Koha Jone_18 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Gjykatat rrëzojnë 30 qershorin e PS E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 170 (8611)

E enjte, 18 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë marrë dje dy vendime që përmbysin gjithëçfarë ka bërë deri më sot Partia Socialiste, siç janë zgjedhjet fasadë të 30 qershorit. Gjyqtarët, me dinjitet profesional, nuk pranuan t’i jepnin mandatet kryetarëve që fituan në zgjedhjet moniste, duke rrëzuar kështu gjithë procesin e votimeve të PS-së, çka pritet që edhe gjykata të tjera të veprojnë me kurajo e dinjitet kushtetues, si të Tiranës dhe Durrësit

Presidenti Ilir Meta takon ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi

FAQE 3

ISH-MINISTRI

Arben Malaj mesazh deputetëve të Rilindjes: Do ballafaqohemi në parlament FAQE 7

KRYEMINISTRI

Rama: Jemi për dialog, por mandatin e qeverisë nuk e diskutojmë

KREU I SHTETIT

Presidenti propozon Petraq Milon për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

FAQE 9

FAQE 8

VOTIMET

Voltana Ademi dorëzon padinë për 30 Qershorin: Në ditët në vijim do të ketë zhvillime

FAQE 5

NËNKRYETARI I LSI

Në foto: Presidenti Ilir Meta me ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi

FAQE 24

PRECEDENTI

Vasili: Anëtarët e Lajthit Rilindja: KQZ do të përgjigjen Nuk njohim vendimet për shkeljet e e gjykatave Kushtetutës dhe ligjit për 30 qershorin FAQE 2

AZILANTË

Shkelën Schengen, Franca kthen 46 shtetas shqiptarë FAQE 14

FAQE 14


POLITIKE

2

E enjte, 18 KORRIK 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësti: Lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike. Mandatet do t’i japë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor

Lajthit Rilindja: Nuk njohim vendimet e gjykatave për 30 qershorin P artia Socialiste nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Durrësit që refuzoi dhënien e mandatit për kandidaten e saj për kryebashkiake. Numri dy i PS-së, Taulant Balla sulmoi sot gjyqtaren që dha vendimin, duke e cilësuar si lajthitje dhe antiligjore vendimin e institucionit të drejtësisë. Në deklaratën e kreut të deputetëve të PS thuhet se mazhoranca nuk do të pranojë edhe vendimet e tjera që mund të marrin gjykatat për 30 qershorin! Balla lë të kuptohet se pasi mandatet e kryebashkikëve të PS të miratohen në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, të zgjedhurit në votimet monopartiake do të marrin detyrën. “Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se dëshpëruar për kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë.

Pavarësisht kësaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë

NDIHMËS SEKRETARI I SHTETIT

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Euroazinë, PhilipReekerka folur për situatën në Shqipëri në takimin e Këshillin Atlantik, në Uashington. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejakilimin e krizës së

tanishme.“Gjithmonë kam një bast me stafin që nuk mund të kalojë një ditë pa më pyetur për Ballkanin. Kam kaluar shumë nga jeta ime personale dhe profesionale në Ballkan.Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë. Është aleat i NATO-s, kemi punuar ngushtësisht dhe kemi punuar fort me ta. Ky vend erdhi nga

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”,- tha Balla. Ai shtoi se gjykatat vetëm bëjnë një vërtetim të thjeshtë të procedurave të zgjedhjeve dhe nuk i gjykojnë ato. “Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto

vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme”,- shkruan Balla në Facebook. Deklarata e Taulant Ballës është një precedentë i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Mosnjohja e një vendimi gjykata nga qeveria tregon se mazhoranca ka vendosur me çdo kusht të

mos respektojë asnjë kriter minimal ligjor. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Durrësit mund të çohet në apel nga kandidatja, PS e ka bërë nul gjithë sistemin jurdik në vend duke u pozicionuar në mënyrë flagrante kundër ligjit. Kjo deklaratë bëhet edhe më e rëndë, për faktin se vjen nga deputetë dhe njerëz të rëndësishëm në PS që në çdo fjali nuk harrojnë të përmendin rëndësinë e ligjit dhe gjykatave. Sot që gjykata ka dhënë një vendim që nuk u pëlqen, po këta deputetë thonë se nuk njohin drejtësinë, madje edhe kërcënojnë gjyqtarët.

Reeker për krizën në Shqipëri: Nuk kemi thënë se çdo gjë është perfekt një eksperiencë unike, pasi dolën nga era e Hoxhës, një eksperiencë e ndryshme nga vendet e tjera gjatë Luftës së Ftohtë. SHBA kanë qenë miku më i mirë i Shqipërisë, kemi punuar fort për ta futur në rrugën e anëtarësimit në NATO. Jemi krenarë për këtë fakt.Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jam krenar për shqiptarët gjatë javëve të fundit. Nuk mund të bojkotosh parlamentin, ose të lësh mandatet. Duhet të përdorësh këto institucione,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

duhet të përdorësh gjykatat, duhet të caktosh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të përdorësh këto mjete për të kaluar këto kohëra të vështira politike.SHBA nuk do të arbitrojnë politikën e brendshme shqiptare, por do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë palët që të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur për të kaluar këtë me mjetet kushtetuese që keni. Duhet të mbajmë mend që ne në SHBA, na u desh ca kohë që të bëjmë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

gjërat mirë. Nuk kemi thënë se është kryer kjo gjë apo është perfekt. Por institucionet janë çelësi“,-tha Riker. Në një postim në Twitter, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, FloretaFaber e përmblodhi në këtë mënyrë fjalën e Reeker: “Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 18 KORRIK 2019

Gjykatat rrëzojnë 30 qershorin e PS

Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë marrë dje dy vendime që përmbysin gjithëçfarë ka bërë deri më sot Partia Socialiste, siç janë zgjedhjet fasadë të 30 qershorit. Gjyqtarët, me dinjitet profesional, nuk pranuan ti jepnin mandatet kryetarëve që fituan në zgjedhjet moniste, duke rrëzuar kështu gjithë procesin e votimeve të PS-së, çka pritet që edhe gjykata të tjera të veprojnë me kurajo e dinjitet kushtetues, si të Tiranës dhe Durrësit Gjykata e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë marrë dje dy vendime që përmbysin gjithë çfarë ka bërë deri më sot Partia Socialiste, siç janë zgjedhjet fasadë të 30 qershorit. Gjykata e Durrësit refuzoi t’i japë mandatin e kryetares së bashkisë, kandidates së PS në këtë qytet Valbona Sako. Trupi gjykues që duhet të verifikonte ligjshmërinë e mandatit që i ka dhënë KQZ-ja, Sakos, ka gjetur shkelje në procedurën që ka ndjekur ky institucion duke e bërë të pavlefshëm procesin e 30 qershorit. Konkretisht, partia Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afateve ligjore të Kodit Zgjedhor nga ana e KQZ. Në këtë mënyrë, gjykata vlerëson se fletët e votimit, procesi i zgjedhjeve më 30 qershor dhe shpallja e rezultateve nga ana e KQZ janë të pavlefshme. E thënë thjesht, Gjykata e Durrësit vlerëson se më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje në këtë qytet. Ndërsa Gjykata e Tiranës në trajtimin e vlefshmërisë së mandatit të kandidatit të PS në Vlorë, Agim Kajmaku, vlerëson se nuk ka kompetencë për të trajtuar këtë çështje. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ia ka kaluar këtë çështje Gjykatës Administrative, por thelbi i vendimit është se kandidati i PS në 30 qershor nuk e ka marrë mandatin. Vendimet e dy gjykatave janë të apelueshme dhe nuk dihet se çfarë do të vendosin gjykatat e shkallëve të tjera, por mesazhi që erdhi dje nga drejtësia është se procesi i 30 qershorit ka probleme të rënda ligjore. Dy kandidatë të PS nuk morën mandatin me vendim gjykate dhe kjo tregon se farsa e votimeve monopartiake nuk mund të pranohet si normalitet. Kandidatët mund të ankimojnë vendimet në shkallët e tjera të gjykatave, por gjithsesi çështja do të

përfundojë në Gjykatën e Lartë, e cila nuk dihet se kur do të jetë në funksion të plotë. Rasti i Durrësit është më domethënës për problemet ligjore që ka procesi. Trupi gjykues i është referuar për vendimin që mori dje edhe raportit të OSBE/ODIHR, i cili thekson se KQZ-ja marrë vendime jo normale dhe ka shkelur ligjin me regjistrimin e kandidatëve në zgjedhje. Ky argument i certifikuar dhe nga ndërkombëtarët e bënë edhe më të besueshëm gjithë manipulimin që ka ndodhur me 30 qershorin, ndonëse ishte vetëm PS-ja e vetme në kandidim dhe krejt komisionet i kishte ajo si forcë politike. Një pjesë e gjykatave në vend kanë dhënë vendime për njohjen e mandateve të kandidatëve të PS që ishin vetëm në garën e 30 qershorit nën presionin politik të mazhorancës dhe të vettingut. Ndërkohë që shkeljet ligjore me procesin nuk kanë qenë të pakta. Shkeljet nisin që me zhvillimin e votimeve nga PS-ja pa dekretin e Presidentit dhe përfundojnë me

parregullsitë që janë shkruar qartë dhe në raportet e ndërkombëtarëve. Mungonin vetëm gjyqtarë që s’kanë frikë nga Vettingu dhe që nuk u tremben kërcënimeve të PS-së dhe deputetëve të saj. Dje në Durrës, gjyqtarja që dha vendimin edhe pse është vënë në sulme nga ana e Rilindjes, meriton të vlerësohet si gjyqtare me integritet profesional. Vetëm duke zbatuar ligjin për pushtetin vendor vendosi të rrëzojë gjithë farsën e 30 qershorit dhe nxori zbuluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si institucioni që ka bërë shkeljet më të rënda ligjore në historinë e tij. Pas vendimit të Durrësit, pritet që dhe gjykatat e tjera në vend të japin vendime të ngjashme. Që votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje, nuk ishin normale dhe nuk ishin as të ligjshme këtë e dinë të gjithë, përfshirë edhe ndërkombëtarët. Mbetet vetëm që gjyqtarët të ciklët kanë integritet dhe përgjegjësi për detyrën që mbajnë dhe nuk janë pengje të pazareve, të lexojnë ligjin ashtu siç duhet, duke shpallur nul

një proces zgjedhjesh që realisht nuk ekziston. Qeveria që tashmë kontrollon çdo gjë dje është gjetur në befasi me vendimin e Gjykatës së Durrësit. Një akt gjykate çarmatosi gjithë propagandën dhe mashtrimin e PS me 30 qershorin duke nxjerrë në pah shkeljet e rënda ligjore, për të cilat dikush do të japë llogari. Për të mos lejuar që shembulli i Durrësit të ndiqet edhe nga gjykatat e tjera, numri dy i PS-së, Tualant Balla kërcënoi dje gjyqtaren. Me një gjuhë që nuk është normale për njeriun më të rëndësishëm pas Edi Ramës në PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk njeh vendimet e gjykatave. Pas farsës antiligjore të 30 qershorit qëndrimin për të mos njohur vendimet e drejtësisë është skandali më i madh që vjen nga Partia Socialiste. Ashtu si me dekretin e presidentit, Balla praktikisht la të kuptohej se vendimet e gjykatave do t’i shqyrtojë KQZ-ja! Një qëndrim i tillë ligjërisht është antikushtetues, moralisht është çmenduria e radhës se Rilindjes. Mili Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 18 KORRIK 2019

Kreu i PD-së përshëndet vendimin e gjykatës: Farsa e 30 qershorit, masakër ndaj Kushtetutës, ligjit dhe standardeve

Gjykata s’i dha mandat Sakos në Durrës, Basha: Ka ende shpresë

KREU I BINDJES DEMOKRATIKE

“Votimet e 30 qershorit nul”, Patozi: Vendimi i Durrësit i porositur nga kamikazë

P

ak ditë më parë, Partia Demokratike i bëri thirrje gjyqtarëve, që të mos certifikojnë kryebashkiakët e Partisë Socialiste, pasi sipas tyre zgjedhjet e 30 qershorin ishin farsë, dhe se gara e vërtetë elektorale sipas opozitës, do të bëhet më 13 tetor, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Dhe nisur nga kjo, vendimin e Gjykatës së Durrësit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e quan shpresë se në vend ka gjyqtarë që kanë prioritet Kushtetutën dhe jo t’i shërbejnë Edi Ramës. Kreu i opozitës i në reagimin e tij, paralajmëron të gjithë atë që sipas tij u bënë pjesë e farsë të 30 Qershorit do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Përmes një qëndrimi publik në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, lidhur me vendim e gjykatës në Durrës, e cila refuzoi të quajë si të ligjshëm mandatin e Valbona Sakos për të drejtuar Bashkinë e Durrësit, Basha tha se votimet e 30 qershorit ishin një masakër ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. “Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e

gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak”, u shpreh dje Basha. Ndërsa në vijim të reagimin të tij, kryedemokrati thekson se farsa e 30 qershorit është një

grusht kriminal institucional i Edi Ramës. “Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë

pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.

KRYEBASHKIAKJA E SHKODRËS DEPOZITON NË PROKURORI KALLËZIMIN PENAL PËR KRIMET ELEKTORALE

K

ryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka depozituar një padi penale lidhur me procesin zgjedhor të 30 Qershorit në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor, Shkodër. Sipas Ademit kjo bëhet për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore për të cilat tha se janë të paligjshme dhe përveç kësaj shtoi se janë marrë letërnjoftimet e qytetarëve pa dijeninë e tyre për të votuar. “Kam ardhur sot para Prokurorisë për të bërë kallëzimin penal për krimet elektorale të 30 qershorit. I bëj thirrje Prokurorisë të bëjë punën, të zbatojë ligjin, të hetojë. Shkodranët dhe shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Me dorëzimin e kësaj dosje dua të shpresoj dhe besoj se organet hetimore do të vijojnë punën bazuar në fakte që janë parashtruar në kallëzimin penal që janë parashtruar sot nga ana ime. Në dosje paraqiten të dhëna dhe fakte që lidhen me krimet elektorale, me vepra penale që kanë kryer persona të angazhuar me 30 qershor, të cilët për

Voltana Ademi dorëzon padinë për 30 Qershorin: Ditët në vijim do të ketë zhvillime

veprat që kanë kryer janë krime elektorale. Marrja e paligjshme e letërnjoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Policisë së Shtetit janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e Rrethit

Gjyqësor Shkodër, ndërkohë që në ditët në vijim do të presim të shohim atë që do të ndodhë”, tha Ademi. Duke iu përgjigjur edhe interesit të lartë të gazetarëve nëse do të pranojë të lirojë zyrën e bashkisë kandidatit fitues Valdrin Pjetrit, Ademi theksoi

se e vetmja gjë që kërkon është që drejtësia të vihet në vend. E pyetur nëse do të lirojë zyrën më 12 Gusht, të zgjedhurit Socialist, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës tha se priten zhvillime politike. “Ajo çfarë ne duam është të shohim drejtësia që të vihet në vend. Zhvillime të tjera priten dhe ne do t’ia lëmë çdo dite të provojë atë që ka ndodhur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Lejomëni meqenëse jemi në një situatë të tillë, që në një situatë tjetër që ta lëmë për të parë në atë kohë ç’do të ndodhë”, deklaroi dje kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Shkodra ishte një nga Bashkitë ku më 30 qershor u votua vetëm për kandidatët e Partisë Socialiste, ndërsa opozita që nuk mori pjesë në proces në vazhdimësi ka publikuar ato që i quan prova të krimit zgjedhor dhe paligjshmërisë.

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Durrësit, e cila nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit pasi kjo parti është regjistruar jashtë ligjit në këtë proces. Patozi akuzon Lulzim Bashën për këtë vendim dhe lë të kuptohet se procesi nuk mund të vlerësohet me një vendim gjykate, që siç thotë ai ishte një vendim i çmendur dhe i porositur, por pa dhënë detaje se mbi kë ngriheshin dyshimet e tij. “Ndaje mendjen, o jurist! Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimin elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty. Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit. Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë. Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë. E nise këtë punë me gënjeshtrën që Bindja Demokratike mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të delegjitimuar procesin. Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”. Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket”, u shpreh në reagimin e tij, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.


POLITIKE

5

E enjte, 18 KORRIK 2019

Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako

G

jykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit. Gjyqtarja, Mimoza Margjeka, argumenton se Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve ligjore, gjë që e bën nul edhe 30 qershorin. Po ashtu edhe Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë konfirmimin e mandatit për Agim Kajmakun në Vorë. Vendimi i Durrësit Me një vendim të papritur dhe ndryshe nga gjykatat e rretheve të tjera që i kanë vërtetuar mandatet e disa prej kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste në disa bashki, Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë vërtetimin e mandatit kryebashkiakes të zgjedhur më 30 qershor për bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sakos. Në vendimin e saj, Gjykata e Durrësit argumenton se partia Bindja Demokratike, që çoi në garë përballë Sakos, Valbona Sakollarin, është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në vendim thuhet se Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Në momentin e paraqitjes së kërkesës “Partia Bindja Demokratike”, nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik, pasi në mbështetje të nenit 9/2 të ligjit “Për Partitë Politike”, “Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe

Durrësi e Vora rrëzojnë 30 qershorin, gjykata nuk njeh mandatin e kandidatëve të PS

regjistruar atë”. Gjithashtu Partia ‘Bindja Demokratike”, duke mos qenë e regjistruar në Gjykate, në momentin e paraqitjes së kërkesës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, nuk kishte zotësi juridike për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime, sikurse është marrja pjesë në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”, citohet në vendim. Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e vlerëson të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike

në zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu, Gjykata në vendimin e zbardhur, shpall të pavlefshëm edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Durrës, fletë ku kishte dy emra, Valbona Sakon nga PS dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike. Në argumentin e tretë të vendimit, thuhet se edhe rezultati i votimit për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit, është i pavlefshëm. Me këtë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë së Durrësit që

mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka, do të pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili është i formës së prerë. “Gjykata bazuar në nenin 60 pika 1 e ligjit 139/2015 për qeverisjen vendore, vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkueses Valbona Sako për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të bashkisë Durrës”, - thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit, ndaj të cilit mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit të Durrësit brenda afatit ligjor 5 ditor, duke filluar nga e sotmja, 18 korriku.

KANDIDATJA E PS Gjykata nuk ia dha mandatin, Valbona Sako: Do ta çoj në Apel!

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos i japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sakos, që fitoi në votimet e 30 qershorit. Sipas gjykatës, arsyeja e këtij refuzimi është bërë mosregjistrimi në kohë i Bindjes Demokratike, që mori pjesë në zgjedhje. Ndërkohë, në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Kujtojmë që bashkia e Durrësit drejtohet nga Vangjush Dako. Valbona Sako u shpall fituese më 30 qershor, përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari. Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori. Në vendimin e saj, gjykata argumenton se Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, në tejkalim të afatit për regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ. Në këto kushte, duke e konsideruar të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit, gjykata shpall të pavlefshme edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar të Bashkisë Durrës dhe si pasojë edhe rezultatin e votimit. Vendimi mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka. Ndërkohë vendimi për zgjedhjet është dhënë nga Kolegji Zgjedhor si gjykata më e lartë vendimmarrëse për procesin zgjedhor.

GJYKATA SHPALL MOSKOMPETENCË, MANDATI I AGIM KAJMAKUT TË PS-SË ZGJIDHET NË GJYKATËN E LARTË

P

as refuzimit nga gjykata e Durrësit, edhe ajo e Tiranës ka shpallur mos kompetencën për të shqyrtuar mandatin Agim Kajmakut të PS-së për bashkinë e Vorës. Por ky rast është më i vështirë, pasi gjyqtarja Arjana Gunbardhi ka vendosur të mos e regjistrojë socialistin si kryetar bashkie, sepse vlerëson se kjo çështje është kompetencë e Gjykatës Administrative. Në këto kushte, kur ka një konflikt mes dy gjykatash për kompetencat, ajo që vendos është Gjykata e Lartë. Kur kjo gjykatë është jo funksionale, ngelet e vështirë për tu lexuar se kur në Bashkinë Vorë do të vendoset fituesi i 30 Qershorit, Agim Kajmaku. Vendimi i pazbardhur Gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut, kryebashkiakut

Gjykata e Tiranës: Mandatin e kryebashkiakut të Vorës ta shqyrtojë Administrativja

të Vorës dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një vendim të 15 korrikut 2019 me firmë të gjyqtares Ariana Gunbardhi, thuhet se Gjykata e

Tiranës, do ja kalojë kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative. Gjykata vendosi “shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes

me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e djeshmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Por ndryshe nga Gjykata e Durrësit që teksa refuzoi t’i njohë mandatin kryebashkiakes Valbona Sako përdori argument regjistrimin jashtë afateve ligjore të Bindjes Demokratike në KQZ, Gjykata e Tiranës nuk ka marrë fare vendim për t’i dhënë apo jo vërtetësinë e mandatit Agim kajmakut, por thjesht ka shpallur

moskompetencë. Nuk dihen ende argumentet e këtij vendimi, në një bashki, që ndryshe nga ajo e Durrësit, Agim Kajmaku nuk kishte kandidatë përballë, siç ishte Valbona Sakollari i Bindjes në qytetin bregdetar të Durrësit. Këto ditë, gjykatat në rrethe të tjera kanë nisur të vërtetojnë mandatin e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dhe konkretisht, edhe të atyre që në garë kanë pasur kandidatë nga Bindja Demokratike. I tillë është rasti i Bashkisë së Kolonjës, ku Erion Isai nga PS kandidonte përballë Fatjon Lekës së Bindjes Demokratike. Pas kërkesës që ai bëri në Gjykatë, Gjykata i dha mandatin. Njëjtë edhe me Mallakastrën, Kukësin, etj. Safet Gjici i propozuar nga Partia Socialiste, garoi përballë një kandidati të Bindjes Demokratike, Abedin Oruçi.


POLITIKE

6

E enjte, 18 KORRIK 2019

Kryetarja e LSI-së: Prokurorja e Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ-së

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, e cila ka vendosur që të mos pranojë mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, Valbona Sako. Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi e cilëson pavlefshmëri absolute dhe thekson se vendimi i gjykatës tregoi se që në hapin e parë procedural e administrativ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin. Sipas saj, që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ-së është nul. Në vijim të reagimit të saj, kryetarja e LSI-së i bën thirrje gjithashtu, Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për shpërdorim detyre në ngarkim të anëtarëve të KQZ-së. “Nul! Pavlefshmëri absolute! Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative. Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim. Gjithçka konsiderohet nul. A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?

Rrëzimi i 30 qershorit në Durrës e Vorë, Kryemadhi: Pavlefshmëri e zgjedhjeve

Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka pasur. E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ? I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ”, u shpreh dje në reagimin e

saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. ODIHR si Gjykata e Durrësit Gjykata e Durrësit nuk pranoi të mërkurën që të vërtetojë mandatin e kërkuar nga kandidatja socialiste për kryebashkiake, Valbona Sako. Vendimi i kësaj gjykate shkon në përputhje me deklaratën e bërë nga misioni i ODIHR një ditë pas votimeve të 30 qershorit,

kur u tha se regjistrimi i Bindjes Demokratike nga KQZ nuk ishte në përputhje me ligjin. “KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së sapo regjistruar, Bindjes

Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtëmujore”, thuhet në deklaratën e ODIHR-it. Më tej theksohet: “Më 2013-ën dhe 2015-ën, KQZ-ja refuzoi regjistrimin e Partisë Civile të Shqipërisë dhe Partisë Shkodra 2015, të cilat nuk kishin paraqitur vendime të formës së prerë të gjykatës për regjistrimin e tyre si parti politike”. Ndërkohë ky argument është prezantuar dje edhe nga Gjykata e Durrësit, e cila thekson në vendimin e saj se në momentin e paraqitjes së kërkesës “Partia Bindja Demokratike, nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik, pasi në mbështetje të nenit 9/2 te ligjit ‘Për Partitë Politike’: ‘Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë’. Gjithashtu Partia ‘Bindja Demokratike’, duke mos qenë e regjistruar në Gjykatë, në momentin e paraqitjes së kërkesës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, nuk kishte zotësi juridike për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime, sikurse është marrja pjesë në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes vendore të datës 30.06.2019. Sa sipër, rezulton se Partia Bindja Demokratike është regjistruar si subjekt zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-s) në shkelje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe nenit 9 të Ligjit “Për Partitë Politike””, thekson Gjykata e Durrësit në vendimin e saj.

ISH-DEPUTETI DEMOKRAT: NUK KA ZGJEDHJE ME RAMËN. PROTESTAT NUK DO TË NDALEN, AS NË VERË AS NË DIMËR

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për “Fax News” ndau opinionet e tij lidhur me rrëzimin e mandateve të deputetëve nga disa gjykata të vendit. Gjatë bisedës Balliu u shpreh se Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj që s’ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. I pyetur lidhur me vijimësinë e aksionit opozitar, ish-deputeti theksoi se protestat do të vazhdojnë pa pushim edhe gjatë sezonit të verës, por edhe gjatë muajve të ardhshëm deri në largimin e kësaj qeverie. Pjesë nga intervista Si e komentoni vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin Valbona Sakos? Ky vendim është i drejtë, sepse aty gjen shkelje kushtetuese. por jo vetëm. Nuk ka asnjë institucion legjitim të drejtë dhe të pavarur që mund të njohin votimet e 30 qershorit. Çdo gjykatë tashmë duhet ta shpallë të paligjshme këtë

Klevis Balliu: Rrëzimi i 30 qershorit nga gjykatat, i bëjnë votimet nul

gjë. Aty u cënua dhe u dëmtua dhe u godit demokracia dhe pluralizmi. Unë nuk do ti futem teknikaliteteve, por votimet e 30 qershorit janë nul. Çfarë pritet të ndodhë në 13 tetor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti për të zhvilluar zgjedhjet e reja? Çështja e pluralizmit dhe

demokracisë nuk është një çështje datash por një përballje midis shqiptarëve. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk kanë datë. Opozita do ta vazhdoj betejën deri në fund deri sa kjo gjë të realizohet. Duhet të kemi parasysh se sot shqiptarët po helmohen për shkak të korrupsionit të AKU-së. A do të marrë pjesë PD në zgjedhjet e 13 tetorit? Kjo nuk është një çështje datash, nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramës kryeministër, Të presësh që të organizoi zgjedhjet Edi Rama është njësoj si grabitësit e Rinasit të bëhen roje në aeroportin e Rinasit. Si mund të organizohen zgjedhjet nga ata të cilët i vodhën dhe këtë gjë nuk e thotë PD, pavarësisht denoncimeve tona prej 2 vitesh. Këtë gjë e tha “Bild”. Aksioni opozitar, sa është

arritur ky qëllimi dhe si do të vijojë ky aksion? Aksioni opozitar vazhdon dhe do të vazhdojë dhe nuk do të ketë asnjë pushim. Fal këtij aksioni të gjithë e kanë marrë vesh se Edi Rama është në hajdut i cili i vjedh zgjedhjet dhe kur është i vetëm pa asnjë konkurrent. Si do të bëhen zgjedhjet kur opozita nuk i ka votat në KQZ? Që të gjithë ata aty janë pjesëtarë aktivë të grupit i cili organizoi grushtin e shtetit në 30 qershor. Edi Rama nuk e jep dorëheqjen, sepse ka frikë. Jeta e tij do të shkojë drejtë gjykatave dhe fati do të jetë i vulosur. Më thoni ju lutem tek çështja e Unazës, si ka mundësi që nuk është arrestuar asnjë person dhe të merren përgjegjësit. Por të gjithë ata persona të cilët prej 9 muajsh janë shoqëruar pothuajse të

gjithë në burg. Është moment tani që të gjithë këta persona që udhëheqin duhet të dalin para përgjegjësisë. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet edhe nëse është verë apo dimër ne do të jemi në protestë deri sa të shkërmoqet e gjithë kjo gjë. Një komenr lidhur me kërkesën e 28 deputetëve për shkarkimin e Malaj? Ajo është çështje e tyre dhe unë nuk kam interes për të. Ajo është lufta midis Partisë Socialiste dhe Rilindjes. Kjo është pjesë e luftës së tyre. Ky veprim fakton se të gjitha akuzat për korrupsion gjatë kësaj qeverisje janë nul. Reagimi i Astrit Patozit dhe përgjigja e kthyer Lulzim Bashës, si e komentoni këtë gjë? Flasin ata që janë pa shkollë për universitetin ku ka përfunduar studimet Lulzim Basha. I treti në botë më i miri. Këta janë tradhtar me kohë. Marrin rrogën dhe zhduken pastaj. Është koha që të vendosin qytetarët, boll vendosën bandat.


POLITIKE

A

7

E enjte, 18 KORRIK 2019

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë rrëzon alibinë e PS-së: Thelbi i kërkesës së 28 deputetëve nuk është ai për të cilin ata përbetohen

nëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj ka reaguar sërish pas nismës së Partisë Socialiste për ta shkarkuar atë nga detyra me pretendimin për “shkelje të etikës”. Në një mesazh të përcjellë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Malaj përgënjeshtron akuzën e deputetëve socialistë se në asnjë dalje publike nuk i ka shërbyer plotësimit të mandatit si anëtar i Bankës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, Malaj sqaron se daljet publike kanë qenë për domosdoshmërinë e reformave strukturore në ekonomi, për stabilitetin te financat publike, etj. Nga ana tjetër, Malaj paralajmëron se do të ballafaqohet në Parlament me socialistët, që kërkojnë shkarkimin e tij, duke theksuar se aty do të bëjë publike edhe listën konkrete të angazhimeve të tij. “Akuza e deputetëve… Në asnjë dalje publike nuk i ka shërbyer plotësimin të mandatit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Në asnjë?! Daljet e mia publike për (I) domosdoshmërinë e reformave strukturore në ekonomi; (II) domosdoshmërinë e stabilitetit të financave publike; (III) paralajmërimi i parë profesional për investitorët pa njohuri investimi në tregjet financiare, dhe sidomos në monedhat virtuale të mos bëheshin viktima të tyre; (IV) artikujt publik për riskun reputacional të bankave qendrore; (V) analizat e thella për kufizimet e politikave monetare e fiskale, “pamundësinë e arsenaleve kejnsianiste për të lehtësuar daljen nga krizat; (VI) arsyetimi publik se bazuar në historinë qindra vjeçare të krizave ekonomike dhe financiare rikthimi në nivelin e para krizave kërkon deri 10 vite; (VII) ritheksimi publik i zbatimit të rregullit të artë se çatia/ekonomia, financat rregulloren në ditë me diell; (VIII) qartësimi se çdo dalje publike të depozituesve të vegjël se duhet të mos bëhen viktimë të paniku që krijojnë ngërçet, grindjet dhe krizat politike, sepse ata do të dëmtohen më shumë; (IX) promovimi i modelit pozitiv në

Arben Malaj mesazh deputetëve të Rilindjes: Do të ballafaqohemi në parlament

industrinë financiare në Hollandë, ku financierë dhe bankierët bëjnë një betim si të Hipokratit që betohen se do ti shërbejnë kredimarrësve dhe depozituesve, duke mos synuar fitime abuzive që e përkeqësojnë shëndetin ekomomik e financiar të klientëve të

tyre; (X) diskutimi që BSH si miratuese dhe mbikëqyrëse edhe e mirëqeverisjen së bankave tregtare të krijimit deri edhe të një liste të zezë të manaxherëve me performancë të dyshimtë me cilësinë e kredidhënieve; ( xi) përgjigjia në kohë të çdo interesi, të çdo media për

intervista profesionale si kanali më i mirë i komunikimit publik; (xii) inicimi i një apeli publik të rreth 300 kolegëve ekonomistëve dhe mbështetësve drejtuar klasës politike dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese për dalje sa më parë nga kriza shumë dimensionale si: (1) krizë besimi; (2) krizë e braktisjes së vendit; (3) krizë ekonomike sociale dhe politike; (xii) apeli publik i përsëritur se sa më shumë të zgjasë kjo krizë aq më të mëdha, aq më të thella, aq më të rënda dhe më të gjata do të jenë pasojat e saj; (xiii) apeli përsëritet se krizat i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër, dhe se varfëria më e madhe aktuale është ajo shpirtërore, janë një pjesë e vogël e angazhimeve publike në përmbushje të detyrimeve morale dhe thellësisht profesionale të vendit tim, edhe si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Lista konkrete e angazhimeve edhe publike në çdo media dhe rrjete sociale do t’ju bëhet publike ditën e ballafaqimit në parlament. Nëse ky metër matës se sa anëtarët Këshillit Mbikëqyrës kanë kontribuar publikisht për edukimin publik rreth objektivave dhe misionin e BSH-së, do të veprojë për gjithë anëtarët e KM të BSH, kuptohet se thelbi i kërkesës së 28 deputetëve nuk është ai për të cilin ata përbetohen. Koha është aleati më i mirë dhe më besnik”, u shpreh në reagimin e tij, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj.

Ish-ministri i Drejtësisë ironizon Tahirin: Sajmiri ka të drejtë për gjyqin, po ata që u dënuan pa gjyq se protestuan

P

artia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. 28 deputetë socialistë kanë firmosur për shkarkimin e ish-ministrit socialist me motivacionin “shkelje e etikës”. Ndërsa dje Ylli Manjani, ishministër i kabinetit të Edi Ramës ka ironizuar duke “zbuluar” dhe kandidatin që Partia Socialiste ka gati për të zëvendësuar Malajn. Sipas Manjanit do të shkarkohet Arben Malaj për t’u emëruar Arben Keshi, pasi siç thotë Manjani, edhe emri i përputhet me vendin e punës. “Rilindja do shkarkojë Arben Malajn nga Banka e Shtetit, por do emërojë Arben Keshin. Mbiemri i përputhet me vendin e punës...”, u shpreh dje në reagimin e tij, Ylli Manjani. Por ish-ministri i Drejtësisë do të reagonte ditën e djeshme edhe në lidhje me

Manjani: Malaj do zëvendësohet nga Arben Keshi! I përputhet emri me vendin e punës!

procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. “Sajmiri ka shumë të drejtë kur pyet se “.... çfarë prokurorie është kjo që pa prova ka kërkuar

arrestimin e tij”?! Pa dyshim që ka të drejtë! Por, nga ana tjetër, e drejta duhet të jetë e plotë dhe e barabartë për të gjithë. Dhe pyetja tjetër është: Po ata të

arrestuar pa prova që s’i njeh e as i mbron njeri, pse arrestohen?! Po ata të tjerë që u arrestuan e arrestohen direkt nga policia, madje edhe pa vendim gjykate, vetëm se protestojnë e flasin kundër qeverisë?! E përsëris, nuk kam qenë e as jam përkrahës e mbështetës i asnjë arrestimi, apo mase sigurie ndaj askujt ndaj të cilit nuk ka një akuzë zyrtare për një krim të rëndë dhe të provuar me qoftë edhe një provë direkte! Arresti me burg është mjeti i fundit i sigurisë, që do të thotë se shteti e zbaton vetëm në masa ekstreme dhe ndaj personave realisht të rrezikshëm për shoqërinë. Zbatimi i kësaj mase, në mënyre rutinë nga drejtësia,

aq më tepër kur urdhërohet politikisht, e ka bërë arrestin jo më masë sigurie, por de fakto dënim pa gjyq! Kjo është e papranueshme! Asnjë standard nuk e justifikon këtë sjellje. Ju siguroj që edhe udhëzimet e Plenumit të Gjykatës së Lartë kur drejtohej nga Aranit Çela, kërkonin që për çdo masë arresti duhej të kishte të paktën një provë direkte dhe një indirekte... Ndaj unë jam plotësisht dakord me deklarimin e Sajmirit sot dhe, njëkohësisht i keqardhur që nuk u morëm dot vesh që këtë ligj ta rregullonim njëherë e mirë e për të gjithë njësoj! Asnjëherë nuk është vonë...”, tha në reagimin e tij, ishministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


POLITIKE

8 E enjte, 18 KORRIK 2019

Propozimi i Presidentit Ilir Meta i shkon Kuvendit: Të shqyrtohet brenda sesionit

P

as rrëzimit të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit nga maxhoranca parlamentare, presidenti Ilir Meta ka propozuar profesor doktor Petraq Milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit. Përmes një deklaratë zyrtare, Presidenca e cilëson zotin Milo si një personalitet me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe kontribut të spikatur në fushën e ekonomisë. “Përvoja akademike brenda dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjen e Petraq Milos si kandidat për kreun e KLSH” Në deklaratën zyrtare presidenca thotë se kreu i shtetit ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e kuvendit të Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar të KLSH-së. Sipas presidentit, kandidatura e zotit Milo është më e përshtatshmja në përm-

Petraq Milo për kreun e KLSH

bushjen e këtyre kritereve. Petraq Milo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitet të Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare në Francë. Aktualisht mban gradën

OPINION Nga Artan Fuga

N

jë projektligj që bllokon përfundi misht reformimin e akademisë së shkencave! 25 fakte nga qindra! Dhe ata e kanë hallin se përse Presidenti i republikës nuk pranoi zgjedhje të paligjshme!!! A e dini se : A e dini se këta po propozojnë dhe po kalojnë një organigramë të akademisë së shkencave me nja 22 punonjës administrate dhe pa asnjë punonjës shkencor atje! A e dini se kjo administratë është ndofta më e madhe sesa kur akademia e shkencave në kohën e monizmit kishte nën vartësinë e saj ndofta nja dhjetë institute shkencore e kërkimore! A e dini se më shumë se trecereku i akademikëve ose janë pensionista ose punojnë në zyra ku nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe kërkimin shkencor! A e dini se për cdo pesë a gjashtë antarë akademie ka një prej tyre që punon në administratën e akademisë

së shkencave! A e dini se kostua reale e një kopje libri që boton akademia e shkencave shkon nga 200.000 deri 300.00 lekë të vjetra! A e dini se shumica e librave që botohen blihen vetëm në 20 deri 30 kopje ndonëse botohen nga 400 e 500 kopje! A e dini se revista e studimeve albanologjike që duhej të botonte akademia e shkencave, më kryesorja, ka vite që nuk del më! A e dini se 90 përqind e librave që hyjnë në fondin e bibliotekës së akademisë së shkencave nuk i lexon askush! A e dini se akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka pothuajse asnjë marrëveshje konkrete dhe efikase bashkëpunimi me ndonjë akademi shkencash të ndonjë vendi perëndimor! A e dini se mbi trecereku i artikujve shkencorë që raporton akademia e shkencave janë raportuar më parë nga institucione të tjera, pra ka raportim dyfish! A e dini se akademia e sh-

doktor i shkencave në ekonomi dhe paralelisht punon si lektor pranë fakultetit të ekonomisë. Më parë zoti Milo ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit dhe anëtar i bordit mbikëqyrës të

Bankës së Shqipërisë. Kandidatura e Petraq Milos është emri i tretë që Kreu i Shtetit, propozon për në krye të kontrollit të shtetit. Dy kandidaturat e para, ajo e Bahri Shaqirit dhe vitore tushës u rrëzuan

nga maxhoranca në parlament. “Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH. Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

25 fakte nga qindra, për dështimin e Akademisë së Shkencave kencave nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi efikase me asnjë nga universitetet publike ose private shqiptare! A e dini se akademia e shkencave nuk ka asnjë studim ose raport mbi gjendjen e kërkimit shkencor në vend, mbi numrin dhe statusin e kërkuesit shkencor, asnjë strategji për kërkimin shkencor në vend! A e dini se projektligji i ri që po shkon në Kuvend për t’u kthyer në ligj nuk sjell asnjë hap reformues në akademinë e shkencave në krahasim me ligjin e vjetër! A e dini se akademia e shkencave punon pa një tematikë vjetore mbledhjesh të asamblesë! A e dini se zgjedhjet për kryesinë e asamblesë të akademisë së shkencave janë bërë në kundërshtim me ligjin në fuqi! A e dini se nga pesë dokumente për reformim që duhej të prodhonte aka-

demia e shkencave ka propozuar vetëm një dhe atë të pa shoqëruar me bilanc financiar, në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë! A e dini se akademia e shkencave nuk ka një plan prioritetesh studimore vjetore! A e dini se për një periudhë 4 vjeçare mbi 20 përqind të fondeve të botimit e kanë marrë antarët e kryesisë së akademisë së shkencave dhe të këshillit ekzekutiv të saj. A e dini se revistat e akademisë së shkencave nuk janë të indeksuara në asnjë platformë digjitale europiane! A e dini që akademia e shkencave jep ta zemë çmimin për veprën më të mirë kushtuar Skënderbeut ndërkohë që në përbërjen e saj nuk ka asnjë specialist të asaj periudhe! A e dini që prej tre ose katër mandatesh në akademinë e shkencave drejtojnë pak a shumë të njejtët njerëz? A e dini se pothuajse 75

përqind e antarëve të akademisë së shkencave nuk kanë asnjë botim në revista ose shtëpi botuese në vende perëndimore ose në gjuhë të huaj? A e dini që pothuajse asnjë akademik i Shqipërisë nuk është ftuar nga ndonjë akademi shkencash perëndimore për vizitë pune ose referim shkencor! A e dini që studimet që botohen në revistat shkencore të akademisë së shkencave nuk kanë thuajse asnjë oponent të huaj! A e dini që akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka sot asnjë projekt studimor të financuar nga fondet e Bashkimit europian! A e dini pra se ajo është kthyer dhe do të mbetet një institucion pa asnjë dobi shoqërore por që harxhon me të dyja duart taksat tuaja! Qindra miliona lekë te harxhuara pa matur asnjë element të dobisë shoqërore të institucionit!


POLITIKE

9

E enjte, 18 KORRIK 2019

MINISTRI I SHTETIT PËR SIPËRMARRJEN

Shalsi: Duam një opozitë më të ashpër “Jam i i çuditur dhe i keqardhur me sjelljet e saj, për një njeri që ka menaxhuar një qytet të rëndësishëm si Shkodra, po tregon që s’po menaxhon dot veten e saj dhe gjuhën e saj”, është shprehur ministri i Shtetit për Sipërmarrjen EduardShalsi, për kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, referuar deklaratave të saj më të fundit gjatë një interviste televizive.“Ka bërë disa deklarata skandaloze dhe në fund ishte një deklaratë që Shkodra të administrohet si në 1913. Një nivel i tillë kryebashkiaku nuk duhet të ekzistonte”, – tha Shalsi. Shalsi shprehu vendosmërinë se bashkitë do drejtohen nga kandidatët e mazhorancës dhe për këtë nuk ka kthim prapa.“Zgjedhjet kanë përfunduar kryetarët do jenë në zyra shumë shpejt dhe fluksi ynë është që të qeverisen siç duan shqiptarët. Ne nuk përcaktojmë dot sjelljen e opozitës, e

zgjodhi vetë dhe do paguajë çmimin, na vjen keq për popullin opozitar, por tashmë është e qartë që nuk ka kthim mbrapa. Bashkitë do të drejtohen nga kandidatët tanë, këshillat bashkiakë janë dominuar nga anëtarët tanë, por ne nuk na mbetet gjë tjetër për të kuptuar se çfarë kemi për reformat”, -u shpreh Shalsi.“Do të donim një opozitë ndryshe të ashpër, por të vërtetë.

Nuk e kemi dhe nuk e zgjedhim, ndaj dhe debatet brenda partisë janë të tilla që duhet të bëjmë opozitarin brenda vetes. Edhe ne e dimë që ka shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet që nuk i kemi bërë mirë, na duhet shumë punë dhe të shohim me shumë realizëm situatën, ndaj po përqendrohemi tek ekonomia e bashkitë”, – përfundoi ministri Shalsi.

Kryeministri: Gati për tryezë dialogu për sfidat e vendit dhe reformën zgjedhore, nuk njoh asnjë 13 tetor

Edi Rama: Nuk vëmë në diskutim mandatin e qeverisë “Ne jemi absolutisht të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë, pa asnjë përjashtim dhe paragjykim dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe atë që është e rëndësishme të adresohet në funksion të rregullave të lojës, reformës zgjedhore”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha se “sa i takon Kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisës, këto nuk janë çështje që ne i kemi për diskutim për askënd tjetër, sepse lidhen me detyrimet tona”.“Ne jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrë të forcojmë kulturën e ligjit dhe kemi detyrimin të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë për të qeverisur deri në 2021”, – tha Rama. Interesit të gazetarëve lidhur me dekretin e Presidentit për mbajtjen e 3 palë zgjedhjeve në 13 tetor, Rama deklaroi se “nuk njoh asnjë 13 tetor, është një e diel si të gjitha të dielat që kemi para”, duke shtuar se “zgjedhjet janë bërë në 30 qershor”.“Ne jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe 3 këshillat drejtues; në rajonin verior do të jem unë, në rajonin e mesëm Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe në rajonin jugor Kryetari i Kuvendi. Ky është

fokusi ynë. Ne kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve, jo me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të Presidencës. 13 tetori për mua është njësoj si 12 tetori, 14 tetori etj. Nuk njoh asnjë 13 tetor. Është një e diel si të gjitha të dielat që kemi para”, – tha Rama. Kryeministri tha se “është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të

ri dialogun me të gjithë, me qytetarët, sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në çdo sektor, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre politike”.“Duhet të ngremë në një nivel të ri dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë intensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve në çdo organizatë; dialogun me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare”, – shtoi Kryeministri.

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Xhafaj: Ishte një ndër më të mirat

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka cilësuar si një ndër më të mirat e viteve të fundit mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, e cila ka zgjatur për rreth pesë orë.Përmes një postimi në “Twitter”, deputeti Xhafaj thekson se mbledhja e sotme konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar, PS mbetet një institucion i vlerave demokratike.“Sot (dje) zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë! Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar – një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partisë Socialiste. Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit & në shërbim të njerëzve. Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati. PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend”, shkruan Xhafaj.

PRESIDENTJA E KE

“Mbështes plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë”

Presidentja e re e Komisionit Europian, UrsulavonderLeyen, mbështet plotësisht propozimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në mesazhin e parë pas marrjes së postit, Presidentja e KE është shprehur se riafirmon perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe sheh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin.“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta”, thekson ajo.“Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson presidentja e zgjedhur UrsulavonderLeyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshëm. (2019-2024).


POLITIKE NËNKRYETARJA E LSI

V

endimet “surprizë” të gjykatave të Durrësit dhe Tiranës të cilat rrëzuan procesin e votimeve të 30 qershorit përkatësisht në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Vorës, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në radhët e opozitës. Një reagim interesant ishte ai i nënkryetares së LSI-së Kejdi Mehmetaj e cila ironizoi teksa tha se tashmë Rama do ti shkrijë të gjitha gjykatat e rretheve, në mënyrë që tu japë mandatet e kryebashkiakëve kandidatëve të tij. “Tani Rama do të shkrijë edhe gjykatat e rretheve e do të bëhet ai gjyqtari që do u japë mandatet

10

E enjte, 18 KORRIK 2019

Rrëzimi i 30 qershorit, Mehmetaj: Tani Rama do të shkrijë edhe gjykatat e rretheve atyre kandidatëve që vet i kandidoi, vet i votoi dhe vet i numëroi votat gjatë një procesi tërësisht ilegjitim. Në pritje të çmendurisë së rradhës!”, u shpreh në reagimin e saj, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Gjykata e Durrësit rrëzoi dje kërkesën e kandidates së PS-së Valbona Sako për konfirmimin e mandatit të saj si kryebashkiakja e Durrësit për 4 vitet e ardhshme. Në vendimin i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30

qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm. Rrëzimi i kësaj kërkesë nga shkalla e parë e gjyqësorit vjen si risi pas konfirmimit të disa mandateve për kryebashkiakë në disa bashki të vendit nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe. Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri ishin të parat në periudhën postkomuniste të cilat zhvilloheshin pa praninë e opozitës. Në më shumë se gjysmën e bashkive

PS nuk kishte kandidatë rivalë. Valbona Sako pritej të zëvendësonte kryebashkiakun Vangjush Dako i cili e mban këtë post prej 3 mandatesh, dhe që së fundmi u përfshi dhe në përgjimet e BILD për shitblerjen e votave në qarkun e Durrësit.

“30 qershori”, nënkryetari i LSI-së: Organizata rilindase në KQZ do të përgjigjet deri në një

Vasili: Anëtarët e KQZ do të përgjigjen për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit G

jykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit si pasuese e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë së Durrësit. Nisur nga ky vendim, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh dje zgjedhjet u shkatërruan nga anëtarët socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët, tha ai, kanë detyrë zbatimin e ligjit. Në reagimin e tij përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaroi dje se anëtarët e institucionit më të lartë zgjedhor në vend do të përgjigjen për çdo abuzim që kanë kryer me detyrën e tyre, duke nisur nga mos zbatimi i dekretit të Presidentit të Republikës, i cili anuloi 30 qershorin, duke dekretuar datën 13 tetor si ditën për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. “Organizata rilindase në KQZ ka kryer krimin e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Më parë, ODIHR-i i vuri vulën regjistrimit të paligjshëm nga KQZ-ja të Bindjes. Gjykatat shqiptare me gjithë presionin banditesk të Ramës dhe rilindjes, refuzuan të konfirmonin votimet socialiste që KQZ-ja ju imponuan shqiptarëve në 30

qershor. Organizata rilindase në KQZ do të përgjigjet deri në një për shkelje të Kushtetutës, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, për shkelje të Kodit Zgjedhor, për shpërdorim të detyrës, për shpërdorim të fondeve publike, për votime të paligjshme. E sigurtë është që

do të jenë të parët anëtarë të KQZ-së në historinë e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë, edhe si shkelës të ligjit, edhe si persona të trashë, që vepruan si të marrë në dëm të Shqipërisë dhe interes vetëm të Edi Ramës”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Peterit Vasili.

Negociatat Më herët gjatë ditës së djeshme, ishkreu i grupit parlamentar të LSI-së, po përmes rrjeteve sociale do të ironizonte kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai “i ka hapur negociatat”, ndërsa Presidenti po flet kot. Vasili tha se nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin europian që në 27 qershor 2018, biles tha Vasili, ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare. Duke vijuar në linjën e ironisë, Vasili ka sjellë edhe nje video, ku kryeministri mban fjalimin e “hapjes së negociatave”. “Druaj se presidenti po flet kot! Përse është kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet sërish në vjeshtë qeveria dhe në 19 tetor për integrimin europian? Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin europian që në 27 qershor 2018, bile ka marrë dhe datën, sigurisht imagjinare. Edi Rama u ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve për këtë sukses të paparë. Ndaj i nderuar President vëri në punë këshilltarët e tu. Me që ata nuk të informojnë, po jua tregoj unë edhe me video këtë sukses, që kryeministri e ka arritur me kohë….dhe që ju nuk e keni marrë vesh akoma”, u shpreh dje në reagimin e tij, përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Gjykata Kushtetuese gati në vjeshtë? Ish-deputeti i LSI-së: Opsion jorealist, ministrja di gjëra që ne nuk i dimë

Panariti: Mos ngritja e gjykatave po shkakton rrëshqitjen e vendit në autokraci

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti shpreh mendimin se ngritja e Gjykatës Kushtetuese në vjeshtë është opsion jo realist. Në intervistën dhënë dje për “Rtv Ora”, Panariti u shpreh se përveç një krize të rëndë konstitucionale ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë të gjitha elementet e thyerjes së sistemit dhe normalisht nuk kemi demokraci parlamentare. “Unë mendoj që gjërat po precipitojnë me një shpejtësi të madhe dhe këtu përveç një krize të rëndë konstitucionale ne nuk kemi

Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë të gjitha elementet e thyerjes së sistemit dhe normalisht nuk kemi demokraci

parlamentare. Kushtetuta parashikon që Shqipëria është një vend i demokracisë parlamentare pluraliste. Ne nuk ndodhemi në pluralizëm dhe ngaqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese nuk kemi ku e ankimojmë. U pretendua që Kushtetuesja do të krijohej në korrik, por nuk ka asnjë shenjë, asnjë gjasë”, u shpreh Panariti. Në këtë kontekst, ish-deputetit të LSI-së iu kërkua dhe një

përgjigje ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila tha se ngritja e Kushtetueses do të realizohej në vjeshtën e ardhshme. “Nuk e di. Mbase ajo di ca gjëra që ne nuk i dimë. Mua nuk më duket që është opsion realist sepse nuk po shohim asnjë element që të shohim konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, apo ndonjë afat të arsyeshëm. Nga ana tjetër nuk kemi as Gjykatë të Lartë.

Pra dy gjykatat supreme janë jashtë loje. Mendoni se në çfarë traume është i gjithë sistemi kur praktikisht të gjitha shkeljet e Kushtetutës, qofshin të ligjeve, apo të proceseve që nuk kanë baza ankimore se nuk është Kushtetutesja. Për rrjedhojë mbajnë peng demokracinë funksionale, e cila po rrëshqet në autokraci”, u shpreh dje ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.


AKTUALITET

11

E enjte, 18 KORRIK 2019

Gjatë Forumit u kërkua më shumë angazhim nga qeveritë për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, nëpërmjet fuqizimit, gjithëpërfshirjes dhe barazisë sociale

M

inistrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, thekson se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të çuar përpara reformat për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Këtë deklaratë ministrja e bëri gjatë fjalës së saj në Forumin e Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, ku ministrja prezantoi rezultatet e Forumit Rajonal të UNECE-s për vendet e Europës dhe reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për gjithëpërfshirjen dhe barazinë sociale. Ndër të tjera Manastirliu pohoi angazhimin e qeverisë shqiptare për konsolidimin e reformave për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe Agjendën 2030, si pjesë e pandarë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për Integrimin Europian. “Vendosja e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i aksesit në drejtësi për këdo, janë në fokus të reformës në drejtësi që po ndërmerr qeveria shqiptare”, tha në fjalën e saj Manastirliu. Ministrja u ndal gjithashtu tek sfidat e qeverisë shqiptare për të vijuar rritjen ekonomike të vendit përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Duke theksuar rolin e rëndësishëm të arsimimit për gjeneratat e ardhshme, Manastirliu tha se: “25 fakultete dhe universitete publike dhe private në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshjen për t’u angazhuar për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”. Manastirliu konfirmoi gjatë fjalës së saj në forumin e nivelit të lartë politik në OKB angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e marrëveshjes së Parisit mbi ndyshimet klimaterike. Gjatë sesionit të panelit të Ministrave mbi raportimin e rajoneve për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Manastirliu prezantoi gjetjet e Forumit Rajonal të mbajtur në Gjenevë, në cilësinë e Kreut të Forumit Rajonal të UNECE-s. Gjatë Forumit të Nivelit të Lartë Politik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u kërkua më shumë angazhim nga qeveritë për përmbushjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, nëpërmjet fuqizimit, gjithëpërfshirjes dhe barazisë sociale. Më herët, Manastirliu ka kërkuar më shumë shërbime direkte për grupet në nevojë, fëmijët, gratë, moshuarit, personat me aftësi të kufizuara. “Me fondin social do të mbështesim bashkitë për fuqizimin dhe ngritjen e shërbimeve të reja sociale”,

Manastirliu në OKB: Do përmbushim objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm FORUMI

thekson ajo. Manastirliu ka dhuruar karroca fala për personat me aftësi të kufizuara, ku ka deklaruar se kë është një shërbim që jepet falas. “Shërbimi i ofrimit falas të karrocave me rrota është një tjetër shërbim që ofrohet nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Deri më sot janë ofruar më shumë se 1600 karroca dhe mua me vjen mirë që jemi sot në Lushnjë për të promovuar këtë shërbim është i nevojshëm. Shërbimet sociale

të integruara janë falas dhe ndaj kjo qendër që ka vite që është ngritur do të përforcohet dhe mbështetet në vijim nga fondi social i ministrisë për të zgjeruar kapacitete e shërbimit të saj”, tha ajo.

“Gjatë sesionit të panelit të Ministrave mbi raportimin e rajoneve për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Manastirliu prezantoi gjetjet e Forumit Rajonal të mbajtur në Gjenevë, në cilësinë e Kreut të Forumit Rajonal të UNECE-s. Gjatë Forumit të Nivelit të Lartë Politik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u kërkua më shumë angazhim nga qeveritë për përmbushjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, nëpërmjet fuqizimit, gjithëpërfshirjes dhe barazisë sociale”.

SITUATA

SITUATA

Gripi i syrit, mjekët: Kemi një epidemi agresive

Sociologët: Vetmia po shton numrin e vetëvrasjeve

Mjekët okulistë, japin alarmin se po përballemi me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet nga disa viruse. “Pacienti çohet në mëngjes dhe sytë i ka flakë të kuq, ka sekrecione veshtullore që nuk i lejojnë hapjen e syrit dhe në ditën e dytë ka një gjëndër afër veshit që i dhemb. Ka edhe temperaturë sidomos tek fëmijët kemi parë”, shprehet Nora Burda, okuliste. Virusi ka një periudhe inkubacioni prej 14 ditësh, me pas shenjat bëhen të dukshme. “Është epidemi. Ne kemi 3 muaj qe po e trumbetojmë me force. Kemi edhe familje te tera me 6 apo 5 anëtarë te prekur. Kemi nga nga 10-15 veta çdo ditë”. Gripi i syrit është nga sëmundjet më ngjitëse që ekzistojnë. “Përhapet me ane te ajrit, me ane te duarve te palara. Ne ujë, pishina ose det përhapet masivisht. Nuk duhet te futen njerëzit e prekur. Ne kolektiva qe punojnë me sende te përbashkëta, në kopësht e çerdhe”. Virusi jep komplikacione nëse nuk mjekohet menjëherë. Ajo zgjat 2 3 jave, por ka edhe raste qe shkon deri ne 1 muaj e gjysmë.

213 persona janë vetëvrarë në vitin 2018, duke shënuar 14 shifra më tepër se një vit më parë. Sipas sociologëve një fenomen i tillë mbetet pre e papunësisë, vetmisë por edhe përdorimit të drogës dhe alkoolit. Vetëm brenda 1 javë janë kryer 4 akte vetëflijimi, konkretisht në Tiranë, Vlorë dhe Korçë. Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar 213 persona i kanë dhënë fund jetës, që rezultojnë të jenë 14 vetërasje më tepër se në 2017-tën. Sipas socilogëve ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve mbeten varfëria dhe papunësia por shqetësimi i kohëve moderne siç e cilësojnë është edhe vetmia. Sociologu Tushi thotë se duhet treguar më tepër kujdes tek adoleshentët, pasi ata janë më të rrezikuar për të kryer vetëvrasje për shkak të drogës dhe alkoolit. “Një pjesë e njerëzve humbasin vetëdijen, koshiencën e tyre nga përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope siç është droga dhe alkooli që po përdoren gjerësisht nga të rinjtë, nga fëmijët dhe nga të rriturit. Kemi nevojë që në këtë botë të vështirë me halle dhe konkurenciale, të gjejmë motivet e shëndetshme të fëmijëve dhe njerëzve tanë”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 18 KORRIK 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 18 KORRIK 2019 Kryebashkiaku takon të rinjtë shqiptarë që morën çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë

Veliaj: ”Piramida, “çerdhe” për fuqizimin e të rinjve në teknologji N

jë grup të rinjsh sh qiptarë, të moshës 14-18 vjeç, u vlerësuan me çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë. Ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i përgëzoi për suksesin e arritur dhe shprehu mbështetjen që bashkia do t’u japë të gjithë të rinjve dhe të rejave që duan të çojnë përpara idetë e tyre në fushën e teknologjisë. “Jam shumë krenar për çunat e gocat tanë, si grupi që do të vazh-

dojë të konkurrojë në Olimpiadën Botërore të Robotikës. Do të thotë që vendi nuk ka nevojë të jetë super i zhvilluar, kur ka djem e vajza me talent, me kreativitet, që kanë një mentor, por edhe sponsor që mund t’i ndihmojnë në hapat e tyre të para, mund të zënë vendet e para, të dyta, të treta; pra, mund të jenë liderë në grupmoshën e tyre, kur vjen puna për teknologji, robotikë, mekatronikë apo gjithë ajo industri që ne e quajmë ‘makerspace’, pra të bësh diçka me dijen

dhe duart e tua”, tha Veliaj. Këta të rinj janë arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta kthejë Piramidën në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan. “Mezi pres që së bashku të punojmë si partnerë në Pira-

INVESTIMET

Rrjet i ri ujësjellësi për banorët e rrugës “Ramiz Zakja”

Banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, përballë Maternitetit të ri, nuk do të kenë më

probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë këtyre ditëve të nxehta të korrikut,

Ndërmarrja e UjësjellësKanalizimeve ka vijuar punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Ramiz Zakja”, një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje. Ky investim i ri i Bashkisë së Tiranës, tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur ndjeshëm sasinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Krahas zgjerimit të hartës së zonave me furnizim me ujë të pijshëm, UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit duke iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo shqetësimi të qytetarëve të krijuar në çdo cep të Tiranës.

midën e Tiranës dhe në gjithë hapësirat fantastike që duam të krijojmë për mijëra djem e vajza, ku të kenë mundësi të marrin kurse, të kenë një mentor që mund t’i aftësojë për dijet teknologjike dhe mbi të gjitha, për të pasur edhe vizitorë specialë si roboti Peper, i cili jo vetëm të vizitojë Tiranën, por të kemi mundësi të prodhojmë prototipe të Peperit edhe në Tiranë, në mënyrë që të sigurohemi se qyteti ynë të jetë qyteti më i përparuar në Ballkan për teknologjinë e informacionit”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se Piramida do të shndërrohet në një ‘çerdhe’ e cila do të fuqizojë talentet e fushës. “Mezi pres që Bashkia e Tiranës, së bashku me miq si Vodafone dhe partnerë të tjerë si Fondi Shqiptaro-Amerikan, të krijojë një çerdhe, një hapësirë, e cila të fuqizojë talentet e reja dhe të na bëjë të ndihemi krenarë që djem e vajza, që ndoshta nuk kanë mbiemra të njohur, ndoshta nuk vijnë nga dyer te mëdha, por që kanë zell, kanë talent dhe kanë pasion për të bërë gjëra në fushën e teknologjisë, por ne të kemi mundësinë që t’i mbështesim”, siguroi Veliaj. Përfaqësuesja e Vodafone, Agar Perez, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës në fush-

ën e teknologjisë dhe siguroi se kjo mbështetje do të vijojë. “Si Vodafone, jemi shumë të lumtur t’ju mbështesim në projektin e Piramidës. Mendoj se është shumë e rëndësishme promovimi i teknologjisë dhe inovacionit, për të ndihmuar brezin e ri të punojë me teknologjinë. Teknologjia na vjen në ndihmë, por njerëzit janë shumë të rëndësishëm dhe duhet të përfshijmë si të rinjtë, njerëzit e biznesit, sa i përket promovimit të inovacionit. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Jemi këtu për të vazhduar t’ju mundësojmë zgjidhjet e duhura në fushën e inovacionit”, tha Agar Perez. Në garën Olimpike 2018 që u zhvillua në Meksikë, Team Albania u rendit mes vendeve fituese, me çmimin e dytë “Katherine Johnson” për dokumentimin inxhinierik. Team Albania pritet të ngrejë për herë të tretë flamurin shqiptar në Dubai, ku do të mbahen garat e këtij viti në datat 24-27 Tetor 2019.


AKTUALITET

14

E enjte, 18 KORRIK 2019

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë

Jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar P

as rekordit si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Largimi në masë i shqiptarëve po ndodh në të gjitha rrugët. Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë ua kalojnë edhe “të arratisurve nga vendet me konflikte”, megjithatë aplikimet e tyre janë më të refuzuarat në vendet e BE-së. 80% e aplikuesve janë më të rinj se 34-vjeç, ndërsa mijëra maturantë e gjejnë shpëtimin tek studimet jashtë vendit edhe pse shifrat për ata që zgjedhin të ikin nuk janë të qarta. Sipas një raporti të fundit, “Monitor” thotë se gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarët. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018. Në 2017-n sipas të dhënave të Eurostat u lëshuan për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Prej vitit 2015 numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë

gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria. Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni. Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye

punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje. Pas Gjermanisë, vendet

që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072. Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë. Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna

VENDET “Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072. Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki”. për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Kjo verë nuk është e qetë për maturantët, pasi ata kërkojnë mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore, këtë periudhë është plot me të rinj. Aplikojnë për legalizimin e dokumenteve të shkollës së mesme, për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë kthimin në Shqipëri pas studimeve. Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan për jashtë Shqipërisë.

JO AZIL

POLICIA

Shkelën Schengen, riatdhetësohen 46 persona

Kujdes me rrugët që ju “djegin” në trafik

S

Policia e Durrësit, përmes një deklarate për qarkullimin e automjeteve, bën të ditur rrugën për të shamngur trafikun e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës por edhe për shkak të ngarkesës së krijuar nga sezoni turistik, lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionave të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thomanë. Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia -Kamëz-Tapizë-Fushë Krujë”. Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve.

ërisht Franca i ka refuzuar azilin shqiptarëve. Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë. Policia e Shtetit njofton se janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin “qëndrim i parregullt në territor”, “përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE-së”, “tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, “tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe “refuzim azili në vendet e BE-së”. Policia thotë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme

dhe në këtë kontekst, autoritetet apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BEsë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset

për t’a fituar atë janë zero. Në pikat e kalimit, policia do të vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.


AKTUALITET

15

E enjte, 18 KORRIK 2019

AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët

A

utoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet në kuadër të sezonit turistik, për të garantuar turistët për produktet që konsumojnë. “AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët”. Këtë herë aksioni është përqëndruar në Tiranë dhe Shkodër. Sipas një deklarate për mediat, AKU bën me dije se ka vënë 7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë si dhe dy bllokime aktiviteti, pas kontrolleve të ushtruara në furra buke, byrektore dhe fast food-e. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht: Nga kontrolli i ushtruar në subjektin furrë buke pastiçeri “L” me aktivitet prodhim dhe tregtim buke dhe produktesh pastiçerie”, Tiranë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme (dhoma e fermentimit kishte prani ndryshku; në ambientin e përpunimit kishte prani të sendeve të tepërta; mbetjet ishin të përhapura në të gjithë

AKU kalon në sitë furra buke, byrektore dhe fast food-e

ambientin dhe nuk kishte një ambient për depozitimin e tyre; nuk dispononte librezën shëndetësore si dhe ambienti kishte nevojë për meremetime). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte planin e vetkontrollit si dhe sistemin e gjurmueshmërisë ku të identifikojë produktin që prodhon apo tregton si dhe

duke mos mbajtur regjistra për pranimin e lëndës së parë. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme: gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse, gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP), gjobë 100,000 lekë për mungesë të

LETONI

Memorial për dy ushtarakët shqiptarë

Në nder të Dëshmorëve të Atdheut, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, ata do të jenë përgjithmonë pjesë e grupi batalionit të NATO-s në Letoni. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka bërë publik një memorial në nder të dy dëshmorëve, vendosur në Letoni, në bazën e NATO-s ku ata shërbyen edhe dhanë jetën. Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit. “Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve”, shkruan Xhaçka.

PROJEKTLIGJI

P

jesë e Vetting-ut do të jenë edhe punonjësit e aeroportit të vetëm në vend. Drafti i ri parashikon ndryshime në Kodin Ajror të vitit 2008. Ky filtrim i punonjësve do të kryhet nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil do miratojë kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës. Një tjetër risi në projektligjin e ri është dhe krijimi i një strukturës së “Autoritetit të Investigimit” e cila për incidente apo ngjarje të rënda si ajo e grabitjes së Rinasit, ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë një raport që duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave. Autoriteti i Investigimit do të jetë i pavarur nga Drejtoria e Aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe

sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe u bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në plotësimin e mangësive. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “M.T” me aktivitet byrektore Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonte analiza e ujit si dhe nuk dispononte librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e

konstatuara AKU mori masën administrative gjobë150,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë). Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “H.D” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në ambjent të hapur dhe me prani të pluhrave), nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm dhe nuk kryente monitorimin e temperaturave. Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën: i) Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, ii) bllokim i menjëhershëm i aktivitetit dhe produkteve deri në plotësimin e mangësive. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “F.R” me aktivitet fast-food Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe mungonin librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative gjobë 120,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë. AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.

Vetting-u për punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza”

operimin e aerodromeve. Në draft parashikohen në total 165 nene, 18 më shumë se ai aktuali, ku kapituj të veçantë zënë raportimet e incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe

përpara nisjes. Për moszbatim të neneve këtij Kodi parashikohet vendosja e gjobave ku për individët penaliteti shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja.


FORUM FEJTON Nga Thoma Goga

M

eseleja që do rrëfej këtë radhë duket absurde, e pabesueshme po brenda saj ka shumë të vërteta. Ka ndodhur këtu e 25 vjet të shkuara. Isha i papunë dhe bëra disa kërkesa. Prisja ndonjë përgjigje, me shpresë se diku apo dikush do i lexonte ato. Një ditë ra dera e shtëpisë. Mendova se trokiti fati. Nga e trokitura m’u duk “miqësore”. E hapa dhe përballë qëndronin dy vajza e një djalë. - Përshëndetje, - foli një bjonde.- Ne regjistrojmë popullsinë për zgjedhjet e ardhshme. Në çast më çuan sytë xixa. Ku më hante mua, ku më kruanin ata. - Trokisni në derë tjetër,- ua ktheva. Ndërsa ata ikën, fillova të meditoja. Pse duhesh regjistruar popullsia apo elektorati në këtë formë? Sepse demokracia ishte “lehonë” e nga kjo përfitonin të gjithë. Asokohe partitë

e mëdha pillnin “partiçka” të vogla, e ca fshtara apo zona nxirrnin deputetë “dobiça”. Fshati Gogolas me 200 banorë, “polli” 2500 “gogolesha”. Kurse vetëm fshati Dushk nxorri një skuadër me “deputenj”…Pse sot nuk kemi deputetë “dobiça” ? Janë ata që kërkcejnë si pleshta nga një parti te tjetra me votën e popullit. Kalojnë nëpër ‘’të çarat’’ e Kodit Zgjedhor… Pas dy ditësh nga trokitja e parë, erdhi trokitja tjetër. O zot, thashë, të jetë postieri për ndonjë përgjigje. Dhe vërtetë ishte postieri. Urdhëro, - tha ai, - keni një telegram. E lexova pa u larguar postieri. Dhe mbi letër shënova; “adresë e pasaktë”. Telegrami i takonte një personi tjetër. Ne ishim 15 vetë me emër e mbiemër si unë. Një ngatërresë pa zarar. Po mendja prapë më shkonte te “regjistrimi” i popullsisë nga ca të rinj. Ndaj nuk ishte për t’u çuditur që

16 E enjte, 18 KORRIK 2019

Kur “votoi” Skënderbeu... “votonin’’ edhe të vdekurit… Si i papunë që isha, m’u hap një punë. Ja, prit e përcill “regjistruesit”. Përsëri troket dera. Përsëri e hapa. Përballë një tjetër treshe të rinjsh me defter në dorë. - Regjistrojmë votuesit për zgjedhjet e ardhshme, - tha djaloshi. Këtu mezi po i mbaja “frenat”. -Ikni me të mirë, - u thashë. Po një ditë i thirra mendjes. Veç mos më ardhshin, se “me kënaqësi” do regjistrohem. Do regjistrohem edhe unë si gjithë të tjerët. Dera trokiti prapë. Për dreq, përballë ishte postrieri. -Keni një ftesë për dasëm,- më tha, -martohet Malua. Këtë herë postieri nuk kishte gabuar. Malua ishte kushëriri im “i afërt” në brezin e pestë… Atje po më rrihte çekani mua. Sa herë ndërronte gratë Malua, dërgonte ftesa. Le atë, po shënonte: “kemi edhe saze”. O të qafsha të tëmë, o Malo! Ndaj, pa u larguar postieri, shënova mbi letër; “adresë e

pasaktë”. Dhe ia lashë në dorë postierit. -Malon le ta martojë estrada e Fierit, me Todi Llupin dhe Arqile Lipen… Postieri e kuptoi ku e kisha llafin, qeshi dhe iku. Unë mbeta duke u llafosur me vete. Kur dera trokiti prapë. Këtë herë nuk ishte aq “miqësore”. -Kemi porosi nga shteti të regjistrojmë votuesit, - foli shpejt e shpejt një vajzë me leshra të zeza. Nga e folura m’u duk si ato “Nafijet” e partive… - Posi,- u përgjigja shumë miqësor, - kur flet shteti, na shkon nga shtatë... Çfarë kërkoni nga unë? - Emër, mbiemër, datëlindja. Pasi shënova emër e mbiemër, i lëshova “frenat” fare. Ca nga marazi e ca “për të provuar shtetin”, si datëlindje vura 17 janar 1468. Ata, regjistruesit e shtetit, e shënuan ashtu siç u thashë unë. Nuk e vunë në punë mendjen. Se po ta vinin fare pak në punë, i binte që unë të kisha lindur atë ditë që

mbylli sytë Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu. Domosdo, shteti i “pjell’ dhe injorantët. Që atëherë dera nuk ka trokitur asnjëherë… Koha kaloi shpejt e shpejt dhe erdhi dita e zgjedhjeve. Shkova te qendra e votimit dhe po shikoja emrin tim në listë. Ishte fiks “datëlindja” që morën regjistruesit. Atë listë e kishte dhe komisioni i qendrës së votimit. Si ka mundësi që kaloi pa u lexuar me tru ajo listë? Sepse atëherë nuk kërkohej as certifikatë e as pasaportë. Mjafton të shkarravisje një firmë e të hidhje ca vota. Isha votuesi më i vjetër në botë; 525 vjeç. Isha votuesi më i lumtur se ‘’kisha lindur’’ atë ditë që vdiq Skënderbeu. Paskan të drejtë ata ndërkombëtarët që thonë se në lista ka shumë të vdekur. Madje disa edhe janë “ngritur” nga meraku për të votur. Hajde, zgjedhje, hajde !... “Të shkuara, të paharruara!”…

Pandeli Majko vlerësoi qeverinë rumune për bursat e studimit të ofruara për komunitetin arumun dhe ato specifike për qytetarët shqiptarë, duke inkurajuar vazhdimësinë dhe rritjen e numrit të tyre

Nga Entela Binjaku

N

ë organizimin e Ambas adës dhe Ambasadorit të Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea, Ministria për Rumunët e Kudogjendur, ka propozuar një sërë aktivitetesh në Republikën e Shqipërisë. Fillimi i këtij muaji, ishte i rëndësishëm për shkak të disa aktiviteteve që përqendroheshin në bashkëpunimin shqiptaro-rumun. Ditët e para të korrikut filluan me kampet verore në Rumani të fëmijëve dhe të rinjve arumune dhe disa studentëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë. Ata tani janë në kampin Sulina, ku do të ndajnë kohën e lirë me kolegët e tyre rumunë nga e gjithë bota për një periudhë shtatë ditore. Kampet e ARC tashmë janë një pikë e rëndësishme për komunikimin midis brezit të ri për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës dhe traditës. Këtë vit, rreth 30 fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria, të shoqëruar nga dy instruktorë, po qëndrojnë në Sulina me kolegët e tyre nga Franca, Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut. Në kamp, të rinjve dhe fëmijëve u ofrohet mundësia jo vetëm për të praktikuar gjuhën e tyre, por edhe për të demonstruar aftësitë e tyre artistike dhe sportive. Ky është viti i 11-të i pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin ARC.

Ministrja rumune viziton Shqipërinë

ARC është pjesë e qeverisjes rumune në periudhën 2018-2020 dhe është pjesë e shtyllës së arsimit “Nicolae Iorga”. Aktivitetet vazhduan me Korçën dhe Tiranën. Konkretisht, në datën 8 korrik, u hap Qendra e Informimit Rumun në Korçë, e para e këtij lloji në Shqipëri. Qendra është një nga format bashkëkohore me anë të së cilës shteti rumun konsolidon kontaktet dhe marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumunët jashtë kufijve. Rumania ka shumë qendra të tilla në të gjithë botën, veçanërisht aty ku ka ko-

munitete rumune dhe arumune. Kjo qendër do të shërbejë si një pikë informacioni, njësi inauguruese dhe mësimore e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit rumun. Qendra synon të organizojë kurse të gjuhës rumune dhe dialektit arumun në mënyrë që të ruajë gjuhën dhe dialektin arumun në familjet arumune në Korçë dhe në të gjithë komunitetin. Nëpërmjet kësaj Qëndre dhe përmes veprimtarive që do të organizohen, synohet të promovohet kultura, arsimi dhe turizmi në Rumani, si dhe të informimi i publikut për zhvillimet kryesore në fushën sociale,

ekonomike dhe publike të Rumanisë, duke përfshirë aspektet që rrjedhin nga statusi i Rumanisë si një vend anëtar e Bashkimit Evropian. Kjo Qendër është rezultat i një projekti të financuar nga Ministria për Rumunët e Kudogjendur në bashkëpunim me Shoqatën “Organizata për Menaxhim të Destinacionit” në Korçë. Në inaugurim morën pjesë ministrja pë rumunët e kudogjendur, Znj. Natalia-Elena Intotero dhe Sekretari i Shtetit, Z. Viktor Alexeev. Qendra u hap në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Tiranë. Koordinatorja e Qendrës në Korçë është Dr. Lektor. Daniela Stoika. Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, ministrja Intotero pati një takim me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Z. Sotiraq Filo, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij. Zyrtarja e lartë rumune shprehu angazhimin e saj për të bashkëpunuar me palën shqiptare në zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Axhenda e vizitës vazhdoi me takimin e Sekretarit të Shtetit Z. Victor Alexeev me ministrin e shtetit për diasporën, z. Pandeli Majko, në të cilin tema kryesore e bisedimeve ishte komuniteti arumun i Shqipërisë dhe identifikimi i mënyrave për të mbështetur dhe

promovuar studimin e dialektit arumun. Sikurse dihet, dialektet janë një trashëgimi e madhe kulturore dhe shumë nga intelektualët arumunë në Shqipëri kanë bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen dhe trashëgimin e dialektit arumun. Në kuadër të takimit, ish-kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të plotë për cilësinë e arsimit rumun, duke nënvizuar faktin se shumë arumunë, por edhe shqiptarë nga Republika e Shqipërisë kanë ndjekur studimet në Rumani dhe më pas janë kthyer në shtëpi, ku kanë përdorur njohuritë e fituara në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe në zhvillimin e vendit. Zyrtari shqiptar falënderoi qeverinë rumune për bursat e studimit të ofruara për komunitetin arumun dhe ato specifike për qytetarët shqiptarë, duke inkurajuar vazhdimësinë dhe rritjen e numrit të tyre. U diskutuan gjithashtu tema lidhur me marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Me këtë rast, pala rumune i ftoi autoritetet lokale dhe qendrore shqiptare të vizitonin Rumaninë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

N

jë përpjekje për grusht shteti në Turqi, ndo dhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Që nga themelimi i shtetit modern të Turqisë, nga viti 1923, e Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë organizuar tre herë grusht shtet—në vitin 1960, 1971 dhe 1980- e më 1997 reaguan nëpërmjet një memorandumi ushtrak. Ushtria, historikisht e ka parë veten si mbrojtëse shtetit laik turk, të përcaktuar nga Mustafa Qemal Ataturku. Kisha dëgjuar disa here për grusht shteti, siç përmenda më sipër, por për herë të parë po e shikoja në kohë reale tentativen e një grushti shteti. Ndaj natën e 15 korrikut e kam ndjekur jo pa emocion por edhe me një kuriozitet se si do të përfundonte e gjithë kjo. Siç u raportua grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejnë një pjesë rebele e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Grushti dështoi. Pak minuta më vonë, presidenti shpërndau një videomesazh përmes CNN turk, duke i kërkuar popullit të ngrihej dhe të dilte në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Ky ishte edhe fillimi i fundit, të atij grushti shteti të mbetur në tentativë. Qindra mijëra njerëz mësynë rrugëve të Ankarasë dhe Stambollit, duke u dalë përpara tankeve dhe autoblindave. Ndërkohë vazhduan përplasjet mes forcave të ushtrisë dhe policisë, por edhe qytetarëve, si pasojë e të cilave u vranë 350 njerëz, dhe u plagosën 2185 të tjerë. Pak pas mesnatës, puçi ushtarak thuajse kishte dështuar. Erdogan foli për një triumf të demokracisë, teksa u zotua se komplotistët do ta paguanin shtrenjtë. Ai akuzoi që atë natë organizatën e klerikut turk njëherazi ish-mikut të tij Fetullah Gylen, FETO, si organizatoren e atij grushti të dështuar të shtetit. Reagime të menjëhershme ndaj grushtit të shtetit ishin si nga brenda dhe jashtë vendit. Partitë kryesore opozitare në Turqi, i dënuan përpjekjet për grusht shteti. Udhëheqësit ndërkombëtarë , si ato të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, bënë thirrje që të respektohen institucionet në Turqi dhe zyrtarët e zgjedhur

të këtyre institucioneve. Në orët e hershme të 16 korrikut , grusht shteti duket ka dështuar, sepse turmat pro-qeveritare sfiduan ushtarakët puçistë të mbledhur në sheshet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë, për të kundërshtuar grusht shtetin. Puçistët iu dorëzuan policisë në sheshin Taksim të Stambollit. Është ora 06:00 e mëngjesit pa gjumë, por duke marrë frymë lirisht …ndërsa kjo ishte e gjithë panorama e natës së 15 dhe mëngjesit të 16 korrikut 2016. Të them të drejtën, ndërsa e ndiqja në televizion veprimet e ushtrisë me dukeshin tejet amatore, të pa kontrolluara por të rrezikshme. Me emocionoi reagimi i popullit i cili tha JO rrëzimit të përgjakshëm të qeverisë pavarësisht sa e drejtë ishte ajo me popullin. Sigurisht më pas dhe kjo ngjarje prodhoi shume teori konspirative se kush e organizoi realisht këtë puç ushtarak dhe si u përdor ai nga Erdogan. Megjithatë përpos teorive, jemi përballë faktit dhe duhet gjykuar si i tillë. Personalisht e dënoj çdo lloj tentative për grusht shteti pasi besoj fort tek shteti ligjor e pavarësisht kritikave ndaj qeverive në pushtet, rrëzimi i tyre duhet bërë në mënëyrë të padiskutueshme vetëm me VOTE. Kjo është pjesa e parë sa i përket ngjarjes dhe qëndrimit që duhet mbajtur ndaj këtij rasti. Por fatkeqësisht historia e asaj nate të 15 korrikut, është fillimi i një historie apo e një “histerie turke” në Ballkan. Tajip Erdogan dhe përfaqësitë diplomatike të Turqisë në çdo vend të botës por kryesisht në Ballkan janë hedhur në ofensive në kërkim të çdo “Gulenisti”. Pak ditë më parë në kuadër të 3 vjetorit të tentativës për grusht shteti, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen. Ai i adresohet publikut shqiptar për faktin se Ankaraja zyrtare prej kohësh ka kërkuar ekstradime të atyre që i quan gulenistë në Turqi. Ndër të tjera ai shkruan se “Tentativa për grusht shteti e 15 korrikut u organizua nga terroristët anëtarë të

17 E enjte, 18 KORRIK 2019

Turqia “marshon” në Tiranë organizatës FETO, të cilët fshehurazi dhe tinëzisht kishin depërtuar në institucionet shtetërore dhe forcat e armatosura të Turqisë. Kjo tentativë e urryer, gjatë së cilës 251 bij tanët ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën, është aksioni më i përgjakshëm terrorist në historinë e Republikës së Turqisë. FETO, e cila e kishte kuptuar se nuk do të mund të ishte e suksesshme në Turqi, më 15 korrik kaloi në veprime, por u mposht përballë vullnetit të popullit tone”, shkruan ambasadori. “Me keqardhje jemi dëshmitarë të faktit se FETO edhe në Shqipëri ka një prani shqetësuese, kryesisht në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë. Duke keqpërdorur dashurinë dhe afërsinë që populli vëlla shqiptar ka për Turqinë, këto shkolla kanë krijuar perceptimin se janë “shkolla turke”. Ato janë ndër burimet më të rëndësishme financiare të FETO-s. Duhet të dini se paratë që u paguhen këtyre shkollave, fatkeqësisht nga kanale të tjera, shkojnë për financimin e terrorizmit. Anëtarët e FETO-s duke fshehur qëllimet e tyre të vërteta ,shtinë në dorë institucione të tilla si të sigurisë, gjyqësorit, ushtrisë, si dhe median dhe botën e biznesit. Me konceptet e tyre perverse ata përpiqen të kontrollojnë vendet ku ndodhen. Deri tani në 22 vende i është dhënë fund veprimtarisë së shkollave të lidhura me FETO-n dhe në 19 vende këto shkolla tashmë administrohen nga fondacioni turk Marif. Edhe në Shqipëri shkollat e fondacionit Marif kanë filluar me sukses veprimtarinë e tyre”,-vijon ambasadori në opinionin e tij. Por kush na siguron që fondacioni Marif nuk do të dëpërtojë si Gulenistet ( sikundër pretendon ambasadori Yoruk )në administratë apo kudo tjetër për të influencuar sipas interesave të tyre? Së pari duhet theksuar se çdo lloj pretendimi për influence, qofshin këta nën emrat “Guleniste”, “Marifist” apo çdo fondacioni tjetër që prek dhe dëmton interesat e popullit shqiptar duhet larguar menjëherë nga vendi pavarësisht sa i madh mund të jetë investi-

mi i tyre këtu. Për këtë janë instancat ligjzbatuese në Shqipëri që verifikojnë ato raste vërtet kërcenuese për Shqipërinë. Së dyti, është e vërtetë ka një rritje të investime turke në biznes, në arsim dhe në religjion, kujtojmë se Xhamia më e madhe në Ballkan është drejt përfundimit, guri i së cilës është vendosur nga Presidenti turk Erdogan. Megjithatë afërsia mes dy “popujve vëllezër” siç shkruan dhe ambasadori turk shpesh është vënë në pikëpyetje lidhur me ngjarjen e 15 korrikut, ku Turqia pretendon se armiqtë tij “gylensite” janë në administratën dhe në institucione të tjera shqiptare. Edhe në këtë 3-vjetor Ambasadori turk theksoi se “aktivitetet e organizatës terroriste, FETO ka arritur t’i sjellë edhe në Shqipëri. Fatkeqësisht Shqipëria këtë rrjet vazhdon ta strehojë. Duhet të tregoni shumë kujdes dhe vigjilencë. Duhet t’i jepni një mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme përpjekjeve të Turqisë”, tha ambasadori Yörük. Por lind pyetja , a mund të kërcenohet dhe shantazhohet “populli vëlla” shqiptar? A është sjellje prej “ vëllezërish” kjo? Grusht shteti në Turqi po kthehet në një grusht në Ballkan. “Loja me Gyleniste”, po përcakton marrëdhëniet ndërmjet Turqisë , Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duke bërë here pas here thirrje për dorëzim të ashtuquajtureve Gyleniste. Unë besoj fort se shtetit im, i cili aderon në NATO ka gjithë fuqinë për të evidentuar çdo rast kërcënues qofshin këta dhe nga FETO apo çdo “FETO” tjetër dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë por asesi nuk mund të jenë nën urdhrat dhe nën diktatin turk apo çdo shtetit tjetër . Shqipëria është vend Sovran. Përveç kërkesës së vazhdueshme për dorëzim të Gylenisteve (kush janë këta dhe cili institucion ligjor i ka shpallur të rrezikshëm?), Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi një marshim përkujtimor me rastin e 3vjetorit të grushtit të shtetit në Turqi. I emërtuar si marshimi i fitores së demokracisë, marshimi në të cilën morën

pjesë personalitete të njohura të artit politikës dhe kulturës në vend , nisi në sheshin “Nënë Tereza” drejt tek liqeni artificial me flamuj e pankarta në duar, ku përfundoi me inaugurimin e një pllakate me 251 emrat e dëshmorëve të rënë gjatë grushtit të shtetit të vitit 2016, raporton TRT. Nuk e di nëse ambasadorit turk, diga e liqenit i përngjan me Urën e Bosforit (do kisha dashur shumë të kishte ngjashmëri) dhe nëse është kështu, me vjen keq nga “mirazhi “ që keni z.Ambasador por në të vërtet jemi Republikën e Shqipërisë dhe ajo pllakatë nuk e ka vendin tek diga e liqenit artificial të Tiranës por tek Ura e Bosforit , atje ku këta dëshmore e treguan heroizmin e tyre . Padiskutim ky grusht shteti në Turqi tashmë i shënjuar në historinë e shtetit turk sikundër edhe grushte të tjera ndaj këtij shteti në periudha të ndryshme, është një datë historike që vlen të nderohet e përkujtohet por përfshirja e Shqipërisë në këtë rast në këndvështrimin tim nuk është aspak i nevojshëm, madje do ta konsideroja të rëndë vendosjen e pllakates me emrat e dëshmoreve turq të rënë në Turqi për atdheun e tyre . Nuk e di se si mund ta interpretoj këtë pllakatë . Kush janë këto emra…pse janë vendosur këtu, çfarë kanë bërë ata për vendin tim? Padiskutim që këta 251 dëshmore sikundër çdo jete e dhëne për atdheun duhet nderuar e kujtuar brez pas brezi, por pavarësisht solidaritetit dhe dhembshurisë ,ata martirë nuk përfaqësojnë shqiptaret dhe Shqipërinë .Shqipëria nuk është Turqi e as Turqia nuk mund të jetë kurrë Shqipëri. Përtej marrëdhënieve tona të shkëlqyera politike, ne jemi miq, partnerë strategjikë, për disa mund të jeni dhe “mentorë”, por kurrë vëllezër . Vëllezërit e Shqipërisë janë shqiptaret e Kosovës ,Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , andaj nuk kemi asnjë detyrim moral,”farsfisnor” me Ju përveçse marrëdhënie të shëndosha zyrtare që dy vende sovrane mund të kenë. © Argumentum


KULTURE

18 E enjte, 18 KORRIK 2019

Për britanikët, Banksy është piktori më i pëlqyer i të gjitha kohërave Nuk është Rembrandt personi që krijon imazhe me sprej përmes modeleve të prera në fletë, por një sondazh i ri po nga tregon se “arti i lartë” – më shumë se çdo formë tjetër kulturore – nuk po merret vesh nga publiku. Antropologu Marcel Mauss besonte se, në thelb, të dhuruarit është ndërveprim njerëzor. Si dëshmi për këtë mund ta citonte suksesin e Banksyt, sepse Banksy është një hiç nëse nuk dhuron. Asnjëherë nuk e dini se kur do ta bëjë një mural në një garazh në jug të Uellsit ose se kur do ta mbështesë XR-in (Extinction Rebellion – lëvizje sociopolitike që synon mos bindjen civile dhe rezistencën paqësore kundër ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të biodiversitetit dhe kolapsit social e ekologjik – v.j.). Dhe, siç ka thënë Mauss, këto dhurata janë reciproke – në këtë rast me një dashuri që tejkalon çdo mirëkuptim. Nuk dua ta them se ai është më i famshëm se Damien Hirst ose se Grayson Perry. Por, sipas një sondazhi të raportuar nga ditorja “Sun”, grafisti sekret “për britanikët tashmë është piktori më i preferuar i të gjitha kohërave… duke mposhtur të mëdhenjtë si Leonardo da Vinci, Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Monet”. Është ky një votim që flet më shumë për ne seç flet për ata artistë të vdekur. Një krahasim më kuptimplotë mes Banksyt dhe p.sh. Van Goghut mund të bëhet pas një shekull apo më vonë, e jo sot kur ai veç është pjesë e historisë. Por, a do t’i rezistojnë kohës veprat e tij, si ato

Ikbal Çika, gazetarja e parë shqiptare

të Van Goghut? Kjo është e vetmja provë e madhështisë në art. Dhe, një Banksy nuk ka gjasa ta arrijë këtë, sepse arti i tij është direkt dhe aktual. Për 100 vite, a do të jetë flamuri i tij britanik që veshi Stormzy në Glastonbury diçka më shumë se një relike e historisë së popit? Duket e pamundur. Por, mund të shikoni veprën e Rembrandtit, portretin e dashnores së tij Hendrickje Stoffels, dhe sytë e saj shpërthejnë në shpirtin tuaj më shumë se 300 vjet pasi artisti dhe modelja vdiqën. Misteri është se pse duhet të thuhen këto. Ne bëjmë diskriminime gjatë tërë kohën se cila vepër vlen për ne, tash, dhe çfarë përbën një monument të qëndrueshëm të njerëzimit. Me të vërtetë kënaqem me serinë “Stranger Things”, por ju do të qeshni nëse them se Vëllezërit Duffer janë dramaturgë më të mëdhenj se Sofokliu. Megjithatë, nuk është qesharake për të pretenduar se imazhet e sheshta dhe të papërpunuara të Banksyt, që kërkojnë një sekondë për t’i kuptuar, janë

vepra më të pasura dhe më të kënaqshme arti se vizatimet shumë delikate të Leonardos. Ajo çka na tregon ky sondazh është se “arti i lartë” po e largon publikun më shumë se çdo formë tjetër kulturore. Turmat kapen për fjalët e Shekspirit në teatrin “Globe”. Por, muzetë e artit dhe “ekspertët” janë të tmerrshëm në komunikimin e fuqisë njerëzore të artit të madh. Që nga “Antiques Roadshow” (seri në të cilën vlerësuesit e antikiteteve udhëtojnë në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe – v.j.) e deri te “Sotheby’s” (shtëpi e ankandeve të veprave të artit – v.j.), shumë biseda motivohen nga paraja. Edhe Leonardo tash është njollosur nga çmenduria me paratë, qëkur vepra e tij “Salvator Mundi” arriti në rekord në ankand. E pastaj vjen një artist i cili e shet një pikturë “Sotheby’s”, me prerësen e fshehur brenda kornizës, që e shkatërron punimin para syve të botës së artit. Banksy nuk është Rembrandt, por ju duhet ta doni.

Ndahet nga jeta shkrimtari i madh italian Një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italian është ndarë nga jeta. Andrea Camilleri është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Camilleri është cilësuar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. Mediat italianes shkruajnë se ai prej rreth një muaji në spitalin Santo Spirtio në Romë, pas një arresti kardiak, ndërsa raportohet se ka ndërruar jetë. Në një postim në rrjetet sociale ambasada italiane në Tiranë ka shkruar: Andrea Camilleri, babai i Montalbanos, ndërroi jetë sot në Romë në moshën 93vjeçare. Autor i madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur, që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori. Nëse një personazh nuk është në gjendje të ngrihet nga faqja e shkruar dhe të ecë nëpër dhomë, atëherë sipas meje, ai personazh ende nuk është zgjidhur. Rrugë të mbarë, mjeshtër!”

Intelektuale e shquar, gazetare me penë të mprehtë, publicistja Ikbal Çika zë një vend shumë të rëndësishëm në historikun e gazetarisë shqiptare. Ajo ka qenë kryeredaktorja dhe administratorja e parë e gazetës “Arbëria”. Nga pasioni i madh për shtypin, ajo mori përsipër përgjegjësi akoma më të mëdha duke u bërë pronare e disa revistave, si: “Java”, “Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit” dhe “Gruaja Shqiptare”. Ishte gazetare aktive me funksione drejtuese te revista “Minerva”, si edhe në disa të tjera të përkohshme, si: “Arbenia”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë” etj. Gazetat dhe revistat që ajo drejtoi, një vëmendje të veçantë i kushtonin çështjes së gruas. Sporti dhe edukimi fizik ishin pjesë e politikave të emancipimit të gruas. Te revista “Shqiptarja” vihet re një lajm që bën të ditur se këto zonja kishin organizuar disa gara noti, por ato kishin guxuar të organizonin në Korçë “një garë të madhe të automobilave”. “Shqiptarja” ishte një revistë tjetër e përjavshme, organi i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, ku Emine Toptani ishte nënkryetare e shoqatës dhe Parashqevi Qiriazi ishte sekretare. Vitet 1925-1926, e gjejnë Ikbalen mësuese në shkollë fillore. Viti 1926 si gazetare aktive në gazetën “Demokraci”. Aty kishte hapur një rubrikë të veçantë ku në çdo numër shkruante artikuj që kishin lidhje me problemet e grave dhe vajzave. Sipas saj, vajzat duhet të ishin jo vetëm nikoqire të mira, por edhe gra të kulturuara që të krijonin një brez të ri të integruar me jetën që i priste. Ajo thoshte se “Gruaja është ëmbëlsira e shtëpisë”, bazë për krijimin e brezit të ri. “Gruaja sot”, shkruante Ikbalja, “s’ka të drejta të njëjta me burrin, s’ka të drejtë të përzihet në çështjet e shoqërisë, s’ka të drejtë të zgjidhet e të zgjedhë në parlament, nuk i jepet besimi dhe përgjegjësia e duhur…”. Duke shfletuar me kuriozitet shtypin e kohës, te “Shqiptarja” Ikbalja shkruante: “Gruaja shqiptare nuk mund ta kryejë misionin e saj të lartë dhe bujar, po qe se nuk i mëson të gjitha ato që mund ta ndihmojnë për të kryer e për të plotësuar detyrën e saj delikate. Pra, shkolla dhe shtypi duhet të veprojnë me të gjitha energjitë në këtë lëmë… Lumturia e shtëpisë, e kombit dhe e atdheut është në duart e grave intelektuale…”.Këto ishin disa nga përpjekjet dhe luftën e madhe që bënin intelektualet e asaj kohe.

Sapo njeriu fillon të mësojë të jetojë, i duhet të vdesë! Në vazhdim mund të lexoni shprehje proverbiale nga shkrimtari Ernesto Sabato sjellë në shqip nga Manjola Brahaj: “Zoti ekziston, por nganjëherë flen, makthet e tij janë ekzistenca jonë. Është e çuditshme, por të jetosh do të thotë të krijosh kujtime të së ardhmes; pikërisht tani , këtu përballë detit, di që jam duke përgatitur kujtime të vogla, që ndonjëherë do më sjellin melankolinë dhe zhgënjimin.Jeta është kaq e shkurtë dhe zanati i të jetuarit kaq i vështirë saqë sapo njeriu fillon ta mësojë, i duhet të vdesë. Mendoj se e vërteta është mirë në matematikë, në kimi , në filozofi. Jo në jetë. Në jetë janë më të rëndësishme iluzioni, imagjinata, dëshira dhe shpresa. Tek mirësia fshihen të gjitha llojet dijes. Me masën që i afrohemi vdekjes, njëkohësisht i afrohemi tokës…copëzës së tokës në të cilën rrodhi fëmijëria jonë, në të cilën kemi luajtur…magjia e parikuperueshme e të parikuperueshmes fëmijëri. E admirueshme është që njeriu vazhdon të luftojë dhe të krijojë të bukurën në mes të një bote barbare dhe të egër. Çfarë maske vendosim apo çfarë maske ka me na mbetë kur të jemi vetëm, kur të besojmë që askush, askush nuk na sheh, nuk na kontrollon, nuk na dëgjon, nuk na kërkon, nuk na lutet, nuk na detyron, nuk na sulmon? Zoti im, Zoti im. Vdekja as nuk është tipi im, megjithëse shpesh herë më tërheq. Bota s’mund të bëjë asgjë kundër një njeriu që këndon në mjerim. Unë shkruaj se përndryshe do kisha vdekur, për të gjetur ndjesinë e ekzistencës. E kam thënë edhe më parë dhe e rikonfirmoj: kërkimi i një jete humane duhet të fillojë nga edukimi. Atëherë, të privuar nga afërsia e një përqafimi apo e një tavoline të përbashkët, do na mbeten “mjetet e komunikimit”.


ART

19 E enjte, 18 KORRIK 2019

Romani i Paolo Coelho bie pre e censurës politike në Turqi, reagojnë lexuesit, përgjigjet botuesi dhe përkthyesja

KUMTIM Nga Albert Vataj

S

hkrimtari i madh brazilian Paulo Coelho ka rënë pre e censurës turke. Romani i tij i vitit 2003 “Njëmbëdhjetë minuta” është pikasur nga lexuesit se është tjetërsuar një frazë nga origjinali, për shkak të një shtyse politike që ka lidhje me kurdët. Coelho është autori më i suksesshëm brazilian dhe njëherash më i famshëm për romanin e tij alegorik të vitit 1988 “Alkimisti”. Ai ka shitur më shumë se 350 milion libra në mbarë botën. Por kjo famë nuk ka ndaluar editorët turq të vënë dorë mbi “Njëmbëdhjetë minuta”, këtë romani, i cili konsiderohet të jetë po kaq i famshëm sa dhe “Alkimisti” që e bëri Coelhon të njohur botërisht. Në përkthimin në gjuhën angleze të origjinalit portugalisht, Coelho mes të tjerash shkruan: “Ajo hyri në një kafe në internet dhe zbuloi se kurdët erdhën nga Kurdistani, një vend jo ekzistues, i ndarë tani midis Turqisë dhe Irakut.” Përkthimi turk ndryshon pjesën e dytë të fjalisë si vijon “është shkruar në internet se kurdët jetonin në Lindjen e Mesme”. Mund Öz, pronar i shtëpisë botuese Can, i’u përgjigj kritikës në Twitter shkruan “The Guardian”, duke thënë se lexuesit kishin të drejtë të ishin të zemëruar. “Ne do të korrigjojmë atë në edicionin e ardhshëm,” është shprehur ai. “Nuk e di kush është përgjegjës për ndryshimet midis versioneve origjinale dhe atyre të përkthyera. Edicioni ynë është shumë i vjetër. Megjithatë, nuk ka të drejtë që botuesi të ndryshojë tekstin ashtu siç dëshirojnë, “ vijoi ai. Saadet Özen, përkthyesi, tha se nuk kishte idenë se si kishte ndodhur ndryshimi. Ajo tha se ishte e sigurtë se nuk ishte vendimi i saj, duke ndarë shembuj nga përkthimet e saj të tjera që kanë

përfshirë referenca ndaj Kurdistanit. “Unë kam qenë duke u përpjekur për të kujtuar, nëse unë mendova ndryshe, atëherë, por jo. Unë jam ende i njëjti person. Parimet, janë ato që na shpëtojnë

në kohë të pavendosmërisë. Përkthimi gjithmonë ecën krah për krah me interpretimin, por censura është jashtë diskutimit. Unë kurrë nuk kam qenë i njëanshëm me censurën, “ shkroi ajo në Twitter . Öz gjithashtu mbrojti Özen. “Kjo ndërhyrje është bërë në fazën editoriale, pa dyshim,” tha ai. Ka patur tension të gjatë midis qeverisë turke dhe popullatës kurde, pakicës më të madhe etnike të vendit. Në 1924, shkrimi ose përdorimi i fjalëve kurd, kurd dhe kurdistan u nxjerrë jashtë ligjit në Turqi, më pas ky ligj u përmbys. Sidoqoftë, partia AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë shumë goditje kundër partive politike dhe mediave kurde, gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2017, AKP miratoi një rezolutë që ndalonte përmendjen e Kurdistanit në parlament.

Censurohet në Turqi, “Njëmbëdhjetë minuta” e Paolo Coelho

Po çfarë është ky roman dhe si zhvillohen ngjarjet në të? “Njëmbëdhjetë minuta”, romani i Brazilit Paulo Coelho i vitit 2003 tregon përvojat e një prostitute të re braziliane dhe udhëtimin e saj drejt vetë-realizimit përmes përvojës seksuale. Maria, kjo vajzë e re nga një fshat i largët i Brazilit, takimet e para me të dashurin e lënë zemërthyer. Kaq mjafton që ajo të shkojë për të kërkuar të ardhmen e saj në Zvicër. Ajo punon për një periudhë kohe në një klub nate, por shpejt ndihet e pakënaqur, dhe pas një bisede të tensionuar me menaxherin e saj ajo lë punën. Përpiqet të bëhet modele, por nuk është e suksesshëm. Për shkak të rrethanave të vështira ekonomike, ajo pranon 1000 franga nga një arab, për të kaluar natën me të. Kjo natë është vendimtare për të jetën e saj.

Përfundimisht vendos të bëhet një prostitutë dhe përfundon në një shtëpi publike në Rue de Berne, zemra e Gjenevës. Atje ajo miqësohet me Nyahun, që i jep këshilla për “profesionin e saj”. Pasi mëson truket e tregtisë nga Milani, pronari i bordellos, ajo hyn në punë me trupin dhe mendjen e saj, duke mbyllur të gjitha dyert për dashuri, dhe duke mbajtur hapur zemrën vetëm për ditarin e saj. Shpejt ajo bëhet mjaft e suksesshme dhe e famshme dhe kolegët e saj fillojnë ta kenë zili. Kalojnë muajt dhe Maria bëhet e famshme. Tashmë ajo është një prostitutë e pastër profesionalisht, që jo vetëm i relakson mendjet e klientëve të saj, por edhe i qetëson shpirtrat e tyre, duke u folur atyre rreth problemeve të tyre. Bota e saj kthehet me kokë poshtë, kur takon Ralf, një piktor i ri

zviceran, i cili sheh “dritën e brendshme” të saj. Maria bie menjëherë në dashuri me të dhe fillon të përjetojë atë që “dashuria e vërtetë” është (sipas autorit, është një ndjenjë e të qenit në marrëdhënie me dikë, e tillë pa e zotëruar atë). Maria është ndarë tani midis fantazive të saj seksuale dhe dashurisë së vërtetë për Ralf. Përfundimisht ajo vendos që është koha e duhur që ajo të largohet nga Gjeneva me kujtesën e saj për Ralf, sepse ajo e kupton se ato janë botëra të ndara. Por, para se të largohet, ajo vendos të rindez zjarrin e vdekur seksual në Ralfin dhe mëson prej tij për natyrën e seksit të shenjtë, seksit, i cili është i përzier me dashurinë e vërtetë dhe që përfshin heqjen dorë nga shpirti i dikujt për të dashurin. Ky libër eksploron natyrën e shenjtë të seksit. “Njëmbëdhjetë minuta” përshkruan kohëzgjatjen e seksit. Gjithashtu, përshkruan dy lloje prostitucioni: prostitucioni për para dhe prostitucion e shenjtë. Ka gjithashtu referime të drejtpërdrejta për sadomazokizmin. Ky libër mund të quhet kryevepër dhe është po aq i suksesshëm sa “Alkimisti”. Ka një skenë në librin, në të cilën nëna e Marias ndihej e turpëruar kur Maria i kërkoi nënës së saj për martesën, dhe fëmijën. Pastaj ajo ndihet e turpëruar, ndërsa rrëfehet, duke kujtuar të kaluarën e saj ku ajo mbeti shtatzënë para martesës. “Njëmbëdhjetë minuta” ka ardhur në shqip nga botimet e “Toena” më 2004

101 VITE NGA VRASJA

M

ë 17 korrik, ndërkohë që për të burgosurit ajo ditë po ecte ashtu si gjithë të tjerat, Jurovski kishte thirrur krahun e tij të djathtë, Medvedevin për t’i komunikuar vendimin e marrë tashmë. Natën, Jurovski zgjoi doktor Botkinin dhe i kërkoi që të lajmërojë familjen se situata në Jekaterinburg ishte në rrezik dhe për këtë arsye, ata duhej të visheshin menjëherë dhe të kalonin natën në bodrume. Në Podval, strehimi nëntokësor i Dom Ipatievit ishte vendosur një skuadër pushkatimi, e përbërë nga 11 ushtarë, përfshirë Jurovskin. Në 2 pas mesit të natës të datës 17 korrik 1918 zbritën në bodrum Nikolla me Aleksein në krahë, Aleksandra me të bijat, shërbyesja Ana Demidova, doktor Botkini, shërbyesi Aleksej Trupi dhe kuzhinieri, Ivan Haritonovi. Një udhëtim me hapat të penduar drejt fundit, një fundi

Fundi i trishtë i Romanovëve, vrasja që shënon preludin e masakrave të shekullit XX gjaksor të gatuar në zyrat e bolshevikëve të etur për gjak dhe vdekje. Aty, ndërkohë që të burgosurit e dëgjonin gjithë ankth, Jurovski u lexoi dënimin me vdekje: “Duke marrë në konsideratë faktin që të afërmit tuaj vazhdojnë ofensivën kundër Rusisë Sovjetike, Komiteti Ekzekutiv i Uraleve ka vendosur t’ju ekzekutojë”. Nisën të shtënat. Pas njëzetë minutash zjarr pa pushim, disa prej viktimave ishin çuditërisht ende të gjalla. Rojet i kish kapur frika, ata nuk vrisnin dot Aleksein që zvarritej në dysheme i gjakosur, tre princesha lëviznin papushim, ushtarët i shpo-

nin me bajoneta, por ato nuk po vdisnin. Më vonë, do të zbulohej se ato kishin fshehur në korsetë e tyre florinj dhe gurë të çmuar. Kështu që, plumbat nuk mund të përshkonin trupat. E gjithë skuadra e pushkatimit kish mbetur e shtangur nga vështirësia e paparashikuar në vrasjen e personave të paarmatosur. Burrat ishin të gjithë të shushatur. Rrethanat shfaqeshin në sytë e tyre si shumë misterioze, të pabesueshme, të mbushura me ogurë të këqij dhe rojet u tronditën. Ngarkesa emocionale e kasaphanës që sapo kishin A V shkaktuar i kish goditur. AV


SPORT

20

E enjte, 18 KORRIK 2019

Skuadra verilindore kërkon një rezultat pozitiv pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë

Rozalb Lika

K

ukësi do të zbresë sot në fushë në misionin “e pamundur” për të përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë ndaj Debrecenit. Skuadra verilindore do të tentojë një rezultat të thellë në “Elbasan Arena” duke u nisur edhe nga pjesa e parë e zhvilluar në Hungari. Trajneri i Debrecenit foli në konferencën për shtyp para ndeshjes duke u shprehur se u ka kërkuar lojtarëve të tij të bëjnë kujdes, pasi ai e vlerëson kundërshtarin edhe pse rezultati i ndeshjes së parë ishte i thellë. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është e rëndësishme që të jemi sa më të përqendruar te ndeshja. Kukësi ka elementë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, por do të presim ndeshjen e nesërme (sotme) për të parë se si do të rrjedhin gjërat. Ne kemi skuadër të fortë dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Andras Herczeg. Në anën tjetër, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka u shpreh se për të përmbysur rezultatin duket sakrificë e madhe nga të gjithë lojtarët, por edhe fat. “Duhet të sakrifikojmë shumë, por duhet edhe pak fat. Keqardhja është e madhe për performacën e ekipit në ndeshjen e parë dhe rezultatin e arritur. Ne prodhuam futboll dhe shumë raste. Kundërshtari

Kukësi tenton përmbysjen e “pamundur”, Gjoka: Duhet të sakrifikojmë!

është i fortë, por unë shoh dëshirë te skuadra për të dhënë maksimumin nesër (sot)”, tha Gjoka. Ndeshja e kthimit do të startojë në orën 20:00 dhe premton një duel të bukur,

gjithmonë nëse ekipi verilindor do të arrijë që të konkretizojë aksionet sulmuese, pasi në ndeshjen e parë shpërdoruan shumë përpara portës së rivalëve. Gjoka nuk pritet të bëjë shumë

ndryshime nga 90-minutëshi i parë, teksa shpresat janë të mëdha të Valdet Rama, i cili është një nga futbollistët më në formë së bashku me Shkurtajn dhe Rrocën.

MBROJTËSI

BRAZILIANI

Sfumohet pista Atletico, Hysaj nis kontaktet me ekipin e Romës

Neymar i vetofrohet Juventusit, por edhe dy klubeve të tjera të mëdha

Elseid Hysaj nuk do të shkojë tek Atletico e Madridit, sikurse ishte raportuar kohët e fundit, pasi klubi spanjoll hoqi dorë nga mbrojtësi për shkak të pretendimeve të larta financiare të Napolit duke firmosur me Trippier të Tottenhamit, por kjo nuk do të thotë se për shqiptarin mbyllen dyert e largimit nga skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti. Për mbrojtësin kuqezi është hedhur në sulm Roma, që ka shfrytëzuar bisedimet me menaxherin Mario Giuffredi, që është njeriu që përfaqëson edhe interesat e Veretout, për të cilin klubi kryeqytetas po këmbëngul prej kohësh. Një menaxher për dy futbollistë. Hysaj është i duhuri për skemat e Fonsecas në rolin e anësorit të djathtë, sigurisht nëse në këtë pozicion trajneri nuk do të preferojë Florenzin. Por kujdes, Roma ka një konkurrent të fortë për 25-vjeçarin nga Shkodra. Bëhet fjalë për Tottenhamin, që kërkon ta mbulojë boshllëkun e lënë nga Trippier, që iu bashkua Atleticos, pikërisht me Hysajn. Merkatoja ofron situata të paimagjinueshme. Tottenhami përfitoi 20 milionë paundë për Trippier dhe për të njëjtën shifër e ndoshta edhe më pak synon të marrë shqiptarin.

Një episod i ri shfaqet për të ardhmen e Neymarit. Prej ditësh Barcelona ka nisur kontaktet me PSG për ribashkimin me brazilianin, por klubi francez nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë pa 300 milionë euro. Ditën e djeshme parizienët refuzuan ofertën që përfshinte kartonin e Coutinhos dhe Rakitic si dhe 40 milionë euro. Ndërkohë që sot “Mundo Deportivo” raporton për një vetofrim të Neymarit te Juventusit. Duke pasur parasysh vështirësitë e kthimit në Barcelonë, pasi katalanasit nuk mund të shpenzojnë një shifër prej 200 milionë eurosh pas afrimit të Griezmann, lojtari ka vendosur që të kërkojë një destinacion të ri. Neymar nuk do t’i ofrohet vetëm bardhezinjve por edhe Bayernit dhe Manchester United. Gjithsesi më shumë se një lëvizje reale në merkato, duket si një formë presioni për të vendosur në vështirësi PSG. Këtë verë duket se braziliani do të vijojë që të mbetet te PSG, pasi asnjë ekip nuk është i gatshëm të paguajë 300 milionë euro.

SULMUESI

Rooney: Klopp është trajneri që të gjithë do donin

Wayne Rooney po vijon karrierën në Amerikë, ndërkohë që vëmendja e tij sigurisht mbetet Premier League, kampionati ku u bë edhe i njohur. Sulmuesi i njohur anglez në një intervistë të dhënë për “Sportbild” nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin Jurgen Klopp, i cili po drejton në mënyrë shumë të suksesshme Liverpoolin. “Jurgen është trajneri që çdo futbollist do të donte të luante për të. Mund të shohësh se sa të gëzuar janë lojtarët që luajnë me të. E kam takuar njëherë, është një njeri i jashtëzakonshme. Ka bërë vetëm një gabim, që punon për Liverpoolin dhe është shumë i suksesshëm atje. Kam shumë respekt për Klopp, për atë që ka arritur. Jo vetëm te Liverpooli, por edhe te Dortmundi. Ai po kalon sezonet më të mira”, deklaroi Rooney, i cili shënoi 12 gola në 21 ndeshje në sezonin e fundit në Amerikë.

PRAPASKENA

“Bomba” nga Italia, Milani takon agjentin e Luka Modric

Pas Bennacer (mungon vetëm zyrtarizimi) dhe Krunic, Milani është në kërkim të një tjetër mesfushori Kuqezinjtë po mendojnë për një emër të madh sipas “Sky Sport”, teksa ëndërrojnë Luka Modric. Futbollistit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe përfiton 12.5 milionë euro në sezon, një shifër që duket e papërballueshme për Milanin. Nëse Florentino Perez vendos të heqë dorë nga fituesi i “Topit të Artë” në sezonin e fundit, kuqezinjtë duan që të jenë zgjedhja e parë e tij. Klubi italian ka pasur një takim me agjentin e lojtarit, Vlado Lemic në Milano, ku është folur edhe për disa të rinj premtues. Një rol kyç në transferimin e mundshëm të Modric mund të luajë edhe Zvonimir Boban, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me numrin 10 të Real Madridit.


SPORT

21

E enjte, 18 KORRIK 2019

Të kuqtë u mundën 2-0 në ndeshjen e kthimit, të dy golat u shënuan në pjesën e dytë

Partizani eliminohet nga Championsi, sfidon Latifin në Europa League

P

as Shkëndijës së Tetovës dhe Feronikelit, Partizani është ekipi i radhës nuk ka mundur të kalojë në fazën e ardhme të ChampionsLeague, duke u mundur 2-0 në Azerbajxhan nga Qarabag, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 në Tiranë.Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një 45-minutësh të mirë, edhe pse pa raste në portën kundërshtare, arritën ta mbajnë portën e paprekur. Vendasit ishin dominues në mbajtjen e topit dhe në rastet e krijuara, por edhe skuadra shqiptare krijoi dy shanse të mira me dy goditje nga distanca të Çinarit. Të kuqtë, ashtu si në ndeshjen e parë në “SelmanStërmasi”, zhvilluan një lojë të organizuar mirë taktikisht, por u ndëshkuan me në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të, me Ozobic që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shënuar me kokë. Një tjetër gabim trashanik në vendosjen e mbrojtjes së të kuqve, që nuk e nisi aspak mirë pjesën e dytë. Ekipi i Lerdës kërkoi menjëherë që

të gjente golin e barazimit duke u hedhur në sulm. Rasti më flagrant ishte në këmbët e blerjes së re, Solomon, që i vetëm përballë portierit ia dha topin në duar, duke gabuar fatalisht. Do të kishte qenë me shumë mundësi goli i kualifikimit. Në krahun tjetër Qarbag krijoi shumë shanse shënimi, por portieri Hoxha u mohoi golin në disa raste duke

mbajtur të kuqtë në lojë deri në minutat shtesë. Në kohën shtesë portieri i kombëtares e pati të pamundur të ndalte Quintanën. Përtej eliminimit, paraqitja e Partizanit mund të konsiderohet pozitive, pasi edhe shorti nuk ishte bujar me këtë kundërshtar. Gjithsesi aventura europiane e Partizanit nuk do të mbyllet këtu, pasi të kuqtë do të

E RRALLË

TALENTI

I ngatërrojnë mbiemrin, në Turqi prezantojnë lojtarin e gabuar

Tare merr te Lazio mbrojtësin e Shpresave

sfidojnë SheriffTiraspolin në turin e dytë në EuropaLeague. Një tjetër rival i vështirë për Partizanin, por me siguri një test më i thjesht se ekipi azerbajxhanas. Në radhët e moldavëve luan edhe mesfushori me tipare sulmuese që ka spikatur te Skënderbeu dhe është pjesë e përfaqësueses sonë kuqezi, LiridonLatifi.

KUQEBLUTË

Vllaznia merr ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

Klubi i Vllaznisë zgjedh trajnerin për sezonin e ri. Ai është MirsadJonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Gjatë karrierës së tij ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me PobedaPrilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut, të cilën do ta drejtonte në periudhën 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të përfaqësueses maqedonase ka qëndruar për dy vite, duke e drejtuar në 30 ndeshje. Pas kësaj përvoje ka punuar në krye të ekipit qipriot, NeaSalamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij, ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi. MeMirsadJonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa u takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave.

TRAJNERI

Lerda: Djemtë u shtrydhën, diferencat mes ekipeve ishin të mëdha

T

Një rast i pabesueshëm ka ndodhur në Turqi. Të bindur se kishin nënshkruar me LaminJalloW, Menemenspor e prezantoi futbollistin, por ai në fakt ishte dikush tjetër. Bëhej fjalë për AlphaJallow, një futbollist që luan në Seria C në Portugali me GD Alcochetense. Një gabim i madh i drejtuesve të ekipit të ligës së dytë në Turqi, teksa kishin bërë edhe vizitat mjekësore me të dhe kishin bërë publik edhe foton e tij në rrjetet sociale. Një situatë groteske të cilën Menemenspor e kuptoi që në fillim për shkak se futbollisti i afruar nuk kaloi testet fizike. Klubi ende nuk ka marrë një vendim nëse do të kontaktohet LaminJallow, i cili ishte edhe lojtari që pritej të afrohej.

Igli Tare vijon të jetë një trampolinë e rëndësishme për futbollistët shqiptarë në Itali. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka afruar një tjetër bashkëkombës të tij në ekipin e të rinjve të Lazios, AngeloNdreçka. 17-vjeçari luajti sezonin e shkuar për moshat e Chievos, por paraqitjet e mira i dhanë mundësinë të kalojë te skuadra A, ku u grumbullua në 7 ndeshje dhe luajti njërën nga to titullar për 90 minuta. Ndreçka shihet si një mbrojtës me të ardhme dhe jo më kot Tare i ka besuar. Ndrecka, mbrojtës i majtë është një lojtar me perspektivë, teksa sezonin e fundit është grumbulluar me ekipin e parë të Chievos, madje ka zhvilluar 90 minuta të plota në humbjen 0-4 me SPAL-n. 17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi te U-21, duke debutuar në barazimin 2-2 me Turqinë në transfertë më 7 qershor.

rajneri i Partizanit, FrancoLerda, përtej zhgënjimit nga eliminimi, është shprehur se ka diferenca të mëdha mes Partizanit dhe Qarabagut, duke nisur që nga buxheti. Strategu italian vlerësoi futbollistët e tij, të cilët sipas tij u shtrydhën dhe e mbajtën të hapur kualifikimin deri në fund. Sigurisht që keqardhjen më të madhe e ka për rastin flagrant të humbur nga Solomon. “Nuk mund të jesh i kënaqur kur humbet. Çfarë nuk funksionoi është e vështirë të thuash se ka diferencë shumë të madhe mes skuadrave, janë skuadra me buxhet të ndryshëm, kishim edh një mundësi për të shënuar. Në 180 minuta i patëm edhe ne rastet, te Solomon mendova se nëse nuk bën gola të

tillë bëhet e vështirë. Ne në dy ndeshjet kemi humbur disa raste, me pak fat e kurajë mund të shënonim. Por duke e ditur diferencën e madhe mes skuadrave, u bëj komplimente djemve se janë shtrydhur, kanë mbajtur rezultatin e hapur deri në fund kur pësuam

gol në shtesë. Është një rezultat që qëndron, por ishte e hapur deri në fund. Kemi mbrojtur e luftuar me rregull, për një ndeshje e thuajse dy. Trashi? Unë jam trajner, zgjedhjet janë të miat, nuk ka asnjë lloj rëndësie në këto momente. Por çfarë pune ka klubi në këtë mes?”, deklaroi Lerda.


SHOWBIZ

22 E enjte, 18 KORRIK 2019

Një stil i pagabueshëm, ja përse Elisabetta pëlqehet nga të gjithë Thuhet që në çantat e saj nuk mungon kurrë buzëkuqi dhe që është e dashuruar me një parfum romantik, i njëjti i përdorur për martesën e saj me princin Filippo. Ajo përdor zakonisht ngjyrën blu për rastet zyrtare (por edhe të gjelbrën, rozën dhe të verdhën, përveç nuacave pastel). Një eksperte e copave, ajo i zgjedh gjithmonë personalisht copat e veshjeve dhe këpucët e saj, zakonisht të zeza dhe me taka deri 5 centimetra, më parë vishen nga një asistente për tu zbutur. Edhe pse Elisabetta II e Anglisë nuk ndjek një trend mode ajo është një ikonë e paarritshme e stilit. Pavarësisht se është 93 vjeç, prej 67 vitesh ajo është një pikë referimi e Britanisë së Madhe. Mbretëresha duhet të jetë lehtësisht e dallueshme, edhe për arsye sigurie. Kjo është edhe arsyeja përse ajo zgjedh gjithmonë ngjyrat dhe përdor çadra trasparente për tu mbrojtur nga shiu. Modeli i palltove të saj të shumta është gjithmonë i ndryshëm dhe pothuajse gjithmonë i qëndisur me lule. Mëngët e tyre janë gjithmonë pothuajse treçerekshe, për t’i dhënë mundësi dorezave të saj, zakonisht të bardha të bien të sy. Duket që ajo ka rreth 500 kapele të ndryshme, shalle të panumërta dhe më shumë se 200 çanta, të karakterizuar nga rripa që nuk e pengojnë ti mbajë në dorë. Rrobat e Elisabetës janë zakonisht të rehatshme, për të mos e penguar kur zbret dhe hipën në makinë. Çdo veshje e

Dua Lipa krenare për origjinën, tregon para miliona ndjekësve hartën e Ilirisë Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, organizon “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe këtë vit do të sjellë emra të mëdhenj të muzikës si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi me qëllim promovimin e artistëve shqiptare. Dua e lindur dhe e rritur në Londër gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj. Së fundmi Dua ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ përpara 32 milionë ndjekësve një video të hartës së vjetër të Ilirisë. Në videon e postuar ajo ka zbuluar se ku nis dhe ku mbaron harta, për të treguar se shqiptarët janë autoktonë në vendin e tyre dhe se në lashtësi kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike.

Kylie Jenner: Jeta ime s’është ashtu siç duket në rrjetet sociale mbretëreshës është rigorozisht e stiluar enkas për të, duke përjashtuar kështu mundësinë që të vishet apo përdoret në të njëjtat evente nga drejtuese të tjera të Shtetit. Ajo ka veshur pantallona vetëm një herë në jetën e saj, gjatë një vizite zyrtare në Kanada në 1970. Një tentativë për të ndryshuar look, por që duket se

ka dështuar. Elisabetta nuk del kurrë pa një të kuq buzësh. Në shumë raste e ka nxjerrë edhe nga çanta. Për thonjtë ajo përdor gjithmonë ngjyrë natyrale dhe shumë delikate. Mbretëresha nuk del kurrë në diell dhe përveç shenjave fiziologjike të moshës, ajo nuk paraqet asnjë njollë nga dielli.

Game of Thrones thyen rekordin në Emmy Awards me 32 nominime Seria e suksesshme “Game of Thrones” theu sot rekordin në “Emmy Awards”, të konsideruara ndryshe si Oskarët e serialeve televizive, me 32 nominime. Seriali fantastik i HBO-së, që përfundoi këtë vit pas sezonit të tetë, kaloi “The Marvelous Mrs. Maisel”, seria i prodhuar nga “Amazon” që numëroi 20 nominime.

Kylie Jenner është njëra prej femrave më të pëlqyera në gjithë botën dhe falë pamjes së saj tërheq vëmendjen gjithmonë. Bukuroshja nuk ngurron që jetën luksoze të prezantojë në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë ka folur për veten e saj. Ajo së fundmi ka publikuar një foto në Instagram, ku thotë se jeta e saj nuk është perfekte siç duket në internet. “Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”. “Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”, ka shkruar Jenner në postimin në Instagram.

Cardi B eksperimenton në aktrim, zbulohen detaje për rolin Pas suksesit të padiskutueshëm në muzikë, Cardi B ka vendosur të eksperimentojë edhe në aktrim. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” dhe detajet për rolin e saj kanë filluar të dalin në dritë. Teksa po prisnim që Cardi të merrte situatën në dorë dhe të bëhej pjesë e rëndësishme e filmit me ndonjë rol kyç, kolegu i saj tregoi të kundërtën. Ai është shprehur për ‘Cosmopolitan’ se Cardit i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena. Këngëtarja është shumë e angazhuar me koncerte, prandaj nuk ka mundur të përfshihej më shumë, pasi së fundmi karriera e saj muzikore ka kapur majat dhe Cardi është ndër këngëtaret më të pëlqyera.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 2. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 5. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm 7. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 8. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar, fatbardhë dhe i ... 9. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 10. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 11. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 12. Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të breshkës 14. Grep i trashë hekuri me majë të kthyer, që përdoret për të varur diçka në të; grremç hekuri, ganxhë 17. Ajo që bën pula, vezë ose.. 18. Ajo mbushet me gaz të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart 22. Monedhë e vogël në kohën e pushtimit osman, që ishte e barabartë me pesë para 25. Titulli i kryetarit të kishës ortodokse të disa vendeve 26. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 28. Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe 31. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 32. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 33. Ato të NBA janë të famshëm në këtë lojë 36. Që ka veti të pasqyrojë e të thyejë rrezet e dritës. 39. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 41. Zejtari quhet ashtu, ai që i beson duarve jo makinerive 42. Agjenci zyrtare e një shteti që është vendosur në një qytet të një shteti tjetër për të siguruar mbrojtjen e interesave të shtetasve të vet pranë autoriteteve vendore 43. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 45. Ai që nuk i bindet një pushteti është ashtu 49. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit 50. Njeriu i letrave 51. Del nga thellësia në sipërfaqe të tokës 56. Një dhoj kërpurdhe që është shumë e kushtueshme 58. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 61. Libri themelor i besimit të krishterë 62. Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri 63. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 64. Partia Levizja e Legalitetit 66. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 67. Organi a trupi drejtues i një fakulteti në një shkollë të lartë 70. Djalë i ri e i pashëm; djalë i

E enjte, 18 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

këndshëm, i afrueshëm e i qeshur 72. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 73. Një zog këngëtar me ngjyrë të verdhë 76. Universiteti Politeknik i Tiranës, ose ... universitar 79. Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore 80. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm 81. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 85. Quhen ashtu ata, makineritë, mjetet, veglat, orenditë, aparaturat 87. Fjalë, bisedë, ose diçka që lidhet me bisedën, bën... 90. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 91. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 93. Ushqim i qullët e i butë, që bëhet me pemë të grira e të ziera a me lëng pemësh 95. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 96. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 97. Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e ashtuquajtura të shenjta 98. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 102. Gjykimi profesional, etik dhe estetik i një vepre apo krijimtarie 106. Dakord në gjuhë univer-

sale 107. Ishte i tillë Festivali i Gjirokastrës 109. Kur i kundërvihet një force nënshtruese të ligjit apo rregulliat 111.Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 113. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 114. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 115. Automjet i vogël udhëtimi me katër rrota, dikur quhej ashtu 116. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 117. E bëj më të fortë e më të qëndrueshëm një metal, një vegël të metaltë etj VERTIKALISHT 1. Mbulesa e jashtme prej gome e rrotës së biçikletës 3. Shteti me Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të iranit, me sipërfaqe 647.500 km 4. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 5. Formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës 6. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 8. Përdor atë monedh Bullgaria 9. E vendos dikë a diçka në një vend 11. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 13. Marifet, dredhi, djallëzi në kurriz të një tjetri

15. GRamshi e kishte ashtu targën 16. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 19. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 20. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 21. Veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë të prodhimit, të kulturës etj. 23. Interpreton i vetëm në skenë 24. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 27. Ashtu quhen plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çon në shtëpinë e dhëndrit 29. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 30. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 34. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 35. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 37. Rrah rrobat me pallë kur i laj, kopanis 38. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 40. Kanali i ... paraqet një ndër arteriet detare më të rëndësishme në botë. Është ndërtuar më 10 tetor të vitit 1913 44. Myslimanët e quajnë Zotin ashtu 46. Benjamin ... konsiderohet si një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara

arrijë me çdo mjet një qëllim ose një vend më të lartë në jetë 69. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë 71. I ka hije, ngjan bukur, i ka ... 74. Vegël; mjet i thjeshtë pune 75. Përmbledhje krijimesh letrare ose punimesh shkencore që botohet zakonisht si vjetar 77. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 78. Kryeqyteti i Bangladeshit është 80. Xhorxh Gordon ..., shkrimtar anglez i romantizmit dhe dashamires i shqiptareve 81. Pomadë me erë të mirë, e cila përdoret për të lyer flokët që të rrinë të butë e të shtruar dhe që të shkëlqejnë 82. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 83. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 84. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 86. Kompozitori i famshëm francez Georges ... 87. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre 88. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 89. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 92. Zyrë që merret me pajisjen e një ndërmarrjeje, të një konviktime ushqime, me veshmbathje e me sende a orendi të tjera 94. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 99. Shprehje krahinore, xhaxha, axh, vëllai i babait 100. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 101. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 103. Kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, shalohet 104. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 105. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 108. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 110. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 112. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë

47. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 48. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 51. Dalin mbi ballë te disa kafshë dhe shërbejnë për mburojë, dhe jo vetëm 52. Një nga familja e frutave, e ngjashme me pjeshkën 53. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 54. Pastaj e ka brenda 55. Mjeshtëria e punës që ushtron dikush, quhet ashtu. 57. Shkresë, vërtetim etj. që kërkohet sipas ligjeve e rregullave zyrtare 59. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 60. Ajo rracë duhet të mbizotëronte botën, sipas Hitlerit 64. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 65. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 68. Ai që lakmon e përpiqet të 1

2

P

A T

¸

3

K 8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

R O

4

U

10

D U

5

A

P 9

F

14

6

S

7

L

11

P

L L

M 12

A B

A R

A B

A R

13

T ¸

15

B O

Y

K

B 17

T

M 16

B O

K 21

O

A

S

K

H O

J

18 23

M S

19

R

22

K E

R

V

M A

24

J

L

A

25

˙

V E

I

F

F

O

J

A

N

26

P

I

B

S

I

27

K

O

U

29

O

K

Q

30

R

T

N A

E

K E

N

E

L

K

D

A

M E

S

E I

S

T

35

L

R

T

M

¸

N

A

P

K

P

G

U L

L I

M E

K

36

¸

37

E Z

¸

B

38

U B

P

39

A

U 41

P

42

S

M

K U

R B

K

H

R V

A Z

G

M

46

E N

O

P

A R

D A

E 51

A

E T

45

U 50

P

S

U

T

B

E

R

40

U P

A

43 44

V

P

54

47

D

I

48

A

49

E M

M Y S

M

52

53

R

E

D

A

P

55

M A

R

D

M

T

Y

D

57

E L

I

K

A T

61

O 62

Q

R 64

I

V A

A K

I

R

K

65

J

69

66

K

˙

58

B

59

P

K

B

60

A N

A R

K I

A

63

K R

O M O Z

O M

I

S

N

67

A

K

68

E N

70

Z

N

L

56

K

I

34

L

P

O

32

D E

33

L

O 28

A R

31

E S

Q

20

A

L

A R

71

L

A N

L

P

G

H

72

K

73

A L

E S

T I

N ¸

74

T A

L I

N I

E

O

75

K U

A R

T E

A

T 76

T

U

82

83

V

A

77

P

F

78

E Q

79

E

D

84

S

L

L A

N I

R

E

S

I

91

D

81

H O

K

S

V

M

S

T

V 89

R

T P

90

A

B

I

M E

92

E R

E P

N

I

Z A

B E

L

I

M B

94

J

E

96

M 100

101

C

L

G

L L 97

K K L

A

J

O R

E

95

B

I

U

S

U

J

P

E

A

102

E

U

103

B A

T E

R V

O

A L N

104

F

S

H

105

106

K A

I

C D

U

T

A

R

I

S

H

108

S

T

B O

T A

M

L

J

110

N

98

A N 107

109

F

H

93

P B

I

86

D O

88

U

99

V

80

85

87

˙

N

N

D

T

A

111

R O

M I

N E

I

A

N I

K E

¸

G

112

K

K

O K

¸

R

¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 17 KORRIK 2019

Presidenti: Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë!

P

residenti i vendit, Ilir Meta në një reagim publik në Facebook, shkruan se në 13 tetor duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe qendrore, përfshi edhe për Presidentin, pasi në 19 tetor do të jetë shumë vonë. “Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë! Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë”,- shkruan Presidenti. Kreu i shtetit shton se vendi

nuk mund të ecë më në dy rrugë të kundërta. “Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër. Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor. Koha është tani! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!”,- shkruan kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta takon ish-ministrin e PS, Elmaz Sherifin

P

residenti Ilir Meta ka takuar mëngjesin e djeshëm ish-minis trin e PS-së, Elmaz Sherifin, i cili i ka dhuruar librin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se “Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.” Ndër të tjera, Kreu i Shtetit shkruan se ish-ministri Sherifi i ka dhuruar librin e tij “Shqipëria e panjohur”, ndërsa i shpreh mirënjohje për këtë punë kërkimore të trashëgimisë sonë institucionale. “Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi. E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920. Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese”,shkruan kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.