), se Shqipëria është një vend i lashtë detar. Vendosja e hegjemonisë në Adriatik e Jon, synonte kontrollin mbi komunikacionet detare dhe, në mënyrë të natyrshme, kërkonte të kishte fuqi dhe flota detare të besueshme, për të imponuar vullnetin e sundimtarëve. Është fakt i pamohueshëm që iliro-shqiptarët në kohën e sundimit të mbretit Agron dhe mbretëreshës Teuta, siguruan supermaci të dukshme në hapësiratdetare të Adriatikut. Pas lundërtarëve fenikas të lashtësisë dhe lundërtarëve grekë, të cilët kolonizuan pothuaj të gjithë bregdetin e Mesdheut Lindor dhe Qendror për një periudhë 100-vjeçare, flota ilire zotëronte në mënyrë absolute gjithë Adriatikun e Jonin. Dokumente historike tregojnë se populli ynë, as më shumë e asmë pak, ka po të njëjtën histori dhe traditë detare si dhe popujt e tjerë të Adriatikut, Jonit dhe Mesdheut Qendror. Të dhënat e para për ndërtimin e anijeve dhe përdorimin e tyre për qëllime tregtare e luftarake, datojnë me Luftën e Trojës në vitin 1180 p.e.s të përshkruara nga Homeri në veprat e tij"Iliada" dhe "Odisea". Në librin e dytë, te "Iliada" Homeri thotëse "Guneu dhe Kyfi solli 22 anije së bashku me eninet
luftarakë që banonin në Dodonën Dimërkeqe", dhe më tej vazhdon: "Mbreti iThesprotëve, Feidori, kishte përgatitur anije të shpejta, me njerëz, kish nisur Odiseun për ta çuar në atdheun e tij". Dy fiset ilire, Perrebejtë dhe Thesprotët, në lashtësi, përveç të tjerash, ishin të mirënjohur edhe si popuj detarë, që jetonin në bregdetin e Lezhës (Perrebejtë) dhe Çamërisë (Thesprotët). Periudhën më të ndritur të zotërimit të Adriatikut dheJonit e arritën nën sundimin e mbretit Agron, dhe sidomos të mbretëreshës Teuta. Historiani i madh Polybi, vepra e të cilitmund të quhet vepra më e mirë e kohës antike, shkruan se në kohën e ilirëve rëndësi të madhe mori pirateria. Kjo, së bashku me tregtinë detare, u bënë burim të ardhurash të mëdha. Nën sundimin e Agronit u zhvillua zbarkimi dhe zhbllokimi i qytetit të Medionit të rrethuar nga Etolët në vitin 231 p.e.s. Nga kjo betejëjanë nxjerrë të dhënat për anijen tipike ilire, e cila ndryshonte nga simotrat e kohës, anijet greke dhe romake. Kjo anije njihet nga autorët antikë me emrin "navis liburnalis" ose "liburna", që vendasit ilirë të fisit të Liburnëve e quanin "lembe". Ajo ishte një anije e vogël që punonte me dy radhë remash në çdo bord. Ishte e manovrueshme dhe mjaft e përshtatshme për
pirateri dhe për qellime luftarake. Shpejtësia e saj nuk i kalonte 8-9 nyjet. Përveç remtarëve, kishte edhe 50 luftëtarë. Duke sulmuar nga dy dhe katër anije së bashku, siguronte raport superior në mjete detare. Katapultat dhe balistat e instaluara në kuvertat e anijeve liburne godisnin dhe shkatërronin bordet e larta të anijeve të mëdha pesëremshe. Filipi V i Maqedonisë, kur po përgatitej për luftën kundër Romës, vendosi të ndërtonte me mjeshtrit e Ilirisë 100 anije, ngaqë sipas mendimit të tij mjeshtërit ilirë kishin zotësi të veçantë për ndërtimin e anijeve. Në periudhën e mesjetes së hershme dhe me krijimin e shteteve dhe principatave feudale të shqiptarëve (arbërve), konkurrenca për zotërimin e detit vazhdoi. Edhe princat e tjerëshqiptarë, Balshajt e Topiajt, përpiqeshin të ndërtonin fuqi detare, duke lëshuar në det "galera", "brigantina" dhe "një e dydirekshe". Për të marrë Durrësin, që sundohej nga Venediku, Karl Topia filloitë përgatiste një flotë dhe të ndërtonte në Melie (veri të Durrësit) një kështjellë, që ta kishte për flotën e vet. Pushtimi i Ballkanit nga turqit otomane, ndërpreu jo vetëm traditat e shqiptarëve, po edhe të popujve të tjerë të rajonit. Tentativat e mëvonshme për t'u bërë fuqi dertare hegjemone në rajon,
nuk rezultuan të suksesshme. Gjatë luftës 25-vjeçare të Skënderbeut kundër pushtimit otoman, evidentohen përpjekjet e tij për t'u hapur në drejtim të detit. Skënderbeu ndërtoi në Kepin e Rodonit, kalanë me të njëjtin emër, që do t'i siguronte dalje të plotë në det. Ja si shprehet Kolonel, Qorduka në libër për situatat e asaj kohe: "Rënia njëra pas tjetrës e kalave shqiptare në duart e turqve, pas vdekjes së Skënderbeut, e zbehu detarinë shqiptare. Megjithatë, traditat u ruajtën dhe u zhvilluan në skajet e ultësirës bregdetare shqiptare, në zonat e Ulqinit dhe Himarës (Labërisë). Duke vazhduar luftën kundër pushtimit osman, shqiptarët u rreshtuan edhe si detarë në flotat e koalicioneve të ndryshme evropiane. Është interesante një letër që krerët e Himarës i dërgojnë Carinës së Rusisë, Elisabetës, në datën 16 deri 27-11-1759. Në këtë letër, pasi përshkruhet krahina dhe potenciali i saj ekonomiko-ushtarak, i kërkohet Carinës përkrahje për një përgatitje kundër turqve. Në të tregohen shumë veprime luftarake të himarioteve, midis të cilave edhe luftime e beteja detare. "Ata kanë marrë pjesë në luftën e Qipros në 1570, në fitoren e lavdishme detare të Lepantit më 1571" dhe, më poshtë vazhdon: "pastaj regjimentet tona kanë shërbyer në anijet Venetike që kanë zhvilluar luftime me ushtrinë otomane në Luftën e Kandies në vitin 1668-1669, në Luftën e Vlorës 1690 dhe sulmin e Korfuzit në vitin 1716". Ulqinakasit e Tivarasit e vazhduan traditën e tyre detare. Në një dokument të arkivit Venedikas, të datës 20.7.1785, shkruhet: "ka dy ditë që erdhi në këtë lumë të Bunës së Shkodrës një torante ushtarake", dhe, më poshtë: "kapidani Sejfulla Karakurti, ulqinak, është duke i vënë direkë barkës së vetë". Në fund të shekullit XVII, në Ulqin kishte gati 250 anije dhevarka me vela. Pronarët e anijeve, agallarët ulqinakas, lundërtarëtë guximshëm, preknin me anijet e tyre tërë limanet e qytetet eAdriatikut e Mesdheut. Veç veprimtarisë tregtare lundërtarët ulqinakë kryenin, ashtu si shumica e lundërtarëve të vendeve të tjera, edhe aksione piraterie, jo vetëm për të grabitur plaçkë, por edhe për të kapur skllevër, që i përdornin si remtarë në anijet e tyre. Pashallëqet e mëdha shqiptare të Bushatllijve në Shkodër dhe të Ali Pashës në Janinë, krahas përpjekjeve për t'u shkëputur nga pushteti i Portës së Lartë, duke qenë në
bregdet, tentuan të ndërtonin flota dhe anije të ndryshme. Në një letër të konsullit të Venedikut në Shkodër (marrë nga Arkivi Shtetëror i Venedikut), që mban datën 24.11.1784, lajmërohet se Karamahmut Pasha "po ndërton me mjeshtra raguzianë dy taranta dhe disa shambekë". Ali Pasha, për të siguruar daljen në det, ndërtoi kalanë e Palermos, me qëllim që të shfrytëzonte portin detar në gjirin e Palermos. "Forcat detare morën një rëndësi të dukshme në ushtrinë e pashallëkut të Janinës. Në kohën e regjimit të këtij pashalleku flotilja përbëhej prej rreth 40 anijesh, prej te cilave: një fregatë, një galeotë, tre kanoniera dhe disa anije më të vogla, me gjithsej 60 topa në bord". Me këtë flotilje Ali Pasha manovronte dhe lëvizte forcat përgjatë bregdetit të tij. Gjurmët historike na çojnë te detarët shqiptarë, në ndihmë të popujve të tjerë, siç është revolucioni grek i 1821-shit, ku mund të përmendim kapedanen trimëreshë të deteve, arvanitasen, Laskarina Bubulina. Duke pasur kurdoherë pranë dy djemtë: Janin e Gjergjin, si dy këshilltarë ushtarakë, përkrah gjeneralit greko-aevanitas, Teodor Kollokotroni, komandoi flotën në disa beteja detare. Për heroizmin e saj kanë shkruar shumë historianë, studiues e krijues të huaj e shqiptarë. Filimoni thotë: "frikacaku para saj turpërohej, ndërsa trimi tërhiqej". Duke qene se ajo kohë heroike në mbrojtje të ujërave tona ka heronjtë e vetë, njërëzit që e kanë përjetuar atë kanë sakrifikuar, lundruar e mbrojtur kufijtë detarë ku unë kam patur nderin të jem pjesëtar i Flotës Detare, vendosa të shkruaj kujtimet e mia kushtuar heroizmit të papërsëritshëm të këtyre detarëve patriote, qëndrimin burrëror të studentëve shqiptarë që studionin atëherë në Akademinë Sovjetike dhe kthimi i tyre pa asnjë hezitim në atdheun e tyre, duke mos rënë pre e provokacioneve sovjetike". *Redaktor i librit. Artikullin e plotë mund ta lexoni në www.kohajonë.com
SHOWBIZ
18 E premte, 15 SHKURT 2019
Kulla e Adem Zajmit midis neglizhencës dhe thirrjes për ta mbrojtur Përdhesja dhe dy kate të tjera e bëjnë atë kullë tipike të Rajonit të Dukagjinit. Përgjatë historisë së saj ka pasur funksione të ndryshme. Por aktualisht kulla e gurtë që gjendet afër Parkut të madh në Pejë ka nisur të demolohet. Shteti nuk e mbron si aset të trashëgimisë kulturore. Profesoresha e solokëndimit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Besa Berberi, e ka ngritur në publik faktin e mospërfshirjes së kësaj kulle në mesin e aseteve të trashëgimisë kulturore. Dikur kulla ishte pronë e familjes Zajmi, përkatësisht e Adem Zajmit. Më pas ishte shfrytëzuar nga ish-ndërmarrja për përpunimin e duhanit në Pejë. Ajo ka kërkuar ndihmë për nënshkrimin e një shkrese me të cilën do t’i drejtohej Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, që kulla të mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore. Ka marrë goxha përkrahje publike. Pjesa ballore e kullës ka filluar të shembet. Por ka një problem që kjo kullë s’u mor nën mbrojtje. Lidhet me emrin e Adem Zajmit që historia e njeh si atentatorin e Haxhi Zekës, i shpallur hero kombëtar. Ai qe ndër organiza-
Kim Knoppers kuron Marubin Historiania e artit dhe kuratore në Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Kim Knoppers, nuk do të tërhiqej nga fotot e Marubit, qëkur pa për herë të parë një të tyre. Knoppers do të kurojë ekspozitën “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, një përzgjedhje imazhesh nga arkiva të viteve 1856- 1959, që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016. Ekspozita do të hapet më 15 shkurt në hapësirën e Muzeut Marubi. Kim Knoppers është një emër i njohur në fushën e arteve pamore. Në FOAM, Knoppers ka kuruar një sërë ekspozitash mbi fotografinë historike në studio dhe vlerën e saj shoqërore dhe artistike. Ajo është edhe themeluese e “Artists’ Recipes”, që eksploron lidhjen mes artit dhe ushqimit. Shkruan rregullisht për Foam Magazine si dhe për katalogë e libra artistësh. Jeton dhe punon në Amsterdam dhe fusha e saj studimore lidhet kryesisht me zonat e ish-Perandorisë Osmane. torët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. U vra më 21 shkurt të vitit 1902. Sipas Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në
Pejë, më 2002 është bërë një inventarizimi i ndërtesës. Por vazhdimisht QRKT-ja ka hezituar që ta propozojë ndërtesën për përfshirje në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme pikërisht për shkak të ishpronarit të saj.
Bashkëpunim kulturor mes Ambasadës së Rumanisë dhe Muzeut Historik Kombëtar Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea dhe Këshilltarin për çështjet politike, Dan Manescu. Rumania aktualisht është shteti i radhës që ka marrë presidencën gjashtë mujore të Bashkimit Europian dhe për këtë Ambasada e Rumanisë do të organizojë edhe Ditët Europiane të Kulturës në vendin tonë. Qëllimi i kësaj vizite ishte fillimi i bashkëpunimeve kulturore midis Ambasadës së Rumanisë dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si konferenca shkencore dhe ekspozita. Drejtori Koçi i shprehu gadishmërinë e tij Perpelea në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor dhe u shpreh se kultura është pashaporta më e mirë midis shteteve.
Shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar dje disa dokumente, që sipas tij tregojnë dy shkrimtarët të tjerë që kanë bërë ekspertizën poetit Visar Zhiti – ekspertizë e cila e dërgoi në burg. Në dokumente e publikuara nga Tufa, ata shkrimtarë ishin Pandeli Koçi dhe Ramazan Vozga. “Një pyetje që duhet ngritur. Këta që kanë emrat poshtë akt-ekspertizës, që çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve një shpjegim, se si ndodhi? Meqë janë figura publike dhe i shohim nëpër tubime, apo jo? Të mos thonë: i kemi sqaruar këto gjera me Visarin (kjo është tjetër gjë), por te na sqarojnë njëherë e mirë ne, publikisht (dhe kjo është një gjë krejt tjetër)… Përndryshe, pyetja mbetet e ngritur, sapo shfaqet prezenca e tyre ne publik”, shkruan Tufa.
KULTURE
19 E premte, 15 SHKURT 2019
Ermal Meta dedikim special nënës së tij: Ti e di çfarë është dashuria Kantautori shqiptar Ermal Meta ka bërë një dedikim shumë të bukur për nënën e tij këtë Shën Valentin. Me anë të një postimi në Instagram ku pozojnë së bashku duke qeshur, ai shkruajti: “Ti nuk e di çfarë është Shën Valentini, por e di mirë çfarë është dashuria!” Me këtë tregoi se dashuria për nënën është e madhe dhe e pazëvendësueshme. Ai nuk është përfolur ende për ndonjë histori dashurie. Kujtojmë se Ermal Meta mori vëmendje të madhe vitin e kaluar kur u shpall fitues i Festivalit të muzikës italiane, Sanremo 2018. Edhe këtë vit u rikthye në skenën e madhe për të dhënë një performancë të bukur.
Fama çon Justin Bieber drejt depresionit Justin Bieber po përballet me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë po merr trajtim. Fillimisht u raportua se gjendja e tij mendore lidhet me martesën me Hailey Baldëin. Por burime thonë se vështirësitë me të cilat po përballet Justin nuk kanë të bëjnë me supermodelen. Sipas burimit është fama që po e çon 24 vjeçarin drejt depresioni. “Nuk ka të bëjë me Hailey. Ai është shumë i lumtur që është martuar me të. Justin ka mbështetjen e njerëzve përreth tij dhe po merr trajtim. Është i sigurt që do ndihet mirë së shpejti,”tha burimi. Ndërsa një burim tjetër tha se fama në moshë të vogël e solli në këtë gjendje: “Ai nisi karrierën si një adoleshent tipik. Ishte fëmijë i mrekullueshëm, i ëmbël, i sjellshëm dhe shumë i këndshëm me njerëzit përreth tij. Por fama e madhe e ndryshoi atë. Justin tani po lufton me ‘idenë e famës’, pasi ai ndiqet gjatë gjithë kohës dhe në çdo lëvizje nga fansat, kamerat i ka në fytyrë. Kjo e bën të ndihet sikur të gjithë duan ta marrin.” Burimi shtoi për People se gjatë rritjes, Justin ndjeu shumë presion për të pasur sukses nga prindërit e tij, babai Jeremy Bieber dhe nëna Pattie Mallette. “Prindërit e tij e donin këtë më shumë sesa vetë Bieber. Justin dhe Jeremy kanë një marrëdhënie të
Julian Deda: Dashurinë as mos e shit, as mos tento ta blesh
komplikuar. Babai i tij e shtynte shumë drejt arritjes së suksesit dhe priste shumë prej
tij. Gjithashtu këtë marrëdhënie ka pasur edhe me mamanë”.
Big Mama e prekur nga tragjedia në Shkup: Trupi po më dridhet! Tragjedia e ndodhur ditën e djeshme në Maqedoni ka prekur gjithë popullin shqiptar, ku nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën 13 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe shumë të tjerë. Ky lajm ka tronditur edhe këngëtaren shqiptare nga Maqedonia, e njohur si Big Mama. Ajo u ka shprehur ngushëllimë familjarëve që humbën të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë: “Nuk kam fjalë për të ngushlluar, me dridhet trupi për tragjedin që dëgjova. Ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre sot në aksidentin tragjik në autostraden Shkup-Tetovë. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutjet tona qofshin me familjet që u prekën nga kjo tragjedi”, shkruan këngëtarja.
Dje u festua dita e të dashuruarve, apo siç njihet Shën Valentini. Emra të njohur të estradës kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar me rastin e ditës së të dashuruarve dhe në imazhet e postuara shihen pranë personave të zemrës. Njësoj ka vepruar edhe aktori i njohur shqiptar, Julian Deda i cili pranë një fotografie me bashkëshorten i ka shkruar edhe disa fjalë. “Dashurinë as mos e shit, se nuk ta blen njeri dhe as mos tento ta blesh, se nuk ta japin false. Thjesht dhuroje, është bio dhe zgjat”, ishin fjalët e tij. Kujtojmë se çifti janë martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy fëmijë, djalin Mateon si dhe vajzën, Reinën.
SPORT
20
E premte, 15 SHKURT 2019
Titulli dhe mbijetesa, ja duelet e javës së 22-të në Superiore
GAZETARI
De Maggio: Icardi ka arritur marrëveshje me Juventusin
Nga Rozalb Lika
J
ava e 22-të e Kategorisë Superiore do të sjellë ndeshje shumë interesante për vendet e para, por edhe për mbijetesën. Kukësi udhëton në “Niko Dovana” për t’u përballur me Teutën, në një duel që mund të përcaktojë se kush do të vijojë të jetë skuadra anti-Partizan deri në fund të kampionatit. Skuadra e Gegës ndërkohë do të jetë e impenjuar në një transfertë delikate ndaj Laçit në transfertë. Kurbinasit kërkojnë rikthimin te fitorja pasi në javët e fundit kanë shfaqur shumë oshilacione. Megjithatë Partizani është i vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë, ndaj një kundërshtari që kërkon të konfirmohet në kompeticionet e UEFA-s edhe për këtë sezon. Sa i përket ndeshjeve për zonën europiane, do të jetë shumë interesante dhe i gjithi për t’u shijuar dueli mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Kuqezinjtë, të eliminuar nga Kupa, shohin drejt kampionatit për të arritur mes 4 më të mirëve, një pozicion të cilin po e mbajnë për momentin korçarët. Skuadra e Shehit mori një fitore me vuajtje në javën e fundit dhe shpreson që të ruajë këtë ritëm. Shumë interesante do të jenë edhe dy duele të tjera që mund të konsiderohen për mbijetesë. Në “Selman Stërmasi” Tirana pret
Luftëtarin. Bardheblutë, që vijnë nga një moment i mirë, dëshirojnë të krijojnë shkëputjen me zonën e ftohtë, teksa gjirokastritët janë kundërshtari më i afërt në klasifikim. 3 pikë diferencë nuk janë shumë dhe për bluzinjtë e Ahmatajt është një mundësi e artë për të vijuar në rrugën e nisur. Në Kamëz luhet një finale e vërtetë, pasi vendasit presin Kastriotin në një duel mes dy ekipeve që ndajnë fundin e klasifikimit për efekt golaverazhi.
Kamza vjen pas një pike të marrë në transfertën e Durrësit ndaj Teutës, ndërsa Kastrioti ndali hapin ndaj Partizanit. Nëse ndonjë prej këtyre dy skuadrave do të arrijë që të marrë pikë të plota, padyshim do të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të siguruar mbijetesën. Merkato e janarit ka konfirmuar vështirësitë financiare të të dyja skuadrave, ndaj dhe shpëtimi do të varet vetëm nga episodet dhe duele të tilla.
Mauro Icardi po kalon një moment delikat te skuadra e Interit, pas heqjes së shiritit të kapitenit nga klubi. Gazetari Valter De Maggio ka dhënë një version interesant për të ardhmen e argjentinasit në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”. “Një gazetar duhet të jetë dyshues, dhe unë jam në natyrë dyshues. Sa i përket çështjes Mauro Icardi, unë për shembull kam një ide. Mendoj se ai ka një marrëveshje m Juventusin. Besoj se i kanë hequr shiritin Icardit për të tjera motive dhe jo për ‘zgjedhje teknike’. Inter është një klub i madh dhe një drejtues si Beppe Marotta, duhet të ketë zemërim. Unë mendoj të them: Për mua, Icardi ka një marrëveshje me Juventusin”, deklaroi De Maggio.
JAVA E 22-të SOT Teuta-Kukësi
18:00
NESËR Tirana-Luftëtari 17:00 TË DIELËN Kamza-Kastrioti 14:00 Laçi-Partizani
SULMUESI
Piatek do të marrë bonusin e parë nëse shënon në sfidën e radhës
14:00
Flamurtari-Skënderbeu 17:00
TRAJNERI
PRESIDENTI
“Buzëqesh” Allegri: Bonucci luan titullar sot, Dybala është fantastik
Bartomeu: Messi dhe Valverde pjesë e rëndësishme e Barcelonës
Juventus në mesjavën e ardhshme do të luajë në Champions League ndaj Atetico Madrid, një duel që do të vendosë shumë për sezonin e bardhezinjve. Gjithsesi Allegri si gjithmonë mendon për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë ndaj Frosinones, nesër në mbrëmje. “Të fitojmë kundër Frosinone-s dhe të marrim tri pikët. Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të përgatitemi në mënyrën e duhur për Champions-in. Bonucci do të luajë, ndërsa ka pak mundësi që Chiellini ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, Barzagli në stol. Ronaldo do të luajë dhe Dybala, i cili është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, do të kthehet në sulm. I hodha një sy statistikave të tij dhe mund të them se janë mbresëlënëse. Është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ramsey? Është një lojtar i madh, por do të flasim për të pas disa muajsh. Champions? Duhet të mendojmë për veten tonë dhe të kualifikohemi kundër Atletico-s. Ndeshjet e djeshme? Real Madrid ka fituar si Real, Tottenham ka bërë një ndeshje të bukur. VAR në Champions? Më vjen mirë, sepse ndihmon. Goli i Ajax-it nuk do të ishte anuluar në kushte normale.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar tiozët se Lionel Messi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e klubit katalanas duke i përfaqësuar denjësisht blaugranat edhe gjatë sezoneve që do të pasojnë. Edhe pse nuk është formuluar ende kontrata e re e rinovimit për fenomenin argjentinas ajo të jetë e gatshme për t’u firmosur brenda një harku të shkurtër kohor pohon Bartomeu. “Leo Messi do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e jona edhe për vitet në vazhdim. Ai është lojtar i këtij klubi dhe betimi ynë është që të jemi përgjithnjë bashkë. Në këtë mënyrë Messi është pjesë e atij grupazhi lojtarësh që do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën blaugrana sikundër përkon të jetë edhe Jordi Alba”. Bartomeu dëshiron të mbajë edhe trajnerin Ernesto Valverde, një prej individëve që ka krijuar shumë besim tek drejtuesit: “Jam i sigurt për qëndrimin e tij, ka arritur të krijojë një rreth besimi me lojtarët në dhomat e zhveshjes që reflektohet edhe fushën e blertë, për më tepër që është vetëm sezoni i dytë i shpenzuar në stolin e Barcelonës”.
Krzysztof Piatek është një hap larg nga bonusi i parë në eksperiencën te Milani, e cila mund të vijë që në duelin e radhës ndaj Atalantës në kampionat. Mesfushorit polak i ka mjaftuar një gjysmë muaji për të gjetur rrugën e rrjetës në 4 raste. Dopieta kundër Napolit në Kupën e Italisë dhe ndaj Romës dhe Cagliarit, e kanë shndërruar në futbollistin kryesor të kuqezinjve. Piatek ka njohur edhe një rritje të madhe në rrogën vjetore, pasi nga 400 mijë euro, tani fiton 1.8 milionë euro. Nëse ai shënon golin e pestë, do të marrë edhe shpërblimin e parë, një shifër që nuk është zbuluar nga mediat italiane. Milani beson shumë te sulmuesi polak, pasi përveç bonuseve të ndryshe nga golat, në kontratën që ka nënshkruar në janar, nuk ka vendosur asnjë klauzolë. Kontrata skadon më 30 qershor të vitit 2023, por klubi ka shumë besim te ai, ndaj dhe duket se nuk do të ketë probleme nga interesimet që mund të ketë nga klubet më të mëdha europiane.
SPORT
21
E premte, 15 SHKURT 2019
Mbrojtësi mori qëllimisht karton të verdhë, ndërkohë që uellsiani bëri një gjest të pahijshëm
Real Madrid në telashe, Bale dhe Sergio Ramos rrezikojnë të dënohen
TRAJNERI
Simeone në gjurmët e Ferguson, zgjat sërish “martesën” me Atleticon Diego Simeone nuk ka ndërmend që të largohet nga Atletico Madrid. Drejtuesit e “Los Colchoneros” kanë blinduar trajnerin e tyre me një kontratë të re deri në verën e vitit 2022 duke e zgjatur edhe me 2 sezone marrëveshjen që skadonte në vitin 2020. Mesa duket e ardhmja e Diego Simeones do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me atë të Los Colchoneros dhe nuk do të ishte çudi që El Cholo të ndjekë gjurmët e Alex Ferguson dhe Arsene Wenger të cilët qëndruan për shumë se 20 vite në stolin e të njëjtës skuadër. Diego Simeone është pjesë e Atleticos së Madridi që nga 23 dhjetori i vitit 2011 teksa në këtë periudhë ka arritur të fitojë plot 7 trofe me Los Colchoneros mes tyre edhe 1 La Liga dhe 2 Europa League.
PORTUGEZI
Mourinho i rrëmben 20 milionë paund United për shkarkimin
N
uk bëhet fjalë për dënime të ngjashme, por Sergio Ramos dhe Gareth Bale rrezikojnë që të skualifikohen. Për mbrojtësin spanjoll është hapur zyrtarisht një hetim për kartonin e verdhë në ndeshjen ndaj Ajax, e cila siç duket edhe nga pamjet, u mor qëllimisht nga Ramos. Kapiteni i Realit pranoi se kishte kërkuar që të merrte vetë karton në këtë ndeshje. “E vërteta është se e kisha në mendje kartonin, do të gënjeja nëse do të thosha që nuk e mora qëllimisht. Nuk po e nënvlerësoj kundërshtarin, nuk po them që jemi kualifikuar, por vendosa që më mirë të mungoj
MERKATO
në ndeshjen e ardhshme, sesa të rrezikoj më tej”, tha Ramos, i cili në fakt u pendua shumë shpejt. Në rastet kur një futbollist merr karton të verdhë qëllimisht, UEFA parashikon pezullim prej 2 ndeshjesh, ndaj Ramos reagoi në rrjetet sociale, por institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian tashmë ka hapur hetimet dhe rrezikon që të dënohet me 1-2 ndeshje pas përfundimit të fazës së 1/8-ve. Bale rrezikon 12 jave- Gareth Bale mund të dënohet disa ndeshje për gjestin e pahijshëm pas golit të tret në ndeshjen ndaj Atletico Madrid gjatë fundjavës. Uellsiani hyri në
fushë në pjesën e dytë dhe gjeti menjëherë rrugën e rrjetës në minutën e 74-t. Bale bëri një gjest të çuditshëm pas golit, duke ngritur krahun he më pas e goditi me dorën tjetër. Një gjest që konsiderohet si ofendim në Spanjë, dhe për këtë qëllim Federata ka ngritur një hetim ndaj lojtarit. Veprimi konsiderohet si ofendim ndaj publikut të pranishëm në stadium dhe për këtë qëllim, Bale rrezikon 4 deri në 12 ndeshje pezullim. Mundësia më e madhe sipas mediave në Spanjë është që uellsiani të dënohet me tre ndeshje, për festimin që është konsideruar si ofendues.
Duhet të mendohesh mirë para se të punësosh Mourinho. Ky është mësimi që kanë marr Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United nga strategu portugez. 20 milionë sterlina është shifra e frikshme që “Djajtë e Kuq” kanë paguar për shkarkimin nga puna të “Special One”, pas humbjes 3-1 në muajin dhjetor i ka kushtuar vërtetë shumë klubit nga “Old Trafford”. i cili ka dëmshpërblyer Mourinhon për prishjen e parakohshme të kontratës e cila skadonte në verën e vitit 2020. 19,6 milionë euro kanë përfituar Special One dhe ndihmësit e tij pas largimit nga Manchester United dhe ishte vetë klubi anglez që e bëri publike diçka të tillë. Në një buletin të shkurtër financiar, Manchester United bën me dije: “Shpenzimet e jashtëzakonshme për tremujorin e katërt të vitit 2018 ishin 19.6 milionë stërlina, lidhur me kompensimin e ish-trajnerit dhe disa pjesëtarëve të stafit stërvitor për humbjen e punës”.
MBROJTËSI
Ismajli në formacionin më të mirë të javës në Kroaci
Po shkëlqen te Werder Bremen, klubi anglez bën gati ofertën për Rashicën
M
ilot Rashica është një nga futbollistët më në formë te Werder Bremen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klubet të tjera europiane. Mesfushori i Kosovës ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit të Werderit mes Kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës dhe ka përfunduar në listën e përforcimeve të mundshme të Crystal Palace. Ka shumë mundësi që e ardhmja e talentit kosovar të jetë në Premier League dhe pikërisht në Londër te Crystal Palace. Për sa i përket Enea Mihaj pavarësisht se pësoi një dëmtim të rëndë kur ishte i grumbulluar me
Shqipërinë, mbrojtësi i talentuar në ato 10 takime që është aktivizuar në këtë sezon me skuadrën e Panetolikos ka spikatur jo pak dhe për 20-vjeçarin po interesohen kryesuesit e Superligës greke. Mihaj ka përfunduar në radarët e Paokut të Selanikut dhe transferimi i tij te kjo bardhezinjtë do të ishte një hap i madh në karrierë për talentin kuqezi. Rashica iu bashkua Werderit në janar të vitit 2018 pasi më parë shkëlqeu për Vitessen në kampionatin holandez, ndërsa numëron edhe 19 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.
Ardjan Ismajli po kalon një moment të shkëlqyer në Kroaci pasi përveç se realizoi golin e parë që i hapi rrugën suksesit 2-1 të Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit, Ismajli është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës nga një prej mediave më të mëdha kroate. Ismajli është rreshtuar në qendër të mbrojtjes në 11-shen më të mirë, teksa nuk është vlerësuar vetëm për golin por për të statistikat impresionuese që ka regjistruar në sfidën ndaj Lokomotivës. “Përveçse shënoi një gol, ai pati edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, 85 nga 90 në total. Ai fitoi 9 nga 11 duele, realizoi një driblim, 4 ndërhyrje të suksesshme në 5 ndërhyrje për rikuperimin e topit, 10 krose. Hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë të javës”, shkruan “Telesport.hr”. Ismajli u ftua nga Panucci në grumbullimin e fundit të trajnerit Panucci dhe shihet si një pikë kyçe për të ardhmen e mbrojtjes, pasi kombëtarja jonë jo në pak raste ka vuajtur.
SHENDETESI
22 E premte, 15 SHKURT 2019
KËSHILL AT E NEVOJSHME: KËSHILLA 1. Nëse ju merrni injeksione me insulinë, sigurohuni që ju të konsumoni tre vaktet kryesore dhe disa minivakte të lehta midis tyre 2. Hani ushqim në orare fikse. Mos hani më tepër 3. Mos hani shpejt, përtypeni mirë ushqimin para se ta kapërdini 4. Mos hani menjëherë pas një stërvitje 5. Pini sa më shumë ujë që t’iu ndihmojë të largoni toksinat nga
trupi juaj 6. Përdorni sallatat e perimeve dhe frutave të freskëta në çdo vakt 7. Shmangni ushqimet e skuqura dhe ëmbëlsirat 8. Bëni të paktën 1 orë stërvitje çdo ditë 9. Konsumoni bukë me tërshërë. Kjo ndihmon në rritjen e fibrave në konsumin tuaj ditor 10. Konsumoni të paktën 20 deri në 25 gram qepë çdo ditë
Vuani nga diabeti, 10 këshillat që duhet të keni parasysh D
i abeti është një sëmundje që karakter izohet nga nivel i lartë i glukozës( ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë i glukozës është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Mjekësia akoma nuk e di me saktësi përse ndodh një gjë e tillë dhe e kanë quajtur shkakun: sindroma
Sekreti qëndron tek ajo çfarë ha dhe si ushqehesh x, por përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha etj. Por ato këshillat të cilat janë të rëndësishme për pacientët me diabet
KËSHILLA
kanë të bëjnë me ushqimet, mënyrën e të ushqyerit dhe ajo çka konsumohet. Kështu këshilla e parë është se nëse pacienti merr injeksione me insulinë, mjekët këshillojnë të konsumoni tre vaktet kryesore dhe disa minivakte të
lehta midis tyre. Po kështu ushqimi të merret në orare fikse dhe të mos konsumohet shumë. “Mos hani më tepër, mos hani shpejt, përtypeni mirë ushqimin para se ta kapërdini, mos hani menjëherë pas një stërvitje” janë disa nga këshillat kryesore të specialistëve. Ndërkohë që rekomandohet që pacientët të pinë sa më shumë ujë i cili të mund të
Konsumi i tepërt i vitaminave shkurton jetën
ZBULIMI
Duhanpirja në shtatzëni rrit impotencën tek foshnjat Djemtë e grave duhanpirëse gjatë shtatzënisë priren të kenë probleme më të shpeshta seksuale në moshë madhore, paralajmëroi një studim i ri i një Instituti Mjekësor Australian. Studimi nisi në vitin 1989, me 2 900 gra shtatzënë që dolën vullnetare. Ndër vite, fëmijët e tyre janë testuar për parametra të ndryshëm fizikë, për të parë ndikimet që kishte duhanpirja në shtatzëni. Pothuajse 25 vjet më vonë, djemtë e atyre nënave, tashmë në moshë të rritur, kanë pothuajse të gjithë një numër më të ulët spermatozoidesh se sa djemtë e nënave që nuk kanë konsumuar duhan gjatë shtatzënisë. Kjo do të thotë se këta meshkuj e kanë më të vështirë të bëhen baballarë kur të vendosin një gjë të tillë, ndërsa në disa raste, nëse numri i spermatozoideve është tepër i ulët, atëherë mund të kalohet drejt paaftësisë së plotë për t’u riprodhuar në mënyrë natyrore. Njëkohësisht, kërkuesit arritën në përfundimin se ata meshkuj që abuzojnë me substancat narkotike apo janë të ekspozuar ndaj toksinave, gjithashtu kanë probleme të shtuara me shëndetin e tyre seksual.
Marrja e vitaminave artificiale në doza të mëdha mund të shkurtojë deri në 1/4 jetëgjatësinë, ishte përfundimi i një studimi të publikuar ditën e hënë. Studimi i përqendruar rreth vitaminave C dhe E tregoi se personat që abuzojnë me marrjen e këtyre suplementeve kanë pasoja tepër të rrezikshme për shëndetin. Përfundimet e tilla, të publikuara në “Biology Letters”, ngrenë debatin mbi nevojën e ekzistencës së një kontrolli, për vitaminat që në shumë raste tregtohen pa recetë në farmaci apo supermarkete. Trupi i njeriut nuk e depoziton vitaminën C, e cila sigurohet nga frutat dhe perimet. Kjo vitaminë është një element i domosdoshëm që ndihmon në rigjenerimin e përbërësve të gjakut, ndërsa vitamina E, me shumicë tek drithërat, lajthitë apo bajamet ndihmon në ruajtjen e strukturës qelizore. Një mashkull me një trup mesatar ka nevojë për vetëm 4 miligramë vitamina në ditë, ndërsa një grua për 3 miligramë. Megjithatë, tableta që kanë qindra herë më shumë përqendrim të vitaminës se sa doza e nevojshme tregtohen lirshëm si suplemente. Ndonëse antioksidenatët dhe vitaminat njihen edhe për cilësitë e tyre të mira në ngadalësimin e efektit të plakjes, një studim i Universitetit të Gllasgout, në Skoci, tregoi se mbidoza sjell efektin e kundërt, duke përshpejtuar plaken dhe rritur shanset e prekjes nga sëmundje të rënda në një moshë edhe më të hershme.
Lidhja mes qumështit të gjirit dhe diabetit
N
dërprerja e parakohshme apo e vonuar e qumështit të gjirit rrit probabilitetin e foshnjës për t’u goditur nga diabeti i llojit të parë më vonë gjatë jetës së tij, ishte përfundimi i një studimi të ri amerikan. Sipas këtij studimi, fillimi i ushqimit të fëmijës me ushqime të zakonshme përpara se ai të mbushë katër muaj e dyfishon rrezikun, por vonimi në pas 6 muajve e trefishon këtë probabilitet. Për këtë arsye, ekspertët këshilluan që fëmijët të ushqehen ekskluzivisht me qumësht në 5-6 muajt e parë të jetës, e atëherë të nisin të përdorin ushqime të tjera. Studimi u realizua përgjatë disa viteve, nëpërmjet testimit të 2 mijë foshnjave nga ekspertë në Denver, SHBA. Diabeti i llojit të parë ndodh kur sistemi mbrojtës i trupit sulmon qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinën, duke bërë të domosdoshëm marrjen e insulinës artificiale. Ky diabet mund të jetë i trashëgueshëm, por mund të zhvillohet edhe gjatë jetës për shkaqe që lidhen kryesisht me dietën, jetën sedentare e obezitetin.
largojë toksina nga trupi. Këshillohen të përdoren sallatat e perimeve dhe frutave të freskëta në çdo vakt. Këshillohet që pacientët me diabet të shmangin sa më shumë ushqimet e skuqura edhe ëmbëlsirat, po kështu të kryejnë të paktën një orë në ditë stërvitje. Ndërkohë që këshillohet të konsumohet bukë me tërshërë. Kjo ndihmon në rritjen e fibrave në konsumin tuaj ditor si dhe të konsumohet të paktën 20 deri në 25 gram qepë çdo ditë.
Gjumi i çrregullt te fëmijët dëmton trurin
F
jetja në orët e vona dhe gjumi i çrregullt mund të dëmtojnë rëndë trurin e fëmijëve. Sipas një studimi të Universitetit të Londrës, fëmijët që nuk kanë një gjumë të rregullt, ose që bien të flenë më vonë se në orën 21:00, kanë aftësi më të vogla se bashkëmoshatarët e tyre, sidomos në shkollë. Ata janë më të ngadaltë e të ngathët, veçanërisht në lexim dhe matematikë. Kërkimi shkencor është kryer duke marrë në studim më shumë se 11 mijë fëmijë në Britaninë e Madhe, të moshave tre, pesë dhe shtatë vjeç. Autorët e studimit shprehen se mungesa e gjumit mund të shkaktojë pështjellime në ritmet natyrale të trupit dhe dobëson aftësinë e trurit për të thithur informacione të reja. Impakti më negativ është te vajzat e kësaj moshe se sa te djemtë. Rezultatet e këtij kërkimi janë publikuar në gazetën e “Epidemiologjisë” dhe “Shëndetit të Komunitetit”, në Londër.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Fjalë tepër lavdëruese që i thuhen dikujt për t'i bërë qejfin, korte, kompliment 6. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 10. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 13. Dalin mbi ballë te disa kafshë dhe shërbejnë për mburojë, dhe jo vetëm 14. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 16. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 18. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 19. Film i në vitin 1986. Me regji të Besim Kurtit, skenari, Dhimitër Xhuvani dhe me muzikë të Maksim Shehut 20. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 21. ...u, kjo nuk është gjë fare! 23. Me sipërfaqe 854 km2 dhe koordinata 42° 40' 0? në Veri dhe 21° 10' 0? në Lindje. Kryeqytet i Kosovës 27. E vendos dikë a diçka në një vend 28. Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre 30. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 32. Ka atë emër qyta e armëve, pushkë, automatik, etj 33. Përshkim me zjarr të madh ose me frymëzim të tepruar 36. Eshtë pajtimi mes dy personave ose dy gruppersonash 37. Dakord në gjuhë universale 38. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 39. Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe në trajtë të pëllëmbës, me lule të mëdha me nga pesë petla në ngjyrë trëndafili ose vjollce të mbyllur, përdoret në mjekësinë popullore 41. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 42. Poet shqiptar dhe veprimtar i shuqar atdhetar ... Gërvalla 44. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 46. Të lag e të bën qull 48. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 51. Përdoret si bojë për të lyer orendi prej metali, tubat e sobës, etj. 52. E ndjek me sy dikë a diçka 53. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 54. Partia Aleanca Popullore 55. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 56. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 59. Tingëllimë e zgjatur, që duket sikur vjen nga larg;
E premte, 15 SHKURT 2019
Nga Albert VATAJ
tingëllimë me jehonë 61. Pijedashësit quhen kështu 62. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 63. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 64. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi a guri 65. Sharje kundër zotit ose kundër fesë 66. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall 68. Shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij 72. Kujdesi për thonjtë e duarve e ka atë shumëngjyrëshin dhe shndritësin si aksesor kryesor 74. ... Abelar, filozof francez (1079-1142) 76. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 77. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 78. Pasi rrushi shtypet bëhet i tillë, më pas vjen vera, dhe pas saj rruga për tek rakia 80. Banka Botërore 81. Ai që merret me peshkim 83. Korporata Ndërkombëtare Financiare 84. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 87. Pëlhurë e mëndafshtë, e lëmuar dhe me shkëlqim nga njëra anë 89. Ai që ka dalë në pension dhe përfiton një pagë mujore sipas ligjit 91. Eshtë ai që shalon, për të
cilin nuk duhet ankuar se i varen këmbët 92. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 94. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 95. Një krahinë a fshat në rrethin e Pukës, nuk është kryebardhë 97. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 99. Agrume si portokalli, kokëvogël, lëkurëhollë, i ëmbël 101. Eshtë arti i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 105. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 106. Poseidoni dhe Hadi, në mitologjinë greke, ishin vëllezërit e ... 107. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti VERTIKALISHT 1. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 2. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 3. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 4. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 5. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 7. Partia Balli Kombetar 8. Dialektore kur duhet të themi ulur në dysheme 9. Ai që i ther, i rrjep dhe shet mishin e bagëtive
11. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi, por dhe si erëza. 12. Kafshë e vogël shtëpiake, ajo mban larg minjtë 15. Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes 16. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 17. Djubout quhet kryeqyteti i tij, ndodhet në pjesën lindore të Afrikës, me sipërfaqe 23,000 km² 22. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 24. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 25. Ashtu quhet punëtori që merret me regjjen e lëkurëve 26. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 29. Varur, pezull në ajër. E mban ashtu shkëputur nga toka 31. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 33. Partia Ardhmëria Shqiptare 34. Gazeta "Lidhja Kombëtare" u botua më 23 janar 1919 në Shkodër, ajo ishte shqip dhe frëngjisht dhe drejtohej nga Nikollë ... 35. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 37. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 40. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 43. Dikur ithin prej bimësh bar-
fushë lufte 62. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 65. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 67. Ndryshe quhet ëmbëltore 69. Partia Republikane, inicialet 70. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 71. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 73. Ashtu quhej dikur një zonë urbane. Qytet edhe ashtu 75. Gjëegjëzë, në të cilën paraqitet me vizatime, me shifra 76. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 79. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 81. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 82. Ndodhet në Evropën Qendrore, e rrethuar nga Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Lihtejnshtajni, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Atdheu i Stefan Zweig 84. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 85. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 86. Përfitimi që vjen nga një punë, nga një veprimtari etj 88. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 89. Qëndron në ajër, rri pe... 90. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 91. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 93. Njeri që bredh e rron në kurriz të të tjerëve 94. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 96. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 98. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 100. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 102. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 103. Tirana, e kishte targën e makinave ... 104. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën
ishtore, tani janë me korent, përdoret për digjenë 45. Njësia më e vogël e kuptimshme në përbërjen e fjalës, e cila është mbartëse e kuptimeve leksikore 47. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 49. Që ka erë të mirë, që është me aromë 50. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 51. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut 52. Që përhapet a që ngjitet me anë të organeve gjinore 54. Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta 57. Që është pa anë e pa fund 58. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 60. Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
B R 12
A
3
4
5
V
M O
T
E Z
I
O
6
S
K A
7
M P
A
13
G J
8
L 14
9
V
10
K O
J
U
O R
T
C
19
K
P
K
I
A
O P
J
E
R 21
23
A
R E
M
25
O
I
¸
24
V E
R 31
G
K
U S
L A
T I
18
S
L
M
˙ A
26
L
P
E A
L
N 28
A K
B
K U 22
A
27
N
11
V A
R
A Z 17
20
V
S O
15
M A R
I 16
K E
¸
32
29
30
P
V E
A K
E
T M I
33
A N
G U
R
N
U
P
I
A T
L L
E
34
J
S
E
Q
K 36
A E
R O
B
E
P
I
C
L I
V O
A
R R
R I
K
V
T A
L O
P L G
O
J
F
I 52
K
R
N
53
D
U
O
L
C
F
G 49
D
E
I
54
M D L
¸ 47
C 48
E 51
L
46
R N
N P S
43
K A
I 45
N T
H
41
M 42
L
S H
O
38
K O
I
U T
40
44
T
37
N A
39
L
R
D
P
35
J
50
A
P R
A K
55
I
G
A R
E
U
U J
R
I
56
V ¸
L L
A
J
H 57
M
M
58
¸
G
J
Z A
J
U
H
G
K
59
E
E
60
S N
61
62
A F
B
U ˙
K
N
O
M
A
R T
E S
H
N
E
T O
R
63
B
L U
N
64
T
65
R A
P
L
A
R
68
L
69
A M E
V
M
E
I
66
D
D
E
K S
67
L
K U
70
N
J
I
O
N
E
71
B E
72
S I
75
A
76
B Z
80
77
P
¸
P
78
S
P
81
S K
H
O
I
G
¸
B
I
E
B S
O L
E
83
O R
I
F
E R
O
K 85
K 86
O 87
E L
B
T
E
J
P
H
88
K
89
D
A R
I
92
P A
S H
A L
A
M
N
R O
T E
93
L ¸
K
P
N
96
B O
Z
U T
90
L
91
A 94
95
K T
O R
A T
97
K E
H
I
O
¸
98
O
O
L E
J
103
B
B
K
84
U
74
G A
79
D
82
F R
73
P A
T
D
99
M O N
O T
I
P
B
B
O
P
R
O
100
101
E R
¸
N
D I
102
M
R
B
104
M
T
G
O
105
L
E
D R
A
106
O B
I
T
E M
I
F
O
107
C
P
J
E
R
108
D A
S H
U R
I
V
O
R
R
D
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 15 SHKURT 2019
Protokolli i Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
P
r esidenti i Repub likës, Ilir Meta ka vlerësuar dje votimin unanim nga Kuvendi i Shqipërisë , të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. “E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi, të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne. Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen transatlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin! Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO!”,- shprehet kreu i shtetit.
Presidenti Meta përshëndet votimin unanim nga Kuvendi
Presidenti Meta përshëndeti festimet e 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros (Ungrës)
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremonitë zyr tare të 100-vjetorit të themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros (Ungrës), si i ftuar nderi i Ipeshkvit, Imzot Donato Oliverio, në Katedralen “Shën Kollit të Mirës”. Presidenti Meta përshëndeti njëqindvjetorin e themelimit të Eparkisë së Ungrës, më 13 shkurt 1919, datën historike kur Selia e Shenjtë u kushtoi vëmendjen më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën tonë të vjetër. Presidenti i Republikës, në fjalën e Tij përshëndetëse gjatë Liturgjise Hyjnore, duke iu drejtuar të pranishmëve: Imzot Donato Oliverios, Ipeshkvit të Horës së Arbëreshëve Imzot Demetrio Gallardos, Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafras, Prefektit të Kongregates per Kishat Lindore Kardinalit Leonardo Sandri, Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, Ipeshkvit të Prishtinës Imzot Dodë Gjergji, Arqipeshkvit hun-
garez greko-katolik Imzot Péter Fülöp Kocsis, ipeshkëve te rajoneve te tjera italiane si dhe ipeshkëve nga Shqiperia, Kosova e qindrave besimtarëve, theksoi se Eparkia e Ungrës është më e madhja eparki arbëreshe e Italisë kontinentale. “Themelimi i Eparkisë së Ungrës, më 13 shkurt 1919, ishte dëshmi e integrimit që Selia e Shenjtë i jepte besnikëve të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve të cilët që prej katër shekujsh kryenin në arbërisht trashëgiminë liturgjike të tyre. Nëpërmjet këtij
akti ruhej tradita arbëreshe, duke u kthyer në një vlerë të shtuar në marrëdhëniet mes të dy popujve e njëkohësisht brenda vetë besimit të krishterë në vetvete. Dëshmi këto të vlerave universale të tolerancës, mirëkuptimit e bashkëjetesës. Nga fjalimi i Papës Gjon Pali II në rastin e takimit me komunitetin heparkik, më 21 nëntor 1982 në Konkatedralen e Eparkisë së ‘Piana degli Albanesi’: ‘Ju jeni këtu, pjesë nga grupi i të arratisurve të cilët, të fortë falë besimit të tyre ungjillor, më shumë se pesëqind vite më parë erdhën në Siçili, ku gjetën jo vetëm një mbështetje të qëndrueshme për të ardhmen e familjeve të tyre si bërthamë e Atdheut të largët, por edhe ishullin më të madh të Mare Nostrum, që për vendndodhjen e tij natyrore, është një qendër komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit, një bashkim hyjnor mes brigjeve të popujve të ndryshëm”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.