www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 301 (8742) E mërkurë, 18 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri shqiptar i vendosur të miratojë ligjet për median, të cilat kanë shkaktuar zemërim dhe protesta në komunitetin e gazetarëve shqiptarë dhe të 40 organizatave botërore të gazetarëve
Rama kundër BE dhe SHBA për ligjin e medias
Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë se Tirana rrezikon kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, ndërsa zëdhënësja e BE deklaron se projektligjet për median janë shqetësuese dhe problematike për lirinë e fjalës. Presidenti Meta deklaroi: “Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!” FAQE 3
Presidenti Meta i uron ditëlindjen Papa Françeskut
SHOQATAT E GAZETARËVE
Sot protestë kundër ligjeve të qeverisë “Rama” FAQE 10
PAKETA ANTISHPIFJE
PASOJAT E TËRMETIT
Dredhi deri minutën e Basha në Shënavlash: fundit, draftet për Kjo fatkeqësi median shkojnë në natyrore është kthyer Kuvend me rritje në një fatkeqësi gjobash shtetërore FAQE 8
FAQE 10
KRYETARJA E LSI
ISH-DEPUTETJA E PD
Kryemadhi: Edi Rama haptazi kundër Europës, liria e shprehjes në buzë të greminës
Albana Vokshi: Media online, kalaja që Edi Rama nuk e ka pushtuar dot akoma
FAQE 5
FAQE 4
FORUM
Shoqëria piramidale godet sërish
OPINION
Përse nuk më shqetëson “antishpifja” e Edi Ramës
Nga Artan Fuga
Nga Astrit Patozi FAQE 7
FAQE 7
SHFAQJA
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Papa Françesku
FAQE 9
“Epsh dhe lakmi” me Gëzim Rudin dhe Dasara Xhangollin tek Arturbina nga e enjtja në të diel
FAQE 15
POLITIKE
2 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Dunja Mijatoviç: Parlamenti të rishikojë draftet aktuale dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Këshillit të Europës
Këshilli i Europës kundër paketës “antishpifje” të Ramës: Jemi të shqetësuar! K
omisionerja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, i cilësoi projektligjet e qeverisë në shkelje të standardeve Europiane të të drejtave të njeriut. Dunja Mijatoviç, komisionere e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut iu bashkua korrit të protestave kundër projektligjeve të qeverisë Rama duke kërkuar rishikimin e tyre nga e para dhe duke i konsideruar ato “një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes.” Mijatoviç, e cila ka qenë më herët Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias, e publikoi deklaratën në Facebook të Martën më 17 dhjetor. “Jam thellësisht e shqetësuar kur mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me ekzaminimin e dy projektligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje.” Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim,” deklaroi Mijatoviç. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut thekson se është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të
mbetet një forum i hapur dhe publik dhe të mbizotërojë vetërregullimi nga media, përfshirë mediat online. Mijatoviç u bën thirrje deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i afrojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Paketa anti-shpifje, BE: KE ka shprehur shqetësime gjatë procesit të hartimit elegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë thotë se Komi sioni Evropian ka shqyrtuar paketën legjislative për mediat, ka dhënë komente dhe shprehu shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit. Në interes të mediave shqiptare, Komisioni Evropian është përgjigjur duke deklaruar se u ka kërkuar autoriteteve të marrin parasysh komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës. “Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e fushës së rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizuale në internet, promovimin e vetë-rregullimit në vend, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së medieve”, thuhet në përgjigje të KE. Komisioni Evropian thotë se ky draft nuk merr përsipër disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë. “Është e rëndësishme që të gjitha ato rekomandime - të përsëritura sot nga Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviæ - të merren në konsideratë para miratimit përfundimtar të ligjit”, theksoi në reagimin e tij për mediat Delegacioni i BE-së në vendin tonë.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
OSBE: S’duhet të pengohet liria e shprehjes, AMA të jetë e pavarur
Z
yra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. OSBE thotë se ka punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. “Zyra do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, thekson OSBE. Më tej OSBE thotë se puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.
Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë: Rezistenca e Partisë Demokratike është e shumëpritur përballë kësaj strategjie të qeverisë “Rama”
REAGIMI
D
dhe standardeve të Këshillit të Evropës. “Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me
mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”, u shpreh ajo. Dunja Mujatoviç i bëri thirrje Parlamentit të Shqipërisë të rishikojë draftet aktuale dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Këshillit të Europës dhe çështjet gjyqësore të vendosura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mijatoviç njihet në Shqipëri për kundërshtimin e saj të ashpër në vitin 2015 ndaj nismës së atëhershme të kryeministrit Edi Rama për “kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë”. Mazhoranca pritet ta kalojë për votim paketën antishpifje në seancën plenare të ditës së nesërme.
Paketa anti-shpifje
Paketa antishpifje e Ramës, Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së
P
residenca e OSBE-së nga Sh qipëria vitin e ardhshëm, vihet në rrezik nëse qeveria “Rama” miraton paketën anti-shpifje. Ky është qëndrimi që mban eurodeputeti suedez David Lega, i cili paralajmëron madje edhe komplikim të negociatave nëse qeveria nuk tërhiqet. Pak orë para se paketa antishpifje e qeverisë të shkojë për miratim në Kuvend, një paralajmërim i fortë do të vinte dje nga Brukseli zyrtar. Ishte raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, i cili ka reaguar në lidhje me paketën “antishpifje” për median on-line, të cilën maxhoranca pret ta kalojë për miratim sot në Kuvendin e Shqipërisë. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Lega thotë se nëse Parlamenti miraton këtë paketë, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht të komprometojë kryesimin e OSBE-së, por edhe negociatat e anëtarësimit me Bashkimin
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Europian. Në reagimin e tij, Lega nënvizon faktin se rezistenca e Partisë Demokratike është e shumëpritur përballë kësaj strategjie të qeverisë “Rama”. “Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur,”
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
shkruan ai. Shqipëria do të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020. Ndërkohë më herët kundër paketës antishpifje ka dalë edhe BE dhe OSBE. Qeveria tha se e kishte rishikuar nismën, duke reflektuar rekomandimet e ndërkombëtarëve, por në thelb ajo kishte mbetur e njëjta. Edhe shoqatat e gazetareve e kudërshtojnë këtë paketë, si një përpjekje të qeverisë për të kapur median online.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Kryeministri shqiptar i vendosur të miratojë ligjet për median, të cilat kanë shkaktuar zemërim dhe protesta në komunitetin e gazetarëve shqiptarë dhe të 40 organizatave botërore të gazetarëve
Rama kundër BE dhe SHBA për ligjin e medias
Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë se Tirana rrezikon kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, ndërsa zëdhënësja e BE deklaron se projektligjet për median janë shqetësuese dhe problematike për lirinë e fjalës. Presidenti Meta deklaroi: “Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!” Sa herë që Rilindja që bërë ndonjë marrëzi me ligjet dhe reformat, justifikimi kryesor që është përdorur ka qenë: “na i kërkojnë ndërkombëtarët”. Kështu u tha fillimisht për koncesionet, për kapjen e reformës në drejtësi, për uzurpimin e pushtetit vendor dhe për çdo nismë tjetër të diskutueshme. Kështu ndodhi deri dje edhe me paketën e ligjeve “antishpifje”, e cila mbyll mediat kritike online dhe rikthen censurën mediatike në vend. Prej muajsh Edi Rama dhe gjithë zyrtarët e lartë të PS-së janë fshehur pas BE, SHBA dhe KE duke miratuar në komisionet e kuvendit një nismë antikushtetuese dhe kundër të drejtave të njeriut për censurimin e mediave. Ligjet që kanë sjellë reagimin e gjithë mediave në Shqipëri dhe të mbi 40 organizatave të pavarura ndërkombëtare po mbrohen nga PS dhe Edi Rama me argumentin se janë konsultuar me BE. Madje dhe disa ndryshime të bëra mbrëmjen e së hënës me urgjencë, u servirën si reflektim i mazhorancës ndaj kritikave të qeverisë. Por sërish Rilindja ka vepruar në ujëra të turbullta të mashtrimit dhe manipulimit të opinionit publik. Pasditen e djeshme, si rrallë herë në këto 6 vite, ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër kundër qeverisë “Rama”. Bashkimi Europian reagoi në median e Departamentit Amerikan të Shtetit, “Zëri i Amerikës” duke shprehur
shqetësimin për ligjet e propozuara nga Edi Rama. BE konfirmonte se ligjit i ishin bërë ndryshime me urgjencë, por theksonte se sërish paketa ligjore është shqetësuese për lirinë e mediave dhe se rekomandimet që kanë bërë ndërkombëtarët nuk janë marrë parasysh. Pak minuta më vonë, Ambasada e BE në Tiranë, e cila në 6 vite ka qenë thuajse njëlloj si qeveria në qëndrimet për zhvillimet në vend bëri të njëjtën deklaratë. Duke cituar qëndrimin e Brukselit, zyra e BE në Tiranë nuk e fshihte zhgënjimin ndaj qeverisë “Rama” për miratimin e një ligji për mediat dhe organizatat ndërkombëtare e quajnë të rrezikshëm. Po dje, gjatë paradites Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, me një gjuhë të qartë dhe pa llustrime diplomatike
denonconte paketën e ligjeve të qeverisë “Rama”. “Jam veçanërisht e shqetësuar me fuqitë vendimmarrëse që u jepen organeve rregullatore, me mundësinë që të vendosin gjoba të majme dhe të bllokojnë media online pa patur më parë një vendim gjykate. Po ashtu edhe ndërhyrja e shtetit në rregullimin e medias online mund të minojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në vend”,- deklaron Dunja Mijatoviç. Kritikat e komisioneres së BE përbëjnë dhe thelbin e gjithë reagimit të mediave në Shqipëri dhe organizatave ndërkombëtare. Qeveria nuk mund të hyjë si rregullatore e medias së pavarur dhe institucionet e qeverisë nuk mund të zëvendësojnë gjykatat. Reagimet e djeshme janë “shuplaka” e parë publike që qeveria “Rama” ka marrë në bllok nga ndërkombëtarët. Toni i
kritikave të ndërkombëtarëve është në të njëjtën nivel me gjuhën që përdoret ndaj vendeve autoriatiste dhe me liderë problematikë jashtë Europës. Kritikat e djeshme janë një krisje e fortë mes ndërkombëtarëve dhe Edi Ramës, aq sa eurodeputetë të ndryshëm kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Shqipërisë për të drejtuar këtë vit OSBE-në. Por edhe pse qeveria “Rama” është vënë dje në presion të fortë ndërkombëtarë, kryeministri u shfaq pasdite në rrjetet sociale edhe më i vendosur për të vijuar me miratimin e ligjit. Rama tha se ligji do kalojë sot në Kuvend dhe se ka mbështetjen e OSBE-së në Vjenë! Ndërkohë BE dhe KE thonë hapur se nuk mbështesin ligjin as në formën e re që është amenduar, deklarata e Edi Ramës duket si një vijim i marrëzisë me çdo çmim deri në fund. Në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare dy ligjet e diskutueshme janë futur për votim. Organizatat e mediave në Tiranë kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e këtyre ligjeve. Alibia e ndërkombëtarëve që mbështesin Ramën ka rënë përfundimisht. Nëse ligjet do kalojnë kjo nuk është më çështje e gazetarëve dhe as ndërkombëtarëve, por e gjithë shqiptarëve pasi nuk kemi më qeveri, por një regjim të rrezikshëm ndaj lirisë së fjalës. Mili Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Kryetarja e LSI-së: Çdo betejë kundër medias është e humbur, Rama tashmë i ka shpallur luftë çdo të vërtete
Kryemadhi: Edi Rama haptazi kundër Europës, liria e shprehjes në buzë të greminës K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krye madhi, bëri me dije edhe njëherë qëndrimin e kësaj force në lidhje me “Paketën Antishpifje”, të cilën Kuvendi pritet që ta votojë në seancën e së mërkurës. Përmes një deklarate për shtyp, teksa tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të jetë zëri i vetëm që flet në Shqipëri, ajo shtoi se, liria e shprehjes në Shqipëri dhe demokracia gjenden në buzë të greminës, Kryemadhi theksoi se Edi Rama kërkon që të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, tha se Rama është vendosur haptazi kundër Europës. “Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të shpreh qëndrimin edhe njëherë të qartë për sa i përket paketës anti shprehje që Edi Rama ka çuar në Parlament. Liria e shprehjes dhe demokracia në Shqipëri sot gjenden në buzë të greminës. Edi Rama kërkon që të jetë e vetmja gojë që flet në Shqipëri. Ai tashmë i ka shpallur luftë çdo të vërtete, ngado që vjen ajo, nga goja e një qytetari, nga një media apo nga një politikan. I gjithë opinioni ndërkombëtar tashmë është shprehur qartë, OSBE dhe Këshilli i Europës. Pra nga një paketë anti shpifje e cila trumbetohet nga
Edi Rama dhe falangat e tij, nuk mbetet gjë tjetër veçse të cilësohet si paketa anti-shprehje. Edi Rama dënon çdo qytetar që kërkon të informohet nëse banesa e tij është e qëndrueshme apo e pa qëndrueshme pas tërmetit. Edi Rama dënon dhe arreston çdo qytetare që kërkon të informohet për sigurinë e
ISH-DEPUTETI I LSI-SË
Panariti: Vendi sot drejtohet nga një lëvizje antikushtetuese Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reagur me anë të një statusi në lidhje me nismën e qeverisë “Rama”, ku është shprehur se paketa antishpifje, ligji për teatrin, ligji për ndarjen e dividendit etj, janë akte antikushtetuese. Madje edhe vetë konstituimi i Gjykatës Kushtetuese si garante e themeleve të shtetit është dëshmi e antikushtetutës. “Vendi sot drejtohet nga një lëvizje antikushtetuese! Paketa antishpifje, ligji për teatrin, ligji për ndarjen e dividendit etj, janë akte antikushtetuese. Madje edhe vetë konstituimi i Gjykatës Kushtetuese si garante e themeleve të shtetit është dëshmi e antikushtetutës. Ky është ne fakt misioni i populistëve autokrate në Evropë dhe në botë . Këtë e dëshmon edhe Erik Jones profesor dhe drejtor i studimeve evropiane i Universitetit John Hopkins në leksionin e tij “Populizmi në Evropë, një përgjigje anti liberale ndaj
liberalizimit jo demokratik”. Ai thotë, populistet autokrate aty ky qeverisin, sot përfaqësojnë në thelb një lëvizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionare jo profesionistë dhe vegla të bindura. Qartë shkurt dhe saktë!”, tha në reagimin e tij, ish-deputeti i LSIsë, Edmond Panariti.
jetës së saj. Edi Rama kërkon të dënojë dhe të arrestojë çdo portal dhe drejtues portali nëse denoncon korrupsionin, grabitjen apo mashtrimet e tij. Edi Rama kërcënon dhe kërkon të dënojë e arrestojë çdo politikan që denoncon korrupsionin dhe trafikun e tij. Edi Rama tashmë është vendosur haptazi kundër
Europës. Ai tashmë po kundërshton dhe është në kundërshtim flagrant me direktivën evropiane për lirinë dhe rregullimin e mediave. Ky është një fakt tjetër i pakundërshtueshëm që tregon se axhenda e Edi Ramës është prej kohësh një axhendë antieuropiane dhe anti-shqiptare. Sot të gjithë shqiptarët që Edi Rama kërkon tu rrëmbejë lirinë e shprehjes, janë të gjithë së bashku, pasi gjithsecili ka se çfarë të thotë për këtë qeverisje të kriminalizuar dhe të korruptuar, pasi çdo e vërtetë që del sheshit, tregon qartë se përse shqiptarët braktisin Shqi8përinë e tyre dhe se përse Shqipëria është në një mjerim ekonomik. Se përse Edi Rama dhe oligarkët e tij s’kanë të ngopur me paratë e shqiptarëve. Mbështetja jonë është totale, qoftë për njerëzit e mediave, qoftë për përfaqësuesit e saj dhe për këdo që lufton për lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes është ajo që bën ndarjen e demokracisë nga diktatura dhe kjo është një betejë e humbur e Edi Ramës, si çdo betejë që është e humbur përpara së vërtetës. Asnjë kompromis nuk ka dhe nuk do të ketë në këtë princip të shenjtë që bën ndryshimin midis njerëzve të lirë dhe skllevërve”, deklaroi Monika Kryemadhi.
Ish-ministrja e Integrimit
“Anti-shpifja” e Ramës, Gjosha: Cenim i fjalës së lirë, akti më i rëndë në demokraci Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha se projekt-ligji antishpifje është një iniciativë e qeverisë “Rama” për të vrarë të vërtetën. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputetja e LSI-së theksoi se cenimi i fjalës së lirë është më i rëndë që mund të bëhet në demokraci. “Cënimi i fjalës së lirë është akti më i rëndë në demokraci. Një iniciativë e tillë për të vrarë të vërtetën dhe për të censuruar median, e godet fortë Shqipërinë në imazh, në procesin e integrimit europian dhe instalon një sistem diktatorial dhe të rrezikshëm. Shqipëria në kryesimin e saj të OSBE duhet të jetë një vend model i respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ne duhet të jemi pararojë e celjes së debatit pë respektimin e pushteteve të pavarura dhe krijimin e kushteve për vetërregullimin e tyre. Cdo ndërhyrje politike për të mbajtur nën kontroll median është tentativë për të shtrëmbëruar të vërtetën dhe për të instaluar frikën, në mënyrë që të sigurojnë pushtetin nëpërmjet abuzimit! Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës! Është koha për ndryshim!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
Nënkryetari i LSI-së: Edi Rama me paratë e kanabisit dhe të koncesioneve ka bërë gjithçka që ta kapë këtë liri
Vasili apel mediave: Bëjeni Black Edi Ramën, protesta fillon këtu Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me projektligjin e paketës antishpifje, ku është shprehur se Edi Rama me ERTV apo kandilin e tij me vaj kanabisi të dezinformimit po tenton të mbytë dritën e madhe të informimit dhe shprehjes, që është dimensioni i vetëm thelbësor, që shqiptarët fituan në pluralizëm. Sipas Vasilit, ata që duan lirinë e shprehjes dhe refuzojnë të pranojnë të quhen qenef, hale dhe lehaqen nga Edi Rama duhet ta bëjnë “Black” atë, ndërsa ata që bëjnë sikur dhe mbahen me lekët e pista të Edi Ramës do të gjejnë 100 sebepe dhe do të vazhdojnv të trasmetojnë Edi Ramën bile me siglën ERTV. “Bëjeni Black Edi Ramën, protesta fillon këtu! Edi Rama me ERTV apo kandilin e tij me vaj kanabisi të dezinformimit po tenton të mbytë dritën e madhe të informimit dhe shprehjes, që është dimensioni i vetëm thelbësor, që shqiptarët fituan në pluralizëm. Edi Rama me paratë e kanabisit dhe të
koncesioneve ka bërë gjithçka që ta kapë këtë liri, ta blejë atë, ta korruptojë, ta deformojë, ta kthejë në një anti-liri dhe antivlerë. Sot si dhe dje jam pa asnjë mëdyshje në krah të çdo reagimi qoftë ky koment, diskutim, debat apo protestë. Sot përballë janë dy pushtete: pushteti i kapur nga kriminelët dhe trafikantët i Edi Ramës nga njëra anë, që mbyt çdo liri shprehjeje, dhe pushteti i lirisë së shpre-
hjes nga ana tjetër. Reagimi shumë i fortë është kjo dhe vetëm kjo, gjuha e komunikimit me Edi Ramës, qe për kushtetute morale dhe politike ka vetëm pacipësinë. Ndaj pacipësia duhet te përballet siç ajo e meriton. Ndryshe nga të tjerët media si pushtet i katërt e ka një mundësi të jashtëzakonshme reagimi. Mbylljani derën Edi Ramës këtij “kanibali” të së vërtetës dhe të lirisë së shprehjes. Bëjeni Black atë. Më së fundi do të të kuptojmë edhe kush e ka dimension të vërtetë lirinë e shprehjes dhe kush e ka vetëm hipokrizinë e radhës. Sot është dita kur gjërat ndahen. Alternativa është vetëm një: Ata që duan lirinë e shprehjes dhe refuzojnë të pranojnë të quhen qenef, hale dhe lehaqen nga Edi Rama duhet ta bëjnë Black atë, ndërsa ata që bëjnë sikur dhe mbahen me lekët e pista të Edi Ramës do të gjejnë 100 sebepe dhe do të vazhdojnë të trasmetojnë Edi Ramën bile me siglën ERTV. Unë jam me të parët sot e mot”, deklaroi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
5 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Ish-deputetja e PD-së: Këto janë orët e fundit, që Edi Rama ka një shans për të mos nxijë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë
P
aketa e censurës kundër fjalës së lirë ka si qëllim kryesor heshtjen e medias online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës, ministrave të tij, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe familjes së tij, që kontrollon çdo interes ekonomik në Shqipëri. Kështu është shprehur në një konferencë nga selia e PD-së, Albana Vokshi. Sipas ish-deputetes, këto janë orët e fundit, që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi, ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën. Sipas Vokshit, Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria prej 6 vjetësh nuk ka bërë asnjë hap përpara me integrimin e vendit, por shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh që për tekat e tij personale dhe mënyrën autokratike të qeverisjes së tij, Shqipëria të djegë sërish shansin për të nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Këto janë orët e fundit, që Edi Rama ka një shans për të mos nxirë edhe më shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, si vendi, ku media detyrohet me ligj të mbyllë gojën. Paketa e censurës, e iniciuar personalisht nga Edi Rama, është sot shqetësimi kryesor e institucioneve europiane, që mbrojnë të drejtat e njeriut, Këshillit të Europës, OSBE –së dhe Parlamentit Europian. Njësoj si shoqatat shqiptare dhe ndërkombëtare të gazetarëve,
Vokshi: Media online, kalaja që Edi Rama nuk e ka pushtuar dot akoma
ata bëjnë thirrje të hiqet dorë nga censura e fjalës së lirë dhe shkelja e të drejtave themelore të njeriut. Në të kundërt paralajmërojnë ata - Shqipëria rrezikon kryesimin e radhës së OSBE-së dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bash-
AVOKATI
Ngjela: Rama ka frikë, nxori ligjin antishpifje që t’i shpëtojë tmerrit që e ka pushtuar
A
vokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në studion e rubrikës “Opin ion” në “News 24” tha se asnjë nga politikanët e sotëm nuk do i shpëtojë reformës në drejtësi. Ngjela theksoi se edhe Rama ka nisur të ndjejë frikën e reformës, e prandaj ai bën ligjin anti-shpifje, me qëllim që të heqë vëmendjen nga tmerri që e ka pushtuar. “Mendoj se goditja penale për rastin e tërmetit do të ecë. Mesa pashë unë gjykata la në burg të gjithë ata që kërkoi Prokuroria. Nuk mund të shkosh dot te rangjet e larta, sepse i kapshmi direkt është ai që është më i ulti në shkallë. Kjo sepse gjykata merr përgjegjësinë direkt. Rama tenton që të shmang vëmendjen. Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen. Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin anti-shpifje. Këta nuk kanë perspektivë, janë të ndaluar të gjithë në karrierën e vet. SPAK ka bërë që Prokuroria të ecë valë-valë. Rama po tenton ta bëjë si Enver Hoxha, për të ndaluar zërin e mediave. Edi Rama ka humbur ekuilibrin dhe ka frikë. Frika është se në këto momente që Rama pësoi dëmin e madh. Edi Rama është vetë i implikuar me mafien dhe prandaj ka frikë”, deklaroi Ngjela. Spartak Ngjela theksoi se “Anti-shpifja” është një ligj skandaloz, kurse ka shtuar se ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë. “Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4. AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha Spartak Ngjela.
kimin Europian. Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria prej 6 vjetësh nuk ka bërë asnjë hap përpara me integrimin e vendit, por shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh që për tekat e tij personale dhe mënyrën autokratike të qever-
isjes së tij, Shqipëria të djegë sërish shansin për të nisur bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Paketa e censurës kundër fjalës së lirë ka si qëllim kryesor heshtjen e medias online për të mos publikuar aferat korruptive të Edi Ramës,
ministrave të tij, oligarkëve me të cilët pasurohet dhe familjes së tij, që kontrollon çdo interes ekonomik në Shqipëri. Paketa e censurës ka për qëllim asgjësimin e shtyllave kryesore të një shoqërie të lirë e demokratike, lirisë politike, lirisë së zgjedhjes, shtetit të së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe median e lirë. Media online është kalaja që Edi Rama nuk e ka pushtuar dot akoma. Kontrolli i plotë edhe mbi këtë pjesë të medias është objektiv strategjik për Edi Ramën, pasi ai ka marrë nën kontroll këto 6 vjet çdo pushtet tjetër. Partia Demokratike mbështet çdo instrument që garanton standardet europiane për lirinë e shprehjes në lidhje me normat dhe praktikat e vetërregullimit të medias. Nëse Edi Rama, nuk ndalet edhe këto orë të mbetura, duke i shkuar deri në fund përpjekjes së tij për t’i mbyllur gojën kujtdo që denoncon keqqeverisjen dhe korrupsionin e tij, Partia Demokratike rikonfirmon vullnetin e saj për të shfuqizuar këtë paketë antikushtetuese dhe antidemokratike”, theksoi në deklaratën e saj ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Ish-kryeministri: Rama, kalbësirë që shfrytëzon dramat dhe tragjeditë kombëtare për t’ju konfiskuar lirinë shqiptarëve
“Anti-shpifja”, Berisha i kthehet Ramës: Xhelat i fjalës së lirë, identik si Enver Hoxha I sh-kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar me forcë paketën e socialistëve për “anti-shpifjen” që pritet të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë. Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha thotë se Rama pritet të marrë kryesimin e OSBE-së si xhelat i lirisë së fjalës së mediave. Ai më tej thotë se etiketimet që Rama iu bën mediave ngjajnë me ato të Enver Hoxhës ndaj gazetarëve të vendeve perëndimore. “Edvin Kristaq Mafia merr kryesinë e OSBEsë si xhelat i lirisë së fjalës dhe mediave. Të dashur miq, javët e fundit Edvin Kristaq Mafia ka dalë hapur me satrën e xhelatit kundër fjalës dhe mediave të lira. Kështu, në prag të kryesimit nga Shqipëria të OSBEsë, në kulmin e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, Edvin Kristaq Mafia ka ndërmarrë kundër lirisë së fjalës mediave të lira, gazetarëve, analistëve si askush tjetër në planet, përveç Kim Jing Unit, një fushatë sulmesh, sharjesh dhe fyerjesh prej halabaku ordiner. Kjo fushatë e bastardit të bllokmenëve hoxhist me fjalorin e saj, qenef, hale, qenë kundër mediave dhe gazetarëve dhe analistëve është identike me fjalorin që përdorej gjatë Luftës së Ftohtë kundër gazetarëve dhe liderve perëndimor nga Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i
Pasluftës, ati shpirtëror i Edvin Mafisë, ish-anëtari i byrosë politike hoxhiste Spiro Koleka, xhelati i inteligjencës teknike shqiptare, daja biologjik i Edvin Mafisë dhe babai i tij biologjik, mëkëmbësi i Nexhmie Hoxhës, Kristaq Xhelati që firmoste varjen publike të poetit disident Havzi Nela në gusht të vitit 1988. Por krahas shpërthimit me fjalor rrugaçi ordiner kundër gazetarëve, analistëve, mediave që nuk i kontrollon dot, ai është vërsulur si lopë e çmendur me gjoba duke u shërbyer me shërbëtorët e tij në AMA dhe narkogjykatësit e tij kundër të gjitha mediave që nuk i censuron dhe kontrollon dot. Urrejtja dhe hakmarrja e tij ndaj mediave është e pakufishme.
Edvin Mafia zgjodhi kulmin e Fatkeqësisë Natyrore Kombëtare dhe pragun e marrjes së kryesisë së OSBEsë nga Shqipëria për të kaluar në narko-parlamentin e tij paketën antishprehje, të cilin do ta ketë lakmi edhe Maduro i Venezuelës. Me këtë fushatë dhe këto qëndrime të fjalës së lirë, ky bastard i bllokmenëve hoxhist i deklarohet pas Enver Hoxhës armiku më i egër i lirisë së shqiptarëve. Këto qëndrime janë një kushtrim për çdo shqiptar që i besojnë lirisë dhe vlerave të saj, në këmbë të bashkuar të flakim sa më parë kalbësirën që shfrytëzon dramat dhe tragjeditë kombëtare për t’ju konfiskuar lirinë shqiptarëve!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE
6 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Kryeministri i vërsulet gazetarëve që kundërshtojnë paketën e tij: Çirren për diktat imagjinar pa lexuar tekstin e ligjit tim
K
undërshtitë e gazetarëve dhe kritikat e organizatave ndërko mbëtare siç është OSBE dhe BE duket se e kanë frymëzuar kryeministrin Edi Rama që të mos bëjë asnjë hap pas. Të mërkurën paketa anti-shpifje do të miratohet në seancën e fundit plenare të këtij legjislacioni, por përballë deputetëve të mazhorancës do të protestojnë nesër gazetarët të cilët kanë lajmëruar tubimin e tyre kundër miratimit të këtij projektligji para Kuvendit që në orën 09:30 të mëngjesit. Lidhur me këtë çështje ka reaguar kreu i Qeverisë, i cili nuk nguroi që të anatemojë kundërshtarët e nismës së tij duke theksuar se nuk e kanë lexuar tekstin e ligjit që do të miratohet nesër. “Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin! Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e Harlem Desir. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Antishpifje”, shprehet kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Përmbajtja e draftit që pritet të miratohet sot nga Kuvendi Neni mbi masat për shkeljet: Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos: a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias: për të publikuar for-
Çensura, Rama ngulmon: Ligjin e miratoj sot në Kuvend
mulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji; për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”; b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij; c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit; ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit; d) për të vendosur heqje të licencës
dhe/ose autorizimit. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të proce-
durës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP): a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim: pornografi me fëmijë; inkurajimin e akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare. Në rast të mosplotësimit të urdhrit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.
b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s. Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor.
ketë fare gjoba, por ne nuk bëjmë një ligj në favor të një grupi, por në favor të së drejtës”, tha Ulqini. Deputeti socialist u shpreh i ashpër kur tha se portalet në Shqipëri, kanë detyruar me shkrimet e tyre që qytetarët t’ia mbathin jashtë vendit për shkak të shpifjes. “Ka portale që kanë detyruar njerëz të ikin nga Shqipëria, kanë ikur njerëzit se kanë publikuar gjëra që nuk ka lidhje me të vërtetën” tha ai. Kaq ka mjaftuar që në studio të krijohej një tensionim i situatës: Pjesë nga diskutimi Ndërhyn gazetarja: Për kë e keni fjalën? Është shumë e rëndë kjo zoti
Ulqini, nëse e thoni për konsum dakord por deklaratë… Musa Ulqini: Ka portale të papërgjegjshme, kanë publikuar fakte që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Për vajza dhe djem të rinj që janë qytetarë në Gramsh, në qytete të ndryshme. Gazetarja: Si si? Kjo është e rëndë…Keni rast konkret? Musa Ulqini: Këto janë gjëra të padiskutueshme, për çfarë publikojnë për njerëzit e showbizz-it, se çfarë publikojnë për politikanët, ka një raport tjetër mes të drejtës për privatësi dhe të drejtës për t’u sulmuar dhe vëzhguar.
Deputeti i PS-së: Draftin e ndryshuam mbrëmjen e vonë të së hënës. Portalet kanë larguar nga vendi vajzat e showbizz-it me shpifjet e tyre
Paketa anti-shpifje, Ulqini: Nuk mbyllet asnjë portal pa vendim gjykate
D
eputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, një nga har tuesit e draftit për Paketën Anti-shpifje, ka njoftuar se deri në muajin prill 2020 me miratimin e ligjit të ri, të gjithë portalet online, duhet të depozitojnë informacion për burimin e parave tek Autoriteti i Mediave Audiovizive. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Ulqini tha se qytetarët janë cënuar nga portalet, ndaj ky ligj iu jep atyre të drejtën të ankohen tek Bordi i Ankesave. “Autoriteti i Mediave Audiovizive ka të drejtën të bëjë investigime. Portalet deri në fund të marsit, dokument ku i kanë marrë paratë. Institucionet kanë të drejtë të bëjnë hetime. Ka raport të AMA-s për çdo vit. Gjobat për portalet s’do të jenë të njëjta për
portalet dhe tv-të. Problem, mungesa e transparencës për financimin e portaleve. AMA e ka raportuar si problem. Ky problem nuk është më për mediat dhe radiot. Nëse ky sektor është zero, aty kemi të investigojmë, sa vetë janë e kush janë. Ok në rregull, kjo gjë duhet duartrokitur nga të gjithë. T’i detyrojmë të jenë transparentë. Të mos lejohet të jenë në të zezë gazetarët, por edhe e drejta e autorit. Të duartrokitet ky projektligj, se këto gjëra nuk janë të rregulluara. Këta nuk njohin asnjë detyrim ligjor. Qytetari ka të drejtë të bëjë ankesë, si s’paska të drejtë qytetari kur cënohet në të drejtën e tij”, u shpreh Musa Ulqini. Sa i përket vendosjes së gjobave ndaj portaleve në rast të shkeljeve, Musa Ulqini tha se vlera
maksimale është ulur nga 10 milionë lekë të vjetra që ishte në draftin e pandryshuar, në 4 milionë lekë të vjetra, maksimumi. “Shqetësimi për gjobat e larta është i drejtë. Komisioni me propozim të Ikonomit dhe timin, në respekt të parimit të proporcionalitetin për portalet, nuk mund të gjykohet një portal me 5 veta si një televizion kombëtar. Kur flitet për gjobat propozuam që gjobat për portalet të mos jenë të njëjta si për radiot dhe televizionet, nga 10 milionë të vjetra, u zbrit në 4 milionë të vjetra, nis nga 100 mijë deri në 4 milionë lekë maksimumi. Ligji nuk bëhet për të bllokuar, por për të rregulluar. Reklamat që thithin portalet me televizionet, radiot nuk është i njëjtë. Sipas pronarëve të portaleve nuk duhet të
FORUM KOMENT Nga Artan Fuga
K
a vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar për transmetimet audiovizive dhe elektronike, dhe përse ai është jo vetëm kulturalisht dhe profesionalisht i padenjë, por edhe bie në kundërshtim jo thjesht me lirinë e shprehjes, por ka probleme të tjera më të mprehta, krejt të tjera, që nuk janë vendosur në dukje. Publikimet dhe masat kundër shkeljeve të parashikuara i trajton në mënyrë të diferencuar, pra ndryshe për median e shkruar në letër, ndryshe për transmetimet audiovizive lineare, pra të televizioneve, dhe ndryshe për portalet dhe përgjithësisht për platformat e publikimeve elektronike. Në këtë mënyrë ai drejtohet kundër barazisë të subjekteve para ligjit. Privilegjon mediat klasike dhe diskriminon mediat elektronike. Nuk përcakton qartë dhe prerë se cili është dallimi midis një transmetuesi personal apo një transmetuesi që konsiderohet se ka një vijë editoriale të përcaktuar. Përmbajtja editoriale e përpunuar nuk ka
lidhje fare me dallimin nëse je publikues personal apo subjekt juridik. Po ashtu nuk rregullohet edhe cënimi i personit në Internet pavarësisht nëse dëmtuesi është me këtë apo status. O shokë kryetarë kooerativash: është web -i media apo jo? Në vend të përcaktojë llojin e veprës penale ose kundravajtjes administrative, pra nëse është: cënim i privatësisë, cënim i së drejtës të imazhit, fyerje, denigrim, shpifje, harselim, etj., ligja në fjalë përmend cënimin e “reputacionit”. Pra specifikon vetëm pasojën, por nuk parashikon përcaktimin e mjeteve dhe rrugëve kundraligjore që çojnë atje. Përsa i përket reputacionit nuk specifikohet se çfarë është reputacioni dhe kur quhet i dëmtuar. Tani gjithkush bërtet m’u dëmtua reputacioni! Dëmtimi mund të jetë jo vetëm i reputacionit por edhe shkaktim i dëmeve financiare dhe materiale, Prandaj duhet që të përcaktohet: Me çfarë mjeti dhe veprimesh është sjellë dëmtimi. Të provohen dëmete materiale dhe
Nga Astrit Patozi
P
E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Shoqëria piramidale godet sërish morale që kanë lidhje me këtë. Të specifikohen që kjo është bërë me qëllim si edhe të provohet që faktet e publikuara dihet se ishin të rreme. Kjo është abc e ligjeve të BE. Dëmtimin e reputacionit duke ja kaluar për gjykim AMA ose Këshillit të ankesave ligji i quan si kundravajtje administrative. Në fakt kjo dëmton të drejtat qytetare sepse kodi penal shpifjen, etj, i konsideron kundravajtje, vepra penale. Tani gjyakata për këto raste mund t’i thotë qytetarit shko te Ama!!! Gjykimi bëhet jo nga gjykatat. Ligja në fjalë përcakton që masat mund t’i japi ose bordi i AMA-s ose Këshilli i Ankesave dhe nuk përcakton qartë se cili prej tyre. Kjo krijon një flu juridike dhe administrative të hatashme. Ndryshohen kompetencat e këshillit të ankesave dhe përbërja e tij por thuhet se ata janë specialistë të medias. Pra janë njerëz që nuk kanë medoemos kulturë juridike. Aq më shumë që janë në varësi të bordit të AMA anëtarët e të cilit
janë me ngjyresa politike partiake. Gjykimi i masave administrative pra ka burim politik. Çfarë kuptohet me specialistë të medias? Këta janë që do të gjykojnë nëse një publikim nxit terrorin, cenon sigurinë kombëtare!!! Ku i gjetën kompetencat kur keto ceshtje gjykohen nga gjykatat si vepra penale. Ndalimi aksesit në Internet, detyrimi për të hequr përmbajtjen e botuar, etj, merren me vendim të AMA , që urdhëron AKEP, pra AKEP vihet nën urdhërat e AMA që nuk parashikohen në asnjë ligj. Nuk parashikohet që në rast ankimimi në Gjykatën administrative, dhe kur kjo e fundit i jepe të drejtë operatorit, çfarë përgjegjësie financiare mban AMA për dëmet e sjella. Gjykimi në gjykatën administrative mund të vazhdoje me muaj të tërë nderkohe që operatori mund të falimentojë. Kalimi i masave kundër prekjes të reputacionit nga me dimension penal të dhëna nga gjykata në masa administrative duket sikur i lehtëson
ndeshkimet, por bën që AMA nën kontroll politik të japi masa brenda tre ditëve pa asnjë të drejtë apelimi kundër tyre dhe kështu të mbysi kritikën. Ndërkohë gjoba për këto kundravajtje është në mjete financiare po aq e rëndë sa edhe kur trajtohen si vepra penale. Këtu kemi një disproporcion të ndëshkimit. Pra nuk dënohet fillimisht vetëm media, por edhe vetë qytetari dëmtuar, ju, ne, ata, ato, që për dëmet që na sjell media nuk kemi më të drejtë t’i kërkojmë pranë gjykatave por te AMA. Na shkelet e drejta për gjykim të drejtë! E kuptoni apo jo, gazetarë, shoqata, juristë, deputetë, organizma ndërkombëtare, qytetarë! Nuk është çështje medias thjesht, por e lirive dhe të drejtave qytetare. Eshtë ceshtja e respektimit të Kushtetutes! Shoqëria Piramidale godet përsëri duke vendosur në rresht pikërisht komunikimin elektronik që e rrënon, e grryen, e thërmon PIRAMIDËN!
Përse nuk më shqetëson “antishpifja” e Edi Ramës
OPINION ër sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë me ashpërsi, ligji Antishpifje nuk është gjëja e duhur për Shqipërinë. Ndaj edhe unë, jo thjesht për solidaritet pragmatist me mediat, jam kundër miratimit të tij. Por fakti që qeveria është shumë e vendosur për ta nxjerrë atë në breg para Vitit të Ri më bën të jem dyshues për qëllimet e vërteta të Edi Ramës. Të cilat jo domosdoshmërisht mund të jenë ato që janë shpallur nga shumë përfaqësues të shtypit. Sepse nuk e shoh kryeministrin të jetë i shqetësuar, për të mos thënë që duket sikur po zbavitet me këtë përqëndrim të madh baterish mediatike dhe politike kundër tij. Unë nuk mendoj se fuqia e fjalës së lirë në Shqipëri ka rënë dhe kërcënohet të shuhet në të ardhmen për shkak të represionit të pushtetit. Pavarësisht se qeveritë e këtyre 30 vjetëve herë pas here i kanë nxjerrë dhëmbët mediave. Sepse pothuajse gjithmonë ato
7
kanë qenë të detyruara që të kafshojnë gjuhën, ndaj edhe nuk ka vend për shumë alarm. Shtypi shqiptar, me të gjitha defektet dhe meritat e tij në këto 30 vjet, problemet e veta më të mëdha nuk i ka pasur, kur qeveritë i kanë treguar kërbaçin, por kur ato i kanë ofruar kulaçin. Dhe mielli i politikës për këtë gjellë të helmuar është gjendur gjithmonë dhe nuk ka munguar asnjëherë. Kështu do të ndodhë edhe pas miratimit të këtij ligji, nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen që t’i shkojë marrëzisë deri në fund. Jam shumë i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar në raportet e shtetit me shtypin në Shqipëri, por edhe nëse do të ketë luftë, ajo mirë se të vijë. Sepse në të gjitha rastet e humbura do të jetë qeveria, kurdo që të ndodhë dhe pavarësisht emrit që do të ketë kryeministri. Ndërkohë problem real, që ka sot shtypi shqiptar, është rënia e ndikimit të tij në shoqëri, e cila në shumë raste shkon në
përpjestim të zhdrejtë me numrin e klikimeve apo të shikimeve. Për fat të keq, ky është një proces gradual degradimi, që nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri dhe më e keqja është se nuk ka shenja që do të ndalet. Dhe kemi mbërritur dalëngadalë në pikën, kur kalojnë si pa u vënë re apo nuk prodhojnë asnjë efekt me dhjetëra dhe qindra fakte, prova për skandale dhe afera të rënda, që gazetarët zbulojnë dhe publikojnë çdo ditë. Ky është në fakt dëmi real që ka pësuar fjala e lirë në gjithë këto vite tranzicioni dhe kjo ka arsye të qarta politike. Të cilat, jo gjithmonë, kanë të bëjnë me fenomenet e natyrshme brenda vetë shtypit, sepse ai në asnjë rast nuk mund të shkëputet nga konteksti i zhvillimit shoqëror të vendit. Pra në finale është kriza e sistemit tonë politik dhe kryetarokracia si gjenerator korrupsioni, padrejtësie, arrogance dhe abuzimi me pushtetin ajo, që i ka zbehur
kaq shumë fuqinë fjalës së lirë në Shqipëri. Sepse ka krijuar perceptimin se nuk kanë shumë vlerë, as betejat dhe, as denoncimet publike përballë tre apo katër personazheve të gjithëpushtetshëm, prej të cilëve më i paprekshmi dhe më i fuqishmi është natyrisht kreministri. I cili, përveç ndarjes së tokës, të ujit dhe të detit në këtë vend, ka edhe të drejtën që të caktojë edhe kush është “kazan” e kush është “shandan”, kush është “baltë” e kush është “mjaltë”, kush është “mashtrues” e kush tjetër është “përmbarues”. Dhe për ta zgjidhur këtë hall të madh nuk mjafton asnjëherë që të grupohesh rreth njërit prej këtyre burrave, që kanë kapur për fyti dhe po mbajnë peng Shqipërinë, sepse kjo e relativizon edhe më shumë të drejtën dhe të vërtetën e kauzës. Praktikisht është një sistem që duhet shembur një orë e më parë dhe në këtë betejë shtypi mund të kishte një rol të vecantë. Sepse presupozohet
që edhe protestën ndaj ligjit Antishpifje mediat dhe gazetarët nuk po e bëjnë për vete, por për interesat e cënuara të publikut, që një shtyp i agazhuar dhe i përgjegjshëm merr gjithmonë përsipër të përfaqësojë dhe të mbrojë. Ndryshe do të tingëllonte si një sherr i izoluar me qeverinë i disa gazetarëve, që duan thjesht të ruajnë territorin e tyre, si qëllim në vetvete. Vetëm rënia e kësaj piramide politike, që prodhon përbindësha, mund të sjellë institucione të besueshme dhe një ambjent demokratik, ku secili aktor të ndjehet zot në punën e vet, pavarësisht se çfarë mendon për të kryeministri i radhës. Kjo është sfida më e rëndësishme e shoqërisë sonë sot dhe në këtë kauzë shtypi shqiptar mund të jetë kontributor kryesor. Sepse fitorja e kësaj beteje të madhe i kthen në të papëfillshme ose i bën të panevojshme fare problemet dhe debatet si ky që ka shkaktuar ligji Antishpifje i Edi Ramës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
8 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Nën drejtimin e këshilltares së kryeministrit Edi Rama dhe në paqartësi e kontradikta, deputetët socialistë në Komisionin e Medias miratuan projektligjet e kundërshtuara për mediat online, duke i dhënë Këshillit Nga Aleksandra Bogdani të Ankesave brenda AMA-s fuqinë e gjykatës. Drafti final i publikuar nga kryeministri rëndon sërish gjobat
D
eputetët socialistë të Kuven dit të Shqipërisë ngritën du art lart me dhjetra herë përgjatë 12 orëve të martën në favor të dy projektligjeve të kryeministrit Edi Rama, të cilat imponojnë një regjim gjobash dhe kontrolli administrativ deri në mbyllje të mediave online- pa një vendim gjykate. Dy projektligjet e prezantuara si “paketa antishpifje” u miratuan me urgjencë dhe me ndryshime të vogla formale, fillimisht në Komisionin e Ligjeve, më pas në atë të Veprimtarisë Prodhuese dhe në orët e vona të natës, në komisionin përgjegjës të Medias. Projektligjet kundërshtohen gjerësisht nga institucionet ndërkombëtare si dhe nga komuniteti vendas dhe ai ndërkombëtar i gazetarëve si drafte që nxisin censurë dhe cënojnë lirinë e shprehjes dhe atë të medias në Shqipëri. Megjithatë, mazhoranca vendosi t’i shtyjë ato drejt votimit final në seancë plenare të mërkurën, duke mbyllur veshët ndaj një seti të gjerë rekomandimesh të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara si dhe një injorim të thirrjeve për t’i tërhequr ato mbrapsht. Standardet ndërkombëtare të lirisë së medias sugjerojnë mekanizmin vetërregullues për adresimin e çështjeve etike si dhe zgjidhjen e pretendimeve për shpifje në gjykatë. Në kundërshtim të tyre, draftet e miratuara të martën në Kuvend i japin fuqi një institucioni të quajtur Këshilli i Ankesave brenda Autoritetit të Medias Audiovizive, AMA që të gjykojë mbi përmbajtjen e mediave online, të vendosë gjoba menjëherë të ekzekutueshme dhe t’i mbyllë ato në mungesë të një vendimi gjykate. Deputetët socialistë në dy komisione parlamentare u shfaqën në shumicë të paqartë, të painformuar dhe kontradiktorë mbi ndryshimet ligjore që po miratonin të martën. Pak zëra të ndrojtur që kërkuan pezullimin e gjobave deri në një vendimi final të gjykatave, u mbytën nga insistimi i përfaqësuesve të qeverisë se “kjo ishte një masë parandaluese”. “Në gjykatë, pas falimentit” Paketa e projektligjeve për median online ndryshon 30 nene të ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe 5 nene të ligjit “Për Komunikimet Elektronike”. Të dyja draftet u miratuan fillimisht në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese-ku deputetët ngritën fillimisht shqetësimin se ishin edhe vetë të painformuar mbi kontestimet. Në orën 5 pasdite, draftet u pritën me protestë nga kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri dhe deputeti demokrat Erion Piciri, të cilën bojkotuan seancën. “Shpresuam që orët e gjata të pritjes do të shërbenin për të reflektuar, por pjesa e mazhorancës e shoh që do ta kalojë me forcën e kartonave. Në pamundësi për t’a ndalur këtë, shpall bojkotin deri në tërheqjen e projektligjeve dhe i bashkohem protestës së gazetarëve,” tha Dhimitri para se të largohej nga salla. Edhe
Dredhi deri minutën e fundit, draftet për median shkojnë në Kuvend me rritje gjobash
Erion Piciri, i zgjedhur nga listat e PD i konsideroi projektligjet përpjekje për censurë dhe kapje të medias. “Ne jemi ende një vend pjesërisht i lirë. Partia Socialiste, si trashëgimtare e Partisë së Punës nuk duhet t’i rikthehet mendësisë bolshevike. Media ka problemet e veta, por këtë operacion duhet ta bëjë drejtësia e re dhe jo një nga tre qeveritë më të korruptuara të Europës,” tha Piciri dhe u largua nga salla. Nënkryetarja Milva Ikonomi zuri tavolinën e kryetarit dhe socialistët në komision, të përforcuar edhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, këshilltarja e kryeministrit Rama, Elira Kokona si dhe relatoret e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi dhe Klotilda Ferhati vazhduan të pashqetësuar punën. Në të njëjtën linjë me përfaqësuesit e tjerë të qeverisë, edhe ministrja Gjonaj tha se për hartimin e legjislacionit ishin studiuar praktikat e 28 vendeve të BE-së dhe se ishin reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE. Gjonaj i mëshoi gjithashtu faktit se Franca kishte miratuar në nëntor ligjin ‘anti fake neës’ dhe se Gjermania kishte miratuar një ligj për mediat sociale. Ndryshe nga sa pretendoi Gjonaj, ligji francez targeton mesazhet politike anonime dhe transparencën e reklamave, ndërsa ai gjerman e ngushtëson fokusin vetëm në gjuhën e urrejtjes dhe atë që konsiderohet përmbajtje kriminale në rrjetet sociale. Deputeti Musa Ulqini e konsideroi OSBE-në “violinë të parë” në këtë proces dhe Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe OKB-në si ndjekëse të rekomandimeve të saj. Ulqini u ankua edhe për dëgjesat më përfaqësues të medias që e kishin quajtur ligjin “fashist” sipas tij në mënyrë të
padenjë. Në mbështetje të Ulqinit, deputetë të tjerë në Komisionin e Medias kontestuan rrëmujshëm edhe emrin e profesorit Mark Marku dhe kërkuan largimin e tij nga bordi i AMA-s; krejt në padijeni të faktit se Marku nuk është një anëtar i Bodit të AMA-s. Deputetët në Komisionin e Medias vendosën që Këshilli i Ankesave të kishte edhe juristë përveçse gazetarë dhe ngritën duart pa vështirësi deri në nenin 28. Më pas, e gjithë fushata e qeverisë u shkërmoq për disa orë në komision përballë dy shqetësimeve thelbësore; ekzekutimin e menjëhershëm të gjobave pa një vendim gjykate dhe anashkalimin e bordit të AMA-s nga një Këshill që emërohet nga vetë AMA. Deputeti Fidel Ylli pyeti se ç’kuptim kishte ankimi për gjobën në gjykatë “pasi ke falimentuar”, ndërsa Ulqini shtoi se mos kjo do t’i vendoste në vështirësi përballë Strasburgut. Përgjigja e deputetes Vasilika Hysi nga Komisioni i Ligjeve duket se i la të dy të pakënaqur. “U diskutua kjo çështje në Komisionin e Ligjeve dhe ne vendosëm të rrijë siç është, pasi i bie të përfitojnë edhe ato televizione, që opozita thotë se janë të oligarkëve,” tha Hysi. “E shoh të pavend që në momentin që vendos AMA, gjoba shkon për titull ekzekutiv në gjykatë, sepse më falimenton. Çfarë kuptimi ka që e fitova gjyqin pasi kam falimentuar,” tha Ylli, duke sjellë ndërprerjen e parë të mbledhjes në Komisionin e Medias. Këshilltarja e R amës ‘merr frenat’ Ramës Në konsultimin me dyer të mbyllura brenda Komisionit të Medias, këshilltarja e kryeministrit, Elira Kokona zuri karrigen e kryetarit dhe nisi të bindte deputetët se pse gjobat
duhej të ishin titull ekzekutiv përpara një ankimi të mundshëm në gjykatë. Kokona e krahasoi penalizimin e medias me rastet kur një polic të bllokon makinën në rrugë dhe e konsideroi këtë si ‘masë parandaluese’. E pyetur nga një deputet nëse gjykata kishte të drejtë të pezullonte gjobën, Kokona u përgjigj gjithashtu negativisht. “Ekziston si mundësi në praktikë [pezullimi], përveç rasteve kur ligji e parashikon ndryshe. Në këtë ligj parashikohet ndryshe,” tha ajo. Lëkundjes së deputetëve iu shtuan pikëpyetje të tjera nga përfaqësuesit e AMA-s dhe AKEP-it në Komision. Kryetari i AMA-s, Gentian Sala ngriti pyetjen se çfarë ndodh kur bordi i AMA-s rrëzon vendimin e Këshillit të Ankesave. Ndërsa përfaqësuesi i AKEP u ankua se institucioni nuk kishte mundësi teknike për të vendosur pop-up dhe se ky detyrim do t’u kalonte kompanive që shpërndajnë internet. “Nuk po flasim për gjoba makinash këtu, por për lirinë e medias. Pse nuk ia lini bordit, sepse ne kemi një procedurë të konsoliduar dhe nuk kemi asnjë gjobë të rrëzuar në gjykatë,” tha Sala. “Duhet të jetë e qartë që AKEP nuk kontrollon internetin e Shqipërisë. Ne nuk mund të vendosim pop-up, sepse ne nuk kemi një server të gjithë internetit të Shqipërisë diku. Në ligj duhet thënë që AKEP urdhëron ISP-të,’ shtoi ai. Shqetësimeve të ngritura, Kokona iu përgjigj me argumente gjysmake dhe i këshilloi deputetët që për parashikimet ligjore të shihnin variantin e qeverisë dhe jo atë të rishikuarin në Komision. Pyetjeve se çfarë mendojnë ndërkombëtarët për këto pika, ajo iu përgjigj: Të gjithë janë dakord –pavarësisht se në Komisionin e Medias, përfaqësues të 4 organizatave ndërkombëtare u shprehën qartësisht kundër fuqizimit të AMA-s me kompetenca të gjykatave. Nga ana e saj, nënkryetarja e komisionit, Milva Ikonomi kërkoi ndihmë nga këshilltarja e Ramës për të hartuar listën e shkeljeve që parashikon ligji dhe penalizimet përkatëse. Kokona tha se ato ndaheshin në shkelje të karakterit madhor [në rastet e pornografisë, terrorizmit apo sigurisë kombëtare] me karakter procedurial dhe për të drejtën e përgjigjes. Një riformulim i nenit 29 u shty sërish për diskutim, ndërkohë që Ikonomi dhe Ulqini propozuan një lehtësim të gjobës për portalet në krahasim me mediat televizive, siç thanë ata në respekt të rekomandimeve për propo-
cionalitet. Për shkeljet që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin apo të drejtën e përgjigjes, gjobat u vendosën të jenë nga 100-400 mijë lekë, propozim të cilit iu bashkua edhe Kumbaro. Komisioni mori sërish pushim për të rishikuar nenin 29 dhe pas largimit të Kokonës, për ndihmë u shfaq deputetja Klotilda Ferhati. Pas më shumë se dy orësh, deputetët i rihapën dyert me një formulim të ri në formë, por të njëjtë në përmbajtje. “Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim në Bordin e AMA-s për shkelje sipas nenit 33/1, 53/1 të këtij ligji. Ankimimi i vendimit të Këshillit të Ankesave nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Tiranës,” lexoi Ikonomi. Dredhi në minutë të fundit Masat e gjobave kanë qenë gjithashtu një ndër pikat më të debatuara gjatë hartimit të projektligjeve, dëgjesave publike dhe diskutimeve në komisionet parlamentare. Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare i konsideruan ato joproporcionale dhe ‘falimentuese’ për median online. Si shumë parashikime të tjera ligjore, edhe masat e gjobave ndryshuan shpesh gjatë procedurave për miratimin e dy projektligjeve. Nga krahasimi i variantit përfundimtar të miratuar në Komisionin e Medias mbrëmjen e së martës dhe variantit të publikuar nga kryeministri Rama në Twitter, gjobat janë ashpërsuar sërish. Dy relatorët Milva Ikonomi dhe Musa Ulqini propozuan në komision lehtësimin e gjobave për shkeljet e sanksionuara në nenin 33/1 nga nga 1 milion që ishte tavani i sipërm në 400 mijë lekë për mediat online, në respekt siç thanë ata të shqetësimeve të ngritura para tyre. Propozimit iu bashkua dhe Mirela Kumbaro dhe deputetët i miratuan në Komision. Në draftin e publikuar në Twitter nga Rama, gjoba maksimale për portalet është rritur sërish në 600 mijë lekë si kufi maksimal. Kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave, gjoba për portalet do të jetë nga 40 mijë në 800 mijë lekë. Megjithatë, mediat online und të ekspozohen nga penalizime disafish më të larta deri në 2 milionë lekë nëse ato refuzojnë të zbatojnë vendimet e bordit të AMA-s për të drejtën e përgjigjes dhe korrigjimin. BIRN
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
9 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Presidenti Ilir Meta i uron ditëlindjen Papa Françeskut “Gëzuar Ditëlindjen Atë i Shenjtë!” Kështu shkruan mes tjerash Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në mesazhin dërguar Papës Françesku me rastin e ditëlindjes. Radio Vatikani në gjuhën shqipe, veçon mes shumë urimeve për 83-vjetorin e Papa Françeskut, mesazhin e Presidentit Ilir Meta duke e publikuar të plotë urimin. Kreu i shtetit shqiptar vlerëson figurën e Ati të Shenjtë dhe kontributin që ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Shqiptarët Ju janë mirënjohës që, falë edhe vëmendjes dhe mbështetjes Suaj e të Selisë së Shenjtë, vlerat e harmonisë fetare dhe vokacioni evropian i shqiptarëve janë rigjallëruar e ripërtërirë edhe më shumë”, shprehet Presidenti Meta. Urimi i kreut të shtetit shqiptar për Atin e Shenjtë: Shenjtërisë së Tij, Papë Françesku Shenjtëria Juaj, Me rastin e 83 vjetorit të ditëlindjes Suaj, At i Shenjtë, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të ngrohta. Ju uroj një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme në shërbim të besimit katolik dhe në përm-
bushjen e thirrjes e misionit tuaj në shërbim të mbarë njerëzimit. Ju mbeteni një shembull tejet frymëzues i përkushtimit ndaj Hyjit, modestisë njerëzore dhe një udhërrëfyes i denjë shpirtëror, i paqes dhe i shpresës për të ardhmen. Ju jeni një dhuratë tejet e çmuar për mbarë botën dhe
për besimin katolik duke shpalosur pa reshtur mesazhet e krishtera të dashurisë për Hyjin por edhe për njëritjetrin, të cilat janë jo vetëm misioni por edhe përmbledhja e mësimeve të Biblës dhe esenca e vetë Kishës. Ju vazhdoni t’i kujtoni botës se dashuria e vërtetë mbizotëron mbi urrejtjen dhe
ndasinë, dhe se mëshira triumfon mbi çdo ligësi. Përmes udhëheqjes Suaj shpirtërore mbarë bota arrin të dëgjojë dhe kuptojë se me më shumë dashuri dhe mëshirë, duke u shërbyer me përulësi të gjithë njerëzve ne do jemi më humanë dhe më të përafruar me Hyjin. At i Shenjtë, përulësia Juaj
është inkurajim për kombet. Shqiptarët e çmojnë të paharrueshme vizitën Tuaj pastorale në Shqipëri, në vitin 2014, vendimet hyjnore për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe të lumturimit e lartësimit të besimtarëve të devotshëm e klerikëve shqiptarë që u flijuan gjer në sakrificë në shërbim të Hyjit. Shqiptarët Ju janë mirënjohës që, falë edhe të vëmendjes dhe mbështetjes Suaj e të Selisë së Shenjtë, vlerat e harmonisë fetare dhe vokacioni evropian i shqiptarëve janë rigjallëruar e ripërtërirë edhe më shumë. Personalisht Ju shpreh edhe një herë mirënjohjen për emocionet dhe momentet e takimit me Ju në Selinë e Shenjtë vitin e kaluar, dhe Ju siguroj se do të vijoj t’i përcjell me të gjithë fuqinë time dhe të përgjegjësisë institucionale që mbaj, mesazhet Tuaja të vyera për popullin tim dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme, që Ju e kujtoni me aq dashuri nga vizita juaj në vendin tim. Gëzuar Ditëlindjen At i Shenjtë! Ju uroj një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mbushur me bekimet e Hyjit! Me respekt e mirënjohje të thellë, Ilir Meta
I PREMTOI SHTËPI TË RE PAS TËRMETIT
Veliaj dhe Rama i dorëzojnë çelësin e shtëpisë familjes së Rifat Agës Në shtator, gjatë vizitës në një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, kryebashkiaku Erion Veliaj do i premtonte vajzës së vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonte në shtëpinë e saj të re. Tashmë ky premtim është një realitet. Kryebashkiaku Veliaj ishte sot bashkë me kryeministrin Edi Rama në familjen e efektivit të policisë rrugore Rifat Aga për t‘i dorëzuar çelësat e banesës së re e cila është jo vetëm më e fortë , por ofron edhe kushte shumë herë më komode se ajo e mëparshmja. Gjatë bashkëbisedimit, kryebashkiaku Veliaj foli edhe rreth projektit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku theksoi se ato do
të grupohen duke krijuar lagje model. “Në afatgjatë, nuk do vazhdojmë më me shtëpi majë kodrash, sepse vërtetë mund të bëjmë një kanal këtu, por për çdo shtëpi në majë të një kodre, duhen shumë kanale. Kështu që edhe Rifati do na ndihmojë që t’i komunikojë banorëve këtu, që me tërmetin e dytë, ne do t’i grumbullojmë në Vaqarr shtëpitë. Për tërmetin e dytë do ti grupojmë në Vaqarr dhe do shpëtojnë”, tha Veliaj. I zoti i shtëpisë, Rifat Aga punon prej 30 vitesh punon në forcat e Policisë së Rendit. Ai falenderoi Bashkinë e Tiranës për përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit të drejtuar nga Avenir Kika që bëri të mundur rindërtimin e shtëpisë.
POLITIKE
10 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Kreu i PD-së takon banorët Shënavlashit: Të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës
K
ryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka takuar banorët e Shënavlashit në Durrës, të cilët u prekën nga tërmeti. Gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti, Basha u shpreh se shumë prej tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe nuk kanë as ngrohje as ushqim. “Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpallura të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve”, u shpreh Basha. Kreu i Partisë Demokratike, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre. Basha ndër të tjera ka vijuar sulmet politike duke thënë se është skandaloze që qytetarët të lihen pa asnjë përkrahje dhe 150 milion dollarë janë ndarë nga Rama për 10 oligarkë nëpërmjet koncensioneve. “Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës. Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme. Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për
Basha në Durrës: Kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje
Takimi me Drejtorin e IRIglobal
Basha: Vlerat e perëndimit, udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës
K
gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vlerësime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre. Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale
dhe ekonomike të tërmetit të 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpallura të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është krimina-
“Mos na prek fjalën”. Gazetarët protestë para Parlamentit: AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat
Shoqatat e gazetarëve: Sot në protestë kundër ligjeve të qeverisë “Rama” O
rganizatat e mediave dhe sho qërisë civile, në një njoftim për mediat mbrëmjen e djeshme, deklarojnë se sot në orën 09:30 do të zhvillojnë protestë kundër ligjeve të medias, para parlamentit. Organizatat e pavarura citojnë qëndrimin e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës, të cilët sot kanë kritikuar ashpër projektligjet e qeverisë “Rama”. Shoqatat ftojnë kolegët e mediave t’i bashkohen protestës kundër paketës antishpifje. “Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online”,- thuhet në deklaratë. Deklarata e plotë Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin
Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë. Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë antishpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:
Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme, por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale; Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi; Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare. Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.” Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence antidemokratike dhe anti-europiane.
le që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.
reu i Partisë Demokra tike, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu Drejtorin e IRIglobal për Europën, Paul Mçarthy. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se pati një takim të frytshëm me zotin Mçarthy. “Folëm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit”, shprehet Basha. Sipas kryedemokratit,vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern.
NËNKRYETARI I PD-SË
“Anti-shpifja”, Paloka i kthehet Ramës: Përdor “të huajt” kur i shkojnë pas fijes
N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ligjin e ri për mediat, të ashtuquajtur paketën “Antishpifje”, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka thekson se Rama përdor të huajt atëherë kur i duhen, ndërsa bën veshin e shurdhër sipas tij, kur nuk i pëlqen qëndrimet e tyre. Sipas Palokës, Rama po kërkon me patjetër ta kalojë nesër në parlament ligjin për mediat, megjithëse shton se janë me dhjetra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar përfshi OSBE apo Komisionin Evropian. “Rama po vërteton së fundmi dhe një fakt (që unë e kam deklaruar kohë më parë); ai i përdor “të huajt” atëherë kur i duhen, apo kur i shkojnë pas fijes, por i bën veshët shurdh kur qëndrimet e tyre nuk i pëlqejnë. Kështu, i njëjti që ka për borxh të të përmendi dhe deklarata të përkthyesve të ambasadave kur i leverdis, as nuk i dëgjon e as nuk reagon ndaj qëndrimeve të institucioneve qendrore ndërkombëtare. Këtë po
bën Rama dhe me ligjin për censurimin e mediave që kërkon me patjetër ta kalojë nesër në atë palo parlament, megjithëse janë me dhjetëra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar, përfshi dhe OSBE-në, apo Komisionin Evropian. Po mbase Rama nuk i konsideron të mirëqena deklarimet dhe qëndrimet nga qendrat e këtyre organizmave ndërkombëtare, nëse nuk reagojnë përfaqësitë e tyre diplomatike në Tiranë…!”, tha Paloka.
AKTUALITET
11 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Shefi i urgjencës së spitalit të Laçit, mjeku Agron Lala, thotë se “shërbimi mjekësor urgjencës pati një ndryshim në vendndodhje por nuk ka patur asnjë minutë mungesë shërbimi”
T
ërmeti tragjik i 26 nëntorit, dëmtoi rëndë godinën e spitalit të Laçit, e cila është shpallur e pabanueshme. Pas kësaj situate, urgjenca e këtij spitali ka kaluar në një godinë të re. Në këtë godinë të re, ekipi i mjekëve dhe infermierëve kanë qenë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se në këtë godinë të re nuk ka munguar në asnjë moment shërbimi për banorët e prekur nga tërmeti. Ajo thekson se në këtë godinë janë krijuar kushtet e përshtatshme ku ekipet mjekësore po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe qytetarët po marrin shërbimin e duhur. “Edhe aty ku vështirësitë kanë qenë të mëdha për shkak të dëmtimit të godinave shëndetësore si pasojë e tërmetit, shërbimi nuk ka munguar për asnjë moment. Ne kemi siguruar kushte të përshtatshme në rrethanat e krijuara, por stafet tona mjekësore po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, që qytetarët të marrin shërbimin e duhur, në kohë dhe me cilësi. Në urgjencën e re të përkohshme të spitalit të Laçit shërbimi është kthyer në normalitet”. Marjana Deda infermiere në spitalin e Laçit shprehet se, “jemi përshtatur në këtë godinë dhe çdo gjë funksionon në rregull me mjekime, laboratorë dhe grafi”. Shefi i urgjencës së
Laç/Urgjenca në godinë të re, Manastirliu: Kushte optimale për qytetarët
spitalit të Laçit, mjeku Agron Lala, thekson se, “shërbimi mjekësor urgjencës pati një ndryshim edhe në organizim dhe në vendndodhje. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur
asnjë minutë mungesë shërbimi. Në fillim dolëm në çadër për disa orë dhe pastaj erdhëm në këtë ambient i cili është shumë më i mirë dhe më i aksesueshëm nga njerëzit dhe
për personelin shëndetësor”. Hajrie Hyseni, kryeinfermiere e urgjencës së spitalit të Laçit, tha se “nga situata emergjente që na u krijuar tek urgjenca e ish-spitalit u përshtatëm në
këtë ambient i cili ka kushte shumë të mira”. Kurse Aleksandra Ndoka, infermiere në spitalin e Laçit gjithashtu tha se në këtë ambient jemi sistemuar shumë mirë dhe ka organizim personeli, mjekësh dhe kemi të gjitha ilaçet në dispozicion. Në Mamurrasi dhe në Ishëm, janë qendrat e lëvizshme shëndetësore, të cilat me një shërbim prej 24 orësh. “Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shëndetësor”. Nga ana tjetër, ministrja ka bërë të ditur se në planin e rindërtimit janë 12 objekte shëndetësore, ku edhe nga nisur puna. “Janë 12 objekte shëndetësore, ku përfshihen kryesisht qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si pasojë e tërmetit”.
NDIHMA
MBËSHTETJA
Transplanti falas për 9-vjeçarin, Manastirliu: U financua 100% nga shteti
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Manuelin, 9-vjeçarin nga periferia e Tiranës, i cili ka kryer transplantin e veshkave falas, me financim 100% nga shteti. ‘’Jemi të lumtur që këtë mundësi ja dhamë Manuelit, ne do e ndjekim në vazhdimësi shëndetin e tij. Manueli është pacienti më
i vogël që ka kryer transplantin, duke marrë një zgjidhje përfundimtare, pa patur nevojë t’i nënshtrohet më procesit të dializës’’. Manuel Ferati ka lindur me një veshkë dhe që prej muajve të parë të jetës ka kaluar më shumë kohë në spitale. Dy muaj më parë ka kryer transplantin e veshkës, të cilën ja ka dhuruar i ati, ndërsa financimi i ndë-
rhyrjes së kushtueshme është mbuluar 100% nga shteti. ‘’Manueli është pacienti më i vogël që ka përfituar nga transplanti falas dhe jemi shumë të kënaqur për këtë sepse për ne fëmijët janë të parët. Manueli nuk është i vetmi sepse janë 29 pacientë këtë vit që e kanë përfituar transplantin falas, duke zeruar listën e pritjes. Para disa vitesh as nuk mendohej të kryeshin të tilla procedura të tilla me financim nga shteti për shkak të pagesave të larta, kurse sot financohen 100% nga shteti. Ne do ta vazhdojmë dhe do ta shtrijmë edhe në sistemin publik transplantin’’,-tha ministrja. Transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore falas, të cilat financohen nga shteti në spitalet publike dhe jopublike. Që prej fillimit të kryerjes së transplantit falas 4 vite më parë, 90 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen falas në sistemin jopublik, me dinancim 100% nga shteti.
Ekipet mjekësore, më shumë se 7 mijë vizita Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer më shumë se 7 mijë vizita për banorët e prekur nga tërmeti. Këto vizita shprehet Manastirliu janë kryer nga ekipet mjekësore në hotelet dhe pikat e emergjencës ku janë sistemuar përkohësisht qytetarët e prekur nga tërmeti. “Këto vizita janë kryer nga ekipet tona mjekësore në hotelet dhe pikat e emergjencës ku janë sistemuar përkohësisht qytetarët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit”. Ministrja ka bërë të ditur se 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës.
AKTUALITET 23 viktima në Durrës, burg për 9 zyrtarë dhe ndërtues. Akuza për vrasje
M
es një seance me tension, akuza dhe të tejzgjatur, për 9 të arrestuarit e akuzuar si fajtor për rrënimin e ndërtesave në Durrës pas tërmetit tragjik që i morën jetën 23 personave, Gjykata e Durrësit të martën dha masën e sigurisë të “arrest me burg”. Për të gjithë të arrestuarit, Gjykata i vlerësoi si të ligjshme arrestimin e tyre nga ana e policisë. 5 prej të arrestuarve akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe 3 të tjerë për “vrasje në rrethana cilësuese”. Prokuroria e Durrësit kërkoi vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 9 të ndaluarit gjë që dhe u vendos nga gjyqtari i seancës, Paulin Çera. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Koloshi dhe Madrid Kullolli mbrojti para gjykatës tha se akuzat me të cilat po përballen këta persona para gjykatës janë për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte. Të arrestuarit dhe mbrojtja e tyre kanë kundërshtuar masat dhe akuzat si të padrejta dhe të pambështetura ndërkohë që përgjegjësit e vërtetë të këtij procesi ndodhen jashtë, të paprekur ende nga hetimi. Në “arrest me burg” janë lënë: Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”. Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal” (nuk është i pranishëm në gjykatë, pasi ndodhet i shtruar në spital dhe masa do i komuni-
kohet në ambientet atje), Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive. Gjyqtari që ka shqyrtuar dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje është përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli. Pas leximit të emrave të të arrestuarve, kamerat janë nxjerrë jashtë për të
vijuar më pas seancën për masën e sigurisë. Në 2014, banorët e pallatit
nr.1032 në lagjen 6 të Durrësit i kanë denoncuar punimet që po bëheshin për kthimin e apartamentit të katit të parë në lokal, por prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, duke favorizuar subjektin. Dëmtimet strukturore në muret mbështetëse dhe kolona nga pronari i lokal Baron’s Artur Terziu çuan në shembjen e dy kateve të para të pallatit të ndërtuar në fund të viteve ’80, duke shkaktuar dhe vdekjen e dy grave në rrënoja. Gjatë seancës ka pasur humbje ndjenjash nga familjarët të
cilët nuk e pranuan vendimin për të afërmit e tyre. Vendimin e Gjykatës së Durrësit e
12 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
TË ARRESTUARIT: 1-Arben Isaku, 42 vjeç, (ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës) 2-Klajdi Lame, 32 vjeç, (inspektor i INUK) 3-Albrend Qetka, 35 vjeç,(specialist ALUIZNI). 4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, (shef konvaleshenca) 5-Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i konvaleshencës së MB-së). 6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, (pronar i Mira Mare, ndërtues informal) 7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, (pronar i Tropikal, ndodhet në spitalin e Traumës). 8-Defrim Celami, 44 vjeç, (specialist i Aluiznit) 9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, (studio private) NË KËRKIM Rasim Shehu, ndërtuesi i objektit të familjes Lala Arben dhe Dëshira Qato pronarët e hotel Palmës Artur Terziu, pronar i lokalit Baron’s poshtë pallatit 6-katësh ku humbën jetën 2 gra. Flamur Gjuzi, ish drejtori i Aluiznit, Artur Çela ish drejtor i inspektoratit ndërtimor urbanistik Durrës Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit Artemis Malko (specialist ALUIZNI) Skerdi Bello, specialist i Aluiznit
kanë cilësuar si skandaloze, situata ka qenë e tensionuar, familjarët nuk e pranuan
vendimin e Gjykatës e cila la në burg të afërmit e tyre. Avokatët mbrojtës janë shprehur se nuk janë këta persona që kanë bërë të mundur firmosjen apo falsifikimin e dokumenteve. Vendime pa prova, e ka cilësuar avokati Ilia Ilia, për dy klientët e tij. Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë, ai tha se Gjykata duhet të reflektonte por që sipas tij, vendimi ishte paracaktuar nga Prokuroria e Durrësit. “Janë vendime të paracaktuara, nuk janë të bazuara në prova. Gjykata duhet të reflektonte, për disa u caktua masa e shpërdorim detyrës ndërsa për disa të tjerë vrasje me dashje në rrethana të caktuara ndaj dy ose më shumë personave. Prokuroria e ka nisur mbrapsht hetimin e kësaj çështjeje”.
GJYQI PËR TËRMETIN
“Vendime pa prova”, avokati: Gjykata të reflektonte
V
endime pa prova, e ka cilësuar avokati Ilia Ilia, për dy klientët e tij. Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë, ai tha se Gjykata duhet të reflektonte por që sipas tij, vendimi ishte paracaktuar nga Prokuroria e Durrësit. “Janë vendime të paracaktuara, nuk janë të bazuara në prova. Gjykata duhet të reflektonte, për disa u caktua masa e shpërdorim detyrës ndërsa për disa të tjerë vrasje me dashje në rrethana të caktuara ndaj dy ose më shumë personave. Prokuroria e ka nisur mbrapsht hetimin e kësaj çështjeje”.
Ulërima dhe akuza gjatë seacës, familjarëve u bie të fikët Më shumë se 4 orë zgjati seanca për dhënien e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit të cilësuar si shkaktar pse ndërtesat në Durrës u rrënuan pas tërmetit tragjik. Gjykata e Durrësit la në burg të arrestuarit dhe gjatë seancës, ka pasur humbje ndjenjash nga familjarët të cilët nuk e pranuan vendimin për të afërmit e tyre. Vendimin e Gjykatës e kanë cilësuar si skandaloze, situata ka qenë e tensionuar, familjarët nuk e pranuan vendimin e Gjykatës e cila la në burg të afërmit e tyre. Avokatët mbrojtës janë shprehur se nuk janë këta persona që kanë bërë të
mundur firmosjen apo falsifikimin e dokumenteve. Avokatët mbrojtës gjithashtu kanë kërkuar që hetimet e prokurorisë të fillojnë në hallkat më të larta. Sipas tyre duhet të hetohet edhe Flamur Gjuzi i cili nuk gjendet në Shqipëri pasi është larguar.
POLITIKE
13 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Vdekja e 25-vjeçares solli përkeqësimin e situatës, aq sa familjarët e vajzës dhe bashkëshorti i saj, deklaruan se do bënin vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin
Rexhina vdiq gjatë lindjes, Prokuroria: Burg mjekut, të ekstradohet nga SHBA
P
rokuroria e Elbasanit ka ndryshuar vendim dhe kërkon kthimin në burg të mjekut Ardjan Kadaifçiu, që ndoqi procesin e lindjes të Rexhina Debrovës. 25-vjeçarja humbi jetën më 22 prill, pasi solli në jetë fëmijën e saj në spitalin e Elbasanit. 25-vjeçarja pati një lindje cezariane dhe menjëherë pas operacionit pësoi atak kardiak. Vendimi për arrestimin është marrë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg në mungesë”, për mjekun Kadaifçiu. Kërkesa është bazuar në një akt ekspertimi mjekoligjor të mbërritur në prokurori nga Instituti i Mjekësisë, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu. Mbi të rëndon akuza “neglizhencë në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares gjatë procesit të lindjes së fëmijës. Mësohet se mjeku së bashku me familjen aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë për kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thana është kërkuar të vazhdohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ata akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm”. Paçka se prokuroria ka nxjerrë një urdhër-arresti për mjekun e Elbasanit, ky urdhër nuk mund të ekzekutohet nga policia lokale, pasi nga informacionet e mbledhura, mjeku është larguar në muajin gusht 2019 së bashku me familjen në
drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim
SHIJAK
ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut, i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “neglizhencës në
trajtimin mjekësor” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës. Në muajin prill 25-vjeçaria, Debrova humbi jetën teksa po lindte fëmijën e saj të parë. Vdekja e 25-vjeçares solli
përkeqësimin e situatës, aq sa familjarët e vajzës dhe bashkëshorti i saj, deklaruan se do bënin vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin që kishte ndjekur gjendjen shëndetësore të së ndjerës. 25-vjeçarja ishte paraqitur në maternitet në javën e 42 të shtatzënisë, sipas mjekëve 2 javë me vonesë. Edhe pse operacioni shkoi mirë, menjëherë pas daljes nga salla, pacientja ka pësuar “suspect trombeoli pulmonare” e ashtuquajtur infarkt mushkërie. Në të njëjtën linjë me dëshmitë e mjekëve ishte dhe reagimi i Spitalit të Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes. “Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar, 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës. Nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator “trombemboli pulmonare”, i ashtuquajtur infarkt mushkërie”. Pas ngjarjes së rëndë, familjarë dhe miq të së ndjerës, nisën një valë protestash para spitalit me thirrjet për drejtësi.
DURRËS
Ke probleme në vendet e BE? Me 3 mijë euro kalon kufirin
S Lagjet “fantazmë”, vështirë të gjesh shtëpi me qira
T
ërmeti tragjik i 26 nëntorit, preku rëndë edhe në Shijak. Shpëtimi është banor i këtij pallati në lagjen “Luginë”, ku shumica e pallateve janë të rrethuar me shirita pengues ose të shenjuar me kryqin e kuq, dëshmi e godinave të pabanueshme. Në pallatin e tij kanë mbetur vetëm tri familje. Të gjitha janë larguar nga dëmet dhe frika e paslëkundjeve të tërmetit. Edhe Mira është banore e lagjes “Luginë”. E detyruar nga tërmeti dhe pasojat e tij, ajo e ka braktisur apartamentin e saj bashkë me familjen, por çdo ditë kthehet në lagjen e saj ku ka një dyqan të vogël me shpresën se dikush do të kthehet e blejë diçka në të. Jonida Goga, përgjegjëse e Urbanistikës në bashkinë Shijak, thotë se Shijaku është qyteti me më shumë dëme në strukturat e muraturat e pallateve, ndërkohë që gjetja e banesave me qera në qytet është vështirësuar shumë nga rritja e kërkesës. Në këtë bashki janë vlerësuar deri më tani, 25 pallate 5 katëshe të pabanueshme, si dhe 445 ndërtesa 1-3 katëshe të pabanueshme dhe 1300 ndërtesa të tjera me dëme të rënda.
hërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, mundësonin kalimin ilegal. Këta të fundit janë vënë në pranga, pasi u zbulua se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave që shkonin deri në 3.000 euro. ‘’Pas hetimit për një periudhë 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u finalizua operacioni “Sekseri” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.D, 44-vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës. Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës
policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen’’,-thuhet në deklaratën e Policisë. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit. T.D, 28-vjeç me banim në
Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro. Ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V.C, 32-vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.
SHOWBIZ
14 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
Rita Ora vazhdon të marrë vëmendje me stilin e ri të flokëve
Artistja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, vendosi që në këtë fundvit të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj. Biondja shkurtoi tërësisht flokët, gjë që e bëri të duket më joshëse dhe më atraktive në të njëjtën kohë. Bukuroshja shqiptare po ashtu vazhdon të jetë tejet e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa shpesh ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria. Ajo prezantoi look-un e ri me një pozë provokuese, e cila mori mbi 526.437 pëlqime e me mijëra komente, e ndërsa këngëtarja vazhdon të sjellë të tjera fotografi me këtë pamje. 29-vjeçarja publikoi dy imazhe tjera tërheqëse që ia vënë në pah pamjen e re dhe duket më se ndryshe ngaqë jemi mësuar. Ora e shoqëroi këtë fotografi me përshkrimin “Unë dëshiroj Panettone”, një lloj ëmbëlsire italiane që zakonisht gatuhet për festat e
John Frusciante sërish kitarist i “Red Hot Chili Peppers” Kitaristi John Frusciante do të rikthehet në bendin “Red Hot Chili Peppers” dhjetë vjet pas largimit të tij, raporton CNN-ja. Bendi tani po e largon Josh Klinghoffer, i cili e zëvendësoi Frusciante në 2009. Anëtarët e bendit e ndanë këtë lajm në Instagram, duke shtuar se janë shumë të ngazëllyer, por edhe mirënjohës për Klinghofferin për dhjetë vjetët e fundit. Kjo është hera e tretë që Frusciante po rikthehet në bend. Ai së pari u bashkua me ta në vitin 1989 kur interpretoi në albumin “Mother’s Milk”, pastaj u largua nga bendi në vitin 1992 gjatë turneut, për shkak të problemeve me drogën. Pas gjashtë vjetësh ai iu ribashkua bendit dhe qëndroi me ta deri në vitin 2009.
fundvitit (Krishtlindjet apo Vitin e Ri). Para disa ditëve, Rita performoi në eventin madhështor “Jingle Bell” të organizuar nga Capital FM në
Londër, ndërkohë që këto ditë ka përfunduar edhe disa nga xhirimet e filmit “Twist”, ku do të luajë një nga rolet kryesore.
E ëma qëlloi për vdekje të atin, rrëfehet aktorja e njohur: Nuk kam turp Charlize Theron ka thënë se nuk ka turp të tregojë në publik që nëna e saj vrau babanë për vetëmbrojtje. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” ishte vetëm 15 vjeçe kur babai i saj Charles Theron, hyri në shtëpinë e familjes pranë Johannesburg
dhe qëlloi disa herë nëpër një derë pas së cilës qëndronte aktorja me nënën e saj. “Babai im ishte aq i dehur sa nuk ishte në gjendje të ecte kur hyri në shtëpi me armë,” tregoi ajo në një intervistë për NPR. “Sa më shumë të flasim për këto gjëra,
aq më shumë ne kuptojmë se nuk jemi vetëm në asnjë prej tyre”. Charlize u rrit në një fermë afër Johannesburg në Afrikën e Jugut me nënën e saj Gerda dhe babin Charles. Ajo e përshkroi babanë e saj si një “njeri shumë të sëmurë” dhe tha se të jetosh me një të alkoolizuar ishte një “situatë mjaft e pashpresë”. Duke folur për atë që ndodhi, ajo tha se babai i saj ishte aq i dehur saqë “nuk ishte në gjendje as të ecte kur hyri në shtëpi me armë”. “Nëna ime dhe unë ishim në dhomën e gjumit duke u mbështetur te dera, sepse ai po përpiqej të shtynte derën. Ai bëri një hap mbrapa dhe gjuajti tri herë. Asnjë nga këta plumba nuk na goditi, gjë që është thjesht një mrekulli. Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit.” Charlize thotë se dhuna që ajo përjetoi brenda familjes së saj është diçka që e ndan me shumë njerëz dhe flet për të.
Brad Pitt sërish pranë Jennifer Aniston Kur Jennifer Aniston nuk thyen Instagramin, nuk pyetet për rikthimin e “Friends” apo rrogën, por përflitet për një romancë me Brad Pitt. Së fundmi, burime pranë Entertainment Tonight thanë se Jennifer organizoi një festë në fundjavë. “Brad Pitt ishte një ndër të parët që mbërriti në festën e Aniston, pak para orës shtatë pasdite, të shtunën,” tha burimi. “Ai ishte i fundit që u largua, rreth orës 11 në mbrëmje.” Tani, fakti që Brad mbërriti i pari dhe u largua i fundit do të thotë jo pak. Megjithatë nuk është hera e parë që thuhet se ka qenë i pranishëm në festat e organizuara nga Jennifer Aniston. Sigurisht që mund të jenë thjesht miq, sepse mendohet se e dashura e Brad është një tjetër grua, jo fort e njohur. Por, nuk i dihet. Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë në vitin 2005. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fatkeqësisht asnjëra prej martesave nuk funksionoi dhe të dy janë, të paktën zyrtarisht, single!
36 vite më i vogël, Madona kapet mat me të dashurin Jeta private e saj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe së fundmi Madonna është kapur mat me një 25-vjeçar. Ahlamalik William me profesion balerin është i dashuri i ri i Madonnës. Së fundmi çifti u fotografuan bashkë të përqafuar. 61-vjeçarja dhe 25-vjeçari po qëndronin në një ballkon hoteli në Miami. Ahlamalik ka shëtitur botën me Madonnën dhe ka udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore duke performuar në koncertet e saj. 25-vjeçari filloi të punonte me Madonnën në vitin 2015.
KULTURE
15 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
“Epsh dhe lakmi” me Gëzim Rudin dhe Dasara Xhangollin tek Arturbina nga e enjtja në të diel Drama “Epsh dhe lakmi”, shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë në skenën shqiptare. Vetë autori e përshkruan veprën e tij si një tragjedi e dëshirës poseduese. Për O’Neill, vepra është një dëshirë e fortë dhe e dëshpëruar e individit për të ndërtuar parajsën e tij këtu, në tokë, duke e bërë bashkë ndjenjën e pushtetit me ndjenjën e pronësisë mbi tokën, njerëzit, paratë, por kryesisht mbi tokën dhe mbi të tjerët. Kjo vepër vjen premierë mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës në skenë te “ArTurbina”. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell për publikun premierën e radhës në sezonin artistik, një vepër me regji nga Endri Çela dhe interpretimin e dhjetë aktorëve. Përkthyer nga Artur Lena, në dramën premierë luajnë aktorët Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Andi Begolli, Urim Aliaj, Barjam Dosti, Bujar Hoxhaj, Rexhina Ibro, Xhoana Sula, Anxhela Dervishi. Regjisori Edri Çela shprehet se edhe pse vepra është e shkruar në 1925, në Amerikën veriore, ajo është aktuale më shumë se çdo vepër tjetër e shkruar nga shqiptarët në ditët e sotme. “Pikërisht për këtë fakt tragjik parësor, unë zgjedh ta vendos. Nëse do i hiqnim emrat e përveçëm të personazheve apo vendeve, dhe vetëm fjalinë “po shkoj të ndez qirinjtë” (dhe jo “dritat”), do thoshin që Eugene O’Neill është shqiptar. Nëse do vazhdonim më tej me faktin se çfarë më ngacmoi personalisht me këtë vepër, është çështja e mbështetjes të instiktit që i bën autori gjithçkaje. Ashtu si të vet titulli, na shpalosen personazhe që udhëhiqen nga epshi e lakmia. Në një shoqëri shqiptare, ku individi prej vitesh ka qenë i
dhunuar dhe është i dhunuar, sepse dhuna lind dhunën, atëherë ai kam mungesa të theksuara, që përpiqet t’i plotësojë në mënyrën më të shpejtë e më të thjeshtë”, pohon regjisori Endri Çela. Si regjisor, Çela shprehet se pjesa flet për individin e vetmuar, që përpiqet të kuptohet, por nuk kuptohet. “Individi që përpiqet të gjejë veten, të sigurojë jetën, mbijetesën, që e sheh veten të plotësuar kur kapet pas diçkaje materiale, në pamundësi për t’u kapur te tjetri. Vepra zbulon marrëdhënien atë-bir e parë nga kompleksi i Edipit, zbulon marrëdhënien e fortë të individit me pronën, e sidomos me tokën, ndjenjën e posesivitetit dhe pushtetit, frikën e plakjes dhe e të lënit gjithçka, dhe mbi të
gjitha zbulon dashurinë e fortë e një nëne dhe e një bashkëshorteje”, vijon regjisori. Skenografia në vepër është nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Rexhina Ibro, as/ regjisor Kleard Gërmenji. Vepra e O’Neill. Vepra flet për plot të vërteta, prandaj edhe shfaqja flet për të vërteta. Shfaqja i mëshon instiktit njerëzor. Themi që shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e ndrydhur, e tredhur, ata që shfaqen si “open mind”, e deklamojnë sa më shumë si pasojë e komplekseve madhore, prandaj individi, sidomos ai shqiptar udhëhiqet më shumë ndaj instiktit. Shfaqja flet për mungesën, për vetminë, që për t’i mposhtur e për të gënjyer veten, ky individ zgjedh rrugën më të shpejtë e kapet pas gllabërimit të pronës, materiales dhe thotë “kjo është e imja”, se sa pas individit tjetër e të thotë “unë jam i yti dhe ne jemi bashkë”. Flasim për pengjet e së shkuarës, për hakmarrjen, për arratisjen nga Shqipëria, për lirinë. Shfaqja është jeta e individit shqiptar. Premiera e parë e “Epsh dhe lakmi” daton në 11 nëntor të vitit 1924-ës, në teatrin e Greenwich Village Theatre, të qytetit të New York-ut. Shfaqja tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilët u përpoqën ta mbyllnin për shkak të skenave të pahijshme të seksit dhe dhunës. Shfaqja u vu në shënjestër të censurës edhe në Boston, Los Angeles, madje dhe në Londër. Por, duke i bërë ballë mbylljes, vazhdoi të luhej për plot 208 herë të tjera në New York, madje u vlerësua edhe nga kritikët. Dy rivënie të tjera të suksesshme të veprës janë ato në 1952 dhe 2009. Vepra është ekranizuar edhe në një variant filmi në 1958.
Klithja e poetit, Shundi: Mitrush Kuteli në “mbrojtje” të Teatrit Në një kohë kur artistë të shumtë kanë muaj e muaj që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Rajmonda Shundi vë në skenën e një teatri që siç thotë ajo ende nuk ka drita, ujë dhe është nën kujdesin e atyre që e duan fort historinë dhe artin, rrëfimet për shkrimtarin e quajtur neutral, jashtë politikës, me një histori mahnitëse për tu përcjellë, Mitrush Kutelit. “Nuk harrojmë Mitrush Kutelin” do të shfaqet ditën e sotme (e mërkurë), datë 18 dhjetor 2019, një nga eventet që po organizohen në kuadër të festivalit për mbrojtjen e teatrit. Si lindi ideja e zhvillimit të këtij aktiviteti? Rajmonda Shundi në cilësinë e moderatores së këtij eventi shpjegon se “Tashmë me zhvillimet e muajve të fundit, ku teatri është kthyer në një teatër partizan, mendova se ishte hapi i duhur për tu bërë pasi mu duk në sintoni të plotë me emrin që do ti sjellim publikut”. “Gjykoj se kjo skenë e cila ka më shumë se 20 vjet luftë për të mbijetuar, i bashkohet klithjes së poetit, përkthyesit, kritikut, përrallëtarit, publicistit, studiuesit të shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha, mjeshtrit të tregimit Mitrush Kuteli.
Barazia gjinore në botë pritet të arrihet vetëm pas 100 vjetësh Sipas një hulumtimi të ri, shumica nga ne nuk pritet të jemi gjallë kur të arrihet barazia gjinore në botë. Kjo pritet të arrihet pas 100 vjetësh. Në raportin botëror për barazi gjinore të Forumit Ekonomik Botëror, Islanda vlerësohet si vendi me barazinë gjinore më të avancuar në botë për të njëmbëdhjetin vit radhazi. Pas saj radhiten Norvegjia, Finlanda dhe Suedia. Në anën tjetër, Siria, Pakistani, Iraku dhe Jemeni janë vlerësuar si vendet me më së paku barazi gjinore në botë. Raporti për barazi gjinore përmbledh të dhëna nga 153 shtete në lidhje me pjesëmarrjen në ekonomi, qasjen në arsim, sektorin shëndetësor dhe përfshirjen në sistemin politik. Sipas këtij raporti, vetëm 35 shtete e kanë arritur barazinë gjinore për qasje në arsim, ndërsa vendet e tjera pritet ta bëjnë këtë gjë pas 12 vjetësh. Më shqetësuese është mungesa e barazisë gjinore në politikë. Asnjë shtet nuk ka barazi gjinore të plotë në këtë fushë. Duke i llogaritur të gjitha fushat, në këtë raport parashikohet se shtetet do ta arrijnë barazinë gjinore pas 99.5 vjetësh, shkruan “CNN”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E mërkurë, 18 DHJETOR 2019
KREU I SHTETIT MBËSHTET MEDIAT
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative” P
residenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë postimin e Komisioneres së Lartë të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, e cila i bëri sot thirrje Kuvendit të rishikojë projektligjet për paketën anti-shpifje. Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria nuk ka ka nevojë për rekorde të tjera negative. Më tej, Ilir Meta kritikon nismën maxhorancës për “antishpiifjen”, ku i bën të ditur se pa media të lirë, rruga europiane e vendit do shndërrohet në mision të pamundur. “Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”,- shkruan Presidenti Meta.
Presidenti takon Këshillin Ndërfetar: Situata tragjike pas tërmetit, moment reflektimi, ringritje dhe pajtimi
P
residenti Ilir Meta priti dje në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojat jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Presidenti Meta i falënderoi Krerët e Bashkësive fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira dhe vlerësoi mbështetjen e tyre të pazëvendësueshme shpirtërore, morale dhe psikologjike. “Roli juaj për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështi-
ra që ka kaluar dhe kalon populli ynë është shumë i vyer”, – nënvizoi Presidenti Meta. “Situata tragjike dhe kjo krizë e rëndë humanitare për të gjithë shoqërinë tonë duhet të shërbejë si një moment jo vetëm reflektimi por edhe pajtimi për të qëndruar së bashku në ndërtimin e një të ardhme me paqe, shpresë e dashuri, si një fillim i ri që vendi të ringrihet, jo vetëm materialisht, por edhe
shpirtërisht dhe psikologjikisht”, – ishte mesazhi i përbashkët i Kryetarëve të Bashkësive fetare në takimin me Presidentin e Republikës.Kreu i Shtetit kërkoi që të verifikohen dhe të evidentohen të gjitha objektet e kultit të dëmtuara nga tërmeti, në mënyrë që në një kohë sa më të shpejtë të mundësohet rikthimi i tyre në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë.
TAKIMI
PRESIDENTI
Mirënjohje për Meta viziton zonat e kontributin e prekura nga tërmeti në Fushë-Mamurras dhe Laç Behgjet Pacollit P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në FushëMamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence. Presidenti Meta dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë. Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave. “Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
P
residenti i Republikës Ilir Meta takoi dje Zëvendëskryem inistrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Presidenti Meta e falenderoi Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit. Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.