CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 16 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 10 (8451)
E mërkurë, 16 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Edi Rama deklaroi: "Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin"
Kush e ka radhën pas Klement Balilit?
Presidenti Meta dhe Ambasada Amerikane falënderuan Policinë e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për ndalimin e Balilit. Kurse Lulzim Basha tha se "Ramës i djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës". Në fakt viti 2019-të do të jetë vit arrestimesh të nivelit të lartë
Pas tre vitesh në kërkim nga policia, dorëzohet Klement Balili
FAQE 2
Në foto: Klement Balili dhe gazetari Artan Hoxha INVESTIMET
Ministrja Manastirliu: Gjatë 2019-ës, edhe 100 qendra të reja shëndetësore
FAQE 14
DEKRETET
Kreu i shtetit i kthen dy ligje Edi Ramës: Antikushtetues!
FAQE 6-7
FAQE 3
Ditmir Bushati: Kryeministri e ka vendosur se do ndryshim politik të ministrisë së Jashtme
Në foto: Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dje pas konferencës me homologun FAQE 6 italian, Enzo Moavero Milanesi
SURPRIZA
Pedagogët fillojnë protestën e madhe, bashkohen me studentët
FAQE 11
REAGIMI
DEKLARATA
“Zëri i Amerikës” i qëndron Presidenti Meta, për kronikës mbi ndikimin dekretimin e Ramës: e politikës për emërimet Do përgjigjem me në administratë qetësi, por pa dashuri FAQE 6
FAQE 6
POLITIKE
2
E mërkurë, 16 JANAR 2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS: E PËRSHËNDES NDALIMIN E KLEMENT BALILIT, NJË PERSON ME MJAFT PROBLEME ME LIGJIN
K
lement Balili, një prej emrave më të shumëpërfolur i botës së krimit, u vetëdorëzua mëngjesin e së martës, duke i dhënë fund arratisë 2-vjeçare. Për arrestimin e Balilit, i konsideruar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, do të reagonte dje edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për mediat nga Lezha, Ilir Meta ka përshëndetur ndalimin e Balilit dhe ka falënderuar agjencitë ligjzbatuse si dhe partenerët ndërkombëtarë për këtë rezultat. Sipas kreut të Shtetit ishin këto agjenci që falë presionit të gjithanshëm çuan në vetëdorëzimin e njeriut më problematik në vend. “E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë
Balili në pranga, Meta: Falënderoj partnerët për presionin e gjithanshëm
ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”- tha dje nga Lezha, Presidenti i Republikës,
Ilir Meta. Lajmi i arrestimit të Klement Balilit, të cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, d të bënte jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Britanikja “Daily
Mail”, shkruan se Balili është arrestuar në një kohë kur fokusi i Shqipërisë është lufta kundër krimit të organizuar. “Trafikanti shqiptar i drogës në arrati dorëzohet pas tre vitesh. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”.-shkruan Daily Mail. Ndërkohë që Associated Press, shkruan se Balili u arrestua pas një urdhër arresti nga Greqia. “Balili, një ish-zyrtar i administratës vendore të qytetit jugor të Sarandës, ka qenë në arrati pas një urdhër-arresti nga Greqia fqinje, që e konsideron atë si kreun e trafikimit të lëndëve narkotike”, tha “Associated Press”.
AMBASADORI I BE-së
Balili pas hekurave, Soreca: Hap në luftën kundër krimit
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka komentuar arrestimin e Klement Balilit. Përmes një qëndrimi të shprehur përmes rrjeteve sociale, ambasadori Soreca tha se arrestimi i Balilit, është një hap në luftën kundër bandave dhe krimit të organizuar. “Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”, është shprehur dje kryediplomati i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Kreu i Qeverisë e cilëson “Avazi opozitar i pesë viteve”, por sulmon mediat: S’doli xhiro, operacion i sofistikuar
N
jë nga emrat më të lakuar të botës së krimit ndërkombëtar, Klement Balili u dorëzua këtë martë në polici pas negociatave të zhvilluar mes tij dhe autoriteteve policore shqiptare. Në këtë mënyrë i është dhënë fund arratisë dy vjeçare të atij që media e ka etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”. Në dy vite për kapjen e tij janë zhvilluar më shumë 16 operacione të mëdha policore, të cilat kanë dështuar duke mos mundur ta vendosnin në pranga. Sipas raportimeve të policisë dhe të afërmeve të Klement Balilit, dorëzimi i tij u bë pas negociatave me kreun e Policisë shqiptare Ardi Veliu. Pas negociatave, Balili u dorëzua dje rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit. Por dorëzimi i tij ka hapur një betejë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë deklaruan se operacionet e policisë sollën arrestimin e Balilit. Ndërkohë që opozita deklaron se kemi të bëjmë me një vetëdorëzim, ku qeveria “Rama” nuk ka ndonjë meritë, për sa kohë që për dy vite dështoi ta kapte në flagrancë. Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh dje se ky është një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar duke mos harruar që të urojë për arritjen ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. “Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit
Balili në pranga, Rama: Hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar
Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH,”- u shpreh dje Rama. Më tej, kreu i Qeverisë u shpreh se kapja e Klement Balilit është një nga operacionet më të sofisti-
kuara policore, i cili ka vijuar për muaj të tërë dhe vetëdorëzimi i tij është përfundimi i tij me sukses. “Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë
sikur Klement Balili u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, do të shprehej kryeministri Rama. Për këtë çështje kreu i qeverisë do të reagonte gjatë ditës së djeshme. Në reagimin e radhës, Rama do të bënte një lojë fjalësh me kapjen dhe mos kapjen e Klement Balilit, duke thënë se ky është avazi i opozitës prej pesë vitesh. “Kur kapen, janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen, jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen, jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysmë, po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri, as tjetri”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
REAGIMI
SHBA: Arrestimi i Klement Balilit hap i madh, kërkojmë gjykim të plotë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
“Peshku i madh”, apo “Magjistari” sikurse është cilësuar Klement Balili nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë. Për këtë ngjarje ka reaguar dje Ambasada e SHBA-së në Tiranë. “Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, thuhet në reagimin e djeshëm të Ambasadës së SHBA. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
KREU I PD-së
Basha: Rama uli kokën para kushteve të trafikantit Balili, njëlloj si me Tahirin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të reagonte dje në mbrëmje lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Klement Balili. Basha deklaroi se vetëdorëzimi i Klement Balilit është prova e kapitullimit të Edi Ramës para krimit. Duke komentuar dorëzimin me negociata me policinë të personit më të kërkuar në Shqipëri, Basha thotë se Edi Rama ka pranuar kokë ulur të gjitha kushtet që i ka vendosur Klement Balili. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kreu i PDsë paralajmëron edhe lirimin e Balilit nga të gjitha akuzat për trafik droge, ndërsa shtoi se shqiptarët e kanë parë këtë “film”, pasi Edi Rama veproi njëlloj edhe me Saimir Tahirin. “Ramës i djeg e vërteta, sepse Balili është prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg, sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg, sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi parë këtë film me S. Tahirin”, u shpreh dje në reagimin e tij kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Edi Rama deklaroi: "Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin"
Kush e ka radhën pas Klement Balilit?
Presidenti Meta dhe Ambasada Amerikane falënderuan Policinë e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për ndalimin e Balilit. Kurse Lulzim Basha tha se "Ramës i djeg sepse ka ulur kokën para të gjitha kushteve të trafikantit të drogës". Në fakt viti 2019-të do të jetë vit arrestimesh të nivelit të lartë Klement Balili, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia gjatë dy viteve të fundit, ka pranuar të vetëdorëzohet në polici. I njohur me nofkën "Eskobari i Ballkanit", Balili mësohet se ka negociuar për kushtet e dorëzimit të tij me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Por para se të dorëzohej ai ka takuar gazetarin investigues Artan Hoxha. Më pas ka pritur Ardi Veliun në Sarandë. "Zëri i Amerikës" raportonte dje se pas disa kontakteve dhe negociatave me familjarët, Klement Balili ka pranuar të dorëzohet te "kreu i policisë shqiptare dje rreth orës 9.45 minuta në një zonë mes Sarandës dhe Finiqit". Më pas Balili është transportuar drejt Tiranës ku pritet të nis dhe procesi gjyqësor ndaj tij. Dorëzimi i tij vjen në momentin kur Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Klement Balili, që nga mediat greke cilësohet si trafikanti më i madh i drogës në Ballkan, akuzohet për "trafikim të lëndëve narkotike", i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, "pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive", si dhe për "pastrim parash". Rënia në pranga e Klement Balilit, pavarësisht detajeve të negociatave që ende
nuk dihet se cilat kanë qenë, mund të cilësohet si një arritje e Policisë së Shtetit. Mjaftojmë të kujtojmë se për gjatë dy viteve, që kur u shpall në kërkim Klement Balili arriti t'i shpëtonte të paktën 16 herë policisë. Të gjitha operacionet ndaj tij të organizuara nga ministra dhe drejtorë të ndryshëm të policisë së shtetit, kanë dështuar. Realisht merita i takon Ardi Veliut që arriti ta bindë në dorëzim para drejtësisë. Pas vendosjes së prangave ndaj Balilit, mes qeverisë dhe mazhorancës ka nisur debati nëse ishte një arrestim i mirëfilltë, apo një vetëdorëzim. Ishkryeministri Sali Berisha, ishte i pari që dha lajmin e vetëdorëzimit dhe ku thotë se Balili ka negociuar me policinë dhe zyrtarë të qeverisë "për të mos publikuar fakte komprometuese ndaj disa ministrave të Edi Ramës" që ishin klientë të resortit të tij në Sarandë. Në këtë linjë ishte dhe kreu i PDsë, Lulzim Basha, i cili në një deklaratë mbrëmjen e djeshme i cilësonte negociatat mes qeverisë dhe një trafikanti si dështim i shtetit. Basha shkonte dhe më tej në parashikimin e tij, duke u shprehur se fryt i këtyre negociatave mund të jetë dhe lirimi i Balilit nga të gjitha akuzat në gjykatë. "Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para të
gjitha kushteve të trafikantit të drogës. I djeg sepse shqiptarët do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge. E kemi pare këtë film me Sajmir Tahirin",- deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në disa qëndrime të njëpasnjëshme në media e trajtuan arrestimin jo si një fitore të ligjit mbi trafikantët, por deri diku si fitore mbi opozitën. Edhe pse ka qenë detyrë e shtetit që ta arrestonte prej dy vitesh, Kryeministri Edi Rama tha se arrestimi është hap i madh kundër "atyre që lehin" duke nënkuptuar opozitën. "Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH",- tha kreu i qeverisë. Ndryshe nga politikanët, reagimi i ndërkombëtareve ka qenë më objektiv. Ambasada e SHBA, ambasada e BE dhe ajo e OBSE-së vlerësuan rolin e policisë së shtetit, pa u ndalur gjatë në mënyrën sesi u vu në pranga Klement Balili. Por ajo që bie në sy në qëndrimin e ambasadës së SHBA është theksimi i një gjykimi të shpejtë të të akuzuarit dhe vijimi i aksioneve të
tjera me shprehjen "Kush e ka radhën". Kujtojmë që Ambasada e SHBA dhe ish-ambasadori Donald Lu, në disa raste kanë kërkuar publikisht nga qeveria "Rama" arrestimin e Klement Balilit që dy vite më parë. Në të gjitha qëndrimet e ndërkombëtareve theksohet vijimi i operacioneve kundër krimit dhe bandave në vend. Disa muaj më parë, SHBA dhe BE ishin në krah të Ministrit Fatmir Xhafaj për operacionin "Ndëshkimi i të fortëve". Aksioni kombëtar nisi me goditjen e bandave në Shkodër dhe në Durrës e ku pritej të shtrihej në gjithë vendin. Por aksioni që nisi me mbështetjen e ndërkombëtareve u la në mes në momentin që lidhjet e një prej bandave në Durrës arritën deri në kupolën e Partisë Socialiste. Pas kësaj, jo rastësisht Ministri Xhafaj u shkarkua duke lënë në mes një aksionet e Policisë së Shtetit. Duke inkurajuar punën e djeshme të Policisë së shtetit, ambasadat në Tiranë i kujtuan qeverisë se ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit. Kush e ka radhën?- pyetja amerikane. Por këtë radhë duket se përveç bandave, flitet edhe për politikën e cila është e zhytur në korrupsion e krim. Dhe nuk do të vonojë sapo SPAK-u të fillojë punë kur prangat do kërcasin mbi ishministra, ministra, deputetë e zyrtarë të lartë. Është vit arrestimesh 2019-ta!
AKTUALITET “Eskobari i Ballkanit”, “Baroni i drogës”, apo edhe “magjistari”, janë epitetet për Klement Balilin. Pas 2 vite në arrati, Balili u vetëdorëzua të martën pasi nuk e përballoi dot presionin dhe rrethimin policor, të paktën gjatë dy muajve të fundit. Për këtë arsye, ai ra në duart e uniformave blu, pas negociatave edhe me drejtues të Policisë së Shtetit, pikërisht në Delvinë. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh se Balili u prangos pas negociatave dhe dy kushteve që ai vendosi.”Policia shqiptare ka finalizuar një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm, për dorëzimin e Klement Balilit, pas një procesi operativo-gjurmues, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar dhe me partnerët tanë. Nga sot, drejtësia shqiptare merr në duart e saj njërin prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qytetarët dhe partnerët e vendit tonë marrin jo vetëm një lajm të rëndësishëm, por dhe një mesazh shumë të qartë për Shqipërinë që duam”, tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se negociatat me familjarët me Balilit kanë zgjatur 3 muaj. Ai pohoi se është kontaktuar nga ata dhe ka shkuar në rrugën mes Delvinës dhe Finiqit, aty ku ndodhej Balili. Kreu i Policisë ka sqaruar se Balili kishte dy kushte: “Të mos keqtrajtohej dhe që ndalimi i tij të deklarohej vetëdorëzim”. Balili u transportua më pas në komisariatin numër 6 në Tiranë ku u ekzekutua urdhër-arresti që rëndonte ndaj tij dhe më tej u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
4
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Përpos çështjeve të drogës dhe të grupit kriminal, Klement Balili akuzohet edhe për fshehje dhe deklarim të rremë, si dhe pastrim të produkteve penale
3 vite në arrati, Balili negocion me Policinë dhe vetëdorëzohet
Ndërkohë që ministri i Brendshëm e konsideroi këtë çështje si një kapërcim të policisë drejt një niveli tjetër. “Arrestimi është një rezultat shumë domethënës për drejtësinë në Shqipëri dhe një provë e qartë se, Policia e
Shtetit është në një nivel krejt të ri gatishmërie për t’u përballur në emër të ligjit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. E gatshme dhe e aftë për të kaluar në një fazë të re dhe vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar, Policia e
Shtetit ka marrë një tjetër rezultat të merituar të një kapërcimi historik në mendësi dhe në aftësinë e saj goditëse”, tha më tej Lleshi. Dorëzimi i Balilit përputhet me kohën kur prokurori Eneid Nakuci mbylli hetimet dhe dërgoi
në gjykatë fashikullin hetimor për 46-vjeçarin, i cili përpos çështjeve të drogës dhe të grupit kriminal, akuzohet edhe për fshehje dhe deklarim të rremë, si dhe pastrim të produkteve penale. Fashikulli hetimor përbëhet nga 30 volume, së bashku me provat materiale, të cilat ishin përcjellë nga Greqia përmes një letërporosie. Prokuroria e Krimeve të Rënda qëndroi në pritje të këtyre provave përgjatë të gjithë vitit 2018, ndërsa siç thuhet jozyrtarisht, dy skafistët e arrestuar në Greqi për këtë çështje nuk kanë rrëfyer asgjë domethënëse për hetimin. Si prova, Prokuroria ka një varg përgjimesh, për të cilat vet Balili nga arratia ka kundërshtuar të ishte numri i tij i telefonit. Paralelisht me mbylljen e hetimeve dhe vlerësimin paraprak të provave, pas dorëzimit të Klement Balilit, Prokuroria do të dorëzojë edhe një kërkesë të dytë për caktimin e masës së sigurisë për 46-vjeçarin , një masë që gjatë kësaj kohe ka qenë në fuqi në mungesë të tij.
REAGIMI
REAGIMI
DETAJE
Lleshi: Opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin
Nipi i Balilit: Negociova vetë me drejtorin e policisë
Dy kushtet e Balilit për t’u dorëzuar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi sqaroi të gjithë ata që sipas tij, janë hutuar nga arrestimi i Balilit.”Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin”, shkroi ministri në rrjetin social. Më herët, gjatë konferencës për shtyp, ministri e konsideroi këtë çështje si një kapërcim të policisë drejt një niveli tjetër. “Policia e Shtetit është në një nivel krejt të ri gatishmërie për t’u përballur në emër të ligjit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. E gatshme dhe e aftë për të kaluar në një fazë të re dhe vendimtare në luftën kundër krimit të organizuar”.
Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili ka treguar për vetëdorëzimin e të afërmit të tij. Rigels Balili është edhe kryetari i bashkisë së Delvinës. “Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot (dje) bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar është vetëdorëzuar, kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën”, tregon ai për “Ora News”. I pyetur se kur kanë filluar negociata, ai tha se: “Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për t’u cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot (dje) kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici”. Por a ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej? “Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë. Kushti i vetëm që ka qenë që të vetëdorëzohej. Nuk i trembet drejtësisë sepse është i pafajshëm. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq”.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje nga operacioni për ndalimin e Klemend Balilit. Ardi Veliu është shprehur se negociatat me familjarët me Balilit kanë zgjatur 3 muaj. Ai tha se është kontaktuar nga ata dhe ka shkuar në rrugën mes Delvinës dhe Finiqit, aty ku ndodhej Balili. Kreu i Policisë ka sqaruar se Balili kishte dy kushte: “Të mos keqtrajtohej dhe që ndalimi i tij të deklarohej vetëdorëzim”. Balili u transportua më pas në komisariatin numër 6 në Tiranë ku u ekzekutua urdhër-arresti që rëndonte ndaj tij dhe më tej u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
AKTUALITET
5
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Sipas avokatit klienti i tij nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë, ndërsa ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve për të mbërritur kur dhe është vetëdorëzuar
A
vokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, pas vetëdorëzimit që klienti i tij bëri, në një dajle për mediat, sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai tha se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se Balili u vetëdorëzua kur u plotësuan kushtet. Mes të tjerash Sollaku theksoi se tashmë që kishte ardhur letërporosia nga Greqia, Balili u dorëzua duke shmangur, sipas tij edhe shpenzimet që do të kishte shteti shqiptar për qëndrimin e tij këto dy vite në burg. “Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar, edhe pse nuk ka prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit, shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rast ai nuk i është shmangur drejtësisë”, pohoi Sollaku. Sipas avokatit, ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve për të mbërritur kur dhe është vetëdorëzuar. “Është negociuar midis policisë e familjarëve dhe sot (dje) u gjetën modalitetet për tu vetëdorëzuar”. I pyetur se çfarë garanci ka marrë Balili, ai theksoi se: “Garanci vetëm ligjore, nuk ka asnjë garanci tjetër. Jemi në përfundim të
Avokati i Balilit: Nuk iu shmang drejtësisë, i kurseu bukën shtetit
procedurave të fazës së hetimit. Do të njihemi me aktet përfundimtare që ka prokurori dhe më pas në seancat në vazhdim dhe gjatë gjykimit të themelit do të themi si do të rrjedhin
MOMENTI
ngjarjet”. Avokati pretendon se as në këtë fazë, provat ndaj Balilit janë të dyshimta dhe se nuk ka asnjë bisedë të përgjuar. “Balili nuk i është shmangur drejtësisë se në 2
DETAJE
në fushën e politikës Balili hipën te makina e Veliut Akuzat mbi Klement Balilin, morën
Ky është momenti kur Klement Balili dorëzohet te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pasi përshëndetet me familjarët te vila e tij në fshatin Stjar pranë Delvinës, Balili hipën në një automjet tip “Benz ML” dhe drejtohet për te një fushë ku duket një ndërtesë e vjetër e cila ka funksionuar si pulari në kohën e diktaturës, pranë fshatit Vane, rreth 3 km larg fshatit të tij. Pikërisht në këtë vend dorëzohet i shumëkërkuari Klement Balili i cili zbret nga automjeti i tij “ML” dhe hipën në “Range Roverin” e Ardi Veliut. ”Peshku i madh” apo ”Magjistari” sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.
përmasa më të mprehta në majin e vitit 2016, kohë kur autoritetet greke goditën në Athinë një rrjet të trafikut të drogës me 17 të arrestuar. Mediat helene e etiketuan Klement Balilin si “Eskobari i Ballkanit”. Distancimi me Balilin nisi menjëherë. Veprimi i parë ishte shkarkimi i tij nga detyra si drejtor transportesh në Sarandë. Prokuroria u vetëdeklarua në pritje, e cila e vuri atë në gjumë deri në dhjetor, kur edhe mbërritën letërporositë e para, kryesisht përgjime. Më pas Policia e Shtetit zbarkoi në Gjirokastër e Sarandë, për të kryer kontrolle banesash në Delvinë e në fshatin Stjar. Vëllai i Balilit u shfaq i habitur nga kjo vizitë. Dhe në çdo kontroll policor që deklarohej i dështuar më pas, kishte sërish edhe akuza. Emri i Klement Balilit u bë shkak që të mblidhej edhe Këshilli i Sigurisë, që rrallëherë është mbledhur për emra konkretë. Me të vetmin shqetësim “përse ai nuk po arrestohej”. Nën petkun e sekretit hetimor, prokuroria ia la në dorë gjykatës
vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve. Nuk ka kërkuar
GARANCIA “Garanci vetëm ligjore, nuk ka asnjë garanci tjetër. Jemi në përfundim të procedurave të fazës së hetimit. Do të njihemi me aktet përfundimtare që ka prokurori dhe më pas në seancat në vazhdim dhe gjatë gjykimit të themelit do të themi si do të rrjedhin ngjarjet”. asnjë garanci. Ne jemi në përfundim të fazës së hetimit do njihemi me aktet dhe këtu do të jemi në vazhdim. Në gjykimin në themel do të shohim si do veprojmë, pasi provat janë të dyshimta. Nuk ka asnjë bisedë të përgjuar por pretendohet se numri i telefonit grek i përket Klemend Balilit, ndërkohë që kushdo që blen numër telefoni, identifikohet me pasaportë dhe kartë identiteti”-tha ndër të tjera Sollaku. Në fund të dhjetorit 2018, Greqia i ka vendosur në dispozicion Prokurorisë për Krimet e Rënda materiale shtesë nga dosja hetimore greke për Balilin. Sipas burimeve, në këto materiale të reja janë disa akte kqyrjesh të skafit me të cilin është bërë transporti i drogës, si edhe deklarimet e dhëna nga dy shtetas të arrestuar nga pala greke. Brenda muajit janar pritet që prokurorët t’i vënë kapak hetimit ndaj Balilit dhe ta dorëzojnë atë tek gjyqtari paraprak, që do t’i bëjë skanimin e fundit para se dosja të kalojë për gjykim dhe Klement Balili do të përballet me gjykatën si i pandehur.
Dosja e “Eskobarit të Ballkanit”, ja si nisi hetimi
kërkesën për sekuestro preventive të disa apartamenteve dhe kompleksin “Santa Kuaranta”, një vendim i cili rrugës së gjyqësorit u modifikua. Policia u kthye 15 herë e dështuar së bashku me informacionet, agjentët e maskuar dhe dëshirën për të kapur peshkun e madh Klement Balili, duke marrë gjithashtu pas edhe konspiracionet se informacionet
rridhnin, operacionet dekonspiroheshin dhe se Klement Balili kishte mbështetje në zonën e tij. Brenda muajit janar pritet që prokurorët t’i vënë kapak hetimit ndaj Balilit dhe ta dorëzojnë atë tek gjyqtari paraprak, që do t’i bëjë skanimin e fundit para se dosja të kalojë për gjykim dhe Klement Balili do të përballet me gjykatën si i pandehur.
POLITIKE
6 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Kreu i shtetit komenton emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit të Jashtëm
Meta për dekretimin e Ramës: Do përgjigjem me qetësi, por pa dashuri P
MEta. Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm? Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese. Pyetje: Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit? Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.
r e sidenti Ilir Meta ka folur dje për mediat lidhur me dekretimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i Jashtëm. I pyetur nga mediat gjatë aktivitetit të zhvilluar në Lezhë për dhurimin e gjakut, Presidenti tha: “Do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese”. Presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe arrestimin e të kërkuarit nga policia, Klement Balili. “ E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”,- tha Presidenti Ilir
Reagimi i “Zërit të Amerikës” ndaj qëndrimeve të Kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë
VOA i qëndron kronikës mbi ndikimin e politikës për emërimet në administratë
“Zëri i Amerikës” ju përgjigj dje pretendimeve të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj lidhur me raportimin e dy ditëve më parë ku faktoheshin përgjime të deputetëve të PS për punësimet në Drejtorinë e Burgjeve. Në reagimin e “Zërit të Amerikës” thuhet: “Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, përmes një prononcimi për mediat të martën në Tiranë, vuri në dyshim dhe kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës së botuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratë. Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar kryerjen e bisedave edhe me zyrtarët që dalin në përgjime. Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë
konkluzionet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, profesional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës. Në vetë daljen e saj zonja Gjonaj konfirmon ato që janë thënë në bisedat e përgjuara, se Kryeministri e kishte bllokuar përkohësisht listën. Fakti, që siç u shpreh zonja Gjonaj, Kryeministri ka bllokuar “jo listën e konkurrimeve, por listën e ndërhyrjeve”, provon pikërisht problemin që ngre raporti i Zërit të Amerikës, ekzistencën e ndërhyrjeve të shumta. Siç vihet në dukje në kronikë, në mars të vitit 2018, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në raportin që i dorëzoi Kuvendit, një e treta e punësimeve në administratë bëhen me urdhër titullari dhe jashtë procedurave të ligjit”. Po dje, Drejtori për Europën dhe Azinë i “Zërit të Amerikës”, gazetari i njohur dhe drejtuesi emblematik i saj, Elez Biberaj, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas etiketimit prej këtij të fundit, si kazan edhe për Zërin e Amerikës. Biberaj garantoi se investigimi për implikimin e deputetëve
dhe shefes së kabinetit të kryemsitrit shqiptar, në biseda përgjimesh, për punësime, është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media. “Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh për Ora News, Elez Biberajn, Drejtori për Evropën dhe EuroAzinë i Zërit të Amerikës. Denoncimi i Zërit të Amerikës zbuloi se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përdornin vendet e lira të punës në administratën e burgjeve për të punësuar militantët e tyre. Pas publikimit të këtij lajmi, Kryeministri reagoi në twitter, duke e quajtur këtë media kazan. “Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, reagoi Rama.
MINISTRI
Ditmir Bushati: Kryeministri e ka vendosur se do ndryshim politik të ministrisë së Jashtme
M
inistri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në konferencën e dhënë për mediat me homologun italian, u shpreh se vendimmarrja për postin e tij ishte politike nga ana e kreut të qeverisë. “Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione: ka dimensionin kushtetues dhe dimensionin politik. Përsa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ. Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë”, tha Bushati pas takimit me ministrin e Jashtëm italian. Duke thënë se këto “janë edhe orët e mija të fundit në krye të ministrisë”, Bushati falënderoi stafin, Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste që i dhanë mundësinë për të përfaqësuar vendin. “Meqenëse mu dha kjo mundësi tu falënderoj të gjithëve ju, kolegëve të medias, të cilët keni ndjekur shumë konferenca shtypi, çaste të lumtura dhe kritike për Shqipërinë, për këtë institucion. Një pjesë prej jush kemi shkëmbyer dhe replika mbase dhe pakënaqësi për mënyrën se si mund të jenë analizuar lajmet që kanë pasur lidhje me këtë institucion po realisht dua tu falënderoj nga zemra të gjithëve për mundësinë që na keni dhënë për të çuar në shtëpitë e çdo shqiptari dhe që keni kontribuar jo pak do të thoja, për një kuptueshmëri më të madhe të të gjitha aksioneve dhe lëvizjeve tona në politikën e jashtme. Ju falënderoj të gjithëve”,- deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
POLITIKE
7
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Argumentet: Ligji bien ndesh me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë
P
residenti Ilir Meta i ka kthyer një tjetër ligj në Kuvend qeverisë “Rama”. Kreu i shtetit ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij. “Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”,- thuhet në njoftimin e Presidencës. Po dje, Presidenca njoftoi për kthimin e një tjetër ligji si antikushtetues, atë për “Noterinë”. Arsyet e kthimit të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” Të nderuar deputetë, Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 20 dhjetor 2018, ka miratuar ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën”. Ky ligj me shkresën nr. 4056 prot, datë 27.12.2018 të Kuvendit, i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje. Sipas dokumentacionit parlamentar të krijuar nga shqyrtimi i kësaj nisme ligjore, rezulton se projektligji është propozim i Këshillit të Ministrave. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare (relacionit shoqërues i Këshillit të Ministrave dhe raportit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvend), rezulton se projektligji “Për kadastrën” si pjesë e projektligjeve të paketës së reformës në të drejtën e pronësisë përbën një instrument të rëndësishëm për të realizuar reformimin e legjislacionit dhe institucioneve në fushëe e pasurive të paluajtshme. Ky projektligj trajton çështjet që kanë të bëjnë me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si një nga funksionet e domosdoshme shtetërore që garanton të drejtën e pronësisë mbi këto pasuri, në kuptim të Kushtetutës dhe të Kodit Civil. Komisioni argumenton se, së bashku me projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, ky projektligj përbën produktin e veprimtarisë së grupit ndërinstitucional të punës dhe paraqitet si një “përgjigje” ndaj mangësive dhe problematikave që ky grup ka konstatuar, në kornizën ligjore aktuale, marrëdhëniet juridike të krijuara në bazë të saj dhe në strukturat ekzistuese shtetërore që veprojnë në këtë fushë. Në raportin e komisionit, arsyetohet se nëpërmjet këtij ligji krijohet institucioni i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni ligjzbatues për të gjitha procedurat e parashikuara dhe që kërkon përfshirjen në një institucion të vetëm të kompetencave të institucioneve që veprojnë në fushën e pronësisë, dhe konkretisht të Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP), Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese. Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr.111/2018 “Për kadastrën”, i duhet kthyer
Presidenti i kthen një tjetër ligj Ramës: Antikushtetues!
për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë. I. Së pari, nenet 6 pika 1, 13 pika 6, 22 pika 2, të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, bien ndesh me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë. 1.1 Siç parashtrohet në dokumentacionin parlamentar që ka shoqëruar shqyrtimin e kësaj nisme ligjore, por dhe nga përmbajtja e dispozitave të ligjit nr. 111/2018, rezulton se nëpërmjet këtij akti të ri ligjor krijohet institucioni i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), institucion ky i cili ndërtohet si bashkim i Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP), Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Sipas parashikimeve të nenit 6, pika 1, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (në vijim ASHK) është person juridik publik në varësi të Kryeministrit, që krijohet me këtë ligj dhe funksionon si institucion me vetëfinancim. Ndërkohë që sipas nenit 13, pika 6 përcaktohet se kadastra në format digjital përbën bazën shtetërore të të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe Ministria e Drejtësisë ka akses në këtë bazë të dhënash, në rolin e mbikëqyrësit të saj. Ndërkohë neni 22, pika 2 parashikon se regjistri kombëtar kadastral krijohet dhe administrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. II. Së dyti, ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, me mangësitë që paraqet cënon parimin e sigurisë juridike në qarkullimin civil të pasurive të paluajtshme si dhe standardin kushtetues të të drejtave të fituara. Regjistri publik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, duhet të jetë një regjistër i sigurt dhe i besueshëm dhe për këtë shteti duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e tij në mënyrë që informacioni i marrë nga ky regjistër të jetë i vërtetë, i plotë, i sigurt dhe i garantuar nga shteti, pasi bazuar në këtë informacion kryhen të gjitha veprimet juridiko-civile mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë çështje, si rezultat i ndryshimit të legjislacionit ndër vite, dhe kundërshtimeve të ndryshme mbi normat e reja ligjore që janë miratuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka krijuar tashmë një praktikë kushtetuese në këtë drejtim, ku ka analizuar në mënyrë të thelluar rëndësinë
e regjistrit publik të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe detyrimin e shtetit për të garantuar informacionin e dhënë nga ky regjistër. Konkretisht në Vendimin 17, datë 23.04.2010, Gjykata Kushtetuese, shprehet ndër të tjera se : “Siç është shprehur Gjykata në jurisprudencën e saj: “parimi kushtetues i shtetit të së drejtës do të konsiderohet i dhunuar, nëse mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor dhe mbrojtja e pritshmërive të ligjshme. Ligjvënësi nuk mund të përkeqësojë në mënyrë të paarsyeshme gjendjen ligjore të personave, të mohojë të drejtat e fituara ose të shpërfillë interesat legjitime të tyre.” (shih më gjerë vendimin nr. 36, datë 15.10.2007 të Gjykatës Kushtetuese)”. …. “Në vlerësimin e Gjykatës, regjistri publik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të jetë një regjistër i sigurt dhe i besueshëm. Roli i tij në sistem është i një rëndësie themelore duke pasur parasysh se përmes tij ngurtësohen të drejta subjektive. Mungesa e besueshmërisë në regjistrin publik sjellë pasiguri në qarkullimin civil”. III. Së treti, neni 37/b i ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, cënon parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtën e pronës dhe bie ndesh me jurisprudencën kushtetuese. Konkretisht, nëse Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të merrte nëpërmjet këtij neni të drejtën e korrigjimit të një vendimi të dhënë nga ish-Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo të organeve të tjera administrative pasuese të tyre, atëherë automatikisht ASHK, do të ndërhynte në përmbajtjen e këtyre vendimeve/akteve. Ndryshimi i këtyre akteve të fitimit të pronësisë, përbën një veprim i cili bie ndesh me jurisprudencën Gjykatës Kushtetuese të krijuar ndër vite në lidhje me këtë çështje. Konkretisht, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me vendimet e saj nr. 27, datë 26.05.2010 dhe nr. 43, datë 06.10.2011 është shprehur qartë në lidhje me ndryshimet që mund të pësojnë vendimet e dhëna nga organet që kanë funksionuar në procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës ndër vite. IV. Së katërti, parashikimet jo të plota të pikës 2 të nenit 28, të ligjit nr. 111/2018, krijojnë rrezik për cënimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që administrohen në regjistrin publik dixhital të pasurive të paluajtshme. Në pikën 2 të nenit 28, Ku-
vendi ka miratuar një dispozitë e cila sipas përmbajtjes së saj, përcakton një të drejtë të pakufizuar për çdo person juridik/fizik, vendas apo të huaj për të disponuar kodin e hyrjes dhe të drejtën e marrjes së të dhënave drejtpërdrejt nga kadastra digjitale. Në këtë dispozitë parashikohet shprehimisht se; “Personave juridikë/fizikë, vendas apo të huaj, u jepet kodi i hyrjes dhe e drejta e marrjes së ekstrakteve të të dhënave, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kadastra digjitale, duke garantuar teknikisht pamundësinë e manipulimit të saj nëpërmjet sistemit elektronik. E drejta e hyrjes dhe e marrjes së ekstrakteve sigurohet edhe nëpërmjet portalit unik qeveritar, shumëfunksional.”. V. Së pesti, parashikimet e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” që referojnë në një tjetër ligj, i cili aktualisht është në statusin e projektligjit dhe ende i pamiratuar nga Kuvendi cënojnë haptazi parimin kushtetues të shtetit të së drejtës. Nga shqyrtimi në tërësi i ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” konstatohet se në shumë nene të tij, bëhet referenca në ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”. Rezulton se deri në ditën e miratimit të ligjit objekt shqyrtimi, një ligj i tillë nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas informacionit që merret nga faqja zyrtare e Kuvendit, rezulton se shqyrtimi i projektligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” është një nismë e Këshillit të Ministrave, por ende ky akt nuk rezulton i pamiratuar nga Kuvendi deri më datë 15 janar 2019. Në këtë mënyrë referenca që bëhet nga ligji nr. 111/2018, tek një akt i pamiratuar cënon haptazi parimin e shtetit të së drejtës dhe në këtë mënyrë ligjshmërinë e vet ligjit nr. 111/2018, të paraqitur për shpallje. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në frymën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe garantimit të të drejtave të pronësisë, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas këtij arsyetimi, pasi në formën e miratuar dhe referuar problematikës së konstatuar ky ligj bie ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe juriprudenca kushtetuese.
SPECIALE
8 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Argumentet për kthimin e ligjit: Nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale
Presidenti nuk dekreton ligjin për “Për noterinë” Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 110/ 2018 “Për noterinë”. Presidenca njofton në argumentet për mos dekretimin e ligjit se ky projekt është i paqartë dhe ligji “nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve”. Argumentet e plota të kreut të shtetit për kthimin e ligjiy: Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11054, datë 14.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji. Argumentet e përmbledhura të kësaj vendimarrje paraqiten si më poshtë: 1. Përmbajtja e nenit 61 të ligjit nr.110/ 2018 “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Formulimi i këtij neni përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi. Kjo paqartësi krijon mundësi të intepretimit gjatë aplikimit në praktikë, gjë e cila krijon pasiguri juridike jo vetëm për vetë noterin, por dhe për palët/qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të marrin shërbimet noteriale tek ai. Neni 61, bie ndesh me parashikimet e nenit 3/f dhe 66, 75 të këtij ligji. Neni 61 nuk parashikon aspak se cilat janë të drejtat dhe detyrimet që merr përsipër zëvendësnoteri gjatë periudhës së pezullimit të noterit, se në cilën mënyrë ai e ushtron këtë veprimtari. Është krejtësisht e paqartë nëse zëvendësnoteri në këto kushte si administrator zyre i një noteri të pezulluar do të veprojë me licensën e noterit të pezulluar dhe me NUIS-in e tij, dhe nëse po, cili nga këto do të jetë përgjegjës për veprimtarinë ekonomike, financiare, tregtare përballë detyrimeve tatimore dhe taksave lokale përkundrejt organeve tatimore qëndrore apo atyre vendore. Me paqartësinë që përmban ky nen, referuar mjeteve identifikuese që përdoren nga zëvendësnoteri pa pëlqimin dhe autorizimin e noterit tij, krijohet një konfuzion, duke krijuar terren të përshtatshëm për keqkuptime dhe lindjen e mosmarrëveshjeve, midis organeve shtetërore dhe noterit të pezulluar, apo brenda vet sistemit noterial. Gjithashtu krjohen mundësi abuzimi, ku palët të cilat kanë përfituar apo kundërshtojnë veprime noteriale të kryera nga zëvendësnoteri, mund të kundërshtojnë përmbajtjen e akteve duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre. Paqartësia e parashikimeve të nenit 61 të ligjit nr. 110/2018 krijon mundësi që të cenohet parimi i lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve, parim ky i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga neni 11 dhe
18 i Kushtetutës. Nga analiza që i bëhet përmbajtjes së nenit 61 të ligjit rezulton se në formën që është miratuar ai krijon terren që në praktikë këto dy parime të cenohen. Në rast se neni 61 i ligjit nr. 110/ 2018, do të aplikohet sipas përmbajtjes së miratuar ku një tjetër noter do të administrojë zyrën e një noteri të pezulluar, është e pritshme dhe ekziston rreziku që gjithë atë marrëdhënie besimi që noteri i pezulluar ka krijuar, noteri administrator i zyrës së tij mund të përpiqet ta transferojë në zyrën e tij noteriale. Pra, krijohet rreziku që një administrim i tillë nga një noter tjetër që është në kushte konkurrence të krijojë ndërhyrje të hapur në aktivitetin e noterit të pezulluar, por edhe tek raporti mes klientit dhe noterit, duke prishur hapur konkurencën e lirë dhe të ndershme në këtë treg shërbimesh. Pikërisht për këto shkaqe neni 61 i ligjit nr. 110/2018, referuar mënyrës se si ka përcaktuar të trajtohet zyra e një noteri të pezulluar gjatë kohëzgjatjes së shkakut të pezullimit duket se krijon terren që në praktikë të shkelen njëkohësisht të dy parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”. 2. Parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 110/ 2018 “Për noterinë”, nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve. Mënyra se si është formuluar përmbajtja e pikës 1 të këtij neni, krijon shteg për interpretim. Konkretisht nuk del qartë kuptimi apo qëllimi i dispozitës nëse noteri kontratën e sigurimit individual për sigurimin e veprimtarisë së tij do të duhet të lidhë me të njëjtën kompani sigurimi që do të përzgjedhë Dhoma Kombëtare e Noterisë në rastin e sigurimit kolektiv apo është i lirë ta përzgjedhë vetë kompaninë siguruese? Pra formulimi i pikës 1 të këtij neni, krijon mundësi interpretimi që në të dy rastet, qoftë për sigurimin kolektiv, apo për lidhjen e një kontrate sigurimi individual kompania përzgjidhet nga Dhoma Kombëtare e Noterisë. Në këtë mënyrë, nga ana e teknikës legjislative pika 1 e nenit 65 ka nevojë për përmirësim, duke qartësuar në mënyrë eksplicite se noteri ka të drejtë të zgjedhë në tregun e lirë kompaninë e sigurimeve ku ai dëshiron të sigurojë aktivitetin e tij, nëse Asambleja e Përgjithshme nuk ka miratuar me vendim lidhjen e një kontrate kolektive. Në këtë mënyrë do të mund të bjerë çdo dyshim apo do të shmanget çdo mundësinë e interpretimit në praktikë të kësaj dispozite. Në këtë mënyrë, nëse do të aplikohet dhe do të vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e Noterëve një kontratë sigurimi kolektiv, dispozitat e nenit 65 të ligjit, duhet të rishikohen në mënyrë që të parashikojnë në mënyrë shteruese mënyrën edhe të përballimit të kostos së këtij primi sigurimi, në përputhje me nivelin e transaksioneve të realizuar në vitin paraardhës, gjithashtu duke iu referuar historikut të procedimit disiplinor të secilit noter. Për më tepër, për të mos krijuar një situatë disi monopolizuese apo që të mund të deformojë konkurencën në shoqëritë
e sigurimit, për sigurimin e aktivitetit të të gjithë noterëve me një shoqëri sigurimi, si dhe për të garantuar plotësisht të drejtat e noterëve si persona të siguruar, është e nevojshme që neni 65 i ligjit, të riformulohet ku veç të tjerave të parashikohet roli asistues dhe mbikqyrës i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, me qëllim aplikimin e një kontrate kolektive apo individuale sigurimesh që të garantojë trajtim objektiv të secilit noter, si dhe asnjë deformim në tregun e sigurimeve. 3. Neni 76 i ligjit nr. 110/2018, nuk është i qartë, nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë. Shërbimi noterial sipas legjislacionit tonë është i domosdoshëm dhe në disa raste është i detyrueshëm për të konfirmuar vërtetësinë e fakteve, rrethanave, apo vullnetit të shtetasve gjatë kryerjes së një veprimi juridik, apo përgjatë ndjekjes së një procesi ligjor, qoftë ky civil, administrativ, apo penal. Në këto kushte, klient apo konsumator të këtij shërbimi në Republikën e Shqipërisë, janë të gjitha shtresat e shoqërisë, si shtetasit me të ardhura të mira dhe me aftësi paguese, shoqëritë tregtare, institucionet publike, ashtu dhe shtresat më nevojtare, apo kategori të veçanta të shoqërisë të cilat mund të gjenden në pamundësi, apo në një sforcim për të përballuar tarifat e shërbimeve noteriale që në raste të caktuara janë të detyrueshme. Neni 71 i ligjit në formën e miratuar, mund të ngelet në praktikë një dispozitë deklarative dhe e pazbatueshme, pasi nuk parashikon asnjë detyrim për noterin për të ofruar një shërbim me tarifa të ulura. Sipas përmbajtjes së ketij neni duket sikur ulja e tarifave do të ngelet rast për rasti në diskrecion të vullnetit të noterit dhe jo si një detyrim për të. Pikërisht ky parashikim i paqartë, nuk garanton se shtresat në nevojë dhe respekivisht kategoritë e personave përfitues të ndihmës juridike do të mund të përfitojnë ndonjëherë ulje të tarifave. Për më tepër edhe vet shprehja “dhe vetëm në rast nevoje”, është shumë evazive, pasi kjo do të ngelet në kuptueshmërinë dhe ndërgjegjësimin e secilit noter për ta vlerësuar dhe jo si detyrim, çka krijon terren që në praktikë kjo dispozitë të ngelet një dispozitë e paaplikuar. Për arsyet e parashtruara më sipër, në bindje të Kushtetutës, dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, ka vlerësuar se për ta bërë këtë normë të re ligjore edhe më të mirë, dhe për të mos krijuar asnjë hapësirë që nëpërmjet intepretimeve të ndryshme, apo keqzbatimit në praktikë ky ligj i ri të cenojë parimet kushtetutese, me Dekretin nr. 11 0154, datë 14.01.2019, Presidenti ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.110/ 2018 “Për noterinë”, me qëllim rishikimin nga Kuvendi të neneve 61, 65, 76 të këtij ligji. Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të neneve 61, 65 dhe 76 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, mund t’i gjeni të botuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.
SPECIFIC PROCUREMENT NOTICE REQUEST FOR BIDS Employer: Albanian Development Fund (ADF) Project: Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas Contract title: “Urban Requalification Works in Puka Municipality (second phase)” Country: Albania Loan No.: ALB - LD 1853 RFB No: CWPIV/W/OP/2018/18 Issued on: January 15, 2019 1. The Government of Albania has received a loan from the Council of Europe Development Bank (CEB) of 28,700,000 EURO toward the cost of the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project, and it intends to apply a portion of the proceeds of this loan to eligible payments for goods, works, related services and consulting services to be procured under this project. This project will be jointly financed with Government of Albania with a contribution of 6,000,000 EURO. Albanian Development Fund (ADF) is the Project Implementing Agency for the “Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas” Project. 2. ADF now invites sealed bids from eligible Bidders for the following contract to be funded from part of the proceeds of the loan: CWPIV/W/OP/2 018/18, “Urban R equalification W orks in Puka Municipality (second CWPIV/W/OP/20 Requalification Works phase)” phase)”. The construction period is 6 months. The works consists in the rehabilitation of road connection to Puke Hospital. The project foresees the construction of drainage and footpaths. The project also takes into account the construction of lighting, greening and vertical and horizontal sign. The project foresees the plastering and painting of the existing old building facades including thermic insulation and in the same time preserving their architectural characteristics. Also new roofs will be constructed in accordance with the old methodology. Also, the project foresees the systematization and Lake protection works. Required works are mainly earth works and landscaping, site systematization, the construction of a lake protection through concrete works and paving works. The Site is located at Puka municipality. Some qualification requirements for this tender are as follows: a) The Bidder must demonstrate access to, or availability of, financial resources such as liquid assets, unencumbered real assets, lines of credit, and other financial means, other than any contractual advance payments to meet the cash-flow requirement in an amount of 44,560,000 Albanian Leke, taking into account the Bidder’s commitments for other contracts. b) The Bidders shall have a minimum average annual turnover of: 356,470,000 Albanian Leke, calculated as total certified payments received for contracts in progress or completed, within the last 5 years (years 2013-2017). c) The Bidder shall demonstrate that it has successful experience as prime contractor, in at least 3 (three) contracts within the last 5 years (years 2014-2018), each with a value of at least 89,000,000 Albanian Leke, that have been successfully completed and that are similar to the proposed Works. A more detailed and complete list of evaluation and qualification criteria, for the tender is included in the respective bidding documents. If ADF launches other tenders along with this tender, which will be evaluated in parallel, a Bidder that wishes to bid for more than one Contract, in this or other parallel tenders, in order to be awarded more than one Contract, he should meet the aggregate of the capacity requirements for each works contract that the Bidder wishes to be awarded for. If the Bidder cannot meet the qualification criteria combined for more than one contract and he submitted the lowest evaluated responsive tender in those tenders, then ADF will award only those contracts that he meets the qualification criteria, provided that the combination of award will result in the lowest evaluated cost to the ADF for those contracts. 3. Bidding will be conducted through open tender procedures based on the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011 and is open to Bidders from any country, in accordance with the provisions on eligibility in the CEB’s Guidelines for Procurement of Supplies, Works and Services, September 2011. 4. Interested eligible Bidders may obtain further information and inspect the bidding document during office hours 09:00 to 14:00 at the address given below. 5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon payment of a nonrefundable fee of 100 Euro or equivalent in a convertible currency. The method of payment will be direct deposit to the ADF account, at Union Bank, as follows: Name of the Bank: UNION BANK –Tirana, Albania Name of account: “Llogari Projekti ADF” IBAN CODE: AL47 2141 1106 0117 2854 6403 0120 Client number: 285464 For the direct deposit, the Bidder should provide Bank’ payment receipt to ADF. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the non-refundable fee, the documents will promptly be dispatched. In addition, if requested, the documents can be dispatched electronically after presentation by the prospective tenderer of an appropriate evidence of payment of the nonrefundable fee. In the event of discrepancy between electronic and hard copies of the documents, the hard copy shall prevail. 019, 1 1:00 hrs. 6. Bids must be delivered to the address below on or before February 18, 2 20 11:00 Electronic bidding will not be permitted. Late Bids will be rejected. The outer Bid envelopes marked “ORIGINAL BID”, and the inner envelopes marked “TECHNICAL PART” will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend, at the address below directly after the deadline for submission of the bids. All envelopes marked “FINANCIAL PART” shall remain unopened and will be held in safe custody of the Employer until the second public Bid opening. 7. All Bids must be accompanied by a bid security in the amount of 1,782,000 Albanian Leke, or its equivalent in a convertible currency (using the Bank of Albania official exchange rate on the date of publication of the Specific Procurement Notice. 8. The addresses referred to above are: For further information and inspection of the bid document: Albanian Development Fund Address: Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10, Tirana, Albania Contact name: Ms. Manjola Dhamo Second Floor Tel: +355 4 22 35 597/8 Fax: +355 4 22 34 885 E-mail: adf@albaniandf.org; mdhamo@albaniandf.org Web site: www.albaniandf.org For Bid submission: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Ground Floor, Protocol Office City: Tirana Country: Albania For Bid opening: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Fourth Floor. City: Tirana Country: Albania
POLITIKE
9
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Kreu i grupit parlamentar të PS-së apel opozitës: Të miratojmë paketën për reformën zgjedhore
K
onferenca e Kryetarëve zhvilloi mbledhjen e parë të sesionit të ri parlamentar ku në fokus të saj ishte hartimi i rendit të ditës për seancën e jashtëzakonshme, ku Kuvendi do të votojë pasditen e sotme ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ndërkaq, burime nga mbledhja e djeshme bënë me dije për “Koha Jonë” se është pranuar në parim kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie të Gent Cakajt brenda 24 orëve pas kandidimit të tij nga kryeministri për ministër të Jashtëm. Kreu i ligjvënësve socialistë tha ndër të tjera se mazhoranca është dakord në parim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e DSIK dhe ka gati emrat e anëtarëve. “Kur bie fjala për komisionet hetimore deri më sot nuk ka ndonjë kërkesë nga ana e opozitës që të jetë refuzuar prej nesh. Pavarësisht se në shumicën e rasteve kërkesat bien në kundërshtim me parashikimet e kushtetutës. Jemi dakord në parim me kërkesën, e cila në transpozimin nga kërkesë në vendim të Kuvendit duhet të jetë e qartë në përcaktimet që bën ligji për komisionet hetimore i vitit 2002, vendimet e gjykatës kushtetuese dhe duhet që vendimi duhet të jetë i qartë edhe sa i përket parashikimeve në ligjin për informacionin e klasifikuar. PS i ka gati emrat për anëtar të komisionit, opozita nuk ishte ende gati për emrat”tha Balla. Sakaq, deputeti i PDsë, Edi Paloka u shpreh se prej kohësh parlamenti është jashtë funksionit. “Ky Parlament prej kohësh është jashtë funksioneve te tij. Praktikisht Parlamenti nuk funksionon me. Jam i detyruar të kërkoj për here te dyte shtyrjen
“Cakaj”, pranohet në parim kërkesa për ngritja e komisionit hetimor për DSIK NDRYSHIMET NË QEVERI
Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, Spaho: Është antikushtetuese!
e afatit të komisionit hetimor Tahiri, sepse dy institucionet kryesore qe lidhen me hetimet, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë prej kaq kohesh nuk kane sjelle asnjë dokument apo informacion nga ata të kërkuar prej komisionit. Edhe pas ndërrimit te Xhafajt me Lleshin ka vazhduar i njëjti qëndrim që përforcon bindjen se kemi te bëjmë me një qëndrim të përcaktuar, të urdhëruar nga Rama për bllokimin e hetimeve. Kjo është një shkelje jo vetëm e ligjit për komisionet hetimore por dhe vepër penale. Por ajo që është edhe më e rëndë, ka të bëjë me daljen krejtësisht jashtë funksioneve të këtij Parlamenti për te cilin nuk pyet me as Lleshi i Ramës në Ministrinë e
Brendshme”- tha Paloka. Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta pesë ditë më parë i kërkoi zyrtarisht Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e DSIK- së, nisur nga rasti i pajisjes me certifikatë sigurie të zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, siç vëren Presidenti në vetëm 24 orë. Reforma Zgjedhore Partia Socialiste kërkon bashkëpunimin e opozitës për të kaluar sa më parë në Kuvend paketën për reformën zgjedhore në mënyrë që t’i paraprihet zgjedhjeve lokale të qershorit. Thirrja vjen nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili gjatë një prononcimi për mediat nga ambientet e Kuvendit, deklaroi është e mundur edhe
mundësia për votimin elektronik në zgjedhjet lokale të qershorit. “Duhet të kalojë në Kuvend sa më parë paketa për reformën zgjedhore. T’i miratojmë në kohë për t’i paraprirë zgjedhjeve të qershorit. Dua ta falënderoj ambasadorin e OSBE dhe te BE për mbështetjen që i japin procesit të reformës zgjedhore. Ambasada gjermane ka qenë e përfshirë në këshillim. Jemi në kohë për të pilotuar votimin e elektronik. I kemi mundësinë për ta bërë në zgjedhjet e qershorit dhe nëse kjo është funksionale, të bëhet edhe në nivel kombëtar. Për PS e vetmja kërkesë ka qenë çështja e votimit të shqiptarëve jashtë vendit. Me të miratuar këtë reformë zgjedhore të nisim punën edhe për çështje të tjera”- tha Balla.
PARTITË NË BORXH, BIBA: PAGUANI DETYRIMET E PRAPAMBETURA, PASTAJ FONDET PËR ZGJEDHJET
KQZ shtyn vendimin për shpërndarjen e fondeve të partive
K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ngritjen e zyrave Rajonale Zgjedhore në 12 qarqet e vendit, të cilat do të funksionojnë përgjatë periudhës 1 mars-31 korrik 2019 dhe ambientet e pajisjet e punës për ZRZ do të sigurohen nga prefektët e qarqeve. Ndërkohë, partitë që kanë ende borxhe të papaguara ndaj KQZ-së nuk do të marrin fondin e ri që u jep shteti për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. KQZ shtyu për të premten vendimin për fondet, ndërkohë që u vendos që në zgjedhjet e qershorit do të përdoret e njëjta kuti votimi si në zgjedhjet e kaluara. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje par-
tive politike që të paguajnë gjobat e prapambetura përndryshe do të kenë penalizime. Për këtë arsye anëtarët e KQZ-së vendosën që
të shtyjnë për të premten vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore për partive politike për vitin zgjedhjet vendore të 30 Qer-
shorit. “Disa parti, duke filluar nga partia më e madhe, PS, pastaj PD, LSI, janë gjobitur nga KQZ, ndërkohë tani ne u japim fonde kur ato i detyrohen buxhetit të shtetit gjobat nga zgjedhjet e kaluara”- u shpreh nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba. Gjithashtu për zgjedhjet e 30 qershorit do të ngrihen zyrat rajonale zgjedhore në 12 qarqet e vendit, të cilat do të funksionojnë përgjatë periudhës 1 mars-31 korrik. Ambientet dhe pajisjet e punës për këto zyra do të sigurohen nga prefektët e qarqeve. Kutitë e votimit do të jenë të njëjta me ato që KQZ ka përdorur edhe në zgjedhjet e mëparshme që nga viti 2009.
Kreu i grupit parlamentar të PDsë, Edmond Spaho në një dalje për mediat komentoi thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur pasditen e sotme Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme me qëllim votimin e ministrave të rinj. Ai e quajti thirrjen të jashtëligjshme duke shtuar se mazhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryetarëve, Edmond Spaho tha se kjo është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. “Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i Kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të pasur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor Kushtetutën sipas interesit të saj. Kërkesa për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme për të miratuar dekretet e Presidentit është në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, jo vetëm nga ana formale nuk na japin kërkesën si e motivon kryeministri, por kushtetuta e përcakton që sezoni i dimrit fillon të hënën e tretë të muajit janar. Në këtë rast kryeministri kërkon seancë të jashtëzakonshme në kundërshtim edhe me interpretimin që i ka bërë kësaj çështje Gjykata Kushtetuese”, u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho.
POLITIKE
10
E mërkurë, 16 JANAR 2019
DEPUTETI: VENDIMET GJATË VITIT 2019 TË KED-së KONSIDEROHEN NGA PD SI TË PAVLEFSHME
Mbledhja e KED, Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së M
bledhja e parë për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për Partinë Demokratike, është e paligjshme dhe e pavlefshme. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme. “Një organ i krijuar nga paligjshmëria defekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë”, tha Al-
ibeaj. Më tej, ligjvënësi demokrat vuri në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme. “Marrja e vendimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, duke shtuar se përbërja aktuale e KED-së nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur. Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas agjendës
Protesta e banorëve të “Astirit” në ditën e 73-të: Edi Rama po nxit vëlla-vrasjen! Nuk kemi dalë nga qejfi këtu
“Unaza e Re”, Balliu Ramës: Lëri metodat e dështuara të kërcënimit
B
anorët e zonës së “Astirit” në Tranë banesat e të cilëve preken nga projekti i dyshimtë i zgjerimit të Unazës së Madhe kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anulimin e projektit. Me thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, “Unaza e Bashkuar ka për të fituar”, “Shtëpitë tona janë me gjak”, “Poshtë projekti”, banorët në fjalë kanë bllokuar rrugën duke ripohuar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, deri në momentin e anulimit të projektit “Unaza e Madhe”. Në ditën e 73-të të kësaj proteste ata bëjnë thirrje për bashkim sepse sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që ti thonë njëherë e mirë boll më atij. “Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, miidis qytetarëve dhe policisë, ndaj tërhiq policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues,” – është shprehur njëra nga protestueset. Mbështetja e opozitës Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës nga ku janë shprehur se Ramën, Veliajn dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendron i pret burgu. Deputetët e opozitës nuk reshtin s’u drejtuari qytetarëve që të bashkohen me protestën dhe kauzën e banorëve të “Unazës së Re” dhe së akuzuari kryeministrin Edi Rama për tentativa për të kërcënuar dhe përçarë protestën. Ndërkohë fjalën e mori edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis
Balliu, i cili vijoi të akuzojë kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale. Balliu u shpreh se banorët e “Astirit” janë thirrur në Prokurori për akuza të paqarta dhe se janë gjobitur me një shumë prej 5 milionë lekësh. “Jeni thirrur në Prokurori për akuza që nuk i dini mirë, por dijeni se kjo është një mënyrë e dështuar për të kërcënuar dhe përçarë këtë protestë. Kryeministër hiq dorë nga tentativat e tua, këta banorë nuk do të ndalen. Pavarësisht projektit korruptiv dhe deklaratave të tua, këta qytetarë i paguajnë të gjitha detyrimet e tyre. I paguajnë sepse janë qytetarë legjitim dhe nuk ka njeri që do
t’i lëvizë ata nga shtëpitë e tyre”- deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Protesta e banorëve ndaj projektit “Unaza e Madhe” ka nisur prej më shumë se dy muajsh. Një pjesë e banorëve të cilët i kanë shtëpitë e palegalizuara, do t’iu shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara i janë nënshtruar procesit për të marrë dëmshpërblimin që u takon. Qeveria u ka dhënë si zgjidhje banorëve të prekur bonusin e qirasë për tre vite dhe zhvendosjen tek banesat sociale në Shkozë, gjë që refuzohet nga banorët, të cilët vijojnë të protestojnë pa ndalim.
politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së. Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.
MBLEDHJA E PARË
KED kërkon shtim personeli për Gjykatën e Lartë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi këtë të martë mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Në këtë mbledhje, KED shqyrtoi dhe vlerësoi ngarkesën e pazakontë të punës dhe të angazhimeve që kërkohet për verifikimin dhe vlerësimin e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Deri më tani, për të gjitha pozicionet vakante, janë kandiduar 40 magjistratë dhe jo magjistratë, të cilët, njëkohësisht, sipas rastit, duhen verifikuar dhe/ose vlerësuar nga KED. Për këtë arsye, KED kërkon shtimin e personelit administrativ pranë Gjykatës së Lartë në dispozicion të veprimtarive të këtij Këshilli. Po kështu, KED vlerësoi t’i drejtohet KLGJ-së dhe KLP-së duke i kërkuar që, bazuar në kompetencat që i cakton ligji, të mundësojë edhe lehtësimin apo heqjen e ngarkesës së punës gjyqësore dhe prokuroriale të anëtarëve të KED, në mënyrë që ata ti kushtohen maksimalisht ngarkesës së punës për realizimin e procedurave komplekse të verifikimin dhe vlerësimit të kandidatuarave për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. KED shprehu vlerësimin më të lartë për angazhimet e deritanishme të institucioneve ndërkombëtare që mbështesin Reformën në Drejtësi dhe proceset aktuale për zbatimit e saj, përfshirë edhe atë për organizimin dhe funksionimin efektiv dhe sa më të shpejtë të KED. Njëkohësisht, KED e konsideron të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm vijimin edhe më intensiv të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të EURALIUS dhe të OPDAT, me konsulencë profesionale dhe me të gjitha mënyrat e tjera që janë të dobishme për mirëorganizimin dhe funksionimin efektiv, në respekt të Kushtetutës dhe të Ligjit, të KED përgjatë vitit 2019.
POLITIKE
11
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Radikalizohet qëndresa – Pedagogët e Shkencave Sociale dhe Filologjikut së bashku me studentët: Nuk ka më demokratike se kjo protestë
Surpriza/ Pedagogët fillojnë protestën e madhe, bashkohen me studentët
R
adikalizimi lëvizjes studentore me nisjen e ngujimit të studentëve në ambientet universitare ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre. Për pasojë, një zhvillim i papritur ka ndodhur dy ditët e fundit në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale. Pedagogët e Shkencave Sociale mblodhën të gjithë trupën e mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit ku përfshihen të gjithë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk tërhiqet. Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë: Së pari dhuna policore kundrejt studentëve; së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe; së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të Këshillit të Ministrave të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë synojnë edhe më shumë shkallmimin
e saj dhe rritjen e kontrollit nga ministria e arsimit. Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dëno-
nin dhunën. Ashtu sikurse u pa, pas kësaj kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), senati iu përgjigj me një qëndrim as mish dhe as peshk, (mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në
QËNDRESA
Ngujimi i studentëve, edhe Durrësi i bashkohet protestës Në një kohë kur studentë të universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete, paralelisht me ta protestojnë edhe kolegët e tyre të ‘Aleksandër Xhuvanit’ në Elbasan, por edhe ata të “Aleksandër Moisiut” në Durrës. Këta të fundit kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor. Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare. Konkretisht, një ndër pikat kryesore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin. Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.
S
ZBULOHEN BISEDAT
FRESSH-istët përpjekje të dëshpëruara për të sfumuar qëndresën e studentëve
mësim, gjë që u përshëndet edhe nga Edi Rama). Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë. Fakulteti i Filologjisë Edhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë vijuar edhe dje bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët më herët do të hartonin dhe një orar të protestës, e cila nisi me mbledhjen e studentëve që në orën 8:00 të mënegjesit. Rreth orës 10:30 do t’i bashkohej pedagogu Ervin Goci i cili do të mbante një ligjërim mbi ligjin e Arsimit të Lartë. “Nuk janë protestuesit që sabotojnë mësimin, por janë mësimdashësit që sabotojnë protestën, derisa këto të fundit nuk distancohen nga kërkesat e studentëve, dhe nuk kanë ndërtuar një ligjërim “pro” ligjit ekzistues të Arsimit të Lartë. Nuk ka më demokratike se kjo protestë”- u shpreh ndër të tjera, pedagogu Ervin Goci. Më pas protesta do të vijonte me shfaqjen e një filmi dhe ashtu siç ka qenë që në fillim protesta, edhe dje do të kishte gjatë orëve të zhvillimit të saj kreativitet dhe art. E pikërisht në orën 14:00 studentët do bënin edhe një takim poetik mes tyre.
Në një kohë kur studentë të universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete, dhe paralelisht me ta protestojnë edhe kolegët e tyre të “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan dhe “Aleksandër Moisiu” Durrës, të rinjtë e Partisë Socialiste nuk heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të shpëtuar kryetarin e tyre Edi Rama. Në përpjekje për sfumimin e qëndresës së paprecedentë të studentëve, e cila prej më shumë se një javë është përshkallëzuar me ngujim edhe gjatë natës të studentëve në auditoret e tyre, anëtarët e FRESSH-it po bëjnë çdo përpjekje për të krijuar iluzionin se në fakultete bëhet mësim i rregullt. Një fakt i i tillë bëhet i ditur nga zbardhja e e bisedave telefonike, ku FRESSH mësyn në fakultete, për të tentuar sfumimin e bojkotit të mësimit nga studentët. Anëtarët e FRESSH-it kanë dhënë udhëzime njëri-tjetrit për të hyrë në mësim dhe për të marrë pjesë në leksione. Udhëzimi në Fakultetin Juridik është bërë nga studentja Edrilona Uzeiri, e cila është edhe anëtare e klubit të juristëve në FRESSH. Në fotot e publikuara gjatë ditës së djeshme zbardheshin bisedat që Uzeiri bën me studentët për të krijuar idenë e mësimit të rregullt në fakultet.
na plotësojë kërkesat”, thanë ata. Me pankarta në duar studentët kanë thurur dhe vargje për të çuar më lart zërin e protestës së tyre. Ja disa prej parrullave “Nuk paguaj rektoratin, as për Besën as për të gjatin. S’kemi hallin e provimeve,
por sot halli është i çmimeve”. “Për të gjithë ju që u ngritët, po ju them se kalojnë vitet dhe në master nesër shkon, 1 milionëshin se mendon? “Ngrije zërin se të rropën. e hi syve sot të hodhën. Dil sërish e protesto, ec sërish e na u bashko…”
“Dil e protesto, ne na u bashko”, ngujohen studentët e Elbasanit
tudentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ashtu siç kishin paralajmëruar iu janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit, duke u ngujuar brenda godinës kryesore ku ndodhet Rektorati dhe administrata si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit. Teksa studentët futen brenda Universitetit për të nisur rebelimin e tyre, fillimisht ata kanë hasur në kundërshtimin e rojeve të Universitetit, por më pas kanë arritur të hyjnë. Studentët kanë deklaruar se duan plotësimin e kërkesave dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve për mbështetje. “I bëjmë thirrje kryeministrit të
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12 E mërkurë, 16 JANAR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytetin Studenti, kushteve më komode për studentët
Veliaj: Studentët t’i kthehen mësimit
N
jë tjetër konvikt në “Qyte tin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët. Pak kohë pasi qendrat studentore kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre. Pas punës së bërë me konviktet te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Mjekësisë te rruga e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për përmirësimin e konvikteve në Qytet Studenti. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruk-
sionin e godinave. “Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë kor-
rikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj. Ai theksoi se aktualisht, për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre. “Ne po punojmë edhe tek Inxhinieria, te rruga e Dibrës, te Mjekësia, por sigurisht problematika më e madhe është në Qytetin Studenti. Tani që konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, do ta trajtojmë me të njëjtin seriozitet siç trajtuam çerdhet dhe kopshtet. I kemi
ndarë në dy faza: Faza e parë janë mjediset e përbashkëta, ku po e orientojmë ndërhyrjen te nyjet higjieno-sanitare, fasadat, ambientet e leximit dhe studimit. Ndërkohë, faza e dytë, fill pasi studentët të kenë liruar dhomat, do të jetë rehabilitimi i dhomave”, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve. “Jam shumë i lumtur që fill pas vitit të ri ka filluar projekti konkret për rehabilitimin e konvikteve studentore. Bashkia e Tiranës po aplikon të njëjtën skemë që ka bërë për çerdhet dhe për kopshtet. Pra, ka kërkuar ndihmë te kompani,
subjekte, të cilat kanë punuar me Bashkinë e Tiranës, të adoptojnë një nga konviktet. Disa po bëhen me ndërhyrje nga shoqata dhe ndihma ndërkombëtare. TIKA ka marrë përsipër një konvikt, KFW-ja do të fillojë fazën tjetër, për gjithë konviktet e tjera do të jetë një kompani që adopton një konvikt”, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Ndaj, ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen këtë nismë për kushte më të mira për studentët dhe për të kontribuar për të ardhmen. “Thirrja sot është për kompanitë celulare, për bankat, për kompanitë e ndërtimit, për kontraktorë që mund të kenë punuar me Bashkinë e Tiranës, dhe për sa kohë kanë pasur një klimë transparente, të hapur, të garave të tyre, dhe kanë bërë punë publike, ne kërkojmë që të kthejnë mbrapsht diçka në komunitet, duke adoptuar një nga konviktet e Qytetit Studenti”, u shpreh Veliaj.
Përurohet pika e re në portin më të madh shqiptar
Rama: Dogana e Kosovës në Durrës
Në Portin e Durrësit u hap këtë të martë pika doganore e Kosovës. Projekti që ka nisur në vitin 2016 pritet të lehtësojë procedurat e deklarimit në doganë dhe të shkurtojë kohën e kryerjes së tyre. Sipas kryeministrit Edi Rama, ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit doganor mes dy vendeve. Kryeministri tha se këtë sistem Shqipëria dëshiron ta vendosë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në cilësinë e koordinatorit të marrëveshjeve mes dy qeverive, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ky është projekti i dytë më i madh që prej shpalljes së pavarësisë. Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit pritet të lehtësojë tregtinë dhe lëvizjen e mallrave, po ashtu edhe atë të pasagjereve. Megjithëse nga kjo e martë zyra u deklarua e hapur, puna në këtë pikë nuk ka nisur ende.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 16 JANAR 2019
SITUATA
S
3 raste të reja çdo javë me fruth
ituata e fruthit në vend nuk duhet neglizhuar. Çdo ditë ka raste të reja që konfirmohen në Institutin e Shëndetit Publik për fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Mjekët apel prindërve, mos neglizhoni vaksinat. ISHP thotë se ka raste të reja që konfirmohen çdo ditë me fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët janë kryesisht të moshës nën 2-vjeç që nuk kanë bërë dozën e parë të vaksinës. Ekspertët apelojnë që fëmijët e vegjël por edhe ata që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës MMR apo të rritur që kanë bërë vetëm një dozë, duhet
të mos neglizhojnë, pasi fruthi jep komplikacione të rënda. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik apelojnë që fëmijët e vegjël por edhe ata që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës apo të rritur që kanë bërë vetëm një dozë, duhet të mos neglizhojnë, pasi fruthi
jep komplikacione të rënda. Një dozë e vaksinës kundër fruthit bëhet në moshën 12-muajshe, ndërkohë që udhëzime të reja të ISHP-së ndaj mjekëve të konsultores është që të aplikohen te bebet 9-muajshe, dhe doza e dytë e vaksinës bëhet tek fëmijët në moshën 5-vjeç.
MATERNITET
Regjistrimi dhe çeku për të porsalindurit B onusi i bebes përfitohet menjëherë me regjistrimin e fëmijës në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend. Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit dëshminë e prindërve përfitues të Bonusit të Bebes, menjëherë pas regjistrimit në të porsalindurit në maternitet. Babi i fëmijës falenderon qeverinë shqiptare për këtë iniciativë të re duke shtuar se “është një ndihmesë që u bëhet familjeve dhe fëmijëve”. E surprizuar, nëna e fëmijës shprehet se “jo se këtë fëmijë e nisa pikërisht për këtë bonus por do të jetë ndoshta një dhuratë e mirë
që do t’ia marr fëmijës për ta lumturuar nesër”. Ata vlerësojnë faktin se nuk do të bredhin nëpër bashki dhe gjendje civile pasi të gjitha i marrim këtu. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes
është 120 mijë lekë për çdo fëmijë; për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.
92 qendra shëndetësore dimërore janë pajisur me të gjitha barnat e urgjencës. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën shëndetësore Bërdicë e Madhe dhe ambulancën Rranxë të Bushatit, të cilat i shërbejnë rreth 6600 banorëve të këtyre zonave. Ndërkohë që në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit. “Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës, ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha nga Bërdica se është siguruar furnizimi i plotë me barna dhe materiale mjekësore për qendrat dimërore që bllokohen nga bora. “92 qendra shëndetësore dimërore janë pajisur me të gjitha barnat e urgjencës për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri dhe jam këtu për të siguruar qytetarët që jemi në terren për të garantuar akses në shërbime shëndetësore edhe në këto ditë të motit të vështirë”, tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu u ndal dhe në ambulancën
Manastirliu: Gjatë 2019, edhe 100 qendra të reja shëndetësore
QENDRAT DIMËRORE
100 QENDRA TË REJA
“92 qendra shëndetësore dimërore janë pajisur me të gjitha barnat e urgjencës për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri dhe jam këtu për të siguruar qytetarët që jemi në terren për të garantuar akses në shërbime shëndetësore edhe në këto ditë të motit të vështirë”. “Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.
Rranxë në Bushat, ku pa nga afër rikonstruksionin e kësaj ambulance, një investim i munguar prej dy dekadash në zonën e Vaut të Dejës. Ministrja inspektoi gjithash-
tu punimet në një qendër që po ndërtohet rishtazi në këtë zonë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i kujdesit parësor”, financuar nga Programi Italo-Shqiptar IADSA, e cila do të garantojë një standard të ri shërbimi 24/7 për 13 mijë banorët e Bashkisë Vau Dejës. Në qarkun e Shkodrës janë rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve 4 qendra shëndetësore dhe ambulance, përkatësisht qendra shëndetësore Bërdicë, qendra shëndetësore Velipojë, ambulance Rranxë dhe qendra shëndetësore Stërbeq në Malësinë e Madhe. Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. Në sajë të programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në procedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë. Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% rritje të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.
FORUM ANALIZË Nga Prof. Lisen Bashkurti
P
rej më shumë se një viti z.Ilir Meta ushtron detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Është një detyrë e vështirë në një moment shumë delikat. Mbas reformës kushtetuese të vitit 2016 vëndi përballet me një tranzicion konstitucional në sistemin e reformës në drejtësi. Disa institucione kushtetuese janë suprimuar, të tjerë të rinj janë krijuar ose janë në proces krijimi e sipër. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese për shkaqe të njohura e kanë vënë shpesh presidentin në pozicione të vështira për mjaft aspekte të interpretimeve kushtetuese. Mbi të gjitha tradita e dobët e tranzicionit shqiptar e karakterizuar nga mungesat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përplasjet institucionale, duke anashkaluar frymën dhe gërmat e kushtetutës – në tërësi kanë krijuar një mjedis problematik edhe për institucionin e Presidentit të Republikës. Pavarësisht këtyre faktorëve mjedisorë të brëndshëm problematik mund të thuhet që institucioni i Presidentit të Republikës, nën drejtimin e z. Meta ka funksionuar në mënyrë kushtetuese, ligjore, bashkëpunuese dhe transparente. Tendencat konjukturale, prirjet për ta anësuar, forcat goditëse dhe tërheqëse nuk kanë mundur të ‘tundojnë’ mendimet, qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta nga pozitat e tij institucionale. Këtë pozicion institucional Presidenti Meta e ka përmbushur jo në mënyrë të mbyllur dhe pasive, sic kemi vërejtur tek disa paradhës në postin e tij presidencial gjatë tranzicionit, por në mënyrë shumë të hapur dhe mjaft aktive. Presidenti Meta ka hapur dyert për të gjithë aktorët shtetëror dhe jo shtetëror, për dimensionet e brëndshme dhe ndërkombëtare, për fushat politike, ekonomike, sociale, kulturore, shkencore, sportive e humanitare. Nga ana tjetër, Presidenti Meta është treguar tejet aktiv në politikën e jashtme shqiptare, rajonale dhe ndërkombëtare. Aq sa mund të thuhet se ka qënë aktori kryesor në iniciativat e veprimtaritë e tij ndërkombëtare në Ballkan, Evropë, ShBA dhe në mbarë disporën shqiptare thuajse kudo në botë. Kjo performancë po e bën Presidentin Meta profilin më të spikatur presidencial gjatë tërë periudhës së tranzicionit shqiptar. Këtë tipar individual, si rallë herë po e vlerësojnë thuajse të faktorët politikë dhe sho-
qëror në vënd. Ku qëndron ky sukses presidencial i z.Ilir Meta? 1.Pushteti kushtetues Themeli i pushtetit të presidentit qëndron në bazat kushtetuese të funksionit të tij. Akti unik publik, kushtetuta e vendos në krye të shtetit dhe përfaqësues të unitetit të popullit. Me perjashtim të limitimit të pushteteve në sistemin e drejtësisë, që u bë pas amendimeve të Kushtetutës në korrik 2016, kompetencat e tjera të presidentit janë qartësisht të parashikuara në aktin unik publik, sikundër edhe në ligje të vecanta. Pushteti kushtetues dhe ligjor, i respektuar rigorozisht, në mënyrë të vazhdueshme, të përgjegjshme dhe profesionale i ka dhënë pushtetin kryesor Presidentit Meta. Në mendimet, qëndrimet dhe veprimet e tij, z. Meta ka ruajtur frymën kushtetuese dhe gërmat e saj, kompetencat dhe detyrimet ligjore. Meta as nuk është ngutur dhe as nuk është vonuar në mendimet, qëndrimet dhe veprimet e tij. Meta as nuk ka limituar dhe as nuk ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe detyrimet ligjore. Meta nuk ka qënë as i mbyllur, as konspirativ dhe as përjashtues. Meta ka qënë i hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës në vëndim-marrjet e tij. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një vështirësi pa precedent për Presidentin Meta. Por, kjo mangësi serioze institucionale e vëndit ka rritur dy dimensione të pushtetit të Presidentit: përgjegjësitë dhe profesionalitetin. Përgjegjësitë vërehen në rritjen e përpjekjeve serioze të Presidentit për të ruajtur dhe forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Në kushtet kur institucioni i Presidentit nuk mund të zëvëndësojë gjykatën kushtetuese, forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional është mënyra më e mirë dhe e vetme për të shmangur cdo lloj arbitraritet të mundshëm antikushtetues. Profesionaliteti vërehet në ngritjen e cilësisë së argumentimit dhe të interpretimit të konstitueshmërisë dhe të ligjshmërisë të të gjitha veprimeve dhe qëndrimeve të Presidentit lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale. Rastet e kredencialeve të ekipit negociator për bisedimet me Greqinë, rasti i vonesës së dekretimit të Ministrit të Brëndshëm, Lleshaj, rasti i mos dekretimit të ministrit të Punëve Evropiane dhe të Jashtme, Cakaj etj., janë shoqëruar nga Presidenti Meta me
15 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Kushtetuta, autoriteti, përvoja-Tre fuqitë e Presidentit Meta argumentim kushtetues dhe ligjor, ndërisntitucional, publik dhe transparent. Gjatë tranzicionit nuk keni ndeshur bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional nën autoritetin e Presidentit të Republikës, sesa Presidenti Meta, pavarësisht vështirësive të tranzicionit. Gjithashtu, gjatë tranzicionit nuk kemi parë një përpjekje kaq serioze si të Presidentit Meta për argumentim të mirë, të plotë, formal dhe publik mbi konstitutshmërisë dhe ligjshmërinë e cdo qëndrimi, vendimi e veprimi të tij. Cdo veprim e mosveprim, cdo dakordësim dhe kundërshtim, nga Presidenti Meta është shoqëruar me argumentim të përgjegjshëm dhe mjaft profesional. Ky fakt e ka bërë Presidentin Meta dhe presidencën si institucion më të fuqishëm dhe autoritar, më të besueshëm e me pritshmëri të larta, e njëkohësisht aspak imponues dhe autoritarist. 2. Pushteti i personalitetit Kushtetuta dhe ligjet i japin Presidentit pushtet konstituiv, ligjor dhe institucional. Por ushtrimi i këtij pushteti është kushtimisht i varur nga personaliteti individual i vetë personit që është në postin e Presidentit. Edhe në demokracitë më të konsoliduara, edhe në republikat presidenciale apo gjysëm presidenciale pushteti i presidentit ka qënë dhe është ngushtësisht i lidhur me personalitetin e individit që e ushtron këtë pushtet. Individualiteti i Ilir Metës është karakterizuar gjatë tërë kohës dhe në të gjitha pozicionet që ka ushtruar për fuqi të brëndshme, për iniciativa të forta, për vendim-marrje të guximshme, për ballafaqime publike, për operacionalitet dinamik, për mbajtje fjale edhe me sakrifica individuale dhe institucionale. Meta i ri, Meta i FRESH, Meta i politikës LSI, i ekzekutivit, i parlamentit ka një tipar individualpërsonalitetin e fortë, modest, etik dhe imponues. Kjo është fuqi personale. Por tranzicionet po na dëshmojnë se fuqia personale mund të përdoret, shpërdoret dhe abuzohet nga individët në pushtet. Kur fuqia individuale shpërdorohet dhe abuzohet nga pushtetmbajtësit ajo të shpie në autoritarizëm, në mungesë etike, në shpërfillje dhe arrogancë, në qëndrime dhe veprime anti-
kushtetuese dhe antiligjore, në kundërshtim me interesat kombëtare dhe publike, sikundër edhe në qëndrime dhe veprime me rrezikshmëri rajonale dhe ndërkombëtare. Në rastin e z. Meta, fuqia personale ushtrohet brënda kuadrit kushtetues, ligjor dhe institucional, ushtrohet në përputhje me interesin kombëtar dhe publik dhe në dobi rajonale e ndërkombëtare. Prandaj në këtë rast pushteti individual i z. Meta ose i thënë ndryshe autoriteti personal i Tij ndihmon në ushtrimin e pushtetit kushtetues e ligjor, kombëtar dhe publik, rajonal e ndërkombëtar. 3.Pushteti i përvojës Përvoja është një tjetë atribut që i jep individit dhe pozicionit të caktuar të tij pushtet. Rëndësia e përvojës është kudo e cmuar në botën Perëndimore të zhvilluar. Në ShBA kudo shkruhet si preferencë e standartizuar për poste publike dhe private: “education or experience only”, pra “arsim ose përvojë”. Rëndësia e përvojës është vecanërisht e cmuar në politikë. Edhe vetë historia politike e lidershipit në botë dëshmon se liderë të mëdhenj kanë spikatur jo gjithac nga arsimimi, sesa nga përvoja e madhe. Curcilli, Stalini, Tito, Miterani, Trumani e shumë liderë të tjerë të shekullit të kaluar që kanë lënë gjurmë në histori kanë pasur kryesisht pushtetin e përvojës së tyre. Në Shqipërinë e tranzicionit shqiptar z. Ilir Meta është ndër politikanët me më shumë përvojë. Ai përjetoi një përvojë të gjatë jete parlamentare qysh në moshë fare të re. Ai drejtoi funksionet më të larta ekzekutive, ministër, zëvëndës Kryeministër, Kryeministër për një periudhë të konsiderueshme. Meta themeloi dhe krijoi vetë një parti nga e para, duke e ngritur në nivelin e forcës së tretë politike në vënd, në rrethana elektorale shumë të vështira. Në jetën e Kuvendit Meta u shqua si një prej drejtuesve më të sukseshëm, që mbajti gjallë jetën, dialogun, debatin dhe që realizoi konsesusin më të madh në vënd për amendamentet kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi. Këto funksione politike, parlamentare, institucionale kanë qënë shkolla të vërteta për Ilir Metën. Këto shkolla përvoje
qëndrojnë në bekgraundin e mendimeve, qëndrimeve dhe vendimeve të tij edhe gjatë ushtrimit të funksionit të Presidentit të Republikës. Përvoja është busull orientuese. Përvoja është mësim për të mos gabuar. Përvoja është model për të garantuar suksesin. Përvoja është dije emprike. Dhe si cdo dije përvoja është pushtet i organizuar. Në tërësi përvoja është dije, vetërganizim, vetësiguri, qartësi, vizion e për rrjedhojë është pushtet i natyrshëm. Ka kaluar më se një vit që z.Ilir Meta ushtron detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Një detyrë e vështirë në një moment shumë të komplikuar. Mbas reformës kushtetuese të vitit 2016 disa institucione kushtetuese janë suprimuar, të tjerë të rinj janë krijuar ose janë në proces krijimi e sipër. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka vënë shpesh Presidentin në pozicione delikate lidhur me aspekte të interpretimeve kushtetuese. E sidomos tradita e dobët e mungesës së bashkëpunimit ndër-institucional, e polarizimit politik dhe e përplasjeve institucionale kanë krijuar një mjedis problematik edhe për institucionin e Presidentit të Republikës. Por, pavarësisht këtyre faktorëve mjedisorë të brëndshëm problematik mund të thuhet që institucioni i Presidentit të Republikës, nën drejtimin e z. Meta, sic po tregojnë edhe krizat e fundit në vënd, po funksionon në mënyrë kushtetuese, ligjore, bashkëpunuese dhe transparente. Dukuritë konjukturale, prirjet për ta atakuar politikisht, forcat goditëse apo tërheqëse nuk kanë mundur të lëkundin mendimet, qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta nga pozitat e tij kushtetuese dhe institucionale. Pushteti i Presdientit Meta bazohet në tre kolona të fuqishme: te kushtetuta e ligji dhe vullneti Tij për t’i respektuar ato me cdo cmim; te autoriteti personal i bazuar në përgjegjshmëri, transparencë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje; si dhe në përvojën e tij të gjatë në institucione politike, në institucione ekzekutive dhe parlamentare. Ja përse Presidenti Meta është referencë kushtetueshmërie, është bazë uniteti popullor dhe pikë stabiliteti politik dhe ndërinstitucional në vënd.
SHOWBIZ
16 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Bebe Rexha: Mos e urreni dikë për shkak të asaj që thonë të tjerët për të Bebe Rexha gjithmonë përdor statuset në mediat sociale për të shpërndarë mesazhe pozitive për fansat e saj. Së fundmi, këngëtarja u ka kërkur ndjekësve të saj që të mos i paragjykojnë njerëzit pa i njohur. “Si mund të urreni dikë me të cilin nuk keni folur asnjëherë apo nuk e njihni. Mos e urreni dikë për shkak të asaj që thonë të tjerët për të. Ndërto opinionin tënd për ta. Mund të bëhet miku juaj më i mirë. Nuk i dihet kurrë,”shkruajti ylli i muzikës në një postim në Twitter.
Ndahet nga jeta legjenda e Broadway, Carol Channing Aktorja dhe këngëtarja e famshme Carol Channing është ndarë nga jeta mëngjesin e së martës (15 janar) në shtëpinë e saj në Rancho Mirage, Kaliforni. Legjenda e Broadway vdiq në moshën 97-vjeçare për shkaqe natyrore. Channing fitoi zemrat e publikut me hijeshinë dhe sharmin e saj. Ajo luajti në filmat e famshëm si “Hello Dolly” dhe “Gentlemen Prefer
Megan Fox nuk njihet në rolin e ri Megan Fox, ti je? Aktorja e famshme ka ndryshuar tërësisht look për rolin e saj të ri në filimin “The Battle of Jangsari”. Ajo është fotografuar gjatë xhirimeve në Chuncheon, Korenë e Jugut dhe nuk njihet. Me paruket e shkurtra, bjonde dhe me onde, ylli i filmave është transformuar tërësisht. Në film, Meghan luan rolin e Marguerite Higgins, korrespondente e New York Herald Tribune që mbulon luftën Koreane.
Ylli gjerman i futbollit Ozil fejohet me aktoren e famshme Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë. 30vjeçari është fejuar me aktoren e famshme turke Amine Gulse. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti në rrjetet sociale. Ata publikuan një foto të njëjtë nga ceremonia e fejesës, ndërsa shkruajtën: “Me lejen e Zotit, përgjithmonë.” Ozil dhe Amine filluan lidhjen në vitin 2016, ndërsa e zyrtarizuan në dhjetor të vitit 2017.
Blondes”. Aktorja e ndjerë solli disa nga rolet më të njohura të Broadëay-t gjatë viteve ’40, ’50 dhe ’60. E njohur si Dolly, Lorelei, Muzzy apo vetëm Carol, Channing ishte një talent që magjeps çdo audiencë. Ajo ishte vajza e redaktorit të shquaar George Channing dhe Adelaide. Channing u lind më 31 janar 1921 në Seattle, por u rrit në San Francisko.
“Jam përdhunuar nga ministri i Brendshëm”
“Jam përdhunuar nga Salvini”. Kjo është fraza e postuar nga pornostarja italiane Velantina Nappi në Instagram. Nappi në fakt i referohet një përdhunimi “kulturor” në një artikull të gjatë dhe të komentuar. Është e qartë se postimi i evidentuar në mënyrë provokuese, ka shkaktuar polemika të shumta. “Përdhunimi” i Salvinit konsiston në “rehabilitimin e keq të kulturës identifikuese, nacionaliste, atë të përfaqësuar nga treshja Zoti-Atdheu-Familja”. Pornostarja denoncon “gjuhën e ashpër dhe tonin e dhunshëm”, i cili, sipas saj po sjell “një kulturë fisnore që prodhon dhunë kundër tjetrit”.
17 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Afresku i kishës së “Shën Mërisë” në Berat drejt restaurimit A
fresku i kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë, Berat do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës miratoi projektin e konservimit dhe restaurimit të afreskut në pikturën murale të Kishës së Shën Mërisë, Sinjë. Projekti u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë DRKK-Berat dhe ndërhyrja konsiston në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidimin e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pastrimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk. Kisha e “Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe
harmonike me terrenin. Në bazë të kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, në vitin 2015, Ministria e Kulturës shpalli Monument Kulture të kategorisë së I Kishën e “Shën
ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor. Arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje. Hapësira e
brendshme e kishës është e vogël dhe e përshtatur me terrenin shkëmbor. Mendohet të jetë një kishë heremitësh.Pas derës hyrëse është një hapësirë tepër minimale, me dimensione 72×120 cm. Në të djathtë të kësaj hapësire gjenden shkallët e ngushta prej guri, të lyera me gëlqere, të cilat çojnë në hapësirën e sipërme. Hapësira e sipërme ka një dysheme, e cila thyhet në tre nivele të ndryshme sipas terrenit sh-
këmbor, të cilat lidhen me shkallë. Në mes të hapësirës së sipërme, në faqen lindore shkëmbore gjendet absida e përshtatur në mënyrë shumë
Mërisë” në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë, ku bashkë me shpalljen monument kulture, u shpallën edhe zona të mbrojtura.
Felix Nadar, autori i parë i portretit psikologjik: Francezi që fotografinë e shndërroi në art
F
elix Nadar është legjendë në Francë. Flokëkuqi i gjatë, plotë energji dhe i magjepsur nga fama, si karikaturist dhe gazetar njohu secilin që ishte diçka në vendin ku jetoi. Duke e nuhatur shtimin e interesit për të famshmit – dhe rolin që fotografia mund të luajë në këtë synim – krijoi portrete komplekse psikologjike, të artistëve, të shkrimtarëve dhe të aktorëve kryesorë francezë të mesit të shekullit XIX, me çka ia doli që një medium me potencial ta kthejë në formë të vërtetë arti, shkruan kritiku Cath Pound. Pjesë të shkrimit të tij, e sjell në shqip edhe Telegrafi.com. Talenti i tij për vetëpromovim dhe shfrytëzimi i guximshëm i balonave për të bërë foto nga ajri, dëshmoi se ai ishte i famshëm sa edhe klientët e tij. Dëshmi e ambicies së tij për famë është fakti se e potencoi emrin e tij me tuba të mëdha xhami – shkronja tri metra të larta që shndrisnin natën
nga neoni – në pjesën e përparme të studios së tij luksoze parisiane. Autoportreti i Felix Nadarit (1865) “I donte të famshmit dhe donte vetë të ishte i tillë”, thotë biografi Adam Begley. “Ishte narcisoid, por sharmant”. I lindur si Gaspard-Felix Tournachon më 1820, merr pseudonim Nadar nga një mik dhe shpejt nisi ta përdorte kur nënshkruhej. E filloi karrierën duke mbijetuar si gazetar e shkrimtar në një seri të gazetave dhe revistave jetëshkurtra, përmes të cilave ndërtoi një rreth të miqve dhe të shkrimtarëve bohemë, përfshirë poetin Charles Baudelaire, i cili iu referua atij me admirim si “shprehja më e mahnitëse e vitalitetit”. I madhi Charles Baudelaire para objektivit të Nadarit (1862) Një tregues i hershëm i ambicies dhe vetëbesimit është i qartë nga vendimi për të bashkëthemeluar një revistë luksoze letrare, “Livre d’or”, që në moshën 19-vjeçare. Nadari ia doli që aty të siguronte përfshirjen e shkrimtarëve të shquar, si Honoré de Balzak dhe Alexandre Dumas. Ndërkaq, anëtarësimi i tij në “Societe des Gens de Lettres”, ia ka mundësuar të shoqërohet me emrat si George Sand dhe Victor Hugo, miqësi që i shfrytëzoi kur nisi të
punojë si karikaturist. Sarah Bernhardt (1864) Duke i pasë subjektet e ulura para tij, e me lejen që të zhvillonte aftësitë e tij për vëzhgim, kjo i ndihmoi atij të bënte portretizime të sakta që dukeshin se pasqyronin tamam personalitetin dhe tiparet e karakterit të tyre. Magjepsja e tij me ata që përshkruante doli shumë e vlefshme kur iu kthye fotografisë më 1854, pasi e futi më parë vëllain e tij Adrien në këtë profesion. “E kishte kuptuar se njerëzit ishin të gatshëm të paguajnë për imazhet e njerëzve të famshëm dhe ky ishte një mjet i shkëlqyeshëm pasi imazhet ishin të riprodhueshme dhe kishin vlerë si risi”, thotë Begley. Por,
Nadari ishte i vendosur të përdorte mediumin për të krijuar vepra të mrekullueshme arti. “Në atë kohë, shumica e studiove të portretit përdornin sfondin dhe shumë aksesorë, ndërsa fotografët përqendroheshin se si njerëzit visheshin. Për dallim nga ata, ai u fokusua në fytyrë, duke përdorur sfond neutral në tentimin për të interpretuar karakterin e njerëzve”, thotë Anne Lacoste, bashkëkuratore e ekspozitës kushtuar Nadarëve në Bibliotekën Nacionale të Parisit. Gusta ve Doré nga A drien T ournaGustav Adrien Tournachon (1854) Ai ishte i aftë në përdorimin e dritës, duke ia dal t’i nxirrte subjektet nga sfondi e duke u dhënë fytyrave cilësi të ndritshme që shpesh mungonte në punën e kolegëve të tij. P.sh. e reja dhe e panjohura Sarah Bernhardt, e pushton shikuesin; fytyra e saj e dashur theksohet nga veshja e thjeshtë me të cilën Nadar e kishte mbuluar. “E kishte një mënyrë për të bërë portrete psikologjike, që kur i shikon duket sikur po bashkëvepron me ata persona”, thotë Karen Hellman, kuratore e fotografisë në Muzeun Getty. Është i diskutueshëm niveli i kontributit të Adrienit në prodhimin e imazheve të hershme. Megjithëse fi-
toi medalje për portretet e tij mahnitëse të mjeshtrit të pantomimës Charles Deburau, kur nisi të quhej Nadar Juniori, Felixi e çon në gjyq dhe e përvetëson emrin. Atëherë karriera e tij shkëlqeu dhe e Adrienit u tret. Joséphine Baker nga Paul Nadar (1930) Studion e tij do ta trashëgojë më vonë djali Paul. Nadar e lejoi ta përdorte emrin, ndonëse me frikë pasi ishte i vetëdijshëm se kjo do të reflektohej në trashëgiminë e tij. Në mbarim të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, portretet e Paulit, si ajo e Josephine Bakerit, sollën një dozë moderniteti, por u mungonte thellësia e Nadar Seniorit. Pas Paulit do të ketë edhe Nadarë të tjerë. Emri vazhdon edhe sot të jetojë. Por, për publikun francez, Felixi mbetet ikonik po aq sa gjigantët e letërsisë, të artit dhe të skenës që i bëri të pavdekshëm përmes fotografisë.
VIP
18 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Kim Kardashian e konfirmon, vjen fëmija i katërt me Kanye West Kim Kardashian ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të katërt. Ajo është në pritje të një fëmije tjetër me bashkëshortin Kanye West, me anë të një nëne zëvendësuese. Kim konfirmoi lajmin gjatë një interviste në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, ku u shfaq së bashku me motrat e saj Khloe dhe Kourtney, mbrëmjen e së hënës. Cohen pyeti ylli i televizioneve rreth spekulimeve se çifti po përgatitej për një fëmijë të katërt dhe të fundit, dhe Kim u
përgjigj me qetësi se lajmet ishin të vërteta. “Po jemi,”-tha Kim kur u pyet për fëmijën, ndërsa shtoi: “Do lindë së shpejti.” Cohen më pas e pyeti nëse e dinte gjininë e fëmijës, që raportohet se është djalë. “Po është djalë,”-tha Kim. “U deha në festën e Krishtlindjeve dhe ua thashë disa njerëzve, por nuk e mbaj mend se kujt ia kam thënë.” Çifti tashmë janë prindër të fëmijëve North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç, dhe Chicago, 11 muajshe. Chicago erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese.
Pas betejës me depresionin, rikthehet Selena Gomez: Jam krenare për atë që u bëra Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas betejës me depresionin. Këngëtarja
dhe aktorja e famshme foli për herë të parë në lidhje problemet që e shoqëruan
përgjatë vitit 2018. 25-vjeçarja u shpreh se ishte një vit reflektimi dhe i mbushur me sfida. “Ka kaluar disa kohë që kur ju keni dëgjaur për mua. Por doja t’ju uroja të gjithëve një vit të lumtur dhe faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Viti kaluar ishte një vit vetëreflektimi, i sfidave dhe i rritjes. Janë gjithmonë këto sfida që ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të përballoni. Më besoni, nuk është e lehtë, por unë jam krenare për personin që po bëhem dhe do eci përpara këtë vit. Ju dua të gjithëve,”shkruajti Selena. Në shtator, ajo lajmëroi se do merrte pushim nga mediat sociale. Por pas kësaj u raportua se këngëtarja u shtrua në spital psikiatrik. Pas trajtimit Selena iu rikthye jetës së saj normale.
Regjisorja tregon të vërtetën për skenën me menstruacione Regjisorja e “Mary Queen of Scots”, Josie Rourke ka thënë se përfshiu skenat me menstruacione në film për ti mësuar njerëzit me idenë se është dicka normale. Filmi i nominuar nga Bafta ka protagoniste Saoirse Ronan që luan rolin e Mary dhe Margot Robbie si rivalja e saj Elizabeta I. Një skenë në film tregon gjakun e Marisë ndërsa po lahej menjëherë pas martesës me Henry Darnley. Në një intervistë për “Press Association”, Rourke tha se ishte “skena më reale” në film. “Në Amerikë më pyetën se sa e vështirë ishte të xhiroja atë skenë me menstrucione? Por kjo ishte ndoshta skena më e drejtpërdrejtë sepse atje kishte gjashtë gra dhe ne të gjitha e dimë se çfarë ndodh dhe çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla”, tha ajo. Më pas shtoi se skena ishte e rëndësishme sepse reflektonte realitetin.
Meghan Markle zbulon datën e lindjes së foshnjes Kanë mbetur vetëm pak kohë që Meghan Markle dhe Princ Harry të bëhen me fëmijë. Gjatë vizitës së çiftit në qytetin e Birkenhead të hënën, Dukesha e Sussex i zbuloi turmës se kur do lindë fëmijën e saj të parë. “Jam 6 muajshe shtatzënë,”-tha Meghan për banoren Carla Gandy, e cila ndodhej në vizitën e Dukeshës së bashku me vajzën e saj 4-vjeçare. Ajo u tha më pas njerëzve të mbledhur në Sheshin Hamilton se do lindë në fund të prillit. Kur Kensington Palace lëshoi deklaratën për të njoftuar shtatëzaninë e Meghan, thanë vetëm se Dukesha do sillte në jetë fëmijën në pranverën e vitit 2019.
Fejohet vajza e aktorit të njohur, reagon ish-gruaja e partnerit të saj Dita e sotme shënon lumturinë më të madhe të Katherine Schwarzenegger, e cila i tha “PO” propozimit për fejesë. Chris, ylli i “Guardians of the Galaxy” Pratt e dha këtë lajm të bukur në një postim në Instagram. “E ëmbla Katherine, jam shumë i lumtur që the PO! Jam i emocionuar që do martohem me ty. Krenar që do jetoj me ty”, shkruajti ai. Lidhja e tyre u bë publike në ditëlindjen e vajzës së aktorit të famshëm, në dhjetor të vitit 2018. Kjo është martesa e dytë për Chriss Pratt, i cili ka patur një lidhje me Anna Faris që mori fund në gusht të 2017. Të dy gëzojnë një djalë. Ndonëse Chriss ka rigjetur sërish dashurinë, Anna nuk është bërë xheloze. Madje ajo i bëri një koment ku i shprehte urimet e saj.
KURESHTI
19 E mërkurë, 16 JANAR 2019
E rrallë, gruaja humb dëgjimin vetëm për zërin e meshkujve Një grua në Kinë është diagnostikuar kohët e fundit me një gjendje të rrallë. Ajo arrin të dëgjojë vetëm zërin e femrave dhe jo të meshkujve. Gjendja e pengon atë të dëgjojë zërat e burrave. Gruaja nga Xiamen, e identifikuar vetëm si Chen, u zgjua në mëngjes dhe nuk arrinte të dëgjonte zërin e të dashurit të saj. Ajo u dërgua në spital e Qianpu duke shpresuar se mjekët do të ishin në gjendje ta ndihmonin atë. Por u diagnostikua me gjendjen e rrallë të RSHL (reverse-slope hearing loss). Sipas Qendrës së Dëgjimit Thigpen në Tennessee: “Për çdo 12.000 raste të humbjes së dëgjimit, vetëm një person ka RSHL.” Personat e prekur nga gjendja zakonisht kanë probleme në dëgjimin e tingujve me frekuencë të ulët. Gjendja zakonisht është gjenetike, sipas Qendrës Dëgjimore,
Puthja mes një hebrei dhe një palestinezi bëhet virale Puthja mes një hebrei dhe palestinezi do bënte të uleshin armët përballë një dashurie të aftë për të shfuqizuar çdo konflikt, madje konfliktin më të gjatë dhe më të pazgjidhshëm. Por për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një foto të publikuar nga rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicocci. Puthja mes dy burrave që vijnë nga dy shtete në konflikt u bë virale. “Paqe, dashuri dhe provokim”, ky është përshkrimi që shoqëroi imazhin në Instagram, që u mirëprit shumë nga njerëzit. Matteo është një fotograf 30-vjeçar, aktivist i LGBT. Gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Tel Aviv dhe Jerusalem me të fejuarin e tij, Riccardo, ai ishte viktimë e sulmeve homofobike nga disa djem që i ofenduan ata në rrugë. Nga ajo i lindi ideja e realizimit të fotografisë për t’i thënë ‘boll intolerancës dhe konfliktit shumëvjeçar midis palestinezëve dhe hebrenjve”.
ndonëse ndikojnë edhe faktorë të tjerë që mund të çojnë në RSHL. Chen raportohet se kohët e fundit ka qenë nën një stres të madh dhe nuk ka fjetur mjaftueshëm gjumë, që sipas mjekëve mund të jetë
një faktor kontribues. Mbrëmjen kur humbi aftësinë për të dëgjuar meshkujt, Chen tha se kishte të përziera dhe zhurmë në veshë. Raprtohet se gruaja pritet të shërohet plotësisht.
Pitoni gjendet me 500 rriqra në trup, trajtohet për anemi
Një gjarpër i gjetur me 500 rriqër në trup është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe
vuan nga anemia. Pitoni u gjet në një pishinë në oborrin e një shtëpie në the Gold Coast,
Queensland, javën e kaluar. Zvarraniku, i quajtur Nike, u trajtua nga veterinerët për infeksion të rrezikshëm. “Infeksioni mund t’i ketë shkaktuar paaftësinë për të lëvizur, duke lejuar rriqrat të përfitonin nga gjendja e tij,”thanë veterinerët në Wildlife Currumbin. Ata u shprehën se 511 rriqër u hoqën nga trupi i gjarprit. Ndërsa shpresojnë ta lëshojnë pitonin përsëri në natyrë në muajt e ardhshëm pasi të shërohet. “Nike nuk është ende gati për tu lëshuar në pyll. Por shpresojmë të rikuperohet shumë shpejt”, shkruajti spitali në një postim në Facebook. Rriqrat mund të shkaktojnë anemi, mangësi të qelizave të kuqe të gjakut, duke u ushqyer me gjakun e një kafshe pritëse.
Kjo vejushë fiton miliona vetëm duke postuar foto të këmbëve të saj Një grua 49-vjeçare fiton rreth 23 000 stërlina në vit vetëm duke postuar në Instagram foto të këmbëve të saj. Gweneth Lee përfiton prej këmbëve të saj shumë të kuruara gati 1900 stërlina në muaj. Përveç donacioneve, fansat i japin deri në 3000 stërlina që ajo t’i dërgojë foto ekskluzive atyre. Ka edhe nga ata që i ofrojnë 230 stërlina në mënyrë që ta takojnë gruan nga Londra dhe t’i masazhojnë këmbët. “Unë kam këmbë të bukura, pasi pi shumë ujë, ha peshk, përdor krem dhe më e rëndësishmja, mbaj gjithmonë veshur çorape”, tregon Lee.
Arrestohet një grua pasi rrahu burrin e saj Një grua është arrestuar pasi nën ndikimin e medikamenteve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ndërsa çifti ishin të nacionalitetit serb, njofton Klan Kosova. Viktima ka pranuar trajtimn mjekësor, ndërsa me urdhër te prokurorit e dyshuara është dërguar në komisariat.
SPORT
20
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Dy sulmuesit e kombëtares kanë ndryshuar zyrtarisht skuadër gjatë ditës së djeshme
Sadiku rikthehet te Lugano, Cikalleshi përfundon në ligën e dytë në Turqi
GANEZI
Dështon transferimi i Latif në Bjellorusi, sulmuesi kthehet te Teuta
Rozalb Lika
S
ulmuesit e kombëtares sonë vazhdojnë që të vuajnë me skuadrat e tyre respektive, duke i ndryshuar herë pas here në merkato. Një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur edhe me Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshin. Sadiku është rikthyer sërish te skuadra e Luganos. Klubi zviceran dje ka komunikuar se ka arritur marrëveshjen me Levanten për transferimin e sulmuesit të kombëtares sonë, me një formulë të veçantë, sepse në teori lojtari është i huazuar, por për efekt dokumentacioni konsiderohet i shitur te Lugano dhe më pas Levante ka të drejtën ta riblejë për një shifër që nuk do të zbulohet nga klubet. 27-vjeçari e ka veshur fanellën e Luganos në dy periudha të ndryshme: së pari, kur u transferua aty nga Locarno, në periudhën 2012-2014. Më pas, nën drejtimin e Tramezzani-t,m shënoi 9 gola në 16 ndeshje, duke dhënë kontribut të shkëlqyer për të kapur vendin e tretë në kampionatin zviceran në pranverë 2017, çka vlejti një vend në grupet e Europa League. Në total Sadiku ka luajtur 95 ndeshje në Challenge League, ku ka shënuar 58 gola me Locarno, Lugano e Zurich, si dhe 74 ndeshje e
26 gola në Superligë. Pas një dëmtimi te Zurich, ai rimori veten aty në pjesën e dytë të sezonit 20162017. Plot nëntë gola të realizuar dhe më pas erdhi shitja te Legia e Varshavës në Poloni. Sulmuesi i kombëtares ka mundësinë të luajë dhe të rikthehet në nivele të larta në një ekip që ka bërë shumë mirë dhe në të shkuarën. Sokol Cikalleshi ndërkohë ka ndërprerë
dje kontratën me skuadrën e Goztepes në Superligën e Turqisë, ku ishte huazuar nga Osmanlispori. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi turk, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Pas “divorcit” me Goztepen, Cikalleshi është i detyruar të bëj një hap prapa duke u rikthyer në Ligën e Parë të Turqisë. Sipas rregullores së FIFA-s, një lojtar nuk mund të luajë në
tri skuadra brenda një sezoni. E vetmja hapësirë është që pas dy ekipeve, të kthehet te i njëjti klubi ku ka nisur sezonin. Në këtë mënyrë Cikalleshi është i detyruar të luajë me Osmanlispor. Rikthimi në klubin nga Ankaraja është një tjetër sfidë për sulmuesin kuqezi, pasi me ekipin që aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë në Ligën e Dytë.
Latif Amadu nuk do të transferohet te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus. Pak ditë më parë klubi bregdetar njoftoi transferimin e sulmuesit në skuadrën ku luan edhe Elis Bakaj, por transferimi ka dështuar. Pas arritjes së gjetjes së akordit për çmimin prej 150 mijë eurosh, kanë qenë përkufizimi i detajeve si dhe një devijim i rëndësishëm i Soligorsk në akordin për kushtet personale me Latif që ka hedhur në erë transferimin. Shakhtyor Soligorsk ka paraqitur pretendime për pagesën prej 150 mijë dollarësh me këste duke vonuar kryerjen e saj deri në vitin 2020 çka është konsideruar e papranueshme nga drejtuesit e klubit durrsak. Veç të tjerash po kaq i rëndësishëm ishte dhe fakti se edhe kushtet e ofruara në termat personalë për Latif kanë pësuar një ndryshim rrënjësor duke qenë se bjellorusët tentuan të përgjysmonin pagën e futbollistit ganez çka i ka vënë vulën vendimit te Teutës dhe Latif që futbollisti të kthehet në Durrës. 25-vjeçari nga Gana do të rikthehet nën urdhëratë e Bledi Shkëmbit për të qenë i gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.
SHKODRANI
MBROJTËSI
MERKATO
Hysaj drejt transferimit tek Chelsea, Napoli fikson çmimin
Mavraj e nis keq me Inglostadt, thyen dorën në stërvitje
Milani kërkon “Messi-n” e Kosovës, pëlqehet nga Leonardo dhe Maldini
Elseid Hysaj para dy ditësh ra dakord për vazhdimin e aventurës te skuadra e Napolit, pasi mori garancinë nga Ancelotti se do të kishte më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi aventura e mbrojtësit shkodran vështirë se do të vijojë në Itali, pasi se së fundmi kanë lindur edhe zëra të reja që e shohin drejt një transferimi të mundshëm në Londër. Vendimtare pritet që të jetë afrimi i mbrojtësit Zappacosta tek Lazio, që do të hapur dhe rrugën për t’u transferuar te napolitanët. Sarri do të kishte nevojë për një mbrojtës krahu dhe kush më mirë se Hysaj do të ishte ideal për skemat e tij. “Corriere del Mezzogiorno” gjithashtu raporton se Napoli është i gatshëm për të shitur menjëherë shkodranin nëse vjen një ofertë që arrin shifrën e 35 milionë eurove. Pritet që në ditët në vijim të mësohen edhe detaje të reja, por Hysaj duket se po mendon një ribashkim me Sarrin që këtë muaj.
Ka nisur si mos më keq aventura e mbrojtësit të kombëtares sonë, Mërgim Mavraj te Inglostad. informacioneve të bëra publike nga vetë klubi, qendërmbrojtësi ka pësuar një frakturë serioze në dorë dhe është detyruar të lerë stërvitjen. 32-vjeçari u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe madje ai ka kryer edhe një operacion të menjëhershëm. Klubi ka bërë të ditur se nuk dihet rikthimi i tij në stërvitje, megjithëse ka siguruar se çdo gjë ka shkuar mirë. Ai pritet që të mungojë përreth dy javë jashtë fushave të lojës.
Milani pritet të jetë shumë aktive gjatë merkato së verës për të ndërtuar një skuadër fituese. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, madje, këto muaj është punuar në fshehtësi totale për një futbollist që luan në Belgjikë me skuadrën e Genkut dhe që të gjithë shqiptarët njohin. Bëhet fjalë për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi i krahut, vetëm 20-vjeç, ka dhënë përgjigje pozitive në sinjalizimet e bëra. Personat që janë pajtuar për të parë nga pranë lojtarin, kanë shkruar në raportet e tyre se futbollisti kosovar, i konsideruar edhe si “Messi i Kosovës”, pëlqehet shumë nga Leonardo dhe Maldini. Genku e mori nga skuadra e St Trudenit për një shifër të vogël parash, ndërsa tani ka vendosur që do ta shesë vetëm për 4-5 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme për një 20 vjeçar, por që megjithatë te Milani shihet si investim mjaft i mirë për të ardhmen.
SPORT
21
E mërkurë, 16 JANAR 2019
LEGJENDA Në një rrëfim për “BBC Sport”, kapiteni i Juventusit ka zbuluar se frymëzohet nga portugezi Pele zbulon trashëgimtarin:
Chiellini: Ronaldo na ka thyer shpesh herë ëndrrat, nuk besoja se do të vinte
Besoj se do të jetë Mbappe
Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit, por në skenë kanë dalë edhe emra të rinj që mund t’i rrëzojnë shumë shpejtë. Vitet kanë treguar se sa herë që një lojtar i ri i talentuar ka dalë në sipërfaqen e këtij sporti mediat kanë nxitur të dalin në krahasimet se ai është Pele-ja i ri. Por sot në moshën 78-vjeçare legjenda braziliane e zgjedh vetë trashëgimtarin e tij. “Kylian Mbappe fitoi Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare unë isha vetëm 17-vjeç kur ngrita lart trofeun e Botërorit. Iu afrova dhe i thashë se për pak më barazoi. Kam besimin se mund të jetë vërtet Peleja i ri. Shumë e kanë marrë thjesht si një kompliment por unë jam shumë serioz në atë që them. Neymar? Njerëzit mund të mendojnë se jam shumë kritik ndaj tij por një baba nuk kritikon kurrë, tenton të edukojë në mënyrën më të mirë të birin. Ai është djaloshi ynë, është një bir i klubit të Santos dhe ndaj tij kërkojmë maksimumin, pritshmëritë janë shumë të larta. Unë dëshiroj më të mirën për të dhe për kombëtaren tonë”, deklaroi Pele.
BLAUGRANËT
Barcelona kërkon Giroud që në merkaton e dimrit
J
uventus nuk ishte gati për të fituar Champions League derisa mbërriti Cristiano Ronaldo. Ky është mendimi i kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellinit, i cili është shprehur se asnjëherë nuk besonte se Ronaldo do të mbërrinte në verën e kaluar te bardhezinjtë. Që nga koha që portugezi ka ardhur në Torino, ai ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje në Seria A, duke i bërë një nisje fantastike. Mbrojtësi italian ndërkohë ka dhënë një intervistë për “BBC Sport” duke folur për Ronaldon, shanset për të Championsin dhe karrierën e tij që është drejt fundit. “Cristiano ka shënuar shumë, shumë herë ndaj nesh, duke na thyer disa herë ëndrrat, në Cardiff, Madrid dhe Torino. Më parë Champions League ishte një ëndërr, tani është një objektiv, sepse Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë dhe kishim nevojë për të
për të bërë hapin final. Ka të bëjë me personalitetin e Cristianos. Ai ka lëvizje fantastike në fushë, por edhe jashtë saj, në mënyrën e sjelljes dhe se si punon për të përgatitur ndeshjet. Mënyra si ai i kalon ditët, na ka ndihmuar edhe ne. Skuadra ka ndryshuar. Jam kurioz të shoh lëvizjet e tij nga jashtë fushës. Ai punon shumë në palestër, përqendrohet shumë, diçka që përpiqem që ta bëj edhe unë. Më ka ndihmuar shumë sepse çdo ditë mendoj se si të përmirësojë veten. Në fillim nuk e besoja. Pas disa ditësh zërash fola me presidentin Andrea Agnelli dhe mbeta i suprizuar. Mendoj se për shumë fansa dhe për futbollistët nuk është diçka normale”, deklaroi 34-vjeçari. Në muajin shkurt Juventus do të përballet me Atletico Madrid në fazën e 16 skuadrave më të mira, një rival që gjithashtu ka humbur dy Champions në edicionet e fundit. Chiellini
mendon se pavarësisht nisjes mjaft të mirë në kampionat ku janë 9 pikë në avantazh ndaj Napolit, gjithçka do të vendoset në fazën finale të sezonit. “Ne e kemi nisur me tre muaj thuajse perfekt, por e dimë se periudha më e rëndësishme është në pranverë. Besoj se jemi mes 4-5 ekipeve favorite në Champions: Barcelona, Manchester City, Real Madrid dhe Bayern. Gjithsesi edhe PSG dhe Atletico mund të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion. E ardhmja? Unë jetoj çdo ditë dhe mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Jam i lumtur dhe më pëlqen që punoj çdo ditë me këtë klub për të cilin jam krenar. Në këtë moshë nuk mund të mendoj për shumë gjatë, por jam i përgatitur edhe për largimin. Do të vazhdoj të punoj te Juventusi si menaxher dhe jo si trajner. Kam studiuar disa gjëra dhe mendoj se do të vazhdoj një jetë të re”, deklaroi Chiellini.
Barcelona po përgatitet për një lëvizje surprizë në merkato. Skuadra katalanase në orët e fundit ka shtuar interesimin për një sulmues që të jetë i gatshëm për të zëvendësuar Suarez. Emri i ri është sulmuesi i Chelsea-t,Olivier Giroud, që pritet të lërë “blutë” e Londrës në merkaton e janarit, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, por ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri, ndaj largimi i tij është një çështje e mbyllur. Për sulmuesin 32-vjeçar është interesuar skuadra “blaugrana” është vërtet një surprizë, pasi askush nuk e kishte parashikuar këtë lëvizje. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, ekipi katalanas është gati të paguajë 15 milionë euro. Për Giroud u përfol se mund të transferohet në Kinë, por e përditshmja spanjolle “Sport” deklaron se destinacioni i ardhshëm mund të jetë La Liga. Ai mund të jetë një alternativë e mirë në ekipin e Valveredes në kalendarin e ngjeshur që e pret ekipin spanjoll në muajt në vijim.
SULMUSI
Piatek pranë transferimit te Milani, Genoa jep “dritën jeshile” Krzysztof Piatek është shumë pranë transferimit te Milani. Presidenti i Genoas Enrico Preziosi i ka ndezur dritën jeshile transferimit të sulmuesit polak te kuqezinjtë në këtë sesion merkatoje. Do të jetë pikërisht golashënuesi i dytë më i mirë i këtij kampionati dhe surpriza e vërtetë e sezonit në Serie A, zëvendësuesi i Gonzalo Higuain te Milani. Leonardo drejtuesit e tjerë të klubit kuqezi Maldini dhe Gazidis do të flasin në Arabinë Saudite me drejtuesit e Juves për të bërë të mundur edhe transferimin e Higuain te Chelsea. 23-vjeçari Piatek autori i 13 golave në kampionat dhe i 19 golave në total me Genoan në këtë sezon do të transferohet te Milani në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e klubit kuqezi verën e ardhshme për një shifër të përafërt me 40 milionë euro. Pengesa e vetme mund të jetë vetëm Real Madrid në rast se bën ndonjë ofertë në orët e fundit që mund të bindë Preziosin për të ndryshuar mendim.
SHENDETESI
22 E mërkurë, 16 JANAR 2019
Të moshuarit në dimër janë delikatë si foshnjat Kur ditët të shkurtohen dhe temperaturat bien, dimri bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për njerëzit e moshuar. Ndërsa shumica i shpëtojnë dimrit me një pallto të trashë, kapuç dhe doreza, të moshuarit përjetojnë probleme të tjera. Ja disa efekte që ka dimri tek të moshuarit. Vetmia-Një epidemi që prek mijëra pensionistë të Britanisë
gjatë gjithë vitit, vetmia është edhe më shumë një kërcënim në dimër. Njerëzit lehtë mund të bëhen të izoluar duke mos dashur ose duke mos qenë në gjendje të largohen nga shtëpia për shkak të të ftohtit. Shëndeti-Të moshuarit janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave dhe preken shpejt nga hipotermia. Edhe temperaturat më të ulëta i
bëjnë ata me grip, ftohje dhe probleme të tjera. Ilaçet-Ditët e ashpra të dimrit shkaktojnë rrëmujë nëpër supermarkete sepse të gjithë nxitojnë të mbarojnë punë e të ikin me vrap nëpër shtëpi. Të moshuarit nuk mund të ecin shpejt as të nxitojnë, kështu që familjarët e tjerë duhet të blejnë më shumë ilaçe e ti mbajnë rezerve në sirtarin e tyre.
Aktiviteti fizik-Njerëzit e moshuar mund të vuajnë nga mungesa e stërvitjes në dimër sepse kanë ftohtë dhe nuk duan të lëvizin shpesh nga
vendi ku ndihen ngrohtë. Kështu, duhet ti ndihmosh të lëvizin sado pak sepse duke mos bërë ushtrime ata do ndihen akoma më të rënduar.
Dhjetë erzat që rekomandohen për dimrin dhe kombinimi në gatim Në zemër të dimrit rrezikojmë të kalojmë festat mes ftohjes, gripit, dhe kollës së bezdisshme, por ushqimi natyral na ndihmon ta kalojmë këtë muaj me dozën e duhur të energjisë. Le t'i shtojmë ngjyra tavolinës me erëza, aleat i çmuar i shëndetit nga përfitime detoksifikuese për të forcuar sistemin tonë imunitar. Speci kuq djegës Kur jemi të ftohur dhe kemi dhimbje fyti, asgjë nuk do të ishte më mirë se një pjatë makarona me vaj ulliri, spec djegës dhe hudhra. Speci djegës është një mbrojtës i zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përforcon mbrojtjen imunitare. Mente jeshile Aromatike e freskët, lufton të vjellat dhe favorizon tretjen. Mjafton një çaj me mente pas vaktit. Këshilla? Shtojmë pak lëkurë portokalli ose mandarine dhe trëndafil, të pasura me vitaminë C. Jamballi i zi Mjaft i shijshëm, lufton kapsllëkun,tensionin e ulët dhe tretjen e ngadaltë. Mbi të gjitha jamballi ndihmon për të hequr gëlbazën dhe për të qetësuar kollën, Një çaj me të pasdite të kthen energjinë dhe humorin. Qimnoni bezhë Pse të mos shton perimeve pak qimnon? Sipas studimeve, kjo erëz lufton veprimin e radikaleve të lira, dhe stimulon detoksifikimin
e mëlçisë, duke ndihmuar në mirëqënien e organizmit. Karafili gozhdë Më parë përdoreshin për të dekoruar portokallet dhe për të përgatitur brulenë, por përtypja e tyre heq simptomat e të vjellës dhe erës së
frymëmarrjes. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji. Shafrani i Indisë Përdoret për përgatitjen e Curry, dhe sipas studimeve ka veti antitumorale, mjafton ta shtosh në fund të
gatimit. Për mëngjes përgatisim një "golden milk'' që duhet ta pijmë për një muaj. Falë efektit detox, përmirëson lëkurën dhe forcon sistemin imunitar. Xhinxheri i bardhë Dhimbje fyti? Në ujë të
nxehtë hedhim pak xhinxher të freskët të prerë në feta me një lugë mjalt dhe lëng limoin. Kjo pije është super e shijshme dhe lufton virozat e stinës. Piperi gri Varietetet e piperit janë shumë, dhe në pjatë shtojnë një shije intense. Sipas studimeve ka veti diuretike, antidepresive dhe është një eliksir i rinisë në gjendje të luftojë plakjen. Shafrani i verdhë Sipas studimeve pistili i çmuar ka veti antidepresive dhe antioksidante. Shumë i mirë për sytë dhe trurin, shafrani lufton fillimin e sëmundjeve degerative. Arrë moskati kafe Arra moskat është një antiseptik i fuqishëm në gjendje të luftojë dhimbjet reumatike dhe të përmirësojë tretjen. Por mos e ekzagjeroni, pasi ajo përdoret në sasi të vogla. Mund ta shtojmë në qofte, tortelini dhe kaneloni.
janë si "bomba sheqeri", të cilat e rrisin menjëherë gliceminë në gjak. Alkoolin, nëse vuani pra nga diabeti ose nga mbipesha, duhet ta
shmangni. Por nëse për ndonjë rast feste bëhet e nevojshme, atëherë mund të pini një gotë verë, por vetëm kaq.
Ushqimet e ndaluara për personat me diabet Për ata persona që vuajnë nga diabeti, gëlltitja e një ëmbëlsire ose patateve të skuqura mund të jetë një problem i madh. Këto gjëra jo të shëndetshme mund të bien ndesh me qëllimet tuaja të dietës apo humbjes së peshës. Për diabetikët, në anën tjetër, shumë gabime mund të kenë pasoja potencialisht të rrezikshme për jetën. Këto janë gjërat që nuk preferohet të konsumohen nga
njerëzit që kanë diabet: Soda, lëngu i portokallit, patatet e skuqura, kafeja, ëmbëlsirat, buka e bardhë. Jo vetëm me ushqimin, por nëse dëshironi të mbani nën kontroll gliceminë është e nevojshme që të bëni kujdes edhe me gjithçka pini. Për shembull, nëse vuani nga diabeti duhet të shmangni pijet me gaz, mes të cilave: coca-cola, arançatat, ujin me gaz, koktejet etj. Pijet me gaz
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Femra e luanit është ajo dhe quhet ashtu 4. Repart a nënrepart i përforcuar, që është ngarkuar me një detyrë të veçantë 6. E rrumbullakët e zakonisht pa dorezë, ose tas prej balte për të ngrënë gjellë 9. Dokumenti që përmban kërkesën për të rishikuar një vendim të dhënë nga gjyqi 11. GRamshi e kishte ashtu targën 12. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të përhime. Ai ushqehet me kërma 14. Gjuha ... është gjuhë zyrtare në Andorrë, flitet edhe në Ishujt Baleare dhe në Valencia 16. Dakord në gjuhë universale 18. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 19. Njeri i keq, shpirtvogël e ngatërrestar, që fut spica e nuk lë dy gurë bashkë, njeri grindavec 20. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 22. Quhet femra e cjapit 23. Ndodhi e trishtë, vdekje, ngjarje, ose ... 25. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 28. Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë 29. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 30. Sportist që merret me atletikë; njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët 31. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 32. Ishte 26 shkurti i vitit 1961 kur Bob ... debuton në publik. 34. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 36. E vendos dikë a diçka në një vend 39. Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur 40. Kufomë njeriu e balsamosur në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë 41. Pjesëtar i një popullsie me prejardhje nga India Veriperëndimore, që veten e quan "Rom" 42. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 44. Me të dikur punohej toka 48. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 49. Zejtari quhet ashtu, ai që i beson duarve jo makinerive 51. Dollapi, tryeza, banka, etj. janë të tilla. 53. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 55. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 57. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 58. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 59. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 61. Partia Demokratike Shqiptare, inicialet 62. Lëndë plasëse, zakonisht si pluhur i zi a i murrmë
E mërkurë, 16 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
63. Edhe zemra është një e tillë e triput të njeriut. 64. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e goditjeve 69. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 71. Pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet në ujë 74. Të tillë janë njëgjuhës, dygjuhët. Libra të mëdhenj që ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës 76. Çështje e madhe dhe e drejtë; tërësia e interesave të një klase a shtrese shoqërore, të cilat ajo i mbron me këmbëngulje; çështje 77. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 82. Ashtu është një dijetar, një i shumëdishëm 85. Trupë e vogël e artit skenik që merret me skeçe, parodi, këngë, numra akrobatikë etj 87. Emër me të cilin të vegjlit thërresin babanë ose vëllanë e madh 88. Copë e trashë prej pambuku a mëndafshi, e thurur dendur, me lule a me vizatime në ngjyra të ndryshme 90. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 92. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 93. Në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë 94. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 95. Liqeni ... është krijuar në sh-
tratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit që ka atë emër 96. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 97. Partia Republikane, inicialet 98. I thonë edhe ashtu gozhdës 101. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 102. Emër që marrin fëmijët 89-vjeç, ose e të rriturve që mendojnë e veprijnë si ... 104. E kundërta e "afër" 105. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 106. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 108. Furrë e posaçme, ku digjen e bëhen hi të vdekurit. Holokausti mbart dëshmitë më rrënqethëse VERTIKALISHT 2. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 3. Ishte viti 1979, 17 shkurt, kur ra borë për herë të parë dhe të vetme në histori në ... 4. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 5. Ajo ka aftësinë të tërheqë objektet prej hekuri, çeliku, nikeli, etj. 6. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 7. Filmi "Ëndërr për një ..." prodhim i vitit 1984. Regjia Fehmi
Hoshafi, skenari Gjikë Kurtiqi, dhe muzika Tahsim Hoshafi 8. Dita ka mëngjes, darkë, mbrëmje, mesnatë, ka edhe mes... 10. Një enë prej metali me një rubinet që shërbente për të larë duart, fytyrën 12. Shpatë, që vjen pak e kthyer në majë dhe që pret vetëm nga njëra anë 13. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 14. Organ udhëheqës i një njësie ushtarake, i një reparti a nënreparti 15. Aleanca Kuq e Zi 17. Përfaqësuesja jonë e futbollit, quhet ashtu 21. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 24. Që mbillet për ta përdorur si ushqim për bagëtinë 26. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 27. Albert ..., gazetar, eseist dhe dramaturg francez, nobelist për letersi 1957 33. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 35. Kafshët shtëpiake, që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore 37. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 38. Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij 39. Miami International Airport, shkurtima e saj 43. Qytet në Itali, kryeqendër e provincës së Livornos, tamam ashtu 44. Shtet, kufizohet në peren-
sulmuar a për t'u mbrojtur 67. Shkrimtar anglez Çarls ... (7 shkurt 1812-9 qershor 1870), autori i "Oliver Tuist", "David Koperfild", "Dombi e Biri" 68. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 69. Vlerësoj lart diçka për cilësitë e mira që ka; i thur lëvdata 70. Pjesa e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve 72. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 73. Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve 74. Nacionalisti dhe intelektuali i madh, Mehdi .... Historiani i njohur, Kristo ... 75. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 78. Një ditë para ditës së djeshme 79. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës, me formë zakonisht të zgjatur 80. Dele me lesh të gjatë, të trashë dhe të ashpër 81. Ajo që bën pula, vezë ose.. 82. Barkë që vihet në lëvizje me motor dhe që ecën në kufinj shpejtësie sipas fuqisë motorike 83. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 84. Gatesë me petë të holluara një nga një e të ndera në tepsi 86. Një nga markat më të njohura të pajisjeve tekonlogjike 89. Bimë e vendeve të nxehta, me dru të çmueshëm, të rëndë e të fortë, zakonisht me ngjyrë të zezë, i cili përdoret për orendi, për vegla muzikore e për punime artistike 91. Lëng i bardhë si qumësht e shumë i hidhur, që bëhet kryesisht me zhivë e që përdorej zakonisht nga gratë për të zbardhur fytyrën 96. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 98. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është Çarshia-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 99. Sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuar 100. Banor vendës nga Labëria, është ... 103. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 107. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë
dim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve. 45. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 46. Kalë me qime të kuqërreme 47. Mjeshtëria e punës që ushtron dikush, quhet ashtu. 50. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 52. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 54. Vend i rrafshët, shesh; shesh i madh ku zakonisht bëheshin dyluftime 56. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 60. Ia jap dikujt në dorë diçka, ia vë përpara për ta marrë, për ta përdorur etj 65. Tirana, e kishte targën e makinave ... 66. Mjet lufte që shërben për të 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
K I
L O
3
V A
T
4
5
D U
I
12
13
M U
¸
6
A
7
B
14
8
D
C I
F I
G A
L I
L E
B
S
O
K
20
I
O
L
L
D 22
A
A D
K
E
M A
D E
L O
K U
M
M T K
R D
E L
Y
L I
T
I
R
O
A
28
T I
C
A
21 24
27
O G
11
K
18
23
Z
26
N
T I
B 17
19
10
B A
S T
16
T
9
D E
15
P A
P S
25
V
O H
A
B
K O
J
29
E
R R
L
D
E M ¸
Q
U 30
M
31
M I
K
32
O
D
E M A S
O
33
E
R
34
V E
N D
V R
O J
T I
M
D
S
L
E
35
T
R 37
G
D
A P
I
P
38
I
˙
E S
N 41
T
46
A Z
G A
F
I
I
¸
S
R
E O
N
L
G
E K
U L
K
L
T
L
M U Z
I
D
Z
I
L E G
43
D
E
44
B E
J
49
M I
A
B
M
51
K
52
H U
S T
I
¸
C
53
V
L
Z A
N A
O
54
B O
B I
N E
55
P
T
48
50
L
K V
N A
42
L
47
N
I
K A
L 40
D U
45
O
39
N
V
36
56
L
R
57
R E
59
F
¸
M
I
R
A
61
K A
Z
L L
N
60
E R
F I
¸
58
D T ¸
O
62
63
P E
H
J
A
G
64
D
¸
65
66
K
¸
O S
H M A K
J
I
67
F
N
J
E T
R I
68
E S
K U
D O
P
G
T
69
A
N
J
L 70
L 74
A
L 75
71
I
72
A N
S
T A
73
R K
T I
A N
T R
O P
D
R
K O
K 77
I
A
N
P
D
H E
83
84
85
M I
M
Z
R
78
79
M A
B
D
82
S I
R
¸
76
L
81
L
S
P
A
80
K
86
M ¸
K O
J
A
87
K
A C
I
U
U 88
E
I
N
R
89
O S
93
˙
E
90
H I
E
K
N
G U
E K
I
H
I
I
F T
M
P
E L
I
E
M
A N
I
K
O
A
G
S
97
T I
L I
104
105
A N
99
A J
¸
K 100
L
101
P A
G U
102
H E
106
107
D A
L
J
O R
K A
K M B A
T H
108
109
M I
R
K
103
R
M
111
G
˙
96
M E K
98
I
L
92
94
Y R
95
F
N
91
P
R
U
L
T
R O
110
E P
I
112
B I
N E
T
I
D
M O R P
M 113
R E
K E
R
¸
C
M E S
R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 16 JANAR 2019
“ALEANCA PËR DHURIMIN E GJAKUT”
“Lezha, shembull i shkëlqyer i solidaritetit njerëzor”
këtë organizim të shkëlqyer, në përgjigje të kërkesës sonë për të organizuar këtë seancë dhurimi gjaku, pasi muajt janar dhe shkurt janë muaj të vështirë, kur rritet kërkesa për gjak. Kështu që duhet rritur edhe kontributi për dhurimin e gjakut dhe unë besoj se përmes
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Lezhën në kuadër të nismës së ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit
këtij angazhimi e kësaj pjesëmarrjeje, edhe mjaft qytetare, Lezha jep një shembull mjaft të shkëlqyer të solidaritetit njerëzor. Jam i sigurt që në mënyrë mjaft bashkëpunuese ne do të bëjmë të mundur që asnjë qytetari të mos i mungojë gjak, jo vetëm në këtë periudhë kritike, por edhe në vazhdimësi.” – theksoi Presidenti Meta. Kryebashkiaku Frrokaj, duke vënë në dukje se ky është një aksionet më humanitare, falënderoi Presidenti Meta për këtë nismë dhe ftoi edhe institucionet e tjera që t’i bashkohen kësaj kauze.
të gjakut dhe falënderoi qytetarët e Lezhës, të cilët iu përgjigjën vullnetarisht dhe me një ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti thirrjes së Aleancës. “Dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Lezhës, zotin Fran Frrokaj për
20- VJETORI I MASAKRËS SË REÇAKUT
PRESIDENTI META TAKON MINISTRIN E JASHTËM ITALIAN
Presidenti Meta: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dje 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se “popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! “Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës. Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!”. 20-vjetor më parë në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe.
“Ballkani Perëndimor, jo kthim prapa”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje ministrin italian të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi. Presidenti Meta vlerësoi vizitën e ministrit Milanesi në Shqipëri, si një shenjë e vëmendjes së madhe që Italia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e historike midis dy vendeve, si dhe mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, si dhe për integrimin në NATO dhe BE. Duke u ndalur tek Marrëdhëniet e Partneritetit Strategjik, Presidenti Meta, nënvizoi nevojën e nxitjes dhe institucionalizimit të mëtejshëm të projekteve dypalëshe apo në kuadrin rajonal. Ndërsa, duke iu referuar bashkëpunimit në kuadër të Trojkës së kryesisë së OSBE-së, Itali-Sllovaki-Shqipëri, 2018-2020, Presidenti Meta, vlerësoi koordinimin e mirë midis tre vendeve dhe angazhimin serioz për të adresuar sfidat, krizat dhe konfliktet që po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e hapësirës së OSBE-së. Një vëmendje të veçantë Presidenti Meta ia kushtoi edhe nevojës së nxitjes së mëtejshme të investitorëve italianë për të qenë sa më të pranishëm në tregun shqiptar, veçanërisht në sektorët strategjikë dhe me impakt zhvillimor të përbashkët. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe nënvizoi gjithashtu nevojën e rritjes së pranisë së investitorëve italianë, veçanërisht në sektorët strategjikë, përfshirë edhe energjetikën apo për eksplorimin e burimeve të reja të naftës dhe gazit. Të dy bashkëbiseduesit një vëmendje të veçantë ia kushtuan edhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanin Perëndimor dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e çuarjes përpara të arritjeve të deritanishëm dhe jo kthim prapa.