www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 302 (8743) E enjte, 19 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Nëse deri dje në media kishte denoncime ndaj qeverisë dhe zyrtarëve, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo qeveritar edhe i kapur në korrupsion flagrant, ka të drejtë të thotë se "lajmi është shpifje". Dhe që lajmi është shpifje nuk e vlerëson gjykata, por AMA një institucion që zgjidhet nga qeveria. Me këtë ligj, për çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë, AMA detyron fshirjen e tij brenda pak orësh dhe vendos pagesën e një gjobe të majme që rrezikon mbylljen e mediave
Rama nis hakmarrjen ndaj opozitës dhe medias
Dje gjykata dhe prokuroria e kryeministrit dënuan me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji. Ligji gjoja për "anti-shpifjen" do kthehet në gjueti shtrigash prej qeverisë ndaj kujtdo që do kritikojë apo botojë korrupsionin e mazhorancës apo lidhjet e saj me bandat kriminale. Opozita të mos mjaftohet me konferenca shtypi dhe postime në facebook. Koha nuk pret, diktatura po instalohet. Duhet reagim popullor e jo stepje e opozitës
Harlem Désir, njeriu që shkatërroi PS-në e Francës dhe median shqiptare, në krah të Edi Ramës
FAQE 3
REAGIMET
Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Dënojmë miratimin e ligjit kundër mediave
Shoqatat e gazetarëve në Shqipëri: Ligji bie në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Europës FAQE 6
KREU I PD
KRYETARJA E LSI
Dënimi i Salianjit dhe Monika Kryemadhi: ligji kundër mediave. Rama po i mbyll Basha, Ramës: I ke portalet, që qytetarët bërë llogaritë gabim! të mos shohin vjedhjet e Rilindjes LIGJI KUNDËR MEDIAS Tedi Blushi: VENDIMI Presidenti do flasë PS shkarkon Arben pasi të njihet me Malaj nga Banka e ndryshimet ligjore Shqipërisë FAQE 7
FAQE 6
FAQE 2
FAQE 2
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Harlem Désir, përfaqësues i OSBE për Lirinë e Mediave
Maestral dhe CONCORD aktivitet në Tiranë
OPINION
Shengeni Ballkanik, Porti Durrësit dhe Serbia Nga Ing. Xhevair Ngjeqari FAQE 16
VENDIMI
EDITORIAL
Zyrtarisht nën censurë. Rilindja vrau dhe fjalën e lirë Nga Mili Xhani
FAQE 12
FAQE 5
FAQE 2
Tonin Vocaj konfirmohet në detyrë nga Vettingu policor
FAQE 10
POLITIKE EDITORIAL
Nga Mili Xhani
F
illimisht kryeministri mori “opozitën”. Pas dje gies së mandateve kryeministri konstatoi se i erdhi në dorë shansi që nuk kishte pasur askush para tij në pushtet. Duke zëvendësuar opozitën me deputetët e blerë siguroi qeverisjen e qetë dhe blindoi PSnë nga çdo rrjedhje. Që pas shkurtit të këtij viti, askush në PS nuk e çon në mendje të dalë kundër kryeministrit. Nuk guxon sepse e di se nuk vlen më shumë se Kujtim Gjuzi apo çdo deputetë tjetër anonim. Pas opozitës vrau protestat. Çdo reagim i opozitës reale u mbyt me gaz lotsjellës dhe me dhunë. Sot duket kohë e largët, në fakt ka ndodhur vetëm pak javë më parë, kur më shumë se 600 qytetarë u burgosen dhe u dhunuan vetëm pse dilnin në protestat e opozitës. Pasi vrau protestat dhe opozita u tërhoq, kryeministri mori zgjedhjet. I mori jo me vota, por vodhi gjithë procesin. 30 qershori ishte kambana e parë e alarmit se ky kryeministër nuk ndalet para asgjëje. Në emër të pushtetit shkoi në zgjedhje pa opozitën dhe bëri atë që as Berisha nuk e kishte imagjinuar në kohën e vet më
2 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Zyrtarisht nën censurë. Rilindja vrau dhe fjalën e lirë të pushtetshme gjatë viteve ’90. Shkoj edhe më tej duke kopjuar pikë për pikë zgjedhjet moniste me kandidatë falsë dhe me votim vetëm për partinë. Pas zgjedhjeve i kishte mbetur drejtësia e re, e cila ishte kërcënimi i vetëm real për gjithë zyrtarët dhe abuzuesit. Pasi e bllokoi për tre vite, tani duket se në gjithë postet kyçe të institucioneve të reja, me ndonjë përjashtim, janë rehatuar rilindas dhe njerëz me lidhje farefisnore të forta me qeverinë. Njerëz të tillë mund jenë juristë të spikatur, por nuk përbëjnë kërcënim për qeverinë. Prova e kësaj drejtësie u dha me gjyqet e para ndaj opozitës dhe burgosjen e ish-deputetëve. Së fundi, i duhet që për gjithë këto skandale askush të mos flasë dhe askush të mos e kritikojë. Një pjesë e medias ka kohë që është në tepsinë e pushtetit. Nuk kanë folur kurrë. Nuk kanë publikuar kurrë lajmet kritike dhe tashmë duket se dhe regjinë e marrin nga ERTV. Kanë mbetur vetëm mediat profesionale dhe kritike, tw pakta, që shqetësojnë prej kohësh qeverinë me denoncimin e skandaleve. Pa këto media nuk do ishte marrë vesh skandali i
Unazës së Re. Nuk do ishin zbuluar vjedhjet me koncesionet. Nuk do ishin zbuluar mashtrimet dhe paaftësitë. Kur e pa që gjithë mediat nuk i blinte dot, në skenë doli ligji antishpifje. Paketa është censurë në kohët moderne. Njëlloj diktature kundër
fjalës së lirë, por e veshur me atlete. Ligji u miratua me shumicë votash nga PS duke shënuar dhe regresin më të madh që partia e majtë ka bërë në këto 30 vite. Nuk ka rëndësi se çfarë do ndodhë me pas, por asgjë e mirë nuk pritet, sepse që tani duket
Nga janari 2019 ky “hartues” i ligjit antimedia që fle në OSBE do të ketë shef pikërisht Edi Ramën për një vit, sepse Shqipëria merr edhe kryesimin e OSBE
Harlem Désir, njeriu që shkatërroi PS-në e Francës dhe median shqiptare, në krah të Edi Ramës
H
arlem Désir është një emër që këto ditë u bë i njohur në Shqipëri për mbështetjen që i dha Edi Ramës në hartimin e ligjit kundër medias. Kur Këshilli i Euopës, Komisioni Europian dhe gjithë organizatat ndërkombëtare po kundërshtojnë projektin antishpifje, Harlem Désir është i vetmi që doli në krah të kreut të qeverisë. Në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE për Median, Désir, doli garant për një projektligj që mesa duket ende nuk e ka lexuar të plotë. Ai thotë se drafti i qeverisë është hartuar në bashkëpunim me OSBE. Më pas, si për të shmangur përgjegjësinë thotë, se edhe nëse ka ndonjë problem me këtë ligj, OSBE do të monitorojë aktet e tjera nënligjore që do miratohen në vijim. Prak-
tikisht pranon se ligji ka probleme, por duket se detyrohet të mbrojë kreun e qeverisë shqiptare. Kjo mbështetje absurde në kohën që Këshilli i Europës kritikon ashpër ligjin, mundet të shpjegohet edhe me faktin, që në një farë mënyrë Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të vendit kryesues të
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
OSBE është dhe shefi i tij gjatë vitit që vjen. Normalisht edhe pse flasin për parime, ndërkombëtarët nuk janë aq të pandjeshëm kur flitet për karrierën e tyre në një post të rëndësishëm në OSBE. Harlem Désir është shfaqur këto kohë si një burokrat i OSBE-së, por karriera e tij politike është e spikatur në Francë. Veç postit të Sekretarit të Shtetit për Europën në qeverinë e Manuel Valls, Désir shquhet dhe për piruetat e tij në Partinë Socialiste të Francës. Në vitin 2011 ai mbështeti kreun e PS-së Franceze Martine Aubry për të marrë drejtimin e partisë dhe të kandidonte për presidente. Por pas nisjes së garës ndikoi që Martine Aubry, duke dhënë dorëheqjen nga gara dhe vetë Désir mori drejtimin e partisë.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Nga viti 2011 deri në 2014 mbajti postin e drejtuesit e partisë dhe kjo periudhë cilësohet si nisja e rënies së PS franceze. Kjo është periudha më errët e socialistëve francezë. Pas dështimit në drejtimin e PS-së së Francës Désir mori postin e Sekretarit të Shtetit për Europën. Njeriu që shkatërroi PS-në e Francës tashmë ka marrë në dorë dhe këshillimin e Rilindjes për të miratuar ligjet antimedia, duke ndihmuar diktatorin e ri Edi Rama të vendos censure me ligj. Nga janari 2019 ky “hartues” i ligjit antimedia që fle në OSBE do të ketë shef pikërisht Edi Ramën për një vit, sepse Shqipëria merr edhe kryesimin e OSBE. Pra i shërbeu Edi Ramës tani, që Edi t’ia kthejë reston e nderit në janar në OSBE!
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
se sistemi që kemi ndërtuar këto vite sot e kapi fundin. Nuk ka rëndësi nëse ligi hyn në fuqi pas 15 ditësh apo në janar. Akti i votimit nga PS është vrasje e fjalës së lirë dhe gjesti vlen më shumë se procedurat ligjore. Sigurisht dhe opozita ka mëkatet e saj në këtë degradim të shtetit dhe institucioneve. Por para se t’i bëjmë gjyqin opozitës, a nuk duhet t’i kërkojmë llogari atij që solli gjithë rrënimin e institucioneve. Një ish-deputet burgoset për motive politike dhe opozita kërcënohet me asgjësim. Shkrimtarë dhe intelektualë kërkojnë azil politikë të kërcënuar nga pushteti, ndërsa mijëra qytetarë ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Drejtësia, parlamenti, pushteti vendor, ekonomia dhe bizneset janë vetëm në një dorë që i kontrollon nga vila në Surrel dhe Salla e Hartave në Kryeministri. Si për të mbyllur ciklin e një pushteti total, tashmë dhe me ligj ndalohet të shkruash gjëra që nuk i pëlqejnë qeverisë. Jemi vendi që do drejtojë OSBE-në dhe duket se çdo ditë e më tepër po rrëshqasim drejt diktaturës. Kur ndalohet fjala e lirë demokracia ka marrë fund. LIGJI KUNDËR MEDIAS
Tedi Blushi: Presidenti do flasë pasi të njihet me ndryshimet ligjore Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, deklaroi dje në mbrëmje se krue i shtetit do të shprehë qëndrimin e tij për “Paketë anti-shpifje”, pasi të njihet me ndryshimet zyrtare të ligjit dhe relacionin e tij. I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi deklaroi se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Nëse deri dje në media kishte denoncime ndaj qeverisë dhe zyrtarëve, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo qeveritar edhe i kapur në korrupsion flagrant, ka të drejtë të thotë se "lajmi është shpifje". Dhe që lajmi është shpifje nuk e vlerëson gjykata, por AMA një institucion që zgjidhet nga qeveria. Me këtë ligj, për çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë, AMA detyron fshirjen e tij brenda pak orësh dhe vendos pagesën e një gjobe të majme që rrezikon mbylljen e mediave
Rama nis hakmarrjen ndaj opozitës dhe medias
Dje gjykata dhe prokuroria e kryeministrit dënuan me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji. Ligji gjoja për "anti-shpifjen" do kthehet në gjueti shtrigash prej qeverisë ndaj kujtdo që do kritikojë apo botojë korrupsionin e mazhorancës apo lidhjet e saj me bandat kriminale. Opozita të mos mjaftohet me konferenca shtypi dhe postime në facebook. Koha nuk pret, diktatura po instalohet. Duhet reagim popullor e jo stepje e opozitës Ka disa limite në aktet e qeverisë që ndan nëse një shtet është demokratik apo një formë regjimi autoritarist. Limiti është liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit. Dje, të dyja këto dy shtylla kryesore që mbajnë në këmbë shtetet europiane, u rrëzuan në mes të Tiranës. Goditja e parë që iu dha demokracisë është ligji "anti-shpifje" që u miratua në parlament. Çfarëdo të thotë kryeministri, deputetët e PS apo një pjesë e mediave që realisht kanë mbyllur gojën, ligji nuk ka të bëjë me shpifjen dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ligji censuron mediat online për çdo lajm që nuk i pëlqen në qeverisë. Me 82 vota dje Rama e votoi ligjin antimedia. Nëse deri dje në media lexoheshin denoncime ndaj qeverisë dhe zyrtarëve, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo qeveritar edhe i kapur në korrupsion flagrant, ka të drejtë të thotë se "lajmi është shpifje". Dhe që lajmi është shpifje nuk e vlerëson gjykata, por AMA një institucion që zgjidhet nga qeveria dhe për pasojë do i bindet gjithmonë qeverisë. Me këtë ligj, për çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë AMA detyron fshirjen e tij brenda pak orës dhe pagesën e një gjobë te majme që rrezikon mbylljen e mediave. Gjykatat dhe drejtësia nuk janë asgjëkund në këtë ligj. E vërtetat e denoncimit nuk vlerësohet nga drejtësia, por vetëm nga qeveria dhe AMA. Ky është thelbi i ligjit dhe projekti i qeverisë është as më shumë dhe as më pak, por censurë e mirëfilltë ndaj mediave. Një hap pas
dhe një regres që Shqipëria kishte kujtuar se e kaloi që pas viteve '90 dhe vitit të mbrapshtë '97. Një pjesë opinionit ende nuk e ka kuptuar dëmin që i është bërë shoqërisë me këtë ligj. Nuk është çështja te shpifja, sepse ligjet aktuale, Kodi Penal dhe Kodi Civil e kanë shprehur qartë
sesi paditet një media për shpifje. Ligji nuk merret me shpifjen, por censuron median dhe për pasojë qytetarët të kritikojnë qeverinë. Me këtë ligj shqiptarët dhe media humbasin atë që fituan me shumë mund të vitet '90, të drejtën për të folur dhe kritikuar pushtetin. Nga sot, nëse
kritikon quhet shpifje dhe ndaj ky ligj rrëzon kolonën kryesore të demokracisë. Goditja e dytë që kryeministri Edi Rama i dha sistemit demokratik në vend është vendimi i gjykatës për dënimin e ish-deputetit, Edvin Salianji dhe gazetarit, Jetmir Olldashi, për të ashtuquajturën çështja "Babale". Është rasti më flagrant sesi gjykatat vihen në lëvizje me urdhër politik dhe nuk hetojnë denoncimin e opozitës dhe gazetarit, por dënojnë me burg opozitën dhe gazetarin. Para këtij denoncimi kujtojmë se Salianji është i pari deputet i opozitës që në vitin 2014 çonte kamerat në fushat e mbjella me hashash që policia dhe qeveria nuk i "shihte". Asnjë verifikim nuk u bë për këto denoncime dhe gjykatat nuk hapën kurrë çështje. Ndërsa sot, për një denoncim publik ndaj familjarit të ish-ministrit të Brendshëm u dënua, me procedurë "të përshpejtuar", me një vit burg. Të thuash që një vendim i tillë është i pabazuar është pak. Më shumë se kaq është hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës. Në të dyja rastet, si për dënimi i Salianjit dhe ligji për mediat, tregojnë se kryeministri i ka tjekaluar caqet e një qeverisje të ligjshme. Nga dje ka nisur hakmarrja. Pasi ka marrë të gjitha pushtetet dhe ndërkombëtarët e miratojnë me heshtje, si mbetet gjë vetëm të vazhdojë planin për të mbyllur mediat kritike dhe për të burgosur opozitën.
MEDIA
4 E enjte, 19 DHJETOR 2019 AMA është konceptuar të funksionojë si agjenci censure. Ramës i dhemb nga fjala e lirë. Çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit
N
ë një kohë kur në Kuvend pritej që të miratohej pake ta antishpifje, gazetarë, aktivistë dhe analistë, mbështetur dhe nga opozita jashtë parlamentit, zhvilluan një protestë kundër këtij projektligji. Protesta nisi ashtu siç dhe ishte lajmëruar në orën 09:30 para Parlamentit, ku gazetarët dhe aktivistët në protestë deklaruan dje se paketa antishpifje nuk u jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. Me pankarta në duar, ata përcjellin mesazhe kundër votimit të draftit, i cili është parashikuar të miratohet në seancën e sotme parlamentare. Ndër mesazhet më të spikatura janë “Rama takes it all!” (Rama i merr të gjitha); Mos na prek fjalën; Jo polici fjale; Që do bëhesh opozitë, ky nuk është fake neës; Kush kontrollon median, kontrollon mendjen; Pas timonit dhe tepsisë, lapsin dhe mikrofonin; S’mund ti mbyllin gojën medias, një Kryeministër palaço, një Kuvend klloun, një opozitë që hesht etj. “Mënyra si është konceptuar ky ligj është e gabuar, sepse vetë mënyra si do funksionojë AMA nuk ka gjë tjetër veçse si e një agjencie censure. Penalitetet edhe në masën financiare janë drastike, të papërballueshme të gazetarëve. Kapacitete e tyre janë të pamjaftueshme. Ka dhe një gjë tjetër të shpërfilljes së lirisë së shprehjes. Mënyra si do merret masa nga AMA dhe kalimi menjëherë te sekuestrimi përmes përmbarimit, patjetër personi i prekur do ta çojë në gjykatë. Shpërfillja për t’iu drejtuar gjykatës është cënim i lirisë”, tha Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Ale-
“Mos ma prek fjalën”. Gazetarët protestojnë para Parlamentit
ksandër Çipa. Ai tha se gazetarët do ti kërkojnë Presidentit që të mos e dekretojë këtë ligj, ndërsa pritet edhe solidariteti i organizatave më të rëndësishme në botë. Ndërkohë pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një kundërshtar të fjalës së lirë. “Ky ligj nuk ka lidhje me shpifjen, ky ligj ka lidhje me kontrollin e informacionit. Ky ligj do t’i bëjë qytetarët të mos shprehin dot asnjë mendim të lirë. Një shans i vërtetë për t’i mbyllur gojën njerëzve. Edhe në kohërat kur njerëzit e dinin shumë mirë që
do të dënoheshin, prapë flisnin. Vetëm ERTV është e drejta, e vërteta dhe jeta. Atij i dhëmb më shumë fjala e lirë e qytetarëve, ai e lyen mirë skenën, por e lyen keq prapaskenën. Aty i dhemb më shumë, se nuk pranon autoritetet tjetër përveç vetes. Do të mbulojë edhe të fundit, fjalën e lirë në mediat online. Thotë që rrjetet sociale nuk i prek, por thotë që do prekë thelbin, portalin. Çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit”, tha Kristo. Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, që iu është bashkuar gazetarëve në protestën përpara Kuven-
dit të Shqipërisë deklaroi se nuk është rastësi që ky ligj godet mediat online, sepse ato kanë liri dhe kanë krijuar një liri në mënyrën e rekrutimit të gazetarëve etj. “Rrenat më të mëdha janë në shtypin e shkruar, sepse aty janë të skalitura…kurse në mediat online ato hiqen shpejt. Pra, ky është një ligj special, që lidhet me një etiketë antishpifje që Kryeministri e ka nisur para 2-3 vjetësh dhe para 1 viti më intensivisht duke përdorur shprehjen “shpifje, shpifje, shpifje…”. Kjo është një fushatë”, nënvizoi Ervin Goci. Gazetari i njohur
Analisti jep tre elementë për të kuptuar se paketa e Ramës “Anti-shpifje” është në dëm të Shqipërisë
“AMA si gjykatë” Krasniqi: Kjo nismë është kundër sistemit të ri të drejtësisë
I
ftuar në A2, analisti Afrim Krasni qi foli për paketën anti-shpifje, e cila sipas tij, është në dëm të Shqipërisë. Ai e konkretizoi këtë me 3 elementë konkretë. “Nisma e qeverisë për ligjin e ri për mediat është jashtë kohe, jo funksional dhe kosto për Shqipërinë. Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së dhe një nga motivet kryesore të këtij drejtimi është mbrojtja e lirisë së shtypit në vende ku cenohet dukshëm liria e shtypit, siç është Turqia dhe vendet të tjera. Ndërkohë që t’i do të shkosh të promovosh këtë gjë, Shqipëria do të bëhet objekt i kritikave të ndërkombëtarëve për lirinë e shtypit. Së dyti, Parlamenti Europian dhe ai gjerman i kanë vendosur kushte Shqipërisë. Ne presim të zgjidhim këto kushte dhe jo të krijohet një kusht i ri. Së treti, të gjithë flasim për reformën në drejtësi dhe të gjithë themi se nuk besojmë te politika. Kjo nismë është kundër sistemit të ri të drejtësisë, pasi ja kalon një kompetencë që është tipike për gjykatat, ja kalon një strukture të emëruar nga kryeministri dhe funksionarë të tjerë politikë. Mjaf-
tojnë këto tre elementë për të kuptuar që i gjithë ky proces është pa sens dhe në dëm të Shqipërisë”, tha Krasniqi. Por kush mund të përfitojë nga kjo paketë? “Përfituesit janë tre apo katër pronarët kryesorë të asaj që quhet në botën mediatike, të cilët janë pjesë e oligarkisë në Shqipëri. Kryeministri është shumë i shqetësuar dhe deklarata e tij e sotme në Parlament është pa etikë. Kryeministri nuk mund të thotë që një gazetar ka vrarë një person edhe nëse ai lajm mund të ketë bërë një dëm. Nëse do të flasim me këtë gjuhë, atëherë ato jetë të humbura janë të gjitha faje të qever-
isë. Kështu duhet të nxjerrim një ligj që t’i mbyllim gojën qeverisë për premtime që s’i mban”, tha analisti. Lidhur me zgjatjen e gjendjes së emergjencës pas tërmetit, ai tha se ky është rasti për të kujtuar se sa gabim ka bërë opozita kur është larguar nga Parlamenti. “Për sa koha është larguar nga institucionet që duhet të ishte sot edhe zëri i saj, deri diku duhet të kërkojë falje publike që e ka lënë shoqërinë pa përfaqësim. Në protestën e sotme nuk duhet të kishte individë nga politika, pasi politika në tërësi është mundur të kontrollojë median dhe e ka kontrolluar”, tha ai.
Krasniqi theksoi se kur kemi më shumë se dy javë nga tërmeti, ende s’ka bilanc nga qeveria. “Ne kemi kaluar më shumë se dy javë nga ngjarja dhe është rast unik se qeveria ende nuk ka një bilanc të dëmeve. Kulmi ishte dje, kur na u shfaq që është dëmtuar edhe vet ndërtesa e Kryeministrit. Nëse do të jesh transparent, duhet ta fillosh atë nga vetja për të kuptuar kush e menaxhon këtë situatë, kush janë individët përgjegjës, pse po prishen godinat dhe çfarë projektesh fshihen pas tyre. Nëse ne marrim të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në të gjitha shtetet e botës, shohim që gjithmonë ka dorëheqje ministrash, kryetarësh bashkish dhe zyrtarë të lartë, ndërsa ne kemi shkuar te inxhinieri, te pronarët e ndërtesave. Ne duhet të mendojmë të shkojmë deri në kokën e procesit. Nuk është çështja të dënojmë dike për të pasur disa numra. Të parandalojmë situata të tjera. Nëse ka nevojë për një tërmet real, ka nevojë për një tërmet në elitën politike. Nëse kjo nuk ndryshon, të gjitha këto skena do të përsëriten njëherë në 4 vjet”, theksoi Afrim Krasniqi.
Ben Andoni, i pranishëm në protestë, tha se politika shqiptare nuk e do lirinë e medias dhe shtoi se qeveritë me këtë ligj do të kenë në dorë edhe pushtetin e katërt. “Shteti nuk duhet të vendosë prangat se jam i bindur që nëse kjo qeveri që është si më mendjehapur vepron kështu, mendo ç’do ndodhë me qeveritë e tjera. Politikani shqiptar nuk e do lirinë e medias. Në e kemi në dorë t’i kufizojmë politikanët, dhe ky është faji jonë më i madh, ne nuk i kufizojmë politikanët, ne i japim të gjithë LIVE, ndërkohë që edhe ne mund të jemi një barrierë shumë e fortë për ta. Ne duhet t’i marrim me shumë rezerva politikanët”, u shpreh Ben Andoni. Në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme, apo shpifje. Paketa antishpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë. Ndërkohë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur në mbështetje të fjalës së lirë dhe hedhin akuza mbi kreun e qeverisë, pasia sipas tyre kjo paketë ka si qëllim heshtjen e medieve online për të mos publikuar aferat korruptive të tij. AMBASADORJA E SUEDISË
Hastad: Duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushën e medias
A
mbasadorja Suedeze në Sh qipëri, Elsa Hastad, në një intervistë për Neës 24, shprehet kritike ndaj ligjeve që tentojnë të kontrollojnë median, duke iu referuar projektligjit më të ri të qeverisë shqiptare. “Mendoj se është shumë e vështirë dhe unë jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike. Është besimi im i vendosur dhe mendoj se çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, askush nuk i do lajmet e rreme. As unë nuk i dua lajmet e rreme. Nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm, por nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias”, thekson ambasadorja suedeze.
MEDIA
5 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Gazetari e akuzon drejtëpërdrejtë: Rama shpifi në Kuvend, gënjeu me qëllim për të kaluar një akt censure në Parlament
G
azetari Enton Abilekaj e cilë soi të pazakontë protestën e gazetarëve kundër paketës anti-shpifje të qeverisë. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Abilekaj tha dje se edhe arsyeja për të cilën u bë protesta është e pazakontë dhe ndodhë për herë të parë në këto 30 vite, pasi sipas tij, nuk ka ndodhur më parë që qeveria të bënte një ligj për të shtypur mediat. “Protesta flet vetë, prania e gazetarëve aty është e pazakontë. Kemi të bëjmë me një rast të pazakontë në 30 vite, rast unikal, ku qeveria bën ligj për të shtypur mediat. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë ligj për të shtypur mediat, ka pasur tentativa të forta, arrestime gazetarësh, rrahje, presione, gjoba të rënda, por jo një ligj. Ky është një ligj që thotë se ‘nëse bëhet një lajm që nuk na pëlqen, kemi në dorë që lajmin ta heqim dhe t’iu gjobisim’”, tha Abilekaj. Pse të mos konsiderohet kjo një paketë që do na mbronte nga shpifjet? Ky sensibilitet po përdoret nga kryeministri. Ne kemi pasur një ligj për shtypin, që e abrogoi Berisha, duke thënë se ligji ka vetëm një nen “Media është e lirë”. Ligji e shmangte shpifjen. Ishte përgënjeshtrimi, që duhet të ndodhte brenda 24 orësh, por kjo ndodh kur ka dezinformim të paqëllimshëm. Në përgjithësi nuk kemi shpifje të qëllimshme. Të vetmet portale që bëjnë shpifje të qëllimshme janë ato të paregjistru-
Abilekaj: Protesta, e pazakontë! Rast unikal, qeveria bën ligj për të shtypur mediat
ara. AMA cilësohet si gjykatë, pasi vendimi i saj ndaj mediave ekzekutohet para se të shkojë në gjykatë. AMA i bie të jetë gjykatë e shkallës së parë. Kur është hartuar kjo paketë a jeni pyetur ju gazetarët?
Paketa ka një vit që qarkullon. Që kur është parë në hyrje të saj është kërkuar njëzëri nga gazetarët që ky ligj të mos hyjë fare në diskutim, jo më të amendohet apo rregullohet. Të gjithë kemi kërkuar njëzëri që ky ligj të kthehet pas. I është kërkuar
Skëndaj: Rreziku nga “Antishpifja”, nga “shmangia” e gjykatave sa u përket ankimeve gjyqësore
takim Edi Ramës nga 12 organizata që kanë ardhur, por nuk ka pranuar. Rama gënjen kur thotë se ka punuar me OSBE për një ditë për këtë draft, por në fakt ne nuk kemi draft. Ku është drafti? Draftin e nxori kryeministri mbrëmë, nuk e ka lexuar njeri. Të gjitha këto që ka publikuar kryeministri janë amendamente. Rudina Hajdari replikoi me Ramën, ajo i kërkoi kry eministrit kryeministrit të tërhiqet … A do të kishte nevojë kjo paketë për të tjera sugjerime sugjerime,, që do ta përmirësonin, dhe a do të ishte e nevojshme 1 javë kohë që kërkoi Hajdari? Kjo është jashtë çdo procedure. Nuk ka nevojë për Rudina Hajdarin. Mediat vetërregullohen në të gjithë botën, nuk e rregullon Parlamenti. Ata vijnë për qejfin e tyre në Parlament, por askush nuk ka kërkuar ndihmë nga partitë apo grupet që kemi në Parlament. Ne nuk kërkojmë ndihmë nga ata që duhet t’i rregullojmë. Në protestë duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, sepse bëhet fjalë për lirinë e tyre. Ky ligj nuk e ndalon shpifjen, por shpifjes i jep dy statuse. Ne kërkojmë të mos ndërhyjnë dhe e kemi gati vetërregullimin, që do të bëhet deri në janar. Nuk jam në dijeni çfarë
përmban, ka një Këshill Etike, i përbërë nga gazetarët, që ndjek të gjitha mediat. Për çdo lajm, ata rekomandojnë përgënjeshtrimin, siç ndodh në të gjithë botën. Rama vetëm ka shpifur sot në Parlament. Rama gënjen me qëllim për të kaluar një akt censure në Parlament. Ky ligj nuk e rregullon mënyrën e financimit të portaleve, sepse ligji nuk detyron portalet të regjistrohen. Rama tha se lajmet kanë marrë jetë njerëzish … Pse ishte e nevojshme kjo paketë? Kjo paketë nuk bën asgjë në treg. Ka media që përdorin shantazhin për të marrë reklama, që janë në përgjithësi media joserioze, si çdo gjobaxhi në rrugë. Këto shantazhe nuk shmangen me këtë ligj, sepse një portal i paregjistruar, pa emër pronari, pa emër gazetari, i bën të njëjtin shantazh një biznesmeni apo një politikani, dhe do jemi sërish aty ku ishim. Ai ligj nuk i rregullon këto. Më shumë se kryeministri nuk i dëmton asgjë bizneset në Shqipëri. Pse s’vijnë investitorët e huaj në Shqipëri, prej portaleve apo prej kryeministrit? Ky që ka larguar çdo biznesmen të huaj na thotë neve se kemi nevojë për rregullim. Kjo është e tmerrshme.
VENDIMI
Kusari: Duhet një ligj që të na mbrojë nga fushatat denigruese e shpifëse të Kryeministrit
B
renda pak ditësh qeveria ka ndryshuar pesë herë draftin për paketën anti-shpifje. Kjo nismë po kundërshtohet nga gazetarët, aktivistët, organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat për lirinë e medias. Sipas këtij drafti të ri, i cili duket se ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme edhe nga OSBE-ja dhe Këshilli i Europës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA. merr fuqinë e një gjykate për të gjykuar mediat që publikojnë në internet lajme të rreme, duke çuar jo vetëm në gjobitjen, por edhe mbylljen e tyre. Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias për Ballkanin thotë në një intervistë se paketa “antishpifje” synon të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online dhe të mund t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor. “Ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke ndërhyrë se si të raportohet… Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara
nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje. Kryeministri kontrollon një numër të madh televizionesh. Ajo që i ka shpëtuar kthetrave të tij janë mediat online. Puna e mediave online po e pengon televizionin e tij ERTV.” Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Pra, duhet të jetë e qartë se zoti Rama nuk e ka absolutisht miratimin e komu-
nitetit ndërkombëtar”, tha Flutura Kusari për “Zërin e Amerikës”. Ndërsa Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, juristja Erida Skëndaj, thotë se “Antishpifja” do të ketë pasoja për funksionimin e medias në Shqipëri, nisur nga masa ndëshkimore për gjobitjen në vlera monetare, apo nga “shmangia” e gjykatave sa u përket ankimeve gjyqësore. Në nenin 132/1 të projektligjit parashikohen masat për shkeljet e kryera nga operatorët e mediave. Vendimet e Këshillit të Ankesave bëhen të ekzekutueshme menjëherë, pavarësisht nëse është ushtruar e drejta e ankimit në Gjykatë. “Kjo mund të cenojë reputacionin e medias, në rast se kjo media rezulton të jetë fituese në shkallët e tjera të ankimit gjyqësor dhe rrjedhimisht mund të dëmtojë apo ndikojë negativisht në lirinë e shprehjes së sanksionuar në nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në rastet kur jepet dënim administrativ me gjobë ndaj operatorëve të medias, vërehet një nivel tepër i lartë gjobash në kontekstin shqiptar po t’i krahasojmë këto gjoba me nivelin mesatar të pagave dhe standardin e varfër të jetesës në vendin tonë”, shprehet Skëndaj.
PS shkarkon Arben Malaj nga Banka e Shqipërisë Kuvendi ka miratuar në seancën e djeshme plenare shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me 72 vota dhe 10 kundër Malaj pezullohet përfundimisht nga detyra në BSH. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtar i Këshillit. Ky vendim është kundërshtuar nga Malaj, i cili tha se karrigen mund t’ja marrin, por jo integritetin si person. Arben Malaj tha se çështjen e shkaktimit të tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë do e çojë në Gjykatë Kushtetuese, kur ajo të ngrihet duke e cilësuar këtë proces si një gjyq politik ndaj tij. Nga foltorja e Kuvendit, Malaj akuzoi kryeministrin Rama se po zhvillon një gjyq politik ndaj tij për shkak të votës së tij kundër në disa raste. Ai tha se lufta e tij nuk ka qenë kurrë për një karrige, por dinjitet dhe se e ka përmbushur më së mirë detyrën e tij.
POLITIKE
6 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Kryetarja e LSI-së intervistë për “Nova Media”: Edi Rama portalet nuk po i mbyll për fjalën, por për të mos parë qytetarët vjedhjet e tij
K
ryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje live me “Nova Media”, tha se Shqipëria po përballet tashmë me një tërmet më të madh siç është tërmeti politik i cili po shkatërron themelet e demokracisë. “Lëkundjet vazhdojnë akoma. Ne kemi një problem shumë të madh që kemi këto aplikacionet që na njoftojnë për çdo lëkundje. Problemi nuk qëndron më te tërmeti por te tërmeti politik që po shkaktohet. Te tërmeti i të drejtave të njeriut. Te themelet e demokracisë sepse jo vetëm që kanë filluar të cenohen dhe dëmtohen që me dëmtimin e Gjykatës Kushtetuese, me kapjen e sistemit të drejtësisë, me ekonominë e monopolizuar në duart e 4-5 oligarkëve, me dhënien e pronave grupeve kriminale të cilat i kanë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës”, deklaroi dje Monika Kryemadhi. “Anti-shpifja” Kryetarja e LSI-së, në intervistën e dhënë për Nova Media e pyetur në lidhje me paketën “Antishpifje” u shpreh se problemi kryesor qëndron te kufizimi i lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe se Rama kërkon ta përdorë këtë ligj për të ndaluar qytetarët shqiptarë të shohin vjedhjet e tij dhe qeverisë. “Dhe tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo
Kryemadhi: Në Shqipëri, tërmeti tek themelet e demokracisë
thjesht në media online te cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Veprimet dhe deklaratat diktatoriale te mazhorancës tregojnë haptas që ata do ta votojnë ligjin edhe pse ka një reagim nga Ko-
ISH-DEPUTETJA E LSI-SË
misioni Europian ku i bën thirrje që mos të nxitohen apo dhe një reagim nga Këshilli i Europës apo dhe nga OSBE, që unë nuk kam pasur pikën e dyshimit që këto deklarata kur bëhet fjalë që i cënojnë rrugën Edi Ramës veshët e tij janë shurdh por problemi qëndron jo vetëm
te ligji sesa te mënyra arrogante dhe kriminale që Edi Rama dhe qeverisja e tij po kërkojnë të vendosin. Vjen si rezultat i të gjithë historikut të ngjarjeve që janë krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk
Paketa “antishpifje”, LSI bashkohet me protestën e gazetarëve, mesazh Ramës: Është betejë e humbur
Vasili: Refuzojeni Ramën dhe gjuhën e shthurur të tij
N Nora Malaj: Paketa anti-shpifje, atentat i fjalës së lirë! “Atentati i fjalës së lirë!” kështu e ka konsideruar ish-deputetja e LSIsë, Nora Malaj seancën e djeshme planare në të cilën pritej të kalonte për votim ligji “Anti-shpifje”. Sipas saj, të gjithë duhet të jemi në mbrojtjes të të drejtës për të thënë të vërtetën. “Atentati i fjalës së lirë! Fjala është e shenjtë dhe e shtrenjtë. Sot Parlamenti po mundohet të ngrijë fjalët e njerëzve, jo zërin e tyre. Është shiu që i rrit lulet dhe jo rrufeja. Sot po i bëhet atentat fjalës së lirë, mendimit të lirë dhe të vërtetës që askush nuk mund ta vdesi dhe ta ngrijë! Sot të gjithë duhet të jemi në mbrojtjes të të drejtës për të thënë të vërtetën. Askush nuk ka të drejtë që të propagandoj se “Të drejtën e dua” po nuk dua të ma thuash dhe s’ta lejojë me ligj ta thuash. Parlamenti dhe deputetët sot kanë shansin e fundit për t’u ndarë përfundimisht dhe për të mos u bërë palë me shpifjen dhe gënjeshtrën, për të mos e votuar ligjin anti-shpifje, “ligjin limonadë” … Nuk kam shpresë, po rishtas po i bëj thirrje “pseudo-demokracisë” së Parlamentit që të reflektojë! Fjala lindi nga liria dhe askush nuk mund ta vrasi atë! Mbroj fjalën e lirë si e drejtë Kushtetuese”, u shpreh Malaj.
po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live se si Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. sot ne dëgjuam sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik drogë të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër. Sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste. Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga websitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët. Që në momentin që ne kemi vendosur të jemi njerëz publik kemi marrë përsipër t’u japim të drejtën qytetarëve , gazetarëve, portaleve që të na gjykojnë. Është tjetër gjë kur shpif dhe ti për shpifje shkon në burg edhe është tjetër gjë kur ti i ke lënë të drejtën që të bëjë batuta. A e dini ju që Edi Rama e ka akuzuar JOQ për terrorizëm? Cili është terrorizmi që ka bërë JOQ? Joq është marrë me dhi me dele. Apo Brryli Brodway, apo DNSH etj. E mbyll dot sarkazmin e qytetarëve,. e mbyll dot gojën e qytetarëve? Kurrë!”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim, Petrit Va sili, publikoi një video të Edi Ramës ku etiketon me terma fyes shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se një kryeministër si ky duhet refuzuar nga mediat dhe shqiptarët. “Edi Rama ky gojështhurur që këtu deri në Amerikë! Edi Rama paturpësisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit. Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj. Edi Rama ofendon hebrenjtë në mes të parlamentit dhe i quan “çifutë”. Ky ofendon Presidentin Trump në mes të Amerikës dhe e quan turpin i qytetërimit. Refuzojeni gjuhën e çartur, të shthurur dhe të ulët të tij. Sa turp për Shqipërinë që ka këtë kryeministër, dhe për shkak të këtij Edi Rame turpi ka kaluar oqeanet”, u shpreh Vasili. Nënkryetari i LSI-së është bashkuar me protestën e gazetarëve para Kuvendit, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga miratimi i paktës “anti-shpifje”. Në një prononcim për mediat Petrit Vasili theksoi se me këtë paketë, kryeministri Edi Rama ka për qëllim varrosjen e lirisë së fjalës dhe
pengimin e të vërtetës. Ai u shpreh se kjo betejë e kryeministrit është një betejë tërësisht e humbur si ndaj medias, ashtu edhe ndaj gazetarëve. “Sot është një ditë ku po kërkohet të varroset liria e fjalës, sepse konflikti i kësaj qeverie me të vërtetën, është një konflikt thelbësor, esencial dhe filozofik. Është ai që ka çuar Shqipërinë në buzë të greminës të rrëshqasë në diktaturë apo të qëndrojë në ato elemente bazë të demokracisë themelore dhe gjithçka
që kanë fituar shqiptarët e patjetërsueshme, është e drejta e fjalës. Shumë të drejta të tjera janë cënuar. Shqiptarët ka plot prej tyre që janë shumë më të varfër, ka plot prej tyre që kanë braktisur Shqipërinë në mënyrë të veçantë në vitet e fundit, për arsye të një qeverisje të tillë, por zënia për fryme e fjalës besoj se është më e rënda e të gjithave dhe mbi të gjitha ka si synim varrosjen e daljes të së vërtetave. Unë kam një bindje absolute që është një betejë tërësisht e humbur e Edi Ramës, nuk kam asnjë sekondë dyshimin më të vogël që ky është fundi i tij, është dita e fundit e tij. Asnjë ligj dhe asnjë palaçollëk, maskarallëk që miraton ky Parlament maskarenjsh nuk do të trembë e nuk do të heqë njeri pas, nuk besoj asnjë qytetar e asnjë njeri të medias. Unë mendoj dhe e kam thënë shpesh, mediat shqiptare janë me të vërtetë një pushtet i katërt ashtu siç janë pagëzuar. Sot është një ditë e madhe që të gjithë përfaqësues të mediave janë këtu të kuptojmë se liria e kujt është e cënuar rëndë, duhet të rrëmbehet. Asnjë media nuk do të jetë e sigurt, sepse që në momentin që do të tentojë të ketë identitetin e saj ajo do tentohet të mbytet nga kryeministri”, theksoi Petrit Vasili.
POLITIKE
7 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Ish-deputeti: Do ta çoj deri në Strasburg. Gjyqtari është shok me Xhafajn dhe bandat në këtë vend. Sot i ka bërë një shërbim jo vetëm PS-së, por vetë bandave
“Babalja”, 1 vit burg për ish-deputetin. Salianji pas vendimit: S’ka mafia që më ndal!
G
jykata e Tiranës dënon me 1 vit burg ish-deputetin, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë” për dosjen dosjen “Babale”. Për të njëjtën akuzë, gjykata ka vendosur dënimin me 2 vjet burg për Fredi Alizotin. Ndërkohë Albert Veliu është dënuar me 10 muaj burg për kalim kufiri dhe 2 vite e 10 muaj burg për kallëzim të rremë. Në total 3 vjet e 5 muaj burg. Sakaq gazetari Jetmir Olldashi është dënuar për “kallëzim të rremë” me 6 muaj burg, e cila do të konvertohet me 100 orë punë, pasi Gjykata pranoi kërkesën për pranimin e shërbimit të provës. Gjykata konstatoi që të akuzuarit duhet të dënohen për veprat penale që akuzohen, kryesisht kallëzim i rremë. Rrethanë lehtësuese përfitoi Fredi Alizoti si bashkëpunëtor i drejtësisë, pasi është paraqitur vetë dhe ka treguar ngjarjen. Pas vendimit, ishdeputeti e cilësoi një vendim të parashkruar politik shumë kohë më parë. Salianji paralajmëroi se do ta apelojë vendimin deri në Strasburg. “Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj, e pabazuare në prova, e pabazuar në fakte. E bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit dhe në ambicien politike të gjyqtarit anëtarë të bandave të Lushnjës dhe të akuzuar me lidhje të forta me bandat dhe me krimin në këtë vend. Famëkeq në lidhje me vendimet që ka dhënë për lirimin e bandave dhe famëkeq edhe në vendimin e sotëm
i cili i shërben drejtpërdrejtë vetëm karrierës së vet pas gjyqësore, për të hyrë në rrugën politike me Partinë Socialiste dhe për t’i shërbyer verbërisht shokëve të vet, të cilët e ka vënë. Ka disa shkelje të qarta të cilat e bënin që ky vendim të ishte në këtë konkluzion shumë kohë më përpara. Dhe më kryesorja është që po ky gjyqtar në një çështje tjetër të mëparshme timen me një përfaqësues lokal të PS është tërhequr për një konflikt interesi. Ndërkohë që kemi kërkuar tre herë përjashtimin e tij dhe ka qëndruar për ti shërbyer
REAGIMI
verbërisht dhe në kundërshtim me ligjin PS dhe grupit të strukturuar kriminal. Pa diskutim që nuk ka mafie, nuk ka llum, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira në këtë vend që as nuk më ndalin dot dhe e ritheksoj as nuk më izolojnë dot. Është e qartë fare që kanë tërhequr në llum edhe në një llucë të vogël këtu ku janë edhe ndihen komod, për të kontrolluar edhe disa prokurorë dhe gjyqtarin që e kanë të partisë së vet për të tentuar të devijojnë të vërtetën për t’i shërbyer mafies. Pa diskutim që jo vetëm që nuk më trembin por më
bën akoma, jashtë modestisë, më bën të privilegjuar që jam unë që jam në 50 procese gjyqësore me përfaqësues të Partisë Socialiste, përfshirë edhe procesin e sotëm. Më bën që të jem më i motivuar, edhe më i fortë, edhe më denoncues edhe me emra konkretë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal të cilat do t’i bëj publike gjatë javëve në vijim dhe nuk më tremb aspak përveç parashikimit që ishte i saktë që fjala e kryeministrit dhe i përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të intimiduar opozitën duke krijuar një farsë politike dhe për ta kërcënuar se ky nuk është një kërcënim për burgosje, por është një kërcënim për karrierën politike të kujtdo që denoncon. Nuk ka asnjë diskutim që pjesë e drejtësisë së vjetër që janë këta dhe llumit në të cilin janë përfshirë dhe kanë mbetur në sistemin gjyqësor do të demontohen dhe çmontohen siç kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët e mëparshëm. Së pari është apelimi, pa diskutim më pas ndjekja në çdo instancë gjyqësore dhe nëse vazhdohet me këtë situatë deri në Gjykatën e Strasburgut që të zbulohet tërësisht e vërteta. E sigurt është që gjyqtari është shok me Xhafajn dhe bandat në këtë vend. Sot i ka bërë një shërbim jo vetëm PS-së por vetë bandave sepse me vendimin e sotëm pushohet dhe mbyllet çështja për trafik narkotikësh ndaj Agron Xhafajt dhe shpërdorimi i detyrës ndaj Fatmir Xhafajt”, tha ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.
“DITË E ‘MIRË’ PËR DEMOKRACINË”
Paloka: Bandat dënojnë ish-deputetin për t’i mbyllur gojën opozitës
N
ënkryetari i PD-së Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve pasi Gjykata e Shkallës së parë dënoi me 1 vit burg ish-deputetin Ervin Salianji. Përmes rrjeteve sociale, Paloka thekson se bandat me tokat e zeza të qeverisë dënojnë Salianjin, vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. “Ditë “e mirë” për demokracinë në Shqipëri; bandat me toga të zeza të qeverisë dënojnë deputetin e opozitës për t’i mbyllur gojën, ndërkohë që bandëparlamenti voton ligj për t’i mbyllur gojën mediave…”, u shpreh dje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, pasi Gjykata dënoi ish-deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për çështjen “Babalja”, me akuzën për “Kallëzim të rremë”.
Kreu i PD-së: Të dy këto vendime, që minojnë demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri, Edi Rama i merr i ndihmuar nga krimi i organizuar
Dënimi i ish-deputetit dhe ligji kundër mediave. Basha, Ramës: I ke bërë llogaritë gabim! Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Dënojmë miratimin e ligjit kundër mediave në Shqipëri
Q
endra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECP MF) ka reaguar sërish për paketën antishpifje të miratuar pasditen e djeshme në Kuvend. Përmes rrjetit social twitter, ECPMF thotë se dënon ndryshimet e ligjeve për mediat të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic. Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias i kërkon Presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri” përfundon reagimin ECPMF.
“Dënoi opozitën dhe i mbylli gojën medias”, ishte ky reagimi i ashpër i kryedemokratit Lulzim Basha duke deklaruar se Edi Rama bashkë me krimin e organizuar minoi dy kolonat kryesore të demokracisë. Pas vendimit të gjykatës që dënoi ish-deputetin Ervin Salijanji dhe gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe miratimin e ligjin për censurën në Kuvend, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se Edi Rama ka goditur sot kolonat e demokracisë. “Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës. Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t’i mbyllë gojën medias online
për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t’i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën. Të dy këto vendime, që minojnë demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri, Edi Rama i merr sot, i ndihmuar nga krimi i organizuar. Me krimin e organizuar ai vodhi dhe bleu votat e shqiptarëve për të sun-
duar në parlamentin ilegjitim. Me krimin e organizuar, Edi Rama sundon drejtësinë”,- tha në një deklaratë për mediat Lulzim Basha. Kreu i PDsë pati dhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama. “Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh. Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar. Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!”, deklaroi Lulzim Basha.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Kryeministri i hakërrehet të gjithë atyre që kundërshtojnë instalimin e censurës: Të censuruar këtu janë ata që kanë të drejtë
Rama shkarkon bateritë ndaj gazetarëve: Antishpifja do miratohet duan apo s’duan “Turmë që nuk lexon dhe shkelin të drejtat e njeriut”, kjo ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile që protestonin gjatë shqyrtimit të projektligjit Antishpifje. Në një fjalim që u tejzgjat dhe nisi për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e lidhur me disa lajme që publikuan për këtë fatkeqësi natyrore e u cilësuan si “fake neës”, Rama e përqendroi tërë “baterinë” e tij kundër atyre që dolën kundër këtij ligji, duke shprehur vendosmërinë se ai do të votohet në Parlament. “Kjo është një paketë që është konsultuar një vit resht. Unë kam pasur komunikim edhe me ata të BE edhe me ata të KiE dhe i kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin. Sepse jeni nën presionin e organizatave të rreme. Si organizata e Mero Bazes, se ka dhe Merua një organizatë që e përdor kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje të të drejtave të shtypit, sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk shohin kush është organizata menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme, false, si profilet false në Facebook. Apo si dikush që në emër të një organizate del te Rai3 pa pikën e turpit dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë. Edhe flet për censurën. Të censuruar këtu janë ata që kanë të drejtë dhe që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot dhe nuk është se do kenë ndonjë kapacitet mbrojtjes kur të miratohet ky ligj.Absolutisht jo, por të paktën do kenë një instrument në dispozicion. Gra dhe vajza që hidhen në tezgat e këtyre si prostituta. I bëjnë prostituta këta. Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë, matrapazë dhe oli-
garkë nga mëngjesi deri në darkë, këta. Duan organizatat nuk duan organizatat, duan heronjtë që janë tek dera me Peci Vasilin në krye nuk duan ata, ky ligj do kalojë sot dhe do i japë thjesht dhe vetëm një instrument sidoqoftë të thjeshtë cdo individi që pasi kur del tek dera e shtëpisë ha një batare me llum e baltë të ketë një adresë ku të shkojë të ankohet. Më falni këtë baltën ma hodhën por a ka mundësi që këtë baltë të mos ma hedhin më”, deklaroi Rama. Kryeministri nuk ngurroi që të sulmonte disa gazetarë e analistë me emra dhe profesorë që kanë dalë kundër kësaj paketa. Fillimisht, kreu i qeverisë iu përgjigj Artur Zhejit, duke thënë se bëri vajzën e bashkëshortes
së tij, Linda Rama, Rea Xhillarin, dashnore të ministrit dhe për këtë humbi në gjyq, pasi sipas Ramës, ishte një shpifje e ulët. Ndërsa për Mark Markun, kryeministri risolli në vëmendje përplasjen e tij mbrëmjen e kaluar me deputetin socialist, Musa Ulqini, duke thënë se Marku shthuri gojën. “Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë që do largohem nga Shqipëria po u bë ligji. Pasi shkoi në gjykatë, humbi dhe gjyqin atje, sepse ishte një shpifje e ulët. Unë me këta jetoj e mbijetoj dhe një mijë vjet të tjera e s’i kam problem fare, por është për shoqërinë. Është për të ndaluar gjithë atë koncentrat helmi që hedhin nga mëngjesi deri në darkë. Një
tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje nuk la fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyejë shishen në kokë. Ky ligj nuk është për deputetin, që të çojë përpara autoritetit Mark Markun se iu shthur goja në një moment të caktuar, por për të garantuar që publiku të mësojë më shumë mbi atë që thuhet. Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza, ka të drejtën të dijë nëse janë vërtet kështu”, theksoi Rama. Sipas tij ky ligj nuk e cenon asnjë fije të drejtën e shprehjes, lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajme nga të gjitha burimet e mundshme, por garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të njerëzve, kur iu cenojnë sipas qejfit. Ai nuk ngurroi të shprehte se ka bindjen që presidenti Ilir Meta do ta kthente mbrapsht një ligj të tillë. “Që ta dini sot unë personalisht nuk merrem me AMA. Unë me këta do shkoj në gjykatë. Janë bërë nja 60 çështje. Mund të shkojnë 600 apo 6 mijë, varet sa do rrijë këtu. Këta ose do të vijnë të provojnë në gjykatë që ata që thonë janë të vërteta. Dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu ose këta do të dënohen në gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve. Duke qenë se pas tërmetit kam hapur librat e shenjtë për ti ndarë dhe me ju nuk po ju them çfarë thonë ata, për shpifjen e shpifësit, por po ju siguroj se ata që thotë Kurani janë shumë herë më të rënda se ata që mund të them unë në ditën kur mund të jem më i angazhuar se kurrë kundër tyre. Nga sot të gjithë shqiptarët do ta dinë që kanë në dispozicion një instrument që do ta vënë në punë pas vitit të ri se presidenti do na e kthejë para vitit të ri”, deklaroi Edi Rama.
DEPUTETI
Paketa “Antishpifje”, Maliqi: Rama po luan me zjarrin I pranishëm në protestën e gazetarëve, deputeti Lefter Maliqi, foli me tone të forta kur tha se Kryeministri Edi Rama po luan me zjarrin në lidhje me paketën “Antishpifje”. “Sot është një ditë e zezë, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, sot po luan më shumë se kurrë me zjarrin dhe ka për t’u djegur vetë. Asnjë diktator në Europë apo në botë, kushdo që ka luajtur me median, kushdo që ka luajtur me lirinë e fjalës, e dimë që kanë pësuar një fund tepër të hidhur”, u shpreh Maliqi. Nga ana tjetër, ai u shpreh se këtë ligj ai dhe mbi 80% të opozitës së re, nuk do ta votojë. Kurse akuzoi se mbi 10 deputetë të opozitës së re i shërbejnë Rilindjes. Ai shpreh bindjen se ky show nuk do të zbatohet në terren. “Po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga Rindërtimi, për dëmet pa papërgjegjshmëria për tërmetin e 26 nëntorit dhe për përgjegjësinë e 51 viktimave”, theksoi deputeti Lefter Maliqi.
PARALAJMËRIMI I FORTË
PE: Nëse kalon paketa anti-shpifje, Shqipëria rrezikon seriozisht negociatat! Ambasadori i Austrisë: Liria e shtypit është shumë e rëndësishme Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, nga Elbasani dha një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare, kur deklaroi se liria e shtypit është një e drejtë themelore. “Unë personalisht mendoj se liria e shtypit është një element shumë i rëndësishëm i Kushtetutës së vendit dhe mendoj se e gjitha është një proces. Liria e shtypit është një e drejtë themelore”, tha ai. Mesazhin e bëri më të qartë, kur përfaqësuesi i Austrisë ritheksoi qëndrimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç. “Ashtu si Brukseli zyrtar edhe ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë e shohin me shqetësim paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria shqiptare”, u shpreh diplomati austriak. Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar dhe kërkoi ndërhyrje urgjente për përmirësimin e paketës së qeverisë, pasi disa nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve.
Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i Partive Popullore Europiane, David Lega, dha dje një tjetër mesazh të fortë për Shqipërinë, një ditë pas kritikave që ai bëri për paketën antishpifje të qeverisë shqiptare ndaj mediave, teksa theksonte se kjo mund të rrezikojë kryesimin e OSBE dhe integrimin e vendit tonë. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, zyrtari i lartë i PE-së paralajmëron se nëse administrata e kryeministrit Edi Rama kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave. Më tej, Lega deklaron se grupi i PPE-së beson në hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por sipas tij, vendi ynë duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës. “Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarë-
simit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat. Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seri-
ozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, u shpreh dje në reagimin e tij, Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, David Lega
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
9 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Shkëlzen Doli, koncert për të prekurit nga tërmeti
V
iolinisti Shkëlzen Doli do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit. Ai së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës, do të organizojnë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë. Donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person. Të gjitha këto donacione do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania. Të trembëdhjetë anëtarët e Filharmonisë së Vjenës, menjëherë pas ftesës së violinistit Doli u treguan menjëherë të gatshëm për t’i mbështetur njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ata janë angazhuar që ky koncert të jetë po aq dinjitoz sa një minikoncert i para tradicionalit të Vitit të Ri, duke përfshirë në të Valse dhe Polka nga dinastia Strauss.
SHENIM
Gjendet pas 23 vjetësh portreti i një gruaje, realizuar nga Gustav Klimt
T
ë hënën, një punonjës në një galeri të artit italian ishte kthyer nga pushimi i tij i drekës, kur ndaloi të kontrollonte disa punime kopshtarie që po bëheshin në murin e jashtëm të galerisë. Kjo sepse një punëtorë i tha atij se ka gjetur një pikturë ndërsa pastronte barërat e këqija nga një mur. "Në fillim mendova se ishte një shaka," i tha CNN Dario Gallinari, punonjësi i galerisë. "Por atëherë kopshtari më dha këtë kanavacë që ishte gjysmë e fshehur nga një qese e zezë e plehrash". Në gjysmën e poshtme, Gallinari menjëherë njohu veshjen e një gruaje në një pikturë që hetuesit besojnë se është një portret i Gustav Klimt që mungonte për më shumë se 23 vjet. Piktura, e gjetur në galerinë Ricci Oddi Modern Art në qytetin e Piacenza, duhet të jetë "Portreti i një Zonje" të Klimt, tha policia të mërkurën. Dikur kjo punë ishte vendosur në të njëjtën galeri para se të zhdukej gjatë një rinovimi të ndërtesës më 1997. Kjo ngre hipotezën se ajo ishte përfshirë në një tentativë vjedhjeje. Kopshtarët gjetën qesen e plehrave me pikturën pasi hapën një derë të vogël metalike të ndryshkur, e cila zbuloi një zgavër që ishte fshehur nga më shumë se 30 cm ferra, tha Gallinari. Korniza e pikturës u gjet pranë dritares së galerisë menjëherë pas zhdukjes së pikturës, duke çuar në spekulime se hajdutët mund të kishin hyrë dhe të largoheshin përmes saj. Por tani, zbulimi sugjeron që piktura mund të mos ketë dalë kurrë nga galeria, sipas bashkëpunëtorit të CNN Sky TG24 . Punimi i artit përshkruan një grua të re me faqe të rrumbullakëta dhe flokë të errët dhe duket se ishte në gjendje të mirë, tha Gallinari. Ngjyrat janë ende të mprehta, dhe nuk ka shenja të dukshme të dëmtimit. Tani po mbahet nga policia ndërsa heton për vërtetësinë e saj.
Mbahen Çmimet Kult, kush u shpall fitues
M
brëmjen e të martës u mbajt 15-vjetori i “Çmimeve KULT”, një mbrëmje magjike mes artistësh e surprizash. Mbrëmja u prezan tua nga Enkel Demi dhe Edi Oga. Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale. Fituesit janë: KËNGA E VITIT: Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT: Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”. INSTRUMENTISTI I VITIT: Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun. BALERINI I VITIT: Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT: Olta Daku me “Shirli Valentina”. AKTORI I VITIT: Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”. AKTORJA E VITIT: Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”. DOKUMENTARI I VITIT: Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”. REGJIA E VITIT: Ema Andrea me “Natën, Má!” ARTISTI PAMOR I VITIT: Kristo Krisiko me “Prolog epilog”. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT: Pranvera Bogdani me “Balshajt”. LIBRI ARTISTIK I VITIT: Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”. PËRKTHIMI I VITIT: Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro. FILMI
“Zana” s’e vazhdon rrugën drejt “Oscarit”
F
"Nëse vërtetësia konfirmohet nga analiza që do të bëhet në ditët në vijim, do të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm për këtë qytet," tha për RAI Neës këshilltari i qytetit, Jonathan Papamarenghi. "Fakti që vepra është gjetur e ruajtur mirë, hap skenarin në një mijë hipoteza." Policia, prokuroria publike dhe agjensia e trashëgimisë kulturore tani po punojnë së bashku për të konfirmuar identitetin e pikturës. Falsifikimet me cilësi të lartë janë zbuluar më parë - por ka të dhëna se kjo mund të jetë vepra e vërtetë. Një analizë paraprake, sipas Sky TG24, u gjetën pulla në pjesën e pasme të pikturës, që korrespondon me ekspozitat e mëparshme. "Portreti i një Zonje" është veçanërisht i rëndësishëm
sepse në të vërtetë janë dy piktura në një kanavacë. Pak para se të zhdukej, një student i artit zbuloi se Klimt kishte krijuar "Portretin e një Zonje" duke pikturuar mbi një pjesë tjetër "të humbur" - "Portreti i një Zonje të Re", i cili nuk ishte parë që nga viti 1917, sipas mediave lokale, raportuar në atë kohë. Për të festuar zbulimin dhe shfaqjen e pikturës, galeria e Artit Modern të Ricci planifikoi një ekspozitë, që do të mbahej në një vend të veçantë, pasi galeria iu nënshtrua rinovimit. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe që piktura humbi. Piktura ishte pjesë e një serie portretesh femra që Klimt pikturoi në vitet e fundit të jetës së tij, disa prej të cilave nuk u mbaruan kurrë. Përgatiti: Albert V ataj Vataj
ilmi që ishte kandidat i Kosovës për t’u nominuar për “Oscar” nuk ia ka dalë të hyjë në dhjetëshen e që e vazhdojnë rrugëtimin drejt çmimit prestigjioz. “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ka ngelur jashtë listës para nominimeve për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj (jo anglisht). Sivjet Qendra Kinematografike e Kosovës ia ka ndarë ekipit të filmit 15 mijë euro për fushatën drejt “Oscarit”, që ishte edhe për pesë 5 mijë euro më pak sesa për kandidatët e viteve të kaluara. Ekipi i filmit kishte bërë fushatë për rrëfimin e traumave të pasluftës. Premiera botërore e “Zanës” ishte dhënë më 7 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Është një dramë ku personazhet përplasen me forca mistike, ankthe, besëtytni dhe magji. Filmi shpërfaq historinë e Lumes (Adriana Matoshi) dhe burrit të saj Ilirit (Astrit Kabashi). Lumja e ndjekur nga ankthet e natës dhe nga dështimet e shtatzënësisë dërgohet te magjistarë të ndryshëm ritualesh të pazakonshme me qëllim që ta shërojnë nga magjia e zezë, mirëpo kur ajo mbetet shtatzënë, kujtime të errëta nga koha e luftës do të kthehen duke i ndjekur atë dhe fëmijën e palindur. Regjisorja e filmit “Zana”, Antoneta Kastrati, ka thënë për “Kohën Ditore” se “Kemi bërë atë çfarë kemi mundur me buxhetin që e kemi pasur. Kemi qenë në garë me 90 filma të tjerë, shumë prej tyre me regjisorë të njohur dhe me studio të mëdha prapa tyre. Është një fushë shumë konkurruese, mirëpo ‘Zana’ ka marrë publicitet të mirë nga e gjithë gara dhe tani jemi të fokusuar në festivalet e radhës që i kemi në 2020 dhe po ashtu jemi të fokusuar në distribuim”, ka thënë Kastrati. “Zana” ishte bërë kandidat i Kosovës për “Oscar” pas garës që kishte me filmin “Shpija e Agës”, nën regji të Lendita Zeqirajt, “Nëntor i ftohtë” të Ismet Sijarinës, dhe “Një rrëfim Prishtinë”, nën regji të Burbuqe Berishës. Juria në përbërje të procentit Fatos Berisha, si kryesues, dhe anëtarëve Doruntina Basha, skenariste, Shkumbin Istrefi, aktor e producent, regjisores More Raça, skenaristit e producentit Visar Krusha, dhe skenaristit e dramaturgut Jeton Neziraj, e vlerësuan filmin e Kastratit më shumë sesa tre konkurrentët e tjerë. Suksesi më i madh kinematografik i Kosovës në “Oscars” mbetet ai i vitit 2016 me nominimin e filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Shok”, në kategorinë “Live Action Short Film”.
AKTUALITET
P
othuajse çdo javë në Ri nas, riatdhesohen sh qiptarë që iu është refuzuar kërkesa për azil, në vende si: Franca, Anglia dhe Belgjika. Edhe pse prej vitesh qeveria thotë se ka shtuar masat dhe thirrjet për refuzim nga këto vende të BE-së nuk kanë munguar, shqiptarët çdo ditë e më shumë tentojnë azilin, aq sa këtë vit është numri i kërkesës. Vetëm gjatë muajit shtator në BE u regjistruan 1,770 kërkesa të reja për azil nga shqiptarët, apo rreth 14% më shumë se një muaj më parë. Eurostat ka publikuar të dhënat e reja për tremujorin e këtij viti, ku për periudhën korrik-shtator janë shënuar rreth 5,120 kërkesa. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Britania nga ana e saj po kthehet një destinacion për azilkërkuesit shqiptar ku në dy muajt e fundit të raportuar renditet në vendin e dytë të BE-së me aplikimet më të larta nga shqiptarët. “Në muajin shtator u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar 356 azilantë. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar përgjigjeshin për gjysmën e aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët në muajin shtator. Më pas renditet Greqia, me 215 aplikime, apo 12% të totalit dhe Irlanda me 191 aplikime apo 10% e totalit. Në Gjermani aplikuan gjatë muajit shtator 130 shqiptarë, ndërsa të dhënat paraprake të Eurostat flasin për një numër të njëjtë aplikimesh edhe gjatë muajit tetor. Ndërsa në nëntor aplikuan për azil 145 shqiptarë të tjerë. Në vendet e tjera të Bashkimit Europian u regjistruan gjatë shtatorin 290 aplikime, kryesisht në Itali, Suedi edhe Belgjikë. Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit”,-shkruan “Monitor”. Eurostat raporton që gjatë tremujorit të tretë të këtij viti aplikuan për herë të parë për azil 166,400 mijë azilantë. Emigrimi masiv po krijon probleme të mëdha tek biznesi, i cili nuk po gjen fuqi punëtore. Donika Mici, nënkryetare e Unionit të Fasonistëve, shpjegon se ky është shndërruar në një shqetësim real për kompanitë e këtij sektori. “Kohët e fundit ka vështirësi, kështu që i gjithë sektori po spostohet drejt vendeve më të populluara. Moshën mesatare e kemi pasur 22-vjeç, tani është rritur shumë. Dikur nuk merrnim moshat mbi 40-vjeç, ndërsa sot po”. Kurse sociologët e lidhin këtë dëshirë për tu larguar me pasigurinë për të ardh-
10 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Eurostat raporton që gjatë tremujorit të tretë të këtij viti aplikuan për azil 166,400 mijë azilantë. Emigrimi po krijon probleme të mëdha tek biznesi, i cili nuk po gjen fuqi punëtore
“Ëndrra Franceze”, Eurostat: Shqiptarët nuk ndalin ritmin, duan azil RRITJE E KËRKESAVE
“Eurostat ka publikuar të dhënat e reja për tremujorin e këtij viti, ku për periudhën korrik-shtator janë shënuar rreth 5,120 kërkesa. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835”. men dhe kërkesën për kushte më të mira. Në kushtet kur vendi ynë renditet në vendet e sigurta dhe refuzimet për azil janë të shumta, a mund të konsiderohet një mani largimi nga ShVendimi
qipëria? Sociologia Blerina Hamzallari, thotë se shqiptarët nisen nga dy arsye kryesore; pasiguria për të ardhmen dhe kërkesa për kushte më të mira. “Realisht nuk besoj se shqiptarët
Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Tonin Vocaj njihet si një nga punonjësit më profesionist dhe korrekt në karrierën e tij të gjatë në policinë e shtetit. Vettingu policor po vazhdon për gjithë strukturën drejtuese të policisë.
shumë më të mirë se tregu shqiptar”. Rastet kur migrimi bëhet për të provuar jetën jashtë atdheut pa një ide të qartë ka më shumë mundësi për tu rikthyer më shpejt në vendin e origjinës.
TAKIMI
Veliu në Greqi: Luftë e përbashkët ndaj krimeve ndërkufitare
K
Tonin Vocaj konfirmohet në detyrë nga Vettingu policor
do të iknin për të emigruar për maninë e të emigruarit. Unë mendoj se është pasiguria për të ardhmen dhe standardi i të jetuarit. Shqiptarët sot janë të aftë për të qenë kompetitiv në një treg
reu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë dy ditore në Greqi, ku u prit nga homologu i tij, Mihalis Karamanlakis, e ku është theksuar rëndësia e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën e përbashkët ndaj krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. “Ju falënderoj për bashkëpunimin serioz të deritanishëm dhe ju ftoj ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel rajonal, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën e përbashkët ndaj krimeve ndërkufitare dhe krimit të organizuar”,theksoi drejtori i Policisë greke. Gjatë takimit të zhvilluar mes dy delegacioneve, u
dakordësua mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit, në nivelin qendror dhe rajonal, për të koordinuar veprimet dhe shkëmbimin e informacionit, me qëllim rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe goditjen e krimeve
ndërkufitare dhe krimit të organizuar. Drejtuesit e dy policive ranë dakord për krijimin e një udhërrëfyesi në nivel strategjik dhe operacional, me një grafik specifik për të kontrolluar nga afër detyrat e lëna në të.
AKTUALITET
11 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Ministrja e Shëndetësisë, vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit, të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët
Q
endra shëndetësore 24 orëshe e Ishmit do të rindërtohet, pasi godina shëndetësore u dëmtua rëndë nga tërmeti. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar mjekët dhe infermierët të cilët nuk e ndalën shërbimin e tyre për asnjë moment. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti. “Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikuperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet”. Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit, të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. Merita Agasi, infermiere në Ishëm shprehet se edhe pse spitali nisi të shembej, ajo nuk e ndali shërbimin
Manastirliu: Qendra në Ishëm do të rindërtohet. Mjekët: Shërbimi vijon SITUATA “Qendra shëndetësore 24 orëshe e Ishmit do të rindërtohet, pasi godina shëndetësore u dëmtua rëndë nga tërmeti. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar mjekët dhe infermierët të cilët nuk e ndalën shërbimin e tyre për asnjë moment. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti”. e saj. “Çdo gjë na u shëmb në kokë. Natën e tërmetit ne ishim në shërbim 24 orësh. Dolëm jashtë. Kam dëmtime, kam qenë me mjekime gjatë gjithë kohës dhe punën nuk e kam ndërprerë për asnjë ditë. Filloi duke u shemb spitali, sovatimet duke rënë. Na kanë rënë në kokë, në duar”. Nga ana tjetër, kryeinfermierja në qendrën shëndetësore Ishëm, Xhemile Gjyli tha se ‘’sa kemi dalë jashtë, pas 20 minutash na erdhi një urgjencë, një plak
mosha e treta që ishte goditur në kokë. I kishte renë një tjegull, megjithatë me mjekun i kemi dhënë ndihmën e parë në makinën e mjekut. Me pas i kemi dërguar për Durrës’’. Besmir Lumaj, mjek familje në autoambulancat Lalëz dhe Likmetaj thotë se rastet më të shumta kanë qenë të sëmurët kronikë. “Raste kemi pasur plot. Më të shumtët kanë qenë të sëmurët kronikë. Kanë ardhur me shqetësime me hipertension, probleme të
frymëmarrjes më shumë nga stresi që kanë kaluar nga gjendja e ankthit”. Kurse Sabaje Dervishi, me detyrë infermiere tha se ‘’edhe pse janë kushtet shumë të vështira, unë bashkë me mjekun kemi shkuar edhe në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Kemi ndjekur fëmijët nga zero në dy vjeç. Edhe vaksinimi ka vazhduar dhe po vazhdon ashtu siç kemi vazhduar gjithmonë’’. Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili ka dëmtuar
SITUATA
NDIHMË
Gripi i syrit, okulistja: Nëse nuk trajtohet dëmton shikimin
Guidë për studentët e rinj, orientues se ku po shkon R
Guida studentore është krijim i një grupi të rinjsh nga Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, që kërkojnë të lehtësojnë jetën e studentëve, kryesisht atyre që vijnë nga rrethet apo kalojnë nga cikli i mesëm arsimor, në atë të lartë. Student-
godinën e spitalit të Laçit që është shpallur e pabanueshme, urgjenca e këtij spitali ka kaluar në një godinë të re. Në këtë godinë të re në Laç ekipi i mjekëve dhe infermierëve kanë qenë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se në këtë godinë të re nuk ka munguar në asnjë moment shërbimi për banorët e prekur nga tërmeti.
ja Lorina Halilaj, thotë se secili nga ne e ka përjetuar vetë jetën studentore. “Unë vetë kam ardhur para 3 vitesh në Tiranë të studio. Fillimet janë të vështira, të ambientohesh në një qytet të madh si Tirana, të gjesh vendet e duhura, me linjat urbane,
me Fakultetet e ndryshme”. Stara Elezaj, nga ana tjetër, pohon se çdo student që vjen nga rrethet është i painformuar në lidhje “me vendodhjen e Fakultetit, programet e studimit apo tarifat vjetore dhe është parë e nevojshme që kjo guidë të shërbejë si udhëzues për studentët që kanë problem me këto gjëra”. Ky libër përpiqet të jap përgjigjet e paqartësive që kanë studentët. I ndarë në 7 kapituj, hapësirë e posaçme i është kushtuar universitetit të Tiranës, por gjithashtu edhe kryeqytetit. “Një kapitull shumë i rëndësishëm që nuk mund të mungonte për të drejtat dhe detyrimet e studentëve, për të kaluar më pas në një informim të përgjithshëm dhe të veçantë për kryeqytetin. Pastaj është kapitulli me Fakultetet përkatëse dhe informacionin për çdo gjë që përmban Fakulteti”,-thotë Lorina Halilaj.
ikthehet gripi i syrit. Pas epidemisë në muajt e verës dhe përhapjes masive të këtij infeksioni, mjekët okulistë ngrenë shqetësimin se edhe gjatë këtij muaji janë shfaqur shumë pacientë që kanë këtë sëmundje. Normalisht që çerdhet, kopshtet, por edhe institucionet e tjera ku punojnë shumë persona, kanë më shumë mundësi infektimi. Gripi i syrit përhapet fare lehtë nga një person në tjetrin, ndaj mjekja u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos me higjienën personale. Sipas saj duhet patjetër që pacientët që shfaqin këto probleme të drejtohen te mjekët okulistë për të marrë trajtimin e duhur, pasi në të kundërt rrezikojnë komplikacione të cilat u sjellin dëmtime të shikimin. Transmetohet kryesisht nga kontakti direkt i gishtave me sytë, të cilët kanë rënë fillimisht në kontakt me virusin. Periudha e inkubacionit për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është 5 deri në 12 ditë dhe për sa kohë nuk ka kaluar në gjendje më të rëndë syri i infektuar është ngjyrë rozë. “Larja e duarve sa më shpesh është masa më e mirë parandaluese që mund të kesh.Të përdorin peshqirin e vet, këllëfët e vetë. Higjiena personale duhet të jetë tejmase e kujdesshme në këtë rast. Duhet të eliminojë kontaktet me persona të tjerë që kanë përreth”,-thotë më tej okulistja.
OPINION
Shengeni Ballkanik, Porti Durrësit Nga Ing. Xhevair Ngjeqari
I
nteresi direkt i Serbisë është shfrytëzimi portit Durrësit pa taksa, në emër të unitetit Shengenit Ballkanik. Ky është qëllimi kryesor. Serbia, Maqedonia e Veriut (MV) dhe Rusia janë të gatshëm të derdhin financimet pa kufi, vetëm e vetëm të dalin pa pengesa ose të përfitojnë bonusin e një koncesioni portual ose të një zone të lirë në bregdetin shqiptar. Atë që nuk arritën Pashiçët në luftën e parë botërore, atë që nuk gllabëroi Druzhe Titua në emër të kampit socialist, po materializohet nga Salep Milosheviçi Serbisë, në emër të interesave shqiptare dhe të demokracisë pan ballkanike. I besuari popullit shqiptar me fisnikërinë e mbrojtjes detit, duhet të evidentojë dinakëritë që fshihen në modulin e Shengenit, sepse interesa ekonomike vendore nuk ka.
Cilat janë bazat e Mini shengenit Të gjitha format organizative duke filluar nga bërthamat e familjeve të mëdha apo të vogla, fermave, federatave, konfederatave, kampeve socialiste apo kapitaliste, pashallëqeve deri te mbretëritë, që nuk kanë në themel ekonominë, por formohen mbi bazën e dëshirave, sigurisë, unitetit, fantazive të perspektivës apo pasionit të dukurive të veprave të mëdha ,deklaratave të medias shkruar apo vizive, janë të destinuara të falimentojnë. Aksioma e marrëdhënieve midis njerëzve, komuniteteve , shteteve janë interesash në radhë të parë. Që nënkupton se të gjitha for-
mat e bashkëpunimeve e bashkëjetesave të natyrës shengenave, që nuk bazohen mbi marrëdhënie ekonomike ,me ekuilibër të plotë interesash e përfitimesh, nuk jetojnë gjatë. Ato edhe po u organizuan ,bazuar në statuset juridike, do të mbijetojnë duke grabitur pasuritë e njëri tjetrit, duke e pësuar shteti më i varfër, deri sa të evidentohen pabarazitë e kooperimit dhe të shpërthejnë konfliktet. Kjo nënkupton se Ngrehina e Mini Shengenit Ballkanik, në se nuk vendos në themel interesat ekonomike , shqiptare dhe kosovare, që evidentohen nëpërmjet të shkëmbimeve dhe shërbimeve jetësore, nuk i shërben vendi tonë.
Kampi socialist dhe Shengeni Europian Në 50-60 vitet e fundit mendimi njerëzor ka dy njohur eksperienca grupimesh, apo bashkëjetesash. I pari ishte kampi socialist. I cili bazohej në diktaturën e proletarialit, mungesën e lirisë shoqërore dhe ekonomike etj. Me gjithë parullat e propagandën, bashkëjetesa me druzhe Titon, me baba Stalinin, Hrushovin dhe At Mao Ce Dunin u shkërmoqën ,duke vlerësuar si histori suksesi jo perspektive. E kundërta ndodhi me konfederatën apo Bashkimin Europian. Arkitekti themelimit ose promotori Europës bashkuar është doktrina e R.Shumanit (1886 -1963). Më 9 Maj 1950 për herë të parë propozohej zyrtarisht që prodhimi i karbonit dhe çelikut në Francë dhe Gjermani të vendoset nën një autoritet të lartë të përbashkët, nën një organizatë të hapur, me pjesëmarrje të vendeve të tjera të Europës. Kjo formulë pragmatike ndërtonte një sistem që nuk angazhonte vetëm fjalë, por interesat në radhë të parë. Mbasi unifikuan prurjet historike, liritë dhe të drejtat e njeriut , mbikaluan krimet dhe zullumet naziste, vendosën si gur themeltar nismën e drejtimit përbashkët të Qymyr-Çelikut. Organizimi dhe ecuria e së cilës çoi në formimin e Asamblesë
12 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Europiane në vitin1958, formimin europës bashkuar, këshillin e mbrojtjes atlantikut. Bashkimi midis Francës dhe Gjermanisë, konceptohet për herë të parë në vitet 1930 nga Aristid Brian. Por nazistët i çuan energjitë e popujve në drejtim të gjakderdhjes. Progresi drejtimit të Karbon- Çelikut dhe strukturave të tjera të përbashkëta detyruan De Golin që në 2 Shtator 1962 gjatë një vizite në gjermani të deklaronte se “nëse dje, ishte detyra jonë të ishim armiq, sot është detyra jonë të jemi Vëllezër”. Golistët që dikur kishin kundërshtuar dhe Shumanin e quanin “BOSHI”, ju bashkuan progresit të bashkimit Europian. Nga ky moment dimensionet e Europës do të shënojnë vetëm zmadhim. Procesi standardizimit unifikimit dhe dixhitalizimit ekonomik vazhdon. Vlen të theksohet se nismën e bashkimit europian e përkrahën menjëherë Italia dhe vendet e Beneluksit. Tashmë EU numëron 28 vende dhe mbi 513 milion banorë. Për tu bashkuar me BE kërkohet arritja e treguesve ekonomikë, lirisë dhe demokracisë .Të cilat kërkojnë vite përgatitje. Mendimi shoqëror, social, ekonomik, organizativ dhe filozofik tashmë ka një eksperiencë, të cilën mund ta shfrytëzojnë me racionalitet për të çuar përpara ekonominë dhe bashkëjetesën midis shteteve , kombeve , etnive. Minishengeni Ballkanik dhe Shqipëria Në arenën Ballkanike mediat kanë informuar se përfaqësuesit e shteteve të Serbisë, MV dhe Shqipërisë kanë dhënë besën për të realizuar një tip Minishengeni Ballkanik. Duke vendosur në bazë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Promotori i idesë është një duel midis kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb. Ky i fundit, Vuçiç, nxitoj të theksonte se kostruktori ishte Ai. Në parim të risësh gradët e lirisë ose qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, aq më tepër në Ballkan nuk ka asgjë të keqe. Në fazën fillestare natyrisht mund të mos ketë përputhje të plotë të treguesve social-ekonomik ,por në rast se shtetet pjesëmarrëse kanë strategji me tregues ekonomik në
rritje dhe gradualisht nivelet e prodhimit, shërbimit dhe përpunimit, mund të ekulibrohen, unifikimi mëtejshëm i bashkëjetesës sjell vetëm prosperitet. Nëse lëvizja e njerëzve është përgjithësisht e realizuar, ose plotësohet pa kosto ekonomike, qarkullimi mallrave është i lidhur me kostot dhe aftësitë e prodhimit dhe për rrjedhojë dhe taksat e tarifat doganore janë në varësi cilësisë prodhimit dhe kostos jetesës. Shqipëria ka bilanc negativ midis importit dhe eksportit. Ne importojmë rreth 75% të mallrave dhe eksportojmë 25%. Ky tregues shumë negativ, pothuaj ka rreth 30 vjet që nuk ndryshon. Ndërsa me Serbinë dhe MV ka një raport edhe më negativ të import-eksport. Për disa zëra, treguesit janë edhe më të lartë se 80-20%. Kjo tregon se vendi promotor i Shengenit Ballkanik ka një ekonomi të dobët, për të mos thënë në proces falimentimi. Sipas ekonomistëve, në parajsën e Shengenit Ballkanik humbjet në ekonominë shqiptare do të jenë të mëdha. Bazuar në interesat ekonomike vendi ynë nuk ka interes të hapi portat, pa llogaritur mbrojtjen e interesave ekonomike vendore. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe Serbisë Shqipëria nuk luan asnjë rol në zhvillimin ekonomik të Ballkanit, përveç vlerës së pozicionit gjeografik, në Jug të Adriatikut dhe Veri të Jonit, ose në mesoren e Ballkanit Jug Lindor.Trualli dhe bregdeti Shqiptar shërben si rrugë më e shkurtër tokësore dhe detare për vendet e Europës Jug Lindore, kur udhëtojnë për në Italinë Jug Qendrore dhe sidomos në vendet e Atlantikut, kontinentin amerikan, Europën Jugore, duke kursyer 3001180 km në krahasim me tranzitin e detyruar nga porti Selanikut. Kjo nënkupton se bregdeti shqiptar është i gjithi port natyral dhe magazinë distributor për tranzitin EuroAtlantiko-Ballkanik. Por në bregdetin Shqiptar porte nuk ka, tranzit nuk realizohet dhe rrjedhimisht nuk ka anjë përfitim ekonomik. Por Ministria e Transportit vazhdon të mashtrojë se ne kemi portin e Durrësit dhe nuk kemi nevojë për porte
të tjerë. Të gjitha Shtetet e Ballkanit, por sidomos Serbia dhe MV dhe Kosova kanë interesa shumë të jetike të tranzitojnë mallra nëpërmjet bregdetit shqiptar ose nëpërmjet portit të Durrësit. Të tre shtetet kursejnë 740-1240 km rrugë detare dhe tokësore duke tranzituar mallra drejt kontinentit Amerikan, Afrikës Veriore dhe Italisë, në krahasim me portet helene. Interesi direkt i Serbisë dhe MV është shfrytëzimi portit Durrësit pa taksa dhe detyrime shtesë, në emër të unitetit Shengenit Ballkanik. Ky është objektivi kryesor i Serbisë dhe MV. Ata janë të gatshëm të propozojnë dhe ndërtime të porteve të reja, duke derdhur financimet pa kufi, pa asnjë detyrim ekonomik, vetëm e vetëm të dalin pa pengesa ose të përfitojnë bonusin e një koncesioni portual, ose edhe një copë në bregdetin shqiptar. I cili përveç aftësisë portuale është dhe bregdeti më balnear, më turistik, më panoramik dhe më mjedisor i gjithë Mesdheut. Me këtë rast po informojmë dhe gazetarin Edmond Harizaj mbi aftësitë natyrale të bregdetit shqiptar. Interesimi për thellimin e portit dhe takimi në Durrës është i lidhur me interesat e Serbisë për daljen e lirë në bregdet. Kjo është normale, sepse portet kryejnë shërbime internacionale. Por kushtet me të cilat serbët do të binjakëzohen me portin dhe bregdetin shqiptar do të evidentojnë dritë hijet e bashkëjetesës së Shengenit Ballkanik. Mashtrimet apo krimet kombëtare mbi aftësinë e Portit të Durrësit Nga viti 2000 -2019 informacionet dhe deklaratat e Ministrisë Transportit lidhur me kapacitetin e përpunimit në portin e Durrësit dhe aftësinë e përpunimit anijeve nuk kanë qenë të sakta. Më kryesoret janë. 1. Në vitin 2009-2010 Ministria deklaroi se Porti Durrësit do të përpunojë deri V=11 milionë ton mall. Në vijim do të deklaronte, sa po të thellojmë portin H=12,5m dhe do të përpunojmë në anije V= 40–50 (Vijon në faqen 13)
SOCIALE
13 E enjte, 19 DHJETOR 2019
“Operacioni Kutia”, nxënësit e “Vasil Shantos” i bashkohen nismës për fëmijët e prekur nga tërmeti
Veliaj: Krenar për fëmijët e Tiranës që dhuruan për bashkëmoshatarët e tyre
shfrytëzojnë kohën që kanë në dispozicion dhe të bëhen edhe ata pjesë e kësaj nisme të bukur. “Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, por sidomos të shkollës “Vasil Shanto”. Ata kanë qenë të parët që i janë bashkuar Operacionit “Kutia”. Secili ka marrë një kuti këpucësh, e ka mbushur me dhurata, mjete për shkollën, lapsa, stilolap-
F
ëmijët e kryeqytetit janë solidar izuar me bashkëmoshatarët e tyre të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Qindra nxënës të shkollave të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kanë dhuruar një pjesë të lodrave apo pajisjeve të tyre mësimore për moshatarët e tyre në Durrës, Thumanë, Laç apo Lezhë. Kryebashkiaku Veliaj pri-
ti sot një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”, të cilët iu bashkuan Operacionit “Kutia” dhe kanë dhuruar lodra, veshje dhe libra për bashkëmoshatarët e tyre, që edhe ata të festojnë të gëzuar festat e fundvitit. Ndërsa, falenderoi fëmijët e kopshteve dhe shkollave të Tiranës për solidaritetin e madh, ai ftoi edhe fëmijët e tjerë të kryeqytetit që të
sa, fletore, çorape, kapuçë, gjëra që duhen për dimër, për çunat dhe gocat, bashkëmoshatarë e tyre në Durrës, në Thumanë, në Krujë, në Kurbin, në Laç, dhe territoret e tjera të prekura nga tërmeti”, tha Veliaj. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do kujdeset që çdo kuti e përgatitur nga nxënësit e Tiranës të shkojë pranë fëmijëve të zonave që u prekën më shumë nga tërmeti, për t’i krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash. “Ne do t’i mbledhim të gjitha kutitë dhe dhuratat e do t’i çojmë në zonat e prekura, për të treguar se ne në Tiranë, jo vetëm që rikuperojmë shumë shpejt, por jemi gati të ndihmojmë çunat dhe gocat në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku tha se nisur pikërisht nga përkrahja që pati kjo nismë këtë vit, Bashkia e Tiranës do ta organizojë atë çdo fundvit, në mënyrë që
të gjithë fëmijët të marrin dhurata dhe të festojnë. “Tani që e eksperimentuam këtë vit, ka apo s’ka tërmet, ne do ta bëjmë çdo vit këtë, apo jo? Të tregojmë se në Tiranë, jo vetëm që jemi më të mirët, jo vetëm që jemi me 10-a, jo vetëm që merremi me sport dhe ndihmojmë komunitetin, por jemi edhe shumë solidarë e bujarë për gjithë çunat dhe gocat e Shqipërisë. Shumë faleminderit dhe gëzuar festat të gjithë kalamajve të Shqipërisë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
heut”. Është fatkeqësi kombëtare që këshilltarët apo specialistët vazhdojnë të dizinformojnë ministrat dhe drejtuesit e shtetit, mbi portet dhe monopolin e portit Durrësit etj.
dhe Autoriteti Portual kërkojnë të realizojnë një Kanal Hyrje me thellësi 10-12,5 m, në një hapësirë ose në një det të hapur (mbi 30 km2) dhe me thellësi natyrale të shtratit detit shumë të çrregullt 6,5– 9 m. Nga sa kuptohet, kërkohet që tabani i shtratit të kanalit të jetë 2-4 m më i thellë se gjithë hapësira e shtrat detit për rreth. Por në qoftë se thellohet në kuotën e kërkuar, brenda një dy dallgëzimeve detare kanali tenton të nivelohet në nivelin e shtrat detit rrethues. Që të ruhet thellësia në parametrat e kërkuar (si pretendon Ministria) duhet që një dragë gërmuese dhe transportuese të punojë çdo vit minimumi 4-6 muaj. Kjo është e pamundur për arsye të kostos. Duke mos ditur dhe njohur ligjet e batimetrisë dhe gjeometrinë, e lëvizjes grimcave dhe aluvioneve në shtratin e gjirit Durrësit, ministria vazhdon të dizinformojë opinionin mbi kapacitetin e portit dhe aftësinë e basenit ujor në përpunimin e anijeve. Monopoli i portit mesjetar të Durrësit, gjysëm shtet gjysëm privat, me shërbimet ordinere, kostot dhe asnjë perspektivë zhvillimi me paaftësinë e përpunimit anijeve dhe tranztin e Euro ballkanik të mallrave, po luan një rol negativ në zhvillimin portual në bregdetin shqiptar. Por Serbisë nuk i duhen argumentet hidromaritime të portit Durrësit , ajo dëshiron të materializojl juridikisht një status mbi marrëdhënien me bregdetin shqiptar.
OPINION (Vijon nga faqja 12)
mijë tonë. Para vitit 2005, ministria deklaronte se do të përpunojmë në anije me kapacitet V=10-20 000 mijë tonë, ndërsa në vitin 2009- 2010 ,deklaroi se vendi ynë ka aftësi të lira portuale deri në V=14 milionë tonë mall/ vit. Në vitin 2010 Autoriteti Portual i Durrësit deklaroi, sa po të thellohet porti dhe kanali do të përpunohen anije N = 30-40 mijë tonë. Në vitin 2019 kryeministri deklaroi se në Portin e Durrësit do të përpunohen anije DWT 10-20 000 Tonë. 2. Aktualisht monopoli i Porti të Durrësit ka një shërbim ordiner,
shërben me kosto të lartë dhe asnjëherë nuk ka përpunuar anije deri në DWT 10000 tonë dhe vëllim vjetor mbi 4,2 milionë tonë mall/vit. Disinformimet e shtetit shqiptar bëhen për të përfituar kredinë e thellimit dhe interesat që rrjedhin prej saj. Për deri sa treguesit e parashikuar asnjëherë nuk janë realizuar, nënkuptohet që financimet nuk ka shkuar në destinacion. Lidhur me gjirin, portin, perspektivën e Portit Durrësit, deri dhe variantin e kthimit Durrësit në ishull dhe përmirësimin urbano-mjedisor të kënetës, ka një studim të ma-
terializuar në botimin “MesdheuAdriatiku. Projektimi i porteve tregtare, turistike, peshkimit dhe realizimi në bregdetin Shqiptar”, i cili argumenton se deklaratat e fundit të kryeministrit ngjasojnë me paraardhëset. Ndërtimet e terminalit të kroçierave midis terminalit konteinerëve dhe mineraleve nuk janë funksionale. Porti i Durrësit ka nevojë për një rikostruksion, rikonceptim, gjeneral, mbi bazat e shërbimeve portuale të europiane dhe mesdhetare. Një vizion konkret ose një variant mbi rikostruksionine portit jepet në botimin e “Mesd-
Mbi thellësinë e kanalit hyrës dhe Portit Durrësit 1. Pozicionin gjeografik i Portit të Durrësit, si nyje më e afërt e Tiranës urbane, me detin dhe bregdetin e ka zgjedhur koha. Porti është vendosur mbi gjurmët dhe aktivitetin e molos ekzistuese. Gjiri Durrësit me sipërfaqe rreth 30 km2 shtrihet nga Porti deri në Karpen ose Kalaja e Turrës, ka një vijë bregdetare rreth L=24 900 ml, një kordë K=18 300ml, me reze eliptike R=7200 ml, dhe megjithëse gjendet H=15 700 ml më brenda se ishullit Sazanit dhe nuk ka prurje aluvionale, formon gjirin më të cekët të Adriatikut .Thellësia e shtratit gjirit arrin 6,5-9 m. Për hyrjen e anijeve në port është ndërtuar nji Kanal në shtratin e detit me gjatësi L=6,7 km , gjerësi B=80 -120-150m, me thellësi 8-10 m. Gjurma e kanali është zgjedhur i lakuar që të anashkalojë gjuhëzat e çregullta të rërës në fundin e detit. Në pamundësi që të thellohet tabani i detit, operatorët kanë gjetur mundësinë të thellojnë një kanal hyrës duke zgjedhur një trajektore në pjesët më të ulëta në tabanin e detit dhe duke u shmangur relikeve të mbytura. Për të ruajtur thellësitë e 5-8-10 m, operatorët vazhdimisht kryejnë punime thellimi. Ministria
SPORT
14 E enjte, 19 DHJETOR 2019 Skuadra verilindore fitoi 2-1 ndaj Vllaznisë me gola të Rrocës dhe Shkurtajt, kryeson me 30 pikë
K
ukësi nis shkëputjen në krye të Kategorisë Superiore, duke u konfirmuar si skuadra pretendente për titullin kampion këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro mposhti 1-2 Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke siguruar suksesin e katërt radhazi dhe krijuar një distancë prej tri pikësh me ndjekësin më të afërt, Bylisin. Blutë u shfaqën më këmbëngulës në impiantin e Shkodrës, ku shënuan nga një gol në çdo pjesë me autorë Rrocën në minutën e 9-të, në një kënd thuajse të pamundur pasi shmangu portierin, dhe Vasil Shkurtajn në të 51-ën. Goli i Zogajt në të 74-ën, thjeshtë sa ndezi shpresat e vendasve në minutat e fundit, por nuk do të shërbente për të arritur qoftë një pikë. “Loro Boriçi” vazhdon t’i sjellë ters Vllaznisë, që në ndeshjet shtëpiake ka marrë vetëm një fitore e dy barazime në 6 takime të zhvilluara gjithsej. Menjëherë pas të kuqve vjen Bylis, që arriti një tjetër fitore minimale 1-0 në sfidën e “Adush Muçës” kundër Laçit, që deri në minutën e 80-të kishte rezistuar më së miri presionit vendës. 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shpërtheu festa në impiantin e Ballshit për golin që kishte vlerë tri
Kukësi nis arratinë në Shkodër, Bylis vijon të bëjë surprizën Rezultatet, Java e 16-të Bylis-Laçi Luftëtari-Skënderbeu Teuta-Partizani Vllaznia-Kukësi Tirana-Flamurtari
1-0 2-0 1-0 1-2 2-0
Renditja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 pikë, i cili u shënua nga Jurgen Hoxha. Ballshiotët mbajnë pozicionin e dytë me 27 pikë, duke pasur një ecuri fantastike që në sezonin e parë që siguru-
SUPERLIGA
Torassa fundos Flamurtarin, bardheblutë nuk ndalen me Egbo-n Tirana vijon momentin fantastik pas triumfit në derbin ndaj Partizanit. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Flamurtarit, duke rrëmbyer suksesin e dytë radhazi, për t’u ngjitur në vendin katërt në renditje. Bardheblutë vinin me mungesa të rëndësishme në repartin e avancuar, ku nuk ishin të pranishëm emra si Ngo’o dhe Cobbina, për shkak pezullimi, megjithatë dominuan sfidën thuajse gjatë gjithë kohës. Pas një pjese të parë ku Muçi humbi dy mundësi të mira në portën e Moçkës, skuadra e drejtuar nga Egbo do të arrinte që të zhbllokonte gjithçka në pjesën e dytë. Torassa bëhet protagonist në minutën e 64-t, duke arritur që të fitojë një penallti, edhe pse pengimi ndaj tij filloi në hyrje të zonës. Miqtë protestuan shumë për këtë rast, por arbitri ishte i vendosur. Batha do të tregohej i saktë nga pika e bardhë, ndërkohë që 10 minuta më pas do të ishte sërish braziliani Torassa, i cili do të shënonte një gol spetkakolar me një goditje fluturimthi në zonë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Tiranën që duket se ka gjetur ritmin e duhur nën drejtimin e Egbo, i cili është emëruar si trajner i përkohshëm, por po bën një punë mjaft të mirë.
an ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Më në fund ka pak dritë në fund të tunelit për skuadrën e Luftëtarit, që mori një fitore të rëndësishme 2-0
ndaj Skënderbeut. Heroi i vendasve në këtë ndeshje ishte Griseld Lika, autor i të dy golave në këtë takim. 22-vjeçari e gjeti fillimisht rrjetën që në
Kukësi Bylis Laçi Tirana Partizani Teuta Vllaznia Skënderbeu Luftëtari Flamurtari
30 pikë 27 pikë 25 pikë 25 pikë 25 pikë 25 pikë 23 pikë 20 pikë 11 pikë 6 pikë
minutën e 9-të, për t’u dhënë më pas epërsinë e dyfishtë ekipit të tij në të 53-tën, rezultat që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.
SURPRIZA
Teuta fiton mes “grushtash” ndaj Partizanit, sfida mbyllet me 5 kartonë të kuq Humbja në derbi vazhdoj të lërë pasoja te Partizanit, që nuk ia del të marrë pikë as në transfertën e Durrësit. Të kuqtë u mundën 1-0 nga skuadra e Teuta në një ndeshje që do të rezultonte shumë e ndezur dhe e mbushur me kartona. Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në fundin e pjesës së parë nga Kallaku, ndërsa për t’u veçuar ishin momentet e tensionit në minutën e 62-të të ndeshjes. Lojtarë të të dyja ekipeve u përfshinë në një përplasje fizike, e cila përfundoi me katër karton të kuqë. Beqja i Teutës dhe Melo nga Partizani u ndëshkuan fillimisht me kartonin e kuq. Më pas, ata i ndoqën edhe Boldor i Partizanit dhe Duka i Teutës, që ishin në stol. Në fundin e takimit, u ndëshkua me karton të kuq edhe Shkalla nga Teuta. Kjo ishte një fitore kthese e Teutës pas largimit të Blendi Shkëmbit, teksa tashmë frenat e ekipit i ka Edi Martini. Për Partizanin ishte hum-
bja e dytë pas derbit. Më këtë humbje Partizani rrëshqet në vendin e katërt, me pesë pikë më pak se Kukësi.
TRAJNERI
Egbo: E dija që do të vuanim, nuk e drejtoj Tiranën për arsye shëndetësore Egbo mori Tiranën në një moment të vështirë, por ka arritur që deri më tani të marrë dy fitore në dy ndeshje. Gjithsesi ish-portieri i bardhebluve nuk ka ndërmend që të
mbetet trajner i ekipit pas janarit. “E dija që do të ishte kështu në ndeshjen e sotme, pasi ndaj Partizanit shpërdoruam shumë energji. E dija që në pjesën e parë do të ishin disi të ngathët, por me rëndësi kishte të merrnim tre pikët, që ishte edhe objektivi ynë. Na mungonte gjysma e ekipit dhe shumë lojtarë luanin për herë të parë nga fillimi, ndaj them që kishte rëndësi të merrnim tre pikët. Kam kërkuar ekuilibra dhe luajtëm me Torassën e Muçin por nuk kishim as shumë alternativa në stol. Kristi e Doka kanë luajtur në ndeshjen e fundit dhe nëse bënim ndryshime të tjera nuk do të ishte në të mirë të skuadrës. E ardhmja? Do të drejtoj Tiranën deri në ndeshjen me Laçin dhe pastaj do të bisedojmë me presidentin, pasi e kam thënë edhe më herët që për arsye personale e shëndetësore, nuk dua të jem trajner i parë. Pse mungoi Osmani sot? Osmani nuk është në formën më të mirë ndaj nuk luajti”, u shpreh Egbo.
SPORT
15 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Super dueli i La Ligas u mbyllë pa gola në mitikun “Camp Nou”, edhe pse rastet nuk munguan
Barcelona dhe Reali bëjnë paqe në “El Clasicon” e frikës
Nga Rozalb Lika “El Clasico” e parë e këtij sezoni nuk prodhon asnjë fitues duke u mbyllur pa gola. Në “Camp Nou” mes frikës së madhe për trazira nga protestat e shumta në Katalonja, asnjë prej skuadrave nuk do të arrinte që
distanca, por këtë herë do të ishte Ter Stegen që do ta ndalte mjaft mirë. Valverde do të krijonte një mundësi të mirë në minutën e 32-të, ndërkohë që blaugranët kundërpërgjigjen rrezikshëm me Jordi Alba-n. Në minutën e 45-të është sërish Ter Stegen që u bë protagonist duke
të, Luis Suarez pretendon për një penallti pasi u pengua në zonë, por për arbitrin nuk ka asgjë të parregullt. Greth Bale nga ana tjetër është i pafat, pasi goditja e tij brenda zonës përfundon në rrjetën e jashtme. Uellsiani e dërgon topin në rrjetë në minutën e 73-të, por goli i tij do
GJYSMËFINALJA
Firmino dërgon Liverpoolin në finalen e Kupës së Botës për klube Liverpool arrinti që të siguronte një biletë në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi mposhti Monterey-n në gjysmëfinale me rezultatin e ngushtë 1-2, me golin e fitores që erdhi vetëm në minutat shtesë. Ishin të besuarit e Jurgen Klopp ata që zhbllokuan rezultatin me Naby Keita në minutën e 12-të. Pas një pasimi të mrekullueshëm të Mohamed Salah, ish-lojtari i RB Leipzig nuk ka gabuar përpara portierit kundërshtar. Megjithatë, avantazhi i The Reds ka zgjatur vetëm dy minuta pasi skuadra meksikane ka barazuar me Funes, i cili përfitoi nga një përgjumje e ekipit të Klopp. Në minutën e parë shtesë, Arnold shërbeu për brazilianin Firmino, i cili do të shënonte golin që që e dërgon në finalen e Kupës së Botës për klube, ku e pret Flamengo.
VLERESIMET
“Globe Soccer Awards”, Tare dhe Ronaldo finalistë për çmimet e mëdha
të gjente rrugën e rrjetës. Një ndeshje më e mirë nga madrilenët, ndërkohë që Lionel Messi vuajti shumë vendosjen fantastike të Zidane në mesfushë dhe mbrojtje. Ndeshja nisi më mirë për Realin që ju afrua shumë golit në minutën e 18-të me Casemiron, por tentativa e tij me kokë u ndal në vijën e portës nga Pique. Mesfushori i madrilenëve disa minuta më pas provoi me një goditje nga
merituar duartrokitjet e tifozerisë vendase, pasi arriti që të shmangte një shans mjaft të mirë të Valverdes. Në fillimin e pjesës së dytë ritmi është i kënaqshëm, por te Barcelona trajneri Valverde ndryshon mesfushën, duke aktivizuar Vidal. Pikërisht në këtë moment tifozeria vendase hedh në fushë në formë proteste shumë topa futbolli duke ndërprerë përkohësisht lojën. Në minutën e 60-
të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje në nisje të aksionit. 4 minuta nga fundi Suarez shpërdoroi një mundësi të mirë me kokë pas një krosimi fantastik të Ansu Fati. Në krahun tjetër madrilenët janë shumë të paqartë në zonën e blaugranëve, duke mos shfrytëzuar shanset shumë të mira që u ofrohen në zonë. Ky barazim mban Barcelonën në krye më 36 pikë, po aq sa edhe Reali.
Parada e yjeve të futbollit botëror në Dubai për Globe Soccer Awards do të bëhet këtë vit më 29 dhjetor. Në të do të jenë edhe dy ‘italianë’ mes kandidatëve të shumtë për çmime kryesore. Njëri është Cristiano Ronaldo i Juventusit, i cili do të konkurrojë Leon Messin, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah për titullin e “Lojtarit më të mirë të Vitit”. Tjetri është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili do të konkurrojë me Andrea Berta-n (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcelona) dhe Marc Overmars (Ajax) për titullin “Drejtori më i mirë sportiv”. Ndër zbulimet e vitit 2019, kandidatë kryesor është Erling Haaland nga Salzburg, por nuk duhen harruar as Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atlético Madrid) dhe Ansu Fati
Vieira (Barcelona). Në seksionin e trajnerëve, finalistët janë Jurgen Klopp i Liverpoolit, Fernando Santos i kombëtares portugeze dhe Erik Ten Hag i Ajax. Sa i përket femrave çmimi i lojtares më të mirë do të ndahet nga një mes Alex Morgan, Megan Rapinoe, Lucy Bronze dhe Amandine Henry.
TRANSFERIMET
SERIA A
Juventus mund Sampdorian me dy “magji” të Dybala-s dhe Ronaldos Juventus arrin të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Sampdorias duke konsoliduar pozitat në vendin e parë të renditjes. Bardhezinjtë zhvilluan një tjetër ndeshje shumë të mirë me trinomin Dybala-RonaldHiguain. Në minutën e 19-të, Alex Sandro jep një pasim
për Dybala-n në hyrje të zonës, i cili godet fluturimthi duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në portën e Auderos, i cili nuk ka asnjë shans reagimi. Sampdoria e kishte të vështirë që të reagonte, por do të përfitonte nga një gabim i Alex Sandros. Në minutën e 35-të, bardhezinjtë gabojnë në largimin e topit duke i dhënë mundësinë Caprarit që mposhtë portierin Buffon. Skuadra torineze hidhet në sulm për të kërkuar golin e avantazhit, të cilin do ta gjenin në fundin e pjesës së parë. Alex Sandro jep një krosim për Ronaldon, i cili kërcen në mënyrë të frikshme në ajër duke arritur që të shënojë. Mediat italiane shkruajnë se ai kërceu 70 centimetra në atë aksion, duke arritur lartësinë 2.56 m. Pjesa e dytë do të ishte më e mërzitshme me bardhezinjtë që krijojnë shumë pak në sulm me gjithë ndryshimet e bëra nga trajneri Sarri duke nxjerrë nga fusha Dybala-n dhe Higuain. Cristiano Ronaldo në fundin e ndeshjes arrin të shënojë por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, ndërkohë që dy minuta më pas portugezi ju afrua shumë golit.
Interi hap “thesin”, 50 milionë euro për merkaton e janarit Antonio Conte po pret me ankth merkaton e janarit për të kompletuar grupin e futbollistëve. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, shifra që Marotta dhe Ausilio do të kenë në dispozicion për të shpenzuar është 50 milionë euro, pa llogaritur një shitje të mundshme të Gabigol, i cili për momentin është në formë huazimi nga Flamengo. Në krye të listës qëndron zbulimi i këtij sezoni, Dejan Kulusevski, për të cilin ka pasur kontakte me Atalantën (klubi që i zotëron kartonin) dhe vlerësohet në shifrën e 40 milionë euro. De Paul është alternativa, por duket gjithnjë e me larg. Ende e ndezur është pista Vidal, por blaugranët nuk kanë ndërmend që ta lënë në formë huazimi. Për krahun e majtë emri kryesor është Marcos Alonso. Problemi është Chelsea, që nuk heq dorë prej tij pa shifrën e 35 milionë eurove, edhe pse lojtari nuk po luan në vazhdimësi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE KREU I SHTETIT PËR PAKTËN ANTISHPIFJE: ÇDO VEPRIM I IMI DO TË JETË INSTITUCIONAL DHE DO TË JETË TRANSPARENT, POR NUK MUND TË GJYKOJ ASGJË
Presidenti Ilir Meta: Me popullin do mbroj Kushtetutën
P
residenti Ilir Meta në një prononcim për median deklaroi se do të mbrojë Kushtetetutën së bashku me qytetarët. “Presidenti së bashku me qytetarët do ta mbrojë Kushtetutën, sido që të vijë puna nuk tërhiqemi”,-tha Presidenti, kur mediat e pyetën. Pak javë më parë presidenti pati lajmëruar një miting të madh me 8 dhjetor në qytetin “Studenti”, ku ishte parashikuar se do mblidheshin dhjetëra mijë studentë dhe qytetarë. Por ndodhi fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit, kur ra tërmeti e natyrisht mitingu i paralajmëruar u shty. Por nuk do të thotë se nuk do ketë miting popullor nga presidenti! Sa i takon paketës Antishpifje, Presidenti Meta u shpreh: “Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj”. Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni? Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë. Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani? Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.
16 E enjte, 19 DHJETOR 2019
Presidenti Meta përshëndet mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës:
Meta: Shqiptarët kudo ku ndodhen të përfshihen në jetën e zhvillimin e vendit P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku ishin të pranishëm gjithashtu Kryeministri Rama, Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Çuçi, Margariti, Klosi, anëtarë të Këshillit, deputetë, drejtuesi i mbledhjes dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të NjuJorkut, zoti Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare. Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës u mbajt në Ditën Ndërkombëtare e Emigracionit si dhe njëkohësisht në Ditën Kombëtare e Diasporës në Shqipëri. Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës u shpreh se duhet bërë çdo përpjekje që shqiptarët të ndjehen të përf-
shirë në zhvillimet dhe jetën e vendit. “Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re. Ndaj duhet të bashkëpunojmë edhe
më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has diaspora, duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investime të huaj në Shqipëri; duke ndërtuar strategji për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporën e hershme arbëreshe apo arbanaist, por edhe asaj të re, pasi gjuha është ajo që e mban një komb të bashkuar; për ngritjen e qendrave kulturore shqiptare në vendet e tjera; për arritjen e marrëveshjeve me të gjitha shtetet ku ka shqiptarë për njohjen e kontributeve dhe sigurimet e pensionit të emigrantëve të pas viteve 90-të si edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike edhe me këto komunitete”,- tha Presidenti.
Maestral dhe CONCORD aktivitet në Tiranë
Maestral mbetet kompleksi më i mirë turistik në Ballkanin Perëndimor dhe ndër më të kërkuarit në Europë për standardet brilante të shërbimit si dhe pozicionin fantastik buzë detit në Mal të Zi. Siç dihet Maestral është një destina-
cion i preferuar edhe nga shqiptarët, ndaj këtë të mërkurë Maestral dhe CONCORD Agency në Shqipëri kanë organizuar një aktivitet në kryeqytet, në një prej barëve më të famshme në Tiranë, “Capricio Bar”.