Koha Jone_18 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 250 (8691)

E premte, 18 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri Rama deklaroi mbrëmë: Nuk jap dorëheqjen dhe nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Presidentja e KE: Sinjale negative për NEGOCIATAT Sot do të ketë një qëndrim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave, ndaj mbetet vetëm të shpresojmë që të ndryshojë vendimi i djeshëm. Por edhe Shqipëria do të jetë ndryshe nga nesër, pasi një “jo” e BE do përkthehet si një dështim qeveritar dhe opozita do kryejë aktin e fundit që i ka mbetur; rrëzimin e qeverisë

Haradinaj: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, bashkëpunëtorë

FAQE 3

DEBATI

OPINION

Andi Bushati, kryeministrit: Më mirë i papunë se me drogaxhinjtë!

Çfarë prisni, o “të marrë”?! E harruat festën e Kryeministrit për negociatat? Nga Luan Rama FAQE 6

ANALIZË

6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

FAQE 6

FAQE 2

PROCESI NË GJYKATËN E VLORËS

ANALIZË

Spartak Ngjela: Nga Elda Hoti: do anojë gjykata; Parlamentit i duhen nga grup që dhunoi deputetë që i votojnë fizikisht një grua apo qytetarët, jo nga gruaja e dhunuar? kryetarët e partisë FAQE 12

NJË PAKETË ME SHËRBIME FALAS

FAQE 12

VOTIMI

Raiffeisen Bank, projekt me Bashkinë e Tiranës për “Kartë e studentit”

Ligji për Korporatën e Investimeve, deputetët e PS kundër Ramës

“KOHA PËR POLITIKË”

FORUM

FAQE 9

Në foto: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj

FAQE 5

Grida Duma promovon librin e saj

FAQE 10

FAQE 5

Interneti apo libri Nga Brunela Beshaj

FAQE 9


POLITIKE

2 E premte, 18 TETOR 2019

Debati mes kryeministrit dhe gazetarit, mbrëmë në emisionin “Open” në Top Channel

Andi Bushati, kryeministrit: Më mirë i papunë se me drogaxhinjtë! P

açka se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e bëri të qartë qëndrimin për zgjerimin e BE-së dhe shqetësimin për Shqipërinë në lidhje me azilantët dhe me liberalizimin e vizave, kryeministri Edi Rama thotë se fjala e fundit nuk është thënë ende. Në një intervistë për “Open” në Top Channel, Rama u përfshi në debate edhe me gazetarin Andi Bushati, duke e cilësuar të papunë. Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine. Bushati: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë. Rama: Eni të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar. Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje me çështjen e vizave dhe negociatat. E dyta, çështja e azilantëve që stërzmadhohet në Francë lidhet me regjimin e trajtimit të atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, duke krijuar një regjim trajtimi të shpejtë dhe më pak bujar dhe faktikisht numri i kërkesave ka rënë. Është e padrejtë t’i kërkohet Shqipërisë të mbyllë kufijtë e vet

përsëri varet nga dinamikat e brendshme. Varet nga politika dhe jo nga teknologjia e integrimit. Komisioni Evropian është struktura që bën vlerësimin teknik. Kur çështja shkon në nivelin politik nuk është thjesht lexim i raportit të komisionit. Franca ka interesat e veta. Eni Vasili: Kur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet? Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

ashtu siç është skandaloze që personazhe publikë dalin në televizion dhe flasin për këtë temë. Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie. Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë, por

LAJMI I ORËS SË FUNDIT

Media italiane: Franca bllokon Shqipërinë

M

brëmë krerët e shteteve të BE, në një darkë pune, diskutuan çështje e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën do të merret vendim sot. Duke ju referuar këtij takimi, mediat italiane raportojnë se Francë ka bllokuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (MV). Televizioni "TG24" shkruante mbrëmë se "vetoja e Francës bllokon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, duke vënë në dyshim gjithë procesin e zgjerimit të BE-së. Samiti i BE, në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të hapë rrugën për dy vendet e Ballkanit, edhe pse një pjesë e madhe e të partnerëve europianë janë në favor të rekomandimeve që ka bërë Komisoni Europian".

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve. Ajo që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë “po” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet

me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë. Eni Vasili: Po me 9 kushte. Rama: Qetësohu! Për çfarë u votua në Bundestagun gjerman kur kjo nuk ishte po. Janë 999 kushte që duhen përmbushur deri në anëtarësim në BE dhe

Bushati: E bëri si Ertv-ja. Vasili: Zt.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje. Rama: Ata të papunët këtë punë kanë. Bushati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj! Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne. Por kryeministri ka shtuar se nuk ka ndërmend për zgjedhje të parakohshme. “Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri”, tha Rama. Sipas Ramës, “Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi”.

VENDIMI

Kryeministri holandez thotë: Jo, Shqipërisë për negociata! P

or pas “Jo”-së së prerë të presidentit francez Em manuel Macron, të njëjtën gjë bën edhe kryeministri i Holandës, Mark Route. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh ndër të tjera se, për vendin tonë Holanda ka një “JO” të qartë. “Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur. Po gjykimi im është se, do të ketë një JO për të dyja vendet. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një Jo të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, u shpreh para mediave kryeministri holandez.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 18 TETOR 2019

Kryeministri Rama deklaroi mbrëmë: Nuk jap dorëheqjen dhe nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Presidentja e KE: Sinjale negative për NEGOCIATAT Sot do të ketë një qëndrim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave ndaj mbetet vetëm të shpresojmë që të ndryshojë vendimi i djeshëm. Por edhe Shqipëria do të jetë ndryshe nga nesër, pasi një “jo” e BE do përkthehet si një dështim qeveritar dhe opozita do kryejë aktin e fundit që i ka mbetur: rrëzimin e qeverisë

Këshilli i Europës, institucioni më i lartë vendimmarrës i Bashkimit Europian që përbëhet nga krerët e shteteve anëtare, pritet të marrë sot vendimin zyrtar për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin dy ditor që nisi dje pasdite, sinjalet për dy vendet e Ballkanit nuk janë pozitive. Ursula von der Leyen, kryetarja e re e Komisionit Evropian, në një deklaratë për mediat para takimit tha ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. E pyetur nga mediat për pikat kryesore të axhendës, Von der Leyen tha se tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike. "Pika e dytë e takimit është diskutimi për procesin e zgjerimit. Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive sot për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv",- ka deklaruar Ursula von der Leyen. Deklarata e presidentes së KE vjen pas refuzimit të hapur për çeljen e negociatave nga presidenti i Francës, Emnauel Markon. Në qëndrimin zyrtar, Franca kërkon që të reformohen procedurat e hyrjes së vendeve të reja. Ditën e sotme pritet që Këshilli i Europës të dalë me qëndrim zyrtar për negociatat. Deri tani, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të minutës së fundit, përgjigja është jo. Për Shqipërinë dhe Maqedonin ky bllokim i negociatave është një humbje që do japë efekte serioze në procesin e integrimit. Më shumë se një datë për negociatat, bllokimi i tyre sot është një proces që mund të sjellë vonesa më shumë vite. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ishte më i

ashpëri me qëndrimin e Francës dje. "Të vendosësh për mos-hapjen e negociatave do të ishte një gabim historik. Do të ishte një goditje e rëndë për këto vende, pasi një mundësi e tillë mund të rikthehet në 10-15 vite", tha shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Europian. Ndaj refuzimi i negociatave nuk është thjesht shtyrja e tyre me disa muaj apo një vit, por futja e gjithë procesit të integrimit në një rrugë të panjohur dhe pa afat. Interpretimi që i bëhet qëndrimit të Francës nga qeveria shqiptare edhe njëherë po tregon PS e sheh integrimin si çështje politike të ditës dhe jo pjesë të projektit kombëtar. Sipas ministrave të PS dhe zyrtarëve qeveritarë, bllokimi i negociatave nga Franca nuk ka të bëjë më kriteret e plotësuara nga Shqipëria, por me problemet e brendshme të Bashkimit Europian. Mediat afër qeverisë shkojnë dhe më tej duke lidhur

refuzimin e Ramës me qejfmbetje që presidenti Mackron ka me Gjermaninë dhe vendete e tjera që i rrëzuan disa kandidatura në institucionet e Bashkimit Europian. Kjo logjikë vlen vetëm për të justifikuar dështimin me integrimin nga qeveria "Rama", por jo për të kuptuar të vërtetën. Macron mund të ketë probleme me vendet e tjera të BE-së, por kur foli për zgjerimin përmendi fakte kundër Shqipërisë dhe jo kundër vendeve të tjera. Ndërsa Maqedoninë nuk e përmendi fare në çështje konkrete, për Shqipërinë renditi si mjaft serioze çështjen e numrit të lartë të azilantëve. Fakti se Shqipërinë e krahasoi njëlloj me Sirinë për numrin e atyre që kërkojnë strehim në Francë nuk është një akuzë kundër vendeve të BE-së, por një shuplakë e fortë kundër qeverisë "Rama". Azili kërkohet nga vendet që janë në luftë, ku nuk ka siguri për jetën dhe ku varfëria është ekstreme.

Pra, qeveria "Rama" në këto gjashtë vite edhe për sytë e Europës e ka kthyer vendin në një shtet ku nuk ka as siguri dhe nivelet e jetesës janë minimale. Për këtë nuk e ka fajin BE dhe sigurisht as Franca që refuzon të na pranojë në këto kushte. Ndërkohë, cilido që do të jetë qëndrimi i BE-së, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij nuk ka asnjë përgjegjësi për integrimin. Mbrëmë ai deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministri dhe as do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe po nuk u hapën negociatat. Sot do të ketë një qëndrim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave ndaj mbetet vetëm të shpresojmë që të ndryshojë vendimi i djeshëm. Por edhe Shqipëria do të jetë ndryshe nga nesër, pasi "jo" e BE do përkthehet si një dështim qeveritar dhe opozita do kryejë aktin e fundit që i ka mbetur: rrëzimin e qeverisë.


POLITIKE

4 E premte, 18 TETOR 2019

Opozitarët bashkojnë votat me mazhorancën. Balluku: Korporata e Investimeve ndikon drejtpërdrejtë në nxitjen e performancës ekonomike. Xhafaj abstenon

Krijohet Korporata e Investimeve. Shteti “monopolizon” pronat publike

P

as disa orësh diskutime, Kuv endi ka miratuar në mbyllje të seancës plenare 3 projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Kështu, pavarësisht debateve nga ana e opozitës jo parlamentare, u miratua projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare, me 77 vota pro, 19 vota kundër dhe 3 abstenim. Mes emrave që nuk kanë qenë pro këtij ligji janë dhe deputetë të Partisë Socialiste, si ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili ka abstenuar gjatë votimit të tij. Po ashtu Parlamenti miratoi edhe ligjin për Buxhetit Faktik të vitit 2018, i cili mori në Kuvend 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 vota abstenim, ku pjesë e votimit janë bërë edhe deputetët e opozitës së re, të cilët kanë bashkuar votat me maxhorancën. Ndërkohë Kuvendi miratoi edhe ligjin "Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë", ku 83 vota ishin pro, 4 kundër e 4 abstenim. Korporata e Investimeve është investimi i mirë menduar dhe mirë synuar që ndikon drejtpërdrejtë në nxitjen e

performancës ekonomike, inkurajimin e inovacionit dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në vend. Kështu e cilësoi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në fjalën e mbajtur në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për "Korporatën e Investimeve". "Qeveria Shqiptare po punon për të ndërtuar aftësitë e

DEPUTETI I PS-SË

Ahmetaj: Në 2018 rritja ekonomike 4.1%, ulëm borxhin

N

ë 2018 ne e çuam rritjen ekonomike në 4,1%, ose 4 herë më shumë se sa e gjetëm”, deklaroi dje në Kuvend, kryetari i komi sionit parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Gjatë diskutimit të Kuvend të buxhetit faktik për vitin 2018, Ahmetaj tha se lajtmotivi dhe shtylla kryesore e vitit 2018 ishte rritja me 4,5% e prodhimit të brendshëm bruto. “Thelbi kryesor është rritja ekonomike. Në debatin nëse duhet të rritemi 4%, apo 7%, apo 10% sigurisht që fiton dhjeta, por e morëm 1% dhe e çuam 4,1% rritjen ekonomike. 4 herë më shumë në kushtet e mungesës së plotë të kreditimit. Investimet private janë rritur duke u financuar nga kapitali, pra besimi i aktorëve në ekonomi ka ardhur duke u rritur. Kemi 3 elementë bazë që kanë kontribuar në rritjen e ekonomike. Konsumi final i popullatës për 13 tremujore rresht ka ardhur duke u rritur. Ne erdhëm nga gropa greke, e lamë pas vetëm për shkak të reformave që ishin lajtmotivi i 2018-ës”, tha ai. Në aspektin buxhetor, Ahmetaj renditi uljen e deficitit buxhetor dhe rënien e borxhit publik. “Në datën 31 dhjetor të 2018 ka pasur 200 milionë euro në llogarinë e qeverisë për t’i përdorur gjatë periudhës 6, 7, 8-mujore. Ulja e borxhit është patriotike, ndërsa detyrimet e prapambetura duhet të hiqen njëherë e mirë si kulturë”, tha ai. Ahmetaj theksoi se të ardhurat shkuan për herë të parë duke u rritur, ndërkohë që kishim rritje të prodhimit të brendshëm bruto. “Ekonomia matet me shifra dhe me rritje ekonomike. Për t’iu afruar BE-së ne duhet të kemi rritje ekonomike 7%, dhe jemi shumë larg pasi kjo nuk mund të bëhet duke bërë sherre atje e këtu. 7% rritje ekonomike do harmoni politikash dhe sociale. Nuk mund të bëhet nëse njëra palë lufton dhe tjetra vë shkopinj në rrota”, u shpreh dje në Kuvend, deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

nevojshme për të identifikuar, përgatitur dhe ekzekutuar projekte investimesh me ndikim në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik të vendit. Këto investime në të shumtën e rasteve kërkojnë shfrytëzimin e aseteve ekzistuese të sektorit publik, si dhe mobilizimin e kapitalit privat. Por, shumë nga këto projekte nuk mund të realizohen vetëm nga sektori

privat pa përfshirje të konsiderueshme të qeverisë në procesin e autorizimit dhe vënies në dispozicion të të dhënave kyçe reale dhe rregullatore", tha në Kuvend, ministrja Balluku. Korporata Me votimin e djeshëm, ku opozitarët bashkuan votat me socialistët, Kuvendi i ka hapur rrugën krijimit të "Korporatës së Investimeve Shqiptare", duke përcaktuar edhe mënyrën se si do të funksionojë. Projektligji në fjalë i jep të drejtë të plotë kësaj strukture shtetërore që të hartojë dhe vërë në zbatim projekte të investimit në nivel qendror, vendor e rajonal, të menaxhojë pronat shtetërore, dhe të kryejë investime me kapital shtetëror dhe/ose privat. Korporata do të funksionojë si një shoqërie aksionare, sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare dhe pronar i këtyre aksioneve do të jetë Ministri i Ekonomisë, ndërsa mund të "blejnë" aksione edhe Institucionet financiare ndërkombëtare të zhvillimit, nëse përmbushin kriteret e përcaktuara. Korporata gëzon të drejtën e marrjes së kredive dhe ka

po ashtu përgjegjësinë për shlyerjen e detyrimeve financiare. Funksionet kryesore të kësaj shoqërie janë zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore; Hartimi i projekteve të investimit në pronat shtetërore dhe, sipas rastit, merr përsipër zbatimin e tyre si dhe analizon, shqyrton dhe rekomandon projekte të investimit të paraqitur nga institucione vendase ose të huaja, publike ose private. Krijimi i Korporatës së Investimeve mund të shënojë edhe fundin e kontratave koncesionare. Projektligji fillestar për krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve e cila do të menaxhojë pronat shtetërore është kritikuar nga FMN, Banka Botërore si dhe nga ekspertë të ekonomisë për shkak se linte hapësira për abuzim, ndërsa drafti përfundimtar ka reflektuar disa nga sugjerimet e Komisionit Europian Ndërkaq, Partia Demokratike edhe pas rishikimit të draftit sërish ka shprehur shqetësimin se ky draft, pavarësisht ndryshimeve, është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe ka si synim gllabërimin e pronave publike.

BUXHETI FAKTIK 2018

Balla: Prioritet uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura

N

ë mungesë të kryeministrit Edi Rama në punimet e djeshme parlamentare, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur në Kuvend replikoi me deputetin e opozitës Korab Lita në lidhje me tarifat e ujit të pijshëm në Kamzë. Balla tha se, “tarifat e ujit të pijshëm në Kamzë deri para pak kohësh i caktonte Xhelali, nuk i caktonte as Qeveria, as Ministria e Transporteve, pavarësisht se për fat të keq Kamza nuk ka pasur fare ndërmarrje ujësjellësi por kishte një repart ushtarak që përdorej për të mbushur mitingun e radhës ndërsa nuk ofronte asnjë shërbim”. Për sa i përket buxhetit faktik të vitit 2018, Balla theksoi se, 26 mijë nxënës për shkak të këtij buxheti kanë shkolla dhe standarde më të mira europiane. Gjithashtu shtoi ai, 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep të këtij vendi, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e një sërë spitalesh të rëndësishme, ku “personalisht do të veçoja dhe falenderoja ministren Manastirliu për shndërrimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit në një qendër të mirëfilltë të nivelit të qendrës së Spitalit Universitar në Tiranë. Po ashtu është bërë një punë shembullore në të gjitha spitalet rajonale të vendit. E gjetëm Shqipërinë në vitin 2013 me spitale të cilat ngjanin me hanet dhe aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në qendrën spitalore të Elbasanit nuk e gjeje dot derën e spitalit sepse duhet të kaloje nëpër dyert e pijetoreve, të erës së rakisë dhe tymit të qofteve. Sot, ejani të shkojmë së bashku e të shihni se si është transformuar kjo qendër spitalore”, tha Balla. Po ashtu, nënvizoi Balla, edhe në bujqësi, viti 2018 ishte viti i parë i rikthimit të Partisë Socialiste në administrimin e bujqësisë së vendit. “Viti i parë ku ne kemi marrë detyrën për të qeverisur bujqësinë, përmes ministrit Niko Pe-

leshi gjatë vitit 2018 dhe tashmë përmes ministrit Çuçi është padyshim një vit i madh kthese dhe sigurisht janë hedhur baza të shëndosha”, tha Balla. Po ashtu, kreu i deputetëve socialistë tha se edhe infrastruktura në të gjitha projektet e nisura ka bërë një diferencë të madhe qoftë në cilësi dhe qoftë në qasjen që ka pasur buxheti i vitit 2018. “Buxheti i vitit 2018 ka pasur një qasje që ka buruar nga nevojat e komuniteteve për ti respektuar me investimet përkatëse”, u shpreh Taulant Balla.


POLITIKE

P

E premte, 18 TETOR 2019

Ish-deputetja Jorida Tabaku: Pas 6 vitesh luftë, qeveria “Rama” mundi të konvertojë Shqipërinë në Republikën e Rilindur Socialiste të Oligarkëve të Shqipërisë

artia Demokratike pak orë pas miratimit nga Ku vendi të Ligjit për Korporatën e Investimeve shprehu shqetësimin se ky ligj, pavarësisht ndryshimeve nga drafti fillestar, është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe ka si synim gllabërimin e pronave publike. Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaron se me miratimin e Korporatës, çdo pronë publike apo private iu dorëzua kadastrës personale të oligarkëve. “Sot (dje), Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Noter, vulosi përfundimisht ligjin më të rëndësishëm të kësaj qeverie. Pas gjashtë vjetësh luftë të përditshme, qeveria e drejtuar nga Edi Rama mundi të konvertojë Shqipërinë në Republikën e Rilindur Socialiste të Oligarkëve të Shqipërisë (RRSOSH). Votimi ligjit të Korporatës së Investimeve është de fakto shtetëzimi dhe më pas dorëzimi në kadastrën personale të Oligarkëve të çdo prone private apo publike. Në 30 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga komunizmi (një tjetër lloj Oligarkie) vendi përfundon në të njëjtën tragjedi. Në bashkëpunim me ta kryeministri do të menaxhojë gjithçka përmes supërstrukturës së KISH. Tanimë ai ka legjitimuar çdo dashakeqësi të tijën person-

Koorporata e Investimeve, PD: Çdo pronë iu dorëzua kadastrës personale të oligarkëve

ale ndaj njerëzve apo pasurisë së tyre. De facto pronari i vetëm i Shqipërisë, do të ndajë për të

KRYEMINISTRI NË DETYRË I KOSOVËS

Haradinaj: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro! Thaçi, Vuçiç dhe Rama, bashkëpunëtorë!

K

5

ryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte dje në mbrëmje i ftuar në një intervistë me Artur Zhejin në emisionin “360gradë”, në RTV Oranews. Intervista nxori në dritë prapaskena të një konflikti mes Haradinajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Për arsyet e dorëheqjes, Haradinaj thotë se ishte i detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas. Lidhur me taksën 100% ndaj mallrave të serbe, Haradinaj thotë se i solli përfitim deri në 600 milionë euro, vetëm në një vit Kosovës dhe paralajmëron: “Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh!”, shprehet Haradinaj. Sa i takon Bashkimit Kombëtar, kryeministri në largim thotë se “duhet folur më pak dhe punuar më shumë!” Nga ana tjetër, ai zbuloi se arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë. “Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia”, deklaroi Haradinaj. Ramush Haradinaj thotë se e parandaloi këtë grabitje dhe përsëriti akuzat se treshja Vuçiç-Thaçi-Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës. “Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, shprehet Haradinaj. Akuzat nuk ndalojnë këtu. Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt. Haradinaj tha se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Sipas tij, tani mos ndarja e Kosovës është një betejë e fituar! Në intervistën me Zhejin, Haradinaj nuk mund të mos fliste dhe për çështjen e “Shengetit Ballkanik”. Haradinaj tha se Shengeni Ballkanik, pa Kosovën është një gabim shumë i madh. “Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës”, tha dje Haradinaj.

gjithë apo për atë që do- pronat e bregut në Jug, Veri apo Durrës. Ai është njeriu që do të vendosë

për të shpërndarë lejet për “resortet” oligarkike në pyjet, gërxhet, kodrat dhe malet e Shqipërisë. Njësoj siç po konverton Tiranën në fillim si kryebashkiak dhe tani përmes marionetës që buzëqesh, do betonizojë Shqipërinë. Pronarët do jenë fundi i kavallit, ligji investimeve strategjike dhe ligji aktual i Kompensimit të Pronave bashkë me KISH do t’ua zhvlerësojnë pushtetin. Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese që e shkatërroi me vetëdije, në mungesë të zgjedhjeve të lira, nën bekimin e të inkriminuarve (që do t’i pasurojë edhe më) Rama do të shndërrohet në kryeministrin absolut. Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë skllevërit e tij dhe të oligarkëve. Ata do të punojnë për të paguar

PPP-të, do të taksohen për të betonizuar Shqipërinë. Vendi do kthehet në një kantier të personalizuar oligarkësh ku do vlejë vetëm dëshira dhe ëndrrat e tyre. Qeveria do kthehet në një nënkontraktor pronash. Parlamenti do të mbushet nga noter që do të vulosin për llogari të oligarkëve dhe jo ti japin llogari votuesve. Shqipëria ka nevojë të reagojë dhe shqiptarët duhet të luftojnë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur të drejtën legjitimepër të gëzuar pronën. Republika e Rilindur Socialiste e Oligarkëve të Shqipërisë duhet të rreshtë përpara se të gllabërojë lirinë që mezi fituam”, u shpreh dje në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, ishdeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

PD: Platforma parashikon ndryshimin e ligjit të partive për referendumet, si dhe ndërhyrjet në Kushtetutë

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Të hapur për sistemin dhe votën e emigrantëve

P

artia Demokratike ka filluar punën për reformën zgjed hore, jo thjesht për të treguar se nuk është ajo që bllokon procesin e reformës, por për të bërë gati zgjidhjet për çdo problematikë që sipas opozitës duhet të përfshijë reforma për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm. Kreu i grupit të punës për reformën zgjedhor, Oerd Bylykbashi, shpjegon se opozita po punon jo thjesht për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por për ndryshimin e një seri ligjesh. Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike e vlerëson si vendimtare dhe të vetmen rrugë për të dalë nga kriza politike. Për këtë qëllim, prej ditësh Lulzim Basha ka aktivizur një grup ishdeputetësh dhe juristësh për të hartuar një platformë të plotë, e cila sipas kryetarit të grupit të punës, Oerd Bylykbashi, parashikon ndryshime të thella, pa kursyer Kushtetutën, por dhe formulën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bylykbashi thotë se platforma parashikon ndryshimin e ligjit të partive politike për referendumet si dhe po sheh mundësinë e ndërhyrjeve në Kushtetutë për t’iu dhënë përgjigje të gjitha çështjeve prioritare. Dokumenti i Opozitës përmblidhet në 5 çështje kryesore. “Financimi i partive politike është një

çështje prioritare sa na takon ne, votimi elektronik mbetet përsëri një çështje shumë e rëndësishme për shmangur abuzimin që bëjnë partitë politike nëpërmjet komisionerëve apo elementëve kriminalë jashtë procesit për të manipuluar votën e shqiptarëve. Gjithashtu, ne do të diskutojmë çështje të karakterit të rëndësishëm siç është sistemi zgjedhor”, tha Bylykbashi. Partia Demokratike nuk e njeh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dhe këmbëngul që kjo reformë të kryhet nga një instrument i posaçëm. “Të bëhet në kuadrin e një instrumenti i cili do të bëjë bashkë vullnetin politik të opozitës së bashkuar, të parlamentit

monist ku praktikisht është vetëm PS dhe kjo me prezencën dhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA”, thekson Oerd Bylykbashi. Edhe pse janë fokusuar në ndryshime ligjore, Bylykbashi e ka bindje se vullneti politik është kryesor për standarde në zgjedhje. “Ndërkombëtarët janë gjithmonë e më afër një ideje e cila do të çonte në zgjidhje efektive pa u marrë shumë me modalitetet formale”, u shpreh Bylykbashi. Në një kohë që Opozita po punon për reformën dhe kërkon konsensus për strukturën e posaçme, Komisioni Parlamentar po mbledh propozime.


POLITIKE OPINION Nga Luan Rama

O

“të marrë”, çfarë prisni?! Shqipëria i ka çelur ne gociatat. Vërtetë nuk e mbani mend? Kaq shpejt e keni harruar?! E harruat festën e Kryeministrit?! E harruat frymëzimin, fjalimin, shembëllimin, vezullimin, lotimin, lumturimin, dekorimin e dritëzimin e tij?… Po festën e ministreshave e ngazëllimin magjepsës, sharmant e ndjellës deri në delir dhe ekstazë të tyre, e harruat?! Vërtetë nuk e mbani mend?! Jo, ju nuk mund t’i keni harruar! Nuk ka se si! Si mundet që një ngjarje aq të madhe e që u shërbye me aq shumë gëzim e impozancë, me aq hipokrizi e tallje deri në fyerje e poshtërim shtetëror ju ta keni harruar kaq shpejt? Jo, nuk mundet! Kurrësesi nuk mundet! O “të marrë”, çfarë prisni sot?!Shqipëria i ka çelur negociatat. Dhe këtë kumt historik dhe epokal e ka kumtuar vetë ai, ai kumtëtari i ngjar-

jeve të mëdha, ai lajmësi i palodhur si lajmëtar suksesesh. Ai pra, Shefi i Madh, alias Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Madje, ai, gojëtar e orator si ai, e ka thënë me zë e me figurë. Edhe me shumë emocion; me zërin që i dridhej e me frymëmarrjen e tendosur që gati-gati sa nuk i mekej prej padurimit për të përballuar gëzimin. Edhe me sytë e përlotur prej magjisë e kënaqësisë bashkë. Ai tha: “Shqipëria i ka hapur negociatat”. Dhe pas tij rendën dhe e thanë edhe ato, ministreshat punëmira. Ndaj, çfarë negociatash prisni që të hapen o “të marrë”?! Lërini shakatë e mos na ktheni pas në kohë. Sepse nuk mund të bëhet shaka me të gjeturat dhe arriturat e Kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Shqipëria i ka çelur negociatat. E ka thënë Edi Rama. Ai nuk gënjen! Dhe Edi Rama është burrë i ndershëm! Madje jo një herë,

6 E premte, 18 TETOR 2019

Çfarë prisni, o “të marrë”?! E harruat festën e Kryeministrit për negociatat? por plot dy herë i ka çelur Shqipëria negociatat me BE-në. Herën e parë në nëntor të vitit 2016. Dhe herën e dytë, në prill të vitit 2018! Po, po, nuk gënjej. E ka thënë Edi Rama. Dhe Edi Rama është burrë i ndershëm! E kam parë e dëgjuar vetë. Njësoj siç e keni parë dhe dëgjuar edhe ju. Ndaj mos bëni sikur nuk e mbani mend. Ju lutem, mos e lëndoni e mos e fyeni Kryeministrin tonë me “harresën” tuaj, anipse ai ju fyen e ju tall e ju poshtëron sa herë që flet e shfaqet para jush. Sepse Edi Rama nuk gënjen. Dhe Edi Rama është burrë i ndershëm! Por, meqë ju o shqiptarë të mirë e keni harruar që Shqipëria i ka çelur negociatat, po jua kujtoj unë edhe me zë e me figurë, e edhe me shkrim madje se çfarë ka thënë Kryeministri ynë në të

dy rastet kur Shqipëria i ka çelur negociatat me BE-në; në nëntor të vitit 2016 dhe në prill të vitit 2018. Edi Rama, nëntor 2016: “Axhenda jonë reformiste dhe beteja e paepur pas një vonese shumëvjeçare për të çuar përpara reforma rrënjësore, të rënda dhe me kosto në çdo sektor, na ka dhënë të drejtë edhe ndërkombtarisht. Komisioni Europian e ka vlerësuar aq maksimalisht progresin e bërë përmes reformave në çdo fushë, sa ka ndezur dritën jeshile për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.” Edi Rama, prill 2018: “Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërko-

mbëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Sot kemi kaluar sprovën historike si vend dhe si popull. Jemi rekomanduar nga KE që mund dhe duhet të ulemi në tryezën europiane për të hyrë në Europë, jam i emocionuar”. Ja pra që Shqipëria i paska çelur negociatat! Ndaj, çfarë negociatash prisni që të hapen nesër?! Edi Rama e ka thënë vetë. E ka thënë me zë dhe me figurë. Edi Rama nuk gënjen. Dhe Edi Rama është burrë i ndershëm! Të ndershëm janë të gjithë; ai dhe shokët e tij. Edhe ministreshat e tij, bashkë me gjithë letrën e tyre aq impresionuese e që reflektonte vetëm magji itelektualizmi dhe kulture. Shqipëria i ka çelur negociatat! Ndaj çfarë prisni o “të marrë?”.

ANALIZË

H

istoria e qeverisjes së Edi Ramës është mbi të gjitha një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave. Ai erdhi në pushtet me premtimin se ato do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë. Por, problemet filluan shumë më shpejt. Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëtor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BEsë në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre. Në vend që të reflektonte, Rama, që atëherë mbante një monolog të përjavshëm në Facebook e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësishëm (mos e humb videon poshte ku sulmon edhe Lapsi.al). Ai pretendoi se vendimin për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së. Në fakt, do duheshin tre vjet që Bundestagu sikurse i ka numeruar Lapsi.al, të shtonte edhe më shumë kushte se Krichbaum,

6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat që Rama ti quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore. Por gjithsesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të hapte shampanjën, të dekoronte ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Po ti kthehesh sot qëndrimeve të tij ato duken qesharake. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Twitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE, duke u tallur edhe me ata që ishin treguar skeptike ndaj rezultateve të rilindjes. Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018 Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim, ai dhe zëdhënësit e tij deklaruan se Komisioni Europian ka fillu-

ar procesin e ashtuquajtur “screening”, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve për të vlerësuar se cilat janë çështjet që duhet te negociohen. Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin “data, data”, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos happen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte. Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë. I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendëshëm i BE sesa mosrealizim i objektivav nga qeverisja e tij. Por sa më shumë Shqipëria binte në humnerë, aq më shumë tek perendimorët fitonte pikë obsioni i ndarjes së Shqipërisë

nga Maqedonia dhe shanci i hapjes së negociatave vetëm për Shkupin. Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne. Por për të kuptuar se sa herë ka mashtruar Rama në këtë poces është mirë të shihet kjo video, ku kryeministri bën përgjegjëse njëherë Europën dhe njëhertë PD për të njëjtin mossukses të tij (video poshtë). Po e njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës. Qeveria Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin Shqiptar. Madje daullexhinjtë e kryeministrit këtu i bënin shantazh këtij vendi duke kujtuar se konsumonte më shumë drogra se ne, se porti i Rotërdamit qe hambari i narkotikëve të Europës, se ne veset i kishim eksportuar prej andej. Rilindja nuk reflektoi,

për rezikun e JO-së për negociatat, as kur mori goditjen e parë. Rama e shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Përgjigja e Ramës si gjithmonë: kanë hallin e politikës së tyre të brendëshme pra zgjedhjeve europiane, u justifikua Rama (video). Por zgjedhjet përfunduan, Dhe përpos kësaj i njëjti parlament votoi JO dhe për negociatat. Nga parlamenti kryeministri përsëriti gënjeshtrën: “Në debatin e djeshëm në parlamentin Holandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një çështje e politikes së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi”, tha Rama. Por këto alibi rezultuan gënjeshtra të pasta. Sepse po të kishte hallin e politikës lokale Holanda do ti trajtonte ashtu sikurse Franca njësoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Por ajo i tha PO Shkupit duke vërtetuar se e ka me mossukseset tona dhe jo për hallin e saj. Dhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash qe Lapsi.al i ka mbledhur, kur u bind se as këtë tetor, negociatat që i kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, sërish nuk do të hapeshin, Kryeministri pa pikë turpi bëri statusin e Radhës: Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen”. Lapsi.al


POLITIKE

7 E premte, 18 TETOR 2019

Ish-deputetja: Me programin e PD-së, nuk ka për të pasur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj

Pampuri: Rama jep 20 milionë euro për inceneratorët, s’ka për pensionistët

I

sh-deputetja demokrate Oriola Pampuri, denoncon se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista dhe se një në tre familje janë në pamundësi për të siguruar ushqim dhe veshje. Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo tha se në ditën ndërkombëtare kundër varfërisë qeveria e Edi Ramës shfaqet si armikja kryesore e të varfërve dhe e të pamundurve. “Megjithëse erdhi në pushtet si politikani që do të luftonte varfërinë, duke luftuar padrejtësitë, Edi Rama është faktuar në si persekutori më i pashpirt i dhjetëra mijëra shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin, i dhjetëra mijëra të tjerëve të papunë, të hequr me të padrejtë nga lista e ndihmës ekonomike. Varfëria dhe mungesa e shpresës tek shumica e shqiptarëve për të jetuar më mirë janë dy treguesit me të cilët identifikohet qeverisja e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur të vjedhë me një grusht oligarkësh, në vend që të luftojë varfërinë dhe t’u sigurojë shqiptarëve mirëqenie. Qeveria e Edi Ramës lajmëroi dje se buxheti i shtetit nuk ka para për të shpërblyer pensionistët në fund të vitit, por, nga ana tjetër, ai i jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm incen-

eratorëve të tij korruptivë. Këto para do të ishin të mjaftueshme për të siguruar një shpërblim të denjë për moshën e tretë, që ka sakrifkuar më shumë se kushdo tjetër për shoqërinë tonë. Me qeverinë e Edi Ramës, fatkeqësisht, varfëria jo vetëm nuk është luftuar, por është rritur në mënyrë dramatike. Me një

ISH-DEPUTETI I PD-SË: RAMA JEP 20 MILIONË EURO PËR 1 KM RRUGË DHE NUK DËMSHPËRBLEN BANORËT

Prishjet e banesave në Shkozë, Bumçi: Kafshëri! Kjo qeveri s’ka lidhje me Evropën

I

nspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit nisi prej orëve të para të mëngjesit ë djeshëm aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. IKMT ka prishur të tjera ndërtesa në ditën e dytë të aksionit, i cili u kontrollua nga forca të shumta policore dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Këto të fundit ndodheshin prej mëngjesit në Shkozë, për të shmangur ndonjë përplasje të banorëve me punonjësit e IKMT-së. Aksioni i IKMT është kundërshtuar me forcë nga banorët, të cilët nuk lejojnë prishjen e ndërtesave të tyre. Ndërkaq, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se ajo që po ndodh me banesat në Shkozë është një kafshëri. Nga Shkoza, ku opozita është në mbështetje të banorëve, Bumçi tha se kjo qeveri nuk ka lidhje me Evropën. Bumçi tha se qeveria nuk mund t’i nxjerrë jashtë banorët pa i dëmshpërblyer. “Kemi 3 shtëpi që kanë legalizim dhe dy të tjera nuk kanë. Legalizimin e bën shteti, po të prishi shtëpinë do të japë ose shtëpi ose lekë. Banorët kërkojnë minimalen, të kenë mundësi të fusin kokën diku tjetër. Në asnjë vend të botës nuk nxirret qytetari në mes të 4 rrugëve. Kjo sjellje e kësaj qeverie çfarë lidhje ka me Evropën? Kjo është një kafshëri që ndodh ditën për diell. Shanset në bazë të konventës evropiane të të drejtave të njeriut kanë 100%, por ky njeri nuk do. Jep 20 milionë euro për 1 km rrugë dhe nuk dëmshpërblen. Nuk mund të prishet shtëpia pa dhënë lekë. Ky njeri nuk pyet për pronën, për të drejtën themelore. Është kjo kafshëri në mes të Evropës. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend. Duhet të ngrihemi, të shkojmë para kryeministrisë dhe ta largojmë që aty. Ka qenë kryeministër, Fatos Nano, Majko, Meta dhe nuk janë prishur shtëpi. Kjo është diktaturë!”, u shpreh dje ishdeputeti demokrat Aldo Bumçi.

të rënë të lapsit, ai ka hequr nga listat ndihmës ekonomike rreth 50 mijë familje dhe ka reduktuar ndjeshëm fondin e ndihmës ekonomike”, deklaroi Pampuri. Ajo shtoi se me qeverinë e Edi Ramës, fatkeqësisht, varfëria jo vetëm nuk është luftuar, por është rritur në mënyrë dramatike dhe se me një të rënë të lapsit

dhe se ka hequr nga listat ndihmës ekonomike rreth 50 mijë familje dhe ka reduktuar ndjeshëm fondin e ndihmës ekonomike. Sipas saj, Shqipëria e Edi Ramës është Poema e Mjerimit. Pampuri tha se shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetesës, për shpunësimin masiv, për pamundës-

inë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij. “Shqipëria e Edi Ramës është Poema e Mjerimit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista. 1 në 3 familje janë në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshje. Shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetesës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij. Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj. Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision. Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj. Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën”, deklaroi dje zyrtarja demokrate, Oriola Pampuri.

Ish-deputeti demokrat tregon dinamikën se si u arrestua: Isha në makinë me 10 policë

Klevis Balliu: Arrestimi im është bërë me urdhër politik të Edi Ramës

I

sh-deputeti i Partisë Demokra tike, Klevis Balliu i ftuar në ru brikën “Opinion” në News 24, tregoi detaje për arrestimin e tij dhe banorëve të “Astirit”, situatë kjo e cila u regjistrua pak ditë më parë. Ai tha se është shoqëruar nga policia menjëherë pasi ka përfunduar protesta e banorëve, ndërsa shtoi se ndalimi i tij është bërë për “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm” dhe jo për bllokim rruge, siç u raportua në media. Balliu tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër politik të kryeministrit, Edi Rama. “Arrestimi im është bërë me urdhër politik dhe e gjitha kontrollohej nga Edi Rama. Nuk tremben, por e quaj veten me fat që jam me Partinë Demokratike për betejën për demokraci për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Balliu. Pyetje: Si ndodhi arrestimi i juaj? Klevis Balliu: Pasi unë takova banorët dhe piva kafe me ta, unë më pas u drejtova tek makina ime. Pashë një person që doli para makinës dhe pas tij erdhën disa policë për të më shoqëruar. Me thanë qe duhet të vish me ne me furgonin e policisë. Isha i vetëm me dhjetë policë në furgonin e policisë. Këto janë detaje që nuk zgjidhin as çështjen dhe as problemin e atyre qytetarëve. Akuzën e mësova kur bisedova me drejtorin. Unë

jam arrestuar pasi kam marrë pjesë në një tubim të ligjshëm dhe jo tëpaligjshëm. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit. Si vjen dhe me dhunë bllokon një protestë, për të cilën kam njoftuar më parë. Vendimi për të mbajtur në burg qytetarët është tërësisht i paligjshëm dhe tërësisht politik. Policia ka shkelur ligjin. Akuza është pjesëmarrja në tubim të paligjshëm dhe jo për bllokim rruge. As unë dhe askush aty nuk ka shkelur asnjë ligj. Protesta ka qenë paqësore, ndërsa banorët

me zgjuarsi kanë evituar sherret. 600 forca policore sjellin tek Unaza. Unë e kam me krenari që jam me ata banorë. Unë i quaj miq. Ata janë heronj dhe qendrestarë të jashtëzakonshëm. Sot kauza atje nuk është më vetëm për shtëpitë, por është një kauzë kombëtare, për mua, për ty dhe për të gjithë qytetarët. Arrestimi im është bërë me urdhër politik. Nuk tremben, por e quaj veten me fat që jam me Partinë Demokratike për betejën për demokraci për zgjedhje të lira dhe demokratike.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E premte, 18 TETOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: Shteti nuk po paguan sigurimet shoqërore, detyrimi ka shkuar në 110 milionë euro

N

ë një kohë që Kuvendi po diskutonte projektbuxhetin faktik të qeverisë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se reformat që u reklamuan në mënyrë demagogjike nga mazhoranca nuk shërbyen për asgjë tjetër vetëm për punësimin e militantëve të saj, por që nuk prodhuan asgjë për qytetarët shqiptarët. Sipas tij, është dramatike që ky borxh kaq i madh është akumuluar që nga viti 2014, ku borxhi nga 4 miliardë ka shkuar në 14 miliardë. “Shifrat janë katastrofike. Shteti shqiptar ka sot 137 miliard lekë, apo rreth 110 milion euro borxh sigurimeve shoqërore. Situata është akoma më skandaloze sepse 1107 institucione publike nuk paguajnë sigurimet shoqërore, pra grabisin punonjësit. Reforma, të ashtuquajtura për të evituar punësimet e panevojshme, fiktive që rëndonin administratën dhe të cilat vetëm rëndonin bilancet ekonomike rezultuar të ishin të gjitha thjesht dhe vetëm demagogji partiake apo sebepe për të punësuar militantë, njerëz të afërm të partisë në pushtet pa pasur asnjë lidhje me reformat. Është dramatike që ky borxh kaq i madh është akumuluar dhe rënduar që mbas vitit 2014 e këtej. Me fondin e marrë nga qeveria në fund të viteve 2013, 2014 u likuiduan ato pak borxhe që u gjetën që ishin rreth 3 miliardë, ndërkohë që sot borxhi shkon tek 14 miliardë. Në atë kohë socialistët, ministrat e asaj kohe, konkretisht ish-ministri i asaj kohe Erjon Veliaj që sot i punëson ujësjellësit e Tiranës e nga do dhe e ka çuar me mijëra e mijëra ushtrinë bashkiake deklaronin që ishte tragjedi që rreth 1300 institu-

Vasili: Qeveria “Rama” e thelloi borxhin publik në mënyrë dramatike

cione nuk paguanin dhe kishin akumuluar një borxh që ishte 5 herë më i vogël se borxhi që akumuluan po vetë para pak kohësh. Vetëm në vitin 2018, borxhi është rritur me 2.7 miliard. Gati 18% gjithsej. Pra bëhet fjalë për miliarda e miliarda të cilat shkojnë për të punësuar radhën e parazitëve të rilindjes të cilët paguhen vetëm për të bërë sekserllëkun e votave ditën e votave. Por sa janë borxhlinjtë? Të nderuar qytetarë këtu kam një listë tepër të

gjatë me 1007 subjekte, ku ndërmjet subjekteve është edhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Sigurisht që do të marrim paratë e sigurimeve shoqërore, për të paguar ushtrinë e sharrsave me pagesë, të rreshtuar nëpër zyra e nëpër vrima të tjera për të fshehu të vërtetat e mëdha e për të goditur këdo që i paraqet këto të vërteta para publikut. Pra, shpërdorohen miliarda për mashtrim, për llogari dhe për hesape partiake, në dëm duke filluar jo vetëm nga

shërbimet e qytetarëve por në radhë të parë dhe mbi të gjitha mbi atë që është jetike. Mbi sigurimet shoqërore. Mbi pensionin e ardhshëm të qytetarëve. Shumë punonjës me shumë të drejtë, nuk e dinë që shteti i tyre nuk ja paguan sigurimet shoqërore. As nuk mund t’iu shkojë në mëndje që ta verifikojnë a na e ka paguar shteti këtë gjë. Se që prej ditës që janë në punë, kjo gjë duhet që të ndodhi automatikisht. Dhe kurrkush nuk mund ta men-

dojë që shteti i tyre vjedh. Kjo ndodh thash në këshillin e ministrave, po ndodh edhe në ministrinë e Mbrojtjes, po ndodh Në Ministrinë e Financave, po ndodh në ministrinë e Brendshme, po ministrinë e Kulturës, në Autoritetin rrugor, qendra shëndetësore, drejtori, Bashki, një radhë pa fund. Dhe ka një paradoks shumë të madh të nderur qytetarë, është shumë më i rregullt siç rezultojnë bilancet ekonomikë po të vetë shtetit jo të opozitës, që është shumë më i rregullt dhe më rigoroz në pagesa privati me sigurime shoqërore, dhe është një shpërdorues, një hajdut i madh shteti që e ka akumuluar këtë borxh, i cili është një borxh i fshehur që u shtohet borxheve qindra milionëshe që i ka tashmë dihen, një borxh që kalon 110 milionë euro. Në këtë mënyrë me punësim shumë të ulët dhe me sigurime shoqërore që vidhen dhe grabiten, skema e pensioneve është sot më e rrezikuar dhe më e tronditur se kurrë. Mijëra pensionistë, por edhe ata që janë në prag të pensionimit të tyre duhet të jenë më të preokupuar se kurrë në jetën e tyre përballë një shteti i cili mund ti katandisë ata një ditë që të mos kenë mundësi të marrin as pensionin e pleqërisë në një moment shumë delikat dhe të vështirë të jetës së tyre”, deklaroi dje për mediat, nënkryetarit i LSI-së, Petrit Vasili.

nuk mungojnë kurrë. Është kollaj të predikosh për “bashkëqeverisjen me qytetarët”, por kur këtyre të fundit nuk ju jep as shpërblimin e fundvitit, është e pafalshme dhe shumë denigruese. Është kollaj të predikosh për “Shqipërinë solidare”, po është e dhimbshme të shohësh që vetë qeveria nuk është solidare, as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët. Janë 650 mijë të moshuar në vendin tonë, që përveç pensioneve të ulëta, shërbimet e dedikuara për ta janë pothuajse jashtë standardeve dhe nevojës që ka

kjo shtresë. LSI dhe e gjithë shoqëria për këtë kategori të tejvuajtur, do të ketë dhe do të tregoj kujdesin maksimal, duke filluar nga përcaktim dhe njohja e përvitshme e minimumit jetikë të jetesës, me pagë minimale të rritur në jo më pak se 300 euro në muaj dhe pensionet e rritura mbi këtë bazë. Nuk mund të drejtohet vendi duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi. Duhet një tjetër vizion ndaj moshës së tretë”, u shpreh ishdeputetja e LSI-së, Nora Malaj.

Ish-deputetja e LSI-së: Qeveria nuk vendos minimumin jetik, se oligarkët do të detyrohen të rrisin çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet

Nora Malaj: Skandal, qeveria nuk ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit

L

ëvizja Socialiste për Integrim e cilësoi si skandal mungesën e shpërblimit në fundvit të pensionistëve, duke e cilësuar si një turp të madh. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj u shpreh se Qeverinë e ka zënë “sindroma e mandatit të dytë” dhe po vrapon të përdorë Kuvendin, si noter të paligjshmërisë së vet, të vendimeve klienteliste, që përcaktojnë se cili oligark do të përfitojë me risk zero paratë e taksave dhe për 15 apo 20 vitet që vijnë. Malaj deklaroi se Qeveria nuk guxon të vendos minimumin jetik, se u mbetet hatri oligarkëve, pasi kështu do të detyrohen të rrisë çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet. “E ndërsa demagogjia për moshën e tretë nuk ka të sosur, këtë vit si asnjëherë tjetër nuk po ju jep, as edhe

një shtesë modeste , që jua ka dhënë edhe në vitet më të këqija. Pa frikë, mund të themi që është një skandal dhe tragjedi që po ndodh në kurriz të kësaj shtrese. Vetë ministra në komisionin e ekonomisë e thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit. Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë, dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Thënë me një fjalë të vetme, mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit. Dhe kjo ndodh sepse qeveria nuk është e sigurt se do të mbledhë taksat, pasi biznesin e ka gjobitur me dhe pa ligj, se në këtë vend po pakësohen shanset minimale për njerëzit normal, se jeta në Shqipëri për këtë shtresë , pas

ikjes masivisht të të rinjve, po kthehet në një situatë pashpresë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të jetuar me dinjitet, se qeveria nuk respekti asnjë rregull për barazinë e shtetasve të saj. Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate, nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s’e vë njeri ujin në zjarr. Ky është një turp i madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfër, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike, shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E premte, 18 TETOR 2019

Interneti apo libri

ANALIZË Nga Brunela Beshaj

N

jerëzimi sot është mjaft i lidhur me internetin, mjafton të ndalojmë një moment dhe të shohim përqark, njerëz kudo më kokën e ulur dhe sytë e fiksuar mbi një ekran smartphon-i, lap-top apo i-pad. Nëse ulemi në një kafe nuk do të shohim gjë tjetër vetëm njerëz, sidomos të rinj, të cilët duket sikur janë ulur rastësisht në atë tavolinë sepse asnjëri prej tyre nuk bisedon me tjetrin, aq më tepër të shohësh dikë prej tyre me një libër në dorë. Vitet e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e leximit të librave , duhet theksuar se në këtë fenomen ka ndikuar jo vetëm epoka e internetit, e cila ka hyrë pothuajse në çdo fushë të jetës, por edhe mundësia ekonomike për të blerë një libër, edukimi në familje dhe nëpër shkolla. Nuk mohoet fakti që ato informacione të cilat mund t’i gjejmë në internet janë nga më të larmishmet, të kohëve të shkuara,

risitë e së ardhmes apo edhe mundësinë e leximit të një libri on-line, por a mund të krahasohet kënaqësia që të jep një libër fizik, të shfletosh faqet e tij e të të duket sikur je duke përjetuar atë çka po lexon, me leximin nëpërmjet një ekrani të ftohtë elektronik? Sipas një sondazhi të viti 2018 nga DataCentrum, për kënaqësi kanë lexuar rreth 31% e popullsisë së përgjithshme shqiptare, ndërsa për çështje profesionale lexojnë vetëm 9% e popullsisë së përgjithshme.Nga një studim tjetwr i publikuar disa kohë më parë, nxorri se 1/ 3 e shqiptarëve apo 1 milion të cilët i përkasin moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë viti të shkuar. Shumica prej nesh, sidomos e adoleshentëve pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në internet, krahasuar kjo me vitet më përpara ku përdorimi i internetit nuk ishte në masë.

Një libër është kthyer ne një dhuratë të shpejt për ditëlindje apo për nje rast tjetër kur nuk ke se çfarë të dhurosh e do të të duhet të dalësh nga situata. Të paktë janë ata që e vlerësojnë vërtetë dhurimin e një libri dhe leximin e tij me kënaqësi, herët e tjera ai përfundon i harruar dhe i pluhurosur diku në një qoshe sirtari… Shumica prej të rinjve shprehen se leximi i një libri nuk është më

në “modë” dhe se kohën e lirë preferojnë ta kalojnë në internet dhe në përgjithësi në rrjetet sociale, të cilat mund të thuhet me plot gojën që janë kthyer në një “virus” të shoqërisë moderne. Ajo që është për t’u shqetësuar është fakti që fëmijëve të grupmoshës së parashkollorëvë apo ciklit të ulët u ofrohet në masë nga prindërit kjo mënyrë argëtimi nëpërmjet internetit. Këtyre fëmijëve për “t’i mbajtur” larg

telasheve u jepet një telefon apo i-pad ku të luajnë lojëra elektronike, të shohin shfaqje për fëmijë apo të lexojnë libra të ndryshëm. Këto aplikacione apo programe mund të jenë argëtuese por jo me patjetër të mira për të lexuarit dhe zhvillimin e shprehive gjuhësore. Librat vënë në punë imagjinatën e fëmijëve, krijojnë në mendjet e tyre situatën apo personazhet që po lexojnë. Interneti edhe pse ka pushtuar në masë pothuajse të gjithë nuk mund të krahasohet më magjinë e leximit të një libri fizik, edhe pse aty mund të gjejmë artikuj, libra apo informacione nga më të shumëllojshmit. Të lexosh një libër do të thotë ta prekësh fjalën nga afër, të ndjesh kuptimin e saj e të prekësh gërmat të cilat e kanë formuar. Mungesa e të lexuarit të librave fizik ka sjellë veçanërisht në brezat e rinj pamundësinë për të pasur një fjalor të pasur, elokuencë në të folur dhe shumë gabime drejtshkrimore.

menaxhon në tarifat e veta mujore, kjo ulje dhe zerimi i këtyre tarifave nga “Raiffeisen” është jo vetëm një gjest bujar, por një ndihmë e jashtëzakonshme, sidomos për prindërit që dërgojnë të ardhura, por edhe për studentë që nesër me një kartë Raiffeiseni do të udhëtojnë si studentë të Erasmus dhe logon e famshme të zezë me të verdhë të “Raiffeisen” do ta shohin në shumicën e kryeqyteteve të Evropës”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshje është që t’i pajisë studentët me kulturën e nevojshme të mënyrës se si funksionon sistemi bankar, si dhe të nxisë ekonominë formale nëpërmjet bankave. “Mezi pres që studentët përveç se të fitojnë përqindjet e uljeve, të marrin edhe kulturën e të bërit biznes dhe të bërit të një llogarie, e të mbajturit të një bilanci, e të kuptuarit se si funksionon sistemi bankar, si funksionojnë përqindjet, si funksionon bursa, si nesër pastaj nga klientë-studentë mund të jenë klientë familjarë të rinj për të marrë një

kredi të butë që prapë e bëjmë me “Raiffeisen” dhe kemi ndihmuar qindra familje të reja, post-universitare, kur kanë filluar një punë dhe krijuar një familje për të marrë shtëpinë e tyre të parë”, shtoi kryebashkiaku. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës vijon të përmbushë detyrimet që lindin nga Pakti me Universitetin, si sa i përket prodhimit të Kartës së Studentit, ashtu edhe me rikonstruksionin e konvikteve. “Unë e kuptoj që në çdo përpjekje për të bërë mirë ka edhe një dozë populizmi, ka njerëz që thonë: Karta e Studentit s’më jep për shtëpi më të lirë. Shtëpitë më të lira për studentët quhen konvikte, që tashmë janë të subvencionuara nga Bashkia dhe janë me çmim më të ulët për ata që duan një shërbim strehimi më të lirë, kurse për të gjithë shërbimet e tjera është karta studentore e cila ofron ulje të jashtëzakonshme dhe falë “Raiffeisen” sot fuqizohet në një mënyrë të paimagjinueshme”, tha Veliaj.

NJË PAKETË ME SHËRBIME FALAS

Raiffeisen Bank mbështet Bashkinë e Tiranës në projektin “Karta e studentit” R

aiffeisen Bank dhe Bash kia e Tiranës nënshkru an një marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projektit “Karta e studentit”, duke ofruar edhe një paketë me shërbime falas për të gjithë të rinjtë që kanë një kartë studenti. Kjo marrëveshje shton gamën e shërbimeve dhe produkteve që studentët e pajisur me kartën studentore do të përfitojnë falas apo me tarifa të reduktuara. Krahas shërbimeve në institucionet publike dhe private, si kinema, teatro, muzeume, dyqane të

ndryshme kancelarish etj, studentët do kenë mundësi që edhe shërbimet në banka t’i marrin me tarifa zero ose me tarifa të reduktuara ndjeshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës ndërsa theksoi se marrëveshja i shërben gjeneratës së ardhshme. “Në këtë kartë do kenë ulje në organizata të ndryshme, do kenë një paketë falas në bankën tonë, për të mësuar sesi funksionon një bankë. Unë e di që

gjenerata e re nuk është si ne, ata nuk duan të shkojnë nëpër degët e bankave, kështu që do të kenë më pak kontakte me sportelin, pasi do të përdorin byzylykët, telefonat dhe gjithçka që ofrojmë për aplikimet digjitale. Ne jemi shumë krenarë si Raiffeisen për bashkëpunimin me Bashkinë, kemi bërë një sërë projektesh dhe do vijojmë të bëjmë edhe shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Christian Canacaris. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi Raiffeisen Bank për gatishmërinë që ka treguar për të bashkëpunuar që në momentet e para të emetimit të kartës së studentit, ndërsa theksoi se shërbimet që ofrohen nga kjo bankë do jenë të vlefshme edhe në rrjetin e saj jashtë vendit. “Do të ofrohen shërbime me tarifa zero për hapjen e llogarive rrjedhëse, për të marrë një kartë debiti etj. Unë besoj se për të gjithë studentët që kanë shuma të vogla dhe ku përqindjet e bankave hanë pak nga ajo shumë e vogël që një student


SOCIALE

10 E premte, 18 TETOR 2019

Nga Komisioni i Sigurisë pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, deklaroi se disa prej të burgosurve që po vuajnë dënimin në vendet e izolimit kanë porositur vrasje

D

y ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, në Komisionin e Sigurisë tha se nga qelitë janë porositur vrasje. Pas këtij informacioni të frikshëm, rreth 70% e drejtuesve të burgjeve në rang vendi janë zëvëndësuar me drejtues të rinj. Të enjten ministrja, Etilda Gjonaj, ka firmosur ndryshimet e reja për sa i përket strukturave drejtuese. “Në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistemin penitenciar në vend, mësohet se ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka firmosur disa emërime të reja sa i përket kupolës drejtuese”,-thuhet nga ministria. Emrat e drejtuesve të rinj janë: Në Lezhë është emëruar Bukurosh Malluta, në Durrës Agron Hysi, në Elbasan Ermal Kurti. Tek burgu i sigurisë së lartë në Tiranë siç njihet ndryshe “313”, është emëruar Eduard Strugaj, në Fushë-Krujë, Qazim Hoxha, te burgu “302” në Tiranë, Aurel Jazxhi, ndërsa në burgun e Vaqarrit Fatbardha Hoxhalli. Rrokada ka vijuar edhe me burgun e Lushnjës ku është emëruar Zoi Rrushi, në Shkodër Dedë Zhivani, në Tepelenë Nasip Hoxha, në Vlorë Egon Velaj, në Sarandë Redi Rama, ndërsa në Krujë Petrit Myslymi. Të mërkurën Gëzim Selimi është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit, duke u zëvendësuar në këtë post nga Dedë Zhivani. Nga Komisioni i Sigurisë pak

Aksioni “Furtunë” në burgje, ndryshojnë 70% e drejtuesëve EMËRIMET Lezhë BukuroshMalluta Durrës Agron Hysi Elbasan ErmalKurti Fushë-Krujë Qazim Hoxha Vaqarr Fatbardha Hoxhalli Lushnjë ZoiRrushi Shkodër DedeZhivani Tepelenë Nasip Hoxha Vlorë EgonVelaj Sarandë RediRama Krujë PetritMyslymi 313 Jordan Misja EduardStrugaj 302 Mine Peza Aurel Jazxhi

ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, deklaroi se disa prej të burgosurve që po vuajnë dënimin në vendet e izolimit kanë porositur vrasje, raste të cilat nuk

janë hetuar, ndërsa për rastet është njoftuar Prokurori i Përgjithshëm. Ndërkohë burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se ende nuk është referuar asnjë

rast nga Drejtoria e Burgjeve, për sa i përket shqetësimit të ngritur nga Ismaili. Vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend duket se është një nga prioritetet kryesore të Minis-

KRYEPOLICI

trisë së Drejtësisë, ku sipas raporteve të fundit transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit është kryer si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin. Konkursi për drejtues të IEVP-së u shpall nga ministrja Gjonaj në gusht të këtij viti ku të gjithë aplikantët ju nënshtruan testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

TIRANË

Asambleja e Interpolit, Veliu: Policia e Shtetit merr mbështetje

N

ë Santiago të Kilit po zh villohet Asambleja e 88të e Përgjithshme e Interpolit, në të cilën po merr pjesë një delegacion i Policisë Shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kryepolici zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj

asambleje për një tjetër mandat 5vjeçar. Stock gjatë takimit me kryepolicin deklaroi se ishte në dijeni mbi punën e mirë të Policisë Shqiptare dhe vlerësoi përpjekjet e bëra nga ana e Veliut dhe rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Stock u shpreh se Policia e Shtetit ka mbështetjen e

plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë. Në të gjitha takimet është vlerësuar bashkëpunimi dhe besueshmëria që tashmë Policia e Shtetit gëzon tek partnerët dhe kjo konfirmohet me operacionet e shumta të zhvilluara kohët e fundit me partnerët, për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Veliu edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona.

Lokalet e natës nuk zbatojnë asnjë kriter

P

ër banorët që jetojnë afër lokaleve ku zhurma është tej normave të lejuara, nuk ka qetësi. Muzika sidomos gjatë orarit të mbrëmjes është e padurueshme për banorët e zonës. “Është shumë shqetësuese. Policia është lajmëruar shumë herë, po asgjë. Vijnë qëndron pak fikur dhe fillon pas dy ditësh e njëjta situatë. Një çmenduri. Nuk fle dot, muzika deri në orën 3-4 e dëgjohet 500 metra më tutje. Duhet të kufizohet akustika, pas orës 10 të mos lejohet ka njerëz të sëmurë, fëmijë”. Normativat sipas legjislacionit europian janë 50 deri në 55 decibel por Tirana është shumë larg kësaj vlere. Nga monitorimet e realizuara rezulton se që prej 11 vitesh shqiptarët jetojnë me zhurma mbi 20 decibel nga norma. E nga ana tjetër, ligji për “leje mjedisore” parashikon raste të rishikimit të saj nëse konstatohen shkelje. Pavarësisht ankesave të banorëve, Ministria e Mjedisit nuk ka marr masa.


AKTUALITET

11 E premte, 18 TETOR 2019

1 muaj më parë, Njësia e Radioterapisë realizoi për herë të parë në vend trajtimin cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike

INVESTIMI

Akseleratori i dytë në shërbimin onkologjik në QSUT, Manastirliu: Ul radhët e pritjes “Radhët e pritjes për radioterapinë janë ulur duke siguruar trajtimin me akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë, në kohë reale për pacientët me tumore”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Njësinë e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, tha se investimi për akseleratorin e dytë linear ka përmirësuar cilësinë e trajtimit me radioterapi për pacientët duke përfshirë për herë të parë dhe trajtime për rastet e moshës pediatrike. “Janë më shumë se 1260 pacientë, të cilët janë trajtuar me paketën e radioterapisë falas. Ka qenë një investim themelor investimi në akseleratorin e dytë në njësinë e radioterapisë, një njësi e avancuar e cila ofron shërbime shumë më cilësore për pacientët por edhe për stafin e shërbimit onkologjik, që tashmë kanë mundësi që teknikat më të përparuara, sipas standardeve europiane ti aplikojnë edhe në vendin tonë”. Me instalimin e akseleratorit të dytë është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në në dy deri në tre javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit.

Tashmë në këtë njësi trajtohen rreth 100 pacientë në ditë, duke e dyfishuar numrin e pacientëve që kanë mundësi të trajtohen me terapi bashkëkohore. 1 muaj më parë Njësia e Radioterapisë realizoi për herë të parë në vend trajtimin cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike. Nga 45 pacientë në ditë që trajtoheshin në këtë shërbim deri më sot, me instalimin e akseleratorit të dytë, do të trajtohen 90 pacientë në ditë apo rreth 1200

pacientë në vit. Njësia e Radioterapisë tashmë ka potencialin për të bërë trajtime bashkëkohore me futjen e teknikave të reja, pasi arrihen standarde europiane dhe bëhet i mundur trajtimi me preçizion të lartë, gjë që më përpara nuk realizohej dot me aparaturat e vjetra. Akseleratori i dytë linear vjen si një investim prej 1.2 milionë euro i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Vjenës. Shefi i Shërbimit të Onkologjisë u

“KOHA PËR POLITIKË”

shpreh se struktura e rinovuar e radioterapisë, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin ndaj këtyre pacientëve. “E shikoni që është një infrastrukturë goxha e përmirësuar. Një aparaturë dhe një strukturë, tërësisht e rinovuar që do çojë përpara standardet e mjekimit të pacientëve tanë në onkologji. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, pacientët dhe familjarët e tyre”. Akseleratori i parë Linear është instaluar si aparaturë e

“Janë më shumë se 1260 pacientë, të cilët janë trajtuar me paketën e radioterapisë falas. Ka qenë një investim themelor investimi në akseleratorin e dytë në njësinë e radioterapisë, një njësi e avancuar e cila ofron shërbime shumë më cilësore për pacientët por edhe për stafin e shërbimit onkologjik, që tashmë kanë mundësi që teknikat më të përparuara, sipas standardeve europiane ti aplikojnë edhe në vendin tonë”. teknologjisë së fundit bashkëkohore për trajtimin multidisiplinar me preçizion të lartë të tumoreve. Ai është investim me vlerë 315 milion lekë, i mundësuar nga kredia austriake. Akseleratori është i vendosur në godinën e re (bunkerin me kapacitet dy njësi) investim i qeverisë me vlerë rreth 260 milion lekë, në të cilën vitin e ardhshëm pritet të vendoset një tjetër akselerator. Përtej spitaleve rajonaleve, kjo qendër nuk ka pse të mos jetë një qendër ekselence. Ky është edhe synimi për disa pjesë të tjera të QSUT-së, që janë ende aty ku ishte ky repart përpara këtij transformimi. Plani është i qartë, hapat dihet se cilat janë.

SITUATA

Grida Duma promovon librin e saj G rida Duma vjen me thellimin e dymbëdh jetë eseve që ajo ka botuar gjashtë vite më pare. Kësaj here me promovimin e librit më të ri “Koha për politikë”, Ajo mblodhi rreth vetes politikanë, gazetarë, njerëz të letrave e miq. Për të ndarë me ta vizionin e saj. Atë çka do të thotë politike. “Emri politikë do të thotë; të bësh, të

zgjidhësh, të ndërtosh. Gjithçka tjetër që nuk bën, nuk zgjidh, nuk ndërton në fakt nuk është politikë. nuk ka asnjë delir në ajo që unë vendosa ta emërtoj: koha për politikë. Në fakt është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi të”, ka thënë Grida Duma, anëtare e PD-së. Grida Duma e ka pasur kapërcimin e saj në poltikë nga jeta akademike.

Ajo thekson se sot politika duhet të jetë më shumë e hapur ndaj mendjeve të ndritura. “Ka plot studiues që edhe humbjen e kredibilitetit në politikën shqiptare mund ta shikojnë edhe si avancim i shoqërisë. Sa më shumë merremi me politikë, ndoshta nuk jemi aq të avancuar. Sa më pak me politikë ja kemi arritur të jemi shoqëri më e lirë. Unë nuk besoj që jemi në kushtet e lirisë. ne jemi në kushtet e apatisë. E inercisë historike. Jemi në kushtet kur më shumë se kurrë politika duhet të thërrasë njerëz, duhet të gjithpërfshij ide”, shprehet Duma. Autorja paraqet sugjerimet e saj për perspektiven liberale europiaqniste të Shqipërisë dhe renditi për këtë disa nga hapat më të domosdoshme. “Na duhet një parlament dydhomësh, na duhet një demokraci e drejtpërdrejtë, gjithpërfshirëse, që kthen besimin. Referendumet. Dhe pa dyshim sistem i hapur i kandidimit të deputetëve”, ka thënë Grida Duma.

Fluks për azil, sociologët: Nga pasiguria Franca kthen çdo javë shqiptarë, duke ju referuar kështu kërkesat me azil. Në 3 muaj mbi 5 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BEsë. Presidenti i Francës, Emanuel Macron ngriti gjatë takimit me kancelaren Merkel, shqetësimin se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë është i lartë por Eurostat e rendit në vendin e tretë. Sociologët e lidhin këtë dëshirë për tu larguar me pasigurinë për të ardhmen dhe kërkesën për kushte më të mira. Në kushtet kur vendi ynë renditet në vendet e sigurta dhe refuzimet për azil janë të shumta, a mund të konsiderohet një mani largimi nga Shqipëria? Sociologia Blerina Hamzallari, thotë se shqiptarët nisen nga dy arsye kryesore; pasiguria për të ardhmen dhe kërkesa për kushte më të mira. “Realisht nuk besoj se shqiptarët do të iknin për të emigruar për maninë e të emigruarit. Unë mendoj se është pasiguria për të ardhmen dhe standardi i të jetuarit. Shqiptarët sot janë të aftë për të qenë kompetitiv në një treg shumë më të mirë se tregu shqiptar”. Rastet kur migrimi bëhet për të provuar jetën jashtë atdheut pa një ide të qartë ka më shumë mundësi për tu rikthyer më shpejt në vendin e origjinës.


POLITIKE

12 E premte, 18 TETOR 2019

PROCESI NË GJYKATËN E VLORË

B

a shkëshortët Evelina Milaj dhe Dritan Soll mone pretendojnë se janë rrahur, vjedhur dhe prona e tyre është dëmtua, si pasojë e një konflikti të gjatë me një familje tjetër në Orikum. Ngjarja e ndodhur dy vite më parë, ka pasur për protagonist çiftin e tregtareve që kishte një dyqan në rrugën “Kaonët” në Orikum dhe Rikardo Berdon me disa të afërm të tij, të cilët banonin në pallatin ku ndodhej dyqani. Çështja sot ka përfunduar në gjykatë dhe shumë nga detajet e panjohura për këtë ngjarje janë bërë publike nga avokati i palës së dëmtuar, Spartak Ngjela. Kështu më 22 shkurt të vitit 2017, në dyqanin e Evelina Milaj, bie zjarr në tendën që ndodhet në oborrin e biznesit. Sipas padisë së siguruar nga “Koha Jonë”, Evelina Milaj thotë se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga Rikardo Berdo dhe familjarët e tij. Po sipas padisë së Milaj, pas konflikteve verbale me Rikardo Berdon, ky i fundit së bashku me dy persona të tjerë e kanë rrahur atë dhe bashkëshortin. Në padi thuhet se si pasojë e dhunës bashkëshorti i saj Dritan Sollmone është dëmtuar në njërin sy duke pasur pasoja të rënda në shikim. Veç dhunës, Milaj pretendon se personat qe e kanë rrahur i kanë marrë nga gishti edhe një unazë me vlerë 20 mijë euro. Pas dy vitesh

Spartak Ngjela: Nga do anojë gjykata; nga grup që dhunoi fizikisht një grua apo nga gruaja e dhunuar? proces gjyqësor çështja ndodhet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me gjyqtare Esmeralda Habili. Avokati i çështjes, Spartak Ngjela, në pretendimet përfundimtare paraqet gjithë rrjedhën e ngjarjeve dhe kërkon nga gjykata që autorët jo vetëm të dëmshpërblejnë të dëmtuarit, por gjykata të ndëshkojë dhe në rast flagrant të dhunimit të një gruaje invalidë. Në vijim mund të lexoni pretendimet përfundimtare të avokatit Spartak Ngjela:”Një grup njerëzish të drejtuar në Rikardo Berdo që njihen në Orikum si njerëz të dhunshëm, për një kohë të gjatë kanë ushtruar presione ndaj tregtares Evelina Milaj dhe bashkëshortit të saj, Dritan Sollmone. Kulmi arriti atëherë, kur Rikardo Berdo i ushtron dhunë të hapur, rrahje dhe si pasojë e kësaj një grup personash i kanë bërë presion zonjës Evelina Milaj dhe bashkëshortit të saj, Dritan Sollmone që të largohen nga prona e tyre, sepse dyqanin duan ta përdorin ata

KOMENT Nga Elda Hoti*

S

eanca e kësaj të enjte ësh të në vigjilje të vendimit të familjes europiane për të na bërë pjesë apo lënë jashtë saj. Seanca vjen edhe pas disa ngjarjeve historike në rajon siç ishin zgjedhjet në Kosovë. Vëllezërit tanë në Kosovë, po i afrohen Europës me standarde më shpejt se ne. Jo vetëm vëllezërit tanë, por edhe fqinjët tanë serbë dhe të Maqedonisë së Veriut. Ne mbetemi ende larg dhe nuk kemi aspak vullnet për të ndryshuar. Kosova votoi e lirë, Shqipëria jo! Kosova bëri zgjedhje të parakohshme, Shqipëria jo! Kosova nuk vodhi vota, Shqipëria po! Kosova nuk bleu vota, Shqipëria po! Kosova largoi xhaketat e vjetra, Shqipëria jo! Kosova votoi një lëvizje të re patriotike, Shqipëria jo. Partitë e vjetra në kosovë e pranojnë humbjen, në Shqipëri jo. Të vjetrit në Kosovë nuk bën marrëveshje kundër të rinjëve, në Shqipëri po. Në Kosovë votuan

emigrantët, në Shqipëri jo! Legjenda e Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen, vendosi atdheun mbi gjithçka. Te ne përdorin Shqipërinë, për interes të pushtetit të tyre. Europa dhe SHBA bëjnë thirrje për ndryshim sistemi zgjedhor, si vlerë e munguar deri më sot. Boll më me lista. Boll më me logo. Boll më me kryetar partishë. Boll më me servila! Ka ardhur koha të dalim në çdo qytet dhe fshat. Ne duhet jemi deputet nga populli dhe jo nga kryetarët e partive. Ne duhet të na votojë qyteti dhe fshati ku jetojmë, jo kryetari i partisë. Boll më me këtë sistem se kemi krijuar barriera dhe hendek me popullin. Nuk ju interesojnë problemet dhe vështirësitë ekonomike, që përballen çdo ditë njerëzit. Në zonën të cilën unë përfaqësoj, përveç problemeve ekonomike që përballen çdo ditë, ata duhet të përballen edhe me fat-

Znj. Evelina Milaj dhe bashkëshorti i saj, Dritan Sollmone kanë bërë padi gjyqësore kundër Rikardo Berdos dhe familjarëve të tij dhe kërkojnë shumën 6.840.000 lekë të reja, si dëm në dyqan, dëme të shëndeti dhe humbjen e një unaze me vlerë 20 000 euro, që ka ardhur si pasojë e agresivitetit të Rikardo Berdos kundër Evelina Milaj. Evelina Milaj është edhe invalide. E gjithë çështja është gjykuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ndërkohë po pritet vendimi i gjyqtares Esmeralda Habili. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: Nga do të anojë gjyqtarja Esmeralda Habili, nga gruaja e dhunuar për t’i kthyer reputacionin, personalitetin dhe dinjitetin, apo do anojë nga Rikardo Berdo dhe familjarët e tij, i cili njihet si person që ushtron dhunë të hapur në Orikum, Vlorë”. Shënim i redaksisë: Gazeta “Koha Jonë” është e hapur për të publikuar dhe pretendimet e palës tjetër në këtë proces gjyqësor.

Parlamentit i duhen deputetë që i votojnë qytetarët, jo kryetarët keqësitë e përmbytjeve. Laçi po mbytet në ca pika shiu që bien mbi të, për shkak të shpërdorimit të lejeve të ndërtimit pa kriter që janë dhënë. Mos u zemëroni me shiun; ai thjesht nuk di se si të bjerë lart. Po duhet të zemërohemi me këta pushtetar. Nuk duhet të qëndrojmë si dele dhe pastaj të ankohemi nga ujqërit. Duhet të merren masa të menjëhershme, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem. Nuk mundet të lejohet, që të shkatërrohen sërish shtëpi, biznese, të mos zhvillohet mësim në shkolla, të bllokohen rrugët. Qyteti të izolohet me ditë të tëra, vetëm se qeveria jonë nuk merr asnjë masë. Papunësi, varfëri, ndotje, pa siguri, krim, kushte jash-

të çdo standarti. Kur shikon që përmendet Rilindja Urbane, shoh se sa ka rilindur Pazari i Milotit. Zero investime, ku banorët dhe tregtarët mundohen me mundësitë që kanë të krijojnë kushte për të zhvilluar tregtinë. Pazari i Milotit ka histori shumë më të madhe dhe më shumë vlera, se Rilindja juaj, që i ka dalë boja me kohë. Gjendja është aq kritike, sa duke ku ftuar Pazarin e Milotit, thua Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak. Bëhen gjithandaj sheshe moderne në qendrat e qyteteve, ama pazari më i madh i vëndit ka mbetur dhe është çdo vit edhe me keq, që nga viti që u krijua. Veriu i Shqipërisë, është në kulmin e varfërisë dhe harresës! E gjitha se askush nuk kujdeset dhe ka humb kontaktin me pop-

ullin. Nuk i intereson askujt se vota e popullit nuk të bën deputët në shqipëri por vetëm firma e kryetarëve të partisë. Ky është moment historik. Nuk na e ka fajin as Franca dhe as Hollanda por keqqeverisja e politikanëve tanë. Shteti mik Gjerman na ka lënë 9 objektiva. Na sillni axhendën ti mbështesim, nëse nuk keni frikë nga drejtësia europiane. Boll me lojëra mediatike! Ne opozita, jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë të përbashkët për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe nuk na ndalni dot. Ju lutem reflektoni, se dhe Kosova 11 vite shtet na ka parakaluar 111 vjet përpara. Mos e mbani peng sistemin dhe një popull europian. *Fjala e mbajtur dje në seancën parlamentare


KULTURE 40 vite më parë Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel për Paqe

13 E premte, 18 TETOR 2019 SHKRIMTARI

D

je u mbushën 40 vite nga dita kur komisioni i no belit shpalli vendimin për të vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen humanisten me origjinë shqiptare, Nënë Tereza. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit” mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm, sepse një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj. Ndonëse u shmangej intervistave që e bezdisnin, më 17 tetor 1979, kur u ngjit në Tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, të Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut iu desh të mbante një nga fjalimet më të rëndësishme, e Nënë Tereza tha: “Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit. Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë. “Në Oslo ndodhi një mrekulli e

Kadare fiton “Nobelin Amerikan”, i akordohet çmimi Neustadt në letërsi

S vërtetë: u lutën të gjithë, në një vend ku s’ishte dëgjuar kurrë ndonjë lutje. Ishim mbledhur në një sallë për dorëzimin e Çmimit e, sapo mu dha mundësia të flas, thashë: Me që jemi mbledhur të gjithë për të falënderuar Zotin e Çmimit Nobel për Paqen, mendoj se do të ishte vërtetë e bukur të luteshim për paqen. “E të gjithë së bashku nisëm lutjen e Shën Françeskut ‘Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate’, teksti i së cilës u qe shpërndarë të pranishmëve. Ishte diçka vërtetë tronditëse. Prekëse. E mrekullueshme: luteshin të gjithë, ndonëse siç dihet, numri i katolikëve në Norvegji është shumë i vogël. “Më pas fola për abortin e thashë: Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lin-

dur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?! Duke kaluar nëpër Romë, gjatë udhëtimit të kthimit, Ati i Shenjtë Papë më tha: Mos harro të flasësh si në Oslo, kudo që të shkosh!”, ka treguar ajo mbi atë ditë të veçantë në jetën e saj.

hkrimtari Ismail Kadare është nderuar me çmimin ndërkombëtar Neustadt në letërsi, i cili i akordohet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu. Njoftimi për dhënien e çmimit Neustadt në Letërsi për Kadarenë u bë gjatë një pritje në Universitetin e Oklahoma, ku Kadare është laureati i 26-të që i akordohet një nderim i tillë. Finalistët për këtë çmim ishin:Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara). “Neustadt “është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga pak çmimet ndërkombëtare për të cilat poetë, romancierë dhe dramaturgë kanë po aq të drejtë. Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje në argjend dhe një certifikatë. Ky çmim është përshkruar ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”. BERAT

Akademia suedeze mbron vendimin për shkrimtarin Peter Handke

A

kademia Suedeze ka mbrojtur vendimin e saj, për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata proaktive, por nuk e mbështeti gjakderdhjen. Mirënjohja për Handken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995. Ata po i bëjnë thirrje Akademisë

Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin. Handke foli në funeralin ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviq më 2006. Millosheviq vdiq në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës, derisa po zhvillohej gjyqi kundër tij, me akuzat për krime lufte në Ballkan në vitet 1990. Handke gjithashtu mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid

në Srebrenicë. Në një tekst në gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, pranoi që Handke ka bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike”. Sidoqoftë, ai theksoi se ai nuk e glorofikoi gjakderdhjen dhe e dënoi qartë masakrën e Srebrenicës. “Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve”, shkroi Malm. Akademia Suedeze citoi një tekst të gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung” në vitin 2006, në të cilën Handke theksoi se masakra e Srebrenicës ishte krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndarja e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, nga ana e Komitetit të Nobelit, kishte ngjallur reagime të shumë institucioneve dhe personaliteteve botërore.

Objekte të trashëgimisë familjare beratase i dhurohen Muzeut Etnografik

K

a tashmë një lidhje mes komunitetit beratas e Muzeut Etnografik , që sa vjen e po konsolidohet. Komuniteti është pjesë jo vetëm e aktiviteteve që zhvillon muzeu, por ndodh shpesh që objekte të vyera që i kanë pasur pjesë të trashëgimisë së tyre familjare dëshirojnë ti dhurojnë që të jenë pjesë e koleksionit publik të muzeut. Ky është dhe rasti i Tefta Prifti Qose e cila solli një qilim, të punuar nga nëna e saj në vitet ’60 – ’70, si pjesë e pajës së saj. Tefta na tregon se e ëma ka ushtruar herët mjeshtërinë e endjes në tezgjah për nevoja familjare por edhe për treg duke rritur e shkolluar me to 11 fëmijë. Ajo tregon se kur fëmijët u martuam nëna u bëri dhuratë nga një qilim të përgatitur me duart e saj, ku procesin e larjes, endjes dhe ngjyrosjes së leshit e realizoi vet në shtëpi, shkruan Ata. Tefta shprehet se është e lumtur që ka trashëguar traditën në mjeshtëritë e artizanatit shtëpiak. Ajo sot ka një atelie të vetën ku si mjeshtre ka realizuar shumë kostume tradicionale duke i dhënë jetë kësaj tradite. Tashmë qilimi i dhuruar prej saj është pjesë e koleksionit të Muzeut Etnografik e së afërmi do të jetë i ekspozuar në një nga mjediset e muzeut për tu admiruar nga vizitorët.


SPORT

14 E premte, 18 TETOR 2019 Sipas renditjes së re të “Transfermarkt”, mbrojtësi i Napolit tashmë vlen 18 milionë euro

K

arriera e Elseid Hysaj te skuadra e Napolit nuk po merr drejtimin e dëshiruar. Mbrojtësi shkodran po vuan mungesën e hapësirave pas ardhjes në krye të skuadrës së Carlo Ancelotti, duke bërë që forma dhe vlera e kartonit të shkojë gjithmonë e në ulje. Faqja e specializuar e vlerave të futbollistëve “Transfermarkt” në ndryshimin e fundit e ka postuar Hysajn në vendin e dytë nga futbollistët shqiptarë me vlerën më të lart. Tashmë ai vlen vetëm 18 milionë euro, duke zbritur me 7 milionë euro nga vlera e tij më e lartë që ka arritur në 25 milionë euro në vitin 2018. Në vendin e parë qëndron Thomas Strakosha, i cili sipas sajtit gjerman ka vlerën 20 milionë euro. Portieri i Lazios pavarësisht gabimit në duelin ndaj Turqisë mbetet një nga portierët më premtues në botë. Në vendin e tretë ndërkohë qëndron një tjetër futbollist që luan në Seria A, Berat Gjimshiti (7.5 milionë euro). Pro-

Hysaj s’është më shqiptari më i shtrenjtë, Strakosha e parakalon

tagonist në sezonin e fundit historik për skuadrë bergamaske që siguroi një vend në

SHPRESAT

Ligën e Kampionëve. Gasperini vazhdon t’i besojë vendin e titullarit në shumë ndeshje

edhe këtë sezon. Në vendin e katërt qëndron Etrit Berisha, me 3 milionë euro, por futbol-

listi më i mirë i skuadrës së Spal në ndeshjet e para. Pritjet fantastike ndaj Juventusit, apo edhe në disa duele të tjera, kanë konfirmuar realet e tij fantastike. Më poshtë tij qëndron, talenti më premtues për momentin, Marash Kumbulla. Vetëm në pak ndeshje ai i ka bindur të gjithë se e pret një e ardhme në një klub të madh. 3 milionë euro, mund të duken qesharake pas disa viteve, kur ai të jetë shumë më i pjekur. Rritje të vlerës ka njohur edhe Amir Abrashi (2.5 milionë euro), ndërkohë që Rey Manaj vijon të ketë vlerën 1.5 milionë euro. Sezoni sapo ka nisur, por disa prej futbollistëve që luajnë në Seria A, mund të përjetojnë ndryshime të mëdha në karrierën e tyre.

MBROJTËSI

Dy ekipe të Seria A pas Kumbulla-s, Reja: Çudi që s’e kërkoi Italia!

N

Bushi: Ndaj Kosovës dominuam, nuk toleroj as vëllanë në kalçeto

T

rajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konfer encë për shtyp, në ambientet e FSHF, ku foli për ndeshjen e datës 15 tetor, Shqipëri U-21 2-1 Kosovë U-21. Ish-sulmuesi i kombëtares u shpreh se skuadra e tij dha zemrën në fushë, ndërkohë që evidentoi faktin se as kalçeto nuk toleron vëllain.”Mendoj se kanë bërë një ndeshje të mirë, ishin të mobilizuar. Kishim kohë në dispozicion, ndaj u sollën mirë ndaj detyrave taktike. Nuk ndodhi si herët e tjera. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kosova është një ekip i fortë. Nëse e keni parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar. Kishte vetëm 15 minuta në pjesën e dytë që ata kishin më shumë kontrollin e topit. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë. Humbjet të mërzisin. Këtu nuk është klub. Këtu shihet si luajmë futboll dhe nuk kemi çaluar. Kemi qenë mirë, përveç ndeshjes me Austrinë. Nuk kam pasur asnjë presion. Shumë lojtarë të Shpresave janë në ekipin A. Nuk jemi Gjermania të kemi aq shumë lojtarë. Na gëzon fakti që kemi lojtarë të mirë tek ekipi kombëtar. Me Selahin, Mihajn dhe Kumbullën do ishim ekip tjetër. Do kishim më shumë fitore me ekip të plotë”, deklaroi Bushi.

iveli i lojës së Marash Kumbulla-s nga java në javë po njeh rritje, teksa në sfidën e fundit në kampionat ai u shfaq edhe si protagonist duke gjetur rrugën e rrjetës, që ishte dhe goli i parë në Serinë A, me fanellën e Veronës, ndërsa theu dhe një rekord historik në kampionatin e vendit fqinj, duke u bërë lojtarë i parë i datëlindjes 2000 që shënon gol këtë sezon. Marash Kumbulla debutoi dhe me kombëtaren kuqezi në sfidën kundër Moldavisë. Niveli i tij sa vjen e rritet dhe një gjë e tillë ka bërë që në skenë të shfaqen dhe skuadrat e para që kërkojnë të transferojnë 19vjeçarin. Kumbulla ofron garanci të mëdha në repartin e prapavijës, teksa sipas “Gazzetta dello Sport” Fiorentina po bën gati planin e saj për të transferuar mbrojtësin kuqezi. Ekipi tjetër që ka shfaqur interes është Napoli, me të kaltrit që janë plotësisht të bindur rreth aftësive të lojtarit dhe shumë shpejt sipas asaj që raportojnë mediat italiane palët do të tentojnë të nisin tratativat. Trajneri Edy Reja në një intervistë për mediat italiane është shprehur i habitur se përse Italia nuk shfaqi interes për të. “Më është dashur që të bëjë shumë ndryshime, duke

aktivizuar shumë të rinj. I kam dhënë mundësinë edhe Kumbulla-s që të debutojë, teksa në të ardhmen mund të luajë në një skuadër të madhe, edhe pse humbëm shanset për Europianin. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë sepse është i lidhur me këtë vend, është aktivizuar edhe në të gjitha ekipet e të rinjve. Më është dukur e çuditshme që Italia nuk ia hodhi sytë, ndoshta edhe e kanë kërkuar, por ai e kishte bërë zgjedhjen e tij”, deklaroi Reja.

NGJARJA

Vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarë

N

jë bandë me 3 shtetas sh qiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në pranga pas një

operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, pasi akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në Madrid dhe rreth-

inat e kryeqytetit. Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno. Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.


SPORT

15 E premte, 18 TETOR 2019

MERKATO

United bën gati 6 goditje të mëdha në muajin janar Manchester United po kalon një ndër momentet më delikate të sezonit, teksa të dielën e pret një tjetër provë shumë e vështirë ndaj Liverpoolit në “Old Trafford”. Përveç problemeve të njohura me rezultatet Solskjaer ka shumë mungesa, pasi Paul Pogba dhe David De Gea, nuk do të jenë të gatshëm. Në janar mund të kemi një revolucion sipas

“Daily Mail”. Djajtë e Kuq kërkojnë një zëvendësues pas largimit të Lukakut. Lista kryesohet nga Mario Mandzukic, i cili është drejt largimit nga Juventusi. Më pas vijnë Moussa Dembele, një futbollist që po spikat te Lyon-i. Në mesfushë Matic është drejt largimit për t’i lënë vendin një mes James Maddison ose spanjollit Saul Niguez. Por jo vetëm kaq, pasi

me një shitje të mundshme të Pogba, mund të afrohet Toni Kroos. Dëmtimet e shpeshta të Luke Shaw dhe Ashley Young, mund të bëjë që të ketë ndërhyrje edhe në krahun e majtë. As në qendër të mbrojtjes nuk ka siguri, pasi Lindelof dhe Maguire janë alternativat e vetme, ndërkohë që Phil Jones nuk jep garanci.

Peshëngritësi i njohur kërkon shpërblimet financiare që i takojnë nga fitimi i medaljeve

Nga Rozalb Lika

B

riken Calja, ka akuzuar ashpër nëpërmjet një re agimi në rrjetet sociale institucionet shqiptare, që vazhdojnë ta zvarritin në të drejtën e tij për të përfituar shpërblimin financiar, dhe jo vetëm, për medaljet e arta që ka fituar në kompeticionet e rëndësishme ndërkombëtare. Calje i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministres së linjës, që të zbatojnë atë që kanë vendosur vetë. “I zhgënjyer dhe i zemëruar, por kryelartë. Përgjatë dy viteve të fundit kemi arritur rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti! Por, në Shqipëri, këto triumfe historike të hidhen në kosh sa hap e mbyll sytë. Marrim një shembull konkret: Në Bullgari kundërshtarit tim në peshën 73 kg, Andreev Bozhidar, pas 21 ditëve, kohë e cila është normale për sa i përket pritjes që i bëhen analizave anti-doping, ministri përkatës i sporteve i bën pritje zyrtare dhe i siguron mbështetje të mëtejshme institucionale, financiare dhe morale për garat e ardhshme. Ndërsa në një univers paralel, Briken Calja në Shqipëri, fitues

“Shpërthen” Briken Calja: Më jepni shpërblimet për medaljet e arta!

i 4 medaljeve të arta e 2 të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje akoma pas 19 muajve për një pritje zyrtare nga ana e in-

SULMUESI

Muriqi: Shqipëria s’më ka dërguar asnjëherë ftesë, ndaj zgjodha Kosovën Vedat Muriqi është një ndër futbollistët më në formë te kombëtarja e Kosovës. Sulmuesi i Fenerbahçes ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane. Në një prononcim për “RTSH Sport”, 25-vjeçari ka zbuluar pse zgjodhi Kosovës, ndërkohë që konfirmoi se Shqipëria s’i ka dërguar asnjëherë ftesë. “Kemi ekip të ri, me shumë talente dhe forcë të lartë. Dalë ngadalë do të kapim ritmin e duhur, dhe besoj se për 2 vite do të jemi një kombëtare që do t’i hapim probleme të gjithëve. Në Shqipëri jam formuar si futbollist pasi kam luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës. Kam kaluar ditë të mira dhe të këqija, por tani kam kujtime të mira. Nuk ka ndarje sepse jemi një komb. Kështu do të jemi. Unë ndihem mirë te Kosova. Kam luajtur edhe me U21 e Shqipërisë. Nuk kam marrë ftesë kurrë nga ekipi A prandaj pranova Kosovën. Te Shqipëria lojtarët duken më mirë dhe më të lirë në fushë me trajnerin Reja. Kjo është më e rëndësishme, që ata të jenë të qetë. U kualifikuan 1 herë, pse jo të kualifikohen në Kupën e Botës”, u shpreh Muriqi.

stitucioneve përkatëse. Ky është skandal dhe qesharake njëkohësisht.Meqë ra fjala te shpërblimet, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë, me anë të disa argumenteve qesharakë nuk zbatojnë dhe he-

dhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe V.K.M-në për shpërblimet në sport. Unë po kërkoj zbatimin e një VKM-je, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burokrac-

itë dhe parazitizmat e rëndomta që gjejmë në shoqërinë tonë. Më kanë kërkuar dokumentacion nga Federata Botërore, e Europës, Komiteti Olimpik dhe Federata Shqiptare. Ua kam dorëzuar të gjitha dokumentet përkatëse dhe Ministria i ka dorëzuar vetë në institucionet përkatëse. Tani nuk dihet se ku qëndron problemi. Se kur do të plotësohen këto gjëra, nuk e di, mbase pas një shekulli?! Ligji dhe VKM-ja për sportet kanë një vit që kanë hyrë në fletoren zyrtare. Jam i lodhur nga këto burokracira. Kur do të vijë dita kur do të marrim atë që meritojmë pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë? Njëkohësisht, nëpërmjet këtij postimi publik i drejtohem Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për t’i dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate. I zhgënjyer, i zemëruar por kryelartë”, deklaroi Calja.

ARGJENTINASI

“Dieta 75 kg” është sekreti i rilindjes së Higuain te Juventusi Pas dy aventurave të dështuara te Milani dhe Chelsea, Gonzalo Higuain është rikthyer në formën më të mirë te Juventusi. Trajneri Maurizio Sarri ka shumë besim te vlerat e argjentinasit, ndaj dhe vendosi që t’i jepte besim, edhe pse ishte i pari në listën e largimeve të ekipit torinez. “Pipita” deri më tani ka shënuar 2 gola në Seria A dhe një në Champions League. Fansat e kanë kritikuar shumë argjentinasin për shkak të peshës së tij, por duke parë formën në ndeshjet e fundit ata kanë ndryshuar mendim. Argjentinasi ka kuptuar më së miri stilin e lojës së Sarrit, duke u përshtatur menjëherë me mekanizmat e tij. Një nga sekretet e rigjenerimit të tij është dieta e rreptë. 31-vjeçari ka arritur që të ruajë peshën 75 kg falë një diete të ndjekur në mënyrë strikte. Sipas gazetës “La Stampa”, dieta i ka dhënë mundësinë që të humbasë 2-3 kg shtesë që kishte. Ndjekja e një regjimi ushqimor të caktuar, ka qenë mënyra më e mirë për të ruajtur formën. Kontrata e argjentinasit

skadon në vitin 2021, teksa nuk përjashtohet mundësia që të kalojë te River Plate pas rinovimit të kontratës. Për momentin, po shohim Higuainin më të mirë në sezonet e fundit, duke rikujtuar vitet kur ishte pjesë e Napolit, apo sezonet e para me Juventusin.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E premte, 18 TETOR 2019

Vizita në Monako, Presidenti Meta: Lidhjet mes dy vendeve janë të forta P

residenti Ilir Meta, gjatë vizitës që po zhvillon në Principatën e Monakos ka vlerësuar lidhjet mes dy vendeve dhe konkretisht mes familjeve mbretërore. Në takimet e Presidentit Meta, pjesë e delegacionit ishte dhe Princ Leka II dhe Princeshë Elia. “I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia. Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!”,- shkruan në një postim në Facebook, kreu i shtetit.

PËRGATITJA PËR FESTAT KOMBËTARE

E

rdhi prapë ajo kohë e vitit kur Tirana vishet me ngjyrat e flamurit kuq e zi. Teksa jemi në prag të 75-vjetorit të Çlirimit, Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi. “O sa mirë me qenë Shqiptar

Një ballkon, një flamur! oe! Në prag të 75-Vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon FLAMURIN KUQEZI, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e SHQIPËRISË”, thuhet në

nismën e Bashkisë. Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të

vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura

nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.