Koha Jone 18 shtator 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 221 (8352)

E martë, 18 Shtator 2018

Çmimi 30 Lekë

Kreu i shtetit shqiptar, audiencë të posaçme në Selinë e Shenjtë dhe takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëri-Vatikan

Presidenti Meta pritet nga Papa FRANCESKU “Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Meta FAQE 3

Në foto: Presidenti Ilir Meta me dy vajzat e tij, Era dhe Bora, gjatë pritjes nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku

SPECIALE 2,4,24

RILIND SHKOLLA “KOSOVA”

MINISTRI SERB

KREU I PD

KRYEMINISTRI

TAKIMI

Erion Veliaj: Një simbol i ri për shkollat e Tiranës

Daçiç flet si Milosheviç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat!

Basha: Vettingu i politikanëve nuk do bëhet nga politika

Edi Rama: Akuzat e PD janë si shfaqje kukullash

Ministri Xhafaj takon Donald Lu: Mirënjohje për mbështetjen

Pak vite më parë, shkolla 4-vjeçare “Kosova” ishte përcaktuar për t’u bërë pallat. Pas shkatërrimit, për disa vjet shërbeu si një parking makinash. Por sot, shkolla simbol e historisë së Tiranës, çeli dyert e së ardhmes për fëmijët, jo vetëm si shkolla më e bukur... FAQE 12

FAQE 8

FAQE 5

FAQE 9

FAQE 14


SPECIALE

2 E martë, 18 SHTATOR 2018

Vizita në Selinë e Shenjtë, Papa Françesku: Zgjodha Shqipërinë për të dhënë një mesazh

SPECIALE

Presidenti Meta: Vatikani, mbështetje të vyer për Kosovën

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, u prit dje në një audiencë të posaçme nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj. Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian. "Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike" - nënvizoi Presidenti Meta. "Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut na rikthen në kujtesën tonë jo vetëm marrëdhënien e ngushtë të Heroit tonë Kombëtar me Selinë e Shenjtë, por edhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e civilizimit evropian duke përcaktuar qartë identitetin evropian të shqiptarëve," vuri në dukje Presidenti Meta gjatë takimit me Atin e Shenjtë. Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, si dhe ranë dakord për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën. Një mirënjohje të veçantë Presidenti Meta e shprehu edhe për mbështetjen e vyer që Papa Françesku dhe Selia e

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Shenjtë i kanë dhënë Kosovës dhe, ku padyshim lartësimi në ditën e Shën Terezës së Kishës katolike të Prizrenit në Dioqezë, përbën një akt domethënës jo vetëm për komunitetin katolik të Kosovës, por për mbarë shqiptarët. Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka bashkëjetesa ndëretnike dhe fetare në dobi të stabilitetit, sigurisë, paqes dhe mirëqenies të popujve tanë për të mos u rikthyer më kurrë në konfliktet e përgjakshme të viteve 90-të. Ati i Shenjtë vlerësoi forcën e shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre për t'u ringritur shpirtërisht pas periudhës së gjatë të shtypjes dhe ndalimit të besimit, nënvizoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë veçanërisht në fushën e lirisë së besimit dhe shprehu mbresat e tij të jashtëzakonshme nga vizita e tij në Shqipëri dhe mikpritja që ju rezervua gjatë kësaj vizite historike. "Gjatë kthimit nga Shqipëria një nga gazetarët më pyeti se përse kisha zgjedhur të bëja vizitën e parë në Evropë, në Shqipëri, në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, unë iu përgjigja se zgjodha Shqipërinë për të dhënë një mesazh," - tregoi Ati i Shenjtë gjatë audiencës së

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

posaçme me Presidentin Meta. Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e mprehtë të emigracionit, luftën kundër varfërisë, rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe kujdesin ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve, në këndvështrimin e ndërtimit të një shoqërie më njerëzore dhe të një bote në paqe. Ati i Shenjtë dhe Presidenti Meta diskutuan mbi rëndësinë e madhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë me qëllim ndalimin e fenomenit të largimit nga vendi i tyre dhe mbajtjes larg nga veset, droga dhe fenomenet negative sociale. "Evropa po përjeton një dimër demografik," - u shpreh Papa Françesku, ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta. "Rrallë kam parë", - tha Papa Françesku gjatë audiencës, "aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithcka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre." Gjatë kësaj audience të posaçme të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shoqërohej nga familja e tij.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 18 SHTATOR 2018

Kreu i shtetit shqiptar, audiencë të posaçme në Selinë e Shenjtë dhe takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëri-Vatikan

Presidenti Meta pritet nga Papa FRANCESKU “Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Meta Vizita në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, e kreut të shtetit shqiptar ka pasur moment kulmor takimin me Papa Françeskun. Në audiencën e veçantë me Atin e Shenjtë, e cila ka rregulla protokollare të pakrahasueshme me asnjë shtet tjetër, Presidenti Meta shoqërohej nga familjarët e tij. Në njoftimin e medias zyrtare të Vatikanit, takimi vlerësohet si mjaft i rëndësishëm. Kreu i shtetit ka biseduar me Papa Françeskun për lidhjet e Shqipërisë me Vatikanin si dhe kontributin që ka dhënë Selia e Shenjtë për popullin shqiptar në periudha mjaft të rëndësishme. Në fjalën e tij, kreu i shtetit është ndalur në vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit europian. "Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike", deklaroi ndër të tjera i Presidenti Meta. Harmonia fetare në Shqipëri është një model pozitiv që është vënë në dukje në jo pak raste nga Papa Françesku. Gjatë takimit në Vatikan të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë

ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, si dhe ranë dakord për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën. Zhvillimi i Shqipërisë dhe frenimi i emigracionit të të rinjëve ka qenë një temë tjetër e rëndësishme e bisedës. Ati i Shenjtë ka theksuar rëndësinë që kanë investimet dhe krijimi i mundësive që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria. "Evropa po përjeton një dimër demografik," - u shpreh Papa Françesku, "ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta".

Duke u ndalur në trashëgiminë e bashkëjetesës së shkëlqyer fetare në Shqipëri dhe mes shqiptarëve, Presidenti Meta falënderoi Atin e Shenjtë për vlerësimin e veçantë ndaj këtij thesari kombëtar si model dhe shembull i vyer në nivel rajonal e global. "Bota sot ka nevojë për mesazhe të tilla bashkëjetese dhe harmonie",- u shpreh Presidenti Meta. Tema e Kosovës dhe zhvillimet në rajon ka qenë pjesë e bisedimeve të kreut të shtetit shqiptar në të dy takimet kryesore në Vatikan. Në bisedën me Papa Françeskun kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar rolin e Vatikanit për besimtarët katolikë në Kosovë, si dhe ka theksuar nevojën e angazhimit të gjithë faktorëve për të mos lejuar kthimin në konfliktet e përgjakshme të viteve '90.

Rëndësia e zhvillimeve në rajon dhe konkretisht në Kosovë është diskutuar nga kreu i shtetit dhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Presidenti Meta ka theksuar në takim nevojën e domosdoshme të një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por që të garantojë stabilitetin dhe paqen në rajon. Kreu i shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dhe një garanci për integrimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian. Vizita e Presidentit Ilir Meta në Vatikan dhe pritja nga Ati i Shenjtë është tregues jo vetëm i marrëdhënieve mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, por rëndësisë që Vatikani i kushton vendit tonë. Qamil Xhani


SPECIALE

4 E martë, 18 SHTATOR 2018

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit, një nga temat kryesore të diskutimeve mes kreut të shtetit shqiptar dhe Sekretarit të Shtetit të Vatikanit

Presidenti Meta takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit N

ë vijim të vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua dje me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë lidhur me vizitën në Vatikan dhe për audiencën e posaçme me Atin e Shenjtë, Papa Françesku, si dhe nënvizoi rëndësinë e madhe që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë. Presidenti Meta vlerësoi ndihmesën e jashtëzakonshme që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës katolike dhe besimtarëve katolikë shqiptarë të cilët, ashtu si besimtarët e tjerë gjetën heroikisht forca për të ruajtur në zemrat e tyre besimin ndonëse për gati gjysmë shekulli kanë qenë të privuar nga liria dhe e drejta për të ushtruar të lirë besimin fetar. “Ne jemi të privilegjuar,” – nënvizoi Presidenti Meta,

“që në themel të historisë së lashtë të marrëdhënieve tona qëndrojnë personalitete që u përkasin jo vetëm dy shteteve, por gjithë njerëzimit. Papa Klementi XI, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Terezë, Kardinali i Nderit At Ernest Troshani, 38 klerikët katolikë shqiptarë të lumturuar janë pjesë e historisë sonë, por edhe dëshmi e pakundërshtueshme e përkatësisë dhe vokacionit evropian të popullit shqiptar,” – shtoi Presidenti Meta. Duke u ndalur në trashëgiminë e bashkëjetesës së shkëlqyer fetare në Shqipëri dhe mes shqiptarëve, Presidenti Meta falënderoi Atin e Shenjtë për vlerësimin e veçantë ndaj këtij thesari kombëtar si model dhe shembull i vyer në nivel rajonal e global. “Bota sot ka nevojë për mesazhe të tilla bashkëjetese dhe harmonie.” – theksoi Presidenti Meta. Të dy bashkëbisedues-

it i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe ndanë mendimin se rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni. Duke shprehur mbështetjen për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta nënvizoi se të gjithë mirëpresin një marrëveshje, me zbatimin e të cilës jo vetëm do të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve, por do të hidhen themelet e një paqeje, stabiliteti dhe sigurie në nivel rajonal duke ndihmuar jo vetëm të ardhmen evropiane të Serbisë e Kosovës, por të të gjithë rajonit. “Popujt e rajonit tonë kanë vuajtur shumë nga konfliket etnike ndaj duhet të angazhohemi më shumë për forcimin e bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në rajonin tonë,”- nënvizoi Presidenti Meta.

Dhuratat që Presidenti Meta shkëmbeu me Atin e Shenjtë

P

as audiencës së zhvilluar me Atin e Shenjtë në Vatikan, Presidenti Meta dhe Papa Françeksu kanë shkëmbyer dhe dhurata, të cilat përfaqësojnë simbolika të veçanta. Presidenti Meta i ka dhuruar Atit të Shenjtë një ikonë të Shën Marisë, të titutlluar “Puthja e ëmbël”. Ikona paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës. Krishti mban në dorë një

pergamen të mbështjellë, që është simboli i Ungjijve dhe me dorën tjetër përkëdhel Nënën e Tij. Vepra artistike

është realizuar me një teknikë punimi mjaft të veçantë. Kjo ikonë është pikturuar sipas traditës së vjetër të kishës. Metoda e përdorur është copë nape e ngjitur në dru dhe e përgatitur me stuko. Bojërat janë tempera pluhur që janë përzierë me vezë dhe uthull. Ndërkohë Ati i Shenjtë, Papa Françesku i ka dhuruar presidentit një skulpturë me një mesazh mjaft domethënës. Skulptura prej bronzi paraqet një degë ulliri që lidhë dy pjesët e një shkëmbi të çarë. Mesazhi i skulpturës, siç thuhet në shpjegimin e Vatiganit, është që çdo shtet apo person të ndërtojë kulturën e paqes; “të zbulojë ato gjëra që bashkojnë dhe të kapërcejë ato gjëra që ndajnë”.


POLITIKE

5

E martë, 18 SHTATOR 2018

Dashamir Shehi e Nard Ndoka: Garant i funksionimit të koalicionit me PDIU dhe PBDNJ është Lulzim Basha

PDIU në opozitë, aleatët: Zgjerimi i koalicionit, i shërben kauzës opozitare

ISH-MINISTRI Manjani: Drejtësia e pushtetit që të arreston e dënon pa prova

N

dërkohë që Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe kryetari i saj Vangjel Dule është i shqetësuar për hyrjen e PDIU-së së Shpëtim Idrizit në koalicionin opozitar, të njëjtin shqetësim me të nuk e ndajnë kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi dhe kreu i demokristianëve Nard Ndoka. Për ta zgjerimi i koalicionit, i shërben kauzës opozitare dhe e bën opozitën më të fortë. “Kushdo që vjen i bashkohet, sidomos në këtë periudhë, bën një punë të mirë, në kuptimin që zgjeron frontin opozitar, dhe për këtë jam plotësisht dakord”, shprehet Dashamir Shehi. Ndërsa Nard Ndoka thotë se: “Opozita po e zgjeron harkun e saj opozitar, në këto kushte, edhe ardhja e PDIU i jep një vlerë në aspektin politik, por krijon edhe një frymë pozitive”. Por a do ta dëmtojë frymën opozitare, prania e një partie, që deri para pak muajsh ishte pjesë e qeverisë? Shehi thonë se vendimet për koalicionet janë kompetencë e Bashës dhe rezultati do të tregojë nëse është vendimi i drejtë apo jo. “Çështja e aleancave është ekskluzivitet i Partisë Demokratike, e z.Basha. Është PD që ka ekskluzivitetin, sigurisht që ka edhe përgjegjësitë, por

koha është ajo që do të tregojë nëse ka patur të drejtë apo jo”, thotë Shehi. Ndërsa Ndoka thekson se këto koalicione vlerësohen vetëm përmes votës nga qytetarët, “Besoj se çdo parti politike, plus çdo individ, kosto mund të ketë në pjesën morale pragmatiste, është vota ajo që i vlerëson”, shprehet Nard Ndoka. Në lidhje me marrëdhënien

midis PBDNJ-në dhe PDIU-së, për Ndokën garant i funksionimit të koalicionit është Lulzim Basha. Kreu i demokristianëve thotë se në shumë raste përplasja midis këtyre dy partive ka qenë thjesht për retorikë dhe propagandë politike. “Sipas gjykimit tim ka qenë një krizë artificiale, shpeshherë edhe PDIU e ka ngritur atë me tepër në aspektin e propagandës, apo

të demagogjisë politike, duke sulmuar një parti politike, do të jetë rruga ndoshta pak më e gjatë, por më e duhura në këtë kontekst. Dhe unë e sot z.Basha sot si garanci të kësaj opozite”, thotë Ndoka. Partia Demokratike dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet firmosën të dielën marrëveshjen për të bashkëpunuar së bashku në koalicionin opozitar.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar edhe këtë të hënë lidhur me situatën që ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, teksa shprehet se drejtësia shqiptare, është drejtësia e pushtetit. Në një koment në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani u shpreh dje se prokurorët dhe gjykatat arrestojnë dhe dënojnë njerëz pa i hetuar dhe pa prova, ndërsa për njerëzit e pushtetit gjithmonë “po hetohet” dhe në fund “nuk ka prova”. “Drejtësia e pushtetit. Prokuroria dhe gjykatat nuk ja përtojnë të arrestojnë e madje edhe dënojnë njerëz pa i hetuar dhe pa prova. Ndërsa për njerëzit e pushtetit dhe tenderxhinjtë, gjithmonë “po hetohet” dhe në fund “nuk ka prova”… Nuk ka prova megjithëse shkeljet e ligjeve janë ulëritëse! Kjo është fiks drejtësia që duan! Pushteti mbi të gjitha!”- u shpreh në reagimin e tij ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

KRYETARJA E LSI-SË: ZGJERIMI I SPEKTRIT POLITIK OPOZITAR ËSHTË NJË LAJM I MIRË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e quan zhvillim pozitiv për çmontimin e qeverisë, afrimin e PDIU-së së Shpëtim Idrizi me partitë e koalicionit opozitar. Në reagimin e saj që vjen vetëm pak orë nga zyrtarizimi i bashkëpunimit të PDIUsë me opozitën, Kryemadhi theksoi dje se është i mirëpritur çdo bashkëpunin politik dhe jo vetëm, për të luftuar, siç tha ajo, së bashku kundër së keqes më të madhe që ka parë Shqipëria këto 25 vitet e fundit, atë të kriminalizimit të politikës dhe të shtetarëve. Teksa vlerësoi vendimin e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryetarja e LSI-së theksoi se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës. Dhe ky, tha Kryemadhi, duket

Kryemadhi: PDIU në opozitë, zhvillim për çmontimin e qeverisë

të jetë një proces i pakthyeshëm, që tashmë veç afrimit të partive politike do të prekë edhe shoqërinë civile, profesionistët e

nderuar dhe të gjithë ata qytetarë që tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim drastik, atë të ndarjes

së krimit nga politika dhe vendimmarrja. “Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është padyshim një zhvillim pozitiv në përpjekjet për të çmontuar dhe për t’u përballur me qeverinë banditeske të Edi Ramës. Zgjerimi i spektrit politik opozitar është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, që çdo ditë e më shumë po kuptojnë dhe provojnë mbi shpatullat e tyre pasojat e qeverisjes nga Edi Rama, një kryeministër që po i çon shqiptaret në zgripin e varfërisë dhe paturpësisht përdor demagogjinë për të fshehur skamjen, hajdutërinë e pushtetarëve, krimin dhe banditizmin e politikës. Afrimi i PDIU-së në koalicionin

opozitar është njëkohësisht shenjë e mbarë se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës. Ky duket të jetë një proces i pakthyeshëm, që tashmë veç afrimit të partive politike do të prekë edhe shoqërinë civile, profesionistët e nderuar dhe të gjithë ata qytetarë që tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim drastik, atë të ndarjes së krimit nga politika dhe vendimmarrja. Ky është misioni ynë si parti dhe koalicion opozitar! Ne mirëpresim çdo bashkëpunim politik dhe jo vetëm, për të luftuar së bashku kundër së keqes më të madhe që ka parë Shqipëria këto 25 vitet e fundit, atë të kriminalizimit të politikës dhe të shtetarëve!”- u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.


POLITIKE KREU I PD-së SHPJEGON VETTINGUN

6

E martë, 18 SHTATOR 2018

Basha: Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk tërhiqet nga ideja e vettingut të politikanëve. Përmes një video-postimi të publikuar pasditen e djeshme në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i demokratëve ka shpjeguar pesë pikat kryesore sesi do të bëhet kontrolli i politikanëve. Në videon e publikuar prej tij, Basha thekson se vetingu në politikë nuk do të bëhet nga politikanët. Basha shpjegon se kontrolli i politikanëve do të kryhet nga profesionistë të pavarur nga partitë politike, të cilët do të mbikëqyren nga ndërkombëtarët. Gjithashtu, kreu i PD-së shton

se vettingu që propozon PD nuk do të jetë i varur nga vetingu që do të kryejnë institucionet e drejtësisë. Propozimi i opozitës për vettingun e politikanëve është depozituar si kërkesë në Kuvend. Për të realizuar këtë nismë duhet që edhe mazhorancë të jetë dakord, pasi kthimi në ligj i saj kërkon ndryshim të Kushtetutës. Mazhoranca është kundër këtij projekti të opozitës. Për të fituar kohë, Partia Socialiste pritet që kërkesën e opozitës ta dërgojë në Komisionin e Venecias për një mendim më profesional nga pikëpamja juridike. 5 rregullat e Lulzim Bashës për vetingun në

politikë Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi. Së dyti, struktura e vettingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika. Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare. Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë. Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Situata ekonomike po përkeqësohet. Të hapur për çdo kontribut në rrëzimin e qeverisë INTERVISTA

M

e zyrtarizimin e kalimit të Shpëtim Idrizit dhe PDIU-së në kampin opozitar, tashmë çdo kualitet politik ka kaluar në opozitë, duke bërë një front opozitar të plotë, ndërsa një parti është e vetme në pushtet, dhe ajo është Partia Socialiste. Është ky vlerësimi i kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili në një intervistë për “Neës 24”, deklaroi dje se tashmë Edi Rama ka mbetur vetëm. Vasili komentoi rivënien e taksës për “Rrugën e Kombit”, duke theksuar se kjo është një taksë që rëndon xhepat e qytetarëve, ndërsa shtoi se opozita do të jetë çdo ditë në mbështetje të qytetarëve dhe nëse ata dalin dhe protestojnë. Ndërkohë, teksa komentoi bashkimin e PDIU-së me opozitën, ai tha se opozita është e hapur me të gjitha forcat politike që duan të punojnë për rimëkëmbjen e vendit dhe për t’i thënë stop krimit në pushtet. Sa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Petrit Vasili garantoi se kandidatët e opozitës do të jenë të përzgjedhur. PJESË NGA INTERVISTA Z. Vasili, përqendrohemi pak tek opozita. Bashkimi në opozitë i PDIU, z. Idrizi pati edhe një deklaratë nga znj. Kryemadhi që e përshëndeti bashkimin e PDIU-së. Një mendim i juaji fillimisht për të kaluar më pas në analizë të opozitës. Nuk po shtyhem më tej se sa të perifrazoj znj. Kryemadhi pasi sinteza e qëndrimit politik është aty dhe patjetër që është një lajm përveçse i mirë, s`ka asnjë interpretim tjetër. Çdo kontribut politik, aq më tepër e një partie që ka një afrim politike dhe elektoral të qartë, është vetëm një pozitivitet i madh dhe përfundimisht bashkë me vendimin e fundit të PDIU-së, nuk dua të them të z. Idrizi, por të partisë, pasi u formësua në asamblenë e tyre politike. Në fund të fundit, përvijoi në një front opozitar të plotë, të gjerë dhe tashmë një parti që është e vetme në pushtet, sigurisht edhe me ca të tjerë ku blihet vota se është në traditë, por e rëndësishme është që çdo kualitet politik dhe

Kalimi i PDIU-së në opozitë, Vasili: Front opozitar i plotë, Rama i vetëm

informacion politik, në mënyrë të veçantë me peshë dhe përfaqësim të dukshëm elektoral, sot është i vendosur në opozitë. Sigurisht, nuk kam asnjë motiv për të pasur aleat kjo qeverisje, është sigurisht zgjedhja e qartë e kësaj qeverisje, e vetmja pikë ku ka qenë shumë e qartë dhe për këtë duhet përshëndetur për sinqeritetin, ka zgjedhur të jetë me kriminelët, koncesionet, me këtë pjesë të zezë të shoqërisë dhe me këtë aleancë pasi është fare e qartë që të gjitha partitë e tjera ndodhen në frontin opozitar, është e qartë si janë të ndara aleancat tashmë ne Shqipëri. Opozita është shprehur se do të krijojë një aleancë edhe më të gjerë se kaq, një aleancë bi-politike e ka quajtur. Çfarë duhet të bëjë ajo për të dalë nga kufijtë e partive të ndryshme politike? A mund ta arrijë këtë që të kalojë këto kufij? Po, sigurisht që i gjithë mesazhi i përditshëm që përcillet, i gjithë aksioni shumëformëshi i yni dhe të gjitha planet, mobilizon sigurisht kualitet dhe lirshmëri që dalin jashtë atyre që janë nga politika. Kushdo që është intelektual i mirë dhe i ftohtë, nuk është në gjendje të mirë kur shikon që

atdheu i tillë vidhet. Një qytetar tjetër, qoftë ky jo intelektual, por një zanatçi, që shpartallohet me taksa, do detyrohet të paguajë në mënyrë ç’njerëzore nga dy tre herë për çdo gjë, ka edhe derdhjet e tyre tatimore ku sheh që shteti bëhet ortak në kompani ajrore duke shkelur gjitha rregullat më minimale të funksionimit të shtetit. Ju keni parë që Air Albania është një skandal i jashtëzakonshëm, por kontrolli ndodhet atje. Sigurisht, ne kemi një prokurori që tashmë është plotësisht e kapur. Të jap një shembull konkret. Kryeministri është i paditur atje si manipulues i të vërtetës publike, pasi ju e dini që ka deklaruar publikisht, live ka qenë, në Neës 24, para dy muajsh, që unë për 24 orë bëra ekspertizën e vëllait të Xhafajt dhe doli që ska asnjë problem e manipulim. Sot, kemi tre muaj që prokuroria nuk e ka kryer një ekspertizë të tillë. Ky ishte një gënjeshtar publik. Për këtë është i paditur. Prokuroria nuk lëviz e vepron. Nuk vepron prokuroria në njërën anë, ndërkohë që pot ë dalin disa të rinj dhe të reja atje në Rinas, i thotë ju kam filluar procedim penal dhe prokurorët ju thërrasin. Meqë ishte sot dhe ju përmendët Kukësin, shumë nga

ata u përballën me arrestimin mes natës, sin ë kohën e Partisë se Punës. Por, ka edhe njerëz që e kuptojnë që ka dy drejtësi, një drejtësi që për kryeministrin nuk thotë gjë. Ne e paditëm atëherë edhe për zgjedhje kur i tha Policisë: Hidhni uniformat dhe bëni votat. Dhe Prokuroria e kapur politikisht tha: Kryeministri ka kërkuar falje në Facebook. Pra, një faj penal zgjidhet me një falje në Facebook, ose me një Tëeet. Tashmë krimi është fakt i kryer, me rrëmbimet që po ndodhin në mes të ditës, apo me vrasje që ndodhin në mes të ditës. I keni në kronikat tuaja të pasqyruara. S’ka ditë që ju s’keni kronikë. Ju sfidoj nëse ka një ditë që nuk ka një kronikë të zezë. Dhe në gjithë këtë situatë kriminale, nuk ka njeri që të jetë i qetë kur ka koncesione, krim, hajdutëri etj. Natyrshëm ne i bëjmë jehonë të madhe politike, gjë që krijon ndjeshmëri të madhe intelektuale dhe qytetare. Nuk mendoj që një qytetar i shqetësuar nuk do të jetë pjesë e kauzës së opozitës. Jo si militant i një partie politike, por si militant me votën e tij, me mendimin e tij. Ka plot njerëz që bëjnë artikuj shumë interesant në median e shkruar për këtë situatë.

Z.Vasili në zgjedhjet e ardhshme vendore, opozita do të guxojë të kandidojë njerëz jashtë radhëve të saj politike, për të krijuar impaktin më të madh të mundshëm? Çdo kandidat i cili do të demonstrojë në radhë të parë vullnet për t’ju futur sfidave të tilla, patjetër që do të jetë i mirëpritur dhe me prioritet, pse jo. Ka një qëndrim ndryshe brenda koalicionit opozitar, mes PD dhe partive të tjera pjesë e opozitës, në lidhje me Kodin Zgjedhor. Gjitha të tjerat kërkojnë të ndryshohet në thelb ky Kod, ndërsa Partia Demokratike, e cila po e harton këtë Kod me PS-në, nuk është shprehur asnjëherë për ndryshime thelbësore… Faktikisht PD dhe PS nuk kanë asnjë lloj negociate në zhvillim. Partia Demokratike nuk ka negociuar asgjë dhe Partia Demokratike nuk ka hedhur në tryezën e Komisionit Zgjedhor asnjë variant dhe asnjë çështje. Reforma ka qenë kjo: Detyra kryesore e Reformës Zgjedhore janë këto çështje: Rivendosja, reflektimi i të gjitha vërejtjeve të tre palë zgjedhjeve të OSBE – ODIHR të pareflektuara. Dhe së dyti, dhënia përgjigje e kryeçështjes së Reformës Zgjedhore është kjo: shit-blerja e votës. Të gjitha të tjerat janë dëngla. 20 për qind e votave janë shitur dhe janë blerë sipas një studimi të BE-së. Kjo do të thotë që 17 deputetë nga njëri krah kalojnë tek tjetri dhe janë këto 187 deputetë që ndajnë pushtetin. Pra, këtë pushtet e ka ndarë vota e shitur dhe e blerë. Dhe unë personalisht, të gjithë të huajve, ndërkombëtarëve, u kam thënë që, Reforma zgjedhore në radhë të parë ka një pikë të pakapërcyeshme: qëndrim i hekurt ndaj shit-blerjes së votës për këdo që e bën atë. Ky është kthimi i ditëve më të zeza në demokracinë shqiptare. Mendoni vetëm diçka që, vota juaj nuk ka asnjë vlerë në raport me votën e shitur dhe të blerë.


POLITIKE

7

E martë, 18 SHTATOR 2018

Asnjë incident apo kundërshtim në Rrugën e Kombit, aty ku makinat që nga dje kalojnë me pagesë

P

avarësisht frikës për ndonjë revoltë qytetare, e cila nuk ndodhi, vjelja e tarifës së qarkullimit në rrugën e Kombit nisi sipas njoftimeve të qeverisë, ku sportelet e pagesës së tarifës dje kanë vijuar punën normalisht. Kështu nga dita e djeshme automjetet që kalojnë në rrugën e kombit do të paguajnë tarifën përkatëse, dhe për banorët e qarkut të Kukësit, kjo tarifë do të jetë në vlerën 100 lekë për kalim. Siç u raportua gjatë ditës së djeshme nga gazetarët në terren, situata ka qenë e qetë në sportelet e pagesës së tarifës, pranë tunelit të Kalimashit. Pagesa e tarifës nga drejtuesit e mjeteve ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe deri në mesditë, nuk është raportuar asnjë incident apo kundërshtim. Para mbërritjes tek sportelet e pagesës së tarifës janë vendosur në gatishmëri 4 mjete të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në mes të segmentit nga Tuneli deri në Kukës, janë stacionuar një numër i madh Forcash të Ndërhyrjes së shpejtë, për të qenë në gatishmëri dhe për të evituar çdo incident të mundshëm. Ndërsa në hyrje të qytetit të Kukësit ka nje postbllok policor. Pas 6 muaj negociata mes qeverisë, banorëve dhe kompanisë konçesionare për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, është arritur në një dakordësi dhe tarifa për banorët e qarkut të Kukësit është mjaft e reduktuar. Çdo automjet i regjistruar në Kukës e që niset nga Kukësi

Nis zyrtarisht të vilet tarifa për Rrugën e Kombit

drejt Tiranës apo anasjelltas do të ketë korsinë e tij dhe sportelin e veçantë për kryerjen e pagesës. Në sportel bëhet verifikimi i targës se makinës dhe banorët e qarkut të Kukësit do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh për çdo kalim. Për të eliminuar kostot për banorët e kësaj zone, pjesë e skemës janë

edhe 11 linja të transportit inter-urban që janë lincesuar në qark. Për drejtuesit e mjeteve të tjera, tarifa do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Gjithsesi ajo mund të pësojë ulje, në varësi të frekuencës së kalimit në këtë rrugë. Konçesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për për-

doruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”. Pagesa Prej mëngjesit të kësaj të hëne, 17 shtator 2018, ka hyrë në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Në nisjen e këtij procesi nuk janë konstatuar probleme, ndërsa ka pasur prezencë të shtuar edhe të policisë, e cila kishte

marrë masat e duhura për ndonjë revoltë të mundshme. Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës. Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese. Dy pista janë dedikuara për mjetet e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim. Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta. Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetem 100 lekësh me TVSH. Për të eleminuar kostot për banorët pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark. Tarifat bazë janë: për motoçikletat 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro. Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete. Kompania ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT

KONTRATA

Rama: Faleminderit kuksianëve. Investime dhe stadium të ri

Fonde shtesë për Rrugën e Kombit, ARRSH lidh kontratën për ndërhyrje në 7 viadukte A

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook mbi tarifën e vendosur në rrugën e Kombit, e cila nisi të zbatohet nga dita e djeshme. Në një reagim përmes rrjeteve sociale Edi Rama shpreh falenderime për qytetarët e Kukësit, për mirëkuptimin e qytetarinë e treguar. Shumë shpejt Kukësi do të bëhet jo vetëm me aeroport të ri, por edhe me stadium të ri. Kreu i qeverisë, nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter” garantoi qytetarët shqiptarë se çdo qindarkë do të kthehet në investim. “Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri”, u shpreh në reagimin e tij, kryeministri Rama.

utostrada Milot-Morinë do të marrë rreth 249 milion lekë të tjera nga buxheti i shtetit për punime që nuk janë parashikuar në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2016. Pavarësisht se marrëveshja për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajnë e rrugën e Kombit pritet t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve në 30 vitet e kohëzgjatjes së saj, tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar një tjetër kontratë, e cila ka si objekt plotësimin, rakordimin, masat mbrojtëse dhe sigurinë rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë. Sipas dokumentit, që TV SCAN e publikoi dje, marrëveshja mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kontraktorit ‘Vega’ & ‘Kukës Inerte’ është nënshkruar në datën 11 shtator 2018. Ndërkaq, në datën

9 gusht 2018 ARRSH njoftoi edhe kualifikimin e 2 kompanive për një tjetër procedurë tenderuese, që kishte si objekt mbikëqyrjen e këtyre punimeve. Në dokumentet e publikuar shpjegoheshin edhe detajet e projektit , sipas të cilit ishin marrë në shqyrtim shtatë viadukte, ndërsa për secilin prej tyre parashikohen punime që

lidhen me asfaltimin, punime për mbrojtjen e skarpateve, ndërtimi i mureve mbajtës, etj. Po ashtu, në të gjitha viaduktet është parashikuar dhe sinjalistika vertikale dhe horizontale. Fondi limit për këtë procedurë kapte shifrën e 2.4 milion lekëve, duke rritur edhe më tepër kostot për këtë ndërhyrje.


KOSOVA

8 E martë, 18 SHTATOR 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat!

Ministri serb, Ivica Daçiç flet si Milosheviç K

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Haradinaj: Partneriteti me Gjermaninë është jetik për vendin

ryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Frank Priess, zëvendësdrejtorin e "Konrad Adenauer Stiftung" (KAS), për Europë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë dhe fuqizimin e partneritetit me shtetin gjerman. Kryeministri Haradinaj, duke e falënderuar Priess për angazhimin që ka bërë ndër vite Fondacioni KAS, tha se misioni i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm. "Përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni ka qenë shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. KAS përmes angazhimeve të veta ka arritur të krijojë një vetëdije tek qytetarët kosovarë për BE-në dhe procesin e integrimit", vlerësoi kryeministri Haradinaj. Haradinaj ka përmendur edhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Gjermanin dhe rolin e pashmangshëm të shtetit gjerman në konsolidimin e

M

inistri i Jashtëm i Ser bisë, Ivica Daçiç ka përjashtuar çdo mundësi për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Në një takim zhvilluar sot në ambasadën e Greqisë në Beograd, i pyetur nga gazetarët për marrëveshjen mes dy vendeve, Daçiç ka folur me një stil të ngjashëm me retorikën e diktatorit Sllobodan Milosheviç. Daçiç tha se Serbia do t'a njohë Kosovën kur të fluturojnë derrat. Deklarata e Daçiç është dhe përgjigje ndaj qëndrimeve të Hashim Thaçit që thotë se me marrëveshjen e re do të mundësohet njohja e pavarësisë së Kosovës. "Shqiptarët po dërgojnë mesazhe shumë të ndryshme dhe që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Ata nuk duan të flasin për korrigjim të kufirit, por ata duan Preshevën dhe Bujanocin. Janë shumë të 'zgjuar' dhe e dini kur ne do t'i njohim si shtet, kur Kosova do të bashkohen me OKB-në, kur derrat fluturojnë ", u tha Daçiç gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd. Në qëndrimin e tij, Ivica Daçiç pranon se korrigjimi i kufijve është një propozim i Serbisë dhe shton se ende nuk ka parë se cili është propozimi i shqiptarëve. "Ne kemi ardhur me disa propozime dhe pasi ata janë kundër korrigjimit të kufijve, cili është propozimi i tyre për ne?"- deklaroi Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë është një nga politikanët më jetëgjatë në këtë post pas luftës së NATO-s në Kosovë. Si diplomat, Daçiç e njeh rëndësinë e deklaratave dhe provokimeve që

bëhen në publik. Retorika e përdorur sot, se Serbia nuk do ta njoh Kosovën është një mesazh që, së pari, nxjerr zbuluar qëndrimin e Hashim Thaçit. Presidenti i Kosovës deklaron shpesh se do të marrë Luginën e Preshevës. Daçiç i thotë qartë se diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë. Mesazhi i dytë dhe më i rëndë ka të bëjmë mosndryshimin e qëndrimit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Bashkimi Europian ka 10 vite që ka nisur një proces dialogu Prishtinë-Beograd me qëllimin final njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërkohë që gjithë projekti i BE, veç ideve për ndarje territoresh dhe "spastrim etnik paqësor" nuk ka prodhuar asnjë gjë të re në politikën ser-

MAQEDONI

S

ekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis akuzoi Rusinë të hënën për përpjekje për të ndikuar në rezultatin e referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Vota në mbështetje të ndryshimit të emrit, do t'i hapte Shkupit rrugën për

be. Përkundrazi, po rikthen edhe një herë retorikën nacionaliste serbe kundër shqiptarëve. Daçiç ka folur sot njëlloj siç fliste dikur Sllobodan Milosheviç kundër shqiptarëve duke mos pranuar që t'u njihej asnjë e drejtë minimale. Serbët synojnë të ndajnë Kosovën, të mos lejojnë pranimin e saj në NATO duke e treguar si një shtet joserioz, si dhe kanë bllokuar praktikisht njohjet e reja të Kosovës. Loja e Thaçit deri tani po tregon se ose fshihen interesa serbe me dorë kosovare, ose ai ka hallin e tij nga mos ndalimi prej gjykatës speciale. Ministri serb e tha se si do ta njohin shtet të pavarur Kosovën, "kur të flurojnë derrat", tha Daçiç.

brendshëm të Kosovës dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare. "Gjermania ka bër shumë për Kosovën në këto vite dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi është tejet i rëndësishëm. Kosova ka nevojë për një partneritet afatgjatë dhe strategjik me shtetin gjerman", ka shtuar kryeministri Haradinaj, duke përmendur edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit. Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendësdrejtori i Fondacionit KAS, Frank Priess, falënderoi kryeministrin Haradinaj për mikpritjen dhe përkrahjen, derisa tha se ky Fondacion politik në Kosovë do të angazhohet që edhe më tutje ta kryejë me sukses misionin e tij.

Sekretari Mattis në Shkup, në mbështetje të referendumit

anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian. Duke folur në Shkup me udhëheqësit e Maqedonisë, sekretari Mattis tha gjithashtu se Shtete e Bashkuara po shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike me këtë

vend të Ballkanit. Maqedonasit do të votojnë më 30 shtator për një marrëveshje të nënshkruar në qershor mes Maqedonisë dhe Greqisë që do t'i ndryshonte emrin vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Athina kërkonte ndryshimin e emrit që të votonte pro anëtarësimit të Shkupit në NATO dhe BE. "Ne nuk duam të shohim Rusinë të bëjë (në Maqedoni) atë që është përpjekur të bëjë në shumë vende të tjera", tha sekretari Mattis për gazetarët

që po udhëtonin me të drejt Shkupit, duke iu referuar shqetësimeve të Uashingtonit rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. "Nuk ka dyshim që ata kanë transferuar para dhe po ndërmarrin një fushatë të gjërë ndikimi" tha zoti Mattis, duke shtuar se nuk është e qartë se sa efektive kanë qenë përpjekjet e Moskës për të ndikuar tek referendumi në Maqedoni. Rusia i ka mohuar akuzat për ndërhyrje, por i kundërshton me forcë planet e Maqedonisë

për anëtarësim në NATO. Sekretari Mattis është zyrtari i fundit i lartë perëndimor, përfshirë kancelaren Angela Merkel që viziton Maqedonisë ditët e fundit për t'u bërë thirrje qytetarëve të saj të miratojnë referendumin. Mattis u takua edhe me presidentin Gjorge Ivanov, i cili e kundërshton marrëveshjen për emrin. Anketat e fundit tregojnë se shumica e maqedonasve e mbështetin ndryshimin e emrin, ndërsa nacionalistët e kundërshtojnë atë.


POLITIKE MINISTRJA NIKOLLA

9

E martë, 18 SHTATOR 2018

Klasat kolektive, Rama shpërthen ndaj opozitës: Shfaqje kukullash Kryeministri Edi Rama i quajti shfaqje të kukullave, deklaratat dhe denoncimet e djeshme të opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama u shpreh se klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë. “Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, u shpreh dje kryeministri

Rama. Ndërsa, e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Top Talk”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bëri me fajin pushtetin vendor për kushtet e këqija për shkollat në rrethe, që ishin dhe objekt i akuzave të djeshme të një numri të madh deputetësh të opozitës. “Vështirësitë ka si në rrethe ashtu edhe në Tiranë. E rëndësishme është që ne të flasim dhe t’i zgjidhim problemet. Kam shkelur në të gjitha qarqet e vendit. Është standard i imi që të shkojë në çdo shkollë. Nëse do t’i kishim të gjitha shkollat si “Kosova” nuk do të ishim kështu si jemi. Ne kemi bërë maksimumin e mundshëm krahasuar me

situatën që kemi gjetur. Opozita është i lirë të zgjedhë të bazohet te baltosja apo te shifrat. Edhe sot që flasim janë 26 shkolla të reja të standardeve europiane, të rikostruktuara. Infrastruktura e re do të kthehej në zero nëse do të vijonim me ato tekste që kishim, me gabime dhe të papërshtatshme për moshën e fëmijëve. Unë e drejtoj gishtin nga vetja për problemet. Bashkëpunimi me pushtetin vendor nuk ka qenë i duhuri në disa rrethe. Angazhimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës ka qenë i duhuri, por nuk ka ndodhur kështu në çdo zonë”, u shpreh dje ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Rikonstruktohet shkolla profesionale në Kamëz, ambasadorja gjermane: Vazhdojmë mbështetjen ndaj arsimit profesional

N

ë ditën e parë të vitit shkollor, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte i pranishëm në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës, një investim në vlerën 213 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në të cilën studiojnë mbi 1800 nxënës në disa drejtime si IT, shërbim social, hoteleri turizëm, bujqësi, etj. Shkolla Profesionale e Kamzës është qendra e parë multi-funksionale në Shqipëri që aplikon sistemin dual që kombinon teorinë me praktikën dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, ka krijuar Akademinë CISCO për nxënësit e IT, diplomat e të cilëve njihen edhe jashtë vendit. Në fjalën e tij ministri Ahmetaj, tha se shifrat e arsimit profesional kanë ardhur në rritje në vitet e fundit dhe i njëjti trend vërehet nga sistemi i gjurmimit, edhe për punësimin pas përfundimit të shkollës. “Dita juaj e parë e shkollës është fantastike, sepse mbi të gjitha për çdonjërin prej jush ka një të ardhme aty jashtë në tregun e punës. Jo më kot kemi katër vite që e theksojmë që të kesh një kualifikim, të kesh arsim profesional, është një pasuri shumë e madhe në mendje dhe në zemër, për të justifikuar të gjithë atë kontribut që familjet japin për ju si nxënës, në mënyrë që nesër të mos endeni në tregun e punës me një ëndërr të financuar fallco, por të keni një profesion shumë të kërkuar për tregun e punës. Para katër vitesh, 1/3 e nxënësve të kësaj shkolle kishte pune kur dilte nga shkolla, sot 2/3. Por imagjinoni që këtu ka 1800 nxënës sot. Dikur, sikur t’i numëronim për një ditë të gjithë mundësitë e punësimit, 600 veta mund të punësoheshin. I bie që sot punësohen 1200 veta”, tha ai. Ministri theksoi se formimi profesional është një zgjedhje e duhur, që afron garanci për punësimin. “Sot janë 76 mijë të papunë të regjistruar, ndërkohë në anën tjetër janë 46 mijë vende pune të lira, që i ka sjellë vetë në Shërbimin Kombëtar të Punës, të deklaruara, sektori privat. Teorikisht do të dukej sikur 46 mijë nga këta 76 mijë sot mund të punësoheshin, por kjo nuk

Arben Ahmetaj: Të kesh arsim profesional është një pasuri e madhe

është e vërtetë. Po pse nuk është e vërtetë? Sepse këta 76 mijë nuk kanë kualifikimin e duhur për të filluar punë nesër në ato 46 mijë vende pune që janë hapur. Ju do ta keni sepse keni zgjedhur arsimin e duhur”, u shpreh Ahmetaj, tejsa shtoi se shkolla

profesionale e Kamzës, ka marrë vëmendje të konsiderueshme nga qeveria, por edhe donatorët, në favor të përmirësimit të infrastrukturës dhe rezultateve. Nga ana e saj, ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz tha se mbështetja

për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit e formimit profesional në Shqipëri, do të vazhdojë. “Gjermania ka një eksperiencë shumë të gjatë dhe pozitive me arsimin e formimin profesional. Vetëm vitin e shkuar, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillimin

Ekonomik OECD vlerësoi arsimin dhe formimin profesional në Gjermani si një përgatitje të shkëlqyer për jetën profesionale. Dëshiroj të theksoj se Gjermania e mirëpret synimin e Qeverisë shqiptare për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, ndërmjetësimin e praktikave pranë kompanive private dhe orientimin e korrikulave drejt standardeve ndërkombëtare. Jini të sigurt, që ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, tha ajo. Në vitin shkollor 2018-2019, janë 19,220 nxënës që do të ndjekin arsimin profesional, nga të cilët mbi 4700 të regjistruar në vitin e parë, shifër e cila pritet të rritet deri në përfundimin e regjistrimeve në 1 Tetor. Sipas shifrave të INSTAT, pjesëmarrja në arsimin e mesëm profesional paraqitet me rritje në vitet e fundit. Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin profesional 20,6 % e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej. Nga viti 2013 janë investuar mbi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e ndërtimin e shkollave dhe laboratorëve, ndërsa po kaq planifikohet të investohen edhe përgjatë tre viteve të ardhshme. Vetëm në vitin 2017-2018 u rikonstruktuan 9 shkolla, në favor të mbi 7500 nxënësve në të gjithë vendin.

KRYETARI I KUVENDIT NË ZONËN E TIJ ELEKTORALE

Ruçi: Shqipëria po rritet edhe në saj të ekonomisë së dijes K ryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi fillimin e vitit të ri shkollor nga gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier. Arsimi dhe shkolla tha kryeparlamentari kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri që qëndron e bashkuar dhe harmonike, përballë rrezikut të përjashtimit dhe copëtimit social. Në qarkun e Fierit nisin vitin e ri shkollor 44 mijë nxënës dhe 4 mijë mësues në 173 shkolla. “Fieri është një potencial i madh rinie, energjie dhe shkollimi: rreth 15% e popullsisë së qarkut janë nxënës shkolle. Në provimet e maturës shtetërore të këtij viti, nga 1778 maturantë të qarkut

Fier, u morën 551 nota dhjeta në të katër provimet. Qarku është një motor i zhvillimit të vendit, qarku i dytë, pas Tiranës, për nga kontributi me rreth 12% në ekonominë e Shqipërisë. Sot ekonomitë konkurrojnë jo me forcë të lirë pune, por me dije, shprehi, aftësi dhe produktivitet. Shqipëria po rritet edhe në saj të ekonomisë së dijes, e cila nuk zhvillohet vetëm në Tiranë, por edhe këtu në Fier dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Ky mandat të jetë mandati i investimeve më të mëdha në arsim, i shtimit të kapaciteteve të mjediseve mësimore, i eliminimit të

mësimit me turne, i mundësimit të sistemit të ngrohjes për shumicën e shkollave, i kompletimit të bibliotekave, sallave të

teknologjisë së informacionit, laboratorëve e kabineteve, të bazave prodhuese dhe terreneve sportive. Prandaj le të punojmë të gjithë që ta bëjmë Fierin, të gjithë Myzeqenë e Mallakastrën, jo vetëm një hambar prodhimesh, por edhe një rezervuar të madh dijesh. Arsimi dhe shkolla kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri që qëndron e bashkuar dhe harmonike, përballë rrezikut të përjashtimit dhe copëtimit social. Për të ndërtuar një vend e shoqëri, strehë të përbashkët e të sigurt, që përmirësohet vazhdimisht nga kontributi i të gjithëve dhe ku të gjithë respektojmë e duam njëri-tjetrin”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi para nxënësve dhe mësuesve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier.


POLITIKE

10

E martë, 18 SHTATOR 2018

Deputeti i LSI-së: Nuk ka slogan a parullë ta mbulojë dështimin e pashoq të qeverisë si kudo dhe në arsim

Rrokaj: Investimi në arsim është më dobiprurësi, por vetëm qeveria nuk e di këtë D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pedagogu i njohur Shezai Rrokaj ka kujtuar ditën e parë të shkollës përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke kujtuar edhe situatën në të cilën ndodhet arsimi sot në Shqipëri. Teksa uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit në vend për nisjen e vitit të ri shkollor, Rrokaj shpreh bindjen e tij se e gjithë shoqëria shqiptare e ka të qartë se investimi në arsim është më dobiprurësi. Por, thotë ai në reagimin e tij, këtë filozofi të edukimit nuk e kanë përqafuar dot qeverisjet si kjo e sotmja, e kjo Rilindje që nuk ka asnjë lidhje me porosinë e rilindësit Naim Frashëri. “Dhe drit’ e diturisë, Përpara do na shpjerë ...” (Naim Frashëri). Në këtë ditë të parë të vitit shkollor mirënjohje iu takon mësuesve të devotshëm, nxënësve zellplotë e prindërve arsimdashës. E gjithë shoqëria shqiptare e ka të qartë se investimi në arsim është më dobiprurësi. Por këtë filozofi të edukimit nuk e kanë përqafuar dot qeverisjet si kjo e sotmja, e kjo Rilindje nuk ka asnjë lidhje me porosinë e rilindësit N. Frashëri. Po të ishte udhëhequr nga ky ideal, ajo sot do ta kishte rastin për ta korrigjuar këtë mungesë vizioni epër t’i kërkuar ndjesë shoqërisë. Ndjesë për faktin që sivjet Shqipëria ka 34 000 nxënës më pak se vjet! Ndjesë për arsyet që i kanë çuar 15 000 nxënës të braktisin shkollën dhe i kanë lënë 65 000 të tjerë në analfabetizëm funksional. Ndjesë që jemi vendi i fundit në Evropë për investime në arsim (në përqindje të PBB-së) dhe që jemi të fundit në Evropë edhe për nga rezultatet në matematikë dhe gjuhë-lexim. Ndjesë familjeve shqiptare për librat “falas”, që në kundërshtim me ligjin, pritet t’i kthejnë mbrapsht si të mos ishin përdorur fare. Ndjesë edhe për mbi 30 000 nxënës që ndjekin mësimin në klasa kolektive në mbi 125 shkolla që janë në proces mbylljeje. Duhet kërkuar ndjesë edhe për dështimin e reformës digjitale në arsim, për TIK-shkollën dhe tabelat që janë kthyet në relike muzeale. Dhe kjo ndjesë e madhe duhet

shoqëruar me reflektim, sepse nuk ka slogan a parullë të ta mbulojë dështimin e pashoq të kësaj qeverie si kudo dhe në arsim”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj. Të dhënat Numri i fëmijëve që mësojnë në

ciklin 9-vjeçar po pëson ulje të frikshme nga viti në vit, si pasojë e rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit ende të lartë, që po përjeton popullsia e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit pritet që këtë vit shkollor të ndjekin arsimin 9-vjeçar

KRYETARJA E LSI-së

rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se vitin e kaluar, me rënie prej 7.1%. Dy vitet e fundit rënia në ciklin nëntë vjeçar ka qenë më e thella që nga viti 1991. Për vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 në këtë cikël ishin 46 mijë fëmijë më pak.

VITI I RI SHKOLLOR

Të rinjtë e LRI mesazh sensibilizues në ditën e parë: Mbro shkollën nga droga!

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ata kanë vendosur postera në shkollat e Tiranës kundër përdorimit të lëndëve narkotike. “Mbro shkollën nga droga” ka qenë mesazhi që të rinjtë e LRI-së kanë shpërndarë në shkollat e kryeqytetit, nisur nga rastet e shumta të raportuara dhe raportet për rritjen e përdorimit të drogërave në shkollat e kryeqytetit. Siç raporton zyra e shtypit të LSI-së, të rinjtë u angazhuan në këtë mision mbrëmjen e kaluar.

DEPUTETI I LSI-së

Për herë të parë në shkollë, Spahiu: Mos u habisni, Kryemadhi: Një rrugë me sfida mund të mbetemi pa rroga D

E

hëna e 17 shtatorit shënoi nisjen e vitit të ri shkollor 2018-2019 dhe emocionet janë më të shumta tek ata që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Për fëmijët që nisin një rrugëtim të rëndësishëm, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e Kryemadhit, theksohen sfidat dhe rëndësia që fëmijët të kenë dorën e sigurtë të mësuesve në këtë rrugë të përballjes me jetën. Sipas saj, fillon për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara. “Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara. Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor!”- u shpreh dje në mesazhin e saj të urimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka ironizuar qeverinë për masat e marra në sektorin e ekonomisë. Përmes një qëndrimi të shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale, Spahiu ka listuar të gjitha shkurtimet që ka bërë qeveria këto vite, që nga shpërblimi në fund të vitit, përgjysmimi të ndihmës ekonomike si dhe shkurtimin e fundit për të përndjekurit. Me këtë ritëm, Spahiu shton se, nuk është çudi që të deputetët të mbeten pa paga në fund të muajit. “Në fillim hoqën shpërblimin e fund vitit. Më vonë shkurtuan investimet direkte, u gjetën PPP-t. Bllokuan rritjen e pagave, prej pesë vitesh i njëjti nivel. Përgjysmuan ndihmën ekonomike. Përgjysmuan fondin për të përndjekurit. Së fundmi, tre herë më pak fondi i kompensimit të ish pronarëve, krahasuar me vitin e kaluar. Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund

të muajit. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje”, ironizon anëtari i LSI-së në Komisionin e Ekonomisë, Përparim Spahiu.


POLITIKE

11

E martë, 18 SHTATOR 2018

Deputetët demokratë denoncojnë mbylljen masive të shkollave nga zonat e tyre elektorale: Ku po e çon arsimin kjo qeveri?

N

ë ditën e parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike u shpërndanë nëpër zonat e tyre elektorale, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit. Kryetarja e Komisionit të edukimit, demokratja Albana Vokshi pasi uroi nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, por edhe vetë kryeministrin Edi Rama për politika anti-sociale dhe shkelje të ligjit në mbylljen e mbi 150 shkollave në të gjithë Shqipërinë. “Janë me mijëra fëmijë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, kryesisht në zonat rurale ose që nuk kanë pasur mundësinë që të shkojnë në shkollë, paso shkollat e tyre janë mbyllur ose janë detyruar që të udhëtojnë me kilometra të tërë. Nuk kemi as edhe një informacion nga ministria e arsimit se sa është numri në total dhe ku janë shkollat që janë mbyllur. Sa është numri në total i nxënësve që duhet të shkojnë nga njëra shkollë në tjetrën. Është tronditëse pasi janë 150 shkolla. PD ka pasur në terren të gjithë deputetët e saj të cilët kanë vizituar në terren të gjitha shkollat e mbyllura në të gjitha fshatrat”deklaroi Albana Vokshi. TIRANË Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Jorida Tabaku denoncoi mbylljen e shkollave në zonën e Priskës, fshatin Herras dhe atë Pinar, duke detyruar prindërit të zhvendosin fëmijët e tyre në shkolla më të largëta. Mbi 85 nxënës do të detyrohen të mos vijojnë mësimin në shkollën ekzistuese në Pinar duke u zhvendosur në qendër të njësisë administrative, theksoi Tabaku. “Është një zonë që nuk ka parë investime në 5 vitet e fundit ku po i detyron fëmijët e zonës të shkojnë deri në 7 km më larg, në qendër të Zallherrit, me rrugë të pashtruar, pa kushte, pa i njoftuar. I kanë njoftuar ditën e premte që do të spostohen mësuesit dhe nxënësit”- u shpreh dje në denoncimin e saj, deputetja demokrate Jorida Tabaku. ELBASAN Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë. “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është dramatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan. Ne kemi denoncuar se kjo shkollë është dhënë për destinacion tjetër me qira edhe kjo është krejtësisht ë papranueshme. Janë 18 shkolla që janë mbyllur pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë”- tha

Denoncimi i PD-së: 150 shkolla të mbyllura, gjendja në arsim katastrofike

KREU I PD-së

DEPUTETI I PD-së

Viti i ri shkollor, Lulzim Basha urim special për nxënësit

Alibeaj: Dita e parë e shkollës me këngë partizane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqej mes fëmijëve, kryedemokrati Basha ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë shkollor. “Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”, shkruan kryedemokrati. Ritheksojmë se gjatë ditës së djeshme, deputetët e Partisë Demokratike denoncuan mbylljen e disa shkollave në qarqet e ndryshme të vendit. Denoncimet kanë qenë në forma të ndryshme, ndërsa nuk kanë kursyer kryeministrin, Edi Rama, pasi sipas tyre, ai është përgjegjësi kryesor për mbylljen e shkollave.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në kuadër të nismës së opozitës që në ditën e parë të shkollave të sillnin në vëmendjen e publikut mbylljen masive të tyre, publikoi paraditen e djeshme në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” një episod të regjistruar në një nga shkollat e Tiranës, ku me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor për t’u uruar mirëseardhjen nxënësve ishte vënë në sfond kënga “Lule Velo Partizani”. Filmimi është bërë në shkollën “Misto Mame” në Tiranë. “Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane”, u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj.

Luçiano Boçi. Ndërsa kolegu i tij, Endri Hasa u shpreh shkolla që duhet të gumëzhinte, por sot rri e mbyllur, ka kushtuar rreth 2 milionë euro. “Shkolla e cila ka kushtuar rreth 2 milionë euro, sot që duhet të gumëzhinte rri e mbyllur. Si kjo shkollë ku investimi po shkon dëm po mbyllen qindra shkolla në të gjithë vendin” – theksoi deputeti Endri Hasa.

DIBËR Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit. “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare. Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”- u shpreh deputetja e PD-së në Qarkun e Dibrës

LEZHË Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës. Një tjetër akuzë vjen nga Partia Demokratike në këtë fillim sezoni të ri arsimor. “Shkolla 9-vjeçare Gramsh e cila do të mbyllet dhe do të shkojë në Xhadër, shkolla Gocaj do t shkojë në Kakarriç, shkolla Baçaj shkon në Blinisht, shkolla Kodhel shkon

po në Blinisht, shkolla Fishtë e cila transferohet në Troshanë, shkolla Krajen shkon përsëri në Troshan, shkolla Dragushë e cila transferohet në Mapë, shkolla Shkëmbi i Kuq e cila transferohet në Kolajakaj dhe shkolla Mërçi e cila transferohet në shkollën Rraboshtë.”- u shpreh deputetja Lindita Metaliaj. SHKODËR Të njëjtin fat ka pasur edhe shkolla në fshatin Dajç të Shkodrës, denoncon deputetja Izmira Ulqinaku. “Nuk është e vetmja që kjo ditë e parë i gjen të mbyllura pasi deri vjet kanë funksionuar”deklaroi dje deputetja demokrate Izmira Ulqinaku. GJIROKASTËR Deputeti i djathtë, Tritan Shehu thotë se në qarkun e Gjirokastrës fillon mësimi me 18 shkolla më pak. Në një status në Facebook, ai shkruan se mbyllja e shkollave me largimin e nxënësve thellon skandalin e kësaj qeverie lidhur me infrastrukturën, transportin apo kostot e larta. “Në Qarkun e Gjirokastrës sot fillon mësimi me 18 shkolla më pak! Tragjike kjo! Nga këto 9 janë mbyllur në Tepelenë, 6 Përmet e 3 në Gjirokastër. Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxënësit, është një nga faktorët që thellon mos frekuentimin e rregullt, braktisjen, mos mbarëvajtjen mësimore nga nxënësit. Kjo, veçanërisht, manifestohet në një realitet ku infrastruktura mungon, apo është larg standardeve, transporti është ai që dihet, kostot e tij janë të larta për ekonomitë e varfra të banorëve. Në këto kushte kur nuk është parashikuar as edhe një mbulesë financiare për transportin, ushqimin e nxënësve larg shtëpive, ndonjë organizim i përshtatshëm publik për këto etj, nxënësi dhe mësimi largohen së tepërmi prej njëri-tjetrit, me pasoja të thella negative. Po të shtoj këtu edhe uljen e numrit të nxënësve nga eksodet masive të popullsisë, si pasojë e gjendjes së mjeruar të familjeve në fshatrat e këtij Qarku, tabloja bëhet tragjike, por e përputhshme me këtë realitet të “epokës Rilindase”. Kjo është e vërteta me të cilën po përballen fëmijë, nxënës, të rritur, familje…”- u shpreh deputeti i demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E martë, 18 SHTATOR 2018

Rilind shkolla "Kosova", pas 15 vitesh çel dyert për të mirëpritur nxënësit me kushte bashkëkohore. Rama: Administrata e shkuar donte ta bënte pallat

Veliaj: Një simbol i ri për shkollat e Tiranës

P

ak vite më parë, shkolla 4-vjeçare "Kosova" ishte përcaktuar për t'u bërë pallat. Pas shkatërrimit, për disa vjet shërbeu si një parking makinash. Por sot, shkolla simbol e historisë së Tiranës, çeli dyert e së ardhmes për fëmijët, jo vetëm si shkolla më e bukur në Shqipëri, por edhe me një kapacitet tre herë më të madh së më parë, e tashmë si 9-vjeçare. Për të uruar nxënësit dhe stafin e mësuesve, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama deklaroi se mori fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës "Kosova" në pallat. "Në këtë truall u ngatërruan të gjitha së bashku, nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj dhe trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Më pas u prenë pishat dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për të marrë lejen e pallatit, që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj, administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat, por më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri, i cili sot nuk është më një projekt në 3D, por ndodhet para syve tanë. Është koha që së bashku me Erionin ta çlirojmë edhe pjesën djathtas, në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës "Kosova" dhe gjykatës, kurse fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik", tha Rama, teksa dha lajmin e mirë

se është gati nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet. "Brenda pak javësh, bashkë me Bashkinë e Tiranës, do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj, që do jenë në vazhdën e kësaj godinë, me këtë cilësi të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë", tha Rama. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësaj shkolle model. "Erion, ti se di sa më rreh zemra për këtë shkollë të re të Tiranës. Sot janë 10 mijë nxënës që po përjetojnë të njëjtin emocion. Investimet janë një vlerë e paçmuar dhe ne do të vijojmë me këtë ritëm", u shpreh Nikolla. Kryebashkiaku Veliaj uroi

nxënësit e shkollës "Kosova" për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët këtë vit nuk u duhet të mësojnë me dy turne në shkolla të tjera. "Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kalvari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt se sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por edhe prindërve, gjyshërve dhe gjysheve, që shohin se si një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë, u transformua në një mrekulli. Të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën 'Kosova'", u shpreh Veliaj, teksa tha se kjo shkollë përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë, që nga djegia dhe përpjekjet për ta bërë pallat, e deri tek rindërtimi i saj me kushte moderne. "Kjo shkollë pa edhe rrumpallën e viteve '90, edhe ndërtimet pa leje rreth saj, madje edhe në oborr kemi pasur disa ndërtime pa leje, që ju e dini fare mirë me sa mund janë prishur. Kjo shkollë pa edhe kazino-kapitalizmin e dikujt që ishte gati jo vetëm ta digjte shkollën, por të mbyllte letrat në gjykatë me një efiçencë që askush s'e kish parë ndonjëherë në gjykatat shqiptare, duke përgatitur një grabitje të madhe. Ja ku jemi sot! Pavarësisht se çfarë dëgjojmë, në fund veprat mbeten dhe ajo që vendosëm me kryeministrin, të cilin e falenderoj me gjithë zemër sot, si një nga meraqet e para kur ne fituam Bash-

kinë e Tiranës, ndërtimin e shkollës "Kosova". Në fakt, bëmë një shpronësim që na vlejti pothuajse sa e gjithë vlera e shkollës e megjithatë thamë: ia vlen, duhet bërë! Është domosdoshmëri që Tiranës t'i japim jo vetëm një shkollë të re, por edhe një simbol të ri, se çfarë do të thotë të bësh punë publike", u shpreh Veliaj. Ai falenderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle, ku do të edukohen të rinjtë e gjeneratës tjetër. Veliaj ftoi nxënësit që pas mësimit të shfrytëzojnë mjediset e shkollës së rindërtuar për aktivitete komunitare. Shkolla "Kosova" nuk është më vetëm për ciklin e ulët 4-vjeçar, por ka klasa për parashkollorin, deri në klasën e 9. "Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej. Lajmi tjetër i mirë është se nuk është më një shkollë ushtrimore 4vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që, për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare "Kosova" dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare", deklaroi Veliaj. Një nga të parët që mbërriti sot te shkolla "Kosova" ishte edhe

kantautori i njohur Ardit Gjebrea. Jo për të filluar klasën e parë, por për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar ajo. "Shumë mësuese nuk janë më, por tradita vazhdon. Shkolla ka qenë 1katëshe, në formë U-je, kanë qenë disa pemë aty mbrapa, nuk ka qenë e shtruar dhe ne vinim me shumë zell. Mësonim se donim që t'u bënim së pari qejfin prindërve, se nuk kuptonim kur ishim të vegjël se çdo të thotë të mësosh mirë dhe çfarë do të bëhesh në të ardhmen. Vitet kalonin dhe më shumë kuptonim se sa e dashur ishte shkolla. Unë do të doja shumë që të kthehesha edhe njëherë dhe të bëhesha fëmijë. Kam nostalgji për atë shkollë, por në fakt do të doja shumë të studioja te kjo shkolla e re këtu", u shpreh i emocionuar Ardit Gjebrea. Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E martë, 18 SHTATOR 2018

Piktorë shqiptarë dhe të huaj, me ekspozitë në qytetin e Ulqinit K

olonia e piktorëve figurativë ka ndaluar në qytetin piktoresk të Ulqinit. Në këtë Koloni morën pjesë rreth 40 piktorë nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shkupi, Serbia, të cilët edhe këtë vit qytetin e Ulqinit dhe rrethinat, si një ndër vendet më të frekuentuara dhe ndër pikat më të rëndësishme turistike të

rajonit, që zotëron një pasuri të madhe historike-kulturore me arkitekturë romake, gotike dhe orientale - raporton agjencia telegrafike shqiptare. Masivet malore dhe kodrinore, si dhe fusha pjellore, në juglindje dhe lindje të qytetit, krijuan një fushëpamje mbresëlënëse për piktorët figurativë, të cilët hodhën në telajo muzën e tyre të frymëz-

Historia e Skënderbeut, 60 vepra në pikturë në Muzeun Kombëtar

H

istoria e Skënderbeut, realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi. Janë 60 vepra në pikturë, që prezantohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar, punë të realizuara në një hark kohor 10 vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Ekspozita për publikun vjen nga bashkëpunimi i MHK dhe Ministrisë së Kulturës me galerinë "Gjikondi", në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ekspozita "Historia e Skënderbeut" (…1405-1487…) prej vitesh ka qenë në vëmendjen e piktorit Vangjel Gjikondi. Ekspozita "Historia e Skënderbeut" do të qëndrojë për publikun deri më datë 25 shtator në Muzeun Historik Kombëtar.

imit. Kolonia e Piktorëve "Ulqini në telajo" rrit bashkëpunimin mes artistëve të rajonit tonë me qëllim promocionin e vlerave më të mira arkitekturore, të peizazhit të veçantë, por edhe të punës artistike të vetë artistëve pjesëmarrës. Kjo koloni realizohet për të tretin vit, që nga 2014-a, falë bashkëpunimit të frytshëm të Institutit të Librit dhe të Pro-

mocionit - Tiranë dhe Komunës së Ulqinit, përfaqësuar nga Organizata Turistike e Ulqinit. Në vijim të këtij sezoni dhe të tjerë artistë më parë nga Shqipëria kanë qenë pjesë e jetës artistike të qytetit të

Ulqinit. Këtë edicion mori pjesë dhe piktori Pashk Përvathin dhe të tjerë autorë nga Shqipëria. Ky rrugëtim i piktorëve të huaj dhe shqiptarë në Ulqin u zhvillua nga data 12 deri më 16 shtator.

Drashovica mbledh 18 grupe folklorike në festivalin "Buçet kënga labe" F estivali Folkorik "Buçet kënga labe" mblodhi këtë fundjavë në fshatin Drashovicë, të Vlorës 18 grupe folklorike, banorë të fshatrave të 3 bashkive Himarë, Selenicë e Vlorë. I kthyer në traditë, ky festival që zhvillohet për të dytin vit, solli magjinë e polifonisë labe, ku ndërhturet historia e lavdishme me traditën e hershme të polifonisë labe. Në festivalin e realizuar nga bashkia Selenicë dhe shoqata kulturore-atdhetare "Drashovica", morën pjesë 163 artistët popullorë të zonës, të cilët me interpretimin virtuoz, kostumet folklorike dhe disi-

plinën e lartë artistike, sollën për të pranishmit këngë polifonike labe. Kryetari i bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj shprehu bindjen se ky festival do të ngelet një festival i përvitshëm në portën e labërisë, fshatin Drashovicë, që mban dhe titullin "Nderi i kombit". Ndërsa depueti i Partisë Socialiste, Petrit Sinaj, u shpreh se është një koncert i organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një traditë që duhet zhvilluar". Sipas tij, ky është një aktivitet që i përshtatet fshatit të Drashovicës dhe krahinës së labërisë.

Grupet polifonike që morën pjesë në këtë festival janë : Grupi "Drashovica", grupi "Ali Asllani", grupi i Armenit, grupi "Bilbili", grupi "Buronjat labe", grupi "Çipini", grupi "Djemtë e Vlorës", grupi i Dukatit, grupi "10 Shqiponjat e Tërbaçit", grupi i Gorrishtit, grupi "Ismail Qemali", grupi "Jehona Labe", grupi Kudhës-Grehot (Sevaster), grupi i Lapardhasë, grupi "Pavarësia", grupi "Bejkë e bardhë", grupi i Vezhdanishtit , grupi i Dushkarakut dhe grupi i Selenicës. Ky festival u organizua në prag të 75 vjetorit të luftës së Drashovicës. Fshati i Drashovicës, që mban edhe titullin "Nderi i Kombit", nuk është i njohur vetëm për luftërat, por edhe për kulturën, gjuhën, zakonet, minierat e strallit, manastirin, kishën, ndërtimet e tipit 'kullë' dhe të tjera veçori që nuk i gjen shpesh në fshatra të tjerë. Qeveria Shqiptare përmes projektit 100 fshatrat turistikë, do t'i kthejë lavdinë e dikurshme fshatit me pamje e bukuri magjepsëse, përmes zhvillimit të agroturizmit.

Nis festivali i filmit për të drejtat e njeriut, në fokus kërcënimi i së vërtetës

F

estivalit Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri- IHRFFA,nis mbrëmë edicionin e trem bëdhjetë. Festivali tashmë është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Tiranën, por edhe një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohen në Shqipëri. Nëse vitet e kaluara festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë, kërcënimi i së vërtetës. Edicioni i këtij viti i dedikohet edhe regjisorit ukrainas Oleg Senstsov, i cili gjendet në grevë urie dhe njëkohësisht vuan dënimin në burgjet e Siberisë. Në edicionin e 13-të IHRFFA, nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 43 produksione. Hapja e festivalit u zhvillua mbrëmë në orën 19.00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen e filmit të parë

"Iuventa", produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque. Të ftuar në festival janë aktori nga Greqia Athanasios Chalkias për filmin "Lines", Hank Levine nga Gjermania regjisori i filmit "Exodus", Orgesa Arifi me filmin "Kurrizi" nga Kosova, i ftuar special është Andrew Feinstein, gazetari dhe shkrimtar për filmin "Shadow World", Askold Kurov regjisor rus për filmin "The trial - the state of Russia Vs Oleg Sentsov", për regjisorin ukrainas i cili është në burg në Siberi. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin Reja pranë GKA dhe COD. Festivali do të vazhdojë deri më 22 shtator, raporton atsh.


AKTUALITET

14

E martë, 18 SHTATOR 2018

Në qytete kryesore të Anglisë qendrore si Notingham dhe Birmingam, grupet kriminale shqiptare theksohet se i drejtojnë vetë gjithë operacionet nga fillimi deri në fund

P

as artikullit që britanikja “The Sun” i kushtoi shqiptarëve dhe aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, këtë herë është Agjensia britanike e Luftës kundër Krimit “NCA”, ajo që zbulon më shumë për bandat e shqiptarëve. Në artikull shprehet shqetësimi se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një ndikim të spikatur në radhët e krimit të organizuar, që operon në Britani dhe ka një kontroll të konsiderueshëm në tërë tregun e trafikimit të lëndëve narkotike në Britani. Baronet shqiptarë të krimit, sipas medias vendase kanë marrë nën kontroll operacionet e shpërndarjes dhe trafikimit të drogës në Anglinë qendrore, pas kontrollit në Londër dhe rrethina. Po ku e kanë shtrirë më së shumti shqiptarët aktivitetet kriminale? Në qytete kryesore të Anglisë qendrore si Notingham dhe Birmingam, grupet kriminale shqiptare theksohet se i drejtojnë vetë gjithë operacionet nga fillimi deri në fund, që nga korrierët e thjeshtë tek dërgesat më të mëdha të drogës në mbarë Britaninë. Sipas shtypit ata nuk kanë besim tek të tjerët por edhe nëse përfshijnë të huaj arrijnë të mbrohen nga risqet. “Kokaina e tyre”, thekson tabloidi “Daily Mail”, “konsiderohet si më e pastra për nga cilësia krahasuar me kokainën e ofruar nga grupet e tjera kriminale në vend”. Përveç drogës, rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira edhe ne falsifikimin e dokumenteve dhe operacionet e trafikimit të qenieve njerëzore drejt Britanisë. Sipas “NCA”, që njihet ndryshe edhe si FBIja britanike, nga mbi 33 mijë pjesëtarë të dokumentuar të botës së krimit, shqiptarët ua kanë kaluar rumunëve, duke dalë në vend të tretë për nga kombësia sa i perket numrit

Tregu anglez i drogës, në dorën e shqiptarëve SHQETËSIMI “Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një ndikim të spikatur që operon në Britani dhe ka një kontroll të konsiderueshëm në tërë tregun e trafikimit të lëndëve narkotike”.

BURGJE

të të burgosurve në burgjet angleze, pas britanikeve dhe pakistanezëve. Ajo që vihet re muajt e fundit dhe përbën një risi interesante është një pakësim në dukje i asgjësimit të grupeve kriminale të drogës dhe rënie e numrit të proceseve gjyqësore ndaj trafikantëve shqiptarë të drogës në kryeqytetin britanik, krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Krimit, paralajmëroi se “gangsterët” nga Shqipëria kanë tashmë një profil të lartë dhe kanë fituar

kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Një prej tyre, shtetasi

shqiptar Klodjan Copja u kap si rezultat i një hetimi proaktiv nga “Task Force’’ që nga prilli i 2013 deri në korrik të 2015.

“Nga mbi 33 mijë pjesëtarë të dokumentuar të botës së krimit, shqiptarët ua kanë kaluar rumunëve, duke dalë në vend të tretë për nga kombësia sa i përket numrit të të burgosurve”. Ndërsa Policia e West Midlands arrestoi 140 shtetas shqiptarë në 2017, 51 prej të cilëve u akuzuan për aktivitete që kishin të bënin me drogën. Sipas një tabele të publikuar nga “The Sun”, për nga kriminaliteti vendin e parë e zënë britanikët me 73,6 për qind, vendin e dytë pakistanezët me 2,56 përqind, ndërsa vendin e tretë shqiptarët me 1.98 për qind. Më pas për nga kriminaliteti vijnë shtetasit rumunë, polakë, indianë, irakenë dhe kinezë.

TAKIMI

Xhafaj takon Donald Lu: Mirënjohje për mbështetjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti dje në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili është në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri, zv.ambasadoren e re, Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese pranë kësaj ambasade. Ministria e Brendshme bën të ditur se “në takim, u diskutua mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj”. “Përfaqësuesit e Uashingtonit

zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligjzbatuese amerikane, për rezultate konkrete. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit. Një çështje me interes për të dyja palët ishte Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit. Gjithashtu u fol për implementimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-dal-

jeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë. “Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti”, shprehet MB.


AKTUALITET

15

E martë, 18 SHTATOR 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka hyrë në një tjetër fazë të vrullshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes, pasi për ish-ministrin e Brendshëm nuk ka patur më asnjë lajm

H

etimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, shtohen me një element të fortë. Për dosjen Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kishte dërguar letërporosi në Itali, Greqi dhe në Mal të Zi. Autoritetet e Drejtësisë së Malit të Zi, kanë kthyer përgjigje për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me letërporosinë që kishin dërguar prokurorët shqiptarë të dosjes penale kundër Saimir Tahirit dhe të tjerëve. Sipas letërporosisë, mësohet se autoritetet malazeze i konfirmojnë prokurorisë shqiptare një udhëtim me jaht të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga vendi i tyre drejt Italisë, në gusht të 2016. Në këtë dokument thuhet se jahti është në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit mbahet tejet sekret nga prokurorët. Autoritetet e huaja kanë përcjellë edhe të dhëna të tjera, që lidhen me këtë udhëtim, që nga orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin Tahirin. Pesë prokurorët e çështjes, pas marrjes së dokumentit kanë firmosur fletëthirrjet në emër të gjithë personave që janë gjendur në shoqërinë ish-zyrtarit të lartë, të cilët

Mali i Zi konfirmon udhëtimin e Tahirit

pritet të paraqiten përgjatë kësaj jave për të dhënë shpjegimet e tyre. Duket se pas kësaj prove, prokuroria ka hyrë në një tjetër fazë të vrullshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes, pasi për ish-ministrin e Brendshëm nuk ka patur më asnjë lajm.

Autoritet e Malit të Zi, konfirmojnë se Tahiri ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit së bashku me familjen e tij në muajin gusht 2016, në drejtim të Malit të Zi por nuk japin të dhëna nëse Tahiri dhe persona të tjerë kanë udhëtuar më pas me

VLORË

“Sipas prokurorisë, Tahiri dhe Oresti Sota bashkë me familjet përkatëse u takuan në Malin e Zi dhe me një skaf të drejtuar prapë nga Saimir Tahiri u nisën për një pushim tre javor në Itali”. esti Sota bashkë me familjet përkatëse u takuan në Malin e Zi dhe me një skaf të drejtuar prapë nga Saimir Tahiri u nisën për një pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq të tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi. Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2016, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari. Gjatë sezonit veror, ish-ministri ka qenë prezent në media përmes postimeve të tijat në rrjete sociale, ku tregonte aventurat por së fundmi, Saimir Tahiri po qëndron në heshtje. Që prej tetorit 2017, kur ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda çeli hetimin pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, ish-ministri ka dalë triumfator përballë drejtësisë.

TEPELENË

Grabiten mijëra euro dhe dollarë

8 mijë euro dhe 4 mijë dollarë është shuma që grabitësit i kanë marrë mbrëmjen e të dielës pronarit të një pike këmbimi valutor në Vlorë. Ngjarja ndodhi sapo Arsen Lilaj mbylli dyqanin. Së bashku me të birin e mitur ai është drejtuar drejt makinës së parkuar, kur tre persona të maskuar i janë afruar, e kanë kërcënuar dhe goditur me sende të forta. Njëri prej grabitësve ka qene i armatosur sipas Lilaj. Grabitësit i kanë marrë çantën ku mbante dhe paratë janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Për disa minuta, pavarësisht goditjes nga autorët, pronari është vënë në ndjekje të tyre dhe fill pas tij dhe policia e Vlorës por pa mundur të bien në gjurmët e grabitësve. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

skaf nga Mali i Zi në drejtim të Italisë. Faktin që Tahiri ka qenë në Malin e Zi, e pranon dhe vetë ish-ministri, i cili ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë aty për pushime dhe më pas ka udhëtuar në drejtim të Italisë. Sipas prokurorisë, Tahiri dhe Or-

TAKIMI

U abuzua nga mësuesi, qëllohet banesa

N

ë afërsi të banesës së 11-vjeçares e cila denoncoi pak muaj më parë mësuesin e saj 63-vjeçar se e kishte ngacmuar seksualisht, janë dëgjuar të shtëna me armë. Familjarët e vajzës së mitur nga fshati Luftinje i Tepelenës, kanë ngritur alarmin, pasi thojnë se të shtënat janë një formë kërcënimi. Ngjarja ndodhi

dy muaj më parë por kambanat e alarmit ranë sërish, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë

këtë akt në shenjë hakmarrje. Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.


AKTUALITET

16

E martë, 18 SHTATOR 2018

Para kamerave, ata kanë pohuar se i kanë dërguar letër Kryeministrit dhe Kryeprokurores së përkohshme, por që ende nuk kanë marrë përgjigje

Mbesa vdiq në aksident, gjyshërit në protestë 5 -vjeçarja me iniciale A.T, mungoi dje në ditën e parë të kopështit, pasi një aksident rrugor e ndau tragjikisht nga kjo jetë në qershor të këtij viti. Ngjarja e rëndë u shënua në Kurjan të Bashkisë Roskovec. Në betejën për të vënë drejtësi për jetën e humbur të mbesës, gjyshërit zgjodhën ditën e hënë për të dalë në protestë, ku para Prokurorisë së Fierit ata kërkuan drejtësi. Gjyshja e 5-vjeçares, mbajti foton e mbesës në dorë dhe krah saj qëndronte edhe bashkëshorti i saj, gjyshi i së ndjerës. Azmi dhe Lumturi Metohu, apelojnë që Prokuroria e Fierit të zbardhë të vërtetën. Ata kanë kërkuar ekspertizën rrugore, pasi dyshojnë se janë manipuluar faktet. “Kërkojmë drejtësi përpara prokurorisë Fier. Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe kemi kërkuar sqarime. Na i ka dhënë. Kërkuam ekspertizën rrugore se kemi dyshime. Më shkon mendja se na e kanë vrarë me qëllim derisa ka qenë me 20 km/h shpejtësi.E nxirrja vetë nga burgu, jo prokuroria që s’ka ardhur në vendngjar-

je”,-tha gjyshja. Para kamerave, ata nga ana tjetër rrëfejnë se i kanë dërguar letër Kryeministrit Edi Rama, Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku por që ende nuk kanë marrë përgjigje. “Vetting-u jonë janë mediat. Sot (dje) është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë proteste sot (dje). Mos u lëndofshin prindër, gjyshër, fëmijë, siç u

lëndova unë”. Gjyshi i së ndjerës thotë se autori i ngjarjes tragjike, po mbrohet dhe se është lënë i lirë pas aksidentit, deri sa i doli pija. “Kam një pyetje të thjeshtë. Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen, janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dalë nga policia pa e parë ne.

AKUZA “Ngjarjen e kam parë vetë. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe. Nuk kemi sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacione dhe i është dhënë jo e saktë. Duam riekspertim”.

Autori është lënë i lirë derisa i ka dalë pija. Sot (dje) është protesta e parë. Do të vazhdojmë. U bëj thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsionin. Të vejë drejtësia në vend”. Lumturia thotë se e ka parë vetë aksidentin dhe se makina që përplasi vogëlueshen ka qenë me shpejtësi të madhe. “Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte

me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe. Nuk kemi sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo i saktë. Kam qenë dhe më parë ketu. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik. Duam drejësi, vetëm drejtësi”. Aksidenti me vdekje ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit. Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, Leonard Abedinaj 41-vjeç, u ndalua nga policia por më pas duket se ai nuk doli shkaktar i ngjarjes dhe u la i lirë. Ditën kur ndodhi aksidenti, në njoftimin e parë policia tha se vajza vdiq në spital. Por në një tjetër njoftim policia dhe spitali, dolën me deklaratën që fëmija dha shenja jete. Një ditë më pas vogëlushja u shua në spital.

derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë. Dy nipat e tij morën menjëherë hak për vrasjen e xhaxhait. Markeljan Doçi dhe i vëllai Klejvi ndodheshin në një makinë tjetër, me të cilën lëviznin bashkë me xhaxhain. Në moment, Markeljan Doçi

shkëmbeu zjarr me Besnik Sulkun, derisa e la të vrarë, ndërsa priti policinë t’i vinte prangat. Salvatore Letizia u largua nga vendi i ngjarjes por u kap pak orë më vonë në një hotel. Të tre viktimat rezultojnë si persona me precedentë të mëparshëm kriminale në lidhje me trafikun e drogës dhe të armëve.

TIRANË

Vrasja e 3-fishtë, burg i përjetshëm për italianin G

jykata e Krimeve të Rënda ka lexuar pretencën e Prokurorisë për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”. Prokurori Përparim Kulluri kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klevis Doçin; 34 vite burg për Markelian Doçin dhe burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizia. Italiani Salvatore Letizia dhe vëllezërit Klevis e Markeljan akuzohen për vrasje për gjakmarrje, në lidhje me atentatin ku humbën jetën Mentor Lufi (xhaxhai i vëllezërve) dhe Besnik Sulku, i cili dyshohet se kishte paguar italianin për të vrarë Mentor Sulkun. Italiani i njohur i pjesë e klanit “Piccolo Letizia”, në bashkëpunim me

MASAKRA

“Italiani i njohur i pjesë e klanit “Piccolo Letizia”, në bashkëpunim me Markelian e Klejvi Doçin qëlluan për vdekje tre persona më 27 maj të vitit 2015, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç”.

DËNIMET

“24 vite burg për Klevis Doçin; 34 vite burg për Markelian Doçin dhe burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizia. Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin”.

Markelian e Klejvi Doçin qëlluan për vdekje tre personat e sipërpërmendur më 27 maj të vitit 2015, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzon-

te si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë. Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të tre viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u


AKTUALITET

17

E martë, 18 SHTATOR 2018

Çështja e korrupsionit që rëndon ndaj ish-gjyqtarit, duket se nuk është kaq e rëndë për të, pasi pritet të përfitojë së shpejti lirinë përsa kohë nga dënimi i kërkuar akuza

Burg për ish-gjytarin Miri por shpëton paratë P

rej një viti nën akuzë për korrupsion, ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri rrezikon të dënohet me katër vjet burgim. Çështja e korrupsionit që rëndon ndaj ish-gjyqtarit Miri, duket se nuk është kaq e rëndë për të, pasi pritet të përfitojë së shpejti lirinë përsa kohë nga dënimi i kërkuar akuza sugjeroi aplikimin e gjykimit të shkurtuar. Ish-gjyqtari është mbajtur për më tepër se një vit në paraburgim dhe atij do t’i llogaritet çdo ditë në paraburgim, një ditë e gjysmë dënim. Prokuroria thotë se ish-gjyqtari i Apelit foli në telefon me ndërmjetësit dhe se i dënuari Gentian Doda ishte në dijeni për vendimin favorizuar që do të merrte gjyqtari. Për këtë prokurori radhiti përgjimet telefonike dhe mesazhet. Shuma prej 30 mijë euro duhet të konfiskohet tha prokurori por nuk do të kenë të njëjtin fat edhe shumat e tjera të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së ish-gjyqtarit. Pjesa tjetër e gjetur prej 144 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 96 milionë lekë duhet t’u hiqet sekuestro. Por kjo nuk do të thotë se kjo shumë do t’i kthehet gjyqtarit, pasi menjëherë pasi është tërhequr nga kjo dosje penale, prokuroria do t’i referohet ligjit antimafia për t’i konfiskuar shumën e konsiderueshme si të pajustifikuara dhe me burim të dyshimtë. Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 20 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Gjyqtari ndryshoi akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Dodën, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Për të pandehurin Kujtim Miri, i dyshuar për korrupsion, u kërkua dënimi me 2 vite e gjashtë burg. Kushëriri i gjykatësit dyshohet se ka patur rolin e ndërmjetësit. Të dy të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në ngjarje rezulton të jetë i përfshirë edhe Alban Buci, i shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë,

ai është personi që ka ndërmjetësuar dhe dorëzuar paratë e rryshfetit, duke mundësuar edhe lirimin e mikut të tij, Gentian Doda. I dënuar me 20 vite burgim, për vrasje të dyfishtë, Doda qëndroi pak vite i izoluar që pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi për shkak të lehtësimit të akuzës, ia doli të lërë qelitë. Por pas arrestimit të gjykatësit, emri i Gentian Dodës, është renditur sërish në

LIRINË

“Çështja e korrupsionit që rëndon ndaj ish-gjyqtarit Miri, duket se nuk është kaq e rëndë për të, pasi pritet të përfitojë së shpejti lirinë përsa kohë nga dënimi i kërkuar akuza sugjeroi aplikimin e gjykimit të shkurtuar”.

listën e personave të kërkuar. Pavarësisht akuzave të shumta për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sistemi penal në Shqipëri pranohet që ai dështoi për t’i nxjerrë ata para

drejtësisë. Përgjatë viteve janë shpallur fajtorë për korrupsion vetëm gjashtë gjyqtarë e prokurorë, mes tyre edhe një ish-gjyqtarë i lartë, ndërsa një tjetër është në rigjykim.

ANTI-DROGA

Mega-operacion në Ballkan, 148 të arrestuar

180 persona janë arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë, pas një super aksion antidrogë të zhvilluar në Ballkan. Operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, dhe Bosnje-Hercegovinë. Ky operacion është zhvilluar kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Ballkan. Në aksion kanë marrë pjesë 8300 agjentë nga 28 vende. Operacioni në total është finalizuar me 180 të arrestuar, 32 gjatë fazës paraprake dhe 148 në fazën përfundimtare. Aksioni është zhvilluar nga FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL. Nga aksioni janë sekuestruar 159 armë zjarri, eksploziv, drogë dhe armë të tjerë. Operacioni është zhvilluar nga data 5 deri më 9 shtator dhe qendra e organizmit të operacionit ka qenë në Hagë. EUROPOL njofton se janë kontrolluar persona, janë marrë numra telefonash, dokumente dhe është shkëmbyer informacion mes shteteve. Vendet bashkëpunëtore në Ballkanin Perëndimor q ë kanë marrë pjesë në aksion janë: Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

TIRANË

480 efektivë policie për sigurinë pranë shkollave M

e nisjen e vitit shkollor, është parë edhe një prezencë e shtuar e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë pranë institucioneve të arsimit. Në institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, nuk janë pritur vetëm nga mësuesit por edhe 480 efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët ishin pozicionuar në të gjitha shkollat e Tiranës. Idriz Daulle, shefi i Rendit dhe i Sigurisë publike në Tiranë, tha se Drejtoria e Tiranës organizoi 400 efektivë, duke përfshirë qarkullimin rrugor, qarkullimin e rendit, policinë në komunitet, policinë kriminale të cilët kanë qenë në

terren për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës. Për shefin e Rendit në Tiranë, fokusi në këtë sezon të ri do të jetë tek parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të mesme. “Gjatë kontrollit dhe monitorimit të Policisë së Shtetit në shkolla, do jenë edhe shtetas të tjerë të cilët vijnë nga jashtë për të hyrë në ambjentet e shkollave ose që mund të tregtojnë lëndë narkotike dhe gjëra të tjera të kundraligjshme”. Efektivët e Policisë do të vijojnë të patrullojnë pranë shkollave edhe në ditët e ardhme, duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në mbyllje të aktivitetit mësimor.


ART

18 E martë, 18 SHTATOR 2018

Grupi koral i Zef Çobës në Festivalin e Negotinit (Serbi) me çmim special

Çoba: “Muzika si gjuhë e shpirtit, me ligjet e saja universale bashkon dhe vëllazëron popujt” Nga Tonin Çobani

G

rupi koral “Rozafa Ex pression” i qytetit të Sh kodrës ka marrë pjesë në Festivalin e 53-të Koral “Dais of Mokranjac” (Stevan Mokranjac-1856-1914, kompozitor serb dhe mjeshtër kori), që është zhvilluar në qytetin Negotin (Serbi). Kori i Shoqatës “Rozafa Expresion” me drejtues prof. Zef Çobën është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për organizimin e këtij festivali. Zonja Renata Djurdjeviæ Stankoviæ nga Cultural centre “Stevan Mokranjac” Negotin, ka konfirmuar pjesëmarrjen e korit shkodran. Ky grup ka marrë pjesë edhe në shumë takime të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitet i Negotinit u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila mori përsipër zgjidhjen e problemeve të udhëtimit. “Misioni i pjesëmarrjes së grupi koral “Rozafa Expression”” të qytetit të Shkodrës në Festivali i 53-të Koral “Dais of Mokranjac”, që zhvillohet në qytetin Negotin (Serbi), - ka thënë prof. Zef Çoba para nisjes,- i shërben dialogut kulturor ndërmjet

popujve dhe vendeve tona, si dhe respektit reciprok. Muzika si gjuhë e shpirtit, me ligjet e saja universale bashkon dhe vëllazëron popujt.” Festivali i Negotinit u zhvillua brenda një dite (15 shtator) dhe programi i secilit grup pjesëmarrës nuk i kalon 20 minuta. Kori i Shoqatës “Rozafa Expression” në 20-minutëshin e konkurrim-

it është paraqitur me një program të zgjedhur dhe të larmishëm. Në repertor, vendin kryesor e ka zënë kënga qytetare shkodrane, si dhe pjesë e vepra korale nga të qyteteve të tjera nga Shqipëria, Serbia, Italia e Rusia. U prit me duartrokitje kënga lirike “Si bylbylat në prandverë”, me të cilën u hap programi. Ajo u këndua acappella, duke përcjellë në ajër

me ndjenja të sinqerta shpirtin qytetar shkodran. Frekuencat e tingujve gazmorë pranverorë, përmes cilësisë së zërave të unifikuar të ansamblit koral “Rozafa Expression”, dëshmuan profesionalizmin e Grupit të Zef Çobës. Po ashtu, këngëtarja Miranda Gjinaj (Ndoja), vajza e këngëtarit të mirënjohur Bik Ndoja, ka interpretuar një nga perlat e këngëve shkodrane,

“Per mue paska kenë kismet”, të kompozuar nga Palokë Kurti (1858-1920), në shoqërimin profesional të korit. Kori miks i Shkodrës u duartrokit gjatë edhe për interpretimin plot humor të pjesës “IL CARNAVALE DI VENEZIA” të Goachino Rossini (1792 - 1868). Sipas kërkesave të festivalit grupi koral “Rozafa Expression” interpretoi edhe një vepër korale të kompozitorit Stevan Mokranjac (“TEBE POJEM”). Ka qenë shi kjo pjesë që ishte zgjedhur edhe nga dy kore të tjerë, por Grupi koral i Zef Çobës u nderua me çmim special për origjinalitet në interpretim të suksesshëm (Diploma: “Për interpretimin original dhe më të suksesshëm në konkursin e koreve, të pjesës “TEBE POJEM” të kompozitorit STEVEN KRANJAC”). interpretojë një nga perlat e këngëve shkodrane “Per mue paska kenë kismet” të kompozuar nga Palok Kurti, në shoqërimin profesional të korit.Në përfundim programi i Grupit koral “ROZAFA EXPRESSION” të qytetit të Shkodrës u mbyll me pjesën korale “Bie lodra” të kompozuar nga prof. Milto Vako, duke krijuar një atmosferë të ndezur festive.

BOTIMI

Nga Mark Simoni

P

ër të hyrë në portën e rëndë të librit të Estela Rukës, që në ball e merr lajmin se duhen dy çelësa, edhe i poezisë, edhe i muzikës. Titulli është “Poezi në La minor”. I tërë libri është një harmoni gati misterioze mes vargut dhe notave, mes poezive dhe melodive, mes strofave dhe pentagrameve, mes unit të poetes dhe instrumentistit të largët, mes subjekteve të poezive dhe tangove e valseve. Estela ngre një botë universale me jehona poetike dhe turbullime tingujsh. Patjetër që duke lexuar këtë libër ia lejojmë vetes të përdorim termin “romantikë moderne”. Estela Ruka e zotron këtë regjistër të shkruari në mënyrën e saj të veçantë. “Poezi në la minor”. Në strukturën e tyre serenatat kanë pothuajse gjithmonë akordin La minor. Në një libër rreth muzikës, (botim italian i ENAUDI-t), kam lexuar që, serenatat, megjithëse janë një zhanër i vjetër muzikor, përhapjen maksimale e kanë

“Poezi në La minor”, harmonia misterioze e Estela Rukës

patur gjatë përiudhës romantike. Edhe ky argument më bën të mendoj që agregati poetik i Estela Rukës ka ingranazhin e romantiçizmit, serenates, dhe poezisë. Mua më duket së Ezra Paund ka të drejtë kur thotë tek

artikulli “Poezia” se: Poetët që nuk interesohen mbi muzikalitetin dhe muzikën, ose janë ose do të përfundojnë poetë të dobët. Libri i Estela Rukës e ka kaluar pragun e këtij rreziku, e ka në matricën zanafillore edhe muzikën si fizikë, muzikën si art, muzikën si fenomen, muzikën si ndjenjë, muzikën si raport konkret. Po shkoj akoma më tej, tek Francis Guerraci që shkruan: “Të gjitha artet, por sidomos Muzika dhe Poezia, mund të vlerësohen si dy fare ndriçues të të njëjtit shikim të Zotit”. Dhe autorja e këtij libri lëviz në dy shinat (Muzikë dhe Poezi), që shkojnë parreshtur paralel me njëratjetrën. Libri “Poezi në La minor” të jep gjatë leximit një gjendje të mirë, të butë, të këndshme, të lehtë, ku vemendja, fantazia, imazhet, shëtisin mbi një reliev estetikisht të bukur.

Pikërisht kjo gjëndje më kujtoi një thënie të Pablo Nerudës, të cilin e kam lexuar shumë, ndaj e dua shumë. Ai thotë se “Poezia është një akt paqeje. Poeti lind nga paqja, ashtu si buka që lind nga mielli”. Estela Ruka e ka shkruar gjithë frymëzim këtë libër, ku tej e përtej librit ndjehen vibrime, drithërima, puhiza, fërgëllime, që lëvizin në një vallzim të pafund, gati eterik, bëjnë pirueta, sillën në ajrin e ujshëm të poezive, bëjnë lëvize lojnacake, përkëdhelen, llastohen, marrin hov, tundohen dhe ndjellin. E gjithë kjo botë sendesh, tingujsh, fjalësh, ndjenjash, lëvizjesh, e mbush me një energji të veçantë dhe interesantë godinën e “Poezi në La minor”, nëpër katet e së ciles sillet poetja dhe figurat e saj, subjektet dhe muzika që dëgjon nga një realitet i largët, dëshirat dhe dashuritë e saj,

fryma dhe shenjtëria e poezisë dhe muzikës. Dy filozofë të famshëm kanë qëndrime të ndryshme ndaj përparësive të Poezisë apo të Muzikës. Shopenhauri thotë se “Muzika është gjuha më universale e arteve”, ndërsa Hegeli shkruan: “Tri janë format më të larta të artit; Piktura, Muzika, Poezia. Dhe nga këto të tria, poezia është më e larta. Sepse poezia, jo vetëm përfshinë në veten e saj edhe Pikturën, edhe Muzikën, por njëkohësisht Poezia çliron fjalën nga ngushtimi semantik i zakonshëm”. “Poezi në La minor” duket se vjen si një paqtim dhe ekuilibër mes këtyre dy arteve kaq të mëdhenj. Kam dëgjuar një proverb interesant në zonën e Toscana-s, “La musica e l’occhio dell orecchio”, (Muzika është syri i veshit). Sa bukur. Kënaqësi të keshë në dorë këtë libër të Estela Rukës.


VIP

19 martë, 1822 SHTATOR 2018 EEmërkurë, GUSHT 2018

E akuzuar nga vajza për abuzim seksual, bashkëshortja mbron Woody Allen Bashkëshortja e Woody Allen, Soon-Yi Previn ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me akuzat se regjisori ka abuzuar seksualisht vajzën e tij Dylan Farrow. Në një intervistë me New York Magazine, 47-vjeçarja tha se Farrow përfitoi nga situata e nxehtë aktuale rreth ngacmimeve seksuale për të përhapur gënjeshta për Allen. Previn tha se doli të fliste tani për shkak se akuzat se regjizori ka abuzuar seksualisht vajzën e tij të adoptuar kur ajo ishte fëmijë janë rishfaqur. Soon-Yi rrëfeu se ka qenë pikërisht nëna e saj adoptuese Mia Farrow që sajoi ngjarjen. "Ajo çfarë i ka ndodhur Woody është aq tronditëse, aq e padrejtë. Mia përfitoi nga lëvizja #MeToo dhe për të nxjerrë Dylan si viktimë. Është një brez i tërë i ri që po e dëgjon këtë, kur nuk duhet,"-u shpreh Previn. Previn u adoptua

“John Travolta nuk është homoseksual” Ylli i famshëm i "Big Brother", Kirstie Alley ka folur hapur për marrëdhenien e saj me aktorin John Travolta. Ajo ka mohuar kategorikisht se Travolta është homoseksual. Prej kohësh qarkullojnë informacionet se aktori është gay. Por aktorja ka insistuar se e njeh shumë mirë Travolën dhe seksualitetin e ij. Ajo ka pohuar se ka qenë në prag të një lidhje me të gjatë xhirimeve të filmit të tyre në 1989. "Nuk mendoj se është homoseksual. Dua të them që e njoh shumë mirë…", tha 67-vjeçarja për The Sun. Kirstie dhe Travolta kanë një marrëdhënie miqësie me njëri-tjetrin. Aktori është martuar me Kelly Preston në vitin 1991 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

nga aktorja e famshme Mia Farrow dhe muzikanti Andre Previn, nga Koreja e Jugut në moshën 6 vjeçare. Pasi u divorcua nga Andre, Mia u lidh me Allen kur Soon-Yi ishte vetëm 11-vjeçe. Por Soon-Yi u lidh me regjisorin në moshën 21-vjeçare, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie më nënën e saj adop-

tuese Mia. Në një intervistë Allen tha: "Njerëzit mendonin se unë isha babai i Previn, që e përdhunova dhe u martova me një të mitur." Në intervistë Previn tha se fëmijëria e saj në New York nuk ishte e lumtur, duke pretenduar se Farrow kishte dhunuar fizikisht dhe verbalisht.

Pas 10 vitesh shkëputje, Victoria Beckham prezanton koleksionin e saj Victoria Beckham ka zbuluar koleksionin e saj të parë në Javën e Modës në Londër, 10 vjet pas lançimit të markës së saj. Për vite, stilistja dhe këngëtarja e famshme zgjodhi Javën e Modës në New York, rivalin e Britanisë së Madhe, por këtë herë ndryshoi vendim. Në prezantimin e koleksionit të Victorias ishin dhe katër fëmijët e saj e bashkëshort David për ta mbështetur. Koleksioni i parë i saj 1 dekadë më parë përmbante vetëm 10 veshje. Shfaqja e këtij viti u hap nga modelja Stella Tennant, 47 vjeç, në galerinë e artit të Mayfair, e veshur me një kostum të bardhë me pantallona, shoqëruar nga bluze mëndafshi dhe këpucë ngjyrë argjendi. Ndërsa veshjet e saj të koleksionit pranverë/verë 2019 u pëlqyen nga kritikët e modës. Elizabeta Paton e New York Times tha se veshjet ishin elegante dhe të gjithanshme, bashkëkohore.

Aktori i famshëm turk vendos t'i japë fund beqarisë Aktori i famshëm Bugra Gulsoy do të finalizojë lidhjen 5 vjeçare me Nilufer Gurbuz në martesë. Mediat turke raportojnë se çifti vendosi të martohet papritmas dhe thuhet se Gurbuz është dy muajshme shtatzënë. Çifti do të martohet në një ceremoni private ku të ftuar janë vetëm miqtë dhe familjarët e tyre. Ata do të martohen në shtator. Por aktori nuk do të shkojë në muaj mjalti për shkak të të rolit të tij në filmin "K?z?m". Gulsoy është i njohur në Shqipëri për rolin e tij si Guney në filmin 'Kuzey Guney


SHOWBIZ

20 EE mërkurë, martë, 1822 SHTATOR GUSHT 2018

Babai i Meghan Markle kërcënohet me jetë

Gere sërish baba, Dalai Lama "bekon" shtatzëninë e bashkëshortes

Babai i Meghan Markle, Thomas ka marrë 'kërcënime me vdekje' nga një kriminel raporton Daily Mail. 74-vjeçari ka marrë një sërë kërcënimesh për jetën e tij nga Jose Sandoval, ish-i dashuri i një prej shoqeve të tij më të ngushta. Sandoval thuhet se ka mban nën presion ish të dashurën Lori Davis, 38 vjeç dhe vajzën e saj 11-vjeçare Jocelyn. Raportohet se ai ka shkuar në shtëpinë e Markle në Rosarito Beach të Meksikës dhe i ka thënë: "Do të vras!" Por Sandoval i ka mohuar pretendimet. Davis u njoh me babain e Meghan përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komuntet. Ajo u akuzua nga Jose se ishte e dashura Markle pasi çifti u fotografua në një restorant italian.

Richard Gere, 69 vjeç dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva, 35 vjeç, japin lajmin e bukur zyrtar, i publikuar disa javë më parë nga disa media spanjolle, që se shpejti do të jetë prindër të fëmijës të tyre të parë. Në profilin social bukuroshja Alejandra shfaqet teksa Dalai Lama 'bekon' barkun e saj shtatzënë: "Një moment shumë i veçantë. Dalai Lama po bekon fëmijën që presim të

"Tom ka qenë vetëm një mik që më ka mbështetur. Ai më ka qëndruar pranë mua dhe vajzës sime dhe më vjen keq që është përfshirë në këtë situatë të dhunshme dhe abuzive", tha Davis për Daily Mail. "Ai është personi më i sinqertë dhe

më i mirë që njoh dhe figura më e qëndrueshme mashkullore që vajza ime ka njohur ndonjëherë. Ish-i dashuri im është i çmendur. Jose më ka kërcënuar se do të më vrasë mua dhe vajzën time dhe ka kërcënuar me jetë shumë herë Tom".

Kris Jenner zbulon nëse do të martohet përsëri Kris Jenner iu është përgjigjur pyetjes nëse do të martohet sërish. Ylli i televizoneve ka thënë: Kurrë mos thuaj kurrë. Kris u martua për herë të parë me Robert Kardashian nga viti 19781991 dhe bënë katër fëmijë së bashku: Kourney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Rob Kardashian. "Një nga keqardhjet e mia më të mëdha është se ajo martesë u shpërbë,"-i tha Jenner për Harvey Levin në një episod të Fox's OBJECTified. Jo shumë kohë pas divorcit në vitin 1991, Kris u martua me atletin Bruce Jenner (tani transgjinori Caitlyn Jenner) dhe kanë dy vajza së bashku Kylie e Kendall Jenner. Të dy njoftuan ndarejn në tetor të vitit 2013 dhe dhe pastaj përfunduan divorcin e tyre në dhjetor 2014. Jenner ka shkatuar thashetheme se është fejuar me të dashrin e saj Corey Gamble.

vijë në jetë", shkruhet në postim. Gere i cili ka përqafuar besimin budist prej vitesh ka pritur pikërisht bekimin e mikut Dalai Lama, për të publikuar shtatzëninë e zonjës së tij. Të dy janë martuar që prej muajit prill.

Zhduket një nga aktoret më të paguara në botë Aktorja Fan Bingbing është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Ylli i kinematografisë është parë oër herë të fundit më 1 korrik ndërsa po vizitonte një spital të fëmijëve. Dhe llogaria e saj në Instagram nuk është përditësuar që nga 23 maji. Bingbing është një nga yjet më të paguar që është shfaqur në kinematë kineze dhe ato perëndimore. Ajo u bë e famshme në botë me rolin e saj në filmin X-Men. Zhdukja e saj është lidhur me një skandal të evazionit fiskan në një kohë kur industria e filmit e kontrolluar nga Kina por shkurton buxhetet. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë për vendndodhjen e Fan si edhe nuk dihet që ka ndonjë akuzë të mundshme penale kundër aktores për fshehje të taksave.

Brezi i ri i klanit Kardashian Një foto e brezit të ri të klanit Kardashian po bën xhiron e internetit. Ylli i televizoneve Kim ka publikuar për herë të parë një fotografi të tre foshnjave Chicago West, True Thompson dhe Stormi Webster. Kim mirëpriti në jetë vajzën e saj Çikago nëpërmjet një nëne zëvëndësuese në janar të këtij viti. Më pas erdhi në jetë vajza e Kylie Jenner, Stormy në shkurt. Dhe më e reja e grupit është True, vajza e Khloe Kardashian që lindi në prill. "Trinjake,"-shkruan 37vjeçarja, duke iu referuar faktit se vogëlueshet kanë pak diferencë nga njëra-tjetra. Tre motrat e famshme duket se po e gëzojnë shumë këtë moment.


SPORT TRAJNERI I KOMBËTARES

21

E martë, 18 SHTATOR 2018

Panuçi s’heq dorë, korrigjon padinë ndaj Nishanit dhe e dorëzon në Gjykatë

T

rajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga “beteja” ligjore me ish-Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Padia e tij është pranuar dje nga Gjykata e Tiranës, pasi trajneri i kuqezinjve ka bërë korrigjimet e duhura në formulim. Panuçi e akuzon

ish-presidentin Bujar Nishani për ofendim dhe dëm moral, ndërkohë që kërkon prej tij 100.000 euro dëmshpërblim. Gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha, e ka pranuar tashmë padinë e trajnerit të Kombëtares. Disa ditë më parë ajo e kishte kthyer padinë e tij, sepse kishte parë disa parreg-

ullsi. Tashmë është informuar edhe ish-presidenti Nishani që të përgatitet për këtë proces, ku të dyja palët do të paraqesin argumentet e tyre. Nishani e quajti sharlatan trajnerin italian pas miqësores me Kosovën ku Shqipëria humbi 3-0. Më pas reagoi trajneri dhe tashmë fjalën e ka drejtësia.

Daja nuk kursen askënd: Nuk mund t’u mësoj unë pasimet, lojtarët “ekspertë” shfaqën mangësi

S

kënderbeu ka marrë kryesimin pas javës së 4-t të kampionatit, teksa ka mundur Flamurtarin me rezultatin 2-0. Në sfidën e luajtur në Vlorë mbrëmjen e djeshme, skuadra korçare ka dominuar pothuajse gjithë takimin, ndryshe nga sa pritej. Nxënësi kundër mësuesit, kundërshtarët e përjetshëm kundër tyre. Kështu mund të cilësohet sfida mes Flamurtarit dhe Skënderebut, e vlefshme për javën e katër të kampionatit, e luajtur mbrëmjen e kësaj të hëne. Nis me agresivitet, qarkullim topi dhe pasime të shumta në mesfushë. Kështu janë minutat e para të sfidës, ndërsa rastet e para nisin të krijohen nga fundi i dhjetëminutshit të parë. Skënderbeu vijon presionin në rritje, ndërsa vendasit janë të paqartë dhe hera-herës konfuzë në fushën e lojës. Është minuta e 74-të kur në zonën e Flamurtarit ka rrëmujë, ndërsa shpërqendrimin e mbrojtjes vlonjate e shfrytëzon Krasniqi që gjuan dhe dërgon topin në rrjetë. Në stadium bie heshtja, festa është e korçarëve. Goli sjell “shkundjen” e vlonjatëve, të cilët mundohen të reagojnë, por pa u shfaqur asnjëherë kërcënues. Nga ana tjetër lojtarët e Skënderbeut kombinojnë shumë mirë, ndërsa mbrojtja është e sigurtë në mbylljen e hapësirave. Minuta e 56-të, Dejvi Bregu në mesfushë jep një asist për Oto John që del i vetëm përballë Koliçit dhe e dërgon topin në rrjetë. Tashmë s`ka më heshtje në stadium por fishkëllima dhe zbrazje të shkallëve nga tifozët. Pas këtij momenti Flamurtari e ka të pamundur të reagojë. Skuadra vlonjate gjendet e pafuqishme të ndryshojë diçka, në një sfidë që ishte parashikuar të ishte ndryshe para nisjes së saj. Në minutën e 90-të Skënderbeu kryen zëvendësim të detyruar, pasi Muzaka i dëmtuar del nga loja dhe në vend të tij futet Fili. Tre minutat shtesë nuk sjellin asgjë të re veç faktit që sfidën e parë midis “nxënësit dhe mësuesit” e fiton i pari. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e dhjetë pikëve duke mbajtur vendin e parë në kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, nuk ka kursyer

Skënderbeu merr kryesimin në Vlorë, “nxënësi” mund profesorin!

aspak kritikat ndaj futbollistëve të tij. Daja nuk ka thënë emra të përveçëm, por në fjalët e tij për “SuperSport”, kritikoi hapur “ekspertët” në radhët e skuadrës së tij. “Unë nuk mund

të bëhem trajner në ekip të parë që t’u mësoj lojtarëve marrjen dhe pasimin e topit se është problem i madh. Do të thosha që komponenti i parë që duhet të përmirësojmë është ana psi-

kologjike se edhe në ndeshjen e kaluar, mbaruam pjesën e parë 1-0 dhe pastaj punojmë ndryshe nga stërvitja për të mbrojtur. Do të doja që lojtarët e mi të vlerësojnë në maksimum vlerat indi-

viduale që pastaj të bëhen pjesë organizative e grupit. Zemërimin e kisha me një individ të veçantë se të gjitha gjërat janë të punuara në stërvitje. Janë gjëra që nuk ia lëmë rastësisë, edhe në seanca stërvitore këto goditje dënimi. Ai është lojtar me eksperiencë këtu në Vlorë, gjithçka është e parapërgatitur dhe nuk mundet asnjëri, kushdo ky, që të dalë mbi disiplinën taktike. Kjo solli ç’rregullsi në atë goditje standarde. Duhet të kthejmë besimin te lojtarët që brenda këtij grupi ka cilësi. Ky është reflektim edhe nga viti i kaluar, ku në përballje me Skënderbeun, Flamurtari kishte bilanc negativ, kjo doja të ndryshonim sot. Ramë në presion, jo të asaj që na vuri në vështirësi kundërshtari, ishim të mbingarkuar, shkuam më shumë se sa duhet në nivelin e përgjegjësisë. Kjo kalon në stres dhe e pamë që lojtarë me eksperiencë në Superiore e jo vetëm, kishin mangësi në gjëra më të thjeshta, kjo duhet përmirësuar. Një lojtar si Pollozhani me gjithë atë eksperiencë, vihet nën presion në një hapësirë të madhe, këtu ka diçka që nuk shkon”, tha Daja.

ISH-TRAJNERI I KOMBËTARES

X

hani De Biazi ka nisur dje sezonin e “90 Minuto”, duke komentuar zhvillimet më të fundit në Itali, sidomos të dy skuadrave që kanë mbajtur vendin kryesor në mediat italiane në dy edicionet e fundit, Napoli dhe Juventus. Ai ka vënë në dukje ndryshimin e ri në radhët e Napolit, ku Ançeloti po përpiqet që të kthejë Lorenco Insinjen në njeriun-gol të skuadrës. “Ançeloti po mundohet që të afrojë Insinjen sa më shumë pranë portës. Nëse Karlo ka vendosur që të provojë Insinje në atë rol, do të thotë se ka parë të ai aftësi të rëndësishme edhe në zonën e golit. Në kombëtare ai shfaq vështirësi, pasi nuk e ndihmon konteksti, përveç të tjerave vuan shumë edhe lojën fizike të kundërshtarëve në arenën ndërkombëtare”, tha De

Insinje, Daglas Kosta dhe kriza e Dibala. De Biazi jep sugjerimet e tij

Biazi. Duke u ndalur më pas te paraqitja e Juventusit, ai komentoi si çështjen e Daglas Kosta dhe gjestit antisportiv të brazilianit, ashtu edhe problemin e dukshëm

sa i përket paraqitjes së Paulo Dibala. “Gjesti i Daglas Kosta? Alegri me të drejtë është inatosur, nuk kishte asnjë arsye për të bërë një gjest të tillë. Me siguro

do të ndëshkohet rëndë për këtë gjest. Juventusi e interpretoi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme para Ligës së Kampioneve. Alegri ka hedhur mirë në fushë formacionin. Dibala duhet të përshtatet. Sipas meje, mund të shfaqet shumë mirë nga e djathta duke qenë se luan me të majtën pasi mund të shkojë më lehtësisht në gjuajte. Ai është mësuar të luajë më në qendër pranë portës dhe tani e ndjen veten si një nga të shumtit, por mendoj se mund të paraqitet mirë edhe në atë pozicion”, u shpreh ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare.


KURESHTI

22 E martë, 18 SHTATOR 2018

"Charlie Chaplin" afgan dhuron buzëqeshje për të harruar tmerrin e luftës dhe vdekjes Një buzëqeshje për të harruar tmerrin e luftës dhe vdekjes. Ky është misioni që Karim Asir, "Charlie Chaplin" afgan, ka zgjedhur për veten e tij. "Është shumë e thjeshtë,"shprehet ai. "Unë dua ti jap njerëzve afganë një arsye për të buzëqeshur." Asir zbuloi Charlie Chaplin në Iran, ku familja e tij u strehua në vitin 1996, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan. Mes viteve 1996 dhe 2001, regjimi taleban ndaloi të gjitha format e muzikës dhe artit, duke shkatërruar trashëgiminë artistike në Afganistan. Ashtu si pothuajse të gjithë në vend, 25-vjeçari ishte dëshmitar i sulmeve kamikaze, shpërthimeve dhe kërcënimeve nga grupet islamike. Por kjo nuk e bëria të që të dorëzohej nga qëllimi i tij: ta bënte popullin e tij të harronte tmerrin, duke ndjekur shembullin e shumë imituesve të tjerë të Charlie

Çifti ushtarak bëhet me binjakë pas evakuimit nga uragani Florence Një çift ushtarak janë bërë prindër fëmijëve binjakë, pasi u evakuuan gjatë stuhisë Florence. Danielle lindi dy vajza të shëndetshme në Florida vetëm disa ditë më vonë pasi uragani përfshiu Karolinën e Veriut. Nicholas Digregorio dhe Danielle u larguan nga kampi detar Lejeune, një bazë amerikane në Jacksonville, si masë paraprake. Ata udhëtuan 12 orë drejt Shën Agustine, ndërsa gjatë rrugës luteshin për fëmijët e tyre. "Isha nervoze gjatë gjithë udhëtimit, lutesha gjithë kohën", tha nëna e re. Por gjithçka shkoi në rregull dhe ajo lindi binjaket, Scarlett dhe Sadie. Prindërit e lumtur thanë për Fox 30 se ata ishin të ngazëllyer që do ktheheshin në shtëpi së shpejti si familje. Florence deri tani ka shkaktuar vdekjen e 17 personave.

Chaplin në botë. Asir performon në rrugët e kryeqytetit, ku sulmet nga Talibanët dhe Isis ndodhin pothuajse çdo ditë. Ai gjithashtu ka marrë kërcënime sepse performancat e tij janë "anti-islamike". Përkundër kësaj, Charlie Chaplin performon në parqe publike, jetimore, festa pri-

vate dhe ngjarje të organizuara nga agjencitë ndërkombëtare të ndihmave. Asir e di që ka ndërmarrë një hap të rrëzikshëm dhe frika për t'u sulmuar është gjithmonë e pranishme. Por, siç thotë vetë i riu: "Këto probleme nuk mund të më ndalojnë të jem Charlie Chaplin".

Gjen portofolin me 10 mijë dollarë, 16-vjeçari ia dorëzon pronarit Një adoleshent ka bërë një veprim që shumë pak njerëz do ta bënin. Rhami Zeini ka gjetur një portofol me 10 mijë dollarë dhe ka shkuar në polici për t'ia kthyer personit që e kishte humbur. 16-vjecari ishte duke shkuar me makinë nga shtëpia për në shkollë kur vuri re një cantë të vogël të zezë në mes të rrugës. Rhami nga Kaliforni kërkoi kartën e identitetin që të mund t'ia kthente pronarit. I habitur nga shuma e madhe, ai vendosi të konsultohet me prindërit e tij para se të shkonte në polici. "Për mua, kjo është gjëja e duhur që mund të bëj kur gjej portofolin e dikujt tjetër sepse nëse rolet do ndaheshin, unë do doja që ta merrja sërish dicka të humbur me një vlerë të madhe brenda", tha ai për KCOY. Për të vlerësuar aktin e tij, gruaja që e kishte portofolin i dha Rhamit 100 dollarë si shenjë mirënjohje.

Studentët pozojnë nudo për të mbledhur para për bamirësi Studentët e sportit në Universitetin e Kembrixhit janë zhveshur tërësisht për një fotografi të nxehtë për kalendar. Ekipet e sporteve të ndryshme u bënë bashkë për të mbledhur fonde për bamirësi. Ata u fotografuan në një ndërtesë histore rreth universitetit prestigjoz. Në një fotografi të publikuar ata shihen duke bërë akrobaci. Nuk është hera e parë që studentët pozojnë nudo për bamirësi pasi kalendari i parë ishte vitin e kaluar nga Universiteti i Oxford. Cambridge Raising And Giving (RAG) ështtë një organizatë që vepron në shumë universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedh se cilat organizata bamirëse duhen mbështetur.

Modelja e famshme humb unazën e fejesës, kushtonte 150 mijë dollarë Unaza e fejesës që Wiz Khalifa i dha modeles Amber Rose para 6 vitesh ka humbur dhe policët kanë nisur hetimet. Burime për TMZ thonë se Amber plotësoi një raport policor pasi po kërkonte në dollap për unazën e saj, por nuk e gjeti. Hera e fundit që kërkoi me imtësi ishte muajin e kaluar. Vlera e unazës që i dha reperi në mars të 2012 është 150 mijë dollarë. Edhe pse Amber ka nisur kërkimet, lidhja e tyre e dashurisë përfundoi në vitin 2014. Ajo dëshiron që unazën t'ia japë unazën Sebastianit, djalit që ka me reperin Wiz, prandaj po e kërkon kaq shumë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Quheshin kahere gjellëtoret ku përgatiten e tregtohen meze të ndryshme 4. Gjethe, e njomë ose e thatë, Copë letre katërkëndëshe. Eshtë trim me ... 8. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 10. Qëndrim plot mërzi e trishtim, që shpreh pasiguri për jetën 13. Flokët e kalit, jelë, kreshtë, ose... 14. FAIK ...1876-1942, publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik i shquar 17. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 18. Formë e njohjes shqisore të realitetit objektiv 22. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 23. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 25. Bashkim politik a shoqëror, që ka qëllime të caktuara 27. Sundim politik dhe ekonomik nga një grup i vogël njerëzish. 32. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 33. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 34. Organizata Botërore e Tregtisë 35. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 36. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 37. Aleanca Kuq e Zi 38. E kundërta e saj është e vërteta 39. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 42. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 43. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 44. Individ që ka marrë pavarësinë nga përkatësitë dhe detyrimet fetare 47. Shegë kokërrmadhe dhe shumë e ëmbël 52. Njeri shumë i shkurtër; burrac; fëmijë i vogël me shtat të parritur ende; cung i vogël 53. Aktor kanadez, i shumënjohur për filmat komik, Jim ... lindi më 17 janar 1962 54. Jashtëqitja e kafshëve 55. Eshtë një ditar personal publikohen në World Wide Web 57. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 58. E flak tutje dikë, e përzë, e dëboj, e shporr 60. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 61. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar 64. Isac..., fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 66. Secila nga pjesët përbërëse të së tërës, është ashtu 67. Ai që e ka të vështirë të thotë të vërtetën 70. Ai që lidhet e bashkëren-

E martë, 18 SHTATOR 2018

Nga Albert VATAJ

don veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta 71. Lëkurë e trashë dhe e fortë, zakonisht prej gjedhi, e regjur e pa rrudha 74. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 77. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm 79. Sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, epidemi 81. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 82. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 84. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 85. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri 87. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël 88. Lojë me top në ujë 91. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 92. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 93. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 94. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 95. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 96. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë.

97. Adem ... veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, vuajti 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë 98. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 99. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 100. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 102. Mikelanxhelo ... (14751564) më i shënuari arkitekt, piktor dhe skulptor i Rilindjes italiane 105. rithë; të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre 107. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 109. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 112. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 113. Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë 114. Volfgang ... Mocart, ai është më i madhi prej gjenive të muzikës në histori 115. Tetë këmbësh deti, likurishtë. VERTIKALISHT 1. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 2. Organizata Ndërkombëtare e Punës 3. Partia Demokristine 4. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim 5. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 6. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes ësh-

të ... 7. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 9. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 10. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 11. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 12. Plak që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit 15. Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë 16. Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar, karakteristikë e megalomanëve dhe mediokërve 19. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 20. Mosha e femrës deri sa martohet, ka atë status 21. E vendos dikë a diçka në një vend 24. Përligjje, shfajësim, mundësi për ta shkarkuar veten nga përgjegjësia e akuzës 26. Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero 28. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 29. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 30. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 31. Saim ... kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër 40. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 41. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në

vepre shkencore, letrare etj 59. Monedhë e vogël në kohën e pushtimit osman, që ishte e barabartë me pesë para 61. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 62. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 63. Steven ..., regjisor i famshëm amerikan 65. Të tillë janë ata që nuk duan të nënshtrohen, të binden 68. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 69. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 72. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 73. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 75. I ndihmon të ecin njerëzit që kanë probleme me këmbët 76. "Vajzat e Avinjonit" e Pablo Pikaso ishte sipari i kësaj rryme në pikturë 78. Ajo që dëgjohet kur zëri a zhurma është përplasur diku dhe kthehet pas 80. Ted ..., vrasës serial, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera në apartamentet e tyra 86. Ashtu quhet efektiv i këtij organe ndihmëse i policisë në disa vende 87. Njoftesë publike që shpërndahet a ngjitet diku 89. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 90. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 97. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 101. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 102. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 103. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 104. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 106. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 107. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 108. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 110. Dakord në gjuhë universale 111. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

Shkodër 45. Oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës 46. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 47. Të menduarit e të vepruarit verbërisht vetëm sipas dogmave të caktuara, pa përpjekje krijuese 48. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil 49. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 50. Tirana, e kishte targën e makinave ... 51. Në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë 53. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 56. I ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një 1

2

V 7

8

M J

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

E K

3

4

T

A

P

A R

5

S

9

A

6

A N E

˙

10

11

A D H ¸

N I

E

13

L

12

O

P

M

14

U

L

B 15

N

16

L

I

E

K

17

A E R

F

F C

D E K O L

I

T E

20

T

L

L

24

T

L

R

¸

I

22

K A R E

M

25

L O

C

26

B

R

I

A E

T E

N U E S

L

G

27

S

T

L 21

I

E V

23

V ¸

T A T

18

19

D O B E

O S

F A N T

A Z

E M

U

S

A B S

29

R

D

31

F

S

32

R A N G

E

T

J

T

E R 34

K

P

37

D I

T

P

E

E

P

M

43

44

P

A F

K A N O S

A

U

U

V I

R

A

G A N

45

U Q I

B

46

T

47

A N G O L A

E

49

M ¸

R T

I

50

H

S 51

K

U

39

48

I

52

H S

56

B

R

38

O E

42

J

35

K O M B

O H

41

A B

30

G J

33

O

36 40

A

28

57

J

54

D

P

D

58

O D R U M

55

¸

B L

R I

M

A

E

N E

U

U

S

Q

T

U

59

D E G J

R

L

L Y R

53

K

60

B

A N O J

61

L

U

62

C

E

I

63

M A

U

65

K

Z

67

O

R

R

64

D R

U

I

Y T

T

72

R R

74

75

D I

S

Z

I

V A S

Z

P

H

H ¸

T I

¸

D E

F T

N K A

T

T R

K

I

E S

E

T

81

O P

U

82

I

M U S

C I

S T

K

88

I

89

90

D U S H K

E

91

¸

N D ¸

T

N

O J

A

V

K

K

K

¸

A

A

96

B I

101

102

D E

E

I

F

T

M O R

F

E

R

E 104

U S

M 100

R A N X H O L L

103

O

¸ 97

R

99

L

E

A D S T

95

Z A P T

98

P A R A

J

R

92

94

K O

I

E 85

A

T 87

93

R

M

83

84 86

K

O

79

80

D I

L I

77 78

M

70

E

73

V

76

A P

˙

R

71

D E

G

U 69

A R A P

A

N

66

68

B L

D

D

I

˙

U N

105

S A M I

L

106 107

L

108

I

T

C 109

A R

I

O

110

111

I

D O G M A T

Z

L

I

Z

E M

I

E

I

112

M I

G R

E N ¸

113

E

K

B

J

K

L

A

E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 18 SHTATOR 2018

Presidenti Meta takon Atin e Shenjtë, Papa Françesku

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, u prit dje në një audiencë të posaçme nga Ati i Shen jtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, kreu i shtetit shqiptar zhvilloi dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.