Koha Jone_17 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Kushtetuta u zbatua. Sandër Lleshi, ministër E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 273 (8404)

E shtunë, 17 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Dje ministrja e Mbrojtjes dërgoi me urgjencë në Presidencë shkresën për largimin nga shërbimi aktiv ushtarak të kandidatit për ministër. Pas këtij veprimi të qeverisë, Presidenti firmosi dekretin sipas normave kushtetuese

FAQE 3

Presidenti Ilir Meta: Arsyet përse e dekretova Sandër Lleshin

Në foto: Presidenti Ilir Meta dje në emisionin "Zonë e Lirë" KRYEMINISTRI FLET PAS DEKRETIT

Edi Rama: Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje

Nisma e re e Erion Veliaj: Nga nesër, flamujt kombëtarë në ballkone e makina

FAQE 4-5

KREU I PD

Basha: Me a pa Llesh Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq

QAFË THANË

7 nxënës të lënduar nga aksidenti, shkak pakujdesia e shoferit

FAQE 16

SHTËPIA E FËMIJËVE

Ministrja Manastirliu: Agjentë dhe kamera në çdo institucion përkujdesi

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Petrit Vasili: Kushtetuta që fundosi Kryeministrin

AKUZAT E PD

FAQE 4

Deputetja Grida Duma: Buxheti godet më të varfrit

FAQE 2

FAQE 15

DOSSIER

Ju flet Tirana, kush ishte partizani që përshëndet porsa fillon transmetimi Nga Sulejman Omerbashi FAQE 5

FAQE 17

FAQE 7

KOMBËTARJA

Panucci: Nuk jam nën presion, ndaj Skocisë duhet të fitojmë patjetër

FAQE 22


POLITIKE P

artia Demokratike e ka cilësuar si Buxheti antisocial draftin që prej disa ditësh po diskutohet në komisionet parlamentare atë të projektbuxhetit për 2019-ën. Teksa e ka zbërthyer në detaje, selia blu shprehet se buxheti godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë shërbyesish të pushtetit. Nga foltorja e PD-së, deputetja Grida Duma deklaroi se “Buxheti i Rilindjes” godet më të pamundurit. Nga 103 mijë familje, sot marrin ndihmë ekonomike rreth 80 mijë. Sipas PD-së, Buxheti i indekson pensionet me rreth 2%, ndërsa çmimet janë rritur deri në 42%. Indeksimi do të bëhet 2 muaj para zgjedhjeve. Buxheti 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. “Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare. Programi i PD-së me taksimin e sheshtë, çlirimin e ekonomisë nga interesat e pakicës kundër shumicës i jep zgjidhjes sfidës më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin e vendit dhe plakjen e popullsisë nga ikja e profesionistëve dhe më të aftëve”- deklaroi deputetja Grida Duma. Analiza e PD-së “Buxheti i Rilindjes nga viti në vit ka vetëm një synim, godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë që nuk janë më të fortët, por shërbyesit e pushtetit. Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretim i kapitalit

2

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Deputetja Grida Duma: Buxheti godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë

Buxheti/ PD zbërthen draftin e Qeverisë: Buxhet antisocial

human dhe burimor. Me këtë buxhet rilindas që, vit pas viti e shet Shqipërinë në koncensione për tre dekadat e ardhshme, arratia e të aftëve, e profesionistëve, e krahut më vital të punës është varrosja e mirëqenies dhe zhvillimit”- tha dje Grida Duma. Ndihma Ekonomike “Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit në Shqipëri, ata që jetojnë pa asnjë të ardhur dhe që nuk u është dhënë asnjë

mundësi për të punuar. Vetëm në dy vite familjet në mjerim janë shtuar me 50 mijë. Jemi në vitin e dytë të të ashtuquajturës “Reformë e Ndihmës Ekonomike” dhe mbahen të fshehura pikët e përcaktimit dhe përllogaritjes së varfërisë. Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë dhe pjesa tjetër mbahet varur çdo muaj nën presionin dhe iluzionin se do t’i mëshirojnë ose do t’i përdorin si peng

vote. Jemi në vitin e gjashtë të buxhetimit rilindas dhe duket sikur shqiptarët s’kanë qënë të gjallë, por të vdekur në shifra, se çdo vit e njëjta shifër fikse për varfërinë. 6 vite radhazi po e njëjta shifër asnjë rritje dhe asnjë zbritje. Sipas rilindjes në 6 vite asnjë nuk u bë as më pak i varfër, as më shumë i varfër. Kur këto familje abandonohen, siç po ndodh, janë po xhepat shqiptarëve që do ta paguajnë me shtrenjtë e shumëfish braktisjen e tyre. Ky nuk është kursim, por shpenzim edhe më i madh. Sepse varfëria deri në mbijetesë do të prodhojë krimin dhe krimi mbajtjen e burgjeve e gjykatave e kostove të ndëshkimit. Varfëria e 50 mijë familjeve të braktisura do të kushtojë jo vetëm jetët e tyre, por edhe shumëfish nga taksat e shqiptarëve”- u shpreh deputetja e PD-së. Paga Minimale - Pensionet Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Ashtu si është paraqitur nga Konfederata e Sindikatave, rritja e pagës minimale duhet të ishte 280 mijë lekë në muaj, nga 240 mijë që është aktualisht. “Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë 2%. Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë

indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%. Një pensionist që sot paguan bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35 % më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë dhe i është shtuar edhe taksa e pronës, e për ironi në disa Bashki paguan edhe taksë arsimi, me 2 përqind të indeksimit të pensionit, nuk mund të përballojë rritjen mbi 42% të shpenzimeve të jetesës. Pensionistët duhet ta dinë se as këtë indeksim minimal nuk do ta marrin që nga 1 janari, por vetëm dy muaj para zgjedhjeve. Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro”- deklaroi dje nga foltorja e selisë blu, deputetja Grida Duma. Të Përndjekurit Politikë “Përgjatë një viti beteja e përfaqësuesve të të përndjekurve politikë u përcoll me premtime nga qeveria se “askush nuk do të mbetej pa paguar, sidomos trashëgimtarët e parë”. Buxheti i 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milion dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur në histori”u shpreh deputetja demokrate Grida Duma.

DEPUTETJA PAMPURI AKUZA NDAJ KRYEBASHKIAKUT TË DURRËSIT: TË ARRESTOHET SA MË PARË, KA BASHKËPUNUAR ME BANDAT E DROGËS

“Dosja 339”, PD ashpërson qëndrimin: Dako s’ka shpëtim, peshku i madh do arrestohet Partia Demokratike, përmes deputetes Oriola Pampuri ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kërkon të arrestohet sa më parë me pretendimin se ai ka bashkëpunuar me bandat e drogës. Në një dalje për mediat, deputetja demokrate deklaroi se Vangjush Dako nuk ka shpëtim me heshtjen e tij dhe se ai është peshku i madh. Prandaj, sipas saj, kryebashkiaku Daku duhet të arrestohet për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me bandat në kohën e zgjedhjeve. “Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339, Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes

së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit.Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë. Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve. Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit!”u shpreh Oriola Pampuri. Sipas deputetes demokrate dosja 339, provon se janë zbuluar biseda që në shkëmbim të votave të blera për

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

pushtetin ilegjitim të Edi Ramës, Vangjush Dako u dorëzoi bandave pasuritë e qytetit. “Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit! Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pa kapur nga Edi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Rama, të bëjnë detyrën. Aq shumë prova ka për krimin elektoral dhe lidhjen me bandat kriminale të Vangush Dakos, sa nga dosja 339 janë zbardhur nga media tre biseda të kryebashkiakut të Durrësit, që provojnë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm më bandën para, pas dhe pas zgjedhjeve”- deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri. Akuzat e PD-së ndaj Vangjush Dakos lidhen me

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

disa përgjime që kanë dalë në media ku pretendohet se kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj si bashkëpunëtor me ta. Ndërkohë këto akuza janë hedhur poshtë nga ana e Vangjush Dakos, i cili ka deklaruar se do të ngrejë padi për shpifje, ndërsa ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Kushtetuta u zbatua. Sandër Lleshi, ministër Dje ministrja e Mbrojtjes dërgoi me urgjencë në Presidencë shkresën për largimin nga shërbimi aktiv ushtarak të kandidatit për ministër. Pas këtij veprimi të qeverisë, Presidenti firmosi dekretin sipas normave kushtetuese

Presidenti Ilir Meta dekretoi mbrëmjen e djeshme Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm. Dekretimi erdhi pas firmosjes paradite të lirimit të Gjeneral Sandër Lleshit nga detyra e ushtarakut aktiv. Ky veprim ndodhi sapo ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dërgoi në presidencë kërkesën zyrtare për largimin nga ushtria të gjeneral brigade zotit Sandër Lleshi. Me këtë shkresë gjithçka ishte konform Kushtetutës. Me vendim e djeshëm kreu i shtetit i ka dhënë fund debatit tre javor që tensionoi në kulm marrëdhëniet institucionale mes mazhorancës dhe institucionit të Presidencës. Por në fund të këtij sherri vlen të bëhet një analizë se çfarë tregoi tensioni mes dy institucioneve kryesore të shtetit dhe kush kishte të drejtë. Së pari, vendimi i djeshëm i Metës tregoi se institucioni i Presidentit i qëndroi korrekt deri në fund zbatimit të Kushtetutës së Republikës. Dekreti faktoi se nëse ka një palë që e ka shkelur kushtetutën ishte mazhoranca dhe konkretisht Kryeministri Edi Rama. Propozimi i parë i Sandër Lleshit nga Edi Rama u refuzua me argumentin se kishte probleme ligjore dhe kushtetuese. Pas këtij vendimit, Edi Rama dhe deputetët e PS shpejtuan të deklarojnë se kreu i shtetit kishte cenuar ligjin

themeltar të shtetit. Sipas qeverisë dhe të tjerëve në PS, Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë emrat që i dërgon kryeministri dhe kthimi i një emri është shkelje kushtetuese. Madje jo publikisht, në PS nisën dhe llogaritë për një nismë parlamentare kundër kreut të shtetit. Një qëndrim i tillë jo vetëm ishte i pamenduar, por siç treguan dhe zhvillimet e mëpasme tërësisht antiligjor. Këtyre akuzave, kreu i shtetit me shumë qetësi iu përgjigj me dokumente zyrtare që faktonin se kryeministri

kishte propozuar për ministër një gjeneral aktiv. Sipas Kushtetutës dhe ligjit të Forcave të Armatosura një ushtarak me grada madhore nuk mund të ushtrojë detyra të rëndësishme, si ajo e deputetit apo ministrit. Por kryeministri Edi Rama nuk u ndal me kaq në shkeljen ligjore. Pasi iu refuzua dekretimi i parë, Qeveria miratoi emërimin si zëvendësministër të Brendshëm të Sandër Lleshit, me kompetenca të një ministri. Edhe në këtë rast këmbëngulja e kryeministrit solli një

tjetër gafë juridike dhe kushtetutuese. Ashtu si në rastin e ministrit dhe deputetit edhe detyra e zëvendësministrit ndalohet të ushtrohet nga një ushtarak pa dalë më parë në lirim. Ky ngëç kushtetues që u prodhua nga qeveria me vetëdije vendosi Sandër Lleshin në pozitën që të kërkojë vet lirimin duke bërë kërkesë te Ministria e Mbrojtjes dhe te Presidenti i Republikës. Kërkesa e Gjeneral Sandër Lleshit, një ushtarak me karrierë të spikatur, në fakt është dhe prova se gabimi kushtetues

ishte bërë nga kreu i qeverisë. Deklaratat e Ramës se ishte Presidenti ai që "shkaktoi krisje" në fakt tregojnë se Kushtetutën e kishte "shqyer" mazhoranca që në fillim. Ndaj dje, pasi Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se Gjeneral Sandër Lleshi mund të dilte në lirim, Presidenti firmosi largimin e tij nga Forcat e Armatosura. Më pas, për Sandër Lleshin si qytetar dhe jo si ushtarak nuk ka asnjë problem për të ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm. Së dyti, vendimi i Presidentit që nga shumë media afër kryeministrit Edi Rama dje u interpretua si "dorëzim" vlen edhe si një leksion për qeverinë "Rama". Kryeministri që ka marrë "tepsinë", "timonin" dhe gjithë Shqipërinë në vendimet e viteve të fundit ka treguar se nuk njeh asnjë institucion tjetër. Me një PS që e ka kthyer në aneks që vetëm voton nismat e qeverisë dhe me një opozitë që ngjan si dekor i shoqërisë civile, Presidenti me qëndrimin ndaj një kërkesë antikushtetuese tregoi se arroganca e qeverisë ka një limit. Dhe limiti ka të bëjë me Kushtetutën. Pra Kushtetuta u zbatua, institucioni i Presidentit rriti autoritetin në publik dhe nga dje kryeministri duhet të mendohet mirë kur të nis propozime në presidencë. Q. Xhani


INTERVISTA

4 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Kreu i shtetit deklaroi se ndjehej i penduar për marrëdhëniet që ka pasur me Berishën

Presidenti Ilir Meta: Arsyet përse e dekretova Sandër Lleshin P

residenti Ilir Meta në intervistën e dhënë dje në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan” ka shpjeguar arsyet e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm. Presidenti u shpreh se pas kthimit të përgjigjes nga institucionet, në respekt të Kushtetutës vendosi dekretimin e tij. Kreu i shtetit foli dhe për një sërë çështjesh të tjera që lidhen me aktualitetin, por edhe zhvillimet e kaluara politike. Një ndër pengjet e Presidentit duket se është edhe marrëdhënia e tij me ish-kreun e PD, Sali Berisha gjatë kohës që Ilir Meta ka qenë kryeministër. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, të titulluar “Pengjet e mia”, Meta tha se ndihej i penduar për marrëdhënien që ka patur me Berishën.

Gazetari: Ishim duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri. Dy fjalë doja të më thoshit për Bularatin, pa u zgjatur shumë sepse është një çështje që është diskutuar shumë këto ditë. Si President i Shqipërisë edhe ju reaguat dhe u bëtë thirrje për të qëndruar larg nacionalizmit. Kur dëgjove deputeten Eleni Theocharus a u pendove që reagove edhe kundër retorikës shqiptare? Presidenti Meta: Për mua është e rëndësishme që ne të jemi sa më të përmbajtur sepse retorika nacionaliste nuk është se na forcon dhe as na ndihmon. Jo vetëm kaq, por duhet të kuptojmë se kjo ngjarje, sidoqoftë tragjike sepse ka humbur jeta e një njeriu, nuk është një ngjarje e rastësishme, në vlerësimin tim. Gazetari: Në ç’kuptim nuk është e rastësishme? Presidenti Meta: Nuk është e rastësishme sepse është e qartë se viktima ka qenë i frymëzuar, apo i instrumentalizuar, apo i përpunuar për të shprehur atë papërmbajtje tepër provokuese

dhe për të krijuar një incident, pavarësisht se cila do të ishte pasoja që do të sillte tensionimin e një raporti dhe të një situate. Pra, nuk mendoj që është një gjë e rastësishme. Gazetari: Ai kishte në plan të vriste njerëz, ndaj e vranë? Presidenti Meta: Nuk po them se kishte në plan të vriste njerëz, por kishte në plan të demonstronte atë provokim, sepse të dalësh me armë... Arian Çani: Ju keni pasur shumë detyra shtetërore, normalisht mendoni se ishte e pashmangshme vrasja e atij personi. U prit që u prit pesë orë nuk mund të pritej ti mbaronin karikatorët dhe pastaj të kapej? Presidenti Meta: Kjo nuk është një çështje që nuk vlerësohet as nga unë si President dhe as nga askush tjetër. Kjo është një çështje që vlerësohet nga institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe unë kam bërë thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës të kësaj çështje. Gazetari: Që nuk dihet nëse do ketë hetim gjithëpërfshirës, apo jo?

Presidenti Meta: Unë mendoj që nuk ka se përse të mos ketë. Por ajo që nuk duhet të harrojmë është që ka një përpjekje të segmenteve të caktuara për të provokuar tensione dhe për të krijuar raporte të paqena, midis shqiptarëve dhe grekëve në tërësi dhe sidomos edhe brenda vendit tonë raportin e minoritarëve, pra qytetarëve shqiptarë me kombësi greke me gjithë pjesën tjetër. Gazetari: Për të kuptuar sesa i qetë dhe sa mbi palët je në kohën që je President unë kam përgatitur një pyetësor, ku ti je i detyruar që të përgjigjesh vetëm me një fjalë. Intervista quhet a ka qetësi dhe dashuri Ilir Meta? A ka ende qetësi dhe dashuri Ilir Meta? A e merr me qetësi dhe dashuri komentin e Astrit Patozi pasi të quajti si një nga simbolet më të ndritshme të një klase politike amorale? Vetëm po ose jo... Presidenti Meta: Vetëm buzëqeshje. Gazetari: A merr me qetësi dhe dashuri sa herë Baba Taku, pra

Spartak Braho kthehet në skenë me çantën e zezë dhe të kërcënon se nëse nuk dekreton Lleshin do përballesh me një nismë shkarkimi? Presidenti Meta: Buzëqeshje. Gazetari: Me këtë Spartak Brahon që ka qenë njeriu shumë i afërt me ty, përse u prishët? Presidenti Meta: Unë vazhdoj të buzëqesh. Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri dekretimin kur dëgjon gojët e liga që thonë se gjenerali i Ramës ka për të vuajtur për mëkatet e paraardhësve të tij, njëlloj si gjenerali i Kadaresë? Se ai ka qenë fans i Kadaresë. A do vuaj? Presidenti Meta: Jo nuk e besoj. Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri kur dëgjon të përflitet se ti e dekretove Lleshin vetëm që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha të merrte miratimin e Kuvendit për tu zgjedhur në KLSH? Presidenti Meta: “Fake news”. Me the vetëm një fjalë. Gazetari: A ndikoi zonja Krye-

madhi që ti të vonoje dekretimin e Lleshit? Se gratë ndonjëherë... Presidenti Meta: Zero. Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri kur dëgjon gojët e liga që thonë se ti kur ke një mosdakordësi me z. Rama harron që je mbi palët? Presidenti Meta: Buzëqesh. Gazetari: A e merr me qetësi dhe dashuri rolin e kreut të shtetit edhe kur nuk ia del dot të ngjitesh në majën e një mali? Presidenti Meta: Nuk më ka ndodhur deri tani. Derisa kamë ngjitur Jezercën nuk besoj se... Gazetari: E ke ngjitur Jezercën? Presidenti Meta: Po Gazetari: Tomorri as që nuk diskutohet... Presidenti Meta: Mali i Tomorrit është një mal i shenjtë për mua dhe për shqiptarët në tërësi, por në... Gazetari: E ke ngjitur në këmbë? Presidenti Meta: ...por në pikëpamje të vështirësisë, Mali i Tomorrit dhe male të tjera janë kodra në krahasim me Jezercën, në kuptimin e vështirësisë. Gazetari: A je i qetë që ke kohë që ke hequr, në fakt ke hequr akoma, kilet e tepërta, njësoj si unë, dhe për fat te keq nuk punojmë polic as ti dhe as unë, kur sheh që zv.ministri i Brendshëm nxjerrë urdhër për të shkarkuar gjithë barkderrat? Presidenti Meta: Nuk jam i sigurt për këtë nëse është e vërtetë. Gazetari: Është e vërtetë. Gjithë barkderrat në polici do hiqen. Presidenti Meta: Tani pak stërvitje duhet të bëjnë. Gazetari: Kujdes z. President! “Pyetja që vret” sonte është kjo. A do të ndodhë një përplasje e madhe Meta-Rama në zgjedhjet politike të vitit 2021? Apo pritet të ndodhë në vitin tjetër, në zgjedhjet lokale? Presidenti Meta: Zero përplasje. Gazetari: Zero përplasje me Ramën tha Meta nga kjo studio, qoftë në këto zgjedhje që vijnë qoftë në 2021. Presidenti Meta: Unë nuk marr pjesë në zgjedhje as në qer(Vijon në faqen 5)


INTERVISTA (Vijon nga faqja 4

shor dhe as në të tjerat. Zero përplasje nga ana ime. Gazetari: Nga ana juaj jo, mbetet për t’u konfirmuar. Si President i Shqipërisë që jeni më thoni kur do të ndaheni zyrtarisht nga Monika Kryemadhi e LSI, për të qenë totalisht i baraslarguar mbi palët politike, për këtë arsye? Presidenti Meta: Është një pyetje e rrezikshme dhe përgjigjen e ka të qartë; me Monikën vetëm në shtëpi. Gazetari: Vetëm në shtëpi...? Presidenti Meta: Po. Gazetari: Dhe sërish një “Pyetje që vret”. Zoti President, a jeni bërë pishman që e ndihmuat Edi Ramën dikur kundër Fatos Nanos dhe nëse do të ktheheshit mbrapa në kohë, a do ta bënit sërish sot? President i Meta: Vetëm përpara Çani. Gazetari: Asnjëherë mbrapa? S’po ju flet Çani po flet i Madhi, nëpërmjet meje. President i Meta: Vetëm përpara. Bëje të mirën, hidhe në det, e kthen Zoti mbrapa. Gazetari: Dhe sërish një “Pyetje që vret” për Ilir Metën. A jeni i ndërgjegjshëm z. President më në fund se Edi Rama Kryeministër nuk mposhtet dot më me mjete politike? Presidenti Meta: Provokim! Gazetari: Edi Rama dhe Lulzim Basha, le të imagjinojmë që kanë nevojë që të ndihmohen

urgjent nga ju, sepse janë duke u mbytur që të dy njëkohësisht në ujërat e ftohta të Liqenit Artificial të Tiranës. Kujt do t’i shpëtoni jetën ju President, Edi Ramës apo Lulzim Bashës? Presidenti Meta: Unë do të çoja atë Shqiponjën me dy koka që t’i shpëtonte të dy. Gazetari: Edi Rama duket se ka marrë në kontroll të plotë të gjithë institucionet e drejtësisë. A nuk keni frikë zoti Meta se mos e pësoni edhe ju si Gruevski që u detyrua të kërkoi azil në Hungari? Presidenti Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell. Gazetari: Pse e dekretuat pikërisht Sandër Lleshin tani, ka lidhje me Vitore Tushën apo jo? Presidenti Meta: Zero lidhje. Gazetari: Atëherë përse nuk dekretove që në momentin e parë por në momentin e dytë? Presidenti Meta: Sepse dje në këtë kohë, mbasi kam dalë nga emisioni i koleges tuaj Eni Vasili, kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv të Gjeneralit Sandër Lleshi. Gazetari: Kjo është arsyeja? Presidenti Meta: Është arsye kushtetuese. Nëse do të ma kishin sjellë më parë patjetër që do ta kisha bërë. Gazetari: Është kaq e thjeshtë, nuk ka arsye tjetër? Presidenti Meta: Arsyeja ime

PAS DEKRETIT FLET KRYEMINISTRI

Rama: Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Shefi i qeverisë shkruan se dekretimi i ministrit të ri tregon nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. "Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë. Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur"- shprehet kryeministri Edi Rama.

5 E shtunë, 17 NENTOR 2018

është kjo dhe për mua kjo nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese. Gazetari: Ata që janë skeptikë, ata thonë ç’të keqe ka, mund ta dekretojë si Ministër dhe pastaj ç’dekretohej si Gjeneral? Presidenti Meta: Ata e diskutojnë si muhabet, por si muhabet nuk e diskutoj dot. Kam respekt për thjeshtësinë. Gazetari: Nëse Parlamenti do të miratojë Vitore Tushën, ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Pse për emërimin e saj nuk kërkoni që Parlamenti të iki nga Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti e miraton dhe jep dorëheqjen? Presidenti Meta: Tani të flasim me Kushtetutë. Dekreti për Sandër Lleshin është dekret emërimi. Dekreti për Vitore Tushën është dekret propozimi. Së dyti, është e qartë në Kushtetutën e Shqipërisë që jemi vend demokratik që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që një dekret nga ana e Presidentit për emërimin pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbi-

mi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur e qartë dhe flagrante e Kushtetutës, sepse nuk është thjeshtë një shkelje sipërfaqësore por është një shkelje e një parimi themelor mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë dhe qeverisja demokratike në këtë vend. Unë nuk them se si ishte, këtë e gjykoni vetë, por për mua kjo është një arsye shumë e rëndësishme parimore dhe Kushtetuese. Ndërsa për rastin tjetër nuk ka

mendoj truke të atyre për të justifikuar apo gjithmonë do të gjejnë një sebep një propozimi. Të më thonë kush e bllokoi KED-në për të funksionuar një vit e gjysmë? Gazetari: Pa KED-në nuk ngrihet as SPAK... Presidenti Meta: Ajo nuk ka lidhje me këtë çështje. Zonja në fjalë e ka përfunduar mandatin, nuk merr më mandat. Ka të drejtë të aplikojë për një pozicion siç kanë aplikuar 34 persona.

DEKRETIMI I LLESHAJT

Basha: Me apo pa të, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për emërimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Kreu i opozitës përmes një reagimi në rrjetet sociale, thekson se me apo Sandër Lleshajn, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, për aq kohë sa kryeministër është ai që mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin. "Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!"- shprehet Basha në Twitter. asnjë paralelizëm. Asaj i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Po rri aty për shkak të përgjegjshmërisë së saj dhe mund të kishte ikur, siç kanë bërë të tjerë dhe një nga arsyet që ka qëndruar është, sepse nuk ka dashur që t’i shmangej Vettingut. Por për të demonstruar seriozitetin dhe integritetin e saj ka vazhduar këtë çështje. Dhe ajo nuk ka të drejtë të marrë mandat të dytë në Gjykatën Kushtetuese. Gazetari: Por për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi? Presidenti Meta: Aty kanë qenë këta dhe nuk e kanë mbledhur për një vit e gjysmë në KED-në. Gazetari: Po nëse ikën, ku do e gjeni ju një anëtar nga Kushtetuesja? Presidenti Meta: Këto janë

Gazetari: Po edhe Kryeministrin ju ngacmon përsëri. I erdhi inat për çështjen e Ministrit të Brendshëm, nuk mund ta zgjidhnit më shpejt këtë çështjen e z. Lleshi? Presidenti Meta: Unë nuk e shkel dot Kushtetutën. Mendoj që një President duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sepse betohet me dorën në Kushtetutë, edhe i ligjit edhe i bashkëpunimit midis institucioneve. Arian Çani: Ndoshta nuk duhet të kisha patur raport aq të keq me Berishën kur isha kryeministër… Ilir Meta: I penduar Arian Çani: Je i madh. Lëre Marrë me shkurtime nga emisioni “Zonë e Lirë” në “Televizionin Klan”.


POLITIKE

6

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Nën thirrjet “Qeveri hajdute” dhe “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak!”, me qindra protestues kanë bllokuar rrugën në Unazën e madhe

B

anorët e zonës së “Astirit” në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga zbatimi i projektit të Bashkisë së Tiranës për zgjerimin e Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 13të. Banorët kanë bllokuar edhe mbrëmjen e djeshme rrugën, duke shkaktuar dhe radhë të gjatë të trafikut në një nga zonat më të qarkullueshme të Tiranës. Nën thirrjet “Qeveri hajdute” dhe “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak!”, me qindra protestues kanë bllokuar rrugën në Unazën e madhe. Ndërsa nga ana tyre, banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen, sepse preken nga projekti për Unazën e Re. Një nga banorët thotë se të vetmen pasuri ka shtëpinë që duan tja shembin dhe e ka në proces legalizimi që prej vitit 2005. “Ne duam atë që na takon dhe të vazhdojë rrugën me 100 korsi dhe jo me 3 korsi Unë e kam në proces legalizimi që në vitin 2005. Unë do marr kallashin, bomba dhe kush do vijë i pari… atë do bëj. Nuk kam çfarë bëj se e kam me gjak atë shtëpi. Nuk kemi

Banorët e “Astirit” në ditën e 13 të protestës, bllokojnë rrugën marrë ende asnjë njoftim nga bashkia apo qeveria se çfarë do bëhet. Ne nuk jemi zaptues, por jemi si gjithë dynjaja. Nuk na kanë dhënë afat se kur duhet të largohemi”- tha banori. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. Ditën e djeshme banorët kanë protestuar edhe para bashkisë së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë. Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund. Pronarët e objekteve të palegalizuara kanë refuzuar ofertën e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj për mbulimin e 3 viteve qira. “Duam shtëpitë tona, duam pronat

tona”- është thirrja kryesore që vjen nga protestuesit. Protestuesit për mediat e pranishme u shprehën se banesat do i mbrojnë me gjak, ndërsa sqaruar se me protestën e tyre nuk kërkojnë rrëzimin e qeverisë, por dëmshpërblim të drejtë nga zbatimi i projektit të Bashkisë. “Ju bëjmë thirrje mos lozni me gjakun tonë. Banojmë në Unazën e Re dhe ai sot të vijë pas 30 viteve të na prishë shtëpinë. Kush është ky burrë? Nuk tërhiqemi derisa të vdesim këtu. Nuk po kërkojmë të rrëzojmë qeverinë. Duam shtëpinë tonë. U bëj thirrje protestuesve të mos tërhiqen”u shprehën protestuesit. Për projektin e “Unazës së Madhe” parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie.


POLITIKE

POLITIKE

7

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Kreu i grupit të LSI-së reagon për çështjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm: Rama kaloi vijën e kuqe

K

ryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar këtë të premte në lidhje me debatin më të madh të ditëve të fundit, atë të emërimit Sandër Lleshajt ministër i Brendshëm. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili ka shkruar se Kushtetuta është ajo, e cila po fundos kryeministrin Edi Rama, teksa shton se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën dhe ka nëpërkëmbur ligjin. Ndaj, thotë Vasili, Rama do të përgjigjet pa asnjë diskutim, ligjërisht për këtë çështje. Po ashtu, kreu i ligjvënësve të LSI-së, deklaron se Kryeministri Edi Rama ka kaluar dhunshëm vijën e kuqe të detyrimit të zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit. “Kushtetuta që fundosi Kryeministrin. Kryeministri është sot në pozitën më të keqe në raport me ligjin që ndonjë kryeministër mund të ketë pasur ndonjëherë. Shkelja flagrante e Kushtetutës e kryer në rastin e gjeneralit të emëruar Zëvendës-Ministër i Brendshëm është tanimë një provë shumë e rëndë dhe pa asnjë alibi. Kryeministri i qorruar

Petrit Vasili: Kushtetuta që fundosi Kryeministrin

nga psikomania e karriges së pushtetit, abuzues arrogant me ligjin, i varfër në konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor, vulgar dhe profan në arsyetimin politik të situatave kritike, që vendi kalon, tashmë

ka rënë plotësisht në batakun e paligjshmërisë. Streha e fundit e arrogancës është paligjshmëria, e cila është edhe paradhoma e dënimit të pashmangshëm prej ligjit. Kryeministri e ka shkelur Kushtetutën,

KREU I LZHK-së I BASHKOHET PROTESTËS SË BANORËVE TË ZONËS SË “ASTIRIT”

Dashamir Shehi: Rama si Enver Hoxha, të merr shtëpinë dhe të dhunon K reu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi i është bashkuar protestës së banorëve, banesat e të cilëve preken nga zbatimi i projektit të Bashkisë së Tiranës për zgjerimin e segmentit rrugor të Unazës së Re. Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, iu ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që të dëmshpërblejnë banorët me çmimin e tregut tek Unaza e Re. Sipas tij qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë. Ndërkohë që ka deklaruar se këtë që po bën Edi Rama e ka bërë vetëm Enver Hoxha dikur, i cili të merrte shtëpinë dhe më pas të dhunonte. Gjithashtu i u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë qëndresën e tyre paqësore dhe për këtë do të kenë edhe mbështetjen e opozitës. Ndërsa i ka bërë thirrje e Veliajt që të mbajë gojën dhe mos ofendojë qytetarët. “Tirana nuk është e Ramës dhe e Veliajt është e gjithë

shqiptarëve. Këta njerëz duhen dëmshpërblyer deri në fund. Ky kërkon ti kthejë Tiranës Enver Hoxhën, pasi vetëm Enver Hoxha të merrte shtëpinë dhe të dhunonte më pas. Ka 100 mënyra për ti dëmshpërblyer banorëve. Gjithë ato para që ka marrë ai me oligarkët e tij, nuk paska tepruar ndonjë lekë edhe

për këta banorë. Këto shtëpi janë prej vitesh këtu. Veliaj të mbajë gojën kur tu drejtohet qytetarëve të Tiranës”, deklaroi deputeti i opozitës, Dashamir Shehi. Ndërkaq, protestës së pasdites së djeshme të banorëve iu bashkuan edhe deputetët demokratë si: Flamur Noka, Oriola Pampuri, Klevis Balliu, etj.

e ka shpërdoruar detyrën e ka nëpërkëmbur ligjin ndaj do të përgjigjet pa asnjë diskutim, ligjërisht për këtë. Koha e fituar nga mbrojtja që i siguron një Prokurori e kapur nuk shërben për asgjë pasi dënimi është i pashmangshëm dhe i afërt. Tanimë ky kryeministër ka kaluar dhunshëm vijën e kuqe të detyrimit të zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit. Ndaj emërimi antikushtetues i gjeneralit si zv.ministër megjithëse ishte ditë e keqe për dhunimin e Kushtetutës, ishte njëherazi ditë e mirë për të qartësuar për këdo dhunimin e Kushtetutës nga ky kryeministër”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Ndërkaq, sociliastët paralajmëruan dje se emri i Sandër Lleshajt nuk do ti ndahet Presidentit nga tryeza për dekretim. Sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati para-

lajmëroi të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit për Ministër të Brendshëm. Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër. Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë. Më 9 nëntor kryeministri Edi Rama e çoi sërish emrin e gjeneralit në Presidencë si propozim për ministër të Brendshëm. Ai deklaroi se bashkëngjitur kërkesës do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm. Nga ana tjetër Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes më 9 nëntor ku nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT RISHP ALLJE VENDI V AKANT RISHPALLJE VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/ 2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumen-

tet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 21 nëntor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional ne gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


POLITIKE

8

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon Sesionin e Dytë Plenar i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

Meta dhe Ruçi: Nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

ZËVENDËS-KRYEMINISTRJA

Senida Mesi: Bashkëjetësa fetare u trumpetua nga vetë Papa Francesku

N

ë ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, një fjalë përshëndetëse për të pranishmit kanë mbajtur zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Punimet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë do ti përshëndesnin Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe Zëvendës-Kryeministrja Senida Mesi. Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta u shpreh se paqja dhe siguria në rajon varen nga shumë marrëveshje ende në mbyllje mes shteteve, si për shembull ajo për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. “Është një nder për Shqipërinë të jetë pritëse e një evenimenti me rendësi globale. Pas 100 vitesh kur shikojnë një botë të trazuar, ndjejmë keqardhje të arrijmë paqen duke përdorur dhunën. Ky forum ku bashkon përpjekjet është në linjë e OKB duke kontribuuar në shtrirjen e paqes dhe kulturës. Shqipëria ka një meritë në ruajtjen e tolerancës. Ne jemi një vend unikal për harmoninë fetare. Shqipëria nxit dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Inkurajojmë zhvillimet pozitive për finalizimin e marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. E vetmja rrugë për paqen dhe stabilitetin në Balkan është respektimi i të drejtave dhe standardeve amerikane”- u shpreh Presidenti Ilir Meta. Mes tjerash, i pari i Republikës vendosi theksin tek edukimi i të rinjve dhe investimin në arsim, si mjeti i duhur

për të promovuar vlerat dhe paqen në Botë. “E ardhmja duhet të jetë në paqe dhe në tolerancë. Të gjitha kombet në rajon janë diku shumicë dhe diku pakicë. Arsimimi dhe edukimi i të rinjve tanë është thelbësor. Shtetet që kanë investuar në arsimimin e të rinjve kanë patur progres rrënjësor. Jeni të mirëpritur të përçoni një mesash tolerance nga Kombi i Nënë Terezës”- theksoi Presidenti Meta. Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përsëriti thirrjen para delegacioneve të huaja pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës. “Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentar, por dhe qeveritë që ju keni votuar se Republika

e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare. Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë glogale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës”- deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Përveç kreut të Shtetit dhe kreut të Kuvendit, në këtë aktivitet mbajtën një fjalë përshëndetëse edhe Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, Përfaqësuesi i Par-

lamentit të Afrikës, H.E. Janet Ongera, Kryetari i Parlamentit të Maltës, H.E. Angelo Farrugia dhe parlamentarë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse, Presidentit i “Këshillit Botëror për Tolerancën dhe Paqen” Ahmed Bin Mohammed Al- Jarëan, ambasadorëve të akredituar në Tiranë, deputetëve, përfaqësues të institucioneve fetare në vend, etj. Në fjalimet që krye parlamentarët e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, mbajtën në këtë sesion nënvizuan kontributin e Shqipërisë në stabilitetin në rajon e më gjerë dhe vunë në dukje se modeli shqiptar i bashkëjetesës e tolerancës fetare dhe etnike duhet dhe mund të shërbejë si një model për vendet dhe rajonet e tjera të botës.

PRESIDENTI I PARLAMENTIT NDËRKOMBËTAR PËR TOLERANCË DHE PAQE: SHQIPËRIA EKSPORTON PAQE, TOLERANCË DHE STABILITET

P

residenti i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla Shqipëria duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit theksoi faktin se Parlamenti Global, ka për qëllim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e popujve dhe besimeve të ndryshme në përpjekjen e përbashkët më shumë tolerancë dhe paqe në botë. Shqipëria, nënvizoi Balla, është një vend i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, një rajon historikisht të trazuar, e ku Shqipëria eksporton paqe, tolerancë dhe stabilitet. Objektivat për Paqe dhe Tolerancë në kohën që jetojmë përfshijnë përveç kuptimit të tyre primar, më shumë respekt për të drejtat e njeriut, forcim të legjislacionit kundër çdo forme të diskriminimit, racizmit, sektarizmit dhe

Balla: Bashkëjetesa fetare në vend, e rëndësishme për rajonin e trazuar të Ballkanit

dhunës. “Por një gjë dua ta them sot dhe është një përsëritje, në fakt, që uroj dhe shpresoj që në të gjithë jetën e kombit tonë të mos bëhet kurrë e mërzitshme, që shembulli i devotshmërisë

ndaj vëllazërisë nder fetarë dhe i bashkekzistencës mes të gjitha komuniteteve në paqe, tolerancë dhe në harmoni është modeli më i mirë i vyer që ne, jo vetëm duhet të mbrojmë për fëmijët

dhe fëmijët e fëmijëve tanë, por dhe mund të eksportojmë në një Europë të Bashkuar që duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”, shtoi Balla. Balla u shpreh në Sesionin e II se bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe, tolerance dhe harmoni është modeli më i vyer për Shqipërinë. “Jo vetëm duhet ta mbrojë, por edhe duhet ta eksportojmë në një Europë të bashkuar, e cila edhe vetë duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”, tha Balla. Në vijim ai u shpreh se vendi është i rëndësishëm në rajonin e trazuar të Ballkanit, pasi eksporton veçse paqe, tolerancë dhe stabilitet. “Rruga jonë europiane dhe e rajonit kalon pikërisht përmes

Në kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, Kuvendi çeli punimet në ditën e dytë, Sesioni i Dytë Plenar i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe. Në emër të qeverisë, Zëvendës-Kryeministrja, Senida Mesi, rikujtoi edhe një herë vlerat e kombit tonë dhe mashimin e kryeministrit Edi Rama në Paris me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend. “Shpreh kënaqësinë që ky takim mbahet në Shqipëri. Jemi krenarë për këtë trashëgimi të vyer mbi tolerancën. Ruajtja dhe promovimi i kësaj trashëgimnie kërkon një angazhim të madh të gjeneratës tjetër. Besoj që të gjithë mbajmë të njëjtin mendim ndaj sigurisë paqes dhe tolerancës. Gjithashtu iu kujtoj edhe marshimin në Paris të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e komuniteteve fetare për incidentin e Charlie Hebdo”- theksoi Zëvendës-Kryeministrja. Senida Mesi u uroi mirëseardhjen në Shqipëri kolegëve që vijnë nga vende të ndryshme me një qëllim mjaft sublim, siç është ai i Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen, ku në objektivin e tij kryesor ka demokracinë, tolerancën dhe përhapjen e objektivave humanitarë. “Në Shqipëri mbizotëron bashkëjetesa fetare. Ne kemi 5 fe e pikërisht kjo klimë bashkëjetese në harmoni , u trumbetua nga Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë e në Shqipëri në vitin 2014”, tha Zëvendës-Kryeministrja Senida Mesi. normalizimit të marrëdhënieve këtu në Ballkanin Perëndimor, si një proces dinamik ku dialogu i vazhdueshëm, pa tabu, aspak me komplekse, rimëkëmb besimin te vetja dhe te fqinjët”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS-së. Balla tha më tutje se kjo qasje “realiste dhe pa tabu” do të vijojë përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve të së kaluarës e së tashmes me fqinjët. “Shqipëria ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruar të Europës dhe që sot është në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës”, u shpreh Balla.


POLITIKE

9

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Investigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe të qenieve njerëzore në Amerikën e Jugut e ka “sjellë” gazetarin spanjoll David Beriain në Shqipëri

I

nvestigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe të qenieve njerëzore në Amerikën e Jugut e ka “sjellë” gazetarin spanjoll David Beriain në Shqipëri, duke na rrëfyer që nga metodat “e lehta” të ndryshimit të identitetit, deri tek përballja me mafiozët shqiptarë, me kodet e tyre stërgjyshërore të nderit dhe hakmarrjes. Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke paralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentaresh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet. Dhe në spotin e këtij dokumentari, media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafias shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes. Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë. “Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”- komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX. Spoti i dokumentarit për pjesën e Shqipërisë Shqipëria, një vend i panjohur për shumë njerëz, djepi i një prej mafiave më të padurueshme dhe me zgjerimin më të madh ndërkombëtar. Mafia shqiptare dallon për lidhjet e saj globale të trafikut të armëve, drogës dhe njerëzve. Është një organizatë hermetike, e klaneve familjare të sunduara nga një kod stërgjyshor nderi dhe hakmarrje, për të cilën David Beriain ka pasur qasje të paparë. “Episodi fillon në bagazhin e Italisë, ku kamerat e “Clandestino” dëshmojnë për shkarkimin e disa kilogramëve të kokainës. Një kokainë që vjen nga Shqipëria dhe kalon në duart e mafias italiane. Gangsterët shqiptarë dhe italianë shoqërojnë drogën dhe Davidin në një shtëpi, ku ata i tregojnë atij për biznesin e tij. David Beriain është i intriguar nga këta njerëz dhe dëshiron të dijë më shumë. Ai shkon në Shqipëri për të mësuar rreth kulturës së tij, traditave të tij. Ai është i habitur nga kjo shoqëri

Mafia në Shqipëri - Gazetari i infiltruar paralajmëron “tërmet”

në të cilën hakmarrja është e detyrueshme: vrasja e një të afërmi nënkupton kërcënimin me vdekje të të gjithë meshkujve të familjes së viktimës. Ligjet që mbledhin këtë kod hakmarrës njihen si kanuni.

Kuptimi i rrënjëve të shoqërisë shqiptare bëhet çelësi për të kuptuar suksesin e këtij krimi shumëkombësh. Bashkangjitur me një nga klanet, Beriain hyn në biznesin e tij: trafikimi me kokainë, marihuanë, heroinë dhe

armë. Njihuni me prodhuesit e pompave dhe merrni edhe një identitet të ri shqiptar”- mbyllet spoti i pjesës së dokumentarit të gazetarit David Beriain që trajton mafian shqiptare. Spoti i plotë për dokumentarin “Clandestino” I mësuar të vendosë një lidhje të verbër në diçka që nuk na pëlqen apo të shikojmë mënyrën tjetër për të mos u përfshirë në problemet e njerëzve të tjerë, guximi i profesionistëve si David Beriain bëhet edhe më i rëndësishëm. Gazetari, një nga fytyrat më të vendosura të DMAX, kthehet në kanalin me një sezon të ri të “Clandestino”, çdo të mërkurë në orën 22.30, duke filluar më 21 nëntor të kthehet në zhytje në botën më hermetike dhe të rrezikshme klandestine të planetit.

Problemi i rrëmbimeve në Venezuelë, “Baby Camorra” në Italinë jugore, mafiat në Shqipëri, biznesi i trafikimit të armëve në Shtetet e Bashkuara, Meksika, Guatemala, El Salvador dhe Kolumbi dhe trafiku i drogës në qendër të vendit në të njëjtin lokal prej 93 metrash, janë gjashtë episodet e reja të “Clandestino”, një prodhim që si një risi do të zgjasin kohëzgjatjen e saj deri në një orë e gjysmë për t’u thelluar në një mënyrë edhe më të fuqishme në secilën prej temave. Qëllimi është të ofrojë një vizion unik dhe “të pafiltruar” të botëve të paligjshme dhe të paarritshme që përfshin pikëpamje të ndryshme të çdo problemi duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse. “Në këtë sezon ne kemi përjetuar disa nga momentet më intensive dhe më të vështira që kur kemi filluar regjistrimin e Clandestino. Ne kemi qenë dëshmitarë të pavullnetshëm se si një bandë e kidnapuesve venezuelianë të formuar nga policë aktivë e quajti familjen e viktimës për t’i dhënë atij një afat kohor prej 48 orësh përpara se të vritej një i dashur i tij. Ne kemi parë se si këto rrëmbime shpesh organizohen nga burgjet ku të burgosurit na kanë marrë me pushkë dhe granata. Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët, ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes. Ne kemi parë narcos meksikan shkurtuar rrugët për aeroplanë të tokës ngarkuar me armë amerikane dhe gjurmët e tyre gjurmët në xhunglave të Kolumbisë për të përfunduar në duart e guerrilas. Dhe gjithashtu në Kolumbi, ne kemi arritur të marrim narcos që të na tregojnë laboratorët e tyre industrialë të kokainës dhe të shihnim se si 400 nga këta kilogramët u zbarkuan në Meksikë. Ka qenë dymbëdhjetë muaj, në të cilën falë mbështetjes së DMAX dhe angazhimit të saj ndaj gazetarisë sonë, ne kemi vazhduar të kemi privilegjin të jemi dëshmitarë. Unë besoj, sinqerisht, se është sezoni më i mirë i Clandestino”, komenton David Beriain. Përgatiti: Koha Jonë


POLITIKE

10

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Ministrja e Drejtësisë, konfirmoi prioritetin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe prezantoi reformat e thella që janë ndërmarrë në funksion të kësaj lufte

P

rocesi i derregullimit dhe dixhitalizimi i shërbimeve publike, të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare si instrumente të rëndësishme për uljen e nivelit të korrupsionit, kanë marrë vlerësime mjaft pozitive në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me temë “Zhvillimi i Strategjive Antikorrupsion për epokën dixhitale, tendencat e fundit dhe praktikat më të mira nga OSBE-ja”. Në këtë konferencë të organizuar në Romë të Italisë, merrnin pjesë drejtues të lartë të OSBE-së, ministra dhe figura politike nga vendet anëtare të OSBE-së, si dhe ekspertë të fushës së antikorrupsionit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ishte pjesë e konferencës, me ftesë të Përfaqësueses Speciale të Kryesisë italiane të radhës së OSBE-së për luftën kundër korrupsionit, Paola Severino. Gjatë punimeve të konferencës, referues të ndryshëm si Paola Severino, Gianluca Esposito, sekretar ekzekutiv i GRECO-s, Antonio Gullo, profesor i së drejtës penale në Universitetin “LUISS Guido Carli”, Romë dhe Alina Mungiu-Pippidi, profesore e studimeve demokratike në Berlin kanë vlerësuar si efikase dhe me rezultate konkrete nismat e qeverisë shqiptare për derregullimin dhe përdorimin e inovacionit në shërbimet publike. Sipas tyre këto nisma po japin ndikimin e tyre në minimizimin e hapësirave për korrupsion në administratën publike. Gjatë fjalës së saj ministrja konfirmoi prioritetin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe prezantoi reformat e thella që janë ndërmarrë në funksion të kësaj lufte. “Ne jemi duke zbatuar një

Konferenca në Itali, Gjonaj merr vlerësime në funksion të luftës ndaj korrupsionit

reformë të thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila reflekton standardet e BE-së dhe po jep rezultate konkrete në përpjekjet tona për t’u dhënë qytetarëve një sistem gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe të paanshëm. Po përgatitemi për të ngritur institucione të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që

përfshijnë gjykatat e posaçme si dhe strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), e cila ka në përbërje Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit”, është shprehur ministrja Gjonaj. Duke u ndalur në strukturat e reja antikorrupsion që

POLICIA

Në Prokurori protestuesit e “Astirit”

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori protestuesit e zonës së “Astrit”, të cilët janë fiksuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimeve në “Unazën së Re” dhe pranë bashkisë së Tiranës. Të paktën 20 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, për tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, gjatë protestave të ditëve të fundit të banorëve të “Unazës së Re”. Banorët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Re”. Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuan njëri aks rrugor, duke shkaktuar edhe mungesën e qarkullimit të makinave. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se minorancat e zhurshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur prej tre vitesh në Tiranë.

POLICIA

K

ëtë herë Policia e Shtetit kërkon ndihmën e publikut për 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës. Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Shtetit ka pubikuar fotot dhe emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Ata vijojnë të jenë ende në kërkim për akuzat e vrasjes ku rezulton një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 35 vite burg, ndërsa mbi 10 të tjerët rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe kultivimit të kanabisit. Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Emrat e tjerë janë Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi. Policia e Shtetit bën thirrje për informacione për secilin, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e ven-

drejtohen prej saj në rolin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, duke prezantuar rezultatet konkrete që këto struktura po prodhojnë, përmes evidentimit dhe ndëshkimeve të një numri të konsiderueshëm drejtuesish dhe nëpunësish të administratës shtetërore të akuzuar për korrupsion. Sipas saj, një shumëllojshmëri prej

575 shërbimesh publike, që më parë kanë qenë në dispozicion të qytetarëve vetëm me mjete tradicionale, tashmë janë të disponueshme edhe në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, të aksesueshëm nga telefoni celular, kompjuteri, kioska dixhitale etj. “Miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin mbi Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Detyrimet Financiare të Personave të Zgjedhur dhe disa Zyrtarëve Publikë, Ligjin Anti-Mafia dhe Ligjin mbi Financimin e Partive Politike janë hapa vendimtarë në luftën kundër korrupsionit, të pranuara edhe nga raporti i fundit i GRECO-s, i cili është i lidhur ngushtë me sistemet inovative të komunikimit, për më shumë transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar”, ka deklaruar Gjonaj. Ministrja e mbylli fjalën duke dhënë garanci për përkushtimin ndaj forcimit të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të antikorrupsionit, si dhe për angazhimin e plotë në nismat e reja rajonale antikorrupsion.

“Forca e Ligjit” godet 5 të fortët në Lezhë

dodhjes së të shumëkërkuarve. “Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të

telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”,-shkruan Policia e Shtetit.


AKTUALITET

M

11

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, Ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit e ‘’UNICEF’’ dhe ‘’Save the Children’’, memorandumin për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët: “Familje për çdo fëmijë pa kujdes prindëror”. “Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ. ‘’Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare’’,-tha Manastirliu. Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje. ‘’Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstuktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambjent sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambjentit familjar’’. Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, Ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më

Fëmijët të parët, Manastirliu: Agjentë dhe kamera në çdo institucion përkujdesi SIGURI “Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit”.

FAMILJE

shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territor për çdo familje. Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar mes Ministres Manastirliu dhe drejtuesve të Save the Children dhe Unicef shpreh angazhimin konkret për të jetësuar planin e deinstitucionalizimit, për trans-

formimin e institucioneve të përkujdesit dhe për të siguruar që çdo fëmijë pa kujdes prindëror të ketë një familje. Ministrja lajmëroi edhe vendosjen e dy elementëve shumë të rëndësishëm për të parandaluar abuzimet e mundshme në institucionet e përkujdesit. “Përveç vëzhgimit

me kamera, ne do të përfshijme një element të ri në institucionet tona: Do të kemi “agjentët e mirërritjes së fëmijëve”, që do të kenë përgjegjësi të sinjalizojnë në kohë reale për çdo sjellje të palejuar, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga çdo situatë brenda institucionit”, tha Manastirliu.

“Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar mes Ministres Manastirliu dhe drejtuesve të “Save the Children” dhe “Unicef” shpreh angazhimin konkret për të jetësuar planin e deinstitucionalizimit, për transformimin e institucioneve të përkujdesit dhe për të siguruar që çdo fëmijë pa kujdes prindëror të ketë një familje”.

QSUT

ELBASAN

Mjekja kthehet nga Gjermania

Shkumbini merr përpara tokat bujqësore P

Janë të shumtë mjekët që po kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor. I tillë është edhe rasti i Aida Dragushës që është rikthyer së fundmi në Shqipëri pas një specializimi në Gjermani dhe aktualisht punon pranë Laboratorit të Anatomisë Patologjike në Qendren Spitalore Universitare. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka thënë se do të vijojë mbështetja e mjekëve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit për qytetarët mbetet prioritet i kësaj ministrie.

lot 18 familje të lagjes “Cogës”, në fshatin Shushicë të Elbasanit, rrezikohen nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili tashmë nuk rrezikon vetëm tokat bujqësore por edhe banesat. Prej shumë vitesh, prerjet e pyjeve dhe gërryerjet e shtratit të lumit kanë çuar në devijimin e këtij të fundit, drejt zonave të banuara. Banorët kërkojnë një ndërhyrje emergjente, e më pas ndërtimin e pritave, që do të bënin të mundur shpëtimin e kësaj zone. Aktualisht në këtë zonë, në Shushicë të Elbasanit, rrezikohen 300 hektarë tokë bujqësore dhe banorët u tremben shirave që pritet të vijnë. Po ashtu, edhe rruga e fshatit rrezikon të përmbytet nga ujërat e lumit Shkumbin. Pritet një reagim i Bordit të Kullimit, në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në këtë zonë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 17 NENTOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Në Tiranë mbërrijnë festat, ndizen dritat e qytetit dhe pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

“Do të jetë një stinë e paharrueshme festash për Tiranën”

S

tina e festave ka mbërritur në Tiranë. Në sheshin "Skënder bej" dhe në rrugët e Tiranës janë ndezur sot dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit. Kori i Liceut Artistik dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive, ndërsa dhjetra fëmijë të veshur me ngjyrat e festave të fundvitit dhe qytetarë të shumtë kishin rrethuar pemën gjigande të Vitit të Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendosur t'i nisin pak më shpejt. "Disa prej jush, sidomos fëmijët që janë këtu, më kanë çuar peticione, kanë mbledhur firma në klasë, në lagje, në shkollë dhe na kanë thënë: Lali Eri, a mund të zgjasësh pak më shumë festat, se mbyllen shumë shpejt? Nuk i zgjasim dot pas 1 janarit, por ajo që mund të bënim është t'i fillojmë pak më herët dhe në fakt, në gjithë qytetet e botës ka filluar pak më herët festa, ndaj kjo ësh-

të arsyeja pse do t'i hapim që sot dritat e festës, jo vetëm këtu, por në disa vatra, edhe në sheshin Skënderbej, edhe tek Liqeni, këtë fundjavë tek Pazari i Ri dhe në të 24 njësitë e Tiranës, për t'u siguruar që e gjithë Tirana, nga cepi në cep, ka një stinë festash të jashtëzakonshme", tha Veliaj. Më tej , ai shtoi se kjo stinë festash duhet të shërbejë për këdo, jo vetëm për të festuar dhe kaluar më shumë

kohë me njeri-tjetrin, por edhe për treguar më shumë solidaritet me më të dobtit. "Unë jam i bindur që ash-

tu siç e bëmë vjet, që e gjithë stina e festave ishte një stinë solidariteti për të ndihmuar të moshuarit, për të ndihmuar ata që janë në qendrat sociale, për të ndihmuar personat që janë të vetmuar, personat që janë në institucione, siç është Shtëpia e të Moshuarve apo Shtëpia e Fëmijëve, unë jam i bindur që Tirana këtë vit do jetë akoma më solidare", shtoi kryebashkiaku. Kryetari i bashkisë u bëri thirrje banorëv e të kryeqytetit që së pari të festojnë festën e çlirimit të Tiranës dhe më pas edhe festat kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit. "Ne po na afrojnë festat tona kombëtare; festa për qytetin është 17 nëntori dhe dua që t'i japim një duartrokitje të gjithë atyre që janë veteranë dhe kanë dhënë një kon-

tribut që ky qytet të jetë një qytet i lirë. Kemi festat e 28-29 nëntorit, ndaj dua që secili prej jush, ata që po na ndjekin dhe ju që keni ardhur këtu në shesh të vëmë secili nga nesër, që është 17 nëntori, një flamur në ballkon, në zyrë tek kompjuteri, në dritare, tek makina, për të kujtuar që mbi të gjitha jemi shumë krenarë që jemi pjesë e këtij kombi, e kësaj historie dhe e këtij qytetërimi që krijojmë në Tiranë", theksoi kryetari i bashkisë. Ai tha se ashtu si për çdo familje periudha e fundvitit është dhe një kohë ku çdo kush bën bilancin e punëve apo asaj që ka arritur për gjatë një vit. Ndaj, theksoi është shumë e rëndësishme të kujtojmë se sa punë të mira janë bërë në këtë qytet këto tre vite.

Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror & Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë

Veliaj: Krenar për atë që kemi arritur në Tiranë N

dryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fun dit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin. "Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t'u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë

mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit", tha Veliaj. Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë. "Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin 'Skënderbej', Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës", shtoi ai. Duke sjellë si shembull këndin

e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin. "Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin "Skënderbej", Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tone, ju jam shumë mirënjohës", tha kryebashkiaku. Veliaj deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve so-

ciale. "Mezi pres që të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit me këto ndryshime. Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me

qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet", tha Veliaj. Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.


AKTUALITET

14

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Gjimnazistët që u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ishin në vendet e para në autobus, ndërsa u lënduan nga copat e xhamit të parë, i cili u thye si pasojë e përplasjes

N

jë eskursion ditor i gjimnazistëve të një shkolle në Rroskovec, mund të ishte kthyer në tragjedi. Ata kishin qenë në Korçë dhe po kthehej në drejtim të Fierit, kur autobusi me të cilin po udhëtonin, u aksidentua në Qafë Thanë. Të gjithë gjimnazistët janë jashtë rrezikut për jetën por disa prej tyre morën plagë të lehta. Mësohet se ka qenë drejtuesi ai që ka arritur të manovrojë me shpejtësi duke e përplasur me bordurën mbrojtëse në krahun tjetër duke shmangur greminën. Por Policia e Shtetit, përmes një deklarate për shtyp, informon se në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 7 nxënës. Si shkak të aksidentit, policia jep lagështirën në rrugën dhe pakujdesinë nga ana e shoferit. “Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf-Thanë, autobusi me drejtues shtetasin L.H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobus udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit të mjetit ka dalë nga rruga, ku për pasojë u lënduan lehtë shtetasit: L.V, 17-vjeç, E.D. 15-vjeç, N.H 17-vjeç, B.Q 18-vjeç, J.G 17-vjeç, D.V 17-vjeç, M.V, të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”,-thuhet në reagimin e Policisë. Gjimnazistët që u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ishin në vendet e para në autobus, ndërsa u lënduan nga copat e xhamit të

7 nxënës të lënduar nga aksidenti, shkak pakujdesia EKSPERTËT “Sipas ekspertëve rrugorë, edhe pse shkaqet kryesore të aksidenteve janë për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, masat për menaxhimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve nuk mund të jenë sezonale, kur rriten ndjeshëm fluksi, siç vepron aktualisht policia rrugore”.

SHKAQET “Si shkak të aksidentit, policia jep lagështirën në rrugën dhe pakujdesinë nga ana e shoferit. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit të mjetit ka dalë nga rruga”.

parë, i cili u thye si pasojë e përplasjes me bordurat e rrugës. Policia njofton se pas ndihmës mjekësore në qendrën spitalore në Prrenjas dhe në spitalin e Librazhdit ata janë në pritje të

autobusit tjetër për t’u larguar për në banesat e tyre. Dje u regjistruan katër aksidente. Në Elbasan u përplas për vdekje një person, në Berat u plagosën dy, një në Tiranë, ndërsa në

Këlcyrë doli një makinë nga rruga por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Sipas ekspertëve rrugorë, edhe pse shkaqet kryesore të aksidenteve janë për shkak të sjelljes së drejtuesve të

SHKODËR

mjeteve dhe këmbësorëve, masat për menaxhimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve nuk mund të jenë sezonale, kur rriten ndjeshëm fluksi, siç vepron aktualisht policia rrugore. Por duhet të bëhen më afatgjata dhe të studiuara, duke përfshirë edhe institucionet e tjera që janë përgjegjëse për gjendjen e rrugëve.

ELBASAN

Fatosin e vranë se pa vrasësit e Arjanit I dënuar për vrasje, sulmohet me granatë

F

atos Ferracaku u ekzekutua pasi 41-vjeçari dyshohet se ka parë personat që ekzekutuan kushëririn e tij, biznesmenin 31-vjeçar, Arjan Ferracaku. Duke qenë se ishte peshkatar, Fatosi ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku në 1 shtator të këtij viti. Fatos Ferracaku mendohet se ka parë autorët në pistën e hipizmit kur janë larguar pasi kryen vrasjen. Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po kalëronte në shoqërinë e dy miqve të tij. Dyshohet se Fatosi kishte folur me nje person tjetër të cilit edhe i ka rrëfyer se kishte parë autorët e vrasjes së

P

kushëririt të tij biznesmen. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes që tronditi kryeqendrën e veriut. Grupi hetimor ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve por policia

ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve aty pranë “Markatës”. I pranishëm në komisariatin e policisë në Shkodër ka qenë edhe drejtori i SHÇBA në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj.

ronari i një lokali në Elbasan, i cili më parë ka qenë i dënuar për vrasje, është plagosur rëndë pas shpërthimit të një granatë luftarake. Ai u sulmua orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa ishte duke fjetur bashkë me nipin e tij i cili shpëtoi. Dajë e nip ishin duke fjetur në një nga anekset e lokalit, kur u sulmuan me një granatë luftarake. Albert Alterziu mori plagë të rënda pas shpërthimi, kurse nipi i tij Ergis Çekiçi ka shpëtuar. Sipas policisë granata është hedhur nga jashtë dhe po hetohet pista e hakmarrjes. Kjo për shkak të kaluarës së Alterziut. Në moshën 15-vjeçare në vitin 2001 ai

vrau një bashkëmoshatarin e tij Elton Shulin. Për këtë krim u dënua 10 vjet dhe bëri gjithsej shtatë vjet burg. Në vitin 2013 shënjestra e sulmit me granatë u plagos me thikë. Këto ngjarje kanë bërë që

hetuesit të orientohen drejt pistës së hakmarrjes por pa anashkaluar pistat e tjera. Disa të dyshuar janë marrë në pyetje, por pa arritur në ndonjë provë konkrete për të vënë në pranga autorin e ngjarjes.


AKTUALITET

15

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

POLICIA

LEZHË

“Cleaner” sekuestron armë e drogë Rrezik në kryqëzimet e superstradës Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Cleaner” ku u arrestuan në flagrancë dy persona. Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, në kuadër të operacionit të koduar “Cleaner”, ku janë sekuestruar dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë, 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak. Mësohet se të arrestuarit janë Ermal Demushi, 35-vjeç dhe Emirjon Doçi, 29-vjeç, të dy banues në Allias, Tiranë. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitje lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashkuar nga nenet 283/2, 278/2,3,4, 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Ngjarja më të rënda në qarkullimin rrugor, janë ato aksidente të cilat ndodhen nëpër kryqëzimet e superstradës që përshkon Lezhën. Ndaj dhe Autoritetet e Policisë Rrugore i bëjnë apel Autoritetit Rrugor për plotësim me sinjalistikë dhe marrje të masave të tjera nëpër degëzimet e rrugës. ‘’Në qoftë se ndërhyrja e Autoritetit Rrugor apo organeve kompetente për të bërë këto mbikalime dhe nënkalime nëpër kryqëime do të ketë më shumë jetë njerësih të shpëtuara por edhe nëse respektohet sinjalistika rrugore nga drejtuesit e mjeteve, përsëri do kemi më shumë jetë njerëzish të shpëtuara. Këmbësorët të respektorjnë sinjalistikën rrugore’’, tha Altin Mena, Shef i Qarkullimit Rrugor në Lezhë. Në gjashtë muajt e fundit në rrugët e Lezhës janë regjistruar 52 aksidente me 77 të plagosur dhe gjashtë viktima. Shifra këto që tregojnë për shkallën e lartë të rrezikut përgjatë superstradës. Shkaqet janë nga mungesa e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit prej shofereve, deri tek këmbësorët e pakujdesshëm.

Forumi ndërkombëtar për sigurinë rajonale, i mbajtur në Budva të Malit të Zi, emërtuar “Forumi i Rimëkëmbjes për Ballkanin Perëndimor”

Ekstremizmi i dhunshëm, Lamallari: Të trajtohet si akt kriminal Z

v.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në Forumin ndërkombëtar për sigurinë rajonale, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, emërtuar “Forumi i Rimëkëmbjes për Ballkanin Perëndimor”. Në këtë takim 3-ditor, morën pjesë ministra të Brendshëm të vendeve të rajonit, si dhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përkatësisht Zëvendësndihmës i Sekretarit, Zyra për Konflikte dhe Operacione të Stabilizimit, Pete Marocco, Zëvendës Koordinatori për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Christopher Harnisch. Lamallari, duke diskutuar në panelin mbi “Sfidat e Sigurisë Rajonale dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”, theksoi se Shqipëria është vlerësuar si mbështetëse e fortë e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se ka forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë. “Vendi ynë mirëpriti dhe Forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, gjatë të cilit u nënshkrua dhe Plani i Përbashkët i Veprimit për Luftimin e Terrorizmit”. Më pas në një prononcim për mediat, zv.ministri Lamallari u shpreh se bashkë me kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm, i demonstruar dhe me raste praktike agresioni, është

AKTE KRIMINALE “Me kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm, i demonstruar dhe me raste praktike agresioni, çështje të tilla duhen të trajtohen në aspektin ligjor si akte kriminale, nga agjencitë përkatëse”.

FQINJËSIA

e domosdoshme që çështje të tilla të trajtohen në aspektin ligjor si akte kriminale. “Në dritën e rritjes së forcave politike ekstremiste në Europë, bashkë me kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhun-

shëm, i demonstruar dhe me raste praktike agresioni, është e domosdoshme që çështje të tilla të trajtohen në aspektin ligjor si akte kriminale, nga agjencitë përkatëse. Politizimi i rasteve të tilla flagrante të

ekstremizmit të dhunshëm, nën retorikën etno nacionaliste, është një qasje e gabuar dhe madje kundër produktive”. Ai pohoi gjithashtu se dinamikat rajonale të kërcënimeve të tilla diktojnë nevojën e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të rajonit. Duke iu referuar nevojës dhe rëndësisë së përfshirjes së Kosovës në nisma të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, Lamallari tha se: “Një rajon i sigurt dhe i qetë, në marrëdhënie të mira fqinjësore mund të funksionojë si i tërë, pa “hapësira të errëta apo të pambuluara” nga bashkëpunimi rajonal”. Forumi i Budva-s u organizua nga Instituti Ndërkombëtar Republikan me qendër në SHBA, i cili bashkëpunon ngushtë me DASH dhe agjenci

“Një rajon i sigurt dhe i qetë, në marrëdhënie të mira fqinjësore mund të funksionojë si i tërë, pa “hapësira të errëta apo të pambuluara” nga bashkëpunimi rajonal””. të tjera amerikane. Ekstremizmi i dhunshëm është problem global dhe as Shqipëria dhe asnjë shtet tjetër nuk mund ta zgjidhin, përveç atyre që e kanë krijuar. Për ta parandaluar këtë fenomen që ka përfshirë edhe vendin tonë, kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve, para së gjithash të atyre arsimore, i familjes dhe i gjithë shoqërisë. Fuqizimi, transformimi dhe modernizimi i institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore në Shqipëri. Ashtu sikurse është e nevojshme bashkërendimi i përpjekjeve dhe ndërlidhja e strategjive në këtë drejtim.


SPECIALE

16 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Ju flet Tirana, kush ishte partizani që përshëndet porsa fillon transmetimi Nga Sulejman Omerbashi Ishte mesi i Nëntorit dhe Brigada e I-rë ishte futur në Tiranë. Për çlirimin e Radio-Tiranës u ngarkua një kompani partizane. Radio-Tirana ndodhej në Rrugën e Kavajës. Gjatë gjithë kohës Shtabi i Përgjithshëm mbante kontakte të vazhdueshme me Korpin e Parë dhe qendrën e ndërlidhjes në Tiranë e cila ishte instaluar në shtator nga Todo Bojdani. Me përkushtim punonin radiotelegrafistet Servet Xama, Isak Lilaj, Kadri Brahimaj, Fejzo Kasimati, Selami Kardhashi, Muhedin Bakiri, Xhevat Abdiu, e radio telegrafistë te tjerë. Luftimet për marrjen e Radio-Tiranes ishin të ashpra. Komandanti i njësisë ishte trimi Mane Sevrani. Todo Bojdani, kishte kryer kurs për tekniken e radio stacioneve që në vitin 1938. Ai kishte qenë punonjës i Radio-Tiranës dhe Radio Korçës nga Janari i vitit 1939 deri në shtator 1943. Ne datën 10 shtator me idejimin dhe përgjegjësinë e tij, njësiti gueril i drejtuar nga Andrea Ziu, kryejnë me sukses aksionin e rrëmbimit të Radio Korçës duke e çuar atë në Vithkuq. Tashmë, Todo gjendej përballë Radio-Tiranës, pranë kompanisë partizane me pikësynimin qe Radio Tirana të merrej nga pushtuesit Gjermane me sa më pak dëmtime. Një nga punonjësit e vjetër të Radio-Tiranës, Islam Poseku, kishte mësuar se gjermanët, në prag të largimit e tyre, do të hidhnin në erë Radio-Tiranën. Punonjësit e Radio-Tiranës ishin patriotë dhe të lidhur me lëvizjen çlirimtare. Ata zhvendosën shumë materiale duke përfshirë edhe disqet e fondit të vyer muzikorë të cilat u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre apo në shtëpi afër godinës së Radio-Tiranës siç është rasti në shtëpinë e familjes Zoraqi e cila ndodhej afër Radios. Radio-Tirana ruhej nga 9 xhandarë dhe 7 ushtarë gjermanë. Dy xhandarë, tek po shkonin të merrnin ushqimin në hotel "Internacional", ku ishte dhe një pjesë e Shtabit gjerman, u kapen nga forcat partizane të cilët pranuan t'iu bënin thirrje xhan-

darëve te tjerë atje në radio të dorëzoheshin dhe se nuk do të pësonin gjë. Më 14 Nëntor 1944, në të gdhirë, xhandarët u larguan dhe dy gjermanë që po shkonin të merrnin ushqimin u vranë, pjesa e mbetur e gjermanëve rezistuan por pas një lufte të ashpër një pjese e tyre u vranë kurse të tjerët u zunë rob. Kështu Radio Tirana u vu nën kontrollin e partizaneve. Radio-Tirana ra në duart e partizanëve më 14 Nëntor 1944, në radiogramin nr. 69 shkruhet: "Shtabit te Përgjithshëm Forcat e Brigadës l-re kaluan rrugën e Durrësit dhe bulevardin "Musolini". Radio Tirana në duart tona... Dali " Ishte mesazhi që dërgonte Dali Ndreu i cili ishte Komandant i Korpusit të l-rë dhe që kishte përgjegjësinë kryesore në organizimin e forcave për çlirimin e Tiranes. Todo Bojdani, i cili ishte i pari që preku aparaturën e

Radio-Tiranës, kontrolloi gjendjen e saj dhe pa dëmtimet kishin bërë gjermanët mbi të. Me iniciativën e tij filloi rregullimi i ambienteve. Duke qenë në vartësinë e Korpusit të l-rë, Todo për çdo nevojë që duhej komunikonte me Komandën e Korpusit te I-rë. Shtabi Përgjithshëm sapo mori lajmin, për ketë ngjarje te shënuar, i dërgon urdhër Shtabit te Korparmatës së I-rë mbi rregullimin e Radiostacionit dhe të Centralit Elektrik të Tiranës: "Të merren masa për ndërtimin e Radiostacionit e të centralit elektrik. Këto të jenë gati për ditën e 28 Nëntorit. Asnjë emision nuk do të bëni në Radio Tirana pa urdhrin tonë. Kur Stacioni të jetë gati, lejohet vetëm të jepni në mënyrë të vazhdueshme të tria mesazhet që po ju dërgojmë dhe asgjë tjetër. Të na lajmëroni kur të jetë gati stacioni. Enver" (radiogram! nr. 95 date 17.XI.44AQ)

Me 17 Nëntor 1944, nën entuziazmin e çlirimit të Tiranes edhe punonjësit e Radio-Tiranës po përjetonin me gëzim marrjen nga forcat partizane të RadioTiranës. Partizani radio-teknik Todo Bojdani autorizohet zyrtarisht, me anë të një shkrese drejtuar atij, urdhëruar dhe firmosur nga Komandanti i Shtabit të Korparmatës l-rë partizane, Gjeneral Major Dali Ndreu, që të merrte në dorëzim aparaturën ekzistuese të Radio Tiranës dhe Centralit Elektrik SITA dhe vënien në pune të saj. Sipas librit të Skifter Këlliçit në Radio-Tirana u gjeten vetëm me dy transmetitore te cilët okupatori i kishte minuar dhe ishin gati te hidheshin ne erë, por fatmirësisht ata nuk arritën ta realizonin këtë akt sepse atyre iu hoq lidhja minuese. Gjithashtu në godinë ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin disa pjesë të rëndësishme të radio - transmetuesit me valë të

shkurtra ndërsa edhe Radio Transmetuesit me valë të mesme ishin thyer e hequr një seri llambash. Po në këtë dite, pra në 17 Nëntor 44, Todo Bojdani ndjek së bashku me Hidajet Muco paralelisht punimet ne Centralit Elektrik SITA. Todo filloi të kujdesohej për normanilizimin e ambienteve dhe rregullimin e teknikës. Nuk ishte e nevojshme të lajmëroheshin shokët e shoqet që kishin punuar më parë në RadioTirana, ata erdhën të gjithë vetë me të njëjtin merak, që të mos dëmtohej Radio, që ishte kaq e shtrenjtë për ta. Dashuria e tyre për të punuar ne Radio-Tiranen e çliruar ishte e pamase dhe ndaj donin te fillonin sa me shpejt transmetimet. Punonjësit e programacionit, folëset, regjisoret, tekniket te gjithë ishin te lumtur dhe te gatshëm. Të gjitha mungesat e konstatuara u plotësuan brenda një kohe të shkurtër dhe gjatë një jave përpjekjesh intensive për vendosjen e pjesëve të munguara, Todo së bashku me ndihmën e shokëve të personelit teknik dhe inxhinierit italian Antonio Galeaci, arritën ta vendosin plotësisht Radio Tiranën në gjendje pune dhe provat përfundimtare të saj, do të rezultonin me sukses. Shtabit i Përgjithshëm Urdhër për fillimin e emisioneve te Radio-Tiranes Daliut "Radio Tirana do të filloje të flasë vetëm me datën 27 Nëntor në mbrëmje dhe jo me parë. Do të hapet me përshëndetjet dhe urdhrat e ditës. Emisioni do të fillojë prej orës 19 deri 21. " Përgatitni edhe mbrojtjen anit ajrore për çdo eventualitet duke vene disa mitraloza. ''(radiogrami nr.50 AQSh) Todo Bojdani, si personi që morri në përgjegjësi Radio-Tiranen ishte ai që hapi transmetimin: "Ju flet Tirana" Pas përshëndetjes, Todo i kaloi mikrofonin spikeres për të dhëne lajmet. "Ju flet Tirana" Pikërisht ky moment është pasqyruar në pikturë në veprën e piktorit Pandi Mele duke paraqitur portretin e partizanit Todo me mikrofon në dorë.


DOSSIER

17 E shtunë, 17 NENTOR 2018

ME RASTIN E 110-VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT

Kongresi i Manastirit, një krenari e ligjshme e kulturës sonë kombëtare Nga Prof.dr. Tomor Osmani

N

jë popull i vogël, por me një histori të lavdishme, diti t’i qëndrojë trysnisë së gjuhëve të tjera, jo vetëm ta ruajë gjuhën, por edhe ta lëvrojë e ta zhvillojë më tej, gjithnjë me përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për ta ngritur atë si gjuhë kulture. E kaluara e vendit tonë nuk është e zymtë edhe në fushën e shkrimit. Ndonëse mungojnë sot për sot dokumente të atilla shkrimore që shqipen jo ta dokumentojmë 556 vjet të shkuara, por dëshmitë me karakter gjuhësor dhe jashtëgjuhësor na bindin se shqipja duhet të jetë shkruar 2-3 shekuj më parë nga ajo që njohim si dokumentin e parë të gjuhës shqipe Formulën e pagëzimit e vitit 1462. Për këtë lypen kërkime e kërkime sistematike, me ekspert të kualifikuar të historisë së gjuhës sonë, kryesisht në ato institucione të vendeve europiane që studiuesit tanë nuk kanë shkelur në ato labirinte të antikuarëve të bibliotekave shekullore apo të arkivave të huaja. Jepen dëshmi, por jo dokumente, gjë që është e pamjaftueshme. Gjuhëtari ynë i madh prof. Eqrem Çabej në vitin 1979 në një artikull për veprën e Gjon Buzukut, shkruante: “Në nëntorin e vitit 1940, N.Borgia më kumtoi në Grottaferrata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr.” Duke pasur parasysh edhe historinë e popujve fqinjë, me të cilët kemi pasur kontakte të vazhdueshme, nuk ka mundësi që ne të qendronim aq larg me ato në fushën e shkrimit. “Popujt e Mesjetës në Ballkan,shkruan prof. Rexhep Ismajli, jetonin aq afër midis tyre, saqë nuk mund ta shpjegosh si mund të ndodhë që shqiptarët të përjashtohen nga një fazë dhe gjendje e tillë e zhvillimit.” * * * E vështirë, e gjatë, e mundim-

shme, plot sakrifica ka qenë udha përmes së cilës u kristalizua alfabeti ynë. Dhe, siç e kemi theksuar, rrallë mund të gjesh edhe në gjuhën e popujve të tjerë shembuj të tillë, ku u pagua aq shtrenjtë e drejta për të pasur shkrimin e vet, sa populli ynë. A.Z.Çajupi në artikullin “Duke kërkuar një alfabet”, botuar në fletoren “Shqipëria” të Bukureshtit, shfaq pakënaqësinë në përdorimin e alfabetit turk dhe grek për shqipen, pasi ata i kishin sjellë aq të këqija kombit tonë që shpesh e shkruan gjuhën e mëmëdheut “me gjak në vend të bojës.” Këtë problem nuk mund ta zgjidhnin të huajt, por vetëm shqiptarët, prandaj Çajupi bënte thirrje “Alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh.” Kjo histori e përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për njësimin e alfabetit të shqipes është pasqyruar në disa monografi dhe studime të botuara gjatë viteve në vendin tonë, që nisin me interpretimin e dokumenteve të para të gjuhës shqipe për të vazhduar deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të alfabetit të shqipes në Kongresin e Manastirit. * * * Vihet re se kjo rrugë e gjatë, që lidhet me fatet e historisë së popullit tonë, për një kohë karakterizohet nga përpjekjet vetjake të patriotëve shqiptarë për një alfabet të përbashkët që e pasqyrojnë në veprat e tyre të botuara. Këto mbesin gjithnjë si nisma individuale pa realizuar atë objektiv të dëshirueshëm të të gjithë shqiptarëve. Iluministët shqiptarë të shekullit XIX, kryesisht të gjysmës së dytë, përhapjen e arsimit dhe të diturisë e panë si një armë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare me pikësynime të qarta politike. Problem i dorës së parë qenë përpjekjet për hartimin e alfabetit të përbashkët të shqipes. Kështu nga viti 19671979 çdo nismë për këtë problem përfundoi pa sukses. Një ndër pikat kulmore të asaj periudhe qe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Kjo lëvizje politike do të shoqërohej edhe me masa me karakter kulturor, kur përparësi fitonte edhe zgjidhja e problemit të përbashkët të alfabetit të shqipes. Komiteti i Stambollit për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare caktoi një komision me kryetar Sami

Frashërin, që do të merrej me hartimin e alfabetit të vetëm të shqipes. Anëtarë të këtij komisioni ishin personalitete të politikës dhe kulturës shqiptare, si Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Jani Vretoja, të cilët në veprimtarinë e tyre ishin shquar për ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe në përpjekjet për përhapjen e gjuhës amtare dhe të shkrimit shqip. * * * Më 14 nëntor 1908, 110 vjet më parë filloi punimet Kongresi i Manastirit që zgjati deri më 22 nëntor 1908. Ishte një tubim mbarëkombëtar, vendimet e të cilit patën rëndësi të veçantë politike, kulturore dhe arsimore. Ai mund të konsiderohet si hapi i parë vendimtar drejt pavarësisë kombëtare të popullit tonë në fushën e kulturës. Nismën për thirrjen e Kongresit të Manastirit e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, i porsakrijuar që të thirrej një kongres me një të vjeshtës së tretë që t’i jepnin “mbarim kësaj së madheje nevojë për bashkimin e gjithë shqiptarëve në një abe...” . Organizatorët ftuan, kryesisht, personalitete të njohura të kulturës shqiptare, por edhe patriotë e aktivistë të lëvizjes sonë kombëtare. Të bën përshtypje se asnjë nga pjesëmarrësit, ndonëse larg banimit të tyre, nuk morën parasysh as moshën, kohën, shpenzimet, por me një entuziazëm të paparë u nisën drejt Manastirit të largët për të marrë pjesë në Kongres. Ata që i kanë jetuar ditët e Kongresit, i përshkruajnë si ditët e një feste madhështore, ku qyteti ishte i mbushur me shqiptarë nga të gjithë trojet shqiptare, të veshur me kostume kombëtare dhe me flamurë shqiptarë në duar brohoritnin dhe hidhnin

valle në rrugët e Manastirit, pa marrë parasysh temperaturat e ulta të atij nëntori. Manastiri ishte i gjithë shqiptarë. Tërë hotelet shqiptare pritnin delegatët, të ftuarit dhe shqiptarët e tjerë të ardhur posaçërisht në Manastir. Objektivi i tij, ishte kryesisht zgjidhja e problemit të alfabetit të njësuar të shqipes. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh Mithat Frashëri. Duhet të zgjidheshin paraprakisht disa probleme, se në cilin sistem shkrimor duhet të mbështetej alfabeti ynë dhe u pëlqye alfabeti latin, pasi kishte një vazhdimësi që prej Formulës së pagëzimit (8 nëntor 1462). Problemi më delikat për të cilën, pati edhe më shumë diskutime dhe mosmarrëveshje ishte caktimi i parimeve dhe zgjedhja e shkronjave. Por nuk u quajt e drejtë që të diskutohej për ndonjë nga variantet e përdorura deri në atë kohë, por të hartohej një variant i ri, siç thoshte propozonte L.Gurakuqi. Ai sugjeronte të përpunohej një alfabet në bazë të kërkesave shkencore, duke pasur parasysh dialektet, gjuhën shqipe dhe gramatikën e saj. Kryetar i komisionit prej 11 anëtarësh për hartimin e alfabetit të shqipes u zgjodh Gjergj Fishta. Ndonëse nuk ishte gjuhëtar dhe aq më shumë që mund të mos ishte i paanshëm, nga që përfaqësonte shoqërinë “Bashkimi” dhe alfabetin e saj, por me ligjëratën që mbajti në ditën e dytë të këtij tubimi, me elekuencën e tij elektrizoi sallën dhe fitoi admirimin e të gjithë delegatëve. Jehonë të veçantë patën fjalët, kur ai deklaroi, në mes të tjerash se..”.sado që është dërguar prej shoqërisë ‘Bashkimi’, këtu nuk ka ardhur për të mbrojtur atë

abece, por për të gjetur një mënyrë që të bashkohen të tërë...” . Komisioni e filloi punën me dyer të mbyllura, më 17 nëntor 1908 për tri ditë rresht, pasi ishte betuar të ruante fshehtësinë e bisedimeve dhe delegatët ishin të detyruar të pranonin vendimet e tij. Në situatën e krijuar, gjithashtu, delegatët nuk duhet të tërhiqeshin nga interesa vetjake, por nga ato kombëtare. Duheshin bërë edhe lëshime. Ky qe një faktor që ndikoi pozitivisht në gjithë mbarëvajtjen e punimeve të këtij Kongresi. Me të njëjtën linjë ishte edhe delegati tjetër i Shkodrës, Ndre Mjeda. Para se të shpallej vendimi, komisioni kishte pranuar që të hartohej një alfabet i ri që mbështetej në atë latin dhe shkronjat e këtij sistemi shkrimor të ruanin atë shqiptim dhe vlerë fonetike edhe në alfabetin tonë, me ndonjë përjashtim. Problemi se si duheshin plotësuar 11 grafemat e alfabetit latin që i mungonin këtij alfabeti, bënë që komisioni të zgjaste edhe një ditë punën dhe së fundi ata arritën t’i kapërcejnë dhe t’i sheshojnë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Në ditën e shtatë të Kongresit, më 20 nëntor 1908 u shpall vendimi i komisionit, duke miratuar dy alfabete: alfabetin e Stambollit, me pesë ndryshime dhe një alfabet thjesht latin, atë që përdorim ne sot. Ndonëse ideja e Kongresit ishte të miratonte një alfabet e jo dy, megjithatë delegatët e konsideruan një fitore të madhe dhe e duartrokiten zgjidhjen e tij, pasi arriti t’i bashkojë shqiptarët dhe të mbyllin atë odise prej më tepër se tre shekuj. Duhej përligjur pse u miratuan dy variante, pasi për disa qe i pranueshëm, për disa jo. Fishta në fjalën e tij solli argumentet pse u ndoq një praktikë e tillë. Turqit e rinj, si dhe forcat e errëta antishqiptare, u përpoqën që t’u kundërviheshin vendimeve të Kongresit të Manastirit, por ishte vonë. Gjithandej në vendin tonë lufta me pushkë dhe me pendë ishte ndezur dhe nuk mund të shuhej. Koha tregoi së alfabeti me bazë latine u bë alfabeti kombëtar i shqipes, i lehtë në përdorim, i thjeshtë në të shkruar dhe praktik në botime. Kështu alfabeti i dalë nga Kongresi i Manastirit fitoi. *Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online www. kohajone.com


KULTURE

18 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Kosovare Rrustemi, e vetmja deputete shqiptare në parlamentin e Zvicrës dhe legjenda e boksit, Erzen Rrustemi, krenarë për origjinën dhe vendlindjen

Dy emra, sinonim i Kosovës dhe Erzenit, simbol i krenarisë kombëtare Nga Halil Rama

Një vit më parë, gjatë vizitës në Gjilan, Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi Hajdin Rrustemit (pas vdekjes) "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin: "Në vlerësim të figurës së tij si pjesëmarrës i kryengritjeve patriotike të periudhës 19101920, si dhe për rolin e çmuar si ndërmjetës e pajtues i shumë gjaqeve e mosmarrëveshjeve në Malësinë e Karadakut". (Nr. Dekreti 10657, datë 22.11.2017). Stërnipi i tij, legjenda e boksit, Erzen Rrustemi dhe e motra Kosovare Rrustemi, e vetmja deputete shqiptare në parlamentin e Zvicrës, nuk ngurojnë ta shfaqin krenarinë e të qënit, stërnip dhe stërmbesë të Hajdinit, si një nga bashkëluftëtarët e Idriz Seferit, Sulejman Vokshit, Mic Sokolit, Abdyl Shkupit, Ali Ibër Nezës, të cilët nuk u sprapsën asnjëherë nga synimi kryesor, ruajtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe realizimi i idesë për pavarësi. Pikërisht, në vigjilje të festave të mëdha kombëtare të Nëntorit, Erzeni ndjehet më krenarë se kurrë edhe për faktin se gjyshi i tij, Hajdini është dekoruar ditën kur në vendlindjen e tij në Gjilan, u përurua shtatorja e Idriz Seferit, këtij prijësi të madh të luftërave për mbrojtjen e tokave shqiptare në një hark kohor dyzetvjeçar. Kjo krenari kombëtare i bën Kosovare dhe Erzen Rrustemin të njohin vetëm arritje atje ku ata aderojnë. "U rrita nga gjyshërit e xhaxhallarët në vendlindjen ime në Zhegërr të Karadakut, ku kalova fëmijërinë deri në moshën 10 vjeçare. Ata më edukuan me dashurinë për mëmëdheun, me ndjenjën e zjarrtë të atdhetarisë, për ta mbajtur këtë ndjenjë të gjallë deri sot në moshën 35 vjeçare, në Zvicër ku jetoj familjarisht prej vitesh si dhe në garat e ndeshjet e shumta në vende të ndryshme të botës",thotë Erzeni. E ndërsa vijon këndshëm biseda në prani edhe të mjeshtrit të gazetarisë sportive, kolegut e mikut tonë të ngushtë Defrim Methasani, një nga promovuesit më të mirë të personazheve me vlera dhe arritje inkurajuese në fushën e sportit, Erzeni flet me mallëngjim edhe për xhaxhain e tij, Sadik Rrustemi, që sipas tij u largua për në botën e përtejme me brengën që s'arriti dot të vizitojë Shqipërinë... Dhe jo vetëm kaq. Ai përlotet kur përmendet emri i xhaxhait tjetër, Sabit Rrustemit - ish deputet i LDK dhe bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, gjithashtu ish - i burgosur politik nga regjimi i Beogradit. Ndërsa përgatitet intensivisht për ndeshjen e radhës për të mbrojtur titullin kampion bote në boks, Erzen

Rrustemi shprehet se me fitoret e njëpasnjëshme synon të lartësojë emrin e stërgjyshit, gjyshit, të xhaxhait ishdeputet dhe të motrës deputete në parlamenin e Zvicrës, Kosovare Rrustemi. Kush është Kosovare Rrustemi Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është e vetmja deputete shqiptare në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garoi dhe u zgjodh deputete. Rrustemi ka qenë asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq si

deputete në Kantonit të Solothurnit synon të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët dhe ka degë edhe në Kosovë. Ajo krenohet me arritjet e vella Erzenit si Kampion Botëror në boks. "Mjeshtri i Madh" Erzen Rrustemi, Kampion Bote në W .B .F në peshat W.B .B.F e rënda të boksit profesionist Për vetë origjinën nga Familja e njohur e Zhegerrit të Karadakut të Gjilanit, nga kanë dalë patriotë të shquar shqiptarë, dhe nga ku është edhe ikona e futbollit Gjerdan Shaqiri, legjenda e boksit Erzen Rrustemi është kre-

nari kombëtare. Jo vetëm për rezultatet si kampion bote, si i pamposhtur për shtatë vjet në Ligën Botërore Profesionale të Boksit, ku në 13 ndeshje ka korrur 13 fitore (11 para kohe), por për formimin, karakterin dhe profilin e admiruar nga sportdashësit e shumtë anë e mbanë globit. Nëse 2017-tën e konsideron të pashlyeshme në kujtesën e tij, pasi arriti të gëzojë dhe të bëjë të ndjehen krenarë miliona shqiptarë, duke fituar tiullin Kampion Bote në W.B.F në peshat e rënda të boksit profesionist, Erzeni ka të ngulitur në memorie nderimin me Titullin "MJESHTËR I MADH" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si vlerësim i këtij triumfi, ku u intonua hymni kombëtar dhe Flamuri ynë u ngrit për herë të parë në majat e boksit botëror. Pas kësaj vjen pritja madhështore në Prishtinë ku u nderua nga Federata e Boksit e Kosovës si dhe koncerti madhështor për nder të tij në Gjilan. Por kampioni nuk "dehet" kurrë nga sukseset. "Mbrëmja e 3 Marsit 2018 do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbroj me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF) si dhe të fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union - GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit si dhe Hymnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, mijëra të pranishëm, në shenjë nderimi",- shprehet Erzeni, ndërsa fyryra i qesh nga gëzimi. Më pas një çast prekës, kur deklaron se fitoren ua dedikon nënave të Gjakovës dhe të gjithë nënave shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre, që figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë. Mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut i buron nga thellësia e shpirtit legjendës së boksit, kam-

pionit Rrustemi. Ndaj dhe falendron me përzemërsi të gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin e tij profersional e teknik që e përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore; familjarët që ishin me të dhe tjerët që e përcollën në distancë e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miqtë e tij, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliun, Haxhi Krasniqin, Ismail e Gjetan Ketën e të tjerë që e inkurajuan dhe e e uruan. Mirënjohjëe të veçantë i shpreh kamioni edhe kryetari të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitoreje dhe duke e shpallur kampionin Erzen Rrustemi "Qytetar Nderi të Gjilanit". Mirënjohja është e shqiptarit kampion që mbrojti me dinjitet titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të boksit profesionist duke sfiduar kuundërshtarin e radhës, Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina. Erzeni, i 66-ti në botë, ndër 12 15 1215 boksiore të kategorisë së rëndë Legjenda e boksit Erzen Rrustemi renditet i 66-ti në botë, ndër 1215 boksiore të kategorisë së rëndë. BOXRECI, një asociacion botëror e i pavarur i rendtijes së boksierëve profesionistë, e ngriti atë në tabelë në pozitë të 66tën, nga 1215 boskierë, ku i pari figu-

ron Kampioni absolute i botës Anthony Joshua. Dhe, kjo me vetëm 13 duele. Kjo për faktin se në 13 duelet e deritashme ai ka shënuar po aq fitore. Asnjërin nga kundërshtarët nuk e ka zgjedhur vetë, por fokusi i tij ka qenë vetëm se si t'i gjunjëzoj rivalët dhe të ecë përpara. Erzen Rrustemi, me familjen tij (prindërit, tre vëllezër e një motër) që nga viti 1970 jetojnë në Bern të Zvicrës. Aktualisht ai po përgatitet për ndeshjen e radhës që do të jetë në Blegjikë, për të mbrojtur Titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist. Janë ditë të stërvitjes intensive (nga 6-7 orë në ditë), gjithë vullnet e përkushtim në Qendrën Olimpike në Bazel të Zvicrës, nga trajneri i njohur, kubanezi Liesser Guzman. Garanci për suksesin e radhës janë përgatitja e tij fizike, shpirti i sakrificës dhe atdhetarizmi i flaktë që e karakterizon në çdo çast të jetës së tij, këtë pinjoll të një familjeje me histori të lavdishme.

LETRA NË REDAKSI

Një Tiranë që po ndryshon Dua ta pranojmë për të qenë realistë, Tirana po bëhet më e bukur se c’ka qënë para 10 vjetësh , po të shikosh nga cepi në cep të Tiranës , shikon shtrirje të tubacioneve të ujit të pijshëm , kanalizime të ujërave të zeza në çdo lagje e fshat të Tiranës, rrugë të reja të asfaltuara, ndriçim, korsi biçikletash, mbjellje pemësh dekorative, fusha sportive, lojëra fëmijësh, salla shahu, pingpong etj. Gjithmonë më ka pëlqyer bukuria e vendlindjes time Tirana, e pastër në kohën tonë kur ishim në gjimnaz, pemët dekorative lyheshin, nga njësitë e shkollave me gëlqere kurse sot. Të bien në sy ministritë e palyera që në kohën e Z.Edi Rama kur ishin të lyera .Tek rruga Karl Gega tek stacioni i vjetër i trenit , rrugët janë të pashtruara dhe nuk janë vënë dorë , as të fshihet ajo rrugë nga ndërmarrjet e bashkisë. Tek pallati Dritëroit një faqe e murit e pa suvatuar ku ishte INSIG-U. Po flitet shumë për teatrin , por dua t’iua themë se përveç aktorëve që luajnë në skenë të amortizuar dhe pa ngrohje, ku minjtë, zhapikët dhe akrepat dalin, në skenë si pa gjë të keq, për t’i falenderuar aktorët dhe publikun. Ka ardhur koha që duhet të ndërtohet një teatër i kohës moderne dhe komod në Tiranë. Siç janë bërë Bulevardi i Ri, sheshi Skënderbe, tek pallati i kulturës, Pazari i Ri, ku aty ishte një kopsht i shkatërruar privat, po ta shikosh sot është rindërtuar në mënyrën më të përsosur dhe komode, markato e peshkut ku shumë turistë që vijnë në Shqipëri kalojnë një darkë të këndshme dhe me shije dhe të kënaqur nga personeli dhe nga menxheri Z.Ylli Idri. Falë kësaj pune të qeverisë, për të ndërtuar rrugë, spitale, ambulanca, varrezat e sharrës, shkolla te reja si “Kosova” me administrator Z.Alfred Ibrahimi , shkolla Servete Maçi që po ndërtohet e re, shkollat që ishin në konstruksion si Dora Disti, Vasil Shanto, Hoxha Tasim, Fa Noli, 1 Maji, Betim Muço, Siri Kodra si dhe opera e baletit, gjimazi Qemal Stafa. Në mbarim e sipër është gjimnazi Ismail Qemali , me administrator Z.Vasil Jovani dhe stafi i tij i inxhinierisë , objekti Balerina Sako, dhe drejtues teknik ing. Afërdita Hatika dhe cilësore , si dhe gjimnazi Cajupi me administrator Z.Sokol Cupi Fiqiri Bali është realizuar një gjë e re dhe e bukur.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 17 NENTOR 2018

"E fiksuar pas meje", modelja flet për përndjekjen e Madonnës Është ndjekur nga Madonna për të paktën dy vite, shoqëruar me letra dashurie të shkruara me dorë të lirë dhe komplimente ta pazakonshme. E gjitha pas shkëmbimit të një puthjeje pasionante në videoklipin e "Justify my love" një hit i vitit 1990. Modelja Amanda Cazalet, sot 53 vjeç, i ka zbuluar botës pasionin e fshehur të mbretëreshës së popit. Por jo vetëm, muajin e kaluar ajo ka vendosur në ankand online letrën romantike të shkruar në rozë. Letra është nxjerrë në ankand dhe shitur në çmimin e 50 mijë dollarëve. Pikërisht në këtë letër dashurie Cazalet cilësohet si gruaja më e bukur në botë. Sipas asaj që rrëfen modelja, sjellja e Madonnës ishte e pamëshirshme të paktën për dy vite. Sa keq që Cazalet ishte e martuar dhe shtatzënë në atë periudhë dhe nuk kishte asnjë qëllim që të binte pre e provokimeve të mbretëreshës së pop. "Je më e vështirë sesa të bësh për vete Papën", mendohet t'i ketë thënë Madonna në letër. Pasioni mendohet të jetë ndezur gjatë sfilatës së Jean-Paul Gautier. Madonna e shënjestroi direkt dhe e donte për videon e "Justify My Love", në të cilën ata të dy

Arrestohet avokati që mbron pornostaren Stormy në çështjen me Trump Michael Avenatti, avokati i pornostares Stormy Daniels në cështjen e saj kundër Presidentit Donald Trump, është arrestuar pasi dyshohet për dhunë në familje. Këtë e ka konfirmuar policia e Los Anxhelosit. TMZ ka zbuluar se gjithcka lidhet me një konfrontim fizik midis avokatit dhe një gruaje. Ai e mohoi kërkesën dhe u lirua më vonë duke paguar kushtin prej 50 mijë dollarësh.Avokati përfaqëson pornostaren Daniels, i cili pohon se ajo dhe Presidenti Trump kishin një marrëdhënie të shkurtër.

puthen me pasion. Pikërisht gjatë xhirimeve modelja mbeti e goditur, mbretëresha e pop kishte përdorur gjuhën për ta puthur, një gjë që nuk ishte aspak e parashikuar, shkruan 'Huffington post'. Mendoi, në fakt, se në fund të fundit ishte paguar për ta bërë dhe e gjitha hynte në pjesën e aktrimit. Deri kur në të vërtetë u përball me një ndjekje të vërtetë, ku dukej qartë fiksim i Madonnës për të. "Madonna ishte e fiksuar me mua, tregon modelja për the Sun. Në atë epokë nuk e merrja seriozisht, por, duke parë bren-

da, zbulova se isha viktimë i shefit tim", është shprehur ajo. Në një letër këngëtarja shkruan: E di që je e martuar dhe shtatzënë dhe nuk arrij dot të ta shpjegoj tërheqjen që ndjej për ty. Në një tjetër i shkruan se do vdiste vetëm për ta puthur sërish. Mbretëresha e popit kurrë nuk e fshehu tërheqjen për femrat. Pikërisht pas daljes së videos "Justify my love" ajo tha se çdo njeri ka një natyrë biseksuale. "Mendoj se të gjithë kemi një natyrë biseksuale. Kjo është teoria ime, por mund edhe të gaboj", është shprehur ajo.

Sulmoi modelen me acid, dënohet 15 vjet burg Një burrë i cili shpërfytyroi ish-finalisten në Miss Italia duke i hedhur acid në fytyrë, është dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Bolonja. Ish i dashuri i Gessica Notaro-s, Edson Tavares është dënuar edhe për kërcënim ndaj saj. Që nga koha e sulmit, 29 vjeçarja Notaro ka folur për dhunën ndaj grave. Ajo është bërë një figurë e famshme mediatike, duke u shfaqur edhe në një shfaqje kombëtare vallëzimi. Çfarë ndodhi me Gessica Notaro? Disa muaj pas ndarjes nga Tavares, mod-

elja nga qyteti bregdetar i Riminit, u ankua në polici duke thënë se ishte sulmuar dhe një urdhër mbrojtjeje doli kundër ish të dashurit të saj. Në 10 janar të 2017 modelja aspirante u sulmua me acid dhe ishte e frikësuar për vdekje. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve për të "rikthyer" fytyrën e saj dhe tani mban gjithnjë një fasho mbi syrin e saj të majtë, i cili është dëmtuar përgjithmonë. Për muaj ajo nuk kishte mundësi t'i rikthehej profesionit të saj si trajnere delfinësh dhe luanësh deti. Por, kur

ajo postoi imazhe të fashos në mediat sociale, bëri që e gjithë vëmendja e publikut të shkonte tek dhuna ndaj grave në Itali. Ajo u shfaq në televizionet kombëtare, ku denoncoi ishtë dashurin. "Unë dua që të shihni se çfarë më ka bërë. Kjo nuk është dashuri", tha ajo. "Ndërkohë që acidi "hante" fytyrën time, unë isha ulur në gjunjë duke iu lutur Zotit të më merrte bukurinë por të paktën të më linte shikimin". Tani, e famshme për italianët, me "distinktivin" e saj të ndritshëm që i mbulon syrin, Gessica Notaro është kthyer në një simbol publik të luftës kundër dhunës ndaj grave. Më herët këtë vit ajo ishte pjesmarrëse në spektaklin televiziv vendas "Dancing with the Stars" dhe u shfaq në një spektakël fundjavën e shkuar, shkrua BBC. "Nuk jam aq e fortë sa dukem", tha ajo të Dielën. "Jam një ankthioze e çmendur, por kur diçka serioze ju ndodh duhet të vendosësh nëse do të vdesësh, apo të jetosh dhe unë zgjedh të jetoj".

Gjendet e pa jetë në shtëpinë e saj aktorja e njohur Modelja dhe aktorja e njohur Kim Porter mbrëmjën e së enjtes është gjetur e pa jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin 'Mama I wnat to sing'. Kim gjithashtu është dhe ish bashkëshortja e reperit të njohur Diddy me të cilin ka dhe 3 fëmijë. Një burim pranë 47vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia, por është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj. Pritet që të dalë autopsia për të shpjeguar më qartë se cili ishte shkaku i vdekjes së aktores.

Edhe pse është miliardere, Kylie Jenner mundohet që e bija të bëjë jetë normale Kylie Jenner është 21-vjeçarja më e pasur më botë, e cila këtë vit do të arrijë 1 miliard dollarë pasuri prej të ardhura nga kompania e saj kozmetike. Ylli i Kardashians po përpiqet që të krijojë një jetë normale për vajzën e saj Stormi Webster, babai i së cilës është reperi Travis Scott. "Ata janë prindër normalë. Edhe pse kanë jetë luksoze, ata po përpiqen që Stormi të jetojë si fëmijët e tjerë. Çifti dëshiron gjithashtu që Stormi të mos jetë fëmijë tjetër. Ata po përpiqen që të bëhen prindër sërish", tha një burim për US Weekly. Është normale që Kylie të dojë një jetesë të tillë pasi është mësuar me familje të mëdha. Motrat e saj Kim dhe Kourtney kanë tre fëmijë secila dhe nëna Kris është nënë e 6 fëmijëve.


SPECIALE

17 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Kosovare Rrustemi, e vetmja deputete shqiptare në parlamentin e Zvicrës dhe legjenda e boksit, Erzen Rrustemi, krenarë për origjinën dhe vendlindjen

Dy emra, sinonim i Kosovës dhe Erzenit, simbol i krenarisë kombëtare Nga Halil Rama

Një vit më parë, gjatë vizitës në Gjilan, Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi Hajdin Rrustemit (pas vdekjes) "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", me motivacionin: "Në vlerësim të figurës së tij si pjesëmarrës i kryengritjeve patriotike të periudhës 1910-1920, si dhe për rolin e çmuar si ndërmjetës e pajtues i shumë gjaqeve e mosmarrëveshjeve në Malësinë e Karadakut". (Nr. Dekreti 10657, datë 22.11.2017). Stërnipi i tij, legjenda e boksit, Erzen Rrustemi dhe e motra Kosovare Rrustemi, e vetmja deputete shqiptare në parlamentin e Zvicrës, nuk ngurojnë ta shfaqin krenarinë e të qënit, stërnip dhe stërmbesë të Hajdinit, si një nga bashkëluftëtarët e Idriz Seferit, Sulejman Vokshit, Mic Sokolit, Abdyl Shkupit, Ali Ibër Nezës, të cilët nuk u sprapsën asnjëherë nga synimi kryesor, ruajtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe realizimi i idesë për pavarësi. Pikërisht, në vigjilje të festave të mëdha kombëtare të Nëntorit, Erzeni ndjehet më krenarë se kurrë edhe për faktin se gjyshi i tij, Hajdini është dekoruar ditën kur në vendlindjen e tij në Gjilan, u përurua shtatorja e Idriz Seferit, këtij prijësi të madh të luftërave për mbrojtjen e tokave shqiptare në një hark kohor dyzetvjeçar. Kjo krenari kombëtare i bën Kosovare dhe Erzen Rrustemin të njohin vetëm arritje atje ku ata aderojnë. "U rrita nga gjyshërit e xhaxhallarët në vendlindjen ime në Zhegërr të Karadakut, ku kalova fëmijërinë deri në moshën 10 vjeçare. Ata më edukuan me dashurinë për mëmëdheun, me ndjenjën e zjarrtë të atdhetarisë, për ta mbajtur këtë ndjenjë të gjallë deri sot në moshën 35 vjeçare, në Zvicër ku jetoj familjarisht prej vitesh si dhe në garat e ndeshjet e shumta në vende të ndryshme të botës",-thotë Erzeni. E ndërsa vijon këndshëm biseda në prani edhe të mjeshtrit të gazetarisë sportive, kolegut e mikut tonë të ngushtë Defrim Methasani, një nga promovuesit më të mirë të personazheve me vlera dhe arritje inkurajuese në fushën e sportit, Erzeni flet me mallëngjim edhe për xhaxhain e tij, Sadik Rrustemi, që sipas tij u largua për në botën e përtejme me brengën që s'arriti dot të viz-

itojë Shqipërinë... Dhe jo vetëm kaq. Ai përlotet kur përmendet emri i xhaxhait tjetër, Sabit Rrustemit - ish deputet i LDK dhe bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, gjithashtu ish - i burgosur politik nga regjimi i Beogradit. Ndërsa përgatitet intensivisht për ndeshjen e radhës për të mbrojtur titullin kampion bote në boks, Erzen Rrustemi shprehet se me fitoret e njëpasnjëshme synon të lartësojë emrin e stërgjyshit, gjyshit, të xhaxhait ish-deputet dhe të motrës deputete në parlamenin e Zvicrës, Kosovare Rrustemi.

Kush është Kosovare Rrustemi Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është e vetmja deputete shqiptare në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garoi dhe u zgjodh deputete. Rrustemi ka qenë asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq si deputete në Kantonit të Solothurnit synon të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Para se të hyjë në politikë, ajo ka

qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët dhe ka degë edhe në Kosovë. Ajo krenohet me arritjet e vella Erzenit si Kampion Botëror në boks. "Mjeshtri i Madh" Erzen Rrustemi, Kampion Bote në W.B.F në peshat e rënda të boksit profesionist Për vetë origjinën nga Familja e njohur e Zhegerrit të Karadakut të Gjilanit, nga kanë dalë patriotë të shquar shqiptarë, dhe nga ku është edhe ikona e futbollit Gjerdan Shaqiri, legjenda e boksit Erzen Rrustemi është krenari kombëtare. Jo vetëm për rezultatet si kampion bote, si i pamposhtur për shtatë vjet në Ligën Botërore Profesionale të Boksit, ku në 13 ndeshje ka korrur 13 fitore (11 para kohe), por për formimin, karakterin dhe profilin e admiruar nga sportdashësit e shumtë anë e mbanë globit. Nëse 2017-tën e konsideron të pashlyeshme në kujtesën e tij, pasi arriti të gëzojë dhe të bëjë të ndjehen krenarë miliona shqiptarë, duke fituar tiullin Kampion Bote në W.B.F në peshat e rënda të boksit profesionist, Erzeni ka të ngulitur në memorie nderimin me Titullin "MJESHTËR I MADH" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si vlerësim i këtij triumfi, ku u intonua hymni kombëtar dhe Flamuri ynë u ngrit për herë të parë në majat e boksit botëror. Pas kësaj vjen pritja madhështore në Prishtinë ku u nderua nga Federata e Boksit e Kosovës si dhe koncerti madhështor për nder të tij në Gjilan. Por kampioni nuk "dehet" kurrë nga sukseset. "Mbrëmja e 3 Marsit 2018 do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbroj me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF) si dhe të

fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union - GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit si dhe Hymnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, mijëra të pranishëm, në shenjë nderimi",- shprehet Erzeni, ndërsa fyryra i qesh nga gëzimi. Më pas një çast prekës, kur deklaron se fitoren ua dedikon nënave të Gjakovës dhe të gjithë nënave shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre, që figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë. Mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut i buron nga thellësia e shpirtit legjendës së boksit, kampionit Rrustemi. Ndaj dhe falendron me përzemërsi të gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin e tij profersional e teknik që e përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore; familjarët që ishin me të dhe tjerët që e përcollën në distancë e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miqtë e tij, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliun, Haxhi Krasniqin, Ismail e Gjetan Ketën e të tjerë që e inkurajuan dhe e e uruan. Mirënjohjëe të veçantë i shpreh kamioni edhe kryetari të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitoreje dhe duke e shpallur kampionin Erzen Rrustemi "Qytetar Nderi të Gjilanit". Mirënjohja është e shqiptarit kampion që mbrojti me dinjitet titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të bokKAMPIONËT AKTUAL TË BOTËS NË PESHA TË RËNDA, SIPAS ASOCIACIONEVE APO FEDERATAVE BOTËRORE TË BOKSIT  Anthony Joshua , (numër 1 nga 1215) Kampion bote në IBO, WBA, IBF  Dontay Wilder, (numër 2 nga 1215) Kampion bote në WBC  Joseph Parker (numër 6 nga 1215) Kampion bote në WBO  Manuel Char (numër 24 nga 1215) Kampion bote në WBA  Erzen Rrustemi (numër 66 nga 1215) Kampione bote në WBF, GBU

sit profesionist duke sfiduar kuundërshtarin e radhës, Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina. Erzeni, i 66-ti në botë, ndër 1215 boksiore të kategorisë së rëndë Legjenda e boksit Erzen Rrustemi renditet i 66-ti në botë, ndër 1215 boksiore të kategorisë së rëndë. BOXRECI, një asociacion botëror e i pavarur i rendtijes së boksierëve profesionistë, e ngriti atë në tabelë në pozitë të 66-tën, nga 1215 boskierë, ku i pari figuron Kampioni absolute i botës Anthony Joshua. Dhe, kjo me vetëm 13 duele. Kjo për faktin se në 13 duelet e deritashme ai ka shënuar po aq fitore. Asnjërin nga kundërshtarët nuk e ka zgjedhur vetë, por fokusi i tij ka qenë vetëm se si t'i gjunjëzoj rivalët dhe të ecë përpara. Erzen Rrustemi, me familjen tij (prindërit, tre vëllezër e një motër) që nga viti 1970 jetojnë në Bern të Zvicrës. Aktualisht ai po përgatitet për ndeshjen e radhës që do të jetë në Blegjikë, për të mbrojtur Titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist. Janë ditë të stërvitjes intensive (nga 6-7 orë në ditë), gjithë vullnet e përkushtim në Qendrën Olimpike në Bazel të Zvicrës, nga trajneri i njohur, kubanezi Liesser Guzman. Garanci për suksesin e radhës janë përgatitja e tij fizike, shpirti i sakrificës dhe atdhetarizmi i flaktë që e karakterizon në çdo çast të jetës së tij, këtë pinjoll të një familjeje me histori të lavdishme.


SPORT

20

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Strategu italian foli në konferncë për shtyp në prag të duelit të sotëm që do të luhet në “Loro BoriçI”

Rozalb Lika

S

hqipëria ka shansin e fundit për t’i bërë gjërat mirë në Ligën e Kombeve. Por si fillim, duhet që të kalojë pengesën Skoci, takimi i fundit i Grupit C1. Tekniku italian i kuqezinjve Christian Panucci foli për rëndësinë e këtij takimi, që luhet sot në “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 20:45. Strategu italian evidentoi faktin se për këtë ndeshje ka vetëm një objektiv, që është fitorja. Çfarë ka menduar Panucci për sulmin, si të shënojmë ndaj Skocisë? Duhet të shënojmë, është e qartë. Në Izrael krijuam raste, por nuk shënuam. Do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim. Personalisht kam menduar diçka, sepse duhet absolutisht ta fitojmë. Si e pret këtë ndeshje? Duhet të fitojmë me çdo kusht. Kërkoj vetëm ekuilibër nga skuadra. Nuk është detyra e kapitenit. Grezda dhe Ndoj do të jenë gati? Grezda është mirë, edhe pse është stërvitur veçmas. Donte të stërvitet, por nuk e lashë për të mos ta rrezikuar. Sa i përket Emanuele Ndoj, nuk do të jetë në dispozicion. 2018 ishte më i keqi për Shqipërinë në 10 vitet e fundit. Si e mendoni? E vërtetë, ndaj duhet të përmbysim situatën. Megjithatë, përveç

Panucci: Nuk jam nën presion, ndaj Skocisë duhet të fitojmë patjetër

Kosovës dhe Ukrainës, që nuk dua të konsideroj, pasi ju shihni vetëm rezultatin. Ishim pak konkurrues. Në Norvegji e pësuam në goditje standarte. Me Izraelin bëmë gabime. Nuk është

moment pozitiv. E prisni që tifozeria t’iu shtyjë? Ta shohim në ndeshje. Kam dyshime për formacionin. Fakti që tifozeria shkodrane do të jetë e shumtë, për ne është e rëndë-

MESFUSHORI

Grezda për mediat skoceze: Shqipëria si Rangers, asnjë s’na mund në fushën tonë Sonte në mbrëmje Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në Shkodër sfidën e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mediat skoceze kanë qenë mjaft aktive në ditët e fundit në pasqyrimin e kësaj ndeshje. Mesfushori i kombëtares sonë, Eros Grezda ka folur për “Dailyrecord” duke dhënë përshtypjet e tij para ndeshjes. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse duhet të fitojmë. Nëse nuk fitojmë mund të biem nga Liga dhe të luajmë në divizionin D. Po përfunduam të dytët nuk e arrijmë qëllimin tonë, por gjithsesi do të ishte e rëndësishme. Duam ta mundim Skocinë. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në Shqipëri ne jemi një skuadër e ndryshme nga ndeshjet jashtë, jemi afërsisht si Rangers dhe nuk mund të na mund askush, si në “Ibrox”. Duhet të fitojmë 3-0 për të mbetur ende në lojë. Jam optimist sepse takimin e parë kishim disa mungesa, përfshirë edhe mua. Kësaj here do të jetë një skuadër tjetër. I kam thënë Alan Mecgregorit se po luajnë në një qytet të keq, me ushqim të keq dhe gjithë të tjerat. Do të jetë një ndeshje e mirë e jona”, përfundon Grezda.

sishme. Presidenti Duka iu ka vënë presion duke thënë se do të bëhet bilanci pas këtyre dy ndeshjeve? Nuk e tha Duka, por gazeta.

A jeni nën presion? Jo, nuk jam, edhe pse gazetat shkruajnë që jam. Si mund të fitohet? Duhet një gol më shumë, kaq. A ka probleme komunikimi në ekip? Është e vërtetë që skuadra nuk komunikon shumë në fushë, ndaj duhet të përmirësohet. Nëse e bën, do të jetë më mirë për ne. Pres që djemtë të flasin më shumë dhe të ndihmohen më shumë, pasi kjo ka tepër rëndësi, edhe në lidhje me rezultatin. Mungesa e Bashës dhe Hysajt si do të zëvendësohet? Me dy lojtarë të tjerë. Formacionin do ta shihni në fushë, duke shpresuar që të mos gaboj. E shihni si fatsjellës Loro Boriçin? Jo, pasi me Italinë humba këtu. Uroj që këtë herë të na sjellë vërtet fat. Skocia ka shumë mungesa në këtë ndeshja, si e shihni këtë gjë? Ne duhet të mendojmë për Shqipërinë. Kemi hedhur poshtë një grup. Në Izrael luajtëm mirë, por i falëm fitoren. Vërtet që qesh dhe bëj humor, por brenda kam zjarr. Duhet ta kuptojnë edhe djemtë këtë gjë. Llogaritë në grup: mungojnë golat e shënuar. Të vjen keq që skuadra u dorëzua në Izrael? Jo, nuk u dorëzuam. Luajtëm mjaft mirë, madje shumë më mirë se ndeshjet e tjera. Problemi është se nuk e dërguam topin në rrjetë. Pastaj, golin e dytë e pësuam në të 90, autogol. Si u dorëzuam?! Pastaj, goli i parë i tyre ishte pozicion i parregullt.

TALENTI “Deadlineneës.co.uk” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Egli Kajës, 21-vjeçarit të Livingstonit në Skoci, që është thirrur nga Cristian Panucci pikërisht për përballjen me skocezët në “Loro Boriçi”. Në një rrëfim të veçantë anësori kuqezi tregon peripecitë që ka kaluar familja e tij për t’i siguruar një të ardhme më të mirë në Britaninë e Madhe. “Unë isha fëmijë, kur jetonim në Kosovë, nuk e kisha të qartë se çfarë ndodhte në kohën e luftës. Duhet të ketë qenë një kohë shumë e vështirë. Prindërve iu desh shumë guxim dhe vendosmëri për të arritur në Britaninë e Madhe. Ata ishin të vendosur për të ndërtuar një jetë për mua dhe motrën time dhe çdo vendim që kanë marrë, ka qenë për ne. Bënë sakrifica të mëdha; braktisën familjet e veta, lanë punën dhe ndërmorën një rrezik të madh. Do t’iu jem gjithmonë mirënjohës për gjithçka që më kanë dhënë”. Prindërit e Egli Kajës u vendosën në Middlesbrough, para se të zhvendoseshin në Londër, kur Egli ishte 10 vjeç. Talenti i tij u zbulua me shpejtësi nga AFC Wimbledon. “Prindërit bënë gjithçka që mundën

Kaja rrëfehet: Dua të shpërblej sakrificat e prindërve të mi

për të më ndihmuar, duke më ndjekur ngado në trajnim, në shi dhe në borë. Ka qenë një udhëtim i vështirë nga Kosova në Angli dhe, megjithëse ke ëndrrat e tuaja, kurrë nuk mendonim se mund të luaja futboll ndërkombëtar një ditë. Ata kanë angazhimet e tyre në pune, por unë u thashë: Do të paguaj për ju. Do të fluturojnë të premten drejt Shqipërisë dhe do të qëndrojnë deri të mërkurën, për të parë ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit. Shpresoj

ta bëj debutimin tim para tyre, duke marrë parasysh gjithçka që ata kanë bërë për mua. Unë e di se sa krenar do t’i bëja ata. Është një eksperiencë e shkëlqyer për të punuar së bashku me djemtë kuqezinj, që luajnë për skuadrat e mëdha europiane, si Hysaj te Napoli dhe Taulant Xhaka te Baseli. Do të ishte e çmendur të mos bisedoja me këta lojtarë, të mos mësoja prej tyre gjithçka mundem dhe të kuptoj prej tyre se çfarë duhet të bëj atje”, deklaroi Kaja.


SPORT

21

E shtunë, 17 NËNTOR 2018

Kapiteni i kombëtares ka pranuar gabimet në mbrojtje, por sipas tij duhet të luajnë si ekip

N

ë prag të ndeshjes ndaj Skocisë, në krahë të trajnerit të kombëtares sonë ka qenë edhe kapiteni Mërgim Mavraj. Lideri i mbrojtjes mendon se kuqezinjtë do të arrijnë që të fitojnë ndaj Skocisë, pasi përndryshe nuk do të futeshin fare në fushën e lojës. Ai foli dhe në lidhje me kritikat e trajnerit Panucci për moskomunikimin ndërmjet lojtarëve veçanërisht në repartin e mbrojtjes. “Përgjegjësia është e çdo futbollisti në fushë. Goli që pësuam në Izrael, i pari, ishte gabim, pasi nuk e treguam veten të aftë në atë moment. Trajneri ka të drejtë. Kjo na ndikoi ndeshjen e fundit. Nëse përmirësohemi në këtë pjesë, besoj se kemi gjasa të ia dalim. Golat e pësuar kanë qenë shumë të thjeshtë? Shumë e vështirë të kemi një recetë se si mbrohet porta më mirë. Duhet të shmangim gabimet individuale, sepse na kushtojnë pikë. Nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Në të kaluarën kemi treguar veten në mbrojtje. Individualisht duhet të bëjmë më shumë”. Problemi te goditjet standarde? Duhet vëmendje e jashtëzakonshme në ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar në momentet e duhura. Në këto ndeshje të rëndësishme, goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Stërvitja gjatë javës është tjetër gjë në krahasim me ndeshjet. Do të përpiqemi të përmirësohemi. Kur jemi në stadium me 40 apo 50 mijë spektatorë, nuk mund të themi që një lojtar, ose kapiteni apo lideri kanë gabim. Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11-të ushtarë jemi

Mavraj: Kritikat me vend, ndaj Skocisë me 11 kapitenë në fushë

në fushë. Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar. Nuk është garanci që po nuk fole nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve. Garanci për fitoren? Jo,

s’mund të garantojmë fitoren. Për të fituar në këto nivele, duhet të mbrohesh maksimalisht, por me dëshirë dhe vullnet të shënojmë. Të gjithë të mbrohemi dhe të gjithë të fitojmë. Shanset rriten kështu.

NDESHJA

Skocia me 9 mungesa në Shqipëri, nuk vjen as Tierney i Sëlltikut Kieran Tierney nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që do të luhet nesër në mbrëmje. Ylli i Sëlltikut, dhe një nga futbollistët kryesor të Skocisë ka pësuar një dëmtim në gju. Mungesa e tij është një tjetër lajm shumë i keq për trajnerin Alex McLeish, i cili ka shumë mungesa në këtë duel. Nuk dihet ende në Tierney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Izraelit. Numri i të dëmtuarve te Skocia shkon në 9 dhe mund të jetë e vetmja ndeshje që tekniku Panucci nuk mund të qahet për mungesat e tij. Mcleish nuk do të ketë të gatshëm portierin MacDonald, përpos tij dhe Gordon, Mulgrev, O’Donnell, Naismith, Griffiths dhe Tom Cairney. Praktikisht një formacion i tërë, madje në Skoci janë të merakosur se si do të formojnë një formacion të plotë kundër Shqipërisë. Kjo situatë ka provokuar jo pak polemika në Skoci, sepse një pjesë e opinionit mendon që në ditët e sotme futbollistët e përfaqësueses e kanë shumë

të thjeshtë të braktisin kombëtaren, mjafton një shqetësim minimal për t’u larguar menjëherë nga skuadra. Trajner Alex Mcleish duhet të improvizojë për të hedhur në fushën e lojës 11 lojtarë.

Besoni te fitorja? Nëse nuk do të besonim nuk do të luanim fare”, deklaroi Mavraj në konferencën për shtyp duke lënë të kuptohet se ekipi ka punuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

DEKLARATA

Agjenti i Hysajt paralajmëron largimin e shkodranit nga Napoli

Elseid Hysaj mund të mos jetë pjesë e Napolit në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kuqezinjve po luan gjithnjë e më pak, pasi Carlo Ancelotti preferon në vend të tij Malcuit. Nisur nga situata, klube të tjera kanë nisur që të shfaqin interesim për të. Vetë menaxheri i lojtarit, Mario Giufredi deklaroi se për Hysajn ka shumë interes dhe se e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Itali, ose ai mund të iki në Angli. “Nëse e vini re, Ancelotti po luan me Malcuit-in dhe flitet se Napoli po kërkon futbollistë të tjerë në atë pozicion. Kjo do të thotë se për Hysajn ka më pak mundësi dhe se në drejtim të tij ka disa oferta nga klubet e ndryshme. Ai është një futbollist që mund të bëjë mirë në kampionatin anglez, duke qenë se është i fortë fizikisht dhe është në planin e shumë skuadrave të mëdha. A kushton më shumë se 50 milionë euro? Unë mendoj se kushton më shumë se 60 milionë pasi nuk mund të them se ka rënë vlera e tij, vetëm se ka 2 muaj që nuk ka luajtur mirë dhe se nuk ka të njëjtën vlerë si 2-3 vitet e fundit”, deklaroi Giufredi. Chelsea është skuadra që ka interes për mbrojtësin, me këtë të fundit që preferon blutë, pasi në stol është ish-trajneri i tij, Maurizio Sarri.

KUQEZINJTË

Tifozët braktisin kombëtaren në Shkodër, shiten vetëm 6 mijë bileta

Shqipëria do të luajë kundër Skocisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për UEFA Nations League. Për ekipin kombëtar kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme, pasi në rast se nuk arrin një rezultat pozitiv atëherë do të ulemi nga liga C në atë D, duke prekur praktikisht fundin. Rezultati i kësaj sfide vendos dhe të ardhmen e trajnerin Christian Panucci, por nuk jemi aq të ndjeshëm për teknikun italian. Duke parë rëndësinë e ndeshjes mendohej se Shqipëria do të kishte një përkrahje të madhe në këtë sfidë. Bëhet

me dije se deri në mesditën e ditës së premten janë shitur vetëm 6 mijë bileta në total. Një shifër e frikshme kur e mendon se Federata Skoceze e Futbollit ka kërkuar 2000 mijë bileta. Nisur nga ky trend, vihet re se dhe stadiumi i Shkodrës nuk do të jetë i zjarrtë, por me një atmosferë të vakët. Skocezët kanë “pushtuar” Tiranën që të enjten, ndërsa duket se do të dhurojnë një atmosferë më të zjarrtë se tifozët tanë. Ndjeshmëria ndaj kombëtares ka rënë dhe kjo është evidente tashmë.


KURESHTI

22 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Shpërblim me pushkë dhe pistoleta Ben Wolfgram, pronari i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e tij për Krishtlindje jo me para, por me armë. Ai ka dhënë nga një kupon, me të cilin punonjësit kanë të drejtë të blejnë çfarë arme të duan. "Doja të merrnin si shpërblim diçka që u mbetet dhe u rrit vlerat, jo thjesht para që t'i lënë duke paguar fatura", thotë ai. Shumica e stafit e mirëpriti shpërblimin e Krishtlindjeve me gëzim, edhe pse disa refuzuan fillimisht. Ngurruesit ndërruan mendje pasi bënë kurs-

in e përdorimit të armëve. Vajzat e pyetura nëse u dukej ide e mirë shpërblimi, thonë se të pasurit armë i bëjnë të ndihen më të sigurta: "Nuk i dihet kurrë. Nuk kemi pse të jemi viktima." Shumica e amerikanëve kanë deklaruar nëpër sondazhe të ndryshme se të pasurit armë i bën të ndihen më të sigurt. Por në të njëjtën kohë, niveli i vrasjeve me armë zjarri në Amerikë është tepër i lartë: jo vetëm në krahasim me Europën perëndimore, por edhe me Europën lindore e Ballkanin.

Mësuesi harron llambën UV ndezur, digjen 40 nxënës Rreth 40 fëmijë të shkollave fillore kineze pësuan djegie dhe dëmtime të rënda në sy, fytyrë dhe qafë pasi një mësues harroi të fikte një llambë UV të dezinfektimit. Nxënësit në një shkollë fillore në Tianjin, rreth 30 minuta jashtë Pekinit, kaluan gjithë ditën nën dritat ultravjollcë të hënën. Atë mbrëmje fëmijët ndjenin efektin dëmtues të ekspozimit ndaj

rrezeve UV dhe rreth 36 nga 48 nxënës përfunduan në dhomat e urgjencës. Shumica e fëmijëve kishin dhimbje intensive të syrit, të përziera dhe vjellje, ndërsa pjesët e hapura të trupit - fytyrës dhe qafës - u dogjën rëndë. Një video u shfaq në internet duke treguar një grup prindërish që përballeshin emocionalisht me personelin në shkollë.

Hodhi bishtin e cigares në rrugë, gruaja gjobitet me 100 paund Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë. Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund. Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për 'Grimbsy Live' se ajo u turpërua nga incidenti. Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën. "Unë po ecja në rrugë kur hodha cigarën në tokë. Fillimisht u takova me këmbësorë që më thonin se do të gjobitesha. Më pas i thashë kujdestarëve se do e merrja cigaren, të cilët më thanë se kjo gjë nuk kishte më rëndësi pasi do e merrja sërish gjobën", tha ajo. Gruaja kujdestare i sqaroi se nuk do i kalonte Krishtlindjet me familjen nëse nuk do jepte detajet e saj.

I gjendet "hileja" ushtrimit të prostitucionit në Iran Prostitucioni nuk lejohet në shumë vende të botës, përfshir Shqipërinë, por në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me të rrahura me kamxhik në publik. Por ja që kjo e ka një zgjidhje. Burrat në këto zona lejohen të martohen me më shumë se një grua. Kjo bën që disa gra të ofrohen të martohen përkohësisht: nga një orë e deri në një muaj. Gazetat kanë zbuluar në rrjetet sociale në Iran, si Telegram e Twitter, grupe ku martesat e përkohshme reklamoheshin si formë prostitucioni, duke bërë që burrat të mos rrezikojnë të dënohen edhe nëse kapen.

"Beaujolais Nouveau", në radhë për verën e famshme franceze E enjtja e 15 nëntorit është Dita e Beaujolais Nouveau (vera e famshme franceze), një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin kulturor të Francës. Por sa dini për verën që është në qendër të të gjitha festimeve dhe argëtimit? Në të gjithë Francën të enjten, njerëzit festuan ndërsa shishet e verës Beaujolais Nouveau të këtij viti mbushën raftet. Dita e "Beaujolais Nouveau" është bërë një nga festivalet më të njohura në kalendarin kulturor në Francë dhe festohet në të gjithë botën. Çdo vit, të enjten e tretë të nëntorit, kafenetë, restorantet dhe baret mbushen me verëdashës që dëshirojnë të shijojnë shijet e reja të këtij viti. Dhe sipas ekspertëve të verës, moti i mirë dhe korrja e jashtëzakonshme do të thotë se premton të jetë e shkëlqyer.


VIP

23 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Ish-kryeministri Berlusconi sërish në telashe, rihapet procesi "Eskortë" Telashe të reja janë shfaqur për ish-kryeministrin dhe liderin e së djathtës italiane, Silvio Berlusconi. Gjykata e Barit nën firmën e gjykatëses Rosa Anna Depalo ka kërkuar rihapjen e procesit "Eskortë" e rikthimin në gjykim të Silvio Berlusconit me akuzën e nxitjes së deklararimit të rremë ndaj autoriteteve gjyqësore. Sipas akuzave të prokurorëve Pasquale Drago dhe Eugenia Pontasuglia, Silvio Berlsconi në kohën kur ishte kryeminisër i ka ofruar sipërmarrësit Gianpaolo Tarantini, përmes avokatëve dhe gazetarit e themeluesit të së përditshmes "L'avanti", Valter Lavitola, një punë, qindra mijëra euro cash e interesa financiare në shoqërinë Finmecanica. Në këmbim të gënjeshtrave ndaj prokurorëve të Barit që hetonin procesin "Eskortë" e mbi festat e ish-kryeministrit me vajzat escort në rezidencën verore të tij në periudhën kohore 20082009. Në akuzat e reja ndaj ishkryemistrit Sivlio Berlusconi është përfshirë si palë civile

Rita Ora sjell projektin e veçantë që i dedikohet ish-të dashurit Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor "Velvet Rope" që do jetë pjesë e albumit të saj 'Phoenix' më 23 nëntor. Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës. "Velvet Rope" është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruajtur nga vetë Rita, pa ndihmën e një kompozitori apo tekstshkruesi. Këngëtarja shqiptare ka thënë se kënga është personale dhe e rëndësishme për të. Nuk dihet për cilin partner e ka shkruajtur Rita këtë projekt, por pritet që të jetë suksesi i rradhës për të.

dhe Presidenca italiane e Këshillit të Ministrave, si palë e dëmtuar në prishjen e imazhit të institucionit për akuzat e pagesave të gënjeshtrave ndaj drejtësisë. Silvio Berlusconi pritet të dalë para Gjyaktës së Barit më datë 4 shkurt 2019. Seanca e parë gjyqësore e procesit "Eskortë" është zhvilluar më 14 nëntor 2014 e sipas akuzës Silvio Berlusconi paguante biznesmenin

Gianpaolo Tarantino për rekrutimin e vajzave dhe modeleve që merrnin pjesë në festat private të organizuara në banesën e ish-kryeministrit italian. Më 13 nëntor të 2015, biznesmeni Gianpaolo Tarantino dënohet me 7 vite e 10 muaj burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal me qëllim rekrutim, nxitje e favorizim të prostitucionit.

"Ma jep atë dreq karikuesi", ish-deputeti humb durimin me gruan Ish-deputeti i Partisë Nacionaliste e Britanisë, Tommy Robinson ka publikuar aksidentalisht një video ku duket se humb durimin dhe i bërtet gruas. Në postimet e tij në Instagram ishte shpërndarë imazhi i një hamburgeri me pulë, kur u dëgjua dhe momenti i bisedës me partneren. Teksa ai po fliste për ushqimin, papritmas doli një ekran i zi ku Tommy dëgjohej që kishte mosmarrëveshje me gruan. I tha dy herë që t'i jepte karikuesin. Pas këtij momenti, ajo i tha që duhet ti kërkonte falje. Megjithatë nuk dihet se çfarë ndodhi derisa Tommy i bërtiti duke i thënë, "Ma jep atë dreq karikuesi." Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, kohët e fundit ka planifikuar të bëjë një turne në botë, gjatë të cilit shpreson të vizitojë SHBA dhe Australi. Tommy Robinson ka qenë deputet i Partisë Nacionaliste të Britanisë në 2004-2005.

Legjenda e rap-it akuzohet për sulme seksuale ndaj fanses Reperi i famshëm amerikan, Nelly po përballet me probleme të reja ligjore. Një grua e ka paditur për një sulm seksual pas një prej shfaqjeve të tij në Angli. Gruaja, e identifikuar si Jane Done tha se Nelly masturboi para saj disa herë në koncertit të tij në dhjetor të 2017. Nelly po hetohet rreth kësaj cështje që prej muajit shkurt. Në dokumentet e siguruara nga TMZ, ajo thotë se u takuan rastësisht dhe ai i tha në vesh që të mos largohej. Ajo e bëri këtë gjë dhe më pas, ai uli pantallonat, filloi të masturbohej duke i thënë, "Ti e do këtë, apo jo?" Jane pretendoi se e refuzoi, por 44-vjeçari nuk tërhiqej. Ajo pretendon se Nelly u bë agresiv dhe filloi ta godiste duke e detyruar që të kryente akte seksuale.

Prishtinën apo Londrën? Dua zgjedh Dua Lipa, këngëtarja e talentuar shqiptare, lindur në Prishtinë por rritur në Londër tashmë është me famë ndërkombëtare. Fansat e saj i ka në mbarë botën, kur duhet të zgjedhë mes Prishtinës dhe Londrës, Dua nuk zhgënjen pasi zgjedh vendin e saj të lindjes. E ftuar nga gazetarja e CNN Becky Andresonin për të folur mbi sukseset e fundit të saj, ka folur dhe në lidhje me problemin e refugjatëve. "Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë, pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë", u shpreh Dua.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 17 NENTOR 2018

Presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Ruçi në ceremoninë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit, Grazmoz Ruçi morën pjesë dje në ceremoninë e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për ndarjen e çmimeve vjetore të gazetarisë. Kreu i shtetit i dorëzoi çmimin "Vangjush Gambeta" gazetarit, publicistit, pedagogut dhe intelektualit të mirënjohur, Agron Bala, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë. "Shumë i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë për ndarjen e

çmimeve vjetore të gazetarisë dhe t'i dorëzoja në emër të tyre çmimin "Vangjush Gambeta"

gazetarit, publicistit, pedagogut dhe intelektualit të mirënjohur, Agron Bala, jeta dhe kontributi profesional i të cilit janë pjesë e historisë së gazetarisë së pas viteve '90",- shkruan Presidenti Meta. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi u dorëzoi çmimin e

rëndësishëm "Karriera" fëmijëve gazetarit të shquar kosovar, Ibrahim Rexhepi, i cili u nda nga jeta në 8 tetor të këtij viti. "Është nder dhe privilegj për mua, që jap një çmim kaq të

rëndësishëm për komunitetin e gazetarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e më gjerë, në gjithë trevat shqipfolëse. Ne të gjithë jemi krenarë për veprën e gazetarit të shquar Ibrahim Rexhepi. Krenari të ligjshme keni ju, fëmijët e tij, për çfarë babai juaj ka krijuar dhe i ka dhënë gazetarisë dhe publikut. Jam i bindur se ju do të vazhdoni denjësisht rrugën e babait",- iu drejtua Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, fëmijëve të të ndjerit gazetar të shquar Ibrahim Rexhepi.

PROMOVIMI I LIBRIT

Ismail Kadare vjen për lexuesin me veprën “Kur sunduesit grinden”

N

jë bashkëbisedim telefonik, mes Stalinit dhe Pasternakut, që ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të interpretohet

ende edhe sot në mënyrat më kundërthënëse. Ky është subjekti që bashkohet me penën e shkëlqyer të shkrimtarit Ismail Kadare në librin e

tij të fundit, paraqitur për publikun në panairin e librit "Tirana 2018?. "Kur sunduesit grinden" nga sot është në dorë të lexuesit, që, të shumtë në numër kërkuan ta kishin atë në bibliotekat e tyre me firmën e vetë autorit. Kadare marrëdhënien e sunduesit me shkrimtarin e konsideron të përhershme. Kadare gjatë prezantimit të librit shprehet se ,"sunduesit janë dy palët e librit, ata që janë sundues, që quhen tiranët, diktatorët, por nga ana tjetër unë sjell këtu edhe sunduesit shpirtërorë. Këtu është një grindje mes Stalinit edhe Pasternakut. Është kaq e ngatërruar sa ka një shekull që nuk zbërthehet tamam". Në këtë promovim

përkrah tij, qëndronte bashkëshortja, shkrimtarja Helena Kadare, e cila e përshkruan këtë libër, si veprën që Kadaresë i ka marrë më shumë kohë nga gjithë të tjerat. Kadare ka përfshirë edhe elementë autobiografikë në këtë libër. Ndonëse i gjithë libri është i përfunduar, Ismail Kadare, ka dëshirën që në vazhdim ta rishikojë edhe njëherë mbylljen e këtij libri


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.