Koha Jone_18 janar 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 18 JANAR 2019

Presidenti nuk është garant kryeministror! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 12 (8453)

E premte, 18 Janar 2019

Çmimi 30 Lekë

Kreu i shtetit: Nuk mund të bëjmë eksperimente në politikën e jashtme. Idetë për ndryshimin e kufijve janë të rrezikshme dhe antikombëtare. Presidenti mbetet mbrojtës i Kushtetutës dhe jo i pushtetit të radhës FAQE 3

Presidenti Meta vlerëson me Ministrat e rinj betohen para dekoratën “Nderi i Kombit” ishPresidentit të Republikës Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Baba Haxhi Edmond Brahimaj, dje gjatë ceremonisë së dekretimit të atdhetarit dhe personalitetit të shquar fetar, Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë FAQE 24 “Nderi i Kombit” KREU I LZHK

Në foto: Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dje gjatë ceremonisë së FAQE 24 betimit të ministrave të rinj KTHIMI I LIGJIT

DEKLARATA

Dashamir Shehi: Opozita duhet të “luftojë” në rrugë dhe në Parlament

Artan Lame: 74 deputetët do ta rivotojnë ligjin e Kadastrës

Ministri Ditmir Bushati pritet të hapë “letrat” në Partinë Socialiste FAQE 8

FAQE 2

KREU I PD

FAQE 10

Kreu demokrat, Lulzim Basha: Protesta popullore, fund krizës politike

ARSYET

Firma daneze tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar Firma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar... FAQE 16

FAQE 7


POLITIKE

2

E premte, 18 JANAR 2019

Ministri Ditmir Bushati pritet të hap “letrat” në PS

“TË NA BASHKOHEN PEDAGOGËT”

Denoncimi i Juridikut: Peticioni për mësim është bërë nga FRESSH

D

itmir Bushati vazhdon të jetë ministër i Jashtëm. Në mënyrë kushtetuese dhe ligjore ai është ministër dhe bën detyrën ndaj shtetit, ndonëse nga ana politike ai nuk ka mandat. Megjithatë Ditmiri duke qenë njeri me integritet dhe shtetar e di mjaft mirë se braktisja e detyrës për shkak të politikës dënohet. Dënimi vjen nga shteti, por pikësëpari nga publiku. Ditmir Bushati priti dje homologun hollandez Stef Blok e ku më pas doli në një konferencë të përbashkët shtypi. Dy gjëra mbeten në mendjen e atyre që e ndoqën live konferencën. E para, se pala holandeze tha se për statusin e Shqipërisë nuk ka një vendim, pasi do presim raportin e ri të Komisionit Europian dhe më pas do vendosim. Kjo ishte krejt në të kundërt përsa na ka thënë kryeministri Rama se vendimi është marrë nga Komisioni e nuk ka raport të ri për ecurinë e Shqipërisë. Pra vendimi në qershor do jetë në raport me një Raport të ri nga Komisioni Europian. Këtë e tha prerë ministri i jashtëm hollandez. Së dyti, ajo çka mbeti në mendje nga gjithë ajo mori fjalësh ishte fragmenti që tha ministri Ditmir Bushati kur u pyet nëse mund të ketë bërë gabime gjatë qën-

drimit për më shumë se 5 vjet në këtë post. “Mund të kem bërë më shumë se një gabim, por periudha e reflektimit nuk ka filluar ende. Të garantoj se do të jete reflektim i plotë” – u shpreh Bushati pas takimit që zhvilloi me homologun e tij holandez në Tiranë. Pra ai tha me ton shkodrani, si prej Bushatllinjve, se “…periudha e reflektimit nuk ka filluar

ende. Të garantoj se do të jete reflektim i plotë” . Natyrisht Ditmir Bushati nuk ka se ç’të reagojë për opozitën, sepse mendimi i tij për opozitën, dihet. Nuk ka se ç’të reflektojë për Presidentin, pasi ai po bllokon dekretin e shkarkimit të tij, sepse Meta ka bindjen se ministër më të mirë se Bushati, nuk ka ofruar deri tani kryeministri, bile edhe në raport me vetë

Edi Ramën. “Reflektimi” i Ditmir Bushatit mund të jetë në raport me PSnë, Edi Ramën dhe mënyrën se si qeveriset. Me sa duket si diplomat Bushati ka paralajmëruar kryeministrin. Dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme. Publiku tani pret të dëgjojë “reflektimin” e Ditmir Bushatit!

Ditën e djeshme është bërë publik një lajm ku studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë nënshkruar një peticion ku kanë kërkuar mësim. Por, kjo gjë sipas studentëve të cilët kanë që prej ditës së parë që janë në protestë dhe në ngujim nuk është e vërtetë, pasi pa plotësimin e tetë pikave nuk ka mësim. Ky peticion është bërë nga anëtarët e FRESSH-it, të cilët në çdo moment janë munduar që të tentojnë të fusin përçarje, tek Fakulteti i Drejtësisë, por nuk ja kanë dalë dhe studentët janë më të bashkuar se kurrë. Dhe në peticionin e nënshkruar nga ata, vihet re se janë vetëm 60 persona dhe nuk dallohet qartë asnjë emër apo të ketë një numër karte identiteti dhe kjo gjë e bën të pavlefshëm, pasi aty ti mund të shkruash cilin do emër sa për të pasur numër. Studentët e Juridikut janë shprehur për mediat që: “Peticioni është i bërë nga FRESSH, u bëjmë thirrje pedagogëve të na mbështesin dhe të bashkohen me ne.Peticioni i nënshkruar nga FRESSH”.

PAS TIRANËS EDHE PEDAGOGËT E DURRËSIT MBLEDHIN FIRMAT: MBËSHTESIM STUDENTËT!

E

dhe bojkot, edhe mësim. Kjo është situata në shkollat e larta publike të përfshira prej javësh nga protesta dhe ngujimi i studentëve. Në Fakultetin e Ekonomisë e jo vetëm, studentët e ngujuar refuzojnë të ndërpresin bojkotin. Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar. Ndërsa të tjerë kanë thyer bojkotin dhe i janë rikthyer mësimit. Për këta studentë, ka ardhur koha t’i jepet fund protestës. E ndërsa studentët janë të ndarë në bojkot dhe në mësim, në sekretaritë e universiteteve ka nisur puna për nxjerrjen e tarifave të reja sipas vendimeve të qeverisë. Ndërkohë, drejtues të universiteteve të cilët kanë refuzuar daljet në media këtë periudhë, janë shprehur në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe sigurojnë plotësimin e orëve të humbura. Pas studentëve të disa universiteteve, ngujimit i janë bashkuar edhe studentëve e Universitetit

Vijon protesta në universitete, ngujohen edhe studentët e Korçës

“Fan Noli” në Korçë. Këshilli Studentor i këtij Universiteti, bën me dije se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik. “Ndonëse temperaturat janë nën zero gradë dhe

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

nuk ka asnjë ngrohje, ne do të ngujohemi deri në plotësimin e kërkesave tona”, thekson Këshillit Studentor. Studentët e këtij universiteti kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë si dhe

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

plotësimin e 17 kërkesave nga rektorati. Situata në Durrës Në një kohë që studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të ngujohen brenda auditoreve të fakulteteve, pas Tiranës, pedagogët e një tjetër universiteti kanë dalë në krah tyre. Këtë radhë ata janë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku pedagogët kanë mbledhur firmat dhe përmes një deklaratë të përbashkët sqarojnë se janë plotësisht dakord me kërkesat e studenteve për shfuqëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. “1-Mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar, duke garantuar mbështetjen

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

e plotë dhe gadishmërinë për t’ju mundësuar studentëve zhvillimin e leksioneve në një moment të përshtatshëm për ta. 2-Kundërshtojmë aktet nënligjore të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave që janë në kundërshtim me parimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike, si dhe mungesës së konsultimit me grupet e interesit. Çdo akt ligjor apo nënligjor në fushën e arsimit universitar duhet të konsultohet paraprakisht me grupet e interesit veçanërisht projekt-ligji “Për Kodin e Sjelljes për Integritetit në Kërkimin Shkencornë Republikën e Shqipërisë. 3-Dënojmë çdo deklaratë që ka për synim cënimin dhe denigrimin e figurës së pedagogut”thuhet në deklaratën e Asamblesë Akademike të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 18 JANAR 2019

Presidenti nuk është garant kryeministror! Kreu i shtetit: Nuk mund të bëjmë eksperimente në politikën e jashtme. Idetë për ndryshimin e kufijve janë të rrezikshme dhe antikombëtare. Presidenti mbetet mbrojtës i Kushtetutës dhe jo i pushtetit të radhës Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur dje të gjitha akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm. Në emisionin e gazetarit Ylli Rakipit, "Të Paekspozuarit", kreu i shtetit ndryshe nga Edi Rama nuk është marrë me sulme personale. Ai ka shpjeguar gjithë qëndrimet e tij për dekretet. Presidentit ka sqaruar për Kryeministrin dhe për qytetarët shqiptarë se mos dekretimi i kandidatit për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj nuk është bërë në shkelje të ligjit themelor të shtetit, por në zbatim të tij në frymë, edhe në germë. Duke u ndalur në akuzat e kreut të qeverisë lidhur me shkeljet ligjore që sipas Ramës ka bërë kreu i shtetit, Presidenti Meta deklaroi në mënyrë të qartë se është zgjedhur në krye të shtetit për të qenë garant i Kushtetutës dhe jo i Edi Ramës apo pushteteve të radhës. Presidenti renditi gjithë argumentet që i japin kreut të shtetit jo vetëm të drejtën ligjore për cilësinë e njerëzve që përfaqësojnë politikën e Jashtme të Shqipërisë, por edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare duke mos lejuar eksperimente të rrezikshme për vendin. Kreu i shtetit shpjegoi se një njeri që ka vetëm një vit që ka marrë shtetësinë shqiptare, sado libra të ketë lexuar, nuk ka përvojën për përfaqësuar Shqipërinë në organizatat ndërkombëtare dhe për të folur në emër të shtetit shqiptar për çështje të rëndësishme. Aq me tepër se ai ka bërë deklarata jo korrekte me politikën e jashtme të Shtetit. Kreu i shtetit ka folur dje dhe

për arsyet se përse nuk ka dekretuar shkarkimin e ministrit në detyrë, Ditmir Bushati. Presidentit argumentoi se në fazën kur Shqipëria pret të marrë Presidencën e OSBE, në Ministrinë e Jashtme duhet një person që të ketë informacionet e duhura për të përfaqësuar Shqipërinë. "Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese. Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv/ministri. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese",- tha Presidenti duke ju referuar vakancës që krijohet në ministrinë e Jashtme me largimin e ministrit nga funksionet dhe kalimin e përgjegjësive të zëvendësministri. Veç argument-

eve protokollarë, kreu i shtetit la të kuptohet se arsyet e shkarkimit të ministrit Bushatit nga Edi Rama lidhen direkt me qëndrimin e tij për mos copëtimin e Kosovës, deklarata të bëra nga ministri Bushati. Pra la të kuptohej se ministri Bushati ka qenë korrekt dhe kushtetues në qëndrimet për Kosovën. Edhe pse kreu i shtetit e mori si shembull këtë motiv, jemi para një situate skandaloze ku praktikisht Edi Rama ka shkarkuar Bushatin se ishte kundër ndarjes së trojeve shqiptare. Duke u ndalur në idenë e ndarjes së kufijve, apo copëtimit të Kosovës, Presidentit Meta u shpreh në mënyrë të qartë se një projekt i tillë është anti kombëtar dhe u

shërben interesave të vendeve që duan të dëmtojnë shqiptarët. Lidhur me debatin e fundit për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i Jashtëm, kreu i shtetit se ditën e sotme mund të ketë një vendim të tij për këtë çështje. Presidentit theksoi se Kushtetuta nuk e ka përcaktuar qartë nëse Kryeministri mund të mbajë dhe detyrën e ministrit, por pas konsultimit me juristët do të merret një vendim të qartë. Presidenti foli edhe për çështje të tjera të rëndësishme, por qëndrimi i tij ishte se ai njeh vetëm Kushtetutën dhe nuk pranon ta shkelë atë, edhe sikur Edi Rama të lëshojë krejt urdinë e taborëve kundër tij. Q. Xhani


INTERVISTA

4 E premte, 18 JANAR 2019

Presidenti Ilir Meta: Për rastin e Bushatit nuk e kam detektuar sepse Ministri është përgjegjësi kushtetuese dhe Ministri i Jashtëm dhe ta dekretoja do ta lija ministrinë në dorë të një zëvendësministri

”E vetmja zgjidhje e qëndrueshme, mosndryshimi i kufijve në Ballkan” Intervistoi: Ylli Rakipi

Gazetari (Ylli R Rakipi): akipi): A keni një koment të shkurtër për akuzat që ju ka bërë Kry eministri R ama ditët Kryeministri Rama e fundit? Presidenti Meta: Të gjithë qytetarët që na dëgjuan duhet të jenë shumë të qetë, përsa i takon Presidentit të tyre, pavarësisht se mund ta pëlqejnë apo jo, pasi çdo akt dhe çdo veprim i tij ka qenë dhe është vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së interesave shtetërore. Unë dëgjova shumë akuza aty dhe këto mund ti marrim dhe një nga një. Aty u tha që Ilir Meta, kthen ligjin për dividentin dhe kam shkelur unë Kushtetutën. U tha se ç’punë ka Ilir Meta me taksat? Presidenti i Republikës, që ka të drejtë të shprehet për çdo ligj të Kuvendit. Ndërkohë që neni 155, në mënyrë të qartë te Financat Publike, e thotë në mënyrë të qartë: Taksat, tatimet, detyrimet financiare, kombëtare, vendore, lehtësimin ose përjashtimin e tyre, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohet, përcaktohen me ligj. E thotë Kushtetuta, ligji, në këto raste ligjit, nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Në këtë rast kemi dy shkelje: kemi shkelje të drejtpërdrejtë këtu, duke i dhënë fuqi prapavepruese. Pra, ata, që duhet të paguanin 15 % deri tani në të kaluarën, pa afat, mund të paguajnë 8% këto detyrime që kanë. Ndërsa ata që paguan 15% që respektuan ligjin, ata janë budallenj dhe këtu bëhet fjalë për një dëm të madh, jo vetëm për shkelje të Kushtetutës dhe të parimit të barazisë para ligjit, por këtu kemi të bëjmë më një dëm të madh të financave publike. Më akuzojnë se bëj politikë, unë deri këtu po bëj Kushtetutë. Duan që të bëj politikë? Unë dhe politikë mund të bëjë dhe mund të thoja, që të gjitha këto fonde të cilat, do t’i përfitojnë disa grupe që, mund të kenë patur dijeni që do të bëhet një ligj i tillë me fuqi prapavepruese, me një ligj antikushtetues mund të përdoreshin. Çdo qëndrim i Presidentit dhe i Presidencës ka qenë vetëm në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Ka një akt, që mund ta gjykojnë si një akt politik të ndërgjegjshëm që, është kthimi i ligjit për buxhetin. Por, po të kemi parasysh ajo ka ndodhur në periudhën që ishte kulmi i protestave të studentëve që kishin pretendimet e tyre. Ligji kishte kaluar nga Kuvendi në Presidencë dhe Presidenti, natyrisht do merrte kohën e vetë për ta shqyrtuar. Në Kuvend u ngrit pretendimi nga vetë përfaqësuesit e Partisë So-

cialiste, që thoshin ne tani nuk kemi çfarë t’i bëjmë ligjit, ne kaluam dhe e ka Presidenti. Presidenti, e ka këtë mundësi që ta kthejë. Presidenti e ktheu me shpresë dhe dëshirë që, të reflektohen disa zgjidhje. Kuvendi sovran, morri vendimin e tij, Presidenti bazohet vetën te Kushtetuta dhe asgjë tjetër. Gazetari: Përgjigja juaj është që Presidenti është institucional, bazohet te ligjet, kushtetuta. E gjitha kjo që ne bëmë si fillim, ishte nëse ju kishit në të gjithë përplasjen tuaj institucionale siç pretendohet… Presidenti Meta: Neni 155, janë të qartë, kush e shkel kushtetutën dhe kush e mbron interesin publik ? Gazetari: Në gjithë përplasjen tuaj ai, ju atakoi ju, si kreu i shtetit dhe në takimin protokollar me ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Ju, keni një përgjigje publike për këtë çështje. Presidenti Meta: Nuk shqetësohem për këtë çështje, është e drejta e tij, unë, nuk e di për çfarë më ka atakuar. Si ligji i divenditin, që ta shpjegova unë ty? Ka gjë tjetër si, ligji i teatrit? Apo ti mendon se, ambasadorët e kanë të paqartë sesi mund të bëhet një ligj, për një person apo për një kompani, në kundërshtim me të gjitha parimet dhe normat kushtetuese, me ligjet dhe Konventat, ku Shqipëria është palë, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore . Gazetari: Dje, autoritetet e ligjit, policia e shtetit shqiptar më konkre-

tisht Drejtori i Policisë, në fakt ishte një akt pak i turpshëm, zoti President, meqë unë kam ndjekur këto filmat e Narcos, ishte e njëjta mënyrë siç merrej Pablo Escobari, u morr Drejtori i Policisë me temenara, jo si ndalohen një njeri po u morr Klement Balili. Është arrestuar Klement Balili, që u rrit me thënë të drejtën që, unë e shoh si një fshatar jugor, tip i mënçur që ishte aty. Por, përmasat e tij u rritën, sikur ky i kishte bërë të gjitha, kishte mbjellë dhe drogën e madhe, po kjo ska rëndësi . Qarkullojnë fjalë se Balili, ka qenë një person në fillim I lidhur me Partinë Demokratike, me pas i lidhur me Partine tuaj dhe tani me partin që jemi me Rilindjen, Partinë Socialiste. Besimi të Partitë Politikë në Shqipëri, ka ikur dhe për këtë arsye po të shikosh, grupe kriminale me Rilindjen, me mbjellje droge etj. Ju si parti dje, jeni akuzuar se keni patur lidhje me të arrestuarin e djeshëm Presidenti Meta: E para që, dua t’ju them është së e përshëndes aktin që më në fund Klement Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze, do përballet me drejtësinë. Së dyti, dua të vlerësojë faktin pavarësisht nga dobësia e Agjencive tona, për të realizuar një operacion drejtpërdrejt arrestimit të tij. Pavarësisht nga të gjitha këto, ky presioni gjithanshëm, përfshirë partnerët tanë ndërkombëtar i cili, në fund farë detyroi zotërinë që të përballej me drejtësinë. Përsa i përket, raportit se

kam dëgjuar shpesh spekulime dhe marrëzira. Në kohën që, unë kam drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, Rigels Balili, i cili është Kryetari i Bashkisë së Delvinës, një person i verifikuar nga të gjithë, siç u verifikuan të gjithë kandidatët për Kryetar Bashkie në atë kohë, madje dhe nga ambasadat që, u përfshinë në këtë proces vetingu, ishte një person dhe ishte një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në Sarandë dhe Delvinë. Ishte tërësisht i besueshëm dhe më të dhënat e duhura, për të kandiduar. Lidhja e Rigers Balilit, ky është nipi i këtij mos gabojë, duhet të kemi parasysh po dhe ju e dini se, ju shkoni në Sarandë në Delvinë që, këta janë një fis shumë i madh, 2 mijë apo 3 mijë veta. Unë nuk e kuptojë se, ça lidhje apo mbështetje politike mund të ketë patur ky, veçanërisht ky është akuzuar nga ana e drejtësisë dhe ka patur një akuzë ndaj tij. Sa iI takon raportit tim me të, nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën në Santa Quaranta, nuk e di a ke qenë ti se kanë qenë 2 mijë vetë atje. Asnjëherë nuk e kam pasur një takim të drejtpërdrejtë me të veçantë me këtë person, që dhe mund te kisha se mund të thoshte jam xhaxhai i këtij apo vëllai i Bafos që ishte një tjetër personazh i angazhuar, që do të mjaftonte për ta takuar siç do njeri tjetër. Asnjëherë dikush nuk më ka thënë se kam qenë Kryetar i Kuvendit, nga policia apo shërbimi informative, që shiko mos kontakto me këtë zotëri se ky

ka këto probleme, ndërsa në momentin që ky person është vendosur nën një akuzë, kam përshtypjen atë që opinion e di, unë kam qenë i pari që kam bërë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vënë në lëvizje të gjithë institucionet për arrestimin e tij, jo vetë se ky ishte një shqetësim, por edhe për ti dhënë fund çdo lloj abuzimi, unë pak kohe më parë.. Gazetari: Edhe sot ka një hije Presidenti Meta Meta: Me fal, me fal, nuk ka pse të ketë as një hije, se unë edhe pak kohë më parë i kam thënë partnerëve tanë më të rëndësishëm, që unë si President i Republikës në rast se ju nuk besoni që policia jonë, që shërbimet, agjencitë tona nuk kanë vullnetin për arsye të një mbrojtje politike apo për arsye të korrupsionit për ta ndaluar këtë person, jam gati që si President se e kam këtë të drejtë ma ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese të bëj marrëveshje, të sillni forca special për një kohë të caktuar, të sillni pajisje, logjistikë për të arrestuar këtë dhe për të arrestuar çdo person të angazhuar me krimin e organizuar, I cili duhet të përgjigjet para drejtësisë, këtu apo kudo tjetër në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë proces. Kështu që të gjitha këto janë përralla dhe janë histori tepër të neveritshme . Gazetari: Në fakt ai nuk është ndaluar për një kohë tepër të gjatë, z. President unë e pashë intervistën tij dhe ai thoshte që unë aty kam qenë, nuk kanë ardhur, mos shkuarja edhe njëherë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për të marrë në dorëzim një njeri të akuzuar në këtë mënyrë e të gjitha, nuk është në nderin e një …. Presidenti Meta Meta: Të gjithë jemi të bindur që kjo çështje duhej të ishte zgjidhur prej kohësh, duhej të ishte zgjedhur ndryshe, më në fund ky person I akuzuar është përpara drejtësisë dhe të gjithë ta ndjekin këtë proces. Gazetari: Tani ju jeni kryetari i shtetit dhe unë do të them dhe dy fjalë të fundit për këtë dhe për të ikur domethënë në formë pyetje kjo, e hapur shumë kjo gjë në Shqipëri, rasti Balili që ka ndodhur dje, Shqipëria është e mbushur me raste të tillë, forcat politike shqiptare janë të përzërë fort me këtë njerëz, Lezha është një distrik i tillë dhe rajone të tjera të policisë janë të mbushura plot të cilët kontrollojnë politikisht dhe votën e njerzve të popullit kur vjen puna për votime dhe nga ana tjetër z. President duket sikur e gjitha kjo ka zbehur sit ë thuash edhe besimin e shqiptarëve tek forcat politike (Vijon në faqen 5)


INTERVISTA

5 E premte, 18 JANAR 2019

(Vijon nga faqja 4)

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë të drejtë të jenë skeptikë, Presidenti i Republikës në takon me çdo përfaqësues të çdo institucioni të çdo agjencie kërkon luftë pa kompromis kundër trafiqeve, kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës kushdo qoftë ç përfshirë, qoftë edhe djali ç presidentit, dakord dhe nuk jep jo mbrojtje, por është për ndëshkim maksimal, për cilindo që përfshihet në veprimtari të tilla, sepse po penalizohet imazhi i një vendi dhe po penalizohen dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që jetojnë në Britani të Madhe, Holandë, Gjermani. Gazetari: Ju po e thoni shumë drejt tani që dhe djali juaj duhet penalizuar etj.... Presidenti Meta Meta: Patjetër Gazetari: Kjo mbase z. President duhet thënë vazhdimisht, se mbase ti mund ta mbjellësh gjithë vendin me kanabis, kultivuesit këta do jenë. Presidenti Meta Meta: Qëndrimet e mija kanë qenë të qarta dhe kundër kanabisit dhe kundër drogës dhe kundër koncesioneve të pa kontrolluara dhe kundër veprave të tjera të cilat nuk i bëjnë mirë as shtetit ligjor dhe as një ekonomie të shëndetshme dhe të cilat forcojnë grupet kriminale. Gazetari: Atëherë të kalojmë tek pjesa e rëndësishme e bisedës që ne kemi planifikuar për mbrëmjen e sotme, zoti Meta përplasja thelbësore ishte në rastin e refuzimit të Gent Cakajt dhe në këtë moment, në atë përplasje qe ndodhi ju u shprehët se : askush nuk mund të kërcënojë Presidentin e Republikës. Jeni ndjerë jui kërcënuar në këtë rast? Presidenti Meta Meta: Duhet të keni parasysh z. Rakipi se nuk është problem se unë jam i kërcënuar. Gazetari Gazetari: Ju jeni presidenti dhe kërcënimi ke ju… Presidenti Meta: Ju e kuptoni domethënë kërcënimi nga ana kushtetuese dhe jo kërcënime. Gazetari: Por prapë kërcënime janë dhe këto. Presidenti Meta: Edhe për arsye të tjera që lidhen me historinë time, origjinën time edhe me karakterin tim, por në radhë të parë të gjithë duhet të dinë edhe ata që akuzojnë apo kërcënojnë Presidentin e Republikës si President i Republikës, jo më kot dhe jo rastësisht është institucioni më i mbrojtur kushtetues në Shqipëri dhe kjo nuk është për të mbrojtur individët, por kjo është për të mbrojtur Kryetarin e Shteti si simbol dhe të unitetit të popullit, pikërisht nga përpjekjet për ta detyruar atë të cenojë interes e ndonjë partie... Gazetari: Unë e njoh Ilir Metën dhe Ilir Meta nuk është njeriu që nuk e ndryshon fjalën...Pa u ndjerë i tillë nuk mund ta ndryshosh fjalën? Presidenti Meta: Nuk ka lidhje më të. Ajo ka lidhje me një mesazh tjetër për të kuptuar opinioni që ku tentohet deri këtu kuptohet që situata është rënduar shumë në raport me institucionet e tjera të pavarura në vend, në raport me mediat, me “kadrinjtë” fjala vjen, në raport me shoqërinë civile. Po përdor këtë term nëse ju ma pranoni. Kjo është arsyeja. Neni 90 thotë: Presidenti i Repub-

likës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrimin e detyrës së tij. Kjo nuk do të thotë që do të jetë i papërgjegjshëm, por kjo tregon mbrojtjen e fortë që ka Presidenti për çdo akt të tij. Neni 2: Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi në rëndë. Dhe e treta: Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese - vendimi për shkarkimin edhe kur është miratuar me 94 vota – e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Pra, edhe nëse e shkarkon Kuvendi se ka bërë një krim të rëndë sipas Kuvendit, pra krijohet një shumicë shumë e madhe politike për këtë gjë, prapë verifikohet nëse kjo është bërë për shkak të një krimi të rëndë apo është bërë për shkak të arsyeve politike, etj. Kjo është pikërisht sepse Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë, edhe qeveria është përfaqësuese e shtetit, por qeveria është edhe përfaqësuese e shumicës dhe e pushtetit. Ke parasysh se pushteti edhe të gënjen, edhe të tundon edhe dëshira për të marrë sa më shumë pushtet në kurriz të shtetit apo të pavarësisë së institucioneve mund të cenojë interesat shtetërore. Dhe kjo mbrojtje që i jepet Presidentit – sepse Kryeministri nuk e ka këtë mbrojtje. Pse nuk e ka? Sepse ne e dimë shumë mirë që Kryeministri zgjidhet me 71 vota dhe Kryeministri edhe shkarkohet me 71 vota në Kuvend edhe pa bërë ndonjë faj të rëndë apo ndonjë krim të rëndë, për shkak të ndryshimit të një konjukture politike apo të një besimi politik. Ndërsa te Presidenti është kjo gjë për një arsye shumë të thjeshtë, që Presidenti në kryerjen e detyrave të tij shumë të rëndësishme shtetërore dhe në interes të sigurisë kombëtare dhe të gjitha atributeve të tjera që i jep Kushtetuta Presidentit dhe si Komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni që mund t’i bëhet nga shumica. Sepse Presidenti zgjidhet me 84 vota dhe deri më 71 vota. Kjo bëhet për të shmangur krizat dhe për të mos shkuar në zgjedhje. Por në momentin që Presidenti vë dorën

në Kushtetutë dhe betohet për respektimin e Kushtetutës është i mbrojtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga Kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Dhe është i mbrojtur pikërisht që të mbrojë interesin e shtetit pikërisht përballë pushtetit, kur ai i kalon limitet e veta. Vijmë te rasti në fjalë. Unë kam një pyetje për ju, se prandaj kam ardhur me Kushtetutë. Ja çfarë thotë neni 98: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Neni 99: Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës. Çfarë do të thotë kjo se nuk e di ku është shkelja këtu? Kjo do të thotë, sepse në këtë rast modeli i Kushtetutës sonë për raportet e Presidenti me qeverinë është njësoj si në rastin e Italisë, vetëm se në rastin tonë Presidenti ka edhe një kompetencë tjetër që nuk e ka Presidenti i Italisë dhe për shkarkimin. Në Itali ka vetëm për emërimin, ndërsa këtu te ne e ka më të fortë, edhe për shkarkimin për ta marrë në mbrojtje ndoshta një ministër në rast se ai propozohet për shkak se ai mbron një interes kombëtar. Pra, unë kam zbatuar kompetencat e mia. Gazetari: Sipas Kryeministrit, ju jeni përfshirë në një konspiracion kundër Presidentit të Kosovës në rastin e Gent Cakajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë duke mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Jashtëm... Presidenti Meta: E para, nuk kam pasur asnjë komunikim me Presidentin e Kosovës, edhe pse e kam takuar atë para pak ditësh. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Presidenti i Kosovës në rastin konkret me propozimin për Ministrinë e Jashtëm të Shqipërisë? Gazetari: Zoti Rama thotë se ju jeni përfshirë në një konspiracion kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë duke mos emëruar kandidatin Cakaj si Ministër i Jashtëm... Presidenti Meta: E para, ministri është një person politik dhe push-

tetin apo besimin politik ia jep Kryeministri dhe mazhoranca, e cila ka shumicën dhe i cili ka të drejtë ta propozojë por njëkohësisht ka edhe dimensionin e tij, që është edhe më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, atë kushtetues. Për arsye sepse në momentin që ai bëhet ministër është një institucion kushtetues dhe është në shërbim të gjithë vendit dhe të interesave shtetërore, jo vetëm të shumicës. Dhe garant për këto cilësi, për këto garanci kushtetuese të tij, në interes të shtetit është Presidenti. Prandaj është vendosur Presidenti këtu. Presidenti nuk ka rol ceremonial në rastin konkret. Rol ceremonial ka në një vend tjetër se nuk po merrem këtu, kur bëhet betimi. Betimi këtu bëhet në fund pasi ka votuar edhe Parlamenti dekretin e Presidentit për emërim apo për shkarkim dhe në këto kushte Presidenti ka gjykuar – dhe unë kam bërë edhe një shpjegim publik. Unë nuk do të doja, sepse u akuzuam aty që kemi denigruar personin në fjalë, që nuk ka qenë qëllimi im. Së pari, Kushtetuta imponon një proces bashkëpunimi midis Kryeministrit, midis Presidentit dhe midis Kuvendit në interes të shtetit. Sepse qeveria nuk është thjeshtë e partisë, pavarësisht se burimin e fuqisë politike e ka te partia. Qeveria në momentin që betohet dhe betohet në Kushtetutë, nuk betohet te programi i partisë, dhe para Presidentit të Republikës, betohet që t’i shërbejë vendit dhe shtetit. Presidenti ka gjykuar dhe unë kam bërë të gjitha përpjekjet bashkëpunuese, është Kryeministri që nuk i ka bërë përpjekjet bashkëpunuese, sepse normalisht Kryeministrit duhet të bisedonte me Presidentin para se t’i bënte emrat publik. Nuk është se ka bërë ndonjë shkelje kushtetuese, por vetë Kushtetuta për të evituar debate të tilla publike, si edhe ky që ne po bëjmë, e ka parashikuar këtë bashkëpunim. Kjo varet na pjekuria e Kryeministrit, kjo varet nga pjekuria e Presidentit, kjo varet tani edhe nga pjekuria e Kuvendit. Presidenti pasi është njohur me këto propozime, çfarë ka bërë? Ka vepruar në mënyrën më të shpejtë. Nuk ka qenë Presidenti që është arratisur

nga detyra. Këta janë shpallur më datën 28 dhjetor dhe Presidentit i është kërkuar takim vetëm pas 8 ditësh më 4 janar në mbrëmje. Presidenti këtu ka qenë. Gazetari: Po Kryeministri ka dashur kohë, sepse i ka gjetur jashtë partisë këta që ka propozuar për ministra. Presidenti Meta: Presidenti më 4 mori propozimet, nuk kishte njerëz në punë atje dhe më datën 5 në mëngjes, të gjithë ata që ishin deputetë u dekretuan menjëherë, sepse Kushtetuta thotë që ministra e deputetë i kanë cilësitë të njëvleftshme. Pra, ai që plotëson kushtet për deputetë, i plotëson edhe për t’u bërë ministër. Pavarësisht se edhe në këtë rast mund të shikohen deklarata, veprime të caktuara të cilat mund të cenojnë një politikë shtetërore apo një interes shtetëror. Për të tjerët, kanë qenë 5 emra që për mua ishin tërësisht të panjohur në tërësi por kanë qenë edhe të paverifikuar sepse nuk kanë qenë as deputetë, as kryetarë bashkish. Shqetësimi im kryesor nga këto emra ka qenë për kandidaturën e Ministrit të Jashtëm, jo për personin, por për cilësitë e tij deri në atë moment. Sepse kjo është një detyrë tepër kritike dhe Kryeministri këtë gjë e di shumë mirë. Ai e di shumë mirë se ne kemi disa çështje të nxehta në proces të cilat unë nuk mund t’i bëjë debat nëpër media. Ai e di që edhe me ministrin të cilin e ka propozuar për t’u shkarkuar ne kemi pasur disa vështirësi dhe gjithmonë kur kemi pasur këto vështirësi Kryeministri i ka dhënë të drejtë Presidentit. Nuk i ka dhënë të drejtë ministrit. Dhe për arsye të rolit tepër të rëndësishëm që ka Presidenti në politikën e jashtme të cilin e ka saktësuar në respekt të Kushtetutës, vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i kërkuar nga PS-ja, që kishte të bënte me çështjen e marrëveshjes për detin me Greqinë, ka të drejtë të mos ishte i bindur për këtë kandidaturë sepse Ministri i Jashtëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse pasojat që mund të vijnë në ushtrimin e kësaj detyre për shtetin mund të jenë shumë afatgjata dhe të pariparueshme. Dhe ju nuk mund të akuzoni Presidentin pse thotë: zotëri a mund të takohemi pak? Atëherë shiko në këto pozicionet e tjera mund të promovosh njerëz, është e drejta jote, pavarësisht se të gjitha janë poste të rëndësishme në qeveri. Por ke këtë vlerësim? Bëje diku tjetër këtë kandidat për momentin sepse Presidenti nuk e njeh. Presidenti duet të punojë me të dhe Presidenti duhet t’i besojë atij dhe duhet të ketë besim që ai nuk duhet të bëjë veprime në mënyrë të pa konsultuar, nuk mund të bëjë veprime që nuk e cenojnë interesin shtetëror dhe ai mund ta cenojë jo se do apo me qëllim, por mund ta cenojë edhe nga mungesa e përvojës, edhe nga mosnjohja e Kushtetutës së Shqipërisë. Se 11 muaj ka që është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe kur Presidenti shikon në vetëm 6 muaj ky Zv.ministër e ka pasur për detyrë të marrë gjithë këto certifikata të sigurisë së lartë, jo vetëm brenda vendit, por edhe përsa i takon BE-së, (Vijon në faqen 6)


INTERVISTA

6 E premte, 18 JANAR 2019

(Vijon nga faqja 5)

NATO-s dhe nuk e ka kryer këtë proces. Kur shikon edhe një ekspozim të tijin mediatik i cili lë shumë vend për interpretime, të gjitha këto e frenojnë dhe e detyrojnë të jetë tepër i kujdesshëm. Unë nuk kam dëmtuar njeri dhe nuk kam dashur të bëjë debat siç po bëhet tani dhe fakti që po thuhet se ka lexuar kaq shumë është varfëria për të gjithë argumentet e tjerë, për eksperiencën, etj. Gazetari: Ju e keni takuar ndonjëherë kandidatin për postin e Ministrit të Jashtëm? Se mbase është shumë lart dhe ne gabojmë? Presidenti Meta: Jo unë nuk e kam takuar. Nuk mundet ë eksperimentojmë apo të bëj gabim që të jap besim për një gjë të tillë. Përveç të gjithë këtyre arsyeve që unë i thashë dhe shpresoj të jenë të mjaftueshme dhe të tjera që nuk mund t’i them. Mos harroni se nëse një veprim i tiji nesër do të prodhonte një pasojë, Edi Rama do të thoshte që Ilir Meta e ka fajin se ai e dekretoi. Derisa e dekretoi do të thotë se ishte i bindur për këtë gjë. Unë eksperimente nuk mund të bëj për shkak të pozicionit tepër të veçantë dhe delikat. Gazetari: Edhe një herë për këtë certifikatën e sigurisë, se mazhoranca për këtë ju godet më shumë. Edhe të tjerë ministra nuk e kanë marrë këtë certifikatë: Olta Xhaçka, Klajda Gjosha e deri te Ilir Meta... Presidenti Meta: Nëse këto gjëra i thonë, bëjnë shumë gabim që e banalizojnë këtë situatë. Sepse të gjithë emrat që ju përmendët janë personalitete, janë zgjedhur, janë figura publike, etj. Ilir Meta ka që në 92-shin që zgjidhet deputet, kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar kuvendi, etj. Tani këto janë gjëra tepër absurde, qesharake dhe të mjera dhe të gjitha qëndrimet e mia janë në përputhje dhe në respekt me Kushtetutën. Nuk kam dashur të bëjë këtë debat publik, as për certifikatën dhe nuk është mirë sepse jemi një vend anëtar i NATO-s dhe duhet të kemi besueshmëri të lartë në këtë proces. Kam dashur ta konsumoj apo ta mbyll këtë çështje në bashkëpunim me Kryeministrin, larg një debati publik. Ai ka hapur debatin bashkë me atë analistin, është çështja e tij. Gazetari: Ju thoni se keni zbatuar Kushtetutën. Atëherë pse mendoni se Kryeministri ju akuzon se keni shkelur Kushtetutën? Se ka edhe një arsye këtu. Presidenti Meta: Sepse nuk i ka pëlqyer ky veprim dhe kur nuk i pëlqen thotë se ke shkelur Kushtetutën, kur i pëlqen je në rregull me Kushtetutën. Ministër i Jashtëm i Italisë kush u vendos? Një personalitet që kishte punuar në institucionet evropiane. Pse? Për t’i dhënë një garanci Europës. Këto janë poste që kanë të bëjnë me një interes shtetëror dhe Presidenti duhet të jetë shumë i bindur që nuk cenohet interesi shtetëror. Unë nuk kam refuzuar asnjë figurë të njohur të PS-së apo të diplomacisë shqiptare që ka një eksperiencë, që ka qenë ambasador, me integritet, etj., dhe të tillë ka plot PS-ja. Të tillë ka plot edhe shërbimi diplomatik shqiptar. Kam një pyetje për ju. Nëse një

Kryeministër, jo ky aktual, por një Kryeministër i papërgjegjshëm sjell një dekret për shkarkimin e ministrit Ylli Rakipi. Sepse Ylli Rakipi si ministër nuk ka zbatuar një porosi të tij, e cila cenon një interes kombëtar apo një interes të rëndësishëm publik. Dhe Ylli Rakipi vjen te Presidenti dhe thotë: unë vërtetë po shkarkohem, sepse është e drejtë e Kryeministrit, por meqë unë jam betuar para Kushtetutës, para jush, duhet t’ju them që unë nuk po iki se kam shkelur ligjin, as kam bërë korrupsion, por po iki se mua më është kërkuar kjo gjë dhe unë nuk e kam bërë. Tani çfarë do të bëjë Presidenti? Automatikisht të shkarkohet Ylli Rakipi? Gazetari: Pra në mos gaboj ju po thoni edhe një arsye tjetër për Ditmir Bushatin? Presidenti Meta: Unë po ju them se Presidenti është garant i interesave shtetërore. Është garant i interesit kombëtar, i sigurisë kombëtare. Asnjë rast nuk i ngjan tjetrit. Opinioni do ta gjykojë. Çfarë gabimi ka bërë Presidenti? Nuk ka dekretuar si ministër të Jashtëm një kandidat të cilin nuk e njeh fare dhe me të cilin duhet të punojë çdo ditë, duhet të firmosë plotfuqi për marrëveshje të rëndësishme. Gazetari: .....Unë si kryeministër shkarkoj Ditmir Bushatin. Presidenti nëse dëgjuam pretendimin e ministrit se unë po shkarkohem për këtë arsye për punën e kufijve, atëherë presidenti mund ta mos shkarkoj... Presidenti Meta: Presidenti do të shikojë dhe do të peshojë interesin kombëtar dhe nëse do ti duhet, do të bashkëpunojë edhe me Kuvendin, edhe me institucionet e tjera, sepse presidenti është kryetari i shtetit dhe përfaqësues i shtetit dhe Presidenti është garant i vijimësisë së qeverisjes. Po të ishte ndryshe, meqenëse ankohet edhe kryeministrit, Presidenti nuk do ta kishte mandatin më të gjatë se qeveria. Është për të garantuar vijueshmërinë e shtetit përtej zgjedhjeve të qeverive. Po të

ishte ndryshe, Presidenti nuk do të kishte këtë mbrojte me Kushtetutë, po do të thoshte se Presidenti zgjidhet me 84 vota, dhe 71 vota dhe shkarkohet me 71 vota. Republika është bazuar në parimin chek and balance. Gazetari: Përse nuk detektove shkarkimin e Bushatit siç bërë me të tjerët, apo edhe me Xhafajn... Presidenti Meta: Kam dëgjuar disa pezullime përsa i takon Ministrit të Jashtëm aktual dhe të ish-Ministrit Xhafaj. Ai dha dorëheqjen vetë dhe e ka bërë publike dhe natyrisht kur njeriu jep dorëheqjen nuk mund ta mbash me zor në punë. E dyta që është dallimi, ashtu siç propozoi për z. Xhafaj nuk mund të them se ishte ndonjë njeri i panjohur edhe për presidentin e Republikës siç është rasti Cakaj. Z. Lleshi nuk është i panjohur, ka qenë Gjeneral, Zëvendësshef Shtabi, Këshilltar i Kryeministrit etj. Ajo është bërë në kushtet që do të kemi një dekretim të shpejtë kur të vijnë përgjigjet e institucioneve edhe për shkakun se ai nuk kishte qenë deputet. Për rastin e Bushatit nuk e kam detektuar sepse Ministri është përgjegjësi kushtetuese dhe Ministri i Jashtëm dhe ta dekretoja do ta lija ministrinë në dorë të një zëvendësministri. Gazetari: Ka ndodhur shpesh... Presidenti Meta: Në rastin konkret unë nuk jam i papërgjegjshëm. Sepse po të ishte për të ndierë ndonjë kënaqësi kur shkarkon dikë mund të kisha firmosur për z. Bushati sepse marrëdhëniet tona nuk kanë qenë konstruktive pavarësisht se sjellja ime ka qenë shumë konstruktive, por këtu bëhet fjalë për një përgjegjësi shtetërore, bëhet fjalë për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Sot ishte Ministri i Holandës, para pak ditësh ishte Ministri i Jashtëm i Italisë. Shqipëria ka hyrë në trojkën e OSBE-së dhe merr drejtimin e OSBE-së. Mund të bjerë telefoni kryetari të radhës së OSBE-së, të këshillohet me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe kush do t’ia japi

përgjigjen? Nuk mund t’ia japi një njeri i panjohur dhe pa një përgjegjësi të plotë kushtetuese. Gazetari: Por gjithsesi Rama thotë se Presidenti është formal dhe nuk duhet të bllokojë kryeministrin. Përse ju keni të drejtë të bllokoni shkarkimin e një ministri? Presidenti Meta: Edhe një herë, ma jep kushtetuta. Po ai që të dekreton ai edhe nuk të dekreton. Kam një pyetje tjetër për ju. A thuhet që Kuvendi mund të rrëzojë dekretin e Presidentit për emërimin e Ministrit? Jo! Përkundrazi! Atëherë pse ka ndodhur që Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Kryeministrit dhe të Presidentit. Gazetari: Është Kushtetuta e paqartë... Presidenti Meta: Jo nuk është e paqartë. Po Presidenti i Italisë, se të njëjta kompetenca ka, madje më pak. E ka akuzuar njeri që ka shkelur kushtetutë. Është shumë e qartë. Kushtetuta nuk detajon çdo gjë. Gazetari: Ju jeni ende një handikapi të tillë. Neni 103 i Kushtetutës thotë se posti i Ministrit është i papajtueshëm me çdo post tjetër. Kjo të bën tani të pamundur dekretimin e Ramës si Ministër të Jashtëm. Presidenti Meta: Këtu jemi në rastin që kryeministri ka kërkuar të bëhet edhe Ministër i Jashtëm. Pra, nuk jemi në rastin që Ministri po të themi të bëhet kryeministër apo të marri ndonjë Ministri tjetër apo ndonjë funksion tjetër. Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk detajon dot çdo gjë, prandaj kemi Kushtetutë, prandaj kemi ligje, pastaj në fund fare kemi edhe Gjykatë Kushtetuese që vlerëson nëse veprimi është bërë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kemi edhe Kuvend që shikon dekretin nga ana kushtetuese. Presidenti ka të drejtën të bëj interpretimin edhe fillestar të kushtetues në një rast të tillë. Gazetari: Ju mund të shkelni këtu Kushtetutën. Neni 103 ju detyron. Atëherë nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë vetëm me Ministrin e Jas-

htëm, por kërkesën për të drejtuar pesë ministri. Ju çfarë do të bëni, do ta dekretoni? Presidenti Meta: Pra Kushtetua as nuk e presupozon në mënyrë të qartë që Kryeministri mund të ketë ndonjë funksion tjetër brenda kabinetit por as nuk e përjashton në një mënyrë të qartë këtë. Por, ajo çfarë po bëjmë, është se po shikojmë parimet e Kushtetutës sonë për të bërë një gjykim më të përgjegjshëm. Shikojmë precedentët tanë, aq sa kemi patur deri tani, shikojmë precedentët e vendeve të tjera, ku rasti kryesor është rasti i Italisë ku është bazuar ky model i raportit të presidentit me qeverinë edhe me legjislativin për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë kushtetues edhe logjik. Gazetari: Me Kushtetutat e vendeve të tjera do ta emërosh Edi Ramën? Presidenti Meta: Me Kushtetutën tonë... Gazetari: Po neni 103 nuk ta lejon dhe ju do të shkelni Kushtetutën... Presidenti Meta: Ju duhet të jeni të qartë se çdo akt që do të ndërmerret do të bëhet publik se në përputhje se me kë nen është bërë ky vendim apo nuk është bërë ky vendim. Gazetari: Ti do ta dekretosh? Presidenti Meta: Neni 103 nuk është e gjithë Kushtetuta. Gazetari: Por në çfarë neni tjetër bëhet? Presidenti Meta: Unë nuk thashë që as nuk do ta dekretojë as nuk do ta çdekretojë. Unë pas këtij debati të ashpër do shkojë në zyrë, do të këshillohem me të gjithë këshilltarët e mi atje, të brendshëm dhe të jashtëm dhe nesër paradite do të marrim një vendim. Nuk e vendosim dot këtu. Sepse Kushtetuta ka edhe shumë nene të tjera. Gazetari: Po nuk e thotë që kryeministri mund të jetë ministër. Ka qenë, Enver Hoxha 27 vjet edhe Ministër i Jashtëm. Diktatorët e Amerikës Latine, përgjithësisht ata janë Ministra të Jashtëm. Ky nuk është se mbase nuk është kujtuar. Pra ky nen jua ndalon këtë veprim, ndërsa Kushtetuta nuk thotë që kryeministri mund të bëhet Ministër. Po nëse e dekreton do të shkelësh kushtetutën... Presidenti Meta: Tani ne do të marrim vendimin më të drejtë në përputhje me Kushtetutën dhe me frymën e Kushtetutës. Gazetari: Më duket se e keni vendosur për ta detektuar... Presidenti Meta: Të lutem Ylli mos më ngacmo më tej në këtë fushë. Jemi në proces. Gazetari: Ndoshta ngaqë ju keni mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit po shkoni drejt dekretimit Presidenti Meta: Nuk jam i sigurt për këtë gjë. Gazetari: Ndoshta edhe për faktin se ky do të thotë se do të qëndroj në detyrë deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e Ilir Metës. Presidenti Meta: Nuk ka se çfarë të rrëzojë, nuk ka shanse. Marrë me shkurtime nga emisionit “Të Paekspozuarit” në televizionin “News 24”


POLITIKE

7

E premte, 18 JANAR 2019

Kreu i PD-së denoncon keqqeverisjen e vendit nga Rama tek krerët e diplomacive të Holandës dhe Italisë

P

esë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore, opozita do ti rikthehet protestave. Një ditë pas votimit të Ministrave të rinj, kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se reagimi nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës nga qeveria. Protestat e opozitës të cilat do marrin jetë brenda pak ditësh synojnë largimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila mund të kryeje reformën zgjedhore dhe dekriminalizmin e politikës, e më pas kalimi në zgjedhje. Të shtunën demokratët pritet të mbledhin Këshillin Kombëtar për të vendosur jo vetëm për kupolën drejtuese të partisë, por për të caktuar datën se kur do marrin udhë protestat popullore. Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pohoi se partia e tij është e vendosur që të luftojë krizën politike në vend. Sipas Bashës, rruga e vetme për t’u përballur me qeverinë është bashkimi i qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade në protestat mbarëpopullore. “Ditën e djeshme PD ka vendosur që të udhëheq protestat qytetare dhe do të parashtrojë një zgjidhje politike që do ta kemi në Këshillin Kombëtar të PD dhe do kemi një mobilizim të opozitës së bashkuar. Kjo qeveri ka rënë para qytetarëve, para syve të Europës dhe gjithë botës.”, tha Basha. Gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm holandez Stef Blok, lideri i PD-së tha se Shqipëria është zhytur në

Basha: Protesta popullore, fund krizës politike

një krizë të thellë politike, ndërsa u ndal tek seanca e djeshme e jashtëzakonshme plenare, ku opozita kërkoi fjalën për debat. “Vjen një moment ku Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Ngjarja e djeshme në

Kuvend është asgjësimi i të drejtës së fjalës. Ndërkohë situata e përgjithshme mund të bëhet me dy fjalë; kapja e sistemeve dhe institucioneve. Ndaj nuk duhet të fshihen dhe të sheqerosen. Pasi asnjë të re nuk do të kemi

nga fronti i perëndimit. Negociatat do të hapen për vendet e tjera dhe jo për Shqipërinë. Unë dhe PD jemi të vendosur që të ndalim krizën politike dhe krizën ekonomike të thellë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm

përmes kthimit te vlerat europiane. Zgjedhje të lira, kontroll i qeverisjes nga qytetarët dhe garë e ndershme politike”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë Pas takimit me kreun e diplomacisë holandeze, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua në Tiranë edhe me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi. Në takimin miqësor mes tyre, mësohet se Basha i shprehu shqetësimin e opozitës për dëmtimin e rendë të standardeve të demokracisë nga ana e qeverisë, e cila “është përgjegjëse për ngadalësimin e e procesit të integrimit evropian”- thuhet në njoftimin e shkurtër të zyrës së shtypit të selisë blu. Po ashtu, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Italisë gjatë tre dekadave të fundit, kreu i opozitës kërkoi mbështetjen e partnerit strategjik për rivendosjen e shtetit ligjor, nëpërmjet luftës ndaj kriminalitetit dhe trafikut të drogës. Lidhur me zhvillimet në rajon, Kryetari i PD u shpreh se për të konsoliduar stabilitetin dhe paqen në tajon duhet punuar për te zhvlerësuar kufijtë me procesin e integrimit europian, jo duke i ndryshuar ata.

DASHAMIR SHEHI FLET PËR AKSIONIN: OPOZITA DUHET TË “LUFTOJË” NË RRUGË DHE NË PARLAMENT

Protestat, Mediu: Rama si Putini, ky vend është nën uzurpimin e një njeriu të vetëm

O

pozita ka vendosur të largojë qeverinë me protesta popullore. Vendimi u mor bashkë me aleatët një ditë më parë, por protestat nuk do të jetë aksioni i vetëm. Opozita nuk do të braktisë betejën institucionale ndërsa do të nisë denoncimin edhe në kancelaritë e huaja. “Ne jemi kthyer në një sistem putinian, ndaj do të ndjekim çdo rrugë institucionale, protestë, marrëdhënie me qytetarët, marrëdhënie me ndërkombëtarët, për të sqaruar njëherë e mirë që ky vend është nën uzurpimin e një njeriu të vetëm”, tha kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se “Çadra” ishte një mjet taktik që e kreu misionin e vet. “Besoj që nuk do t’i braktisim institucionet, sepse janë armë për të luftuar Ed Ramën. Do

të punojmë për të lëvizur edhe opinionin ndërkombëtar, atë që është këtu, por edhe atë në kancelaritë e botës, Bruksel e Uashington, për t’i njohur me realitetin këtu”- tha Dashamir Shehi. Ndryshe nga herët e tjera, aksioni nuk do të jetë vetëm në rrugë por dhe në institucione. “Si opozitë ne kemi rënë dakord që të shfrytëzojmë çdo lloj hapësire institucionale apo në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit për të bërë të mundur largimin sa më parë të kësaj qeverie, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”- tha Mediu. Ndërsa Dashamir Shehi tha se opozita do jetë prezente në të gjitha kacelaritë evropiane për të denoncuar keqqeverisjen e vendit nga Edi Rama. “Do të shkojmë në Bruksel, do të shkojmë në Uashington për ti sqaruar direkt

në kancelari, në zyra që janë mbi Ambasadorët se kush është e drejta e opozitës shqiptare”- tha ai. Deputeti i opozitës ishte i ftuar në A2, ku komentoi vendimet e opozitës për të përshkallëzuar protestat kundër qeverisë, strategji kjo, e provuar disa herë, por a do të ketë kësaj here rezultatin e pritur, largimin e kryeministrit Rama?! “Koha do ta tregojë, por nëse do të ketë numrin e pjesëmarrësve qe ne mendojmë, besoj se do të largohet. Nuk është rast unikal në botë”, thotë Shehi. Ai mohon që strategjia e opozitës të jetë ajo e bojkotit të institucioneve, dhe arsyeton se beteja mund të vazhdojë edhe në Parlament edhe në rrugë. “Nuk do të ketë bojkot të institucioneve sipas mendimit tim. Parlamenti është një nga armët opozitare. Ashtu siç një ushtar ka shtizën,

shpatën, mburojën, ashtu dhe ne kemi rrugën, Parlamentin etj.”, u shpreh kreu i LZHK-së. Sipas tij, protesta kundër qeverisë dhe kushteve të vendit “nuk shtyhet vetëm me protestat e studenteve dhe Astirit. Pa platforme politike, këto protesta do të vetëshuhen”. Për sa i përket protestës të shpallur nga kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, dhe një agjende dhe date të përcaktuar, Shehi tregohet

realist kur deklaron që “nderi dhe detyra për ta përcaktuar i takon Partisë Demokratike, por brenda muajit janar”. Për Shehin ka hapësirë edhe për autokritikë. “Ne të opozitës nuk mendojmë gjithmonë njësoj, nuk kemi të gjithë të njëjtën histori politike. Kur të mbarojmë me Ramën patjetër që duhet të hapet dialektika e brendshme, por tani duhet te veprojmë së bashku”, tha dje Dashamir Shehi.


POLITIKE

8

E premte, 18 JANAR 2019

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare: Ishte Jaeld Çela që merrte pjesën e parave për Qeverinë

D

eputeti demokrat dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se Klement Balili, ose fenomeni Balili është një fenomen i qeverisë së sotme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se është shëmbëlltyra e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij. “Janë të gjitha krijesa të rilindjes dhe të kësaj qeverie. Klement Balili ka ushtruar aktivitetin e tij të trafikut së bashku me strukturat e shtetit shqiptar të Rilindjes. Vila e famshme e Borshit ishte qendra ku niste trafiku i drogës dhe shkëmbeheshin paratë. Paratë vinin në Tiranë. Ishte Jaeld Çela që merrte pjesën e qeverisë. Një trafikant i cili pasi garantoi paprekshmërinë e Santa Quaranta-s dhe pasurive të tjera erdhi dhe u vetë dorëzua. Nuk ka gjë më groteske dhe qesharake kur të gjithë e dinin se ishte vetëdorëzuar, kryeministri fliste për operacion”, deklaroi Noka. Ai tha më tej se Klement Balili duke e parë në dy këndvështrime. “Në njërën anë duhet trajtuar si një njeri që ka peng politikanët e rilindjes duke nisur nga kryeministri tek ministrat dhe drejtuesit e policisë dhe në anën tjetër se shteti është i mbaruar se ai ka qenë 2 vite në Shqipëri dhe shteti nuk ka pasur asnjë informacion”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Flamur Noka: Balili i ndante paratë me Rilindjen, shteti ka rënë

Deputeti demokrat tha se është qesharake që ka negociuar drejtori i policisë. “Pavarësisht se mund të jenë nga njëra anë, apo njihen, kjo nuk ndodh. Në Policinë e Shtetit vetëm RENEA ka negociatorë. E patë si u dorëzua?! Është groteske, ky

është shtet horrash. Kemi parë qytetarë që në pamundësi për të paguar energjinë kanë vdekur qelive si të ishin banditët më të mëdhenj. Dhe shohim Balilin që shoqërohet si për dasmë nga familjarët e tij dhe pritet si të ishte shpëtimtar nga drejtori i

policisë, shoqërohet nga drejtori i policisë”, tha Noka. Për ligjvënësin demokrat, praktikisht kjo qeveri është e rënë dhe mbahet thjesht si karakatinë, sepse ka 74 numra. “Opozita ka vetëm një rrugëzgjidhje, përballjen. Kjo qeveri është produkt i

krimit dhe i drogës, nuk është produkt qytetarësh. Kjo qeveri nuk ka qeverisur asnjë ditë, ka vetëm një aspekt që funksionon, aspekti i vjedhjes. Shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje, të bashkohen për ta rrëzuar. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Nuk ka më ndalim në rrugën tonë deri sa të rrëzohet kjo ngrehinë kriminale që për fat të keq është qeveria e Shqipërisë”, deklaroi deputeti i PD-së. Lidhur me vendimet e Presidentit për të mos dekretuar propozimin e kryeministrit Rama për ministrin e ri të Jashtëm, Noka tha se Meta ka treguar dinjitetin e duhur dhe se ai aty është garant i unitetit kombëtar siç e përcakton kushtetuta dhe jo noter i kryeministrit. “Opozita e mbështet katërcipërisht qëndrimin e institucionit të Presidentit të Republikës. Me të vërtetë kryeministri ka të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave por të drejtën të tallet me qytetarët e këtij vendi nuk ia jep askush dhe prandaj është garant Presidenti i Republikës. Batonlliqet në Shqipëri nuk mund t’i firmosë Presidenti. Presidenti ka ndërhyrë në momentin e duhur, është në të drejtën e tij”, deklaroi Noka.

PARALAJMËRIMI I PD-SË: SHUMË SHPEJT FAKTE SKANDALOZE KUNDËR QEVERISË

K

ryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi thekson se Brukseli ka folur në lidhje me një prej kushteve të hapjes së negociatave, respektimit të lirisë së medias. Lajmi i publikuar në media citon përfaqësuesin e zëdhënëses së KE pas letrës së PD-së dërguar autoriteteve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shtypit. “KE e shqetësuar për ligjet e censurës. Brukseli i kujton Ramës se respektimi i lirisë së medias është kusht për hapjen e negociatave. Komentet e përfaqësuesit të zëdhënëses së Komisionit Europian në www.politiko.al, pas letrës së PD-së dërguar autoriteteve europiane dhe organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shtypit. Miratimi i këtyre p/ligjeve në mungesë të konsultimeve me aktorët e medias & grupet e interesit, është jo vetëm cënon të drejtën kushtetuese të lirisë së fjalës dhe të drejtës për informim, por është pengesë për integrimin europian të Shqipërisë. Liria e shprehjes është e drejtë themelore & shtyllë e demokracisë për Bashkimin Europian. Në tryezën e

Albana Vokshi: KE e shqetësuar për ligjet e censurës nga Rama

organizuar nga PD dhe KAS me ekspertizë të Këshillit Shqiptar të Medias, gazetarë dhe përfaqësues të medias, i kërkuan Qeverisë të tërheqë dy projek-

tligjet që rrezikojnë krijimin e Policisë së mendimit për të shtypur lirinë e gazetarëve”u shpreh në reagimin e saj deputetja demokrate, Albana

Vokshi e cila i bashkëngjit dhe hashtagun ku thekson se Brukseli, PD-ja, Media janë kundër censurës. Ndërkaq, po dje, deputetja e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Fax News”- u shpreh se shumë shpejt opozita do të publikojë fakte që tregojnë për skandalet e qeverisë “Rama”. “Ne kemi ofruar një zgjidhje për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi dhe politika, dhe zgjidhja është VETING-u në politikë, por mazhoranca e rrëzoi projektligjin. Opozita disponon fakte të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vijim për të parë se ku është përfshirë kjo qeveri. Do të ketë protesta shumë të mëdha”, tha Vokshi. Gjatë intervistës deputetja e PD-së duke folur për seancën e një dite më parë, tha se opozita ishte në Parlament për të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, por siç e patë të gjithë u krye

një akt tepër i rëndë nga ana e mazhorancës duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës. “Rama i bën të gjitha politikat, ministrat si të larguarit si të rinjtë janë vetëm emra. Pak rëndësi kanë, ikën një hajdut vjen një tjetër hajdut. Disa nga këto emra janë anonim por që i kanë shërbyer Ramës në një moment të caktuar. Edhe ata që njihen janë të njollosur pasi kanë falimentuar institucionet ku kanë punuar më parë. Asgjë nuk zgjidh ndryshimi i emrave në qeveri, zgjidhja vjen me largimin e Ramës, sepse është ai që duhet të largohet dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Vokshi. Ndër të tjera, ajo sqaroi se prezenca e opozitës në Kuvend vinte në një kohë të tillë në të cilën ajo kishte shumë për të folur. “Kishim shumë për të folur si për aferën e Teatrit Kombëtar, lirinë e medias, dhunimi i studentëve etj. Por qeveria nuk na lejoi. Opozita e ka bërë detyrën e saj si brenda Parlamentit si në takimet ditore me qytetarët si edhe denoncimet e skandaleve të kësaj qeverie nga deklaratat bëra nga selia e PD-së”- u shpreh Albana Vokshi.


POLITIKE

9

E premte, 18 JANAR 2019

KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Ndjekje penale kush bën transferim artificial të zgjedhësve

K

ur na ndajnë mw pak se 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore nisin tw artikulohen problematikat e pare qw po hasen nw organizimin e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile nëse organizojnë regjistrime fiktive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryetari i institucionit më të lartë zgjedhor në vend, Klement Zguri tha se, ky fenomen, i cili është vërejtur në zgjedhjet e kaluara është lehtësisht i verifikueshëm dhe do të monitorohet. “Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit, por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë”, tha ai. Në këtë linjë, Zguri i kujtoi zyrtarëve vendorë se çdo ndryshim artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre. “Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e

Regjistrimet fiktive të zgjedhësve, KQZ kërcënon: Padi zyrtarëve

zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga

lista”, u shpreh Zguri. Më tej ai vijoi duke theksuar se, KQZ do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përg-

jegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor. Zguri i bëri thirrje edhe kryetarëve të mazhorancës dhe opozitës që të deklarohen kundër këtij fenomeni. “Ftoj dhe lidershipin e mazhorancës dhe atë të opozitës të deklarohen publikisht kundër, me qëllim që t’i heqin çdo mbështetje politike fenomenit. Zgjedhjet e datës 30 qershor janë ushtrim shumë i rëndësishëm demokracie, por këtë radhë ato janë më shumë se kaq, janë gur prove për Shqipërinë në procesin e vet të integrimit në Bashkimin Europian”, tha Zguri. Ndërsa për zgjedhësit Zguri apeloi që të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve. “I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për tiu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate”, deklaroi dje kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

KREU I PPA-së: KY LLOJ QËNDRIMI NDAJ KODIT ZGJEDHOR ËSHTË NË DËM TË GJITHË PARTIVE ALEATE

K

ryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka paralajmëruar largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike. Shkak për këtë vendimmarrje mund të bëhet reforma zgjedhore, e cila sipas tij dëmton partitë e vogla, ndërsa akuzoi kryedemokratin Basha për mungesë serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje me partnerët e tij brenda kampit opozitar. Lidhur me këtë, kreu i PAA-së tha se ndryshe nga premtimet, Partia Demokratike po kërkon të mbajë të pa ndryshuar Kodin Zgjedhor. Edhe kundrejt mundësisë së bojkotit të zgjedhjeve, Agron Duka ishte i prerë kur tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje. Reforma zgjedhore duket se do të vendosë në pozita të vështira kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët e tij opozitarë. Në një intervistë për “Ora News”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, paralajmëroi ndërprerjen e kontratës politike me

Aleatët presion Bashës, Duka: Të mbajë premtimet ose largohemi

demokratët. “Ky lloj qëndrimi ndaj kodit zgjedhor është në dëm të gjithë partive aleate të PD-së. Pikërisht kjo është ajo që ndoshta Partinë Agrare Ambientaliste mund ta ndajë nga koalicioni opozitar”- deklaroi Agron Duka. Në vijim, Duka e akuzon Bashën për mungesë serioziteti

për reformën zgjedhore, e cila thotë ai dëmton partitë e vogla. “Na është dhënë fjala se po do të merremi seriozisht, por me sa shoh, serioziteti është i munguar”- u shpreh kreu PAA-së. Agron Duka i ishte i prerë dhe në faktin se PAA-së, pavarësisht çdo vendimi të demokratëve do

të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. “Ne e kemi bërë njëherë këtë gabim dhe u penalizuam, ishim në tendën e madhe të opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Kurse sot nëse bëhet një tendë e tillë simbolike, ne jemi në zgjedhje”- tha Agron Duka. Kryetari i PPA-së thotë se opozita i ka kapacitetet për të rrëzuar Ramën, por siç u shpreh ai, shqetësues është fakti se gjithmonë para betejave elektorale ka një trembje të opozitës. “Kjo që më tremb është se sa herë vinë zgjedhje duket sikur ka një falë luhatje dhe gjithmonë fillohet dhe mendohet njëfarë tende që të kalohet në një qeveri teknike, të mos hyhet në zgjedhje më këtë Kryeministër, etj”- u shpreh dje për mediat, kryetari i PPA-së Agron Duka.

DEPUTETI DEMOKRAT

Salianji: Balili ka marrëveshje me Ramën, rast i ngjashëm me Habilajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, konfirmoi qëndrimin e forcës së tij politike se i ashtuquajturi “Eskobari” i Ballkanit, është dorëzuar vetëm pasi ka bërë një marrëveshje me qeverinë. “Të gjitha rrethanat e dorëzimit të Balilit e favorizojnë dhe e bëjnë sjelljen e tij në raport me shtetin sikur të jetë partner. Partia Demokratike e denoncon prej 5 vitesh emërimin e tij në administratë, ndërkohë që ishte i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Që kur organet e huaja ligjzbatuese kërkuan arrestimin e tij, ai dha dorëheqjen, iku në arrati dhe për thuajse tre vite nuk pati gjurmë të tij, dhe u dorëzua – siç e thanë edhe avokatët e tij – e ka shfrytëzuar shtetin, kanë pritur që dosja të përfundojë në gjykatë dhe të shmanget ekstradimi në Greqi. Prandaj themi që ka marrëveshje me Ramën”, tha Salianji. Sipas deputetit demokrat, është e papranueshme që një i shumëkërkuar të negociojë me drejtorin e policisë së shtetit. “Ligji nuk njeh negociata nëse përveç policisë nuk është e përfshirë edhe prokuroria, negociatat bëhen nga struktura të specializuara dhe jo nga drejtori i policisë së shtetit”- u shpreh ai. Salianji e quajti rastin, të ngjashëm me atë të grupit “Habilaj”. “Kelmend Balili, për të gjithë aktivitetin e supozuar amerikan, për të cilin përmendet nga ambasadori amerikan apo DEA, nuk ka asnjë hetim nga institucionet shqiptare. Është njëlloj si me Habilajt, ku nuk pati procedim nga autoritetet shqiptare, por vetëm ato italiane”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Ervin Salianji.


POLITIKE KRYEMINISTRI REAGON NDAJ OPERACIONIT KUNDËR EVAZIONIT FISKAL ME TVSH-NË: 13 TË ARRESTUAR, 12 NË KËRKIM

10

E premte, 18 JANAR 2019

Arrestimet, Rama për biznesin e madh: Mos luani me taksat se ju gjen belaja

P

as arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuzën e evazionit fiskal, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se ulja e taksave synon dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Po ashtu ai pohoi se arrestimi i një dyzine shkëlësish është mesazh i qartë. “Mos luani me taksat se ju gjen belaja’. “Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një

duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, u shpreh dje Edi Rama. Reagimi i Kryeministrit do të vinte vetëm pak minuta pas njoftimit në media të një operacioni policor, ku të paktën 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për evazion fiskal me TVSH-në. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore të Drejtorisë së Hetimit

Tatimor të DPT Tiranë procedimin penal për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH. Gjatë ditës së djeshme nga mediat u mësua se në vijim nga prokuroria janë lëshuar gjithsej 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekësh. Hetimet do të vijojnë në identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

Kreu i ALUIZNI-t i përgjigjet Presidentit: Edi Rama nuk ka ndërmend të çojë në Surrel arkivin e Kadastrës

N

jë ditë pasi Presidenti i Republikës ktheu për shqyrtim në Kuvend Ligjin “Për Kadastrën”, kreu i ALUZINI-t Artan Lame paralajmëroi se mazhoranca do ta miratojë ligjin pavarësisht qëndrimit të kreut të Shtetit. Ai tha se në 14 faqe të kthimit të ligjit, Presidenti nuk thotë asgjë. Ai vë në dukje se edhe Presidenca, Kryeministria, apo Kryesia e Kuvendit e Ministria e Jashtme, ku Meta ka drejtuar më herët janë ende pa çertifikatë pronësie. Në një dalje për mediat, Lame tha se kjo dëmton shumë qytetarë që presin të regjistrojnë pronat e tyre, duke i kujtuar Presidentit se edhe godina ku ai sot shërben, apo ka shërbyer dikur janë pa çertifikatë pronësie. “Dje Presidenti i Republikës nuk dekretoi dhe ktheu për rishqyrtim Ligjin “Për Kadastrën”. Z. Ilir Meta sot është President i Republikës. Por godina e Presidencës e ndërtuar në vitin 1959, edhe sot e gjithë ditën nuk ka certifikatë pronësie. Përpara kësaj z. Ilir Meta për 4 vjet ka qenë Kryetar i Kuvendit. Por as Salla ku mblidhet Kuvendi, e ndërtuar që në vitet ’50, nuk ka certifikatë pronësie. Ca më parë akoma, z. Ilir Meta ka qenë edhe Ministër i Jashtëm. Por edhe Ministria e Jashtme, e ndërtuar që në vitet ’70, nuk është e regjistruar dhe nuk ka certifikatë pronësie. Ca më parë akoma, z. Ilir Meta ka qenë edhe Kryeministër i Republikës. Por as Godina e Kryeministrisë, e ndërtuar që në kohë të Italisë në vitin 1940, sot e gjithë ditën është e pa certifikatë pronësie. Këto janë vetëm 4 nga pronat e këtij shteti, që ka të regjistruara me certifikatë pronësie vetëm 4% të pronave të veta. Të këtij shteti, që ka ende edhe 600.000 prona private të paregjistruara. Të këtij shteti që, sipas raportit të BB, duhet të ri-masë 80% të pronave të matura në këto 25

Kthimi i ligjit, Lame: 74 deputetët do ta rivotojnë ligjin e Kadastrës

vjet, sepse janë matur së prapi. Këto janë punët me të cilat do merret Kadastra, të cilën dje zoti President e ktheu mbrapsht si të rrezikshme. Mirë se 74 deputetëve që do ta rivotojnë ligjin e Kadastrës po ju themi të presin, po si t’ua shpjegojmë hallin e Presidentit 60.000 familjeve që presin të mbyllin legalizimet, 220.000 fermerëve që presin të regjistrojnë tokën, 50.000 familjeve që presin të ligjërojnë banesat e vjetra, apo 2.800.000 pronave që presin të rimaten nga themelet se janë lëmsh?! Nëse për shumë

ligje të tjera që Presidenti ka kthyer, vonesa penalizon grupe të veçanta njerëzish, kthimi i Ligjit të Kadastrës penalizon çdo shqiptar që ka një çerek shekulli që gjen belanë me pronën. Duke qenë njeri i letrave, modestisht di të vlerësoj gjënë e shkruar. Ndaj admiroj aftësinë e Presidencës për të mbushur 14 faqe kundër ligjit të Kadastrës dhe të mos thotë asgjë. Kemi që dje qe jemi mbledhur dhe përpiqemi të gjejmë një argument në ato 14 faqe dhe s’po ja dalim dot. Sidoqoftë, njërën prej shqetësimeve presi-

denciale do më lejoni ta analizoj. Presidenti shkruan se “me këtë ligj Kryeministri merr atributet e administratorit të Regjistrit të Pasurive të paluajtshme”. Kaq u desh që ca nga ato portalet që bëjnë lëmsh dynjanë, të shkruanin se Edi Rama po grabit regjistrin e pronave të shqiptarëve. Dëshiroj të siguroj Presidentin se, jo vetëm Kryeministri i sotëm, por asnjëri nga 34 Kryeministrat e historisë së këtij vendi nuk e kanë pasur idenë se si lexohet Regjistri i Hipotekës, ndaj s’kanë ç’e duan. Veç kësaj, unë u përpoqa të bëj

verifikime dhe nuk më rezulton që Edi Rama të ketë ndërmend të çojë në Surrel arkivin e Kadastrës. Ligji e thotë qartë: Regjistri i Pronave është në administrim të Ministrisë së Drejtësisë si deri më sot. Ndërsa Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, në mënyrë që ky t’i tërheqë veshin direkt Drejtorit për mbarëvajtjen e punës së këtij Institucioni, që do të jetë themeli i reformës së pronës. Të asaj Reforme të pronës që është nga ato ku s’pati të majtë e të djathtë që nuk ishte dakord se duhej bërë, përfshirë edhe vetë Presidentin kur ishte Kryetar i Kuvendit. Sot është 17 janari, i 551-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. I atij Skënderbeut që ende sot e ka pa certifikatë pronësie Mauzoleun në Lezhë, gjë që ka bërë që e gjithë ajo zonë të rrethohet, sulmohet e copëtohet me lloj-lloj pronarësh, të qenë e të paqenë. Së fundi, garantoj zotin President se, një ditë pas fillimit nga puna të Agjencisë së re Kadastrës, punonjësit e saj do të paraqiten gjithë respekt në derën e Presidencës së Republikës në Tiranë dhe në Portën e Mauzoleut të Skënderbeut në Lezhë, për të filluar procedurat e lëshimit të Certifikatave të Pronësisë për to, ashtu siç do vijojnë më tej me zgjidhjen e problemeve të certifikimit të pronës për gjithë pronat e tjera të shqiptarëve të këtij vendi”- u shpreh kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.


POLITIKE

11

E premte, 18 JANAR 2019

75 ditë protestë, banorët e “Astirit” me pankarta të reja mesazh Ramës: Do të tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën

B

anorët e zonës së “Astirit” në Tranë banesat e të cilëve preken nga projekti i dyshimtë i zgjerimit të Unazës së Madhe kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anulimin e projektit. Me thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, “Unaza e Bashkuar ka për të fituar”, “Shtëpitë tona janë me gjak”, “Poshtë projekti”, banorët në fjalë kanë bllokuar rrugën edhe pasditen e djeshme duke ripohuar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, deri në momentin e anulimit të projektit “Unaza e Madhe”. Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt deri në fund. Ndërsa e kanë paralajmëruar se do ta tërheqin zvarrë kryeministrin pasi e kanë mbushur kupën. “Do të vijmë tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën”, thanë banorët. Ndërkaq, përveç mesazheve ata kanë dalë me pankarta në duar, në të cilat kishin përshkruar, sipas tyre, 6 vitet e qeverisë Rama. Njëzëri protestuesit kërkonin anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, e cila cënon banesat e tyre. “Edvin hajdut, kazan, legen”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë projekti”, ishin disa nga thirrjet e banorëve të “Astirit”. Në ditën e 75 të protestës së tyre, ata u shpre-

“Unaza e Re”, Braimllari: Fundi i Edi Ramës është i afërt dhe i shpejtë

hën se janë shembulli më i qartë e rezistencës dhe qëndresës që ata po i bëjnë kësaj qeverie, dhe për këtë arsye të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen atyre. “Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vijmë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën. Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet

madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protestojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sovrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, u shpreh një nga banorët për median. Siç kanë bërë në këto 75 ditë, edhe pasditen djeshme deputetët e opozitës ishin në krah të banorëve ku denoncuan aferën korruptive të Qeverisë lidhur me këtë projekt. Deputeti i LSI-

së, Endrit Braimllari deklaroi se qytetarët në gjithë vendin duhet të ngrihen në protestë kundër qeverisë “Rama”, teksa renditi disa nga abuzimet e ministrave, duke u shprehur se qytetarët tashmë duhet të thonë fjalën e tyre në sheshe. “Ministra që i lenë detyrën ministrave të tjerë, hajdutë që kanë rrjepur qytetarët e këtij vendi i thonë ministrave pasardhës që vazhdoni me projektet tona.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË: NË KARRIGET E QEVERISË SHQIPTARE ËSHTË ULUR ANTISHTETI!

K

reu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërih ditën e djeshme për investigimin e “Zërit të Amerikës” lidhur me punësimet abuzive në administratën e burgjeve, dhe sulmet e pabaza të bëra gjatë këtyre jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga vartësja e tij në Ministrinë e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili deklaroi dje se pas sulmeve të padrejta të Edi Ramës ndaj “Zërit të Amerikës” është radha e prokurorisë për të hetuar shkeljet e ligjeve. “Shqiptarët e kanë të qartë që testimi përfundimtar është kryer nga Akademia e Sigurisë e drejtuar nga Bilbil Mema. Ju kujtoj që Akademia e Sigurisë ishte ajo që organizoi konkursin për komisarët e policisë, një konkurs të manipuluar ku teza u shit dhe u ble me mijëra euro, e të cilën vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i po kësaj qeverie e anuloi si një provim të manipuluar. Sot detyra e Prokurorisë, detyrimi i saj ligjor i pa tjetërsueshëm të cilit i ka vonuar shumë duke u bërë bashkëfajtore, është që të zbardhë deri në fund këto të vërteta dhe dhjetërat e milionave euro për këto portale që janë një alibi e mashtrimit publik me punësimet, të likuidohen individualisht nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe të gjithë qytetarët dhe deputetët e përfshirë në të. Është

Sulmi ndaj VOA-s, Petrit Vasili: Shteti shqiptar ka rënë

interesante gjithashtu sepse të gjithë këto deputetët e përfshirë në këtë mesele e dinë shumë mirë që këto konkurset janë fiktive, janë të manipuluara dhe mashtruese, ndaj dhe ndërhynë që për ata që kanë merak ata, që kanë qejf ata, që kanë për zemër ata ti shpallin fitues sepse ndryshe nuk ka si të kuptohet që

kryetari i komisionit të ligjeve që duhet të ishte pikërisht ai, bariu i ligjshmërisë për shkak të një komisioni delikat që drejton Kuvendin e Shqipërisë, ky Ulsi Manja, edhe ky ndërhyn për punësimet dhe të gjithë deputetët e tjerë ndërhynë. Kjo histori e shëmtuar do të thotë që shteti shqiptar ka rënë, shtet nuk ka. Kemi një manipulim që organizohet nga Ministria e Drejtësisë, ka instrumentin e saj akademinë e sigurisë, në fund fare produkti i fëlliqur i prodhuar rrëmbehet nga kryeministri, jep dhurata se kush do vejë në punë dhe nuk do vejë, përfshirë edhe kabinetin e tij dhe kjo histori fallco e këtij korrupsioni masiv se çfarë shteti bastard ka ndërtuar ky kryeministër, orët e të cilit kanë përfunduar, pasi besoj që asnjë shqiptar qoftë ai që e ka votuar dhe ai që nuk e ka votuar kuptojnë që kanë një shtet të padrejtë, një shtet që e urren ligjin, një shtet që shkel mbi çdo ligj, dhe një kryeministër i cili nuk ka të drejtë më të flasë në emër të ligjit, pasi është shkelësi kryesor dhe i vetëm i ligjit”, deklaroi dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Me kë projekt të vazhdojnë, me projektin e hajdutërisë, me projektin e vjedhjes së çdo qindarke të qytetareve të këtij vendi. Ndaj sot ka ardhur koha që të gjithë së bashku të vazhdojmë protestat. Sepse ju protestoni për një të drejtë legjitime, për pronën që është gjëja më e shtrenjtë. Nuk mundet Edi Rama të dhunojë pronën, nuk mundet të marrë pronën tuaj dhe të shqiptarëve që e keni ndërtuar me djersë dhe gjak këto vite. Kemi përballë një qeveri arrogante, kemi përballë një qeveri që nuk i do qytetarët e vendit. Kemi përballë një qeveri që nuk ka dalë me votat e shqiptarëve por me kriminelët duke dhunuar dhe deformuar vullnetin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje, për të gjitha këto arsye, të bëhemi të gjithë bashkë të vazhdojmë protestën e Unazës se re sepse kësaj proteste do ti bashkohen shumë qytetarë të tjerë sepse fundi i Edi Ramës është i afërt dhe i shpejtë. Sepse Edi Rama ka rënduar mbi qytetarët e këtij vendi dhe shqiptarët nuk do t’ia falin këtë fatkeqësi kombëtare që Edi Rama ka vendosur në këtë vend. Edi Rama do të ketë një fund të hidhur. Fundi i tij do të jetë siç është fundi i diktatorëve”- tha ai.

DEPUTETI I LSI-së

Spahiu: Kjo, është policia që do Rama, jo shqiptarët Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar ndaj atyre që ai i cilësoi si “lajmet e përkeqësimeve”, ku këtë herë indeksi i krimit, i cili sipas “Monitor” këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Me anë të një qëndrimi në rrjetet sociale Spahiu shprehet se normal që kështu ndodh, kur përpara këtij indeksi, Rama ka përkeqësuar indeksin e mirëqenies, atë të konsumit, kur ekonomisë i ka dhënë drejtimin drejt hashashit e jo domates, kur biznesi konkurrohet keqas nga paratë e pista. “Vazhdojmë me lajme përkeqësimesh, këtë herë indeksi i krimit. “Këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar” (monitor.al) Pra, rritën me 1,100 numrin e policëve, me kosto aq sa zgjidhej çështja e Statusit të Minatorëve apo uljen e tarifave për studentët, ndërkohë që indeksi i krimit nuk ulet por rritet. Normal që kështu ndodh, kur përpara këtij indeksi ke përkeqësuar indeksin e mirëqenies, atë të konsumit, kur ekonomisë i ke dhënë drejtimin drejt hashashit e jo domates, kur biznesi konkurrohet keqas nga paratë e pista. Kjo, është policia që do Ti, jo shqiptarët”- u shpreh deputeti Përparim Spahiu.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E premte, 18 JANAR 2019

Kryebashkiaku Veliaj: Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, për përmirësimin e kushteve për studentët; Të vetmit që humbasin nga shtyrja e mësimit janë studentët

Nisin punimet edhe për rikonstruksionin e godinave të djemve në “Qytetin Studenti”

N

jëkohësisht me rikon struksionin e konvik teve të vajzave, në “Qytetin Studenti” vijon puna edhe për përmirësimin e kushteve në godinat ku jetojnë djemtë. Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, e puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët. “Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Pata një mundësi fantastike të takoj studentët që po e shikojnë vetë dhe në një farë mënyre janë kthyer në inspektorë pune të të gjitha rregullimeve që po bëhen në konvikte. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themeli, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA, pas kërkesës së kryeministrit për të pasur një ndihmë imediate në fillim të vitit”, tha ai. Për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të kthehen

në shtëpitë e tyre. Ashtu si me kopshtet dhe çerdhet, Bashkia e Tiranës po zbaton skemën “adopto një konvikt”, për t’u krijuar studentëve kushte më të mira. Veliaj u bëri thirrje kompanive që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen nismës. “Jam shumë i lumtur që po sh-

kohet përtej rregullimeve bazë, veshjes me kapotë, që do ulë shpenzimet energjetike, do shtojë kursimet, do mbajë ambientet më të ngrohta dhe më të ventiluara dhe më vjen mirë që kemi arritur në raportin 8 dushe për 30 studentë; pra më pak se 1 për 4, që në fakt është norma e çdo familjeje. Unë besoj se për sa kohë që po ofrohet komoditeti bazë, si në çdo familje modeste shqiptare, them që jemi në përmbushje të këtij misioni. Konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës dhe ne po punojmë me donatorë të huaj, si KFË apo TIKA, por edhe me donatorë shqiptarë, që mund të jenë banka, kompani celulare, siç u bë me çerdhet e kopshtet”, u shpreh ai. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, për t’iu përgjigjur kësaj sfide

INVESTIMET

Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot Parku i Liqenit është shndërruar në destinacio-

nin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqen-

it në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme. Investimi më i ri është moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve. Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

të re, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me mjedise komode dhe të denja për ta. “Na duhet bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim! Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, që t’i përgjigjet kësaj sfide të re për konviktet, ama na duhet pak bashkëpunim nga studentët, që shkolla të mbarojë kur duhet të mbarojë dhe më pas ne të hyjmë në çdo dhomë, për t’u siguruar që e njëjta cilësi që po punohet jashtë në nyjet sanitare, në dushe e banjo, të jetë në dhomën e gjithsecilit, për të pasur një jetë dinjitoze në Tiranë, si qytetarë të ardhshëm të Tiranës”, u shpreh Veliaj, teksa nënvizoi se të vetmit që humbasin nga vonesat janë vetë stu-

dentët. “Shpresoj shumë që studentët të reflektojnë në ato pak fakultete që nuk po zhvillohet mësim, për të vetmen arsye se na lipset që shkolla të mbarojë në korrik. Nëse mbaron shkolla në korrik, punojmë në gusht, shtator edhe nëpër dhoma. Në të kundërt, të vetmit që humbasin nga vonesa dhe shtyrja e mësimit nuk janë partitë politike, që duan t’i përdorin, por vetëm studentët që do rikthehen në të njëjtat dhoma, siç i lanë”, theksoi Veliaj. Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr. 1, Anila Shehu paraqiti disa nga ndërhyrjet që do të bëhen në godinën Nr.6 në “Qytetin Studenti”. Ajo tha se brenda dhomave do të ketë sistem ngrohje, panele diellore për ujin sanitar, shërbime ndihmëse në secilin kat, sallë e re leximi etj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

13 E premte, 18 JANAR 2019


AKTUALITET

14

E premte, 18 JANAR 2019

Fjalët e vetme që ka thënë Balili para gjyqtares Miliana Muça kanë qenë: “Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm”. Seanca zgjati për rreth 50 minuta dhe u zhvillua pa praninë e medias

A

i është personazhi më i përfolur i momentit dhe fjalën e kemi për Klement Balilin. I cilësur nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, ai u paraqit të enjten para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur edhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe mbi të cilat do të gjykohet. ‘’Trafikim të lëndëve narkotike”, “Refuzim të deklarimit të pasurisë”, “Pastrim parash” dhe “Krijim të grupeve të strukturuara kriminale”, janë akuzat që gjykata lexoi në ngarkim të Balilit. Për këto akuza, Gjykata e krimeve të Rënda mori masën e sigurisë “arrest me burg”. Vetë Balili, i cili u dorëzua të martën, pas më tepër se dy vitesh në kërkim, mohoi akuzat para gjykatës dhe kërkoi revokim të masës së arrestit por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata. Fjalët e vetme që ka thënë Balili para gjyqtares Miliana Muça kanë qenë: “Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm”. Pas përfundimit të seancës, avokati i tij Theodhori Sollaku kundërshtoi vendimin duke mohuar akuzat ndaj Klement Balilit duke lënë të kuptohet se do të apelojnë vendimin. “Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakintos”,-tha Sollaku. Seanca zgjati për rreth 50 minuta dhe u zhvillua pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, sipas prokurorit Eneid Nakuci, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës përveç interesit të madh të medias, ishin edhe familjarë të Balilit. Pas ven-

Burg për Balilin, avokati: S’ka prova

AVOKATI “Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakintos”,-tha avokati Sollaku. Fjalët e vetme që ka thënë Balili para gjyqtares Miliana Muça kanë qenë: “Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm”.

AKUZAT “’’Trafikim të lëndëve narkotike”, “Refuzim të deklarimit të pasurisë”, “Pastrim parash” dhe “Krijim të grupeve të strukturuara kriminale”, janë akuzat që gjykata lexoi në ngarkim të Balilit. Për këto akuza, Gjykata e krimeve të Rënda mori masën e sigurisë “arrest me burg””.

dimit të gjykatës, Balili u transferua në një qeli paraburgimi, ku do të qëndrojë i vetëm për arsye sigurie. Në kërkesën për gjykim, prokurori Eneid Nakuci thotë se Klement Balili implikohet në trafikun e 678 kilogramë kanabis të papërpunuar. Sipas prokurorisë, në datën 6 maj 2016, dy skafistë u nisën nga brigjet e Sarandës për të transportuar me skafin “Vasilikis” ngarkesën e kanabisit, ata kanë komunikuar me

GJYKATA

Klement Balilin, i cili gjithashtu ka komunikuar edhe me një shtetas grek për mënyrën se si do të zbarkohej droga në Zakinthos. Revista gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një artikull dorëzimit të Klement Balilit. Në shkrim theksohet se Balili konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore. Klement Balili u

“Arrest shtëpie” për Grimën F

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, Armir Grimën. Ish-trajnerin e kombëtares së femrave do të vijojë të jetë nën hetim, por nuk do të qëndrojë më në qelinë e burgut, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të zëvendësojë masën e arrestit në burg në “arrest shtëpie”. Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, ai dyshohet se është përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.

AZIL

amilja Mlloja nga Shqipëria, qëndroi për më shumë se nj vit në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës por tashmë duhet të largohet nga territori francez. Mediat franceze shkruajnë se shërbimi social ka njoftuar se nuk do të paguajë më për shpenzimet e familjes. ‘’Nuk ka logjikë, kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj’’, tha Marina Rakoçeviç, një nga mbështetëse e familjes. Djali i tyre i madh, Elsi, 4-vjeç është regjistruar në kopsht në qendër të qytetit, ku ai është integruar mirë, pavarësisht se në fillim e kishte pasur të vështirë të fliste frëngjisht. Ndërsa djali i vogël i famijes ka pasur probleme shëndetësore dhe rregullisht ai shkon në qendrat spitalore ku merr shërbimin e duhur. Çifti Mlloja në qershor kishte paraqitur një kërkesë për leje qëndrimi në prefekturë, për shkak të gjendjes shëndetësore

arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë. Në atë kohë, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në

pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite. Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore, por vetëm në kushtet e flagrancës. ‘’Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie. Ministri i Brendshëm e cilësoi ndalimin e Balilit një operacion të suksesshëm, ndërsa ky i fundit është shoqëruar nga vet kryepolici Ardi Veliu, pas negociatave disaditore.

Familja shqiptare rrezikon të dëbohet nga Franca

të djalit të tyre. Prindërit asnjëherë nuk kishin marrë përgjigje për kërkesën e paraqitur në prefekturë. Familja që nga fillimi i vitit 2017 qëndron në Francë. Ajo kishte udhëtuar në

Itali më pas në Gjermani përpara se të kërkontë azil në Francë. Kërkesa për azil nga ana e shtetit francëz i është refuzuar. Nuk dihet nëse familja do të dëbohet apo do lejohet të qëndrojë.


AKTUALITET

15

E premte, 18 JANAR 2019

Sipas burimeve thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri, por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët

Firma daneze tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

SITUATA

ARRSH: Në Dajt ka ende akse ku duhen zinxhirët

Nga Vincent W. J. van Gerven Oei

F

irma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Burime të Exit.al e kanë konfirmuar këtë fakt. Në mars të vitit 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit(MSA). Qeveria, si përgjigje ndaj KEsë, tha se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të ri. Në faqen e saj të internetit, Bjarke Ingels ende ka të listuar si klientin zyrtar të sajin për projektin e teatrit kompaninë Fusha, e cili ka përfituar shumë tendera të dyshimtë nga qeveria Rama. Më herët, Bjarke Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha ose qeverinë shqiptare duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale”. Shembja e mundshme e Teatrit Kombëtar, një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë nga arkitektura e periudhës fashiste, nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat theksuan dhe faktin se toka e grabitur nga Fusha, e cili premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqe të madhe toke pub-

ITALI Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi policia ju gjeti drogë në banesë.Ata kishin marrë një banesë me qira në fshat, pavarësisht se vetëm njëri prej tyre dinte vetëm disa fjalë italisht. Në banesën e tyre u gjet një valixhe me kokainë e ndarë në porcione 50 dhe 100 gram dhe të mbështjellë me peshqir. Ervis Jonuzi, 32 vjeç dhe Elton Cerriku, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Elbasan në Shqipëri siç shkruajnë mediat italiane, u arrestuan për 660 gram kokainë. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre dhe urdhëroi masën paraprake të burgosjes në Montorio. Në fund të seancës gjyqësore, dy shqiptarët, njëri prej të cilëve

like për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë dhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe të bien ndesh me të mirën publike. Megjithatë, duket se nuk janë problemet sociale apo etike që e çuan Bjarke Ingelsin të braktisë projektin e lajthitjes së kryeministrit Rama, por problemet në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit. Sipas burimeve thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me

cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri, por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët si një mënyrë për të ulur kostot dhe si rezultat, Ingels braktisi projektin. Mënyra se si jepen tenderat për projektet publike nga qeveria shqiptare, e nxit dhe më tepër uljen e kostove nga ana e kompanive. Meqenëse çmimi është caktuar paraprakisht në bazë të kritereve të papërcaktuara qartë, kompania fituese priret të përdorë materiale me cilësi të ulët që të nxjerrë fitim

sa më të lartë. Prandaj, cilësia e ndërtimit është sakrifikuar gjithmonë me qëllim fitimin e kompanisë. Një shembull tjetër është Stadiumi Kombëtar, i cili ka humbur shumë nga elementët e tij të parashikuara në projekt si rezultat i “uljes së kostove” nga ana e kompanisë së ndërtimit. Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës së Bjarke Ingels refuzoi t’i përgjigje pyetjeve të bëra lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar. Exit.al

Arkitekti dhe tregtari kapen me kokainë

shfrytëzoi të drejtën për të heshtur, janë dërguar në qeli deri në pritje të gjykimit. Jonuzi e deklaroi veten si një i huaj në zonë dhe tha se nuk dinte asgjë për drogën, pavarësisht se policia e gjeti në

dhomën e tyre çantën me drogë. Hetuesit tani do të duhet të konstatojnë nëse dy shqiptarët janë pjesë e një organizate kriminale, e cila synonte zgjerimin e rrjetit të tyre në zonën e Veronas. Be-

sohet gjithashtu që shqiptarët kanë shkuar në provincë në rolin e korrierëve. Policia vërtetoi se të dy kishin marrë me qira apartamentin për muajin janar. Prania e tyre ngjalli kureshtje tek banorët që dhanë informacione në polici. Të premten e shkuar u zhvillua aksioni i arrestimit të tyre, duke i gjetur në shtrat. Sapo hyri në apartament, ata gjetën 660 gram kokainë, si dhe 5,430 euro para të gatshme. Një pjesë e këtyre parave, që arrinin në mbi 600 euro, u gjet në portofolin e markës “Louis Vuitton” në pronësi të Cerrikut. Policia gjeti edhe një peshore elektronike.

Moti i kthjellët ka mbizotëruar në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke mos sjellë reshje por temperaturat e ulëta vijojnë të ruajnë të pranishme ngricat nëpër disa akse nacionale dhe rurale. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se edhe mëngjesin e djeshëm, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë në gatishmëri dhe kanë hedhur kripë në disa segmete të bllokuara prej akullit në rrugë. Situata në rajonin verior vijon të mbetet disi e rënduar, edhe pse puna për kriposjen e rrugëve nuk është ndalur. Segmentet ku duhet të kalohet me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë janë Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Sllovë-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë BualliKrastë, Trebisht-Doganë, ndërsa në të tjerat qarkullimi kryhet normalisht. Në rajonin qëndror, vërehet përmirësim i situatës në akset e Dajtit. Nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet gjithsesi përdorimi i zinxhirëve në disa segmente, sikurse edhe në Qafë Priskë-Qafë Mollë apo Lunik-Steblevë. Në aksin Krujë-Sarisalltik rekomandohet lëvizja pjesërisht me zinxhirë sikurse edhe në Qafë Priskë-Shëngjergj, për shkak të pranisë së ngricave. Në akset e tjera, qarkullimi është normal. Qarkullim pa probleme dhe pa zinxhirë ka pothuajse në të gjithë rajonin jugor, duke përfshirë këtu qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta përgjatë të gjithë natës. Për shkak të pranisë së herëpashershme të ngricave në rrugë, ARRSHja u bën thirrje përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore, ndërkohë që duhet të përdorin zinxhirët aty ku këshillohet.


AKTUALITET

16

E premte, 18 JANAR 2019

GREQI

ITALI

“S’doja ta vrisja”, dëshmia e vrasësit të shqiptarit Bien akuzat ndaj imamit shqiptar P S hqiptari i akuzuar për vrasjen e Albert Bakos në qeli, Mikel Kastrioti doli para gjyqit për vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos. Gjatë fjalës së tij në gjyq, Kastrioti dëshmoi edhe lidhur me vrasjen e Bakos në burgun e Athinës. Kastrioti tha se nuk donte ta vriste, pasi vetëm donte që ta lëndonte pak bashkëkombasin e tij. Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e Bakos ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros por ai refuzoi që të dëshmonte. Dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër veprat që drejtësia greke u ka bërë atyre lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë. Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar. Albert Bako u vra në burgun e Athinës

më 14 janar, nga një shqiptar dhe një grek. Albert Bako është i njohur në botën e krimit në Geqi. Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare. Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi

të një personi të tretë për një çështje korruptive. Vrasja ka qenë e mirëorganizuar sepse vrasësi posedonte edhe një thikë të improvizuar. Ai e ka qëlluar Bakon disa herë, duke i shkaktuar hemorragji të shumta. Mediat fqinje pretendojnë se Bako është eliminuar për të mos u marrë në pyetje nga ana e hetuesve në lidhje me vrasjen e kryer.

rokuroria e Genovas kërkon pushimin e çështjes për imamin shqiptar Enes Bledar Beshta, i cili akuzohej për propagandë të radikalizmit islamik. Sipas prokurorit të çështjes, nuk ka prova të mjaftueshme, që të vërtetojnë akuzat për propagandë të radikalizmit islamik, si edhe për bashkëpunimin me shtetasin maroken Mahmoud Jirad i arrestuar nga antiterrorizmi Italian, pak para se të nisej për të luftuar në Siri përkrah forcave të ISIS. Shqiptari Beshta, banues prej vitesh në Itali dhe Imami i xhamisë Al-Fajer të Genovas, sipas hetuesve italiane dyshohej se kishte një rol kryesor në aktivitetin terrorist të shtetasit sirian që përgatitej ti bashkohej grupit të Jabhat alNusra, në Siri. Tashmë i takon Gjykatës të Genovas të pranoj ose jo kërkesën e Prokurorisë

për mbylljen o jo të çështjes. Prej verës së vitit 2014, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kosovare e boshnjake kanë ekzekutuar disa operacion e të rëndësishme si “Damasco”, “Balkan Connection”, “Van Damme” e “Martese”, që kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve ballkanikë , mes të cilëve dhe shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e propagandës terroriste të shtetit islamik.

Këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar

2018

nisi dhe u mbyll me krime të rënda mes bandave të kanabisit dhe vrasje brenda familjes. Ditët e para të 2019-s nisën me një bilanc jo të mirë për sa u përket veprave penale, që nga vrasjet brenda familjes deri te vjedhjet. Sipas “Numbeo.com”, portalit më të madh që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës, Shqipëria ka përkeqësuar renditjen për sa i përket Indeksit të Krimit në 2019-n. Këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Për 2019-n, Shqipëria renditet e 12 në Europë për sa i përket krimit. Ndërmjet 20-40 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë. Në Europë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali. Vendet me kriminalitetin më të lartë në botë janë vendet e Amerikës së Jugut, të cilat kanë shënuar mbi 80 pikë, si Brazili, Kolumbia, Venezuela, Honduras. Nivel të lartë të krimit kanë edhe disa vende të Afrikës së Jugut dhe Azisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shënuar nga 40-60 pikë, duke u renditur në nivelin e moderuar. Nivelin më të ulët të kriminalitetit e ka Japonia, e cila ka shënuar

Indeksi i krimit te vitit 2019, Shqipëria përkeqëson renditjen

RAPORTI

“Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Për 2019-n, Shqipëria renditet e 12 në Europë për sa i përket krimit. Ndërmjet 20-40 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë”

13 pikë, më e ulëta nga vendet e marra në shqyrtim. Vendet me kriminalitetin më të ulët janë vendet arabe, si Arabia Saudite, Omani. Vendet e Europës së Veriut dhe Qendrore, si dhe vendet Baltike klasifikohen me nivel të ulët të kriminalitetit. Ndër vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është e konsideruar si vend me nivel të ulët krimi. Po sipas këtij raporti, në nivel të lartë është korrupsioni dhe rryshfeti, me 79.32%. Sa i takon lëndëve narkotike, për

këtë mjafton të citohet shkrimi i “The Guardian” i Londrës. Një nga gazetat më të lexuara në Britani dhe në botë, në një shkrim të gjatë analitik për shtrirjen e mafies shqiptare të drogës shkuante se: ‘’Nga portet e Europës deri në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal tashmë komandon tregtinë me vlerë 5 miliardë stërlina të drogës në Britani”. Trafikantët shqiptarë të drogës, gazeta i cilëson “të sofistikuar, të zgjuar dhe që mbarojnë gjithmonë punë”. Mënyra sesi shqiptarët e pushtuan tregun britanik të kokainës është një leksion në botën kriminale. “Ata vlerësojnë krijimin e miqësive me mafiet më të rrezikshme në bote dhe padyshim kërcënimi absolut i dhunës”. Shqiptarët e përmbysën modelin e biznesit të kokainës. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane. Informacione të rezervuara të policisë së Shtetit flasin për një numër të lartë të personave të zhdukur pa gjurmë. Por ndërsa ka midis tyre që janë larguar me deshirë, është i lartë numri i atyre që janë zhdukur nga krimi. Ekspertët flasin për një luftë të egër midis kriminelëve që kanë nisur të pastrojnë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët.


AKTUALITET

17

E premte, 18 JANAR 2019

Fadil Kasemi u vendos në hetim pasi në fund të muajit gusht të 2017 qëlloi tre herë me pistoletë gjyqtaren Fildes Hafizi, teksa po dilte nga një qendër estetike

J

anë dashur 24 seanca gjyqësore, që trupi gjykues të jepte dënimin final për autorin e vrasjes së ish-gjyqtares, Fildes Hafizi. Fadil Kasemi do ti kalojë vitet e mbetura të jetës në burg, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i dha dënim të përjetshëm, për vrasjen e ish-gruas. Ndonëse avokati Ilia Ilia kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, Fadil Kasemi duket se do të kryejë një burgim të përjetshëm për krimin e ndodhur më 31 gusht të 2017-ës. Vetë ai është shprehur gjatë seancës gjyqësore se është penduar për krimin, ndërkohë që ka kërkuar të merren parasysh edhe motivet që e kanë shtyrë atë drejt vrasjes së ish-bashkëshortes, si ndalimi për të takuar fëmijët, tradhtia bashkëshortore dhe investimet e bëra karshi saj. Gjyqi fillimisht ishte përcaktuar më datë 8 janar por u zhvendos për shkak se avokati mbrojtës i Fadil Kasemit, nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare për të bërë mbrojtjen e Kasemit. Gjykata mori në administrim përpara 9 ditëve provat shkresore për gjendjen psikike të Fadil Kasemit. Pretenca për Fadil Kasemin u dha më datë 27 dhjetor, pasi organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për Kasemin. Kasemi u vendos në hetim pasi në fund të muajit gusht qëlloi tre herë me pistoletë gjyqtaren Fildes Hafizi, teksa po dilte nga një qendër estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”. Çështja e zgjatur prej më shumë se një viti e gjysmë përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi, midis të cilave edhe të personit që u kërcënua me armë nga Kasemi që të largohej nga vendi i krimit si edhe të fëmijëve të çiftit. Vrasja e gjyqtares zbuloi

Burg të përjetshëm për vrasësin e ish-gjyqtares, Kasemi: Jam penduar

illimi i 2019 ka nisur me një sërë grabitjesh në kryeqytet dhe jo vetëm. Në 3 javë në Tiranë janë kryer 2 tentativa grabitjesh të bankomateve dhe grabitjen e një argjendarie në një qendër tregtare. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një bankomat në qytetin e Vorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku bankomati u thye me mjete të forta. Sipas policisë, autorët nuk kanë mundur të marrin para gjatë grabitjes. Burime bëjnë me dije se grabitësit kanë vjedhur edhe para por ende nuk dihet shuma. Ndër-

“Kasemi është shprehur gjatë seancës gjyqësore se është penduar për krimin, ndërkohë që, ka kërkuar të merren parasysh edhe motivet që e kanë shtyrë atë drejt vrasjes së ish-bashkëshortes, si ndalimi për të takuar fëmijët, tradhtia bashkëshortore dhe investimet e bëra karshi saj”.

BULQIZË

Akull dhe borë, rrezik për kalimtarët

DËNIMI

“Janë dashur 24 seanca gjyqësore, që trupi gjykues të jepte dënimin final për autorin e vrasjes së ish-gjyqëtares, Fildes Hafi zi. Fadil Kasemi do ti kalojë vitet e mbetura të jetës në burg, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i dha dënim të përjetshëm, për vrasjen e ish-gruas”.

edhe disa skandale të drejtësisë. Përpara 4 viteve, Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë por jo për tentativë vrasje. Ndaj 53-vjeçarit Kasemi

janë ngritur tri akuza, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim e mbajtje peng personi” dhe “armëmbajtje pa leje”. Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur

ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. Ai ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënin bashkëshortore. Krimi i rëndë ndodhi në 31 gusht 2017. Çifti kishte pasur debate dhe probleme pas divorcit. Kasemi e kishte kërcënuar me armë Fildez Hafizin në prani edhe të dy fëmijëve të tyre. Fëmijët e çiftit, nuk kanë pranuar që të dëshmonin në prezencë të të atit, pasi nuk e falin për krimin e rëndë. Kështu u mbyll një nga ngjarjet që tronditi ane mbarë shqiptarët.

VORË

F

KËRKESA

2019 nis me seri grabitjesh

tesa ku ndodhej bankomati është rikonstruksion dhe e mbuluar me rrjetë, që mesa duket i ka favorizuar gra-

bitësit të mos bien në sy. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka nisur punën për identifikimin

dhe kapjen e autorëve. Ndërsa në datën 2 janar, në një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, u grabtiën bizhuteri dhe gurë të çmuar. Për këtë rast nuk ka pasur as njoftim nga policia e Tiranës, ndërsa mësohet se janë proceduar për shpërdorim detyre punonjësit e sigurisë së argjendarisë. Një tjetër grabitje është regjistruar në ditët e para të janarit në Urën Vajgurore, ku një bankomat është hedhur në erë dhe më pas është grabitur.

Bora është shndërruar në akull në Bulqizë duke u kthyer në rrezik për këmbësorët dhe shoferët. Për shkak të reshjeve të dendura, qindra familje në të gjithë bashkinë për ditë me radhë mbetën të izoluara dhe pa shërbime për shkak të trashësisë së dëborës që arriti deri në 1.5 metra. Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi thotë se i bllokuar mbetet vetëm fshati Gjinovec në Trebisht. ”Pothuajse të gjitha fshatrat janë të hapura, duke përjashtuar fshatin Gjinovec, i ish-komunës së Trebishtit që është një rrugë e cila besoj do hapet brenda 2-3 ditëve”. Reshjet e borës kanë ndaluar në të gjithë vendin, por temperaturat e ulta bëjnë që ngricat të jetë ende problem në shumë rrugë kombëtare e rurale. ARRSH bën të ditur se në rajonin verior dhe atë qendror segmentet janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht. Qarkullimi me zinxhirë Sllovë-Vasije Domaj-Draj Reç Trebisht-Doganë Qafë Bualli-Krastë Peshkopi-Qafë-Drajë Peshkopi-Ushtelencë Ura e Cerenecit-Stebleve


FORUM OPINION Nga Artur Zheji

P

ër shumë vite rresht, Edi Rama, u shfaq në vë mendjen kolektive shqiptare, si një tip, person, artist apo polemist, me vetira përtej të zakonshmes. Në të vërtetë, boshllëku i krijuar në Shqipëri, pas tërmetit të rëndë shoqëror të pas viteve ’90, pas arratisjes së shumicës së elitave shqiptare keq apo mirë të krijuara deri atëhere, ishte shumë i madh. Intelektualizmi shqiptar me rezidencë në Tiranë, ai që ishte dhe ashtu si ishte, u shpërbë dhe u trondit në mënyrë të pashërueshme. Në këtë periudhë, ca pak njerëz, mbetën në Tiranë, që asokohe ishte si të thuash, e gjithë Shqipëria dhe Rama, përmes bashkëpunimit me Nikollë Lesin dhe Fatos Lubonjën, mbeti virtualisht në Shqipëri, si një anti Berishist dhe anti konformist, me një këmbë në Paris, apo Gjermani dhe me një këmbë në Shqipëri. Duke filluar që nga Fatos Nano, kryeministër pas viteve 1997 dhe të gjithë me radhë, dhanë me të dy duart besim te Edi. Më shumë nga të gjithë atë e besoi, e vlerësoi dhe e “dashuroi” Ilir Meta, por edhe jo pak persona

nga Partia e kompleksuar Socialiste, që, si trashëgimtare e Partisë së Punës, donte të rifitonte Parajsën e dikurshme, duke pranuar që “bijtë” e saj biologjikë dhe të origjinës, ta shanin e ta dërmonin, por ta sillnin dhe ta mbanin në pushtet në të njëjtën kohë. Në formimin e tij personal, Rama nuk ka qenë asnjëherë i Majtë, por kishte aftësi kameleontike që të shfaqej ashtu si e kërkonte koha, herë përtej të majtës dhe të djathtës, herë krejt djathtas dhe herë majtist modern në të njëjtën kohë. Pa dashur të hyjë në detaje biografike, që sot janë pa vlerë, këtij njeriu, Nano, Meta dhe shumë socialistë të tipit të ri apo të vjetër, i dhanë me të tepërt mundësira të jashtëzakonshme për të qeverisur Tiranën dhe më pas krejt Shqipërinë. Sepse Rama, shfaqej në paradhomat apo dhomat e tyre, si një fëmijë i talentuar, i nënshtruar dhe disi i hutuar, dinte të gënjente besueshëm dhe dinte të përgjërohej e të depersonalizohej në këmbët e tyre. Klasa politike shqiptare, në këto 30 vitet e fundit, ka vlerësuar dhe ka shtyrë përpara në

KOMENT Nga Andi Bushati

O

pozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një akson madhor: protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës. Basha dhe Kryemadhi u shfaqën dje të irrituar pas daljes nga Kuvendi dhe trumbetuan marshimin pa kthim pas, sikur ky të kishte qenë fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe shkelja më e madhe e qeverisë mëkatare të Rilindjes. Por, pavarësisht nga irritimi i tyre grotesk, askush nuk e mohon se sot ka 1001 arsye për të dalë në rrugë kundër kësaj qeverie. Sot mund të protestosh për rrëzimin e kryeministrit të të pasurve, që pasi u shpërndan atyre parà me letra fallco, u përgjysmon në fund edhe tatimin mbi dividentin. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm të prishë dyqind shtëpi dhe të devijojë Lanën, vetëm për t’i hapër fushë ndërtimi një

klienti të tij trafikant. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm t’i lërë studentët të ngujuar në auditorë, vetëm që mos pranojë se reforma e tij në arsim rezultoi një dështim. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, administratës të të cilit i ranë pantallonat në tokë përpara Klement Balilit. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, që nuk u ngop me gazetarët vendas, por filloi të quajë edhe ata të VOA kazan. Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që po i ofron shqiptarëve një kabinet me fytyra të pavotuara, njësoj sikur po përzgjedh bahçevanët e shtëpisë së tij në Surrel. Por, sado të drejta të jenë arsyet e mësipërme dhe shumë e shumë të tjera që përligjin daljen në rrugë kundër Edi Ramës, në fund ato përmblidhen përpara një pyetje fatale: cili është qëllimi? Sipas asaj që kumtuan Basha dhe Kryemadhi, ai është rrëzimi i kryemi-

18 E premte, 18 JANAR 2019

Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një… karrierë, kryesisht, tipologjinë e personit të depersonalizuar, së pari servil dhe të gatshëm, e më pas të talentuar apo të shkolluar. Ky mëkat filloi në Shqipëri me Enver Hoxhën e pas viteve ’70, pasi u këputi kokat, të gjithë shokëve të shquar të Luftës Nacional Çlirimtare dhe ngriti në detyrat më të rëndësishëm, ish shoferë, ish kooperativistë apo të tjerë, që kishin vetëm një meritë: të skuqnin duart pa pushim me duartrokitjet “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!” Pas viteve ’90, këtë stil zbatoi edhe Sali Berisha, fill pas vitit të parë apo të dytë të pushtetit të tij. Bëri përjashtim Fatos Nano, në vitet 1997-2002, por më pas gjërat erdhën në shtratin e vjetër, servilizëm, kameleontizëm, deklaratizëm për shefin e madh të radhës, pastaj tradhti, pastaj justifikime dhe nënshtrime të reja e kështu me radhë. Rama i ngjiti me zvarritje dhe lëpirje të hapura dhe të fshehta, të gjitha rrathët e Ferrit shqiptar

të karrierës. Dhe mbërriti më shumë se gjithkush, të hipnotizojë e të bindë në situatat më absurde, Nanon dhe Metën e madje edhe vetë Berishën… Sepse Rama, është në të vërtetë, produkt politik i këtyre të treve sëbashku, e më pas, varrmihësi i tyre i pasionuar. Sot, pas “shpalljes së pavarësisë së tij të plotë”, ngase ndjehet i fuqishëm dhe i vetëmjaftueshëm, Rama, përmes skuadrës apo skuadronit të Rilindjes, kërkoi të shndërrojë vetëmjaftueshmërinë e tij, në një kastë, me veten e tij në qendër, për të përfunduar procesin e Varrmihjes dhe Varrosjes, të konkurrentëve të tij dhe njëkohësisht të dëshmitarëve të dikurshëm të dobësisë së tij, shpesh me aspekte të një paburrërie spektakolare. Mirëpo sot, ka hyrë në lojë Paraja e Madhe dhe bursa e shitjeve dhe blerjeve me Para në dorë, në të cilën bursë, Rama, ndjehet i fortë dhe i pasur. Sot fjalët e përkushtuara dhe kameleontizmi, nuk shoqërohet thjesht

me leje ndërtimi favorizuese në këmbim të votës, por sot flitet përmes sekserëve të super pasur, përmes aksioneve dhe transaksioneve të fuqishme në offshoret më të mëdha të votës. Porse gjithsesi, ka ndodhur paralelisht një dukuri e re, ku Ramë – Varrmihësi ka ngelur psikologjikisht i tronditur. Konkurrentët e tij politikë, Berisha apo Meta, nuk kanë vdekur dhe nuk mund të varrosen për së gjalli… Dhe jo vetëm kaq, shqiptarët, edhe ata të pa vdekur plotësisht akoma, kanë filluar ti heqin Ramës, një e nga një, të gjitha ato spaleta, merita apo tapi besimi, që i kishin dhënë deri dje, në mënyrë mendjelehtë. Sot Rama dhe jo thjesht kryeministri, është në rënie të lirë dhe po shndërrohet dita ditës në një materie të pariciklueshme, nga pangopësia e tij e pallogaritshme, e pafrenueshme dhe krejt prej një të sëmuri, që vuan nga uria e përhershme… 360gradë.al

Mirë protesta, por cili është fundi? nistrit nga froni. Po a rrëzohet ai me protesta paqësore? A është e mundshme perspektiva që përsërit në mënyrë kompleksive kreu i PD-së, se ai “nuk do një pushtet që kapërcen mbi kufoma”, por një rotacion që vjen përmes votës? A është e mundshme mposhtja me votë e kryeministrit të të pasurve, i cili tashmë kontrollon miliardat që ndan me oligarkët e vet, ka sofistikuar lidhjet me krimin, ka futur në dorë drejtësinë, shërbimin sekret dhe i fsheh të gjitha këto përmes kapjes të të gjithë pronarëve të mediave të mëdha ? A është e mundur përshembull që dikush të imagjinojë një fitore të koalicionit opozitar në Tiranë, ku falë lidhjeve okulte me çiftin Rama- Veliaj po investohen miliarda pa origjinë në ndërtim dhe ku të gjithë ata që kanë hedhur paratë do të financojnë vazhdimin e këtij binomi? Pra iluzioni se e keqja e Ril-

indjes zgjidhet me rotacion dhe jo me përmbysje, është një shaka që nuk e beson më askush. PD dhe LSI, nëse do t’i kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen me sharje dhe bërtitje poshtë zyrës së Ramës. Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin që ka ngritur ai. Dhe në këtë pikë ata e humbën një mundësi të artë. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karrigia e tyre në Kuvend. Ata tani kanë edhe një sfidë tjetër: të mos joshen nga gara farsë e qershorit ku duan t’i tërheqin si cjapin te kasapi. Ata duhet të dinë t’i thonë jo tundimit për disa tendera ujësjellësash, për disa të punësuar më shumë nëpër bashki dytësore, apo për ruajtjen e disa bastioneve që nuk i prekin asnjë qime pushtetit qëndror. Opozita duhet të dijë të vetësakrifikohet që të ketë

moralin për t’u kërkuar njerëzve sakrificën e tubimit përreth saj. Përndryshe, kot i shpenzon energjitë, kot i harxhon paratë e autobusëve dhe kot i shpërdoron kaloritë e marshimit në bulevard. Nëse përfundimi i këtij aksioni të shpallur papritmas, pas një beteje të munguar në Kuvend, është kthimi kokulur në atë sallë ku miratohen ligje antikushtetuese dhe ku askush nuk ia vërshëllen zërave opozitarë; nëse ai do të kulmojë në rendjen me brirët ngritur, pas bezes së kuqe të zgjedhjeve, më mirë le të ndalë që tani. Sepse po vazhduan kështu, jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e premtuar për të rrëzuar Ramën, por do t’i shërbejnë atij si fasadë, për të na thënë ne të tjerevë, opozitës shumë më të madhe se ajo zyrtare, se ai del gjithnjë fitimtar, në këtë vend demokratik, me garë dhe kundërshtarë të fortë. Lapsi.al


KULTURE

19 E premte, 18 JANAR 2019

Përkujtohet 551-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeu 551-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu u përkujtua dje në Lezhë, në një ceremoni të organizuar në Memorialin e Skënderbeut. Memoriali u hap dje për herë të parë pas rikonstruksionit të tij, që nisi 8 muaj më parë. Bashkia Lezhë do të vendosë në 2 mars shtatoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të sheshit që mban emrin e tij. Po ashtu, bashkia Lezhë i ka drejtuar Këshillit të Ministrave kërkesën që data 2 mars, Dita e Besëlidhjes së Lezhës, të shpallet festë zyrtare, transmeton atsh. Muzeu Historik Kombëtar ndërkohë ditën e djeshme përkujtoi 551-vjetorin

e vdekjes së Heroit Kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më

28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skënderbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare. Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat

“Studime Muzeologjike” për figurën shumëdimensionale të Skënderbeut

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u prezantua dje botimi “Studime Muzeologjike Nr. 8”, një numër ky special, artikujt e së cilës i kushtohen figurës së Heroit tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në prezantimin e kësaj reviste, kontribut i Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Shkencave, morën pjesë bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, anëtarë të redaksisë si dhe të ftuar të tjerë. Aktivitetin e përshëndeti edhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini. “Unë jam i impresionuar me aktivitet që po zhvillon Muzeu Historik Kombëtar. Ky botim është një përmbledhje shumë e mirë. Skënderbeu ka qenë një hero vezullues jo vetëm i Europës Juglindore, jo vetëm i shqiptarëve por një hero i madh i gjithë Europës Perëndimore. Skënderbeu është një hero që do ta kishin zili gjithë kombet”, u shpreh Ukshini gjatë këtij aktiviteti. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Dorian Koçi u shpreh se, “e veçanta e këtij numri special është se marrin pjesë studiues të moshave të ndryshme dhe të disiplinave të ndryshme. Në këtë studim figura e Skënderbeut është parë në një trajektore shumë të gjerë jo vetëm historike, por dhe impakti i tij në kulturën europiane, në historiografinë osmane si dhe impaktet e tij në letërsinë shqipe”. “Emra të shquar të shkencës shqiptare kanë kontribuar në këtë numër special në një bashkëpunim të ngushtë me institucionet shken-

core të vendit tonë. Muzeu Historik Kombëtar tashmë është kthyer në një vend i cili ka krijuar në vetvete ambientin e duhur ku të gjitha institucionet kërkimore-shkencore mund të mblidhen të diskutojnë dhe të kenë një debat apo qoftë dhe një promovim si ky i sotmi i një numri special”, përfundoi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi. Studiuesit vlerësuan Muzeun Historik Kombëtar për idenë e këtij numri special, artikujt e së cilës i kushtohen figurës së Heroit tonë Kombëtar. Ata nënvizuan se “Studime Muzeologjike” është një revistë që konkurron me dinjitet me revistat e tjera shkencore që botohen nga institucionet e tjera në vend dhe se është e vetmja e këtij lloji në të gjitha trevat shqiptare. Gjithashtu, në këtë aktivitet nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë interpretuan pjesë poemash dhe poezish kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar. Prezantimi i numrit 8 të revistës “Studime Muzeologjike” u përcoll me një debat pozitiv dhe shumë frytdhënës, lidhur me ecurinë e saj në të ardhmen.

e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit, etj.. Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastri-

oti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare.

“Financial Times” vlerëson sopranon Ermonela Jaho Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike Financial Times. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme ‘La Traviata’, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare. Jaho e ka kënduar La Traviatën 10 vjet më pare, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura. “Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese te performancës së saj. Jaho jep gjithçka që ajo ka në skenë, ku shfaqet sa e ndjeshme aq edhe e ëmbël dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”. “La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim. Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare.


VIP

20 E premte, 18 JANAR 2019

MileyCyrusshtatzënë? Miley Cyrus ka mohuar zërat se është shtatzënë. Lajmi u përhap pasi këngëtarja dhe aktorja e famshme u fotografua e veshur me këmishë ku barku i saj dukej i madh. Por Miley ka zgjedhur një mënyrë shumë gazmore për t’i thënë ‘jo’ të gjitha thashethemeve. Ish-ylli i Disney përdori vezën e famshme që u bë virale në internet, pasi theu rekordin në Instagram si postimi më i pëlqyer ndonjëherë duke hedhur nga froni Kylie Jenner.”Unë nuk jam duke ‘pritur një vezë’. Jemi të lumtur që dëgjojmë kaq shumë njerëz që janë të lumtur për ne. Ne jemi të lumtur gjithashtu për veten. “Veza e cituar” për këtë kapitull tjetër të jetës sonë. Tani a mund të na lini të

qetë dhe shkoni merruni me një vezë?”-shkruajti ajo në një postim në Twitter të mërkurën. Miley publikoi edhe një foto të modifikuar të vetes me vezën e famshme sipër barkut të saj. Reagimi i saj vjen pasi mediat rozë raportuan se aktorja dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth, ishin në pritje të një vajze. Miley dhe Liam nisën romancën në vitin 2009 kur u takuan gjatë xhirimeve të filmit The Last Song. Ata njoftuan fejesën në vitin 2012 por u ndanë një vit më pas. Në vitin 2016 çifti u rikthye sërish së bashku për tu martuar në 23 dhjetor të vitit 2018. Miley dhe Liam u martuan në Tennessee, të rrethuar nga familja dhe miqtë.

Demi Rose vjen me set të nxehtë fotografik Demi Rose iu është rikthyer punës. Dhe modelja realizoi një set të “nxehtë” fotografik në Tulum të Meksikës. Demi pozoi në breg të detit e veshur me bikini ngjyrë tigri. 23-vjeçarja vuri në pah format e saj bombastike me bikinit shumë të vogla për të mbuluar ‘pasuritë’ e saj. Modelja dukej shumë seksi dhe provokuese në setin e saj.

Dedikimi i Xhakës për gruan: “Në ditët me shi, dielli yt do jem unë” Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita njihen prej 4 vitesh së bashku. Dhe për të shënuar përvjetorin e tyre futbollisti i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes. “Në ditët me shi, dielli yt do jem unë”, shprehet Xhaka. Ylli i futbollit shton se dashuria që merr nga Leonia e ka bërë më të lumtur dhe me të fortë. “Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4. Te dua zemra ime”, shkruan ai.

Një vjehrrë si mami i Justin Bieber Të gjitha femrat do të donin një vjehrrë si mami i Justin Bieber. Pattie Mallette duket se e do shumë nusen e saj, Hailey Baldwin dhe nuk heziton ta shprehë lumturinë që ajo u bë pjesë e familjes së saj. Mallette e konsideron modelen si një dhuratë në jetën e tyre. Ajo ka publikuar një foto në Instagram me nusen e saj dhe shkruan: “Çfarë dhurate!” Justin dhe Hailey u martuan ligjërisht në shtator të vitit të kaluar ndërsa do zhvillojnë ceremoninë fetare më 28 shkurt.

U quajt “zonjë e shëndoshë”, ja përgjigja e Meghan Markle Nuk është se dëgjojmë çdo ditë dikë që quan një Dukeshë ‘zonjë e shëndoshë’. Por pikërisht kjo i ka ndodhur Meghan Markle gjatë një vizite më 16 janar në Mayhew, një organizatë për mirëqenien e kafshëve, që përkrahet nga Dukesha. Por kjo nuk është thënë në kontest të keq, por të ëmbël. Gjithçka ndodhi kur Markle po përshëndeste disa gra të moshuara që janë vullnetare në organizatë. Dhe njëra prej tyre i tha: “Sa zonjë e dashur që jeni. Zoti ju bekoftë. Dhe ju jeni një zonjë e shëndoshë.” Vullnetarja e tha këtë duke iu referuar barkut të madh të Meghan, që është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë. Ndërsa Dukesha shpërtheu në qeshura, duke thënë se e pranon komentin.


SHOWBIZ

21 E premte, 18 JANAR 2019

Filmat e Tom Cruise, shumë shpejt do “pushtojnë” kinematë botërore

Tom Cruise e ka pranuar sfidën dhe do të jetë i pranishëm në ekranin e madh me rolin e agjentit special Ethan Hunt në filmin “Mission Impossible”, i cili vjen me dy seri. Ato janë parashikuar të dalin në vitin 2021 dhe 2022. Por më herët Cruise do të rikthehet me filmin “Top Gun: Maverick”, dalje e të cilit pritet vitin që vjen. Dy seritë e filmit “Mission: Impossible” do të drejtohen nga regjisori Christopher McQuarrie, i cili më herët ka drejtuar filmat e të njëjtës serie të dala në kinema respektivisht në vitet 2015 dhe 2018. Mission: Impossible - Fallout që doli në kinema në vitin 2018, shënoi suksesin më të madh tregtar pasi grumbulloi nga shitja e biletave afro 800 milionë dollarë. Në lidhje me xhirimet e reja të Top Gun, kanë qarkulluar në rrjet fotografitë

Jennifer Lopez “çmend” rrjetin, më seksi sot se para 10 vitesh Instagram është rrjeti social me më shumë përdorues në të gjithë botën, ku shpesh herë krijohen sfida në të cilat marrin pjesë dhe emra të njohur. Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez i është bashkuar sfidës duke publikuar një imazh si ka qenë para 10 vitesh dhe si është sot. Ndryshe nga të tjerët, Jennifer duket shumë më seksi sot. Në fotografinë e vitit 2008, ajo shfaqet me bark të rrumbullakosur pasi është në pritje të fëmijës së saj, ndërsa më pas ka rikthyer linjat trupore për t’u dukur më bukur se kurrë. Këngëtarja 49-vjeçare mori imazhin tjetër nga klipi muzikor “Te guste” ku shfaqet me muskuj të tonifikuar duke treguar sërish se mosha është thjesht një numër.

e para dhe 32 vjet pas filmit të parë, Tom Cruise duhet në formën më të mirë. Ai ishte vetëm 24 vjeç në vitin 1986 kur

në kinema doli “Top Gun-i” i parë. Xhirimet për filmin e ri po zhvillohen në San Diego të Kalifornisë.

Pas luftës me depresionin, Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie Ajo ka qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë për vitin 2018 për disa arsye. Martesa e Justin Bieber, spitali psikiatrik dhe Instagrami të çojnë në emrin “Selena Gomez”. Pas mposhti depresionin, këngëtarja doli nga spitali në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka patur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja. Nuk dihet nëse ata janë në një

lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber. Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey. Edhe Justin edhe Austin janë më të vegjël se Selena. Mund të jetë një zgjedhje e këngëtares ose rastësi që partnerët janë gjithmonë më të rinj se ajo.

Një yll? Dua Lipa mbetet pa fjalë nga surpriza në Hollywood Këngëtarja e njohur Dua Lipa është surprizuar nga një ngjarje në Hollywood. Ajo ka mbetur pa fjalë kur një makinë para saj kishte si targë identitetin e saj. Kjo gjë ishte një surprizë nga bashkëpunëtorët e Duas, për të cilët shkruajti: “Nuk mund të besoj se kjo është e vërtetë. Kjo natyrisht qe do të merrte pesë yje nga unë. Faleminderit për këtë befasi”. Ndoshta kjo ishte një mënyrë për të treguar se do ta donte një yll në bulevardin hollivudian. Dua ka disa ditë që ka shkuar në Kaliforni dhe po shijon qëndrimin e saj.

Victoria Beckham shpenzon mijëra paund për një produkt kozmetik Ikona e modës, Victoria Beckham ka shpenzuar 1.200 paund për një produkt kozmetik që përbëhet nga gjaku i saj. 44-vjeçarja shpërndau disa imazhe në Instagram ku tregonte se po përdor një produkt kundër rrudhave, i cili pëlqehet shumë nga emrat e njohur. Ajo tregoi se gjaku përdoret për të krijuar elementë shërues për lëkurën. Në një fotografi, Victoria shpjegoi si u krijua një gjë e tillë duke shkruajtur: “Dr.Barbara mori gjakun tim dhe krijoi elementë shërues nga vetë qelizat e mia, të cilat janë anti-inflamatorë dhe rigjeneruese.” Të gjithë emrat e njohur shpenzojnë shumë para për produktet kozmetike pasi dalin shpesh në intervista dhe evente, prandaj është e rëndësishme që të kenë fytyrë të pastër.


SPORT

22

E premte, 18 JANAR 2019

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka ndryshuar sërish ekip pasi u largua nga Goztepe

Cikalleshi mbetet në Superligën turke, firmos me Akhisarsporin

MOSHAT

Shqipëria U-17 e mbyll turneun me fitore turneun në Turqi

Rozalb Lika

S

okol Cikalleshi do të vijojë që të luajë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi kavajas, pasi mbylli para kohë huazimin te Goztepe, vendosi t’i bashkohej Akhisarsporit, ekip me të cilin ka luajtur i huazuar nga Istanbul Basaksehir në pjesën e dytë të sezonit 2016-2017. Në fakt, ishte shkaktuar një lloj paqartësie për të ardhmen e 28-vjeçarit, për faktin se në fillim të sezonit aktual kishte luajtur ndeshje zyrtare me Osmanlisporin, për t’u huazuar më pas te Goztepe, pra nuk do të mund të luante me një ekip të tretë brenda një sezoni, por Cikalleshi ka marrë garanci nga Federata Turke e Futbollit që ky rregull vlen kur bëhet fjalë për skuadra të së njëjtës kategori (Goztepe luan në Superligë, Osmanlispori një kategori më poshtë). Ashtu siç është njoftuar nga klubi, por edhe nga vetë futbollisti në një postim në rrjetet sociale, Çikalleshi ka firmosur për tre vite e gjysmë me skuadrën e tij të re që ka blerë kartonin ng Osmanlispor. Skuadra e re e Cikalleshit, Akhisar, gjendet në vendin e 17-të në Superligën e Turqisë, me vetëm 17 pikë, një më shumë se skuadra pasardhëse, që bie nga kategoria. Drejtuesit e Akhisarit besojnë se prania e Cikalleshit do t’i japë një shtysë skuadrës drejt shpëtimit të sezonit. “Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për 2 arsye: E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin te pakta dhe për shume arsye kjo vazhdoi shumë gjatë! E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit! Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!”, ka shkruar sulmuesi i kombëtares në rrjetet sociale duke sqaruar të ardhmen e tij.

2 GOLA

Ka shënuar gjatë këtij sezoni Sokol Cikalleshi te Goztepe në pjesën e parë të sezonit, të dyja në Kupën e Turqisë

MESFUSHORI

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut “Mercedez Benz Cup 2019” që po zhvillohet në Turqi. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj (c), Pengu, Doko, Dervishi. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet përfaqësuese që zhvilluan një lojë të fortë por pa arritur te goli. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën e portierit kundërshtar dy herë, në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, i cili ka shënuar për Shqipërinë dhe në minutën e 58-të, me një gol të shënuar shumë bukur nga goditja e dënimit nga kapiteni i U-17, Mario Mitaj. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të. Bilanci i Shqipërisë U-17, në këtë turne: 14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri 15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri 17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri

ISH-KAPITENI

“Hysaj nuk është aq i mirë sa për Chelsea kërkon të rrëmbejë Arbër Zenelin të qenë në formacionin e Napolit”

Arbër Zeneli bëri një paraqitje spektakolare në Ligën e Kombeve me Kosovën duke shënuar disa gola shumë të rëndësishëm. Talenti i tij dhe progresi në Holandë kanë tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave të mëdha. “Sky Sports” në Angli shkruan se në garë për të së fundmi është edhe skuadra e Chelsea-t. 23-vjeçarit i skadon kontrata në verën e këtij viti, ndaj dhe mund të transferohet në merkaton e dimrit me një vlerë të ulët që arrin në shifrën e 5 milionë paundëve. Të dielën skautë nga shumë skuadra të njohura, si Galatasaray dhe Chelsea do të kenë specialistët e tyre për ta ndjekur nga pranë ndeshjen ndaj Ajaxit, e cila do të jetë një test për të treguar se ai është një ndër futbollistët më të rëndësishëm te Heerenveen. Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze.

Elseid Hysaj vijon që të kalojë një situatë shumë të komplikuar te skuadra e Napolit, pavarësisht se ka marrë premtimin e Ancelottit se do të luajë më shumë në pjesën e dytë të sezonit. Jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe opinionistë të ndryshëm sportivë në Itali kanë nisur sulme të vazhdueshme ndaj tij me shumëkënd që nuk e cilëson futbollist të përshtatshëm për skuadrën e Napolit. I të njëjtit mendim është edhe Gennaro Iezzo, ish-kapiteni i skuadrës italiane, i cili në një emision në Itali ka deklaruar se mbrojtësi nuk i përshtatej kërkesave që kishte tashmë Napoli për futbollistët që bëjnë diferencën.“Hysaj nuk mendoj se është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli. Ai është një lojtar i mirë për të qenë pjesë e grupit, por nuk është aq sa për të qenë pjesë e ekipit titullar”, tha Ieco i cili ka luajtur si portier për shumë skuadra në Itali dhe në vitet 2005-2011 veshi fanellën e Napolit, duke mbajtur për një kohë të shkurtër edhe shiritin e kapitenit. Kritikat vijnë në një nga momentet më delikate për mbrojtësin, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë as në ndeshjen e Superkupës ndaj Sassuolos duke qenë një ndër futbollistët më të dobët. Mbetet të shohim se si do të vijojë sezonin për shkodranin që është me një mendje në Londër te Sarri.


SPORT

23

E premte, 18 JANAR 2019

Një penallti e mohuar në fundin e ndeshjes ka shkaktuar reagimin e ashpër të kuqezinjve

Polemikat pas Superkupës, Milani i përgjysmuar në kampionat

E PAZAKONTE

Trajnerja i përzgjedh futbollistët në bazë të...

Futbolli nuk është një sport vetëm i meshkujve, por së fundmi ka thyer edhe barrierat shoqërore, pasi femrat gjithmonë e më shumë po bëhen protagoniste. Imke Wubbenhorst është trajneria e parë femër e cila po trajnon një ekipi meshkujsh. 30-vjeçaria drejton ekipin e ligës së pestë në Gjermani, BV Cloppenburg, prej 21 dhjetorit të vitit që lamë pas. E paragjykuar shumë nga opinioni sportiv dhe mediat, Wubbenhorst ka dhënë një përgjigje epike në një intervistë të dhënë. Ajo u pyet se nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, një pyetje tendecioze e cila mori një përgjigje shumë ironike. “Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit”, përgjigje që i ka lënë të gjithë me gojë hapur dhe që po bëhet virale në rrjet dhe jo vetëm.

UELLSIANI

Ramsey firmos me Juventusin, vjen në muajin qershor

S

uperkupa e Italisë do t’i kushtojë shumë Milanit të Rino Gattuso-s. Trajneri i kuqezinjve është dënuar nga Federata italiane për shkak të të fyerjeve ndaj arbitrit në fundin e ndeshjes me Juventus-in. Trajneri i Milan-it do të duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme që kuqezinjtë do të luajnë të hënën në kampionat kundër Genoa-s në transfertë. Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Kessie, i ndëshkuar me karton të kuq në Jeddah si dhe Romagnoli dhe Calabria, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Është skualifikuar për një ndeshje edhe Pjanic, që nuk do të luajë kundër Chievo-s për shkak kartonësh. Nuk ka shpëtuar

MERKATO

as mjeku i Milan-it, Mario Brozzi, “sepse është dëgjuar nga arbitri duke thënë fjalë fyese dhe denigruese”, lexohet në vendimin e sotëm. Vendimet e kontestuara- Polemikat pas ndeshjes erdhën për mënyrën sesi u vendos të mos merrej në konsideratë VAR-i në dy raste në favor të Milanit, ndërsa u pa me lupë një ndërhyrje e rëndë e mesfushorit të kuqezinjve, Franck Kessie ndaj Emre Can. Ish-gjyqtari i kampionatit italian, Graziano Cesari, i cili tashmë punon në moviolën e mediave italiane, ishte më i ashpri ndaj gjyqtarit kryesor Luca Banti, duke analizuar edhe rastet në bazë të pamjeve filmike. “Kam mbetur i befasuar kur Banti vendosi të mos shohë në VAR

ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit, pasi ishte në një moment kyç të sfidës dhe mund të ndryshonte rrjedhën e saj. Siç e tha edhe Gattuso, VAR-i është thirrur për të shuar dhe jo për të shtuar polemikat. Kartoni i kuq ndaj Kessie ishte tërësisht i merituar, por faulli i tij ishte i njëjtë me atë të Matuidi, i cili u injorua nga Banti. Edhe ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit e shoh si penallti të pastër, pasi mesfushori i Juves nuk prek topin për asnjë moment dhe bën faull të shkujdesur në rrëshqitje”, tha Cesari. Ndërkohë që sipas tij prekja e topit me dorë nga Zapata edhe mund të ishte penallti, nëse gjyqtari e konsideronte si prekje të vullnetshme, por ai mori në konsideratë distancën e afërt.

Juventus më në fund arrin që të marrë edhe firmën e Aron Ramsey-it. Mesfushori i Arsenalit, ashtu siç ishte parashikuar, ka zgjidhur dhe detajet e fundit për të nënshkruar kontratën me klubin bardhezi. “Sky Sport” shkruan se të dyja palët nuk janë takuar në Londër siç ishte përfolur, por në një zonë të Madridit. Juventus në këtë mënyrë bën një tjetër goditje me kosto zero, shumë e ngjashme me atë të verës së kaluar, kur i rrëmbyen me të njëjtën formulë Emre Can, Liverpoolit. Një akord i arritur edhe në sajë të dëshirës së futbollisti uellsian, i cili do të përfitojë 8 milionë euro neto në sezon. Ramsey garanton një rendiment të lart në mesfushë, pasi luan në disa pozicione dhe klasi i tij është evidentuar nën drejtimin e trajnerit Ëenger. Me të mesfusha e klubit torinez do të kompletohej, pasi Khedira do të largohej. Ai do t’i bashkohet Emre Can, Matuidi, Pjanic dhe Bentancur, në një mesfushë me shumë kualitet dhe përvojë. Një ndër kualitetet më të rëndësishme të uellsianit janë edhe golat, të cilat mund t’i shërbejnë shumë “Zonjës së Vjetër”

Chelsea përgatitet për një ekip të frikshëm me “Triple H” C helsea po përgatitet për lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit. Blutë e Londrës janë në negociata finale për të transferuar Gonzalo Higuain, i cili mund t’i bashkohet Eden Hazard dhe Callum Hudson-Odoi, në atë që mediat angleze e kanë cilësuar si “Triple H”, ose e përkthyer në shqip tridhëmbëshi H. Një epitet që është i ngjashëm me ish-yllin e Werstlingut Triple H, i cili është një ndër legjendat e 20 viteve të fundit. Treshja Hazard, Higuain dhe Hudson-odoi mund të formojnë një

treshe fantastike për Chelsea-n, që synon që ta mbyllë sa më lart sezonin në tabelën e renditjes dhe t’i shkojë deri në fund Europa League. Klubi londinez është në detajet e fundit për të arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e argjentinasit, pasi bardhezinjtë janë skuadra që zotëron kartonin e tij. Gonzalo Higuain u aktivizua vetëm për disa minuta me Milanin në Superkupën e Italisë, ndërkohë që mediat angleze shkruajnë se transferimi i tij tek Chelsea do të kompletohet të shtunën.

Huazimi me detyrim blerje për 36 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme për të bindur skuadrën torineze për ta lënë të lirë, teksa po diskutohet vetëm për formën pasi londinezët kërkojnë huazim me të drejtë blerje. Ndërkohë Blutë e Londrës duhet të kujdesen edhe që të mos humbasin Odoin në merkaton e dimrit pasi Bayern Munich ka shfaqur interes për talentin, i cili ka arritur që të shfaqë vlerat e tij në disa ndeshje ku Sarri i ka dhënë besim, kryesisht në sfidat e Kupës së Ligës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 18 JANAR 2019

Presidenti takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

“Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë” Presidenti i Republikës Ilir Meta priti dje në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Stef Blok. Presidenti Meta vlerësoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, veçanërisht ndihmën në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e investimeve holandeze në vendin tonë. Presidenti inkurajoi bash-

këpunim më të ngushtë mes agjencive lizgjzbatuese të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, që siç theksoi: “Nuk duhet lejuar të penalizojë shqiptarët e ndershëm që punojnë dhe jetojnë në vendet e BE-së”. Kreu i Shtetit theksoi se: “Integrimi europian është projekti më strategjik i Shqipërisë, duke shpresuar që qershori i ardhshëm

të shënojë çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian”. “Kur mbeten dhe pak muaj deri në vendimmarrjen e Këshillit Europian, përparimi me shpejtësi, vendosmëri dhe rezultate bindëse në reformat kyçe, veçanërisht të lidhura me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, kërkon angazhim dhe përgjegjshmëri maksimale të të

gjitha institucioneve të vendit”, – u shpreh Presidenti Meta. Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Kreu i Shtetit theksoi se mbështet plotësisht çdo proces që i kontribuon paqes, sigurisë, sta-

bilitetit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën europiane të bashkëjetesës, sikundër ishte dhe ratifikimi në Parlamentin maqedonas i Marrëveshjes së Prespës.

CEREMONIA

Presidenti Meta vlerëson Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” prej atdhetarëve dhe figurave më të shquara të bektashinjve dhe të shqiptarëve, ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede.

Presidenti i Republikës,. Ilir Meta vlerësoi dje në një ceremoni solemne të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku ishin të pranishëm Kryegjyshi Baba Haxhi Edmond Brahimaj, udhëheqës dhe besimtarë të shumtë të bash-

kësisë bektashiane, atdhetarin dhe personalitetin e shquar fetar Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë për këtë ceremoni nderimi të një

“Në çdo 17 Janar, shqiptarët si gjithmonë do të përkulen me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të prijësit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. 17 Janari i vitit 1921 koinçidon gjithashtu me finalizimin e Kongresit të Parë Kombëtar të bektashinjve shqiptarë, i mbajtur në Teqen e Prishtës, në Skrapar. Këtë tubim historik e kujtojmë për vendimet e tij shumë të rëndësishme në reformimin e bashkësisë bektashiane dhe konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Aty u shpall pavarësia e bektashizmit në Shqipëri dhe u formua ‘Lidhja Bektashiane Shqiptare’. Kongresi i parë i bektashinjve i dha pavarësinë një prej strukturave shpirtërore më të rëndësishme të kombit shqiptar. Më

17 janar 1921 u vendos për herë të parë përdorimi i gjuhës shqipe në ushtrimin e shërbesave fetare”,- u shpreh Presidenti i Republikës.

PRESIDENCE

Ministrat betohen para Presidentit Ilir Meta

M

inistra e rinj të kabinetit qeveritar u betuan para Presidentit Ilir Meta. Emrat e rinj janë plot gjallëri, sidomos femrat

ministre dukeshin plot sharm. Kryeministri ka përzgjedhur femrat më seksi dhe pa komplekse shqiptare për në kabinetin e ri qeveritar.

Ndërkohë mes femrave ministre mbeten sikur londrojnë ministrat Pandeli Majkos dhe Ditmir Bushati, ku Majko pret hanxharin në një moment tjetër, kurse Bushati një këmbë e ka në qeveri dhe tjetrën në ikje, sapo të mbarojë presidencën e OSBE. Anëtarët e rinj të kabinetit 1-Erion Braçe, Zëvendëskryeministër 2-Besa Shahini, Ministre e Arsimit 3-Anila Denaj, Ministrja e Financave 4-Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë 5-Elva Margariti, Ministre e

Kulturës 6-Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin 7-Eduard Shalsi, Ministër i

Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes 8-Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.