Koha Jone_16 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 168 (8609)

E martë, 16 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

I gjithë llumi politik i mazhorancës, duke futur edhe disa deputetë pa pikë intelekti nga opozita e re, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me disa oligarkë si dhe me rrjetet më kriminale në vend janë mbledhur për të sulmuar Kryetarin e Shtetit me një komision antikushtetues dhe të zhytur vetë në krime

Krimi i organizuar heton Presidentin!

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata: “Presidenti po hetohet nga Ilir Ndrazhi krahu politik i bandës së Abdylajve, Ulsi Manja i dosjes 184, Jurgis Çyrbja përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Shkodrës, Damian Gjiknuri, që falsifikoi dokumentet zyrtarë të qeverisë amerikane për llogari të Edi Ramës” FAQE 3

Presidenti Meta: Propaganda e hetuesia, dy shtyllat që mbajtën në këmbë komunizmin

RAPORTI

Italia rrëzon qeverinë “Rama” për drogën: Shqipëria, furnizuesi kryesor me hashash FAQE 9

FARSA E 30 QERSHORIT

SHKODËR

Lulzim Basha: Është koha që të japim zgjidhjet tona

PD: KQZ lejoi manipulimin e votimeve

FAQE 6

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Ka dosje të reja përgjimesh. Do dali dosja 30/6! FAQE 2

ANALIZË

Kryeministri ka kapur gjithçka, tani po mbyll KREU DEMOKRISTIAN edhe mediat e lira Nard Ndoka: Meta ka Nga Andi Bushati më shumë autoritet te socialistët se Rama SPECIALE Shqipja jonë në ISH-MINISTRI PS kërkon shkarkimin fjalorin e gjuhëve të botës të Andrew e Arben Malajt nga Dalby-it Banka e Shqipërisë: Nga Mal Berisha Kritikoi Ramën! FAQE 2

Në foto: Presidenti Ilir Meta, mjeku dhe intelektuali i njohur, Isuf Kalo dhe botuesi Henri Çili

FAQE 24

OPINION

FAQE 7

FAQE 17

Arti sipëror nuk ngjyroset! Nga Kiço LONDO

Të shtunën në mbrëmje kishim vendosurtëorganizonimFestën... FAQE 13

FAQE 17

FAQE 10-11


POLITIKE

2

E martë, 16 KORRIK 2019

Kreu i PD-së takimi edhe në Malësinë e Madhe: Edi Rama moralisht dhe politikisht është i rrëzuar

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra falënderoi të gjithë qytetarët shkodranë për refuzimin masiv që ata i kanë bërë regjimit të Edi Ramës në votimet moniste të 30 qershorit. Basha theksoi se edhe socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes. “Së pari dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë. Siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot. Me refuzimin rekord për librat Guiness, prej 94 përqind të qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës. Kam ardhur në radhë të parë sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përkulur me respekt përpara çdo qytetari shkodran, demokratëve të Shkodrës, mbështetës të PD dhe të djathtës, mbështetësve të opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe socialistëve shkodranë, që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit, dhe lëshuan mesazhin më kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre. Së dyti jam këtu për t’iu thënë shkodranëve se për mua dhe Partinë Demokratike, refuzimi i Ramës dhe regjimit tmë 30 qershor është motiv im dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive për largimin e regjimit antikombëtar, për ta kthyer në shpresë dhe në projekt

Basha nga Shkodra: Shkodranët refuzim rekord regjimit të Ramës ndryshimi që duhet të vijojë me vepra dhe garanci”, deklaroi Basha. Kryedemokrati theksoi se edhe socialistët shkodranë refuzuan Ramën, që e ka kthyer partinë e tyre në organizatë kriminale. “Se njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, njësoj si vëllezërit dhe motrat e tjerë, të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, ata nuk janë gati ta pranojnë më uljen e kokës uljen e zverkut përpara hajdutërisë dhe kriminalitetit të kupolës të organizatës të strukturuar kriminale të Rilindjes. Së dyti jam këtu për t’iu thënë të gjithë shkodranëve se për mua, PD dhe të gjithë opozitën, refuzimi i Ramës dhe regjimit të tij më datë 30 qershor, shumica që tha “Rama ik” është mbi të gjitha motivim dhe përgjegjësi”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha. Takimi në Malësinë e Madhe Më herët lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe, ku dha disa mesazhe të rëndësishme për situatën politike në vend. “Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye

kryesore: 1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBEODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin,

për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt, 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë. 2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e

gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku i madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh” për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin. Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama. 3. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi i Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është i rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor i lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

KRYETARJA E LSI-së: ZGJEDHJET MË 13 TETOR. NUK KA GJYQTAR QË DO TË KUNDËRSHTOJË DEKRETIN E PRESIDENTIT

E

Monika Kryemadhi: Ka dosje të reja përgjimesh. Do dali dosja 30/6!

ftuar në “5 pyetje” me Babaramon, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmë për një dosje të re përgjimesh ku janë përfshirë të tjerë personazhe të lartë të Partisë Socialiste të cilët sipas Kryemadhit janë kapur në përgjime duke blerë vota.Sipas Kryemadhit dosja quhet 30/6 dhe në të janë emrat e DamianGjiknurit, ElisaSpiropalit, ErionVeliaj, si edhe AlketHysenit. “Ky edhe i bën zgjedhjet vetë, edhe i vjedh vetë. A kemi rezultat përfunditar të votimeve sot pas 12 ditësh se sa kanë marrë pjesë në votime. E dini ju që ka edhe një Dosje 30/6 ku janë të përfshirë në përgjime AlketHyseni, ElisaSpiropali, DamianGjiknuri, ErionVeliaj që thonë duam 20 vota, duam 30 vota aty. Ti kujton se më 30 qershor i kemi rënë gajdes. Jo ne kemi qenë

deklaroi mbrëmjen e djeshme në studion e “ReportTv” se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor, sipas dekretit të Presidentit.“Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e IdajetBeqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vuçiç. Ai ka

thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit”, deklaroi dje Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhi u ndal edhe në çështjen e përfolur përgjatë ditëve të fundit lidhur me një pallat të cilin ajo ka në pronësi në zonën e Tiranës së Re. Kryemadhi tha se ajo nuk i trembet reformës në drejtësi pasi edhe një pallat që disponon, ia ka dhënë lejen Edi Rama.“Unë nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Mos kam bërë gjë foto me Obamën si gruaja e Bilalit. Mos i kam dhënë gjë tendera vëllait. Pse duhet të kem frikë. një pallat që kam ma kanë dhënë me firmë të Edi Ramës. Më thonin vetë njerëzit e urbanistikës atëherë më thonin mos e zbardhni lejen. Kur ka ardhur Basha në bashki ka gjetur 15 leje të tjera.

vigjilentë edhe këtyre. Do tu vijë E REDAKSISË: Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI kohë. Ramën doADRESA ta mbysë zullumi Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Kryeredaktor: Qamil XHANI i tij”, tha Kryemadhi.Kryetarja Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi Web: Kryemadhi www.kohajone.com e LSI-sëMonika

ta dinin ju sa leje ka dhënë e ka hequr Edi Rama se ne jemi marrë vetëm me brekushet. Pallati është në tokën e babait tim. Tani ky edhe po të dojë të më hetojë mua për këtë i bie të hetojë veten e tij”, tha Kryemadhi. Ndryshe nga lideri demokrat LulzimBasha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhi u shpreh se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Ramën kryeministër.“Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, tha dje Monika Kryemadhi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 16 KORRIK 2019

I gjithë llumi politik i mazhorancës, duke futur edhe disa deputetë pa pikë intelekti nga opozita e re, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me disa oligarkë si dhe me rrjetet më kriminale në vend janë mbledhur për të sulmuar Kryetarin e Shtetit me një komision antikushtetues dhe të zhytur vetë në krime

Krimi i organizuar heton Presidentin!

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata: “Presidenti po hetohet nga Ilir Ndrazhi krahu politik i bandës së Abdylajve, Ulsi Manja i dosjes 184, Jurgis Çyrbja përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Shkodrës, Damian Gjiknuri, që falsifikoi dokumentet zyrtarë të qeverisë amerikane për llogari të Edi Ramës” Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës, ku ka miratuar dhe planin e punës. Nisma për shkarkimin e kreut të shtetit, sepse anuloi datën e zgjedhjeve brenda kompetencave që i njeh kushtetuta, nuk ka asnjë bazë ligjore, por kjo nuk e ka penguar PS-në që të nis një fushatë sulmesh ndaj Presidentit. Edhe dje në komision socialistët nuk e kishin të qartë sesa e paligjshme është ajo që po bëjnë, bile më saktë kriminale. Për të shpëtuar veten nga kjo nismë e paprecedentë dhe antikushtetuese, një pjesë e deputetëve kërkuan që të marrin ekspertizë të huaj për hetimin e kreu të shtetit. Varianti që u miratua është ai i pyetjes së Komisionit të Venecias, si institucioni ndërkombëtar më i specializuar në interpretimin e Kushtetutës. Në këtë rast, ka jo pak detaje që mbetën pa u sqaruar. Kush do e pyes Komisionin e Venecias dhe cilat do të jenë pyetjet që do t’i dërgohen. Sepse dhe përgjigja dhe rekomandimi i Komisionit të Venecias do të bazohet në formën që do t’i dërgohen pyetjet. Por shumica e deputetëve nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë ligjërisht. Ajo që dinë është se kanë marrë një urdhër politik nga kryeministri dhe me njëri-tjetrin janë në

garë se kush do të jetë më i zellshëm në sytë e Edi Ramës. Por kush janë njerëzit që kanë marrë përsipër të hetojnë dhe kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sekretari i PD-së për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat ka renditur dje emrat e disa prej deputetëve kryesorë të këtij komisioni hetimor, të cilët duhet të ishin vetë nën hetim. Gjata u ndal që te kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja duke risjellë në vëmendje përfshirjen e tij në manipulimin e zgjedhjeve në Dibër dhe publikimin e përgjimeve nga gazeta “Bild”. “Ulsi Manja i dosjes 184, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë

nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës”,deklaroi dje Çlirim Gjata. Ndërkohë emrat e deputetëve të tjerë që Edi Rama u ka besuar hetimin e Presidentit nuk bien më poshtë sesa Ulsi Manja kur flitet për përfshirje në afera të pahetuara. “Për presidentin e republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime”

dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Shkodrës, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane”,- deklaroi dje Sekretari Ligjor i PD. Kërkesa për shkarkimin e një kryetart shteti bëhet për herë të parë në Shqipëri. Një proces i tillë, pavarësisht budallallëkut politik të mazhorancës, më e pakta duhet të kishte deputetë që nuk janë përfshirë në afera. Ndërkohë emrat që ka përzgjedhur Edi Rama, edhe nëse nuk e dimë nëse janë fajtorë, më e pakta duhet të ishin vetë nën hetim për korrupsion, bashkëpunim me krimin dhe vjedhje të votave. I gjithë llumi politik i mazhorancës, duke futur edhe disa deputetë pa pikë intelekti nga opozita e re, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me disa oligarkë si dhe më rrjetet më kriminale në vend janë mbledhur për të sulmuar Kryetarin e Shtetit me një komision antikushtetues dhe të zhytur vetë në krime. Mili Xhani


POLITIKE

4

E martë, 16 KORRIK 2019

PD: Në Vaun e Dejës u prodhuan dokumente fallco me alibinë qesharake se nuk ka funksionuar sistemi i doganave

“Farsa e 30 qershorit”, Kaso: KQZ dhe doganat thellojnë skandalin për fletët e votimit P

artia Demokratike nxjerr fakte të reja për të provuar se në Vaun e Dejës ka pasur një skandal me fletët e votimit në votimet monopartiake që qeveria “Rama” organizoi më 30 qershor. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha para mediave se vendimi i KQZ-së për fletët e reja të votimit është marrë më 28 qershor, ndërkohë që deklaron se fletët e votimit u porositën më 27 qershor. Ai tha se është e pamundur që fletët të prodhohen pa një vendim të KQZ. Në këtë linjë, Kaso tha se KQZ dhe doganat thellojnë skandalin për fletët e votimit të Vaut të Dejës duke prodhuar dokumente false me alibinë qesharake se nuk ka funksionuar sistemi i doganave. “Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka thelluar falsifikimin dhe shkeljen e ligjit në lidhje me votimet e paligjshme të zhvilluara në 30 Qershor. Shkelja e ligjit është flagrante, veçanërisht për Bashkinë e Vaut të Dejës, ku votimet u kryen me fletë votimi të falsifikuara. Pretendimi i doganave dhe Komisionit Qendror të Vjedhjeve, 3 ditë pas denoncimit të skandalit, se sistemi doganor ditën e mbërritjes së fletëve të votimit për Vaun e Dejës, nuk ka funksionuar, është një alibi qesharake dhe mjerane. Dokumenti zyrtar doganor provon se fletët e votimit kanë qenë akoma në doganë në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor, ndërsa votimi në Vaun e Dejës ishte deklaruar i hapur një orë më parë, në orën 7 të mëngjesit. Gjithçka u tha sot nga KQZ

për prodhim dokumentesh me dorë nga vartësit e Edi Ramës në dogana, është njësoj si prodhimi i të dhënave false nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje. Është njësoj si prodhimi i rezultateve false për

Elbasanin. Dokumentet prodhohen sipas nevojave që ka Edi Rama për të mbuluar krimin elektoral të 30 Qershorit dhe refuzimin e tij nga shumica e shqiptarëve. Alibia qesharake e KQZ-së se natën e

ardhjes së fletëve të votimit nuk ka punuar sistemi doganor, rrëzohet nga dokumenti zyrtar i dalë nga vetë sistemi i doganave, ku shkruhet se fletët e votimit në orën 8 të mëngjesit ishin akoma në doganë. Çdo letër tjetër, e prodhuar me dorë për llogari të propagandës së Edi Ramës, 3 ditë pas denoncimit të skandalit, vetëm sa e thellon skandalin. Ajo provon se në këto votime, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka vepruar si organizatë kriminale. Gënjeshtra e KQZ-së del akoma më zbuluar, kur thotë se fletët e votimit janë porositur në 27 Qershor dhe janë prodhuar paraditen e 28 Qershorit. Në këtë rast 4 anëtarët e KQZ-së duhet të pranojnë se ose janë duke mashtruar, ose kanë shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën. Ky është vendimi i KQZ-së i datës 28 Qershor, sipas të cilit urdhri për prodhimin e fletëve të reja të votimit për Vaun e Dejës është marrë në orën 6 të pasdites. Ky vendim i KQZ-së është marrë në një mbledhje publike dhe është pasqyruar gjerësisht nga media. Kjo do të thotë se askush nuk mund të urdhëronte prodhimin e asnjë fletë votimi pa pasur më parë një vendim nga KQZ-ja. Prandaj, kamikazëve të Edi Ramës në KQZ apo dogana u ngelen vetëm dy alternativa: të pranojnë se po gënjejnë për llogari të Edi Ramës ose të dalin para drejtësisë e të shkojnë në burg për shpërdorim detyre”, deklaroi dje nga selia blu, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

KQZ i përgjigjet akuzave të PD-së lidhur me orarin e mbërritjes së fletëve të votimit të Vaut të Dejës

Socialistët e KQZ-së: Fletët e votimit që u dogjën në Shkodër erdhën nga Sllovenia

A

nëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nxorën zëdhënësen e këtij institucioni për t’iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me zëvendësimin e fletëve të votimit pas ngjarjes së ndodhur në në KZAZ e stacionuar në shkollën “Shejnaze Juka”, e cila u sulmua nga militantët e PD të cilët i vunë flakën materialeve zgjedhore. Drilona Hoxhaj teksa u mundua të sqaronte të gjithë procedurën e transportit të fletëve

të votimit nga Sllovenia, tha se kjo procedurë ka përfunduar një orë para nisjes së procesit të votimeve. “Duke marrë shkas nga akuzat e ditëve të fundit lidhur me fletët e votimit të KZAZ-nr. 6, Vau Dejës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se: Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene Cetis, e cila ka prodhuar të gjithë fletët e votimit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019. Pas djegies së KZAZ në datën

27.06.2019, KQZ ka kontaktuar me kompaninë sllovene për të prodhuar sërish fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, dhe fletët e votimit janë prodhuar paraditen e datës 28.06.2019. Transporti i fletëve të votimit është bërë në datën datën 29.06.2019 dhe kanë kaluar Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, rreth orës 01:30-02:00 të mëngjesit të datës 30 qershor 2019. Në proces-verbalin e mbajtur nga punonjësit e doganës në dt. 30.06.2019, ora 02:15 minuta, shkruhet në mënyrë të qartë e gjithë procedura e ndjekur nga automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “CE TM 580”, në prani të Drejtorisë së Logjistikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mjeti që transportonte fletët e votimit u regjistrua në sistemin TIMS të Policisë Kufitare në orën 01:58 minuta dhe janë kontrolluar elementët e sigurisë dhe dokumentacioni shoqërues në prani të nëpunësve të KQZ-së

dhe forcave Speciale të Policisë të cilët do të shoqëronin automjetin që transportonte 79.054 fletët e votimit të paketuara në dy paleta. Punonjësit e doganës theksojnë në procesverbal se për arsye se sistemi ASYCUDA nuk është në funksion (ristartim sistemi), pasi bëhet hedhja e të dhënave nga ora 00:00 deri rreth orës 06:00, duke u nisur nga rëndësia e mallit të ngarkuar në mjet (materiale zgjedhore), pas marrjes së dakordësisë së eprorëve të tyre dhe në zbatim të Kodit Doganor për procedurat e thjeshtuara, është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar dhe me rregullimin e sistemit do të hartohej dhe deklarata doganore. Pas kryerjes së procedurave të deklarimit të thjeshtuar, mjeti që transportonte fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, Vau Dejës, i është dorëzuar Punonjësve të KQZ-së, të cilët më pas kanë bërë koalidimin e produktit

të mbërritur nga kompania sllovene CETIS. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02:15 të mëngjesit, të datës 30.06.2019 dhe fletët e votimit janë dërguar në KZAZ-në nr. 06, e cila ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për 53 qendrat e votimit të Vaut të Dejës. Shpërndarja e fletëve të votimit ka përfunduar rreth orës 06.00 të mëngjesit, orar në të cilin Komisionet e Qendrave të Votimit startojnë punën për përgatitjen e Qendrave të Votimit, për tu hapur më pas në orën 07:00. Gjithashtu, sipas shkresës me nr. prot 13557/1, datë 15.07.2019, të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, vërtetohet se automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “CE TM 580” me drejtues shtetasin me iniciale K.G. Dhe shtetasin me iniciale S.J., ka realizuar hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në datën 30.06.2019, në orën 01.58.00 dhe 01.59.00”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.


POLITIKE

5

E martë, 16 KORRIK 2019

Nënkryetari i LSI-së denoncon skandalin e radhës: Edi Rama përmes parlamentit i hoqi kompetencat Këshillit të Ministrave

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vijon akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij nuk heq dorë nga monopolizimi kriminal i pushtetit në duart e tij. Ish- kreu i deputetëve të LSI-së, denoncoi sërish dje se Rama ia ka hequr të drejtën qeverisë që të blejë arin, duke ia kaluar këtë të drejtë kryeministrit, në rastin konkret vetë atij Edi Ramës. Bëhet fjalë për një vendim që mban datën 20.06.2019, ku shkruhet se “lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A (bëhet fjalë për Arin, argjendin, platinin) bëhet me urdhër të kryeministrit me propozim të ministrit”, në një kohë që më parë një vendimmarrje e tillë u bënte nga Këshilli i Ministrave në mbledhjet e tij. lidhur me këtë, Vasili ka ngritur disa pyetje, sipas së cilit përgjigjet e tyre të çojnë në një pikë: monopolizimin e pushtetit. Sipas Vasilit, kryeministri i ka hequr qeverisë të drejtën që të vendosë, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre, duke ia kaluar këtë të drejtë vetes së vet. “Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete, për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për rrëmbimin e të drejtës së shitjes dhe blerjes së arit, argjendit, platinit, mineraleve të rralla të Republikës së Shqipërisë, të cilat bëjnë pjesë në grupin e mallrave strategjike të rezervës së shtetit dhe të cilat janë trajtuar me vendim të përbashkët të Këshillit të Ministrave. Në mënyrë konkrete, ka pasur një ligj të vitit 2008 I cili përcaktonte se lëvrimi dhe shitja e mallrave të grupit A bëhet me VKM. Pra, meqë bëhej fjalë me materiale me vlerë të jashtëzakonshme dhe me rëndësi shumë të veçantë për rezervën e shtetit por edhe për shtetin Shqiptar, siç është ari, argjendi, platini e të tjerë, kërkohej një vendimmarrje kolegjiale e Këshillit të Ministrave, një vendimmarrje e përgjegjshme e cila evitonte çdo lloj problematike të të gjitha llojeve të formave. Edi Rama nuk duron dot, e do edhe këtë në duart e tij. Ja ndryshimi që bën Parlamenti, që unë e kam quajtur, Parlamenti I patateve të kalbura… Lëvrimi bëhet me urdhër të Kryeministrit. Pra vetëm Kryeministri e ka në grusht. Ky e rrëmben, ky ta ketë arin e Shqipërisë vetë, me urdhrin e tij, mos të ketë mundësi që të vendoset në mënyrë kolegjiale, të diskutohet dhe të shikohen

Vasili: Vjedhje skandaloze! Ari do shitet dhe blihet me urdhër nga Rama

rreziqet, të shikohen të gjithë problemet. Por çfarë shkaku ka gjetur? Shkaku, sikurse e keni në relacionin shpjegues të Këshillit të Ministrave, relacioni është këtu dhe ju mund ta shikoni, mund ta ndiqni dhe në ekran. Në këtë relacion thuhet: “Për arsye që veprimet të mos kenë vonesa, përjashtohet qeveria dhe e merr kryeministri”. Të nderuar qytetarë duhet ta dini që kryeministri mund ta mbledhë qeverinë sa herë të dojë, kur të dojë dhe për çfarëdo lloj rrethane, së pari. Së dyti, ju e dini se i keni parë aktet, kryeministri dhjetwra herë ka ngarkuar zv. kryeministrin e tij për të mbledhë qeverinë dhe më shumë e kanë mbledhur ata sesa e ka mbledhur ky. E treta, në rast se Këshilli i Ministrave do të marrë një vendim kolegjial, por nuk ka kohë, mund të përdorë dhe vendime qarkulluese. Pra

ku të gjithë anëtarët e qeverisë, ministrat firmosin, por njihen me aktin. Këtë Edi Rama nuk e do se do ta ketë në një qark të mbyllur, në një dorë, ta ketë vetëm ai, ta di vetëm ai dhe ta trajtojë arin e Shqipërisë siç do ai e ta shpërdorojë si do ai. Cilat janë mallrat që ka marrë në dorë? Mallrat janë pikërisht grupi A. Ja grupi A që në radhë të ka, grupe ari, argjendi, platini etj. me sasi të përcaktuara. Pra ky është në krye, ky është grupi, këtë grup ka interes kryeministri, të tjerat nuk kanë ndryshuar, kanë mbetur siç kanë qenë, këtu është i interesuar, këtu e ka merakun. Kjo ka qenë zgjidhur sigurisht me një VKM që në vitin 2018 dhe kryeministri nuk është në gjendje të thotë asnjëherë se ku pati vonesa, çfarë gjë u pengua, për çfarë halli kaq të madh u mor ky vendim, pasi është shumë e thjeshtë, do që ta ketë

në duart e tij. Publikisht kemi disa pyetje të pakapërcyeshme për kryeministrin, të cilat kërkojnë përgjigje dhe pavarësisht se Prokuroria shqiptare nuk do tua japë këto përgjigje, ishte ajo që duhej ta bënte këtë punë, po e bëjmë ne dhe po e ndajmë bashkë me shqiptarët dhe do të jenë shqiptarët që do ta kërkojnë përgjigjen e tyre deri në fund: 1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rrëmben në grushtin e tij? 2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet me shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, biles ky yni ngarkon edhe zv. kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetëra herë? 3. Përse gënjejnë me hierarkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë? 4. Ç’qëllim i errët fshihet pas këtij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e dënueshëm? 5. Interesin e kujt cënonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari e argjendi? 6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes së mallrave të grupit A që i detyroi që t’i marrë kryeministri në grushtin e vet? 7. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në ligj dhe as në VKM nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit? Përfundimisht të nderuar qytetarë ju shikoni që kjo batërdi e anti-shtetit dhe rrëmbimit të çdo vlere të një qeverie në ikje nuk ndalet gjëkundi dhe Parlamenti është kthyer thjesht dhe vetëm në noterizues të hajdutërisë shtetërore, e cila nuk ka limit, e cila nuk ndalet para asgjëje dhe e vetmja pengesë, i vetmi bllok i vetmi front, i vetmi shpëtim për qytetarët është qytetarët të gjithë të bashkuar të udhëhequr nga opozita për të ndalur katastrofën, greminën ekonomike, financiare, shoqërore, kushtetuese ku po rëshket vendi”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Deputeti bën publike skandalet në sistemin burgjeve: Drejtori injorant, që nuk pyet për ministren?!

D

eputeti i pavarur Lefter Maliqi, i cili erdhi në Kuvend duke dorëzuar detyrën e Nën-Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Burgjeve, ka paraqitur një tablo të errët për situatën në burgjet shqiptare dhe elitën drejtuese të tyre, të cilët i lidh me një seri skandalesh. Teksa thekson se burgjet drejt degradimit, Maliqi shprehet se skandalet, arroganca, paaftësia po shkatërron elitën drejtuese, profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë e punonjësve që kanë dekada që punojnë në sistemin e burgjeve duke sakrifikuar veten dhe familjen. Në vijim, Maliqi shprehet se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është i paaftë, arrogant, kërcënon, fyen, përgjon administratën, pezullon, liron, shkarkon, komandon pa e pyetur dhe duke i marrë dhe kompetencat ministres së Drejtësisë. Nisur nga kjo, deputeti u bën thirrje ambasadorëve të huaj në vendin tonë të te verifikojnë gjendjen, sipas tij, alarmante ne administratën e burgjeve. Në mbyllje të reagimit të tij ai është shprehur se kriza politike, ekonomike, institucionale, është më e rënduar se kurrë. “Burgjet drejt

Maliqi: Fatet e administratës dhe të popullit në rrezik, vendi në kolaps të thellë

degradimit. Skandalet, arroganca, paaftësia po shkatërron elitën drejtuese, profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë e punonjësve që kanë dekada që punojnë në sistemin e

burgjeve duke sakrifikuar veten dhe familjen. Ministrja e pafuqishme, pasi Drejtori i ri i Përgjithshëm i paaftë, arrogant, kërcënon, fyen, përgjon administratën, pezullon, liron, shkarkon, komandon pa e pyetur dhe duke i marrë dhe kompetencat ministres sw Drejtësisë. Turp ky injorant që s’di të flasë. Ftoj mediat të investigojnë dhe ta marrin në interviste, të shihni ç’nivel të ulët ka. Ne 2001 ka qenë kapter i liruar nga policia e shtetit për shkelje tepër të rëndë; në 2004 i shkarkuar nga detyra me motivacion të rëndë për sjellje poshtëruese, fyese, kërcënuese, paaftësi, etj., ndaj vartësve. Skandalet e këtij s’kanë të sosur. Merr kompetencat e ministres, komandon zv. Drejtor të Përgjithshëm vartësin e drejtorit të policisë, që është shkelje e hapur, shkarkon, pezullon e komandon disa drejtorë burgjesh në Vlorë, Korçë,

Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Elbasan, ku me komandime i sjell buxhetit shtetit dëm prej miliona lekësh; Si dhe mbron zyrtarë të korruptuar nga auditi i brendshëm. S’pyet për vendime gjykatash, për kthimin në detyrë të drejtorëve të Vlorës e Rrogozhinës, as për përmbarimorët, duke u thënë që do u heq licencat. Pra, merr kompetencat e ministres dhe të Kryeministrit, duke thyer rregulloren e brendshme të burgjeve në disa drejtime, ku p.sh: takimet shtesë të familjareve me të burgosurit i kanë me rregullore drejtorët e burgjeve. Skandal i radhës, më i vjetri dhe më i drejti dhe i ndershmi në sistemin e burgjeve, shefin e auditit, i cili ka mbi 25 vjet në sistemin e burgjeve e pezullon. Pasi ky i fundit duke e ndjerë veten të fyer i kundërpërgjigjet me email, duke i thënë edhe sulltani të priste në zyrë, kurse ti ke 5 muaj nuk pret në zyrë, duke e cilësuar si arrogant e të paaftë.

Skandali vazhdon ku drejtori arrogant urdhëron policin që mos ta lejojë shefin e auditit të futet ne institucion. I ka mbyllur email-n zyrtar dhe e ka pezulluar me flagrancë ligjore nga detyra, duke i bllokuar gjithë veprimtarinë audituese, madje dhe sendet personale, më keq se në diktaturë. I bej thirrje shefit të auditit, këtij intelektuali të ndershëm ta denoncojë në prokurori ndaj këtij drejtori arrogant të paaftë, që s’njeh as epror, as ligj. Skandalet vazhdojnë me lidhjet nepotike, vetë drejtor i përgjithshëm, kurse nipi i tij Sekretar i Përgjithshwm i z. Lleshaj, pra tenderat e burgjeve që janë miliona euro bëhen tek ministria e z. Lleshaj nga nipi i drejtorit të burgjeve. Firmosin, vulosin bashkë dajë e nip. Tek prokurimet publike ka vendosur miqtë e vet i mori të rinj. Skandalet vazhdojnë haha ... është bërë vetë kryetar komisioni në kundërshtim të hapur me ligjet për masat disiplinore, pra vetë urdhëron, vetë drejton, vetë vendos, çdo gjë farsë. Më keq akoma, vëllai i tij avokat merr përsipër gjyqet e vartësve të tij në administratën e burgjeve”, tha deputeti Lefter Maliqi.


POLITIKE

6

E martë, 16 KORRIK 2019

Kreu i Qeverisë paralajmëron furtunë te Tatimet: Nuk do të tolerohet asnjë drejtues apo punonjës që nuk përmbush objektivat

P

asi boshatisi arkën e shtetit për një fushatë elektorale ku vetëm garë nuk pati më 30 qershor, kryeministri Edi Rama dhe Qeveria duket se e kanë gjetur mënyrën për ta mbushur sërish, bizneset. Duke prezantuar drejtoreshën e re të Tatimeve, Delina Ibrahimajn, Rama paralajmëroi të gjitha bizneset në vend që të lëshojnë rregullisht faturat, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda. Kreu i qeverisë u shpreh se masat për bizneset që nuk japin faturat do të jenë të atilla që nuk ja vlen aventura e mos lëshimit të faturës. Ai ju bëri thirrje bizneseve të mos e sprovojnë administratën dhe shtetin, pasi do iu mbyllen bizneset për një periudhë që do iu sjellë atyre një dëm të madh. “E mbyll me një apel për bizneset: kemi zgjedhur prej më shumë se gjashtë muajsh një qasje këshilluese, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit pa bërë hapat e tjerë. Masa që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ja vlen aventura e mos lëshimit të faturës. Të mbyllet lokali apo njësi tregtare, nëse nuk lëshon kupon, për një periudhë që sjell një dëm të madh. Mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do të tolerohet askush”, tha Rama. Reprezalje te Tatimet Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka paralajmëruar “furtunë” te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas shkarkimit të drejtorit Enton Duro. Kryeministri u shpreh se nuk

Rama paralajmëron bizneset: Kush nuk jep kupon, do të bllokohet

do të tolerohet asnjë drejtues apo punonjës që nuk përmbush objektivat, duke shtuar se është koha për të dhënë mesazhin se informaliteti nuk tolerohet. “Së shpejti, kemi projektin e punësimit të 200 studentëve që do të angazhohen për të komunikuar me biznesin dhe për të ndihmuar. Që sot zyrat e punës hapin aplikimet. Në fund të ditës barra kryesore është e drejtuesve. Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe Ibrahimaj, që deri dje ishte te INSTAT do të drejtojë Tatimet. Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh mbi gjithë hierarkinë, bazuar vetëm te rezultati. Rezultati ishte për ish-

drejtorin e Tatimeve, rezultati do të jetë edhe për Ibrahimajn. Është koha për të dhënë qartësisht, jo vetëm me fjalë, mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje. Asnjë drejtues që nuk përmbush objektivin e rezultatit të përmuajshëm nuk është i mirëkuptuar. Edhe punonjësit që nuk përmbushin objektivin nuk janë të mirëkuptuar”, deklaroi Rama. Ai kritikoi ashpër punën e administratës, ndërsa paralajmëroi se kush nuk plotëson objektivat e arritura, nuk ka më vend në të. “Lëvizja antishtet ka patur një ndikim negativ mbi publikun sipërmarrjen e administratën. Një nga pasojat e gjithë këtij

ndikimi negativ mund të thuhet padyshim është edhe rritja e shkallës së informalitetit. Është momenti për një reagim frontal qoftë në tërësi i administratës tatimore, qoftë individualisht nga cdo drejtues e punonjës i kësaj administrate. Jemi në kushtet kur dhënia e marrja e kuptonit është rikthyer në nivelet më të ulëta para se të niste lufta e vështirë por e domosdoshme kundër informalitetit, dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e administratës tatimore. Është për të ardhur keq që raportohet një numër i rritur kontrollesh, ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve është në rënie. Mungon shënjestrimi i

subjekteve me risk. Dhe patjetër e gjitha kjo reflektohet në cënimin ndaj hapësirës për investime publike dhe cënimin e paketave sociale që janë miratuar e buxhetuar. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur indikatorë te performanceve që nuk ndiqen për çdo punonjës, dhe për çdo kontroll të thelluar, ndërkohë që sot dua ta nënvizoj me forcë atë që shumë kush e ka dëgjuar më shumë se një herë, kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate, as të tatimeve as të inspektoriatit të punës. A ma thotë dot këtu dikush nga ju, si mund të pranohet të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese aktive nga 112 mijë të tilla. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë? Kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi? Dhe si mundet të gdhijë dita e re, dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten? Ligji është i qartë për këtë. Është ngritur një sistem që konsiderohet funksional në tatime, në modernizimin e ndërveprimit me tatim paguesit, me module risku, dhe ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: çorganizim dhe anarki brenda administratës, ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

KRYEMINISTRI MBLEDH KRYESINË E PS-së: MË 22 KORRIK MBLEDHIM ASAMBLENË PËR RIORGANIZIMIN E PS-së

A

shtu si çdo të hënë, kryeministri Edi Rama mblodhi dje Kryesinë e Partisë Socialiste, ku është caktuar data e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të zhvillohet më 22 korrik. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS është bërë edhe një analizë e thellë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe e gjithë procesit zgjedhor, që nga fushata e deri te bojkoti i opozitës. Ndërkaq mësohet se në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare, që do të mblidhet më 22 korrik, kryeministri Edi Rama mund të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Por i pyetur nga gazetarët në fund të mbledhjes së Kryesisë lidhur me ndryshimet e mundshme në qeveri, Rama tha se gjithçka është fantazi. “Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime, kam thënë që do të ketë një sërë detyrash dhe nëse detyrat janë bërë, s’ka pse të ketë ndryshime”, u shpreh kreu i PS-së. Rama tha para gazetarëve se në mbledhjen e Kryesisë

Rama: Te bashkitë e djathta nuk kemi tendenca pushtuesish është diskutuar mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Ndër të tjera, kreu i qeverisë deklaroi se gjëja më e rëndësishme në këtë mbledhje ishte hapja e një diskutimi për ta çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të PS. “Nuk kisha ndërmend të flisja, por meqë ishit këtu në diell më thoni. Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit. Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për çka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së në funksion të marrëdhënieve më të afërta, më të hapura dhe më efektive

me çdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe pa diskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur edhe gjatë fushatës në çdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtuesish në këto bashki për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funksion të diskriminimit politik apo larg qoftë pastrimit politik por meritës”, tha Edi Rama.


FORUM Nga Andi Bushati

D

Nga Artan Fuga Nga Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit! Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku (me një përjashtim të vetëm) nuk ka asnjë doktor shkencash së paku, asnjë kërkues shkencor, asnjë pedagog universiteti! Shqipëria drejt çmendurisë : politika shkruan shkencën! Letër e hapur deputetëve të komisionit: Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë! Përpara disa ditësh pata rastin të paraqes përpara jush komentet dhe vërejtjet e mia për projektligjin që keni marrë në shqyrtim për Akademinë e Shkencave, si edhe për të paraqitur perspektivën time për rithemelimin e saj nëpërmjet një reformimi të thellë. Më kërkuat që gjithçka ta paraqes me shkrim, çka edhe kam bërë, por po ju drejtohem edhe publikisht duke përmbledhur gjithçka kam thënë me një thirrje: Mos u nxitoni të votoni një projektligj si ai dhe ta dërgoni atë në Kuvend për votim, sepse ai që keni në dorë jo vetëm nuk e reformon Akademinë e shkencave të Shqipërisë, por edhe përbën një alibi të rëndë për të mbajtur në gjendje kalbëzimi një institucion monist, dogmatik dhe pa asnjë funksion shoqëror. Mbi të gjitha, duke e votuar atë ligj me nxitim ju përligjni një Akademi Shkencash, e cila si institucion ka nevojë për një veting të veprimtarisë shkencore të akademikëve, të pastërtisë së figurës së tyre, si edhe për një hetim me duar të pastra të veprimtarisë së drejtuesve të asaj Akademie në planin ligjor, financiar dhe administrativ. Hetim me duar të pastra për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Pastaj të merret në shqyrtim projektligji i paraqitur, i cili është produkt i trafiqeve të interesave dhe në kundërshtim me të mirën publike. Ju nuk më lejuat të shprehem përpara jush për shkeljet ligjore, financiare dhe

E martë, 16 KORRIK 2019

Një kapak për të fikur “kazanin” e kritikave

OPINION isa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online. Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta. Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga

7

gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katërpesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend. Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare. Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, par-

lamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur. Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re. Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit. Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe

tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit. Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian. Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve. Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë. Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme. Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavar-

ur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale. Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit. Lapsi.al

Shqipëria drejt çmendurisë: politika shkruan shkencën! administrative në Akademinë e Shkencave. Kompetenca dhe përgjegjësia juaj. Por, në çastin kur problemet do të shpërthejnë shumë shpejt, ju do të jeni përballë opinionit publik shqiptar, prandaj më mirë ballëlartë sesa kokulur. Sapo Presidenti i Republikës i konsideroi zyrtarisht zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave si të parregullta ligjërisht dhe i ktheu ato mbrapsht, duke refuzuar të emërojë kryetarin e zgjedhur! Nuk ka asnjë dyshim, sikur e ka parashtruar dhe argumentuar zyrtarisht edhe kryetarja e komisionit tuaj, zonja Fatjona Dhimitri, se ato zgjedhje u bënë në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë të jesh “baba i jurisprudencës shqiptare”, por mjafton student i vitit të dytë Drejtësi, për ta pasur fare të qartë këtë. Por, zgjedhjet me shkelje të rënda ligjore nuk janë veçse maja e ajsbergut në veprimtarinë e asaj Akademie, ku shpërdorimi i parasë publike bie në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar. U drejtohem fillimisht dhe veçanërisht deputetëve të shumicës qeveritare, për t’u rikujtuar se strategjia e qeverisë së tyre shprehur nga ana e Kryeministrit ka qenë “rithemelim i Akademisë së Shkencave”. I gjithë opinioni publik, si edhe juve vetë, e keni fare të qartë se aty jo që nuk ka rithemelim, por as edhe njëfarë reformimi. Po t’i hiqen atij projektligji nenet që konsiderohen si shkelje të ligjeve në fuqi, prej tij nuk mbetet më asgjë. Madje, unë kam guximin t’ju deklaroj që ligja në fuqi aktualisht është edhe më e mirë në kalbësinë e vet sesa projektligji që e fundos përfundimisht shkencën shqiptare! Mos u bëni varrmihësit e dijes shqiptare në emër të bindjeve politike! Jua tha edhe zëvendësministri i Arsimit i pranishëm në seancën dëgjimore, z. Redi Shtino. Nuk ka kuptim të votohet një ligj për Akademinë e Shkencave përpara hyrjes në fuqi të një ligji kuadër për kërkimin shkencor në përgjithësi. Dhe ka të drejtë. Jua tha edhe ish-ministrja e Arsimit, zonja Lindita Nikolla, të gjitha pretendimet sikur Akademia e Shkencave ka respek-

tuar diversitetin e mendimeve, janë rrena, ajo dëshmoi se ndaj mendimit alternativ në atë Akademi ka një censurë zyrtare, ushtruar kryesisht nga ish-sekretari i saj shkencor dhe sot nënkryetar i saj, Vasil Tole. Faktet për këtë janë të administruara shkresërisht dhe ju i keni në dispozicion. Vetë ministrja aktuale e Arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka deklaruar publikisht që Ministria e Arsimit u mënjanua nga grupi i deputetëve me në krye qytetaren Eglantina Gjermeni, në çastin kur kishte arritur në krye të procesit të hartimit të atij ligji. Dhe ka pasur të drejtë. A nuk jua kanë thënë të gjithë rektorët që dëgjuat se ai projektligj shkel me këmbë autonominë universitare dhe të drejtat e kërkuesit shkencor? Jua thanë dhe me shumë të drejtë! Nuk ju ka paralajmëruar me shkresë zyrtare qeveria, firmosur nga zëvendëskryeministri, z. Erion Braçe, se ai projektligj në shumë e shumë pika bie në kundërshtim flagrant me kuadrin ligjor në fuqi? Dhe ka të drejtë. Mos u nxitoni të redaktoni gjoja si shqyrtim nen për nen atë projektligj, me nxitim në këtë vapë korriku me diell, por edhe me furtuna të forta. Mos mundohet deputetja, qytetarja Milva Ikonomi, t’u mbyllë gojën specialistëve dhe teknicienëve, sikurse bëri me zëvendësministrin, z. Redi Shtino, në seancën ku unë isha i pranishëm dhe filmuar integralisht. Nuk mundet që projektligji për shkencën të redaktohet nen për nen nga deputetë që janë përfaqësues politikë, ndërkohë që specialistët e fushës kanë ngritur shqetësime e probleme serioze për atë tekst. Hiqni nenet që konsiderohen edhe nga qeveria si antiligjore dhe gjeni se çfarë mbetet nga ai ligj. Kush mund t’u japë përgjigje dy pyetjeve që nuk lidhen me nene të veçanta, por me frymën e përgjithshme të atij projektligji? Nga ndryshon ai ligj në thelb nga ligji në fuqi? Në çfarë e reformon Akademinë e Shkencave ai projektligj tërësisht i deformuar dhe i dështuar? A keni ju sot një relacion shpjegues për

këtë? Jo, nuk e keni. Ju nuk mundeni që me nxitim brenda këtyre tri ditëve vere me vapë dhe furtuna të çoni në Kuvend për votim sikur të ishte një ligj për gjykatë ushtarake, një projektligj që ka probleme të rënda konceptuale. Në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, që grupi iniciator i deputetëve e ka shkelur me të dyja këmbët, konkretisht nenin 82 të Kushtetutës, ju ende nuk keni një relacion të mirëfilltë financiar për projektligjin sikurse jua ka vendosur në vëmendje edhe z. Erion Braçe dhe me të drejtë! Akademia e Shkencave, sikurse e keni parë vetë, është e paaftë ta bëjë atë relacion financiar dhe prandaj i bën karshillëk edhe qeverisë, duke anashkaluar vërejtjet e saj. Kritikat dhe vërejtjet për atë projektligj kanë qenë aq të shumta nga ana e ekspertëve të Bashkimit Europian, sikurse ua thanë në mbledhjen e seancës dëgjimore, Asnjë ligj për reformimin e Akademisë përpara vetingut të institucionit! nga ana e rektorëve, nga ana e qeverisë, si edhe nga ana ime si përfaqësues i mendimit alternativ brenda Asamblesë së Akademisë së Shkencave, saqë ai projektligj është bërë copë–copë, katandisur si mos më keq, si një xhaketë e kthyer mbrapsht qepur në vitet ’80 dhe rikuperuar në vitin 2019. Kthejuani atë projektligj atyre që ua sollën duke e grabitur të papjekur në sirtarët e Ministrisë së Arsimit! Ata duhet ta ripunojnë propozimin e tyre pas një reflektimi shumë të thellë, sepse e kanë futur procesin në qorrsokak. Madje, ju takon për të ruajtur nderin tuaj ta riktheni atë në Ministrinë e Arsimit që ju dhe ne qytetarët paguajmë me taksat tona pikërisht për të na dhënë projektligje të mira, bazuar në ekspertiza profesionale dhe kompetente. Sado të zotët që të jeni në politikë, ju nuk mund të merrni përsipër formulime që në mënyrë urdhëruese të zgjidhin probleme të sociologjisë së njohjes, të industrisë së krijimit, të epistemologjisë së shkencave, të logjikës së shkencave etj., sepse do të kishte qenë sa absurde edhe qesharake, dhe unë e di se midis jush ka që

e dinë shumë mirë këtë pamundësi, sikurse ju të gjithë jeni të përgjegjshëm për këtë. Do të kishte qenë një puç i politikës ndaj shkencës nëse ju brenda tri ditësh do të kishit çuar në Kuvend një projektligj, i cili është thjesht një alibi për të shmangur vetingun në Akademinë e Shkencave, të cilin dikush nga ju, me heshtjen tuaj, ma pengoi ta paraqisja para jush. Ai projektligj, që dikush prapa skene kërkon dhe urdhëron ta çoni në Kuvend, nuk mund të mbrohet as nga ndonjë shprehje qesharake e ndonjë deputeti, që i futur në rol nga dikush tjetër që i pret sot palla, bën sikur nuk kupton as gjënë më bazike të një njeriu të kulturuar në shekullin tonë, ndarjen mes familjares dhe publikes! Ai projektligj nuk mund të konfigurojë as edhe një Akademi Shkencash honorifike, sepse Shqipëria, madje as edhe një vend i botës, nuk ka luks dhe nuk është çmendur të paguajë miliarda për honore dhe ynere. Ai projektligj është bërë thjesht për të siguruar privilegje dhe paga të majme për një grusht njerëzish, që në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar një institucion publik. Ai projektligj nuk ju jep asnjë mundësi ta përmirësoni atë. E para, sepse nuk është në kompetencën tuaj dhe e dyta, sepse ai në parim është kaotik, i shqepur, pa logjikë minimale sepse nuk përcakton se çfarë do të jetë kjo Akademi Shkencash: Institut kërkimi shkencor? Institucion koordinues i shkencës? Kupolë drejtuese e një grumbulli institutesh kërkimore? Polici truri dhe polici etike për kërkimin shkencor? Komitet shkencor për shkencën? Çfarë? Apo institucion honorifik? Ka një rrugë të vetme, sipas mendimit tim, sikurse jua thashë: Ta ktheni si të papjekur dhe joadekuat këtë projektligj, në mënyrë që të mos bëheni palë me një Akademi Ahkencash që ka nevojë për reformim, rithemelim, por përpara nga të gjitha, për veting! Unë e thashë fjalën time. PËR VETING! Unë ende shpresoj se ju do të dini të merrni veprimin e pjekur dhe ta pranoni peshën e rëndë të kësaj fjale: veting! Me konsiderata, Artan Fuga


POLITIKE

8

E martë, 16 KORRIK 2019

Kreu i shtetit: Ligji nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shteti

P

residenti i Republikës Ilir Meta i kthen maxhorancës një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Me dekretin 11225, Kreu i Shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri. Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaron se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar. Sipas tij, dispozitat e ligjit të miratuar nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, përbëjnë rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. *** Arsyet e kthimit të ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” Të nderuar deputetë, Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 20 qershor 2019 ka miratuar ligjin nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”. Me shkresën e Kuvendit nr. 2596 prot, datë 26.06.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.2003 prot, datë 26.06.2019, ligji nr. 36/2019, i është përcjellë Presidentit të Republikës, për dekretim dhe shpallje. Nga vlerësimi i praktikës parlamentare rezulton se ky projektligj është propozim i Këshillit të Ministrave, nisëm e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo nisëm ligjore është shqyrtuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë në cilësinë e komisionit përgjegjës. Referuar relacionit shpjegues të Këshillit të Ministrave që ka shoqëruar propozimin e projektligjit, si dhe raportit të datës 17.06.2019 të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, rezulton se ndryshimi ligjor i miratuar synon të thjeshtojë procesin e lëvrimit të mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga me vendim të Këshillit të Ministrave siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”. Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave dhe Raportit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kjo mënyrë e re e vendimarrjes bëhet për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti

Presidenti i kthen Ramës ligjin për arin

kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentin e daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave. Presidenti i Republikës për shqyrtimin e ligjit nr. 36/2019, ju referua përmbajtjes së vet aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, si dhe praktikës parlamentare të ndjekur për këtë qëllim. Presidenti vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së qëllimit për të cilën ky akt është propozuar në raport me interesin publik. Nga shqyrtimi i ligjit nr. 36/2019, konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhërit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit. Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr.36/2019, duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij për të vlerësuar objektivisht nëse miratimi i këtij ndryshimi në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” është vërtet i nevojshëm apo jo. Konkretisht; Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” ka krijuar bazën ligjore të nevojshme për rregullimin

e të gjitha marrëdhënieve që lindin, ekzistojnë dhe shuhen gjatë administrimit, mirëmbajtjes dhe kontrollit të pronësisë në rezervat materiale të shtetit. Ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që prej datës 10.04.2008, nuk është ndryshuar për një periudhë 11 vjeçare dhe implementimi i tij në praktikë, nuk rezulton të ketë sjell ndonjë problematikë të theksuar, e cila të jetë bërë pengesë në veprimtarinë administrative të strukturave shtetërore të ngarkuara për zbatimin e tij. Sipas nenit 2 të ligjit ekzistues nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, rezervat materiale të shtetit janë lëndët e para, materialet, produktet e gatshme, prodhimet dhe mjetet e tjera të domosdoshme për depozitimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, ndërkohë që administrimi i tyre është lëvrimi, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja apo seleksionimi, huadhënia, blerja,shitja dhe çdo veprim tjetër, që mund të kryhet me rezervat materiale të shtetit. Në po këtë nen në pikën 4 të tij, jepet përkufizimi i termit “lëvrim” ku sipas ligjit lëvrimi është dhënia, falas ose me pagesë, e rezervave materiale të shtetit. Ndërkohë në nenin 3, të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, përcaktohet se: “Rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për

pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale të shtetit përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare”. Referuar dispozitës së mësipërme, është e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka vlerësuar të përcaktojë me ligj rëndësinë madhore që ka krijimi, administrimi dhe përdorimi i rezervave materiale të shtetit, të cilat përveç krijimit dhe rifreskimit permanent të tyre, përdoren kryesisht në ato raste kur vihet në rrezik jeta dhe shendeti i popullatës, apo prona publike dhe private që në thelb të tyre bëjnë pjesë në ato marrëdhënie juridiko shoqërore mbrojtja e të cilave përbën interes të lartë publik. Pikërisht për nga shumëllojshmëria dhe rëndësia e materialeve që përbëjnë rezervat shtetërore, ligjvënësi në nenin 5, pika 3 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, ka përcaktuar se: “ Lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje e sasi, e ndarë sipas grupeve, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave” . Këshilli i Ministrave me vendimin nr.1128, datë 05.08.2008 ka miratuar listën përbërëse të mallrave rezervë shtetërore, në lloje dhe sasi, e ndarë sipas grupeve, si dhe limiti minimal për secilin artikull, ku në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi parashikohet dhe Grupi A, i mallrave rezervë material shtetërore si më poshtë: Lidhja nr. 1 LISTA E MALLRAVE REZERVË MATERIALE SHTETËRORE, SIPAS GRUPEVE, E NDARË NË LLOJE DHE SASI GRUPI A (Vijon në faqen 9)


POLITIKE

9

E martë, 16 KORRIK 2019

(Vijon nga faqja 8) Nr.

Artikujt

Njësia Matëse Gjendja orientuese e mallrave (Sasia)

1.

Prodhime ari, argjendi, platini etj. të kësaj natyre

kg

2.

Mjete të rënda për çdo lloj trans- copë porti

50

30

3.

Grurë

600

300

4.

Mallra të ndryshme tepër vëllimorë copë

ton

Kuvendi i Shqipërisë, për lëvrimin e mallrave të Grupit A, që kanë një rëndësi të lartë dhe një vlerë të konsiderueshme për rezervat shtetërore, ka përcaktuar në nenin 10 pika 1, të ligjit nr.9900, datë 10.4.2008, se: “Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit”. Ndërkohë që me ndryshimet që propozohen të realizohen me ligjin nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, Kuvendi ka miratuar ndryshimin pikërisht të pikës 1, të nenit 10 të ligjit bazë. Sipas nenit 1 të ligjit nr. 36/2019, parashikohet se: Pika 1, e nenit 10, të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, ndryshohet si më poshtë: “1. Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.”. Pra sipas këtij ndryshimi në ligj, të gjitha mallrat e Grupit A, të cilat deri më tani, kanë qenë në kompetencë të Këshillit të Ministrave për të vendosur lëvrimin e tyre, nëpërmjet këtij ndryshimi ligjor propozohen që ato të lëvrohen me akt individual të Kryeministrit me propozimin e ministrit. Siç u përmend edhe më sipër, ky ndryshim justifikohet nga qeveria dhe Kuvendi me të vetmin argument se thjeshtohet procesi i lëvrimit të mallrave rezervë shteti të grupit A, për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, dhe kjo sjell vonesa në daljen e aktit të miratimit dhe deri në lëvrimin e tyre. Presidenti i Republikës vlerëson se ky argument i Këshillit të Ministrave dhe i Kuvendit të Shqipërisë, nuk qëndron dhe nuk justifikon as-

Limiti minimal

Relative sipas burimit relativ

Relative sipas burimit relativ

pak ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore për miratimin e ndryshimeve në nenin 10 pika 1 të ligjit ekzitues. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 100 përcakton ndër të tjera se Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 9000, date 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, ligj ky në të cilin është përcaktuar faqe qartë, mënyra se si mblidhet, kush e thërret dhe si i merr vendimet qeveria e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 13 të këtij ligji përcaktohet se mbledhja e Këshillit te Ministrave thirret nga Kryeministri ose, ne mungesë dhe me porosi të tij, nga Zëvendëskryeministri. Pra, autoriteti që ka për detyrë dhe përgjegjësi që të thërrase mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është vet Kryeministri. Në këtë mënyrë rezulton se, ndryshimet e propozuara në ligjin nr.9900/2008, për t’i kaluar Kryeministrit një kompetencë të Këshillit të Ministrave, nën argumentin se Kryeministri mund të vonojë mbledhjen dhe vendimarrjen e këtij organi kolegjial është absolutisht i pambështetur në ligj dhe krejtësisht i pajustifikuar. Për më tepër, ligji nr.9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, ka parashikuar edhe ato raste kur mbledhja e Këshillit të Ministrave është e domodoshme të realizohet në mënyrë urgjente dhe në raste të jashtëzakonshme. Konkretisht në nenin 14 të ligjit, parashikohet se: “ Në raste të veçanta, Këshilli i Ministrave thirret në mbledhje të jashtëzakonshme nga Kryeministri ose, në mungesë dhe me porosi të tij, edhe nga zëvendëskryeministri. Në rastet e thirrjes së mbledhjes të jashtëzakonshme nuk zbatohen rregullat e parashikuara

në nenin 15 të këtij ligji”. Pra edhe sipas kësaj dispozite është parashikuar edhe zgjidhja e atyre situatave të jashtëzakonshme që bëjnë të pamundur zbatimin e rregullit se rendi i ditës dhe projektaktet që do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dërgohet 2 (ditë) përpara datës së zhvillimit të mbledhjes. Pra është vet ligji organik i Këshillit të Ministrave që e ka zgjidhur qartësisht se si veprohet në situata emergjece me rëndësi të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, referuar parashikimeve të ligjit nr.9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, rezulton se argumenti i përdorur për ndryshimin e nenit 10 pika 1 të ligjit nr. 9900/2008 “Për rezervat material të shtetit”, nuk qëndron dhe është ligjërisht i pajustifikuar, pasi Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të mblidhet në çdo kohë dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që të vështirësojë procesin vendimarrës të tij, përfshi këtu edhe vendimarrjen për lëvrimin e mallrave pjesë e rezervës shtetërore. Republika e Shqipërisë, ka në fuqi një bazë ligjore të shëndoshë që parashikon mbledhjen në urgjencë të Këshillit të Ministrave, për të ushtruar në çdo kohë përgjegjësitë dhe funksionet e tij. Prandaj çdo aludim se lëvrimi i mallrave të rezervave të shtetit, mund të pengohet nga vonesa e vendimarrjes së Këshillit të Ministrave, nuk qëndron dhe është një argument fiktiv për të legjitimuar ndërhyrjen që po tentohet të realizohet në ligjin ekzistues nr.9900/2008. Për më tepër, nisur nga rëndësia dhe vlera që kanë mallrat e Grupit A të rezervave të shtetit është në interes të publikut të gjerë që kontrolli ndaj çdo veprimi administrativ mbi këto mallra të jetë maksimal dhe jo një marrëdhënie midis dy autoriteteve politik Ministër – Kryeministër, ku padyshim kjo marrëdhënie varësie midis tyre (Kryeministër-Ministër) mund të ndikojë drejtëpëdrejtë në objektivitetin e vendimarrjes. Presidenti i Republikës vlerëson se nisur nga natyra dhe lloji i mallrave të Grupit A, të rezervave të shtetit,

është e domodoshme të ruhet standarti ligjor i vendosur prej 11-vjetësh, ku vendimarrja mbi mënyrën e administrimit të mallrave të Grupit A, t`i lihet vendimarrjes së Këshillit të Ministrave. Presidenti i Republikës, vlerëson se në zbatim të nenit 100 pika 1 të Kushtetutës, ku përcaktohet se Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore është e detyrueshme që të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave duhet të jetë në dijeni dhe të japin mendimin e tyre për çdo lëvizje apo lëvrim të mallrave të rezervave shtetërore pjesë e kategorisë A, pasi ruajtja e këtij standardi kontrollues mbi këtë verimtari garanton një mënyrë më objektive për të ruajtur të pacenuar interesin publik. Ndryshimet ligjore të mriatuar me ligjin nr. 36/2019, dobësojnë mekanizmat e kontrollit mbi këtë proces, si dhe ulin nivelin vendimarrës mbi mënyrën se si këto mallra do të administrohen dhe qarkullojnë në vijim, duke krijuar kështu një rrezik të shtuar që interesi publik të cenohet. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Siç u relatua më sipër, në përfundim të këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, konstaton se; -Nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar; -Dispozitat e ligjit të miratuar nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, përbëjnë rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Sinqerisht, Ilir META

RAPORTI

Italia rrëzon qeverinë “Rama” për drogën: Shqipëria, furnizuesi kryesor me hashash Q everia shqiptare u referohet shpesh deklaratave mediatike të drejtuesve të antidrogës italiane që operojnë në Shqipëri për luftën kundër narkotikëve, duke i konsideruar si sukses operacionet mes dy vendeve. Por ndryshe nga qëndrimet për konsum publik në Tiranë, dokumentet e institucioneve shtetërore në Itali e rendisin Shqipërinë në nivele alarmante për trafiku e drogës dhe kultivimin hashashit.Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Antidrogës italiane për vitin 2018 vlerëson se Shqipëria mbetet kanali kryesor prej nga hyn droga në Itali. Raporti thotë se pjesa më e madhe e sasisë së marijuanës së sekuestruar në Itali në vitin 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare. Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258,98 kg marijuanë më 2018.“Shqipëria,- thuhet në

këtë raporti,- është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti”. Po sipas raportit, grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali veprojnë kryesisht në rajonin e Puglias e në Campagna. Në raport evidentohet se si Shqipëria mbetet së bashku me Holandën dhe vendi kryesor në Europë i origjinës së trafikut ndërkombëtar të marijuanës. Gjithashtu

Shqipëria konfirmohet për 2018 si vendi me shtrirjen më të gjerë të plantacioneve të mbjella me hashash në Europë.Raporti i antidrogës italiane thekson raportet e ekspertëve të antidrogës italiane në Ankara të cilat informojnë se nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK e cila është një derivat kanabis i përpunuar e mjaft i fuqishëm.Sipas antidrogës italiane, organizatat kriminale shqiptare kanë regjistruar gjatë viteve të fundit një përfshirje të gjerë në magazinimin e kokainës në portet holandeze e belge e cila përdoret më pas për llogari të grupeve të trafikantëve të drogës në Europë.Grupet kriminale shqiptare, thuhet në raportin italian, janë të përfshira dhe në trafikun e heroinës e cila në Itali kontrollohet nga mafia napoletaneCamorra në bashkëpunim kryesisht me trafikantë shqiptarë. Raporti i antidrogës italiane informon se në territorin italiane gjatë vitit 2018 janë arrestuar e vënë

nën akuzë për trafik lëndësh narkotike 1917 shtetas shqiptarë, -2 % më pak më pak në krahasim me vitin 2017 kur numri i tyre ishte 1967.Raporti i agjencive shtetërore italiane ka një kontradiktë të fortë me deklaratat e qeverisë “Rama” dhe të zyrtarëve italianë që merren me luftën kundër krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Në jo pak konferenca, Edi Rama u është referuar të dhënave të Guardia Di Financa që ka operuar në Shqipëri, të cilët kanë thënë se Shqipëria ka bërë hapa parë në luftën kundër trafiqeve. Edhe në rastet kur opozita ka akuzuar qeverinë për trafiqet, kjo e fundi ka nxjerë deklarata të Guardia Di Financa të thënë në Tiranë dhe në prani të ambasadorit të Italisë. Por pavarësisht qëndrimeve publike të qeverisë për suksese në luftën kundër drogës, raporti vjetor tregon të kundërtën duke e vendosur Shqipërinë në “kanalin kryesor të transportit të dogës”.


SPECIALE

Nga Mal Berisha* Hyrje- Kush është Andrew Dalby Në “Fjalorin e Gjuhëve”, botuar nga Columbia University Press në New York, 1998, në mes të 400 gjuhëve të botës përfshihet edhe gjuha shqipe, si një ndër gjuhët më të vjetra indoevropiane. Kjo gjuhë zë një vend të rëndësishëm në këtë fjalor. Autori i fjalorit është Profesor Andrew Dalby, një studiues shumë i njohur anglez i lindur në Liverpul në vitin 1947. Ai njihet si gjuhëtar, historian e përkthyes dhe ka botuar shumë libra me një gamë shumë të gjerë, që nga historia e gjuhëve klasike deri tek ajo e ushqimeve. Profesor Dalby ka studiuar latinishten, frengjishten dhe greqishten në Universitetin e Kembrixhit dhe është fitues i shumë çmimeve sidomos për librat e botuara rreth gjuhëve të “vdekura”, atyre të folura sot dhe të kulinarisë. Dalby është marrë shumë me gjuhët e mbijetuara dhe mënyrat sesi ato kanë ardhur deri në ditët tona. Një rëndësi të posaçme ai iu ka kushtuar gjuhëve të “vdekura” dhe e quan humbje të madhe “shuarjen” e një gjuhe jo vetëm për kombin që nuk e flet dot më, por edhe për tërë njerëzimin. Në librin e tij “Gjuha në Rrezik” ai përqendrohet tek humbja e larmisë gjuhësore dhe rreziku kanosës ndaj tyre, duke u ndaluar pikërisht tek hegjemonizmi teknologjik i anglishtes së ditëve tona. Paralel me studimin e gjuhëve të tilla si ajo e Burmës dhe disa të tjerave nga Indokina, ai ka botuar edhe transkriptime të dorëshkrimeve të koleksioneve të vjetra skoceze. Po ashtu ai është marrë me Sanskrishten dhe me Hinduishten. Në studimet që i bën Iliadës dhe Odisesë në librin e tij “Rizbulimi i Homerit” Dalby këmbëngul se Homeri duhet parë si një autor që i takon të njejtës botë si ajo e poemave të hershme lirike greke por në

10 E martë, 16 KORRIK 2019

Shqipja jonë në fjalorin e gjuhëve të botës të Andrew Dalby-it

një formë më aristokratike. Duke parë sesi janë skalitur në memorje dhe në shkrim këto poema, autori hedh një dyshim sikur poeti të mund të ketë qenë jo Homeri që “njohim” ne por një grua që e ka krijuar gjithë atë vepër. Andrew Dalby, si një njohës i shumë gjuhëve të huaja e gjen si modelin e vet heroin persiano - armen Mithridates, Mbreti i Pontus – it, 132 – 63 p.e.re., i cili luftoi kundër romakëve por u mposht nga Pompeu. Ai fliste 22 gjuhë të ndryshme dhe është e para figurë historike e famshme për aftësitë e jashtëzakonshme në njohjen e gjuhëve. Le të shohim sesi e ka parë dhe studiuar Gjuhën Shqipe ky personalitet i shquar i

gjuhësisë botërore. Një ndër punët e tij më të vyera është “Fjalori i Gjuhëve” i botuar në vitin 1998 i pasuar nga një liber tjetër i tij “Zhdukja e Gjuhëve”, botuar në vitin 2002. Profesor Dalby, në këtë fjalor merret me studimin e 400 gjuhëve të botës. Parakushti për të hyrë në këtë fjalor, sipas tij, ishte që gjuha të flitej të paktën nga një milion njerëz. Studimi i tij demografik e çon tek shqipja e cila e plotëson këtë kusht siç do ta shohim në studimin e tij. Gjuha Shqipe 5 milionë folës në Shqipëri, ishJugosllavi, Itali, Greqi Gjuha Shqipe thotë Dalby, formon një degë të veçantë

të gjuhëve Indo-europiane, krejt e ndryshme në zhvillimin e saj nga greqishtja dhe gjuhët tjera moderne fqinje. Ajo është gjuha zyrtare e Shqipërisë e folur edhe prej shumicës së banorëve të Kosovës dhe prej minoriteteve të vendosura prej kohësh në Itali dhe në Greqi. Emërtimi prej vendasve i gjuhës vjen nga emri i vetë vendit, pra Shqipërisë dhe gjuha quhet “Shqipe”. Ky është një emërtim i lashtë për atë vend i cili mbijeton me emrin që folësit e shqipes japin vetvetes, në Itali “Arbëresh”, në Greqi “Arvanitis” dhe në Ballkan emra të tillë si “Arnáut”. Nga të huajt emri i Shqipërisë ka dalë nga shekujt si Albania ndërsa gjuha quhet Albanian në përdorimin në gjuhën angleze dhe ndërkombëtare. Ku ishin saktësisht folësit e gjuhës shqipe gjatë mijra viteve që kanë kaluar që kur dialektet e para Indo – evropiane filluan të rriteshin veç e veç?- pyet autori. Emrat dhe disa fjalë të tjera nga gjuhët e Ballkanit antik kanë qenë shënuar prej autorëve latinë dhe grek. Disa prej këtyre gjuhëve, siç është ilirishtja janë reminishenca të shqipes, por asnjëra nuk është identifkuar si pararendës i gjuhës moderne. Shqipja vetë nuk gjëndej e shkruar deri në kohët e vona moderne. Perveç ndonjë fjale të vetme, e para dëshmi e shkruar mbetet “Formula e Pagëzimit”, e shkruar në vitin 1462. Po ashtu një rrjesht në shqip është thënë për heroin e një drame të shkruar në latinisht nga Thomas Medius’s Epirota dhe e luajtur në Venedik në vitin 1463, me titull: “Burri nga Shqipëria”. Në vitin 1555 u shtyp një libër lutjesh në

gjuhën shqipe. I shkruar prej Gjon Buzukut, një prift nga Shkodra, ai përbën librin më të vjetër të njohur deri më sot nga vetë Shqipëria. Ndërsa publikimi i parë në gjuhën shqipe vjen nga Siçilia, si një libër lutjesh dhe i takon vitit 1592. Letërsia shqipe përbëhet kryesisht nga poezia. Ajo përmban epikën gojore, e krahasueshme me atë në serbisht nga fqinji boshnjak. Këto dhe poema më të shkurtëra ishin frymëzim për poezinë që u shtyp në gjuhën shqipe në Itali në shekullin e 17 – të, 18 – të dhe 19 – të. Rilindja Kombëtare në fundin e shekullit të 19 – të kërkonte pavarësi politike dhe zhvillimin e një gjuhë letrare të unifikuar bazuar në një alfabet të ri. Fjalori Latin – Shqip i përpiluar nga Bardhi del në dritë në vitin 1635. Studiuesi J.H. Xylander, i cili publikoi një fjalor në vitin 1835, tregon sesi shqipja është një gjuhë Indo – evropiane. Ai vuri re modele të rregullta siç janë ato korresponduese të shqipes si psh gj në shqip – s në latinisht, h në greqishten e lashtë. Një shembull ilustrues është fjala gjarpër që në latin është serpens, në greqisht hérpyllos, ose truma zvarranike. Fjalori bazë i shqipes është Indo – evropian: Shembull: Ne, në Latinisht bën nas, krimb, në irlandishten e vjetër bën cruim; ëndër, në greqisht bën óneiros; darkë në greqisht bën darpon; i parë, në sanskrisht bën pürvah. Shqipëria një herë e një kohë ishte pushtuar prej Perandorisë Romake pastaj ra nën atë Bizantine dhe më pas për pesëqint vjet ra nën Perandornë Otomane. Gjuha shqipe ka huazuar fjalë prej latinishtes, gre(Vijon në faqen 11)


SPECIALE

11 E martë, 16 KORRIK 2019

(Vijon nga faqja 10)

qishtes, dhe turqishtes; P.sh, fjala djall në shqip, në greqisht bën diábolos; fjala këndoj në shqip, në latinisht bën canto, etj. Shumica e shqipfolësve janë të besimit musliman, prandaj një numër fjalësh janë huazuar prej arabishtes nëpërmjet të gjuhës së Kuranit. Një tipar i rrallë i shqipes është përdorimi i shprehjeve perifrazike (eufomizmave) për të shmangur një fjalë tabu P.sh. për fjalën “ujk” tjetri thotë mbyllizogojën, mbyllja o Zot gojën, ndërsa për “Zanën” thuhet shtojzavalle që do të thotë Shtojua o Zot vallen! Ballkani: Konvergjeca dhe Substrakti i Gjuhëve Shqipja ka ngjashmëri të habitshme me gjuhët ballkanike, bullgarishten, serbishten, greqishten dhe rumanishten: P.sh, në shqip thuhet treg, në serbisht trg, në rumanisht tirg; Tjetër: Në shqip thuhet shtrungë, në rumanisht strungÎ, në bullgarisht strÎga, për vendin ku bëhet mjelja e deleve; Ose, fjala i shtrembër në shqip, në rumanisht bën strîmb, ndërsa në greqisht strabós. Fjala shqipe mëz, në rumanisht bën mînz. Ndodh shpesh që e njëtja fjalë latine të përdoret në këto gjuhë me një kuptim të tjetër: P.sh në latinisht paludem, që do të thotë kënetë, në rumanisht bën pÎdure, të tria me bazë fjalën shqipe pyll. Disa tipare janë të njejta edhe me turqishten, hungarishten dhe rumanishten. Gjuhët të cilat përkojnë me një kulturë dhe shpesh janë të përdorura krah për krah, rriten së bashku në rrjedhë të kohës. Kjo ësht arësyeja përse anglishtja, qysh nga koha e pushtimeve normane duket se ka më shumë ngjashmëri me frengjishten madje më shumë sesa e afërmja e saj gjermanishtja. Ashtu si frengjishtja dhe gjermanishtja, gjuhët ballkanike janë të lidhura vetëm për së largti në kuptimin gjuhësor të fjalës. Dhe prapë se prapë ngjashmëritë midis tyre janë befasuese deri në atë masë sa të kërkojnë edhe disa shpjegime rreth tyre. Ato duken jo vetëm në fjalët veç e veç por edhe në tiparet bazë, siç janë përcaktorët.

Ato kanë forma të ndryshme në gjuhë të ndryshme e prapë se prapë tek të gjitha ato vendoset një prapashtesë tek emri: P.sh në rumanisht fjala zi, që do të thotë ditë e pashquar, merr formën ziua - dita, e shquar; në bullgarisht tzaritsa që do të thotë mbretëreshë e pashquar, merr trajtën tzarisata mbretëresha, e shquar. Shumë gjuhëtar konsiderojnë se një “substrakt” gjuhësor, ashtu siç shfaqej, si një gjuhë më e vjetër, njëherë e një kohë e folur në të tërë rajonin, para se të zhdukej ndikonte tek të gjitha gjuhët e mbijetuara në të njejtën mënyrë. Disa e konsiderojnë Latin substraktin kryesor gjuhësor të Ballkanit, i cili në shekujt e fundit të Perandorisë Romake e deri tek koha e pushtimeve sllave ishte folur me siguri gjerësisht nëpër Ballkan. Ka të tjerë që argumentojnë se udhetimet, migracioni, endjet sezonale të çobanëve me bagëtitë që i kullosnin nga një vend në tjetrin, përdorimi i dy-gjuhëve midis popujve të Ballkanit,

i cili ka zgjatur për një periudhë shumë të gjatë (të paktën që nga koha e Perandorisë Romake deri në kohët e sotme) i solli të gjitha gjuhët më afër njëra tjetrës. Rumanishtja, veçanërisht ajo arumune, midis shqiptarëve dhe rumunëve në veçanti, ishin përgjithmonë në lëvizje. Alfabeti shqip E vetmja kopje e mbijtuar e librit të lutjeve të Buzukut, dalë në dritë në vitin 1555, me disa faqe që i mungojnë, gjëndet në Bibliotekën e Vatikanit. ‘Ky është libri i parë në gjuhën tonë dhe ka qenë shumë e vështirë të bëhëj’ të thonë shqiptarët. Buzuku dhe disa shkrimtarë gegë, para shekullit të 19 – të, e përdorën alfabetin romak me germa të veçanta me disa bashkëtingëllore jo aq të njohura në tekstet e herëshme në toskërisht, te cilat gjënden nganjëherë të shkruara në alfabetin grek. Por letërsia shqipe edhe nga veriu edhe nga jugu shpesh shkruhej dhe shtypej në të njejtin alfabet, atë arab, pasi përdorej në gjuhën turke si

gjuha sunduese e para shekullit të 20 – të, në Shqipëri. Alfabeti modern i cili u themelua në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit, pas një debati të fortë, u pranua të ishte me 36 germa. Qeveria turke e kundërshtoi me forcë përpilimin e tij. Kjo mosmarrëveshje i kontribuoi shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia, më 28 Nëntor 1912. Autori Dalby boton edhe listën alfabetike të “shqipes së Manastirit” që nga germa “a” tek “zh” duke nënvizuar dyshkronjëshat e tij. Harta e Alfabetit Shqip Dy grupet e mëdha dialektore Gegë dhe Toskë janë mjaft të ndryshme nga njëra tjetra. Ato janë aq të ndryshme sa disa i konsiderojnë si dy gjuhë të ndryshme konstaton, ndoshta jo krejt me të drejtë Profesor Dalby. Gegnishtja, thotë ai, ka më shumë zanore së sa ajo toskërishte, pra jo vetëm shtatë që janë të regjistruara në alfabetin shqip, por edhe pesë hundore të cilat mund të ishin shkruar me gërmat â, ê, î, ô, ý. Gegnishtja veçanërisht,

ajo e folur në jugun e saj, në Elbasan, ishte përcaktuar qartë si standart në fillimin e shekulllit të 20 – të. Por që nga viti 1945 është toskërishtja ajo që i ka zënë vendin gegnishtes. Gegnishtja është gjuha e folur e 1.750.000 shqiptarëve në veri të Shqipërisë pa numëruar ata shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe viset shqiptare përrreth. Toskërishtja flitet në jug të Shqipërisë, në pjesët qendrore të Greqisë dhe në rajonet e banuara prej arbëreshëve të Italisë. Dialekti toskë i Siçilisë dhe i jugut të Italisë është i njohur si Arbëresh ndërsa ai i Greqisë si Arvanitika. Po ashtu ka folës të toskërishtes në Bullgari, Ukrahinë, afër Melitopolit. Bashkësi gegënisht - folëse të quajtur Arbanasi gjënden afër Zarës në bregdetin dalmat. Shqiptarët në jug të Italisë dhe në Greqi janë aty prej shumë shekujsh por që numerikisht ndryshojnë sipas valëve migratore. Në përpjekjet e tij për të ilustruar Gjuhën Shqipe autori jep edhe një vjershë të gjuhës shqipe e cila numëron mbrapsht që nga numri dymbëdhjetë për muajt e vitit deri tek dy lulet e vashës. Kjo këngë është rregjistruar në shumë variante në fshatra të ndryshme, thotë autori.. Disa thonë: Muaji i dhjetë e kap pushkën, ndërsa disa të tjerë: “dy molla i ka vasha”. Autori bazohet tek studimet e Max Lambertz, Lehrganddes Albanischen part 3 (Halle: Niemeyer, 1959) p.p. 219-25 Eric P. Hamp, ‘Albanian’ in Indo – European numerals ed. Jadranca Gvozdanovic (Berlin: Mouton De Grunter, 1992) pp. 835 – 927. Ky studim i thellë shkencor ka rëndësi pasi hedh teza të reja në lidhje me shtratin e gjuhës tonë dhe të mardhënjeve të saj me ato ballkanike. Një studiues me njohuri kaq të gjëra shkencore për aq shumë gjuhë të botës ka sjellë në atë fjalor aq të madh teza shumë interesante. Studimi përbën një vlerë të jashtëzakonëshme pasi gjëndet në një fjalor shumë prestigjioz në gjuhën angleze. Fjalori gjëndet në Bibliotekat Amerikane duke filluar nga Libraria e Kongresit dhe Biblioteka Publike e New Yorkut deri nw Oxford e Cambridge. *Studiues


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 16 KORRIK 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

FORUM OPINION Nga Kiço LONDO

T

ë shtunën në mbrëmje kishim vendosur të organizonim Festën e mbylljes së stinës teatrore 2018-2019 me Jul Cezarin e Shakespeare. Paradite një telefonatë e Drejtoreshës së Zhvillimit Artistik ngjalli alarm. Sinoptika lajmëronte se nga ora 20.00 deri në orën 24.00 do të kishte shi. 100%. Ankth. Ora 20.00 shiu filloi. Një mikesha ime e shqetësuar më merrte çdo 5 minuta “Çdo të bëjmë”? Ora 21.15 minuta, shiu vazhdonte, qielli nxinte. Artistët të shqetësuar më pyesnin dhe prisnin një vendim. Shumica sugjeronin ta shtynim “Ia dhe pushoi, po të filloi në mes të shfaqjes? Çdo të bëhet?” Ishim në kurth, të sfiduar. Publiku kishte ardhur. Padurimi i artistëve u rrit. Për t’i ndaluar shqetësimet e artistëve i fola mikeshës time, aktore, me ton. Hesht (të nesërmen i kërkova ndjesë për tonin). Duhet të merrja një vendim. Ta anulloja?! Mu duk tradhti ndaj frymës dhe frymëzimit. Duheshin nxjerr njerëzit jashtë sheshit dhe duhej mbyllur “dera”. Por ai që e do shtëpinë e tij, nuk e mbyll dhe ca më pak nuk e vjedh. E vendosa. “ Në 21.30 fillojmë. Gati të gjithë “ më panë si të çmendur. Shfaqja fillon. Shiu hesht.

Qielli u ça. Një ylber nate me ngjyrë të kuqe i uroi shfaqjes sukses. Në momentin që u shfaq

Cezari me gruan e tij në të kuqe, një yll u shfaq në qiell. Shpirti e mposhti natyrën. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” triumfoi edhe këtë radhë. Shfaqja e Ivica Buljan me aktorët që atë natë u mobilizuan si asnjëherë tjetër, shkëlqeu. TKEKS e mbylli stinën teatrore me rekorde. 478 shfaqje. Shfaqje për fëmijë, shfaqje për adoleshent dhe shfaqje jo për fëmijë dhe jo për adoleshent. Ne jemi një nga 12 teatrot zyrtar që ka Shqipëria aktualisht. Kemi një organik mini-

13 E martë, 16 KORRIK 2019

Arti sipëror nuk ngjyroset!

male, 21 vetë. Nuk kemi as punonjëse sanitare në organik dhe marrim 2.5% të buxhetit Kombëtar që jepet për Artin Skenik. Ndërkohë që zhvillojmë 60% të aktivitetit skenik Kombëtar në një vit. Si ndodh kjo në TKEKS? Së pari, sepse TKEKS është kthyer në një bërthamë krijimtarie dhe idesh. Së dyti, sepse TKEKS e ka shikimin mbi horizontin e së tashmes dhe së përditshmes. Dhe së treti, se punët e mëdha fillojnë nga ëndrrat dhe jo nga buxhetet.

Tre ditë përpara premierës së Jul Cezarit, TKEKS festoi me një tjetër premier dinjitoze . Me ‘Zogu i Zi’. Një vepër që ka përmasat e një tragjedie të antikitetit. Shfaqja jonë, fitoi shumë pikë, duke mos e trajtuar marrëdhënien e një vajze 12 vjeçare me një burrë 41 vjeçar si pedofili. As vajzën si viktimë. Ky ishte variant më interesant për shfaqjen. Shfaqja jonë , zbuloi një rrugë drejt sensit të pastërtisë dhe distancës që krijon pastërtia . Këto ditë ka pasur shumë

debate dhe opinione për Jul Cezarin e TKEKS, në rrjetet sociale dhe në media. Shumë vetë, kanë shprehur opinion e tyre për shfaqjen dhe natyrisht që kjo është e drejtë e gjithësecilit. Por ngjyrosja e shfaqjes në të kuqe, blu apo ndonjë ngjyrë tjetër, nuk bën gjë tjetër veçse tenton ta zbres shfaqjen nga vendi i nderit që ajo meriton dhe që tashmë e ka. Në ndonjë rast , këto shkrime , me krijuan problem edhe me miqtë e mi më të mirë. Thuhej se unë Bruti , i kisha dhënë një mësim të mirë Cezarit. Qesharake. As Teatri kur mori vendim dhe ca më pak Ivica Buljan që e realizoi shfaqjen, nuk kanë pasur parasysh asnjë figurë reale të jetës politike në vend. Kjo do të na bënte dritë shkurtër. TKEKS ka ardhur në jetë për të provokuar mendime të mëdha dhe është shndërruar në një ëndërr për të gjithë. Ai kurrë nuk do të jetë një vrasës me pagesë. Investuam mjaft energji krijuese e kapital mendor –intelektual , për evolucion artistik, për t’i dhënë skenës një Jul Cezar, që qëndron natyrshëm midis dy autorëve. Autorit të tekstit, Shakespeare, dhe regjisorit të shfaqjes, Ivica Buljan. Çdo interpretim tjeter kritik, publicitar, jashtë këtyre dy pikave bazë të produksionit tonë teatror, është varfërues, çorientues, spekulativ. Kjo shfaqje me të gjithë përbërësit e saj të cilët kanë dhënë më të mirën e tyre të mundshme në periudhën përgatitorekonceptuese, nuk ka nevojë të sakrifikohet në kontekste të tjera jashtë artistike.


SPECIALE

14 E martë, 16 KORRIK 2019

Nga “Kopshti më i ri në botë” në Kodër Kamëz, tek rrugët, uji e kanalizimet të Bregu i Lumit

Ndryshime a në periferi të Tiranës

N

jësia 11, e cila adminis trohet nga Bashkia e Ti ranës, është kthyer tashmë në një kantier pune. Shkolla të rregulluara, kopshte dhe çerdhe që janë në prag të përfundimit në Kodër Kamëz, rrugët dhe rrjeti i ujësjellësit tek Bregu i Lumit që është thuajse në përfundim, sinjalistikë moderne tek kryqëzimi i “3”-shit (shinat) etj., janë disa prej dhjetra kantiereve të punës që janë hapur në këtë këtë njësi. Rimandatimi i Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, për 4 vitet që vinë, ka ngjallur më shumë shpresat e banorëve se objektet e nisura dhe ato që janë në proces, do të përfundojnë shumë shpejt, duke zbutur jo vetëm hendeqet e krijuara ndër dekada mes qendrës së Tiranës dhe periferisë, por dhe se jeta e tyre sociale do të pësojë ndryshime të dukshme. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar gjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit se zonat në periferi të Tiranës do jenë në fokus të punës së tij gjatë katër viteve të ardhshme. Dhe ky premtim ka filluar që tani që të vihet në jetë. “Kopshti më i ri në botë” në Kodër Kamëz Kristina Karaj është një vajzë e vogël në Kodër Kamëz, e cila

thuajse çdo ditë shkon te kopshti që po ndërtohet pranë shtëpisë ku ajo banon. Ajo shkon për të parë nëse xhaxhat që punojnë aty po e mbarojnë kopshtin ku ajo ëndërron të shkojë. E shoqëruar nga gjyshja e saj Xhevrija, Kristina përpiqet mesa mundet që të ndihmojë punëtorët që ata ta mbarojnë punën sa më shpejt. “E kemi kontrolloren më të rreptë”, komenton duke qeshur Idajeti, një punëtor i cili merret me meremetimet e brendëshme të kopshtit dhe çerdhes që po ndërtohet në Kodër Kamëz, pjesë e njësisë 11. “Mezi po pres që të mbaroj kopshti. E dua me ngjyrë rozë, karrige të buta dhe mure me vizatime. E

dua si kopshtet që shoh në televizor’, shprehet Kristina. Ndërsa gjyshe Xhevrija thekson se Bashkiaa ka bërë shumë mirë që po ndërton një kopsht të ri për fëmijët e Kodër Kamzës, që edhe ata të rriten njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. “Kopshti që ka qenë më parë ka qenë në kushte skandaloze. Pa ngrohje, hapësira të vogla. Fëmijet më shumë torturoheshin. Kopshti I ri është gëzim jo vetëm për fëmijët, por edhe për vetë prindërit, sidomos për çiftet e reja, të cilët duhet të shkojnë edhe në punë”, nënvizon gjyshe Xhevrija. Punëtorët e objektit na informojnë se brenda 1 muaji kopshti dhe çerdhja në Kodër Kamëz do të përfundojë dhe pas 1 muaji Kristina nuk do të sh-

kojë më për të parë se si po ecin punimet, por si banore e kopshtit, i cili do të jetë ashtu siç ajo e ëndërron. Bregu i Lumit nis të dalë nga braktisja gjysëm shekullore Gjithkujt mund t’i duket habi, por lagjija te Bregu i Lumit pjesë e njësisë 11 në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka rreth 49 vite e zhytur në harresë dhe ku nuk është vënë dorë në asnjë drejtim. E krijuar rreth viteve 1970, ajo lagje ka qenë thuajse e privuar nga të gjitha investimet qoftë në infrastrukturë, ujë kanalizime, ndriçim etj. “Vetëm përmbytja ka qernë bashkëudhëtarja jonë në këto 49 vite”, shprehet Ndriçim Kasa, banor i vjetër i Bregut të Lumit. Por tani kjo zonë është kthyer në një kanti-

er pune. është drejt përfundimit rruga me dy korsi dhe shumë shpejt pritet që të asfaltohet dhe të ndriçohet. Ndërsa shtrimi me çakëll brenda lagjes ka përfundur dhe pritet që edhe atytë nisë asfaltimi. Paralelisht me punimet në rrugë është shtruar edhe rrjeti i ujësjellsit dhe tani në çdo shtëpi shkon uji. “Dihet që rruga është zhvillim. Me përfundimin e punimeve besoj se edhe periferia jonë te Bregu i Lumit të zhvillohet e të forcohet edhe pak ekonomikisht. Do donim që bashkia gjithnjë e më shumë të jetë e vëmendshme ndaj zonave periferike me qëllim që edhe ato gradualisht të fillojnë të inytegrohen dhe të jenë pjesë natyrale e kryeqytetit”, thekson Kasa.

30 vite u pa më shumë si “mish për top” nga politika e bojkotit dhe e dhunës. Beteja për

ndryshim ka nisur në periferi, për një Tiranë të gjeneratave të ardhshme.

Kryqëzimite“3”-shi(shinat) “Kërthiza” e aksidenteve. Ky është epiteti që i kanë venë gjerësisht banorët e kësaj zone, një prej pikave më problematike në dalje të Tiranës, tek shkon drejt Kodër Kamzës, që në zhargon njihet te “3”-shi (shinat). Por tani aty pamja thuajse ka ndryshuar tërësisht. Bashkia e Tiranës jo vetëm ka shtruar dhe rregulluar rrugën në atë zonë, por po vendos edhe sinjalistikë moderne, duke e kthyer kryqëzimin te “3”-shi (shinat), jo vetëm një zonë më të sigurtë për makinat dhe kalimtarët, por të njëjtë me të gjithë sinjalistikën moderne të instaluar në kryeqytet. Tirana ndryshon çdo ditë. Po kështu, era e ndryshimeve të thella fryn edhe në zonat periferike të saj, për të mbushur me shpejtësi hendeqe e krijuara mes qendrës dhe periferisë, ku periferia në këto


AKTUALITET

15

E martë, 16 KORRIK 2019

Nga hetimet e para rezultoi se bombolat e oksigjetni dhe ato gazit ishin jashtë kushteve teknike. Ato ishin vendosur në bodrumin e argjendarisë dhe përdoreshin nga pronari i saj

P

araditen e së hënës, një shpërthim i fuqishëm i një bombole me oksigjen që shërben për përpunimin e floririt, tronditi dhe shkaktoi panik në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në një argjendari në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbetën të plagosur pesë persona. Të plagosur mbetën burrë e grua, Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë, një vajzë 18-vjeçare, punonjëse në argjendari, si dhe dy djem që ishin kalimtarë të rastësishëm. Shpërthimi i bombolës me oksigjen ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe disa biznese të tjera që ndodheshin ngjitur me Argjendarinë. Nga hetimet e para rezultoi se bombolat e oksigjetni dhe ato gazit ishin jashtë kushteve teknike. Ato ishin vendosur në bodrumin e argjendarisë dhe përdoreshin nga pronari i saj, Sokol Pirra për të përpunuar floririn. Sokoli ishte i pari që ndërhyri në bodrum për të fikur flakët, ku mbeti i plagosur bashkë me gruan e tij Alma Pirra. Gjithashtu edhe punonjësja e argjendarisë u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Në gjendje më të rëndë është edhe një kalimtar i rastit që po kalonte rastësisht në trotuar. Ai gjendet në repartin e thyerjeve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Për të vënë situatën nën kontroll u nevojitën katër automjete zjarrfikëse, ndërsa pjesa më e vështirë ishte nxjerrja nga bordrumi i argjendarisë i tre bombolave, dy me gaz dhe një me oksigjen.

Shpërthen bombola me oksigjen, 5 të plagosur SHPËRTHIMI “Paraditen e së hënës, një shpërthim i fuqishëm i një bombole me oksigjen që shërben për përpunimin e floririt, tronditi dhe shkaktoi panuik në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në një argjendari në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbetën të plagosur pesë persona. Nga hetimet e para rezultoi se bombolat e oksigjetni dhe ato gazit ishin jashtë kushteve teknike. Ato ishin vendosur në bodrumin e argjendarisë dhe përdoreshin nga pronari i saj, Sokol Pirra për të përpunuar Floririn”.

Ngjarja Pronarët e argjendarisë po kryenin punime në biznes, ndërsa rrjedhja e azotit shkaktoi shpërthimin. Ngjarja shkaktoi panik dhe te kalimtarët, ndërsa rrezja e shpërthimit ishte aq e madhe sa që dëmtoi dhe disa automjete të parkuara pranë zonës. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kontrolluan flakët ndërsa disa banorë të pallatit u evakuuan deri në nxjerrjen e të

DITA BOTËRORE

gjitha bombolave që ndodhen dhe në biznesin e eventeve për fëmijë. Sokoli, pronari i argjendarisë ishte i pari që ndërhyri në bodrum për të fikur flakët, ku mbeti i plagosur bashkë me gruan e tij, Alma Pirra. Gjithashtu edhe punonjësja e argjendarisë u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Në gjendje më të rëndë është edhe një kalimtar i rastit që po kalonte rastësisht në trotuar. Ai gjendet në repartin e

Komisioneri: Më shumë V vëmendje për të rinjtë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në ditën Botërore të Aftësive Rinore, bën thirrje për më shumë vëmendje për të rinjtë në shoqëri dhe në veçanti për të rinjtë me aftësi të kufizuar. “Sipas Censusit të 2011, numri i të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç u llogarit në 704 mijë, duke përfaqësuar një të tretën (25,2 përqind) e të gjithë popullsisë. Me këtë përbërje të moshës, popullsia e Shqipërisë është mes popullsive më të reja në Europë. Të dhënat tregojnë një përmirësim të qartë të nivelit arsimor të realizuar nga grupmosha më të reja por megjithatë mbeten prapa sa i takon arritjeve arsimore”, shprehet Komisioneri. Po ashtu Komisioneri shton se të gjithë shqiptarët kanë të drejta të barabarta për akses në arsim në të gjitha nivelet pa diskriminim në lidhje me statusin e tyre social, kombësinë, gjuhën, gjininë, fenë, bindjet politike, gjendjen shëndetësore dhe nivelin ekonomik. Të rinjtë me aftësi të kufizuara përballen vazhdimisht me izolim social, varfëri dhe diskriminim dhe kjo duhet të ndryshojë.

GRAMSH

itet e fundit është rritur ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë kanionin e Holtës, jo vetëm për shkak të bukurive këtu por edhe të ujërave termalë, në brendësi të kanionit ka disa vende me ujëra termalë të cilët frekuentohen nga turistët. Për shkak të shirave të dendur në malet e Gramshit, është rritur menjëherë niveli i ujit. Kjo ka bërë që turistët të bllokohen brenda në kanionin e Holtës. Një pjesë e mirë e tyre kanë shpëtuar pasi janë ngjitur në shkëmbinj por nuk ka qenë ky fati i 25-vjeçares Desantila Sollaku nga Lushnja, e cila nuk ka mundur të mbijetojë, me gjithë ndihmën e dhënë nga vëllai dhe të afërm të tjerë që e shoqëronin. Dy ditë pas ngjarjes që ndodhi, në këtë zona ka ende dhjetëra turistë. “Është hera e parë që vij në këtë vend. Është një vend shumë i bukur. Ka pishina të bukura termale, me ujë të ngrohtë, natyrale”, janë shprehur turistët. Turistët vazhdojnë disa dhjetëra metra

thyerjeve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës, bën të ditur se në datën 15.07.2019, si pasojë e ngjarjes zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23-vjec, E.N 18vjeç dhe A.R 24-vjeç. Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore

të kënaqshme. Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital. Ekspertët zjarrfikës dhe ato të policisë së Tiranës kanë sekuestruar provat materiale për të zbuluar shkakun e shpërthimit të fuqishëm në ish-Bllok. Zyrtarisht policia njoftoi se kanë nisur hetimet për kushtet teknike ku kryhej përpunimit i florit nga pronari i argjendarisë Sokol Pirra.

Tragjedia në Holtë nuk largon turistët

duke u gjendur kështu edhe përballë një ngjarje, si ajo e dy ditëve më parë, kur uji në mënyrë të papritur erdhi i rrëmbyer. Sot bëhet apel që në vende të tilla të rriten parametrat e sigurisë,

ndërsa guidat turistikë të mos ndërmarrin iniciativa të tilla pa u njohur me kushtet klimaterike të zonës ku ata do të dërgojnë një numër të konsiderueshëm njerëzish.


AKTUALITET

P

olicia Rrugore e kryeqytetit është duke zhvilluar kontrolle intensive për të parandaluar aksidentet rrugore. Me thirrjen “Manifesto Durim në Drejtim”, Policia Rrugore e Tiranës tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit të policisë, “me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm, duke u fokusuar vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim”. Nga ana tjetër, thuhet se drejtues mjetesh nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët. “Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe për rrjedhojë edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta”, theksohet në njoftim, ndërsa është publikuar dhe një video ku evidentohen rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Efektivët e Policisë rrugore të Shqipërisë dhe kolegët e ardhur në mdihmë nga

16

E martë, 16 KORRIK 2019

Për herë të parë këtë vit, policia kosovare po patrullon edhe në rrugët e jugut, ku prania e turistëve nga Kosova po rritet vit pas viti

Policët 12 orë në rrugë, gjoba pa rënë në sy

Kosova po qëndrojnë 12 orë në rrugë për të garantuar sigurinë e pushuesve këtë sezon veror. Ata pozicionohen në akset që të dërgojnë drejt destinacioneve kryesore të pushuesve kosovarë nga veriu në jug. Prej fillimit të korrikut, forca të policisë rrugore të Kosovës po patrullojnë në rrugët e Shqipërisë nga veriu në jug në krah të kolegëve shqiptarë. Në qarkun e Lezhës, grupet e përbashkëta të patrullimit janë

vendosur në akset ku lëvizja e turistëve nga Kosova është më e madhe, siç është edhe rruga e Shëngjinit. Shefi i Qarkullimit Rrugor ne Drejtorinë Vendore të policisë Lezhë, Altin Mena, thotë shërbimet e policisë po punojnë me orare të zgjatura për të garantuar lëvizjen pa probleme. “Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e

Një muaj pas tërmetit në Floq të Korçës, banorët thojnë se po jetojnë në kushtet e vështira dhe se kërkojnë t’u ndërtohen shtëpitë. Gërmadhat e shtëpive kanë mbetur aty si në ditët e para të fatkeqësisë natyrore. Të prekurit nga tërmeti në Floq, po kthehen gjithmonë e më rrallë në pronat e tyre nga të cilat kanë mbetur veç dëshmitë e forcës së natyrës. Prej më shumë se një muaji, në katin e parë të shkollës së fshatit po strehohen familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vala e tërmeteve të fillim qershorit. Bashkëjetesa kolektive sa vjen dhe bëhet më e vështirë nga i nxehti i verës dhe mungesa e ujit, të cilin e sigurojnë në burimet e fshatit. Të paktë janë ata që merren me punët e bujqësisë. Për të tjerët, dita fillon dhe mbyllet brenda mureve të shkollës. “Unë që jam invalide rri këtu se s’vete dot. Vapë, pa ujë, shumë keq”, tha një banore. “Kam frikë të shkoj. Unë frikë kisha pa tërmet, jo tani. Po rrimë këtu në shkollë. Në nuk duam bukë, ne duam shtëpinë të futim kokën. Edhe këtu nuk rrihet”, tha një tjetër.

“Efektivët e Policisë rrugore të Shqipërisë dhe kolegët e ardhur në mdihmë nga Kosova po qëndrojnë 12 orë në rrugë për të garantuar sigurinë e pushuesve këtë sezon veror. Ata pozicionohen në akset që të dërgojnë drejt destinacioneve kryesore të pushuesve kosovarë nga veriu në jug. Prej fillimit të korrikut, forca të policisë rrugore të Kosovës po patrullojnë në rrugët e Shqipërisë nga veriu në jug në krah të kolegëve shqiptarë”. karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe për rrjedhojë edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta”. Fundjavat kur edhe dyndja e pushuesve nga Kosova është më e larta janë sfiduese për policinë. Për herë të parë këtë vit, policia kosovare po patrullon edhe në rrugët e jugut, ku prania e turistëve nga Kosova po rritet vit pas viti.

FINANCAT

KORÇË

Tërmetet, banorët: Na ndërtoni shtëpitë

qarkullimit por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm, duke u fokusuar vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. Sezoni turistik

AKSIONI

M

inistria e Financave dhe Ekonomisë, fton të gjithë të rinjtë të diplomuar në 2 (dy) vitet e fundit të bëhen pjesë e planit operacional për ndërgjegjësimin e bizneseve në procesin e vetëdeklarimit dhe lëshimin e kuponit tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit. Aplikimi është i hapur për të gjithë të diplomuarit në nivelin Bachelor apo Master, nëpërmjet programit të praktikave profesionale. “Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 873 / 2016 (i ndryshuar), Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka hapur fazën e aplikimeve për “Programin e Nxitjes së Punësimit”, nga i cili çdo pjesëmarrës subvencionohet në vlerën 13.000 lekë/muaj (50 % të pagës minimale) si dhe kontributin për sigurimin nga aksidentet në punë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përzgjedhë 200 të rinj për t’u bërë pjesë e programit të punës për ndërgjegjësimin e biznesit

Ministria mundësi punësimi për 200 të rinj

ndaj formalizimit dhe ndaj lëshimit të kuponit tatimor. Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e këtij programi është i

ftuar të paraqitet pranë Zyrës së Punësimit në rajonin ku ka vendbanimin deri më datë 1 gusht 2019.


AKTUALITET

17

E martë, 16 KORRIK 2019

Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit. Janë 1302 pacientë që e përfitojnë falas paketën e dializës

A

paraturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT, kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shërbim jetik pranë qendrës më të madhe spitalore në vend. Gjatë vizitës në ambientet e qendrës së Hemodializës në QSUT, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se shërbimi i dializës ka një ndryshim si nata me ditën, pasi sot personat që bëjnë dializë e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit. “Në vijim të investimeve të kryera për pacientët që bëjnë dializë, investimi i fundit në QSUT, në 22 aparatura moderne, bëjnë të mundur kryerjen e procedurave sipas standardeve, duke ulur në maksimum infeksionet dhe duke rritur cilësinë e jetës për këta pacientë”, tha Manastirliu. Duke theksuar mbulimin falas të të gjithë trajtimit për dializantët, Manastirliu deklaroi se sfida e radhës është transplanti i veshkave në spitalet publike. “Sot personat me dializë kanë një paketë të plotë rimbursimi, përveç seancave të dializës. Edhe transplanti financohet 100% nga shteti, por sfida jonë tani është kryerja e transplantit të veshkave në shërbimin publik”, deklaroi Manastirliu. Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit. Janë 1302 pacientë që e përfitojnë falas paketën e dializës në spitalet publike, përkatësisht në QSUT dhe spitalin rajonal Gjirokastër, në spitalet jopublike dhe nëpërmjet partneritetit publikprivat të hemodializës, në spitalet rajonale të Lezhës, Elbasanit, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës.

Investime tek Hemodializa, Manastirliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

PAKETA E DIALIZËS

“Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit. Janë 1302 pacientë që e përfitojnë falas paketën e dializës në spitalet publike, përkatësisht në QSUT dhe spitalin rajonal Gjirokastër, në spitalet jopublike dhe nëpërmjet partneritetit public-privat të hemodializës, në spitalet rajonale të Lezhës, Elbasanit, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës”.

Ndërkohë që e gjithë paketa për dializantët ofrohet falas, përfshirë këtu edhe trajtimin me barna të rimbursueshme. Në vitin 2018 pacientët me dializë përfituan falas nga shtetit trajtimin me 13 barna në vlerën 472 milionë lekë, ndërkohë që pacientët të

cilët kanë kryer transplantin renal përfituan nga Lista e Barnave të Rimbursueshmë trajtimin me 16 barna në vlerën 35 milionë lekë. Shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. Kanë përfituar 80 pacientë që

ISH-MINISTRI

KREU I DEMOKRISTIANËVE

Ndoka: Meta ka më shumë autoritet te socialistët se Rama

Për kryetarin e Partisë DemokristianeNardNdoka, presidenti Ilir Meta i ka të gjitha atributet për të zgjidhur ngërçin politik.I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ndoka tha se Ilir Meta ka më shumë peshë tek socialistët e thjeshtë sesa kryeministri Rama. “Sot zoti Meta i ka të gjitha mundësitë për të qenë një personazh i rëndësishëm, në fund të fundit edhe për zhbllokimin e kësaj situate qoftë me lëvizjet e tij institucionale si President, qoftë si një personazh mbi palët apo qoftë si një personazh i cili ka një peshë tek e majta shqiptare. Për hir të realitetit më tepër peshë ka Meta tek socialistët e thjeshtë sesa ka Rama, si rilindas.Unë besoj se Meta i ka atributet shtetërore, individuale, politike për ti dhënë zgjidhje këtij ngërçi që është krijuar, në raport së pari me PS”,- tha NardNdoka. Ndoka tha se aksioni i opozitës do të vazhdojë me protesta në të gjithë vendin. Ai u shpreh se për opozitën nuk do të ketë pushime këtë vere.

P

artia Socialiste pritet të shkarkojë ish-deputetin e saj, Arben Malaj nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë. Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë. Në kërkesën e PS thuhet se “Malaj ka shkelur etikën”, por cila është e vërteta? Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së ka folur javët e fundit në media për krizën politike. Si politikan më përvojë në Shqipëri dhe në PS, Malaj u ka sugjeruar ish-kolegëve që të reagojnë për krizën në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu, Malaj ka folur dhe për rreziqet që po i kanosen

prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë. Hemodializa është një mënyrë trajtimi për ato pacientë, të cilët kanë humbur funksionin e veshkave për arsye të ndryshme. Veshkat

RAPORTI “Në vitin 2018 pacientët me dializë përfituan falas nga shtetit trajtimin me 13 barna në vlerën 472 milionë lekë, ndërkohë që pacientët të cilët kanë kryer transplantin renal përfituan nga Lista e Barnave të Rimbursueshmë trajtimin me 16 barna në vlerën 35 milionë lekë. Shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. Kanë përfituar 80 pacientë që prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë”. janë organe retroperitoneale që kanë një peshë rreth 125-150 gr dhe kanë pothuajse masën e grushtit. Funksioni kryesor i veshkave është largimi nga trupi i lëndëve toksike me anë të urinës, prodhimi i eritropoetinës, hormon që stimulon serinë e kuqe të rruazave të gjakut, aktivizimin e vitaminës D etj. Hemodializa është një procedurë, ku pacientit pasi i krijohet një akses (rrugë venoze që përballon fluks të lartë, e cila mund të jetë kateter, fistulë arteriovenoze apo graft) me anë të cilit lidhet me aparaturën ku ndodh shkëmbimi i gjakut me dializatin, në të cilën gjaku pastrohet nga lëndët toksike. Rregullohen elektrolitet dhe rregullohet volumi i likideve në trup. Është procedurë e padhimbshme për pacientin, shkëmbimet ndodhin midis gjakut dhe dializatit me anë të një filtri, i cili i përshtatet pacientit në varësi të peshës, tensionit dhe parametrave të tjerë.

PS kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga BSH: Kritikoi Ramën!

ekonomisë së vendit nga ana kriza politike dhe vendimet e qeverisë “Rama”. Të gjitha këto reagime të përgjegjshme nga ana e një eksperti të ekonomisë, si dhe një ish-deputeti të rëndësishëm

të PS, socialistët i kanë cilësuar si thyerje të etikës.Kërkesa e deputetëve socialistë më shumë se shqetësim për etikën është formë e re censure dhe sinjal që u jepet gjithë socialistëve të tjerë nga Edi Rama.


KULTURE

18 E martë, 16 KORRIK 2019

Fshati Fishtë, At Fishta dhe Memoriali që u flet në çdo kohë vizitorëve dhe turistëve të shumtë

F

shati Fishtë, në Zadrimë të rrethit të Lezhës, përveçse pozicionit gjeografik të favorshëm dhe pasurive natyrore, që i ka falë natyra, ka edhe historinë dhe kulturën e tij. Me zakone e tradita të shkëlqyera, me njerëz punëtorë e duarartë, mikpritës dhe atdhetarë, me kontribut në arsim, kulturë, mikpritje, me njerëz të mendjes e të pendës, siç është i madhi At Gjergj Fishta, bir i këtij fshati dhe i kësaj zone punëtore dhe mikpritëse. Fshati Fishtë, në rrethin e Lezhës, falë shtrirjes dhe pasurive natyrore që posedon, mes gjelbërimit, pemëve frutore, bimëve të arave, ullinjve e agrumeve, serave, blegtorisë, artizanatit, qeramikës, etj, shtrihet krenar rrëzë malit përballë, që rri si kurorë në lindje të tij. Vizitorët dhe turistët e shumtë nga vendi, rajoni dhe bota, ndalojnë në hyrje të këtij fshati piktoresk, pjesë e 100 fshatrave të shpallura nga qeveria shqiptare, para Memorialit, kushtuar veprës dhe jetës së ndritur të Homerit shqiptar, gjeniut të letrave shqipe, tek shtëpia e lindjes e të madhit At Gjegj Fishta, Nderi i Kombit. Fotografi, kujtime e biseda

mbresëlënëse mes miqsh, me çdo gjë të bukur që e rrethon këtë Obelisk mes gjelbërimit, lëndinës së bukur me bar gjelbëruar, pusit të moçëm dhe flladit të malit të gjelbëruar, me kishën, Kuvendin dhe Kolegjin ku fusha e Zadrimës prej aty duket si në pëllëmbë të dorës, poshtë rrugës automobilistike, që lidh Lezhën me Shkodrën, Pukën etj. Një bukuri e rrallë e mbresëlënëse, e fokusuar në blicin e çdo vizitori e turisti vendas e të huaj , si kujtim i bukur dhe

nostalgjik. Tek ky Memorial, kushtuar jetës dhe veprës së madhe të At Gjergj Fishtës, ata lexojnë: “ Këtu u lind kleriku i devotshëm dhe poeti i madh, At Gjergj Fishta”, që simbolizon kryqin, librin, me Obeliskun e gurtë, të rrumbullakët e të lartë. Për të vijuar vizitën tek shtëpia, ku banoi dhe u frymëzua për veprën e tij “Lahuta e Malëcisë”, poeti i madh At Fishta dhe vepra të tjera të mrekullueshme nga mendja dhe penda e tij, me bustin e tij para saj. Një trinom i

bukur dhe domethënës: fshati Fishtë, At Gjergj Fishta dhe Memoriali, kushtuar kësaj figure të ndritur dhe poliadrike në vendin e tij të lindjes, Fishtë, Zadrimë. Si një kujtesë dhe memorie e kohëve, që flet në çdo kohë, jo vetëm për vendasit dhe zadrimorët, por edhe për turistët e vizitorët e shumtë nga vendi, trojet shqiptare dhe bota, që preferojnë të vizitojnë këtë fshat piktoresk, por edhe për t`u njohur nga afër me jetën dhe veprën e lavdishme të At Gjergj Fishtës. Por edhe për të shijuar bukuritë natyrore të kësaj zone dhe produktet tradicionale të këtij fshati e të kësaj zone në lokale të mrekullueshme, me shërbim cilësor. Një ftesë, një destinacion kulturor dhe turistik, një atraksion i përhershëm për çdo vizitor e turist vendas dhe të huaj në çdo kohë. Duke përjetuar magjinë e natyrës, mikpritjes zadrimore, si traditë e këtij fshati me emër, por edhe të njohjes me figura të historisë dhe kulturës kombëtare të kësaj zone me emër si Zadrima, si kleriku i devotshëm, poeti i madh e diplomati i shquar, At Gjergj Fishta, Nderi i Kombit. Jak Rrozhani

Artistëtspanjollë,koncertnëDurrësdheVlorë V

iolonçelisti i ri David Martin Gutierrez, shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega performoi në dy koncerte në Durrës dhe Vlorë. Së bashku, të dy muzikantët shpalosën veprat e kompozitorëve si Bach dhe Prokofiev, si dhe veprat e dy prej kompozitorëve spanjollë më të rëndësishëm të shekullit të XX, Granados dhe Falla. Koncerti i datës 12 korrik në Durrës u zhvillua në Muzeun Arkeologjik dhe u organizua në kuadër të Festivalit të XIV Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, ndërsa koncerti në Vlorë u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, në kuadër të festivalit “Fabrika e peizazheve muzikore”. Dy artistët që këtë herë në vijim të aktivitetit të tyre muzikor ishin para publikut shqiptar janë të

njohur me veprimtarinë e tyre. David Martin Gutierrez nisi studimet muzikore në vitin 2003 dhe që atëherë nisi njëkohësisht edhe karriera e tij profesionale. Violonçelisti Gutierrez ka fituar shumë çmime, mes të tjerash, në vitin 2016, i është dorëzuar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Sofia, çmimi i nxënësit më të mirë të violonçelit i katedrës së Jens Peter Maintz, si dhe ka fituar çmimin e parë të konkursit të 89 të përhershëm të të Rinjve Muzikorë të Spanjës, dhe çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Pedro Bote”. Nga ana tjetër Miguel Angel Ortega, i cili ka bashkëpunuar me ambasadat spanjolle në Vietnam dhe Tanzani, është gjithashtu fitues i një sërë çmimesh. Ka qenë pianist sho-

qëruesi mjeshtrave të mëdhenj, dhe aktualisht është profesor i pianos në Konservatorin Superior të Zaragozëssi dhe profesor pianist shoqërues në katedrën e violonçelit të Shkollës Superiore të Muzikës Reina Sofía, me profesor titullar Jens Peter Maintz. Dy festivalet “Fabrika e peizazheve muzikore” dhe ai Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës vazhdojnë me veprimtarinë e tyre

në jetën artistike në vend. Në skenat e tyre janë ngjitur artistë shqiptarë dhe të huaj, ku këtë herë ishin dy artistët nga Spanja. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” këtë vit po zhvillon edicionin e 14, me ansamble të ndryshme muzikore. Në kuadër të këtij aktiviteti koncertet po vazhdojnë për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik.

“Ekspozita e unit” me 220 vepra të krijimtarisë së Nelo Lukaçi

A

rtdashësit durrsakë dhe pushuesit që kanë zgjedhur Durrësin kanë vlerësuar këto ditë ekspozitën e skulptorit dhe piktorit Nelo Lukaçi, që u hap në galerinë e arteve pamore të qytetit bregdetar. Artisti 79-vjeçar nga Durrësi e ka titulluar “Ekspozita e unit” prezantimin e mbi 220 punimeve në skulpturë dhe pikturë, që nga fillimet e veprimtarisë në vitet 1960. I njohur si skulptor i punimeve të rëndësishme së bashku me kolegë të tjerë durrsakë, Lukaçi paraqitet me një ekspozitë personale pas pothuajse 40 vitesh, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve vendas dhe të huaj që vizitojnë Durrësin. Në tablotë e ekspozitës bashkë me Durrësin antik, zënë vend portretet e mësuesve të tij të parë të artit, kolegët artistë, familjarët si dhe peizazhet dhe kompozimet mjaft interesante. Mbi 15 autoportrete të punuara në kohë të ndryshme, bashkë me moshën dëshmojnë edhe rrugën artistike të skulptorit. Nelo Lukaçi ka punuar më shumë se 30 vjet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, duke i shtuar veprimtarisë së tij me qindra skica dhe restaurime objektesh arkeologjike. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit korrik.

Hapet mozaiku i Bazilikës së Linit për turistët vendas dhe të huaj

K

ëtë vit turizmi kulturor ka marrë më shumë përparësi pasi turistët e huaj nuk po vizitojnë më vetëm bregdetin por dhe sitet arkeologjike si një atraksion historik dhe kulturor. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e mozaikut që ndodhet në bazilikën e Linit. Pasi u larguan shtresat e rërës, u realizua pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike. Mozaiku shumëngjyrësh ka zbukurime kafshësh, bimore e gjeometrike, ku mbizotërojnë simbolet e kultit.


SHOWBIZ

19 E martë, 16 KORRIK 2019

Tiziano Ferro martohet me Victor Allen, dasmë e blinduar në Sabaudia Tiziano Ferro është martuar. Këngëtari dhe artisti italian, 39 vjeç dhe Victor Allen, 54 vjeç nga Los Angeles, kanë thënë “Po” të shtunën në 13 korrik, në një vilë në Sabaudia, në prezencë të miqve të tyre më të ngushtë, në një ceremoni super të blinduar. “Jeta dhe kthesat e saj të paparashikueshme dhe të mrekullueshme. Mezi pres t’ju tregoj këtë histori gëzimi dhe kremtimi të dashurisë’, shkroi ai në rrjetet sociale. Lajmi që raportohet nga Vanity Fair dhe Dagospia nuk është i papritur. Prej ditësh Tiziano Ferro kishte dhënë indicie në rrjetet sociale me mesazhe misterioze të tipit: “Cila është gjëja që mezi pres të bëj këtë jave? Unë kam dy sekrete”. Njëra prej tyre padyshim që ishte martesa e tij. Artisti dhe Victor janë bashkë prej tre vjetësh, sipas asaj që raporton Vanity Fair dhe ishin martuar në Los Angeles në 25 qershor. Të shtunën e 13 korrikut ceremonia civile në Sabaudia, Itali. Gjithmonë shumë xheloz për jetën e tij

Irina Shayk: Nuk dua të dukem perfekte Irina Shayk nuk dëshiron të duket “e përsosur” gjatë gjithë kohës. Modelja 33-vjeçare njihet për bukurinë e saj të jashtëzakonshme dhe ka një trup për tu pasur zili. Por ylli rus zbuloi se ka edhe ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të saj si gjithë të tjerët. Ndërsa u shpreh se nuk ka nevojë të duket gjithmonë në formë të mirë. “Nuk jam nga ato lloj modelesh që ulet aty dhe dëshiron të jetë perfekte. Nuk jam perfekte. Kam ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të mi. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam një qenie e vërtetë njerëzore,”tha Irina. “Nuk jam ai lloj personi që dëshiron të duket bukur. Mendova se do bëhesha mësuese, ose diçka e lidhur me pianon sepse shkova në shkollë muzike për 7 vite. Me të vërtetë nuk e kisha në plan.” Supermodelja është nënë e një vajze 2-vjeçare Lea De Seine me ish partnerin Bradley Cooper. Asaj i pëlqen që të ketë nën kontroll jetën e saj dhe nuk ka asistente që planifikon çdo gjë për të. “Njerëzit mendojnë se kam një ekip prej 20 personash. Por do më bënte nervoze nëse dikush do më ndihmonte. Nuk më pëlqen të më ndihmojnë. Më pëlqen që gjithçka të jetë në vendin e vet. Në shtëpinë time gjithçka është e përsosur. Nëse kam nevojë për të vënë një gozhdë në mur ose për të lëvizur një divan, mund ta bëj vetë,”-shtoi ajo. Zeshkanja tha se ndihet mirë me trupin e saj dhe se nuk ka lejuar kurrë dikë ti tregojë sesi duhet ta jetonte jetën e saj gjatë ngritjes në karrierën e modelimit.

private Ferro ka thënë për Vanity Fair: ‘Për Victor bëj një përjashtim. Sepse me martesën ai bëhet pjesë e familjes time dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të mbahet e fshehtë’. Në dasmën e tyre ishin prezent edhe prindërit e këngë-

tarit. Nuk ka pasur dhurata, por vetëm donacione për një qendër për qen të braktisur dhe për repartin onkologjik të spitalit të Latinas. Në unazat e tyre dy data të ndryshme, ajo e dasmës në Los Angeles dhe ajo e ceremonisë në Itali.

Princi Harry dhe Meghan, super yjet e natës hollywoodiane Meghan Markle dhe Princi Harry janë shfaqur të lumtur krah njëri-tjetrin në daljen e parë mondane pas lindjes së Archie. Ajo ndjehet komode teksa përqafon Beyonce dhe bashkëbisedon me bashkëshortin e saj Jay-Z. Meghan duket shumë e lumtur dhe në superformë. Me një fustan të zi, që i nxjerr në pah dekoltenë prej një nëne të re dhe taka shumë ta larta dukesha e Sussex duket gjithë shkëlqim dhe e lumtur teksa shkëmben shikime dashurore me bashkëshortin. Në krah të Harryt Meghan shijon një mbrëmje me shije hollywoodiane në premierën e “The Lion King” dhe gjithçka duket perfekte. Në profilin e dukëve të Sussex është specifikuar që mbrëmja ishte për bamirësi. Fondet e mbledhura do t’i bashkohen fondit për një fushatë në mbrojtje të luanëve afrikane. Në vjeshtë Meghan dhe Harry do të nisen për një turne në Afrikë, së bashku me djalin e tyre Archie.

Ulen tensionet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, marrin vendimin e madh Duket sikur tensionet në marrëdhënien e Brad Pitt me Angelina Jolie, mund të jenë ulur disi. Sipas “People” aktori 55-vjeçar do të kalojë verën me gjashtë fëmijët e tij ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico. Sipas burimeve pranë tyre, Jolie ka kontaktuar me Pitt dhe i ka ofruar atij mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, duke bërë kështu një hap të madh e pozitiv për fëmijët e tyre, si dhe duke shënuar një pikë kthese për marrëdhënien mes ish-çiftit. “Angelina do të kalojë shumë kohë duke xhiruar ‘Those Who Wish Me Dead’, kështu që ajo kontaktoi me Brad dhe i ofroi atij shansin për t’u kujdesur për fëmijët”, thotë burimi.

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shator të vitit 2017-të është padyshim ndër më të bujshmet e viteve të fundit, pasi ata thyen imazhin e çiftit perfekt duke nisur një betejë ligjore tepër të ashpër për divorcin dhe kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox.

Siç nuk e keni parë! Jonida Shehu pozon me bikini

Jonida Shehu është një prej moderatoreve më korrekte sa i takon pamjes dhe veshjeve të saj në ekran. Asnjëherë e tepruar, gjithmonë elegante dhe me stilin e saj, Jonida nuk zhgënjen. Por ajo ka publikuar një fotografi me bikini, duke lajmëruar kështu nisjen e pushimeve. Jonida ka pozuar me bikini të kuqe dhe kapele në kokë, ku duhet thënë se duket mjaft këndshëm. Edhe në këtë rast Jonida vjen me një pamje të këndshme nga deti, por pa ekspozuar hiret trupore.


SPORT

20

E martë, 16 KORRIK 2019

Sulmuesi i talentuar i Partizanit zbulon planin se si të kuqtë mund të befasojnë në Azerbajxhan

Asani: Shanse 50 me 50, Qarabag-un e befasojmë me kundërsulme

RANGERS

Gerrard del hapur: Grezda të gjejë skuadër të re

Rozalb Lika

P

artizani do të udhëtojë për në Baku me synimin për të marrë një kualifikim shumë të rëndësishëm, ndaj një ekipi, i cili në vitet e fundit ka pasur shumë eksperiencë në Champions League. Shpresa për një kualifikim të mundshëm është e pranishme te “demat” pas barazimit pa gola në “Selman Stermasi” në ndeshjen e parë. Jasir Asani është plotësisht gati për këtë sfidë, edhe pse e ka të qartë se do të jetë një mision shumë i vështirë. “Po përgatitemi çdo ditë për ndeshjen e kthimit, sepse na pret një përballje shumë e vështirë atje, por besoj se me ndihmën e stafit do të japim maksimumin që t’ia dalim”, deklaroi sulmuesi i talentuar për Supersport. Çdo skuadër ka një strategji për të shkuar te suksesi, trajneri Lerda nuk e zbuloi “formulën” e Partizanit ndaj Qarabagut, por një ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre nuk e ka problem të heqë “vellon” e taktikës që do të përdoret në “Dalga Arena”. “Ata kanë një

Eros Grezda nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Rangers-it për sezonin e ri. Trajneri Steven Gerrard i ka kërkuar që të gjejë ekip të ri duke ja bërë të qartë që nuk do të ketë hapësira për të. Legjenda angleze e ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare, pasi disa nga futbollistët do të largohen nga ekipi. “Në javët e ardhshme, shpresojmë të largojmë disa futbollistë. Është shumë e vështirë të plotësojmë ambicien e secilit për minutat e lojës, pasi të gjithë duan të luajnë si titullarë dhe është e vështirë. Nëse ka një interesim konkret që i përshtatet lojtarëve dhe klubit atëherë unë do të respektoj”, deklaroi Gerrard.

ekip super, ndaj në minutat e para duhet t’i presim, për t’i sulmuar me kundërsulme”, shtoi një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të kaluar. Jasir Asani shfaqet optimist edhe sa i përket shanseve që kampionët e Shqipërisë kanë në këtë transfertë. Sipas

MESFUSHORI

tij, Karabaku nuk është i favorizuar. “Unë mendoj se shanset e kualifikimit janë 50 me 50. Edhe ne kemi skuadër shumë të mirë dhe po dhanë të gjithë lojtarët maksimumin besoj se do t’ia dalim”. Gol dhe kualifikim, kjo nuk ka rëndësi për 22-vjeçarin, e vetmja

gjë që ka vlerë është kalimi i raundit, ndërsa e ardhmja nuk është një diskutim që i përket aktualitetit.”Duam fitore, nuk ka shumë rëndësi se kush do ta shënojë golin. A ardhmja? Tani për tani mendoj vetëm për këtë ndeshje”, mbylli deklaratën Jasir Asani.

Ramsey: Juve një ëndërr, nuk e mendova dy herë ofertën

ZIKALTRIT

Zaniolo “zhbllokon” kalimin e Telushi tregon “recetën” se si mund të kualifikohen në Champions Dzekos tek Interi, Lukaku ende larg

Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Qarabag-ut në Baku, pas ndeshjes së parë të mbyllur 0-0 në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Franco Lerdës bënë një ndeshje të mirë në Tiranë, por në një fushë si ajo e Karabakut, parashikohet një sfidë shumë e vështirë. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Demave”, Bruno Telushi, ka folur para kësaj sfide për RTSH Sport, ku u shpreh: “Duhet të korrigjojmë daljet në sulm në ndeshjen e kthimit. Nëse do kundërsulmojmë si në ndeshjen e parë dhe të dalim më mirë në sulm, besoj se do ia dalim të kualifikohemi. Duhet rregulluar edhe mbajtja e topit. Në Azerbajxhan, Partizani shkon si një ekip i fortë, se bëri një ndeshje të parë të mirë. Sa për pjesën e besimit, kemi shumë besim te kualifikimi se të gjithë e panë në Tiranë që jemi ekip i fortë dhe i vështirë. Penallti? Kemi punuar edhe për to, por më mirë do ishte të zgjidhej gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Telushi.

UELLSIANI

Inter dhe Roma janë në negociata për Edin Dzekon, i cili duket se nuk është më i lumtur në ekipin kryeqytetas. Zikaltrit, të cilët e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët me sulmuesin, kanë ofruar 12 milionë euro, 2 më shumë se oferta fillestare. Por kjo shifër është e pamjaftueshme, ndonëse klubi kryeqytetas duket se do t’i ulë ndjeshëm pretendimet krahasuar me 20 milionë euro të kërkuara fillimisht për sulmuesin boshnjak. Ideja e fundit është që Interi të heqë dorë nga përqindja që zotëron te kartoni i Zaniolos (15%) në rast të rishitjes së sulmuesit të ri italian. 20-vjeçari kaloi të Roma në kuadër të marrëveshjes që çoi Nainggolanin në Milano. Drejtuesit zikaltër po lëvizin për t’i dhuruar Contes dy sulmues, pasi janë në negociata edhe me Manchester United për Romelu Lukakun, por kërkesa e Djajve të Kuq është 80 milionë euro, ndërkohë që Interi ofron vetëm 60 deri më tani.

Aaron Ramsey ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e Juventusit, por mesfushori uellsian vetëm ditën e djeshme ka bërë prezantimin zyrtar. Ishylli i Arsenalit është shprehur se nuk kishte aspak dyshime për të ardhmen e tij kur mori ftesën nga ekipi torinez. “Kur kuptova që Juventusi ishte e interesuar për mua, nuk e mendova dy herë, është një nga klubet më të mëdha në botë. Është bukur të luash në nivele të tilla të larta. Gjithashtu është edhe një sfidë për mua, një eksperiencë e re, një tjetër stil jetë, jam i përgatitur dhe e di se do të jetë e vështirë. Ekipi më ka pritur shumë mirë, ashtu si edhe drejtuesit. Kam folur disa herë me trajnerin, është njeri i thjeshtë për të folur, gjë që më pëlqen shumë. Mezi po pres për të nisur punën me pjesën tjetër të ekipit. Te Juventusi duam të arrijmë disa objektiva de unë do mundohem që të jap kontributin tim. Po kaloj një dëmtim, por po bëj progres. Po punoj ditë pas dite për të rikuperuar formën fizike, por do të marrim një vendim në ditët në vijim. Nuk është vendosur ende, por kam besim se do të rikuperohem shpejt”, deklaroi Ramsey. Uellsiani do të mbajë të veshur mbi shpinë fanellën me numrin 8, me të cilin pozoi në fund të konferencës me drejtorin, Fabio Paratici.


SPORT

21

E martë, 16 KORRIK 2019

Barcelona, Reali dhe Atletico Madrid nuk ndalen në transferimet e yjeve të futbollit

La Liga “mbretëron” në merkato, mbi 1 miliard euro shpenzime M

erkato e transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La Ligas. Klubet spanjolle kurrë më parë nuk kishin shpenzuar kaq shumë para vetëm në dy javët e para nga momenti që merkatoja u hap zyrtarisht. Deri në mbylljen e merkatos, më 2 shtator, duhet të kalojnë 50 ditë, ndaj dhe shifrat e shpenzuara deri tani do të rriten edhe më shumë (Neymar, Pogba, Mané pritet të transferohen në Spanjë me çmime stratosferike). Deri më 15 korrik klubet e La Ligas kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro. Madje La Liga mund të mburret se ka kryer deri tani 6 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato vere: Joao Felix (126 milionë), Griezmann (120), Hazard (100), De Jong (75), Jovic (60) dhe Militao (50). Siç pritej, tre klubet e mëdha, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico, kryesojnë sa u përket investimeve në merkato. Real Madrid, pas sezonin të fundit katastrofik, ka shpenzuar deri tani 303 milionë euro për Hazard, Militão, Mendy, Joviç dhe Rodrygo. E të mendosh që

“Los Blancos” po ngulojmë edhe për blerjen e Pogbasë. Barcelona nuk mbetet shumë prapa me 221 milionë të shpenzuara. Blerja e mundshme e Neymar do ta rriste ndjeshëm këtë shifër, ashtu si Atlético (206.5), nëse arrin të

firmosë me James Rodriguez (mban rekordin me Joao Felix, që është deri tani blerja më e shtrenjtë e verës). Në total, Real Madridi, Barça dhe Atlético kanë shpenzuar 730 milionë, pra 70% të totalit. Sevilla, përsëri

BRAZILIANI

MBROJTËSI

Zhduket në mënyrë misterioze intervista e Neymar-it

PSG pranë transferimit të Abdou Diallo për 23 milionë euro

me Monchin në komandë, ka shpenzuar pothuajse 100 milionë, ndërsa Valencia 63 milionë euro. Deri në fundin e merkato mund të kemi edhe lëvizje të mëdha, duke bërë që shifra të shkojë thuajse në 1.5 miliard euro.

KOLUMBIANI

Atletico ofertë zyrtare për James Rodriguez, Napoli ende larg

James Rodriguez duket se do ta vijojë karrierën në Madrid, por këtë herë të skuadra fqinje e Realit të Madridit. Sipas së përditshmes “Marca”, fantazisti kolumbian dëshiron të jetojë në kryeqytetin spanjoll, por Bayern nuk e pagoi klauzolën prej 42 milionë eurosh (propozimi përmbante 3 këste nga 14 milionë) dhe tashmë as Napoli nuk pranon të shkojë aq lart. Këtu përfiton Atletico e Madridit, që sapo ka arkëtuar 120 milionë euro nga shitja e Griezmann te Barcelona dhe a gati një ofertë gjigante për James. Atletico ka gati 50 milionë euro për Realin, plus 10 milionë euro në bonuse, me kusht që shifra të paguhet në 5 vite, raportojnë në Spanjë. Një shifër shumë e rëndësishme, që natyrisht tundon Realin, sepse arka është bosh pas shpenzimeve kolosale të kësaj vere, por problemi i vetëm është që Florentino Perez kërkon para tani dhe jo me këste. Nëse është e vërtetë oferta, mbetet për t’u parë, sepse nuk përjashtohet që të jetë një tymnajë për të trembur Napolin.

PORTIERI

Casillas tërhiqet përfundimisht nga futbolli, merr rol drejtuesi te Porto I

Një histori spiunazhi qarkullon së fundmi në lidhje me brazilianin Neymar. Ylli i PSG dha një intervistë së fundmi për “Uol Esporte”, e cila duhet të trametohej sot, por ajo është vjedhur. Pasi u njoftua se do të pritej në pjesë të shkurtra, duke ngjallur shpresë dhe kureshtje të madhe, pasi mund të zbulonte detaje të rëndësishme për të ardhmen e tij. Sipas televizionit amerikano-jugor, kaseta që ndodhej në makinën e gazetarit Paulo Vergueiro është vjedhur nga pjesa e bagazhit. Kjo histori shton edhe më shumë dyshimet se Neymar dëshiron me çdo kusht që të largohet, por nuk po gjen gjuhë e përbashkët me PSG, që nuk e lejon. Thashethemet janë nga më të ndryshmet, madje thuhet se PSG mund ta ketë përvetësuar videon pasi aty Neymar i turpëron duke thënë se momenti më i bukur i karrierës së tij është fitorja 6-1 e Barcelonës ndaj klubit të tij aktual.

Paris Saint-Germain është pranë transferimit të mbrojtësi Abdou Diallo nga Borussia Dortmund. Sipas asaj që shkruan gazeta gjemane “Kicker”, klubi francez duket se e ka gjetur alternativën për mbrojtësin e ri pasi dështuan për të siguruar shërbimet e De Ligt. Francezi do të vijë për shifrën e 32 milionë eurove. 23-vjeçari nuk është nisur me skuadrën në turneun që do të zhvillohet në Amerikë për të mbyllur marrëveshjen me PSG. Abdou Diallo u transferua te Dortmundi vjet, për 28 milionë euro, nga Mainzi, që e kishte blerë në 2017 për 5 milionë euro nga Zulte në Belgjikë. Edhe pse mund të jetë një alternativë e Marquinhos dhe Thiago Silvës, ai shihet si një mbrojtës me shumë prespektivë.

ker Casillas tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur, por jo nga ai i zyrave. Ish-portieri i Realit të Madridit dhe i Spanjës, aktualisht pjesë e Portos, do të jetë pjesë e stafit të klubit portugez, ose më saktë do të operojë si lidhje mes lojtarëve, trajnerit dhe bordit drejtues. Porto gjithashtu ia ka lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt, pasi të kalojë me sukses të gjithë fazën e shërimit pas sulmit në zemër që pësoi në fillim të majit, të marrë detyra të tjera drejtuese. 38-vjeçari, deri ka luajtur në 156 ndeshje me Porton, që kur u shkëput nga Reali i Madridit në vitin 2015. Në 74 ndeshje portieri spanjoll e ka mbajtur portën të paprekur. Ai dha ndihmesën e tij që Porto të fitonte kampionatin portugez në sezonin 2017-

18 dhe Superkupën e Portugalisë në 2018-ën. Sezoni i ri nis me shumë ndryshime në radhët e “dragonjve”. Janë larguar Militao, Felipe, Héctor Herrera, Maxi Pereira dhe Adrián, por kanë mbërritur Nakajima, Zé Luis, Luis Díaz, Sarabia, Loum dhe Marcano. “Do të bëj diçka ndryshe nga ajo

që kam bërë në fushë. Do të përpiqem të jem lidhja mes ekipit dhe klubit. Misteri më tha se dëshironte që të qëndroja me ekipin, pranë lojtarëve, pranë futbollistëve më të rinj, sepse do të ketë shumë ndryshime. Do të përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e mi”, deklaroi Casillas.


SHENDETESI

22 E martë, 16 KORRIK 2019

Udhëzim si mund të kursesh dhe të jetosh më mirë dhe të mos u drejtohesh spitaleve

Dietë vegjetariane, pesë mënyra si të jeni më të shëndetshëm

M

endoni se një mënyrë jete se vegjetariane do të jetë e vështirë, sepse rëndon portofolin tuaj. Gaboheni! Duke e mbajtur jetesën tuaj të thjeshtë dhe duke qenë pak krijues, mund të jeni në gjendje për t'u shpëtuar sëmundjeve dhe kostos së lartë të jetesës, në këtë kohë krize. Nga shqetësimet morale, fetare apo shëndetësore, këtu janë pesë arsye të jetesës vegjetariane, që mund të jetën financiarisht zgjedhje e zgjuar për jetën tuaj. 1. Shmangi rritjen e çmimeve të mishit Çmimet e mishit janë të larta, dhe mund të rriten edhe më shumë. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, çmimet e mishit, pulave dhe peshkut, priten të rritet me 2.5 për qind në 3.5 për qind në vitin 2014, mishi i lopës dhe i viçit rritet me 3 për qind në 4 për qind. Pra, kjo është një periudhë e mirë për të mos konsumuar mish si dhe për të shmangur faturën e madhe që vjen prej tij. 2. Mund të parandaloni faturat shtesë mjekësore Mish i kuq është një burim i mirë i proteinave, hekurit, ka vitamina B dhe zink. Megjithatë, një studim i fundit sugjeron se po të hahet shumë mund të çojë në

trashjen e mureve të arterieve me pllakë, e cila më pas mund të çojë në atak zemre ose goditje në tru. Sëmundjet kardiovaskulare, të cila përfshijnë si sëmundjet e zemrës dhe goditje në tru, janë shkaku kryesor i vdekjeve në perëndim. Nëse ju hani mish, duhet të konsideroni si të mbroheni më pas për kolesterolin dhe presionin e gjakut, dy veti nga të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës tuaj . Përveç barrës për mirëqenien e fizikut tuaj, këto sëmundje mund

të çojnë në shpenzime të larta për medikamente dhe fatura të tjera mjekësore. Pagat ikin më shpejt dhe konsumi i tyre shihet si standard më i vogël i jetesës. Disa zëvendësues të mishit ofrojnë pak e shumë vlera të njëjta ushqyese, që përfshijnë kikirikët, apo fasulet. 3. Mund të keni një kopsht Duke menduar të keni kopshtin tuaj mund të duket si një investim i madh, por nuk duhet të jetë kështu. Përdorimi i një kopshti do t'ju ndihmojë jo vetëm që

ju të keni investim me afat të gjatë, por mund edhe të jetë një hobi i bukur si dhe një eksperiencë e dobishme. Me pak planifikim dhe mjete, rreth çdokujt mund të ketë një kopsht. 4. Drejtohuni dyqaneve strategjike Kur është fjala për sende të tilla si drithërat, fasulet dhe sende të tjera të konservuara, ose në shishe, mund të kurseni shumë, në qoftë se i blini në masë. Krahasoni çmimet për njësi të masës dhe mos harroni të kontrolloni

datat e skadimit. Blini vetëm atë që ju do të jeni në gjendje për të ngrënë para se të skadojnë. Edhe pse frutat e freskëta dhe perimet mund të prishen shpejt, ka disa mënyra të tjera për të kursyer. Kështu, për të kursyer, lini disi pas dyqanet dhe drejtojuni tregut tuaj fermer. Do të kurseni duke blerë direkt nga burimi, por edhe do të mbështesni fermerët lokalë. Nëse ju duhet të blini në dyqan ushqimor, mbani në vëmendje produktet që janë të sezonit. Frutat dhe perimet që janë të sezonit, janë zakonisht më të lira për shkak se ka shumë prej tyre që shesin përreth dyqaneve, kosto e lirë, dhe nuk duan t'i kthejnë pas. 5. Ruani frutat dhe perimet Bëjeni zakon që frutat dhe perimet të rrinë të ngrira, që t'i hani ato para se të prishen. Mund të ngrini më shumë fruta dhe perime në kulmin e pjekurisë, deri sa të jeni gati për t'i përdorur ato. Ju gjithashtu mund të konsideroni konservimin dhe mbushjen apo mundësitë për krijimin e salcave, si një zgjidhje tjetër të mirë.

KËSHILLA PËR USHQIMET QË KONSUMOJMË PËRDITË

Konsumimi i tepërt i mishit shkakton pasoja Të shëndoshesh nuk është gjë e mirë. Yndyra ndikon në shëndoshje, prandaj ajo duhet shmangur. Por si mund të kontrollohet yndyra e tepërt? Yndyra e tepërt, që vjen nga mishi i kuq, pulat, djathë i shijshëm dhe produkte të tjera të qumështit mendohet se rrit kolesterolin, bllokon arteriet, rrit rrezikun e diabetit tip 2 dhe madje mund të sjellë edhe atak në zemër. Ky përfundim ka dalë nga një studim i ri që është bërë nga ekspertët e mjekësisë dhe përfundimi është se yndyra e tepërt duket e mirë gjatë

konsumit, por sjell pasoja ndonjë herë të pariparueshëm. "Studiuesit kanë zbuluar se konsumi i yndyrës së tepërt tek njerëzit, me kalimin e kohës, rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru, por megjithatë ata nuk e kanë gjetur një lidhje të qartë, të qëndrueshme." Në fakt, studimi i ri tregon lidhjen që ekziston mes konsumit të yndyrës së tepërt dhe rrezikut që kanoset më pas. Dhe pas analizave që përfshinë më shumë se 300.000 pjesëmarrës doli një përfundim i ngjashëm. Nuk është se kolesteroli LDL, i njohur si "kolesteroli i

keq" dhe që gjendet tek yndyrna të tepërta, është papritmas i mirë për ju. Vetëm se lidhja mes yndyrës së ngopur dhe kolesterolit është më e komplikuar. Për shembull, mishi dhe djathërat mund të rrisin kolesterolin HDL, i njohur si lloji i "mirë". Pra, yndyrat e tepërta nuk mund të konsiderohen me plot gojën të këqija, por nuk mund të jenë të përshtatshme. Simitet, soda, ushqimet e skuqurat, të gjitha mund të jenë edhe më të dëmshme për shkak të sheqerit dhe karbohidrateve. Gjithashtu, studimet

e tjera kanë gjetur se konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, mund të shkaktojë një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Së fundi, nuk rekomandohet

ushqimi i tepërt - kështu që nuk duhet t’i drejtoheni zgarës, për të ngrënë një pulë të pjekur. Ushqimi që përmban yndyrë nuk është justifikim për të qenë më i shëndetshëm.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 6. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 7. Qyp i madh që përdorej kryesisht për të mbajtur vaj 10. Tërësia e krijimeve artistike (gojore, muzikore, vallet etj.) të një populli 12. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 15. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 16. "Viktimat e ..." është filmi shqiptar i vitit 1996, me regji dhe skenar të Ekrem Kryeziu 17. Masë drithi prej gjashtë okësh, dume misri, term i vjetër 19. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar, me qëllime të caktuara, ashtu është 20. Pjesë e armatimit në kohën e lashtë e në mesjetë si pllakë e rrumbullakët a katërkëndëshe prej metali 23. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 24. Pjesë e sipërme e një vendi është 25. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 26. Urren çdo gjë të huaj, s'pranon asgjë të huaj, grekët për shqiptarët ishin të tillë 28. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 30. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 31. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 32. Quhet ai që është shumë i zoti në një punë. 33. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës 35. Tirana, e kishte targën e makinave ... 37. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 40. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 41. Masë e vlerësimit të cilësisë së floririt 43. Që nuk kapet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor 46. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 47. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 49. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 50. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 52. Letër, karton, pëlhurë, arkë etj, shërben për të veshur mallrat 56. Balta, zalli, rëra etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre 57. Ashtu emërtohet gostia që secili paguan vetë pjesën e vet 58. Ka edhe nga ata që i vihet në fudn një libri 60. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 64. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër

E martë, 16 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

67. Veprim i keq, punë e mbrapshtë, ose ... 68. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 70. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 71. Njeri i vetmuar, që rron larg njerëzve, duke hequr dorë nga qejfet e kënaqësitë e tjera 75. Ura e vetme e komunikimit me prindërit... përftimi i mësimeve dhe përvojave 81. Agrume me gjethe gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur 82. Zhvillim shkallë-shkallë dhe i ngadaltë i botës bimore dha asaj shtazore 83. Partia Socialiste e Moderuar 85. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 88. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 89. Ajo ka hubur virgjërinë... pra është... 90. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 91. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 92. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 93. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori 95. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 97. I krijoi dikujt kushte të mira

për ta banuar e për të jetuar 99. Shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht 103. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes 105. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 106. Formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës 107. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 108. Të tillë janë ata që nuk duan të nënshtrohen, të binden VERTIKALISHT 1. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 2. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 3. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 4. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 5. Shteti i Bullgarisë e ka atë kryeqytet 6. Liza ... gjatë karrierës së sajë ka mbi 60 role. Më të njohurat: Elmira te "Tartufi", Dezdemona te "Otello", Dorina tek "Borgjezi fisnik", Beatriçja "Shërbëtori i dy zotnive", Dona Luçia "Karnavalet e Korçës", Marta "Cuca e maleve", Mara "Përmbytja e madhe" etj 7. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë

8. Po Gjirokastra si e kishte targën 9. Frikë në italisht 11. Madeleine Korbel Albright, shqiptim i emrit. Femra e parë në postin e sekretarit të SHBA 13. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 14. Nigeria e ka atë monedhën e saj 15. Masë nxënësie e barabartë me një mijë litra (shkurtima e saj, kl) 18. Prishen, shkatërrohen indet që e përbëjnë. Bëhet ashtu një i vdekur, ngordhur 19. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 21. Mustafaj i politikës, diplomacisë dhe letrave shqipe 22. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 23. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 27. Ashtu quhet monedha e Kenias 29. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 34. Përdor atë monedh Bullgaria 36. Bimë barishtore, përdoren si erëza në gatime të ndryshme 38. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 39. Jon me ngarkesë pozitive; kund. anion. 42. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 44. Rrethi i Skraparit, ... ashtu

66. Krahinore, ashtu quhet një dhurata a ushqime që i çohej dikujt me rastin e martesës 69. Partia Komuniste e Shqipërisë 72. Më 3 mars 1923 erdhi në jetë një nga revistat amerikane më prestigjoze, e cila jeton ende, dhe quhet ... Koha, anglisht duhet 73. Shtet, kufizohet në perendim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve. 74. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 76. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 77. Ishte edhe ashtu sistemi diktatorial, sepse udhëheqësi ishte ... pjellë e asaj ideologjie 78. Studim i shkurtër për një çështje të caktuar, që lexohet në një sesion shkencor a që botohet në një revistë shkencore 79. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e pipër 80. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 84. Rruga që bën plumbi ose predha që kur del nga tyta 86. Ara e mbjellë me oriz quhet ... 87. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 89. 9 shkurt 474 - Z... ai u zgjodh bashkëperandorë i Perandorinë Bizantine 93. Fondi Monetar Ndërkombëtar 94. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 96. Luigj ... (1872-1945) ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës 98. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 99. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 100. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 101. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 102. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 104. Partia Bashkimi Liberal Demokrat

e kishte targën e mjeteve 45. Lloj i veçantë gjipsi shumë i bardhë ose shkëmb gëlqeror i verdhemë e me pak shkëlqim 48. Si kishtin makinat e Durrësit targën 51. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 53. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 54. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët 55. Monedhë e vjetër turke prej metali, e barabartë me dhjetë pare 59. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 61. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 62. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 63. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 65. Ndërtimi i brendshëm i një makine, i një aparati etj 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

P

3

4

A T

O S

T

K

5

L

6

7

A J

M

V

A

13

8

9

E

Z

R K

I

10

C

11

L

M

14

B

A

Y

S

F

I

S

T

O

K

A

N T

A Z

I

R

N

I

E

F

I

N

20

L

I

R

23

F

A

D

A

V O

R

K

A

A

L

E

G

O B

27

A L

S

H

T

I

M ¸

O

K

M

V

U R

G J

E

A

S

G

I

S

I

¸

R

K R

G

T

D

P

D

U

R

A

¸ 40

Z

I

T

M E

S

H I

M N

S

A K

H

V

O S

T

A

K

P

O

50

M

T

E T

R

P

V

A T

I

N

D

M ¸

N

G

¸

F

O

L

E

O

U

R

A

K

P

A

A

C

D U

I 60

65

C E

H

M A

T

A

T

¸

Y

R

C

R

T

U A

L

E

N

F

I

S

Z

A

F

L

M A

I

A

M ¸

T

H

E

I

O R

A

B

S 69

N

K

L

A L

74

M

E

A

J

T

O

D

N

75

A J

A

R

N

76

P 78

J

U

E

K T

68

A

77

R I

E

72 73

O

L

¸

67

F

P

66

I

R

I

Z

62

F

71

S

R A

I

61

P

64

P

56

N

58

P

70

L

51

A L

53

59 63

A 47

55

E

A

K

N

U A

46

57

L

O M

39

D E

54

I

R

I 32

44

52

R

¸

U

I

38

A B

E

49

U

L

28

L

R

A 37

N

48

D

18

L

34

36

B

B E

E

G

31

45

L

¸

V

43

T

A

E

N

42

I

P

30 33

L

N J

A

21

B I

Z

35 41

P

25

B D

29

E

O

24 26

B

M I

17

19 22

12

U

15

V

16

V

A

79

80

I

K

K U

R T

Z

R

O

O

U

B

E

S

81

M A J

H

¸

82

¸

S

D

M ¸

83

T

˙

84

A

R K

86

G J

89

D

87

M

L

R Y

E

L

L

A G

¸

J

R

R

K

L

O 94

A

95

B

P

T

Y

L

T

K U

S

U

O

96

97

I

98

P

M E

T

A

99

100

N

A

O

M ¸

S

A

L

L

¸

A

J

N

N

I

K

H

111

D

O 107

T

P

E

R

D

T P

R

D

J

D

E

S

L

A

104

A M E

I

L

T

C

110

A M K E

˙

O

113

E

R

108

K U

112

R A

K 103

A K

106 109

R

O J

101

102

F

S

92

A 93

105

T

90

M ¸

E

91

P

85

B

E

88

U

¸

U

K

A ˙

E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 16 KORRIK 2019

Presidenti Meta: Propaganda dhe hetuesia, dy shtyllat që mbajtën në këmbë komunizmin

P

residenti Ilir Meta është takuar dje me mjekun e njohur Isuf Kalo. Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta bënë me dije se me mjekun dhe intelektualin e njohur ka diskutuar për librin e tij më të fundit, “Blloku”, i cili sjellë dëshmi për mënyrën sesi funksiononte diktatura komuniste në Shqipëri. “I lumtur të takoja sot Profesor Isuf Kalon dhe ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm “Blloku”, një surprizë për mua në të gjitha aspektet. Një libër i shkruar me mjaft kulturë, bazuar mbi eksperienca dhe fakte të një dëshmitari të pazakontë, i cili nuk vinte në Bllok nga Blloku, por që njihte Europën dhe botën, për shkak të studimeve dhe specializimeve të tij”,shkruan Presidenti Meta.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet se e ka lexuar librin më vëmendje dhe ka mbajtur shënime

për mënyrën sesi funksiononte nga brenda sistemi komunist. Presidenti sjellë dhe një prej

thënieve të autorit në libër, e cila duket se ka vlerë dhe për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.

“Një libër, që më ka detyruar të mbaj shumë shënime, por një prej tyre po e ndaj sot me ju: “Më vonë jam ndërgjegjësuar se shtyllat kryesore ku mbështetej pushteti i atëhershëm nuk ishin, siç thuhej nëpër plenume e në kongrese, industria, bujqësia apo ushtria. Realisht shtyllat e tij ishin propaganda dhe hetuesia. Isuf Kalo – ‘Blloku’ faqe 75 Duke diskutuar sot me Doktorin në mënyrë miqësore për shumë detaje mbi librin e tij, e pyeta pse sipas tij këto ishin dy shtyllat e atij regjimi. Ai m’u përgjigj shumë thjesht: “Propaganda për ata që donin apo pranonin të gënjeheshin, dhe hetuesia për të shtypur dhe shantazhuar të gjithë ata që nuk pranonin të gënjeheshin”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij në Facebook. Kreu i shtetit shprehet se një libër i tillë është një kontribut i shtuar për historinë e Shqipërisë. “Natyrisht në këtë bisedë nuk munguan dhe të falat e mia më të sinqerta për familjen Kalo, edhe për arsyen se me djalin e tij, Ilirin, kemi qenë shokë klase në gjimnazin “Sami Frashëri”, i cili është një shembull dhe sot një mjek shumë i suksesshëm në Danimarkë. Falënderoj Doktor Isuf Kalo dhe botuesin e tij, Henri Çili për këtë botim të ri, që natyrisht do të sjellë kritika dhe vlerësime të ndryshme. Ky libër është padyshim një kontribut i shtuar për historinë e Shqipërisë”,shkruan kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.