Koha Jone_16 tetor .2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

BE: Jo Negociata! Basha: Rama, shporru! E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 251 (8692)

E shtunë, 19 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri tha dje se nuk e kemi fajin si qeveri shqiptare, por ishte presidenti francez që na bllokoi për hallet e tij me BE! Një justifikim krejt absurd ky i Edi Ramës, sepse nëse Shqipëria do kishte demokraci funksionale dhe që zbaton ligjin nuk kishte Macron apo Merkel që e pengonte. Kryeministri Rama, më së paku, duhet ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në të kundërt opozita duhet të pushtojë sheshin para Kryeministrisë FAQE 3

Anëtari i parë i Gjykatës Emanuel Macron: Nuk ka negociata. Nuk keni bërë progresin e duhur Kushtetuese, Besnik Muçi betohet para Presidentit Ilir Meta

Në foto: Presidenti i Francës, Emanuel Macron

FORUM

Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët

FAQE 2

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! FAQE 4

Nga Kim Mehmeti

Në foto: Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi gjatë betimit në Presidencë

KREU I BINDJES DEMOKRATIKE

ISH-KRYEMINISTRI

Astrit Patozi: Edi Berisha: Shqipëria mori goditjen politike Rama si kryefamiljar më të rëndë në historinë problematik, po na thotë "të kemi shëndetin" e saj 30-vjeçare! FAQE 7

FAQE 6

FAQE 16

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Rama u ka borxh përjetë shqiptarëve. Dështimi i negociatave, vetëm për faj të tij

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një ‘Piktor’ i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten. Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes... FAQE 8

FAQE 6


POLITIKE

2 E shtunë, 19 TETOR 2019

EURODEPUTETJA FRANCEZE

“Si mund të hapim negociatat me Shqipërinë?! E keni seriozisht?!”

E

urodeputetja franceze Nathalie Loiseau në një prononcim për “Euractiv.com” u shpreh e habitur se si mund të hapen negociatat me Shqipërinë në

një kohë kur kërkesat për azil të shqiptarëve në Francë janë rritur në mënyrë të frikshme. “Mijëra shqiptarë vijnë në Francë dhe kërkojnë azil. Si mund të hapim

negociatat me Shqipërinë? E keni seriozisht? Shqiptarët shkojnë në Francë pa vizë dhe më pas aplikojnë për statusin e refugjatit”, është shprehur ajo.

Këshilli i Europës refuzon hapjen e negociatave. Presidenti i Francës, Emanuel Macron: Shqipëria ka probleme!

Macron dhe Merkel: Nuk ka hapje negociatash

K

ëshilli i Europës ka vendosur dje që të mos hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Krerët e vendeve të BE kanë miratuar një dokument vetëm me dy rreshta, ku thuhet se kjo çështje mund të diskutohet sërish para samitit të muajit maj, të vitit 2020. Vendimi është një jo e qartë për Shqipërinë. Angela Merkel dhe Emunuel Macron, krerët e dy vendeve kryesore të BE, Franca dhe Gjermania, kanë dhënë arsyet e bllokimi të procesit. Sipas tyre, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë përmbushur kriterët e kërkuara. Në mënyrë të veçantë është vënë theksi te problemet e Shqipërisë. “Për fat të keq ne nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Më vjen keq shumë për këtë”. Kjo është deklarata që bëri sot për mediat kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të BE, ku nuk u mor vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. Merkel deklaroi se do të donte që sot të kishte një vendim pozitiv, por Shqipëria dhe Maqedonia ende kanë probleme në përmbushjen e standardeve. Duke vlerësuar më shumë reformat e arritura nga Maqedonia eVeriut, Merkel u ndal në rastin e Shqipërisë, si një vend që ka probleme edhe me emigracionin. “Janë disa vende që kanë rezerva për negociatat. Patjetër që Zeaev dhe Rama do do zhgënjehen. Unë mbështes në një pikë Markon, mbi idenë që duhen reformuar disa gjëra. Kemi rënë dakord mbi disa gjëra që duhen bërë në të ardhmen. Gjermania do që negociatat të hapen. Maqedonia ka bërë shumë progres duke ndërruar edhe emrin. Vazhdojë të mendojnë që Shqipëria

ka bërë shumë, por jo aq sa të na bëjë të marrim një vendim unanim në favor të saj”, deklaroi ndër të tjera Angela Merkel. Lidhur me diskutimet brenda Këshillit të BE, Merkel tha se “nuk pati një votim. Rasti i Maqedonisë është më i veçantë. Ndërsa për Shqipërinë pati disa debate më shumë”. Pas Angela Merkel edhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimin e tij bllokues për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron theksoi edhe një herë se do të kërkojë reformimin e procedurave të Bashkimit Europian për hyrjet e reja. Ai deklaroi se dy vendet kanë bërë reforma, por jo mjaftueshëm. Konkretisht ai u ndal te Shqipërisë, duke theksuar se progresi nuk ka

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

qenë i mjaftueshëm. I pyetur se çfarë mesazhi ka për shqiptarët, presidenti francez u përgjigj duke përsëritur një qëndrim të tijin se nuk ka sesi t’i shpjegojë popullit të tij që Shqipëria, me numrin e lartë të azilkërkuesve, edhe pse ësh-

të vend i sigurt, do të futet në BE. “Është e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociatat Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i siguritë dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta

shpjegojmë. Kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por në disa vende të tjera, nuk është se lidhet vetëm me Shqipërinë, janë probleme që duhen rregulluar”, tha Macron. Më herët tha ai, BE-ja duhet të reformohet dhe nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm. “Na duhen më shumë muskuj, më shumë solidaritet, më shumë koherencë, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord. Duhet të jemi të hapur ndaj disa diskutimeve, ndoshta edhe lidhur me zgjerimin, por fillimisht na duhet një reformim i procesit në mënyrë që të ketë diferenca me vitet e mëparshme”,- tha Presidenti i Francës, vota e të cilit ishte bllokuese për negociatat.

NEGOCIATAT

Kryeministri holandez: Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve

P

asi presidentit francez, Em manuel Macron, i cili deklaroi prerë se Shqipëria nuk është ende gati për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, se ka ende shumë punë për të bërë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri holandez, Mark Rutte ka ngritur një shqetësim tjetër që prek vendin tonë: ndarjen e pushteteve. Diskutimet mbi zgjerimin e BE-së janë “shtyrë” për në takimin e radhës të Këshillit Evro-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

pian, u tha gazetarëve kryeministri holandez. Ai tha se udhëheqësit e BE-së kishin diskutuar gjatë për reformat në proces-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

in e anëtarësimit, konkretisht për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve, “çështje që shqetësojnë më shumë Shqipërinë” për të nisur rrugën e fillimit të bisedimeve. “Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”tha mes tjerash, kryeministri i Holandës.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 19 TETOR 2019

BE: Jo Negociata! Basha: Rama, shporru!

Kryeministri tha dje se nuk e kemi fajin si qeveri shqiptare, por ishte presidenti francez që na bllokoi për hallet e tij me BE! Një justifikim krejt absurd ky i Edi Ramës, sepse nëse Shqipëria do kishte demokraci funksionale dhe që zbaton ligjin nuk kishte Macron apo Merkel që e pengonte. Kryeministri Rama, më së paku, duhet ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në të kundërt opozita duhet të pushtojë sheshin para Kryeministrisë Këshilli i Europës vendosi dje zyrtarisht të mos hapë negociata për Shqipërinë. Franca vendosi veton për Shqipërinë duke argumentuar se problemet me azilantët shqiptarë dhe problemet e tjera që ka Shqipëria kërkojnë reformimin e procedurave për gjithë procesin e negocimit. Në të njëjtën linjë me Francën ishin dhe Holanda, Spanja dhe Danimarka, të cilët mbështetën dhe idenë e dhënies së negociatave për Maqedoninë dhe bllokimin vetëm të Shqipërisë. Ndërhyrja e Gjermanisë, Itali dhe Greqisë për mos të lejuar ndarjen e vendeve solli që Këshilli Europës të mos dalë me asnjë vendim zyrtar. Në dokumentin final të 28 vendeve të BE për zgjerimin ka vetëm dy rreshta ku thuhet se; “çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Verit” do të diskutohet para majit 2020. Dokumenti nuk saktëson nëse deri në muajin maj do hapen negociatat apo BE do nisë një procedurë të re për vendet kandidate. Zyrtarisht nuk ka datë negociatash dhe as procedurë se çfarë do të bëhet me Shqipërinë. Ajo që ndodhi dje në Bruksel me qëndrimin e Francës dhe vendeve të tjera është skenari më i keq për Shqipërinë. Pas gati 30 vitesh nga nisja e procedurës zyrtare për integrimin në BE, Tirana zyrtare ka marrë goditjen më të rëndë. Dje nuk pritej anëtarësimi, por konfirmimi për vijimin të sigurt në rrugën drejt BE. Me bllokimin e procesit, zyrtarisht jo vetëm mbetemi jashtë portave, por nuk ka më as udhërrëfyes të BE se cili do të jetë hapi i radhës që duhet të bëjë Shqipëria. Vendimi i BE nuk është i papritur dhe jo pa përgjegjës konkret. Kryeministri Edi Rama, gjithë qeveria dhe deputetët e PS kanë nisur një sulm frontal ndaj Francës dhe Presidentit të saj, Macron. Në gjithë format e mundshme

ironizohet dhe kalohet përgjegjësia e hapjes së negociatave të vetoja franceze. Sigurisht që nuk kishte dashamirësi në qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë e meritonin hapjen e negociatave dhe BE-ja duhet të jepte një vendim pozitiv, pasi në këtë mënyrë kontrolli i Brukselit ndaj qeverive në Tiranë do të ishte më i madh. Por të justifikosh dështimin me negociatat vetëm me qëndrimin e Francës dhe sherret që kanë vendet e BE me njeri-tjetrin është më e pakta papërgjegjshmëri politike e qeverisë “Rama”. Në deklaratën e dhënë pas vendimit, kryeministri Edi Rama dukej si politikani më i lumtur për vendimet e marra në Bruksel. Ai deklaroi se negociatat nuk u hapën pasi Franca nuk ra dakord me Gjermaninë për problemet e tyre. Në këtë linjë, Rama shpjegoi se qeveria e tij ka bërë të

gjitha reformat e kërkuara, po nuk mund të zgjidhë problemet brendshme të Bashkimit Europian. Pra, për kryeministrin këtë herë, si çdo herë tjetër në fakt, faji për mos hapjen e negociatave nuk është i qeverisë së tij, por i Emanuel Macron. Kapja pas deklaratave të Macron, i cili tha se duhet reformuar sistemi i BE është vetëm gjysma e së vërtetës. Reformimi që përmendi presidenti i Francës lidhej pikërisht me Shqipërinë, azilantët dhe problemet e tjera. Në 5 minuta që ai foli për procesin e zgjerimit, 3 prej tyre ju kushtuan problemeve të Shqipërisë. Shprehja “keni patur arritje, por nuk mjaftojnë dhe keni ende probleme” shpjegon se ishin pikërisht problemet e qeverisë “Rama” që sollën vendimin për bllokimin e integrimit. Justifikimi i qeverisë dhe kryeministrit se ne i bëmë

detyrat është thjesht fshehje e të vërtetave që penalizuan Shqipërinë. Aktualisht Shqipëria s’ka gjykatat kryesore në vend, nuk ka parlament funksional dhe shtyllat e demokracisë janë goditur rëndë. Mjafton vetëm 30 qershori, zhvillimi i zgjedhjeve si në komunizëm, për të kuptuar që pas problemeve që përmend Franca fshihet realisht dështimi i parimeve demokratike me qeverinë “Rama”. Por Edi Rama mendon se nuk është faji i qeverisë së tij, po i BE-së e Francës. Shqiptarët nuk ja ndryshojnë dot mendjen BE dhe Francës, por mund të ndryshojnë qeverinë e tyre që ta shohë në mënyrë me reale çështjen e integrimit. Lulzim Basha paralajmëroi dje shtimin e aksionit opozitar, duke etiketuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij si përgjegjësit kryesorë për negociatat. Sipas Bashës situata në Shqipëri nuk mund të vazhdojë më të jetë në këtë gjendje. “Në emër të opozitës dua të konfirmoj se ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mos e pranuar gjendjen e sotme që është tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu i cili sot po të kishte vendosur për një sekondë interesat e shqiptarëve para të vetave do kishte dalë të jepte dorëheqjen, por sigurisht që nuk e prisnim sepse e dimë. Ne nuk presim më, nuk kemi përse të presim më. Rruga është e qartë, ne kemi vendosur që të bashkojmë të gjithë shqiptarët, për ndryshimin që Shqipëria meriton”, deklaroi Basha. Dështimi i projektit europian nuk duhet trajtuar më si një ndeshje futbolli, ku skuadra jonë nuk pati fat. Bllokimi i këtij projekti kërkon përgjegjësi direkte të qeverisë. Sepse nuk na a ka fajin Franca, Holanda apo kushdo tjetër, por fakti që pas 30 vitesh nuk shkojmë në BE si shtet serioz, por si qeveri e korruptuar dhe e paaftë që lyp mëshirë. Mili Xhani


POLITIKE

4 E shtunë, 19 TETOR 2019

Kreu i Qeverisë: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat. Po i shtojnë bishta me çështjen e azilantëve

Rama heq çdo përgjegjësi nga vetja për negociatat dhe nervozohet me Francën N

ë një konferencë të jashtëza konshme për shtyp pas “Jo”së për hapjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus. në krah të zëvendësit të tij në Ministrinë e Jashtme, Rama tha se Franca kërkon një reformim të procesit, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë drejt plotësimit të kushteve të vendosura për procesin e integrimit. “Janë bërë përpjekjet maksimale për të marrë atë që na takon. Këtë e ka thënë me shkrim Komisioni Europian. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës dhe faktikisht nëse duam të shohim në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh drejt Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të vendeve që ishin kundër. Kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i keni dëgjuar edhe në konferencën për shtyp i thash më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me

të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne

do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama. Më tej, kreu i Qeverisë shqiptare tha se përgjegjësia është e BEsë, ndërsa sipas tij detyrat janë përmbushur dy herë rresht. “Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mos vendimi i djeshëm vjen për mos përmbushje të detyrave. Ne i kemi përmbushur, madje dy herë rresht. Kancelarja bëri gjithçka që mbledhja të mos përfun-

donte pa tekst. Nuk ka asnjë tekst. Është një përplasje e madhe në vazhdim për BE-në. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria europiane është e vetmja alternativë, është testament në këtë vend dhe është detyrimi më i madh që i kemi gjeneratave tjera”, tha Rama. I pyetur se a do t’i kërkojë mocion besimi Parlamentit pas këtij vendimi, Rama tha se nuk ka pse ta bëjë këtë pasi problemi ishte i BE-së. “Nuk kam pse t’i kërkoj parlamentit mocion besimi. Parlamentit Francez po, por nuk mund ta bëj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret negociatat dhe nuk merr asnjëherë “Po”-në. E detyruan të ndërrojë emrin duke e premtuar se do të zgjidhej dhe ja ku jemi. Kishte plotë që thoshin se do të kishte ndarjes mes dy vendeve. Asnjëherë nuk ka qenë si opsion. E kemi rrezikuar në majqershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu. Por nuk ka lidhje vendimmarrja se çfarë ka bërë njëri apo tjetri”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar theksoi se në vizitën e tij të fundit në Bruksel kishte kërkuar nëse vendet anëtare të Unionit Europian kishin ndonjë

plan për mbylljen e zgjerimit të BEsë. “Kërkova të na thonë nëse kanë në plan të mbyllin zgjerimin. Fjalia e saj kryeministres së Danimarkës ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë. Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot, për herë të parë e dëgjova nga Presidenti i Francës në një pasazh që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE sot, po kërkojmë të hymë në një fazë tjetër të procesit, ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ato kapituj që ka negocimi. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me këtë lidhje të shkurtër. Sot Presidenti i Francës e tha se çelja e negociatave nuk është anëtarësim. Unë kam një bisedë me të dhe aty ndoshta do të kuptohet se çfarë vjen mbrapa. Në fjalën time kam thënë se nëse duan të mbyllin këtë proces ta thonë. Prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të na futet në debatin elektoral. Tani si mund të jetë ky proces i lidhur, por s’ke çfarë i bën. Një vend atje tentonte të shtonte disa vende pa lidhje. Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

REAGIMI I KRYEMINISTRIT

Manjani: Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet!

I Djali shqiptar prej 5 vitesh në kampin sirian, Rama: Nuk është çështje ambasadash Konferencën për shtyp lidhur me vendimmarrjen negative të negociatave, kryeministri Edi Rama e nisi me çështjen e vogëlushit shqiptar, Albin Berisha, i bllokuar në kampin e të burgosurve në Siri. Rama tha se pavarësisht dëshirës së mirë kjo nuk është një çështje që mund të mundësohet me ambasada dhe ambasadorë, duke shtuar se procesi është shumë kompleks. “Një emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është një çështje vullneti nga ana e ambasadës dhe ambasadorit në Turqi. Është e pavërtetë. Prej disa kohësh kam nxjerrë një urdhër është një material i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë dot me publikun lidhur me personat, familjet, që gjendjen në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës ISIS. Shqetësimi ka qenë i lidhur me nevojën për të aksesuar pikërisht këto kampe ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë ne kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi, disponojmë të dhëna mbi identiteti e shumë prej personave. Tërheqja e tyre në ato kampe nuk bëhet me ambasada dhe ambasadorë. Gjithë procesi është i komplikuar dhe kërkon koordinim me partnerët. Ne kemi punuar, kemi një plan veprimi të rakorduar me partnerët tanë, ka një sërë grupesh të përfshira , nuk mund të ndaj më shumë. Po të ishte çështje ambasadash apo ambasadorësh edhe vendet e tjera do të ishin tërhequr individët dhe gratë dhe fëmijët. Kam komunikuar me afërmit, babin e djalit dhe ja kam sqaruar që është një çështje që nuk varet nga ne”, u shpreh kryeministri Rama.

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër lidhur me vendimmarrjen negative për negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke ngarkuar drejtpërdrejtë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Manjani deklaron se Rama nuk duhet të dorëhiqet pas kësaj, por ai duhet shporrur me çdo mjet nga vetë shqiptarët. “”Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dge Gjermanisë”- thotë udhëheqësi. Dakord, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme rë negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim. Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte. Franca ishte më e sinqertë në

qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria. Nuk po përmendim këtu Holandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat. Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje. Kështu që fshehja pas

Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë. Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetëdenoncua si mashtrues publik! Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Enough is enough!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


POLITIKE

5 E shtunë, 19 TETOR 2019

Kreu i PD-së: Nuk e sjellim dot ndryshimin përmes protestës. Rruga e vetme që ka mbetur është një reformë e thellë zgjedhore

Negociatat, Basha: Ky është dështimi më spektakolar i një qeverie në 30 vite

K

ryetari i Partisë Demokra tike, Lulzim Basha e cilësoi mos hapjen e negociatave si dështimin më të madh të një qeverie në 30 vitet e fundit. Basha tha se varianti më i mirë për Shqipërinë ishte propozimi i Gjermanisë me 9 kushte, por qeveria “Rama” ka dështuar deri në pikën që nuk i hapen negociatat. Në konferencën për mediat pas dështimit të hapjes së negociatave kryeopozitari, Lulzim Basha deklaroi se ka qenë Partia Demokratike ajo që arriti, nëpërmjet kolegëve në grupin CDU/CSU, të merrte një “po” të kushtëzuar për Shqipërinë. Sipas Bashës, Shqipëria nuk mund të merrte një “po” të prerë për negociatat dhe vendimi i Bundestagut ishte maksimumi. “Ju e dini fare mirë se PD dhe unë personalisht jemi përpjekur në takimet me CDU-në në Bundestag që ta transformonim JO-në e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonte reformat dhe “po”-në e negociatave. Ta themi qartë, dëshironim të kishim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para 2 javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një “po” të prerë”, tha Basha. Basha theksoi se ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. “Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave.

Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta. 1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur nga Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha. Zgjidhja e krizës Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se Reforma

NËNKRYETARI I PD-SË

Zgjedhore është sot një urgjencë kombëtare për të cilën tha se vjen përmes një vullneti të pastër politik, duke shtuar se ndryshimi nuk vjen përmes një proteste. Basha theksoi gjatë fjalës së tij, se opozita e bashkuar është e vendosur t’ju rikthejë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qeverisjen që ata duan ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për ndryshim e jo thjeshtë për rrotacion politik. “Dhe e kemi vendosur të bashkojmë të gjithë shqiptarët për të sjell ndryshimin. ky ndryshim do të vij duke i dorëzuar pushtetin dhe mandatet

qytetarëve dhe për t’ua lënë atyre në dorë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nuk është kjo kohë për të fajësuar Bashkimin Europian dhe të tjerëve përveç Edi Ramës. Ne kemi përgjegjësinë e një shumice të madhe për të sjell ndryshimin e jo thjesht një rrotacion, por ndryshim ku ka drejtësi të pavarur dhe barazi para ligjit. Me këto përgjegjësi të reja si kryetar i opozitës së bashkuar dhe shumice qytetarësh të shumtë në numër, se ky ndryshim nuk vjen më përmes një proteste të vetme, por përmes një marrëveshjeje gjithëpërf-

shirëse që fillon urgjentisht me Reformën Zgjedhore. Për këtë duhet një vullnet i pastër politik. Është një urgjencë kombëtare për të zgjedhur pushtetin që qeveris dhe shkarkuar pushtetin ku i keq qeveris”, tha Lulzim Basha. Ironia për R amën Ramën Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të ironizonte kryeministrin Edi Rama, në lidhje me pamjen e këtij të fundit, ku shfaqet me mjekër të bardhë. Në një bashkëbisedim me gazetarët ku kryefjalë e tryezës është vendimi negativ i Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, lideri i opozitës shigjetoi kreun e qeverisë, pavarësisht se nuk përmendi emra, nënkuptoi pikërisht imazhin e ri e ri publik të Ramës. “Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70 % e shqiptarëve harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali. Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundje të tmerrshme, që për pak do e shkatërronte vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe. Pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzakonshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve”, tha Lulzim Basha.

Ish-deputeti i PD-së: Sot është detyrim kombëtar, në interes kombëtar që qytetarët të merren me largimin e tij

Balliu: Mos hapja e negociatave fitore për Ramën, s’do të arrestohet e të humbë karrigen Dështimi i negociatave me BE, Paloka thirrje Ramës: Jep dorëheqje!

N

ë një kohë kur opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas dështimit të negociatave me Bash kimin Europian, ashtu sikur edhe për Shqipërinë, të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe opozitarët shqiptarë. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka bërë thirrje publikisht Edi Ramës që të japë dorëheqjen. “E vetmja gjë e pranueshme që mund t’ju thuash shqiptarëve sot është: “Jap dorëheqjen”! Çdo fjali apo fjalim tjetër vetëm do të shtojë urrejtjen dhe përbuzjen e shqiptarëve për ty. Harroje që me qurravitjet dhe gulçimat para kamerave do marrësh keqardhjen, apo ca më shumë, mirëkuptimin e shqiptarëve. Ju ka dalë boja me kohë dhe këtyre shfaqjeve sa herë që kapesh kaps… Qërohu një orë e më parë e hapu rrugën shqiptarëve, se boll të zeza ju ke bërë”, u shpreh dje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

I

sh-deputeti demokrat, Klevis Balliu është shprehur se Kryem inistri Edi Rama nuk dëshiron të hapë negociatat pasi sipas tij nuk do që futet në burg dhe të humbë pushtetin. Në një intervistë për Ora News, Balliu tha se për Ramën është fitore dhe jo humbje, vendimi i vendeve të BE-së për të mos i çelur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë. Demokrati shtoi se në 6 vite kryeministri nuk ka qeverisur dhe se pushtetin po e mban me anë të krimit të organizuar dhe me dhunë. “Edi Rama nuk i plotëson kushtet e Evropës dhe nuk do që ti plotësojë këto kushte. Sepse sa më afër Evropës të jetë Shqipëria aq më larg është Edi Rama nga ajo karrige dhe aq më afër është drejt burgut. Është normale që nuk i intereson të hapen negociatat por çështja tani është që e kemi në interesin tonë kombëtar dhe ekonomik për Shqipërinë. Pse duan shqiptarët të sh-

kojnë në Evropë? Sepse e dinë që sa më afër Evropës të jemi ne, atëherë këtu do ketë një shtet ligjor, do të ketë më shumë kontroll

edhe për politikanët, edhe për ekzekutivët, për të gjithë. Do ketë një kontroll më të madh drejt tyre. Kemi një qeveri që thotë nuk na duhet Evropa, na e ka fajin Evropa, hajde të merremi me Beogradin, hajde të merremi me Rusinë, kjo nuk mund të ndodhi. Sot është detyrim kombëtar, në interes kombëtar që qytetarët të merren me largimin e tij. Zaev tha se nëse nuk hapen negociatat kalojmë në zgjedhje të parakohshme. Çfarë tha ky? Jo tha pse do kaloj në zgjedhje të parakohshme. Sepse për atë nuk është humbje, për atë është fitore kjo që nuk na hapen negociatat. Ai mendon se nëse nuk jam në Evropë, nuk do arrestohem dhe do arrij të mbaj pushtetin. Ky njeri ka 6 vite që nuk qeveris. Do vetëm të mbajë pushtetin që e bën me oligarkë, me krimin e organizuar dhe me dhunë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.


POLITIKE

6 E shtunë, 19 TETOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Ky është viti i humbjes së shpresës. Opozita duhet të marrë një rol tjetër për t’u kthyer në alternativë

Klajda Gjosha: Shqipëria mori me vete edhe Maqedoninë e Veriut

I

sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duke folur për procesin e hapjes së negociatave me BE, thotë se Shqipëria rrezikon seriozisht të përballet me veto nga Franca dhe vendet e tjera. Ajo tha se Shqipërinë e penalizoi fakti se qeveria nuk mori në konsideratë kushtet që vendosi Europa një vit më parë. Në një intervistë në News 24, Kladja

Gjosha tha se Shqipëri mori me vete edhe Maqedoninë e Veriut, e cila për hir të negociatave ndryshoi edhe emrin dhe arriti marrëveshje historike me Greqinë. Kjo marrëveshje mes Tsipras dhe Zaev u konsiderua si marrëveshja e viti 2019. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Çfarë na penalizoi? Gjosha: Shumë gjëra. Ajo që qever-

ia nuk mori në konsideratë janë kushtet, sepse këto kushte kanë qenë edhe një vit më parë. Nëse ne këtë vit vazhdojmë me këtë mentalitetin e vjetër, të jeni të bindur se Shqipëria jo vetëm 2019, por edhe vitin tjetër, do të ketë përgjigje negative. Ky është moment reflektimi, sepse nuk është çështje e individit, por për të gjithë qytetarët. Ju (opozita) ndjeheni përgjegjës? Gjosha: Të gjitha kanë përgjegjësi dhe të gjitha kanë gabime. Ekzekutivi është ai që vendos në tryezë kush-

tet që i janë caktuar Shqipërisë. Ne sot nuk kemi një përgjigje se “pse po ikin shqiptarët? Ky është viti i humbjes së shpresës. Opozita duhet të marrë një rol tjetër për t’u kthyer në alternativë. Gjermania është pasqyra e realitetit shqiptar, kushtet që ka vendosur tregon se ajo është njohësja më e mirë e dinamikës së brendshme ku ndodhet Shqipëria. Si qeveria dhe opozita duhet të reflektojnë dhe të ulën për të sheshuar problemet dhe tejkalimi e këtij tranzicioni.

Besoni se Gjermania ka qenë avokate e Shqipërisë? Gjosha: Gjermania ka qenë mbështetëse në formën e saj. Edhe këtë radhë është përpjekur. Unë mendoj se tashmë Macron vendimin e ka marrë pasi debatet janë pak a shumë publike. Ne shohim eurokomisionerin Hahn dhe reagimet e tij. Fatkeqësisht Shqipëria ka marrë me vete edhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia sakrifikoi shumë dhe këtë e ka bërë në emër të integrimit dhe të çeljes së negociatave.

Nënkryetari i LSI-së: Zero bilanci i Ramës, nuk e gënjeu dot Europën, ndaj mori zero-negociata

K

anë të shpeshta reagimet gjatë ditës së djeshme të nënkrye tarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili i diktuar dhe nga ngjarjet dhe lajmet negative që vinin nga Brukseli i cili përfundimisht vendosi të mos i hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E ndërsa për fqinjin tonë, ky vendim ishte i diktuar nga vendimi për Shqipërinë, Vasili do të reagonte në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangët asgjë këtij procesi. Sipas Vasilit, Rama u çmend, por Shqipëria jo, duke shtuar se ky i marrë që shkërrmoqi Shqipërinë jeton me halucinacionin e liderit botëror. “Rama u çmend, por Shqipëria jo! Ky i marrë që shkërmoqi Shqipërinë jeton me halucinacionin e liderit botëror. Ky nuk kupton që e tallin dhe e përçmojnë. Ky i mbaruar do flasë në emër të Francës e Gjermanisë. Po çfarë është ky? Ky është asgjë-ja që flet! Lidheni këtë të marrë që klith, leh e thotë se kur ky mbush Shqipërinë me kriminelë e drogaxhinj kjo vjen se Franca me Gjermaninë paskan probleme. Ky thotë: “Në datë 19 dielli do të lind përsëri. Shqipëria nuk ka pse shkon në

Dështimi për negociatat, Vasili: Rama u çmend, por Shqipëria jo!

zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangët asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problem-

in midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht.” Ka të drejtë ky! Nuk ka lënë asgjë mangut ky, i ka plotësuar vërtetë të gjitha. 1. Ka

bërë zgjedhje moniste si Partia e Punës; 2. Ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës me trafikun e paparë të drogës të mbështetur dhe

KREU I BINDJES DEMOKRATIKE

Patozi: Edi Rama si kryefamiljar problematik, po na thotë “të kemi shëndetin”

K

ryetari i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi pas vendimit për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së u shpreh dje se kryeministri Edi Rama është në rolin e një kryefamiljari problematik, që iu thotë shqiptarëve se “rëndësi ka shëndeti”. Përmes rrjeteve sociale, Patozi thotë se është e turpshme sesi Rama iu thotë shqiptarëve se pavarësisht se nuk hapen negociatat për Shqipërinë, nesër dielli do të lindë prapë. “Edi Rama po na thotë “të kemi shëndetin!” “Edhe po nuk u hapën negociatat me BE, dielli do të

lindë prapë në Shqipëri nesër”, na paralajmëroi para dy ditësh timoneri i kaikes sonë direkthyer. Mund të shtoje aty pa merak fare se asgjë nuk ka për të ndryshuar në Tiranë edhe sikur nesër t’ia kërcasë shiu. Është njësoj si ata kryefamiljarët problematikë, që pasi kanë katranosur gjithçka, me pije, bixhoz dhe vese te tjera, u thonë fëmijëve dhe të tjerëve të mos mërziten, se shyqyr që kanë shëndetin. Ndërkohë në Maqedoninë fqinje, i zoti i punës, me shumë më pak përgjegjësi se sa krye-udhëheqësi ynë, nuk priti që të gdhijë e nesërmja për të parë se si do të ishte koha, por

dorëzoi çelësat. Nuk ia vlen fare të krahasosh historikun e të dy vendeve dhe as rrugëtimin e tyre të ndryshëm drejt Brukselit, sepse edhe kaq është shumë për të njohur diferencën. Sepse në Shqipëri, ata që kanë pushtetin kanë krijuar bindjen dhe keqkuptimin se do të jenë prapë në krye, në të gjitha rastet, si kur është diell, ashtu edhe kur bie shi. Dhe në rast se kjo situatë nuk do të ndryshojë, askush nuk mund të justifikohet më se ky është mallkimi ynë i parashkruar dhe se për t’u zhbllokuar duhet të presim duke i mbajtur sytë nga qielli”, u shpreh dje në reagimin e tij, Astrit Patozi.

të përdorur nga rilindja dhe qeveria; 3. Ka bërë që qindra mijëra shqiptarë të detyrohen të largohen dhe Shqipëria të kthehet në vendin e dytë për azilkërkuesit; 4. Ka kthyer Shqipërinë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit në bazë operacionale të krimit të organizuar për Amerikën Latine, SHBA, Lindjen e Mesme dhe Europën; 5. Ka kthyer Shqipërinë në Lavatrice gjigande të pastrimit të parasë; 6. Ka shkatërruar shtetin ligjor dhe e kane lene Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese,pa Gjykate te Larte,pa SPAK,pa BKH etj etj; 7. Ka shkatërruar ekonominë me koncesione miliardere korruptive gjerë në palcë; 8. Ka realizuar grabitjen me monstruoze të pronës publike dhe private nga korrupsioni i qeverisë të parë ndonjë herë; 9. Ka zhvilluar zgjedhje totalisht të paligjshme dhe kriminale duke refuzuar dekretet e presidentit për zgjedhjet, që janë ligj; 10. Ka përdorur Vetingun për presion ndaj gjyqtarëve siç thotë edhe raporti i OSBE-ODIHR”, u shpreh Vasili. Pak orë më vonë, po përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, publikoi një video ku rreshton zero-t nga bilanci i qeverisë “Rama 2”. Për qëndrimin negativ për negociatat, Vasili tha se Rama nuk e gënjeu dot Europën, ndaj dhe mori, “zero negociata”, tha ai. “Zero bilanci i Edi Ramës, që nuk gënjeu dot Europën! 500 mijë shqiptarë të larguar dhe 20 % që marrin bukën me listë! 70% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Zero reforma; Zero mirëqenie; Zero rezultate; Zero punë; Zero shtet ligjor; Zero luftë ndaj korrupsionit; Zero luftë ndaj krimit; Zero zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përfundimi i Zero-bilancit të Edi Ramës që nuk e gënjeu dot Europën: Zero hapje e negociatave”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

7 E shtunë, 19 TETOR 2019

Ish-deputetja: Dokumenti i Bundestagut me 9 kushtet të bëhet një udhërrëfyes për një qeveri të re tranzitore, pa Edi Ramën

Dështimi me negociatat, Tabaku: Shqipëria po mbahet peng nga Edi Rama I

sh-deputetja e Partisë Demokra tike Jorida Tabaku teksa komen toi vendimin e Bashkimit Europian për të mos nisur negociatat me Shqipërinë, tha gjatë intervistës në Syri Tv se vendimi nuk është për Shqipërinë, por është vetëm për Edi Ramën. “BE na ka shtuar kushte të reja, të paprecedenta, në mënyrë që ne t’i bashkohemi BE-së. Këto kushte lidhen me Ramën – nisja e menjëhershme e procedimeve penale ndaj gjithë atyre që dyshohen se janë përfshirë në blerjen e votës dhe manipulimit të zgjedhjeve”, u shpreh Tabaku. Ish-deputetja demokrate tha se qëllimi kryesor i politikës së jashtme shqiptare për një gjeneratë të tërë ka qenë bashkimi me BE. “Tani, që i kemi shkuar kaq afër dhe kur shumë nga fqinjët tanë i janë bashkuar, Shqipëria mbahet peng nga një njeri. Nga korrupsioni i tij. Me manipulimin e zgjedhjeve prej tij. Dhe nga lidershipi i tij i dështuar”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Si e komentoni vendimin e BE? Do të kishte qenë shumë mirë për ne të kishim një PO, por ne duhet të zbatojmë disa kritere minimale. Kryeministrat europiane flasin se në Shqiëpri janë përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Nuk ka faj

Europa pse grupet kriminale shqiptare, janë bërë problem në BE, pse këtu vidhen zgjedhjet, pse këtu vjedh qeveria dhe qytetarët largohen dhe kërkojnë azil. Rruga e integrimit është e lidhur në mënyrë të pashmnasghme me largimin e Ramës. Vetëm nëse largohet ai, mund të plotësoshe kushtet për të nisur bisedimet dhe mund të kthehet shpresa. Mund ti themi jo vjedhjes

AMBASADORI I BE-SË

“JO” për negociatat, Soreca: Ju lutem mos hiqni dorë

A

mbasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit negativ për negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në një postim në rrjetet sociale, Soreca i bën thirrje shqiptarëve të mos heqin dorë nga negociatat me Bashkimin Europian, pasi një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të BE-së. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë ... Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë: ju lutem mos hiqni dorë ... Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së”, u shpreh dje në reagimin e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. KRERËT NË IKJE TË BRUKSELIT

Negociatat, Juncker: Gabim historik; Tusk: Mos u dorëzoni

P

residenti në ikje e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veirut ishte një gabim historik. “Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në atë që ishte edhe fjalimi i fundit për të në këtë pozicion. Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u shpreh se tema e zgjerimit do të ridiskutohet në samitin e majit 2020. “Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë., Por nuk pati unanimitet. Prandaj unioni do t’i rikthehet çështjes. Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria nuk kanë faj për këtë. Të dy vendet bënë atë që iu kërkua të bënin. Të dy shtetet kishin të drejtën të nisnin bisedimet. Ata ishin gati, por fatkeqësisht disa shtete brena unionit nuk ishin gati. Për mendimin tim ishte gabim. Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE”, theksoi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

së zgjedhjeve dhe të vazhdojmë rrugën e integrimit. Rama thotë se nuk janë 9 kushte, por janë 1 mijë kushte që duhen për integrimin. Nuk dua të komentoj Ramën, por zoti Rama vjet festoi hapjen e negociatave, para dy javësh tha se Bundestagu nuk ka kushte dhe do të nisin bisedimet për kapitujt e negociatave, në 2016-ën Rama tha se do të hapen

negociatat. Duhet të merremi me punë reale dhe jo me propagandë. Rama duhet të vendosë të parin prioritetin kombëtar për integrimin dhe jo të ketë prioritet pushtetin e tij personal. Sepse ai është pengesa kryesore për procesin. Nëse nuk do të ishte Rama, sot nuk do të ishim të përfshirë në dokumentin e Bundestagut si vend bazë për drogërat e forta, nuk do të përmendeshim nga

OSBE ODIHR si vend që nuk ka më standard për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk do të kishim kusht që të nisnin procedime penale për ata që kanë vjedhur zgjedhjet. Edi Rama duhet të merrte sot përgjegjësi. A ndikon reforma e Bashkimit Euriopan? Jo, sepse liderët europianë po flasin për Shqipërinë si një vend me kriminalitet, që prodhon krim, që nuk ka institucione të pavarura, që mungojnë gjykatat, mungojnë zgjedhjet e lira. Nuk është një çështje e politikës gjeostrategjike. Ka një lajm të konfirmuar se kryeministri i Maqedonisë ka dhënë dorëheqjen. Keni një koment? Dorëheqja e Zaev, është një akt prej shtetari. Shpresoj që Rama të reflektojë dhe të japë dorëheqjen. Duhet të jetë një sinjal shumë i mirë edhe për rrugën që duhet të ndjekë Edi Rama. E vetmja mënyrë është largimi i tij që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimin Europian. Është në të mirë të Shqipërisë, që dokumenti i Bundestagut me 9 kushtet të bëhet një udhërrëfyes për një qeveri të re tranzitore, pa Edi Ramën që Shqipëria të sigurojë plotësimin e kushteve për në Bashkimin Europian dhe të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

KE “JO” Shqipërisë për negociatat, ish-kryeministri: Edvin Mafia i mbylli dyert e BE-së për Shqipërinë!

Berisha: Shqipëria mori goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare!

P

as deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se KE është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të reagonte nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha pohoi se Shqipëria dje mori goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare. Po ashtu, Berisha tha se Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së vendosi se nuk do të pranohet hapja e negociatave. Mes të tjerash, demokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij mbylli dyert e BE-së për Shqipërinë. “Shqipëria merr goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30 vjeçare! Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave! Edvin Mafia i mbylli dyert e BE-së për Shqipërinë! Miq, një vendim ogurzi u mor sot për Shqipërinë në Bruksel. Vjet u caktua si datë e mundshme për hapjen e negociatave fundi i këtij viti në rast se plotësoheshin 7 kushtet nga narko-qeveria shqiptare! Gjatë këtyre 16 muajve

narko-qeveria e Edvin Mafisë nuk plotësoi asnjërin nga 7 kushtet. Përkundrazi, pati përkeqësime të mëdha që detyruan Bundestagun të shtojë nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kjo detyroi disa vende të BE-së të refuzojnë në mënyrë kategorike hapjen e negociatave me Shqipërinë. Jo vetëm kaq, por Shqipëria me

Edvin Mafinë nuk mori asnjë datë tjetër sado të largët për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së tyre! Kjo është dhurata e Edvin Mafisë dhe narko-shtetit të tij për shqiptarët. Kjo është de facto mbyllje e dyerve të Europës për Shqipërinë dhe goditja më fatale e vendit tonë në 30 vitet e fundit”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E shtunë, 19 TETOR 2019

Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët Nga Kim Mehmeti

S

hqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një ‘Piktor’ i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten. Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes, por ku s’ka kush të të varrosë sepse aty është e turpshme të turpërohesh dhe pse thuajse çdo gjë në atë vend funksionon sipas logjikës: “Të gjithë qelbësirat tona, kundër plehut të tyre”. Po pra, Shqipërinë nuk e dëmtojnë armiqtë e jashtëm, por patriotët e brendshëm të ‘Rilindjes’, të cilët atë e shohin si lopë të cilën duhet

ta ushqejë populli, e ta mjelin ata. Dhe Shqipëria nuk vuan pse ajo nuk ka njerëz të ndershëm e të vlefshëm, por pse në atë vend, më e nderuar dhe më e paguar është një dele që për çdo natë del në televizor, se sa një mësues fshati që ka në dorë ardhmërinë e vendit. Në Shqipëri kurrë nuk do ketë zgjedhje të parakohshme, sepse aty çdo gjë është e jashtëkohshme dhe nuk i takon as të sotmes, as të ardhmes e as të shkuarës, por pashpresës. Dhe problemi i Shqipërisë nuk janë vetëm elitat e gjithëllojshme tona të korruptuara, por edhe të gjithë ne që nuk shohim se mëmëdheu është shndërruar në një

ANALIZË Nga Kastriot Islami*

E

dhe në 2019 nuk do të hapen negociatat me BE për Shqipërinë… Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmëndje këtë vendim unanim të krerëve të shteteve të BE… Përgjegjëse e vetme është qeveria Rama dhe Rama në krye të saj…Natyrisht pa përgjegjësi nuk mbeten as opozita, as shoqëria civile, as biznesi, as media, madje edhe qytetarët… Por nuk është përgjegjëse as BE, as Franca, as Gjermania, as Hollanda, as Spanja, as Danimarka, as Belgjika…Por kanë nje pjesë të përgjegjësisë Junker, Mogherini, Hahn e Flecktein se jo vetëm nuk i kanë treguar të vërtetën shqiptarëve por duke mbështetur qeverinë Rama, kanë rritur pritshmëritë e tyre me lugën bosh… Për të kuptuar më mirë këto përfundime, duhen lexuar me vëmendje mesazhet franceze: Mesazhi I: Mos dëgjoni gënjeshtrat e Ramës e të qeverisë së tij për sukseset imagjinare…. Franca, ose më saktë Ministrja franceze për cështjet e Europës ka thënë qartë:

“Franca nuk i ka thënë JO hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, dhe as ka kërkuar kushte…”; Franca ka thënë vetëm se “…Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat e shtëpisë që i kemi vendosur në vitin 2018…”, dhe vetëm kaq…Pra mesazhi francez për shqiptarët është i qartë: qeveria shqiptare që i ka thënë JO hapjes së negociatave me BE…Dhe këtë gjë e kanë thënë edhe Gjermania, edhe Hollanda, edhe Danimarka, edhe Spanja, edhe Belgjika, madje edhe ata që kanë kërkuar hapjen e negociatave, pra ky është një vlerësim unanim. Që vetëm Rama e kundërshton sepse ky vlerësim bën përgjegjës Ramën dhe qeverinë e tij… Mesazhi II: Gjithçka ju kanë thënë Mohgerini, Hahn, Flekstein s’tregojnë realitetin shqiptar Franca, me shumë elegancë i ka dërguar shqiptarëve edhe mesazhin që në fakt i drejtohet Junkerit, Mogherinit, Hahnit dhe Fleckesteinit, se propozimi i Komisionit Europian për hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave me Shqipërinë, nuk pasqyron realitetin në Shqipëri, prandaj besoni

atelie ku ‘Piktori’ i ndërron brekushet e veta dhe ku prej moti e ka hapur ‘ekspozitën’ e pandjeshmërisë sonë të turpshme ndaj fatit kolektiv. Andaj, problemi më mad-

horë i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse ‘Piktori’ e bëri atë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët. Dhe andaj Shqipëria do

vazhdojë të mbetet vend kryesisht i banuar nga të pakënaqurit, por të cilët nuk e kanë kuptuar se pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim, se aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e mëmëdheut: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe kriminelët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta arsyetojnë e ta mbulojnë me fatkeqësinë e djeshme!

Mesazhet franceze për negociatat vlerësimin e vëndeve anëtare. Thënë më troc, Shqipëria ndryshe nga cfarë thonë Junker, Mogherini, Hahn dhe Fleckstein, nuk i ka plotësuar detyrat që i kemi vendosur në vitin 2018. Franca me këtë rast i ka thënë partnerëve të tij por edhe shqiptarëve, se vlerësimin politik për hapjen e negociatave do ta bëjë tani dhe në të ardhmen Këshilli Europian. Prandaj Franca ka kërkuar që të ndryshojnë rregullat e procesit të integrimit, (për rastin konkret,

ato të hapjes së negociatave), para se vëndet kandidate, më konkretisht Shqipëria që nuk i ka plotësuar detyrat, të fillojnë negociatat me BE. Mesazhi III: Mosreagimi apo reagimi duke emigruar ndaj keqqeverisjes suaj mund të rezultojë me kosto.. Franca ndërkohë i ka dërguar shqiptarëve edhe një mesazh tjetër: Nëse nuk reagoni ndaj qeverisës suaj që nuk plotëson kushtet për hapjen ne negociatave por ju e gjeni zgjidhjen duke kërkuar azil politik tek ne,

atëherë po ju paralajmërojmë për çështjen e lëvizjes së lirë në BE që e keni keqpërdorur për të kërkuar azil politik. Pra mosreagimi apo reagimi përmes tentativave për emigrim do të ketë një kosto: do të rishikohet vendimi për lëvizjen e lirë të cilin shqiptarët po e keqpërdorin për të kërkuar azil politik. (*) Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E shtunë, 19 TETOR 2019

ZONA E LIRË EKONOMIKE NË KASHAR NË 2020

Veliaj në Washington për rritjen ekonomike të Tiranës

B

renda vitit të ardhshëm, bizneset do të kenë një zonë të lirë ekonomike në Tiranë, me impakt të drejtpërdrejtë e të matshëm në zhvillimin e qytetit dhe stimulimin e rritjes ekonomike. Duke folur në Takimin Vjetor të Bankës Botërore dhe FMN, mbajtur në Washington, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se brenda vitit 2020 në Kashar do të hapet Zona e Lirë Ekonomike. Funksionimi i kësaj zone ka si qëllim krijimin e një territori të veçantë me

regjim fiskal dhe doganor tepër lehtësues për ushtrimin e aktivitetit ekonomik që nxit investimet, hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave, përshpejtimin

e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar, futjen e teknologjisë së përparuar dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe kapitaleve. Krahas krijimit të kësaj zone, Bashkia e Tiranës

me projektin e saj të transformimit të Piramidës, pritet që të krijojë edhe qendrën më të madhe teknologjike në rajon, ku

mijëra të rinj do të mësojnë kodimin dhe të përgatiten për teknologjinë e së ardhmes dhe nevojat e reja të tregut të punës.

aplikojnë që të përfitojnë nga ky mjet i rëndësishëm financiar i BE-së’’. Alpha Bank operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanale të tjera alternative, si ATM, e-banking, si edhe 1,400 pika të pranimit të page-

save me kartë (POS). “Ky financim përfitohet nga mbështetja e Bashkimit Evropian në kuadrin e Fondit për Garantimin e Huave sipas Rregullores (EU) Nr. 1287/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për krijimin e një Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (COSME) (2014-2020).’’

MBËSHTETUR NGA PROGRAMI COSME

Alpha Bank Albania dhe kompania Elinikon firmosin kontratën e parë për kredi biznesi N

ë datë 5 qershor 2019, Fondi i Investimit Evro pian (FIE) dhe Alpha Bank Albania nënshkruan një marrëveshje prej 25 milionë Euro, për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare, mbështetur nga Programi për garantimin e huave - COSME, të ofruar nga Bashkimi Evropian. Kështu sipas kësaj marrëveshjeje, e cila është e para që firmoset në Shqipëri, Alpha Bank Albania ofron hua për bizneset të cilat nuk plotësojnë kërkesat e bankës për kolateral, ku mung-

esa e tij plotësohet nga garancia e dhënë nga programi COSME. Në datë 18 tetor 2019 u nënshkrua kontrata e parë e kreditimit nën Programin COSME, midis Alpha Bank Albania dhe kompanisë Elinikon. Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania Z. Georgios Papanastasiou tha se: ‘’Një nga objektivat tona afatgjatë është mbështetja e biznesit shqiptar duke i bërë konkrete planet e tij të biznesit, me zgjidhje financiare të personalizuara dhe me kushte të favorshme për atë. Fondi prej 25 milionë Euro do të ndihmojë në

përshpejtimin e zhvillimit të bizneseve shqiptare, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe kam besim se do të kontribuojë edhe në nxitjen e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Jam i lumtur që sot arritëm të financojmë një shoqëri tregtare mbështetur nga Programi i garancisë COSME dhe dua të ftoj të gjitha bizneset shqiptare të


SOCIALE

10 E shtunë, 19 TETOR 2019

Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike

N

ë spitalin rajonal të Fier it ka nisur puna për re habilitimin e pediatrisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi paraditen e së premtes punimet për rindërtimin me themel të Pediatrisë së Fierit. “Vëmendja e qeverisë është tek përmirësimi i shërbimit për fëmijët, afër vendbanimit. Jam e kënaqur që rikthehem në spitalin e Fierit, investimin më të ri në këtë spital rajonal që do të transformojë shërbimin për rreth 40 mijë fëmijë në vit”. Me një kapacitet prej 99 shtretërish, Pediatria e Fierit që pret rreth 100 urgjenca në ditë, do të jetë plotësisht e rehabilituar brenda muajit janar. Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike. Manastirliu deklaroi nga Fieri se shumë shpejt do të nisë investimi për rehabilitimin e Pediatrisë së Tiranës. Sapo ka përfunduar investimi në Pediatrinë e Beratit, vijon puna për rehabilitimin e Pediatrisë së Durrësit dhe shumë shpejt nisin punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Tiranës, një investim strategjik me vlerë 9 milion euro. E pyetur për shërbimin e mamografisë, Manastirliu deklaroi se aktualisht në qytetin e Fierit po ofrohet shërbimi i mamografisë nëpërmjet mamografit të lëvizshëm, ndërsa shumë shpejt spitali rajonal i Fierit do të pajiset me

Rehabilitimi i Pediatrisë në Fier, Manastirliu: Shërbim për 40 mijë fëmijë INVESTIMI “Me një kapacitet prej 99 shtretërish, Pediatria e Fierit që pret rreth 100 urgjenca në ditë, do të jetë plotësisht e rehabilituar brenda muajit janar. Investimi parashikon rikonstruksionin e të gjithë godinës ku ofrohen shërbimet e pediatrisë së përgjithshme, pediatrisë infektive, reanimacionit të pediatrisë dhe urgjencës pediatrike. Manastirliu deklaroi nga Fieri se shumë shpejt do të nisë investimi për rehabilitimin e Pediatrisë së Tiranës”. mamografi stacionare. Nga 1 tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shën-

detin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit. Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shën-

MBËSHTETJA

Ndihmë juridike falas, Gjonaj përuron qendrën e Elbasanit

N

ë qytetin e Elbasanit ësh të inaguruar qendra e shërbimeve juridike parësore falas. Sipas ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kjo qendër dhe të tjerat që po ngrihen në qytetet kryesore në vend, pritet të ofrojnë ndihmë juridike parësore për qytetarët në nevojë, pa të ardhura të mjaf-

tueshme dhe kategori të caktuara. “Viktimave të dhunës në familje; viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal; viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal; fëmijëve, të cilët jetojnë në insti-

tucionet e përkujdesjes shoqërore; fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor; personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit; personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale; etj”. Gjatë përurimit, në kuadër të reformimit që ka nisur në të gjithë sistemin e drejtësisë, ajo tha se kjo iniciativë do të mund të lehtësojë qytetarët për ta bërë aksesin në drejtësi sa më të barabartë. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi, tha se ky projekt ka nisur prej dy vitesh. “Ky bashkëpunim për shërbimin ligjor falas e ka origjinën ka dy vjet ku ne bashkërisht kemi hapur qendrën e parë brenda zyrave të Ministrisë së Drejtësisë dhe pastaj e shtrimë këtë punë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”.

detësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Një sistem i cili monitoron sigurinë e vaksinës është vendosur në vend dhe do të vëzhgohet gjatë të gjithë kohës. Sëmundja e Rotavirusit është e zakonshme tek

foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara. Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët. Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve Europiane si Italia, Greqia, Austria etj. Në shumicën e vendeve ku është aplikuar vaksina ndaj rotavirus janë ulur në mënyrë dramatike shtrimet në spital dhe vizitat urgjente të fëmijëve. Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe filloi në datën 1 tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 gusht 2019.

SITUATA

Që në 2015, 1 mln gra kryen kontrollin mjekësor bazë 1,029,823 gra të grupmoshës 35-70 vjeç kanë kryer kontrollin mjekësor bazë nga viti 2015, kur ka filluar ky shërbim. Të dhënat i bëri publike Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas këtyre statistikave rezulton se gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve mjekësore, krahasuar me burrat. Tendenca e kryerjes së kontrollit nga gratë ndër vite është mbi 60%. Sipas statistikave të dala nga Kontrolli Mjekësor Bazë, çrregullimet kryesore të konstatuara janë: anemitë: 38% e grave në zonat rurale, 39% në zonat urbane; kolesteroli: 33% në zonat rurale, 34% në zonat urbane; pre-diabet dhe diabet: 22% në zonat rurale, 30% në zonat urbane. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ripërsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të bëjnë kontrollin e shëndetit pa pagesë, pasi parandalimi është më mirë se kurimi.


AKTUALITET

11 E shtunë, 19 TETOR 2019

Të drejtat e njeriut nuk shkelen në sistemin e burgjeve, pasi është një ligj i miratuar nga parlamenti. Ata gëzojnë të drejtat, të cilat i kufizojnë me anë të aktivitetit brenda institucionit

PËRFITIMI

Regjimi “41-Bis”, Kaçorri: Zhduk “kapot” në burgje, ja zbatimi

“Ky regjim lidhet me nevojën për të parandaluar kontakte të organizatave kriminale ku bëjnë pjesë këta ose organizata të tjera të cilat këta bashkëpunojnë, ul konfliktet kriminale me elementë të organizatave të tjera ose personave që ka pasur si pjesëtarë kjo organizatë, si dhe nuk jep asnjë lloj mundësie për të rekrutuar elementë të rinj në shërbim të organizatave kriminale, banda të armatosura për qëllime dhe vepra terroriste”.

R

egjimi i posaçëm “41-Bis”, drejtori i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri e sheh si një garanci për sigurinë e të gjitha institucioneve të sistemit të burgjeve. Në një intervistë për “Agjencinë Telegrafike Shqiptare”, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të këtij regjimi, ai pohon se: “Ky regjim lidhet me nevojën për të parandaluar kontakte të organizatave kriminale ku bëjnë pjesë këta ose organizata të tjera të cilat këta bashkëpunojnë, ul konfliktet kriminale me elementë të organizatave të tjera ose personave që ka pasur si pjesëtarë kjo organizatë, si dhe nuk jep asnjë lloj mundësie për të rekrutuar elementë të rinj në shërbim të organizatave kriminale, banda të armatosura për qëllime dhe vepra terroriste”. Sipas tij ky regjim heq të burgosurit VIP. “Ky ligj implementohet për herë të parë në këtë regjim të posaçëm në sistemin e burgjeve dhe së dyti heq të ashtuquajturit Vip-a, kapo ose diskriminues pozitivë çfarë do të prodhojë në sistemin e burgjeve më shumë siguri dhe qetësi për të gjithë të dënuarit”. Lidhur me vendimin se ku do të implementohet ky ligji, Kaçorri tha se në zbatim të urdhrit të ministres janë përcaktuar dy institucione, institucioni i parë është për të paraburgosurit, i cili është “Jordan Misja”, i njohur si 313 ku do të ap-

likohet ky regjim, ndërsa institucioni i dytë është IEPV Peqin ku do të aplikohet për të dënuarit. “Ka një personel që ka adaptuar një ligj të tillë edhe në zbatim të ligjit që ka, nenit 55 të “Mbikëqyrjes së veçantë”, çfarë do të thotë që të dënuar ose të paraburgosur kalojnë në këtë regjim me një regjim dhe të drejta pak më shumë se sesa ky lloj regjimi që do të adaptohet tani”. I pyetur nëse shkelen të drejtat e njeriut në burgje,

Kaçorri tha se: “Të drejtat e njeriut nuk mund të shkelen në sistemin e burgjeve, pasi është një ligj i miratuar nga parlamenti , së dyti të gjithë të dënuarit i gëzojnë të drejtat e tyre, të cilat i kufizojnë me anë të aktivitetit të tyre brenda institucionit. Të dënuarve jo vetëm nuk i shkelet e drejta e tyre por brenda këtij regjimi i lind e drejta për të ankimuar këtë lloj dënimi, gjykata do të japë mendimin e vet pas provave të paraqitura nëse do

të vazhdojë ose jo i dënuari më tepër se një vit dënimin”. Drejtori i Policisë së Burgjeve, tha se ky ligj që ka hyrë në fuqi do të ketë si objekt të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit që janë të dënuar për këto vepra penale. Regjimi “41 Bis” i huazuar nga Italia përfshin një radhë të gjatë ndalimesh për të burgosurit që nga kontrolli i korrespondencës, reduktimi i qëndrimit në ajrim, deri tek izolimi nga të dënuarit e tjerë dhe

SITUATA

RAPORTI

Frontex: Refugjatët hyjnë në Shqipëri nga Greqia

J

o vetëm shqiptarët rendin drejt azil por edhe refugjatë nga vendet e lindjes e shohin vendin tonë, si “rrugën e artë” drejt kalimit në vendet e BE-së. Refugjatët që gjenden në Greqi kanë zbuluar një

itinerar tjetër drejt vendeve të Bashkimit Europian, atë që kalon përmes Shqipërisë. Për “Deutsche Welle”, zëdhënësja e Frontex, Izabela Cooper, tha se numri i emigrantëve që përdorin kufirin

Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar. Fluksi më i madh ishte në qershor dhe shtator. “Që nga nisja e këtij operacioni, në muajin maj të këtij viti, janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë, një shifër shumë domethënëse”. Zyrtarja e Frontex zbulon se kombësitë kryesore të emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri përfshijnë Irakun, Sirinë, Marokun, Pakistanin, Algjerinë dhe Palestinën. Sipas Cooper, pjesa më e madhe e tyre kalojnë fillimisht nga Turqia për në Greqi ndërsa më pas vendosin të kalojnë në shtete të tjera të BE-së për kushte më të mira ekonomike. Që prej muajit maj, 50 oficerë policorë të Frontex asistojnë autoritetet shqiptare në përballjen e një sërë krimesh serioze ndërkufitare siç janë terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogës, trafikimi i automjeteve dhe falsifikimi i dokumenteve.

telefonatat dhe takimet e regjistruara. Për një masë të tillë të ashpër i dënuari ka të drejtë ta kundërshtojë gjyqësisht pranë GJKKO por që derisa Gjykata e Posaçme të ngrihet, mund t’i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda. Tre ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, në Komisionin e Sigurisë tha se nga qelitë janë porositur vrasje. Pas këtij informacioni të frikshëm, rreth 70% e drejtuesve të burgjeve në rang vendi janë zëvëndësuar me drejtues të rinj. Të enjten ministrja, Etilda Gjonaj, ka firmosur ndryshimet e reja për sa i përket strukturave drejtuese. “Në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistemin penitenciar në vend, mësohet se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur disa emërime të reja sa i përket kupolës drejtuese”,-thuhet nga ministria.

Azil nga shqiptarët, 4335 kërkesa në 6 muaj

T

ë dhënat e Eurostat flasin për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria. Nga janari në qershor të këtij viti 4,335 shqiptarë kërkuan azil në Francë, vend ky që tërheq rreth 40 përqind të të gjitha kërkesave të ardhura nga Shqipëria. Edhe këtë vit Shqipëria është mes 3 vendeve të origjinës me më tepër azilkërkues në Francë. Ajo renditet pas Gjeorgjisë dhe Afganistanit me 4,335 aplikime në 6 muajt e parë të vitit 2019. Në përgjithësi prirja për të kërkuar azil në Francë mbetet e njëjtë me vitet e fundit përpara Greqisë apo Britanisë së Madhe. Nga 10,560 aplikime që ka patur në 6 muajt e parë të këtij viti nga shqiptarët, 4,335 kanë qenë në Francë. Në vitin 2018 rreth 20 mijë shqiptarë aplikuan për azil, 41 për qind e kërkesave ishin në Francë. Në shifra 8,311 shqiptarë kërkuan azil në këtë vend për vitin 2018, ndërsa një vit më parë kërkesat kishin qenë 7,600. Numri i lartë i azilkërkuesve ishte një nga pikat që e penalizoi Shqipërinë në hapjen e negociatave. Vendet e BE-së nuk kanë rënë dakord për të nisur bisedimet duke i shtyrë për vitin tjetër.


KULTURE

12 E shtunë, 19 TETOR 2019

Çabej: Serbët, grekët e turqit duhet t’ua dinë për nder ilirëve Shqiptarët për vite me radhë, duke qenë pjesë e kombeve të pushtuara nga shtete më të mëdha e më të fuqishme, kanë luftuar përkrah tyre luftëra që ndoshta ideologjikisht nuk i besonin. Ama duhet kuptuar se nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja përse shqiptarët kanë luftuar përkrah ushtrive të huaja. Arsyeja kryesore është krejt tjetër! Profesori i shquar Eqrem Çabej, në veprën studimore “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” i kushton rëndësi edhe këtij fenomeni në kapitullin “Fuqi centrifugale në historinë dhe karakterin e popullit shqiptar”. Sipas tij, kufizimi [gjeografik] që i bëhet truallit shqiptar, e sidomos veriut e lindjes, me vargje malesh te larta, ka pasur si rrjedhojë në historinë shqiptare një farë shkëputjeje e mënjanësie përkundrejt fqinjëve. Por më të forta se këto elemente nguruese e izoluese kanë qenë në historinë dhe në karakter të shqiptarëve fuqitë që kanë vepruar nga brenda jashtë. Thatësia dhe varfëria proverbiale e shumë viseve të Shqipërisë, nuk ka mundur të ushqejë banorët. Të shtyrë nga kjo varfëri në kufijtë e skajsh-

mërisë dhe nga dituria se pas atyre maleve të lartë dhe përtej detit kishte fusha pjellore, i ka shtyrë banorët të mendonin të largoheshin nga trojet e tyre duke kaluar përtej atyre kufijve natyrorë. Kështu, sipas Çabejt, shohim se si që në kohët më të lashta, fiset ilire shtriheshin në njërën anë andej detit në Itali, në anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedoni e Traki gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrujtjen e nocionit italik, këtu në formimin e nocionit helenik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke të re e turke. Ndërko-

hë, për momentet e mëvonshme kur vjen edhe pushtimi osman, shihet se ai nuk mundi të ndalte shtegtimet, por vetëm i dha të tjera drejtime. Për këtë çështje, Çabej thotë: Osmanët e sollën në kulm dhe e përfunduan hovin shtegtues të shqiptarëve dhe kontribuan kështu në shpalimin e shpërndarjes së tyre, por jo krejt. Pra, si qartazi lexohet më lart, profesor Çabej thotë se paraardhësit e shqiptarëve, ilirët kanë kontribut në krijimin e sa e sa nacionaliteteve, jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në vendet e tjera të Evropës.

Shkrimtari i njohur Loer Kume, i cili është vlerësuar me çmimin “Kadare 2019”, është shprehur se në Shqipëri shkruhet shumë por letërsia është në hije. I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, tha se duhet krijohet debat publik mbi romanet dhe një luftë letrare që letërsia të marrë pozicionin e duhur në shoqëri. Loer Kume: “Në Shqipëri shkruhet shumë por problemi është që

letërsia nuk ka spotlight-in, nuk ka dritën e projektorit që të krijohet një debat publik mbi romanet, autorët që shkruajnë, fundja edhe të kryqëzohen autorët sepse jo domosdoshmërish të ulurit në një panel të bën njeri me vlera. Duhet një luftë letrare dhe letërsia të marrë pozicionimin që duhet të ketë në një shoqëri. Tek ne nuk e ka fare, po fare. Kjo ndoshta ngaqë merremi me prob-

leme ekzistenciale, a doli rroga, a e mbyllim dot muajin apo zihet politikisht Rama me Kurtin. Letërsia nuk është luks por shtyllë kurrizore shumë e rëndësishme e shoqërisë. Ndoshta për Shqipërinë mund të quhet luks.” Duke komentuar vlerësimin e Ismail Kadare me çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë, shkrimtari shtoi se ndërsa në Shqipëri luftohet për të hyrë politikisht në botë, nëpërmjet këtyre çmimeve kemi hyrë në hartën e botës. Loer Kume: “Është një nga çmimet më prestigjioze në fushën e letërsisë. Është lajm i madh për neve por ne praktikisht këmbëngulim politikisht edhe ekonomikisht të hyjmë në Evropë por ndërkohë kemi hyrë në hartën e botës përmes këtyre ngjarjeve “të vogla”. Duhet ti kushtojmë një vëmendje të madhe jo vetëm shkrimtarëve por ne kemi edhe një problem të vogël me sportin. Çdo arritje në sport nuk merr vëmendjen e duhur por ngel lajm i cepit.”

Arkivat, punë intensive për digjitalizimin e mbi 10 mijë librave Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave vijon puna intensive ku mbi 10 000 libra po inventarizohen, përpunohen manualisht dhe në mënyrë dixhitale, për pasqyrimin e këtij katalogu në variantin elektronik. DPA bën të ditur se ky projekt ka për synim që biblioteka e këtij institucioni të jetë lehtësisht e aksesueshme në shfletimin e literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj nga të gjitha degët e shkencës. Biblioteka e Arkivit Qendror Shtetëror administron dhe ruan mbi 10.000 libra. Natyra e librave në bibliotekë është e larmishme, midis tyre gjenden Enciklopedi, libra historikë, fetarë, fjalorë, fletore zyrtare, metoda, etj. Librat janë të viteve të ndryshme, ata më të hershmit janë klasifikuar tek fondi i librave të rrallë dhe ruhen në Dhomën e Fortë të AQSh. Gjuha e librave është e ndryshme, ka në italisht, frëngjisht, greqisht, latinisht, osmanisht, etj. Kjo bibliotekë ka një traditë pasurimi përmes studiuesve të cilët shfrytëzojnë sallën e AQSh për studimet e tyre. Në nxjerrjen në dritë të botimeve këta studiues dhurojnë një kopje në bibliotekën e AQSh. Krahas pasurimit të vazhdueshëm të bibliotekës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave po punohet çdo ditë për inventarizimin digjital dhe për pasqyrimin e këtij skedari në variantin elektronik, me synimin që biblioteka të jetë më e lehtë e aksesueshme në shfletimin e informacionit bibliografik.

Letërsia në Shqipëri në hije, duhet luftë letrare

“Xhelatët” flasin shqip, në teatër drama e Martin mcDonagh Martin McDonagh flet shqip. E njohim si fituesin e “Academy Award”, “Golden Globe” dhe “Bafta”. Bëhet akoma më shumë interesante kur “Xhelatat”, historia që ai vendosi në Angli, sillet edhe për Shqipërinë, sepse ndërthuret me tre histori të Shqipërisë komuniste. E gjitha kjo ngjan interesante, duke mare parasysh që kjo është edhe premiera çelëse e këtij sezoni në Teatrin Kombëtar, i ndodhur këtu në ArTurbina. Puna e regjisorit Qendrim Rijani vihej re në çdo skene. Që para shfaqjes aktorët ishin mes publikut. Me kostumin dhe grimin e rolit. Dhe muzika në sfond të përgatiste për një skenë xhelatësh. Ndërsa Arben Derhemi gjen kohën në përgatitjen fillestare të rrëfeje dy rolet e tij. “Roli i parë është roli i një hekurthyesi, i cili ka vendosur të vrasë veten duke bërë harakiri me një hetues shqiptar dhe vendos të tallet deri në fund me të, në momentin e torturave”, ka thënë Arben Derhemi. “Roli tjetër është roli i xhelatit kryesor të veprës. i cili vendos atë që të gjithë ne në një moment të caktuar të jetës sonë duhet t’I bëjmë një pyetje vetes. Me jetën tonë si kemi vepruar?Me punën tonë si kemi vepruar?”, shton Derhemi. Për dy orë e dyzet minuta publiku përjetoi emocione të ndryshme. Nga ankthi, neveria, e deri tek reflektimi e brejtja e ndërgjegjes. “Është një shfaqe që flet shumë për realitetin tonë. Aq më tepër që është ndërthurur me histori shqiptare nga histori të periudhës komuniste ku njerëzit janë dënuar pa gjyq, janë varur, janë pushkatuar”, shprehet Florian Agalliu. “Xhelatët” është nga ato shfaqe që të imponon durimin ta ndjekësh deri në fund, dhe s’mund të dalësh nga salla pa e duartrokitur gjatë.


SHOWBIZ

13 E shtunë, 19 TETOR 2019

Adoleshenca e Bebe Rexhës: Më tallnin çdo ditë Bebe Rexha ka lindur në Amerikë dhe ka zhvilluar karrierën si këngëtare, por adoleshenca e saj nuk ishte aq e bukur. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se çfarë ka përjetuar. Shoqet e klasës e tallnin për bukurinë dhe për këtë qante çdo ditë. Pavarësisht situatës, Bebe thotë se mësuesit nuk merrnin asnjë veprim për të qetësuar situatën. “Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër

tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti “e shëmtuar” në fytyrën time dhe të gjithë qeshën. Më ngacmonin çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, ka shkruar ajo.

Leonardo DiCaprio nuk e ka dashur rolin e tij tek “Titanic” Roli i “Jack” në prodhimin kinematografik “Titanic” është padyshim një nga më të rëndësishmit në karrierën e aktorit Leonardo DiCaprio, të cilit i dha famën dhe suksesin. Por vite pas xhirimit të këtij filmi mësohet se fillimisht DiCaprio nuk e ka dashur këtë rol. Madje sipas mediave të huaja aktori ka qenë në prag të refuzimit të këtij roli nëse nuk do të ishte për kolegun e tij në filmin “Romeo and Juliet”, aktorin Paul Rudd. “Ishim duke shkuar në ditën e fundit të xhirimeve të filmit ‘Romeo and Juliet’ dhe Leo më tha që kishte marrë një ofertë për “Titanic. Unë i thashë është e mrekullueshme dhe unë dija shumë për “Titanic”, sepse babai im fliste shumë për të. Leo po më thoshte që nuk dinte çfarë të bënte dhe unë mbaj mend që i thashë ‘Duhet ta bësh!’,-u shpreh aktori gjatë një interviste për mediat e huaja.

Aktorja e famshme turke drejt martesës me partnerin 17 vite më të madh

Lady Gaga rrëzohet në mes të performancës Lady Gaga është një nga artistet më të famshme në botë. Pas rolit të saj në filmin “A star is born”, këngëtarja fitoi akoma më shumë popullaritet. Ajo ka vazhduar me turin e saj nëpër vende të ndryshme dhe së fundmi ka qenë në Las Vegas. Por duket se nuk ka shkuar çdo gjë mirë. Teksa ka qenë duke performuar me një fans, Gaga është rrëzuar në mes të skenës. Lady Gaga ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij. Por ai humbi kontrollin dhe ranë në dysheme. Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë. Por ajo u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah. “Është e mahnitshme,”-tha Gaga. “Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se du-

Aktorja e njohur turke Alina Boz ka qenë gjithmonë e komentuar për rolet e saj të shumta në telenovelat turke nga të cilat mori dhe famën që sot ka. Telenovela ‘Fate të kryqëzuara’ e bëri edhe më të njohur Alinën, e cila luante rolin e Hazallit. Aktorja prej kohësh shijon romancën me partnerin e saj Mithat Can Ozer, i cili është 37 vjeç ndërkohë që Alina është vetëm 20. Duket se diferenca e moshës nuk ka ndikuar fare tek çifti i famshëm, pasi ata e kanë marrë hapa më të mëdhenj. Madje flitet se ata janë duke shkuar drejt martesës. Alina dhe Mithat ende nuk kanë bërë të ditur një datë të caktuar, e janë shprehur se nëse do të vendosin, do e ndajnë lajmin e gëzuar me të gjithë.

Kanita thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me reperin shqiptar

het të pi një çaj pas kësaj.” Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, pasi ajo vuan nga fibromialgjia, një gjendje reumatike si artriti që dëmton nyjet dhe shkakton dhimbje kronike. Në vitin 2013, ajo anuloi turneun e saj Born This Way për shkak të një frakture në ije. Por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies. “Çdo gjë është në rregull,”-tha ajo. “E vetmja gjë që nuk është

në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për tu rikthyer në skenë.” Ylli gjithashtu ngushëlloi Jack, i cili filloi të qante pas incidentit. “Mos u shqetëso, gjithçka është mirë. Nuk është faji yt,”-tha ajo. “A mund të më premtoni diçka? A mund ta falni veten për atë që ndodhi?” Gaga e ngjiti Jack sërish në skenë dhe i kërkoi të gjithëve që të ishin të mirë me të.

Pak kohë më parë në media u përol për një lidhje të mundshme midis këngëtares Kanita dhe reperit, S4MM. Shkak për këto aludime u bënë disa foto të tyre ku shfaqeshin në të njëjtin vend. Në atë kohë dyshja zgjodhi të mos reagojë lidhur me lajmin, por tani Kanita ka thyer heshtjen. E ftuar në emisionin “Rreze dielli” Kanita ka treguar se vizita dhe fotot në të njëjtin vend kanë qenë thjesht rastësi. “M’u duk shumë e çuditshme, e pashë lajmin nga Parisi, ne kishim publikuar foto në vendin e njëjtë në Paris, në kohën e njëjtë, por nuk është aspak i vërtetë lajmi që jemi bashkë. Për momentin nuk jam në një lidhje dashurie, jam e fokusuar të muzika.” u shpreh këngëtarja. Më tej ajo shtoi se po përpiqet në maksimum të qëndrojë larg ‘skandaleve’ media-

tike, pasi nuk dëshiron që të bëhet e famshme prej tyre.


SPORT

14 E shtunë, 19 TETOR 2019 Gazeta e madhe gjermane ka publikuar një shkrim për situatën e klubit korçar pas dënimit me 10 vite

“Der Spiegel” reportazh për Skënderbeun: Si trukimet shkatërruan futbollin shqiptar!

R

evista e madhe gjermane “Der Spiegel”, i ka kush tuar një reportazh ngjarjeve të ndodhura në futbollin shqiptar, në qytetin e Korçës, që ka humbur shpresën dhe ëndrrën me vendimin e UEFA-s për të dënuar me 10 vite përjashtim të Skënderbeut në Kupat e Europës. Gazetari gjerman Hardi Grune, kishte vizituar Korçën dhe kishte dëgjuar nga tifozët versionin e tyre të ngjarjeve. “I gjithë qyteti u trondit. Me sukseset, krenaria erdhi në Korçë dhe tani gjithçka mbaroi”, tregoi një prej tyre për revistën gjermane. “Nuk dua të them se nuk ka ndodhur asgjë, se nuk ka pasur manipulime. Kjo është e sigurt. Por dënimi është absurd. Unë e di se çfarë do të ndodhë tani, në më pak se një vit, financuesi i klubit do të largohet. Ai do të dëshirojë që të shohë një fitim nga investimi i tij. Pastaj do të fiken dritat. Një katastrofe”, pranoi tifozi i klubit korçar. Për shumë kohë, Skënderbeu ka qenë një skuadër që luftonte mes mesit të tabelës dhe mbijetesës,

por me ardhjen në drejtim të Agim Zeqos, gjërat ndryshuan dhe erdhën trofetë dhe pres-

MESFUSHORI

tigjioz, përveç se arritjes së madhe historike të futbollit shqiptar me dy herë pjesëmarrjet në gru-

pet e Europa League. “Spiegel” bën edhe një përshkrim të situatës se si u prit në qytet përpara

se CAS të merrte vendimin e kështu me radhë. Edvini, tifozi i Korçës, shprehet se “problemi është përfshirja e politikës me bastet, drogën dhe mafien! Nëse menaxhohet kjo situatë, shpëtojmë, nëse dalim jashtë këtyre. Nëse jo, atëherë futbolli në Shqipëri do të vdesë”. Gazetari Andi Deçka ndërkohë insiston se problemet me manipulimet e ndeshjeve, kanë sjellë përfundimisht edhe braktisjen e stadiumeve nga tifozët. “Njerëzit nuk shkojnë më në stadium, pasi e shohin dhe nuk duan që të tallen me ta”, tha ai duke folur edhe për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. “Klika e tij sundon kudo, asnjë politikan nuk përballet me të”.

STADIUMI

“Arena Kombëtare” inaugurohet ndaj Francës, zbulohen çmimet e biletave

S

Bare: Kombëtarja një ëndërr e realizuar, nga Malaga largohem nëse ...

K

eidi Bare ishte një ndër më të mirët në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren tonë ndaj Turqisë dhe Moldavisë, duke justifikuar besimin e trajnerit Edy Reja, i cili e aktivizoi në të dy ndeshjet për 90 minuta. Mesfushori i talentuar ka treguar emocionet e golit të parë kuqezi në një intervistë për mediat spanjolle, ndërkohë që ka komentuar edhe të ardhmen e tij. “Ishte goli im i parë me kombëtaren e madhe. Jam shumë i lumtur, sepse ishte një ëndërr e përmbushur. Shpresoj që të shënoj edhe me Malaga-n. Kualifikimi për në Kampionatin Europian është shumë i komplikuar, sepse humbëm në minutën e fundit kundër Turqisë. Duhet të vazhdojmë, të shohim përpara. Kombëtarja është pothuajse e re, me lojtarë të rinj, që janë bashkuar me të tjerët, që luajnë aty prej kohësh. E ardhmja? Kam edhe dy vite kontratë. Deri tani jam duke menduar 100 për qind për Malaga. Nëse ka oferta, ato do të shqyrtohen nga klubi. Unë jam i përqendruar t’i bëj gjërat siç duhet në fushën e blertë dhe ta nxjerr ekipin nga kjo situatë. Nëse doni t’ju tregoj dëshirën time, nuk dua të largohem që këtu. Megjithatë, nëse klubi ka nevojë për para dhe më thotë se duhet të sakrifikoj veten e të shkoj në një ekip tjetër, nuk ka asgjë për t’u kundërshtuar. Unë jam i lumtur te Malaga, ndihem si në shtëpi, po më trajtojnë shumë mirë. Por, nëse drejtuesit vendosin të më shesin diku tjetër, nuk do të kisha çfarë të bëja”, deklaroi Bare për portalin “Malagahoy”.

hqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”. Një zgjedhje kjo për t’i lënë ekskluzivitetin e inaugurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë edhe Francës më 17 nëntor. Më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend. Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishme në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apollonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave. Gjithashtu një lajm deri diku pozitiv për sportdashësit që kanë shprehur një interesim të madh për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë, është çmimi i tyre. Biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 le-

kësh. Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë. Ndërkohë që nuk do të dalë në shitje fare tribuna kryesore e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-s. Javën e ardhshme do të dalin në shitje biletat e të dyja ndeshjeve, me Andorrën dhe Francën, ndërkohë që ndeshja testuese e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë do te jetë e hapur falas për publikun që do të ketë kuriozitet.

MIROSLAV KLOSE

“Do vija bast të gjitha paratë që Strakosha s’do bëhej titullar te Lazio”

M

iroslav Klose ka qenë gjith monë fanatik i futbollit të bukur. Tashmë ish-bomberi i njohur është trajner i të rinjve të Bayern Munich, por ish-sulmuesi vijon të jetë i lidhur me klubin e Lazios. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Klose ka habitur me një deklaratë të tij mbi portierin shqiptar, Thomas Strakosha. “Kur luaja unë me Lazion, ishte portier i tretë. Do të vija bast gjithçka mbi faktin që nuk do të bëhej portieri titullar. Nuk të jepte siguri. Por, rritja e tij tregon që duhet t’i japësh hapësirë të rinjve dhe t’i japësh kohë që të rriten”, shtoi ishsulmuesi gjerman në reagimin e tij që duket shumë absurd.


SPORT KATEGORIA SUPERIORE

15 E shtunë, 19 TETOR 2019

Teuta fundos Flamurtarin me një “perlë” të Kallakut

T

euta është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat duke ruajtur vendin e parë në tabelën e renditjes. Skuadra durrsake ka fituar minimalisht me vështirësi 1-0 ndaj Flamurtarit që gjendet shumë në vështirësi në këtë fillim sezoni. Skuadra e Bledi Shkëmbit do të dominonte lojën në 45-minutat e para duke ju afruar në disa raste golit me

Kallakun dhe Hoxhën. Në fillimin e fraksionit të dytë do të vinte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Kallaku merr një top në zonë, rrotullohet me një finte të bukur dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Moçka e ka të pamundur për ta arritur. Flamurtari kërkon të reagojë me Sukajn, por goditja e tij dy minuta më pas përfundoi në rrjetën e jashtme. Pavarësisht

Klasikja e parë e parashikuar fundjavën e ardhshme nuk do të luhet për shkaqe sigurie

Protestat në Katalonjë shtyjnë “El Clasicon” për në dhjetor Nga Rozalb Lika

M

es polemikash e disku timesh të shumta ka ardhur edhe zyrtarizimi. “El Clasico” mes Barcellona e Real Madrid, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit, nuk do të luhet në 26 tetor, si parashikohej nga kalendari. Situata problematike në Katalonjë, që ka shpërthyer si pasojë e dënimeve të nëntë liderëve separatist katalanas, e ka shtyrë Federatën spanjolle të Futbollit të shtyjë ndeshjen për në dhjetor, edhe pse data duhet përcaktuar ende. Hipoteza e parë parashikonte që ndeshja të luhej në Bernabeu, por Barcelona kishte refuzuar në mënyrë kategorike të luante Klasiken në kryeqytet, duke e detyruar Federatën të vendoste për shtyrjen. Ndeshja do të luhet në “Camp Nou”, sipas programit, por në dhjetor dhe brenda të hënës klubet duhet të gjejnë akordin për datën. Takimet ndërmjet Barçës dhe Realit kanë sjellë dhe dakordin mes dy klubeve. Sfida më e madhe e Spanjës do të luhet më 18 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga media afër dy klubeve “El Chiringuito”. Barcelona shpreson që protestat të jenë ndalur deri në dhjetor dhe të mos rrezikohet asnjë ekip, aq më pak Reali. Rivaliteti i ashpër mes dy klubeve ka bërë që të merren masa të tilla. Për momentin ende nuk është dhënë konfirmimi zyrtar nga Federata Span-

MESFUSHORI

Conte-s “i ngrin” buzëqeshja, Sensi dëmtohet sërish

P

auza e kampionateve ka qenë mallkuar për Interin e Contes. Pas dëmtimeve të Sanchez (3 muaj jashtë), D’Ambrosio (15 ditë pushim), trajneri humbet edhe Sensin. Mesfushori, i dëmtuar ndaj Juventusit, dukej se ishte afër kthimit në fushë në Champions League kundër Borussia Dortmund, por ai është ndalur sërish. Lajmi është konfirmuar nga analizat që mjekët e klubit të Interit i kanë bërë sot lojtarit,por në të njëjtën kohë një lajm që ka ardhur edhe si një dush i ftohtë për tifozët. Dukej se zbulimi i këtij sezoni te Interi do të rikthehej në fushë në sfidën ndaj Borussias së Dortmundit në Champions me Conten që do ta ruante ndaj Sassuolos edhe pse Sensi ishte rikuperuar plotësisht. Por shumë shpejt 24-vjeçari nga Urbino ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore dhe sipas asaj që raporton Sky Sport, Sensi do të mungojë minimalisht edhe për 7 ditë të tjera duke humbur me siguri sfidat ndaj ishskuadrës së tij Sassuolos, Dortmundit por edhe atë ndaj Parmës. Tashmë Vecino dhe Gagliardini duhet të ngrohin motorët dhe të shfrytëzojnë rastet që do t’u jepen nga Conte për të zëvendësuar Sensin.

jolle, por me shumë mundësi. Rikthehet “hajmalia” - Një nga më të lumturit nga ky vendim është padyshim, Ousmane Dembele. Francezi duhej të shlyente një skualifikim prej dy ndeshjesh, do të kthehej në dispozicion për super sfidën. Sulmuesi ka marrë një karton të kuq shumë të diskutueshëm në ndeshjen kundër

Sevilla-s. Francezi, në fakt, është ndëshkuar pas një bashkëbisedimi me arbitrin Mateu Lahoz, i cili sapo i kishte treguar të kuqin Ronald Araujo-s. Ai pritet që të shlyejë dënimin ndaj Eibar dhe Valladolid, ndërkohë që ka shumë statistika pozitive ndaj Realit, pasi i ka fituar të trija ndeshjet që ka qenë në fushë ndaj tyre.

përpjekjes së vlonjateve rezultati nuk do të ndryshonte, me Teutën që mbetet në krye me 15 pikë, ndërkohë që Flamurtari mban vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë. SOT Luftëtari-Bylis 14:00 Tirana-Laçi 17:00 Skënderbeu-Kukësi 17:00 Vllaznia-Partizani 17:00 JUVENTUS

Sarri: Duhet të kemi kujdes nga Bologna, ja situata me dëmtimet Pas fitores ndaj Interit, Juventusi është rikthyer në krye të renditjes në Seria A. Trajneri Maurizio Sarri do t’i gëzohet disa rikthimeve nga dëmtimet, ndërkohë që ideja e tij për skemën duket se nuk ka ndryshuar. “Douglas Costa po stërvitet veçmas, për momentin nuk është pjesë e grupit. Gajtë javës janë bashkuar Danilo dhe Ramsey, ndërkohë që edhe De Sciglio i është bashkuar grupit. Sa i përket skemës mendoj se ekipi duhet të jetë gati në të dyja zgjidhjet si 4-3-3, apo në 4-3-1-2. Me këtë të fundit, po bëjmë mirë, por në mbrojtje kemi pasur boshllëqe. Bologna? Është një skuadër që më ka pëlqyer në këtë fillim sezoni, pasi është një ekip që rikuperon shumë topa dhe gjuan shumë. Në këtë moment ka numra të një niveli të lart. Higuain apo Dybala? Mendoj se mund të përshtaten që të dy. Çështje Demiral? Demiral e kam parë normalisht nga sjellja në raport me shokët. Të gjitha të tjerat janë probleme të Federatës Turke dhe UEFA po e heton. Kur të merret një vendim do të riflasim”, deklaroi Sarri.

VLLAZNIA

Jonuz: Kam një surprizë për Partizanin, Lerda ka një filozofi ndryshe

T

rajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, paralajmëron Partizanin para sfidës së “Loro Boriçit. 57-vjeçari deklaroi në konferencën për shtyp se u ka rezervuar një surprizë të kuqve. “Na pret një ndeshje e fortë. Partizani ka një organikë të pasur. Ne vijmë pas dy fitoresh, kemi një situatë të mirë psikologjike në të gjitha drejtimet. Është një situatë ndryshe nga ajo pas Tiranës dhe Bylisit. Kemi luajtur 7 ndeshje kampionat dhe të gjithë lojtarët janë në maksimumin e tyre. Nesër presim sa më shumë tifozë në stadium dhe shpresoj të dalim të gjithë të lumtur. Kërkoj nga lojtarët e mi që të japin më të mirën. Besoj se do të kemi një surprizë ndaj Partizanit. Nuk kam pse e zbuloj që tani, por do të kemi një situatë ndryshe ndaj Partizanit. Natyrisht, pres çdo gjë, sepse Partizani është një skuadër profesioniste, me trajner profesionist. Kam parë se e ndryshon shpesh taktikën. Një herë luan me katër mbrojtës, pastaj me tre, ndonjëherë me tre sulmues. Shumë lojtarë mund t’i përdorë në pozicione të ndryshme. Lerda? Ai

vjen nga Italia dhe ka një filozofi ndryshe për futbollin. Unë jam ballkanas, kam filozofi e karakter të ngjashëm me trajnerët e tjerë këtu, si dhe në rajon, Maqedoni, Bosnjë, Kosovë etj. Trajneri italian i Partizanit normalisht që ka tjetër qasje taktike për futbollin”, deklaroi Jonuz.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E shtunë, 19 TETOR 2019

60-VJETORI I KRIJIMIT

Presidenti Meta vlerëson “Radio Kukësin” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

P

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje Radio Kukësin me rastin e 60vjetorit të krijimit, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Për kontributin e vyer ndër vite, në transmetimin e programeve dhe emisioneve të një

game të gjerë, duke shërbyer si një tribunë e rëndësishme e pasqyrimit të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës shqiptare. Për mbështetjen e çmuar me edicione radiofonike të veçanta, si e vetmja dritare dhe urë lidhëse e Shqipërisë me Kosovën”.

Gjithashtu Presidenti Meta çmoi Zaim Bashën me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”: “Për kontributet e dhëna për 20 vite si gazetar e kryeredaktor i ‘Radio Kukësit’, duke na dhuruar një thesar të çmuar me emisione, biseda dhe intervista në fonotekën e saj”, si dhe zotin Sami Balla: “Për kontributet e çmuara në fushën e teknikës, ndërlidhjes dhe transmetimit të programeve për rreth 40 vite në ‘Radio Kukësi’, si dhe për nivelin e lartë profesional e përkushtimin e treguar në punën e tij”. Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit të Kukësit, Presidenti Meta u shpreh: “Jam shumë i lumtur të marr pjesë në këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme, pikërisht të 60-vjetori të krijimit të Radio ‘Kukësit’, një prej tribunave

më të rëndësishme të jetës, kulturës, gjuhës dhe muzikës kombëtare shqiptare. Krijimi i Radio ‘Kukësit’ përbën padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme, më të meçura dhe vizionare, që do të sillte do të sillte ndikimin e saj vetëm në pak dekada”. Në këtë

ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, Prefekti Zenel Kuçana, Drejtori i RTSHsë Thoma Gëllçi, punonjës të Radio ‘Kukësit’ gazetarë, regjisorë, redaktorë, inxhinierë dhe familjarë të tyre, si dhe deputetë të Kuvendit.

TITULLI “MJESHTËR I MADH”

Vlerësim për ekonomistin Ichak Kalderon Adizes

P

Anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi betohet para Presidentit Meta

N

ë Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, am basadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua dje ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarit Besnik Muçi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje gjatë një ceremonie solemne Dr. Ichak Kalderon Adizes me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në mirënjohje për karrierën e spikatur shumëvjeçare në fushat ekonomike dhe politike. Në vlerësim të arritjeve të vyera si ekspert i njohur mbarëbotëror dhe të kontributeve të tij çmuara akademike për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në vendet e Europës Lindore”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po vlerëson një personalitet të spikatur e të njohur në mbarë botën, i cili ka pasur një karrierë të gjatë e

të shumëanshme, me arritje mbresëlënëse. “Historia e Dr. Adizes është një nga qindra histori të hebrenjve që gjetën

strehim në Shqipëri, në ato vite të errëta të historisë njerëzore që me shumë guxim, fisnikëri dhe dashuri u mbrojtën nga populli shqiptar i cili duke rrezikuar edhe veten tregoi një virtyt të jashtëzakonshëm njerëzor që nderohet edhe sot jo vetëm nga familjet e shpëtuara dhe shteti i Izraelit por edhe nga e mbarë bota dhe historia. Ne jemi krenarë për faktin që në Shqipëri, asnjë hebre i vetëm, nuk u lejua të binte në duart e nazistëve dhe persekutorëve”,u shpreh ndër të tjerave kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.