CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 17 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 11 (8452)
E enjte, 17 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Përplasja po vjen! Fronti Opozitar merr vendimin për të nisur tubime masive kundër qeverisë në gjithë vendin
Opozita: Protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës
Basha: Të largojmë Ramën me çdo mjet. Kryemadhi: Opozita nuk do të jetë më zjarrfikësja e protestave. Çdo bashkëpunëtor i kreut të qeverisë do të konsiderohet tradhtar i kombit
FAQE 3
Parlamenti voton ministrat e rinj të kabinetit “Rama”
Presidenti Meta: Të kërkojmë që politikanët të jenë shërbëtorë, jo zotër të jetës së qytetarëve!
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo FORUM
Kur shpërdorohet procesi kushtetues i ligjbërjes... Nga Luan Rama FAQE 8
DOSSIER
Vëllezërit Gazullit, humanistët shqiptarë të shekullit XV, bashkëpunëtorë të Skënderbeut Nga Mark Uci FAQE 16
SEKRETARI I PS
Taulant Balla: Cakaj, ministër sapo të zgjidhet ngërçi nga Kushtetuesja
FAQE 4
FAQE 2
Belinda Balluku
Besa Shahini
Elisa Spiropali
Elva Margariti
Në foto: Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë; Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës; Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin; Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit FAQE 5 dhe Rinisë dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës.
KOMENT
KADASTRA - Përtej fantazisë së Enver Hoxhës Nga Sonila Bejtja FAQE 9
KRYEMINISTRI
Rama: Rubrikë e posaçme për pyetjet e studentëve tek platforma online
FAQE 12
REAGIMI
Petrit Vasili: Qeveria i shpall luftë edhe "Zërit të Amerikës"
FAQE 6
ANALIZË
Kim Mehmeti: Hienat politike që duan të na copëtojnë e përçajnë në “Kadrinjë” e “Kristaqë”!
FAQE 6
POLITIKE M
ohimi i debatit në seancën e jashtëzakonshme plenare të thirrur nga kryeministri Edi Rama për votimin e ndryshimeve në qeveri, do të bëhej shkaku për të shpallur nisjen e protestave nga ana e opozitës. Kreu i Partisë Demokratike mblodhi në orët e vona të pasdites së djeshme në selinë blu aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë, dhe nga ky takim doli me vendimin e qartë për të udhëhequr revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. “në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar”- deklaroi mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha. Kryedemokrati nuk dha datë se kur protestat do të nisin, por tha se PD-ja do ta marrë vendimin në Këshillin Kombëtar, që do të mblidhet të shtunën. “Ditën e shtunë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentare dhe të tjerë do të mbledhin forumet e tyre do të vendosin dhe do t’u komunikojnë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë”- deklaroi kreu i PD-së. Sipas Lulzim Bashës, seanca e djeshme plenare ku u votuan pa të drejtë debati emrat e 6 ministrave të rinj dhe të zëvendës Kryeministrit, vërtetoi më së miri se opozita nuk ka më vend në Kuvend. “Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë Shqipëria dhe gjithë bota e pa sesi në parlament Edi Rama i hoqi opozitës edhe të drejtën
2
E enjte, 17 JANAR 2019
“E sotmja është një shpallje lufte ndaj opozitarizmit dhe Parlamentit. Beteja duhet të jetë finale për të rrëzuar një orë e më parë shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare”
Basha mbledh aleatët: Do të udhëheqim revoltat më elementare kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët, ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është vendi”- u shpreh Basha. Megjithatë, në cilësinë edhe të kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në oborrin e PD-së nuk artikuloi fjalën bojkot kur u pyet nëse protestat do të alternohen dhe me pjesëmarrje në parlament. “Do të bëjmë gjithçka për ti shërbyer objektivit që shpallëm këtu, largimit një orë e më parë të Edi Ramës”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha, paralajmëroi takimin me aleatët, ku në përfundim të seancës së djeshme parlamentar, ai tha se që sot (dje) opozita e bashkuar së bashku me qytetarët do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar të sëmurin psikik që ka marrë peng Shqipërinë. “Sot ne kemi një qeveri të vdekur. Ne kishim një qeveri në koma, e cila nuk qeveriste për shkak se nuk erdhi në pushtet me votat e qytetarëve dhe me një
program qeverisjeje, por erdhi në pushtet me votat e krimit dhe me paratë e oligarkëve, pikërisht për të zhvatur qytetarët. Jemi në një gjendje emergjence kombëtare. Faturën e kapjes totale të qeverisjes, ku për herë të parë, që nga koha e Enver Hoxhës, kryeministri mban edhe pozicionin e ministrit të jashtëm dhe, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, na prezanton sot një kabinet me asnjë fije më shumë dinjitet sesa Pali Miska dhe Lenka Çuko, pra faturën e kësaj sjelljeje e paguajnë shqip-
tarët e thjeshtë. Faturën e kësaj sjelljeje e paguajnë studentët; Faturën e paguajnë banorët e Astir-it; Faturën e paguajnë të papunët shqiptarë; Faturën e paguajnë pensionistët që kruajnë xhepat se s’u mbetet asgjë për të ngrënë; Faturën e paguan sipërmarrja, e cila po shkon drejt falimentimit; Faturën e paguan çdo familje shqiptare. Ndaj, nuk duhet të ketë më një shtet me një hajdut psikik që sot u përpoq ti mbyllë gojën opozitës. Detyra jonë kryesore si opozitë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve,
ti japim zgjidhje politike. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize për shqiptarët. Çdokush që i shërben me vetëdije vazhdimit për çdo ditë të Ramës kryeministër është një tradhtar dhe duhet të tradhtoi i tillë, kushdo qoftë ai, deputet, gazetar, analist apo oligark, të gjithë duhet të konsiderohen si tradhtarë. Ajo q do të bëjmë si opozitë është mobilizimi total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare”, u shpreh Basha.
KRYETARJA E LSI-së: OPOZITA DO TË NDJEKË DHE DO TË VIHET NË KRYE TË GJITHË PROTESTAVE
Monika Kryemadhi: Sot kemi Parlament të marrë peng nga një hajdut psiqik
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi menjëherë pasi ka braktisur seancën parlamentare deklaroi se Parlamenti është marrë peng. Në një prononcim për mediat Kryemadhi theksoi mbrëmjen e djeshme që opozita do të nisë aksionin e saj me protesta, teksa ka shtuar se shumë shpejt do të bëhet e ditur edhe agjenda e opozitës së bashkuar. Prononcimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi: Shumë shpejt do të mblidhemi dhe do të kemi agjendën. Këtu nuk është çështje bojkoti, se nuk ke çfarë bojkoton më. Këtu është çështja për të rrëzuar dhe për të larguar një orë e më përpara njeriun që ka marrë peng shqiptarët. Zoti Basha e tha shumë mirë në emër të opozitës. Tashmë e gjithë opozita do të bashkohet me të
gjithë elementët opozitarë për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemeve që ka. Sot kemi një Parlament të marrë peng. Nuk është gjë e re për ne, por tashmë për të gjithë ata që nuk kanë pasur sy e veshë për ta parë.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Kështu që mos u çudisni. Shumë shpejt do të njiheni me agjendën dhe me angazhimin e të gjithë strukturave, jo vetëm politike dhe partiake, por edhe të gjithë elementëve të tjerë dhe gjithë grupeve të interesit tashmë, të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
cilëve iu është uzurpuar dhe kapur jeta e përditshme. Ku do të zhvillohet beteja znj. Kryemadhi? Monika Kryemadhi: S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra dhe mijëra studentë që bojkotojnë universitetin. Ke me qindra dhe mijëra qytetarë dhe prindër që suportojnë fëmijët e tyre. Ke minatorë, ke naftëtarë, ke biznese të vogla , të cilat janë gati. Deri më sot opozita ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk ka më, për të fikur zjarrin e protestës, por opozita do të vazhdojë, do të ndjekë dhe do të vihet në krye të gjithë protestave.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Tashmë nuk ka më asnjë zgjidhje tjetër. Është ajo që tha edhe zoti Basha më përpara, çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë së kapur me në krye një kryeministër të çmendur psiqik dhe hajdut psiqik, por edhe klinik, është tradhti kombëtare. Kështu që tashmë ne kërkojmë nga ju, vetëm hapini ekranet. Mos ngelni peng e joshjeve apo edhe e blerjeve të fundit të tregut të Edi Ramës me oligarkët për televizionet, të cilat janë sadopak kundra tyre. Çdo gjë që ai do të marri sot, do ta vjelli nesër. Faleminderit dhe suksese dhe ju në punët tuaja, sepse lajme pafund do të keni që nesër e tutje.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 17 JANAR 2019
Përplasja po vjen! Fronti Opozitar merr vendimin për të nisur tubime masive kundër qeverisë në gjithë vendin
Opozita: Protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës
Basha: Të largojmë Ramën me çdo mjet. Kryemadhi: Opozita nuk do të jetë më zjarrfikësja e protestave. Çdo bashkëpunëtor i kreut të qeverisë do të konsiderohet tradhtar i kombit Të gjitha partitë e opozitës kanë dalë dje më një vendim të përbashkët: "nisjen e protestave deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës". Pas seancës të tensionuar për votimin e ministrave të rinj, ku opozita u thirr për dekor dhe nuk iu dha e drejta e fjalës, drejtuesit e opozitës deklaruan se situata në vend nuk lë hapësirë për asnjë dialog, por vetëm për reagim mbarëkombëtar. Në emër të gjithë partive opozitare, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se largimi i Edi Ramës duhet të ndodhë më çdo çmim, duke nënkuptuar se tubimet do të jenë masive dhe përplasje e hapur qytetare me kryeministrin. Sipas kreut të PD, vendi nuk ka më qeveri e parlament dhe gjithë segmentet e shtetit janë të vëna nën kontroll nga kryeministrit Edi Rama. Zgjidhja e kësaj krize të gjithanshme, sipas kreut të PD, është rrëzimi i qeverisë "Rama", me çdo mjet. "Opozita është e vendosur t'i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është zhytur vendi. Prandaj, në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar",- deklaroi dje Basha pas mbledhjes së partive të aleatëve opozitarë. Edhe më e ashpër në qëndrimin e saj ishte Monika Kryemadhi, drejtuesja e partisë së dytë më të madhe në opozitë. Kryetarja e LSI u shpreh se në situatën ku ndodhet vendi nuk kanë më vlerë gjestet politike, si bojkoti apo reagimet publike. Duke bërë
dhe një autokritikë për vete dhe për aleatët e saj frontin opozitar, Kryemadhi deklaroi se opozita nuk do të jetë më "zjarrfikësja e protestave". Një deklaratë që nënkupton se Fronti Opozitar duhet të kishte shfrytëzuar më mirë protestat e studentëve, naftëtarëve dhe gjithë qytetarëve që morën hovë në fillim të muajit dhjetor. Dilemat e opozitës për këto protesta duket se i dhanë kohë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që të marrin nën kontroll situatën dhe t'i zbehin disi reagimet e qytetarëve. "Janë me qindra dhe mijëra studentë që bojkotojnë universitetin. Ke me qindra dhe mijëra qytetarë dhe prindër që suportojnë fëmijët e tyre. Ke minatorë, ke naftëtarë, ke biznese të vogla , të cilat janë gati. Deri më sot opozi-
ta ka marrë damkën si zjarrfikës, por tashmë nuk ka më, për të fikur zjarrin e protestës, por opozita do të vazhdojë, do të ndjekë dhe do të vihet në krye të gjithë protestave",- deklaroi dje kryetarja e LSI. Duke premtuar lajme të rëndësishme në ditët në vijim, Kryemadhi shtoi se "çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë së kapur me në krye një kryeministër të çmendur psiqik dhe hajdut psiqik, por edhe klinik, është tradhti kombëtare". Qëndrimet e mazhorancës dje Kuvend dhe gjuha e përdorur nga krerët e koalicionit opozitar mund të përmblidhen vetëm në një frazë: "Përplasja po vjen". 2019-ta duket se do të jetë viti kur skena politike dhe shoqëria shqiptare do të ndodhet para trazirave që mund të sjellin përm-
bysje të mëdha. Ajo që po shfaqet këto ditë në qëndrimet e politike dhe reagimet e opozitës, është vetëm fillimi i një krizë politike dhe institucionale që ka nisur shumë kohë më parë më qeverinë "Rama". Pas gjashtë vitesh në pushtet me korrupsion galopant, abuzim me ligjet, kapja e të gjithë drejtësisë dhe institucioneve, marrja e qeverisë dhe shtetit në duart e vetëm një njeriu si Edi Rama, i ka lënë opozitës dhe qytetarëve vetëm një rrugë. Atë të reagimit dhe të përplasjes. Përplasja këtë herë do të jetë fatale. Njëra palë digjet dhe ikën e sondazhet popullore tregojnë se koha e Ramës për të ikur ka ardhur. Ikja do jetë me destabilitet politik, pasi mafia dhe oligarkët janë bashkë me qeverinë. A.Marku
POLITIKE
4
E enjte, 17 JANAR 2019
Mazhoranca voton e vetme emrat e rinj të kabinetit, por Qeveria ende nuk ka ministër të Jashtëm
M
azhoranca ka votuar e vetme dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, teksa opozitarët qëndronin në foltoren e Kuvendit në përpjekje për të ndaluar këtë votim që sipas tyre duhej të bëhej me debat. Janë 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që morën pasditen e djeshme votëbesimin e Kuvendit, ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në vendimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj ashtu siç pritej nisi me debate të forta. Opozita kërkoi kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa mazhoranca deklaroi se nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës ku është vetëm votimi i dekreteve të Presidentit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu ka dhënë fillimisht fjalën kryetarëve të grupeve parlamentare të PDsë dhe LSI-së për mënyrën e votimit, por është përballur me kërkesën për diskutime nga opozita. “Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç’ermërime bëhen me debat”- u shpreh prerë kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili çeli dhe votimin për dekretet, ç’ka solli dhe tensione në sallë, duke detyruar opozitën më pas të largohet nga Kuvendi. Diskutimet e krerëve të grupeve parlamentare Edmond Spaho i PD-së: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamen-
Debate në Kuvend - Opozita: Të diskutohen dekretet. Balla: Kërkoni mocion
tar. Mbi bazën e kësaj kërkese kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave. Petrit Vasili i LSI-së: Kemi biseduar dhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera të depozitoheshin që përpara dhe zyrtarisht lista e diskutantëve. E kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon diskutimin dhe debatin. Po prisnim që ju të prezantonit listën e diskutantëve, sikundër rregullorja e kërkon.
Kërkoj dhe dua të di arsyet se pse kjo nuk u njoftua nga ana juaj. Taulant Balla i PS-së: Në procedurë 27 vite parlamentare kur dikush ngre një shqetësim
për procedurë, procedura ka një diskutim pro dhe një diskutim kundër. Që kur çohemi këtu në emër të rregullores duhet që dikush të citojë një nen
LISTA ME NDRYSHIMET NË QEVERI Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe Elisa Spiropali emërohet ministre për marrëdhëniet me Kuvendin
të rregullores. Thoni nenin e rregullores. Ne shkollëpakët, ti shkollëshumi…Ta mbarojmë ne shkollëpakët. Ka nen për emërim shkarkim të qeverisë kur bëhet për mocion mosbesimi. Jeni njoftuar dhe keni qenë dhe dje për urdhrin e thirrjes së seancës dhe keni pasur mundësi. Kjo nuk është seancë e jashtëzakonshme është sesion i jashtëzakonshëm. Kryeministri i është drejtuar Kuvendit. Në bazë të këtij sesioni të jashtëzakonshëm ku kryeministri ka kërkuar votimin e dekreteve, autoriteti i vetëm, kryetari i Kuvendit ka thirrur seancën me këtë rend dite, votim i dekreteve. Debat kur të doni si ta doni, bëni kërkesë me mocion me debat për qeverinë ose po të doni kërkoni mocion mosbesimi për qeverinë, por ne kohë për të humbur me ju me llogje pazari sa herë t’iu teket ju nuk ua japim dot. Fatmir Mediu i PR-së: Sot ne kemi përbërjen e këshillit të ministrave dhe koha duhet të jetë dyfish i debatit. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm në një Republikë bananesh ndodh kjo.Jemi këtu si parlamentarët dhe jo si mbështetës dhe zëdhënës të qeverisë. Gramoz Ruçi: Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç’ermërime bëhen me debat.
ISH-KRYEMINISTRIT I NDËRPRITET FJALA: KY I PAFYTYRË QË UZURPON ÇDO PUSHTET DHE NXJERR OPOZITËN JASHTË
Berisha shpërthen në Kuvend: Edvin Kristaq Urrejtja, i ke ditët e numëruara
D
he pse opozita u ngrit nga karriget sapo nisi votimi i dekreteve për ndryshimet në qeveri dhe një pjesë e deputetëve u larguan bashkë me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, ish-kryeministri Sali Berisha e shoqëroi të gjithë këtë proces me fjalimin e tij. Edhe pse mikrofoni i foltores së Kuvendit nuk kishte zë, ai adresoi akuza në drejtim të pasardhësit të tij në Kryeministri, Edi Ramës dhe mazhorancës, ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi e filmoi me celular të gjithë fjalën e mbajtur nga ish-kryem-
inistri Berisha. “Ky i pafytyrë që uzurpon çdo pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë, kështu voton ky horr-horri që nuk ka fytyrë as dinjitet dhe nxjerr opozitën jashtë. Kështu voton ky, nuk ka ndodhur kurrë kjo që po bëjnë sot këta. Qeshni qeshni, por do u vijë dita një nga një. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga fytyra të droguara, kështu votojnë këta hajnat. Ky është një turp, faqezezë e jotja. Kur nuk ke faqe, nuk ke fytyrë, nuk ke nder, je një hiç që vepron në këtë mënyrë. Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtetet
dhe nxjerr opozitën jashtë. Ke frikë ti”- u shpreh Berisha fillimisht. Por në këtë moment kryeparlamentari Gramoz Ruçi hodhi në votim dekretin e Erjon Braçes për zëvendëskryeministër. Berisha u drejtohet deputetëve të opozitës që janë të mbledhur para tij dhe u thotë: “Çfarë thotë ky?”. Sqarimin do ta merrte nga nënkryetari i PD-së Edmond Spaho. “Erjon Braçe zëvendëskryeministër”- i tha Spaho. Në ndihmë të tij do të vinte nënkryetari tjetër demokrat, Edi Paloka i cili i shpjegoi nga vendi Berishës se kishte nisur
votimi i dekreteve të Presidentit, ndërsa dëgjohen të qeshura mes deputetëve të opozitës, teksa mazhoranca duartroket
votimin e Braçes. “Duartrokisni se e keni shndërruar parlamentin në shpellë të mafies me një kryemafioz, me një puçist që nuk ka asnjë parim tjetër përveç pushtetit të tij të papërmbajtur. Ti sillesh këtu si Ministri i fundit i Sigurimit të diktaturës, vetëm ti mund të bëjë një veprim të tillë për të fshehur hajnat që po ngreni Ministra, për të fshehur shkeljen e procedurave, për të fshehur ndrikullat e drogës që sot i bëni Ministra. Edvin Kristaq urrejtja i ke kohërat e numëruara, me këto që bën ti i bindur të jesh se shqiptarët i fton të të zvarrisin për së gjalli dhe jo si Enver Hoxhën me bustin e tij. Ky do të jetë fati yt, nuk do të gjesh vrimë miu ku të futesh”- deklaroi nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Sali Berisha.
POLITIKE DEPUTETI I LSI-së: KARTONAT E KOMANDUARA TË SHUMICËS, NUK MUND TË SHKELIN MBI PRONAT E SHQIPTARËVE
5
E enjte, 17 JANAR 2019
Panariti: Me ligjin e Kadastrës, Rama kërkon të instalojë diktatin dhe diktaturën
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti teksa ironizon qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera, shprehet se përmes nismës për krijimin e Kadastrës, Edi Rama kërkon të instalojë diktaturën sërish në vend, duke kërkuar kontroll të pronave të shqiptarëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se Edi Rama kërkon të vërë çdo gjë nën kontrollin e tij, përmes filozofisë fataliste: “Shteti jam Unë”! Sipas Panaritit, edhe tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, ko-
rigjimet e kufijve të vjetër e të rinj të pronave të shqiptarëve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dorë, përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrave në varësi të Kryeministrit. “L’Etat c’est Moi! Shteti jam Unë! Vetë shkruaj, vetë vulos? Tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, korrigjimet e kufijve të vjetër e të rinj të pronave të shqiptarëve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dorë! Kjo dorë është Agjencia Shtetërore e Kadastrave (ASHK) në varësi të Kryeministrit. Përfundimisht, nxirren jashtë loje gjykatat,
jashtë loje Ministria e Drejtësisë! Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë! Ligji i Kadastrës do të rrëzohej me lehtësi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së pronës, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmërisë mbetet Presidenca. Kartonat e komanduara të shumicës, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptarëve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetutën! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktaturës!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së Edmond Panariti.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së i shmanget përgjigjet për prurjet jashtë partisë në Qeveri: Është kompetencë e Ramës
S
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh pas mbylljes së seancës së jashtëzakonshme që u mbajt pasditen e së mërkurës në Parlament se Gent Cakaj do të jetë Ministër i Jashtëm menjëherë sapo të zgjidhet ngërçi me Presidentin nga Gjykata Kushtetuese. Teksa shprehu keqardhjen që mazhoranca nuk pati mundësi të votonte Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm, Balla tha se gjithçka erdhi për shkak të një kapriçoje presidenciale. Por i pyetur nga gazetarët nëse Partia Socialiste nuk ka figura të tjera për këtë post, saqë detyroi Ramën të marrë dhe këtë përgjegjësi, kreu i grupit parlamentar të PSsë, tha se për këto vendime është votëbesuar vetë kryeministri Edi Rama nga PS-ja. PRONONCIMI PËR MEDIAT Z. Balla, shumica e ministrave të rinj nuk i përkasin Partisë Socialiste. A mendoni ju se ka kjo një kosto për zgjedhjet? Vota e 25 Qershorit ka qenë një votë historike për vendin. Vota e 2017-ës ka qenë po ashtu një mandat për bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi. Kështu e kemi lexuar mandatin tonë prej ditës së parë. Përfaqësimi në qeveri i profesionistëve të spikatur në fushat ku ata kanë punuar prej vitesh është pikërisht një mundësi e mirë për të çuar dhe për t’i dhënë një shpejtësi edhe më të madhe reformave, që duhet të çojmë përpara. Kështu që mandatet e ministrave, nuk janë çështje të kartave të anëtarësisë për partitë politike, por janë përgjegjësi për t’i shërbyer njerëzve më mirë dhe për të çuar përpara këtë mandat. Ajo që doja të sqaroja me ju; mua më vjen keq që opozita nuk di aspak të shfrytëzojë mekanizmat, qofshin ato të debatit parlamentar apo të kontrollit parlamentar. Unë u mundova sadopak t’i sqaroj kolegët, sikurse edhe Kryetari i Kuvendit z. Ruçi kishte bërë një analizë të shkëlqyer do të thoja
Balla: Cakaj ministër sapo të zgjidhet ngërçi nga Kushtetuesja
unë, po ti referohemi praktikës parlamentare. Praktika parlamentare gjithmonë kështu ka qenë, sepse këtu bëhet fjalë për emërime dhe shkarkime ministrash. Debat për programin ka sa herë që qeveria merr mandatin pas zgjedhjeve. Unë e thashë, ne jemi të gatshëm kurdoherë, që nesër, nëse opozita depoziton një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat. Duan një mocion me debat për përbërjen e kabinetit qeveritar? Patjetër, por
ajo duhet bërë në bazë të Rregullores. Duan një interpelancë me Kryeministrin? Patjetër, por edhe ajo duhet bërë në bazë të Rregullores. Unë i shoh gjithmonë kërkesat që opozita sjell. Gjithë kjo eksperiencë parlamentare e shumë kolegëve bën të kuptosh se kur një kërkesë është në zbatim të Rregullores dhe kur një kërkesë një kapriço e momentit. Sesioni i jashtëzakonshëm u thirr nga Kryeministri, sepse jemi në hapësirën mes dy ses-
ioneve parlamentare. Kushtetuta ka ngarkuar tre institucione, të cilat mund të thërrasin seancën e jashtëzakonshme. Kryeministri e ushtroi këtë të drejtë kushtetuese për të kërkuar që të mos humbej më kohë kot dhe për të respektuar afatin kushtetues të vendosur për shqyrtimin e dekreteve. Është shumë e rëndësishme që në këtë kontekst të përmend edhe faktin se na vjen keq që Presidenti i Republikës sot nuk na bëri të mundur të
votonim edhe dekretin për ministrin e Jashtëm. Dekret, i cili në fakt duhet të kishte qenë gati që javën e kaluar po t’i referohemi kërkesës tonë për z. Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhi këtë ngërç artificial të krijuar nga Presidenti i Republikës, do të kemi mundësinë që z.Cakaj ta kemi në kabinetin e qeverisë sonë. Deri atëherë, kryeministri ka treguar gatishmërinë për të kontribuar për zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar artificialisht nga Presidenti i Republikës, duke propozuar për të qenë ai ministër i Jashtëm, deri kur Gjykata Kushtetuese t’i japë fund kësaj kapriçoje artificiale. A nuk ka figura të tjera Partia Socialiste për ministër të Jashtëm, përse duhet të jetë pikërisht Kryeministri që duhet ta ushtrojë këtë post? Sepse Partia Socialiste i ka dhënë besimin Kryeministrit të bëjë detyrën e Kryeministrit, mirëpo në kushtet e një krize të krijuar nga Presidenti me shkelje kushtetuese, është bërë kjo zgjidhje. Kjo nuk është një zgjidhje që ndodh vetëm në Shqipëri. Për arsye të ndryshme bëhet një zgjedhje e tillë, ku Kryeministri merr edhe mandatin e njërit prej ministrave. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri, madje z. Meta po nga ky Kuvend, por në legjislaturë tjetër, i është besuar edhe detyra e Zëvendëskryeministrit edhe detyra e ministrit të Jashtëm, si dhe e ministrit të Ekonomisë. Kështu që praktika e konsoliduar tashmë parlamentare, juridike e Kushtetuese në Shqipëri ekziston. Çdo vonesë nuk bën mirë po të kemi parasysh agjendën intensive që ka ky 6-mujor deri në 30 Qershor, kur janë dhe zgjedhjet lokale. Duhet të kemi parasysh se fundi i qershorit përkon me fillimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian!
POLITIKE
6
E enjte, 17 JANAR 2019
Kreut i Grupit Parlamentar të LSI-së: Qeveria i shpall luftë edhe “Zërit të Amerikës” që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje
Vasili bën thirrje: Qytetarë hapni sytë, kjo qeveri nuk njeh ligj S
kandali i përgjimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës” për emërime politike në Drejtorinë e Burgjeve, dhe qëndrimi i mbajtur jo vetëm nga kryeministri Edi Rama por dhe vartësja e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë shkaktuar një valë të fortë reagimesh nga kampi opozitar. Përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u bëri thirrje qytetarëve të hapin sytë, pasi sipas tij kjo qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit. Duke iu referuar përgjimeve të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko, Vasili u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit. Sipas tij, kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe “Zërit të Amerikës” që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje, duke shtuar se përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme dhe janë tregues që kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet në administratë. “Së pari burgjet në imagjinatën e tyre janë një magazinë dhe 1358 veta, thotë fjalë për fjalë, ishin të gjithë listat e partisë. Më tutje çfarë thotë, për të kuptuar këtë procedurën se Kryeministri rreh gjoksin e thotë emërimet janë jo politike, ne kemi vënë një standard të ri thotë, trans-
parencë e plotë thotë, atje në portale thotë, qindra milionë euro të harxhuara. Ça thotë ky ish- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Do të bëjmë dhe procedurën, gjasme fitoi kjo, humbën
këta të tjerët. Më kanë ardhur 217 veta, gjasme me konkursin e famshëm publik. Të nderuar qytetarë, kjo është një farsë nga më të rrezikshmet, nga më të paturpshmet, që ka ndodhur
në shtetin shqiptar, provat janë sa një mal, të prodhuara nga organet e shtetit shqiptar. Që provojnë qartë që zyra vetë kryeministri merret me punësime. Nuk merret me punët e tij sepse duhet ti kontrollojë. Sepse është kryeministri që bën dhurata, dhuron punësime, dhuron shtëpi dikujt. Nuk është ligji që sundon në Shqipëri, nuk janë rregulla, nuk janë transparencat, është tesera e partisë. Këtë nuk e thotë thjesht opozita , këtë e thonë pikërisht këto përgjime. Për të cilat, mirënjohja pa fund e qytetarëve shqiptar dhe nëpërmjet tyre dhe opozitës shqiptare, shkon për Zërin e Amerikës. I cili ruajti një standard demokratik, për të denoncuar faktet ashtu siç janë, pa i komentuar ato. Dhe një turp i rëndë bie mbi qeverinë shqiptare. Thirrja ime e përsëritur nga kjo foltore, përpara kësaj situate te tmerrshme të një ligji që nuk funksionon, i cili është kapur peng drejtpërdrejt nga zyra e Kryeministrit, e këtij njeriu komentet për të cilin nuk po vazhdojnë më të jenë prexhorative. Por po u them vetëm kaq, qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk njohin ligj. Këta ministra nuk njohin ligj. Këta ministra dhe kjo qeveri nuk kanë frikë e nuk kanë turp dhe përpara provave dhe fjalëve që i thonë po vetë”u shpreh kreu i ligjvënësve të LSI-ë, Petrit Vasili.
MINISTRJA ETILDA GJONAJ NUK PËRMBAHET: “ZËRI I AMERIKËS” NUK MORI NË KONSIDERATË DEKLARATËN TIME
N
jë ditë pas sulmit të paprecedentë që kryeministri Edi Rama bëri ndaj publikimit të përgjigmeve të bisedave telefonike të ish-dretorit të arrestuar të Burgjeve, Arben Çuko, një reagim i ngjashëm do të vinte dje edhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila sulmoi edhe ajo “Zërin e Amerikës”, pas investigimit që VOA bëri për punësimet e paligjshme, politike dhe fiktive në Policinë e Burgjeve. Ajo shtoi se është e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun e saj, ndërsa i kërkoi Zërit të Amerikës, që të reflektojnë për këtë situatë. Në një kohë që Kryeministri Rama, përmes shefes së kabinetit Vali Bizhga si dhe disa deputetë socialitë, u provua që të jenë përfshirë në mënyrë direkte në këtë skandal, Ministrja Gjonaj nuk ngurroi ta cilësojë procesin si “të hapur dhe transparent” për të gjithë qytetarët. ““Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori
Ministrja e Drejtësisë në gjurmët e Ramës, sulmon “Zërin e Amerikës”: E vërteta është me ne në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve. Duhet parë nëse deklaratat e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët. Jemi të hapur për këto që është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe
shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë”, tha ministrja Etilda Gjonaj. Kurse Zëri i Amerikës deklaroi mbrëmjen e së martës se i qëndron kronikës së transmetuar të hënën. “Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, profesional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës”, sqaroi “Zëri i Amerikës”.
FORUM “Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë’!”
Nga Kim Mehmeti* A e keni vërejtur: Kryeministri i Shqipërisë shqiptarët i ndanë në ‘Kristaqët’ e vet që e përkrahin, e të lindurit për të qenë të civilizuar e të mençur dhe gjithë të tjerët që e kritikojnë atë, e që ‘natyrshëm’, mund të jenë vetëm ‘kadrinjë’ e ‘malokë’, me emra ‘anadollak’, që e turpërojnë shqiptarinë!” * Status në Facebook
“PUNËSIMET FIKTIVE DHE POLITIKE”
Boçi ironizon Gjonajn: Aferim moj “Qupa spathi” e Ramës
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ironizoi dje qëndrimin e ministres së Drejtësisë Etilga Gjonaj, e cila sulmoi sot “Zërin e Amerikës”, pas investigimit që VOA bëri për punësimet e paligjshme, politike dhe fiktive në Policinë e Burgjeve. Në një kohë që Kryeministri Rama, përmes shefes së kabinetit Vali Bizhga si dhe disa deputetë socialitë, u provua nga VOA që të jenë përfshirë në mënyrë direkte në këtë skandal, Ministrja Gjonaj nuk ngurroi ta cilësonte dje procesin si “të hapur dhe transparent” për të gjithë qytetarët. Madje ajo shkoi dhe më larg duke kërkuar të jetë ajo “e vërteta” teksa tha se: ““Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time”. Dhe pikërisht duke u nisur nga ky qëndrim, Boçi ironizon përmes një reagimi në rrjetet sociale duke u shprehur se “Qupa spathi” nën mëngë e Ramës, tha se kryeministri ynë “nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime, dhe fajin e ka Zëri i Amerikës”. “Hahahaha! “Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj, Zërin e Amerikës. Sipas Qupës së Pallatit “176”, Rama nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime. Fajin e ka Zëri i Amerikës! Aferim Qupë! Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet. Kështu të do Partia, hë me ta lumsha! Partia Socialiste marshon përpara!”- ironizio dje deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
POLITIKE
7
E enjte, 17 JANAR 2019
Të vendosur për vijimin e protestës - Të ngujuarit këndojnë himnin kombëtar me 8 kërkesat e tyre
S
tudentët e Ekonomikut edhe mëngjesin e djeshëm kanë bllokuar ambientet e Fakultetit të tyre. Rreth 100 studentë kanë vazhduar të qëndrojnë të ngujuar, si formë për bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Si pasojë e bllokimit, edhe administrata e Universitetit pasi është paraqitur në punë është larguar përsëri. Një prej studentëve tha se me administratën nuk ka pasur asnjë konflikt. Në lidhje me ndërhyrjen e policisë, studenti u shpreh: “Përderisa nuk është mbajtur asnjë qëndrim për këtë çështje, kjo është një arsye më shumë për të vazhduar bojkotin”. Po ashtu, studentët e Fakultetit Ekonomik vendosën që bojkotin e mësimit ta tregojnë edhe me një video ironizuese për mungesat në fakultete, ku shpenzohet më tepër para për rojet dhe shërbimet e luksit se sa problematikat reale të fakultetit si karriget dhe bankat. “Për kushtet më minimale dhe bazik që na mungojnë në fakultet dhe për shumë gjëra të tjera që studentët i kanë bërë të qarta deri tani”- thanë ata. Por, ka edhe nga ata që nuk i janë bashkuar korit të studentëve bojkotues dhe kërkojnë mësim. “Duke parë që nuk jemi të bashkuar do të thosha t’i ktheheshim auditorëve”- u shpreh një studente. Fakulteti i Juridikut Në Fakultetin Juridik studentët zgjodhën të ndryshonin himnin kombëtar me kërkesat e tyre. Madje ata shtuan se kanë marrë edhe kërcënime. “Kam marrë
Studentët në bojkot, të rinjtë e PS-së provokojnë me rikthim në auditore
dhe unë kërcënime që mos dal më”- tha një student. Studentët e Juridikut vijojnë t’u qëndrojnë pikave të tyre, ndërsa denoncuan dje një rast, që sipas tyre anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste i kanë provokuar gjatë së martës, teksa mblodhën
firmat e disa studentëve për të vijuar procesin mësimor. Një student i Juridikut deklaroi për mediat se qëndresa e tyre do të jetë deri në plotësimin e kushteve siç i kanë kërkuar ata dhe jo siç do t’i plotësojë shefi i qeverisë. Gjithashtu studenti i intervistu-
ar u shpreh se presin që të kenë mbështetjen e pedagogëve dhe kjo do të përcillet përmes një deklarate në orët e mëvonshme. “Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur
mësimin. Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi pasur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh. Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, tha ai. Studentët e Juridikut me anë të një letre i janë drejtuar pedagogëve teksa dënojnë aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga ajo private, pak ditë më parë. Mes tjerash, në letrën drejtuar pedagogëve kërkojnë që mos t’iu digjet viti shkollor si dhe pedagogët të luajnë rol mbrojtës ndaj tyre si akademikë në radhë të parë, por edhe si prindër në veçanti. Studentët e Elbasanit Sakaq e njëjta situatë paraqitet edhe në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa një pjesë e studentëve kanë nisur ngujimin dhe kanë bërë thirrje në klasa që të bojkotohet mësimi. “Kemi bojkotuar të gjithë auditoret”- thanë studentët. Ndërkohë studentët shprehen të vendosur për vijimin e protestës deri në plotësimin e kërkesave. Një prej tyre denoncoi një kërcënim, që sipas tij, ka ardhur nga pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Një student i fakultetit të Infermierisë në Elbasan duke folur për mediat, tha dje se ata janë kërcënuar me mungesa nga pedagogët. Kjo sipas studentit Visar Jashari, është në kundërshtim të plotë me urdhrin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren.
MINISTRJA BESA SHAHINI
LËVIZJA E STUDENTËVE KROATË
MASR thirrje studentëve: Mos bllokoni punën në sekretariate
“Bllokada”, dokumentari që po shpërndahet me shpejtësi në fakultete
G
jatë një dalje për mediat, Ministrja e re e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahin kërkoi dje nga studentët të mos bllokojnë punën e sekretariateve në fakultete. Sipas Besa Shahinit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit do të jenë edhe sot në sekretariatet e fakulteteve për të asistuar studentët që kanë pyetje apo paqartësi lidhur me zbatimin e VKM për tarifat. “Ne kemi mundësuar që përmes portali ‘Shqipëriaqëduam.al’ të kemi një rubrikë që të kthejmë përgjigje për pyetjet tuaj dhe mënyrat si do zbatohen VKM për tarifat. Përveç portalit do ketë një dritare edhe në faqen e Facebook të Ministrisë
N
së Arsimit. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë edhe në sekretariate përkatëse dhe sot për t’ju asistuar. Nëpër fakultete ku ka ende protesta është e pamundur që të kemi
përfaqësues të Ministrisë për asistimin tuaj. Nëse bllokoni sekretariatet nuk mund të marrim listat për tarifat e studimit dhe bursat”- u shpreh ministrja Besa Shahini.
ë të gjitha fakultetet ku mësimi vazhdon të bojkotohet nga studentët, po transmetohet një dokumentar i quajtur “Blokada”. “Bllokada” po ndiqet me interes dhe po shpërndahet me shpejtësi. Por çfarë tregon ky dokumentar? Në prill të vitit 2009, studentët e Fakultetit Filozofik të Zagrebit bllokuan mësimin. Të indinjuar nga tarifat e semestrit, studentët filluan rezistencën e tyre kundër komercializimit të arsimit, ndryshe të njohur si proces i Bolonjës. Mirëpo në vend që thjesht të protestonin, studentët përjashtuan parlamentin studentor dhe e morën fakultetin nën kontrollin e plenumit të studentëve, strukturë
ku secili student mund të merrte pjesë në vendimmarrje. Dokumentari “Bllokada”tregon përvojën e veprimit politik më të rëndësishëm në Kroaci që prej vitit 1971. Lufta kundër komercializimit dhe bllokada ka zgjatur plot 34 ditë, gjatë së cilës janë bllokuar rreth 20 fakultete. I realizuar gjatë
vetë bllokadës, dokumentari përcjell çdo gjë: që nga takimet e para, plenumet studentore, shenjat e para të lodhjes së lëvizjes si marrëdhëniet me profesorë dhe epilogun e gjithë asaj që ndodhi. Dokumentari është në gjuhën kroate. Titrat janë dhe në shqip. Regjisor i tij është Igor Bezinoviç.
POLITIKE
8 E enjte, 17 JANAR 2019
Intervista e Deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj: Të përgjysmohen tarifat për të dyja ciklet pa dallim
Rrokaj: Futja e policisë dhe dhuna e ushtruar mbi studentët e paprecedentë Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, e cilëson dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe futjen e policisë në ambientet e universiteteve si të paprecedentë. Në një intervistë për ‘IN TV’ Rrokaj shprehet se qeveria duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve dhe të rrisë buxhetin e arsimit. Studentët janë aty kanë ndryshuar formën e protestës tashmë janë ngujuar nëpër Universitete dhe i kanë bllokuar ato, si është çështja, çfarë informacionesh keni ku janë, ku s’janë? Tanimë studentët janë përqendruar në protestën e tyre brenda hapësirave universitare, godinave. Kryesisht filloi e Juridikun, Ekonomikun pastaj është përhapur gjerësisht tek Filologjiku, tek Inxhinieria dhe sipas informacioneve që ne kemi edhe në Universitete të tjera të Durrësit, të Elbasanit. Ka një rritje të numrit të Profesoratit që po i mbështet. Ajo që është e qartë në gjithë këtë periudhë të protestës së tyre është se kërkesat e tyre nuk janë realizuar. Po e filloj nga përgjysmimi i tarifës, që nga qeveria nuk është premtuar përgjysmi-
mi i tarifës për Bachelor për studentët me mesatare nën 6 dhe për mastarin që ka dhe tarifën më të lartë, për të cilën nuk ka përgjysmim. Problemi i sotshëm i tarifës është pamundësia e familjeve shqiptare për ta përballuar atë. Pra është problem ekzistencial jo problem preferencial Unë isha i pari që e hodha idenë e Kartës së Studentit kur isha Rektor në vitin 2003. Me Kartën e Stduentit studentët fitojnë tek mjeku i familjes, uljen e çmimit për biletat e transportit, për kinemanë, për muzetë, për hotelet, për fjetjet, për bibliotekat për shumë gjëra. Qeveria duhet të bëjë një ligj dhe të thotë me Kartën e Studentit studentët përfitojnë: 20% ulje në 5 gjëra, ta marrim shembull. Studentët kanë kërkuar rishikimin e ligjit për Arsimin e Lartë. E rëndësishme është se ligji ka probleme. Në momentin më të fundit, cili është titullari i Universitetit që lejoi futjen e policisë në Universitete, është Rektori apo është Administratori? Kjo puna e administratorit ku doli se nuk kishim dëgjuar? Puna e administratorit doli si kërpudha pas shiut sepse shiu
KOMENT Nga Luan Rama*
M
iratimi i “Ligjit për Kadastrën” vjedhurazi e për të vjedhur është vetëm njëri nga rastet e shumtë të shpërdorimit flagrant e në kundërshtim me interesat e qytetarëve e ato të vendit të procesit kushtetues ligjbërës nga ana e maxhorancës. Ndaj, me të drejtë, Presidenti i Republikës ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim, njësoj siç ka bërë me “Ligjin për teatrin”, me “Ligjin për noterinë”, “Ligjin për tatimin mbi të ardhurat” e të tjerë, me përmbajtje të dukshme e flagrante në kundërshtim me Kushtetutën!
Kthimi për rishqyrtim në Kuvend është një shans i artë për maxhorancën të korrigjojë vetveten, të paktën në këtë rast e t’i mbrojë nderin edhe qeverisë, meqë në treçerekun e vet është e re, por është edhe mundësi për opozitën të mbrojë interesin qytetar dhe integritetin e nëpërkëmbur të Kuvendit. Mungesa e opozitës në Kuvend i krijoi lehtësi maxhorancës të bëjë si ia donte qefi kryetarit të saj, por nga ana tjetër, nuk ndihmoi qytetarët të kuptonin përmes debatit në Kuvend se ç’ligësi gatuante maxhoranca me projektet e veta. Për rrjed-
ishte ligji, dhe kërpudha ishte maliqi, ishte administratori. Qeveria i ka futur duart në Universitete nëpërmjet Bordeve, i ka futur duart të plota nëpërmjet 5 agjensive që i kontrollon qeveria. Tani ajo ta marrë seriozisht të plotësojë 5% të prodhimit bruto për arsimin, po të shikosh strategjinë e arsimit të kësaj qeverie në vitin 2014, kur edhe LSIja ishte aty, është thënë që në 2018 do të bëhej 5%, gjithashtu ishin siguruar se librat do të ishin falas janë të shkruar në objektiva, verifikojini. Por, nëse nuk bëhet 5% këtë vit, le të bëhet 1% për arsimin e lartë, pra nga 0.5% në 1 % e prodhimit bruto. Një pikë tjetër ishte edhe Vetting-u i pedagogëve, mirëpo u duk shumë shpejt që do të keqpërdorej për të larguar pedagogët rebelë se sikur zelli i tepërt i Ministrisë dhe Kryeministrisë për ta marrë këtë si pikë dhe për t’jua përplasur në fytyrë pedagogëve, rektorëve dhe dekanëve që nuk i qëndronin linjës zyrtare, a është aty një rrezik për keqpërdorim? Qeveria u treguar e pamoralshme sepse kërkoi ta postonte problemin nga vetja tek një
“luftë civile” midis studentëve dhe pedagogëve. Drejtuesit për mendimin tim, disa janë treguar shumë parimorë, po them ai i Histori-Filologjisë mbajti qëndrim shumë të drejtë, profesorët e Shkencave Sociale gjithashtu, pra ka mjaft titullarë që i qëndruan dhe i qëndrojnë, pasi nuk mundet në Universitet që të zgjidhesh me pjesëmarrjen e studentëve dhe të pedagogëve dhe të dalësh kundër tyre, më kujtohet në 2005 kur isha rektor dhe u ngritën pedagogët në protestë edhe u këshillova me një rektor tjetër në Universitetin e Barit, dhe më tha mua që një titullar që i del kundër tyre ose duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë kundër ose po e mbajti atë post ai duhet të mbrojë zgjedhësit e vet dhe këto janë çështje parimore të pa diskutueshme. Ndërkohë në 2019 u fut policia në Universitet? Në 2019 ka ndodhur rasti më i pa precedentë në këto 15 në Universitet, nuk lejohet të hyjë policia përveç rasteve kur thirret nga rektori, sepse protesta e studentëve nuk ka lidhje me ad-
ministratorin. Administratori fton policinë të ndërhyjë në Universitet kur shikon që ka rrezikshmëri për dëmtimin fizik të saj, por nuk të drejtë administratori të thërrasë policinë për lirinë e shprehjes së studentëve, që ajo të ndërhyjë dhe të ndalojë lirinë e shprehjes së studentëve. Procesin mësimor nuk e garanton administratori, si për ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe për ta që kërkojnë të protestojnë, kjo është një marrëdhënie që rregullohet me anë të shefit të departamentit dhe studentëve. Nëse qenkan të zgjidhura sipas qeverisë pikat e studentëve përse kryeministri kërkon ende dialog? Dialogu i kryeministrit shqiptar, tani e kuptuan mirë njerëzit, studentët të parët sepse studentët na mësuan në të gjithëve që përtej realitetit të zbukuruar, të fasadës ka një realitet të shqiptarëve dhe dialogu i kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se përdorimi i televizionit të tij që të transmetojë vetëm pjesën që ai bën monolog.
Kur shpërdorohet procesi kushtetues i ligjbërjes... hojë, qytetarët nuk u bënë dot pjesë e dabatit publik e politik për procesin ligjbërës të Kuvendit. Nga ana tjetër, mungesa e opozitës në Kuvend, e la edhe Presidentin e Republikës të vetëm në luftën për të mbrojtur kushtetutshmërinë e procesit ligjbërës, e sot shohim se ç’batërdi kanë bërë me ligjet, duke shfrytëzuar sentencën “ujku mjegull do”. Natyrisht, opozita nuk do
t’a kishte ndaluar dot marrëzinë e maxhorancës për të miratuar me “forcën” e kartonëve të saj “Ligjin për kadastrën” dhe as te tjerët, po të paktën qytetarët do të kishin mësuar më parë se çfarë gatuhej në tepsinë e kartonrilindjes, dhe këtë debat do t’a kishim bërë në atë kohë e jo sot. Dhe opozita, të paktën, do të ishte shfaqur publikisht në anën e qytetarëve dhe këtë fakt do ta kishte bërë temë të debatit
publik dhe politik më shumë se një muaj më parë. Presidenti i Republikës është barriera e fundit e mbrojtjes së Kushtetutës, por pa barrierën e opozitës, që në fakt duhet të jetë barriera e qytetarëve, atij i bie të ndalë të gjitha dallgët e vjedhjeve e babëzisë, ndaj perceptohet nga publiku sikur Presidenti është i vetëm në këtë luftë ekzistenciale për interesat e vendit! *Zëvendëskryetari i LSI-së
FORUM
9 E enjte, 17 JANAR 2019
“Presidenti kapi kryeministrin duke vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë”
Koalicioni Qytetar: Kryeministri grabit pronat, por dhe opozita hesht! Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë ka përshëndetur me një deklaratë vendimin e Presidentit të Republikës për të kthyer në Kuvend të Ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”. “Ky ligj sipas koalicionit, cënon rëndë të drejtat kushtetuese dhe civile të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe kalonte “KADASTRËN” nga varësia e Ministrisë së Drejtësisë drejt Kryeministrisë, madje i jepte të drejtë kësaj “Agjencie Shtetërore të Kadastrës” (ASHK) që të “korigjonte” pra grabiste edhe pronat e qytetarëvë shqiptarë në favor të Oligarkisë në pushtet!!!” Më poshtë deklarata e plotë e tyre: Koalicioni Qytetar: Kryeministri grabit pronat, por dhe opozita hesht! Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë përshëndet kthimin nga Presidenti të Ligjit nr. 111/ 2018 “Për kadastrën”, një Ligj që cënon rëndë të drejtat kushtetuese dhe civile të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe kalonte
“KADASTRËN” nga varësia e Ministrisë së Drejtësisë drejt Kryeministrisë, madje i jepte të drejtë kësaj “Agjencie Shtetërore të Kadastrës” (ASHK) që të “korigjonte” pra grabiste edhe pronat e qytetarëvë shqiptarë në favor të Oligarkisë në pushtet!!! Është e rëndë, madje kriminale që Ligje me karakter kaq të theksuar antikushtetues që cënojnë rëndë të drejtat bazë të pronës kanë kaluar pa asnjë reagim nga Opozita dhe pa reagim edhe opinioni profesional i grupeve të interesit madje edhe ndërkombtarët që gjoja japin asistencë ligjore në Shqipëri! Dhe kjo tregon kapjen totale të sistemit politik, juridik, ekonomik, mediatik, shoqërisë civile dhe vetë të ashtuquajturës “asistencë ndërkombëtare” nga Oligarkia Soros që kontrollon sot çdo qelizë të jetës institucionale të Shqipërisë. Ky cënim kaq i rëndë i të drejtave kushtetuese të pronës duke i dhënë kompetencë
Kryeministrit të “korigjojë” ose më saktë të tjetërsojë pronat e shqiptarëve pa vendime gjykatash por thjesht me urdhëra administrativë, në kundërshtim të plotë me standardet e vendosura nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese tregon se në çfarë grope pa kthim po fundoset Shqipëria nga një klasë politike e papërgjegjshme në shërbim të plotë të Oligarkisë Sorosiane në pushtet! Reagimi profesional i ekspertëve të Presidencës dhe reagimi i Presidentit në fakt është një shuplakë e rëndë që ka diskredituar të gjithë të ashtuquajturën Opozitë e cila prej disa vjetësh ka ndihmuar si ortake Mafien Soros në pushtet duke mbuluar në heshtje gjithë dekadencën ligjore të rrënimit të standardeve të drejta të njeriut dhe shtetit ligjor në dhjetra ligje dhe bazën nënligjore të realizuara nga Reforma Soros në Drejtësi që i ka dhënë pushtet absolut Kryeministrit. Kthimi nga Presidenti i Ligjit
për Kadastrën duhet të angazhojë të gjithë faktorët politik dhe profesional dhe grupet e interesit për të marrë masa urgjente për t’u përballur në debat parlamentar dhe informuar ndërkombëtarët për rrënimin total të shtetit ligjor dhe cënimin e rëndë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pronës nl kuadër të realizimit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Koalicioni Qytetar @Për Shqipërinë do të ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur interesin publik dhe privat të qytetarëve shqiptarë nga ky atentat edverist i papreçedent ndaj pronës private dhe publike dhe i krahasueshëm vetëm me kohën e diktaturës komuniste enveriste! Për këtë arsye që nesër Koalicioni Qytetetar Për Shqipërinë do ti drejtohet ekspertëve, grupeve të interesit, dhe kujtdo faktori që mund të luajë sado pak rol në frenimin dhe kundërshtimin e grabitjes së
pronës private të shtetasve dhe instalimit të një diktature grabitësish! Ky atentat i papreçedentë ndaj pronës tregoi më shumë se kurrë se sa nevojë ka Shqipëria për një Opozitë të vërtetë dhe të pakapur nga Qeveria! Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë sot më shumë se kurrë konsideron se sa e rëndësishme është të çojë deri në fund misionin e vet për t’i dhënë Shqipërisë një Formacion të ri Politik Patriotik AntiEstablishment për të shpëtuar Shqipërinë dhe kjo Klasë Politike AntiShqiptare që zbaton Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! P.s. Gjejmë rast të komplimentojmë grupin e ekspertëve të angazhuar pranë Presidencës për adresimin e lartë profesional kaq të domosdoshëm për të penguar këtë atentat të rëndë grabitës të pronës së shqiptarëve nga oligarkia në pushtet! Link Dekreti i Presidentit: http://president.al/presidentimeta-dekreton-kthimin-perrishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjitnr-111-2018-per-kadastrenarsyet-e-kthimit-perrishqyrtim-te-ligjit/ Koalicioni Qytetar “PËR SHQIPËRINË”. www.pershqiperine.al
KOMENT Nga Sonila Bejtja
K
ushdo që lexon këto ditë me vëmendje dhe pa qenë aspak jurist, dy dekretet e fundit presidenciale për kthimin e dy ligjeve në kuvend, e më konkretisht Ligjit për Kadastrën, kupton fare qartë se ata që kanë dashur, lobuar dhe miratuar këtë ligj në kuvend, mund të them me plot gojën se kanë kaluar edhe përtej çdo fantazie të Enver Hoxhës: Është fakt i njohur që Enver Hoxha edhe pse ua mori pronat shqiptarëve në ato vite duke i konfiskuar të gjitha këto pasuri atyre që me djersë e mund kishin arritur ti krijonin, atij dhe pushtetit të tij diktatorial, nuk u shkoi kurrë në mend ti tjetërsonin ato. Arkiva e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij diktatorial, te paktën në dokumente zyrtare, i ruajti këto prona dhe në bazë të asaj arkive sot e
KADASTRA - Përtej fantazisë së Enver Hoxhës kësaj dite pronarët kanë arritur të rimarrin pjesërisht apo të kompensohen për pronat e tyre. Ndërkohë Ligji për Kadastrën i kthyer për rishqyrtim Kuvendit, nga Presidenti i Shqipërisë, është një përpjekje e hapur dhe flagrante për tjetërsimin dhe vjedhjen e pronave të shqiptarëve, në favor të “disa të tretëve”. Pse?: Agjencia e Kadastrës Shtetërore sipas Ligjit 111/2018 nga një Institucion që, bazuar në Kushtetutë, duhet të kishte në fokus të veprimtarisë së saj, vetëm regjistrimin e titujve të pronësisë, shndërrohet tashmë me këtë ligj në një zyrë shtetërore nën varësinë
e plotë të Kryeministrit, që lëshon lirshëm tituj pronësie (???), ndërhyn pa teklif në titujt e pronësisë ekzistues, i korrigjon, cungon apo ndryshon ato. Me pak fjalë, tani do të kemi një kryeministër, që do jetë dhe tapidhënësi/tapimarrësi i gjithë shqiptarëve, e do u shpërndajë atyre dhe titujt e pronësive. Justifikimi në kor dhe infantil për hartimin e këtij ligji, janë sërish rekomandimet e BE, dhe sidomos garantimi i aksesit në këtë regjistër, të organeve ligjzbatuese, gjë që për habi të të gjithëve, garantohet plotësisht në kohën kur flasim, duke qënë se regjistri i pasurive të paluajtshme ka
qenë gjithnjë i hapur për informacion për të gjitha këto organe ligjzbatuese. Kompetencat e AKSH janë kompetenca administrative, dhe si të tilla nuk mundet kurrrësesi të tejkalojnë kompetencat e një gjykate e cila ka tagrin më plotë të vendosë ne lidhje me ndryshimet apo korrigjimet në titujt e pronësisë. Kjo është një shkelje e hapur e kompetencave kushtetuese të organeve ligjzbatuese e si e tillë do të përbënte edhe një minë të vërtetë për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi e cila nuk ka më asnjë rëndësi, nëse, e përkthyer me këto ligje e akte nënligjorë, nuk ka kurrsesi si të jetë një reformë në shërbim
të qytetarit. Kjo tentativë është një akt që prek qartazi thelbin e demokracisë dhe kapitalizmin në vetvete, madje shkon edhe përtej diktaturës komuniste, e cila, për hir të së vërtetës, nuk guxoi kurrë të tjetërsonte, të paktën në dokumente zyrtarë, pronën e tjetrit. Ia vlen të thërrasim në vëmendje një statistikë të frikshme që mbi 60% e konflikteve dhe vrasjeve të ndodhura në Shqipëri, kanë ardhur si shkak i konflikteve mbi pronën: Askush të mos habitet nesër nëse kjo statistikë do të rritej ndjeshëm në rast të miratimit me kokëfortësi sërish nga kuvendi, të këtij ligji.
AKTUALITET
10
E enjte, 17 JANAR 2019
ARRSH
FERMERËT
Jugu kalohet pa zinxhirë, në Veri ka akse me ngrica Bora e ngrica shkatërroi serat N R ë njoftimin për situatën në vend, Autoruteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se sa i përket rajonit verior, pozitive është që nuk ka pasur reshje të tjera gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta, ngricat në rrugë janë të paevitueshme dhe kudo ku ka pasur të tilla është shpërndarë kripë. Segmentet Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë BualliKrastë, Trebisht-Doganë vijojnë të jenë të kalueshme me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë, ndërkohë që qarkullimi në akset e tjera bëhet normalisht. Edhe në rajonin qendror nuk ka pasur reshje gjatë natës, duke
sjellë përmirësim të situatës në rrugët e Dajtit. Kudo që ka pasur ngrica në rrugë është bërë shpërndarja e kripës. Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve; pjesërisht në Qafë Priskë-Shëngjergj, sikurse edhe në aksin Krujë-Sarisalltik. Zinxhirët reko-
mandohen në Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Mollë-Shëngjergj dhe Lunik-Steblevë. Në akset e tjera, qarkullimi vijohet normalisht. Temperatura të ulëta, por aspak reshje. Kështu kaloi nata edhe për rajonin jugor por kalimi në akset e qarqeve Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë bëhet normalisht pa zinxhirë.
eshjet e borës dhe ngricat kanë sjellë deme edhe për bujqësinë. Në Nënshkodër, serat me të mbjella të stinës janë mbuluar nga bora, duke shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore. Megjithëse zyrtarisht agjensia e bujqësisë nuk raporton për dëme, janë vetë fermerët që tregojnë pasojat që la pas dëbora. Xhemal Haxhani, thotë se dëmi i shkaktuar në serat me të mbjella në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës, e kalojnë shumën e 20 milion lekëve të vjetra. “20 milionë lekë kam hedhur në këtë fushë, kemi vetëm për të ngrënë bukë”. Paçka se Kosmaçi është zona më prodhuese në rajonin e Shkodrës, ai tregon se nuk ka
marrë subvencione në bujqësi. Për dëmet që ka lënë pas bora askush nuk ka shkuar për t’i verifikuar.
Letra i është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike të prekura nga pasojat e motit të keq, në Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër, Korçë, Gjirokastër
P
rej 2 javësh vendi është nën “pushtimin” e reshjeve të borës, çka ka sjellë bllokim të zonave rurale dhe pezullim të mësimit. Ndaj dhe Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile, i ka dërguar një letër të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit. Letra i është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike të prekura nga pasojat e motit të keq, në Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër, Korçë, Gjirokastër, ku kritikohet puna e këtyre bashkive, pasi siç thuhet në letër, nuk kanë marrë masa për rrugët rurale. “Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem është parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet në letrën e ministrisë. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ripërsëritur edhe paraditen e së mërkurës thirrjen për kujdes gjatë lëvizjes, sigurisht me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistikën por edhe udhëzimet e Policisë Rrugore, sikurse të përdorin zinxhirët në akset ku është domosdoshmëri. Letra e plotë Siç jeni në dijeni, situatat e kohëve të fundit të krijuara nga reshjet e borës dhe të shiut, në një pjesë të madhe të territorit të vendit, krijuan problematika të shumta, të tilla si, bllokimin e disa segmenteve të akseve rrugore kombëtare, bllokimin e shumë segmenteve të rrugëve rurale, ndërprerjen e komunikimit dhe të veprimtarisë njerëzore, si dhe ndërprerjen e procesit mësimor dhe të furnizimit me energji elektrike. Për shkak se
Moti i keq, Ministria letër bashkive: Nuk morët masa për rrugët rurale
KRITIKA
“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem është parashikimi i fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”.
problematikat kryesore të shkaktuara nga reshjet e borës dhe të shiut lidhen me veprimtarinë e bashkisë, ku mund të veçonim, parashikimin e fondeve për
masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile; evidentimin e burimeve materiale dhe financiare shtetërore dhe joshtetërore, si
dhe të përcaktimit për mënyrën e përdorimit të tyre në situata emergjente; përditësimin e të gjitha burimeve dhe kapaciteteve njerëzore materiale e teknike në nivel bashkie dhe përditësimin e planeve për angazhimin e tyre në kohë reale në rast të një situate emergjente që mund të krijohet, për të shmangur në maksimum dëmet dhe humbjet që mund të shkaktohen; si dhe në zbatim të Ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001, “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, të Ligjit Nr. 139, datë
17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, kërkojmë nga ana juaj: Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj; Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre. Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës. Informacionin e plotë mbi problematikat që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugore në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen.
AKTUALITET
11
E enjte, 17 JANAR 2019
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza. Përpos çështjeve të drogës dhe të grupit kriminal, akuzohet edhe për fshehje dhe deklarim të rremë, si dhe pastrim të produkteve penale
G
jyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Klement Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata pritet që të vendosë sot masën “burg pa afat” për “Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim. Pas vlerësimit të masës së sigurisë, Balili do të zhvendoset nga dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Tiranës në 313 ose 302 derisa të nisë procesi në themel. Nga procesverbali i Policisë së Shtetit thuhet se pas negociatave për dorëzimin e shtetasit Klement Balili, është ekzekutuar masa e sigurisë e shpallur në mungesë për këtë shtetas, që do të thotë se Balili është vetëdorëzuar pas një procesi negocimi të zhvilluar nga numri 1 i Policisë së Shtetit me të afërm të tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur 4-tër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”. Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i
Balili sot tek Krimet përballë gjyqtares Muça 4 AKUZA “Dorëzimi i Balilit përputhet me kohën kur prokurori Eneid Nakuci mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë fashikullin hetimor për 46-vjeçarin, i cili përpos çështjeve të drogës dhe të grupit kriminal, akuzohet edhe për fshehje dhe deklarim të rremë, si dhe pastrim të produkteve penale”.
cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015. Balili u vetëdorëzua të martën pasi nuk e përballoi dot presionin dhe rrethimin policor, të paktën gjatë dy muajve të fundit. Për këtë arsye, ai ra në duart e uniformave blu, pas negociatave edhe me drejtues të Policisë së Shtetit, pikërisht në Delvinë. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh se Balili
u prangos pas negociatave dhe dy kushteve që ai vendosi. Kreu i Policisë, Ardi Veliu sqaroi se Balili kishte dy kushte: “Të mos keqtrajtohej dhe që ndalimi i tij të deklarohej vetëdorëzim”. Dorëzimi i Balilit përputhet me kohën kur prokurori Eneid Nakuci mbylli hetimet dhe dërgoi në gjykatë fashikullin hetimor për 46-vjeçarin, i cili përpos çështjeve të drogës dhe të grupit kriminal, akuzohet edhe për fshe-
hje dhe deklarim të rremë, si dhe pastrim të produkteve penale. Fashikulli hetimor përbëhet nga 30 volume, së bashku me provat materiale, të cilat ishin përcjellë nga Greqia përmes një letërporosie. Prokuroria e Krimeve të Rënda qëndroi në pritje të këtyre provave përgjatë të gjithë vitit 2018, ndërsa siç thuhet jozyrtarisht, dy skafistët e arrestuar në Greqi për këtë çështje nuk kanë rrëfyer asgjë domethënëse për
hetimin. Si prova, Prokuroria ka një varg përgjimesh, për të cilat vet Balili nga arratia ka kundërshtuar të ishte numri i tij i telefonit. Paralelisht me mbylljen e hetimeve dhe vlerësimin paraprak të provave, pas dorëzimit të Klement Balilit, Prokuroria do të dorëzojë edhe një kërkesë të dytë për caktimin e masës së sigurisë për 46-vjeçarin, një masë që gjatë kësaj kohe ka qenë në fuqi në mungesë të tij. Ka dyshime se Balili komunikoi herë pas here me dy skafistët që ishin nisur për në Zakinthos me mbi 678 kg kanabis të papërpunuar. Avokatët mbrojtës pretendojnë se nuk është ai njeriu që ka komunikuar në telefon.
TIRANË
DETAJE
“Eskobari i Ballkanit” në qeli “VIP”
Balili u arrestua në vitin 2006 K
Mëngjesin e së martës, Klement Balili, i shpallur në kërkim prej vitit 2016 u vetëdorëzua në polici. Me makinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Balili u transportua në Tiranë ku po qëndron në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, në pritje të daljes para gjykatës. ‘’Abc News’’ raporton se ai ndodhet në një prej qelive VIP të kësaj drejtorie dhe është i vetëm në dhomën e paraburgimit, ndërsa të enjten pritet të dal para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ka dyshime se Klement Balili komunikoi herë pas here me dy skafistët që ishin nisur për në Zakinthos me mbi 678 kg kanabis të papërpunuar. Avokatët mbrojtës pretendojnë se nuk është ai njeriu që ka komunikuar në telefon.
lement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë. Në atë kohë, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite. Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore por vetëm në kushtet e flagrancës. “Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E enjte, 17 JANAR 2019
Bashkia e Tiranës nis punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë
Veliaj: Zgjidhim problemin e ujit për Yzberishtin dhe Unazën e Re T
irana ka hyrë në një epokë të re të furnizimit me ujë. Falë performancës së mirë të UKT-së dhe ndihmës nga BERZH-i, Bashkia e Tiranës ka nisur investimin më të madh në 20 vitet e fundit në ujësjellës, për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar një linjë të re transmetimi, e cila rrit ndjeshëm furnizimin me ujë për qytetarët, veçanërisht ata që jetojnë në periferi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të UKT-së, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen për rritjen e kapacitetit filtrues të Bovillës, ndërsa theksoi se ky investim i përgjigjet zhvillimit demografik që ka pësuar Tirana në afro dy dekada. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar: Është një nga ditët më të ftohta të vitit, megjithatë vlon puna në impiantin e Bovillës. Para 20 vitesh, Tirana kishte gjysmën e popullsisë, me dyfishimin e popullsisë, janë dyfishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë dyfishimin e impiantit të Bovillës. Është një ditë historike për ujësjellës-kanalizimet, jo vetëm të Tiranës, por të Shqipërisë, sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë. Ky është ndoshta investimi më i madh pas 20 vitesh për kryeqytetin shqiptar, kur vjen puna te furnizimi me ujë”, tha Veliaj. Nisja e këtij investimi, për kryebashkiakun e Tiranës shenjon
nisjen e realizimit të premtimit se Tirana do të ketë 24 orë ujë në 5 vjet. “Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t’u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar”, tha ai kryebashkiaku. Investimi do të kryhet në dy faza, ku njëra prek rritjen e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë, çka krijon mundësinë që UKT të ketë më shumë ujë për të shpërndarë në rrjet. “Fillojmë menjëherë punën, fillimisht me impiantin, për ta çuar deri në dyfish sasinë e ujit që filtrohet,
dekantohet, sterilizohet, dezinfektohet në këtë impiant. Nga shtimi i këtij impianti do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishit, zona e Astirit, zona e Unazës së Re, dhjetëra pallate që kanë ardhur aty kohët e fundit, e që kanë qenë më parë në Komunën e Kasharit. Megjithatë, vetëm një pjesë e furnizimit me ujë i mjafton Yzberishit, pjesa tjetër
do shkojë për Kombinatin, për Laprakën, edhe për Kodër-Kamzën. Pra, ‘Tirana - Qytet’, ‘Tirana e vjetër’, do të jetë gjithashtu përfituese e këtij projekti”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë, faza e dytë parashikon nisjen e punës për shtrimin e një rrjeti të ri të transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, ku përfituesit kryesor do jenë kryesisht zonat fundore të Tiranës, si zona e Astirit dhe Unazës së Re. “Faza e dytë, ka të bëjë me një linjë të dedikuar transmetimi. Për këdo që ka kaluar mes Paskuqanit dhe Kamzës, për të ardhur në impiantin e Bovillës, e ka parë sesi linja e vjetër, është kthyer në një kulluese makaronash. Nuk dua t’i hyj sesi u abuzua me ujin dhe sesi u përçudnuan rrjetet e transmetimit, të njëjtën histori Shqipëria kaloi edhe me energjinë, por ajo që di të them është se do të kemi një linjë të re transmeti-
mi që nuk mund të shpohet, që nuk mund të aksesohet nga vandalët që duan të vjedhin ujin. Kjo linjë e dedikuar do të shkojë nga këtu direkt në Yzberisht, për të furnizuar të gjithë atë pjesë të re të Tiranës”, deklaroi Veliaj. Ai shtoi se puna në Bovillë synohet të përfundojë brenda verës, ndërsa ajo për linjën e re të dedikuar brenda vitit. “Me impiantin që dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht, e zgjidhim përfundimisht problemin e ujit dhe 2019-ta do të jetë një vit suksesi. Deri në verë përfundojmë punimet me impiantin dhe deri në fund të vitit përfundojmë të gjithë linjën e transmetimit, që sigurohemi që ky vit shënon fundin e krizave që kemi pasur me ujin”, vijoi Veliaj. Ndërsa theksoi se Tirana është një nga qytetet që ka çmimin më të ulët të ujit në vend, ftoi qytetarët që të tregohen kursimtarë me ujin.
e vet një dritare për t'u përgjigjur në kohë reale për të gjitha pyetjet që i shqetësojnë akoma studentët lidhur me vendimet e
qeverisë, lidhur me tarifat, lidhur me trajtime të caktuara e kështu me radhë",- tha Kryeministri Rama.
Rama: Rubrikë e posaçme për pyetjet e studentëve tek platforma e bashkëqeverisjes Të gjithë studentët dhe prindërit që kanë pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë për problematikat e studentëve, do të mund të gjejnë përgjigje tek platforma e bashkëqeverisjes "shqiperiaqeduam.al". Gjatë takimit të përjavshëm në Kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se, "megjithëse kemi çuar në
sekretaritë e universiteteve njerëz nga Ministria e Arsimit dhe Financave sërish ka shumë pyetje. Sot do të çelet një rrugë, qoftë tek tek platforma e bashkëqeverisjes "shqiperiaqeduam.al", besoj është çështje orësh po e përgatisim. Që çdo student apo prind që ka pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë. Kryesisht pyetjet lidhen me trajtimet financiare, por ka edhe të
tjera. Të mund t'i drejtohet platformës. Mjafton të shkojë tek "shqiperiaqeduam.al", aty do të shfaqet menjëherë ajo rubrika e posaçme "Jam student. Kam një pyetje" dhe aty pyetja do të marrë përgjigje, sepse një grup është organizuar që të qëndrojë në kohë reale dhe të kthejë përgjigje". "Po kështu edhe Ministria e Arsimit nga ana tjetër do të çelë në facebook-un
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
13 E enjte, 17 JANAR 2019
AKTUALITET
14
E enjte, 17 JANAR 2019
Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin do të skadonte më 17 janar dhe dje Prokuroria kërkoi edhe 3 muaj kohë për mbylljen e dosjes
P
ër herë të katër, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte më 17 janar dhe dje Prokuroria kërkoi edhe 3 muaj kohë për mbylljen e dosjes. Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Krimet e Rënda po presin letër-porositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora. Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin “SAIMIR” dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias. Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Catanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave kanabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Për Moisi Habilaj, Prokuroria e Catanias
Shtyhen hetimet ndaj Tahirit, Krimet presin letërporositë
kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët e bandës së tij. Nga hetimet rezutoi se grupi drejtuar nga Moisi Habilaj favorizohej edhe
THIRRJA
Policia paralajmëron shoferët
nga Policia e Shtetit dhe në disa përgjime ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri si kushëriri i tyre. Si bashkëpunëtorë të Habilajve
u identifikuan dhe shpallën në kërkim ish-drejtuesit e policisë së Vlorës si Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Gjatë një viti hetime ndërmjet Krimeve të
SHKAKU “Krimet e Rënda po presin letër-porositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora”. Rënda dhe prokurorisë së Catanias u shkëmbyen letërporosi dhe materiale hetimore të cilat ishin dhe prova e nisjes së hetimeve në Shqipëri ndaj Tahirit pas publikimit të dosjes italiane në media. Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017, në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në pranga ranë Moisi Habilaj, Meridjan Sulajn dhe Fatmir Minajn, ndërsa në kërkim u shpall Nazer Seitaj i cili njihej si “financieri” i grupit kriminal. Në pranga ranë edhe italianët Antonio Riela, Angelo Busaça, Gianluca Spampinato, Gianluca Passavanti, William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri. Prej disa kohësh, ish-ministri ka qenë i heshtur sa i takon deklaratave publike, pasi edhe në rrjete sociale është larguar.
PROJEKTLIGJI
Nënshtetësi për refugjatët
R
Policia e Tiranës, përmes një video të postuar në rrjete sociale, i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, pasi ata do të gjobiten dhe fotografohen. Në video shihen disa drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke marrë gjobat përkatëse. “Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë. Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje”.
efugjatëve dhe personave në mbrojtje plotësuese, do t’u njihet e drejta për të fituar shtetësinë shqiptare. Kushti kryesor është qëndrimi në mënyrë të ligjshme dhe banimi në mënyrë të vazhdueshme në Republikën e Shqipërisë, për një periudhë prej jo më pak se 10 vite nga dita e komunikimit të statusit. Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në “ligjin për shtetësinë”, në të cilin përcaktohen parimet dhe rregullat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Risi është forcimi i kritereve për dhënien e shtetësisë me natyralizim për të huajt, kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik të paraqitur në formën e një investimi, duke pasur qëllim filtrimin dhe verifikimin e burimeve financiare. “Regjistrimi i personave, të
cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janë regjistruar në zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë
rritje të numrit të popullsisë shqiptare. Nga ana tjetër, edhe fitimi i shtetësisë shqiptare për të huajt që kryejnë një investim në sektorë strategjikë me interes publik, sipas legjislacionit përkatës në fuqi shoqërohet me efekte ekonomike pozitive”, thuhet në relacionin e projektligjit.
AKTUALITET
15
E enjte, 17 JANAR 2019
Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta
2018
u mbyll me vrasje mes bandave dhe 2019 nisi me luftën mes tyre. Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin e mbrëmjes së hënë në Vlorë, ku Mikel Mehemti mbeti i plagosur por nuk ka kapur autorët. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga spitali i Vlorës u dërgua në spital privat në Tiranë. 41-vjeçari dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri, kur por qarkullonte nëpër qytet me makinën e tij ‘’Audi A3’’. Policia nuk ka kapur autorët por ka gjetur makinën e tyre të djegur pas atentatit. Mehmeti është banor nga Selenica dhe njihet si lidhje e Llanajave të cilët janë perfolur për masakrën e Çoles, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015-s, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në burg. Plagosja e Mehmetit, erdhi si pasojë e kalvari të gjatë atentatesh me vrasje dhe plagosje, ndaj asaj që quhet “Banda e Selenicës” dhe që përbëhet nga anëtarë të fisit Llanaj. Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj. Në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar
Banda e Selenicës, vrasjet që përgjakën Vlorën ATENTATI “Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin e mbrëmjes së hënë në Vlorë, ku Mikel Mehemti mbeti i plagosur por nuk ka kapur autorët. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga spitali i Vlorës u dërgua në spital privat në Tiranë. 41-vjeçari dyshohet se u qëllua nga dy persona me breshëri”.
NDRYSHIME
Llanaj. Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur. Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj. Më 1 tetor të vitit 2017 do të
shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur. Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar por kërkojnë të mar-
rin jetë të tjera. Më i fundit është atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë, ndërsa autorët janë ende në kërkim. Drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore pohuan disa muaj më parë se, në vend ekzistonin 40 grupe kriminale por askush nuk i përmend më. Nga ana tjetër mbetet problemi i krimit ordiner, që ndikon drejtpërdrejt te perceptimi që qytetarët kanë për sigurinë e tyre.
RINAS
Z
v.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një apel për shtetasit shqiptarë të mos aplikojnë për azil të paligjshëm në vendet e BE-së, pasi shanset për ta përfituar janë ‘’zero’’. Ajo ka sqaruar se e drejta për të migruar i përket çdo shtetasi por vetëm nëpërmjet procedurave normale, ligjore të pranuara nga të gjitha vendet demokratike. Voda në një prononcim ka nënvizuar faktin se vendet e BE-së kanë nisur të aplikojnë dispozita ligjore më të ashpra ndaj azilkërkuesve shqiptarë, sidomos Gjermani dhe Franca. Në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ u riatdhesuan rreth 100 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Gjermania. “Gjithashtu dëshiroj t’u bëj me dije të gjithë shtetasve shqiptarë përsa i përket legjislacionit të vendeve të BE-së, që ndoshta deri pak kohë më parë ka qenë pak “bujar” në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për azil, ky legjislacion tashmë në Gjermani ka ndryshuar, madje
Riatdhesohen 100 shqiptarë, ju refuzua azili
do të ndryshojë prapë. Legjislacioni është ashpërsuar dhe është reduktuar koha e procesimit të kërkesave për azil të shtetasve
shqiptarë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Francën. Duke filluar nga janari 2019, legjislacioni francez i ndryshuar ka
kaluar në parlamentin francez, shumë shpejt hyn në fuqi dhe ky legjislacion do të ashpërsohet. Kriteret do të jenë shumë më të rrepta, koha e shqyrtimit të kërkesës, pra aplikimit për azil do të jetë shumë më e shkurtër, dhe shtetasit shqiptarë të cilët padrejtësisht kanë aplikuar për azil në Francë, do të kthehen, do të riatdhesohen në territorin e Republikës së Shqipërisë”,-tha Voda. Disa nga vendet e BE-së, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, kanë hapur qendra ku janë të mirëpritur të gjithë ata qytetarë, shtetas shqiptarë të cilët duan të punësohen jashtë vendit, për të parë mundësinë për t’u punësuar dhe për të migruar në rrugë të rregullt.
Rikthimi në detyrë për 5 shefa komisariatesh
Pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit, lëvizje të tjera pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim duke prekur Drejtoritë e disa qarqeve dhe komisariatet. Nga burime jo zyrtare ende, bëhet e ditur se Muhamet Rrumbullaku, pritet të marrë drejtimin e SHÇBA. Ilia Nasi është një emër i përfolur për të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës. Po ashtu mësohet se emri i Edmond Rizajt diskutohet për tu vendosur në komisariatin e Fierit. Një tjetër emër i diskutuar është dhe Arjan Muça, i cili pritet të rikthehet në Elbasan. Emra të tjerë për tu emëruar në disa nga Drejtoritë vendore janë dhe emrat e Arben Çaka dhe Hamdi Fiore. Zyra për median në Policinë e Shtetit tha se deri më tani nuk ka vendime zyrtare për ndryshime të drejtuesve të policisë.
SPECIALE Nga Mark Uci
N
jë tjetër fis shqiptar, që arriti nivele më të larta gjatë Rilindjes Italiane dhe asaj Evropiane ishte fisi i Gazullorëve, me origjinë nga Malësia e Lezhës dhe që i përkasin fshatit (lagjia) Gjazuj të Kashnjetit të Mirditës, nga ata e kanë lënë ose marrë emrin e dinastisë Gazullorë. Për këtë At Valentini na thotë : “ Që Gazulli ka qenë prej fisit shqiptar kemi sigurimin e padyshimtë se prej familjes së tij që ka pasë rrue (jetuar) në Shqipni kanë dalë shumë bujarë meritim- plotë ndaj atdheut për trimni e burrni.’’ 1 Sot është vërtetuar se Gazujt janë nga Kashnjeti i Lezhës nga fshati Gjazuj, toponimi i një lagje, i zbutur në dialektin mirditor nga Gazul në Gjazuj. Përveç emrit të fshatit Gjazul të bajrakut të Dibrrit të Mirditës, ka dhe një fakt tjetër, që në Zadrimën e Lezhës (Dajç) ka një vazhdimësi, një fis me emrin Gazulli. Me sa duket rreth vitit 1400, një degë e Gazullorëve zbriti nga Malësia e Lezhës dhe pati vazhdimësinë e saj në Zadrimë duke arritur nivele të larta në këtë krahinë si në pasuri dhe në atë të fesë. Një degë tjetër e Gazullorëve, shumë më herët se Gazullorët e Zadrimës, në vitin 1301 kishte zbritur nga Shqipnia dhe qe vendosur në Raguzë. Për këtë fakt At Valentini sqaron: “ Por cungu i parë i vllaznisë së Gazujvet qëndroi në Shqipni.’’2 Pra, Valentini kishte vënë re se cungu kryesorë i Gazujve vazhdonte gjeanalogjinë në vendin tonë, dhe siç tregojnë llagapët edhe sot ky fis ka vazhdimësinë në Zadrimë të Lezhës. Por, po sipas Valentinit: “ ...nji varg pinojsh fisnikë e të fuqishëm lulëzoi sidomos në shek. XV në marrëdhënie të ngushta me Raguzën.’’ 3 Gazullorët, na përmenden qysh në vitin 1301, një degë e të cilëve e ardhur nga Lezha ishte vënë në shërbim të Republikës. Për këtë, Valentini shkruante: “ sikur del prej librit Reformationum, prej vitit 1301 deri më 1336 përmenden disa pinjoj të familjes Gazulli, Gozulo e Gozula si të ngulun ndër vendet e Republikës së Raguzës.’’Në një burim tjetër dokumentar të At Zef Valentinit, prezantuar në Vëllimin III, pjesa II , “Albanes Veneta” do të shprehet: “ rregjistri kadestral i shitblerjes për trevat e Shkodrës i vitit 1416-17 (Achivo di stato di Venezia ), i paraqet Gazullorët, pronarë të Zadrimës : Bardh Gazulli, Ded Gazulli, Klomanda Gazulli, Manket Gazulli. Këto emra i ndeshim edhe sot në Zadrimë, si vazhdimësi e tyre. Gjyshi i Gjonit (Gjon Gazullit, astronomi) quhej Pal, ndërkohë përmendet xhaxhai i tij Matia që cilësohet shumë i pasur. Ndeshet në Raguzë, si dhe prift në Zadrimë. Pra Gazullorët në dokumentat raguziane i ndeshim në tre degë, ku baza e tyre ka qenë Gjazujt e Kashnjetit të Lezhës. Madje dhe emri Gazull vjen nga fjala sh-
16 E enjte, 17 JANAR 2019
Vëllezërit Gazuli ishin humanistë shqiptarë të shek. XV, bashkëpunëtorë të Skënderbeut
qipe “ Gaz “ (gazmorë), disa e shpjegojnë me fjalen “ gacë”, mirditorët e Kashnjetit i thonë gjacë . Sipas At Valentinit, dokumentat raguziane vërtetojnë , se dega nga rrjedh astronomi Gjon Gazulli i përket Zadrimës, madje dhe vetë shkencëtari i madh mund të ketë lindur në Zadrimë. Për këtë ai shtjellon: “ Për prejardhjen e Gazullorëve, duhet të mbështetemi tek testamenti i noterit të Matit Gazullit, i datës 24 shtator 1426, ku caktohet si trashëgimtar ( vetë Matia ish prift), nipi i tij Gjoni i biri i Gjinit, nipi i Palit. Po ashtu prokura noteriale e dt. 2/ 6/ 1428 tregon se Gjon Gazulli gjatë studimeve në Padova ka lënë një arkë me libra.’’ Duke studjuar aktin noterial, del se Pali (gjyshi i Gjon Gazullit), ishte nga Zadrima ( de Sapa). Mungesat e rregjistrimit të Gjonit në rregjistrin e Raguzës, e vetëm cilësimi “ De Albania” e bëjnë të qartë vendlindjen e tij në Shqipëri, sepse dokumentat e tjera e cilësojnë si “ De Raguza”, pra qytetar Raguzian. Një të drejtë që e ka fituar më vonë, pasi ai qe vendosur në Raguzë. Pal Gazulli dhe Andrea Gazulli ambasador të Skënderbeut pranë Republikës së Raguzës Pal Gazulli (1405-1470), ishte humanist shqiptar, diplomat, pedagog, orator dhe një bashkëpunëtor
i Skënderbeut. Në vitin 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës. U kthye menjëherë në atdhe, sapo Skënderbeu krijoi Besëlidhjen e Lezhës, duke i qëndruar afër Komandantit të Arbënorëve. Dihet se Skënderbeu i vlerësoi shumë marrëdhëniet me shtetet e Evropës për luftë të përbashkët kundër osmanit barbar. Republika e Raguzës ka qenë një ndër aleatët kryesorë të Kastriotit. Atje dërgoi si ambasador një ndër priftrit më të përgatitur të derës së Gazujve. Për këtë Valentini dëshmon se : “ Prej këtyneve asht për t’u përmendë Emzot Pal Gazulli ambasador i Gjergj Kastriotit pranë republikës (Raguzës) ndër vjetët 1452- 1459 dhe komisari Andre Gazulli po me atë zyrë në vjetin 1462.’’4 Vëllezërit Gazulli kanë luajtur një rol aktiv në marrëdhënie të shtetit të Skënderbeut me Raguzën, e cila i pati akorduar Krujës disa ndihma të përvitshme ushtarake dhe financiare. Gjon Gazulli astronom dhe matematikan i madh i Rilindjes Evropiane Një ndër figurat e rëndësishme të Gazullorëve ishte Dom Gjon Gazulli. Gjon Gazulli (1400- 19 shkurt 1465). Kombësia Arbër,Sapa (Zadrima). Shtetësia Raguziane. Gjon Gazulli ka lindur në Zadrimë
është djali i Gjinit, gjyshi i tij ka qenë Pali, pronar tokash në Dajç të Zadrimës, ndërsa axha i tij ka qenë Matia, prift që shërbeu në Barbullush dhe Zadrimë (Dajç), me shumë pasuri, që sipas aktit noterial të datës 24 shtator 1426, lë testamentin që i delegon pasurinë e tij Matia, nipit tij Gjon Gazullit. Gjoni ishte vëllai i Pal Gazullit dhe Andrea Gazullit. Mbasi mbaroi studimet në Padova, mori titullin shkencor “ Doktor i shkencave të matematikës dhe astronom i shquar.” Pati qenë edhe profesor i Universitetit të Padovës. Matematikan dhe astronom i shquar i Rilindjes Evropiane. Ishte diplomat në shërbim të Skënderbeut e ambasador i tij në Raguzë. At Valentini për këtë humanist të madh na shfaq të dhëna më të plota, mbështetur në dokumenta raguziane, të cilat po i shtrojmë më poshtë: “ Kah fundi i shek. të XV e gjejmë të shpërngulun në Raguzë njifarë Gjon Gazulli prej Arbnije, t’anë e Gjonit, i cili përmendet si i vdekur para vjetit 1430. Ky shqiptar i mërguem do të ketë fitue qytetsinë raguzjane, ndoshta mbas martesës së tij me nji qytetare të republikës, e cila do të ketë ndikuar në zemër të Gjonit të vogël,dashuninë ndaj atdheut të dytë e të thomi edhe n’atë fe katolike që u ba madje hylli prijës i
jetës së tij në këtë shekull. Mbaroi studimet për artet liberale e të theologjisë, u-shungrue meshtar e madej vajti në Padue, ku u nënshkrue në fakultetin e arteve u – dha mbas matematikës e astrologjisë. Si mbaroi studimet, u-shtrue provimëve në nji cermoni me 31 kallnduer 1430 dhe muer titullin e doktorit ndër artet liberale. Duket se Gjon Gazulli do t’ketë botue ndonji vepër e do t’i ketë dalë zani si shkenctarë i zoti, sepse u ngarkue dy herë prej Republikës së Raguzës me mision diplomatik së pari pranë mbretit të Hungarisë Sigismondit dhe së dyti pranë Papës Nikollës së V. Në ligjeratën që mbajti Gazulli përpara Papës përmendë edhe ndihmën që i kish pasë dhanë Republika Gjergj Kastriotit për dobi të krishtenimit. Mbas këtyre misioneve, si dhe të studimeve të thella, Gazulli u ba njeri i madh në jetën kulturore e politike të Raguzës, zani i tij kapërcen kufijt e republikës raguziane e muer dhenë jo vetem n’Itali, por edhe në Hungari, aq ma tepër se Raguza prej 1358 deri 1526 mbahej ndën proje të kunorës së Shën Shtjefnit. Ku hypi në fron të Hungarisë Mati Korvini më 1469, e thirri n’oborr të vet Gazullin që kishte fitue emnin e mirë të një astrologu të madh. Gazulli nuk vajti në Budapest, nuk dihet se për ç’shkak, por i dërgoi Korvinit (mbretit) nji vepër të vetëm, kopjen e së cilës ia dërgoi humanistit Jan Pannonit, oborrtar të dashun të mbretit të Hungarisë. Për këtë vepër të hupun për ne ban dishmi letra që i dërgoi Panoni auktorit tue e falenderue për kopjen që kishte marrë prej tij.’’...sepse shumë fort na knaqi ai libri i juaj të cilin tash vonë na keni dërgue... Prandaj ju porosisim që të mos të pritoni me vazhdue tue shkrue e mei dhanë fund veprës së filluem...’’ Sikur mund të nxirret nga veprat e astronomit Gjon Muller të mbiquajtun Regimontanus Gazulli do të ketë qenë gjallë në vjetin 1467, madje nuk përmendet gja për jetën e tij. Por shkrimtarët e mëvonshëm ruajtën kujtimin e tij ma të mirë; ndër këto historian raguzian Apendini (1769-1837) e quen ‘’astronom dhe matematikan të madh’’. E kështu Gjon Gazulli na del si pjestar i atij zgjimi shpirtnuer të ndritshëm të njerzisë që quhet Rilindje. Me anë të tij edhe emni i Shqipnisë lidhet me humanizmin, mbasi ai, sado që i lemë dhe i varruem në Raguzë, mbetet pinjuell i atij cungu të shëndoshë të fisit shqiptarë që e nderon kombin fisnik.( At Valentini V.III f.71- 72-73)
KULTURE
17 E enjte, 17 JANAR 2019
“Africa” e grupit “Toto” jehon në shkretëtirë
Shkretëtira më e vjetër në botë është bërë mikpritëse e njërës prej këngëve më të dëgjuara të të gjitha kohëve, hitit “Africa” të grupit “Toto”. Artisti nga Namibia, Max Siedentopf, ka vendosur një instalacion në shkretëtirën e Namibisë, në shenjë respekti për këtë klasik të muzikës pop. Kësisoj, kënga “Afrika” kthehet në Afrikë. Hiti i vitit 1982 është fitues i katërfishtë i diskut të platiniumit, por njëherësh edhe kënga më e dëgjuar e vitit 2017 me 440 milionë shikime në “YouTube” Siedentopf i ka thënë BBC-së se instalacioni është punuar asisoj që kënga mund të emetohet pandërprerë. Bateritë solare e bëjnë të mundur që kënga të jehojë “përhershëm” në shkretëtirë. Por cila është arsyeja që e bën këtë këngë fort të pëlqyer në internet? Hiti që zgjat gati pesë minuta është bërë i popullarizuar edhe në pop-kulturën e ditëve të sotme. “Kam dashur ta lëshoj këngën në shenjë nderimi për të, por edhe që ta sjell fizikisht ‘Afrikën’ në Afrikë”, ka shpjeguar
Fjalët e fundit të njerëzve të mëdhenj artisti 27-vjeçar. “Disa e duan e disa thonë se është instalacioni zanor më i keq i të gjitha kohëve. Mendoj se edhe ky është alamet komplimenti”. Ai ka zgjedhur një vend të harruar në Shkretëtirën e Namibisë, 55 milionë vjet e vjetër, që të vendosë gjashtë altoparlantë të lidhur me MP3 Player, me vetëm një pikë muzikore në të. Shkretëtira e Namibisë është shkretëtirë e madhe në jugperëndim të Afrikës. Emri “Namib” në gjuhën name ka kuptimin “e madhe” dhe me të vërtetë shkretëtira zë hapësirë
të madhe rreth 50 mijë kilometra katrorë, duke u shtrirë përgjatë Oqeanit Atlantik me rreth 1.600 kilometra. Siedentopf ka thënë se shpreson që kjo këngë do të dëgjohet në atë vend edhe 55 milionë vjet. “Shumicën e pjesëve të instalacionit i kam përzgjedhur asisoj që të jenë sa më rezistuese, por jam i sigurt që thatësia përreth, në fund do ta dëmtojë instalacionin. Deri atëherë vetëm adhuruesit më të flaktë të grupit ‘Toto’ do të mundë ta gjejnë këtë thesar midis rërës”, ka thënë Siedentopf. /BBC/
“Shtëpia e Agës”, filmi trajton dhunën ndaj grave në luftën e Kosovës Dhuna seksuale ndaj grave kosovare, gjatë luftës ka frymëzuar regjisoren Lendita Zeqiraj për të realizuar filmin “ Shtëpia e Agës”. Ky prodhim kinematografk është pritur mirë nga kritika, ndërkohë që premiera do të jetë në Festivalin e Filmit në Berlin. Përdhunimet e grave në luftën e Kosovës është tema që ngacmoi regjisoren Lendita Ze-
qiraj për të realizuar filmin “Shtëpia e Agës”. Ky film me metrazh të shkurtër trajton një ndër brengat e Kosovës së pasluftës, dhunën seksuale. Aga, një djalë i vogël, babai i të cilit është zhdukur, jeton në një shtëpi me pesë gra, viktima të dhunës seksuale. Historitë e tyre tregojnë realitetin e femrave të përjashtuara nga shoqëria. Regjisorja, Lendita Ze-
qiraj, shprehet se ky film duket se është pritur mirë nga kritika ndërkombëtare, duke qenë se trajton një temë mjaft të ndjeshme edhe të kohës sonë. “Ka me mijëra gra të përdhunuara dhe ne kemi vetëm dy ose tre persona që kanë dalë në publik për të folur për këtë, e kjo ndodh sepse familjet nuk i kanë mbështetur.Viktimat femra të dhunës seksuale nuk kanë mbështetje. Ato vazhdojnë të vuajnë atë traumë të brutalitetit të kohës së luftës nga e cila nuk e kanë marrë kurrë veten. Në Kosovë ka shumë gra, të cilat i vuajnë dramat dhe pasojat e luftës në heshtje. Skenat e filmit nuk janë dramatike, ndërsa tregimet po. Premiera pritet të jetë në Festivalin e Filmit në Berlin Zeqiraj:, është shprehur Zeiqraj, transmeton oranews.
Jim Harkins, aktor amerikan: ”Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”! Spike Milligan, komedian britanik: ”Shumë qartë ju thash se jam i sëmur”! Humphrey Bogart, aktor amerikan: ”Nuk është dashur të kaloj nga uiski në martini”! Andrew Bredford, botues amerikan: ”Zot, më fal për gabimet e shtypit”! Dominique Buur, gramatikan francez: ”Tani unë jam duke shkuar për të vdekur, ose do të vdes, dhe që të dyja gjuhësisht janë në rregull”! Hunter Thompson, shkrimtar amerikan: ”Relaksohu, kjo nuk dhemb”! Bob Hope, komedian amerikan: ”Më befaso”! Groucho Marx, komedian amerikan: ”Kështu nuk jetohet”! John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: ”Nga kjo distancë nuk mund ta godisni një elefant”! Edward Paul Abbey, shkrimtar amerikan: ”Pa koment”! Pjetri i Madh, sundimtar rus: ”Jepini krejt…” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)! John Quincy Adams, president amerikan: ”Krejt kjo është nga dheu! Jam i kënaqur”! Hector Hugh Munro, oficer britanik: ”Ndale atë dreq cigare” (nga frika se armiku gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore do t’i vërejë nga tymi)! James Brown, këngëtar amerikan: ”Po iki sonte”! Nostradamusi, parashikues francez: ”Nesër nuk do të jem”! Sid Vicious, lideri i grupit Sex Pistols: ”Kisha pakt me vdekjen. Dua ta përmbush pjesën time të marrëveshjes. Dua të më varrosni pranë të dashurës. Më varrosni me xhaketën e lëkurës dhe me xhinse. Lamtumirë”! (E dashura e tij ishte Nancy Spungen, për vrasjen e së cilës ishte akuzuar. Por meqë ajo ishte çifute, ata nuk mund të varroseshin në të një njëjtën varrezë)! Salvador Allende (para se të vriste veten me plumb në kokë, gjatë puçit ushtarak): ”Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se të paktën do të jetë një mësim moral që do të dënojë krimin, dobësinë dhe tradhtinë”! Napoleon Bonaparte, sundimtar francez: ”Po vdes para kohës sime, ndërsa trupi do t’i kthehet tokës. Ky është fati i atij që e kanë quajtur Napoleoni i Madh. Çfarë humnere shtrihet mes mjerimit tim të tashëm dhe mbretërisë së përjetshme të Krishtit”! Alfred Hitchcock, regjisor anglez: ”Njeriu kurrë nuk e di fundin. Njeriu duhet të vdesë që të shohë se çka do ndodhë pas vdekjes, ndonëse katolikët i kanë disa shpresa të tyre”! Anton Szandor LaVey, autor i Biblës satanike: ”Oh, çfarë kam bërë, diçka nuk është në rregull, nuk është në rregull”! Thomas Hobbes, filozof anglez: ”Do ta them përsëri, se po ta kisha botën në disponim do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë. Sepse, tani po bëj hapin në errësirë”! Salvador Dali, piktor katalan: ”Nuk besoj në vdekjen time”! Pierre-Simon Laplace, astronom francez: ”Ajo që dimë nuk është shumë. Ajo që nuk dimë është e madhe”! Henry Ward Beecher, klerik amerikan: ”Tani po vjen misteri”!
VIP
18 E enjte, 17 JANAR 2019
Shfrytëzoi emrin e Rihannës për biznes, këngëtarja hedh në gjyq babain Rihanna ka hedhur babain e saj në gjyq pas një mosmarrëveshjeje për markën tregtare. Këngëtarja paditi të atin në një gjykatë në SHBA, duke e akuzuar atë se shfrytëzoi emrin Rihannës për të zgjeruar biznesin e tij. Ajo pretendon se Ronald Fenty dhe partneri i tij i biznesit kanë thënë se këngëtarja është e lidhur me firmën e tyre, Fenty Entertainment. Deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës Fenty. Fenty Entertainment nuk ka komentuar akoma mbi padinë. Rihanna i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin ‘Fenty’ për biznes. Padia thotë se Rihanna zotëron markën tregtare në SHBA për emrin ‘Fenty’ dhe se ka dërguar kërkesë zyrtare për ndërprerjen e përdorimit të emrit. “Të pandehurit vazhdojnë që të përdorin në mënyrë të rreme Rihannës për përfitime financiare dhe për të mashtruar publikun,”-thuhet në padi. “Kjo sjellje dëmton jo vetëm pa-
Grupi “Spice Girls” vijnë me film të animuar Vitin e kaluar u konfirmua lajmi se Spice Girls do të ktheheshin me një koncert në Croke Park dhe fansat ishin shumë të lumtur. Por fansat nuk mund të jenë më të entuziazmuar se sa tani. Simon Fuller, menaxheri i grupit ikonë, njoftoi se një film i animuar me Spice Girls po vjen. Në një intervistë për Billboard, Fuller tha: “Jam shumë i lumtur për vajzat. Ato e meritojnë. Ajo që vjen më pas është se ne do të bëjmë gjëra shumë emocionuese. Do sjellim një film të animuar dhe shumë plane të tjera do vijnë.” Ai nuk zbuloi detaje të mëtejshme, ndaj nuk dihet data e publikimit. Grupi i famshëm do performojë më 24 maj, pas Victoria Beckham.
ditësit por edhe publikun në përgjithësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje gjyqësore.” Babi i Rihannës, Fenty, i cili ka një marrëdhënie të vështirë më vajzën e tij, e nisi biznesin në Kaliforni në vitin 2017 me partnerin e bi-
znesit, Moses Perkins, sipas padisë. Ndërsa në një njoftim të faqen e internetit të firmës thuhet se kanë nisur në tetor 2018 një bashkëpunim me Rihannën, pavarësisht faktit se ajo nuk ishte e përfshirë.
Zbulohet identiteti i djalit që vodhi fronin e Kylie Jenner Veza që theu rekordin e Kylie Jenner për fotografinë më të pëlqyer në Instagram ka qenë ideja e një djali adoleshent. Duket se ai ka një inat ndaj familjes Jenner-Kardashian pasi në një video të regjistruar nga TMZ, ai së bashku me miqtë e tij dëgjohen duke i ofenduar. Motrat JennerKardashian konsiderohen si më të famshmet në botë, të cilat arrijnë të marrin qendrën e vëmendjes gjithmonë. Prandaj djali vendosi që të krijojë diçka, e cila do i merrte fronin sipërmarrëses Kylie Jenner. Fotografia e publikuar nga
llogaria World Record Egg aktualisht ka më shumë se 40 mijë pëlqime, duke mposhtur rekordin e milioneres me 18 pëlqime, në foton ku lajmëron lindjen e vajzës së saj, Stormy vitin e kaluar. “Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të marrim më shumë pëlqime se çdo postim në Instagram, Le të thyejmë rekordin e mbajtur aktualisht nga Kylie Jenner (18 milionë pëlqime)”, thuhet në postim. Fotoja që theu rekord u postua më 4 janar. Ndërsa llogaria që e postoi ka arritur 5.8 milionë ndjekës.
Aktori i njohur fiton gjyqin me paparacët Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, i njohur për shqiptarët për rolin e Ezel, ka fituar gjyqin kundër paparacëve. Këta të fundit e kishin fotografuar në 2014-ën, në një jaht luksoz pranë ish-të dashurës së tij. Gjykatësi ka vendosur, që nuk ekziston asnjë e drejtë, që fotografët të shkrepin foto nga jeta private e personazheve publike, pa lejen e tyre. Pas publikimit të fotove, çështja shkoi menjëherë në gjykatë, por pa dëme materiale, thjesht si shkelje e privatësisë. Gjyqi mbi foton e aktorit të njohur ka hapur shumë debate në Turqi për lirinë e medias.
Këngëtari i njohur kolumbian Maluma përfundon në spital Këngëtari kolumbian Maluma ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se ka patur një shqetësim shëndetësor, prandaj ka përfunduar në spital. Pas operacionit, ai ka sqaruar fansat se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të problemeve me ligamentet e këmbës së djathtë. Në fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale, ylli i hitit “Chantaje” duket shumë i lumtur pasi cdo gjë ka shkuar mirë. Ndërsa me postimin në Instastory, falenderon fansat për mesazhet e shumta ku i urojnë që ta kalojë sa më shpejt këtë gjendje.
SPECIALE
19 E enjte, 17 JANAR 2019
Edhe Paris Jackson në qendër rehabilitimi Paris Jackson rrëfeu në vitin 2017 se në moshën 15-vjeçare kishte tentuar të kryente vetëvrasje. Dhe pas problemeve me shëndetin mendor, raportohet se vajza e Michael Jackson po merr trajtime në një qendër rehabilitimi për shëndetin emocional. Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja por merr ndihmë për të pasur një gjendje të mirë mendore dhe fizike. “Paris ka vendosur të marrë ca kohë për të rifilluar, riorganizuar dhe për ti dhënë përparësi shëndetit të saj fizik dhe emocional,”-tha një burim. “Ajo ka bërë një kontroll në qendër rehabilitimi që ta ndihmojnë në mirëqenien e saj.” Modelja ka postuar për herë të fundit një foto në Instagram më 12 dhjetor. Që nga ajo kohë, Paris është zhdukur nga mediat sociale. Regjistrimi i saj në qendrën e rehabilitimit, vjen pasi Jackson ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin. Por shumë yje të famshëm kanë folur hapur për problemet me ankthin e
E dinim serbe, por këngëtarja e famshme qenka shqiptare Një prej këngëtareve më të njohura serbe Mina Kostiç ka mbajtur të fshehtë identitetin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë. Ajo quhet Minire Jashari dhe është me prejardhje nga Kosova, por e ndryshoi emrin kur u bë 19vjeç, njofton e përditshmja serbe “Blic”. Babai i Minës është me origjinë nga Ferizaj, ndërsa e ëma nga Peja. Të vërtetën e identitetit e ka zbuluar në një intervistë për “Scena”, ku tha se ka ndërruar emrin e mbiemrin, por më pas ka shkuar në kishë, është konvertuar dhe pagëzuar. Më pas, Mina nuk hezitoi të pranonte prejardhjen kosovare të prindërve të saj.
depresionin. Selena Gomez dhe Demi Lovato u shtruan në qendër rehabilitimi pak muaj më parë. Gjithashtu Lady Gaga ka folur hapur për
problemet me shëndetin mendor. Ndërsa së fundmi, për herë të parë foli hapur edhe supermodelja Hailey Baldwin.
Dy bileta 100 mijë $, Julia Roberts rezervon vendin në Botëror Julia Roberts mori pjesë një ankand bamirësie në Los Anxhelos, ku bleu dy bileta për
Kupën e Botës “Qatar 2022”. Ankandi u organizua nga aktori Sean Penn për të
mbledhur para për aktivitetet e tij të bamirësisë dhe ndihmave në Haiti. Aktorja e famshme amerikane mori dy bileta për të dhe bashkëshortin e saj Danny Moder, me një vlerë rreth 100.000 dollarë. Ndërkohë në Katar, Komiteti i Lartë për Projekte dhe Trashëgimi i cili është përgjegjës për përgatitjet për “FIFA World Cup Qatar 2022”, u shpreh i kënaqur që ka qenë shkak për mbledhjen e kësaj shume për bamirësi. Komiteti tha gjithashtu se ishte i lumtur që në këtë botëror do të marrë pjesë aktorja e mirënjohur amerikane me fame botërore. Aktorja Roberts është e njohur si mbështetëse e klubit anglez të futbollit Manchester United, dhe ka qenë shpeshherë e pranishme në stadiumet europiane ku ka pozuar në krah të yjeve të futbollit, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.
Kim Kardashian insiston: Beteja me Taylor Swift ka mbaruar Kim Kardashian ka këmbëngulur se nuk është më në armiqësi me Taylor Swift. Ylli i televizioneve bëri deklaratën ndërsa ishte e ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen, së bashku me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian. Ndërsa u pyet për grindjen e vazhdueshme midis këngëtares dhe burrit të saj reper Kanye West, si edhe përfshirjen e emrit të Kim ne këngën e Talyor, ‘Famous’, 37-vjeçarja tha se lufta kishte mbaruar. “Ka mbaruar,”-tha Kim, duke shtuar se secili ka vazhduar jetën e vet përpara. Kur u pyet nga moderatori, Andy se nëse do të ngecte brenda një ashensori me kë do donte të ishte me Drake apo Taylor, Kardashian tha se zgjidhte këngëtaren.
Rita Ora në shtrat me Kate Moss Në gusht, Rita Ora njoftoi se kishte nënshkruar marrëveshje me agjencinë e modelimit Kate Moss. Por këngëtarja tregoi se marrëdhënia e tyre është shumë më tepër sesa thjesht profesionale. Rita e vërtetoi këtë ndërsa publikoi një foto nga shtrati me supermodelen. Ylli i popit uroi shoqen e saj për 45-vjetorin e lindjes, duke postuar një foto ku Kate po fle gjumë ndërsa Rita qëndron zgjuar. “Ka vetëm një Kate Moss. Gëzuar Ditëlindjen. Ti meriton veten. Do të dua gjithmonë dhe përgjithmonë. Jam e lumtur të quaj miken time”, shkruajti Rita.
SPORT
20
E enjte, 17 JANAR 2019
Bardhezinjtë fitojnë për herë të 8-të finalen e trofetë të zhvilluar në Jeddah
Juventus fiton Superkupën e Italisë, i falet specialistit Ronaldo
PORTUGEZI
Mourinho bëhet komentator, do të fitojë 68 mijë euro për ndeshje
Rozalb Lika
J
uventus është fituese e Superkupës së Italisë për herë të 8-të në historinë e saj. Skuadra e Allegrit ka triumfuar 1-0 në finalen e zhvilluar në Jeddah ndaj Milanit. Gattuso vinte me shumë mungesa, pasi edhe Gonzalo Higuain nuk ishte i gatshëm nga minuta e parë për shkak se ishte me gripë gjatë ditës. Ndeshja starton me një ritëm shumë të lartë, teksa sinjalin e parë e jep Douglas Costa me një goditje të bukur në hyrje të zonës, e cila përfundon ngjitur me shtyllën e Donnarumma-s. Ndeshja është e ndezur me Milanin që mbrohet shumë mirë dhe kontrollon mesin e fushës. Në krahun tjetër Juventus provon që të vendosë në vështirësi Milanin, por Dybala nuk është në ditën e tij më të mirë, duke humbur shumë topa në sulm. Në minutën e 40-të, skuadra torineze i afrohet shumë golit me një veprim akrobatik të Cristiano Ronaldos, teksa goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Calhanoglu ndërkohë vendos në vështirë portierin e bardhezinjve në minutën e fundit të fraksionit të parë. Fraksioni i dytë nisi më mirë për skuadrën e Gennaro Gattusos që i afrohet shumë golit të avantazhit në minutën e 47-të me një goditje të fortë të Cutrones, që ndalet në tranversën e portierit Szczęsny. Juventus kundërpërgjigjet menjëherë me aksione të shpejta të Cristiano Ronaldos, i cili vendos në provë portierin Donnarumma në minutën e 58-të, por “gardiani” kuqezi grushton goditjen e tij. 2 minuta më pas Calhanoglu tenton me një goditje të fortë nga distanca, por përfundon pak jashtë kuadratit. Ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë në minutën e 61-të, Pjanic jep një pasim fantastik në zonë për Cristiano Ronaldon, i cili realizon lehtësisht me kokë. Ky është goli i 16-të këtë sezon për sulmuesin portugez, i cili ka realizuar 14 gola në kampionat dhe nj në Champions. Milani kërkon të reagojë menjëherë, teksa Gattusso hedhë në fushë Higuain dhe Borinin për të përforcuar sulmin. Në minutën e 74-të, kuqezinjtë marrin një tjetër goditje, pasi Kessie ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Emre Can në mesin e fushës. Arbitri Banti pasi pa pamjet me “VAR”
vendosi që ta ndëshkonte futbollistin nga Bregu i Fildishtë. Kuqezinjtë në minutat e fundit kërkuan një 11-metërsh pas një ndërhyrje të Emre Can, por arbitri vendosi që gjithçka ishte e
rregullt, edhe pasi u kontrollua nga “VAR”. Në minutat shtesë, bardhezinjtë kishin disa mundësi të mira shënimi me kundërsulme të shpejta, por Bernandeschi dhe Ronaldo nuk
PRESIDENTI
arritën që të shfrytëzonin hapësirat e shumta të lëna pas nga Milani. Në këtë mënyrë bardhezinjtë koleksionojnë trofeun e parë për vitin 2019-të, i pari edhe për portugezin Ronaldo.
Jose Mourinho gjeti një punë të re pa u mbushur mirë muaji, që nga shkarkimi i tij nga Manchester United. Trajneri portugez do të jetë në rolin e komentatorit për platformën televizive “beIN Sports”, për të komentuar ndeshjet e Kupës së Azisë dhe ato të Premier League. Për 56-vjeçarin, kjo është hera e dytë që e bën këtë rol, pas Botërorit të Rusisë vitin e kaluar. Portugezi do të përfitojë 68 mijë euro për ndeshje, por me një kusht: Nuk duhet të thotë asnjë fjalë për ish-skuadrën e tij, Manchester United. “Djajtë e kuq” e shkarkuan Mourinhon duke pranuar që t’i paguajnë edhe një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, por në akordin me të u përfshi një klauzolë, që nuk e lejon atë të flasë për motivet e largimit, në rast të kundërt do të humbasë një pjesë të mirë të këtij përfitimi. Ndërkohë, zërat e merkatos vazhdojnë ta lidhin emrin e Mourinhos me Realin e Madridit, ashtu sikurse po ndodh edhe me Allegrin e Pochettinon. Një pjesë e mirë e bordit drejtues të “Los Blancos” është kundër rikthimit të tij në “Bernabeu”, por në fund, ai që do të vendosë është gjithnjë presidenti Perez.
MESFUSHORI
Bartomeu: Valverde dhe Jordi Alba Mane: Zgjohem çdo ditë me nuk largohen nga Barcelona ëndrrën për të fituar Premier League
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka konfirmuar se është i kënaqur me punën që trajneri Ernesto Valverde po bën në krye të skuadrës katalane, duke theksuar se do t’i besojë drejtimin e ekipit edhe për të ardhmen. “Valverde po punon mjaft mirë. Ne kemi besim të plotë te puna e tij dhe mund t’ju siguroj se do të jetë trajneri ynë edhe për sezonin e ardhshëm. Është një person shumë inteligjent, që njeh sistemin e lojës së Barçës dhe e drejton skuadrën në një mënyrë që më pëlqen shumë”, deklaroi numri 1 i katalanëve. Bartomeu foli edhe për të ardhmen e mbrojtësin Jordi Alba, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2020. “Jemi duke negociuar me Jordin për një rinovim shumë afatgjatë, pasi e duam në skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme. Jemi mirënjohës për atë që ka dhënë ai me Barçën dhe e shohim si fondamental për lojën tonë”, tha Bartomeu.
Sadio Mane, sulmuesi senegalez i Liverpool, ka paralajmëruar rivalët për titull në Premier League se këtë vit askush nuk do t’ua heqë titullit nga duart. “Reds” kanë 4 pikë avantazh ndaj Manchester City në kampionat, janë kualifikuar për në raundin tjetër të Champions League dhe kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të sezonit. “Nuk jemi ekip me dështakë, do të jemi kampionët e rinj të Anglisë. Unë jam plotësisht i bindur se ne do të jemi kampionët e ardhshëm në Premier League. Nuk e kam menduar për asnjë moment të kundërtën dhe jemi të vendosur për ta arritur objektivin. Të gjithë kemi një ëndërr të madhe, të fitojmë si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Çdo mëngjes zgjohem duke i përkëdhelur të dy trofetë, ndaj do të jap maksimumin për ta realizuar këtë dëshirë”, u shpreh Sadio Mane.
SPORT
21
E enjte, 17 JANAR 2019
MBROJTËSI Sipas “transfermarkt.de”, Elseid Hysaj mbetet futbollisti më i shtrenjtë i ndjekur nga Strakosha Gjimshiti drejt kalimit te
Kriza e kuqezinjve në Europë, ja sa shkojnë vlerat e tyre në merkato
Besiktasi për 300 mijë euro
Berat Gjimshiti është gjithnjë e më pranë një transferimit te skuadra e Besiktasit. Mediat turke shkruajnë se mbrojtësi kuqezi në orët apo ditët në vijim do të transferohet në Turqi. Gjimshitit i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani. Atalanta kërkonte 1 milion euro, por Besiktasi u tregua i gatshëm të priste verën për ta bërë pjesë të klubit si lojtar të lirë. Por, kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre, janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin, teksa së fundmi thuhet se shifra ka shkuar në 300 mijë euro. Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk Senjol Gunesh, duke parë edhe hapësirën e lënë bosh pas largimit të Pepes apo dëmtimet që kanë pësuar lojtarët e repartit të prapavijës.
MIQËSORET
Tirana mund Besën, Teuta tregon “forcën” ndaj Laçit
K
ombëtarja shqiptare nuk po përjeton një moment shumë pozitiv dhe kjo gjë është mëse evidente. Fakt është se shumë nga futbollistët më të mirë, nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre respektive, duke qenë shpesh herë në qendër të merkatos. Faqja e specializuar e merkatos “transfermakt.de” evidenton faktin se disa nga futbollistët kanë një ulje të vlerës së tyre në merkato. Kombëtarja jone për momentin ka një vlerë totale që shkon në 67.80 milionë euro sipas faqes gjermane, e cila u vendos një vlerë futbollistëve në merkato. Elseid Hysaj është lojtari më i vlerësuar, duke arritur në 23 milionë euro, 2 më pak se vlera që kishte gjatë merkatos së verës. Shkodrani ka njohur një rritje të jashtëzakonshme që nga viti 2016 kur ju bashkua Sarrit te Napoli, por nën drejtimin e Ancelotti-t ai ka humbur shkëlqimin e sezoneve të fundit. Strakosha vijon të jetë në vendin e dytë
“MESSI I KOSOVËS”
duke kapur vlerën e 20 milionë eurove në merkato. Portieri i kombëtares sonë nuk ka arritur që të jetë në nivelin e sezoneve të fundit, por sërish vijon të jetë një nga të besuarit e trajnerit Inzaghi. Mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, është një faktor i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë, pasi për një vit e gjysmë vlera e tij është shumëfishuar disa herë. Në pod është sërish një portier: Etrit Berisha. Portieri i Atalantës vijon të ruajë vlerën e sezoneve të fundit, duke qenë në shifrën e 5 milionë eurove sipas faqes gjermane. Fakti që ka rifituar besimin e trajnerit Gasperini pas disa ndeshjesh në fillim të sezonit, është mjaft pozitive për të. “Gardiani” kuqezi është mjaft i saktë në ndërhyrjet e tij dhe këtë e tregon edhe fakti se bergamaskët po shkëlqejnë si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë. Taulant Xhaka është futbollisti i radhës, i cili arrin në vlerën e 3 milionë eurove.
Ai është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek Baseli, por nuk ka mundur që të ketë një rritje të madhe në karrierë. Berat Gjimshiti është futbollisti i radhës me vlerë 1.5 milionë euro, por mbrojtësi që aktivizohet tek Atalanta ka njohur një rritje me 500 mijë euro në muajt e fundit për shkak të disa paraqitjeve të mira.Me të njëjtën vlerë është edhe Eros Grezda, ndërkohë që pak më poshtë me vetëm 300 mijë euro më pak renditet Balaj, i cili ka një rënie të vogël në vlerën e merkatos. Federic Veseli dhe Kamer Qaka mbyll 10-shen më të mirë me një vlerë që shkon në 1 milion euro, teksa një përmirësim të vogël ka vetëm mbrojtësi i Empolit. Vlerësimet e faqes gjermane janë një tregues se për momentin futbollistët e kombëtares kuqezi nuk po kalojnë një moment të artë në karrierën e tyre, teksa Panucci duhet të kujdeset për të marrë më të mirën e tyre.
Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 miqësoren e zhvilluar me skuadrën e Besës së Kavajës, që militon në Kategorinë e Parë. Në sfidën e zhvilluar në kompleksin sportiv “Skënder Halili”, bardheblutë e panë veten në disavantazh në minutën e 61-të, por reaguan mjaft mirë. I riu Muçi ishte ai që shënoi dy herë, në minutat 65-të dhe 85-të, duke sjellë edhe përmbysjen e rezultatit, ndërsa Doka në të 87-ën, vulosi rezultatin 3-1. Vetë tekniku Ardian Mema, u shpreh mjaft i kënaqur për mënyrën se si skuadra interpretoi pjesën e dytë të takimit dhe veçanërisht reagimin pas golit të pësuar. Teuta tregoi dhëmbët në miqësoren me Laçin, që u zhvillua në Durrës, duke fituar pastër me rezultatin 2-0. Formacioni i Bledi Shkëmbit në këtë test të radhës të fazës përgatitore tregoi rritje në lojë, duke u dhënë një sinjal të qartë rivalëve për titull. “Djemtë e Detit” e shënuan golin e parë në minutën e 68-të me autor Gerhard Prongin, që shfrytëzoi më së miri një top të gjatë të hedhur direkt nga porta nga “gardiani” Celeski. Vetëm 8 minuta më vonë, i riu Qato e detyroi Laçin ta niste sërish lojën nga qendra pas një goli të bukur të realizuar nga rreth 25 metra largësi.
Barcelona dhe Milani në gjurmët e Edon Zhegrovës Talenti nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili është pjesë e Genk në Belgjikë ka tërhequr vëmendjen e klubeve më me emër në Europë. “Sportmediaset” shkruan së fundmi se Milani është duke e ndjekur talentin 19-vjeçar, ndërsa pas tij është vënë edhe skuadra Barcelonës, e cila synon të “rrëmbejë” lojtarin në merkaton e verës. “Fichajese.com” raporton se në garë
për Shqiptarin e Kosovës nuk është vetëm Milani, pasi Zhegrova ka zgjuar interesin edhe të Barcelonës, teksa drejtuesit katalanas kanë hedhur sytë nga 19-vjeçari, që është cilësuar si “Mesi i Kosovës”. Zhegrova u transferua në verën e vitit 2017 në radhët e Genkut, ku më parë ishte aktivizuar me St Truden. Edhe pse në dukje duke disi e pamundur që futbollisti i Kosovës
të transferohet te gjigantët e Barcelonës, “çmenduritë” në merkato na kanë mësuar që asnjëherë nuk duhet të mendosh diçka si të pamundur. “Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova në një intervistë për mediat kosovare.
KURESHTI
22 E enjte, 17 JANAR 2019
Motër e vëlla me gjendjen e rrallë, janë të rinj por duken shumë të moshuar Një motër dhe vëlla ballafaqohen me sëmundjen e rrallë të “Benjamin Button”. Michiel, 20 vjeç dhe Amber, 12 vjeç, nga Vandeweert, Belgjikë vuajnë nga progeria, gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar. Me çrregullimin që prek vetëm 1 në çdo 4-8 milionë njerëz në mbarë botën, Michiel dhe Amber përbëjnë 2 nga 155 rastet e njohura deri tani. Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin në moshën 12-vjeçare. Ndërsa vëllai dhe motra kanë filluar të kenë probleme me kockat, dhëmbët dhe flokët. Por ata nuk kanë ndërmend ti dorëzohen fatit, Michiel i pëlqen të garojë në GoKart dhe Amber që është një balerinë e mirë. Ata kanë vendosur të thyejnë edhe rekordin e jetëgjatësisë së një personi me progeria, që është 26 vjeç. Michiel, i cili është vetëm 1.4 metra tha: “Progeria na ka prekur flokët, kockat dhe gjatësinë, ashtu si njerëzit e
Skulptura e djallit me smartphone “tërbon” spanjollët Një skulpturë e Satanit (djallit) në qytetin spanjoll të Segovia është kritikuar se është shumë e qeshur. Statuja e bronzit u krijua si një kujtim për një legjendë lokale, e cila thotë se djalli ngeci në kanalin e ujësjellësit të famshëm të qytetit. Por banorët thonë se djalli, i cili duket duke qeshur dhe duke bërë një ‘selfie’ me një smartphone duket shumë miqësor. Një gjykatës ka urdhëruar që vepra arti të shqyrtohet nëse është fyese ndaj të krishterëve. Më shumë se 5.400 njerëz, pak më shumë se 10% e popullsisë së qytetit kanë nënshkruar një peticion që kërkon që skulptura të anullohet. Peticioni thotë se për shkak se djalli është shfaqur në një mënyrë “joreale”, me një telefon në dorën e tij, ai “lartëson të keqen” dhe prandaj është “ofenduese për katolikët”.
moshuar. Thonë se jetëgjatësia e një personi me progeria ëshët 12 vjeç por ne po marrim ilaçe dhe shpresojmë që mund të na zgjasin jetën.” Michel u diagnostikua me sëmundjen kur ishte vetëm 8 muajsh, pasi prindërit Wim dhe Godelieve
Vandeëeert e dërguan në një qendër kujdesi për fëmijë ku mjekët vunë re se dukej ndryshe. Kur Amber lindi, prindërit i kërkuan mjekëve të bënin analizat për të qenë të sigurt. 7 javë më vonë zbuluan se edhe ajo kishte gjithashtu progeria.
Bretkosa “më e vetmuar” në botë në një takim dashurie Një bretkosë, që besohet të jetë e fundit në llojin e saj në botë, nuk është më i vetëm. Romeo, i njohur si bretkosa më e vetmuar në botë, ka kaluar 10 vjet në izolim në një akuarium në Bolivi. Shkencëtarët thonë se e i kanë gjetur atij një
‘Zhulietë’ pas një ekspedite në një pyll të largët Bolivian. Pesë bretkosat e llojit Sehuencas të gjetura në lumë u kapën me qëllim të mbarështimit dhe më pas dërgimin e tyre përsëri në natyrë. “Romeo është me të vërtetë i qetë dhe i
relaksuar dhe nuk lëviz shumë,” tha Teresa Camacho Badani për BBC Neës. “Ai është i shëndetshëm dhe i pëlqen të hajë, por ai është i llojit i turpshëm dhe i ngadalshëm”. Ndërsa Zhuliet ka një personalitet shumë të ndryshëm. “Ajo është me të vërtetë energjike, noton shumë dhe ha shumë dhe nganjëherë përpiqet të ikë,”-shtoi shefja e useo de Historia Natural Alcide d’Orbigny në Cochabamba City. Pesë bretkosat, tre meshkuj dhe dy femra, janë të parat e llojit Seheuncas që shihen në botën e egër për një dekadë, pavarësisht nga kërkimet e mëparshme në Bolivi. Romeo u gjet 10 vite më parë, pasi biologët e dinin se lloji i tij ishte i rrallë, por nuk pritej të jetonte kaq shumë vite. Ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare 1 vit më parë, pasi biologët u vendosën në kërkim për ti gjetur një partnere.
Shmangni ruajtjen e faturave, mund t’ju shkaktojnë kancer Rreth 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët. Faturat që përmbajnë bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen me letër termike që ka BPA (kimikat). Studimet kanë treguar se kimikati mund të shkaktojë kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit. Ka shumë shqetësime rreth publikut të ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë. Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, canta, kuleta apo makina, njofton Profesor Nicolás Olea, nga Universiteti i Granadës, Spanjë.
Hëna në lumë, pamja spektakolare që krijoi natyra Një copë akulli në formë disku ka krijuar një pamje spektakolarë në lumin Presumpscot në Westbrook. Copa gjigande e akulli brenda lumit ka krijuar formën e një hëne në qiell. Masa e akullit që ngjan me hënën rrotullohet ngadalë ndërsa rrymat kalojnë në lumë. Pamja i mahniti të gjithë dhe pamjet janë bërë virale.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 7. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 9. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 11. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 12. Ashtu është ai që punon dhe lufton për të bërë ndryshime të thella 16. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 17. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 18. Pastaj e ka brenda 19. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri 21. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër 25. Që ka natyrë të ashpër e të rëndë; zemërak, i rreptë. 26. Tirana, e kishte targën e makinave ... 27. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 29. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 31. Kockës i thonë ashtu në dialektore 35. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 36. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 38. Aktorja Elvira ..., roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin "Përrallë nga e kaluara" 42. Agim..., emblemë e historisë së teatrit dhe kinematografisë shqiptare 43. Pjetër ..., i ashtuquajtur, mandela i shqiptarëve për vitet e burgut komunist 44. Copë e vogël letre a kartoni, me shënimet e nevojshme, që merret kundrejt një pagese 46. Formë qeverisjeje që bazohej në sundimin e një monarku a të një njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut; tirani 49. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 50. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 52. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 53. Partia Konservatore 54. Po Gjirokastra si e kishte targën 56. Eshtë elektrike një e tillë, por edhe feneri ose kandili 59. Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq 60. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 61. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 62. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 65. Me faqe të dhëmbëzuar, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri 68. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 70. Makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç e në grupe sipas fjalëve dhe jo në rreshta tërësorë si linotipi 73. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka
E enjte, 17 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
74. Ashtu është kur gjërat dhe sendet janë hedhur sipër njëritjetrit, pa rregull, shkel e shko 76. Shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë 77. Copë pëlhure, zakonisht katërkëndëshe, të cilën e vëmë përpara kur hamë që të mos ndotemi etj 78. Tërësia e viteve, periudhë ose etapë në jetën e një qenieje të gjallë 79. Pjesë e sipërme e palosur dhe e modeluar e rrobeve 80. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 82. Qytet në Kosovë me sipërfaqe 24.81 km². I vendosur në kryqëzimin e Via de Zenta (Shkodër-Kosovë) 84. Eshtë ai që lëviz a që flet me naze për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. 88. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 90. Pjesëtar i një pakice kombëtare, që jeton në një vend a në një shtet tjetër 91. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 92. Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes 94. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 95. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 97. Tufë ujqish, zakonisht të uritur e të egërsuar 100. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 101. Kërkesë e deputetëve të parlamentit ndaj një zyrtari të lartë
për të dhënë shpjegime për një çështje 102. Mw 7 shkurt 1992, u nënshkrua Marrëveshja e ..., e cila çoi në krijimin e Bashkimit Evropian 103. Ndarje e vogël. Më të njohurat janë ato telefonike 105. Partia Pajtimit Kombëtar 107. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 108. Taksë a gjobë që paguhej për shfrytëzimin e një kullote të huaj 109. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 110. Nga legjenda e Rozafës, gruas që u ... që të behej fli për qëndresen e mureve të Kalasë së Shkodrës 112. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër 114. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 115. Murg ose besimtar, që rron i vetmuar, për besimin ortodoks VERTIKALISHT 1. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 3. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 4. Ajo që bën pula, vezë ose.. 5. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 6. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 7. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 8. Enë qelqi që shërben zakonisht për të mbajtur ujë në tryezën e bukës 9. Lëvdatë e gënjeshtërt dhe e tepruar që i bëhet dikujt për ta joshur, manipuluar
10. Eshtë pajtimi mes dy personave ose dy gruppersonash 11. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 13. Secila nga qimet e kokës së njeriut. Ato janë korniza e fytyrës 14. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar, me qëllime të caktuara, ashtu është 15. Pjesa e skenës së teatrit që ndodhet para perdes 20. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 22. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 23. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 24. Shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Adriatiku e ndan Shqipërinë me të 28. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 30. Një fshat në komunën Shtiqën në rrethin e Kukësit 32. GRamshi e kishte ashtu targën 33. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 34. Pajis një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm 36. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 37. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 38. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 39. Më 20 janar 2013 hiqet në mënyrë vandale Përmendorja e UÇPMB-së, në ... e vendosur më 16 nëntor 2012
gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 64. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 66. Petrit ..., me një begraund shumë të pasur si aktor dhe si akademik. Lindi më 12 dhjetor 1961 në Vlorë 67. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 69. Gjeti tenxheria... 71. Ndërhyrje kirurgjikale, operimi është brenda. 72. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 75. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 76. Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqen e saj, xeheror 78. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 81. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. Banor vendës i Libanit ose ai që e ka prejardhjen nga Libani 84. Bashkim politik a shoqëror, që ka qëllime të caktuara 85. Që është i përshtatshëm për të dëgjuar mirë tingujt 86. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 87. ... Galileu, matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne, njihet si "babai i fizikës moderne" 89. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 93. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 96. Më shfaqet papritur si hije; më del si në vegim, më përhihet 98. Që ka ngjyrë të zezë, shumë i zi, i zi sterrë 99. Dita e parë e këtij muaji është dita e gënjeshtrave 100. Banor vendës nga Labëria, është ... 102. Skënder ... (1904-1944) ishte avokat, veprimtar i Ballit Kombëtar. Themelues i së parës parti social-demokrate 104. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 106. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 111.Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 113. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën
40. Qytet në Itali, kryeqendër e provincës së Livornos, tamam ashtu 41. Ngjitës që përdoret, kryesisht në shërbimin ambulator, trajtime të lehta mjekësore 45. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 47. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 48. Një e njëmijta pjesë e litrit (shkurt. ml) 51. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 55. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 57. Banor që e ka prejardhjen nga Libia, është... 58. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 60. E bëj diçka copa-copa të vogla, e bëj copë e grimë, e bëj thërrime, e thërrmoj 63. Bimë e thjeshtë, zakonisht e 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
L U
3
A N
4
E S
H ¸
5
D
E T
A S
6
H M E N
T
K U
P ¸
7
Z
A
K 8
O 14
H
9
M
10
A
P E
U
11
L I
M
G
12
R
15
K A
T A
16
L A
N E
A
R
18
K
A
H
N
O
13
K O
R B
O
¸
O
K
R
S
K
U 20
M I
R
R
17
19
S T
R E
C
O
R
M
D
21
E S
E
22
M
A
23
V
D
B
H I
24
A K
I
T
25
J
I
G
B
26
I
T
30
N
O
32
M
28
29
K
B A
H ˙
A
¸
¸
M
T
A T
L E
L I
K
T
Q
G 34
L A
N
¸
U
X
I
H
D
L
¸ 37
38
42
N
M
M Y S
A F
E
I
R
I
R
I 47
48
Z A
V
L
J
P A
K
A
O
T I
R R
U T
N
E
R M E N K
N
D ¸
B
T
M
A B
O
52
T
R E
N D
I
E
I 61
P D
M
A
O
M O
R T
R G
S H
A N
66
I
Z
67
A T
O R
J
70
71
B
L
A
L O
L
G
R
R
E
M
Z
68
D 72
A L
R
I
A
K
R
77
78
N
S P
¸
L 85
S
E
T O
J 81
K
A
J
R
86
E
K
R A
A
E
M I
D E
R D
˙
O
83
M E
N D
I
E ˙
O
S
M
T
M T A
H
F
A
92
A
J
O R
O
84
R
B
S
R
93
¸
N
B A
I
E
R Z
¸
S
A D
S
D
A
U
P R
L
N
¸
A R
G
R
V
O
101
102
B A
N K
S K
M
M A
T O
K
K
99
P E
R O
N ¸
B
E
I
O
O
J
T
103
A L
A M A
N
Z
104
105
T
F A
106
107
Z H
A K
S
S
108
B
K
R E
E K
98
100
Y
A
96
97
I
E
R
82
V K
95
S
T
89
A M A S
91
S S
94
R A
U Z
87
S T 90
E
B
K A
88
H
M A
D
79
E K
80
A
L 76
Z I
69
73
L ˙
75
J
R
L
T
T
O 51
60
L D
S 65
74
R
N
E
63
A R
64
F
A
G A
57
O
O
62
B
Z A
56
W M O
59
A
R
A
46
50
A R 55
P 58
N
C I
45
49
54
A K
M I
44
A
B Y
41
M U
43
E L
35
L ¸
39
B 40
53
M I
E
31
33
D Y 36
V
27
A
R
E
A
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 17 JANAR 2019
ULTIMATUMI I TAULANT BALLËS
Presidenti Meta injoron deputetin: Kush është ky?! Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili u shpreh nga Elbasani se tha se deri në “orën 17:00 (dje) Meta do ti ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë që në të gjitha ministritë të vijojë puna”. Pra numri dy
në PS kërcënoi presidentin e Republikës. Gjatë një takimi të organizuar nga Universiteti Katolik ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, Meta u është përgjigjur interesit të gazetarëve për deklaratat e Ballës, ku u shpreh me ironi se: “Kush është Balla, Krye-
tari i Këshillit të Sigurimit?”, duke e injoruar atë. Ndërkohë për sa i përket dekretimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, Meta po ashtu është përgjigjur shkurt duke deklaruar se ‘Kushtetuta është mbi të gjitha’.
PRESIDENTI MESAZH URIMI TALAT XHAFERRIT
“Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni”
P
as vendimit për zyrtari zimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë,
Talat Xhaferi. Teksti i plotë i mesazhit të urimit të Presidentit Meta drejtuar kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, z.Talat Xhaferi: “I nderuar Zoti Kryetar, I dashur Talat,
Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni. Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave
të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. E
vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin që Ju personalisht keni luajtur në këtë drejtim, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Së bashku me urimet për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit, ju dërgoj dhe përshëndetjet e mia më të mira e vëllazërore. I juaji, Ilir Meta”.
Presidenti Meta: Të kërkojmë që politikanët të jenë shërbëtorë, jo zotër të jetës së qytetarëve!
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në Konferencën me temë “Politika e Mirë në Shërbim të Paqes” që u zhvillua në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2019. Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të pranish-
mëve, Presidenti i Republikës shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e veçantë për ftesën e marrë për të qenë pjesë e kësaj aule, për të diskutuar rreth mesazheve të Atit të Shenjtë në Ditën Botërore të Paqes, duke theksuar se mesazhet e Papa Françeskut vënë në dukje se politika e mirë në shërbim të
paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral, por dhe kombëtar. “Papa Françesku në mesazhin e tij thotë se: ‘Ne e dimë se etja për pushtet me çdo çmim, të çon drejt padrejtësisë dhe abuzimit. Politika është një instrument thelbësor për të ndërtuar institucionet dhe komunitetin njerëzor. Por kur jeta politike nuk shihet si një formë shërbimi ndaj shoqërisë në tërësi, politika mund të kthehet në një mjet shtypjeje, marxhinalizimi, madje edhe shkatërrimi’. Ky është një mesazh aktual për botën mbarë, por edhe për ne shqiptarët. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t’i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo
anasjelltas, duke u kthyer nga ‘shërbëtorë’, në ‘zotër’ të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve. Përpjekjet dhe angazhimi i tyre politik duhet t’i kontribuojnë mirëqeverisjes së vendit dhe luftës kundër
varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, arrogancës së pushtetit e konfliktit social dhe t’i shërbejnë forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te institucionet”,- deklaroi ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.