Koha Jone_19 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

“Po shemben shtëpitë që krimi të ndërtojë pallate” E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 300 (8431)

E mërkurë, 19 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Tjetër skandal qeveritar te "Astir". Denoncimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha: Edi Rama bashkë me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e banesave që do të prishë te Unaza Re do të ndërtojë pallate shumëkatëshe dhe lokale të shtrenjta për llogari të një biznesmeni të lidhur me Taulant Ballën FAQE 3

“DIALOGU”

Kryeministri Rama, studentëve në Kamëz: Ju nuk më merrni dot peng!

Monika Kryemadhi, kërkesë Arta Markut: Përse nuk pezullon punimet te Unaza e Re?

REAGIMET

Kërcënohet gazetari Ylli Rakipi. PD: Autori është Edi Rama

FAQE 10

PROJEKTET PËR TIRANËN

Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze

FAQE 2

PARALAJMËROHET PROTESTË E MADHE

Të enjten opozita dhe studentët zbresin në shesh para Parlamentit FAQE 2

PROTESTA

Studentët qëllojnë me vezë Kryeministrinë: Nuk ndalemi deri në plotësimin e kushteve

FAQE 4-5

FAQE 12

VENDIMI

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, (djathtas) faksimile e kërkesës së kryetares së LSI, drejtuar Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku KOMENT

INTERVISTË

PRESIDENTI I FSHF

Mogherini dëshiron të jetë Kryetarja e LSI: Erion Veliaj mund guvernatore e Kosovës me të jetë kryeministër kompetenca të UNMIK Nga Enver Robelli para zgjedhjeve FAQE 8

FAQE 14

Duka bën skanerin për vitin 2018: Gara në Superligë është më e fortë

FAQE 22

FAQE 8

Festa e fundvitit pa fishekzjarrë, 3 ministra firmosin urdhrin e bllokimit

FAQE 17

KREU I SHTETIT NE 25-VJETORIN E IOM-ALBANIA

Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim

FAQE 13


POLITIKE

2 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Paralajmërohet protestë e madhe para Parlamentit

Të enjten opozita zbret në shesh M ë 20 dhjetor, ditën e enjte kur do të mbahet dhe seanca e Kuvendit, Fronti Opozitar ka do të zhvillojë një nga protestat më të mëdha. Mësohet se vendimi për organizimin e protestës është marrë gjatë mbledhjes së gjithë partive të opozitës. Jo zyrtarisht mësohet se protesta ka qenë temë e mbledhjes së parë të zhvilluar nga Lulzim Basha me Këshillin e ri Kombëtar ditën e sotme. Protesta vjen si reagim i opozitës për situatën në te cilën ndodhet vendi dhe ka objektiv kryesor largimin e qeverisë. Tubimi që do të zhvillohet në kryeqytet është

konceptuar nga opozita si një manifestim kombëtar me pjesëmarrje masive me protestues nga gjithë vendi. Të gjitha degët e partive opozitare në Tiranë dhe qytetarë kryesore kanë marrë këto ditë udhëzimet për tubimin që do të mbahet më datën 20 dhjetor. Pjesë e protestës do të jenë dhe studentët që kanë 14 ditë që ndodhen në shesh dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama. Tubimi u paralajmërua jo vetëm pas mbledhjes së Këshillit të PD, por edhe nga deklarata e deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj. Duke komentuar kërkesat e studentëve, në një

deklaratë zyrtare nga selia e LSI, Mehmetja u shpreh se “të enjten në seancën parlamentare, maxhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata. Në aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm

me reagim dhe revolt studentore”. Por në tubim do të jetë dhe biznesi i vogël, minatorët dhe gjithë kategoritë sociale që ndjehen të prekura nga politikat e qeverisë “Rama”. Pas shumë protestave masive që janë zhvilluar këto ditë, ku kryesisht studentët kanë

protestuar me kërkesa jo politike për kushte ekonomike, si dhe pas skandaleve qeveritare që janë denoncuar nga opozita, të enjten tubimet do të marrin një tjetër rrjedhë. Opozita do të zbresë në shesh me motivin e qartë për të kërkuar largimin e qeverisë “Rama”.

TAKIMET

Kryeministri Rama, studentëve në Kamëz: Ju nuk më merrni dot peng! K

ryeministri Edi Rama prej dy ditësh po zhvillon takime, të sajuara me djallëzi, me studentë dhe pedagogë duke i prezantuar në media si nisje të dialogut me të rinjtë që protestojnë. Në fakt, si në takimin e mbrëmshëm me pedagogët e inxhinierisë ashtu dhe sot me studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, bie në sy se aktivitetet janë të montuara dhe studentët protestues nuk kanë marrë pjesë. Mes studentëve, shumica janë anëtarë të FRESSH, ndërsa mes pedagogëve janë anëtarë të Partisë Socialiste ose rektorë dhe dekanë që kanë interesa ekonomike dhe personale me qeverinë. Kishte edhe studentë! Ky fakt u denoncua nga një pjesë e studentëve që ishin në sallë në nisje të takimit në Kamëz. Gjithashtu, një pjesë e studentëve u shprehën për mediat se rektori i kishte mashtruar duke i ftuar në një takim pa deklaruar se do të ishte i pranishëm kreu i qeverisë, me të cilin studentët që protestojnë nuk duan të bëjnë asnjë negociatë, por presin realizimin e kërkesave. Por edhe pse ishte një takim i

montuar në Universitetin e Kamzës nuk munguan replikat mes disa studentëve kurajozë dhe kreut të qeverisë. Në këto pak momente, kur “dialogu” i kryeministrit doli nga skenari i përgatitur, disa studentë kërkuan nga kreu i qeverisë përgjigjen e pyetjes më të thjeshtë që kanë bërë këto ditë: Përse kryeministri nuk i firmos tetë kërkesat e tyre? I pyetur nga një student për këtë gjë Rama tha: “Ju nuk më

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

keni marrë peng mua. Unë deklaratë zyrtare ty nuk të bëj. Deklaratë zyrtare, që të shkosh ti të festosh Vitin e Ri në shtëpi se më ke marrë mua peng, unë nuk të bëj. E dashke dhe me shkrim ti, që të shkosh në shtëpi me deklaratë”. Kjo përgjigje me arrogancë tregon edhe një herë se studentët kanë të drejtë që këmbëngulin që të mos ketë negociata. Por më shumë se kaq, me këtë përgjigje, kreu i qeverisë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

tregoi se plotësimi i kërkesave nuk është çështje mundësish dhe fondesh nga qeveria, por vetëm çështje krenarie. Pra, kreu i qeverisë vlerëson më të rëndësishme jo plotësimin e kushteve të studentëve dhe situatën e tyre ekonomike, por ruajtjen e “krenarisë” së tij dhe “mos marrjen peng nga studentët”. Gjithë shfaqja e qeverisë këto ditë nuk bëhet sepse nuk kanë mundësi të plotësojnë buxhetin për studentët,

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

por për të ruajtur imazhin e “liderit që nuk trembet dhe nuk tërhiqet”. Këto qëndrime të kreut të qeverisë u japin të drejtë studentëve në gjithë protestat që kanë zhvilluar gjatë këtyre 14 ditëve. Meqenëse protesta e mijëra të rinjve në shi dhe në të ftohtë qenka vetëm çështje e “nderit të kryeministrit”, studentët kanë vetëm një mundësi. Të vazhdojnë reagimin dhe t’i tregojnë kreut të qeverisë se as ata nuk mund të merren peng në dialogë të sajuar. Problemet e 130 mijë studentëve në gjithë vendin janë shumë më të rëndësishme sesa ruajtja e fytyrës së qeverisë. Pra, po gabon Edi Rama se mendon se do ti thyejë, ndonëse nga burime nga PS-ja tregojnë se ditën e enjte në parlament, kryeministri dhe mazhoranca do t’i votojnë 8 kërkesat e studentëve. Dhe për të mos thënë se janë fiks 8 kërkesa, siç duan studentët protestues, qeveria do të shtojë gjoja edhe disa pika, për të dhënë idenë se pas konsultimëve, dolën edhe këto probleme. Pra duhej dialog që të plotësoheshin! Rrufjan i madh ky Rama!

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

“Po shemben shtëpitë që krimi të ndërtojë pallate” Tjetër skandal qeveritar te "Astir". Denoncimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha: Edi Rama bashkë me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e banesave që do të prishë te Unaza Re do të ndërtojë pallate shumëkatëshe dhe lokale të shtrenjta për llogari të një biznesmeni të lidhur me Taulant Ballën

Projekti i Unazës së Re, nisur nga faktet që po denoncon opozita dhe media, mund të cilësohet si afera me më shumë korruptive dhe me shkelje të hapura ligjore se sa çdo projekt tjetër në Shqipëri. Pas historisë skandaloze të 18 milionë euro që iu dhanë me dokumente të falsifikuara një recepsionisti 26-vjeçar, Lulzim Basha deklaroi dje një abuzim flagrant. Në protestën e zhvilluar dje në mbrëmje me banorët e Unazës së Re, të cilëve u shkatërrohen banesat nga projekti i ri dhe qeveria nuk u jep dëmshpërblim të plotë, kreu i PD-së deklaroi se qeveria ka parashikuar që në vendin ku ndodhen shtëpitë e tyre, do të ndërtojë pallate shumëkatshe dhe restorante luksi. Sipas kreut të PD-së, projekti për ndërtimin e një zone me apartamente shumëkatëshe është miratuar nga kryeministri Edi Rama dhe institucionet që ka në varësi. Dhe gjithçka e ka bërë kryeministri personalisht, ndërsa ministrat dhe kryetari i bashkisë kanë qenë të detyruar ta miratojnë. Kështu thonë në selinë blu, pasi e do zonën për bosët e krimit të organizuar. Por veç shembjes së 370 banesave dhe ndërtimit të apartamenteve, tjetër skandal sipas opozitës janë dhe emrat e personave që janë pas këtij projekti. Lulzim Basha tha se sot (e mërkurë) nga selia e PD do të dalin dokumentet që mbështesin pretendimet e tyre, ndërsa dje publikoi vetëm emrin e biznesmenit që ka marrë projektin e pallateve. "Partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe

vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit, por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si u ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego",- deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Emri i biznesmenit Edmond Bego ishte në qendër të debatit politik në Shqipëri, dy muaj më parë, për shkak të së kaluarës së tij dhe lidhjeve me numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Bego, sot

një biznesmenët e shumtë që kanë marrë tendera nga qeveria, rezulton se është dënuar në Itali disa vite më parë për trafik droge. Ndërkohë në akuzat e Partisë Demokratike, theksohet dhe fakti se pas vitit 1997, Bego ka qenë dhe pjesë e bandës famëkeqe të Lushnjës. Po sipas denoncimeve të mëparshme të PD, Bego për shkak të lidhjeve me Taulant Ballën, ka përfituar 13 miliardë lekë tendera publike në Librazhd dhe Elbasan, si dhe 10 milionë euro për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Publikimin e këtyre denoncimeve, zyrtarë të PS dhe Taulant Balla e kanë justifikuar me argumentin se Bego e ka kryer dënimin dhe në ndonjë rast ka marrë dhe tendera gjatë qeverisjes së PD.

Në rastin e Unazës se Re, nëse akuzat e PD janë me prova konkrete, kemi të bëjmë më shumë se një skandal. Së pari, një ish të dënuari për vepra të rënda, sipas ligjeve, i ndalohet që të përfitojë nga tenderat publik të qeverisë. Skandali i dytë dhe që është më i rëndë lidhet me qëndrimin e qeverisë. Te Unaza e Re rreth 1000 banorë, gra dhe fëmijë, po nxirren në rrugë pa u dhënë asnjë lekë dëmshpërblim, duke u justifikuar se shteti nuk ka para. Qeveria thotë se atyre po u shemben shtëpitë për shkak të një projekti ku përfitojnë gjithë qytetarët e Tiranës. Në fakt, akuzat që bën Lulzim Basha tregojnë se shtëpitë nuk shemben për projektin, por për t'u hapur rrugën ndërtimit të pallateve nga të cilat përfiton

vetëm një person. Kjo jo vetëm është e jashtëligjshme, por vë në dyshim të fortë dhe moralin e qeverisë që po shemb shtëpitë për interesa të biznesit dhe jo të komunitetit. Akuzat e djeshme të Lulzim Bashës, si dhe skandali i 18 milionë eurove me letra të falsifikuara nga kompania "amerikane" janë të mjaftueshme për të kuptuar se ky projekt është vjedhja më e madhe e qeverisë "Rama" vetëm në 2.2 kilometra katrorë. Por edhe pse skandalet vijojnë të dalin çdo ditë për këtë rrugë, Prokuroria e Përgjithshme as formalisht nuk ka hetuar zyrtarët e përfshirë në këtë aferë. Megjithatë letrat aty janë dhe një ditë burgu i pret! Alban Marku


POLITIKE

4

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

15 ditë në protestë, studentët nuk lëkunden: Do ta përshkallëzojmë më tepër se sa thjesht bllokimi i rrugëve

Studentët qëllojnë me vezë Kryeministrinë bllokojnë dhe rrugët e Tiranës S

tudentët e universiteteve publike kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë. Në ditën e 15-të të protestës së tyre ata kanë qëlluar me vezë Kryeministrinë, ndërsa studentët që ishin në bashkëbisedim me Kryeministrin thanë se nuk i përfaqësojnë. Kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i treguar kryeministrit se nuk do të dialogojnë me të. Studentë nga fakultete të ndryshme vijojnë protestën përpara godinës së Kryeministrisë. “Studentët e vërtetë janë këtu me ne, nuk ka asnjë në zyra që po bëjne bashkëbisedim me kryeministrin”- thanë studentët. Ata që ishin në bashkëbisedim me shefin e qeverisë thonë se nuk i përfaqësojnë. “Këto mbledhje bëhen ose nga servilët, ose nga partiakë ose nga njerëz që kanë humbur besimin, po të jesh i sigurt që janë pakicë, se po të ishin shumica kjo protestë do kishte marrë fund”- u shprehën studentët e “Bujqësorit”. Për të shprehur revoltën e tyre, të martën gjetën një tjetër mënyrë: Disa nga studentët kanë qëlluar me vezë kryeministrinë, ndërsa një pjesë tjetër zbriti në terren, ku bllokuan disa akse kyçe të qarkullimit në Tiranë Studentët shprehen për përshkallëzim të protestës, nëse Kryeministri nuk jua plotëson tetë kërkesat tashmë publike prej ditësh. “Do vazhdojmë me bllokimin e rrugëve dhe mendoj se duhet ta përshkallëzojmë më tepër”- paralajmëruan studentët në ditën e 14-të të protestës së tyre. Protesta minutë pas minute Ora 08:00 – Studentët që kaluan mbrëmjen vijojnë protestën para Kryeministrisë Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë. Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë. Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, por ndërkohë kanë edhe një mesazh për politikanët që mos i afrohen

protestës së tyre. Ora 08:15 - Studentët e mjekësisë lajmërojnë të bëjnë një votim, po ose jo dialogut Ndërkohë mësohet se dje, pas protestës studentët e mjekësisë kishin lënë një takim për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t’ia dalin dot. Ora 08:30 – Kryeministri Edi Rama lajmëron zhvillimin e një takimi me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor. Ora 09:00 - Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara Kryeministrisë, ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bënin me dije se do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit. Ora 09:30 - Reagon ambasadori i OSBE-së në Tiranë: Mbështes protestën paqësore të studentëve Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt komentoi dje

protestën e studentëve shqiptarë, ndërsa tha se e mbështet atë për sa kohë është paqësore. Megjithëse arsimi nuk është në fokus të misionit të OSBE-së, fakt që e cilëson në krye të fjalës së tij, protesta dy javore e studentëve nuk ka kaluar pa vëmendjen e kreut të këtij misioni në vendin tonë, Bernd Borchardt. Nga Shkodra ku ai mori pjesë në një takim për krimin mjedisor, Borchardt apeloi që të ketë dialog mes palëve, duke ju bashkuar kështu mesazheve të ndërkombëtareve, që mes qeverisë dhe studenteve duhen diskutuar 8 kërkesat e parashtruara. “Kërkesat e studentëve fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për te patur nje protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog”- tha ambasadori Borchardt. Ora 10:00 - Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e

rrugëve. I bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë. Ora 10: 20 - Studentët e Mjekësisë bllokojnë kryqëzimin tek 9 katëshet, ndërsa ato të sporteve bllokojnë 21 dhjetorin Ora 10: 47 - Studentët kërkojnë zgjidhje, Rama i mban me muhabet: Jeni larg atyre të dhjetorit Ora 10:50 - Studentët nuk ndalin rezistencën, bllokojnë rrethrrotullimin tek “Ekonomiku”, te “9 katëshet” dhe “21 dhjetorin” Ora 11:00 - Studentët mblidhen sërish për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre pra Kryeministrisë, teksa bashkëmoshatarët e tyre kishin nisur prej dia minutash paralizimin e rrugëve kryesore të Tiranës. Ora 11:05 - Studentët hedhin vezë drejt Kryeministrisë. Studentët vijojnë rezistencën, ndërkohë që kryeministri Rama po mbante një takim me studentë dhe rektorë tek Universiteti Bujqësor. Studentët kanë mbajtur të bllokuar për gati 2 orë kryqëzime kryesore në Tiranë dhe më pas kanë vijuar drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar studentëve të tjerë që vijojnë protestën aty. Studentët që janë përballë zyrës së Ramës kanë qëlluar me vezë godinën e Kryeministrisë në shenjë proteste dhe për mos reagimin nga ana e Ramës për realizimin e 8 pikave të kërkesave të tyre. Ora 11:08 - “Qeveria në krizë, qyteti paralizë”, studentët vargje në protestë Parulla, meme dhe vargje. Protesta e studentëve ka prodhuar mjaft thënie që kanë qarkulluar në

rrjetet sociale, dhe që kënduan në kor ditën e djeshme nga studentë të Universitetit të Sporteve këndojnë në kor disa vargje. “Qeveria në krizë, qyteti në paralizë! Na u bllokua rruga, ndaj bllokuam rrugën! Na u bllokua e ardhmja, ndaj bllokuam rrugën. Një ditë me shi ne lart u ngjitëm. Në shkallët e arsimit studentët brohoritën. Dhe shiu binte si rrëke Kush është student të vijë këtu me ne”, thuhet në vargjet e studentëve. Ora 11:20 – Pas goditjes me vezë, studentët do të shkruanin me miell (duke nënkuptuar drogën) para Kryeministrisë: Jo dialog! Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhej në një takim me studentë dhe pedagogë tek Universiteti Bujqësor, takim për të cilin as vetë studentët nuk kishin dijeni, para Kryeministrisë vijonte protesta e studentëve. Në shenjë revolte, ata kanë shkruar me ”drogë” (miell) fjalën ”JO DIALOG” dhe kanë hedhur vezë tek Kryeministria. Ndërkaq, studentët janë ulur këmbëkryq në disa nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin për afro 1 orë dhe më pas, nga të gjitha drejtimet ata do të marshonin drejt Kryeministrisë. Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur që prej mbrëmjes së të hënës një seri takimesh me pedagogë dhe studentë. Ora 11:40 - Studentët e Dhjetorit ’90-të mbështesin protestën e pasardhësve të tyre: Rama t’u plotësojë kërkesat studentëve, t’i lërë monologjet! Grupimi “DHJETOR ‘90” respektojnë dhe vlerësojnë institucionin e protestës përgjatë këtyre dy javëve, duke mbështetur pa asnjë rezervë protestën e studentëve të universiteteve të Shqipërisë. “Ne e kemi vlerësuar dhe çmuar kushtin ultimativ që ju i keni vënë qeverisë: “Jo negociata-Plotëso kërkesat”! Ky kusht ultimativ tregon seriozitetin, pjekurinë dhe vendosmërinë tuaj për të realizuar në mënyrë shteruese 8 kërkesat. Dialogu (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

(Vijon nga faqja 4) me arrogancën, me monologistët, me muret e ftohta të pronarit të bunkerit në Surrel do të ishte dështimi i kauzës tuaj. Gjithashtu, ne e kemi vlerësuar maksimalisht thirrjen dhe qëndrimin tuaj për t’u distancuar nga politika e vjetër, për të qëndruar larg politikës së korruptuar, larg politikanëve të qokave, larg partive që janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për këtë gjendje kolapsi të shoqërisë shqiptare. Që protesta juaj të prekë suksesin e plotë, Ju duhet të vazhdoni ti mbani larg politikanët që i kanë futur duart në xhepat e prindërve tuaj, ti mbani larg politikanët që po i detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre, ti mbani larg politikanët që ditën dalin nëpër konferenca shtypi në mbështetje tuaj dhe natën flirtojnë me njëri tjetrin duke ndërruar karriget e pushtetit. Ne ish-studentët dhe pedagogët e Dhjetorit të 90-ës, në atë dhjetor të largët lirie dhe shprese, sakrifikuam dhe bëmë gjithçka që Shqipëria të ndahej nga diktatura. Me vendosmëri, kurajë dhe guxim të jashtëzakonshëm ja dolëm ta thyenim diktaturën, ti jepnim Shqipërisë pluralizmin politik, t’ia çelnim rrugën drejt Europës dhe zhvillimit. Por produktet e atij dhjetori heroik ne i dorëzuam në duar të pasigurta dhe të dyshimta. Ndaj e çmojmë fort qëndrimin tuaj të prerë që ti mbani larg politikanët që janë përgjegjës për kolapsin politik, ekonomik dhe social që ka mbërthyer vendin prej kohësh. Liria, demokracia, energjia dhe zhvillimi që çliroj Dhjetori i brezit tonë është konsumuar plotësisht, është koha për një Dhjetor të ri. Këtë Dhjetor e kemi parë të projektuar në sytë tuaj këto dy javë. Mos u ndalni, mos u dekurajoni, qëndroni , jeni shpresa e vetme”ishte apeli i studentëve të “Dhjetorit ’90-të” drejtuar studentëve që prej 2 javësh protestojnë pa ndalim. Ora 12:26 - Shtohet numri protestuesve para Kryeministrisë. Studentët thërrasin: E duam Shqipërinë si Europa! Prej më shumë se 2 orësh studentët ishin mbledhur tek Kryeministria, pasi bllokuan për disa orë disa kryqëzimet kryesore në Tiranë. Ora 12:50 – Denoncimi i mashtrimit të Qeverisë me pseudo-takime me studentët Pas takimit te Bujqësori paralajmërohet një tjetër monolog i kryeministrit Edi Rama që do të mbahet me studentët e Universitetit të Vlorës. Do të ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili përmes rrjeteve sociale denoncoi takimet-mashtrim të Edi Ramës me studentë e pedagogë. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Salianji shpërndau edhe një bisedë të kryetares së FRESSH-it në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë

të Vlorës. Në këtë mesazh zyrtarja e FRESSH shkruan se takimi do të jetë fiktiv dhe sallën do ta mbushim me të rinjtë e PS-së, takim ky që po organizohet nga deputetja socialiste e Vlorës, Vilma Bello. “Saniela Xhaferi kryetare e Fressh Vlorë, me porosi të Vilma Bellos, deputete e Vlorës, kërkon të mbledhi 200 studentë, sepse do vijë Rama në Vlorë dhe kërkon të organizojë një takim me 200 studentë në Vlorë. Takimi do jetë fiktiv dhe auditorin do ta mbushin me fresshista. Ju lutemi bëheni publike, sepse Saniela dhe Vilma po dalin me shpatë të madhe dhe po manipulojnë studentët”- thuhet në mesazhin e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Ora 13:10 Vijon qëndresa e studentëve para Kryeministrisë. Në ditën e 14-të të protestës, studentët vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. “Protesta jonë do vijojë deri në plotësimin e kërkesave. S’duam fjalë, por veprim, plotësoni kushtet tona”, shprehen ata. Ora 13:55 – Disa prej studentëve që vazhdonin të protestonin tek Kryeministria thanë dje se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty edhe pse kreu i qeverisë Rama dialogon nëpër universitete fshehurazi nga studentët. Ata shprehen se edhe pse numri i tyre është pakësuar, me rëndësi është bojkoti i mësimit. “Sot jemi më të pakët në numër por auditorët janë njësoj siç kanë qenë, është e rëndësishme që studentët të bojkotojnë mësimin. Një pjesë e mirë janë larguar, një pjesë marrin pjesë në protestë vetëm në mëngjes dhe pastaj lëvizin në punët e tyre. Bojkoti i mësimit i bën bashkë të gjithë studentët, kjo është me rëndësi. Sot pamë dhe te UBT që studentët thanë janë mashtruar, se nuk ishin lajmëruar që kryeministri do të vinte. Dialog nuk ka dhe studentët po e thonë fjalën e tyre këtu”, thanë ata. Kryeministri është i interesuar që të thotë se vendimet që janë marrë janë marrë për shkak të dialogjeve. Ora 15:00 - Myftiu Gurra: Është ora që zëri kumbues i studentëve duhet të gjejë udhë Kryetari i Myftinisë së Tiranës, imami Ylli Gurra bën thirrje për dialog mes studentëve dhe qeverisë. Përmes një postimi në

rrjetet sociale, Gurra shkruan se është momenti, “është ora që zëri kumbues i studentëve duhet dhe ka arsye të gjejë udhë e të përkthehet në komunikim mirëbesues e në dialog për të folur e shprehur hapur, në sy e shqip Qeveri-Studentë, e për t’i përmbyllur vetëm me zgjidhje kërkesat në fjalë dhe jo vetëm”- u shpreh dje imami Ylli Gurra. Ora: 15:30 - Dekanati i Shkencave të Natyrës mbështet kërkesat e studentëve Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka shprehur mbështetjen për kërkesat e studentëve. “Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke përcjellë me shqetësim e përgjegjësi zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e studentëve të universiteteve publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij të datës 18.12.2018, shprehet njëzëri në mbështetje të shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes

sa më të shpejtë institucionale të tyre. Njësitë bazë të Fakultetit shprehën gatishmërinë për analizimin dhe evidentimin e hollësishëm të problematikave me të cilat përballet institucioni ynë si pjesë e arsimit të lartë publik dhe adresimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër drejt institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese. Për problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar FSHN ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes një bashkëpunimi të ngushtë me stafin akademik dhe studentët”, thuhet në deklaratë. Ora 16:00 – BE reagon për protestën: Koha për dialog që kërkesat të marrin zgjidhje Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BEsë në Tiranë. Delegacioni i BE-

KËRKESAT E STUDENTËVE 1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte). 2. Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online 3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. 4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. 5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19 7. Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. 8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

së tha dje se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Delegacioni i BEsë thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. “Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”. Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike. Ora 16:26 - Qeveria detyrohet të hartojë kartën e studentit Pas protestave masive të studentëve qeveria është detyruar të përgatisë një projektvendim, i cili ofron lehtësi jo të vogla financiare për atë që ndjekin shkollën e lartë. Vendimi u mundëson studentëve që përmes kartës së studentit të përfitojnë strehim social, kurim falas, pagesë për sigurimet shëndetësore, transport me çmime të reduktuara si dhe një sërë shërbimesh të tjera publike, por edhe private me lehtësi. “Ky vendim përcakton kategorinë e shërbimeve, të ofruara nga entet shtetërore, të cilat përfitohen përmes përdorimit të kartës së studentit, si një dokument unik, me anë të së cilës studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara”, thuhet në vendimin e qeverisë. Në shtojcën bashkangjitur vendimit qeveria ka listuar shërbimet e kulturës si hyrjet në biblioteka, teatër, muze apo parqe me çmime të ulura. Po kështu në fushën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale studentët do të përfitojnë kurim falas, përjashtim ose reduktim nga pagesat e drejtpërdrejta për ilaçet, strehim social si dhe regjistrim në çerdhe dhe kopshte me tarifë të reduktuar për fëmijët. Lista përmban në total 8 kategori shërbimesh publike duke përfshirë transportin publik, marrjen e dokumenteve shtetërore me çmime të ulëta, kurse profesionale falas si dhe hyrje në stadium, palestra dhe vende të tjera të aktiviteteve sportive. Karta e studentit është një premtim që qeveria e ka bërë që në ditët e para të ardhjes në pushtet. Por për 5 vite me radhë, ky mbeti një premtim në letër pa u realizuar asnjëherë. Vetëm pas protestave masive të studentëve gjatë ditëve të fundit, qeveria duket se është detyruar të hartojë me urgjencë projektvendimin që miraton kartën e studentit dhe lehtësitë që ajo ofron për këtë kategori. Ora 18:56 - Studentët: Nuk dorëzohemi. Nesër sërish protestë Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Për sot studentët kanë paralajmëruar sërish bojkotim të mësimit dhe nisjen e protestës në orën 10:00 tek korpusi universitar.


POLITIKE

6

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Kryeministri takim të panjoftuar, studentja denoncon Musabelliun. Rektori: Nuk kam këllqe t’ju përgjigjem

Q

ë prej janarit të vitit të ardhshëm qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ka zgjatur më shumë se 3 orë me studentë dhe pedagogë të universitetit bujqësor të Tiranës. Por në këtë takim nuk munguan as debatet mes tij, pedagogëve dhe studentëve ku kryefjalë ishte situata e tensionuar që ka krijuar prej dy javësh refuzimi i Qeverisë për t’ua plotësuar kërkesat e tyre minimaliste. Tensionet në sallë Takimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës me studentë dhe pedagogë nuk nisi ashtu si e kishte parashikuar kreu i qeverisë, por ilustroi atë që vetë Rama deklaroi para studentëve se: “gratë janë më të forta se ne”. Dhe pikërisht do të ishte një studente që do ti përplaste në fytyrë derën, duke e refuzuar takimin dhe dialogun me Kryeministrin. “Rektori na njoftoi ne që do ketë mbledhje me studentët dhe nuk na tha që ju do vinit në mbledhje zoti kryeministër. Ndaj unë po largohem”- deklaroi studentja, që në nisje të takimit. Por me shpejtësi fjalën do ta merrte rektori Bahri Musabelliu, ku u mundua të qetësojë klimën duke nënvizuar se ftesa për Ramën ishte e tij. “Nuk është në këllqet e mia që të mund t’ju jap përgjigje për të gjitha pyetjet se disa prej tyre dalin jashtë juridiksionit që ka universiteti. Ju thashë që do takohemi sot, por meqë Kryeministri shfaqi dëshirën të vinte me ftesën time”- tha rektori Musabelliu. Në takimin, transmetimi i të cilit ishte monopol i kanalit të tij personal ERTV, kryeministri Rama fillimisht u mundua të bënte dallimin mes atyre në sallë, me ata që ishin në rrugë duke protestuar “Sepse keni 14 ditë

Rama takim të tensionuar me studentët e UBT-së: Të nisim dialogun mes nesh

që bërtisni, por nuk flisni, tani flisni po ju dëgjoj”, ishte ftesa e tij. Pastaj u mundua t’i bindë të pranishmit se pranimi në parim i kërkesave nga qeveria është gjysma e mirë e punës së nisur. “Mund edhe të thoshte që qeveria mos t’i pranonte. Ka qeveri që thonë”- tha Rama. Dhe në fund, kreu i Qeverisë kishte dhe një konsideratë për kërkesat në vetvete të studentëve. “Për mua ato 8 pika janë të rëndësishme vetëm që na sollën këtu, angazhimi i qeverisë është që do plotësohen ato, do adresohen më saktë”theksoi kreu i Qeverisë. Ofertën e tij jua përsëriti studentëve, duke nënkuptuar se puna ka nisur. “Po përgatisim vende pune në administratë për më të mirët. Bordi i administrimit me një student të vendosur nga qeveria. Përqindja e tarifave sipas notave, ekselentët (9-10) bursa; Karta e

studentit të jetë e markuar si EU card.Brenda janarit besoj ju do keni bibliotekë online”- premtoi Rama. Të gjitha këto kreu i qeverisë kërkon t’i hedhë e zeza mbi të bardhë mbi një copë letër, që kërkon ta quajë “pakti për Universitetin”. “Ne duhet të dalim dhe do dalim me një dokument që do jetë një pakt për universitetin”- propozoi Rama. Por kujt llogarinë ja kërkoi aty për aty, me një fije autoritet. “E para që doja të thoja nuk më pëlqeu mënyra si ju adresove vajzës dhe djalit se ne të kemi zgjedhur. Nga këto 5 minuta pyetje dhe 40 e kusur minuta përgjigje ju shkarkuat përgjegjësinë nga institucioni që ju drejtoni drejt universitetit”- iu drejtua studenti Erjon Murati Edi Ramës. Kryeministri iu kthye me tone më të ashpra. “E para, eprori nuk je as ti as ajo vajza. Unë kam ardh të flas për përgjegjësi, jo për faje. Nuk

VENDIMET E QEVERISË

Protesta detyron Ramën të nisë lëshimet: Nga janari paguani 50% të tarifës, miratohet edhe karta e studentit

e di ku e dëgjove e ke përgatitur fjalimin më parë dhe nuk ke dëgjuar fare, ke prit radhën ta thuash”- u përgjigj Rama. Një premtim, afati i skandencës së të cilit dihet, kryeministri ja dha studentëve. “Në janar ju do të paguani 50% më pak të tarifës. Kaq di tju them”- tha ai. Si garanci, sallës që ia përsëriti mungesën e besimit, i dha vetëm fjalën e tij. “Deklaratë zyrtare nuk të bëj as ty, as askujt se ne jemi këtu partnerë. Nëse u thotë universiteti nuk e ka bërë qeveria këtë ju do paguani tarifat atëherë bujrum atje”- shtoi Rama. Ky u duk si i vetmi rezultat konkret i takimit 3 orë e gjysmë mes kreut të qeverisë dhe studentëve të universitetit të bujqësorit. Në fund kryeministri i referoi studentëve portalin shqipëriaqëduam ku deklaroi se do të hapë një faqe dedikuar dialogut për Universitetin.

Në një takim surprizë për studentët, ku ishin të pranishëm dhe pedaggët dhe rektori që zgjati më shumë se 3 orësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama duket se bëri lëshimin e parë ndaj studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave. “Në janar ju do të paguani 50 % më pak të tarifës të gjithë. Ja ta thash një, në qoftë se do vini në janar do ju kërkojnë, do refuzoni të paguani në janar tarifën më shumë se 50 % të asaj që duhet të paguani, kaq di t’ju them unë”, deklaroi Rama i detyruar nga presioni i studentëve jo vetëm në sallën, por edhe i atyre që kishin nisur ditën e 14-të të protestës së tyre. Pak orë më vonë, do të vinte dhe lëshimi i radhës i Qeverisë së tij. Pas protestave masive të studentëve qeveria është detyruar të përgatisë një projektvendim, i cili ofron lehtësi jo të vogla financiare për atë që ndjekin shkollën e lartë. Vendimi u mundëson studentëve që përmes kartës së studentit të përfitojnë strehim social, kurim falas, pagesë për sigurimet shëndetësore, transport me çmime të reduktuara si dhe një sërë shërbimesh të tjera publike, por edhe private me lehtësi. “Ky vendim përcakton kategorinë e shërbimeve, të ofruara nga entet shtetërore, të cilat përfitohen përmes përdorimit të kartës së studentit, si një dokument unik, me anë të së cilës studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara”, thuhet në vendimin e qeverisë. Në shtojcën bashkangjitur vendimit qeveria ka listuar shërbimet e kulturës si hyrjet në biblioteka, teatër, muze apo parqe me çmime të ulura. Po kështu në fushën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale studentët do të përfitojnë kurim falas, përjashtim ose reduktim nga pagesat e drejtpërdrejta për ilaçet, strehim social si dhe regjistrim në çerdhe dhe kopshte me tarifë të reduktuar për fëmijët.

pedagogëve nuk kemi ankesë për pedagogët, pika kryesore është tarifa. Pse unë duhet të paguaj më shumë e para dhe e dyta, edhe për shërbimet më të vogla unë duhet të paguaj. Nga fillimi deri në fund unë duhet të jap lekë. Në 2015 pse ndryshoi tarifa? A thamë që ishte 25% tarifa që paguajmë

ne studentët ? Unë personalisht paguaj 25% të shpenzimeve që unë i jap shkollës. Po ai në 2015 kishte shpenzime më pak se unë që paguante 170 mijë lekë?”- tha ajo. Më pas një student mori fjalën dhe që në nisje, ai ironizoi shefin e qeverisë duke thënë se është një student ngelës ndërkombëtar.

REVOLTA E RINISË

Studentët “ia lexojnë” pankartat e protestës në sy Ramës N

dërkohë që studentët kërkojnë zgjidhje konkrete për 8 pikat e tyre, kryeministri Edi Rama tentoi dje një dialog me pedagogë dhe studentë. Pakënaqësitë e tyre studentët ia thanë në sy kryeministrit, i cili shpesh herë është vënë në pozita të vështira, siç ishte edhe rasti i studentes nga Universiteti Bujqësor, e cila braktisi takimin. Studentja tha se do ta braktisë takimin, pasi rektori nuk i kishte njoftuar takimi do zhvillohej me praninë e tij. “Tarifat shkollore sipas VKM

2015 do të ishin të pandryshuara edhe bë vitet pasardhëse. Doja të dija a janë rritur tarifat nga viti në vit deri në 2018? Atëhere si shpjegohet që unë studente e degës së Financë-Kontabilitet paguaj 320, nuk e di kush duhet të më përgjigjet ju apo rektori, por ligji nuk po zbatohet sic duhet sepse dega Financë-Kontabilitet kursi i parë ka tarifë 350, unë kursi i dytë 320 dhe kursi i tretë 320. E para kjo dhe e dyta. Rektori na njoftoi se do të ketë takim me studentët dhe nuk na

ishte njoftuar që do ishit ju zoti kryeministër dhe nuk më pëlqeu një mënyrë e tillë përçarje që po bëni. Ndaj unë do jem e para që braktis këtë mbledhje. Faleminderit dhe kalofshi mirë dhe shpresoj të kemi përgjigje, sepse tarifat përgjigjen”- tha studentja e revoltuar, ndërsa studentët në sallë e duartrokasin qëndrimin e saj. Pak minuta pas këtij episodi, një prej studenteve i kërkon llogari kryeministrit se pse ajo paguan më shumë se studenti i vitit 2015. “Për mua për pjesën e


POLITIKE

7

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Deputeti i PD-së: Takimet e Ramës, monologje me FRESSH-in për të tërhequr vëmendjen nga situata

P

rotesta e studentëve ka sjellë edhe një debat të ashpër në skenën politike. Ish-ministri i Arsimit, tashmë deputet i PD-së, Genc Pollo, teksa komentoi protestën studentore që ka përfshirë vendin prej dy javësh, tha se qeveria mund t’i plotësojë sa hap e mbyll sytë 8 kërkesat e studentëve. “Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo. 8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë. Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shancin për ndryshimin e VKMsë. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë”, u shpreh deputeti demokrat. Në një intervistë për “Neës 24”, Pollo komentoi dhe çështjen e tarifës së universiteteve. “Studentët kanë mbajtur një barrë financiare, e cila është e pazakonshme edhe për vende të tjera të Europës. Ishte një fitil që mjafton një shkëndijë. Në atë kohë për shkak të veprave infrastrukturore nuk kishte mundësi të rritej. Sot që janë ndërtuar këto vepra, jepet mundësia që të shtohej buxheti. Falënderoj studentët që nuk e kthyen në një protestë të lokalizuar”, tha Pollo. Në vijim deputeti demokrat u ndal edhe tek paketa e kërkesave të studentëve, të cilat sipas tij, nëse ka vullnet të mirë nga Qeveria miratohen menjëherë. “Në qoftë se flasim për arsimin e lartë, strategjia e asaj kohe ishte e duhura. Çdo brez do përballet me problemet e kohës së vet. E kuptoj se një pjesë se kritikës së studentëve, i drejtohet edhe mënyrës si menaxhohet universiteti. Ato 8 pika janë premisa

Pollo: Kërkesat e studentëve plotësohen sa hap e mbyll sytë TAKIMI ME STUDENTËT

Petrit Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

që të ndalet përkeqësimi. Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo. 8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë”- deklaroi Genc Pollo. Po ashtu, deputeti i PD-së foli edhe mbi mundësitë e ndryshimit të VKM-së dhe rikthimin e PD-së në Kuvend. “Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shansin për ndryshimin e VKM-së. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë. Do jemi në seancë edhe të enjten për të rishikuar ligjin për Arsimin

e Lartë. Djegia e mandateve është një rast ekstrem do ishte një gjë e dobishme, me një përfundim të dobishëm. Qeveria ka vendosur dyshemenë dhe tavanin. Nëse qeveria ul tavanin nuk ka më abuzime. Qeveria me një ndryshim VKMje, i cili firmoset në një minutë korrigjohet. VKM ndryshohet menjëherë. Ngritja e buxhetit të Arsimit bëhet dhe zgjat vetëm 10 minuta”- u shpreh deputeti demokrat. Ndërkohë, Genc Pollo ka komentuar edhe përplasjet e Ramës me studentët, po dhe takimet e tij me ta. “Janë mono-

logjet e FRESSH-it, fillon në një kanal televiziv, për të tërhequr vëmendjen nga situata. Po tenton t’i iki përgjegjësisë për falsifikimin e firmave”- u shpreh Pollo. Ndërsa lidhur me alibinë se këto janë protesta të organizuara nga opozita, Pollo u shpreh se mbështetja e tyre janë detyrë e opozitës. “Ka pasur protesta të udhëhequra nga opozita dhe vazhdon të ketë. Është detyrë e opozitës t’i mbështesë, që gjithkush të japë kontributin e vet në problemin që ka zënë Shqipërinë”, u shpreh dje deputeti demokrat, Genc Pollo.

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama u pa në Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe pse studentët nuk ishin në dije të këtij takimi. madje ata denoncuan edhe me video se në këtë takim ishin ata studentë që kishin emrin tek lista e Rekorit. Mbi këtë “takim me studentë”, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij, Rama bëri anti-protestë tek UBT dhe foli me veten. “Rama flet me veten dhe bën anti-protestë në Universitetin Bujqësor, falë zot se e ka lënë mendja”, tha dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSIsë, Petrit Vasili.

KEJDI MEHMETAJ: QEVERIA S’DUHET TË SAJOJË ME DIALOGJE PËR STUDENTËT, POR TË PLOTËSOJË KËRKESAT

L

ëvizja Socialiste për Integrim i jep ultimatum qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama që të enjten kanë shansin e fundit për të miratuar kërkesat e studentëve në Kuvend, ose do të përballen me revoltë studentore. Deklarata u bë pasditen e djeshme nga deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila në një deklaratë për mediat u shpreh se qeveria nuk duhet të sajojë me dialogje për studentët, por të plotësojë kërkesat e tyre. “Dy javë pas nisjes së protestës së studentëve ata kanë fituar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi edhe të partnerëve ndërkombëtar, ç’ka konfirmon se e drejta është me ta. Një gjë është fakt, se realiteti akuzues dhe situata e vështirë jo vetëm e Universiteteve, por e të gjithë sistemit arsimor në Shqipëri nuk ka nevojë për deklarata, por për zgjidhje. Dhe zgjidhja fillon në veprime të qeverisë, jo me diskutime

LSI: Të enjten shansi i fundit i Ramës t’ua plotësojë kërkesat, ose revoltë

që nuk kanë fund. Prandaj Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar të lërë mënjanë retorikën dhe

të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve. Vetëm kështu hapet rruga e dialogut për re-

formimin serioz të arsimit në Shqipëri. Përballë shfaqjeve të inskenuara të Kryeministrit me lista të detyruara pjesëmarrësish në auditorët e rrënuara të Universiteteve ishin sot studentët e revoltuar në ditën e 15 të protestës së tyre. Përtej sforcimit të madh për të krijuar në sytë qytetarëve fasadën e radhës të dialogut, e vërteta iu tha në sy nga studentë e profesorë se gjendja e arsimit në Shqipëri është në ditën e saj më të keqe. Shqetësimet e studentëve dhe problemet e arsimit të lartë janë bërtitur prej 15 ditësh nga studentët në protestat e tyre dhe shtirja se dëgjohen për herë të parë janë tregues të paaftësisë qeverisëse dhe dëshirës për ta

mbyllur me premtime boshe protestën, këtë protestë që është në fakt më domethënësja e zhvilluar në Shqipëri qysh prej rënies së diktaturës. Justifikimet se u dashkan kohë dhe afate,vetëm nxisin më tej revoltën studentore. Çdo kërkesë e tyre nuk merr jetë nëse ajo nuk mbështetet me buxhet. Studentët kërkojnë tarifa të ulura, investime në infrastrukturë, Kartën e Studentit, kërkim shkencor, biblioteka dhe kushte më të mira, të gjitha këto realizohen vetëm me buxhet. Çdo aksion tjetër është veçse retorikë, arrogance dhe dashakeqësi. Të enjten në seancën parlamentare, mazhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata. Në aksioni nuk ndërmerret për të rritur buxhetin, çdo shfaqje tjetër është e kotë, çdo shfaqje tjetër do të shoqërohet vetëm me reagim dhe revoltë studentore”- deklaroi dje deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.


INTERVISTA

8

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Kryetarja e LSI: Protestat e studentëve demaskuan Ramën. Në Parlament për plotësimin e kërkesave të tyre. Rama donte ta kapte protestën

K

ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e djeshme se Erion Veliaj mund të bëhet edhe kryeministër para zgjedhjeve, ndërsa tregoi se krye bashkiaku ka punuar për kryeqytetin. Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj ka meritë të veçantë në ndërtimin e korsive të biçikletave dhe kjo shtoi ajo është një mundësi për të gjitha shtresat sociale që jetojnë në Tiranë. “Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar . Opozita e ka shansin 100 për qind. Jo vetëm në Tiranë, por kudo. A e di ti sa qytetarë kanë makina në Tiranë? Ti që lëviz me makinë je i pasur, ata që lëvizin në këmbë janë të varfër. Unë që nuk kam makinë, e kam më kollaj të blejë një biçikletë. Kur dalim në studio televizive bërtasim për hallin tonë jo për njerëzit. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me teatrin dhe kjo nuk do ti ndahet gjatë gjithë jetës. Po të shikosh historikun e protestës, pati tentativë për ta marrë. Segmente e caktuara politike kanë pasur si synim për ta përdor për qëllimet politike. Kandidat të përbashkët do ta kemi për Tiranën, por nuk e kemi menduar se nga cila do të jetë. Mund të jetë edhe kandidate, çfarë të keqe ka. Nuk ka asgjë të keqe, po me Bashën nuk e kemi biseduar. Do të jetë një kandidat që nuk përfaqëson grupe mediatike”, tha Kryemadhi në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24. Pjesë nga intervista Unë do e them që në fillim që të gjithë thonë që jeni ju pas protestave... Ju keni marrëdhënie të fortë me të rinjtë. Jeni ndikuese dhe ata ju ndjekin... Nuk gënjej, LSI 80% të elektoratit të saj i ka të rinj. Nuk është çështja se jam ndikuese, se janë 140 mijë studentë në të gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur dhe janë emigrantë për shkak të jetës së vështirë ekonomike. Por edhe FRESSHI ka pjesën e tij në protestën e studentëve, pavarësisht se mundohen me mënyrat nga më të ndryshme. Por aty ti shikon të gjitha ngjyrat politike. Edhe FRESSHI është i përfshirë në protestë? Absolutisht po. Shiko se të gjithë mendojnë se është protestë partiake. Nuk është protestë partiake, është protestë politike sepse kërkesat janë politike për hir të së vërtetës. Por protestë partiake nuk është. Aty shikon të kapur dorë për dore demokratin me socialistin apo LRI-stin me socialistin. Çështja është që Ligji i Arsimit të Lartë, i cili është një nga faktorët e protestës, megjithëse keni pasur rezerva, është votuar nga LSI-ja dhe pa votën tuaj ai ligj nuk do ishte miratuar... Është e vërtetë. Ne e kemi përgjegjësinë, por të jemi të sinqertë nuk i shmangemi përgjegjësisë tonë, pavarësisht se kemi fjalimet e të gjithë deputetëve. Dhe duhet t’i nxjerrim që ti shikojmë sepse ne kemi një memorie të shkurtër. Edhe ne si politikë, por edhe shoqëria jonë. Sepse hallet që ka Shqipëria janë shumë të mëdha dhe asnjëherë nuk i kthehemi prapa asaj për të bërë analizën e gabimeve tona. Të gjitha fjalimet që janë mbajtur nga grupi i LSI-së kanë qenë kundër ligjit të arsimit të lartë dhe fjala e fundit ka qenë e Kryetarit të Grupit z. Vasili, i cili ka thënë me zemër të thyer po ia japim votat duke pritur me

Monika Kryemadhi: Erion Veliaj mund të jetë kryeministër para zgjedhjeve

padurim aktet nënligjore të cilat po na premtoni. Pas votimit të këtij ligji, jemi rakorduar në atë kohë dhe PD-ja do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese të ankimonte ligjin. Jeni rakorduar që atëherë me PD-në? Jemi rakorduar sepse nuk ka asnjë të keqe. Ne atëherë kemi bërë një debat të paparë sepse Ministria e Arsimit thoshte që e drejta e votës së studentëve të ishte 5% dhe ne kërkonim 20% si LSI. Dhe u gjet një lloj negocimi në 10%, me përjashtim të kapitullit numër 12 i cili favorizon në mënyrë maksimale universitet private dhe shkatërron universitete publike. Ky ishte kapitulli për të cilin ne kishim rezerva. Pastaj informimi në universitete vinte nëpërmjet akteve nënligjore, që duhet t’i nxirrte Ministria, që ka disa interpelanca rresht të deputetes Kejdi Mehmetaj për Ligjin e Arsimit të Lartë. Dhe mos vajtja në Gjykatë Kushtetuese, ku në njëfarë mënyre kjo ishte dhe arsyeja që ne votuam me një gjysmë zemre, rezultoi që Gjykata Kushtetuese nuk do ishte në favorin e këtij lloj ligji për shkak të kapjes. Sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese në momente të caktuara administrohet nga qeveria dhe është administruar. Se s’kemi pse gënjejmë dhe krijoi një lloj mbrojtje. Megjithatë me shpresë si gjithmonë, shpresa vdes e fundit, ne mendonin që aktet nënligjore do të krijonin një farë stabiliteti ose funksionimi të ligjit të arsimit të lartë. Janë nxjerrë 41 akte nënligjore, të cilat nuk kanë lidhje fare me Ligjin e Arsimit të

Lartë. Ligji nuk është zbatuar fare, nuk ka hyrë fare në funksionim. Në qoftë se ligji do të kthehej pas, tashmë çdolloj gjëje që do të ndodhi me atë ligj, besimi në sistemin arsimor është shkatërruar dhe vetëm një ulje, jo strategji kombëtare, sepse po shikojmë 27 vjet strategji kombëtare, ku tarifat ulen, harxhohen para, projekte dhe trajnime nëpër hotele, por vetëm krijimi i një strategjie kombëtare ku përfshihen të gjitha palët, pra jo vetëm universitetet, por edhe klasën politike për hir të së vërtetës. Sepse me përfshirjen e klasës politike me të mirat dhe të këqijat e saj, ne nuk mund të kemi një Ligj të Arsimit të Lartë, i cili do ti japi zgjidhje. Më pas vijmë edhe në aspektin tjetër që sot studentët në rrugë, përveç mosfunksionimit të universitete, që funksionojnë si celula më vete në bazë të dekanateve, problemi qëndron te kushtet e vështira që kanë studentët dhe te tarifat e larta që duhet të paguajnë. Tarifat janë ato që kanë qenë... Ajo vjen hap pas hapi, sepse tarifat sot nuk i gjejnë studentët në punë, se deri dje studentët punonin në call center. Në qoftë se ne themi që kjo nuk është e vërtetë, kjo është mëse e vërtetë. Me ligjin që u miratua në Itali për mbylljen e call center jashtë vendit, solli mbi 20-30 mijë njerëz që humbën vendin e punës, të cilët merrnin të paktën 500-600 euro në muaj dhe pjesa më e madhe e tyre ishin studentë që flisnin anglisht ose italisht. Kjo çfarë solli? Kjo solli që gjithë ky kontingjent studentësh që qarkullonin paratë, ta linin vështirësinë e

tyre te familjet, sepse në fund të ditës ata punonin. Një student që merr 600 euro sa një drejtor në ministri, nuk është pak. Me ato paguante tarifën dhe jetën studentore. Sot këta studentë janë shumë shumë më të varfër se sa kanë qenë para një viti. Për çfarë po shkoni nesër në Parlament? Së pari, të qenurit pjesë e protestës së studentëve nuk ka asgjë të keqe që ata e nisën dhe e bënë sepse ka nevojë edhe për njerëz të rinj për tu futur në skenën politike. Unë për veten time them që ne si LSI kemi parë shumë elementë pozitivë të asaj proteste të cilët janë anëtarë të LSI dhe nesër pasnesër mund të jenë oratorët shumë të mirë. Ka sa të duash njerëz që janë më të mirë se sa treçereku i njerëzve në Parlament, në mënyrën e të artikuluarit, pavarësisht notës që kanë në dëftesë. Ndërsa porsa i përket vajtjes në Parlament, ka një këndvështrim shumë të gabuar, sepse jemi peng i një propagande të Edi Ramës. Opozita ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar në Parlament e para. E dyta, nuk humbasim ne edhe po të mos shkojmë pasnesër edhe të premten. Nuk e djegim ne! Mandatet e opozitës po ta llogarisësh me 8 muaj, i bie në shkurt. Edhe sikur të mos shkojmë, mandatet tona i miraton Kuvendi me vota dhe miraton edhe KQZ 5 me 2. Kjo historia e djegies së mandatit dhe heqjes së mandatit, është një histori për të çorientuar dhe për krijuar një lloj urrejtje. Vijmë te seanca e të enjtes së kaluar, ku LSI-ja paraqiti dy amendamente, ku këto të dyja ishin zero kontributi i LSI-së, ku tetë kërkesat e studentëve përktheheshin në dy amendamente. Ligji i Buxhetit që kishte 6 pika dhe përqindja e votës së studentit në votime. Përqindja e votës së studentëve në votime. Gjë që në një moment të gjithë po rrotulloheshin dhe të gjithë po thonin hajde negociata dhe Edi Ramës iu dha shansi shumë i mirë për të kaluar këto. Mund të mos i kalonte të dyja amendamentet po themi, por mund të kalonte 3 pika, të bënte vetëm dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë. Gjë që është shumë e thjeshtë, nga 0,46% ta çonte në 1%. Kthimi juaj në Parlament nuk ndryshon asgjë, sepse ai maxhorancën e ka... Ka dhe një gjë tjetër. Ky njeri po të mos kishim çuar ne ato dy amendamente për shumë individë qofshin këto të huaj apo të vendit, gazetarë apo ambasadorë, diplomatë apo politikanë kuptuan që Edi Rama nuk ka dëshirë për t’i plotësuar 8 kërkesat e tyre. Por ai kërkon që ti marrë edhe studentët tek ai holli i vet me pikturat dhe ekspozitat që bën. Të tallet, ti fyejë, ti intimidojë, ti denigrojë, ashtu siç edhe denigroi dekanët dhe rektorët e universiteteve tona. Njëri i tha veshgjatë, tjetrit i tha veshprerë, tjetrit i tha palaço.


POLITIKE

9

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Banorët e “Astiri” sërish në protestë, dënojnë kërcënimet ndaj Ylli Rakipit dhe përshëndesin kërkesën e kryetares së LSI-së

K

a vijuar në ditën e saj të 46-të protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre dhe anulimit të projektit “të dyshimtë” për Unazën e Madhe. Me thirrjet “Toka jonë, shtëpia jonë”; “Poshtë projekti”; “Qeveri hajdute”, banorët e Unazës së Re kanë dolën pasditen e djeshme sërish në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre. Ata iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë për t’u bashkuar. Ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Kjo lëvizje u nis për të mbrojtur shtëpitë tona por ky zaptuesi i karriges së kryeministrit tha që ne jemi zaptues dhe e kishte me shumë nxitim për të shkatërruar shtëpitë tona. A e shikoni se çfarë fshihej pas këtij nxitimi? Karrigia e kryeministrit po tundet dhe jo vetëm nga ne. Këta njerëz të babëzitur të pushtetit nuk po shohin as për arsimin e as për shëndetësinë po donin të nxirrnin banorët në mes të dimrit jashtë”, deklaruan banorët. Banorët kanë shprehur solidarizimin e tyre për kërcënimet me jetë ndaj drejtuesit të emisionit “Të Paekspozuarit”, i cili zbuloi skandalin me kompaninë fituese të lotit të parë prej 18 milionë eurosh për rindërtimin e Unazës së Madhe. “Solidarizohemi me Ylli Rakipin dhe Unaza e Re i ka dhënë besën Ylli Rakipit. Çdo kërcënim ndaj gazetarëve është kërcënim ndaj banorëve të unazës dhe ne do t’i mbrojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta dhe

Kryemadhi kërkesë Arta Markut: Pezullo punimet te Unaza e Re

ligji. I bëjmë thirrje Prokurorisë të lëvizë sepse dita-ditës gjendja po përkeqësohet. Ne e kemi bërë të ditur se këtu ka krim”- shprehen banorët. Po ashtu, banorët e zonës së “Astirit” kanë përshëndetur veprimin e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, pas shkresës së bërë nga ana e saj drejtuar Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, për pezullimin e punimeve tek Unaza e Re. Kërkesa e Kryemadhit Kryetarja e Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kërkuar dje në mënyrë zyrtare, Prokurores së Përgjithshme Arta Marku pezullimin e punimeve në Unazën e Re. Në letrën e saj, kryetarja e LSI-së shprehet se edhe pse u verifikuan problematika me tenderat e këtij projekti punimet e kompanive private janë ende duke vazhduar. Kryemadhi thekson se punimet po vijojnë edhe në pjesën e projektit ku Ministria e Infrastrukturës deklaroi se

është anuluar tenderi. “Ditët e fundit, jemi njohur gjithashtu nga media mbi vendimmarrjen tuaj për nisjen e procedimit penal në ngarkim të personave përgjegjës lidhur me shkeljet ligjore të kryera në procedurën e përzgjedhjes së kompanive fituese për projektin e Unazës së Re (Astiri). Gjithashtu, nga media jemi njohur për vendimmarrjen e ARRSH-së për pezullimin e punimeve në Lotin 1 të projektit. Nga konstatimet dhe verifikimet

e kryera në terren vërejmë se në të gjithë gjatësinë e projektit, firmat fituese vazhdojnë të kryejnë veprime që tregojnë se punimet nuk janë pezulluar. Nisur nga rëndësia shumë e lartë e kësaj çështjeje, në të cilën preken drejtpërdrejtë e drejta e pronës, si e drejtë themelore Kushtetuese e banorëve të zonës ku shtrihet gjurma e këtij projekti, duke theksuar gjithashtu shqetësimin e interesit publik lindur prej fakteve të bëra publike, të cilat kanë krijuar bindjen e arsyeshme se qëllimi i këtij projekti dhe procedura e ndjekur për zbatimin e tij ka qenë thellësisht korruptive dhe me shkelje të rënda të ligjit: Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masës së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re, deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje”, shprehet në kërkesën e saj drejtuar kryeprokurores Arta Marku, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Projekti Tre javë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikuan fakte se një prej tre kompanive që ka fituar tenderin te Unaza e Re ka falsifikuar gjithë dokumentet. Nga dokumentet rezultoi se tenderi prej 18 milionë euro, i vetëm një pjese të projektit, i është dhënë një 26-vjeçari që punonte recepsionist. Ministria e Infrastrukturës urdhëroi pezullimin e punimeve në këtë segment të projektit dhe deklaroi se do të shpallte hapjen e një tenderi të ri. Ndërkohë, siç vë në dukje dhe kryetarja e LSI, edhe pse ka një vendim pezullimi nga ministria punimet në gjithë segmentin vazhdojnë njëlloj si më parë.

PS: TË VOTOJMË REFORMËN ZGJEDHORE. KUNDËRPËRGJIGJET PD: PS PO I VË MINAT REFORMËS ME DRAFT TË NJËANSHËM

P

as një konsultimi mes aleatësh opozita ka vendosur të thyejë bojkotin dhe të marrë pjesë në dy seancat plenare të se enjtes dhe të premtes. Vendimi vjen për shkak se dy seancat kanë rëndësi për debat. Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit për buxhetin, ku kërkohet reflektimi i kërkesave të studentëve, dhe të premten pjesë e diskutimit parlamentar do të jetë drafti i opozitës i vetingut në politikë. “Nuk është aq i zoti, sepse nuk është as doktor shkencash dhe as piktor. Është një kryeministër i lidhur me krimin, është një kryeministër që vjedh paratë e studentëve për xhepat e tij”- deklaroi në një prononcim të shkurtër menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Për shkak të dy seancave kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mblodhi Konferencën e Kryetarëve. Kreu i grupit të demokratëve njoftoi se ka kërkuar debat. “Kemi 4 muaj që themi kur të shqyrtohen amendamentet kushtetuese opozita do të jetë në Kuvend. Do të jemi në Kuvend për të shprehur mbështetjen për ata që protestojnë për gati dy javësh. Do të ishte e pafalshme për opozitën nëse nuk do të ishte krah studentëve në

Opozita thyen bojkotin, kthehet në Kuvend të enjten dhe të premten

parlament”- deklaroi deputeti demokrat, Edmond Spaho. Ndërkaq, vendimi për rikthimin në Kuvend dhe kërkesa për debat e opozitës është mirëpritur nga grupi parlamentar i PS-së, por kryetari i ëktij grupi, Taulant Balla kërkoi edhe miratimin e reformës zgjedhore. “Do të presim përgjigje nga lidershipi i PD dhe LSI për të rënë dakord për debat. Dakordësia jonë ishte e plotë për çdolloj diskutimi. Unë e uroj opozitën për rikthimin në punimet e Kuvendit. Është shumë e rëndësishme që opozita të vijë të votojmë reformën zgjedhore”- u shpreh deputeti socialist. Por menjëherë pas këtij propozimi, kundërpërgjigja do të vinte nga bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi. Ai tha dje Partia Socialiste ka si qëllim sabotimin e reformës zgjedhore, duke paraqitur draftin në mënyrë të njëanshme të amendamenteve të Kodit Zgjedhor. “Me paraqitjen e draftit të njëanshëm të amendamenteve

të Kodit Zgjedhor, PS në mënyrë të përsëritur po minon reformën zgjedhore. Ky akt tregon qartë se i vetmi qëllim i PS është të sabotojë reformën zgjedhore. Parlamenti mund të votojë vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm (djeshëm) i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje

që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi raporti i OSBE-ODIHR në vitin 2017. Reforma zgjedhore ka konstatuar se problemet kryesore të zgjedhjeve janë pasojë dhe përgjegjësi e qeverisë. Asnjë përpjekje nuk është bërë nga qeveria për të zgjidhur problemin e 1.4 milion letërnjoftimeve që u skadon vlefshmëria deri në d ‎ atën e zgjedhjeve 30 qershor 2019, që përbën shumicën dërrmuese të zgjedhësve aktivë. Asnjë përpjekje reale nuk është bërë nga qeveria për të vënë në jetë projektin pilot të votimit elektronik, si një mjet kundër mashtrimeve zgjedhore. Asnjë përpjekje nuk ka në plan qeveria kundër presionit mbi administratën dhe abuzimit me burimet shtetërore siç rekomandon ODIHR. Asnjë përpjekje nuk është bërë për sistemin e plotë dhe të saktë të adresave, mungesa e të cilit vazhdon të lejojë manipulimin e listave të zgjedhësve duke importuar

zgjedhësit nga një qytet në tjetrin. Asnjë masë nuk është marrë që policia e shtetit të garantojë që kriminelët të mos prishin procesin, në të njëjtën kohë të mos bëhet vetë ajo palë e manipulimit dhe presionit. Ndërsa për problemin numër Një, atë të shitblerjes së votës, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij vazhdojnë të mbrojnë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë të PS, të interceptuar edhe ligjërisht nga përgjimet e prokurorisë në pazare me kriminelët për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit. Nga njëra anë edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë pranuar se këto probleme thelbësore nuk zgjidhen me Kodin Zgjedhor, por janë detyrë e qeverisë dhe çështje e vullnetit politik. Minat që PS po i vë sot reformës zgjedhore, synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme. Synimi është i qartë, pa një reformë konsensuale, qeveria fsheh përgjegjësitë e saj dhe mbron vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve. Dy muaj më parë PS publikoi një draft të njëanshëm për reformën zgjedhore, duke theksuar se opozita nuk ka ndërmend të jetë pjesë dhe po kërkon ta bllokojë procesin”- u shpreh Bylykbashi.


POLITIKE

10 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Kreu i shtetit: Të gjithë gazetarët të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cenim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit

Presidenti Meta: Të hetohen kërcënimet ndaj gazetarit, Ylli Rakipi Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që ka marrë gazetari Ylli Rakipi. Zyra e shtypit e Presidencës njofton se kreu i shtetit, pas raportimeve në media për kërcënimin, ka pritur në një takim drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit”. “ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi

u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës. Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë in-

teresit publik përmes fakteve dhe të vërtetave”,- thuhet në njoftimin e Presidencës. Duke shprehur solidaritet me gazetarin, Presidenti Meta ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë kërcënimet dhe autorët të marrin përgjigjen e merituar. “Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve. Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit”,- thuhet në njoftimin e Presidencës. Lidhur me kërcënimet ndaj gazetarit Ylli Rakipi ka reaguar dhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, PD akuzoi kryeministrin Edi Rama si personin përgjegjës që indirekt ka frymëzuar sulmet dhe kërcënimet ndaj Ylli Rakipit.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKA TA KUSHTETUESE GJYKAT KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHP ALLJE VENDI V AKANT SHPALLJE VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/ 2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të hpall 1 (një) vend vakant për Posaçëm të Apelimit” shpall “Drejtor” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT KËRKESAT POZICIONIT:: a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” për Ekonomi. b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial. KUSHTE TË PËRGJITHSHME: · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit,

Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 dhjetor deri më 31 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

KËRCËNOHET GAZETARI YLLI RAKIPI. PARTIA DEMOKRATIKE: KUR KRIMI KËRCËNON MEDIAN, KJO DO TË THOTË SE AI MË I FORTË SE SHTETI DHE SE DREJTËSIA

PD: Autori i kërcënimit është Edi Rama Partia Demokratike ka reaguar dje për kërcënimet ndaj gazetarit Ylli Rakipi. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë. “Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi. Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale. Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë”,thuhet në deklaratën e PD. PD akuzon kryeministrin Edi Rama si frymëzuesin e këtij akti ndaj gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Të Paekzpozuarit”. “Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia. Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend. Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti”,- deklaroi dje PD. Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Njoftimi për kërcënimet u publikua dje nga faqja online e emisionit që drejtohet nga Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit” www.tpz.al. Në lajmin e “tpz.al” shkruhet se “këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere. Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është dre jtuar organeve kompetente. Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, thuhet në një njoftim të stafit të “Të Paekspozuarit” emisioni, do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut”.

SHPALLJE ANKANDI Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k Shpallje Ankandi II, per pasurine Garazh, me sip.26.9 m², me adresë Minibashkia Nr.5, Tiranë, Zona Kadastrale: 8270, Numri i Pasurisë: 2/241+1-G4, Vol. 47, Faqe 45, me pronësi te Znj.Elvana Haxhia, i cili përfundon me datë 19.12.2018. Cmimi fillestar per shitje eshte ne vleren 10,544 leke. Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla 5, Kati 11, Numër.54 – Tiranë


ANALIZË

11

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Paris, Budapest, Tiranë: Po proteston gjysma e Evropës?

Nga David Ehl

N

ëse sheh vetëm fotot, mund të mendosh, se deti i dritave të Budapestit është spektakël soditës për Krishtlindje. Por njerëzit që të dielën në mbrëmje u mblodhën në kryeqytetin hungarez nuk mbajnë qirinj, por telefonë në duart e tyre – dhe mesazhi i tyre nuk është fetar, por politik. Ata kërkojnë që Kryeministri Viktor Orban të tërheqë ligjin, sipas të cilit kërkohet që punëdhënësit të mund të kërkojnë deri në 400 orë pune shtesë jashtë orarit nga punëtorët e tyre. Që nga votimi parlamentar të mërkurën e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër këtij “ligji të skllevërve”, siç u quajt ai, madje ka pasur trazira të dhunshme. Të dielën, protestat ishin të qeta në fillim, më vonë policia përdori përsëri gaz lotsjellës. Me 10,000, ndoshta 15,000 pjesëmarrës, ky ishte kulmi i një valë proteste që nuk ka ndodhur në Hungari gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit. Edhe në Francë protesta e sapo e ‚jelekëve të verdhë‘ erdhi pas një shpalljes së një ligji. A po ndodh tani në rrugët evropiane “ngrohja globale” e klimës politike? Hungaria: “Largohu Orban” Shumë demonstrues shprehën nëpërmjet thirrjeve të tyre se ata janë nuk e mbështesin jo vetëm ligjin e orarëve shtesë së punës, por as politikën sociale të Kryeministrit të tyre. Nën udhëheqjen e Viktor Orban, punëtorët humbën gjithnjë e më shumë të drejta, ndërkohë që pozicioni i sipërmarrësve u forcua edhe më

tej. Gjithashtu ka pakënaqësi me veprimet e Orban kundër të pastrehëve dhe emigrantëve dhe operacionin e tij të shpëtimit për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg në vendin e tij. Serbia: kundër pushtetit shtetëror Në Beograd në kryeqytetin e Serbisë, në këtë fundjavë mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me bilbila si në protestat masive kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Shkaktari për protestat aktuale ishte një sulm brutal ndaj një lideri të së majtës serbe, Borko Stefanoviç. Njerëzit me këmisha të zeza e kishin rrahur politikanin në fund të nëntorit në qytetin jugor të Krushevcit me një shufër metalike të hekurt dhe e kishin plagosur rëndë. Presidenti Vuçiç e dënoi sulmin dhe autorët e krimit u kapën. Por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e mprehtë të Vuçiçit për një klimë dhune në vend. Shqipëri: Më shumë se sa taksat e larta të shkollimit Në Shqipëri, që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 dhe 2560 euro, të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro. Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve

FORUM

Nga Ylli Manjani Partia-shtet, po nxiton të bëjë ligje të sajuara që nuk arnojnë asnjë situatë. Përkundrazi krijojnë gropa të reja. Ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit, ku propozohet të emërohen ushtarakë në funksione drejtuese të

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës së shtetit. Në Gjermani ka pasur protesta të para të ‘jelekëve të verdhë’. Quo Vadis Europë?

ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të benzinës. Francë: Si do të vazhdojnë më tej “jelekët e verdhë”? Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës kishte filluar disa javë më parë në Francë, protesta e “Gilets Jaunes”. Protesta gjithnjë e më masive, mbarëkombëtare,

pas koncesioneve të presidentit Emmanuel Macron dhe sulmit në Strasburg e ka humbur pak vrullin. Nivelet e protestave në Paris fundjavën e kaluar ishin shumë prapa atyre të javëve të mëparshme. Dimensionet e protestave në Paris javën e kaluar ishin larg atyre të javëve të mëparshme. Programi emergjent prej miliar-

da dollarësh, i cili ndër të tjera, parashikon një rritje të pagës minimale me 100 euro, në vitin 2019 e vë Francën në vështirësi buxhetore, Parisi ka gjasa të bëjë më shumë borxhe sesa e parashikon Pakti i Stabilitetit të Euros. Objektivi i tyre origjinal heqja dorë nga rritja e eko-taksave në lëndët djegëse fosile, është arritur nga “jelekët e verdhë”. Sidoqoftë, lëvizja në pak javët e ekzistencës së saj, ka dhënë një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe në një farë mënyre është rritur fuqishëm në drejtime të ndryshme politike. Por kjo rritje e shpejtë mund ta dëmtojë lëvizjen, nëse qëllimet e palëve ndryshojnë aq shumë sa që nuk mund të bien dakord për një agjendë të përbashkët. *Radio Gjermane Deutsche Welle

Anti-reforma e Policisë policisë është problematik. 1. Ky ligj kaloi pa asnjë konsultë brenda qeverisë. U bë shpejt e shpejt dhe po aq shpejt, pa respektuar asnjë afat Kushtetues po tentohet të kalohet në seancë. Sipas Kushtetutës edhe në rastin kur qeveria propozon miratimin me procedurë të përshpejtuar, projekti nuk kalon dot në seancë pa kaluar 7 ditë nga fillimi i shqyrtimit. 2. Për herë të parë as PAMECA e as ICITAP, EURALIUS jo e jo, nuk u ftuan të japin një opinion ligjor. Pra partia nuk ka nevojë më për ta.

3. Projekti ka një përplasje të fortë me nenet 13,25, 27 e ne vijim të Kodit të Etikës së Policimit. Ky është akt që ndiqet në çdo reformë personeli të policive të vendeve anëtare të INTERPOL. Ne thelb policimi, sipas këtij akti, është i ndarë nga profesione të tjera, përfshi edhe të arsimuarit në shkolla uahtarake. Janë shkolla me qëllime të ndryshme. Njëra ka të bëjë me luftën ndaj krimit në kohë paqe, tjetra ka të bëjë me luftën e vërtetë. 4. Duke futur ushtarakë në polici, nuk do të thotë po krijohet Gendarmeria apo karaninieria. Pra është tjetër gjë

përfshirja e ushtrisë në detyra policimi, nga propozimi që të përdorën ushtarakë. 5. Ushtarakët futen për karshillëk ndaj oficerëve të policisë, jo si vlerë e shtuar. Me shumë gjasë rendi brenda radhëve të policisë do dëmtohet më keq për arsye përplasje kulturash she formimi. 6. Mesazhi që po jep qeveria ( i vetmi i sinqertë) është se si policia ka kapitulluar. Por kjo nuk rregullohet duke futur ushtarakë, por policë profesionistê. Dëgjova që disa deputetë të Partisë -shtet kanë reaguar. Shpresoj të ndalojnë këtë anti-reformë në personelin e Policisë së Shtetit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Shqipëria merr kryesinë e Kartës SHBA-Adriatike për vitin 2019 situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A5-ës në funksion të integrimit euro-atlantik të rajonit. Gjatë takimit, Ministri Bushati krahas vlerësimit të kontributeve të vendeve pjesëmarrëse në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, theksoi edhe domosdoshmërinë e zgjerimit të Kartës me vendet e tjera të rajonit, gjë që do i shërbejë integrimit të plotë euro-atlantik të tij, në funksion të konsolidimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Ministri Bushati në cilësinë e kryesuesit kësaj nisme për vitin 2019, vuri në dukje se: “Ndërkohë që kjo platformë i ka shërbyer plotësisht qëllimit të saj fillestar, për të mbështetur përpjekjet tona drejt integrimit euro-atlantik, besojmë

M

inistri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Ministerialin e Kartës SHBA-Adriatike apo siç njihet ndryshe A5, i cili zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, vendi që mban kryesinë për vitin 2018. Në takim, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe vëzhguese të saj diskutuan mbi

se është koha për ri-adresimin e fokusit të Nismës. Fokusi i kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, në luftën aktive dhe me efektivitet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Ministri Bushati u ndal veçanërisht edhe tek domosdoshmëria për të marrë parasysh kërkesën legjitime të Kosovës për t’u përfshirë si vend anëtar në këtë Nismë në përputhje me aspiratat euroatlantike të vetë Kosovës. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, miratuan edhe Komunikatën e Përbashkët, e cila avancon më tej rrugët e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

PROJEKTET PËR TIRANËN

Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze K

ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me ftesë të qeverisë japoneze ka nisur një vizitë zyrtare në Tokio. Gjatë kësaj vizite ai do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme që kanë për qëllim çuarjen përpara të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, por edhe për të nxitur investimet japoneze dhe për konkretizimin e projekteve të zhvillimit të Tiranë. Veliaj do të pritet në një takim të veçantë nga Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, ku do të diskutohet mbi intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve. Gjithashtu ai do të ketë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono, si dhe deputetë të parlamentit japonez. Pjesë e axhendës së vizitës së kryebashkiakut Veliaj do të jenë edhe disa takime të tjera me drejtues të Organizatës së

Tregtisë së Jashtme të Japonisë dhe me kryetarin e JICA-s, (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar). Gjatë kësaj vizite Veliaj do të takojë edhe shoqatat e biznesit dhe komunitetin shqiptar në Japoni. Nëpërmjet kësaj vizite do të synohet mbështetje për

projektet e zhvillimit në Tiranë dhe ndërmjetësimi me kompani japoneze që të investojnë në kryeqytetin shqiptar. Kjo është vizita e parë e një kryetari bashkie shqiptar në Tokio që pas lancimit të Iniciativës për Balkanin Perëndimor të kryeministrit Shinzo Abe.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Presidenti Meta përshëndet 25-vjetorin e IOM-Albania (Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit në Shqipëri)

Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim “Ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve jashtë vendit. Të dhënat e ‘Gallup’, të publikuara javën e kaluar, ku Shqipëria renditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim, padyshim janë shumë shqetësuese. Kjo është një këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtynë

P

residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në veprimtarinë e organizuar në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, të zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), që festoi 25-vjetorin e themelimit në Shqipëri. Në këtë përvjetor të 25-të “IOM-ALBANIA” vlerësoi Presidentin Meta me çmimin “Për mbështetjen në promovimin e emigrimit me dinjitet, të organizuar

e të rregullt në të mirë të të gjithëve”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit theksoi se e mirëpriti me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që bashkon dy data të rëndësishme: 25-vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin - IOM, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve. Në fjalën e tij, Presidenti Meta u ndal në problematikat që ka shoqëria shqiptare.

het t’u kushtojnë më shumë rëndësi të rinjve për të ndalur emigrimin. “Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend, por edhe potencialet e të gjithë vendit për një zhvillim më të shpejtë e më të qëndrueshëm.” – nënvizoi në fjalën e tij Presidenti i Republikës”,tha Presidenti. Në këtë veprimtari të zhvilluar në Hotelin “MAK Albania” ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeminstrja e Shqipërisë, Senida Mesi, Drejtorja Rajonale e IOMit për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Argentina Szabados, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Kordinatori Rezident i OKB-së dhe UN Përfaqësuesi i PNUD-it, Brian J. Williams si dhe Kordinatori për Ballkanin Perëndimor i IOM-it, Peter Van Der Auweraert.

në krye të Selisë së Shenjtë, shqiptarët kanë parë tek Ju jo vetëm modestinë hyjnore që ju karakterizon por dhe udhërrëfyesin e tyre shpirtëror e mbështetësin e palodhur për kapërcimin e vësh-

janë rigjallëruar e ripërtërirë si kurrë më parë, falë edhe vëmendjes e mbështetjes Suaj e të Selisë së Shenjtë. Po kështu jemi shumë mirënjohës për audiencën e veçantë që i dhatë delegacionit prej 200 shqiptarësh të shquar, vetëm pak ditë më parë, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Heroit Kombëtar të shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian. Për mua personalisht do të mbeten të paharruara emocionet dhe momentet e takimit me Ju në Selinë e Shenjtë, pak javë më parë. Ju siguroj se do të vijoj t’i përcjell me të gjithë fuqinë time dhe të përgjegjësisë institucionale që mbaj, mesazhet Tuaja të vyera për popullin tim dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme, që Ju e kujtoni me aq dashuri nga vizita juaj në vendin tim. Gëzuar Ditëlindjen e jetë të gjatë e të lumtur At i Shenjtë! Me respekt e mirënjohje të thellë, Ilir Meta”.

bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme e dëshpëruese. Ky fenomen, përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit”,- tha Presidenti. Kreu i shtetit shtoi se institucionet du-

Presidenti Ilir Meta uron Papa Françeskun për 82-vjetorin e lindjes

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Papa Françeskut duke e uruar për 82 vjetorin e lindjes. Për mua personalisht do të mbeten të paharruara emocionet dhe momentet e takimit me Ju në Selinë e Shenjtë, pak javë më parë” shkruan Meta mes te tjerash në letrën e dërguar ditën e djeshme për Atin e Shenjtë Presidenti e siguron se “Do të vijoj t’i përcjell me të gjithë fuqinë time dhe të përgjegjësisë institucionale që mbaj, mesazhet Tuaja të vyera për popullin tim dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme, që Ju e kujtoni me aq dashuri nga vizita juaj në vendin tim”. Letra e Presidentit Meta “Shenjtëria Juaj, Me rastin e 82-vjetorit të ditëlindjes suaj At i Shenjtë, ju përcjell nga zemra urimet më të ngrohta e të përzemërta, si dhe ju uroj jetë sa më të gjatë, të shëndetshme e të mbushur me gëzim, në dobi të besimit katolik e mbarë njerëzimit. Që prej ardhjes Suaj

tirësive të tyre, për një të ardhme më shpresëdhënëse. Vizita Juaj pastorale në Shqipëri, në vitin 2014, si dhe më pas vendimet hyjnore për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe të lumturimit

e lartësimit të besimtarëve të devotshëm e klerikëve shqiptarë që u flijuan për përulësinë ndaj Hyjit, i kanë bërë shqiptarët krenarë. Vlerat e harmonisë fetare dhe vokacioni evropian i shqiptarëve


FORUM KOMENT Nga Enver Rabolli

S

hefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedhë përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel. Kryeministri shpallet i padëshirueshëm, presidenti i dëshirueshëm. Po ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend ku është në këtë mes? Ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë? BE pret jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga ky ekip që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës. Këto ditë sërish jemi dëshmitarë të një komedie me dy aktorë të dështuar. Ata quhen Federica Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së, dhe Johannes Hahn, komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim. Dje, në takimin me delegacionin qeveritar të Kosovës, Hahn pasi mbajti një fjalim borokratik, u largua menjëherë për të nënshkruar një marrëveshje me ministren serbe për integrime europiane, ku Serbisë i garantoheshin gati 100 milionë euro ndihma për periudhën e paraanëtarësimit në BE. Javën që shkoi Serbia hapi edhe dy kapituj të rinj në negociatat me BEnë. Ikja e Hahnit nga takimi me palën kosovare tregon mungesën e respektit minimal edhe protokolar që ka ky politikan austriak për ata politikanë të Prishtinës që janë kritikë ndaj agjendave të Brukselit. 100 milionë ndihma dhe dy kapituj të tjerë të hapur me Serbinë – kjo tregon se rezultati i integri-

meve europiane për serbët është i prekshëm. Këtë rezultat ata e kanë siguruar falë negociatave me Prishtinën. E çfarë ka fituar Kosova? Kjo shihet në pikat kufitare: policët serbë u bërtasin shoferëve shqiptarë që sa më shpejt të heqin nga vetura targat e Kosovës dhe të ngjesin një letër në veturë, njëfarë kartoni me numra të përkohshëm, të cilët ia mundësojnë shoferit kosovar të kalojë nëpër Serbi. Ndërsa Johannes Hahn sillet me arrogancë ndaj palës kosovare, Federica Mogherini, krahas arorgancës, i lejon vetes edhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikën e Kosovës. Si dikur shefat e UNMIK-ut edhe Mogherini vendosë se kush do të ftohet nga Kosova për të marrë pjesë në takimin me liderët e Ballkanit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës është shpallur i padëshirueshëm prej saj, andaj në takim ajo e fton presidentin. Vendet e tjera të Ballkanit prezantohen me kryeministra. Serbia e Kosova, sipas qejfit të Mogherinit, nga presidentët. Në një letër dërguar qeverisë së Kosovës Mogherini (bashkë me Hahn-in dhe komisioneren për Tregti Cecilia Malmström) jo vetëm që kërkoi të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe, por i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës. «Ne shprehim mospajtim të thellë me vlerësimin tuaj se dialogu është i bllokuar. Krejt e kundërta, dialogu i zhvilluar nga dy presidentët ishte duke bërë progres të dukshëm. Ne kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Europian të dhjetorit dhe kemi marrë mbështetje inkurajuese», nënvizo-

14 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Mogherini dëshiron të jetë guvernatore e Kosovës me kompetenca të UNMIK het në letër. Sipas Mogherinit dialogu mes dy presidentëve, atij të Serbisë dhe Kosovës, po ecte mirë. Me fjalë të tjera: këtë dialog po e dëmton kryeministri i Kosovës. Andaj duhet të përjashtohet nga debatet për të ardhmen e Kosovës. Pra, shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel. Grupi për Studime Juridike dhe Politike me të drejtë e kundërshton këtë qasje të Mogherinit. Letra e saj, sipas juristëve të këtij grupi, është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës:«Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbejë si instrument

LETRA

Trump i shkruan presidentit të Kosovës Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Letrën e ka publikuar Thaçi në Facebook. Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë. Letra e plotë, e presidentit të SHBA drejtuar Hashim Thaçit: “ I nderuar z. President: Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armë-

pushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të

cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike” .

për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhojë kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në Kushtetutë». Ndërsa Mogherini në stilin e një guvernatoreje arrogante Kosovën e trajton si koloni afrikane të shekullit të ’19, duke injoruar Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës, përfshirë kryeministrin, është në intres të publikut të dihet se ku është në këtë mes ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend? Ku është ai ekipit që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Kosovën? Përse kjo heshtje? Hahn dhe Mogherini janë dëshmuar si politikanë të paaftë, që në çaste vendimtare ia mbajnë anën kryetarit të Serbisë. Dy zyrtarët e lartë të BE-së Kosovën e shikojnë me përçmim. Kanë dështuar në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja e dialogut ka qenë që Beogradi të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë hapa drejt njohjes. Tani, për shkak edhe të përfaqësuesve skandalozë të Kosovës, me bekimin e Hahn-it dhe Mogherini-t po flitet për prishjen e kufijve të Kosovës. Meqë këta dy politikanë kanë qëndrime në të shumtën e rasteve dashakeqëse ndaj Kosovës, pala kosovare nuk duhet t’i pranojë si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Hahn dhe Mogherini janë vetëm

edhe katër-pesë muaj në poste. Gjatë kësaj kohe s’mund të bëjnë gjë, përveçse të përpiqen të legalizojnë projektin për ndarjen e Kosovës. Pala kosovare nuk ka përse të ngutet për të negociuar me Serbinë. Nëse Mogherinit dhe Hahnit u ngutet, kanë kohë katër muaj të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë sidomos në 4 vitet e fundit! Pastaj ndërmjetësues të tjerë mund të ngarkohen me dosjen e Kosovës. Hahn dhe Mogherini s‘kanë asnjë kredibilitet. Po aq sa nuk kanë kredibilitet improvizuesit e politikës në Prishtinë, të cilët kërkojnë dialog për nënshtrim. Ndryshe s’mund të kuptohet deklarata e fundit e presidentit të Kosovës: «Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira. (…) E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por, ato janë të domosdoshme». Nuk është e domosdoshme që në këtë format, me Mogherini dhe Hahnin, Kosova të eksperimentojë me shtetësinë e vet. Në këtë qorrsokak Kosovën e kanë futur politikanë që hallet e tyre personale, shqetësimet, gajlet e kokëçarjet private i kanë shndërruar në politikë shtetërore. Politikanët e tillë quhen – të shantazhueshëm! Kosovës i duhen urgjentisht politikanë të pashantazhueshëm. Dialoginfo.ch


AKTUALITET

15

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t’i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t’i grabitur paratë “Arrest me burg”, është masa e sigurisë që dha Gjykata e Durrësit, në seancën e së martës për dy policët privatë që shoqëronin furgonin me paratë e bankës, që u vodhën pasditen e 14 dhjetorit në zonën e Shkozetit. Ndaj Fejzi Sakajt dhe Astrit Gjatës, rëndojnë akuzat se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin. Grabitja ndodhi të premten e 14 dhjetorit, rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të “Unazës së Plazhit”. Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t’i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t’i grabitur paratë. Autoritetet policore nuk kanë arritur akoma të identifikojnë asnjë prej tre autorëve që sulmuan efektivët e sigurisë të kompanisë private pranë një banke të nivelit të dytë në zonën e Shijakut. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi autorët ishin të maskuar ndërsa mjeti mbante targa të dala nga qarkullimi. Edhe pse janë sekuestruar disa kamera që kishin mundur të fiksonin sekuenca nga sulmi, hetuesit e kanë pasur të pamundur të identifikonin autorët. “Gjykata e Durrësit vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00, të shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale si dhe caktimin e masës

Grabitja e 7.5 mln lekëve, burg për dy policët privatë

shtrënguese ”arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të datës 14.12.2018, ora

23:30, të shtetasit Astrit Nefail Gjata, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale. Caktimin e masës

shtrënguese “arrest në burg” ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale”. Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga tre personat që katër ditë më parë grabitën

AKUZA “Dy policët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin. Grabitja ndodhi rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit”.

MASKAT “Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga tre personat që katër ditë më parë grabitën me armë 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Transportit në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi ata mbanin maska në kokë”. me armë 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Transportit në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi ata mbanin maska në kokë. Hetuesit kanë dyshime se autorët mund të kenë bashkëpunuar me efektivat e policisë private apo me ndonjë informator nga brenda DRTRR, i cili u ka treguar se pasditen e së premtes do të transportohej në shumë e madhe parash drejt bankës së nivelit të dytë. Ndërkohë dy policët privatë Fejzi Sakaj, 46-vjeç dhe Astrit Gjata, 55-vjeç, të arrestuar pas grabitjes u lanë në burg pa afat nga gjykata e Durrësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

ABUZIMET

GREQI

KLSH çon në prokurori dosjen “Pogradeci”

19-vjeçari: Nuk e vrava unë studenten

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në Prokurori ish-regjistruesin e Hipotekës në Pogradec dhe 3 specialistë të këtij institucioni. Sipas KLSH, nga Auditi që është zhvilluar në këtë ZRVPP, ka rezultuar se këta zyrtarë kanë kryer regjistrime pasurish që nuk kanë qenë të pajisura me dokumentacionin përkatës. Ata akuzohen nga KLSH se kanë kryer regjistrime dhe kanë legalizuar objekte që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit. KLSH nuk jep informacion për zyrtarët e kallëzuar penalisht, por i ka identifikuar ata si: M.SH, me detyrë ish Regjistrues, A.T, me detyrë Specialist Hartograf, E.P, me detyrë Specialist Hartograf, S.A.

19-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e studentes greke Helena Topaloudi në Rothos të Greqisë, mohon të jetë ai autor i krimit të rëndë. Për programin “Me ju” në Tv “Skai”, Aleksandër Lucaj theksoi se është i pafajshëm. “Unë nuk dua të përmend asgjë tjetër në lidhje me momentin. Unë jam i pafajshëm, kjo është ajo që dua të them”, tha i pandehuri. Lucaj insiston se nuk është përgjegjës për vdekjen e vajzës fatkeqe, duke thënë se autori është 21-vjeçari greke, i arrestuar gjithashtu. Ngjarja ndodhi në 28 nëntor, kur policia në ishullin Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur. Vrasja shkaktoi tronditje të gjerë në opinionin grek dhe më gjerë. E ndjera u godit fillimisht me një hekur në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me djemtë, ndërsa më pas u hodh në det

edhe pse ishte ende e gjallë. Nga ana tjetër, 19-vjeçari u dhunua barabarisht në paraburgim, ku akuzoi se është përdhunuar. Skema e dhunës ndaj shqiptarit u bë lajm menjëherë në Greqi, pasi ishin vetë të burgosurit

ata që filmuan të gjithë skenën. Mbi këtë ngjarje, ministria e Drejtësisë Greke pohoi se ka nisur hetimet dhe se do të gjejë përgjegjësit, pasi 19-vjeçari edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton i dhunuar.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Mjekët i bëjnë apel prindërve që mos të marrin antibiotikë të ndryshëm pa konsultën e specialistëve, pasi kjo nuk ndihmon por e përkeqëson dhe më tej shëndetin e fëmijëve

R

ënia e temperaturave sjell edhe komplikacione shëndetësore nga më të ndryshmet dhe kryesisht më të prekur janë të vegjëlit. Me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi. Lidhur me këtë, mjekët pediatër u bëjnë apel prindërve apo dhe kujdestarëve të bëjnë kujdes me veshjet e fëmijëve, si dhe me përdorimin e antibiotikëve pa konsultë me specialistët. Grupmosha e bebeve 0-12 muajsh, janë ata që kërkojnë kujdes më të veçantë. Makbule Naipi, mjeke pediatre thotë se temperaturat kanë luhatje me goxha gradë që pasohet me ndryshime në shumë fusha të shëndetit. “Grupmosha më e prekur janë bebet mosha 0-12 muajsh. Imuniteti i tyre është ende i paformuar. Kanë problematikat e tyre që pasqyrohen me probleme në shëndet”. Mjekja pediatre tregon edhe disa nga komplikacionet që ndodhin gjatë kësaj periudhe tek fëmijët.”Problemet kryesore janë: infeksionet e rrugëve të sipërme respiratoreqë përfshijnë rrufën, një kollë të lehtë dhe më tëpër mbizotërojnë bronkiolitet. Ka dhe probleme në grupmosha të tjera që mund të lidhë edhe me ndryshimin e klimës por edhe me konsumimin e ushqimeve jo fort të përshtatshme”,-tha ajo për “Abc News”. Ajo apelon se për një shëndet të mirë të fëmijëve, rëndësi ka edhe temperatura e ambientit, veshja si dhe disa faktorë të tjerë. “Këshilla ime e parë që unë insistoj fort është

Temperaturat në minus, mjekët: Më të ri skuar bebet dhe fëmijët

100 MIJË VAKSINA “Vaksina rekomandohet të bëhet nga të gjithë, përfshirë edhe gratë shtatzëna pasi siguron mbrojtje edhe për beben nëpërmjet nënës. Falas janë siguruar vetëm 100 mijë doza, për të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe bluzat e bardha”.

KËSHILLA “Mjekët pediatër u bëjnë apel prindërve apo dhe kujdestarëve të bëjnë kujdes me veshjet e fëmijëve, si dhe me përdorimin e antibiotikëve pa konsultë me specialistët. Grupmosha e bebeve 0-12 muajsh, janë ata që kërkojnë kujdes më të veçantë”.

ambiente sa më të ajrosura jo të mbingohura dhe jo të mbyllura. Një veshje sa më komode, të mbizotërojë pambuku. Një kontakt i pandërprerë me mjekun e tyre të familjes për të marrë këshillat e duhura për mënyrën e ushqyerjes. Evitimi i ambienteve të mbyllura, lokaleve që frekuentohen sot. Nuk ua këshilloj këtë, pasi nuk është e shëndetshme

për fëmijët”. Mjekët i bëjnë apel prindërve që mos të marrin antibiotikë të ndryshëm pa konsultën e specialistëve, pasi kjo nuk ndihmon por e përkeqëson dhe më tej shëndetin e fëmijëve. Ndonëse ende nuk është izoluar ndonjë rast me grip në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, specialistë të këtij institucioni bëjnë thirrje për vaksinimin e

SITUATA

DËMSHPËRBLIMI

“Dhurata” për pensionistët, ja si tërhiqet

10 kategori pensionistësh dhe policë e ushtarakë në pension të parakohshëm, do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit në masën 5.000 lekë. Tërheqja do të bëhet pranë pikave postare, si në qytet, ashtu dhe në fshat. Pensionistët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, çdo datë 20, do ta tërheqin shpërblimin po këtë ditë. Kategoritë përfshijnë persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, social, pension koperative etj. Ka pensionistë që e kanë marrë shpërblimin që të hënën, kur nisi zyrtarisht edhe procesi i shpërndarjes së shpërblimit. Nga vendimi i Këshillit të Ministrave përfitojnë mbi 650 mijë pensionistë. Të drejtën për shpërblim e kanë edhe ata persona, që e morën për herë të parë pensionin në datën 12 dhjetor, kur hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave.

popullatës. Ekspertja e sëmundjeve infektive Silva Bino thotë se gjithë popullata duhet të kujdeset për të siguruar mbrojtje ndaj virusit të gripit. “Ne kemi ngritur sistemin e survejancës. Nga mostrat që na vijnë nga mjekët e familjeve, ende nuk kemi izoluar asnjë rast me grip por gjithsesi, popullata duhet të fillojë të vaksinohet. Vaksina e gripit mund

të bëhet në çdo kohë£, thekson shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Bino. Nëpër poliklinika ka nisur të shpërndahet vaksina që ofrohet falas për grupet e riskut, ndërkohë që qytetarët e tjerë mund t’u drejtohen farmacive në tregun e lirë për të marrë vaksinën antigrip. Virusi i gripit, thonë ekspertët, nuk duhet neglizhuar pasi shkakton komplikacione të rënda. Vaksina rekomandohet të bëhet nga të gjithë, përfshirë edhe gratë shtatzëna pasi siguron mbrojtje edhe për beben nëpërmjet nënës. Falas janë siguruar vetëm 100 mijë doza, për të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe bluzat e bardha.

R

evista prestigjioze ‘’The Economist’’ e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruante se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve. Në Shqipëri mendohet se 7 deri në 8 mijë persona janë përdorues të rregullt droge. Megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti. Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa të tjerat që funksionojnë nuk mund tu përgjigjen të gjitha kërkesave. Raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: ‘’Deri dje nuk kishte

Droga, 8 mijë përdorues në 5 qytete

të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit’’. Tirana, Fieri,

Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.


AKTUALITET

17

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Deputetët e PS votuan që në radhët e policisë të pranohen ushtarakë por në vende të veçanta që i mungojnë Policisë, ndryshe nga propozimi që i hapte rrugë çdo ushtaraku

M

inistri i Brendshëm Sandër Lleshi, humb betejën e parë në Parlament me propozimet. Lleshi kishte përgatitur ndryshime në ligjin e policisë për krijimin e një force elite mbi RENEA-n por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit. Propozimet u kundërshtuan tek Komisioni i Sigurisë, ku vetë deputetët e partisë që emëroi si ministër të Brendshëm, hodhën poshtë disa nene në projekt-ligjin e propozuar nga vetë Lleshi që u hapte rrugë ushtarakëve të futeshin në radhët e policisë. Deputetët e PS-së votuan pro, që në radhët e policisë të pranohen ushtarakë por në vende të veçanta që i mungojnë Policisë së Shtetit, ndryshe nga propozimi që i hapte rrugë çdo ushtaraku të bëhej pjesë e uniformave blu. Pas debateve u vendos që 3% e Policisë së Shtetit do vijnë nga radhët e institucioneve të sigurisë, Forcave të Armatosura dhe të SHISH për funksione të veçanta që nuk prodhohen nga Akademia e Sigurisë. U rrëzuan edhe nenet që në kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zv.drejtorit u hapej rrugë edhe ushtarakëve apo përfaqësuesve të tjerë në institucionet e sigurisë. U rrëzua nga deputetët e majtë edhe propozimi i ministrit për të përjashtuar efektivët që nuk marrin certifikatë sigurie. Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshi u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen Akademisë, pasi Policia e Shtetit ka nevojë për mbi 350 n/komisarë. Ai tha se Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re. “Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t’u inkurajuar që të futen në

PS voton kundër Lleshit: Ushtarakët në polici, vetëm 3%

3% USHTARAK “Pas debateve u vendos që 3% e Policisë së Shtetit do vijnë nga radhët e institucioneve të sigurisë, Forcave të Armatosura dhe të SHISH për funnksione të veçanta që nuk prodhohen nga Akademia e Sigurisë”.

POLICËT E SHQETËSUAR “Ata që vijnë në polici të shkojnë atje ku janë profilizuar, jo si dukur, pasi e hedhim në erë si dikur. Punonjësit e policisë nuk mund të konkurrohen nga këta që do të vijnë, pasi kanë një jetë në luftë me kriminelët”.

polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilësi të re”. Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu u shpreh se projektligji ka ngjallur reagime dhe shqetësime në radhët e policisë së shtetit, prandaj kërkoi që të specifikohet pozicioni ku do të punësohen ush-

ANGLI

tarakët. Socialisti kërkoi që të të përcaktohen kuotat dhe funksionet e veçanta, që nuk ofrohen nga akademia e policisë dhe pozicionet që do të marrin ushtarakët. “Ka qindra punonjës të policisë së shtetit që janë të shqetësuar për këtë. Ne e

hapëm rrugën por aty ku kanë mundësi të japin kontribut dhe jo kudo. Ata që vijnë në polici të shkojnë atje ku janë profilizuar, jo si dukur, pasi e hedhim në erë si dikur. Punonjësit e policisë nuk mund të konkurrohen nga këta që do të vijnë, pasi kanë

një jetë në luftë me kriminelët. Pra, të japin një kontribut por jo kudo”. Ministri Lleshi, me një përvojë të gjate në FA, qetësoi zërat se ushtarakët do të jenë në sektorë specialistë dhe jo drejtues. Ndërsa socialisti Ndreu kërkoi që pranimet të mos kalojnë 3%, pasi cënon policët e karrierës. “Drejtuesit e policisë së shtetit nuk janë atakuar dhe i vetmi “kërcënim” që mund tu vijë atyre është nga mosbërja e detyrës dhe jo nga ushtarakët dhe Forcat e Armatosura”. Musfonksionimi për një periudhë 10-vjeçare e Akademisë së Sigurisë, ka shkaktuar mangësi në 30% në të gjitha gradat e Policisë së Shtetit, çka do të sjellë një reformin të thellë për Akademinë.

ARRSH

Humb jetën tragjikisht shqiptari Bora mbulon vendin, ja situata e rrugëve A

Shqiptari Franci Çoku ka humbur jetën tragjikisht në Britani, pasi pësoi një atak kardiak. 26-vjeçari i lindur në Divjakë kishte rreth një muaj që ishte larguar në Angli në kërkim të një jete më të mirë ndërsa ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit. Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga puna dhe para se të arrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën. Familja e tij në Mucias, Divjakë ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin i cili ndodhet ende në Angli. Në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para, të cilat do ta ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri.

utoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije situatën e qarkullimit rrugor në akset kombëtare pas reshjeve të borës së orëve të fundit. Në akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme. Në akset e Tropojës dhe në BogëDedaj-Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Edhe në Qafë Mali-Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes. Segmenti MjedëPukë-Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë. Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur,

po punohet për ta përmirësuar. Useku (Unaza e Re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë. Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë-Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet

me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.


AKTUALITET

18

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Në urdhër përcaktohen masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil

K

ëtë vit shqiptarët do ti kalojnë festat pa frikën dhe zhurmën e fishekzjarre. Ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, kanë firmosur një urdhër për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorim civil. Vendosja e këtij regjimi të ri, synon bllokimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në urdhër përcaktohen masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë. Specifikisht, artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë të kategorisë 2, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; të kategorisë 3, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet. Do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla. Në urdhër janë përcaktuar edhe detyrimet e institucioneve shtetërore për ndalimin dhe hedhjen në treg të këtyre produkteve. Komisioni i Dhënies së Licencave, pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të ndalojë prodhimin me qëllim shitjen për treg të brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil. Komisioni i Dhënies së Licencave gjithashtu do të rishikojë licencat e importit

Festa pa fishekzjarre, 3 ministra firmosin urdhërin e bllokimit

VENDIMI “Artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë të kategorisë 2, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; të kategorisë 3, përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet”.

AKSIONI “Strukturat vendore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Policisë së Shtetit, Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi do të jenë përgjegjëse për kontrollin dhe verifikimin e kushteve të transportit, magazinimit dhe të shitjes në dyqanet sipas juridiksionit territorial dhe fushave të përgjegjësisë”.

dhe prodhimit të cilat janë në fuqi, për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil. Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejohen këto produkte. Kështu është përcaktuar se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste fes-

tash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën. Gjithashtu, institucionet përkatëse do të ngrenë një Task Forcë, e cila do ushtrojë kontrolle për verifikimin e kushteve në linjat e prodhimit

ATHINË

Shqiptari arratiset nga qelia, policia në alarm

Një shtetas shqiptar është arratisur nga qelitë e paraburgimit, duke vënë në alarm gjithë policinë e Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në drejtorinë policore të Atikës Perëndimore. Shqiptari ka mundur të presë me limë hekurat e qelisë dhe pastaj të dalë e të zhduket në drejtim të paditur. 38-vjeçari ishte plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë gjatë një grabitjeje me armë, më 27 nëntor, në afërsi të Athinës. Pasi qe kuruar në spital i ruajtur nga policia, ai po mbahej në paraburgim, në pritje që të transferohej në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Krahas operacionit për gjetjen dhe kapjen e tij, është urdhëruar dhe fillimi i hetimeve mbi rrethanat e arratisjes.

dhe të magazinimit të subjekteve të licencuara. Pas ndalimit të lëndëve piroteknike, Policia pritet të marrë masa shtesë në kuadër të sigurisë gjatë ditëve festive. Mësohet se me marrjen e këtyre masave synohet rritja e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe kontrollin e personave me precedentë krim-

inalë dhe mbajtja e tyre nën vëzhgim. Pritet të ketë rritje të efikasitetit të shërbimeve policore, identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, sigurimi dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale, rritja e pranisë policore në akset rrugore për të shmangur aksidentet si dhe forcimi i masave dhe kontrollit ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre. Më herët Ministria e Brendshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese. Provat eksperimentale vërtetuan se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

ELBASAN

P

olicia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi”të Elbasanit, një person mund të kishte me vete armë zjarri. Policia e Elbasanit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasi D.S, 22-vjeç, banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të çilen e posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve hetimor, u procedua penalisht dhe shtetasi O.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Policia e

“Alo, policia! Një person qarkullon me armë”

Elbasanit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo

shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Bebe mbi 100 udhëtime brenda vitit Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për fundvit. Këtë vit, ajo solli në treg albumin e saj “Expectations”, gjersa ka promovuar këngët e saj në të gjitha koncertet e mbajtura anë e mbanë botës. Këngëtarja shqiptare ka realizuar udhëtime të shumta brenda vitit, për të qenë sa më pranë fansave dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe evente botërore. Mund të duket shumë por këngëtarja Rexha ka realizuar mbi 100 fluturime me aeroplan brenda këtij viti. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se fluturimi i fundit ishte për të fluturimi i 100-të për këtë vit. Duke qenë

se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexhës shpesh i është dashur të udhëtojë në Europë por edhe në Australi për koncertet e saj.

Dua Lipa pjesë e një filmi përmes zërit K

ëngëtarja e famshme Dua Lipa, është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit. Dua ka korrur suksese të njëpasnjëshmë dhe i radhës është ai që ka pritur prej kohësh. Me anë të një postimi në profilin e saj në

Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka zbuluar se është bërë pjesë e filmit të njohur “Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në vitin 2019. Kënga nuk është zbuluar ende por do të jetë kolona zanore e filmit dhe ne tani kemi një

arsye më shumë për ta parë. “”Alita: Battle Angel”! Kënga zyrtare nga e juaja me ndihmën e miqve të mi Justin, Kennedi, Junkie XL dhe Mattman & Robin. Jam shumë krenare që jam përfshirë në këtë film të mrekullueshëm më një protagoniste femër të fortë”. Faleminderit gjithë ekipit të Alita që e ka sjellë këtë karakter. Faleminderit James Cameron, Jon Landau, Robert Rodriguez dhe 20th Century Fox për këtë mundësi. Të gjithë duhet ta shohin këtë film. (Kemi bërë edhe një video muzikore dhe jemi kënaqur duke e xhiruar! Mezi pres ta shihni)”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale. “Alita: Battle Angel” është një film aksion kibernetik i bazuar në veprën e Battle Angel Alita që në Japoni njihet si Gunnm. James Cameron dhe Jon Landau janë producentë të filmit me regji të Robert Rodriguezit, ndërsa skenarin e ka shkruar Cameron me Laeta Kalogridis. Rosa Salazar, Christoph Waltz, Jennifer Connelly, Mahershala Ali, Ed Skrein, Jackie Earle Haley e Keean Johnson luajnë në rolet kryesore. Premiera e këtij filmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është caktuar për datën 14 shkurt 2019.

Ç’po ndodh me buzët e Elita Rudit? Postimi i fundit i Elita Rudit në Instagram u shoqërua me komente të shumta nga ndjekësit, të cilëve u bënë përshtypje buzët e moderatores. Siç mund ta shihni, ato janë më të plota se zakonisht dhe menjëherë nisën aludimet se mos ndoshta ka bërë ndërhyrje. Shkurtimisht, ç’po ndodh me buzët e Elitës? Disa gra preken nga buzët e shtatzënisë, ato duken më të mëdha se zakonisht, më të plota. Të tjerë yje të famshëm kanë deklaruar më parë se kanë vënë re ndryshime tek zona e buzëve gjatë periudhës 9-mujore. Pse fryhen buzët? Gjatë shtatzënisë, hormonet veprojnë më shpejt, gjë që sjell zgjerimin e enëve të gjakut. Kështu trupi mban më shumë lëngje në indet e organizmit. Kjo gjë vihet re më së shumti tek gjymtyrët e poshtëm, por mund të ndodhë edhe në zonën e gishtave të dorës, fytyrës e ndonjëherë edhe tek buzët. Buzët kanë rrjet të mirë të enëve të gjakut, përgjegjëse për ngjyrën dhe madhësinë e tyre, të cilat janë më të ndjeshme gjatë këtyre ndryshimeve.

“Aurela e madhe sa Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha” “Nona e krimit”, e quan në këngë Fifi atë. Po flasim për Aurela Gaçen, një prej zërave më të fuqishëm të muzikës shqiptare kurse ai është një ndër reperët më të mirë të estradës sonë muzikore. Aurela Gaçe dhe McKresha, kanë vite që janë miq të vërtetë. Artisti ka zgjedhur fjalët më të mira për këngëtaren teksa e ka krahasuar me divat e këngës shqipe. “Ti je në atë dhomën me Vaçe Zelën, Nexhmije Pagarushën e Muharrem Qenën”, ka qenë komenti i Kreshës për Gaçen. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aurelës, duke e falënderuar dhe vlerësuar lartë fjalët që i ka

kushtuar këngëtares. ‘’Kur ai, Mc.Kresha të cilëson kështu është e rrallë kjo lloj dashurie dhe respekti. Kur e lexova e pranoj se u ndjeva shumë e nderuar. Fatmirësisht, dashurinë e respektin ndaj talentit të tij e kam shprehur vite më parë. Duke e kërkuar vetë në bashkëpunim sepse është i rrallë, unik’’, ka shkruar Aurela.


SPORT

20

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Presidenti i FSHF foli dhe për Ligën e Kombeve ku theksoi se ka shërbyer për të fituar talente

N

ë prag të mbylljes së dy fazave të para të këtij sezoni 2018/2019 të Superligës dhe në mbyllje të vitit kalendarik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel bëri bilancet vjetore, duke filluar nga Kategoria Superiore. “Është një garë akoma më e fortë se e edicionit të kaluar dhe e organizuar edhe më mire. Në të gjitha këndvështrimet është një kampionat më i mirë se i mëparshmi”. Po atëherë përse stadiumet janë akoma më bosh? Kushtet e stadiumeve, ndoshta është edhe transmetimi i drejtpërdrejtë i të gjitha kampionateve të tjera, qartazi më të forta se yni. Kështu, nëse do të luhet një ndeshje Real-Barcelona, njerëzit preferojnë të rrinë në shtëpi e t’i shohin të dyja, pasi edhe Superiorja transmetohet drejtpërdrejt. Menaxhimi dhe promocioni nga vetë klubet dhe mënyra se si duhet t’i afrojnë ata, të gjitha këto nuk janë bërë mirë”. Po sa i përket Skënderbeut dhe akuzave për mungesë interesi hera-herës, në pritje të vendimit të KAS për dënimin e UEFA-s? Nuk shoh asnjë lëshim në kampionat nga Skënderbeu. Ka pasur angazhim maksimal dhe është shumë i interesuar për të patur një klasifikim sa më të mirë. Nëse do të lejohet të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës apo jo, do ta vendosë KAS-i”. Tirana, e sapongjitur në Kategorinë Superiore, pas dy fa-

Duka bën skanerin për vitin 2018: Gara në Superligë është më e fortë

zave të para vuan një krizë të thellë, që po e çon sërish drejt Kategorisë së Parë. Ç’duhet të bëjë që ta tejkalojë këtë situatë? Më vjen keq për pozitën që është Tirana, pasi ka mundësi më shumë sesa të tjerët. E përsëris, më vjen keq, por kjo nuk mund të përmirësohet me urim e nuk mund të përmirësohet me dëshirë, nëse nuk do të ketë një menaxhim më të mirë, që i mungon Tiranës. Nëse nuk do të ketë

REAGIMI

Agjenti i Hysajt: Nuk largohet, shumë njerëz do të kapërdijnë fjalët Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka bërë edhe një tjetër përmbledhje të situatës që po kalon mbrojtësi shqiptar te Napoli. Duke folur për mediat italiane, ai ka shpjeguar se problemet e Hysajt lidhen me ndryshimin e trajnerit. “Ai në karrierën e tij kishte vetëm Sarrin, për këtë arsye po vuan. Ka vetëm një mënyrë për të menduar futbollin. Duhet t’i jepet kohë të asimilojë kërkesat e reja që i janë bërë nga trajneri i ri. Ai ka qenë një lojtar i vlefshëm më parë dhe është i tillë edhe tani. Nëse do të qëndrojë te Napoli, do të bëjë që shumë njerëz të kapërdijnë fjalët që kanë thënë për të… Nuk ka asnjë të re për rinovimin. Do të flasim përsëri pas merkatos së janarit. Këtë verë mund të shkonte te Chelsea, por nuk u bë asgjë. Sarri e dëshironte në ekip, por Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. De Laurentis do të kishte pranuar edhe 40-45 milionë euro, por bisedimet nuk filluan kurrë. Për të lënë të lirë Sarrin, Napoli vendosi një klauzolë që i ndalonte Chelsea të blinte lojtarë të tjerë përveç Jorginhos”, tha menaxheri i futbollisti shkodran.

një menaxhim më të mirë, Tirana do të vazhdojë të vuajë. Por jo vetëm bardheblutë, janë të shumta skuadrat që në këtë mbyllje të vitit kalendarik kanë disa muaj paga të prapambetura? Klubet nuk duhet të tentojnë të paguajnë më tepër se kapitalet e tyre. Ky është një gabim i madh. Çdo klub duhet të ketë një buxhet të parashikuar dhe të mbulojë shpenzimet me vetë të ardhurat që vijnë nga klubi, nga vetë fut-

bolli, nga të ardhurat e të drejtës televizive, nga të ardhurat e biletave, nga sponsorët etj. Ka qenë një lloj periudhe tranzicioni, e cila forcohet vit pas viti, për të ardhur në idealen, që ne nuk do të lejojmë më klube me bilance negative. Sa i përket kombëtares, Liga e Kombeve, pavarësisht e konsideruar si një dështim, a ka shërbyer për diçka? Në ambientimin e stafit teknik, pas një stafi të suksesshëm që

arriti me Shqipërinë të hymë në “Euro 2016” evidentimin e disa futbollistëve të rinj që do të kemi edhe për eliminatoret e ardhshme të Europianit. Edhe pse Panucci u rikonfirmua edhe për eliminatoret e Europianit, a duhet të shohim te trajnerët shqiptarë? Shkolla shqiptare e trajnerëve ka filluar rreth vitit 2004 e njohur ndërkombëtarisht edhe nga UEFA dhe me licencë që mund të punosh në çdo vend të Europës. Por mund të konsiderohet një shkollë e re. 2004-2018 janë pak vite, por, gjithsesi, produktet e asaj shkolle janë trajnerët e rinj që ju sot shihni në pankina dhe që jam i bindur që janë të gatshëm, sa më shumë eksperiencë të marrin, të drejtojnë edhe ekipin kombëtar A. Po për vendimin tuaj për një vend në komitetin e qeverisë europiane të futbollit UEFA, ashtu si dy vite më parë? Ka qenë i njëjti qëllim edhe tani si dy vite më parë: të shoh Shqipërinë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sinqerisht nuk e kam menduar ndonjëherë të shoh Armand Dukën si anëtar të komitetit, por në çdo lloj vendi të shoh Shqipërinë një pozicion më lart. Ky ka qenë qëllimi, qoftë herën e pare, qoftë edhe tani. Gjithsesi edhe këtë e shoh si sport.

ZBORET

Shqipëria në kërkim të talenteve, Panucci i ndjek nga afër në Itali S

hqipëria është në kërkim të talenteve që luajnë në liga të ndryshme të Europës. Pas Greqisë, radha ka qenë në Itali, aty ku drejtuesit trajnerët e kombëtareve zinxhir, kanë kryer një zbor për të parë nga afër elementët cilësor, që mund ti bashkohen ekipeve kombëtare të moshave. Mes trajnerëve për të ndjekur këto talente, ka qenë dhe ai i ekipit të parë të kombëtares Christian Panucci. “Kanë përfunduar me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në qytetin e Romës në Itali. I pranishëm në këtë proces seleksionimi ishte dhe trajneri i ekipit Kombëtar Christian Panucci që vëzhgoi me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006. Për dy ditë me radhë përzgjedhjet u zhvilluan në Itali, ditën e djeshme

në Milano ishin të pranishëm 140 futbollistë dhe sot 60 futbollistë në Romë. Seleksionimet e Romës u ndoqën nga afër edhe nga ish kapitenët kuqezi, Foto Strakosha dhe Igli Tare. Ky proces seleksionues është ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal

Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe specialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta”, thuhet në njoftimin e FSHF.


SPORT

21

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Strategu portugez është larguar dje zyrtarisht nga “Djajtë e Kuq” pas humbjes ndaj Liverpoolit

“Dopieta” e Shaqirit firmos shkarkimin e Mourinhos nga United

DJAJTË E KUQ

Nga Pochettino te Wenger, zbulohen kandidatët për të pasuar Mourinhon

Manchester United është sërish në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të jenë të detyruar që t’i paguajnë 24 milionë paundë strategut portugez për pritje të parakohshme të kontratës mes tyre. “Sun Sports” ka zbuluar se në krye të listës për ta zëvendësuar është Mauricio Pochetino, por ka edhe emra të tjerë që janë në lojë për të zënë vendin e “Special One”. Laurent Blanc e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit të United, pasi ka punuar si asistent i Jose Mourinhos. Zidane ndërkohë është një trajner i lirë, teksa pas aventurës me Real Madrid mund të provojë një tjetër sfidë në karrierën e tij në Premier League. Në të njëjtën pozitë është edhe Conte, por me ndryshimin se strategu italian ka provuar të drejtojë Chelsea-n, duke fituar Premier League që në sezonin e parë. Arsen Wenger mund të jetë emri më surprizues duke marrë parasysh faktin se ai ka pasur shumë rivalitet me Ferguson, por mes tyre ka pasur gjithmonë miqësi dhe respekt.

AGJENTI

Mendez: Ronaldo kërkoi të transferohej te Juvja që në janar

M

anchester United ka pushuar nga puna trajnerin José Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën ndaj Liverpool-it 1-3, duke i dhënë fund marrëdhënies me portugezin, nisur në maj 2016. Vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke lëshuar pikë edhe ndaj ekipeve modestë si Southampton e Crystal Palace, kanë vulosur fatin e portugezit. “Manchester United bën të ditur se trajneri Jose Mourinho është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e tij gjatë periudhës te Manchester United dhe t’i urojë sukses në të ardhmen. Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi do të nise procesin e kujdesshëm të emërimit të një trajneri me kohë të plotë”, shkruhej në njoftimin

ARGJENTINASI

zyrtar të klubit. Mediat angleze shkruajnë që Mourinho është shkarkuar dhe se klubi nga “Old Trafford” duhet t’i paguajë luzitanit 22,5 milionë paund për kontratën që kishte deri në vitin 2020 dhe për faktin se Manchester United është ende në garë në Champions League duke kaluar grupin. Mbyllet pas dy sezonesh e gjysmë aventura e 55-vjeçarit portugez në krye të Djajve të Kuq, me Mourinhon që arriti të fitonte dy trofe, 1 Europa League dhe 1 Kupë Lige në eksperiencën e tij te United. Rezultatet e dobëta në këtë sezon, vendi i 6-të në Premier League me 26 pikë të grumbulluara pas 17 javësh (11 më pak se vendi i 4-t), por edhe eliminimi nga Derby County në Kupën e Ligës i kanë dhënë fund aventurës së “Special One” te United. Marrëdhëniet mes Special One dhe zëvendës-presidentit Ed Woodward ka kohë që

janë të ndera dhe që në verë nisi konflikti i hapur, kur Mourinho kërkoi qendërmbrojtës klasi, por nuk u ble, pasi klubi gjykoi se nuk ekzistonin lojtarë në treg më të mirë se ata që ka në ekip Mourinho. Mourinho ka kritikuar hapur lojtarët për mungesë cilësie dhe mentaliteti fitues, ndërsa ka pasur fjalë të ashpra edhe për lojtarët e rinj në moshë, që sillen shumë keq krahasuar me futbollistët e rinj të disa dekadave më parë. Skuadra me të gjitha gjasat do të drejtohet nga zëvendësi i portugezit ish-mesfushori i “Djajve të Kuq”, Michael Carrik, siç raporton vetë klubi në faqen zyrtare. Për “Special One” mbyllet një tjetër aventurë e hidhur, teksa është shkarkimi i tretë që ndodh në Premier League, pasi më parë është larguar dy herë nga Chelsea, dhe tashmë edhe nga Manchester United.

Cristiano Ronaldo dhe Juventus, duket se prej kohësh kanë kërkuar njëri-tjetrin. Fakti interesant për mediat italiane, u zbuluar nga menaxheri i CR7, Jorge Mendes, teksa mori çmimin si agjenti më i mirë europian, i dhënë nga e përditshmja “Tuttosport”. Bisedimet nisën prej atëherë dhe në muajin korrik, sulmuesi 33-vjeçar iu bashkua “Zonjës së vjetër”, me të cilën po zhvillon një sezon vërtet shumë të mirë. “Në muajin janar, Cristiano më shprehu dëshirën e tij për të luajtur me Juventusin. Iu përgjigja se do të ishte një tratativë e vështirë, por jo e pamundur. Pasi në jetë nuk ka asgjë të tillë. Takimi i parë me drejtuesit e Juventusit u bë me rastin e ndeshjes së Championsit me Realin e Madridit. Pas kësaj ka pasur një sërë bisedash telefonike, të cilat e bënë të mundur realizimin e këtij operacioni. Merita ishte e gjitha e Juventusit, e presidentit Agnelli dhe personave që vendosën të sillnin në Torino Cristiano Ronaldon. Me Florentino Perezin gjërat u zhvilluan normalisht. Juventusi kërkoi lojtarin dhe tratativat u mbyllën pas 2-3 muajsh”, deklaroi agjenti i njohur në prononcimin e dhënë për “Tuttosport”.

Messi merr “Këpucën e Artë” për herë të pestë, ja kalon Ronaldos L eo Messi rrëmbeu për herë të pestë “Këpucën e Artë”, një më shumë se rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, trofe që e shpërblen atë si golashënuesin më të mirë të Europës në sezonin e kaluar. Ylli argjentinas e mori çmimin nga duart e drejtorit të “MARCA”, Juan Ignacio Gallardo. Vetë Messi ishte shumë i përulur

në fjalët e thëna, pas marrjes së trofeut: “Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll. Më pëlqen puna, përpjekja dhe, mbi të gjitha, shokët e skuadrës. Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam lojtarët më të mirë në botë te Barcelona dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë, që

unë t’i fitoj këto çmime. Rivali në Champions? Në emër, Lyon nuk ishte një nga më të fortët në short, por do të jetë e komplikuar përballja me ta. Ka kohë deri në shkurt, shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk e dimë se si kundërshtari do të jetë në atë periudhë, as se si do të jemi ne. Parashikoj një ndeshje të vështirë”, deklaroi Messi.


VIP

22 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

10 yjet më të ndjekur në Instagram Instagram-i është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë dhe ndonjëherë nuk mund ta kalojmë ditën pa postuar foto. Edhe për VIP-at ndodh e njëjtja gjë, madje gjithmonë ka pasur një “luftë” të fshehur se kush ka më shumë ndjekës e kush më pak. Nëse mendoni se këto janë gjëra të parëndësishme, e keni gabim. Instagram-i ka arritur të kthehet në biznes dhe këtë e kanë vërtetuar vetë ato që bëjnë pjesë në listën e personave më të ndjekur. Lista e Top 10, fillon me futboll dhe mbaron me futbollist. Në krye qëndron Ronaldo dhe në vendin e 10-të është kundërshtari itij, Messi. Sigurisht që jashtë listës nuk mund të jenë emra si: Beyonce, Kim

Kardashian, Selena Gomez apo dhe Kylie Jenner. Të shohim si do të jetë kjo listë në 2019 por 2018 mbyllet me Cristiano Ronaldon, si figurën publike më të ndjekur në Instagram. Cristiano Ronaldo-148.6 milionë ndjekës Selena Gomez-144.5 milionë ndjekës Ariana Grande-139.3 milionë ndjekës Dwayne Johnson-125.0 milionë ndjekës Kim Kardashian-122.5 milionë ndjekës Kylie Jenner-121.7 milionë ndjekës Beyoncé-121.6 milionë ndjekës Taylor Swift-113.9 milionë ndjekës Neymar-107.7 milionë ndjekës Lionel Messi-103.8 milionë ndjekë

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, reperja Loredana Zefi, janë bërë prindër për herë të parë. Loredana ka lindur një foshnje të gjinisë femër, të cilën çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Hana. Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Mozzik, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi të foshnjës. Në mbishkrimin e saj, reperi nga Ferizaji përshkruan titullin e sapo marrë si më të veçantin që mund t’i dhurojë jeta. “Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë”, ka shkruar Mozzik në Instagram. Ata e zbuluan lidhjen e tyre në fillim të këtij viti, gjersa shtatzënia e Loredanës u zbulua nga mediat, pasi vet dyshja nuk u prononcuan asnjëherë rreth kësaj çështje.

Shqiptari hero i vitit në Suedi Suedia u trondit nga një ngjarje tejet e tmerrshme. Një grua e sëmurë mentalisht, sulmoi 20 fëmijë të një shkolle me thikë por që nuk ia arriti qëllimit. Fidan Bejta me prejardhje nga Kosova ishte në vendin e ngjarjes, duke arritur që ta ndaloi gruan që po tentonte të kryente krimin. 29-vjeçari shqiptar kishte arritur në kohë që ta ndalonte gruan dhe t’i merrte thikën, ndërsa Suedia e ka shpallur atë si heroin e vitit. Në shenjë falënderimi, në një lidhje direkte me televiozionin që po transmetonte cermemoninë e nderimit të shqiptarit nga Kosova, Zlatan Ibrahimovic e ka ftuar atë në Los Angelos, duke i thënë se ai është një hero i vërtetë.

Demi bëhet nostalgjike Ndërkohë që festat e fundvitit po afrojnë, Demi Rose po i shijon ditët e fundit të dhjetorit në shtëpinë e saj në Londër. Megjithatë, duket se modelja britanike është bërë nostalgjike për verën. Ylli 23 vjeçar ka publikuar një foto tepër seksi me nje kostum banje të zi. “Mezi pres të vijnë pushimet”,-shkruan ishe dashura e reperit Tyga në postimin në llogarinë e saj në Instagram.

Aktorët turq “çmendin” rrjetin Dy aktorë të njohur të serialeve turke i kanë lënë të gjithë pa fjalë dhe shkak janë bërë skenat intime që kanë realizuar ku shfaqen thuajse pa rroba. Cagatay Ulusoy dhe Ayca Aycin Turan, kanë marrë vëmendjen e të gjithëve me anë të fotografive që janë shpërndarë në rrjete sociale dhe në media. Aktori Catagay ka reaguar duke thënë se gjithcka është realizuar për serialin dhe të dy janë treguar profesionistë në punë. “U munduam të ishim sa më real në atë që ndodh vërtet në jetë”, tha ai. Thuhet se Catagay është paguar 10 mijë euro për këtë rol ndërsa Ayca rreth 7 mijë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Nationalsozialistishe Deutsche Arbeiter Partei, iniciale, lider i së cilës ishte Adolf Hitler 9. Secila prej pikave të veçanta të parashikuara në një traktat, në një marrëveshje, në një kontratë 13. Përkufizim trupor për një grua apo vajzë, e shëndoshë, e plotë, e mbushur, po e hishme 16. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 17. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë 19. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 20. Fije të holla dhe të ndritshme që nxirren nga fshikëza e një lloj krimbi 21. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 22. Quhet ashtu ai që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh 23. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka, smirë, inat 25. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 28. E kundërta e saj është konflikti, dhuna, lufta 29. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 30. Emri i një lojtari legjendar brazilian. 32. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 34. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 36. Shkrimtari rus, "babai" i "Doktor Zhivago", Boris ..., (10 shkurt 1890-30 maj 1960) 38. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 40. E bardhe si ajo ... s'ka me te bardhë, e ftohtë. Simbolikë e dimrit 42. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 43. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 46. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 49. Tirana, e kishte targën e makinave ... 51. Pasues i reformizmit, përkrahës i reformave është ashtu 52. Thikë e madhe dhe e rëndë që përdor kasapi për të prerë mishin; hanxhar ose ... 54. Erë e keqe a e rëndë që të shpon hundët dhe të zë frymën 55. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 56. Emër që marrin fëmijët 8-9vjeç, ose e të rriturve që mendojnë e veprijnë si ... 57. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 63. Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë 65. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 66. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 67. Gjuhët e saj bëjnë që gjërat të shkrumbohen, të kthehen në

E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Nga Albert VATAJ

hi 70. Ishte edhe ashtu sistemi diktatorial, sepse udhëheqësi ishte ... pjellë e asaj ideologjie 72. Krahinore, ashti i thonë maces 73. Zakonisht statusi civil që merr një person që flet shumë e pa pushim 74. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 75. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 76. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 78. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 80. ...u, kjo nuk është gjë fare! 81. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 82. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 84. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 86. Fill i hollë uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh a del me forcë; çurg 87. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 88. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 90. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 92. Quhej ushtaraku, i cili ishte caktuar me shërbim pranë një oficeri më të lartë 95. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 96. Marr në familje një të mitur dhe e rrit si fëmijën tim 98. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 100. Janë edhe ashtu banorët e Krujës 103. Mal i lartë me kullota verore 104. Makinat e Elbasanit ashtu

e kishin targën 105. Partia Social Demokrate 107. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 109. Grup fjalësh ose fjali që shpreh diçka, e cila mund të jepej më shkurt ose me një fjalë 111. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 112. Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës 114. Brezi i veprimeve luftarake të trupave dhe të mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun 115. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 116. Të tillë janë ata që nuk duan të nënshtrohen, të binden VERTIKALISHT 1. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 2. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 3. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Shtrat i vogël dërrase për foshnja, me anë të ngritura e me dy këmbëza në trajtë gjysmërrethi, që të përkundet lehtë 6. Fletore e posaçme me fletë të trasha, e lidhur bukur, që shërben për të mbajtur fotografi, pulla poste etj 7. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 8. ... HYSKJA , aktor shqiptar, lindi më 1937 dhe vdiq më 2016 10. Aktorja e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta ... Luajti në "Va-

jzat me kordele të kuqe" (1978), "Rruga e lirisë" (1982), "Lamerica" (1994), "Njerëz dhe Fate" (2003), "Koha e Kometës" (2007), etj. 11. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 12. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 13. Njësi e matjes së fuqisë së rrymës elektrike, e barabartë me një mijë vat (shkurt. kw) 14. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij 15. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta 18. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 23. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve 24. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 26. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 27. Kokërr fildishi ose prej lënde sintetike, e rrumbullakët dhe e madhe sa një portokall, që përdoret në lojën e bilardos 31. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 33. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 34. Lëng i trashë e shumë i ëmbël, në ngjyrë të qelibarit, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim 35. Një mendësi, qëndim apo botkuptim është edhe ... 37. Mënyrë e vjetër luftimi në det, kur anijet puqeshin e kapeshin

në rezistencën e tyre të armatosur 59. Aleanca Kuq e Zi 60. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 61. Shkencë natyrore, që studion dukuritë e ligjet e përbashkëta të jetës 62. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 64. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 68. Mashkulli i patës 69. Eshtë i dobët, i pafuqishëm, i pa... 71. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role 77. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 78. Vrasje a vdekje në masë, gjakderdhje; shkatërrim a dëm i madh; fatkeqësi e madhe; shfarosje 79. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 83. Atë ua varin bagëtive në qafë. E kishës quhet kambanë 85. Reagim ndaj një qortimi apo një këshille 89. Mbathje për këmbët prej copë të leshtë që mbahen nëpër shtëpi 91. Gjuha e nënës 92. Thithja e një lënde nga një tretësirë, nëpërmjet një cipe me vrima shumë të vogla 93. Kryeqyteti i Bangladeshit është 94. Që nuk është lëruar (për tokën); i papunuar 97. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 99. India ka atë si monedhë 101. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 102. Isac..., fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 106. Dakord në gjuhë universale 108. Spiro ... folklorist patriot (1844-1922) 109. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 110. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 113. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën

me çengela që luftuesit të përlesheshin trup me trup 39. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 41. Banka Botërore 44. Ndodhet në pjesën veriperëndimore të Afrikës qendrore, Detin e Kuq e lag në pjesën veri-lindjore 45. Zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave të caktuara nga të gjithë anëtarët e një kolektivi 47. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 48. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 50. Ashtu ose periudhë 52. E vendos dikë a diçka në një vend 53. Veshje prej metali, e gjatë deri në brez 55. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 58. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

M I

C

4

5

E

P

K

E

E T

6

K

7

P

8

9

Z

J

H T

E Q

10

M

12

D 14

O

J

I

A N

E S

O R

O

P

S

S

E

O

M I

G R

E N

R

B

E

R

19

M A J N

20

¸

O R

K U

J

D

¸

I

M

F

E

A

N

K

U A

D ¸

R

S

I

E

D E

T

S

Z

A

R

I 26

P

E

M

31

L E

U K

O P

L A

S T

33

E

K

R

30

L O

V

28

N

L

29

17

22

K T

27

I

O T I

25

A

E

32

G

R

A

L V

E O

L E

A L

M I

N E

H

V

L

36

A

K

A

T

I

E

B L

I

C

I

I

38

M E

41

A K

M R

A N

B R

Z I

A S

B

K

E R P

E T A

Z H

51

G U

S H

R

H

T

O

63

N

I

R

A

M

N

I J

K

F

F

E T

E R

U D

O L

I

F

E

I

71

E

B

N

O

A P

R O

L L

K

F

R D

O

M K

73

A

T P

U

75

P

I

76

E S

A R

E

F

77

V

E

79

Z A

R

I 80

G

E

A

P

81

D

I

S

Z

H

B

M I

N

I

F

U N

D

P

A

84

F R

A S

R

V

G

E K

A

D

H E

R I

S

K

85

K I

T A

T A

R

L

N

89

90

Y

92

N

93

D I

H A

A

T

R M A T

L L

B

S 99

106

100

V

C

A C

I

101

E K

B C

N

I

103

M E

107

N

F L

V

110

R

R

U

E L

P A

K ¸

E

A

H

K

R O

Z E

S 105

I

N

D

O

109

¸

O

C I

111

O Z

E O

98

104

S K

108

O

M

M

A

102

E

N

95 97

J

U

94

R A

E O

91

F O

96

G

A

88

D E

U

86

P

R ¸

87

N

L I

82

83

I

R

67

78

P

B 61

J

72

M E S

74

Z

P

S

R

64

U

E 70

A

A

R

E L

66

69

I

K

˙

53

57

V

A

65

B

52

60

O

62

68

H

A

R

59

M O N K

P A

O N

50 56

P 58

P I

44

H E O

D 49

55

R A

43

K O

B

O

G

46

L 48

K

T 42

B

45

E

39

A R

40

47

L

M

37

N

A

I

34

F C

54

Q

A

E

21

M O

24

L

35

J

16

23

I

T

15 18

A

11

L 13

A S

O S

E

A

J


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 19 DHJETOR 2018

Dy javë protesta studentore Dje mbushën plot dy javë që mijëra studentë të universiteteve publike kanë lënë auditoret dhe janë hedhur në protesta me kërkesa ekonomike dhe akademike për drejtuesit e qeverisë dhe universiteteve. Ata po protestojnë prej një jave para kryeministrisë dhe një javë më parë para ministrisë së arsimit me 8 kërkesa për të lehtësuar studimet e tyre universitare. Grupe të tyre ndërprenë simbolikisht qarkullimin e automjeteve në disa kryqëzime të Tiranës, shumica e protestuesve u bashkuan si përditë në sheshet pranë fakulteteve të tyre dhe më pas marshuan

për t’u mbledhur para kryeministrisë. Gjatë gjithë kohës së protestës kryeministri Edi Rama qëndroi për më shumë se 3 orë në një mbledhje të thirrur nga rektori me pedagogë dhe studentë në Universitetin Bujqësor. Ndërkohë theksuar se kërkesat janë të panegociueshme dhe se protesta e tyre nuk ka përfaqësi dhe se askush nuk mund të flasë në emër të protestës. Studentët deklaruan se protesta do të vazhdojë, ndonëse kryeministri po përpiqet të shpërndajë përgjegjësinë e gjendjes së rëndë në universitete përmes dialogëve dhe mbledhjeve me rektorë, dekanë e studentë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.