Koha Jone_18 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 143 (8584)

E martë, 18 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Nëse në Durrës kishim një bandë që kishte marrë peng shtetin me një mijë forma dhe mënyra, në Dibër shteti sillet vetë si bandë kundër qytetarëve të tij, duke bërë presion apo blerë vota me 40 mijë lekë të vjetra, sikur të blije një pulë në pazarin e Milotit

BILD plas BOMBËN e dytë për përgjimet Bomba e “Bild” është e tmerrshme për Shqipërinë, por media gjermane duhet falënderuar për shërbimin që u ka bërë shqiptarëve. Dje u konfirmuan të gjitha dyshimet dhe dje ra çdo mbrojtje e Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të thotë më si në rastin “Tahiri”, se nuk e dija çfarë bëhej me hashashin. Nuk mund të justifikohet më as se nuk di më kë flet Vangush Dako në telefon. Dje u kap vet me “presh në dorë” duke folur me njeriun që PS kishte caktuar për të masakruar zgjedhjet dhe kjo nuk e lë Edi Ramën pa përgjegjësi FAQE 3

Prokuroria kërkon arrestimin me forcë të Lulzim Bashës

Përgjimet e plota, si PS vodhi votat në Dibër. Gazetari gjerman, Peter Tiede: Rama nuk e njeh drejtësinë e pavarur

SPECIALE 4-10

Në foto: Gazetari i gazetës “Bild” Peter Tiede që publikoi përgjimet

FAQE 15

Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha

EDITORIAL

PËRGJIMET

KREU I PD

KRYETARJA E LSI

KRYETARJA E RE E DHOMAVE TË TREGTISË

Çfarë del te filxhani i kryeministrit pas BILD?!

Analisti, Fatos Lubonja: Kryeministri Rama duhet rrëzuar me dhunë popullore

Lulzim Basha: Edi Rama është një kriminel që duhet rrëzuar me çdo kusht

Kryemadhi: Largimi i Ramës, e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin nga kaosi

Elisabeta Katija: Nuk do ndalem në respekt të votës që kam fituar

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania BILD, publikoi dje përgjime.

FAQE 2

FAQE 14

FAQE 9

FAQE 11

FAQE 12


POLITIKE

2 E martë, 18 QERSHOR 2019

Çfarë del te filxhani i kryeministrit pas BILD?!

G

azeta më e madhe në Europë, gjer mania BILD, publikoi dje përgjime të reja. Para disa ditëve ajo nxori përgjimet e kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako me Abdylajt, të cilët cilësohen nga PD si bandë kriminale. Ndërsa dje doli edhe kryeministri në komunikime. Natyrisht Edi Rama ishte i kujdesshëm, por nëse zbërthen gjithë zinxhirin e emrave të tjerë të përgjuar që rrotullohen afër kryeministrit, del e qartë se si janë blerë votat. Me presione, oferta, pazare dhe me bandat. Kjo është më se e qartë. Me Durrësin bëri si bëri kryeministri dhe sikur e

kaloi pa hyrë ferr në këmbë, pasi prokuroria nuk heton, por ishte media që ia nxori bojën PS-së dhe kryeministrit. Megjithatë Durrësin e arkivoi për ca kohë, Edi Rama. BILD ia prishi humorin kryeministrit. Edi Rama duket nga mënyra se si reagon për gjyq ndaj gazetarit gjerman, se ndjehet keq. E di se publiku është tejet i bindur se si janë blerë votat në 2017, falë edhe miopisë politike të PD-së, kur bëri marrëveshjen e 18 majit. Sondazhet tregojnë se mazhoranca është në pikiatë të frikshme elektorale, ndaj edhe po synon të marrë të gjitha bashkitë, shpejt e shpejt, pa kandidatë opozitarë.

Ndërkohë prokuroria nxitoi të spostojë vëmendjen duke njoftuar publikisht se ka ndërmend të marrë me forcë liderin e opozitës Lulzim Basha, çka vetëm i shton pikët atij, duke e kthyer në hero, nëse e arreston. E bën automatikisht kryeministër. Por prokuroria ka urdhër nga kryeministri. Kjo dihet, kjo e nxjerr atë organ politik. Të premten është protesta e opozitës, e cila siç duket do jetë radikale dhe e pamëshirshme. BILD thotë se të enjten, një ditë para protestës, do të nxjerrë prapë përgjime. Problemi është se shteti është angazhuar në blerjen e votës për PS-në. Kjo është e kundraligjshme

dhe e zhvlerëson pushtetin e Edi Ramës. Situata po precipiton nga dita në ditë, shumë keq. Kryeministri nuk ha pykë fare, nuk don asnjë ulje në tavolinë për të gjetur udhën e arësyes sëbashku me Presidentin dhe opozitën. E do konfliktin, pasi mendon se nga konflikti mund të ringrihet, duke ia faturuar opozitës pasojat e përplasjes, ku për dreq mund të ketë të vrarë dhe të plagosur. Edi Rama duhet të gjejë shtigjet e mirëkuptimit politik dhe të mendojë për shtetin e popullin e jo për karriken e tij. Filxhani i kafesë nuk i del mirë duke parë britmat e Elisa Spiropalit! S.P.

Shkrimi i gazetës gjermane për zgjedhjet në Shqipëri dhe blerjen e votave nga qeveria

BILD: Përgjimet tregojnë se qeveria manipuloi votat Nga Peter Tiede

S

hqipëria, një nga vendet më të bukura, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Për turistët, një mister i egër dhe i lirë në brigjet e Adriatikut. Por vendi është përballë mundësisë që të shkrihet në kaos total: ai konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Europës. Dhe: Shqipëria rrezikon që të bëhet një kërcënim për Ballkanin e paqëndrueshëm. Një nga arsyet: vendi është kthyer në një republikë të mafias, klanet kriminale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normalitet, edhe blerja e votave në zgjedhje. Prej disa muajsh ka demonstrata masive. Opozita e akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017, me ndihmën e mafias janë blerë vota, është bërë presion ndaj mbështetësve të opozitës ose janë mbajtur larg zgjedhjeve.

“Bild” ka në dorë regjistrime të shumta telefonike-të bëra nga hetuesit shqiptarë- që tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: Mashtrim elektoral, blerja e votave, shantazh ndaj votuesve të opozitës. “Bild” tani publikon disa nga regjistrimet, disa prej të cilave vijnë nga e ashtuquajtura dosja ‘184’ e vitit 2016. Ato janë të gjitha shembuj të manipulimit, kërcënimit dhe blerjes së votuesve nga lart poshtë. Ato tregojnë se si ka bashkëpunuar politika, biznesmenët dhe kriminelët. Në përgjime dëgjohet se si ministria e Brendshme po harton një plan për të fituar zgjedhjet për socialistët. Se si më pasnivel pas niveli-me para, presion dhe kriminelë, sigurohet që rezultati të jetë i saktë. Po ashtu mund të dëgjoni sesi drejtuesit e lartë kërcënojnë drejtorët dhe mësuesit e shkollave. Këto regjistrime dëshmojnë gjithashtu: kreu i

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, e dinte këtë komplot elektoral, ishte pjesë e tij. Zyrtarët e lartë qeveritarë e planifikuan manipulimin zgjedhor dhe e ekzekutuan atë së bashku me udhëheqësit lokalë nga partia, administrata zgjedhore dhe mafia. Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë përfshirjen dhe dijeninë e politikanëve me ndikim. Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, aktualisht

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

i akuzuar si anëtar i mafias së drogës, janë edhe të tjerë anëtarë të mëposhtëm të Partisë Socialiste: -Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. -Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend, Ulsi Manja. -Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Xhemal Qefalia. -Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla. -Deputeti Pjerin Ndreu.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Megjithëse hetuesit shqiptarë e dinin për këto përgjime për vite me radhë, megjithëse gjithçka dëgjohet në përgjime ka ndodhur në të vërtetë dhe dënohet nga ligji shqiptar, ende sot nuk ka asnjë hetim ndaj politikanëve, zyrtarëve apo mafiozëve që dëgjohen në përgjime. Përkundrazi: Hetuesit që ranë në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës, u dërguan në burg pa akuzë ose nën arrest shtëpie dhe ikën jashtë vendit. Rezultati tani në Shqipëri: Opozita nuk po paraqet kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuar në verë si shenjë proteste. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pezulluar plotësisht zgjedhore- qeveria kërkon t’i zhvillojë ato gjithsesi. Vendit i kanoset një luftë zgjedhore e vërtetë. Qeveria pretendon se BILD është blerë nga opozita, duke shpërndarë gënjeshtra. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi vërtetësinë e përgjimeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 18 QERSHOR 2019

Nëse në Durrës kishim një bandë që kishte marrë peng shtetin me një mijë forma dhe mënyra, në Dibër shteti sillet vetë si bandë kundër qytetarëve të tij, duke bërë presion apo blerë vota me 40 mijë lekë të vjetra, sikur të blije një pulë në pazarin e Milotit

BILD plas BOMBËN e dytë për përgjimet Bomba e “Bild” është e tmerrshme për Shqipërinë, por media gjermane duhet falënderuar për shërbimin që u ka bërë shqiptarëve. Dje u konfirmuan të gjitha dyshimet dhe dje ra çdo mbrojtje e Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të thotë më si në rastin “Tahiri”, se nuk e dija çfarë bëhej me hashashin. Nuk mund të justifikohet më as se nuk di më kë flet Vangush Dako në telefon. Dje u kap vet me “presh në dorë” duke folur me njeriun që PS kishte caktuar për të masakruar zgjedhjet dhe kjo nuk e lë Edi Ramën pa përgjegjësi Gazeta “Bild”, më e madhja në Gjermani dhe Europë, publikoi dje 16 përgjime të tjera që dëshmojnë blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017 nga qeveria “Rama”. Përmbajtja e gjithë përgjimeve ka efektin e një bombë kundër mazhorancës së sotme, por edhe gjithë shoqërisë shqiptare. Në çdo pjesë të bisedave të regjistruara nga prokuroria shqiptare dhe të publikuara nga gazeta gjermane kemi një krim të kryer nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kryeministri flet në telefon me një drejtues drejtorie në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Biseda, në pamje të parë duket jo shumë inkriminuese për kreun e qeverisë, por në fakt përgjimet e tjera e nxjerrin kryeministrin si njeriun që dinte çdo manipulim që është bërë dhe madje ka dhënë miratimin. Një ministër që i thotë drejtorit të Ministrisë së Brendshme se do t’i dërgojë disa tipa problematikë ditën e zgjedhjeve. Në një tjetër komunikim e pyet për transportin e parave. Një deputet që kërcënon drejtorin e drejtorisë arsimore me flakjen nga vendi i punës, nëse nuk voton PS. Drejtori i Arsimit që merr në telefon mësuesit me radhë dhe i kërcënon hapur që të shkojnë me vrap për të votuar PS sepse do të ikin nga puna. Më pas vijnë bisedat e Arben Keshit, ku flet me qytetarë dhe zyrtarë të niveleve më të ulëta. Në emër të PS dhe Rilindjes, Arben

Keshi flet me para cash me 5 apo 3 mijë lekë për një votë. 3 mijë në rastet kur sekseri ka bërë punë bindëse. 20 mijë lekë të reja në rastet kur votuesit janë 4 nga e njëjta familje. Po ashtu nuk mungojnë dhe pazaret e ndryshme për vota me personat që komunikon në telefon, njëlloj si të flitej për çmimin e specave. Bisedat tregojnë se veç lekëve, skema e manipulimit funksionon në mënyrë të përkryer edhe me kërcënime. Ministra, drejtorë dhe zyrtarë të lartë faktohen duke kërcënuar qytetarë me vendin e punës dhe me bukën e gojës, në rastet kur këta nuk i kanë pranuar lekët. Kur nuk kryente punë paraja për të blerë votën, ndërhynin drejtorët me presione për vendet e punës. Kur qytetarët nuk bindeshin as nga drejtorët, në fund vinin kërcënimet nga “çunat problematikë”, të cilët janë as më shumë dhe as më pak, por përfaqësues të krimit. Kryeministri, ministra, deputetët, drejtorë të rëndësishëm, gjithë kupola e shtetit, madje dhe krimi i organizuar, siç del nga përgjimet, janë përfshirë kokë e këmbë në procesin e manipulimit, vjedhjes, kërcënimit të votuesve dhe blerjes së votave. Këto janë zgjedhjet që ka bërë Partia Socialiste! Pak javë më parë, e njëjta gazetë gjermane “Bild”, publikoi përgjimet e Durrësit. Edhe aty kishte funk-

sionuar e njëjta skemë manipulimi, ku gjithë fushata elektorale i ishte lënë në dorë një bande, e cila emëronte dhe deputetët me të cilët Edi Rama bën reformat në Parlament. Por Dibra është dhe më e rëndë se Durrësi. Nëse në Durrës kishim një bandë që kish marrë peng shtetin me një mijë forma dhe mënyra, në Dibër shteti sillet vetë si bandë kundër qytetarëve të tij, duke bërë presion apo blerë një votë me 40 mijë lekë të vjetra, sikur të blije një pulë në pazarin e Milotit. Por pas një skandali në Shqipëri ka një tjetër skandal edhe më të madh. Dhe dje, pasi shqiptarët dëgjuan vjedhjen dhe blerjen e votave, institucionet që duhet të kishin nisur hetimet u sollën edhe njëherë si të jenë në shërbim të bandave. Prokuroria që ka në sirtarët e saj të njëjtat përgjime që publikoi “Bild” , dje në vend të thërriste ministrat dhe drejtorët, qoftë edhe për një verifikim formal, sulmoi median gjermane që i publikoi. Gjeste të tilla, kur bëhen nga institucione kushtetuese, nuk janë qesharake, por dëshmi se edhe Prokuroria qenka bërë pjesë e vjedhjes së votave për PS. Sepse dosja e Dibrës është në prokurori që nga viti 2017 dhe gjithë zyrtarët e përfolur jo vetëm s’janë hetuar, por tashmë janë graduar me poste me të larta në administratë. Pas plasjes së skandalit të vjedhjes së votave nga “Bild”, gafa e radhës ishte reagimi i

kryeministrit Edi Rama. Fillimisht u përpoq të mohoi bisedën e tij, më pas e pranoi dhe paralajmëroi padi ndaj gazetarit gjerman. Është qëndrimi më idiot që një zyrtar i lartë mund të mbaj në një situatë të tillë. Përgjimet nuk i ka bërë gazetari gjerman, por prokuroria e shtetit të tij. Sot duhet paditur prokuroria përse nuk ka hetuar dhe jo media që i publikoi. Bomba e “Bild” është e tmerrshme për Shqipërinë, por media gjermane duhet falënderuar për shërbimin që u ka bërë shqiptarëve. Dje u konfirmuan të gjitha dyshimet dhe dje ra çdo mbrojtje e Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të thotë më si në rastin “Tahiri”, se nuk e dija çfarë bëhej me hashashin. Nuk mund të justifikohet më as se nuk di më kë flet Vangush Dako në telefon. Dje u kap vet me “presh në dorë” duke folur me njeriun që PS kish caktuar për të masakruar zgjedhjet dhe kjo nuk e lë Edi Ramën pa përgjegjësi. Përkundrazi, e rendit atë si kryeshefin e vjedhjes së zgjedhjeve. Bomba e “Bild” nuk është nga ato ngjarje që ka efekt zhurmues vetëm në media. Publikimi i krimit elektoral të qeverisë “Rama” me zë dhe me fakte konkret është nga ato raste, që nëse institucionet nuk reflektojnë në kohë dhe nuk ndëshkojnë autorët, mund të sjellë revoltë popullore. Mili Xhani


SPECIALE

4

E martë, 18 QERSHOR 2019

Gazeta gjermane Bild publikon përgjimet e reja, protagonistë nga Rama, Gjiknuri, Pjerin Ndreu dhe Artan Gaci e deri tek mësuesit e Dibrës

G

azeta e madhe gjermane Bild publikon përgjime të reja nga dosja “184”, ku protagonist është drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, raportoi dje vetë gazetari Peter Tiede. “Përgjimet janë pjesë e dosjes 184/ 2016 që ka ngelur e ngecur për 3 vjet nga prokuroria shqiptare dhe zbulon evidenca shokuese” shkruan BILD. Protagonist në përgjime janë kryeministri Edi Rama, ishMinistri Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. “Këto përgjime tregojnë sesi kriminelët, zyrtarët e policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste përfshi dhe Edi Ramën, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreu i komisionit të ligjieve Ulsi Manja, kreu i komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalia dhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili aktualisht është kryetar për bashkinë e Lezhës dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe figura të tjera të qeverisë socialiste janë të përfshira në blerjen e votave duke intimiduar punonjësit e administratës. Pjesë e këtyre përgjimeve zbulojnë sesi një drejtor në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi ka një skemë të qartë dhe strategji për blerjen e votës dhe për pengimin dhe listën e shantazhimeve. Pjesë e hetimeve gtë prokurorisë së antimafias shqiptare 184/ 2016 përgjimet kanë kapur dhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, të cilat zbulojnë se krryeministri është në dijeni dhe i përfshirë në aktivitetin kriminal”, shkruan BILD. “Koha Jonë” ju sjell të përkthyer fjalë për fjalë gjithë sa është publikuar nga BILD. Publikimi i përgjimeve vjen një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.

Skandali / Bild zbardh skemën dhe personat që vodhën votat në zgjedhjet e Dibrës

PERGJIMI 1

Rama telefonon Arben Keshin: E ke realizuar objektivin? Në përgjime është vetë kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të PS dhe qeverisë. E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave. Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…” Arben Keshi: Po shefi. Edi Rama: Hë mo si duket. Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi. Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua? Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar. Edi Rama: Ashtu ëëë? Arben Keshi: Po them që po. Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë? Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja. Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është… Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more. Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot. Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret.

Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë? Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha. Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo? Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas. Edi Rama: Mirë vllai! Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit. Edi Rama: Hajd ciao, ciao!


SPECIALE

5

E martë, 18 QERSHOR 2019

PËRGJIMI 2

PËRGJIMI 3

Artan Gaçi uron Keshin: “Nuk do 30 mijë”, Arben Keshi: Le të shkojnë tek PD kryeministri Edi Rama Shefi i madh me superlativa për ty Përse është kaq mirënjohës, cfarë

Gazeta më e madhe europiane ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017. Në përgjimin e dytë është dialogu në mes të Artan Gaçit dhe Arben Keshit drejtor në një institucion të rëndësishëm, ku flitet për votimet në Dibër. Arben Keshi: Mirëmëngjes Artan Gaci: Mirëmëngjes ca bën? Arben Keshi: Si je? Artan Gaci: Mirë, ja u kënaqëm me shefin e madh (Edi Rama) dhe ai është me superlative për ty. Arben Keshi: Faleminderit! Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo, nga ai nga ai, unë po e po, po nga ai. Arben Keshi: Faleminderit! Artan Gaci: Më tregoi historinë e 2011 e këto gjëra, i ke pikët maksimale

Arben Keshi: Inshallah po kthehet në realitet se ngeca këtu u bëne 3 vjet. Artan Gaci: Jo jo, kthehet, kthehet. Të gjithë maqellarët të falenderojnë, ai është thotë personi, e ka kopsit e ka bo komplet domethënë që të gjitha. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën disa gjëra me 1 kuti. Arben Keshi: Hajd mo ça të bësh Artan Gaci: Është e gjitha merita e Benit tha. Arben Keshi: Faleminderit, gëzuar faleminderit! Artan Gaci: Desha me ta thonë që tashi domethënë Arben Keshi: Rrofsh rrofsh shumë faleminderit Artan Gaci: Hajd Beno, kur të vish ndonjëherë në Tiranë lidhemi Arben Keshi: Po po në rregull Artan Gaci: Mirupafshim!

PËRGJIMI 5

“Pse nuk i ke dhënë lekët Xhabirit”

Në përgjimin e pestë është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy persona të tjerë, ku njëri ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat. Xhabiri ankohet tek Arben Keshi se nuk ka marrë lekët, por nga ana tjetër, personi që ka marrë detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për tu ballafaquar. (Telefonata 1) Arben Keshi: Çkemi!

0686913636: A u nise më? Arben Keshi: Po për Çakran 0686913636: Ej, për zotin s’ka lëviz hiç Arben Keshi: Jo o burr s’po lëviz hiç, sa më mori sa mbaroi me gjithë policët që kishte atje. Lëri se ata të dezinformojnë o burr, po të mashtrojnë siç ta bën me Tanin se ai Uruçi nuk ishte në listë. 0686913636: Më mori… Arben Keshi: Kush të mori? 0686913636: Më mori Nexhipi

detyre ka plotësuar drejtori i Ministrisë së Brendshme. Çfarë ka bërë ai ‘për të caktuar’ rezultatin e zgjedhjeve. Si ia arriti ai objektivit të kryeministrit Edi Rama për të siguruar vota për PS-në? Përgjigjja është se Arben Keshi është një nga personat kyç në akuzë për blerje vote, duke detyruar punonjësit e administratës publike të votojnë për PS dhe gjithashtu ai i dha urdhrat Policisë së Shtetit për të bllokuar votuesit e Partisë Demokratike për të votuar. Arben Keshi në bisedë me një tjetër person (0685922860). Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë

votën për pak dhe kërkon më shumë. Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD. Arben Keshi: Nga u zhduke? 0685922860: A u lodhe? Arben Keshi: Ku shkove? 0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë Arben Keshi: Ku?

0685922860: Tasia Arben Keshi: Ku? 0685922860: Tasie Lleshi Arben Keshi: Po çfarë thotë? 0685922860: Nuk do ia Refiku Arben Keshi: Po në rregull, mirë 0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja. 0685922860: Ok, mirë.

PËRGJIMI 4

200 mijë lekë për 4 vota Në përgjimin e katër është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme, ku flitet për votimet në Dibër. Bashkëbiseduesi i Keshit thotë se njëri kërkon 200 mijë lekë për 4 vota, nga 50 mijë lekë për votë. Më pas ai i thotë se nga ana ime i ke të gjitha punët e mbaruara. Arben Keshi: Hë mo Qytetari: I mora këta këtu te shtabi, i njeh? Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini Qytetari: I Isuf Qokut, ishnxënësi im Arben Keshi: Po ça ka ai? Qytetari: Ai ka një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje. Arben Keshi: Po Qytetari: Atij ja komunikova pardje, atij zotërisë Kollashikut, ia kam komunikuar atje në rrugë, u nda me atë, i thashë Anës. Ja thashë o vlla në emër tënd. Arben Keshi: Jo në emrin tim Qytetari: Ne emrin tënd, në

emrin tim, në emër të drejtorit të arsimit, ia komunikova. Qytetari: E mbarova atë punë domethënë. Gëzim Hoxhën që kisha problem, se ka qënë në Itali, se ai është kushuri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit. Arben Keshi: Po e kam parasysh Qytetari: Janë kushurinj të dy ata. Arben Keshi: Po Qytetari: Është e mbaruar ajo punë, nuk ka asnjë gjë. Kam fol edhe me Bujar Kurtazën dhe me Vehbi Muhametin, kunata e Vehbiut është mbesë e Rrem Ramës. Arben Keshi: Ata vëllezërit

e Vehbit na çanë dërrasat tu u zënë, ky thotë… Qytetari: Jo jo, s’ka lidhje me ata fare ai, nuk është përzier ai. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua. Arben Keshi: Se kam parë Qytetari: Nëse ke informacionin më të vogël ma trego Arben Keshi: Mirë Qytetari: Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe e fundit. Atij zotërisë unë ja kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu përpara lokalit të Begut. Arben Keshi: Në rregull Qytetari: Po qe se ashtu pyet edhe Neki Ukën, pyet edhe Din Jasharin.

Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta s’ka qenë në listë. Ma jep emrin se do pyes ça po ndodh. 0686913636: Një sekondë. Arben Keshi: Ma jep emrin e Nexhipi ta marrë unë në telefon 0686913636: Ok hajd… (Telefonata 2) Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol

0675590725: Po Arben Keshi: Ka ndonjë gjë andej apo jo, I ke dhon ndonjë gjë a si ke dhon? 0675590725: Po po të dyve Arben Keshi: Po ai ka ardh këtu thotë jo 0675590725: Ka ardh Xhabiri? Arben Keshi: Po 0675590725: Merre me vete bjere këtu

Arben Keshi: Mirë (Telefonata 3) Arben keshi: A e ke aty apo flet kot ai? 0686913636: Jo mo po të duash ti vijnë … Arben Keshi: Ai thotë merre me vete se i thashe e kam me vete. Merre me vete dhe sille këtu më tha. Unë ja kam dhon tha. 0686913636: Ok


SPECIALE

6

E martë, 18 QERSHOR 2019

PËRGJIMI 6

Arben Keshi në përgjime: Xhevati thotë mbaro punë…

Arben Keshi në telefonatë me një person të paidentifikuar (0686913636). Një person i paidentifikuar telefonin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, duke e informuar që personi që refuzoi paratë e ofruara për votat gjatë javës, ka ndryshuar mendje dhe se i kërkoi paratë nëpërmjet xhaxhait të tij. Drejtori i jep instruksione për ti dhënë paratë. I njëjti person e pyet për diçka tjetër, por Drejtori i thotë se do i kthejë përgjigje me mesazh pasi nuk mundet të flasë në atë moment. Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka pasur fik telefonin, por nuk po vjen.

0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu Arben Keshi: Hë 0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë Arben Keshi: Po 0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet. Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë. 0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë. Arben Keshi: Mbaroi 0686913636: Ndërsa e dyta është rreth ...(Nuk kuptohet) Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot 0686913636: Ok

PËRGJIMI 7

Biseda me kreun e arsimit Dibër: Merri gjithë mësuesit…

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci. Keshi i thotë Gjecit që të marrë të gjithë drejtorët e shkollave në telefona dhe ti zgjojë nga gjumi e tu kërkojë emrat e personave që kanë folur për të votuar për PS-në. Keshi: O Drin! Gjeci: Hë mos si je? A je mirë? Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh? Gjeci: Nga pak, si ja çon ti? Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë. Keshi: Është mirë puna? Gjeci: Mirë duket. Keshi: Ka lëvizje andej? Gjeci: Jo. Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë. Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti? Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej. Ty ec jena. Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët? Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të

raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol. Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato. Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt. Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

PËRGJIMI 8

PËRGJIMI 9

Shefi i Komisariatit të Kamzës: Shefi i Komisariatit të Kamzës: Mziu ka nis 450 njerëz I bllokuam autobuzët e PD

Në përgjimin e 9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Ky i fundit telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata. Ai veçanërisht interesohet për Maqellarën, si zonë e madhe që është. Keshi e pyet Skurën nëse kanë ardhur shumë njerëz nga Tirana në Dibër dhe i thotë se kanë bllokuar autobusët e PD-së që janë nisur nga Tirana. Biseda e përgjuar: Arben Keshi: Po. Sali Skura: O Beni, Sala jam. Arben Keshi: Hë mo, ca bëne. Sali Skura: Ckemi, si ia çove Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti. Sali Skura: Hë ç’bëhet andej? Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur. Sali Skura: Po po po, si duket

situata? Arben Keshi: Po mirë. Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje. Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më. Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet? Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo. Sali Skura: Po e vërtetë. Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo? Sali Skura: Si? Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë? Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi… Arben Keshi: Shumë mirë. Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore. Arben Keshi: Rrofsh faleminderit

Në përgjimin e 8 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura. Ky i fundit i thotë se Xhelal Mziu ka mbledhur 450 njerëz dhe i ka nisë me furgonë në Lurë e Reç. Kjo gjë e shqetëson drejtorin e Ramës, Arben Keshi, i cili dëgjohet vetëm duke i thënë “ehe, ehe”. Bisedë midis Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe Sali Skurës, shef policie në Kamëz Arben Keshi: Urdhëro Shefi i Policisë Sali Skura: Shef Beni si të kam. Saliou jam Arben Keshi: Kush? Sali Skura: Sala nga Kamza. Sali Skura Arben Keshi: Hë mo çkemi

Sali Skura: Mirë vëlla,. Si të kam\ Arben Keshi: Mirë. Si kalon ti Sali Skura: Mirë, Ti se tu sku Arben Keshi: Po mir dukemi, na këputet ju të Kamzës. Na bllokoni autobuzët e Kamzës o shok Sali Skura. Po pra do nxjerrim postblloqe. Nga ora 3 do çohemi ka me u nis Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa kanë ndërmend me u nis Sali Skura: Nga ora 3.30 do nisemi I kemi marrë do masa me u çu. Arben Keshi: A janë shumë? Sali Skura: Për Zotin mendohet. 400 500 veta Arben Keshi: I ka organizu Xhelali e? S a l i S k u r a : Xhelali i ka

organiziar kret bashkinë, i ka çu te turizmi i ri në Lurë. Kupton? Arben Keshi: Po kuptoj Sali Skura: Maqellara si duket? Arben Keshi: Maqellara është mirë, sepse ska prij Kamze në Maqellarë. Nga krahu i Xhelaliy nuk kam asnjë një Sali Skura: Problem është Lura Arben Keshi: Lura? Lura eh, edhe Reçi mendoj Sali Skura: Lura, Reçi, e gjithë krahina atje. Por komisionerët ma do mendja besoj që i keni në xhep. Arbe Keshi: Po, po po po mo po Sali Skura: Po qyteti si duket? Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është Sali Skura: Melita ska pas ça me bo Hajt të uroj me fitore...


SPECIALE

7

E martë, 18 QERSHOR 2019

PERGJIMI 10

Gjiknuri telefonon Keshin: Do të çoj disa çuna

Përveç kryeministrit i cili i është shumë falënderues për performancën e tij, përgjimet zbulojnë se Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme është shumë afër dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të PS-së përfshi dhe Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit, Taulant Ballën kreun e grupit parlamentar dhe Damian Gjiknurin ministrin e Energjetikës si dhe sekretarin për zgjedhjet në Partinë Socialistr, Artan Gaci i cili është bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka. Përgjimet zbulojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: Ministri Damian Gjiknuri ka vënë në dispozicion të drejtorit Keshi një grup të njohur kriminelësh, ‘djem problematikë” sic i quan ai të përdoren nëse e kërkon situata. Ministri Damian Gjiknuri është në bisedë me Arben Keshin, drejtorin e qendrës për të huajt ilegalë në ministrinë e Brendshme në Shqipëri. Ministri i Energjisë i konfirmon drejtorit se i ka dërguar një minibus me disa ‘djem problematikë” (persona me rekorde kriminale, për ta shoqëruar atë dhe t’i ketë

ata në rast se i duhen. Damian Gjiknuri: Ça bëhet? Arben Keshi: Asgjë Damian Gjiknuri: Ndonjë shqetësim? Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë. Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë. Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat Damian Gjiknuri: Patjetër. Arben Keshi: Se edhe vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.” Arben Keshi: Mirë Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast. Arben Keshi: Mirë.

PËRGJIMI 11 Në përgjimet e reja të publikuara dje nga e përditshmja gjermane “Bild” shfaqet edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, dhe njëherësh kandidat për kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndreu komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci, ku i kërkon që një drejtor shkolle duhet të deklarojë votën hapur në zgjedhje ose të gjejë vend ku të futet. Pjesë nga biseda: Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes Drini Gjeçi: Mirëmëngjes Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je? Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove? Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë? Drini Gjeçi: Mirë. Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i

Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën hapur, ose të gjejë vend e të futet

çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon. Drini Gjeçi: Reshat Elezaj? Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS, ose ndryshe të gjej vend të futet.

PËRGJIMI 12

“Shko, merr familjen, voto haptas Partinë Socialiste, ndryshe ik nga puna”

PËRGJIMI 13

Drejtori i Arsimit presion qytetarit: Votat i dua haptazi

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati. Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati? Murati: Po. Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet. Murati: Urdhro. Gjeçi: A ke votuar? Murati: Jo akoma. Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma? Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeçi: Çfarë radhe? Murati: Radha or ti. Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më. Murati: Ça flet o Drejtor? Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim. Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë. Murati: Në rregull.

Në përgjimin numër 12 të publikuar nga “BILD” është kapur kreu i Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi, i cili telefonin drejtorin e Shkollës së Reçit, Reshat Elezaj pasi ia kërkoi Pjerin Ndreu. Duke zbatuar urdhrat e Ndreut, Gjeçi e kërcënon Elezajn duke i thënë se duhet të votojë haptas në qendrën e votimit për PS ai dhe familja, ndryshe duhet të kërkojë për një punë tjetër. Ndërkohë, nën kërcënim, Elezaj i thotë se do ta bëjë siç i thonë socialistët. “Ky është “përgjimi 12”, nga 16 përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild, Peter Tiede që tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184. Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Drini

Gjeci (Drejtor rajonal në Dibër në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç (Reshat Elezi 0686433077). Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër”, thotë Bild në përshkrimin e saj. D r e j t o r i i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor. Drini Gjeci: Mirë, ku je ti? Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit. Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete? Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti? Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç. Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër. Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare. Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas. Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak. Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen. Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull


SPECIALE

8

E martë, 18 QERSHOR 2019

PËRGJIMI 14

PËRGJIMI 15

Gjiknuri-biznesmenit: Kush u mor me transport parash?

Biznesmeni paguan lekë për votat e PS

Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore. Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfir,mon se do e bëjë ai dhe do merret ai me mënjëherë me këtë. Bekim Krashi: Po

shef Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.

Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..

Bekim Krashi: merre listën , merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti ... Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje pa merak

PËRGJIMI 16

Qytetari-biznesmenit Bekim Krashi: Si do ta konfirmojmë votën Në video përgjimin numër 16 është sërish biznesmeni Bekim Krashi i cili bisedon me një person që e ka shitur votën dhe i kërkon mënyrën se si do ta konfirmojë. Krashi i thotë se do të shkojë vetë e ta takojë nga afër. Votuesi: Mgjes Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe? Votuesi: Asgjë, mirë Bekim Krashi: Ha...? Votuesi: Me çarë do të votojmë na? Bekim Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini Votuesi: Me cfarë do

votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën? Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër

Votuesi: A do të vish? Bekim Krashi: T’u ardh jam Votuesi: Hajde pra hajde

Bekim Krashi, një qytetar që në përgjime identifikohet si biznesmen në Dibër, rezulton se ka paguar për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Biseda mes tij dhe një personi të paidentifikuar është e gjitha për çmimin e votave. Krashi flet pa problem për pagesat që dy kryhen edhe pse e di që telefonata e tij mund të jetë nën përgjim. Bekim Krashi: Hë? 208: Alo Krashi: Po 208: Bekim, si je a je mirë? Bekim: Mirë 208: Tani do ja të të pyesja për familjen e Halit Bashës Bekim: Po 208: Ka tre vota Bekim: Po 208: Por ai do diçka si do ja bëjmë? Bekimi: A ke fol me Naimin? 208: Po jam konsultuar me pak, por për zotin dhe për Fiqiri Bashën ka qenë dy vota dhe i kanë dhënë 5000 mijë lekë Bekimi: Sa? 208: 5000 mijë lekë. Kështu më tha Fiqiriu Bekimi: Kush Fiqiri? 208: Nuk e di sa e vërtetë është,

nuk e di nëse është me letra. Bekimi: Të gjithë spiuna janë, do i japin një më një letrat ata. 208: Tani nuk e di, si do ja bëjmë me këta. Bekimi: Unë jam në Peshkopi tani, të vi unë nesër e u japim ndonjë gjë. 208; Sa mund të japim për Halit Bashën p.sh Bekimi: Sa vota ka ai, 5? 208: 3 Haliti dhe 2 vota Fiqiri Basha Bekimi: T’u japim 4000 ose 5000 mijë lekë 208: 5000 për dy vota Bekimi: Jo more jo. Të marrin ndonjë 3000- 4000 mijë për një votë 208: Nga 4000 për votë ëë. Bekimi: Dhe 10000 i japim atij që ka 3 vota, a dëgjon. 208: Po këtij që ka dy vota Bekimi: Atij 6000 -7000 mijë 208: Naimi u ka dhënë nga 5000 Bekimi: A ka në pasur shumë, po u ka dhënë 2000 t’u jap 2000. 208: Shiko tani se më duket sikur po abuzojnë me punë lekësh. Bekimi: Mos më thuaj në telefon, se përgjohen 208: Ëëë Bekimi: Po leri këto gjëra me mua në telefon.


POLITIKE

9

E martë, 18 QERSHOR 2019

Kreu i PD-së: Shteti një lukuni banditësh. Pa largimin e Edi Ramës nuk do të ketë asnjë hap përpara

Përgjimet e “Bild”, Basha: Me kriminelin Edi Rama, s’ka negociata dhe marrëveshje K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu lidhur me audio-përgjimet e gazetës “Bild” për shitblerjen e votave në Dibër, renditi arsyet se pse ai ndihet keq dhe i trishtuar në vend që të ndihej i shpaguar për luftën 6 vjeçare. Basha u shpreh se nuk ka më asnjë dyshim se shteti është një lukuni banditësh. Kryetari i PD-së përsëriti qëndrimin e opozitës se nuk ka asnjë hap pas deri në largimin e Ramës si Kryeministër. Një mesazh të qartë ai pati edhe për kritikët ndërkombëtarë, duke u shprehur se me krimin nuk ka negociata dhe as marrëveshje. Duke e bërë përgjegjës kryesor për situatën ku ndodhemi, Basha shpjegoi sesi Rama u bë krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror. Sipas tij, pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara. Basha është optimist se ditë të mira janë para nesh. Ai tha se protesta e 21 Qershorit, është demonstrim i vullnetit të pakthyeshëm e të pandalshëm të opozitës për të ndryshuar Shqipërinë. DEKLARATA E PLOTË E LULZIM BASHËS Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe. Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë; Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës; Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet të ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne. Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull. Jam i trishtuar, sepse

sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë. Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci. Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm - ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë. Është tragjike për një komb kur mësuesit e tij kthehen nga edukatorë të së ardhmesnë hajdutë votash. Është tragjike për një shoqëri kur polici shtrëngohet të kthehet në një keqbërës skutash për të ruajtur bukën e gojës së fëmijëve. Në Shqipëri një qeveri e mbushur me kriminelë i ka marrë dinjitetin, nderin dhe kurajon çdo shqiptari duke e kërcënuar me bukën e gojës. Në tokën e mosbesimit ndaj

politikës, të politikës grabitqare që ka braktisur interesin publik, në tokën ku ka humbur dinjiteti dhe liria e njeriut, mund të lulëzojë vetëm e keqja, krimi, dhe korrupsioni. Në këtë tokë nuk mund të ketë as mundësi dhe as shpresë për njerëzit e thjeshtë. Kjo është kriza ku ne gjendemi sot. Ky është dëshpërimi që ndjejnë shqiptarët që po i çon ata përditë drejt rrugëve të migrimit. Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi. Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale. Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës. Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi. Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën. Mungesa e një ekonomie të vërtetë konkurruese dhe të lire është një nga shkaqet që prodhoi oligarkët e sotëm, të cilët, ndonëse nuk lindën me Edi Ramën u fuqizuan në mënyrë marramendëse në bashkëpunim me të. Mungesa e vazhdueshme e demokracisë partiake është një nga shkaqet që na solli tek autokracia kriminale e Edi Ramës. Mungesa e elitave moderne është shkaku që ka prodhuar media të kapura dhe intelektualë të

shitur gati për ti shërbyer çdo qeverie por më shumë se kujt regjimit të Edi Ramës. Këto janë problemet tona. Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror. Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë. Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me çdo gjë tjetër. Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara. Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim. Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë. Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur. Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën. Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje. Por largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi i rrugës tonë të vështirë të reformave të thella në vetë thelbin e sistemit tonë politik, shoqëror dhe ekonomik. Çlirimi i politikës dhe ekonomisë nga monopolet dhe nga krimi fillon me reformimin e thellë të partive politike. Nëse partitë i fitojnë votat me mbështetjen e krimit, nëse partitë financohen nga oligarkët grabitqarë, qeveria që del nga kjo votë do t’i shërbejë krimit dhe oligarkëve grabitqarë. Ajo që ju keni parë në rastin e Durrësit dhe të Dibrës është vetëm një pjesë e vogël e masakrës elektorale që ka ndodhur në Shqipëri në çdo zgjedhje të organizuar nga Edi Rama. Shumë prej jush jeni vetë dëshmitarë se e njëjta

masakër elektorale është bërë në Elbasan, në Tiranë, në Lezhë, në Kavajë, në Krujë, në Fier, në Korcë, në Vlorë, në Shkodër, dhe në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka mbetur kriminel në Shqipëri që nuk ka vjedhur dhe dhunuar në emër të Edi Ramës dhe pushtetit të rilindjes. Prandaj pushteti i rilindjes është pushteti më i kriminalizuar që ka patur Shqipëria pas pushtetit vrastar të Enver Hoxhës. Pikërisht aleanca zgjedhore krimpolitikë: • Shpjegon pse Edi Rama i bëri kriminelët deputetë dhe kryebashkiakë. • Shpjegon pse ai i liroi kriminelët nga burgjet. • Shpjegon pse Edi Rama lejoi dhe bekoi kanabizimin e Shqipërisë dhe trafikun masiv të drogës. • Shpjegon pse Edi Rama shpiku PPP-të dhe ligjet speciale për të grabitur pronat e shqiptarëve. • Shpjegon pse Edi Rama mori tre miliardë euro borxh dhe rriti të gjitha taksat, por nuk shtroi asnjë kilometër rrugë, shkatërroi mijëra vende pune, mbylli dhjetëra mijëra biznese dhe zhyti shqiptarët në papunësi dhe varfëri. Qeverisja që buron nga kriminelët dhe paratë e klientëve u shërben vetëm atyre. Vetëm një qeveri që del nga vota e lirë e popullit do t’i shërbejë popullit. Vetëm një qeveri që varet nga vullneti i njerëzve u shërben njerëzve. Dua t’u them ju, të gjithë bashkëqytetarëve të mi, që të jeni besimplotë për të nesërmen, se ditë të mira janë përpara nesh, se hajduti Edi Rama do të ikë dhe do të japë llogari bashkë me gjithë mercenarët e tij të korruptuar dhe kriminelët me të cilët uzurpoi Shqipërinë. Unë si çdo politikan kam gabimet e mia. Por ajo që më ndan mua dhe mijëra shqiptarë të tjerë është fakti se ne besojmë tek njerëzit, besojmë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe nuk ndihemi padronë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Unë besoj tek demokracia dhe vlerat europiane të qeverisjes së mirë. Unë besoj se Shqiptarët janë në gjendje të përqafojnë këto vlera dhe të jetojnë me këto vlera. Prandaj unë do të bëj çdo përpjekje që në Shqipëri të sundojnë demokracia dhe vlerat Europiane. Për këtë dua t’ju ftoj të gjithë shqiptarëve ditën e premte në një manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një demonstrim për treguar se ne jemi ndryshe nga Edi Rama dhe kriminelët e mercenarët e tij. Mbi të gjitha në një demonstrim të vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!


POLITIKE

10

E martë, 18 QERSHOR 2019

Kryetarja e LSI-së: Largimi i Ramës detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Luan Rama: Përgjimet, dëshmi të krimit shtetëror

P

ërgjimet e publikuara këtë të hënë kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat politike në vend, ku nga njëra kemi një mazhorancë e në një përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur kryetarin e saj Edi Rama të përfshirë tashmë publikisht në skandalin e shit-blerjes së votave, të paktën në zgjedhjet e zhvilluara në qarkun e Dibrës. Dhe nga ana tjetër, kampi opozitar duket se po përgatitet për përballje finale për largimin përfundimtar të Ramës, si përgjegjësi kryesor jo vetëm i dështimit të çeljes së negociatave, por tashmë edhe të vjedhjes së votave të shqiptarëve. Dhe në vazhdën e organizimeve, nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi mbrëmjen e djeshme një mbledhje urgjente të Kryesisë së saj. Kryetarja e LSI-së në mbledhjen e kryesisë tha se situata politike në vend është shumë e rëndë. Sipas Kryemadhit , shkaku kryesor për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria është kryeministri Edi Rama dhe “Rilindja”. Ajo komentoi edhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa shtoi se kjo ishte prova e fortë për të vulosur zgjedhjet si ilegjitime. “Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e kriminelëve u faktua katërcipërisht. Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kërcënimet me vendin e punës për votat, praktikë e pisët e rilindjes. Edi Rama kurrë më nuk mund të administrojë zgjedhje. Rama është shkaku sepse dështoi hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kriminalizimi zgjedhjeve, i qeverisjes dhe korrupsioni i shfrenuar, bllokuan integrimin. Largimi i Ramës detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës. Opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin e votës

Përgjimet e “Bild”, Monika Kryemadhi: Rama kryeministër ilegjitim

së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantët dhe korrupsioni pa fre. Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”, deklaroi në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, kryetarja

e LSI-së, Monika Kryemadhi. Zëvendëskryetari i LSI-së Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së se situata ku ndodhet Shqipëria është alarmante dhe se përgjimet e publikuara sot

dëshmojnë krimin shtetëror. Luan Rama ka thënë gjithashtu se është skandaloze që Policia e Shtetit është përdorur si grup kriminal në fushatë dhe se mosveprimi i Prokurorisë është një akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor.

REAGIMI Rama e kërcënoi me gjyq, gazetari gjerman: Fyeva madhërinë tuaj?!

Gazetari gjerman Peter Tiede i është përgjigjur dje kryeministrit Edi Rama, pasi ai tha se do e padiste në gjykatat gjermane. Tiede i ka replikuar pikërisht në Tëitter, poshtë postimit të Ramës. Ai e pyet se përse do e padisë kur kasetat janë reale ndërsa i kujton se në Shqipëri nuk punojnë gjykatat. Sërish reagimin e Ramës, gazetari e sheh si konfirmim të përgjimeve. “Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”,shkruan Peter. Më herët, pas publikimit të përgjimeve gazetari shkroi: “Kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale (që është gjithashtu faj i edicioneve të mëparshme”.

NËNKRYETARI I LSI-SË

Përgjimet e “BILD”, Vasili: Rama të largohet nga zyra menjëherë Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas 16 përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, ku përfshihej kryeministri Edi Rama, ish-Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Në një qëndrim të shprehur në rrjetet sociales, Vasili u shpreh dje se provat e “BILD” janë shkatërruese dhe Rama duhet të largohet nga zyra menjëherë. Vasili i bën thirrje drejtësisë t’a ndalojë, hetojë dhe dënojë. “Edi Rama e largoi përfundimisht veten ! Provat e BILD, shkatërruese! Kryeministri u provua botërisht

si hajdut ordiner votash bashkë me të gjithë hajdutët e Ministrisë së Brendshme dhe turli farë zyrtarësh të shtetit dhe horrash e halabakësh! Të

japë dorëheqjen dhe të largohet nga zyra menjëherë! Drejtësia ta ndalojë, ta hetojë dhe ta denojë, ç’presin më?!”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i

LSI-së, Petrit Vasili. Një muaj më parë, kryeministri Edi Rama deklaronte në emisionin “Opinion” se nuk kishte përgjime për blerje votash nga ministrat e tij. Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili risolli në vëmendjen e publikut këtë intervistë të kryeministrit, Edi Rama, duke i kujtuar se duhet t’i kërkojë falje gazetarit Andi Bejtja. “A do ti kërkojë falje Andi Bejtes mashtruesi Edi Rama. Fiks një muaj përpara në “Opinion”, tek Fevziu, në 16 maj 2019, në replikë me Andi Bejten mashtruesi Edi Rama mohonte në mënyrë histerike përgjimet për Gjiknurin. Sot në sajë të BILD, ky Rama i ka edhe publike përgjimet e prokurorisë për Gjiknurin. A do ti kërkojë falje Bejtes? Me siguri jo. Falja është sjellje e njerëzve normalë, jo e një tuafi si ky”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

11

E martë, 18 QERSHOR 2019

ISH-MINISTRI I PS-së I CILËSON SI SPEKULIME TELEFONATAT E TIJ PËR VOTIMET NË DIBËR

“Do të çoj disa çuna”, Gjiknuri reagon për përgjimet e “Bild” Ish-ministri i PS-së Damian Gjiknuri ka reaguar pas përgjimeve të publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”. Ai shprehet se në komunikimin e tij nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin, ndërsa shton se çdo interpretim apo deduksion tjetër bëhet për qëllime të pastra politike. Sipas Gjiknurit, ky spekulim është i qëllimshëm dhe synon të njollosë fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të koordinatorëve të saj. “Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam

mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër. Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit. Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si

drejtues politik. Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?”, u shpreh dje Damian Gjiknuri.

Publikimi i përgjimeve - Kreu i Qeverisë nuk i mban nervat: Po më bëjnë shantazh. Prokuroria të nisë hetimet

G

azeta gjermane “Bild” ka tronditur fort themelet e shtetit shqiptar teksa publikoi këtë të hënë 16 episode të reja me përgjime për blerjen e votave në Shqipëri. Në këto biseda është regjistruar edhe kryeministri Rama teksa flet me Drejtorin e Azilkërkuesve në Ministrinë e Brendshme. Në përgjime del edhe deputeti Pjerin Ndreu që kërkon kërcënimin e votuesve, ndërsa duke folur me Drejtorin e Arsimit i kërkon tu bëjë presion mësuesve. Në biseda të tjera një biznesmen guroresh është regjistruar duke shpërndarë para për votat dhe duke mësuar votuesit për mënyrën si duhej plotësuar fleta e votimit tek emri i kandidatit të PS-së. Në këto përgjime dëgjohet kryeministri Edi Rama që i kërkon llogari Drejtorit për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, teksa ky i fundit e informon se rezultati i zgjedhjeve do të jetë sipas pritshmërive. Në përgjimin e dytë kryeministri Edi Rama përshëndet përmes deputetit Artan Gaçi punën e bërë nga Arben Keshi, të cilin Edi Rama e vlerëson për suksesin. Menjëherë pas publikimit të video-përgjimeve do të reagonte disa herë radhazi vetë kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale. Kryeministri Edi Rama deklaron se do e çojë në gjyq gazetarin gjerman të së përditshmes “Bild”, Peter Tiede që ka publikuar përgjimet duke e akuzuar si të përzierë në skemën për blerje votash në Dibër kreun e qeverisë. Pasi Tiede shkroi në “Facebook” se Rama nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur, kryeministri shqiptar thotë se do e çojë në gjykatat gjermane, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore. “Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë

Skandali i vjedhjes së votave, Rama: Do e çoj në gjykatat gjermane gazetarin PËRGJIMET E BILD

“Voto PS ose u flake nga puna”, Ndreu: Komunikim normal në PS

vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pa cënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama për të tretën herë. Për t’u përmendur se reagimi i kreut të maxhorancës është edhe në anglisht. E ndërsa mediat në vend po publikonin me shpejtësi përgjimet e gazetarit gjerman të “Bild”, do të reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili është gjithashtu në këto përgjime. Në përgjimet e mëhershme

ai i cilëson këto përgjime një shantazh. “Përgjimet e pa hetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen

e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, u shpreh kreu i Qeverisë. Ndërsa për një nga personat objekt i përgjimeve, Arben Keshin, Rama thotë se ai nuk ka punuar në polici asokohe por ka qenë kandidat për komunën e Maqellarës. “Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, deklaroi kreu i Qeveri, Edi Rama.

Ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu që kandidon për kryetar të Bashkisë Lezhë, ka reaguar për përgjimet e “Bild”, ku ai u bën presion mësuesve në Dibër për të votuar kandidatin e PS-së. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Ndreu thotë se në PS, ky lloj komunikimi është normal. “Përgjimet janë indicie, por jo prova. Megjithatë, meqë është përmend emri im, jam i detyruar tu them se komunikimi im s’ka të bëjë me shit-blerje, por me votat e një socialisti, i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD-së, as i LSI-së, që të quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shit-blerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, u shpreh socialisti Pjerin Ndreu.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E martë, 18 QERSHOR 2019

Flet kryetarja e re e Dhomave të Tregtisë, pas vendimit të Ministrisë së Financave

M

inistria e Financave ka vendosur të pezu llojë rezultatin për zgjedhjet e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Elisabeta Katija, kryetarja e re e Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë në një deklaratë për mediat ka theksuar se është shpallur fituese pas një procesi të zhvilluar në transparencë të plotë. Katija ndaj dhe kërkon që të mos shtyhet procesi, pasi do të dëmtojë këtë institucion të rëndësishëm për biznesin. “Morën pjesë 81 anëtarë të asamblesë nga 112 përfaqësues të të gjithë rajoneve. Nga numërimi i votave, u shpall rezultati i zgjedhjeve i emëruar nga Asambleja, ku fituese rezultova me 44 vota. Kandidatja tjetër, zonja Ines Mucostepaj ishte votuar nga 37 anëtarë, një fitore kundrejt një diference prej 8 votash”, tha në një prononcim për mediat pasditen e sotme. Nga këto votime, Katija shtoi se u “u votuan edhe 20 anëtarë të Kryesisë, gjithashtu dhe dy përfaqësues të Komisionit të Auditit”. Katija tha se “Në përfundim të numërimit, kandidatja zonja Mucostepaj ka kontestuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor, të cilin e ka pranuar. Nuk e ka kontestuar gjatë votimit dhe e ka respektuar me votën e saj të lirë.

Elisabeta Katija: Nuk do ndalem në respekt të votës që kam përfituar

Nuk ka patur asnjë kontestim as nga Asambleja për procesin e votimit apo për mangësi të konstuara. Humbja e çoi në konstatimin që Asambleja ka miratuar 4 anëtarë dhe Komisioni ka filluar procesin me 3 anëtarë në mungesë të njërit nga anëtarët, i cili ka patur një fatkeqësi familjare dhe nuk mund të para-

qitej në Komision. Komisioni ka patur shumicën për të vendosur, ka patur mundësi për të miratuar përveç faktit që në çdo vendimmarrje është kryer procesi në unanimitet. nuk ka pasur vota kundër”. Katija sqaron më tej se “Ministria ka marrë një vendim pezullimi, ditën e premte, e cila i ësh-

ndryshme, u bënë pjesë e së vetmes iniciativë të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe startup-eve që kanë një metodologji shkencore dhe implementim tre mujor praktik.

Kur u projektua në fillimet e veta, nga organizatori Rezart Prifti (themelues i Center for Entrepreneurship and Innovation), projekti ishte modest dhe u mundësua falë kontributit vullnetar. Sot iniciati-

“Innovate Your Way Out”, festivali ku shkëmbehen idetë e reja të edukimit

P

ër të gjashtin vit rad hazi u organizua në Tiranë “Innovate Your Way Out”, që promovon inovacionin dhe edukimin kreativ në Shqipëri. Këtë vit rreth 400 studentë të degëve të

të drejtuar me një shkresë Komisionit Zgjedhur dhe kandidates Ines Mucostepa, me lëndën njoftim pezullimi për verifikimin e akteve, gjë të cilën e ka kompetencë ligjore dhe brenda 30 ditëve duhet ta ushtrojë këtë kompetencë për të marrë vendimin. Sipas Katijas “Cdo vonesë do krijojë ngërc në funksionimin e institucionit, do sjellë dhe pasojë ekonomike-financiare duke u thelluar më shumë borxhi i mbartuar në vite dhe mungesa e përfaqësimit në mënyrë profesionale të interesave të sipërmarrjes shqiptare. Nuk mendoj se ka interesa të vecanta politike për të marrë peng institucione të pavarura. Nuk mendoj se ka frymë politike për të ndaluar votën e lirë dhe për këtë institucion, i cili pikën më të rëndësishme e ka në përmirësimin e klimës së sipërmarrjes”. “Nuk mendoj në asnjë mënyrë se ka interesa të vecanta politike në përfaqësues që kanë shkelje ligjore, statitore dhe administrative, e cila është ish-kryetarja, kandidatja Ines Mu-

costepaj. Pikërisht, fryma politike shpresoj të ndikojë në marrjen e një vendimi të shpejtë dhe pozitiv për të respektuar e vlerësuar të gjithë, në vecanti mua dhe Komisionerët dhe sipërmarrësit që u bënë pjesë e këtij votimi, e grupit të punës që u bë pjesë e këtij procesit, të cilët nuk kanë përse përballen me pretendime dhe alibi të zonjës Mucostepaj për një angazhim vullnetar në respekt të saj në veçanti. Ndërkohë, shpresoj të mos dështojnë këto zgjedhje dhe të shkojnë në drejtim të paditur për arsye se cdo vendim, personalisht nuk do të ndalem në respekt të votës që kam përfituar nga ata që kërkojnë përfaqësimin e zërit të biznesit si oponencë apo në favor bashkëpunimit për një klimë më të mirë dhe për një sistem më të mirë, qoftë Dhomave të Tregtisë dhe institucionit të vetë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë, në vecanti me qëllim për të kërkuar të drejtën e votës dhe zgjedhjeve të ushtruara me transparencë të plotë ditën e enjte të kaluar” përfundon Katija.

va ka bashkuar profesionistë të rinj të shumë fushave dhe bashkëpunëtorë nga bizneset më në zë të vendit. Tashmë “Innovate Your Way Out”, është kthyer në një festival, ku shkëmbehen shumë ide të hedhura në treg. Tashmë ky projekt ka nxjerrë në treg rreth 2000 të rinj që e shikojnë ekonominë, tregun e biznesin ndryshe nga ç’kanë mësuar në sistemin arsimor. Çmimet që “Innovate Your Way Out” jep për pjesëmarrësit këtë vit ishin: Në vend të parë u rendit aplikacioni, web dhe mobile, i cili rregullon tregun e parukierëve dhe estetistëve (skedulim, menaxhim axhendë, optimizim, reklamim e shitje). Çmimi u dha nga Vodafone Albania, mbështetës i këtij edicioni në kuadër të platformës më të re JUTH, dedikuar të rinjve.

Në vend të dytë ishte startup-i “N’katun”, i cili ka si synim mbledhjen e produkteve bio dhe recetave autoktone për gatimin dhe shitjen e tyre të branduar. Çmimi u dha nga Neptun Albania. Ndërsa në vend të tretë u rendit e-therapy, psikologu online, që bën virtualizimin e shërbimit të psikologut dhe rritjen e aksesit në vende ku nuk ka të tillë dhe ku nevoja është më e madhe. Çmimi u dha nga Mediterranean ImportsExports Albania. Modeli shkencor i inovacionit dhe metodologjia e organizimit për një target grup studentësh të Universitetit të Tiranës janë përshtatur nga praktika më e mirë botërore, nga MIT. Kur iniciativat inovative janë të suksesshme dhe të qëndrueshme në kohë, impakti i tyre nuk është vetëm ekonomik, por edhe social.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

13 E martë, 18 QERSHOR 2019


FORUM ANALIZË Nga Andi Bushati

Z

bulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale. E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama. Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime. Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006 , në zyrën e Arat Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri. Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me

një drejtor të lartë policie, Arben Keshin. Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorceses, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave. Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte friksuar mësuesit, se si biznesmenët kishin blerë vota me 50 mijë lekë, sesi policia kishte ndaluar autobuzët, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë. Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha

14 E martë, 18 QERSHOR 2019

Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit këto. Prandaj, një ish deputet i PS i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: “more pikët maksimale”. Pse duhet që të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai. Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të Bild, e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes. Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga kuvendi dhe po rrefuzon të shkojë drejt betejës lokale. Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë slloganin: “Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor”

Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh. Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë. Por mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se prse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur, drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht, për të arritur deri këtu, ai u detyrua të bëjë pakte me shumë dijaj, që nga

banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policë që duhet të ishin nën pranga, si Arben Keshi. Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjdhje normale mbi këtë dhe. Prandaj, tani, po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura. Por fatmirësisht, tani, falë Bild ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumfishtë. Edi Rama është i dënuar të shkojë kokfortë drejt saj. Pasi për një gjë është i sigurtë: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë. ©Lapsi.al

drejtësia selektive. Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha. Mendoj që në vazhdën e asaj që thashë më parë: Ky është një rezultat logjik. Rama e ka futur në Presidencë, që Meta të rrinte urtë. Më mirë ta heqë. Të zhvishet gjithçka dhe të marrë të gjithë përgjegjësitë. Por edhe të rri aty dhe të bëjë fasadën. Pyetje: Mund të shkojë drejt dorëheqjes? Lubonja: Ajo që shoh me shqetësim është se nuk po ka alternativë për dialog, por po shkojmë drejt një ndeshjeje me mjete të tjera. Kuvendi është i shpërndarë. A ka ndonjë peshë?

Ai tani s’është asgjë. Pyetje: Si e parashikoni protestën e opozitës? Lubonja: E paparashikueshëm është situata. E paparashikueshëm është. Nuk e di se çfarë do të ishte më e mira në këto momente. Nëse këto përgjime do të merreshin seriozisht janë të mjaftueshme për të dhënë kryeministri dorëheqjen dhe të pastrohen institucionet dhe drejtësia. Ajo që ne jemi të aftë të bëjmë është që të eliminojmë tjetrin. Populli shqiptar nuk është i pjekur. Kjo që po ndodh është shumë e tmerrshme dhe shumë e turpshme.

ANALIZË

Fatos Lubonja: Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen A

nalisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja, në një in tervistë dhënë për News 24 analizoi përgjimet e fundit, të cilat u publikuan sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin funksionarë të maxhorancës si dhe kryeministri Edi Rama duke biseduar për zgjedhjet në Dibër. Sipas Lubonjës, përgjimet e publikuara tregojnë se këtu është kapur sistemi i drejtësisë dhe vota e shqiptarëve është blerë masivisht. Ai tha se Policia e Shtetit është bërë pjesë e fushatës për të blerë zgjedhjet, ndërsa kjo tha ai, u konfirmua nga përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane. Analisti Fatos Lubonja përgjimet e gazetës gjermane i cilësoi si “bomba” dhe njëherësh prova të

mjaftueshme, që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike. Ajo që është e paqartë shtoi Lubonja, është fakti se palët politike nuk po shkojnë drejt dialogut, por drejt një përplasjeje të rrezikshme për vendin. “Është vërtetimi i asaj, që këtu kemi një shtet të kapur nga një parti bandë. Edhe vota është e kapur. Policia e Shtetit tani është e organizuar, na del se një drejtor na organizon shantazhimin, daljen, grumbullimin e njerëzve. Në këto kushte thelbi është se çfarë duhet bërë”-tha ai. Pyetje: Sa tronditet qeveria realisht nga këto përgjime? Lubonja: Qeveria nuk tronditet fare, në kuptimi? Në kuptimin që këta e kanë ndarë mendjen: ne

jemi një bandë. Kjo është banda më e fortë, kemi kapur drejtësinë, kemi edhe ca amerikanë me vetë dhe do të eliminojmë kundërshtarët tanë. Është fatkeqësi e madhe. E them në formë ironike. Këtu u fol për reformën në drejtësi, këtu shikoni se çfarë ndodh dhe u bëjnë shantazh. Ata kanë nisur hetim për armiqtë e popullit. Pashë një deklaratë të Ramës. Është kapur me presh në dorë. Këto janë bomba. Këta nuk kanë ndërmend të bëjnë dialog. Kjo është kalimi në mjete të tjera politike, ku do na çojnë në luftë apo në diktaturë. Padyshim e lexova. Këtu nuk ka pikë dyshimi më , që në prokurori e kapur. Tani është e kapur plotësisht deh po vepron si segment i partisështet. Drejtësia më e keqe është


POLITIKE

15 E martë, 18 QERSHOR 2019

Kreu i PD: Kërkesa e Prokurorisë nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale

P

rokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha brenda orarit zyrtar. Vendimi vjen pas refuzimit të kreut të PD për t’ju përgjigjur thirrjes për tu paraqitur në prokurori. Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat drejtoi gishtin nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, se po ushtronte presion mbi prokurorët e çështjes për arrestimin e Bashës. “Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij”,- tha Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se presioni ndaj prokurorëve është bërë personalisht nga Edi Rama. “Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD. Partia Demokratike paralajmëron

Prokuroria vendos shoqërimin e detyrueshëm të Lulzim Bashës

prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës”, tha Bardhi. Sek-

retari i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se “kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij”. Po dje, në një dokument drejtuar

Partia Socialiste i kërkon parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës

Këshilltari i Presidentit: Kreun e shtetit e gjykon vetëm Kushtetuesja B

ledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta foli mbrëmë “A show” në News24 për nismën e një pjese të deputetëve për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Ai tha se institucioni i Presidencës është vënë në dijeni për kërkesën duke u shprehur jo i surprizuar referuar dhe reagimit politik dhe rezolutës së miratuar të enjten që shkoi. I pyetur nëse ka Presidenti një ‘as’ nën mëngë, Dervishi tha se flasim për një proces që do të jetë ligjor duke rikujtuar se çfarë parashikon në këto raste Kushtetuta. “Po, ka pasur një deklaratë sot për shtyp të kryetarit të grupit parlamentar të PS ku ka konfirmuar depozitimin e një kërkese të një numri të caktuar deputetësh për të

kërkuar shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe për këtë jemi vënë në dijeni ne si institucion. Që pas daljes së

dekretit të Presidentit të Republikës, ditën e hënë para një jave, ku ai u shpreh me dekret për shfuqizimin e

prokurorisë, kreu i PD sqaronte dhe arsyet se përse nuk u paraqit në prokurori. “Në lidhje me Ftesën për Paraqitje të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale

(KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”. Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore. Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme”,- thuhet në komunikimin e kreut të PD me Prokurorinë Shoqërimi i detyrueshëm i Bashës vjen menjëherë pas publikimit të 16 përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”. Në përgjime protagonist janë kryeministri Edi Rama, ishMinistri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi.

KREU I SHTETIT

Presidenti takon ambasadorët e BE Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave. Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama. Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë.

dekretit të mëparshëm dhe anulimin e procesit zgjedhor të planifikuar për 30 qershor pati një reagim politik, një aktivitet parlamentar. Për sa i takon, ditën e enjte, seancën e kaluar pati një rezolutë e Kuvendit, ku ndër paragrafët e kësaj rezolute vlerësohej mundësia e inicimit të mekanizmit të hetimit parlamentar mbi procesin e shkarkimin të Presidentit të Republikës. Brenda kësaj rezolute mbështetej KQZ për të anashkaluar aktin e Presidentit. Kështu që ishte e pritshme edhe kjo kërkesë”, -tha Dervishi. As nën mëngë? Nuk mund të flasim për asa nën mëngë por flasim për një proces që do të jetë ligjor. Kushtetuta në

nenin 90 parashikon mënyrën se si ndërmerret iniciativa për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Pra, një kërkesë që duhet të paraqitet nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo duhet të mbështet nga 2/ 3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij dhe më pas do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse presidenti i Republikës ka kryer ose jo një shkelje të rëndë të Kushtetutës”, deklaroi Dervishi. Dje një grup prej 55 deputetësh socialistë i kërkuan parlamentit të shkarkojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për shkak të anullimit të datës së zgjedhjeve vendore.


AKTUALITET

16

E martë, 18 QERSHOR 2019

Paketa Moneyval është një strukturë e përhershme e njohur si Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave dhe Luftës kundër Financimit të Terrorizmit

N

jë paketë ligjore e prezantuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe e miratuar në Kuvend, synon mbylljen e çdo shtegu për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve dhe adresimin e problematikave të evidentuara në raportin e vlerësimit të Komitetit Moneyval të Këshillit të Europës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha në seancën plenare të së hënës, se qeveria është angazhuar maksimalisht për të njësuar 5 projektligjet e Paketës Moneyval, sipas rekomandimeve të paraqitura nga Moneyval me synim parandalimin e pastrimit të parave, që burojnë kryesisht nga aktiviteti kriminal, forcimin e luftës kundër financimit të terrorizimit. “Për qytetarët shqiptarë këto objektiva përkthehen në siguri më të shtuar dhe rrezik më të ulët nga terrorizmi, reduktim të parasë së zezë në ekonomi, reduktim të përdorimit të parasë fizike; siguri të shtuar financiare dhe bankare, reduktim të ndikimit të praktikave të pastrimit të parave dhe për pasojë reduktim të efekteve negative në jetën ekonomike dhe sociale të secilit prej nesh”. Ministrja shpjegoi se në raportin e raundit të V-të të vlerësimit të Shqipërisë, të miratuar në korrik të vitit të kaluar nga Komiteti Moneyval ndër të tjera është konkluduar dhe mbi nevojën për përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit tonë me rekomandimet ndërkombëtare

Denaj: Masa të reja kundër pastrimit të parave

të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (Financial Action Task Force FATF). “Në krahasim me vitet para 2013, rastet e referuara janë rritur mesatarisht me së paku 50%, ndërsa shumat e sekuestruara janë rritur afro 40-fish. Nga 230 mijë euro që bllokoheshin dhe sekuestroheshin në 2013, gjatë gjithë këtyre viteve kemi mesatarisht mbi 9 milion euro të sekuestruara çdo vit”. Duke u ndalur në ndryshimet ligjore, Denaj theksoi se paketa ligjore siguron përputhshmëri me pjesën teknike të rekomandimeve duke

forcuar sistemin parandalues në vendin tonë. “Kjo paketë përfshin të tërësinë e saj 5 akte ligjore: Projektligji “Për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit të terrorizmit”, Projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, Projektligji “Për regjistrimin e biznesit”, Projektligji “Për procedurat tatimore RSH” dhe Projektligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”. Konkretisht tha Denaj, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar,

SHKËMBI KAVAJËS

Punime në sezon për shkak të lejes nga bashkia Paçka se sezoni turistik ka filluar, në zonën e Shkëmbit të Kavajës vazhdojnë punimet për rikualifikimin e hapësirave publike. Ky investim i qeverisë shqiptare me vlerë 273 milion lekë duhej të kishte përfunduar në maj, po vonesat në nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga bashkia e Durrësit dhe rishikimi i projektit për sistemimin e kanalit të ujërave të larta sollën shtyrje të afatit për mbarimin e investimit, që po i ndryshon pamjen zonës, duke përmirësuar infrastrukturën dhe të pushuarit në këtë plazh. Aktualisht punimet

janë përqëndruar në sistemimin e kanalit që vjen nga përtej rrugës e derdhet në det. Ndër vite, ky kanal, i njohur dhe si Përroi i Durrësit, u shndërrua në në burim të lartë ndotjeje për mjedisin dhe pushuesit të cilët nisën të braktisin zonën përreth tij. Rreth 80% e

investimit që përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugëve të brendshme, ndërtimin e kanalizimeve dhe shëtitores bregdetare, ndriçimin e gjelbërimin e zonës, ka përfunduar, ndërsa i gjithë projekti pritet të përfundojë në muajin gusht, në pikun e sezonit turistik.

synon forcimin e detyrimit për deklarimin e të dhënave ortakëve në regjistrin tregtar. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paraqet 3 nene që sanksionojnë: Detyrimin e tatimpagueseve persona fizik tregtar, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe persona juridik për të disponuar llogari bankare të biznesit. Dënimet administrative në rast të mospërmbushjes së detyrimit të të paturit një llogari bankare. Qëllimi është rritja e

ndërgjegjësimit që operatorët ekonomikë duhet të kenë ndaj respektimit të ligjit dhe rrezikut që mungesa e zbatimit të tij sjell. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin””Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar dhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin”-”Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar synojnë forcimin e integritetit të sistemit parandalues në vend dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare. Projektligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ka për qëllim në radhë të pare, të ngrejë në një nivel më të lartë të gjithë procesin aktual të administrimit të pasurive, duke vendosur në themele ligjore të mirëpërcaktuara procedurën që ndjek Agjencia e Administrimit të Pasurive te Sekuestruara. Në tërësinë e saj, Paketa ligjore Moneyval, përmbush në një kohe të shpejtë mangësitë teknike të evidentuara dhe rekomandimet të cilat konsiderohen prioritare dhe të një rëndësie të veçantë. Paketa Moneyval është një strukturë e përhershme e njohur si Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave dhe Luftës kundër Financimit të Terrorizmit.

AKSIONI

Testohen farat hibride Debati për prodhimet vendase, një pjesë e mirë e të cilave nuk janë bio, përkundrazi për rritjen e tyre përdoren pesticide të ndryshme ka bërë që Qendra e Transferimit të Teknologjive bujqësore në Lushnjë, të ndërmarrë një test. Me qindra farëra që janë mbjellë si në fusha ashtu edhe në sera janë testuar si produkte hibride. Këto bime pasi testohen për fuqinë mbirëse, rezistencën dhe rendimentin. Është rezistenca ndaj sëmundjeve dhe super prodhimi janë dy arsyet që i bëjnë këto kultura më të kërkuarit për mbjellje. Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnjë krahas hibrideve zhvillon

edhe farërat autoktone. Këto janë të pëlqyeshme për konsumatorin, për shkak të shijes së veçantë por jo për prodhuesit. Sipas specialistëve të kësaj qendre këtë vit janë rritur kërkesat për perime vendase. Në këto fusha

janë testuar mbi 800 farëra hibride të domates. Ato pasi prodhohen në këtë qendër, futen gjerësisht në treg. Këto hibride janë të certifikuara nga Bashkimi Europian. Bimët që nuk japin rendimentin e duhur s’kualifikohen nga tregu.


AKTUALITET

17

E martë, 18 QERSHOR 2019

Nxënësit janë kontrolluar para se të futeshin në provim, për të mos lejuar futjen e mjeteve elektronike apo metodave të tjera të kopjimit 36 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë, testuan njohuritë e tre viteve në provimin e matematikës. Pas këtij provimi, nxënësit i pret provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor. Për të dalluarit në matematikë, 2 orë e gjysmë ishin të mjaftueshëm për të përfunduar provimin. E për të tjerët, teza ishte tepër e ngarkuar. Maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë. Përgjigjet e tyre ende nuk kanë dalë. Për të mbyllur Maturën Shtetërore pas gjashtë ditësh maturantët duhet të japin dhe testin e lëndës me zgjedhje. Tek “Qemal Stafa” në Tiranë gjimazistët na tregojnë se teza ishte e një niveli mesatar, ndërsa masat e marra për administrimin e provimit ishin të rrepta. “Në 3 provime, unë matematikën e kisha pak më të vështirin, ndërsa dy të tjerët ishin ok”, tha një maturant. “I më i vështirë letërsia dhe gjuha, ndërsa ky pak më i lehtë”, u shpreh një tjetër. “Bëmë ça ditëm dhe jemi shumë të tensionuar tani. Për mua personalisht, letërsia mu duk shumë e ngarkuar, nuk dilte koha por që ja dolëm”, rrëfeu një tjetër maturant. Në 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, maturantët tregojnë se kopjimi ka qenë thuajse i pamundur. “Nuk na lanë të kopjonim, provimi i vështirë po hajt i bëmë”, tha maturanti. “Goxha mirë, të mos qahemi”, rrëfeu një tjetër. Ambientet e shkollës të mbikëqyrura me kamera, telefona të ndaluar dhe 1 mësues mbikëqyrës në një klasë, me mesatarisht 15 nxënës, kontroll i cili ka shqetësuar prindërit e maturantëve, që i prisnin me ankth jashtë. “I kanë tensionuar pa filluar provimi. Unë jam nga ata prindër që nuk dua që fëmija

Maturantët japin provimin e matekatikës, PD: Teza u shit PROVIMI “Për të dalluarit në matematikë, 2 orë e gjysmë ishin të mjaftueshëm për të përfunduar provimin. E për të tjerët, teza ishte tepër e ngarkuar. Maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë. Përgjigjet e tyre ende nuk kanë dalë. Për të mbyllur maturën, pas gjashtë ditësh maturantët duhet të japin dhe testin e lëndës me zgjedhje”.

të kopjojë apo të komunikojë por jam shum e indinjuar kanë terrorizuar fëmijët”, u ankua një prind. “Shumë të stresuar, rregullat tmerrësisht të rrepta. Presioni më tepër seç duhet, se pak ata e kanë pa hyrë edhe kjo dyfish”, tha një tjetër. Të padrejtë e quajnë këtë proces demokratët. Sipas ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, teza ka dalë pa filluar provimi. Ai thotë se jemi

MINISTRIA

në fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh. “Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10:00 ende pa filluar provimi? Për çfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri? Për meritë? Për drejtësi? Për cilësi? Pafytyrësia e tyre kalon

SITUATA

i provimeve nuk ka Viti i ri akademik nis më 14 tetor Stresi kaluar pa pasoja tek të rinjtë. Në provimin e parë, në atë të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini vendosi datën e fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020 për institucionet e Arsimit të Lartë. Mësimi do të rinisë më 14 tetor 2019 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2020. Pushimet për festat e fundvititi do të nisin më 23 dhjetor 2019 e do të përfundojnë më 3 janar 2020. Ju me siguri po prisni të mbyllni këtë sezon provimesh. Pastaj atë të vjeshtës. Pastaj të bëni ca ditë pushime të nëmosura dhe pastaj do të interesoheni për datën e fillimit të Vitit të Ri akademik. Epo, deri kur të bëni gjithë këto, ka kaluar aq shumë kohë, sa jeni vonë për leksionin e parë.

letërsisë, mediat raportuan që një nxënëseje i ra të fikët gjatë pritjes për të hyrë në provim, çka tregon që stresi ka qenë tepër i madh. Në SHBA studentët e kolegjit “La Guardia” në Nju Jork, të cilët studiojnë për arte janë rebeluar, kanë dalë në protestë për të hequr lëndën e matematikës nga kurrikulat. Sipas tyre studimi i matematikës u merr shumë kohë, i lodh dhe i streson. Të rinjtë në SHBA duhet të ndjekin lëndën e matematikës derisa të përfundojnë kolegjin. Por duket se kjo është një ngarkesë për studentët në degë të ndryshme të cilët nuk kanë lidhje fare me lëndën e matematikës. Profesori i shkencave politike në “Queens College”, Andrew Hacker, në librin e tij “The

çdo cak. Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?! Këtë po. Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion. Prandaj merreni këtë paçavure. Merreni e quajeni si të doni. Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh. Edhe asaj i keni dhënë pamjen

e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj. Besa largohu një orë e më parë. Maturantët nuk janë FBI-ja por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë”. Edhe ish-kryeministri Berisha akuzon se po bëhet biznes me tezat e provimit, shkruan në facebook se teza e matematikës ka dalë në orën 10:30, gjysmë ore pas nisjes së provimit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se pavarësisht pretendimeve të PD-së nuk ka shanse që nxënësit të kopjojnë. Provimi u zhvillua në 206 shkolla, të cilët u monitoruan nga jashtë nga forca të policisë.

Nga mosha 9-11 vjeç nis stresi ndaj matematikës

Math Myth” shkruan se: “Ka rreth 7% të qenieve njerëzore që kanë një lloj aftësie natyrore për matematikën, për pjesën tjetër, matematika është thjesht torturë”. Matematika dihet që

është provimi më i vështirë, për pjesën më të madhe pasi si një lëndë ekzakte, nuk të lejon të bësh gabime dhe ndoshta ky është dhe stresi dhe presioni i madh që kanë të rinjtë.


AKTUALITET

18

E martë, 18 QERSHOR 2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesisht me pije alkoolike dhe një market në Tiranë

N

ë kuadër të aksionit të përshkallëzuar edhe nga sezoni turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesisht me pije alkoolike dhe një market në Tiranë, i cili u gjetë pa licencë, pa sistem gjurmueshmërie, shumica e ushqimeve pa etiketa, ose me etiketa që keqinformonin për aspekte të ndryshme shëndetësore. Shkodër Në bashkërendim me Strukturat e Policisë Shkodër, Drejtoria Rajobale e AKU Shkodër ushtroi kontroll në subjektin “Briland shpk” me aktivitet “Prodhim pije alkolike dhe jo alkolike” në Shkodër, veprimtaria e të cilit ishte bllokuar nga kontrolli i datës 20.09.2017, nderkohë që sipas sinjalizimeve subjekti vazhdonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të avokatit të subjektit, u krye inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) që vërtetojnë se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shperfillur Urdhërin e Bllokimit të organit kopetent të sigurisë ushqimore. Nga kontrolli rezultoi se subjekti kishte prishur shenjat dalluese dhe vulat e sigurisë nga inspektimi i mëparshëm (ne vendet e botës së zhvilluar, prishja e vulave të sigurisë së organeve kopetente përbën vepër penale në Shqipëri akoma jo). Për këto shkelje ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme: a) gjobë 100,000

AKU pezullon bizneset dhe bllokon 44.5 ton verë dhe raki AKSIONI “Në kuadër të aksionit të përshkallëzuar edhe nga sezoni turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesisht me pije alkoolike dhe një market në Tiranë, i cili u gjetë pa licencë, pa sistem gjurmueshmërie, shumica e ushqimeve pa etiketa, ose me etiketa që keqinformonin për aspekte të ndryshme shëndetësore”.

lekë për prishjen e shenjave dalluese të vendosura nga trupa inspektuese, b) gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c) gjobë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat për përgjegjesitë e operatorit të biznesit ushqimor, d) u la në fuqi vendimi i inspektimit paraardhës për ndërprerjen e veprimtarisë së subjektit dhe e) u bë bllokimi i 44,513 litra produkte (ujë, pije alkolike dhe jo alkolike, lëndë e parë, maja e skaduar etj.) dhe u morën 6

mostra për analiza laboratorike. Tiranë Nisur nga gjetjet e kontrollit ne subjektin “Briland shpk” dhe duke ndjekur sistemin e gjurmeshmërisë për lëndën e parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim të ligjit, ushtroi kontroll ne subjektin “Ylli Merja” Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë subjekt Drejtoria Rajonale AKUja Tiranë, konstatoi etiketa që keqinformonin publikun për aspekte të ndryshme shëndetësore. U konstatuan

produkte ushqimore të cilat rezultuan të pa etiketuara apo me etiketë në kundërshtim me ligjin (fasule, sojë, qumësht gomarice, kavanoza me boronicë, çaj, uthull me mbishkrime mjekësore, hudhër, arrë kokosi, lajthi, stika, arra etj). Ambjenti ishte i mbingarkuar me produkte, i pasistemuar, produktet ruheshin ne dysheme dhe disa produkte mbaheshin edhe në ambjente sanitare. Nga verifikimi rezultoi se subjekti operon në këtë

adresë i pa pajisur me licencë për aktivitetin përkatës, nuk operon me sistemin e vetkontrollit HACCP, si dhe nuk disponon sistem funksional gjurmueshmërie. Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative: a) gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A (1)), b) gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjenosanitare, c) gjobë 200,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP), d) gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, e) gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin.

KAVAJË

RAPORTI

Sportel i ri i Transportit Rrugor, lehtësi për shoferët

Urgjenca Mjekësore, mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë shërbim P

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën të ditur se nisur nga dita e sotme, 17 qershor 2019, është hapur sporteli i ri në ambientet e ADISA në qytetin e Kavajës. DPSHTRR tha se hapja e këtij sporteli do të lehtësojë më shumë se 9 mijë zotërues mjetesh. Gjithashtu sporteli i ri do të mund të ofrojë pranë qytetarëve 8 procedura dhe më shumë se 73 mijë shërbime në vit. Sipas njoftimit, DPSHTRR tha se eliminohet edhe 42 km rrugë vajtje-ardhje Kavajë-Durrës, ose 1 orë vajtjeardhje. Në përfundim të njoftimit, DPSHTRR bëri me dije se së shpejti do të hapet sportel i ri edhe në qytetin e Librazhdit.

ërforcimi i flotës së autoambulancave dhe modernizimi i Urgjencës Mjekësore, po i ofron qytetarëve një shërbim të garantuar pranë banesave të tyre. Gjatë 5 mujorit të parë të viti 2019, 22,577 qytetarë kanë marrë shërbim nga Urgjenca Mjekësore në banesë. Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat në 13 mijë e 400 misione pacientët janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjysmës së pacientëve, shënon një arritje

cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore. Modernizimi i Urgjencës Kombëtare ka nisur me ngritjen e Njësisë së

Koordinimit, investimet në autoambulancat e reja dhe me shtrirjen, prej pak muajsh, të numrit unik 127 në të gjithë territorin e vendit.


SHOWBIZ

19 E martë, 18 QERSHOR 2019

Rita Ora dhuron spektakël në Stamford Bridge të Londrës Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditën e diel performoi në Stamford Bridge në Londër, organizim ky i mbështetur nga UNICEF. Këngëtarja hyri në skenë me një palë xhinse me njërën këmbë të zhveshur, dhe një bluzë të bardhë me një dizajn mjaft të veçantë. Në pjesën e barkut po mbante një rrip të zi dhe vendosur kishte edhe disa bizhuteri, kurse flokët e saj të valëzuara morën gjithë vëmendjen. Pak më parë në mbrëmje, 28 vjeçarja u pa e veshur me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, pastaj u intervistua në fushë para se të fillonte ndeshja bamirëse. Këngëtarja Ora para se të performonte, ka folur për vizitën e saj emocionale në Kosovë, si pjesë e punës si ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar. Më herët, Rita Ora ka takuar dhe Princin Harry ku sërish qëllimi i organizimit ishte për ti ardhur në ndihmë fëmijëve. Të dielën gjithashtu është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë, i cili u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STV në Skoci.

Hiqej si George Clooney, italiani arrestohet pas disa viteve në arrati Një burrë italian, i cili njihej nga policia si personi që pretendonte se ishte George Clooney për të shitur veshje online, është arrestuar pas disa viteve në arrati. Francesco Galdedli, 58 vjeç, u ndalua nga policia ditën e shtunë në Tajlandë, në qytetin Pattaya, pas dyshimeve se po qëndronte në këtë shtet ilegalisht. Policia gjithashtu arrestoi Vanja Goffi, 45 vjeç, shoqëruese e italianit dhe dyshohet se është bashkëpunëtorë ne krim. Madje të dy konsiderohen si Bonnie dhe Clyde italianë, e kanë qenë në kërkim nga Interpoli që në 2013-ën. Galdelli u dënua nga një gjykatë në Milano me 8 vite burg në 2010-ën, pasi u shpall fajtor për vjedhjen e identitetit të aktorit të famshëm George Clooney. Pas këtij vendimi ai doli jashtë Italisë, por u arrestua sërish në 2014-ën. Një ditë më vonë ai sërish u arratis, duke paguar rojet e burgut ku mbahej 500 paund secilin. Clooney dëshmoi në gjyqin kundër çiftit të hajdutëve, duke thënë se ata kishin mashtruar shumë

Lady Gaga puth muzikantin e martuar në skenë Lady Gaga pak muaj më parë u nda nga i fejuari Christian Carino. Dhe duket se këngëtarja e ka harruar plotësisht atë. Fillimisht u përfol për një romancë me aktorin Bradley Cooper. Por së fundmi, një tjetër veprim i saj ka marrë vëmendjen e mediave. Këngëtarja puthi në skenë një nga instrumentistët ndërsa performonte në rezidencën e saj në Las Vegas. Instrumentisti i trombës është Brian Newman, i cili rezulton i martuar. Në videon e postuar në mediat sociale, Gaga shihet duke mbajtur duart e Brian dhe këndon: “I dashur, më puth.” Dhe më pas të dy puthen në buzë. Edhe pse instrumentisti është i martuar, duke se puthja ishte vetëm një pjesë e shfaqjes.

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Chris Martin dhe Dakota Johnson Është zbuluar arsyeja e ndarjes së Chris Martin dhe Dakota Johnson. Mediat rozë raportojnë se çifti i famshëm u nda për shkak se aktorja nuk dëshironte të bënte fëmijë. Këngëtari 42-vjeçar tashmë ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Gwyneth Paltrow, vajzën Apple 14-vjeç dhe djalin Moses, 12vjeç. Por ylli i Cold Play dëshironte të shtonte familjen e tij. Madje ai dëshironte të blinte edhe një shtëpi plazhi në Malibu me shpresën për të jetuar aty me aktoren dhe krijimin e një familje së bashku. Por burime të afërta të çiftit thonë se lidhja e tij 20 mujore u shkatërrua nga kërkesa e Chris për të pasur fëmijë. “Chris e bëri të qartë se dëshiron më shumë fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur. Por karriera e Dakota sapo ka nisur dhe kjo ishte gjëja e fundit që i vinte në mendje të bënte. Muajin e kaluar kuptuan se kishin qëndrime krejtësisht të kundërta kështu që vendosën ti jepnin fund,”-tha një burim për The Sun. Ndarja erdhi vetëm disa muaji pasi këngëtari dhe 29-vjeçarja diskutuan planet për tu martuar.

Ledri Vula tërheq vëmendjen e mediave të huaja

persona duke përdorur emrin e tij, në mënyrë që të investonin në një biznes veshjesh, që mbante emrin GC Exclusive nga Geroge Clooney. Detektivët në Tajlandë thanë se Francesco gjatë marrjes në pyetje e kishte pranuar këtë akuzë, duke thënë se kishte

përdorur emrin e aktorit që të ‘joshte” njerëzit, për ti dhënë shuma të mëdha parash. Ai gjithashtu akuzohet për mashtrim, pasi është kapur duke bërë tregti për shitjen e orëve Rolex dhe i ka dërguar blerësve qese me kripë në vend të tyre.

Është padiskutim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por duket se Ledri Vula ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja. Ditën e djeshme, reperi ka publikuar një foto në “Instastory”, ku zbulon se ishte në kopertinën e një gazete të njohur zviceriane. Mediat e quanin reperin ‘superstar’, duke e titulluar artikullin: ‘Superstari i Kosovës, performon në Zvicër”. Ata shkruanin për karrierën e Ledrit, këngët e tij të suksesshme brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, si dhe për videot shumë të klikuara. Kohë më parë, ai është shprehur publikisht se nuk e synon tregun e jashtëm muzikor, megjithatë duket se e ka të pamundur të ndalë suksesin e

tij. Që pas rikthimit të tij nga Amerika, Ledri ka sjellë hite të njëpasnjëshme dhe bashkëpunime që janë pritur shumë mirë nga publiku.


SPORT

20

E martë, 18 QERSHOR 2019

Strategu italian është shprehur se synon të vijojë punën e mirë të bërë nga Gega

Partizani prezanton Larda-n: Krenar, të krijojmë një mentalitet fitues

STADIUMI

Presidenti i federatës çeke vizitë me Dukën në “Arenën Kombëtare”

Rozalb Lika

P

artizani më në fund ka zbuluar zyrtarisht emrin e trajnerit të ri. Paraditen e djeshme është prezantuar Franco Larda në krye të skuadrës së kuqve. Trajneri i ri i kampionëve të Shqipërisë nuk e fshehu kënaqësinë që do të ulet në stolin e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit shqiptar. Objektivi i parë për të në krye të Partizanit do të jetë paraqitja sa më dinjitoze në kualifikueset e Champions League. Ish-strategu i Torinos dhe Leccen e di rëndësinë e klubit të Partizanit, po ai nuk preferoi që të fliste për emrat që mund të afrohen, duke thënë se kjo gjë do të jetë në dorën e Olsi Ramës. “Jam krenar që bëhem pjesë e projektit të Partizanit. E njihja Partizanin si emër, i ndjek kampionatet europiane në përgjithësi dhe e njihja Partizanin. Objektivat? Së pari është të përgatitim sa më mirë ndeshjet kualifikuese në Champions, në korrik. Objektivi parësor është të krijojmë një mentalitet, një stil, imazh të kësaj skuadre, nëpërmjet punës, aplikimit,

idesë së futbollit që dua të fut në këtë ekip. Siç e thashë më parë, fakti që Partizani është ekip kampion më bën krenar. Synimi ynë është të konfirmohemi në krye, por secili ka stilin e vet të lojës, mënyrën e vet të përgatitjes së ndeshjeve, ndaj e di që është e vështirë të fitosh. I bëj komplimente trajnerit para meje, sepse ka fituar një titull që i mungonte prej shumë vitesh klubit. Dështimet e

DREJTORI

trajnerëve italianë në Shqipëri? Nuk mund të flas për ata para meje, edhe pse bashkëkombës, sepse secili ka mënyrën e vet të punës, stilit, përgatitjen e ndeshjeve. Në jetë nuk ka asgjë të lehtë, por projekti që më kanë ilustruar drejtuesit tregon që janë persona ambiciozë, ashtu si unë. I kemi mundësitë dhe kohën për të kaluar gjithë pengesat e mundshme që mund të kenë hasur paraardhësit e

mi. Merkato? Nuk kam asnjë emër, unë flas me Olsi Ramën. Di që kemi disa lojtarë që pritet të vijnë, kam besim tek ai. Nuk kam bërë asnjë kërkesë për ndonjë lojtar të veçantë. Frikë nga dështimi i mundshëm në Europë? Nuk kam frikë nga asgjë, dua thjesht të bëj punën time. Nuk shoh asnjë arsye për frikë, jam entuziast dhe optimist se do bëjmë gjëra të mira me këtë ekip”, deklaroi trajneri i ri.

MERKATO

Rama: Lerda-n e zgjodhëm për të futur një frymë moderne në klub

Partizani prezanton dy “dhuratat” e para për strategun italian

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, gjatë prezantimit të trajnerit të ri Franco Lerda ka folur për arsyen e zgjedhjes së italianit, i cili do të ketë me vete edhe zëvendësin e tij besnik Giacomo Chini. “Kontrata me Lerdan është 1-vjeçare, por me besimin për të vazhduar më tej. Zgjedhja e trajnerit të huaj? E kam bërë sepse dua të fut një frymë sa më moderne në klub, trajneri i huaj mund të evidentojë dhe të rregullojë defektet e klubit. Një person që vjen nga jashtë, i rritur me një kulturë tjetër si lojtar e trajner, mund të shohë më mirë çfarë i mungon klubit tonë. Në këtë moment kam gjykuar që trajneri i huaj është zgjedhja më e mirë, më vonë të shohim. Lerda na ka bindur me dëshirën dhe entuziazmin e tij për të provuar veten në një realitet tjetër, pasioni për të bërë diçka të mirë në karrierën e tij në këtë moment. Në Shqipëri Partizani duhet të jetë një urë për lojtarët me perspektivë dhe trajneri i ri duhet të na ndihmojë në këtë drejtim”, deklaroi Olsi Rama.

Pas prezantimit të trajnerit të ri, Partizani nuk ka humbur kohë, duke prezantuar menjëherë dy goditjet e para në merkato, të cilat nuk janë emra aspak të panjohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për William Cordeiro Melo dhe Esin hakaj, dy futbollistë që pritet ‘të bëjnë me krahë” skuadrën kampione të Shqipërisë, pasi janë të dy anësorë, me shkodranin që preferon të niset majtas dhe brazilianin djathtas. William erdhi në Shqipëri verë ne kaluar dhe luajti për një sezon me skuadrën e Kukësit, ku në 33 paraqitje, arriti të shënojë edhe 5 gola. Braziliani ishte një nga më të mirët për verilindorët dhe shërbeu si një lojtar xholi, duke u aktivizuar në të dy krahët, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje. Mbrojtësi Hakaj ka qenë e Teutës, ku i përfundoi kontrata në fund të sezonit dhe iu bashkua Partizanit si lojtar i lirë. Për Hakajn kemi të bëjmë me një rikthim, pasi 23-vjeçari ka qenë pjesë e “të kuqve” edhe në sezonin 2016-2017, ndonëse atëherë nuk luajti asnjë takim, për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Pas ftesës së FSHF, pasditen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” për të inspektuar punimet, ishte presidenti i federatës së futbollit të Çekisë Martin Malik. Së bashku me kreun e FSHF-së Armando Duka dhe dy inspektorë të UEFA-s ata panë nga afër ecurinë e punimeve të cilat kanë hyrë në fazën e fundit. “Sigurisht që stadium pas nesh është një nga arsyet përse jam këtu, por jo vetëm. Ne duam të shkëmbejmë disa eksperienca me vende të cilat kanë afërsisht madhësinë e Republikës Çeke. Ne ndeshemi me çështje të njëjta, probleme të njëjta. Është gjithmonë mirë të kesh mundësi t’i ndash këto probleme me dike tjetër dhe ndoshta të kesh mundësinë të gjesh ndonjë zgjidhje. Sa i përket stadiumit ai është madhështor, shumë i bukur dhe një ndërtesë moderne nga e cila jam i impresionuar”, deklaroi Malik. Armand Duka i pyetur nëse stadiumi do të jetë gati për muajin shtator, numri një i federatës konfirmoi se ecuria e punimeve po ecën drejt këtij synimi.“Ne i kemi vënë objektiv kompanisë që duam të luajmë në shtator dhe vërtetë e kemi shumë të nevojshme që të luajmë në shtator në këtë stadium. Jo vetëm sepse duam ta shijojmë stadiumin e ri, duam të kemi më shumë kushte për spektatorët, por edhe se mund të arrijmë më shumë rezultat me pranojnë e shumë spektatorëve dhe atmosferën akoma më të mirë. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet, por edhe kompania po bën të gjithçka mundet. Ka skeptikë ,ka optimist, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”, u shpreh Duka.


SPORT

21

E martë, 18 QERSHOR 2019

MERKATO

Zidane do me çdo kusht Pogba-n te Reali në fillim të korrikut Z

inedine Zidane kërkon që ta ketë Paul Pogba që në turneun e Amerikës së kësaj vere. Real Madrid është në negociata me Manchester United, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga kampioni i botës pa 150 milionë euro. “Galaktikët” do të udhëtojnë në Kanada më 8 korrik, teksa krahas blerjeve të reja Rodrygo Goes, Eder Militao, Luca Jovic,

Eden Hazard dhe Ferland Mendy, klubi merengues do edhe Pogba-n. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për të kuptuar të ardhmen e francezit, i cili do të rikthehet nga pushimet më 1 korrik. Reali do i japë një javë më shumë pushime, nëse do të pranojë të transferohet. United nuk do ja bëjë jetën aspak të thjeshtë mesfushorit, duke kërkuar një shifër që cilësohet

e lartë. Klubi spanjoll ndërkohë kërkon që të përfitojë një shifër sa më të lartë nga shitja e James Rodriguez, për t’i përdorur më pas në operacionin për afrimin e Pogba. 50 milionë euro është një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që edhe Europiani U-21, do të jetë një event ku lojtarët spanjollë mund t’i japin të tjera përfitime, si rasti i Dani Ceballos.

Ish-trajneri i Napolit kërkon dy të besuar nga Arsenalit, “Zonja” po negocion me De Ligt

J

uventus zyrtarizoi të dielën trajnerin e ri, i cili do të jetë Maurizio Sarri. Ish-trajneri i Chelsea-t, për momentin është me pushime në Itali, teksa bardhezinjtë kanë konfirmuar se dita e tij e parë me ekipin e ri do të jetë të enjten. Prezantimi është fiksuar që të bëhet në stadiumin “Allianz Arena” në orën 11:00. Ka shumë pritshmëri për reagimin e Sarrit, në lidhje me pyetjet e gazetarëve për të kaluarën te Napoli. Të besuarit- Në rrugëtimin në Torino, Sarri mund të marrë me vete dy nga lojtarët e tij më të besuar te Blutë e Londrës. Sipas “The Mirror”, trajneri i ka kërkuar Juventusit që të bisedojë me Chelsea për transferimit e Jorginhos. Mesfushori italo-brazilian, ka një kontratë deri në vitin 2023 me ekipin anglez dhe kushton rreth 65 milionë euro, ndaj për bardhezinjtë nuk ka për të qenë e lehtë që të kënaqë pretendimet e trajnerit. Sarri ka kërkuar gjithashtu edhe mbrojtësin Emerson Palmieri, që ndodhet në Londër prej dy vitesh, por që është aktivizuar shumë pak si nga ai ashtu dhe nga Conte (kushton 15 milionë euro). Ëndrra De Ligt- Juventus nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Matthijs de Ligt. Kapiteni i Ajax-it, është shumë pranë PSG, pas afrimit të drejtorit sportiv Leonardo, por kampionët e Italisë nuk janë dorëzuar,

Juventus të enjten prezanton Sarrin, ja planet e tij në merkato

MESFUSHORI

Ceballos replikon me Zidane: Edhe unë nuk punoj me ty!

Me shumë mundësi në sezonin e ri te Real Madrid, nuk do të ketë hapësira për Dani Ceballos. Mesfushori i talentuar, është impenjuar me kombëtaren e U-21 në kampionatin Europian, teksa të dielën në mbrëmje shënoi një super gol ndaj Italisë. Marrëdhënia e tij me Zinedine Zidane nuk është aspak e mirë. Sipas gazetës “AS”, para disa ditësh strategu francez i ka komunikuar vendimin se nuk bën pjesë në planet e tij. Kundërpërgjigja e lojtarit ka qenë e menjëhershme: “Nuk ka asnjë problem, edhe unë nuk kam dëshirë që të punoj me të”. Ceballos, u transferua në Madrid në vitin 2017, por ka pasur pak hapësira në sezonin e kaluar, ku minutazhi u bë gjithmonë e më i vogël pas rikthimit të francezit. Zidane vendosi që ta përfshinte në listën e lojtarëve të largimeve, një vendim që duket se ka marrë pëlqimin edhe të vetë lojtarit.

PSG

Al-Khelaifi sqaron gjithçka: Mbappe qëndron me 200%

duke dërguar menjëherë për bisedime zëvendës-presidentin Pavel Nedved, i cili ka zhvilluar një takim me agjentin, Mino Raiola. Takimi ka qenë shumë pozitivë, pasi marrëdhëniet me

agjentin e njohur janë shumë të mira, teksa në të kaluarën ka qenë përfaqësues i tij kur e transferoi nga Lazio te Juvja. Tratativat me PSG nuk janë mbyllur, por bardhezinjtë

kërkojnë të përfitojnë në fund. Alternativat për De Ligt janë Kalidou Koulibaly, i vlerësuar 130 milionë euro, ndërkohë që në listë është edhe Marquinhos, i cili vlen 70 milionë euro.

LEGJENDA

Totti zyrtarizon divorcin me Romën: Klubi më ka injoruar! Pas lamtumirës nga futbolli i luajtur sezonin e kaluar, Francesco Totti ka vendosur që të mbyllë aventurën edhe në rolin e drejtuesit. Një divorc i hidhur që erdhi në një dalje për mediat të legjendës, i cili vendosi që të sqaronte të vërtetën. “Sot (dje) njoftova CEO-n e Romës mbi atë që nuk e kisha menduar kurrë, dorëheqjen time nga Roma. Ishte diçka e rëndë dhe e vështirë për t’u vendosur, por kushtet ishin të atilla, që duhet të merrja këtë vendim. E kam menduar gjatë këtë vendim, thuajse që

nga muaji prill dhe konkluzioni ishte që duhet të vendosja në të mirë të Romës, për shkak të dashurisë që kam për këtë ekip dhe këto ngjyra. Presidentët ikin e vinë, trajnerët e futbollistët gjithashtu, por flamujt jo. Nuk di çfarë të them më”, tha Totti. Largimi i tij përflitej prej javësh në ambientin sportiv në Itali, pasi ish kapiteni ishte lënë mënjanë dhe nuk thërritej në tavolinat ku diskutohej mbi planet dhe të ardhmen e klubit. “Popullit roman duhet t’i them vetëm faleminderit, pasi më kanë

trajtuar me respekt si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do të vazhdoj të bëj tifo për Romën, pasi është një skuadër e zemrës time dhe për mua ka reputacion ndërkombëtar. Kam punuar me pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, ndërsa tashmë do të vazhdoj të mbështes ekipin si tifoz. Është një mirupafshim, jo një lamtumirë, pasi në këto momente do të marr rrugë të tjera dhe në kohën e duhur, do të jem gjithmonë gati për t’u rikthyer”, tha ish-kapiteni në fjalën e tij.

Kylian Mbappé është një nga emrat më të përfolur në merkato, por talenti francez vështirë se do të ndryshojë ekip gjatë kësaj vere. Presidenti i klubit parizie, Nasser AlKhelaifi në një intervistë të dhënë për “France Football”, është shprehur i sigurt për qëndrimin e yllit francez. “Do të qëndrojë te PSG në sezonin e ardhshëm me 200 për qind”. Për sulmuesin francez prej kohësh Real Madrid ka shfaqur interes të madh, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka hapur idenë për të ndryshuar ambient. Në moshën 20 vjeç, në Ligue 1, ai shënoi 33 gola në 29 ndeshje në sezonin e fundit, duke e mbyllur në vendin e dytë në garën për “Këpucën e Artë”, menjëherë pas Lionel Messit.


KULTURE

22 E martë, 18 QERSHOR 2019

Njihuni me Klevis Tafajn, balerini që po i mahnit të gjithë Tashmë ndjen se po prek ëndrrën me dorë. Pas një çmimi të rëndësishëm në Itali, tashmë pret të firmosë një kontratë të rëndësishme në metropolin e botës, në New York. Nuk e kishte menduar se interpretimi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ishte vetëm fillimi. I ndodhur mes qiellgërvishtësve të New York-ut, balerini 20vjeçar jo pa të drejtë e pyeste veten “çfarë jam duke bërë këtu?!”. Klevis Tafaj është një nga ata të rinj, që megjithëse mund të jenë rrëzuar rrugës, janë ngritur sërish. “Motoja ime është: Kurrë mos hiq dorë”, thotë balerini. Pas përfundimit të Akademisë së Dancit në Tiranë, si çdo balerin tjetër, edhe ai shpresonte të ngjitej në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nuk do të ishte e thjeshtë, e megjithatë koreografi Albert Janku do të pikaste mes të tjerësh, disa vite më parë dhe do t’i caktonte rolin e Sokolit në baletin “Halili dhe Hajrija”. Por të çaje në atë institucion që ruan hijen e rëndë të arkitekturës sovjetike, nuk ishte aspak e thjeshtë. “Fatkeqësisht më duhet të them se Shqipëria nuk u jep shumë dorë artistëve të rinj. E gjithë klasa ime ka emigruar, janë shpërndarë nëpër Europë apo dhe më gjerë për të punuar. Disa syresh kanë arritur të kenë sukses”, thotë Klevis Tafaj. Si një i ri me vullnet të fortë, ai tentoi të tregonte talentin e të provonte fatin përtej detit. Mori pjesë në çmimin prestigjioz “Danza Europa 2014” në Itali. Garoi në kategorinë e dancit klasik me një pjesë nga baleti “Don Kishoti” dhe fitoi çmimin e parë special, shoqëruar me një bursë shkollore prej 700 dollarësh, bashkë me të drejtën e

Xhafa çon në Basel, një shitës vezësh nga Kuba!

V

epra më e fundit e artistit Sislej Xhafa ka tërhequr vëmendjen e kritikës. Fotoja e një 80-të vjeçari kubanez, në derën e një dyqani të improvizuar brenda hapësirës së Panairit të madh të artit në Basel, shoqëron pothuajse të gjitha shkrimet për këtë ngjarje të rëndësishme të artit pamor. Emri i tij është Raúl Postillo Zamá. New York Times, e fokuson portretin e burrit të moshuar nga Havana që mban në duar një cigare. “Ovid Solitude” quhet puna me të cilën artisti prezantohet në Basel, në kuadër te ekspozitës UNLIMITED. Në qendër është një i moshuar nga Kuba i cili duket se ka marrë me vete në këtë event, dyqanin e tij ku çdo ditë shet vezë. Kjo metaforë e artistit shqiptar është provokimi më i bukur në këto kohë të trazuara të ekonomisë dhe politikës. Për të qenë në Bazel shitësit të vezës i është dashur të marrë vizë. I gjithë ky proces është shoqëruar me një sërë dokumentesh të cilat ai i ka marrë me vete. “Projekti fokusohet në çështjet e ndarjeve, mureve, kufijve”, shprehet Lorenzo Fiaschi drejtor i Galleria Continua e cila edhe e përfaqëson Xhafën si artist… UNLIMITED vizitohet çdo vit 95 mijë njerëz nga mbarë bota, pasi ofron artistët më në zë të momentit dhe punët e tyre provokuese. Xhafa është i njohur për provokimet artistike, duke e parë gjithnjë artin si një komunikim me mediume më të mëdha sidomos politike. Shitësi i vezëve nga Kuba, është ndoshta gjetja më interesante këtë vit në Bazel, duke mbartur dhe qëllimin e artit, nevojën për reflektim.

performimit në New York. “Nuk e besoja se mund të fitoja, por mendova të provoja veten, deri ku mund të arrija”, tregon balerini. Gara ishte e fortë: 300 kandidatë dhe tri net kualifikimesh. Por ia doli. Dhe këtë ia dedikon jo vetëm punës personale, por edhe pedagogut të tij Luan Shtino, që sipas tij ka nxjerrë breza balerinësh shumë të mirë, u ka mësuar disiplinën dhe dëshirën për punë. Prej muajit korrik u zhvendos në kryeqendrën e botës, pranë Ajkun Ballet Theatre, ku iu krijua mundësia të performonte në skena të ndryshme në Boston, Miçigan, Pensilvani etj. Tashmë është në prag të nënshkrimit të një kontrate me

Ajkun Ballet Theatre, që drejtohet nga një prej balerinëve më të njohur shqiptarë në botë, Leonard Xhokaxhi. “Ndihem shumë i vlerësuar, por janë vetëm hapat e mi të parë. Kam ende shumë punë për të bërë”, thotë Tafaj, teksa shton se në fillim nuk e pati dhe fort të thjeshtë përballjen me teknikat e zhvilluara të baletit. Iu duk se ishte në një tjetër botë dhe gjithçka duhet ta fillonte nga e para. Por ai nuk heq dorë. Sipas tij duhet 1% talent dhe 99% punë. Dhe këtë të fundit ai ia ka vënë qëllim vetes, që kur ishte ende fëmijë dhe nisi të kuptonte se çfarë ishte baleti dhe të ndiente emocionet e para të skenës.

Sigourney Weaver konfirmon rikthimin në “Ghostbusters” Aktorja Sigourney Weaver e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e filmit të radhës së “Ghostbusters”. Në një intervistë për Parade, ajo ka thënë që do ta reprizojë rolin e Dana Barrett dhe se pritet të bashkohet me kastën origjinale të filmit. “Do të jetë çmenduri që të punoj prapë me ata djema”, ka shtuar Waver. Në këta muajt e fundit edhe aktorët Dan Ackroyd,

Ernie Hudson dhe Bill Murray kishin lënë të kuptohet se do të ktheheshin në rolet e tyre, shkruan NME. Ndonëse ka pak informata për këtë film, data e publikimit të tij pritet të jetë 10 korriku i vitit të ardhshëm.

MariaTuçi,22- vjeçarja që vdiq nga torturat e tmerrshme në burg

M

aria Tuçi u lind më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfus haz, Mirditë dhe ishte e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ka qenë nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër dhe më pas u bë mësuese në internatin e Oroshit. Maria dallohej për shpirtin luftarak e human dhe dëshirën për t’u transmetuar dije të tjerëve. Në vitin 1946, sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Ajo u arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që pritej

t’i bashkohej urdhërit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve, të cilës Maria i përkiste. Në të njëjtën ditë u arrestua dhe vëllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa më as të gjallë, as të vdekur Marien. Në qelinë e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtë dhe me shumë lagështirë. Një e burgosur, Olimbi Baruti, e cila ndau qelinë me Marijen tregoi se në qeli nuk kishin ndërresa, dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan

të sjellin rroba për të, e ajo i ndau me shoqen e saj. Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë për t’u ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën.Shefi i sigurimit të asaj kohe, Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçares dhe mendoi

se mund te abuzonte me të sipas dëshirës, por kur hasi në rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte në mënyrën më çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën atë me mjete të forta. Kur e nxorën nga thesi, Maria ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve

në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dërgua në spitalin civil dhe ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e kishte njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte çuar deri në fund fjalën e tij, kur i kishte thënë se “do të të katandis aq sa të mos njihesh”. Maria Tuçi vdiq në spitalin e Shkodres, më 20 shtator të vitit 1950, në moshën 22 vjeçare, dhe ishte e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Fik i bardhë kokërrmadh, shumë i ëmbël, që piqet shpejt; llopës 4. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 5. Përdor atë monedh Bullgaria 9. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 10. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 11. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 15. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë 17. Ai që e ka të vështirë të thotë të vërtetën 18. Lloj byreku me shumë petë 19. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 20. Figurë e përrallave popullore, që përfytyrohej si një njeri i egër, me shtat vigan e me një sy në ballë, i cili hante njerëz 22. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 23. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 25. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 26. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 28. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 29. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur 30. ...u, kjo nuk është gjë fare! 32. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 33. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 34. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, gjendet në ujë e ajër dhe provokon sëmundje 35. unë a fjalë e papeshuar, gabim trashanik, budallallëk; puna e kotë, pa asnjë vlerë 37. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 38. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 39. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 41. Që nuk është lëruar (për tokën); i papunuar 43. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme 45. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 48. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 50. Angelina ..., aktore e famshme amerikane 51. Partia Demokracia Sociale 52. GRamshi e kishte ashtu targën 53. Pika më e afërt nga Toka në orbitën e Hënës, quhet ashtu 56. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 57. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 59. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj

E martë, 18 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

60. Ceremoni fetare që zhvillohet në kishë, quhet ashtu 61. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 62. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 63. Pushka ka edhe atë emër. Ndryshe i thonë ashtu 67. Dakord në gjuhë universale 68. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 69. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 70. Emri i saj është ... Crawford, fotomodele dhe aktore amerikane, lindi më 20 shkurt 1966 71. Enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit 74. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 76. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 79. Sasi shumë e madhe, shumicë njerëzish, sendesh, dukurish etj., mizëri 81. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 85. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 87. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 88. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 89. Ludvig Van ... (1770-1827) kompozitor i madh gjerman

90. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 92. Ai që i jep shtytjen e parë një pune, një veprimtarie etj., nxitësi i parë a kryesor i diçkaje 94. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 95. Shtëllungë e gjatë liri, që është rrahur e krehur për t'u tjerrë 96. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 97. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 101. Gozhdë të shkurtra me kokë të rrumbullakët a katrore që u vihen këpucëve nën shoje 102. Ngastër e një toke bujqësore, ka edhe atë emër 103. Taksë a gjobë që paguhej për shfrytëzimin e një kullote të huaj 104. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 105. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 107. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 108. Titulli fillestar i atij që merret me punë mësimore në një shkollë të lartë; ai që mban këtë titull 111. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 112. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 VERTIKALISHT 1. Emër që i del dikujt a diçkaje zakonisht për të mirë 3. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe person-

azh i karaktereve të spikatura në kinematografi 4. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 5. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 6. Dialektore është ashtu... bërtas; thërras 7. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 8. Frut i vendeve të nxehta, me ngjyrë të verdhë dhe i shëndetshëm 9. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 12. Tomas ..., filozof dhe shkencëtar katolik, vdiq më 7 mars 1274 13. Shkelje serioze e dënueshme sipas ligjit 14. Makinë e posaçme ku vihen vezët në temperaturë të ngrohtë që përshpejton lindjen e zogjve 16. Njësia me e vogël e organizimit kishtar për një krahinë të caktuar 18. Zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer 20. Bimë barishtore, në familjen e erëzave të gatimit 21. Ndalim i përkohshëm i luftimeve ndërmjet palëve kundërshtare, që bëhet me marrëveshje 24. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 25. Libri themelor i besimit të krishterë 27. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 31. E vendos dikë a diçka në

60. Eshtë i tillë ai që garon në sportin e mundjes 64. Dhomë e madhe gjumi e përbashkët për shumë veta 65. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 66. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 72. Spiro ... folklorist patriot (1844-1922) 73. Që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë 75. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 77. Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër 78. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 80. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende 82. Çdo gjë që shërben për të zbukuruar një sallë a një dhomë 83. Mashkulli i patës 84. Vjershë lirike a këngë solemne. 85. Orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore, bandë muzikore 86. Që i përket një kohe shumë të kaluar, i hershëm, i vjetër, i kakohshëm 88. Mbërthej a shtrëngoj diçka me vidhë. kund. zhvidhos 90. Ajo që bën pula, vezë ose.. 91. Sëmundje e rëndë ngjitëse, aji ishte një nga epidemitë më vrastare të mesjetës në Evropë 93. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor 96. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 97. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 98. Pastaj e ka brenda 99. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 100. Prodhimi që japin të lashtat dhe misri 102. Ashtu është marrëveshja ndërmjet dy a më shumë shteteve për çështje të rëndësishme 105. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 106. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 107. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 109. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 110. Tirana, e kishte targën e makinave ...

një vend 34. Frutat e kanë në mes të tulit 36. Romani i Anton Pashkut 40. Emri i Furxhi, aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943 42. Marr në familje një të mitur dhe e rrit si fëmijën tim 43. Lubov Isakovna ..., filozof i shquar rus (1868-1946) 44. Vë në rresht, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit zakonisht në vijë të drejtë; radhit, rendit 46. Frederik ... ishte një prej poetëve më të rëndësishëm shqiptar, vdiq më 17 shkurt 2006 47. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 49. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 53. Bën diçka ashtu, padashje, me pahir 54. Eshtë profesioni i vrasjes së kafshëve 55. Albert ..., fizikan gjerman (1879-1955), një nga gjenitë më të mëdhenj të shkencës 58. Partia Social Demokrate 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

L

M U

Y

A

R I

J

R I

S

H

4

P

T ¸

5

6

L

Z H

E L

A

H

P

7

A M E L

K

10

M A

13

N D

P

A

14

I

17

D

U

K J

L

A N

G U

A

12

D K

D

Z

O

R 19

A

20

L

21

V E

L

G

K

M

M

E

A

E R

L I

N

23

M ¸

24

T

18

V A

22

F

S 11

15

N

M 16

A

8

T

9

N

S

H I

R ¸

B

25

26

A

N E

U

R

Z

L

K

B U

J

R

28

27

K

E

B

L

L

I

E

B

M E J

D A

29

A

M O N

N

Z

O

K

R E

U

K

F

T

I

I

R

I

V

R

˙

S

H

M ¸

30 31

32

P 36

K

33

D

B

34

I

O

K I

35

M I

R

37

A S

R

U

T

M I

I 49

V

E S

T

A

I

P

T

E

A U

R A

Q

D

D E

P

D

E K O

E

N

O R

A T

I

E

¸

T

J D I

P

C

¸ V

A K

E M

P M

N

E

I

L

S

J

K A

J

V

A

J 95

N A

F

I

S

K

I

M

P

A

A

M T

N

N

L

A J

O N

I

G

O I

M ¸

R

Z I

S

A

P

F

N

E

83

A

O

S

D

R E

R

N

97

I

I

K

M

89

R

N I 91

96

K R

M 75

R

F

90 94

E

74

85

O N G

I

T

82

M ¸

88

O N

D

E

81

A

87

L I

65

O C

77

L K

Q A M I

J 73

D

G

O T

80

O

M I

H

62

J

72

D E

K L 84

S

U S

S

T R

G

A S

76

S V I

R L

A R E

64

79

86

¸

T

69 71

Z E

R R

E

68

70

P

S

61

N 63

67

C

O

Y D E

58

66

B U

K

55

M I 60

78

40

52

E N

57

A N

T

¸

54

O

59

Q E

M E 51

53

M

N G

47

50

¸

56

M A

46

V

48

A

43

F

S

45

O

39

J

42

O R

44

M

N

38

T O

41

O

R

G

V

U

A

P

92

R

93

E K

98

T

R

D

U

99

O 100

E

101

L

102

L

S

E D

H

103

A

U K

˙

E

H R

G

E

A

A

E

T R

A T

D

106

O S

J

E

108

U

R

109

M K

L J

105

E

107

D R

M I

104

110

U

A

R R

O N

P

¸ 112

A V

G O

L

O

115

M I

K

111

J

N

H

B

113

114

E L

U S

H

C

K

S

116

R A

Z H

K

¸

M B A

L E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 18 QERSHOR 2019

Sportistët shqiptarë do të marrin pjesë në Lojërat II Olimpike Europiane “Minsk 2019”

Presidenti Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit përfaqësues shqiptar P residenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi gjatë një ceremonie solemne, Flamurin Kombëtar, ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të marrë pjesë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat II Olimpike Europiane “Minsk 2019”, të cilat do të zhvillohen në Bjellorusi nga data 21 deri më 30 qershor 2019. Presidenti Meta duke iu drejtuar me një fjalë përshëndetëse atletëve shqiptarë, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme si boks, çiklizëm, mundje, xhudo dhe qitje, theksoi në këto Lojëra Olimpike Europiane ekipi ynë kombëtar i zotëron mundësitë, talentin, pasionin për sportin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuq e zi që të arrijë rezultate pozitive. “Është një kënaqësi e veçantë për mua që t’iu dorëzoj sot Flamurin, me bindjen se ju jeni më të mirët për ta ngritur atë sa më lart në këto Lojra mjaft të rëndë-

sishme. Jemi që të gjithë krenarë për punën tuaj, për talentin dhe shpirtin tuaj të garës dhe ju uroj suksese pasi ky është flamuri që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sporti ka treguar e ka ditur në momente të rëndësishme të ngrejë lart ndjenjën kombëtare përmes sukseseve dhe arritjeve, që nuk na kanë munguar dhe të cilat mezi po i presim tani në Bjellorusi. Shpresojmë t’ju takojmë edhe pas kësaj ngjarjeje të madhe për të festuar arritjet tuaja. Forca dhe suksese!” – iu drejtua Presidenti Meta sportistëve shqiptarë, duke i falënderuar ata, trajnerët dhe të gjitha institucionet e sportit. Presidenti i Republikës i dorëzoi Flamurin Kombëtar boksierit Krenar Zeneli, flamurmbajtësit të ekipit për-

faqësues olimpik europian të sportistëve shqiptarë, që do të parakalojnë në Minsk. “Ndihem shumë i nderuar që do të jem unë flamurmbajtësi në këtë veprimtari madhështore. Shpresojmë që t’i sjellim sa më shumë medalje vendit tonë dhe ta nderojmë në podiumin e Europës.” – u zotua boksieri Zeneli, në emër të të gjithë Ekipit Olimpik Shqiptar.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.