CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E shtunë, 19 JANAR 2019
Presidenca jep gjak, Presidenti dha oksigjen E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 13 (8454)
E shtunë, 19 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Pedagogët u bashkohen Presidenti Meta u uron studentëve: Të hënën sportistëve të Kosovës suksese të gjithë në protestë në “Olimpiadën 2020”
FAQE 7
Në foto: Nga protesta e studentëve në Tiranë EDITORIAL
EMRAT
Në foto: Presidenti Ilir Meta me Majlinda Kelmendin dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur, Driton Kuka
KRYETARJA E LSI
Pangjashmëritë Sot Këshilli Kombëtar, Kryemadhi: Bëhuni gati Basha prezanton për protesta, rrëzimin e rastit Lleshi kandidatët për e Ramës dhe zgjedhje dhe rastit Cakaj kryesinë e re të PD të parakohshme
Presidenti Meta brenda pak javëve tregoi se Kushtetuta dhe integriteti i Presidentit janë dy gjëra që nuk negociohen. Kushtetuta është detyrim ligjor dhe paralel me zbatimin e saj vjen dhe integriteti i Kryetarit të Shtetit. Ilir Meta në pak javë manifestoi se nuk është një “noter” qeveritar, ndonëse vendimet e tij për pak sa nuk shkuan në përplasje të madhe institucionale, por prapë ai tregoi se të zbatosh Kushtetutën kërkon kurajë dhe vendosmëri... FAQE 2
INVESTIMET
Kryebashkiaku, Erion Veliaj: Shtojmë sportelet për aplikime për karta identiteti
REAGIMET
Gazetarët kundërshtojnë ligjin e mediave: Censurë!
FAQE 9
MBLEDHJA E KDK
Shezai Rrokaj: Koha nuk pret, e vetmja alternativë shpëtimi prej së keqes FAQE 6
FAQE 12
FAQE 8
Gramoz Ruçi: Produkti i marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të jetë në dakordësi me BE dhe SHBA
FAQE 8
REAGIMI I PD
KREU I KUVENDIT
FAQE 9
Pakti i Ramës për Universitetin, Albana Vokshi: Shfaqje e neveritshme dhe e dënueshme
FAQE 7
POLITIKE
2 E shtunë, 19 JANAR 2019
EDITORIAL
P
residenti Meta brenda pak javëve tregoi se Kushtetuta dhe integriteti i Presidentit janë dy gjëra që nuk negociohen. Kushtetuta është detyrim ligjor dhe paralel me zbatimin e saj vjen dhe integriteti i Kryetarit të Shtetit. Ilir Meta në pak javë manifestoi se nuk është një "noter" qeveritar, ndonëse vendimet e tij për pak sa nuk shkuan në përplasje të madhe institucionale, por prapë ai tregoi se të zbatosh Kushtetutën kërkon kurajo dhe vendosmëri. Ilir Meta krijoi të parin precedent presidencial, ku për pak nuk dekretoi ministrin e brendshëm Sandër Lleshi, nëse nuk do të nxitonte ministrja e Mbrojtjes, me porosinë e kryeministrit, të kërkonte zyrtarisht largimin e kandidatit për ministër nga shërbimi ushtarak aktiv. Kushtetuta e kishte të prerë se nuk lejohej dhe Ilir Meta këtë kërkoi; zbatimin e Kushtetutës. U krijua shumë zhurmë ato ditë rreth faktit që Presidenti nuk firmos gjithçka çon
Pangjashmëritë e rastit Lleshi dhe rastit Cakaj kryeministri i radhës, duke u ndarë në rastin Sandër Lleshi, kampet në pothuaj 50 me 50 përqind. Gjithsesi Presidenti e firmosi në kufijtë e fundit kur qeveria plotësoi kushtet kushtetuese për Sandër Lleshin. Por rasti Sandër Lleshi dhe personi në fjalë nuk ngjajnë askurrkund me rastin Gent Cakaj si kandidat për ministër i jashtëm apo me CV e këtij të fundit. Gjenerali që u bë ministër kishte vite pune, karrierë të spikatur, njeri me integritet. Rasti Cakaj është diametralisht i kundërt me Sandër Lleshin. Tashmë janë publike CV-ja e tij, mosha pa eksperiencë pune, pa njohuri diplomatike për karrigen ku rri (të paktën deri tani), me deklarata të pamenduara apo të nxituara, pasi nuk mund ta akuzojmë se i ka bërë me qëllim për ndryshim kufijsh mes KosovëSerbi. Por ai del se nuk ka zbatuar ligjin për Çertifikatën e Sigurisë për sekretet shtetrore. Kryeministri tha se është njeri shumë i ditur, por diturinë nuk e ka manifestuar
për publikun deri më sot, bile nuk e kanë lenë as të dali në debatet televizive këto ditë për ti parë dituritë e tij. Njeriu i ditur nuk bën kompromis me asgjë, kur flitet për dinjitetin e personalitetin e tij. Presidenti Meta mori diku te 90 përqind mbështetje publike se përse nuk e dekretoi. Natyrisht ai mund të jetë djalë shumë i mirë dhe i lexuar, por asnjeri në Shqipëri (edhe në Kosovë) nuk pati mundësi për ta parë me sytë e mendjen e tij atë thes me kulturës që ai mban në shpinë e në zyrë. Deri më sot mosdekretimi i rastit Cakaj është quajtur një vendim i matur dhe kushtetues i Presidentit Meta. Kishte dhe personazhe "mielli serb" apo analistë që donin sherrnajë ndërinstitucionale, pasi kështu jetojnë më mirë se janë të "dobishëm" për kampin qeveritar, por nuk ia vlen të harxhohet kohë me të tillë persona, të cilët kur ka paqe dhe normalitet demokratik ndërinstitucional mbeten si "peshku pa ujë". Për t'u rikthyer te tema e
shkrimit mund të thuhet se Ilir Meta manifestoi integritet duke mbajtur lart figurën e një kryetari Shteti, tregoi se Presidenti nuk është thjesht noter që firmos çka sjellë një kryeministër si dhe dha mesazhin se të jesh president nuk është vetëm shëtitje nëpër botë nëpër konferenca apo takime me gota shampanje, porse don edhe këllqe të përballësh me ato që e duan Kushtetutën dhe firmosësin e dekreteve një "pensionist" që vulos pa parë se ç'thotë Ligji Themeltar i Shtetit. Rasti Lleshaj ishte një rastësi e cila tregoi se kur qeveria korigjon veprimet e saj në raport me Kushtetutën, firmoset. Aq me tepër kur kandidati është edhe personalitet. Ndërsa te rasti Cakaj ishte sfidues jo vetëm ndaj Kushtetutës e normalitetit diplomatik, por edhe shantazhuese qeveria, natyrisht kryeministri. Edhe përçmues ndaj gjithë atij kontigjenti diplomatësh dhe figurash potenciale që ka PSja, shoqeria civile dhe Kosova. Ilir Meta refuzoi edhe njëherë
kandidatin për ministër të jashtëm, por firmosi emrin e kryeministrit edhe si ministër, një detyrim kushtetues i papërcaktuar qartë për raste të tilla, porse duhej kurajo, vendosmëri dhe zhbllokim nderinstitucional, pasi Shqipëria nëse lihej pa ministër të jashtëm mund të izolohej nga ana diplomatike. Ditmir Bushati do të detyrohej të jepte dorëheqjen, edhe nëse Presidenti nuk e ç'dekretonte. Rasti Cakaj tregoi se kryeministri nuk donte t'ia dinte për gjithë atë aradhë ambasadorësh shqiptarë, politikanë me karrierë në PS, deputetë me integritet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, por e mbylli me emrin e tij si ministër. Edi Rama ka marrë një barrë të madhe mbi supe si ministër i jashtëm. Nuk mund të nxitohemi të flasim, pasi presim se si do jetë në këtë post, i cili është provuar vetëm në vitet e para të diktaturës komuniste, kur Enver Hoxha ishte kryeministër dhe ministër i jashtëm. /S.P/
1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që: Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, sh-
karkohet nga kjo detyrë dhe Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme".
VENDIMI
Presidenti Meta dekreton Ramën ministër të Jashtëm
P
residenti Ilir Meta ka marrë vendimin për të dekretuar kryeministrin Edi Rama edhe si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Me anë të një njoftimi për mediat Presidenca bën me dije se ky dekret është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Shqipërisë. Kreu i shtetit thekson se përmes këtij veprimi ka arritur të shmang krijimin e një krize institucionale që do të dëmtonte pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. "Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e Edi Rama,
Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t'u propozuar", - thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi. Më tej, zëdhënësi i Presidentit sqaron se "në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 19 JANAR 2019
Presidenca jep gjak, Presidenti dha oksigjen Presidenti i Republikës Ilir Meta firmosi dje dekretin që i jep të drejtë kryeministrit Edi Rama për të mbajtur edhe postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi i kreut të shtetit, pavarësisht interpretimeve pro dhe kundër juridike dhe politike, nëse një kryetar qeverie mund të mbaj dhe detyrën e kryediplomatit, më shumë duhet parë si akt përgjegjshmërie i një shtetari që shmangu një bllokim diplomatik të shtetit shqiptar për fajin e kryeministrit. Presidenti Meta, pavarësisht bindjeve personale për Edi Ramën, dje vendosi të shmang një krizë ndërinstitucionale. Mbrojtësit e kreut të qeverisë këto ditë dhanë leksione pa fund të së drejtës kushtetuese duke thënë se Presidenti nuk e ndalon dot kryeministrin që të mbaj dhe detyrën e ministrit. Por me gjithë zhurmën që bënë në asnjë rast nuk arritën të jepnin referencën ligjore, se cili është ai nen i kushtetutës që e lejon kreun e qeverisë të marrë gjithë postet që do në qeveri. Në këtë terren kushtetues jo fort të qartë, kreu i shtetit tregoi edhe një herë se dëmi që mund ti bëhej imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë do të ishte më i madh nëse vendi mbetej pa ministri të jashtme funksionale, sepse dihej se nëse nuk e dekretonte Ramën, do të detyrohej ministri Bushati të jepte dorëheqjen prej presionit të kryeministrit. Dhe më pas Shqipëria nuk do të kishte ministër, sepse Edi Rama nuk denjoi të propozoj një figurë diplomati apo politikani me personalitet, të cilat janë plot jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por edhe në PS. Me këtë zgjidhje, pavarësisht qëndrimeve pro dhe kundër ndaj kreut të shtetit, të paktën Shqipëria në marrëveshjet ndërkombëtare dhe para sfidave që e presin do të ketë një ministër si
Edi Rama, që mban përgjegjësi politike për vendimet që merr dhe jo njerëz që nuk janë votuar apo që nuk kanë integritet e profesionalizëm. Presidenti zgjidhi një krizë që u përplas në zyrën e tij, por që nisi dhe u gatua në mënyrë djallëzore e arrogante nga godina e Kryeministrisë. Pasi ishte Edi Rama që me propozimin e një kandidati për ministër pa certifikatë sigurie, pa përvojë në diplomaci dhe me ide të rrezikshme për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Rajon, prodhoi ngërçin e panevojshëm dhe të dëmshëm për diplomacinë e vendit. Sigurisht Gent Cakaj do të vijojë të jetë në korridoret e ministrisë së Jashtme dhe me porosi të Ramës do të krijojë incidente protokollare. Por nga dje Edi Rama ka një "gurë" tjetër pushteti në qafë dhe nuk mund të thotë më se "nuk e di çfarë bëjnë ministrat". Tani është vet njeriu që do të përgjigjet me detaje si për marrëveshjen e detit me Greqinë, ashtu do të
mbajë dhe përgjegjësi për idetë e çartura të copëtimit të Kosovës. Ndryshimi është se këtë herë s'ka Ditmir Bushat që ta shpëtojë dhe t'ja justifikojë gafat diplomatike në kancelaritë perëndimore. Sido që të ndodhë, kjo ishte dëshira e Edi Ramës dhe zgjedhja e tij personale, ndaj dhe përgjegjësitë që do të vijnë nesër janë po personale dhe politike për PS-në. Në fund të këtij sherri disa javor mes Kryeministrisë dhe Presidencës qytetarët kuptuan se kush realisht shqetësohet për ligjet dhe kushtetutën dhe kush e sheh qeverisjen si pronë private e tallje me qytetarët. Socialistëve ua plasi si peshqesh për kryedipomat një njeri që askush se njeh dhe ende sot nuk ka një CV publike. U tall me gjithë ishministrat, ambasadorët, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare në PS, duke u vendosur një 27-vjeçar që të vetmen punë që ka bërë në jetë është se ka lexuar disa libra, gjithnjë nëse i ka lexuar.
Rama e mori dje dekretin si ministër i Jashtëm, por është nga ato raste që ngjan si Fitore e Pirros. Ka marrë një post më shumë, por ka humbur më shumë në PS e në publik. Në raport me izolimin diplomatik të Shqipërisë dhe bllokimin e negociatave me BE, Presidenti zgjodhi ti jap oksigjen qeverisë. Është një akt që nuk u bë si nder për Edi Ramën, por për të shmangur krizën ndërinstitucionale dhe mundësimin e përfaqësimit të vendit në axhendat ndërkombëtare. Ndërkohë që paradite Presidenti firmosi Edi Ramën edhe si ministër të jashtëm, pasditen e djeshme, stafi i Presidencës u bë pjesë e fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut për personat që kanë në nevojë. Një gjest simbolik që mbart në vetvete humanizmin dhe mesazhin solidaritetit njerëzor. Pra dje paradite Presidenti i dha oksigjen Kryeministrit, kurse pasdite presidenca dhuroi gjak për njerëzit në nevojë.
POLITIKE
4
E shtunë, 19 JANAR 2019
Kreu i Qeverisë e humb durimin me protestën dhe i hakërrehet pedagogëve: Do bashkohem me studentët dhe do ju vij përballë
K
ryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e FRESSH-it dhe pedagogët deklaroi se Qeveria s’mund të merret peng nga të rinjtë. Rama tha se është për protestë, por jo për bojkot të mësimit dhe ka kërkuar që procesi i dialogut të vazhdojë. “Duhet të flasim se sa Universitetet gjenerojnë të ardhura. Në botë universitetet gjenerojnë të ardhura. Këtu vetëm nga prindërit dhe buxheti i shtetit. Ne nuk mund të jemi peng as qeveria, e as studentët. Peng qeverinë s’mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Ne duam që ky proces të ndodhë. Parimisht duam që të ndodhë? Duam. Bukur bëni propozimet. Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik. Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie por për budalla mua njeri dot nuk më bën”, tha Rama. Pas fjalës së një studenteje nga Shkodra, e cila tha se studentët duhet t’i kenë të plotësuara nevojat e tyre pa qenë nevoja të protestojnë, shefi i qeverisë tha se kjo është demokracia. “Zemra ime kur në moshën tënde studentët kanë dalë për të përmbysur qeverinë bënë një zgjedhje të qartë, të mos kemi asgjë të sigurt, por të luftojmë të gjithë bashkë që e ardhmja të jetë e sigurt. Kemi zgjedhur të jetojmë në demokraci, kemi zgjedhur një sistem zgjedhjeje të lirë të personit”, tha Rama. Sulmi ndaj pedagogëve
Rama kërcënon studentët dhe pedagogët: Për budalla nuk më bën njeri
Rama u përgjigj zv/rektores së Universitetit të Tiranës, të cilës i tha se qeveria po dëgjon studentët ndërsa pedagogët jo. “Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentë dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht,
por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion”, tha Rama. Dhe pas kësaj kreu i Qeverisë do të kishte një kërcënim të fortë ndaj stafeve akademike. “Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët dhe të vij përball jush, se kjo punë duhet
të marrë fund. Mos më ndërprit se kjo duhet të marrë fund, e drejta për të ndërprerë të tjerët duhet të marrë fund se del dhe jashtë”, shtoi më tej Kryeministri. Kreu i qeverisë tha se pedagogët duhet të shkojnë të japin mësim. Ai iu drejtua atyre, duke i thënë se nuk duan të marrin përgjegjësitë që i jep ligji për arsimin e lartë.
“Nga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi. Ligji i arsimit të lartë ju jep liri, ju jep dhe përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do ti bëjmë një për një. Se ca doni ju ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma. Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush, dhe t’ju them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma. Ju bëhuni bashkë tani dhe ndaheni këtë punë. Do të mbarojë historia e doktorëve të shkencave që vetëm me shkencë nuk kanë lidhje apo nuk do mbarojë? A fillon në vitin 55, a fillon në vitin 65, 85, 95. 2005 apo 2015 këtë do tja thoni ju studentëve jo ne. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë ti japin mësim. Pse nuk shkojnë ti japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim”- u shpreh kreu i Qeverisë, Edi Rama.
PAKTI I RAMËS I JEP ZGJIDHJE VETËM TRANSPARENCËS, PERFORMANCËS DHE KARTËS SË STUDENTIT
Qeveria shantazhon studentët për vota, Ministrja: 8 kërkesat i plotësojmë në Qershor M
inistrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë dhënë dje për emisionin “Top Talk” në “Top Channel” se kur do të plotësohen 8 kërkesat e studentëve, për të cilat po protestohet që nga dhjetori. “Pikat që kanë kërkuar studentët adresojnë një pjesë të problemeve, por lënë pa adresuar një pjesë shumë të madhe të problemeve që ka arsimi i lartë. Me Paktin ne synojmë të adresojmë edhe pjesën tjetër të problemeve. Tarifat i mbyllim shumë shpejt, sa të marrim të gjitha listat nga fakultetet”, u shpreh Shahini. Në fund, ministrja bëri premtimin: “Të gjitha pikat plotësohen deri në qershor 2019”. E mesa duket më shumë se një premtim, kjo deklaratë e ministres të sapodekretuar ngjan më shumë si një shantazhim për vota të studentëve.
Dokumenti Pakti për universitetin i jep zgjidhje vetëm 3 nga tetë kërkesat e protestuesve, ku përfshihet transparenca, performanca dhe karta e studentit. Për pesë të tjerat parashikohet vetëm një plotësim i pjesshëm. Sa i përket 5 pikave të tjera zgjidhja mbetet e pjesshme. Në paketë po ashtu konstatohet reformimi i sistemit dhe në pesë momente të tjera, që përfshijnë kërkimin shkencor dhe vlerësimin e ekselentëve. Në një dokument prej 30 faqesh, qeveria e Edi Ramës, ka shpallur Paktin për Universitetin, në të cilin renditen problematikat e paraqitura nga Protesta e Studentëve, duke filluar me tetë kërkesat e tyre, dhe me shtimin e 5 pikave të tjera nga ana e ekzekutivit. Nga këqyrja e dokumentit, vërehet se vetëm 3 propozime mund të plotësohen tërësisht dhe
ku bëhet fjalë për transparencën e universitetit, kartën e studentit dhe vlerësimin e performancës në mësimdhënie. Qeveria ka nisur punën ose ka gjetur një zgjidhje të mesme për 4 pika nga 8 të kërkuara prej studentëve, e më konkretisht për ato të renditura në pikat 1, 4, 5 dhe 7, që lidhen me Rritjen e Buxhetit në 5% të GDPsë dhe përgjysmimin e Tarifës së studimit për çdo nivel studimi, Vettingun e Pedagogëve, Zgjedhjen e një anëtarësie nga studentët në Bordin e Administrimit dhe Ndërtimin e bibliotekave. Sa i përket përgjysmimit të tarifave, ajo do të bëhet vetëm për studentët e Nivelit Bachelor, si dhe ekselentët e nivelit Master. Vettingu i Pedagogëve është një proces i ndërlikuar, i cili nis me krijimin e arkivit digjital, të doktoraturave e më pas pritet të mësohet rruga e mëtejshme
e rishikimit të gradave shkencore. Zgjedhja e një anëtari nga studentët në bordin e administrimit do të bëhet me propozim të studentëve, ku çdo universitet do dërgojë propozime që do të marrin përgjigjen përfundimtare nga qeveria. Sa i përket ndërtimit të bibliotekave elektronike, duhet thënë se ka nisur puna për të shqyrtuar mundësitë për realizimin e këtij projekti, ku hapi i parë është përzgjedhja e literaturave. Mbi propozimet e studentëve, refuzohet në mënyrë kategorike, ideja e rritjes së peshës së votës studentore në
zgjedhjen e drejtuesve të universitetit në 50%, me argumentin se vende si Gjermania, Ukraina, Rumania etj, e kanë këtë shifër jo më të lartë se 25%. Për këtë sesion lajmërohet vetëm nisja e punës për zgjedhjen e Këshillave Studentore. Mbi pikat e propozuara të studentëve, qeveria ka shtuar edhe pesë të tjera që janë Transparenca në Mësimdhënie, Politikat Financiare për të Mbështetur Kërkimin Shkencor, Punësimi i Studentëve, e sidomos atyre ekselentë, stazhet dhe praktikat si dhe Kampusi Universitar i Tiranës.
POLITIKE
5
E shtunë, 19 JANAR 2019
KRYETARJA E KOMISIONIT TË ARSIMIT, VOKSHI: RAMA KA DËSHTUAR T’I PLOTËSOJË KËRKESAT E STUDENTËVE
Pakti i Ramës për Universitetin, PD: Shfaqje e neveritshme dhe e dënueshme P
artia Demokratike përmes deputetes, Albana Vokshi e ka cilësuar prezantimin e “Paktit për Universitetin” nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, si një shfaqje e neveritshme. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias në reagimin e e saj u shpreh dje se përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për t’i përçarë është e dënueshme, pasi sipas saj, pakti i të ashtuquajturit për Universitetin nuk përmbush kriteret e universiteteve.
Vokshi tha se pakti nuk përmbush kërkesat e studentëve, të cilat sipas saj Rama ka dështuar t’i plotësojë. “Përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për t’i përçarë është e dënueshme. Pakti i të ashtuquajturit për Universitetin ishte një shfaqje e neveritshme. Pakti nuk përmbush kriteret e universiteteve. Le ti marrim me rrallë, kërkesat e studentëve që Rama ka dështuar t’i plotësojë studentëve. Kërkesa e rritjes së buxhetit për studentët. Kjo kërkesë
është e paplotësuar. Rama ka elokuar për arsimin vetëm 313 milionë euro, pra duket qartë që kemi buxhet të munguar, pra është një kërkesë e paplotësuar e Ramës për studentët. Rama ka elokuar në buxhet 54 milionë euro, ndërkohë pranuar nga ministri Ahmetaj .Nëse do i referohemi se ku shkojnë paratë e taksapagueve fare mirë ky grafik na e vërteton. Rama nuk i ka 16 milionë euro, Rama po mashtron se këto para kanë shkuar për luksin”, tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
“Hajde më kthe përgjigje”, studentët tek “ArTurbina” tentojnë përplasjen me Ramën: Turp! Turp!
Pedagogët i kthehen Ramës, të hënën në protestë: Të anulohet Ligji i Arsimit të Lartë D
itën e hënë pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kamë paralajmëruar protesta. Ky vendim është marrë në mbledhjen e asamblesë, ku ata kanë shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, ndërsa janë të shqetësuar për VKM-të që cënojnë autonominë. Pedagogët i kanë bërë kërkesë asambleve të të gjitha fakulteteve për tu takuar dhe për të diskutuar për protestën. Lidhur me këtë përshkallëzim të qëndrimit të tyre pedagogu Mark Marku e cilësoi këtë si një hap paralajmërues për Qeverinë. “Një grevë paralajmëruese një ditore të pedagogëve ditën e hënë, ndërkohë që do ti bëjmë një kërkesë të gjithë Asambleve për një takim të përbashkët për të vendosur për hapat e mëtejshëm”- tha Marku. Lidhur me mbledhjen e djeshme të Asamblesë, mësohet se vendimi u mor në unanimitet në mbështetje të studentëve protestues, ndërsa kërkesa që do ti adresohet Ministrisë së Arsimit do të jetë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë. Sipas pedagogëve, ai cënon autonominë e Universiteteve. “Po nuk reaguam si stafe akademike, patjetër dhe studentët që i mbështesin, nuk ka më autonomi dhe liri akademike në rang të Universitetit publik”- deklaruan pedagogët. Ndërkohë studentët vijuan edhe ditën e premte bojkotin e mësimit. “Unë e konsideroj çështje durimi, kush ka më shumë durim ne apo Kryeministri. Kjo që po bëjmë tani na favorizon sepse ne jemi brenda në Fakultet dhe nuk kemi pse dorëzohemi”- tha një student. “Studentët e duan mësimin por nuk mund të vazhdosh të bësh mësim në një situatë të tillë”- u shpreh një tjetër studente. Revolta Kryeministri Edi Rama, zhvilloi dje një takim me disa studentë dhe pedagogë, në teatrin e ri “Art Trubina”, ku u prezantua nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, “Pakti për Universitetin”. Por ky takim nuk i ka shkuar pa incidente kreut të Ekzekutivit, pasi disa studentë të grumbulluar para teatrit, dhe kanë tentuar të përplasen me Kryeministrin, me të mbërritur në
atje. Në pamjet e publikuara dje nga mediat dallohej qartë një studente e revoltuar që i ka kërkuar shpjegime se si mund të dalë ai para studentëve pa plotësuar kërkesat e tyre. Ndërsa janë ndeshur me forcën e truprojave të Ramës, që kanë larguar studentët duke mos lejuar përplasjen fizike me Kryeministrin, studentët e kanë sfiduar këtë të fundit duke i thënë “hajde na kthe përgjigje!”, ndërsa të gjithë në kor kanë brohoritur “Turp! Turp!”. Kujtojmë se studentët prej rreth 2 muajsh protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tashmë veç bojkotit të mësimit janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse. Letra e plotë Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e mbledhur sot më datë 18 janar 2018, me kërkesën e një të tretës së personelit aka-
demik, në përputhje me nenin 45 të Statutit të Universitetit të Tiranës, diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre. Asambleja kërkonː 1. Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të Lartë. 2. Shpreh kundërshtinë me aktet nënligjoreː ˗ VKM˗të e datës 26 dhjetor 2018ː Nr.777, Nr.781, Nr.783, si dhe ˗ urdhrat e Kryeministrit të datës 26 dhjetor 2018ː Nr.183, Nr.184, Nr.185 dhe Nr.186. Këto akte dhe urdhra cenojnë rëndë autonominë e IAL-ve dhe liritë akademike të profesoratit, në këto pika: a. Autonominë në vlerësimin e punës
PROVOKIMI
FRESSH-istët shkojnë për mësim, studentët e Juridikut i përzënë
Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon kreu i qeverisë Edi Rama ka organizuar strukturat jo vetëm të qeverisë, por edhe të Partisë Socialiste që të shuajë lëvizjen studentore. Tek Fakulteti i Juridikut paraditen e djeshme do të shkonin FRESH-istët duke u munduar të përçajnë studentët. Por reagimi i të rinjve protestues ka qenë i menjëhershëm çka shikohej në pamjet e publikuar gjatë ditës së djeshme në media, ku studentët e revultuar i kanë përcjellë bashkëmoshatërt e tyre që përfaqësonin pushtetin dhe që kërkojnë me çdo kusht shpëtimin e liderit të tyre shpërtëror Edi Rama, nga revolta e studentëve që vijon prej afro dy muajsh tashmë. Ndërkohë që studentët kanë dalë jashtë duke i përzënë të rinjtë e FRESSHit nga ambientet e Fakultetit. “Shqipëria e shqiptarëve, të ikin tradhëtarët”, ishin thirrjet në kor të studentëve protestues. shkencore dhe të karrierës akademike. b. Liritë akademike të profesoratit në përcaktimin e përmbajtjes së njohurive që jepen në auditor. c. Shkelin plotësisht konventat europiane për autonominë universitare dhe liritë akademike. 3. Kërkojmë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë. 4. Kërkojmë të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut. 5. Në përgjigje të kërkesës së Asamblesë së personelit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, propozojmë që përfaqësues të asambleve të personelit akademik të Universitetit të Tiranës të mblidhen për të koordinuar veprimet e mëtejshme. 6. Për të tërhequr vëmendjen urgjente ndaj këtyre kërkesave, Asambleja vendosi të shpallë ditën e hënë, datë 21 janar 2019, një ditë grevë paralajmëruese të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Asambleja e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
POLITIKE
6
E shtunë, 19 JANAR 2019
Emrat e propozuar për Kryesinë e PD dhe Sekretariatet. Bujar Nishani kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar
Mblidhet sot Këshilli i PD-së, Basha publikon kandidaturat K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, theu traditën duke mos lënë asnjë surprizë për Këshillin Kombëtar të PD që do të mblidhet paraditen e sotme. Në një dalje të posaçme për mediat, Basha bëri publike kandidaturat që do ti propozojë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së, zgjedhjen e Sekretariatit Ekzekutiv dhe funksional. Ajo që ra në sy në prezantimin e kandidaturave ishte fakti që Sekretariatet kryedemokrati ja ka besuar personave teknikë, ndërsa figurat e njohura i ka propozuar si kandidatë për Kryesinë e PD-së. Gjithashtu, Lulzim Basha, ka vendosur të mbajë të pandryshuar nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, duke kërkuar votëbesim për ta, ndërsa rikthen në Kryesi ish-Presidentin Bujar Nishani, duke i besuar postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Sipas statutit, Këshilli Kombëtar i PD ka të drejtë të zgjedhë 15 anëtarë të Kryesisë. Propozimet e Bashës ndajnë funksionet e Sekretariatit Organizativ nga funksionet e tjera politike, siç është, përshembull, ai i deputetit. Prezantimi një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar i kandidatëve për përbërjen e Kryesisë së PD-së, është një risi që i shërben transparencës në forumet vendimarrëse të Partisë Demokratike. Përveç zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë dhe Sekretariatit Organizativ, si dhe votëbesimit të nënkryetarëve të PD, Këshilli Kombëtar ka në rend ditë marrjen e vendimeve për situatën politike në vend. Basha tha se pikë e dytë e rendit të ditës së Këshillit Kombëtar do të jetë
diskutimi i gjendjes politike në vend. Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se deri ditën e sotme çdo person tjetër që synon të kandidojë për funksionin e anëtarit të Kryesisë së PD-së ka mundësinë të paraqesë kandidaturën e tij apo të saj në përputhje me rregullat e statutit të PD-së. Basha tha gjithashtu se do ti propozojë Këshillit Kombëtar për kryetar të Këshillit Kombëtar kandidaturën e zotit Bujar Nishani dhe do të kërkojë votëbesimin për dy nënkryetarët në detyrë të zgjedhur, apo të votëbesuar nga grupi parlamentar në të këtë sesion, zotit Paloka dhe zotit Spaho. Anëtarë eksioficio të Kryesisë së PD-së, tha Basha, janë kryetari i Forumit Rinor të PD-së dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas. Po kështu, Basha tha se do ti propozojë Këshillit Kombëtar Halim Kosovën, si kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës; Jemin
Gjanën, si kryetar të Komisionit Zgjedhor; Arben Ristanin, si kryetar të Komisionit të Apelimit dhe Alfred Rushajn si kryetar të Bordit Financiar të PD-së. Kryesia e PD-së Për 15 anëtarët e Kryesisë së PDsë që zgjidhen me votë direkte nga Këshilli Kombëtar, Basha propozoi këto emra: Agron Shehaj, Aldo Bumci, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besart Kadia, Dhurata Cupi, Dritan Shano, Dorjan Gjonmarkaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Enri Ceno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Florjon Mima, Gazmend Koduzi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Genti Malko, Gerti Bogdani, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarber Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka,
Klevis Balliu, Kreshnik Collaku, Ledina Mandia, Luciano Boci, Lindita Metaliaj, Mateo Spaho, Nada Mecorapja, Nevila Xhindi, Ndricim Mehmeti, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu, Valentina Duka dhe Xhemal Gjunkshi. Sekretariati organizativ Kandidatët për Sekretariatin Organizativ të propozuar janë: Gazment Bardhi dhe Dorjan Teliti në garë mes tyre për postin e Sekretarit të Përgjithshëm; Çlirim Gjata dhe Marinela Ziu, për postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore; Sahit Dollapi dhe Lulzim Omuri garojnë mes tyre për Sekretar Organizativ; Ivi Kaso dhe Dorjan Gjonmarkaj që do garojnë për Sekretar për Çështjet Zgjedhore; Ndërsa Ervin Minarolli dhe Minushe Lazaj do përballen për postin e Sekretarit për Burimet Njerëzore.
DEPUTETJA E LSI-së, NORA MALAJ: SHQIPTARËVE U KA SHKUAR THIKA NË KOCKË, STUDENTËT JANË PËRDORUR SI KAVJE!
Të hënën nis Kuvendi, opozita ka paralajmëruar protesta
D
itën e hënë, në orën 17:00 do të hapet zyrtarisht Sesioni i IV i Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është bërë publik edhe rendi i ditës. Dy nga pikat e rendit janë dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit ministër i Jashtëm dhe miratimi i Kryeministrit Edi Rama edhe ministër të Jashtëm. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse opozita do jetë e pranishëm në seancë, pasi bashkë me aleatët morën një vendim dy ditë më parë, duke deklaruar se do të nisë sezonin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë. Lidhur me këtë çështje ka folur dje deputetja e LSI-së Nora Malaj. “Tashmë
opozita e bashkuar ka vendosur që të bëhet palë me protestat. Në të gjithë deklaratën që bëri zonja Kryemadhi u shtruan disa pyetje
për qytetarët: A janë sot ata me situatën në të cilën ndodhet vendi? A janë të kënaqur sot studentët? A është sot pensionisti duke realizuar vitet më të mira të jetës së tij? A jetojnë dot shqiptarët sot në Shqipëri si të ishin në shtëpinë e tyre? Sigurisht që përgjigja është jo. Ka disa rrugë për ti dhënë fund kësaj, dhe një prej tyre është dhe ajo e protestës. Ka sot qytetarë që nuk kryejnë dot detyrimet e tyre të muajit për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Popullit i ka shkuar thika në kockë, në momentin që shkon thika në kockë dilet dhe protestohet, si në rastin e Unazës së madhe, Teatrit dhe studentëve. Shqipëria është dhe duhet të jetë e qytetarëve. Po tentohet
në të gjitha pikat që të kapen Universitetet, duke shkelur dhe Kushtetutën që e siguron qartë autonominë e tyre. Ne jemi të gjithë fajtorë dhe të gjithë të pafajshëm”, u shpreh Malaj. Në intervistën e saj për “Fax Neës” deputetja e LSI-së, tha se Rama po synon që të kapë drejtimin e të gjitha ministrive, duke kaluar në plan të dytë të gjithë ministrat. Ish- zëvendësministrja e Arsimit ka komentuar dhe qëndrimin e djeshëm të Qeverisë për protestat e studentëve. “Studentët janë trajtuar si kavje laboratorike, sa mbajnë ata dhe si mbajnë, duke i etiketuar me shprehje nga më të ndryshmet. Nuk ka kthim pas për një kryeministër të ikur siç është Edi Rama”, u shpreh më tej deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
KRYESIA E PD-SË 1.Agron Shehaj 2.Aldo Bumçi 3.Arben Beqiri 4.Arben Ibro 5.Avenir Peka 6.Bardh Spahia 7.Besart Kadia 8.Dhurata Çupi 9.Dritan Shano 10.Dorjan Gjonmarkaj 11.Endri Hasa 12.Enkelejd Alibeaj 13.Enkelejda Sallaku 14.Eno Bozdo 15.Enri Çeno 16.Ervin Salianji 17.Fatbardh Kadilli 18.Fatbardha Kadiu 19.Fatbardh Sallaku 20.Fitim Zekthi 21.Flamur Hoxha 22.Flamur Noka 23.Florion Mima 24.Gazmend Koduzi 25.Genc Pollo 26.Gent Strazimiri 27.Genti Malko 28.Gerti Bogdani 29.Grida Duma 30.Izmira Ulqinaku 31.Jamarbër Malltezi 32.Jorida Tabaku 33.Kastriot Sulka 34.Klevis Balliu 35.Lendina Mandia 36.Luçiano Boçi 37.Lindita Metalia 38.Mateo Spaho 39.Nada Meçorapja 40.Nevila Xhindi 41.Ndriçim Mehmeti 42.Oerd Bylykbashi 43.Orjola Pampuri 44.Roland Bejko 45.Rudina Hajdari 46.Tomor Alizoti 47.Tritan Shehu 48.Valentina Duka 49.Xhemal Gjunkshi Kandidatët për Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi Dorian Teliti Kandidatët për Sekretar për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata Marinela Ziu Kandidatët për Sekretar Organizativ Sait Dollapi Lulzim Omuri Kandidatët për Sekretar për Çështjet Ligjore Ivi Kaso Dorian Gjonmarkaj Kandidatët për Sekretar për Burimet Njerëzore Ervin Minarolli Minushe Lazaj Propozime për organe statutore: Bujar Nishani - Kryetar i Këshillit Kombëtar Halim Kosova - Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës Jemin Gjana - Kryetar i Komisionit Zgjedhor Arben Ristani - Kryetar i Komisionit të Apelimit Alfred Rushaj - Kryetar i Bordit Financiar Kerkësë për votëbesim: Edi Paloka – Nënkryetar Edmond Spaho – Nënkryetar Anetarë të Kryesisë ex officio: Kryetarja e LDG, Albana Vokshi Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi
POLITIKE
7
E shtunë, 19 JANAR 2019
Ish-Kryeministri: Albanofobi, antishqiptari, njeriu që në popull e thërrasin “Zografi Bis”, është edhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dekreteve të presidentit Ilir Meta për Ministrinë e Jashtme, ku pasi vendosi shkarkimin e Ditmir Bushati, dekretoi në vendin e tij vetë kryeministrin Edi Rama. Rrotacioni i djeshëm në kabinetin qeveritar është cilësuar nga Berisha si një e premte tjetër e zezë në historinë e kushtetutshmërisë, interesit kombëtar dhe politikës së jashtme të Shqipërisë. Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, Berisha theksoi se kjo është një e premte e zezë në historinë e kushtetutshmërisë dhe triumf i grushtit të shtetit brenda shtetit. “Sot është një e premte tjetër e zezë: në historinë e kushtetutshmërisë, interesit kombëtar dhe politikës së jashtme të Shqipërisë! Të dashur miq, sot është një e premte e zezë në historinë e kushtetutshmërisë, të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare të shqiptarëve. Kjo sepse këtë ditë, me 18 janar të vitit 2019, Presidenti i Republikës dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirëfilltë, njeriun që në popull masivisht e thërrasin “Zografi Bis” si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kjo sepse kësaj here, njëlloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite më parë, që për llogari të magalidës shpalli autonominë e zonave jugore të vendit, Edvin Kristakis Rama me
23
Rama bëhet ministër i Jashtëm, Berisha: Një tjetër e premte e zezë
marrëveshjen e tij i fali Greqisë 2100 km det dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri përrallore nëndetare të popullit shqiptar. Edvinin shqiptarët e konsiderojnë dhe e thërrasin rëndomë Zografi bis, sepse ai është flamurmbajtës në Tiranë i idesë së Serbomadhisë, iniciator
i projektit të copëtimit, tregtimit të territoreve të Kosovës. Kjo është një e premte e zezë në historinë e kushtetutshmërisë dhe triumf i grushtit të shtetit brenda shtetit, dhe kjo sepse Kushtetuta e Shqipërisë, neni 102 pika “d” sanksionon se “Kryeministri dhe jo zëvendës-Kryeministri,
“kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje”. Me këtë pikë të këtij neni, në arsyetimin më elementar do të thotë se Kushtetuta e kufizon kryeministrin dhe jo zëvendësin e tij, të kryejë detyra të tjera përveç atyre që parashikohen në Kushtetutë dhe ligje. Kushtetuta ka vendosur pikën “d” në nenin 102 me qëllimin për të kufizuar Kryeministrin, për t’i diktuar atij se vërtet ti je shef i ekzekutivi, por fuqitë e tua kufizohen brenda Kushtetutës dhe ligjit, dhe për ta detyruar kështu me qëllim Kryeministrin, që të respektojë parimin e dekoncentrimit të pushtetit ekzekutiv, parim që de facto eliminohet me dekretimin e Edvinit ministër i Jashtëm dhe çel rrugën ipso facto mbi bazën e këtij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit, duke eliminuar Gjykatën Kushtetuese, të marrë çdo portofol tjetër, njëlloj si në vende diktatoriale. Edvin Kristaq Rama, për të marrë portofolin e ministrit të Jashtëm duhet që të amendonte Kushtetutën, e cila qëllimisht nuk ka parashikuar që Kryeministri të marrë edhe detyrën e ministrit, por e ka urdhëruar atë
se mund të marrë detyra që parashikohen në Kushtetutë dhe ligje. Po kështu, puçisti Rama mund të merrte detyrën e ministrit të Jashtëm, duke amenduar ligjin organik të Këshillit të Ministrave dhe me ligj të autorizonte veten që të merrte edhe detyrë ministrore. Kjo është një e premte e zezë në historinë e shtetit shqiptar të bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik, pasi kjo ditë ktheu një model rrënqethës dhe të shëmtuar të shtetit monist të Pasluftës së Dytë Botërore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe Kryeministër dhe ministër i Jashtëm i shtetit të tij diktatorial. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se: “Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues”. Kështu që sot e tutje të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë, aktet dhe propozimet e Ministrisë së Jashtme që do miratohen në qeveri do kenë në njërën anë firmën dhe vulën e kryeministrit Edvin, kurse në anën tjetër firmën dhe vulën e ministrit të Jashtëm Edver. Turp dhe faqe e zezë”- tha ish-Kryeministri Sali Berisha.
DEKLARATA: ASNJË PARTI POLITIKE NUK DUHET TË KETË ANËTARË NË ASNJË NGA KOMISIONET ZGJEDHORE
parti politike jo parlamentar kanë ideuar krijimin e një koalicioni politik. Në takimin ku merrnin pjesë drejtues të këtyre partive u vu theksi në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat duhet të garantojnë një proces të drejtë dhe një diskriminues për partitë jo parlamentare. Gjatë fjalës në këtë takim, kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati u shpreh se vëmendja duhet të përqendrohet të reforma zgjedhore, si e vetmja mundësi për tu dhënë shqiptarëve një përfaqësim real në Parlament. Takimi i Partive jo Parlamentare Paraditen e djeshme në një nga sallat e Hotel Tirana u mblodh Aleanca e Partive jo parlamentare. Takimin e hapi kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati, i cili ndër të tjera vlerësoi kontributin e kësaj Aleance, e cila jo vetëm e ka sensibilizuar çështjen e ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe Reformës Zgjedhore, por dhe ka siguruar një mbështetje ndërkombëtare. Përfaqësuesit e 23 Partive Politike jo Parlamentare, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, Shoqatave, Organizatave dhe Intelektualë të Pavarur nga bota Akademike, të cilat kanë qenë pjesë e kësaj tryeze janë deklaruar në mbështetje të Rezolutës së miratuar nga Parlamentit Europian për Shqipërinë më 30 Nëntor 2018, i cili theksoi si detyrë për vendin tonë: a. Miratimin e Reformës Zgjedhore, si kushtin kryesor për hapjen e negoci-
Aleanca e Partive jo Parlamentare. Bushati: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i domosdoshëm
atave për anëtarësim në BE, vendim që do të merret në Qershorin e 2019; b. Depolitizimi i Administratës Zgjedhore; c. Transparencë në financimin e fushatës; ç. Regjistrimin e votuese; d. Përdorimin e teknologjive të reja të votimit; e. Votimin jashtë vendit. Tryeza e Partive Jo Parlamentare ka shprehur vazhdimisht shqetësimet rreth Kodit Zgjedhor, duke deklaruar Kodin Zgjedhor aktual, më anti-demokratik në vendet e Bashkimit Europian, i cili shkel tre nene të Kushtetutës së Shqipërisë: a. Nenin 1, pika 3: Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike; b. Nenin 18, pika 2: Askush nuk mund te diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si…bindjet politike...; c. Nenin 45, pika 4: vota është vetjake,
e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Aleanca e Partive jo Parlamentare ka kërkuar: a. Ndryshime rrënjësore të Ligjit Zgjedhor në respektim të Kushtetutës; b. Ka kërkuar që Kodi Zgjedhor të garantojë barazi të plotë zgjedhore midis partive politike që konkurrojnë në zgjedhje Parlamentare dhe Vendore; c. ka kërkuar një Kod Zgjedhor, sipas standardeve europiane, i cili do të eliminonte kriminalizimin e Parlamentit, deputetët me rekorde kriminale, do të eliminonte deputetët injorantë që nuk kanë lexuar as Kushtetutën dhe që nuk njohin ligjet e saj, do të eliminonte parimin e “lavjerrësit” që pushteti të shkojë njëherë tek PS-ja, e njëherë tek PD-ja; ç. Ka kërkuar depolitizimin e plotë të Komisioneve Zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja e deri tek Komisionet e Votimit dhe të numërimit. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që dy parti drejtojnë e menaxhojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisionet deri tek qendrat e votimit. Ky është konflikt i pastër interesi, nga më të qartat dhe nga më të korruptuarit. Asnjë parti politike nuk duhet të ketë anëtarë në asnjë nga komisionet. Zgjedhjet nuk duhet ti organizojë, drejtojë dhe i menaxhojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili
përbëhet nga dy parti politike. Zgjedhjet duhet të administrohen nga qytetarë që nuk paguhen nga Qeveria. Aleanca e Partive Politike jo Parlamentare, përfundoi fjalën e tij Zef Bushati, - do të vazhdojë të luftojë me mjete politike për realizimin e kauzës se saj deri në ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. Më tej fjalën e mori kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili deklaroi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është jetik jo vetëm për Partitë Jo Parlamentare, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në kushte normale dhe me standarde të shteteve të Bashkimit Europian. Kontrolli i dy partive, PS dhe PD, mbi procesin zgjedhor duhet të marrë fund. Por duke ndjekur zhvillimet rreth çështjes së ndryshimeve konstatohet se PS dhe PD jo vetëm që nuk kanë vullnetin politik që të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, por po synojnë që ta shtojnë kontrollin mbi zgjedhjet me strategjinë për të eliminuar partitë jo Parlamentare, si një alternativë tjetër qeverisëse përballë elektoratit në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, - nënvizoi Agron Duka, - ju propozoj krijimin e një Koalicioni Opozitar të Partive jo Parlamentare, koalicion me bazë të gjerë përtej të
majtës dhe të djathtës duke vendosur në themel të koalicionit çështjen kombëtare, luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit, luftën kundër varfërisë dhe papunësisë, dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima nënvizoi tre çështje kryesore. Rolin e rëndësishëm që ka lëvizja studentore dhe domosdoshmërinë për t’i dhënë një mbështetje të plotë dhe të fuqishme kërkesave të studentëve edhe nëpërmjet Aleancës së Partive Jo Parlamentare, intensifikimin e kërkesave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke qene të bindur se PS e PD nuk u intereson ky ndryshim dhe bashkërendimin e të gjitha aksioneve të Aleancës së Partive Jo Parlamentare në ditët në vijim. Po ashtu, diskutuan edhe kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kryetari i Frontit të Majtë Marko Dajti, kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, përfaqësues të lëvizjes studentore, të shoqërisë civile dhe akademike. Theksi u vendos tek rëndësia e krijimit të një Koalicioni të Aleancës opozitare të Partive Jo Parlamentare. Për këtë u ra dakord që të punohet brenda një kohe të shkurtër dokumenti i themelimit së bashku me programin dhe strategjinë e Koalicionit.
POLITIKE
8
E shtunë, 19 JANAR 2019
Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Këshillin Drejtues Kombëtar, për aksionin e opozitës
L
ëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur dje Komitetin Drejtues Kombëtar me fokus organizimi i partisë në kuadër të aksionit politik që ka ndërmarrë së fundmi opozita pas tensionimeve në seancën e jashtëzakonshme plenare ku Kuvendi miratoi pa debat ndryshimet e më shumë se gjysmës së anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bëri apel shqiptarëve që ti bashkohen protestave të opozitës për të bërë të mundur largimin një orë e më parë të kësaj qeverie që ka marrë peng vendin. Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe të mos presin më, por të bëhen gati për revolucion. “Opozita e vendosur për rrëzimin e Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës, rikthen 400 mijë shqiptarët e larguar nga vendi. Rrëzimi i Edi Rames do të thotë ulje taksash dhe konsolidim të ekonomisë shqiptare”,- tha kryetarja e LSI. Në takimin me KDK-së, Kryemadhi edhe në vijim të vendimit të marrë si opozitë e bashkuar kërkoi mobilizim nga anëtarët e Komitetit Drejtues të qarqeve. Kryetarja e LSI-së tha se të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër është të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët. “Jemi të vendosur
FORUM
Nga Shezai Rrokaj
Kryemadhi: Bëhuni gati për protesta, rrëzimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthe-
Koha nuk pret, e vetmja alternativë shpëtimi prej së keqes
I
kryqëzuar nga skandalet e njëpasnjëshme, që doemos janë rrjedhojë e një keqqeverisjeje e cila ka timon por nuk di ku po shkon, jo më larg se dje kryeministri ndërroi shumicën e kabinetit për t’u thënë shqiptarëve se po e ndryshon stilin e kësaj keqqeverisjeje. Mirëpo realiteti i hidhur ku jetojnë qytetarët, të cilët po braktisin vendin për shkak se kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë, reformat fasadë në drejtësi, shëndetësi dhe arsim, babëzia për të zhvatur pasurinë kombëtare me një grup oligarkësh me shifra marramendëse; krimi i organizuar, droga dhe lidhjet e qeverisë me to, ia hoqën kallajin tepsisë. Realiteti i përditshëm ua vrau sharmin fasadave e paradave, takimeve të orkestruara e të transmetuara nga ERTV-ja, sloganeve dhe parullave për gjoja bashkëqeverisje me qytetarët. U vra modeli i ngritur i like-ve e share-ve, i çunave e gocave dhe i “shakave dhe qesëndisjeve trendi”. Realiteti i zymtë dhe gjendja dëshpëruese e qytetarëve po rrëzojnë tullë mbas tulle gjithë ngrehinën mediatike të fitoreve imagjinare të qeverisë. Studentët ia hapën sytë shoqërisë
jmë dinjitetin shqiptarëve.. Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion,
protesta, revolta koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur”, deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk ka nguruar të komentojë deklaratat e Komisionerit të BE-së, Johannes Han në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri. Kryetarja e LSI-së tha në mbledhjen e KDK-së së LSI-së se deklaratat e komisionarit Hahn zbuluan dhe nxorën në pah faktorin kryesor, kryeministrin Edi Rama, i cili ka bllokuar reformat, ka bllokuar institucionet, ka instaluar krimin e organizuar dhe ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri. “Jam e çuditur, kur për herë të parë dëgjojmë se si zoti Hahn në deklaratën e tij që ka bërë në Komisionin e Bashkimit Europian, kërkojnë hapur dhe kanë nxjerrë se kush është problemi i mungesës së dialogut politik në Shqipëri, kush është problemi i reformave në Shqipëri dhe ato ja kërkojnë hapur kryeministrit të Shqipërisë që të marri hapur përgjegjësitë e tij për bllokimin që ka bërë, jo vetëm për avancimin e reformave, por dhe për bllokimin e institucioneve shtetërore, për bllokimin dhe
shkatërrimin e demokracisë, për instalimin e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha për këtë largim dhe shpërngulje masive të shqiptarëve, duke u bërë azilkërkuesit më të mëdhenj në Europë, nga një vend si Shqipëria që është në mesin e saj”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se largimi i Edi Ramës nuk e fut vendin në krizë, por zgjidhë gjithë krizat në të cilat sot ndodhen shqiptarët për shkak të keqverisjes së tij. “Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë që të plotësosh kërkesat e studentëve. Por jo vetëm kërkesat e studentëve, por edhe të ruash dhe të institucionalizosh integritetin e universitetit shqiptar dhe të pedagogëve shqiptarë. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë të konsolidosh ekonominë shqiptare. Pra do të thotë që bizneset të cilat po mbyllen dhe po falimentojnë çdo ditë për shkak të politikave diskriminuese dhe për shkak të politikave që favorizojnë oligarkët, është e domosdoshme rrëzimi dhe largimi i këtij njeriu. Të rrëzosh dhe të largosh këtë njeri do të thotë që tu garantosh pensionistëve një pension që jo vetëm që të kujdesen për jetën e tyre, por edhe të kenë mundësi më të mira për të kaluar vitet e fundit të jetës së tyre si njerëz normal. Të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër do të thotë që të krijosh shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët”,- deklaroi kryetarja e LSI.
dhe gjithë klasës politike. Sidomos ata kanë hedhur down mazhorancën, e cila ka kohë që nuk qeveris, por është mbytur nga dehja, dalldisja e miklimi i pushtetit, nga oligarkët që e rrethojnë, e atyre që kinse reformat e portaleve i mbushën me militantë në administratë, siç e tha edhe Zërit të Amerikës, që kryeministri e quajti edhe këtë kazan. Në Shqipëri është krijuar një realitet luksi i qeveritarëve paralel me jetën e varfërinë përditshme të qytetarëve. Ky është problemi, të nderuar miq. Dhe ne e kemi mision politik ta shkulim këtë të keqe që i ka zënë shqiptarët, duke u dhënë shpresë minatorëve
e naftëtarëve, fermerëve e biznesit të vogël, banorëve të Astirit, studentëve dhe profesoratit, pensionistëve dhe çdo qytetari. Ne e bëjmë dallimin midis socialistëve dhe klikës së Rilindjes. Po të vëresh ka mjaft kolegë socialistë që kanë zotësi profesionale të mira për të drejtuar, por si ka mundësi që për sfidat e shqiptarëve për mbijetesë e mirëqenie, reformat në drejtësi, arsim e shëndetësi, bujqësi e infrastrukturë, reformat në administratë, në luftën kundër krimit dhe drogës, reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e ndershme, në plotësimin e kërkesave të BE-së për çeljen e negociatave, nuk u gjetkan ndër socialistë figura me integritet e zotësi profesionale të lartë për ministra që garantojnë një qeverisje të mirë? Ka një përgjigje: modeli i Rilindjes nuk ka lidhje as edhe me socialistët. Zaten ai është një shpikje eksperimentale e papërgjegjshme që po rëndon përditë jetën qytetarëve. Ndaj, sot nuk ka më dyshim se nëse nuk ndryshon lokomotiva, veç duke ndryshuar vagonët, destinacioni mbetet po ai. Ne sot u kemi një detyrim të madh universiteteve, që i besuam pabesisë së kësaj mazhorance, e cila e fshehu djallin në detaje gjatë
miratimit të Ligjit të Arsimit të Lartë, duke e deformuar më tej me aktet nënligjore. Sot kryeministri po mban peng fillimin e mësimit në universitete. Ne i themi të heqë dorë nga demagogjia dhe dhuna në universitete. Kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar për përgjysmimin e tarifave shumë të larta, dhe që lidhen me pamundësinë financiare reale të familjeve shqiptare për t’i përballuar. Gjithashtu Karta e Studentit mbetet e paqartë se çfarë përfshin si përfitim për studentët. Edhe subvencionimi 5% e PBB-së për arsimin cilësor mbetet i parealizuar. Rishikimi i Ligjit, që shkel autonominë, po refuzohet gjithashtu të rishikohet, më gjithë kërkesën e studentëve dhe të profesorëve, madje po hidhen hapa me VKM-të e fundit për ta kufizuar edhe më tej. Një kryeministër i përgjegjshëm do ta kishte pranuar dështimin, të kërkonte falje publike dhe të bashkëpunonte me grupet e interesit për të bërë përmirësimet e duhura. Por papërgjegjshmëria ka bashkudhëtare arrogancën: ndaj sot, të gjithë bashkë, dënojmë aktin e paprecedentë, të paparë ndonjëherë në vendet demokratike prej vitit 1968 në Francë, që njihet si viti i betejës heroike të studentëve në mbrojtje të autonomisë universitare.
Me futjen e policisë në universitete dhe dhunimin e studentëve u kapërcye vija e kuqe. Polica u lëshua drejt strehëzës së lirisë për ta dhunuar. U dhunua institucioni, ligji, morali social, u dhunuan studentët. Po kështu qeveria po dhunon çdo ditë edhe drejtuesit dhe profesoratin me kërcënime dhe VKM të paligjshme në shkelje të autonomisë dhe lirisë akademike, të cilat në formë dhe përmbajtje janë shprehje e një burokratizimi etatist, që bie ndesh me Kushtetutën tonë dhe parimet e Magna Karta Universitatum. Baltosja en-bloc e profesoratit është tipar i regjimeve totalitare dhe një mënyrë perfide e kryeministrit për ta kaluar përgjegjësinë vetjake të profesoratit si dhe për ta vënë atë përballë studentëve. Çdo shkelje e ligjit, që nga ryshfeti e korrupsioni, është përgjegjësi ligjore individuale dhe jo kolektive. Por ky kryeministër jo vetëm na mbolli varfërinë dhe po na detyron të braktisim vendin, por po na merr peng edhe lirinë e protestës, si në rastin e studentëve. Ndaj, sot nuk kemi dhe shumë alternativa. E vetmja alternativë është: të çlirohemi prej së keqes. *Fjala e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së mbajtur dje në mbledhjen e këtij forumi të LSI
POLITIKE
9
E shtunë, 19 JANAR 2019
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpalosi tre prioritetet e Kuvendit për 2019, pasi ky sesion tha ai, duhet dhe do të jetë sesioni i çeljes së negociatave Redjon Shtylla
K
reu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një komunikim me gazetarët, prezantoi punimet e Kuvendit për 2018 dhe premisat për 2019. Pyetjes së gazetarit të “Koha Jonë”, për debatin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi dhe qëndrimin e Shqipërisë, Ruçi për herë të parë theksoi se janë katër elementë që mbyllin këtë marrëveshje. Edhe pse në fillim është shprehur se nuk do ta komentojë një çështje të tillë, ai tha se vendi ynë do respektojë çdo vendim që do marrë shteti i Kosovës, mjafton që ai të jetë i konsultuar me BE-në dhe me SHBA-të. Pyetja: Në hapësirën shqiptare ka një debat për korrigjimin e kufijve në Kosovë që cilësohet dhe si copëtim i Kosovës. Nga qeveria shqiptare ka një paqartësi lidhur me marrëveshjen Serbi-Kosovë. Cila duhet të jetë sipas jush qëndrimi i i shtetit shqiptar në këtë marrëveshje?”Është një shqetësim real. Nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati dhe shpesh pozojmë duke thënë kush është pro dhe kush është kundër. Kosova është shtet sovran dhe ka institucionet e veta. Ne si Shqipëri duhet ta respektojmë dhe duhet të mirëkuptojmë zgjidhjet që do të japin institucionet e Kosovës. Ajo që ne rekomandojmë apo kemi si qëndrim është ky; institucionet e Kosovës të kenë një vendim unik, së dyti partitë në Kosovë të ketë një mendim unik, së treti institucionet e Kosovës ti zgjidhin
Debati për kufijtë Kosovë-Serbi, Ruçi: Kam 4 rekomandime
problemet me dialog dhe së katërti duhet të jetë e dakordësuar me SHBA dhe BE”,-përfundoi ai. Nga ana tjetër, Ruçi komentoi edhe protestën e paralajmëruar nga opozita. Pyetjes se: “Opozita ka paralajmëruar protesta masive në gjithë vendin duke kërkuar largimin e qeverisë. A ka përgjegjësi Parlamenti dhe mazhoranca për krizën politike ku po hyn vend?”, Ruçi ju përgjigj duke
thënë se ai do të ndikojë që të garantohet hapësira, integriteti dhe normaliteti. “Opozita nuk merr leje nga ju apo unë për protestat. Unë do të ndikoj në të gjitha hapësirat e mia, që të garantohet hapësira, integriteti dhe normaliteti. Nuk mendoj se vendi jonë është në krizë, ka probleme si cdo vend por nuk mendoj se është në krizë. Duhet të jemi më realistë për ta vlerësu-
ar më shumë me sy dashamirës realist arritjet dhe zhvillimet në vend”. Nga ana tjerët, Kreu i Kuvendit komentoi përplasjen mes Presidencës dhe Qeverisë për dekretet. “Nuk vendos në diskutim a ka të drejtë Presidenti apo jo, Kushtetuta thotë se Presidenti duhet të shprehet me dekret. Do të thotë se edhe kur jep ose pëlqimin duhet të ketë dekret, se është kompetencë e kuvendit
që të shprehet si me pëlqimin edhe për mos pëlqimin. Kur të ngrihet gjykata të Kushtetuesja të shprehet ajo dhe ne të heshtim të gjithë”,-tha ai. Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit u shpreh se nuk është penduar aspak për votën pro zgjedhjes së Ilir Metës si President. I pyetur se çfarë mendon për disa nga emrat e rinj të ministrave që nuk vijnë nga radhët e PS-së, Ruçi dha këtë përgjigje: “Sistemi që lamë pas ishte i partisë shtet, sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet por kjo nuk do të thotë se kur je në pushtet të jenë anëtarët e forumeve dhe partisë në pushtet. Çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen me votat e anëtarësisë së vet, pasi maksimumi ka 100 mijë, i duhen 700 mijë dhe në dijeninë time logoja e fushatës ka qenë “bashkëqeverisja me qytetarët””,-tha ai. Në fund, Ruçi kishte një apel për shumicën dhe opozitën për gjetjen e konsensusit për reformën zgjedhore. “Apeloj pozitën dhe opozitën që ditët që na kanë mbetur të mos kthehen në muaj. KQZ ka nevojë për librin e rregullave. Draftin e depozituar nga PS-ja nuk e fus në votim, opozita dhe pozita të bashkëpunojnë, do të fus në votim vetëm draftin e komisionit”.
INTEGRIMI
LETRA
Kreu i Kuvendit: 3 prioritete për 2019
BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpalosi tre prioritetet e Kuvendit për 2019, pasi ky sesion do të jetë sesioni i çeljes së negociatave. “Sesioni i ri parlamentar do tu kushtohet tri prioriteteve, të cilat përbëjnë sfidat themelore në 6 muajt e ardhshëm: Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i çeljes së negociatave. Kuvendi do të realizojë të gjitha objektivat për integrimin europian dhe do të nxis e kontrolloj qeverinë të përmbushë detyrat për çeljen e negociatave në qershor të këtij viti. Ky do të jetë sesioni i zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në 30 qershor. Kuvendi do të marrë të gjitha përgjegjësitë për votimin e reformës zgjedhore dhe garantimin e standarteve të zgjedhjeve vendore. Ky do të jetë sesioni i kompletimit të organeve të sistemit të drejtësisë. Kuvendi do të krijojë të gjitha kushtet e marrë masat për ngritjen e plotësimin në kohë të Gjykatës Kushtetuese, SPAK-UT, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykatave të posaçme dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ne do të punojmë që këto sfida të realizohen në mënyrë komplementare dhe të përshpejtojnë njëra-tjetrën”.
Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga plani për rregullimin e mediave online, të cilin e cilësuan rrezik për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në vend. 7-të organizata që veprojnë në fushën e medias apo në mbrojtje të të drejtave të njeriut dolën të premten me një deklaratë të përbashkët, ku i përsëritën kryeministrit Edi Rama thirrjen për tërheqjen e dy projektligjeve për median online. Deklarata e përbashkët e BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/ Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendra Shqiptare MediaLook thekson se projektligjet cënojnë demokracinë në vend dhe lirinë e medias. “Këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cënojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e ur-
rejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin”,-vërejtën organizatat firmëtare. Në dhjetor 2018, Këshilli i Ministriave dhe Ministria e Drejtësisë propozuan ndryshimin e ligjit funksional të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA) me synimin e krijimit të një regjistri të çdo faqe-
je në internet dhe dhënies së të drejtës te një institucioni të quajtur “Këshilli i Ankesave” për gjobitje të mediave në bazë të kërkesave të të tretëve, ose të urdhërojë mbylljen e mediave, ose të aksesit në faqe interneti në territorin e Republikës së Shqipërisë. Projektligjet u japin të drejtë AMA-s ose Tatimeve të gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensurës ekzistuese në median shqiptare. Veprimet në kuadër të të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje” të qeverisë Rama u kritikuan në tetor nga përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i cilësoi ato si me pasoja negative për lirinë e medias. Organizatat bënë thirrje për korrigjim të tatimit për median online, si dhe nxitën qeverinë të shohë vetërregullimin e medias dhe edukimin e publikut përmes fushatave për rritjen e njohurive mbi median, propagandën, dizinformimin apo lajmet e rreme si mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimin online dhe jashtë rrjetit.
POLITIKE
10
E shtunë, 19 JANAR 2019
Banorët e “Astirit” 76 ditë në protestë: Klevis Balliu deputeti që duam, jo Gjylameti që fshihet në dollap
Unaza e Re, PD: Protesta deri sa të largohen si Edi Rama dhe gjithë pushtat që ka mbrapa
KREU I GRUPIT TË LSI
Vasili: Rilindja, Rama, Ruçi dhe partia në pushtet mbi shtetin e së drejtës
B
anorët e zonës së “Astirit” në Tiranë banesat e të cilëve preken nga projekti i dyshimtë i zgjerimit të Unazës së Madhe kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anulimin e projektit, duke e cilësuar një projekt korruptiv. Me thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, “Unaza e Bashkuar ka për të fituar”, “Shtëpitë tona janë me gjak”, “Poshtë projekti”, banorët në fjalë kanë bllokuar rrugën edhe pasiten e djeshme duke ripohuar se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, deri në momentin e anulimit të projektit “Unaza e Madhe”. Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt deri në fund. Banorët ndërkohë falënderuan deputetin demokrat, Klevis Balliu, i cili ka qenë në krah të tyre për mbrojtjen e banesave. “Doja që ta felenderoja deputetin Klevis Balliu që ka 76 ditë që ndodhet këtu midis nesh. Ky është deputeti që duan shqiptarët. Dje vajtëm dhe i bëmë një vizitë pseudokryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe brenda ndodhej dhe deputetja e zonës sonë Gjylameti. Kur kemi vajtur ne atje ajo zonjë nuk ka gjetur
vrimë dollapi për tu futur se nuk përballet do me ne. I them, zonjë, deputete, deputetë janë këta këtu dhe jo ti që fshihesh nëpër dollapë”- tha Dorjan Protoduari. Ndërsa vetë ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu, i cili prej 76 ditësh është në protestë me banorët e Unazës së re, tha se ky projekt korruptiv ia nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë. “Kemi të bëjmë me një aferë korruptive që në fillimin e saj, që me një tenderim fiktiv që paracaktonte fituesin, kemi të bëjmë me falsikifim dokumentash tek loti
i parë që i nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë”- deklaroi Klevi Balliu. Për deputetin demokrat, diktatura komuniste mori fund me Enver Hoxhën dhe nuk do të ketë një të dytë. “Nuk ka asnjë diktator si ky apo kushdo tjetër që do të mund të rikthejë këtu diktaturën komuniste. Ky është një popull që e do demokracinë, që e do Amerikën që e do vendin e vet dhe nuk do të largohet më nga ky vend. Boll janë larguar shqiptarët nga Shqipëria, tani të largohen ata tradhtarë të kombit si Edi Rama dhe
gjithë pushtat që ka mbrapa”- u shpreh deputeti i PD-së. Klevis Balliu shtoi se është pikërisht kjo situatë e tillë politike që ka detyruar opozitën të rikthehet në rrugë. “Sot opozita e sheh si parlament të vetëm rrugën sepase në rrugë janë qytetarët e ndershëm, ata që kanë paguar taksat, ata që nuk janë marrë me drogë. Në parlament kemi vetëm ata që mbrojnë narkotrafikantët. Mos ta tolerojmë më këtë qeveri por ta zhdukim njëherë e mirë”- u shpreh dje deputeti demokrat Klevis Balliu.
KRYETARJA E LRI-së: PAKTI 3D PËR UNIVERSITETIN, MASHTRIMI I RADHËS I EDI RAMËS
D
eputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me “paktin” e Qeverisë për Universitetin, ku sipas Kërpaçit ky është mashtrimi i radhës i Edi Ramës. Kryetarja e LRI-së në vijim të qëndrimit të saj u shpreh dje se largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje për të çliruar vendin tonë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer dhe për të hapur një kapitull të ri zhvillimi dhe progresi për familjet tona. “Edi Rama kundër zgjidhjes së kërkesave të studentëve! Pakti 3D për Universitetin, mashtrimi i radhës i Edi Ramës! Edi Rama dhe qeveria e tij prej 45 ditësh kanë treguar që janë kundër studentëve! Ky kryeministër që guxon dhe tallet me studentët, do të ketë një fund të tmerrshëm që do ta marri nga studentët dhe qytetarët e lirë të vendit tonë!
Kërpaçi: Protesta është e vetmja zgjidhje për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë
Konviktet 3D dhe mashtrimet e punësimit të studentëve ekselentë, janë si mashtrimet për 300.000 vendet e punës dhe shëndetësia falas! 140.000 studentë
kanë bojkotuar mësimin dhe janë të vendosur deri në realizimin e 8 kërkesave! Largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje për të çliruar vendin tonë nga kjo e keqe
që e ka mbërthyer dhe për të hapur një kapitull të ri zhvillimi dhe progresi për familjet tona! Boll më! Varfëria, mjerimi që jetojnë familjet shqiptare, arsimi i dobët, shëndetësia pa standarde, largimi masiv i qytetarëve duhet të marrë fund! Jam dakord me studentët, që me të drejtë sot ju pritën me parullën: Edi Rama je qesharak! Plotëso 8 kërkesat! Fundit yt po vjen! Protesta dhe revolta e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, është e vetmja zgjidhje për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë! Protesta është e vetmja zgjidhje për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë!”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar dje ashpër kundër kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe “Rilindjes” në PS. Me anë të një qëndrimi të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaroi dje se për ta nuk ekziston më shteti i së drejtës, duke shtuar se përmbi to është Partia në pushtet. Sipas tij, këta armiq të ligjit duan që qytetarët ti gjunjëzohen shtetit të partisë në pushtet, të rilindjes së kriminelëve, trafikantëve, pastruesve të parasë së pisët dhe dhunuesve të ligjit. Dhe në këtë kontekst, Vasili shprehet se rrëzimi i rilindjes, partisë së vdekur të këtyre është thjesht një funeral i vonuar që shqiptarët do ta përfundojnë shumë shpejt. “Rilindja,Rama, Ruçi (RRR) dhe partia në pushtet mbi shtetin e së drejtës! Shteti i së drejtës për këta fosilet e të shkuarës nuk ekzistojnë dhe përmbi to është Partia në Pushtet, siç thotë ky Ruçi. Për këta armiq të popullit, qytetarët nuk duhet ti besojnë ligjit dhe shtetit ligjor. Këta armiq të ligjit duan që qytetarët ti gjunjëzohen shtetit të partisë në pushtet, të rilindjes së kriminelëve, trafikantëve, pastruesve të parasë së pisët dhe dhunuesve të ligjit. Tre R-të: Rilindja, Rama, Ruçi janë dëshmitarë se si partia që ishte mbi ligjin u shpërbë në 2 javë nga studentët në vitin ’90-të, ndërsa rrëzimi i rilindjes, partisë së vdekur të këtyre është thjesht një funeral i vonuar që shqiptarët do ta përfundojnë shumë shpejt…”- u shpreh i bindur kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili.
AKTUALITET
11
E shtunë, 19 JANAR 2019
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi se referimi elektronik, përgjysmon kohën e pritjes për një vizitë të specializuar “428 mijë qytetarë ose mbi 90% e qytetarëve të targetuar për kontrollin mjekësor bazë e kanë kryer Check-up në vitin 2018 në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin”. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, e cila ka përfunduar rehabilitimin e plotë, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. “Check-up për ne është pikë referimi. Na ka ndihmuar shumë, sepse kemi zbuluar diagnoza që qytetari as që nuk e dinte që i kishte, sidomos sa i takon sëmundjeve kardio-vaskulare”, u shpreh dr. Leonidha Pepo, kardiolog në qendrën shëndetësore nr. 4. Duke theksuar rëndësinë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore për krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe infermierët dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, Manastirliu u shpreh se këtë vit përgjysmojnë kohën e pritjes për një vizitë të specializuar. “Jo vetëm infrastruktura është e rëndësishme, ndaj me programet e shëndetësisë elektronike, si receta elektronike dhe referimi elektronik, këtë vit përgjysmuam kohën e pritjes për një vizitë të specializuar”,-tha
Manastirliu: 90% e qytetarëve e kryen kontrollin mjekësor bazë
Manastirliu. Gjatë takimit me stafin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 4 në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është
edhe deputete e zonës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për tu riorganizuar, bazuar në
ndryshimet demografike, profilet e sëmundshmërisë, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor. Investimi i
kryer në qendrën shëndetësore nr. 4, një prej 80 qendrave të rehabilituara me buxhetin e shtetit si pjesa e parë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, i shërben 65 mijë banorëve të qytetit të Tiranës. Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. Në sajë të programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në procedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë. Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% rritje të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.
POLICIA
EFEKTIVJA
GJYKATA
Arrestime, farmacitë plotësonin receta për të vdekur
Ina Nuka do të rioperohet në Turqi
18 milionë euro u grabitën me kamarierë
Efektivja e policisë Ina Nuka do të udhëtojë sërish drejt Turqisë në muajin shkurt për të kryer një tjetër operacion për rikuperimin e dëmtimit të gishtave. Gjatë kësaj kohe rehabilitimi, 24-vjeçarja e cila u plagos gjatë një proteste në nëntor para Parlamentit, ka marrë mjekim të vazhdueshëm në spitalet e vendit. “Jam mjekuar çdo ditë në Spitalin e Traumës ku shkoj për fizioterapi, të shohim si do të shkojë operacioni tjetër”, tha Nuka në një dalje para mediave. Ina Nuka u prit në një takim nga ambasadori turk në Shqipëri, ndërkohë që theksoi se nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë nga policia: “Ndoshta kjo është një ngjarje që më ka bërë më të fortë, edhe pse ata që kam afër dhe që më duan më thonë mos u rikthe, kjo është e pamundur, do rikthehem edhe më mirë”.
Gjykata e Tiranës la të lirë 9 nga 12 personat e ndaluar, për skemën mashtuese me kredidimin e TVSH-së, me një dëm për buxhetin e shtetit në vlerën e 18 milionë eurove. Nëntë personat për të cilët u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” rezultojnë të paarsimuar, ose me pak klasë shkollë dhe me profesione të lira si kamarier, lavazhier apo punëtor krahu dhe hamall. Për 3 shtetas të tjerë, gjykata caktoi masën “arrest me burg” me afat 30-ditor, ndërsa 13 persona vijojnë të jenë në kërkim, mes tyre edhe dy biznesmenë që dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme mashtruese. Sipas hetimit tatimor, disa prej bizneseve të përfshira rezultojnë subjekte VIP, ndërkohë që po hetohen edhe persona të tjerë. Për të realizuar këtë skemë mashtrimi finaciar, subjektet në fjalë kryenin blerje fiktive nga kompani që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore. Më pas, TVSH-në e mbledhur nga këto blerje e kanë shitur po në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit. Këto të fundit, me këto blerje ulnin fashën e pagesës mujore të TVSH-së, duke rritur shpenzimet dhe duke ulur tatimfitimin.
Dy ish-drejtues të Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe njëkohësisht pronarë farmacish u arrestuan pas një aksioni të policisë për mashtrim. Petrit Skura dhe Gazmend Alia janë personat e vënë në pranga. Ata plotësonin receta me medikamente me rimbursim për persona të vdekur. Recetat arrinin deri në 30 000 lekë. Skema e rimbursimit të ilaçeve me fonde shtetërore është përdorur nga një grup mjekësh dhe farmacistësh për të siguruar të ardhura të paligjshme. Sipas hetimeve, ky grup ka funksionuar në mënyrë të mirorganizuar. Mjekët lëshonin receta për persona të cilët kishin vdekur. Më pas, recetat ekzekutoheshin nga farmacistët, të cilët më pas merrnin edhe vlerën e rimbursimit, ku për një recetë kjo vlerë arrinte deri në 30 000 lekë. Hetimi ka zbuluar se janë lëshuar nga dy deri në 5 herë receta për ilaçe të rimbursueshme për të njëjtin person të vdekur. Farmacitë janë shumë pranë qendrave shëndetësore të lagjeve dhe bashkëpunimi në këtë aktivitet kriminal mes mjekëve dhe farmacistëve ka qenë i ngushtë, pasi informacioni për vdekjen e personave merrej në kohë reale, për të përgatitur recetat me ilaçet e rimbursueshme përpara se zyrat e gjendjes civile të lëshonin certifikatat e vdekjes.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E shtunë, 19 JANAR 2019
Hapen zyrat e reja të Njësisë 14, lehtësi shërbimesh për Astirin, Yzberishtin dhe Unazën e Madhe
Kryebashkiaku Veliaj: Qytetarët të regjistrohen në zyrat e reja B
a norëve të zonës së Astirit, Unazës së Mad he dhe Kasharit nuk do t’u duhet të shkojnë deri në Kombinat për të marrë një certifikatë apo shërbime të tjera që ofrohet nga njësia administrative. Bashkia e Tiranës ka hapur Njësinë Administrative Nr.14, e cila do të mbulojë me shërbime rreth 70 mijë banorë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pa nga afër mjediset dhe kushtet që ofrojnë zyrat e reja të kësaj njësie, ndërsa theksoi se qytetarët do të marrin një shërbim shumë më të shpejtë dhe cilësor. “Pas shumë vitesh kemi një njësi administrative, pra një lagje e re të Tiranës, ashtu siç ndodhi te Liqeni i Thatë, Kodra e Diellit dhe në zonën e Freskut. Me këto tre lagje të reja, lajmi i mirë është që zyrat janë edhe më të mira: Do të thotë, ruajmë standardet e fundit kur vjen puna te pritja për publikun, te shërbimi për qytetarin, te aksesi për njerëzit që mund të kenë aftësi ndryshe. Besoj se është muzikë për veshët e çdo banori të kësaj lagjeje. Deri dje ishte një komunitet jo i dyzuar, ‘i trezuar’, një pjesë shkonte në Kombinat për shërbime, një pjesë tjetër në Kashar, një pjesë tjetër te ’21 Dhjetori’. Sot s’ka më nevojë”, tha Veliaj. Ai ftoi banorët të tregohen bashkëpunues për të mirën e tyre dhe të transferojnë pa asnjë pagesë
gjendjen civile të tyre në njësinë e re. “Pa pagesë, pa taksë, mjafton vetëm të vetëdeklarohesh banor i kësaj lagjeje, Nëse vjen nga Berati apo nga Kukësi dhe nëse vjen nga njësia 7 apo nga njësia 6, transferohesh njësoj, automatikisht, në këtë njësi, pa pagesë. Kemi nevojë ta dimë nëse këtu banojnë 7 mijë vetë, aq sa kemi në regjistër, apo 70 mijë, sa janë realisht këtu. Në momentin që qytetarët na ndihmojnë, duke u regjistruar, ne u përgjigjemi menjëherë”, u shpreh kryebashkiaku. Përveç përfitimit në përmirësimin e shërbimeve, Veliaj nënvizoi se banorët e kësaj lagjeje të re do përfitojnë edhe më shumë investime. “Investimet që do të prekin zonën do të përputhen me realitetin këtu. Nëse popullsia reale është 10-fish i asaj që kemi në letra, atëherë qartazi
investimet do të jenë 10-fish, duke filluar nga shkollat e reja. Kompleksi i parë i shkollave do të jetë te ‘Shqiponja’, tjetri atje ku pritet Unaza e Re me Lanën. Siç pamë lehtësimin e dyndjes në klasa me ndërtimin e shkollës “Betim Muço” në Kombi-
nat, jam i sigurt se do të shikojmë jo vetëm lehtësimin në klasa, por edhe lehtësimin në trafik, pasi pjesa më e madhe e trafikut janë orët e pikut në mëngjes, kur fëmijët shkojnë në shkollat jashtë këtij komuniteti. Në momentin që do të kemi
bashkëpunimin e qytetarëve, jam i bindur se nuk do të vonojë përgjigjja e qeverisë edhe e bashkisë për të mbështetur investimet”, shtoi ai. Veliaj dha një lajm të mirë jo vetëm për banorët e kësaj lagje, por për gjithë Tiranën, se duke nisur nga java e ardhshme, njësitë administrative do të shtojnë mjediset për aplikimet për karta identiteti, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata dhe çdo qytetar të pajiset me mjetin e identifikimit në një kohë sa më shkurtër. “Zyra e Aleat-it do të jetë këtu për këtë njësi, për kartat e identitetit dhe pasaportat, pa pasur nevojë të që qytetarët të shtyhen në radhë në njësitë e tjera. Sigurisht, për Aleati-in që emeton kartat e identitetit edhe pasaportat, do të shtojmë ambientet edhe në njësitë e vjetra. Ndaj vlen si njoftim për të gjithë qytetarët”, tha Veliaj. Kryebashkiaku bëri të ditur se e gjithë kjo zonë do të përfitojë një sërë investimesh të rëndësishme, si në infrastrukturën arsimore, atë urbane, edhe në ujësjellës. “Kemi një buqetë in-
vestimesh për gjithë komunitetin, duke filluar nga bulevardi i Kasharit. Ajo që është më e rëndësishme, ka qenë problem i dytë pas shkollave, çështja e ujit. Uji ka qenë me pus, të ndërtuar në një zonë rurale, në një zonë fshati, në një zonë bujqësore. Puset nuk mund të vazhdojnë më të mbajnë një komunitet me 70 mijë banorë, ndaj filluam investimin për dyfishimin e Bovillës për herë të parë pas 20 vitesh, që uji të vijë i paprekur, i pavjedhur, i pacenuar. Do të ndërtojmë një linjë transmetimi me materialet më bashkëkohore, të padepërtueshme, që mund të kalojnë në të gjitha zonat informale të bashkive të tjera dhe ta sjellin 100% ujin që del nga Bovilla, për Kasharin, Yzberishtin, Mëzezin, Misto Mamen, Kombinatin, Kodër Kamzën”, tha Veliaj. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Veliaj për ofrimin e shërbimeve pranë qytetarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga amnistia dhe të regjistrojnë gjendjen civile aty ku ata realisht banojnë. “Është një nga investimet strategjike, pasi u afrohemi qytetarëve me shërbime pranë tyre. Falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe stafin që u angazhuan për të sjellë shërbimet më afër qytetarëve sepse presin shërbime shumë cilësore. Çdo banor që jeton këtu, por nuk e ka gjendjen civile këtu, të regjistrohet meqënëse tani kemi bërë edhe një ndryshim në ligjin përkatës, ku është hequr penaliteti. Por, kjo ka një afat kohor. Le të respektojmë këtë afat, të regjistrohemi këtu, të marrim më shumë shërbime. Të punojmë shumë mirë deri në datën 30 Qershor që është një datë shumë e rëndësishme sepse në momentin që marrim një angazhim si PS, atë e kthejmë në premtime të realizuara në përditshmërinë e punës tone”, tha Gjylameti.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
13 E shtunë, 19 JANAR 2019
AKTUALITET
14
E shtunë, 19 JANAR 2019
Tetë personat akuzohen për tre episode, grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015
P
rokuroria për Krimet e Rënda, dha të premten pretencën për bandën e të akuzuarve për 3 grabitje të bujshme bankash. Prokurori i çështjes kërkoi për të pandehurin Dash Kupa-20 vjet heqje lirie, për Ernest Kupën-19 vjet e 8 muaj burg, për Neim Avdylajn-20 vjet burg, për Ditjon Memlikën-5 vjet 8 muaj, për Admir Çerpjen prokuroria kërkoi-5 vjet 8 muaj heqje lirie, ndërsa për Fatjon Xhuliun, Dritan Sinanin dhe Aleksandër Muratajn organi i akuzës kërkoi nga 16 vjet heqje lirie. I vetmi për të cilin nuk u kërkua dje dënimi ishte pikërisht kreu i këtij grupi kriminal Admir Murataj, i cili vijon të jetë person në kërkim dhe për këtë arsye është pezulluar gjykimi ndaj tij. Grupi kriminal i drejtuar nga Admir Murataj dyshohet të mbajë autorësinë e tre episodeve kriminale të goditjes së autoblindave që transportonin vlerat financiare. Grabitja e parë e këtij grupi ka ndodhur në vitin 2015, kur u sulmua Union Bank, për t’u vjedhur prej andej 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Vetëm pak muaj më vonë do të vinte edhe grabitja e dytë, e suksesshme për shuma më të mëdha, me rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe valuta të tjera të vjedhura. Grabitja e tretë dhe më e rënda ishte ajo e ndodhur pranë Rinasit, ku u rrëmbyen në rrugë nga automjeti shoqërues i policisë private 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Gjatë hetimeve të kryera dy prokurorëve të çështjes iu kanë ardhur në ndihmë dhe rrëfimet e të pandehurve Admir Çerpjas dhe ish-komandos Ditjon Memlika, të cilët tashmë mbajnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi kanë treguar me detaje të gjitha planet dhe mënyrën e organizmit para dhe pasi kryenin një grabitje. Ndihmesë në këtë hetim kanë qenë dhe pamjet filmike të fiksuara nga kamerat në vilën e Muratajt. Tashmë pritet vendimi i gjykatës pas pretencës së prokurorisë. DOSJA E PLOTË Admir Nikaj (Murataj) i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal. M Ç, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Fatjon Xhyliu, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Dritan Sinani, Aleksandër Murataj të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake”
3 grabitje të bankave, Prokuroria: 120 vite burg për 8 të akuzuarit
në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Episodi i parë i vjedhjes: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, fillimisht është regjistruar procedimi penal nr. 9437 datë 03.12.2015 dhe janë kryer hetime në lidhje me episodin e parë të vjedhjes, fakt penal ky i ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje është vjedhur me arme një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, në të cilin ndodheshin rojet e shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”. Mekanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që: mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit foristradë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Si rezultat i veprimit të autorëve mbi mjetin e blin-
duar duke e goditur me automjetin e tyre, dhe duke qëlluar me armë për të kanosur punonjësit e shoqërimit të këtij mjeti, kanë arritur të vjedhin të gjithë sasinë e vlerës monetare që po transportohej. Nga shpjegimet e dhëna nga punonjësit e bankës dhe aktet e sekuestruara rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga GPB-1.800.000, USD-800.000, AUD 200.000, CAD-200.000. Episodi i dytë i vjedhjes: Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara të shoqërisë Sh.P.S.F “Jaguar Security” janë nisur nga Banka së bashku me punonjësit e kësaj shoqërie, për të transportuar një sasi vlerash monetare për në Rinas. Pasi makinat e blinduara janë futur në rrugën e Rinasit, në mes të makinave të blinduara është futur një automjet fuoristradë, i cili fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë mbrapa saj. Në këtë kohë nga një rrugë dytësore ka dalë një automjet tjetër, fuoristradë, i cili e ka goditur makinën e blinduar duke e ndaluar atë. Në këtë moment nga ky automjet kanë dalë disa persona të maskuar dhe armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Në të njejtën kohë nga dy persona të armatosur është sulmuar edhe makina e shoqërimit të automjetit të blinduar. Nga automjeti fuoristradë
që ka përplasur makinën e blinduar kanë dalë dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre) dhe kanë goditur xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është bërë e mundur thyerja e xhamit, autorët kanë goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe më pas nën kërcënimin e armëve kanë zbritur në tokë dy punonjësit e SHPSF-së dhe kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës. Në të njëjtën kohë dy nga autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e tjerë të SHPSF-së që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk kanë arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, me anë të një guri fresibël, të cilin e kishin në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën dukë marrë nga aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe më pas janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës. Aty, kanë braktisur makinat dhe ju kanë vënë flakën automjetit tip Jeep Gran Sheroke dhe tip Chevrolet dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë të tretë. Nga deklarimet e dhëna nga punonjësit e bankës shuma e cila është dërguar për shitje jashtë shtetit, dhe që ishte e vendosur në tetë thasët brenda në furgonin e transportit për në Rinas ka rezultuar të jetë: 2.4 (dy pikë katër) milion Euro, 200.000 (dyqindmijë) Dollarë amerikanë, 260.000 (dyqind e gjashtë dhjetë mijë) paund britanikë etj. Episodi i tretë i vjedhjes: Më datë 13.02.2015 rreth orës 12.30 minuta sherbimet e policise kane marre njoftimin se ne vendin e quajtur tek ish “Stacioni i Trenit” pikërisht pranë bulevardit “Zogu i Parë” është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga tre persona të maskuar banka ndërkohë që punonjësi i bankës dhe një nga punonjësit e sigurisë të SH.R.S.F-se “Euro Gjici”, po nxirrnin nga tuneli i kësaj banke një shumë të konsiderueshme parash për transportimin e tyre në drejtim të aeroportit të Rinasit. Nga materiali hetimor rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro. Sipas akteve hetimore të grumbulluara për këtë ngjarje kriminale, rezulton se autorët e vjedhjes në
momentin që kanë braktisur automjetin e SHRSF Euro Gjici, të marrë në vendngjarje e kanë braktisur atë dhe janë parë duke u futur në një automjet të llojit tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, i cili është fiksuar nga kamerat e subjekteve tregtare që ndodhen në itinerarin e rrugës që kanë përshkruar edhe autorët e ngjarjes pas vjedhjes së bankës Union. Automjeti i dyshuar në ngjarjen e datës 13.02.2015 është i llojit monovolum; ngjyrë të bardhë; i dyshuar i tipit “Peugeot Partner”, tip i vjetër, me disqe të thjeshta, pa xhama anësore. Ky automjet është i ngjashëm me automjetin që rezulton i fiksuar edhe në ngjarjet e datave 03.12.2015 dhe 09.02.2017 të hyjë në shtëpinë e të pandehurit organizator Admir Nikaj, në fshatin Prezë, ka karakteristika pothuajse të njëjta me karakteristikat e automjetit të dyshuar ne ngjarjen e datës 13.02.2015. Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e organit procedues gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit F. Xh, më datë 12/02/2017, brenda në banesë të tij, në Ngurrëz të rrethit Lushnje, në katin e dytë të saj, në dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, që përkonin me vendin ku kishte deklaruar vetë i pandehuri F. Xhu, janë gjetur dhe sekuestruar (prc i datës 12.02.2017) me cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, të cilat në total janë 48 cope kartmonedha te prerjes 100 euro, 1430 copë kartmonedha të prerjes 20 pound (gjithsej 4800 Euro dhe 2860 GBP). Sipas procesverbalit të këqyrjes dhe marrjes së provës materiale dhe atij të sekuestrimit të po të njëjtës datë 15.02.2017 rezulton se nga policia gjyqësore është vajtur për të këqyrur dhe marrë provën material në fshatin Karbunar të rrethit Vlorë, në ullishten në afërsi të banesës së N.A, janë gjetur të groposura dy tenxhere presioni të mbushura me para. Nga procesverbali I sekuestrimit rezulton se janë sekuestruar kartmonedha të prerjeve dhe llojeve të ndryshme në valutë, në total i janë sekuestruar 136.410 Euro, 11906 USD, 2400 Dollarë Kanadez, 3050 Dollarë Australian, dhe 2000 GBPaund. Ndërkohë që vëllait të të pandehurit N.A, shtetasit G.A me procesverbalin e datës 13.02.2017 i janë sekuestruar 10050 Euro si dhe vlera të tjera monetare. Në këndvështrim të dispozitave penale për kualifikimin e veprimeve kriminale të personave nën hetim, arrijmë në konkluzionin se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e pasurisë bankare, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për armëmbajtjen pa leje parashikuar nenit 136, 278/1 dhe 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për aq raste sa është vërtetuar nga ky hetim.
AKTUALITET
15
E shtunë, 19 JANAR 2019
Autori tashmë është identifikuar dhe ai është Olger Mustafaj, një person me precedentë të rrezikshëm penale dhe është shpallur në kërkim
K
ishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu dhe sërisht do të përfundojë pas hekurave. Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje me kallashnikov, është autor i vrasjes në Korçë, mbrëmjes e së enjtes. Altin Balliu u vra për një fjalë goje. Autori i identifikuar si Olger Mustafaj, rezulton një person me precedentë të rrezikshëm penale dhe është shpallur në kërkim. Ai rezulton të jetë banor i lagjes, pikërisht aty ku ndodhi krimi. Përplasja me 35-vjeçarin Altin Balliu i ndodhi para një lokali në Korçë. Ai po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës. Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët. Dy prej plumbave e prekën Balliun në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Altin Balliu jetonte në fshatin Sllabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve, së bashku me vëllezërit. Ngjarja Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte por rruga ishte e zënë. Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Autori po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë
Vret të riun për një fjalë goje, autori një ish-i dënuar SHKAKU “Autori po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës. Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.
nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës. Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët. Dy prej
GJYKATË
plumbave e prekën Balliun në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori Olger Mustafaj është një person me precedentë të rrezikshëm penale. Në prill të vitit 2010, Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua me 12 vite burg por për sjellje të mirë, ai bëri
Banda me policë e doganierë N
Ish-policë dhe doganierë, kanë përfunduar të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën dyshimet se kanë ndihmuar trafikun e të paktën 8 tonëve drogë me destinacion Italinë. Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara dorëzuan në gjykatë si të pandehur 25 persona, që nga ish-shefi i stacionit policor Durrës, Julian Doraci, 4 agjentë antidrogë në këtë port, Medi Demiri, Fatmir Plaku, Agron Kapllani e Mexhit Xhixha, deri tek kontrollorë e përgjegjës turni. Droga e zbuluar në Itali në shkurt 2017 në Portin e Ankonës, kishte kaluar lehtësisht në Portin e Durrësit pas deklarimit të shoferit maqedonas se po transportonte fletë polesteroli. Prokuroria shqiptare thotë se kamioni ka hyrë në Shqipëri në 4 shkurt 2017 përmes Qafë-Thanës dhe se autoritetet atje e kishin kontrolluar. Kamerat e sigurisë në pikën kufitare tregojnë shkeljet e gjithë punonjësve që ishin në turn ashtu siç kuptohet se të njëjtat shkelje kanë vijuar edhe në Portin e Durrësit pasi asnjëri nga punonjësit e policisë nuk ka ushtruar kontroll në kamion. Episodi i dytë ka sërish lidhje me trafikun e dy tonëve drogë që ka dalë nga Shqipëria në 19 mars 2017. Ngarkesa ishte fshehur në pllakat e gipsit dhe as efektivët e policisë, as agjentët doganorë nuk kanë kryer kontrollet.
GJYQI
ë datë 25 janar, Klement Balili do të dalë sërish para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi do të zhvillohet seanca paraprake para se të vendoset nëse çështja do të kalojë për t’u gjykuar në themel. Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore. Do të jetë pikërisht gjyqtarja Miliana Muça, që do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim. Nëse gjyqtarja nuk është e bindur atëherë vendos që dosja të rikthehet duke i lënë një kohë të caktuar prokurorisë për hetimet. Në këtë seancë Balili mund të kërkojë gjykim të shkurtuar ose jo. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë”
vetëm 7 vite. Kishte vetëm një vit i liruar nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në prill të 2010, kur Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy
herë. Emri i Mustafaj u lakua nga mediat edhe në vitin 2013, pas një sherri në burgun e Drenovës ku kryente dënimin. Mustafaj plagosi gjatë ajrimit të burgosurin tjetër Aurel Nazifi. Shkak i ngjarjes mendohet se ka qenë një konflikt i nisur 6 muaj përpara ngjarjes mes dy të dënuarve, për arsye banale. Por as kjo nuk ka qënë hera e dytë që Olger Mustafa “takohet” me policinë. Ai është kapur disa herë me lëndë narkotike dhe armë pa leje, madje ka qënë edhe shkaktar i një aksidenti në fshatin Lumalas.
Në 25 qershor Balili para Krimeve të Rënda
pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Balilit i adresohen 4 akuza por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova. Prokuroria iu referohet hetimeve greke që
e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016. Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.
KULTURE
16 E shtunë, 19 JANAR 2019
NE PERVJETORIN E VDEKJES
KUMTIM Nga Albert Vataj
M
e Rudyard Kipling na lidhin pak gjëra, por mjafton, poe zia “Në mundësh”, ky psalm i shenjt i një vullneti të përkorë, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite. Ka krijues, të cilën dhanë një kontribut të pashoq me sublimen e tyre krijuese, por që vulosën përjetësinë me një vepër monumentale. Kaq mjafton për të qëndruar në panteonin e vlerave, për të qenë testament i thesareve të njerëzimit. Rudyard Kipling u lind në Mumbai më 30 dhjetor 1865 dhe ndërroi jetë në Londër më 18 janar 1936. Konsiderohet si një novator në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë konsiderohen si klasikët e këtij zhanri. Kritika e ka përshkruar punën e tij si “një dhuratë e gjithanshme dhe shkëlqim i narracionit”. Kipling ishte ndër shkrimtarët e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, si në prozë ashtu edhe në vargje. Kontributi i tij shënjon si një vlerë në artin e tekstshkrimit dhe rrëfimtarisë gjatë fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX. Në vitin 1907, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë kështu shkrimtari i parë i gjuhën angleze që vlerësohet me këtë çmim dhe më
i riu që laurohej. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling ka ndryshuar në bazë të klimës politike dhe sociale, të moshës dhe pikëpamjet që rezultojnë të kundërta ngase qasej të dominoheshin gjithandej përgjatë shekullit XX. George Orëell e quajti atë një “shenjt i imperializmit britanik “. Kritiku letrar Douglas Kerr shkroi: “Ai, Rudyard Kipling është një autor që mund të frymëzojë me zell mosmarrëveshje dhe vendi i tij në historinë e letërsisë dhe kulturës është ende i paqartë...” Në fëmijëri ai mësoi gjuhën hindu, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi ku punoi si gazetar. Udhëtoi në Japoni, Amerikë dhe në Afrikë të Jugut. Me një temë të njëjtë mori pjesë në jetën letrare dhe politike në Angli. Proza e tij na tregon një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës indiane, dhe botës së ushtarëve britanik, e posaçërisht për botën e fëmijëve dhe të kafshëve. Librat më të rëndësishëm dhe më të lexuar të tij janë ato për xhunglën, që karakterizohet me njohuri të shkëlqyeshme të botës sekrete të kafshëve në Indi. Veprat, të cilat kanë ardhur në shqip nga ky autor janë: “Baladë nga kazerma”, “Tregime nga malet”, “Libri për
Nga Armenida Jolldashi
K
xhunglën”, “Kimi”, “Drita është e shuar”. Por mbi të gjitha ajo që ka rrokur interesimin e shumë lexuesve është poezia e tij emblematike, e cila ka përthitur interesimin e shumë shqipëruesve për ta sjellë këtë thesar sa më afër kumtimit të vetë autorit në dëshirimet tona për poezinë. “NË MUNDESH...” poezia e britanikut
Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin. Ajo është ndoshta poezia më përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arat në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.
Et tu Brute!
ESSE ush nga ne nuk ka ndjerë ndonjë herë ndonjë thikë pas shpine? Kush nga ne nuk ka ndjerë t'i thyhet shpirti pikërisht nga dikush të cilit mund t'i kemi lejuar hyrjen brenda tij? Të lënduar nga miq, miq që hiqen si miq, të tjerë thjeshtë lakmiqare të diçkaje që ti ke ose thjesht për atë që ti ne vetvete je. Sidoqë të ketë qënë rrethana, jemi ndjere të tradhëtuar, të vrarë, të paktën një herë në jetë. Tradhëti që në fillimin e botës! Jo,nuk është e vërtet! Tradhëtia ekzistonte që para krjimit të saj. Bibla na hapet me krijimin e gjithçkaje, qiellit, hënës, yjjeve, dites, natës e pastaj të krijimit të çdo gjallese në tokë dhe atë të Evës e Adamit. Pason me thyerjen e besimit, të fjalës që është në vetvete një tradheti karshi krijuesit të tyre, ngrënia e mollës (frutit, per të qënë të saktë) duke dëgjuar kështu gjarpërin, djallin. Çfarë nuk na thotë është kush është ai, gjarpëri, djalli. U harrua të shkruhet ky detaj? Nuk u shkrua qëllimisht? Apo u shkrua dhe një dorë e kujdesëshme e fshiu. E pra, gjarpër, i cilu u bë simbol i djallit, dhe ai vetë ishte engjëll. Ai ishte Lucifer, helel në gjuhën e hebrenjeve, që do të thotë sh-
Rudyard Kipling, përjetësinë e të cilit e skaliti një poezi
këlqim, ylli i ndritshëm i mëngjesit. Ylli i shndritshëm i mëngjesit! Sa i vlerësuar paska qënë dhe pse ra kaq poshtë? Pse lihet jashte ky fakt? Pse fshihet fakti që tradhëtia ekzistonte më parë, në rrangun më të lart, atë hyjnor. Sa do i fshehur, sa do i lëne jashte identiteti i tij në zanafillë, ai zbulohet në pjese të tjera të biblës si tek Korinitat : " Nuk është e çuditëshme, djalli paraqitet si engjëll i dritës." Tek Jude thuhet: "Engjëjt qe nuk mbajtën vendin e tyre të autoritetit, por e braktisën atë, u mbajtën në errësirë me zinxhirë të përjetshëm gjer ditën e gjykimit". Pra flitet për engjëj që rebeluan dhe lakmuan pushtet. Lucifer, yll i shndërritshem i mëngjesit! Do të ketë qënë një engjëll me rëndesi, me pushtet. Apo mos kemi dicka tjeter të fshehur pas dritës mos kemi Prometeun, zjarrin qelë vodhi nga Zotat, mos kemi Titanët dhe luftën për pushtet të fshehur pas engjejve ne zinxhire të përjetshëm? Ka mundesi. Mite, legjenda, libra të më vonshëm fetarë të gjithë përmbajnë një hije të përbashkët misteri, lufte dhe tradhëtie. Mos të shkelim në këtë shteg! Se në një labirint tjetër patjetër do të na shpjerë. Le të kthehemi pas në zanafillë,
tek dy vëllezërit Kain dhe Abel. Nga xhelozia Kaini e vret Abelin dhe ja vazhdon zinxhiri i lakmise, tradhëtisë, vrasjes dhe nuk ndalet as nga përmbytja e madhe. Përzgjedhja e familjes së Noas nuk ndihmoi aspak. Dhe ata në gjak e kishin helmin. Ishte thjesht çështje kohe gjersa të zbërthehej sërisht kodi gjenetik që në një nga hallkat e tij e përmban tradhëtinë. Josefi i rrahur, i shitur në skllavëri nga vëllezërit e tij dëshmon aty në faqet e biblës së shejnjë perfundimin e dështuar të manovrës: Përmbytje. Vellai kundër vëllait. Biri kundër atit. Miku që pas shpine ther mikun. Kaq shume vrasje pas kraheve, kaq shumë Makbetha, Çezare,..kaq shumë lakmi për të patur diçka qe s'është e tyre ose pushtet. A nuk eshte lakmia për para që bëri Juden te tradhëtonte Krishtin e a nuk eshte frika e humbjes së pushtetit të mbretit kukull nën dorën e hekurt romake, që çoi në dënimin, kryqëzimin e tij. Ponc Pilati i lau publikisht duar e tij. Ishin hebrenjte që thërrisnin: të kryqëzohet! Të kryqëzohet! Do të doja shumë te dija seç mendonin ne orët e fundit Krishti e Peometeu? Në agonin e tmerrshme a pyetnin : a ja vleu? A ja vleu ky vet flijim per rracën njerëzore? Kur ata që ju aq fort i deshët, mbas shpinës ua ngulën thikën me komplote, intriga,
tradhëti, ç'ngushëllim mund të kishte zemra? Kur i lidhur pas shkëmbi vuan e asnje nuk ngrihet të ndihmoje, kur më të afërmit të mohojne siç beri dhe Pjetri, agonisë së trupit i shtohen agonit e shpirtit në ikje. Tradhëti e intriga pafund aq më tepër rrotull fjalës së mallkuar Pushtet. Ja psh Colin Falconer e hap librin e tij: KUR NE ISHIM PERENDI me një përshkrim të gropës ku mbanin gjarpërinjtë helmues në pallat. Kleopatrës dhjete vjeçare, i ati po i jepte mësimin e "mbijetesës". Po zgjidhin një gjarpër që t'ja dërgojne Berenices motrës së madhe të Kleopatrës, e cila ka rebeluar kundër të atit. I ati po zgjidhte kobrën që do i sillte vdekjen vajzës së tij dhe këtë e bënte gjithë qetësi, madje duke i dhëne leksion dhe të voglës, Kleopatres. " Kjo është bota që ti ke trashëguar. Çdo pallat është i mbushur me gjarpërinj, dy fish më vdekje prurës se këta. Ti duhet të jetosh në një fole të tillë gjarpërinjsh. Ti duhet të mësosh të jesh e shkathët, të gjarpërosh si ata. Përdore helmin e tyre me mëncuri dhe në momentin e caktuar godit pa hezitim në qoftë se do të mbijetosh" Kobra simbol i egjiptit! Ironi therëse me vete! Fole gjarpërinjsh pallati mbretëror! Në vend të fisnikërisë, komplote, tradhëti, vdekje. Të
Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsin fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëhoqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 - Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger. Fatkeqësish kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjt. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish. Kjo poezi është një emblemë e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe humë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc. gjitha këto për pushtet. Kaq e madhe është lakmija! Babi helmon fëmijën, fëmijet njeri- tjetrin. Fole gjarpërinjsh kudo, në çdo komb. Nga Macbethi e gjer tek sulltanet e shahët, nga romaket e gjer tek civilizimet që ato dogjën e shatërruan në ngjitjen e tyre të lavdishme. Një Edip i lajthitur seç më vjen në mendje. S'di a t'i besoj pafajsisë së tij? A mos e kanë thurrur mjeshtërisht historinë e tij që të mos dalë krejt i përlyer në gjak? S'e di! Di që s'i besoj asgjeje e as kujt kur bie erë gjaku. Një Rozafë brenda meje ngrihet më e madhe se unë vetë dhe më kujton tradhëtinë e kunetërve të saj, kunatave të zgjuara. Syri i saj i panguruar sheh thellë në shpirtin tim. Sheh plagët e Brutërve që dhembin më shumë se të thikat e gjithë senatit bashkë. Gjithnjë janë më të afërmit ata që të japin plagët më të thella, ato që mezi mbyllen, ato që lënë gjurmët më të thella pas. Fjalët e fundit të një Çezari të përgjakur shkundin muret e shpirtit në dhimbje: Et tu Brute?! Një thënie të Dostojevskit do t'u thoja tërë Judave e Brutave të sotshëm: "Mëkati më i madh është të shkatërrosh e tradhëtosh vetveten, për asgje" Asgjë...Asgjë së fumdmi janë tëra. Gjëra, gjendje të përkohëshme ndërsa ndjenja e fajit, mëkatit…. pyetni zonjën Makbeth me ç'sapun a ritual mund të lahet. Tradhëti! E lindur bashkë me botën, e ngjizur nga farë e Lucifereve të shembur në imazhin e njeriut sipas Krijuesit! S'di a do të vdesësh një ditë bashkë me botën a qiejve të zbrazur përjetësisht do endesh!
SHOWBIZ
17 E shtunë, 19 JANAR 2019
Mishelle Obama ka ditëlindjen, urimi i veçantë i bashkëshortit Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 55-të. Mes shumë urimesh nga të afërm, miq dhe adhurues, nuk mund të mungonte një urim edhe nga bashkëshorti i saj Barack Obama. Ish-presidenti amerikan publikoi një foto të tyren, me mbishkrimin “E kam ditur që atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur për këtë, ti je një dhe unike Michelle Obama. Gëzuar ditëlindjen”. Fotoja që ka zgjedhur ish-presidenti SHBAsë është realizuar në qytetin Mombasa të Kenias, në vitin 1991, i njëjti vit kur ata u fejuan. Ish-Zonja e parë u përgjigj në postimin e të shoqit duke i falënderuar të gjithë për dashurinë e ofruar për ditëlindje dhe duke thënë se ajo është krenare për rrënjët e
Freeman akuzohet për ngacmim seksual të mbesës Morgen Freeman, aktor kaq i dashur për ne, është akuzuar sërish për ngacmime seksuale. Dhe kësaj radhe për mbesën e gruas së tij të parë. Aktori Morgan Freeman akuzohet për ngacmim seksual të mbesës së ndjerë, të gruas së tij të parë Jeanette Adair Bradshaw. Gjatë gjyqit që u mbajt ndaj vrasësit të mbesës E’Dena Hines, Lamar Davenport, nëna e viktimës akuzoi aktorin e famshëm të Hollivudit se ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe fajësoi atë për vdekjen e saj.
saj të Jugut, partnerit dhe vajzave, dhe çdo kthesë të paimagjinueshme gjatë këtyre 55 viteve. “Faleminderit të gjithëve për urimet dhe për dashurinë e ofruar. Ju dua të gjithëve. Jam shumë krenare
për rrënjën e mia nga jugu, për partnerin tim, për vajzat e mia dhe për cdo kthesë të paimagjinueshme gjatë këtyre 55 viteve. Mezi pres të shoh se çfarë na pret në të ardhmen”shkruan Michelle Obama.
U tha se po kurohet për shëndetin mendor, reagon vajza e Michael Jackson Paris Jackson po kurohet për shëndetin e saj emocional dhe fizik. Vajza e ikonës së “pop”-it, Michael Jackson, vendosi të reagonte sot përmes një postimi në Instagram, i cili është i pari prej 12 dhjetorit. “Po kam marrë një pushim nga puna dhe mediat sociale dhe telefoni, sepse mund të jenë shumë ngarkesë ndonjëherë dhe të gjithë e meritojmë një pushim, por jam e lumtur dhe e shëndetshme dhe ndihem më mirë se kurrë”, shkroi Paris në foton ku shfaqet me qenin në
prehër, por nuk tregon fytyrën e saj. Modelja dhe këngëtarja 20-vjeçare zbuloi se grupi i saj muzikor “The Sound Flowers”, kanë disa këngë të reja që do t’i publikojnë, duke e mbyllur se do të kthehet së shpejti. Të martën “People” konfirmoi se Jackson kërkoi ndihmë në një qendër rehabilitimi. “Pas një viti të zënë me angazhimeve, Paris vendosi që ajo duhej të merrte ca pushime, që t’i jepte më shumë rëndësi shëndetit të saj fizik dhe emocional”, tha një burim i afërt për median.
Regjisori i Hollivudit kërkon të bëjë një film për jetën e shqiptarit të suksesshëm Janë të pakta rastet kur një regjisor më famë botërore që bën filma në Hollivud të kërkojë që të bëjë film për jetën e një personazhi shqiptar. Por kjo ka ndodhur me boksierin e njohur Ismail Keta. Ish-kampioni botës tha për Adrenalinë në IN TV se ka një një ofertë nga një regjisor i Hollivudit për të bërë një film për jetën e tij. “Mua më kanë ardhur disa regjisorë, madje dhe një regjisor që ka luajtur filma në Hollivud me Robert Demirën dhe shumë të tjerë dhe më tha që jeta jote nuk ka nevojë për mua. Kështu ne jemi në hapat për të zhvilluar një film për jetën time”- tha Keta për IN Tv. 42-vjeçari është një nga sportistët më të famshëm shqiptarë duke arritur të shpallet tre herë kampion bote në kick-boks, por mesa duket do ta shohim edhe në një profesion tjetër.
Për të luajtur Sansën në Game Of Thrones, aktores i kërkuan një gjë të neveritshme Sophie Turner është kthyer në një nga personazhet më të preferuar pas interpretimit në Game of Thrones të Sansës. Mirëpo ylli i “Game of Thrones” ka treguar se gjatë xhirimeve është ndeshur me një situatë të sikletshme, jo higjienike dhe të pështirë. “Në sezonet e para unë isha në rolin e një vajze aristokrate dhe më lejohej të laja flokët. Pas sezonit të pestë më kërkuan që të mos i laja flokët asnjëherë dhe ishte diçka me të vërtetë e neveritshme”. Sophie, që ka pasur gjithnjë probleme me yndyrën e flokëve, filloi të kishte ankth. Sikur të mos mjaftonte, grimcat e borës artificiale në
“Game of Thrones” ngecnin te flokët, i krijonin volum dhe shtonin yndyrën. Por pas disa kohësh ajo kërkoi paruke dhe fatmirësisht e lejuan.
VIP
18 E shtunë, 19 JANAR 2019
Skandali seksual fundos këngëtaren, tradhton burrin serb me një boshnjak Këngëtarja Jelena Karleusa është bërë emri më i komentuar në faqet rozë serbe për shkak të një skandali seksual me futbollistin boshnjak Ognjen Vranjes. Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa video ku shfaqet tërësisht e zhveshur duke bërë një bisedë tepër intime me futbollistin. Të gjitha spekulimet se tradhton bashkëshortin Dusko Tosiq, me të cilin ka dy vajza, Jelena i ka përgënjeshtruar me një postim në Facebook. “Në shumicën e fotove të publikuara, nuk jam unë ajo në foto dhe janë fotomontazh, që të gjithë me pak aftësi dhe me një kompjuter mund ta bëjnë. Disa nga përmbajtjet janë fotografitë e vjedhura nga telefoni im, të përditësuara dhe të vendosura për të më dëmtuar mua dhe familjen time. U bëj thirrje mediave dhe
Gati për ta falimentuar, reperja më e vogël në botë sfidon Kylie Jenner Reperja që u bë e njohur se rrahu nënën e saj, Danielle Bregoli po ngjit majat e suksesit cdo ditë me anë të muzikës. Këtë herë, ajo ka vendosur që të hapë një biznes, me të cilin thotë se do rrënojë miliarderen më të vogël në botë, Kylie Jenner. Duket se Danielle e lakmon pasurinë dhe famën e Kylie si sipërmarrëse, prandaj ka firmosur kontratën 6-mujore me kompaninë kozmetike “CopyCat Beauty”. Kjo kompani do e paguajë Daniellen me 900 mijë dollarë për të promovuar produktet kozmetike. Përvec kësaj, reperja do marrë dhe përfitime në të ardhura nga përqindjet. Edhe pse e di që do përballet me produkte që kanë krijuar klientelë si ajo e Kylie dhe Rihannës, reperja 17-vjecare thotë se është gati t’i sfidojë.
njerëzve nga rrjetet sociale që të mos marrin pjesë në këtë. Të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj do të jenë ligjërisht përgjegjës”, shkruajti Jelena. Ende nuk është zbuluar e vërteta e kësaj historie.
Këngëtarja e famshme u bë e njohur për publikun shqiptar pasi tregonte shpesh herë se emrat me më shumë ndikim në modë si Kim Kardashian e Beyonce i vjedhin stilin në veshje.
Madonna, pjesë e Eurovision 2019, ja cilin shtet do përfaqësojë Diva e muzikës pop, Madonna mund të jetë pjesë e festivalit të muzikës Eurovision 2019 që do mbahet në maj në Tel Aviv. Mediat e huaja kanë raportuar se Madonna është në negociata me KAN (Korporata e Emetimeve Publike të Izraelit) për disa muaj për të performuar në festivalin europian. Burimet lidhur me të thonë se këngëtarja ka rënë dakord për pjesëmarrjen, por ka patur disa mosmarrëveshje
mbi sasinë e parave të kërkuara nga përfaqësuesit. Tema e këtij viti në “Eurovision” ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe KAN po synon të çojë një emër me famë ndërkombëtare që t’i sjellë triumfin. Mbetet për tu parë nëse Madonna dhe stafi i saj do bien dakord. Ndërkohë, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.
Aksident në familjen mbretërore Duka i Edinburghut, Princ Philip është përfshirë në një aksident automobilist mesditën e sotme (17 janar), por fatmirësisht nuk është lënduar. Mbretëresha Elizabeth ishte pranë 97-vjecarit kur humbi kontrollin e makinës “Range Rover” dhe u përplas me një furgon që transporton njerëz. Pallati mbretëror konfirmoi se aksidenti ndodhi pranë “Sandringham Estate”. Sipas dëshmitarëve, makina të cilën po ngiste Duka u përmbys. Policia dhe ambulanca nxituan të shkojnë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë dy njerëzve që kishin lëndime të lehta. Mediat e huaja raportojnë se Princi Philip nuk pësoi asnjë dëmtim, përvec tronditjes psikologjike. Një dëshmitar tha se e ndihmoi Dukën që të dilte jashtë makinës. “Ai ishte i vetëdijshëm, por shumë i tronditur”, tha korrespondenti mbretërore Nicholas Witchell.
Vajzat e Mihajloviç, “mahnitëse” në rrjetet sociale Babai i tyre ka qenë një futbollist shumë i suksesshëm në kombëtaren serbe , por edhe në kampionatin italian, me skuadra si Interi e Lazio, ndërsa vajzat shkëlqejnë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Viktorija dhe Virginia Mihajlovic, 22 dhe 20 vjeçe, vajzat e ish mbrojtësit serb Sinisa Mihajloviç, të cilat janë shumë të famshme në rrjetet sociale. Së fundi vajzat e Mihajloviç janë bërë pjesë edhe e kastit të “Ishullit të të famshmëve të vitit 2019”, që do të marrë udhë më 24 Janar, detaj që e kanë zbuluar në rrjetet sociale.
KURESHTI
19 E shtunë, 19 JANAR 2019
Eva Braun nuk kreu kurrë marrëdhënie seksuale me Hitlerin Eva Braun nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale me Hitlerin për shkak të një gjendjeje të rrallë gjinekologjike që i shkaktonte dhimbje të padurueshme. Eva mendohet se vuante nga sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), sipas Thomas Lundmark, i cili ka përfunduar një biografi të jetës së Braun. Gjendja e rrallë ndodh kur tek foshnja e palindur nuk arrihet të zhvillohet plotësisht një sistem riprodhues, duke i lënë ato me mitër të vogël ose pa mitër dhe një kanal vaginal që mund të jetë i shkurtër, i ngushtë ose plotësisht i zhdukur. Të rriturit me MRKH të patrajtuar raportohet se kryenin seks me dhimbje të madhe dhe shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, midis tyre edhe Eva Braun, sipas profesorit Lundmark. Një provë kryesore është një kalendar i mbajtur nga gruaja e Dr Gustav Scholten, një gjinekolog i shquar nazist që punonte në Klinik Rechts der Isar të Mynihut. Në kalendar, Scholten përshkruan një telefonatë nga banesa e Hitlerit, Berghof, duke shkruar: "Telefonatë nga Berghof. Udhëtim në Itali nga Fuehrer. Faleminderit për operacionin Eva Braun." Scholten u vra në një aksident me makinë në gusht 1944, por Lundmark arriti të gjurmonte djalin e gjinekologut, Gerhard, i cili gjithash-
tu ka vdekur. "Fola me djalin dhe ai më tha se kishte qenë në spital. Dhoma e Evës ishte e mbushur me lule si një dyqan lulesh,"-tha Lundmark. Arsyeja e operacionit është konfirmuar në një intervistë me nënën e Evës, Fanny, e kryer nga gazetari turk-amerikan Nerin Gun, i cili botoi një biografi të Braun në vitin 1968. "Ajo u operua për shkak të vaginës së ngushtë,"-tha Lundmark. Dëshmia e të tjerëve që e njihnin Braun personalisht hedh dritë të mëtejshme mbi natyrën e marrëdhënies së saj Hitlerin. Gjatë një udhëtimi në Romë, Eva i pranoi përkthyesit të saj, diplomatit nazist
Eugen Dollmann, se nuk kishte pasur asnjë intimitet fizik me Hitlerin. Sipas kujtimeve të Dollmann, ajo tha: "Misioni, misioni, misioni është gjithçka që ai e di .... ideja e kontaktit fizik do të nënkuptonte ndotjen e misionit të tij." Ai gjithashtu citon psikiatrin personal të Hitlerit, Karl Brandt dhe dy sekretarët e tij, Gertraud Junge dhe Christa Schroeder, të cilët hodhën poshtë çdo ide se kishte një marrëdhënie seksuale me Braun. Madje edhe vetë Hiteri në testamentin e tij të fundit i drejtohet si marrëdhënie platonike kur i referohet Braun "për shumë vite miqësi besnike".
U bllokuan në minierë një muaj më parë, gjendet trupi i një prej 14 minatorëve Zhytësit e marinës indiane kanë gjetur trupin e një punëtori, që mbeti i bllokuar brenda një miniere qymyri në Meghalaya, së bashku me 14 minatorë të tjerë. Burrat hynë në minierën ilegale më 13 dhjetor dhe u bllokuan brenda kur pusi u përmbyt nga një lumë aty afër. Një mjet
nënujor zbuloi trupin në një thellësi prej 48 metrash, tha marina. Fati i minatorëve të tjerë të bllokuar është i paqartë. Flota shtoi se trupi do të nxirrej nga miniera nën mbikëqyrjen e mjekëve. Rreth 200 persona të ekipit të shpëtimit ndodhen në vend dhe po përpiqen të kullojnë ujin në
minierë. Miniera 112 metra e thellë, ku punëtorët janë bllokuar ndodhet në rrethin e largët të East Jaintia Hills. Minierat me 'vrima të hapura' janë gropa të gërmuara në tokë duke krijuar një vrimë të ngushtë për të gjetur qymyr dhe janë shumë të rrezikshme. Punëtorët përfshirë fëmijët zbresin në miniera duke përdorur shkallët e bambuje dhe aksidentet janë të zakonshme. Krijimi i këtyre llojeve të minierave është ndaluar me ligji në vitin 2014, por pronarët e minierave e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme të Indisë. Shumica e minatorëve të paligjshëm në Meghalaya janë punëtorë emigrantë që vijnë nga shtetet fqinje për të fituar para. India është vendi i tretë më i madh në botë që prodhon qymyr dhe siguron 60% të nevojave energjetike të vendit, por industria është shumë e dobët.
Prodhimi global i kafesë nën kërcënim Sipas një vlerësimi bimët e kafesë janë në rrezik. 60% e 124 specieve të bimës së kafesë në botë janë në prag të zhdukjes. Më shumë se 100 lloje të bimës së kafesë rriten natyrshëm në pyje, duke përfshirë edhe dy lloje që përdoren për kafen që pimë ne. Shkencëtarët thonë se shifra është shqetësuese, pasi kafeja e 'egër' është kritike për prodhimin global të kafesë. Rreth një në pesë bimë në botën kërcënohen me zhdukje dhe shifra prej 60% është "jashtëzakonisht e lartë". "Nëse nuk do të ishte për bimët e egra, nuk do të kishim kaq shumë kafe për të pirë
sot në botë,"-tha Aaron Davis, i Royal Botanic Gardens."Sepse nëse ju shikoni historinë e kultivimit të kafesë, ne kemi përdorur lloje të egra për të bërë prodhimin e kafesë të qëndrueshëm." Hulumtimet e publikuara në revistën "Advances for Science" zbuluan se masat e marra për ruajtjen e bimës nuk janë "të pamjaftueshme" për kafenë e egër, duke përfshirë ato që konsideroheshin "kritike" për prodhimin afatgjatë të kafesë globale.
Krijohet roboti që do i përmirësojë jetën të moshuarve Një robot i ndërtuar nga shkencëtarët në SHBA mund të ndihmojë njerëzit e moshuar dhe ata që vuajnë nga demenca të jetojnë vetë, pa ndihmën e një kujdestareje. Sistemi i robotit ka sensorë të ngulitur rreth shtëpisë për të përcaktuar se ku është një banor, çfarë po bën dhe kur ka nevojë për ndihmë. Kur është e nevojshme, roboti ndihmës mund të vendoset për të gjetur banorin dhe të japë udhëzime video për mënyrën se si të kryejë detyra të thjeshta, madje dhe ti tregojë se kur duhet të pijë ilacet ose të ushqehet. Diane Cook, profesoresha e shkencave kompjuterike tha se sistemi është krijuar me qëllimin që të sa më shumë të moshuar që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, pa patur nevojë për përkujdesjen e dikujt.
Hoteli në Tokio heq nga puna 200 robotë, në vend të tyre punëson njerëz Jo efiçentë, të ngadaltë dhe të paaftë për t'ju përgjigjur kërkesave të klientelës. Të paktën gjysma e punonjësve të hotelit 'Henn-na' në Tokio do pushohen nga puna. Të gjithë këta punonjës janë robotë. Hoteli ishte bërë i famshëm sepse ishte ndër të parët në botë që kishte 200 robotë punonjës në vend të qenieve njerëzore. Në harkun kohor të tre vjetëve, eksperimenti mund të konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit, në kohët e fundit, kanë marrë shumë kritika nga klientela dhe kështu kanë vendosur të proçedojnë me "pushimet nga puna". Siç shkruan "The Wall Street Journal", i pari që u çaktivizua, ishte asistenti zanor i dhomës Kuri, që nuk arrinte t'i përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, apo aktivizohej në mes të natës, sa herë që dëgjonte gërrhitje. Ndërsa portierët, fikeshin në rast dëbore
apo shiu dhe u kritikuan nga klientët si shumë të ngadaltë. Përsa u përket recepsionistëve, të adaptuar për check-in, nuk dinin të jepnin informacion mbi vendet që duheshin vizituar apo oraret e avionëve. Robotët, pas pak vitesh u konsideruan si të vjetëruar, apo u dukën shumë démodé para modeleve të reja e më të avancuara. Por, menaxheri i hotelit vendosi të mos i zëvendësojë robotët dhe të kthejë faqe, duke i besuar kësaj radhe aftësive njerëzore. Megjithatë, koha e robotëve nuk ka mbaruar.
SPORT
20
E shtunë, 19 JANAR 2019
Mbrojtësi i kombëtares sonë sipas mediave italiane do të vijojë që të jetë rezervë për Ancelottin
Napoli gënjen Hysajn, mbrojtësi shkodran drejt transferimit në Premier League Rozalb Lika
Teuta dhe Skënderbeu “paqe” në miqësoren e luajtur në Durrës
Shumë raste por asnjë gol në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit mes Teutës vendase dhe Skënderbeut. Të dy trajnerët Shkëmbi dhe Shehi e nisën sfidën me pjesën më të madhe të titullarëve pasi ky takim ishte një provë e vërtetë për të dyja skuadrat për të parë gjendjen e futbollistëve vetëm pak ditë para rifillimit të kampionatit. Teuta ishte e pafat në këtë sfidë pasi u ndal dy herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, fillimisht ishte i riu Jazxhi që në pjesën e parë goditi shtyllën ndërsa në fraksionin e dytë Kamara e stampoi topin sërish në shtyllë. I pafat edhe sulmuesi i talentuar Vila që u ndal nga traversa ndërsa në minutat e fundit regjistroi një rast të rrezikshëm edhe Asani për Skënderbeun.
E
lseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Ancelotti, i cili nuk ka të njëjtën konsideratë si paraardhësi i tij, Sarri. Përpara dy javësh, palët u takuan për të diskutuar mbi të ardhmen e shqiptarit. Në mbledhjen që zgjati 3 orë dhe ku ishte i pranishëm Carlo Ancelotti. Pikërisht trajneri i “të kaltërve” siguroi dhe sqaroi agjentin e Hysajt, Mario Giuffredi, se e konsideronte ende të rëndësishëm në projektin tekniko-taktik të skuadrës mbrojtësin kuqezi. Një farë premtimi se gjërat do të ndryshonin, ndërsa drejtori sportiv, Giuntoli, do të shprehte gatishmërinë e Napolit për të rinovuar me shqiptarin dhe modifikuar rrogën me një rritje të konsiderueshme. Hysaj fiton 1,8 milionë euro në sezon plus bonuse (në total, 2 milionë euro), ndërsa kërkesa për të zgjatur kontratën që skadon në qershor të vitit 2021 është 3 milionë euro. Napoli nuk është dakord dhe përpiqet të negociojë për 2,5 milionë euro, ndaj edhe ka shtyrë këtë çështje për në fund të sezonit. E ndërsa po diskutohet për kontratat e disa futbollistëve të tjerë, shkodrani është lënë në harresë. Giuffredi, në anën tjetër, pasi ka shpërthyer me akuza ndaj klubit, është qetësuar për momentin, por kjo është vetëm diçka e përkohshme. Interesimet nga Atletico Madrid dhe Chelsea janë konkrete, por ajo që mungon është oferta. Napoli ka zbritur nga 50 milionë eurot e klauzolës, duke shkuar në 35 milionë euro. Hysaj është totalisht i zhgënjyer nga trajneri Ancelotti dhe drejtuesit, aq sa ka kërkuar që të largohet, nëse nuk shihet më si titullar. Hysaj mund të largohej që në janar dhe se kontaktet me Sarrin janë të vazhdueshme, por ajo që vendos është Marina Granovskia, krahu i djathtë i Roman Abramovich. Sarri do të donte Hysajn dhe shumë të tjerë, por çdo lëvizje është e monitoruar nga UEFA. Hysaj është lodhur me premtime dhe do fakte, por gënjeshtrat e Napolit duket se do të shtyjnë shkodranin që të mendojë largimin që gjatë kësaj merkatoje. Premier League duket destinacioni më i duhur për të.
NDESHJA
TEUTA-SKËNDERBEU
PRESIDENTI
Shkëmbi: Barazimi më kënaq, merkato e hapur
Hetimi ndaj Luftëtarit, Duka: Nuk kam informacion, është normale
Teuta mundi Laçin në miqësore para tri ditësh, ndërkohë që dje luajti sërish shumë mirë ndaj Skënderbeut, duke goditur 2 herë shtyllën. Një sinjal i qartë se durrsakët janë në formë perfekte dhe duhen pasur frikë, edhe pse për Shkëmbin miqësoret nuk vlejnë shumë. “Mendoj se morëm atë për të cilën e bëmë këtë miqësore. Për të parë ekipin, edhe për të parë ndonjë lojtar të ri që kemi marrë. Shkoi mirë deri diku, në këto ndeshje shihen më shumë defektet, që sot patëm disa. Të mundohemi të përmirësohemi deri sa të fillojë kampionati. Objektivi unë është që të vazhdojmë të njëjtën ecuri. Kjo është dëshira jonë dhe synimi ynë. Shpresoj që t’ia arrijmë deri në fund. Mendoj se objektivi jonë është që të vazhdojmë atë ecuri që patëm fazën e dytë. Kjo është dëshira dhe objektivi jonë, shpresoj t’ia arrijmë deri në fund.”, deklaroi Shkëmbi duke folur për RTSH. Merkatoja mbetet në fokus dhe Shkëmbi kënaqet të paktën që nuk iku Latif Amadu:” Na vjen mirë për qëndrimin e Latif. Nëse vjen ndonjë më i mirë, e mirëpresim”. Renato Arapi ka lënë Turqinë dhe kërkon të luajë për Teutën, por problemet me Afjonspor po e pengojnë: “Ai duhet të zgjidhë problemet që ka në Turqi, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Teuta synon që këtë sezon të zërë një vend për në kupat e Europës, një objektiv i arritëm nëse vijon me ecurinë e fazës së fundit, teksa tashmë është vetëm 4 pikë larg vendit të parë.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe departamentet juridike të saj organizuan në Tiranë një workshop të veçantë lidhur me ligjin e sportit dhe arbitrazhin. “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues” (E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore). Para fillimit të eventit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për mediat, ku ndër të tjera është pyetur edhe për dokumentin e publikuar para pak ditësh, ku FSHF njoftohej disa muaj më parë për një hetim të hapur nga UEFA rreth ndeshjeve të Luftëtarit në kupat e Europës. Duka ka folur shkurt, duke iu shmangur kësaj teme, por përgjigja e tij ka qenë e çuditshme, pasi hetimi i një klubi shqiptar tashmë trajtohet si diçka normale, rutinë. “Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet”. Në këtë takim ku folën disa nga avokatët dhe juristët edhe të UEFA-s ishte i pranishëm edhe avokati i Shqipërisë për çështjet e Arbitrazhit Sportiv Antonio Rigozzi si personazhi më i njohur në vendin tonë për shkak të përfaqësimit që na ka bërë në përballjen me palën Serbe për ngjarjet e tetorit të vitit 2014. Fitimi i atij gjyqi ndihmoi dukshëm Shqipërinë në pjesëmarrjen në finalet e Europianit “Euro 2016”.
SPORT
21
E shtunë, 19 JANAR 2019
SHORTI Portugezi në një intervistë për “beIn Sports” ka treguar disa prapaskena interesante të karrierës së tij Barcelona i shpëton përjashtimit në Kupë, por jo duelit me Sevilla-n
Mourinho: Interi ekipi më i mirë që kam drejtuar, ja si e bleva Mohamed Salah
Pasi mori konfirmimin se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kupës së Mbretit dhe nuk do të përjashtohet për shkak të çështjes “Chumi”, Barcelona ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës çerekfinale. Shorti nuk është treguar shumë bujar me Barcelonën që i ka vendosur përballë S evillan në një përballje të dyfishtë vajtje-ardhje. Short disi më i lehtë për Realin e Madridit që do të sfidojë Gironan surprizën e raundit të 1/8-ave, pasi skuadra katalane eliminoi Atleticon e Madridit. Ndërkohë Getafe do të ketë përballë Valencian, kurse Espanyoli do të ndeshet me Betisin. Ndeshjet e para të raundit çerekfinal do të luhen në datat 22, 23 dhe 24 janar ndërsa ato të kthimit pas një jave në 29, 30 dhe 31 janar.
POTIERI
Buffon: Juve favorite në Champions me afrimin e Ronaldos
J
ose Mourinho së fundmi ka filluar punë si analist futbolli për “beIN SPORTS” dhe gjatë një debati për largimin e Mohamed Salah nga Chelsea, portugezi zbuloi se ai kishte ngulur këmbë për ta sjellë atë në Londër dhe nuk ishte ai që e largoi. “Shumë gjëra janë thënë për këtë çështje dhe nuk janë të vërteta. Unë jam trajneri që e bleva Salah-un, por është krijuar komplet një ide tjetër. Po luanim kundër Baselit në Champions League dhe Salah ishte një djalosh asokohe. Kur luaj kundër një ekipi të caktuar i analizoj lojtarët për një kohë të gjatë, dhe rashë në dashuri me atë djalosh. E bleva atë djalosh, e shtyva klubin
ZIKALTRIT
për ta blerë edhe pse kishim sulmues fantastik si Hazard dhe talente si Willian, por unë iu thash ta blejnë atë. Ai ishte një fëmijë i humbur në Londër, një fëmijë i humbur në një botë të re. Ne donim ta përmirësonim atë, por ai donte të luante dhe nuk priti. Kam pranuar këtë sfidë, pra të komentoj, sepse duke qenë se jam pa pankinë, mund të qëndroj sërish pranë futbollit dhe ta njoh më mirë. Por kjo nuk do të thotë që dua të merrem me komentim, pasi e konsideroj veten shumë të ri, për t’u larguar nga trajnimi”. Ndërkohë portugezi nuk ka fshehur as dashurinë për skuadrën e Interit, që e ka drejtuar në periudhën 20082010, ndërsa në sezonin e dytë
dhe të fundit në Milano, fitoi gjithçka tripletën e famshme, me të cilën Interi krenohet edhe sot, ndërsa Mourinho zgjodhi pikërisht skuadrën milaneze, si më të mirën që ka drejtuar. “Interi ka qenë skuadra më e mirë që kam drejtuar, pasi kemi bërë një sezon fantastik, duke fituar gjithçka. Kemi qenë të pamposhtur dhe kemi eliminuar në Champions, skuadrën më të mirë të botës atëherë, Barcelonën”, theksoi ish-trajneri i Machester United. Portugezi tashmë ka filluar një profesion të ri, atë të komentatorit, duke përfituar plotë 60 mijë euro për çdo ndeshje që transmetohet në Kupën e Azisë, ku dhe bën komentin teknik.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën spanjolle “Marca”, Gianluigi Buffon është rikthyer që të flasë edhe për Juventusin dhe ambiciet e bardhezinjve për një sukses të mundshëm në Champions League. Largimi i portierit të njohur italian u shoqërua me afrimin e Ronaldos, një fakt që sipas tij ka shtuar shanset që skuadra e Allegrit të jetë edhe më e frikshme. “Juventus është një kandidate e madhe për të fituar Championsin së bashku me Real Madrid. Juventus është më i fortë, ka qenë gjithmonë e fortë në 4-5 sezonet e fundit. Këtë sezon është më shumë sepse ka vlerë një futbollistë të madh. Ronaldo është bashkuar me mekanizmin e një ekipi shumë solid, ndoshta ka munguar vetëm një peshë e rëndë. Juventus ka të njëjtat vlera si Real Madrid, Barcelona dhe City, por në Champions asnjë nuk ka garanci se e ka të fituar. Sa i përket afrimit të Cr7 nuk habitem aspak që nisi një aventurë të re. Ai shkoi të Juvja, ndërkohë që unë u largova. Sigurisht do të ishte bukur të luaja me një kampion si ai. Krahasimi me PSG? Skuadra franceze nuk mund të ketë historinë e Juventusit apo të ekipeve të tjera të mëdha. Gjithsesi mendoj se ka të tashmen dhe të ardhmen dhe mendoj se do të bëhet një skuadër e rëndësishme. Shoh një ekip me shumë entuziazëm”, deklaroi Buffon në intervistën për të përditshmen spanjolle.
Interi bën gati goditjen e dyfishtë, gati Zapata dhe Barella I
nteri po punon për të ndërtuar një skuadër të frikshme në të ardhmen. Skuadra zikaltër po përgatitet për një largim të mundshëm të Mauro Icardit, duke gjetur një alternativë të mirë për të mbetur në nivele të larta edhe në sezonet e ardhshme. Objektivi kryesor i Marotta-s është që të rrëmbejë një ndër sulmuesit më në formë gjatë këtij sezoni, Duvan Zapata. Sulmuesi i Atalantës është një zgjedhje perfekte edhe për të formuar dyshen me Mauro Icardin, nëse
argjentinasi do të zgjedhë që të rinovojë. Bergamaskët do të blejnë sulmuesin që është në zotërim të Sampdorias për 12 milionë euro dhe do ta shesin më pas tek Interi për 30 milionë euro. Nëse Icardi do të mbetet në Milano, atëherë me shumë mundësi do të largohet në formë huazimi Lautero Martinez. Zikaltrit mbeten mbetet në konkurrencë me Napolin për të marrë edhe shërbimet e Nicolo Barella, i cili ka përjashtuar kalimin te Chelsea në Londër. Beppe Marotta dhe Ausilio
e kanë vënë si prioritet talentin italian, i cili është në pronësi të Cagliarit dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Në Itali kanë bërë me dije se drejtuesit zikaltër janë hedhur menjëherë në sulm për të siguruar mesfushorin e talentuar. Kartoni i lojtarit vlerësohet të jetë në 50 milionë euro. Një ofertë të tillë që mund ta siguronte edhe Chelsea e Napoli, por në këtë drejtim është favorizuar Interi, të cilët do ta sigurojnë për 40 milionë euro e 10 të tjera në formën e bonuseve.
FORUM FEJTON Nga Hyskë Borobojka Kur del tetori dhe hyn nëntori, herë me të ftohtë, me ditët më të shkurtra e netët me të gjata, në ekranet televizive, në emisionet televizive e në faqet e gazetave ,çdo orë e ditë vazhdon një debat i madh. Kryefjala e tij është "Kur u çlirua Shqipëria, më 28 apo më 29 Nëntor?". Ky mit përsëritet sa herë ndërrojnë portat politikanët, pozita dhe opozita. Këtë problem duhet ta zgjidhin historianët!- thonë. Dhe një takëm ç'është e vërteta, nuk kanë munguar e përtuar të vihen në aktivitet e ta vënë ujët në zjarr. Në vitin 1992 Instituti i Historisë, si bëri studime të thella e mblodhi andej këtej dokumente e fakte të "pakundërshtueshme", vërtetoi, pa pikë dyshimi se Shqipëria është çliruar më 28 Nëntor 1944. U ndërruan qeveritë në vitin 1997. Opozita socialiste u bë pozitë dhe pozita demokratike u bë opozitë, kur për çudi, i njëjti Institut Historie (që e kthen gunën nga fryn era), me fakte e dokumente të "vërteta"
vërtetoi se gjermani i fundit e ka kaluar Hanin e Hotit për në Jugosllavi më 29 Nëntor 1944. Kaluan disa vite dhe përsëri forcat politike i ndërruan portat dhe përsëri u shfaq problemi i vjetër. Kur është çliruar Shqipëria, më 28 Nëntor apo më 29? Në disa studio televizive me emër u bënë bashkë disa nga historianët më të thekur, studiuesit më të ditur e analistët përmbi analistë, të cilët, si zunë vend në kolltukët e butë të studiove televizive, me dosje e karta në duar, me fakte, dokumente e argumente, sipas partive e forcave politike që përfaqëson filluan t'i jepnin zgjidhje këtij problemi të koklavitur, që s'po e zgjidhin dot një çerek shekulli. -Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944. Këtë nuk e lot dot as topi. Kam dokumente gjermane, angleze, madje dhe amerikane! - ngul këmbë njëri. -Nuk është e vërtetë! - e kundërshton tjetri. Dokumentet që kam zbuluar unë e i
Nga Thoma Goga
K
E shtunë, 19 JANAR 2019
Kur do ikë shqiptari i fundit kam në dosje, vërtetojnë, pa pikë dyshimi, se gjermani i fundit ka ikur nga Shqipëria një orë para mesnatës të 28 Nëntorit 1944. Madje, siç tregojnë dokumentet e mia, atë mbrëmje binte një shi i rrëmbyer. -E ke gabim, zoti analist e historian bashkë. Ndreq gojën. Unë jam analist përmbi analistët e historian përmbi historianët. Çlirimi i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë është 29 Nëntori i vitit 1944.. Pse qenka 29 Nëntori? -Po kush?! -Kartat e mia, që kam në dosje vërtetojnë si dy e dy që bëjnë katër se Shqipëria e gëzoi lirinë më 28 Nëntor! vazhdon tjetri. Në studiot televizive loja e kungulleshkës vazhdon herë me zë të lartë e herë me zë të egër. -Prisni të marrim opinionin e disa qytetarëve për këtë problem që s'po e zgjidhim dot.!- ndërhyn drejtuesi i emisionit. Në ekranin e televizorit paraqitet një gazetare me
mikrofon në dorë, që ka zënë një nga rrugët e kryeqytetit dhe pyet çdo njeri që i del përpara, pa dallim moshe e seksi. -E dini, zoti qytetar kur është çliruar Shqipëria? pyet ajo. -Më ka pas thënë baba, se vendi ynë është çliruar më 29 Nëntor 1944! Pas tij përpara mikrofonit të gazetares paraqitet një çupulinë. Edhe ajo nuk i shpëton dot pyetjes së gazetares për datën e çlirimit të vendit. -Mua më ka thënë gjyshja, që e kam nga Shkodra, se Shqipëria e gëzoi ditë e lirisë më 28 Nëntor! Përpara gazetares me mikrofon në dorë kalojnë qytetarë të ndryshëm, si dhentë në shtrungë. Një zonjë apo zonjushe pyetjes së saj, kur është çliruar Shqipëria, iu përgjigj: -Kur vazhdoja shkollën, fillore zysha na tha: Dëgjoni ju goca e ju çuna dhe mos e harroni kur se vendi ynë e
fitoi lirinë më 28 Nëntor 1944. Kur vazhdova shkollën 9-vjeçare, mësuesi, që na jepte historinë e Shqipërisë na tha se vendi është çliruar më 29 Nëntor. Në shkollën e mesme, i njëjti mësues na tha se vendi ka fituar lirinë më 28 Nëntor. Kur vazhdova fakultetin pedagogu i historisë na shpjegoi gjerë e gjatë se Shqipëria është çliruar më 29 Nëntor 1944. Nuk e di çdo na thonë kur të paraqitem për të marrë masterin?!,- shpjegoi ajo. Kur iku gjerbni i fundit nga Shkodra, ditën apo një orë pas mesnatës, i përket të kaluarës. Por unë, i vetëqojturi Hyskë Borobojka, duke parë si po ikin shqiptarët nga vendi i tyre e po enden nëpër botë për të siguruar jetesën, nuk e di në ka ndonjë studjus përmbi studiuesit, analist përmbianalistët, parashikues përmbiparashikuesët, historian përmbihistorianët që të më thotë kur do të ikë qytetari i fundit nga Shqipëria?!
Qeveria e Çeços…
FEJTON ëtë vit e fillova mbarë. Nuk thotë kot populli; kur të vjen e mira, hapi derën… Më doli një shërbim andej nga jugu. Ja të shikonim rrugët e ngrira nga dimri i fortë. Ky shteti ynë, i qofshim falë, i shkrin edhe me kripë. Me këtë rast ktheva nga stanet e byrazerit të madh. Çeçua “i shkrin” ngricat ndryshe. Të vë përpara një faqore raki, djathë, gjizë e turshi. Të duket koha behar, që thua ti. Kështu bëja një rrugë e shumë punë. Merrja dhe ca bulmet bio, se në metropol ka të ngjarë të hash sapunin për djathë... Eh, sa u gëzuan kafsharët! Çeçua në këto raste “e çon” dorën fare. U futëm te ajo kasollja “e pritjes”, ku një zjarr bubulak ta bënë surratin gjak. Erdhën dhe kafsharët, pasi u kishin hedhur bagëtive “hajet” e mëngjesit. Çeçua, që i ngordh fare ceremonitë me dolli, ngriti faqoren: - Ja më rruaçi e ju paça! Të ngremë këtë dolli për fillimin
22
mbarë të vitit të ri. Mirë se më erdhe byrazer! Ke ardhur si me porosi. Bëre këmbë i pari në stanin tim, se unë ty të kam edhe për mbarësi. Do bëjmë një si punë analize për vitin që lamë pas. E mbyllëm marshallah. Pjelloria ishte e lartë, bulmeti na shkoi mirë. Nami na ka dalë se po shkojmë më shpejt drejt Europës. Edhe stanet e Tepelenës e të Tërbaçit i kemi lënë pas. E dini dhe ju se ata kanë ca miq me okë. Po dhe ne nuk e hamë thatë. Jemi kockë më e fortë. Shëndeti i parë për këta kafsharët e mi. Me djem si këta gjynah të rënkojë Shqipëria. I kam flori e shkuar floririt. Gëzuar! Të gjithë ngritëm faqoret. Disa nga kafsharët, që i kanë “pompat” e reja, i thanë fare. U nxorrën fundin faqoreve. - Merreni shtruar çuna,- ia bëri Çeçua, -se do bëjmë dhe një çikë informacion politik. Nashti kam shëndetin e dytë. Për qeverinë e fshatit tonë.
Këtë dolli e kemi me fund se në këtë qeveri bëj pjesë dhe unë. Për një çast më ngriu faqorja në dorë. Nuk e di ku do dilte Çeçua me këtë dolli. Se romuzet e tij s’kanë të sosur. Ta kishte për qeverinë e madhe, apo siç e ka zakon; me një gur vriste dy zogj… - Na thuaj ndonjë llaf, se mbemë në errësirë, o shef Çeço, - u hodh një kafshar. - Që thoni ju, mbrëmë ngritëm qeverinë e fshatit, - nisi informacionin Çeçua. - E kishim lënë të mblidheshim fshatçe të vidhi i Prokopisë, por na ndoqi shalëthara se kërkonte “qira”… Pastaj vamë te klubi i fshatit. E ç’vate atje, mo! Pas dopios së tretë, filluam të zgjedhim “ministrat” e rinj. - Na thuaj kush u zgjodh “krieministër”, - u dëgjua nipi i Pinxho Kapellës. - Duro, o kulaku i derrit. Në fund do ta mësoç, - sqaroi shefi i stanit. – Mbledhjen e hapa unë si “krieplak”. Ju e dini se këtë “detirë” nuk e lëshoj deri sa të jem gjallë. Zgjodhëm të parin ministrin e mbrojtjes. Këtë postiqe e mori i biri Hakes. E dini pse? Sepse
ka 35 vjet që nuk i heq rrobat e zborit… Të dytin ministrin e bujqësisë. Nipi i Sherifesë që tokën e tij ka 25 vjet pa punuar dhe blen presha në pazar… - Hë, maskarai, - u hodh njëri që i kishte lyer flokët me gjalp dhie. – kur u bëra unë synet, desh ma preu fare… - Pusho ore, kokëhirrë, -ia priti Çeçua.- Do kishte bërë mirë të kishte prerë vetëm kokën… Ca qeshën, ca kthenin faqoret. Unë bëja sehir. Gallatë hesapi. Po një pyetje më griste dhe mua. - O byrazer, po ministër të jashtëm, kë zgjodhët? - Donin të vinin një kafshar nga Tërbaçi, që është dhëndërr në fshat, – shpjegoi Çeçua. – Aty nuk m’u durua fare. “E kemi bërë një herë dhëndërr. Nuk marrim ministër me “qira”… Pse atë do mbajmë gjithnjë lart… Vate punë e madhe. Hë për hë, u la bosh vendi. Po në dopion e katërt, u hap prapë kjo mesele. - Ore, po “krieministër”, kush u zgjodh. Kjo na duhet më shumë, – pyeti prapë nipi i Pinxhos.
- Po ju e dini se me kushtetutë ai që është “krieplak”, është dhe “krieministër” në fshat, tha shefi i stanit. - Ta ngremë me fund për “shefin” e qeverisë, - ngiti zërin ai “kokëhirra”. - Si vate ajo puna për ministrin e jashtëm, sepse nuk mora përgjigje? - s’mu dura mua. -Në fillim, - vazhdoi Çeçua, - u ngrit njëri. “Unë them të vëmë Babalen se ai bredh nga një shtet në tjetrin. Mbeti jashtë e nuk e kapin dot…”. Pa iu ktheva me zë të lartë. “Ulu poshtë, edepsëz, ai është në kërkim ndërkombëtar. Ne e duam qeverinë e fshatit të pastër si qelibar”. Ja kështu, me ligje, pa ligje e mora vetë edhe këtë postiqe… - Kishe kundërshtarë në këto vendime, apo të dhanë hak, hodha unë, ashtu kot, një “shashkë”… -Dëgjo këtu, o byrazer.- Me hak pa hak, në qeverinë time ka Çeçua biçak… Dhe këtu informacionit politik i erdhi fundi. Shkurt hesapi; “shefi i qeverisë” në fshat i vuri kapak…
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. jesë anësore që del si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore 5. Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike 7. Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm; njeri i pandershëm, njeri pa karakter, faqezi; maskara 8. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 10. Përdor atë monedh Bullgaria 12. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 13. Qëndrim plot mërzi e trishtim, që shpreh pasiguri për jetën 15. Quhet femra e cjapit 17. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 19. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 20. Nëpunësi më i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane 22. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë 25. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 27. Ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse 30. Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija 31. Fondi Monetar Ndërkombëtar 32. Automjet i pajisur me një fuçi të madhe e të gjatë 33. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 34. Restorant, kafe, bar-bufe, ose... 38. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 40. Kryeqyteti i Arabisë Saudite quhet 42. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 43. Bimë e viseve tropikale të Amerikës, që i ka gjethet të gjata e me gjemba 45. Quhet ashtu futja e lëngjeve në zorrën e trashë për t`u pastruar ose për t'u liruar 47. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 48. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 49. Pemë që rritet në pyllë 50. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 51. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 52. E vendos dikë a diçka në një vend 53. Janë k¥to të tilla: punoj punohet; mësoj-mësohem; laj lahem; përpjek - përpiqem; gdhij -gdhihem 55. Buka dhe vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti besimtarëve ortodoksë kur i kungon 59. Dritshkurtër, ai që vuan pamundësinë e largpamjes 63. Që shërben për të goditur a për të rrahur. 65. Paralajmërues i së keqes. 67. Zyrë që merret me pajisjen e një ndërmarrjeje, të një konviktime ushqime, me veshmbathje e me sende a orendi të tjera 69. Partia Bashkimi Republikan
E shtunë, 19 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
Shqiptar 70. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 71. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje, nuk e ha, e ... 74. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 78. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 81. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 82. GRamshi e kishte ashtu targën 83. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 84. Ashtu ose pjesë e vogël prej diçkaje lëndë, cohë, mall etj.) që e nxjerrim si kampion identik 86. Kujtojmë se në këtë muaj kanë Lindur, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, por edhe reperi i famshëm amerikan, Eminem 87. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 88. Janë ato të luleve 89. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 90. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 91. Organizata Botërore e Tregtisë 92. Po Gjirokastra si e kishte targën 96. Dollapi, tryeza, banka, etj. janë të tilla. 98. I tillë është një mendim për dikë apo për diçka me njohuri jo të plota 99. Teorema e fundit e Fermatit u vërtetua nga Andrew ... dhe Richard Taylor në vitin 1995 100. Dakord në gjuhë universale 101. Alfabeti i shqipes ka 36
shkronja, nga të cilat 7 janë ... dhe 29 janë bashkëtingëllore. 103. Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutorë, pemishte 105. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 107. Ashtu është marrëveshja ndërmjet dy a më shumë shteteve për çështje të rëndësishme 108. 4 shkurt 1946, u themelua skuadra e futbollit KF ... pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes 112. Ai ishte ...Koperniku (19 shkurt 1473-24 maj 1543), nistori i teorisë së lëvizjes së planeteve rreth diellit 114. Dokument zyrtar që i jepet dikujt si dëshmi kur mbaron një shkollë të lartë a të mesme profesionale 116. Ashtu quhet çdo gjendje ose periudhë e rëndë financiare dhe ekonomike VERTIKALISHT 2. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 3. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 4. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 5. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 6. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 7. Hasan ... (1895-1991) ishte një jurist dhe politikan shqiptar. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar 9. Që është mjeshtër i zoti në një punë, që nxjerr nga duart punime të një cilësie të lartë 11. Hapësirë a sipërfaqe tokë-
sore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 12. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 13. Laps i butë me ngjyra për të pikturuar, që përgatitet me bojë të përzier me një pluhur dhe një lloj rrëshire 14. E bëj më të trashë e si të ngrirë, si masë e qullët, e ... nuk është më e lëngët 15. Fotografi a vizatim zakonisht në xham ose në një lëndë tjetër të tejdukshme 16. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 18. Vjershë lirike a këngë solemne. 21. Që lidhet me një përvjetor të rëndësishëm të një ngjarjeje të shënuar 23. Reagim ndaj një qortimi apo një këshille 24. Eshtë muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë 26. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj francez, Honore de, duhet mbiemri 28. Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime 29. Takimi i mjekëve specialistë për të shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe për mënyrën e mjekimit të tij 35. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 36. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 37. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve
vë përpara për ta marrë, për ta përdorur etj 62. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 64. Unioni Postar Universal 66. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 68. Vlerësoj lart diçka për cilësitë e mira që ka; i thur lëvdata 71. Ndarje administrative e qytetit ose e fshatit në të tilla 72. Shuma e parave apo një kapitali financiar që dedikohen në ndërtim, shëndetësi, arsim, etj 73. Pjesa prapa skenës së një teatri, quhet ... 75. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 76. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 77. Deti është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik 79. Njësia monetare bazë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 80. Ashtu është një mjeshtër i përgatitur që merret me punimin e orendive 85. Abel Tasman, më 21 janar 1643, ishte evropiani i parë që arriti në ..., jug-perëndim të Oqeanit Paqësor 93. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 94. Pastaj e ka brenda 95. Riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri 97. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 102. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 104. Eshtë distributori ushqimor i njeriut 106. Albert ..., gazetar, eseist dhe dramaturg francez, nobelist për letersi 1957 108. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 109. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 110. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 111.Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 113. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 115. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave
të Kosovës 39. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë 41. Shpërblimi i përditshëm, paga ditore i një punëtori për punën e bërë 44. Mbështeti kokën në ... të nënës 46. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 49. Kam dëshirë të madhe dhe shpresa për t'ia arritur një qëllimi të lartë; synoj të arrij diçka 54. Pyll i vogël e i dendur 55. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 56. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 57. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 58. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 60. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 61. Ia jap dikujt në dorë diçka, ia 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
A
3
4
P B
L
K
5
12
O R
I
R
6
K
V
11
7
V
13
E F
8
A B T O
R
17
Y
O
L
19
˙
P
A
A
A
N
J
J
E F
K ¸
T
¸
E
16
18
E
A
L
20
M O D
10
L D
A N
15
M A
9
K P
T
14
O R
21
E L
E
22
A B
23
S O
L U
T
P 24
O
25
I
R R
26
E
A 27
P
C J 33
A 41
A
I
J
L
S H
F
B
T
¸
S ¸
K 39
D I
L
A M A N
T I
42
40
E
P
N O
R I
¸
E
L
43
L
L
Q I
R J
A Q
E T
E
U
T
T
H
U
50
V
I
L
L
T
N
A
R B
L 47
D E
S P
O T
I
Z
I
H
K
H
K
C
O 54
O N
S
S
G
55
56
A
J
60
P
57
L L
L
L I
L
A
G
S
L O
H
R
M U
I
E
O
B
69
R
70
K
A M B ¸
L
A
D
E M O N
71
M O
72
N O
V
I 65
M
L
67
M ¸
I
A
T
73
T I
P
A
P
J
A
C E
T ¸
N
A
N I
R
77
T E
P
M
O
66
I
74
R
76
M E J
G
61
D O 68
E
S 59
64
O
G
58
63
L L
49
M 52
I
A B
V
48
E M
51 53
K
A A
38
46
62
A
45
I
A S
R 31
G ¸
35
B
44
B
T
30
R E
34
M 37
R
R
E
R
36
K
D
29
R A
32
G
E
K
28
T
L
75
¸
M U Q
78
P E
M O S
H ¸
Y
A 79
I
O
80
N
81
O L
A
R
U
V A
H
R
G
A
K O
C
U 89
L 85
O J
Z
M I
N O
R
87
G
V
R I
T A
R
L
K
K
A B
94
O
H M E 97
L
M
L
88
F L
A 95
G
B E
U
A
B
S
P
N T
E R
98
U K
I B
96
L E
F
A
I
A
N
L A
N C
E
E
I
Z
M O R
T
K 99
U N
I
100
L
T A
86 91
93
R D
N A
90
92
A
E 83
J
A
R
A K
82
I
84
E
J
101
U M I
N
A
I
P E
102
A 103
K
N
M A
S T
R I
H T
I
T
104
A B
I 105
I
N
E
U
Z
R
P
P K
108
R
˙
L
M U R
S H
T R
A K
E 111
O S
107
L 109
P A
110
K 114
I
106
T
N
F
L
E
B 112
A N
113
T I
K
115
E P
E
O
S H
¸
N
A R
V
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 19 JANAR 2019
Institucioni i Presidentit të Republikës dhuron gjak në shenjë solidariteti njerëzor Duke iu përgjigjur vullnetarisht nismës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, nëpunësit e administratës së Institucionit dhe anëtarët e Kabinetit, zhvilluan sot seancën e radhës, duke dhuruar gjak në shenjë solidariteti njerëzor. Në këtë seancë dhurimi gjaku morën pjesë edhe shumë qytetarë, të cilët me vullnetarizëm iu bashkuan thirrjes për të mbështetur këtë kauzë humane. Presidenti Meta ka bërë të ditur se fushata e ndërgjegjësimit për këtë kauzë nuk do të ndalet, por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik. PROTESTAT E STUDENTËVE VAZHDOJNË
Kryeministri Edi Rama: Po bëj më shumë për arsimin Kreu i qeverisë, Edi Rama prezantoi dje “Paktin për universitetin”, një platformë që sipas tij zgjidh gjithë problemet që kanë studentët. “Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit. Ky draft, dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve. Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre”,- shkruan kreu i qeverisë në FB.
Presidenti Meta u uron sportistëve të Kosovës suksese në ‘Olimpiadën 2020’
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pasur dje një takim me disa sportistë me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Kosovën. Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije këtë takim që ka pasur qëllim urimin e “ambasadorëve” shqiptarë nëpër botë, të cilët kanë përcjellin vlerat sportive të kombit shqiptar në botë dhe do të marrin pjesë në “Lojërat Olimpike Tokio 2020.” “Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi
dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova
dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë. I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës. Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Presidenti Meta në faqen zyrtare në Facebook.