www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Të droguar nga Tahiri, të helmuar nga Lleshi E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 88 (8529)
E martë, 16 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën për “Notre Dame” Katedralja 856-vjeçare u shkrumbua dje. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163
FAQE 12
Në foto: “Notre Dame” e përfshirë nga flakët
EDITORIAL
KREU I PD
Basha: Komisioni Zoti Sandër Lleshi, thirri mendjes Europian të monitorojë se do të braktisin sundimin e ligjit kryeministri në Shqipëri dhe servilët!
FAQE 4
Nga Nikoll Lesi
Sandër Lleshi është një ish-gjeneral ushtarak, mirditor nga origjina. Ata që e njohin, flasin për një njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besimtar në Kishë. Por duke parë këto javë, kur nën drejtimin e tij hidhet gaz lotsjellës, helmues...
FAQE 2
Presidenti Ilir Meta, në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO: Shqipëria, e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen nga aleanca
FAQE 24
Në foto: Presidenti, Ilir Meta, dje në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë
AKUZAT
HETIMET
ESE
Petrit Vasili: Shtet gangsterësh që rrëmben njerëz në mes të rrugës
Komando ekstremist në Krujë, stërviste me armë fëmijët për “ISIS”
Spekulim me fjalët turp, nder...
FAQE 5
FAQE 14
SHKRIMTARI
TRAJNERI
Kim Mehmeti thumbon: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti
Edy Reja merr timonin e kuqezinjëve
FAQE 2
Asambleja e zakonshme vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte... FAQE 21
Nga Tonin Çobani FAQE 9
NDRYSHIMET NË LIGJ
Dorëhiqet kreu i Komisionit që do bënte vetingun në Polici Nga Herion Mesi FAQE 7
POLITIKE
2 E martë, 16 PRILL 2019
Zoti Sandër Lleshi, thirri mendjes se do të braktisin kryeministri dhe servilët! Nikoll Lesi
Sandër Lleshi është një ish-gjeneral ushtarak, mirditor nga origjina. Ata që e njohin, flasin për një njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besimtar në Kishë. Por duke parë këto javë, kur nën drejtimin e tij hidhet gaz lotsjellës, helmues, mbi njerëzit që protestojnë, ku ka gra, fëmijë, madje edhe gra shtatzëna, të ndryshohet perceptimi për të, siç mundohen ta përshkruajnë disa kolegë gazetarë katolikë, si Agron Gjekmarkaj etj. Sandri mund të jetë skrupuloz si një ish-ushtarak që është edukuar ndër dekada në “luftë me armikun”, por ai duhet të kuptojë se protesta mbetet një e drejtë njerëzore e gjithsecilit, madje ndonjëherë edhe duke e kaluar cakun e ligjit, kur shpirti të vjen në majë të hundës nga varfëria apo nga padrejtësitë e pushtetit të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
radhës. Ende kam disi bindjen, personale, se Sandër Lleshi duhet të jetë akoma ai që më ka përshkruar me nota idilike, Agron Gjekmarkaj, kur nuk po e
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
mbështesja në fillim në kohën e dekretit të presidentit Meta. Asokohe u ndjeva keq prej përshkrimit të gazetarit të njohur, Gjekmarkaj dhe ndryshova qëndrim. Por kur shoh gazin helmues që hidhet nga policia e garda, dhe gaz helmues, pasi kam plot oficerë miq ndër radhët e policisë, të cilët me thonë nën zë se “është jashtë normales nga ai që përdoret jashtë shtetit, është gaz shumë i rrezikshëm”. Fill pas kësaj, që ma pohojnë oficerë të lartë, fillon e më ndryshon mendimi që ma nguliti Agron Gjekmarkaj për Sandër Lleshin. Nëse beson në Zot, ky njeri me emrin Sandër Lleshi, duhet të ndalojë urgjent përdorimin e gazit helmues, duhet të ndëshkojë ata që e kanë përzier
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
me lëndë kimike helmuese jashtë çdo norme botërore si dhe t’i thotë kryeministrit: Ndal, Beg se ka hendek! T’i thotë t’i thërrasim arsyes pasi nuk mbahet pushteti me dhunë e gaz! Edhe një gjë, Sandër! Për hir të detyrës tënde si ministër, për hir të Besimit në Zot (nëse e ke akoma), në emër të çlirimit të ndërgjegjes, por mundet edhe si katolik (po ka mbetur ndonjë gjë te ti si katolik) duhej të më telefonoje pas incidentit të dhunshëm të policisë me mua ditën e shtunë, ku tashmë dihet se nuk kisha asnjë faj. Thjesht me njohën si Nikoll Lesi, si njeri antiregjim. Unë nuk kam thënë dhe as nuk e them, me bindje, se policët kishin urdhër nga Ju apo zoti kryeministër, por është fryma nga lart që zbret te militantët, ndër radhët e policisë, e që bën të keqen e madhe të konfliktit të pushtetit me median e lirë. Fryma antimedia, e kryeministrit, mbetet më e rrezikshme se sa po të ishte dhënë urdhri direkt se “goditeni Nikoll Lesin!”. E fundit, Sandër Lleshi! Jeta vazhdon me ty apo pa ty, ministër. Me mua apo pa mua në këtë jetë. Por duhet të mos harrosh se kryeministri të përdor dhe të hedh. Kur të mblidhet laku, që do të mblidhet, atëherë ai do të drejtojë gishtin: Sandër Lleshi ishte ministër, ai e bëri, ai të arrestohet! Ndaj ato flokë të bardha, mos i lër të t’i nxijnë!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 16 PRILL 2019
Të droguar nga Tahiri, Të helmuar nga Lleshi
Katër muaj më parë, kur Sandër Lleshi u propozua për Ministër i Brendshëm, megjithë problemet kushtetuese që kishte ky emërim, një pjesë e opinionit besonte se një njeri me formim ushtarak do e kthente institucionin në shinat e ligjit. Edhe një pjesë e kritikëve të qeverisë, mendonin se një gjeneral do të dijë të ruaj dinjitetin e shtetit dhe do t’i vendosë kufijtë arrogancës që zakonisht kanë kryeministrat për të kontrolluar Ministrinë e Brendshme, pa pyetur për ligjin. Në fakt vetëm Fatmir Xhafaj nuk e pyeti kryeministrin se si duhet të punonte në ministrinë e brendshme dhe duhet falënderuar për kohën që ishte ministër, paçka se opozita e anatemoi fort dhe pa dashje punoi për llogari të kryeministrit, i cili donte e donte të “varur” ministrin Xhafa, sepse nuk ishte zgjedhje e tij por e amerikanëve dhe gjermanëve. Tashmë Xhafaj ia ka lenë vendin gjeneralit. Në këto pak kohë protestash, Sandër Lleshaj nga njeriu i brumosur me shkollimin patriotik ushtarak, u kthye në modelin e partiakut tipik që në vend të shtetit zgjedh t’i shërbejë me zell pushtetit. Madje, detyra e re e transformoi edhe më tej. Nëse bëhet një bilanc se kush është njeriu më i sulmuar dhe kritikuar nga mediat në Qeveri, pas Edi Ramës që ka peshën e kryeministrit, vjen emri i Sandër Lleshit. Rrallë herë ka ndodhur që në pak javë si detyrë, një ministër pa parti të shndërrohet nga më i vlerësuari dhe kandidat i preferuar nga Ismail Kadare për president, në njeriun më të anatemuar nga opozita, media dhe një pjesë e shoqërisë. Çdo protestë që opozita ka zhvilluar që nga muaji shkurt është pasuar me dhunë të pajustifikuar nga policia, përdorim gazi helmues dhe arrestime. Vetëm të shtunën e kaluar u arrestuan 50 qytetarë dhe një pjesë e tyre, në mënyrë të antinjerëzore, mbaheshin në pranga gjatë kohës që ishin duke u mjekuar në spital. Sesa i rëndë është një fakt i tillë mjaftojmë të kujtojmë se dhe në vende ku ka luftë frontale, të plagosurit e armikut trajtohen më me dinjitet. Në Tiranë ndodhi e kundërta, njerëzit u lidhën në spital dhe u rrahën në komisariate sikur të ishin terroristë dhe vrasës dhe jo qytetarë të këtij
vendi që kanë të drejtë të protestojnë. Por Sandër Lleshi nuk do të mbahet mend për prangat dhe skemat ushtarake në shtypjen e protestave të opozitës. Më keq se kaq, Lleshaj ka hyrë histori si i pari ministër që urdhëroi përdorimin e lëndëve helmuese mbi qytetarët. Sepse gazi lotsjellës, lotët i ka pjesën më të padëmshme të efekteve të tij. Ekspertë, mjekët dhe kimistët që i dinë mirë pasojat e substancave që ka ky lloji gazi e thonë hapur se në gjithë botën klasifikohet si lëndë helmuese vdekjeprurës, në rrethana të caktuar, dhe në shumë vende është i ndaluar të përdoret. Për të gjithë Rilindjen që thotë se policia e Sandër Lleshit nuk vret në protestë si ajo e Sali Berishës, mjafton t’u kujtojmë se gazi CS që po përdoret këto ditë, sipas studimeve, është kancerogjen! Ndaj vrasjet ndaj qytetarëve nuk po ndodhin para mediave, por e sigurt është se po kryhen në mënyrë masive në çdo protestë, vetëm se gjëma do të dëgjohet më vonë. Në Tiranë gazi u përdor në mënyrë barbare mbi
fëmijët dhe gratë e Bregut të Lumit. Në mënyrë edhe më të turpshme dhe jashtë çdo standardi përdoret rregullisht në protesta duke helmuar jo vetëm ata që protestojnë, por edhe qytetarët dhe banorë të zonave. Është një sjellje kriminale që duket se ka detyruar edhe Ambasadën Amerikane që në apelin që u bën qytetarëve të SHBA protestave në Tiranë, nuk përmend më fjalën dhunë nga tubimi, por shkruan: “Kujdes, sepse policia përdor gaz lotsjellës”. Ndaj dhe pas protestave, bilanci i mediave i ngjan një situate lufte, me qytetarë të arrestuar, burgosur, helmuar dhe të dhunuar nga policia. Për këtë situatë lufte, sigurisht që ministri Sandër Lleshaj ka përgjegjësinë kryesore. Metodat ushtarake dhe përdorimi i lëndëve po ushtarake që po përdoren nga policia kanë firmën e tij dhe operacionet janë ideuar po nga ai. Në krizën më të rëndë politike që po kalon Shqipëria në këto 29 vite, gjenerali që mund të bënte diferencën e shtetarit, zgjodhi të bëjë ushtarin e bindur ndaj kryem-
inistrit. Ndaj dhe sot, pas Edi Ramës, ministri i Brendshëm është më i anatemuari në opinion, si njeriu që për hir të pushtetit helmon qytetarët dhe duket se as ndërgjegjja nuk e shqetëson për këtë fakt. Pas eksperimentit të Saimir Tahirit në ministrinë e Brendshme, që e ktheu Shqipërinë në një plantacion hashashi, pritej që ministri i brendshëm të ishte me civil, më njerëzor. Fatmir Xhafaj bën përjashtim, pasi i njihte më mirë kufijtë se ku nis zbatimi i ligjit dhe ku duhet të përfundojë zbatimi dëshirave politike të kreut të qeverisë. Ndërsa Lleshi zgjodhi të sillet në të njëjtën mënyrë si Saimir Tahiri. Ndryshimi i vetëm është se Saimir Tahiri i drogoi shqiptarët me plantacione hashashi dhe me kriminalitetin që prodhon ky biznese, ndërsa Lleshi po i helmon çdo javë dhe muaj me gaz lotsjellës. Të dy, në mënyrë të ngjashme thonë se zbatojnë urdhrat e Ramës, por në fund, ashtu si me Tahirin, para drejtësisë nuk shkon Rama, do paraqitet Sandër Lleshi. Qamil Xhani
POLITIKE O
pozita paralajmëron intensifikim të protestave pas tubimit të 13 prillit. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se demokratet do përdorin çdo mjet për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë në 30 qershor. Pas protestës 13 prillit, paralajmërimi i opozitës është për intensifikim të protestave. Pavarësisht qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pikërisht ditën e protestës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, nënkryetari demokrat, Edmond Spaho thotë se opozita do te përdorë çdo
4
E martë, 16 PRILL 2019
NËNKRYETARI I PD-SË: NDËRKOMBËTARËT TË PARANDALOJNË PËRSHKALLËZIMIN E SITUATËS
Opozita intensifikon protestat, Spaho: Zgjedhje në qershor nuk ka mjet për të mos lejuar zgjedhje fasadë. “Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë protesta qytetare tregon se të gjitha format e mundshme, në varësi të zhvillimeve politike mund të merren në konsideratë”, është shprehur numri dy i selisë blu. Spaho i kërkon edhe faktorit ndërkombëtar të parandalojë përshkallëzimin e situatës. “Duhet të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe përsëritjen e skenarëve, të cilët
asnjeri nuk ka dëshirë të shfaqen”, vijon Spaho. Edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha dje në studion e “Dita Jonë” e A2 CNN, se opozita nuk po kërkon pushtet, por respektimin e dy të drejtave themelore, lirinë e votës dhe të fjalës. “Të dy liritë janë tundur, duhet të rithemelojmë sistemin, nuk kanë rëndësi fituesit, fituesit gjithmonë do të jenë relative”, deklaroi ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Kreu i PD-së: Komisionit Evropian të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri. Të implementohet Raporti Priebe
N
ë një kohë kur na ndajnë pak javë nga vendimi për çeljen e negociatave, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga Komisioni Evropian nisjen e implementimit të Raportit Priebe. Këto deklarata, kreu i demokratëve i bëri nga Sllovenia, ku është i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin që u mbajt në Lubjanë. Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek Raporti Priebe, një projekt ky që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni. Basha tha se KE po monitoron sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë dhe kërkoi të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë. “Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Në vijim, Basha kujtoi suksesin që ka pasur raporti Priebe në krizën politike të Maqedonisë së Veriut në vitin 2015. “Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha. Raporti Priebe është
Basha në Slloveni: Nuk synojmë pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit
krijuar nga ish drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Reinhard Priebe dhe konsiston në mbledhjen e një grupi ekspertësh të pavarur nga vendet e BE, të cilët identifikojnë problemet e thella të demokracisë së vendeve që kërkojnë anëtarësim.
Kriza politike Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, ka prekur disa tema, që në Shqipëri janë mës aktuale. Sipas kreut të opozitës, imediate
në vend është rikthimi funksional i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka folur edhe një herë për aktin e djegies së mandateve parlamentare. “Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për ti rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë. Për shtetin e të drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin. Ky akt, sigurisht që ka riskun e tij, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk na la zgjidhje tjetër”, u shpreh Basha. Sipas Bashës, e gjithë kjo lëvizje politike nuk synon thjesht karriken e pushtetit, por dhënien fund të tranzicionit politik në Shqipëri. “Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false, Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e radhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Komisioni i reformës të fillojë punën, duke bërë transparencën e çështjeve themelore
Reforma zgjedhore, thirrja e KVV: Nuk ka asnjë transparencë për vendimmarrjet Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të kontribuojnë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Më një njoftim për mediat, KVV i kërkoi dje Komisionit të Reformës Zgjedhore të fillojë punën, duke bërë transparencën e çështjeve themelore. KVV thotë se i bën thirrje Komisionit dhe konkretisht bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, Damian Gjiknuri që
të plotësojë numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërçit të krijuar me djegien e mandateve nga opozita. Po ashtu Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon që palët politike të mos neglizhojnë afatet ligjore ashtu siç ka ndodhur deri më tani, pasi kjo tregon mungesë përgjegjshmërie. “KVV i bën thirrje të fortë Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konkretisht dhe Bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, z. Damian Gjiknuri, që sa më shpejt
të jetë e mundur, Komisioni të fillojë nga Puna - duke plotësuar numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërçit të kriijuar me “djegien” e mandateve nga opozita e bashkuar. Të sqarohet sa më shpejt për opinionin publik, cili dhe si do jetë përfaqësuesi i PD, me statusin e vëzhguesit në këtë komision. Të prezantojë menjëherë grupin e ekspertëve të përfshirë si dhe të qartësojë në vazhdim si do procedohet me draft propozimin projektligjin e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë , kërkon që palët politike të mos neglizhojnë afatet
ligjore ashtu siç ka ndodhur deri më tani. Mos respektimi i afateve ligjore tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon ligji. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë inkurajon Komisionin e Reformës Zgjedhore në realizimin dhe finalizimin e kësaj Reforme, që të jetë një Reformë sa më gjithëpërfshirëse, konsensuale e gjithë pranuar nga i gjithë faktori politik në vend. Duke i dhuruar vendit një Reformë Zgjedhore afat-gjatë, me kohën e duhur për të reflektuar të gjitha ndryshimet e dakortësuara nga palët politike , duke kontribuar kështu në realizimin e zgjedhjeve të lira e të
ndershme e sa me pak të kontestuara e mbi të gjitha duke rikthyer besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirë dhe funksionimit të demokracisë direkte në vend. Veçanërisht, të dy krerët respektivë të mazhorancës z. Rama dhe opozitës z. Basha të përdorin të gjithë instrumentet e mekanizmat demokratike, duke kontribuar me përgjegjësi e maturi të plotë, për të orientuar drejtë frymën e bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes të gjithë palëve e sa më shumë aktorëve politikë në realizimin e Reformës Zgjedhore në kohën e duhur”, thuhet në deklaratën e djeshme të KVV-së.
POLITIKE
5
E martë, 16 PRILL 2019
LSI: Policia krijoi premisën themelore që protesta të provokohej, por dështoi. Asnjë polic, por gazetarë dhe qytetarë të dhunuar
L
ëvizja Socialiste për Integrim akuzon Policinë e Shtetit e cila sipas saj ka tmerruar të arrestuarit e protestës së të shtunës që organizoi opozita. Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili në një dalje publike tha se protestuesit janë rrëmbyer dhe janë mbajtur pa akuza, duke u dhunuar. Ndërsa shtoi se Prokuroria po bëhet palë me krimin shtetëror, ku siç tha ai kemi të bëjmë me një shtet gangsterësh, që rrëmben njerëz në mes të rrugës, rreh protestues dhe njerëz në mes të rrugës dhe ndërsa policia godet gazetarët, prokuroria ka vendosur të heshtë edhe përballë provave të frikshme të dhunës. “Shteti u soll sërish si një shtet gangsterësh dhe paturpërsisht mashtroi gjerësisht opinionin publik për të vërtetat e mitingut, ku opozita dha provën e pjekurisë, maturisë, forcës dhe vetëpërmbajtjes. Së pari, sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim, asnjë të dhënë mbi aktin terrorist dhe kriminal të djegies së automjetit të paidentifikuar mu në mes të demonstruesve, i cili mund të rrezikonte jetën e qindra demonstruesve. Sot e kësaj dite nuk zbardhet përse u mbajt në errësirë i gjithë sheshi i protestës, ndërkohë që policia çirrej në mënyrë histerike, kërkonte mbarëvajtjen e protestës, krijoi premisën themelore që protesta të provokohej, pavarësisht se opozita nuk u provokua. Kush ishte pronari i automjetit? Kush ishin autorët? Kush ishin ata që tentuan të digjnin
Vasili: Shtet gangsterësh që rrëmben njerëz në mes të rrugës dhe kioskën afër automjetit? Përse nuk ka hetim? Përse nuk ka të dyshuar? Përse nuk ka të ndaluar? Së dyti, është pretenduar gjerazi nga policia për gjoja dëmtime të forcave të rendit nga demonstruesit. Jo opozita, Avokati i Popullit ka bërë verifikimet në spitalet e vendit dhe këta policë të dëmtuar rëndë, nuk ekzistojnë, nuk gjendeshin në asnjë spital. Vetëm një kriminel në rast së është dëmtuar rëndë u shkëputet apo u shmanget spitaleve, një anëtar i forcave të sigurisë një polic, sigurisht do të jetë atje deri në marrjen e trajtimit të plotë mjekësor, sigurinë e tij në 24 orë ndjekje dhe pastaj do të dali nga spitali. Edhe kriminelëve më të mëdhenj në dhomat e spitaleve u sigurohet ruajtja e tyre tek dera e dhomës dhe të tërë kushtet e sigurisë, por asnjëherë të prangosur në krevatin e tyre. Kjo flet qartë, cili ka qenë qëndrimi dhe cila ka qenë dhuna me të cilën janë përballur protestuesit, pa akuza, të rrëmbyer, në mes të natës, vetëm me fjalë goje, pra një shtet gangsterësh që rrëmben njerëzit në mes të rrugës. Vazhdojmë më tej, dhuna nuk ka kursyer as gazetarët. Pse nuk i ka kursyer? Është tmerri nga fjala dhe nga e vërteta, nga
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
“Asnjë polic i plagosur”, Manjani: Lleshaj dhe Rama gënjyen
raportimi i së vërtetës, nuk ka kursyer as gazetarët. Raportohet nga rrjeti investigativ BIRN, aq më shumë raportohet nga Avokati i Popullit. Po aq më shumë akoma raportohet nga këto foto që flasin vetë, ku kjo është një gazetare, e cila ka përballuar sikur se mjaft kolegë të tjerë, foto të cilat nuk i kemi ashtu siç ka përballuar Erion Skëndaj i Neës 24 në një protestë të mëparshme. Kanë përballuar bombat që u hidhen të këmbët,
ujin me presion që u përplaset në fytyrë, gazin lotsjellës e të tjerë. Janë goditur gazetarët në një moment kur sheshi përballë ka qenë krejtësisht i boshatisur, ku ka pasur vetëm dhunë ndaj tyre dhe klithmat histerike të policisë në megafonin e saj, që kishin synimin e vetëm të eksitonte njerëzit. Si ka vazhduar më tej dhuna? Dhuna nuk ka kushtuar as njerëzit e ndershëm. Dje ua kam bërë publike, po ua bëj sërish që qytetarët të mos
ISH-DEPUTETJA E LSI-së
Floida Kërpaçi: Me Edi Ramën, të rinjtë shqiptarë nuk kanë asnjë shpresë I
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me raportin më të fundit të Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar se në protestën e së shtunës nuk ka pasur asnjë polic të plagosur, duke rrëzuar alibinë e Sandër Lleshajt dhe shefit të tij Edi Rama se ishin dhunuar 5 policë në përplasjet tek sheshi para Parlamentit. Duke marrë shkas nga kjo, përmes një reagimi në rrjetet sociale Manjani thumbon dhe deputetin e opozitës së sajuar nga Edi Rama në Kuvend, Ralf Gjoni, i cili sipas Manjanit, bëri dhe mbrojtje publike të kotë të Ramës dhe Lleshajt. “Avokati i Popullit raporton se: “nuk ka pasur asnjë polic të plagosur ditën e protestës...” Pra, Ministri i Brendshëm më tej Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri na gënjyen, kur raportuan për 5 policë të plagosur. Shumë turp! Nejse, shkoi dëm edhe mbështetja publike që ju bëri dhe Ralf Gjoni...”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
ta harrojnë kurrë. Kjo i pret nga ky shtet gangsterësh. Ky është Arben Dajçi, një fotograf i ndershëm, i cili ka profesion të tijin fotografinë. Dhe është dhunuar me gjak, jo me atë gjakun imagjinar që pretendon policia. Pse e urren të vërtetën? E urren të vërtetën. Po kështu u dhunua në turp të Zotit në ambientet e Parlamenti të Shqipërisë, gazetari Salianji. U shty nga forcat e Gardës, që shoqërojnë Prokuroren e vendit, institucioni i drejtësisë, që duhet të jetë ai garanti kur fjala e lirë shkelet. Bashkë me të tjerët që i rrëmbyen dorën. Pra lufta dhe dhuna ndaj të vërtetave të mëdha është lajtmotivi i këtij shteti. Sot e kësaj dite Prokuroria hesht. Prokuroria vazhdon të bëhet palë me krimin shtetëror. Po e lajmërojmë edhe Prokurorinë, sikurse Ministrinë e Brendshme, Kjo është një llogari e hapur me qytetarët, publike, jo vetëm me qytetarët, jo vetëm me mediat, jo vetëm me të vërtetën por dhe me ligjin. Kjo llogari do të lahet deri në fund. Kjo është një llogari e hapur me çdo shqiptar. Dhe provat janë të hekurta, të pakundërshtueshme dhe të pafalshme. Ta kujtojnë dhe njëherë të gjithë, të pafalshme, nuk do të amnistohen kurrë”, tha ai.
sh-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi akuzon Qeverinë se ka lënë pas dore rininë. Në një dalje për mediat, Kërpaçi duke iu referuar raportit të ILO-s shprehet se tani i përket rinisë të bëjë Shqipërinë “shtëpi”, ndërsa shtoi se fundi i Qeverisë është afër. “Papunësia e të rinjve është shkaku kryesor që po largon të rinjtë nga Shqipëria, thënë troç që po i përzë të rinjtë nga vendi ynë dhe përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Raporti i Organizatës Botërore të Punës, ILO, një nga institucionet më të rëndësishme dhe autoritare në botë raporton shifrën tragjike ku Shqipëria mban vendin e parë për papunësinë dhe mos ofrimin e arsimit cilësor. Asnjë shpresë nuk ka për të rinjtë shqiptarë. Asnjë strategji nuk ka për punësimin e tyre. Asnjë politikë mbështetëse nuk ka për
arsimimin e trajnimin e tyre në të gjitha nivelet. Përkundrazi ka vetëm e thjesht demagogji që thellon krizën e rëndë të të rinjve shqiptarë. Ka disa pyetje të pakapërcyeshme që kërkojnë përgjigje: Ku janë 300.000 vendet e punës që premtuan? Ku është
karta e studentit? Ku janë 8 kërkesat e studentëve? Ku është shëndetësia falas? Përgjigja për këto pyetje është: Qeveria ka bërë zero investime, zero arritje, zero shpresë dhe zero lekë për buxhetin për rininë. Gjithçka ka qenë mashtrim dhe propagandë, dëshmi e vërtetë se qeveria e ka lënë pas dore rininë, i ka vrarë shpresën dhe i ka imponuar vetëm emigrimin larg atdheut. Raporti i ILO është një akuzë e qartë për të cilin nuk mund të ketë asnjë justifikim. Boll më! Kjo tragjedi duhet të marrë fund! Brezi i ri, duhet të ketë arsim cilësor, punësim të mirë paguar dhe shanse të barabarta. Kësaj qeverie që mbështet kriminelët dhe bandat i ka ardhur fundi! Tani është koha e rinisë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë!”, u shpreh dje ish-deputetja e LSIsë, Floida Kërpaçi.
POLITIKE
6
E martë, 16 PRILL 2019
ISH-DEPUTETI DEMOKRAT
Strazimiri i kthehet ministrit Lleshajt: Kush të pengon të zbardhësh drogën? Dy ditë më parë rreth 91 kg kokainë e kapur nga autoritetet malteze, që kishin për destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, ka nxjerrë ishdeputetin e PD-së, Gent Strazimiri në një reagim ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Ndërkohë që ”zbuloje” dhe ”parandaloje” atë ”planin e opozitës” për të ”sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri kokaine të pastër! 91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë! Domethënë 1
“Rinas” kokainë 3 herë rresht, o Llesh! Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë”, u shpreh dje Strazimiri. Më tej, ish-
ligjvënësi demokrat ngre pyetjet se kush e pengon ministrin e Brendshëm të gjejë destinacionin, pritësin dhe porositësin? “Që “Rinasi” (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti “organizator”, për më tepër “në kërkim”) ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet, po e pranojmë, aq më tepër kur ka një “kinez” në mes. Po destinatarin, pritësin, porositësin e “Rinasit” me kokainë, cili ‘kinez’ të pengon ta gjesh?”, pyet ish-deputeti i PD Gent Strazimiri.
NISMA
Grabitja në Rinas, Kuvendi kërkon interpelancë urgjente me Lleshaj Deputetët e rinj të Kuvendit por edhe ata që nuk pranuan të lanë mandatet kërkojnë interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Dokumenti drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi është firmosur nga 11 deputetë, mes tyre dhe Ralf Gjoni, Myslim Murrizi, Lefter Koka, Edlira Hyseni. Lefter Maliqi, Arben Elezi, Halil Jakimi dhe Nimet Musaj. Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e miliona eurove në aeroportin “Nënë Tereza” në datën 9 prill 2019 dhe kërkon
shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese
për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet e këtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë në territorin e republikës së Shqipërisë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në seancën e javës së kaluar e quajti incident grabitjen ne Aeroport. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me grabitjen spektakolare, ndërsa është vrarë Admir Murataj, i cili sipas ministrit konsiderohej si kreu i bandës kriminale.
Gazment Bardhi: 40 qytetarë që gjenden në burg pa asnjë provë, vetëm sepse protestuan kundër Edi Ramës. Lleshaj, mbetje e komunizmit
PD padi penale ndaj ministrit të Brendshëm dhe policisë për dhunën ndaj qytetarëve J
anë 40 qytetarë që gjenden në burg pa asnjë provë, për shkak se protestuan kundër keqqeverisjes së vendit nga Edi Rama dhe kabineti i tij Qeveritar. Shifra u bë dje me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili menjëherë pas daljes së tij nga Prokuroria ku ka dhënë shpjegime për padinë e bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për dhunën e paprecendetë ndaj qytetarëve që morë pjesë në protestën e 13 prillit që u zhvillua jo vetëm para Kryeministrisë, por edhe para Parlamentit. Në një prononcim për mediat, Bardhi deklaroi se nuk ka asnjë pamje filmike që të dëshmohet se të arrestuarit mund të kenë kryer veprime të dhunshme, nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët, shtoi Bardhi. Në këtë kontekst, teksa theksoi se qytetarët protestuan paqësisht, Bardhi deklaroi se frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist. Bardhi e quajti ministrin Lleshaj, mbetje e komunizmit dhe tha se sot ka çuar në prokurori prova e fakte për dhunën e bërë ndaj qytetarëve. Po kështu ai i bëri thirrje gjyqtarëve e prokurorëve të mos i shërbejnë qeverisë, pasi qytetarët nuk kanë për të falur. PRONONCIMI Pyetje: Z. Bardhi a i druheni një arrestimi të mundshëm? Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm paralajmëroi akuza të forta
për organizatorët, të cilët sipas tij kanë cënuar rendin kushtetues dhe kanë sulmuar organet kushtetuese? Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë të qytetarëve si një puç kushtetues. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues, do të duhet ti thoni ministrit të Brendshëm, që e përsëris është një mbetje e komunizmit, që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm, asnjë drejtues policie, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që do të mund të trembë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të fituar me gjak përpara 30 vitesh. Të protestosh është një e drejtë legjitime në demokraci. Vetëm për një mbetje të komunizmit si Sandër Lleshaj, protesta është një puç kushtetues. Ju keni parë, keni qenë atje dëshmitar, nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj asnjë punonjësi policie. Ju bëj apel që të verifikoni se ku kanë hyrë dhe ku kanë dalë aktorët policë në spitalin e Traumës, ju garantoj se kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime dhe fotografi me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Fakt i cili provohet edhe nga raporti paraprak i Avokatit të Popullit. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën tek protestuesit. Deri më tani protestuesit kanë qëndruar dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, nuk ka patur asnjë akt dhune dhe asnjë sulm ndaj punonjësve të policisë. Sa
kohë nuk ka patur sulm nga protestuesit duhet të evidentohet se ku u dëmtuan punonjësit e policisë. Personalisht, as nuk trembem, as nuk jam trembur. Do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë. Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist. Do të duhet thjesht t’i thuhet Ministrit të Brendshëm që komunizmi ka përfunduar përpara 30 vitesh. Pyetje: Z.Bardhi, si i komentoni masat ndaj protestuesve ndërkohë që policia e cilëson
si të jashtëligjshme dhe për këtë fakt ka pasur disa thirrje ndaj jush. Unë nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim, pavarësisht se kam dhënë kontakte publike. Unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës, unë kam dhënë kontaktet e mia dhe të drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike me të cilët punonjësit e policisë kanë detyrimin që të bashkëpunojnë në ditën e tubimit. Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim për të kërkuar mbështetje nga punonjësit e policisë, nuk di të ketë pasur qytetarë të maskuar, ka patur një dekor të disa qytetarëve të cilët kishin vënë në mënyrë simbolike maskën e njeriut më të urryer sot
në Shqipëri që quhet Edi Rama, për të treguar që është një fytyrë e cila shqiptarëve do të duhej t’i hiqej qafe sa më parë, sepse u ka marrë frymën, i dhunon çdo ditë me akte korruptive dhe me veprime të tjera që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Pyetje: Z. Bardhi, megjithatë edhe në këto momente janë të ndaluar shumë protestues të opozitës... Unë e përsërita. Janë 40 qytetarë të ndershëm të Republikës së Shqipërisë që sot mbahen të arrestuar nga policë të korruptuar, sigurisht me bekimin e disa prokurorëve të korruptuar në këtë godinë ku ne jemi që mendojnë se do të kalojnë vetingun duke u kthyer në shtojcë të policisë së shtetit. Ju jeni gazetarë, do të duhej të verifikoni këtë që unë po ju them. Të 40 qytetarët që mbahen sot nën arrest nga policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë provë filmike, asnjë pamje, asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. Ka vetëm procesverbale të punonjësve të policisë, që në 100 mijë qytetarë kanë identifikuar 40 dhe thonë, pavarësisht se janë arrestuar pa asnjë procesverbal të tillë, kanë plotësuar më pas raportet e shërbimit, duke akuzuar qytetarë të ndershëm, që kanë kryer akte dhune. Prandaj edhe apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët të mos bëhen vegla të këtij akti kriminal, të zbatojnë ligin, sepse dita kur do të përgjigjen një më një për çdo shërbim kriminal ndaj kësaj qeverie ilegjitime, është më e afërt se kurrë.
POLITIKE
7
E martë, 16 PRILL 2019
Viktor Bërdo dorëzon dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që iu ngarkua dy muaj më parë. Ministria as një zyrë nuk ia mundësoi komisionit
Herion Mesi
K
ur kanë kaluar tre javë nga ndryshimet e ligjit për vetingun në Policinë e Shtetit, ndryshime këto që prekën pavarësinë politike të procesit, i cili duhej të realizohej nga një komision teknik duke ia atribuuar atë SHCBA-së, ka ardhur goditja e parë. Kreu i Komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik që do të bënte vettingun në policinë e shtetit ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për gjeneralin Viktor Bërdo, i cili më 26 shkurt do të zgjidhej kryetar i komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik që do të bëjë vettingun në policinë e shtetit. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk janë personale, por shkak është bërë mos mbështetja logjistike nga ana e këtij institucioni, duke krijuar pamundësi për të kryer saktë detyrën në kushtet e krijuara. Dhe për të ilustruar këtë pretendim, të njëjtat burime konfirmojnë se ministria e Brendshme nuk ka krijuar as të paktën një zyrë në godinë për komisionin e vetingut. Përveç kësaj, mësohet që puna me dosjet ende s’ka nisur, pasi nuk është gati infrastruktura minimale e domosdoshme për realizimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë efektivëve të policisë. Gjatë amendimit të ligjit të Vetingut në Policinë e Shtetit që u miratua në fund të muajit mars, Komisioni i Parlamentar i Sigurisë nuk e mori fare në konsideratë kreun e Komisionit, Bërdo, të ngritur për të realizuar këtë proces, duke mos e thërritur as për të qenë prezent në seancë ku deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë, miratuan ndryshimet ligjore. Me ndryshimet e reja do
Ndërhyrja e Lleshajt në ligj, dorëhiqet kreu i Komisionit që do bënte vetingun në Polici
të jetë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që deri sot drejtohej nga Viktor Bërdo, që do të vetojë rreth 250 punonjës të gradave të larta, ndërsa SHÇBA do të kryejë proçesin e vettingut për efektivët e policisë. Gjeneral Major Viktor Bërdo ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, deri në detyrën e Zv. Shefit të Shtabit. Kontenstimi i ish-ministrit Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që udhëhoqi miratimin e ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit do ti kritikonte fort rishikimin që u kërkua nga
pasardhësi i tij dhe që u miratua në 28 mars në Kuvend. Dy ishin pikat kryesore që u ndryshuan dhe që Xhafaj abstenoi: afati dhe komisionet që do të bëjnë vettingun. Në ligjin e ri parashikohet që vettingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit e lartë, 300 grada ta bëjë një komision i jashtëm sikur është deri tani, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBAja. Por, për Fatmir Xhafajn, ky institucion nuk mund të bëjë një filtër të tillë, pasi e para është në varësi të ministrit dhe mund të
cënohet pavarësia e procesit, dhe e dyta, sepse SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet e nevojshme. “Puna serioze e kanë bërë policinë institucionin më të besuar, 63% e shqiptarëve i besojnë policisë së shtetit, ndërsa në 2013 kjo shifër ishte 30% më pak. Policia ka qenë kjo edhe në kohën e Bashës, po cfarë ka ndryshuar? Vullneti politik. Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit. Kemi të bëjmë me skanim të vecantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cënohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive,nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret”, do të deklaronte në seancën plenare të 28 marsit, ish-ministri Xhafaj.
ISH-DEPUTETI I PD-së
Noka: Valikaj, prokurori që u mor peng nga bandat se nuk mbajti premtimin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka sulmuar ashpër vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili këtë të hënë caktoi në detyrë prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Bledar Valikaj është bashkëshorti i kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj. Dhe lidhur me këtë, ish-nënkryetari i këtij Komisioni përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi dje se individë që merreshin peng nga bandat e Urës Vajgurore se nuk mbanin premtimin që kishin dhënë kundrejt parave për t’u liruar, sot u bënë pjesë e “drejtësisë së re” të Ramës. “Sot është një ditë që shqiptarët kanë mundësinë të shohin se si po shkatërrohet drejtësia dhe farkëtohet “drejtësia e re” e Ramës. Individë që merreshin peng nga bandat e Urës Vajgurore se nuk mbanin premtimin që kishin dhënë kundrejt parave për t’u liruar, sot u bënë pjesë e “drejtësisë së re” të Ramës... Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj, bashkëshortit të deputetes Ermonela Felaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Berati e di mirë historinë e pengmarrjes së OPGJ-së (Oficeri i Policisë Gjyqësore) së asaj kohe, derisa u kthyen paratë e marra. Ky është një skandal ulëritës. Sot drejtësisë ju dha një goditje e rëndë... Ky emërim është goditje edhe ndaj atyre që kanë shpresuar e aspiruar drejtësinë që duan. Sot Rama tregoi që “drejtësia e re” është peng...”, u shpreh në reagimin e tij, ishdeputeti demokrat, Flamur Noka.
KLP MIRATON ME 5 VOTA PRO CAKTIMIN NË DETYRË TË PROKURORIT BLEDAR VALIKAJ
Burri i deputetes së PS-së emërohet prokuror në Tiranë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj. Ai u caktua prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhënien e statusit prokurorit Valikaj. Bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj është emëruar prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka urdhëruar KLP të emërojë prokuror bashkëshortin e ish-ministres Bledar Valikaj. Në vitin 2015, Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”. Nishani i kishte
mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës. Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”. Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar
Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”. Tashmë Gjykata Administrative e Apelit e pranoi edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë prokuror. Por me reformën e re të drejtësisë, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Në lidhje me këtë çështje, dje vendosi KLP-ja, e cila e emëroi sërish prokuror Valikajn.
POLITIKE
8
E martë, 16 PRILL 2019
Edhe dekanët pro vendimit të ministres së Arsimit. Reagon Koni: E prisja, vendimi i Shahinit politik dhe i porositur
Ministrja Shahini pezullon Konin, Bernard Dosti komandohet rektor M
inistrja e Arsimit Besa Shahini ka komanduar në detyrë rektorin e ri në Universitetin e Tiranës, pas pezullimit të Mynyr Konir. Ai është Bernard Dosti aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë. Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve. Nga ana tjetër edhe dekanët e Universitetit të Tiranës janë shprehur pro vendimit për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni. Ata thonë se ky vendin është mjaft efiçent pasi nën drejtimin e Konit ishte krijuar një situatë ngërçi mjaft shqetësuese. Në fjalën e tij Dekani Dhori Kule deklaroi se ka ardhur koha që pedagogë dhe studentë të shohin sa e lehtë është që institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. “Vetëm administrata e Universitetit të Tiranës ka ezauruar mbi 80 lëvizje, mobilitete, ku në një Fakultet nga më të rëndësishmit ka pasur vetëm katër. Nuk i justifikon kush shkelje të tilla. Është shpërdorim i buxheteve që Europa ka dhënë në dispozicion të Universitetit. Kam konstatuar këto ditë që pothuajse të gjithë thonë se është jo vetëm vendim dhe qëndrim i mirëpritur por shumë i vonuar. Kam bindjen se situata do të shkojë jashtëzakonisht pozitivisht për funksionimin e Universitetit të Tiranës. Pedagogët dhe studentët do të shohin se sa lehtë, sa efiçente, sa pozitive është që kur institucioni
që mëson të tjerët sesi duhet të sillen do të fillojë të sillet vetë në mënyrë të ligjshme. Do t’ia ndjejnë shumë shpejt efektin pozitiv heqjes së ngarkesës dhe pengesës ligjore dhe këtij ngërçi që ka pasur UT në këtë periudhë dhe kam bindjen se do të kemi vetëm progres dhe angazhim për të kompensuar të gjithë këto deficensa që kemi pasur gjatë kësaj periudhe në një kohë sa më të shkurtër”, tha Kule. Dekani i Juridikut, Artan Hoxha, tha se gjatë viteve të fundit ka pasur një problem të rëndë të administrimit institucional, ku
drejtimi i Universitetit të Tiranës ka qenë me një mentalitet të vjetër pa zbatuar kompetencat dhe deklarimet kushtetuse sesi funksionon institucioni i arsimit të lartë që është autonom. “Është e vonuar MAS në nxjerrjen e përfundimit final por më mirë vonë sesa kurrë. Ajo që Ministrja ka urdhëruar nuk shkel autonominë universitare por e garanton nga paligjshmëria dhe sjelljet e kundërligjshme.Autonomia nuk është dhënë si pavarësi në zbatimin e ligjit por garanci për zbatimin e ligjit.Zbatimi i ligjit është
detyrim dhe jo vlerësim”, tha dje Artan Hoxha. Reagimi i Mynyr Konit Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga studio e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ai e priste. Koni tha dje se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të, ndërsa theksoi se Kryeministri flet pa fakte. “E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet legjitime të 20 prillit 2016. Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akademik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte”, u shpreh Mynyr Koni. Sipas tij, vendimi i Shahinit është politik dhe i porositur. “Vendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte”, tha Koni. Ai tha se ai vendim cënon autonominë se universitetit, ndërsa e akuzoi atë se bashkëpunon me strukturat e brendshme të Universitetit. “Absolutisht që po, sepse argumentat që ka paraqitur ministrja janë të pavërteta dhe më vjen keq që duhet ta them këtu, por janë edhe gënjeshtrime. Minimalisht zonja ministre duhet të kishte gjetur një hapësirë të kohës për të kontaktuar me rektorin e UT, gjë që nuk e ka bërë në asnjë moment”, theksoi dje Mynyr Koni.
ISH-DEPUTETI: MARRJA E KËTIJ VENDIMI PA U SHPREHUR PRESIDENTI, ËSHTË SHKELJE FLAGRANTE E KUSHTETUTËS DHE LIGJIT Ditën e djeshme ministrja e Arsimit ka komanduar si rektor të Universitetit të Tiranës Bernard Dostin. Komandimi i tij vjen pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Luciano Boçi. Ky i fundit me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se me këtë vendim, Edi Rama i vuri minat autonomisë universitare. “Edi Rama me këtë vendim i ka vënë minat autonomisë universitare. Vendimi për të emëruar një rektor të ri është antikushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ministrja nuk ka kompetencë të vendosë një rektor të ri, pa pritur vendimin e Presidentit të Republikës. Rama bëri atë që nuk e bëri dot Shullazi. Në lidhje me këtë rast të paprecedent, Ministrja e Arsimit duhej shkarkuar. Mbrojtja e saj tregon haptazi se Edi Rama kërkon të kapë universitetin”, tha Boçi. Ai theksoi se Rama mund të
Komandimi i Rektorit nga Qeveria, Boçi: Autonomisë universitare iu vunë minat
vjedhë ndonjë tender universitar, por kurrsesi nuk ka për t’ju mbyllur gojën studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Pak minuta pas këtij qëndrimi, nga selia
blu, në një deklaratë për mediat, ish-deputeti tha se marrja e këtij vendimi pa u shprehur Presidenti, minon autonominë universitare. “Komandimi i një rektori të ri, pa pritur vendimin e Presidentit, është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit. Ligji nuk ia jep Ministres këtë kompetencë. Në asnjë nen të Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili rregullon autonominë e universiteteve, që nga procedura e zgjedhjes dhe deri tek ndërprerja e parakohshme e mandatit të rektorëve, nuk flitet për të drejtën e ministrit të arsimit për të komanduar rektorin e ri. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhrin e pezullimit, Ministri i propozon Presidentit shkarkimin e Rektorit. Në rast mos shprehjeje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Nxitimi për të thelluar paligjshmërinë nga Ministrja fatkeqësisht e Arsimit, tregon padurimin e Edi Ramës për të vendosur nën kontroll të plotë universitetin më të madh në vend, duke komanduar një rektor fallco. Për të marrë nën kontroll Universitetin, Rama po shfrytëzon edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese, siç po bën për çdo akt me të cilin vjedh dhe dhunon shqiptarët. Për këtë vendim të paligjshëm, Ministrja fatkeqësisht e Arsimit duhet të ishte shkarkuar menjëherë. Mbrojtja e saj tregon se projekti për kapjen e Universitetit të Tiranës është projekt i Edi Ramës”, deklaroi dje Luçiano Boçi.
ISH-DEPUTETJA E PD
Pezullimi i Rektorit Koni, Vokshi: Rama bëri atë që s’e bëri me Shullazin
Të shumtë kanë qenë reagimet e djeshme nga Partia Demokratike pas pezullimit nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsimin Albana Vokshi është shprehur se ky veprim është tregues i qartë i cënimit të autonomisë universitare. Në reagimin e saj, Vokshi thekson se pezullimi dhe kërkesa e MAS-së drejtuar presidentit të vendit, Ilir Meta, për ta shkarkuar kreun e Universitetit të Tiranës është tërësisht antikushtetuese. “Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini. Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë Autonominë Universitare. Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre. Edi Rama është hipokrit. Shqetësimi i tij i vërtetë nuk është shkelja e ligjit, sepse ai e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale. Edi Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant. Edi Ramës nuk i intereson aspak mirëfunksionimi i universitetit më të madh në vend, sepse nuk e ka pasur asnjë moment arsimin prioritet”, u shpreh dje ishdeputetja demokrat, Albana Vokshi.
POLITIKE
9
E martë, 16 PRILL 2019
Raporti që zbulon mashtrimin e qeverisë për dhunën e protestuesve
ESE
Avokati i Popullit: Asnjë polic i plagosur nuk ishte në spital
Spekulim me fjalët turp, nder...
T
ë paktën 50 qytetarë u arrestuan nga policia gjatë protestës së të shtunës. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, kanë konfirmuar në një raport se të ndaluarit nga policia janë dhunuar, keqtrajtuar dhe në disa raste edhe torturuar. Raporti i publikuar dje, flet për rrahje në qelitë e komisariateve, lënie pa ushqim, si dhe lidhje e protestuesve me pranga edhe gjatë kohës që ishin duke u mjekuar në spital. E gjithë kjo dhunë e Policisë së Shtetit mbi policinë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, SandërLleshaj, u justifikua me atë që ata e quajtën plagosje të policisë. Por në këtë pikë, institucioni i Avokatit të Shtetit zbulon dhe mashtrimin. Inspektorët e Avokatit të Shtetit që kanë vizituar gjithë spitalet ditën e shtunë dhe të dielën, raportojnë se nuk kanë pasur kontakt me asnjë prej policëve që qeveria tha se janë plagosur. E thënë ndryshe, në urgjencë apo dhe pavionet e gjithë spitaleve në Tiranë asnjë efektiv i policisë së shtetit nuk është shtruar për kurim.“Të ndaluarit apo arrestuarit e tjerë nuk patën pretendime për trajtim të papërshtatshëm prej forcave të policisë veç disa raportimeve sporadike. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kërkuar të vihen në kontakt edhe me përfaqësues të forcave të rendit të cilët u raportuan të lënduar gjatë protestës, por në momentin e vizitës në spital nuk ishte i pranishëm asnjë prej tyre”,- thuhet në raportin e Avokatit të Shtetit. Një fakt i tillë, i konfirmuar nga një institucion kushtetues, do të thotë që: Ose efektivët e policisë nuk kanë pasur nevojë për trajtim, pasi dëmet nga protestuesit kanë qenë të pa konsiderueshme, ose çfarë është dhe më e keqja, Qeveria ka mashtruar dhe asnjë efektiv i policisë nuk është plagosur. Ministria e Brendshme foli të shtunën për 5 policinë të plagosur, por kjo taktikë e qeverisë ka pasur si qëllim që qytetarët të mos njihen me anë tjetër të medaljes, dhunën dhe torturat që protestuesit kanë pësuar këto ditë në qelitë e komisariateve, madje dhe në spitale nga ana e policisë. Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se: “në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vënë kontakt me 2 shtetas të shoqëruar dhe 16 të arrestuar. Asnjë nga këta shtetas
Nga Tonin Çobani
nuk ka pranuar të ketë kryer veprime aktive gjatë protestës apo të kenë dëmtuar pasuri. Në deklarimet e tyre ata pohojnë se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë për të drejtat e tyre dhe në mbështetje të subjektit politik që e organizon. Kryesisht të arrestuarit janë në moshë të re, por ka edhe persona të moshuar. Dy vëllezër të shoqëruar nga Miloti deklarojnë se nuk u është komunikuar arsyeja e shoqërimit. Pas kontaktit të Avokatit të Popullit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ata janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe më pas janë liruar”. Në raport theksohet se të ndaluarve nuk u është dhënë ushqim. “Në
ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 është kontaktuar shtetasi A.G, i cili paraqitej me shenja të dukshme dhune në trup. Është marrë deklarimi i tij si dhe janë dokumentuar shenjat e dhunës. Sipas tij është ushtruar dhune fizike nga disa efektivë të komisariateve të Policisë nr.1 dhe nr.4. Po ashtu ai deklaron se i është mohuar trajtimi ushqimor. Qytetari ankohet për dhembje në të gjithë trupin dhe nga mjekët i është komunikuar se ka shembje. Shtetasi në fjalë është shoqëruar fillimisht në komisariatin nr.4, pastaj po mbrëmë me insistimin e një mjeku është dërguar në spitalin ushtarak, ku ai deklaron se është mbajtur i lidhur me pranga ndërkohë që merrte
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vënë kontakt me 2 shtetas të shoqëruar dhe 16 të arrestuar. Asnjë nga këta shtetas nuk ka pranuar të ketë kryer veprime aktive gjatë protestës apo të kenë dëmtuar pasuri. Në deklarimet e tyre ata pohojnë se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë për të drejtat e tyre dhe në mbështetje të subjektit politik që e organizon. Kryesisht të arrestuarit janë në moshë të re, por ka edhe persona të moshuar.Dy vëllezër të shoqëruar nga Miloti deklarojnë se nuk u është komunikuar arsyeja e shoqërimit. Pas kontaktit të Avokatit të Popullit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ata janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe më pas janë liruar.
trajtim mjekësor. Pamje ku ky qytetar shfaqet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit janë publikuar edhe në disa rrjete sociale. Ky shtetas ka qenë me statusin e personit të shoqëruar gjatë kohës që ndodhej në spital dhe se vendimi i marrjes së masës së arrestit në flagrancë është marrë dhe i është komunikuar vetëm në orën 2 pas mesnate”,thuhet në raport. Kjo shkelje, sipas Avokatittë Popullit, është shkelje e të drejtave të njeriut. “ Gjithashtu gjatë vizitës në spital përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kontaktuar qytetarin A.K. i cili shpjegoi se ishte tërhequr zvarrë nga punonjësit e FNSH 30-40 metra duke u ofenduar në vazhdimësi prej tyre. Ai deklaroi se ishte goditur me grushta, shkelma dhe me shkopinj në pjesë të ndryshme të trupit dhe ankohej edhe për dhimbje të veshit të djathtë. Avokati i Popullit ka marrë në administrim foto të dëmtuarit dhe të kartelës. Në Komisariatin nr.6 ishin të arrestuar 5 persona së bashku me shtetasin A.K ku ky i fundit ishte pyetur jo nën hetim por si person që kishte dijeni për ngjarjen. Në komisariatin nr.3 janë konstatuar 8 persona të arrestuar dhe është marrë dokumentacioni. Në komisariatin nr.2 janë konstatuar 4 persona të arrestuar por ndër ta veçohen 2 persona, një nga të cilët me prapambetje mendore dhe motorike ndërsa tjetri me insuficiencë renale”,thuhet në raport.
Çfarë do të thotë e turpshme? (Balla tha se sulmet e përsëritura për “Rinasin” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme.) Çfarë do të thotë e ndershme? (Rama: “Nuk ka ndonjë provë që zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme.”) Spekulimi është i dukshëm: e turpshme ose e paturpshme është grabitja ditën për diell e milionave në të vetmin aeroport të vendit (të mos guxojë kush të bëjë pyetje për sigurinë); zgjedhje të ndershme ose të pandershme, gjithashtu, janë e njëjta gjë (të mos guxojë njeri të shqiptojë fjalët sipas ligjit ose të mbështetura në ligj). Në sa po e shkruaj këtë arsyetim më duket një punë kot fare. A nuk e dinë politikanët tanë (dhe analistët, opinionistët) këtë spekulim? Mendoj se po. Atëherë ata po tallen me veten. Një ditë fëmijët e tyre do ta ndiejnë veten në siklet për turpësinë (ose paturpësinë ) e prindërve të tyre, për ndershmërinë (ose, më saktë, pandershmërinë). Epoka e internetit është sot një arkivë e hapur për të gjithë. Arkiva elektronike nuk do të mund të mbahet paturpësisht nën kontroll të një kaste a klani politik përkohësisht të fuqishëm, që vendos të hapen ose të mos hapen dosjet e njërit apo tjetrit bashkëkohës. Në arkivat elektronike do të kenë akses të gjithë. Aty nuk do të mund të bëhen falsifikime, sepse kushdo që përpiqet do të lejë gjurmën e vet të krimit.Përgjegjësia nuk mund të jetë etike (turp, nder), por veçse ligjore ose e mbështetur në ligj. Dhe ligji nuk do të mund të jetë ligj, duke qenë partiak a bipartiak, por një ligj i popullit, që del prej popullit dhe për popullin (AbrahamLinkoln).
FORUM ANALIZE Nga Roberto Brunelli*
B
eogradi dhe Tirana bëhen sërish teatër i manifestimeve dhe protestave të ashpra të lëvizjeve të vogla politike që kanë vënë në shënjestër ato që sipas tyre janë qeveritë e korruptuara, autoritare dhe klienteliste. Dhe sipas asaj që shkruan Balkaninsight, shumë shpesh ka një mungesë të perspektivës që kthehet në zemërim i transformuar në protesta të organizuara. Selia e pallatit presidencial të Serbisë kishte përballë mijëra persona që bërtisnin “Aleksandër Vuçiç diktator!” dhe më pas një sulm mbi televizonin publik RTS ishin episodet për të veçanta. Sërish të shtunën 10 mijë persona në Beograd kërkuan dorëheqjen e presidentit nën sloganin “për lirinë e informimit” dhe kundër korrupsionit. E njëjta gjë edhe në Shqipëri ku sërish mijëra persona u mblodhën të shtunën duke bërtitur kundër kryeministrit Edi Rama në pushtet që nga viti 2013. Por janë muaj që Ballkani po digjet. Ose ka rilindur, varet nga këndvështimi. Sheshe që mbushen çdo javë, lëvizje të reja politike që lindin si kërpudhat. E sigurt është se jo vetëm në Serbi, por fenomeni i përket edhe Malit të Zi, Shqipërisë, Republikës Serbe të Bosnje
dhe Herzegovinës. Në rrjetet sociale ka marrë vrull hashtagu #BalkanSpring. (#PranveraeBallkanit) Vërtet jemi në një sezon të ri “pranvere” për Ballkanin? Duke dëgjuar aktivistët lokalë, duket tamam kështu. Dhjetëra mijëra manifestues që mblidhen çdo javë, turma të mbushura me të papunë, sipërmarrës të vegjël, por edhje intelektualë, studentë, akademikë në pension. Nën thirrjet “Rezistencë!”, “Shteti jemi ne!”, apo dhe “Një në një milion!”. Janë këto emrat e lëvizjeve në tashmë në Ballkanin Perëndimor. Në shënjestër ata thonë se kanë qeveri të korruptuara, autoritare dhe klienteliste. Siç shkruan BalkanInsight, shumë shpesh ka një mungesë të perspektivave për
10 E martë, 16 PRILL 2019
Ballkani në flakë kundër korrupsionit dhe qeverive autoritare zgjidhje dhe kjo kthehet në një zemërim në protesta të organizuara. Manifestime që tashmë përsëriten me një rregullsi, thuajse çdo të shtunë. Në Serbi, “siguresa” u ndez nga agresioni ndaj Borko Stefanovic, një eksponent i opozitës, që u rrah barbarisht nëntorin e kaluar në qytetin e Krusevac. Që nga ajo kohë dhjetarë mijëra serbë dalin në rrugë kundër qeverisë së Vuçiç duke e akuzuar zvarritje të hetimeve. Në Republikën Serbe të Bosnjës, protestat nisën në prill të vitit të kaluar pas vdekjes misterioze të një të riu. Për muaj të tërë, njerëz-
it dolën në sheshe duke bërtitur “Drejtësi për Davidin” duke bërë të dridhet qeveria e nacionalistit Milorad Dodik. E njëjta gjë ndodh në Shqipëri. Që nga dhjetori vendi është përfshirë nga protestat kundër kryeministrit Edi Rama i akuzuar për korrupsion dhe për manipulim të zgjedhjeve të kaluara parlamentare në mënyrë që të qëndronte i lidhur pas pushtetit. Dhe akoma në Malin e Zi ku partia e presidentit Milo Djukanovic është nën akuzë për një çështje ryshfeti. Vetë familja e kreut të vendit është nën akuzë se e kanë trajtuar çështjen në mënyrë mafioze. Vendi ka regjistruar protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë nën
sloganin “Ringrihuni!” Ka precedentë mjaft të freskët për valën e protestave në Ballkan si për shembull “pranvera boshnjake” e 2014-ës apo “revolucioni i ngjyrave” i dy viteve më parë në Maqedoni. Sot diferenca është se protestat kanë dalë në skenë njëkohësisht në të katër anët e Ballkanit. Në krahun tjetër pushteti po bën gjithçka për të hequr interesin nga protestat. Për shembull në Serbi, disa media lokale kanë raportuar se autobusët kanë refuzuar të transportojnë protestuesit e opozitës. Thonë se u tremben represioneve nga ana e autoriteteve. ©*marrë nga agjencia italiane e lajmeve AGI. Përshtati LAPSI.al
Republika e policisë... Nga Ylli Dylgjeri Një mëngjes policia e administratës më kontrolloi Face Book- un. Pas një search-i të lodhshëm, skandali u kap! Në FB u gjetën statuse të zinj me përmbajtje të thellë antiparti. Një strofë e tmerrshme kishte tronditur shtetin dhe familjen shtet! Zullumi ishte mbushur. U printuan menjëherë faqet e zeza të FB dhe u gjet.... njëanshmëria politike! Njëanshmëria ishte fjala kakë! E keqja ishte te kaka. Shteti u trondit te kaka. Kaka ishte diploma-
tike! Kaka kishte bërë pis shtetin! Më e rënda ishte se kaka në anglisht shkruhej Caka! Sado u përpoqa tu shpjegoja se është vetëm humor, vetëm një vjershë, vetëm një strofë e jetuar nga një kakë e lëshuar në kushtet e përmbytjes të “City Parkut”...sërish nuk kuptohej. Policia Komision Disiplinor s’donte t’ja dinte, edhe pse ju sqarua se kaka e City Parkut nuk ka lidhje me Cakën e City Holli-t. Jo! Armiku është mes nesh. Fjalor i pisët... Kaq ishte. Të tjerat ishin pushim nga puna. Por policia nuk mbaron këtu. Policia kontrollon gjithçka në
këtë vend. Policia është Shteti. Polici është sot kudo me tepri, në Media, në Bulevard, në Kryeministri, në Kuvend, në Sport, në Spital, në Astir, në Bregun e Lumit, në Autostradë, në Shkodër, në Kukës, në Lezhë në Lushnje, në Elbasan...kudo ku ka turma, kudo ka revoltë, është atje në kafe ku ngrihet zëri kundër padrejtësisë, biles edhe policë në pension që mbajnë shënim. Polici nuk ka vetëm te zyrat e Oligarkëve, banditëve, drogaxhijve; në Aeroport, në Banka, në Porte, në Tregun e Zi, në Llotot, etj. Polici nuk ka vetëm atje ku ka mafiozë.
FORUM KOMENT Nga Aleksandër Karpushin (Ambasador i Rusisë në Shqipëri)
T
eza në titullin e këtij artikulli është slogani kryesor i NATO-s, i cili dëg johet veçanërisht shpesh në lidhje me 70-vjetorin e Aleancës. Por, çdo sukses duhet gjykuar mbi bazën e rezultateve konkrete. Deri më sot, pavarësisht zhurmës propagandistike për “arritje” të panumërta, Aleanca e Atlantikut të Veriut në të vërtetë vetëm sa ka përmbushur destinacionin e saj fillestar: “to keep Americans in, Germans down and Russians out”, siç e formuloi dikur Sekretari i parë i Përgjithshëm i bllokut Lord Hastings Ismay. Megjithëse vendet e NATO-s e paraqesin veten si fitues në luftën e ftohtë, përfundimi i kësaj të fundit do të ishte i pamundur pa një dakordësi parimore të BRSS për bashkimin e Gjermanisë dhe pa përpjekjet e Moskës për reduktimin e armatimeve dhe kapërcimin e pasojave të tjera të konfrontimit midis dy blloqeve. Në të njëjtën kohë, premtimi i dhënë Rusisë prej Perëndimit për moszgjerimin e NATO-s drejt lindjes nuk u përmbush. Aventurat ushtarake të NATO-s në Libi dhe Jugosllavi, fushata e pasuksesshme shumëvjeçare në Afganistan shkaktuan viktima të shumta mes popullsisë civile, shkatërrimin e infrastrukturës, shpërbërjen e shteteve dhe shkeljet më flagrante të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Vështirë se mund t’i quash këto sukses. Nëse para viteve 1990 veprimtaria e NATO-s mund të justifikohej për shkak të rivalitetit të saj me Organizatën e Traktatit të Varshavës, sot blloku thjesht e ka humbur kuptimin e ekzistencës. Udhëheqësit e tij e kanë të vështirë të shpjegojnë se përse ai është i nevojshëm. Paaftësia për t’i gjetur Aleancës një përdorim më të denjë çoi në vendimin për ta kthyer atë tek “rrënjët” e saj, pra tek konsolidimi i vendeve perëndimore përballë një kërcënimi të përbashkët imagjinar. Le t’i shqyrtojmë me radhë tezat kryesore të Aleancës. NATO-ja është një aleancë ekskluzivisht mbrojtëse. Ky pohim hidhet poshtë nga pjesëmarrja e Aleancës në veprime agresive kundër Jugosllavisë dhe Libisë. Potenciali i përbashkët më i fuqishëm ushtarak tek vendet e NATO-s, por edhe retorika dhe veprimet konfrontuese ndaj Rusisë nuk na lejojnë t’u besojmë deklaratave rreth natyrës mbrojtëse të Aleancës. NATO-ja është burim legjitimiteti. Përpjekja për të zëvendësuar të drejtën ndërkombëtare me “legjitimitetin e NATO-s” është një nga arsyet kryesore të krizës së sotme të sigurisë evropiane. Dikur udhëheqësit e Aleancës e formuluan këtë parim kështu: “Vetëm NATO-ja është burim i atij legjitimiteti politik dhe fuqie ushtarake, të cilën asnjë shtet apo koalicion nuk mund ta sigurojë” (Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen,
Uashington, më 19 mars 2014). Kjo logjikë arrogante ilustron në mënyrë të përsosur linjën e përgjithshme të Perëndimit për të minuar rolin qendror të OKBsë dhe Këshillit të saj të Sigurimit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. NATO-ja synon të përballojë kërcënimet në të gjitha drejtimet. Para pak kohësh, pas një serie sulmesh terroriste në Evropë, terrorizmi ndërkombëtar u shpall kërcënimi kryesor për sigurinë, ndërsa NATO-ja shprehu gatishmërinë për të bërë gjithçka është e mundur për ta çrrënjosur atë. Por tani, në vend të parandalimit të këtij rreziku real, anëtarët evropianë të NATOs, duke iu nënshtruar presionit të Uashingtonit, janë të detyruar të marrin masa kundër një kërcënimi inekzistent “konvencional”. Fokusi i NATO-s është tek lufta kundër “kërcënimit nga Lindja”, pranë kufijve rusë janë vendosur trupa, po modernizohet infrastruktura ushtarake, zhvillohen stërvitje në shkallë të gjerë. Në vitin 2018 gjatë stërvitjes “Trident Junction” mbi 50 mijë ushtarë kanë bërë ushtrime ofensive dhe të mbrojtjes në kushtet e temperaturave të ulëta. Në “krahun jugor” nuk ndodh asnjë gjë e tillë. Përgatitjet ushtarake të vendeve të NATOs nuk janë të drejtuara kundër Rusisë. Prioriteti i Aleancës është “krahu lindor”. Është intensifikuar veprimtaria e saj në rajonet e Detit Baltik dhe Detit të Zi, por edhe në zonën arktike. Po rritet intensiteti dhe shkalla e stërvitjeve ushtarake, ku marrin pjesë mbartës të armëve bërthamore, përfshirë edhe ata strategjikë. Në rajonet në kufi me Rusinë është dislokuar një forcë e përparuar prej 10-12 mijë vetësh, duke përfshirë edhe një kontigjent ushtarak shqiptar në Letoni. Aktualisht numri i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendeve-anëtare të Aleancës arrin në më shumë se 3 milionë njerëz. Masat ushtarake shoqërohen me presion në fushën ekonomike, me propagandë antiruse, me dëbime të diplomatëve, etj. Me fjalë të tjera, po krijohet një bazë për një presion afatgjatë psikologjik dhe ushtarak ndaj vendit tonë. Deklaratat e udhëheqësve të NATO-s se “Aleanca nuk kërkon konfrontim me Rusinë” nuk duken shumë bindëse. Një konfirmim i sinqeritetit të këtyre pohimeve mund të ishte kalimi në rrafsh juridik i angazhimeve politike në kuadër të OSBE-së për krijimin e një hapësire të vetme dhe të pandashme të sigurisë. Megjithatë, nisma ruse për nënshkrimin e Traktatit për Sigurinë Evropiane, siç dihet, u refuzua nga vendet e bllokut. Masat ushtarake të vendeve të NATO-s në krahun lindor janë shkaktuar nga ngjarjet e vitit 2014 në Ukrainë dhe në Krime. Linja e Perëndimit për prishjen e rendit juridiko-ndërkombëtar ka nisur shumë kohë përpara krizës në Ukrainë. Bëhet fjalë për avan-
11 E martë, 16 PRILL 2019
NATO, aleanca më e suksesshme në histori?
cimin e NATO-s në drejtim të kufijve të Rusisë, krijimin e segmentit evropian të sistemit global të mbrojtjes antiraketore të SHBA-ve, pjesëmarrjen e vendeve jobërthamore në stërvitjet bërthamore nën udhëheqjen e NATO-s, etj. Vendet e NATO-s nuk mbështetën asnjë nga nismat e Rusisë për të krijuar një hapësirë të vetme dhe të pandashme të sigurisë në Evropë. Ndërkohë që goditja më e fortë për stabilitetin strategjik erdhi shumë kohë përpara jo vetëm ngjarjeve në Ukrainë, por edhe atyre në Gjeorgji. Që në vitin 2002, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga Traktati për Kufizimin e Sistemeve të Mbrojtjes Antiraketore. Kriza në Ukrainë dhe “kërcënimi” i sajuar rus përdoren sot vetëm si justifikim për militarizimin e Evropës në kurriz të vetë taksapaguesve evropianë. NATO-ja projekton stabilitet në rajonet fqinje. Në fillim vendet e NATO-s krijojnë probleme dhe më pas “ndihmojnë” për zgjidhjen e tyre. “Al Kaida” u krijua dikur për shkak se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur muxhahedinët për qëllimet e tyre afatshkurtra në Afganistan (“luftëtari i lirisë” Osama bin Laden më pas u kthye në “terroristin Nr. 1”). Rezultat i pushtimit të Irakut ka qenë krijimi i ISIS-it. Operacioni në Libi ka vendosur vendin në prag të kolapsit, duke ashpërsuar krizën e migracionit. Zgjerimi i NATO-s ka forcuar sigurinë në Evropë. Zgjerimi i Aleancës në lindje është një nga shkaqet më të dukshme të krizës aktuale të sigurisë evropiane. Një alternativë më e mirë mund të ishte zbatimi i konceptit të një Evrope të bashkuar, pa vija ndarëse, parametrat e së cilës u parashtruan në Kartën për një Evropë të Re të vitit 1990. Megjithatë, në vend të saj u zgjodh strategjia e zgjerimit të zonës së ndikimit ekskluziv të Perëndimit nën “ombrellën” ushtarako-politike të NATO-s. Zgjerimi i NATO-s forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajonet pranë kufijve të Rusisë. Për shumë vite na kanë siguruar se anëtarësimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në NATO do të përmirësojë marrëdhëniet e tyre me Moskën, duke krijuar një “brez” shtetesh miqësore ndaj Rusisë. Këto deklarata rezultuan një mit. Përkundrazi, tani bërthama e politikës së sigurisë të këtyre vendeve është teza për domosdoshmërinë e mbrojtjes së tyre të veçantë. Në Perëndim
kanë harruar se ishte Rusia ajo që dha një kontribut vendimtar në eliminimin e trashëgimisë materiale të luftës së ftohtë. Ishte pikërisht Rusia ajo që demilitarizoi Evropën Lindore duke tërhequr prej andej trupat e saj dhe duke dhënë një kontribut përcaktues në forcimin e sigurisë evropiane. Çfarë po bën NATO-ja sot? Ajo vetëm sa po rrit praninë ushtarake në këtë rajon. Zgjedhja e lirë e vendeve në favor të anëtarësimit në NATO nuk mund të quhet provokim. Në mungesë të një kërcënimi ushtarak ndaj vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit, anëtarësimi i tyre në NATO nuk mund të shihet ndryshe veçse si një zgjerim i zonës së ndikimit politiko-ushtarak të Aleancës. Në territorin e vendeve të reja anëtare po ndërtohet infrastruktura e projektuar për vendosjen e potencialeve ushtarake të drejtuara kundër Rusisë. Interesat jetike të vendit tonë janë nëpërkëmbur në mënyrë më flagrante. Ky është një provokim i pastër. Anëtarësimi në NATO është një zgjedhje e lirë e vendeve. Siç e dimë, në të vërtetë po ndodh tërheqja e vendeve të reja në NATO. Ky ishte rasti me Malin e Zi, ku opinioni i qytetarëve nuk u mor parasysh, apo me Maqedoninë e Veriut, ku janë injoruar rezultatet e referendumit kombëtar. Kriteri kyç për pranimin në NATO të anëtarëve të rinj ka qenë dhe mbetet arsyeja politike. Rusia kërcënon sigurinë e anëtarëve “në vijën e frontit” të NATO-s. Siguria e vendeve pranë “vijës së frontit” është e kërcënuar më shumë nga vetë këto vende. Janë bërë të rregullta incidente për shkak të aktivitetit ushtarak tepër të lartë në territoret e tyre. Ushtarët e NATO-s përfshihen në aksidente, shkaktojnë përleshje dhe potere në gjendje të dehur, lëshojnë gabimisht raketa luftarake, siç ndodhi në Estoni në gusht 2018. Rusia nuk njofton dhe nuk fton vëzhgues të huaj në stërvitjet e saj. Rusia është vendi më i verifikueshëm i OSBE-së. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë organizon rregullisht konferenca për shtyp në formate të ndryshme, duke dhënë informacion mbi stërvitjet edhe për atashetë e huaj ushtarakë në Moskë. Vetëm në vitin 2018 janë mbajtur 15 konferenca për shtyp në platforma të ndryshme në Moskë, Bruksel dhe Vjenë. Në manovrat “Vostok 2018” ishin ftuar rreth 100 atashe ushtarakë duke përfshirë edhe një përfaqësues
nga Misioni Ushtarak i Komunikimit i NATO-s në Moskë. Kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kërkojnë nga vendet-anëtare rritjen e shpenzimeve ushtarake. Nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake. Në vitin 2018 shpenzimet e përgjithshme ushtarake të vendeve të NATO-s arritën në më shumë se 1 trilion dollarë, duke e tejkaluar 22 herë buxhetin rus të mbrojtjes (46 miliardë dollarë). Pritet që deri në vitin 2020, shpenzimet e vendeve evropiane dhe të Kanadasë të rriten me 100 miliardë dollarë. Anëtarët evropianë të Aleancës do të duhet të zbatojnë programe të shtrenjta të riarmatimit, kryesisht me prodhimet e industrisë ushtarake të SHBA-së. Në Rusi, në dallim nga vendet e NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes po reduktohen. NATO-ja është bashkësia më e madhe e demokracive. Vendet e NATO-s kanë shkelur në mënyrë të përsëritur të drejtën ndërkombëtare, si gjatë aventurave ushtarake në Jugosllavi, Libi, Irak apo Afganistan, ashtu edhe nëpërmjet ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve sovrane, siç ishte rasti në Ukrainë dhe në Maqedoninë e Veriut, ku situata degradoi deri në ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Ambasadës Amerikane në Shkup në procedurën e votimit në parlament. Vendet e NATO-s janë aktive në përpjekjet e tyre për të zëvendësuar normat ligjore me njëfarë rregullash që ato vetë i kanë shpikur (rulesbased order). Për më tepër, vendet e NATO-s nuk ndjekin penalisht qytetarët e tyre që janë përgjegjës për krime të kryera gjatë fushatave ushtarake të Aleancës. NATO-ja është e interesuar për një dialog me Rusinë. Në vitin 2014 me iniciativë të Aleancës u nderpre i gjithë bashkëpunimi praktik, përfshirë edhe shumë projekte të Këshillit Rusi-NATO për Afganistanin dhe luftën kundër terrorizmit. Sot për sot nuk ka ndonjë axhendë pozitive. Në vitin 2016 rifilluan takimet e Këshillit Rusi-NATO në nivel ambasadorësh. Megjithatë, Aleanca vazhdon të shmanget nga diskutimi thelbësor për çështjet e uljes së tensioneve. SHËNIM I REDAKSISË: Botohet për hir të respektit për lirinë e mendimit, pavarësisht se redaksia nuk ndan të njëjtin mendim me ambasadorin. Për Shqipërinë NA TO mbetet Aleanca më NAT e sigurt për lirinë e popujv popujvee.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E martë, 16 PRILL 2019
Parisi në flakë, Franca në zi kulturore, bota mban frymën për “Notre Dame” N
jë ndër Katedralet më të famshme, Notre Dame në Paris është përfshirë nga flakët mbrënmjen e djeshme. Shkaku është ende i panjohur, megjithëse zëri të ndryshëm pohojnë se mund të jetë provokuar nga ndonjë faktor gjatë punës restauruese që po kryhet në të. Zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll flakët pas evakuimit në zonë. Katedralja 674-vjeçare po lufton të mbijetojë, për të ruajtur historinë e saj dhe madhështinë që ka bërë botën të kthejë sytë nga ky zjarr apokaliptik. Sipas "Zëri i Amerikës" që i referohet shtypit francez, Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo shkruante në Twitter: "Një zjarr i tmerrshëm ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris, ndërsa zjarrfikësit janë duke u përpjekur të kontrollojnë zjarrin. Ne jemi mobilizuar në nivel lokal në lidhje të ngushtë me autoritetet e kishës. U kërkoj të gjithëve që të respektojnë perimetrin e sigurisë". Lufta e ekipeve zjarrfikës pas
një beteje të gjatë me zjarrin e furishëm kanë vënë në kontroll duke bërë të mund të mbajnë ende në jetë një pjesë të këtij simboli të qytetërimit, jo vetëm francez, por edhe atij botërore.
Një prej ngulmime të artit shprehës, që e jetësoi në lavdinë e një dashurie emblematike, është romani i Viktor Hygo, "Katedralja e Parisit". “Zonja jonë e Parisit”, siç
mbiquhet Notre Dame është katedrale mesjetare. Ajo konsiderohet shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë n Kishën Katolike në Francë, dhe në botë. Në vitin 1160, për shkak se kisha në Paris ishte bërë ”Famulli e mbretërve të Evropës", peshkopi Maurice de Sully e cilësoi katedralen e mëparshme të Parisit, SaintÉtienne (Shën Stephen's), e cila ishte themeluar në shekullin e 4-të, e padenjë rolin e saj të lartë dhe e kishte prishur menjëherë pas marrjes së titullit të peshkopit të Parisit. Sipas legjendës, Sully kishte një vizion të një katedrale të lavdishme të re për Paris, dhe e skiconte atë në tokë jashtë kishës origjinale. Për të filluar ndërtimin, peshkopi kishte shembur disa shtëpi dhe kishte ndërtuar një rrugë të re për të
transportuar materiale për pjesën tjetër të katedrales. Ndërtimi filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII dhe mendimi ndryshon nëse Sully ose Papa Aleksandri III hodhi gurithemelet të katedrales. Gjatë ndërmtimit, një numër i arkitektëve punuan me ndërtimin, diçka që stilet e ndryshme (dhe lartësitë) e kullave dëshmojnë për të. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345. Katedralja ka 10 këmbana, më e madhja, Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo këmbanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër. Deri kohët e fundit, kishte katër këmbanat e shekullit të 19-të në rrota në kullën veriore, të cilat ishin duke u rrokullisur. Këto këmbana duhej të zëvendësonin nëntë që u hoqën nga katedralja gjatë Revolucionit dhe u vendosën për shërbime dhe festivale të ndryshme. Këmbanat dikur u rrokulluan me dorë, përpara se motorët elektrikë të lejonin që ato të vinin pa punë manuale. Kur u zbulua se madhësia e këmbanave mund të shkaktonte që të gjithë ndërtesën të lëkunde, duke kërcënuar integritetin e saj strukturor, ato u morën jashtë përdorimit. Këmbanat gjithashtu kishin çekiçë të jashtëm për të bërë një dallim nga një tastierë i vogël. Albert Vataj
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 16 PRILL 2019
TIRANËS I SHTOHET GJELBËRIMI
Bashkia rikualifikon hapërisat e gjelbërta edhe nëpër lagje Bashkia e Tiranës vijon punën për rikualifikimin e hapësirave të gjelbra jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë gjelbërim dhe pastërti. Njësia Administrative Nr. 8 në bashkëpunim me punëtorët e qytetit të DPN 1 kanë përfunduar rikualifikimin e dy hapësirave të gjelbërta, brenda lagjeve të njësisë. Një lulishte në rrugën “Gjon Buzuku” me një sipërfaqe prej 50 m2, dhe
ne Rr. “Thanas Ziko” me sipërfaqe 80 m2, të dyja të domosdoshme për komunitetin e zonës. Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës, tashmë banorët e kryeqytetit do të mund të kenë në lagjet e tyre, hapësira të gjelbërta dhe të rehabilituara.
100 vjetori i lindjes, Veliaj i jep titullin “Simbol i qytetit” Gjeneral-lejtnant Rrahman Parllakut
Veliaj: Gjeneral Parllaku simbol i gjallë i kujtesës patriotike dhe qytetare
K
a heronj dhe mbi heronj, por gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Me rastin e 100vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e ka nderuar atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi gjeneral Parllakun si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike. “Bashkia Tiranë i jep certifikatën për titullin “Simbol i qytetit të Tiranës” z. Rrahman Parllaku, me motivacionin “patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi. Ndaj, qyteti i Tiranës, që sapo ka hyrë në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, ka krenarinë që t’i japë titullin e nderit “Simbol i Qytetit” bashkëmoshatarit të saj shekullor, i cili për kon-
tributin e tij është kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike”, u shpreh Veliaj. Gjenerali Rrahman Parllaku është ndër të paktët partizanë që jetojnë dhe dëshmojnë histori të
tre kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist. Veliaj u shpreh se gjeneral Parllaku është simboli i njerëzve që pavarësisht sakrificave, ka dhuruar vetëm dashuri dhe mirësi. “Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. E bëjmë këtë respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, nga i gjithë Këshilli Bashkiak. Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëritjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë. Si njeri që
s’ka njohur kurrë urrejtje, pavarësisht ç’ke kaluar në jetë, dhe ke dhënë vetëm dashuri e mirësi, e kemi për nder të të kemi simbol të Tiranës”, deklaroi Veliaj. Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku kujtoi betejat në luftën për çlirimin e Tiranës, ndërsa theksoi në këtë 100-vjetor të tij se jeta është e këndshme me të mirat e të këqi-
jat e saj. Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim që i bëhet në përvjetorin e lindjes. “Në Tiranë kam ardhur me Brigadën e III-të dhe luftova një muaj e gjysmë. Kemi bërë 22 aksione brenda qytetit, komandën e kishim në Priskë. Kur kujtoj këto ngjarje, ato baticat e zbaticat e mia në jetë, them që jetova. Jeta nuk është siç thonë: hyra këtu e dola atje. Jeta është e këndshme, me të mirat e të këqijat e saj. Edhe nga të këqijat, edhe nga burgu, mësova diçka. Njeriu mëson edhe nga vuajtjet, jo vetëm nga të mirat; mëson edhe nga të këqijat. Ju faleminderit për nderimin”, tha Parllaku.
AKTUALITET
14
E martë, 16 PRILL 2019
29-vjeçari nga fshati Gjorm i Krujës është arrestuar dhe vendosur nën hetim nga antiterrori për propagantë për qëllime terroriste dhe stërvitje për qëllime terroriste
K
ur u pa se vala e propagandës ndaj luftës krah forcave të ISIS u largua, ende në Shqipëri ka persona që ushqejnë propaganda për qëllime terroriste. Një ish-komando i ushtrisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet me prirje terroriste. Një video, e cila duket sikur demonstron se si duhet te reagosh ndaj një sulmi të armatosur por e postuar në rrjetet sociale nga një person me pritje ekstremiste në fakt është më tepër se kaq. I dyshuari Erzen Uka ka qenë ushtarak në misione në Irak e Afganistan dhe përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste. 29-vjeçari nga fshati Gjorm i Krujës është arrestuar dhe vendosur nën hetim nga antiterrori për propagantë për qëllime terroriste dhe stërvitje për qëllime terroriste. Në video shfaqen edhe dy djem të mitur që po bëjnë ushtrime në shtëpi, ata janë duke u stërvitur nga i ati më qëllim për t’u dërguar ushtarë të ISIS. Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste. Video ka mesazhin €Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në facebook edhe flamujt
Komando ekstremist, stërviste me armë fëmijët për “ISIS”
e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste. 29-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh. I divorcuar dhe i hetuar me herët
pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Përmbarimi ka tentuar ta zgjidhe këtë çështje për të ekzekutuar
vendimin e Gjykatës por kjo gjë nuk është realizuar çka ka sjellë edhe hetimin e tij edhe per pengim të vendimit të Gjykatës. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë, ndërsa gjatë
masës së sigurisë që do të mbahet të martën do të referohen si prova edhe mbikqyrjet e herëpashershme në rrjetet sociale. Gjatë një vëzhgimi të llogarisë së tij në Youtube, mund të vihet re se Uka ka ngarkuar gjithsej 6 video, e fundit është para një jave. Në video e fundit, rreth 1 minutë, shfaqen dy fëmijë të vegjël, të cilët nën “komandon” e tij të rreptë bëjnë pompa. Bashkangjitur videos, Uka shkruan: “Përgatiteni fëmijët tuaj fizikisht dhe psikoligjikisht! Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgaditet”. I divorcuar dhe i hetuar më herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Pavarësisht se zbatimin e vendimit ka pasur edhe angazhim të shërbimit përmbarimor, Uka ka bërë rezistencë duke penguar zbatimin e vendimit të gjykatës. Ende nuk dihet nëse 29-vjeçari ka pasur lidhje me grupet radikale që veprojnë në lindje dhe aktiviteti i tij në Shqipëri.
DURRËS
VLORË
SITUATA
Avokatit i grabisin kasafortën me 350 mln lekë
Ritvani sot në gjykatë, nuk ka dëshmitarë
Shkon të pastrojë magazinën, gjen predha luftarake
Banesa e avokatit Edmond Saliu në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa vetëm dje avokati Edmond Saliu ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milionë lekë. Ai thotë se paratë kanë qenë në valuta të ndryshme, lëkë, dollarë, euro si dhe letra me vlerë. Avokati është shprehur në polici se i kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës. Nga ana e saj Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës. Sipas bluve të Durrësit, dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar. Sapo vjedhja është pikasur nga avokati ka njoftuar policinë, e cila nga këqyrja e banesës nuk ka gjetur asnjë objekt të dëmtuar apo thyerje të derës apo dritares prej të cilave mund të ishin futur personat.
Sot në Gjykatën e Vlorës do të mbahet gjyqi ndaj autorit të masakrës së Resulajt në Selenicës, Ritvan Zykaj por prokuroria dhe gjykata kanë marrë informacion se disa nga dëshmitarët janë larguar nga vendi. Disa nga dëshmitarët e masakrës do të mungojnë në sallën e gjyqit ndaj Ritvan Zykajt. Ata janë larguar nga fshati i tyre por edhe nga Shqipëria. Sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor. Ritvani vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme. As qesh e as qan por me një pamje psikopati të frikshme. Ai është vrasësi i tetë kushërinjve të tij në 10 shkurt të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente. Zykaj qëlloi mbi ta me automatik pa asnjë pendim, njëri pas tjetrit. Momentin kur u arrestua tha se i urrente ngaqë e quanin hajdut pulash.
Katër predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë KundërTank” si dhe 1 granatë dore mësymëse kanë gjetur në ambientet e një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar. “Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin e heqjes së municioneve. Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake. Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997”,-informon ministria e Mbrojtjes. Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.
AKTUALITET
15
E martë, 16 PRILL 2019
GARA
Kirurgu bëhet drejtor i Spitalit të Shkodrës
DIBËR
Binjaket përfitojnë çekun e bebes
Adea dhe Andra janë dy binjaket e para për këtë vit që kanë ardhur në jetë në spitalin rajonal të Dibrës dhe që kanë përfituar bonusin 80,000 lekë secila. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shprehet se: “163 fëmijë të lindur në spitalin e Dibrës gjatë 3 muajve të parë 2019 kanë përfituar çekun e bebes nga 40,000120,000 lekë”. Bonusi i bebes sipas ministres, mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Bonusi i bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e
S
pitali rajonal i Shkodrës do të drejtohet nga Ardian Dajti. Mjeku i njohur u përzgjodh në mesin e disa emrave në garë për pozicionin e rëndësishëm. Prezantimi i tij u bë nga zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe kreu i Operatorit të Shëndetit Publik për veriun. Mjeku kirurg onkolog 4 vite më parë u shkarkua nga pozicioni i shefit të Urgjencës pasi denoncoi mungesën e medikamenteve në spital. Ai ka qenë krah kolegëve në protestat e zhvilluara prej bluzave të bardha në Shkodër dhe një zë kritik për politikat që janë ndjekur në sektorin e shëndetësisë. 4 vite më parë, Ardian Dajti, u shkarkua nga pozicioni i shefit të Urgjencës pasi denoncoi mungesën e medikamenteve në spital. Ai ka qenë krah kolegëve në protestat e zhvilluara prej bluzave të bardha në Shkodër dhe një zë kritik për politikat që janë ndjekur në sektorin e shëndetësisë.
dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekin e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm
të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë. Në dy muajt e parë të 2019, 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes. Familjet e reja kanë përfituar 237 milionë lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40,000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80 000 lekë secili. Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120,000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360,000 lekë.
Ogerta Manastirliu tha se do të ketë më shumë transparencë në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, me krijimin për herë të parë të dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë Ministrit
G
jatë prezantimit të projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi ndryshimet në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, i cili përcakton për herë të parë një lidhje organike mes procesit të akreditimit dhe licensimit të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike. “Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence’’, deklaroi Manastirliu. Duke prezantuar ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se do të ketë më shumë transparencë në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë me krijimin për herë të parë të dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë Ministrit. “Këshillit Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Pacientëve do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore”, - tha Manastirliu. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit të kujdesit shëndetësor lidhet me vendosjen për herë të parë të procesit të audidimit klinik, bazuar mbi protokollet klinike. “Auditimi klinik dhe auditimi i praktikës mjekësore sipas protokolleve klinike është
Ministrja Manastirliu: Heqje license për spitalet që nuk plotësojnë standardet bazë AUDITIMI KLINIK “Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit të kujdesit shëndetësor lidhet me vendosjen për herë të parë të procesit të audidimit klinik, bazuar mbi protokollet klinike. “Auditimi klinik dhe auditimi i praktikës mjekësore sipas protokolleve klinike është një proces i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët në institucionet e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu”.
LICENSA
“Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence’’.
një proces i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët në institucionet e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu. Duke vlerësuar frymën e transparencës në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se një
ndryshimin tjetër i rëndësishëm që propozohet nëpërmjet këtij projektligji ka si qëllim të krijojë dhe të ruajë një sistem unik të informacionit shëndetësor. “Me qëllim shfrytëzimin maksimal të të dhënave mjekësore nëpërmjet shkëmbimit të tyre, është
e domodoshme që sistemet e informacionit shëndetësor në të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore, publike dhe jo publike të integrohen me sistemin e regjistrave elektronik të shëndetit, duke krijuar një platformë unike të sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu. Dy ndryshime të rëndësiushme që parashikon ky projektligj në lidhje me profesionistët e shëndetit është vendosja në ligj e procedurave trasnparente të punësimit si dhe lidhja e edukimit në vazhdim me çertifikimin e profesionistëve të shëndetësisë. “Portali “Infermier për Shqipërinë” do të jetë e
vetmja mënyrë ku profesionistët e shkencave teknike mjekësore do të mund të aplikojnë për punësim, duke shmangur në këtë mënyrë çdo formë korrupsioni apo mitmarrje për një vend pune, duke garantuar transparencë, punësim sipas meritës dhe konkurueshmëri”, tha Manastirliu. Ndërsa përmirësimi dhe forcimi i sistemit të edukimit në vazhdim, do të jetë parakusht për rilincesimin e profesionistëve të shëndetësisë. Në ndryshimet e propozuara është plotësuar kuadri rregullator për provimin e çertifikimit që duhet të jepet nga profesionistët e shëndetësisë që nuk plotësojnë numrin e krediteve të kërkuara të edukimit në vazhdim.
AKTUALITET
16
E martë, 16 PRILL 2019
Mediat britanike: Grupet shqiptare për shkak të lidhjeve të forta që kanë me trafikantët nga vendet e Amerikës Latine, kanë ulur çmimin e kokainës dhe kanë rritur cilësinë e saj
K
okaina nuk ka të ndalur. Këtë herë nuk u kap në Shqipëri por në portin e Maltës dhe destinacion kishte Durrësin. Siç raportojnë mediat, Departamenti i doganës konfiskuan të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në “Freeport”. Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë totale 91.25 kg. Nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro. Kokaina e gjetur të dielën pason atë të 9 prillit, ku u kapën 24 kg kokainë. Departamenti tha se pas një kërkim fizik u konfirmua dyshimi, pasi u vërejtën disa parregullsi në tre konterjnerë. “Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin”. Operacioni vazhdoi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë. “91. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin,
“Lumë” kokaine drejt Shqipërisë, 91 kg brenda tre kontejnerëve në Maltë AKSIONI “Në portin e Maltës u kap një sasi e madhe kokaine, që destinacion kishte Durrësin. Departamenti i doganës konfiskoi të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në “Freeport”. Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë totale 91.25 kg. Nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro”.
ndërsa një prej kontenierëve Selanikun. Kontejnerët e parë dhe të tretë vinin nga Amerika e Jugut dhe si destinacion kishin Durrësin ndërsa kontenieri i tretë, me të njëjtën adresë origjine kishte si destinacion portin e Selanikut në Greqi. Vetëm këtë javë në “Freeport” të Maltës janë kapur 6 kontenierë me drogë, dhe cilësohet si një nga portet me sigurinë më të lartë në rajon”,-raportojnë mediat.
DIBËR
Në fund të 2018, Prestigjiozja “The Economist” doli me një pretendim befasues në një reportazh të shkurtër, ku trajtohet problemi i përdorimit të shtuar të narkotikëve nëpër botë, e kokainës në mënyrë të veçantë. Shqipëria ka përqindjen më të lartë, me pretendimin se në vendin tonë, sipas saj, 2.5% e popullsisë konsumon drogë. “Plot 18 milionë njerëz në mbarë botën janë përdorues të kokainës”,
BRITANI
26-vjeçar nga Shkodra është Sërish ndryshime Njëdënuar me 12 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me 9.5 në Polici kg kokainë, vlerës e së cilës në treg
Vijojnë lëvizjet në postet drejtuese në Policinë e Shtetit. Pas ndryshimeve në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës, dje ka qenë radha e Dibrës. Në krye të Policisë së Dibrës është vendosur Ylli Doda. Më parë, Doda ka qenë shef i komisariatit numër 2 në Tiranë. Lëvizja e bërë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët kohët e fundit kanë bërë shumë ndryshime. Kjo edhe pas akuzave të shumta që janë bërë nga ana e opozitës, ndaj drejtuesve të policisë si të lidhur me krimin.
do të arrinte rreth 100 mijë paund për kilogram. Bëhet fjalë për Suad Sufajn, i cili u ndalua nga Policia ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë në veri të kryeqytetit të Anglisë. 26- vjeçari u arrestua më 26 shtator të vitit të kaluar, pasi nga kontrolli në makinë iu gjet një sasi prej 1 kg kokainë. Në përfundim të dënimit, i riu nga Shkodra që është emigrant ilegal në Britaninë e Madhe, do të dëbohet për në Shqipëri. Droga ishte brenda makinës dhe nuk ishte fshehur. Pas kësaj, Policia shkoi në banesën e shkodranit, ku gjithashtu gjeti një sasi prej 8.5 kg kokainë. Hetuesit thanë para gjykatës se bëhej fjalë për një drogë të klasit të parë, sepse kishte një përqindje të lartë të pastërtisë. Policia Metropolitane,
thuhet në reportazhin me titull “Pse kartelet po fitojnë”. Lufta për drogën, sipas të përjavshmes së njohur, po çon në një krizë të re. Ajo veçon Britaninë, Spanjën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, si konsumueset më të mëdha të këtij narkotiku në botë, duke i renditur sidoqoftë pas Shqipërisë. Bandat e krimit të organizuar po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë.
Gjithashtu, edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”. Nga ana tjetër, Britani ka ngritur shqetësimin për shqiptarët. Mafia shqiptare raportohet se është kthyer në një shqetësim për Policinë britanike, pasi dominon një pjesë të mirë të shitjes së kokainës dhe kanabisit. Sipas mediave lokale, grupet shqiptare për shkak të lidhjeve të forta që kanë me trafikantët nga vendet e Amerikës Latine, kanë ulur çmimin e kokainës dhe kanë rritur cilësinë e saj, duke bërë që të rrisin dominimin e tyre në këtë treg.
Drogë e klasit të parë, 12 vite burg për shqiptarin deklaroi se bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Krimit kishte skuestruar kokainë, që në tregun e Britanisë së Madhe do të kapte një vlerë prej 1 milion paund, para të cilat do të fuqizonin akoma edhe më shumë krimin e organizuar. Mafia shqiptare raportohet se është kthyer në një shqetësim për Policinë britanike, pasi dominon një pjesë të mirë të shitjes së kokainës dhe kanabisit. Sipas mediave lokale, grupet shqiptare, për shkak të lidhjeve të forta që kanë me trafikantët nga vendet e Amerikës Latine, kanë ulur çmimin e kokainës dhe kanë rritur cilësinë e saj.
AKTUALITET
17
E martë, 16 PRILL 2019
Prokuroria e ka regjistruar çështjen pa autor. Janë 3 prokurorë që po merren me super grabitjen e Rinasit, ndërsa janë regjistruar 4 vepra penale për këtë ngjarje
D
rejtoria e Aviacionit Civil, konfirmon se gjatë një auditimi që është bërë në maj vitit 2018 ka rezultuar se siguria e aeroportit ishte e cënueshme në rrethimin e pistës. Pas mangësive të konstatuara i kishte kërkuar zyrtarisht koncesionarit të ndërhynte për riparimin e problemeve. Në audit kishte marrë pjesë Drejtoria e Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit, të cilat i kishte dërguar me shkrim konkluzionet e tyre tek koncesionari, i cili duket se nuk ka marrë asnjë masë. Burimet hetimore thanë se ekspertiza paraprake shuan dyshimet se Admir Murataj mund të jetë qëlluar nga shokët e tij. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ky është rezultati i ekspertizës paraprake mjekoligjore si dhe faktorëve plotësues të viktimës, i cili ka mbetje të barutit në duar. Prokuroria e ka regjistruar çështjen pa autor. Janë 3 prokurorë që po merren me super grabitjen e Rinasit, ndërsa janë regjistruar veprat penale për këtë ngjarje, për “shpërdorim detyre”, “krijim i grupit të strukturuar kriminal”, “grabitje me armë” dhe “vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë”. Ekspertiza mjeko-ligjore Ekzekutimi i Admir Muratajt ka ndodhur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ky fakt sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ardhur nga përgjigja paraprake e ekspertizës mjekoligjore, ku Murataj u qëllua me një plumb në kokë duke i bërë rezistencë uniformave blu. Dyshimet e organit të
Alarmi në Rinas u dha në 2018, Murataj u vra nga policia EKSPERTIZA “Në fshatin Tapizë, vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan në total 100 gëzhoja automatike të armëve të kalibrave të ndryshëm. Ekspertiza, vërtetoi se viktimës Admir Murataj i është gjetur edhe mbetje të barutit në duar, duke përforcuar pistën e ekzekutimit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë”.
akuzës janë se 46-vjeçari me orgjinë nga Çermi i Tropojës ishte kryesori gjithashtu dhe ideatori i supergrabitjes së ndodhur mesditën e së martës brenda aeroporit të Rinasit. Në fshatin Tapizë, vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan në total 100 gëzhoja automatike të armëve të kalibrave të ndryshëm. Ekspertiza, vërtetoi se viktimës
Admir Murataj i është gjetur edhe mbetje të barutit në duar, duke përforcuar pistën e ekzekutimit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Brenda furgonit të braktisur u gjet edhe një telefon celular i thjeshtë që dyshohet se i përket grabitësve. Hetimet Janë 3 prokurorë që po merren me super grabitjen e Rinasit, ndërsa janë regjistruar veprat
KONFLIKTI
GRABITJA
Përfundon ekspertiza e mjetit të djegur
Automjeti i djegur në fshatin Dritas nga grabitësit e milionave euro në Aeroportin e Rinasit, i është nënshtruar ekspertizës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia zhvendosi automjetin e djegur ndërsa mësohet se në brendësi të tij nuk u gjetën gjurmë biologjike. Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit. Policia mësohet se ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni, për të bërë të mundur lëvizjen e bllokut të betonit. Gjithashtu, po verifikohen edhe disa biznese private të reklamave ku mund të jetë printuar logo “Hetimi Tatimor” i ngjitur në furgon. Është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.
penale për këtë ngjarje, për “shpërdorim detyre”, “krijim i grupit të strukturuar kriminal”, “grabitje me armë” dhe “vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë”. Brenda kësaj jave pritet të merren në pyetje, zinxhiri komandues i kompanisë së sigurisë “ICTS” si dhe familjarët e të ndjerit Admir Murataj. Nga ana tjetër, janë sekuestruar të gjitha raportet e
shërbimit, nga organi i akuzës për të parë nesë janë zbatuar procedurat nga koncesionari po ashtu edhe ligjshmërinë e veprimeve të Komisariatit të Rinasit dhe patrullës së FNSH. Prokuroria ka administruar edhe kërkesën e Shefit të Komisariatit të Rinasit, Përparim Dema drejtuar koncesionarit të aeroporit. Dema kërkon që të rritet siguria te portat nga ku hynë dhe dolën grabitësit por në këtë rast Aeroporti i Rinasit i është përgjigjur se nuk është përgjegjësi e policisë kjo dhe nuk është as institucioni që mund të jap sugjerime të tilla.
B
abë e bir janë arrestuar në Kolonjë pasi dhunuan me mjete të forta ish-dekanin e Shkencave të Universitetit të Korçës, Ilo Mele. Shkak për konfliktin mes dy familjeve janë bërë 600 metra tokë, që familja Mele thotë se e ka blerë me dokumente të rregullta, ndërsa familja Murataj i pretendon pronësinë. Ai ka marrë goditje në kokë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e tij, Veronika Mele, thotë se sherri ka nisur për 600 metra tokë sipas saj të blerë me dokumentacion të rregullt, ndërsa dhuna ndaj bashkëshortit të saj nga at e bir ishte e përsëritur. “Im shoq nga këta atë dhe bir, Adem Murataj dhe Gjergji Murataj është dhunuar njëherë vjet në behar. Ne e kemi paditur në gjyq dhe kanë marrë një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja. Tani vendimi i gjykatës ishte të vinte eksperti i gjykatës, topografi, të vendosë piketat ku janë kufijtë
Dhunë barbare ndaj ish-dekanit të Korçës
tanë duke e njohur plotësisht pronën që është e jona. Këta marrin guximin në sy të ekspertit ti thonë ti nuk ke për të shkelur këtu, largohu që këtu dhe ju sulën tim shoqi”. Nga ana tjetër, Adem dhe Gjergj Murataj mësohet se
kanë deklaruar në polici se toka u përket atyre dhe nuk do të tërhiqen. “Do i shkojmë të drejtës deri në fund. Tokat i kemi nga gjyshi me dokumentat e vjetra”,citohen të kenë deklaruar ata para grupit hetimor.
ART
18 E martë, 16 PRILL 2019
NE PERVJETORIN E LINDJES SE GJENIUT TE RILINDJES SE ARTE
KUMTIM Nga Albert Vataj
A
i ishte dhe me gjas do të mbe tet në historinë e krijimit, më i veçanti. Në përvojën e kapërcimit të caqeve të së mundshmes ku përpëlitej njohja në vitet e mesjetës, ishte një syçel dhe mendje novatore. Atje ku s’kishte depërtuar dritë ende dhe njeriu zvarrej si një hekakeq, ai mëkoi diej për ngjizjen e asaj realeje që sa më shumë zgjidhte sekretet aq më ethshëm mundonin njeriun dilemat. Një zot toksor i përulur e udhëqte atë gjithnjë atje ku kishte beteja. Këtë karakteristikë dalluese e përcakton fakti se Leonardo da Vinçi ishte shumëdimensional dhe kontribues kudo ku mbërriti syri i tij vëzhgues dhe kureshtia, ngadhënjeu. Siç shkëlqe në pikturë, ai ishte befasues edhe në skulpturë. Siç shquhej për një vizion dhe kurajë në fushën e arkitekturës, aq ngulmëtar dhe kontributor i vyer mbeti edhe në atë të muzikë. Vëzhgimi i gjithçkasë dhe analizimi i detajuar i çdo gjëje, e çuan këtë emër të madh të shënjoj gjurmë të pashlyera si në inxhinieri, shpikje, anatomi, gjeologji, ashtu edhe në kartografi, botanik dhe krijimtari. Ai nuk ishte një identitet, ai ishte një fenomen. Bota nuk arriti të rrokte në vërshimin e stuhishëm të kohëve një të dytë si ai. Universi do ta “refuzonte” një shpërthim të përsëritur të këtij shkëlqimi dritues mijëvjeçarësh. Leonardo da VinciGjenialiteti i Leonardo da Vinçi (15 Prill 1452 – 2 Maj 1519), ndoshta më shumë se e çdo figure tjetër, mishëroi idealin humanist të Rilindjes, aqsa përshkruhet si arketipi i Rilindësit. Konsiderohet si një nga njerëzit më të talentuar që kanë jetuar, dhe metodat e tij janë të pazakonshme për kohën kur jetoi. Për të tjerët mund të thuhet se janë të mëdhenj, të talentuar, shumë e shumë gjëra, kurse për Leonardo da Vinçi nuk ka nevojë të thuhet përveçse Mjeshtër, me të cilin çdo qenie e vërtetë njerëzore krenohet. Leonardo da Vinci, shkencëtar Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe detajime dhe skica që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo shkruante me dorën majtë, dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës. Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë “metodë shkencore”, jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë
dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij. Njeriu Vitruviian i Leonardo da VincitAi ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore. Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 – 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë. Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II. Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji. Por,midis projekteve të realizuara, është portikanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe “tanke” të Shenime per shpikjet e Leonardoslëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba
Da Vinçi , ai që sintetizoi me vepër se “shkenca është bija e përvojës” copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore. Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë. Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit. Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij “Inxhinierët e lashtësisë”, e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa “të fundit të atyre të lashtësisë”, duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore. ArkitektureNë vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi “Codice Hammer” (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike. Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike. Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua
projekteve – si bashkëkohës të tjerë – në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik. Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli – Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake. Shenime dhe vezhgime anatomikeLeonardoja e përkufizonte vetveten “omo senza lettere” (njeri pa letra, arsim) për shkak të formimit “mekanik” që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm) edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: “asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore”. Për ketë arsye Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar
saktësinë e pohimeve të tyre. Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmonë me eksperimentit dhe shënimit, paraqitet pra në një varg shënimesh të shpërndara që ai i shkroi vetëm për vete, në të vërtete Leonardo nuk e konceptonte shkencën si një kërkim botëror dhe bashkësor. Për ketë arsye qe bashkërenditja mes shkencëtareve të kohës moderne do të ishte i pavend, edhe pse disa e mendojnë një frymëzues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund të vlerësohet si një shkencëtar i mirëfillte, pasi që gjithçka që na ka mbërritur prej tij janë vetëm shënime jo të rregullta, dhe nuk bashkëlidhen nga një mënyre e vërtete dhe e saktë shkencore, pra Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshëm) cila është sipas tij mënyra për të përdorur në kërkimin shkencor. Megjithëkëtë duhet të pranohet që disa tipare të shkencës moderne janë te dalluara qartë me Leonardon, si p.sh. nocioni i përvojës ose shoqërimi teori-praktike. Da Vinci ishte krejtësisht i bindur që dituria nuk duhej të mbetej thjeshtë teorike, por të zbatohej, apo të kthehej në teknologji. Njohuria lind nga përvoja dhe duhet të rikthehet tek ajo, teknika është përdorimi i njohurisë, e vërtetuar nga teoritë e saja. Bindje tjetër e Leonardos ishte që arti ec me hapa të njëjta me shkencën, pasi që arti është shprehje e njohurisë. Ai në fakt gjithçka që vëzhgonte dhe e kthente në shënime, pastaj e përkthente në rifigurime artistike. Piktura për të ishte njohuri, ishte shprehje cilësore e asaj që shkencëtari shpreh me emërtime sasiore. Piktura për te ishte shkencë, madje ishte shkenca më e rëndësishme! Kjo për arsye se piktorit, për t´ia arritur te futej në natyre dhe t´a riparaqiste, iu desh të njihte shkenca të ndryshme si anatominë, gjeometrinë etj. Leonardo studioi edhe mekanikë, gjë që i lejoi të kuptonte parimin e inercisë (plogështia, amullia), të përbërjes së forcave dhe rrafshit të lakuar (pikërisht me ketë ai u përpoq të shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikës se zbatuar dhe enëve komunikuese. Por risia e vërtete e Leonardos ishte që ai nuk pushoi së studiuari këto gjëra, por kaloi në projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi të gjitha te hidraulika, përmirësimin e fortifikimeve dhe armëve, industri tekstile dhe arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate të shumta në gjeologji, anatomi dhe fiziologji. Projektimi ishte pikërisht rikthimi te përvoja për të cilën fliste Leonardoja, garancia që teoritë e tij ishin të sakta dhe çasti themelor në të cilin shkenca, teknika dhe arti bashkoheshin.
FORUM
19
E martë, 16 PRILL 2019
KIMMEHMETI THUMBON KRYEMINISTRIN EDI RAMA:
“Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti” Shkrimtari dhe publicisti i njohur, KimMehmeti, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas.Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mhemetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia
Nga Lutfi Dervishi
N
populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!” , shkruan KimMehmeti.
Krimi(neli) si model suksesi
OPINION ë Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të mëdhenj. Publiku i interesuar i njeh si përfitues të parave publike përmes favoreve politike, për shkak se lyejnë me graso rrotën e qeverisë dhe rrotat e opozitës. Nëse çmimet do të jenë për taksapaguesit më të mëdhenj, atëherë publiku do të njihet me një listë tjetër, me njerëz të tjerë, me sipërmarrës që punësojnë dhe nuk skllavërojnë punëtorët. Sipërmarrësit gjenerojnë vende pune, sepse biznesi i tyre bazohet mbi aftësitë dhe ligjet e tregut të lirë; biznesmenët mbyllin vende pune, madje edhe sipërmarrje, sepse marrin frymë vetëm përmes monopolit, mbytjes së konkurrencës dhe lidhjeve politike. Sipërmarrësit fokusohen te prodhimi; biznesmenët e kanë fiksim betonin. Mjafton të hedhësh sytë te godinat, te gropat e shumta dhe kullat e reja në kryeqytet. Ndërtohet me ritmet e rindërtimit të një vendi të dalë nga lufta. Ndërtohet pa marrë asnjë kacidhe në banka. Paratë nuk janë problem. Shpjegimi është i gatshëm: “Paratë nuk mbajnë erë”. “Çdo gur themeli është në baltë”. ”Kështu e kanë nisur të gjithë kapitalizmin”. Paratë vijnë nga aktivitete kriminale. Shqipëria ka më shumë të burgosur jashtë se brenda, por paratë e tyre të përfituara në rrugë kriminale kthehen në “real estate” në Shqipëri.
ndaj qytetarëve.“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga
Keqbërës, kriminelë të famshëm e banditë injorantë shfaqen me makina luksoze me shumë para për të shpenzuar dhe u hiqet kapela si “njerëz të zotë”! Tre vite më parë vendi u kanabizua, por ekspertë politikë thanë se lufta ndaj kanabisit nuk të sjell vota. Përkundrazi, mund të humbasësh. Prioritetet për njerëzit janë të tjera halle: papunësia, varfëria, strehimi. Nuk duhet pritur 50 vjet për të parë frytet e rrënjëve të kanabisit të mbjella masivisht tri vite më parë. Vrasjet, përplasjet e bandave, penetrimi i krimit në politikë është një spektakël që prodhon tituj të bujshëm çdo orë. Këta “deliquent” janë mysafirë të rregullt në faqet e gazetave dhe edicionet televizive të lajmeve për sherre banale të tipit “pse më pe”, për përplasje me armë për territor, për gjobëvënie marramendëse, për rrëmbime, për plagosje e vrasje, por publikut i prezantohen me titullin e lartë: “biznesmenë”. Biznesmeni X kërkoi të “sqarohej” me biznesmenin Y për një keqkuptim, por biznesmeni Z e keqkuptoi lëvizjen dhe nxori armën. Një biznesmen u vra, një u plagos, një në kërkim.... Ata që merren vërtet me sipërmarrje mendojnë si të paguajnë “gjobën” e radhës për biznesmenët që mund të jenë në kërkim, mund të jenë në burg, por mund të jenë edhe në Parlament. Në
25 vjet më parë, vendi kaloi një histeri kolektive me fajdet. Politika heshti nga të dy krahët. Të dilje kundër fajdeve ishte si të dilje kundër vetes. Vota mbi të gjitha! Për politikanin, vota është pija pa të cilën nuk mund të jetojë. Po “liderët” që nuk kanë nevojë për votat e vdekatarëve? Në një prej librave të shenjtë është e ndaluar rreptësisht dhe qartësisht fajdeja, për fat të keq asnjë prej liderëve shpirtërorë të komunitetit nuk ngriti zërin kundër rrymës së përgjithshme se zemërohej populli. Për fat të keq komunitetet fetare ulin kokën para donacioneve të biznesmenëve! Paraja çon ujin përpjetë! fillim politika i trajtonte si “shërbëtorë” si “zara” këta namuzqarë me muskuj të fortë e me xhepa të thella. Por tani politika duket se është kthyer në skllave të shërbëtorëve të dikurshëm. Pasi bën stazhin me ligjin në rrugë, biznesmenët bëjnë ligjin në Parlament. (Me presionin e fortë kryesisht të amerkanëve këta tipa ka pak gjasa të jenë më në Parlament apo këshilla bashkiakë, por vendet bosh po ua lenë fëmijëve dhe bedelëve të tyre) A mbani mend se si të akuzuar për vrasje, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare krekoseshin para mikrofonave
shumëngjyrësh duke thënë me zë të lartë: “unë jam ligjvënës”. “Si ligjvënës nuk më lejohet…” Janë këta biznesmenë që nuk është nevoja të blejnë vota. Mjerisht, ka votues boll që i admirojnë si burra të zot, burra të fjalës, që nuk janë përzier ndonjëherë me kënd në lagje apo në qytet. Veç ndere kanë bërë. Në i kanë rënë dikujt në qafë, ky dikush është shteti! (Vota është përgjegjësi - nuk mund të kërkosh përgjegjshmëri për votën në një vend ku 50% e popullsisë nuk paguan asnjë lloj takse). Për fat të keq, politika nuk frymëzon me modelet
e veta të suksesit. Krimi ka penetruar jo vetëm në politikë, por edhe në ekonomi, drejtësi, gazetari e art. Rrezikojmë t’i ngjajmë borgjezit fisnik të Molierit, që ishte i lumtur ditën që mësoi çfarë ishte proza. “Prozë?! Po unë prozë kam folur gjithë jetën”. A ka më shpresë? 25 vjet më parë, vendi kaloi një histeri kolektive me fajdet. Politika heshti nga të dy krahët. Të dilje kundër fajdeve ishte si të dilje kundër vetes. Vota mbi të gjitha! Për politikanin, vota është pija pa të cilën nuk mund të jetojë. Po “liderët” që nuk kanë nevojë për votat e vdekatarëve? Në një prej librave të shenjtë është e ndaluar rreptësisht dhe qartësisht fajdeja, për fat të keq asnjë prej liderëve shpirtërorë të komunitetit nuk ngriti zërin kundër rrymës së përgjithshme se zemërohej populli. Për fat të keq komunitetet fetare ulin kokën para donacioneve të biznesmenëve! Paraja çon ujin përpjetë! Sot krimi(neli)është kthyer në model suksesi! A është e mundur një kthesë 180 gradë ku t’i hiqet kapela sipërmarrësit, jo biznesmenit, artistit e jo lolos, profesionistit dhe jo amatorit, bamirësit dhe jo fajdexhiut? A është e mundur një kthesë 180 gradë, një kthesë ku grabitësi, hajduti, dhunuesi, mashtruesi, teveqeli, të mos jenë modele suksesi në shoqëri, por lëndë e parë për drejtësinë?
FORUM ANALIZË Nga Sebastian Seibt
P
ër tronditjen e disave, Italia do të bëhet zyrtarisht vendi i pare i G7-ës, që do të mbështesë programin e diskutueshëm infrastrukturor 1 trilionë dollarësh të Brezit dhe Rrugës të Kinës, teksa udhëheqësi kinez Xi Jinping vizitoi të premten Romën. A kanë Xhuzepe Konte dhe Marko Polo, më shumë të përbashkëta se sa mund ta prisnit? Dy mijë vjet pasi Rruga e Mëndafshit, siguroi një itinerar fitimprurës nga Venecia në Kinë, kryeministri italian është i vendosur të japë mbështetjen e tij zyrtare për të ashtuquajturën, Rrugë të Re të Mëndfshit. Italia është e para nga 7 fuqitë më të mëdha ekonomike perëndimore, që e bën këtë. “Është një gjest i fuqishëm diplomatik, që është mbi të gjitha simbolik”- tha Zhan Fransua Dufur, që drejton kompaninë konsulente DCA ChineAnalyze në Paris. “Aktualisht nuk ka asnjë organizatë përgjegjëse për projektin, kur Roma mund të anëtarësohet”- thotë ai. Megjithatë, Roma do të nënshrkuajë një sërë marrëveshjesh tregtare, që do të bëjnë konkret afrimin diplomatik. Mbështetja e pritshme e Italisë, padyshim që e ka irrituar Uashingtonin, që ka nisur një luftë tregtare me Pekinin.
ANALIZË
Nga Robert A Burton
N
dërsa shtohet rradhët e njerëzve nëpër botë, ndryshimet e popullsisë, janë shfaqur si një sfidë e madhe globale, me ndikime potencialisht katastrofike. Debatet e pafundme, mbi të drejtat e emigrantëve, kanë dështuar të prodhojnë edhe variantin më të dobët të një zgjidhjeje të pranueshme. Por ndoshta një qasje alternative, do të ishte të bazohemi mbi një ligj bazik themelor të kimisë. Duke pranuar rrezikun e një mbithjeshtëzimi të madh, çfarë ndodh nëse e shohin fluksin e popullatave që zhvendosen, si ekuivalentin njerëzor të dukurisë kimike të osmozës?Në lëndën e kimisë në shkollën e mesme, kemi mësuar se në një enë me ujë, të ndarë në dy gjysma nga një membranë gjysmëpërçuese, përqendrimet e pabarabarta të kripës, sjellin lëvizjen e ujit nga ana më e holluar drejt anës me koncentrimin më të madh të kripës.Sa më e madhe të jetë mospërputhja në përqendrimin e solucioneve, qoftë të një molekule kripë apo të një proteine plazmore komplekse, aq më e madhe është forca për të barazuar përqendrimet. Tani imagjinojeni botën si një enë gjigante, të ndarë në një numër kontejnerësh më të vegjël (kombeve), të ndarë nga njëri-tjetri nga membrana gjysmëpërçuese (kufijtë). Në vend të kripës, hidhni në çdo enë sasi të ndryshme ushqim, strehim dhe shërbime jetike.Në këtë skenar, zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin, do të jetë një funksion i drejtpërdrejtë i shkallës së dallimit të mallrave, mundësive dhe shpresës.Ky zhvendosje e popullsisë, nuk është vetëm një dilemë etike apo metafizike, që duhet të zgjidhet në nivelin e një kundërvënie “ne” përkundrejt “atyre”. Nuk ka të bëjë as me të drejtën për të menaxhuar territorin dhe mbrojtur kufijtë,
20
E martë, 16 PRILL 2019
Rruga e Re e Mëndafshit: A do të jetë Italia një “Kalë Trojë” i Kinës në Evropë? Shtetet e Bashkuara, e kanë paralajmëruar Romën të mos i japë “legjitimitet projektit të vanitoz infrastrukturor të Kinës”. Por, Italia beson se Rruga e Re e Mëndafshit, mund ta nxjerrë ekonominë e saj nga situata e vështirë, që kur ajo nisi të bjerë në recesion në fund të vitit të kaluar. Roma shpreson që “mbështetja e saj zyrtare, do t`a bëjë vendin destinacionin kryesor në Evropë, me investimet shumë të lakmuara kineze”, thotë Dufour. Në të vërtetë, shpjegon ai, porti i Triestes do të jetë në një periudhë afatshkurtër, një nga përfituesit kryesorë të këtij afrimi. “Ai është një port, me një rënie ekonomike për vite me rradhë. Roma mendon se Kina mund ta rigjallërojë atë, ashtu siç bëri me portin e madh grek të Pireut, që ka përjetuar një 5-fishim të aktivitetit të tij, pasi u ble nga Kina”, vëren ekonomisti francez. Për Pekinin, Italia paraqet një hap të ri në programin ambicioz të investimeve, që synon mbi të gjitha “t’u ofrojë kompanive kineze tregje të huaja, për të kompensuar një ngadalësim të biznesit në Kinë”, thekson Dufur. Si e tillë, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me “Leonardo”, një kompani italiane e
teknologjisë së lartë, e specializuar në hapësirën ajrore, sigurinë dhe mbrojtjen. Ndërkohë, Kina mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me Romën, për të mbështetur depërtimin në Itali të kompanisë Huaëei, gjigantin e saj të diskutueshëm të telekomunikimit, për të ndërtuar në Itali 5G, brezin e ardhshëm të teknologjisë së internetit mobil. Por, ky afrim shkon përtej ekonomisë. Me Evropën që është duke marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës në rrafshin
politik, kjo është koha e duhur për Pekinin. Më 12 mars, Komisioni Evropian e konsideroi për herë të parë Kinën një “rivale sistemike”. Deri kohët e fundit, Gjermania e ka parë relativisht me sy të mirë superfuqinë aziatike, por nga ajo kohë Berlini është “zhvendosur në pozitën shumë më të ashpër të Francës”, thotë Dufur. Në këto kushte, mbështetja zyrtare nga Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, mund të veprojë si një pengesë për frontin e sapolindur anti-Kinë. Garantimi
Ashtu si procesi kimik i osmozës, emigrimi është një dukuri e pandalshme po me vlerën relative të individëve kundrejt grupeve.Përkundrazi, presionet që nxisin emigracionin, duhet të shihen si të natyrshme dhe të pashmangshme – ashtu si reagimet kimike; dhe nga kjo perspektivë, një reduktim i elementëve, do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme afatgjatë.Mjerisht, shumica e politikëbërësve, përqendrohen tek mënyra se si të vazhdojnë në një mënyrë më efektive me këtë mungesë balance. Reagimi më popullor dhe më i menjëhershëm, është rritja e papërshkueshmërisë së “membranave” që ndajnë vendet.Por siguria e forcuar, apo ngritja e mureve teorikisht të pakapërcyeshëm, nuk merr parasysh fuqinë e madhe të dëshpërimit. Sikurse ka shkruar poeti britaniko-somalez UarsanShire:”Askush nuk largohet nga shtëpia, përveç nëse ajo është bërë si goja e një peshkaqeni!”.Kriza aktuale e emigracionit, mund të ishte parashikuar shumë kohë më parë (dhe ndoshta të ishte menexhuar më mirë), nëse do të ishte pranuar që përveç pabarazive të thella socioekonomike, ndryshimet e ardhshme të popullsisë, do të nxiten nga dy tendenca përshpejtuese:një shkallë më e madhe asimetrike e lindjeve, në rajonet më pak të begata të botës, si dhe emigrimi nga zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike. Si rezultat i luftës, urisë dhe sëmundjeve, rritja e popullsisë dikur, kishte ritmet e kërmillit. U deshën 7 shekuj (nga fillimi i shekullit IX-të deri në mesin e shekullit XVI-të), që popullsia të dyfishohej nga 250 në 500 milionë. Megjithatë, në mesin e shekullit XXtë, u deshën më pak se 40 vjet që popullsia e botës, të shkonte nga 2.5 në 5 miliardë njerëz – me një normë rritjeje prej pak më
shumë se 2 për qind në vit.Fatmirësisht, ritme të tilla rritjeje të shpejta, arritën kulmin në fillim të viteve 1960. Mjerisht, në gjysmën e shekullit të fundit, rënia e normës së rritjes së popullsisë nuk ka qenë uniforme. Sa për të përmendur shembullin më ekstrem, rritja vjetore e popullsisë (duke përjashtuar rritjen për shkak të emigracionit) në shumë vende evropiane, është tani negative.Ndërkohë nga viti 2017, Afrika Sub-Sahariane po e rrit popullsinë e saj me 2.7 për qind në vit. Me këto rritme, brenda dekadës së ardhshme, do të ketë një rritje prej 30 përqind në “zhvendosjen ozmotike” midis pjesës më të madhe të Afrikës dhe Evropës Perëndimore.Mospërputhjet në hemisferën perëndimore, janë shumë më të vogla, por ende domethënëse. Ndërsa normat e lindjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, janë nën nivelin e zëvendësimit (në të cilin një brez i caktuar, mund të zëvendësojë veten), edhe ndryshimet e vogla në përqindje, kanë pasoja të mëdha.Në vitin 2017, norma e
rritjes në Amerikën e Jugut dhe Karaibe, ishte afërsisht 1 për qind. Një studim demografik i vitit 2009, thekson se vendet me popullsi shumë të re, arrijnë rrallë pragje të larta të zhvillimit. Dhe ky është një paralajmërim ogurzi: 90 përqind e varfërisë globale, është e përqendruar tek vendet me popullsi të re, dhe në rritje të shpejtë të saj.Nuk është ndonjë çudi, që emigrimi në shkallë të gjerë nga vendet e varfëra drejt rajoneve më të pasura të botës, do të jetë një tipar i përhershëm i ekonomisë së ardhshme globale. Shtojini këtu marrëdhënien e anasjelltë ndërmjet nivelit arsimor dhe nivelit të lindshmërisë, dhe keni një recetë të pagabueshme drejt katastrofës ekonomike.Merrni Nigerinë, me një popullsi prej rreth 200 milionë banorësh, dhe me një normë vjetore të rritjes së popullsisë afër 3 përqind. Mosha mesatare e popullsisë, është më e vogël se 18 vjeç, me më shumë se 40 përqind më të rinj se sa 15-vjeç. Sipas ambasadës së SHBA-së në Nigeri, përkundër përpjekjeve të përbashkëta për
i një shkalle të vullnetit të mirë, ose të paktën neutralitetit nga Evropa është gjithnjë e më jetik, duke pasur parasysh marrëdhëniet tregtare mes Kinës dhe SHBAsë, që janë në pikën e tyre më të dobët. “Është e vërtetë që në rrafshin politik, Italia mund të shndërrohet në një “Kalë Troje” për Kinën në Evropë, pasi investimet kineze, do të nxisnin Romën të përpiqet të dobësojë kërkimin e llogaridhënies ndaj Pekinit, nga ana e fuqive të tjera evropiane”, shprehet Dufur. Ndërkohë, Roma e sheh afrimin me Pekinin si një lëvizje të zgjuar politike për Italinë. Afrimi me Kinën është një mënyrë, permes së cilës lidershipi euroskeptik i Italisë mund të “të tregojë pavarësinë e vendit, duke ia bërë të qartë BE-së, se Italia nuk varet nga subvencionet e saj”, thotë Dufur. Kjo është një zgjedhje politike, të cilën eksperti e quan “paradoksale”, duke pasur parasysh faktin se “në terma pak a shumë afatgjata, investimi kinez do të kriojë një varësi të ekonomisë italiane ndaj Pekinit”. Dhe në fund, nuk është e qartë nëse Italia do të arrijë dot të dalë prej saj. France24 – Bota.al
të përmirësuar mundësitë arsimore në vend, më shumë se një e treta e popullsisë është analfabete; një numër i madh i fëmijësh dhe të rinjsh me një edukim të kufizuar, kanë pak shpresë për t’ju bashkuar ndonjëherë fuqisë punëtore.Deri në vitin 2050, Nigeria është në rrugën e duhur për të qenë vendi i tretë më i populluar në botë. Sikur këto shifra të mos jenë mjaftueshëm të frikshme, kini parasysh efektin negativ të ndryshimeve të ardhshme klimatike, mbi zhvendosjet e popullsive.Një raport i vitit 2018, i hartuar nga 91 shkencëtarë nga 40 vende të botës për Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, ka arritur në përfundimin se një rritje prej 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, do të sjellë “një evakuim të shpërpjestuar” të njerëzve nga rajonet tropikale.Sikurse shprehet AromarRevi, një nga autorët e raportit për “The NeëYorkTimes”:”Në disa pjesë të botës, kufijtë kombëtarë do të bëhen të parëndësishëm. Ju mund të ngrini një mur që mund të frenojë hyrjen e 10 mijë, 20 mijë apo edhe 1 milionë njerëzve, por jo 10 milionë”.Natyrisht, ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në zhvendosjen e popullsisë, por pa një rishpërndarje dramatike të mallrave dhe mundësive, si dhe pa përpjekjet serioze për të kontrolluar apo reduktuar popullsinë globale, si dhe një përpjekje të gjithanshme për të kufizuar ndryshimet klimatike, ne mund të presim që në mbarë botën zhvendosja e popullsisë vetëm sa do të rritet.Kur një pacient ka një sëmundje serioze të konfirmuar, është e kotë të vazhdosh përsëritjen e testeve laboratorike, me shpresën se do të ketë një rezultat të ndryshëm. Argumentet mbi të drejtat e kombeve për të kontrolluar kufijtë e tyre, janë një hap i madh në drejtimin e gabuar.Ne duhet të shqyrtojmë më së pari dinamikën shkatërruese të pabarazisë. Bota.al
SPORT
21
E martë, 16 PRILL 2019
73-vjeçari do të jetë në drejtimin e Shqipërisë deri në përfundimin e fushatës kualifikuese të “Euro 2020” dhe në varësi të rezultateve është i hapur opsioni për rinovimin e kontratës
Edy Reja merr timonin e kuqezinjëve A
sambleja e zakonshme vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte edhe shansi më i mirë që Armand Duka t’i prezantonte anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv zgjedhjen e bërë, për të emëruar Edy Rejan në stolin e Kombëtares. Pas punimeve në kohë rekord të Asamblesë, anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës zhvilluan mbledhjen me dyer të mbyllura ku u komunikua tekniku i ri kuqezi, i cili pritet të mbërrijë këtë të martë në Shqipëri. 73-vjeçari do të jetë në drejtimin e Shqipërisë deri në muajin nëntor, pra deri në përfundimin e fushatës kualifikuese të “Euro 2020” dhe në varësi të rezultateve është i hapur opsioni për rinovimin e kontratës. Caktimi i Edy Rejas për stolin kuqezi u jep fund kërkimeve të FSHF-së, fushatë për të cilën, ditët e fundit u përfol se ishte në kontakte edhe me kandidatë të tjerë, si Alberto Zaccheroni apo edhe Francesco Guidolin. Mësohet se Reja do të mbërrijë këtë të martë në Tiranë për të nënshkruar edhe kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidenti Armand Duka, para zyrtarizimit, mësohet se ia ka paraqitur këtë kandidaturë Komitetit Ekzekutiv, që në këto raste jep pëlqimin për zgjedhjen e bërë nga kreu i qeverisë së futbollit. Profili Edy Reja ka lindur në Lucinico, në një familje me origjinë sllovene. Ai u bë pjesë e SPAL që në moshë shumë të vogël. Reja debutoi në Seria A shumë i ri dhe së bashku me shokët e skuadrës Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier, fituan Kampionatin e moshave të vitit 1965. Në karrierën e tij si futbollist që zgjati nga viti 1963-1973, Reja veshi fanellën e Palermos,
ASAMBLEJA
22 SKUADRAT
Alessandria dhe Beneventos, më të cilin mbylli karrierën si lojtar. Pasi vari “këpucët në gozhdë”, Reja nisi aventurën si trajner në
KONTRATA
vitin 1979, duke marrë drejtimin e një sërë skuadrash të nivele të ulëta, deri sa mbërriti te Seria B. Ai mori drejtimin e Pescara në
“73-vjeçari do të jetë në drejtimin e Shqipërisë deri në muajin nëntor, pra deri në përfundimin e fushatës kualifikuese të “Euro 2020” dhe në varësi të rezultateve është i hapur opsioni për rinovimin e kontratës”.
sezonin 1989-1990, pas shkarkimit të Ilario Castagner. Në vitin 2008, karriera e tij mori një kthesë shumë të rëndësishme. Reja u konfirmua në krye të ekipit napolitan në sezonin 2008-2009, me të cilin pati një rrugëtim shumë të suksesshëm. Sezoni i dytë i Napolit nën drejtimin e tij, nuk i ngjau shumë të parit dhe pas disa rezultateve negative, Reja largohet dhe në vendin e tij vjen Roberto Donadoni. Presidenti De Laurentiis në një intervistë që ka pasur më herët, i pyetur për bashkëpunimin e tij me Rejan është shprehur se e konsideron “si një mik, që e ka gjithmonë derën hapur”. Më 10 shkurt 2010, Reja merr drejtimin e Lazios. Debutimi i tij në stolin e Biancocelesti, ishte kundër Parmës, ku fitoi falë dy golave të Guglielmo Stendardo dhe Mauro Zárate. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, pasi ekipi nuk
1979-1980 Molinella 1980-1981 Monselice 1981-1982 Pordenone 1982-1983 Monselice 1983-1984 Pro Gorizia 1984-1985 Treviso 1985-1986 Mestre 1986-1987 Varese 1987-1989 Pescara, të rinjtë 1989-1990 Pescara 1990-1992 Cosenza 1992-1993 Verona 1993-1994 Bologna 1994-1995 Lecce 1996-1997 Breschia 1997-1998 Torino 1998-2001 Vicenza 2001-2002 Genoa 2003-Catania 2003-2004 Cagliari 2005-2009 Napoli 2009-2010 Hajduk Split 2010-2012 Lazio 2014-Lazio 2015-2016 Atalanta po ndjenjte shijen e fitores prej shumë kohësh. Eksperienca e tij tek Lazio zgjati 4 vjet. Më 12 qershor 2014, ai u largua nga Lazio pasi e renditi në vendin e 9-të me 56 pikë, nga të cilat 36 pikë në 21 ndeshje. Një vit më vonë, më 4 mars 2015, ai u punësua si trajner i Atalanta, në vend të Stefano Colantuono, ky i fundit i pushuar nga puna. Kjo do të ishte përvoja e fundit e Rejës si trajner, i cili njofton pensionimin e tij në verën e vitit 2017.
Duka: Reformim licencimit, klubet kanë probleme financiare Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij në Asamblenë e zakonshme, “kërcënoi” klubet se institucioni që ai drejton do të jetë strikt sa i përket kritereve të licencimit, sidomos për impiantet e futbollit. “Gjatë garave nuk i kemi shpëtuar dhunës apo fiksimit të rezultateve. Duhen hapa cilësorë që hidhen nëse lëmë mënjanë interesat e vogla dhe bashkëpunojmë me të gjithë aktorët. Është i nevojshëm të rishikohet sistemi i licencimit, mbyllja e dy syve, siç ka ndodhur, nuk do të ndodhë më kurrë. Nuk do të ketë impiante të papërshtatshme për të luajtur, nuk do të tolerojmë më diçka të tillë. Dhuna dëmton
rëndë produktin tonë, lufta ndaj këtij fenomeni kërkon bashkëpunim më të madh me të gjithë”. Sa i përket bilancit të arritjeve dhe rezultateve, kreu i FSHF-së e pranoi se Kombëtarja nuk dha atë që të gjithë prisnim në Ligën e Kombeve. “Kemi bërë shumë gjëra të mira në infrastrukturë, stadiumi kombëtar dhe shtëpia e futbollit janë dy investimet më të rëndësishme që do të jenë shumë shpejt gati. Në Nations League, Shqipëria nuk mori rezultatet e pritshme, që çoi dhe në shkarkimin e trajnerit të kombëtares. Në nivel politik jemi përfaqësuar më mirë në vitin 2018. Janë rritur të ardhurat nga biletat,
sponsorët dhe projektet”. Një pikë e rëndësishme e prekur nga Duka ishte dhe bashkëpunimi me institucionet. “Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë. Përpjekjet e FSHF-së nuk kanë gjetur mbështetje. Tryeza me qeverinë na jep shpresë për përmirësimin e futbollit, jemi të qartë se ku duam të arrijmë”. Pati edhe disa largime anëtarësh por gjithashtu edhe shtimin e disa të tjerëve. Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj, ndërsa të përjashtuarit janë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora dhe Olimpiku.
KULTURE
22 E martë, 16 PRILL 2019
Premiera “Salome” mes emocioneve dhe pasionit për publikun Tragjedia “Salome” e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde erdhi premierë për publikun mbrëmjen e së dielës në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Premiera me regji nga Carlo Sciaccaluga erdhi nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë, por edhe disa të rinjve të këtij teatri. Aktorja Yllka Mujo erdhi në rolin e mbretëreshës Herodia, ndërsa Salome u interpretua nga aktorja Ermira Hysaj dhe Jokanan nga aktori Vin Bejleri. Tragjedia “Salome” provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij,
dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë. Vepra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka realizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.
“Dita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Spanjë Shkolla e Konservimit dhe Restaurimit të Pasurive Kulturore të Galicisë (Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia), Spanjë, organizoi “Ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, në kuadër të projekt Erasmus + KA107, ku partner është edhe Shqipëria. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe DRKK Vlorë, krahas Institutit të Arkeologjisë së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”. Drejtori i DRKK Vlorë Orgest Feimi, Përgjegjësi i Sektorit të Parqeve Arkeologjike Kriledjan Çipa, Përgjegjësi i Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjis Rineldi Xhelilaj dhe koordinatori i projektit Neritan Mehmetaj, morrën pjesë me
kumtesën: “Cultural Heritage Management in Southern Albania (Tangible and Intangible Heritage)”. Përveç diskutimeve rreth problematikave dhe arritjeve të rëndësishme në fushën e administrimit të trashëgimisë kulturore, një pikë e rëndë-
sishme ishte dhe bashkëpunimi në të ardhmen me kolegë nga Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, në fushën e studimit, konservimit dhe restaurimit të siteve arkeologjike, në qarkun e Vlorës. Bashkëpunimi më i afërt është projekti kërkimor shkencor “Lepenica, 2019: Dokumentimi dhe vëzhgimi arkeologjik në një strehë me art shkëmbor parahistorik (Shpella e Shkruar, Lepenicë). Në mbarim të kësaj faze të parë studimesh të artit shkëmbor në Lepenicë, pas vlerësimit nga specialistët, hapi i radhës parashikohet të jetë ndërhyrja për konservimin dhe mbrojtjen e pikturës shkëmbore të dëmtuar ndër vite nga akte vandale.
Muzeu i Fotografisë “Marubi”, një shekull histori në fokus Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër është një thesar i cili përfshin një arkiv prej mbi 500 000 negativash, që përshkruajnë familjet, qytetarët, ushtarë, politikanë dhe tregtarët lokalë në Shkodër, momentet e përditshmërisë dhe ngjarjet historike nga mesi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka vizituar këtë muze duke bërë një rrugëtim mes ngjarjeve dhe objekteve të cilat tregojnë historinë, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në fotografie dokumentare dhe artistike të mjeshtrit Marubi. “Një vizitë e këndshme në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” , shprehet Margariti. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri si dhe një nga më të pasurit në rajonin e Ballkanit, që daton nga një periudhë kohore nga fundi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX. Më 9 maj 2016, muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” u përurua së bashku me koleksionin e Bibliotekës së Fotografive. Muzeu i ri është një prej trashëgimive më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasi ai dëshmon për më shumë se një shekull të historisë dhe hedh dritë mbi momente, njerëz dhe ngjarje të rëndësishme që shërbejnë si një pasaportë thelbësore për kulturën shqiptare.
I madhi Pirro Mani mbush 87 vjeç Pirro Mani, një personalitet i shquar i teatrit dhe kinematografisë, mbushi 87 vjeç më 14 prill. Ai lindi në 14 prill 1932 në Korçë dhe sot jeton në SHBA. Regjisori dhe pedagogu i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Ai është bashkëshort i aktores së mirënjohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.
SHOWBIZ
23 E martë, 16 PRILL 2019
Dua Lipa ambasadore e Unicef në Liban: E prekur nga fëmijët e refugjatëve Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është angazhuar së fundmi me organizatën e bamirësisë UNICEF, për të ndihmuar fëmijët në Liban dhe familjet refugjate të cilat detyrohen të largohen nga vendi i tyre. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga eksperienca që i ka dhënë një mësim të madh apo siç shprehet vetë këngëtarja, i ka hapur sytë. “Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dua të flas për refugjatët pasi ndjej se kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta
Një vit larg ekranit, Marina Vjollca kthehet me projektin e ri Pas përfundimit të emisionit “C’est la vie” në janar të vitit të kaluar, Marina Vjollca u përfol gjatë për mungesën e saj në ekran. Largimi i saj nga ekrani përkoi me martesën me reperin Getoar Selimi. U tha se ishte bashkëshorti i saj që nuk e lejonte të kthehej në ekran, por zërat u përgënjeshtruan. Mirëpo, duket se moderatorja gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt të ri dhe ka njoftuar kthimin e saj me anë të një postimi. Thuhet se ajo do të drejtojë një program talentesh.
fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa
shtëpi për shkak të lu.ftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”.- shkruan Dua në postim.
Së shpejti dasmë për modelen me famë botërore Është një nga modelet me të njohura me famë botërore, e cila ka patur një jetë të trazuar sa i përket aspektit personal. Megjithatë duket se tashmë modelja Kate Moss ka gjetur ekuilibrin e kërkuar. Sipas “The Sun” ajo dhe partneri i saj Nikolai von Bismarck janë duke menduar të lidhen në martesë. Lidhja e tyre është duke shkuar mjaft mirë dhe për këtë arsye çifti po mendon që të hedhë këtë hap në verën e vitit 2020. Ceremonia e e martesës është menduar tradicionale dhe mjaft intime. Gjithashtu disa burime afër tyre janë shprehur se tashmë Moss ka përmirësuar edhe marrëdhënien me familjen e partnerit të saj, me të cilën në fillim ka patur mosmarrëveshje. Ajo është nënë e një vajze dhe prej vitesh ka vuajtur nga varësia ndaj alkolit, prej të cilit ka hequr dorë vetëm 18 muaj më parë.
Orinda kujton fillesat në muzikë kur këndonte në “Pallatin e Pionierit” Moderatorja Orinda Huta ka publikuar në rrjete sociale një video të vjetër të saj. Në të ajo shfaqet duke kënduar në duet së bashku me Fabio Lito, një këngë e tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Ardit Gjebreas, në ‘Pallatin e Pionierit’. Krahas videos që daton në vitin 1998 ku është duke interpretuar këngën “S’kemi tre por kemi katër”, Orinda ka shkruar: “Kemi një problem me tekstin, s’dimë ç’themi. Po kanguri shkretë si ndjehet, gorilla, pataaaaa etj, etj”, -përfundon moderatorja dhe këngëtarja. Nuk është hera e parë që ajo ndan moment shumë të bukura nga fëmijëria si dhe nga fillesat në botën e artit.
Kanita e zhgënjyer me pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” Këngëtarja e re, Kanita Suma, u shpreh e zhgënjyer për paraqitjen e saj në Këngën Magjike. Bukuroshja e cila njihet për stilin e veçantë të këndimit vitin e kaluar ishte një prej më të pëlqyerave në Këngën Magjike. Megjithatë, ajo ishte ndarë e zhgënjyer nga kjo paraqitje në festival, përkundër faktit se projekti u pëlqye, por nuk rrëmbeu çmim. Kanita së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj me Lindon Berishën.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 16 PRILL 2019
Presidenti Ilir Meta, i Ftuar Nderi,në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë
“Shqipëria, e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen nga aleanca”
N
ë kuadër të 10vjetorit të anëtarë simit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë si i “Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë. Dekani i Kolegjit të Mbrojtjes, Dr. Stephen Mariano, pasi i uroi mirëseardhjen Presidentit Meta, i bëri një prezantim të shkurtër rreth Kolegjit, të themeluar në vitin 1951, nga ish-Komandanti i parë, dhe “babai i NATOs”, General Dwight D. Eisenhower. Ndër të tjera, ai theksoi se Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s, në Romë gjatë 68 viteve, ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimit e mendimit dhe leadership-it strategjik, për çështjet e
politikave të sigurisë të vendeve të NATO-s, dhe jo vetëm. Pas shënimit në Librin e Vizitoreve të Shquar të Kolegjit, Presidenti Meta u ftua të mbajë fjalën e tij përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarëkë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë. Gjatë fjalës së tij në auditorin e Kolegjit, Presidenti Meta nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e njëkohë-
sisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej. Presidenti Meta në fjalën e tij theksoi se: “Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe lider në të gjitha nismat rajonale me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit. Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin dhe përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës”. “Shqipëri është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, – theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.