www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Hoqi Ben Malaj, mbajti Ridvanin! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 300 (8741) E martë, 17 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Votimi i turpshëm i deputetëve të PS. Me urdhër të Edi Ramës largojnë për arsye politike ish-ministrin dhe deputetin socialist, Arben Malaj dhe mbajnë anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ish-ministrin e Partisë Demokratike, Ridvan Bode
Fatos Lubonja: Turp për SHBA dhe BE që mbështesin një diktator si Edi Rama
FAQE 3
TRYEZA E OPOZITËS PËR MEDIAT
Gazetarët dhe shoqëria civile: Po rikthehet censura si në komunizëm
FAQE 5
KREU I PD
Kryedemokrati, Lulzim Basha: Ligji për mediat cenon demokracinë, nuk do e lejojmë
KRYETARJA E LSI
Kryemadhi: Rama kërkon shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë për të mos zgjidhur krizën
FAQE 5
OPINION
Tel hekuri për gjuhën e medias Nga Zija Çela FAQE 2
Në foto: Publicisti Fatos Lubonja
24 DOSJET E BUJSHME
Tahiri, Çekaj e Habilajt nga Krimet kalojnë te SPAK-u
FAQE 12
KËSHILLI BASHKIAK
FESTAT E FUND VITIT
Erion Veliaj: Masa të rrepta në terren, Jo më depozita Policia: Ndalohet shitja në tarracat e e kapsollave dhe pallateve në Tiranë fishekzjarrëve FAQE 9
FAQE 10
FAQE 16
ANALIZË
Media në SHBA: A po përdoren paratë e taksapaguesve të BE për të instaluar shtet një-partiak në Shqipëri? FAQE 4
FAQE 7
EDITORIAL
Paketa kundër mediave legalizon shpifjet e qeverisë Nga Mili Xhani FAQE 4
LIRIA E MEDIAS
Mesila Doda: Rama nuk largohet vetë. E vetmja mënyrë është rezistenca FAQE 13
POLITIKE
2 E martë, 17 DHJETOR 2019
Publicisti: Ka ardhur një moment që nuk duhet lejuar më kjo çmenduri të vazhdojë! S’ka bërë vaki, kemi parë tërmete në gjithë botën, s’kemi parë një lider të veprojë si ky
Fatos Lubonja: Turp për SHBA dhe BE që mbështesin një diktator si Edi Rama P
ublicisti Fatos Lubonja shpre het se ligji i qeverisë për cen surën e medias është një kambanë alarmi për gjithë shoqërinë. Në një intervistë për “Neës 24”, Lubonja shprehet se kryeministri Edi Rama ka “tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion”. “Ky ligj tregon se Edi Ramën nuk ka njeri që ta ndalojë, madje as servilët e tij që nuk i thonë se sa e dëmshme është kjo gjë. Ky ligj është përpjekje për të mbyllur dhe ato pak gojë që kanë mbetur. Kjo tregon se Edi Rama ka shumë gjëra për të fshehur dhe se nuk e duron dot të vërtetën apo mendimin kundër”,- tha ndër të tjera Lubonja. Lubonja tha se është e turpshme që SHBA dhe BE mbështesin një diktator të fjalës së lirë si Edi Rama. I pyetur se ku e gjen mbështetjen Rama për miratimin e projekteve të tilla, Lubonja tha: “Sigurisht dhe tek mbështetja që i kanë dhënë ndërkombëtarët më herët për ta arritur këtë arrogancë dhe sigurisht dhe tek mosreagimi i mjaftueshëm i tyre meqë ne jemi vend që mund të quhet se akoma sundohet dhe kontrollohet nga ndërkombëtarët dhe legjitimohet pushteti nga ndërkombëtarët. Unë do të doja që ata që i shkruan ‘shame on you’ atij Borschardit të shkojnë t’i thonë prapë ‘shame on you’ Borschardit dhe ambasadës
amerikane dhe gjithë atyre që kanë mbështetur këtë diktator me gjithë paralajmërimet që kemi bërë pafund. Nuk mjafton reagimi ndaj një ligji të vetëm por duhej parë në kompleksitetin e vet e gjithë situata. Nuk duhet parë një pemë, por i gjithë pylli dhe gjithë pylli po kontrollohet dhe ata nuk kanë dashur ta shohin pyllin. Bëjnë një reagim për media, por nuk kanë parë se ka pasur shumë shenja që na kanë çuar tek ky ligj për të cilat nuk kanë reaguar madje e kanë mbështetur”, tha Lubonja. Ai e cilësoi të drejtë qëndrimin e opozitës për anulimin e
ligjit, por shtoi se një masë e tillë është e pamjaftueshme. “Jo absolutisht nuk mjafton. Basha nuk ka ardhur në pushtet. Kur heqin dhe mediat, atëherë nuk e di si do vijë në pushtet Basha. Do thoni ju çfarë do bëjë? Është një pyetje tjetër. Këtu kemi kaluar në irracionalitet komplet. Me gjithë reagimin nga disa organizata të jetë kjo këmbëngulje do të thotë qe kemi të bëjmë me një situatë irracionale. Kemi një dhunë kartoni dhe kundrejt kësaj dhune kartoni nuk e dimë se çfarë dhune duhet përdorur. Çfarë do presim ne? Do presim sa ta trashë ky zullumin
kur njerëzit mos të mbajnë më fare. Për mua më shumë se problemi i kryeministrit, është problemi i atyre që e mbështesin”, u shpreh Lubonja. Se çfarë duhet të bëjë opozita, sipas tij është e vështirë. “Opozita premtoi që më 30 qershor nuk do lejonte zgjedhje, do përdorte dhunë domethënë por pastaj u nënshtrua dhe iu kthye një linje më paqësore. Nuk është vetëm ky rast, lexova edhe për shkarkimin e Malaj është një skandal dhe ai. Kemi një tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion. Puna ka ardhur në mënyrë graduale, puna për kontrollimin. Vullnet i mbrapsht, në vend që të synojë demokratizimin e vendit, shkallë-shkallë dhe këtu patjetër nuk mund të mos përmend një element që për mendimin tim është kryesor që është ekonomia kriminale që ka kapur vendin që kontrollohet nga qeveria. Një nga arsyet që vendi është nënshtruar është pikërisht sepse është katandisur çdokushi për bukën e gojës. Një maxhorancë njerëzish që nuk jetojnë dot pa iu nënshtruar këtij regjimi”, deklaroi më tej Lubonja. Por a do i mbështesin mediat qytetarët dhe a mund të shihet mbështetja e tyre si një lloj basti i kryeministrit për atë që thotë ai? Lubonja deklaron se në demokraci respektohet edhe pakica. “Të vësh bast që shumica hesht dhe
prandaj unë kam të drejtë është shumë e turpshme. Në qoftë se mendoj që unë i jap të drejtë vetes meqenëse kam bërë të heshtë shumicën sepse një pjesë kanë ikur jashtë atdheut, një pjesë nuk duan t’ia dinë, nuk besojnë…për disa arsye shumica nuk flet, kjo nuk do të thotë të bësh veprime sepse në demokraci respektohet edhe pakica. Aq më tepër në këtë rast duhet të respektohen pikërisht grupet e interesit. Jemi në një demokraci ku çdo shoqatë, çdo pjesë e asaj që quhet shoqëri civile duhet të respektohet, të ketë zërin e vet”, deklaroi Lubonja. Ai tha se “në qoftë se këto konsiderohen të vdekura mund të ecë përpara Edi Rama në rrugën e tij por në fund fare fundin e ka të sigurt”. Lubonja thotë se nuk mjafton një protestë e gazetarëve pasi situata në vend është dramatike. “Nuk mjafton një protestë sigurisht. Ai vend është në situatë dramatike jo thjesht për mediat por në tërësinë e vet. Ka ardhur një moment që nuk duhet lejuar më kjo çmenduri të vazhdojë, të kryejë një njeri që nuk bën punë tjetër vetëm merr kalamajtë, përdor kalamajtë, i hip nëpër makina dhe del nëpër…çfarë iu duhet të shikojnë ata. S’ka bërë vaki, kemi parë tërmete në gjithë botën, s’kemi parë një lider të veprojë si ky”, deklaroi Fatos Lubonja.
NËNKRYETARI I AMA-S
“Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë”
Sami Neza: Paketa antishpifje shpikje e qeverisë
Paketa Anti-shpifje, Ngjela: Rama po kërkon destabilizim, por kot e ke!
N
ënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, Sami Neza shprehet se paketa “Anti-shpifje” është e panevojshme dhe për më tepër vetëm shpikje e qeverisë sonë që nuk ka lidhje me asnjë vend tjetër perëndimor apo evropian. “Ky projektligj nuk ka asnje lidhje me asnjë lloj ligji , është përvojë e qeverisë tonë . Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audiovizive , nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online , ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video”, u shpreh Neza. Në një intervistë në “Ora Neës”, Neza shton se kjo këmbëngulje e qeverisë nuk është hasur kurrë më parë për asnjë lloj ligji. “Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike. Ky ligj është i panevojshëm , projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë , nëse flasim për bollëkun e mediave onlinë është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore”, theksoi nënkryetari i AMA-s. Ndër të tjera, ai nënvizon problemet duhen përmirësuar nga vetë shoqatat mediatike, ose me gjoba nga administrata. por nuk mund të rregullohet nga ligji që parashikon qeveria. Neza thekson se nuk ka ligj që është bërë nga vendet perëndimore që te cenojë kontentin e mediave te shkruara.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
A
vokati Spartak Ngjela iu ësh të bashkuar reagimeve pasi Komisioni i Ligjeve miratoi sot në tërësi projektligjin për mediat online, të ashtuquajturën paketa “Anti-shpifje”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela, duke marrë shkas nga projektligji, krahason kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha. Për Ngjelën, Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë. “Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante “shpifje të armikut” dhe arrestonte “armikun”, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën. l. Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër ar-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
bitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament. Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. “Je i madh”, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet. Por, çfarë është ligji që paraqet? Është një pesë me hiç, asgjë. Ky është një ligj që i ka dhënë AMAs – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë. Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po. ll. Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? As-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
gjëkundi. Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë. Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë. Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar. As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër! Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu. Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 17 DHJETOR 2019
Hoqi Ben Malaj, mbajti Ridvanin!
Votimi i turpshëm i deputetëve të PS. Me urdhër të Edi Ramës largojnë për arsye politike ish-ministrin dhe deputetin socialist, Arben Malaj dhe mbajnë anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ish-ministrin e Partisë Demokratike, Ridvan Bode Socialistët në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë marrë dje një nga vendimet më të turpshme në historinë e PS-së. 12 deputetët e majtë votuan shkarkimin e Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i PS, nga posti i anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Vendimi i Komisionit do të shkojë në seancë parlamentare dhe pritet që me urdhër politik të bëhet fakt i kryer shkarkimi i ish-ministrit socialistë nga vetë socialistët. Turpi i PS-së për këtë rast është i dyfishtë. Së pari, sepse votuan shkarkimin e një anëtari të një institucioni të pavarur, i cili ligjërisht mund të shkarkohet vetëm nga vetë Këshilli Mbikëqyrës. Anëtarët e Këshilli nuk kanë pasur asnjë rezervë për punën e Ben Malaj, përkundrazi kanë rekomanduar vetëm vlerësime pozitive. Por deputetët e PS shkelën ligjin duke u bazuar vetëm në rekomandime politike dhe urdhra të Edi Ramës. Kreu i qeverisë kërkoi shkarkimin e Malaj nga detyra, vetëm sepse me qëndrimet e tij publike për ekonominë dhe financat ka shqetësuar Rilindjen. Është argumenti më absurd që mund të ndodhë në politikën shqiptare. Arben Malaj, ish-ministër financash, i diplomuar në Harvard dhe ekspert i nivelit të lartë në ekonomi, më shumë se çdo gjë tjetër gjatë jetës ka folur vetëm për ekonominë. Si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës ka bërë pikërisht të njëjtën gjë. Tek e fundit ndaj dhe u zgjodh për të dhëne idetë e tija në këtë fushë. Ka folur për financa, për problemet me koncesionet, ka dhënë rekomandime për qeverinë dhe ka folur për rreziqet ekonomike ku duhen marrë masa. Pra, ka bërë atë për të cilën paguhet duke i dhënë këshilla Bankës së Shqipërisë. Madje i ka dhënë dhe këshilla e sugjerime falas
qeverisë sesi të mos çojë në humnerë financat dhe ekonominë e vendit. Për rekomandimet që ka dhënë qeveria duhet t’i kishte njohur meritat dhe të inkurajonte ekspertët e tjerë që të flasin para se të ndodhin skandalet dhe kolapset ekonomike. Në vend të mirënjohjes, Edi Rama me SMS urdhëroi deputetët e PS që të votojnë në mënyrë të turpshme shkarkimin e tij me urgjencë. Por ky nuk është turpi i vetëm i socialistëve që ndëshkuan një nga ministrat më të mirë të financave që ka nxjerrë PS-ja. Ajo çfarë e bënë dhe më skandaloze situatën dhe tregon shpërfytyrimin e së majtës është se Arben Malaj nuk është ish-ministri i vetëm në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Që nga dhjetori i vitit 2018, pjesë e këtij këshilli është dhe ish-ministri i Financave në gjithë qeverisjet e
Partisë Demokratike, Ritvan Bode. Ish-ministri i “Berishës” bënë pjesë në emrat më të sulmuar nga PS-së, gjatë kohës që ajo ishte në opozitë. Edi Rama personalisht, Erion Braçe, Arben Ahmetaj dhe gjithë njerëzit që pretendojnë se përfaqësojnë moralin e së majtës sot në PS, kanë me qindra deklarata ku sulmojnë Ritvan Boden si njeriun që bëri katastrofën ekonomike gjatë qeverisjes së PD. Ndaj tij nuk mungojnë dhe kërcënime tipike me padi dhe burg nga drejtuesit e PS në ato vite. Të njëjtët njerëz që i janë lëshuar Arben Malajt duket e trajtuar si armik të popullit dhe partisë kanë më shumë se një vit që heshtin për Ritvan Boden. Është i njëjti ish-ministër që sipas Ramës dhe Braçës rriti borxhin ekonomik dhe një armik i hershëm politik i PS-së. Një armik politik që tashmë
duket se është kthyer në mik i PS dhe vlerësohet me zemërgjerësi nga Edi Rama, duke e emëruar në një nga postet më të rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë. Nuk është problemi pse Bode vijon të jetë në BSH, pasi përvoja në financa e tij është e njohur dhe shumë mirë që vijon të japë kontribute për financat e vendit. Problemi në këtë rast ka të bëjë me dyfytyrësinë politike të PS-së dhe atë atyre që ende e quajnë veten socialist. Sepse çdo socialist normal e ka të vështirë t’a besojë që Arben Malaj është i rrezikshëm për mbarëvajtjen e punëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa ish-ministri i PD-së qenka njeriu më i besuar i Edi Ramës. Kjo tregon dhe rënien finale të moralit të PS-së dhe gjithë modelit qeverisës të saj.
POLITIKE EDITORIAL
Nga Mili Xhani
G
jatë 6 viteve në qeveri Edi Rama ka tentuar 2 herë të miratojë ligje që censurojë dhe shtojnë kontrollin e qeverisë mbi mediat. Dy herë u zmbraps në minutën e fundit, si pasojë e presionit të mediave dhe ndërkombëtarëve. E njëjta ide censure, por me emër tjetër të quajtur “Paketa anti-shpifje” është sjellë për herë të tretë nga Qeveria dhe do të kalojë në Kuvend para muajit dhjetor. Qëllimi është i njëjtë kontroll i mediave online dhe mbyllja e gojës me anë të gjobave dhe bllokimi të faqeje për mediat që shqetësojnë qeverinë. Ndryshimi i dy herëve të para me projektin e sotëm është se këtë herë kryeministri duket se e ka seriozisht. Qeveria miratoi draftin, pavarësisht kritikave nga OSBE. Komisioni i Medias në Kuvend i përbërë nga deputetë të PS dhe deputetë të rinj që nuk dinë të dallojnë të drejtat e medias nga të drejtat e pushtetit miratuan dje paketën ligjore që censuron mediat, pa u bërë asnjë ndryshim serioz neneve kritike. Parlamenti, që tashmë si një togë e gatshme nën urdhrat e kryeministrit pritet ta miratojë në seancën e radhës. Këto kohë është folur pa
4 E martë, 17 DHJETOR 2019
Paketa kundër mediave legalizon shpifjet e qeverisë fund sesa i dëmshëm është ky ligj për lirinë e fjalës. Qeveria apo çdo zyrtar, nëse nuk i pëlqen një lajm ankohet të Autoriteti i Mediave Audiovizite (AMA). Brenda pak orësh, AMA vlerëson ankesën dhe mund të gjobisë median online deri në 10 milionë lekë. Gjoba ekzekutohet direkt dhe i shkon edhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP). Ky i fundit ka të drejtë që brenda pak orësh të mbyll median deri në një afat të caktuar. Pra, as komision etike, as gjykatë dhe as profesionistë realë të medias që vlerësojnë lajmin apo zbatimin e etikës profesionale. Të gjitha vendimet u lihen, brenda pak orëve ose ditëve, institucioneve që janë me njerëz të zgjedhur nga Kuvendi (mazhoranca) dhe Qeveria. Për mënyrën si funksionon tregu i mediave dhe ai online, një gjobë 10 milionëshe dhe mbyllja e faqes do të sillte falimentimin e çdo medie brenda pak kohësh. Në këtë mënyrë
asnjë media nuk do të tentojë të shkruajë kundër qeverisë apo të denoncojë skandale dhe abuzime të pushtetit. PS thotë se ligji bëhet për të mbrojtur qytetarët, mirëpo të gjithë e dinë se te AMA dhe AKEP nuk ankohen qytetarët, por zyrtarët dhe pushtetarët. Ndaj dhe ligji nuk bëhet kundër “lajmeve të rreme”, por lajmeve që kritikojnë qeverinë. Në marrëdhëniet e Edi Ramës dhe Rilindjes me mediat, hartimi i një ligjit të tillë nuk çuditë askënd. Alergjia ndaj fjalës së lirë dhe mos pëlqimi i kritikave nga Rilindja është fenomen i njohur. Ajo që çudit është këmbëngulja e Edi Ramës për të shkuar drejt miratimit të këtij ligji edhe kur ka gjithë shoqërinë kundër. Në Shqipëri, janë më qindra organizata të mediave dhe shoqërisë civile që prej një muaji kanë ngritur zërin kundër këtij projekti. Dy ditë më parë, rreth 40 organizata ndërkombëtare, nga më seriozet në botë, deklaruan hapur se një ligj i tillë rik-
then censurën. Në mënyrë të qartë, ndërkombëtarët thonë se Shqipëria ka ligje kundër shpifjes dhe çdo qytetar është aktualisht i mbrojtur nga abuzimi i mundshëm i medias. Sipas tyre, rregullime në ligj duhen, por jo duke i dhënë rolin e gjykatës institucioneve shtetërore. OSBE dhe BE, dy organizata që e kanë mbështetur qeverinë “Rama” në çdo marrëzi këto gjashtë vite, për ligjin e medias edhe pse jo me shumë forcë, realisht kanë qenë kundër. Gazetarët më në zë në vend, që janë përballur me pushtetet abuzive që pas viteve ’90 janë në masën më të madhe kundër projektit “Rama” dhe kanë lëshuar alarmin për rrezikun që i kanoset fjalës së lirë. Edhe një pjesë të organizatave civile në Tiranë, që fondet i kanë marrë nga qeveria, këtë herë e kanë kuptuar sesa serioze po bëhet çështja e censurës dhe kërkojnë anulimin e projektit. Praktikisht kryeministri Edi Rama i ka kundër të gjithë në Shqipëri dhe një
pjesë të ndërkombëtarëve. E megjithëse ka një reagim në bllok kundër kësaj çmendurie, sërish Rilindja duket e vendosur në miratimin e ligjit. Për të frenuar këtë projekt shoqatat e medias kanë paralajmëruar të mërkurën një protestë para Kuvendit. Me moton “Mos na prek fjalën!”, gazetarët do të reagojnë kundër qeverisë dhe Parlamentit për të mos lejuar miratimin e një ligji që na kthen në sisteme autoritariste dhe me demokraci të rrezikuar. Kur tragjedia e tërmetit ende nuk është fashitur dhe qytetarët janë endë në rrugë, qeveria ka gjetur kohë të miratojë ligje që rrezikojnë themelet e demokracisë. Edi Rama ka menduar t’i zgjidhë problemet me tërmetin, ekonominë, skandalet e qeverisë dhe krizën politike; duke u mbyllur gojën mediave dhe gazetarëve. Në këtë mënyrë, paketa anti shpifje legalizon vetëm shpifjet e qeverisë.
ANALIZË
A po përdoren paratë e taksapaguesve të BE për të instaluar shtet një-partiak në Shqipëri? Nga Dr. Francesca Norton*
N
ë Shqipëri po kthehet Komu nizmi. Shteti njëpartiak po kontrollon qeverinë, parlamentin dhe drejtësisë. Kryeministri shqiptar Edi Rama po bëhet Kim Jong-un i Evropës. Ai tashmë kontrollon plotësisht qeverinë qendrore dhe atë vendore, median dhe shumë shpejt edhe Gjykatën Kushtetuese, instrumentin përfundimtar që do t’i lejojë atij të krijojë në zemër të Evropës një regjim të ngjashëm me Korenë e Veriut. Rama ka emëruar njerëzit e tij në krye të të gjitha institucioneve të drejtësisë, dhe tani po vendos njerëzit e tij më të besuar si gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur manovra që shkelin hapur Kushtetutën dhe të gjitha ligjet për këtë çështje. Manovra e tij e fundit ishte përmes Ardian Dvorani, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një organ administrativ, i cili përdori metodat e tij antikushtetuese për të siguruar paraprakisht zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të realizonte misionin e Kryeministrit për të pasur një kontroll të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimin e gjyqtarëve si kukullat e tij. Me këtë gjykatë, e cila supozohet të ruajë sundimin e ligjit dhe ekuilibrat e pushtetit, nën kontrollin e tij kryeministri Rama mund të bëjë çdo gjë dhe asgjë nuk mund ta pengojë në planet e tij. Të gjitha pushtetet në duart e një njeriu të vetëm.
Tragjikisht, kjo është në kurriz të popullit shqiptar, por po bëhet me paratë e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë. Një burrë ose grua e thjeshtë punëtore amerikane, gjermane, holandeze, franceze, greke, ose kushdo tjetër që i përket vendeve të tjera të BE-së, po paguan për instalimin e një shteti njëpartiak komunist në një vend të vogël që aspiron të anëtarësohet në BE. Gjatë tre viteve të fundit, miliona euro dhe dollarë nga BE dhe SH.B.A janë përdorur për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila ka prodhuar rezultate katastrofike. Vendi u la me qëllimin nga Rama pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë për dy vjet. Dosjet që presin të trajtohen në Gjykatën e Lartë kanë arritur në 35, 000, dhe do të duhen dekada për t’u shqyrtuar. Ndërkohë, ky kaos dhe mungesë totale e sistemit dhe mekanizmave të drejtësisë kanë shkuar në favor të kryeministrit Rama i cili tani po ushtron kompetencat e tij si Kryeministër, si Gjykatës dhe si Lider Suprem, duke e kthyer vendin përsëri në komunizëm në vend që të ecë përpara drejt integrimit në BE. Shtyrë nga kjo situatë antidemokratike dhe kolaps të plotë të drejtësisë që po ndodh në Shqipëri, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk pranoi të lejojë që një situatë e tillë të ndodhë në vendin e tij: “Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet tani për të mbushur vendet e lira në institucionet e drejtësisë dhe kjo nuk duhet të ndodh me ne. Tani ata janë pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një
Gjykatë të Lartë, dhe kjo është e papranueshme, “deklaroi ai. Kjo situatë e rëndë ka ngjallur shumë shqetësime jashtë vendit. Financimi i kësaj meseleje dhe skandali të drejtësisë mund të përmbajë gjithashtu edhe korrupsion. Të alarmuar nga kjo situatë, Doris Pack, politikane e mirënjohur evropiane, Kryetare e Forumit të Grave të PPE dhe ish-Europarlamentare, bëri thirrje për një hetim mbi shpërndarjen e fondeve të BE: “A ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE? A mund të vazhdojmë të mbështesim me paratë e taksapaguesve të BE për këtë kapje të sistemit të drejtësisë shqiptare nga kryeministri Rama? Këshilltari dhe analisti gjerman Martin Henze u ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë shumë udhëheqësve evropianë pse BE po financon një reformë që rrëzon sundimin e ligjit? Në apelin e tij drejtuar Kryeministrit Hollandez, Marc Rutte, ai shprehet: “Marc, evropianët, gjermanët dhe taksapaguesit evropianë pyesin pse ekziston një reformë katastrofike e drejtësisë e financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri që po rrëzon sundimin e ligjit dhe promovon një shkelje të padiskutueshme të Kushtetutës nga qeveria Rama?” Ai iu drejtua gjithashtu Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Shqipëri, Luigi Soreca, duke thënë: “Dhe Evropa politike, Z. Soreca, dhe shtypi ndërkombëtar, tani do të shikojnë shumë nga afër procesin e shpërndarjes së fondeve të BE-së në Shqipëri, përfshirë angazhimin e Ambasadorit të BE-së. Siç e dini, adminis-
trata dhe qeveria Rama janë ndër ato që dyshohen për korrupsion.” Është e vërtetë që gjatë viteve të qeverisjes Rama niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm. Raporti i fundit i Transparency International tregon se indeksi i korrupsionit është rritur gjatë periudhës 2015-2018. Në krahasim me vitin 2015 Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende, dhe në krahasim me 2016 është përkeqësuar me 16 vende, duke u renditur në vendin e 99 nga 180 vende. Për më tepër, gjatë viteve Rama besueshmëria e shqiptarëve ndaj BE-së ka rënë. Edhe midis vendeve të BE-së janë ngritur dyshime për marrëdhëniet midis qeverive të tyre me administratën e Edi Ramës. Bundestagu gjerman është i shqetësuar për një lobim të mundshëm nga Edi Rama në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, e drejtuar nga një ministër i partisë SPD, një parti simotër e Partisë Socialiste të Edi Ramës. Edhe Ambasada e SHBA ka investuar miliona dollarë në këtë projekt eksperimental të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Një hetim nga autoritetet e BE-së dhe ato amerikane është i nevojshëm për të zbuluar pse taksapaguesit e vendeve më demokratike në botë po mbështesin krijimin e një regjimi antidemokratik, në një vend që ka nevojë për demokraci dhe integrim evropian. Pse harxhohen miliona euro dhe dollarë amerikanë për të rikthyer komunizmin në vendin që vuajti më shumë nga ai regjim për gati gjysmë shekulli? Pse amerikanët e zakonshëm dhe populli evropian po
investojnë në vendosjen e sundimit të një njeriu të vetëm, atë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama? Një hetim i një çështjeje kaq të rëndësishme për këtë vend, përdorimi i fondeve, axhenda e korrupsionit që fshihet nën emrin e drejtësisë do të sillte drejtësi të vërtetë jo vetëm për këtë vend të vogël evropian, por edhe për taksapaguesit në Evropë dhe SHBA. Ky hetim duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe personat përgjegjës për këtë mesele të madhe, situatë skandaloze dhe abuzim të fondeve, duhet të mbahen përgjegjës. Rama po autorizon nxjerrjen e ligjeve që censurojnë median, në shkelje të plotë të lirisë së fjalës. Opozita, në një akt revolte kundër kapjes totale të shtetit ka lënë në bllok mandatet në Parlament duke e lënë Ramën me një kontroll të plotë të legjislativit. Ai tashmë ka mbajtur votimet njëpartiake për zgjedhjet lokale që rezultoi në kontrollin e 61 bashkive të Shqipërisë, nga të cilat 31 janë mbajtur me vetëm një kandidat. Nën sundimin e tij vendi është titulluar nga media ndërkombëtare si Kolumbia e Evropës, për shkak të kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar, trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar. Megjithatë, ai po përfiton nga fondet e BE për të kapur drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shërbyer qëllimit të tij për krijimin e një shteti njëpartiak dhe në duart e një njeriu të vetëm. *Analiste politike dhe aktiviste për të drejtat e njeriut – Citizentruth.org
MEDIA
O
pozita organizoi këtë të hënë një tryezë de bati me gazetarët për paketën “antishpifje” të propozuar nga qeveria “Rama”. Gjatë fjalës së tyre, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi deklaruan se kjo paketë do të jetë nga ligjet e para që do anulohet me ardhjen në pushtet. Ndërkohë gazetarë të pranishëm në takim, përfaqësues të shoqatave të medias dhe profesorë të gazetarisë ngritën shqetësimin se me ligjin e qeverisë “Rama”, vendi po kthehet drejt censurës si në komunizëm. Pjesë nga diskutimet e djeshme në tryezën për mediat: Gazetari Aleksandër Çipa tha: Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurues mbi një draft të tillë, siç po bën qeveria. Ky draft mbart në vetvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës, siç është AMA, bordi i AMA-s ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft. Gazetari Lutfi Dervishi tha: Nuk mundet që kjo kokëfortësi me ligjin e ri të shkojë deri në fund. Ligji për të drejtën e informimit dhe nëse sheh perfonancën e këtij ligji, është duke u tretur. Nuk ka më gazetarë dhe liderët bëhen media. Në rastin e tërmetit, nëse gazetarët nuk do të ishin, autoritetet do të ishin në panik dhe fake neës do të mbizotëronte. Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj tha: Derisa të zhbëhet ky ligj ne do të jetojmë në një demokraci të kufizuar. Opozita duhet të reagojë në protesta, si në çështjen e lirisë së votës. Këtë duhet ta bëjë shoqëria, dhe jo vetëm 2-3 mijë gazetarë. Nëse shoqëria nuk përgjigjet, nuk është faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do të durojë edhe probleme të tjera përveç censurës dhe lirisë së informimit të drejtë. Gazetari Armand Shkullaku tha: Ligji është diçka shumë e rëndë. Nuk jemi për t’i bërë gjyqin një personazhi si Edi Rama, që tani prodhon filma siç e kishte bërë sot. Premtimi i anulimit të ligjit duhet të kthehet në akt. Ky ligj special bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish që skandalet, si Unaza të mos dalin në sipërfaqe. Nëse nuk do ekzistonin disa media që veprojnë si qeliza të lira, asgjë nuk do merrej vesh. ERTV është më keq së “Zëri i Popullit”, e cila vjen drejtpërdrejt në kokën e shqiptarëve. Qeveria dhe bashkia kanë një staf prej 30 vetësh ku sjellin lajmin e gatshëm. Ne nuk lejohemi të marrim pjesë në aktivitetet e Kryeministrisë, bashkisë, dhe tani kanë filluar edhe ministrat. Ju keni mundësinë të na tregoni se informimi është i lirë dhe të gjithë të kenë të drejtë të informohen. Sjellja juaj ndryshe është një mundësi që demokracia funksionon. Gazetarja Aranita Brahaj tha: Për fat të keq ky ligj do të kalojë. Nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese që ta gjykojë. Ky ligj është censurim ndaj fjalës së lirë dhe jo vetëm shpifjes.
5 E martë, 17 DHJETOR 2019
Gjekmarkaj: Opozita duhet të reagojë në protesta, nëse shoqëria nuk përgjigjet, nuk është faji i saj më. Dervishi: Nuk mundet që kjo kokëfortësi me ligjin e ri të shkojë deri në fund
Tryeza e opozitës për ligjin e mediave. Gazetarët: Po rikthehet censura si në komunizëm
Ju bëj thirrje që të paktën në mediat e tyre sociale banerat kundër paketës së z. Rama të jenë prezente. Kryepublikani Fatmir Mediu theksoi: Autoriteti që bën çdo gjë është Kryeministri. Duhet të ketë një rezolutë të përbashkët, bazuar në pikat e propozuara nga z. Basha. Mendoj se e kemi mundësinë për takime me ndërkombëtarët, të cilët analizojnë çështjen. Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së dhe vendi po ballafaqohet me një ligj censure të mendimit dhe fjalës së lirë. Duhet një rezolutë e përbashkët. Gazetari Enton Abilekaj u shpreh: Nëse nuk do të kishim mediat do të shihnim se si njerëzit do t’i puthnin dorën kryeministrit. Pas këtij ligji do të shohin vetëm skena të tilla. Do të jemi të ngjashëm në Korenë e Veriut. Mediat po mundohen të përfaqësohen tek të gjithë shqiptarët. Rama ka afërsi të aktrojë dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyrojë realitetin se njerëzit nuk kanë ku të flenë? Pas këtij ligji nuk do të kenë ku të flasin. Duhet të vëmë përpara përgjegjësisë qeverinë. Mbështetja duhet të jetë nga të gjithë njerëzit.
Opozita nëse nuk ka media të lirë nuk mund të jetë e lirë të shprehë shqetësimet e veta. Ujku nuk mund të zgjidhë problemet në këtë vend. Ne kemi gabimet tona, sepse jemi në ballë të qeverisë. Ne duhet të
mendojmë si do të veprojmë pas kësaj. Të thërrasim ambasadorët si të vetmit faktorë që të ndalë këtë. Nuk është një problem për një grup gazetarësh, por për një standard që nuk duhet të preket. Nuk mund të jemi vend kandidat në BE nëse nuk ka liri të shprehjes dhe këtë e sfidon Edi Rama, që vendi i tij është vend anëtar në KiE. Nga Shoqëria Civile Civile,, Erion Kristo theksoi: Erdha me kënaqësi, sepse ky është tërmet më i rëndë me pasoja shumë afatgjata. Përshëndes Ilir Zelën se në Shqipëri ka socialistë me shtyllë kurrizore. “Acromax” vepron për të censuruar çdo gjë që ne themi në emision. Ajo që them në emision do i kthej në video. Rama kërkon të zhdukë komunikimin. T’i prishim festën e marrjes së
flamurit, siç di ai si i gjatë që është, kur të marrë Presidencën e OSBE-së. Një shoqëri që e mban gojën mbyllur, do i qelbet goja erë. Nga Shoqëria Civile Civile,, sociologu Ergys Mertiri tha: Media është kapur nëpërmjet konfliktit të interesit. Qeveria e ka kapur tërësisht terrenin e informacionit. Ligji i adresohet medias periferike, i bën shantazh portaleve dhe emisioneve periferike. Është dramatike. Oligarki e medias. Kjo duhet ngritur me shumë peshë. Edi Rama mund të kalojë çdo lloj ligji. Qeveria e bën serbes një ligj kundër gazetarëve. Për sa kohë është video politike qeveria shan dhe ofendon, censuron dhe është 24 orë në media. Këtu nuk ka sens. Ka një ortakëri. Të mos e marrim më si marrëdhënie mes politikës dhe shtypit. Nuk është thjesht i politikës dhe gazetarëve, por i qytetarëve ku po instalohet një sistem autokratik. Fjala e lirë dhe drejtësia e pavarur janë dy siguresat që pa to demokracia bie. Edi Rama mund të çohet me pizhame dhe të thotë që Shqipëria është në diktaturë. Nuk kemi qenë kurrë në këtë monopolizim ndaj medias. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë media pro qeverisë, përkundrazi, kanë qenë kundra dhe i sulmonin. Jemi në situatën a do të mbrojmë demokracinë, apo do kthehemi në diktaturë?! Gazetari Spartak Koka: Spartak Koka: Jam hequr nga puna, sepse nuk ndiqja vijën editoriale. ERTV po mban në pronësi kontektin video. Ramës mund t’i lindë dëshira që të heqë një fjalë nga deklaratat e tij në një media online e të mos ketë të drejtë ta përdorë video më vonë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne nuk kemi akses në Kryeministri, ministri dhe institucione.
SHQETËSIMI
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Paketa “antishpifje” në Shqipëri, rast i paprecedent në botën demokratike Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së gazetarëve dhe medieve shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore ‘anti-shpifje’ që i është propozuar Kuvendit. Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike, Autoriteti i Medieve Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike (AKEP) do të lejohen të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të medieve, të ven-
dosin gjoba të papërballueshme për gazetarët dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve. Edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir paralajmëroi se “gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt.” Thirrjes për
tërheqjen e dy projektligjeve që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, i janë bashkuar edhe Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ). Sipas tyre propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.” AGK vlerëson se këto dy drafte e censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes. E drejta e fjalës, në çdo vend demokratik trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
POLITIKE
6 E martë, 17 DHJETOR 2019
Tërmeti, Selia Blu: Qeveri e paaftë! Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend dhe synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike
PD: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme i shërben agjendës politike të Ramës
P
artia Demokratike ka reaguar ashpër pas kërkesës së kryem inistrit Edi Rama për Parlamentin për të zgjatur me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit në një pjesë të Shqipërisë. Në reagimin e saj, selia blu zbulon ddhe arsyet se përse sipas saj Rama e kërkon këtë gjë, ndërsa e cilëson qeverinë të paaftë dhe kryeministrin të dëshuar për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti. Sipas PDsë, duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend dhe synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike. “Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por axhendës politike të Edi Ramës. Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë janë të mjaftueshme për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë për banesat, për të bërë planin për strehimin e përkohshëm të të gjithë të prekurve dhe planin për rindërtimin e banesave, shkollave dhe spitaleve të dëmtuar. Këtë afat Edi Rama e përdori për show dhe jo për ofrimin e zgjidhjeve në dobi të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Asnjë plan i prezantuar, asnjë masë konkrete e marrë, vetëm fjalë boshe, identike me fjalët boshe pas tërmetit të Qershorit 2019 në zonën e Korçës dhe tërmetit të 21 Shtatorit. Fakti që
P
ërmes një postimi në rrjetet so ciale, ish-deputeti demokrati Ervin Salinaji, akuzon kreun e qeverisë se po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, ndërsa qytetarët janë të braktisur totalisht dhe pa asnjë ndihmë. “Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen! Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike! Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën! Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull
nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet! Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me sytë nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zëvendësojë pronat!”, u=tha ish-deputeti Salianji
Maliqi kërkon nga Kuvendi nismë për anulimin e PPP-ve kjo qeveri nuk është e aftë që brenda afatit kushtetues 30 ditor të bëjë planin e nevojshëm për marrjen e masave që përballojnë fatkeqësinë natyrore, është treguesi më i qartë i dështimit dhe paaftësisë së Edi Ramës për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Propozimi i Edi Ramës që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjasë deri në Mars 2020 nënkupton që qytetarët do të mbahen peng dhe deri atëherë Qeveria nuk do t’i ofrojë asnjë zgjidhje. Qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kanë nevojë urgjente për zgjidhje. Për Partinë Demokratike është e rëndësishme që qytetarët të qartësohen sa më parë, që Qeveria të prezantojë menjëherë masat për mënjanimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, që Qeveria të mos shtyjë zgjidhjen e situatës, por të planifikojë fondet e mjaftueshme financiare për t’i dhënë
zgjidhje qytetarëve. Kjo duhet të bëhet tani, pa asnjë shtyrje, pa asnjë zgjatje. Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën. Duke shtyrë edhe me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, Edi Rama synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, siç Bundestagu kërkon, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, për sa kohë vendi është në një situatë të tillë”, thuhet në deklaratën e djeshme të Partisë Demokratike.
Ish-ministri i kthehet kolegëve socialistë: Ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj
M
Tërmeti, Salianji: Rama po bën show me tragjedinë, asnjë ndihmë për qytetarët
“FONDI PËR TËRMETIN QESHARAK”
PS SHKARKON ARBEN MALAJN
e 12 vota pro dhe 5 kundër, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës Bankës së Shqipërisë. “Pas këtij votimi seanca do ta shqyrtojë ditën e mërkurë të mos gabohem në Parlament në orën 10”, u shpreh pas votimit kryetari i Ko-
ISH-DEPUTETI I PD-SË
misionit Arben Ahmetaj. I emocionuar duke raportuar përpara deputetëve Arben Malaj kërkoi provat shkresore në lidhje me këtë nismë. “Ngrihet natën Edi Rama i nis një SMS Erion Braçes dhe i thotë nesër në mëngjes shkarkoni Arben Malaj. Jo nuk janë kaq të kollajshme. Kështu që në këtë aspekt unë e sqaroj edhe një herë. Pro-
cedurat i keni të gabuara, pjesën politike nuk e bëj këtu”, u shpreh ish-ministri socialist i Financave. Malaj nuk nguroi dhe të shigjetonte deputetët socialist në komision të cilët nuk bënë asnjë reagim përballë tij. “Falënderoj nga zemra solidaritetin socialist, i shikoj në sy të gjithë deputetët socialistë. Më vjen keq që nuk kanë kurajo të bëjnë pyetje ose edhe të flasin dhe të thonë çfarë dëshirojnë. Gjysma rrinë kokulur dhe gjysma shikojnë sms-të, por ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj”, u shpreh Arben Malaj. Ndër të tjera Malaj ka theksuar se gjatë jetës profesionale ka pasur edhe kërcënime familjare. “Dhe në këtë mënyrë në respekt të sakrificave të familjes time për mandatet e vshtira deri dhe në kërcënime familjare. Sepse për të ikur familja deri në Amerikë, procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcohen njësoj si familja e një profesori tjetër”, theksoi Malaj.
D
eputeti i opozitës, Lefter Mali qi, i kërkoi Kuvendit të ndërmarrë një nismë për anulimin e PPPve. Duke folur në Komisionin e Sigurisë lidhur me kërkesën e qeverisë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyre të shkaktuar nga tërmeti, Maliqi tha se Rama po tallet me të prekurit nga tërmeti me fondin qesharak që ka vënë në dispozicion. Sipas Maliqit, shpresa e vetme e Kryeministrit janë donatorët. “Parlamenti nuk ka fuqinë që të detyrojë Qeverinë që ta përballojë më mirë këtë situatë. Rama i ka sytë nga donatorët, ndërsa vetë jep një fond qesharak prej 20 mln dollarësh.Janë mbi 300 miliardë lekë PPP apo fonde shtesë. Ne duhet të marrim një nismë si Kuvend, 15 apo 20 deputetë të opozitës, mbase ka edhe deputetë të tjerë të mazhorancës të përgjegjshëm që për shkak të këtij sistemi nuk ngrejnë zërin që të anulojnë tenderat në investime, infrastrukturë apo
investime të tjera që janë me shumicë për të kaluar menjëherë në procedurë të përshpejtuar procesin e rindërtimit të zonave të prekura. Qeveria PPP i do për oligarkët dhe mendjen e ka te aktrimi në televizor. Jam dakord të shtyhet 3 muaj apo 6 muaj por të mos përdoret për show”, tha Lefter Maliqi. Një koment pati edhe për arrestimet e bëra në Durrës. “Pamë disa arrestime show, ndërsa aktorë të rëndësishëm politik që kanë edhe betonin apo kanë miratuar të gjiitha këto abuzime, si rasti i Thumanës”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi.
DËMET E TËRMETIT
Denoncimi i banorëve të prekur: Rama erdhi për xhiro dhe gallatë
Q
yteti i Shijakut vijon të ngjajë me një zone lufte, me një pjesë të mirë të banorëve që vijojn ë të qëndrojnë në qiell të hapur. Banesat e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa gjatë një interviste për Fax Neës ata shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me problemin e tyre. Ata nuk kanë ende një version zyrtar lidhur me fatin e banesave të tyre, çka ua shton edhe pasigurinë. Për më tepër, banorët akuzojnë për neglizhencë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre, vizitoi Shijakun sa për xhiro dhe pas disa batutave u largua sërish. “I futi një xhiro kryeministri bëri ca gallatë! Më thotë mua gjej gru. Shtëpia më thonë një është e banueshme një është e pabanueshme. Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia, sepse unë
nuk kam makinë për të shkuar që ti marr. Banorët e tjerë kanë ikur tek miqtë e vet. Ku të bëhet mbledhja unë kam një muaj që rri në këtë pallat të shkatërruar. Unë me fëmijët e mia nuk futem dot këtu. Pallati ka ikur me një krah. Na thanë është me rrezikshmëri të lartë. Të paktën të na japin zgjidhje o të rrimë o të ikim. Këtu kanë ikur të gjithë, kolonat kanë dalë të gjitha. Thërrmohet me një kaçavidë! Ja e shikon”, shprehen banorët.
POLITIKE
7 E martë, 17 DHJETOR 2019
Liria e medias, kryetarja e LSI-së: Si në 45-n, pasi t’i mbyllin gojën medias, do i mbyllin gojën dhe njëri-tjetrit
G
jatë fjalës së saj, në tryezën e djeshme për lirinë e medias kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri me dije se Kryeministri kërkon të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme, dhe këtë tha ajo, e bën për të fituar kohë, që të mos ketë një zgjidhje për krizën. Kryemadhi theksoi se duhet të ndajmë gazetarët e terrenit dhe pronarët e medieve. Kryetrarja e LSI-së u shpreh se çështja e lirisë së medias është një problem që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë shqiptare, duke sjellë në vëmendje se aktualisht jemi njësoj siç ishte Shqipëria në vitin 1945. Kryemadhi theksoi se pasi t’i mbyllin gojën medias, do i mbyllin gojën dhe njëri-tjetrit, duke shtuar se Kryeministri vijon të ecë përpara me metodën e tij të mashtrimit dhe propagandës. “Në fakt mendoj që fjalën tona tashmë janë shumë të tepërta dhe do të doja që të mos ngeleshim thjesht në kuadrin e fjalëve, por të paktën ne si opozitë e bashkuar kemi marrë një qëndrim, një qëndrim dhe një vendim që për shumë opinionistë apo institucione ndërkombëtare apo dhe stabilokrat mund ta quajmë, kanë qenë vendime ekstreme, radikale që fillojnë që me djegien e mandateve apo dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Pavarësisht që sot mendimet mund të jenë shumë të ndryshme për shkak të ndryshimi apo dhe të ndjesive që ka opinioni publik, por vetëm një veprim i tillë radikal i opozitës mund të bënte që të nxirrte në pah imazhin e një autokrati të fshehur mbas figurinës të një liberali që mund të quajmë apo të një artisti ingocentrist që në fakt në vetvete në thelb të të gjithë kulturës së tij ka censurën ku nëpërmjet ligjit të sotëm, që do të kalojë mbas 2 ditësh në Parlament dhe nuk kam asnjë lloj iluzioni që mund të ketë ndonjë ndryshim gjatë rrugës. Do të kemi një institucion “AMA”, e cila
Kryemadhi: Djegia e mandatave nga opozita nxori në pah imazhin e Ramës autokrat
është kthyer në një hetuesi të sigurimit të shtetit dhe një “AKEP”, i cili do të jetë xhelati që do të ndëshkojë të gjithë ata që do të flasin atë që mendojnë. Atë që tha dhe pak më parë zoti Dervishi për ligjin e të drejtës së informimit, i cili ka ardhur duke u tkurrur dhe në fakt në vend që të vijë të demokratizohet, vjen duke u tkurrur apo dhe më pas të gjithë ne është dhe ajo që tha dhe zoti Gjekmarkaj me lëvizjet popullore, të cilat në fakt janë të domosdoshme, por të mos harrojmë që kemi një shpopullim, pra strategjia
e shpopullimit që zoti Rama ka ndjekur për të larguar shqiptarët bën që të largohen sa më shumë njerëz, të cilët drejt Gjermanisë apo drejt vendeve europiane. Nuk po ikin njerëzit më të pasur apo ata më të varfër, por në fakt po ikën klasa e mesme, ku përfshihen bizneset e vogla dhe të mesme, punonjësit e administratës publike, gazetarët, opinionistët dhe shumë të tjerë për shkak se kanë garancinë e shkollimit të fëmijëve të tyre, sigurinë, sistemin shëndetësor, etj. Më pas për atë kontingjent njerëzish që kanë nge-
lur dhe që ka ardhur duke u tkurrur, do të jetë censura mbyllja e gojës. Në fakt të gjithë kemi konstatuar problematika që po shfaqen. Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke
kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar. Jo vetëm që jemi në krah të gazetarëve dhe sidomos gazetarëve të terrenit, por unë personalisht jam kundër atyre pronarëve të mediave që i kanë kthyer televizionet e tyre në qoka, të cilët përdorin gazetarët e terrenit si mbulesë për të vazhduar çdo lloj shërbimi ndaj qeverisë e ndaj një televizioni ERTV, kur në fakt ne të gjithë prodhojmë sinjale por asnjëherë nuk kemi ndaluar që media të tjera të vijnë dhe të jenë prezentë në të gjitha takimet tona. Mendoj që kemi një situatë të njëjtë me 1945, pas luftës së dytë botërore ku fillojnë edhe spastrimet politike edhe kundërshtarët politikë. Tashmë pasi kemi filluar mbylljen e gojës së media, mos u çudisni kur të fillojnë edhe spastrimet brenda vetë rrjedhës së tyre politike dhe familjes së tyre politike. Unë mendoj që është një kambanë alarmi, është edhe ajo që thamë më parë, që e përmendën edhe kolegët më përpara nuk është se presim ndonjë reagim të madh qoftë nga parlamenti apo qoftë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka të drejtën e presidencës së OSBEs dhe ajo që të bën përshtypje është guximi apo arroganca e kryeministrit shqiptar në këtë situatë me të vërtetë kaq problematike vazhdon dhe ecën përpara me metodën dhe mjeshtërinë e tij më të madhe mashtrimin dhe propagandën”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
publik”, u shpreh Basha. “Mea Culpa” Në vijim të fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha do të bënte dhe një “mea culpa” në emër të PD-së për gjithçka që ajo ka bërë dhe nuk ka bërë gjatë këtyre 30 viteve tranzicion në Shqipëri. “Mea Culpa e PD-së për gjithçka në këto 30 vite. Jam i gatshëm ta bëj një zotim solemn për anulimin e këtij akti, apo akti tjetër që cenon standardet europiane të shprehjes së lirë. Kërkesën për të hartuar së bashku
një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javën e parë të qeverisjes nga opozita e bashkuar. Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo korruptimin e medias në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetarëve, listë e zezë e cila tek ne nuk ekziston. Tre përkushtime i marr sot para jush. Me të 25 shoqatat e medias nga dita e mërkurë e tutje mirëpres çdo formë konsultimi me ne dhe ekspertët tanë”, tha Basha.
Opozita organizon tryezën për lirinë e medias. Gazetarët dhe Shoqëria Civile kundër ligjeve të censurës qeveritare
Basha: Qeveria ofensivë kundër lirisë së shprehjes O
pozita organizoi dje tryezën për lirinë e medias, një tryezë ku ishte i pranishëm kryedemokrati Lulzim Basha për të kundërshtuar draftet e censurës të propozuar nga qeveria. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të medias, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit të opozitës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha tha se media është në situatë dramatike, duke premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zhbëhen ligjet që censurojnë fjalën e lirë. “Situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër lirisë së shprehjes. Nuk jemi në pozita paternalizmi
për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mos informimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare, duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën. Objektivi ynë është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europi-
ane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në Parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mudnesinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitrare. Shteti nis kryesinë e OSBE-së me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias, por mbi e gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
P
olaku Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore në kompaninë “Koyo”, i pranishëm në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, 2019, që është hapur nga data 23-26 nëntor në Pallatin e Kongreseve, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh optimist për mundësitë dhe lehtësitë që ofron klima e të bërit biznes në Shqipëri. “Unë jam drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore për kompaninë, që ka origjinë japoneze . Produkti jonë është kuzhineta, dhe këto prodhohen Japoni. Distributori ynë në Shqipëri është kompania “TASE” dhe kjo është stenda e kësaj kompanie. Është një histori e gjatë. Kompania “Koyo” i ka fillesat e saj që në vitet 1920, pra jemi afër përvjetorit të 100-të në historinë tonë. Ne kemi marrëdhënie shumë të gjata bashkëpunimi me klientët tanë. Kompania jonë është shumë e madhe, një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të kuzhinetave në botë sot për sot”- tha Chmaj. “Për ne tregu shqiptar është me shumë interes”- theksoi ai. “Shqipëria është një treg në rritje, veçanërisht sa i takon këtij lloji produktesh. Kështu që ne jemi këtu këtë vit së bashku me distributorin tonë dhe po shpresojmë shumë për një të ardhme të suksesshme. Më e rëndësishmja është të kemi marrëdhënie të fortë me klientët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Kjo është e ardhmja jonë. Kështu që ne kërkojmë të bashkëpunojmë me distributor vendas dhe veçanërisht kemi zgjedhur kompaninë shqiptare dhe e shohim të ardhmen tonë këtu”- deklaroi Marcim Chmaj, drejtues i zyrës së shitjeve për Europën Lindore në kompaninë “Koyo” Maqedonia, prezanton programet më avangardë në farmaceutikë dhe industrinë ushqimore ushqimore.. Mal i Zi, interes për të investuar në sek-
Lideri botëror japonez Koyo në Panairin e Klik Ekspo Group
torin e transportit Kompanitë nga Ballkani kanë qenë të pranishme çdo vit në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës Klik Ekspo Group, me një larmishmëri shërbimesh dhe produktesh të fokusuara në fushën e industrisë ushqimore, turizmit, farmaceutikës, bujqësisë etj. Duke sjell jo vetëm produkte dhe shërbime, por edhe sistemet dhe teknologjinë më të fundit në përpunimit dhe përgatitjen e produkteve , këto kompani shërbejnë edhe si një përvojë e mirë për shkëmbim eksperiencash mes kompanive shqiptare dhe më gjerë. Kompania “Zonel software” nga Maqedonia vjen për herë të parë në Klik Ekspo Group dhe prezantohet
Nga Klodian Tomorri
F
E martë, 17 DHJETOR 2019
Kompania me përvojë 100-vjeçare në industrinë mekanike të prodhimit të pjesëve të këmbimit për makineri të ndryshme, synon zgjerimin e biznesit në Shqipëri. Drejtuesi i shitjeve për Europën Lindore, Marcim Chmay: Në Shqipëri shohim të ardhmen tonë
ANALIZË atkeqësitë dhe dhimbjet e shu micës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore. Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në New Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë. Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe
8
tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe. Pas saj ruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet? Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani
me një program inteligjent që iu vjen në ndihmë si industrisë ushqimore dhe asaj farmaceutike për matjen e cilësisë së produkteve të mishit, qumështit, akulloreve, por edhe në kozmetikë e barna, dhe në çfarëdolloj asortimenti tjetër që reagon ndaj temperaturës dhe lagështisë. Duke përdorur teknologjinë më avangardë, përmes një sistemi inteligjent (pajisja Ambion) për monitorimin e temperaturës dhe lagështisë, kjo kompani ofron për konsumatorin produkte mjaft cilësore, ndërsa për prodhuesin shmang humbjet materiale dhe financiare që mund të shkaktohen si rezultat i prishjes dhe magazinimit të keq të produktit. “Vijmë për herë të parë në
Klik Ekspo Group, jemi shumë të kënaqur me organizimin e këtij panairi. Këto ditë të panairit kanë qenë shumë të frytshme për ne pasi kemi realizuar shumë takime me klientë potencialë të interesuar për produktet tona. Kemi nisur negociatat e para me klientë shqiptare dhe shpresojmë që të hyjmë sa më shpejt në tregun tuaj dhe produktet tona të pëlqehen nga konsumatori shqiptar. Për momentin operojmë vetëm në Maqedoni, duam të zgjerohemi më tej pasi ne kemi krijuar një sistem inteligjent, ku përmes pajisjes Ambion ndihmojmë industrinë ushqimore, dhe atë farmaceutike për të bërë matjen e saktë dhe në kohë të lagështisë dhe temperaturës të produkteve ushqimore dhe farmaceutike.Ky është një lloj alarmi për matjen e vlerave të palejuara tek këto produkte dhe sigurisht për ruajtjen e cilësisë së produktit deri në hallkën finale që është konsumatori. Është sistemi më i fuqishëm i këtij lloji në Evropë,’’ tha përfaqësuesi i firmës Zonel Software nga Maqedonia. Ai shtoi se ky sistem do të jetë i dobishëm për tregun shqiptar pasi ngjashëm më Maqedoninë këtu si farmaceutika dhe industria usqimore janë të rëndësishme. Edhe Mali i Zi vjen në Klik Ekspo Group, duke u prezantuar me industrinë ushqimore, kryesisht verën, si dhe me kompani që operojnë në sektorin e transportit, si Zetatrans. Tomas Koder, përfaqësues i kësaj kompanie
nga Mali i Zi tha se kanë interes për të zgjeruar investimet e tyre në tregun shqiptar. ‘’Jemi për herë të parë në Klik Ekspo Group si kompani Zetatrans. Ne jemi edhe anëtarë të Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij panairi edhe për faktin se territori shqiptar është një treg i madh për ne, që në të ardhmen do të zhvillohet edhe më tej. Këto ditë të panairit kemi zhvilluar takime të shumta dhe jemi njohur me partner të rinj për të bërë biznes. Kompania jonë është e fokusuar në logjistikë dhe shërbime, bëjmë të gjitha llojet e transportit sipas organizimeve të ndryshme, kryesisht operojmë në transportin e mallrave ndërkombëtarë dhe vendas, depot publike dhe doganore. Një pjesë e grupit tonë është e pranishme në Shqipëri, por synojmë ta zgjerojmë edhe më shumë prezencën tonë në vendin tuaj”. Zetatrans është një kompani e themeluar që nga viti 1965, që ka krijuar një reputacion të mirë pas një pune të suksesshme kryesisht në transportin e mallrave ndërkombëtarë dhe vendas, depot publike dhe doganore. Kjo shoqëri aksionere e njohur si “Zetatrans”, Logjistikë & Shërbime, me qendër në Podgoricë, që nga janari i vitit 2008 përbëhet nga konsorciumi intereuropian Koper - Sllovenia, është anëtar i grupit Intereuropian, dhe vijon të jetë një kompani lider në Mal të Zi.
Konviktet po shemben për koncesionin e kampusit për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh. Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet. Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i
bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për
kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë. Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E martë, 17 DHJETOR 2019
Nis puna për lagjen e re në Vaqarr, ku do sistemohen familjet zonës të prekura nga tërmeti
Rama dhe Veliaj prezantojnë projektin
I
sh-poligoni i vjetër i Vaqar rit do jetë një nga lagjet e reja të Tiranës, ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth, që iu janë prishur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot hapesiren ku do të ngrihet kjo lagje e re, e cila ka një sipërfaqe mbi 4 hektarë dhe që është në pronësi të shtetit. Kryeministri Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja. “Për të gjithë bëhet më mirë. Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozi-
cion të banorëve. Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin. Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën
shëndetësore. Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin. Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro. Nga kjo duhet të dalim te gjithë më
ra në gjithë Vaqarrin administrativ. Pra bëhet fjalë për një banesë monofamiljare, që akomodon familjen bazë, ka një verandë të vogël dhe një pjesë bahçe mbrapa”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe në disa fshatra të tjera të Tiranës, si në Baldushk, Mustafakoç, apo Pezë, ku gjithashtu banorët do strehohen në shtëpi të reja, duke patur edhe ekonominë e tyre afër. “Të njëjtën gjë kemi bërë në Baldushk, pra kemi gjetur edhe atje një vend tjetër, në Mustafakoç ku ishte edhe koncentrimi më i madh i shtëpive dhe kemi edhe tre hapësira në Pezë”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai shtoi se në të gjitha këto lagje do ketë dhe një qendër komunitare, kryesisht për kujdes ndaj të moshuarve.
FOTOLAJM
VENDIMI
Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve
P
ër shkak të konstruksion it mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit. “Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia. Lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi
mirë, familje, komuniteti”, tha Rama. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se toka që është programuar për ndërtimin e kësaj lagje të re është në qendër të Vaqarrit dhe ofron akses në të gjitha institucionet shëndetësore dhe ato arsimore: shkolla, kopshte e çerdhe. “Këtu është qendra, është në zemër të Vaqarrit, pra njësia administrative, shkolla, kopshti rrethohet e gjitha me shërbime. Kjo është rruga qendrore, që lidhet me Ndroqin dhe Pezën. Praktikisht, ne krijojmë një stil amerikan, ku ka një hapesirë të gjelbër në mes, një qendër komunitare për aktivitete të ndryshme, për ndonjë çerdhe, kopsht, mensë apo diçka e tillë, dhe të çiftuara dyshe-dyshe arrijmë të akomodojmë 35 familje nga 43 të preku-
që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj. Vendosja e depozitave do të lejohet vetëm në rastet kur pas raportit që do të përgatitet me inxhinierë konstruktorë të licencuar, do të ketë miratohet nga shumica e asamblesë së bashkëpronarëve. “Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të liçencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është edhe arsyeja pse do i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim, do i
japim një leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes ose në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe. Ka shumë qytetarë në Tiranë që më thonë: Po nuk jemi ne aq keq sa Laçi e Shijaku, ngaqë kishin parë skenat e kryeministrit që vizitonte disa nga këto ndërtime të tmerrshme. Do e marrim tani këtë vendim, që me shpresë VKB e Tiranës ta përsërisin edhe këto qytetet e tjera, se s’ka nevojë të degradojmë në atë fazë”, deklaroi Veliaj. Një nga problematikat e hasura nga inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në terren, ishte pikërisht vendosja e depozitave të ujit në tarracat e pallateve duke sjellë jo vetëm amortizimin e këtyre objekteve, por edhe rrezikuar jetën e qytetarëve.
Parku i Liqenit zbukurohet për festat e fund vitit Jemi në periudhë festash dhe këto janë ditët më të bukura të vitit. Kështu që mos humbisni asnjë moment, por merrni familjarët dhe festoni çdo ditë në Tiranë. Dritat, ngjyrat dhe zbukurimet e festave na mbushin zemrën plot, kudo dhe sa herë i shohim. E ndërsa përjetimet harrohen me kohën, fotot mbeten aty! Kështu që ruaj dhe ti kujtimin më të bukur te Parku i Liqenit, apo në çdo cep tjetër të zbukuruar të kryeqytetit, teksa je në pritje të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2020! Tirana këtë vit ka atmosferë festash jo vetëm në qendër te Sheshi “Skënderbej”, por edhe te Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës apo Liqeni Artificial. Te ky i fundit atmosfera është ndryshe, pasi një pemë prej vërteti është vendosur atje me drita shumëngjyrëshe për të gëzuar fëmijët.
POLITIKE
10 E martë, 17 DHJETOR 2019
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka kërkuar strukturave vendore të policisë ushtrimin e kontrolleve, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuar që tregtojnë fishekzjarrë Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Shtetit nuk do të lejojë shitjen e kapsollave dhe të fishekzjarreve në treg të lirë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia thotë se janë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike për përdorimin civil, pasi këto produkte rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Deri më tani janë proceduar 4 persona dhe janë kontrolluar 334 subjekte. “Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar në ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të Ministrisë së Brendshme “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, Urdhrit të përbashkët të MB, MM dhe MFE, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” si dhe në Telegramin e DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të Rregullores” për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim. Si rezultat i kontrolle të pandërprera , muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe
Masa të rrepta në terren, Policia: Ndalohet shitja e kapsollave dhe fishekzjarreve
proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A, është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të
SPAK-U
policisë zbatimin e disa detyra shtesë të cilat konsistojnë në: “Ushtrimin e kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuar dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse tregtojnë ato sipas përcaktimeve “artikujt të lejuar e të ndaluar”. Kontrollin për maga-
zinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit
të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Shërbimet e kontrollit të territorit, duke filluar nga Ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullat e Përgjithshme, Ndihmës Specialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentim dhe bllokimin e tyre. Strukturat vendore të Policisë duhet të hartojnë dhe zbatojnë plane inspektimi të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga subjektet e liçensuara”. Në fund të deklaratës, theksohet se Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, “duke ju garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”.
RAPORTI
2% e nxënësve të shkëlqyer në matematikë, në literaturë më keq
N 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët “Illyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO. Mësohet se perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private. Marrja në dorëzim nga policia e ndërtesës që do të jetë shtëpia ku do hetohen zyrtarët e lartë, nuk do ndodhë vetëm për perimetrin e jashtëm por edhe kontrolli i brendshëm do kryhet nga një strukturë tjetër e policisë që do largojë policët e burgjeve. Këtyre të fundit do t’ju mbetet si kompetencë vetëm shoqërimi i të arrestuarve. Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të marrin në ruajtje drejtuesin e ardhshëm te SPAK, kryegjyqtarin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët gjatë kësaj jave do të intervistohen nga KLP.
donëse qeveria krenaro het me sistemin arsimor, në realitet gjithçka është ndryshe. 15-vjeçarët në Shqipëri shënuan nivel më të ulët se mesatarja e OECD-së në lexim, matematikë dhe shkencë në testimin global të njohurive nga anketa PISA 2018, rezultatet treguan se vetëm 2 për qind e nxënësve shqiptare shkëlqejnë në matematikë dhe shumë pak në literaturë. Sipas revistës “Monitor”, 48% e studentëve arritën të kapin nivelin e dytë të aftësisë për të lexuar (mesatarja e OECD: 77%). Ky është një nivel minimal, ku studentët mund të identifikojnë idenë kryesore në një tekst me gjatësi të moderuar, të gjejnë informacion bazuar në kritere të qarta, megjithëse nganjëherë komplekse, dhe mund të reflektojnë mbi qëllimin e teksteve. Vetëm një përqindje e papërfillshme e nxënësve në Shqipëri ishin interpretues të mirë në lexim, që do të thotë se ata arritën nivelin
5 ose 6 në testin e leximit PISA nga mesatarja e OECD: 9%). Nga anketa e PISA, vetëm 58% e studentëve në Shqipëri kanë arritur nivelin 2 ose më të lartë në matematikë (mesatarja e OECD: 76%). Këta studentë mund të interpretojnë dhe të njohin, pa udhëzime të drejtpërdrejta, p.sh duke krahasuar distancën totale në dy alternativa rruge, ose konvertimi i çmimeve në një monedhë të ndryshme. Pjesa e
studentëve 15-vjeçarë, që kanë arritur nivelet minimale të aftësisë në matematikë (Niveli 2 ose më i lartë) ndryshuan gjerësisht nga 98% në Pekin, Shanghai, Jiangsu dhe Zhejiang (Kinë) deri në 2% në Zambia, e cila mori pjesë në PISA. Mesatarisht në të gjithë vendet e OECD, 76% e studentëve kanë arritur në zotërimin e nivelit në matematikë që është minimumi i njohurive.
AKTUALITET
11 E martë, 17 DHJETOR 2019
Vëllai i 19-vjeçares së ndjerë, thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t'i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjaret e Olsit
O
lsi Hajdari ka lënë spi talin pasi ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore dhe është rikthyer në dhomën e tragjedisë por pa bashkëshorten e tij, me të cilën para ngjarjes së rëndë, kishte vetëm 5 ditë i martuar. 19vjeçarja, Rezarta Xibrraku ndërroi jetë dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedh dritën e plotë mbi shkakun që i mori jetën nuses së re. Olsi tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, vetëm se kishin marrë një mangall me zjarr dhe e kishin futur për tu ngrohur në dhomë. "Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital. Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Që nusja nuk jetonte më e mora vesh në spital, më tha xhaxhai". Rezarta Hajdari u dërgua pa jetë në spital, kurse Olsi mbeti dy ditë në koma. Ekspertiza ligjore nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar për shkakun. Në familjen e Rezartës ka rënë zija dhe dhimbja e madhe. Mes vajit për ikjen e parakohshme nga jeta e 19-vjeçares, familjarët kërkojnë të vërtetën e kësaj tragjedie që ndodhi 5 ditë pasi vajza e tyre u vesh nuse. Nëna këmbëngul se Rezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi. "Vajzën ma helmuan. Duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici",tha Suzana Xibrraku. I vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t'i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa
Olsi rikthehet në dhomën e tragjedisë, nëna e Rezartës: Vajzën ma vranë
edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarët e Olsit Hajdarit. "Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i
bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, vetëm se kishin marrë mangallin dhe fjetën". Një fqinjë e çiftit ka treguar se çfarë ka parë në momenti që ka hyrë në banesën e Olsit dhe Rezarta Hajdarit. Në një pron-
CEREMONIA
MINISTRJA
Ishëm/Manastirliu: Qendër e lëvizshme 24/7 për 8 mijë banorët
Pas Mamurrasit, edhe në Ishëm qendra e lëvizshme shëndetësore, është në shërbim 24 orë për banorët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër qendrën e lëvizshme shëndetësore, e cila po ofron shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonës.
oncim për mediat, e moshuara shprehet se ka thirrur të ndjerën por që ajo nuk merrte më frymë. "Unë qava e para se më thirri kjo mua. Eja tha se çfarë më ka ndodhur. I thashë çfarë të gjeti moj bijë. Çunin nuk e parashik-
ova dot se u mora me nusën. Oj Rezarta, oj Rezarta, thirr, thirr, e fërkova tek gjoksi, por ajo hiç. Shkonin shumë si çift, aq shumë sa s;di ç'të themi. Dashuria e tepërt qenka". Ndërsa një tjetër fqinj shprehet se nuk di asnjë detaj tjetër por që thjesht ka dëgjuar që dyshja kanë ikur në spital. "Na thanë që kanë ikur në spital. S'e dimë",-tregon ai më tej. Vetëflijim apo vrasje, mbetet ende e paqartë, pavarësisht njoftimit paraprak të policisë që flet për një akt ekstrem nga të rinjtë. Zbukurimet e dasmës janë ende në shtëpi, paja ende e pa hapur pasi çifti ishte martuar të dielën e 8 dhjetorit por dashuria e tyre zgjati vetëm 5 ditë. Nga gëzimi, familja Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit është në zi. Olsi dhe Rezarta Hajdari në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë disa momente nga dasma e zhvilluar këtë të dielë por edhe nga lidhja e tyre e dashurisë. Nga fotot, çifti duket mjaft i dashuruar ndërkohë që vijon të mbetet mister shkaku i këtij vendimi tragjik që i mori jetën 19-vjeçares.
"Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shënde-
tësor dhe 8 mijë banorët e Ishmit. E rëndësishme është që do të vijojmë të ofrojmë shërbimin 24 orësh në qendrën shëndetësore të lëvizshme ku nuk do të mungojnë mjekët, infermierët, barnat dhe pajisjet mjekësore". Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti. "Janë 12 objekte shëndetësore, ku përfshihen kryesisht qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si pasojë e tërmetit. Për dëmtimet e rikuperueshme ne kemi marrë masat që të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin, sikundër kemi bërë me spitalin e Durrësit, me disa shërbime në QSUT, etj, ndërsa do të përfshijmë në planin e rindërtimit objektet me dëmtime të rënda".
Rezartës i jepet lamtumira, mister vdekja Mes vajit dhe shokut nga kjo ngjarje, familjarë, të afërm dhe shoqet e Rezartës, e përcollën drejt banesës së fundit, nusen e cila kishte vetëm 5 ditë e martuar. Tre ditë pas vdekjes enigmatike, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, paraditen e së hënës u përcoll drejt banesës së fundit. Ajo ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e saj të gjumit, vetëm 5 ditë pasi ishte martuar. Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Në fillim pista kryesore e hetimit të policisë është se çifti u vetëhelmua me fostoksinë, ndërsa më pas kanë ngritur edhe pista të tjera si një helmim i mundshëm nga persona të tjerë. Nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeç, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit. Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë. Pritet që ekspertiza e plotë mjeko-ligjore të hedh dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që ka prekur edhe publikun.
AKTUALITET
P
E martë, 17 DHJETOR 2019
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka publikuar listën e dosjeve që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
rokuroria dhe Gjyka ta e Krimeve të Rënda, kanë mbyllur bilancet e dosjeve të hetuara dhe gjykuara. Më 20 dhjetor ky institucion pushon së vepruari dhe në vend të saj pritet të nis punën SPAK. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, do të nis punën me 8 anëtarë, por drejtuesi i saj, i cili pritet të zgjidhet ditën e mërkurë, ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë, duke çuar numrin në 20 prokurorë. Kjo për shkak të numrit të madh të çështjeve që pritet të kalojnë. Krimet e Rënda vendosën të mbyllnin bilancin me 24 dosje që pritet t'i kalojnë për kompetencë SPAK-ut, ndërsa 37 çështje të tjera do të transferohen në prokuroritë e rretheve. 3 kandidatët për kreun e SPAK do të merren në pyetje më 18 dhjetor, kur këshilli do të votojë për kryetarin më një mandat 3vjeçar. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka publikuar listën e dosjeve që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë listë janë edhe dosjet e Moisi Habilajt, Arbër Çekajt. Gjithashtu bëhet me dije se edhe dosja e Tahirit do të gjykohet nga GjKKO. Pas marrjes së detyrës si Prokuror i Përgjitshëm, Olsian Çela firmosi
24 dosjet e bujshme. Tahiri, Çekaj e Habilajt nga Krimet tek SPAK-u 24 DOSJET
udhëzimin e parë, që u kërkon prokurorëve të krimeve të rënda si dhe prokurorëve të juridiksonit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet sipas kompetencës në
DURRËS
Seanca për 9-të të arrestuarit, akuza për vrasje
P
12
ër shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit, nëntë personat e arrestuar të shtunën e 14 dhjetorit do të dalin këtë të martë para gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë. 53-vjeçari Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Ahmet Doda, 52-vjeç, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën, janë zyrtarët e parë. Në pranga janë vënë edhe dy ndërtues informal, 79- vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel "Mira Mare", ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë dhe Avdulla Osmani, 61-vjeç për ndërtimin në "Hotel Tropikal". Prangave u ka shpëtuar ndërtuesi i vilës Lala ku humbën jetën 8 persona, i cili është në kërkim. Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, për shkeljet e bëra jo vetëm në objektet që sollën viktima, por dhe ato të dëmtuara. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.
Prokurorinë e Posaçme. Çështje që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, do të jenë objekt i punës së saj.
1-Domart Konjari 2-Reshat Radhima 3-Klaudio Veizaj 4-Festim Lelaj, Skëndert Siqeca, Arbi Mustafa dhe Sokol Hamzallari 5-Adjel Çaushaj,Artur Riza, pezulluar 6-Juri Bedinaj, Harmelindo Tufa dhe Emiljano Çili 7-Gentjan Doda 8-Aleks Pepa 9 Marko Bushi, Shpëtim Lika 10-A Kocerri 11-Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti,Amarildo Sulaj, Sabaudin Çela,Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj 12-Elton Halipaj dhe Efthymious Eftimiu 13-Altin Hoxhallari 14-Gjergji Kohila, Sokol Bode 15-Alerjo Dushku,Albert Arraj, Imir Vila, Eduart Kume 16-Kastriot Dema, (e pezulluar) 17- Ilir Myrtaj,Alfred Myrtaj, Mario Myrtaj,Arben Kadiu, Florian Hysenaj, Gentjan Stojku, Shkëlqim Mema, Keldi Beshi,Albert Xhelilaj, Ismail Alushani 18-Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku 19-Leonora Dushku etj. (40 persona) 20-Enxhi Koci etj, (11 persona) 21-Gazment Garupi, Haxhi Ramadani, Sotiraq Andoni, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Pellumb Pali, Shpëtim Kiri, Nikolla Mano 22-Ramadan Dusha, Rezart Çaçani etj 12 persona 23-Gentjan Duraku 24-Spartak Cocolim, Ervin Hysaj, Ernest Duro
TAKIMI
Çela takim me prokurorët: Hetimet për tërmetin, provë e pavarësisë
P
asi SPAK "shkriu" Prokurorinë e Krimeve të Rënda, paraditen e së hënës, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela realizoi një takim me prokurorët e kësaj prokurorie përpara përfundimit të aktivitetit nga ana e saj. Ai u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar. Çela vlerësoi lart profesionalizmin e tyre dhe shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet. Ai vlerësoi pozitivisht vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimet e prokurorëve të kësaj prokurorie, si shenjë e mbështetjes dhe vlerësimit që ky organ dha për karrierën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kryeprokurori foli edhe për kuadrin e ri ligjor në të cilin veprojnë prokurorët, ku pavarësia u cilësua si elementi thelbësor që do të karakterizojë punën e prokurorëve. Ai siguroi se do të jetë mbështetës dhe garant i kësaj pavarësie. Sipas tij, rezultatet
e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim. Në fund ai u uroi suksese në karrierën e mëtejshme prokurorëve, duke shprehur besimin se kontributi i tyre do të jetë i rëndësishëm për rritjen e besimit të publikut tek drejtësia.
AKTUALITET
13 E martë, 17 DHJETOR 2019
Komisioni i Ligjeve ka votuar pro paketës “anti-shpifje” pa bërë asnjë ndryshim nga projekti i kritikuar i qeverisë “Rama”
P
avarësisht kritikave nga ndërkombëtarët dhe mediat në Tiranë, qeveria “Rama” ka vendosur të vijojë me miratimin e ligjit kundër mediave. Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve ka votuar pro paketës “anti-shpifje” pa bërë asnjë ndryshim nga projekti i kritikuar i qeverisë “Rama”. Ligji është miratuar në të njëjtën kohë kur gazetarë, shoqata të mediave dhe përfaqësues të opozitës zhvilluan një takim ku kundërshtuan pikat e këtij ligji që rikthejnë censurën. Pas votimit në komision ligji pritet të dërgohet për votim në seancën e Kuvendit. Njoftimi i Komisionit të Ligjeve: Neni mbi masat për shkeljet: Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos: a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji; për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”; b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij; c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit; ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit; d) për të vendosur heqje të licencës
Socialistët vijojnë marshimin kundër mediave dhe ndërkombëtarëve me urdhër të Ramës
dhe/ose autorizimit. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.
LIRIA E MEDIAS
Mesila Doda: Rama nuk largohet vetë. E vetmja mënyrë është rezistenca
S
ekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ndodhet sot e pranishme në “Tryezën për Median dhe Fjalën e Lirë” të organizuar nga Partia Demokratike. Gjatë fjalës së saj, Doda u shpreh se është e paimagjinueshme se si në vitin 2019 akoma mblidhemi në tryeza për të folur për lirinë e fjalës dhe të medias. Doda u shpreh se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe ndrydhje qe qeveria po ushtron mbi mediat është rezistenca e gazetarëve. Doda u shpreh se gazetarët dhe përfaqësuesit e medias duhet të mblidhen dhe të organizojnë greva dhe të mos pengohen nga presionet e qeverisë. “Rama nuk largohet vetë. Rama largohet me rezistencë. Ju (mediat) duhet të bëni rezistencë, dhe padiskutim do të keni të gjithë mbështetjen e opozitës”, tha dje në tryezën e opozitës për lirinë e medias, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.
Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP): a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin
kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimin e akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare. Në rast të mosplotësimit të urdhrit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet. b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s. Në marrjen e vendimit sipas shkro-
njës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor
KRYEMINISTRI
Rama: Mos ma prekni ERTV. Paketën anti-shpifje e konsultova me OSBE
K
undërshtitë e gazetarëve dhe kri tikat e organizatave ndërko mbëtare siç është OSBE dhe BE nuk e kanë stepur mazhorancën. Të mërkurën paketa anti-shpifje do të miratohet në seancën e fundit plenare të këtij legjislacioni. Por përballë deputetëve të mazhorancës do të protestojnë shoqatat e gazetarëve të cilët kanë lajmëruar tubimin e tyre kundër miratimit të këtij projektligji. Pas deklaratave të bëra nga gazetarët në tryezën e thirrur nga opozita e bashkuar kundër drafteve “anti-shpifje” të propozuara nga vetë Rama, lidhur me këtë cëcshtje do të reagonte edhe kreu i Qeverisë. Veprimi i gazetarëve ka çuditur Kryeministrin Edi Rama, i cili me anë të një statusi në tëitter kërkon t’i informojë kundërshtarët e antishpifjes se ligji për mediat online është konsultuar me OSBE-në. “Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shan-
tazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”, u shpreh Rama. Por për kritikat e gazetarëve në lidhje me shfaqjet mediatike të kryeministrit në ERTV dhe fyerjet dhe akuzat ndaj mediave, Edi Rama kërkon që të mos i cënojnë fjalën. “Sa për “ERTV”
faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, u shpreh Rama. Në paketën e Antishpifjes, AMA do të ketë mundësinë të gjobisë dhe të mbyllë portalet nëse Këshilli i Ankesave do të vërejë shkelje nga ana e mediave elektronike. Gjithashtu gjobat do të variojnë deri në 800 mijë lekë, ndërsa vendimet e KA mund të ankimohen në Gjykatë.
SPORT
14 E martë, 17 DHJETOR 2019
“Goglat” e hedhura dje në Nyon kanë rezervuar duele shumë interesante në fazën e 1/8-ve
LYON
Shorti/ Reali sfidon City-in e Guardiolës, Juve dhe Barcelona me fat Rozalb Lika
N
ë Nyon të Zvicrës u hodh dje shorti i fazës së 1/8ave të Champions League, që përcaktoi 8 çiftet e këtij raundi. Ashtu siç edhe pritej nuk kanë munguar ndeshjet e mëdha që në këtë raund. Padyshim dueli më interesant do të jetë ai mes Real Madrid-Manchester City, një finale e parakohshme që vë përballë rekordmenët e Europës me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Trajneri spanjoll do të rikthehet në vendin e lindjes për t’i hapur punë madrilenëve, ndërkohë që shpreson të bëjë të njëjtën gjë si kur ishte pjesë e Barcelonës. Një tjetër ndeshje shumë interesante është Borussia DortmundPSG, me trajnerin gjerman Thomas Tuchel që vihet përballë ish skuadrës së tij. Liverpooli, fituesi në fuqi i trofeut nuk do ta ketë aspak të thjeshtë, pasi është shortuar përballë Atletico Madrid. Edhe pse diferencat mes ekipeve janë të dukshme këtë sezon, sërish, nuk mund t’i zihet besë askujt në këtë fazë. Mbrojtja e Los Colchoneros është një problem më vete dhe këtë gjë e ka treguar shpesh herë në
Garcia: Juve e fortë, të lumtur që do të përballemi me Ronaldon
P
TABELA E NDESHJEVE
Lyon-Juventus Napoli-Barcelona Atalanta-Valencia Borussia Dortmund-Psg Real Madrid-Manchester City Atletico Madrid-Liverpool Chelsea-Bayern Munich Tottenham-Leipzing
vitet e fundit. Goglat kanë qenë disi bujare me skuadrat italiane. Juventusi është shortuar me skuadrën më të thjeshtë të mundshme në këtë fazë, Lyonn. Bardhezinjtë kanë një ecuri shumë pozitive ndaj skuadrës franceze, duke numëruar 3 fitore dhe një barazim në 4 ndeshje mes tyre. Atalantës goglat i rezervuan si kundërsh-
LIVERPOOL
(sfida e parë 26 shkurt-dueli i kthimit17 mars) (sfida e parë 25 shkurt-dueli i kthimit18 mars) (sfida e parë 19 shkurt-dueli i kthimit10 mars) (sfida e parë 18 shkurt-dueli i kthimit11 mars) (sfida e parë 26 shkurt-dueli i kthimit17 mars) (sfida e parë 18 shkurt-dueli i kthimit11 mars) (sfida e parë 25 shkurt-dueli i kthimit18 mars) (sfida e parë 19 shkurt-dueli i kthimit10 mars)
tare Valencian, që do të thotë se bergamaskët mund të ëndërrojnë për të prekur çerekfinalet. Një ndeshje krejtësisht e barabartë, ku do të jetë e vështirë për të përcaktuar se cila prej tyre do të kalojë në turin tjetër. Napoli ndërkohë nuk ka pasur aspak fat, pasi është shortuar me Barcelonën. Në letër duket një ndeshje shumë e thjeshtë për
blaugranët, por skuadra italiane ka një ekip për t’u mos t’u nënvlerësuar. Bayern Munich, skuadra më e mirë e fazës së grupeve do të përballet me Chelsea-n, në një duel që premton emocione, edhe pse gjermanët janë dukshëm të favorizuar në këtë ndeshje. Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 18-19, 25-26 shkurt, ndërsa të kthimit në datat 10-11 dhe 17-18 mars.
as disa dueleve të nde zura kur ishte nën drejtimin e Romës, Rudi Garcia do të vendoset sërish përballë Juventusit, por këtë herë me Lyon-in dhe në Champions League. “Mezi presim që të luajmë këto ndeshje. E dimë që do të përballemi me një skuadër shumë të fortë. Duhet të marrim një rezultat të mirë. Do të luajmë shanset tona në këto ndeshje. Pjanic? Është një lojtar me shumë kualitetet. Shumë i fortë teknikisht dhe një nga pikat e forta të Juventusit. Sarri? Është një trajner i madh dhe që ka shumë eksperiencë. Gjithmonë është bukur të luash ndaj lojtarëve më të mirë në planet. Juventus ka një ndër mbrojtjet më të mira në Europë. Jemi të lumtur që do të sfidojmë Cristiano Ronaldon”, deklaroi strategu i Lyon-it.
JUVENTUS
Nedved: Jam i lumtur nga shorti, prisja një skuadër angleze
P
Klopp: Duel i vështirë, nuk mendoj se Simeone po vrapon në shtëpi …
T
rajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar me një de klaratë për faqen zyrtare të klubit pas hedhjes së shortit të Championsit. Strategu i kampionëve të Europës, e cilësoi si një short të vështirë. “Ishte një short interesant. Para shortit mendova për Madridin, na ra një nga klubet, ndaj jemi në atë rrugë. Në Madrid kemi kujtime të bukur, por këtë herë do të sfidojmë Atleticon që na pret në shtëpinë e saj. Do të jetë e vështirë, por në këtë fazë siç edhe e patë, ka 4-5 finale të mundshme. Ishte një short i mirë, një sfidë e vështirë siç duhet të jetë. Nuk mendoj se Simeone ka vrapuar në dhomën e ndenjes dhe është i lumtur që do të përballet me Liverpoolin. Në atë stadium kam kaluar një ndër mbrëmjet më të mira të jetës sime, por këtë herë do të shkojmë për të punuar dhe për të dhënë më të mirën. Kjo fazë sa vjen edhe bëhet më e vështirë. Nuk ka kundërshtar të thjeshtë në raunde të tilla. Jemi të lumtur që kaluam fazën e grupeve dhe do të përballemi me një skuadër të fortë në këtë raund”, deklaroi Klopp.
ashë përballje të ndezura që në raundin e dytë, nuk duhet të ankohemi sepse sezonin e kaluar u përballëm me Atleticon. Sot mund të jemi të lumtur, por nëse arrin në shkurt apo mars jo në formë, mund të eliminohesh. Më kujtohen dy ndeshjet e vitit 2014 dhe 2016, por që nuk kanë shumë vlerë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Trinomi në sulm? Ishte bukur t’i shohësh duke luajtur. Duhet të them si hera e parë që luajtën së
bashku nga fillimi, bënë shumë mirë. Nëse ata ndihmojnë njëritjetrin mund të bëjnë shumë
BARCELONA
mirë. Sarri zgjedh futbollistët në bazë të formës dhe rezultatet janë parë. Frika nga Lyon? Nuk e kam ndjekur, isha i bindur që nuk do të përballemi me ta, prisja një skuadër angleze. Do t’i studiojmë, stafi teknik e di shumë mirë. Ronaldo? E shoh shumë mirë. Nuk mund të vendosim në diskutim një si ai dhe Buffon. Unë kam qenë gjithmonë i qetë, e di se çfarë futbollistësh janë. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm, duken në momentet që duhen”, deklaroi Nedved.
Valverde s’i beson Napolit: Të rrezikshëm me Mertens dhe Insigne-n
T
rajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk i beson shumë Napolit për përballjen e fazës tjetër në Champions League. “Është një kundërshtar i fortë dhe i komplikuar me një atmosferë fantastike në stadium, kurrë nuk i dihet kur përballesh në këto ndeshje. Kanë futbollistë të rëndësishëm si Insigne dhe Mertens. Në Amerikë (kur u përballën dy herë) kanë treguar se se kanë kualitet dhe një ekip që luan mirë. Do të shohim se si do të jemi kur do të përballemi”. Valverde e njeh mjaft mirë atmosferën në San Paolo, pasi ka qenë pjesë e Ahletic Bilbaos në vitin 2014: “Ka atmosferë të ndezur, një stadium ku ka shumë tifozeri. Jemi mësuar të luajmë në ambiente të tilla, të luash ndaj Napolit do të jetë bukur”, deklaroi Valverde.
SPORT
15 E martë, 17 DHJETOR 2019
Komisioni i Disiplinës dënoi të dyja skuadrat me gjobë për rregullimin e stolave të prishur gjatë derbit
SULMUESI
Shkatërrimi i stadiumit/ Policia arreston një person, gjobiten Tirana dhe Partizani
D
erbi i kryeqytetit ishte një spe ktakël i vërtetë në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit, ku ishin më tepër se 19 mijë të tifozë, por kanë qenë pikërisht këta të fundit, që u kanë shkaktuar dëme klubeve përkatëse. Kjo pasi Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë me 200 mijë lekë gjobë si Partizanin, ashtu edhe Tiranën, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozërive përkatëse,
KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”. 2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/ 2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Tirana” detyrohet të dëmshpër-
dhe duket se tifozët e parë që do të penalizohen do të jenë nga derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Policia ka arrestuar një tifoz që hodhi fishekzjarre në ndeshjen e derbit të kryeqytetit. Një veprim i tillë është i ndaluar dhe nuk duhet të ndodhë, prandaj në ndryshimet e fundit në ligj është parashikuar që të ketë dënime. “Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale ‘Veprime të dhunshme
Asani bën gati valixhet për t’u transferuar në Suedi
J
asir Asani mund të largohet nga skuadra e Partizanit që në muajin janar. 24-vjeçari nga Shkupi pritet të transferohet drejt kampionatit të Suedisë ku e dëshirojnë disa skuadra, por interesimi më konkret është i AIK Stokholm. Asani mbërriti dy vite më parë te 16 herë kampionët e Shqipërisë, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Drejtuesit e klubit të kuq e kanë bërë të qartë se do të shesin lojtarë nëse ofertat janë interesante e ndoshta ky është rasti për të arkëtuar disa qindra mijëra euro. Drejtuesit e kuq duhet ta zgjidhin shumë shpejt të ardhmen e Asanit, duke e shitur ose rinovuar kontratën, sigurisht me kushte më të mira financiare për futbollistin. Klauzola e largimit të tij shkon në 400 mijë euro, por Partizani mund të heqë dorë nga futbollisti edhe për një shifër më të ulët.
SULMUESI
21 gola në 23 ndeshje, Werner këtë sezon është fenomenal
L
ndërsa klubi i kuq duhet të paguajë edhe vlerën e stolave të dëmtuar. Ndërkohë në lidhje me dhunën ndaj gjyqtarit në ndeshjen e zhvilluar ne Peqin, mes Shkumbinit dhe Dinamos është hapur një hetim disiplinor, ku pritet një dënim i ashpër për vendasit. Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës: 1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/ 1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
bleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”. 3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo. Arrestohet një tifoz- Ligji i dënimeve në sport ka hyrë menjëherë në fuqi
në aktivitet sportive’. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në ‘Air Albania Stadium’, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te ‘Bregu i lumit’, Tiranë”, shkruhej në deklaratën e policisë.
eipzing po kalon një moment fantastik në këtë sezon, teksa udhëheq kampionatin gjerman si dhe është kualifikuar për në raundin tjetër të Champions League, ku do të sfidojë Tottenhamin. Skuadra gjermane kërkon të përforcohet me dy lojtarë të njohur si Minamino dhe Haaland në janar për të formuar një skuadër të frikshme. Pjesë e saj është edhe Timo Werner, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Sulmuesi gjerman ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asist në 6 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Kulmin këtë sezon e arriti me tripletën dhe 3 asist në fitoren 8-0 ndaj Maninz-it. Nëse mar-
rin në konsideratë 3 kompeticionet, Champions, kampionat dhe Kupë, ai ka shënuar 21 gola në 23 ndeshje, ndërkohë që ka dhënë dhe 9 asist. Werner shënon çdo 87 minuta. Sezoni i tij më i mirë ka qenë me 21 gola, të cilin e ka arritur që tani. Ai pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në verë.
INTER
FAZA E 16-VE
Shorti i Europa League, Roma dhe Inter me fat 32 skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/16-ve të Europa League-s mësuan dje kundërshtarët me të cilët do të përballen me sistemin me eliminim direkt (vajtje-ardhje). 24 skuadra erdhën në këtë raund të kualifikuara si të parat dhe të dytat në përfundim të fazës së grupeve, ndërsa 8 të tjera iu bashkuan nga Championsi (vendet e treta). Interi do të sfidojnë Ludogorets, ndërkohë që verdhekuqtë gjithashtu do të kenë një duel të thjeshtë me Gent. Goglat nuk ishin bujare me Porton që do të sfidojë Bayer Leverkusenin, ndërkohë që Arsenali do të ketë dy duele delikate ndaj Olympiacos, veçanër-
Wolverhampton-Espanyol Sporting Lisbona-Istanbul Basaksehir Getafe-Ajax Bayer Leverkusen-Porto Copenaghen-Celtic Apoel Nicosia-Basel Cluj-Sevilla Olympiacos-Arsenal Az Alkmaar-Lask Linz Club Brugge-Manchester United
isht në Greqi. Finalja e madhe e Europa League do të zhvillohet në “Sadion Energa Gdansk”, në Poloni, më 27 maj. Kujtojmë që fituesi i Europa League-s sezonin pasardhës fiton të drejtën për të marrë pjesë në Champions League.
Ludogorets-Inter Eintracht Frankfurt-Salzburg Shakhtar Donetsk-Benfica Wolfsburg-Malmoe Roma-Gent Rangers-Braga
Zanetti: Të lumtur me Conten, Europa League është një objektiv
P
as eliminimit nga Champions League, Interi tashmë do të përqendrohet në Europa League, ku kundërshtari i parë do të jetë Ludogorets. Zëvendëspresidenti, Javier Zanetti ka kërkuar që ekipi i tij të mos ta nënvlerësojë rivalin.”Nuk ka ndeshje të lehta, sidomos në këto kompeticione. Duhet të luajmë sa më mirë të jetë e mundur në këto ndeshje, sepse gjithmonë mund të ketë befasi. Le të përqendrohemi si fillim në kampionat, më pas do të kemi mundësi të përgatitemi për këto dy ndeshje në Ligën e Europës. Fitimi i këtij kompeticioni? Ne duam të jemi protagonistë, pasi gjithmonë duam të bëjmë mirë në Europë. Ky kompeticion gjithashtu është i rëndësishëm. Na vjen keq që u larguam nga Liga e Kampionëve për mënyrën se si e përgatitëm grupin, por fusha na tregoi se nuk ishim ende gati. Gjithmonë ka kohë të përmirësojmë disa gjëra. Conte? Ne jemi shumë të lumtur më të. Pasioni që ai arrin të përcjellë te të gjithë, është shumë i rëndësishëm për një ekip që dëshiron të luftojë për objektiva të mëdha.”, u shpreh Zanetti.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E martë, 17 DHJETOR 2019
PAKETA ANTI-SHPIFJE
Meta kundër qeverisë, në krah të gazetarëve. Ja shkrimi që publikon Presidenti Ilir Meta është rreshtuar në krah të gazetarëve kundër ligjit anti-shpifje që qeveria kërkon të miratojë këto ditë. Në adresën zyrtare në Facebook, Presidenti Meta i ka shpërndarë shkrimin e shkrimtarit të njohur Zija Çela, të publikuar në “Koha Jonë”. Në shkrimin e tij,
Çela kritikon ashpër qeverinë për ligjin që rikthen censurën dhe kërkon nga deputetët të mos e votojnë. “Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook duke miratuar qëndrimin e shkrimtarit të njohur.
OPINION
Nga Zija Çela
P
esëmbëdhjetë vjet ma parë kështu e pata filluar një shkrim: “Unë ndiehem i lidhur me pranga, përderisa gazetarët Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka mbahen në burg. I takon pjesës së shëndoshe të shtetit t’ia beje zap pjesës tjetër te tij, asaj pjesë që ia çmojmë punët e mira, por që here pas here reflekton shpirtin e gardianit. Dhembja solidare kundër çdo padrejtësie, kjo është fuqia e vërtetë që ia hedh trutë ne ere shkrimtarit.” (Gazeta Drita, 13 shkurt 1994) Natyrisht atëherë ca ma tepër, por edhe sot e kësaj dite media vuan nga
simptoma problematike. E meta kryesore më duket humbja e aftësisë për t’u vetëshëruar, duke u vetëqeverisur. E kjo do të thotë se mungon Kodi i
Tel hekuri për gjuhën e medias saj i Etikës. Qysh nga mesi i viteve ‘90-të, Piro Misha me pati dhënë si redaktor librin e një autori të huaj, të respektuar ndërkombëtarisht. E aty zinte shume vend Kodi i Etikës. Përse kjo vonesë në formulim e zbatim?! Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, ligji për mediat erdhi duke u liberalizuar, aq sa parlamenti i maxhorances se atëhershme e hoqi edhe nenin për shpifje. Tekefundit ishte pa vend ajo vjegë, meqë ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët i nënshtrohen barabar si Kodit Civil, si atij Penal.
Në këto rrethana, nuk mund të hesht as tani, kur jemi në vigjiljen e miratimit të një ligji kërcënues, i cili duke u mbruajtur me elemente të censurës, kufizon në mënyrë të frikshme Lirinë e Medias dhe fjalën e lirë, si një nga të Drejtat e Njeriut. Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E
REAGIMI
Gazetarët protestë para Parlamentit më 18 dhjetor Grupi i koordinimit i protestës kundër paketës së ligjeve të censurës ka njoftuar që protesta e paralajmëruar do mbahet ditën e mërkurë 18 dhjetor 2019, para Parlamentit. Njoftimi është publikuar nga kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukalli, i cili ka dhënë dje detaje për zhvillimin e tubimit. Një shall i zi i lidhur mbi gojë do jetë simboli i protestës. Grupi ka
shpërndarë një poster i cili do përdoret nga mediat print dhe online në faqe të parë si dhe në rrjetet sociale si profil. Grupi ka ftuar edhe reporterët TV që mbështesin protestën të dalin me shall në fillim të lajmeve nëse e kanë të mundur. Këshilli Shqiptar i Mediave ka depozituar kërkesën për leje për tubim në Drejtorinë e Policisë Tiranë për datat 18 dhe 19.
përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në! Sa për mua, ndoshta s’më mbetet tjetër, veçse dhembja solidare që ia hedh trutë në erë shkrimtarit. Me këte rast, ju kujtoj deputetëve se goja e lidhur është shenjë e vdekjes. Prandaj mblidheni mendjen, zotërinj të vegjël, mos beni hajgare. Vendimi suprem i njihet vetëm një Supremi, atij te plotfuqishmit që e quajmë Zot.