Koha Jone_16 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 142 (8583)

E diel, 16 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Pas këtij veprimi kryeministror pritet të dalë edhe Elisa Spiropali me një status shkatërrues dhe dërmues, madje me Ulsi Manjën, të kërkojnë shkarkimin e presidentit maqedonas nga parlamenti i Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit!

Edi Rama sulmon dhe Presidentin e Maqedonisë Pasi ka dreqosur qeverisjen dhe situatën politike në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt një konflikti civil, Edi Rama ka nisur të hapë fronte të tjera tensioni në Ballkan. Rasti më i fundit ishte dje, kur me një gjuhë aspak diplomatike, kryeministri i Shqipërisë sulmoi presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Deputeti Maliqi zbardh prapaskenat: Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës

Në foto: Deputeti Lefter Maliqi

FAQE 6

NËNKRYETARJA E LSI

KRYETARJA E LSI

FAQE 3

Zëdhënësi i Presidencës: Mocioni i bandave dhe oligarkëve do marrë përgjigjen e merituar

FAQE 12

MEDIA GJERMANE

OPINION

ISH-PRESIDENTI

Erisa Xhixho: Zgjedhjet Kryemadhi: Edi mos u merr me Bujar Nishani: Gjendja në moniste çojnë filxhanë, por trego si e vure pikën kritike, mund të këtë përplasje të rrezikshme Shqipërinë në Strasburg shtetin në shërbim të krimit FAQE 9

FAQE 24

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi

FAQE 5

Burgosja e Suelës, siç “Spiegel” për hapjen talebanët burgosin e negociatave me gazetarët amerikanë Shqipërinë: Mafiozëve Nga Miranda Haxhia nuk do t’u jepet një dorë ANALIZË FAQE 10

Suela Musta, ose licensa për të vrarë demokracinë tek AMA Nga Çim Peka

FAQE 10

Revista politike "Spiegel" raporton për sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, me kryemistër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj. FAQE 2


POLITIKE

2 E diel, 16 QERSHOR 2019

Gazeta politike gjermane raporton mbi sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri

P

as një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare, edhe gazeta prestigjoze gjermane, "Der Spiegel" raporton mbi sjelljen alarmante të qeverisë socialiste në Shqipëri, ku përmend kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj duke dhënë edhe linqet e të përditshmes "Bild", e cila publikoi bisedat e përgjuara që tregonin lidhjen e funksionarëve të lartë socialistë me elementë mafiozë. Mafia e drogës dhe partia në pushtet e Ramës po bashkëpunojnë. Që nga viti 2017 janë në dispozicion dokumentet e plota të prokurorisë shqiptare, rezultatet e hetimit nuk janë publikuar, procedurat duket se kanë përfunduar. Kryeredaktori i gazetës është pyetur se çfarë vlerësimi ka për situatën në Shqipëri, ndërkohë që ai është përgjigjur se, mafia nuk heton veten, 'qeveria Rama është mafia'. Nëse e gjithë kjo provohet të jetë e vërtetë, BE-ja nuk mund të flasë më me qeverinë Rama, në rast se është në të vërtetë një qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore. "Që nga marrja e qeverisë nga Rama

“Der Spiegel” kundër Ramës: Mafiozëve nuk do t'i jepet një dorë

në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rreth një vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunk-

sional dhe administrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar", shkruan ndër të tjera media gjermane. Sipas "Der Spiegel", të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në

mënyrë demokratike, drejtuar nga kryetari Lulzim Basha. "Qeveria e mafias" tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur

bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës". Kryetarët e bashkive të qyteteve shqiptare kanë informuar qeverinë se do t'i binden dekretit të presidentit për mos zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Qershor. Pra, koha ka ardhur me siguri për Europën, nga njëra anë, për të marrë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përkushtimit shumë të qartë të mafias, nuk do të hapen negociata për anëtarësim . Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozëve nuk do t'u jepet një dorë. Negociatat në këto kushte me Kryeministër Ramën, duhet të jenë tërësisht jashtë diskutimit" shkruan gazeta gjermane. © SYRI.net

zgjedhje pa kundërshtarë.” Përfundimet e OSBE-ODIHR paraqesin një pamje të zymtë të gjendjes së kuadrit ligjor në të cilin supozohet se do të zhvillohen zgjedhjet: “Shumë rekomandime të mëparshme të OSBE-së mbetet të paadresuara, përfshirë edhe ato që lidhen me paanshmërinë e komisionieve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës, dekriminalzimin e shpifjes dhe mekanizmin për zgjodhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore”. Për më shumë, raporti përmend politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili aktualisht ka vetëm 5 nga 7 anëtarë që duhet të kishte, 4 prej të cilëve janë emëruar nga Partia Socialiste. Gjithashtu, në Komisionet për Administrimin e

Zonave Zgjedhore (KZAZ) kontrollohen nga shumica socialiste, duke qënë se kolegji Zgjedhor i ka mohuar opozitës të drejtën për të pasur komisionerët e saj në KZAZ. OSBE vëren se vendimi i KQZ, i konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor, nuk mbështet në Kodin Zgjedhor: “Ndërsa, dispozitat e Kodit Zgjedhor për përbërjen e administratës zgjedhore i referohen partive politike që përfaqësojnë shumicën parlamentare dhe opozitën parlamentare, me vendimin e tij numër 657 të datës 23 maj 2019 [KQZ] e kushtëzoi të drejtën për emërimin e komisionerëve me pjesmarrjen në zgjedhje”. Për më shumë raporti përmend përjashtimin e diskutueshëm që KQZ i bëri partisë së re, Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi,

Raporti i OSBE/ODIH për situatën e mediave në Shqipëri, para zgjedhjeve vendore dhe institucionet: Shumica e vendimeve të KQZ janë në shkelje të ligjit

“Mediat e mëdha janë të kapura nga pronarë oligarkë, pro qeverisë”

R

aporti i paraprak i OSBE/ODI HR për situatën në Shqipëri, veç problemeve politike dhe ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitë dhe pa datë të dekretuar, jep të dhëna alarmante për rolin e medias. OSBE/ODIHR vëren se televizionet janë burimi kryesor i informimit të qytetarëve për zhvillimet politike, por nga ana tjetër, thekson se mediat e mëdha u shërbejnë interesave të pronarëve. Sipas OSBE, pavarësia e këtyre mediave është në pikëpyetje, ndërsa gazetarët pranojnë se përdorin autocesurën, sipas interesave të pronarëve, në raportimin e ngjarjeve. “Mjedisi mediatik është i larmishëm dhe karakterizohet nga një numër i lartë mediash që operojnë në një treg të kufizuar reklamash. Shumica e bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur shqetë-

simin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private”,thuhet në raportin e OSBE të publikuar dje. Ky raport i OSBE/ODIHR mund të cilësohet si më i rëndi për situatën e mediave në Shqipëri. Në vitet e kaluara ka pasur kritika për cilësinë e raportimit në mediave kryesore gjatë fushatave, por asnjëherë nuk është përmendur në mënyrë të qartë se mediat kryesore në vend janë rreshtuar me një kamp politik. “Mjedisi mediatik është i larmishëm, por mediat kryesore per-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ceptohen si të pozicionuara politikisht”,- thuhet në raport. Dokumenti i vëzhguesve të huaj, për etikë raportimi, nuk e përcakton se në cilin kamp janë rreshtuar mediat kryesore në vend, por mjafton të shihet se shumica mediave kryesore, jo vetëm në qëndrimet editoriale, por edhe në raportimin e fakteve janë vënë në rresht pranë qeverisë. Shumica e vendimeve të KQZ janë në shkelje të ligjit OSBE, në raportin e brendshëm të publikuar më 14 qershor, mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri, ka konfirmuar se Partia Socialiste aktualisht do të garojë e vetme në 31 bashkitë e vendit. Kjo do të thotë se banorë e këtyre bashkive i është hequr e drejta për një votim vërtet demokratik. Raporti thekson se “Kodi Zgjedhor nuk parashikon ndonjë procedurë të vecantë për

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 16 QERSHOR 2019

Pas këtij veprimi kryeministror pritet të dalë edhe Elisa Spiropali me një status shkatërrues dhe dërmues, madje me Ulsi Manjën, të kërkojnë shkarkimin e presidentit maqedonas nga parlamenti i Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit!

Edi Rama sulmon dhe Presidentin e Maqedonisë

Pasi ka dreqosur qeverisjen dhe situatën politike në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt një konflikti civil, Edi Rama ka nisur të hapë fronte të tjera tensioni në Ballkan. Rasti më i fundit ishte dje, kur me një gjuhë aspak diplomatike, kryeministri i Shqipërisë sulmoi presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski Pasi ka dreqosur qeverisjen dhe situatën politike në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt një konflikti civil, Edi Rama ka nisur të hap fronte të tjera tensioni në Ballkan. Rasti më i fundit është dje, kur me një gjuhë aspak diplomatike, kryeministri i Shqipërisë sulmoi presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. “Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”,shkroi Rama, në një postim në Twitter. Reagimi u publikua edhe në anglisht nga kryeministri, si për t’i dhënë jehonë më të madhe në kancelaritë e huaja kërcënimit të Tiranës ndaj Shkupit. Kryeministri shqiptar kritikonte kreun e shtetit të vendit fqinj për një deklaratë që ka bërë dy ditë më parë në median e Bashkimit Europian, “Euroactiv” lidhur me vendimin e BE për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Problemi më i madh tani është bashkimi i vendimeve me Shqipërinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?”,- deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut. Dhe në të vertetë Maqedonia e Veriut kreu një akt të madh historik që nuk mund ta kryentë njeri. Ranë dakort me Greqinë për emrin e shtetit të ri. Realisht e meritojnë statusin, por duket se Brukseli ka hallin se Shqipërisë, ku ka plasur kriza dhe synonte ti jepte të dyja shteteve në një

ditë statusin. Por Shqipëria po shkon në përplasje. Ndaj Shkupi u mbrojt duke thënë se mos na barazoni me Shqipërinë. Nuk duam të marrim në mbrojtje deklaratën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, përkundrazi si shqiptar sigurisht që nuk ndjehemi mirë kur edhe fqinjët na tregojnë sesa pas kemi mbetur me procesin e integrimit në BE. Por në deklaratën e tij, Stevo Pendarovski nuk ka fyer shqiptarët, nuk ka sulmuar qeverinë “Rama” dhe as ka shkaktuar ndonjë incident diplomatik. E thënë thjesht, ka mbrojtur interesat e shtetit të tij, kur i kërkon Bashkimit Europian se për shkak se në Shqipëri ka një krizë të fortë politike, kjo nuk ka përse penalizon Maqedoninë e Veriut, që sipas KE i ka realizuar reformat. Në vend që Edi Rama t’i lëshohet presidentit të një vendi tjetër me paralajmërime dhe me fjalorë jo diplomatik, duhet që më parë të pyesë veten, çfarë ka bërë gabim në qeveria e tij këto vite, derisa Maqedonia e Veriut është më afër BE-së sesa Shqipëria sot? Ndërkohë në 6 vite të qeverisë “Rama” , Shqipëria ka bërë gjithmonë e pas, derisa kemi ardhur

në pikën që sot diskutohet edhe ndarja nga procesi i integrimit të vendeve të gjithë rajonit. Dhe ideja e ndarjes nga integrimi në bllok, bashkë me Maqedoninë, nuk po hidhet sot për diskutim nga Stevo Pendarovski, por ka lindur disa muaj më parë edhe në kancelaritë e BE, pasi në qeveria “Rama” dështoi me reformën në drejtësi, me luftën kundër krimit dhe shtoi ngarkesat e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Ndaj edhe negociatat janë shtyrë çdo vit, jo se BE nuk do të pranojë Shqipërinë, por sepse qeveria “Rama” ka treguar se në vend të reformave vetëm ka shtuar zullumin. Edhe pse në PS u duket normale që negociatat po shtyhen vit pas viti, fatkeqësisht Shqipëria po ndjek shembullin e Turqisë duke u larguar gjithnjë më shumë nga BE. Ky nuk është faji as i shqiptarëve dhe as i BE, ky është faji kryesor i qeverisë “Rama”. Ora e llogarive po vjen dhe këto javë Bashkimi Europian do të marrë vendimin lidhur me Shqipërinë. Kryeministri e ka ndjerë se përgjigja do të jetë e hidhur dhe ndaj është lëshuar të gjejë armiqtë e radhës. Ideale për të do të ishte të sulmonte

opozitën si bllokuese të integrimit. Por opozita nuk është në zgjedhje dhe as në parlament e dështimin me reformat s’mund t’ja kërkoj Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit. Meqë opozitën nuk ka si e sulmon për negociatat dhe armiku i radhës është gjetur të fqinjët në rajon. Ndaj dje sulmoi presidentin e Maqedonisë së Veriut, me të njëjtën gjuhë që sulmon këto ditë Presidentin Shqiptar, Ilir Meta. Mesa duket Edi Rama ka një problem me gjithë presidentët, po të kujtojmë se edhe me Donald Turmp ishte dikur pjesë e sulmeve të tij. Sulmi i djeshëm i Ramës kishte dhe elementët e një shashke zhurmuese për të tërhequr vëmendjen nga kriza e rëndë dhe pragu i konfliktit në Shqipëri. Socialistët tani do merren me “armiqtë e jashtëm” që po pengojnë integrimin e Shqipërisë duke tentuar të largojnë vëmendjen nga fushata e turpshme që po bëjnë pa opozitën. Por edhe këtë lëvizje se ka menduar aq mirë, pasi gjithë ndërkombëtarët po i kërkojnë të zgjidhë sa më parë krizën në Tiranë, jo të krijojë telashe të reja rajon. Strategjia e sulmit që po ndjek Rama është dhe një fyerje ndaj atyre pak qytetarëve që ende i besojnë se e ka seriozisht qeverisjen. Negociatat hapen me reforma, jo me shantazhe ndaj fqinjëve. Nga mënyra e reagimit të kryeministrit, pritet që në raportin e radhës së Komisioni Europian t’i vendosë dhe një tjetër kusht Shqipërisë, rregullimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në këtë mënyrë, jo vetëm nuk e kapim më Maqedoninë e Veriut për në BE, por do të mbetemi edhe pas Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Pas këtij veprimi pritet që të dalë edhe Elisa Spiropali me një status shkatërrues dhe dërmues, bile me Ylsi Manjën, të kërkojnë shkarkimin e presidentit maqedonas nga parlamenti i Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit! Mili Xhani


POLITIKE

4

E diel, 16 QERSHOR 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së rikthen përgjimet e BILD: Rama të largohet me sa më pak kosto

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë nga selia blu, riktheu në vëmendjen e publikut shqiptar përgjimet e publikuara një javë më parë nga gazeta gjermane “Bild”, duke i bërë apel kryeministrit Edi Rama të largohet me sa më pak kosto për vendin. “Javën e ardhshme Bashkimi Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatatat për anëtarësim. Fatkeqësisht, çdo media serioze ndërkombëtare, së fundmi, edhe Reuters, EU Observer, Euroactiv kanë të njëjtin motiv, kur citojnë zyrtarë të lartë europianë që refuzojnë nisjen e bisedimeve me vendin tonë : “Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese”. Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar. Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë

Protesta e 21 qershorit, Bardhi: Shqiptarët, të vendosur për largimin e Ramës

kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama. Po risjellim edhe një herë në vëmendjen e publikut përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, përgjime të cilat po e detyrojnë Edi Ramën të sajojë çdo marrëzi, për të larguar vëmendjen prej të vërtetës – Edi Rama ka blerë pushtetin me krimin, ai është kryeministër ilegjitim dhe ai duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin”, u shpreh Bardhi. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i

Partisë Demokratike bëri thirrje për pjesëmarrjeve masive në protestën e opozitës më 21 Qershor, duke u shprehur se shqiptarët janë të vendosur për largimin e Ramës dhe zgjedhjet e lira. “Shqiptarët janë dëshmitarë se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild nuk janë një rast i shkëputur. Disa muaj më parë, investigimi i Zërit të Amerikës paralajmëroi shqiptarët sesa e thellë ishte gropa e krimit dhe e korrupsionit, në të cilën ishte

futur Edi Rama, duke tërhequr me vete edhe Shqipërinë. Përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, edhe ato pjesë e dosjes 339, tregojnë se Edi Rama kontrollon gjithçka, nga rezultati i zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat, deri tek emërimi i policëve në burgje. Nuk ka sot asnjë shqiptar apo mik të Shqipërisë që nuk e di se Edi Rama është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar. Nuk ka

sot asnjë dyshim, se Edi Rama, si përgjegjës kryesor i krizës politike, kushtetuese, i krizës ekonomike dhe sociale në vend, si përgjegjës për mbylljen e derës së Europës dhe si rreziku më i madh për rikthimin e vizave për shqiptarët, duhet të largohet. Largimi i Edi Ramës si standardi minimal europian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, taksat dhe pasuritë publike të shqiptarëve është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’i garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Me këtë qëllim, qytetarët do të bashkohen të premten e ardhshme, më 21 Qershor, si kurrë më parë në histori, për t’i treguar botës mbarë vendosmërinë e palëkundur se ne, shqiptarët, nuk heqim dorë nga aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Boll më me Shqipërinë që duan Edi Rama, një grusht pushtetarësh të korruptuar në palcë, një grusht kriminelësh dhe oligarkësh grabitqarë! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”, deklaroi dje, Gazmend Bardhi.

ANËTARI I KRYESISË SË PD-SË JEP ARSYET SE PSE RREZIKOHEN NEGOCIATAT ME BE-NË EDHE NË SHTATOR

Bylykbashi: Integrimi në Eu(G)ropë që garanton Rama M

ediat ndërkombëtare shkruajnë se Maqedonia e Veriut do të nisë negociatat me Bashkimin Europian në shtator, ndërsa për Shqipërinë nuk ka shumë shpresa. Sakaq, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka renditur të gjitha arsyet që e çuan vendin tonë drejt humbjes së besimit nga aleatët e mëdhenj. “Integrimi në Eu(G) ropë që garanton Rama! 10 vjet më parë, në 2009, u pranuam anëtarë të NATO-s, ODIHR i çertifikoi zgjedhjet si zgjedhje që “arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve (standardeve)‎ të OSBE, Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE, kërkesa u pranua dhe na u dha Pyetësori

nga Komisioni Europian. Më pas, në 2010-n, Komisioni Europian ‎pranoi përgjigjet për Pyetësorin, dhe hoqi vizat për shqiptarët. Në vitin 2010, vetëm për shkak se Shqipëria konsiderohej vend i sigurtë, partner dhe aleat në

NATO, që prodhonte siguri në Rajon, investimet e huaja arritën 2 miliardë dollarë. Ja ku jemi 10 vjet më pas, në 2019-n, dhe Kryeministër është Edi Rama. ODIHR-i thotë që shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, cënimi i lirisë dhe sekretit të votës janë probleme themelore. Holanda kërkon zyrtarisht kthimin e vizave dhe vende të tjera po bëhen gati të kërkojnë të njëjtën gjë. Sërish, për të disatën herë, na refuzohet hapja e negociatave dhe në shtator kjo duket po aq e pamundur. Aleatët tanë në NATO tashmë na konsiderojnë një vend problematik, që me politikën tonë prodhojmë pasiguri në

Rajon, kriminalitet të organizuar dhe ndërkombëtar, drogë dhe emigrantë. Me sa duket, aleatët tanë ‎e kanë harruar që jemi anëtarë të NATO-s dhe aleatë me ta. Jo vetëm investime të reja nuk ka më prej vitesh, por po tërhiqen investitorët dhe bankat europiane. Duhet shporrur Rama, të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme ku zgjedhësit përfaqësohen realisht, duhet ringritur Republika që sot është një rrënojë, me një sistem të ri kushtetues kontrolli dhe balancash, ‎ku partitë politike të demokratizohen dhe nuk janë reparte ushtarake, ku roli mbytës i partive në shoqëri, shtet dhe kudo tjetër të reduktohet

në favor të profesionistëve, shoqërisë civile, inteligjencës dhe akademisë së vërtetë (jo asaj të fosileve politike) dhe biznesmeni të bëhet edhe i madh po të mundet, por të mos guxojë të përcaktojë ai vendimet shtetërore dhe të tmerrohet nga ideja se mund të quhet oligark. Një Republikë ku shteti (tatimet, doganat, ZRPP, Agjencia e Pronave, ALUIZNI etj) është i drejtë pa pasur nevojë të shkosh fare në gjykatë sepse administrata të beri padrejtësi. Vetëm atëherë do të fillojë udhëtimi ynë ‎pa kthim drejt Europës (pa G në mes, që i rri si gropë në mes të udhës)”, theksoi ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.


POLITIKE

5

E diel, 16 QERSHOR 2019

Ish-Presidenti jep alarmin: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar

Bujar Nishani: Gjendja në pikën kritike, mund të këtë përplasje të rrezikshme D

egradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka çuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilën asnjëherë nuk e ka pasur deri tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme. Kështu u shpreh ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani i cili në një intervistë për “KosovaPress” ka folur për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet në mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale. “Ajo që është më e rëndësishmja, që unë do ta thoja me shqetësim, ka të bëjë me faktin e një krize shumë të madhe në Shqipëri, një krizë e cila është e disa dimensioneve, është një krizë e cila ka precipituar si një akumulim i degradimit të ekuilibrave mes pushteteve dhe ekuilibrave midis institucioneve; midis nga njëra anë ndërmjet rrënimit të ditë pas ditshëm të mënyrës se si duhet të funksionojnë institucionet në një demokraci funksionale, dhe të qasjes së njerëzve vendimmarrës në raport me institucione-opinion publik. Pra,sot për fatin e keq kemi mbërritur në një pikë kritike në Shqipëri. Kriza e institucioneve, kriza politike, kriza ekonomike, të cilat kanë kulmuar në atë që është ndoshta në akumulimin e një të keqe më të madhe që është humbja masive e besimit dhe e shpresës së qytetarëve shqiptarë, e cila është evidente dhe e jetësuar tek largimi masiv i qytetarëve nga Shqipëria”, u shpreh Bujar Nishani. Kolapsi institucional Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, pasi siç thotë ai, krimi i

organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës. Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet. Ish-kreu i shtetit shqiptar e cilëson gjendjen në vendin tonë si tejet kritike, ndërsa shton se një neglizhencë e shtuar mund të prodhojë një përplasje të fortë. “Sot Shqipëria jo vetëm që i ka institucionet më të dobëta nga ç’i kishte deri para disa viteve; sot Shqipëria jo vetëm që është në një kolaps institucional; sot Shqipëria është një vend që nuk ka të dytë në botë – pa institucionet kryesore të garantimit të së drejtës dhe bërjes së të drejtës, qoftë Gjykata Kushtetuese, qoftë Gjykata e Lartë; sot Shqipëria në aspektin e sistemit politik po margjinalizohet në një sistem mono-partiak; korrupsioni

dhe krimi i organizuar nuk janë thjesht vetëm fenomene shoqërore dhe sociale, por janë të ndërvarura, të ndërthurura me politikën, me institucionet shtetërore, dhe ai që është humbësi i madh është qytetari shqiptar. Pra, kjo është një situatë e cila duhet marrë dhe konsideruar me seriozitetin e vet maksimal, pasi çdo neglizhencë e mëtejshme, çdo nënvleftësim i përgjegjësisë, mund ta agravojë më tej situatën në atë që është më e rrezikshmja, më e papranueshmja, ndoshta më e pa mendueshmja sot, rreth një përplasjeje të fortë midis qytetarëve dhe atyre që ende përfaqësojnë institucionet nga pikëpamja formale në Shqipëri”, u shpreh ish-Kreu i Shtetit. Integrimi është bllokuar Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në

Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipërisë të udhëhequr nga Edi Rama. Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizje e lirë të popullit shqiptar. “Shqipëria është bllokuar në përparimin e procesit të integrimit. Le të themi që procesi i integrimit evropian është futur në një ngërç në Shqipëri, dhe natyrisht kjo ka përgjegjës. Dhe përgjegjës pa dyshim është politika, sepse aty merren vendimet. Por brenda politikës, askush nuk mundet të justifikojë rolin parësor që ka mazhoranca, që kanë njerëzit të cilët kanë marrë përsipër mandatet përfaqësuese për të marrë vendime në emër të qytetarëve shqiptarë. Prej 3 vitesh tashmë, Shqipëria gjykohet negativisht nga Këshilli Europian dhe procesi i përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt Europës është i bllokuar. Prandaj, personat të cilët janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë në bllokimin e procesit e integrimit evropian dhe po rrezikojnë edhe atë që ka qenë arritja më e madhe për qytetarët shqiptarë, të cilët kanë qenë njerëzit më të izoluar në rajonin e Ballkanit për vite me radhë, lëvizja e lirë nëpër Europë po rrezikohet seriozisht. Kjo për shkak të krimit të organizuar, për shkak të ndikimit që ka krimi i organizuar tek politika, për shkak të intimidimit që krimi i organizuar bën mbi krahë të ndryshëm të politikës, për shkak të dominimit që krimi i organizuar ka marrë mbi institucionet. Dhe destabilitet në kuptimin social, politik dhe institucional më të madh se sa kaq, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë”, u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani.

“Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. Nuk kthim prapa, të gjithë në këmbë”

Deputeti Maliqi zbardh prapaskenat: Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës

D

y ditë pas votimit në Kuvend të rezolutës qesharake të mazhorancës kundër Presidentit Ilir Meta për shkak të anulimit të zgjedhjeve vendore, deputeti i pavarur Lefter Maliqi ka treguar dje të gjitha prapaskenat e turpshme në Kuvend ditën kur u votua rezoluta ndaj dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Përmes një reagimi të ashpër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “:Facebook”, Maliqi deklaroi se ishte Taulant Balla, numri 2 i Partisë Socialiste, personi që bëri gjithçka për të joshur deputetët e rinj, votat e të cilëve shënuan bashkimin rilindas kundër Metës. Deputeti la të kuptojë se janë dhënë qindra mijë euro për blerjen e tyre në se seancën e pushimit të kërkuar nga Taulant Balla. “Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputetët votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që

Opozita e Re ka pëlqyer joshjet, ndërhyrjet, por votimi tregoi këtë të vërtetë, pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoi 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet, joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputetë. I bëj

thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetë të shitur të opozitës që votuan kundër Presidentit dhe Republikës të shkojnë të ulen në krahun e rilindjes me Ballën dhe kompani. Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe nuk përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull, përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan, sepse s’pranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetësh. Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin, e jo për ata që i plaçkisin edhe lekun e fundit. Kush është burrë që do të

bëjë opozitë do rrijë në atë krah, kurse të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes. Edhe sikur vetëm fare të mbetem do jem, 100 herë më dinjitoz se këta 100 deputetë që vunë njollën e zezë vendit, Kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në përplasje fizike në 30 Qershor. Populli duhet të ngrihet fort në protesta si në vitet ’90-të kur shembën diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorësin e saj që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë që mbi 300 mijë shqiptarë të ikin jashtë vendit pasi po u vritet çdo ditë

e më shumë shpresa për ëndrën europiane. Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë të fortë dhe fuqishëm. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. Nuk kthim prapa, të gjithë në këmbë. Shpalleni 21 Qershorin nata e bardhë e rikthimit të Demokracisë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti Lefter Maliqi. Kujtojmë se dekreti i Metës u hodh poshtë nga 100 deputetë, 7 ishin kundër dhe 2 abstenuan. Dhe ishte votim politik, prandaj kjo tregon se ça mut parlamenti kemi ne shqiptarët. Një turp! Nga niveli i tyre, nga përfaqësimi dhe nga mënyra se si blihen kaq hapur e pa pikë turpi.


POLITIKE

6

E diel, 16 QERSHOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Kryeministri s’e mbulon dështimin duke bërë fajtor Maqedoninë, vendet anëtare, opozitën e qytetarët!

I

sh deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe ish-ministre e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar dje lidhur me debatin në distancë mes Presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Edi Rama, debat që u provokua nga ky i fundit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-ministrja e Integrimit shprehet se pavarësisht se Kryeministri ynë mund të jetë i shqetësuar për shumë arsye, por asgjë nuk justifikon debatin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut mbi integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian. Kjo pasi sipas saj, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave është me të vërtetë e rëndë, sepse do të thotë që Shqipëria do të humbasë një mundësi historike për të vazhduar këtë perspektivë me ritmet e fqinjëve tanë, por kjo jo për faj të Maqedonisë së Veriut. Dështimi i Ramës, thotë Gjosha më tej, nuk mbulohet duke bërë fajtor Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare dhe as opozitën dhe qytetarët. E nisur nga bllokimi i rrugës së Shqipërisë në BE, ajo thekson se tashmë vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, por unë dua ende të besoj se ky vend ka njerëz me vlera, që mund ta ndërtojnë Shqipërinë europiane me meritë, ashtu siç Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë. “E kuptoj që Kryeministri ynë mund të jetë i shqetësuar për shumë arsye,

Gjosha: Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në negociata, për fajin e Ramës

por asgjë nuk justifikon debatin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut mbi integrimin! Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave

është me të vërtetë e rëndë, sepse do të thotë që Shqipëria do të humbasë një mundësi historike për të vazhduar këtë perspektivë me ritmet e

“LANDFILLI ANTIKUSHTETUES I RI I SHQIPËRISË”

NËNKRYETARI I LSI-së

Vasili: “Autoktoni” Veliaj bën lëmsh Selvinë me Kodrën e Kuqe N

ënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe fushatës që ai po zhvillon ditët e fundit në kuadër të zgjedhjeve të anuluara vendore. ““Autoktoni” Veliaj bën lëmsh Selvinë me Kodrën e Kuqe, jepi shoku jepi! “Autoktoni” Veliaj ka vendosur që Selvia të jetë vendi ku ka dhënë jetën Heroi i Popullit, Vojo Kushi, kaq thotë se kaq di. Por Autoktonët e vërtetë të Tiranës e dinë shumë mirë që të gjithë se Heroi i Popullit Vojo Kushi u vra në Kodrën e Kuqe, në shtëpinë Ije Farkës, ku është edhe lapidari i tij prej dhjetëra vitesh. Selvia dhe Kodra e Kuqe janë nja 2 kilometra larg njëra-tjetrës. Edhe një herë

sa për ta ditur, Vojo Kushi u vra nga fashistët italianë, dhe jo nga gjermanët. Por edhe Gjermanët, sa për ta ditur, nuk erdhën në Tiranë për të prishur shtëpi te Selvia, se nuk ishin

INUK, por për ta pushtuar kryeqytetin. “Autoktonit” i duken njëlloj Selvia dhe Kodra e Kuqe. I duken njëlloj fashistët italianë dhe nazistët gjermanë. I duken njëlloj gjermanët pushtues me INUK-un që prish shtëpia me dhe pa ligj. Edhe një të fundit për këtë “autoktonin”, që vesi i gënjeshtrës mund ti dalë veç me shpirtin. Në Amerikë kam shkuar sa herë që puna ma kërkuar dhe do të shkoj prapë. Bile kam qenë në Uashington edhe kur inaugurohej Presidenti Trump me ftesë të Kongresit Amerikan, ndërkohë “Autoktoni” më të tijtë qanin me dëshpërim në Tiranë nga mërzia për zgjedhjen e Z. Trump dhe nuk qaseshin në SHBA”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

fqinjëve tanë, por kjo jo për faj të Maqedonisë së Veriut. Një shtetar i përgjegjshëm do të ishte ai që do të analizonte shkaqet që e çuan Shqipërinë

në këtë pikë! Integrim do të thotë reforma shtet ndërtuese dhe modernizuese, mentalitet i emancipuar në qeverisje duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën, luftë e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, do të thotë një ekonomi e fortë dhe konkurruese, do të thotë respekt ndaj të drejtave themelore të njeriut! Integrimi nuk arrihet as me lobim dhe as me propagandë. Dështimi i Ramës nuk mbulohet duke bërë fajtor Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare dhe as opozitën dhe qytetarët. Vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, por unë dua ende të besoj se ky vend ka njerëz me vlera, që mund ta ndërtojnë Shqipërinë europiane me meritë, ashtu siç Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë!”, u shpreh dje ishdeputetja e LSI-së, njëherësh dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.

Shehu - kolegëve të opozitës së re: Ikni sa më shpejt nga ajo ngrehinë I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, teksa komenton situatën politike në vend, përmes një fotoje të shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, e quan Kuvendin e Republikës si një “Landfill antikushtetues”. Sipas tij, deputetët që janë sot pjesë e Kuvendit të Republikës po shkaktojnë dëm të madh demokracisë. Në fund Tritan Shehu thotë se është koha për reflektim pa vonesë, për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë. ““Landfilli” antikushtetues i ri i Shqipërisë. Është momenti i fundit për të gjithë ata që janë, si dhe për grupin e 42 “pupacëve”, që i kanë futur si “çetën” e “40 Hajdutëve të Ali Babait”, të braktisin këtë ngrehinë sa më shpejt. Boll dëme i

kanë krijuar deri më tashti demokracisë shqiptare qoftë dhe duke ndenjur aty, pavarësisht disa retorikave apo votimeve të pilotuara. Nesër do të jetë tepër vonë për të rivendosur dinjitetin e tyre tashmë

të komprometuar, si për dhe për një mundësi tjetër kontributive në zhvillimet e ardhshme. Është koha e fundit për reflektim e veprim!”, u shpreh dje ishdeputeti demokrat Tritan Shehu.


POLITIKE

7

E diel, 16 QERSHOR 2019

Ish-deputeti i PD-së: Nëse shkarkohet Presidenti Ilir Meta, të shpërndahet Parlamenti

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se protestat opozitare nuk do të ndalen, pasi Rama provokon njerëzit, pasi nuk po zbaton dekretin e Metës. “Protestat vazhdojnë. Rama po provokon njerëzit. Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, kurse ky shkon nëpër qytete dhe do që të bëhen zgjedhjet, duke vendosur kuti në ndonjë cep. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka. Rama sillet politikisht duke sjellë ligjin. Kjo është radha e fundi kur Rama shkel ligjin. Po të kishte një Prokurori e cila të hetonte bandën e Vadylajve, bandën e Shullazit, të Bajave që kanë bërë vota për PS, Rama nuk do të ishte në qeveri”, tha Alibeaj. Në një intervistë dhjënë dje për “News 24”, Enkelejd Alibeaj theksoi se Rama nuk do t’ia dijë për shqiptarët, kurse i kërcënon ata, bëhet me bandat kundër popullit. “Si mundet që miliona euro merren me koncesion prodhon maxhorancën. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk kemi sistem demokracia aktualisht. Llogaridhënia ndaj publikut shqiptar duhet të jetë te vota e lirë dhe e ndershme. Rama nuk do t’ia di fare për shqiptarët, i blen i shantazhin, i kërcënon, nxjerr bandat dhe shqiptarët në një ditë iu bën thirrje të vijnë në zgjedhje përmes krimit. Ne nuk kemi sistem drejtësie, nuk jemi në parlament sepse është ilegjitim.”, deklaroi Enkelejd Alibeaj. Ai tha se akuzat ndaj Lulzim Bashës janë të motivuara politikisht, duke shtuar se Prokuroria është marrë peng nga pushteti dhe ka filluar të godasë politikisht. “Basha dhe 10 deputetë janë proceduar. Zoti Basha ka shkuar në Prokurori dhe ka dhënë shpjegime. Pyetja është se pse thirret tani. Merret sepse Prokuroria është marrë peng nga pushteti. Prokuroria është marrë nga pushteti, sepse pushteti do siguri. Janë gjithë ata skandale që Prokuroria nuk heton te maxhoranca. Procesi ndaj Bashës është i montuar politikisht. Kryeministri i vendit tha edhe akuzën që ishte ndaj Bashës, që ishte pastrim parash, një analfabet ligjor e tha këtë. Kjo tregon se akuza është e porositur”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj. Ish-deputeti i PD-së u shpreh se ashtu si qortojnë opozitën për djegien e mandateve, duhet të dënojnë edhe qeverinë për blerjen e votës, nisur nga përgjimet e publikuara. “Djegia e mandateve nuk ishte një lëvizje që e kishim menduar ndonjëherë. Është nga ato cështje që për këdo ka skepticizëm. Edhe për ne ka patur dyzim, pse duhet ti djegim, duke ditur që mund të kishim një lloj ndëshkim. Shqiptarët do na ndëshkonin, duke mos na

Alibeaj: Protestat s’do i ndalim, zgjedhje më 30 qershor nuk ka dhënë votat, por ndodhi krejt e kundërta. Djegia e mandateve shtoi entuziazmin, që mund të mos jenë edhe mbështetësit tanë. Ndërkombëtarët, e pranoj që mund të qortohemi për mandatet, për mos pjesëmarrje në zgjedhje, po kjo maxhorancë a nuk duhet të ndëshkohet për blerje votash, ky kryeministër që darkon me banda në Durrës, a nuk duhet të ndëshkohet prej ndërkombëtarëve. Shteti i së drejtës ka vdekur, ka vdekur demokracia, dhe dikush duhet të japë një shkëndijë që shqiptarët të qartësohen për gjëmën e madhe që ka ndodhur”, u shpreh Alibeaj. Duke u ndalur në vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ish-deputeti Alibeaj u shpreh se nëse do merrnin pjesë në zgjedhje do ktheheshim në fasadë të një regjimi autokratik të plotë. “OSBE duhet të tregojë ka sot një proces zgjedhor legjitim, sipas standardeve të OSBE ODIHR? Raporti i djeshëm nuk ishte edhe aq rozë. Nuk është se pres të dalin të thonë nuk ka proces e po ikim. Ajo që pritet të thonë është që në këtë vend ka zgjedhje moniste, opozita nuk merr pjesë. Roli i tyre është për të monitoruar. A ka apo jo zgjedhje në këtë vend, është cështje që përcaktohet nga institucionet shqiptare dhe presidenti ka shprehur vullnetin

që thotë zgjedhje do ketë po jo në 30 qershor. Shqiptarët janë të qartë sot që në 30 qershor zgjedhje të ligjshme nuk ka. Nëse nuk do të marrësh pjesë nuk duhet të penalizosh palën tjetër. Pyetja është pse jemi tërhequr. Jemi tërhequr se kemi frikë? Opozita është shumicë e tregojnë sondazhet e mobilizimi në protesta. Jemi tërhequr për një fakt të thjesht, ne nuk mund të hyjmë në proces zgjedhor kur kundërshtari të vjedhë të rref, futet në proces me krimin

e jep para, do ktheheshim në fasadë të nje regjimi autokratik të plotë. Problemi nuk qëndron te tërheqja jonë, por te kjo qeveri”, tha ai. Shkarkimi i Presidentit Ish-deputeti i Partisë Demokratike tha se nëse maxhoranca do të përpiqet për të shkarkuar Presidentin, ky i fundit duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe duhet të shpërndajë parlamentin. Ai tha se Kuvendi i Shqipërisë sot është ilegjitim në të gjithë konturin

e tij. “Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk zëvendëson në bllok deputetë. SAMITI I BE Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij. Pse ndërkombëtarët shprehen se Kuvendi është legjitim? Ka ndërkombëtarë të mirëinformuar, që ende nuk janë shprehur, ka që janë të keq informuar dhe të painformuara. Unë di të them faktin” Ne po përjetojmë këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës. I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e fundit të Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë. Presidenti duhet t’i përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat kushtetuese. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin.

PROTESTA NË ÇDO VEND KU PS PO BËN FUSHATËN PËR ZGJEDHJET E ANULUARA. ISH-DEPUTETËT E PD DHE LSI PËRPLASEN ME POLICINË

T

akimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e anuluara që kryeministri Edi Rama po zhvillon në gjithë vendin, vijojnë të krijojnë revoltë tek qytetarët të cilët e presin kreun e Qeverisë me protesta kudo ku ai shkon. Eskorta e qeverisë ka arritur të kalojë pa asnjë problem pengesën në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin. Forca të shumta të policisë si dhe FNSH-ja bënë të mundur “frenimin” mbështetësve të opozitës, të cilët për më shumë se një orë qëndruan në pritje të mbërritjes së eskortës së shefit të qeverisë, i cili po vijon punën për fushatën elektorale të 30 qershorit. Në momentin e kalimit, mbështetësit e opozitës qëlluan me bidonë të mbushur me ujë në drejtim të makinave, por gjithçka u mbyll këtu dhe nuk u raportua për ndonjë incident. Më herët, në këtë aks pati një përplasje verbale mes zv.drejtorit të Policisë së Shtetit Gjovalin Lokadhe ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili ishte në mbështetje të qytetarëve ishte së bashku me kolegët e tij, Endrit

Bidona uji drejt eskortës e thirrje “Ik” në çastet kur kalon Rama nëpër Korçë

Braimllarin nga LSI dhe Klevis Balliun të PD-së. Ata tentuan t’i bllokonim rrugën kryeministrit Rama, por ky i fundit vijoi normalisht rrugëtimin drejt fushatës së radhës në Devoll. Një tjetër protestë e tillë u zhvillua edhe në Zemblak të Korçës, ku banorët e zonës kanë bllokuar rrugën dhe duke brohoritur njëherazi: “Rama Ik!” I pranishëm në këtë protestë

ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i cili deklaroi se Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Gjatë momenteve të tensionit nuk kanë munguar përplasjet mes Braimllarit dhe drejtorit të Policisë në Korçë. “Rama nuk ka të drejtë të vijë në Korçë, pasi është pjesë e krimit të organizuar. Nuk mund të inkriminojë

dhe Korçën me pjesëmarrjet e tij. Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Vendi i Ramës është burgu dhe qytetarët tani e kanë marrë këtë vendim. Do e ndjekim këmba këmbës në çdo cep të vendit sepse Shqipëria nuk meriton një kryeministër të marrë peng nga krimi”, u shpreh ndër tjera, Sekretari i Përgjithshëm i LSIsë Endrit Braimllari. Ish-deputeti i LSI-së, ka publikuar një video, në të cilën duken në lëvizje disa furgonë policie, që sipas tij, janë të angazhuar nga kryeministri Rama, për ta mbrojtur atë, teksa bën takimet e fushatës elektorale. Me një shenim në faqen e tij në rrjetet sociale, teksa bashkëngjit videon, Braimllari thekson se “Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policinë nga e gjithë Shqipëria për ta mbrojtur atë në prezantimin e kandidatëve farsë në Korçë”.


POLITIKE

8

E diel, 16 QERSHOR 2019

Kryebashkiakja e Shkodrës denoncon kërcënimet e Ramës dhe vartësve të tij: Nxitja e konfliktit nuk i shërben vendit

“S’ka zgjedhje”, Ademi: Do zbatoj dekretin e Metës. Po përballemi me grusht shteti K

ryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi përmes një deklarate për mediat tha se është e vendosur për ta respektuar deri në fund dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo tha se çdo provokim apo presion nga vartësit e Edi Ramës, nuk do ta trembin atë dhe as kolegët e saj opozitarë. “Në ushtrim të detyrës së vetë ligjore, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë marrë masat për të ruajtur objektet nën pronësinë dhe administrimin e Bashkisë Shkodër. Gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake, gjate ditës së sotme, janë shantazhuar nga disa persona civilë, që janë prezantuar si punonjës së Policisë së Shetit. Ata, ndër të tjera, i kanë kërkuar verbalisht, që në orën 15.30 të paraqiten në zyrën e oficeres së policisë gjyqësore Sulela Gërxhaliu. Ky është një veprim i paligjshëm dhe që nxit konflikt. Ky është një veprim që i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat të Edi Ramës dhe punën shtetërore si punë partie. Nëse organi i prokurorisë ka ndonjë kërkesë ligjore lidhur me veprimtarinë e Bashkisë Shkodër, i kërkoj zyrtarisht të na informojë. Nëse personat civilë të prezantuar si punonjës policie, kanë keqpërdorur emrin e prokurorisë, i bëj thirrje oficeres së policisë gjyqësore Suela Gërxhaliu të zbatojë menjëherë ligjin dhe të marrë nën përgjegjësi penale personat

që kanë abuzuar me detyrën, nën emrin e saj. Bashkia Shkodër është e vendosur të zbatojë ligjin dhe i kërkon Policisë dhe, sipas rastit, prokurorisë, të ndalë menjëherë provokimin, ndaj Bashkisë Shkodër. Nxitja e konfliktit nga vartësit e Edi Ramës nuk i shërben stabilitetit të vendit. Cenimi dhe shantazhimi i Bashkisë së Shkodrës, është provokim i rëndë që i bëhet vetë qytetarëve të lirë e të ndershëm

të Shkodrës, që e duan dhe janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë. Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, jam e vendosur të zbatoj Dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e datës 30 Qershor. Asnjë kërcënim, nuk më ndal, as mua dhe as kolegët e mi në të gjithë Shqipërinë, që të veprojnë në respekt të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Shtetin perosnal, me institucione personale, Edi

Rama nuk ka për ta ndërtuar dot në Shkodër. Ai ka asgjësuar çdo institucion, por nuk do mund të asgjësojë dot Bashkinë Shkodër. Ajo është e qytetarëve, që e kanë zgjedhur dhe do ta zgjedhin, në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi dje nga Shkodra, kryebashkiakja Voltana Ademi. “Po përballemi me grusht shteti” Më herët gjatë ditës së djeshme, në një prononcim për RTV Ora, Ademi ka dhënë komentin e saj për krizën politike në vend, ku mazhoranca përsërit vazhdimisht se do mbahen zgjedhje me 30 qershor. Ajo e cilësoi si fatkeqësi për vendin e qytetarët pasi moszbatimi i dekretit të Presidentit Meta nga KQZ përbën grusht shteti. “Është fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ne po përballemi me grusht shteti. Mos përgjigja dhe mos zbatimi i dekretit të presidentit nga KQZ, është një grusht i hapur shteti. Uroj të mos kemi të tjerë nga institucione të tjera në ditët në vijim. Sikurse po e shihni ne po veprojmë me instrumente demokratike, si përgjegjësi që kemi në këto poste. Do të vazhdojmë të ngremë zërin në emër të qytetarëve që të mundësohet ndalimi i çdo iniciative apo dhunim i procesit farsë, e të pa dekretuar që tentohet të mbahet. Kjo është e paprecedent që po ndodh dhe nëse ka një proces ai nuk do të njihet nga ne, qytetarët por besoj edhe nga opinioni ndërkombëtar”, u shpreh dje kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

PRAG PËRPLASJESH

Bashkia kërkoi lirimin, policia merr në mbrojtje KZAZ 16 në Burrel

Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambienteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, policia e shtetit ka nisur ruajtjen e këtyre ambienteve. Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është dislokuar paraditen e djeshme pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”. Disa efektivw të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së tw premtes, duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente. Kujtojmë se kryebashkiku i Burrelit që përfaqëson PDnë, Nezir Rizvani i dërgoi tw premten letër Komisionit Qendror tw Zgjedhjeve ku i kërkonte lirimin e ambienteve dhe heqjen e afishimeve të emrave të votuesve. Ndërkohë, një përplasje ka ndodhur tw premten në KZAZ-në e Luzit të Vogël, ku disa militantë të PS-sw kanë shkuar për të futur materialet zgjedhore. Ky proces nuk është lejuar nga eksponentët e djathtë. Shefi i policisë Kavajë tha se dy punonjës të Bashkisë Kavajë dhe roja i shkollës në Luz janë proceduar por janë liruar brenda pak orësh.

ANULIMI I 30 QERSHORIT

N

ëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Lezhë nuk do të lirojnë ambientet e zëna me materialet e procesit zgjedhor që janë në pronësi të pushtetit vendor, atëherë do të ndërhyjë Bashkia. “Unë nuk kam kërkuar KZAZ dhe institucioneve të tjera lirimin e ambienteve por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të presidentit dhe unë besoj se Presidenti ka ligjshmërinë për të lëshuar urdhëra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë shkresën”, tha dje kreu i Bashkisw Lezhw, Fran Frrokaj në një prononcim për RTV Ora. Duke vijuar mw tej, Frrokaj nënvizon se do të bëjë çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. “Të hënën do bëj kërkesën tjetër për të zbatuar vullnetarisht dhe pastaj siç të jetë ligji. Do bëj çmos që dekreti i presidenti të zbatohet”, nënvizon kryebashkiaku Frrokaj, duke

Fran Frrokaj: Do bëj çmos që dekreti i Presidentit të zbatohet në Lezhë

sqaruar se nuk ka ardhur shkresë zyrtare nga KQZ, të cilës do i përgjigjet “qetësisht”. Në Lezhë janë 2 KZAZ ajo me nr. 12 dhe nr. 13, përkatësisht në shkollat “Hydajet Lezha” dhe “Beslidhja”. Kërkesat e bashkive Duke u nisur nga klima aspak

e favorshme për të mbajtur zgjedhje në datë 30 qershor, siç këmbëngul mazhoranca dhe kryetari i saj Edi Rama, duke mos njohur as dekretin e hyrë në fuqi tashmë për anulimin e tyre, ka nisur hapi tjetër i rezistencës së opozitës për të mos lejuar që vendi të shkojë në votime monopartiake. Dy ditë pasi dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi, kryetarët e bashkive të drejtuar nga opozita, kanë kërkuar prej prefektëve heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve. Nga zgjedhjet e vitit 2014, 15

bashki janë fituar prej Partisë Demokratike dhe 9 janë të LSI-së, ndërsa 2 janë të PDIU. Ndërsa në 35 të tjera, fitues janë fitues kandidatët e ASHE. Pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me shpërndarjen e bazës materiale. Për transportin janë vendosur në dispozicion mjetet e ministrisë së mbrojtjes. Edhe policia e rendit është angazhuar për ruajtjen e ambienteve. Por që duket se tashmë debate nga selitë e partive do të zhvendosen mes kryetarëve të bashkive dhe prefektëve. Ngërçi duket se është edhe në garën mes partive, pasi në 33 bashki, Partia Socialiste e Edi Ramës konkurron e

vetme, ndërsa një parti politike ka kërkuar çregjistrimin nga procesi. Kryetarët e Bashkive të opozitës kërkojnë ndërprerjen e çdo aktiviteti në kuadër të këtyre zgjedhjeve në territorin e bashkisë që ato drejtojnë. Përmes një letre drejtuar, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Prefektit të Qarkut, në zbatim të Dekretit të Presidentit, kryebashkiakët kërkojnë lirimin e të gjitha ambienteve të caktuara më herët për tu vënë në funksion të procesit zgjedhor tashmë të anuluar. Në letrën e tyre, kërkohet gjithashtu, heqja e listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla) në administrim dhe në pronësi të Bashkive respektive.


INTERVISTA

9

E diel, 16 QERSHOR 2019

Nënkryetarja e LSI-së: Së shpejti, përgjime shumë të rënda për vjedhjen e zgjedhjeve

N

ënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se anulimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit i hap vendit mundësi për një klimë të re, me të qetë dhe më të paqtë. Sipas saj ky është një rast për dialog dhe për të krijuar kushte të përshtatshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Xhixhos organet e qeverisjes vendore që drejtohen nga të zgjedhurit e PS do të përballen me pasojat e ligjit nëse nuk zbatojnë dekretin e Presidentit Meta në lidhje me anulimin e zgjedhjeve. Xhixho thekson se për shkak se përbërja e Kuvendit nuk plotësohet me 140 deputetë pasi janë shteruar listat e PD-së dhe LSI-së, atëherë ky institucion është ilegjitim dhe se nuk mund të mbushet me deputetë nga lista e PS-së pasi cenohet parimi i përfaqësimit që sanksionon se ata që kanë votuar për opozitën nuk kanë dashur që të votojnë për PS-në. Xhixho paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve nga Kryeministri Rama në mënyrë të njëanshme do të pasojë me padi kundër Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për cenim të protokollit 1 neni 3 që sanksionon se e drejta e zgjedhjes, parashikon mundësinë për ta pasur të paktën dy alternativa, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet ndikim në vendimmarrje. Pjesë nga intervista për News 24 Gjykata e Lartë - Ka pasur një përçarje mes organet e qeverisjes vendore tëdrejtuara nga opozita, të cilët nuk dëshirojnë afishimin e listave zgjedhore, duke iu bindur kështu dekretit tëPresidentit. Ndërkaq mazhoranca insiston në mbajtjen e zgjedhjeve. Këto a janë dy grimca atomi në përplasje e sipër? Në kufijtë e absurdit ishte shfaqja teatrale e KQZ-së, që kthehet në një gjykatë dhe i jep vetes atribute për të komentuar dekretin e Presidentit, duke shpërdoruar detyrën dhe duke u bërë subjekt i një vepre penale. Mendoj që në këtë vazhdë antiligjshmërie nuk mund të vazhdohet. Në momentin që kemi një dekret të ri për anulimin e zgjedhjeve, sepse është dekreti që vendos në lëvizje të gjithë procesin zgjedhor, pra në momentin që Presidenti dekreton zgjedhjet, vetë KQZ-ja fillon dhe administron të gjithë procesin zgjedhor, me listat e zgjedhësve, fletët e votimit, etj. Në momentin që ky dekret është momentalisht në fuqi, sepse është botuar tashmë në fletoret zyrtare, i jep të drejtën dhe detyrimin KQZsë dhe të gjithë subjekteve, vetëm për ta zbatuar. I vetmi organ që ka për kompetencë për të interpretuar në mënyrë shteruese dhe finale një dekret të Presidentit është vetëm Gjykata Kushtetuese. Për këtë arsye të gjitha bashkitë duhet të zbatojnë ligjin, sepse kështu duhet të funksionojë shteti i së drejtës, nuk kanë asnjë të drejtë dhe asnjë provokativë për të interpretuar

Erisa Xhixho: Zgjedhjet moniste çojnë Shqipërinë në Strasburg dekretin e Presidentit. Përkundrazi kanë detyrimin vetëm ta zbatojnë atë. Në momentin që ka bashki të tjera që nuk e zbatojnë dekretin, padyshim që do të përballen me pasojat e ligjit. Mendoj që gjithë kjo amulli dhe të gjitha këto pikëpyetje që ndeshim ne sot, qoftë për djegien e mandateve, qoftë për dekretin, do të ishin shmangur në qoftë se do të kishim Gjykatë Kushtetuese. Në mënyrë absurde jemi vendi i parë në Europë dhe në botë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese si organin e vetëm që mund të gjykojë kushtetutshmërinë e vendimeve dhe gjithashtu të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Me shumë gjasë do të kemi shumë kohë përpara se të konstituohet Gjykata Kushtetuese. Të gjithë procesin përzgjedhjes se gjyqtarëve që plotësojnë kriteret ligjore e bën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më thoni pse prej një viti ky këshill nuk ka filluar procesin përzgjedhjes së kandidatëve? Kush përfiton nga kjo vakancë? Sepse ata që nuk përfitojnë janë qytetarët shqiptarë dhe kaosi në të cilin ndodhet i gjithë sistemi gjyqësor sot. Marrim parasysh që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, ku 3 emërohen nga Kuvendi, 3 i emëron Presidenti dhe 3 Gjykata e Lartë, ndërkohë vetë Gjykata e Lartë përsëri nuk është funksionale. Në të gjithë këtë situatë anormale, nuk kemi më balancë pushtetesh. Ti nuk ke Gjykatë të Lartë, nuk ke Gjykatë Kushtetuese, ke një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese me 69 vota dhe pa Vetting. Nga ana tjetër diskutimi më i madh që bëhet sot edhe në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe në ambientet e juriste është teza e hedhur për konstituimin e shpejtë të Gjykatës se Lartë me asistencën e EURALIUS nëpërmjet gjyqtarëve të komanduar nga Shkalla e Parë apo Apelit, dhe të konstituojmë Gjykatën e Lartë që është absurdi më i madh që mund të ndodhi në implementimin e Reformës në Drejtësi. A mund të kenë këta gjyqtarë 13 vjet eksperiencë pune siç e parashikon Kushtetuta që do të vihen në Gjykatën e Lartë? Në hierarkinë piramidale të gjyqësorit? A do të kenë kaluar Vettingun këta gjyqtarë? Apo do të jemi përsëri në modelin e Arta Markut që shkelin Kushtetutën dhe me pas procedojmë me plotësimin e kritereve ligjore? Sepse Gjykata e Lartë përveç të tjerave ka dy funksione shumë të rëndësishme, unifikon praktikën gjyqësore dhe gjithashtu është hallka e fundit e rishikimit të vendimeve. Pra është një nga instancat më të larta dhe më të rëndësishme të gjithë

sistemit të drejtësisë. Konventa - A ka gjasa nga pikëpamja e një juristi, konstitucionalisti, studiuesi të së drejtës që do të shkojmë pikërisht në këtë lloj hallke, pikërisht në këtë lloj përplasje? Unë mendoj që e vetmja zgjidhje e kësaj situate është që z. Rama të japi dorëheqjen dhe të ketë mundësi ti japi vendit zgjedhje politike, zgjedhje të përgjithshme që ti kthejë legjitimitetin Parlamentit, që do të thotë se kemi mundësi të gjithë që të ushtrojmë të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Dua të hedh në tryezën tuaj edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut që sanksionon në Protokollin 1, neni 3 ku sqarohet mjaft qartë se çfarë do të thotë e drejta për te zgjedhur që nuk është thjesht një procedurë që ti shkon voton, plotëson atë fletën e votimit në mënyrë të fshehtë, por duhet të kesh alternativë dhe mundësi për të zgjedhur, sepse duke pasur mundësi për të zgjedhur, ti ke mundësi për të ndikuar në vendimmarrje, pra të kesh dy alternativa dhe me votën tënde të kesh mundësi të ndikosh në vendimmarrje. Pra, e drejta për të zgjedhur do të thotë të marrin pjesë dy alternativa. Në momentin që flasim në 31 bashki apo në 60% të bashkive nuk ke alternativë atëherë ne jemi padyshim edhe në kundërshtim edhe me protokollin 1 të nenit 3 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut dhe nesër ne si shtet do të jemi subjekt i

Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut sepse shumë njerëz mund të ankimohen edhe të thonë se unë nuk kam pasur zgjedhje në vendin tim, më është mohuar e drejta ime për të zgjedhur. Pra, të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të kenë pasur 2 alternativa në procesin e zgjedhjeve, padyshim që mund të ankimohen. Po flasim në një situatë hipotetike, sepse sot ne nuk kemi zgjedhje më 30 qershor, ato janë anuluar me dekretin e Presidentit. Në qoftë se z. Rama do të vazhdojë me pseudofushatë, shumë qesharake dhe me këtë kokëfortësi për të bërë zgjedhje më 30 qershor, padyshim që do të jetë ai përgjegjësi i vetëm i çdo përplasjeje, i çdo situate të acaruar të njerëzve. Presidenti? Mendoj që tani jemi në një fazë tjetër. Me nxjerrjen e dekretit të ri nga Presidenti i Republikës, i cili në mënyrë shumë të përgjegjshme kuptoi ngarkesën dhe krizën e thellë e cila po kalonte vendi dhe me një dekret të ri kemi anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit duke argumentuar shumë qartë mungesën e zgjedhjes dhe cënimin e të drejtës së qytetarëve shqiptar për të zgjedhur, si një e drejtë e sanksionuar në kushtetutë nenin 45 ku çdo qytetarë shqiptar mbi 18 vjeç, qoftë edhe kur i mbush 18 vjeç ditën e votimit, ka të drejtë të marri pjesë në zgjedhje. Ne po shkonim drejt votimeve me 30 qershor ku 60% e bashkive nuk kishin kandidat. Pra do shkonin

thjesht në votime sepse zgjedhjet janë përballje idesh, ka përballje alternativash, ka përballje vizionesh dhe qytetarët nëpërmjet votës së tyre mund të ndikojnë në qeverisjen e pushtetit lokal apo në kuvendin e përgjithshëm. Në momentin që ne po shkonim në votime dhe agresiviteti i klimës politike gjithmonë e më shumë po rritej nga arroganca e qeverisë, padyshim që anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit i hap një mundësi një klime të re më të qetë dhe më të paqtë dhe padyshim i hap rrugë dialogut dhe krijimit të gjithë kushteve të përshtatshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse duhet të theksojmë që për ne absolutisht nuk është e rëndësishme data. Absolutisht. Domethënë zgjedhjet mund të jenë kurdo. E rëndësishme është për opozitën që të bëhen sipas standardit që qytetarët të jenë të lirë për të zgjedhur. Çfarë rreziku kishte në fakt dekreti i Presidentit Meta për anulimin e dekretit pararendës nga pikëpamja kushtetuese por edhe nga pikëpamja e një precedenti në shtetin e së drejtës dhe në mënyrë të posaçme për funksionimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme? Mendoj që argumentet e Presidentit kanë qenë shumë shteruese. Dekreti i Presidentit Meta padyshim që ka precedent. Ka precedent në 2007 kur për një certifikatë, z. Rama shtyu zgjedhjet dhe padyshim krijoi më shumë besim dhe ato u njohën. Kemi precedentin e Kavajës, ku u shtynë zgjedhjet në 25 qershor që i shtyu z. Nishani me një dekret të ri. Gjithashtu, edhe ne 2017. Pra jemi në vrazhdën e një precedenti. Duhet të jemi shumë të qartë që ky dekret padyshim që është i ligjshëm dhe është në përputhje me Kushtetutën. Është njësoj kur ligjvënësi nxjerr një ligj x dhe nesër nxjerr një ligj për të shfuqizuar ligjin e mëparshëm. Pra, është një praktikë institucionale. Nga ana tjetër, hapen VKM. Qeveria nxjerr një VKM, për koncesionin MilotBalldren , të asaj afër të cilën ne e kemi denoncuar që në buxhetin e shtetit parashikohej 102 milion euro dhe vajti deri në 300 milion euro dhe mund të nxjerri një VKM po të ketë përgjegjshmëri për ta anuluar vendimin e mëparshëm. Pra, këtu jemi në të gjithë kornizat kushtetuese padyshim të argumentuara shumë qartë nga ana e Presidentit për rrezikun e një përplasjeje civile që të gjithë e kemi denoncuar dhe absolutisht asnjëri nga ne nuk e dëshiron diçka të tillë. Përkundrazi. Ne kërkojmë një zgjedhje politike në mënyrë që ti hapim rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.


FORUM OPINION

Nga Miranda Haxhia E dashur Suela Musta, Sa gabim e kanë kolegët e dashamirët që emrin tënd e lidhin kaq fuqishëm me emrin e Agim Mustës, Madibes së burgjeve të kohës së regjimit të ish diktatorit. Sepse Agim Musta e shkroi historinë dhe fatin e tij me vite të tëra burg. Ti ke historinë tënde. Ke personalitetin dhe dinjitetin tënd. Sigurisht, kjo burgosje nuk do të mohohej një ditë, për të plotësuar 100% lidhjen me Agim Mustën. Nuk mund të rrëshqiste historia e familjes pa burgun tënd të çuditshëm. Ndonjëherë më ngjan

me burgosjet e gazetarëve amerikane nga forcat terroriste në Kabul a gjetkë në vendet e luftës. Paradoksi i vendit tënd është ky që të kujton edhe njëherë, e jo vetëm ty se diktaturat lulëzojnë pikërisht atëherë kur propagandohet kulmi i demokracisë. Ti je peng i dëshpërimit të të marrëve. Sepse është më e vështirë të ruhet ekuilibri i lirisë, sesa të durohet pesha e diktaturës. Ti ke detyrën e parë, lirinë, ati yt pati të dytënpeshën e diktaturës. Me një të përbashkët: prangat. Suela e dashur, duhej të provoje edhe këtë burg për t’i kujtuar babait tënd dhe

Nga Çim Peka

K

E diel, 16 QERSHOR 2019

Burgosja e Suelës, siç talebanët burgosin gazetarët amerikanë

ANALIZË ushdo që mendon se arrestimi i anëtares së AMA dhe gazetares së njohur Suela Musta nuk është thjeshtë një gabim teknik i një prokurori që nën presionin e Vettingu-t ka firmosur qorrazi, gabon. Qëndron edhe gjithë analiza e ironisë se vajza e një prej familjeve më të persekutuara nga regjimi komunist po bën 48 orë në qelitë ku me gjasë dikur ka qëndruar në pritjet të dënimit për agjitacion e propagandë edhe babai i saj Agim Musta. Është e vështirë ti vësh një emër dramës familjare të Suelës të cilët pas viteve 90 nuk u viktimizuan për të përfituar nga persekutimi. Jo! Ata ishin të dënuar për të qenë intelektualë dhe si në komunizëm ashtu edhe Rilindje ky është një krim që dënohet me burg. Përzierja e Suela Mustës

10

në hetimin e një aktiviteti kriminal është po aq ironik sa të arrestosh Edi Ramën për krimet e bandës së Aldo Bares gjatë vitit 1997, megjithëse dy të fundite kapërcyen kohën dhe e gjetën njëri-tjetrin si Iblizi, Xhehenemin. Por prapë pyetja është pse Suela Musta është përzier në një allisheverish prokurori në dukje të i qepur ligjërisht, por që nuk bind as atë që ka firmosur? Në Shqipërinë e Edi Ramës asgjë nuk ndodh pa qenë pjesë e një skenari dhe kësaj here kuja e njerëzve të arsyes për arrestimin e Suela Mustës, gazetares që hetohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nuk duhet limituar vetëm se bijtë e etërve të regjimit po arrestojnë bijtë e etërve të përdhunuar të regjimit. Suela Musta është diçka më shumë megjithëse

gjithë klasës së ish të përndjekurve se vuajtja e tyre nuk është vetëm rropatja për dëmshpërblimin e burgjeve, as shëmtia e sulmeve të kastës së vjetër ndaj ideve dhe të vërtetës së historisë që krijuan në kurriz të qindra e mijëra të burgosurish, të internuarish e të dëbuarish. Tashmë plotësohet libri i plotë i jetës prej martiri të Agim Mustës. Pasi u rrite e sharë si bijë armiku, pasi u përndoqe e diskriminove si vajze reaksionari, tani, burgosesh… si… armike e pushtetit të bijve të Bllokut. Rezisto… që të na mësosh edhe në të tjerëve si të kuptojmë më mirë diktaturën.

Suela Musta, ose licensa për të vrarë demokracinë tek AMA është banale. Suela Musta është vota që ruan balancat e vendimarrjes mes mazhorancës dhe opozitës në Autoritetin e Mediave Audiovizive AMA. Një insitucion që ka aktualisht një rëndësi të madhe në shpërndarjne e frekuencave televizive dixhitale dhe rregullatori kryesor i tregut audio-viziv në Shqipëri. Dhe interesat multimilionëshe të oligarkëve të mediave në këto kohë janë të ngjashme me jargët në gojën e bishës së uritut para presë së vet. Kaq e ndyrë dhe kaq pandershme është sulmi ndaj Suela Mustës. Ajo akuzohet se me votën e saj i ka hequr një gjobë një kabllori në Elbasan dhe kaq për prokurorinë e Edi

Ramës dhe Arta Markut mjafton që ti jesh një ‘Çapje”. Për kaq ti që ke punuar si gazetare dhe me angazhimin tënd ke fituar besimin e një force politike se mund ta përfaqësosh në një institucion të dorës së 7-ë në hierarkinë shtetërore, përfundon në burg. Por në Shqipërinë e oligarkisë ti e pëson edhe sepse nuk je në anën e duhur te vendimarrjes. Nuk ka rëndësi nëse vota jote për ta hequr apo për ta lënë një gjobë kabllori në fuqi është apo jo vullnet i arsyes. Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve ti je i dënuar në çdo rast kur ushtron detyrën konform rregullave dhe në kundërsht me parimet e oligarkisë ti dënohesh.

Në institucionet e shtetit të Edi Ramës nëse ti firmos me zemër në dorë dhe jo duke futur dorën në xhep ti prapë arrestohesh. Në llogjikën shtetërore të Edi Ramës nëse ti falsifikon firmën e një shteti amerikan dhe fiton një tender për te ndërtuar një rrugë 40 milionë euro ky nuk është një problem. Ama nëse një anëtare e AMAs voton për heqjen e një gjobë 1 milon lekëshe për një kabllor atëherë ti e ke vendin në burg. Në këte mënyrë janë zgjidhur dy nyje, e para kënaqen kërkesat e oligarkut mediatik dhe e dyta kjo akoma më e rëndë, jepet zyrtarisht licenca për të vrarë demokracinë. Dje ishte rradha e Suela Mustës!… /Syri.net


SOCIALE

11

E diel, 16 QERSHOR 2019

Me miratimin e standardeve të shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, është hedhur një hap i rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për këtë kategori

N

ë Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shërbyer drekën për të moshuarit e Qendrës Polivalente në Poliçan nga ku ka përcjellë një mesazh për t’u kujdesur më shumë për gjyshërit. “Kemi detyrimin dhe përgjegjësinë për t’u kujdesur sa më mirë për gjyshërit për kontributin që kanë dhënë në shoqëri, pikërisht për ata që kanë më shumë nevojë. Ndaj siç investuam në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, së shpejti hapet Shtëpia e të Moshuarve në Palasë, do të investojmë në të gjithë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Kurse përmes një postimi në facebook, ministrja shkruan se: ‘’Të presin me plot fjalë të ëmbla që vetëm gjyshet dhe gjyshërit dinë t’i thonë. Me të moshuarit e Qendrës Polivalente në Poliçan, që vështirësitë e jetës nuk ua kanë mundur mirësinë! Faleminderit stafit për kujdesin. Le ti rikthehemi traditave tona të mira sepse gjyshërit duan dashuri’’. Në 6 qendrat rezidenciale për të moshuar në të gjithë vendin ofrohen shërbime socio-shëndetësore për 322 të moshuar. Ndërkohë shërbime për të moshuarit ofrohen edhe në 2 qendrat ditore për 75 të moshuar. Në kuadër të reformimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe me miratimin e standardeve të shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, është hedhur një hap i rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për këtë kategori. Politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Poliçan, Manastirliu u shërben drekën të moshuarve: Më shumë kujdesje KUJDESI SOCIAL “Në kuadër të reformimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe me miratimin e standardeve të shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, është hedhur një hap i rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për këtë kategori. Politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po orientohen drejt deinstitucionalizimit, duke forcuar shërbimet komunitare në bashki, në mënyrë që të rritet cilësia e jetës për moshën e tretë dhe integrimin e tyre social”. Mbrojtjes Sociale po orientohen drejt deinstitucionalizimit, duke forcuar shërbimet komunitare në bashki, në mënyrë që të rritet cilësia e jetës për moshën e tretë dhe integrimin e tyre social. Disa ditë më parë,

INVESTIME

gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për maternitetin e ri në Berat, Manastirliu tha se fokusi i investimeve është transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit. Investimi për

“Kemi detyrimin dhe përgjegjësinë për t’u kujdesur sa më mirë për gjyshërit për kontributin që kanë dhënë në shoqëri, pikërisht për ata që kanë më shumë nevojë. Ndaj siç investuam në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër, së shpejti hapet Shtëpia e të Moshuarve në Palasë, do të investojmë në të gjithë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën të ditur se duke filluar nga e hëna e ardhshme, datë 17 qershor, ka vendosur të hapë sportelin e saj në qytetin e Kavajës. Përmes një postimi në faqen e saj në facebook, DPSHTRR njofton se do të ofrojë 8 procedura për qytetarët e Kavajës, për të cilat më parë duhet të udhëtonin drejt Durrësit. Zyra e re do të jetë në ambientet e ADISA-s në Kavajë. “Nga 17 qershori, sporteli i ri i DPSHTRR në ambientet e ADISA Kavajë! Lehtësojmë 9136 zotërues mjetesh! Afrojmë pranë qytetarëve: 8 Procedura, 73,088 shërbime në vit. Eliminojmë: 42 km rrugë vajtje-ardhje (Kavajë-Durrës)1 orë vajtje-ardhje”.

specialistë në këtë spital, veçanërisht në shërbimin e kardiologjisë, shërbim i cili gjatë vitit 2018 u plotësua me mjekë me bonus. Manastirliu deklaroi nga Berati se pas ndërtimit të dy materniteteve të reja në Korçë dhe Sarandë, investimet strategjike për rijetësimin e materniteteve do të vijojnë në të gjithë vendin. “Me fokus te shëndeti i nënës dhe fëmijës, vijojmë transformimin e materniteteve, jo vetëm në Berat, por kemi nisur punën për ndërtimin e maternitetit të Kukësit dhe së shpejti, maternitetit të ri të Lezhës”, tha Manastirliu.

DURRËS

VENDIMI

Lehtësira për shoferët e Kavajës

maternitetin e Beratit vjen pas investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë por edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë, etj. Në spitalin e Beratit janë punësuar gjatë dy muajve të fundit mjekë specialistë në shërbimet kardiologji, pediatri, endokrinologji, nefrologji, kirurgji, anestezi reanimacion, reumatologji, duke plotësuar kështu mungesat me mjekë

N

ë këto ditë me temperatura të larta, e vetmja për të cilën mendojmë është plazhi apo pishinat por edhe kjo është kthyer në një stres më vete. Fundjava e boshatis kryeqytetin, pasi shumë qytetarë zgjedhin që t’u drejtohen kryesisht vendeve bregdetare, çka ka bërë që në të shkaktohet trafik i rëndur në autostradën Tiranë-Durrës. Policia Rrugore e Durrësit ka nisur marrjen e masave për sezonin turistik, ndërsa ka apeluar për kujdes dhe vigjilencë tek pushuesit, të cilët do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet verore. Duke marrë në konsideratë fluksin e pushuesve, sidomos në fundjavë, Policia apelon për qytetarët që të ecin me kujdes në rrugë dhe të respektojmë të gjitha normat e lejuara të qarkullimit, me qëllim shmangien e çdo incidenti. Në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit është shtuar monitorimi i rrugëve jo vetëm nga punonjës

Të gjithë në plazh, më shumë policë në rrugë

më uniformë por edhe punonjës policie civilë të cilët do të angazhohen për monitorimin e rrugëve, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një

aks rrugor sa më të sigurt për pushuesit. Punonjësit e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

12 E diel, 16 QERSHOR 2019

Kryetarja e LSI-së ka një këshillë për kreun e Qeverisë: Po përçan shqiptarët, regjimi yt drejt fundit

Kryemadhi: Edi mos u merr me filxhanë, por trego si e vure shtetin në shërbim të krimit K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krye madhi ka reaguar lidhur me fushatën për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit që kryeministri Edi Rama po zhvillon. Kryemadhi deklaron se Rama ka ngritur një sistem të pastër kriminal, duke shtuar se ky regjim i Ramës, si Chikago në vitet ’20, ka përçarë shqiptarët. Kryemadhi paralajmëron se kush ka tentuar të përçajë shqiptarët ka pasur fund të hidhur. Qëndrimi i plotë Monika Kryemadhit Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal. Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj. Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve. Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit,

KREU I PD-së

D

uke marrë shkas nga këmbëngulja deri në lajthitje ligjore e mazhorancës dhe kryetarit të saj Edi Rama për të zhvilluar zgjedhjet vendore, duke refuzuar njohjen e dekretit të Presidentit për anulimin e tyre, kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. Përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa “30 qer-

ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën. Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Beçhettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet

nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar. Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai

i Orikum-Dukat. Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE. Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë. Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre. Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme. Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa. Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës. Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm

Lulzim Basha: 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës shori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, u shpreh mbrëmjen e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

13 E diel, 16 QERSHOR 2019

Kryebashkiaku i Tiranës: Mezi pres që të bëjmë disa gjëra për fshatin. Në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ne themeluam Agjencinë tonë të tregut të shumicës publik

Projekti i Veliajt për fshatin në mandatin e dytë

alternativë tjetër”. Krijimi i tregut të bashkisë, i tregut publik, që të konkurrojë tregun privat dhe ti japë një alternativë tjetër, për fermerin tonë ku mund të shesë sa të dojë kur të dojë, pa asnjë pengesë, është mënyra më e mirë për ta çliruar

Banorët e fshatrave të Ndroqit nuk do të duhen të shqetësohen më për shitjen e produkteve ushqimore. Së shpejti ata do të kenë edhe një treg shumice për produktet bujqësore duke thyer monopolin aktual që ka tregu i vetëm agro-ushqimor që ndodhet në kryeqytet. Gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj deklaroi se përmes këtij vendimi do t’i jepet një impuls i ri zhvillimit të ekonomisë lokale. “Mezi pres që të bëjmë disa gjëra për fshatin. Në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ne themeluam Agjencinë tonë të tregut të shumicës publik, jo privat, për t’iu përgjigjur kërkesës së shumë fermerëve këtu të cilët më kanë thënë gjatë gjithë këty-

re viteve: “Na rropën atje në Kashar. Le ta bëjë privati, por le të ketë edhe një shtetëror. Le ta bëjë ai me lek dhe kush do të shkojë atje, por le të ketë edhe një

këtë situatë. Ne kemi dy mundësi, ose I futemi me gjyqe, me kontrata, me apelime, me bllokime që e dimë prej burokracisë zgjat pa fund, ose themi ti vazhdo

punën tënde, por nuk do të na pengosh që ne të vazhdojmë punën tonë dhe shumë shpejt do kemi tregun e shumicës agroushqimor të Bashkisë Tiranës ku të gjithë ata që punojnë me punë të ndershme të kenë mundësi që ta bëjnë pa asnjë barrierë shitjen e tyre”, deklaroi Veliaj. Me fokusin tek zhvillimi edhe i zonave rurale, Veliaj theksoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës kryesore, do të vijojë puna edhe për projektin e rrugëve të brendshme të Ndroqit. “Do vijojë projekti i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq. Fakti që dikush më shkruan nga Ndroqi dhe thotë: “akoma më ka ngelur një pikë asfalti te dera ime fundore”, do të thotë që është bërë një pjesë e konsiderueshme dhe kur ka mbërritur ankesa që në ne duhet të zgjidhim edhe rrugicën më të fundit. Do të thotë që nëqoftëse në mandatin e parë mbyllëm disa nga hallet kryesore, do kemi gjithë energjinë, gjithë fuqinë dhe gjithë mbështetjen për të mbyllur edhe këto çështje. Tani që edhe ARRSH-ja po na ndihmon që ne të futemi në rrugë kapilare në të gjitha lagjet e Ndroqit”, deklaroi ai.

Brenda katër viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer një sërë investimesh të rëndësishme në zonën e Ndroqit. Janë ndërtuar rrugët e brendshme të fshatit Ndroq , rruga që lidh rrugën nacionale Tiranë – Durrës me shkollën 9vjeçare “Seit Brahja”. Gjithashtu janë rikonstruktuar rrugët e fshatit Haskolje, rruga për makina Pinet – Sauqet, rruga Ndroq Kërçukje-Zbarqe, rruga e fshatit Zhurje, rruga e fshatit Kalaç. Krahas rrugëve, një investim I rëndësishëm është bërë edhe për rrjetin e ri të ujësjellësit, ndërkohë që është punuare dhe për kanalet ujitëse duke i dhënë një zhvillim gjithë ekonomisë lokale, sikurse është kanali “Butac-Pinet”. Një vëmendje i është kushtuar edhe infrastrukturës arsimore, ku pas shumë vitesh, është rikonstruktuar shkolla 9vjeçare në fshatin Shesh dhe terrenet sportive, ndërkohë që puna do të vijojë edhe për shkollën e mesme “Sadi Nuri” dhe rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Ymer Kurti” duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjen e arsimit. Gjithashtu puna do të vijojë edhe me rrugët e tjera lidhëse.

Biznesi përqafon nismën e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këndeve të lojërave

Veliaj: Puna jonë për gjeneratën e ardhshme

K

reu i Bashkisë së Tiranës, Eri on Veliaj mori pjesë dje në përurimin e këndit më të ri të lojërave, i quajtur “Latitude”, i cili jo vetëm që ka krijuar një hapësirë të re për fëmijët dhe prindërit e tyre, por edhe ka sjellë më shumë punësim. “Ka ardhur dita që edhe sipërmarrësit

shqiptarë po shohin potencialin që kanë investimet për fëmijët, tek jeta e shëndetshme, tek të marrurit me sport të pastër, tek loja në skuadër, tek një mënyrë shumë më e mirë për të kaluar kohën, se sa kafenetë, bingot apo bastet. Më bëhet zemra mal sepse do të thotë që ajo që mbollëm me

fushatën e këndeve të lodrave, kur merr bekimin e biznesit, i cili është gjithmonë më dyshues sepse i duhet të marrë kredi, të harxhojë para, do të thotë që kemi bërë gjënë e duhur”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht se në fillim shumë njerëz ishin skeptikë për ndërtimin e këndeve të lojërave, kjo nismë ka rezultuar e suksesshme. Veliaj theksoi se më e rëndësishme se zgjedhjet e ardhshme, qëllimi i bashkisë ka qenë të punojë për gjeneratën e ardhshme, fëmijët. “Njerëzit më thoshin mos u merr me kalamajtë, ti je politikan tani, duhet të merresh me ata që votojnë dhe ata që paguajnë taksa. Kalamajtë as nuk votojnë, as nuk paguajnë taksa. Por, gjithmonë kisha një pyetje: do mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme apo për gjeneratën e ardhshme?

Për çunat dhe gocat që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, këtë shtet, dhe do mësojnë që në këtë moshë se çfarë do të thotë të humbasësh, që nuk është fundi i botës, e çfarë domethënë të fitosh”, deklaroi ai. Veliaj nënvizoi se partia kryesore e qytetarëve shqiptarë duhet të jetë familja e tyre dhe shtoi se 45 këndet e hapura vetëm në katër vite, kanë sjellë edhe një emancipim të familjeve shqiptare dhe të gjithë shoqërisë sonë. “Jam shumë i lumtur që është krijuar një hapësirë fantastike, ndoshta më e mira në Ballkan, për të kaluar kohë cilësore dhe kohë familjare. Merremi shumë me gjëra pa vlerë dhe harrojmë që partia kryesore, qëllimi kryesor, sipërmarrja kryesore e njeriut është familja e tij”, tha Veliaj. Bashkia e Tiranës në 4 vitet që lamë pas ka investuar shumë në ndërtimin

e mjediseve për fëmijët, qoftë në kënde lojërash në shumicën e lagjeve të kryeqytetit, qoftë në terrene sportive.


AKTUALITET

14

E diel, 16 QERSHOR 2019

Arrestime në doganën e Kakavijës

AKSIONI

Gjatë një kontrolli të ushtruar në një mjet në pikën kufitare në Kakavijë, policia ka gjetur një sasi të madhe RED Bull dhe qumësht për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganore. Lidhur me këtë ngjajre janë vënë në pranga poseduesit e kësaj ngarkes Maksi Babi, Xhino Melonashi dhe dy doganierët

Muharrem Mullai dhe Ardit Cani. Mësohet se dy doganierët e vënë në pranga kanë marrë 400 euro pasi kanë lejuar kalimin e mjetiti duke shmangur detyrimet doganore, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti me rreth 190 koli me pije energjike dhe 5 koli me qumësht. Më herët, përmes një deklarate për

mediat, AKU-ja bëri me dije: “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kontrolleve në biznese të ndryshme ka konstatuar disa shkelje, duke vendosur edhe gjoba të majme për abuzuesit, si edhe u ka mbyllur aktivitetin 2 prej tyre por edhe ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje”.

Sipas deklaratës për emdiat, mësohet se proçesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve

A

utoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kontrolleve në biznese të ndryshme ka konstatuar disa shkelje, duke vendosur edhe gjoba të majme për abuzuesit, si edhe u ka mbyllur aktivitetin 2 prej tyre por edhe ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Në deklaratën për mediat, bëhet me dije se në subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim të produkteve të pastiçerisë” pa licencë përkatëse dhe pa rregjister shitjesh. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa të pa notifikuara dhe që nuk përmbushin kërkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Kurse gatë kontrollit të ushtruar nga AKU-ja në Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njesi tregtimi”, evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Mësohet se proçesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve. “Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU-ja Tiranë në subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim të produkteve të pastiçerisë” pa licencë përkatëse dhe pa rregjistër shitjesh. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa të pa notifikuara dhe që nuk përmbushin kërkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masa administrative: a) gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse, b) gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c) gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, d)

AKU vijon kontrollet, asgjësohen 49 ton inpute bujqësore

bllokim për asgjësim i 225 kg produkte ushqimore dhe e) ndërprerje e aktivitetit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKUja Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat të kaluar përdorimi (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, cokollata, pije energjike, vafer etj). Për shkeljet

e kontatuara ndaj subjektit u morë masa administrative: a) gjobë 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe b) bllokim per asgjesim te mallrave me afat përdorimi të kaluar. Nga kontrolle e kryera nga AKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi”

dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall) evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u mor masa administrative: a) gjobë 300,000 lekë për ushqim të pasigurtë dhe b) bllokim për

SHQETËSIMI

Urbanët në kryeqytet janë kthyer si në sauna N

ë këto ditë mjaft të nxehta, në disa prej autobusëve urbanë në Tiranë, qytetarët po lëvizin në temperatura mjaft të larta. Për mosfunksionimin e kondicionerëve, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vendosur gjoba ndaj shoqërive të transportit. Faturinët nuk japin asnjë shpjegim veç faktit se autobusët janë privatë, ndonëse një shërbim publik për qytetarët taksapagues, i garantuar si detyrim i një kontrate me bashkinë. Udhëtare të linjës së Unazës po edhe të Kombinat-Kinostudio, thonë se shpesh herë kondicionerët nuk ndizen, pavarësisht temperaturave shumë të larta. “Nuk funksionon kështu

për të gjithë autobusët. Në një autobus të linjës PorcelanQendër kondicioneri ishte në funksion”. Estref Agolli, Specialist i Transportit në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, thotë se që nga data 1 qershor ka nisur vendosja e masave administrative për shoqëritë e transportit urban në Tiranë, që nuk respektojnë detyrimin për kondicionerët apo për plotësimin e kushteve të tjera për udhëtarët. Agalliu tha se ankesat e qytetarëve janë të shumta por situata në krahasim me një vit më parë ka ndryshuar dhe tek operatorët e linjave te transportit urban ne Tirane, vihet re një ndërgjegjësim më i madh.

AKSIONI “Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, janë shndërruar gjithashtu një rrezik serioz edhe për produktet ushqimore që konsumojmë, kjo si pasojë e papërgjegjshmërisë së tregtarëve. Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU janë gjobitur 4 biznese, të cilët shisnin produkte të skaduara, pa etiketë si dhe në kushte higjeno-sanitare jashtë çdo standarti”. asgjësim të sasisë 500kg djathë i papërshtatshëm për konsum. Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU-ja Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njesi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjenosanitare. Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: a) gjobë ne vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjenosanitare dhe b) ndërprerja e aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kushteve. Ndërkohë drejtoria Rajonale e AKU-së Shkodër në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Proçesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU-së, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve”.


AKTUALITET

15

E diel, 16 QERSHOR 2019

Dy paqeruajtëset i janë bashkuar operacioneve paqeruajtëse të OKB-së në një kohë kur përpjekja e Organizatës për përfshirjen e grave në misione paqeruajtëse është intensifikuar

T

ë diplomuara si inxhiniere kimiste dhe avokate, Viola Hoxha dhe Valentina Korbi nuk preferuan që të qëndronin në Tiranë. Me gradën e kapitenes, majores dhe me përvojë të konsiderueshme në ushtrinë shqiptare, të dyja vajzat njihen si paqeruajtëset e para gra, të cilat shërbejnë pranë misionit të Kombeve të Bashkuara. ‘’Misioni ynë është të ndihmojë të tjerët duke lehtësuar vendosjen e kontakteve me gratë vendase, në mënyrë që ato të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe t’i bëjnë ato të dobishme për shoqërinë’’, thonë Viola dhe Valentina, në një rrëfim për “Unmiss.unmissions.org”. Në lidhje me pyetjen se si ndiheni si ushtaret e para shqiptare në një operacion paqeruajtës të OKB-së, dy zonjat thonë “Gati”. “Nuk është e lehtë”,thotë Valentina. “Organizata ushtarake ka angazhimet e veta. Duke qenë se jemi paqeruajtëset e para shqiptare të OKB-së, ne ndjehemi krenare”, shton ajo. “Është një mision, një detyrë e vështirë që ka shumë përgjegjësi”, thotë kapitenia Viola Hoxha, e cila tani ka një përvojë ushtarake 11-vjeçare. “Ajo që më pëlqen më shumë është të ndihmoj të tjerët dhe detyra ime këtu në Sudanin e Jugut ka qenë një nga ëndrrat e mia pikërisht për të shërbyer dhe për të ndihmuar”, shton Viola. Ndërsa Valentina thotë se kur shihte babain e saj me uniformë ushtarake frymëzohej për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura. Tani është më shumë se kaq. “Unë duhet të theksoj se jam në këtë mision me

Viola dhe Valentina, paqeruajtëset e para shqiptare në Sudanin e Jugut RRËFIMI Në lidhje me pyetjen se si ndiheni si ushtaret e para shqiptare në një operacion paqeruajtës të OKB-së, dy zonjat thonë “Gati”. “Nuk është e lehtë”,-thotë Valentina. “Organizata ushtarake ka angazhimet e veta. Duke qenë se jemi paqeruajtëset e para shqiptare të OKBsë, ne ndjehemi krenare”, shton ajo. “Është një mision, një detyrë e vështirë që ka shumë përgjegjësi”, thotë kapitenia Viola Hoxha, e cila tani ka një përvojë ushtarake 11-vjeçare.

dëshirë me synimin për të ofruar kontributin tim modest në përpjekjet për paqe në Sudanin e Jugut”, thotë ajo. Nga ana tjetër, ajo tregon se ushtria në familjen e saj është një vlerë dhe pjesë e pandalshme. “Unë kam shërbyer në ushtrinë shqiptare për 15 vjet si Këshilltare Ligjore pranë Forcave të Armatosura Shqiptare dhe ndonëse babai im ishte në ushtri, gëzimi për të pasur një mundësi për të shërbyer në vendin tim ishte

EMIGRIMI

Qytetarët largohen për arsye ekonomike

motivimi im”, shpjegon ajo. ‘’Të zgjidhesh për të shërbyer në një operacion paqeruajtës të OKB-së është qershia mbi tortë’’, thekson Valentina. Në Bor, dy gratë punojnë në njësinë e shërbimit sekret pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara. “Ka qenë një përvojë e vlefshme deri tani’’,thotë Valentina. “Dorëzimi i informatave të shërbimeve sekrete mbi situatën e sigurisë dhe të shërbimeve sekrete

është pjesa më intriguese dhe e vlefshme’’, shton ajo. ”E vlerësoj rëndësinë e misionit për qëllimin e tij por në të njëjtën kohë e konsideroj si një shtytje përpara për karrierën time profesionale”, thotë Valentina. Dy paqeruajtëset i janë bashkuar operacioneve paqeruajtëse të OKB-së në një kohë kur përpjekja e Organizatës për përfshirjen e grave në misione paqeruajtëse është intensifikuar. Viola pranon se prania e grave në operacionet

paqeruajtëse është thelbësore për shumë arsye. Fillimisht, ato lehtësojnë kontaktet me popullsinë lokale dhe fitojnë besimin e tyre. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit ndjehen më mirë duke folur me një grua. “Për shkak të ndjeshmërisë së tyre, durimit dhe njohjes së nevojave të të tjerëve, gratë kanë një rol të rëndësishëm në kontributin ndaj proceseve paqeruajtëse kombëtare”, thotë Valentina. Në vitin 1993, gratë përbënin vetëm 1% të personelit ushtarak të dislokuar. Njëzet e një vite më pas, gratë përbëjnë 3% të personelit ushtarak dhe 10% të personelit policor në misionet paqeruajtëse të OKB-së.

MORINË

Kosova pengon autobusët me pasagjerë

P

Shqiptarët vijojnë të braktisin vendin. 38 mijë e 700 persona sipas Institutit të Statistikave emigruan vetëm vitin e shkuar. Pjesa dërrmuese vërejnë specialistët i përkasin grupmoshës aktive e janë të kualifikuar në profesionin e tyre. Arsyet ekonomike kryesisht janë ato që i detyrojnë të largohen. “Nga një janari i këtij vit një punonjës në Shqipëri për 174 orë pune duhet të paguhet minimalisht 26 mijë lekë të reja. Dhjetorin e vitit të shkuar qeveria vendosi të rrisë pagën bazë minimale mujore me 2 mijë lekë të reja. Ndërsa paga mesatare bruto sipas Institutit të Statistikave është rreth 51 mijë lekë”. “Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, thotë sociologu Gëzim Tushi.

as një urdhri të ri nga Ministria e Transportit të Kosovës, në pikën kufitare të Morinës nuk janë lejuar të kalojnë mjetet që bëjnë linjën Bajram Curri-Tiranë. Autobusët dhe furgonët që transportojnë udhëtarë në territorin e Kosovës e përdorin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Ata thonë se e njëjta licensë u është njohur vitet e kaluara. Policia kufitare e Kosovës në mënyrë të papritur përmes një shkrese të Ministrisë së Transporteve të Kosovës, nuk i ka lejuar hyrjen në territorin e Kosovës, të cilin e përdornin si tranzit për në Tiranë dhe anasjelltas. Pronarët e këtyre linjave kanë në dorë urdhrin e sipas tyre ky akt është i paprecedentë dhe në kundërshtim me marrëveshjet dy palëshe. Në pikat kufitare numri i mjeteve dhe udhëtarëve u rrit për shkak edhe të mjeteve që nisen çdo dy orë në këto linja transporti.

Marrëveshja mes qeverive dhe ministrive të transporteve ShqipëriKosovë për të lejuar kalimin tranzit të mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh u vu në zbatim në vitin 2010, e më pas u rinovua në 2013. Ministri kosovar i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka deklaruar se arsyeja që autobusëve iu është ndaluar kalimi në pikën kufitare në Morinë, është keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipërisë. “Operatorët

nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”.


KOSOVE

16 E diel, 16 QERSHOR 2019

Krijimi i zonës ekonomike amerikane është bërë me një vendim të Qeverisë së Kosovës një vit më parë

Produktet amerikane përmes Kosovës në Evropë Nga Luljeta Krasniqi - Veseli

Z

ona ekonomike amerikane në Kosovë, sipas pritjeve të institucioneve dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të mund të tërheqë investitorë të shumtë amerikanë të cilët më pas produktet e tyre do t’i eksportojnë në tregun e gjerë të Bashkimit Evropian, i cili ka diku rreth 500 milionë konsumatorë. Krijimi i zonës ekonomike amerikane është bërë me një vendim të Qeverisë së Kosovës një vit më parë, por ende nuk është funksionalizuar. Lokacioni i kësaj zone është në Gjakovë dhe ka një sipërfaqe prej mbi 500 hektarë tokë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se zona ekonomike amerikane ka tërhequr vëmendjen e disa kompanive amerikane që të shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë. “Si Odë Ekonomike Amerikane në Kosovë tash e disa vjet promovojmë para investitorëve potencialë amerikanë këtë idenë e shfrytëzimit të Kosovës si një zonë ku ata do të mund të prodhonin produktet e tyre dhe pastaj të njëjta t’i eksportonin në tregun Evropës, në tregun e 500 milionë konsumatorëve të Bashkimit Evropian. Kjo do të vinte edhe në një moment të përshtatshëm kur tregtia e lirë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së nuk është në nivelin e duhur”, tha Zeka.

“Zona ekonomike amerikane do të ishte mundësi e mirë për të tërhequr këta investitorë potencialë amerikanë. Në bazë të informatave që kemi kjo (zona ekonomike amerikane) ka ngritur entuziazmin e kompanive, sidomos nga shteti amerikan i Iowa-s për të ardhur dhe për t’u vendosur në zonën ekonomike amerikane, kurdo që ajo të funksionalizohet dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, theksoi Zeka. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës tanimë ka dhënë rekomandimet rreth kësaj zone ekonomike dhe si të tilla ato u janë dorëzuar autoriteteve kompetente. Zeka shton se Kosova si një treg i vogël nuk mund të jetë shumë atraktiv për investitorët, prandaj sipas tij, duhet krijuar lehtësira ekonomike. Andaj, edhe rekomandimet e dhëna nga Oda Ekonomike, sipas tij, duhet të jetësohen. Ai thotë të kanë pasur komunikim me Qeverinë e Kosovës sa u përket disa detaje të zonës amerikane dhe se janë të vetëdijshëm që disa rekomandime kërkojnë ndryshime ligjore, por që ato mund të bëhen në një periudhë për aq sa edhe mund të funksionalizohet kjo zonë ekonomike. “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovëi ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një dokument që përmbanë rekomandimet tona për funksionalizimin e asaj që njihet si qyteti ekonomik kosovar - ameri-

kan. Disa nga rekomandimet që ia kemi kërkuar qeverisë që do t’iu ofroheshin investitorëve brenda kësaj zone do të ishin pushimet tatimore në të ardhura të korporatës diku prej 10 viteve, përjashtim nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për mallrat që do të furnizohen nga furnitorët vendor e të cilat do të përpunoheshin brenda zonës amerikane”. “Po ashtu kemi rekomanduar procedura më të përshpejtuara doganore, pra vendosjen e pikave doganore brenda zonës veçantë ekonomike amerikane, mekanizma për trajtimin e shpejtë të kontesteve të mundshme tëbizneseve dhe Administratës Tatimore dhe të gjitha këto të ofrohen brenda zonës”, thekson Zeka. Lidhur me funksionalizimin e kësaj zone ekonomike Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke vazhduar përgatitjet për vënien në funksion të kësaj zone. “Qeveria e ka lejuar një sipërfaqe toke të konsiderueshme diku mbi 500 hektarë në afërsi të qytetit të Gjakovës për zonën amerikane për këtë janë duke u krijuar kushte që të aktivizohet ajo sipërfaqe, janë marrë edhe vendime tjera siç është kyçja në autostradën e re që do të ndërtohet, kyçja në infrastrukturëujore, pra të gjitha aspektet e infrastrukturës që i ndihmojnëzonës për

tu funksionalizuar janë marrë”. ‘Sa i përket institucioneve të Kosovës ne kemi larguartë gjitha pengesat dhe kemi marrë të gjitha vendimet që lidhen me këtë zonë. Por presim të funksionalizohet në tërësi dhe bizneset nga Amerika të vijnë dhe të nisin biznesin e tyre aty”, thotë Shatri. Themelimi i zonës së veçantë ekonomike amerikane ishte konsideruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës si një dëshmi e partneritetit afatgjatë Kosovë – ShBA. Këtë zonë ekonomike e kishin konsideruar të një rëndësie të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu ishte parë si mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati thënë se investitorët amerikan në këtë zonë do t’i gëzojnë të gjitha privilegjet, për ta bërë atraktive ekzistencën e kësaj zone për investime në Kosovë. Ndërkohë, Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark i cili pranishëm në konferencën për sigurinë që u mbajt në Prishtinë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, përveç tjerash theksoi se do të dëshironte ta shihte Kosovën si një vend evropian ku investitorët

amerikanë do të ndiheshin të sigurt të investonin. “Ju keni nevojë për ligje të forta dhe të keni një sistem të fortë të drejtësisë dhe se ju keni nevojë për investime dhe unë do të doja të shihja që Kosova përmbush qëllimet e saja, që të bëhet vendi më miqësor për investime, vendi më mundësitë më të mira në Evropë për investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju jeni vendi më miqësorë në Evropë dhe ne do të dëshironim të vinim këtu dhe presim nga ju që ta bëni një gjë të tillë”, ka thënë Zonë e lirë ekonomike është një territor që ka një status të veçantë ekonomik. Ligji për zonat ekonomike në Kosovë parasheh katër lloje të zonave të lira ekonomike: zonat ekonomike apo parqet industriale, parqet teknologjike si dhe qendrat inovative. Investitorët amerikanë dhe investitorët tjerë ndërkombëtarë në vazhdimësi ishte theksuar se përballen me shumë burokraci në komunat e Kosovës. Investimet e huaja direkte në Kosovë nga viti në vit kanë shënuar rënie. Derisa në vitin 2007, shuma e investimeve të huaja ishte në 440 milionë euro, në vitet e fundit vlera e investimeve të huaja mesatarisht arrin vlerën e rreth 250 milionë euro. Europa e Lirë

Kosova ka 14 ndeshje pa humbje, prej tyre nëntë (9) fitore dhe pesë (5) barazime

S

aktësisht 615 ditë kanë kaluar që kur kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbjen e fundit, në të gjitha garat. Disfata e fundit e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare, daton më 9 tetor 2017, në Reikjavik, kur kosovarët ishin mposhtur nga Islanda me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Që atëherë, Kosova ka 14 ndeshje pa humbje, prej tyre nëntë (9) fitore dhe pesë (5) barazime. Në këtë ecuri ndeshjesh, “Dardanët” – siç është nofka zyrtare e kombëtares së Kosovës – kanëshënuar 32 gola dhe kanë pësuar vetëm 10 sosh, duke mos shënuar gol vetëm në njërën nga këto ndeshje, në barazimin 0-0 me Azerbajxhanin, në Baku, në shtator të vitit të kaluar. Dymbëdhjetë ndeshjet e fundit – nga marsi i vitit 2018 – Kosova i ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes. Prej katërmbëdhjetë ndeshjeve, pesë kanë qenë miqësore, gjashtë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndërsa tri të fundit janë në kuadër garave kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit – EURO 2020, ku Kosova garon në Grupin A, me Anglinë, Çekinë, Ma-

Kosova po bën emrin e saj në futboll

lin e Zi dhe Bullgarinë. Me fitoren dramatike më minutat e fundit, 2-3, ndaj Bullgarisë, në Sofje, Kosova mori vëmendjen e opinionin futbolldashës në Evropë. “Kosova po i bën vetës emër”, ka qenë titulli një prej artikujve në gazetën prestigjioze “The Guardian”, në Britaninë e Madhe, pas këtij triumfi të kosovarëve në Bullgari. Në shkrimin e tij, gazetari i këtij mediumi, Nick Ames, shkruan se “askush me mendje të shëndoshë

nuk do e nënvlerësojë Kosovën”, duke vënë në pikëpyetje vendimin e Federatës Angleze të Futbollit që ndeshjen me Kosovën të mos e luaj në stadiumin Wembley, me kapacitet prej 90 mijë ulësesh, por në atë të Southamptonit, që ka vetëm 32 mijë ulëse. “Disa u çuditën kur FA (Federata e Fubtollit) njoftoi që Anglia do ta mirëpresë Kosovën në St Mary’s (stadiumi i Southampton), e jo në Ëembley, në shtator. A nuk ish-

te skuadra e ‘njomë’ e Bernard Challandes aq e denjë? Askush me mendje të shëndoshë nuk do t’i nënvlerësojë ata, në fushë: Fitorja e së hënës, 3-2 në Bulgari, me golin e Elbasan Rashanit në minutën e 92të, mes festës së çmendur, çoi në 14 ecurinë e ndeshjeve pa humbje” shkruan ai. Sipas Ames, Kosova po luan futbollin më argëtues ndër kombëtare në Evropë, me gjasa reale për kualifikim në Evropianin 2020. “Si mini-

mum, Kosova duhet të luftojë me Republikën Çeke për vendin e dytë, në grupin A. Skuadra e Challandes janë duke dominuar në posedim dhe fituan në Sofje, përkundër mungesës së të lënduarit Arbër Zeneli, njëri prej dy anësorëve të tyre të klasit të lartë; tjetri, Milot Rashica erdhi me një gol dhe një asistim. Ndoshta, ata nuk mund ta mbushin Wembley-n ende, por është vështirë të mendohet për një kombëtare më argëtuese për tifozët në Evropë, për momentin”, thekson tutje Ames, në shkrimin e tij. Njohësi i futbollit, Shpend Thaçi, i cili jeton në Itali, tha për Radion Evropa e Lirë, se kombëtarja e Kosovës, tashmë është shndërruar në rrëfim suksesi. Në mesin e faktorëve kyç në këtë sukses, sipas Thaçit, është vendimi i ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës,të ndjerit Fadil Vokrri, për emërimin e zviceranit Challandes, në krye të kombëtares, që beson se ka qenë lëvizje e qëlluar dhe e nevojshme.


FORUM

17 E diel, 16 QERSHOR 2019

Në Serbi, të dënuarit për krime lufte pas vuajtjes së dënimit kanë marrë sot pozicione drejtuese me influencë

Ballkani dhe krimet e luftës

R

adioja kombëtare e Gjermanisë “Deut schlandfunk” (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe lidhur me zbardhjen e së shkuarës dhe krimet e luftës. Nën titullin “Kujtim selektiv në Serbi”, Deutschlandfunk portretizon aktivistin, Marko Miloslavjevic, i cili është aktiv në shoqatën e të rinjve për të drejtat e njeriut. Pas sulmit që iu bë bukëpjekësit shqiptar në Beograd pak kohë më parë, ai organizoi një manifestim solidariteti ndaj bukëpjekësit Mon Duraj në Beograd. Faktin përse ai u sulmua, Miloslavjevic e shpjegon: „Sulmi ndaj këtij bukëpjekësi ka të bëjë me atë, që ne as sot nuk jemi në gjendje të flasim për viktimat shqiptare të lfutës në Kosovë. Ne në Serbi nuk e shohim të gjithë konfliktin në tërësi nga viti 1998 deri më 1999, por marrim në konsideratë vetëm fundin e tij, bombardimet e NATO-s. E ky është një problem i përgjithshëm. Përmenden vetëm viktimat serbe të sulmeve të NATO-s, por jo viktimat që i paraprinë kësaj lufte.”

Marko Miloslavjevic ka lindur në vitin 1991, kur sapo kishte nisur lufta ndaj Kroacisë. Ndonëse ai nuk kuptonte ende asgjë me kalimin e viteve u rrit në frymën e nacionalizmit, derisa më 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Ai vet thotë, se ka qenë pjesë e folklorit nacionalist, derisa e kuptoi, që diçka nuk shkon, thotë Marko Miloslavjevic dhe kujton: „Kur unë isha nxënës në shkollë na u bë thirrje të protestojmë në rrugë kundër kësaj. Për mua kjo ishte mëse normale, deri në çastin që dëgjova thirrje të tilla nga një grup protestuesish: “Thika, tela me gjemba, Srebrenica”. Ekspozita për fëmijët viktima të luftës në Kosovë Ishte kjo thirrje beteje e grupit të huliganëve, që glorifikonin masakrën e Srebrenicës, çasti që bëri të reflektojë të riun Marko Miloslavjevic:”Teksa dëgjova këtë, mu bë e qartë që diçka nuk shkon dhe se kjo është thirrje për dhunë. Unë duhet të largohem.” Një moment kthese për Markon, ndonëse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në Srebrenicë. Por më pas ai u informua për këtë. Sot ai organizon aktivitete

për të rinjtë shqiptarë e serbë në Kosovë. Gjatë aktiviteteve të tilla kulturore ai konstaton se sa boshllëqe kanë të rinjtë: „20 vjet pas luftës ne ende nuk kemi mësuar asgjë për të. Kur të rinjtë vijnë në këto veprimtari e ne u shpjegojmë se çfarë ka ndodhur ata mbeten të shokuar! Askush deri më sot nuk u ka treguar atyre, që këto gjëra kanë ndodhur. Kësisoj rritet një gjeneratë me paragjykime ndaj nacionalitetit tjetër, sidomos kundrejt shqiptarëve – e kjo bëhet shkas edhe për sulme të tilla, si ai ndaj bukëpjekësit.” Por për Markon, problemi në Serbi është, jo vetëm heshtja, por edhe fakti që edhe të dënuarit për krime lufte pas vuajtjes së dënimit kanë marrë sot pozicione drejtuese me influencë. Zhdëmtim për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë Gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur edhe përdhunime, sipas përllogaritjeve ndaj rreth 20.000 fëmijëve, grave e burrave. Të mbijetuarit heshtin – dhuna seksuale stigmatizohet në Kosovë. Por kjo mund të ndryshojë, sepse tani viktimat e kësaj dhune mund të kërkojnë dëmshpërblim. Viktimat e

SHEFI I PENTAGONIT PËR SITUATËN ME IRANIN

“Po punojmë për një konsensus ndërkombëtar me Iranin” Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, njoftoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të formojnë një “konsensus ndërkombëtar” në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ndaj dy anijeve çisternë në Gjirin e Omanit. Shanahan u tha gazetarëve në Pentagon se Irani nuk është një problem vetëm i Shteteve të Bashkuara, por se tashmë ai është një problem ndërkombëtar. Shefi i Pentagonit tha gjithashtu se për shkak të rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e karburantit të botës, ushtria amerikane po harton edhe plane veprimi në rast se përkeqësohet situata. Dje ushtria amerikane qarkulloi filmime ku duket një anije ushtarake iraniane që i afrohet anijes çisternë japoneze për të tërhequr një minë detare të pashpërthyer. Megjithë mohimet e Teheranit, Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi

dje Iranin për sulmet ndaj dy çisternave të naftës. Presidenti Trump i tha kanalit Fox News, se “Irani e ka bërë” këtë sulm dhe shtoi se përpjekjet e Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit nuk do të dalin me sukses. Presidenti Trump i diskutoi sulmet edhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili sapo pati vizituar Teheranin, në një përpjekje për të ulur tensionet. I pari që akuzoi Iranin për sulmet ishte Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se “ky konkluzion bazohet tek të dhënat e zbulimit, armët e përdorura, niveli i ekspertizës që duhet për të ekzekutuar një operacion të tillë, sulme të tjera të ngjashme të kryera nga Irani ndaj anije të mallrave, si dhe fakti që asnjë grup tjetër në rajon nuk ka burimet dhe zotësinë të veprojë me një nivel kaq të lartë sofistikimi”.

dhunës seksuale heshtin, aq sa as familjet e tyre nuk dinë gjë për traumën e tyre. Kjo sepse përdhunimi konsiderohet si turp. Gjatë 20 vjetëve kjo temë është tabuizuar, por këtej e tutje mund të ndryshojë diçka me programin për zhdëmtimin. Një nga të prekurat, Blerta thotë, se „për ne gratë është e rëndësishme, që të të vazhdojë zbardhja. Që të gjitha gratë në Kosovë të zhdëmtohen. Ato nuk duhet të ndjejnë më „ankthin”, se po përfliten. Ato duhet të fitojnë të drejtat e tyre dhe të trajtohen si duhet.” Në komisionin përkatës në Prishtinë janë parashtruar deri tani 1000 kërkesa për zhdëmtim. Ky është një sukses edhe në raport me Bosnje-Hercegovinën. Shumë viktima megjithatë nuk do të paraqesin kërkesë për zhdëmtim, sepse frika e tyre është shumë e madhe, që bota përreth do të mësojë për traumën që kanë kaluar ato. Sidoqoftë çështja trajtohet në diskrecion të plotë. Në këtë

drejtim ndihmojnë organizata si Medica Gjakova, ku të mbijetuarit e dhunës mund të paraqesin dokumentacionin. Viktima të mbijetuara të dhunës seksuale si Blerta apo Besniku (emrat e ndryshuar) shpresojnë që në të ardhmen të mos u duhet më të fshihen. Komisioni përkatës dhe pensionet e zhdëmtimit janë një hap i rëndësishëm, që bën të qartë, se zbardhja e së kaluarës dhe zhdëmtimi duhet të nisin sa më shpejt pasi përfundon një luftë. “Duhet të çlirohemi nga rrjeti i kriminelëve” Kështu titullohet reportazhi tjetër kushtuar rivaliteteve për pushtet dhe influencë në Kosovë. UÇK-ja në Kosovë luftoi për shkëputjen nga Serbia. Por krimet që supozohet të ketë kryer ky formacion nuk janë zbardhur plotësiht: dëshmitarët janë kërcënuar, e madje edhe janë vrarë. Shpresë ka tani tek Gjykata e re Speciale në Hagë. Në këtë reportazh autori i referohet rivaliteteve dhe sulmeve për pushtet pas luftës mes ish-anëtarëve të UÇK-së dhe aktivistëve të LDK-së. “Kur vendet e kujtimit kthehen në provokim”, DLF i referohet luftës së Bosnjes. Në kampin afër Prijedorit janë kryer tortura, përdhunime dhe vrasje. Përkujtimi i viktimave nuk është i thjeshtë në këtë pjesë të Bosnjes që kontrollohet nga serbët, thotë aktivisti Ervin Blazeviç. Ai bën fjalë për pengesa në zbardhjen e së shkuarës dhe amnezi kolektive.

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË

Virusi “Ebola” nuk është emergjencë ndërkombëtare

Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, ka vendosur të premten të mos e shpallë emergjencë ndërkombëtare shëprthimin e Ebolës në Kongo, përkundër përhapjes në Uganda këtë javë, duke theksuar se kjo do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike. Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë. Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar. Në një njoftim, paneli i OBSH-së ka paralajmëruar për masa vendet fqinje, si në rastin e Ugandës. “Kjo nuk është emergjencë globale, është emergjencë në Kongo, si dhe mund të prekë vendet fqinje”, tha doctor Preben Aavitsland.

Ai shtoi se nuk është e nevojshme të shpallet emergjencë ndërkombëtare për shkak se do të krijonte dëme të panevojshme në tregti dhe udhëtime. Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Ëellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon “shenja të ndalimit” “Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë”, tha ai. Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit. Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve. Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.


KULTURE

18 E diel, 16 QERSHOR 2019

“Njëqind vjet vetmi”, vjen kryevepra Marquez nga origjinali në shqip Ajo është një shkrimtare e njohur që është cilësuar si ndër më të mirat në letërsinë bashkëkohore shqipe. Bëhet fjalë për Mira Meksin. Vepra e shkrimtares është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për botimin e saj më të fundit,”Hakmarrja e Kazanovës”, por edhe për librin “100 vjet vetmi”, kryeveprën e letërsisë botërore të Gabriel Garcia Marques. Kjo kryevepër letrare do të vijë në shqip e përkthyer nga origjinali. “Ky libër ka marrë një kohë paraprake sepse vetëm për të marrë të drejtat e “Njëqind vjet vetmi” në shqip janë paguar 7 mijë euro. Unë kërkova një kohë të pa kohë për ta përkthyer këtë libër. Ka tre vite që ka nisur përkthimi, por dy vite ka

Drejtori i filmit italian, Franco Zeffirelli, i famshëm për produksionet e tij, përfshirë adaptimin e tij filmik Romeo dhe Xhulieta, ka vdekur. Djali i Zeffirelli, Luciano, tha se babai 96 vjeçar, vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pasi kishte vuajtur për një kohë, por u largua paqësisht. Drejtori fitoi zemra në të gjithë botën me vizionin e tij romantik dhe produksionet ekstravagante, me stilin e tij shumë të famshëm të dallueshëm në shfaqjen kinematografike të tragjedisë së Shekspirit. Versioni i tij i vitit 1968 ishte një hit. Zeffirelli ishte gjithashtu i njohur për seritë e shkurtra televizive të Jezusit të Nazaretit, por emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me teatrin dhe operën. Ai ka prodhuar vepra klasike për operat më të mëdha të botës. Zeffirelli e bëri qëllim në vetvete që ta bëjë kulturën të arritshme për masat, shpesh duke kërkuar frymëzim tek Shekspiri dhe të tjerë gjigantë të letërsisë për filmat e tij, po aq sa edhe në produksionin e operave që synonin audiencat televizive.

qenë punë intensive. Për të parë saktësinë e përkthimit, ndërkohë që është redaktuar, libri është krahasuar paralelisht me gjashtë gjuhë të tjera. Përkthimi në gjuhën shqipe

është më i sakti sepse në gjuhë të tjera ne kemi gjetur gabime në interpretim. Ne jemi në një epokë të re dhe përkthimi padyshim që do të jetë ndryshe”, tha Meksi.

Prezantohen gjetjet nga kërkimet nënujore në Durrës Në ambientet e Portit të Durrësit në prani të trupit diplomatik në Shqipëri u prezantuan kërkimet nënujore në ujërat shqiptare nga dy prej institucioneve më të rëndësishme botërore në këtë fushë, RPM Nautical Foundation dhe

Vdes i madhi Franco Zeffirelli, drejtori i filmit italian

INA Instituti Naval i Arkeologjisë në Universitetin e Teksasit. Këto dy institucione amerikane, lidere në teknologjinë e kërkimeve nënujore janë prezent edhe në detin shqiptar prej 12 vitesh duke krijuar hartat shkencore

nënujore. Prezantim u hap nga kryetari i Këshillit Shkencor te UNESCO për pasuritë nën ujore botërore, Auron Tare me një historik të shkurtër të kërkimeve detare në Shqipëri duke përmendur në veçanti përpjekjet e arkeologëve shqiptar Mokom Zeqo dhe Neritan Ceka në kërkimet e tyre nën ujore si dhe krijimin e të parit batiskaf në vitet 70 si një përpjekje për të eksploruar historinë e brigjeve shqiptare. Anija Herkules e cila me teknologjinë e saj te sofistikuar ka skanuar një të tretën e territorit shqiptar duke krijuar hartat tredimensionale të fund detit ka zbuluar mbi 41 relike historike duke filluar nga shek VI para Krishtit e deri në bashin e anijes britanike Volage e cila hapi siparin e historisë së famshme te Incidentit të Kanalit te Korfuzit.

“Mami, unë dhe mami”, vjen për lexuesit libri i shkrimtares Maya Angelou “Mami, unë dhe mami”, është libri i parë që vjen në shqip dhe i fundit i shkruar nga shkrimtarja Maja Angelou. Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Në mënyrë mjeshtërore, Angelou ndërthur edhe vështirësitë që duhet të kalonte një njeri me ngjyrë e sidomos një grua në shoqërinë amerikane ku të bardhët kishin gjithmonë prioritet. Lortea Behrami premton se Autobiografia e parë e të njëjtës autore, e titulluar “E di pse Zogu në kafaz Këndon” do të vijë se shpejti në shqip për lexuesit.

Vokalistja shqiptare, dikur refugjate tani pushton skenën kanadeze dhe mbarë botën Tringa Rexhepi është këngëtarja e cila këndon për 15 vite me radhë në të gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën. Ajo sjellë thellësi dhe pasion në muzikën e saj. Rexhepi është pjesë e Obeah Opera me të cilën do të marrin pjesë në Festivalin e Teatrove në Toronto (Luminate Festival) ku në ketë grup është edhe një asistent producent shqiptar, Indrit Kasapi nga Shqipëria. Tringa ka lindur në Gjilan ku edhe prindërit e saj ishin muzikantë. Në vitin 1999, kur Tringa ishte vetëm 8 vjeç ajo emigroi së bashku me prindërit në Halifax, si refugjatë të ikur nga lufta që po zhvillohej në Kosovë. Shumë shpejt u inkuadrua në eventet kulturore dhe studioi në shkollat e artit në Kanada dhe New York. Si solo artiste ajo ka përformuar në disa evente të rëndësishme në SHBA por edhe në Evropë.


SHOWBIZ

19 E diel, 16 QERSHOR 2019

Aktorja e “50 Shades of Grey” ndahet nga i dashuri pas 2 vitesh Aktorja e njohur e “50 Shades of Grey” Dakota Johnson dhe partneri i saj, vokalisti i grupit ‘ColdPlay’, Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare. “The Sun” ka raportuar se sipas një burimi afër tyre këngëtari 42-vjeçar është shprehur se i ka dhënë fund lidhjes me aktoren 29-vjeçare dhe tashmë ishte sërish beqar. “Flitej për një

fejesë, por tani ai thotë se i kanë ndarë rrugën nga njëri-tjetri, gjë që ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë. Chris dhe Dakota shkonin me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku”–është shprehur një nga miqtë e çiftit. Dakota dhe Chris e kanë nisur lidhjen e tyre në tetor të vitit 2017-të.

Këngëtarja shqiptare: Jam yll rroku, prandaj ha hamburger me ar Bebe Rexha është një prej artisteve me famë botërore, e cila merr miliona klikime dhe ngjit toplistat muzikore me këngët e saj. Ajo ka treguar se është një yll i vërtetë rroku dhe këtë e tregon ushqimi që konsumon. Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet me një hamburger në dorë, Bebe tha: “Po ha këtë hamburger ari 24 karatësh. Jam një yll rroku dhe kjo është ajo çfarë hanë yjet e rrokut.” Bebe njihet si një artiste pa komplekse, e cila bën çfarë dëshiron dhe nuk shqetësohet aspak për paragjykimet e të tjerëve.

Pas ndarjes me Bradley Cooper, Irina Shayk i kthehet sfilatave

Armend Rexhepagiqi i rikthehet publikut, performon “live” në klub nate Këngëtari Armend Rexhepagiqi ka bërë një rikthim të madh sivjet në muzikë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Aida Baraku, ishin autorë të shumë prej këngëve të albumit “Fortuna”, të këngëtares Tuna Sejdi. Kjo e fundit ka qenë të premten e ftuar në një nga klubet e qytetit në Prishtinë, për të performuar para publikut. Të ftuar specialë ajo ka pasur dyshen Yll Limani dhe Armend Rexhepagiqin. Përveç këngës “Harrova” që e këndoi me Tunën, Armendi ka interpretuar para publikut edhe këngën “Dashurinë ku e kam”. Kjo performancë e tij është kontakti i parë direkt me një audiencë kaq të madhe, pas kaq shumë vitesh. Performanca e tre artistëve në fjalë është mirëpritur ngrohtë nga publiku prishtinas.

Çifti i njohur i showbizit Bradley Cooper dhe Irina Shyak i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth një javë më parë. Megjithatë duket se Irina është duke e përballuar mjaft mirë ndarjen. Pas udhëtimit të saj në Islandë ajo u shfaq në pasarelë për 90 -vjetorin e “CR Runway x LuisaViaRoma” në Itali. Modelja seksi u shfaq me dy veshje në ngjyrë të zezë në sfilatë duke u dukur më në formë se kurrë. Mesa duket Irina e ka hedhur pas krahëve tashmë historinë me Cooper. Dyshja ka edhe një vajzë dy-vjeçare me emrin Lea.

Të çmendur pas Vasco Rosit Në pritje të spektaklit të kantautorit të madh Vasco Rosit që do të jepet të hënën në 17 qershor, jo vetëm fansat dhe njerëz të zakonshëm por edhe kolegët e tij kanë diçka për të thënë. “Kur është në skenë, ndodh diçka e madhe”. “Një artist i cili arrin të krijojë gjithçka është sigurisht një ikonë”. Për Achille Lauro, Vasco është “një ikonë fetare”, ndërsa për Fabrizio Moro: “Kur jeni në koncertin e tij jeni pjesë e një diçkaje të madhe”. Intervistat dhe përmbajtjet shtesë nga backstage, dedikuar artistit do të transmetohen të hënën e ardhshme në Canale 5.


SPORT

20

E diel, 16 QERSHOR 2019

Portieri i kombëtares sonë kërkohet me ngulm nga Tottenham, Arsenal dhe West Ham

Rozalb Lika

F

illimisht nisën si zëra merkatoje, por tashmë kanë filluar që të bëhen tentativa reale. “Corriere della Sera” raporton se Thomas Strakosha mund të përfundojë në Premier League gjatë kësaj vere, në një kampionat yjesh, ku përfitimet do të jenë më të mëdha. Mes skuadrave që kanë shfaqur interes për portierin e Lazios janë: Arsenal, që kërkon një portier të ri, Tottenham që me shumë mundësi do të largojë Lloris-in. Nuk qëndron pas as West Ham, që ka avantazhin e marrëdhënieve shumë të mira me bardhekaltrit, pasi dhe me parë ka bërë operacione të suksesshme si në rastin e Felipe Anderson. Në ditët në vijim mund të kemi edhe zhvillime konkretet, teksa klubet angleze mund të hapin një ankand, që mund të lërë të kënaqur të gjitha palët. Një vit më parë shfaqi interes Liverpool – Kampionët e Europës kërkuan informacione për portierin e kombëtares sonë, para se të nisnin ofensivën për portierin Alisson. Tashmë pretendetët janë më të shumë në numër. Lotito ka “ngritur” murin, dhe nuk ka ndërmend që të heq dorë pa 40 milionë euro,

Në Angli hapet “ankandi” për Strakoshën, Tare gjen zëvendësuesin madje mund të shkojë deri në 50 milionë euro. Një ofertë që do të ishte shumë e rëndësishme, i cili është zbuluar nga Tare dhe më pas pati një rritje profesionale të jashtëzakonshme nën drejtimin e Inzaghit. Largimi i mundshëm i Strakoshës – Drejtuesit bardhekaltër nuk duan që të mbeten të befasuar nga merkato, ndaj kanë nisur që të mendojnë edhe për zëvendësuesin e mundshëm. Nuk ka qenë rastësi përshtatja e portierit shqiptar në rolin e titullarit, duke i marrë vendin gradualisht Marchetti-t. Tare e ka gjetur zëvendësuesin, i cili mund të jetë Alban Lafont. I cilësuar si Donnarumma i Francës, portieri aktual i Fiorentinës është në listën e drejtorit shqiptar. Ai madje ka bërë gati edhe një ofertë që mund të shkojë në 15 milionë euro për të bindur drejtuesit e skuadrës vjollcë për ta lënë të lirë.

VERILINDORËT

BOMBERI

STATISTIKAT

Kukësi firmos me Mark Van Basten, kontratë 2-vjeçare

Igli Tare kërkon me ngulm Vedat Muriqin

Real Madrid ka blerë deri më tani 60 gola

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha. Sipas asaj që është raportuar sot nga “ LaLazioSiamoNoi”, Lazio e shikon shqiptarin e Kosovës si zëvendësuesin ideal të Ciro Immobile. 25-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Besën e Kavajës dhe Teutën, ka shënuar 17 gola me klubin turk të Rizesportit dhe ka asistuar 8 herë në sezonin që sapo përfundoj. Igli Tare, i cili njëkohësisht është dhe drejtori sportiv i Lazios e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë dhe po mendon ta afrojë në skuadrën e tij. Shqiptari i Kosovës vlerësohet 5 milionë euro nga ekipi turk, shumë kjo e cila nuk përbën problem për një klub si Lacio. Tek skuadra kryeqytetase, Muriqi do të bashkohej me koloninë tjetër shqiptare që përbëhet nga Strakosha, Valon Berisha, Riza Durmishaj.

Me largimin e Ronaldos, Real Madrid ka humbur gati 50 gola në sezon. Yllin portugez është gati e pamundur për ta zëvendësuar, por skuadra madrilene kërkon të harrojë sezonin më të dobët në histori. Merengues kanë zyrtarizuar deri më tani 5 blerje, të cilët në sezonin e fundit kanë shënuar 60 gola në total. Blerja më e madhe e kësaj vere, Eden Hazard, shënoi plotë 21 gola në sezonin e fundit në Premier League, por ylli belg dha dhe 15 asist për shokët e tij. Më shumë se ai ka shënuar ndërkohë sulmuesi Jovic, i ardhur nga një sezon fantastik me 27 gola nga Eintracht. Të dy së bashku bëjnë 48 gola, duke ju afruar disi sezoneve të Ronaldo. Sa i përket blerjeve të tjera, Militao ka shënuar 5 gola te Porto, Mendy 3 gola te Lyon, Rodrygo 4 gola me Santosin. Në total numri i golave shkon në 60. Një statistikë thjeshtë në leër, pasi ata duhet t’i demostrojnë vlerat e tyre në fushën e blertë.

Një ditë pas prezantimit të Emiliano Mustës, Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Ai është Mark Van Basten Çema dhe ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin verilindor të futbollit. Sulmuesi 21-vjeçar është prezantuar nga drejtori Nderin Nexhipi. 21-vjeçari, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, iu është bashkuar verilindorëve, duke bërë kështu një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ra në sy me Përfaqësuesen Çame në një turne, që u mbajt pak ditë më parë, ku shënoi disa gola. Në këtë rrugëtim, sulmuesi ndjek gjurmët e vëllait të tij, Klaudio Çema, i cili ka qenë pjesë e Kukësit.

SULMUESI

Sebino Plaku firmos me skuadrën e Llapit

Sebino Plaku luajti vetëm gjysmën e sezonit të fundit me Kamzën, pasi skuadra e tij u dënua për të zbritur dy kategori më poshtë. Bomberi i njohur në Shqipëri, ka vendosur që të largohet në kampionatin kosovar, teksa ditën e djeshme është prezantuar te Llapi. Skuadra nga Podujeva, që luftoi deri në javët e fundit të sezonit që sapo u mbyll për titullin kampion, ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili e ka zhvilluar një pjesë të karrierës jashtë vendit. Bëhet fjalë për Sebino Plakun, që do të jetë pjesë e llapjanëve për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Llapin. 34 vjeçari, i lindur më 20.05.1985, luan qendërsulmues, por mund të bëjë edhe rolin e sulmuesit të dytë, apo të krahut. Me cilësitë e tij pritet t’i japë një tjetër impuls ekipit llapjan në fazën sulmuese. Kujtojmë që Plaku gjatë muajve të fundit mbeti pa skuadër për shkak të përjashtimit të Kamzës nga kampionati i Superiores në Shqipëri, ndërsa më parë në karrierën e tij ka luajtur me ekipe të tilla si: Apolonia, Dinamo, Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Korabi Skënderbeu, Partizani e Kukësi. Ka luajtur në dy raste jashtë vendit, e HamKam të Norvegjisë dhe Slask Wroclas të Polonisë.


SPORT

21

E diel, 16 QERSHOR 2019

KUQEZINJTË

Giampaolo “i lirë” për Milanin, ja dy përforcimet e para që kërkon Marco Giampaolo kanë lajmëruar prishjen e dyanshme të kontratës që lidhte trajnerin me klubin e Sampdorias deri më 30 qershor të 2020-ës. Në këtë mënyrë ai do të nisë një aventurë të re në krye të skuadrës së Milanit, teksa ka hartuar edhe një listë me përforcimet e mundshme gjatë merkato së verës. Dëshira e parë dhe më e madhe është padyshim Torreira i Arsenalit, ndërkohë që kuqezinjtë janë në kërkim edhe të një mbrojtësi

qëndror. Sa i përket objektivi të parë, “Topçinjtë” kanë paguar 30 milionë euro një vit më parë dhe tani kërkojnë të paktën 40, një shifër e lartë për arkat e Milan-it. Lojtari, nga ana e tij, nuk do të ishte kundër një kthimi në Itali., teksa ka punuar edhe më parë te ekipi dorian me Giampaolon. Milani ka nisur kontaktet e e para edhe me mbrojtësin Dejan Lovren, i cili ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon të largohet gjatë kësaj merkatoje verore. Për 29-vjeçarin

“The Reds” kërkojnë 28 milionë euro, por pretendimet mund të ulen ndjeshëm, duke pasur parasysh dëshirën e vetë futbollistit, për të ndërruar ambient, pasi fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin. Nga ana tjetër Milani largoi nga skuadra Zapatën dhe ka oferta të shumta edhe për kapitenin Romagnoli, ndaj shikon kroatin si përforcimin ideal, që do t’i sillte eksperiencë dhe saktësi repartit të prapavijës.

Derby i ka ofruar rinovimin e kontratës legjendës së Bluve të Londrës duke frenuar gjithçka

D

o të ishte një zhvillim i papritur, por mund të ndodhë që Maurizio Sarri të vazhdojë të jetë trajneri i Chelsea-t edhe në sezonin e ri. “The Sun” ditën e djeshme ka publikuar një artikull ku shkruan se pretendenti kryesor për ta pasuar te Blutë e Londrës, Frank Lampard, është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re me Derby Country. Ai shihej si kandidati i vetëm dhe i duhur për të zëvendësuar Sarri te “blues” sezonin tjetër. Gjithsesi, situata është përmbysur orët e fundit. Chelsea synonte të sillte një legjendë të klubit , por ka harruar një detaj: Derby County. Klubi që luan në Championship, në heshtje ka nisur bisedimet me trajnerin për t’i rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon pas dy sezonesh (2021). Derby po këmbëngul shumë për të mbajtur Lampard, çka do të nxirrte jashtë loje Chelsea. Frank Lampard mund të largohet nga Derby County nëse Chelsea paguan një klauzolë prej 5 milionë eurosh. Duke qenë se londinezët nuk po lëviznin, drejtuesit e Derbi kanë avancuar në bisedimet me trajnerin 40-vjeçar, duke i rritur kontratën. Lampard aktualisht arkëton 3.5 milionë stërlina në vit, por me ofertën e re do të përfitojë 4 milionë stërlina në sezon. Në Itali ndërkohë kanë zbuluar që Juventusi i ka ofruar Sarrit një kontratë 2-vjeçare

Juventus në pritje të Sarrit, Lampard “tradhton” Chelsea-n

SERIA A

Napoli fiton sfidën e parë me Juven, merr Manolas nga Roma

Napoli kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titullin kampion sezonin e ardhshëm. Skuadra e Ancelottit në orët e fundit ka arritur akordin me mbrojtësin e Romës, Manolas, i cili do të zëvendësojë Albiol. Të kaltrit kanë fituar garën me Juventusin dhe Milanin, që ishin gjithashtu të interesuara për mbrojtësin grek. Oferta prej 3.5 milionë eurosh në sezon që ofroi skuadra e Napolit ka bindur mbrojtësin të transferohet nën urdhrat e trajneri Carlo Ancelotti. Tashmë pritet që Roma dhe Napoli të kompletojnë mënyrën e pagesës. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me verdhekuqtë, por edhe një klauzolë prej 36 milionë eurosh, shumë që mund të ulet në 30 milionë euro, teksa po synohet të futet në negociata edhe ndonjë futbollistë. Greku është largimi i parë nga Roma, teksa në ditët në vijim pritet edhe kalimi i Dzekos tek Interi.

DJAJTË E KUQ

Suarez: Doja të zhdukesha nga bota pas eliminimit ndaj Liverpoolit deri në vitin 2021, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, me opsionin për ta zgjatur edhe me një sezon. Ish-trajneri i Napolit gjithashtu do të ketë edhe një bonus të konsiderueshëm

nëse do të arrijë që të fitojë Champions League, i cili është objektivi kryesor i drejtuesve të Juventusit. Kampionët e Italisë pritet që të paguajnë 4-5 milionë euro për ta rrëmbyer nga Chelsea.

Javën e ardhshme pritet që të ketë zhvillime të reja, teksa gjithçka tashmë do të varet nga vendimi që do të marrë Lampard, i cili po mban pengë edhe zyrtarizimin e Sarri te skuadra torineze.

DOSJA

Skandal trukimesh në Spanjë, presidenti i federatës nën hetim Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales, është nën hetim për një rast të dyshuar korrupsioni. Gazeta e njohur iberike “Marca” ka zbuluar një dosje të madhe me përgjime, ku dyshohet se ai ka dhënë një subvencion të paligjshëm për Huescan, në lidhje me ndërtimin e një fushe futbolli. Rubiales, ishkreu i sindikatave të futbollistëve, mori vendin e Angel Maria Villar në krye të federatës, pasi ky i fundit

ishte arrestuar për korrupsion, përvetësim dhe falsifikim të dokumenteve. Janë 1 mijë faqe hetim, që ka tronditur futbollistin spanjoll dhe jo vetëm, dhe ku në orët apo në ditët në vijim pritet që të ketë edhe arrestime. Sipas medieve spanjolle, të përfshirë në këtë skandal rezultojnë edhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile dhe klubi i Frosinones. Emri i Immobiles mësohet të jetë përmendur nga Mattia Mariotti,

që i është dedikuar basteve ilegale. Gjatë bisedës Mariotti i shpjegon Arandas që njeh një person, që mund të telefonojë mikun e tij me flokë të gjatë, i cili ka një agjenci ilegale bastesh ku si klient kishte edhe Immobilen. “Edhe Immobile i Lazios luan me të, është klient i tij, sulmues,” i thotë Mariotti Arandas. Personi në fjalë, të cilit i referohet Mariotti, mësohet se ka patur kontakte edhe me disa futbollistë të Frosinones.

United bën gati 60 milionë euro për pasuesin e Pogba-s Manchester United është duke menduar për pasuesin e Paul Pogba. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin argjentinas Giovani Lo Celso, në pronësi të skuadrës së Rosario deri më 30 qershor të këtij viti. Lojtari, sezonin e fundit luajti në La Liga me ekipin e Betis, ku ishte huazuar. Gjithsesi, skuadra spanjolle ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e lojtarit, duke shfrytëzuar klauzolën në favorin e saj, duke blerë nga 1 korriku 100% kartonin e lojtarit. Sipas “Estadio Deportivo”, skuadra e United ka ofruar 60 milionë euro për talentin argjentinas, për të siguruar transferimin e Lo Celso që në qershor, në mënyrë që ai të jetë gati kur të nisë grumbullimi.


SHENDETESI

22 E diel, 16 QERSHOR 2019

Dieta detox nis me një sallatë Pas festave organizmi ka nevojë të çlirohet nga toksinat e tepërta dhe ne kemi nevojë të heqim ca kile. Një regjim dietik i lehtë dhe detox për tre ditë, nis me një sallatë. Ne po ju propozojmë 5 sallatat më të përdoruara gjatë këtij muaji. Ekzotike-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): kivi, sallatë jeshile dhe radiko e kuqe, pomodorini të freskëta,

N

djesitë kur manipulo hesh emocionalisht, të paktën një herë i kemi provuar. Mund të jetë jashtëzakonisht efektive, prandaj disa individë të paskrupullt bëjnë aq shumë. Nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni, sepse manipuluesit emocionalë zakonisht janë shumë të aftë. Ata fillojnë me manipulime delikate dhe ngrenë aksionet me kalimin e kohës, kështu që ngadalë nuk e kuptoni se po ndodh. Për fat të mirë, manipuluesit emocionalë janë të lehtë për t'u zbuluar, nëse e dini se çfarë duhet të kërkoni. Më poshtë janë 8 karakteristikat që ju bëjnë të kuptoni se keni të bëni me një manipulator. Ata dëmtojnë besimin tuaj te realiteti Manipulatorët janë tmerrësisht të aftë për të gënjyer. Ata këmbëngulin të mohojnë diçka që ka ndodhur dhe sajojnë diçka që nuk ka ndodhur. Problemi ëshët se ata janë aq të aftë, sa vënë në pikëpyetje bindjen tuaj. Zgjidhja më e mirë është t'i qëndroni besnik bindjes tuaj. Veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët Manipulatorët emocionalë ju thonë atë që ju dëshironi të dëgjoni, por veprimet e tyre janë komplet histori tjetër. Ata ju tregojnë se sa me fat janë që ju kanë njohur dhe më pas sillen si t'ju kenë barrë. Ju premtojnë mbështetjen e tyre, por më pas jo vetëm që nuk ju ndjekin, por edhe ju kundërshtojnë. Ata sërish po minojnë besimin tuaj. Ata janë mjeshtra të shfajësimit Manipuluesit emocionalë janë mjeshtra në shfrytëzimin e fajit tuaj në avantazhin e tyre. Nëse ju tregoni diçka që ju shqetëson, ata ju bëjnë të ndiheni fajtorë qëe treguat. Nëse nuk e bëni, ata ju bëjnë të ndiheni fajtorë për mbajtjen e saj të fshehtë. Kur keni të bëni me manipuluesit emocionalë, çdo gjë që bëni është gabim. Ata pretendojnë gjithmonë rolin e viktimës Kur është fjala për manipuluesit emocionalë, asgjë nuk është kurrë faji i tyre. Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata ose nuk arrijnë të bëjnë - është faji i dikujt tjetër. Dikush tjetër i bëri ata të bëjnë

avokado dhe mango. Salca: Një përzierje me vaj ulliri, lëng limoni, aceto balsamiko dhe salcë soje. VitaminozePërzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): mandarina, spinaq krudo, thelpinj arre. Salca: uthull dhe pak mustardë. E shijshme-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): mollë, sallatë jeshile, bajame të qëruara,

rrush. Salca: uthull molle. Rifreskuese-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): portokall, panxhar i kuq, djathë feta. Salca: lëng portokalli, një lugë vaj ulliri, kripë, piper. Energjike-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): dardhë, rukola, arra shqeme (cashews), fara lini. Salca: vaj ulliri, aceto balsamiko, kripë dhe piper.

8 karakteristikat si të dalloni një njeri që është manipulator emocional

atë dhe zakonisht ju jeni. Manipuluesit emocionalë nuk marrin përgjegjësi për asgjë. Ata janë një vrimë e zezë emocionale Çfarëdo emocioni të ndjejnë manipuluesit, ata janë mjeshtra të përfshirjes së të gjithëve përreth në ato emocione. Nëse ata janë në një humor të keq, të gjithë

rreth tyre e dinë atë. Por kjo nuk është pjesa më e keqe: Ata janë aq të aftë që, jo vetëm që të gjithë janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, ata e ndjejnë edhe këtë. Kjo krijon një tendencë që njerëzit të ndjehen përgjegjës për gjendjen e manipuluesve dhe të detyruar t'i rregullojnë ato. Ata me padurim bien dakord

për të ndihmuar Një padurim fillestar për të ndihmuar me shpejtësi, në psherëtima, rënkime dhe sugjerime se çdo gjë që ata bien dakord për të bërë, është një barrë e madhe. Dhe, nëse ndriçon një vëmendje në atë ngurrim, ata do ta kthejnë atë rreth jush, duke ju siguruar që, natyrisht, ata duan të ndih-

Gratë që vdesin nga ataku i zemrës, faji i mjekëve Gratë do vdeksin nga ataku i zemrës sepse mjekët e konceptojnë këtë si një sëmundje që prek më shumë burrat. Referuar një studimi të kryer në Universitetin e Leeds, rezulton se gratë po humbasin jetën sepse nuk i është kushtuar vëmendje maksimale pas atakut të parë kardiak që kanë pësuar. Në dekadën e fundit, numri i grave që vdesin nga infarkti i zemrës është 3 herë më i lartë se ai i burrave. Kjo sepse mjekët thjesht nuk i konsiderojnë mjaftueshëm të prirura për të vuajtur nga sëmundjet kardiake. ''Na duhet të punojmë shumë për të fshirë këtë perceptin se ataku i zemrës prek kryesisht meshkujt, ato që janë në moshë të thyer, duhanpirësit apo personat që vuajnë nga diabeti. Nuk është e thënë. Nga problemet kardiake mund të jemi të gjithë të rrezikuar'',-është shprehur një nga mjekët kardiologë të këtij studimi.

mojnë dhe se ju jeni vetëm paranojak. Qëllimi? Për t'ju bërë të ndjeheni fajtor, borxhli dhe ndoshta edhe i çmendur. Ata gjithmonë kanë probleme më të mëdha se tujat Pa marrë parasysh se çfarë problemesh mund të keni, manipuluesit emocionalë e kanë atë më keq. Ata minojnë legjitimitetin e ankesave tuaja, duke ju kujtuar se problemet e tyre janë më serioze. Mesazhi? Ju nuk keni arsye të ankoheni, prandaj mbyllni dreqin. Ata i njohin të gjitha butonat tuaj Manipuluesit emocionalë i njohin dobësitë e tua të dobëta, dhe ata janë të shpejtë ta përdorin atë njohuri kundër jush. Nëse jeni i pasigurt për peshën tuaj, ata komentojnë atë që hani ose mënyrën se si rrobat tuaja përshtaten; nëse shqetësoheni për një prezantim të ardhshëm, ata tregojnë se sa frikësohen dhe gjykohen të pranishmit. Ndërgjegjësimi i tyre për emocionet tuaja është jashtë tabelave, por ata e përdorin atë për të manipuluar ju, për të mos ju bërë të ndiheni më mirë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Mbeturina muresh të një shtëpie a të një kështjelle të rrëzuar ose të prishur; gërmadhë 5. Copë shkëmbi; gur i madh, popël 9. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 10. Partia Demokristine 13. Ashtu quhet produkti i një shpirti që lartësohet duke lindur art si marrëdhënie estetike 16. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 17. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 20. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 22. Qen gjahtar, i shpejtë, zagar ose ... 23. Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq 24. Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur 27. 20 janar 1944, Forcat Ajrore Mbretërore hodhën 2,300 tonë bomba mbi ... 28. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 29. Periudhë gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet 33. Shkencë që studion proceset kimike tek organizmat e gjalla 35. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte 36. Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme 39. Aleanca Kuq e Zi 41. Përgatit dikë a diçka, bëj gati, e rregulloj, e zbukuroj, e stolis, ndryshe 43. Njeri që bredh e rron në kurriz të të tjerëve 46. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 47. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 48. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 50. Frikë në italisht 51. Ai që është penduar për një faj a për një mëkat 54. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 55. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 56. Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta 58. Tirana, e kishte targën e makinave ... 59. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 61. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 62. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 63. Zvogëlohem e rrëgjohem nga pleqëria a nga një sëmundje 64. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 67. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 69. Ajo që bën pula, vezë ose..

E diel, 16 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

70. Fe, e cila ka lindur në shek. VI para erës së re në Indi dhe është përhapur edhe në disa vende të tjera të Azisë 71. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 75. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 76. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 77. Thirrës i porositur për të njoftuar njerëzit në raste gëzimi ose hidhërimi 78. Partia Republikane, inicialet 79. Nuk shkoj por v... 81. Humbja e durimit dhe lodhja shpirtërore që ndiejmë kur jemi të pamotivuar, rutinor 82. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 84. I heq të drejtën e pronësisë dhe vetësisë, një individi, ose një grupi me anë të mekanizmave ligjore 86. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë 88. Aleks Stavre Drenova 1824-1947, poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshtë autor i Himnit te Flamurit 90. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 91. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 94. Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër 99. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 100. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 102. Zonë kodrinore në afërsi të Tiranës

103. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 105. Tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve 107. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë 108. Marrëveshje me shkrim ndërmjet dy palëve, dhe detyrimet ligjore të tyre 109. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 110. Endem poshtë e lart, bredh andej e këtej nëpër vende të ndryshme 112. Shkurre e vogël e vendeve të ftohta 115. Vegimi a përshtypja e rreme që krijohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit 116. Secila nga dy copat prej doku ose prej lëkure, që mbërthehen mbi këpucë janë ... VERTIKALISHT 1. Yndyrë, tërësia e tyre 2. Bimë barishtore, përdoren si erëza në gatime të ndryshme 3. Banor vendas i Panamasë 4. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 5. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 6. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 7. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 8. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 11. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht

nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 12. Ashtu i thonë, kohës, epokës ose viteve të shkuara. Shprehje e vjetër 13. Rrobë e gjatë zakonisht prej mëndafshi dhe e stolisur, që mbanin zyrtarët e lartë turq 14. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 15. Kur i kundërvihet një force nënshtruese të ligjit apo rregulliat 16. Akryeqyteti i Afganistanit është 18. Udhëzim që jepet nga një organ drejtues për vijën që duhet ndjekur e duhet zbatuar 19. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 21. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 25. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 26. I vogli i gomaricës mban atë emër, por edhe një mendjelehtë nuk është ndryshe 27. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 29. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 30. Kosh i madh, i lyer jashtë e brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 31. Pastaj e ka brenda 32. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 34. Tufë qimesh të gjata mbi buzën e sipërme të burrit, tagër burrërie 37. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 38. Vetia e atij që është i kor-

të fuqishëm 60. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 62. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 65. Mjet shërimi, shërim; mjet shpëtimi, shpëtim (edhe fig.), rrugë zgjidhjeje 66. Shkëmb i lartë me anë të thepisura 68. Ajo studion marrëdhëniet e ndërsjella të botës bimore e asaj shtazore, me mjedisin ku jetojnë 72. Gjendet në veri-lindore të Afrkës, në veri ajo ka dalje në Detin Mesdhe. Faraonët dhe piramidat janë të saj 73. Punëtor i kualifikuar që bën punë të thjeshta me dru e me dërrasa 74. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 78. Partia Socialiste e Moderuar 80. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 83. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 85. Femra e tij ka nën bark një trastë, ku mban të vegjlit, ecën duke kërcyer 87. Pëlhurë e trashë, e mbuluar me një shtresë të hollë lëndësh që nuk e thithin lagështirë 89. Si kishtin makinat e Durrësit targën 92. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 93. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 95. Ai që ndez kandilat, u bie kambanave ose bën punë të ndryshme në kishë 96. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 97. Trenit i vijnë nga pas 98. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 101. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 104. Victor Marie..., shkrimtari francez, romanet emblematik të të cilit janë, "Katedralja e Parisit", "Të mjerët", "Njeriu që qesh" 106. Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese, shkurtima e saj 111. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 113. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 114. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë

rekt, jotolerues, kërkues 40. Ashtu është miqësia që lind ndërmjet dy familjeve mbi bazën e një martese 42. Më 5 shkurt 1941 lindi ... Deda, kompozitor dhe dirigjent shqiptar, Artist i Merituar, Mjeshtër i Madh i Punës 43. Që është i dalë si gungë dhe i rrumbullakët nga sipër a nga jashtë, që është me kurriz, grahuq 44. Koha nga një vit në vitin tjetër, një vit i plotë, mosha prej një viti 45. E vendos dikë a diçka në një vend 49. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 52. Kap ose kam aftësinë a mundësinë të kap me anë të veshit tingujt, zëra e zhurma të ndryshme 53. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 57. Marrëveshje e shtetit me një sipërmarrësi biznesi të huaj, 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

L

3

4

O

D

H

K O

6

A R

S

N J

7

M E

12

M U

8

9

O

R A

13

R

¸

15

A

U 19

H E

K

K

P

U

R O

D R

E K

E

¸

K

H

U

E

T

Q

N

M

W

I

¸

H

K

A S

T R

O N

O M I

K

I

G

T

23

L

24

E

V

P

O

A S

25

A N

K U

S

H

M I

E

R

¸

27 29

G J

M

Q

V E

A K

E

N

R

N

R

28 33

30

M

J

E

31

34

V

D H

U 35

E

A

W T O

R

E 36

N G

J

I

N A

R E

37

K O

40

38

D

T

39

D

B A

D I

E

I

H A

V A

41

A

I

42

¸

43

Z E

J

E

A N

I

L

L

V

I

E

P

48

A

I

53

54

A S

T ¸

R N

A K

T

A

V A

L S

O

D 56

E

G A

N

49

L 55

V

46

V I

R

47 52

C 45

M A

E 51

J

44

T P

F 50

D

J

21

26

D

K

A J

17

A S

20 22

L

32

10

D

14

D

16

M 18

D

5

L

11

O

K

57

R G

A N

I

S

T

58 59

D

L 60

J

A

L L

E P

I

P

E

62

R

O S

65

I 69

R

61

L

R

66

¸

B

E

B I

L I

N

U K

¸

R

¸

M

P

R B

T

R

I

74

O R

75

O

D

77

O

E

K

M ¸

N

D E

S

H

¸

D

N

R O

I

S 83

L A

I

84

N D

M

D

A

E

K

87

R R

H I

N ¸

M

S

O R

R

N

M U Z

D

T

G

E

N

J

R A L

K E

T A

K E

E 97

100

O

I 101

E

B

B

I

102

A

N

D

A

R A

V G

R

R

A

K

N

99

I

L E

N D

D J

104

U T

A N

T

E

D

A R

109

¸

M

P

A

K

E

L

¸

I

U

H I

E

T A

Y

L E

M

113

U F

115

P

S

110

112

N

L

106

111

A I

M

103

U

B

108

K A

E

U

98

P

105 107

R

U G

95

R A A

N 93

94

M U R

96

E

L

91

O B

92

T

88

D A

E 90

U Z

D

B

L

86

L

S

81

K

85

89

J

E

N P

L 80

T 82

E

79

M E N

U

72

O S

76

78

M J

O 71

N S

73

D

A L

68

E R

70

M E

P

64

K

67

M O

G

63

114

N

A S

E

H

K E

T

116

R A

N G

A

M

K O

R I

F

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 16 QERSHOR 2019

ZËDHËNËSI I PRESIDENCËS

Zëdhënësi i Presidencës: Mocioni i bandave dhe oligarkëve do marrë përgjigjen e merituar T

edi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Repub likës, Ilir Meta, ka reaguar ndaj sulmeve që Partia Socialiste dhe zyrtarë të qeverisë kanë bërë këto ditë në adresë të Presidentit, paralajmëruar dhe mocion për shkarkim. “ Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga

Rama pritet me protesta edhe në Korçë

Q

ytetarët dhe përfaqësues të opozitës kanë zhvil luar dje një protestë në Korçë, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, për të vijuar fushatën elektorale. Në fshatin Zëmblak, qindra forca speciale të policisë kanë bllokuar kalimin e protestuesve. I pranishëm ka qenë dhe zv/drejtori i Policisë, Gjovalin Loka. Siç shihet edhe nga pamjet nuk kanë munguar tensionet mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të policisë së shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI është përplasur me zv/drejtorin e policisë duke i kërkuar që forcat e rendit të mos provokojnë qytetarët.

ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “NarkoRepublikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë

Europa!”,- shkruan në një reagim në Facebook zëdhënësi i institucionit të Presidentit të Republikës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.