Koha Jone_17 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 115 (8556)

E premte, 17 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Oligarkë! Jepini leje Ramës të dorëhiqet!

Arsyeja përse nuk ikën nga kryeministër nuk është kontrata që ka ai me votuesit dhe socialistët, siç thotë në konferencat për mediat. As Kushtetuta, pasi vetë e ka shkelur në vitin 2007 kur kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Socialistët janë ata që Edi Rama i ka pyetur më pak se këdo tjetër për mënyrën sesi po qeveris. Mjafton të shihni kabinetin qeveritar, grupin parlamentar dhe drejtorët që kontrollojnë gjithë shtetin e në asnjë vend nuk janë socialistët e vërtetë dhe të majtët, por një grup i ri që njihen si Rilindas. Këta të fundit nuk kanë lidhje as më të majtën dhe as më PS, janë vetëm interesaxhinjtë e radhës që i janë ngjitur pushtetit për përfitimet dhe lidhjet me një grup në PS, por jo me socialistët. Ata që ishin dje me Berishën janë bashkuar me Ramën dhe po thithin miliardat e buxhetit

Monika Kryemadhi pritet në Uashington nga kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi

FAQE 3

INTERVISTË

ISH-KRYEMINISTRI

Rama: Nuk ka zgjidhje për krizën. Zgjedhjet nuk shtyhen!

Sali Berisha: Edvin Rama po çon vendin drejt konfliktit civil FAQE 7

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Rama po sjell tërmet financiar

FAQE 6

INTERVISTA

Blendi Fevziu: Zoti Rama, po fut popullin në luftë, ndaj shtyji zgjedhjet!

FAQE 2

ANALIZË

Jo marrëveshje pa ndëshkim të së keqes... Nga Kastriot Islami FAQE 11

FAQE 7

DHUNA NË PROTESTË

Sahit Dollapi: U godita me plumb plastik nga policia

HOMAZHET

I jepet lamtumira Majorit Klodian Tanushi

FAQE 16

SULMET NDAJ “BILD”

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan

FAQE 4-5

Kryeministri shet deputeten simpatike, Gjylameti FAQE 6

FAQE 24


POLITIKE

2

E premte, 17 MAJ 2019

Ish-ministri i Drejtësisë zbardh letrën paralajmëruese: Edi Rama është njoftuar me shkrim, por nuk pati asnjë reflektim

L

ajmi i dëmshpërblimit të biznesmenit italian, Francesco Beccheti me rreth 140 milionë euro nga ana e qeverisë shqiptare, si pasojë e ekzekutimit të një vendimi të marrë nga Gjykata e Strasburgut ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në opinionin publik, i cili e ka konsideruar këtë si një ndëshkim për shqiptarët për tekat e kryeministrit Edi Rama, por tashmë ky vendim është bërë objekt i akuza politike që vijnë nga radhët e opozitës. Nga foltorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ish-kryetari i grupit parlamentar i kësaj partie, Petrit Vasili e cilësoi këtë lajm tronditës për popullin shqiptar, ndërsa thekson se financat e brishta të vendit janë provë e kriminalizimit qeverisës të frikshëm. “Është një lajm tronditës për çdo shqiptar, për financat e brishta të shtetit shqiptar dhe provë e një kriminalizimi qeverisës të frikshëm, i cili nuk ndalet as përpara katastrofave të tilla financiare. Sigurisht që ky nuk është një lajm i parë, ky është një lajm nga më të rëndët për sa i takon dimensionit financiar. Përpara tij, ai është paraprirë me dëme të tjera financiare, siç kanë qenë shoqëri të tjera që kanë fituar gjyqet dhe shteti i detyrohet rreth 7 milionë euro, apo çështje të tjera që shkojnë deri në 85 milionë dollarë. Ky moment është një moment shumë delikat dhe shumë kritik për vendin. Përgjegjësia për këtë gjëmë të madhe që i bie shqiptarëve të varfër, bie drejtpërsëdrejti mbi Kryeministrin Edi Rama. Të gjithë shqiptarët do të donin të dinin se përse ne shënjestrojmë dhe fokusojmë përgjegjësinë vetëm te ai, dhe për të evituar çdo lloj subjektivizmi, po iu bëj publike se që në 10 prill të 2017,

Becchetti fitoi arbitrazhin 140 milionë euro, Vasili: Rama po sjell termet financiar afër 2 vite e gjysmë më parë, unë personalisht në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në atë kohë, kam njoftuar me shkrim Kryeministrin me numër protokolli 2357/1 se sipas një informacioni të Avokaturës së Shtetit, vetëm për katër çështje Shqipëria rrezikonte të humbiste 2 miliardë euro. I kërkoj qartë me shkrim, jo me fjalë dhe e informoj që gjendja është shumë shqetësuese dhe me pasoja tepër të ënda, të paparashikuara për financat e shtetit dhe pasurinë publike, kërkoj një analizë të thellë për çdo institucion më vete. Gjithashtu i kërkoj që kjo situatë kërkon një nxjerrje përgjegjësie për dëme të tilla financiare, sidomos në rastet e humbjes në proceset e arbitrazhit, mund të përbëjnë elementet e një vepre penale dhe personat përgjegjës do të duhet të vihen përpara një përgjegjësie për veprimet apo mosveprimet e tyre, të cilat kanë sjellë dëme të rënda ndaj interesave financiare të shtetit. Edi Rama pra është njoftuar me shkrim. Qartësisht i është vënë në dispozicion i gjithë materiali i Avokaturës së Shtetit, ku rreziku i tmerrshëm për financat publike shqiptare ishte evident. Un e kam quajtur atë një tërmet financiar që po vjen. Megjithatë nga kryeministri në atë kohë dhe më pas nuk pati të

nderuar qytetarë qoftë edhe një mbledhje të vetme pune. Nuk pati një shkresë të vetme, një reflektim të vetëm për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të procedurave të zgjidhjes së tyre. Por përkundrazi, marrëzia shtetërore ka vazhduar edhe më tej. Edi Rama ka besuar dhe beson se ashtu sikurse ka kapur drejtësinë shqiptare, do të kapte dhe drejtësinë evropiane dhe atë botërore. Pandehte dhe ka iluzione e ëndrra sikur

sot ë ishte vetë prokuror i çështjeve, vetë gjykatës i tyre dhe ai që i jepet përfundimin e gjithçkaje. Ky iluzion i marrë i këtij kryeministri të marrë, pra merr sot një tjetër përgjigje shumë të hidhur për shqiptarët, ku të gjithë janë kapluar nga dëshpërimi që për shkak të këtij kryeministri peng të interesave klienteliste të oligarkëve të tij, është gati të shkatërrojë gjithçka ë t’i krijojë dëme financiare të frikshme financave të shtetit

dhe xhepit të çdo shqiptari. Kjo letër pra, ua kujtoj edhe njëherazi është një provë e një dëshmi që kryeministri me vullnet nuk ka vepruar. Pra mos veprimi i tij ka qenë një favorizim i hapur për interesat e errëta që ai ka pasur e për të cilat Prokuroria shqiptare duhet t’i zbardhë duke filluar njëherazi një hetim të menjëhershëm për elementë të shpërdorimit të detyrës, me dëme kolosale në financat e shtetit, me të akuzuar kryesorë Edi Ramën , i cili ka qenë qartësisht i informuar për situatën. Sigurisht që kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, që është zgjidhja politike. Sepse të gjithë ju e kuptoni, që duke pasur një kryeministër të tillë i cili nuk shqetësohet fare për atë që i ndodh financave të shtetit dhe tronditjes financiare që ai lë pas, sigurisht që ky është një njeri që i sjell dëme në mënyrë të përditshme Shqipërisë. Qytetarë të jeni të bindur, ky lajm i hidhur nuk është i fundit. E kam paralajmëruar ne atë kohë si ministër, e kam paralajmëruar edhe më pas në cilësinë e një anëtari të opozitës dhe një deputeti të Parlamentit. Dhe duhet të dini që kryeministri i vendit tuaj, kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur gishtin. Pra gjithçka që opozita po bën me përkushtim, të gjithë qytetarët po bëjnë me përkushtim në protesta e tyre, është për të shpëtuar Shqipërinë nga pasojat e tmerrshme shoqërore dhe mbi të gjitha nga një tërmet financiar i cili dha nëpërmjet kësaj çështjeje shenjën e parë shumë të rëndë të një krisjeje, e cila për fat të keq bie e gjitha në kurrizin e shqiptarëve”, deklaroi dje ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

ARBITRAZHI I JEP 140 MILIONË EURO BIZNESMENIT ITALIAN, ISH-DEPUTETI I LSI-SË DENONCON ME ZË E FIGURË ARROGANCËN QEVERITARE Ish-deputeti i Lëvizjes Socialilste për Integrim Përparim Spahiu publikon me zë e figurë arrogancën e mazhorancës qeverisëse lidhur trajtimin e çështjes së arbitrazhit me biznesmenin italian, Francesco Beccheti, i cili si pronar i televizionit “Agon Channel” paditi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut qeverinë shqiptare, një padi kjo nga e cila ai do të përfitojë rreth 140 milionë euro nga shteti shqiptar tashmë. Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shfaqet duke ngritur këtë shqetësim të tij lidhur me arbitrazhin në fjalë në një mbledhje të dy viteve më parë të Komisionit të Ekonomisë, ku dëgjohen si ish-kryetari i Komisionit, sot Zëvendëskryeministër i vendit, Erjon Braçe, si dhe ish-ministri i asaj kohe i Financave Arben Ahmetaj, të cilët e përbuzin me arrogancë këtë çështje. Por që fatkeqësisht për shqiptarët, duket se koha i dha të drejtë ish-anëtarit të LSI-

“Beccheti”, Spahiu: Çështja u përbuz me arrogancë nga Zëvendëskryeministri i sotëm

së në Komisionin e Ekonomisë, Përparim Spahiu. “Shikoni reagimin ekstremisht arrogant të ish-Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, sot Zëvendëkryeministër. Ja ku jemi sot, ajo që LSI-ja paralajmëroi përpara dy vitesh, po ndodh. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian. Vetëm një fjali, “Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses”, e shkruar nga Rama, na kushton 110 milion euro. Mendo sa ka shkruar, thënë e bërë Ai në 6 vite. Mjerë ne....!!!”, thotë Spahiu teksa publikon dhe video-denoncimin e shqetësimit të tij. Debati në videon e publikuar nga ish-deputeti i LSI-së në Komisionin e Ekonomisë Përparim Spahiu: A rrezikojmë ne të humbasë mbi 2 milardë euro në arbitrazh dhe a është parashikuar kjo në buxhetin e 2018-ës, 2019ës? Apo në buxhetin e katër viteve të ardhshme, apo 20 viteve të ardhshme?

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Erjon Braçe: Z. Spahiu, që t’ju pyes drejtpërdrejtë: a keni ju hallin e Agion Channel? Se nuk po ju kuptoj... Përparim Spahiu: Unë kam hallin e ... Erjon Braçe: Aaa, hallin e Agon Channel paskeni ju... Po thuajeni drejt, o vlla është çështja e Agon Channel që qarkullojnë zëra se po humbim 2 miliardë euro, në rregull: Urdhëro zoti Ministër, përgjigju! Përparim Spahiu: Po them nëse 3 P-të (PPP) nuk hyjnë në borxhin publik, sepse të humbasësh 2 miliardë euro hyhet pastaj në borxhin publik të shtetit. Erjon Braçe: Po patjetër. E kuptova ku e paskeni shqetësimin... Përparim Spahiu: Po! Kam shqetësimin e Agon Channel, po! Erjon Braçe: E kuptova drejtë, urdhëro

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

fol z.ministër! Shyqyr që e pranove! Doli dhe çështja që ishte! Arben Ahmetaj: Nëse i referoheni çështjeve në proces, atëherë .... Përparim Spahiu: Kam parasysh që nuk di asnjë çështje, por po them që kam shqetësim nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ka një shqetësim nga mediat dje. Nëse ju nuk i lexoni, janë shumë shqiptarë që i lexojnë dhe ti sqarojmë këto gjëra. Sepse 2 miliardë euro, është e frikshme si faturë. Pra, nuk do të dimë se ku do të futemi edhe ne, sepse janë shumë. Dhe ndaj them se kjo është shumë shqetësuese dhe nuk e di se pse po bëni të gjithë naivin këtu që nuk është shqetësues ky lajm. Për mua personalisht është, bëhet fjalë që 2 miliardë euro t’i humbasim në arbitrazh!

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 17 MAJ 2019

Zoti Rama! Thirri arsyes dhe Edit të dikurshëm, që ishte shpuzë elektorale dhe motiv, dikur. Mos u mbaj mend si Rama i zgjedhjeve pa opozitën dhe që përsëriti vitin e keq 1997!

Oligarkë! Jepini leje Ramës të dorëhiqet!

Arsyeja përse nuk ikën nga kryeministër nuk është kontrata që ka ai me votuesit dhe socialistët, siç thotë në konferencat për mediat. As Kushtetuta, pasi vetë e ka shkelur në vitin 2007 kur kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Socialistët janë ata që Edi Rama i ka pyetur më pak se këdo tjetër për mënyrën sesi po qeveris. Mjafton të shihni kabinetin qeveritar, grupin parlamentar dhe drejtorët që kontrollojnë gjithë shtetin e në asnjë vend nuk janë socialistët e vërtetë dhe të majtët, por një grup i ri që njihen si Rilindas. Këta të fundit nuk kanë lidhje as më të majtën dhe as më PS, janë vetëm interesaxhinjtë e radhës që i janë ngjitur pushtetit për përfitimet dhe lidhjet me një grup në PS, por jo me socialistët. Ata që ishin dje me Berishën janë bashkuar me Ramën dhe po thithin miliardat e buxhetit Edi Rama është i vetëdijshëm se e ka çuar vendin në krizën më të rëndë politike të 29 viteve të fundit, përjashtuar vitin 1997, kur situata ishte në luftë civile. Rama është i vetëdijshëm se në një moment tjetër do të kishte ikur me kohë duke shtensionur situatën, por edhe duke dalë si lideri kompromiseve dhe njeriu që nuk e djeg shtetin për hir të pushtetit. Edi Rama ose ajo pjesa e tij që ka mbetur nga intelektuali i dikurshëm e di se sot po sillet njëlloj si Sali Berisha dhe Fatos Nano, të cilët dikur, i pari në vitin 96-97 dhe i dyti në vitet 2004-2005, e çuan vendin në buzë të greminës. Berisha në destabilitet kurse Nano në korrupsion. Ndërsa, njeriu që i ka kritikuar edhe Berishën, edhe Nanon po bën si të dy bashkë pra ka rritur varfërinë, ka prova sipas opozitës se bashkëpunon me krimin e organizuar dhe bandat e drogës duke blerë zgjedhjet, po shton korrupsionin qeveritar dhe nuk pranon të ulet për të gjetur zgjidhje me opozitën. Përveç atyre të Berishës dhe Nanos, kryeministri po shkon drejt zgjedhjeve pa opozitën. Të paktën këtë nuk e kanë bërë Berisha dhe Nano. Edi Rama duhet të vendosë nëse do mbahet mend si kryeministri që zhvilloi zgjedhje në demokraci pa opozitën, si dikur Ramiz Alia në vitin 1991. Por realisht ka një arsye të fortë që Edi Ramën e pengon të bëj hapin e madh që do shpëtonte atë dhe vendin. Kjo arsye nuk është Kushtetuta, për të cilën Rama thotë se gjasme

nuk e lejon kryeministrin të lërë pushtetin, të shtyjë zgjedhjet e të zgjidhë krizën politike. Edi Rama ka kërkuar në vitin 2007 shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe ish-kryeministri Berisha ia pranoi kërkesën. Po atëherë a nuk u shkel kushtetuta? Apo më mirë që u shkel, por eliminuan përplasjen civile mes popullit opozitar dhe atij pro Berishës? Natyrisht me mirë se njerëzit nuk u vranë me njeri tjetrin. Në opozitë dhe në pushtet, Edi Rama si politikan ka treguar se Kushtetua për atë është dokumenti më i pa rëndësishëm i shtetit. E tregoi këtë në vitin 2008, kur brenda pak orësh, u ul me Berishën dhe ndryshoi gjithë themelet e funksionimit të demokracisë, duke nisur nga kompetencat e Presidentit, sistemin elektoral të listave të mbyllura dhe deri te kthimi i republikës parlamentare në një republikë kryeministrore. E tregoi edhe në majin e vitit 2017, fiks dy vite më parë mesnatën e 17 majit, kur shfrytëzoi momentin e dobët të opozitës së Lulzim Bashës dhe brenda natës ndryshoi Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, madje edhe ligjin për financimin e televizioneve kryesore private. Në 6 vite qeverisje Gjykata Kushtetuese, aq kohë sa ishte në fuqi dhe presidentët i kanë kthyer pas ligje dhe reforma që e rendisin Edi Ramën te atentatorët më të mëdhenj të Kushtetutës. Ndaj sjellja si “dashnor” i Kushtetutës nuk i shkon politikanit Edi Rama që

e ka shkelur më shumë se kushdo tjetër ligjin themeltar të shtetit. Arsyeja përse nuk ikën nga kryeministër nuk është as kontrata që ka ai me votuesit dhe socialistët, siç thotë në konferencat për mediat. Socialistët janë ata që Edi Rama i ka pyetur më pak se këdo tjetër për mënyrën sesi po qeverisë. Mjafton të shihni kabinetin qeveritar, grupin parlamentar dhe drejtorët që kontrollojnë gjithë shtetin, në asnjë vend nuk duken socialistët e vërtetë dhe të majtët, por një grup i ri që njihen si Rilindas. Këta të fundit nuk kanë lidhje as më të majtën dhe as më PS, janë vetëm interesaxhinjtë e radhës që i janë ngjitur pushtet për përfitimet dhe lidhjet me një grup në PS, por jo me socialistët. Atëherë kush e pengon Edi Ramën që të largohet duke shpëtuar veten, PS dhe shtetin? Përgjigjen e di vetëm një grup i vogël njerëzish, jo më shumë se 10 persona, që realisht kanë marrë në dorë me anë të Edi Ramës ekonominë, financat dhe gjithë strukturën e shtetit. Janë ata që në zhargonin medatik quhen oligarkë apo biznesmenë të mëdhenj, por në fakt janë dhe politikanët në hije që pushteti ekonomik dhe lidhjet me kryeministrin u japin të drejtë të bëjnë biznes për fatin e një qeverie dhe shtetit. Janë ata që kanë aftësinë të marrin tendera, të rrjepin kur dhe si të duan buxhetin e shtetit, të shkarkojnë me SMS një ministër, të emërojnë drejtorë, të zgjedhin deputetë, të përcaktojnë

fatin e zgjedhjeve, madje siç treguan këto muaj, edhe të shpikin një opozitë të re, nëse u duhet. Pushteti ekonomik dhe mediatik që Edi Rama u ka dhënë me të dy duart ka krijuar sot situatën me absurde në vend. Edhe nëse Edi Rama për një moment mendon të largohet dhe të heq sikletin e një përplasje civile që do ketë firmën dhe emrin e tij, janë këta njerëz që nuk e lënë të ikë kaq lehtë. Nuk e lënë, jo sepse duan Ramën, ata kanë treguar se i “duan” njëlloj gjithë kryeministrat, por nuk e lënë sepse me Edi Ramën i kanë pazaret ende në mes. Janë shumë tendera që kanë mbetur rrugëve pa u mbyllur. Janë shumë koncesione që duhen marrë nga zyra e kryeministrit dhe Edi Rama ende u duhet. Dhe këto muaj për ata është momenti më ideal për të punuar, sepse sa më shumë është e rrezikuar qeveria, aq më shumë ministrat dhe qeveria lëshojnë dorën me koncesione. Është një marrëdhënie e çuditshme kjo e këtij grupi oligarkësh me kryeministrin që adhuron koncesonionet si model ekonomik. Që Edi Rama të zgjidhë krizën aktuale duhet më parë oligarkët t’i japin leje të largohet, por atyre iu duhet se ka akoma firma në favor të tyre. Zoti Rama! Thirri arsyes dhe Edit të dikurshëm, që ishte shpuzë elektorale dhe motiv, dikur. Mos u mbaj mend si Rama i zgjedhjeve pa opozitën dhe që përsëriti vitin e keq 1997! Qamil Xhani


POLITIKE

4 E premte, 17 MAJ 2019

Kryetarja së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi për “Zërin e Amerikës”: Dënoj dhunën e individëve ndaj policisë dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve

Monika Kryemadhi: Protestat duhet të vazhdojnë K

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se protestat kundër qeverisë “Rama” do të vazhdojnë. Ajo ka dënuar dhunën e disa individëve ndaj policisë, por edhe dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Zonja Kryemadhi, opozita mori masën ekstreme atë të djegies së mandateve për shkak të keqqeverisjes dhe për shkak të vjedhjes së votës. Në 10 vitet e fundit, me përjashtim të 2 viteve të fundit, partia juaj ka qenë në pushtet me Partinë Demokratike dhe me Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e kaluara, për të cilat ju thoni se janë vjedhur votat, PD dhe LSI kanë qenë bashkëorganizatore të atij procesi zgjedhor. Pra, përse duhet tju besojnë qytetarët se përparësia juaj janë interesat e tyre dhe jo interesi për pushtet? Në fakt kjo është një pyetje që ne tashmë e kemi kaluar në Shqipëri. Por në institucionet të ndërkombëtarëve ekziston ideja që LSI ka qenë katër vjet në qeverisje me Partinë Demokratike dhe katër vjet me Partinë Socialiste. Vërtet që LSI ka qenë një parti politike që ka krijuar stabilitet dhe u ka krijuar shqiptarëve garancinë e funksionimit të institucioneve. Duke pasur parasysh katër vjeçarin me Partinë Demokratike do tju kujtoja liberalizimin e vizave që patën shqiptarët. Në 2010 shqiptarët fituan të drejtën që të lëvizin të lirë në Bashkimin Europian dhe i dhanë fund njëherë e përgjithmonë jo vetëm rradhëve të gjata dhe sfilitëse

nëpër dyert e ambasadave, por i dhanë fund edhe trafikut të vizave. Më pas erdhëm në procese të tjera të cilat kishim të bënim me procesin e integrimit europian dhe 2013-a ishte koalicioni natyral i PS me LSI, ku LSI një parti e qendrës së majtë ishte në koalicion me një parti të majtë. Por vijmë në zgjedhjet e 2017-ës, ku prej Nëntorit dhe Dhjetorit të 2016, z.Rama i ka kërkuar LSI-së koalicion, ku ndërkohë ne nuk kemi pranuar. Sepse disa herë prej LSI-së është denoncuar kanabizimi i vendit dhe përdorimi i grupeve kriminale. Zgjedhjet e 2017-ës kanë qenë kulmi. Ne nuk themi që janë vjedhur, ne themi që janë përdorur paratë e krimit të organizuar për të blerë votat, për të intimiduar dhe për të shkatërruar të gjithë procesin zgjedhor. Ajo çka është më e rëndësishme, është që falë Zërit të Amerikës, ne sot kemi një dosje, ku është dosja 339, e cila është nga dosjet më të rrezikshme dhe ka rreth dy vjet, e cila nuk po hetohet dhe nuk ka asnjë person të hetuar. Tani vijmë te procesi i djegies së mandateve. Djegia e mandateve është vërtet një proces shumë ekstrem dhe është një veprim shumë ekstrem e cila e detyroi opozitën duke e vendosur në cep, ju i thoni në Amerikë “Bejzboll Kushtetues”. Çdo të thotë

“Bejzboll Kushtetues”? Njerëz populistë si Edi Rama vijnë në pushtet nëpërmjet votës së lirë, kapin mazhorancën në parlament, më pas kërkojnë të kapin institucione të tjera dhe i kapin më pas hap pas hapi nëpërmjet votave në Parlament dhe për të ardhur për të kapur sistemin e Drejtësisë, i cili nuk mund të merret me votë, sepse sistemi i drejtësisë është diçka jashtë politikës dhe duhet të jetë i pavarur, vjen me të ashtuquajturën Reformë. Shqiptarët dhe LSI, që ka pasur një rol të jashtëzakonshëm për Reformën në Drejtësi që u votua për herë të parë me 140 vota. Dhe në emrin e të ashtuquajturës Reformë, sot Edi Rama ka kapur dhe po tenton të kapë në maksimum Reformën në Drejtësi. Çfarë do të thotë “Reformë në Drejtësi”? Mungesa e Gjykatës Kushtetuese për dy vjet, ja ka hequr të drejtën opozitës për tu ankimuar, mungesa e gjykatës

Kushtetuese ja ka hequr të drejtën opozitës për të ngritur zërin e saj, kemi ligjin për teatrin, kemi ligjin për pronat, kemi ligjin për pasuritë, të cilat Edi Rama kërkon tua grabisi shqiptarëve dhe këto janë denoncuar. Çdo të thotë që nuk janë vjedhur votat, por janë përdorur paratë e krimit? Vjedhja vjen kur unë kam marr votën tënde dhe ta kaloj në emrin tim, ndërsa më e rrezikshmja që është e tmerrshme është që unë e kërcënoj Menadën nëpërmjet parave që vijnë prej krimit të organizuar. Pse nuk e thatë këtë gjë në 2017-ën? Sepse ne nuk e dinim, dhe këtë radhë falë “Zërit të Amerikës” ne kemi këtë informacion, sepse janë përgjime që i ka Prokuroria e Shtetit, duke pasur parasysh që grupi i Avdylajve mbahej gjithë kohën nën vëzhgim për shkak të shkak të angazhimit të tyre në krimin e organizuar. Për hir të së vërtetës para disa ditësh, znj. Marku dha një intervistë për një televizion kombëtar ku tha se prokurorët heqin dorë për vazhdimin e kësaj dosje. Pra prokurorët largohen për hetimin e Dosjes 339 dhe Dosja 339 ka ngel pezull. Po e njëjta gjë është dhe dosja e “Unazës së Re”, për të cilën është një nga rastet më skandaloze sesi mund të falsifikohet firma e sekretarit të shtetit te Delaëare, për të grabitur 20 milion euro për një rrugë, e cila ekziston. Unë nuk kam parë në asnjë vend të botës që 1 km rrugë kushton 20 milion euro, për një rrugë të bërë, nuk po flasim për rrugë

apo tunele, të cilat mund të jenë shumë shumë të vështira. Problemet e Shqipërisë nuk janë krijuar sot. Të gjitha palët politike kanë dorë te problemet që janë krijuar? Të gjitha palët politike janë shkaktare dhe e gjithë klasa politike është shkaktare për këtë situatë, duke përfshirë dhe unë veten time, pavarësisht se nuk kam pasur asnjëherë asnjë gjë në dorë, por angazhimi im në politikë që për hir të së vërtetës, interesave politike apo partiake, të gjithë politikanët kemi mbyllur sytë disa herë, kemi mbyllur gojën për shkak të disa benefiteve politikë. Unë mendoj që sot në radhë të parë, të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë nga pushteti i tyre. Nëse Shqipëria ka nevojë për një pakt kombëtar, për një pakt kombëtar që tju garantojë atyre hapjen e negociatave, sepse ky është një nga problemet më kryesorë që kemi ne sot. Ne flasim për korrupsion faktikisht, por nuk flasim për një rrezikshmëri shumë të madhe që po i vjen Shqipërisë, ajo që është ngelja e Shqipërisë jashtë gjithë projektit të zgjerimit të BE-së. Nëse Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me Maqedoninë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe nëse Shqipëria do të mbetet në grupin e fundit me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, të mos harrojmë do të thotë të varësh mëlçitë në qafë ujkut. Do të thotë që Shqipërinë ta lësh nën influencën ruse. Dhe mos harrojmë që Shqipëria është një nga shtetet në Ballkan, që kurrë nuk e ka pranuar influ(Fijon në faqen 5)


POLITIKE VIZITA NË SHBA

5 E premte, 17 MAJ 2019

Kryemadhi takon Nancy Pelosin: Dua të përfitoj nga përvoja e saj për ta bërë Shqipërinë më të fortë

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara. Në vazhdën e vizitës zyrtare, dje, ajo ka zhvilluar një takim me Nancy Pelosin, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka njoftuar se bisedoi me znj. Pelosi për marrëdhënien e Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera, Krye-

madhi shprehet se “kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”. “Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetarja Pelosi

është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”,- shkruan Monika Kryemadhi.

ropian përpara Kroacisë. Kroacia sot është anëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plotë, ndërsa ne po zvarritemi e po zvarritemi duke shkuar në një rrugë pa fund, dhe pa drejtimin e duhur. Si ka mundësi që opozita nuk po mbështetet nga ndërkombëtarët? Djegia e mandateve ka qenë një veprim ekstrem. Protestat duhet të vazhdojnë dhe jo vetëm që duhet të vazhdojnë. Unë mendoj që aktet e dhunës nuk është se e favorizojnë opozitën, aktet e dhunës i japin rolin e viktimës Edi Ramës. Aktet e dhunës krijojnë imazhin të një dhune të paprecedentë, sepse këtu në këtë rast viktima nuk është Edi Rama. Në këtë rast viktimat janë shqiptarët, të cilët janë më të varfër Në këtë rast viktimat janë shqiptarët, të cilët janë më të varfër, të cilët janë më të plakur sepse fëmijët e tyre po ikin dhe nuk po kthehen. Ju e besoj e keni parë fotografinë e tmerrshme në dyert e ambasadës Gjermane se si me qindra të rinj rrinë në radhë për të marrë vizë pune, për të ikur dhe për të mos u kthyer më dhe kjo është një nga prob-

lemet më të mëdha që ka sot Shqipëria, largimi i të rinjve, i brezit më aktiv. Gjëja tjetër që doja të thosha është se nëse opozita nuk do të dilte në rrugë, nëse opozita nuk do të digjte mandatet, populli nuk do ta besonte politikën, pse? Sepse në 30 vjet tranzicion ne i kemi zhgënjyer shqiptarët dhe për këtë ne sot duhet ta paguajmë, duhet ta paguajmë të gjithë duke filluar nga unë e para dhe duke përfunduar tek politikani më i thjeshtë, pse e them atë? E them sepse duhet të marrin përgjegjësi, sepse kemi shumë kusure për të larë përpara. Znj. Kryemadhi në Kosovë dhe në vendin tuaj ambasada Amerikane po përdor mosdhënien e vizave si një masë ndëshkimore për zyrtarë të korruptuar. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptar që i janë refuzuar vizat, është prekur LSIja nga kjo? Nuk di të kem ndonjë informacion, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ambasadën Amerikane për çdo politikanë të korruptuar dhe për pjesëtarët e

LSI-së që është pjesë e kësaj liste dhe mendoj që është një nga gjërat më të mira, ne e kërkuam dhe Vetting-un në politikë, ku ne si LSI kemi ngritur komisione Vetting-ut brenda në parti, mendoj që politika shqiptare duhet të pastrohet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët e çdo kandidati. Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë? Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim. Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

SHENIM

E vërteta e vizës së Petrit Vasilit në SHBA “Zëri i Amerikës”, në një intervistë me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme shtroi pyetjen hipotetike dhe të pakonfrimuar, nëse Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Koha Jonë” ka siguruar dokumentin që vërteton se Petrit Vasilit jo vetëm nuk i është refuzuar viza, por pak muaj më parë ka udhëtuar normalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotoja më poshtë e pasaportës së Petrit Vasilit konfirmon udhëtimin e tij në SHHBA dhe marrjen e vizës amerikane.

(Fijon nga faqja 4)

encën ruse. Dy herë ka dështuar Rusia për të hyrë në Shqipëri. Në vitet 70-të dhe tashmë, sepse vetë populli shqiptar, qoftë Kosova, qoftë Shqipëria janë popujt më proamerikan, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Dhe ne nuk duhet ta lëmë në asnjë mënyrë, për shkak të konflikteve dhe ambicieve tona politike. Po sa e ndihmon situata sot? Sa e ndihmojnë bombat me molotovë, për shkak të kapsollave të hedhura, ndaj institucioneve? Unë dua të bëj një deklaratë këtu nga studiot e “Zërit të Amerikës”. Sigurisht që dënoj çdo lloj dhune dhe çdo lloj agresioni të

kujtdo individi, qoftë ndaj policisë, por edhe të policisë ndaj protestuesve. Qëllimi i LSI nuk është të pushtojë godinat. Nuk janë problem godinat e Shqipërisë, nuk janë problem policët e Shqipërisë, nuk janë problem as punonjësit e administratës. Sot është problem fenomeni, i cili ka kapur shtetin. Qëllimi i LSI është të pushtojë zemrat e shqiptarëve, të rikthejë shqiptarët në Shqipëri dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ajo që është sot një nga problemet kryesore, që kemi ne sot, është që ne duhet të mbyllim njëherë e përgjithmonë tranzicionin. Jemi i vetmi vend që vazhdojmë në tranzicion. Kemi filluar procesin e integrimit eu-


POLITIKE

6

E premte, 17 MAJ 2019

Vendi po shkon në përplasje? Përgjigjet kreu i Qeverisë: 80 përqind e shqiptarëve nuk e do një gjë të tillë

P

ër të folur për protestën e opozitës dhe kërkesat e tyre, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Kreu i qeverisë foli për krizën politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se 4 muajsh, ku opozita duke refuzuar dialogun me Kryeministrin, kërkon largimin e tij nga detyra, si e vetmja mundësi për të nisur negociatat për daljen nga kjo krizë përmes krijimit të një qeverie teknike, e cila do të ketë mandat deri në organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu për një përplasje të mundshme mes palëve, Rama e përjashtoi një mundësi të tillë, duke referuar të dhënat e disa sondazheve pa adresë, të cilat siç tha kreu i Qeverisë, rezulton se 80 përqind e shqiptarëve nuk do që vendi të shkojë në një përplasje mes palëve. Përgjimet për votat Kriza politike është në kulmin e saj, ndërsa opozita thotë se nuk do të lejojë zgjedhjet lokale pa largimin e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në Opinion, tha se akuzat e dala nga përgjimet nuk nxjerrin konkluzione për vjedhje votash nga qeveria. “Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, ka përgjime të dala që në dijeninë time ka një hetim për sekretin hetimor. Këto përgjime të dala janë në shkelje të sekretit hetimor. Unë nuk jam përgjegjës për hetimet, pyesin prokurorët. Asnjë gazetar e asnjë media nuk kanë detyrë të mbajnë sekrete, por nga prokuroria ka përgjegjës, ata që i kanë nxjerrë. Në bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione”, theksoi Rama. Duke vijuar të komentonte për dosjen 339, Rama shtoi se nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes. “Këtë e di nga deklarata zyrtare. Pyetja është a mundet dot një vend të pushtohet nga këto sallatë fjalësh. Nuk mundet kurrë që një opozitë ti thotë qeverisë ti duhet të ikësh nga këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërrasë asnjë prokuror, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë kaq. Asnjëherë nuk kam dalë dhe të kem folur në mënyrë të tillë që të kem influencuar. Nuk merrem fare me këto, nuk është puna ime. Detyra imë është të bëjë punën time, detyrë e ngarkuar me Kushtetutë. Kjo është një detyrë e një pushteti tjetër, që nuk është ekzekutiv. Nëse ju më thoni që përdorimi nga ana e opozitës me numra, 397, 222 dhe nxjerrja nëpër portale dhe nëpër media që ky i tha ky kështu dhe nxjerrja e këtyre kjo tregon se opozita nuk ka asnjë argument. Fakti që kemi 10 minuta, keni thirru këtu kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkërisht flasim mbi një histori

Rama: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen! Nuk ka qeveri transitore

të stërmadhuar me propagandë të përditshme dhe ju bini pre e një propagande ku gjërat janë shumë të thjeshta. Nëse e marrim të mirëqenë, që unë se marr të mirëqenë, kjo çështje nuk ka asnjë lidhje fare me marrëdhëniet e qeverisë me opozitën. Nëse opozita e ka këtë shqetësim, jepen prova, nëse për prova të pakundërshtueshme tregohen këto muhabete me copa…” theksoi më tej Rama “Zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen” Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen. Ai tha se data e zgjedhjeve është në bazë të kushtetutës dhe nuk është vendosur prej tij. Sipas tij

opozita nuk merr pjesë në zgjedhje se nuk ka ofertë dhe ka frikë nga humbja. “30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje. Se opozita ka një pikëpamje për përgjimet, për unazë është në të drejtën e vetë. Por opozita dhe qeveria nuk mundet dot që këndvështrimin e vetë ta kthejë në një imponim. Ik ti ose s’ka zgjedhje, kjo nuk mund të ndodhi. Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjnë në zgjedhje hajde ta diskutojmë. Këto zgjedhje janë të lira për të gjithë,

kush do futet kush do nuk futet. Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike. Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet”, u shpreh kryeministri Edi Rama. “Nuk ka qeveri transitore” Edi Rama hodhi poshtë idenë për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe futjen e vendit në zgjedhjeve të përkohshme, pas krijimit të qeverisë tranzitore. Në “Opinion” ai tha se ka marrë detyrën për të vazhduar deri në 2021. “Kush jam unë, që unë bëkam anulim loje dhe ne po futkemi dhe njëherë nga e para. Kur e kemi bërë, se ne ju zgjodhët kush do vijë në qeveri kush do rrijë në opozitë. Janë disa që po na thonë, që jemi të çmendemi dhe jemi gati të hidhemi në herë. Nuk ka shans, sepse nuk jemi tek fusha e vogël në Surrel ku iu lë dhe ndonjë gol, jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze. Nuk është për të ruajtur postin e kryeministrit, karrigia, posti i km nuk është i imi. Nuk është e drejtë që postin e kryeministrit ta përdor si plaçkë, është fytyrë e këtyre këtu që kanë vendosur të bëjë unë detyrën e kryeministrit”, tha kryeministri Edi Rama. Dialog me opozitën Hapësirë për dialog dhe për bisedime ka, tha kryeministri

Edi Rama, duke pohuar se është gati për dialog me opozitën, por sipas tij mbi Kushtetutën nuk kalohet. Ajo se çfarë ofronte Rama mbeti e pashpjeguar por theksoi se protestat e opozitës janë të dhunshme. “Këtë filmin “ik se nuk flasim” e kam parë. Dhe ju e mbani mend shumë mirë, që unë gjatë gjithë kohës kam insistuar që nuk do iki unë, nuk do lëvizë askush dhe zgjedhjet nuk do shtyhen. Vijmë tani këtu. Por më thoni ju mua, ku jemi ne në shkelje me interesin kombëtar, me kushtetutën ku jemi ne në shkelje me marrëdhëniet me qytetarët. Ata janë në shkelje të interesit kombëtar, ajo që bëjnë është në shkelje të interesit kombëtar. Janë në shkelje të kushtetutës, janë në shkelje me qytetarët që i kanë votuar, mund ti marrësh në qafë duke i lënë të flenë në çimento. Hapësirë për dialog dhe për bisedime ka dhe kur palët luftojnë në fushën e luftës kur luftojnë me mitraloza e raketa. Këtu nuk jemi në protestë, jemi në sulm të institucioneve. Mlotovi është armë luftarake, që hidhen mbi trupat e policisë mbi policinë”, tha Rama. Duke iu kujtuarn protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, kryeministri Rama tha se kishte konfrontim, por jo shishe molotov. “Unë jam shumë krenar, që sot ka ardhur dita që bëhet legjendë Sahit Dollapi për tre godite me shkop, jam shumë krenar po të trhem. Jemi në një standard ku tre shkopinj gome bëjnë debat të madh, që themi se ato sekonda ishin të gabuara”, u shpreh kreu i Qeverisë, Edi Rama.

KRYEMINISTRI REAGON PËR AKUZAT E TË PËRDITSHMES GJERMANE: NUK KAM ÇFARË TI THEM!

E

përditshmja “Bild” botoi një shkrim të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, që sipas tyre përfshihet në dosjen 184 të përgjimeve. Por çfarë mendon kryeministri Edi Rama për këtë akuzë, ai e tha mbrëmjen djeshme në emisionin “Opinion”. “Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Çollaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama. Ai tha se i ka tërhequr vëmendjen deputetes së PS Blerina Gjylameti, e cila një ditë më pas doli me një deklaratë zyrtare nga selia e PS ku thoshte se shkrimi ishte sajesë dhe i sponsorizuar nga opozita.

Shkrimi në BILD, Rama shet deputeten simpatike: Blerina doli pa dijeninë time

Rama tha se Gjylameti nuk ka dalë me urdhër partie në deklaratë kundër Bild. “Për dijeninë tënde dhe Blerinës i kam tërhequr vëmendjen për këtë gjë. I kam thënë nuk është faji i ‘Bild’, i është referuar këtyre dyve. Unë jam njeri që dal për zot fjalëve të mia. Kur them

që kazani i Shqipërisë jehon deri tek Zëri i Amerikës… Unë nuk i them të gjitha ato që di por kur flas nuk gënjej. I kam tërhequr vërejtje. Nuk ka dalë me dijeninë time. Nuk e bëj unë këtë punë. Nuk ka dalë me urdhër partie. S’ka urdhra partie për të dalë”, tha kreu

i qeverisë. “Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’”, shkruan Bild. Edhe për këtë kryeministri kishte një përgjigje! “Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”, tha kryeministri Edi Rama.


POLITIKE

7

E premte, 17 MAJ 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Ne nuk do t’i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij, që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën

N

dërkohë që pritet që mazhoranca të reflektojë për situatën në të cilën e ka futur vendin, nga radhët e drejtuesve të Partisë Socialiste vijnë mesazhe force që tregojnë për tensionim të mëtejshëm të situatës. Numri dy i selisë rozë, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca do të shkojë në zgjedhje më 30 qershor pa opozitën dhe kjo datë nuk ndryshon. Kreu i grupit parlamentar të PS-së shkoi edhe më tej në reagimin e tij teksa deklaroi se 30 qershorin nuk e luan as topi. Balla e cilësoi opozitën, që proteston prej muajsh për qeveri tranzitore dhe për zgjedhje normale, si një grup huliganësh që do të përballen me ligjin. “Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Dhuna në protestat e opozitës urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, deklaroi dje përfaqësuesi i lartë i PS-së. Sipas Ballës, ky është një fakt i panegociueshëm me askënd se Kushtetuta nuk është llastik. “Zgjedhjet do të bëhen në qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Ne nuk do t’i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij, që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për të ardhmen e Shqipërisë. Më 29 maj, në orën 12:30 gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Evropian për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet më 25 maj nga huliganët”, ka thënë Balla. Në këtë linjë, një ditë më parë, deputeti Ulsi

Edi Rama po çon vendin drejt përplasjes. Balla: 30 qershorin nuk e luan topi!

Manja propozoi dhe nisjen e antimitingjeve kundër protestave të opozitës. Duke i cilësuar tubimet e opozitës si demonstrata dhune, Manja tha se ka ardhur koha që PS të organizojë tubime masive, ku të thërrasë njerëzit në mitingje paqësore për t’u distancuar nga opozita. “PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët. Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës. Marrëzia e protestave po i pengon

qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë. Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, deklaroi dy ditë më parë deputeti socialist Ulsi Manja. Protestat që kërkon deputeti i PS-së dhe të tjerë pas tij, në fakt nuk janë tubime paqësore, por anti-mitingje të qeverisë, të cilat do të shërbejnë për të “treguar muskujt” kundër opozitës. Projekte të tilla për anti-mitingje, si dhe deklarata

si ato të Taulant Ballës i cili flet për të shkuar drejt zgjedhjeve pa opozitën, me çdo çmim, do ta tensionojë edhe më tej situatën politike në ditët në vijim. Në fakt, thirrje të tilla nga mazhoranca, që pritet të jetë më e matur dhe ofruese e negociatave, hedhin më shumë benzinë në zjarrin e protestave dhe e çojnë vendin drejt përplasjes. Opozita ka deklaruar se më 30 qershor nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve duke dhënë argumentet politike dhe teknike. Politike, sepse me një qeveri që akuzohet për vjedhje të votave dhe korrupsion nuk mund të flitet më për procese normale. Ndërsa argumentet teknike që i bëjnë të pamundura zgjedhjet lidhen që skadimin e 1 milionë karta identiteti të votuesve dhe deri te shkelja e të gjitha ligjeve për mbajtjen e zgjedhjeve normale. Kur flitet për retorikë dhune nga ana e opozitës, nuk duhet harruar se dhe nga mazhoranca ka kohë që përdoret gjuha e kërcënimeve dhe presioneve të cubave dhe jo politikanëve. Në këtë krizë, kur nuk ka asnjë shans që 30 qershori të jetë ditë normale zgjedhjesh, të deklarosh se këtë proces të njëanshëm “nuk e luan as topi”, është papërgjegjshmëri politike dhe çuarje e vendit me vetëdije drejt konfliktit.

INTERVISTA

Blendi Fevziu: Zoti Rama, po fut popullin në luftë, ndaj shtyji zgjedhjet!

Këtë të enjte kryeministri Rama te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut është vendosur nën pyetjet akuzë të drejtuesit të emisionit Fevziu dhe gazetarëve Andi Bejtja, Andi Tela, Mentor Kikia dhe Mirela Milorit në lidhje me mosshtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Kryeministri Rama tha se nuk pranon të shtyjë zgjedhjet, ndonëse në vitin 2006 ishte pikërisht Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PSsë dhe kryebashkiakut që kërkoi asokohe për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Fevziu i nxori nga arkiva se ç’kishte thënë si dhe pohimin e ishkryeministrit Berisha që pranoi shtyrjen e zgjedhjeve, dhe u shtynë realisht. Blendi Fevziu insistoi kundrejt Kryeministrit Rama se ai po e çon popullin në luftë me datë 30 qershor. Ndaj duhet të gjeni mënyrë për ta shpëtuar vendin nga përplasja civile.Por përgjigja e kryeministrit ishte se nuk pranon ti shtyjë zgjedhjet.

PROTESTAT/ MINISTRJA PËR PARLAMENTIN: KJO QË PO NDODH NUK DËMTON QEVERINË, POR SHQIPËRINË

N

ga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh e vendosur në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, datë e përcaktuar, siç tha ajo, nga Presidenti i Republikës. Një përgjigje Spiropali kishte edhe për zërat e një marrëveshjeje të mundshme mes dy aktorëve kryesorë politik në vend, Kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha. “Zgjedhjet do të ndodhin në 30 qershor, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, sepse ne duam t’i japim Shqipërisë një fytyrë kushtetuese, ligjore, të drejtë ku të gjithë të besojnë që politika nuk është çështje pazari, shantazhi, as dhune. Të jeni të sigurt se nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin apo bishtat e tjerë që i kanë dalë

Spiropali: Zgjedhjet do mbahen me 30 qershor, s’ka pakt me Bashën

para Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Zgjedhjet do të ndodhin në 30 qershor, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i

Republikës” u shpreh Spiropali. Ndër të tjera ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, u ndal edhe tek

protestat e opozitës. “Drejtuesit e ngjarjeve me molotov janë të njëjtët që drejtuan armët ndaj protestuesve të pafajshëm, ku u vranë 4 qytetarë, u plagosën rëndë 6 të tjerë dhe dhjetëra të tjerë me plagë më të lehta”. Në total kishte 570 fishekë ose mund të kishim 570 viktima potenciale të urdhëruara nga ai që ishte Kryeministër dhe mëkëmbësit e tij. Edhe kur janë në pushtet edhe kur janë në opozitë ata kanë vetëm flakën, gurin, apo molotovin si alternative. Kjo që po ndodh nuk dëmton qeverinë por Shqipërinë, demokratë e socialistë pa dallim. Këta nuk e kanë për gjë të ndezin flakën

në fytyrën e Shqipërisë dhe të përkthejnë deklaratat e tyre qesharake duke i nisur rrugëve të Holandës, Berlinit etj, aq sa edhe mbështetësit tanë habiten se si ish-kryeministra shkruajnë dhe flasin kundër vendit të tyre”, vijoi më tej Spiropali. Gjithashtu Spiropali iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Basha, për përfshirje në dosjen e drogës së Xibrakës. “Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dynjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider”, u shpreh Elisa Spiropali.


POLITIKE MINISTRJA E TRNSPORTEVE

N

jë ditë pas lajmit mbi koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thëne se për momentin nuk është vendosur niveli i tarifës që do të aplikohet, por gjithsesi një nga kushtet kryesore që do të ketë qeveria gjatë negocimit të kontratës do të jetë përshkallëzimi i saj, në varësi të kalimeve. Gjithashtu, Balluku ritheksoi faktin se në vjeshtë do të jetë nënshkruar kontrata, ndërkohë që nisja e aplikimit të taksës do të bëhet pas realizimit të punimeve si dhe krijimit të një rruge alternative, pa pagesë. “Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente

I

8

E premte, 17 MAJ 2019

Pagesa për Tiranë-Durrës, Balluku rikonfirmon: Në vjeshtë kontrata për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku. E pyetur nëse është në fuqi oferta e grupit indian, ministrja është shprehur se nuk është e rëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi një gjë e tillë do të ndodhë pas realizimit të projektit. Më tej, ministrja ka sqaruar dhe mënyrën

si do të bëhen pagesat, duke thënë se gjithçka do të bëhet në varësi të rrugës që do të përshkruajë çdo automjet. “Janë dy të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion

rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Ish-deputeti i Durrësit: Edi Rama po grabit shqiptarët me ritëm të shfrenuar. Babëzia e tij, si arterosklerozë që bllokon qarkullimin e gjakut të ekonomisë së shqiptarëve

sh-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e taksës së qarkullimit që është parashikuar të vendoset vjeshtë edhe për autostradën Tiranë-Durrës. Përmes një qëndrimi të mbajtur në faqen e tijn zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi shprehet se bandat me “maska” koncensionari të Ramës do të dalin edhe në autostradën Tiranë – Durrës, ku siç thotë Bylykbashi, Rama do të taksojë çdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierak, vlonjat, gjirokastrite, e këdo tjetër që përdor autostradën Durrës-Tiranë për të shkuar për punë, hall, qejf, marrëdhënie familjare apo miqësie në Tiranë dhe anasjelltas. Po ashtu, Bylykbashi shprehet se këtë taksë do ta paguajë edhe çdo tiranas që ka punë, që ‎do të vijë për një drekë familjare apo një fundjavë në bregdet. Dhe duke marrë shkas nga ky vendim i Qeverisë “Rama”, i përsëritur edhe dje nga ministrja Balluku, Bylykbashi i fton shqiptarët në protestën e 25 majit, pasi siç thotë ai me këtë vendim, tanimë çdo shqiptar ka edhe një arsye më shumë dhe të fortë për të kundërshtuar dhe larguar sa më këtë qeveri bandash që mendon se si ti vjedhë qytetarët e vet. “Bandat me “maska” koncensionari të Ramës do të dalin edhe në autostradën Tiranë – Durrës‎. Rama do të taksojë çdo durrsak, ‎kavajas, lushnjar, fierak,

Bylykbashi: Në vjeshtë “maskat” bllokojnë autostradën Durrës-Tiranë

vlonjat, gjirokastrite, e këdo tjetër që përdor autostradën Durrës-Tiranë për të shkuar për punë, hall, qejf, marrëdhënie familjare, apo miqësie në Tiranë. Taksë

do të paguajë çdo tiranas që ka punë, që ‎do të vijë për një drekë familjare, apo një fundjavë në bregdet. Taksë, taksë, taksë për çdokënd! Taksat do t’i marrë miku

oligark që ofron llokmën më të madhe dhe që do ta ketë më mirë në atë moment me Edi Ramën. Babëzia e tij është bërë si arterosklerozë që bllokon qarkullimin e gjakut të ekonomisë së shqiptarëve. Edi Rama po grabit shqiptarët me ritëm të shfrenuar. Paraardhësit e tij në 1945 i grabitën pronat e shqiptarëve me grykën e pushkës. Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncensioni që të mos guxosh t’ua marrësh, përndryshe të padisin në gjykatat që po mbushin me militantët e tyre pasi kapën reformën në drejtësi. Dhe gjyqtarët do t’i kthejnë nderin e emërimit, duke ia mbrojtur interesat e fëlliqura. Këtij grabitqari po i vjen fundi me shpejtësi. Ndaj deri sa të shporret, do të përpiqet të grabisë në ikje e sipër çdo pronë e pasuri te shqiptarëve. Me 25 maj gjithkush ka së paku një arsye të madhe për të ‎protestuar për shporrjen e çetës së kusarëve që ka uzurpuar pushtetin e shqiptarëve”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi.

Ish-deputeti Hasa: Koncensioni i rrugës është paracaktuar për t’i dhënë ndërtuesit të stadiumit . Do ta zhbëjmë!

Taksë për kalimin në Tiranë–Durrës, PD: Rama e Balluku po grabisin qindra milionë euro

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa në një deklaratë për mediat tha se qeveria ka vendosur që të ketë taksë prej 2.5 euro për këdo që kalon me makinë në autostradën Tiranë – Durrës, duke thënë se kjo është tjetër grabitje e qeverisë së Ramës. Hasa u shpreh se Rama në bashkëpunim me ministren Balluku po vjedhin shqiptarët, ndërsa shtoi se kur PD të vijë në pushtet, taksa do të hiqet. “Pak ditë më parë Partia Demokratike paralajmëroi shqiptarët se qeveria në ikje e Edi Ramës ka nisur të zbatojë projektin urgjent të grabitjeve të reja të shqiptarëve me moton “të kapim ç’të kapim”. Një nga këto grabitje është dhënia me koncesion e autostradës Tiranë - Durrës, për kalimin në të cilën shqiptarët nga veriu në jug do të paguajnë nga

2.5 - 5 euro. Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën. Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë - Durrës dhe bërjen e saj me pagesë është i paracaktuar nga qeveria e

Edi Ramës, njësoj si vendimi korruptiv për autostradën Durrës - Kukës. 6 muaj më parë Ministria e Transporteve pranoi publikisht se bërja e rrugës me pagesë është propozim i një kompanie indiane, prapa së cilës qëndron ndërtuesi i stadiumit kombëtar, i përzgjedhur pa garë nga Edi Rama. Për autostradën Tiranë - Durrës qeveria ka shpenzuar 3 vitet e fundit të paktën 4 milionë euro për veshjen me palma, për ndërrimin e tyre me pisha, për arnimin e gropave dhe për projektimin e zgjerimit. Këto para po hidhen në kosh, sepse Edi Rama dhe Belinda

Balluku kërkojnë të grabisin me qindra milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Partia Demokratike u bën thirrje kompanive të mos marrin pjesë në këtë aferë që vjedh shqiptarët, sepse me ardhjen tonë në drejtimin e vendit ky koncesion korruptiv do të anulohet. Askush nuk mund të zhvasë më qytetarët, me qëllimin që të pasurohet për vete. Në qeverisjen e Partisë Demokratike autostrada Tiranë - Durrës do të mbetet një rrugë kalimi pa pagesë. Modernizimi i saj është plotësisht i mundur me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas vetë projektit të qeverisë,

zgjerimi i autostradës kushton rreth 250 milionë euro, ndërkohë që, aktualisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur që të paguajë 3 inceneratorë me 178 milionë euro, ndërsa shqiptarëve kërkon t’ua bëjë rrugën me pagesë. Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës për largimin e Edi Ramës dhe hapjen e mundësisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë, nuk do të mendojë për pasurimin e kryeministrit dhe klientëve të tij, por për mirëqenien e qytetarëve të vet”, deklaroi ishdeputeti demokrat Endri Hasa.


POLITIKE

9

E premte, 17 MAJ 2019

ANËTARI I KRYESISË SË PD PARALAJMËRON: PËR DËMIN 110 MILIONË EURO KRYEMINISTRI FUTET NË BURG

Marrëveshje politike me Bashën, Gjata: Rama hap këto parulla nga frika K

reu Departamentit të Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaron se protestat e opozitës nuk po prishin imazhin e vendit siç po pretendohet nga përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse. Në një interviostë për “Neës 24”, Gjata theksoi se Edi Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit, si e vetmja rrugë për të rinisur dialogu mes palëve politike. I pyetur se a ka një marrëveshje nga palët politike, anëtari i Kryesisë së PD-së tha se këto parulla shpalosen nga kryeministri Edi Rama për shkak të frikës, por shtoi se këto hamendësime janë të pavërteta. “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të gjejë një punë tjetër. Imazhin e Shqipërisë e prishin demonstratat apo shkrimi i gazetës gjermane BILD. Kush po e prish imazhin. Ne po punojmë për të shkatërruar këtë kokë të keqe. Genocid ekonomik. Këto po shkatërrojnë vendin dhe kombit. Ne kërkojmë çlirimin e ekonomisë. Gjatë vite ishte qeverie e mbrapshtë e Ramës. Ne po kërkojmë ta çlirojmë vendin. Një trekëndësh sot qeveris vendin: oligarkë-krim-qeveri. Ne po kërkojmë që t’i heqim dhe ti pastrojmë

këto. Tani janë deputetë, që do të vinte dita se do plaste do vinte. Djegia e mandateve ishte veprimi i duhur dhe u vu opozita në krye të protestave. Ne po organizojmë lëvizjen dhe po e menaxhojmë kundër qeverisë. Dialog me kryeministrin e krimit nuk ka, dhe ulemi në dialog me PS-në vetëm pas largimit të tij. Siç mori pushteti komunist gjithçka me vete, edhe Rama do të marrë gjithçka me vete. Për dëmin 110 milionë euro kryeministri futet në burg. Uroj që mos të jetë i vërtetë lajmi. Nuk jam as polic kufiri dhe nuk e di. Edhe Zoti Basha është në Angli. Nuk di që të ketë marrëveshje, por ne dimë që ka vetëm një zë. Edi Rama i hap këto parulla. Asnjë marrëveshje nuk ka, por Rama i hap këto nga frika. Aksioni i radhës është me 25 maj dhe nuk ka ndalim. Goditja e Dollapit ishte një akt terrorist. Më keq do të jetë protesta e opozitës me 25 maj. Mund të ketë edhe ndonjë provokim, ka edhe ndonjë operacional, ka ndonjë polic. Protestat këto kanë. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka dhe kjo histori është e mbyllur këtu”, deklaroi dje prerazi, anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata.

Reagon ashpër ish-Kryeministri Sali Berisha: Paralajmërim serioz! Edvini po çon vendin drejt konfliktit civil

“Off Guardian”: Kryeministri shqiptar çon vendin drejt konfliktit civil! I

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shkrimin e Dr. Ana K Scheer, e cila teksa bënte një përshkrim të detajuar të gjendjes ku ndodhet Shqipëria shtronte edhe pyetjen e mëposhtme se “A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?”. Sipas Berishës, ky qëndrim i autores së shkrimit të publikuar në “OFF Guardian” është një paralajmërim serioz për vendin dhe për kryeministrin, Edi Rama. “Paralajmërim tejet serioz nga Off Guardian: Dr Ana K Scheer shkruan: “Edvini po çon vendin drejt konfliktit civil!””, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar në rrjetet sociale edhe shkrimin e plotë të publikuar dje në “Off Guardian”. Shkrimi i Off Guardian Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë janë ndeshur së fundmi me policinë e shtetit në Tiranë. Tubimi rezultoi me dhjetëra protestues të plagosur, shumë arrestime dhe përdorimin e pakontrolluar të gazit nga policia në afërsi të banesave dhe apartamenteve duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e protestuesve dhe banorëve të Tiranës. Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për manipulime dhe mashtrim zgjedhor. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Mediat botërore dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar në shumë raste qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet, Shqipëria ka qenë parajsa e kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke arritur një të ardhur prej pesë deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBBsë së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha instancat e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi të mëtejshme, ka

ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numër të madh. Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Ramës ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në krah të djathtë të Kryeministrit. Ndërkohë që Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar në një dështim të plotë. Kohët e fundit, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që vjen nga udhëheqës të tillë ballkanikë, të cilët në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë dhe se Evropa duhet të bashkëpunojnë vetëm me partnerë të besueshëm. Politika e jashtme e Edi Rama, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar

shumë shqetësime për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për rihartimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz. Në punët e tij të brendshme Rama po shfaqet si një monark i mesjetës. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, as parlament të ligjshëm, dhe ai ka arritur të sigurojë sundim të plotë dhe uzurpim në pushtetin gjyqësor dhe atë legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e kriminelëve në detyrat e larta shtetërore është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuan mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe le të lejojë një qeveri tranzitore që të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të ardhshme më 30 qershor 2019. Rama duket se po luan rolin e tij duke qenë i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve pavarësisht refuzimit nga

opozita për të marrë pjesë. Ky veprim i tij do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund ta çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe vetë jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçia e barutit” e Evropës, nuk ka nevojë për shumë për të shpërthyer. Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket se është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm Shqipërinë dhe shqiptarët, për të parandaluar një luftë civile dhe humbje të jetës, por edhe për të shpëtuar të gjithë rajonin. Është turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu të vetëm mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?


AKTUALITET

Q

10

E premte, 17 MAJ 2019

Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur që zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë

everia shqiptare ka marrë një tjetër vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur që zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25-vjeç. Nga ky vendim i fundit i qeverisë çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, i kursehen 1.6 milionë lekë në vit pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor. Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve. Diabeti cilësohet sëmundja e heshtur por që po merr përmasa të një pandemie globale. 46% e të sëmurëve në vendin tonë nuk e dinë që kanë diabet por e kuptojnë nga komplikacionet e tjera që shkakton ai. Nëse konsiderohej si sëmundja e moshës, sot diabeti po prek të rinjtë dhe fëmijët për shkak të kequshyerjes, obezitetit dhe mungesës së aktivitetit fizik. Krahas rrezikut për jetën, diabeti ka kosto të larta financiare, ku vetëm për kontrollin e sheqerit në gjak, duhen kryer mesatarisht 4 deri 5 matje në ditë por për diabetikët deri në moshën 25-vjeç fishat do të jenë falas. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon për vendimin për zgjerimin e përfituesve.

Manastirliu: Fishat e matjes së sheqerit falas deri në moshën 25-vjeç NEVOJA “Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve”.

120 MIJË LEKË

“Rreth 120 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë një familje për fishat për të bërë matjet e glicemisë për fëmijët e tyre. Në total, në vit kursehen rreth 1.6 mln lekë dhe me këtë mbështetje qeveria garanton edhe ata të cilët vuajnë nga diabeti të kenë një ecuri më të mirë”,shprehet ministrja Manastirliu. Marrja e fishave për kontrollin e sheqerit do të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve. “Një herë

SITUATA

Maturantët duan degë që ofrojnë punë

Numri i të diplomuarve në Arsimin e Lartë shënoi një rënie me 3% në vitin 2018. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, programet me numrin më të lartë të të diplomuarve rezultuan Ekonomia dhe Juridiku, duke zënë 28% të totalit. Gjimnazistët shprehen se do të zgjidhnin programe studimi që sipas tyre ofrojnë më shumë mundësi për punësim. Ka edhe nga ata të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë shtetit. Referuar statistikave të INSTAT-it, interesi është rritur në fushën e shëndetësisë, teknologjisë së informacionit si dhe në atë të shërbimeve, gjë që vihet re edhe nga numri i lartë i regjistrimeve në këto programe.

në 6 muaj paraqiten, marrin fishat falas sipas kalkulimit që bëhet nëpërmjet mjekut të familjes dhe përfitojnë falas pikërisht fishat për matjen e glicemisë kjo kategori nga mosha 0-25 vjeç”,-shpjegon ministrja e Shëndetësisë. Përgjatë një viti, për të sëmurët me diabet nevojiten rreth 870 mijë fisha për matjen e sheqerit në gjak. Ndërsa pas një dekade parashikohet një rritje e numrit të dibetikëve në

gjithë botën. Mjekët bëjnë apel për zbulimin e hershëm të tij dhe për një jetë të shëndetshme. Nuk duhet të harrojmë që kemi rreth 15 për qind të popullatës që është me prediabet. Pra, persona të cilët ende nuk plotësojnë kriteret për diabet, por që po nuk ndryshuan mënyrën e tyre të jetesës, brenda 5 deri në 10 vitet e ardhshme, gjysma e tyre do të kthehen në diabetikë. Mosha e fillimit të diabetit 2 po ulet në

“Rreth 120 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë një familje për fishat për të bërë matjet e glicemisë për fëmijët e tyre. Në total, në vit kursehen rreth 1.6 mln lekë dhe me këtë mbështetje qeveria garanton edhe ata të cilët vuajnë nga diabeti të kenë një ecuri më të mirë”. mënyrë drastike. Sot diabeti tip dy po fillon që nga mosha 30-35 vjeç, ka edhe fëmijë 10 vjeç me këtë diabet, sepse sot në Shqipëri kemi fëmijë obezë

RAPORTI

Gratë shqiptare më të dhunuarat

N

ë Shqipëri 31% e grave dhe vajzave deklaron se është ndeshur me një nga format e dhunës në 12 muajt e fundit, ku autorë janë partnerët. Studimi i OSBE-së mbi dhunën ndaj grave, ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse. Shqipëria mban rekorde të njëpasnjëshme negative, si në drejtim të dhunës ndaj gruas, perceptimit të dhunës, apo edhe në drejtim të tolerimit të saj. Studimi është kryer për 8 vende të Europës jug-lindore. Shqipëria rezulton me normën më të lartë mes 8 vendeve të analizuara, ku përfshihen të gjitha shtetet e rajonit, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë. Situata duket edhe më tronditëse, kur bëhet fjalë për perceptimin e njerëzve, pasi 88% e shqiptarëve mendojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave, si nga partnerët, të afërmit apo të panjohurit, është shumë e shpeshtë në vendin tonë. Kjo sërish është norma më e lartë

mes shteteve të analizuara. 22% e grave dhe vajzave të anketuara kanë pranuar se po pësojnë dhunë ekonomike nga partneri i tyre. Ai nuk ju jep para dhe ju kufizon shpenzimet. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të rajonit.Gjysma deklarojnë se partneri i tyre shfaq sjellje kontrolluese, pra i dhunon psikologjikisht. Një tjetër e dhënë alarmante, është ajo që tregon se

thuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se dhuna në familje është një çështje private dhe se duhet zgjidhur privatisht. Kjo vjen nga fakti se kanë turp që këtë problem ta bëjnë publik, po dhe për shkak se nuk kanë besim tek institucionet. Dhunuesit edhe kur femrat ndahen prej tyre i përndjekin, janë jo pak por 13% e grave dhe vajzave që nuk gjejnë rehat nga partnerët dhunues.


FORUM

11

E premte, 17 MAJ 2019

Jo marrëveshje pa ndëshkim të së Keqes…

ANALIZË Nga Kastriot Islami

O

pozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër… Kjo nuk do të mjaftonte për të nxjerrë vendin nga humnera ku gjendet… apo ndaluar rrukullisjen e saj më thellë..Që vendi të futet në rrugën e normalitetit dhe të mos zhytet më thellë apo të rikthehet përsëri në të njëjtën trajektore vdekje ku e futit Rilindja, duhet NDËSHKIM. Duhet të ndëshkohet blerja e votave me paratë e korrupsionit dhe kërcënimi i votuesve me kriminelët në pushtet.Duhet të ndëshkohet të gjithë rastet e Kapjes së Shtetit nga Edi Rama dhe kupola e qeverisë së tij dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e politikanëve oligarkë, të biznesmenëve oligarkë dhe të gjithë manjatëve të medias oligarkë…Duhet të ndëshkohen të gjitha rastet e lidhjës së qeverisë Rama me kriminelët dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vëna përmes aferave kriminale… Duhet të ndëshkohen të gjithë rastet e lidhjes së qeverisë Rama me trafikanët e familjet mafioze dhe

të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vendosura nga politikanët e lidhur me trafikantët dhe të gjithë trafikantëve të lidhur me politikanët e pushtetit qendror e lokal… Thënë më konkretisht:Duhet të ndëshkohet më së pari, ideatori, frymëzuesi, organizatori dhe përfituesi më i madh i kësaj skeme korruptive e kriminale Edi Rama. Nuk mjafton që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, por duhet të ndëshkohet si kryeoligarku, që zotëronte që ditën e parë të uljes në karrigen e kryeministrit 200 milion euro pasuri të paligjshme. Si personi që ka ideuar dhe realizuar lidhjet me krimin dhe ka promovuar kriminelët si deputetë e zyrtarë të lartë. S i organizatori i kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta. Si ideatori dhe orkestruesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve. Si ideatori dhe organizatori i keqpërdorimit të reformës në drejtësi për të vënë nën kontroll gjyqësorin. Si ideatori i nxitjes së emigrimit masiv të shqiptarëve… Si

ANALZIË

Nga Enver Robelli

S

hqiptarët dhe Partia Popullore e Zvicrës (SVP) – kjo nuk është një histori dashurie. “Shqiptarët masakrojnë zviceranët” – me këtë mesazh të shkruar mbi posterë të mëdhenj SVP e pati mbuluar Zvicrën para disa viteve. Dy hajdutë shqiptarë kishin sulmuar me thikë një zviceran dhe kjo ngjarje kriminale mjaftoi që krerët e partisë të stigmatizojnë të gjithë shqiptarët në Zvicër. Drejtësia zvicerane i ka dënuar disa eksponentë të SVP-së për këtë fjalor dhe këtë fushatë diskriminuese. Në revistën “Weltwoche”, të cilën e drejton deputeti i SVP-së, publicisti gjuhëbrisk dhe provokatori, RogerKöppel, shqiptarët vazhdimisht përshkruhen me fjalë fyese, ndërsa gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi futbollistët e Zvicrës me origjinë shqiptare si Xhaka, Behrami e Shaqiri u quajtën “mercenarë nga Ballkani”. Në vitet ’90 kudo në kantonin e Zürichut mund të shihje posterë me mesazhin: “Kosovo-Albaner – NEIN”, jo shqiptarëve të Kosovës. Për çka bëhej fjalë? Autoritetet kishin vendosur t’ia jepnin 100 mijë franga një organizate humanitare, e cila do të përkrahte familjet refugjate shqiptare. SVP ishte kundër dhe këtë kundërshti e shprehte me një fushatë raciste. Kohëve të fundit disa eksponentë të SVP-së duket se po përpiqen t’u tregojnë shqiptarëve se partia e ka ndryshuar kursin ndaj tyre. Deputeti AlfredHeer, i cili nuk i përket krahut militant të partisë, madje shpeshherë është edhe simpatik, është angazhuar në themelimin e Odës Tregtare Kosovë-Zvicër. Ai thotë se ideja ka lindur pasi kishte njohur një shqiptar në Zürich, pronar i një restoranti. Heer ka qejf të kalojë sa më shumë kohë nëpër kafehanet e

njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të destabilitetit të rajonit përmes rolit të tij kryesor në zbatimin e projektit famëkeq Rama-Thaçi-Vuçiç.. E tjerë e tjerë.Duhet po ashtu të ndëshkohen edhe disa nga anëtarët më aktiv të kupolës së ngushtë të Edi Ramës. Këtij gjykimi dhe ndëshkimi nuk duhet ti shpëtojnë DamianGjiknuri, i cili ndër të tjera rezulton në skemën e blerjes korruptive të votave në Dibër e me shumë gjasa edhe në Vlorë. SajmirTahiri i lidhur ngushtë me bandat mafioze. Vangjush Dako, i cili ndër të tjera rezulton i lidhur ngushte me bandat kriminale për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. E shumë të tjerë…Që të realizohet ky ndëshkim kaq masiv e i thellë që ndokujt mund ti duket e pamundur duhet “rivendosur” në shinat e ndershmërisë dhe të normalitet reforma në drejtësi e cila me pak vullnet do të mund të gjeneronte një gjyqësor profesional, me integritet dhe mbi të gjitha të pavarur nga politika dhe që ndëshkon çdo politikan apo ishpolitikan të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Dhe kjo nuk e vështirë të realizohet por nëse nuk

do të realizohet qeverisja e ardhshme nuk do të mund të qëndrojë në këmbë as 3 muaj… Që të realizohet ky ndëshkim, do të duhet që ‘kjo gijotinë ndëshkimi të së keqes” duhet të bjerë pa asnjë hezitim mbi këdo që ka qënë pjesëtar i ndërtimit të modelit të së Keqes. Kujtdo pa dallim. Nuk duhet të kursehet aksush. Duke filluar nga Edi Rama dhe vazhduar me politikanë shumë të lartë të oligarkisë. Biznesmenë “të fuqishëm” të oligarkisë. Manjatë të “fuqishëm” të oligarkisë. Kriminelë dhe banditë, trafikantë dhe mafiozë të lidhur apo në shërbim të politikanëve oligarkë. Nuk duhet që këta personazhe të pranohen në tavolinën për gjetjen e zgjidhjes. Nuk duhet të jetë asnjë prej tyre pjesë e zgjidhjes. Sepse edhe nëse këta personazhe largojnë duart përkohësisht nga pushteti por nuk ndëshkohen dhe nuk ju konfiskohet pasuria e paligjshme shumë shpejt qytetarët do tju kthehen me forcë më të madhe dhe revoltë të shumëfishtë qeveritarëve të “rinj”. Në Shqipëri, që e keqja të mos përsëritet, ajo duhet ndëshkuar. Duhet të marr fund mendimi se një skandal zgjat vetëm tre ditë

dhe ai zëvendësohet nga skandali i radhës.Duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë praktika se ai që vjen në pushtet nuk ndëshkon të keqen që luftoi për të çrrënjosur por sapo ulët në karrigen e qeveritarit e ka mendjen të rruajë ndonjë gjë për vetë për të mos u futur në konflikt me bartësin e së keqes së mëparshme që vazhdon të gëzojë gjithçka kishte realizuar pa iu future asnjë gjemb në këmbë…Shqipëria nuk do të mund të marrë kthesën e nevojshme nëse nuk i jep fund kulturës së PANDËSHKUESHMËRISË… Vendi do të vazhdojë të shtyhet thellë e thellë në greminë dhe/ ose do të boshatiset gjithnjë e më shumë nëse bartësit e së keqes nuk ndëshkohen…Kap përshtypjen se këtë radhë nuk do të funksionojë më zëvendësimi i së keqes më të madhe me të keqen më të vogël…Nëse kjo do të ndodhte, dhe kjo do të kishte shumë mundësi të ndodhte nëse Rama nuk do të ndëshkohet por do të pranohej si pjesë e zgjidhjes qoftë edhe i dorëhequr, atëherë cunami i revoltës qytetare do të ishte i paparashikueshëm. Ose turavrapi i i shqiptarëve për të emigruar do të ishte i pashembullt.

Një dashuri e re e populistëve zviceranë për shqiptarët? Zürichut, sidomos në Kreis 4, në qarkun e katërt të Zürichut, aty ku pulson jeta, aty ku nganjëherë ritmet e natës të kujtojnë ndonjë lagje latinoamerikane, aty ku edhe shqiptarët luajnë një rol – si pronarë restorantesh, para së gjithash. SVP ka qenë e koncentruar kryesisht në dy tema: kundër imigrimit (ardhjes së të huajve) në Zvicër dhe kundër integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian. Në sytë e publicistit RogerKöppel Brukseli është si Stalingradi. Por këto dy tema – të huajt dhe BE – nuk po i tërheqin më votuesit, tani shumë zviceranë interesohen për ruajtjen e ambientit dhe çështjet që lidhen me klimën. Muajve të fundit mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar për mbrojtjen e klimës. SVP nuk shquhet si mbrojtëse e klimës, por si mbrojtëse e shoferëve. Sa më shumë vetura, aq më mirë. Kur ndonjë funksionar i lartë i SVPsë pret në kolonë veturash, shpejt i humb nervat dhe në Twitter akuzon qeverinë, e cila ka lejuar aq shumë të huaj të vijnë në Zvicër. Të huajt janë fajtorë kujdestarë. Në zgjedhjet e mbajtura së fundi në disa kantone SVP ka pësuar disfatë. Partinë e ka përfshirë paniku se mund të pësojë një humbje të madhe edhe në zgjedhjet parlamentare në tetor. Ndonëse themeluesit e Odës Tregtare ZvicërKosovë nga radhët e SVP-së thonë se angazhimi i tyre është tërësisht jopolitik, qasja e re e përzemërt ndaj shqiptarëve mund të jetë edhe kalkulim elektoral. Por kjo nuk është arsye që shqiptarët me shtetësi zvicerane të përkrahin SVP-në për aq kohë sa kjo parti nuk shpreh keqardhje publike për njollosjen e vazhdueshme të tërë komunitetit shqiptar në Zvicër dhe nuk dëshmon se vërtet ka ndryshuar qasjen. Themelimi i Odës Tregtare Zvicër-Kosovë dhe angazhimi i deputetëve të SVP-së është një hap i mirë, por komuniteti dhe biznesmenët shqiptarë në Zvicër duhet të kujdesen që kjo Odë Tregtare të mos ketë vetëm imazhin e një shoqate të dominuar nga SVP. Në ceremoninë e themelimit zyrtar të Odës që u mbajt të mërkurën në një restorant jopretencioz në periferi të Zürichut, mori pjesë ministri i Ekonomisë i Zvicrës, GuyParmelin. Në fjalën e tij ai tha se pa futbollistët shqiptarë Zvicra nuk do të ishte kaq e suksesshme, por as Kosova

pa trajnerin e saj zviceran. Pastaj Parmelin tha se artistët e muzikës nga Kosova janë idhuj për shumë të rinj zviceranë – kjo ishte mbase një ironi therëse e ministrit duke pasur parasysh praninë mediale të një repereje kosovare të dyshuar për mashtrim. Nga bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës e Zvicrës Parmelin s’kishte shumë gjëra për të numëruar. Përmendi se pronarja e Air Prishtina, Lejla Ibrahimi-Sallahu, ka blerë pjesën zvicerane të kompanisë ajrore Germania, ndërsa në Graçanicë një ish-diplomat zviceran ka ndërtuar një hotel dhe se firma Frutomania ka arritur disa suksese në shitjen e lëngjeve. Në vitin 2017 Kosova ka eksportuar në Zvicër mallra në vlerë prej vetëm 27 milionë franga (mobile, materiale plastike, pjesë automjetesh), ndërsa Zvicra ka eksportuar mallra në vlerë prej 40 milionë franga (ilaçe, prodhime bujqësore, makina). Kryetari i shoqatës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Hans-UlrichBigler, i cili është deputet i Partisë Liberale (FDP), tha para të pranishmëve në aktin e themelimit zyrtar të Odës Tregtare Zvicër-Kosovë se ka shumë shanse për zhvillimin e biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Njohuritë e tij mbi kushtet e biznesit në Kosovë ishin mbresëlënëse dhe larg më të mira se ato që u dëgjuan në shumicën e fjalimeve të politikanëve kosovarë. Fjalimet e këtyre të fundit mund të përmblidhen me një fjali: shumë falënderime e patetikë, pak oferta e shifra konkrete. Një përjashtim i vogël ishte fjala e ministrit për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka. Sa i përket delegacionit nga Kosova mund të thuhet vetëm kaq: ka mundur të jetë numerikisht shumë më i vogël. Nga pala kosovare u potencua se Zvicra është ndër investitorët e rëndësishëm në Kosovë pas Gjermanisë dhe Turqisë. Por, kjo është gjysma e së vërtetës. Investimet nga Zvicra nuk kanë të bëjnë gati asgjë me zhvillimin ekonomik, sepse bëhet fjalë për shqiptarë të diasporës që blejnë banesa apo shtëpi në Kosovë. Kështu përkrahet pak sektori i ndërtimtarisë. Me rëndësi jetike për Kosovën janë dërgesat financiare nga diaspora në Zvicër. Këto para harxhohen kryesisht për konsum. Sipas gazetës “NeueZürcherZeitung” (NZZ)

përkundër tatimeve të ulëta për ndërmarrje, interesimi i investitorëve ndaj Kosovës është i vogël. Tregu i vogël, infrastruktura joefikase, burokracia, pasiguria sa i përket furnizimit me energji janë disa nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thekson kjo e përditshme. Duke pasur parasysh papunësinë e madhe (30 për qind, ndërsa në grupmoshën mes 15 dhe 24 vjet 55 për qind, gjë që është shifër alarmante), largimi nga vendi për shumë kosovarë mbetet strategjia më efikase për të përmirësuar gjendjen personale ekonomike. NZZ parashikon se edhe në të ardhmen shumë kosovarë do të jenë të interesuar të mërgojnë në Zvicër, gjë që assesi nuk do t’i pëlqejë një pjese të SVP-së. Oda Tregtare Zvicër-Kosovë mund të ketë shumë punë. Por parakusht për të arritur suksese është profesionalizimi i saj me personel nga pala shqiptare. Tani për tani diçka e tillë nuk është e dukshme. Fatale do të ishte nëse kjo Odë Tregtare shfrytëzohet si karrem për të marrë ndonjë votë nga komuniteti shqiptar. Për komunitetin shqiptar gjithsesi ia vlen që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shikojë edhe nga qendra liberale dhe nga Partia Socialdemokrate, e cila jo vetëm ka luftuar racizmin ndaj shqiptarëve, por edhe ka punuar në krijimin e kushteve për integrimin e shqiptarëve, pa harruar këtu edhe përkrahjen e ministres së dikurshme të Jashtme, MichelineCalmy-Rey, për pavarësinë e Kosovës. Për këtë përkrahje kjo politikane socialdemokrate edhe sot kritikohet nga qarqet e djathta. Në aktin e themelimit të Odës Tregtare ZvicërKosovë mori pjesë edhe deputeti socialdemokrat CédricWermuth, i cili tha: “Kam qenë fillorist kur për shkak të luftës shumë fëmijë nga Kosova erdhën në klasën tonë. Jam rritur me ta, kam lozur futboll me ta, me ta kam pirë birrën e parë. Me këta njerëz e kam kaluar fëmijërinë dhe rininë, ata janë miqtë e mi. Ata kanë qenë përherë dhe janë pjesë e biografisë sime. Sot Kosova dhe njerëzit e saj janë pjesë e identitetit zviceran – dhe e kundërta”. Këto fjalë paraqesin një kontrast të madh ndaj atyre eksponentëve të SVP-së, të cilët edhe futbollistët shqiptarë i quajnë mercenarë dhe gjestin me shqiponjë e shikojnë si provokim.(dp)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 17 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 17 MAJ 2019

Kryebashkiaku i Tiranës shtron Iftar për besimtarët myslimanë me rastin e Ramazanit

Veliaj: Muaj i sakrificës dhe solidaritetit, më shumë dashuri e më pak inate

K

ryetari i Bashkisë së Ti ranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e së mërkurës shtroi iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas, kryebashkiaku Veliaj u uroi besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe falenderoi të gjithë përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman për punën e përditshme që bëjnë së bashku me institucionet sociale të Bashkisë së Tiranës, për një qytet me sa më pak varfëri dhe sa më shumë mirëqenie. “I falenderoj të gjithë imamët që na janë bashkuar sot nga e gjithë Shqipëria, po ashtu edhe myftitë që drejtojnë në situata ndoshta edhe më të vështira se në Tiranë. Fakti që ka këtë frymë solidariteti në të gjitha këto komunitete ju bën nder juve, por na bën edhe ne të ndihemi shumë krenarë për ju. Ju falënderoj me gjithë zemër! Jemi përpjekur sot të bëjmë bashkë jo vetëm ata që drejtojnë komunitetin mysliman në të gjithë territorin e Shqipërisë, vëllezër dhe motra që shërbejnë me shumë përkushtim, por edhe shumë nga kolegët tanë të Bashkisë së Tiranës, administratorët e njësive, anëtarët e Këshillit Bashkiak, dua t’i falënderoj edhe ata që në çdo cep të qytetit, aty ku është një xhami është

vendosur një urim për ta trajtuar si një festë të të gjithëve, ashtu siç bëjmë në fakt edhe për besimet e tjera”, tha Veliaj. Ai theksoi se Ramazani është jo vetëm një muaj i sakrificës, por mbi të gjitha edhe një muaj ku njerëzit duhet të tregojnë më shumë solidaritet. Ndaj, ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës edhe në këtë muaj ka vendosur që të ofrojë darkën e Iftarit për të gjithë ata besimtarë që janë në pamundësi ekonomike. “Ramazani është një periudhë e vitit e mbushur me një dozë të madhe solidariteti. Dua të falenderoj të gjithë kolegët tanë, punonjësit socialë, që bashkë me aktivistët dhe vullnetarët e shumë prej xhamive të Tiranës, bëjnë që në

të gjithë qendrat sociale të ketë bollëk dhe askush të mos ndihet i lënë pas në këto ditë të veçanta”, u shpreh Veliaj. Kreu i bashkisë theksoi se ky muaj i shenjtë është edhe një periudhë reflektimi për këdo dhe për të qenë më miqësor dhe të dashur me njeri-tjetrin. “Ky është një vit që, si çdo vit në Shqipëri, ka edhe dramë, ka edhe dashuri, edhe inate, debate, dhe unë lus Zotin që kjo kohë e Ramazanit të jetë edhe pak ilaç për shoqërinë tonë. E kemi shumë kollaj të shkaktojmë plagë, por e kemi shumë të vështirë të mbyllim plagë, të themi më fal, të themi bravo të qoftë, të themi jam shumë krenar për ty, jam shumë mirënjohës për ty! Në këtë kohë kemi nevojë të reflektojmë pak, të ulim pak gjakrat, t’i vëmë pak fre gjuhës dhe të kuptojmë që në fund të ditës,

Zoti na ka sjellë të përkohshëm dhe jemi në tokë të bëjmë mirë sa të mundemi. Ka shumë gjëra që na bashkojnë, krahasuar me ato që na ndajnë, që s’janë hiçgjë”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për ditën e Bajramit Bashkia e Tiranës do të ofrojë parkimin falas për besimtarët myslimanë, që do të kryejnë faljen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa shprehu besimin se Bajrami i vitit tjetër do t’i gjejë besimtarët e këtij komuniteti me një tempull të ri të besimit të tyre, xhaminë e re të Namazgjasë. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu shprehu falenderimin e tij për darkën e Iftarit të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi

se muaji i Ramazanit duhet t’i shërbejë besimtarëve dhe gjithë shoqërisë për më shumë humanizëm dhe mirësi dhe për t’u larguar nga veset e këqija. “Kam nderin dhe kënaqësinë që sonte ndodhem në këtë darkë iftari të shtruar nga kryetari i bashkisë, natyrisht në muajin e begatë, muajin e mëshirës, muajin e faljes, humanizmin, solidaritetit, por më e rëndësishmja është begatia shpirtërore, kur njerëzit i vënë fre të gjitha veseve të këqija dhe tregojnë me të vërtetë pasqyrën e unitetit, pasqyrën e vëllazërisë tonë kudo që jemi. Edhe njëherë falënderoj kryetarin e bashkisë për këtë darkë Iftari, Zoti ta shpërbleftë dhe të gjithë agjëruesve i uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar”, tha Spahiu.

quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë. Të falenderoj shumë në emër të të gjithë qytetit sepse pavarësisht sa lart fluturon, gjithmonë i ke sytë, veshët, mendjen mbrapa. Faleminderit që na sjell hir në qytetin tonë, sa herë kthehesh këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Mes emocioneve për këtë vlerësim, Papavrami falenderoi kryebashki-

akun Veliaj për nderimin që iu bë. “E ndiej veten krenar dhe të prekur nga ky gjest. Shumë faleminderit”, tha ai. Tedi Papavrami ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogwood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj.

VLERËSIMI

“Medaljen e Mirënjohjes” për violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami

V

iolinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François FredericGuy sollën mjeshtërisht për publikun kryeqytetas në sallën e Qen-

drës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven. Pas koncertit, Papavrami u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Ti-

ranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi talentin e violinistit shqiptar, i cili tashmë është edhe një frymëzim i jashtëzakonshëm për artistët e rinj. “Sa herë vjen në Tiranë, kthimin tënd mijëra njerëz e shohin si një kthim tek rrënjët, si një model frymëzimi”, tha Veliaj. Në emër të qytetarëve të Tiranës, ai i dorëzoi artistit “Medaljen e mirënjohjes” dhe e falenderoi për vëmendjen e vazhdueshme që tregon për vendin e tij. “Si kryetar të jap medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të


SPECIALE

14

E premte, 17 MAJ 2019

MESAZHI

KRYEMINISTRI

Rama: Majori u kthye si hero I prekur përballë trupit të pajetë të majorit, Kryeministri Edi Rama, tha se Klodiani u kthye si hero. “Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s”, tha Rama. Sakrifica e Klodian Tanushit dhe Zarife Hasanajt theksoi kryeministri Ram, na ndihmon

edhe në momentet më të vështira ta dimë se ku ndodhet se sa vlen ana e duhur ana e historisë. “Duke njohur familjet, e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për t’i shërbyer atdheut në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgimi brezash, kultivim i blerave familjare dhe prove e asaj që themi ne shqiptarë: gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodiani, Zarifja dhe shumë të tjerëve që shërbejnë në misionet paqeruajtëse flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë”.

Kryeministri Edi Rama, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbajën fjalim në nder të major

K

rerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e majorit duke ngritur në piedestal vlerat dhe sakrificën sublike të “Dëshmorit të Atdheut”, Klodian Tanushi që humbi jetën gjatë misionit në Letoni. U prehsh në paqe heroi ynë, u prehsh në paqe në Altarin e “Dëshmorëve të Atdheut”, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Kryeministri Edi Rama, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbajën fjalim në nder të majorit Klodian Tanushit. Kryeministri i vendit, Edi Rama është prekur gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së “Dëshmorit të Atdheut”. “Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA-së, si pjesë e NATO-s”. Me zërin që i dridhej dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të majorit, gjenerali Bardhyl Kollçaku, tha se tashmë Forcat e Armatosura do të kenë një arsye më shumë për ta çuar deri në fund misionet e tyre. Presidenti i Republikës, Ilir Meta në homazhet në nder të major, Klodian Tanushit, tha se ikja e tij la dhimbje të madhe. Kreu i Shtetit u përlur për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas majori.

Krerët e Shtetit nderojnë majorin

es lotëve dhe nderimeve shtetërore për “Dëshmorin e Atdheut”, Klodian Tanushin, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shfaq e prekur teksa lexonte fjalimin. Xhaçka zbuloi edhe amanetin e fundit të Tanushit. “Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në homazhet në nder të majorit, Klodian Tanushit, tha se ikja e tij la dhimbje të madhe. Kreu i Shtetit u përlur për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas majori. “Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe. Me mirënjohje e respekt u përula me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”.

FJALIMI

Gjeneral Kollçaku: Lamtumirë vëllai ynë

MINISTRJA

M

Presidenti Meta: Sakrificë sublime

Xhaçka zbulon amanetin e fundit tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën. Majori na la amanetin e fundit “mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë Shqipërisë”. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, “Dëshmori më i ri i Atdheut””, tha Xhaçka.

Gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i ka prekur të gjithë me fjalët e tij për major Tanushin. Ai tha se tashmë Forcat e Armatosura do të kenë një arsye më shumë për ta çuar deri në fund misionet e tyre. Teksa mbajti fjalën dhe me lot në sy para familjes, Kollçaku tha se major Klodian Tanushi i shtoi nderin Shqipërisë nga puna e tij, e cila tashmë do të nderohet nga çdo qytetar i këtij vendi. “Për ditë të tërë ju dhe ne u lutëm dhe me dridhje në zemër, shpresuam për Klodjanin, shpresuam për mrekullinë, kurrë nuk donim ta pranonim. Tani duhet të përcjellim majorin. Komandant, çdo ushtar do të përulet, do të qaj dhe do të mbajë zi. Ne kemi humbur një vëlla nënë armë. Kudo që e thirri, kudo që e kërkonte nevoja dhe kanë aq shumë për të thënë kolegët, për Klodin njeri, për Klodi komandat dhe ushtarak. I heshtur, i bindur i kreu me devotshmëri detyrat për ti dhënë nder Shqipërisë”.


SPECIALE

15

E premte, 17 MAJ 2019

Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, majorit i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni

U

prehsh në paqe heroi ynë, u prehsh në paqe në Altarin e “Dëshmorëve të Atdheut”, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Lot dhe nderime për major Klodian Tanushin. Për të dytën herë në pak ditë, zija pllakosi përsëri ushtrinë shqiptare. Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, major i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Në homazhe morën pjesë familjarë dhe miq të dëshmorit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministra të qeverisë dhe personalitete të tjera politike dhe përfaqësues të ambasadave në vendin tonë. Disa ditë më parë u zhvillua një ceremoni e ngjashme edhe për nëntetaren shqiptare Zarife Hasanaj, e cila gjithashtu humbi jetën në të njëjtin shpërthim mine në kamp Adazi të Letonisë. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, tha kryeminisri Edi Rama, për t’i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe. Me zërin që i dridhej dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të majorit, gjeneral Bardhyl Kollçaku, tha se tashmë Forcat e Armatosura, do të kenë një arsye më shumë për të çuar deri në fund misionet e tyre. Presidenti Ilir Meta, në homazhet në nder të majorit, tha se: “Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme”. Me lotët në sy, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj para familjarëve, ministrja është shprehur se major Tanushi iu ka lënë një boshllëk të madh gjithë familjarëve por edhe kolegëve e vetë ministres. Ndër të tjera, Xhaçka ka zbuluar dhe amanetin e fundit të Tanushit, që është se “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë”. Pas homazheve të zhvilluara në Muzeun Historik Kombëtar ku familjarë, të afërm e miq, kolegë dhe personalitete të larta shtetërore nderuan për herë të fundit majorin Tanushi, kortezhi u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në fillim të ceremonisë së varrimit, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi lexoi vendimin e Ministres së Mbrojtjes që shpall “Dëshmor të Atdheut”, major Klodian Tanushi. Për familjen e majorit,

Lamtumirë major Tanushi! U prehsh në paqe heroi ynë HOMAZHET

Rreshteri që i shpëtoi mines në lot

të afërmit tregojnë se ushtria, ka qenë një traditë. “Ka qenë edhe i ati ushtarak, oficer ka qenë. Ky ka mbaruar shkollën tek Akademia Skënderbe, ka qenë drejtues në repartin e Gërdecit”, tregon Mehmet Çuka, daja i Majorit Klodian Tanushi. Lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre, familjarët e mësuan nga mediat dhe janë në pritje të ardhjes së trupit. Pak para se të varrosej, majorit i është falur namazi i xhenazez, ashtu siç e kërkon feja islame. Për faljen e këtij namazi ka shërbyer myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Pas apelit të fundit për major, Klodian Tanushi, në nder të tij u mbajt një minutë heshtje pranë Varrezave të Dëshmorëve. Më pas flamuri që mbulonte arkivolin e major

Tanushit, është palosur dhe dorëzuar babit të tij. Ky i fundit me lot në sy e ka puthur duke i dhënë nderimin e fundit të birit. Major Klodian Nikolla Tanushi, lindi në Dibër më 31.10.1980 dhe është fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14-vjeç, 11-vjeç dhe 1-vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Gjatë

Një moment prekës ka qenë ardhja e rreshter, Julian Xhevat Kapaj, i cili është i vetmi ushtarak që i shpëtoi shpërthimit të minës në Letoni. Mina që shpërtheu i mori jetën në vend nënteatre Zarife Hasanajt ndërsa plagosi major Klodian Tanushin dhe rreshter Julian Kapaj. Vetë Tanushi nuk mundi tu shpëtonte plagëve të marra ndërsa Kapaj fatmirësisht ka shpëtuar dhe ka arritur të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të kolegut të tij të ndjerë Klodian Tanushi edhe pse me paterica. karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

VARRIMI

“I qoftë dheu i lehtë”, majorit i falet namazi P

ak para se të varrosej, majorit i është falur namazi i xhenazez, ashtu siç e kërkon feja islame. Për faljen e këtij namazi ka shërbyer myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Në fjalën e tij ai tha se major Tanushi na la një amanet që për atdheun jepet edhe jeta. “Majorin tonë, nderin e Shqiperisë dhe shqiptarëve e mori në një muaj i begatë si Ramazani e mori në gjirin e vete. Ajo që na ka lënë amanet komandati është: Atë që pati me të shtrenjtën e dha për më të shenjtën. Jetën që i dha zoti e dha për zotin por edhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Duke u shkëputur nga gjiri i familjes. Qoftë i lehtë dheu që po e përcjellim major Klodianin. Se si një besimtar dhe një qytetar duhet të jetë. Qoftë shembull i ndritur. Ta nderojmë komandat Tanushin”,-ka thënë Ylli Gurra.


AKTUALITET

16

E premte, 17 MAJ 2019

Të shtatë personat akuzohen për akte dhune dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ndërkohë që në total u proceduan nga uniformat blu, janë 22 protestues

N

ë seancën e së enjtes, Gjykata Penale e Tiranës, vendosi që të lërë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pesë protestues e opozitës, ndërsa dy të tjerë janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Këta të fundit, u arrestuan nga Policia e Shtetit për protestënmarshim të 13 majit, aty ku sipas uniformave blu u përdorën sende të forta dhe bomba molotov. Me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” u liruan 5 nga 7 të arrestuarit. Ata janë Arelien Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Në “detyrim paraqitje” janë lënë: Arelien Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Albi Gerba dhe Panajot Miraka, ndërsa në detyrim paraqitje Dritan Kuka dhe Qazim Nazeraj. Sipas ishdeputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Prokuroria po përdoret nga Kryeministri Edi Rama, pasi po shpik prova ndaj të pandehurve. Të shtatë personat akuzohen për akte dhune dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ndërkohë që në total u proceduan nga uniformat blu, 22 protestues, të cilët goditën me sende të forta dhe bombë molotov, Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe atë të Policisë së Shtetit.”Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe

Lirohen 7 protestues, Noka: Rama vijon sagën e përndjekjes politike AKUZA “Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës”. pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë që marrin urdhëra politikë nga Rama dhe sajojnë prova, ta ndalin këtë fenomen

dhe proces. Sepse së shpejti, një ditë drejtësia do të veprojë, opozita mban shënim çdo gjë. Dita e gjykimit për oficerët e policisë që fabrikojnë prova do të vijë, për ata që nuk i shërbejnë shtetit dhe ligjit, por krimit dhe pushtetit. Ata do të japin llogari, sepse të fabrikosh prova është krim”, u shpreh Noka. Dje Policia

arrestoi një person të dyshuar se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta. Ai është M.Q., 40 vjeç, me origjinë nga Tropoja. “Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të

konsiderueshme në institucionet shtetërore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në deklaratën e Policisë.

DHUNA NË PROTESTË

S

ekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi në një lidhje telefonike me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha mbrëmë se është goditur ndër të tjera edhe me plumb plastik në këmbë të majtë. Ai u shpreh se e kanë qëlluar në thuajse çdo pjesë trupi, kurse deklaroi se për asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë qoftë edhe ndaj një polici. “Kam qenë në ushtrimin e detyrës sime si drejtues i tubimit, gjë që ma cakton ligji. Kemi bërë gjithçka që asnjë polic të mos cenohet nga protestuesit. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e forcave të rendit. Ne nuk e kemi luftën me to, ata kanë të njëjtën kauzë si ne.Në atë kohë, unë dëgjoj një vajzë gazetare ishte që tha ‘vdiqa’ dhe e kam marrë dhe gjatë rrugës gjeta një kameraman në gjendje të rëndë. Në atë kohë, jam penguar në mënyrë barbare. Më vonë mësova se polici quhej Arben Bare. Kam vënë kundra-gazin dhe kam dashur të iki. Në atë moment kam dëgjuar policët më kanë ardhur. Në këmbën

Sahit Dollapi: Jam goditur me plumb plastik në këmbën e majtë

e majtë jam goditur me plumb plastik. Në moment jam humbur ekuilibrit. Më tej kanë ardhur shumë policë dhe më kanë

qëlluar nmë mënyrë barbare, edhe pasi jam prezantuar se kush jam.Konkretisht jam goditur në këmbë, në krah ,

kudo, thuajse në çdo pjesë të trupit. Në momentin e parë që jam kapur nga policia, i kam kërkuar që të dërgohem në

spital, por ata nuk mu përgjigjen për këtë kërkesë. Rreth 2 orë e gjysmë kam qëndruar në Drejtorinë e Policisë dhe më vonë jam dërguar në Spitalin e Burgut. Aktualisht nuk kam asnjë urdhër-ndalimi, nuk kam asnjë proces verbal për thyerje ligji, por ishte ndalim i paligjshëm. Më vonë shkova në Spitalin Ushtarak, që dukej si në Kabul, aq shumë kishte prezencë policie atje.Celularin që kam pasur e ka marrë policia dhe nuk më ka rëndë ndërmend me të, për shkak se nuk kam asgjë. Unë kam pasur problem anën shëndetësore. Jam dërguar më vonë për të bërë operacion. Unë ligjërisht do ndjek gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë dhe dua të zbatohet ligji. Dua të qaroj se jam Sekretar Organizativ i PD dhe merrem me organizimin që me cakton Partia Demokratike. Thjesht kam hedhur shishe ujë. Në asnjë moment nuk kam goditur asnjë polic më vete. Nëse më del dikush se kam goditur një polic, atëherë le të ketë ndaj meje çdo lloj mase”, tha Sahit Dollapi.


FORUM

17 E premte, 17 MAJ 2019

Kujtim Gjonaj merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”

50 kinematografi, 50-vjet art Nga Albert Z. Zholi

T

ë mërkurën në datën 15 maj në ambientet e Muzeut His torik Kombëtar, “Mjeshtri i Madh”, Kujtim Gjonaj u nderua nga Shoqata Labëria “Nderi i Kombit” me titullin e lartë “Personalitet i shquar i Labërisë”. Këtë vit Gjonaj mbushi plot 50-vjet mes artit të kinematografisë. Në këtë takim mbresëlënës ku salla ishte tejmbushur merrnin pjesë,pjesëtarë të familjes, miq e shokë, kineastë, aktorë, shkrimtarë, poetë, kritikë letrarë, dashamirës të artit, politikanë etj. Për veprimtarinë e tij u dha një film 20 minuta nën regjinë e kineastit Skënder Jaçe dhe skenaristit Enver Kushi. Aktiviteti u drejtua me profesionalizëm nga e mirënjohura Silvana Braçe. Titullin e lartë z. Kujtim ja dorëzoi Kryetari i Shoqatës Labëria, Prof. Dr. Ago Nezha. Origjina e tij zë fill nga Tepelena, nga Mezhgorani, një vend me tradita të hershme kulturore dhe atdhetare. Në lashtësi Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë. Duke qenë një vendbanim i hershëm, të dhënat arkeologjike flasin se që në shekullin e katërt pas Krishtit u ndërtua një kështjellë, mbi një pikë strategjike që vëzhgonte lehtë kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykën e Këlcyrës, luginën e Drinos dhe kodrat e hapësirës së Mallakastrës. Rreth kështjellës u ndërtuan herë pas here shtëpitë e para që zënë fill në shekullin e pestë e deri në shekullin e nëntë, ku ajo përfshihet në Themën e Nikopojës e më pas në Despotatin e Epirit. Në shekullin e 17-të, Tepelena kishte 250 shtëpi, por gjurmët e pushtuesve osmanë, si kudo në Shqipëri, dominuan për keq edhe në Tepelenë. Në vitin 1789, qytetin e mori në zotërim Ali Pashë Tepelena dhe që nga ky vit njohu një rigjallërim të shpejtë. Qyteti u bë rezidenca e dytë e Pashait të Janinës. Pra Tepelena është një krahinë që shquhet për trimëri, bujari dhe me figura të lavdishme të historisë shqiptare, ku simbol i gjenialitetit historik të kësaj krahine është Ali Pashë Tepelena, me oborrin e tij perandorak dhe trillet e thëna e të pathëna që rrethonte qenien e tij gati-gati të mistershme dhe epokale në historinë e kombit shqiptar. Trima të Ali Pashës, si Xhelil Bregu, I njohur më pas për bëmat e tij, si Çelo Picari, komandant i trupave të Pashait që mbrojtën Tepelenën në vitin 1821. Çelo Picari mori pjesë në vitet që pasuan në kryengritjen mbarë shqiptare të drejtuar nga ai me Tafil Buzin dhe Xelal Gjolekën. Çelo Picari, Tafil Buzi, Tahir Abazi dhe prijës të tjerë shqiptarë besni-

kë të Ali Pashait të Janinës, në mesin e shekullit 19-të, lanë gjurmë të rëndësishme jo vetëm në historinë e krahinës së Tepelenës, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe historira trimërore e krahinës vijon nga brezi në brez për të renditur në piedestal heronj si Selam Salaria apo në historinë moderne shqiptare si Mustafa Matohiti, Abaz Shehu, Asim Zeneli, emri dhe rënia heroike e të cilit lidhet pazgjidhshmërisht me fshatin Mezhgoran, vendlindjen e Kujtim Gjonajt. Mezhgorani ka gjurmime të hershme që nga koha e ilirëve, edhe pse mbeten të pavërtetuara shkencërisht. Vërtetohet ky fakt me një hamendësim të thjeshtë sepse në këtë fshat që është ndër më piktoreskët e krahinës së Tepelenës ndjen frymën dhe erën e paganizmit. Ka tre burime ose tre kroje nga ku njerëzit shuajnë etjen me një ujë të kristaltë që të purifikon qenien dhe që kanë tre emra kuptimplotë. Janë emra me prejardhje shqiptare me kuptim të madh për jetën rituale të fshatit. Ka një krua që quhet kroi I Hënës. Hëna ka hyrë në simbolikën popullore shqiptare si simbol I bukurisë dhe misterit. Edhe vajzën e krahasojnë shpeshherë me hënën sepse në ditë të caktuara ajo del me forma nga më tërheqëset. Një emërtim I kësaj natyre, I këtij fshati që drapëron mes maleve dhe harlisjes natyrore, dhe mori emërtim sllav në shekujt 4-5 të erës sonë, ka një krua tjetër që quhet kroi i Diellës. Dielli simbol i energjisë, ngrohjes, jetës, bukurisë dhe madhështisë së ekzistencës njerëzore. Dhe një emër po aq I hershëm, po aq pagan,dhe i vjetër sa vetë bota dhe lashtësia, është kroi i Erës. Brez pas brezi këto kroje kanë derdhur limfën e jetës në këtë fshat. Dita kur erdhi në jetë Në këtë vend me bukuri natyrore të mahnitshme, me ajrin që të mbush mushkëritë me pastërtinë e tij, me këngën e zogjve dhe ujin që gurgullon burimeve do të vinte në jetë në vjeshtën e vitit 1946, Kujtim Gjonaj. Ishte viti i dytë pas lufte dhe fshati me përpjekje mbinjerëzore po mbyllte plagët. Një pjesë e madhe e burrave të fshatit I qenë përgjigjur kërkesave të kohës për rindërtimin e vendit. Edhe i ati, Qemali, në atë kohë ndodhej në hapjen e rrugës Kukës- Peshkopi, ose si quhej atëherë, rruga e Rinisë, në krye të brigadës vullnetare të Tepelenës dhe për fatin e tij të keq, nuk ishte i pranishëm në lindjen e të birit. Nëntori kish hyrë i sertë atë vit dhe ajo ditë e 13 nëntorit kish gdhirë me shi të rrëmbyeshëm e plot bubullima e vetëtima. Përroi i Solokushes utur-

inte me tërë furinë e vet duke rrëshqitur drejt Vjosës me tërsëllimë. Shtëpia e Gjonajve, pa djemtë në shtëpi, jo vetëm Qemali por edhe Resuli ndodhej larg, priste me ankth, në këtë dite vjeshte të egërsuar, ardhjen e një fëmije. -Do t’ia vëmë emrin Kujtim, për hatër të Qemalit që nuk është i pranishëm në këtë gëzim të madh. Gjysh Ymeri nuk tha asnjë fjalë, vetëm miratoi me kokë. Pse e kujton gjithnjë skenarin e filmit të parë? Përse sa herë I shkon mendja te ai film dokumentar gjoksi i gufon nga emocionet dhe kujtimet I vërshojnë si një përrua i rrëmbyer që zbret me vrull nga shpati i malit? Ishte maj, muaji më I bukur I vitit, kur çelin trëndafilat dhe pemët kanë lulëzuar tërësisht, kur njerëzit lehtësohen nga veshjet e rënda të dimrit, kur gjaku i rinovuar vërshon vrullshëm nëpër rremba, kur vajzat duken më të bukura, a thua se i kanë shpallur konkurs bukurive të natyrës. Në maj çdo gjë lulëzon, lulëzon natyra, njerëzit, zogjtë. Vendosi të shkruante një skenar për një nga shkollat me me emër në Tiranë, për gjimnazin Qemal Stafa. Shkoi disa herë në shkollë. U takua me shumë mësues dhe nxënës. Ishte I pari skenar që shkruante. Dhe si të gjithë ata që shkruajnë u zhyt në botën e krijimit. Mbresat e takimeve të shumta me nxënës e mësues e frymëzuan dhe ato ai I hodhi në letër. Skenarin e pëlqyen dhe menjëherë u krijua grupi i xhirimit. Interesant fakti , ai e kish skenarin e parë. Filmi kaloi mjaft mirë, Gjimnazistët u kënaqën dhe shoqja e tij u bë personazh në film. Dhe ai film që shënoi njohjen e parë serioze të regjizorit u kthye në një nga historitë më të bukura të jetës. Një dashuri e madhe plot trille dhe jetëgjatësi. Një dashuri që I dha jetë krijimit të një familjeje të shëndetshme të historisë shqiptare. Një film, një njohje, një dashuri, një jetë plot kuptim. Kur e caktuan të drejtonte Kinostudion ai institucion krahasohej me një luan të plagosur rëndë në savanën e kohës. Ishte pothuajse në grahmat e fundit. Shkon jo për arsyen se do bënte ndonjë çudi, por për nostalgji. Se Kinostudio që deri në vitin 1990 kishte tetëqind e ca punonjës dhe gjallonte, prodhonte e krijonte vlera tashmë qe bërë një objekt dhunimi dhe grabitjeje. Aty brenda ishte rinia, pjekuria, ishte krijimtaria, debatet, bisedat shoqërore, përplasjet. Aty ishin të gjitha. Ndaj dhe kur i propozon ministrja për tu bërë drejtor i “Alba filmit” menjëherë mendon se kishte paksa brumë të mirë për të bërë diçka të bukur. Për fatin e keq të gjitha zërat binin në humnerë, nuk dëgjohej

asnjë zë, kudo egzistonte veshi I shurdhër. 100 mijë dollarë duhet të financonte shteti për një studio të vogël ku të bëheshin zgjidhjet më praktike të filmit. Në atë kohë u bënë 5 filma dokumentarë, disa filma vizatimorë, dhe disa filma artistikë që ndihmoheshin me aksesorë të dorës së dytë apo të tretë, si filmi i Anagnostit “Gjoleka, biri I Abazit” që u pajis me kostumerinë e nevojshme dhe me rekuizitë të pjesshme. Ndodhi që i erdhën dhe dy producentë ekzekutivë për filmin “Aleksandri i madh” që po përgatitej të xhirohej. Atyre u kishte pëlqyer zona kodrinore pas Vorës, kodrat e buta që ngriheshin valë-valë përmbi fushën e blertë. Zona ishte ende e virgjër, dhe në pranverën e vitit 2004 natyra kishte derdhur gjithë bukuritë e saj në atë zonë. Biseduan gjatë për mundësitë e xhirimit të skenave masive, por kur producentët e huaj kërkuan dyqind kuaj rrace, rekuizitë dhe shumë armatime të kohës , drejtori shtangu. Ç’tu thoshte? Kujt ti kërkonte ndihmë? Në atë periudhë gjithçka në Kinostudio kishte marrë të tatëpjetën. U kërkoi pak ditë kohë për ti kthyer përgjigje. Bisedoi me regjizorë e kolegë të tij. Pyeti dhe në digaster. Për fatin e keq kërkesat binin në vesh të shurdhër dhe Kinostudio vinte gjithnjë duke u degraduar. U kthye përgjigje producentëve të huaj se nuk mund të plotësonte kërkesat e tyre. Filmi u xhirua në një vend fqinj pranë nesh. Humbi një shans i madh. Por për një gjë është krenar, se gjithë ai institucion I madh nuk u arrit të shpërbëhet, por u ruajt si objekt. Dhe këtë e kanë ruajtur gjithë punonjësit e Kinostudios, para dhe pas tij dhe nuk u kthye në shesh ndërtimi. U ndërtuan disa televizione që janë institucione kulture, u ngrit një shkollë kinemaje si shkolla “Marubi”. Nuk ka rëndësi mënyra si u ngrit, me të drejtë apo pa të drejtë. Ka rëndësi që aty është një shkollë filmi që rrezaton kulturë. Në ndërtesën simbol të Kinostudios ndodhet qendra kombëtare e Kinematografisë. Dhe ky institucion është në vendin e tij. Ndërsa pjesën më të madhe e ka marrë Ministria e Kulturës. Mirë do qe të bëhej Muzeu i Filmit. Ndoshta kinematografisë shqiptare i duhet një muze. Mirë ndoshta që u bë dhe Ministri Kulture. Po përse duheshin hequr sim-

bolet e Kinostudios? Përse duhej hequr pllaka dhe data e themelimit të saj, 10 korriku i vitit 1952. Kinostudio “Shqipëria e re” është pjesë e historisë. Dhe historia nuk zhbëhet. Filmi më i dashur Është si të pyesësh një nënë se kë fëmijë do më shumë. Filmat janë të dashur të gjithë. Por në 150 filma që ka ai, patjetër është një grup ku ai ka arritur kulme krijimtarie. Kulme që nuk lidhen vetëm me rezultatin që jep te teleshikuesi, te vlerësimi me çmime por dhe me kënaqësinë që i ka dhënë gjatë kohës që është marrë me këtë film. Do veçonte “Kështjella e këngëve”, “Shembja e idhujve”, “Më e madhja dashuri”. Por nuk diferencon as Ali Pashën as Jeronim de Radën, as Faik Konicën dhe Nënë Terezën. Të katër janë në nivelin maksimal të kënaqësive dhe vlerësimeve. Ndoshta në këtë grup filmash mund të veçojë Ali Pashën. Për të ardhur te filmi “Ëndrra e Çamërisë” që për shumë arsye shënon dhe ai një kulm të bukur në vargmalin e krijimtarisë së tij. Sepse bën fjalë për një dramë të dhimbshme të popullisë çame që është popullsia më e persekutuar pas çifutëve e palestinezëve. Vitet kalojnë dhe kur kujton ngjarjet dhe emocionet që i kanë falur këto filma I rrëzëllen një buzëqeshje e bekuar. Ka patur një qëllim ndaj vetes dhe e ka realizuar. Ka plotësuar kërkesat e tij të brendshme ndaj një historie shqiptare që të mahnit. Ka realizuar udhëtime ndjesore dhe ka dhënë mesazhet e tija artistike në filma historikë të përmasave të mëdha. Pra ka plotësuar kërkesën ndaj vetes dhe pa dyshim dhe detyrën si artist i publiçistikës së filmit. Dhe nëse enumeracioni gjatë viteve ka patur vetëm progresion është i bindur se në çdo film, në çdo kohë, në çdo moment ka qenë një ngacmues dhe dhurues emocionesh të bukura. Filmi është një dashuri e përjetshme, që të mbush, që të shkallmon shpirtin me ndjesi nga më të çuditshmet që veç një dashuri tronditëse e marramendëse mund ta dhurojë. Nga ato dashuri që ndodhin vetëm një herë në jetë. Sot ndjehet me fat që është bërë pjesë e kinemasë, e kësaj magjie çudibërëse ku ai hyri aksidentalisht por ku la gjurmë emocionesh dhe bëri emër të respektuar.


POLITIKE

18 E premte, 17 MAJ 2019

Lennon: Askush nuk na i tregon të gjitha, duhet t’i mësojmë vet! “Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshës 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preciz. Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme. Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalite-

Rona Nishliu performon traditën shqiptare në Maqedoninë e Veriut Jazz – këngëtarja Rona Nishliu, muajin e kaluar promovoi albumin e saj më të ri të titulluar “Mindil”, me disa këngë të përpunuara që pasqyrojnë trashëgiminë tonë kulturore. Albumi “Mindil”, për të cilin kuarteti ka punuar dy vjet, përmban gjithsej dhjetë këngë, ndër të cilat janë “Baresha”, “Moj e mira te pojata” dhe “Me lule t’bukra.” Përveç këngëve të folklorit, përfshihen edhe dy këngë të etnive të tjera. “Kasmangjesa”, e cila është këngë e kulturës rome dhe kënga me motive turko-greke, “Opa nina”, që këngëtarja rome, Esma Rexhepova, e kishte bërë të famshme në Ballkan. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kosovë, Nishliu do të përformojë me koncert live edhe në Maqedoninë e Veriut, koncert ky që do të mbahet me 20 Maj.

tin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme. Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.

Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do ti zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq i lumtur e do mund të duash dikë tjetër.”

“Shota” rrezikon vazhdimësinë në mungesë të gjeneratës së re Janë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa kishin konkurruar, raporton Koha. Në fillim të shkurtit për dy ditë krejt fëmijët e të rinjtë i janë nënshtruar audicionit. Por ende nuk dihet se kur do të nisin mësimet në atë që është planifikuar të quhet “Akademia e të rinjve” në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Menaxheri i këtij institucioni në mënyrë që të mos lejojë thellimin e krizës sa i përket kuadrit profesional të Ansamblit, qysh në fund të vitit të kaluar e kishte planifikuar edhe në buxhet themelimin e “Akademisë së të rinjve” për këtë vit. Për këtë edhe kishte hapur

konkursin në janar. Por Ministria e Kulturës nuk e ka përkrahur këtë nismë. Kishin kërkuar 19 mijë e 20 euro për pagesën e gjashtë profesorëve, që planifikohet të angazhohen. Por “Shotës” i duhet që për këtë kurs trevjeçar të marrë licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.”Kemi qenë në Ministrinë e Arsimit dhe

ata na i kanë dhënë disa udhëzime për kërkesën që duhet bërë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i “Shotës”, Shefqet Gjocaj. Kjo kërkesë do të shkojë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës.Sikurse Gjocaj, ashtu edhe udhëheqësi artistik i Ansamblit, Ylber Asllanaj, “Akademinë e të rinjve” e sheh si përpjekje që “Shota” të ketë vazhdimësi.

Pianistja me aftësi të kufizuar, koncert bamirësie në Elbasan Asnjë pengesë nuk është aq e fortë sa të mposhtë ëndrrat. E ëndrra e Vasilikës tashmë është realiteti i saj më i bukur. Vasilika Duli është një pianiste e shkëlqyer. Edhe pse lindi e verbër, ajo luftoi dhe me sytë e shpirtit u bë artiste. Pianistja nga Elbasani u prit me duartrokitje të gjata nga publiku në koncertin recital në Teatrin “Skampa”. “Jam shumë e surprizuar, nuk e prisja gjithë këtë sallë të mbushur plot. Përjetova emocione të papërshkrueshme. Jam shumë e lumtur. Çdo skenë ka emocionet e veta, nuk mund t’i ndaj. Por skena sot (mbrëmë) këtu ishte me plot emocione të bukura. Mesazhi im është: Ndiqini ëndrrat dhe mos hiqni dorë prej tyre, sepse çdo gjë, sado e vështirë të jetë, nëse ekziston dëshira dhe vullneti realizohet”, tha Vasilika Duli. Të gjitha të ardhurat e koncertit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe. Misioni i saj fisnik, përtej talentit, e ka emocionuar shumë jo vetëm publikun, por edhe vet Vasilikën.

“Historia e kopshtit zoologjik” pas suksesit në Tiranë “udhëton” në Korçë Drama “Historia e kopshtit zoologjik” pas suksesit në kryeqytet shfaqet mbrëmjen e së premtes në skenën e teatrit në qytetin e Korçës. Vepra shkruar nga Edward Albee me regji nga Eni Jani sjell në role aktorët Kristian Koroveshi dhe Genci Fuga. Nën regjinë e Eni Janit, vepra trajton tema sociale me mesazhe mjaft aktuale që nga toleranca, edukimi i fëmijëve dhe deri tek moskomunikimi midis individëve në shoqëri që është dhe mesazhi kryesor i kësaj shfaqje, fenomen ky universal. “Historia e kopshtit zoologjik”, u vendos në teatër për herë të parë në vitin 1985. Subjekti është i thjeshtë, në dukje. Xherri do të hyjë në bisedë me Piterin, një person të gjetur rastësisht, në Central Park në New York, pranë kopshtit zoologjik. Xherri ka

nevojë për vëmendje dhe menjëherë pas kësaj nis të flasë për jetën e tij, e thjeshtë pas ‘rehatisë’ së Piterit. Me ngjyra sarkastike dhe ironie, ai përshkruan të gjithë personat me të cilët jeta e ka përplasur pa mëshirë, duke kulmuar në marrëdhënien e koklavitur me një qen. “A është më lehtë të miqësohemi me një qen, se me një njeri?!” Duke u nisur nga ky këndvështrim dramaturgu jep një fund të papritur të veprës.


SHOWBIZ

19 E premte, 17 MAJ 2019

Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e revistës kineze Vogue Me Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare. Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën kineze “Vogue me”. Me këtë rast, artistja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin shfaqet mjaft e veçantë. Ajo ka falënderuar gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e saj për realizimin e kësaj kopertine. “Faleminderit Vogue Me, që më kishit në kopertinë, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar ajo. Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga 29 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Lipa gjatë kësaj kohe i ka anuluar të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. Ky album siç është paralajmëruar do vijë së shpejti para fansave të artistes 23 vjeçare.

Përse Brad Pitt nuk ka patur lidhje pas ndarjes me Jolie? Që prej tre vitesh çifti i njohur i aktorëve hollivudian Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë dhënë fund martesës së tyre. Megjithatë që prej asaj periudhe e deri tani aktori i njohur nuk është përfolur për asnjë histori dashurie. Sipas “Hollywood Life” ka një arsye se përse Brad nuk ka nisur një histori të re. Ai e ka shumë të vështirë të dashurohet sërish. “Brad nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, -kanë treguar burimet. Aktori është duke shijuar kohën e tij si beqar dhe vetëm kur të jetë i sigurt do ta bëjë publike një lidhje të re, si për fansat e tij dhe gjithashtu do t’ia prezantojnë dhe fëmijëve të tij.

Mbesa e Princeshës Diana bën publike romancën me miliarderin 60-vjeçar Që prej verës së kaluar, flitet për një romancë mes tyre. Por, vetëm dy ditë më parë, ata e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur bashkë në publik. Bëhet fjalë për mbesën e Princeshës së ndjerë Diana, Lady Kitty Spencer dhe manjatin e modës Michael Lewis. Ata u fotografuan për herë të parë bashkë në Manhatan dorë për dore, ndërkohë që verën e kaluar ishin fotografuar duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti hotel, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre. Edhe pse Michael (60 vjeç) është sa dy herë në moshë në krahësim me Spencer, e cila është 28 vjeç, kjo gjë nuk e ka penguar romancën e

tyre. Aq më tepër kur në mes hyjnë paratë, pasi Michael llogaritet se ka qindra milionë dollarë pasuri.

Mila Kuins dhe Ashton Kutcher shfaqen së bashku më në formë se kurrë Mila Kuins dhe Ashton Kutcher janë shfaqur si rrallëherë në Los Angeles më në formë se kurrë. Ata janë një nga çiftet më diskret të showbiz-it botëror dhe familjen apo marrëdhënien e tyre e mbajnë larg vëmendjes mediatike. Së fundmi dy të dashuruarit janë fotografuar teksa qëndrojnë së bashku të veshur thjeshtë në LA. Të kapur përdore teksa ecnin në rrugë Mila dhe Ashton i kanë bërë të gjithë të kthejnë kokën drejt tyre. Së fundmi daljet e tyre së bashku kanë qenë të rralla pasi dy aktorët po merren me projekte kinematografike të ndryshme dhe koha familjare ka qenë e paktë. Çdo foto e Mila dhe Ashton shihet me kuriozitet nga publiku pasi të dy të rinjtë janë figura pozitive.

“Kush do ta vrasë Pamela Anderson?” Pamela Anderson është një nga aktoret më seksi, por deri më tani nuk e kishte prekur kopertnën e revistës “Vogue”. 51-vjeçarja ka pozuar më seksi së kurrë më parë në bregdetin e Cassis në Francë për versionin çekosllovak të “Vogue”. Ajo realizoi tre kopertina të ndryshme dhe titulli ishte tepër intrgues: “Kush do ta vrasë Pamela Anderson?”


SPORT

20

E premte, 17 MAJ 2019

Zidane kërkon të shfrytëzojë krizën e egjiptianit me Klopp-in

Bomba e “The Sun”: Reali nis kontaktet me Mohamed Salah

R

eal Madrid ka filluar kontaktet e para me Mohamed Salah për një transferim të mundshëm gjatë merkato së verës. Philippe Carayon i “Canal+” ka zbuluar se Zinedine Zidane është shumë i interesuar për egjiptianin. “Ka pasur kontakte të para mes Real Madrid dhe Mohamed Salah.” Zërat surprizë vijojnë vetëm një muaj pasi gazeta “AS” raportoi se Salah po mendon për t’u larguar nga Anfield për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Jurgen Klopp. Në atë kohë agjenti mohoi këto zëra, por gjigantët e Spanjës. Gjithsesi kalimi i Salah në Madrid nuk do të jetë aspak i thjeshtë, pasi do të duhen më shumë se 200 milionë euro për të bindur drejtuesit e “The Reds”. Salah ka shënuar 54 gola në dy sezonet e fundit në Premier League, duke qenë protagonisti kryesor në shumë ndeshje. Ai mund të jetë zgjedhja ideale për të zëvendësuar largimin e Cristiano Ronaldos, i cili ka lënë një boshllëk të madh në Madrid. Gareth Bale pritet që të largohet në fund të këtij sezonit, teksa destinacioni i mundshëm mund të jetë sërish skuadra e Tottenhamit, për t’i bërë vedin sulmuesit egjiptian.

STATISTIKA

Sërish “tym gri”, sot takimi vendimtar mes Agnellit dhe Allegrit

Dje u zhvillua takimi i dytë mes Andrea Agnellit dhe Massimiliano Allegrit, që këtë herë u zhvillua edhe në praninë e zëvendës presidentit të Juventusit, Pavel Nedved dhe Drejtorit Sportiv, Fabio Paratici. Pas më shumë se dy orësh takim mes të katërve, nuk është marrë asnjë vendim nëse bashkëpunimi me Allegrin do të vijojë, apo do të ndërpritet në fund të këtij sezoni, ndërsa gjithçka është shtyrë për nesër, në një takim të tretë. Allegri kërkon të vijojë te Juventusi, por për të synuar Championsin kërkon të afrohen në skuadër emra të mëdhenj gjatë merkatos së verës, ndërsa ka bërë edhe një listë me “të padëshiruar”, ku bëjnë pjesë emra si Dybala, Pjaniç, Alex Sandro dhe Cancelo. Megjithatë dy drejtuesit e tjerë, Nedved dhe Paratici janë kundër trajnerit në këtë pikë, pasi mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara. Nëse palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të vendosë shkarkimin që këtë verë të Allegrit, trajner me të cilin fitoi 5 herë radhazi kampionatin, ndërsa kandidatët për ta zëvendësuar janë Pochettino, Guardiola dhe Conte. Salah ka ende shansin për të fituar Champions League këtë sezon, pasi do të luajë në finalen e madhe ndaj Tottenhamit. Los Blancos qëndron vigjilent edhe në pistën tjetër që të dërgon te Eden Hazard. Belgu ka edhe një sezon nën kontratë në “Stamford Bridge” dhe është më i arritshëm në merkato. Duke folur pas ndeshjes ndaj Leicester gjatë të

dielës, belgu u shpreh: “E kam marrë vendimin tim. Ja kam thënë klubit disa javë më parë”. Në këtë mënyrë ai ka nënkuptuar se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Realin. Mbetet të shohim deri në fund të merkatos, nëse skuadra madrilene do të braktis pistën Salah, apo do të tentojë që t’i afrojë të dy yjet e Premier League.

REAGIMI

Statistikat e frikshme të Alisson këtë sezon në Premier League

BLAUGRANËT

Barcelona konfirmon Valverde-n në krye të skuadrës Pavarësisht zhgënjimit në Champions League, Ernesto Valverde do të qëndrojë në krye të Barcelonës. Ka qenë presidenti Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se strategu i njohur do të vijojë në krye të skuadrës blaugrana edhe pse dështuan sërish në Europë ndaj Liverpoolit. “Është trajneri që duam, ka një kontratë dhe jemi shumë të kënaqur nga ai. Ky është një projekt afatgjatë, planifikimi i sezonit në vazhdim do të kërkojë disa kohë. Kemi transferuar tashmë disa futbollistë, por do të flasim pas finales së Kupës së Mbretit. Objektivi kryesor i joni është La Liga dhe më pas Championsi dhe Kupa”, deklaroi numri një i klubit katalanas. Kujtojmë që Barcelona u eliminua nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas humbjes 4-0 në “Anfield Road” përballë Liverpool-it, ndërsa pritet të diskutojë finalen e Kupës së Mbretit, për të bërë “bis” trofesh në Spanjë.

POLAKU

Piatek gati të thyejë një rekord edhe pse ka harruar golin Krzysztof Piatek prej 5 ndeshjesh nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Këtë fundjavë ndaj Frosinones, polaku i Milan duhet të tentojë të ndërpresë agjërimin e golave që zgjat prej plot 507 minutave lojë. Edhe pse sulmuesi nuk po përjeton një moment të shkëlqyer, sikurse raporton “La Gazzetta dello Sport”, nëse polaku do të realizojë dy gola në ndeshjet e mbetura mundet të regjistrojë një rekord. Një dygolësh në fakt do të çonte polakun në kuotën e 10 golave me kuqezinjtë në Seria A, pas 13 golave të shënuar më parë me Genoa. Ky do të ishte një rekord në kampionatin italian, madje edhe për kampionatet elitare në Europë në këtë milenium. Aubameyang në sezonin e kaluar 2017-18 arriti kuotën me dyshifrore me dy fanella, por në kampionate të ndryshme: 13 gola me Borussia Dortmund dhe 10 me Arsenal.

Vëllai i Dybala-s: Nuk luan dot me Ronaldon, do të largohet Paulo Dybala është gjithnjë e më pranë largimit nga Juventusi. Sulmuesi argjentinas është në qendër të thashethemeve në shoqërinë bardhezi, sidomos në debatin mes trajnerit Allegri dhe presidentit Agnelli. Që kur në mbërriti Ronaldo, numri 10 i Juventusit është futur në një spirale depresive, aq sa zgjidhja më e mirë shihet te shitja e tij Atletico, që drejtohet nga Simeone, kërkon njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i Griezmann. Dybala, për momentin, po shijon disa ditë pushim në Sevilla bashkë me të dashurën e tij. Ndërsa nga Argjentina, vëllai i tij, Gustavo, ka befasuar me deklaratën e tij në një emision televiziv. “Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tano jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet.” Motivi i këtij hapi të madh pas është i njohur dhe Gustavo Dybala flet edhe për këtë. “Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri”, ka deklaruar vëllai i sulmuesit


SPORT

21

E premte, 17 MAJ 2019

“Qytetarët” kanë shkelur rregullat e Fair Play-it Financiar në transferimet e lojtarëve

UEFA hap hetimin ndaj City, rrezikon përjashtimin nga Championsi Rozalb Lika

D

homa e Hetimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA ka referuar për gjykim çështjen e Manchester City-t në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar. Lajmi është dhënë nga vetë organi më i lartë i futbollit europian nëpërmjet një komunikate ku argumentohet edhe vendimi “Për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play-t Financiar, që janë bërë publike në medie të ndryshme.” Bëhet fjalë për sponsorizime fiktive, që në realitet kanë injektuar para nga aksionari kontrollues. Ditët e fundit është raportuar se ka qenë vetë UEFA që ka kërkuar përjashtimin e Manchester City-t nga kupat e Europës, si sanksion për shkeljet e Fair Play-t Financiar. Gjithçka lidhet me dokumentet e zbuluara nga Fooball Leaks. Në shënjestër janë sponsorizimet, që, në fakt, kanë injektuar si kapital nga aksionari kontrollues. 149.5 milionë paundë janë garantuar nga Abu Dhabi deri në vitin 2012 dhe 57 milionë të tjera në vitin 2013. Në një reagim për këtë çështje, klubi i Manchester City-t shkruan se është shumë i zhgënjyer, por jo i çuditur nga ky njoftim, dhe shpreh bindjen e një

MERKATO

PSG dhe United në garë për Robert Lewandowski-n Manchester United pritet që të bëjë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” së fundmi raporton se “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur shumë interes për Robert Lewandowski-n. Bomberi polak po heziton prej kohësh që të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Gjermanisë, duke ndezur edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere. Sipas të përditshmes “Kicker”, klubi gjerman do të bëjë një tentativë të fundit pas finales së Kupës së Gjermanisë që do të zhvillohet më 25 maj. 30-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2021, por ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen. Interes të madh për të po shfaq dhe PSG, që do të shesë Cavanin, dhe kërkon një sulmues të aftë që të shënojë shumë gola. Lewandowski këtë sezon ka shënuar 22 gola në 32 ndeshje në Bundesligë.

MBROJTËSI

De Ligt: S’kam akord me Barcelonën, të ardhmen do ta mendoj

zhvillimi pozitiv, kur të gjykohet nga një trupë e pavarur. City i konsideron akuzat të rreme, duke shtuar se vendimi për gjykim përmban interpretime të gabuara dhe armiqësore ndaj klubit anglez. “Kryehetuesi i Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetuese në CFCB, ka vendosur sot (dje) ta raportojë Manchester Cityn te Dhoma

Gjykuese e CFCB, për shkak se hetimi ka përfunduar. Dhoma Hetuese e CFCB kishte nisur një hetim ndaj Manchester City në 7 mars 2019, për shkelje të mundshme ndaj rregullores së Fair Play Financiar (FFP), që janë bërë publike në media. UEFA nuk do të lëshojë komente të tjera në lidhje me këtë çështje, derisa një vendim përfundimtar të publikohet nga Dhoma Gjykuese e CFCB”.

Pasi mundi ekipin e Graafschap, dhe fitoi titullin kampion me Ajaxin, Matthijs De Ligt, mbrojtësi qëndror i ditëlindjes 1999, ka rrëfyer se nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen. Talenti holandez është në orbitën e klubeve të mëdha europiane, ndërkohë që është përfolur dhe për një akord me Barcelonën.“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time. Nuk e di nëse do të shkojë me De Jong te Barcelona, duhet të analizojë mirë situatën dhe ofertat. Të shohim çfarë do të ndodh deri në fund të merkato, për momentin nuk ka asnjë akord”. De Ligt i pëlqen shumë Juventusit, që qëndron në pritje për të bërë një ofertë konkrete, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ta shohim në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi kampionati anglez i pëlqen shumë, dhe United është në rreshtin e parë për ta rrëmbyer.

SHKODRANI

Ancelotti ndryshon mendje, 11 futbollistët më të mirë në Seria A, udhëheq Ronaldo Hysaj drejt rinovimit me Napolin STATISTIKA

M

ungojnë vetëm dy javë nga fundi i kampionatit, një periudhë e mirë për të bërë bilancet e para për sezonin e Seria A. Por cilët kanë qenë futbollistët me vlerësimet më të mira deri më tani? Duke marrë në konsideratë vlerësimet e bërë nga “Gazzetta dello Sport”, rezulton se ka jo pak surpriza, pasi golashënuesi më i mirë deri më tani nuk është në krye. Në vendin e parë është Cristiano Ronaldo, i cili është përshtatur menjëherë në kampionatin italian, duke marrë shpesh herë përdore bardhezinjtë në shumë ndeshje. Portugezi ka munguar në disa ndeshje për shkak dëmtimi, por mesatarja e

vlerësimit është me lartë se edhe golashënuesi më i mirë Fabio Quagliarella. Veterani italian po zhvillon një sezon ëndrrash me Sampdorian, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga portieri i Napolit, Alessio Cragno. Një tjetër surprizë edhe Lazzari në vendin e pestë, ndërkohë në

këtë renditje speciale s’mund të mungonin Piatek, Chiellini apo Duvan Zapata me Gomez të Atalantës. Cristiano Ronaldo (Juventus): 6.71 Fabio Quagliarella (Sampdoria): 6.65 Alessio Cragno (Cagliari): 6.55 Duvan Zapata (Atalanta): 6.52 Manuel Lazzari (SPAL): 6.50 Salvatore Sirigu (Torino): 6.48 Federico Chiesa (Fiorentina): 6.47 Alejandro Gomez (Atalanta): 6.43 Krzysztof Piątek (Genoa/Milan): 6.42 Armando Izzo (Torino): 6.41 Giorgio Chiellini (Juventus): 6.41

Zhvillime të reja për të ardhmen e Elseid Hysajt te skuadra e Napolit. Gazeta “Il Mattino” njofton se mbrojtësi i kombëtares sonë mund të mbetet te skuadra e Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se të kaltrit janë në kërkim të dy mbrojtësve anësor. Presidenti i Napolit, De Laurenttis dhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, kanë patur një takim për të diskutuar mbi të ardhmen e shqiptarit ose më mirë për të kuptuar qëndrimet mes palëve. Ende nuk është caktuar një takim i dytë, por premisat janë që Napoli t’i ofrojë rinovimin e kontratës shkodranit. Ancelotti duket se ka ndryshuar mendim dhe mund të preferojë që ta mbajë në ekip, për të mos rrezikuar ndonjë blerje të dështuar në merkato. Gjatë këtij sezoni, mbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur si titullar i padiskutueshëm, madje mediet italiane kanë shkruar rregullisht mbi largimin e tij, pasi Ancelotti nuk sheh tek ai një futbollist me cilësitë e duhura në fazën sulmuese, duke e lënë në stol në shumë ndeshje.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 3. I ndihmon të ecin njerëzit që kanë probleme me këmbët 7. Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së Muhametit 11. Turqi si para të saj ka atë 14. Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot 15. Ai me rrugë të padrejta e me mashtrime të marrë a të fitojë diçka që nuk i takon 17. Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 19. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 21. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 23. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 25. Gjergj ..., ishte filozof dhe filolog shqiptar. Lindi në Tushemisht të Pogradecit, më 23 prill 1872 dhe vdiq në Vjenë, më 24 shkurt 1938 27. Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese 28. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 30. Përgjumësh, përgjumshëm; pa i dalë mirë pija, pijshëm, dejshëm 31. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 34. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 35. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 36. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit 37. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil 39. E bardhe si ajo ... s'ka me te bardhë, e ftohtë. Simbolikë e dimrit 42. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 43. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 45. Njeri që dërgohet diku nga një shtet a nga një organizatë politike me detyra të posaçme, sidomos të fshehta 47. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 48. Që ka të bëjë me acidin e uthullës ose me prodhimin e tij, uthullor 49. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 50. Lëndë e tejdukshme dhe e papërshkueshme nga uji, që bëhet nga celuloza 52. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 53. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 54. MITRUSH ... (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes 55. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 57. Dakord në gjuhë universale 60. Delet, deshtë dhe shqerrat.

E premte, 17 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

Ky grup quhet i tille 61. Një nga shenjat e pikësimit 63. Në lidhje njëri me tjetrin, jo veç e veç 65. Tirana, e kishte targën e makinave ... 66. Partia e Gjelber 68. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 70. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 71. Ia ngul dhëmbët dikujt a diçkaje për t'i hequr një copë. Pra e ... 74. Trup i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, nga fërkimi me ajrin shpërbëhet 75. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 77. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 79. Banor vendës nga Opari. 80. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, me qerpiçë, me gurë etj. 83. Ky myaj ka diçka të përbashkët me qershitë 86. Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut 87. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 88. Finlanda e ka atë kryeqytetin e saj 89. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 90. Partia Aleanca Popullore 93. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 95. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën

96. ... Lee, aktor kinezoamerikan, po ashtu dhe djali i yllit të arteve marciale Bruce Lee 97. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 99. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë 100. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 103. Në të kundër të së majtës është e ... 108. Rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku 109. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 110. E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një kohë të gjatë 112. Majori ... White bëhet astronauti i parë amerikan, i cili eci në hapësirë, gjatë misionit "Gemini 4" VERTIKALISHT 2. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 3. Bashkëshorti ose bashkëshortja quhen edhe ashtu 4. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 - 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 5. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 6. Ndoc ... (1870-1945) ishte deputet, ministër dhe atdhetarë shqiptarë. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës 8. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i

Evës dhe Adamit 9. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 10. Plagë e vogël, gërvishtje a puçërr e qelbëzuar në lëkurë, që ka zënë kore ose ka nisur të përthahet 12. Emri ... Haradinaj, ishudhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 13. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 14. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje 16. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 17. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 18. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 19. Vëlla që kemi marrë dhe dhënë gjak, ose vëllam 20. Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore 22. Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore artistike 24. Arsenal ushtarak, granatë. Ose kur shohim një femër hata, themi seks ... 26. Ajo merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike 29. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 32. Shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Adriatiku e ndan Shqipërinë me të 33. Pengesë për të pritur ujërat

64. Që mbahet në gojë për ta përtypur. Lloj gome e përzier me aroma 66. Veprimtaria politike që zhvillohet para nisjes së fushatës elektorale quhet akt ... 67. Quhet ashtu një shkrim i shkurtër satirik 69. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 72. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 73. Lloj luleje delikate, mbahet në dritë në ambinte të mbyllura 74. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 75. Eshtë ai fryti i mëkatit fillimor, fruti i shëndetit dhe logo e gjigandit Apple 76. E tillë është një mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër 78. E marr diçka për të vërtetë 81. Partia Ora e Shqiperise 82. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 84. Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes 85. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 88. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 91. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 92. Mashkulli i maces, maçok 94. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 95. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj 97. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 98. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 101. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 102. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 103. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 104. Kirkizia ka atë monedhën e saj 105. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 106. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 107. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 110. E vendos dikë a diçka në një vend 111. Romani i Anton Pashkut

që vërshojnë. Fierza dhe Komani njihen për atë të madh 38. Secila nga dy pjesët e organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje 40. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 41. E pajis shtëpinë me orenditë e nevojshme. 44. Ashtu ose ligjvënës, zbatues i ligjit 46. Skamje, jetë në pamundësi elemantera, gjendja e atij që është në varfëri të madhe 51. Masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra 56. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 58. Pozicioni kokës, gjest pantomime pendimi ose pikëllimi 59. Emri i Furxhi, aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943 62. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

22

2

M 9

3

D

4

M T

R D

5

11

I

C

¸

6

K

V

10

B ¸

7

T R

13

I

A

R K

8

V

˙

12

M A

A T

A

Z

S

O M

L

V

A L

A

25

N

16

M I

R R

B

D

20

R U

F

A

N I

G

23

B

A

L E

K S

L

K

J

K

L

R

E F

U

E V

¸

A 27

A L

L A

J

¸

¸

U

¸

N

T

A

31

S

G 33

34

K O

M Y K

K

30

G A

O

G 21

24

P

29

O L

L

¸

26

28

V

T

19

22

Z

R

A

18

H A

R

15

R 17

A T

14

B

D

V

32

A R

U

D A

35

A

S

K

36

M

A

S

P

H I

37

K

K

M

38

P

S

D

39

A A L

T A

S

I

G

Z

H

T

E

O

50

H

U

¸

I

R

52

A K

R V

E

48

D 54

O J

55

E

L

A B

E

L L

A

57

R

¸

E

S

Z

X

65

L

S

P

N

R A

R

L

G A N E

I

D

H I

E

L

M

A

V

N D

T

H I

N

I

S

76

69

A

M E T

E

S

D

N

E

D A

G O

A

83

P

P

G J

I

R

G ¸

L M ¸

U N

D ¸

S

I

N I

S

H

T

O

R

Z 90

I

A T

E

U

102

L

D

A

A

N

N

T

88

D E

¸

L

H

I

F

R O

L I

I

S

I

G

J

¸

R U

O J

E

A

Z 96

E S

A

104

A S

O

K

N

A

H

L 97

K

L

O T

E M I

O

100

V

105

V

A Z

G

R

106

E M I

P

F

108

T E

K

89

O

J

95 99

103

R

S

R 94

107

A

D

T E

I

W T O 98

101

T

H

91

I

93

V D

S

86 87

R 92

L ¸

X

82

C 85

E

K 79

L I P 84

A F

E

I

77

D I

81

R E

H

K

K 68

N E

78

R R

A

66

R

75

80

R

R

73

74

M I

P 62

Z 64

72

B

56

V

67

E

¸

I

53

U M U L K

N

H

E P S

M A ˙

N C ¸

D

59

O R

63

¸ 71

E N

61

M K

Z

E T

47

K

M 51

K

60

70

¸

I 42

M P R

58

N

Z K O

M I

I 46

D

49

A

U K 41

L O

44

B 45

G

A

40

K A

43

A

O

M

O F

109

H

B

M O

N O

S

S 110

F

111

J

L

C

L

A K

N

112

M P

C

113

U R

O

E P

J

114

Z O

N

A

I

I

A

115

P

L O

G


SHENDETESI

S

ifilisi, sëmundja famëkeqe, vrastarja e pamëshirshme, tashmë është vetëm një sëmbuese, një lënduese e paqes seksuale, një prishës i i përkohshëm i ekuilibrit shëndetësor. E rëndësishme është trajtimi i duhur dhe në kohë. Si çdo sëmundje tjetër, edhe sifilizi i komplikon problemet e të sëmurit nëse ai neglizhohet apo nuk trajtohet si duhet. Çka është sifilisi? Sifilisi është një lloj i sëmundjes seksualisht të transmetueshme. Kjo vjen si rezultat i infeksionit bakterial të traktit gjenital me bakterie të quajtur Treponema pallidum. Si bartet sifilisi? Sifilisi shpesh bartet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me plagën e shkaktuar nga sifilisi, gjatë seksit vaginal, anal apo oral. Këto plagë kryesisht shfaqen në gjenitalet e jashtme, vaginë, anus ose në rektum. Plagët mund të shfaqen gjithashtu në buzë dhe në gojë. Gjithashtu sifilisi mund të bartet nga femra shtatzënë e cila është e infektuar në foshnjën e saj. Bakteria e sifilisit (treponema pallidum) është e brishtë. Prandaj, sifilisi nuk mund të bartet përmes përdorimit të tualetit, pishinave, vaskave, veshjeve të përbashkëta ose të përdorimit të enëve ose mjeteve të njëjta të ngrënit. Cilat janë simptomet e sifilisit? Sifilisi ka disa stade. Simptomet dallojnë në secilën fazë, por shpesh nuk ka simptome, edhe pse mund të ndodhin dëme serioze. Stadi parësor: Plagët e hapura pa dhimbje, shpesh shfaqen gjatë 3 javësh deri në 3 muaj pas infeksionit. Plaga e hapur mund të shfaqet kudo në trup. Vendet më të shpeshta ku shfaqen këto është penisi tek meshkujt, afër hapjes vaginale tek femrat ose në anus dhe rektum. Pas një kohe, plagët shfaqen në buzë ose në gojë. Zmadhimi i gjëndrave mund të shfaqet afër plagës; për shembull, nëse plaga është paraqitur në penis ose afër vaginës, gjëndra në ije rritet. Të dyja si plagët dhe gjëndrat e zmadhuara shpesh zgjasin 3 deri në 6 javë dhe pastaj zhduken. Por infeksioni nuk zhduket; ai vazhdon në stadin dytësor; Stadi dytësor: Simptomet në stadin dytësor zakonisht shfaqen gjatë 2-3 muajve pas marrjes së infeksionit. Ndonjëherë ato përputhen me sifilisin parësor por ndonjëherë simptomet vazhdojnë deri në 6 muaj. Simptomi më i zakonshëm janë puçrrat në lëkurë që mund të shfaqen kudo në trup dhe shpesh - jo si puçrrat e tjera të lëkurës - përfshijnë shuplakat e duarve dhe plagët në shputat e këmbëve. Puçrrat zakonisht nuk shkaktojnë kruarje. Simptomet e tjera të zakonshme janë gjëndrat e zmadhuara në pjesët e ndryshme të trupit, ethet, lodhje, hum-

23 E premte, 17 MAJ 2019

Çka është Sifilisi, shenjat dalluese dhe trajtim

bja e flokëve, humbja e peshës dhe kokëdhimbjet. Simptomet janë si ato që paraqiten tek problemet e tjera shëndetësore, prandaj sifilisi ndryshe quhet "imitator i mirë". Simptomet e sifilisit dytësor zakonisht zgjasin nga 1 deri 3 muaj por ndonjëherë edhe më gjatë dhe pas një kohe simptomet shfaqen dhe largohen gjatë një ose dy viteve. Por edhe pas zhdukjes së simptomave të sifilisit dytësor, infeksioni vazhdon; Latent: Sifilisi latent nuk shkakton simptome. Infeksioni mund të zbulohet vetëm përmes analizave të gjakut. Nëse nuk trajtohet, sifilisi latent vazhdon gjatë tërë jetës. Shumë nga këto infeksione kurrë nuk shkaktojnë probleme serioze por shpesh sëmundja përparon deri tek stadi përfundimtar, i quajtur sifilisi terciar. Terciar (i vonshëm): Rreth një e treta e njerëzve të patrajtuar nga sëmundja e sifilisit kanë dëme serioze në organet e ndryshme dhe sistemet trupore. Sifilisi terciar mund të shfaqet gjatë çdo kohe nga një vit deri në 50 vite pas marrjes së infeksionit; në shumicës e rasteve shfaqet brenda 20 viteve. Truri, zemra, mëlqia dhe eshtrat janë organet më të zakonshme që preken nga kjo sëmundje. Sifilisi terciar mund të shkaktojë paralizë, problemet mendore, verbim, shurdhim, infarkt në zemër dhe vdekje. Sifilisi tek femrat lezbike dhe biseksuale Lezbikët dhe femrat biseksuale nuk janë imune ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, prandaj ato duhet të testohen për këto sëmundje. Sifilisi është shumë infektues dhe mund ta

bartë kontakti i ngushtë me lëkurë gjatë seksit ose ndarja e lodrave seksuale mund ta bartë atë. Simptomet nuk shfaqen gjithmonë por mund të përfshijnë plagët e hapura në vaginë, anus ose fyt. Gjithashtu mund të keni skuqje me puçrra në trup ose simptomet e ftohjes. Çfarëdo kontakti siç është seksi oral ose përdorimi i dorës së njëjtë me të cilën e keni prekur veten dhe pastaj partnerin e juaj mund të shkaktojë rrezik. Dy femra që janë të dyja me menstruacionet janë në një rrezik më të lartë. Sifilisi tek meshkujt gej dhe biseksual Pas disa viteve të fundit, ka pasur një rritje drastike të numrit të rasteve të reja me sifilis tek meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, në qytetet dhe vendet e ndryshme. Kjo lidhej pjesërisht me meshkujt gej që gjejnë partneret e tyre seksuale përmes internetit. Studimi i bërë në San Francisko tregon se 23 përqind të meshkujve me rastet e reja të sifilisit raportuan se kanë përdorur internetin për të gjetur partnerë seksual. Shërimi Sifilisi mund të shërohet lehtë në stadet e hershme. Vetëm një injekcion intramuskular me penicilinë, antibiotik, e shëron personin i cili ka pasur sifilis për më pak se një vit.Dozimet shtesë nevojiten për të trajtuar personat që kanë pasur sifilis më gjatë se një vit. Për personat që janë alergjik ndaj penicilinës, ekzistojnë antibiotikë tjerë që mund ta trajtojnë sifilisin. Nuk ka mjete tjera shtëpiake apo medikamentet tjera që do ta kurojnë sifilisin. Trajtimi do ta

vras bakterien e sifilisit dhe parandalojë dëme të mëtejshme por nuk do ta riparojë dëmin që tashmë është shkaktuar. Pasi ekziston trajtimi efektiv, është me rëndësi që personat të testohen për sifilis nëse sjellja e tyre seksuale i vë në rrezik të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Personat që janë duke u trajtuar për sëmundjen e sifilisit duhet të abstenojnë nga kontakti seksual me partnerët e ri derisa të shërohen plotësisht plagët e sifilisit. Personat me sifilis duhet ta njoftojnë partnerin e tyre seksual që edhe ata të testohen dhe të marrin mjekimin nëse është e nevojshme. Komplikimet Nëse mbetet i patrajtuar, sifilisi mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit. Ka gjasa që sifilisi ta prek zemrën, sytë, trurin, sistemin nervor, eshtrat dhe nyjet. Sifilisi mund të shkaktojë sëmundje mendore, verbim, problemet neurologjike, sëmundjet e zemrës dhe vdekje, Një sëmundje e cila shkaktohet nga sifilisi është neurosifilisi.

Kur bakteria e cila shkakton sifilisin sulmon sistemin nervor, tek njerëzit e infektuar mund të zhvillohet neurosifilisi. Disa persona me neurosifilis mund mos të kenë komplikime. Por shumica kanë. Disa nga komplikimet përshfijnë kokëdhimbjet, qafë të ngrirë, ethe, sulme dhe simptomat e tjera të përafërta me sulm në tru (mpirja, dobësi, probleme me shikim). Mund të kalojnë deri 20 vite që të zhvillohet neurosifilisi që nga infeksioni. Parandalimi E vetmja mënyrë e sigurt për ta parandaluar sifilisin është që të keni marrëdhënie reciproke monogame me një partner i cili nuk është i infektuar, të përdorni kondom pasi që ata mund ta zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, por vetëm nëse kondomi mbulon plagët e sifilisit, të mos përdorni alkool dhe droga tjera të cilat mund ta mjegullojnë gjykimin e juaj dhe t'ju çoj të hyni në marrëdhënie të pasigurta seksuale, të flisni me mjekun dhe partnerin (ët) e juaj seksual dhe të testoheni.

Kush janë përfituesit shëndetësor të koprës

K

opra është një produkt i cili ju ndihmon për një shëndet më të mirë. Degët, farat dhe rrënjët e koprës janë pjesë përbërëse të çajeve për pastrimin e organizmit, vaji esencial, i cili e lufton fryrjen, qetëson dhimbjen e barkut dhe zorrëve dhe veprim kundër helmimit. Vaji i pastër esencial fitohet me distilimin nga farat, ndërsa rekomandohet edhe konsumimi me sheqer apo në ujë për t'i trajtuar dhimbjet e fytit dhe ngjirjen e zërit. Gjithashtu rekomandohet për përdorim të jashtëm, për masazh. Në vend të sallatës së gjelbër, provoni që në sandviç tuaj të preferuar të vendosni kopër të copëtuar të freskët ose hidhni jogurt duke i shtuar nenexhik të sapo-copëtuar. Kopra është një nga bimët më të vjetra shëruese është e shkëlqyer për problemet e tretjes dhe për ftohjet. Kopra njihet si një burim i shkëlqyer i kaliumit, burim i mirë i manganit, është një burim i shkëlqyer i vitaminave. Në cilësinë e përgjithshme të përmbajtjes ushqyese veçohen flavonoidet dhe kuercetina, glikozidet e ndryshme të cilat kanë efekt të fuqishëm antioksidant. Si ta zgjedhim atë? Nëse blini kopër, zgjidhni kokërza më të vogla të cilat janë më të forta dhe më pak fijore. Shmangni koprën që ka lule në kërcell, sepse kjo është një shenjë që nuk është i pjekur. Koprën ruajeni në pjesën e frigoriferit për perime deri në katër ditë, edhe pse më së miri është të përgatitet të njëjtën ditë pas blerjes, sepse duke qëndruar e humbet aromën e tij. Farat e thata të koprës ruani në një enë të mbyllur fort në një vend të ftohtë dhe të thatë deri në gjashtë muaj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 17 MAJ 2019

Lamtumira për Klodian Tanushin P

ër të dytën herë në pak ditë zija pllako si përsëri ushtrinë shqiptare. Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit ‘Dëshmorit të Atdheut’, major Klodian Tanushi i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Gjatë homazheve, krerët më të lartë të shtetit u përkulën me nderim përpara arkmortit të ushatarakut Tanushi. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe në nder të major, Klodjan Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të

NATO-s në Letoni. “Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në Facebook. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo tha kryeminisri Edi Rama, për t’i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe. “Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpë-

tues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s”, tha Rama.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.