KOha Jone, 18 Korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Komisioneri i BE-së, Han dhe hani i drogës qeveritare E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 168 (8299)

E mërkurë, 18 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

E çuditshme se si të huajt heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajt vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot…?! FAQE 3

Presidenti Meta pret Komisionerin e Altin Basha: Teatri Kombëtar, e kaluara apo e ardhmja? Bashkimit Europian: Gjithëpërfshirje dhe besueshmëri për reformat Robert Ndrenika: Unë dua Teatër dhe jo Muzeum... Rubrika e Opinionit: DEBATI PËR TEATRIN VAZHDON

Gëzim Kame: Të zhduket ajo barakë e vjetër...

FAQE 4-5

Në foto: (Nga e majta në të djathtë) Altin Basha, Robert Ndrenika dhe Gëzim Kame

SPECIALE

Nga De Gea te Messi, njihuni me 11 dështimet e Kupës së Botës

FAQE 23

DEPUTETI

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn FAQE 24

KRYETARJA E LSI

EDITORIAL

Kryemadhi: Vetëm një Bylykbashi: Të kanë Pse e përmendi Presidenti qeveri pa Ramën mund të gënjyer Komisioner, reforma amerikan kryeministrin plotësojë kushtet e BE ka dalë nga shinat Rama në Samitin e NATO FAQE 7

FAQE 7

FAQE 2

PROJEKTI

TAP: 70 000 fidanë dhe 222 tonë pleh kimik për fermerët shqiptarë

FAQE 12


POLITIKE

2

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

K

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës lidhur me procesin e integrimit, në prani të komisionerit, Johannes Hann. Kryemadhi shprehet se ajo që Edi Rama e prezantoi dje si reforma, është strategjia e ish-ministres Klajda Gjosha, kërkesat e saj nuk u plotësuan asnjëherë nga Edi Rama. “Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE! As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel. E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjetër vetëm një kopje e strategjisë që ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë. Deri më sot kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës”,- shprehet Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI shton se asnjë deklaratë e Edi Ramës nuk e fsheh dot të vërtetën që ka ndodhur me korrupsionin, krimin dhe problemet e qeverisë shqiptare. Kryemadhi shprehet se vetëm një qeveri pa Edi Ramën mund të realizojë kushtet për çeljen e negociatave. “Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë

REAGIMI

K

reu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është treguar i ashpër ndaj komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn. Pas konferencës që ky i fundit mbajti me kryeministrin Edi Rama, Vasili tha se Hahn ja futi kot fare për shkollën e magjistraturës pasi tha se duhen 2/3 e votave në parlament. “Cilin Hanh të besojmë atë miratoi Reformën në Drejtësi të 21-22 korrikut apo këtë që foli sot. Më mirë asnjërin prej të dyve. Pasi ky Hanh i dytë që u shfaq sot, ja futi kot fare edhe për shkollën e magjistraturës dhe tha se duhen 2/3 e votave në parlament. Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave, por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hahni i parë në 21-22 korrik. Por nga që ka qenë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam”,- shprehet Petrit

Kryemadhi: Vetëm një qeveri pa Ramën mund të plotësojë kushtet e BE

ANALIZË

Rroftë BE!

Nga Ylli Manjani

për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër. Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund

të bëjë atë që të gjithë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane”,- shprehet Monika Kryemadhi. Në qëndrimin e saj, kryetarja e LSI ndalet dhe në deklaratat e komisionerit Johannes Hann. Kryemadhi shprehet se qeveria “Rama” nuk ka dhënë informa-

cion të plotë as për mënyrën sesi po funksionon zgjedhja e gjyqtarëve të rinj. “P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e tyre e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë”,- shprehet Monika Kryemadhi.

Vasili: Hahn ja futi kot fare për shkollën e magjistraturës

Vasili. Në një tjetër reagim, para vizitës së Komisionerit të BE për Zgjerimin, Johanes Han, kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga institucionet e Brukselit një vlerësim më objektiv për situatën në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Vasili shprehet se kontrolli i BE për procesin e integrimit të Shqipërisë duhet të nis nga paratë e pista që po përdoren nga qeveria për zgjedhjet dhe për blerjen e reformës në drejtësi. Vasili thotë se Hahn duhet të flasë për paratë e pista, pasi zyra

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

e BE në Tiranë asnjëherë nuk flet për këto probleme. “Çuditërisht BE-ja në Bruksel flet shumë pak për paratë e pista, ndërsa BE në Tiranë nuk ka folur dhe nuk flet kurrë, bile bashkëjeton fort mirë në heshtje me këtë fenomen të dimensioneve të frikshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë alarmin për pastrimin e parave të pista. Por edhe Banka e Shqipërisë ka vënë gishtin në plagë. Hanh është sot në Tiranë dhe le ta fillojë screeningun nga paratë e pista, të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës”,deklaron Petrit Vasili.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Republika e Shqipërisë është e vetmja anëtare e Këshillit të Europës dhe e NATOS; e vetmja në Europë dhe më gjerë që nuk ka gjykata!!! Është shteti i vetëm me Kushtetutë në fuqi, por të pa zbatueshme! Nuk ka një shtet të dytë në rruzull, diktaturë apo demokraci qoftë, që të mos ketë gjykatë, një pushtet që jep drejtësi!! Në këtë pikë kemi arritur me dëshirën fuqiplotë të Edvin Ramës, pa fuqinë e leaderve të tjerë politik për ta ndalur këtë katastrofë demokratike. Në këtë pikë kemi ardhur edhe me kontributin e BE që drejtohet nga pijanecë dhe shërbehet nga Marksisë dhe qokaxhinj që përpiqen të na mbushin mendjen se “sa mire është pa gjykata”!!! Qokaxhinjtë në Bruksel dhe “gojëmblat” e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut! Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona! Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di! Ky është zhgënjimi më i madh që po përjetojmë, jo pa dhimbje! Po kur thonë që “duhet të luftoni korrupsionin”?!! Ndërkohë kanë blerë një vilë pa tender dhe asnjë projekt i realizuar prej tyre këtu nuk ka asnjë lloj cilësie!!! Ndoshta Anglezët kishin të drejtë…

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Komisioneri i BE-së, Han dhe hani i drogës qeveritare

E çuditshme se si të huajt heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajt vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot…?!

P

as vendimit të BE me 28 qershor për të shtyrë me një vit hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn vizitoi dje kryeqytet e dy vendeve të rajonit. Vizita e një komisioneri të BE cilësohet si mjaft e rëndësishme për vendet që janë në proces integrimi dhe qëllimi i saj ishte dhënia e detyrave konkrete për reformat që këto vende duhet të kryejnë brenda 12 muajve. Për mënyrën si funksion struktura e BE, ardhja e një komisioneri është njëlloj si vizita e një ministri apo sekretari shteti. Në këto raste, analizohet jo vetëm përmbajta e deklaratave, por edhe forma dhe protokolli i vizitës. Që në protokollin e vizitës së Komisionerit Johannes Hann ka një diferencë të madhe mes Tiranës dhe Shkupit. Johannes Hahn u prit paradite në Shkup nga krerët më të lartë të politikës së Maqedonisë. Ai zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zavev dhe më pas ishte në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë ku foli për procesin e negociatave. Gjithashtu takoi përfaqësuesin zyrtar të opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski. Për shkak të rëndësisë së padiskutueshme që ka faktori shqiptar në Maqedoni, Hahn zhvilloi një takim dhe me kreun e parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri. Edhe pse Maqedonia ka probleme shumë me delikate se Shqipëria dhe një pjesë e opozitës flet hapur për afrim me Rusinë dhe jo me BE, komisioneri Hahn, si një diplomat profesionist takoi thuajse të gjitha palët në Maqedoni, duke dhënë mesazhe

për bashkëpunim dhe miratimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Krejt ndryshe nga sa u pa në Maqedoni ishte protokolli i vizitës së Komisionerit Hahn në Tiranë. Përveç takimit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pjesë tjetër e axhendës së zyrtarit të lartë të BE ishte vetëm me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Takimet nisën me mbledhjen e përbashkët të qeverisë "Rama" dhe përfunduan me konferencën e përbashkët të komsionerit Hahn po me kryeministrin Edi Rama. Në 5 orët e qëndrimit të zyrtarit të BE në Tiranë opozita nuk ishte në asnjë pesë minutësh të takimeve të tij. Në axhendë nuk ishin përfshirë takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe as më kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi që drejtojnë dy forcat kryesore opozitare. Ky anashkalim bie në sy më shumë edhe për faktin se ku flitet për integrimin, BE zakonisht i ulë në tavolinë të gjitha palët politike vendimmarrëse. Negociatat kërkojnë reforma dhe reformat kanë nevojë për konsensus politik mes qeverisë dhe opozitës. Kjo është ajo që BE u ka mësuar shqiptarëve këto 25 vjet. Po dje opozita nuk ishte as në fjalime dhe as në takimet e përfaqësuesve të BE. Dhe nëse opozita përjashtohet nga procesi i integrimit që në takime, me çfarë logjike nesër do t'u kërkohet partive opozitare të bëhen pjesë e procesit. Edhe më shqetësuese është ky anashkalim i opozitës nëse shihet përbërja e pushtetit sot. Qeveria aktuale nuk është si ajo e tetë viteve të mëparshme, ku pjesë e partisë kryesore ishin dhe forca të tjera

që jepnin panoramën e një qeverisje më të gjerë. Sot kemi një parti në pushtet dhe në të gjithë Ballkanin, qeverisje të tilla të vetme janë problematike. Ndaj dhe opozita si pushtet më vete është e rëndësishme, sidomos kur flitet për integrimin në BE. Por komisioneri Hahn dje ishte në Tiranë vetëm për Edi Ramën dhe kjo është shenja e parë e standardeve të dyfishta që përdorin vetë zyrtarët e BE. Veç protokollit opozita shqiptare mungoi dhe në përmbajtjen e deklaratave të djeshme të zyrtarit të BE. Komisioneri Hahn foli për sukseset e qeverisë, por thuajse anashkaloi në fjalimet e tij faktorin opozitar. Edhe kur e përmendi opozitën, dukej se më shumë kishte nota kritike për shkak se nuk jepte konsensus. Rasti konkret ishte apeli për më shumë studentë të magjistraturës që do të zëvendësojnë gjyqtarët që po shkarkohen. Mesa duket komisioneri i BE është informuar gabimisht në Tiranë për reformën në drejtësi, kur tha se opozita duhet të bashkëpunojë. Për shkollën e magjistraturës emërimet janë në dorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy institucione që janë bllokuar sot jo nga opozita, por nga mazhoranca. Në këtë pikë opozita nuk ka përse të bashkëpunojë, për sa kohë që procesi është në dorë të qeverisë. Shqipërisë ju shtynë negociatat për shkak të akuzave për korrupsion të qeveritarëve, krimit, trafikut të drogës dhe numrit të lartë të azilantëve. Të gjitha këto probleme, për të cilat Franca dhe Holanda kishin një mal me rezerva, Komisioneri Hahhn kishte

vetëm një fjali; "duhet të bëni më shumë". Pjesë tjetër e qëndrimeve të zyrtarit të BE ishte muzikë për veshët e Edi Ramës, teksa e cilësoi reformën në drejtësi si modelin që duhet të ndjekin dhe vendet e BE! Ndërkohë Shqipëria sot është pa Gjykatë Kushtetuese, pas ca ditësh edhe pa Gjykatë të Lartë. Dhjetëra gjykata të rretheve kanë bllokuar punën. Mijëra dosje kanë mbetur pezull dhe qytetarët nuk po marrin drejtësi. Në institucionet e reja të sistemit të drejtësisë po emërohen njerëz që nuk janë më të mirë, në mos janë më keq, se gjyqtarët që po shkarkohen vetëm se kanë folur me të familjarë që janë dënuar për vepra banale si 3.5 gramë hashash, apo nuk justifikojnë 3 milionë lekë të vjetra pasuri. Ndërsa flitet për suksese të qeverisë "Rama", raportet e vendeve të BE flasin për rritje të krimit, trafikut të drogës dhe numrit të azilkërkuesve, si dhe një korrupsion që përfshin gjithë strukturën e qeverisjes. Gjithashtu, tashmë është faktuar se pjesë e fushatës së hashashizimit të vendit ishin dhe segmente kryesore të qeverisë që e kthyen vendin në një han të madh të trafikut rajonal. Komisioneri Hahn ishte dje mes qeverisë më të akuzuar për drogën dhe korrupsionin dhe megjithatë nuk tha asnjë fjalë për të gjitha këto. E çuditshme se si të huajt heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajt vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot….?! Qamil Xhani


SPECIALE

4

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Rubrika e Opinionit:

DEBATI PËR TEATRIN

VAZHDON R

PYETJET E PYETJE 1: Përfundimisht a jeni dakord që godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur apo rikonstruktuar?

PYETJE 2: Nëse jeni për shembjen e tij si e mendoni ndërtimin e Teatrit të Ri?

AKTORI

REGJISORI

edaksia e gazetës “Koha Jonë” hap një rubrikë në lidhje me debatin për godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar. Pjesë e këtij debati do të jenë vetëm komuniteti i artistëve dhe jo politikanët. Pyetjet janë dy dhe të përbashkëta për të gjithë ata që do të flasin për këtë debat në “Koha Jonë”. Rubrika shërben edhe qartësim për publikun para se Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, të hedhë firmën për ta miratuar apo rrëzuar apo kaluar në heshtje ligjin për teatrin.

Altin Basha: Teatri Kombëtar, Robert Ndrenika: Unë e kaluara apo e ardhmja? dua Teatër e jo Muze… PËRGJIGJE 1: Prej viteve 50-60 problemet e sallës së Teatrit Popullor (sot Kombetar) kanë qenë objekt i ankesave të stafit dhe trupës artistike. Ndërhyrjet dhe përpjekjet e pjesshme për ta rikonstrukonstruktuar thjesht shtynin kohën e amortizimit të pandalshëm. Sot jemi në kushtet kur struktura dhe infrastruktura e objektit janë me gjendje degradimi të pakthyeshëm. Sipas specialistëve rikonstruksioni është i pamundur. Nga ana tjetër produksionet teatrore të sotme janë mbështetur plotësisht në teknologji moderne të cilat nuk aplikohen fare në atë sallë teatrore. Nga rikonstruksioni do përfitonim një sallë me kushte të përmirësuara për spektatorët, por aspak të përshtatshme për shfaqje me standarde të larta profesionale. Për këto arsye unë mendoj se na

duhet një Teatër i Ri Kombëtar. PËRGJIGJE 2: Teatri i Ri Kombëtar duhet të ndërtohet me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në truallin ku gjendet sot Teatri Kombëtar. Problemi i trashëgimisë mund të zgjidhet me një hapësirë të dedikuar dimensionit historik të ndërtesës së vjetër, krijimtarisë dhe artistëve që kanë punuar aty. Mendoj se salla e re do të kënaqte të gjithë artistët që me të drejtë dëshirojnë një sallë me infrastrukturë bashkëkohore që të realizojmë me cilësi të lartë krijimtarinë e tyre artistike. Financimini i ndërtimit të sallës me para nga buxheti do të zhdukte çdo dyshim se ndërtimi i Teatrit të ri po bëhet për arsye përfitimi. Kjo do të qetësonte të gjithë qytetarët të cilët shqetësohen për mënyrën e përdorimit të pronës publike.

Robert Ndrenika, aktor i madh i Shqipërisë përgjigjet duke na ridërguar sqarimin për këtë çështje, të cilën e ka dhënë për një media tjetër, porse insistoi se kjo mbetet përgjigja e tij. Ndonëse shtoi një fragment enkas për “Koha Jonë” kur tha se “Unë dua Teatër dhe jo Muzeum.. por nëse kanë lekë le t’i bëjnë të dyja”. PËRGJIGJA E ROBERT NDRENIKËS: Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR! Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete??? Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!


SPECIALE

5

REGJISORI

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Gëzim Kame: Të zhduket ajo barrakë e vjetër... PËRGJIGJE 1: Duhet teatër i ri. Mundësisht të zhduket sa me shpejt imazhi i asaj barake të turpshme, për autorët, regjisorët, skenografët, aktorët dhe publikun. PËRGJIGJE 2: Projekti i teatrit të ri, për dëshirat e mija të jetë godinë klasike e plotë, kurse kushtet e brendshme si teknologji të jetë më e avancuara sot në Europë . Por dhe projekti i arkitektit te talentuar danez (modern) qëndron shumë bukur në atë zonë që do të zhvillohet me koncept modern bashkëkohorë.

Vijon protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk tërhiqemi, Teatri nuk do shembet

Maks Velo: Teatri mund të restaurohet, vë jetën time garanci

A

leanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe dje protestën e përditshme për mbrojtjen e godinës së Teatrit. Të pranishmit në tubimin para godinës akuzuan qeverinë se

po tenton të grabisë pronën publike duke shkatërruar dhe vlerat historike që mbart Teatri Kombëtar. Arkitekti Maks Velo, ka marrë fjalën mbrëmjen e djeshme duke thënë se debati duhet

ngushtuar vetëm në mbrojtjen e Teatrit dhe të mos merren me problemet e Tiranës. “Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptarë. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është. Nuk mund të flasim ne për gjithë probleme e Tiranës këtu, për kullat dhe të tjerat. Unë kam qenë në jurinë për sheshin “Skënderbej”. Ishin dy variante për të, ose të ishte shesh për makina, ose shesh për qytetarët. Ndaj them te merremi vetëm me Teatrin dhe problemet që ka gjithë Tirana. Por unë mendoj se sheshi “Skënderbej” ka nevojë për këtë Teatër. Ne na duhet

vetëm Teatri të mos lëvizë”,tha Maks Velo Regjisori Alert Çeloaliaj, në fjalën e tij u ndal në mungesën e transparencës nga ana e qeverisë “Rama”. “Nuk ka transparencë për projektin. Qytetarëve dhe artistëve po u fshihet e vërteta. Për këto projekte ka shumë thashethemeve, por derisa qeveria nuk flet, sigurisht që njerëzit do të vijojnë t’i japin krahë imagjinatës. Ajo që flitet këto ditë është se edhe shëtitorja këtu në krah të Teatrit do të “lëvizë” pak, për ti bërë vend kompleksit që do të ngrihet këtu me pallate. Mund të shkojnë dhe më tej, aty te ato rrënojat e kalasë që janë shumë më të vjetra”,- tha

Çeloaliaj. Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, i cili i është bashkuar protestës që në ditët e para të saj, tha se projekti i qeverisë është një skemë korruptive që nuk ka si synim përmirësimin e kushteve për aktorët, por vetëm fitimin monetar. Ai hodhi kritika mbi arkitektin e huaj që ka marrë përsipër projektin e Teatrit të ri. “Arkitekti që bëri sheshin e Tiranës thotë se sheshin “Skënderbej” duhet t’u hapë pamjen objekteve të tjera. Unë e kam kuptuar këtë si një projekt për tu hapur rrugën kullave. Janë më shumë se 10 kulla që do të ngrihen në Tiranë, duke përfshirë edhe këto te Teatri Kombëtar”,- tha Goci.


POLITIKE

6 10

2018 E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Komisionerit Europian i Zgjerimit: Nuk ka kushte shtesë për negociatat. Edi Rama: Franca dhe Holanda ndryshuan qëndrim

K

omisionerit europian i Zgjerimit, Johannes Hahn ishte dje në Tiranë për të nisur procesin e vlerësimit analitik, i cili do t’i vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE në vitin e ardhshëm. Zyrtarizimi i këtij procesi i cili synon të identifikojë sipas 35 kapitujve të bisedimeve, situatën e legjislacionit shqiptar përballë atij europian, u bë në një mbledhje të përbashkët të kabinetit qeveritar. Në fjalën e tij, Komisioneri Hahn tha se sfida e parë e Shqipërisë këto muaj është për burime financiare dhe njerëz të specializuar në administratë. Gjatë këtij takimi, mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se “vendimi i Këshillit Europian të qershorit, shënon një moment shumë të rëndësishëm që konsolidon përfundimisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përcakton pakthyeshmërisht rrugën e anëtarësimit në BE duke i hapur rrugë shtratit për të filluar negociatat Shqipëri-BE, vitin e ardhshëm”. “Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv, ku siç dihet, për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve, u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga Komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë. Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij së bashku me Mogherinin dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë, e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretarë të ministrive”, – deklaroi Rama. Sipas tij, nisja e kësaj faze përgatitore dhe pune në një plan të qartë ndërveprimi me KE, nuk do të jetë e lehtë dhe përbën një hap të rëndësishëm, por edhe të vështirë dhe kërkon angazhim solemn të përditshëm nga të gjitha strukturat përkatëse të shtetit dhe ritëm të lartë, në funksion të arritjes së të gjitha objektivave në këtë fazë. “Që nga sot jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi jo vetëm për të thelluar reformat, për të arritur të tjera rezultate që nuk janë kërkesa të Brukselit, por detyrimi ndaj vendit dhe për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të riorganizuar deri në qelizat fundore, të gjitha njësitë koordinuese të procesit negociues”, - theksoi ai. “Ne i kemi analizuar rresht për rresht qoftë rekomandimin e Komisionit, qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm, sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte, asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip”, – deklaroi Edi Rama. Sipas tij, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme. “Puna përgatitore për negociatat nuk do të jetë e lehtë. Kemi lexuar me vëmendje konkluzionet e KE për rekomandimet. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. Rruga drejt BE është e pakthyeshme. Forcimi i kapaciteteve që lidhen me procesin e negocimit është një tjetër provë që ne duhet ta

Hahn: Buxhet e njerëz të kualifikuar për negociatat

japim. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme. Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim-asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rëndësinë themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëritjetrin”, - u shpreh Kryeministri. Johannes Hahn tha se ky është hapi i parë në nisjen e procesit dhe i kërkoi qeverisë se për procesin e punës përgatitore të negociatave duhen njerëz të kualifikuar dhe burime të mjaftueshme buxhetore për misionin e dërguar në Bruksel. “Shpresoj që të jetë një model kjo tryezë edhe për të tjerët. Është një klimë mjaft e mirë. Këshilli vendosi një objektiv me rëndësi në fund të qershorit, që çon drejt hapjes së negociatave. Unë gjithnjë e them ‘ose do të eksportojmë stabilitet, apo do importojmë instabilitet’. Por kur bëhet fjala për Ballkanin do të ishte kompletimi i diçkaje, që ka filluar që në 1989, që kur Europa filloi të ribashkohet dhe ky ribashkim do të përfundojë vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit do të anëtarësohen në BE”,tha Johanes Hahn. Ndërkohë që pas tryezës, Rama dhe Hahn dolën në një konferencë për shtyp para gazetarëve. Në fjalën e tij, Hahn u shpreh se 12 muaj nuk janë pritje por janë një proces pune nga i cili priten rezultate konkrete. “Kemi 12 muaj që nuk janë pritje, por punë në një proces që me çeljen formale na jep mundësi të jemi në një pozicion të përparuar për të mos humbur kohë. Nuk do të humbasim kohë për procesin e fazës përgatitore. Sot ne kemi një marrëdhënie më të fortë me të gjitha vendet anëtare, shumë më të afërt edhe me Francën dhe Holandën me të cilat patëm një debat jo të lehtë dhe në fund u bënë pjesë e zgjidhjes pozitive. Është shkruar e zeza mbi të bardhë, Shqipëria dhe Maqedonia do të çelin negociatat në qershor.

Mesa duket dielli ka dalë. Por është mirë të kemi ca shi herë pas herë që të pastrohen gjërat e panevosjhme. Mirëpresim rezultatet konkrete. Të gjitha arritjet janë të rëndësishme. Miratoni edhe ligjin e mag-

jistratëve në parlament. Unë u habita kur mësova që duhet shumica për të miratuar një ligj të tillë”,- tha Johannes Hahn. I pyetur nga gazetarët e pranishëm se çfarë ishte ky hap që ndërmori Komisioni, çfarë duhet të bëjë Shqipëria vitin që vjen, dhe cila është kërkesa kryesore që BE i bën Shqipërisë këtë periudhë, Hahn iu përgjigj se për Shqipërinë nuk ka kushte shtesë dhe se ky është një proces normal. “Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Marrim si shembull procesin e Vettingut, ishte një proces me rëndësi por ishte vetëm një pjesë e mozaikut pasi ka edhe shumë të tjera. Do të na duhet të bëjmë një vlerësim se ku qëndron vendi. Sa më e mirë të jetë cilësia e procesit të vlersimit analitik, aq më e mirë për nisjen e negociatave. Është pjesë e procesit. Duhet bërë me çdo vend. Duhet parë si pjesë e të gjithë procesit. Është mjaft ambicioze që kjo të mbyllet në një vit. Prandaj nuk erdha më kot që në Korrik pasi mund të thosha që në Shtator fillojmë. Por nuk duhet të humbasim kohë. Njerëzit janë me pushime, institucionet jo”,- tha Komisioneri Hann.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONI I KOMISIONERIT PUBLIK

NJOFTIM Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të InstitucionittëKomisionerëve Publikë”, rishpall vendet vakante për pozicionet: Përkthyes (paga II-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor në gjuhë të huaja, dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në përkthim shqip-anglisht-shqip. b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët. c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. Preferohen kandidaturat e licencuara përkthyes zyrtar nga Ministria e Drejtësisë. Specialist Protokoll/Arkiv (IV -b) (IV-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor. b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c) Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. KUSHTE TË PËRGJITHSHME Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikate sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 23 deri 27 korrik 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë, nga e hëna në të premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27.7.2018 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf: 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: · Jetëshkrimin profesional përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare. · Fotokopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti). · Dokumentet (diplomë, librezë pune, vërtetime, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.) fotokopje ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. · Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga Prokuroria, dëshmi e gjendjes gjyqësore). · Vërtetim nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore në fuqi. · Një rekomandim nga punëdhënësi. · Raport që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse. · Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme. Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit ad-hocdokumentet e njësuara ose ato origjinale.


FORUM

7

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

EDITORIAL

Pse e përmendi Presidenti amerikan kryeministrin Rama në Samitin e NATO

D

isa media në Tiranë i referohen një artikulli të “Der Spiegel” si dhe postimit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka postuar në profilin e saj në facebook se Presidenti Amerikan Donald Trump ka përshendetur në darkën e Samitit, pikërisht kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ministrja Xhaçka shkruan në ligjëratë të drejtë se “në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”. Duke e marrë me rezervë ministren Xhaçka, jo për integritetin e saj, pasi ajo mbetet ministre e mirë, por nisur nga dëshira për ta nxjerrë sa më mirë kryeministrin e saj para publikut ajo ka sajuar, ndaj u detyruam të shfletojmë gjermanen “Der Spiegel”. Dhe del siç shkruan ministrja. Presidenti Trump e ka përshëndetur kryeministrin Rama në Samit, referuar thënies së Edi Ramës se çdo hapësirë boshe e lenë nga Perëndimi në Ballkan është një hapësirë që shfrytëzohet nga Rusia. Dhe më pas mësohet se Trump ka theksuar se i vetmi që më kupton këtu është kryeministri shqiptar.

Në fakt kryeministri shqiptar nuk ka thënë ndonjë të madhe, pasi atë e di çdo njeri që kupton sadopak nga politika. Kjo ka shkaktuar jo pak habi në Samitin e NATO-s. Kancelarja Merkel ka fërkuar kokën, Presidenti francez Macron është tronditur, kryeministrja britanikë May është turbulluar. I vetmi që ka fërkuar duart ka qenë presidenti turk Erdogan. Tani lindin disa pyetje. Pse e ka lavdëruar Presidenti Trump, Edi

OPINION Nga Oerd Bylykbashi*

K

omisioneri Hahn tha se vetingu po ecte mirë, por tha edhe se do të ishte dizastër, nëse, për shkak të vettingut, shqiptarët të mbeteshin pa gjyqtarë. Unë nuk pata rastin ta takoj, po disa gjera po i them këtu. Ka të drejte, dizastër ‎epokal është! Dhe, në fakt, po ndodh! Nuk është hipotetik. Sot nuk kemi Gjykate Kushtetuese, por vetëm një anëtar të saj nga nëntë që duhet të kishte. Sot nuk kemi Gjykate të Lartë, por vetëm 7 anëtarë nga 19 që duhet të kishte. Deri në fundjave nuk është çudi të mbeten vetëm 5. Ne fakt gjërat duhen parë të lidhura në sistem se jo më kot quhet Sistem Drejtësie.‎ Vetingu nuk është reformë, sepse vetingu vetëm spastron. Në teori heq pjesën e keqe apo të sëmurë. Por nuk është reforme, sepse krijon gropë në sistem, nuk ndërton sistem të ri. Nëse boshllëku që krijon vetingu plotësohet me avokatë që kanë bërë sekserin e korrupsionit, ish-hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit, që u hoqën dikur, sepse kishin dënuar me burgim për politikë, apo juristë pa eksperiencë, vetingu nuk ka bërë asnjë punë!

Aq më keq, nëse boshllëku që krijohet mbushet me gjyqtarë e prokurorë që do Rama, që i binden dhe i betohen atij se do t’ia shpërblejnë nderin, duke mbyllur në të ardhmen çështjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku janë përfshirë vetë Rama dhe ministrat e tij.‎ Vetingut duhet t’ia vëmë më pas fajin për kapjen politike të Drejtësisë? Sigurisht jo! Përgjegjës është Rama që po e përdor si thikë, si dhe ata që mbrojtën kapjen politike nga Rama. Komisioneri Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimeve të ligjit për Shkollën e Magjistraturë‎s që të zgjidhet ngërçi. Përsëri e kanë gënjyer! Regjistrimi në shkollë i studentëve të rinj nuk është reformë, është rutinë dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e renda konceptuale të reformës. Boshllëku, që Komisioneri e quajti dizaster, nuk mund të mbushet dot nga rekrutimi i studentëve. Duhen tre vite që ata që do të rekrutohen të mund të quhen gjyqtarë e prokurorë, por do të jenë pa eksperiencë. E vetmja eksperience do të jetë ajo që do t’i japë linja politike që kontrollon

Ramën, ndërkohë që ka qenë pikërisht kryeministri shqiptar që e ka sulmuar në fushatën elektorale në CNN dhe në BBC? Dhe ka qenë shkatërrues e denigrues ndaj Donald Trump. Ka memorie të dobët Trump apo luhen interesa më të mëdha rajonale dhe ekonomike? A lidhet me vizitat e befta dhe urgjente të ministrit Damian Gjiknuri të homologu i tij amerikan i Energjisë apo Ditmir Bushati ka plotësuar ndonjë projekt

amerikan për më shumë muxhahedinë në Tiranë? Apo kryeministri me anë të kanaleve të fshehta e ka hapur “tunelin” për në Shtëpinë e Bardhë? Apo meqenëse presidenti amerikan do të takonte presidentin rus Putin në Finlandë dhe duke ditur nga kanalet sekrete se kryeministri shqiptar po lëviz për një vizitë në vjeshtë në Moskë, e ka lavdëruar për “vizionin e tij analitik ndaj NATO-s”? Që Presidenti amerikan Trump nuk harron, këtë e di çdo amerikan. Ndaj është Lider botëror dhe ka rritur ekonominë amerikane, prandaj ka ulur papunësinë në SHBA. Ndaj ka reputacion në rritje në publikun amerikan. Ai nuk harron. Trump i përmbahet sloganit “Amerika e para!”. Edhe për Edi Ramën nuk ka h a rruar se çfarë i ka bërë në CNN, tamam në televizionin lider botëror në media. CNN është krejt kundër Donald Trump. Nuk harron Trump. Por çfarë e ka bërë që ta lavdërojë hapur Edi Ramën, kjo do kohë të dalë në skenë se çfarë loje apo pazari rajonal po luhet. Ndaj kryeministri Rama vdes që lajmi të përhapet se Presidenti Trump e përmendi me emër, Edi Ramën. Whatsappi i Endri Fugës nuk pushon… S.P.

Në vend të një bisede me Komisionerin Hahn

sot Magjistraturën. Komisioneri u çudit se pse duhet të miratohet me 3/5 një ligj për një shkollë, qoftë kjo e Magjistraturës. Ka shumë të drejtë të habitet. Para dy vitesh duhej shumicë e thjeshtë. Por ata që e gënjyen nuk i thonë kurrë të vërtetën‎. Opozita e kundërshtoi që Shkolla e Magjistraturës të futej në Kushtetutë, sepse nuk është organ kushtetues dhe nëse do të lindte nevoja për ndryshime, do të bllokohej meqë do të nevojiteshin 3/5. Por ustallarët e lartë të reformës së Ramës pikërisht këtë donin. Pasi Rama kapi edhe Shkollën e Magjistraturës, e futi në Kushtetute vetëm që çdo ndryshim më pas të ishte i pamundur pa votën e tij. Pra sa kohë do ta kontrollonte, do të bllokonte me minorancë bllokuese siç bënte atëherë kur ishte në opozitë.‎ Askush nuk ia shpjegoi Komisionerit që ky ishte një instrument kapjeje. Komisioner, më parë ishte ligj i thjeshtë dhe opozita ashtu donte të mbetej. Po të mos donte Rama të çimentonte kapjen e sistemit, sot nuk do të çuditeshe. Duhet t’u kërkosh llogari edhe atyre që këshilluan ustallarët e Ramës!

Por më e rëndësishmja është që as vetingu dhe as regjistrimi i studentëve të ardhshëm nuk janë reformë. Vetingu është si kemioterapi që ndoshta të shpëton. Regjistrimi i studentëve në magjistrature është rutinë që ka 20 vjet që ndodh. Reforme do të thotë të ngresh institucionet e reja ‎të drejtësisë që do të zëvendësojnë të vjetrat. KLD është drejt fundit, por KLGJ dhe KLP që do ta zëvendësojnë as që duken në horizont. Janë bllokuar, sepse 6 gjyqtarët dhe 6 prokurorët që duhen emëruar, nuk dihet kur do të zgjidhen! Gjithmonë, nëse vetingu do të lërë ndonjë në këmbë. Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emërohen dot gjykata e posaçme antikorrupsion, SPAK dhe BKH. Pra Rama dhe ministrat do të vazhdojnë të livadhisin. Pa KLGj e KLP as ata magjistratët e rinj nuk emërohen dot, siç thotë Kushtetuta e 2016. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Nuk kemi Gjykatë të Lartë. Nuk kemi Prokuror të Përgjithshëm, siç kërkon Kushtetuta. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është paralizuar nga vetingu dhe pa të nuk kemi kandidatë për në Gjykatë Kushtetuese dhe Inspek-

tor të Lartë të Drejtësisë që do të hetojë shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra nuk kemi asnjë kolonë të sistemit të drejtësisë. Nuk kemi Sistem Drejtësie dhe nuk dihet për sa kohë nuk do ta kemi. Ta quash këtë dizaster si progres të reformës në drejtësi, siç thotë Rama, është fiks si përralla e Mbretit Lakuriq. E për këtë nuk e ka fajin thika e mprehtë e vetingut, por dora vrasëse e Kryeministrit, që e përdor atë thikë për të kapur pushtetin gjyqësor e ta përdorë këtë pushtet si imunitet për paudhësitë e tij. Zoti Komisioner, ju kujtohet paragrafi i famshëm 88 i Komisionit të Venecias? Për atë luftoi Opozita në 2016, sepse pengonte kapjen politike të Drejtësisë. Këtë e mbështetet edhe ju dhe znj. Nuland. Kjo çoi në marrëveshjen për Kushtetutën më 22 korrik 2016. Sot reforma‎ në drejtësi ka dalë nga të gjitha shinat dhe treni ka ngecur në zhavorr. Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin në shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do të vazhdoni të habiteni! *Deputet i Partisë Demokratike


AKTUALITET

J

eni në pritje për të aplikuar për “Patrullë të Përgjithshme”? Ministria e Brendshme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë dhe Kolegjin e Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, ndërsa sqaron se do të nisur aplikimet. Me qëllim kryerjen e një procesi përzgjedhës të drejtë, të paanshëm dhe transparent sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit, Policia e Shtetit bën me dije të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurojnë në Akademinë e Sigurisë për “Patrullë të Përgjithshme”, se në 20 korrik 2018 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar të ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit është i hapur deri në 20 shtator 2018 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. Në përfundim të të gjithë procesit të konkurimit do të përzgjidhen 150 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 19 % për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 1.9% për minoritetet. KRITERET Kriteret që duhet të përmbushë aplikanti për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji i Lartë Profesional “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme” janë: –të jetë shtetas shqiptar; –të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, apo të jetë larguar nga shërbimi civil; –të ketë zotësi të plotë për të vepruar; – të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; –të ketë mbaruar arsimin e mesëm; –të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje; –të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie; –të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: –formularin e aplikimit; –fotokopje të kartës së identitetit; –dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; –fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; –certifikatë të gjendjes gjyqësore; –vërtetim nga gjykata; –vërtetim nga prokuroria;

8

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Shpallen aplikimet për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë, Kolegji i Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”

Ministria hap konkursin për Akademinë e Sigurisë, afatet dhe kriteret që duhet të plotësoni 150 FITUES “Në përfundim të të gjithë procesit të konkurimit do të përzgjidhen 150 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 19 % për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 1.9% për minoritetet”.

20 KORRIK “Ministria bën me dije të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurojnë në Akademinë e Sigurisë për “Patrullë të Përgjithshme”, se në 20 korrik 2018 hapet procesi i aplikimeve”. –raport mjeko-ligjor; –fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon); –dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike; –mandat pagesën e tarifës së aplikimit. Radha e procedurës Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurimit do të ndiqen hapat e mëposhtëm: –dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore; –shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara; –verifikimi paraprak i aplikantëve për rekorde të mundshme kriminale;

–njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin; –dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara; –hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve që plotësojnë kriteret dhe caktimi i numrit kodik për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore; –pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin kodik nga strukturat vendore të

burimeve njerëzore; –publikimi në websit-in e Policisë së Shtetit dhe në media i njoftimit për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen; –procesi i apelimit; –konkurimi. Shqyrtimi dhe procesi i ankimimit Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur do-

kumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës. Programi dhe fazat e konkurimit Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit: –testimi me shkrim; –testimi i aftësive fizike; –intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit; –testimi psikologjik; –kontrolli shëndetësor; –marrja e shenjave të gishtave; –verifikimi përfundimtar i aplikantit. Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit. Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën policiaeshtetit@gmail.com ose në faqen zyrtare në facebook “Policia e Shtetit”.


AKTUALITET

9

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Autori ka shkrepur 27 plumba me armën me silenciator, ku 21 prej tyre janë gjetur në trupin e ish-policit, ndërsa 6 i kishte bashkëjetuesja e tij

I

sh-efektivi i Krimeve, Boran Bërçana ka tentuar që të largohet nga vendi ku ai bashkë me bashkëjetuesen, u ekzekutuan mesnatën e së dielës. Është ky detaji i fundit nga vrasja e dyfishtë në Shkodër. Boran Bërçana dhe partnerja e tij, Silvana Ndoci u vranë në orën 1:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si “Rruga e Gjanë”. Skena makabre ndodhi në sy të djalit 2-vjeçar, i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk mbeti i lënduar. Ai qëndroi 5 orë në makinë, derisa në vendngjarje mbërriti policia. Ka qenë një person që ka kryer krimin, ndërsa ka pritur mbi 1 orë deri sa ka ardhur çifti me makinë. Makina e çiftit është ndalur pak metra përpara, ndërsa autori ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të çiftit. Ndonëse ish-polici ka ecur me makinë por që u përplas te tuneli i pallatit. Autori ka shkrepur 27 plumba me armën me silenciator, ku 21 prej tyre janë gjetur në trupin e ish-policit, ndërsa 6 i kishte bashkëjetuesja e tij. Fqinjët e viktimave kanë pasur frikë të dalin jashtë pasi kanë dëgjuar përplasjen e makinës, ndërsa kanë njoftuar policinë në orën 06:35. Ndërkohë policia dhe ambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes në orën 06:40 të mëngjesit. Autori Grupi hetimor i çështjes ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit. Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes “Kiras”. Më pas ai ka marrë drejtimin në

Skema e vrasjes së çiftit, ishpolici tentoi largimin, por përplasi makinën tek tuneli i pallatit PËRPLASJA “Makina e çiftit është ndalur pak metra përpara, ndërsa autori ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të çiftit. Ish-polici eci me makinë por u përplas te tuneli i pallatit”.

27 PLUMBA “Autori ka shkrepur 27 plumba me armën me silenciator, ku 21 prej tyre janë gjetur në trupin e ish-policit, ndërsa 6 i kishte bashkëjetuesja e tij”.

Zooteknike, duke u ndalur në zonën e “By Pass”-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit brenda të cilit ishte dhe arma. Ende nuk dihet identiteti i autorit por mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz

C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar. Hetimet Hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për

DRENOVË

Arratisja e të burgosurit “djeg” shokët

Prej një muaji një i burgosur nuk është kthyer në vendin vuajtjes së dënimit në burgun e Drenovës. Hisni Mirtishi, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, para një muaji përfitoi leje për të shkuar për disa ditë në familje por ai nuk u rikthye në qeli. “Pasi ka marrë leje nga IEVP e Korçës, Myrtishi ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk është rikthyer në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, pas përfundimit të afatit”,-thuhet në reagimin. Pas ngjarjes, drejtuesit e burgjeve kanë vendosur të penalizojnë të gjithë të burgosurit e tjerë të këtij institucioni, duke ju anuluar e pezulluar lejet. Mirtishi kishte edhe 2 vjet dënim për të shlyer. Policia e Shqipërisë por edhe ajo e Maqedonisë janë në kërkim të tij.

AKSIONI

P

as ngjarjes që tronditi qytetin e Shkodrës të dielën, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me armë zjarri në mjetin e tyre, policia ka nisur kontrollet blic, ku vetëm në një lokal bastesh u arrestuan tre persona me armë zjarri. Operacioni i Policisë dhe FNSH së Shkodrës arrestoi në një lokal në Vaun e Dejës Enduel Bajraktari, 29-vjeç, Mirjan Ndoj, 27-vjeç, dhe Marisjen Gjoka, 20-vjeç, banues në Vau i Dejës. “Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës së lojërave lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram kanabis”,-thuhet në njoftimin e policisë. Policia

disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit. Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore.

Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior. Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill.

Vrasja e çiftit, operacion blic nga FNSH dhe Policia

e Shkodrës bën të ditur se ata dyshohen se janë autorë për disa vepra të tjera penale, por pa saktësuar konkretisht për çfarë

bëhet fjalë, teksa gjithë policia e Shkodrës është ngritur në këmbë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.


AKTUALITET

K

10

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Për herë të parë u firmos marrëveshja për patrullime të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane në kuadër të sezonit turistik

y sezon turistik do të ketë për herë të parë në terren policë nga 5 polici të rajonit, që do të patrullojnë në zonat turistike. Në qytetet kryesore bregdetare, së bashkë me efektivë të policisë shqiptare, do të patrullojnë edhe efektivë nga pesë vende të rajonit, si ata nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia. Për herë të parë u firmos marrëveshja për patrullime të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane në kuadër të sezonit turistik. Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë. Mësohet se ata nuk kanë të drejtë ndërhyrje dhe janë të pa armatosur. Ky është pakti i arritur mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj italiane, me qëllimin për t’iu ofruar një ndihmesë më të madhe turistëve italianë, një marrëveshje që parashikon aktivizimin e patrullave dypalëshe nga 16 korriku deri më 31 gusht, në Durrës, Vlorë e Sarandë. Gjatë ceremonisë të fillimit të patrullimit të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se këto iniciativa do t’i vijnë në ndihmë pushuesve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë. Sipas njoftimit, agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’u vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare, për të lehtësuar në këtë mënyrë kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare. Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë

Sezoni veror, policë nga 5 shtete patrullim në Shqipëri. 1 mijë policë të angazhuar në plazhe

sezonit, Policia e Shtetit ka marrëveshje të ngjashme edhe me Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë. Veç autoriteteve shqiptare, kontaktet do të lehtësohen edhe me

përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në vendin tonë. Ambasada e Italisë në Tiranë zotohet që të vendosë në dispozicion të turistëve italianë, që vizitojnë Shqipërinë, të gjithë

rrjetin konsullor në kryeqytet dhe në Vlorë, duke iu ofruar atyre mundësinë të konsultojnë informacionet e dobishme për udhëtim. Italianëve do t’u duhet gjithashtu të sinjalizojnë

praninë e tyre dhe të dhënat personale një një portal të dedikuar për këtë çështje. Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre te rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë. Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitare po shpërndan fletë palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar, me këshilla për pushuesit në bregdet.

SHKODËR

SITUATA

Bie rrufeja në Dajç, humb jetën gruaja

Lëkundje të forta tërmeti. Epiqendra në Rrogozhinë T

Ndryshimi i motit nisi me pasoja të rënda. Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur nga rrufeja që ra në fshatin Sukë në Dajç të Shkodrës. Leonika Luka, mësohet se është gruaja që ka humbur jetën. Tre personat ishin duke punuar tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Ata u transportuan menjëherë në spitalin e Rajonal të Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të tjerët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spital. Ndërkohë zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve, Ndoc Vija.

ëmetet s’kanë të ndalur në Shqipëri. Lëkundje tërmeti u ndjenë mesditën e së martës në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në Rrogozhinë. Ndërsa tërmeti i dyti ka rënë dy minuta më pas në orën 15:03 me magnitudë 4.5 ballë. Fillimisht EMSC ka nxjerrë të dhëna për të dy tërmetet por më pas kanë qëndruar vetëm për të parin. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, pasqyron vetëm një lëkundje tërmeti. Me thellësi 35 km, 7 km në juglindje të Kavajës, në Vorozen. Sizmiologu Rexhep Koçi tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë

në aktivitetin sizmik. ‘’Tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë me aktivitetin sizmik. Nuk kemi të dhëna nëse ka të lënduar apo dëme nga lëkundjet por ne

po monitorojmë situatën’’,-tha Rexhep Koçi. Që prej 4 korrikut lëkundjet e tërmetit vazhdojnë pothuajse çdo ditë në Shqipëri. Edhe gjatë natës së kaluar ka pasur lëkundje të lehta tërmeti.


KULTURE

11

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Lotepikëllim,ijepetlamtumirae funditaktorittëmadhFadilHasa

Ndarja nga jeta e aktorit të madh Fadil Hasa trishtoi shqiptarët, të cilët u rritën me humorin e tij plot jetë. Ditën e djeshme, miq, të afërm, familjarë dhe personalitetet politike i dhanë lamtumirën e fundit aktorit Fadil Hasa. Homazhet për artistin e madh u mbajtën në hollin e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, ku familjarët pritën ngushëllimet e përzemërta dhe

vlerësimet për humbjen e madhe. Të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, ata kanë shprehur vlerësime për aktorin që bëri të qeshë për vite me radhë breza të tërë

shqiptarësh. Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, raporton albeu.com.

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i mjeshtrit të kinemasë, Ilia Tërpini Ilia Tërpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë së kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare katër ditë më parë. Mjeshtri i kinemasë ndërroi jetë më 14 korrik në Francë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ditën e djeshme, trupi i Tërpinit mbërriti në Shqipëri, ndërsa homazhet në nderim të tij do të mbahen sot në orën 10:00 tek Muzeu Kombëtar. Ndarja e tij nga jeta është një humbje për artin e kinemasë, pasi u shua një nga përfaqësuesit më të denjë të një brezi që i dha aq shumë kulturës, sidomos para viteve '90-të. Tërpini lindi në një mjedis artistësh në Hoçisht të Korçës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat. Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio "Shqipëria e re".

Tërpini ishte "Artist i merituar" dhe ka "Medaljen e punës", "Çmimin e Republikës". Ilia është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin "Mjeshtër i madh". Ilia Tërpini filmoi filmat e njohur "Dimri i fundit", "Ballë për ballë", "I teti në bronx", "Mësonjëtorja", "Flutura në kabinën time", etj.. Ai u nda nga jeta më 13 korrik 2018.

Geishat e keqkuptuara: Artistet, që perëndimorët i morën për prostituta Nga Mark Oliver "Ne duam vajzat geisha"! Në vitin 1945, britmat çanë ajrin e natës në Japoninë e pushtuar nga amerikanët. Ajo doli nga goja e ushtarëve të dehur amerikanë, të dendur mirë me sake të ngrohtë, dhe nga përpjekjet e tyre të ngathëta për të shqiptuar ndonjë fjalë në japonisht. Ata e dinin se gieshat nuk ishin asgjë më shumë, sesa prostituta. Qëkur amerikanët kishin zbarkuar në Japoni, gratë që kishin shitur trupat e tyre tek ushtarët amerikanë, e kishin quajtur veten "vajzat geisha". Pas viteve të luftës, njerëzit ishin të dëshpëruar për çdo punë që mund të paguhej. Dhe nëse një grua ishte e gatshme të hiqte dorë nga trupi i saj, ushtarët amerikanë ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga paratë e tyre. Natyrisht, ushtarakët amerikanë nuk e dinin se çfarë ishin realisht geishat. Ata nuk e dinin se punëtoret e seksit që ngjyenin fytyrën me bojë të bardhë, nuk kishin të bënin aspak me traditën shekullore japoneze të artistëve krenarë, që ishin geishat e vërteta. Dhe si prostitutat, ashtu edhe klientët e tyre, nuk e kishin idenë se duke e shfrytëzuar këtë traditë, ata po e shkatërronin atë. Por historia e vërtetë e geishave në Japoni është shumë më e pasur dhe më komplekse sesa kanë menduar ata që e kanë shfrytëzuar. Pavarësisht se si e shohin shumica e njerëzve këtë term, termi "geisha" nuk do të thotë "prostitutë", por "artistë". Kur geisha e parë moderne, u shfaq në qytetet e mëdha të Japonisë në shekullin XVII, ato nuk

i shisnin trupat e tyre për seks. Ato ishin artiste -dhe ata ishin edhe burra. Këta burra ishin valltarë, këngëtarë dhe muzikantë. Ata ishin artistë, por jo plotësisht të ndarë nga punonjësit e seksit. Ata do të ngrinin dyqane brenda shtëpive, dhe do të argëtonin klientët të cilët ishin duke pritur për radhën e tyre me kurtizanet më të shtrenjta (oiran). Rreth fillimit të shekullit XIX-të, gratë filluan të merrnin rolin e tyre, dhe këto geisha femra kryesisht nuk flinin me klientët e tyre. Detyra e tyre, ishte të argëtonin burrat që prisnin oiran-in. Nëse ata flinin me klientët e tyre, do t'i merrnin biznesin punëdhënësit të tyre. Kështu që këto gra nuk zgjodhën të mos i shisnin trupat e tyre - ato ishin rreptësisht të ndaluara ta bënin këtë. Për të qenë të sinqertë, disa geisha (si dhe disa gra që thjesht e quanin veten me këtë emër, pavarësisht nëse ishte e vërtetë apo jo) i shitnin trupat e tyre, dhe linjat midis artistit dhe prostitutës ishin të paqarta në kohë. Trajnimi i një geishe, mund të fillonte që kur ajo ishte 6-vjeçe. Ajo pastaj do të kalonte 5 ose më shumë vjet trajnime, duke e kaluar pjesën më të madhe në një shtëpi stërvitore (okiya), ku do të kujdeset për dhomën dhe furnizimet e saj. Për të paguar borxhin, geisha e re mundej të punonte në atë shtëpi për pjesën më të madhe të jetës së saj. Trajnuesit quheshin maiko, dhe do të kalonin vite duke u mësuar vajzave se si të luanin instrumente muzikore, apo të visheshin. Ata do t'u mësonin

valle të ndërlikuara, në të cilat lëvizja më e vogël ishte e mbushur me një thellësi të madhe simbolike. Dhe mbi të gjitha, ata do të mësonin se si të ndriçonin një dhomë.n Për më tepër, këto gra duhet të përfaqësonin kulmin e feminitetit. Ato do të mësonin të ecnin me hijeshinë më të madhe, teksa ishin zbukuruar me një kimono. Ato do të mësonin se si t'i kënaqnin njerëzit duke i tërhequr me pamjen misterioze dhe magjepsëse. Dhe ato do të mësonin të shkruanin poezi dhe këngë të bukura melankolike. Në tërësi, trajnimi i tyre zgjaste shumë vite, dhe nuk do të përfundonte asnjëherë. Edhe kur një grua ishte e stërvitur plotësisht dhe po i afrohej moshës së thyer, pritej që ajo të kalonte orë të tëra, duke praktikuar çdo ditë

muzikën dhe artet. Sidoqoftë, bota artistike e geishave, nuk qëndroi përgjithmonë e ndarë nga ajo e prostitucionit. Kurtizanet filluan kopjimin e disa prej aspekteve kryesore të veshjes, sjelljes, aftësisë për të argëtuar, dhe gjëra të ngjashme. Dhe kjo sepse për shumë nga burrat që vizitonin shtëpitë publike, geisha ishte një pjesë e madhe e tërheqjes po aq sa vetë prostituta. Prandaj, disa prostituta kështu filluan të vishen si geisha, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar për klientët e tyre, me shpresën se do t'u ofronin burrave një version më të lirë të asaj që ata mund të gëzonin brenda pallateve të shtrenjta të kënaqësisë së qyteteve të mëdha, ku punonin geishat e vërteta. Kur ushtarët amerikanë pushtuan

Japoninë pas humbjes së kësaj të fundit në Luftën e Dytë Botërore, kuptimi i fjalës geisha ndryshoi përgjithmonë. Prostitutat që kishin imituar geisha, i vunë në shënjestër ushtarët, të veshura me kostume të përpunuara, dhe ofruan pak më shumë se sa trupat e tyre. Për ushtarët e vetmuar rreth 5.000 kilometra larg shtëpisë, joshja nga një trupi i ngrohtë për të ndarë një shtrat, ishte e vështirë për t'i rezituar. Qindra mijëra gra japoneze, po bënin para duke fjetur me ushtarët amerikanë, shumë prej të cilave duke luajtur imazhin e "geisha girl", si një mënyrë për të joshur burrat. Shumë shpejt, për pjesën më të madhe të botës perëndimore, fjala geisha ishte e padallueshme nga fjala prostitutë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht geishash. Totali i vlerësuar në Japoni u ul nga rreth 80.000, në vetëm disa mijëra gjatë rrjedhës së shekullit XX-të. Por për ato pak që mbeten, profesioni i tyre është kthyer në pastërtinë relative të para luftës, dhe ka pak ose aspak të bëjë me prostitucionin. Shtëpitë e çajit të geishave moderne, janë vende të argëtimit, shoqërimit dhe kënaqësive të arteve. Por geisha e fundit po vdesin. "Artet dhe kultura tradicionale, kushtojnë shumë para për t'u ruajtur"- tha një geisha në vitin 2017, që lufton të mbajë gjallë biznesin e saj. Sot, shumë biznese të tilla mezi janë fitimprurëse. Por ato që mbeten gjallë, e bëjnë këtë për shkak të grave që e kanë një pasion për këtë punë. /bota.al/


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Nisma e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), programi i Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjes Tranzitore

TAP: 70 000 fidanë dhe 222 tonë pleh kimik për fermerët shqiptarë Arjola Tola, Drejtuesja e Menaxhimit të Tokës për TAP në Shqipëri tregon: "Nëpërmjet Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjen Tranzitore, TAP ndihmon drejtpërdrejt në rehabilitimin e jetesës së fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit. Deri më tani, ne kemi inspektuar 65 % të parcelave bujqësore të përshkuara nga tubacioni për të konfirmuar se kthimi i tokës në gjendjen e mëparshme është kryer në përputhje me standardet më të larta. Gjithashtu, një

D

eri në fund të Prillit 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar mbi 16,000 fidanë dhe përafërsisht 57'000 kg pleh kimik fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit. Kjo iniciativë është pjesë e programit Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore të TAP. Shpërndarja e fidanëve -duke përfshirë ullinj, mollë, rrush, kumbull, qershi, etj. si dhe plehut kimik do të arrijë shifrën e 70'000 kg fidanësh dhe 222 ton pleh kimik. Në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare dhe krahas kompensimit me vlerën e plotë të humbjeve të shkaktuara nga projekti, TAP vazhdon zbatimin e iniciativave në kuadër të programit Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore në Shqipëri. TAP synon të rehabilitojë jetesën e të gjithë personave të ndikuar nga projekti dhe, aty ku është e mundur, ta përmirësojë atë. Programi i Asistencës për

Jetesën dhe Mbështetjes Tranzitore po zbatohet nga departamenti i Menaxhimit të Tokës. Vangjel Bixheku, fermer në zonën e Roskovecit thotë: "Toka është kthyer në gjendjen e mëparshme dhe nuk kuptohet nëse TAP ka kaluar apo jo. Gjithashtu TAP na ka dhënë ullinj të rinj dhe pleh kimik dhe tarracat janë sistemuar si më parë."

pjesë e fidanëve të pemëve frutore dhe plehut kimik është shpërndarë tek fermerët.

Dhurimi i fidanëve dhe plehut kimik do të nisë përsëri në muajin Tetor të këtij viti, në përputhje me praktikat më të mira bujqësore dhe kalendarët e mbjelljes së kulturave bujqësore. " Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore është një program vullnetar i TAP i cili përmban aktivitete si: Ndihma dhe monitorimi në fillimin e përmirësimit sa më të shpejtë të veprimtarisë bujqësore; shpërndarja e

fidanëve dhe plehut kimik; ndihma për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë mbi tokën për të lejuar kompensimin; trajnimi për menaxhimin e të ardhurave; dhe mbështetja e përkohshme për personat në nevojë. TAP do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për kthimin e jetesës si në gjendjen e mëparshme apo edhe më mirë, për një periudhe dy deri në tre vjeçare nga përfundimi i ndërtimit sipas rasteve specifike.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Qendrat sociale të Tiranës mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin. Gjonaj: Tirana, model në gjithë rajonin

Veliaj: Model i ri për rikthimin e të miturve në shoqëri rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t'i përfshijnë në punë të tjera komunitare", tha Veliaj. Ministrja e Drejtësisë, Etilda

Të miturit e Tiranës me probleme të lehta me ligjin, do të kenë mundësi të trajtohen pranë komunitetit të tyre duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin. Kështu, Bashkia e Tiranës bëhet institucioni i parë vendor në Shqipëri që ofron mbështetje konkrete në pesë qendrat e saj sociale për fëmijët të cilët, në rrethana të ndryshme, kanë gabuar dhe janë përballur me drejtësinë. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për Ministrinë e Drejtësisë që mundësoi një marrëveshje të tillë, duke theksuar se ajo do të sjellë një metodë të re në rehabilitimin e fëmijëve në

Gjonaj tha se kjo marrëveshje krijon mundësi më bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që kanë probleme me ligjin, ndërsa theksoi se Tirana bëhet qyteti i parë që mundëson infrastrukturën e duhur për këtë risi. "Kjo qendër mund të konsiderohet si dallëndyshja e parë e një vargu qendrash sociale në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e tjera të vendit, ku të miturit me

konflikt me ligjin, përmes një qasje miqësore për të miturit. "Jam i lumtur që i besuat Bashkisë së Tiranës, si institucioni i parë që eksperimenton dhe sjell një risi në pesë qendrat tona sociale, ku shumë prej atyre që sistemi i drejtësisë i konsideron se kanë kryer vepra të lehta, që mund të rehabilitohen fare mirë në qendrat sociale, të kenë mundësi ta bëjnë këtë këtu. Të dënime alternative, do të kenë mundësinë të trajtohen, ashtu siç marrin shërbimin dhe trajtimin një kategori fëmijësh. Marrëveshja që po nënshkruajmë ka vlerën e gurit të themelit në një sistem të ri, krejtësisht bashkëkohor që ne jemi duke ndërtuar për drejtësinë për të miturit. Është një proces, i cili përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë të miturit në kontakt me organet e drejtësisë trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, por në mjedise miqësore, ku do të kenë mundësi të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si

mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar", u shpreh Gjonaj. Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj shtoi se marrëveshja mundëson që këta fëmijë të trajtohen në qendrat sociale, duke i garantuar mundësinë që të mund të bëhen qytetarë të barabartë dhe të gatshëm për t'u përballur me sfidat që sjell jeta, pa pasur frikë se do të paragjykohen nga shoqëria. Sipas Veliajt, qendrat sociale që funksionojnë në Tiranë kanë përvojën e duhur për ta fituar edhe këtë sfidë të re, duke u bërë model për bashkitë e tjera. "Kemi mundësinë që përmes këtij bashkëpunimi fantastik mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës të ndërtojmë një model të ri. Diçka që nis mirë në Tiranë është më kollaj të replikohet nga bashkitë e tjera", tha ai. Në bazë të marrëveshjes, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion të trajtimit dhe të rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin, 5 qendra sociale multifunksionale dhe gjithë stafin e saj të punonjësve të njësive për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, punonjësve social dhe psikologëve. Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit të Provës dhe institucioneve të zinxhirit që do të merren dhe do të trajtojnë të miturit, do të nisin menjëherë punën në realizimin e detyrimeve që rrjedhin prej kësaj marrëveshje dhe që kanë të bëjnë me referimin e fëmijëve me probleme me ligjin dhe mbikëqyrjen e këtij lloji të ri të rehabilitimit të tyre. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është mbrojtja dhe garantimi i interesit më të lartë të fëmijës, integrimi, rehabilitimi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre.


RAJON

14

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

BASHKIMI EUROPIAN

"Nuk ka mur në urën e Ibrit"

Ndërtimet e fundit që po ndodhin afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë janë në pajtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është duke u ndërtuar asnjë mur i ri ndarës, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Ditëve të fundit mediat në Kosovë kanë raportuar se tashmë ka filluar ndërtimi i një muri të ri afër urës së lumit Ibër që ka për qëllim ndarjen

mes shqiptarëve dhe serbëve. "Plani i ndërtimit të rrethrrotullimit në pjesën veriore të Mitrovicës është si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë me 4 Shkurt 2017 dhe në pajtim më marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar me 25 gusht 2015. Kjo do të lidhë projektin e BE-së për revitalizimin e urës në Mitrovicë dhe objekteve përreth, si dhe projektin për ta bëre rrugën "Mbreti Petar" ta kalueshme për

këmbësorë", ka thënë ndër të tjerë kjo Zyrë. "Të gjitha punët pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji", është thënë në deklaratë. Në fund të vitit 2016 komuna e Mitrovicës Veriore ka ndërtuar një mur të gjatë dy metra, çka ngjalli shumë reagime në Prishtinë. Muri është rrënuar në shkurt të vitit 2017 pas një marrëveshje të arritur në Prishtinë mes përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre serbë.

Kërkesa e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë

"Shqiptarët në Serbi kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës"

P

ë rfaqësuesit politikë të sh qiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po kërkojnë që në procesin e dialogut dhe marrëveshjes politike që pritet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të futet si çështje edhe zgjidhja për këto tri komuna. Ata me anë të një deklaratë të përbashkët kërkojnë që në dokumentin përfundimtar të një marrëveshjeje të mundshme Kosovë - Serbi, të jetë e përfshirë edhe çështja e statusit të tyre. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët në Luginë të Preshevës, vazhdojnë të ballafaqohen me probleme dhe shkelje të mëdha të të drejtave njerëzore. "Nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe afatgjate në Ballkan derisa vazhdojnë të ekzistojnë burimet e krizës, çfarë janë këto në Luginën e Preshevës. Mendojmë se nuk mund të ketë raporte ndërfqinjësore të mira midis Serbisë dhe Kosovës, edhe eventualisht nëse arrihet një marrëveshje, derisa të drejtat e shqiptarëve këtu vazhdojnë të cenohen". "Prandaj, kemi kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë dialog në Bruksel, që të angazhohen që edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Luginë të gjejnë një zgjidhje dhe të marrin drejtimin e duhur", tha Kamberi. Kamberi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, kërkojnë nga Presidenti i Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria që të angazhohen shumë më tepër në realizimin e kërkesave të shqiptarëve në këto tri komuna. Ai tha po ashtu se është irelevante nëse në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë të ketë ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës, por, sipas tij, relevante është zgjidhja e problemit. "Çështjet e pakicave kanë rol vendimtar. Derisa Kosova u ofron mundësi maksimale serbëve atje, në të njëjtën kohë Serbia ka kërkesa edhe mbi ato që ofron bashkësia ndërkombëtare, kurse shqiptarëve në Serbi u mohohen të drejtat më elementare, bile edhe ato të drejta të cilat me të

drejtën e brendshme të Serbisë janë të garantuara". "Atëherë, ne kërkojmë që këtu të vendoset një paralelizëm. Krijimi i pakicave të privilegjuara si në rastin e serbëve në Kosovë në dëm të të drejtave fundamentale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk besoj se mund të jetë në të mirë të ndërtimit të fqinjësisë së mirë", tha Kamberi. Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që t'i respektojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, thotë Bekim Çollaku, këshilltar i presidenti Hashim Thaçi. "Sigurisht, që Serbia duhet të bëjë shumë më tepër për t'i përmbushur kërkesat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Ndërsa, institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbrojnë interesat e shqiptarëve në Serbi, në të gjitha format demokratike. Kjo sigurisht, që nuk e përjashton diskutimin e kësaj çështje në nivele të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova aplikon standardet më të larta dhe është shembulli më i

mirë që duhet të marrë Serbia për respektimin e të drejtave të komuniteteve", tha Çollaku për Radion Evropa e Lirë. Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajonalizim thotë se është joreale të pritet që në dialogun e Brukselit të zgjidhen çështjet e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi, ngase, siç thotë ai, të dyja vendet i kanë sistemet e tyre normative, që rregullojnë të drejtat e pakicave. "Diku të drejtat e pakicave rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale të cilat Serbia i ka me Maqedoninë, Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, por që këto të drejta në gjithë Evropën janë të ndryshme. Kështu që këtu nuk ka një model të caktuar. Secili vend është rast më vete", thotë Popov. Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratën e përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, u kishte thënë atyre që të "mos luajnë", duke nënvizuar se "çdo durim e ka edhe kufirin e vet". "Prishtina nuk dëshiron që të zbatojë atë që ka nënshkruar me Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e komunave serbe, kurse këtu flasim për atë se këta tash po

kërkojnë të drejta që nuk i kanë. Cilat të drejta nuk i kanë?", kishte deklaruar Daçiq, duke kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve të Luginës. Në anën tjetër, Aleksandar Popov thotë se deklarata e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës mund të jetë një tjetër përpjekje për realizimin e ideve për shkëmbim territoresh, ide këto të cilat i cilëson fare pak të besueshme. "Pjesa më e madh e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos ajo pjesë e përfshirë në vendosjen e asaj se si do të duket marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk mbështet opsionin e ndarjes së territorit të Kosovës, ngase atëherë do të hapej procesi i ndarjeve të reja", thotë Popov. Ai thotë se komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë ndër më të varfrat në Serbi, kështu që sipas tij, shteti serb duhet të investojë në zhvillimin e tyre dhe integrimin e të gjithë banorëve të atjeshëm, shqiptarë, serbë, romë e të tjerë. Kurse, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, [Instituti Demokratik i Kosovës] tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e qytetarëve të Luginës së Preshevës, kanë të drejtën të kërkojnë respektim të të drejtave të tyre në bazë

konventave ndërkombëtare, reciprocitet të këtyre të drejtave me komunitetin serb në Kosovë, duke përfshirë këtu, siç tha ajo, edhe Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale, të njëjtën mbi të cilën është synuar dhe ofrimi i të drejtave të komunitetit serb në Kosovë. "Të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës në mënyrë të vazhdueshme janë shkelur nga autoritetet e Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi synon përmirësimin e jetës së qytetarëve, patjetër që dhe çështja e garantimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës duhet të jenë pjesë e adresimit dhe zgjidhjes në mes palëve. Kjo zgjidhje duhet të kërkohet edhe nëpërmjet rrugëtimin të Serbisë në BE". "BE-ja duhet të kërkojë nga Serbia respektim të të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, duke e kushtëzuar rrugëtimin e Serbisë në BE dhe hapjen e kapitujve të rinj me respektimin të të drejtave njerëzore, politike dhe ekonomike të tyre. Liderët kosovarë në mënyrë të vazhdueshme kanë deklaruar se do të ketë reciprocitet me palën serbe. Të njëjtën po e kërkojnë edhe qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës", tha Krasniqi. Qasja konstruktive e cila promovon të drejtat e qytetarëve, duhet të jetë thelb i këtyre diskutimeve në të dy anët e kufirit, pohon Krasniqi. "BE-ja si lehtësuese e këtij procesi duhet ta synojë, për të ndërtuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Prandaj dhe vullneti i qytetarëve të Luginës së Preshevës duhet të merret parasysh, qoftë nga lidershipi kosovar, por ashtu dhe nga vetë lidershipi i Serbisë", tha ajo. Drejtuesit e komunave shqiptare në Luginën e Preshevës thonë se shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë marrë në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplo(REL) mave.


EKONOMI

15

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Industria e bixhozit pret të marrë një ulje tjetër tatimore nga paketa e ndryshimeve të ligjeve fiskale që po shqyrtohet aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë Nga Gjergj Erebara

I

ndustria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria ka propozuar një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie, barrë që sakaq është shumë e ulët. Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” u prezantua nga qeveria si një favorizim për “biznesin e vogël”. Por krahas ndryshimit të tatimit mbi fitimet neto të biznesit të vogël, projektligji propozon që koncepti “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive të lojërave të fatit, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese. Tarifa fiskale mbi lojërat e fatit mbetet 15%, por kësaj here, kjo do të jetë mbi fitimet bruto dhe jo mbi të ardhurat bruto. [Link] Aktualisht nuk dihet se sa është pjesa e xhiros së lojërave të fatit që u shpërndahet lojtarëve të biletave fituese dhe rrjedhimisht nuk mund të llogaritet masa e uljes fiskale të përfituar nga kompanitë e lojërave të fatit. Por relacioni i Ministrisë së Financave që shoqëron projektligjin e paraqet ndryshimin si saktësim ndërsa dështon të bëjë një vlerësim mbi pasojat financiare për buxhetin e shtetit.

Qeveria propozon lehtësim tjetër fiskal për bixhozin

Ministria e Financave është e detyruar nga kushtetuta që të bëjë vlerësim të pasojave në të ardhura nga çdo propozim ligjor me pasoja financiare. Industria e bixhozit ka arritur të ndryshojë ligjet shumë shpesh gjatë pesë viteve të fundit ndërsa ka shtrirë veprimtarinë e vet në çdo cep pallati. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë mbi 3 mijë pika bastesh, më shumë se 1 pikë bastesh për afro 600 shqiptarë maxhorenë.

Aktualisht aktiviteti i lojërave të fatit nuk tatohet me tatim mbi vlerën e shtuar i cili është në masën 20% për shumicën dërrmuese të produkteve dhe shërbimeve, por me tatim mbi xhiron në masën 15%. Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi moszbatimin e një neni që parashihkonte rrallimin e pikave të basteve duke mos lejuar hapjen e tyre në një distancë më të vogël se sa 100 metra nga njëra-tjetra. Deputetë të maxhorancës dhe

opozitës firmosën propozimin që zbatimi i këtij kriteri të shtyhej për në vitin 2019. Paragrafi i dytë i pikës 7 të nenit 38, ishte “Të ardhurat e organizatorëve të lojërave të fatit tatohen me tarifën tatimore mbi të ardhurat bruto, sipas kuptimit dhe përcaktimit në ligjet respektive të fushës, ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG Project”, sh.p.k.”. Paragrafi i dytë i pikës 7 të nenit 38, bëhet; “Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/2, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit nr.95/2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji”. BIRN

MBLIDHET KOMITETI PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË

Ahmetaj: Projekt për lehtësimin e ekonomisë

M

inistri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mblodhi sot Komitetin për Lehtësimin e Tregtisë, i cili u ngrit vetëm para pak kohësh në funksion të ndryshimeve të kryera në marrëveshjen e njohur si marrëveshja e Marakeshit (themeluar nga OBT) për rritjen e tregtisë globale, duke përshpejtuar lëvizjen dhe zhdoganimin e shpejtë të mallrave duke përfshirë edhe tranzitimin e mallrave. Komiteti i lehtësimit të tregtisë do të jetë forumi ku do të shqyrtohen e koordinohen një sërë aktivitetesh që kanë si qëllim rritjen e transparencës së informacionit e kontrollit në pikat kalimit kufitar, përmirësimin e partneritetit me sipërmarrjen, koordinimin e bashkëpunimit mes agjencive kombëtare, masa këto që në gjykimin e kreut të financave publike lidhen drejtpërsëdrejti me lehtësimin e transportit të mallrave e njerëzve mes ven-

deve. Ministri Ahmetaj veçoi si të rëndësishme në fjalën e tij, progresin në drejtim të zhvillimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare. “Iniciativat që lidhen me konkurrueshmërinë duhet të përforcohen. Duhet të përforcohen njohuritë mbi avantazhet, si brenda grupeve të synuara, ashtu edhe me publikun e gjerë. Qasja kombëtare duhet të shoqërohet edhe me qasjen sektoriale rajonale me qëllim përshtatjen e faktorëve që ndikojnë në investime, që shpesh mund të arrijnë, sipas sektorëve edhe në nivel rajonal”, theksoi ai. Kreu i Financave publike vuri në dukje se ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një zonë ekonomike rajonale drejt më shumë mundësive, drejt tkurrjes së kostove të tregtisë dhe minimizimit të pengesave jo tarifore për lehtësimin e tregtisë së mallrave, harmonizimin e tregjeve të

CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore) me Bashkimin Europian dhe krijimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Sipas tij, hapat integrues rajonal janë shoqëruar me rezultate të rëndësishme në drejtim të liberalizimit tregtar, duke filluar me heqjen e pengesave tarifore për produktet industriale e më pas dhe ato bujqësore. “Qeveria shqiptare është në dialog me

komunitetin e donatorëve në Shqipëri për të lexuar një analizë të thelluar të çështjeve të identifikuara si barriera të aksesit në treg. Madje shumë shpejt do të kemi edhe një projekt të dedikuar për lehtësimin e tregtisë dhe krijimin e zonës të integruar ekonomike të rajonit që po realizohet me Bankën Botërore”, tha Ahmetaj. Ndërkohë, në identifikim të barrierave që vijojnë të pengojnë aksesin në treg në konsultim me përfaqësues të sektorit privat. Ministri informoi se po thellohemi për dy sektorë që kanë impaktin më të madh në ekonomi, atë të perimeve dhe të metaleve. “Kërkohet bashkërendim dhe efektivitet institucional edhe me sektorin privat nëpërmjet forumit rajonal të dhomave të tregtisë së 6 vendeve, duke kapërcyer atë dobësi strukturore që paraqet struktura ekonomike në rajon”, shtoi Ahmetaj.

FORUM

Rruga e Lumit të Vlorës, një kalvar mundimi

Nga Shezai Rrokaj Projekti “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës” financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës-Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos-Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë-Selenicë, superstrada Levan-Tepelenë. Rruga ka një gjatësi prej 94 km. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm social, ekonomik e kulturor në nivel rajonal dhe me impakt të madh për zonat që preken nga ky aks, ku përfshihen më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie, veçanërisht në moshë të re. Projekti ka nisur nisur zbatimin në vitin 2017 dhe duhet të përfundojë në fund të vitit 2020. Mirëpo banorët e këtyre zonave po jetojnë kalvarin e mundimeve që lidhet me kohëzgjatjen e madhe, gati 4 vjeçare të përfundimit të këtij projekti dhe me ankthin e mospërfundimit në afat. Ata janë të shqetësuar sepse, siç ka ndodhur e pritet të ndodhë, edhe kjo rrugë do të zgjatet për të përcjellë fushatat elektorale të radhës, duke ua marrë shpirtin banorëve të këtyre zonave, për të cilët ajo po kthehet qysh tani në një kalvar mundimi si ai i lëgjendës së mjerimit migjenian, pasiqë është i vetmi aks lëvizës drejt qendrave urbane. Deri tani asnjë metër asfalt edhe pse traseja ka një shtrirje të gjatë prej Babicës deri në Gjorm. Shpatet e rrugës janë të pasiguruara; asnjë masë për kullimin e ujërave anësorë dhe me rënien e shirave e depërtimin e tyre në trase në sezonin e dimrit ajo bëhet e pakalueshme. Kurse për cilësinë e trasesë vazhdohet të përdoret rëra dhe zhavorri i lumit, gjë që e bën trasenë rrëshqitëse dhe dëmton stabilititetin saj. Gjithashtu ekspertët shprehen se nuk ka arsye të pritet të shtrihet gjithë traseja dhe pastaj të asfaltohet. Pjesa deri në Peshkëpi mund të ishte shtruar dhe pastaj të vijohet me pjesën Peshkëpi-Drashovicë-Kotë dhe në vijim Kotë-Gjorm e kështu me radhë. Kjo situatë nuk kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria t’i lërë fasadat dhe propagandën me dëgjesat e sajuara me qytetarët dhe t’u shtrohet punëve. *Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim


BOTA

P

residenti Donald Trump deklaroi në krah të udhëheqësit rus Vladimir Putin se, nuk shihte ndonjë arsye për të besuar se Moska ndërhyri në zgjedhjet, të cilat e bënë atë president të SHBA në vitin 2016. Të gjitha agjencitë kryesore të zbulimit amerikan kanë arritur në përfundimin se ka pasur një ndërhyrje të tillë nga Rusia gjatë zgjedhjeve dhe kjo çështje është fokusi i një hetimi të madh federal që ka vënë në shënjestër jo vetëm rusët, por edhe anëtarë të stafit të fushatës zgjedhore të zotit Trump. “Presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i fuqishëm në mohimin e tij sot”, tha Presidenti Trump duke folur rreth kësaj çështjeje. Nga ana e tij, zoti Putin tha se i kishte deklaruar Presidentit Trump gjatë bisedimeve të tyre se, “shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk planifikon të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve amerikane”. Zoti Trump u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në pallatin presidencial të Finlandës se ai e kaloi një “kohë të gjatë” në bisedime duke trajtuar çështjen e ndërhyrjes ruse. Presidenti amerikan tha se nuk e kritikoi drejtpërdrejt homologun e tij rus lidhur me këtë çështje apo ndonjë tjetër, për të cilën Uashingtoni dhe Moska kanë dallime të mëdha. Politikanët amerikanë, në të dy anët e spektrit politik, si dhe ish-zyrtarë amerikanë të zbulimit dhe diplomatë filluan t’i kritikojnë ashpër komentet e zotit Trump edhe para se presidenti të hipte në avion për t’u kthyer në SHBA. Udhëheqësit, optimistë Të dy udhëheqësit i karakterizuan bisedimet mes tyre si të mira. “Pritshmëritë tona janë të bazuara në realizëm, por shpresat tona janë të bazuara në dëshirën e Amerikës për miqësi, bashkëpunim dhe paqe”, tha Presidenti Trump. “Dhe unë mendoj se mund të flas edhe në emër të Rusisë, kur e them këtë.” Të dy presidentët kaluan më shumë se dy orë duke folur ballë për ballë në prani të vetëm përkthyesve. Ky diskutim u pasua nga bisedime më të gjera me praninë e ndihmësve. “Marrëdhënia jonë kurrë nuk ka qenë më e keqe se sa është tani, megjithatë, kjo ndryshoi që nga rreth katër orë më parë,” deklaroi presidenti i SHBA në konferencën e shtypit. Hetimi vazhdon Takimi i së hënës erdhi tre ditë pasi prokurori i posaçëm Robert Mueller paditi 12 oficerë të inteligjencës ruse, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Të hënën, Presidenti Putin në konferencën e shtypit, ftoi hetuesit e zotit Mueller për

16

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Trump shmang kritikat ndaj Putinit për zgjedhjet

të vizituar Rusinë. Udhëheqësi rus sugjeroi gjithashtu që zoti Mueller t’u dërgonte një kërkesë autoriteteve ruse lidhur me personatg e akuzuar në SHBA. “Organet tona ligjzbatuese janë plotësisht të aftë ta bëjnë marrjen në pyetje dhe të dërgojnë materialet e duhura në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Putin. Rusia nuk ka traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara, prandaj nuk ka gjasa që t’i dorëzojë të dyshuarit në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar. Paditë e reja bënë që një numër senatorësh amerikanë, mes tyre edhe një republikan, të kërkonin që zoti Trump të anulonte samitin e tij me Presidentin Putin. Në

B

ashkimi Evropian dhe Japonia kanë nënshkruar një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë të martën. Kjo marrëveshje do të krijojë një zonë të tregtisë së hapur që mbulon gati një të tretën e GDP-së botërore dhe 600 milionë njerëz. Një nga eksportet më të mëdha të BE-së në Japoni është nënproduktet e qumështit, ndërsa makinat janë një nga eksportet më të mëdha të Japonisë. Zyrtarët më të lartë të BE ishin në Japoni për ceremoninë e nënshkrimit, duke përfshirë Presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk dhe kreun e Komisionit Evropian JeanClaude Juncker. Jean-Claude Juncker tha se në marrëveshje janë nënvizuar zgjidhjet më të favorshme të ofruara nga tregtia e lirë. “Ndikimi i marrëveshjes së sotme shkon përtej kufijve tonë. Së bashku ne jemi duke bërë, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, një deklaratë për të ardhmen e tregtisë së lirë dhe të ndershme,”-tha Juncker, duke shtuar: “Ne po tregojmë se jemi më të

konferencën e shtypit zoti Putin u pyet nëse qeveria e tij kishte informacion kompromentues mbi Presidentin e SHBA, një referencë për të ashtuquajturën “Dosje Steele” që përmban informacione të paprovuara për njërën nga vizitat e zotit Trump në Moskë kur ishte biznesmen. “Kam qenë vetë oficer i shërbimit të fshehtë, dhe e di se si bëhen dosjet,” u përgjigj zoti Putin. Ai shtoi se është “marrëzi e plotë” të imagjinohet se Rusia përpiqet të mbledhë materiale komprometuese për çdo figurë të rëndësishme amerikane të biznesit që viziton vendin. Gjatë javës së tij në Evropë, zoti Trump i sfidoi aleatët tradicionale të SHBA në

çdo hap - duke filluar nga një samit i NATO-s në Bruksel, ku ai kritikoi krerët europianë se nuk shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Ai e vuri veten në mes të një polemike të brendshme politike në Londër, ku i tha një gazete se kryeministrja Theresa May kishte injoruar këshillat e tij rreth asaj se si duhej bërë dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.’ Ai gjithashtu deklaroi se Boris Johnson, i cili ishte larguar nga kabineti i zonjës May si ministër i jashtëm për mosmarrëveshjet rreth planit të saj për çështjen Brexit, “do të ishte një kryeministër i sh këlqyer”. /VOA/

TRAGJEDIA

Aksidenti ajror me 112 të vdekur u shkaktua nga një “gabim njerëzor”

Një aksident ajror në Kubë, i cili vrau 112 vetë, u shkaktua nga “gabimi njerëzor”, tha kompania meksikane që zotëron aeroplanin. Damojh Airlines tha se një studim i regjistruesve të të dhënave tregoi se Boeing 737 u ngrit në një kënd shumë të pjerrët. Organizta e pilotëve në Meksikë, ASPA tha se deklarata e Damojh, e cila u publikua para se hetimi zyrtar të kishte përfunduar, ishte e papërgjegjshme. Përplasja ishte një nga më të këqijat që ka ndodhur në Karaibe për dekada të tëra. Boeing 737 dhe ekuipazhi i tij meksikan ishin marrë me qira nga Damojh kur u rrëzua 20 km në në jug të kryeqytetit kuban, Havana. Dëshmitarët okularë përshkruan se avioni shpërtheu në flakë përpara se të binte në një fushë afër një zone të pyllëzuar pranë aeroportit kryesor të Havanës. Autoriteti i aviacionit civil në Meksikë pezulloi fluturimet e kompanisë pas aksidentit. Ai tha se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në pritje të rezultatit të hetimit. Shumica e viktimave ishin kubanezë, duke përfshirë 10 pastorë ungjillorë dhe bashkëshortet e tyre. Nga 113 vetë në bord, 110 vdiqën në momentin e përplasjes. Nga tre të mbijetuarit fillestarë, dy vdiqën më vonë në spital.

BE nënshkruan marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë me Japoninë

fortë dhe më mirë kur punojmë së bashku. Dhe ne po udhëheqim me shembull, duke treguar se tregtia është më shumë se tarifa dhe barriera. Ka të bëjë me vlerat, parimet dhe gjetjen e zgjidhjeve të favorshme për të gjithë ata që janë të interesuar.” Ky veprim është në kontrast të thellë me qëndrimin e marrë nga administrata Trump në SHBA, e

cila ka prezantuar tarifa të larta të importit. SHBA ishte në bisedime me Japoninë dhe vendet e tjera aziatike 18 muaj më parë për një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë, marrëveshjen tregtare Trans-Pacific, por Donald Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje pasi u bë president. Që atëherë, politika e tij “America First” ka parë tarifat të rritura për

një sërë artikujsh, duke përfshirë çelikun, të cilin Japonia dhe BE-ja e eksportojnë në SHBA. Firmat në BE, zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë, aktualisht eksportojnë më shumë se 100 miliardë dollarë mallra dhe shërbime për Japoninë, ekonominë e tretë më të madhe në botë çdo vit. Duke folur në Kinë të hënën, Tusk tha: “Është detyrë e përbashkët e Evropës dhe Kinës, por edhe e Amerikës dhe Rusisë, që të mos shkatërrojnë rendin e tregtisë globale, por ta përmirësojnë atë, të mos fillojë luftërat tregtare që u kthyen në konflikte aq të shpeshta në historinë tonë.” Ministri japonez për revitalizim ekonomik, Toshimitsu Motegi, tha të martën: “Në një kohë kur masat proteksioniste po fitojnë terren globalisht, nënshkrimi i marrëveshjes Japoni-BE do t’i tregojë përsëri botës vullnetin tonë të palëkundur politik për të nxitur tregtinë e lirë”.


KURESHTI

17

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Shifra të çmendura, a e dini sa paguhen aktoret e filmave pornografikë?

Fermeri italian "gdhend" projektin gjigant të Kupës së Botës në fushë të hapur Kombëtarja e Italisë ishte mungesa e madhe e Kupës së Botës, Rusi 2018, por pavarësisht kësaj, populli italian i ka drejtuar sytë nga Rusia për të parë spektaklin më të madh të futbollit në glob. Dario Gambarin, një shofer traktori ka "gdhendur" një imazh gjigant të Kupës së Botës së bashku me emrin e kampionëve të sapokurorëzuar, Francës, në një fushë pranë Veronës në Italinë veriore. Gambarin

përdorte traktorin e tij, si dhe një plug dhe një vegël rrotulluese për të transformuar fushën në një imazh masiv që mund të shihej nga qielli. "Artisti i tokës" gjithashtu ka shkruar fjalën "Rusi" për t'i dhënë vëmendjen shtetit që organizoi turneun. Ai është i famshëm për krijimin e artit në terren dedikuar ngjarjeve globale. Vitin e kaluar ai bëri një portret të madh të udhëheqësit rus Vladimir

Putin përpara samitit të G20 në Gjermani, të cilin presidenti e ndoqi së bashku me liderë të tjerë botërorë. Fermeri italian gjithashtu "gdhend" figura të tjera me ndikim në veprat e tij në terren, duke përfshirë ish Presidentin e SHBA Barak Obama, Papa Franceskun, ish-Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe presidentin e tanishëm të SHBA-së Donald Trump.

Themeluesi i Amazon, zyrtarisht njeriu më i pasur në historinë moderne Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon

ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg. Pasuria e tij ka

thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë. Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë. Për vite me rradhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë. Por ish-shefi i Microsoft ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg. Aksionet e Amazon u rritën në Wall Street të hënën.

Sa paguhen aktoret e filmave pornografikë? Ndër faktorët që ndikojnë tek pagesa e tyre është: mosha, pamja fizike, madhësia, mënyra e prodhimit, aktrimit, etj.. DirtyDot tregon më saktësisht se sa mund të jenë pagat e aktorëve pornografikë, duke u bazuar në faktorët e lartcekur. Film pornografik i realizuar vetëm me një person lakuriq: 340 - 612 dollarë. Film pornografik i realizuar me dy vajza: 700 - 1,200 dollarë. Film pornografik i realizuar me një vajzë dhe një djalë: 300 - 1,500 dollarë. Industria e filmave pornografikë është ndër të paktat industri, ku gratë fitojnë më shumë se meshkujt. Mesatarisht, meshkujt fitojnë mesatarisht rreth 30,000 dollarë në vit, ndërsa gratë fitojnë rreth 70,000 dollarë në vit. Femrat - të cilat janë yje të filmave pornografikë - kanë edhe mundësi tjera, ku mund të kërcejnë striptizëm në klube të natës e ku mund të paguhen mbi 2,000 dollarë brenda nate.

Nëna u mori celularët, fëmijët i ngrenë kurth "gjenial" Michelle Giggler kishte qëllime të mira kur filloi konfiskimin e telefonave, tabletave dhe pajisjeve të tjera për fëmijët e saj në momentin që do flinin gjumë. Ajo është nënë e katër fëmijëve mes moshës 8 dhe 13 vjeç dhe e bëri këtë veprim që ata të kenë gjumë më të mirë. "Unë jap mësim në shkollën e mesme dhe shoh fytyra të lodhura dhe të përgjumura të nxënësve, të cilët rrinë gjithë natën zgjuar në celular", tha ajo në një postim në Twitter. Plani i saj nuk ishte aq i mirë, sepse fëmijët u mblodhën për t'i ngritur një kurth. Të gjithë kishin vendosur alarme të ndryshme në celularët e tabletat e tyre, të cilët nuk pushonin gjithë natën, gjë që ajo e konsideroi ide gjeniale.

Facebook del jashtë funksionit, alarmohen përdoruesit Facebook është jashtë funksionit për qindra përdorues në të gjithë botën. Ky defekt ka prekur një pjesë të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara. 47% kanë thënë se kanë patur bllokim total, ndërsa 30% kanë thënë se kanë vështirësi për të hyrë në aplikacion. Vendet më të prekura nga ky shqetësim ishin Franca, Britania, Belgjika, Italia, Japonia, India, Malajzia, Argjentina, Uruguaj, Brazili dhe Kili.


SHOWBIZ

18

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Bebe Rexha pranë thyerjes së rekordit, prej 33 javësh në krye të listës "Meant To Be" e Bebe Rexhës ka fituar sërish vendin e parë në listën e Hot Billboard Country Songs. Kënga e Bebes qëndron prej 33 javësh në krye të listës. Kënga renditet në bazë të shitjeve, dëgjimeve dhe në bazë të transmetimeve në radio. Dhe "Meant To Be" vazhdon të zotërojë mirë të tre kolonat. Kënga është vetëm 1 javë larg

për të thyer rekordin e të gjitha kohrave në Hot Country Songs. "Body Like A Back Road" e Sam Hunt mban rekordin me qëndrimin në vend të parë për 34 javë rresht gjatë vitit të kaluar. Bebe Rexha ka sjellë këngën "Meant To Be" në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Kënga është nominuar në VMA në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë.

Lista e personave më të pasur në botë, George Clooney kryeson listën George Clooney ka fituar më shumë para se çdo aktor gjatë vitit të kaluar, falë shitjeve të kompanisë me tekila ku është bashkëthemelues. "Forbes" vlerësoi se ylli 57-vjeçar ka bërë 239 milion dollarë fitime që prej 1 qershorit 2017, pa llogaritur taksat. Kjo e vë atë të dytë në listën vjetore të personave të famshëm më të paguar në botë, një vend pas boksierit Floyd Mayëeather. Kylie Jenner është e treta në numërimin e 100 të pasurve të famshëm, duke fituar vitin e kaluar rreth 166.5 milionë dollarë. Më parë këtë muaj, Forbes tha se ylli i mediave sociale ishte në rrugë të mbarë për t'u bërë "miliarderja më e re në botë".

Dua Lipa pushton botën e muzikës, me 3 nominime në VMA Dua Lipa hyri në histori kur u bë femra e parë që u nominua me 5 çmime në Brit Awards. Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk di të ndalet. Ylli i muzikës po pushton tregun muzikor me hitet e saj. Së fundmi Dua është nominuar me 3 çmime në VMA. "New Rules" është nominuar për këngën e vitit, "IDGAF" për koreografinë më të mirë dhe "One Kiss" për kërcimin më të mirë. Dua ka bëri thirrje të gjithë fansave që ta votojnë.

Aktorja e famshme do bëhet së shpejti nënë e 5 fëmijëve Aktorja e famshme, Jacqueline Bracamontes që ka bërë shumë role në telenovelat meksikane, përfshirë rolin e "Maribel" në serialin "Rubi" është sërish shtatzënë. Nëpërmjet një postimi në Instagrami, ajo shfaqet me barkun e fryrë dhe e veshur me fustan të verdhë ku feston me miqtë e afërt baby shower. 38-vjeçarja ka zbuluar se është në pritje të binjakëve, por nuk e di ende gjininë e tyre. Pavarësisht kësaj është shumë e lumtur dhe e emocionuar. Jacqueline është e martuar me Martin Fuentes që prej vitit 2011 dhe nga dashuria mes tyre kanë ardhur në jetë 3 fëmijë, që së shpejti do bëhen pesë.

Kourtney Kardashian ekspozon të pasmet në rrjetet sociale Klani Kardashian padyshim që kryeson listën e femrave më të nxehta në rrejtet sociale. Dhe Kourtney ka ndezur Instagramin me foto provokuese. Ylli i televizoneve ka ekspozuar të pasmet e veshur me bikini. 39-vjeçarja duket tepër provokuese dhe seksi pozën e fundit.


VIP

19

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Johnny Depp zgjidh padinë me ish-kompaninë e menaxhimit

Johnny Depp ka arritur një marrëveshje me ish-kompaninë e menaxhimit, të cilin e akuzoi për keqmenaxhimin e të ardhurave të tij. Aktori hodhi kompaninë në gjyq, duke thënë se e lanë me më shumë se 40 milionë dollarë borxhe. Management Group pastaj e kundërpaditi, duke thënë që aktori ishte përgjegjës për harxhimin etë ardhurave të tij për shkak të jetesës shtrenjtë prej 2 milionë dollarësh në muaj. Një gjyq që ishte planifikuar të mbahej më 15 gusht, u anullua për shkak të arritjes së marrëveshjes. Nuk dihet asnjë hollësi për mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre por një zëdhënës i Depp tha se aktori ishte "i kënaqur" me rezultatin. Ai tha se padia dhe zgjidhja e saj është një demonstrim i mëtejshëm që Johnny është i vendosur të ndërmarrë veprime të forta për të mbrojtur reputacionin e tij personal dhe artistik në interes të familjes e karrierës së tij.

Ashley Graham ekspozon format e bëshme në Mykonos Ashley Graham është bërë një nga modelet më të famshme të idustrisë së modës për shkak të formave të saj të bëshme. Dhe modelja ekspozoi trupin e saj në shullin grek të Mykonos. E veshur me bikini të bardha Ashley vuri në pah format e saj dhe dukej shumë tërheqëse. Bukuroshja 30-vjeçare shihet duke shijuar rrezet e diellit në plazh nën shoqërinë e miqve të saj.

Fantastike, në pasarelë duke ushqyer me gji fëmijën Modelja e "Sports Illustrated" i ka çuditur të gjithë ku u shfaq në pasarelë duke ushqyer fëmjën me gji. Mara Martin eci në pasarelë në Miami të hënën së bashku me vajzën e saj 5 muajshe Aria. Modelja ishte veshur me bikini ngjyrë argjendi dhe zbuloi në mënyrë strategjike gjoksin e djathtë, duke i mundësuar bebit Arian ushqyerjen me gji. Foshnja e vogël mbante në veshë kufje në debutimin e saj të parë të modelimit, për të shmangur frikën dhe tronditjen nga brohoritjet dhe duartrokitjet e të ftuarve në shfaqje. Falë zgjedhjes së saj Mara "vodhi" gjithë vëmenjdjen e eventit.

Ronaldo kalon tek Juventus, urimi special i Georgina Rodriguez Cristiano Ronaldo ka kaluar zyrtarisht tek Juventus. Transferimi i yllit të futbolli ishte lajmi më i bujshëm. Ronaldo, i shoqëruar nga djali dhe e dashura Gerogina Rodriguez bëri para dy ditësh analizat mjekësore në Itali. Për këtë lajm kaq të rëndësishëm nuk mund të mos mungonte urimi special i Georginas. Ajo ka publikuar një foto në InstaStory, me Ronaldon dhe djalin e tij Ronaldo JR. "Burrat e jetës sime. Urime dashuria ime", shkruan modelja. Në foto Ronaldo JR mban veshur fanellën e Juventus.

Rita Ora përballet me Dua Lipën në VMA Dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar, por yjet e muzikës thuhet se nuk kanë raporte miqësie me njëra-tjetrën. Por është eventi i VMA që ka vendosur përballë dy këngëtaret. Ato janë nominuar në kategorinë "Best Dance" në VMA dhe janë kundërshtare me njëra-tjetrën. Dua është nominuar me këngën "One Kiss" në bashkëpunim me Calvin Harris ndërsa Rita me këngën "Lonely Together" në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii. Dua Lipa është nominuar në tre kategori ndërsa Rita në dy kategori.


PORTRET

20

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Edukatorja dhe mësuesja e Shtëpisë së Fëmijëve Sarandë, një etalon i gruas së destinuar për të qenë misionare e patjetërsueshme e krijesës njerëzore

Kristina Kumi, edukatorja që ne e thirrëm “nënë...” S

akrifica të panumërta dedikuar fëmijëve jetimë dhe modesti e rrallë prej një gruaje të jshtëzakonshme. Këto karakteristika, arritën që ta kthejnë në një mitt ë vërtetë jetën e msionares Kristina Kumi, e cila, nga të gjithë fëmijët jetimë thirrej si nëna e tyre. Veprimtaria dhe jeta e saj për hir të të tjerëve ngjan si një roman e pashkruar, ku bota e sotme, e varfëruar për fat të keq dhe e shterpëzuar nga aspiratat dhe vlerat e humanzimit, duhet të hapë sytë dhe të mësojë më shumë kodin e vërtetë të dhembshurisë dhe të dashurisë, pa meskinitete e hipokrizi. Nënë Kristina, është model i sotëm i munguar i misionares dhe shejntores së heshtur që u dha dritë, shpresë e dashuri jetëve të vogla e të pafajshme....

Nga Ilir Çumani*

N

ë memorien e njeriut, ka in dividë që lënë mbresa e gjur më të pashlyeshme, të cilat të shoqërojnë gjatë gjithë trajektores së jetës. Kristina Kumi, ose siç e thërrisnim të gjithë ne ish - fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Nënë Kristina”, është më shumë se një fenomen njerëzor. Imazhi i mrekullueshëm i asaj gruaje trupvogël e të brishtë, por me fytyrë paqësore e të dhembshur, gjithmonë më ka magjepsur e frymëzuar, ka inspiruar të gjithë qënien time, duke ndikuar ndjeshëm në formëzimin e karakterit dhe të personalitetit tim si qënie humane. Ajo mbetet etalon i gruas së përveçme, e destinuar për të qenë një misionare e patjetërsueshme e krijesave njerëzore. Së pari, një nënë shembullore, pastaj një edukatore pasionante e talentuar, mësuese mbresëlënëse, motër e madhe dhe e dhembshur për të gjithë bonjakët e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, për plotë 20 vjet me radhë. Prezenca e saj në jetët tona të zbrazura, mbushi jo vetëm boshllëqet që jeta na i solli me shumicë, por mjekoi edhe plagët e shpirtrave të vegjël të trazuar, duke plotësuar përsoshmërisht figurën më engjëllore e më shpresëdhënëse në sytë tanë, atë të shejntores që Zoti na e bëri dhuratë në ato kohë të vështira. Me profesionin e arsimtares dhe edukatores, ajo i tejkaloi shumëfish përgjegjësitë e saj që i ngarkonte detyra. E lidhur ngushtë me profesioni e mësuesisë, me shumë dashuri e përkushtim, ajo hyri natyrshëm në jetët tona për të qenë pjesë organike e qenësishme, e pandashme edhe sot e kësaj dite që ne, ish - nxënësit e saj tashmë të rritur, ndërtuam familjet tona dhe jemi bërë

prindër, një pjesë edhe gjyshër. Në një moshë të thyer, në të mbi ’80 - tat e saj, nënë Kristina ende i mban kontaktet me të gjithë ne, ish - fëmijët jetim të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë. Skrupuloze e sqimatare, altruiste, fisnike dhe tepër e vëmendshme, kërkuese për çdo gjë që ishte në të mirën e fëmijëve, me një memorie fantastike edhe pse ka mbi 28 vjet që jeton në Athinë, ajo nuk i ka shkëpur asnjëherë lidhjet me çdonjërin prej nesh. Me merakun e madh të një nëne si Ajo, shpesh herë interesohet me detaje, pyet e merr informacion për sejcilin prej nesh, për hallet e problemet, për sukseset dhe mossukseset tona, jeton çdo çast me ne dhe për ne, trishtohet e lumturohet njëkohësisht, ashtu siç mund të bëj vetëm një nënë biologjike me krijesat e saj. Para viteve ’90 - të, Kristina Kumi njihej nga të gjithë sarandiotët si modeli më shembullor dhe i kompletuar i një gruaje që mishëronte virtytet më të larta njerëzore, si qytetare e denjë, grua, bashkëshorte, nënë, arsimtare profesioniste dhe misionare e humanizmit. Orët e punës në Shtëpinë e Fëmijës e kalonin cakun e kohës zyrtare (8 orarëshin). Vinte herët në mëngjes në punë dhe bënte zgjimin e fëmijëve, kujdesej për higjenën e

mëngjesit, na përgatiste mëngjesin për të ngrënë dhe na vishte përparesen e shkollës duke na përcjelle për në shkollë. Në mesditë, priste me padurim kthimin tonë nga shkolla, shtronte tryezën e drekës për ne, pastaj pushonim pak për t’u rikthyer në sallën e studimit, deri sa vinte mbrëmja. Pregatiste darkën, na shoqëronte te shtretërit për të fjetur dhe në mbrëmje vonë, me mëndje sërish të ngritur shkonte në shtëpinë e saj duke mos qenë asnjëherë e qetë... Sidomos kur ndonjë prej fëmijëve në institucion ishte i sëmurë, ose kishte

Mësuese Kristina dhe autori i shkrimit Ilir Çumani - viti 1981

pak temperaturë, ajo nuk do të shkonte atë natë në shtëpinë e saj, por do të gdhihej te koka, në shtratin e fëmijës, edhe pse në familje e prisnin të tjera detyrime, bashkëshorti me dy djemtë e vegjël të saj. Nënë Kristina punonte në mënyrë individuale me çdo fëmijë të grupit të saj, sidomos me vajzat e rritura, duke i mësuar në hollësi problemet që ato kalonin me rritjen në moshë. I mësonte si të mbanin higjenën e tyre personale, si të gatuanin, si të qepnin dhe të qëndisnin, si të bënin punët e vogla

Kristina Kumi me grupin e te vegjeleve te klases se pare - viti 1974

Kristina Kumi me Grupin e femijeve te rritur te Shtepise se femijes sarande, viti 1981

për të mbajtur pastër mjedisin ku jetonin dhe të kalonin kohën e lirë. E gjithë filozofia e punës së saj si metodiste profesioniste, synonte të nxiste dhe të kultivonte inisiativa personale të vetëveprimit, zhvillimin e imagjinatës dhe të pavarësimit tek çdo fëmijë, me qëllim, heqjen e klisheve nga barrierat frenuese që shpesh herë e mbanin peng pjesën më të madhe të fëmijëve, për shkak të traumave që ata i kishin të mbartura qysh nga koha e braktisjes nga familja apo nga humbja tragjike e prindërve. Kur fëmijët në Shtëpinë e Fëmijës përfundonin ciklin 8 vjeçar dhe dilnin nga ky institucion për të shkuar me bursë në shkollat e mesme apo të larta, ajo nuk do ti shkëpuste asnjëherë lidhjet me ta, por i forconte edhe më shumë kontaktet përmes letërkëmbimeve dhe korrespondencave të rregullta me sejcilin prej nesh, interesohej për mbarëvajtjen tonë. Edhe kur përfundonin shkollat, mësuese Kristina interesohej më pas që, këta fëmijë, të sistemoheshin me strehim, të kapnin një vend pune, duke shkuar dhe trokitur derë më derë në zyrat e Komiteteve Ekzekutive të kohës, në rrethet ku këta fëmijë mbaronin shkollat. “Jam nëna e filan vajze dhe e filan djali, që ka mbaruar këtë shkollë dhe ka marrë këtë profesion. Ju lutem, ku mund ta sistemojmë, se edhe ata duhet të ndërtojnë jetën e të krijojnë familjet e tyre si gjithë të tjerët....”, - ishin fjalët që nënë Kristina i mbante në gojë duke i artikuluar sa e sa herë nëpër zyrat burokratike të administratës së kohës. Sa e sa herë ka marrë pjesë në gëzime, ditëlindje, fejesa e dasmat e këtyre fëmijëve, duke marrë rolin e nënës për sejcilin prej tyre. Këtë e bënte me synimin që, këto vajza e djem të rritur prej saj në Shtëpinë e Fëmijës, të cilët vendosnin të martoheshin dhe të krijonin familje, të mos ishin kokëulur e zemërthyer përpara krushqisë dhe familjes së djalit / vajzës që ata kishin vendosur të lidhnin jetën e tyre. Jeta dhe veprimtaria e kësaj gruaje të heshtur e të thjeshtë, personifikon në substancë sakrificat më sublime njerëzore e mëmësore. Sakrificat e panumërta dedikuar fëmijëve jetim, modestia që kjo grua e jashtëzakonshme kishte, roli i kësaj misionareje me shtat të vogël, por me zemër të madhe, janë një film i pashfaqur në ekrane, pa bujë e publicitete, ato janë mjaft frymëzuese e inspiruese për çdokënd. Veprimtaria dhe jeta e saj për hir të të tjerëve, është një roman i pashkruar, ku bota e sotme, e varfëruar për fat të keq dhe e shterpëzuar nga aspiratat dhe vlerat e

humanizmit, duhet të hapë sytë dhe të mësojë më shumë kodin e vërtetë të dhembshurisë dhe të dashurisë, pa meskinitete e hipokrizi. Këtë bëri gjatë gjithë jetën e saj Shën Tereza; gjëra të vogla e të thjeshta, por me shumë dashuri të madhe e të pafund për njeriun, përjetën.... Sa të nevojshme e kemi si shoqëri të bëhemi çdo ditë e nga pak, një grimcëzë e vogël Shën Terezë. Vetëm kështu do të mund ti thyejmë barrierat e të keqes, të shëmbim muret e urrejtjes, të dhunës, lakmisë, smirës e xhelozisë, të braktisim shëmtinë e padëshiruar që po na depersonalizon e po na shpërfytyron, po na merr frymën dhe nuk po na çliron nga kthetrat e saj fatale. Tek po shkruaja këto radhë për nënë Kristinën, më kaplon një ndjenjë pesimizmi e dhimbje pafund. Mëndja më shkon tek fenomenet e rënda të realitetit të sotëm, siç janë dhuna në familje, jetët e humbura tragjikisht për shkak të kotësisë dhe çmendurisë së kohës që jetojmë si shoqëri. Asnjë arsye nuk e justifikon ç’vlerësimin e jetës, sado të vështira e të pamundura të jenë gjërat në dukje. Ato janë të tilla përkohësisht, mjafton të dimë me kurajo e mençuri të mbajmë gjallë shpresën dhe të gjejmë rrugët e duhura për zgjidhjen e problemeve, për një të nesërme më të mirë. Kristina Kumi dhe fëmijët jetim që ajo i rriti me shumë dashuri e përkushtim, (këta të fundit, falë saj e fituan betejën me jetën), janë shembulli më kuptimplotë i madhështisë që përcjell ky mesazh universal. Nënë Kristina, është modeli i sotëm i munguar i misionares dhe shejntores së heshtur që u dha dritë, shpresë e dashuri jetëve të vogla e të pafajshme, brenda mureve të një institucioni, aty ku dashuria, ngrohtësia e dhembshuria, triumfuan mbi vrazhdësinë, indiferencën, neglizhimin, përjashtimin dhe ftohtësinë. Ky shembull, është një leksion i madh dhe i nevojshëm për vazhdimësinë e jetës normale, për ekzistencën e shoqërisë njerëzore, për ndërtimin e një klime të shëndetshme harmonie dhe paqeje sociale në kohët e sotme. Faleminderit e shtrenjta Nënë e përjetshme e Jetimëve! Mirënjohje për gjithçka na dhurove nga vetja pa kushte. Ti dite dhe munde ti jepje kuptimin e vërtetë jetëve tona, na mësove si ta duam dhe ta çmojmë atë edhe kur ajo nuk tregohet shumë bujare.... *Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë


SPORT

21

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Shumë yje të njohur nuk arritën që të tregonin vlerat e tyre në Rusi, gjermanët zhgënjyen më shumë

K

upa e Botës është një ëndërr për shumë futbollistë të mëdhenj, por për të tjerë sjell dëshpërim dhe zhgënjim. Aq i rëndë është zhgënjimi në Kupën e Borës, saqë Roberto Baggio ende nuk e ka harruar penalltinë e humbur kundër Brazilit në SHBA 1994. “Më kujtohet çdo ditë, dhe më trazon mendjen”, ka deklaruar legjenda italiane në programin Tiki Taka. Nga Botërori i fundit me siguri që Neymar nuk ka fjetur aspak mirë nga ironitë e shumta në rrjetet sociale. Edicioni i fundit në Rusi solli shumë momente befasuese, por rezultoi dhe si makth për shumë yje të cilët nuk mundën që të tregonin vlerat e tyre. David De Gea (Spanjë) Portieri më i mirë i Premier League në sezonin e fundit, pësoi plotë 5 gola në 6 gjuajtje në kuadrat që ka pësuar gjatë Botërorit. Edhe pse vinte pas një sezoni fantastik me Manchester United, por në turneun e zhvilluar në Rusi ishte në hije. Gafa e rëndë në golin e dytë të Ronaldos, ishte një konfirmim për momentin delikat që po kalon portieri spanjoll. Joshua Kimmich (Gjermani) Ai është një nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në Botë, por Kimmich zhvilloi një turne për t’u harruar. 23-vjeçari nuk mundi që të ndalet Hirving Lozano e Meksikës, duke pësuar një veprim që solli dhe goli që vendosi fitoren e kundërshtarëve. Tashmë nuk i ngelet gjë tjetër veçse të harrojë Rusinë dhe të mendoj për t’u përmirësuar pasi ka rolin e vështirë për të zëvendësuar Philip Lahm te Bayerni. Gerard Pique (Spanja) Çdo dyshim mbi aftësitë mbrojtëse të Pique duket se u shuan nga loja shumë e mirë në sezonin e fundit në ekipin e Ernesto Valverde me Barcelonës. 31-vjeçari nuk bëri të njëjtën gjë

Nga De Gea te Messi, njihuni me 11 dështimet e Kupës së Botës

në Botëror, duke qenë një ndër fajtorët e një prezantimi shumë të dobët në mbrojtje. Në sfidën e parë vuajti ndaj Ronaldos, ndërkohë që më pas u vendos në vështirë nga Vahid Amiri i Iranit. Mats Hummels (Gjermani) Mbrojtësi i Bayern Munchen luajti shumë keq në humbjen e Gjermanisë ndaj Meksikë dhe nuk luajti kundër Suedisë. Ai u kthye për të zëvendësuar të pezulluarin Jerome Boateng në ndeshjen e fundit në grupe kundër Koresë së Jugut, por “pancerat” i dhanë lamtumirë turneut pas

humbjes 0-2. 29-vjeçari ishte në një formë shumë të dobët, duke mos treguar vlerat e tij të vërteta. Sami Khedira (Gjermani) Ishte gjë Khedira në Rusi? Mesfushori i Juventusit ishte një fantazmë e vërtet, duke treguar se i kanë mbaruar “bateritë” pas një sezoni të gjatë. Tifozët e Gjermanisë do të kishin preferuar që në vendin e tij të ishte Emre Can që është më i ri, por nuk ishte në formën më të mirë pas një dëmtimi. Fernandinho (Brazil) Mesfushori ka kaluar një super sezon me Manchester City-n

TRAJNERI

T

Hallgrimsson largohet pas 7 vitesh nga drejtimi i Islandës

rajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson është larguar nga drejtimi i kombëtares. Dorëheqja vjen pas plot 7 vitesh, ku arriti të hyjë në histori, pasi e çoi Islandën drejt sukseseve historike. Gjatë drejtimit të Heimir Hallgrimsson, Islanda mori pjesë në Euro 2016, ku edhe avancoi deri në fazën e çerekfinaleve, ku u eliminua nga Franca. Më pas, këtë herë skuadra islandeze u kualifikua për herë në

parë në një Kupë Bote, ku pavarësisht paraqitjeve të mira, nuk ia doli të kalojë fazën e grupeve. Lajmin për largimin e trajnerit

e dha vetë Federata e Futbollit në Islandë, e cila shtoi se shumë shpejt do të emërohet edhe pasardhësi Hallgrimsson.

duke fituar titullin kampion, por në Kupën e Botës, nuk ishte një zgjedhje e parë për Titen. Zëvendësues në 4 ndeshje deri në çerekfinale, ndërkohë që në ndeshjen ku e nisi si titullar ndaj Belgjikës, dështoi. Ai shënoi autogol ndaj Belgjikës, duke qenë thuajse vendimtar në rezultatin e ndeshjes. David Silva (Spanjë) Një tjetër yll i Premier League nga City, që ishte një hije e vërtetë ne Rusi. Lodhja dhe stresi nga problemet familje mund të ketë qenë një arsye. 32-vjeçari kontribuoi shumë pak

në 4 ndeshjet që u aktivizua, dhe vështirë se do ta shohim më në kombëtare. Mesut Ozil (Gjermani) Shpesh i akuzuar si një ndër më të dobëtit te Arsenali, Ozil ndërkohë ka pasur paraqitje konstante me për Gjermaninë. Por lojtari i Gunners nuk arriti të sjellë nuk tregoi asgjë në Rusi. Akuzat e shumta pas një foto me Erdogan, ka ndikuar jo pak edhe në lojën e mesfushorit. Thomas Muller (Gjermani) Ylli i Bayern Munich u grumbullua për shkak të eksperiencës së tij, por kjo nuk ka shërbyer aspak për “pancerat”. 28-vjeçari nuk la asnjë gjurmë gjatë këtij turneu, duke mos i shërbyer werner, që nuk tregoi asgjë në majën e sulmit. Robert Lewandowski (Poloni) Shënuesi më i mirë në Bundesligë, ishte shpresa e madhe e vendit të tij në Rusi. Ai nuk u ndihmua nga shokët e tij të cilët në fakt janë të një niveli mesatar. 29-vjeçari nuk shënoi në asnjë nga tre ndeshjet e grupit. Lionel Messi (Argjentinë) Më i madhi i të gjitha kohërave? Në Rusi nuk u duk thuajse në asnjë ndeshje. Ndihmoi një shumë të bukur, dhe dhuroi dy asist, por janë shumë pak për një futbollist të kalibrit të tij. Në disa ndeshje u duk sikur nuk kishte motivim, ndërkohë që u eliminua pas humbjes 4-3 ndaj Francës.

SULMUESI

Mbappe me zemrën e “artë”, dhuron shpërblimet e Botërorit për bamirësi

K

ylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror. Gjatë kampionatit ai kishte deklaruar se nuk kishte nevojë për para që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij. Gjëja e parë që ylli francez bëri pas fitimit të Kupës së Botës në fakt ishte dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të

sëmurë. Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë

eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.


SPORT

22

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Trajneri i kombëtares sonë ka folur edhe për kalimin e Ronaldos te Juventusi: Zgjedhje perfekte Rozalb Lika

C

hristian Panucci ka qenë pjesë e Real Madrid, aktualisht është trajner i Shqipërisë, por për “El Cope Partidazo” ka analizuar kalimin e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid te Juventus, ndërkohë që nuk ka harruar që të flasë dhe për karrierën e tij si futbollist. “Cristiano do të ketë sukses, sepse ai është shumë i mirë, pse të mos e bëjë “, tha Panucci, i cili në CV-në e tij si futbollist ka të shkruar ekipe si: Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid. “Është çmenduri normale për Cristiano-n, ai është më i miri në botë. Është një nënshkrimi shumë i zgjuar që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali”, tha ai. “Cristiano ka Champions-in në gjak”, tha fillimisht ai. Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe tregoi për largimin e tij nga Real Madrid pas dy sezone e gjysmë. “Doja të largohesha nga Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive, me keqardhje e them tani, kur u largova nga Madridi unë isha i bindur”. Italiani pas aventurës spanjolle shkoi tek Inter-i në Serie A në sezonin 1999-2000. Për sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist. Sipas trajnerit, me largimin e trajnerit

Panucci: Largimi nga Real Madridi ishte budallallëku më i madh i karrierës sime

Zidane dhe të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, sezoni i ri mund të jetë mjaft i vështirë për Realin e Madridit. “Ky mund të jetë një sezon i vështirë për ta, Zidane u largua, Cristiano po ashtu ... Nuk

është e lehtë të zëvendësohen ata dhe më shumë pas fitores së 3 Championse-ve radhazi”. Panucci ka qenë pjesë e Realit për 3 sezone nga 1996-199, duke luajtur në 73 ndeshje, teksa gjeti në tre

raste edhe rrugën e rrjetës. Karriera e trajneri të Shqipërisë ka qenë më e suksesshme te Roma, aty ku qëndroi nga viti 2001 deri në 2009, duke qënë një idhull për tifozët verdhekuq.

PORTUGEZI

STRATEGU

Juventus tjetër lëvizje Cristiano Ronaldo harron “galaktike”, ka gati firmën Realin, shet gjithçka në Spanjë edhe me Zidane

C Nga Spanja vjen lëvizja e radhës e bujshme në merkato, që lidhet me Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Realit, i cili ka fituar 3 Champions League radhazi do të rikthehet sërish te Juventusi, por këtë herë në rolin e një drejtuesi. “Libertad Digital” shkruan se që nga muaji tetor ai do të ketë rolin e këshilltarit për drejtorin sportiv, Fabio Paratici. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Itali, por ardhja e Ronaldos mendohet se e ka bindur për t’u bashkuar drejtuesve të bardhezinjve. Gjatë verës u përfol për një kalim të mundshëm te Juventusi, por në rolin e trajnerit. Fakti që Allegri zgjodhi që të rinovonte, ka sjell që klubi torinez t’i ofrojë një post të ngjashëm të cilën e ka pasur më parë edhe te Reali. Zidane kthehet pak pas në karrierën e tij, duke qenë se në qershor ai u largua në mënyrë të papritur nga stoli i Real Madrid-it, skuadër me të cilën fitoi tre tituj të Champions League në mënyrë të njëpasnjëshme. Ndërkohë që do të marrë një post në zyrat e Juventus-it, skuadër ku spikati edhe si futbollist. Një tjetër goditje ëndrrash për Juventusin, por këtë radhë në role drejtuese.

ristiano Ronaldo kërkon që të lërë pas çdo gjë në Spanjë dhe sipas gazetës “The Correio do Manha”, ai ka bërë plane për të ardhmen. Me një titull tronditës “Ronaldo shet gjithçka në Spanjë”, gazeta portugeze ka siguruar se Cristiano Ronaldo ka ndërmend t’i japë fund problemeve të tij me zyrën spanjolle të taksave. Lojtari portugez duket se po ndjek të njëjtin model si në vitin kur ai u largua nga Manchester United. Cristiano Ronaldo u shkëput nga rezidenca e tij në Mançester në një operacion që konsistoi në shitjen e pronave, nga të cilat ai fitoi 20 milionë euro. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe tani. Ai do të shesë shtëpinë luksoze në La Finca, të cilën ai e ka publikuar në rrjetet sociale dhe se sipas Correio do Manha prona ka më shumë se 4.000 metra prej të cilave 950 janë sipërfaqe e ndërtimit. Futbollisti i Juventusit ka edhe 22 automjete, të cilat janë të destinuara për t’u larguar nga Madridit. Makinat do të shpërndahen në Portugali, Funchal, El Algarve, Lisbonë dhe Sierra de Geres, ndërkohë që të tjerat do i marrë me vete në Torino. Shtëpia e re e Cristianos siç e kemi parë tashmë duket të jetë një vilë e mrekullueshme prej 1000 metrash, prej të cilave 200 janë për 8 dhomat e gjumit në tre kate, një pishinë dhe shumë pajisje të tjera, duke përfshirë dy hyrje sekrete për të siguruar që shtëpia të jetë një “bunker” për paparacët. Rezidenca ndodhet në Strada San Vito Revigliasco, në kodrën e Torinos

EFEKTI RONALDO

Juventus e City favoritë për të triumfuar në Champions

Champions League është kthyer në një obsesion në vitet e fundit për Juventus, pasi nuk kanë arritur që të fitojnë në dy finalet e katër sezoneve të fundit. Klubi bardhezi për të shtuar pretendimet për kompeticionin më të rëndësishëm për klube bëri goditjen e shekullit në merkato, duke rrëmbyer Cristiano Ronaldon në Torino. Kompanitë e basteve pas këtij transferimi kanë shtuar ndjeshëm shanset e bardhezinjve për të triumfuar gjatë këtij edicioni. Kompania e basteve “Bëin” e ka kuotuar skuadrën e Allegri me koeficientin 6.50, po aq sa Manchester City-in, duke qenë dy ekipet me më shumë shanse për triumfin final. Pas tyre vijnë menjëherë Reali dhe Barcelona me koeficientin 7.00, ndërkohë që pak më poshtë janë Bayerni me PSG me koeficientin 8.00.

DEKLARATA

Trajneri i Belgjikës këshillon Hazard: Ndrysho skuadër këtë verë!

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez beson se kjo është koha e duhur që Eden Hazard të largohet nga Chelsea. Duke folur për “Cadena SER”, Martinez tha se kjo është koha më e mirë për të provuar diçka të ndryshme. “Hazard mund të kryejë një projekt të ri në çdo klub të botës. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Për mua është shumë e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje nëse duhet të shkoj në Madrid. Ai mund të përshtatet në çdo ekip në botë. Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja dhe projekte të reja. Ndoshta është koha më e mirë për Chelsean dhe Eden që të ndahet. Unë do të isha shumë i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte pranuar ndonjë mega ofertë”, tha strategu i njohur. Belgu udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt vendit të tretë të Kupës së Botës, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime. Ai shihet si pasuesi ideal i Ronaldos, pas largimit të këtij të fundit te Juventusi.


SPORT

23

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Gjeorgjiani shënoi golin e barazimit që i dhuroi kualifikimin verilindorëve

K

ukësi ka arritur që të sigurojë një biletë për në turin e dytë eliminatorë të kualifikueseve të Champions League. Skuadra e Armando Cungut ka barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit të luajtur në Maltë ndaj Vallettës, teksa sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola. Pasi dështuan sezonin e kaluar për të kaluar qoftë edhe një tur në Uefa Champions League, këtë herë verilindorët ja dolën falë një gol në fushë kundërshtare i ardhur 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga gjeorgjiani Iralki Dzaria. Në këtë mënyrë nisi në mënyrën më të mirë aventura e dytë e Armando Cungut në stolin e Kukësit edhe pse loja e nënkampionëve të Shqipërisë në kryeqytetin e Maltës la shumë për të dëshiruar. Vendasit e dominuan takimin, por reagimi i Kukësit erdhi në fraksionin e dytë me Cungun që guxoi duke aktivizuar boshnjakun Harba, kroatin Spehar dhe Valon E’themin të cilët i dhanë më shumë freski sulmit. Pas shumë përpjekjeve Valleta zhbllokoi shifrat me italianin Santiago Mallano që në minutën e 67të mposhti Frashërin. Por në goditjen e parë në portë Kukësi, barazoi rezultatin falë Dzarias që shfrytëzoi asistin e Rrumbullakut për t’i dhënë kualifikimin Kukësit, një kualifikim që vlen mijëra euro për arkat

Kukësi vijon ëndërron Champions, i nderon Dzaira në Maltë

e klubit verilindor. Vangjel Zguro mori kartonin e dytë të verdhë edhe pse ishte i ulur në stol duke u larguar nga fusha por pavarësisht edhe 5 minutave shtesë që akordoi gjyqtari, Kukësi rezistoi dhe në fund verilindorët u larguan nga Malta shumë të lumtur. Tashmë Kukësi mendon për turin e dytë të Championsit aty ku me shumë gjasa do të ketë përballë Qarabagun ku luan Ansi Agolli, ndërsa me kualifikimin ndaj Valletas

KATALANASIT

Barcelona të ardhura rekord, 900 milionë euro në sezonin e fundit

Barcelona ka shënuar të ardhura rekord gjatë sezonit 2017/2018. Drejtues të klubit katalanas kanë bërë te ditur se këto të ardhura kanë kapur vlerën e 914 milionë eurove dhe se synimi i tyre është që në 2021 Barcelona të arkëtojë 1 miliard euro. Në të njëjtën kohë, Barcelona bën të ditur se fitimi operativ është 32 milionë euro, ndërsa ai neto arriti në 13 milionë euro. Barcelona, kampione e Spanjës dhe fituese e Kupës së Mbretit, verën e kaluar siguroi 222 milionë euro nga shitja e Neymar te PSG, ndërkohë që shpenzoi 160 milionë e 140 milionë euro për blerjen e Coutinho dhe Dembele. “Bordi drejtues bëri vlerësimin e bilancit financiar që ishte pozitiv. Ky bilanc është në linjë me planin strategjik tonin për arritjen e 1 miliard eurove të ardhura”, theksohet në një komunikatë të klubit.

Valletta-Kukësi 1-1 Valletta: Bonelo, Zerafa, Kamileri, Borg, Beltre, Santiago, Muskat, Alba, Piçolo, Saleh, Fontanela. Kukësi: Frashëri, Kordeiro, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Shkodra, Çyrbja, Zguro, Plaku. Golat: 67′ Mallano / 84’ Dzaria Gjyqtar: Pajac (Kroaci) Kartonë të verdhë: Zerfa, Alba/ Rrumbullaku, Shameti Karton të kuq: 87’ Zguro (dy të verdhë)

verilindorët kanë siguruar minimalisht pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues të Europa Leagues edhe nëse eliminohen nga turi i dytë

MAQEDONI

Shkupi barazon me gjigantët skocez, eliminohet me “nder” nga Europa League

Shkupi e mbylli me nder aventurën e saj në Europa League. Skuadra shqiptare që luan në Maqedoni barazoi 0-0 në takimin e kthimit ndaj gjigantëve skocezë të Glasgoë Rangers që drejtohen nga ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit Steven Gerard. Pas humbjes 2-0 në sfidën e parë, Shkupi bëri një paraqitje akoma më të mirë në takimin e kthimit përpara tifozerisë së saj në stadiumin “Philip 2 Arena” në kryeqytetin e Maqedonisë madje kishte disa shanse të mira për të tentuar edhe fitoren. Megjithatë në fund ky mund të konsiderohet një barazim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Zekerija Ramadani me Shkupin që u eliminua me nder nga Europa League.

PORTIERI

Courtois drejt kalimit te Reali, kërkon shtëpi në Madrid

në Champions League. Një sukses i madh për ekipin verilindor, që do të ketë mundësi që të lërë gjurmë nëse shorti do t’i rezervojë fat.

MBROJTËSI

Mavraj i jep fund telenovelës me Hamburgun, mbyll kontratën me gjermanët M ergim Mavraj nga sot nuk është futbollist i Hamburgut, duke mbyllur kontratën me klubin gjerman. Mbrojtësi i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit gjerman duke prishur kontratën pas një viti e gjysmë. Mavraj iu bashkua Hamburgut në janarin e vitit 2017, në të `cilin ishte titullar i padiskutueshëm. Por që në janarin e vitit 2018 ai fillimisht përfundoi në stol e më pas u dënua me kalimin te U21. “Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë””, ishin fjalët e Mavrajt në rrjetet sociale drejtuar tifozëve të Hamburgut. E ardhmja e Mavrajt është e paqartë, teksa skuadra më e interesuar është Deportivo la Coruna, që luan në kategorinë e dytë spanjolle.

Pasi e mbylli si portieri më i mirë i Kupës së Botës në Rusi, Courtois ka nisur që të kërkoj shtupi në Madrid, pasi shumë shpejt pritet që të nënshkruajë me skuadrën e Lopeteguit. Portieri i Chelsea-t gjithmonë është shprehur se do të kishte dëshirë që të jetonte në kryeqytetin e Spanjës. “Dëshira ime është të kthehem në Spanjë një ditë,” ka thënë gardiani spanjoll. “Onda Cero”, shkruan se sot Courtois ka qenë për disa orë në Madrid dhe më pas ka udhëtuar me avion privat për në Tenerive, aty ku është edhe duke kaluar pushimet e verës. Mendohet se portieri më i mirë i Botërorit në Rusi do të firmosë një kontratë me Realin, ku edhe do të jetë edhe portieri i parë duke i zënë vendin Keylor Navas-it.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E mërkurë, 18 KORRIK 2018

Presidenti Ilir Meta pret Komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn

Presidenti Meta: Gjithëpërfshirje për reformat në BE të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negoci-

K

omisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn zhvilloi një vizitë dje në Shqipëri, në kuadër të turit që po zhvillon në Ballkan. Pas Shkupit, ndalesa e radhës ishte Tirana. Komisioneri Hahn është pritur nga Presidenti i Shqipërisë,

Ilir Meta. Duke e cilësuar një takim të mirë me Kreun e Shtetit, Hahn në një postim në Twitter ka dhënë mesazhin se Shqipëria duhet të vijojë me reformat për të qenë sa më pranë BE. Gjatë takimit në Presidencë, kreu i shtetit, Ilir Meta çmoi angazhimin e menjëhershëm

P

mbledhje me qeverinë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë kryeministri dhe

atave të anëtarësimit vitin ardhshëm. Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. "Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e suksesshme të reformave", nënvizoi Presidenti i Republikës. Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

Kryeministri Rama: Na pret një punë jo e lehtë për negociatat

as takimit me Presi dentin, Komisioneri i zgjerimit në BE, Johanes Hahn, zhvillon një

komisioneri dhanë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Kreu i qeverisë shqiptare, në prani të zyrtarit të lartë të BE-së, ka theksuar se procesi deri në marrjen e rekomandimit të çeljes së negociatave nuk do të jetë i lehtë. "Faza përgatitore do të jetë një angazhim i përditshëm. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. E rëndësishme është që procesi të vijojë. Puna përgatitore nuk do të jetë e lehtë, megjithatë qeveria shqiptare do ta përdorë kohën me efikasitet. Zotohemi se punën përgatitore do ta bëjmë me efikasitet të lartë, në mënyrë që të përmbushim konkluzionet dhe këshillat e BE-së", tha Rama.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.