www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 195 (8326)
E shtunë, 18 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
Fillon ofensivën PD: Të arrestohet deputeti Me sa duket do të kemi një vjeshtë të nxehtë përplasje mazhorancëopozitë, e cila do të shkojë në protestën e madhe në fund të tetorit, ku populli do thirret për të marrë qeverisjen dhe larguar kryeministrin FAQE 3
Veton Surroi: Fabulat e La Merkel: Nuk ka ndryshim kufijsh në Fontaineit mbrojnë Kosovën Ballkan. Pika kryesore për hyrjen në BE është integriteti territorial
FAQE 9
Në foto: Veton Surroi REPORTAZH
“Në Prizren vjen Fatime Sokoli”, këngëtarja që bëri epokë Nga Zenepe Luka
FAQE 18
Në foto: Kancelarja Angela Merkel me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç
MASAT
KRYEBASHKIAKU
Erion Veliaj: Mbajmë premtimin për investime në çdo bllok banimi në Tiranë
FAQE 24
Tragjedia në Itali, Shqipëria nis verifikimin e sigurisë së urave
FAQE 11
PRESIDENTI I MAQEDONISË
Ivanov: Korrigjimi i kufijve, pasoja zinxhirë në Ballkan dhe më gjerë
FAQE 7
FAQE 8
DEPUTETI I LSI
Endrit Braimllari: Siguria e qytetarëve në rrezik, shteti nuk po funksionon
REPLIKAT
Akuzat për çmimet, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: Ja kategoritë që përfitojnë tekste falas
FAQE 6
FAQE 5
POLITIKE
2
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Zbardhja e përgjimeve, Alibeaj: Përgjimet provojnë se deputeti Çyrbja është anëtar i bandës së Shullazit
P
artia Demokratike kërkon nga prokuroria që të sjellë në Kuvend sa më parë kërkesën për arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Aliebaj tha se Çyrbja është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, dhe këtë pretendim, vijoi Alibeaj, e vërtetojnë edhe përgjimet të cilat u publikuan ditën e djeshme në media. Alibeaj tha se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja, i cili është ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës është anëtar i bandës së Shullazit, duhet të ishte në burg. Alibeaj tha se Jurgis Çyrbja u kap në përgjime duke informuar bandën e Shullazit për hetimet e prokurorisë për hotel “Vollgën”, të cilin Çyrbja e regjistroi në emër të Shullazit. Ai i bëri thirrje prokurorisë të sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit. “Çdo ditë që kalon po provon se Edi Rama e qeveris vendin si drejtues i një organizate kriminale, se ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet dhe se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës në parlament i ka zëvendësuar me shërbëtorët e tyre në zyrat e shtetit. Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me
Dosja “Shullazi”, PD kërkon arrestimin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja
krimin e organizuar. Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit. Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar
të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja. Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon
Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë. Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.
Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit. Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka pasur gjatë kohës së regjistrimit të pronës. Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Sot, kamikazët e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përse Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi. Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”- tha deputeti Enkelejd Alibeaj.
“E KEMI KEQ PUNËN”, DEPUTETI I PS-SË REAGON PAS PUBLIKIMIT TË PËRGJIMEVE ME KRAHUN E DJATHTË TË SHULLAZIT
P
ak orë pas kërkesës së Partisë Demokratike për arrestimin e tij, deputeti socialist Jurgis Cyrbja njëkohësisht ish zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës ka reaguar për herë të parë lidhur me zbardhjene dje në në media të dosjes së përgjimeve, ku sipas hetimeve të prokurorisë dhe përgjimeve të telefonatave, rezulton se ai ka komunikuar me Gilmando Danin, një prej anëtarëve dhe miqve të ngushtë të Emiliano Shullazit. Sipas hetimeve, ligjvënësi e informon Gilmano Danin se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt duke i thënë ndër të tjera se “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PS-së thotë se ka sqaruar gjithçka në prokurori para një viti dhe i konsideron përgjimet e dala ndaj tij si lajme vere që nuk do arrijnë t’i prishin imazhin. “Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve! Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si dety-
PD kërkoi arrestimin e tij, Çyrbja: Jam përgjigjur në prokurori për këtë çështje
Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë. Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
rim nga zgjedhësve të mi mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership. Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”- tha dje deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja. Përgjimet Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Referuar dosjes hetimore të zbardhur ditën e djeshme nga “News24” rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit qe kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen. Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vone të Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Fillon ofensivën PD: Të arrestohet deputeti Me sa duket do të kemi një vjeshtë të nxehtë përplasje mazhorancëopozitë, e cila do të shkojë në protestën e madhe në fund të tetorit, ku populli do thirret për të marrë qeverisjen dhe larguar kryeministrin Pas heshtjes disaditore me deklarata verore për cilësinë e plazheve, Partia Demokratike ka nisur aksionin me "artileri të rëndë". Selia blu kërkoi dje nga prokuroria nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit të PS në Shijak, Jurgis Çyrbja. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se ekzistojnë prova që e lidhin deputetin socialist me një prej bandave më të rrezikshme që ka vepruar këto vite në Tiranë dhe në Durrës. Akuza e PD lidhet me kohën kur Jurgis Çyrbja ishte drejtor i Hipotekës në qytetin e Durrësit. Sipas disa përgjimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda që kanë dalë në media, rezulton se Çyrbja ka pasur kontakte me një emër të njohur për drejtësinë, Emiljano Shullazi. Sot Shullazi është i arrestuar dhe nën proces hetimi për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, organizim grupi të strukturuar kriminal dhe gjobëvënie. Në vitin 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në përgjim Emiljano Shullazin pas dyshimeve për gjobëvenie ndaj një biznesmeni, lidhur me procesin e shitjes së hotel "Vollgës" në Durrës. Pasi prokuroria ka shkuar në hipotekën e Durrësit për të sekuestruar aktet e kalimit të pronësisë për hotelin, drejtori Çyrbja rezulton se ka marrë në telefon një prej njerëzve të afërt të Emiljano Shullazit. Në përgjimet e zbardhura të Prokurorisë, Çyrbja mësohet t'i ketë thënë njeriut të Shullazit: "E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time". Pas kësaj telefonave, sipas hetimeve, Çyrbja është thirrur në prokurori për të dëshmuar dhe menjëherë pas daljes nga prokuroria ka telefonuar sërish një prej personave që sot është i arrestuar bashkë me Emiljano Shul-
Deputetit të PS në Shijak, Jurgis Çyrbja
lazin. Ndërkohë në seancat gjyqësore ndaj Shullazit, Çyrbja ka dëshmuar se është takuar me Emiljano Shullazin për procedurat ligjore për pronësinë e hotelit. Këto detaje të dala në media nga dosja hetimore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë të mjaftueshme, sipas PD, që të nis hetimi dhe arrestimi i ligjvënësit socialist. Partia Demokratike e cilësoi deputetin socialist si "anëtar të bandës së Emiljano Shullazit", ndërsa shtoi se ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit ka shkelur ligjin duke informuar Shullazin për veprimet e prokurorisë dhe fshehjen e provave. Sipas PD, provat e prokurorisë nuk implikojnë vetëm një deputet të PS, por edhe Kryeministrin Edi Rama, që në dijeni të këtyre fakteve vazhdon të mbajë në parlament njerëz të implikuar në afera të jashtëligjshme. "Jurgis
Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me krimin e organizuar. Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit",- tha dje deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Në akuzat e PD nuk sulmohet vetëm deputeti socialist, por edhe Prokuroria e Përgjithshme. Alibeaj tha se Shullazi është në burg edhe për shkak të marrjes në mënyrë të paligjshme të pronës, ndërkohë që drejtori i Hipotekës që firmosi dokumentet e kalimit të pronës sot është deputet i Partisë Socialiste. Duke i sugjeruar Prokurorisë të mos marrë më në mbrojtje deputetin, PD kërkoi nga organi i akuzës që të
sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e Jurgis Çyrbjas. Akuzave të PD, deputeti socialist u është përgjigjur pasditen e djeshme. Në një reagim në rrjetet sociale, Çyrbja thotë se kemi të bëjmë me një lajm të vjetër. Deputeti socialist i Shijakut shton se sqarimet lidhur me lidhjet me Shullazin i ka dhënë para prokurorisë një vit më parë dhe aktualisht nuk ka asnjë problem me ligin. Për deputetin e PS, sulmet e PD synojnë dëmtimin e imazhit të tij dhe të Partisë Socialiste. "Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere",- deklaron Çyrbja në reagimin e tij në Facebook. Pavarësisht ngjyrave politike që kanë akuza të tilla, fakti është se dhe vetë deputeti i PS, në reagimin e djeshëm, nuk i mohon përgjimet dhe bisedat që ka pasur me njerëz që sot janë arrestuar dhe janë nën hetim për vepra të rënda. Veç apeleve publike, PD pritet ta trajtojë rastin e ish-drejtorit sot deputet i PS në rrugë institucionale. Ndërkohë në PD thonë se ish-drejtori nuk është zyrtari i vetëm për të cilin ka prova për lidhje me të dyshuar. Nga selia blu thonë se nuk do tërhiqemi deri në arrestimin e deputetit në fjalë. Bile që në seancën e parë do kërkojmë arrestimin e tij nga prokuroria. Po kështu opozita tregon se ka dosje dhe fakte për tre ministra të cilat do ti publikojë në javët në vazhdim. Me sa duket do të kemi një vjeshtë të nxehtë përplasje mazhorancëopozitë, e cila do të shkojë në protestën e madhe në fund të tetorit, ku populli do thirret për të marrë qeverisjen dhe larguar kryeministrin. A.Marku
POLITIKE
4
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Rivlerësimi i gjyqtarqëve dhe prokurorëve, ISP publikon raportin e performancës së vendimmarrjeve të komisionerëve
N
ë fazën e parë të rivlerësimit të figurave të drejtësisë shqiptare, përveç rasteve të kofirmimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër statistikë që vihet re është edhe numri i çështjeve që komisionerët e KPK kanë shqyrtuar. Nga këto të dhëna rezultojnë se me komisonerët që kanë shkarkuar më shumë zyrtarë të drejtësisë janë Pine, Sanxhaku, Bekteshi dhe Faskaj, ndërsa ata që kanë konfirmuar më shumë në detyrë rezultojnë Shuli dhe Ilia. Vendimmarrjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë të pavarura, por megjithatë në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standarde të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit. Nga lista prej 57 subjektesh në fazën e parë të procesit të rivlerësimit, 48 prej tyre kanë kaluar në testin e vettingut, 3 kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 subjekte të tjera janë në proces. Duke ju referuar të dhënave nga raporti i Institutit të Studimeve Politike rezulton se komisionerët më me shumë çështje gjykimi në fazën e parë janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari me nga 17 çështje, ndjekur nga Etleda Çiftja dhe Roland Ilia me nga 14 çështje. Ndërsa më pak raste gjykimi kanë pasur Alma Faskaj me 5 çështje, si dhe Suela Zhegu me 9 çështje. Nga ky raport vihet
Vendimet e KPK - Pine, Sanxhaku, Bekteshi dhe Faskaj komisionerët më të “ashpër”
re se komisionerët Bekteshi dhe Faskaj kanë përqindjen më të lartë të shkarkimeve, me nga 60% të rasteve të gjykuara, ndjekur nga Çiftja me 57%, Pine dhe Sanxhaktari me nga 53%. Këta janë komisionerët që kanë më shumë se 50% shkarkime në vendimet e tyre sesa konfirmime në detyrë. Ndërsa trupa që ka konfirmuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga çështjet e gjykuara janë Shuli
me 82% konfirmime dhe Ilia me 79% shkarkime, Zhegu me 67% konfirmime, për të vijuar më pas me kryetaren e KPK Genta Tafa me 58% konfirmime. Vendimet Vendimmarrja e komisionerëve të KPK-së dhe në strukturat e tjera të vetingut bazohet në tri kritere ligjore: në aftësinë profesionale, në të dhënat e pasurisë dhe në integritet. Por fakti që në të paktën katër raste ONM
dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK, është tregues i vlerësimit kritik dhe interpretimit të dhënave të konsideruara nga Komisionerët. Duke iu referuar katër rasteve të ankimimit nga ONM dhe Komisioneri Publik, për Dedjan, Islamajn, Medjan dhe Zaganjorin vlen të theksohet se nga trupa e KPK rezultojnë të kenë qenë vendimmarrës Roland Ilia me tri vendime, Pamela Qirko e
Xhensila Pine me dy vendime, Genta Tafa, Olsi Komiçi, Firdus Shuli, Suela Zhegu, dhe Valbona Sanxhaktari me nga një rast. Vendimet me +1 votë në KPA Në analizën e vendimeve të deritanishme ka rëndësi të veçohen edhe rastet e vendimeve me shumicë votash (2 vota pro dhe 1 kundër), sidomos kur ka një perceptim paraprak për trendin e vendimmarrës së komisionerëve të KPK. Janë vetëm pesë raste të vendimeve me shumicë votash, nga të cilat, katër janë raste të bujshme, sepse lidhen me drejtuesin e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesin e KED, dhe dy gjyqtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Nga të dhënat e trupës së KPK që ka bërë vlerësimin dhe vendimmarrjen, rezulton se në 4 raste vendimmarrëse ka qenë Xhensila Pine, në 3 raste Valbona Sanxhaktari, në 2 raste Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, si dhe në 1 rast kanë qenë Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Genta Tafa (Bungo). Në asnjërin nga 5 rastet nuk ka pasur relatorë të njëjtë, dhe se në 2 raste drejtuese e trupës së KPK ka qenë Xhensila Pine.
DEPUTETI SOCIALIST “PËRPLASET” ME DHËNDRIN E BERISHËS: BUDALLA QË T’I HANË KUMBULLAT TË TJERËT
D
enoncimi i drejtuesit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, njëherazi dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është kthyer në “mollë sherri” mes demokratëve dhe socialistëve në këto ditë të nxehta gushti. Shkak është bërë një denoncim i Malltezit për një shtëllungë tymi në qytetin e Durrësit në orët e para të paradites së djeshme të gazrave që digjen në port. Sipas Malltezit, socialistët nuk promovojnë durrsakët por iu japin poste personave të lidhur me PS-në. Ai akuzon direkt vëllain e deputetit socialist Pjerin Ndreu, se është zgjedhur nga socialistët në krye të kapitenerisë për shkak të lidhjeve me të vëllain deputet. “Durrës, 17 Gusht 2018. Falimenton fëlliqësira që na e quajnë shtet!!! Ku është Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit? Ku është Agjencia e Bregdetit? Ku është Kapiteneria e Portit? Ku janë Emergjencat Civile? Ku Agjencia e Turizmit? Klosi u bë dy herë deputet në Durrës, por cilin qytetar durrsak promovoi?
“Tymi nga anijet” ndez gjakrat mes Jamarbër Malltezit dhe Pjerin Ndreut
Asnjë. Veç ish kreut të PS Durrës, Konomi që ishte shef dogane për 3 muaj dhe e hoqën se kish dorë të rëndë. Ky e fiton konkursin si profesionist! Kapitenerinë e portit e përlan vëllai i deputetit të PS-së, Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnjë
profesionist detar nga Durrësi? Nuk kishte asnjë profesionist tjetër përveç atij që ka vëllain deputet? Këtu është kalbur kripa”- u shpreh dje në reagimin e tij, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi. Por më parë të njëjtën foto
do ta publikonte në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, u shpreh se po e publikonte foton denoncuese si një “Një mirëmëngjes nga turistët e Durrësit për piktorin dështak”, siç u shpreh Berisha në etiketimin e tij për kryeministrin Edi Rama. “Një mirëmëngjes nga turistët e Durrësit për piktorin dështak! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb “Shiko çfarë bëhet në Portin e Durrësit z. Berisha! Kemi ardhur për pushime, jo të thithim aromën e plehrave”- thuhet në denoncimin e publikuar nga deputeti demokrat. Reagimi i Ndreut Menjëherë pas akuzave të Jamarbër Malltezit në drejtim të të vëllait, përgjigjen s’ia ka vonuar deputeti socialist, Pjerin Ndreu, që në një reagim përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan se
kapiteneria e Durrësit nuk merret me zjarret. Ndreu i thotë Malltezit se ky i fundit ka uzurpuar vendin në Partinë Demokratike si dhëndër, e jo si politikan, ndërsa sipas tij, i vëllai ka përfunduar shkollën e Marinës. “O dhëndërrushi budalla i Saliut që t’i hanë kumbullat të tjerët e ty të mpihen dhëmbët! Kapiteneria nuk merret me zjarret në tokë o bo....e ! Pastaj drejtori që thua ti nuk e ka uzurpuar postin, se nuk e ka pasur vjehrrin kryeministër, por ka mbaruar Akademinë e Marinës në Vlorë o dhëndërrush i vobektë! Pastaj ku e ke të shkruar ti që të jesh nga Mirdita, Puka, apo Tropoja, nuk duhet të jesh drejtor?! Kujdes se po të rrah vjehrri me këto budallëqe që thua! Te fala tyt eti se është burrë, po ty duket se ti ka helmuar trutë doktori e nuk di ça thu!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputet i PS-së Pjerin Ndreu.
POLITIKE
5
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Qytetarët nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes
SEKRETARI I LSI-së
Ethet e Nilit, Vasili: Europa në alarm, shteti ynë me pushime!
Vrasjet dhe aksidentet, Braimllari: Në alarm siguria e qytetarëve, qeveria vetëm gjobit
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për situatën me sëmundjen ngjitëse të Nilit, për të cilën thotë se qeveria jonë është “me pushime” për këtë emergjencë. Në reagimin e tij, Vasili tha dje se rastet në Ballkan nuk kanë munguar, aty ku janë shënuar viktima nga sëmundja e Nilit. Sipas tij, qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes, si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjekësore të rëndë. E gjithë Europa është në alert. Po ashtu, ligjvënësi i LSI-së theksoi se Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmendjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë. Më tej ai thotë se sëmundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë. Dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria, shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së, u tret dhe u zhduk se koncesionet zhdukën çdo gjë të nevojshme në shëndetësi. “Ethet e Nilit Perëndimor janë një emergjencë e shëndetit publik për shkak të rrezikshmërisë së tyre serioze për shëndetin. Prej Etheve të Nilit ka pasur mjaft raste në Eu-
ropë por edhe në Ballkan ku nuk kanë munguar edhe vdekjet si në Greqi, Rumani, Kosovë, Serbi etj. Vetëm në Shqipëri askush nga shteti nuk flet. Shteti është me pushime! Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjekësore të rëndë. E gjithë Europa është në alert. Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmendjen
që rastet janë më të shumta se një vit më parë. Sëmundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë dhe dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhdukën çdo gjë të nevojshme në shëndetësi. Qytetarët janë të rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre. Shteti që flet e flet pa u lodhur kur duhet të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar, bile pati idiotër qever-
itare e bashkiake, që folën edhe gjoja për sëmundjet e supozuara atje, për Epideminë që merr jetë njerëzish s’thotë dot asnjë fjalë. Shqiptarëve t’u rrojë mjekra e kryeministrit pa taksiratët duhet ti heqin vetë. Presim edhe në këtë rast videon psikopatike të radhës të shkollëpakut dhe shpjegimin e trashë të tij se kështu ndodh edhe në vende të tjera”- tha dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK KËSHILLON QYTETARËT: EVITONI PICKIMET NGA MUSHKONJAT
P
ISHP i përgjigjet shqetësimit të Vasilit: Shqipëria nuk ka asnjë rast të virusit Ethja e Nilit
as deklaratave të djeshme të kreut të gruipit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili shprehu shqetësimin e tij lidhur me sëmundjes që njihet ndryshe “Ethja e Nilit”, do të reagonte edhe Instituti i Shëndetit Publik, i cili theksoi se aktualisht nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri. ISHP gjithashtu konfirmon se prej dy vitesh në vendin tonë nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundje, bazuar në të gjitha testimet e kryera për të gjitha rastet e dyshuara. “Qysh prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar prej tij. Po ashtu janë përforcuar kapacitet laboratorike të diagnosës përfshi këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje pranë laboratorit të virologjisë në ISHP”, deklaron ISHP. Sipas këtij institucioni, për Shqipërinë është kryer edhe një vlerësim risku ku janë përcaktuar zonat me risk më të lartë ku kemi një survejance dhe kon-
troll të përforcuar. ISHP këtë sezon në bashkëpunim me ECDC (Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve) ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj
sëmundjeje. “Përforcimi i survejancës për Ethen e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e sistemit nervor qendror; Komunikim të përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e hershme të rasteve; Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunim i këtij laboratori me rrjetin europian të sëmundjeve emergjente; Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë; Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC; Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje; Survejancë e përforcuar entomologjike”- thuhet në reagim. ISHP thotë se për këtë sëmundje nuk ka vaksinë tek njerëzit, por mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i pickimit nga mushkonjat.
Ngjarjet e fundit në vend, si masakra në Resulaj në Selenicë me 8 të vrarë dhe aksidentet e rënda rrugore, për Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari janë shenja të alarmit se vendi është në pasiguri të plotë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braimllari deklaroi një ditë më parë se qeveria është ireale dhe se vetëm institucioni i gjobave funksionon. Në vijm, Braimllari shprehet se kjo tregon degradimin e strukturave shtetërore si dhe çdo instuticioni. Kryeministri e ka mendjen tek shfaqjet, tek fasada, tek gjendja e tij imagjinare, dhe, shton deputeti i LSI-së, nuk i intereson fare se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë Kryeministër ireal. “Në alarm siguria e qytetarëve në vend. Mungesa e funksionimit të strukturave shtetërore për fatin tonë të keqe ka sjellë kaos në vend. Aksidente, vrasje, treni merr përpara një automjet dhe urgjenca nuk shkon në vendngjarje. Nuk funksionon asnjë strukturë shtetërore që t’i vi në shërbim qytetarëve. Qytetarët e vendit në mëshirë të fatit, sepse qeveria nuk funksionon. E vetmja strukturë që funksionon është struktura e gjobave të Kryeministrit batakçi që po i merr shpirtin çdo biznesi të ndershëm në këtë vend. Kjo tregon degradimin e strukturave shtetërore si dhe çdo institucioni. Kryeministri e ka mendjen tek show, tek fasada, tek gjendja e tij imagjinare dhe nuk i intereson fare se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë Kryeministër ireal”, u shpreh dje deputeti i LSI-së në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Endrit Braillari.
POLITIKE
6
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Tekstet e reja shkollore – MASR: Përfundon cikli i prodhimit të tyre të mbështetura në kurrikulën e re
Nikolla i përgjigjet PD-së dhe sqaron çmimin e teksteve shkollore: Ja kush i përfiton falas
MINISTRIA E FINANCAVE
Së shpejti Tatimet aplikojnë një sistem të ri faturimi! 4 ndryshimet për bizneset
M
inistrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagon pas akuzave të selisë blu se janë rritur çmimet e paketave të teksteve shkollore. Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ministrja shprehet se nxënësit shqiptarë do të kenë mundësi që këtë vit të mësojnë me tekste të “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson njësoj si fëmijët e tjerë në Europë. Këto tekste shton ajo, do të kenë çmime të ndryshme, por janë pakrahasueshme me tekstet e para për nga cilësia. Në vijim, Nikolla bën me dije se me cilësinë dhe standardizimin që po realizojmë në arsimin parauniversitar, duke bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë me tekste si fëmijët në Evropë, teksti i ri i ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri por i pakrahasueshëm në cilësi. Ministrja tha ndër të tjera se këtë vit shkollor, nxënësit e klasave nga e para deri në të katërt do të marrin libra falas, të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre. “Prej disa muajsh Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po vijon me përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor. Në këtë shtator për nxënësit do të ketë mbi 90 shkolla të reja dhe të rikonstruktuara me terrene sportive, ku shumë prej tyre do të hapin dyert për të pritur fëmijët më 17 shtator. Por këtë vit për herë të parë, fëmijët e klasave të para deri tek e katërta do të kenë librat falas, të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre. Mbi 125 mijë familje shqiptare me këtë vendimmarrje të qeverisë shqiptare do t’u ulen shpenzimet mesatarisht 4 500 lekë në vit për çdo fëmijë që ndjek arsimin bazë. Kjo nismë e cila këtë vit pilotohet për herë të parë pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese. Pas një rrugëtimi të gjatë me reformën kurrikulare, jemi të lumtur që kemi arritur të mbyllim ciklin e prodhimit të teksteve të reja dhe cilësore shkollore të mbështetura në kurrikulën e re. Çdo vit, nga viti 2015 kemi aprovuar tekste të reja për klasa të caktuara, duke i pilotuar dhe më pas aprovuar përfundimisht. Kjo reformë filloi nga klasa e parë dhe e gjashtë vitin e parë duke e mbyllur gjithë ciklin me vitin shkollor 2019-2020. Sivjet kemi aprovuar tekstet e klasës së katër, nëntë dhe dymbëdhjetë duke mbetur për vitin pasues vetëm tekstet e klasës pestë. Kurrikula e re që synon ndërtimin e kompetencave të komunikimit, logjikës, qytetarisë etj, kishte nevojë për tekste të reja që ndihmonin mësuesit dhe nxënësit për të arritur ato kompetenca. Ndaj morëm tekste nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave. Me cilësinë dhe standardizimin që po realizojmë në arsimin parauniversitar, duke bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë me tekste si fëmijët në Evropë,
KATEGORITË E NXËNËSVE QË MARRIN TEKSTE FALAS Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe
asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit Fëmijët romë dhe egjiptian Fëmijët jetim etj
teksti i ri i ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri por i pakrahasueshëm në cilësi. Çmimi qëndron i pandryshuar në vitet në vijim dhe ndryshon vetëm sipas indeksimit të normës së inflacionit. Disa nga kategoritë e nxënësve që marrin tekste falas: • Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt. • Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje. • Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. • Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafi-
kimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës. • Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit. • Fëmijët romë dhe egjiptian. • Fëmijët jetim etj. Së bashku me nxënësit e ciklit të ulët, libra falas në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë mbi 2/3 e të gjithë nxënësve që janë pjesë e arsimit të detyrueshëm. Përpjekja jonë për qasje të barabartë në shkollim nuk merr fund këtu. Kemi shumë punë për të bërë. Por, në të njëjtën kohë, jemi të lumtur që kemi arritur të lehtësojmë buxhetin familjar për nevoja shkollimi për rreth 200 mijë familje. Ju urojmë një vit të mbarë shkollor!”- sqaroi dje në reagimin e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Administrata Tatimore do të aplikojë së shpejti një sistem të ri teknologjik të faturimit. “Projekti i fiskalizimit synon krijimin e një sistemi on-line të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale si për pagesat në cash për transaksionet biznes-konsumatorë, ashtu edhe për transaksionet biznes-biznes. Sistemi i ri, ndryshe nga ai aktual i ndërtuar në vitin 2010, do të lidhet edhe me modulin aktual të manaxhimit të riskut në tatime e më pas edhe në dogana, për të mundësuar një analizim më të thellë të përgjegjësive fiskale të subjekteve dhe transaksioneve individuale të bizneseve” njofton Ministria e Financave. Aktualisht pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës, kur mbyllet kasa manualisht. Por sistemi aktual është i centralizuar; nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë. “Në të njëjtën kohë, me sistemin aktual mungon një analize e detajuar për menaxhimin e riskut dhe kontrollit; nuk identifikohen faturat e lëshuara në mënyrë elektronike biznes-biznes dhe faturat me blloqe për shkak të mos-deklarimit të shitësit dhe blerësit, elemente këto të domosdoshme për efektivitetin e punës së administratës tatimore” vijon shpjegimet ministria. Sistemi i ri, sipas ministrisë së Financave, përveç se adreson këto mangësi, sjell edhe disa risi të rëndësishme: -Është një sistem gjithëpërfshirës që mbulon transaksionet Biznes-Konsumatorë (B2C) dhe Biznes-Biznes (B2B); -Do të mundësojë monitorim më të mirë të të gjithë tatimpaguesve dhe auditimit të synuar, zvogëlimin e kostove administrative dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore; -Do të mundësojë plotësimin automatik të formularëve që tatimpaguesit duhet të dorëzojnë pranë autoriteteve tatimore (librat e shitjes dhe blerjes, apo të para-plotësojë fusha të caktuara të deklaratës së TVSH); -Në transaksionet B2B, do të jetë e mundur që blerësi të përcaktojë menjëherë nëse furnizuesi është me të vërtetë një pagues tatimor i TVSH-së. Projekti i fiskalizimit cilësohet si një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e dixhitalizimit të administratës fiskale, në favor të rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të efikasitetit të mbledhjes së të ardhurave dhe uljes së evazionit fiskal si dhe transformimit në të njëjtën kohë të marrëdhënies dhe bashkëveprimit mes administratës fiskale dhe tatimpaguesve.
KOSOVE
7
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Kancelarja Gjermane Angela Merkel: Pika kryesore është integriteti territorial i shteteve individuale
Merkel, mesazh Thaçit dhe Vuçiç: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan K
ancelarja Gjermane Angela Merkel ka shtuar këto ditë takimet me liderët e Ballkanit, pas ideve që vijnë nga presidenti Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe nga presidenti Hashim Thaçi në Kosovë për ndryshim të kufijve në rajon. Në të gjitha takimet që Merkel ka pasur me politikanëve të rajonit, mesazhi kryesor është: “Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan”. Dje Kancelarja gjermane ka pritur në Berlin kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE, duke shtuar dhe një kriter të ri për integrimin në gjuhën diplomatike, “në bazë të integritetit territorial”. “Ne e dimë se Mali i Zi nuk ka pasur ndonjë vit të lehtë që nga zgjedhjet e fundit. Jemi të kënaqur që tani kemi arritur të përfundojmë pranimin e Malit të Zi në NATO. Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë arritur gjithashtu një shkallë të lartë konkretizimi. Ishte tashmë një bisedë mes miqsh, për një angazhim të qartë për perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe gjithashtu një pohim të përsëritur se perspektiva europiane e Malit të Zi nuk është e vetmja, por se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë këtë perspektivë - bazuar në integritetin territorial të të gjithë vende dhe sigurisht jo sipas madhësisë dhe jo me kalimin e kohës, por gjithmonë duke përmbushur kriteret për anëtarësim”,deklaroi Merkel. Kryeministri malazez deklaron në Twitter se ka marrë nga Merkel garanci se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. “Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhet qartë në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi në Twitter. Ndërkohë në njoftim zyrtar për shtyp të kancleares gjermane theksohet se vëmendja e gjithë Ballkanit duhet të jetë integrimi në BE. “Përveç marrëdhënieve të mira dypalëshe, Merkel dhe Markoviç diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor. Sipas kancelares, qëllimi në të ardhmen është zgjidhja e të gjitha konflikteve
PRESIDENTI
Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të sigurojë njohjen e Kosovës
rajonale dhe të hulumtohen mundësitë për bashkëpunim paqësor brenda Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, pika kryesore është integriteti territorial i shteteve individuale”,- thuhet në njoftimin për media. Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë takimit me kryeminis-
trin e Bosnjës dhe Hercegovinës, kancelarja gjermane është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. Kjo deklaratë u bë pasi në Prishtinë dhe Beograd po diskutohet mundësia për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç. Qëndrim i Merkel është dhe një konfirmim zyrtar i Bashkimit Europian, se në dialogun që do zhvillohet në shtator mes Thaçit dhe Vuçiç nuk do të hapet tema e kufijve. Fakti që Merkel po takon këto ditë politikanë të Ballkanit, por jo Vuçiç dhe Thaçin, është një tjetër sinjal që Berlini u çon dy presidentëve duke i izoluar në arenwën ndërkombëtare. Po dje dhe SHBA foli qartë me anë të diplomatit të emëruar nga Trump për ambasador në Kosovë, Philip Kosnett. Kosnett, një diplomat karriere që ka shërbyer dhe më parë në Kosovës, deklaroi se “SHBA nuk mbështet ndryshimin e kufijve në rajon”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një status në Twitter ka komentuar sërish çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në reagimin e tij, Thaçi thotë se përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të konkludojë me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë. “Përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përfshirë dhe demarkacionin prej 400 kilometrash në kufirin mes dy vendeve duhet të sigurojë mbështjetje të përbashkët dhe të sigurojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në të tjera organizata. Opinionet e tjera për dialogun janë pa sens ose interpretime false”- shprehet Thaçi në një reagim në Facebook.
PRESIDENTI MAQEDONAS
“Korrigjimi i kufijve, pasoja në Ballkan dhe më gjerë”
P
residenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, duke theksuar se kjo mund të ketë efekte negative zinxhirë ndaj zonave tjera, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Ai nuk ka specifikuar nëse mendon për debatet që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për korrigjime të kufijve dhe shkëmbim të popullatës, por ka thënë se idetë e tilla tërheqin rreziqe të shumta. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Ivanov i është referuar termit të Hashim Thaçit, “korrigjim kufijsh” në deklaratën e tij.
“Në Ballkan sërish po bisedohet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të kufijve dhe të popullatës. Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korrigjime të kufijve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për qëllime tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është interes, të cilin qeveria duhet ta ketë parasysh”,- ka deklaruar presidenti Ivanov në një manifestim me rastin e 26- vjetorit të themelim-
it të Armatës së Maqedonisë. Ivanov ka tërhequr vërejtjen edhe nga, siç ka thënë, kërcënimet e ndryshme, si kriza me emigrantët, por edhe kërcënimet
nga individë dhe grupe radikale që, sipas tij, synojnë të rrënojnë vlerat e shoqërisë. “Shteti territorial po përballet me sfida të reja jo territoriale…Gjatë tre vjetëve të kaluar kemi qenë dëshmitarë vetëm të fillimit të krizës me emigrantët,me të cilën do të përballemi gjatë tërë jetës tonë.. gjithnjë e më të shpeshta janë kërcënimet nga individë e grupe radikale, të cilët kanë për qëllim të anulojnë përparësitë tona dhe mënyrën se si duam të jetojmë”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Ivanov, duke tërhequr vërejtjen institucioneve që të jenë në gjendje gatishmërie ndaj sfidave të reja në rajon dhe më gjerë.
KOSOVE
8
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Analizë e radios amerikane “Europa e Lirë” për idenë e presidentit të Kosovës, për ‘korrigjim kufijsh”
P
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbetur i vetëm në iniciativën për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e ka mbështetjen e partive politike, as në pushtet e as në opozitë. Thaçit i duhet mbështetja e partive politike pasi çdo marrëveshje eventuale ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, do të duhet të votohej në Parlament. Vende mbështetëse të Kosovës, siç janë Britania dhe Gjermania, janë deklaruar kundër një ideje të mundshme për shkëmbim apo ndryshim të kufijve në Ballkan. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, konsideron se presidenti, përmes kësaj ideje, ka përçuar një mesazh të dëmshëm për vendin. Hoti thotë se janë të koordinuara deklarimet e personave të caktuar në Prishtinë dhe Beograd që promovojnë idenë e shkëmbimit të territoreve. “Propozimi kontrovers i presidentit për korrigjim kufijsh, i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kamotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës. Ky propozim po ndihmon drejtpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politikë të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës. Zgjedhjet e reja do të nxjerrin një Qeveri dhe Kuvend legjitim, që marrin në dorë fatin e vendit dhe nuk e lejojnë presidentin të bëjë pazar me shtetësinë e Kosovës”, thotë Hoti për Radio Evropa e Lirë. Promovimi i idesë së korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve nga presidenti Thaçi, sipas Hotit nga LDK-ja, e ka futur ne qorrsokak diplomacinë kosovare dhe ka rezultuar me stopim të plotë të integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, ku ka qenë e mundshme, si dhe ka stopuar plotësisht njohjet e reja. Për shkëmbimin e territoreve, presidenti Hashim Thaçi, në asnjë formë nuk do ta ketë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetja e këtij subjekti politik, Arbërie Nagavci, thotë se presidenti ka bërë shkelje kushtetuese kur ka folur për shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh. “Përveç deklarimit të partive opozitare, madje edhe individë nga partitë e koalicionit, së fundi kemi edhe deklarimet e kancelares Merkel dhe vendeve të BE-së, të cilat e bëjnë të qartë se prekja e kufijve në Ballkan, do të sillte konflikte të reja dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Andaj besojmë se ky është një tregues për Thaçin që t’i mbyllë këto deklarime, madje as
Thaçi mbetet vetëm
të mos mendojë në këtë drejtim. Përndryshe, ai mban përgjegjësi edhe penale dhe bën tradhti ndaj vendit”, thekson Nagavci. Ndonëse presidenti Thaçi u paraqit në shumë konferenca, në të cilat foli për idenë e korrigjimit të kufijve, ai nuk tregoi asnjëherë se çka duhet të japë Kosova për
ta bërë pjesë të saj Preshevën, thotë Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate. “Nëse ai dëshiron të merret seriozisht nga partitë politike, qytetarët e vendit, ai duhet të dalë dhe të tregojë se çfarë po dëshiron të marrë, përkatësisht ai ka treguar se çka dëshiron të marrë, por të tregojë
drejt çka duhet dhënë për atë. Pastaj populli vlerëson a është patriot ky apo nuk është patriot. Aktin e marrjes, bashkëngjitjes së Preshevës po e shet si patriotizëm, por nuk po tregon assesi se çka duhet dhënë për të”, thotë Sherifi. Në Partinë Demokratike të Kosovës, ish-partinë e presidentit Hashim Thaçi, thonë se pavarësisht se cilat mund të jenë rrethanat e bisedimeve në Bruksel, me Serbinë, nuk duhet të diskutohet asnjëherë për territorin e Kosovës. Megjithatë, Xhavit Haliti nga PDK-ja, thotë se deri tani nuk ka asgjë zyrtare përveç deklarimeve të presidentit Thaçi. “Unë mendoj se Kosova është njohur ndërkombëtarësh sipas Pakos së Ahtisarit dhe GJND-së. Mendoj në këtë vendim duhet mbetur konsistent që së pari marrëdhëniet tona të ndërtohen mbi bazën e kësaj. Që do të thotë edhe Serbia ta njohë Kosovën e pavarur dhe të tjerat pastaj janë çështje terciare, për të cilat mund të merremi vesh. Për territorin e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, nuk mund të vendosë më Serbia dhe nuk duhet as të diskutohet sa i përket çështjes së Kosovës dhe çështjes së interesave të Serbisë në Kosovë”,
deklaron Haliti. Për kryeministrin Ramush Haradinaj ideja për ndërrim të kufijve, ndarje ose shkëmbim të territoreve, do të thotë luftë. Kundërshtimin më të fuqishëm idesë së ndryshimit të kufijve ia ka bërë kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se nuk mund të ketë lëvizje kufijsh në Ballkan, duke veçuar faktin se vendet e rajonit kanë të ardhme evropiane. “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe është i paprekshëm”, ka thënë Merkel këtë javë. Edhe Ambasada Britanike në Kosovë e ka kundërshtuar lëvizjen e kufijve. “Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për Radion Evropa e Lirë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në muajin shtator ku do t’i shpalosin idetë e tyre se si të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Presidenti Thaçi ka thënë se marrëveshja përfundimtare do të arrihet deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
KANDIDATI PËR AMBASADOR TË ARDHSHËM I SHBA-SË NË KOSOVË,PHILIP KOSNETT
Kosova duhet të ketë ushtri për mbrojtje
S
i çdo shtet sovran, edhe Kosova ka të drejtë t’i ketë forcat e saj të armatosura dhe për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me autoritetet e Kosovës në krijimin e forcave mbrojtëse, ka thënë Philip Kosnett, kandidat për ambasador të ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Kosnett është emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ambasador i ardhshëm në Kosovë. Ai të enjten është paraqitur para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të disa senatorëve. Pos tjerash, ai ka folur edhe për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Ai ka thënë se edhe Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj. “Do të punoj në mënyrë që Kosova të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Si çdo vend tjetër, edhe Kosova e ka të drejtën e vet sovrane t’i ndërtojë forcat e saj të armatosura për mbrojtjen e vet. Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese në NATO, me mandat mbrojtës të
limituar”. “Kosova duhet të qëndrojë në bashkëpunim të ngushtë me ne dhe të vazhdojë shtrirjen e saj dhe të flasë edhe me serbët e Kosovës, që të garantojë një tranzicion të suksesshëm. Nëse unë konfirmohem si ambasador, do të punoj me aleatët e NATO-s dhe Kosovën që t’i krijoj Forcat e Armatosura të Kosovës që të jenë të afta, gjithëpërfshirëse dhe një forcë që ndikon në stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Kosnett. Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për transformimin e FSK-së në ushtri me komunitetet në Kosovë, me vendet rajonale, NATO-n, KFORin dhe me shtetet partnere, veç e veç. “Ne kemi arritur rezultate të pakontestueshme në raport me komu-
nitetet që jetojnë në Kosovë, kemi ndërtuar bashkëpunim të rregullt me shtetet rajonale, e marrëveshje bashkëpunimi me 13 shtete në botë. FSK-ja është institucion kredibil, përfaqësues dhe i gatshëm”. “Përpjekjet tona për ndryshime kushtetuese nuk do të ndalen asnjëherë, sepse kjo do të mundësonte ndryshimin e emrit dhe maksimalizimin e mbështetjes politike, derisa qasja jonë në tranzicionin e FSK-së nuk është qasje ad-hoc. Kemi planin 10-vjeçar të tranzicionit, i cili në substancë bëhet përmes ndryshimeve ligjore, ndërsa përpjekjet për ndryshimet kushtetuese do të jenë të vazhdueshme”, ka thënë Ramandani. Sipas tij, transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të thotë zëvendësim i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. “Nuk do të zëvendësohet KFOR-i, por do të thellohet partneriteti mes FSK-së dhe KFOR-it. Përkundrazi, kjo nënkupton partneritet edhe më të thellë mes FSK-së dhe KFOR-it. Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me shtete partnere, veç e veç, po ashtu me KFOR-in, me NATO-n dhe me komunitetet në Kosovë dhe besojmë se kjo është rruga, të
cilën do ta ndjekim edhe më tutje”, ka theksuar Ramadani. Ndërkaq, gjatë paraqitjes në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Kosnett po ashtu është pyetur lidhur me spekulimet për mundësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për idenë e shkëmbimit të territoreve. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për t’i kapërcyer tensionet e vjetra”, ka thënë Kosnett. Megjithatë, zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri më tash janë refuzuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kuvendin e Kosovës. Autoritetet e Kosovës, në vazhdimësi kanë deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen, do të jenë faktor i stabilitetit brenda për brenda Kosovës dhe për rajonin, ndërkohë që autoritetet e Serbisë i shohin këto forca si të rrezikshme për paqen dhe si faktor i destabilitetit në rajon.
FORUM OPINION Nga Veton Surroi
Ç
ka duhet mësuar prej udhëzimeve amerikane, të kancelares Merkel dhe diplomacisë britan-
ike? 1. E kisha mik të mirë Jean de La Fontaine me fabulat e tij, në vitet nëntëdhjetë, kur diplomatët e huaj, në të shumtën evropianë, vinin në Kosovë për të na bindur, Alternativën e atëhershme dhe zërat kritikë të saj, se duhej filluar një "dialog" me Milosheviqin, një i tillë që do të ishte pa kushte, në mënyrë që nisma të ishte e mbarë dhe e perceptuar prej të dy palëve si e paanshme. Fabulisti bashkëkohor (ndonëse i shekullit XVII) e kishte të gatshme përgjigjen: gjeli dhe dhelpra kishin armiqësi të përhershme dhe një ditë dhelpra dha propozimin që të dy të uleshin e ta bisedonin punën e hasmërisë së tyre, pa parakushte, në formë të barabartë. Madje, dhelpra me gjentilesë u ofrua që kjo bisedë të zhvillohej në kotecin e gjelit, si të barabartë, pa ndërmjetës e miq. Kështu u bë dhe pas natës së gjatë të negociatave dhelpra doli nga koteci. Ishte e ngopur, me mish gjeli. Kështu u thosha para njëzet vjetësh diplomatëve dashamirë (në shumë raste) dhe jo pak naivë, do të zhvillohej procesi negociator mes Serbisë, që e kishte okupuar Kosovën e që mbante në të njëqind mijë ushtarë e policë të armatosur, dhe Kosovës së okupuar, që bartte me dy gomarë kallashnikovë nëpër dhiaret e Shqipërisë. Dhe kur vinte pyetja prej tyre, e çka duhet bërë, ishte një përgjigje e thjeshtë: nevojiten parime prijëse, dhe të panegociueshme, që të dy palët i pranojnë nëse hyjnë në negociata. Si rrjedhojë e mësimeve të La Fontaineit, para negociatave të Rambouillet-së dhe atyre të Vjenës kishim parime të këtilla, dhe emërtuesi i përbashkët i që të dyjave ishte se nuk mund të gjendet zgjidhja në të kaluarën, nuk mund të gjendet zgjidhja me copëtim territori, rrjedhimisht nuk mund të gjendet zgjidhja me dhunë dhe, përfundimisht, nuk mund të gjendet zgjidhja në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës 2. Më ra në mend gatishmëria e La Fontaineit për të na mbrojtur me përralla gjelash kur po lexoja, një ditë pas tjetrës, pozicionin e ri të diplomacisë amerikane i cili pak a shumë thotë kështu: Serbia e Kosova duhet të ulen bashkë e të gjejnë një zgjidhje që u konvenon, e për këtë të përdorin në të dy anët "vizion dhe fleksibilitet". Në të folmen e shkencave
politike amerikane ky proces quhet "ownership", pra pronësi, krijimi i kushteve që Serbia dhe Kosova të jenë "pronare" të zgjidhjeve, e jo që ato t'u vijnë të servuara nga jashtë. Dhe, ndonëse koncepti i "pronësisë" është pak a shumë i ri (vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar), nocioni se palët në Ballkan duhet të gjejnë vetë zgjidhje për problemet e veta nuk është edhe aq. Ky koncept, që Ballkani t'u lihet ballkanasve është nocion i fundit të shekullit XIX dhe fillimit të atij XX, dhe pak a shumë ishte produkt i shteteve të forta të Ballkanit (jo rrallë atyre që kishin përkrahjen e Rusisë) dhe që donin të loznin rolin e të fortit në mëhallë. Po të mos përzihej, të themi Austro-Hungaria, Serbia mund të kishte "carte blanche" për të dominuar tërë hapësirën prej Danubit deri në Adriatik. Por, siç e dimë me fabulistin tonë, ky koncept është edhe më i vjetër se aq: dhelpra ka kërkuar të ndërtojë paqe me gjelin në kotecin e tij edhe para se të ekzistonte Serbia si shtet.
3. La Fontaine mund të jetë edukativ për Hashim Thaçin, i cili mund të mos ketë dëgjuar për të e as për përpjekjet që i kemi bërë në njëzet vjetët e kaluar në mënyrë që Kosova të mos hyjë në negociata pa parime prijëse. Ai pranoi të hyjë në këso negociatash, të paqes së La Fontaineit në Bruksel dhe pranoi, pas dështimit në Bruksel, të hyjë në aventurë të re me ndarjen e Kosovës të quajtur "korrigjim". Tash arsyetohet se po gjen, sipas udhëzimeve të diplomacisë amerikane, "me vizion dhe kreativitet" pajtim me Aleksandër Vuçiqin për paqe mes Kosovës e Serbisë, duke filluar
9 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Fabulat e La Fontaineit mbrojnë Kosovën me vizatimin e hartave të reja. Kur nuk lexon përralla në fëmijëri, duhet t'i mësosh në pleqëri, dhe Hashim Thaçi është disa vjet tashmë duke biseduar për paqe brenda kotecit të tij. Gjatë negociatave të Brukselit, Thaçi ka pranuar që të bisedojë se si do ta rirregullojë funksionimin e Kosovës në mënyrë që t'i pëlqejë Serbisë, ndërsa tash ka pranuar që ta rirregullojë edhe hartën e vendit. Prej se ka hyrë në kotec, për ta gjetur "paqen", Serbia nuk e ka obliguar veten për asnjë gjë karshi Kosovës. Do të ishte budallallëk po ta bënte; duhet të japësh ndonjë premtim e madje edhe ta realizosh atë para se të hysh në kotec. Kur ke hyrë, s'ke çka premton më. 4.
që i ka ndodhur disa herë në njëqind vjetët e fundit, dhe gjithnjë me rezultate katastrofale) thotë se Serbia e Kosova duhet të gjejnë zgjidhje vetë. Dhe këtë e bën, duke mos llogaritur shumë faktin se pavarësia e Kosovës do të ishte e pamundur pa rolin prijës amerikan, mbrojtja e tërësisë tokësore dhe e paqes në Kosovë e pamundur pa rolin udhëheqës amerikan në NATO dhe realitetin më të thjeshtë, Serbia dhe Kosova nuk janë në pozitë të barabartë. Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të veten, Serbia nuk e ka përfunduar luftën (deri në kufij të gjenocidit) kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe Serbia nuk është ndalur në përpjekjen për të penguar shtetësinë e Kosovës deri në zhbër-
Paradoksi që vlen për t'u shënuar është se para njëzet vjetësh ishin diplomatët evropianë ata që propozonin që Serbia dhe Kosova të uleshin së bashku e të gjenin zgjidhje në kotec, dhe ishte diplomacia amerikane ajo që erdhi në mbrojtje të një koncepti tjetër, të "level playing field", të terrenit ku të dy ekipet do të ishin të barabarta. Pra, aty ku Kosova mund të negocionte pa kërcënim nga tyta e pushkës dhe ku argumenti juridik e i të drejtave të njeriut ishte më i madh sesa numri i tankeve të ushtrisë serbe. Njëzet vjet më pas, diplomacia amerikane (që mund të jetë në njërin prej cikleve rituale të tërheqjes, gjë
je. Jean de La Fontaine, për fat të mirë, ka edhe një fabulë tjetër që mund ta mësojë Kosovën në këtë moment delikat. Prapë është gjeli që ka hipur në majë të një peme dhe poshtë saj rri dhelpra. Ajo i thotë gjelit:
"Sherri ynë, vëlla, në fund ka mbërri, Unë dhe ti shpresoj të jetojmë në miqësi; Sepse paqja mbretëron Gjithandej ku shtaza rron". Dhelpra e fton gjelin që të zbresë nga pema, madje i ofron që si shenjë të paqes së re, atë ta vulosin me një puthje. Po, thotë, gjeli. Vetëm sa të mbërrijnë dy rojat e shtëpisë, zagarët që janë nisur vrapthi, e që duhet t'ia japin vulën përfundimtare këtij pakti. Në përrallën e La Fontaineit, dhelpra nuk e pret vulën e dy mbrojtësve të shtëpisë. Në realitetin e Kosovës, dy mbrojtësit e shtëpisë dolën të jenë Britania e Madhe, me qëndrimin se marrëveshja që do arritur mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë mes dy shteteve të pavarura me territorin e tyre sovran, dhe i kancelares gjermane që i dha pikë debatit rreth kufijve, duke saktësuar se ata tashmë janë të vendosur në Ballkanin Perëndimor dhe s'guxon të bëhet më fjalë për ndryshimin e tyre. 5. Nuk do të përfundojë kjo punë vetëm me La Fontainein. Do mësuar nga të dy qasjet e deritanishme. Po, Kosova dhe Serbia gjithsesi duhet të kenë pronësi në këtë proces, ashtu siç propozon diplomacia amerikane. Dhe, po, Kosova dhe Serbia duhet të kenë "vizion dhe kreativitet" në zgjidhjen që duhet ta gjejnë. Dhe, njëkohësisht, po, ashtu siç udhëzojnë kancelarja gjermane dhe diplomacia britanike, vizioni dhe kreativiteti duhet të zbatohen në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si shtete të pavarura, në kufijtë në të cilët është njohur pavarësia e Kosovës. Ja dy nga parimet prijëse prej një numri që do të rritet.
NJOFTIM PËR ANKAND SHPALLJE ANKANDI I Pasuria Pasuria Lloji i prones: Arë + Truall me sip.4704 m², nga të cilat 3500 m² është truall dhe ndertesë mbi të prej 2103 m², Vendi i ndodhjes: Stacioni Zooteknik, Xhafzotaj, Durrës, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zona Kadastrale: 2574, Numri i Pasurise: 27/93, Volumi 10, Faqe 1, në vlerën prej 376,044 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyzet e katër) EURO, ne pronesi te Z.Hysni Hasani i cili perfundon me date 23.08.2018. Vendi ku zhvillohet ankandi i shitjes eshte ne shoqerine TDR GROUP sh.p.k, në adresen Bulevardi Gjergj Fishta, kulla Nr.5, kati 11, Nr.54, Tiranë.
AKTUALITET
10
E shtunë, 18 GUSHT 2018
“Përpjekjet e policisë kundër trafikut të drogës, të cilat arrijnë në vendin tonë me thasë është ndoshta më të vështira të dekadave të fundit”, shkruan “Kathimerini”
“Droga, kryesisht hashashi që vjen nga Shqipëria, “mbyt” Epirin”. Nuk është artikull i medias shqiptare apo denoncim i opozitës por i së përditshmes greke “Kathimerini”. Përmes një artikulli kushtuar kapjes së lëndëve narkotike në Greqi, e përditshmja greke e cilëson Shqipërinë si furnizuesin kryesor me drogë për të gjithë Europën. Një rritje e mbrehtë e konfiskimit të drogës, kryesisht kanabis, i cili u rrit në 232% në dy vitet e fundit në Epir dhe pavarësisht kontrollit dhe masave të shtuara përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka shumë përpjekje për kalim të sasive me drogë. Rastet e trafikut janë zbuluar nga gjuetia e përditshme përgjatë kufijve greko-shqiptarë. Sipas një raporti të policisë greke, thuhet se grupet kriminale furnizojnë me sasi të mëdha kanabisi shtetin helen, një pjesë të Ballkanit, Europën, Italinë apo dhe Turqinë. Artikulli flet me shifra, ndërsa thekson se për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2 ton e 772 kg hashash, ndërsa në 2017 sasia kapur ka shënuar rekord me 9.2 ton hashash. Ndërsa për vitin 2018, janë kapur 3 ton e 213 kg, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë. Një pjesë e operacioneve realizon në kufirin e gjelbër. Por nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë policia mobilizohet kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e
Hashashi shqiptar “mbyt” Greqinë, 9.2 ton vetëm në 2017 SFIDA “Përpjekjet e policisë kundër trafikut të drogës, të cilat arrijnë në vendin tonë me thasë dhe në çdo mënyrë të mundshme është ndoshta më të vështira të dekadave të fundit”.
RRITJE “Një rritje e konfiskimit të drogës, kryesisht kanabis, i cili u rrit në 232% në dy vitet e fundit në Epir, pavarësisht se përgjatë kufirit greko-shqiptar ka kontrolle”.
drogës. “Përpjekjet e policisë kundër trafikut të drogës, të cilat arrijnë në vendin tonë
me thasë dhe në çdo mënyrë të mundshme është ndoshta më të vështira të dekadave të
FOTOLAJM
Forcat Speciale në Afganistan
Pas 6 vitesh mungesë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se Forcat Speciale Shqiptare janë rikthyer në Afganistan dhe po ndihmojnë në trajnimin e komandove Afgane. ”Forcat Speciale shqiptare rikthehen pas 6 vitesh në Afganistan! Po e tregojnë veten sa specialë janë duke trajnuar Komandot afgane në misionin Resolute Support Mission. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka në facebook.
KRIMET
P
rokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë dy letërporosi në llogari të hetimit të nisur ndaj 21-vjeçarit suedez Rickard Sebastian Vall, i arrestuar me 19 pistoleta në pikëkalimin e Muriqanit. Sipas burimeve, një prej tyre do t’i drejtohet autoriteteve të Kosovës, ku 21-vjeçari ka qëndruar katër ditë dhe ku pretendon të ketë marrë armët nga një person i panjohur. Përmes letërporosisë prokurorët e Krimeve do të kërkojnë nëse në vendin e takimit ka pasur kamera sigurie, apo edhe në vende të tjera ku ai ka pasur kontakte me persona të përfshirë në trafik. Letërporosia tjetër do të niset drejt Suedisë. Përmes saj
fundit”, shkruan gazeta. Kapja e sasive të mëdha të drogës në rajon, ka bërë që policia të arrijë në përfundimin se kanalet e tregtarëve shqiptarë të drogës dërgojnë sasi të mëdha kanabisi të prodhuar në Shqipëri për t’u shpërndarë më pas në pjesën tjetër të Ballkanit dhe Europës nëpërmjet Italisë dhe madje edhe në Turqi. Vetë trafikantët kanë si synim që ta fshehin drogën në vende të ndryshme, ndoshta të
cilësuara si më të vështirat në dekadat e fundit. Por nuk janë vetëm transportuesit shqiptarë që në çdo mënyrë përpiqen të kalojnë kryesisht hashash nga kufiri dhe pastaj ta kanalizojnë atë në Greqi por ka edhe kultivuesit grekë dhe trafikantët të cilët përpiqen që ta kultivojnë drogën në shtëpi dhe më pas ta shesin. Aktualisht, në ndihmë të këtyre operacioneve, thotë artikulli, ka ardhur në ndihmë të policisë greke edhe Frontex për kontrolle në kufirin greko-shqiptar me inspektimeve të plota. Policia greke është angazhuar në 24 orë në ditë për “gjuetinë” ndaj trafikantëve.
Hetimet për suedezin me 19 pistoleta
hetuesit do të kërkojnë informacion për 21-vjeçarin, nëse ai ka qenë i proceduar më herët nga autoritetet e këtij
vendi. Aktualisht, suedezi po qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar të enjten nga Krimet e Rënda.
AKTUALITET
11
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Në harkun kohor të 15 ditëve janë shënuar të paktën 25 viktima, pasojë e ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve tragjike
G
ushti nisi me bilanc tragjik. Në vetëm 2 javë u shënuan 25 viktima, duket e çuar këtë shifër pranë një bilanci të vërtetë lufte. Në harkun kohor të 15 ditëve janë shënuar të paktën 25 viktima, si pasojë e ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve tragjike. Ngjarja në e rëndë është masakra në Resulaj të Vlorës, aty ku u shuan në mënyrë tragjike 8 persona të dy familjeve, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Ata u qëlluan me kallashnikov nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj, me të cilin kishin edhe lidhje gjaku. Zykaj u arrestua nga policia gati 12 orë pas ngjarjes dhe ishte vetë ai që tregoi armën e krimit, një kallash i mbetur nga viti 1997. Ai tha se ishte akuzuar nga një prej viktimave për vjedhje pulash por banorët flasin se mes fisit ka pasur probleme të hershme për çështje të pronës. Mëngjesin e të njëjtës dite, në Shkodër u ekzekutua kunati i Lul Berishës. Fatbardh Lici, 53-vjeç u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një nga baret e zonës së njohur si ish-Poçeria në lagjen Kiras. Ende sot policia nuk ka në pranga porositësin e kësaj vtsje por vetëm ekzekutorin. Viktima është kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria. Po ashtu Lici është xhaxhai i Muhamed Licit, i arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës. Aksidentet rrugore
Bilanc lufte në Shqipëri, 25 viktima në 2 javë SITUATA “Në harkun kohor të 15 ditëve janë shënuar të paktën 25 viktima, si pasojë e ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve tragjike. Ngjarja në e rëndë është masakra në Resulaj të Vlorës, aty ku u shuan në mënyrë tragjike 8 persona”.
këtë sezonon veror u bënë shkak i dhjetra jetëve të humbura. Më tragjiku ishte ai i datës 5 gusht në Kamëz. 38-vjeçarja Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte nga Tirana drejt Kamzës. Ajo përplasi fillimisht një çiklist dhe më tej doli në trotuar duke marrë para një grua dhe dy vajzat e saj të mitura në trotuar. Nga përplasja humbën jetën ciklisti dhe një vajzë 7-vjeçare, ndërsa u
PËRPLASJA
plagos motra dhe nëna e saj. Sipas burimeve, Rozina në vend që të shtypte shrenat, këmbën e çoi tek gazi. Viktimë e një aksidenti rrugor përfundoi në 11 gusht në Divjakë edhe një fëmijë 6-vjeçar. Ai u përplas nga një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçare nga Tirana. Veç këtyre dy ngjarjeve në aksidentet të tjera të shënuara në akse rrugore të vendit kanë vdekur tetë persona, drejtues mjetesh dhe këmbësore, si edhe
Me armë sfidojnë policinë E
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, dy të rinj shkaktuan një aksident të qëllimshëm me forcat e policisë. Ata ishin duke lëvizur me shpejtësi nëpër qytet duke shkaktuar panik nëpër rrugë. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje që nga zona e Unazës së Re dhe kryqëzimin e rrugës së burgut, mjeti “Tuareg” që drejtonin dy të rinjtë ka goditur edhe motorët e policisë. Pas aksidentit ata kanë braktisur mjetin e tyre të dëmtuar dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por policia i ka ndaluar. Të rinjëve gjatë kontrollit ju gjetën edhe armë zjarri pistoleta TT. Ata përplasen edhe katër mjete të tjera në rrugë. Rastet kur sfidohet hapur ligji dhe të rinj ecin me shpejtësi me mjetet e tyre edhe në zonat urbane jashtë shpeshtuar ditët e fundit. Në rrjetet sociale qarkullon një video gjatë së cilës një automjet në sheshin Nënë Tereza, ecën me shpejtësi duke mos ju përgjigjur thirrjes se policisë qe i është vënë pas.
REFUGJATËT
kishte paralajmëruar dhe Mali i Zi ka vendosur ushtrinë në kufi me Shqipërinë, për të ndaluar valën e refugjatëve që kërkojnë kalimin nga Mali i Zi drejt vendeve të BE-së. Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria e Malit të Zi është vendosur në kufirin me Shqipërinë, kjo për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës. “Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare”, thuhet në deklaratën për mediat. Po ashtu saktësohet se nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë. Komisioni Europian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezen-
plagosur disa të tjerë. Në 9 gusht një adoleshent 14-vjeçar u fut të lahej në ujërat e lumit Mat pa mundur të dilte i gjallë nga aty, ndërsa një 58-vjeçar i nisur drejt Italisë me traget humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor. Sipas statistikave të Policisë Rrugore, gati 50 për qind e aksidenteve me pasoja të rënda në zonat urbane kanë si shkaktarë këmbësorët e papërgjegjshëm. Nga 10 aksidentet e
fundit me vdekje në kryeqytet, ku janë përfshirë këmbësorë, në 8 prej tyre shkaktarë kanë qenë këta të fundit. Sipas analizës së Policisë Rrugore, në Shqipëri mungon kultura e sjelljes së këmbësorëve. Ata lëvizin të padisiplinuar në rrugë, jo në vendkalimet përkatëse si vijat e bardha ose mbikalimet, duke ndërprerë karrexhatën në mënyrë të befasishme për shoferët. Situata dhe rendi në vend është gjendje kritike, edhe pse Policia e Shtetit ka marrë masat për të parandalimin e aksidenteve dhe për normalizimin e trafikut. Edhe opozita ka reaguar për këtë situatë, ku thotë se qeveria ështlë ireale dhe se të vetmin institucion ka atë të gjobitjes.
Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë
ca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe mes vendeve të BE-së, debati është i hapur. Propozimi për shpërndarjen
e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë, mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 18 GUSHT 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
13 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Ilger, hyrja më e re tek "The Top List" Të rinjtë kanë qenë prurjet më interesante këtë sezon veror. Këngët e tyre janë kthyer në hite dhe kanë pasur koncerte në çdo vend ku ka turistikë. Këtë herë po ju prezantojmë me Ilger Alliun. Lindur në qytetin e Bulqizës, Ilger studion për degën Financë-Bankë në Universitetin e Tiranës. Ilger ka zbuluar për "Top Awards" se pasioni për këngën ka nisur që në moshë të vogël por vetëm së fundmi ai ka vendosur të merret më të profesionalisht. Talentin për të kënduar si edhe për të luajtur vegël muzikore ekzaktësisht kitarën, Ilger e ka të trashëguar nga babai, i cili po ashtu është marrë me këndim. Iniciativën për të kënduar, Ilger e ka marrë për herë të parë në klasën e 9-të, përpara shokëve të klasës, të cilët e komplimentuan dhe i dhanë një shtysë që ai të merrej me muzikë. Kjo u bë shkak që 20vjeçari të konkurronte në "The Voice of Albania", ku në audiocionet e fshehura, të katërt trajnerët u kthyen. Pavarësisht se arriti deri në
Qëllohet me 11 plumba reperi i njohur amerikan… Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine, ndërsa po xhironin një videoklip. Nga incidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn 11 gëzhoja. I dyshuari sipas TMZ po ngiste një Porsche të bardhë me targa të Neë Jersey. Nga gëzhojat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar është një 9 mm gjysmë-automatike. 6ix9ine, 50, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat por asnjëri prej tyre nuk u qëllua. Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar. Ky është incidenti i fundit ku 6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, është përfshirë. Në korrik ai denoncoinë polici se e kishin rrëmbyer dhe nën kërcënimin e armëve i kishin marrë stoli me vlerë 750.000 dollarë. Burime pranë reperit thanë se sulmuesi nuk ka patur shënjestër këtë të fundit, por policia nuk e ka përjashtuar si mundësi. Megjithatë autoritet kanë nisur një hetim më të zgjeruar, duke parë dhe kamerat e sigurisë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Nuk është hera e parë që drejt reperave amerikanë ka sulme të tilla. Rasti me i fundit ishte ai i XXX Tentacion, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij. fazën e tretë, Ilger vendosi të mos e lërë me aq muzikën por të vazhdonte më seriozisht dhe iu dha pikërisht mundësia të bashkëpunonte me Elgit Dodën, duke sjellë projektin e
titulluar "A Ma Fal". Kjo këngë është komentuar mjaft mirë në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe komplimentojnë zërin e mrekullueshëm të Ilger.
Agron Llakaj bëhet gjysh, vjen në jetë Teos Aktori i humorit, Agron Llakaj, është bërë gjysh për herë të dytë, këtë herë me një nip. Këtë lajm të gëzueshëm, Llakaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook. "Të dua sa qielli e sa toka. Sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahët e mi. Teos, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot! Faleminderit që na e zbukurove jetën",-shkruan aktori i humorit për nipin e tij, të cilët emrin ja kanë vendosur Teos Llakaj. "Të dua sa qielli e sa toka"! Një këngë ninullë djepi që ja këndoja sime bijë kur erdhi në këtë botë dhe asaj i pëlqënte shumë dhe tim biri ja këndova. Atij shumë i pëlqente, e pas shumë vjetësh Zoti më solli një princeshë, Adean, edhe kësaj ja këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj. E sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahet e mi, Teos, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot falemnderit që na e zbukurove jetën",shkruhet në postimin e plotë të Agron Llakajt.
Angela Martini me poza ‘të nxehta’ nga pushimet luksoze Modelja e njohur, Angela Martini, është një nga ato personazhe që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave. Ajo vazhdon të jetë ndër personat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv. Së fundmi, bukuroshja bashkë me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi. Ajo ka pozuar në jahtin luksoz në të cilin po shijon pushimet, ndërsa ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj. Në veçanti, ajo është komplimentuar për linjat trupore, të cilat i dhurojnë asaj titullin si një ndër modelet më atraktive shqiptare.
Ajo është Kim Kardashian Ka punuar shumë kohët e fundit për të perfeksionuar fizikun e saj dhe Kim Kardashian mezi ka pritur që të tregojë frytet e stërvitjes intensive. Ajo tërheq vëmendjen e mediave rozë kudo ku shkon dhe çfarëdo që ajo bën. Dhe Kim Kardashian bëri që të gjithë të kthenin sytë për ta parë teksa ajo kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë argjendi dhe paruke. Ylli 37-vjeçar është fotografuar në Miami teksa bënte xhiro me makina super sportive.
AKTUALITET
14
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Policia Rrugore dhe Autoriteti Shqiptar Rrugor, janë duke inspektuar të gjitha urat në vend për parametrat e sigurisë dhe praninë e tabelave që kufizojnë tonazhet
T
ragjedia në Genova të Italisë, ku pas shembjes së urës ‘’Morandi’’ humbën jetën 39 persona, ka bërë që autoritetet në vendin tonë të nisin verifikimin e të gjitha urave ku kalojnë automjetet. Policia Rrugore në vendin tonë ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar tragjedinë sin ë Genova, pasi sinjale për ura në rrezik në vendin tonë nuk kanë munguar. Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, gjatë një deklarate për shtyp pohoi se ka filluar inspektimi i sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura, po ashtu edhe gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë. Policia Rrugore dhe autoriteti Shqiptar Rrugor janë duke inspektuar të gjitha urat në vend për parametrat e sigurisë dhe praninë e tabelave që kufizojnë tonazhet. ‘’Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë. Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura’’,tha Tola. Më tej, kreu i Policisë Rrugore, shtoi se shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve. Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë
Verifikim urave, Tola: Shoferë respektoni sinjalistikën INSPEKTIM “Shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë”.
MJETET E RËNDA
tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhuar” me shumë siguri rrugore”,-nënvizoi Tola. Të paktën pesë ura, ajo e Vorës, Kukësit, Milotit, Tapizës dhe Dragotit paraqesin rrezikshmëri. Më tej Tola për situatën e trafikut në dy ditët e fundit, ku tha se: “Drejtoria e Policisë Rrugore ka evidentuar veçanërisht për ditën e mërkurë dhe të enjte, se në disa segmente rrugore, u konstatuan bllokime dhe ngadalësime të ndjeshme të trafikut dhe qarkullimit të
mjeteve. Bllokime dhe ngadalësime të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës, në aksin rrugor Sarandë-Syri i Kaltër dhe Sarandë-Butrint, ku edhe për shkak të përkeqësimit të motit ditën e djeshme, u shtua ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim në qytet, pasi pushuesit me mjetet e tyre u larguan nga plazhet. Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve”. Kreu i Policisë Rru-
ZV/KREU I POLICISË
gore, pohoi se në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze. Ndërsa në tre ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjeti. Në fund të deklaratës për shtyp, Tola kishte një mesazh për drejtuesit e mjeteve të rënda, të cilët kanë shkelur kufizimet. “Shërbimi i Policisë Rrugore i rikujton drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët
“Drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave: “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive””. të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikes dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive””.
Sezoni turistik, Hajnaj inspekton pikat kufitare
Z
v/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, gjatë një inspektimi të pikave të kalimit kufitar në jug të vendit, është shprehur se masat shtesë për sezonin turistik, po zbatohen me korrektësi nga Policia e Shtetit. Ajo kërkoi që ky angazhim dhe përkushtim të vijojë me intensitet deri në përmbyllje të sezonit. Nga ana tjetër, zv/ drejtoresha e Policisë së Shtetit, vlerësoi bashkëpunimin me rojen bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesve, që u rrezikohej jeta nga mbytja në det, si dhe bashkëpunimin me homologët për parandalimin dhe goditjen e tafiqeve të paligjshme. “Një bashkëpunim i mirë është
SITUATA
“Nëpërmjet Qafë-Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj, si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj”.
edhe me homologët tanë grek, në Pikat e Kalimit Kufitar në kufirin e gjelbër dhe atë detar. Në Pikat e Kalimit Kufitar përsa i përket menaxhimit të fluksit nga të dyja palët për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, në kufirin detar dhe atë të gjelbër për të evi-
dentuar dhe goditur trafiqet e paligjshme”,-tha Hajnaj. Gjatë sezonit turistik, sipas Hajnaj nëpërmjet Qafë-Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj, si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj.
AKTUALITET
N
ë total rreth 1.5 milion njerëz janë të burgosur në Europë dhe më shumë se 600 mijë prej tyre janë në Rusi. Në vendet e rajonit, krimi më i shpeshtë është vjedhja, ndërsa në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes, sipas të dhënave të krahasueshme të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP (Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), i cili ka marrë nëshqyrtim të dhënat mbi të burgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor por më i ulët se i vendeve Balltike të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës. Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovinë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur. Vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë, peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës. Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshëkrahasuar me totalin e veprave penale. Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të
15
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Të dhëna të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh. Një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017
Në burg për vrasje, shqiptarët të parët në Ballkan
lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend të dytë të burgosurit që kanë kryer vrasje dhe në të tretin ata që janë dënuar për trafik droge. Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania,
me 3.2 të burgosur/1000 banorë. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015
gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. Një i burgosur i kushtoi të ardhurave
539 EURO “Një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave”.
3 VEPRAT “Vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit. Në vend të dytë, peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës”. publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Duke analizuar shpenzimet sipas programeve, Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit të kaluar në programin sistemi i burgjeve janë harxhuar mbi 5 miliardë lekë të cilat kanë shërbyer për trajtimin e 5800 të burgosurve. Pjesë përbërëse e kostos janë edhe shpenzimet për trajnimet dhe shpenzimet shëndetësore. Gjatë vitit të kaluar janë trajnuar 350 punonjës me një kosto faktike prej 3,1 milionë lekë. Për trajtimin mjekësor të 550 të burgosurve janë harxhuar 321 milionë lekë. Për trajtimin e veçantë të 53 të miturve janë harxhuar 72 milionë lekë dhe për trajtimin e të dënuarve femra në ambiente të veçanta janë harxhuar 99 milionë lekë më 2017.
AKSIONI
KAVAJË
AKU mbyll tre lokale në Jalë
Treni përplas makinën, 6 të plagosur
Dy restorante dhe një Fast Food në Jalë janë mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Shkak është bërë kryerja e veprimtarisë në kundërshtim me standartet e sigurisë ushqimore si dhe kushtet e rënda higjeno-sanitare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp autoriteti kombëtar i ushqimit sqaron se ndaj këtyre tre subjekteve është marrë edhe masë administrative gjobë 300 mijë lekë për secilin. Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregëtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast dhe çdo tentativë abuzimi
N
jë ditë e qetë plazhi do të ishte kthyer në një tragjedi për familjen prej gjashtë anëtarësh, bashkëshortët dhe katër fëmijë të mitur, të moshës nga 8 deri në 2-vjeç, që jetojnë në Angli. Makina me të cilën ata po udhëtonin, u përplas nga treni i pasagjerëve i linjës Durrës-Elbasan, pranë vendit të quajtur Përroi
i Agait. Mjeti SUV i tipit Volvo me targa angleze, u mor para nga treni teksa po kalonte një mbikalim hekurudhor te ligjshme por të pambrojtur me trarë apo roje. Për rreth 80 metra treni ka marrë zvarrë mjetin me gjashtë persona brenda por fatmirësisht asnjë nga anëtarët e familjes nuk u dëmtua seriozisht. Ata u
transportuan ne spitalin e Durrësit ku morën ndihmën e parë dhe u konstatuan vetëm me tronditje psikike pa dëmtime fizike. Pothuajse në gjitha rastet e aksidenteve, ashtu si ky aksident, shkak kryesor i aksidentit është vetëbesimi i tepruar i drejtuesit të mjetit për të kaluar përpara trenit të hekurt.
FORUM
16 E shtunë, 18 GUSHT 2018
PËRSIATJE NGA CIKLI “ANTIHARRESA”
Nga Kristo Mërtiri -Nuk e di ende se cila ditë e javës mbeti me shenjë plot 5 vjet më parë në Lumin e Vlorës, në Brataj. Ishte ngritur e selitur edhe një tribunë e posaçme festive. Ah, sikur të qe gjallë "Selim Brati me poture" ! Atë ditë thuhet se heshtën e dëgjonin veshpërpjetë edhe vetë kopetë e bagëtive me zile e këmborë në male. Do të ligjëronte i sapozbritur nga metropoli, vetë "bicimnjëshi" i Partisë Socialiste. Deputetë e militantë symbyllur e mendjembyllur e pagëzuan fët e fët si ngjarje të madhe historike. Madje dikush e kolisi publikisht pas Ismail Qemalit (?!). Ndërsa një ish-deputet në ekstazë, lëshoi një si pallmë e aksiomë ulëritëse përballë pjesëmarrësve në miting: Miqtë e mi, dëgjoni dhe mos harroni: Sot u ka ardhur fati i bardhë në derë!... ( Veçse pati edhe nga ata kokorocë që nuk e mbajtën dot me zor të qeshurën ironitherëse labe dhe ngjeshin duart në ije). Të tjerë me ca karta "ekskluzive" në xhepa filluan të lajnë e të lyejnë pa hesap Kryetarin piktor. Por dy vargje i vunë kapakun asaj mikpritjeje labe me marrës kënge të përzgjedhur, me kthyes, me hedhës e isombajtës të talentuar: "Anembanë bie kambana/ Edi Rama, Edi Rama!...". E, megjithatë, nuk ia kaloi dot atij këngëvajit tronditës të Feti Brahimit të famshëm, interpretuar nga mjeshtri Nazif Çela për fatkorbin e shqiptarëve brenda e jashtë vatanit të vrerosur. Nuk ia kaloi as nga lotët e drithërimat në zemra, as nga duartrokitjet e psherëtimat dhimbjeshumë. Protomikut të rrallë sikur iu ndezën më tepër sytë, iu rrëqethën duar e këmbë dhe u ngjit si kalorës fluturak në tribunë. I dehur e i velur sa më s'ka, foli e mbajti iso me vendalinjtë. Hidhej pupthi e kapardisej si kaposh bio përballë vërshimit të përkëdhelive marramendëse të disa rilindistëvë të shfrenuar. Dhe buzëqeshte triumfalisht, sikur të kishte pranë jo bij e bija stërralli të Labërisë, por pula e zogj të Tepsisë ! Dhe e ngriti lafshën përpjetë si një kreshtë vezulluese mbi kokë. Lumë euforie që sfidoi për pak çaste edhe vetë Shushicën e lashtë… Duke folur pa kartë e si me lugën në brez, zëri i tij plot premtime e betime më ngjante më tepër me një currubabë a pipëz lofate. Nuk shëmbëllente as me trumpetën që sajonim vetë në fëmijërinë e mërguar herët nga kjo botë e trazuar. Dhe
Taborët e nepotizmit dhe "rilindja" që e humbi herët virgjërinë… as me ata bilbilat me lëkurë druri të njomë apo me pizgat fyell prej kallami e kashte. Por jehona e currubabave të Kryetarit ezhdërha (me trup të madh e të fortë) vazhduan edhe pasi mori kolltukun e Kryeministrit. Mirëpo, pa rrjedhur as dy vjet, tregojnë se fytyra e tij provoi edhe çaste të vrerosura përballë asaj treve gjatë zgjedhjeve lokale. Shumica e banorëve votuan e zgjodhën në krye të Bashkisë së madhe një bir Dushkaraku. Shkurt, zgjodhën Njerinë mbi partinë !... Ndërsa miku im i hershëm me rrënjët në Brataj po rrëfente jo pa humor e prush labërie, unë sikur rashë në të thella buzë Lanës në Tiranë, përbri Urës së Tabakëve. Po mërmërija vetiu një këngë labe nga më të bukurat e më të moçmet në zemër të Lumit të Vlorës : "Atë ditë të xhuma/ Boria në Brataj ra…". Historia flet shkoqur për 300 djem levendë. Iu përgjigjën borisë kushtrimtare. Rapsodi popullor tregon më tej : "Thot' bimbashi marshallah!/ Ku janë rritur këta?/ Në ato male me shkëmbënj/ Ku rritet bredhi pa rrënjë". Dhe jo rastësisht kujtoj një nga ish-deputetët e zgjedhur me dorën e Ramës, të cilin një ditë befas e lëshoi pabesisht prapa gardhit rilindist. Por fare pak e dinë që atë burrë në Jug, kishte kohë që militantë e njerëz të thjeshtë e thërrisnin me nofkën "bimbash" (i kam dëgjuar vetë, nuk ma kanë treguar të tjerët). Edhe sot më vjen për të qeshur. Pa u ndalur këtu te ata " ilegalë" të kriminalizuar që Timonieri u fali mandate e kolltuqe dhe i uli pacipërisht në tempullin e Demokracisë, në Parlament ! Hatara të rralla e të papara ndonjëherë, që do të mbahen mend gjatë në historinë e pluralizmit politik. Bashkë me currubabat që shpesh e tregojnë të enjtur e të fryrë mbi kokën vetmitare të Tepsisë. Sepse sot në majë të kalit pushtetmbajtës ekzekutiv, Kryeministri ezhdërha ëndërron e ngre kala me mendtë e veta. Por edhe pikëllohet, sidomos atje ku u fry e u shfry mitingu euforindjellës dhe pak më vonë humbi zgjedhjet vendore. Një shuplakë e merituar nga 47 fshatra labërie dhe nga një qytet minatorësh fukarenj si
ai i Selenicës. Dhe nuk është thjesht e vetëm rënie besimi. Sepse qeveritë vijnë e shkojnë dhe e lënë lakuriq e pa shpresë. Tani ka mbetur vetëm t'i marrin shpirtin e sfilitur… Njerëzia pyesin ende : -Me mjaft rilindistë (jo socialistë) kokëtulë e eunukë, mos vallë mbolli bostan e i dolën kastraveca ?! Sepse kupa e mashtrimeve u mbush dhe durimi po soset. Shumica e qeveritarëve qendrorë e lokalë ediramistë, janë ngjitur pa shkallë dhe si me katapult, me zero përvojë e pa kurrfarë meritokracie. Prandaj qytetarët i kanë pagëzuar me emërtimin "karcinë vjeshte" të ardhur nga kullotat të tjera. Ndërsa Timonieri i vetëm i Tepsisë ekzekutive vazhdon të prashisë në
humbi virgjërinë herët. Ajo pret vetë tani në radhë të gjykohet si një lavire,-theksonte me të drejtë ditët e fundit, një analist serioz. E, nëse nuk arriti t'i bënte mirë ato që përmendëm më lart, "të jepte të paktën shembullin që nuk do ta trajtonte veten dhe miqtë më mirë se popullin e tij…Vetë ai jeton në një vilë dhe pushon në hotele pa kurrfarë gjëje të përbashkët me standardet e popullit që përfaqëson. Fjala vjen, si t'ia vemë emrin kësaj makutërie e papërgjegjshmërie të frikshme : Të enjten mësuam se institucionet shtetërore paskan llogaritur me dorën në "zemër" të shpenzojnë 2,5 miliardë lekë vetëm për automjetet diku limuzinë e diku fuoristrada tepër luksoze. Pra, përballë
erë…(Mos vallë nuk po velet dot në fejsbuqe e ulluqe? Apo i ka veshët pipëz duke dëgjuar me etje të pashuar filmin me zë e figurë të ngjizur në Brataj, ku më tepër çirren e përmirren sipas vargut bërtitës e marramendës. "Anembanë bie kambana/ Edi Rama, Edi Rama !". Sepse boria e vërtetë kushtrimtare ra në një kohë tjetër pa lajle e lule, pa jargë militantësh mercenarë. Ajo i ka kapërcyer shumë herët e plot dinjitet kufijtë e Lumit të Vlorës. Se gënjeshtrat qeveritare nuk kanë vetëm këmbët të shkurtra. Populli i asaj treve ua vuri kufirin te thana qysh në zgjedhjet lokale, që nga Sevasteri-stacion i dashur i fëmijërisë sime- e gjer në Kotë. Kryeministri ezhdërha, jo rrallë flet mbarë e prapë, por në të vërtetë është tjetërsuar si kambanë pa thumb! Sepse dështimet tani janë konkrete e të prekshme në disa fusha jetike. " Rilindja e
mjerimit migjenian të shekullit të ri nëpër Shqipërizën tonë, Qeveria do të sigurojë e rehatojë prapanicat e zyrtarëve të lartë. O Tempora, o Mores ! (Pa llogaritur milionat për mobilimin e zyrave ministrore e kryeministrore sapo lëvizin nëpër postet e dhuruara, jo të fituara përmes betejave konkuruese dinjitoze). Mos janë mbledhur ato kafshatat e fakirfukarenjve me emrin "ndihmë sociale" që ua hoqën dhunshëm e shtazërisht të uriturve tek mbanin zvarrë shpirtin në dhëmbë ?!... Apo është shtylla kryesore e "bashkëqeverisjes me qytetarët"? Kryeministrit ezhdërha i është kyçur goja nëpër mikrofona e pordhale, ndërsa korrupsioni po bën kërdinë. Tabori me trumbetarë po na trumbeton vetëm "suksese fantastike" në ERT e gjetkë. Po europerëndimorët, si e peshojnë Shqipërinë ? "-Edhe
në vitin 2018 mbetet një nga vendet më të korruptuara në Europë. Nuk sundon Ligji, por Maliqi !... Po Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, vërtet është irrituar? Ja një fakt jo pak tronditës: Gjer më sot janë marrë 29 vendime, gjobë aspak e lehtë. E dini sa është fatura në favor të ankimuesve? 50 milion dollarë ! Po nesër e pasnesër si do vejë halli vallë? Apo mban ende kurrizi i mbi 650 mijë pensionistëve të persekutuar, të fyer e të poshtëruar nga shteti i tyre në Demokraci (kupto: Shkërdhatokraci) dhe gjithë "shtresa e paprivilegjuar" që fshin lotët, hallet e dertet me mëngët e së majtës mashtruese ediramiste?...Po vendimet e formës së prerë, përse kanë mbetur varur në çengelin e Departamentit të Administratës Publike duke përqeshur shtetin ligjor? Askush nuk përgjigjet as moralisht, as politikisht e as financiarisht në këtë rrumpallhanë të pashoqe. Njerëzit e thjeshtë e pa shpatulla "të ngrohta" kanë humbur çdo shpresë. Ndërsa mercenarëve gjuhëlidhur pranë Timonierit nuk ua bën syri tërr dhe thonë se vetëm Ai mund të bëjë diellin e shiun në këtë vend! Sepse mburoja e nepotizmit ulërak i mbron nga çdo rrebesh ndëshkimi e drejtësie, nepotizëm që komandohet me fanatizëm nga Timonieri i tepsisë së ndryshkur ku i bie shpesh asaj currubabës telendare e gënjeshtare me gjepura rreth Kushtetutës kurrizdalë. Sot boriet e saj nuk dëgjohen as në mëhallë, sepse ia ka prerë fytin reforma mazgallë mediokre e hileqare. (Masakra e fundit në Resulaj të Vlorës, veç të tjerave, hodhi në erë edhe atë nismën vezulluese e mashtruese "Policim në Komunitet"! ).Hallexhinjtë i falen Strasburgut dhe premtimeve me ujë e dhallë. Dhe hyzmeqarët e tallavasë qeveritare i ka marrë malli të dëgjojnë hakërrimat e bejtes çjerrëse :" Anembanë bie kambana/ Edi Rama, Edi Rama !". Veçse nuk mund të harrojmë : Polit(h)ika e kambanave me thumb e pa thumb dhe currubabat e Kryeministrit ezhdërha, janë disa minare më poshtë nga lartësia historike e artistike e këngës "Boria në Brataj ra !"…
FORUM ANALIZE Nga Ilir Levonja 1) Mamoudou Gassamas, një emigrant afrikan, Republika e Malit një ish koloni franceze, në 26 maj të këtij viti, i shpëtoi jetën një fëmije 4 vjeçar që rrezikonte të binte nga ballkoni. Ngjiti për 30 sekonda 4 kate, me nervin e instiktit, si e si të shpëtonte një jetë njeriu. Sot ai njihet ndryshe edhe si njeriu merimangë, apo i famshmi Spider Man (super heroi) i krijuar nga Stan Lee dhe Steve Ditko më 1962. Ai super hero që sot dominon fantazinë e brezave në miliona versione filmash të të gjitha llojeve zhanrore. Mamoudou Gassamas, apo shqip Mamuduja, një emigrant rrugësh e realizoi super heroin në sytë e publikut, pa ndihmën e teknikës dhe të tjerave, thjesht nga instikti. Fal kohës, ku gjithkush disponon një kamera, u bë e mundur që aktin e tij ta shohim të gjithë. Megjithatë çfarë ishte e rëndësishme, qe reagimi social në nivel bashkiak e qeveritar. Ku Mamuduja mori të gjithë titujt e mundshëm të nderit, madje nga dora e vet presidentit të Francës. Madje ishte vet ky presidenti, Macron, i cili i tha publikisht që Franca e ka për nder të të ketë qytetarin e saj. Mendojeni
si si tingëllojnë këto fjalë përpara një emigranti gomonesh, a trailerash, të cilët me borxhe, pa buke, pa ujë etj..., marrin rrugën e emigrimit. Por ky është emigranti, heroi. Dhe ndofta shumë prej nesh kujtojnë gjithmonë fjalët e një futbollisti bashkëkohës, katalanas si Injesta, kur cilësimit të gazetarit se ai ishte hero, iu përgjigj. Unë hero? Mendoj se vetëm argëtohem. Argëtoj veten dhe të tjerët. Por hero është ai baba që emigron si e si të përmirësojë jetën e fëmijëve të tij... 2) Ndodhi dhe në Shqipërinë tonë një shembull i tillë..., pavarësisht se natyra rreth nuk kishte një kamera të na e tregonte. Mirëpo ndodhi. Ekziston edhe aty një Mamudu që Zoti e kish çuar të peshkonte atë ditë. Një Mamudu zë ulët, që kish bërë edhe ndërhyrësin e ndihmës së shpejt, edhe qytetarin duke telefonuar policinë etj. Por ndjeshmëria kolektive është e prirur tek ububuja. Gruaja a nëna që tentoi të mbyste fëmijët e saj. Dhe u duket një fantazi e shfrenuar që u kënaq logjikën personale, rrëfimi i saj për keqtrajtimin. Atë që i shoqi e keqtrajtonte dhe asaj i
17 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Ai heroi i Francë dhe ky heroi jonë bëhej sikur rriheshin edhe fëmijët e saj. I bëhej një botë e mbrapshtë nga e cila ajo donte të shpëtonte vetveten dhe fëmijët. Nuk kemi lënë gjë pa thënë për 'të, megjithëse nga ana tjetër themi që atë që ta bën fëmija nuk ta bën as perëndia. Por ne gjykojmë në kokë, nuk gjykojmë me krahë marrje, gjerë. Megjithëse katërcipërisht jemi të bindur që nuk ka prind t'ia bëj fëmijës atë që bëri ajo. Dhe kjo nga përvojat jetësore që nuk është prindi, nuk është nëna apo babai, por diçka tjetër..., bota e fantazmave, sëmundja. 3) Megjithatë jemi tek ai peshkatari i Semanit. Vura re se veç Bashkisë Fier, atij kryebashkiakut që i kish afruar punë etj. Ndjesia sociale, kryeministër, lider opozite etj..., deri tek presidenti qe zero. Sot e nesër ata edhe mund të ndihen pasi shoh një lloj tendece në shtyp..., por nuk do të mjaftoj. Ose do jetë ndonjë si ato vulgaritet tona, si pas të vjelave etj. Dhe ajo që është më vrastarja është butaforizmi jonë, jeta jonë me krijimin e rangjeve, lisave dhe
pretendimi i njëshave që gjithçka kalon nga ata. Pushimet olimpike të Zotave të kupolës që nuk duan as mizën tek perdja e puplinit, pavarësisht se në Selenicë bëhet hataja, pavarësisht se një peshkatar myzeqar shpëton tri jetë njerëzore... Rrezik po të kërkosh në statutet e Ramës, a Metës, a Berishës..., kujt tjetër? Më shumë ngushëllime gjen për fatkeqësitë dhe heroizmat jashtë vendit se sa për tonat. Kam frikë se do gjeni aty edhe Mamudunë nga Mali i Afrikës, por asesi këtë peshkatarin e Myzeqesë, Ardmirin. Kjo e ka brenda atë shpjegimin se neveria është pjesë e kulturës sonë, jo logjika e psesë. Pse ka varfëri, pse ka me shumicë nga ata që flasin me vete, pse ka të vobektë që arrijnë të tentojnë të vrasin edhe krijesat e tyre? Tek ne ka neveri me shumicë duarsh, në nivele dhe me kate. Shqiptarët nuk pyetën një herë se si ka mundësi që një Makron pret një klandestin dhe e shpall hero? Thjesht është në mes kjo neveria sociale me kate. Midis atyre
që jetojnë në qiell dhe atyre që jetojnë në tokë, populli. 4) Dy fjalë për ty Ardmir, Zoti ta shpërbleftë me vëllezër të tjerë. U shtofshit sepse po tretemi si komb, si soj... u shtofsh me shokë mbushur instinktesh heronjsh se, nuk e ke idenë se si po vdes e po tretet kjo Shqipëria jonë duke admiruar fotot e Edi Ramës nga horizontet e dronëve. Duke admiruar shkëlqimin e firmës Gucci të djemve të ishëve, me gusto jelekësh e qostek e mjekër Turqie. U shtofsh me djem që kur bëhen të mëdhenj i bëjnë dasmat me shokët, jo me vipat, për vipat. Dhe u japin tepricat të vobektëve a institucioneve që merren me ta. Me djem që kanë respekt për mundet e tyre shkencore dhe nuk e tresin jetën duke ndenjur në rresht dhe me pushime. U shtofsh për hatër të kësaj toke që po mbytet nga Anadolli dhe shamitë e kokës, nga kamikazët, nga shushunjat. U shtofsh e mos pushofsh... se ne kështu e kaluam, u shqyem e shqyhemi për heronjtë e botës, jo për tanët.
gumenta pro dhe kundër. Edhe brenda vet 28 anëtarëve të BEsë. Për orën verore është favorizuese, që ka një orë më shumë dritë dhe mundëson punën më gjatë në fushë, nxënësit dhe të puënsuarit kanë shansin të kthehen në shtëpi me dritë në dimër, dhe veprimtaritë sportive në natyrë mund të zhvillohen po ashtu pasditeve me dritë. Për orën dimërore është favorizuese për ata që mezi zgjohen në mëngjes, që nga tetori mund të zgjohen më vonë në mëngjes, por që u duhet të përballojnë errësirën më herët pasdite. Edhe në bujqësi shpesh përdoret argumenti, që në orën dimërore ka spostim të bioritmit të kafshëve. Por Komisioni i BE-së këtë argu-
ment e hedh poshtë me faktin, se falë ndriçimit artificial dhe automatizimit të teknikës së mjeljes, ky ndryshim i orës nuk luan më asnjë rol. Ka ardhur koha pra që të bëhet një kthesë në kohë. 28 vjet pas aplikimit të ndryshimit të orës në Gjermani me 56 ndryshime të orës deri më sot është krijuar një farë lodhjeje. E pavarësisht orës verore dhe asaj dimërore në Europë ndërkohë ka tri zona të ndryshme kohore. Bruksel, ki mëshirë! Na jep një direktivë për orën verore, na jep ne hapësirën e veprimit kombëtar, na shpëto prej ndryshimit të orës dhe na oriento drejt flladit të pafund veror! DW
Ndryshimi i orës? Jo, faleminderit!
S
ikur flladi i verës të zgjasë pafund? Sikur me orën verore jeta jonë të ndihet më e shpenguar dhe më e gëzueshme? Sikur rrezet e Diellit ta ngrohin në të ardhmen më gjatë fytyrën e Europës? Duket sikur kjo përrallë europiane e verës do të bëhet realitet. Sepse BE-ja ka pyetur qytetarët e vet. Në kulmin e verës së nxehtë qytetarët e BE-së shprehën mendimin e tyre nëse duhet shfuqizuar rregulli për ndryshimin e orës në verë dhe në dimër dhe nëse duhet mbajtur ora verore apo ajo dimërore. Një ide e mrekullueshme mendojnë shumë europiane. Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht. A ka ardhur tashmë koha për një kthesë në orën europiane? Politikani gjerman Michael Theurer është i bindur, se "kam
besim, që do të shfuqizohet ndryhsimi i orës, por nuk e di se kur!", parashikon nënkryetari i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestag. Edhe si eurodeputet në Parlamentin e BE-së në vitet 2009-2017 ai është angazhuar për shfuqizimin e këtij rregulli. Theurer ëndërron për një verë pafund. Ai është i bindur: "Me heqjen e ndryshimit të orës BE-ja mund të ketë përfitim." Nisma mund të përforocjë kohezionin europian. Moskoordinimi i ndryshimit të orës mes vendeve anëtare është i dëmshëm për tregun e brendshëm, për udhëtimet dhe komunikacionin. "Nëse të 28 vendet anëtare vendosin në mënyrë të mëvetsishme për orën e verore dhe atë dimërore, atëherë do të krijohej një pështjellim. Zgjidhjet në nivel kombëtar çojnë në kaos", thotë ai. Por rruga për ndryshimin e orës
është e gjatë dhe ajo drejt një flladi të pafund veror edhe më e gjatë. Vlerësimi i rezultateve të pyetësorit kërkon kohë, thuhet në përfaqësinë e Komisionit të BE-së në Berlin. Edhe ekspertët duhen dëgjuar përpara se Komisioni të japë rekomandimin për një direktivë të re. Qysh tani është e qartë: ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve të BE-së duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin. Pra të shfuqizohet rregulli për ndryshimin e orës? Por çfarë pas kësaj? Do të mbetet në fuqi ora verore apo ajo dimërore? Përgjigja nuk është e thjeshtë, sepse për të dyja opcionet ka ar-
FORUM
18 E shtunë, 18 GUSHT 2018
TRASHËGIMIA
Publikohet projekti për restaurimin e Kalasë së Shkodrës Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: "Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Shkodrës". Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në muret e kalasë. Kalaja e Rozafës në Shkodër është një vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer, po mahnit gjithnjë e më shumë turistët e huaj dhe ata vendas,dhe këto
ndërhyrje janë të nevojshme pasi i kthejnë këto vende në atraksione të denja për turistët. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
REPORTAZH
"Në Prizren vjen Fatime Sokoli" këngëtarja që bëri epokë Nga Zenepe Luka
K
ë shtu është emërtuar veprimtaria që organiz oi në qytetin historik të Prizrenit, Fondacioni "Nermin Vlora Falaschi" në bashkëpunim me degën e qytetit, që drejtohet prej 15 vjetësh nga shkencëtarja, humanistja Ajtene Krasniqi me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Artistes së Merituar Fatime Sokoli. Një delegacion i Fondacionit ku bënin pjesë Margarita Xhepa Nderi i Kombit, Zenepe Luka drejtuese e Fondacionit, Vllasova Musta poete , kineaste, prof. Ingrid Shuli, ish-deputete e ministër dhe intelektualja nga Vlora Aulona Veizi, është bërë pjesë e festës, duke e kujtuar këngëtaren me ligjërata dhe dëgjuar këngët e saj të papërsëritshme për Kosovën. Pjesëmarrëse edhe një grup intelektualesh nga Prishtina, që e kryesonte aktorja Leze Cena. Emocione dhe këngë Takimin e hapi Ajtene Krasniqi, që ndër të tjera vuri theksin në faktin, se kjo këngëtare e madhe, me zërin si uji kristal i Valbonës, është lënë në harresë dhe se Kosova i ka shumë borxhe Fatime Sokolit, pasi që i këndoi me shpirt, si askush tjetër Kosovës dhe heronjve të saj. Kjo këngëtare e veçantë, duhet vlerësuar me titullin më të lartë nga shteti shqiptar dhe i Kosovës, për të përjetësuar dhe përcjellë brezave emrin dhe këngën e saj -tha ajo. Margarita Xhepa Nderi i Kombit, gjatë fjalës së saj tha: "e kam njohur, takuar nga afër dhe
vlerësuar si një këngëtare e veçantë jo vetëm për zërin, por edhe vlerat e kontributet si vajzë e malsisë. Zëri i saj, i papapërsëritshëm, shoqëruar me çiftelinë, që ia dridhte aq mjeshtërisht telat, gjëmoi në skenat e Evropës, kur ishte me Asamblin e këngëve dhe valleve. Mendoj që në këtë përvjetor të lindjes së këngëtares, duhet të kishte veprimtari të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Fondacioni "Nermin Vlora" është I vetmi që nderon e përkujton gra të
shquara dhe për këtë këngëtare është hera e dytë .Për bashkëbisedimin e sotëm falenderojmë zonjën Ajtene Krasniqi, që drejton degën e Fondacionit në Prizren dhe organizon veprimtari me nivel të lartë. Ishin përpjekjet e saj, guximi për të thyer edhe mentalitetin e kohës, që bënë të mundur që Fatimja të dilte nga odat e burrave, të linte Tropojën dhe të këndonte me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, të linte Shqipërinë dhe të këndonte në Kosovën mar-
tire. Ajo u nda shpejt nga jeta, për shkak të sëmundjes së rëndë, por Fatimja la pas këngën e saj dhe çiftelinë që familja e saj e ruan si gjënë më të shtrenjtë". Leze Cena, aktorja e njohur, gjatë fjalës së saj tha: "U ndjeva e lumtur dhe nxitova të vij në Prizren për të bashkëbiseduar për një artiste të rrallë, sikurse ishte Fatime Sokoli. Ajo pati jetë të shkurtër, por kënga dhe jehona e çiftelisë së saj, do të gjëmojë në përjetësi në Kosovë. Na vjen vërtetë keq, që ky përvjetor lindjeje, kaloi në heshtje nga institucionet e kulturës sin ë Shqipëri dhe Kosovë. Bukur e ka menduar dega e Fondacionit në Prizren "Vjen Fatime Sokoli", sidoqë kjo veprimtari bëhet në ditën e ndarjes së saj nga jeta. Kjo do të thotë se ajo është e gjallë". Në ambientet ku mbahej aktiviteti, ishte i pranishëm dhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Veton Firzi. Gjatë bashkëbisedimit me të, ai vlerësoi aktivitetin në kujtim të artistes, që e njeh dhe e do Kosova, ndërsa nga ana e Fondacionit, është kërkuar që të vlerësohen, ashtu si e meritojnë gratë e shquara artiste dhe të fushave të të tjera, për kontributet dhe vlerat e tyre. Fondacioni do ti drejtojë një kërkesë Ministrisë së Kulturës, për të ngritur një shtatore të Fatime Sokolit si dhe të vlerësohet aktorja Leze Qena, që ka një karrierë 60 vjeçare si aktore dhe nuk është vlerësuar asnjëherë nga institucionet e shtetit të Kosovës. Z.Firzi ra dakord, që në një takim së shpejti me Fondacionin, Ministria të mar-
rë në shqyrtim kërkesat, që kanë të bëjnë me vlerësimin e gruas. Mall dhe emocione duke dëgjuar këngët e Fatime Sokolit Ka qenë pjesa më emocionuese e aktivitetit dëgjimi i këngëve të inerpretuara nga këngëtarja Fatime Sokoli. Ajo u shfaq e gjallë me ciftelinë e saj., që veçohen për timbrin dhe eposin, trimërinë, dashurinë për kombin, heroizmin e popullit dhe të trimave si Bajram Curri. Kjo ishte tema e preferuar e saj, pasi edhe vetë ajo ishte një trimëreshë e malësisë. Në repertorin e saj, në 30 vjet karrierë, numërohen mbi 100 këngë të kënduara, por këngët që u dëgjuan në këtë aktivitet ishin:"Moj Kosovë, moj kështjellë burrnie", "Kënga e Bajram Currit", "Ty Kosovë, këtë këngë të këndova", "Moj Kosovë, o nëna ime", "Në këtë tokë me rrënjë të lashta", "Pushkë e mbushur me tufane", "Tym të zi, po qet Europa", etj.
TURIZEM
19
E shtunë, 18 GUSHT 2018
1 mijë vizitorë në ditë në Gjirokastër T
uristët e huaj dhe vendas kanë mbushur plot qytetin e Gjirokastrës dhe kalanë e saj, si një ndër monumentet dhe destinacionet kryesore për të vizituar këto ditë të nxehta gushti. Vetëm ditën e djeshme Gjirokastra ka mirëpritur 1966 vizitorë. Turistët janë të kombësive nga më të ndryshmet. Përveç vizitorëve vendas, turistët e huaj janë polakë, francezë, australianë, spanjollë, belgë, rumunë, grekë, sauditë, maqedonas, serbë, ukrainas, brazilianë, amerikanë, kanadezë, finlandezë, holandezë, çekë, austriakë, sllovenë, tajlandezë, hungarezë dhe italianë 973 të tillë. Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm në Gjirokastër. Gjatë vitit 2017 për periudhën janar-korrik, numri i vizitorëve ishte 31,085 ndër-
Det, traditë dhe histori, Lezha destinacioni i verës
R
reth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore… Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore,
pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit. Vetëm 53 km larg kryeqytetit, qyteti i Lezhës ofron vlera të mëdha turistike, me objekte historike muzeale, arkeologjike si dhe objekte kulti si Kisha Françeskane e ndërtuar në vitin 1240. Kalaja e Lezhës konsiderohet më e madhja në Shqipërinë
Veriperëndimore si dhe simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane. Ajo ndodhet mbi një kodër rreth 305 metra të lartë dhe rreth 80 metra prapa Kishës Françeskane. Dhe nëse jeni të interesuar për turizmin historik, nuk mund të lini pa vizituar Memorialin e Skënderbeut, i ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skënderbeu në 1468.
sa po për të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i vizitorëve është rritur në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj, të cilët vendet që mbartin histori i kanë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit. Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
SPORT
20
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Përplasje e dhunshme mes tifozërive në Korçë, dështon që në ndeshjen e parë projekti për polici private në stadiume
Skënderbeu mposht Partizanin, Shehi debuton me fitore NDESHJA MINUTË PAS MINUTE
S
kënderbeu konfirmohet si kampionia në fuqi e Superiores dhe e nis sezonin e ri me një fitore ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në garën për të mbrojtur titullin. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku skuadra e Shehit mposhti 1-0 Partizanin falë një penalltie të fituar nga ylli i ri i ekipit Dejvi Bregu dhe të realizuar me mjeshtëri nga një ekspert si Gjergji Muzaka. Një gol në frymën e fundit pasi erdhi vetëm në minutën e parë shtesë në një ndeshje të kujdesshme dhe të luajtur me frikë nga të dyja skuadrat. Debutim me fitore për ish portierin legjendar të Skënderbeut në rolin e trajnerit. Gjithsesi kjo sfidë më shumë sesa për fitoren e bardhekuqëve do të mbahet mend dhe për dhunën e shkaktuar nga dy tifozeritë në gjysmën e pjesës së dytë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi policia private nuk kishte forcat e mjaftueshme për të qetësuar gjakrat, megjithatë situata u përmirësua shumë shpejt dhe ndeshja rifilloi. Në pjesën e parë rastin më të mirë e kishin vendasit me Gjergji Muzakën që u ndal nga Alban Hoxha. Në fraksionin e dytë Partizani ishte disi më kërkues me Telushin që vuri në provë Teqjan ndërsa Mala i vetëm përballë portierit të korçarëve gaboi në shënjestër. Por atëherë kur gjithçka po i drejtohet fundit, Devji Bregu i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve të Partizanit me Alban Hoxhën që e frenoi me faull. Gjyqtari Eldorjan Hamiti
nuk kishte asnjë dyshim duke akorduar 11-metërsh për vendasit, penallti të cilën Muzaka e goditi në mënyrë perfekte duke e çuar topin në trekëndësh për 3 pikët e para të Skënderbeut në këtë sezon të ri. Përplasja e dhunshme Por përveç rezultatit, e pabesueshme ishte ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë. Vendimi i FSHF-së që policia e shtetit të qëndrojë jashtë stadiumeve gjatë sezonit të ri, ka bërë që dhuna në kampionatin shqiptar të jetë prezente që në ndeshjen hapëse. Pas minutës së 65-të të takimit që po zhvillohet në Korçë ka nisur incidentet mes dy tifozerive me gjyqtarin Eldorjan Hami-
ti që pas disa minutash vendosi të ndërpresë sfidën. Aktet e dhunës degraduan me tifozët e Partizanit që goditën me gurë fansat e Skënderbeut duke plagosur edhe disa prej tyre. Policia private nuk arriti të ruante rendin pasi numri i stjuartdëve në stadiumi ishte shumë i vogël. Stola të thyer dhe momente paniku në stadium një tregues i qartë ky se në stadiumet shqiptare është nevojshme që të jetë prezente policia e shtetit. Megjithatë pas disa minutash situata u qetësua dhe ndeshja pritet të rifillojë nga momenti në moment. Rifillon sfida nga minuta e 72-të kur edhe ishte ndërprerë me një goditje standarte në favor të Partizanit.
1’ Ka nisur takimi 4’ Dy skuadrat tregohen shumë të kujdesshme që në minutat e para, për të mos lënë asnjë hapësirë për kundërshtarët. 6’ top i gjatë nga prapavija e Partizanit për Prognin i cili shfaqet para Teqjes, por ndalohet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje. 12’ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Radas por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit. 17’ Edhe Partizani provon me një goditje dënimi, por topi i harkuar në zonë nga Trashi largohet nga Vangjeli i cili spastron zonën. 18’ Gjuajtje e fortë e Muzakës në hyrje të zonës, përsëri e pasaktë dhe nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës. 20’ Bregu hyn në zonë dhe mundohet të gjejë hapësirë për të gjuajtur, por i hiqet topi nga këmbët pas një ndërhyrje të saktë të Hilës. 26’ Tani është Skënderbeu që ka marrë kontrollin e lojës dhe qarkullon më shumë topin, ndërsa Partizani i kthehet taktikës me kundërsulme të shpejta. 28’ Muzaka i shmanget mbulimit të Trashit dhe Atandës duke dalë i vetëm para Hoxhës, por gardiani i Partizanit del mirë dhe bllokon gjuajtjen e mesfushorit. 35’ Asani shfaqet në krahun e djathtë dhe harkon në zonë por Teqja është në pozicion dhe kontrollon pa probleme. 37’ Goditje dënimi për Skënderbeun, Vangjeli dhe Gripshi e ekzekutojnë me skemë duke hedhur më pak topin në qendër të zonës, por Krasniqi nuk arrin të gjuajë në portë edhe pse në pozicion të favorshëm. 39’ Edhe Trashi provon me një goditje dënimi nga e djathta, duke e nisur me saktësi topin drejt portës por Teqja është i vëmendshëm. 40’ Karton i verdhë për dyshen Asani-bregu që nuk kursejnë ‘komplimentet” ndaj njëri-tjetrit. Hamiti i qetëson duke i treguar të dyve kartonin. 45+2’ Përfundon pjesa e parë 46’ Nis pjesa e dytë 47’ Dejvi Bregu merr një pasim të gjatë në zonë nga Radas, por Ibrahimi ndërhyn dhe vlonjati rrëzohet. Protestojnë korçarët për faull, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. 49’ Harkim nga e majta i Demte, Krasniqi nuk arrin të devijojë para Hoxhës i cili kontrollon topin dhe pastaj pëson faull nga sulmuesi i Skënderbeut. 56’ Dy zëvendësime të menjëhershme për Partizanin, në fushë Mensah dhe Bardhi. Asani dhe Progni u lënë vendin në fushë. 59’ Kombinim spektakolar mes Bregut dhe Abazit në krahun e majtë të sulmit, aksioni nuk finalizohet me saktësi nga Krasniqi, me Hoxhën që kontrollon me qetësi. 62’ Dy minuta ndërprerje për fishekzjarrë tymues nga tifozët e Skënderbeut. 69’ Gjuajtje e fortë e Muzakës nga distanca, topi përfundon shumë larg kuadratit. 71’ Ndërprerje të shumta të lojës për dëmtime pas përplasjeve mes lojtarëve të të dy skuadrave. 72’ Ndërpritet ndeshja. Tifozët e Partizanit kanë goditur ambulancën dhe zjarrfikësen ndërsa kanë zbritur në fushën e lojës duke kapërcyer kangjellat. Tifozët e Skënderbeut kanë kapërcyer rrethimin dhe vërshojnë drejt tribunës së të kuqve duke nisur një incident masiv. 73’ Rifillon ndeshja në momentin ku u ndërpre pas qetësimit të tifozëve në tribuna, pas 15 minutash ndërprerje. 73’ Ndeshja fillon me një goditje dënimi të Partizanit, me Telushin i cili gjuan fort dhe Teqja nuk është shumë i vëmendshëm dhe devijon me vështirësi sferën. 84’ Mala shfaqet para Teqjes dhe shpërdoron gjithçka duke mos shënuar edhe pse në pozicion të favorshëm, duke mos devijuar si duhet topin. 87’ Dy gjuajtje radhazi të Partizanit nga Mensah, por mbrojtja ndalon që goditjet të shkojnë në portë. 88’ Ndryshimi i tretë dhe i fundit për Skënderbeun, në fushë edhe Oto Xhon. 90’+2’ GOOOL Skënderbeu, shënon Muzaka. Penallti për Skënderbeun, e fiton Bregu pas një kontakti me Hoxhën. Muzaka gjuan dhe realizon golin e fitores. 90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Skënderbeut.
SPORT
21
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Skuadra madrilene synon që të gjejë një zëvendësues pas largimit të Cristiano Ronaldo
MESFUSHORI
Reali në kërkim të një bomberi, 3 bomberat që kërkon Lopetegui
Marchisio mbyll pas 25 vitesh kontratën me Juventusin, zgjidh kontratën
R
eal Madridi është në kërkim të një sulmuesi qëndron, i aftë për të për të mbushur, të paktën pjesërisht, hendekun e mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, për të shënuar një numër të madh golash, edhe pse do të jetë e vështirë për të shënuar sa portugezi 50 gola. Sipas “AS”, janë ende tri opsione të mundshme: Timo Ëerner (Leipzig), Rodrigo (Valencia) dhe Mauro Icardi (Inter). Ëerner, 22 vjeç, në agjendën e Real Madridit që nga vera e kaluar, ashtu si për Rodrigo, i cili është i preferuari i Julen Lopetegui, por ka një klauzolë prej 120 milionë euro dhe nuk është një sulmues i mirëfilltë. Valencia do të lejonte që të shkonte në 80 milionë. Prej tri opsioneve, më shumë i sigurt në frontin e shënimit të golave është Icardi. Ylli argjentinas i Interit ka realizuar 98 gola në katër sezonet e fundit me zikaltrit. Emri i tij shpesh është lidhur me “Los Blancos”. Ai do të ishte ideal për nevojat e Real Madridit, por duket një operacion i vështirë, duke parë faktin se merkato në Itali është mbyllur dje në mbrëm-
MESFUSHORI
Pjanic rinovon kontratën me Juventusin, do të ketë të njëjtën pagë si Dybala
je, dhe më shumë mundësi nuk do të lejojë largimin e bomberit argjentinas. Ndërsa “AS” ngre pyetje në lidhje me blerjet e mundshme në repartin e përparmë të kampionëve të Europës në fuqi, “Marca” analizon arsyet pse Real Madridi nuk ka kaluar ende rreth 300 milionë euro investime në përforcime, sa ka përfituar nga shitja e Ronaldos, James Rodriguez, Morata, apo Kovacic. Në të vërtetë, arsyeja është kjo:
për Florentino Perez, i vetmi që meriton një investim maksimal është Neymar, objektiv i cili bëhet çdo ditë e më i vështirë nga muri i ngritur prej PSG. Një dorë Realit mund t’i japë UEFA. Sipas “Marca”, llogaritë e klubit francez janë ende nën shqyrtim, veçanërisht në lidhje me kontratat e sponsorizimit, të paraqitura nga PSG, që vijnë nga Katari. Deri në fund të gushtit, emri i ekipeve të hetuara nga UEFA për “fair play
TRAJNERI
Allegri: Ronaldo e nis nga minuta e parë, ta nisim me këmbë në tokë
G
Miralem Pjanic do të vijojë që të luajë te Juventusi, madje me një kontratë shumë të më mirë financiare. Kampionët e Italisë kanë bërë një një goditje të rëndësishme në merkato, duke mbajtur mesfushorin boshnjak, i kërkuar me ngulm prej muajsh nga Reali i Madridit. I konsideruar si truri i skuadrës torineze dhe një lojtar i paprekshëm nga trajneri Massimiliano Allegri, Pjaniç arriti akordin për të rinovuar deri në vitin 2022, me një përmirësim domethënës në aspektin ekonomik. Futbollisti boshnjak do të kalojë nga 4.5 milionë në 7 milionë euro në sezon, një shifër që e vendos në hierarkinë e Juventusit në krah të argjentinasit Paulo Dybala. Para Pjaniç, në mënyrë të kuptueshme është vetëm Cristiano Ronaldo.
financiar” nuk do të njihet për të mos ndërhyrë në ekuilibrat e merkatos. Përveç PSG, në këtë drejtim mund të ketë probleme edhe Barcelona. Sidoqoftë, përtej Neymar, trajneri Lopetegui pretendon blerje: një qendër dhe një anësor majtas, përveç sulmuesit, pasi qëndrimi i Luka Modric në “Bernabeu” u sigurua. Deri më tani asnjë shpenzim i çmendur, edhe nëse deri më 31 gusht gjithçka është e mundur.
jithçka gati në shtëpinë e Juventusit për debutimin në kampionat ndaj Chievos. Trajneri Massimiliano Allegri është shfaqur shumë optimistë për sezonin e ri, por kërkon që futbollistët e tij të kthehen me këmbë në tokë. “Largimi i Marchisios? Unë personalisht duhet ta falënderoj Claudion, sepse në katër vite me mua, ka treguar se është një futbollist i madh, një njeri dhe një profesionist i jashtëzakonshëm, një shembull për të gjithë lojtarët që i janë bashkuar Juventusit. AI ka qenë për 25 vite te Juventusi dhe kemi vendosur që të ndahemi këtu, ndërsa shoqëria vendosi t’i zgjidhë kontratën, për t’i dhënë mundësinë e një tjetër eksperience. Ronaldo? Asnjë këshillë për CR7. Do të jetë diçka e re për të dhe do t’i duhet të njohë kampionatin italian, pasi nesër starton një sezon i ri dhe një sfidë e re. Do të jetë gjithmonë e më e vështirë, sepse pavarësisht se jemi përforcuar ndjeshëm, edhe kundërshtarët tanë nuk kanë qëndruar në vendnumëro. Duhet të lëmë mënjanë periudhën e
ekzaltimit për marrjen e Ronaldos dhe të kthehemi me këmbë në tokë, për të luajtur ndaj një skuadre si Chievo, që ka dëshirë për të bërë mirë ndaj kampionit në fuqi. Ndeshja e parë është gjithmonë një e panjohur e madhe. Jam kurioz të shoh edhe unë se si do të paraqitet skuadra, për të bërë më pas ndërhyrjet e nevojshme dhe për të gjetur ekuilibrat e duhur. Objektivi Champions? Që kur kam ardhur te Juvja, ka qenë gjithmonë viti
i Championsit, kampionatit dhe Kupës së Italisë. Juve është një skuadër që çdo vit niset për të fituar gjithçka. Dy herë i kemi shkuar shumë pranë triumfit në çdo kompeticion, ndërsa këtë sezon, objektivi i parë është që të kalojmë grupet. Të gjithë janë të ekzaltuar për mbërritjen e Ronaldos, por realiteti është ai që do të shfaqet në fushën e lojës. Mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, por nëse nuk impenjohesh maksimalisht dhe me këmbë në tokë, atëherë nuk shkon gjëkundi. Unë dëshiroj që të mbërrijmë në mars, duke qenë në garë për të tre trofetë, pasi atëherë do të kemi gjetur edhe ekuilibrat e duhur për të synuar më pas hapin e madh. Formacioni? Nesër (sot) do të luajnë me siguri Ronaldo, Chiellini, Pjanic, Cancelo dhe Alex Sandro. Për pjesën tjetër të formacionit, do të më duhet të bëj akoma llogaritë, mbi të gjitha në mesin e fushës. Shumë do të varet edhe nga mënyra se si do të shkojë ndeshja, por prirem t’u besoj atyre që kanë qenë në SHBA, pasi kanë më shumë minuta në këmbë.
Dje është mbyllur historia e Claudio Marchisio-s me Juventusin, pas përfundimit në mënyrë konsensuale të kontratës. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi bardhezi. “Një histori 25-vjeçare, nga dita e parë kur “Princes”, një pseudonim që do ta merrte vetëm disa vite më vonë, veshi për herë të parë fanellën bardhezi. Ishte vetëm 7 vjeç, një dëshirë e çmendur për të luajtur dhe një kokë plot me ëndrra. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e historisë bardhezi. Faleminderit për gjithçka Claudio! Paç fat!”, shkruajti klubi bardhezi. Ishte viti 1993, kur një fëmijë i quajtur Claudio, provonte për herë të parë, ndoshta pa e kuptuar fare, botën e Juventus-it. Lindi në këtë mënyrë, pothuajse në mënyrë të rastësishme, një nga partneritetet më të rëndësishme të historisë së lavdishme të Juventus-it. Një fanellë që do ta vishte 389 herë, shoqëruar nga 37 gola. Edhe vetë Marchisio reagoi me një postim në Instagram, ku me vështirësi kontrollon emocionet: “Një mijë mendime dhe një mijë imazhe më kanë shoqëruar gjithë natën. Unë nuk mund të ndalem duke parë këtë fotografi dhe këto ngjyra, me të cilat kam shkruar jetën time si një njeri dhe një futbollist. E dua këtë fanellë deri në atë pikë sa, pavarësisht nga gjithçka, jam i bindur se e mira e ekipit vjen e para. Gjithmonë. Në një ditë të vështirë si kjo, unë bazohem te ky parim. Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, për këtë arsye pas disa ditësh do të përshëndetemi në një mënyrë të veçantë”, ishte reagimi i mesfushorit.
SPECIALE
22 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Aretha Franklin e ka jetuar historinë e Amerikës, duke kënduar në tre inagurime presidenciale: për Jimmy Carter, për Bill Clinton dhe për Barack Obamën
Muzika soul humbi damën e saj, mesazhet nga Obama tek Carole King Jork. Ajo filloi karrierën profesionale si këngëtare kur ishte 18-vjeç dhe pari sukses të mjaftueshëm, ndërsa nënshkroi kontratë me "Columbia Records". Suksesin e madh e arriti me "Atlantic Records" në vitin 1967. Brenda tre viteve, ajo kishte krijuar disa nga hitet e saj më të mëdha duke përfshirë "Respekt" dhe "Them një lutje të vogël". Mesazhet e personaliteteve Politikanë, njerëz të artit, këngëtarë dhe personazhe të njohura nga bota e spektaklit vlerësuan figurën e mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin, e cila vdiq dje në moshën 76vjeçare, në Detroit. Më poshtë vijojnë disa nga vlerësimet e këtyre figurave.
A
retha Franklin është mbretëresha e muzikës "Soul". Ikona e njohur e "kulturës së zezë", me një personalitet të fortë, e mbi të gjitha një zë sublim, është një fenomen i vërtetë i natyrës. Ai zë tanimë do të heshtë përgjithmonë, në vend të tij një heshtje drithëruese. Franklin u shua në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit, pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi një vit më parë se po tërhiqej nga bota e muzikës. Në karrierën e saj prej disa dekadash, ajo ka fituar 18 herë çmimin prestigjoz amerikan të muzikës "Grammy". Aretha Louise Franklin, lindi më 25
mars 1942 në Memfis. Ajo ishte këngëtare, kompozitore dhe pianiste. Atë e kanë cilësuar gjatë karrierës së saj muzikore si "First Lady of Soul" dhe "Queen of Soul". Spektri muzikor i saj përfshin edhe R&B, Jazz e deri tek pop e dance. Hit i saj numër një "Respect" u kthye në himnin e lëvizjes afroamerikane të lirisë dhe të gruas. Revista e muzikës "Rolling Stones" në vitin 2010 e kurorëzoi atë si këngëtaren më të mirë të të gjitha kohërave. Franklin bën pjesë ndër interpretueset me numrin më të madh të disqeve të shitura në mbarë botën. Ajo dha performancën e saj të fundi në nëntor në një gala në Nju
Barack dhe Michelle Obama: "Në zërin e saj ne ndjejmë historinë tonë… fuqinë dhe dhimbjen tonë, errësirën dhe dritën tonë". NAACP: "Mbretëresha e përjetshme e soulit, Aretha Franklin është simbol ikonë e krenarisë së njerëzve me ngjyrë, muzika e së cilës preku kaq zemra dhe shpirtra". Donald Trump: "Ishte një grua e madhe, me një dhuratë të mrekullueshme nga Zoti, zërin e saj. Do të na mungojë". Paul McCartney: "Franklin na frymëzoi për kaq e kaq vite. Ajo do të na mungojë, por kujtimi i madhështisë së saj si muzikante dhe qenie e mrekullueshme njerëzore do të jetojë përjetë me ne". Barbra Streisand: "E vështirë të konceptosh botën pa të". Hillary Clinton: "Ajo meriton jo vetëm respektin tonë por edhe falenderimin tonë pasi na hapi sytë, veshët dhe zemrat". Elton John: "Kam qenë me fat që kam kaluar shumë kohë me të dhe që isha i pranishëm në koncertin e saj të fundit. Artistja më e madhe e muzikës soul e të gjitha kohërave". Carole King: "Çfarë jete. Çfarë trashëgimie. Kaq shumë dashuri, respekt dhe mirënjohje". Hugh Jackman: "Një nga këngëtaret më të mira të të gjitha kohërave". John Legend: "Përshëndetje mbretëreshës. Vokalistja më e madhe që kam njohur".Kate Hudson: "Një frymëzim i vërtetë. Faleminderit Aretha". Ricky Martin: "Humbëm një nga më të mëdhatë". Shania Twain: "Një grua dhe një zë i pabesueshëm". Lenny Kravitz: "Ishim të bekuar të dëgjonim më të mirën që Zoti kishte ofruar te zëri i saj". Tingujt e artë Viti 1996 do të shënjonte kthesën për karrierën e Aretha-s. Me "Atlantic" ajo bëri të mundur që kënga e saj "I Never Loved a
Man (The Way I Love You)", të renditej në 10 të parat në klasifikimin e "Billboard" dhe disku me të njëjtin emër i dha famën. Në vitin 1968, me "Lady Soul" dhe "Aretha Now", u bë shpejt një nga emrat e mëdhenj të muzikës soul: albume që përfshihnin këngë si "I Say a Little Prayer" dhe "Chain of Fools". "Respect" dhe "Think", u bënë himne të feminizmit dhe të të drejtave të afroamerikanëve. Në qershor të atij viti, Franklin përfundoi në kopertinën e "Time". Vitet shtatëdhjetë do të ishin ato të "Spanish Harlem" e "Day Dreaming" dhe të disqeve si "Spirit in the Dark e Gifted & Black". Në vitet '80 dhe '90, kur muzika soul kishte humbur popullaritetin e dekadave të mëparshme, Franklin vazhdoi të prodhojë disqe dhë të bashkëpunojë me emrat më të mëdhenj të muzikës jazz dhe pop, nga George Benson tek George Michael, duke marrë pjesë në ceremoni zyrtare, koncerte, përkujtimore dhe evente speciale, nga "Super Bowl" tek Ceremonia e zgjedhjes së ish-presidentit Obama në vitin 2009. Në vitin 1998, tenori italian Luciano Pavarotti duhet të këndonte gjatë ndarjes së çmimeve "Grammy" por u sëmur papritmas: me një paralajmërim të bërë 20 minuta më herët, Franklin këndoi në vendin e tij "Nessun dorma", të Giacomo Puçinit. I gjithë ky rrugëtim duke lëvizur me makinë: kishte shumë frikë të fluturonte dhe nuk mori asnjë avion nga viti 1982 deri në 2016-ën, kur sipas disa gazetave fluturoi nga Detroit në Chicago. Aretha e ka jetuar historinë e Amerikës, duke kënduar në tre inagurime presidenciale: për Jimmy Carter, për Bill Clinton dhe për Barack Obamën. Do të mund ta "rishohim" së shpejti në filmin dokumentar dedikuar asaj, ku rolin e saj do ta luaj Jennifer Hudson. Por si do t'ia dalë vallë? Aretha është e paimitueshme.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 5. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar 7. Në drejtim të anës së përparme të diçkaje 10. Kallëp që e përdorin argjendarët për t'i dhënë trajtë arit ose argjendit të shkrirë 13. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 14. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 15. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 16. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 17. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 19. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... 20. Që zhvillohej një herë në çdo katër vjet në Greqinë e lashtë në Olimp. 22. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 24. Pllakë e rrumbullakët prej druri, e mbështjellë përqark me një rreth metali, e cila flaket larg nga atletët 25. Aleanca Kuq e Zi 28. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 30. Titull aristokratësh më i lartë se ai i baronit dhe më i ulët se i markezit; ai që mbante këtë titull është... 31. Gjendje shpirtërore e turbullt e një njeriu që është pushtuar nga një ndjenjë tronditëse 32. Pastaj e ka brenda 33. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 34. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 36. E pres pak; i bëj një kllapë, një send metali, deltine, mermeri apo tjetërçka 39. Papa ... VII vdes 27 shtator, 13 ditë pasi zgjedhet Papë dhe njëherësh bëhet Papa me kohën më të shkurtën në detyrë në historinë e papëve 40. Pyll i vogël e i dendur 42. Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzoheshin 43. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 44. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 45. Përfaqësues i zgjedhur nga një organizatë, nga një kolektiv etj 47. Lëng i tejdukshëm, që del nga disa gjëndra të nënlëkurës kur bën shumë nxehtë dhe çliron një erë jo fort të pranueshme 48. Mbështetja kryesore e diçkaje 50. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 51. Paraja që përdor Bolivia 53. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 55. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë 57. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 58. Kryeqyteti i Francës, në tekstet e moçme latine ai emërohet edhe Lutetia apo Lutezia 59. Rrethi i Pukës, ashtu e
E shtunë, 18 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
shënonte targën 60. Si kishtin makinat e Durrësit targën 61. Një krahinë a fshat në rrethin e Pukës, nuk është kryebardhë 64. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 65. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 66. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 69. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 70. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 72. Ai thur vargje lirike ose satirike, zakonisht aty për aty 74. Banor vendas i Panamasë 75. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 78. Rënkim i thellë e psherëtimë nga një vuajtje e thellë shpirtërore. 80. Eshtë ashtu ai që blen gjithnjë në të njëjtin dyqan a në të njëjtën ndërmarrje, myshteri 81. Bëj dallim ndërmjet dy a me shumë njerëzve ose grupeve, ndërmjet dy sendeve, dy dukurive etj 82. Organizata Ndërkombëtare e Punës 85. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë 86. Organizata Botërore e Shëndetësisë 87. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 88. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 90. Kockës i thonë ashtu në dialektore 92. Ushtarak që merret me organizimin, me drejtimin dhe me përgatitjen luftarake të një njësie ushtarake 94. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 100. Rrethi i Mirditës, e kishte
asht targën 101. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 102. Ëmbëlsirë e lëngshme e përgatitur me fruta 104. Gjendje e tillë e dikujt, kur ai është i gatshëm ose i detyruar t'i shërbejë një tjetri sa herë që ky të ketë nevojë 105. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 106. Madhësia e diçkaje që ka gjatësi, lartësi e gjerësi dhe që matet me njësi kubike 108. Ai që ka ngelur në provim është p... 111.Eshtë aksesor i rëndësishëm i kuxhinës dhe dominues i ngrënies 113.Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 115.Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 116.Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku VERTIKALISHT 2. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 3. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 4. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 5. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 6. Afat kohor për të ujitur, kishte atë emër 7. Sistem i cili mbivlerëson anët formale, zvarritje e punëve nga nëpunësit e aparatit zyrtar 8. Që i përket lirikës, që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë
9. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 11. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 12. Metal i kushtueshëm, i verdhë dhe i shndritshëm, ar 15. Që është shumë i lëvizshëm, i gjallë e i shkathët; energjik 16. Organ i trupit, gjendet në anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së barkut, nën diafragmë, i cili kryen funksionin e formimit të gjakut 18. Zvogëlohem e rrëgjohem nga pleqëria a nga një sëmundje 21. Partia Republikane, inicialet 23. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 24. Ajo që ka marrëdhënie dashurie me një burrë a me një djalë, pa qenë e martuar me të 26. Pushkë e gjatë me pesë fishekë, kështu quhej 27. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 29. Angola e ka atë kryeqytetin e saj 30. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 35. Ai që vallëzon me një grua ose me një vajzë quhet ashtu 37. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 38. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 41. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 42. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e
filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 67. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 68. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, inicialet 69. Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut 71. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni 73. Burimet e para të naftës janë zbuluar në ..., kjo daton më 23 shkurt 1938 76. Gjëndje të fikëti, këputje, prerje në fytyrë 77. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 79. Anatoli ..., matematikan rus, i njohur me librin "Kronologjia e Re". Lindi më 13 mars 1945 80. Një banor i Kroacisë, mund të quhet edhe ashtu 83. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar, me qëllime të caktuara, ashtu është 84. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 85. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 89. Tretësirë me alkool e me aromë, që përdoret pas rrojës 91. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit 93. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 95. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 96. Quhet ashtu një person pa pretendiem, që sillet dhe jeton me thjeshtësi 97. Në lidhje njëri me tjetrin, jo veç e veç 98. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura 99. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm 100. Që i përket një kohe shumë të kaluar, i hershëm, i vjetër, i kakohshëm 102. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike 103. Vendi i Perëndive, sipas mitologjisë. 107. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 108.Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 109. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 110.United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 112.GRamshi e kishte ashtu targën 114.Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar
padëshirueshme 44. Vijë e pingultë, pingule; kulmore; kund. horizontale 46. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 49. Rrymë elektrike, që lind në indet e njerëzve, të kafshëve e të bimëve 50. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 52. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 54. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 55. Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve 56. Jam nën mbikëqyrjen e vijueshme të mjekut dhe zbatoj këshillat që më jep ai 60. Titull fetar në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare në këtë kishë 62. Vijë e lakuar dhe e mbyllur që ka trajtë vezake si të vijës së përftuar nga prerja e pjerrët e një koni 63. ... Qosja është autor i shumë 1
2
3
A L
4
U
5
6
7
8
9
F
D A T E
V
B A L L
R C
U
A
U
10
I
A B T
16
K U
M E N D ¸
K
R
R
N
L
25
26
I
M P I
K
A K
M
K
B
K
28
D
˙
D A L L
D I
R
K L E
R
L
A
U
35
D I M
Z
O
S
A
U R B
A N I
A
H
E L
N
Z
N
Z
A B
43
V
M
E
R
D E L
O
D J
E R
E G A T
A
L
U M
L
56
M I
R
¸
B
B
K E L
Y
A
P
L
I
V I
E
Z I
61
D R
U
62
G J
K R Y E Z R
L
J
A T
Y
I
A
R
M
P
S H E
S
H
64
A
I
O
72
J
T
E X H I
T
S
E
O F S F
K A F
U
H A M ¸
L
P A N A M E
L
V
Z
J 79
A
P
A
76
78
Z
A 71
A B
74
K
75 77
70
73
B E
K V
H
Z
S
69
K
P
S I
63 67
R E 68
N
T
P A R I
O
60 66
M E G A
R 53
K
A N O 58
59 65
E
A 52
I
57
K
S E
50
51
D 55
V A
47 49
B A Z E
M
44
I
D O
46
48
54
E K
40
42 45
K
33
A
37
C O K A T
39
B A G E
S
A
K O N T P
36
K
U 38
K
D I
30 32
34
A
24
A
29
31
M
R
Z 23
27
P
21
O L
22
41
E 18
H A S K O
M
20
E
M E N S ¸
K
F T L
B 17
19
I
I
12
14
K ¸
15
D I
11
P A N E
A S
13
S
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
Y
80
K L I
F
E N T
81 82
I
L O
F
N
D I
A 83
84
M
F
E R
E N C O J
85
M
K U J
V
¸
87
P
T
89
A L
¸
90
K
R
˙
E
M
97
B
98
93
99
L
101
K
A R
I
O
A
J
R
I
D I
S P
O Z
M
A
E
H
R
U
O
M R
R
102
Q E S
K O M P
O S
O
L
P
A K A L
C
I
O N
E
110
U E
111
S
K
L
D
J
R
K
T
E
D E
V ¸
˙
E R
U G ¸
L L
I
M
¸ 113
¸
U R
E
M
J 114
M A N I
116
R
G
107
112
115
S
T O 105
I
106 109
L
103
104
108
E 100
B
F
A 94
K O M A N D A N T
N
C 96
91
A S H T
E
92
T
S
W H O
M
88
A K U Z E
95
R 86
K O P E
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
24 E shtunë, 18 GUSHT 2018
Rehabilitohet blloku i banimit në Selitë, rrugë dhe rrjet i ri ujësjellës-kanalizimeve
I
Veliaj: Mbajmë premtimin për investime në çdo bllok banimi
nvestimet në çdo lagje të Bashkisë së Tiranës kanë prekur edhe banorët e Selitës, të cilët janë përfitues tënjë bllokutë ri banimi, me rrugë të shtruara, ndriçim e trotuare. Ndërhyrja për rikonstruksionin e rrugëve të bllokut të kufizuar nga rrugët "Hamdi Pepa", "Ilia Dilo Sheperi", "Visarion Xhuvani", "Leka i Madh", ka zgjidhur problemin shumëvjeçar të mungesës së infrastrukturës për banorët e kësaj zone, të ardhur kryesisht pas viteve '90. Përfundimi i punimeve u inspektua nga kryetari i
kanë marrëpronën, ne ndërhyjmë në gjithë rrjetin rrugor, kanalizime dhe ndriçim", u shpreh Veliaj. Teksa u bëri apel banorëve të bllokut të mirëmbajnëinvestimin e kryer, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë për lirimin e hapë-
Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe pushtetit vendor, edhe kjo zonë, pas legalizimit të ndërtimeve, po njeh urbanizim, çka sjellcilësi më të lartë jetese për banorët."Rikthehemi në një zonë totalisht të transformuar. Këtu projekti nuk është vetëm logjistik: asfalt, llaç e tulla, por edhe pak në mentalitet. Kemi bashkuar energjitë: qeveria bën legalizimin, kurse bashkia urbanizimin. Pa legalizim nuk ka urbanizim; pra, është shumë e rëndësishme që fillimisht banorët të marrin hipotekëndhe në fund, pasi të
sirave, të cilat pengojnë projektet zhvilluese. "Dua të falenderoj, së pari banorët që kanë lënë pak nga territori i tyre i sapolegalizuar për t'ia dhënë bashkisë për trotuaret. Qytetarët duhet të kuptojnë se në fakt trotuari nuk është i bashkisë, por një barrierë sigurie për ata dhe fëmijët e tyre. Kur kemi ardhur këtu ka qenë një monopat i ngjashëm me një shteg dhish dhe rrëketë e lumenjve që vinin nga kodrat. Sot është dita me natën", nënvizoi Veliaj. Kreu i Bashkisëtha se qytetarët duhet të regjistrojnë adresën e saktë të vendbanimit, në
mënyrë që zona të përfitojë nga shpërndarja më e mirë e fondeve dhe e investimeve. "I ftoj banorët të vijojnë me regjistrimin në zonë. Sot janë të gjithë qytetarë të Tiranës dhe duhet të regjistrohen këtu. Fakti që marrim taksa nga pjesa e vjetër e Njësisë 5 për t'i sjellë në zona ku vetëm së fundi, pas legalizimit, ka filluar të paguhet pak taksë prone, do të thotë se automatikisht Bashkia e Tiranës i ka privilegjuar. Tani ka ardhur koha që edhe ata të sillen si qytetarë të Tiranës dhe të
bëhen pjesë e kësaj bashkësie që paguan diçka modeste, por në fund fare kontribuon në të mirën e përbashkët", tha ai. Veliaj bëri të ditur se nga 17 shkolla të reja që do të ndërtohen, 3 prej tyre janë vetëm për Njësinë5, duke sjellë një rritje të standardit dhe të cilësisë së mësimdhënies për fëmijët e zonës. "Disa nga vendimet më të rëndësishme për zonën do të jetë fillimi i shkollave të reja. Shkolla e parë që do të fillojë do të jetë afër Parkut Olimpik dhe besoj se edhe një nga problematikat e fundit që
tashmë e gjithë zona është transformuar tërësisht. "Këtu kemi gjetur një fshat monopat dhe e kemi kthyer në një qytet të një standardi më të lartë. Këtu nuk është bërë thjesht shtrimi i rrugës apo rregullimi anësor i saj, por janë bërë edhe muret rrethuese dhe i kanë dhënë një pamje standardizuese gjithë rrugës, duke e kthyer atë ndoshta në pjesët më të bukura të Tiranës", deklaroi Majko. Blloku i rehabilituar kufizohet nga Rr. "Hamdi Pepa", Rr. "Ilia Dilo Sheperi", Rr. "Visarion
kemi, për sa i përket bashkisë në këtë zonë, shfryrja e klasave me dy turne, do të vijojë me shkollat e reja. Në total, do të jenë 17 shkolla të reja dhe vetëm për Njësinë 5, kemi 3 të tilla", nënvizoi Veliaj. Ministri për Diasporën dhe njëkohësisht deputeti i zonës, Pandeli Majko u shpreh se
Xhuvani", Rr. "Leka I Madh" dhe ka një siperfaqe prej 21,2 Ha. Ndërhyrja është kryer jo vetëm në shtrimin me asfalt të rrugës, por edhe me rrjetine ri të ujësjellës-kanalizimeve, ndriçim, trotuare, ndërkohë që muret janë të veshura me pllaka dekorative guri dhe kangjella.