www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 169 (8610)
E mërkurë, 17 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
E vërteta është se nuk e duan të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi aty merren vesh gjithë transaksionet financiare të bankave të nivelit të dytë. Dihet tashmë se ka banka të nivelit të dytë që pastrojnë euro në shuma marramendëse
Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS Në një reagim publik, ish-ministri socialist, Malaj deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Sekretari i PS-së, Taulant Balla, disa ditë më parë. Mesazhet e kërcënonin që të mos fliste kundër qeverisë dhe Edi Ramës, në të kundërt do të merreshin masa! Një denoncim i tillë është skandaloz për vetë PS, por edhe për shoqërinë shqiptare. Ndërkohë ka plasur sherri në grupin parlamentar pasi deputetë si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e disa të tjerë nuk pranojnë të votojnë shkarkimin, ndërkohë Taulant Balla punon për ta larguar ish-ministrin sepse ka edhe votat e “opozitës së re”
FAQE 3
Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese
TAKIMI ME PRESIDENTIN
Basha: Opozita është gati të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës FAQE 2
DURRËS
Kryemadhi: Rritja e çmimit të naftës shkatërron ekonominë. Vendi s’mund të jetë peng i Ramës dhe oligarkëve FAQE 9
Në foto: Presidenti Ilir Meta
HEMODIALIZA
TAKIMI ME PHILIP REEKER
Ministrja Manastirliu: 1,302 pacientë përfitojnë shërbim falas me standarde
Gent Cakaj: SHBA mbështet hapjen e negociatave në tetor
FAQE 14
FAQE 9
FAQE 6-7
ZËRI I AMERIKËS
“Shkarkimi i Malajt, deputetët socialistë nuk njohin ligjin”
FAQE 5
POLITIKE
2
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Kryedemokrati zbardh takimin në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta: Mirëprita propozimin e Presidentit
Basha: Tre palë zgjedhje në 13 tetor. PD u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira Z
gjidhjen e krizës politike, lideri demokrat Lulzim Basha e gjen tek 13 tetori. Një takim që pati mëngjesin e djeshëm në Presidencë, ku për reth 40 minuta qëndrimi kokë më kokë me kreun e shtetit Ilir Meta, e ka bindur kryedemokratin, se aksionin opozitar tashmë duhet ta fokusojë tek data 13 tetor. Basha ka mirëpritur propozimin që kreu i shtetit bëri pasi njëjtë si opozita joparlamentare nuk i njohu zgjedhjet e 30 qershorit, se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve për presidentin e ri. Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese , tha Basha në një prononcim për gazetarët, por PD sipas tij, është e gatshme tu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira. “Pa dyshim lidhte me 13 tetori. kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit sic e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tij bablokun e madh dhe oligarkët. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për tu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar, cka e pamë edhe me 30 qershor ku Rama nuk i rezistoi dot tundimit të manipulonte edhe një proces votonte vet, numëronte vet, tabulonte vet. Dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve”, tha Basha. Bisedën që ka bërë me kreun e shtetit në Presidencë, Basha ja përcolli
menjëherë krerëve të partive aleate në një takim në selinë blu, me të cilët ka qenë bashkë që nga djegia e mandateve, tek protestat antiqeveritare dhe deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit që i dha fitoren Partisë Socialiste në 61 bashkitë. Fushatën që nuk bëri në qershor, opozita e bashkuar, PD, LSI dhe aleatët, duket se do ta bëjnë gjatë muajit shtator, ku siç Basha u shpreh, kanë nisur hapat e parë të programit politik. Ai u shpreh se opozita e bashkuar ka nisur punën për një program ekonomik që sipas tij e nxje6rr vendin nga kriza. Lideri demokrat e quan opozitën e bashkuar mazhorancën e re politike nisur nga pjesëmarrja që pati në votimet
e 30 qershorit, 21.9%. Gjatë bisedës me gazetarët Basha nuk përmendi në asnjë rast kërkesën për largimin e Ramës si kryeministër. Prononcimi i plotë i Bashës Pyetje: Zoti Basha, takimi juaj me presidentin a kishte lidhje me 13 tetorin? Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qendrimin e
presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR-i, duhet të jenë për njerëzit, dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, “Bablokun” e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion, opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë, dhe për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve. Sot, në takimin me opozitën e bashkuar, kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve. Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada. Ndaj, bashkërisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë, me fitoren e Opozitës së Bashkuar, e cila tashmë, jo vetëm thjesht përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit, është konfirmuar si maxhoranca e re politike.
Kreu i LZHK-së: Opozita ka edhe detyrën që të sqarojë opinionin ndërkombëtar se si janë zgjedhjet me Edi Ramën
Shehi: Zgjedhjet duhet të mbahen më 13 tetor, por data nuk është e përshtatshme K
reu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, deklaroi në A2 CNN se pavarësisht se është shumë afër, zgjedhjet duhet të mbahen më 13 tetor. “Në zgjedhje do të shkohet detyrimisht, pasi nuk kemi kërkuar shkëmbim pushteti. Unë gjykoj që 13 Tetori nuk është data e përshtatshme pasi është shumë afër për t’u plotësuar pretendimet tona. Ne kemi pretenduar për një qeveri tranzitore. Na pëlqen apo nuk na pëlqen, duhet shkuar në datën 13 tetor në zgjedhje, pasi
e ka dekretuar Presidenti”, tha Shehi. Në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar, Shehi deklaroi se politika duhet t’u japë mundësi shqiptarëve që të mbushin lugën vetë. “Kemi mbushur sheshin 10 herë, por nuk u kemi ofruar mbështetësve se çfarë do të bëjmë me shtetin tonë. A do të thotë zoti Basha që kryeministri nuk do të ketë më shumë se dy mandate? A do t’i balancojmë pushtetet mes Kryeministrit dhe Presidentit? Duhet të ndërtojmë një matricë politike që ai tjetri që do të vijë nesër në vend të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Ramës, të mos na dalë si Edi Rama. Mbi shtetin e ri shqiptar duhet ndërtuar një politikë e re, një ligj zgjedhor ndryshe që shqiptarët të votojnë flamurin e partisë dhe njeriun. Basha ka nisur ta bëjë këtë dhe unë pres që të jetë edhe më i vendosur në këtë linjë, në mënyrë që të mos u ofrojmë shqiptarëve mirazhin e mirëqenies dhe lugën bosh. Duhet t’u japim mundësi shqiptarëve që të mbushin lugën vetë”, deklaroi kreu i LZHKsë. Kur u pyet nëse do të ketë protesta së afërmi, Dashamir
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Shehi theksoi se tani nuk është koha e duhur. “Protestat duhet të vijnë duke u rritur por do të ishte absurde që në mes të gushtit të presim që të ketë protesta. Me vjeshtën do të ketë rritje të intensitetit të protestave. Opozita
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
ka edhe detyrën që të sqarojë opinionin ndërkombëtar se si janë zgjedhjet me Edi Ramën dhe të përmirësohet raporti me ta, pasi e kam thënë edhe herë tjetër, që shpesh kemi gabuar”, u shpreh dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
E vërteta është se nuk e duan të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi aty merren vesh gjithë transaksionet financiare të bankave të nivelit të dytë. Dihet tashmë se ka banka të nivelit të dytë që pastrojnë euro në shuma marramendëse
Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS Në një reagim publik, ish-ministri socialist, Malaj deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Sekretari i PS-së, Taulant Balla, disa ditë më parë. Mesazhet e kërcënonin që të mos fliste kundër qeverisë dhe Edi Ramës, në të kundërt do të merreshin masa! Një denoncim i tillë është skandaloz për vetë PS, por edhe për shoqërinë shqiptare. Ndërkohë ka plasur sherri në grupin parlamentar pasi deputetë si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e disa të tjerë nuk pranojnë të votojnë shkarkimin, ndërkohë Taulant Balla punon për ta larguar ish-ministrin sepse ka edhe votat e “opozitës së re”
Edi Rama nuk ndalon. Synon dhe po kap çdo pushtet. Tani është turrur Bankës së Shqipërisë. Mazhoranca, me një nisme idiote dhe hakmarrëse, ka nisur procesin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj. Një grup deputetësh të PS-së kanë mbledhur firmat për të shkarkuar ish-ministrin emblematik të financave të PS-së, ish-deputetin dhe njeriun që ka bërë programin ekonomik të PS-së, Arben Malajn. Arsyeja sipas tyre mbetet se ka “shkelur etikën”, duke kritikuar kryeministrin dhe mazhorancën për krizën politike. Në fakt Arben Malaj ka integritet dhe ka qenë ministri më i suksesshëm i PS-së, ai ka drejtuar këtë forcë politike në linjën ekonomike. Dhe nuk ka patur asnjëherë akuza, siç kanë sot ministrat e Rilindjes. Në nismën kundër Arben Malaj, veç problemit moral që ka PS-ja pasi po shkarkon një figurat emblematike të saj, ka dhe një problem ligjor shumë të rëndë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka një ligj që e klasifikon këtë institucion të pavarur nga qeveria. Anëtarët e saj zgjidhen nga Kuvendi, por pas zgjedhjes partitë politike, pra Parlamenti, nuk mund të shkarkojë më nismë të tijën një anëtar të këtij këshilli. Për të shmangur presionet e qeverisë dhe futjen e duarve të mazhorancës në Bankën e Shqipërisë, ligji parashikon që kërkesën për shkarkim apo për thyerje etike duhet ta paraqesin anëtarët e tjerë të Këshillit në Kuvend. Për rastin e Malaj janë disa deputetë të PS që e kanë firmosur kërkesën në shkelje të plotë të ligjit duke shënuar
dhe një precedentë të rrezikshëm. Ligji është bërë në mënyrë të tillë që të ndalojë orekset e qeverisë për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe të ndalojë ndërhyrjen e mazhorancës në sektorin bankar. PS po bën të kundërtën e asaj që sugjeron ligji, madje dhe ndërkombëtarët. Procedura e shkarkimit të Arben Malaj është skandaloze dhe për mënyrën sesi kanë vepruar deputetët e PS. Në një reagim publik, ish-ministri Malaj deklaroi se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Sekretari i PS-së, Taulant Balla disa ditë më parë. Mesazhet e kërcënonin që të mos
fliste kundër qeverisë dhe Edi Ramës, në të kundërt do të merreshin masa! Një denoncim i tillë është skandaloz për vetë PS, të majtën, por edhe shoqërinë shqiptare. Në vitin 2019 t’i kërkosh një intelektualit që të mbyllë gojën ndryshe do të ndëshkohet është një akt kriminal. Procedura të ngjashme ndiqeshin vetëm në regjimin komunist kur vepronte ligji i Agjitacion-Propagandës. Me të njëjtën skemë, me të njëjtën mënyrë shantazhi, PS-ja e sotme dhe Rilindja po vepron kundër njerëzve që kanë kontribuar për ngritjen e kësaj
partie. Çdo socialisti të papërzierë në aferat e Rilindjes do t’i vinte turp nga kërcënimi që i është bërë Arben Malaj dhe nga shantazhi që po i bëhet këto ditë. Por kryeministri e ka ndarë mendjen për ta futur në shkarkim Arben Malajn pa pyetur për shkeljen ligjore dhe duke goditur rëndë imazhin e Partisë Socialiste. E vërteta mbetet se nuk e duan të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi aty merren vesh gjithë transanksionet financiare të bankave të nivelit të dytë, priten dhe hidhen para në treg, zhvlerësohen qindra miliardë lekë gjoja “prishura”, si kalojnë në sitë gjithë transaksionet financiare të bankave të nivelit të dytë. Dihet tashmë se ka banka të nivelit të dytë që pastrojnë para në shuma marramendëse. Ndaj duhet shkarkuar Arben Malaj. E jo gjoja për “shkelje të etikës”! Arben Malaj di shumë gjëra në atë Bankë! Por realisht kryeministri nuk do t’ia arrijë kurrë ta shkarkojë, pasi disa shtete të fuqishme perëndimore e duan Arben Malajn aty. Të jetë rojtar i parave dhe të raportojë për transsaksionet financiare të bankave, ku flitet për korrupsion, mafie dhe terrorizëm. Shkarkimi i Malajt do sjellë sherre në PS. Ka disa deputetë në PS që nuk e kanë humbur krejt logjikën. Si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e disa të tjerë. Ata e dinë se përplasja për ta shkarkuar do sjellë përçarje në PS. S.P.
POLITIKE
4
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
KREU I PAA-së: NISMA E SOCIALISTËVE SA QESHARAKE, AQ DHE PARADOKSALE
“Armiku publik”, Duka: Pas Metës, radhën e ka Arben Malaj
K
ryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve më të fundit në kampin socialist i cili kërkon me këmbëngulje shkarkimin nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj. Dikur të dy ish-ministra të kabinetit të PS-së, Duka
evidenton se nisma ndaj ish-kreut të financave shqiptare që ka kryer “shkelje të rënda të etikës”, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake. Në vijim të reagimit të tij, Duka shprehet se mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike, dhe si e tillë thotë ai, mendimi ndryshe duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar, siç po ndodh me rastin në fjalë ndaj ish-deputetit të PS-së. “Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si
në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën? Pretendimi se Malaj ka kryer “shkelje të rënda të etikës”, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake. Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryetari i PAA-së, Agron Duka.
“Zëri i Amerikës” jehonë përplasjes në selinë rozë: Socialistët e Ramës kërkojnë shkarkimin e ish-ministrit të PS-së në Kuvend
Shkarkimi i Malajt, VOA: Deputetët socialistë nuk njohin ligjin N
ë Shqipëri shumica socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike. Në dokumentin me anë të të cilit propozohet shkarkimi, vlerësohet se zoti Malaj ka shkelur Kodin e etikës së Bankës së Shqipërisë pasi “në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës, në kufijtë e lejuar nga legjislacioni i fushës”. Shkarkimi i një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës, përcaktohet nga Ligji për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon se ata “… mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”. Ky përcaktim i ligjit nuk i lë hapësirë parlamentit të veprojë pa pasur më parë një vendim nga vetë Këshilli. Por për ta anashkaluar këtë, deputetëve socialistë, u është dashur t’i hyjnë interpretimeve ligjore, ndonëse për rastin në fjalë ligji është më se i qartë. Ata i janë referuar Kodit të Procedurave Administrative, dhe sjellin në vëmendje faktin që parlamenti në rezolutën për Bankën e Shqipërisë, të miratuar në Maj të këtij viti ka kërkuar që “Këshilli të marrë në shqyrtim zbatimin e Kodit të Etikës nga anëtarët e tij..”, por që deri më tani sipas tyre nuk është reflektuar në veprimtarinë e Këshillit. Për pasojë, sipas deputetëve socialistë, atyre u lind e drejta që “kur një detyrë nuk zbatohet, apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar me ligj, atëherë kompetenca
KREU I “ZGJIDHJA”
Kokëdhima: Kërkesa për shkarkimin e Arben Malajt, politike dhe hakmarrje
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, dënoi sulmet e qeverisë ndaj ish-ministrit të PS-së dhe tashmë anëtar të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj. Duke reaguar për kërkesën e grupit të PS-së për shkarkimin e Malajt, pas disa kritikave ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, Kokëdhima u shpreh se ajo është shprehje e kapjes së plotë të PS-së nga Rilindja, që nuk e duron mendimin ndryshe jo vetëm në PS, por edhe te institucionet e pavarura dhe i bëri thirrje kryeministrit që të tërhiqet. “Kërkesa për lirimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë, shprehje e kapjes së plotë të PS-së nga Rilindja. Tashmë ajo nuk e duron mendimin ndryshe as në institucionet e pavarura. Iniciativa e deputetëve të Rilindjes për shkarkimin e Malajt, është tërësisht politike dhe hakmarrje e verbër e kryeministrit. E ftoj këtë të fundit të heqë dorë menjëherë nga ky akt i turpshëm!”u shpreh dje Koço Kokëdhima.
ISH-DEPUTETI I PD
Shkarkimi i Malajt, Shehu: Si Pleniumet e dikurshme të Komitetit Qendror
mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen”, shkruhet në dokument duke ju referuar Kodit të Procedurave Administrative. Propozimi për shkarkimin e zotit Malaj, mbështetet nga 28 deputetë socialistë, me në krye, drejtuesin e grupit parlamentar Taulant Balla. Të njëjtët që vetëm 6 muaj më parë i dhanë një mbështetje të hapur kandidaturës së zotit Malaj, për rikonfirmimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, madje duke zgjedhur sërish të anashkalojnë procedurat parlamentare, të cilat parashikojnë që kandidatët i nënshtrohen më parë seancave dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Zoti Malaj ishte i vetmi që më 21 Dhjetor të vitit të kaluar, mori kartonat e socialistëve, pa kaluar seancën dëgjimore, siç ndodhi me kandidatët e tjerë konkurrentë. Në
një reagim në “Facebook”, zoti Malaj shprehet se “fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që maxhorancat e gjithëpushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore, vetëm profesionalisht më trishton”. Ai vijon më tej duke folur për “një veprim të pastër politik, sepse shkeljet etike materializohen me cënim të reputacionit apo eficencës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare nuk konstatohen të tilla, por edhe në 7 mbledhjet e Bordit gjatë vitit 2019, nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte në 3 Korrik 2019”, shkruan zoti Malaj duke saktësuar se “në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë, nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional.
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas kërkesës së PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook”, Shehu vlerëson se procedurat për shkarkimin e Malajt po bëhen si në kohën e Partisë së Punës. ““Kambanat” nuk bien për z. Malaj. Mbas fillimit të procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, maxhoranca mbledh firmat e deputetëve për shkarkimin e z. Malaj. Dhe kjo jo me iniciativë të vetë Bankës, por të deputetëve, pra ndesh me Ligjin dhe mbi ngjyrime politike. Kuvendi i Shqipërisë kështu po merr rolet e Pleniumeve të dikurshme të KQ, që veçse priste koka. “Kambanat” po bien tashmë qartësisht për atrofizimin e demokracisë e pluralizmit shqiptar. “Kambanat” po bien për forcimin në Shqipëri të një sistemi autokrat, të bazuar mbi modelet e despoteve të Lindjes. Argumentet për rastet nuk kanë asnjë vlerë; të tilla si për “shkelje të etikës” etj, mund të gjenden rëndom për gjithëkënd, ashtu siç gjente diktatori dikur në po atë godinë, ashtu si “gjykatat” dënonin me Nenin 55, apo ashtu siç veprojnë autokratët e sotëm. Rëndësi ka mentaliteti, procedurat, transparenca, pranimi ose jo i diversitetit; mesazhi tejet alarmant që tregon se “shtegu” antidemokratik po transformohet çdo ditë e më shumë në Shqipëri në një “autostradë” të rrezikshme drejt Lindjes. Quo vadis keshtu Vendi im?”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
POLITIKE
5
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Kërkesa për shkarkim nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, ish-ministri socialist shpërthen në akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla
A
rben Malaj, ish-ministër i Financave në qeverinë e socialistëve, tashmë në rolin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, akuzon kreun e deputetëve të PS-së, Taulant Ballën, për kërcënim. Në një qëndrim të gjatë të bërë publik përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Malaj shprehet se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional, ndërsa thotë se kërcënimit ia ka dërguar Taulant Balla. Arben Malaj thotë gjithashtu se pas Turqisë, shkarkimi i tij do të jetë rasti i dytë që maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore. “E para dhe thelbësorja – vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalzëm të thellë dhe dashuri të madhe. 2. Të treja këto vërtetohen gjatë përvojës 32-vjeçare në çdo angazhim, akademik, shoqërore dhe politik. 3. Ju kam paralajmëruar që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar. 4. Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucionale. 5. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo-performuese të vendit deri në 50% te totalit, më e lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet
Përçahen socialistët, Arben Malaj: Kërcënimet m’i ka dërguar Balla
për këtë në Bord janë te gjithë të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve te Bordit. 6. Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla pas mospranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS, me rekomandime partiake në proceset përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësim është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh. 7. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që maxhorancat
e gjithëpushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore. Vetëm profesionalisht më trishton. 8. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohen me cenim të reputacionit apo eficençës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare, por edhe në mbledhje e Bordit pas mandatin të ri, (mandati i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje
etike. Mbledhja e fundit ishte në 3 korrik 2019. 9. Sfidën e integritetit dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqin partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore po pagat dhe penalitetet 7-vjeçare kush do t’i paguajë 28 deputetët, apo taksapaguesit shqiptarë? Ky është thelbi i shqetësimit profesional. Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike
ISH-DEPUTETI I PS Shkarkimi i Malajt, reagon ashpër Harasani: Guxim i madh i rilindësve të Ramës!
Sa vjen e thellohet përçarja mes socialistëve, ku shkak është bërë nisma e deputetëve të PS-së për të shkarkuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ish-ministrit dhe ish-deputetit socialist Arben Malaj. Pas denoncimit të këtij të fundit se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e kërcënuar për shkak të detyrës, të tjera akuza vijnë nga socialistët ndaj atyre që njihen ndryshe si “rilindasit” e Edi Ramës. Kësaj radhe është ish-deputeti i PS-së Andis Harasani i cili përmes rrjeteve sociale u kujton “rilindasve” se duhet guxim i madh që të mblidhen dhe të shkarkojnë një socialist dhe intelektual si Arben Malaj. “Rrofshi o rilindas se kam 4 orë që qesh. Të mblidheni ju e të kërkoni shkarkimin e një socialisti e intelektuali si Arben Malaj duhet guxim i madh!”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani. përpara se të shpifin. E fundit, por më rëndësishme, kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedhë lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim.Ditë të mbarë”, u shpreh dje në reagimin e tij, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj.
GRUPI I PS: NË ASNJË PREJ DALJEVE PUBLIKE TË ANËTARIT TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS, MALAJ, NUK I KA SHËRBYER INTERESIT MË TË
Shkresa e PS-së për shkarkimin e Arben Malajt: Cënoi integritetin e BSH MIRË TË BSH-SË
K
ërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i është dorëzuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Në shkresën dorëzuar Kuvendit, grupi i PS-së vlerëson se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë z. Malaj, nuk i ka shërbyer interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. “Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e PS. Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, çojnë në
konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i
mbajtur në Bankën e Shqipërisë. Sa më sipër, grupit parlamentar i PS-së vlerëson se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në
kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj. Mësohet se 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës, por në dokumentin zyrtar të shpërndarë dje në media, nuk figuron asnjë firmë deputeti në të. Gjithsesi, Malaj përmes komenteve në rrjetet sociale, por edhe intervistave në media, ka shprehur kritika të hapura se si qeveria trajton çështjet ekonomike. Ndërkohë Arben Malaj në një intervistë dhënë në 2 korrik, i kujtoi kryeministrit Edi Rama pësimin që mori Erdogan. “Ne si ekonomistë parashikojmë që situata ekonomiko-sociale nuk është e mundshme që
të mbështesë qeverisjen për objektivat e saj sociale. Ekonomia është në vështirësi dhe vështirësia është në rritje. Besoj se ekonomistët pranë Ramës, mund t’ia kenë bërë të qartë simetrinë se çfarë ndodhi me Erdoan kur nisi reformat modernizuese dhe ekonomia e Turqisë u bë me një nga rritjet më agresive, dhe çfarë ndodhi pas një konflikti brenda atij shteti kur 160 mijë vetë u arrestuan, u krijua frikë, investitorët e huaj u tërhoqën monedha kombëtare u zhvlerësua në mënyrë të jashtëzakonshme dhe çfarë ndodhi më pas me dy qytetet më mëndje-hapura të Turqisë ku arriti të fitojë opozita. Përgjegjësia më e madhe me gjithë këtë pushtet është mbi PS”, do të shprehej Malaj. Ish-deputeti dhe ish-ministri i Financave i PS-së e ka mbajtur këtë post në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej vitit 2016.
POLITIKE
Nga Ilir Meta Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku : - tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës; - tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe - tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Pra, nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), bllokohet dhe nuk funksionon, atëherë dhe vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen, pasi nuk ka se kush t’i plotësojë. Si zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe përsa kohë funksionon ai? Sipas Kushtetutës (neni 149/d), KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata
ushtrojnë detyrën si anëtar të KED-së me mandat 1 (një) vjeçar. Anëtarët e KED, përzgjidhen me short të organizuar ose nga Presidenti i Republikës ose nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetutese, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 (tre) Këshilla të Emërimeve në Drejtësi, për të funksionuar përgjatë viteve 2017, 2018, 2019. Fakt është që dy Këshillat e zgjedhur për të punuar përgjatë viteve 2017 dhe 2018, nuk kanë funksionuar, pasi janë bllokuar qëllimisht. Lind pyetja përse nuk kanë funksionuar dy Këshillat (KED), përgjatë viteve 20172018? Kush e bllokoi funksionimin e KED? Kujt i interesonte që KED të mos funksionojë dhe rrjedhimisht të mos plotësohej edhe numri i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Kuvendi në datë 27 janar 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin në mënyrën më transparente dhe përzgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Procesi i organizimit dhe zhvillimit të shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së u drejtua në mënyrën më profesionale dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit nga zj.Albana Shtylla, Sekretar i Përgjiths-
6 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese
hëm i Kuvendit, e cila përgjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me institucionet respektive që përcollën kandidaturat dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtare përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT. Ky ishte momenti i parë kyç për ngritjen e institucioneve të reja, pas ndryshimeve kushtetuese. Asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror nuk kontestoi përmbajtjen e listave të kandidatëve të përfshirë në short, lista këto të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të shpallura prej tyre. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshtoi rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED. Fakt është se ky Këshill, nuk u mblodh asnjëherë dhe mandati i tij përfundoi më datë 31.12.2017, pa kryer asnjë mbledhje të vetme. Nëse dikush nuk e di pse-në e kësaj gjendje, po e sqarojmë. Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së. Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting. Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre. Ja çka thënë KM Rama: Burimi: Top Channel datë 31 Janar 2017. http://topchannel.tv/…/rama-kunderked-gjysma-ikin-nga-ve…/ Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët
e zgjedhur të KED, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit. Deklarata e Kryeministrit Rama: “Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen e vjetër që jep shpirt por nuk heq dorë, siç u pa edhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të fillojë ligji i vettingut, nuk i jep mundësi ekonomisë të marri frymë lirisht”. Përse Kryeministri sulmoi institucionin e parë të Reformës në Drejtësi (KED)?! Përgjigjet janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar: - Sepse anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emrat e të cilëve dolën nga shorti i zhvilluar në mënyrën më transparente në 27 janar 2017 nuk i përgjigjeshin interesave dhe shijeve të Kryeministrit. - Sepse nëse KED 2017 do të funksiononte, Gjykata Kushtetuese do të ishte plotësuar dhe do të ishte gjithmonë funksionale për të kontrolluar veprimtarinë dhe vendimet e Kryeministrit, Qeverisë, Kuvendit dhe gjithë institucioneve të tjera. Kryeministri e bllokoi KED për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017. Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht. Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej. Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar të SHBA në atë kohë. Në datë 2 shkurt 2017, pra 6-ditë pas hedhjes së shortit ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se: “Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kush-
tetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tre pozicione. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit duhet të përzgjidhen me short. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dorëzuan secili lista më të gjata me persona të kualifikuar për pozicionet në Këshill. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm i zgjodhi vetë të tre pozicionet e prokurorisë duke dërguar një listë me vetëm tri emra, përzgjedhur pa transparencë, për të plotësuar tre poste. Fatmirësisht, ata ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që e hartuan këtë reformë parashikuan që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshin t’i manipulonin këshillat. Në Kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballeshin të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”. Burimi, faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në Tiranë: https:/ /al.usembassy.gov/…/fjala-eambasadorit-lu-ne-konfe…/ Por qëndrimi i ambasadorit (Vijon në faqen 7)
POLITIKE
7 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 6)
ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformuar nga përfaqësues të PS. Të gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutës dhe të nenit 221 të ligjit nr.115/2016. Pasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar përfaqësuesit e PS. Po a mund të mblidhej dhe të funksiononte më kjo KED, pas këtyre deklaratave publike të Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?! Kështu u bllokua 1 (një) vit rresht KED. Në 3 nëntor 2017, si President i Republikës nisur nga kjo situatë e paprecedent dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksionimi i KEDsë një vit më parë, për të mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksiononte në vitin 2018, i kërkova me shkresë nr.2605 prot, datë 03.11.2017, takim Ambasadores së BE-së, znj.Romana Vlahutin për të disktuar mbi këto 3 çështje: 1. Funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2018; 2. Nisjen e proçedurave me qëllim plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese; 3. Çështje të tjera të lidhura më to. Pas realizimit të këtij takimi Presidenti i Republikës mori të gjitha garancitë prej Zj. Vlahutin dhe misionit EURALIUS 4, se ky mision do të asistonte në zhvillimin e një tryeze konsultative në datat 9 - 10 nëntor 2017 me prezencën e gjithë aktorëve të interesuar. Në këtë tryezë do të diskutohej mbi problematikat e deritanishme dhe rolit të secilit institucion në procesin e paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjen me short dhe ngritjen e KED, që do të funksiononte për vitin 2018. Në këtë tryezë u parashikua të merrnin pjesë institucionet si, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtues të Misionit EURALIUS, përfaqësues të misioneve OPDAT, USAID, ONM, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë. Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse. Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit. Presidenti i gjendur në këto kushte, në një situatë “ekstra ligjore”, që ishte krijuar edhe nga moskrijimi në kohë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në zbatim të Kushtetutës me shkresë të datës 10.11.2017, iu drejtua menjëherë Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë të qartë situatën “ekstra ligjore” të këtij procesi dhe duke i kërkuar Kuvendit realizimin e procesit të hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zgjidhjen e plotë të çështjes sipas frymës së Kushtetutës. Në datë 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksiononte përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problematika me listat. Edhe emrat, që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës. Presidenti i Republikës, në shkurt 2018 i kërkoi përsëri zyrtarisht KED-së që të mblidhej dhe të shqyrtonte me precedencë të gjitha kandidaturat e paraqitura për plotësimin e të gjitha vakancave të shfaqura në Gjykatën Kushtetuese. A u mblodh Këshilli, do të pyesni ju? Këshilli u mblodh vetëm një herë në 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij të parë dhe të vetme, pasi KED nuk është mbledhur më asnjëherë. A e dini pse? Ndërkohë që, Presidenti i Republikës në shkurt
2018 i kërkonte KED-së që të mblidhej dhe të funksiononte për të ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë Ulsi Manja në datë 5 Mars 2018 doli në media dhe i bënte thirrje publike anëtarëve të KED-së se duhet të kalojnë vetting-un, përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ky Ulsi, që në dhjetor 2017 zgjodhi në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë lloj vettingu Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, 3-muaj më vonë, në 5 mars 2018, kërcënonte anëtarët e KED-së, me vetting. Përse Kreu i Komisionit të Ligjeve lejoi këto shkelje të Kushtetutës, që PPP-ja e zgjedhur prej tij me 69-vota, të funksiononte për 8 muaj pa kryer vettingun, ndërkohë që ai me deklarimet e tij po pengonte funksionimin e KED-së, po me të njëjtin shkak vetting-u?! Ulsiu në datë 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit në mbledhjen e parë dhe të vetme të KED-së dhe i shantazhoi drejtpërdrejtë anëtarët e këtij organi pa ju dridhur qerpiku. Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i përsëriti të njëjtin kërcënim se KED mund të mblidhet për veprimtari administrative, por jo për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ai (Ulsiu) e dinte fare mirë se ajo që po bënte ishte një krim kushtetues. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe politike me djallëzi, Ulsiu po i kërcënonte anëtarët e KED me një dispozitë tranzitore të Kushtetutës (neni 179, pika 11), që duhej të ishte zbatuar 2-vjet më parë dhe jo në kohën kur Ulsiu po e kërkonte. Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas datës 19 mars 2018, nuk u mblodh më
asnjëherë. Kështu u bllokua edhe me 1 (një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që, vettingu zbraste totalisht Gjykatën Kushtetuese, Ramaforma bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për të mos lejuar plotësimin e vendeve vakante. Nëse KED do të kishte funksionuar normalisht për këto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale dhe vakancat do të ishin plotësuar një e nga një, sipas momentit kur këto vakanca u shfaqën. Po kujt i interesonte mosfunksionimi i Gjykatës Kushteteuese? Opozitës? Presidentit? Qytetarëve dhe grupeve të interesit që mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese nga një vendim i padrejtë i qeverisë dhe Kuvendit? Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me: - Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”; - Ligjin antikushtetues nr.94/ 2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës) - Ligjin antikushtetues nr.111/ 2018 “Për Kadastrën”; - Ligjin antikushtetues nr.39/
2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin. - Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria; - Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë; Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit; Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush. Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!! Ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Kjo është Ramaforma dhe jo Reforma, që u votua me konsensus historik maksimal tre vite më parë dhe që e mbështesnin mbi 90 % e shqiptarëve. Kështu Ramaforma “përmbyti” edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re. Për një sqarim bashkëlidhur gjeni: Një prej shumë komunikimeve zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës me partnerët ndërkombëtarë, për të kuptuar se kush kishte vullnet për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhemi prej 16 muajsh. Po kështu për ilustrim ndiqni dy videot (Në adresën zyrtare të Presidentit në Facebook) se si Kryeministri dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrjedhimisht edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese për dy vite rresht. 16.07.2019 VIJON...
POLITIKE
8
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Debate në Komisionin e Ligjeve për ligjin për mbrojtjen civile, Fino akuza Qeverisë: Po dëmtoni buxhetet e bashkive
E
nde pa kaluar një javë nga debate në mbledhjen e kaluar të Komisiont Parlamentar të Ligjeve deputetët socialistë Ulsi Manja, njëherësh kryetar i këtij Komisioni, dhe Bashkim Fino kanë pasur sërish përplasje. Në mbledhjen e djeshme Bashkim Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 të draftit më të ri të qeverisë, për mbrojtjen civile, i sjellë në rend dite, kërkesë, e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht. “Unë mund të ngeleni i kënaqur zoti kryetar nga përgjigja. Unë ngelem totalisht i pakënaqur, sepse bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Do më dëgjoni, apo s’do më dëgjoni, se pastaj votoni me shpejtësi. Kjo pikë bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Nuk mund ti vendosë Ministria e Mbrojtjes, apo dhe ne me ligj, bashkisë këtë 8 përqind. Nuk mund ta vendosim kurrën e kurrës. Ne bëmë debat për 4 përqindëshin ti kthehen nga fondet e kushtëzuara të Qeverisë. Pra që ia jep qeveria këtë përqindje me kusht që ta përdorësh, jo si do ti apo këshilli, por duhet ta përdorësh. E la, nga 3 që ishte në ligj, e bëmë 4. Tani ti thuash se në rast se vlera e kompensimit i kalon 8 përqind të buxhetit të bashkisë, mua më duket jo korrekte”, u shpreh deputeti socialist Bashkim Fino gjatë diskutimeve të djeshme në Komisionin e Ligjeve. Pas miratimit të këtij neni, Fino doli nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj, ku vijoi normalisht votimi nen për nen i draftit. Kujtojmë se javën e kaluar debate midis dy socialistëve u zhvilluar për shkak të vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Në këtë mbledhje deputeti, Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg ndërkohë që Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”. Pas kësaj Fino i
Plas sërish mes deputetëve socialistë, Fino largohet nga Komisioni pas debatit me Manjën
është drejtuar kryetarit të këtij Komisioni, Ulsi Manjës të cilit I ka kërkuar qëndrim për këtë gjë por nuk ka munguar përgjigjja e papritur nga ky i fundit Diskutimet në Komision Bashkim Fino: Unë mund të ngeleni i kënaqur zoti kryetar nga përgjigja. Unë ngelem totalisht i pakënaqur, sepse bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Do më dëgjoni, apo s’do më dëgjoni, se pastaj votoni me shpejtësi. Kjo pikë bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Nuk mund ti vendosë Ministria e Mbrojtjes, apo dhe ne me ligj, bashkisë këtë 8 përqind. Nuk mund ta vendosim kurrën e kurrës. Ne bëmë debat për 4 përqindëshin ti kthehen nga fondet e kushtëzuara të Qeverisë. Pra që ia jep qeveria këtë përqindje me kusht që ta përdorësh, jo si do ti apo këshilli, por
duhet ta përdorësh. E la, nga 3 që ishte në ligj, e bëmë 4. Tani ti thuash se në rast se vlera e kompensimit i kalon 8 përqind të buxhetit të bashkisë, mua më duket jo korrekte Shehi (Ministria e Mbrojtjes): Është shumë e thjeshtë dhe teknike kjo gjë. Nuk është ideja që do marrë nga bashkia 8 përqind dhe po i shtojmë barrë ekstra. Në qoftë se vlera e kompensimit shkon tek 8 përqind, Bashkim Fino: e kalon pra... Shehi (Ministria e Mbrojtjes): Pra fatkeqësia ka qenë e përmasave të tilla sa detyrimi e kalon shumë sa 8 përqind e buxhetit të bashkisë, atëherë është evidente që bashkia nuk ka kapacitete të përballojë dhe ndërhymë ne. Nuk është një 4 përqindësh plus për bashkinë. Jo,
bashkia do marrë 4 përqindëshin e vet, por nëse dëmet janë të atilla sa arrijnë në 8 përqind të vlerës së buxhetit... Bashkim Fino: Po shkruaje në draft pra... Shehi (Ministria e Mbrojtjes): ... E përballojmë ne. Bashkim Fino: Pse nuk i shkruan ti nëse është ky synimi? Pse? Pse i thotë ky 8 përqind dhe jo 4 përqind? Ulsi Manja: Kot dhe ti bërë kështu se ja ku ti tha... Fino-Manjës: Po pra, pyete ti për diferencën Fino-Shehit: Po thuaja pra. Ti thua që nëse është më shumë se 4 përqind, po do të ndërhyj unë si qeveri. Por ti thua jo. 4 përqindëshin e ke për tjetër gjë. Manja-Finos: O zoti Fino, po nuk jemi në grup pune mor ju lutem. Jemi në diskutimin e ligjit për mbrojtjen civile nen për nen... Fino-Manjës: Mirë mirë... Ulsi Manja: Nëse ka propozim konkret se nuk del e qartë norma, ju lutem propozimin konkret. Këtu tani propozim konkret nuk ka, norma thuhet është e paqartë pika 4, hajde ta riformulojmë dhe ta nxjerrim të qartë qëllimin që ka ligjvënësi. Por jo të mbërthehemi në diskutime. Pra, neni 41, këshilltarët e komisionit, relatori, juristi i Ministrisë së Mbrotjes ta kalojmë nenin 41, jo me sugjerime, por të riformulohet dhe të dalë i qartë në momentin kur të zbardhim ligjin dhe ti çojmë raportin komisionit përgjegjës për dhënie mendimi të jetë i qartësuar neni 41 që është kjo logjika që ju thatë e këtij neni: Nuk shton barrë mbi bashkitë ky 4 përqindësh, ngelet po ai detyrim që kanë bashkitë. Ku është pro këtij neni me këto ndryshime dhe sugjerime. 1 kundër (Bashkim Fino), miratohet.
Krimet në komunizëm shkaktojnë bebate në komision. Murrizi: Hajde bëjmë ligj, mos bëni “cicla-micla”!
Deputeti i drejtohet koleges socialiste: Ke mendësi komuniste D
itën e djeshme në Komisionin e Ligjeve është diskutuar mbi disa ndryshime që do të pësojë Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Socialistët me ideimin e Spartak Brahos kanë kërkuar që anëtarët e këtij Komisioni, që drejtohet nga Agron Tufa të pajisen me certifikatë sigurie nga DSIK. Një pikë kjo që është konsideruar një tentativë për kapjen e Institutit nga qeveria, dhe për shkarkimin e Tufës nga drejtimi i këtij komisioni. Po ashtu është kërkuar dhe kufizimi kohor i punës së këtij Komisioni, që periudha e studimit të krimeve të mos kalojë 29 Nëntorin e 1944ës. Relatori Adnor Shameti u
shpreh se drafti i mazhorancës synon saktësimin e historisë së periudhës së komunizmit në Shqipëri. I pranishëm ishte drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit Agron Tufa i cili kërkoi që në seancë të ishin të pranishëm edhe përfaqëues të
DISK-së. Debatet në komision Adnor Shameti: Projektligji synon saktësimin e periudhës së Komunizmit në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e luftës antifashiste nacional çlirimtare, nuk mund të jetë objekt periudhe pas periudhës 29 nëntor 1944. Adriatik Alimadhi: Informacioni që na keni dhënë nuk është i plotë me atë që lexoi Shameti. Klotilda Bushka: Më duhet të them që pikënisja e kësaj nisme ka nisur te rezoluta për vlerësimin e raportit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit ne Shqipëri. Çdo
detyrë e këtij instituti ka të bëjë me periudhën nga nëntori i 1944 e më pas. Alimadhi- Bushkës: Keni mendësi komuniste Klotilda Bushka: Ka nevojë për një saktësim të këtij formulimi, ata që i kemi cilësuar si dëshmorë nuk mund ti lidhim me krimet e komunizmit. Korab Lita: Objekt diskutimi instituti ka krimet e komunizmit. Partia Komuniste e ka filluar terrorin e saj që në nëntor të 1941. Objekt duhet të jetë periudha nga viti 1941- 1990. Do të ishte më e ndershme që të thonit se këtë po e bëni për të larguar Agron Tufën nga drejtimi i Institutit. Myslim Murrizi: 120 deputetë
nuk kanë asnjë certifikatë sigurie, nuk marrin vërtetim nga autoriti i dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni “cicla-micla”! Ulsi Manja: Këtu nuk jemi për Tufën, jemi të mos baltoset një periudhë e rëndësishme e vendit. Nëse Tufa do e bëntë si duhet atë institutin sot do ishin me emër dhe mbiemër dhe nuk do ishin në punë në administratë. Jam shumë dakord me ju që nenet të diskutohen teknikisht. A duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e këtij instituti. Në fund të fundit ai është studiues. Janë dy nene që duhen bërë. Pjesa e dytë që propozohet duhet diskutuar ligjërish jo me konsiderata politike.
POLITIKE
9
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim takim me strukturat drejtuese të LSI-së në Durrës: S’ka pushime, por punë të plotë për zgjedhjet
K
Kryemadhi: Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat drejtuese të LSI-së në Durrës u shpreh se opozita është në këtë betejë betejë jo për poste e karrige, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari Kryemadhi, tha se kauza e opozitës është e drejtë dhe ka mbështetjen e pjesës dërmuese të shqiptarëve. Në vijim ajo tha se qëndrimet e LSIsë janë larg populizmit e fjalëve boshe, pasi siç tha ajo, kanë përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërme të angazhimeve. “Falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. LSI është partia e fjalës së mbajtur, e energjisë rinore, e punësimit dhe shanseve të barabarta. Strukturat e LSI të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht, jo muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhjet. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën
politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët. Sot kemi një
KQZ qesharake, ende nuk ka një rezultat zgjedhjesh. Çdo ditë e kësaj qeveria në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me
një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara. Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi”, u shpreh gjatë takimit të djeshëm me strukturat e partisë në Durrës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
TAKIMI
Cakaj takon Philip Reeker: Reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi
Philip Reeker, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, është takuar dje me zv/Ministrinë e Jashtëm Gent Cakaj. Lajmin e bëri me dije vetë Vakaj, i cili në një postim në rrjetet sociale, thekson se në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi. Cakaj shkruan se: “Reeker ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjike të thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor”. Cakaj shton se: “Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBAtë vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024”.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI: KOMISIONI HETIMOR NUK E SHKARKON METËN. ULSI MANJA ME SHOKË DO JENË VETË TË PANDEHUR
S
ekretari i Përgjithshëm i LSIsë, Endrit Braimllari tha se marrëdhëniet mes partive të opozitës së bashkuar janë të forta dhe korrekte pas 30 qershorit. Në një intervistë në “Neës24”, ai tha se Rama po tenton të krijojë diversion sikur PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin, ndërsa paralajmëroi se do të dalin fakte tronditëse jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të mazhorancës. “Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben
Endrit Braimllari: Fakte tronditëse do të dalin për Ulsi Manjën e të tjerë
shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari. Sa i takon 30 qershorit, Braimllari u shpreh se Rama u përpoq të instalonte monizmin, por u refuzua nga 85% e shqiptarëve. “30 qershori ishte përpjekje e Ramës për të instaluar monizmin. 85% e
shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë. U vërtetua që KQZ është organizatë politike e Ramës. Prej disa javësh nuk ka nxjerrë ende rezultatin, sepse janë futur në bunkerin e PS dhe po raportojnë shifrat me njëri-tjetrin. E gjithë politika e Ramës është ndërtuar mbi bazën e klientelizmit. Rama po fut në luftë civile shqiptarët. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët, ne kemi fakte”, tha ai. Pse LSI nuk denoncon si PD? Ne jemi të rakorduar në këtë proces, kemi të gjithë fakte. Vasili ka denoncuar me fakte konkrete se si në kuti kishte më shumë vota se votues. Thelbi kryesor është se 30 qershori u bojkotua masivisht dhe u vërtetua se Rama ka frikë të garojë edhe i vetëm. Manipulimi i buron nga brenda Rama. Ai është personi që ka shkatërruar proceset demokratike të zgjedhjeve.
Marrëdhëniet e LSI me PD pas 30 qershorit? Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli. Nëse krijohen kushtet, ju shkoni në zgjedhje më 13 tetor edhe me Ramën kryeministër? Ne duam zgjedhje të drejta e
të ndershme, ky është kusht i panegociueshëm i opozitës. Anëtarët e PS në KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Ne kemi një dekret presidenti që duhet zbatuar nga të gjithë, për sa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Rama ka dosje të tyre dhe ju ushtron presion të vijojnë aktivitetin e paligjshëm. Edhe ministrat janë kukulla aty. Ne demaskuam një proces farsë të votimeve më 30 qershor. Ka tre javë që KQZ nuk nxjerr rezultatet. Beteja e radhës? Beteja jonë është që Shqipërinë t’ua kthejmë shqiptarëve, që Shqipëria të dalë nga varfëria, që të ketë mundësi punësimi në vend dhe që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Beteja është që të mos kemi një ekonomi të centralizuar, por një ekonomi që iu shërben shqiptarëve. Nuk ka pushime për opozitën, do vazhdojmë me protesta. Opozita nuk ka luksin të pushojë, sepse as shqiptarët nuk po pushojnë. Ne jemi përditë në takime, si pjesë e aksionit opozitar. Shumë shpejt do të merrni vesh edhe hapin e radhës.
SPECIALE
10 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Kreu i shtetit i ka kthyer mazhorancës në Kuvend ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”
P
residenti i vendit, Ilir Meta, i ka kthyer mazhorancës një tjetër ligj. Meta njofton rikthimin në Kuvend të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, ndërsa sqaron edhe arsyet e këtij vendimi. *** Arsyet e kthimit të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore””. Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 qershor 2019, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 38/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””. Me shkresën nr. 2596 prot., datë 26.06.2019 të Kuvendit, ky ligj është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, praktikë kjo e administruar me nr. 2003 prot., datë 26.06.2019. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji rezulton se ligji i miratuar në Kuvend “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, ka si qëllim kryesor që nëpërmjet ndryshimeve të propozuara sipas nenit 1 të tij, ai synon të nxisë dhe fuqizojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë, si dhe të mbrojë interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë. Gjatë zbatimit të ligjit nr.139/2015, është evidentuar nevoja për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, si edhe nevoja për krijimin e mekanizmave ligjorë në nivel vendor sa i takon zhvillimit të raporteve me diasporën. Pikërisht realizimi i këtij qëllimi është parashikuar me miratimin e nenit 1 dhe nenit 2 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore””. Një tjetër ndryshim i propozuar me ligjin nr. 38/2019, është edhe ndarja e kompetencave të Këshillit Bashkiak në rastet e tjetërsimit të pronës me të drejtën për dhënien në përdorim. Njëkohësisht me këto ndryshime është zgjeruar koncepti i tjetërsimit të pronës publike duke shtuar brenda tij dhe të drejtën e zhvillimit të pronës nga organet e pushtetit vendor. Konkretisht nëpërmjet ligjit nr.38/2019, synohet të ndryshohen nenet 54 dhe 55 të ligjit nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, që parashikojnë detyrat dhe kompetencat e
Meta: Ndryshimet në ligj nuk garantojnë mbrojtjen e interesit publik
Këshillave Bashkiakë, mënyrën e vendimarrjes dhe kuorumin e nevojshëm për çdo lloj vendimmarrje të këtyre organeve përfshi këtu dhe vendimmarrjet për tjetërsimin e pronës publike. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se ndryshimet e propozara në nenet 54-55 të ligjit nr. 139/2015, nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, por ato janë propozime të paraqitura nga relatori i projektligjit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mbështetura nga anëtarët e Komisionit. Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione në Kuvendin e Shqipërisë, konkretisht në Komisionin për Politikën e Jashtme që kanë lidhje me ndërhyrjet të realizuara me nenin 1 të ligjit nr. 38/2019, si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut përsa i takon pjesës tjetër të ligjit të miratuar. Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 38/2019, duke ju referuar përmbajtjes së aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, praktikës parlamen-
tare të ndjekur për këtë qëllim dhe legjislacionit ekzistues. Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar në raport me interesin publik. Në përfundim të këtij shqyrtimi, Presidenti i Republikës vlerëson të evidentojë se dispozitat e nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, janë një hap shumë pozitiv i Kuvendit të Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve. Nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, shteti shqiptar bën një hap të rëndësishëm drejt procesit të implementimit të reformës ligjore dhe institucionale për ndërtimin e marrëdhënieve të natyrshme të atdheut me shtetasit e vet, nëpërmjet dhënies së shërbimeve për diasporën dhe migracionin. Nisur nga këto qëllime shumë positive Presidenti i Republikës, shpreh dakordësinë e tij për realizimin e shtesave në ligjin ekzistues nr. 139/2015, që bëhen të mundura nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.
139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””. Nga ana tjetër, referuar përmbajtjes së nenit 3 dhe nenit 4 të ligjit nr. 38/2019, objekt i këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimin se propozimi i relatorit për realizimin e ndryshimeve ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015, cenon procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre. Këto ndryshime janë të pajustifikuara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor. Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e neneve 3 dhe 4 të këtij ligji. Nëpërmjet këtyre dispozitave
të ligjit nr. 139/2015, ligjvënësi ka parashikuar se vendimmarrja për tjetërsimin e pronës publike, që është në pronësi të pushtetit vendor, konsiderohet me shumë rëndësi dhe jetike për autonominë e pushtetit vendor dhe vendimmarrja mbi këto çështje duhet të realizohet nëpërmjet një shumice të cilësuar votash, duke diktuar kështu një mekanizëm monitorues dhe shprehës të vullnetit të qytetarëve mbi veprimtarinë e pushtetit vendor. Ligjvënësi ka qenë i kujdesshëm që për këto çështje, kontrolli dhe balanca brenda funksionimit të vet organeve të qeverisjes së pushtetit vendor të parashikohet me ligj dhe për këtë, funksionimi dhe zbatimi i ligjit me objektivitet do të rrisë transparencën në vendimmarrje të kësaj natyre. Por ndryshe nga kjo frymë që paraqet ligji ekzistues, rezulton se gjatë punës në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publikd dhe të Drejtat e Njeriut, është bërë një propozim i cili e prish këtë regjim të vendosur nga ligji ekzistues. Komisioni ka marrë në shqyrtim dhe ka pranuar propozimin e paraqitur nga relatori për ndërhyrje në dispozitat e mësipërme që trajtojnë kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe vendimmarrjen e tij, në kuadër të ushtrimit të të drejtës së pronësisë të bashkive. Konkretisht sipas dispozitave të nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, të miratuar, objekt i këtij shqyrtimi, në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”, janë miratuar këto ndryshime: Siç rezulton qartësisht nga kjo ndërhyrje që propozohet të realizohet, në ligjin nr. 139/ 2015, ky ndryshim në ligj në thelb krijon një kompetencë të re për Këshillat Bashkiak, që është e drejta e këtyre të fundit për të hyrë në marrëdhënie juridike me persona të tretë për zhvillimin e pronës publike. Kjo kompetencë nuk ka qënë parashikuar më parë në ligj. Sipas raportit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të (Vijon në faqen 11)
SPECIALE
11 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Presidenti Meta kthen ligjin për privatizimin e shoqërive tregtare
“Dëmton interesin publik”
residenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për privatizmin e Shoqërive Tregtare. Presidenti Meta, ka sqaruar arsyet e rikthimit të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”. Në vijim mund të lexoni, pjesë nga arsyet e kthimit të ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, ndryshuar me ligjin nr. 3/2015". *** Në seancën plenare të datës 20 qershor 2019, Kuvendi i Sh-
qipërisë ka miratuar ligjin nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015". Ky ligj i është dërguar Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje me shkresën nr.2596 prot., datë 26.06.2019 të Kuvendit, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 2003 prot., datë 26.06.2019. Sipas relacionit që ka shoqëruar projektligjin dhe sipas përmbajtjes së dispozitave të miratuara nga Kuvendi, ky ligj ka për objekt dhe qëllim të tij të bëjë disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, miratuar me ligjin nr.9967, datë
24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr.3/2015, në mënyrë që ky akt normativ të përshtatet në funksion të disa sipërfaqeve toke shtetërore që preken nga planet e përgjithshme vendore. Kjo nisëm legjislative është propozim i Këshillit të Ministrave dhe për shqyrtimin e saj, kjo çështje është ndjekur nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e komisionit përgjegjës. Në relacionin shoqërues të Këshillit të Ministrave ndërmarrja e kësaj nisme referohet se është marrë shkas nga vullneti i mirë për të adresuar disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore. Konkretisht, sipas Këshillit të Ministrave në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza/sipërfaqe relativisht të vogla toke në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Gjithashtu, është vendosur kushti që pjesa shtetërore që tjetërsohet sipas këtij ligji të mos jetë më e madhe se 20 për
(Vijon nga faqja 10)
autoritete (Këshillat Bashkiakë) do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhur subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhënie për të zhvilluar pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre. Kjo gjendje paqartësie, krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparushme për pronën publike dhe interesin publik. Gjithashtu, e drejta për zhvillim e pronës në pronësi të pushtetit lokal është drejtpëdrejtë një mënyrë tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme. Pasuria e paluajtshme pronë publike në pronësi të organeve të qeverisjes vendore kur vendoset në dispozicion të zhvillimit të projekteve të përbashkëta me pronarë apo subjekte të tjerë privatë, humbet funksionin fillestar të saj, pasi përfshirja në projekte të përbashkëta zhvillimi bën të mundur krijimin e regjimeve të reja të të drejtave të pronësisë apo bashkëpronësisë dhe mënyrës së përdorimit të pasusisë së re që do të përftohet nga ky zhvillim. Në këtë mënyrë përfshirja e pasurisë pronë shtetërore apo
publike në një marrëdhënie zhvillimi me persona të tretë përbën në thelb tjetërsim të saj, pasi nga ky proces ndryshohet marrëdhënia e drejtpërdrejtë e pronarit (Këshillit Bashkiak) me pronën e vënë në dispozicion, ashtu sikundër ndryshojnë dhe raportet e pronësisë mbi pasurinë, për shkak se ajo transformohet në një pasuri tjetër të re ku marrin pjesë edhe persona të tjerë me të drejta pronësie të lidhura apo të shkrira ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë arsyetimi i bërë nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë se e drejta e tjetërsimit të pronës nuk përfshin të drejtën për dhënien për zhvillim të pronës të tretëve, nuk qëndron dhe është tërësisht i pabazuar. Në këto kushte edhe ndryshimet e realizuara në nenin 4 të ligjit nr. 38/2019, nëpërmjet të cilave bëhet e mundur që vendimet e Këshillit Bashkiak për miratimin e dhënies për zhvillim të pronës nëpërmjet bashkëpunimit me subjekte private, të përfshihen në ato vendime për të cilat nevojitet
P
Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë, kjo ndërhyrje bëhet e nevojshme për shkak të dinamikës së zhvillimit infrastrukturor dhe urban të qyteteve, veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit. Parashikimi i një kompetence të re për Këshillat Bashkiak, është në vlerësim të Kuvendit të Shqipërisë, i cili nëpërmjet këtij ndryshimi ligjor synon të delegojë më shumë pushtet vendimmarrës në drejtim të organeve të qeverisjes vendore, por e rëndësishme është që kjo kompetencë e re të ushtrohet bazuar në parashikime të qarta ligjore që rregullojnë mënyrën se si kjo komptencë do të ushtrohet, në mënyrë që të respektohen parimet kushtetuese të nismës së lirë dhe konkurencës. Presidenti i Republikës, konstaton se Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/ 2019, po krijon një kompetencë të re për autoritetet vendore, por nuk ka parashikuar asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto
qind e pronës që do të zhvillohet, ndërkohë që kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kërkuesi i tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Institucioni i Presidentit të Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji duke bërë një analizë të kujdesshme të përmbajtjes së tij me kuadrin ligjor ekzistues në fuqi, si dhe efekteve të aplikimit të kësaj norme të re ligjore me nivelin e mbrojtjes që ky ofron ajo përkndrejt interesit publik. Kjo situatë, krijon një mbivendosje të asaj që lejohet dhe asaj që ndalohet midis normave rregullatore të nivelit të njëjtë, pra me ligj. Kjo gjëndje konkuruese midis normave ligjore krijon rrezikun që në praktikë të krijohet konflikt institucional midis institucioneve shtetërore që zgjedhin ti referohet dispozitave të ndryshme të ligjit për të njëjtin fakt, apo mundësi të keqzbatimit në praktikë të normës të sapomiratuar. Në rast se kjo normë e re ligjore (ligji nr. 37/2019), do të aplikohet sipas përmbajtjes së saj, në praktikë do të ndeshemi në një situatë ku Këshilli i Ministarve do të miratojë rregulla se si të tjetërsojë një pasuri publike truall në funksion të nismës së
ndërmarrë, ndërkohë që nga ana tjetër ligji nr.8743/2001, për shkak të llojit të pasurisë publike apo shtetërore të përfshirë në proces nuk lejon tjetërsimin e saj po së njëjtës pronë. Në këtë mënyrë Presidenti i Republikës, vlerëson se nëse Kuvendi vërtet dëshiron që t’i japë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi që ka konstatuar rruga më e mirë për të garantuar siguri të plotë juridike dhe një adresim afatgjatë është që të hartojë një ligj krejtësisht të ri duke përfshirë brenda tij, edhe ato çështje që me ligjin nr. 37/2019, është menduar t’i delegohen Këshillit të Ministrave. Të nderuar deputetë, Për arsyet e parashtruara më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015", me qëllim rishikimin nga Kuvendi i Shqipërisë.
një kuorum vendimmarrës i thjeshtë me shumicën e anëtarëve të Këshillit, siç parashikon neni 55, pika 3, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është një vlerësim i gabuar dhe aspak objektiv. Nëse Kuvendi i Shqipërisë, vlerëson ti japë autoriteteve vendore një kompetencë të re ligjore, që përfshin të drejtën për të bashkëpunuar me subjekte apo personave privatë për zhvillimin e pronës në pronësi të autoriteteve vendore, atëherë kjo e drejtë për të zhvilluar pronën, e cila përbën një nga mënyrat e tjetërsimit të pronës, duhet të përfshihet në ato raste ku vendimi për këtë çështje duhet të merret me një shumicë të cilësuar në Këshillin Bashkiak, pra me 3/5 e të gjithë anëtarëve të këshillit, siç parashikon sot neni 54, germa “e” dhe pika 3 e nenit 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Ndryshimet e propozuara dhe të miratuara në nenin 54 dhe 55 të ligjit nr. 139/2015, cënojnë kuorumin e nevojshëm të vendimmarrjes së Këshillave Bashkiake për
çështje të tjetërsimit dhe zhvillimit të pronës në pronësi të pushtetit vendor, janë të pajustifikuara dhe nuk garantojnë mbrojtjen e interesit publik. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve që realizohen nëpërmjet nenit 3 dhe 4 të ligjit nr. 38/2019, ulet niveli vendimmarrës i kontrollit të organit kolegjial të Këshillit Bashkiak ndaj propozimeve dhe veprimtarisë të organit ekzekutiv të Kryetarit të Bashkisë, ç’ka krijon mundësi që zhvillimi i pronave të shtetit në bashkëpunim me persona të tretë të realizohet përkundrejt përfitimeve për shtetin që nuk përkojnë me kërkesat e ligjit, me realitetin dhe me kushtet që ofron tregu. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Për arsyet e parashtruara më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 38/ 2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, me qëllimin që Kuvendi i Shqipërisë të rishikojë nenet 3 dhe 4 të këtij ligji.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Pas 54 vitesh, nis puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Jeronim De Rada”
S
humë shpejt komuniteti i Njësisë 9 në kryeqytet do të ketë një shkollë tërësisht të re, me kushte e mjedise dinjitoze për 1100 nxënësit e saj. Pas 54 vitesh, me mbështetjen e Katarit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Jeronim De Rada”, e cila do të ketë jo vetëm më shumë klasa në dispozicion, por edhe laboratorë e palestër të re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës, çka shmang përfundimisht mësimin me dy turne. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me mikun tim, ambasadorin e Katarit, jemi në fillimin e punimeve për shkollën “Jeronim De Rada”, një shkollë që do duket totalisht e re, jo vetëm sepse do të rikonstruktohet nga e para, por sepse do t’i shtohet një palestër, do t’i shtohen disa klasa për të shmangur përfundimisht mësimin me dy turne. Një bekim i madh, edhe një arritje e madhe për Njësinë 9, por sigurisht për zonën e rrugës “Fortuzi’”, tha Veliaj. Paralelisht me rikonstruksionin e shkollave ekzistuese, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me ndërtimin e shkollave të reja në disa njësi, për të zgjidhur njëherë e mirë mësimin
Kryebashkiaku Veliaj: Heqim përfundimisht mësimin me dy turne
me dy turne në kryeqytet. “Bashkia po bën edhe 17 shkolla të reja me forcat e saj, ndërkohë për shkollat ekzistuese kemi zgjedhur partneritete me miqtë e Shqipërisë, siç është Ambasada e Katarit, për t’u siguruar që edhe nevojat në shkollat ekzistuese të plotësohen. Kështu, do të kemi një komunitet që e shikon si shkollën si qendër komunitare, jo thjesht si një vend parkimi, 6 orë, për fëmijët. Kemi një plan zyrtar për t’i përfunduar punimet deri në shtatorin tjetër. Megjithatë, sot morëm një premtim që do të sforcohemi pak, ndoshta dhe me dy-tre turne, për t’u siguruar që ndoshta që në semestrin tjetër të kemi gati shkollën e re “Jeronim De Rada’”, tha Veliaj. Kryebashkiaku iu drejtua me
një mesazh edhe prindërve, teksa u kërkoi atyre bashkëpunim që të regjistrojnë fëmijët në institucionet arsimore që kanë më pranë banesës së tyre, për të shmangur ngarkesën nëpër klasa. “Është shumë e rëndësishme
që secili të regjistrohet në shkollën më të afërt, siç e kërkon ligji, dhe të mos dyndemi në shkollat e vjetra të Tiranës, që tashmë mezi po presin që të heqin turnin e dytë. Nëse dikush jeton në Kombinat, aty kemi sh-
kollën “Betim Muço”, nëse jeton te Bregu i Lumit, kemi shkollën “Ardian Klosi”. Inercia e viteve të fundit për t’i çuar fëmijët në shkolla ku kalojnë 2-3 orë në ditë nëpër furgonë, shtojnë trafikun, duhet shmangur sepse në ato orë, në vend që të luajnë ose të mësojnë, i kalojnë tranzit nga shtëpia në shkollë e anasjelltas”, tha ai. Veliaj theksoi se tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar, fokusi duhet të jetë vetëm puna, pasi ato që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme se sa bindjet politike të gjithsecilit. “Jetojmë në kohë me shumë debate, shumë konflikte, me shumë sherre politike, ndaj dua t’ju kujtoj të gjithëve, se kur të shkruhet një ditë historia e Shqipërisë, njerëzit do të pyesin kush ndërtoi shkolla, kush
ndërtoi ura, kush pajtoi njerëzit, jo kush mbolli sherr, kush mbolli konflikt, jo kush hapi pengesa. Zgjedhjet kanë mbaruar, rezultatet kanë dalë, puna ka rifilluar, kështu që gjërat që na bashkojnë, siç janë shkollat, kopshtet, çerdhet, hapësirat për fëmijët, janë shumë më të rëndësishme se sa bindjet politike që na ndajnë ndonjëherë”, u shpreh ai. Por, krahas një shkolle tërësisht të rikonstruktuar dhe me ambiente moderne, komuniteti i Njësisë 9 në kryeqytet, do t’i gëzohet shumë shpejt infrastrukturës së re në Bulevardin “Zogu I”. Kryebashkiaku tha se do të nisë puna për rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu I” dhe për rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj. “Për pak ditë do të fillojmë nga puna. Do të bëhet jo vetëm nëntoka, por edhe të gjitha fasadat, sheshet e vogla, kështu që besoj janë fatlumë ata që jetojnë mes Bulevardit “Zogu I” dhe rrugës “Fortuzi”: do të kenë një bulevard të ri dhe një shkollë të re”, deklaroi Veliaj. Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e Katarit për të vijuar kontributin konkret. “Padyshim që kjo ngjarje është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë miq, dhe konfirmon edhe njëherë interesimin konkret të Shtetit të Katarit për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar në të gjitha fushat. Me këtë rast dua ta siguroj Kryetarin e Bashkisë me të cilin ndajmë një miqësi të veçantë, që ne vlerësojmë dhe çmojmë lart çdo bashkëpunim me Bashkinë, dhe se Ambasada dhe unë nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të mbështetur dhe realizuar çdo gjë që i shërben forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, deklaroi ai. Shkolla “Jeronim De Rada” është ndërtuar në vitin 1965 dhe që prej atëherë nuk është ndërhyrë plotësisht. Falë rikonstruksionit të plotë, kjo shkollë do të ketë më shumë klasa, nyje sanitare, një palestër të re me ambiente ndihmëse, laboratorë të mirëpajisur, si dhe vendosjen e sistemit qendror të ngrohjes.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Duke theksuar mbulimin falas të të gjithë trajtimit për dializantët, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se sfida e radhës është transplanti i veshkave në spitalet publike
A
paraturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT, kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shërbim jetik pranë qendrës më të madhe spitalore në vend. Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT, tani pacientët e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit. Janë 1302 pacientë që përfitojnë nga ky investim duke marrë shërbimin falas, me kushte dhe standarde bashkëkohore në gjithë vendin. Investimi i fundit në QSUT, në 22 aparatura moderne, bën të mundur kryerjen e procedurave sipas standardeve, duke ulur në maksimum infeksionet dhe duke rritur cilësinë e jetës për këta pacientë. Gjithashtu, nga ky investim përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit. Ndërkohë, që e gjithë paketa për dializantët ofrohet falas, përfshirë këtu edhe trajtimin me barna të rimbursueshme. Shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. Kanë përfituar 80 pacientë që prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë. Duke theksuar mbulimin falas të të gjithë trajtimit për dializantët, Manastirliu deklaroi se sfida e radhës është transplanti i veshkave në spitalet publike.
Hemodializa, 1302 pacientë përfitojnë shërbim falas me standarde
“Sot personat me dializë kanë një paketë të plotë rimbursimi, përveç seancave të dializës. Edhe transplanti financohet 100% nga shteti por sfida jonë
tani është kryerja e transplantit të veshkave në shërbimin publik”, deklaroi Manastirliu. Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në
QSUT përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit. Janë 1302 pacientë që e përfitojnë falas paketën e dializës në spitalet publike,
përkatësisht në QSUT dhe spitalin rajonal Gjirokastër, në spitalet jopublike dhe nëpërmjet partneritetit publikprivat të hemodializës, në spitalet rajonale të Lezhës, Elbasanit, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës. Ndërkohë që e gjithë paketa për dializantët ofrohet falas, përfshirë këtu edhe trajtimin me barna të rimbursueshme. Në vitin 2018 pacientët me dializë përfituan falas nga shtetit trajtimin me 13 barna në vlerën 472 milionë lekë, ndërkohë që pacientët të cilët kanë kryer transplantin renal përfituan nga Lista e Barnave të Rimbursueshmë trajtimin me 16 barna në vlerën 35 milionë lekë. Shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. Kanë përfituar 80 pacientë që prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë. Hemodializa është një mënyrë trajtimi për ato pacientë, të cilët kanë humbur funksionin e veshkave për arsye të ndryshme. Veshkat janë organe retroperitoneale që kanë një peshë rreth 125-150 gr dhe kanë pothuajse masën e grushtit. Funksioni kryesor i veshkave është largimi nga trupi i lëndëve toksike me anë të urinës, prodhimi i eritropoetinës, hormon që stimulon serinë e kuqe të rruazave të gjakut, aktivizimin e vitaminës D etj.
RAPORTI
5 shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës P
as shpërthimit të bombolës së gazit në një argjendari në zonën e ishBllokut, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ka përshkruar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe pronarët Sokol dhe Alma Pirra, të cilët ndodhen në reanimacion në gjendje të rëndë. Inspektoriati thotë se nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe (bodrum) të një godine disa katëshe. “Bombola e GLN-es me kapacitet 15 kg kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN-es ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpermjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola e GLN-es ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN-es ishte dëmtuar nga djegia. Bombola e oksigjenit me kapacitet afersisht 20 litra kishte të montuar në
ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometer bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi). Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës së oksigjenit ishte
dëmtuar nga djegia. Paisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit. Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nën tokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës etj, rezulton se rrjedhja e mundëshme e GLN-es dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga: Rrjedhja e GLN-es nga instalimi i bombolës 15 Kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik. Sipas rregullit teknik përqindja në vëllim e fazës së gaztë të GLN-es me ajrin në të cilën krijohet përzierja eksploduese është
2-10 % si dhe duke patur parasysh që pesha specifike e GLN-es është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN-ja qëndron në kuotën më të ulët të ambientit në të cilin është instaluar bombola, krijimi i këtij ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje-ç’kyçje e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje ( flake të lirë) nga përdoruesi, sjell eksplozionin. Keqmontimi i bombolës së GLN-es me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes), shtrëngimi i rekorderive dhe i fashetave metalike për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit. Gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur. Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes). Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë: lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes), përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare. Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor”,thuhet në deklaratën e plotë.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale
S
hqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre. Çdo ditë e më shumë, në kafentë mes të rinjëve flitet për largimin nga vendi. Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionin e fundit të popullsisë botërore. Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale. Shqiptarët do vazhdojnë të lënë Shqipërinë madje në një numër edhe më të madh. Të paktën kështu flasin parashikimet e Bankës Botërore, e cila llogarit afërsisht trendin që do ketë emigrimi deri në vitin 2050. Sipas publikimit të bërë në media për periudhën 2017-2022 emigracioni neto, diferenca ndërmjet të ikurve dhe atyre që rikthehen, parashikohet të jetë -40 000 persona. Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, ku çdo 5 vjet të ikin nga vendi mesatarisht 40 mijë persona. Sipas përllogaritjeve të bëra, sipas kësaj procedure, numri total i larguarve deri në vitin 2050 shkon në afro 280 mijë persona. Pritshmëritë për shtesën e popullsisë nga ana tjetër janë në tkurrje. Gjatë vitit 2018,
Raporti i Bankës Botërore: Rinia po ikën, rënie e lindjeve RAPORTI “Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale. Shqiptarët do vazhdojnë të lënë Shqipërinë madje në një numër edhe më të madh. Të paktën kështu flasin parashikimet e Bankës Botërore, e cila llogarit afërsisht trendin që do ketë emigrimi deri në vitin 2050”.
shtesa natyrore e popullsie ishte 7,130 persona, niveli më i ulët që nga viti 1923. Në fund të shekullit parashikimet me pesimiste flasin për rënien e popullsisë së Shqipërisë nën 1 milion banorë. Shqetësimi për emigrimin dhe plakjen e popullsisë është ngritur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili e sheh këtë fenomen si kërcënim të brendshëm
TAKIMI
të ekonomisë së vendit. Ky institucion i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyre që të frenohet largimi i njerëzve. Shqetësimin e ngrenë vazhdimisht edhe sociologët, të cilët thonë se Shqipëria është vetëm humbëse e emigrimit, pasi po i ikën rinia, truri dhe krahu i punës.
Mbrojtja e fëmijëve, Voda A pret homologun grek
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda mirëpriti në një takim homologun grek Heracles Moskoff, Raportuesi Kombëtar për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në takimin e parë të projektit “Shqipëria dhe Greqia, mbështetje për një mekanizëm transnacional të referimit dhe mbrojtjen ndërkufitare të fëmijëve viktima dhe viktima të mundshme të trafikimit”. “Të dy vendet do të punojnë në përkrahje të funksionalitetit të një mekanizmi referimi transnacional dhe zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen në Shqipëri dhe Greqi për të mbrojtur dhe ndihmuar më mirë VT”, shprehet Voda. Eleni Sourani, Ambasadore e Republikës së Greqisë përshëndeti takimin. Kjo nismë mbështetet nga Përfaqësia e Përhershme e Francës në Zyrën e OKB-së në Vienë dhe zbatohet nga Terre des hommes Albania & Terre des hommes Hellas.
SITUATA
utoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar udhëtime në zonën Shengen të shohin pasaportat për datën e përfundimit të vlefshmërisë së tyre. Autoriteti i Aviacionit Civil thekson se dije se njoftimi vjen pasi kanë konstatuar një numër i lartë i udhëtarëve që u kishte mbaruar vlefshmëria e dokumenteve identifikuese. “Apeli vjen në një periudhë ku janë evidentuar një numër i lartë me raste në kufirin e aeroportit tonë ndërkombëtar, ku shumë persona janë detyruar të anulojnë udhëtimin, pasi nuk kishin kontrolluar datën e përfundimit të vlefshmërisë së dokumenteve. Rregullat e Zonës Schengen përcaktojnë se nuk mund të pranohet hyrja e personave, pasaporta e të cilëve përfundon në më pak se 3 muajt nga data e fundit e qëndrimit të tyre në një prej vendeve të BE”. Autoriteti Civil pohon se nëse nuk merren masa do
Kjo do të çojë edhe në krizën e konsumit, duke shkaktuar edhe pasoja ekonomike. Profesor Dervishi, më herët për “tch” ka propozuar dhe masa konkrete, duke mbështetur ekonomikisht të gjitha nënat që lindin: “Unë mendoj që nënat tre vitet e para pas lindjes mund të paguhen me pagesë të plotë pa punuar derisa të rrisin fëmijën dhe të suprimohet sistemi i çerdheve
dhe fëmija të shkojë direkt në kopsht, nuk është ndonjë humbje e madhe për ekonominë nëse sponsorizojmë një nënë të re që të rrisë fëmijën e saj tre vjet”. Alarmin për rënien e popullsisë në Shqipëri e ka ngritur edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ajo ka parashikuar tre skenarë deri në vitin 2100 dhe në tre rastet vendi ynë rezulton me rënie të popullsisë. Varianti më dramatik flet për 860 mijë banorë, kurse skenari më optimist për 2 milionë e 800 mijë banorë. Varianti normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë në 2100.
Autoriteti Civil: Pasagjerë kontrolloni pasaportat
refuzohet të bëhet check-ini, sepse do ishte subjekt gjobe nga ana e autoriteteve Europiane. “Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë pasagjerëve ajror se në rast se nuk merren masat për të pasur vlefshmërinë e duhur
të pasaportës, kompania ajrore do ju rrefuzojë t’ju bëj check-in pasi do të ishte subjekt gjobe nga ana e autoriteteve Europiane dhe policia jonë kufitare nuk do mund t’ju lejonte kalimin e kufirit”.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Për ministren e Financave, bizneset nuk duhet të shqetësohen për kontrollet tatimore por për gjobën me të cilën do të ndëshkohen nëse nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë detyrimet
Denaj: Gjoba për bizneset që fshehin të ardhurat dhe dëmtojnë konkurrencën M
inistrja e Financave, Anila Denaj thotë se asnjë biznes i cili respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë nga kontrollet që do të ushtrojë Hetimi Tatimor në këtë periudhë, në bazë të planit operacional që është hartuar. Gjatë vizitës në disa biznese, kreu i financave të vendit tha se përveç strukturave tatimore do të jenë edhe institucione të tjera, si Inspektoriati i Punës, ato që do të nisin vizitat e kontrollit në kompanitë private. Për ministren Denaj bizneset nuk duhet të shqetësohen për kontrollet tatimore por për gjobën me të cilën do të ndëshkohen nëse nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë në rregull detyrimet. Kjo gjobë për të ka kuptim, pasi në treg rivendoset konkurrenca e ndershme dhe respektohet biznesi i rregullt. “Nis zbatimin Plani Operacional kundër informalitetit ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave. Sot evidentuam dy biznese të cilat përfaqësojnë një rast suksesi në zbatimin korrekt të ligjit mbi detyrimet tatimore. Gjatë vizitës shpreha angazhimin tim se do të jemi në krah të të gjithë atyre bizneseve të ndershme që zbatojnë me
rigorozitet ligjin, duke mos lejuar konkurrencën e pandershme t’i dëmtojë. Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”,-tha Denaj. Më herët, IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar një marrëveshje me ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë për të ndihmuar Shqipërinë të modernizojë politikat e saj të investimeve, pjesë e një përpjekje për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike në vend. Sipas marrëveshjes, IFC-ja do të këshillojë qeverinë shqiptare se si të përmirësojë shërbimet ndaj investitorëve të saj dhe si të harmonizojë politikat e veta të investimeve me ato të Bashkimit Europian (BE). Reformat janë hartuar për të ndihmuar nxitjen e investimeve të huaja në sektorë si ato të
MINISTRIA
Shërbime të reja sociale për grupet vulnerabël Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë e vendit do të mbështeten nëpërmjet Fondit Social për ngritjen e shërbimeve të reja sociale dhe direkte për grupet vulnerabël. “Bashkitë në kuadër të Fondit Social do të kenë mbështetjen e vet financiare apo nëpërmjet aseteve për ngritjen e shërbimeve të reja sociale. Vëmendja jonë është e dedikuar për të patur sa më shumë shërbime gjithëpërfshirëse, shërbime të integruara në mbështetje të këtyre grupeve vulnerabël, që kanë padyshim nevojë për të patur edhe më shumë shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha shërbime direkte”, tha ministrja. Manastirliu ka shpërndarë në Lushnjë karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara, një shërbim që ofrohet falas i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Shërbimi i ofrimit falas është një tjetër shërbim që financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të cilat mundet t’i sigurojnë karroca me rrota për ata persona që kanë më shumë nevojë. Deri më sot janë ofruar për gjatë gjithë shtrirjes së këtij projekti më shumë se 1600 karroca me rrota ta cilat u janë ofruar personave në mosha të ndryshme”.
prodhimit të konstruksioneve të lehta dhe pjesëve për automjete, duke krijuar vende pune dhe duke mbështetur rritjen e qëndrueshme. Bashkëpunimi u mundësua me kontributin financiar të Komisionit Europian. Financimi është pjesë e një programi prej 2.5 milion eurosh për të ndihmuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në procesin
e anëtarësimit në BE dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore. Reformat do të ndihmojnë Shqipërinë të tërheqë kompani të huaja dhe ta bëjë më të lehtë për to që të krijojnë biznese te reja dhe të zgjerojnë bizneset ekzistuese “Numri i investitorëve të gatshëm për të hyrë në tregun shqiptar po rritet”, tha Anila
VENDIMI “Asnjë biznes i cili respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë nga kontrollet që do të ushtrojë Hetimi Tatimor në këtë periudhë, në bazë të planit operacional që është hartuar. Përveç strukturave tatimore do të jenë edhe institucione të tjera, si Inspektoriati i Punës, ato që do të nisin vizitat e kontrollit në kompanitë private. Për ministren Denaj bizneset nuk duhet të shqetësohen për kontrollet tatimore por për gjobën me të cilën do të ndëshkohen nëse nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë në rregull detyrimet”. Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë. Stephen Stork, Shefi i Seksionit Operacional pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri tha: “Zhbllokimi i potencialit të sektorit privat është çelësi për të mbështetur zhvillimin në Shqipëri. Për këtë qëllim, Shqipëria do të marrë masa për të nxitur investimet dhe për t’u angazhuar në zhvillimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA), ashtu siç është angazhuar bashkërisht me BEnë në Dialogun e Politikave të Komisionit për Programet e Reformës Ekonomike”. Projekti është pjesë e një përpjekje më të madhe nga ana e BE-së dhe IFC-së për të nxitur investimet dhe tregtinë ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore.
AKSIONI
AKU vë 3.7 milionë lekë gjobë
A
utoriteti Kombëtar i Shqimit, zhvilloi kontrolle rigoroze në disa subjekte në Korçë dhe në Fier, ku vuri 14 gjoba me vlerë totale 3.7 milionë lekë si dhe bllokoi dhjetëra kg djathë dhe produkte të skaduara për asgjësim. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Stefan Hafesllari” me aktivitet “Njësi Tregtimi”, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licencën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”. Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjieno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetëkontrollit (HACCP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme: gjobë 1 milionë lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse; gjobë
300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare; gjobë 300 mijë lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi; gjobë 100 mijë lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë si dhe gjobë 100 mijë lekë për mungesë të planit të vetëkontrollit (HACCP). Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Baxho” Maliq, Korçë, u konstatua se subjekti
ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjieno-sanitare (u konstatua prani e mykut dhe lagështirës në ambientet e stazhionimit). Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetëkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.
KULTURE KOMENT Nga Luan Rama*
N
uk ka një fjalë tjetër në gjuhën shqipe që të shprehë më mirë e më bukur nderimin, mirënjohjen, dhe falenderimin bashkë, si formë e epërme e ndjesisë së respekti dhe përulësisë së njeriut ndaj dikujt a disave që zenë një vend të veçantë në jetën e tij, se sa pasthirrma “të falem nderit”, prej nga ka ardhur më pas në trajtën më të përdorur të shqipes së sotme “faleminderit”, e krijuar nga përngjitja e dy fjalëve: “falem” dhe “nder”. Në shqip, kjo është unike, por e tillë është krahasuar edhe me shumë gjuhë të tjera. E bash për këtë arsye, edhe unë zgjodha t’i drejtohem me të falem nderit Profesor Jup Kastratit, këtij punëtori të palodhur e shembullor të shkencës gjuhësore shqiptare, dijetarit të madh, njeriut fisnik e modelit të qytetarit gjithnjë të angazhuar, të cilin pata fatin ta kem pedagog gjatë viteve të studimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Nuk jam unë i vetmi natyrisht që fati e zgjodhi ta veçojë ndër ata që patën si mësues Profesor Jup Kastratin. Para e pas mejë kanë qenë të shumtë studentët e Tij. Unë si njëri ndër ta, kam të drejtën të
jem krenar e detyrimin të jem mirënjohës, për gjithë sa ishte e mbetet në historinë e mësimdhënies e shkencës shqiptare, por edhe për gjithë sa na mësoi e na dha me shumë bujari. Padyshim, edhe për modelin që na ofroi Profesor Jup Kastrati. Ndaj, sa herë kur unë kam mundësinë të shkoj në Shkodër, një herë në vit të paktën, kaloj edhe nëpër “Rrugicën e Kastratëve”. Në atë rrugicë ku kam kaluar si student për katër vjet me radhë, teksa shkoja prej konviktit që gjendej në lagjen “Zdrale” për në fakultet, e ndaloj para portës së shtëpisë së Prof. Jup Kastratit. Ndaloj para asaj porte ku kam hyrë sa e sa herë e ku me një mirësi që shfaqej e plotë në buzëqeshjen e tij e gjestet gjithë elegancë, veçori e spikatur e zotërnjëve shkodranë, më priste profesori im. Gjithmonë në të njëjtin vend, në atë këndin e vet të punës, mes librave të një biblioteke nga më të pasurat, unikale veçanërisht me fondin e albanologjisë. Është një ritual i përvitshëm i imi, një referencë krenarie, mirënjohjeje, nderimi. Por edhe një pikëtakimi me njërin prej emrave, përmasa e të cilit na jep
17 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Të falem nderit Profesor Jup Kastrati!
mundësinë të kuptojmë se përse Shkodra është e përveçuar në historinë tonë, për të gjithë ata që përbëjnë panteonin e saj të
Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës
Tradita e punimit të qilimave në tezgjah Në Pazarin e Krujës vazhdon të ruhet tradita e të punuarit të qilimave, qelesheve, veshjeve popullore etj, në mënyrë artizanale, duke ruajtur traditën dhe trashëguar këtë proces tek brezat e rinj. Dallëndyshe Tabaku bën prej 30 vitesh të njëjtën punë – të krijimit të qilimave tradicionalë në tezgjah, pasion ky i cili i kishte lindur që në rininë e hershme. “Për të punuar një qilim duhet tezgjahu, i cili është dy llojesh: vertikal dhe horizontal. Më parë gjyshet tona kanë punuar me tezgjah horizontal. Ngjeshja e leshit për një qilim tani bëhet me sfurk, kurse më përpara është bërë me shpatë. Simbolet që gjenden në qilimat tradicional janë ato të shqiponjës, lulet e pranverës, anije ilire, pra simbole që tregojnë identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, tha Tabaku. Tabaku shpjegon se, “procesi i punës për një qilim fillon me endjen me fill pambuku, më pas fillohet thurja me fill leshi që është i cilësisë së parë. Gjithashtu, për bërjen e një qilimi duhet dhe vizatimi teknik, i cili ka të bëjë me simbolet kombëtare dhe kulturore të vendit tonë. Për prodhimin e një qilimi prej 1 metër katror duhen gati shtatë ditë dhe një punë intensive prej tetë orësh”.
Është ndarë nga jeta bashkëshorti i këngëtares së madhe shqiptare, Vaçe Zela. Njoftimin e ka dhënë vetë vajza e çiftit, Irma. “Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. “Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi. Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij. Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka pasur fatin ta njohë”, ka shkruar Irma në këtë njoftim.
krenarisë intelektuale, e që janë po aq edhe krenari kombëtare, anipse shumë syresh nuk janë në listat burokratike të push-
tetit, ku gjenden emrat e atyre që janë nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, edhe pa qenë aspak të tillë. Të falem nderit Profesor Jup Kastrati! Më ke dhënë të drejtën të jem krenar e të mburrem: unë kam qenë student i Profesor Jup Kastratit! Bashkëkohës e bashkëpunëtor me emra krenarie e kontributesh madhorë të gjuhësisë shqiptare si Aleksandër Xhuvani e Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Selman Riza, Kolë Ashta e të tjerë si ata. Të gjithë emra të mëdhenj: punëtorë të madhej për gjuhën shqipe, dijetarë të mëdhej të shkencës shqiptare! Një brez që nuk vjen më e që fatalisht, me ndonjë përjashtim si Profesor, Akademik Rexhep Ismajli që vazhdon të kontribujë në hullinë e tyre, mjerisht mbetet brez pa pasardhës. Studentët e sotëm të filologjisë, nuk e kanë privilegjin të mburren me ndonjë emër të pedagogëve të tyre. Sepse ata janë studentë anonimësh. Unë po, kam të drejtë të mburrem e të jem krenar: kam qenë student i Profesor Jup Kastratit! Të falem nderit profesori im!
Festivali “Brumi i Jetës”, mes traditës, folklorit dhe kulinarisë gjirokastrite Festivali “Brumi i Jetës” erdhi në edicionin e tij të dytë në Gjirokastër ku për të pranishmit u shtruan tryezat me petulla, petë, pite, mumuliga, kulaç, bobollaqe dhe shumë receta të harruara që u prezantuan nga shefat e ftuar nga disa rajone të vendit. Eventi u kombinua me ritet e kënduara të brumit, enët qindravjeçare të zënies së brumit. Pjesë e festës së brumit u bënë edhe traditat qindravjeçare të bukës së dasmës, kulaçit të lindjeve shoqëruar me ritet lokale dhe gëzimit për produktin kryesor të jetës. Grupi i Dumresë solli në festë traditën e bukës dhe ëmbëlsirave. Profesionistët e brumit shpalosën për të pranishmit një listë recetash historike që duhen njohur zyrtarisht, regjistruar dhe mbrojtur për tu përcjellë më tej me origjinalitet tek brezat e rinj.
INTERVISTA
18 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Flet miku i shqiptarëve dhe njohësi i mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, Ullmar Qvick
“Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën” Nga Sokol Demaku Ullmar Qvick, miku i shqiptarëve dhe njohësi i mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës, në një intervistë rrëfen për njohen e tij me kulturën shqiptare. Kisha me ju lutë për një prezentim të shkurtër. U linda në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin e kreva në 1953 dhe shkollën pedagogjike në vitin 1957. Bëra 40 vite në profesionin e arsimtarit në shkolla të ndryshme këtu në Suedi. Që nga viti 1999 jam në pension por profesioni im i dytë si përkthyes vazhdon. Si lindi miqësia Ullmar Qvick – Shqpëri – Kosovë? Pikënisja ishte dëgjimi i muzikës popullore shqiptare në rini. Që nga mosha 11-vjecare jam i pasionuar pas radios ndërkombëtare – dhe kështu e gjeta Shqipërinë. Miqësia me Kosovën u zhvillua shumë më vonë, me pjesëmarrjen time në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Keni qene ne vizite në Shqipëri – Kosovë, cilat janë pershtypjet e juaja nga atje? Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mora pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. Më shumë po “udhëtoj” me libra, me radio, me muzikë…. Vizitat fizike nuk janë aq të nevojshme se sa ato shpirtërore. Përshtypjet? Bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve, këto janë përshtypjet më të forta. Përvecse nje shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e shkrimtarit dhe perkthyesit ne jetën bashkëkohore? Nuk jam i lirë të veproj siç më don zemra. Kam detyrime ekonomike të cilat drejtojnë veprimtarinë time. Para dy vitesh gruaja ime hapi një dyqan të vogël, dhe para se të japë leverdi veprimtaria e saj, do të jem i detyruar të zgjedh
punë që jep pará, thjesht për ekzistencën tonë! Fatkeqsisht në këtë botë puna kulturore paguhet keq. Për hir të ekonomisë familjare, pra, duhet të merrem me përkthime me karakter praktik (dëftesa, vërtetime, ankesa, artikuj, dokumente të ndryshme). Dua të theksoj se kam disa dorëshkrime suedisht, pa lidhje me shqiptarët, të cilët nuk më ka lejuar koha të përfundoj… Edhe më keq: projekti i Fjalorit shqipsuedisht, me të cilin po punoj bashkë me mikun tim Lars-Erik Morin, mbeti i papërfunduar deri sot, sepse ne të dy jemi aq të zënë me përkthime praktike për hir të shqiptarëve në Suedi përmes firmave të përkthimit. Krijimtaria juaj i perket nje periudhe të gjatë kohore. Cila eshte tema dhe motivi ne veprat e juaja? Kam prodhuar disa vëllime me përkthime të poezisë shqipe, një dramë në përkthim, mjaft tregime, një libër dokumentar për shqiptarët, dhe si bashkëpunetor, një numër veprash gjuhësore (fjalorë) etj. Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht, merreni me publicistikë, pune ne radio cfarë mund ten a thoni per gjithë keto? Sidomos në të kaluaren mora pjesë në polemika të ndryshme
rreth problemeve shqiptare. Ballafaqime të rrepta u zhvilluan me disa serbë në Suedi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë. Më përpara shkrova shumë artikuj për “Albanien och vi”, organ i Shoqatës Suedezo-Shqiptare. Në fund të viteve ’90 isha prodhues i një emisioni javor në gjuhën shqipe, Radio Arbëria, këtu në Norrköping. Nga 3 vitet kur punoi kjo radio kam kujtime të bukura, bashkëpunimi me një ekip rinor shqiptar ishte i shkëlqyeshëm! Cka ka botuar deri me tani Ullmar Qvick dhe cka pret lexuesi nga ju tani? Përgjithësisht kam treguar për botimet e mia në përgjigjet e mëparshme. Vepra ime kryesore është “Mera hjältemod än vete”, dokumentar i përkthyer edhe shqip nga Hajdin Abazi. Në këtë dokumentar përshkruhet jeta e shqiptarëve në shekullin njëzet, me shumë heroizma por edhe barbarizmat dhe akte terroriste nga ana e komunistëve shqiptarë, një periudhë më e errët se sundimi 450-vjecar osman për arsye se shqiptari i mjerë u fut në shtratin e Prokustit nga Enver Hoxha me shokë. Armiku i cili mund të luftohet me armë në dorë mund të tolerohet më shumë se armiku i brendshëm që ju kapë për fyti dhe përpiqet të deformojë trurin
tënd! Disa më kanë bërë sugjerime për vepra të reja letrare dhe sidomos autorët shqiptarë kërkojnë përkthime suedisht të librave të tyre. Momentalisht nuk jam në gjendje tu plotësoj dëshirat, kuptohet nga komentet e mia të mëparshme, as nuk dua të punoj me porosi, dua të jem i lirë të zgjedh çka më intereson më shumë. Projekti i vonuar të Fjalorit shqipsuedisht është nr 1 në listë! Kur kemi te bejme me perkthimin e autoreve shqiptar ne suedisht, ideja e nje perkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te? Pikë së pari interesimi im është faktori vendimtar. Nuk kam dëshirë të punoj me tekste të dobëta të cilët janë me interes vetëm për autorin! Dhe lexuesit suedez duhet të marrin diçka me vlerë, tregu letrar është i mbushur me vepra të të gjitha anëve të botës, dhe pse të parapëlqejë lexuesi i rendomtë një libër shqiptar? Një shkrimtar i nivelit të Kadaresë apo një temë me interes të veçantë do të jetë faktor vendimtar për botimin. Cilët janë poetet, shkrimtarët shqiptarë të perkthyer ne suedisht nga ju, mendimi i juaj per letrat shqip, poezinë shqip por edhe prozën në shqip? Kam botuar mjaft poezi, shumica prej tyre të përfshira në antologji të ndryshme. Vëllime me poezi kam përkthyer pak, më kujtohen tani Shefki Oseku: Një lloj drite tjetër (Ett annat slags ljus), Ibrahim Abedini: Brenga e liqenit (Sjöns smärta). Më tej, dramën e Anton Pashkut Gof (Glöd). Nga poetët më pëlqen më shumë Fatos Arapi, për mua ai është më i madhi! Dua të përmend edhe një ditar me përmbajtje prekëse, realiste, Ditari i zemrës sime nga e reja kosovare Ardita Beqiri. Ky është vepër dokumentare në shqip dhe suedisht. Më mërzit shumë fakti se kjo vepër modeste nga lufta në Kosovë nuk krijoi kurrfarë reagimi pozitiv, as në anën suedeze, as në atë shqiptare. Ardita nuk ishte një Ana Franku, megjithëkëtë mosinteresimi më indinjon shumë! Cka ju lidhe ju me shqipen dhe me shqipetaret Gjuha shqipe më intereson për shumë arsye, nuk mund të mohoj se ndiej krenari se e zotëroj – në disa aspekte – më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. Nga
ana tjetër kur shqiptarët flasin shpejt midis tyre – sidomos në dialektet e Kosovës – duhet të pranoj se shpeshherë “mbetem me gisht në gojë”! Me shqiptarët, përveç simpatisë sime për këtë popull zemërgjerë, më lidh fakti se e kam gruan shqiptare dhe të afërmit shqiptarë të cilët kanë rëndësi të madhe dhe pozitive për mua. Si e kalon Ullmar Qvick një ditë pune? Jetoj një jetë përgjithësisht të qetë. Zgjohem rreth orës 6.30, bëj mëngjesin, rreth orës 8 filloj të lexoj e-mail të ardhur gjatë natës. Pastaj me disa ndërprerje punoj me përkthime deri në orën 13.00, ose, kur koha është e përshtatshme, bëj shëtitje në pyll për një orë para dreke. Drekën e kam mjaft vonë rreth orës 13.30-14.30, sepse normalisht buka e mëngjesit është e bollshme dhe më lejon të pres! Pas dreke vazhdoj me pak punë, por me ndërprerje për të dëgjuar disa stacione të radios. Pas punës, edhe në mbramje kam disa mesazhe për të shkruar në lidhje me këtë hobi. Po mbaj kontakt me radioamatorët e botës dhe gati çdo ditë po vijnë letra dhe kartolina prej tyre. Argëtim i thjeshë por një “kundërpeshë” e mirë, sepse kush merret vetëm me punët shqiptare do të ndiej monotoni dhe interesimi do të zhduket! Po merrem edhe me lexim të librave shqip, suedisht dhe anglisht (bile lexova vitin e kaluar një libër të trashë spanjollisht!). Më zë gjumi rreth orës 23 ose pak më vonë. Një shkrimtrar, një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është Ullmar nga natyra? Jam i interesuar për shumë gjëra, por jam më shumë me emocione se me sy realist dhe kritik. Në një aspekt jam i dishiplinuar, por përgjegjësia e madhe më frikëson. Dua të përballoj kërkesat, por në rast se nuk mund të kontrolloj rrethanat, kur kërkohet të bëj të pamunduren, po nervozohem shumë. Kam të bijen 13-vjeçare, shumë e ëmbël, por ajo si të rinjtë dhe të rejat në përgjithësi, shkakton shpesh kriza nervore te prindërit… Edukimi i rinisë sot është më shumë si të kalosh ujëvarën e Niagarës mbi konop! Shpeto kush mundet! (Nga përshkrimi i natyrës sime (Vijon në faqen 19)
FORUM Nga Gentian Gaba
Ç
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Duhet t’i bëjmë naftën Facebook-ut, jo protestës
KOMENT mimi mesatar i naftës në botë është 0,99 euro për litër. Sigurisht ekzistojnë diferenca të mëdha midis shteteve të ndryshme. Në vendet e pasura çmimet janë më të larta. Ndërsa në vendet e varfra, ose në vendet prodhuese dhe eksportuese, çmimi është tejet i ulët. Të gjitha shtetet e blejnë naftën në tregjet ndërkombëtare me të njëjtin çmim, diferencën te pompat e karburantit e bëjnë taksat që secili shtet vendos mbi arin e zi. Nëse vizitojmë faqen Global Petrol Prices, e specializuar në informimin mbi çmimin me pakicë të naftës në 100 shtete të botës, do të shohim se, ndryshe nga sa ndodh për të dhëna si indeksi i demokracisë, lira e medias etj., vendi ynë ndodhet në një grupim elitar. Pra braktisim statusin e ‘vendit në zhvillim’, për t’u renditur me 1.45 euro për litër, mbrapa Gjermanisë, ku çmimi është
19
1.46 euro për litër, dhe përpara Irlandës, Belgjikës, Zvicrës dhe Britanisë së madhe, ku çmimi është 1.41 euro për litër. Pa harruar se jemi një vend prodhues i naftës, por sidomos duke pasur parasysh distancën marramendëse në të ardhura që i ndan qytetarët shqiptarë nga vendet e mësipërme, rolin e luanit në këtë çmim e luajnë taksat. Shtatë taksave që shqiptarët paguajnë mbi naftën, një arritje e gjitha e jona, dhe që peshojnë rreth 109 lekë për litër, do t’u shtohet një e re. Bëhet fjalë për projektligjin që synon krijimin e Agjencisë Shtetërore për menaxhimin e rezervave fizike të karburantit. Që do të përkthehet me një tarifë shtesë. Sigurisht kjo tarifë nuk impakton vetëm përdoruesit e automjeteve, që mesa duket janë mësuar të ecin me çmimet europiane, edhe pse rrogat dhe rrugët i kanë krejt shqiptare, por gjithë ekonominë.
Opozita e denoncoi këtë nismë, që kundërmon korrupsion, po ashtu ekspertët e fushës dhe gazetarë të ndryshëm. Por, në mungesë së Gjykatës Kushtetuese, që prej dy vitesh premtohet se do të ngrihet pas një muaji, fati i këtij projektligji mbetet kryesisht në dorë të mazhorancës. Them kryesisht sepse ekzistonte mundësia e një reagimi qytetar ndaj rritjes së radhës të çmimit të karburanteve. Në fakt rrjetet sociale gumëzhinë pas publikimit të kësaj nisme. Meme, komente, postime dhe emojis plot indinjatë (ikonëzat me të cilat shprehen emocionet në rrjet) përmbytën hapësirën digjitale. Nga kjo hapësirë nisi edhe thirrja për protestë, në të cilën ‘populli, pa u udhëhequr nga asnjë parti, kishte vendosur të bëhej bashkë kundër vendimit të qeverisë’. Në posterin e bërë viral në rrjetet sociale thuhej: “Ditë e hënë, datë 15 korrik, të
gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”. Në fund, pas mijëra pëlqimesh dhe shpërndarjesh, populli mbeti në rrjet. Në rrugë jeta vijoi. Sigurisht pati nga ata që kërkuan të fajësojnë opozitën për dështimin e protestës, madje edhe më shumë sesa qeverinë për taksën e radhës, por ky nuk ishte rasti. Nëse opozita do të kishte organizuar një protestë të tillë, falë burimeve njerëzore që disponon, fikja e makinave do të kishte ndodhur. Në atë rast akuzat ndaj saj do të ishin të tilla si: ‘Po bllokojnë rrugët në kulmin e sezonit turistik’, megjithatë kjo është një histori tjetër. Në këtë histori, atë të protestës së munguar, lajmi është se nuk mjaftojnë rrjetet sociale. Ato nuk i zëvendësojnë dot shesh-
et, por shërbejnë si një mekanizëm mbrojtës i psikologjisë sonë kolektive. Emocionet negative, ose pakënaqësitë që krijojnë padrejtësitë e mazhorancës, sublimohen në rrjetet sociale. Duke komentuar, shpërndarë një lajm, një meme, apo duke sharë në faqen zyrtare të kryeministrit apo ministrave, e zëvendësojnë protestën reale me këtë mëri digjitale. Nga ato që shqetësojnë vetëm ushtrinë e profileve fallco në kryeministri apo në bashkinë e Tiranës, por jo vendimmarrjen. Rrjeti është një mjet i mirë për të informuar, ndërgjegjësuar dhe për t’u organizuar, por nga aty as nuk fiket motori i makinës dhe as nuk ulet çmimi i karburanteve. Për të bërë këtë të fundit duhet një element kyç i demokracisë: Pjesëmarrja. Andaj duhet t’i ‘bëjmë naftën’ Facebook-ut, jo protestës. © SYRI.net
Tmerr, konflikte, bile luftë civile!! Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit! Cili ka qene dhe eshte profesioni me i preferuar i Ullmar Qvick? Profesioni i përkthyesit, nga ana tjetër vitet në shkollë më kanë dhënë shumë kujtime të bukura – dhe disa të hidhura… Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë? Me radio, me libra, me familjen, me shëtitje. Ç’ka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti në jetë? Lumturia ime ka të bëjë më shumë me punën e kryer. Nuk më pëlqen të kaloj ditën kot. Natyr-
isht fjalë dhe vepra të mira nga ana e të dashurve të mi luajnë rol shumë të madh për shpirtin tim. Më mundon më shumë situata në botë, me problemet ndërkombëtare, edhe më mundon kur të afërmit e mi kanë probleme shëndetsore. Dhe së fundi cila është porosia e juaj për Shqiptarët ? Për Kosovën dhe Shqipërinë: Të punoni në bazë, në organizata joqeveritare, me edukimin e demokracisë, me projekte të dobishme, pastaj me njohuritë e fituara të ndërroni përbërjen e klasës në udhëheqje, përmes votimeve dhe me pjesëmarrjen tuaj në jetën politike për të drejtuar politikën shqiptare kah sistemi demokratik pa korrupcion, pa abuzime, me frymë të shëndoshe e humane. Vetëm kaq.
INTERVISTA (Vijon nëga faqja 18)
shpresoj se humori im është në dukje…) Ju jeni një publicist, perkthyes shumë i talentuar, cfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicit, përkthyes dhe mik i shqiptareve? Bëra 3 vite si prodhues i një programi të radios në gjuhën shqipe. Sot merrem shumë pak me mediat. Krijova një faqe web për Komitetin suedezo-shqiptar, pjesëmarrja është e dobët. Në të kaluaren kam shkruar më shumë, mora pjesë në programe të radios suedeze, edhe më kanë intervistuar në televizion dhe radio në Kosovë, Shqipëri, SHBA, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Australi. Më përpara më lejoi koha dhe më detyroi situata të merrem më shumë me mediat se sa sot. Cili është medimi i juaj për shqiptaret ne Suedi? Shqiptarët në Suedi, duke i krahasuar me ata të Anglisë, më shumë vijnë nga klasa punëtore, ka mjaft njerëz të pashkolluar. Numri i intelektualëve është më i vogël. Shumica e shqiptarëve po merren me punë të dobishme në shoqërinë suedeze, sidomos në komunikacionet publike, shumë prej grave punojnë në institucione të shëndetsisë dhe të pleqërisë dhe normalisht janë të njohura për punë shumë të rregullt. Pastaj grupi që merret me kriminalitet si duket janë prej një karakteri jashtzakonisht të vështirë, dhe ata fatkeqsisht janë në dukje shumë dhe
krijojnë një përshtypje negative te suedezët. Nga ana tjetër suedezët që kanë vizituar botën shqiptare janë shumë të kënaqur me bujarinë dhe mikpritjen e treguar. Do të dëshiroja një bashkëpunim më të madh ndër shqiptarët në Suedi. Kjo punë nuk kryhet me lehtësi. Merrni me mend, ata që jetojnë në një qytet vijnë nga të gjitha anët e botës shqiptare. Normalisht kanë të afërmit e tyre, por çka i bashkon me shqiptarët e tjerë në atë vend? Shumë pak. Ka raste mosbesimi bile hasmerie. Të ndershmit nuk duan të merren me ata që shikojnë si të dyshimtë, aventuristë. Nga ana tjetër, interneti ju jep mundësi të veçanta të kontaktoheni me bashkëatdhetarë me interesa të njëjta! Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka nem
ketu dhe ne vendin tonë? Kryesorja është ekonomia. Dhe përparime në lëminë e ekonomisë kërkojnë bashkim dhe një drejtim të mirë. Shqipëria si duket është përparuar mjaft në dekadën e fundit, ndërsa Kosova për shumë arsye nuk zhvillohet si duhet. Faktorët pengese janë traditat negative në jetën shoqërore, pengesat që krijojnë ndërkombëtarët dhe serbët, udhëheqja e dobët me korrupcion dhe paaftësi etj. Kush ka mundësi të bëjë investime nga jashtë në Kosovë sot? Si e sheh Ullmar Qvick sot Kosovën dy vite pas pavarësisë? Faktorët negativë janë në dukje. Dhe kjo rini e mrekullueshme meriton të ardhmen më të mirë, brenda Evropës. Ky është problem edhe i Evropës. Nëse investojnë arabët në Kosovë, nëse vijnë “misionarët” fundamentalistë për të tërhequr rininë kosovare, ç’farë rezultat do të shohim?
SPORT
20
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Trajneri i Partizanit i cilëson rivalët si favorit, por ai beson se të kuqtë mund të bëjnë surprizën
Lerda: S’jemi për turizëm në Baku, luajmë shanset tona për kualifikim
MESFUSHORI
Ceballos “tradhton” Milanin, transferohet te Arsenali
Rozalb Lika
B
arazimi pa gola në ndeshjen e parë i jep të drejtën trajnerit të Partizanit, Franco Lerda që të besojë te kualifikimi në Champions League ndaj Qarabag-ut. Strategu italian doli dje në konferencën për shtyp në ambientet e “Dallga Arena” në Baku, ku nesër do të luajë ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të Champions Leagues, përballë azerëve të Qarabag. Lerda konfirmoi se Partizani nuk ka shkuar për shëtitje në Azerbajxhan dhe se është gati për të luajtur shanset e tij për kualifikim, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Jeni përgatitur edhe për 11-metërshat? 11-metërshat janë pjesë e rregullores së lojës, nuk është se e vendosim ne. Nëse ndeshja do të përfundojë 0-0, është edhe kjo mundësi, penalltitë, ndaj kemi të drejtë të përgatitemi edhe për këtë. E prisni një kualifikim nesër ndaj Qarabag? Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim dhe e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën. Do të
përpiqemi të luajmë pjesën tonë në mënyrën më të mirë. Te cila skuadër mendoni se presioni do të jetë më i madh, pasi mediat në Shqipëri deklarojnë se presioni do të jetë mbi lojtarët e Qarabag? E kemi deklaruar që ne kemi shumë respekt për Qarabag-u. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë thjesht një shëtitje, do të kërkojmë me forcat tona, me mundësitë tona, të bëjmë ndeshjen tonë, sepse si në jetë,
ashtu edhe në futboll, mund të ndodh gjithçka. Qarabag është një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh se ne dhe do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë, por edhe ne do të përpiqemi të interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë. Askush nuk ka deklaruar nga ne, që vijmë të sigurt për kualifikim. Sipas mendimit tuaj Qarabag është një skuadër e fortë siç e prisni?
Qarabag është konfirmuar ajo skuadër që unë kam parë dhe kam vëzhguar. Është ajo skuadër e konfirmuar edhe përgjatë edicioneve të kaluara ku është përballur edhe me ekipe Italiane si Roma. Është një skuadër e fortë e cila ka mjaft kualitete në ekip. Në mesfushë dhe sulm ka lojtar shumë të fortë sidomos kur luajnë një për një me kundërshtarin. Për mua Qarabag është një konfirmim i atij ekipi që e dija.
MAQEDONI
TALENTI
Shkëndija eliminohet me turp nga Champions League
Vrioni ende nuk bind, Sampdoria e huazon në Seria B
Shkëndija e Tetovës është turpëruar këtë edicion në pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, pasi është eliminuar që në turin e parë nga kampionëve e Estonisë, Nomme Kalju. Kuqezinjtë kishin fituar 0-1 në Estoni dhe dukej se kualifikimi ishte thjesht formalitet, por estonezët shënuan që në minutën e 6-të, duke shtangur vendasit. Shkëndija dominoi lojën dhe arriti të krijojë një mori rastesh shënimi, por barazimin e gjeti vetëm në minutën e 62-të, kur Agim Ibraimi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe minutat në vijim u zhvilluan nën dominimin e kuqezinjve nga Tetova, por estonezët shënuan në minutën e parë shtesë, golin e kualifikimit, duke lënë të shtangur futbollistët dhe mbështetësit e Shkëndijës. Një eliminim tërësisht i pamerituar ky për Shkëndijën, që dominoi totalisht sfidën e sotme, por vlen të theksohet se estonezët u treguan cinikë në maksimum, pasi shënuan në dy rastet e vetme të krijuara. Tani kuqezinjtë do të vazhdojnë aventurën e tyre në turin e dytë eliminator të Europa Leagues, ku do të gjejnë përballë fituesin e çiftit Duddelange-Valletta.
Sulmuesi i ri i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, nuk ka bindur drejtuesit e Sampdorias për t’i dhënë një mundësi me ekipin e parë. Ai ishte i huazuar sezonin e kaluar te Venezia ku luajti në 24 sfida në Seria B dhe arriti të realizonte një gol. Vrioni meritoi dhe thirrjen nga kombëtarja e madhe e Shqipërisë. Huazimi nga Venezia u mbyll dhe i riu u kthye në bazë. Sampdoria nuk e do dhe po mundohet t’i gjejë një skuadër tjetër për ta huazuar. Cittadella do sulmuesin dhe duket se marrëveshja është shumë afër. Klubet kanë marrëdhënie të mirë dhe gjuha e përbashkët është gjetur. Shqiptari pritet të ketë më shumë hapësira te Cittadella dhe të fitojë më shumë përvojë si futbollist. Ai kërkon që të bëjë hapin e madh dhe të rikthehet në skuadrën e parë të Sampdorias, një mision që do të varet nga prezantimet e tij në ekipin e ri.
Dani Ceballos do të vijojë karrierën në Londër, por jo te Tottenhami siç ishte përfolur në ditët e fundit. Futbollisti i Realit sipas gazetës “AS” është një hap larg transferimit te Arsenali. Në këtë mënyrë shumohet dhe dëshira e madhe e Milanit për ta pasur në skuadër për sezonin e ri, pasi mesfushori spanjoll ka zgjedhur Premier Leagues destinacionin e radhës. Për kompletimin e transferimit pritet vetëm “Ok” përfundimtar i Zidane, për huazimin e tij te “Gunners”at që drejtohen nga Unay Emery, duke kompletuar në këtë mënyrë repartin e mesfushës pas largimit të Ramsey-it, i cili u transferua te Juventusi.
MBROJTËSI
Roma blen Mancinin nga Atalanta, tani Gjimshiti s’ka konkurrencë
Roma bën një goditje të rëndësishme në merkato, duke afruar mbrojtësin e Atalantës, Gianluca Mancini. Talenti premtues i zikaltërve është transferuar në formë huazimi për 2 milionë euro me detyrim blerje për 19 milionë euro, ndërkohë që është parashikuar dhe një bonus prej 5 milionë eurosh. Futbollisti do të mbërrijë në kryeqytetin italian gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore. Ai do të zëvendësojë Manolas, i cili u transferua te Napoli. Në këtë mënyrë lirohen edhe më shumë hapësirat te ekipi i Atalantës për Berat Gjimshitin, i cili vijon të jetë titullar i padiskutueshëm për Gasperinin. Mbrojtësin e kombëtares sonë e pret një sezon si protagonist, ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League.
SPORT
21
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Klubi blaugrana është i gatshëm të sakrifikojë dy yje për të risjellë sërish futbollistin brazilian
Barcelona tjetër ofertë për Neymar, Coutinho-Dembele dhe 40 milionë euro B isedimet mes Barcelonës dhe PSG-së për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” kanë nisur. Kontaktet vijojnë prej gati dy muajsh, por asnjëherë në rrugë zyrtare. Ndërmjetësit po punojnë për të afruar palët që duket shumë larg për momentin në qëndrimet e tyre. Klubi katalanas sipas gazetës “AS” së fundmi ka ofruar Coutinhon, Dembele dhe një shumë prej 40 milionë eurosh. Një ofertë që duket qesharake për sheikun Al Khelaifi duke qesharake, edhe pse ai në fakt është shumë i zemëruar me sjelljen aspak profesionale të brazilianit. Kërkesa e tij është e qartë, dëshiron 300 milionë euro dhe do ta lërë të lirë menjëherë Neymarin për t’u ribashkuar me Barcelonën, ekip te i cili kanë paguar 222 milionë euro. Megjithatë parizienët nuk janë të kënaqur nga kjo ofertë dhe e kanë refuzuar kategorikisht, duke theksuar se kërkojnë para kesh për të rregulluar bilancet ekonomike, ndërsa negociatat janë komplikuar së tepërmi. Barcelona pagoi pak ditë më parë 120 milionë euro për
Antione Griezmann dhe nuk duket e gatshme të shpenzojë edhe 222 milionë të tjera për brazilianin, pasi do të rëndonte pozitat e veta ekonomike. Për më tepër, ardhja e Neymar do të zhvlerësonte ndjeshëm Coutinhon dhe Dembele-n, të cilët pritet të kërkojnë largimin, pasi me brazilianin, vështirë se do të
BELGU
gjejnë hapësira. Duke marrë në konsideratë faktin që përfiton 36 milionë euro në sezon, edhe nëse do të ketë ulje, operacioni është i papërballueshëm në termat ekonomik. Dëshira e brazilianit ndërkohë është e madhe që të rikthehet këtë sezon në La Liga sërish me fanellën blaugrana për të formuar një katërshe të
frikshme me Messin, Suarez dhe Griezmann. Ai është i gatshëm që të zbresë rrogën deri në 24 milionë euro, vetëm që ky operacion të mbyllet me sukses, por mesa shihet dhe nga tratativat, mund të jetë një operacion i orëve të fundit, gjithmonë nëse braziliani vazhdon të bëjë “kapriçozin” në Paris.
MESFUSHORI
ELOZHE
Griezmann: Një si Messi shfaqet njëherë në 30 vjet
Antoine Griezmann po jeton ditët e para si futbollist i skuadrës së Barcelona. Në intervistën e parë që ka dhënë për kanalin e klubit, nuk i ka kursyer elozhet për shokun e ri të ekipit, Lionel Messin. “Është numri një në futboll, është si Lebron James në Basketboll. Në NBA atë e cilësojnë si Messi i futbollit, ka diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka që mund ta shohësh të ndodhë çdo 30 ditë”. Sulmuesi francez premtoi gjëra të mëdha për sezonin e ri: “Do të argëtohemi shumë, si brenda dhe jashtë fushave. Kam ardhur këtu për të ndihmuar shokët e rinj dhe jam i ngazëllyer për të luajtur para tifozëve, të cilët më njohin, pasi gjithmonë jap maksimumin në fushën e lojës”. Mesa duket sulmuesi francez mezi po pret ribashkimin me Messin për të nisur një sezon që premton spektakël në La Liga dhe në Champions.
PORTIERI
Rabiot: I lumtur te Në Spanjë janë të bindur: Juventusi, këtu do të Interi arrin akordin për përmirësohem më shumë blerjen e Lukakut
Atletico zgjedh Trippier, Hysaj mbetet “i burgosur” te Napoli T
Mediat spanjolle kanë raportuar mbrëmjen e djeshme se Interi ka arritur akordin me Manchester United, për transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku te zikaltrit, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë brenda pak ditësh. Sipas të përditshmes “AS”, akordi mes klubeve është arritur mbi bazën e 80 milionë eurove në total dhe se tashmë pritet vetëm të përcaktohet se në sa këste do të bëhet pagesa, para se transferimi të bëhet zyrtar. Të shtunën në mbrëmje zikaltrit do të përballen me Manchester United në International Champions Cup, në Singapor dhe aty drejtuesit e klubeve do të ulen për të zgjidhur edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Synimi i drejtuesve të Interit është që të vënë Lukakun në dispozicion të Contes për sfidën e 24 korrikut përballë Juventusit, e planifikuar për t’u luajtur në Nanjing të Kinës, ku është edhe qendra e kompanisë “Suning”, që zotëron aksionet e klubit milanez.
Adrien Rabiot ka nisur prej pak ditësh aventurën e tij me Juventusin, teksa tregon se është ndjerë mjaft mirë, duke treguar edhe arsyet që e shtynë t’i bashkohet klubit kampion në fuqi të Italisë. “Jam shumë i lumtur që iu bashkova Juventusit, pasi është një klub i madh, me histori e prestigj. Një nga arsyet që zgjodha Juventusin, është se doja të përmirësohesha dhe të ngrija nivelin tim të lojës, në një tjetër stad”, tha francezi. Më pas Rabiot tregoi edhe pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës, ndërsa pranoi se edhe ish kapiteni i bardhezinjve, Gigi Buffon ndikoi shumë në zgjedhjen e tij. “Jam i majtë dhe më pëlqen të bëj gjëra të ndryshme në fushë. Ndihem një mesfushor ofensiv, por më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen. Jam një lojtar “box to box”, siç thonë së fundi. Buffon më ka folur shumë për ambientin te Juve dhe natyrisht që ndikoi disi në zgjedhjen time finale”, tha mesfushori i talentuar francez.
ottenham është pranë shitjes së Kieran Trippier. Sipas lajmeve të fundit të “Football. london”, mbrojtësi nuk do të udhëtojë me skuadrën për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Azi. Akordi me “Los Colchoneros” është pranë finalizimit. “The Telegraph” bën me dije se Atletico do të derdhë në arkat e “Spursa”-ve rreth 25 milionë euro. Ai do të jetë titullar në Madrid, ndërkohë që për Tottenham, Serge Aurier dhe Kyle Walker-Peters janë dy alternativat mjaft të mira, pa harruar as Foyth. Ky i fundit luajti në krahun e djathtë me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Në këtë mënyrë mund të shumohet edhe kalimi i Hysajt te Atletico pas afrimit të Trippier. Mbrojtësi i kombëtares sonë është thuajse i larguar nga skuadra e Napolit, pasi nuk bën pjesë në
planet e Ancelotti, por e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar. Sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss”, 3 janë pretendentët për mbrojtësin shqiptar: Roma, Milan dhe Atletico Madrid. Skuadra e Simeones në fakt është e vetmja që ka bërë një ofertë konkrete që shkon në 20
milionë euro, por Napoli kërkon të paktën 25. Deri më tani Hysaj vetëm ka saktësuar se do të largohet, pa dhënë ndonjë indicie se kush do të jetë aventura e radhës. Madridi me shumë mundësi do të jetë zgjedhja e parë, por nuk përjashtohet as një kalim te Milani i Giampaolos
SHOWBIZ
22 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin?! Jemi në pikun e verës, koha kur plazhi dhe pushimet zbukurohen edhe më shumë me një hit në shqip që do të na kujtojë këtë periudhën e verës kur të kalojë! Jo se kemi ankesa për muzikën shqip, pasi artistët shqiptarë kanë sjellë këngë pafund këtë verë me dy-tre hite secili nga Kosova në Shqipëri. Por një shqetësim të madh e kemi: Ku ka humbur Flori Mumajesi? Kantautori është “zhdukur” nga rrjetet sociale dhe nuk po duket gjëkundi! Postimi i tij i fundit në Instagram i përket datës 8 prill, për të mos folur për datën e këngës së tij të fundit, 15 dhjetor 2018, kur solli bashkëpunimin e suksesshëm me Getoar Selimin dhe Brunon, “Mori”. Më pas Flori u shfaq në një nga forumet e një universiteti privat në Tiranë, si i ftuar kryesor për të folur për hapat e tij të parë në muzikë dhe filozofinë e punës së tij që mbështetet në 3 shtylla kryesore: besimi, këmbëngulja dhe dashuria. Këngëtari i talentuar dhe shumë i dashur për publikun, gjithnjë qëllon në shenjë me hitet e tij verore, por këtë verë, Flori nuk ka publikuar asgjë! Ai nuk është parë të japë ndonjë koncert këtë sezon në trojet shqiptare, siç po bëjnë të gjithë këngëtarët shqiptarë. Madje dhe zërat për jetën e tij private, romancat apo fjalët që u përhapën në showbiz-in sh-
Aktorja e famshme turke zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të bërë pushimet. Ylli kinematografisë turke, e njohur si Sura për rolin e saj në telenovelën “Kurti dhe Sura”, njoftoi se po pushon në Sarandë dhe Vlorë me anë të postimeve në rrjetet sociale. Dy ditë më parë postoi një foto nga bregdeti Sarandës ku shkroi: “E dua Shqipërinë.” Ndërsa të martën publikoi një foto nga Rradhima.
qiptar, janë shuar prej muajsh tashmë! Në fillim të vitit, pasi u shpall dhe fituesi i “Këngës Magjike”, këngëtari i njohur ndau me ndjekësit e tij në Instastory një “emocion”, siç e quajti ai, që e mundon prej kohësh, atë për t’u larguar nga muzika: “Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpeshherë e mendoj vërtet! Ju dua!”, u shpreh ai duke “plasur bombën”! Por më pas Flori na qetësoi të gjithëve kur sqaroi vendimin për t’i dhënë apo jo fund karrierës së tij në muzikë. Ai u shpreh se ende nuk është gati që
të largohet nga muzika, duke konfirmuar edhe atë që ne ndjejmë, që ende nuk jemi gati që muzikës shqiptare t’i mungojë një talent si Flori Mumajesi. “E kam shumë të vështirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh, që e dua kaq shumë prej kaq vitesh! Kështu që sot me diell edhe shpirtin mendoj që në këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij tek ju t’ju përqafoj, bashkë me atë, me muzikën, siç kam bërë gjithë këto vite”, tha Flori në fund të muajit janar. Ndoshta ai vërtet po punon për diçka të madhe dhe nëse jo, atëherë le t’i kujtojmë që na ka premtuar një super këngë dhe mezi po e presim!
Rita Ora, së shpejti koncert në Zarën e arbneshëve të Kroacisë Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në Zarë të Kroacisë, aty ku janë edhe ngulimet arbneshe të 500-vjetëve më parë.
Koncerti do të mbahet më 30 gusht 2019 në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë, njoftojnë organizatorët e koncertit, të cilët pohojnë se shumica e
biletave janë shitur, që kur koncerti u njoftua në datën 3 korrik. Rita Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull. Turneu ka filluar në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Europës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm. Ora, kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe. Ardhja e saj për të performuar në Ballkan ka zgjuar jo vetëm interesimin e madh të fansave të saj shqiptarë, duke pasur parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare.
Rihanna zemëron Kinën Këngëtarja Rihanna ka realizuar disa foto për revistën “Harper’s Bazaar”, duke sjellë veshjet e kulturës kineze. E veshur me një fustan blu me mëngë të rëna, flokët e kapura, stiluar me aksesorë që të kujtonin stilet tradicionale kineze, pa harruar dhe buzët e lyera me të kuqe, këngëtarja dhe stafi i revistës nuk ia kanë dalë mbanë që të përcillnin imazhin që duhej. Ajo është kritikuar nga kinezët, pasi sipas tyre përpjekja për të sjellë tradicionalen në anë të një personi që nuk ka lidhje me atë vend është ofendim për ta. Në rrjetet sociale pati një lumë akuzash se fotot janë padyshim raciste dhe se 31-vjeçarja nuk ia ka idenë se çfarë ka veshur. Nuk munguan as kritikat për revistën, të cilët mund të kishin si imazh artistë aziatikë duke qenë se qëllimi ky ishte.
Turjan Hyska kujton çfarë i tha Dr. Flori para se të ndahej nga jeta Moderatori Turjan Hysko ka kujtuar së fundmi fjalët që i tha miku i tij Dr. Flori para se të ndërronte jetë. Në videon e publikuar në “Instagram” ku shihet duke drejtuar automjetin teksa dëgjon një nga këngët më të njohura të West Side Family, “Nëse Mundesh”, Turi ka shkruar: “Kjo këngë do të jetojë edhe pas meje tha…Si gjithmonë kishte të drejtë! Dr Flori”. Risjellim në vëmendje se Dr Flori ndërroi jetë në 17 nëntor të vitit 2014 si pasojë e konsumit të tepërt të kokainës. Ai la pas një krijimtari të pasur muzikore, ku pikas kundërshtia ndaj qeverisjes aktuale dhe thirrja për t’i zgjatur duart njëri-tjetrit në ditë të vështira.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh 8. Që mbahet më të madh, që krekoset, që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim 11. Që nuk është i barabartë me një tjetër 14. Paralajmërim përmes kësaj thirrme të rrezikut, ose një të keqeje. 16. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 20. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 21. E bëj të pavdekshëm, e përjetësoj 24. Burrë i ve. Quhet ashtu bashkëshorti pa grua 26. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 27. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 28. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 29. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 30. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, ose i ndershëm, fisnik 31. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 32. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 33. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 35. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 36. Mahisje e një plage, malcim, pezmatim 37. Gjëmim i zgjatur dhe i mbytur, që shoqëron vetëtimën 39. India ka atë si monedhë 41. Partia Socialiste e Moderuar 43. Dheu i huaj; mërgim në vend të huaj për bukën e gojës 45. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 47. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 49. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 50. Korniza e derës a e dritares 51. Vendi ku bashkohen dy përrenj a dy lumenj quhet ashtu 53. Partia Aleanca Popullore 54. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 56. Që thyhet lehtë, i brishtë; që është mjaft i dobët, i hollë etj. e që duhet përdorur me shumë kujdes 59. Mungesa e rregullit dhe e lligjit 61. Partia Republikane, inicialet 62. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës, me formë zakonisht të zgjatur 64. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji
E mërkurë, 17 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
66. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor 68. Dafinë ka edhe atë emër 69. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 70. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 72. Vendi i palestinezëve quhet ashtu 73. Kryeqyteti i Estonisë, Ta... 75. Pjesë muzikore për katër vegla ose për katër zëra 77. Dakord, Si urdhëron... ose p 79. Mbërthej a shtrëngoj diçka me vidhë. kund. zhvidhos 83. Ali ..., (28 nëntor 1884-20 dhjetor 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar 85. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 86. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 90. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 91. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 92. ........ Allende, autore e romanit "Shtëpia e Shpirtërave" 93. Ajo çfarë bën bujku kur hedh farën e një bime në tokë të punuar 95. Koha e pushimit ndërmjet dy akteve të një shfaqjeje teatrale, muzikore etj 97. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI
99. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 101. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dezinfektuese (simboli Cl) 103. Shkurtim i ofshamës 105. Rrip mesi i ngushtë; qengël, nënbarkëse; rrip 108. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 109. Përdoret për të hapur vrimat për lëndët shpërthyese 111. Shkencë natyrore, që studion bimët 112. Ngjyra e preferuar e Van Gogut, fillon me O, mbaron me R. VERTIKALISHT 1. Regjistër në të cilën shënohen shkresat e një zyre 2. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 3. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 5. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 6. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 7. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 9. Që nuk ka besim të plotë te dikush a te diçka, është tip... 10. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 12. Lodhem shumë, këputem, kapitem 13. Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një
njësi të caktuar muzikore 15. Dakord në gjuhë universale 17. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 18. Ashtu është ai që punon dhe lufton për të bërë ndryshime të thella 19. Lëkurë e trashë dhe e fortë, zakonisht prej gjedhi, e regjur e pa rrudha 20. Ashtu është një mik i gjinisë femërore, për sa kohë që nuk hyjnë në mes pasionet 22. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 23. Armë zjarri me dy tyta për gjah 25. Kërpudhë që hahet, me kësulë të rrumbullakët të murrme nga sipër e të bardhë nga poshtë 26. Britma që lëshojnë dhentë, zëri i dhenve 29. Mban atë emër lëngu, i cili formohet në zorrë nga ushqimet që treten dhe përmban të gjitha lëndët që thithen nga organizmi 34. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 38. Pastaj e ka brenda 40. Ai që është i pasur quhet ashtu 42. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi 43. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 44. Albert ..., gazetar, eseist
e të thatë. Asosh i kemi edhe lule dekorative 67. Bie në .... Gjendja e një njeriu kur humbet vetëdijen, shkaktohet zakonisht temperatura e lartë 71. Që përbëhet nga lënda e që perceptohet si e tillë nga shqisat 74. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 76. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët 78. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 80. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 81. Traktati i Shën ... ose i paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, u nënshkrua më 3 mars 1878 82. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 83. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 84. Që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë 87. Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, shkurtima 88. Bimor ose... 89. Quhet ashtu një masiv mbjellë me ahe. që përdoret si bazë ushqimi për bagëtitë 94. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 96. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 98. Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a një masë të madhe njerëzish 100. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 101. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 102. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 103. Vjershë lirike a këngë solemne. 104. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil 105. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 106. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ishPresidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 107. Kirkizia ka atë monedhën e saj 110. Aleanca Kuq e Zi
dhe dramaturg francez, nobelist për letersi 1957 46. Që lidhet me organin e të parit 48. Partia Mendimi I Djathte Liberal 50. Kryetar i fisit në shoqërinë e bashkësive primitive 52. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 55. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 57. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 58. Njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave 60. Dhimitër ..., filloi si operator dhe shumë shpejt u bë regjisori më me ndikim në kinemanë shqiptare 63. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 64. Dialektore është ashtu... bërtas; thërras 65. Bimë shumë vjeçare e vendeve me klimë të ngrohtë 1
2
V 7
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
3 9
R I
F
5
6
V
K
S
K L
O R
O
D O
L
T
B
F
R
R
11
E R 15
N
I
J
A
16
17
I
V
N
12
14
A T
10
P
4
A O L
E 8
M A G 13
A R
I
T
K
K
O
18
U T
U L
L
D
F
T E
R I
J
I
19
O 20
I 21
22
M B U
B
R
R O
J
A
O
23
¸
M A
24
B O
K
A
R Y
E
25
E
A 26
K E
A
C
K
O
K
27
S
28
E
N O
F
O
S
J
I
36
I 41
37
M
L
38
T
T ˙
I
L
L I
34
35
L L
A P
E
O
T
¸
R
40
N
K 43
R A
N A
39
L A
42
K A
33
Z A
F
M
32
N E
B
30
F
N
31
L
B
29
E
A L
L
44
O
A B
S
G
T
K
I
G
45
T
R A
¸
46
K T
N
47
K V
B
Z
48
O R
D
49
R
J
50
K
L
51
O D
55
G
52
P
A
I
A L
A Z
E
A
L U
V I
N
B
O N P
N
60
A
M O
E
Z
D ¸
S
T
H ¸
N I
E
I
69
65
S
T
E M
70
D P
E
S
F
66
T
K
R A
P
S
H I
L L
E
R E
T
K
R
I
A
C O
P
¸
M I
T
L
M
J
78
K
K
74
V O
L U
79
O
A
I
M O N
E
C I
V
B
O N
E
I
F
Z
L
A
85
86
M
M
A
A
M O
M U
T
¸
M
M
R
N
E
M
90
V I
R G
J
¸
R U
A R
A
V A
R I
91
E 93
F
M
R
R
N
S
S
¸
M
O
V E
N D
O J
N D
R
I
H
E
R E
N
105
R
L O
A
102
C
R
103
A
104
M E
B E
˙
L
106
B
R Y
107
M A
B L U
T 101
K A
M
H
96
K A
98
100
A N
Z
J 95
U
D 97
99
92
M I
94
R O
N
88
B
89
Z H
I
80
K
82
87
S
I
T
P
84
S
S H
T
G 77
¸
83
P
¸
73
81
H
E
67
V
76
¸
N E G
T
71
K
75
E
63
A
72
I
F
T 62
S
M 64
68
R E
59
A
61
T
A
H 57
58
E
R
M 54
H
56
M
L
O 53
M B
M E 108
I
P
A B
I
N
D U
R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE Lulzim Basha: 30 Qershori, mesazhi i shumicës refuzuese i qartë: Rama ik
24 E mërkurë, 17 KORRIK 2019
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi 30 qershorin, si protestën më të madhe nga të gjithë protestat e opozitës, pasi sipas tij, mesazhi ishte i qartë. Në një takim me strukturat e PD në Urën Vajgurore dhe Kuçovë, Basha tha se “ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada”. “Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedent politik. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces. Braktisja dhe refuzimi erdhi për shkak
TAKIMI
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e forcës politike që drejton. Dje, kryetarja e LSI është ndalur
të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve”, – tha ai. Po ashtu Basha tha se roli përcaktues i opozitës ishte aksioni politik. “Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor ësh-
të bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht”, - tha Basha. Sipas Bashës, 30 Qer-
shori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike, përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë.
Kryemadhi: Rritja e çmimit të naftës prek gjithë ekonominë
në një takim me strukturat e LSI në Durrës. Teksa ka falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kryemadhi ka kërkuar nga
ata që të jenë te angazhuar pasi sipas saj aksioni i opozitës nuk do te ndalet. “Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët”,- tha ndër të tjera Kryemadhi. Kryetarja e LSI u ndal dhe tek dy nismat e fundit korruptive që qeveria Rama ka vendosur të ndërmarrë në sektorin e naftës. Pikërisht koncesioni i pompave dhe krijimi i agjencisë shtetërore për rezervat e
Rama në pularinë e Fushë-Krujës Kryeministri Edi Rama ka vizituar një pulari në Fushë-Krujë ku është njohur nga afër me problemet e këtij sektori. “Në Fushë Krujë, aty ku një tjetër biznes familjar, përmes mbështetjes sonë me financime për investime që rrisin prodhimin dhe cilësinë është transformuar në biznes të madh”,- shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
naftës. Këto dy nisma sipas kryetares së LSI do të rrisin çmimin e hidrokarbureve me të paktën 25 lekë për litër. Rritja e çmimit u shpreh Kryemadhi do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë.