Koha Jone_15 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 247 (8688)

E martë, 15 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Në vend që mazhoranca të debatojë për varfërinë e shqiptarëve, për rritjen e pensioneve, për hapjen e vendeve të punës, për luftën ndaj krimit që ka kapur qeverinë; ajo u angazhua në një luftë të pisët ndaj kreut të shtetit

U vulos nga Venecia: As shkelje, as tejkalim!

Dokumenti final i Venecias thotë në mënyrë të qartë se Presidenti nuk ka kryer as shkelje të Kushtetutës dhe as tejkalim të saj në vendimet që ka marrë për datën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, gjithë lufta e pistë dhe llumi i akuzave të bëra nga qeveria “Rama” kanë marrë një përgjigje të fortë ndërkombëtare. Venecia dje jo vetëm konfirmoi ligjshmërinë e akteve të kreut të shtetit, por zbuloi dhe manipulimin pervers që PS-ja i bëri një dokumenti ndërkombëtar. Drafti zyrtar që u publikua dje, nuk përmban asgjë nga akuzat dhe pretendimet që kanë bërë prej më shumë se një muaji deputetët e PS FAQE 3

Plas sherri/Rudina Hajdari Kim Mehmeti: Tirana zyrtare shkarkohet. Korab Lita zgjidhet duhet të kërkojë largimin me firma si drejtues grupi urgjent të ambasadorit të OSBE

Në foto: Faksimile e dokumentit ku faktohet shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kolegët e saj

OPOZITA E BASHKUAR

KËSHILLTARI I PRESIDENTIT

“Venecia rrëzoi Edi Bledar Dervishaj: Në Ramën. Presidenti asnjë paragraf nuk nuk ka bërë asnjë përmendet termi shkelje” shkelje e Kushtetutës FAQE 5

FAQE 9

FAQE 6

Në foto: Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke bërë gjestin fyes ndaj qytetarëve që protestonin për lirimin e FAQE 7 të arrestuarve te Unaza e Re

ISH-MINISTRI

“OPOZITA”

NDESHJA

Ylli Manjani: Shame on You Borchardt!

Kryeministri Rama: Ose Rudina Hajdari kryetare, ose ju shkriva grupin!

Shqipëria “e bukur” e Rejës mund me “poker” Moldavinë

Meqë ra fjala, a di njeri të shpjegojë se me çfarë logjike, për më tepër me çfarë mandati, rri këtu Prezenca...

FAQE 7

FAQE 6

FAQE 14


POLITIKE

P

residenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar dje pas publikimit të opinionit zyrtar të Komisionit të Venecias për shtyrjen e datës së zgjedhjeve 30 qershor. Në një deklaratë zyrtare, Presidenti Meta shprehet se qëndrimi i Venecias konfirmon se “Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese”. Kreu i shtetit citon dokumentin e Venecias që thotë se “Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit”.

2 E martë, 15 TETOR 2019

Publikohet dokumenti zyrtar i Komisionit të Venecias. Presidenti Meta: Nuk është shkelur Kushtetuta dhe nuk janë tejkaluar kompetencat

“Venecia” tërhiqet: Presidenti Meta nuk ka “tejkaluar kompetencat”

Ditën e sotme, Venecia publikoi dokumentin zyrtar për 30 qershorin ku shprehet qartë se kreu i shtetit nuk ka bërë shkelje kushtetuese dhe për pasojë nuk mund të shkarkohet. “Presidenti i

Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës. Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”,shprehet kreu i shtetit. Presidenti sqaron se konkluzionet e draftit përfundimtar i japin atij të drejtë për qëndrimet që ka mbajtur. “Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se: 1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. 2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit. 3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale. 4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan

përpara asnjë gjykate. 5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit. Presidenti Meta “shpreh keqardhjen që gjatë katër

muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”.

FAKSIMILE

Ja si “Venecia” e ka fshirë fjalinë e Opinionit Paraprak që Presidenti Meta tejkaloi kompetencat

K

omisioni i Vene cias publikoi dje dokumentin zyrtar për 30 qershorin ku shprehet qartë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje kushtetuese dhe për pasojë nuk mund të shkarkohet. Dokumenti përfundimtar ka ndryshime thelbësore nga dokumenti i mëparshëm që u publikua pa lejen e Venecias nga Partia Socialiste. Në opinionin

zyrtar është hequr pjesa që fliste për “tejkalim kompetencash” nga ana e kreu të shtetit shqiptar me shtyrjen e datës së zgjedhjeve. PIKA 99 ISHTE 99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit. PIKA 99 ËSHTË 99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 15 TETOR 2019

Në vend që mazhoranca të debatojë për varfërinë e shqiptarëve, për rritjen e pensioneve, për hapjen e vendeve të punës, për luftën ndaj krimit që ka kapur qeverinë; ajo u angazhua në një luftë të pisët ndaj kreut të shtetit

U vulos nga Venecia: As shkelje, as tejkalim!

Dokumenti final i Venecias thotë në mënyrë të qartë se Presidenti nuk ka kryer as shkelje të Kushtetutës dhe as tejkalim të saj në vendimet që ka marrë për datën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, gjithë lufta e pistë dhe llumi i akuzave të bëra nga qeveria “Rama” kanë marrë një përgjigje të fortë ndërkombëtare. Venecia dje jo vetëm konfirmoi ligjshmërinë e akteve të kreut të shtetit, por zbuloi dhe manipulimin pervers që PS-ja i bëri një dokumenti ndërkombëtar. Drafti zyrtar që u publikua dje, nuk përmban asgjë nga akuzat dhe pretendimet që kanë bërë prej më shumë se një muaji deputetët e PS Komisioni i Venecias i ka dhënë fund dje debatit gati 4 mujor për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Ilir Meta. Dokumenti final i Venecias thotë në mënyrë të qartë se Presidenti nuk ka kryer as shkelje të Kushtetutës dhe as tejkalim të saj në vendimet që ka marrë për datën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, gjithë lufta e pistë dhe llumi i akuzave të bëra nga qeveria “Rama” kanë marrë një përgjigje të fortë ndërkombëtare. Venecia dje jo vetëm konfirmoi ligjshmërinë e akteve të kreut të shtetit, por zbuloi dhe manipulimin përvers që PS-ja i bëri një dokumenti ndërkombëtar. Drafti zyrtar që u publikua dje, nuk përmban asgjë nga akuzat dhe pretendimet që kanë bërë prej më shumë se një muaji deputetët e PS. Sekretari i PS-së, Taulant Balla dhe deputetët e tjerë që kanë sulmuar këto kohë presidentin thërrisnin në studiot televizive se “Venecia thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën”. Në dokumentin final jo vetëm s’ka asnjë aludim për shkelje, por nuk është as fjala tejkalim i ligjeve, pas së cilës u kapën së fundi deputetët e PS. Për të kuptuar mashtrimin dhe talljen e PS me opinionin publik, mjafton të kujtojmë se në deklaratën zyrtare të Taulant Ballës thuhej se ekspertët e Venecias kanë shkruar në raport: “ Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale”. Pra, vet PS

nuk e gjente dot fjalën shkelje, por pretendonte se termi tejkalim i nënkupton të gjitha. Në të njëjtën pikë që i referohej PS-ja, dokumenti final dhe i botuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias nuk e përmend fare termin tejkalim. Komisioni i Venecias ka hequr nga drafti që përdori PS gjithë pjesët me të cilat PS-ja manipuloi opinionin publik dhe mediat. Ekspertët e Venecias, në raportin final që është dhe dokumenti që duhet të përdor Komisioni Hetimor dhe më pas, nëse do të duhet, Gjykata Kushtetuese ka hequr çdo pretendim për tejkalim apo shkelje nga ana e kreut të shtetit. Ligjërisht, deputetët që po hetojnë kreun e shtetit nuk kanë asnjë bazë reference ligjore ku të mbështeten për akuzat e tyre. Ekspertët e Venecias kanë dhënë opinionin e tyre duke u bazuar të

Kushtetuta e ligjet shqiptare. Verifikimi i tyre arrin në përfundimin se nuk kemi asnjë akt që mund të justifikojë shkarkimin e kreut të shtetit. Në këtë mënyrë si deputetët e PS dhe të tjerët që do të kërkojnë largimin e kreut të shtetit ligjërisht nuk kanë më asnjë argument. Çmenduria e PS në nismën kundër Presidentit mund të sjellë dhe situatën e votimit në Kuvend të një raporti, pro shkarkimit. Por pas verdiktit të Venecias, Edi Rama dhe kushdo tjetër do të thotë pallavra dhe do të sulmojë politikisht kreun e shtetit, por ligjërisht nuk kanë asnjë nen ku të justifikojnë baltën që hedhin ndaj kreut të shtetit. Ekspertizën e Venecias nuk e kërkoi Presidenti Ilir Meta. Komisioni u thirr nga Partia Socialiste për t’a mbështetur në nismën më antiligjore në historinë e

shtetit shqiptar, atë të shkarkimit të kreut të shtetit. Ekspertët e Venecias erdhën dhe u konsultuan me Taulant Ballën, Myslim Murrizin dhe këdo deputetë të PS, edhe “opozitës së re” që u doli para. Megjithëse se fushata anti-President ishte më e ashpra që PS ka bërë ndaj ndonjë figure politike duke sulmuar dhe lobuar brenda e jashtë vendit, Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit dhe jo qeverisë. Në këtë pikë, vendimi i djeshëm i Venecias është një fitore e Ilir Metës. Një fitore që është dhe më e rëndësishme sepse jo vetëm se i dha të drejtë në mbrojtjen e Kushtetutës, por rrëzoi gjithë skemat dhe sulmin më të ndyrë ndaj gjithë strukturave të qeverisë kundër institucionit të vetëm që nuk është kapur nga Rilindja, Presidentit të Republikës. Mili Xhani


POLITIKE

4 E martë, 15 TETOR 2019

Nënkryetari i LSI-së publikon videon ku Berndt Borchard i drejton gishtin e mesit protestuesve të “Astirit”: Ky nuk është OSBE!

N

ënkryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se pas publikimit të variantit zyrtar të Komisionit të Venecias, të gjithë ata që akuzuan Presidentin e Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, duhet të mbyllin gojën. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se votimet moniste-puniste të Edi Ramës u konfirmuan nga Venecia si 100% të paligjshme dhe njollë e zezë për Ramën dhe rilindjen. “Venecia reflektoi e ndryshoi thellë, ZERO shkelje kushtetute nga Presidenti, rilindja të ikë! Tani të mbyllin gojën dhe të ikin se rrahën ujë në havan për 4 muaj me shkarkimin e marrë të presidentit. Edi Rama dhe rilindja u diskredituan, u poshtëruan dhe u përdhosën si armiq të Kushtetutës, të ligjit dhe të Shqipërisë. Venecia reflektoi thellë dhe raporti final i saj pasqyron ndryshimet thelbësore nga raporti paraprak. Reflektimi gjithmonë mbetet vlerë e shtuar. As edhe një shkelje e vetme e Kushtetutës. Dekretet e Presidentit janë në fuqi të pa ankuara apo sfiduara në asnjë gjykatë në Shqipëri a jashtë saj. Votimet moniste-puniste të Edi Ramës u konfirmuan nga Venecia si 100% të paligjshme dhe njollë e zezë për Ramën dhe rilindjen. Falë dekreteve të Presidentit u evitua gjakderdhja aq e

Vasili: Venecia reflektoi, zero shkelje kushtetuese nga Presidenti. Rilindja të ikë!

dëshiruar nga Edi Rama. Presidenti veproi me përgjegjshmëri të plotë, në respekt absolut të Kushtetutës dhe mbrojti pluralizmin dhe demokracinë si shtyllat fondamentale të rendit demokratik dhe i shërbeu me patriotizëm të tashmes dhe të ardhmes europiane të vendit. Ka vetëm një shkelës e dhunues

të Kushtetutës dhe ligjit, ky është Edi Rama. Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit si një kor sorrash të zeza duhet të pushojë menjëherë së ekzistuari, për ti dhënë fund një neverie që vjen erë “psikopatie” të Edi Ramës. Dështuan me turp me Venecian, dështuan me turp me hapjen e negociatave, tani të

ikin se boll u jargaviten mbas këmbëve të karrigeve të pushtetit”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Reagimi për Borschard Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, po dje publikoi videon ku ambasadori i OSBE-së në Tiranë Berndt Borchard pasditen e së dielës i drejtoi gishtin e mesit

Nënkryetarja e LSI-së: Teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi. Me çfarë do të merren tani Moma Lisat e Taoboon-et?

ISH-DEPUTETI I LSI-SË

“Venecia”, Mehmetaj: Po tani, çfarë do shpikë rilindja për të mbuluar problemet

N

ënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të ekspertëve të Komisionit të Venecias të cilët u vunë në lëvizje nga socialistët për të gjetur shkelje nga ana e Presidentit Ilir Meta për vendimin e tij për të shfuqizuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve ven-

dore në Shqipëri. Për Venecian në vendimmarrjen e kreut të Shtetit nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës siç pretendon Qeveria dhe PS-ja. Nisur nga kjo Mehmetaj në reagimin e saj në rrjetet sociale, shprehet se teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi, çfarë tjetër do shpikë rilindja për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga

problemet e vërteta. “Me çfarë do të merren tani Moma Lisat e Taoboon-et? Komisioni Venecias publikoi sot (dje) raportin përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe veprimet e Presidentit. Lehtësisht kuptohet diferenca e raportit paraprak propagandistik që rilindja nxori në media, nga raporti zyrtar, që e zeza mbi të bardhë, thotë që Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese. Tani që teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi, çfarë tjetër do shpikë rilindja për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta; nga shteti monist që po instalohet, nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale e nga largimi masiv i të rinjve? Me keqardhje që herë pas here na duhet të biem në vulgun e papagajve të Ramës, vras mendjen me çfarë do të merren tani Moma Lisat e Taoboon-et?”, u shpreh dje në reagimin e saj, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

banorëve që protestojnë në mbrojtje banesave të tyre në zonën e ish-”Astirit”, duke i bërë thirrje që pas këtij gjesti të largohet nga Shqipëria. Vasili në komentin tij bashkëngjitur videos në fjalë shprehet se ambasadori Borchard guxoi t’i drejtojë gishtin e mesit shqiptarëve dhe mbylli gojë për votimet e 30 qershorit dhe se ky individ nuk është OSBE. “Jashtë nga Shqipëria Borchard! Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve. Ky që qepi gojën për votimet puniste të 30 qershorit. Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE -ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën që mbuloi Shqipërinë. Ky që në 2008 i bëri duart flakë kur duartrokiste shkatërrimin e Kushtetutës dhe zgjedhjeve. Ky nuk është OSBE, ky nuk Europa ky është thjesht një individ i akaparuar. Presim tanë që Edi Rama t’ia marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard dhe t’i kërkojë atij ndjesë, hë jepi Edi ç’pret?”, theksoi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Spahiu: Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat. Turp të kesh!

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spa hiu i është drejtuar ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bor chard duke i thënë se të dielën nuk e mbajtën nervat dhe se gaboi kur i drejtoi gishtin e mesit banorëve protestues të zonës së ish-”Astirit në Tiranë. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Spahiu shton se ai nuk e pranon më të lëviz si ambasador në rrugët e Tiranës pas gjestit, i cili u përhap menjëherë. “Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat. Që ke qenë i njëanshëm, që e meritoje të shkruarën Shame on Ju, unë kam qenë i bindur prej kohësh, por kjo nuk kushtëzonte qëndrimin tënd në Shqipëri, fundja, nuk të zgjedhim ne. Por, që të vazhdosh, nga mbrëmë, dhe të bredhësh rrugëve të Tiranës (si ambasador, pasi si qytetar i thjeshtë bëj ç’të duash), unë nuk ta pranoj më. Turp të kesh!”, tha ish-deputeti Përparim Spahiu.


POLITIKE

5 E martë, 15 TETOR 2019

Partitë e opozitës: Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidenti

P

artitë e opozitës e cilë sojnë opinionin përfun dimtar të Komisionit të Venecias si një dokument që rrëzon përpjekjet e Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës. Në një deklaratë për mediat, Opozita e Bashkuar thekson se Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën. Po ashtu, partitë e opozitës deklarojnë se Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. Kjo, sipas tyre, nënkupton se dekretet e Presidentit për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi. Deklarata e Opozitës Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës. Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës

Opozita: Venecia rrëzoi Edi Ramën. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje

dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën. Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një

qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend. Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As

Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi. Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa

Ndryshimi i draft-opinionit/ Ish-ministri i Drejtësisë: Falë integritetit të Institucionit dhe argumenteve të plota të stafit të Presidentit

Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe standardet europiane. Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar. Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit. Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

ISH-KREU I KQZ-SË

Zero shkelje nga Presidenti, Eduart Halimi: Opinioni final i Venecias, një verdikt drejtësie

R

aporti paraprak i Venecias për vendimet e Presidentit Ilir Meta interpretohet ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga Presidenca dhe nga opozita. Për qeverinë, gjetjet e raportit justifikojnë shkarkimin e tij, ndërsa Presidenca thotë se ka zero shkelje në vendimet e Metës dhe po ashtu edhe opozita. Por për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi në raportin e “Venecias” rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Dhe në këtë kontekst, Halimi u shpreh dje në një reagim përmes rrjeteve sociale se opinioni final i Venecias, është një verdikt i mirëfilltë drejtësie. Në një reagimin e tij, Halimi shprehet se verdikti i djeshëm i Venecias, bën fjalë për zero shkelje të Kushtetutës nga ana e Pres-

identit. “Opinioni final i Venecias, një verdikt drejtësie. Nuk kam pasur kurrë dyshim se opinionet përfundimtare të forumit më profesional në Europë janë verdikte drejtësie. Në të gjitha intervistat e javës së kaluar miqtë gazetarë me pyesnin: a do ndryshojë draft-opinioni nga opinioni përfundimtar? Përgjigja ime bazohej në besimin e verdiktit përfundimtar, integritetin e Institucionit dhe bindjen se argumentet e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie. Verdikti i sotëm (djeshëm) i Venecias, është një verdikt drejtësie për Shqipërinë e sotme, të nesërme dhe gjithë vendeve anëtare të KiE. Zero shkelje nga Presidenti të Kushtetutës”, shprehet ishministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Sa i përket termit “tejkalim të kompetencave”, është një term që nuk e njeh Kushtetuta e Shqipërisë. Dhe më herët Halimi, ka sqaruar se në asnjë paragraf të Venecias nuk përmendet fjala “shkelje”, por sipas tij ky organ i ekspertizës më të lartë juridike, flet vetëm për tejkalim kompetencash. “Nga ajo që kam lexuar nga ky draft rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Në atë draftopinion nuk gjendet asnjë nen, pikë, paragraf të cilën presidenti përmes dekretit për shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të jetë shkelur ndonjë nen i Kushtetutës. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që të jetë thënë se është shkelur ky apo ai nen. Ka një term që përdoret nga reporterët e Komisionit të Venecias që është tejkalim. Termin tejkalim nuk e njeh Kushtetuta”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë. Halimi është shprehur se Presidenti para se të marrë mandatin nuk betohet për mos tejkalim kompetencash, por për mos shkelje të Kushtetutës. Dhe në këtë kontekst, Halimi vlerëson se Presidenti ka vepruar në respektim të Kushtetutës me aktin e tij për të shfuqizuar datën 30 qershor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, e duke dekretuar më pas një datë të re, që është 13 tetori. Dhe në këtë kontekst, Halimi sqaron dhe domethënien e “tejkalimit” dhe “shkeljes”.

Kristaq Kume: Komisioni i Venecias, grackë në funksion të interesit politik

I

sh-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, i ftuar në A2 analizoi skenarët e mund shme që çojnë drejt një reforme zgjedhore që tashmë duket sikur është një kusht i rëndësishëm për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas tij vizita e Glover në Tiranë është thjesht rutinë. “Do të dorëzojë raportin përfundimtar për 30 Qershorin”, shprehet Kume. Por më interesant për të është pikërisht shtimi i presionit ndërkombëtar për reformën zgjedhore. “Jo në nivelin e këshillave por tashmë të detyrave”, që sipas tij si efekt do të “gjenerojë edhe rritjen e presionit kombëtar”, thekson ish-kreu i KQZ-së. Gjithsesi, Kristaq Kume sqaron se sipas tij në qoftë se kjo reformë do të bazohet vetëm në rekomandimet e OSBE-së, pa marrë parasysh kontributet e faktorëve të tjerë, “rezultati nuk do të jetë ai i prituri, por më keq sesa ai që kemi sot”, thotë ai. Po ashtu Kume sqaron edhe që Ligji zgjedhor në vetvete nuk zgjidh të gjitha problemet. “Është vetëm një kusht i nevojshëm, ndërkohë që për të zgjidhur probleme si ato që lidhen me përfaqësimin, duhet një vullnet dhe kulturë demokratike, që i mungojnë politikës por dhe e shoqërisë tonë në përgjithësi”, tha Kume. Kristaq Kume komenton edhe vendimin e Komisionit të Venecias, duke e cilësuar si “një grackë në funksion të interesit politik të ditës”. Ky gjykim i tij vjen nga fakti se “Venecia” nuk ka mundësi të shprehet për një proces zgjedhor. “Venecia ka analizuar çka ndodhur, përballë me atë që parashikon ligji shqiptar”, u shpreh ish-kreu i KQZsë. Ndërkohë, ka kaluar në heshtje edhe 13 tetori, i dekretuar nga presidenti Ilir Meta si data e zgjedhjeve. Për Kumen, kjo ndodhi sepse “dekreti nuk ka marrë fuqi vepruese, sepse duhej të botohej në revistën zyrtare”, por gjithsesi është “një dëshmi se jemi ende larg për të qenë një shtet i së drejtës”.


POLITIKE

6 E martë, 15 TETOR 2019

Korab Lita emërohet kryetar i ri i grupit pas përplasjeve të brendshme në kampin e opozitarëve të mbetur pa parti

G

rupi parlamentar demokrat, i formuar nga deputetët që kanë marrë mandatin pas dorëzimit të deputetëve të opozitës, ku bën pjesë edhe Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, duket se ka vendosur të largojë këtë të fundit nga detyre a kryetares së grupit. Në vend të saj është emëruar Korab Lita, siç paralajmëron vetë ai, në një shënim në rrjetet sociale. Ky mësohet se ka qenë vendimi i grupit parlamentar të opozitës, në përbërje të së cilës janë deputetët e dalë nga lista e Partisë Demokratike. Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet edhe me faktin e mirëorganizimit të këtij grupi. “Grupi Parlamentar Demokrat, në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegeve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj, sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë”, u shpreh dje deputeti demokrat Korab Lita në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Në media gjatë ditës së djeshme qarkulluan lajme se ndryshimet ishin pasojë e përplasjeve të

Grupi demokrat në Kuvend largon Rudina Hajdarin si kryetare Kryeministri Rama: Ose Rudina Hajdari kryetare, ose ju shkriva grupin!

brendshme të këtij grupi, ku shumica e deputetëve kishin shfaqur pakënaqësi ndaj Rudina Hajdarit që prej konferencës së organizuar nga OSBE/ODIHR-i për reformën zgjedhore. Por, vetë kreu i ri i grupit parlamentar opozitar Korab Lita i mohoi këto lajme. Ai tha se ndryshimet janë pjesë e riorganizimit dhe ndarjes së punës në grupin demokrat. “Hajdari ka detyrat më të rëndësishme në grup si kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe kryetare e Komisionit të Reformës Elektorale”, deklaron ai. Ndërsa deputeti i tjetër i këtij grupi-

PËRÇARJA

mi, Alban Hoxha e përforcoi për Gazetën “Si” se vendimi është marrë me konsensusin edhe të vetë demokrates Hajdari. Ajo mësohet se vetë është shprehur se ka qenë tejet e ngarkuar me angazhimet parlamentare dhe se fokusi i saj tashmë do të jetë reforma zgjedhore, ku është edhe bashkëkryetare e komisionit të posaçëm parlamentar. Edhe deputeti tjetër Arlind Çaçani thekson se vendimi është marrë në konsensus të plotë dhe se mbledhja u mbajt dy ditë më parë. Hajdari gjithashtu mban postet e kryetares së Komisionit të Integrimit Europian, si dhe është

edhe drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Hajdari e mbajti peshën kryesore të opozitës në Parlament, duke qenë dhe zëri i opozitës përballë reagime të kryeministrit. Tashmë në përballjet në seancë Rama do të replikojë vetëm me kreun e ri të grupit opozitar Korab Lita, i cili ka mbajtur më parë edhe postin e nënkryetarit të bashkisë së Kamzës. Shkresa për këtë zëvendësim mësohet se është dërguar në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shpallet zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare që pritet të mbahet këtë të enjte.

Sherri nuk ndalon te grupi “demokrat” në parlament. Pas njoftimit për shkarkimin e Rudina Hajdarit me shkresë e me firma të deputetëve një deputet opozitar thotë se ka reaguar kryeministri Rama, duke bërë presion të hapur ndaj firmëtarëve të cilët guxuan të shkarkojnë nga kryetare grupi të “opozitës” Rudina Hajdarin. Me datë 11 tetor 2019 grupi demokrat ka firmosur dhe ka nisur kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi një shkresë me firma për largimin e deputetes Hajdari nga kryetare grupi.

Kreu i PAA-së jep alarmin: Shqiptarët po braktisin vendin, të reagojmë për të mos qenë thjeshtë figurantë

Agron Duka: Maxhoranca, partishtet, dëshiron të kapë Presidencën

K Rudina Hajdari: Unë jam kryetare e grupit! Lita i nxjerr dokumentin e shkarkimit

D

eputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar pas mesazhit të kole gut të saj, Korab Lita, i cili njoftonte se ishte zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, detyrë që më parë e mbante Hajdari. Përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Hajdari hedh poshtë pretendimet e deputetit Lita, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e grupit demokrat. “Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, tha dje Hajdari. Por pas kësaj deklarate, deputeti Korab Lita publikoi dhe procesverbalin e mbledhjes ku është marrë vendimi për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga detyra e kryetares së grupit parlamentar. Edhe pse Rudina Hajdari deklaroi se nuk është shkarkuar, firmat e 7 deputetëve tregojnë se ajo nuk është më drejtuese e grupit të deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatet. Vetëm Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk e kanë firmosur dokumentin, por kjo nuk zhëbënë shkakrimin e saj. Të gjithë deputetët që thonë se përfaqësojnë opozitë në Kuvend janë ata që refuzuan të djegin mandatet, ose zunë vendet që ngelën bosh. Në këto muaj që kryejnë aktivitetin parlamentar, “opozita e re” ka treguar se është vetëm shtojcë e qeverisë “Rama”.

ryetari i Partisë Agrare Ambi entaliste Agron Duka dek laron Shqipëria fatkeqësisht po braktiset masivisht nga shqiptarët. Me anë të një qëdnrimi të bërë publik përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Duka shprehet se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, për shkak të politikave të maxhorancës, e cila është shndërruar në parti –shtet. Për Dukën, kjo maxhorancë tashmë po synon tjetër objektiv, atë të kapjes të institucionit të Presidencës. “Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve; gjatë 7 viteve të fundit 330 mijë shqiptarë kanë lënë shtëpitë dhe të afërmit e tyre në kërkim të një të ardhme më të mirë. Ndërkohë që ata shqiptarë që kanë zgjedhur të vijojnë jetën e tyre këtu, përballen me një shtet ligjor të rënë, me mungesën e gjykatave më të rëndësishme për ta përcaktuar një shtet demokratik, me një ekonomi në pikiatë dhe me financat publike të menaxhuara si fondacioni ‘Sudja’, sikurse pohohet në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Buxhetin Faktik të vitit 2018. Përballë këtij peisazhi tejet të zi, mazhoranca, e

kthyer në parti-shtet, të vetmin shqetësim ka kapjen e Presidencës. Ndonëse kjo përpjekje u hodh poshtë nga Opinioni Final i Komisionit të Venecias, mbetet dëshpëruese mënyra se si aparatura politike e një vendi po përqendrohet te lufta për të kapur një tjetër pushtet, dhe jo te zhvillimi i një shoqërie që ka nevojë ulëritëse për ndryshim. Java në të cilën kemi hyrë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e jetës politike, sociale dhe ekonomike të vendit. Përtej mirëbesimit në vullne-

tin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, dhe kushteve me të cilat do të diktojnë zgjidhjen e krizës politike, është detyra e secilit prej nesh, si qytetarë, prindër, studentë, punëtorë, sipërmarrës apo fermerë, të reagojmë për të mos qenë thjeshtë figurantë të projekteve që diktohen në Bruksel apo në Tiranë, por të bëhemi bashkë-hartues të një kapitulli të ri dhe zbatues të ndryshimit që kërkojmë për Shqipërinë dhe familjet tona”, deklaroi dje në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.


POLITIKE

7 E martë, 15 TETOR 2019 ANALIZË

ANALIZË

Nga Ylli Manjani

M

eqë ra fjala, a di njeri të shpje gojë se me çfarë logjike, për më tepër me çfarë mandati, rri këtu Prezenca e OSBE?! Përveçse për të parazituar dhe për të fyer shqiptarët, anëtarë të Këshillit të Evropës, të NATOS e të vetë OSBE, çfarë misioni tjetër kanë ata këtu?! Si ka mundësi që vijon rutina e përhershme e këtyre parazitëve me imunitet diplomatik, që vetëm prishin punë?! Të gjithë pensionistët e Ministrive të Jashtme të shteteve anëtare shfaqen këtu për të shijuar ditët e fundit të karrierës. As siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e

Prezenca e OSBE në Tiranë të mbledhë plaçkat e të ikë! të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE! Kulmi! Shqipëria monitorohet mjaftueshmërisht nga çdo institucion ndërkombëtar e qeveri e interesuar. Prezenca e OSBE nuk afron asgjë as në këtë drejtim. Asgjë fare, fare! Bën vetëm një përmbledhje të thashethemeve të gazetave çdo sabah dhe e shpërndan poshtë e lart pa asnjë përgjegjësi. Shqipëria ka detyrime të përcaktuara si në institucione ku është anëtare, ashtu edhe para istitucioneve ku dëshiron të

anëtarësohet. OSBE nuk ka më asnjë rol për të luajtur. Prandaj është momenti ta falenderojmë këtë Prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta. Shqipëria, me gjithë problemet e thella demokratike, nuk ka nevojë për OSBE parazite. “Enough is enough”! P.S. Nuk mund të mos e përsëris revoltën time për atë fyerje të rëndë që bëri shefi pensionist i Prezencës së OSBE mbrëmë: Shame on You!

KOMENT Nga Klodian Tomorri

T

honë se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron asnjëherë. Drejtorët e Rilindjes funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Sapo shkarkohet njëri se ja jep tenderin ofertës më të lartë, tjetri në radhe bën të njëjtën gjë. Pas rrugës, Kardhiq-Delvinë dhe Unazës së Tiranës, rasti më i fundit është tenderi 3.8 milione euro për fazën e dytë të Lungomares, në segmentin nga Fusha e Sportit deri tek Uji i Ftohtë. Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlorës, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha. Skema është identike me Kardhiqin dhe Unazën. Skualifikohen ofertat më të ulëta me preten-

dimin se nuk përmbushin kriteret teknike dhe tenderin e marrin kompanitë me çmimin më të lartë. I vetmi ndryshim është institucioni prokurues, këtë herë jo Autoriteti Rrugor Shqiptar, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo administratë ka një rekord të pasur me tenderat fiktiv, të paracaktuar. Një pjesë e madhe e tenderave të mëdhenj bëhen vetëm me një ofertues real, ndërsa ofertat e tjera janë fiktive, që shërbejnë si koperturë për të legjitimuar garën. Kur në ndonjë rast kompanitë besojnë se do të ketë me të vërtetë garë dhe garojnë seriozisht, atëherë institucionet përdorin planin B për të shpallur fituese kompaninë që duan. Këto janë kriteret teknike. Përdorimi i kritereve për të skualifikuar ofertat e ulëta dhe paracaktuar fituesin e tenderave është pranuar dhe nga vetë Agjencia e Prokurimeve. Në shumë raste madje, kriteret i harton vete kompania qe është paracaktuar si fituese.

Nga Kim Mehmeti

A

mbasadori i OSBE-së Bernd Borchard, gjatë protestës së banorëve të Astirit, ua nxorri gishtin e mesit banorëve, të cilët po mbështesnin të afërmit e tyre të shoqëruar nga policia. Në të vërtetë gishtin e mesëm ai na e ngriti gjithë neve shqiptarëve, neve që assesi ta kuptojmë se shumë nga diplomatët e huaj që me aq zell na shesin demokraci, janë specialistë të rrugaçërisë. Dhe shtetet perëndimore i dërgojnë nëpër ‘Shqipëritë’ tona sepse i kanë tepricë teknologjike, që nuk u hyjnë në punë për asgjë.

Gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet “futur” gishti! E ne, të tillë siç jemi, e siç na ka dhënë Zoti – përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve – i përkulemi çdo të ardhuri nga bota e ‘civilizuar’ perëndimorë, duke e pëlqyer edhe gishtin e tyre të ngritur të mesit! Dhe ky ambasador bëri publikisht atë që shumë koleg të tij e bëjnë përderisa ‘ndërmjetësojnë’ në zgjidhjen e grindjeve politike brendashqiptare, duke i nxitur ato, sepse ai e dinë se Tirana nuk ka burrështetas që pas këtij gjesti atij ia shtron vetëm një kërkesë – që brenda 24 orëve ta

braktisë Shqipëria! Po pra, ky ambasador beson se çdo gjë do e shpërlajë me një kërkim faljesh, sepse ai e dine se këtë rrugaçëri të tij do e mbulojnë debatuesit tanë mendjehapur dhe mediat proqeveritare, që e kultivojnë mendësinë politike se ai që poshtëron shqiptarin e partisë kundërshtare, me asgjë nuk na ka ofenduar edhe neve! Mendësi që edhe na solli këtu ku jemi sot: që gishtin e mesëm të na e ngrenë edhe ata të cilëve duhet ‘futur’ gishtin!

Në tendera me gishtin e Boschardit Ndaj në shumë prokurime mund të gjesh kritere të çuditshme si pasja e një vinçi që peshon X ton, apo pasja e 257 punonjësve. Këtë radhe kriteret e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duan fituese kompaninë Fusha në tenderin e Lungomares. Fundja drejtori i Fondit të Zhvillimit vjen nga radhët e Bashkisë së Tiranës dhe ndoshta i njeh mirë kapacitetet teknike të kompanisë

Fusha. Por a është i drejtë ky vendim? Fjalën e fundit do ta thojë Komisioni i Prokurimit. Por derisa Komisioni të thotë fjalën e tij, tradita u konfirmua sërish. Edhe këtë herë, oferta më e leverdishme për qytetarët, ajo qe u kursente atyre 200 mijë euro, u shpall sërish e pavlefshme. Dhe nëse merr vetëm 3 tenderat e fundit në infrastrukturë, Kardhiqin, Unazën dhe Lungomaren, në total

bëjnë 5 milionë euro, që mund t’u ishin kursyer qytetarëve, por që u tretën në llogari formale dhe të fshehta. Me 5 milionë euro ndërtohet një rrugë e mirë fshati, dy shkolla dhe një pavion i madh spitali. Në këtë pikë mbase i duhet bërë një pyetje qeverisë. A do të fitojë ndonjëherë në tenderat e mëdhenj oferta më e ulët? Apo gishtin e Boschardit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E martë, 15 TETOR 2019

Gratë e Unazës së Re nuk e falin ambasadorin e OSBE: Do bëjmë peticion të shpallet ‘non grata

Dhjetëra automjete policie dhe efektivë rrethojnë “Astirin”, banorët vijojnë qëndresën N

dërkohë që protesta e ban orëve të Astirit të cilëve u rrezikohet shembja e banesa si pasojë e zbatimit të projektit të dyshimtë të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës, mbrëmjen e së dielës është shoqëruar me tensione dhe arrestime, dje ende pa nisur tubimi është vënë re nja prezencë e lartë e forcave të Policisë. Dhjetëra automjete policie dhe efektivë ndodhen në vendin ku zhvillohet protesta e përnatshme e banorëve të Astirit të cilët prej thuajse një viti kërkojnë anulimin e projektit të Unazës së Re duke e konsideruar si korruptiv. Nga ana tjetër ata kërkojnë dëmshpërblime në vlerën reale të tregut, për të cilën qeveria nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje. Banorët e Unazës së Re përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh. Me thirrjet: “Shtëpia jonë, kauza jonë”, “Edvin hajdut, kazan, legen”, protestuesit nisën si çdo mbrëmje marshimin drejt Sheshit “Shqiponja”. Në fjalën e tij avokati Artan Manushaqe u ndal edhe të ve-

primi i ambasadorit të OSBE-së, Berndt Borchardt, që u nxori gishtin e mesit banorëve që protestonin përpara Drejtorisë së Policisë. “Një proteste qytetare Borchardt iu përgjigj me një gjest shëmtie të dënueshëm, jo vetëm për nënat shqiptare por edhe për të gjithë nënat në Evropë. Z. Borchardt ti je i pa pranueshëm për ne shqiptarët. Nesër do të bëjmë një

K Për gjestin fyes ndaj banoreve protestues të Unazës së Re, që thërrisnin “rama ik” përpara Drejtorisë së Policisë, ka reaguar vetë protagonisti i ngjarjes, ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchard. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, tha dje ambasadori Borchardt përmes rrjeteve sociale, duke nënkuptuar se ai tashmë e ka kuptuar që gjesti i tij ishte një fyerje për qytetarët. Ndërsa Nard Ndoka, kryetari i PDK-së, ka dhënë opinionin e tij për gjestin fyes të Ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borchard, ndaj protestuesve të Unazës së Re, që thërrisnin “Rama ik” përpara Drejtorisë së Policisë. Me ironi, Ndoka thotë: “Nëse i referohemi raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit, ky gisht i takon Edi Ramës! E ndoshta Ambasadori atë kishte në mendje!”

prej rreth një viti. Të vendosura pranë Gjykatës, në pritje të vendimit për tre prej protestuesve të arrestuar të Unazës së Re, gratë deklaruan se nuk e falin ambasadorin dhe madje kërkuan shpalljen e tij “non grata”. “Ambasadori i OSBE është person publik, përfaqësues i OSBE. Kur e bën ambasadori i OSBE çfarë mund të bëjë një person tjetër. Nuk e falim,

Kreu i PD-së në 10 vjetorin e AADF: Koha të zgjedhim rrugën e zhvillimit apo rrugën e tanishme me marsh indietro

REAGIMI

Ambasadori Borchardt pranon se fyeu qytetarët me gjestin e gishtit

peticion për shkarkimin e Borchardt. Do tja çojmë Këshillit të Europës për tja treguar sjelljen e këtij idiotit. Shqipëria është me ne jo me Edi Ramnë Protesta jonë do të vazhdojë mënyrë qytetare dhe paqësore siç ka qenë”, tha Manushaqe. Pas ndjesës së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borschardt, dje reaguan edhe gratë e Unazës së Re që protestojnë

do bëjmë peticion që të shpallet ‘non grata’. Gratë të reagojnë se janë diskriminuar. Edhe Presidentit i bëj thirrje publikisht në emër të grave të Unazës së Re që Borschardt të shpallet non grata. Nuk vlen falja e tij, sepse sjellja është në vazhdimësi. Ne nuk e shamë, thamë Rama ik. Nuk kemi nevojë për ndjesën e tij, ai të zhduket nga Shqipëria”, u shprehën ato. Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt iu ngriti gishtin e mesit protestuesve që ndodheshin mbrëmjen e së dielës tek Drejtoria e Policisë, pas thirrjeve të tyre “Rama ik” dhe “Shame on you” por sot ai kërkoi ndjesë me një mesazh në “Tëitter”. Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të “Astirit”. Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qëndresa e tyre do të përshkallëzohet. Mbrëmjen e së dielës mes banorëve të arrestuar ishte dhe ishdeputeti demokrat Klevis Balliu, të cilit iu komunikua arresti në drejtorinë e policisë.

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në 10 vjetorin e themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, me president Michael Granoff. Në ceremoni merrnin pjesë gjtihashtu dhe ish-zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland. Pas video-mesazheve të presidentëve amerikanë ndër vite si Bill Clinton, Gerge Ë Bush dhe Barack Obama, fjalën do ta merrte edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai e vuri theksin tek udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria. Basha tha se vendi ndodhet në mes dy rrugëve: të gjejë rrugën e zhvillimit apo të ecë indietro si tani me qeverinë aktuale. “Dialogu me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë është në zemër të së ardhmes plot shpresë për Shqipërinë. Askush nuk duhet ta vërë në dyshim: e ardhmja jonë është plot me shpresë. Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara. Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet. Ndaj dhe koha kur jemi mbledhur për të përkujtuar 10 vjetorin e AADF është domethënëse. Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillim-

Basha: Shqipëria në udhëkryq. Koha të marrim vendime të përgjegjshme

it? Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro. Zonja dhe zotërinj, miq, Nuk kemi zgjedhje tjetër për veç se të marrim rrugën e parë. Rrugën e zhvillimit. Dhe për ta bërë këtë të mundur, na duhet jo vetëm të punojmë ngushtësisht me ju, me miqtë e partnerët tanë euro-atlantikë, por të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha. Na duhet ta pastrojmë Shqipërinë. Na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si liderë, për të respektuar bazat dhe parimet e demokra-

cisë së vërtetë perëndimore. Nuk mund të lejojmë më korrupsionin ti zërë frymën qytetarëve tanë. Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ju bëj thirrje miqve tanë në këtë sallë dhe kudo: Le të punojmë për Shqipërinë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme të hapjes dhe të transparencës. Një të ardhme ku ato vlera të shenjta të mishëruara në vetë Kushtetutën

Amerikane të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme. Që të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon ditë e natë për njerëzit. Unë kam besim se kjo e ardhme është shumë e afërt. Sepse besoj tek Shqipëria. Ju faleminderit për miqësinë dhe ndihmën tuaj të pakursyer në gjithë këto vite dhe dekada. Dhe faleminderit që keni zgjedhur të jeni në krahun tonë në këtë rrugëtim për ta çuar vendin tonë dhe fëmijët tanë drejt zhvillimit dhe mirëqenies”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E martë, 15 TETOR 2019

KËSHILLTARI LIGJOR I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Dervishaj: Në asnjë paragraf të Venecias nuk përmendet termi shkelje e Kushtetutës

K

ëshilltari Ligjor i Presi dentit, Bledar Dervishaj vlerëson raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e mazhorancës se kreu i shtetit shkeli kushtetutën me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Në këndvështrimin e tij Dervishaj thotë se në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e presidentit as në nivelin e ulët, as të rëndë. “Në asnjë paragraf

nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e Presidentit, as në nivelin e ulët, as të rëndë. Edhe konstatimi i tejkalimit të kompetencave u hoq në draftin përfundimtar. Është praktikë pune që ekspertët pasi mbledhin faktet nga çdo institucion hartojnë një raport. Kërkesa erdhi për një ndihmë imediate. Ky opinion u kërkua me procedurë të përshpejtuar. Ata pranojnë që faktet nuk përbëjnë kusht”. Si-

BASHKIA E TIRANËS

pas tij interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese. “Jurisprudenca jonë kushtetuese thotë që interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese. kemi të bëjmë me një konflikt institucional kompetencash. Komisioni i Venecias është opinion këshillimor”,- tha Dervishaj. I pyetur për vlefshmërinë e 30 qershorit Dervishaj shprehet se i takon gjykatës kushtetuese të vendosë, por mungesa e saj ësh-

të një nga shkaqet e krizës. “Vlefshmëria e 30 qershorit, Komisioni i Venecias është treguar i kujdesshëm për këtë se ka dhe në fakt një kërkesë të depozituar për antikushtuetshmërinë e zgjedhjve dhe për fatin

e tyre do shprehet Gjykata Kushtetuese edhe mungesa e Gjykata Kushtetuese ishte një nga shkaqet e krizës. Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje me një kandidat”. Tha Bledar Dervishaj.

NIS VITI I RI AKADEMIK

Veliaj: Rinisim shpërndarjën e kartës së studentit në të gjitha fakultetet Gati nisja e punimeve për transformimin e Piramidës

B

ashkia e Tiranës është gati për të filluar punën për ta transformuar Piramidën në qëndrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë. Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Veliaj theksoi se tashmë projekti është gati për të nisur nga puna për “Qendra rinore për Teknologjinë Krijuese”, që do u japë mundësi të ndryshme të rinjve të apasionuar pas botës së IT-së. “Jam gjithashtu shumë i lumtur që të anonçoj se sapo kemi firmosur me Majkëll edhe me dy drejtorët e mrekullueshëm, Martinin edhe Sandrin, që meritojnë të gjithë falenderimet edhe mirënjohjen tonë. Sapo kemi marrë në dorëzim projektin e ri të Piramidës së Tiranës. Edhe duke filluar nga nesër fillojmë punën për ta kthyer qendrën e teknologjisë së informacionit më të mirën dhe më të madhen në gjithë rajonin tonë, me miqtë tanë dhe financimin e qeverisë shqiptare, fondit shqiptaroamerikan, edhe me pak ndihmë nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj. Duke vlerësuar Fondin Shqiptaro-Amerikan, Veliaj nënvizoi se investimi tek brezi i ri për edukimin dhe aftësimin e tyre, do të jetë një vlerë e shtuar për vendin tonë. “Në fund fare isha duke menduar se cila është një metaforë, ose cila është një shëmbëlltyrë që mund të përkufizojë më mirë punën që ka bërë Fondi Shqiptaro-Amerikan. Edhe mu kujtua nga librat e shenjtë, historia e mjeshtrit dhe talenteve. Disa i morën talentet dhe thanë t’ia ruajmë shefit, që t’i ketë këtu edhe t’i gjejë kur të kthehet nga udhëtimi i vet. Dhe çfarë bënë? I groposën. Ndërkohë ndihmësit e zgjuar, inteligjentë, sipërmarrës, i morën talentet dhe i investuan. Dhe unë besoj që kjo është filozofia e vërtetë, jo ajo që bëjmë për të ruajtur me konservatorizëm disa çështje, ose disa qyteza, ose disa projekte të lëna përgjysmë, ose të dështuar, ose disa ndërtesa siç është Piramida, komplet jashtë funksioni. Po aftësia që pas çdo mbledhje të bordit, me ato talente, me ato shuma, të kemi mundësi që të shumohen. E të kemi mundësi që të ketë duk, edhe të kemi mundësi që të ketë një investim për të cilët të thonë ia vlejti”, deklaroi Veliaj.

U

niversitetet çelën dje dy ert për vitin e ri aka demik 2019-2020, ku Tirana pret edhe numrin më të madh të të rinjve nga i gjithë vendi. Por, kësaj radhe, ky vit akademik i gjen studentët që jetojnë në “Qytetin Studenti” me kushte shumë herë më të mira. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, ka rikonstruktuar godinat rezidenciale dhe u ka dhënë një pamje të re ambienteve të brendshme, në përmbushje të Paktit për Universitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në dy godinat Nr. 24-25 në “Qytetin Studenti”, ku jetojnë rreth 500 studente, ndërkohë që puna po vijon edhe në dy godina të tjera. “Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t’u themi “Mirë se erdhët në Tiranë” gjithë studentëve, por këtë vit

mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve

tona në “Qytetin Studenti”, që kanë punuar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet të jenë optimale. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ai dhe kryeministri Rama, për studentët në vijim të plotësimit të pikave të Paktit për Universitetin.


POLITIKE

10 E martë, 15 TETOR 2019

Agjencia e Shërbimeve Arsimore, bën të ditur se rreth 4000 mijë maturantë do të studiojnë jashtë vendit, kryesisht në Universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Francës e Turqisë

K

a më pak studentë për vitin e ri Akademik 2019-2020. Të hënën nisi dita e parë, ku 21 mijë maturantë do të studiojnë në 38 Universitetet publike dhe private të vendit. Referuar procedurave të legalizimit të dokumentave për aplikime në Universitetet e huaja dhe mbi pritshmëritë e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, rreth 4000 mijë maturantë do të studiojnë jashtë vendit, kryesisht në Universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Francës e Turqisë. 5000 studentë nisën vitin e ri Akademik në Universitetin ‘’Fan Noli’’ në Korçë. 700 studentë ulen për herë të parë në auditorë. Nga 53 programe studimi në fakultetet e ndryshme të këtij universiteti, 4 programe nuk kanë plotësuar ende kuotat minimale të regjistrimeve. 3 programet e mësuesisë në ciklin parashkollor, gjuhë letërsi dhe gjuhë frënge si edhe programi i hortikulturës në fakultetin bujqësor janë ato që ende nuk kanë plotësuar kuotat ndërsa shkak për këtë duket se ka qenë vendosja e notës mesatare. Studentët vlerësojnë se kërkesat e tyre të përmbledhura nga qeveria në ‘’Paktin për Universitetin’’ nuk janë përmbushur. Më të shqetësuar janë studentët e ciklit master, pasi përfitues të përgjysmimit nga tarifa janë vetëm ata me mesatare mbi 9. Në Kukës situata është më dramatike, pasi filiali i Universitetit të Tiranës nuk i ka hapur dyer për të gjashtin vit radhazi. Rritja e notës mesatare në mësuesi në 7.5, përtej synimit real për rritur cilësinë e mësuesve që do edukojnë brezin e ri, ka sjellë pasoja negative: e uljen e numrit të nxënësve në këto degë. Në Gjirokastër ka klasa që nuk arrijnë të kalojnë numrin maksimal të 5 nxënësve, e ndërsa në Shkodër në degën e fizikës janë “0” regjistrime, shpresat janë në fazën e tretë të regjistrimeve, në fund të tetorit, në të kundërtën dega si matematika, fizika, gjuha italiane, teknologji-informacioni në këto fakultete janë të destinuara të mbyllen. Universiteti i Elbasanit e ka nisur vitin e ri Akademik me 1499 studentë të regjistruar në vitet e para, nga 3079 që është kuota e pranimeve. Ky Universitet ka pranuar 300 studentë më pak se një vit më parë ndërkohë që faza e tretë e regjistrimeve vazhdon. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisën vitin e ri akademik. Shahini ka thënë se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të “Paktit për Universitetin”. “Të dashur student, fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të vijuar me realizimin e “Paktit për Universite-

Nis viti i ri Akademik, më pak studentë: Premtimet nuk janë mbajtur SITUATA

tin”. Do vazhdojmë me politikën e përgjysmimit të tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë”. Ajo ka ftuar studentët të përdor-

in bibliotekën dixhitale, ku mund të gjejnë miliona artikuj shkencorë dhe libra akademikë. “Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale që ka miliona artikuj shkencorë dhe libra akademikë për të realizuar studimet tuaja”. Ajo ka ftuar studentët që të shkrujanë në adresat e minis-

trisë, në emaile etj. “Ta mbajmë komunikimin hapur. T’i mbledhim të gjitha energjitë bashkë që ta çojmë përpara realizimin e “Paktit për Universitetin” dhe të përmirësojmë cilësinë e Arsimit të Lartë në Shqipëri ju uroj një vit të sukseshëm akademik dhe mirëpres takimin me ju”.

“Të hënën nisi dita e parë, ku 21 mijë maturantë do të studiojnë në 38 Universitetet publike dhe private të vendit. Referuar procedurave të legalizimit të dokumentave për aplikime në Universitetet e huaja dhe mbi pritshmëritë e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, rreth 4000 mijë maturantë do të studiojnë jashtë vendit, kryesisht në Universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Francës e Turqisë”.

SHKODËR

VENDIMI

Sakrifica për arsimin, në auditor me karrocë

Rinisin protestat studentore

D

je nisi viti i ri Akademik por dita nuk ishte e njëjtë për të gjithë studentët. Dëshira dhe këmbëngulja për të realizuar ëndrrat, thyen çdo barrierë dhe vështirësi. Shembulli është e reja Fatjona Nikaj, nga Shkodra. Pavarësisht se është në karrocë me rrota ajo vijon të ndjekë studimet universitare e madje me rezultate të mira. Në fillim, ishte vetëm shkolla e mesme “Shejnaze Juka”, e cila e pranoi pasi gjimnazet e tjera e refuzuan. Ajo vazhdon vitin e dytë në degën e gjermanishtes pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Fatjona është një shembull pozitiv dhe një inspirim jo vetëm për studentët por edhe për stafin akademik të universitetit. Për të ndihmuar studenten, drejtuesit e fakultetit kanë zhvendosur klasën e gjermanishtes, nga kati i tretë në atë të parin, për t’i lehtësuar lëvizjen Fatjonës.

L

ëvizja për Universitetin është stacionuar para Ministrisë së Ar simit në nisjen e vitit të ri Akademik. Ata këmbëngulin për plotësimin e disa kërkesave, sipas tyre, ende të parealizuara nga qeveria dhe Universitetet. Kërkesa kryesore mbetet anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë, dyfishimi i buxhetit për Universitetet dhe heqja e tarifës për masterin. “Karta e Studentit është vetëm për muze dhe nuk ofron asnjë ndihmë qirasë, ushqimeve, rrobave, librave dhe transportit ndërqytetas. Buzheti për arsimin është ulur rreth 3 milionë euro, abuzimet e pedagogëve të korruptuar vazhdojnë si më parë. Ne do të vazhdojmë betejën dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbyset ligji”, thotë një nga studentet. “Na pret një dimër i gjatë përpara”, shtoi përfaqësuesja.


AKTUALITET

11 E martë, 15 TETOR 2019

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu: Synojmë krijimin e qendrës së biostimulimit klinik dhe edukimit në vazhdim në ambientet brenda korpusit të QSUT -së

Manastirliu: Sallë e re e kërkimit shkencor për studentët e Mjekësisë N

ë fakultetin e Mjekë sisë është hapur salla e re e kërkimit shkencor për studentët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një vizitë dhe takim me studentët në nisjen e këtij viti të ri Akademik, tha se kjo sallë vjen në zbatim të paktit për universitetin. “Në kuadër të Paktit për Universitetin për studentët e fakultetit të Mjekësisë, ishte krijimi i një njësie të kërkimi shkencor qe kërkonte një investim në kompjuterat e teknologjisë së avancuar duke qenë se vetë programet që instalohen në këto kompjutera dhe aksesohen prej tyre”. Më tej, ministrja theksoi se tanimë studentët kanë akses të shpejtë dhe me teknologji të avancuar në këto kompjutera. “Ne e krijuam këtë mundësi dhe janë pajisur këto 4 njësi ku tashmë është shumë i shpejtë aksesi në të gjitha programet, sigurisht në bibliotekën dixhitale që është vënë në dispozicion nga ministria e Arsimit ndërkohë që studentët janë ata që janë kthyer dje nga Gjermani dhe kanë qenë pjesë e një shkolle verore në sajë të implementimit të paktit dhe marrëveshjes tonë”. Nga ana tjetër, ajo theksoi se janë 32 studentë të ekselencës që tashmë janë punësuar përmes portalit “Punë të mbarë”. “Janë ata stu-

dentë që u diplomuan dhe tashmë janë punësuar apo punësohen me meritë dhe transparencë përmes portaleve që ne kemi ngritur “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”. Pakti për Universitetin janë studentët që janë atashuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për të qenë asistentë të kërkimit shkencor. Pakti për Universitetin është njësia më e

re e kërkimit shkencor që do të kontribuojë në thellimin e kërkimit mjekësor në Fakultetin e Mjekësisë”. Ministrja e Shëndetësisë, tha edhe se është duke u punuar që në nëntor të hapet një laborator që do t’i shërbejë Fakultetit të Shëndetësisë dhe studentëve për të ushtruar praktikën klinike. “Kemi filluar modernizimin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku

përmes investimeve tona qoftë në spitalin kirurgjikal apo në atë të sëmundjeve të brendshme do të kemi salla leksionesh të mësimdhënies dhe të zhvilloni praktikën më të mirë. Një sallë e veçantë kirurgjie do t’i shërbejë të gjithë studentëve për të zhvilluar më tej praktikën klinike përmes një salle të dixhitalizuar kirurgjie ku do të mund të xhirohen të gjitha operacionet që do

TAKIMI

4

Rrogozhinës, Sarandës dhe Cërrikut. Marrëveshja për financimin e këtij projetkti u firmos mes ministrit të mjedisit dhe turizmit, Blendi Klosi dhe ambasadorit gjerman.

“Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’i shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike, sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm dhe për nesër, për të qenë edhe për bashkitë që janë pjesë e këtij projekti, një pasuri që duhet ta trajtojnë ashtu sic duhet”. Ambasadari gjerman vuri në dukje se trajtimi i mbetjete me standarte është edhe detyrim për antarësimin në Bashkimin Europian. Qeset plastike konsiderohen ndotësit kryesor, ndaj edhe synimi i ministrisë së mjedisit është nga 1 qershor te 2020, Shqipëria të bëhet vendi i parë në Europë pa qese plastike.

“Projekti më i madh që kam sot në dorë për të cilin qeveria ka alokuar për të hartuar projektin 7.2 milionë lekë, është duke u hartuar bashkë me ekspertët e Fakultetit të Mjekësisë.“Projekti synon krijimin e qendrën së biostimulimit klinik dhe edukimit në vazhdim në këto ambiente brenda korpusit të QSUT -së”. Ajo theksoi se kemi projekte shumë ambicioze dhe kemi ende shumë për të bërë, por ajo që ka rëndësi është se më të mirët vijojnë të zgjedhin mjekësinë”. të ndodhin dhe do të transmetohen për t’u parë nga një grup më i mirë studentësh”. Ajo garantoi se do të vijojmë me projekte të mëdha, ndërsa shtoi se projekti më i madh që kam sot në dorë për të cilin qeveria ka alokuar për të hartuar projektin 7.2 milionë lekë, është duke u hartuar bashkë me ekspertët e Fakultetit të Mjekësisë. “Projekti synon krijimin e qendrën së biostimulimit klinik dhe edukimit në vazhdim në këto ambiente brenda korpusit të QSUT -së”. Ajo theksoi se kemi projekte shumë ambicioze dhe kemi ende shumë për të bërë, por ajo që ka rëndësi është se më të mirët vijojnë të zgjedhin mjekësinë. “Kjo është garancia që në të ardhmen do të kemi mjekë dhe laborantë shumë të mirë dhe për këtë duhet të ndihemi krenarë”.

AKSIONI

Klosi: Menaxhimi i mbetjeve në 6 bashki

milionë e 500 mijë euro do të investohen nga qeveria gjermane për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në bashkitë e e Himarës, Roskovecit, Peqinit,

PROJEKTET

Në 4 muaj, 7 mijë subjekte në sitën e Tatimeve

N

ga korriku deri më tani janë kontrolluar rreth 7000 sub jekte, nga administrata tatimore, ku rreth 30% prej tyre kanë rezultuar në shkelje. Zv/ministri i Financave, Elton Haxhi thotë se shkeljet e konstatuara kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. “Gjatë periudhës korrik shtator janë inspektuar në terren rreth 6200 subjekte, dhe vetëm në 10 ditët e parë të muajit tetor janë inspektuar edhe të tjerë dhe në total mund të arrijnë në 7000. Janë rreth 30% e subjekteve që janë inspektuar kanë rezultuar me shkelje të natyrave të ndryshme, si për: moslëshim kuponi tatimor, punonjës të paregjistruar, kasa fiskale jashtë funksionit, apo edhe për mosregjistrim në organet përkatëse. Masat që janë marrë kanë qenë konform legjislacionit në fuqi”. Plani operacional kundër informalitetit do të vazhdojë edhe në muajit në vazhdim për të minimizuar sa më shumë ekonominë informale.


KULTURE

12 E martë, 15 TETOR 2019

“Carmina Burana”, një himn për natyrën, dashurinë dhe fatin

N

ë kuadër të Tetorit Gjer man, u shfaq mbrëmjen e së dielës kryevepra vokalo-simfonike “Carmina Burana” nga Carl Orff në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse. Kjo vepër epike përfshiu 140 artistë, orkestrën, korin, korin e fëmijëve si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri. E njohur në skena të ndryshme të botës, kjo vepër u dirigjua nga Gudni Emilsson, i cili ka një aktivitet mjaft të vlerësuar në skena të ndryshme të botës, por që këtë mbrëmje erdhi për publikun shqiptar. Gudni Emilson është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kurikulumin e tij renditen disa shfaqje me orkestrat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani si me “Orkestrën Filarmonike të Shtutgartit”, “Orkestrën Simfonike të Nurenbergut”, “Orekstrën Simfonike të Universitetit të Leipzig-ut” dhe përtej Gjermanisë, si me orkestrat simfonike në Greqi, Çeki, Poloni, Austri, Rumani, Bullgari, Mal i Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnam. Gudni Emilson ka dirigjuar në shumë

Migjeni, model i jashtëzakonshëm i prozës moderne shqiptare

M festivale të njohura të muzikës klasike në Europë. Ai ka bashkëpunuar me solistë të njohur të teatrove të ndryshëm të botës duke e bërë atë një nga dirigjentët që ka interpretuar në gjithë Europën, në shumë vende të Afrikës, të Lindjes, si në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej vitit 2005 ai është “udhëheqësi” i “Orkestrës Filarmonike të Tajlandës”. Ndërsa solistët e kësaj mbrëmjeje të veçantë ishin sopranoja Ramona Tullumani, baritoni Armando Likaj dhe kontratenor Sadet Berisha. Carmina Bura-

na konsiderohet një ndër klasikët e parë në historinë e muzikës. Brilant në gjithë thjeshtësinë që e karakterizon, ritmikisht potent, me një tematikë gjithnjë aktuale, ky balet të zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të. Këtij pushteti sugjestionues që përcjell muzika e Orff, koreografi Vamos i përgjigjet me një skenografi veçanërisht të thjeshtë. Vetë skena kornizohet nga siluetat e korit dhe orkestrës. Nën këtë sfond dhe nëpërmjet një koreografie mbresëlënëse ai shpalos një himn ngazëllues për dashurinë e sinqertë.

illosh Gjergj Nikolla ose siç njihej me pseudonimin e tij të sh krimit Migjeni ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni), ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë antiçifligare qe i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara. Ai ka vdekur më 26 gusht 1938. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë, eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Po ashtu, Migjenit iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

“Magjistari i Ozit”, T shfaqje 3D në skenën e festivalit “Skampa 2019” “Magjistari i Ozit”, vepra e mirënjohur e autorit amerikan Fank Baum, erdhi për publikun sot në skenën e Festivalit “Skampa 2019”, nën regjinë e Hysen Mullajonuzit dhe përshtatjen

skenike të Nelson Mullës. Është e para herë në Shqipëri që “Magjistari i Ozit” preku skenën në një version modern, ku loja e aktorëve ndërthuret me imazhin video-projeksion, i cili në këtë

rast nuk luan vetëm një rol estetik por është edhe ndërveprues me animacion 3D, aq i pëlqyer nga spektatoret e vegjël. Kuraja dhe altruizmi i protagonistes së veprës, Doroti dhe udhëtimi aventuresk i saj në përpjekjen për t’u rikthyer në shtëpi, miqësia e vërtetë që krijon gjatë udhëtimit të vështirë me luanin, druvarin dhe dordolecin, janë një mesazh kuptimplotë për fëmijet sesa e rëndësishme është miqësia dhe se vetëm me mbështetjen e saj vështirësitë kalojnë dhe arrijmë suksesin në jetë. Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e aktorëve Andia Dushku, Rezi Xhaja, Enia Hoxha, Frensis Lala, Erin Berberi, Mario Elezi, Hyqmet Mëhalla dhe Dhimitër Topuzi.

“Joker”, vepër arti dhe refleksion mbi dhunën

honë se njerëzit sot shkojnë në kinema për të parë franshizat hollywood iane multimilionë dollarësh, që të gjitha të kompjuterizuara dhe me këngë e valle. Thonë se nuk mund të fitohen më para me drama serioze e rrëqethëse. Ditët e arta të kinemasë kanë marrë fund. Kështu të paktën thonë ata. Ata e thonë këtë. Por atëherë, ata nuk e kanë parë “Jokerin”, rrëfimin për armikun e përbetuar të Batmanit, në të cilin Todd Phillips është bashkëskenarist dhe regjisor. Natyrisht, mund të duket sikur është fjala për ata filma aksion, përplot me efekte speciale, të cilët lënë në hije gjithçka tjetër. Mundet edhe të jetë ajo që e presin njerëzit që shkojnë për të parë filma të tillë.Por “Joker” nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me filmat tipikë të superherojve. Ky film paraqet hap interesant të “Warner Brothers”. Kjo studio filmike është e vetëdijshme se audiencës i pëlqejnë skenat me aksion; se audienca pret dialog dhe humor. Por, asnjë prej këtyre nuk mund t’i gjesh tek “Joker”. Në vend të tyre mund ta shohësh Joaquin Phoenixin në një performansë të avashtë, por aq intensive dhe të çuditshme, saqë gjithçka ose do të shpërblehet bollshëm me “Oscar”, ose do të neglizhohet fare. Mua më pëlqeu. Phoenixi e luan amerikanin e izoluar, Arthur Fleck, njeriun i cili nuk është se rishtazi ka qenë i pafat, pasi që fati nuk e ka përcjellë kurrë. Që nga mosha e hershme, Arthur ka vuajtur prej një gjendjeje neurologjike, e cila e bën të qeshet madje edhe në momentet më të papërshtatshme. Nuk është fjala për një qeshje që të bën të qeshesh, por një qeshje të thatë dhe të tillë që i vë në siklet të tjerët rreth teje.Pastaj është nëna e tij (Frances Conroy), të cilën ai e do dhe e cila e do atë, por… siç edhe e thashë, ai nuk ka fat. Arthur Fleck është person i çuditshëm në një botë mizore dhe jotolerante, e cila nuk ka kohë të përkujdeset për njerëzit e brishtë. Ai jeton në Gotham Cityn e rrënuar: thasët me mbeturina të pagrumbulluara rrethojnë rrokaqiejt e zinj, buxhetet për mirëqenie janë tkurrur dhe trazirat civile mund të shpërthejnë në çdo moment.


SHOWBIZ

13 E martë, 15 TETOR 2019

Elton John e quan Michael Jackson të sëmurë mendor

Elton John e ka quajtur Michael Jackson-in të sëmurë mendor. Këngëtari i famshëm pritet të publikojë së fundmi librin e tij më të ri të titulluar “Me”. Në këtë vepër, John është ndalur shumë tek ylli i pop-it, Michael Jackson. Në të ai shkruante se njiheshin prej kohësh dhe se vitet e fundit të jetës së tij, ylli i popit nuk ishte më njësoj. Ndër të tjera, ai thekson se gjendja e tij mendore ishte e rënduar. “E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, tregon ai. Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit

Dua Lipa “zhduket” nga Instagrami Dua Lipa ka fshirë nga rrjetet e saj sociale, Instagram dhe Twitter të gjitha postimet e saj. Ka ndryshuar njëkohësisht edhe ikonat e profilit. Veprimi i fundit i këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, i ka habitur së tepërmi fansat. Një veprim i tillë vjen menjëherë pasi, ajo kishte publikuar një postim përmes së cilit shkruante “Shihemi së shpejti”. Nuk dihet me siguri përse këngëtarja ka vepruar në mënyrë të tillë por mendohet se ajo është duke bërë një ndryshim në jetën e saj profesionale. Diçka e re pritet të vijë shumë shpejt nga Dua, deri atëherë ajo i ka lënë fansat në enigmë.

dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it. “Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve”, -shprehet John. Libri i Elton John, “Me”, do

të publikohet të martën, por disa media ndërkombëtare kanë mundur të sigurojnë kopje të tij dhe diskutimet rreth atyre çfarë shkruhen kanë filluar prej kohësh.

Bebe Rexha bashkëpunim me yllin e muzikës? Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në një moment mjaft të mirë të karrierës së saj. Kohët e fundit ajo ka kënduar kolonën zanore të filmit “Maleficent:Mistress of Evil”, ‘You Can’t Stop The Girl’ ndërkohë që ka marrë një propozim që e ka e emocionuar pa masë. Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet këngëtarja e famshme e muzikës kantri Dolly Parton e cila thotë: “Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja, dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë,”-përfundon këngëtarja. Shumë e emocionuar Bebe ka shkruar krahas videos: “Po vdes! Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni pak. Nuk e besoj që ajo më ka ndërguar diçka të tillë. Ndoshta një bashkëpunim?,”-ka thënë këngëtarja shqiptare. Mesa duket një bashkëpunim shumë interesant muzikor pritet të vijë së shpejti.

Mohamed Salah shpallet “Burri i vitit 2019” Mohamed Salah është ylli i coveri-it të këtij muaji të revistës për burra GQ. Futbollisti i Liverpool u shpall “Burri i vitit 2019” nga revista GQ. “Të gjitha ëndrrat dhe qëllimet e mia ishin të bëhesha një profesionist i njohur, por nuk e imagjinoja se do të arrija në nivelin që jam tani,”-tha Salah. Ai pozoi për kopertinën e revistës me supermodelen, Alessandra Ambrosio. Salah mundi kandidatët e tjerë, shokun e skuadrës së Liverpool, Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Ndërkohë ylli i Victoria Secret Alessandra Ambrosio fitoi “Fashion Icon”.

Publikoi pa dashje foton intime, këngëtarja i jep fund jetës Një ngjarje e rëndë ka tronditur fansat në Korenë e Jugut. Këngëtarja e njohur e “K-Pop” Choi-Jin-Ri, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seongnam. 25-vjeçarja e njohur si Sulli u gjend nga menaxheri i saj dhe sipas hetimeve të para, po dyshohet për vetëvrasje. Sipas “BBC”, pasi luftoi me abuzimin në internet, këngëtarja e pezulloi karrierën e saj. Gjithçka ndodhi në vitin 2016, kur Sulli tregoi aksidentalisht gjoksin në Instagram. Në vitin 2015, këngëtarja la grupin e famshëm “K-Pop” për t’u përkushtuar në aktrim.


SPORT

14 E martë, 15 TETOR 2019

Kuqezinjtë dhurojnë spektakël në transfertë duke fituar 4-0 me një lojë dominuese

Shqipëria “e bukur” e Rejës mund me “poker” Moldavinë Nga Rozalb Lika

S

hqipëria e Edy Reja është një skuadër e bukur dhe fituese. Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën e Chisinaut ndaj Moldavisë. Një duel që do të zgjidhej vetëm brenda 40 minutave të para, ndërkohë që portieri Strakosha ishte një spektator gjatë gjithë ndehsjes. Trajneri Edy Reja e nisi ndeshjen me dy ndryshime nga humbja e fundit ndaj Turqisë. Strategu italian hodhi në fushë Lorenc Trashin në krahun e majtë në vend të Lenjanit dhe Abrashin në mesfushë në vend të Memushajt. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen,

duke pasur kontrollin e ndeshjes. Skuadra jonë do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, me Cikalleshin që përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes vendase, dhe me një rrotullim të bukur, arrin që të shënojë. Goli i jep zemër Shqipërisë, teksa në minutën e 34-t, do të kishim edhe fatin me vete. Keidi Bare është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të përfituar nga një gabim qesharak i portierit Coselev, i cili i dhuroi topin. 6 minuta më pas, do të vinte edhe goli i debutuesit, Lorenc Tashi, i cili nuk do ta kishte menduar se do të realizonte që në ndeshjen e parë. Mbrojtësi i Partizanit, arriti që

TRAJNERI

të realizonte me një goditje në pozicion të prirët në hyrje të zonës. Pjesa e dytë do të niste me diktatin e Shqipërisë, që vazhdon me aksionet sulmuese. Në minutën e 55-të, Keidi Bare me një goditje të shpejt e dërgon topin në traversë, dhe më pas del nga zona nga vendasit. Një minutë më pas Abrashi i driblon thuajse të gjithë në zonën kundërshtare, por në fund tregohet egoist duke goditur vet, por do të ndalej nga portieri. Më pas skuadra jonë ul ndjeshëm ritmin, edhe pse trajneri vendos të hedhë në fushë edhe Odise Roshin në minutat e fundit. Në të 82tën,Reja nervozohet së tepërmi

me arbitrin anglez të ndeshjes pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Manajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Një tjetër provë shumë pozitive e Keidi Bares, i cili më i miri në fushë, ndërkohë që edhe Cikalleshi e Trashit, që gjetën rrugën e rrjetës, luajtën shumë mirë. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, do të vinte debutimi në kombëtare të dy talenteve Marash Kumbulla dhe Lindon Selahi. Në fundin e kohës së rregullt kuqezinjtë shënojnë

golin e katërt me Roshin, i cili jep një asist magjik për Manajn, i cili shënon me finte. Disa sekonda më pas, Roshi shpërthen sërish në krahun e djathtë dhe vendoset përballë portierit, por nuk do të arrin që ta mposhtë. Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e 12 pikëve dhe një sukses ndaj Andorrës modeste në ndeshjen e ardhshme do të vendoste një rekord përsa i përket pikëve të grumbulluar ndonjëherë në një fushatë eliminatore.

GRUPI A

Kosova mund lehtësisht Malin e Zi, Anglia luan tenis ndaj Bullgarisë

K

Reja: Po krijojmë një ekip të vërtetë dhe me cilësi

T

rajneri i kombëtares, Edoardo Reja ëhstë shprehur shumë i lumtur me fitoren e kombëtares sonë ndaj Mol davisë. Strategu italian tha se e ardhmja është e madhe. “Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë. Trashi? Ishte prezantim i mirë i tij por edhe si skuadër kemi luajtur. Ai ka luajtur mirë dhe golin e quaj punë kolektive. Kemi shfrytëzuar, ata gabuan dhe shënuam, me gol të portierit. Po krijojmë grup të fortë dhe me vlera brenda e jashtë fushës. Menaxhuam shumë mirë dhe kërkova përqendrim maksimal dhe shënuam 4 gola. Selahi dhe Kumbulla janë shumë të mirë pasi luajnë titullarë në Itali dhe Holandë, janë pjesë e rëndësishme për të ardhmen. Jam i kënaqur që debutuan por më vjen keq për ata që nuk luajtën. Fitorja me më shumë gola? Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunoj. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet”, tha Reja.

osova ka arritur të marrë një fi tore mjaft të rëndësishme në shtëpi, aty ku ka mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Malit të Zi. Të dy golat, janë shënuar në pjesën e parë ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Challandes nuk e ka vënë në diskutim për asnjë moment fitoren në një takim të dominuar në çdo aspekt. Ishte Rrahmani ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me kokë përpara se Muriqi të dyfishonte dhe të siguronte fitoren e tretë në gjashtë ndeshje .Me këto tri pikë të shtuara, Kosova ndodhet në vend të dytë, vetëm një pikë larg Republikës Çeke e vendit të dytë. Gjithçka është e hapur për fqinjët tanë. Ndërkohë Anglia e cila ndodhet në të njëjtin grup me Kosovën ka fituar bindshëm 6-0 ndaj Bull-

garisë në një sfidë e cila do të mbahet mend për polemikat në shkallët e stadiumit. Tifozët bullgarë kanë ofenduar anglezët me thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes. Në fushë, gjithçka shkoi mirë për “Tre Luanët”. Rashford ka zhbllokuar rezultatin përpara se Bar-

kley të shënonte një dopietë në 12 minuta. Sterling ka shënuar golin e katërt para pushimit dhe të pestin në pjesën e dytë. Anglia ndodhet në vend të parë, por me fitoren e Kosovës, ishullorët akoma nuk e kanë siguruar kualifikimin.

MBROJTËSI

Trashi: Ëndërr e bërë realitet, ja çfarë më tha trajneri Reja

L

orenc Trashi ka pohuar se nuk e kishte parë as në ëndërr debutimin ndaj Moldavisë. Në intervistën pas ndeshjes, mbrojtësi i Partizanit tha se ia dedikonte gjithçka familjes. “Po, është e vërtetë. Nuk e di, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr e plotësuar e prindërve të mi, që kërkonin të më shikonin një ditë duke përfaqësuar kombin. Shpresoj të kem bërë një debutim të mirë, të jenë kënaqur edhe tifozët. Nuk mund t’iu fshihja dot emocionet, trajneri më ka thënë që kjo është ndeshja jote, luajti si me

Partizanin, s’ka asnjë ndryshim. Besimin tim e ke të plotë. Dedikimi? Shkon për familjen time, dy motrat e mia që më kanë mbështetur gjithë karrierës time.

Gjithë çunave dhe trajnerit dhe tifozëve. Nuk mund të them se do jem titullar, është shumë shpejt, do të jap gjithçka sa herë të më besohet”, tha mbrojtësi.


SPORT

15 E martë, 15 TETOR 2019

MBROJTËSI

De Ligt: Te Ajax ndihesha i pathyeshëm, duhet të përshtatem

M

atthijs de Ligt është i pari që e pranon se nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Itali te skuadra e Juventusit. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, gjatë verës vendosi që të transferohej në kampionatin italian, por ende nuk ka mundur që të përshtate në mjedisin e ri. Për t’u rikthyer në nivelin

e tij më të mirë, ai e ka të qartë rrugën. “Nuk e di edhe unë përse nuk arrij që të shprehem si dua. Do të bëj gjithçka mundem dhe të vazhdoj të punoj shumë për të bërë më të mirën dhe të mësoj nga shokët e ekipit. Nuk është çështje e aspektit fizik, ndoshta te Ajaxi ndihesha i pathyeshëm. Tani

D’Ambrosio dhe Sanchez pritet që mungojnë më shumë se 1 muaj, Lukaku në dyshim

Kombëtaret përgjysmojnë Interin e Contes, dëmtimet të shumta Nga Rozalb Lika

N

deshjet e kombëtareve jo vetëm që nuk kanë shërbyer për të rikuperuar forcat për vazhdimin e sezonit për ekipin e Interit, por i ka dhënë disa goditje të rënda nga dëmtimet. Shqetësuese për Antonio Conten mbetet gjendja e dy lojtarëve, Sanchez dhe D’Ambrossio, të cilët janë rikthyer pranë skuadrës me një dëmtim të pësuar me kombëtaret respektive, ndërsa afatet e rikuperimit mbeten të paqarta. Mbrojtësi ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë dhe do të jetë i detyruar që të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë fushave të lojës, teksa pritet që të mungojë në 7 ndeshje. Alexis Sanchez ndërkohë ka pësuar një dëmtim serioz në kavilie pas një ndërhyrje dhe do të qëndrojë të paktën 5 javë jashtë fushave të lojës. Kiliani pritet që të mungojë më shumë se dy muaj, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia që të qëndrojë më

gjatë nëse do të kryhet operacion. Sanchez pritet të mungojë ndaj Sassuolos, Parmës, Brescias, Bologës dhe Veronës në kampionat, ndërkohë që në Champions nuk do të jetë në dy ndeshjet vendimtare ndaj Dortmundit. Kontrollet e

radhës mjekësore mund të japin një indicie më të saktë se sa do të mungojë 5 javë, apo 2-3 muaj. Kampionati për skuadrën e Contes do të nis me sfidën ndaj Sassuolos në transfertë, më pas Dortmund në “San Siro”, Parma, Brescia dhe

F Adrien Rabiot po has vështirësi për të gjetur hapësira te skuadra e Juventusit. Francezi në këtë fillim sezoni ka luajtur vetëm 206 minuta në total pas afrimit si transferim i lirë nga skuadra e PSG. Mediat franceze kane hedhur një hipotezë të re, teksa sipas Le10Sport, 24-vjeçari mund të përdoret si shkëmbim me Christian Eriksen të Tottenhamit. Mesfushori danez ka refuzuar rinovimin me “Spursat”, ndaj dhe mund të largohet që në janar te Real Madrid, që mund të bëjë një sforco ekonomike. Juventus ndërkohë duhet të vendosi me qetësi nëse do të provojë që në janar, apo verën e ardhshme, ku mund të largohet me kosto zero. Një shkëmbim i mundshëm do të ishte në të mirë të të dyja skuadrave, pasi si Rabiot dhe Eriksen nuk kanë arritur që të bëjnë paraqitje të mira deri më tani, duke qëndruar në stol për shumë ndeshje.

MASA

UEFA mendon t’i heqë finalen e Championsit Turqisë Turqia rrezikon heqjen e të drejtës për të organizuar finalen e Champions League, e cila është parashikuar të rikthehet 14 vite pas ndeshjes së paharrueshme Milan-Liverpul në Stamboll. UEFA i druhet frikës nga lufta mes Turqisë dhe Sirisë e cila mund të përfshijë edhe futbollin. “Të heqësh të drejtën e organizimit të një finale Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive. Nuk jemi ende në pozita për të vendosur. Është e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin dhe Komitetin Ekzekutiv, por për momentin më duket pamaturi për të folur për sanksione të këtij niveli”, u shpreh zëvendëspresidenti i UEFA-s, Mikele Uva.

MESFUSHORI

MERKATO

Juve mendon shkëmbimin Rabiot-Eriksen në janar

Bologna, sërish Dortmund këtë herë në transfertë dhe sfida e fundit kundër Veronës që do të luhet në Milano. Antonio Conte, që kërkonte më shumë alternativa, duhet të bëjë pa dy lojtarët dhe është në tension edhe për Romelo Lukakun, të kursyer nga trajneri i kombëtares belge për ndeshjen e të dielës fituar në Kazakistan, e cila ka vulosur kualifikimin për në “Euro 2020”. Në këtë mënyrë, Romelu ka mundur të vazhdojë stërvitjet e tij të diferencuara dhe të rikuperojë formën e nevojshme për standardet e kërkuara. Sikur kjo të mos mjaftonte, ylli tjetër i sulmit zikaltër, Lautaro Martinez do të bashkohet me ekipin në Milano, vetëm të premten. Situatë aspak e këndshme për Conten, me trajnerin që nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shpresojë që lojtarët e tij të rikthehen sa më parë në fushë për të dhënë kontributin e tyre, pasi kalendari është shumë i ngjeshur.

mendoj se është ndryshe, pasi për mua është gjithçka e re, por nuk jam i shqetësuar. Kërkoj që të luaj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Në fund jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë dhe që do të kalojmë një sezon pozitiv”, deklaroi De Ligt për “Fox Sports”.

ranck Ribery zgjodhi Fiorentinën për ta vijuar kar rierën si futbollist, mbasi u nda me Bayern Munich pas disa vitesh. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, kampioni francez thotë se ndihet mjaft mirë në klubin e ri. “Kur pranova të vija në Firence, nuk mund ta dija se do të ishte dashuri me shikim të parë. Por, ashtu ndodhi, që nga mbrëmja e prezantimit. Ajo natë ishte e veçantë dhe gjithmonë do ta marr me vete. Kam pasur oferta të tjera, nga Angli dhe Italia, gjithashtu. Sidoqoftë, biseda me drejtuesit vjollcë më goditi menjëherë. Në fillim duhej të punoja shumë, por në ndeshjen e tretë kundër Juventusit u ndjeva më mirë. Unë luaj me zemër dhe në fushë jap gjithçka që kam. Pas humbjes kundër Genoa jam stërvitur deri në orën 4 e gjysmë të natës. E bëra këtë, sepse isha i zemëruar dhe më duhej ta përgatisja veten. Po, po,

Ribery: Fiorentina, dashuri me shikim të parë...

kam qëndruar deri në 4 e gjysmë duke vrapuar në pistë dhe mbi biçikletë, duke dëgjuar muzikë. E ardhmja? Dy vite kontratë me Fiorentinën janë të mira, pastaj të shohim. Unë erdha këtu, sepse jam i

uritur dhe dua të fitoj diçka. E ardhmja nuk mund të parashikohet. Kur të vijë koha për t’u tërhequr, do ta bëj. Sidoqoftë, dua të qëndroj brenda futbollit, më pëlqen të punoj me lojtarët e rinj”, deklaroi Ribery.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

16 E martë, 15 TETOR 2019

Presidenti Meta, drekë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj P

r esidenti i Repub likës Ilir Meta ka zhvilluar dje një drekë informale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Anita. Lajmin e bën me dije vetë kreu i Shtetit, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Fa-

cebook”, publikon dhe disa pamje nga dreka e zhvilluar në një lokal në afërsi të Shkodrës. “I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shprehet Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij

Zëri i Amerikës: Ndryshon Opinioni përfundimtar i Venecias për Metën. Nuk ka tejkalim kompetencash

K

omisioni i Venecias pub likoi dje sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me interpretimin e vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Dokumenti përmban ndryshime nga projekt-opinioni. Përfundimi sipas të cilit Presidenti kishte tejkaluar kompetencën është hequr, dhe në një rast tjetër është lënë hipotetike, e jo më si konstatim. Në një deklaratë të tijën zoti Meta u shpreh se sipas tij Opinioni përfundimtar konfirmoi qëndrimet e mbajtura prej nga ai. Teksti i Opinionit përfundimtar të Venecias, i publikuar dje, pësoi ndryshime të ndjeshme nga dokumenti paraprak i ekspertëve. Në përfundimet e Opinionit, çka lidhur me veprimet e presidentit Ilir Meta, kishte qenë më parë si konstatim, ose është hequr, ose është lënë hipotetike, duke ka kaluar topin në dorë të interpretimit të parlamentit apo dhe Gjykatës Kush-

tetuese shqiptare, nëse deputetët do të votojnë për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Në variantin e mëparshëm, në pikën 99 të përfundimeve thuhej se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës fillimisht duke anuluar e më pas, duke shtyrë zgjedhjet lokale..”, në Opinionin përfun-

dimtar kjo fjali është hequr plotësisht, duke rifomuluar pjesën në vijim sipas së cilës “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, përbën një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një natyre të tillë serioze, që o të

mund të lejonte shkarkimin e Presidentit”. Ndryshim ka pësuar dhe pika 101 e përfundimeve të Komisionit të Venecias. Dhe këtu, konstatimi se “..Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë më pas zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore….”, është zëvendësuar në Opinionin përfundimtar me një formulim hipotetik se “…Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore..”. Në opinionin përfundimtar nuk kanë ndryshuar megjithatë konstatimet sipas të cilave “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”.

Por “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”. Sipas edhe Opinionit përfundimtar “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc” thekson opinionin sipas të cilit “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut... Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”. Marrë nga “Zëri i Amerikës”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.