www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Franca akoma heziton për negociatat me Tiranën E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 249 (8690)
E enjte, 17 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Pak kush e mendonte, se kur Emanuel Macron fliste për reformim të procedurave për vendet që duan të hyjnë në BE, ai paska pasur në mendje pikërisht dështimet e Shqipërisë në raport me BE, sidomos me azilantët shqiptarë. Sot fillon takimi final i shefave të shteteve të BE dhe Tirana zyrtare mbetet me sytë nga qielli, duke u lutur. Por duhej të mos kishte krijuar krizë të rëndë politike që më pas të ngrinte zërin në Bruksel
FAQE 3
Emanuel Macron: I dhamë Presidenti vlerësohet me Medaljen e Shqipërisë lëvizjen e lirë në BE dhe Kryqit të Madh të Urdhërit të Shënsot kemi me mijëra që kërkojnë azil Karlit të Principatës së Monako s
FAQE 2
Në foto: Presidenti i Francës, Emanuel Macron
LËVIZJA VETËVENDOSJE
Albin Kurti vjen të dielën në Tiranë, fjalim para mijëra simpatizantëve
FAQE 7
VENDIMI
KRYEMINISTRI
DEKLARATA
KREU I PD
Gjykata rrëzon Ramën, Rama: Ka përplasje Kryetarja e LSI në familjen e Kryemadhi: lirohen banorët e BE për interesat Qëndrimi i Francës “Astirit” dhe ishe tyre! është qëndrim i të deputeti Balliu gjithë BE FAQE 6
FAQE 16
Në foto: Presidenti, Ilir Meta, dje gjatë takimit me Princin e Monakos, Alberti II.
FAQE 2
FAQE 2
Lulzim Basha takon kryeministrin e Italisë: S’mund të lejojmë izolimin e vendit
FAQE 5
POLITIKE
2 E enjte, 17 TETOR 2019
Franca shuan optimizmin. Presidenti Macron: Ballkani është me një rëndësi strategjike për Europën, por duhet reformim i BE
Macron: Shqipërisë i dhamë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra që kërkojnë azil
K
ancelarja Angela Merkel është takuar këtë të martë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit frankogjerman në Tuluzë, ku mes shumë çështjeve është diskutuar edhe mbi zgjerimin e unionit. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kancelaren Merkel, Macron zbehu shpresat për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të Këshillit të BE. Ai tha se duhet një marrëveshje mirëkuptimi mes të gjitha palëve, dhe kjo ende nuk është arritur. “Europa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën jetojmë së bashku. Kemi njerëz që duan të dalin nga kjo shtëpi dhe të tjerë që refuzojnë të hedhin para të tjera për të investuar në këtë
shtëpi. Po ashtu siç ka nga ata që ikin, ne na duhet që të ftojmë në këtë shtëpi dhe miq të rinj. Jam dakord që një formë bonsensi duhet arritur për këtë çështje dhe nuk jemi ende totalisht në
këtë pikë. Nuk mund të ndal së thëni se nuk jemi ende në atë pikë të marrëveshjes. Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ata
KRYEMINISTRI
kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv”, u shpreh Macron. Më tej, Kreu i Elysee dek-
laroi se e kupton rëndësinë strategjike që ka ky rajon për Evropën, por shtoi se duhet rishikuar procesi i zgjerimit përpara se të hidhen hapa të tjerë përpara. Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.
KRYETARJA E LSI
Rama: Ka përplasje Kryemadhi: Qëndrimi në familjen e BE për i Francës është interesat e tyre! qëndrim i të gjithë BE
K
a një bllok të madh për “PO”, i cili kërkon vazhdimin e proces it. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm” – tha Rama në një intervistë për Televizionin A2. Rama hodhi poshtë idenë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria duke ua faturuar atyre që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh. “Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen “pas çdo fije bari si i mbyturi”. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
E
përfshin ne si Shqipëri”,- tha Rama që gjithsesi thotë se edhe nëse Shqipëria refuzohet edhe këtë herë, përpjekjet do të vazhdojnë. “Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë”,tha Rama. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ të Bejdo Malos në ‘Fax News’ kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbi qëndrimin e Francës e cila është shprehur kundër hapjes së negociatave. Kryemadhi tha se qëndrimi i Francës është një lojë e BE pasi i gjithë unioni europian është kundër hapjes negociatave por këtë herë përdori Francën për shkak të problematikës që ka ky shtet me azilkërkuesit. “Nuk mendoj që është një skepticizëm vetëm i Francës, është një lojë politike që Brukseli e bën gjithmonë. Kanë skepticizëm nga të gjitha vendet e tjera, por duke një vend të caktuar, i cili ka një lloj problematike të caktuar siç është çështja e azilkërkuesve në Francë, ia kanë lënë Francës këtë herë për ta shprehur. Kujtojmë që radhës që kaloi ishte Holanda ajo që e shprehu. Mendoj që është qëndrim i gjithë BE ndaj Shqipërisë dhe nuk mendoj që është qëndrim ndaj popullit shqiptar, më NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
shumë sesa një qëndrim ndaj politikës shqiptare. Sepse politika është ajo e cila ka krijuar kushtet në të cilat ne gjendemi, ka krijuar këtë lloj mungese të funksionimit të shtetit, mungese të besueshmërisë ndaj funksionimit të institucioneve të shtetit, të cilat janë bazat e një shteti”,- tha kryetarja e LSI.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 17 TETOR 2019
Franca akoma heziton për negociatat me Tiranën Pak kush e mendonte, se kur Emanuel Macron fliste për reformim të procedurave për vendet që duan të hyjnë në BE, ai paska pasur në mendje pikërisht dështimet e Shqipërisë në raport me BE, sidomos me azilantët shqiptarë. Sot fillon takimi final i shefave të shteteve të BE dhe Tirana zyrtare mbetet me sytë nga qielli, duke u lutur. Por duhej të mos kishte krijuar krizë të rëndë politike që më pas të ngrinte zërin në Bruksel
Franca ka bllokuar dje në mënyrë zyrtare procesin e çeljes së negociatave më Shqipërinë. Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Europës, ku do të merret vendimi i 28 shteteve për negociatat, Presidenti i Francës Emanuel Macron, deklaron se nuk do të ketë dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Deklarata e Macron u bë pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe do të thotë se negociatat që mes vendeve të BE-së të kishte një konsensus, të paktën deri më sot, kanë dështuar. Të paktën deri dje. Presidenti i Francës tha se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të bëhen vetëm pas reformimit të Bashkimit Europian. “Ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces”,- deklaroi presidenti i Francës. Në këtë mënyrë, Marcon ka pranuar se nuk ka marrëveshje për në datën 18 tetor dhe qëndrimi i Francës do të jetë kundër hapjes së negociatave. Për të marrë një “po” për negociatat duhet vota e të 28 vendeve dhe nëse refuzon vetëm një shtet, siç është rasti i Francës, nuk ka hapje negociatash. Ky qëndrim i Francës, sipas edhe qeverisë në Tiranë, është interpretuar si pjesë e debateve të BE për reformimin brenda saj. Fjala reformë duket si një çështje mes vendeve anëtare, por dje Macron e ka shpjeguar idenë e ndryshimeve pikërisht me rastin e Shqipërisë. Konkretisht Macron ka përmendur kërkesa e larta për azil nga Shqipëria në Francë duke e
vlerësuar këtë fakt si mungesën e reformave të qeverisë “Rama”. “Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”,- tha Macron duke shpjeguar projektin e tij. Deklarata për azilantët është dhe më negative se refuzimi i negociatave. Një farë mënyrë, presidenti i Francës po hedh idenë e rikthimit të vizave për vendet e Ballkanit, konkretisht Shqipërinë, për shkak të fluksit të lartë. Shpjegimi që dha dje kreu i shtetit francez për refuzimin e negociatave
dhe pikëpyetjet mbi vizat është një shuplakë e fortë dhe për qeverinë “Rama”. Nga këto deklarata rezulton se Shqipëria nuk po mbahet larg BE-së për shkak të problemeve franko-gjermane, siç thotë Rama, por për shkak të dështimit të qeverisë shqiptare. Azilantët nuk janë një temë e re në marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë. Në 4 vitet e fundit, qeveria franceze, ministri i brendshëm i Francës dhe deri drejtuesit e policisë franceze kanë kërkuar marrjen e masave nga qeveria “Rama”. Sot shihet se ky problem jo vetëm nuk është zgjidhur, por është kthyer në një pikë kryesore, mes të tjerave, të cilat Franca i vendos si bllokadë për negociatat.
Deklaratat të presidentit të Francës, të cilin Edi Rama preferon ta quaj dhe mik personal, janë goditja më fortë politike që ka marrë qeveria shqiptare. Deri dje opinioni në Tiranë po bombardohej me idenë se Franca po kërkon reformimin e BE dhe Shqipëria është thjesht e pafat. Pak kush e mendonte, se kur Macron fliste për reformim të procedurave të vendeve që duan të hyjnë në BE, paska pasur në mendje pikërisht dështimet e Shqipërisë në raport me BE. Kjo është goditja më e rëndë për procesin e integrimit dhe përgjegjësia sigurisht që është e qeverisë “Rama”, duke nisur nga azilantët dhe deri të kriza e rëndë politike, e cila ka rëndësinë e saj edhe te negociatat. Mili Xhani
POLITIKE
4 E enjte, 17 TETOR 2019
Refuzimi i katërt për negociatat, Kreu i Qeverisë urdhëron Taulant Ballën për të mbuluar dështimin
N
ë një kohë që vijojnë të vijnë sinjale negative nga Brukseli i cili do të shënojë dështimin e radhës të qeverisë “Rama” për çeljen e negociatave, kryeministri ka zgjedhur të sulmojë Presidentin e Republikës, për të mbuluar pasojat e dështimit të tij. Nga selia e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla vijoi kërcënimet për shkarkimin e kreut të shtetit për vendimin e tij kushtetues për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në përpjekje për të shmangur një konfrontim të mundshëm civil dhe politik, çka do të shkaktonte thellimin e krizës politike që ka përfshirë vendin. Pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit për zhdekretimin e zgjedhjeve, në emër të PS-së, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, vlerësoi raportin, ndërsa i ktheu përgjigje të gjitha deklaratave të opozitës se “Venecia ndryshoi opinionin”. Balla tha se thelbi i raportit thekson se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore. Po ashtu Balla tha se raporti e thotë se Presidenti s’ka të drejtë të anulojë zgjedhjet. “Nga opozita po thonë se opinion
Ramës i soset durimi, i shpall luftë edhe Komisionit të Venecias
përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komision-
AMBASADORI BRITANIK
in e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si
Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Nuk ia pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë”, tha Balla. Nisur nga këto argumente, mazhoranca nuk heq dorë nga dorë nga shkarkimi i Presidentit edhe pse Komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar të saj nënvizoi se nisja e procedurave për shkarkimin e Kreut të Shtetit mund të mos jetë e justifikuar. Taulant Balla u shpreh se ky komision do të vijojë punën brenda afateve të përcaktuara nga kuvendi dhe mbledhja e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme. “Çdo shkelje me paramendim e Kushtetutës
është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht personit që e kryen qoftë dhe presidenti i Republikës. Pas marrjes së opinionit përfundimtar komisioni hetimor duhet të vijojë punën e nisur dhe të caktuar nga Kuvendi”, deklaroi Balla. Megjithatë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila do të vendosë vulën. “Kuvendi është një prej hallkave të procesit, Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë vendimin përfundimtar. Opinioni ka konkluduar se kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës dhe kuvendi jemi në fazën të vlerësojmë nëse shkelja është e rëndë, dhe çertifikimin e thotë vetëm Gjykata Kushtetuese”, theksoi Taulant Balla. Por pavarësisht insistimit të PS për shkarkimin e Ilir Metës, mazhoranca nuk ka menduar ende për një pasues të tij, pasi do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse sipas Ballës në raportin e Komisionit të Venecias lexohej qartë se për bojkotin e opozitës nuk e kishte fajin qeveria, mazhoranca është e hapur për dialog por pa kushte.
Kreu i Qeverisë shfrytëzon rrugën drejt Rinasit për të dhënë një mesazh: Nuk jam as optimist e as pesimist, po bëhet maksimumi
Orët vendimtare për negociatat, Rama drejt Brukselit për të lobuar K
Norman: Britania pro negociatave me Shqipërinë, por ne do dalim nga BE
A
mbasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman komentoi çësh tjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke siguruar mbësh tetjen për vendin tonë. Ambasadori u shpreh se Britania edhe pse do të largohet nga BE do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë kur të diskutohet për negociatat. Nga Kukësi, ambasadori Duncan Norman tha se ndonëse zëri i Londrës zyrtare në Bruksel tashmë nuk është më aq i fortë, vota e saj do të jetë pro Shqipërisë. “Britania e Madhe pret të largohet nga BE në fund të këtij muaji, por deri ne jemi akoma anëtarë dhe sigurisht qe kemi zë dhe të drejtë vote. Sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne mendojmë që çelja e bisedimeve është gjë e mirë për BE, Shqipërinë dhe vetë Britaninë. Sigurisht që në këtë moment nuk kemi ndonjë zë të fortë, por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”, tha Duncan Norman. Ndërsa i pyetur për krizën politike në vend, diplomati Duncan Norman ka një porosi të qartë. “Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kanë elektorat të mbeten jashtë diskutimeve të rëndësishme e proceseve elektorale”, tha ambasadori Norman. Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian mund të ketë efekte pozitive në Shqipëri sipas diplomatit, pasi ata do të kërkojnë tregje të reja. Por kur emigrimi i paligjshëm është shqetësim, diplomati ka një porosi për të rinjtë shqiptarë. “Ka shumë faktorë tërheqës, por edhe shumë mite rreth emigrimit në Britani. Shumë të rinj habiten dhe zhgënjehen nga ajo që gjejnë. Shumë kanë vështirësi dhe disa bien pre e grupeve kriminale”, tha Ambasadori britanik.
ryeministri Edi Rama ësh të nisur mesditën e djeshme në drejtim të Brukselit për të lobuar për hapjen e negociatave. Ai do të marrë pjesë së bashku me Zoran Zaev në një tryezë të kryeministrave të majtë europianë si përpjekje për të marrë “Po”-në e negociatave. Lajmin do ta bënte me dije vetë kreu i Qeverisë përmes një video-mesazhi të transmetuar në rrjetet sociale. Në të njëjtin mesazh, Kryeministri thotë se ka mbështetjen e Kancelares Angela Merkel, por nuk shprehet as pesimist dhe as optimist se negociatat do të hapen. Ai përsëriti bindjen e tij se Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe se Franca mendon ndryshe për arsye që lidhen me të ardhmen e BE-së. Mesazhet e Ramës Kryeministri Edi Rama jep një mesazh lidhur me vendimin e 18 tetorit për çeljen e negociatave, teksa bashkë me homologun maqedonas janë nisur drejt Brukselit. Rama thotë se kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendim-
marrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. “Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një ‘po’ për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Sh-
qipëria nuk ka qenë kurrë më e mbështetur se sot në këtë proces”, u shpreh Rama. Ai shtoi se pak por e sigurtë është se edhe Franca e njeh progresin e bërë, por se kërkon sot më shumë nga BE dhe Maqedonia e Veriut. “Tani po nisem për në Bruksel bashkë me Kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat socialist dhe progresiv, në një takim të organizuar nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, tha në mbyllje kreu i qeverisë.
POLITIKE
5 E enjte, 17 TETOR 2019
Ish-deputetja demokrate: KLSH-ja zbuli gënjeshtrën e qeverisë, borxhi publik bashkë me koncesionet shkon në 81%
Tabaku: Rama manipuloi të dhënat e buxhetit, fshehu 610 milionë euro borxh P
artia Demokratike deklaron se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh. Sipas ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, Borxhi publik bashkë me koncesionet shkon në 81%. “Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij. Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës. Fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut. Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në
67.2%. E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%. Por cilat janë borxhet që i janë fshehur sh-
qiptarëve? Detyrimet për investime, vendime gjyqësore etj janë rreth 173 milionë euro; Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro; Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit 124 milionë euro; Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro; Dhe Detyrime gjyqësore ndërkombëtare 26 milionë euro. Totali i borxhit të pa raportuar, të fshehur nga qever-
ia e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro. Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë. Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar
çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit. Lufta jonë do të jetë për një Shqipëri më miqësore ndaj biznesit, duke zhbërë sistemin e Edi Ramës nga i cili fitojnë vetëm oligarkët e tij dhe klientët e familjes së tij, që kanë shtypur biznesin me monopolet dhe mungesën e konkurrencës së ndershme! Ne besojmë se zotësia në një treg të lire, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jo miqësia me kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë është rruga e ndershme për t’u pasuruar dhe për të krijuar mirëqenie. Ligjet preferenciale, arnimet e herë pas hershme të buxhetit, informaliteti i lartë, manipulim të shifrave të buxhetit, mashtrim të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë bërë sot që të mos kemi praktikisht fare shërbime publike, investime në infrastrukturë. Shqiptarët janë më të varfër, më të taksuar, më të pashpresë dhe përherë e më shumë nën darën e një borxhi që nuk prodhon asgjë veç gënjeshtrës së madhe dhe korrupsionit. Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, deklaroi dje Jorida Tabaku.
Kreu i PD-së pas takimit me kryeministrin italian
FERDINAND XHAFERRI
Basha pret Conte-n: S’mund të lejojmë izolimin e vendit, koha për ndryshim!
N PD denoncon përplasjen e bandave në Durrës: U godit me armë Drejtori i Hekurudhës
K
ryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar sot një përplasje me arme të ndodhur në lagjen nr 4, të qytetit, ku, sipas tij, nga përplasja me armë e bandave të Rilindjes është goditur me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi. Xhaferri akuzoi edhe drejtorin e policisë së qarkut Durrës, duke theksuar se Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindësi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave të PS-së, e ka fshehur ngjarjen. “Në qendër të Durrësit në lagjen 4, si pasojë e përplasjes së bandave të rilindjes me pushtet dhe pa pushtet, goditet me armë drejtori i përgjithshëm i hekurudhave dhe kryetari i këshillit bashkiak, Andi Dyrmishi. Drejtori i policisë qarkut Durrës, Lorenc Shehu ka ardhur në qytet jo për të vendosur rendin, por për të negociuar sherret e bandave të PS. Për këtë arsye e ka fshehur ngjarjen. Tre dite më parë, qytetarët e Durrësit panë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Një këshill që politikisht është një ngjyrësh, por që është ndarë keqas midis klaneve të rilindjes, në luftën për abuzime dhe gllabërime”, deklaroi dje kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri. Me anë të një njoftimi për shtyp, policia e Durrësit duke mos dhënë shumë detaje ka njoftuar se mjeti në pronësi të shtetasit I.D, që rezulton të jetë shoferi i Dyrmishit është qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ndodhej e parkuar në lagjen nr. 4.
jë ditë pasi priti në një takim kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë publike detaje nga biseda me të. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha theksoi se i kishte shprehur mirënjohje kryeministrit italian për kontributin që vendi fqinj i ka dhënë vendit tonë sa i takon luftës kundër krimit. Po ashtu, Basha shtoi se nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. “Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë. Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”, u shpreh dje në reagimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, kryeministrin italian Xhuzepe Conte është zotuar se Roma do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të ndihmuar Shqipërinë të marrë dritën jeshile për negociatat. Në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar Edi Ramën, ai deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në dhe theksoi se vizita e tij sot në Tiranë nuk ishte rastësi. “Do të mbështes çeljen e negociatave për Shqipërinë. Në interes jo vetëm të Italisë dhe Shqipërisë por edhe Europës. Shqipëria është në një fazë kyçe, i kërkohet përmbushja e reformave. institucionet të vazhdojnë reformat. Nëse shtyhet do të kemi një zbehje të kësaj dëshire. Rama më konfirmoi që është i vendosur që të vijojë në këtë rrugëtim. Unë e kam thënë Italia do të bëjë çfarë është e mundur për negociatat, më duket kjo rruga më e përshtatshme një perspektivë konkrete. Është një sfidë shumë madhe, por është e qartë se duhet të merren masa konkrete për mundësinë e realizimit të kësaj rrugë
dhe të ndërmerren disa reforma. Por mendoj se Tirana dhe Shkupi e kanë merituar. Unë do të punoj me drejtuesit e tjerë europianë që t’i japin Shqipërisë një mundësi”, tha Conte. Kreu i qeverisë italiane i bëri thirrje kryeministrit Rama t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës. “Maxhoranca dhe opozita kanë interes që të zgjidhin këtë krizë. Mazhoranca të jap një platformë për të zgjidhur krizën”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte.
POLITIKE
6 E enjte, 17 TETOR 2019 Fitoi lirinë në Gjykatë, Klevis Balliu iu bashkohet banorëve të Astirit: Edi Rama nuk e do Shqipërinë
G
jykata Penale e Tiranës ka lënë të lirë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 banorët e tjerë të arrestuar të dielën në zonën e ish”Astirit”, me akuzën e grumbullimit të paligjshëm. Seanca për 10 të arrestuarit zgjati rreth 2 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në përfundim u dha masa “detyrim paraqitje” për 10 të arrestuarit. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të gjithë të pandehurit dhe cilësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre. Organi i akuzës paraqiti si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave, të cilat u kundërshtuan nga avokatët mbrojtës, pasi sipas tyre nuk mund të mbahen në burg me prova të tilla. Në përfundim të argumentimit nga prokuroria dhe avokatët, gjyqtari Kreshni Omari vendosi të cilësoi të paligjshëm arrestimin e tyre. Vendimi për lirimin e tyre u prit me duartrokitje nga banorët e unazës që ishin mbledhur në derën e Gjykatës në përkrahje të të afërmve të tyre të arrestuar padrejtësisht pasi ata prej afro 1 viti tashmë dalin në rrugë për të mbrojtur banesat e tyre të cilat rrezikojnë shembjen si pasojë e zbatimit të projektit trë dyshimtë korruptiv për zgjerimin dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Ndërkaq, seanca u mbajt nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo lloj incidenti. Pas ndryshimeve të Kodit Penal, ku bllokimi i rrugëve dënohet deri në 3 vite heqje lirie
Gjykata rrëzon Ramën, l irohen banorët e “Astirit” dhe ish-deputeti Klevis Balliu Personave që iu dha masa“detyrim paraqitje” - Ruzhdi Maqinaj - Safet Maksuti, - Benard Nezha - Kujtim Ylli, - Bajram Noka, - Agron Thaci, - Artan Muçmataj, - Klevis Balliu, - Dritan Noku, - Andi Sharra,
janë arrestuar 16 qytetarë, ku vetëm 3 prej tyre janë lënë në masën arrest me burg. Ndërkohë, personave që iu dha masa “detyrim paraqitje” nga Gjykata janë: Ruzhdi Maqinaj, Safet Maksuti, Benard Nezha, Kujtim Ylli,
ISH-DEPUTETI I PD-SË
Bajram Noka, Agron Thaçi, Artan Muçmataj, Klevis Balliu, Dritan Noku dhe Andi Sharra. Protesta e pasdites pak orë pasi u la i lirë nga Gjykata e Tiranës, ish-deputeti i PD-së Klevis
46 vjeç, 51 vjeç, 26 vjeç, 59 vjeç, 60 vjeç, 38 vjeç, 49 vjeç, 30 vjeç, 25 vjeç, 25 vjeç,
lindur në Kukës, banues në Tiranë; lindur në Kukës, banues në Tiranë; lindur në Dibër, banues në Tiranë; lindur në Skrapar, banues në Tiranë; lindur e banues në Tiranë; lindur në Kukës, banues në Tiranë; lindur në Patos, banues në Fier; lindur e banues në Tiranë; lindur e banues në Tiranë; lindur në Peqin, banues në Tiranë.
Balliu iu është bashkuar qytetarëve të zonës së ish-”Astirit” në protestën e tyre kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re. Balliu në fjalën e tij deklaroi se është krenar që është pjesë e Partisë Demokratike. Ai tha se protesta është tërësisht paqësore, ndërsa ka shtuar se Edi Rama nuk e do Shqipërinë në Europë. “Jam krenar që jam pjesë e Partisë Demokratike. Edi Rama nuk do që të shkojmë në Europë. Shqipëria ka sot nevojë për qytetarët dhe jo për bandën e Habilajve. Ja ku janë
qytetarët, qeveria të japë orën dhe datën dhe qytetarët janë gati të dialogojnë. Të dialogohet në lidhje me këtë çështje kaq shumë delikate për banorët e Unazës së Re. Ne duhet të nxjerrim nga burgu 3 heronjtë tanë. Iu bëj thirrje gjykatave që të nxjerrin heronjtë tanë, që janë baballarë. Ftoj që të gjithë qytetarët që të vazhdojnë protestën, në mënyrë paqësore, pasi nuk po shkelim asnjë ligj. Kjo është një protestë për kauzë kombëtare”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
“UNAZA E RE”
Banorët e Shkozës kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave, 4 të shoqëruar
K Lirimi i banorëve të “Astirit”, Noka: Protesta do të vazhdojë
N
ë përfundim të seancës gjyqësore, ku Gjykata Penale e Tiranës la të lirë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 banorët e tjerë të arrestuar të dielën në zonën e ish-”Astirit”, ishdeputeti tjetër i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se protestat e banorëve të mbështetur edhe nga opozita do të vazhdojnë. “Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të “Unazës së Re”, që i hoqën nga duart një mega-aferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë mega-vjedhje dhe këtë megaskandal. Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e “Unazës së Re” do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre. Protesta e tyre do të vazhdojë, sepse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përpjekur t’i akuzojnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë. E drejta e tyre është e shenjtë dhe duhet të triumfojë. Sepse koha mund të jetë sot e batakçinjve dhe hajdutëve, por e drejta është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të lirë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka.
omunikimi për prishjen e tre banesave në zonën e Shkozës ka sjellë tension që në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re. Banorët kanë kundërshtuar aksionin, duke bërë rezistencë, ndërsa 4 prej tyre janë shoqëruar në polici. Një prej banorëve thotë se shtëpia e tij është diferencuar nga legalizimi. “Katër shtëpia janë të legalizuara, shtëpia ime është në mes e pa legalizuar. Unë jam në gjyq dhe duhet të presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të më prishin banesën pa dëmshpërblim. Kanë ardhur 4 ditë resht që më kërkojnë të liroj shtëpinë”, tha banori. Në mbrojtje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ku sipas tij kjo është një përpjekje e re e qeverisë për të prishur
pa dëmshpërblim banesat e banorëve. Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.
SOLIDARIZIMI
Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe artistët e Teatrit Kombëtar “D. Maria” në Lisbonë Kauzës së mbrojtjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar nga shembja e tij nga qeveria “Rama” vijojnë t’i bashkohen dhe artistët e huaj të teatrove më të famshëm të Europës. Së fundmi në mbështetje të artistëve shqiptarë të cilët prej afro 2 vitesh protestojnë ditë e natë kundër projektit të shumë anatemuar që parashikon ng-
ritjen e një godine shumëkatëshe në mes të Tiranës, është shfaqur edhe Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë, Portugali, i cili i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. “Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju një lajm vërtet të bukur. Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali. Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese”, njoftoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
POLITIKE
7 E enjte, 17 TETOR 2019 Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoi nismat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me krijimin e zonave të lira ekonomike në Shkup dhe Tetovë, si modele suksesi
Kryemadhi takon ministrin e Maqedonisë së Veriut: Takimi në NoviSad jo gjithëpërfshirës
dhe kapitaleve. Duke marrë shkas nga takimi i dy kryeministrave dhe një presidenti në NoviSad, kryetarja e LSI shprehu shqetësimin për një qasje të pjesshme dhe jo gjithëpërfshirëse të gjitha vendeve të rajonit, edhe për komunikimin e mbyllur dhe jo transparent të
K
ryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSIsë, zotin Hisen Xhemaili, Ministër për Investime Vendase dhe Përmirësimin e Klimës së Investimeve të Maqedonisë së Veriut. Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit, kryetarja e LSI-së vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes dy vendeve. Nga ana e saj, zonja Kryemadhi ndau shqetësimin për treguesit shumë të ulët të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe mundësitë e të bërit bi-
këtij takimi. Ajo tha se opinioni publik vazhdon të jetë shumë i paqartë dhe në errësirë të plotë për natyrën e këtij takimi dhe qëllimet e vërteta të tij. Modeli ekonomik i Maqedonisë së Veriut paraqet interes të veçantë për opozitën shqiptare për sa i takon pro-
znes. Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut, si vendi i 11 në renditjen botërore për klimën e të bërit biznesit. Kryetarja e LSI-së vlerësoi nismat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me krijimin e zonave të lira ekonomike në Shkup dhe Tetovë, si modele suksesi të jashtëzakonshme në thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e punësimit në vend. Po ashtu, Kryemadhi, gjatë takimit u ndal në faktin, se LSIja ka promovuar prej kohësh integrimin mes vendeve të rajonit, lëvizjen e lirë të njerëzve
Nënkryetari i LSI-së: Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda
gramit të saj për ringritjen ekonomike të Shqipërisë në krizë. Zonja Kryemadhi vlerësoi në veçanti skemën e tyre tepër të suksesshme të subvecionimit në bujqësi, pasi ajo e vlerëson sektorin bujqësor jetik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti vjen të dielën në Tiranë, fjalim para mijëra simpatizantëve
Vasili: Skandal, qeveria s’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit Q
E
dhe pse na ndajnë më pak se 3 muaj nga festat e fundvitit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ende nuk ka menduar të ndajë një fond të posaçëm për paketën e solidaritetit, ku përfshihet shpërblimi për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në ndryshimet e buxhetit me akt normativ, i cili është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, nuk është parashikuar dhe mesa duket këtë vit shpërblimi do të mbetet në varësi të performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve. Sa i takon aktit normativ, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka shprehur rezerva sa i takon shkurtimit të fondeve për investime në vlerën e 3 miliardë lekëve, vlerë që sipas të cilit, duhet të kishte shkuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Ndryshimet në buxhet, ku parashikohen ulje të ardhurash dhe shpenzimesh si dhe rishpërndarje të fondeve në projekte infrastrukturore me ecuri pozitive, janë miratuar në Komisionin e Ekonomisë. Lidhur me këtë çështje ka re-
aguar dje edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon qeverinë se po lë pa shpërblim fundviti pensionistët. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaroi dje se këtë gjë e ka pohuar ministrja e Financave, që sipas tij deklaroi se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin. Vasili, gjithashtu, u shpreh se për koncesionet lekët nuk mungojnë
megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s’e vë njeri ujin në zjarr. “Skandali! S’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit! Ministrja e Financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit. Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para’ do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë
për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Qeveria e rilindjes e çorganizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se ç’do të ndodhë me të ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e vë njeri ujin në zjarr. Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë. Edi Rama bën dërr-dërr për “bashkëqeverisjen me qytetarët” dhe nuk u jep as shpërblimin e fundvitit pensionistëve. Edi Rama flet edhe për “Shqipërinë solidare” dhe për vetë nuk është solidar as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët. Edi Rama që përgjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u bëri dhuratë oligarkëve miliarda lekë për pensionistët nuk ka lekë. Ndaj përbuzeni këtë hipokrit dhe mashtrues, që i urren dhe i fyen të gjithë shqiptarët dhe dashuron vetëm një gjë: karrigen e tij”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
endra e Vetëvendosjes në Shqipëri ka lajmëruar këtë të mërkurë se në Tiranë ditën e dielë në orën 19:00, do të zhvillohet një festë për fitoren e “VV” në zgjedhjet e Kosovës. I ftuar nderi do të jetë vetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti. Festa do të mbahet në afërsi të zonës Pedonale në qendër, ku Kurti do të mbajë dhe një fjalim përpara të pranishmëve. “Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti. Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri. Në një intervistë dhënë të martën për “Rtv Ora”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk e di nëse kryeministri Edi Rama është konsultuar me ndonjë politikan kosovar për marrëveshjen e “Shengenit Ballkanik”. Ai pohoi se këtë çështje do ta trajtojë në takimin e parë që do të mbajë me kryeministrin Rama. “As unë nuk e di nëse është konsultuar, mirëpo kjo është një ndër çështjet që do ta ngre në takimin e parë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë kjo si fitues i zgjedhjeve, apo edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi dy ditë më parë, Albin Kurti.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
8 E enjte, 17 TETOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE FORUM
9 E enjte, 17 TETOR 2019
Tirana përzgjidhet si histori suksesi në Samitin e UNICEF-it për Qytetet Miqësore me Fëmijët
Veliaj: Tirana, qyteti model për punën e bërë për fëmijët Hapini negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian Nga Zef Bushati*
S
hpresojmë që miliona demokristianë, në të gjitha Partitë Demokristiane të shteteve të Bashkimit Europian, do ta dëgjojnë zërin edhe të demokristianëve shqiptarë, zërin e Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, të partisë më të vogël demokristiane në Europë, në një shtet të vogël në mes të Europës. "Hapni negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE". Shqiptarët janë një nga popujt më të lashtë të Europës, shqiptarët kanë derdhur gjakun 25 vite rrjeshtë nën udhëheqjen e Skënderbeut për liri dhe mbrojtjen e krishtërimit europian. Hapni negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shqiptarët e Papa Klementi XI-Albani, shqiptarët e Nënë Terezës nuk duhet të penalizohen nga individë të papërgjegjshëm të niveleve të larta të politikës në Shqipëri. Në familjen e BE-së nuk hyjnë individë, por populli shqiptar. Data 18 tetor 2019 pritet me një interes të veçantë nga mbarë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Te kjo datë i kanë sytë, veshët dhe zemrën të gjithë shqiptarët në botë. Demokristianët e Shqipërisë dhe demokristianët e Kosovës, presin me shpresën se demokristianët europianë, demokristianët Gjermanë të CDU/ CSU, demokristianët e Austrisë OVP, demokristianët Francezë RF, demokristianët Greke ND, demokristianët Italianë FI, UDC, demokristianët Spanjollë PP, demokristianët Holandezë CDA, dhe miliona demokristianë në të gjitha partitë e tjera demokristiane të shteteve të BE-së, do ta dëgjojnë zërin e demokristianeve shqiptarë, zërin e Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë. Me besim tek Zoti, shpresojmë që ëndrra e shqiptarëve do bëhet realitet më datën 18 tetor 2019. *Letër e kryetarit të Partisë Aleanca Demokristiane drejtuar Kryetarëve të Partive Demokristiane, të vendeve anëtare të BE-së
T
irana është përzgjedhur nga UNICEF-i si histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët, që nga shtimi i hapësirave argëtuese dhe të gjelbra, këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet e shkollat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Samitin e Parë Ndërkombëtar për Qytetet Miqësore për Fëmijë të organizuar nga UNICEF-i dhe Bashkia e Këlnit në Gjermani, për të rrëfyer sfidat me të cilat u përball në këto 4 vite, për ta shndërruar Tiranën në një qytet model, ku të parët janë fëmijët. Ai tha se
një qytet që investon për fëmijët, investon për një të ardhme më të mirë të shoqërisë. “Ishte një kënaqësi e veçantë që, në Forumin Global të UNICEFit, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja europiane e Tiranës,
është investimi që po bëjmë te fëmijët sot”, tha Veliaj. Më tej, ai shtoi se ky vlerësim është një motivim më shumë që puna e nisur para 4 vitesh të vijojë edhe në këtë mandat të dytë, me më shumë kënde lojërash e institucione arsimore më të mira, që nga çerdhet e deri te shkollat. “Mezi pres që pas këtij vlerësimi që morëm nga UNICEF-i si qyteti model, që me kushte modeste transformon realitetin për fëmijët, të vazhdojmë çdo muaj me nga një kënd lodrash, me 17 shkollat e reja, me dietat e reja në kopshte dhe çerdhe”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, ai bëri të ditur se një tjetër synim është që në bashkëpunim edhe me kompanitë e mëdha private, të bëhet e mundur krijimi i çerdheve dhe kopshteve në ambientet e tyre, për të siguruar një rritje dhe zhvillim sa më të mirë të fëmijëve. “Të fusim dhe privatët, sidomos kompanitë që të krijojnë një çerdhe ose kopsht në ambientet e tyre, sepse besoj që Tirana e të ardhmes është Tirana e fëmijëve. Ne të rriturit mund të kemi bërë gabimet tona, mund të kemi harxhuar kohë në të kaluarën, por sot duhet të mendojmë për fëmijët. Një qytet që mendon për fëmijët, që nuk merret shumë me gërr-vërret politike, që bllokon dhe pengon gjithë arritjet dhe gjithë projektet e fëmijëve, është një qytet që ka të ardhme”, - theksoi kryebashkiaku.
Për sytë... që mund të lexojnë përmes zërit “Sytë ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezin. Sytë dashurojnë, dashurohen... sytë verbohen”, shkruhet ndër vargjet e poezisë së Timo Fllokos, që na thotë gjithçka për të shtrenjtët, “Sytë”. Do të jetë pikërisht ndjesia që përcjell kjo poezi, interpretuar nga vetë Flloko, një nga momentet më emocionuese të një darke speciale që do të organizohet më 23 tetor, si një spektakël totalisht në errësirë, ku mbi 200 pjesëmarrës do ta përjetojnë botën në 45 minuta, ashtu siç njerëzit me aftësi të kufizuara në shikim e perceptojnë tërë jetën. Është kjo mënyra më e mirë për t’u afruar më fort me kauzën në mbështetje të 12 mijë njerëzve, të cilëve u duhet dhënë mundësia të jetojnë, punojnë, shijojnë e lexojnë si gjithë të tjerët.
Fondacioni Vodafone Albania i është afruar 5 vite më parë kësaj kauze, duke pasur një mision të qartë: të sjellë dritë nëpërmjet zërit në jetën e atyre që kanë vështirësi me shikimin. Bash-
këpunimi me Institutin Visum, me drejtues Emiliano Lule dhe Fondacionin Vodafone Albania solli teknologjinë asistive, “textto-speech” në gjuhën shqipe, një software për leximin e teksteve të ndryshëm nëpërmjet kompjuterit. Gjithashtu, me një kontribut prej 18,000 eurosh do të mundësohet së shpejti blerja e pajisjeve audio për regjistrimin e librave audio dhe çdo lloj formati tjetër të përshtatshëm për lexuesit e verbër. Tashmë ky projekt do të vazhdojë në fazën e tij të dytë: ndërtimin e së parës bibliotekë në audio në Shqipëri. Mbledhja e fondeve për ndërtimin e kësaj biblioteke online audio do të bëhet në këtë mbrëmje speciale, ku krahas Timo Fllokos do të marrin pjesë dhe shumë artistë e personazhe
të njohura për publikun si Valbona Selimllari, Edi Manushi, Xhensila Myrtezai & Bes Kallaku, Gaz Paja, Klaudia Pepa, Besa Kokëdhima, Ermal Mamaqi, artistë si Blerina Shalari, Ada Shalari, Islam Hoxha, e instrumentistë profesionistë to TKOB, Ingrid Pulizo, Mario Guralumi, Bariton Armando Likaj, Soprano Arilda Hoxha e të tjerë. Gjatë mbrëmjes, donatorët dhe aktivistët e shoqërisë
civile, me kontributet e tyre do t’ua bëjnë jetën më të lehtë atyre që zërin e kanë mënyrën e vetme për të parë botën. Por, kjo fushatë e mbledhjes së fondeve nuk mbaron më 23 tetor. Ajo nis aty për të vazhduar më pas online. Për të gjithë ata që nuk do kenë mundësi të bëhen pjesë e mbrëmjes, donacionet mund t’i dhurojnë në linkun: https://www.visum. org.al/.
SOCIALE
10 E enjte, 17 TETOR 2019
Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë-Helmes, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi. “Jemi në Pezë-Helmes por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, etj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë”. Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pas përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës, jo vetëm të qendrës por edhe pikave në zemër të komunitetit, plotësimi i standardeve akrediton qendrën shëndetësore Nr. 10 në Tiranë. Kështu deklaron ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se për garantimin e cilësisë vijon procesi i akreditimit në spitalet dhe qendrat shëndetësore. “Pas përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës, jo vetëm të qendrës por edhe pikave në zemër të komunitetit, plotësimi i standardeve akrediton qendrën
Manastirliu: Rehabilitohen 9 qendra shëndetësore në periferitë e Tiranës INVESTIME
“Jemi në Pezë-Helmes por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, etj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë”. shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Vijon procesi i akreditimit në spitalet dhe qendrat shëndetësore për të garantuar cilësi dhe siguri për shërbimin shëndetësor për pacientët dhe qytetarët”. Si pjesë e programit kombëtar për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore, edhe Qendra Shëndetësore nr.10 në Allias iu nënshtrua riskonstruk-
sionit duke i ofruar qytetarëve kushte të denja për kujdesin shëndetësor. Disa ditë më parë, në kuadër të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, Manastriliu bëri me dije se në Qarkun e Kukësit janë rindërtuar 6 qendra shëndetësore. Konkretisht në qarkun Kukës janë rindërtuar qendrat shënde-
ZV/MINISTRJA
Trafikimi i qenieve njerëzore, Voda: Bord Këshillimor sipas modelit amerikan
N
gritja sipas modelit ameri kan e Bordit Këshillimor me ish-viktima të trafikimit është një risi sa i takon luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Komisioni për Sigurinë Kombëtare, zhvilloi një seancë dëgjimore me koordinatorin antitrafik, mbi rezultatet e deritanishme të antitrafikut. Për të raportuar për trendin, format e trafikimit, metodat e shfrytëzimit por dhe rezultatet e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e ftuar ishte Rovena Voda, zv/ministre në ministrinë e Brendshme. Për sa i përket masave ligjore për vitin 20182019, Voda u shpreh se ato janë një sfidë edhe për vetë zyrën e koordinatorit kombëtar por edhe për institucionet e përfshira në këtë çështje.
“Një risi është ngritja për herë të parë (sipas modelit amerikan) i një Bordi Këshillimor, i cili është një strukturë e posaçme, e përbërë në fakt, nga ish-viktima tafikimi por tashmë të
riintegruar, në mënyrë që të prodhojmë politika efektive dhe të japim atë impakt që duhet, pikërisht te kjo kategori vunerabël”. Komisioni vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët. “Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të informuar anëtarët e Komisionit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave. Duke u ndalur tek zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit, masat ligjore dhe mekanizmat anti trafikim, mbrojtja dhe asistenca për viktimat e trafikimit, ndërgjegjësimi i komunitetit, bashkëpunimi mes aktorëve shtetërorë, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, format dhe metodat e trafikimit”.
tësore në Bardhoc, Shtiqen, Fshat, Krumë, Cahan, Babinë. Në gjithë vendin, brenda vitit 2019 do të rindërtohen 100 qendra shëndetësore, ndërkohë që deri në fund të këtij mandati qeverisës planifikohen të rindërtohen 300 qendra shëndetësore në gjithë vendin. Ajo bëri me dije se ka filluar ndërtimi i 100 qendrave të tjera shëndetësore në të gjithë ven-
din, duke e konsideruar punën në kujdesin parësor si gurin e themelit të shëndetësisë. “Sigurisht që puna duhet të ecë më shpejt, ndaj jemi këtu për të premtuar që brenda 2019 përfundojmë dhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin. Të punosh për kujdesin parësor është të punosh për gurin e themelit të kujdesit shëndetësor”.
TETORI ROZË
1276 pacientë përfituan radioterapi në QSUT 1276 pacientë janë trajtuar me radioterapi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, nga të cilat 270 paciente me kancer në gji. Qeveria shqiptare ka siguruar mbulim 100% me herceptin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Ndërkohë apelon gratë të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit. Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet. Ministria e Shëndetësisë zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi. Muaji rozë siç dhe cilësohet tetori e obligon çdo femër të kujdeset për kontrollin e gjirit. Rastet e reja me kancer të gjirit numërohen mbi 700 në vit. Gruaja duhet të kontrollojë gjrin mbi 20-vjeç, të paktën njëherë në vit pasi kanceri i gjirit është konstatuar edhe në mosha fare të reja. Në Spitalin Onkologjik sipas një kalendari, këtë muaj ofrohen mamografi për të gjitha gratë dhe vajzat. Megjithatë, profesor Helidoni ka një këshillë: “Mos prisni tetorin, kontrolle duhet të ketë gjatë gjithë vitit”.
AKTUALITET
11 E enjte, 17 TETOR 2019
Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për punësimin e studentëve dhe stimul për arritjen e rezultateve shumë të mira gjatë studimeve të tyre
SYNIMI
Denaj: Studentët ekselentë të Ekonomikut, kontigjent për punësim në MFE
M
inistria e Financave dhe Ekonomisë do të mbështesë studentët e ekselencës për punësim pas përfundimit të studimeve të tyre apo kryerjen e praktikave të punës në MFE dhe institucionet e saj. Ministrja Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për bashkëpunimin mes MFE dhe fakultetit në kuadër të Paktit për Universitetin. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me institucionet e saj të varësisë, ka një numër total prej 5800 punonjës dhe ka vendosur si target që minimalisht 10 % e këtij stafi të vijë nga studentët e ekselencës. Ministrja Denaj tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për punësimin e studentëve dhe stimul për arritjen e rezultateve shumë të mira gjatë studimeve të tyre. “Ne kemi kontribuar jo vetëm në aspektin e mbështetjes për studentët e ekselencës, të cilët gjithnjë e më shumë janë duke u punësuar në Ministrinë e Financave dhe në sektorë të tjerë të administratës publike por edhe me mbështetjen e studentëve që kryejnë praktikën. Ne këtë vit kishim 150 por kemi mundësi për më shumë, gati 1500. E rëndësishme është që këta studentë që sapo kanë ardhur, me mesatare mbi 9.2 në
vitin e parë, të përfundojnë arsimin universitar mbi 9, sepse punësimi është i sigurt dhe ky punësim në administratën publike për një ministri si MFE, me 5800 punonjës, me 10 % target minimal punësimi nga ekslentët, krijon mundësinë e 580 punonjësve për të hyrë në tregun e punës të amdinistratës publike, vetëm për MFE”. Ministrja vlerësoi kontributin e komunitetit të biznesit, që për Fakultetin Ekonomik ka qenë në shumën e gati 10.3 milionë
lekëve të rinj, për ndërtimin e disa laboratorëve të informatikës, duke mundësuar përmirësimin e infrastrukturës mësimore në këtë Fakultet. “MFE tashmë ka krijuar shumë hapësira. Më vjen mirë që studentët e ekselencës komunikojnë në vendet e punës ku kanë shkuar, pra është bërë një urë kalimi e studentëve dhe pedagogëve, me institucionin. Pra, veç bashkëpunimit që kemi firmosur në marrëveshjen midis nesh, tashmë ne kemi edhe “trupat tona”
MINISTRIA
Bashkëpunim me Francën për të rritur kapacitetet doganore
që janë në këto institucione dhe dua t’ju falënderoj për vizionin bashkëpunues mbështetës”. 150 studentë të ekselencës janë punësuar deri më tani në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të Paktit për Universitetin dhe priten të punësohen akoma të tjera, pas thirrjes së dytë që u hap në muajin shtator. Fuqizimi i bizneseve, qendrat e qyteteve, apo promovimi i trashëgimisç kulturore mbeten të një rëndësie të veçantë në angazhimin e qeverisë. Min-
“E rëndësishme është që këta studentë që sapo kanë ardhur, me mesatare mbi 9.2 në vitin e parë, të përfundojnë arsimin universitar mbi 9, sepse punësimi është i sigurt dhe ky punësim në administratën publike për një ministri si MFE, me 5800 punonjës, me 10 % target minimal punësimi nga ekslentët, krijon mundësinë e 580 punonjësve për të hyrë në tregun e punës të amdinistratës publike, vetëm për MFE”. istrja e financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim në Tiranë me presidentin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff. Sipas Denajt, gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e punës 10-vjeçare të AADF-së, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. “Fuqizimi i bizneseve i qendrave të qyteteve apo promovimi i trashëgimisç kulturore mbeten të një rëndësie të veçantë në angazhimin tonë të përditshëm. Të gatshëm që së bashku të çojmë përpara nisma që sjellin risi, zhvillim dhe qëndrueshmëri”. AADF po ndihmon Shqipërinë në zhvillimin e sektorit privat, tregti, arsim, sipërmarrje, eko-turizëm etj. Një mori projektesh zhvillimi të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare kanë në qendër ndihmesën e tij.
RINAS
D
rejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, priti në një takim atasheun doganor francez për Europën Lindore dhe Ballkanin, me seli pranë Ambasadës Franceze në Beograd, Julien Autret. Gjatë këtij takimi u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të asistencës midis dy administratave doganore në ngritjen e kapaciteteve. Implementimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen kryesisht në fushën e kontrollit dhe luftës kundër pastrimit të parave, ishte një tjetër çështje që u diskutuan në këtë takim. Autret gjatë qëndrimit në Shqipëri vizitoi gjithashtu Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Komandën e Rojeve Bregdetare, si dhe Degën e Doganës Durrës, ku u njoh me veprimtarinë e këtyre strukturave. Gjatë kësaj vizite u diskutua mundësia e bashkëveprimit me Rojën Bregdetare Franceze, mision që në Francë i është besuar Autoriteteve Doganore.
Franca kthen edhe këtë javë 100 shqiptarë: S’ka azil Në pikun e vendimit të BE-së në lidhje me negociatat e Integrimit, 100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të mërkurën, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania, duke treguar pse Franca në veçanti është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Operacioni u zhvillua në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in. Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.
KULTURE Maia Morgenstern në Shqipëri, simboli i skenës dhe kinematografisë rumune
12 E enjte, 17 TETOR 2019 MGKGKGKG
Nga Entela Binjaku
“Fustanella”, takim etnokulturor me arbëreshët e Italisë
A
jo është pa më të voglin dyshim një simbol i artit teatror në Ru mani. Ky emër i nderuar i skenës por edhe i filmit, aktorja e shumënjohur Maia Morgenstern, ndodhet në Shqipëri gjatë këtyre ditëve. Në cilësinë e të ftuarës së veçantë në edicionin e vitit 2019 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, Madame Morgenstern interpretoi, ditën e shtunë, në skenën e teatrit “Skampa”, në Elbasan, veprën me titull “Marina and Ulay”. Në një sallë të tejmbushur, ylli i teatrit rumun dhe aktori i njohur Marius Bodochi u duartrokitën gjatë dhe me entuziazëm nga spektatorët. Paraditen e së dielës aktorja Morgenstern e ndau, në skenën e “ArTurbina” në Tiranë, me të rinj e të reja, aktorë të afirmuar, me të cilët zhvilloi një MasterKlas. Aktorja e shquar që numëron me dhjetëra role në filma dhe shfaqje teatrore në Rumani, foli me të pranishmit dhe ju përgjigj pyetjeve dhe kërshërisë së tyre lidhur me përvojën e saj në skenë por edhe për fakte me shumë rëndësi nga jeta e saj dhe e familjes. E pyetur për përshtypjet e saj nga kjo vizitë në Shqipëri ajo u shpreh: “Jam tepër e gëzuar. E rëndësishme është komunikimi, të njihemi, t’ju njoh, të njoh aktorë, artistë, mënyrën si zhvillohet teatri dhe arti shqiptar në përgjithësi”. Ndërsa vijon të shprehë vlerësimet, për praninë e saj në Shqipëri ajo thotë: “Jam thellësisht e befasuar nga serioziteti, ambicia dhe dëshira për të krijuar, sidomos për të krijuar pika komunikimi me qendra të tjera, shtete të tjera, me vende të tjera, me teatro dhe ku ekziston arti. Është i mrekul-
O lueshëm ky shkëmbim edhe mes brezash, edhe mes vendesh, besoj se është shumë i rëndësishëm. Bota është e madhe, e bukur dhe interesante, edhe e lehtë, edhe e vështirë, e ndërlikuar, dhe jo të gjitha fluturojnë mbi re, por e rëndësishme është të njihemi”, përforcon ajo mesazhin. Për publikun e Shqipërisë, i cili e njeh fare pak profilin e saj të lartë artistik, Zonja Morgenstern është e njohur kryesisht me rolin e Shën Marisë, në filmin e aktorit Mel Gibson “Pasionet e Krishtit”. Takimi mes këtyre dy aktorëve të shquar, emocionet e një bashkëpunimi me një yll të kinemasë botërore, respekti dhe besimi mes niveleve kaq të larta të artit, ishin disa nga mesazhet dhe çastet emocionale që u përcollën në sallë përmes mjeshtërisë së një aktoreje të madhe. Në këtë MasterKlas, e ndodhur edhe përballë aktorëve të rinj, për të cilët thotë se i japin emocion me dëshirën e tyre për ta mësuar këtë art, që sic ajo thotë është është arti i efemerit, mesazhi drejtuar të rinjve aktorë ndoshta mund të ishte siç shprehet ajo vetë: “vetë mënyra e tyre, ekzistenca në kuadër të shoqërisë”. E
cilësuar nga kritika si simbol i teatrit rumun, e respektuar dhe e adhuruar nga publiku, lidhur me ndjesinë që ky vlerësim i krijon znj. Morgenstern tha: “Në radhë të parë jam thellësisht mirënjohëse, jam Unë mirënjohëse për mënyrën si njerëzit presin atë që them, që dhuroj dhe që ndaj me ta.” Më tej ajo vazhdon: “Kjo është një përgjegjësi e madhe. Nuk është kaq e lehtë. Respekti fitohet me vështirësi. Duhet ruajtur dhe për këtë ka nevojë për ndershmëri dhe ti nga ana jote duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj asaj që njerëzit dëshirojnë”. Ditën e diel aktorja e shquar u ngjit në skenën e teatrit “ArTurbina” në Tiranë bashkë me kolegun aktorin Marius Bodochi, me shfaqjen “Marina and Ulay”, ku ajo portretizoi artisten e shquar, Marina Abramoviæ, duke sjellë në kujtesë historinë e saj të dashurisë me Ulay dhe disa prej performancave të saj më me ndikim në histori, pjesë është shkruar nga Edith Negulici. Prej vitit 2011, në “Shëtitoren e Famës” në Bukuresht një yll mban emrin Maia Morgestern, ndaj të gjithë ata që kanë mundur të ndjekin interpretimin e saj, duhet ta dinë se kanë ndjekur një yll.
rganizohet të shtunën më 19 tetor aktiviteti “Fustanella – Ura lidhëse e Adriatikut” në Castello Aragonese, Otranto, nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. “Ky takim etnokulturor me Arbëreshët e Italisë, organizohet për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, për të diskutuar mbi elementët kulturorë, antropologjik, historik e folklorik, me qëllim evidentimin e veçorive dhe kostumeve tipike popullore, veçanërisht “Fustanella”, si dhe kërcimet e bukura tradicionale të zonave ku janë vendosur Arbëreshët”, – u shpreh ministri Majko. Të pranishëm në këtë event do të jenë i Komunës së Otrantos, Pierpaolo Cariddi, Këshilltarja për Industrinë e Turizmit dhe Kulturës të rajonit të Puglias, Loredana Capone, i deleguari i Presidentit të rajonit të Kalabrisë për migracionin, Giovanni Manoccio, Drejtori i Polo Biblio Museale në Lecce, Luigi de Luca, Drejtori Ekzekutiv i Integra Solidale, Klodiana Cuka. Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm shumë studiues nga Kalabria, Siçilia, Puglia dhe Bazilikata. Programi i ditës është i pasur dhe i ndarë në dy seanca. Në mëngjes, duke filluar nga ora 10.30, pas përshëndetjeve institucionale, janë planifikuar ndërhyrjet e etnomuzikologëve Giancarlo Salvatore, Ramazan Bogdani dhe Aferdita Onuzi, dhe përfaqësues të komuniteteve arbëresh. Pasuar nga prezantime të rrobave tradicionale dhe vallet popullore shqiptare, kostumet shqiptare dhe vallet e arbëreshëve në Itali dhe kostumet dhe vallet tradicionale të Salento-s. Në seancën e pasdites programi përfshin: një kurs tradicional vallëzimi (i hapur për të gjithë), i ndjekur nga një shfaqje nga Ndërmarrja e Baletit e Baletit Kombëtar Shqiptar dhe për të mbyllur prezantimin dhe performancën e artistëve shqiptarë që jetojnë në Salento. OPERETA
Peter Handke do t’i shmangë mediat përgjithmonë
L
aureati austriak i Çmim it Nobel për Letërsi, Peter Handke, tha se nuk do t’iu përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, pasi u përball me një valë kritikash për mbështetjen e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq. Pasi fitoi çmimin javën e kaluar, Handke anuloi një konferencë për media në
vendlindjen e tij Grifen, e cila ishte paraparë për sot, bëri të ditur administrata e qytetit. Shkrimtari, i cili jeton pranë Parisit, duket se e humbi durimin të martën mbrëma në Grifen, kur gazetarët e pritën në një takim me politikanët lokalë dhe e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar krimet e Serbisë
gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përcjell rel. “Secili bën pyetje si ju dhe secili që më drejtohet duket se nuk ka lexuar apo nuk di asgjë për çfarë kam shkruar”, tha Handke, raporton DPA. “Unë jam shkrimtar, unë jam i lidhur me Tolstoyn, me Homerin, me Cervantesin. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla”, tha Handke, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë interviste tjetër. Vendimi i Akademisë suedeze të Shkencave për t’i dhënë Nobelin për Letërsi Handkes shkaktoi kritika në gjithë Ballkanin. Akademia e Shkencave e Kosovës kërkoi që Handkes t’i tërhiqet çmimi. Handke, mes tjerash, ka marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit, ku edhe ka mbajtur fjalim në mbështetje të tij.
“Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit “Bylis”
O
pereta “Lakuriqi i natës”është shfaqur për artdashësit fierak në festën e çlirimit të këtij qyteti. Opereta “Lakuriqi i natës”është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në Skenën e Teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e çlirimit të Fierit. TKOB mblodhi një kastë artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtarë të përbërë prej 17 solistësh, të cilët zhvilluan një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale. Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot. Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një vepër të vetme dhe janë performuar në skenën e teatrit “Bylis”. Një shfaqje brilante për artdashësin fierak qe ka duartrokitur here pas here lojën e mrekullueshme te artisteve ne skenë.
SHOWBIZ
13 E enjte, 17 TETOR 2019
5 vite nga humbja, motra përmbush amanetin e Ergi Dinit Më 15 Tetor 1994 lindi Ergi Dini, këngëtari i talentuar, i cili u nda nga jeta më 21 nëntor 2016 në një aksident tragjik. Më 21 ai do të festonte ditëlindjen e tij të 25-të dhe Barbana Dini, motra e tij, arriti që të përmbush amanetin e fundit të Ergit, një këngë të lënë përgjysmë të cilën do ta këndonin bashkë. Të ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, këngëtarja mjaft e dashur për publikun, së bashku me babain e saj Dashamir Dini, prezantuan për herë të parë projektin e ri muzikor “Ku je”. Kjo datë është e vështirë për familjen Dini dhe motra e tij tregon se: “Është një datë në të cilën ndihemi akoma dhe më keq, ndjejmë mungesën,
dhimbjen. Është një datë që nuk mund të festohet”. Mes lotësh, babai i Ergi Dinit tregon për përjetimin e tyre sa herë që kjo datë vjen dhe dhimbjen që ata përjetojnë, që ditëlindjen e tij nuk e festojnë dot së bashku me të. Barbana e mbajti premtimin që kishte bërë publikisht, që do sillte projektin e nisur dhe punuar nga Ergi në bashkëpunim me të. Ky projekt shumë i veçantë, tashmë i shoqëruar edhe me videoklip. Babai i tyre e shikon për herë të parë në studio këtë projekt, sepse Barbana nuk mundej dot t’ia tregonte për shkak të dhimbjes. Pjesë e videos janë edhe momente të Ergit nga krijime dhe videoklipe të tij.
Miranda Kerr nënë për herë të tretë, vjen në jetë vogëlushja Myles “Jemi të lumtur për ardhjen në jetë të Myles dhe falënderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe urimet në këtë moment të veçantë të jetës tonë’. Kështu modelja australiane, ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Miranda Kerr, 36 vjeç, njofton ardhjen në jetë në fëmijës së saj të tretë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një detaj të kopertinës kushtuar të voglit Myles, që e ka me bashkëshortin 29-vjeçar Evan Spiegel, Ceo dhe themeluesi i Snapchat. Të dy janë prindër të Hart, 17 muaj, ndërsa top modelja ka edhe një djalë 8 vjeç, Flynn, që e ka me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.
Bella Hadid, femra më e bukur në botë sipas “Golden Ratio of Beauty”
Nuk i mbajti dot lotët, Princ Harry jep fjalimin emocionues në “Wellchild” Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij dukeshën Meghan Markle ishin të ftuar në ndarjen e çmimeve “Wellchild”, dedikuar fëmijëve të
sëmurë dhe kujdestarëve të tyre. Harry tregoi se ai ka më shumë se një dekadë që merr pjesë në evenimente, por ai i vitit të shkuar është më i
veçantë se të tjerët. “Evenimentet gjithmonë më frymëzojnë, por këtë vit është ndryshe sepse tani jam baba. Vitin e kaluar kur unë dhe gruaja ime morëm pjesë në ndarjen e çmimeve e dinim që do të bëheshim prindër dhe askush tjetër përveç nesh. Më kujtohet kur ia shtrëngoja fort dorën Meghan-it, dhe të dy ne mendonim sesi do të ishte kur të bëheshim prindër një ditë dhe për më tepër sesi do të ndiheshim kur të mbronim dhe ndihmonim fëmijët tanë nëse do të kishte lindur me aftësi të kufizuara. Asnjë prind nuk do të dëgjojë që fëmija e tyre do të ketë të bëjë me sfida të jashtëzakonshme që do të ndikojnë gjatë gjithë jetës së tij”, flet Harry i përlotur. Çifti mbretëror sapo janë kthyer nga vizita e tyre në Afrikë gjatë të cilës ishin të shoqëruar edhe nga vogëlushi i tyre, Archie.
Bella Hadid është cilësuar si femra më e bukur në botë – sipas “Golden Ratio of Beauty”. 23-vjeçarja doli 94 përqind në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si Beauty Phi i krijuar nga grekët e lashtë. Lista me dhjetë femrat më të bukura u përpilua nga një kirurg i klinikës Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë se si përputhen yjet moderne. Bella doli në krye me një ndeshje 94.35 përqind, megjithëse motra e saj, supermodelja Gigi Hadid, 24 vjeçe, nuk arriti të jetë pjesë e dhjetë femrave të para. Në vendin e dytë ishte Beyoncé me 92.44 përqind dhe në vendin e tretë ishte Amber Heard me 91.85 përqind.
Aurela Gaçe feston ditëlindjen, zbulon moshën përmes mesazhit të veçantë Përveç se është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët, Aurela Gaçe njihet edhe për fizikun e saj gjithmonë në formë dhe energjinë që e karakterizon. Dje këngëtarja feston plot 45 vite jetë dhe këtë e ka zbuluar me anë të një postimi në “Instagram”. Teksa ka treguar moshën, Aurela ka dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm. Ajo është shprehur se këto 45 vite i ka kaluar duke luftuar për më të mirën tek vetja. “Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje,…kështu i kalova këto 45 vjet….e tani, pa i hequr “dorezat” nga duart, uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjte. Ky është i vetmi urim që i bëj vetes,…të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua “, ka shkruar ajo, duke i dedikuar vetes fjalët më motivuese. Na mbetet vetëm t’i urojmë Aurelës shumë vite të tjera, që ta shohim në skenë gjithmonë me po të njëjtën energji.
SPORT
14 E enjte, 17 TETOR 2019
Sulmuesi i kombëtares në një deklaratë për shtyp ka shpjeguar arsyen e mungesës ndaj Turqisë dhe Moldavisë
Sadiku: Kisha një problem familjar, fola edhe me trajnerin Reja
A
rmando Sadiku u ka dhënë fund të gjitha hamendësimeve që lindën pasi emri i tij nuk ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjet e muajit tetor. Edhe pse trajneri shpjegoi se për lojtarin ishte vendosur në minutën e fundit që të mos ishte pas disa bisedash të njëpasnjëshme telefonike shkak të një problemi familjar. Vetëm futbollisti luajti gjatë këtyre ditëve të grumbullimit në dy ndeshje radhazi me fanellën e Levantes dhe shumëkush dyshoi edhe më shumë se mos kishte një krisje mes tij dhe teknikut italian. Por vetë Sadiku në një konferencë për shtyp sot në Spanjë, ka shpjeguar edhe çështjen e mos grumbullimit të tij me Shqipërinë. “Unë isha i ftuar nga trajneri, por para ndeshjes
me Saragozën, kisha një problem familjar shumë serioz dhe kjo është arsyeja pse nuk luajta në atë sfidë. Kjo është arsyeja se pse unë fola edhe me
ARGJENTINASI
trajnerin e kombëtares”, shpjegoi Sadiku para gazetarëve duke bërë të qartë se vazhdonte të ishte pjesë e planit të teknikut Reja por këtë
radhë kishte kërkuar mirëkuptim që të mos ishte i pranishëm. Sadiku foli edhe për situatën e skuadrës së Malagas, që është shumë larg pritshmërisë, por edhe për rendimentin e tij personal në këtë klub të cilit iu bashkua në ditën e fundit të merkatos së verës. “Dua të bëj më shumë, nuk jam i kënaqur me rendimentin tim, por e gjitha skuadra po kalon një periudhë negative. Megjithatë, kam ardhur këtu që të shënoj sa më shumë gola. Edhe me Cadiz kisha 2-3 raste, ndonëse jo shumë të pastra. Ky është futbolli, jo çdo gjuajtje hyn në portë. Shpesh gabojnë edhe lojtarët që janë në maksimumin e tyre, duhet të punojmë më shumë që të përmirësohemi”, tha Sadiku i cili ka shënuar 2 gola me fanellën e Malagas.
INCIDENTET
“El Clasico” në rrezik, Federata Spanjolle kërkon të ndryshojë stadiumi Rajoni i Katalunjës është përfshirë sërish nga demonstratash prej dy ditësh, teksa mijëra njerëz pro pavarësisë kanë zaptuar sheshet e qyteteve për të protestuar edhe kundër procesit gjyqësor ndaj 12 liderëve separatistë. Por situata e rënduar mund të ndikojë direkt edhe në kampionatin spanjoll të futbolli, pasi më 26 tetor është në plan që në “Camp Nou” të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa La Liga ka propozuar ndryshimin e stadiumit. Sipas Ligës, zhvillimi i ndeshjes në “Camp Nou” mund të rrisë edhe më shumë tensionet dhe të bëjë që situata të dalë nga kontrolli, ndaj është mirë që takimi të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, pra një ndryshim i radhës së stadiumeve. Protestuesit në ditët e fundit janë përplasur me policinë edhe në qytete të tjera të Katalunjës si Girona, Tarragona, Lleida dhe Sabadell.
STATISTIKAT
Juventus është “kanibal”, asnjë në Europë nuk ka ritmin e ekipit të Sarrit
F
illimi i mirë është gjysma e punës. Juventus e ka nisur mjaft mirë këtë sezon, duke qenë një nga ekipet e mëdha në Europë që ende nuk ka njohur shijen e humbjes. Të gjitha klubet e tjera më të mira që luajnë Champions League kanë humbur të paktën një ndeshje. Nëse marrin në analizë vetëm kampionatet, Juventusi, në fakt, nuk është e vetmja që nuk e ka provuar “shijen” e disfatës: edhe Liverpooli në Premier League, Real Madridit në La Liga dhe Wolsfsburgu në Bundesligë (vendi i dytë), nuk janë mundur në takimet e para. Por nëse hedhim vështrimin më tej, muzika ndryshon. “The Reds” (8 fitore në 8 ndeshje në Premier) janë
Messi merr “Këpucën e Artë”: La Liga më e rëndësishme se Championsi
L
ionel Messi ka marrë trofeun e Këpucës së Artë, e gjas hta në karrierën e tij. Ylli argjentinas shënoi 36 gola në sezonin e fundit, duke qenë shënuesi më i mirë në Europë, për ta ndihmuar Barcelonën që të fitonte La Ligan. “Pleshti” mori për herë të parë këtë çmim, pasi për herë të parë e fitoi në sezonin 2009-2010 me 34 gola të shënuar. Sezonin e kaluar më shumë ju adfrua vetëm Mbappe me 33 gola të shënuar në Ligue 1. Këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje për 90 minuta, ndërkohë që disa javë më parë fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë në Europë nga FIFA.”Pa shokët e skuadrës nuk do të mund të fitoja asnjë, i jam mirënjohës të gjithëve. Champions? Sigurisht Champions është diçka speciale dhe kërkojmë ta fitojmë në çdo vit por La Liga është më e rëndësishme, është ajo që të bën mirë më pas në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë. Edhe pse flasim për Champions, asnjëherë nuk harrojmë kampionatin dhe Kupën. Te Barcelona gjithnjë synojmë t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi argjentinasi pas marrjes së çmimit.
mposhtur nga Napoli në Champions, “Los Blancos”, të drejtuar nga Zidane, kanë zhgënjyer në Champions, sidomos me humbjen e thellë ndaj PSG-së. Vetëm Ëolfsburgu (4
fitore dhe 3 barazime në Bundesligë) nuk njeh humbje në garat e tjera, por të mos harrojmë që nuk merr pjesë në Champions, por në Europa League.
AGJENTI
Mendes: Ronaldo do të thyejë rekordin e Pele, është më i miri i historisë
C
ristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale. Konfirmimi vjen nga menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes në një intervistë për “Tuttosport”. “Cristiano ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ka shënuar 700 gola në karrierë, por unë nuk ka asnjë dyshim që së shpejti do të thyejë edhe rekordin e Pele si golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe këtë objektiv do ta arrijë duke luajtur për Juventusin. Në fund të fundit, 68 gola për të jashtëzakonshmin Ronaldo (me Juven) nuk janë shumë, apo jo? Jam i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur. Numrat nuk gënjejnë. Në mënyrë dërrmuese, Cristiano i ka thyer rekordet në futboll. Kjo
e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin, për gjithçka që ka bërë në shërbim të klubeve të ndryshme, që për-
faqësoi në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, por edhe te përfaqësuesja portugeze. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia tashmë ka luajtur tri finale, duke fituar dy”, deklaroi agjenti.
SPORT
15 E enjte, 17 TETOR 2019
KALENDARI
Superiorja rikthehet në fushë nesër, ja duelet e javës së 8-të Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8 të saj, teksa më në fund janë përcaktuar edhe datat e oraret e sakta të 5 ndeshjeve të këtij raundi. Kështu gjithçka do të nisë me derbin bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në
stadiumin “Elbasan Arena”. Katër sfidat e tjera do të luhen ditën e shtunë, ku fillimisht do të jetë përballja Luftëtari-Bylis, në orën 14:00, ndërsa më pas në orën 17:00 do të jetë radha e takimeve Vllaznia-Partizani, SkënderbeuKukësi dhe Tirana-Laçi. Këto tre ndeshje do të vendosin shumë për
kreun e tabelës, pasi distancat janë minimale. TË PREMTEN Teuta – Flamurtari 18:00 Të shtunën Luftëtari – Bylis 14:00 Vllaznia – Partizani 17:00 Skënderbeu – Kukësi 17:00 Tirana – Laçi 17:00
Trajneri italian ka arritur që t’i bindë edhe me skeptikët që e paragjykuan për moshën
Nga Rozalb Lika
E
doardo Reja do të jetë trajner i kombëtares sonë edhe në eliminatoret e Kupës së Botës 2022. Strategu 74-vjeçar ka një meritë të veçantë për krijimin e një atmosfere shumë pozitive brenda grupit kuqezi, edhe pse e mori në një moment shumë të vështirë. Skeptizimi për trajnerin italian në mjedisin sportiv fillimisht në Shqipëri nuk mungonte për shkak të moshës së tij, pasi puna e tij nuk ka vend për koment. Më shumë se 1000 ndeshje eksperiencë në futbollin italian ku ka bërë mjaft mirë me disa skuadra. Presidenti i FSHF, Armand Duka nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Rejës, teksa një gjë të tillë e konfirmoi pas fitores 4-0 ndaj Moldavisë. “Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm”. Strategu italian pritet që të firmosë rinovimin e kontratës para dy ndeshjeve të fundit eliminatore ndaj Andorrës dhe Francës. Puna shumë e mirë e bërë në rinovimin e skuadrës duket se ka bindur presidentin Duka për t’i dhënë një tjetër mundësi për të pasur
Edoardo Reja fiton rinovimin me Shqipërinë me respekt dhe punë
në dispozicion kohën e nevojshme për të realizuar ëndrrën e madhe që një ditë të luajmë në një Kupë Bote. Në 6 ndeshje që është në drejtimin e kuqezinjve, Reja ka arritur 3
“ARENA KOMBËTARE”
fitore dhe 3 humbje. Rezultate për t’u marrë në konsideratë, duke parë edhe lojën shumë të rrjedhshme të djemve tanë, që na kanë treguar se dinë të luajnë mjaft mirë edhe në një
ISH-PRESIDENTI I FSHF
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Miço Papadhopulli
N Punime intensive në stadiumin e ri, në “luftë me kohën” për inaugurimin
S
tadiumi i ri i kombëtares pritet që të jetë gati për dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Francës. Punimet në këtë impiant vijojnë me ritme të larta, teksa po punohet në pjesën e jashtme për shtrimin e zonës së këmbësorëve dhe të pjesës hyrëse në stadium. Inaugurimi është parashikuar që të bëhet më 3 nëntor në një ndeshje femrash në kampionatin tonë, teksa koha sa vjen edhe reduktohet. Brenda dy javëve duhet të përfundohen punimet për të marrë dritën jeshile më pas nga UEFA. Gjithçka duket se po shkon sipas planeve, teksa në fillim të muajt të ardhshëm në Shqipëri mund të zbarkojë edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin si dhe ai i FIFA-s, Infantinmo. Ndeshja e parë zyrtare me shumë mundësi do të jetë ajo ndaj Francës, më 17 nëntor.
fushë të vështirë si ajo e Turqisë, e cila arriti që të merrte barazim ndaj Francës. Sigurisht që ka ende vend për përmirësime, por sinjalet janë shumë pozitive për një grup
futbollistësh, të cilët me kalimin e viteve mund të bëhen heronjtë e ri të një epoke të artë. Reja është ndryshe – Komunikimi me gazetarët ka qenë shumë më ndryshe se paraardhësi i tij, i cili justifikohej me arrogancë për rezultatet negative që arrinte ekipi. I qartë në idetë e tij, Reja që nga dita e parë që zbarkoi në Tiranë, u shpreh se do të punonte për të vënë në zbatim skemën e tij të preferuar 3-5-2, ndërkohë që futbollistët i janë përgjigjur më së miri duke u vënë në dispozicion të tij në rolet që ai i kishte caktuar. Mjafton të shohësh rastin e Veselit, i cili ka luajtur si mesfushor i djathtë në dy ndeshjet e fundit, duke zëvendësuar Hysajn, edhe pse roli i tij natyral është mbrojtës qëndror. Për të mos folur për Gjasulën, i cili duket sikur zbriti nga qielli shumë vonë, apo për Manajn dhe Baren që kanë ende shumë klas dhe spektakël për të na demonstruar.
jë lajm i hidhur ka tronditur ditën e djeshme fu tbollin shqiptar. Në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog te Instituti i Fiskulturës, mbante titullin Prof.Doktor. Një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar. Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në vend nga viti 19972002, ka qenë Presidenti i FSHF-së dhe prej vitit 2002 President Nderi i qeverisë së futbollit. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja”, siç e njohin të gjithë, fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit. “Mjeshtër i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human. “Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i
mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, – reagoi presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm. Homazhet për Presidentin e Nderit të FSHF u zhvilluan ditën e djeshme te Muzeu Kombëtar.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E enjte, 17 TETOR 2019
Presidenti vlerësohet me Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos
Meta: Projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Principatës së Monakos
P
residenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, Princ i Monakos. Pasi u prit me nderime të larta shtetërore, Presidenti Meta dhe Princi Albert II zhvilluan një takim mjaft konstruktiv. Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit, ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II. Të dy autoritetet e larta vlerësuan se Shqipëria dhe Principata e Monakos janë të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me
titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të Tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes
SHENIM
Promovohet libri i Grida Dumës, “Koha për politikë”
I
sh-deputetja e PD, Grida Duma, ka promovuar dje librin “Koha për politikë”. Në prezantim kanë marrë pjesë personalitete publike nga
politika dhe media. Libri mban titullin “Koha për Politikë” dhe është botuar nga shtëpia botuese UET Press. Në mesazhin e tij para të ftuarve, ish-deputetja Duma është shprehur se “politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë”. Ndër të tjera, Duma ka renditur disa nga hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën politike. Sipas saj, duhet një Parlament dydhomësh, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, apo siç e cilësoi Duma, “nuk kemi
luksin të humbasim eksperiencën”, ndërsa shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli. E njohur më shumë si politikane, libri i prezantuar sot nuk është i pari për Grida Dumën. Disa vite më parë ajo ka publikuar librin “Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013”. Ndërkohë që ka më herët ka përkthyer disa botime nga autorë të njohur.
dy vendeve. Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta vizitoi një nga qendrat më të rëndësishme shkencore të Principatës, Muzeun Oqeanografik.