www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVII i botimit
Nr: 196 (8327) E diel, 19 Gusht 2018 Çmimi 30 Lekë
U prek Ujmani? Plas lufta në Kosovë
Në Maqedoni, në zonën shqiptare, kanë filluar të mendojnë mospjesëmarrjen në Referendum, duke menduar se meqenëse Serbia e Kosova po negociojnë për shkëmbim territori, atëherë pse Shqipëria të mos fillojë bisedimet me Maqedoninë për kalimin e zonave shqipfolëse në territorin e Shqipërisë. Po kështu edhe zona e Ulqinit dhe Plava e Gucia në Mal të Zi. “Kutia e Pandorës” u hap! FAQE 3
Sali Berisha: Vuçiç dhe argatët e tij në Prishtinë po krijojnë Serbinë e Madhe
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha me kreun e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri
FAQE 6
Presidenti Meta: Tragjedia e Genovas, reflektim për sigurinë e veprave publike në vend
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje në Oblikë të Shkodrës, për ngushëllime në familjen Bokrina, djali i së cilës humbi jetën në tragjedinë e Urës Morandi në Genova FAQE 2
ANALIZA E ISH-AMBASADORIT
AKADEMIA E FSHATRAVE
Edi Rama: Nxitja e agroturizmit, efekt zinxhir në zhvillimin rural
FAQE 6
Islam Lauka: Me projektin e Thaçit, Kosova humbet zonën më strategjike dhe më ekonomike
FAQE 4
FORUM
EDITORIAL
Qeveria dhe Parlamenti të ndalin idetë e Thaçit Nga Lulzim Peci
FAQE 5
PUSHIMET E GUSHTIT
Meta në aventurat e bjeshkëve shqiptare, Rama në det
FAQE 7
Alarmi për urat që rrezikojnë shembjen Tragjedia në Itali ku shembja e “Urës Morandi” shkaktoi 45 viktima, mes të cilëve dhe dy të rinj shqiptarë, ka rikthyer vëmendjen në sigurinë që ofrojnë urat në Shqipëri. Katër ditë pas ngjarjes, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Policia Rrugore nisin zbatimin e një plani për... Nga Qamil Xhani FAQE 2
POLITIKE
2
E diel, 19 GUSHT 2018
KREU I SHTETIT, NË FAMILJEN E ADMIR BOKRINËS, SHQIPTARIT QË HUMBI JETËN NË TRAGJEDINË E URËS MORANDI NË ITALI
Presidenti Ilir Meta: Të reflektojmë për sigurinë e veprave publike
P
residenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar dje familjen e Admir Bokrinës në Oblik të Shkodrës, i cili është një nga dy shqiptarët që humbi jetën në tragjedinë e Gjenovas si pasojë e shembjes së urës. Kreu i shtetit u shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ky rast duhet të na bëjë edhe ne që te jemi të kujdesshëm dhe te shohim gjendjen e objekteve tona rrugore. Presidenti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ky rast duhet të na bëjë që të jemi të kujdesshëm dhe të reflektojmë për sigurinë e veprave
publike në Shqipëri. “Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Gjenovas të na ndihmojë të reflektojmë
Nga Qamil Xhani
T
EDITORIAL
ragjedia në Itali ku shembja e “Urës Morandi” shkaktoi 45 viktima, mes të cilëve dhe dy të rinj shqiptarë, ka rikthyer vëmendjen në sigurinë që ofrojnë urat në Shqipëri. Katwr ditë pas ngjarjes, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Policia Rrugore nisin zbatimin e një plani për verifikimin e kushteve të qarkullimit në ura. Plani parashikon vendosjen e sinjalistikës së qartë orientuese për peshën që mbajnë urat dhe mjetet që lejohet të kalojnë në to. Gjithashtu, Policia Rrugore në gjithë vendin ka marrë urdhër që tw ndëshkojë me penalitete dhe të ndalojë gjithë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë që kalojnë në ura që nuk janë ndërtuar për tonazh të rëndë. Vendimi i Ministrit Xhafaj është i pari dhe i vetmi që institucionet shqiptare kanë marrë pas tragjedisë në Itali. Por për një çështje si siguria e urave, problemi i zgjidhjes është jashtë mundësive të Policisë Rrugore dhe Ministrisë së Brendshme. Situata është shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje në riparime shumë të thella në disa prej urave kryesore në vend. Një raport i Autoriteti Rrugor Shqiptar, i hartuar disa muaj më parë, flet për dhjetëra ura që kërkojnë ndërhyrje emergjente në vend. Raporti kujdeset që të mos përdor terma alarmante, por listimi i urave problematike dhe kërkesa për ndërhyrje urgjente flet për një rrezik të përhershëm që u kanoset qytetarëve shqiptarë. Mes dhjetëra urave në raport, disa prej tyre cilësohen në situatë të degraduar dhe kërkohet riparim i menjëhershëm. Lista nis me Urën e Tapizës, në dalje të segmentit Kamëz-Fushë Krujë. Ajo është ndërtuar në ’70 dhe veç amortizimit nuk ka asnjë sinjalistikë që tregon se sa është pesha e makinave që lejohet të kalojnë mbi të. Ndërkohë në situatë me alarmante paraqiten Ura e Dragotit dhe Ura e Leklit në Tepelenë. Dy urat janë ndërtuar në
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”- deklaroi presidenti Ilir Meta.
Alarmi për urat që rrezikojnë shembjen
vitet në vitet ‘30 të shekullit të kaluar. Me një moshë afërsisht 90-vjeçare dy urat kanë nevojë urgjente për riparim. E njëjta situatë është dhe më urën e Zemblakut në Korçë, si dhe me disa ura në Shkodër, Dibër dhe Mat. Ura e tragjedisë në Itali cilësohej e vjetër pasi ishte ndërtuar 50 vite më parë, ndërkohë që në Shqipëri ka ura gati 90-vjeçare që janë ndërtuar me një teknologji që nuk përdoret më prej kohësh. Ndërkohë edhe me serioze bëhet situata për kushtet e mirëmbajtjes së tyre. Deri para viteve 1990, një pjesë e urave kishin rregullore strikte për kontrollin, si pjesë e sigurisë kombëtare. Ato verifikoheshin çdo vit nga ministritë e linjës dhe riparoheshin. Pas viteve ‘90 një pjesë e tyre thuajse nuk janë prekur me dorë. Ose edhe
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
kur ka pasur riparime, në jo pak raste rregullimet kanë qenë estetike dhe nuk është ndërhyrë në kolonat mbajtëse që garantojnë sigurinë. Ekspertë të ndryshëm këto ditë kanë nxjerrë në media fakte që e bëjnë situatën edhe më alarmante. Sipas tyre, në sigurinë e urave në gjithë Shqipërinë nuk ka pasur asnjë ndërhyjë serioze që pas viteve 1980. Urat e ndërtuara para 30-vjetësh janë projektuar për të mbajtur peshë të limituar. Të njëjtat ura që u ndërtuan për të kaluar disa makina në ditë, sot përdoren nga shqiptarët për kalimin e mijëra makinave dhe mjeteve të tonazheve që shkojnë deri dhe në 80 tonë. Edhe një pjesë e urave që janë ndërtuar vitet e fundit shfaqin probleme të tjera. Në shumicën e rasteve urat e
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
reja janë ndërtuar nga kompani prive shqiptare, që përvojën e vetme kanë ndërtimin e pallateve, por jo atë të urave që kërkojnë specifika të veçanta. Prova më e mirë për amatorizmin në ndërtime është rrëzimi i Urës së Fushë-Krujës, në vitin 2017. Edhe pse kishte një vit që ishte ndërtuar, struktura e betoni përfundoi në lumë sapo ranë disa shira në dimër. Pas tragjedisë në Itali, të gjitha shtetet e rajonit kanë ngritur ekipe për inspektimet e urave dhe riparimet e tyre. Në Shqipëri, e vetmja që u vu në lëvizje është Policia Rrugore që do të vendosë disa tabela orientuese. Këto masa janë të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe aq më pak për të shmangur tragjedi me pasoja të rënda.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E diel, 19 GUSHT 2018
U prek Ujmani? Plas lufta në Kosovë
Në Maqedoni, në zonën shqiptare, kanë filluar të mendojnë mospjesëmarrjen në Referendum, duke menduar se meqenëse Serbia e Kosova po negociojnë për shkëmbim territori, atëherë pse Shqipëria të mos fillojë bisedimet me Maqedoninë për kalimin e zonave shqipfolëse në territorin e Shqipërisë. Po kështu edhe zona e Ulqinit dhe Plava e Gucia në Mal të Zi. “Kutia e Pandorës” u hap!
R
reziku i pazarit ThaçiVuçiç, i shumëdebatuar në Kosovë, Shqipëri, në rajonin e Ballkanit dhe në BE, është se nuk ka asnjë marrëveshje apo deklaratë të qartë për krejt Luginën e Preshevës, për Trepçën, veriun e Mitrovicës dhe liqenin jetik për energjinë elektrike të Kosovës, liqenin e Ujmanit. Asgjë e thënë pa ekuivoke, por me “do të flasim, do të marrim”, etj, broçkulla. Kosova është i pavarur dhe po negocion për të krijuar numrin e nevojshëm të shteteve njohëse për tu pranuar në OKB. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë mbështetësit e fuqishëm të Kosovës, dhe në kulmin e rritjes se prestigjit të shtetit të Kosovës del presidenti Thaçi dhe vë në pikëpyetje gjithçka. Ndër çështjet kryesore të negociatave Thaçi-Vuçiç mbetet liqeni i Ujmanit, jetik për krejt Kosovën. Siç shkruante dje gazeta “Express”, në versionin online, ku thuhet se liqeni i Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe është ndërtuar me fonde të Buxhetit të Kosovës. Shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjë investim në këtë projekt dhe nuk ka të drejtë ligjore që të pretendojë apo tentojë përvetësimin e këtij gjiganti të akumulimit të ujit, thonë ish-funksionarë të lartë të Kosovës në kohën e komunizmit dhe profesorë universitarë në Prishtinë. Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe, dhe të cilën Vuçiç don ta kalojë në Serbi. Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali prodhon 35 megawatt për orë energji elek-
trike, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë. Uji nga ky liqen artificial përdoret për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë si ajo e vitit 2014 uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit. Kohëve të fundit, zyrtarë nga Beogradi kanë bërë me dije se do të dëshironin ta ndanin Kosovën në vija etnike duke aluduar se Kosova do të mund ta humb Ujmanin. Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme. Ku u morën paratë për ndërtimin e Ujmanit? Udhëheqës të shtetit të Serbisë po insistojnë ta përvetësojë për vetë këtë liqen, i cili aktualisht menaxhohet nga serbët, duke thënë se pjesa e Ujmanit është
e një rëndësie strategjike për mbijetesën e serbëve në veri. Azem Vllasi, ish-funksionar i lartë i Kosovës në kohën e komunizmit, tani avokat dhe analist politik, për Radion Evropa e Lirë tregon se Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në atë kohë me mjete të buxhetit të Kosovës. Ai tregon se për realizimin e këtij projekti 45 milionë dollarë janë marrë kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish- Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova. Ndërkaq, 45 milionë dollarë të tjera janë siguruar nga buxheti i atëhershëm i Kosovës. “Do të thotë edhe si investim edhe nga aspekti pronësoro- juridik si resurs publik dhe në çdo aspekt Ujmani ka qenë krejtësisht investim dhe resurs i Kosovës. Dhe tashmë në kufijtë që Kosova është shpallur shtet, Ujmani gjendet brenda këtyre kufijve dhe që Serbia asgjë nuk ka në këtë liqen” thotë Vllasi. Edhe Muhamet Mustafa, Këshilltar i lartë në Institutin për Hulumtime Zhvillimore “ RIINVEST” thotë se akumulimi për Liqenin
artificial dhe Hidrocentralin në Ujman është ndërtuar në tërësi me fonde te Kosovës dhe për nevoja të ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës. Madje edhe tokat që gjenden në territorin e Serbisë, thotë ai, janë shpronësuar nga fondet e Kosovës. “Serbia nuk ka investuar asnjë cent në ndërtimin e Ujmanit. Madje edhe shpronsimet në territorin e Serbisë, pronat e tokat që janë mbuluar pas akumulimit të ujit, është e vërtetë që një pjesë e Ujmanit i ka mbuluar disa toka që janë në kufi më Serbinë, janë jashtë territorit të Kosovës, por edhe për ato toka Kosova i ka paguar nga buxheti i vetë”. Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete. Kështu që çdo pretendim i Serbisë për tentim-përvetësim të resurseve të Kosovës janë të pabaza, thotë Vllasi. “Pretendimet e Serbisë ndaj resursit të ujit të Ujmanit, janë vetëm vazhdimësi e politikës se kohës se Slobodan Millosheviqit kur kanë menduar se Kosova më të gjitha resurset i
takon Serbisë”. Edhe Muhamet Mustafa, thotë se është jashtë çdo logjike pretendimi i Serbisë të diskutohet apo të përvetësojë ndërmarrjet që gjenden brenda territorit të Kosovës dhe që janë pronë e saj, shkruan Express. “Serbia nuk ka bazë legale, logjike dhe as morale që të kërkojnë ndonjë pronësi në Ujman, Trepçë ose në ndonjë ndërmarrje tjetër. Serbia duhet të heq këtë shprehi që të diskutojë dhe tentojë të përvetësojë pronat e Kosovës, janë realitete të reja dhe kjo është baza numër një që të normalizohen raportet. Nëse Serbia diskuton për pronësinë e Ujmanit ne mund të diskutojmë edhe për pronësitë e gjëra tjera, por ato janë gjëra jashtë logjike sepse ato janë gjëra jashtë territorit të Kosovës dhe të Serbisë”, thotë Mustafa. Edhe zyrtarë të Qeverisë se Kosovës, kanë thënë se liqeni i Ujmanit (Gazivodës) i takon shtetit të Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë atë, do të bëjë “një agresion” ndaj Kosovës. Ndaj pazari Thaçi-Vuçiç që këtë liqen e merr Serbia është një tradhti e madhe ndaj Kosovës. Apo nëse Serbia vendos të përdor forcën për ta marrë, atëherë lufta nuk ndalon. Kosova ka të drejtë të mbrojë me luftë territorin e saj, por që lojërat politike në Prishtinë po mundohen t’ia kalojnë Serbisë, sepse po marrim Luginën e Preshevës. Në fakt as Lugina nuk merret e plotë. Në Maqedoni, në zonën shqiptare, kanë filluar të mendojnë mospjesëmarrjen në Referendum, duke menduar se mëqënëse Serbia e Kosova po negociojnë për shkëmbim territori, atëherë pse Shqipëria të mos fillojë bisedimet me Maqedoninë për kalimin e zonave shqipfolëse në territorin e Shqipërisë. Po kështu edhe zona e Ulqinit dhe Plava e Gucia në Mal të Zi. “Kutia e Pandorës” u hap! S.P.
KOSOVA ANALIZE Nga dr. Islam Lauka*
G
ushti, bashkë me rritjen e temperaturës, solli edhe ndezjen e debatit mbi korrigjimin e kufirit me Serbinë, shkëmbimin e territoreve, apo ndarjen e Kosovës. Kjo është e natyrshme, sepse çështjet territoriale janë ndër më jetiket për një komb. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të disatën herë, u përpoq të bindë opinionin se bëhet fjalë për korrigjim (demarkim) paqësor të kufirit prej 400 km me Serbinë dhe jo për shkëmbim territori, as ndarje të Kosovës; se korrigjimi i kufirit me Sebrinë do të bëjë të mundur bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën si një e drejtë historike e legjitime e shqiptarëve të kësaj zone; se për jetësimin e kësaj të drejte, ai është i gatshëm t’i drejtohet edhe referendumit popullor. Në mbështetje të tezës së Thaçit janë shprehur Kryetari i “Lëvizjes për Bashkim”, Valon Murati, akademiku Rexhep Qosja, publicisti Baton Haxhiu dhe ndonjë tjetër. Ndryshe nga Thaçi, akademiku Qosja e pranon se bëhet fjalë, jo vetëm për korrigjim kufiri, por edhe për shkëmbim territoresh me Serbinë dhe se me këtë, sipas tij, nënkuptohet lëvizja, ndryshimi i kufirit në skajin verior të Kosovës, por jo ndarja e saj. Argumentet e mbështetësve të tezës për korrigjimin e kufirit apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë, janë këto: 1- Nuk kemi kohë për të pritur, pritja nuk është alternativë. Vonesat do të na kushtonin shumë. Duhet mbyllur kapitulli që do të sillte njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira fqinjësore midis Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi a shkëmbimi i territoreve është instrumenti që na çon drejt realizimit të këtij objektivi. Çdo zgjidhje tjetër vë në pikëpyetje pajtimin historik me Serbinë. 2- Është kërkesë e partnerëve tanë strategjikë, Brukselit dhe Uashingtonit, që nëpërmjet dialogut të mundësuar dhe mbështetur prej tyre, të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Nëse nuk veprojmë kështu, pason penalizimi
i tyre. 3- Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, Kosovës i hap rrugën e njohes nga pesë vendet e BE-së dhe shtete të tera në botë, si dhe i mundëson asaj anëtarësimin në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale, përfshirë BE-në. 4- Shkëmbimi i territoreve me Serbinë bën të mundur bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërkohë që, me kalimin e Veriut në Serbi, Kosova “shpëton” nga serbët e asaj zone, që janë kundër integrimit në institutioncet e saj dhe nuk njohin shtetin e pavarur kosovar. 5- Fuqitë e mëdha nuk i kundërshtojnë pajtimet midis dy shteteve edhe nëse ato prekin disa parime të politikës që ato mbrojnë. Marrëveshja e ekuilibruar Kosovë-Serbi është në favor të të gjithëve, përfshirë SHBA-në, BE-në dhe Rusinë. 6- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shtetarët që kanë potencialin dhe kredencialet e nevojshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare midis dy vendeve tona dhe shqiptarët e serbët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë. 7- Nëse nuk pajtohemi që të shkëmbejmë Luginën e Preshevës me Veriun e Kosovës, shqiptarët do t’i humbasin të dyja. Në pamje të parë, duket se këto argumente qëndrojnë dhe ne duhet të nxitojmë që të mos e lëshojmë nga dora këtë moment të artë: Serbia na njeh si shtet të pavarur e sovran; pas kësaj vijnë njohjet nga pesë vendet anëtare të BEsë, nga Afrika, Azia e Amerika Latine; Rusia dhe Kina tërhiqen nga vetoja në Këshillin e Sigurimit dhe Kosovës i ofrohet automatikisht ulësja në OKB; Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës, ndërsa territoret e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, me serbët e tyre jo besnikë, kalojnë në përbërje të Serbisë, duke lënë Mitrovicën veriore, Trepçën dhe Ujmanin në përbërje të shtetit kosovar. Ky është realiteti iluzor që na
4
E diel, 19 GUSHT 2018
Me projektin e Thaçit Kosova humbet zonën më strategjike dhe ekonomike ofrojnë mbështetësit e tezës së shkëmbimeve territoriale. Nëse këto argumente i shohim pak më thellë, në dritën e interesave tona kombëtare e shtetërore, duke ua nënshtruar ato një analize kritike dhe racionale, rezulton se ato janë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme. Mbi bazën e kësaj analize, në vijim, janë argumentet e mia kundër idesë së përfshirjes së çështjes territoriale në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi: 1- Dakord që vonesat na kanë kushtuar dhe po na kushtojnë shumë, por ky konstatim nuk duhet të çojë në atë që të përfshihemi në nota paniku e të nxitohemi për të marë vendime të dëmshme. Më mirë të presim kohë më të mira, se sa të përfundojmë tani një marrëveshje të keqe me Serbinë. Nëse për Serbinë është koha që të nxitohet (hapja e kapitullit nr.35 të negociatave për anëtarësim në BE nuk mund të bëhet pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërkohë që në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së dhe Progres-raportin e vitit 2018, Serbisë i kërkohet nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, juridikisht të zbatueshme, me Kosovën), për ne është koha e durimit strategjik. Nëse Serbia vërtetë dëshiron anëtarësimin në BE, ajo është e detyruar t’I kryejë këto “detyra”, pa qenë nevoja e diskutimit të çështjeve territoriale. Alarmit të Serbisë, nuk ka pse t’i bashkohen shqiptarët. 2- Siç kam theksuar në shkrimin tim të javës së kaluar, dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës me futjen ne axhendën e bisedimeve të problemeve territoriale, është rihapja e çështjes së saj, kthimi prapa në kohë, në vitet 20052007, në periudhën e proçesit të statusit, ku midis shumë alternativave u diskutua edhe ajo e ndarjes së Kosovës. Riaktivizimi i kësaj teme, tani, në dialogun Kosovë-Serbi, do të thotë t’u vihet kryq parimeve themelore të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së
Kosovës, të miratuara me 14 nëntor 2005, të rikonfirmuara në mbledhjen e tij të datës 31 janar 2006, mbi bazën e të cilave u hartua Plani Ahtisaari dhe që, më vonë, u mishëruan në Kushtetutën e Kosovës. Sipas këtyre parimeve, nuk do të ketë ndarje territoriale të Kosovës, as bashkim me një vend a pjesë të një vendi tjetër. 3- Pavarësisht planeve a dëshirave të Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes, etj., qëllimi i Beograti në dialogun Kosovë-Serbi, është, jo që të bihet dakort për shënjimin (demarkimin) e kufirit me Kosovën, siç thotë Thaçi, as shkëmbimin e Luginës së Preshevës me komunat e Veriut, siç shprehet Qosja, por të përfitojë territorialisht në kurriz të Kosovës, para se të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare me të, që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Këtë synim Beogradi e ka bërë të qartë publikisht, nëpërmjet Presidentit Vuçiq, Ministrit të Punëve të Jashtme, Daciq, etj. Siç dihet, Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, por e konsideron atë krahinë të saj. Këtë e ka të sanksionuar edhe në preambulën e Kushtetutës. Si kusht të njohjes, eksplicite ose implicite, të shtetit të ri, ajo kërkon bashkimin me Serbinë të territorit të Kosovës, në veri të Ibrit dhe, në pamundësi të realizmint të këtij obiektivi, dhënien e kompetencave ekzekutive Asiocacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Kur flet për korrigjim ose shkëmbim territoresh, Beogradi ka parasysh, në rastin më të mirë, vetëm disa fshatra të Luginës, në rastin më të keq,
mbase, edhe vetë qytetin e Preshevës, por është naive të mendohet se ai do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës, në tërësi, e cila paraqet interes gjeostrategjik jetik për Serbinë. Në politikën e jashtme, si rregull, është vështirë të arrihet realizimi i plotë i objektivave të këtij, apo atij aktori. Edhe të mëdhenjtë që, sipas Tukididit, bëjnë atë që duan, shpesh dështojnë në planet e tyre. Të vegjëlit, që po sipas këtij autori, bëjnë atë që u thonë, e kanë akoma më të vështirë të realizojnë objektivat e tyre. Përgjithësisht, ajo që ata arrijnë është një rezultante, pasojë e ndërveprimit të shumë faktorëve, të brendshëm dhe të jashtëm. Në gjykimin tim, përfshirja e çështjeve tërritoriale në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi, në situatën aktuale të botës së trazuar, do ketë si rezultante dëmtimin e rëndë të interesave kombëtare e shtetërore të Kosovës, në favor të interesave serbe. Me shumë gjasë, kjo rezultante do të ketë trajtën e ndarjes së Veriut të Kosovës, ose dhënien e kompetencave ekekutive AKS-së, që, në thelb, është e njëjta gjë. Marrja nga Kosova e një pjese të Luginës së Preshevës, këtej hekurudhës, nuk e zgjidh problemin e saj, përkundrazi, e komplikon më tepër atë. Si do zgjidhet problemi i fshatrave shqiptare përtej hekurudhës, të banuara nga mijëra shqiptarë? 4- Në aspektin gjeostrategjik, me kalimin e Veriut në përbërje të Serbisë, Kosova humb vargmalet e Kopaonikut. Duke i falur Malit të Vijon nga faqja tjeter
NJOFTIM PËR ANKAND SHPALLJE ANKANDI I Pasuria Pasuria Lloji i prones: Arë + Truall me sip.4704 m², nga të cilat 3500 m² është truall dhe ndertesë mbi të prej 2103 m², Vendi i ndodhjes: Stacioni Zooteknik, Xhafzotaj, Durrës, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zona Kadastrale: 2574, Numri i Pasurise: 27/93, Volumi 10, Faqe 1, në vlerën prej 376,044 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyzet e katër) EURO, ne pronesi te Z.Hysni Hasani i cili perfundon me date 23.08.2018. Vendi ku zhvillohet ankandi i shitjes eshte ne shoqerine TDR GROUP sh.p.k, në adresen Bulevardi Gjergj Fishta, kulla Nr.5, kati 11, Nr.54, Tiranë.
KOSOVA ANALIZE Nga Lulzim Peci*
N
jë ndër argumentet kyçe për shtetësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare janë pikërisht kufijtë e saj, të cilat janë të pakontestuar. Serbia edhe pse ka pretendime territoriale dhe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, asnjëherë nuk i ka kontestuar kufijtë e saj, dhe pikërisht duke u bazuar në këta kufinjë e ka nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës. Kufijtë mund të korrigjohen, vetëm nëse konstatohet se Vijon nga faqja tjeter Zi Qafën e Çakorrit dhe Serbisë këto vargmale, Kosova, në fakt, u ofron avantazhe të dukshme gjeostrategjike fqinjëve të vet, të cilët, në rrethana të caktuara, mund ti shfrytëzojnë kundër saj. Edhe në rastin e Luginës së Preshevës, nëpër të cilën kalon Korridori 10, “korrigjimi” i kufirit mund të çojë në shkëputjen përfundimtare të këtij korridori nga Lugina, gjë që përbën një dobësim tjetër të pozitave gjeostrategjike të faktorit shqiptar. 5- Në aspektin gjeoekonomik, është fakt i njohur, tashmë, që Veriu i Kosovës, me nëntokën e tij, është ndër zonat më të pasura të Kosovës, për të mos thënë më e pasura. Në atë zonë ndodhet edhe ujëmbledhësi i Ujmanit, me rëndësi jetike për Kosovën. Thënë më shkoqur, Veriu i Kosovës është element strukturor i fuqishëm dhe i domosdoshëm mbi të cilin mbështetet aftësia e Kosovës për të jetuar si shtet i pavarur dhe sovran. 6- Korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve rrezikon të shkaktojë përçarje brenda Kosovës, por edhe në shkallë kombëtare. Në shoqërinë kosovare mungon konsensusi për këtë çështje. Përkundrazi, ajo është e polarizuar keq: në njërën llogore mbështetësit e Thaçit, dukshëm më të paktë në numër dhe, në tjetrën, kundërshtarët e tij, që përbëjnë shumicën. Kjo situatë është edhe në rrafsh kombëtar, por këtu kemi edhe një element tjetër negativ- futjen e pykave midis shqiptarëve
është bërë gabim në shënjimin e tyre. Kjo nënkupton lëvizje minore, por jo edhe qytete dhe fshatra që duhet të përfshihen në këtë korrigjim. Kosova edhe pse ka kufij prej 400 km me Serbinë, kjo nuk do të thotë se nuk dihet se ku është kufiri. Ai është saktësisht i përcaktuar me hartat kadastrale të qyteteve kufitare në të dyja anët e kufirit Kosovë-Serbi.
5
E diel, 19 GUSHT 2018
Qeveria dhe Parlamenti të ndalin idetë e Thaçit “korrigjimit” te kufijëve me Serbinë, nuk është as më shumë dhe as më pak se sa eufemizëm për këmbim të territoreve me Serbinë dhe ndarje e Kosovës. Kërcënimi, se nëse nuk do të bëhet ky “korrigjim” në Kosovë do të bëhet Republika Serbe, është vetëm një përpjekje për të ju hedhur sy qytetarëve të vendit.
Prandaj, opsioni i plasuar i
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse e nënshkruat
të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës. Shqiptarët e Luginës janë kundër bërjes kurban të Veriut për hir të bashkimit të pjesshëm të territoreve të tyre me Kosovën, duke i bërë ata përgjegjës për humbjen e tokave mbi lumin Ibër. 7- Nuk ka asnjë garanci që Fuqitë e Mëdha do të përkrahin një marëveshje serbo-kosovare të bazuar në ndryshime territoriale. Mbështetësit e kësaj teze lënë të kuptohet se SHBA, BE dhe Rusia nuk janë kundër. Qëndrimin e SHBA-së, ata e lidhin me presidencën e Trampit dhe prirjen e tij për miratimin e ujdive dypalëshe, që gjë është e vërtetë, por ata harrojnë që Amerika nuk është vetëm Presidenti, sado kompetenca që të ketë ai, ata harrojnë që “shteti i thellë” amerikan, kur bëhet fjalë për qëndirme parimore, për të cilat ka investuar gjatë, siç ka ndodhur në Kosovë, nk ndryshon lehtë. Aq më pak, mund të ndryshojë BE-ja, e cila është e ndërtuar mbi parime krejt të tjera, jo etniko-territoriale. Qëndrimi i Rusisë është më kompleks. Ajo ka dëshmuar se zhvillon politikë pa parime, pa moral, dhe në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Është pa bazë argumenti i mbështetësve të tezës së shkëmbimit të tërritoreve, sipas të cilit, Moska do të përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serb, sepse i duhet një precedent për të zgjidhur problemet e saj në hapësirën pas-sovjetike. Rusisë nuk i duhet precedentët. Ajo i krijon vetë ato, nëpërmjet fuqisë ushtarake, siç ka vepruar
në Ukrainë, në Gjerogji, etj. Precedentëve u referohen të vegjëlit, ata që nuk kanë fuqi, siç bën Thaçi me marrëveshjen Holandë-Belgjikë, dy shtete mike dhe aleate, për një mikroterritor prej 19.3 hektarë, që nuk ka asnjë lidhje me rastin që diskutohet midis Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, gjatë vizitës së saj në Beograd, më 10 gusht 2018, deklaroi se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, por edhe ndërkombëtare (edhe e Rusisë, IL), dhe se qëndrimi i Moskës për këtë çështje bazohet në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, të cilën, sipas saj, deri tani, askush nuk e ka revokuar. Që do të thotë se pajtimi i Serbisë me Kosovën nuk sjell domosdoshmërisht mbështetjen e Moskës për Beogradin dhe as pranimin automatik të Kosovës në OKB. Është filtri i interesave të Fuqisë së Madhe ruse që vendos në këtë çështje. Nuk përjashtohet që, për hir të këtyre interesave, Kremlini ta mbështesë pajtimi serbo-kosovar, duke qenë i bindur që marrëveshja e tyre do ta destabilizojë më tej Ballkanin, sepse kështu Rusia siguron praninë dhe ndikimin e vet në rajon. Siç thotë populli, qeni i keq sjell ujkun në torishtë. 8- I diskutueshëm është edhe argumenti që marrëveshja Kosovë-Serbi hap rrugën e njohjes së saj nga pesë vendet e BE-së dhe shtetet e tjera në botë, si dhe atë të integrimit në organizata ndërkombëtare
marrëveshjen e Prillit 2013?. Nëse atëherë keni gabuar, pse duhet të ju besojmë se nuk do të gabohet edhe tani me “korrigjimin” e kufijëve? Derisa politika e Serbisë ne raport me Kosovën është koordinuar mes dikastereve shtetërore, tek ne politika ndaj Serbisë, as nuk ka koordinim, dhe për më tepër është shndërruar në pronë private nga presidenti i vendit. Kështu si jemi dhe si bëjmë “politike shtetërore” nuk do të e rajonale, përfshirë BE-në. Rasti i Katalonjës është i freskët. Vështirë të përfytyrohet që në këtë situatë Madridi të pajtohet me një marrëveshje që saknsionon “pëlqimin” e qendrës për “shkëputjen” e periferisë së saj. Qipro ka deklaruar hapur se nuk do ta njohë shtetin e ri edhe në rast të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Sa i takon integrimit në Europë, vetë Brukseli është i përçarë midis konceptit të Makronit të thellimit të integrimit të Bashkimit Europian ekzistues dhe atij të Merkelit, që nuk e përjashton zgjerimin me anëtarë të rinj. Pajtimi serbo-shqiptar është i pafuqishëm për të ndryshuar diçka në këtë drejtim. Edhe sikur, ta zëmë, se përfundimi i marrëveshjes me Serbinë do të ndikonte pozitivisht, integrimi Europian i Kosovës nuk mund të justifikojë humbjen e territorit në veri. Organizatat rajonale janë të përkohshme, toka është e përjetshme. Analiza racionale të çon në përfundimin që zgjidhjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhen kërkuar brenda kufijve ekistues, të njohur ndërkombëtarisht, pa cënuar rendin kushtetues në vend dhe pa destabilizuar situatën në rajon e më gjerë. Marrja e vendimeve nga udhëheqësit politikë mbi baza emocionale, intuitive, pa marrë në konsideratë arugmentet, faktet, përvojat historike, si dhe kapacitet dhe aftësistë mobilizuese të shtetit për t’i sendërtuar ato, e çon atë shtet në theqafje. i tillë
çuditem nëse me “korrigjim” të kufijëve, Serbia do te na vie deri në Gracanicë. Për të e kthjellur situatën, Qeveria dhe Parlamenti, duhet të veprojnë me përgjegjësinë e tyre kushtetuese. Nëse nuk veproni, nuk amnistoheni nga pasojat e asnjë të keqe që mund t’i ndodhë vendit. *Drejtor ekzekutiv i KIPRED (Kosovar Institute for Policy Research and Development’s) është vendimi që në dialogun Kosovë-Serbi të diskutohen çështjet territoriale. Forcat politike dhe intelektuale shqiptare duhet t’u kundërvihen me vendosmëri këtyre përpjekjeve që dëmtojnë seriozisht interesat tona shtetërore e kombëtare. Akademia e Shkencave të Kosovës duhet të dalë me mendimin e vet instituticional për këtë çështje madhore, jo secili anëtar në krye të vet. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe institucione e tjera shkencore në Kosovë, por edhe në Shqipëri. “Babai” i pajtimit shqiptaro-serb, kryeministri Edi Rama, duhet të dalë nga pozicioni i strucit, për të dhënë edhe ai mendimin e tij për këtë çështje të mprehtë. Durimi strategjik nuk do të thotë pasivitet strategjik, përkundrazi, mobilizim të të gjitha forcave të shoqërisë, të shteteve tona dhe të mbarë kombit tonë për të shmangur një të keqe të madhe, si humbja e territorit shqiptar. Bashkimi me Kosovën i Luginës së Preshevës, të cunguar, do të thotë që shqiptarët, jo vetëm do të mbesin pa Luginën dhe pa territoret në veri të Ibrit, por rrezikojnë të mbesin edhe pa shtetin e tyre të konsoliduar dhe funksional. Është momenti i provës për të gjithë ne, i cili do të dëshmojë a e meritojmë pavarësinë e fituar. Një popull e komb që nuk di ti mbrojë trojet e veta, nuk mund ta mbrojë as pavarësinë e tij. *Autori ka mbajtur detyrën e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë
POLITIKE
6
E diel, 19 GUSHT 2018
Ish-kryeministri në takimin me kreun e Mitrovicës flet për Serbinë e Madhe: Vuçiç dhe argatët e tij albanofobë rrezik për paqen e brishtë
A
skush dhe asnjëherë, përveç serbomëdhenjve në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë, nuk kanë vënë kurrë në diskutim kufijtë aktual të Kosovës dhe nuk kanë kërkuar kurrë ndryshim kufijsh, apo shkëmbim territoresh. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi që pati pasditen e djeshme me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Sipas Berishës, përpjekjet e Beogradit dhe argatëve të tij albanofob në Prishtinë për Serbinë e Madhe, janë një rrezik madhor për paqen e brishtë në të gjithë rajonin tonë, duke hapur kutinë Pandorës, që rrezikojnë rajonin tonë me një seri konfliktesh të reja, të cilat do jenë shumë më të egra se sa të parat. “Vendet tona kanë nevojë jetike për paqe”është shprehur Berisha, duke shtuar se sot integriteti territorial i Kosovës dhe siguria e saj janë më të garantuar se të çdo vendi tjetër në rajon. “Në Kosovë ekzistojnë standartet më të larta të garantimit të të drejtave të minoriteteve. Por një grusht banditësh, kriminelësh me lidhje të fuqishme me mafien serbo-shqiptare, mbahen në këmbë në veriun e Mitrovicës për qëllime kontrabande dhe trafiqeve të drogës, armëve etj”- deklaroi Berisha. Gjatë takimit, ish-kryeministri Berisha theksoi se Mitrovica
Berisha: Kufijtë e Kosovës i vënë në diskutim vetëm serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët në Prishtinë
nuk ka qenë kurrë e Serbisë përveçse në hartën e Serbisë së Madhe. “Në të gjitha rezolutat e OKB-së, aktet ndërkombëtare, marrëveshjet e Rambujesë,
Kumanovës, dokumentin “Ahtisari”, aktin e Pavarësisë, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe 115 njohjet ndërkombëtare të Republikës
së Kosovës, Mitrovica është territor i Kosovës”- mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat. Ndërkohë, nga ana e tij, Bahtiri e njohu Berishën me përpjekjet
e tij si kryetar Komune dhe të ekipit të tij për zhvillimin, prosperitetin e gjithanshëm të Komunës së Mitrovicës. Kryetari Bahtiri theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Në këtë takim, ish-kryeministri Berisha i shprehu zotit Bahtiri vlerësimin e tij për kontributin e çmuar që ai ka dhënë dhe jep në drejtimin e qeverisë vendore të Mitrovicës, përballimin me sukses të presioneve të shumëllojta dhe zhvillimin e Komunës së tij. “Vlerësova lart qëndrimin e zotit Bahtiri kundër projektit të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe dhe copëtimin e Kosovës, që mjerisht kësaj radhe ka siguruar edhe ndihmën e argatëve të vet në Prishtinë”- u shpreh dje në njoftimin e takimit përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha.
KRYEMINISTRI NË JALË: PROGRAMI I RI NDIHMON NË ZHVILLIMIN NË DISA DREJTIME TË SHQIPËRISË RURALE
K
ryeministri Edi Rama foli nga Jala në lidhje me programin e ri “Akademia e 100 fshatrave”. Ai deklaroi se ky projekt ndihmon në zhvillimin në disa drejtime të Shqipërisë rurale. Rama bëri me dije se në këtë projekt do të ketë një bashkëpunim edhe me universitetet e huaja. “Janë 100 fshatra të zgjedhur jo rastësisht, por me vëmendje dhe kujdes nga bashkitë. Ka një ndërthurje të trashëgimisë kulturore, traditave dhe burimeve natyrore. Ka një diversitet, për të krijuar modele inspiruese për të tjerë. Nga ana tjetër është një përpjekje për të ndërthurur sa më shumë role aktorësh të ndryshëm, qeveritarë, ministri, agjenci por edhe universitetin. Akademia është një instrument i rëndësishëm për 1 mijë arsye. Vjen në ndihmë për të plotësuar një boshllëk në territor. Ka mungesë të burimeve njerëzore në terren. Akademia sjell një larmi këndvështrimesh, që nga pedagogët deri tek studentët që kanë ide dhe energji. Kjo na jep mundësinë që në një kohë të shkurtër të
“Akademia 100 fshatrat”, Rama: Do përfshijmë universitete të huaja në projekt
kemi një numër projektesh dhe skenarë zhvillimi, por edhe bazë kërkimi. Ne do të përfshijmë edhe universitete të huaja
në këtë projekt, programi nuk fillon dhe mbaron me afate, është afatgjatë. Ky program, krijon mundësi për të përfshirë
shumë të tjerë duke nisur nga universitetet e huaja. Nuk është një program që fillon dhe mbaron në një afat të shkurtër kohor. Është një program me një reze afatgjatë, por nga ana tjetër është një program që krijon mundësinë për të tërhequr vëmendjen dhe për të përfshirë edhe shumë të tjerë, duke nisur nga universitetet e huaja që ne i kemi qasur dhe do vazhdojmë ti qasim edhe nëpërmjet përfaqësive të vendeve të ndryshime, të cilat i kemi ftuar të bashkojnë forcat me ne, jo vetëm
burimet financiare, por edhe burimet e dijes. Brenda programit ka disa komponentë që lidhen me shkëmbimin e dijeve mes komuniteteve”, deklaroi kryeministri Rama. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se ky program do të jetë afatgjatë dhe nuk kufizohet vetëm me 100 fshatra. “Nuk kufizohet thjesht me 100 fshatra, Shqipëria ka shumë më tepër se 100 fshatra që kanë shumë nevoja, por që i jep mundësinë e krijimit t ënjë modeli dhe të një energjie që pastaj me siguri shtrihet në territoret për rreth duke nxitur familje, sipërmarrje, administra vendore dhe duke bërë që edhe prania e qeverisë dhe shtysa koordinuese e qeverisë të jetë me e artikuluar. Duke pasur parasysh të dhënat që do të krijohen nga puna e Akademisë së 100 fshatrave”- u shpreh Rama.
POLITIKE
7
E diel, 19 GUSHT 2018
Kreu i grupit të LSI-së: Kryeministri dhe qeveria duhet të ndalen së shkatërruari këtë vend me koncesionet hajdute dhe kriminale
D
uke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë italiane për anulimin e koncensioneve, pas ngjarjes tragjike që ndodhi me shembjen e urës “Morandi” në Genova, vendim të cilin e konsideron një reflektim të fortë kritik dhe pozitiv, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga kryeministri Edi Rama të bëjë të njëjtën gjë me koncensionet në vendin tonë. Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili akuzon kreun e qeverisë shqiptare në lidhje me koncesionet duke shkruar se, shteti i këtij kryeministri nuk i ka më kyçet e qeverisjes në dorë por ka thjesht kyçet e sëpatave të parave të vjedhura personale dhe paturpësinë t’u lërë pas një mal me borxhe shqiptareve. Vasili shkruan se e gjithë Europa është sot në një reflektim të fortë kritik për atë ç’ka ka bërë ajo vetë me koncesionet. “Greqia, Franca, Spanja, Irlanda dhe së fundi në mënyrë dramatike Italia, kanë provuar se koncesionet kanë rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero, një pastrim parash sheshit, me ngarkesa financiare shumë të mëdha shtesë në ngarkim të shtetit dhe me një korrupsion të jashtëzakonshëm”- shprehet Vasili. Në vijim, kreu i deputetëve të LSI-së Vasili shkruan se qeveria shqiptare është paralajmëruar rreptë nga të gjithë partnerët strategjikë, politikë dhe ekonomike, por kryeministri shqiptar nuk ndalet. Ndërsa e konsideron një vendim pozitiv atë të qeverisë italianë për të anuluar koncensionet Vasili apelon qeverinë shqiptare të marr shembull nga shtetit fqinj. “Qeveria italiane anuloi
Koncensionet, Vasili: Qeveria italiane i anuloi, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë
koncesionet, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë. Për një kryeministër dhe qeveri që kanë objektiv të vetëm grabitjen dhe rrëmbimin e parasë dhe pronës publike, koncesionet janë dhe mbeten instrumenti i adhuruar që jua mundëson këtë. E gjithë Europa është sot në një reflektim të fortë kritik për atë ç’ka bërë ajo vetë me koncesionet. Greqia,Franca,Spanja, Irlanda, dhe së fundi në mënyrë dra-
matike Italia, kanë provuar se koncesionet kanë rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero, një pastrim parash sheshit, me ngarkesa financiare shumë të mëdha shtesë në ngarkim të shtetit dhe me një korrupsion të jashtëzakonshëm. Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj janë paralajmëruar rreptë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga FMN, nga Banka Botërore, nga Ambasada Amer-
ikane në Tiranë, nga BE, nga Standart & Poor’s praktikisht nga të gjithë partnerët strategjikë politikë dhe ekonomikë të Shqipërisë. Kryeministri nuk po ndalet, duke filluar nga projekti famëkeq “1 miliard dollarë” dhe deri te koncesionimi banal i çdo aktiviteti. Kur shtete europiane me kapacitete shumë të mëdha planifikimi dhe vlerësimi ekonomik kanë dështuar frikshëm mendo më tej për qeverisjen
hajdute, amatore dhe korruptive në Shqipëri se çfarë batërdie ekonomike mund të prodhojë. Shteti i këtij kryeministri nuk i ka më kyçet e qeverisjes në dorë, por ka thjesht kyçet e sepeteve të parave të vjedhura personale dhe paturpësinë t’u lërë pas një mal me borxhe shqiptarëve. Rrënimi ekonomik dhjetëravjeçar është i qartë dhe në dritën e diellit. Është nje fatkeqësi e tmerrshme për të sotmen dhe të nesërmen e brezave të tërë. Koncesionet janë një kancer që po e ha dhe do ta hajë Shqipërinë dhe shqiptarët për dhjetëra e dhjetëra vjet. Edhe atyre që nuk kanë lindur akoma, ju është vendosur në qafë laku i një borxhi të poshtër, të pisët dhe të padrejtë. Ngjarjet e fundit në Itali dhe vendimi i jashtëzakonshëm dhe pozitiv i qeverisë italiane për t’i anuluar koncesionet janë shembull i madh. Kryeministri dhe qeveria duhet të ndalen së shkatërruari këtë vend me koncesionet hajdute dhe kriminale. Italia e dha shembullin e madh të kurajos patriotike për ta mbrojtur Italinë nga kjo e keqe. Po këta të Tiranës ç’do bëjnë, apo rëndësi për ta ka që kusaria të vazhdojë”- theksoi dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij.
DRAFTI/ HIQET DETYRIMI PËR TË DHËNË PROVIMIN E AVOKATISË NË GJUHËN SHQIPE PËR SHTETASIT E HUAJ Avokatët shqiptarë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për këtë shërbim do të përballen dhe me konkurrencën e tregut europian. Për herë të parë avokatët e huaj të cilët kanë një diplomë të marrë në një nga vendet e BE-s mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në vendin tonë dhe brenda tre viteve mund të fitojnë të drejtën për të hapur studio avokatie. Këtë të drejtë e kanë edhe të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë studiuar dhe kanë fituar diplomën në një nga vendet e BE-s. Ky ndryshim është parashikuar në nenin 23 të ligjit nr 55/2018 i cili ka hyrë në fuqi nga e premtja 17 gusht 2018. Sipas këtij ligji, hiqet detyrimi për të dhënë provimin e avokatisë në gjuhën Shqipëri për shtetasit e huaj dhe mjafton që ai të ketë një kontratë bashkëpunimi me një studio shqiptare dhe brenda
Ligji i ri/ Avokatët e diplomuar në BE konkurencë “Gardës së Vjetër” në Shqipëri
tre viteve të aplikojë për të hapur studion e tij. Ky nen i ndarë në dy paragrafë parashikon se “Profesionin e avokatit në Re-
publikën e Shqipërisë ka të drejtë ta ushtrojë edhe çdo shtetas shqiptar ose i huaj, që ka fituar titullin e avokatit në një shtet
anëtar të Bashkimit Evropian, sipas rregullave të atij shteti anëtar dhe ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me një studio avokatie në Republikën e Shqipërisë, e njohur dhe e regjistruar si e tillë në Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë dhe në organet tatimore”. E pas këtij hapi, avokati apo avokatët e huaj mund të aplikojnë për lejen e hapjes së studios së tyre me kushtin që “Avokati i huaj, i cili ushtron profesionin e avokatit në mënyrë të rregullt dhe efektive, pranë një studioje avokatie, në përputhje me pikën 1, të këtij neni, për një periudhë jo
më pak se tre vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të kërkojë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë të drejtën për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë. Përballë drejtësisë shqiptare ka një numër të madh të huajsh që kanë probleme me ligjin apo nevojën e përfaqësimit nga çështjet civile, tregtare e deri tek ato penale dhe me këtë ligj çdo kush prej tyre mund të zgjedh avokatin e tij duke sjellë një konkurrencë më të fortë në tregun vendas për avokatët shqiptar.
POLITIKE
8
E diel, 19 GUSHT 2018
“Përgjimet”, Salianji: Rama hesht, sepse është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin që e mban në pushtet
P
artia Demokratike kërkoi sot arrestimin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për të cilin selia blu thotë se ka dalë në përgjime që është anëtar i bandës së Shullazit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji, tha dje se prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Partisë Socialiste në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij. Nga foltorja e selisë blu, Salianji tha se në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi të premten shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten. “Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti i Edi Ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës”, u shpreh Salianji. Deputeti demokrat shtoi se Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 orësh. Ai pyet se pse e ka kyçur gojën Rama, i cili sipas tij, komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shi-
PD kërkon arrestimin e deputetit socialist: Jurgis Çyrbja, anëtar i bandës së Shullazit
jakut me bandën e Emiljano Shullazit. Salianji deklaroi se Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet. Në këtë linjë shtoi se, kështu po mbron Rama
Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit. “Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do
të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”, tha në mbyllje të fjalës së tij deputeti
demokrat. Pas publikimit në media të dosjes së përgjimeve të prokurorisë lidhur me çështjen “Shullazi”, ku “implikohej” dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, akuzoi opozitën se po e keqpërdor këtë çështje, duke e konsideruar PD-në “pa ekip e lidership”. Ai theksoi se për gjithçka ka dhënë sqarime në prokurori, dhe nuk ka më asgjë për të thënë. “Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë. Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë”, u shpreh deputeti socialist. Ndërkohë, pretendimet mediatike ai i quan lajme vere të sponsorizuara. “Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, theksoi Çyrbja.
HETIMET PËR ISH MINISTRIN E BRENDSHËM DHE TË AKUZUARVE TË TJERË NUK KANË GJASA TË PËRFUNDOJNË AS NË MUAJIN TETOR Hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe të akuzuarve të tjerë të dosjes nuk kanë gjasa të përfundojnë as në muajin tetor kur është edhe afati i përfundimit të zgjatjes tre mujor të fundit. Prokurorët do të mblidhen në shtator për të vendosur për veprimet që do të kryhen në vijimësi me dosjen ndërkohë që pritet mbërritja e letër-porosive nga tre shtete, si dhe verifikimet e bankave dhe hipotekave për pasuritë. Dosja Zgjatja edhe me tre muaj e afateve të hetimit për dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se nuk do t’i mjaftojë organit të akuzës për të përfunduar dosjen dhe për ta dërguar atë në gjykatë. Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se në shtator grupi i prokurorëve do të mblidhet për të vendosur veprimet që do të kryejnë për të përfunduar hetimet. Nga grupi i hetimit është larguar edhe prokurorja Elisa-
Hetimet për Tahirin, grupi i prokurorëve mblidhet në shtator për fatin e dosjes
beta Ymeraj, e cila ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Pengesë për hetimet është bërë edhe mbërritja e letër-poro-
sive të dërguara nga prokuroria shqiptare në disa shtete si Itali, Mali i Zi dhe Greqia. Me zgjatjen e fundit tre mujore
hetimet duhet të përfundonin në 17 tetor, por deri në këtë afat mbyllja e dosjes, sipas të njëtave burime, është e pamundur. Në muajin qershor, prokuroria ka dërguar tre letër-porosi të reja drejt Italisë pas daljes së të tjera detaje nga hetimi. Për ish ministrin e Brendshëm dhe për të akuzuarit e tjerë të dosjes “Habilaj”, prokuroria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë. Organi i akuzës ka dërguar shkresa bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin për të verifikuar pasurinë që është në emër të tij apo edhe të personave të lidhur me të. Nga burimet mësohet se prokurorët e dosjes kanë dyshime të forta se ish-ministri Tahiri ka shpërdoruar detyrën
dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Në duart e Prokurorëve janë edhe disa foto të verës 2017 ku ish ministri është fokusuar teksa udhëtonte me një jaht nga Mali i Zi në Leçe të Italisë. Ajo që grupi hetimor kërkon të mësojë është se kush është pronari i jahtit dhe në shoqërinë e kujt ka qenë ish ministri në këtë udhëtim. Ish ministri i Brendshëm po hetohet pa masë sigurie pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila rrëzoi vendimin e shkallës së parë. Por vendimet për heqjen e masës për ish ministrin e Brendshëm janë ankimuar në Gjykatën e Lartë, e cila ende nuk i ka marrë në shqyrtim.
POLITIKE
9
E diel, 19 GUSHT 2018
Raporti i ISP-së lidhur me paralizën dhe problematikat në institucionet e drejtësisë. Politika dhe ekspertët s’e parashikuan
P
roblemi më i madh me të cilin po ndeshet reforma në drejtësi nuk është rezistenca politike, apo kritikat nga brenda e jashtë sistemit, por boshllëku i krijuar në fazën e tranzicionit midis procesit të vetingut dhe krijimit të institucioneve të reja, si dhe vonesat e shumta në ecurinë e jetësimit të reformës dhe të institucioneve të reja. Është ky përfundimi i arritur nga stafi monitorues i reformës i Institutit të Studimeve Politike. Në një raport të publikuar së fundmi ku objekt është monitorimi i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend,m proces ky që ka nisur që prej marsit të këtij viti, ISP-ja thekson se parashikimi i Komisionit të Venecias në “Opinionin Nr. 824 / 2015” rezultoi se ishte profesional dhe i saktë. “Procesi i rivlerësimit në fazën e parë të tij, me gjithë rezultatet pozitive, u shoqërua edhe me pasoja direkte në institucionet aktuale të drejtësisë në Shqipëri. Kritikët e procesit e kanë përdorur këtë situatë të re për të shtuar dorën e kritikave ndaj vizionit të munguar të reformës në drejtësi dhe përgjegjësive politike dhe institucionale që burojnë prej tij. Mbështetësit e procesit përdorin alibinë se pavarësisht çmimit dhe problematikës së krijuar procesi ka më shumë vlerë dhe duhet pranuar apriori si i tillë”- thuhet në raportin e ISP-së. Gabimi i politikës Në raportin e tij, ISP thekson se Kuvendi i Shqipërisë në fundin e muajit maj 2018 mori vendim për nisjen e procedurave për ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit 115/2015 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”. Deri në fillimin e muajit gusht 2018 Komisioni nuk është ngritur ende, pavarësisht se ngritja e funksionimi i tij është detyrim kushtetues prej datës 3 nëntor 2016. Gjithashtu Kuvendi nuk ka arritur ende të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore që burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi disa ligje të paketës së reformës në drejtësi. Në ditët e fundit të sesionit parlamentar 2018, Kuvendi nuk arriti të gjejë konsensus politik për kalimin me votë të shumicës absolute të dy nismave ligjore që kanë të bëjnë me strukturat e drejtësisë në fazën e tranzicionit deri në jetësimin e strukturave të reja, si dhe për pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës. Kuvendi, Qeveria, institucionet e drejtësisë dhe Grupi i Ekspertëve që u angazhuan në Reformën në Drejtësi, nuk kishin parashi-
Vetingu në drejtësi - Kriza e krijuar në sistem për shkak të procesit të rivlerësimit
kuar problematikat që mund të krijoheshin në rastin e nisjes së procesit të vetingut dhe shkarkimeve të një numri të madh gjyqtarësh e prokurorësh. Për pasojë, secila palë politike dhe institucionale, u gjend e papërgatitur kur në muajt qershor-korrik 2018 u shkarkuan pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe u pamundësua nisja e procedurës për zëvendësimin e tyre. Problematika Gjendja aktuale e institucioneve kryesore të drejtësisë është kritike. Kështu, referuar edhe tabelës ilustruese, nga Gjykata Kushtetuese kemi vetëm dy gjyqtarë të konfirmuar, njëri prej të cilëve duhet të përballet me Kolegjin e Apelimit pas ankimimit të ardhur nga ONM dhe Komisioneri Publik. Katër gjyqtarë kushtetues janë shkarkuar, një dha dorëheqjen në fillim të vitit 2018. Dy anëtarë të tjerë, Kristo e Berberi kanë dhënë dorëheqje shumë kohë më parë për shkak të mbarimit të mandatit dhe njëri prej tyre është edhe kandidat për një Gjykatën e Strasburgut. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është de facto tërësisht jashtë funksionit. Kuvendi e Presidenti kanë shpallur thirrjet e interesit për vendet e deritanishme vakante, por gjendja e njëjtë pritet të vijojë deri në muajin tetor kur mund të ketë rezultate të fazës së dytë të vetingut. E njëjta gjendje kaotike është edhe në Gjykatën e Lartë. Në
fazën e parë të vetingut u konfirmuan në detyrë vetëm katër gjyqtarë, nga të cilët, dy gjyqtarë janë në proces rishqyrtimi në Kolegjin e Apelimit pas ankimimit të ardhur nga ONM dhe Komisioneri Publik. Në proces rigjykimi është edhe kryetari i kësaj gjykate, Zaganjori. Nga anëtarët mbeten dy gjyqtarë me vlerësim pozitiv nga KPK, pavarësisht se njëri prej tyre, i kontestuar gjerësisht edhe nga opozita vijon të jetë prej vitesh jashtë mandatit kohor kushtetues. Nga Gjykata e Lartë u shkarkuan pesë gjyqtarë, përfshirë gjyqtari, i cili rezultoi i dënuar më parë në Itali, apo kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë Gjykatë ka pasur një boshllëk tjetër paraprak, pas mbarimit të mandatit dhe largimit nga funksioni pritës të katër gjyqtarëve dhe shkarkimit të një gjyqtareje tjetër, protagoniste e një skandali korruptiv. Për shkak të vonesave në procesin e vetingut dhe problematikave të krijuara, ende vi-
jojnë të jenë jo funksionale strukturat e reja të sistemit gjyqësor në vend, KLGJ, KLP, KED dhe ILD. Nga kandidatët për KED u konfirmuan vetëm 3 gjyqtarë e prokurorë, 5 gjyqtarë/prokurorë u shkarkuan përfshirë kryetarin e KED, si dhe një gjyqtar është ende në procesin e pritjes për caktimin e seancës dëgjimore nga KPK. Në total, KED ka vetëm 3 anëtarë efektivë, si dhe katër anëtarë të tjerë janë në listën e dytë prioritare të vetingut. Për funksionim procedural KED duhet të ketë të paktën 5 anëtarë, por më shumë sesa numri merr vlerë debati mbi drejtimin e tij në rrethanat kur janë shkarkuar dy prej drejtuesve kryesorë të tij. KED është organ thelbësor për fillimin e procedurave për emërimet e reja në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ndaj plotësimi e funksionimi i tij është parakusht për ecurinë e mëtejshme të jetësimit të reformës. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka numrin më të madh të kandidatëve të konfirmuar nga faza e parë
e vetingut, 9 kandidatë nga 14 në total. Vetëm 4 kandidatë u rrëzuan dhe një dha dorëheqje. Problemi kryesor me KLGJ është se formula e përbërjes së tij është e komplikuar dhe kërkon kandidim nga nivele të ndryshme të gjyqësorit, përfshirë edhe ndarje midis Tiranës dhe periferisë, nivelit të parë dhe apelit, etj. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka gjithashtu 8 kandidatë të konfirmuar në fazën e parë të vetingut, 6 kandidatë janë shkarkuar, 1 ka dhënë dorëheqje dhe 4 janë në fazë pritëse për seancën dëgjimore. Edhe nga dy kandidatët për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, vetëm njëri kandidat është konfirmuar, kurse kandidati tjetër është në pritje të seancës dëgjimore. Duke ndjekur të njëjtin trend me vendimmarrjet e fazës së parë (lista prioritare) pritet që në listën e dytë prioritare të penalizohen edhe një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh që drejtojnë aktualisht sistemin, sidomos në Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit, - të konsideruara edhe si nivelet më të akuzuara për korrupsion. Një paralajmërim të tillë bëri publik në një seancë dëgjimore në parlamentin e Shqipërisë edhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI (institucioni që merret me deklarimet e kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë). Gjykatësit në Strasburg Në prioritetet e vetingut është edhe lista e kandidatëve të mundshëm për vendin që i përket Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut. Prej janarit 2017 gjyqtarit Bianku i ka përfunduar mandati dhe që atëherë Shqipëria ka dërguar dy lista kandidatësh, të cilët janë refuzuar për arsye të ndryshme. Së fundi, qeveria ka lajmëruar dërgimin e një liste të tretë, të përbërë nga tre emra, Sokol Berberi, Dorian Pavli dhe Marjana Semini. Sipas praktikës, edhe ata duhet të jenë objekt i procesit të rivlerësimit nga KPK, madje nga institucionet ndërkombëtare në Tiranë ka pasur presion pozitiv që emrat e tyre të bëjnë pjesë në listën prioritare. Deri tani asnjëri nga tre emrat nuk është marrë në shqyrtim, por pritet që kjo të ndodhë në muajt e vjeshtës.
AKTUALITET
10
E diel, 19 GUSHT 2018
Presidenti Ilir Meta flet për vdekjen e Kofi Annan: Diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë
I
sh Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë, Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zivcër pas një sëmundjeje të shkurtër. Me origjinë nga Ghana, Anan ka mbajtur një sërë rolesh në Kombet e Bashkuara, duke filluar nga paqëruajtja deri tek menaxhimi. Në vitin 1990 ai negocioi lirimin e pengjeve në Irak, pas pushtimit të Kuvajtit. Pesë vjet më vonë, ai mbikëqyri tranzicionin e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR) tek Forca Shumëkombëshe Zbatuese (IFOR), një organizatë paqeruajtëse e OKB-së. Në këtë moment të transferimit të përgjegjësisë, operacionet në ish-Jugosllavi iu dorëzuan NATO-s. Në njohjen e aftësive të tij, Annan u emërua Sekretar i Përgjithshëm, posti më i lartë i OKB-së, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor 1996. Ai filloi të shërbente mandatin e tij katërvjeçar më 1 janar 1997. Në verën e vitit 2001, Kombet e Bashkuara emëruan njëzëri Kofi Anan në mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Më 12 tetor 2001, Çmimi Nobel për Paqen iu dha së bashku Kombeve të Bashkuara dhe Kofi Anan. Sipas motivacionit të çmimit Anan kishte sjellë një jetë të re në organizatën paqeruajtëse, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmit dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS. Reagimi i Presidentit Meta Reagimeve pas ndarjes nga jeta të ishkreut të OKB-së Kofi Annan iu është bashkuar ditën e djeshme edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Ky i fundit përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter” i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-zyrtarit të lartë. Kreu i Shtetit theksoi se Kofi Annan do të mbahet mend si burrë shteti dhe një diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë. “Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të @KofiAnnan, #UNSecGen 7të. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë @KofiAnnanFdn & kolegët në mbarë botën. Do të mbahet mend si burrë shteti & diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë. RIP”, shkruan Presidenti Ilir Meta.
Shuhet nobelisti i paqes dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Annan ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Kofi Annan, mik i çmuar i kombit tonë
KREU I KUVENDIT
Vdekja e Kofi Annan, mesazhi i Ruçit: Urëndërtues dhe paqebërës i përkushtuar
K
ryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka shprehur mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta sot të ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan. Ruçi shprehu mirënjohjen e thellë për sekretarin amerikan, i cili dha një kontribut të çmueshëm për paqen dhe pavarësinë e Kosovës. Kryetari
i Kuvendit tha se Kofi Annan ishte një shtetar, diplomat dhe humanist i madh, i cili sipas tij, u dhuroi dinjitet të varfërve dhe shpresë të pashpresëve. Gramoz Ruçi shprehu ngushëllimet e tij duke e konsideruar figurën e Annan, si një nobelisti, urëndërtues dhe paqebërës i përkushtuar.
Për ndarjen nga jeta të nobelistit Kofi Anan ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Anan, të cilin e konsideron mik të çmuar të kombit tonë. “Një nderim për nobelistin Kofi Anan! Të dashur miq, mediat njoftojnë se u nda nga jeta nobelisti, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB, miku i çmuar i kombit tonë, që në momente kritike të ekzistencës së shqiptarëve të Kosovës qëndroi fuqishëm në mbështetje të tyre. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij për Kosovën dhe paqen në botë, le t’i shprehim ne ngushëllimet më të ndjera familjes dhe autoriteteve të OKB dhe vendit të tij, Ganës, për humbjen e rëndë dhe të lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar!”, shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.
PRESIDENTI I KOSOVËS
Ndarja nga jeta e Kofi Anan, Thaçi: Ndihmoi për t’i dhënë fund luftës në Kosovë
VDEKJA E ISH-SEKRETARIT TË OKB
M
inistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas vdekjes së ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan në moshën 80-vjecare. Përmes një postimi në “Facebook”, Bushati tha dje se vizioni dhe vendosmëria e Kofi Annan bëri të mundur jo vetëm çlirimin e Kosovës, por edhe pacenueshmërinë e tërësisë së saj territoriale dhe krijimin e shtetit më të ri në Evropë. “Në librin e tij “Një jetë në luftë dhe paqe”, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2001, rrëfen vështirësinë e zgjedhjes
Kofi Annan, Bushati: Vizioni e vendosmëria e tij mundësuan krijimin e shtetit të Kosovës
mes dëshirës personale për të ndërhyrë në Kosovë, dhe etikës profesionale të postit zyrtar. Kjo dilemë e brendshme përkonte me përplasje më të mëdha, kur
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa nga njëra anë, kërkonin të ndalnin makinerinë genocidiste serbe, ndërsa Rusia nga ana tjetër, kundërshtonte çdo formë ndërhyrje. Në kulmin e debatit ndërkombëtar rreth ndërhyrjes vendimtare të NATO-s në Kosovë ishte po Kofi Annan, i cili i vuri vulën këtij diskutimi duke e konsideruar atë “plotësisht legjitime”. Vizioni dhe vendosmëria e Kofi Annan dhe personaliteteve të kalibrit të tij
bëri të mundur jo vetëm çlirimin e Kosovës, pacënueshmërinë e tërësisë së saj territoriale, e për pasojë krijimin e shtetit më të ri të Europës, por edhe jetësimin e një rendi ndërkombëtar bazuar tek sundimi i së drejtës dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut, larg skenarëve të Shekullit të 19 në të cilat bazohej politika etnocentrike e agresorit. Mirënjohje!”- u shpreh dje kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter” për ndarjen nga jeta të ish–Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan. “Me trishtim mora lajmin për vdekjen e Kofi Annan. Ai ishte drejtues i OKB-së kur Kosova ishte nën kërcënimin e genocidit dhe ai ndihmoi për t’i dhënë fund luftës, për të nisur punën UNMIK si dhe për bisedimet finale për Pavarësinë. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e OKB”- u shpreh dje Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në mesazhin e tij.
FORUM
11
E diel, 19 GUSHT 2018
OPINION Nga Artur Zheji
K
a disa vende që prodhojnë shumë naftë dhe rregjimet e tyre, shpërndajnë aksione apo puse nafte, jahte dhe pushime lluksoze, hareme femrash dhe stoli diamanti, për të marrë mbrapsht favore e proteksione që mbrojnë regjimet e tyre. Në Shqipëri, gjatë viteve 2015, 2016, u mbollën dhe u korrën sasira maramendëse mariuane, të liçensuara nga shteti dhe të toleruara përgjithësisht nga ndërkombëtarët, përjashtuar misionet e specializuara italiane të vëzhgimit dhe denoncimet e tyre publike që u anashkaluan. Në të vërtetë Shqipëria, nuk mund të prodhonte diçka tjetër, që të jepte mbrapsht, sasira të mëdha parashë të thata, të nivelit disa miliardësh, euro apo dollarë, si shtetet e tjera të sheikëve arabë, apo diktatorëve afrikanë që shkëmbejnë mbështetjen e pushtetit me diamante, ar dhe thesare të tjera të nëntokës së tyre. Këshilltarë të mirëinformuar, e udhëzuan KM-në e sotëm, se mund të vepronte pa frikë dhe masivisht, si në një program kombëtar antivarfëri, në mbjelljen masive me mariuanë, të pjesës më të madhe të Shqipërisë.
Mjafton që të luhej një teatër i mirë mediatik, që do ta bënte në një kohë të dytë, urdhëruesin e mbjelljeve me mariuanë të disa mijëra ngastrave anë e mbanë Shqipërisë, në luftonjësin e vendosur kundër epidemisë kanabiste. Dhe mbas viteve 2015, duke kulmuar në vitin parazgjedhor 2016, bari, malli, kanabisi, mariuana, u bë e përditshmja herë e mundimshme dhe herë fitimprurëse e shumë shqiptarëve. Të gjitha denoncimet e ca pak mediave dhe të opozitës, apo të ish-ministrit të drejtësisë Manjani, ranë në veshin më të shurdhër të të gjitha kohërave të përfaqsuesve të lartë ndërkombëtarë në Shqipëri, duke shënuar një rekord “indiference” të orkestruar. Ishte ky një turp, apo një kontratë? Një kontratë personale e këtyre ambasadorëve të “dashuruar” mbas Vettingut, kur Shqipëria zhytej në drogë, apo kishte edhe një “kontratë” të pashkruar me vendet nga ata vinin? Asnjë nga variantet nuk është e provueshme në mënyrë direkte, porse kronika e historisë reale dhe të faktuar të këtyre dy viteve, prodhon përfundime kokëforta, që u për-
Hisja e drogës, në këmbim të heshtjes së disa ndërkombëtarëve… Mjafton që të luhej një teatër i mirë mediatik, që do ta bënte në një kohë të dytë, urdhëruesin e mbjelljeve me mariuanë të disa mijëra ngastrave anë e mbanë Shqipërisë, në luftonjësin e vendosur kundër epidemisë kanabiste. Dhe mbas viteve 2015, duke kulmuar në vitin parazgjedhor 2016, bari, malli, kanabisi, mariuana, u bë e përditshmja herë e mundimshme dhe herë fitimprurëse e shumë shqiptarëve. jetua intensivisht, përcaktoi zgjedhjet e vitit 2017, por nga ana tjetër, ka mbuluar territorin shqiptar, me banda dhe superbanda të reja trafikantësh të të gjitha përmasave, që kërkojnë sot, të mësuar me para të madhe dhe shpërdorime të mëdha, përsëritjen vetjake të viteve të arta 2015-2016. Edhe mbjelljet e këtij viti, janë të begata, por më të maskuara dhe me teknika më të sofistikuara. Mirëpo ndryshe nga dy-tre vite më parë, kjo nuk përbën më lajm apo habi. Çështja është, që ne shqiptarët me “një sy” kundrejt një shumice të verbër, të kuptojmë se çfarë eksperimenti social
po bëhet me këtë vend, ku trafiku i kokainës është një industri e rëndë, ndërsa mariuana një “sport popullor”? Duket se krahas trafikimit të “Mallit”, vijon edhe trafikimi i çantave me kash, në pikëtakimet apo destinacionet e caktuara, në kontrata të panjohura, por mjaft funksionale dhe perfekte. Është pra Shqipëria një vend kaq i vogël dhe kaq i përmbytur nga korrupsioni i brendshëm, saqë tolerimi ndërkomëbatar, i drogës së të gjitha llojeve, ka zëvendësuar programet e ndihmave ekonomike? Nga pikëpamja llogjike duket nje formulë e arësyetuar, sepse
miliardat e dollarëve, mbërritur në këtë vend në formë ndihmash, më së shumti janë vjedhur dhe janë shndërruar në vila e luks të qeveritarëve të rradhës, andaj tolerimi i drogifikimit të Shqipërisë, mund të jetë edhe një formulë “bujare” dhe cinike, për të zbutur varfërinë e skajshme. Dhe për të zbatuar këtë “program” pervers zhvillimi, që prodhon edhe çanta të mëdha që shkojnë e vijnë, kontrata ka nevojë për një kundërpalë lokale të qëndrueshme, që zbaton nga njera anë “menaxhimin” në terren dhe nga ana tjetër dhe “pagesën” e kripur, në mënyrë të përpiktë. Këtu edhe mbyllet rrethi dhe bëhet e shpegueshme “verbëria apo shurdhëria” e orkestruar e ndërkombëtarëve, që dërdëllisin për demokracinë dhe rregullat e saj, seminareve me të mitur. Pra duket se edhe për ca vite, aq sa të vazhdojë kontrata, pala lokale kontraktuese do të mbetet në pushtet dhe zgjedhjet politike do të jenë një farsë, krejtësisht dhe ndërkombëtarisht e toleruar. 360grade.al/
ANALIZË
A është vërtet i padukshëm roli rus në Ballkan?!
Nga Skënder Minxhozi
N
dodhemi në një lojë diplomatike pasqyrash në Ballkanin Perëndimor. Pse folën pikërisht tani krerët e Serbisë e Kosovës për lëvizje kufinjsh? Sa ka gisht këtu SHBA dhe politika “prej tregëtari” e Donald Trump në rrafshin global? Po Rusia si influencon në këtë mishmash ballkanik? A do të shpërthente lufta nëse kufinjtë do të ribëheshin në tavolinë dhe sa peshë mund të ketë precedenti kosovaro-serb për situata në ngjashme në të gjitha anët e botës? Këto dilema janë tashmë materia e parë e diplomatëve, politikanëve, analistëve e aktivistëve të ndryshëm kudo në Europë e jashtë saj. Ballkani dhe kumti i tij historik i errët, fusin në mendime shumë kancelari, edhe shumë larg nga pikëpamja gjeografike. Në një ndër pikëpyetjet që qëndron mbi kryet e paqes ballkanike ka qenë dhe
mbetet roli i Rusië në rajon. Shumëkush ende e kujton turbullirën malazeze nja dy vjet të shkuara, kur rusët u akuzuan se tentuan të vrisnin kryeministrin Milo Gjukanoviç, me qëllimin për të penguar hyrjen e Malit të Zi në NATO. Para asaj ngjarjeje, republika e vogël buzë Adriatikut përjetoi një rritje të dukshme të prezencës ruse në ekonomi e turizëm. Në Budva mund të blije gazetat ruse të ditës dhe të dëgjoje radiot që transmetonin lajme e muzikë në rusisht. Me kalimin e viteve hija ruse në Ballkan ka ardhur duke u fryrë. Si mit më së pari, e më pak si realitet. Me të drejtë një ekspert kosovar vinte në dukje këto ditë se Rusia nuk ka këllqe të garojë me amerikanët e europianët në Ballkan, pasi ka një ekonomi që vlen pak a shumë sa ajo e Italisë dhe një buxhet ushtarak shumë më të vogël se Britania e Madhe. Në shifra kjo është e vërteta e thatë e prezencës ruse në rajonin tonë. Por medalja ka dhe një anë tjetër. Dhe ana tjetër ka të bëjë me mënyrën sesi një shtet e përdor fuqinë që ka në dispozicion. Kur vjen fjala tek rusët dhe roli i tyre në Ballkan, duhet pranuar se ka indikatorë që dëshmojnë se Moska po përpiqet të luajë politikisht me faktorët kryesorë ballkanikë. Nuk përbën lajm aleanca e vjetër me Serbinë (zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse deklaroi
së fundi se në bisedimet me Kosovën, pala ruse do mbështeste çdo version që do ishte i leverdisshëm për Beogradin). Por përtej këti boshti ortodoks, Putin ka hedhur hapa të forta drejt një aleance të ngushtë me Turqinë, e cila duket se ka ngjallur xhelozi dhe mosaprovim edhe tek Greqia fqinje. Por ndoshta ka mërzitur edhe SHBA (meqë ra fjala, këto ditë lira turke pësoi një rënie të fortë pas një sherri mes Ankarasë dhe Uashingtonit)! Në anën tjetër mbetet për t’u verifikuar sesi do të pasqyrohet në Ballkan, fenomeni okult i influencimit të proceseve politike nga ana e rusëve. Një provë të kësaj influence e pamë në krizën e fundit maqedone, ku e djathta maqedone u përpoq të mbështetej tek rusët, në përplasjen me të majtën dhe shqiptarët e bashkuar me të. Shumëkush e kujton deklaratën e ministrisë së jashtme ruse kundër Edi Ramës, pa harruar akuzat që shtypi rus ka bërë ndaj kryeministrit shqiptar, në rastin maqedon. Pyetja që ngrihet është e thjeshtë dhe banale në dukje: nëse Perëndimi, në rradhë të parë SHBA, kanë akuzuar hapur Rusinë si faktor ndotës në proceset politike që ndodhin aty, a nuk vlen kjo edhe më shumë për Ballkanin?! Një mjedis të prapambetur dhe pa rregulla loje, e sisteme demokratike të korruptuara?! Nëse vijmë tek bisedimet serbo-koso-
vare, nuk mund të mos bëjë përshtypje misioni diplomatik i Moskës në Beograd dhe përkrahja energjike që ajo i dha tezës së ndryshimit të kufinjve. Rusia qe i vetmi shtet që u investua me entusiazëm në favor të nismës së mbetur në tentativë të presidentëve të Serbisë e Kosovës, ndërkohë që pjesa tjetër e botës bënte thirrje për mosndryshim kufinjsh. Rusët, ashtu si serbët, e ndjejnë se kjo shkartisje eventuale e kufinjve në një zonë tejet sensitive si Kosova e Veriut, është në rast i artë për të hedhur de facto në kosh të gjithë filozofinë e paqes e stabilitetit ballkanik të pas viteve ’90. Një tjetër aspekt për t’u verifikuar, është influenca ruse në mediat ballkanike, kryesisht ato online. Lajme që pasqyrojnë “fuqinë ushtarake të Rusisë”, armët e saj, situatën “rozë” ekonomike, shpikjet më të fundit apo edhe anë të tjera të realitetit rus, gjithnjë në optikë pozitive, nuk janë të vështira për t’u gjetur në të gjitha gjuhët ballkanike. Kjo prani tashmë është e perceptueshme kudo në Ballkanin Perëndimor dhe të paktën për diçka jemi të sigurt: që nuk ka qenë aty më parë. Si shumëçka kur flitet për Rusinë dhe rusët, edhe ky element merr një vello misteri, të cilën e ke të vështirë ta shquash. Nuk duhet mbivlerësuar, por as nënvlerësuar. (Javanews)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12
E diel, 19 GUSHT 2018
PUSHIMET E GUSHTIT
Meta në aventurat e bjeshkëve shqiptare, Rama në det P
ushimet janë edhe për shtetarët, pushime me familjen. Secili ndjek pasionin, por dikush edhe misionin e detyrës. Pra edhe pushon, edhe me mënyrën e pushimit, jep mesazhe. Ilir Meta mori bjeshkët shqiptare, kurse Edi Rama preferoi detin. Ilir Meta ka postuar një set me foto nga “aventura” malore e tij në Bjeshkët e Kosovës. Presidenti, këtë verë, u bë promovues i turizmit malor të Shqipërisë dhe tokave shqiptare në Ballkan. Në fillim e nisi me Vermoshin në zonën e Kelmendit. Te “Leqet e Hotit”, foto për bukurinë e Alpeve, duke i bërë thirrje rinisë që të vizitojë zonat në fjalë. Me pas vrapoi për Plavë e Guci në Mal të Zi, ku janë tokat shqiptare. Përveç bukurive presidenti shqiptar vizitoi edhe kullën mbi 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj. Një mesazh për historinë e tokave e trojeve shqiptare, tashmë të copëtuara në disa shtete të Ballkanit si Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Kosova është shqiptare. Nga Plava e Gucia, Presidenti u turr për Rugovë të Kosovës, te Bjeshkët përrallore, duke postuar foto aventurash të cilat duan paksa guxim. Dhe mori pjesë në Lojërat tradicionale të zonës, ku një foto me një burrë malësor, me mustaqe karakteristike të Rugovës, mori xhiron e rrjeteve sociale. Në dukje si turizëm, Presidenti, kishte mesazh kombëtar me këtë
lloji “aventure turistike”. Ishte reklamë për turizmin, por mesazhi i veprimit ishte për të thënë se jemi shqiptarë kudo në Rajon dhe paqedashës e vullnetmirë. Pa trazime kufijsh dhe mos nxjerrje të Kosovës në pazarin e një Dejtoni II, siç duan disa aventurierë në Prishtinë e Beograd. Por për të thënë se e njeh rrezikun e punës dhe përballjet e forta politike, Meta i futi dhe një Zip-line, një lloj sporti me andrenalinë të madhe, bile me risk jete, pasi mbetet sport i rrezikshëm. Prapë kjo në Rugovë të Kosovës.
Dhe me pas edhe një foto me duart shqiponjë, një mënyrë kombëtare. Aventura vazhdon!
Nga maja e lartë e Bjeshkëve të Prevallës poston foto, ku poshtë vijnë male, por që aty duket maja e majave
të zonës. Më pas vjen vizita në një fermë mbi 1000 metra lartësi, në Maqitevë të Suharekës. Vizitë, por edhe mesazh se kur ka iniciativë dhe vendosmëri, njeriu mund të bëjë gjëra të mrekullueshme. Edhe në biznes. Mes maleve, në Bjeshkë, miqësia duket më e pastër si vetë ajri i maleve. Një foto me të rinj shqiptarë që kanë ardhur nga Franca për në Bjeshkët e Prevallës. Dhe nuk ka se si mungon edhe një foto në Bjeshkë me vajzën e tij të vogël. Më tej aventura e gushtit nuk mbar-
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
on me kaq. Një vrap për tokat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe me një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Në lartësi kaq të mëdha, njerëzit punojnë. Puna sjellë lodhje, por edhe fryte, gëzim e begati. Dhe pas aventurës 12 ditore në malet e bjeshkët e Kosovës, Ilir Meta poston këtë mesazh në facebook e tij, ku
shkruan: “Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”. Ndërsa kryeministri Rama zgjodhi detin. Atje, i kredhur
13
E diel, 19 GUSHT 2018
në mendime se si do shkojë pazari VuçiçThaçi, ai preferoi të freskohej nga i nxehti i motit dhe zjarri që po ndizej në Ballkan. Edi Rama me një stil të kujdesshëm, postoi foto me bashkëshorten Lindën dhe Zahon. Dhe pasi mbaroi me larjen e “mëkateve qeveritare” në det, shkoi të berberi, ku u qeth dhe u rrujt përbukuri. Asnjë ministër nuk takoi duke i lenë në ankthin e qeverisë së re. Pëveç
Damianit ministër, nuk futi asnjë në oborrin e vilës qeveritare. Dhe Ditmir Bushatin merrte në telefon, pasi hynte në det se i kujtohej Marrëveshja e Detit. -Ku je Ditmir?– dhe ai përgjigjej. -Duke ndjek Presidentin ndër male, por deri te Bjeshket e Namuna arrita! -Zbrit nga Bjeshkët se nuk është sport për ty, Ditmir!- bërtiste në telefon Rama buzë detit dhe prapë pyeste: Ku e
mbyllim kë të “Detit” me grekët? -Nuk e di saktë, pasi e ka në dorë Ai burri te Bjeshkët e Prevallës!fliste si me kujdes Ditmiri, nga një shkëmb te Alpet e Veriut. Kështu pushimet e gushtit të Presidentit dhe Kryeministrit mbaruan sot. Tani po vjen shtatori dhe ka shumë punë në Tiranë. Opozita po përgatitet për në Bulevard, ndërsa Rama të lexojë emrat e ministrave të rinj.
AKTUALITET
14
E diel, 19 GUSHT 2018
AKU ktheu në Brazil 27 ton fileto pule, pasi u kap me prezencë salmonele. Kontenieri u bllokua në Durrës dhe pas analizave të monstrave rezultoi se sasia ishte i infektuar
N
ë vetëm dy muaj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 106 tonë produkte shtazore e jo shtazore, e nëse këto produkte do të kalonin në tavolinat tona, pasojat do të ishin të frikshme. Në aksionin e fundit, AKU ktheu në Brazil 27 tonë fileto pule, pasi u kap me prezencë salmonele. Kontenieri u bllokua në Durrës dhe pas analizave të monstrave rezultoi se sasia e filetos së pulës ishte i infektuar. Mësohet se ngarkesa ka mbërritur në Portin e Durrësit para dy javësh por AKU-ja nuk jep asnjë informacion për importuesit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore. “Trupet inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 tonë mish (fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele. AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 tonë mish (fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në
Bllokimi i 27 tonë mish, Peleshi: Siguria ushqimore do jetë 100% 180 TONË “Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë me 180 tonë mish. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”.
treg janë të sigurta”,-thuhet në deklaratën e AKU-së. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Ai bën me dije se në të gjithë vendin, siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera në pak kohë do të jetë 100%. Peleshi thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në këtë sezon turistik për të rritur sigurinë
ushqimore. “Në 2 muaj Aku sekuestroi dhe asgjësoi 106 tonë produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjesuar nga ana e vetë subjektve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjesimin e mallit”,-thotë Peleshi për gazetën “Tema”.
Ministri i Bujqësisë nuk lë pa përshëndetur punën e AKU këto muajt e fundit si dhe ka falenderuar policinë dhe prokurorinë për bashkëpunimin. “Jemi në një sezon turistik që ka patur shumë konsum për shkak të turistëve në gjithë vendin. Kjo e ka vënë AKU në një punë të shtuar për shkak se nevoja ka qenë e madhe për të kontrolluar operatorët ushqimore
HETIMET
TERRORIZËM
Turistët: Na thonin mos shkoni në Shqipëri D
isa të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale. “Po, kemi pak ditë që po lëvizim kudo, dhe nuk kemi parë asnjë gjë të tillë, Këtu është shumë më mirë, si nga mikpritja, bujaria që ofroni ju”, thotë një napoletan. Edhe kishte i kishin thënë se në Shqipëri ka terrorizëm, një turistike nënvizon mikpritjen. “Kemi dëgjuar shumë gjëra; terrorizmi, na thonin mos shkoni atje. Por ja që është tërësisht e kundër-
në të gjithë Shqipërinë për të garantuar sigurinë ushqimore. Së pari larg modestisë dua ti jap të gjitha kreditet AKU së sotme pasi deri dje kjo agjenci ka qenë qokë politike në koalicionin e partive. Rezultatet nuk ia vlen të krahasohen me të kaluarën. Kjo tregon se kemi punë për të bërë që të flasim për siguri të standardeve europiane. Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit te njesive tregetare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%”,-thotë Peleshi.
Plumba dhe tritol familjes Halili, dy pista P
ta. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është si në Napoli dhe me siguri do të kthehem vitin tjetër”, shprehet turistja tjetër. Ndërsa një tjetër thotë: “Plazhet dhe deti janë të mrekullueshëm gjithçka
në perfeksion le të themi. Po ashtu ushqimi: si mish edhe peshk. Është çdo gjë bio dhe çmimet janë vërtetë shumë të lira”. Të pushosh në Shqipëri është edhe më lirë se Greqia fqinje, thonë ata.
a autor ka mbetur terrori që përjetoi familja Halili në Kamëz, aty ku në banesën e vëllezërve Shkëlqim dhe Klevis Halili, maskat shkarkuan 70 plumba dhe më pas tek dy automjeteve hodhën tritol. Edhe pse policia gjeti një automjet të djegur në Fushë-Krujë, aty nuk pati asnjë shenjë të autorëve. Fouristrada u përdor për të larguar atentatorët nga Kamëza, që më herët kishin terrorizuar familjen Halili, duke qëlluar me 70 plumba e
më pas me shpërthimin e tritolit. Fuoristrada “Mercedes-Bezn, ML”, ishte denocuar grabitur në qytetin bredetar nga pronari i saj në gusht të 2016. Pistat që po hetohen janë dy. E
para lidhet me të kaluarën e vëllezërve Halili jashtë vendit, ndërsa tjetra është konkurenca në biznesit në zonën e Kamzës. Vëllezërit Halili, të cilët janë edhe pronarët e kompleksit ku ndodhi shpërthimi me lëndë palsëse, nuk e kanë ndihmuar grupin hetomor, duke mos dhënë shumë hollësira për konfliktet e tyre në të kaluarën. Ata janë mjaftuar me faktin se gëzojnë respekt dhe në ambientin e lokalit të tyre nuk ka pasur sherre.
AKTUALITET
15
E diel, 19 GUSHT 2018
Policia vijon aksionin e orëve të vona në rrugët kryesore dhe më problematike të Tiranës, të cilësuara edhe si “njollat e zeza”
N
isur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit. Policia vijon aksionin e orëve të vona në rrugët kryesore dhe më problematike të Tiranës, të cilësuara edhe si “njollat e zeza”. Një nga rastet e evidentuara gjatë natës, ishte ai i një babai, i cili u kap i dehur në timon dhe me shpejtësi 120 km/h, ndërkohë që në makinë kishte familjen, përfshirë edhe dy fëmijë të mitur. “Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet janë përqendruar në rrugët dhe zonat kryesore të evidentuara si “njolla te zeza” për shkak të ngjarjeve rrugore të ndodhura. Nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen të përmenden disa raste konstatimesh, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur”, sqaron policia, e cila apelon të zbatohen rregullat e qarkullimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Gjatë aksionit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara. Efektivët e Rrugores kanë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera. Nga ana tjetër, me agjentë verifikues
Babai i dehur, Policia: Me 120 km/h, dhe me fëmijë në makinë FAMILJA “Shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur”.
AKSIONI “Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara. Efektivët kanë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera”. dhe me veshje civile, ata vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar. Policia thotë se sa herë ka aksidente
rrugore të gjithë moralizojnë por në rrugë harrojnë dhe në fundjavë ka garë dhe alkool. “Nuk ka shpjegim dhe aq më tepër kuptim, se si shumë të rinjë dhe te reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të pandërprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica
SITUATA
e të cilave janë për shkak të vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës gjatë drejtimit të mjetit, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë të pafajshmin e radhës”, thuhet në mesazhin e Policisë. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që ti tregojnë vendin atyre që
cënojnë sigurinë e jetës, si nga ana sociale dhe ligjore. “Është e pafalshme për këdo që konstaton shkelje të tilla në vende të populluara dhe pret një reagim vetëm nga policia, është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”, thotë më tej mesazhi.
ELBASAN
Rruga e kthyer në kurth Në rrezik nga tërmetet janë zonat ranore K S hqipëria prej dy muajsh ka qënë nën lëkundjet e tërmeteve. Sipas pedagoges dhe ekspertes në fushën e inxhinierisë dhe gjeoteknikës, Luljeta Bozo, ndërtimet në Shqipëri, paraqesin aktualisht problematika të shumta duke nisur që nga ligji me të cilin po punohet, që është hartuar në vitin 1989. Pas viteve 90 në vendin tonë lulëzuan pallatet shumëkatëshe për të cilat ekspertët e kanë të vështirë të thonë nëse janë të sigurta, pasi edhe baza ligjore mungon. Ndërkohë që më të riskuara janë godinat e ndërtuara në vitet
63-75 pasi edhe teknologjia e ndjekur nuk ishte shumë
e përparuar. Duke e lidhur edhe me tragjedinë në Genova, Bozo thotë se asnjë objekt nuk shembet pa dhënë shenja paraprake. “Ura në Genova kishte dhënë shenja që kishte problem. Asnjë objekt nuk shembet pa dhënë shenjat e para. Por duhen ekspert që të bëjnë kontrollin dhe të shikojnë se sa është degradimi. Ndaj nëse edhe në dikasteret tona ka problem, ka çarje apo dëmtime duhet që ekspertët të shikojnë dhe të bëjnë analizimin e duhur. Sot ka mundësi të bëhen kontrolle, studime dhe analiza sepse shkenca ka përparuar”.
thesa e vdekjes në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, i rrezikoi jetën dy turistëve italianë. Sipas ekspertëve, në vendngjarje përveç përgjegjësisë së drejtuesit të motorrit, një shkak që ka ndikuar në akisdent është edhe mënyra si është projektuar kjo kthesë. Edhe pse në këtë kthese ndodhin rregullisht aksidente, fakt të cilin e tregojnë edhe mbeturinat plastike të të gjitha llojeve të mjeteve që janë përplasur, sërish nuk ka asnjë ndërhyrje. Përplasja e disa llojeve të mjeteve në këtë kthesë dhe me drejtues si vendas dhe të huaj, tregon se në këtë vend duhet të ndërhyhet menjëherë, të paktën duke
vendosur më shumë tabela sinjalizuese ndoshta edhe me ndriçim pulsues gjatë natës. Dy ditë më parë në Durrës një familje prej gjashtë anëtarësh rrezikoi jetën teksa po kalonin një mbikalim hekurudhor të pa ruajtur, ku autoritetet janë mjaftuar me vendosjen e një tabele shumë pranë mbikalimit.
AKTUALITET
16
E diel, 19 GUSHT 2018
Policia e Shtetit, bën me dije se finalizimi i operacionit antidrogë i koduar “Tattoo”, çoi në sekuestrimin e 1 kg e 111 gramë kanabis
E
kemi dëgjuar me humor se “qesja është me 10mijë lekë” por në realitet një dozë me kanabis, e gjen me shumë lehtësi në lagjet e Tiranës. Policia e Shtetit, bën me dije se ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndës narkotike në kryeqytet. Finalizimi i operacionit antidrogë i koduar “Tattoo”, ka çuar në sekuestrimin e 1 kg e 111 gramë kanabis. Për drogën u arrestuan dy të rinjtë: Armando Behari, 24-vjeç, banues në Tiranë dhe Xhevit Bogdani, 21-vjeç, banues në Përrenjas, si dhe u procedua në gjëndje të lirë, 29-vjeçari me iniciale O.Gj, banues në Tiranë. Policia gjatë një deklarate të shpërndarë për mediat, pohon se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis. ‘’Për tre të rinjtë disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe Xhevit
Tattoo dhe drogë në Tiranë “ALI DEMI” ‘’Për tre të rinjtë disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri”.
Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A.B, dhe Xh.B, për veprat penale “Prodhim
dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim” dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit O.Gj. Shqipëria është kthyer në portën që mbush Eu-
ropën me kanabis dhe këtë e ka treguar të gjitha raportet e huaja. “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, në “Raportin Vjetor” për 2017 thuhet se: “Importet e
marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”. Një rritje e mbrehtë e konfiskimit të drogës, kryesisht kanabis, i cili u rrit në 232% në dy vitet e fundit në Greqi dhe pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm të të gjitha rasteve përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka shumë vëllime.
DURRËS
KAPSHTICË
Trafiku, policia: Përdorni rrugët alternative
Ndalohen sërish refugjatë
P
lazhi i Durrësit, është një ndër më të vizituar në sezonin veror dhe dyndja ka bërë që rrugët drejt këtij qyteti të bllokohen. Përballë kësaj situate të një trafiku të rënduar, Policia Rrugore e cila që prej fillimit të sezonit ka kaluar në shërbim të përforcuar, këshillon përdoruesit e rrugës. Shefi i qarkullit Durrës, Valentin Floriri, thotë se drejtuesit gjatë fundjavës duhet të bëjnë kujdes më orarin kur nisin udhëtimin. Ata duhet të përdorin autostradat më shumë se sa rrugët dytësore për të shmangur radhët e gjata. ‘’Të shtunën dhe të dielën mund të zgjedhin rrugë alternative, sidomos në kulmin e trafikut siç është pasdite në kthim’’,-thotë Floriri. Rrugët më problematike me dyndjen më të madhe të automjeteve mbeten Maminas-Gjiri i Lalësit dhe anasjellat, rruga dytësore Plepa-Golem, si dhe rruga e plazhit. Këto segmente policia apelon të shmangen, duke këshilluar përdorimin e rrugëve alternative siç është autostrada Durrës-Kavajë, Unaza e Shkozetit apo edhe rruga e vjetër Manëz-Sukth.
S
ërish kapen refugjatë. Kapshtica është bërë “porta e artë” që refugjatë e shohin si rrugën që i dërgon drejt vendeve të BE-së. 32 refugjatë të paligjshëm u kapën në Kapshticë. Burimet bëjnë me dije se refugjatët e ndaluar, të gjithë meshkuj, janë nga Siria dhe Palestina. Për dy ditë ata janë mbajtur në pikën e postës në Kapshticë, pasi drejtoria e kufirit nuk përballonte marrjen
e deklarimeve të tyre, pasi janë kapur shumë përgjate muajve të fundit. Refugjatët u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. Korriku shënoi rritje të emigrantëve klandestinë të kapur në vendin tonë në tentativë për të kaluar ilegalisht në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian. Rreth 240 emigrantë janë ndaluar nga prilli vetëm në qarkun e Korçës. Kufiri i gjelbër me Greqinë në zonën e Devollit
mbetet porta kryesore hyrëse e klandestinëve, ku edhe Policia Kufitare ka forcuar kontrollet. Gjatë procedurave të intervistimit, refugjatët e kapur, tregojnë se kërkojnë strehim politik në Shqipëri. Ata transferohen si të gjithë klandestinët e tjerë të kapur në qendrën e grumbullimit dhe trajtimit në Babrru nga ku një pjesë e tyre rinisin sërish tentativat për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
AKTUALITET
T
ë hënën nis Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit dhe për këtë policia e Beratit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtyre festimeve që zgjasin nga 19 deri më 25 gusht. Shërbimet e Policisë, mësohet se do të jenë më të përqëndruara përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj-Teqe, Poliçan-Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës-Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit. “Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”. Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve”, thotë Policia e Beratit. Deklarata e plotë Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, nga data 19.08.201825.08.2018. Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Be-
17
E diel, 19 GUSHT 2018
Policia: “Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuese për mjetet mbi 3.5 ton”
Pelegrinazhi në Tomorr, akset ku lejohet qarkullimi AKSET “Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore: Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj-Teqe. Poliçan -Çorovodë. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit”. rat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhuar plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”. Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me
Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve. Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”. Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuese për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu
janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve. Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e për-
MORINË
Fluks në pikën kufitare me Kosovën P ika e përbashkët doganore në Morinë nuk po funksionon dhe rradhët e mjeteve vazhdojnë me orë të tëra. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat në kufi, sidomos në këto ditë të nxehta. Lopët nuk presin në rradhë për të kaluar doganën të Morinës. Kurse udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat. Fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje ka rradhë të gjata të mjeteve. Qytetarët presin gjatë këtu në Morinë dhe temperaturat janë të larta. Numri i mjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra është i lartë. Procedurat janë të njëjta siç kanë qenë më herët edhe pse thuhet ndryshe. Pala kosovare as që ka denjuar të punojë në sportelet dhe godinën e
perbashkët doganore. Nuk dihen arsyet, gjithësesi një shenjë e mirë është dhënë për një janarin e vitit të ardhshëm. “S’kemi nevojë me prit këtu ne. Duam bashkinë
e Kosovës me Shqipërinë”, ndërsa një tjetër thotë se: “Ça me bo, doganë e vofël shumë, sidomos këta doganierët tona duan gjithçka me pa se ça ke”.
shtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe. Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor. Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit. Policia e Beratit ju uron një pelegrinazh të mbarë.
POLICIA
M
Mirjeta: Shpëtojmë çdo ditë 20 fëmijë
ëngjesin e së shtunës, Policia e Shtetit na njohu me Mirjetën, efektivja e cila bashkë me kolegët e saj patrullojnë me biçikletë në Golem. “Jam Mirjeta, së bashku me kolegët e Stacionit të Policisë Plazh, në Golem, Kavajë, patrullojmë me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, ku pushojnë mijëra qytetarë”,-shkruhet në postimin e Policisë së Shtetit. Mirjeta tregon se ajo së bashku me kolegët e saj, shpëton fëmijët që humbasin kontaktet me familjarët. “Kjo vajzë 10-vjeçare është një nga 15 deri në 20 rastet çdo ditë, që humbasin kontaktet me të afërmit në plazh dhe ne angazhohemi për t’i bashkuar me familjet e
tyre”,-shton më tej Policia e Shtetit. Në fund, Mirjeta bën thirrjen që për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë Policinë e Shtetit. “Për çdo emergjencë telefono Policinë e Shtetit në numrin falas 112, 24/7”.
TURIZEM
18
E diel, 19 GUSHT 2018
Gazeta prestigjioze izraelite ”Ha’aretz”:
“Shqipëria, destinacion i mrekullueshëm turistik” R
ezulton se jo vetëm Greqia mund të jetë e bukur dhe tërheqëse. Shqipëria, fqinji i saj, ka gjithçka që duhet për të kaluar pushimet, duke filluar që nga vendet e trashëgimisë, plazhet, muzetë, arkitektura osmane si dhe natyra në fshatrat e izoluara që përshkohen nga lumenj të egër, e cila të lë pa frymë. Kështu shkruan gazeta e përditshme prestigjioze izraelite “Ha’aretz”, në artikullin kushtuar Shqipërisë, duke përshkruar pikat turistike, shumëllojshmërinë e vendeve si dhe bukuritë që ofron vendi ynë. Shqipëria është kthyer një nga destinacionet më të mira turistike të vitit edhe pse për tri dekada ajo ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sot, ajo pranon turizmin e ardhshëm, duke mirëpritur turistët nga gjithë vendet, pasi është një nga vendet më të bukura në rajonin e Ballkanit. Me një kuzhinë të larmishme me ndikime nga kuzhina greke, turke dhe italiane, ky komb bujar ka peizazhe të egra dhe plazhet më të bukura në rajon. Për shumë izraelitë, ky është një zbulim, falë faktit që për herë të parë këtë vit filluan fluturime të drejtpërdrejta me Shqipërinë, kështu që pak para se të vizitohet nga turistët dhe të bëhet Mikonosi tjetër, duhet të shkoni për të eksploruar këtë vend. Në Shqipëri është shumë e vlefshme të marrësh me qira një makinë për të lëvizur në qytete të ndryshme dhe udhëtimi do të jetë i bukur, pasi udhëtarëve nuk do t’ju mungojnë peizazhet malore, fshatrat dhe bregdetet e bukura. Shqipëria, ju ofron dhjetë destinacione të lira për t’u eksploruar: Mendoni për plazhet e vogla dhe më pak të njohura Shqipëria vendos një standard të lartë për fqinjët e saj në ato që quhen plazhe perfekte për pushime familjare, për të mos përmendur çmimet e ulëta të akomodimit në fshatrat turistikë. Nëse merrni me qira një makinë, është shumë mirë të filloni në fundin jugor, ku do të gjeni “Maldivet” shqiptare duke vizituar Ksamilin, një fshat të vogël me një nga plazhet më të bukura në Shqipëri. Ai është futur në listën e 20 plazheve më të bukura në Europë dhe tashmë është zbuluar edhe nga turistët. Një gjysmë ore me makinë është Saranda, ku përveç një plazhi spektakolar, mund të vizitoni edhe burimin e quajtur “Syri i Kaltër”. Vendi është një fenomen i mrekullueshëm natyror, ku burimi i ujit që vjen nga toka e ngjyros me blu të thellë dhe të kaltër. Pak kilometra në veri në të njëjtën rrugë, disa limane të izoluara janë fshehur midis maleve dhe që zbresin ndjeshëm në det, Palasa, Jala, Gjipeja dhe Dhërmiu, plazhe ideale për ndalesa të qeta dhe të bukura. Për entuziastët e kampingut në përgjithësi, Parku Kombëtar i Val-
kaluar, Tirana është renditur si një nga vendet më të lira në Europë për mënyrën e jetës, për të pirë dhe ngrënë me një kosto më pak se pesë dollarë. Në Tiranë do të gjeni pesë qendra tregtare të lira dhe me firma të njohura. Përtej pazareve dhe qendrave tregtare, Tirana ka një numër të madh institucionesh kulturore, muze dhe vende përkujtimore që janë ruajtur që nga periudha e hershme romake. Gjithashtu me vlerë për t’u vizituar është dhe Piramida, e cila është si një muze për të ruajtur trashëgiminë e qytetit.
bonës është pikërisht vendi i duhur. Parku, i vendosur në Alpet shqiptare që kufizohet me Malin e Zi, është një nga vendet misterioze të fundit në Europë. Atje mund të shihni një peizazh me frymë alpine, burime të fshehura në mes të maleve, luginave dhe ujëvarave, kafshëve të egra dhe natyrë që ju nuk mund ta shihni më në vende të tjera. Turistët mund të akomodohen në fshatin e afërt që ofron një shtëpi mysafirësh dhe disa restorante. Për turistët që kanë dëshirë të eksplorojnë majat me dëborë, luginat e gjelbra, liqenet dhe fshatrat e izoluara mund të vazhdojnë të shkojnë në luginën e Thethit. Një rrugë prej 10 kilometrash që kalon midis peizazheve madhështore, ku gjatë udhëtimit do të shihni kasolle barinjsh dhe dele. Meqë zona është relativisht e lartë dhe e ftohtë në verë, është shumë e rekomandueshme që të informoheni për motin dhe temperaturat para se të niseni. Shqipëria është e mbushur me liqene dhe lumenj. Liqeni i Komanit në veri të vendit, është një nga vendet më të njohura në Shqipëri. Liqeni është i rrethuar nga shkëmbinjtë e pjerrët që kryqëzohen me shkëmbinjtë e gurit, të cilat formojnë një nga kanionet më të bukura të vendit. Struktura topografike dhe bimësia e dendur në zonë kontribuojnë në krijimin e habitateve të ndryshme për kafshët, që shpesh shihen në brigjet e lumit. Lëvizja e njerëzve bëhet me traget dhe ka pamjen si fjordet e Norvegjisë. Në pjesën jugore të Shqipërisë do të gjeni liqenet e Ohrit dhe Prespës. Liqeni i Ohrit, që shtrihet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një nga liqenet më të vjetra të zbuluara në Europë dhe një nga më të thellët. Ky është një nga vendet më magjike që “takojmë” në Shqipëri. Pranë Ohrit është liqeni i Prespës së Madhe, i cili ndahet mes tre shteteve, Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, ku zona përfshin tre parqe nacionale. Zona është e pasur me monumente të lashta të tilla si
kisha, kështjella dhe manastire që rrethojnë liqenin. Qyteti i Korçës Pas gjithë udhëtimeve nëpër plazhe dhe male, keni nevojë për një qytetërim të vogël dhe një ndalesë për pushim. Qyteti i Korçës në Shqipërinë juglindore, është një nga më të bukurit e vendit. Rrugicat me kalldrëm të shoqërojnë kudo dhe duket se në to koha ka ndaluar. Gjithashtu, këtu mund të shihni Katedralen e qytetit një nga monumentet më interesante i cili përmban kultin brenda. Por mund dhe të festoni në festivalin e përvitshëm të birrës, më i famshmi në qytet dhe është ngjarja më e madhe në Shqipëri, me rreth 100,000 pjesëmarrës për pesë ditë, ku çdokush mund ta shijojë birrën falas. Kryeqyteti, Tirana Krahas arkitekturës komuniste e cila vërehet dhe sot, ka dhe ndërtime moderne. Disa thonë se kontrasti i madh të kujton Berlinin. Vitin e
Ushqimi më i mirë për të ngrënë Shqipëria nuk është një vend vetëm me peizazhe të bukura, por edhe një vend që reflekton një ushqim të larmishëm, për shkak të ndikimeve të lëna nga perandoritë e ndryshme që e kanë sunduar. Për shembull, një nga gatimet më të famshme në Shqipëri është byreku, i bërë nga brumi fli, i mbushur me spinaq apo mish, një traditë nga Perandoria Osmane. Rakia, sinonimi i pijeve të famshme greke si dhe Grappa italiane, është pija më e konsumuar alkoolike në të gjithë vendin. Qoftet janë kudo si dhe nuk mungon dhe kebapi turk. Butrinti dhe Apolonia Butrinti dhe Apolonia, janë dy vendet më të vjetra dhe më të rëndësishme në vend. Butrinti është një tjetër koloni greke nga periudha e Paleolitit, i cili u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Një nga pamjet më intriguese, Parku Arkeologjik i Apolonisë është në fakt një qytet dhe koloni e lashtë greke e themeluar në vitin 588 p.e.s., një qytet që është bërë një qendër popullore kulturore në atë kohë. Për më tepër Shqipëria ka dhe disa vende të tjera historike për t’u vizituar si Kruja, Berati dhe Gjirokastra.
Festat dhe ngjarjet Shqipëria është gjithashtu një destinacion i përsosur për dashamirësit e festivalit. Pas suksesit të festivalit Kala (Kala), një festival muzikor ndërkombëtar, Shqipëria vazhdon të presë dhjetëra mijëra turistë të huaj përgjatë Rivierës, siç priti në festivalin “Kala Fest” i cili dhuroi muzikë elektronike dhe një atmosferë të mahnitshme për të pranishmit. Gjithashtu dhe Festivali i Jugut (South Outdoor Festival), një ngjarje e jashtëzakonshme që përfshin disa fshatra për tri ditë, gjatë së cilës ju mund të ndiqni sporte ekstreme, turne me xhip, zhytje, kampe në natyrë, të hani ushqime tradicionale dhe të konsumoni birrë vendase si dhe të merrni pjesë në festa plazhi, pra një alternativë e mrekullueshme për këdo. Festivali Fustanella është ndoshta versioni lokal i Festivalit Arad. Është pak më modeste dhe është e përkushtuar tërësisht folklorit lokal, sidomos këngëve tradicionale shqiptare dhe zgjat tri ditë, në Gjirokastër. Berati ose Gjirokastra? Berati dhe Gjirokastra janë qytetet më të lashta në Shqipëri. Berati, i njohur gjithashtu si qyteti i “një mbi një dritareve” ndahet në dy pjesë: Qyteti i vjetër dhe qyteti i ri. Është e mundur të bëhet dallimi ndërmjet zonave sipas arkitekturës: Qyteti i vjetër me pamjen osmane dhe qyteti i ri me ndërtimet me karakter komunist. Në qytetin e vjetër ka rrënoja mesjetare dhe ju gjithashtu mund të vizitoni kalanë dhe Muzeun e Ikonografisë. Ndërsa errësira bie, mijëra dritare fillojnë të ndriçojnë dhe qyteti bëhet edhe më i bukur. Gjirokastra është një perlë shqiptare e fshehur mes maleve dhe ndoshta është arsyeja pse shumë turistë nuk e “takojnë” atë. Dhe një keqardhje! Në qytetin e vjetër ka rrugë të pjerrëta me kalldrëm dhe një mauzoleum antik otoman dhe përtej kësaj, kalaja e dytë më e madhe në Ballkan. Në kështjellë ju mund të admironi topat e rëndë dhe kullën e sahatit, por kryesisht aeroplanin amerikan që u rrëzua gjatë regjimit komunist. Muzeu Historik Kombëtar Gjatë historisë së saj, Shqipëria u pushtua disa herë, iu nënshtrua një numri të madh luftërash dhe u udhëhoq nga diktatori Enver Hoxha, që udhëhoqi një regjim të egër komunist. Tani gjithçka që mbetet është të shohësh muzeun më të rëndësishëm në vend. Muzeu më i madh në Shqipëri ka shumë kuratorë (zbulime të rralla arkeologjike), koleksione të rralla dhe eksponate të dedikuara për ata që vuajtën përndjekjen nga regjimi komunist dhe nga ekspozitat e tjera të Luftës së Dytë Botërore.
TURIZEM
19
E diel, 19 GUSHT 2018
Kroçerat rezervojnë portin e Sarandës për 2019-ën
Shqipëria, destinacion i preferuar i të huajve T
urizmi në vendin tonë ka marrë dimensione të tjera, pasi nga viti në vit vërehet qartë rritja e turistëve të huaj që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri. Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë kroçerat në portin e Sarandës, ku për vitin 2019 ky port është rezervuar nga plot 80 prekje të tilla. Lajmi u konfirmua për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga deputeti i zonës, Alket Hyseni i cili theksoi se turizmi në vijën bregdetare të Sarandës dhe jo vetëm, ka marrë dimensione të tjera, duke sjellë edhe një rritje ekonomike si për zonën, por edhe për vendin. “Turizmi në vendin tonë po prek nivele mjaft të larta të cilat as që ishin menduar më parë. Fluksi i turistëve në bregdetet tona është evident dhe ne jemi të angazhuar që të krijojmë kushtet e duhura për t’ju ofruar komoditetet si dhe mikpritjen për ta. Prandaj, që prej hapjes së sezonit turistik në çdo pikë hyrëse të vendit, gjen të rinj dhe të reja të “Smile Al-
bania” të cilët përveç bukurive që të japin plazhet tona, ofrojnë për pushuesit një mikpritje të ngrohtë si dhe informacionin e duhur për ta. Vala e turistëve dhe dëshira e të huajve për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar është mjaft e lartë, saqë porti i Sarandës është i prenotuar nga kroçerat e përmasave të ndryshme edhe për vitin 2019, duke patur një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit. Kjo na ka vënë në lëvizje për të gjetur mundësinë e investimeve për zgjerimin e kapaciteteve të portit duke zgjatur kalatën, që do të mundësonte ankorimin e tyre”, – theksoi deputeti Alket Hyseni për ATSH-në. E kontaktuar nga ATSH, drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha ka konfirmuar shifrat e lartpërmendura, duke theksuar se kapiteneria e portit dhe autoritetet e tjera që operojnë në të, ofrojnë mbështetje maksimal për pushuesit. “Kroçerat e mëdha me kapacitet deri në 3 mijë veta, që vijnë
çdo të enjte në Shqipëri, bëjnë rezervimin e tyre 1 vit para. Për vitin 2019 porti i Sarandës është i rezervuar nga kroçerat që do të vijnë dhe kemi filluar prenotimet edhe për 2020-ën. Ndërkohë kalendari për vitin 2018 për kroçerat është bërë dhe ka fare pak ndryshime të vogla në këtë axhendë, të cilat vijnë për shkak të motit të keq, ose falimentimit të ndonjë
kompanie e cila nuk kryen më rrugët detare. Rezervimet e bëra deri tani nga kroçerat për vitin 2019, janë 80 prekje. Porti i Sarandës është gjithnjë në pritje për të mirëpritur edhe rezervimet e orëve të fundit, ku anijet me më pak turistë të cilat ne mund ti akomodojmë në kalatat tona, na njoftojnë 24 orë para se të ankorohen. Por ajo çfarë do të theksoja
është se gjatë këtij viti është vënë re një shtim i turistëve të huaj që vijë nga rrugët detare”, – thekson drejtoresha Statha. Turizmi në vendin tonë për shkak të bukurive dhe plazheve të pastra që ofrojnë plazhet, kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj të cilët kanë treguar interes të jashtëzakonshëm për të vizituar Shqipërinë dhe bukuritë që ka vendi ynë.
Korça, perla e turizmit shqiptar në 365 ditë M
e shumë punë, talent edhe qytetari korçarët kanë arritur të jenë në treg për 365 ditë të vitit. Korça është i pari qytet shqiptar që mendon dhe punon me dhe për turistin vendas dhe të huaj duke ofruar korrektesë, mirësjellje dhe cilësi standard çdo ditë dhe muaj të viti. Kështu shprehet deputetit i PS, Ervin Bushati, i cili duket se ka zgjedhur pikërisht Korçën për të kaluar pushimet. Ai shprehet se sezoni turistik në Korçë nuk mbaron kurrë: në dimër, verë, evente, festa, ditë jave dhe fundjavë.Një varg i gjatë bukurish natyrore dhe njerëzore, bashkohen me artin dhe traditën e gjatë të punës së palodhur që ka ditur të ndërtojë në shekuj vlera mbarëshqiptare. “Shumë zona dhe qytete të tjera duhet të studiojnë, përshtatë, punojnë për TURISTIN: dhe jo thjesht për Turizmin si të ishte një industri pa shpirt dhe pa njerëzinë, që është baza e qetësisë dhe kënaqësisë që kërkojmë të gjithë NE bashkë kur shkojmë me pushime”, apelon deputetit socialist.
SPORT
20
E diel, 19 GUSHT 2018
Krutanët kanë debutuar në mënyrën më të mirë me një sukses të madh në Gjirokastër
KUPA
Kastrioti dhuron surprizën e parë, fundos me një penallti Luftëtarin
Bayerni shmang turpin, mund me vështirësi ekipin e kategorisë së katërt
Rozalb Lika
K
astrioti e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Superligë këtë sezon. Pasi u rikthyen përsëri në elitën e futbollit shqiptar, ekipi krutan i drejtuar nga Elvis Plori ka arritur fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Luftëtarit. Krutanët bënë surprizën e madhe në Gjirokastër duke debutuar me pikët maksimale për më tepër në transfertë teksa treguan dhe një futboll cilësor, përballë një Luftëtari që dukej një kushëri i largët i skuadrës dëfryese të një viti më parë. Temperaturat e larta ndikuan në paraqitjen e skuadrave sidomos në fillimin e ndeshjes, ku pjesa e parë ishte disi e ngadaltë, ku Luftëtari i Milos Kostic të paktën në debutim u duk sikur kishte humbur disi shkëlqimin e një viti më parë, pavarësisht se aksioni i minutës së 5-të krijonte shpresë. Në të 12-të bluzinjtë pretenduan dhe për një 11 metërsh por kryesori vazhdoi lojën. Rastin e parë Kastrioti e krijoi në të 37-tën me një goditje nga larg të Rahimit, që u ndal në dy kojhë nga Ruci, ndërsa pak çaste më pas Shkurtaj kishte me kokë shansin më të mirë të ndeshjes por nuk shënjestroi siç duhet portën. Pjesa e dytë kishte më tepër ritëm me Kastriotin që
pati menjëherë një pretendim për 11-metërsh, teksa goditja e Cutrës u prit mrekullisht nga Ruci, por në përpjekjen e dytë të Rahim Rapa ndali topin teksa po i drejtohej portës. Për krutanët me dorë, për kryesorin jo teksa pas konsultimit me anësorin akordoi goditje këndi. Ishin minuta më tëmira për miqtë, me Rucin që brenda 4 minutash arriti të evitojë 3 herë golin. Gjithsesi në të 68-tën Kastrioti ndërtoi aksionin që ndryshoi ndeshjen, me Bard-
PREMIER LEAGUE
hin që u pengua në zonë nga Janicic duke fituar 11-metërsh për të tijtë. Nga pika e bardhë Mziu nuk gaboi. Reagimi i Luftëtarit ishte i dobët me mundësinë më të mirë që erdhi nëpërmjet një goditje dënimi në sekondat e fundit por që përfundoi jashtë. U mbyll 0-1 për Kastriotin me formacionin e Plorit që e nis me këmbën e mbarë Superioren duke treguar se nuk kërkon të jetë thjesht kalimtare mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Luftëtari-Kastrioti 0-1 Goli: 68′ Mziu Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rrapa, Jançiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Ymeraj, Rapo, Miloslajev, Shkurtaj. Trajner. Milosh Kostiç Kastrioti: Kuka, Hysen, Lila, Çela, Stijepoviç, Çutra, Shehu, Mziu, Rahim, Bardhi, Marku. Trajner. Elvis Plori Kartonë të verdhë: 68’Aleksi, 68’Janiçiç/ 89’Domgjoni
Bayern Munchen fitoi me shumë vështirësi minimalisht 1-0 në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Drochtersen/Assel, që luan në kategorinë e katërt gjermane. Robert Leëandoëski realizoi në minutën e 82-të golin e kualifikimit për bavarezët, që bënë kështu një nisje jo shumë të këndshme të sezonit nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovac. Kovac kishte zgjedhur formacionin me lojtarët të cilët i konsideron si titullarët e këtij sezonit, ku nuk mungonte asnjë prej emrave të mëdhenj. Kualifikimi i pritshëm mbërriti, por paraqitja e yjeve të Bayern nuk ishte aspak bindëse, vetëm një javë nga nisja e kampionatit me ndeshjen kundër Hoffenheim.
SUPERLIGA
Kamza fiton derbin e vogël të kryeqytetit, e “nderon” Plaku
FRANCË
Tottenham fiton sërish, Kane PSG fiton me përmbysje ndaj “thyhen” më në fund mallkimin Guingamp, shkëlqen Mbappe Tottenham vijon ecurinë perfekte në kampionat edhe në javën e dytë të Premier League së bashku me Bournemouth. Skuadra e Pochettinos ka fituar 3-1 ndaj Fulham. Lucas hapi serinë e golave për “gjelat” londinez 2 minuta nga fundi i pjesës së parë, por Mitrovic ju përgjigj në fillimin e pjesës së dytë. Në fundin e ndeshjes në minutën e 74-të, Trippier shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që tre minuta më pas Kane shënoi golin e tretë që vulosi suksesin e ekipit të tij. Sulmuesi anglez nuk kishte shënuar kurrë një gol në këtë muaj, edhe pse kishte luajtur 14 ndeshje të tjera më parë, dhe kishte provuar 44 herë ta bënte këtë. Edhe në ndeshjen kundër Fulham, ai mendoi se realizoi shumë shpejt, por goli i tij i parë u cilësua si i parregullt. Gjithsesi ky është një mallkim që do të mbahet mend gjatë për njeriun që realizoi 6 gola në Kupën e Botës, pasi iu deshën 1068 minuta për të shënuar një gol në muajin gusht në Premier League. Ai gjithashtu realizoi edhe golin e 109 në kampionatin anglez, po aq sa ka realizuar Ryan Giggs gjatë gjithë karrierës së tij në Premier League me Manchester United. Bournemouth ndërkohë fitoi në transfertë 1-2 ndaj West Ham, ndërkohë që Everton fitoi me të njëjtën rezultat në shtëpi ndaj 2-1 ndaj Southampton.
PSG ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 me përmbysje ndaj Guingamp, në një ndeshje ku ka shkëlqyer Kylian Mbappe. Dueli nisi keq për PSG-në dhe në minutën e 14-t u desh ndërhyrja fantastike e Buffon për të evituar golin e Roux. Por portieri veteran i kampionëve të Francës nuk mund të bënte asgjë në minutën me Nolan Roux që këtë herë realizoi golin e avantazhit për Guingamp. Pak çaste më vonë vendasit dyfishuan shifrat por goli u anllua me ndërhyrjen e sistemit VAR. Në pjesën e dytë trajneri Tuchel hodhi në fushë Mbappe i cili bëri debutimin në këtë sezon duke ndryshuar menjëherë lojën e PSG-së që në pjesën e parë edhe pse kishte Neymar dhe Di Marian në fushë nuk funksionoi aspak në sulm. Shumë shpejt miqtë fituan një 11-metërsh me Neymar që mori përsipër ekzekutimin e tij duke barazuar shifrat në minutën e 53-të. Më pas skenën e mori Mbappe që realizoi dy gola shumë të bukur në minutat 82-të dhe 90-të me asistet e Di Marias dhe Neymar duke i dhënë trepikëshin e radhës Parisit dhe duke e mbajtur në krye të Ligue 1, pas 2 javëve të para me pikë të plota.
Tirana nuk është rikthyer në mënyrën më të mirë në Superiore, pasi ka pësuar një humbje në mini-derbin e kryeqytetit ndaj Kamzës 0-1. Sebino Plakuarriti të bëhej protagonist përballë Tiranës në “Selman Stërmasi” me një gol në fund që i dha fitoren e parë Kamzës në këtë sezon. Tirana luajti më mirë se Kamza por bardheblutë nuk kishin as fatin në anën e tyre pasi në sekondat e fundit të pjesës së parë tentativa e Turtullit me takë u ndal nga shtylla. Në fraksionin e dytë skuadra e Ze Marias ishte sërish më kërkuese por nuk gjeti dot golin e epërsisë pasi u ndal nga portieri i Kamzës Avdyli. Atë që së bënë vendasit e bënë miqtë me Sebino Plakun që në minutën e 90-të me një devijim deçiziv, e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë te Kamza.
SPORT
21
E diel, 19 GUSHT 2018
PREMIER LEAGUE
“Spanjollët” e Chelsea-t mundin Arsenalin, start perfekt për Sarrin Chelsea ka marrë një fitore spektakolare me shifrat 3-2 ndaj Arsenalit në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar golin e avantazhit me Pedro-n që në minutën e 9-të pas pasimit të Marcos Alonso nga e majta. Vetëm dhjetë minuta më vonë ishte Morata ai që dyfishoi rezultatin për të besuarit e Sarri-t. Gjithsesi Arsenal nuk dorëzohet dhe pa përfunduar akoma pjesa
e parë ka barazuar rezultatin dhe madje me mundësitë e krijuara mund të kishte kaluar edhe në avantazh. Ishte Mkhitaryan ai që ngushtoi diferencën, përpara se të përgatiste golin e dytë të shënuar nga Alex Iuobi. Pjesa e dytë ishte më e barabartë, por në fund do të ishte Alonso, i cili mori një pasim të artë nga Eden Hazard duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën. Loja e Arsenalit çaloi sidomos në mesfushë, ku
Chelsea ishte nën kontroll pothuajse gjatë gjithë kohës, por edhe sulmi i kryesuar nga Aubameyang nuk ishte në lartësinë e situatës. Në minutën e 90-të Ramsey pati një mundësi të mirë për të barazuar, por uellsiani nuk u kordinua mirë edhe pse ishte në pozicion të shkëlqyer dhe dërgoi topin mbi traversë. Chelsea ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Arsenali ende nuk ka marrë pikët e parë.
Ronaldo nuk ka arritur të shënojë në debutim, bardhezinjtë triumfojnë me përmbysje
T
re pikë të vuajtura për Juventusin në javën e parë në shtëpinë e Chievos, duke marrë një sukses 3-2, me një gol të shënuar vetëm në minutën e 93-të. Cristiano Ronaldo nuk ka arritur që të shënoj gol në debutim në kampionatin italian, por bardhezintjë marrin një sukses që vlen shumë në “Bentegodi”. Ndeshja nisi më së miri për Juventus. Sami Khedira arrin të zhbllokojë rezultatin që në minutën e tretë gjatë një goditje standarde. Pas golit, rastet për Juventus vinin me breshëri në drejtim të portës së Chievo-s, por Costa, Cuardado apo Cancelo shpërdorojnë shumë. Chievo duket i fundosur që në fillim dhe e ka shumë të vështirë të dalë nga gjysmëfusha e tij. Por, siç thotë rregulli i pashkruar i futbollit, po nuk shënove do pësosh. Dhe Chievo arrin të barazojë rezultatin befasisht në minutën e 38’ me anë të Stepinski. Juventus futet në fushë pas pushimit e karikuar për të rikthyer avantazhin, por një faull i Cancelo-s ndaj ish-it Giaccherini-t brenda zonës bën që të jenë vendasit ata që marrin avantazhin për të parën herë në këtë ndeshje. Ishte pikërisht ai që e fitoi penalltinë që mundi portierin Juventin. Reagimi i Juventusit është i menjëhershëm, me Cristiano Ronaldon, i cili dhuron spektakël në krahun e majtë, por goditjet e tij neutralizohen në të gjitha rastet nga Sorrentino, i cili ishte në një mbrëmje të madhe. Trajneri Alegri bën disa zëvendësime, duke hedhur në fushë Bernandeschin, i cili i jep më shumë freski skuadrës, ndërkohë që në Mandzukic për të shtuar më shumë presionin në zonën kundërshtare. Sulmuesi kroat ishte menjëherë i rrezikshëm që në aksionin e parë me një goditje me kokë, por goli do të vinte nga një autogol i shënuar nga Banti në minutën e 78-të, pas një topi të preku me kokë nga Bonucci. Pas disa minutash,
Bernandeschi shpëton Juven, fitore e vuajtur ndaj Chievos TRAJNERI
Allegri: Fitorja e rëndësishme, më befasoi Ronaldon
Ronaldo tenton të dërgojë topin në rrjetë, ndërkohë tenton ta prekë me krah dhe përplaset me portierin Sorrentino i cili humbet ndjenjat. VAR anulon golin e Juve-s. Portieri u largua me barelë nga fusha e lojës, ndërkohë që bardhezinjtë menjëherë do të gjenin golin e avantazhit në minutën
SUPERLIGA
e 3-të shtesë, me Bernandeschin, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të ardhur nga krahu i majtë. Kampionët e Italisë ndërkohë marrin 3 pikët e para, ndërkohë që Cristiano Ronaldoi tregoi se do t’i duhet edhe pak kohë për t’u përshtatur me kampionatin italian, si dhe me shokët e rinj.
TRAJNERI
Dhuna në ndeshjen SkënderbeuPartizani përfundon në Prokurori
Spalleti: 5 skuadra do të sfidojnë Juven, jemi edhe ne aty!
Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit u shoqërua me një dhunë të ashpër mes tifozerive. Tifozët kanë zbritur në pistë dhe janë konfliktuar fizikisht mes tyre dhe me policinë private e cila u gjend e papërgatitur. Ndërkohë sot, Policia e Korcës dorëzoi nje kallezim pranë prokurorisë së këtij rrethi në lidhje me incidentet. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, forcat e rendit shprehen se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Ndërkaq, element me rëndësi është përdorimi i pamjeve filmike për të hedhur më shumë drite mbi këto incidente. Në komunikatën e policisë flitet për 3 tifozë të plagosur. Dhuna në stadium ka nisur në minutën e 72 të takimit. Vetëm ndërhyrja e FNSH-së normalizoi situatën dhe për rrjedhojë solli rinisjen e sfidës që u mbyll me fitoren 1-0 të korcarëve me një gol të shënuar në shtesë.
Trajneri i Interit, Lucciano Spalleti nuk kërkon ta nisë si i humbur sezonin e ri në Seria A, teksa është gati që të sfidojë Juventusin. Dueli i parë për zikaltërit është ndaj Sassuolos, një skuadër ndaj të cilës strategu i njohur kërkon kujdes. “Ne duhet që të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet, duhet këmbëngulje dhe vazhdueshmëri. Vijmë pas një kampionati të rëndësishëm, e këtë vit kemi detyrë të përmirësohemi. E donim këtë biçikletë, tani të pedalojmë siç duhet. Sassuolo është një kundërshtar i fortë, e kemi parë në ‘San Siro’ së fundmi. E dimë forcën e kësaj skuadre. Por ne duhet të jemi të ekuilibruar, nuk na duhen teste të tjera. Duhet të jemi gati të fitojmë të gjitha takimet. Gjendja e ekipit është e mirë. Kemi bërë çfarë duhej që të bëhej. Mund të tentojmë të fitojmë ndaj çdo rivali. Interi anti-Juve? Duhet të luftojmë, vetëm nëse doni t’ia jepni titullin Juves pa luajtur fare. Ka ekipe që mund ta fitojnë titullin. Të gjithë jemi përmirësuar. Juvja është ekipi më i fortë nga të gjithë, pastaj janë 5 ekipe që mund të luftojnë deri në fund. Ne jemi ndër këto të pesta, Inter, Roma, Napoli, Lazio e Milan”, deklaroi strategu i zikaltërve.
Juventus e nisi kampionatin me një fitore drithëruese ndaj Chievos, por në fund arritën që të merrnin 3 pikët e shumëdëshiruara. Trajneri Massimiliano Allegri ka vlerësuar lojën e futbollistëve të tij, duke përgëzuar Ronaldon që u vendos në dispozicion të ekipit. “Kam parë gjëra pozitive dhe negative. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, më pas kemi ulur pak ritmin dhe kjo nuk mund të bëhet: kur krijon raste, duhet t’i shfrytëzosh, duhej të kishim shënuar golin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi, ndeshjet e para janë gjithmonë të rrezikshme. Ka kërkuar disa herë portën, më vjen keq që nuk ka shënuar, por Sorrentino ka bërë një punë shumë të mirë. Më ka bërë përshtypje fakti që është vënë në dispozicion të ekipit. Në fund, ai ishte i kënaqur për fitoren. Duhet të mësojmë ta njohim më mirë dhe ai duhet të njohë më mirë skuadrën”, ka përfunduar Allegri.
SPECIALE Nga Kristaq BALLI
N
iko Stefani i përket asaj shpure të vogël fotografësh shqiptarë që ka zhvilluar aktivitetin e tij profesional e artistik fotografik gjatë të tri periudhave të historisë së fotografisë shqiptare. Nga mesi i vitit 1939, kur ishte vetëm 11 vjeç ai zhvendoset nga vendlindja e tij, Dardha e Korçës për t’u vendosur në Tiranë, ku kishte ardhur njëheresh nga Greqia edhe xhaxhai i tij fotograf Teodor Stefani, i cili hapi aty një dyqan për fotografi (1940-1942) dhe ku aktivizoi si çirak nipin e tij Niko. Në fakt, sipas kujtimeve të vetë Nikos, shkëndijat e para të kërshërisë dhe fantazisë së tij për fotografimin i kishin shkrepur që kur ishte edhe më i vogël. Sipas fjalëve të vetë Nikos në kujtimet e tij: ”…unë i vogël dhe kurioz i rrija pranë dhe shikoja me vëmendje e habi njëkohësisht se si në disa letra të bardha që kalonin nëpër lëngje, dilnin në pah fytyra njerëzish, grupe, male e kodra. Mbetesha i habitur, por edhe me kureshtje se çfarë ndodhte.” Më 1943 Niko, akoma 15 vjeç hapi një dyqan me emrin “Foto Apollo” dhe dy vjet punoi me një ortak italian me emrin Pippo. Ja si e kujton babai i Nikos, Gaqo Stefani, këtë periudhë të jetës së djalit të tij: “Më 1938 mora edhe Nikon në Tiranë. E hoqa pe shkollës në Dardhë dhe e regjistrova në shkollën “Naim Frashëri”, Tiranë. Ka ardhur më 23 Gusht; edhe shkollën e vazhdoi edhe unë e kisha si ndihmës në dyqan (tregti dru e qymyr - K.B.)… Flinim në dyqan në një krevat shumë të ngushtë. Gatuanim gjellë si në konak. Njëçerek lek merrnim bukë dhe qofte dhe hanim të dy me Nikon…Shkuam shumë mirë…I kam blerë Nikos një aparat (fotografik-K.B.) 300 napolona dhe 150 napolona vegla të tjera. Veç të tjerave Nikua e ka shkuar jetën shumë mirë. Edhe ka punuar edhe ka harxhuar. Prandaj ka një byzylyk të florishtë në dorë të punojë. Prandaj i lutem dhe i lë porosi dhe uratën që të mundë dhe vëllezërit e tjerë (Niko kishte 5 vëllezër më të vegjël në moshë-K.B.) t’i ketë kujdes si vëlla më i madh. Atë byzylyknë të mund t’ua japë edhe atyre me atë zanat, por edhe ata të jenë të bindur karshi të madhit. Ashtu më paçin uratën të gjithë.”(G.Stefani, Kujtime nga Gaqo Stefani, 1957, dorëshkrim). Punët e para të plota e të pavarura fotografike për pasionin e tij, Niko i ka kryer në Dardhë kur ai ishte 12 vjeç, në një ndërkohë që ai u kthye në vendlindje për të vizituar e për t’u çmallur me nënën dhe vëllezërit e tij dhe pasi babai i kishte blerë aparatin fotografik. Njëheresh, aty ai shfrytëzoi “laboratorin” e xhaxhait Todi, të mbetur i paprekur qysh se ai, më 1934 ishte larguar në Greqi. Midis të tjerash, gjatë punës me italianin Pippo, dua të përmend dy eksperienca dhe dhe dy gjini fotografimi të patrajtuara deri sot
22
E diel, 19 GUSHT 2018
Niko Stefani, një prej fotografëve më prodhimtarë shqiptarë
në historinë e fotografisë shqiptare, atë që quheshe “foto e rrugës” (fotostradale) dhe novacionin “fotocine”. Ja se si i kujton Nikoja këto lloj fotografimi: “Në kohë të mirë fotografonim kalimtarë të ndryshëm, shumë herë në befasi, pa e ditur personi që fotografohej, burra, gra, fëmijë në mënyrë krejt spontane. Për t’i njoftuar se i kishim fotografuar u jepnim një kartë vizitë ku shkruhej “Në këtë moment jeni fotografuar nga “Foto Apolllo”. Fotografinë tuaj mund ta merrni në adresën…, etj…Njerëzit ishin në natyrën e tyre, të papërgatitur dhe kjo ishte një risi më vete. Kjo punë na dha mundësinë të na ftonin edhe në shtëpinë e klientëve për të fotografuar në familje, fëmijë e pleq. Në mbrëmje kalonim nëpër klube e kafene ku kishte vallzime e argëtime dhe bënim foftografi nate me dritë artificiale me llampa magnezi ose magnez pluhur…” Ndërkaq “Fotocine” në atë kohë ishte fotografimi i një personi në 6 pozicione të ndryshme, me veshje ose makiazhe të ndryshme, me mustaqe, mjekër, kapele, etj. Këta negativë stampoheshin të gjashtë në një kartolinë 6-9x16 cm. secila…” Në vitin 1945, për shkak të mungesës së materialeve fotografike, Nikoja e mbylli dyqanin. Në Dhjetor 1949 filloi punë në Laboratorin Fotografik të Shtetit (Agjencia Telegrafike Shqiptare), ku vijoi aktivitetin e tij fotografik për 25 vjet. Aty pati bashkëpunëtorë e kolegë fotografë më me përvojë, si Mehmet Kallfa dhe Vasil e Jani Ristani, nga të cilët edhe në sajë të pasionit dhe këmbënguljes së tij, mësoi e perfeksionoi përvojat e veta teorike e praktike edhe në
terrenet e fotografimit në të gjithë Shqipërinë, edhe në laboratorët e përpunimit, stampimit, riprodhimit, etj. Gjatë kësaj periudhe ai mbetet një nga fotografët e fotoreporterët kryesorë të furnizimit të gazetave të asaj kohe, si dhe i pjesës më të madhe të fotove që ATSH dërgonte në agjencitë e tjera
hobi për pasionin e tij e për të qenë në përmirësim të vazhdueshëm mjeshtëror. Aty nga viti 1975 largohet nga ATSH për të punuar dy vjet në Foto-Studion shtetërore Fatosi. Më tej ai vendoset përfundimisht në Laboratorin e Universitetit të Tiranës, ku, siç thotë edhe vetë “…gjeti një fushë të hapur për të demonstruar dhe zhvilluar më tej aftësitë e tij.” Përveç fotografive të zakonshme aty punonte edhe në fusha të tjera si në përgatitjen fotografike të disertacioneve akademike, në riprodhimin e veprave shkencore, përgatitjen e diapozitivëve për nevojat e mësimdhënies për studentët.etj. Në bashkëpunim me fotografin tjetër të njohur Kostandin Leka, ata e zhvilluan në një stad të ri fotografinë me ngjyra, diapozitivët me ngjyra në negativa e pozitiva. Laboratori i Universitetit ishte në atë kohë jo vetëm një studio bashkëkohore e kompletuar, por edhe një qendër kërkimi e eksperimentimi për zhvillimin e fotografisë artistike. Në vitin 1990 ai doli në pension, por ishte tepër vital dhe nuk e la profesionin e tij. Në shtëpi ai kishte organizuar një laborator të vetin, në të cilin ai do të vazhdonte të punonte me po të njëjtin pathos e energji fizike e mendore. Edhe sot, në moshë të thyer mbi 90 vjeçare ai vijon të ushtrojë mjeshtërinë e tij në SHBA dhe pothuajse çdo vit në Dardhë si fotograf e kameraman, tashmë ‘i digjitalizuar’, duke
të huaja me të cilat kishte marrëdhënie. Gjatë kohës që punoi si fotograf e fotoreporter në ATSH, ai lëvizi dhe shkeli pothuajse të gjithë Shqipërinë, si dhe ishte një prej fotografëve kryesorë profesionistë që fiksoi ngjarje të mëdha politike e personalitete të kohës, thuajse shumicën e veprave industriale, bujqësore e ekonomike, sociale, kulturore, sportive, etj. Dy specializime jashtë shtetit më 1959 dhe 1965 mbi fotografinë me ngjyra, vunë bazat për aplikimin e kësaj gjinie edhe në Shqipëri, ku ndër të parët mjeshtër të realizimit të tyre ka qenë Niko, por cilësia gazetareske shqiptare si dhe mungesa e një laboratori bashkëkohor me ngjyra në ATSH, nuk i dhanë rezultatet e duhura. Sidoqoftë, ai e përdori këtë teknikë me mjete primitive personalisht, më shumë si obligim rafinues profesional e
pasuruar fototekën e videotekën e vet me dëshmi të vijueshme kronologjike, historike, kulturore e artistike sidomos ato që i kushtohen vendlindjes së tij, Dardhës dhe dardharëve. Në aradhën e fotografëve dardharë, por edhe në kontekst me Historinë e Fotografisë Shqiptare, Niko Stefani i takon kryesisht brezit të fotografëve pas Luftës II Botërore, kur në Shqipëri u vendos rendi social-komunist i ‘diktaturës së proletariatit’ dhe kur çdo njeri duhej t’i përgjigjej atij në profesion, apo veprimtari të tjera intelektuale e social-kulturore duke vendosur në epiqendër fillin e kuq të ideologjisë totalitariste. Fotografia, si një medium viziv, meqë nuk do shumë kohë të perceptohet, do të luante një rol të rëndësishëm në propagandën e shtypit të asaj kohe, kur gazetat dhe revistat, në mungesë edhe të
mediave të tjera elektronike si televizioni, interneit,etj., veç materialit të shkruar ilustroheshin me foto nga sukseset, heroizmat, heronjtë e klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste, të kultit të udhëheqësit komunist, çdo lloj ‘fryrje steroidale’ e mirëqënies dhe lumturisë, etj. Nëse nuk do t’i nënështroheshe këtij realiteti të deformuar e të lustruar do të sfumoheshe plotësisht në hullinë e harresës, apo vulgaritetit amatoresk. Por, ashtu si edhe në fushat e tjera të veprimtarisë intelektuale, edhe në “artin” fotografik, disa autorë dhe artistë të talentuar e kurajozë, me intuitën dhe pasionin e gjenit të tyre artistik, i rezistuan kohës jo për nga përmbajtja dhe subjekti artistik, por nga disa elementë estetikë të formës dhe gjuhës së shprehjes pamore, si konceptimi dhe imagjinata, kompozimi, këndvështrimi e komportimi, raportet dritë-hije, zgjedhja dhe marrëdhënia e brendshme me subjektin, sidomos ato që kishin të bënin me traditën, zakonet, ekzotizmin, etnokulturën, si dhe më në fund me përpunimin laboratorik sa më cilësor. Një prej këtyre autorëve fotografë ështe edhe Niko Stefani, i cili i mbijetoi kohës, madje për një periudhë të gjatë dhe në institucione të rëndësishme të shtypit shqiptar. Në koleksionin e fototekës së tij të Agjencisë Telegrafike Shqiptare të krijuar gjatë 25 viteve të punës aty, një pjesë e konsiderueshme e fotove të tij janë të botura nëpër gazetat e kohës, madje me firmën e tij, po ashtu edhe 15 vitet e veprimtarisë së tij në Laboratorin Fotografik të Universitetit i krijuan atij mundësi më të përshtatshme për inovacione e eksperimente mjeshtërore në këtë fushë. Siç shkruan Prof. Kostandin Leka, që ka punuar me Nikon në laboratorët fotografikë të Universitetit të Tiranës “ai (Niko Stefani-K.B.) përfaqëson një nga krijuesit më të përgatitur të fotografisë tonë…Nikon e njoh si figurë ‘përfaqësuese’ të fotografisë në kryeqytet “ dhe, më tej “… fotografia ishte bota e tij, ai notonte brenda saj, ushqehej në të dhe krijonte. Me talentin, pasionin dhe punën e tij të gjatë, ai duhej të ishte autor i shumë krijimeve të rëndësishme fotografike, por gjithmonë,nga ‘nënnvleftësimi’ i reklamimit, publicitetit, ka mbetur një ‘HERO’ modest dhe i heshtur i fotografisë shqiptare” (Kujtime nga Konstandin Leka, 2.11.2011, drejtuar Q. Vrionit).
VIP
23
E diel, 19 GUSHT 2018
Bebe Rexha, koncert në Prishtinë N
ëse Rita Ora dhe Dua Lipa mbajtën koncerte në Prishtinë, çfarë e ndalon Bebe Rexhën të bëjë të njëjtën gjë? Nuk është një argument fort i qëndrueshëm por fundja pse jo? Burime për “Prive” thonë se Rexha pritet të vijë në Prishtinë gjatë muajit tetor, ardhjen e së cilës e mundëson një bankë që operon në Kosovë. Por për aq kohë sa ende nuk ka diçka zyrtare, lajmi mbetet në stadin e aludimit. Gjithsesi ne jemi të mendimit se ku ka zë s’është pa gjë. Këngëtarja Bebe Rexha nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, ndërsa ka mbajtur një koncert në Tiranë në tetor të vitit 2016. Në Kosovë ka mbajtur koncert Dua Lipa dhe Rita Ora. Në 2016, Rexha dhuroi spektakël të vërtetë në Tiranë. Këngëtarja e famshme përshëndeti njerëzit në shesh, ku tha se është me origjinë nga Dibra, pavarësisht se nuk di të flasë dhe aq mirë shqip. Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga
prindër shqiptar nga Dibra e Madhe, Maqedoni . Bebe ka filluar të meret me muzikë që në moshën 4-vjeçare, dhe ka vijuar të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në shfaqet Muzikal
si Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar dhe Fiddler on the Roof . Ajo është frymëzuar nga muzikantë si: Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe The Temptations. Bebe po korr sukses të madh si në Amerikë e tani me suksesin e saj po pushton edhe Europën.
Adrola tregon takimin me Jennifer Lopez Modelja shqiptare Adrola Dushi ka folur për jetën e saj në Amerikë dhe karrierën e saj atje. Në një intervistë për “Mirage”, Adrola shprehu diferencën që ajo sheh mes VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj, duke u bazuar tek disa foto që bënë xhiron e rrjetit pak kohë më parë, ku modelja shihej krah yllit Jennifer Lopez. “Ishim në një koncert që u bë në Las Vegas për disa produkte, isha bashkë me Xhesikën. Ishim pjesë e koncertit ku Jennifer do të këndonte, takuam shumë njerëz aty. Me Jennifer thjesht bëmë një foto, u përshëndetëm”,-tha Dushi. Adreola është bërë nënë e një djali, i cili tashmë është 5-vjeç dhe e ka pagëzuar me emrin Troi. Më tej ajo theksoi se: “Nuk është se bëmë muhabet me Jennifer- in, por për aq sekonda sa ne u takuam ishte një takim shumë i thjeshtë, shumë njerëzor dhe shumë i mirë. Unë kam një ankesë të madhe për “VIP- at” shqiptarë, nuk u prek këmba në tokë kurrë, sikur kanë krahë dhe fluturojnë. Jo të gjithë sigurisht, por ky është dallimi i jashtëzakonshëm që mund të bëj midis tyre dhe personazheve të huaj”.
Getoar Selimi flet me “kode” Ai është një nga referat më të famshëm shqiptarë dhe gjithmonë prodhon hite. Fjalën e kemi për Getoar Selmin, i cili sëbashku me labelin e tij “Babastars”, kanë shpesh konflikte me labial të ndryshëm apo dhe repera në veçanti, ndaj nuk kanë qenë të rralla rastet kur këto konflikte janë bërë dhe mediatike. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Getoari ka folur me kode për “urryesit” e tij por që nuk ka dhënë asnjë detaj se për kë mund të jenë këto mesazhe. “Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo ndodh kur ti je më i miri”, shkruan në një prej postimeve. Më pas shkruan sërish: “Urrejtësit, njerëzit që në fshehtësi dëshirojnë të jenë ju”.
Justin Bieber bëhet me motër Justin Bieber është bërë me motër të vogël. Babi Jeremy Bieber dhe njerka e tij Chelsey, mirëpritën vogëlushen në jetë të enjten. Vajza e sapolindur është pagëzuar me emrin Bay Bieber. Babi i ylli i të popit zbuloi në shkurt, shumë shpejt pas martesës së tij në Xhamajka me Chelsey, se ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Justin ka publikuar një foto të motrës së tij në Instagram. “Njihuni me Bieber-in më të ri, motrën time të vogël Bay Bieber,”-shkruan ai. Jeremy
gjithashtu ka një djalë Jaxon, 8 dhe një vajzë Jazmyn, 10 nga marrëdhënia e mëparshme ndërsa Chelsey është nënë e një vajze po nga një marrëdhënie tjetër.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET GARA
24
E diel, 19 GUSHT 2018
Tirana pret më 7 tetor maratonën e tretë Për të tretin vit radhazi kryeqyteti do të mirëpresë maratonën e Tiranës e cila zhvillohet më 7 tetor 2018. Ashtu si edhe në vitet e tjera pjesë e kësaj maratone do të jenë disa kategori, përkatësisht 3 të tilla: Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K të ndara në nën kategori femër/mashkull dhe “We too”. Kategoria “We too” është një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Half Marathon (21, 0975 km) është një kategori ku konkurrojnë kryesisht profesionistët, “Tirana 10K” është një kategori ku konkurrojnë të
gjithë të apasionuarit pas vrapit apo sportit në përgjithsi. Ndërkohë që “We too” është një garë për njerëzit me aftësi ndryshe (para dhe tetraplegjik). Gara e 7 tetorit do të paraprihet nga “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës. Me projektin “Fun Run” synohet edukimi i brezave përmes sportit, si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.
Bashkia e Tiranës dhe UKT investim për rrjetin e ri të ujësjellësit në Rrugën e “Kavajës”, përfitojnë 28 mijë banorë
A
fro 28 mijë banorë të Njësisë 7 do kenë ujë më cilësor dhe shërbim më të mire në shtëpitë e tyre. Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur shtrimin e një linje të re përgjatë Rrugës së “Kavajës”, çka do të sjellë një shpërndarje më të mirë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ujë më cilësor për banorët e kësaj njësie. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe theksoi se ky investim vjen edhe si një shpërblim për një nga lagjet që është më korrekte në pagesën e ujit. “E gjithë zona e Njësisë 7 ka rreth 28 mijë banorë, të cilët përfitojnë nga ky rrjet i ri ujësjellësi. Është një nga njësitë model dhe më shembullore me mbi 95% në pagesat e ujit, do të thotë që do të marrin mbi 95% të investimeve të zonës. Besoj se shpërblimi me punë i atyre që janë të rregullt ne pagimin e këtij malli të çmuar, si uji, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është fabula e bashkisë sonë’, deklaroi kreu i bashkisë së Tiranës. Veliaj pohoi se rrjeti i ri zëvendëson rrjetin e vjetër të vitit ’63, i cili ishte totalisht i amortizuar, çka pritet të rrisë edhe presionin e ujit nëpër banesa, duke mundësuar ujë në mënyrë të rrjedhshme edhe për katet më të larta të pallateve. “Rrjeti i ri zëvendëson një rrjet të vjetër para 55 vjetësh, një rrjet gize totalisht i amortizuar dhe tani kalojmë nga 1.5 bar të presionit të ujit në 3 bar. Do të thotë që dyfishohet presioni dhe në pjesën më të mirë të pallateve nuk do të ketë më as nevojë për pompa elektrike që çojnë ujin deri në katet fundore”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se puna do të vazhdojë edhe me dy projektet madhore, sipas marrëveshjes së bërë tashmë me BERZH dhe nga i cili do të rritet kapaciteti filtrues në Bovillë dhe do të shtrihet linja e re për zonën e Astirit. “Do të vazhdojmë me këtë ritëm me investimet e ujësjellësit dhe sigurisht, dy investimet madhore të 6-mujorit të dytë do të jenë dyfishimi i kapacitetit filtrues të Bovillës me kredinë e BERZH-it, si dhe linja direkte nga Bovilla deri te Astiri”, theksoi kryetari i bashkisë.
Veliaj: Zëvendësojmë rrjetin e vjeter, dyfishim të prurjes se ujit
Ai shprehu angazhimin e punonjësve të bashkisë për të përfunduar në kohë punimet në kryeqytet, edhe pse ka pasur vonesa për shkak të kushteve të vështira atmosferike. “Kemi punuar me 3 turne për t’u siguruar që shtatori na kap me të gjitha institucionet arsimore, por mbi të gjitha me të gjithë infrastrukturën në rregull. Rruga e Kavajës ka pësuar një
transformim të jashtëzakonshëm. Filluam me ishullin në mes që po bëhet një korsi biçikletash. Tani jemi duke punuar në të dy anët e Rrugës së Kavajës me një rrjet uji, i cili lidh investimin që bëmë vjet te Parlamenti deri te 21-shi”, tha Veliaj. Drejtori i UKT-së, Redi Molla sqaroi më tej se kjo është faza e dytë e investimit në këtë zonë,
që përfshin nga Rruga e Kavajës deri tek Rruga e Durrësit dhe nga Rruga e Kavajës në krahun tjetër të Tiranës. “Është zëvendësimi i tubit të gizës që rrit presionin, nga 1.5 e çon në çdo kat, pra presioni i ujit mund të arrijë deri në kat të pestë apo të gjashtë të çdo pallati të vjetër, pa sistemin e pompimit. Përveç kësaj eliminon edhe të gjitha humbjet e tubit
të gizës të amortizuar që është shtruar në vitin ’63, eliminon ndotjet që është një ndër gjërat më të rëndësishme. Kompleton edhe disa faza, që kemi filluar që vitin e kaluar, për pjesën e rrugës “Naim Frashëri” dhe paraprin fazën që do të vazhdojë nga “21 Dhjetori”, në Unazë të Mesme, deri në “Vasil Shanto””, përfundoi Molla.