www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KPK shkrin edhe Gjykatën e Lartë E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 169 (8300)
E enjte, 19 Korrik 2018
Çmimi 30 Lekë
Njerëz, jini me sytë hapur! Kryeministri Rama po i merr të gjitha pushtetet. Pushtetin Ekzekutiv e ka, pushtetin e medias e ka futur në kazanin e tij, pushtetin parlamentar e mban nën thundër, pushtetin ekonomik krejt për vete. Tani po merr edhe pushtetin e drejtësisë. Orator dhe mjeshtër i fjalës, ai mbetet. Me ndërkombëtarët e luan bukur, pasi me sa duket, i sajdis mirë.
FAQE 3
Flasin artistët Luftar Paja, Neritan Liçaj, Artan Imami, Laert Vasili, Erion Isai dhe Gazmend Paja
Artistët: Teatër të ri mbi themelet e të vjetrit. Tradita historike në shpirtin e Kombit dhe në çdo pore të të riut Teatër
LUFTAR PAJA
NERITAN LIÇAJ
ARTAN IMAMI
LAERT VASILI
ERION ISAI
GAZMEND PAJA
Mbërrin në Shqipëri presidentja kroate, Kitaroviç, e ftuara e presidentit Meta
ANALIZË
Kryeministri nën prangat e kazinove dhe llotove sportive Nga Andi Bushati Kush do të kuptojë realisht atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar...
FAQE 7
Në foto: Presidenti Meta dhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dje gjatë vizitës në Tiranë
POLITIKE
2
E enjte, 19 KORRIK 2018
Ndërprerja e Komisionit, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha: Ministri ka frikë të raportojë
D
eputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, ku po raportonte ministri Ditmir Bushati. Gjatë një prononcimi për mediat deputetja tha se qeveria ka frikë nga e vërteta dhe për t’u përballur si me anëtarët e opozitës por dhe me të vërtetën. Sipas Gjoshës, negociatat për anëtarësimin nuk janë çelur. “Jemi të detyruar të bëjmë këtë dalje për mediat si konferencë për shtyp, bashkë me nënkryetarin tjetër të PD, për një arsye të paprecedentë të mbylljes së Komisionit të Jashtëm me një dëgjesë me ministrin për Europën. Kjo gjë nuk mund të ndodh asnjëherë dhe në asnjë vend sepse frika tashmë nga e vërteta dhe frika për tu përballur si me anëtarët e opozitës por dhe me të vërtetën besoj që është e dukshme për të gjithë qytetarët shqiptar dhe nuk është normale. Sepse në fakt ti mashtrosh ata që negociatat janë çelur, kur jo vetëm që nuk janë çelur por Shqipëria duhe të kalojë tashmë në kushte të përcaktuara qartë nga konkluzionet e Këshillit Europian”,- tha Gjosha. Ajo shtoi se qeveria “Rama” nuk ka plotësuar kushtet e kërkuara nga BE për integrimin. “Tashmë këto janë detyra të mbartura jo vetëm mbi qeverinë shqiptare por janë detyra që rëndojnë mbi shpatullat e çdo qytetari shqiptar për një proces të zvarritur prej vitesh. Jo vetëm që do të fillojë një proces teknik dhe shumë i rëndësishëm siç deklaruan dje zyrtarët e lartë të BE, por mbi të gjitha Shqipëria do duhet të kalojë tashmë në vazhdën e
DEPUTETI I PD
P
as ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, ku po raportonte ministri Ditmir Bushati ka reaguar dhe nënkryetarit Tritan Shehu. Ai e quan të paprecedentë mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe e akuzoi kryetaren Kodheli se s’bëri gjë tjetër veçse të tejkalonte këto moment tragjik që sipas tij, po kalonte kjo qeveri. “Ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e parlamentit. Kryetarja e komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavërtetat e mëdha që po bëjnë. Fatkeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie. Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian. Ministri me
Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta, negociatat s’janë çelur
5 prioriteteve kyçe që janë të lidhura ngushte me krimin e organizuar, me korrupsionin, me reformën në drejtësi, me mungesën e një sërë gjykatash që e kanë lënë pezull sistemin në Shqipëri dhe të drejtën e fjalës dhe të ankimimit për çdo qytetar shqiptar nga i pari deri tek i fundit”,- tha Gjosha.
Ish-ministrja e Integrimit ka folur dhe për kushte të reja që Shqipërisë i janë vendosur nga ana e Bashkimit Europian. “Por tashmë vijmë dhe me kushte të shtuara që janë të lidhura drejtpërdrejt me azilkërkuesit shqiptar, numrin e tyre të shtuar në vendet e BE. Dhe mbi të gjitha me zgjedhjet dhe me standardin e
zgjedhjeve që do duhet të plotësojë Shqipëria vitin që vjen por dhe në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Unë besoj që kjo frikë tashmë e ka pushtuar qeverinë shqiptare dhe këtë e tregoi sot fare mirë ministri për Evropën dhe Punët e jashtme dhe para se të vijnë këtu të bëjnë show-n e madh dhe të shpenzimeve të panumërta të aktiviteteve që zhvillon qeveria, do duhet në radhë të parë të ulet dhe të shikojë ato kushte dhe standarde jetese që sot i ka bërë të pamundura për qytetarët shqiptarë”,- tha Klajda Gjosha. Ish-ministrja dhe deputetja e LSI-së shton se procesi i integrimit nuk ka të bëjë vetëm me reforma në letër, por edhe me situatën ekonomike në vend dhe mënyrën sesi jetojnë shqiptarët. “Procesi i integrimit europian nuk ka të bëjë vetëm me politikën e madhe dhe me reformat e mëdha. Në radhë të parë ka të bëjë me integrimin ekonomik të qytetarëve shqiptarë, me integrimin e atyre standardeve kryesore të jetesës minimale që ata duhet të kenë dhe sot nuk e kanë. Papunësisë së madhe që i ka pllakosur, investimeve që largohen çdo ditë nga vendi. Kjo është puna që ka qeveria dhe jo të bëjë show dhe propagandë politike”,- tha Gjosha.
Tritan Shehu: Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian
leksione teorike u mundua ta fshehë të vërtetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri”,- tha ai. Deputeti i PD thotë se negociatat ishin një dështim të cilin qeveria nuk po pranon që ta shoh. “Fatkeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie dhe ne sot kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra objektivi kryesor i kësaj qeverie që ishte Integrimi Europian. Ministri kërkoi me llafollogji, me sofizma, me leksione teorike, të fshehë të vërtetën. Kryetarja e
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Komisionit kërkoi ta ndihmojë dhe ta shpëtojë nga mbytja ku kishte rënë sot dhe ky po mbytej sot, në këtë mbledhje komisioni, krejt normale, active të Parlamentit shqiptar ku diskutohet dhe ku flitet për procedurë, ku mund të bëhet dhe replikë sipas Rregullores. Pra kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar këtë moment absolutisht tragjik për vendin, krijuar nga kjo qeveri, duke krijuar një terr informative. Këtë bëri sot Kryetarja e Komisionit me porosi të plotë”,- tha Tritan Shehu.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
DEPUTETI I LSI
Agron Çela: Akt i paprecedentë i mazhorancës
Deputeti i LSI, Agron Çela e ka cilësuar të papranueshme vendimin e mazhorancës për të bllokuar punimet në Komisionin e Jashtëm, gjatë kohës kur opozita po kërkonte sqarime nga ministri Ditmir Bushati. Në një reagim në rrjetet sociale, Çela shprehet se mazhoranca nuk mund të fshehë të vërtetën me metoda aspak demokratike. “Ndërprerja e punimeve të komisionit parlamentar të politikës së jashtme, pikërisht në momentin kur opozita do t’i drejtonte pyetje Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, është një rast i paprecedent i shkeljes së Rregullores së Kuvendit, është një shfaqje arrogante e cënimit të etikës dhe papërgjegjshmërisë së maxhorancës. Askush e aq më pak ministri ynë për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund e nuk duhet t’u shmanget disa të vërtetave e aq më pak t’i ikë përgjegjësisë për mosrealizimet!”,- shprehet Çela. Ai shtoi se ministri Bushati ka detyrë ligjore që të informojë opozitën mbi procesin e integrimit. “Ministri Ditmir Bushati ka detyrimin t’u përgjigjet pyetjeve dhe interesimit të opozitës për procesin e integrimit europian, aq më shumë edhe si shenjë qytetarie e respekti, pasi përballë ndodhej një zonjë e kolege e zotit Bushati si Klajda Gjosha, jo vetëm si njohëse e gjithë problematikave të integrimit, por edhe për kontributin që ka dhënë si Ministre e Integrimit. Procesi i Integrimit ka nevojë për kontributin e të gjithëve, por edhe për klimë bashkëpunimi e respekti për kolegët”,- tha Çela. Deputeti i LSI-së shprehet se ndan të njëjtin qëndrim me kolegen Klajda Gjosha lidhur me problematikën e integrimit dhe mosrealizimin e reformave nga qeveria. “Unë jam tërësisht dakord me qëndrimin e koleges Gjosha dhe të opozitës në tërësi e apeloj për reflektim e më shumë ndjenjë përgjegjësie në respektimin dhe vlerësimin e zërit të opozitës, i cili nuk mund të bllokohet, pasi zëri i opozitës është garant i demokracisë e cila pa të nuk mund të ketë kuptim!”,- deklaroi Agron Çela.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 19 KORRIK 2018
KPK shkrin edhe Gjykatën e Lartë Njerëz, jini me sytë hapur! Kryeministri Rama po i merr të gjitha pushtetet. Pushtetin Ekzekutiv e ka, pushtetin e medias e ka futur në kazanin e tij, pushtetin parlamentar e mban nën thundër, pushtetin ekonomik krejt për vete. Tani po merr edhe pushtetin e drejtësisë. Orator dhe mjeshtër i fjalës, ai mbetet. Me ndërkombëtarët e luan bukur, pasi me sa duket, i sajdis mirë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), me sa duket, i ka marrë me radhë shkarkimet në Gjykatën Kushtetuese, pasi nga 9 anëtarë ka përfunduar me një, vetëm me kryetarin. Në Gjykatën e Lartë nga 19 anëtarë që duhen me Kushtetutë, pas shkarkimeve të KPK, kanë mbetur gjashtë veta, por duke ditur se njerit i ka mbaruar mandati dhe një tjetër pret thertoren, mund të përfundojnë me katër gjyqtarë. Sipas informacionit zyrtar në webin e Gjykatës së Lartë rezulton se deri dje ishin këto gjyqtarë: Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani, Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Shkëlzen Selimi Dhe Medi Bici. Por nga vendimet e fundit të KPK janë shkarkuar: Artan Zeneli, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe me sa duket nga informacionet mediatike në prag shkarkimi do të jetë edhe gjyqtari Shkëlzen Selimi. Emri i këtij të fundit lakohet nga Top Channel. Gjyqtarit Ardian Dvorani i ka mbaruar mandati kushtetues. Pra, nëse nuk ka më prerje kokash në këtë gjykatë, del se nga 19 gjyqtarë, kanë përfunduar me katër gjyqtarë. Ky është super skandal sepse praktikisht gjykatat quhen të mbyllura, sepse me një trupë të tillë gjykuese ku nga 9 anëtarë në gjykatën kushtetuese, ka përfunduar me një; ndërsa gjykata e lartë nga 19 anëtarë po shkon me katër veta; asnjë dosje apo vendim nuk mund të merret. Gjithnjë nëse nuk ka ndonjë plan për ti shkrirë edhe këto të katër gjyqtarë të fundit. E gjitha kjo që po ndodh nga KPK dhe nga politika, pavarësisht se ka nevojë spastrimi, duket se ka një dorë të fshehtë politike si me ardhjen e Enver Hoxhës në pushtet
në vitin 1944. Natyrisht kohët kanë ndryshuar, por në thelb rreziku mbetet që të krijohen gjykatat popullore komuniste ku të fillojnë gjykimet në rang fshati e lagje. Njerëz! Mos e merrni me shaka apo si gjë që nuk ia vlen të shqetësoheni. Po shkohet në kolaps total të gjyqeve dhe hetimeve, nga pak e përditë. Pjesa që ka mbetur apo që do mbesë do ketë frikë të vendosë drejtësi kur shikon kokat e prera të një pjese të kolegëve të tyre vetëm se kanë gjykuar apo kanë dhënë vendime kundër PS-së dhe kryeministrit. E themi këtë pa prekur aspak të drejtën e reformimit të krejt sistemit të drejtësisë, pasi raste skandaloze si ai i gjyqtarit Thanza, që ka bërë dënim me burg, por nuk e deklaron, kanë mbështetje nga publiku për vendimin e KPK. Por kur fillon e dëgjon se nipi apo stërnipi apo edhe që nuk justifikon 13 milionë lekë të vjetra; këto krijojnë shije jo të mirë. Dyshimi mbetet, e që po rritet, se mos kryeministri Rama ka një listë me
emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët ka vendosur largimin e tyre si të padëshiruar nga PS-ja. Nëse vërtetohet ky dyshim, atëherë krejt Reforma në Drejtësi, e pompuar me shumë shumë zhurmë edhe nga disa ambasadorë, shformohet dhe krijohet një kaos jo vetëm drejtësie por edhe social. Problemi tjetër që po del dhe ka rrezik kolapsi në sistemin e drejtësisë është se nuk ka asnjë zgjidhje nga parlamenti për krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të bëjë emërime të reja në gjykata dhe në prokurori. Duke mos harruar se po shkarkojnë e po largojnë me shumicë gjyqtarë e prokurorë, por ku di ti marrin të rinjtë që ti zëvendësojnë, sepse edhe Magjistratura po shkon drejt bllokimit në nxjerrjen e brezit të gjyqtarëve. Brenda vitit do bllokohen gjykatat e apelit dhe me këtë ritëm edhe gjykatat e shkallës së parë. Sistemi po bie, por a thua po krijohet, edhe pa dashje, një MONARKI
EDRAMISTE e modelit të presidentit turk? Të gjithë e duan DREJTËSINË të jetë vetë e drejtë dhe e pastër. Asnjë nuk del kundër kësaj dëshire dhe parimi, por çështja shtrohet se si po deformohet ajo që ka nisur, ku filloi si një pastrim ligjor e kushtetues e që tani po largojnë me lista dhe me shumë pikëpyetje, të cilat kanë krijuar dyshime për qëllimin e vërtetë të kësaj Reforme. Njerëz, jini me sytë hapur! Kryeministri Rama po i merr të gjitha. Pushtetin Ekzekutiv e ka, pushtetin e medias e ka futur në kazanin e tij, pushtetin parlamentar e mban nën thundër, pushtetin ekonomik krejt për vete. Tani po merr edhe pushtetin e drejtësisë. Orator dhe mjeshtër i fjalës mbetet. Me ndërkombëtarët e luan bukur, pasi me sa duket, i sajdis mirë. Opozita akoma nuk po ndizet. E kush i del përpara me këto pushtete, Atij! Si rregull përherë populli e ha, pasi politika e gjen udhën e pazarit për vete. S.P.
POLITIKE
4
E enjte, 19 KORRIK 2018
Mbërrin në Shqipëri Presidentja kroate, e ftuara e presidentit Meta. Kolinda Grabar-Kitaroviç: Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë
Presidenti Meta: Partneritet strategjik me Kroacinë
N
ë Shqipëri ka mbërritur për një vizitë treditore, presidentja kroate Kolinda Kitaroviç. Ajo u bë personazh karizmatik botëror gjatë kampionatit të futbollit, falë ekipit kombëtar i cili shkëlqeu duke u bërë nënkampion i botës, por edhe falë elokuencës së saj. Kjo grua e jashtëzakonshme ka mbërritur në Shqipëri, e ftuara e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović u prit dje me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive. Pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan miqësinë shekullore mes popullit shqiptar dhe atij kroat.“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meta në konferencë për shtyp. Presidenti vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe shtoi se ka hapësira bashkëpunimi të cilat duhet të shpërbëjnë për projekte të reja mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Meta theksoi nevojën e rritjes së nivelit të marrëdhënieve drejt partneritetit strategjik. “Si dy vende anëtare në NATO, ne ndajmë vizion dhe interesa të përbashkëta edhe në fushën e sigurisë dhe për këtë kemi një bashkëpunim shumë të mirë e të konsiderueshëm dhe që do ta shtojmë akoma më tej në të gjitha aspektet. Dy vendet po punojnë që së shpejti ta
KONFERENCA E PËRBASHKËT PËR SHTYP E PRESIDENTIT META DHE PRESIDENTES KOLINDA GRABAR-KITAROVIÇ
ngrenë nivelin e bashkëpunimit, në atë të “partneritetit strategjik”. Në kuadrin dypalësh, një vëmendje shumë domethënëse i kushtojmë bashkëpunimit ekonomik, pasi potencialet dhe burimet e të dy vendeve, si në aspektin dypalësh edhe në atë rajonal, janë të jashtëzakonshme. Interesat e të dy vendeve janë të përbashkëta dhe komplementare dhe kuadri i përbashkët ligjor në fuqi na krijon të gjitha mundësitë për të forcuar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e turizmit, energjetikës, infrastrukturës, etj. Realizimi në mënyrë të veçantë i projekteve madhore rajonale të gazifikimit TAP-it, por dhe IAP-it, si dhe Korridori Blu, do t’i bëjë dy vendet tona edhe më të ndërlidhura me njëritjetrin”,- tha Presidenti. Presidenti Meta nuk ngurroi
të komplimentojë homologen e tij kroate, në lidhje me suksesin e Kroacisë në Botërorin “Rusi 2018”, evidentoi edhe faktin se kjo vizitë e saj në Tiranë, vjen në vitin e Skënderbeut. Nga ana tjetër, presidentja kroate evidentoi gjithashtu miqësinë shqiptaro-kroate në fjalën e saj dhe tha se diskutimi lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, deklaroi Kitaroviç.
Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministr i E d i R a m a dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do të lançohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës. Gjithashtu, Presidentja kroate do të vizitojë dhe qytetin e Beratit ku do t’i jepet titulli “Qytetare Nderi”.
Pyetje: Në pyetje për Presidenten Grabar-Kitarovic. Padyshim, që Kroacia e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, por a mendoni që konflikti që ka Kroacia me Slloveninë ka ndikuar në qëndrimin e BE-së për vendet e tjera, që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së për të zgjidhur të gjitha konfliktet e mbartura, pasi edhe Komisioneri Hahn dhe Presidenti Juncker e kanë cilësuar disa here këtë fakt, se nuk do të pranojnë vende të cilat kanë konflikte me fqinjët e tyre? Dhe për Presidentin Meta, duke qenë e njëjta temë me kufirin. Prej muajsh po vijojnë shkëmbimet midis jush dhe Ministrisë së Jashtme. A janë zbatuar deri më tani të gjitha pikat që i keni këkuar Ministrisë së Jashtme dhe si po ecin negociatat lidhur me Marrëveshjen e Detit me Greqinë? Presidentja Grabar-Kitarovic: Është një çështje dypalëshe midis Kroacisë dhe Sllovenisë dhe unë gjithmonë nënvizoj faktin se Kroacia dhe Sllovenia janë dy vende mike. Ne do të presim më shumë se 1 milionë pushues sllovenë në bregdetin kroat këtë verë dhe unë besoj se kjo çështje e hapur nuk duhet të dominojë marrëdhëniet dypalëshe. Ne jemi gati ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur këtë çështje. (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E enjte, 19 KORRIK 2018
(Vijon nga faqja 4)
Siç mund ta dini, ne nuk e kemi pranuar rezultatin e arbitrazhit sepse Kroacia doli nga procesi i arbitrazhit, pasi për ne u kompromentua dhe nuk mund të vazhdonim më në atë proces. Gjithsesi, ne jemi gati gati të vazhdojmë bisedimet me Slloveninë për zgjidhjen e përcaktimit të kufijve dhe shpresoj që bisedimet të nisin sapo të ketë një qeveri të re në Slloveni. Me strategjinë e re të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore, ju e dini se zgjidhja e çështjeve dypalëshe është përfshirë si një kriter për pranimin në Bashkimin Evropian. Kësisoj, duhet të ketë një rezultat, por unë mbështes një anëtarësim në BE të bazuar mbi merita, që çdo vend duhet të vazhdojë procesin me ritmin e duhur dhe me rezultate në përmbushjen e kritereve dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Sigurisht, do të ishte e pandershme që një vend tjetër të bllokojë rrugën e një vendi tjetër. Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë çështje të hapura, por ne kemi çështje të hapura me vende fqinje dhe unë shpresoj që do t’i zgjidhim ato në të ardhmen. Ne do tregojmë përgjegjshmëri se jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa ndërhyrjen e palëve të treta dhe se kjo nuk do të shndërrohet në një çështje evropiane, që ato çështje do të mbeten vetëm në kuadrin bilateral dhe që ne të mos humbasim kohë duke pritur që ato të zgjidhen vetë, por të nisim nga puna për zgjidhjen e tyre, sepse ky është një proces që kërkon kohën e vet. Disa prej këtyre çështjeve mund të jenë sensitive, kërkojnë kompromise kështu që sa më shpejt të nisim aq më mirë është. Dhe gjithmonë duhet biseduar me gjuhën e duhur diplomatike dhe nëse çështja bëhet pjesë e retorikës publike do të jetë më e vështirë gjetja e një zgjidhjeje. Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zgjuar, duhet të zhvishemi nga emocionet dhe t’i mbajmë ato larg procesit, të jemi të arsyeshëm dhe t’i tregojmë Bashkimit Evropian se mund të bashkëpunojmë si fqinjë të mirë. Presidenti Meta: Lidhur me këtë pyetje dëshiroj të theksoj edhe një herë angazhimin tim të plotë në respekt të Kushtetutës, por edhe të frymës konstruktive që është shumë e rëndësishme të
zotërojë në marrëdhënie me të gjithë fqinjët, pa dyshim edhe me Greqinë si fqinj tepër i veçantë dhe i rëndësishëm. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë që ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit përkatës të do vendi. Nga ana ime si President, dua t’ju siguroj që do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces. Pyetje: Zoti Meta, në vijimësi dhe të pyetjes së kolegut, një pyetje për ju - Tashmë kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë pa anëtar, kjo për shkak edhe të vettingut, ndoshta ishte e paparashikuar. Keni menduar ju si Kreu i Shtetit se si do të zgjidhet? Pyetja për zonjën Grabar-Kitarovic, çfarë do të thotë për ju në Ballkan marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci? Presidenti Meta: Përsa i takon disa çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e reformës në drejtësi e cila është një reformë shumë e thellë, shumë madhore dhe shumë komplekse, duke shprehur mbështetjen time për ecurinë e kësaj reforme, gjithashtu dua t’ju siguroj të gjithëve për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti i Republikës për çështjet e
drejtësisë në mënyrën më transparente. Sikurse kam bërë edhe më parë, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës për të tejkaluar çdo moment të vështirë apo të paparashikuar, i cili mund të vërë në vështirësi funksionimin e institucioneve të drejtësisë, krijimin e institucioneve të reja aq të domosdoshme, në mënyrë që ato të marrin përgjegjësitë në një kohë sa më të shpejtë dhe të kenë besueshmëri dhe mbështetje maksimale. Presidentja Grabar-Kitarovic: Unë preferoj të përdor termin vendet e Evropës Juglindore, sepse kur thua Ballkan, edhe pse ka një konotacion pozitiv për njerëzit që jetojnë këtu, për të tjerët nënkupton edhe një vend që ka gjeneruar konflikte, paqëndrueshmëri, dhe druaj se shkakton një barrierë psikologjike për vendet anëtare të BE-së dhe qytetarët e tyre, kur bëhet fjalë për të përfshirë vendet e Ballkanit në union dhe kompletimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Ne mbështesim anëtarësimin e çdo vendi në rajon në BE bazuar në merita dhe realizimin e reformave, duke plotësuar kriteret për pranimin në union. Këdo që të pyesni dikë në BE, do t’u thotë se Kroacia së bashku me disa vende të tjera ka qenë një nga mbështetësit më të flakët të zgjerimit të BE-së, që të vazhdojmë ta mbajmë këtë çështje në axhendë në çdo takim të larta të BE-së. Më vjen mirë që Presidenca Bullgare dhe më pas ajo Austriake e kanë mbajtur në konsideratë çështjen e
zgjerimit dhe ne do të vazhdojmë me një samit gjatë Presidencës tonë të këshillit në 6-mujorin e parë të vitit 2020. Ne do ta mbajmë të gjallë procesin dhe tani është radha e vendeve kandidate që të ecin përpara me reformat dhe plotësimin e kritereve. Duhet të kini parasysh, se arritjet nuk i bëni për Bashkimin Evropian, por për të mirën e qytetarëve tuaj dhe vendit tuaj. Pyetje: Pyetje për zotin Meta. Lidhur me ndotjen e detit Adriatik, teksa pasojat ndihen edhe në bregdetin e Kroacisë, çfarë planifikon Shqipëria të bëjë ekzaktësisht në mënyrë që të zgjidhë këtë çështje? Ndërsa, pyetja për zonjën Grabar-Kitarovic, çfarë mund të bëjë Kroacia për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi? Presidentja Grabar-Kitarovic: Siç mund ta dini, ne po organizojmë një takim trepalësh mes ministrave të linjës për të diskutuar çështjet mjedisore dhe ekologjike mes Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë dhe ne do të vazhdojmë të ndajmë eksperiencën tonë dhe takimet mes ministrave duke punuar në mënyrë që të kemi projekte specifike për të menaxhuar problemet. Sa i përket marrëveshjes me UNDP-në për menaxhimin e ujërave detare dhe të bregdetit, Kroacia është donatorja kryesore financiare dhe do të ketë përgjegjësi në implementimin e këtij projekti. Në këtë mënyrë ne duam të ndihmojmë Shqipërinë që të forcojë kapacitetet e veta për të zg-
jidhur problemet mjedisore. Më lejoni t’ju sjell në vëmendje faktin se para se Kroacia të niste negociatat, çështja e mbrojtjes mjedisore ishte një nga më të rëndësishmet sipas Bashkimit Evropian, ku ne duhet të investonim përpjekje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme për shmangien e ndotjes së detit dhe menaxhimit të mbetjeve. Kështu që Shqipëria përballet me probleme të ngjashme dhe ne jemi gati të ndajmë eksperiencën tonë se si jemi përballur me këto probleme dhe si ti menaxhojmë fondet në këtë drejtim. Presidenti Meta: Unë dëshiroj të nënvizoj edhe një herë rëndësinë e madhe që i kemi kushtuar edhe gjatë kësaj bisede, por edhe më parë, në fillim të këij viti në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve sidomos në det apo në zonat bregdetare midis Shqipërisë dhe Kroacisë nisur dhe nga përvoja e Kroacisë, nisur edhe nga kërkesat dhe standardet që ne duhet të plotësojmë ne drejtim të mjedisit dhe përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sikurse dhe Presidentja e përmendi, projekti i përbashkët që Kroacia mbështet në bashkëpunim edhe me PNUD-in në vendin tonë është vetëm një fillim kuptimplotë të një bashkëpunimi shumë të gjerë, pasi vendi ynë si një vend i cili ka një potencial shumë të madh përsa i takon zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë dhe shumë fushave të tjera sensitive përsa i përket standardeve të mjedisit, ka një punë shumë të madhe në këtë drejtim dhe ne mbështetemi fort edhe në mbështetjen dhe ekspertizën e Kroacisë. Jam shumë i lumtur që dhe Presidentja çështjen e mjedisit e ka mjaft për zemër dhe kjo do të jetë pjesë jo vetëm e një bashkëpunimi të ngushtë bilateral, por dhe trilateral me Malin e Zi. Në këtë drejtim, jam i bindur që do të bëjmë shumë më tepër në të ardhmen sepse ne kemi ende shumë sfida të mëdha. Së fundi, një përgjigje më të thjeshtë për pyetjen e gazetares se cdo të thonë marrëdhëniet e midis Kroacisë dhe Shqipërisë, do të doja t’i përgjigjesha - Duke ftuar Presidenten kroate për të bërë një foto, por në këtë vit të Skënderbeut edhe me heroin tonë kombëtar dhe ‘Qytetarin e Nderit të Dubrovnikut’, sikurse ajo e theksoi, Gjergj Kastriot Skënderbeun.
SPECIALE
6 E enjte, 19 KORRIK 2018
Flasin artistët Luftar Paja, Neritan Liçaj, Artan Imami, Laert Vasili, Erion Isai dhe Gazmend Paja
Artistët: Teatër të ri mbi themelet e të vjetrit. Tradita historike në shpirtin e Kombit dhe në çdo pore të të riut Teatër Luftar PAJA
Laert VASILI
aktor
aktor fitues i çmimit "Aktor i Europëspërvitin2018"
"Përfundimisht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur; mendoj se duhet një teatër i ri ku ti qëndrojë kohërave më të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do punojnë aty. E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivelet. Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është me kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rrit këto vlera".
"Teatri i Ri është më se i nevojshëm! Sot kur gjithkush përqafon të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje, etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij! Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që Presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon t'i jap fund mjerimit dhe të dekretoj ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!".
SPECIALE
7 E enjte, 19 KORRIK 2018
Neritan LIÇAJ aktor "Jam për rikonstruksionin e teatrit ekzistues. Unë jam për rikonstruksionin e teatrit ekzistues dhe të gjithë mundësitë për ta bërë këtë janë, sipas specialistëve të pavarur".
Erion ISAI aktor "Jam që godina aktuale duhet shembur. Salla, ambientet ndihmëse, vendosja e administratës, parametrat teknike, etj, sot kështu si janë apo të një rikonstuksioni të mundshëm, përsëri nuk i japin artistëve skenën, mundësitë, hapësirat për një teatër profesional kombëtar. Edhe ata që mendojnë për rikonstuksion, e thonë që godina të mbetet muze. Por a e kemi luksin ne sot që të kemi muze një hapësirë të tillë. Te godina e re i kemi të dyja. Një teatër të ri dinjitoz dhe hapësirën muzeale për gjithë historinë e jashtëzakonshme të ikonave të teatrit shqiptar, të cilët janë sigurisht krenaria jonë, dhe arsyeja pse ne të rinjtë ndoqëm këtë rrugë. Teatri i ri, duhet që të ndërtohet në truallin aktual, pa cënuar territorin ekzistues".
Artan IMAMI aktor "Te Teatri Kombëtar kam marrë dhe kam ndarë me kolegët që e meritonin, momentet më të gëzueshme që gjithkush i meriton pas një pune serioze. Nëse me atë skenë nuk do të kisha këtë lidhje të fortë, do të isha larguar që në '90-ën prej saj dhe Shqipërisë. Është ajo skenë që më ka dhënë emër dhe mbiemër, më ka dhënë krenari. Unë do të jem nga ata që do të derdh lot dhimbjeje të përziera me një mendim të thjeshtë, kur shembja të ndodhë e të fillojë ndërtimi i ri. Një pjesë shumë e dashur e imja ikën bashkë me atë godinë, por ndërtimi i skenës së re në atë tokë që nuk guxon ta shkeli askush tjetër për qëllime përfitimi, përveçse nesh, për qëllimet më sublime, DO TË NDËRTOHET. I kërkoj ndjesë lexuesit për këto fjalë paksa patetike, por ajo që unë them është, ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një ngjarje e gëzueshme. Në atë vend duhet të kuptojmë se nuk do të varroset ajo çka e gjallë do të ngelet në mendjet dhe zemrat tona".
Gazmend PAJA aktor "Unë jam shprehur kur më është dhënë mundësia dhe vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim. PO, e dua teatrin e ri, siç dua zhvillimin e vendit tim. Jam i sigurt që do të jetë një godinë përfaqësuese, funksionale, ashtu dhe në aspektin arkitektonik. Ajo hapësirë do ketë vend për të respektuar dhe legjendat që u rriten me punën e tyre".
ANALIZE
8 E enjte, 19 KORRIK 2018
KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut... D
Nga Artur ZHEJI
ikur, në kohëra që më nuk kujtohen, shqiptarët ngroheshin me një lloj sobe me dru, që e quanin edhe shporet dhe që ishte e një cilësie të dyshimtë. Modeli i vjetër i shporetit, përpara se sa të dilnin sobat e “modelit të fundit” të Uzinës “Partizani”, që ishin të emaluara dhe më estetike, këto shporetet pra, njërin prej të cilëve e kisha edhe unë në apartamentin tim te Rruga e Durrësit, nxiheshin nga nxehtësia dhe duheshin lyer. Lyheshin asokohe, me një bojë që thirrej “varak”, që hollohej me vajguri dhe i cili qarkullonte dy llojesh, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë ari. Në të vërtetë, fill pas lyerjes soba ose shporeti dukej krejt si i ri, dhe me këtë varakun, lyheshin edhe qyngjet, disa tuba llamarine që
përcillnin tymin, nga shporeti, në një vrimë të hapur në mur, që e përcillte më tej tymin e prodhuar, në oxhakun qendror të banesës, që e degdiste në tarracën apo çatinë e “pallatit”, nga edhe parfumonte qytetin me aromën e drurit të shkrumbuar… Pas disa përdorimesh të shporetit, vetë shporeti dhe qyngjet, nxiheshin përsëri, sepse varaku, kaq mbante për Zotin! Prej atëherë shqipja e mrekullueshme e asaj kohe, zëvendësoi fjalën e urtë: “I doli boja!” me shprehjen më bashkëkohore: “I doli varaku kësaj pune”, apo “Emo, e ka lyer me varak të freskët prandaj dhe duket kështu, se në të vërtetë, e njëjta vjetërsirë është…” Tërë kjo tablo që përshkova, mu shfaq vetëtimthi para sysh, kur pashë përqafimin e mallëngjyer të zonjës Redi Kola me KM-në, shkak një pusullë e rëndësishme
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONI I KOMISIONERIT PUBLIK
NJOFTIM Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të InstitucionittëKomisionerëve Publikë”, rishpall vendet vakante për pozicionet: Përkthyes (paga II-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor në gjuhë të huaja, dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në përkthim shqip-anglisht-shqip. b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët. c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. Preferohen kandidaturat e licencuara përkthyes zyrtar nga Ministria e Drejtësisë. Specialist Protokoll/Arkiv (IV -b) (IV-b) Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të zotërojë diplomë të nivelit Master shkencor. b) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c) Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. KUSHTE TË PËRGJITHSHME Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikate sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 23 deri 27 korrik 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë, nga e hëna në të premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 4,Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27.7.2018 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf: 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: · Jetëshkrimin profesional përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare. · Fotokopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti). · Dokumentet (diplomë, librezë pune, vërtetime, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.) fotokopje ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. · Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal (vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga Prokuroria, dëshmi e gjendjes gjyqësore). · Vërtetim nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore në fuqi. · Një rekomandim nga punëdhënësi. · Raport që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse. · Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme. Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës i parashtrojnë Komitetit ad-hocdokumentet e njësuara ose ato origjinale.
hipoteke, që zonjës i kish zgjidhur padyshim një hall të madh, por që në të vërtetë është një veprim rutinor administrativë, me të cilin, “për arsye aspak elektorale dhe propagandistike (?!), merret personalisht KM-ja. Përse? Sigurisht për të përfituar një përqafim të mallëngjyer përpara kamerave, si një politikan “superstar”, që populli e beson, e do, e përqafon dhe që, ai, KM-ja, din ta bëjë të lumtur, madje sipas fjalëve të zonjës Redi Kola, “më të lumturën në botë!” Dhe këtu shpërthen “live”, mjerimi dhe qesharakja në të njëjtën kohë… KM-ja, fërkon faqen e parruar, nga shumë dështime të nxehta, që lidhen me drogën dhe korridoret e saj në funksion të plotë, vrasjet e shumëfishta, mungesën e investimeve, mungesën e punësimeve, aksidentet e panumërta të rrugëve pa standarde, të konçesionomanisë, të braktisjes masive të Shqipërisë, të korrupsionit galopant e të gjithë përhapur, të blerjes së hapur të shumicës së mediave, të luftës së nëndheshme dhe të mbidheshme ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij, tanimë edhe nga shoqëria civile, me flokët e zonjës Kola, ndoshta sinqerisht e lumtur, që mbaroi një punë, të cilën prej 8 vitesh, duhet ta kishte kryer. Nga 8 vite vuajtjeje, 6 vite prej tyre të së ish të dëshpëruarës zonja
Kola, në periudhën e qeverisjes së këtij KM-së, faqe parruar. Që në objektiv të mediave dashnore, shtroi përmes hallit të zonjë Kola, një shtresë varak, mbi qyngun e nxirosur nga tymrat e bandave që na rrethojnë, përbërë nga banditë të vërtetë, që komandojnë plazhe, biznese, zona elektorale, tendera, ndërtime e asfaltime, parcela e betonime, e më the të thashë… Dhe që janë të paprekshëm sigurisht. Isha në të vërtetë, shumë më rehat në përshkrimin e shporetit, qyngjeve, varakut të holluar me vajguri të kohës së “socializmit”, por edhe atëherë, në Varak-Jetën ku ndodhej “Foleja e Shqipeve”, ose Shqipëria Socialiste, si zonja Kola (ndjesë zonjë ta gëzoni tapinë apo shtëpinë), kishte fabrika dhe kombinate të tëra, kooperativiste dhe “intelektuale”, aksioniste dhe zboriste, që do të linin kokën, për ta mbështetur qoftë edhe njëherë atë kokë, në gjoksin e Partisë… “Varakopoli”, do të mund të mbiquhet koha që jetojmë, me KM-në me furçë varaku në dorë, duke lyer njollat e shumta, por pa ndryshuar aspak burimin e tyre. “Shporetin” qeverisës ku digjen pa shpresë, shpresat e shqiptarëve… që kanë stomak të fortë e nuk zënë e u përzihet nga skena të tilla telenovelash, që shiten në tregun e shumicës 5$ seria. 360gradë.al
NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI PER P ASURITE SI ME POSHTE: SHPALLJE PASURITE 1. Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR Bulevardi “Gjergj GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën:Bulevardi Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54
2. Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes (KPTHN) ne qytetin e Ballshit, aseti i llojit “License ”- Ankandi për shitjen e sendit të luajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 23.0 7.2 018 23.07.2 7.20 Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k., e cila gjendet në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” K ulla Nr ati i 1 1-të , Nr .54 Tiranë. Kulla Nr.. 5 ,K ,Kati 11-të Nr.54
NJOFTIM ANKANDI SHP ALLJE ANKANDI I DYTE: SHPALLJE Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Njësi me sip. 350 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/437-N2, Vol. 21, Faqe 132, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.136, datë 16.02.2010; Në vlerën prej 127,400 (njëqind e njëzet e shtatë mijë e katërqind) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Gëzim Koçiu: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 920 m²; Vendndodhja: Lushnje; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, Zona Kadastrale: 8572, Numri i Pasurisë: 1/61-B, Vol. 20, Faqe 09, vërtetuar në regjistrin hipotekor Nr.135, datë 28.09.2014; Në vlerën O. prej 112,000 (njëqind e dymbëdhjetë mijë) EUR EURO Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe Znj.V asilika Znj.Vasilika Memushaj: Lloji i pronës: Njësi me sip. 54 m²; Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri i Pasurisë: 4/ 191-N4, Vol. 22, Faqe 64; Në vlerën prej 24,080 (njëzet e katër mijë e tetëdhjetë) EURO. Pasuria në bashkëpronësi të Z.Viron Memushaj dhe
Znj.V asilika Memushaj: Lloji i pronës: Bodrum me sip. 54 m²; Znj.Vasilika Vendndodhja: I. Boletini, Vlorë ; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8602, Numri 0 i Pasurisë: 4/191-B4, Vol. 22, Faqe 65; Në vlerën prej 6,72 6,720 (gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet) EURO. Pasuria në pronësi të Z.Viron Memushaj: Lloji i pronës: Apartament me sip. 91.52 m²; Vendndodhja: Vlorë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Zona Kadastrale: 8601, Numri i Pasurisë: 30/46+1-45, Vol. 24, Faqe 114; Në vlerën prej 22,400 (njëzet e dy mijë e katërqind) EURO. Ankandi II për shitjen e sendeve të paluajtshme do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.06.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Palet ne procesin permbarimor jane kreditori “VENETO BANKA” SHA; debitori Shoqëria “Memushaj konstruksion” Sh.p.k me Nr. NIPT L17010201E ; hipotekues Z.Viron Memushaj, Znj.Vasilika Memushaj ; Z.Gëzim Koçiu .
POLITIKE PRESIDENTI I SHBA “Shqiptarët janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News, një ditë më parë. Këto deklarata Trump i bëri në përgjigje të pyetjes së gazetarit se pse amerikanët duhet të luftojnë për të mbrojtur Shqipërinë, apo Malin e Zi. Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir
9
E enjte, 19 KORRIK 2018
Trump: Shqiptarët, të fortë dhe agresivë, mund të “ndezin” Luftën e Tretë Botërore Putin, në Helsinki. Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet. Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që
u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi? Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë. Gazetari Tucker Carlson: Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria. Presidenti i SHBA, Donald Trump: Meqë ra fjala… edhe ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Duhet bashkëpunim politik për negociatat
M
inistri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk jep një afat për përfundimin e bisedimeve me Greqinë por thotë se grupet negociatore janë duke shqyrtuar tre projekt marrëveshje, atë të kufizimit detare, të piramidave, dhe menaxhimit të incidenteve kufitare. “Kemi një marrëveshje në diskutim, draft marrëveshje për kufizimin e zonave detare dhe dy projektmarrëveshje në diskutim, një për piramidat dhe tjetra për menaxhimin e incidenteve kufitare. Ne shpresojmë që me tre projekt-marrëveshjet e mbyllim gjithë çështjen që është në diskutim”, tha Bushati dje në komisionin e Jashtëm Parlamentar,. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe për ne tha ministri, por jo për Greqinë. “Në rastin e Shqipërisë mendoj se kemi plus në raport me Greqinë që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ofron një libër rregullash se çfarë duhet të bërë. Ne i kemi qëndruar me besnikëri këtij vendim, qoftë në aspektin procedural te pajisja e grupit negociator me plotfuqi dhe në aspektin substancial. Nga ana tjetër, duhet të jemi realist dhe nuk mund ta ushqejmë opinionin publik me iluzione të rrejshme. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese është imponues dhe vijë e kuqe për ne, dhe nuk është e njëjta gjë për Greqinë. Nuk ka humbur Greqia as një luftë me ne dhe as ne me Greqinë që vendimi i një Gjykate të ketë efekt dhe në vendin tjetër.”, vijon Bushati. Një tjetër autorizim do të duhet nga Presidenti, dhe këtë herë për firmosjen në tërësi të marrëveshjes me shtetin grek. “Ligji është i qartë për çdo raund bisedimesh pavarësisht se ligjin nuk e kërkon, Ministria e jashtme i ka bërë raport me shkrim Presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Në momentin që do të hidhen negociatat në planin teknik më pas në bazë të ligjit do kërkojmë Presidentit autorizim për firmosjen e kësaj marrëveshje. Por pavarësisht si është raportuar negociata nuk kanë përfunduar, jemi proces bisedimesh”,thotë Bushati. Ministri ka folur dhe për proces-
Bushati nuk jep afat për paktin me Greqinë
in e integrimit. Në të gjithë këtë proces, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një seance dëgjimore që zhvilloi në Komisionin për Politikën e Jashtme e veçoi si të rëndësishëm bashkëpunimin politik në vend. “Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian
detajojnë procesin e nisur të reformave, sidomos të fushave që kanë lidhje me sundimin e të drejtës në ekonomi”, -u shpreh Ministri. Ne, tha Bushati më tej, si institucion përgjegjës për bashkërendimin e këtij procesi, konkluzionet e Këshillit jemi duke i transformuar në një plan
pune të përbashkët me disa institucione shqiptare. “Disa konkluzione shkojnë përtej suazës së punës së Ekzektutivit dhe një klimë më mirëkuptuese politike, veçse e ndihmon përparimin e Shqipërisë në këtë proces dhe sidomos në funksion të 2019, ku siç u tha qartë edhe dje nga ana e Komisionit Europian dhe komisionerit Hahn, negociatat janë në horizontin e 2019-ës”, -shtoi Ministri. Madje, theksoi ai, Komisioneri përcaktoi edhe afatin e hapjes së kapitujve të parë negociues dhe mendohet se viti 2019 dhe ai plan që ka përcaktuar Komisioni është plotësisht i arritshëm. Pavarësisht se ky vit është përcaktues për të ardhmen e divorcit të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, Samiti i Londrës u konsiderua si një mundësi e mirë për të rikonfirmuar politikat kryesisht në fushën e sigurisë që Mbretëria e Bashkuar ndjek në Ballkanin Perëndimor. “Është kjo arsyeja pse për herë të parë në këtë samit ne kishim
çështje që kanë lidhje me sigurinë në një koncept të gjerë, siç është edhe deklarata që lidhet me të zhdukurit gjatë konfliktit në ish Jugosllavi”, tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi në Komisionin për Politikën e Jashtme, në Kuvend. Sipas tij, në këtë samit u krijua një lloj sinergjie mes axhendës së konektivitetit ndërlidhshmërisë së rajonit, axhendës që ka lidhje me tregun apo implementimin e detyrimeve që burojnë nga zona ekonomike që është në proces krijimi në rajonin tonë dhe çështje që kanë lidhje me sigurinë procese këto që impaktojnë njëra-tjetrën. Duke folur për samitin e Londrës, ministri u ndal edhe te fondi i Garancisë, për sa i përket Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME). “Janë rreth 150 milionë euro që do të jenë në dispozicion të SME dhe projekteve të ndryshme që do të zbatohen dhe në funksion të zonës ekonomike në rajonin tonë”, deklaroi kreu i MEPJ. Samiti i Londrës gjithashtu konfirmoi një angazhim të ripërtërirë të Mbretërisë së Bashkuar ku u vendosën në dispozicion në vitin e ardhshëm rreth 41 milionë paund dhe 80 milionë paund do të jepen për projekte që do të zbatohen në vitet 2020-2021 me fokus të rinjtë dhe axhendën dixhitale që impakton zhvillimin në ekonomi.
Kryeministri Edi Rama takim me koordinatorët e Bashkëqeverisjes dhe qytetarë
Edi Rama: Institucionet të zgjidhin problemet e qytetarëve
E
kishte dorëzuar 7 herë të njëjtin dokument në zyrën e Hipotekës, pasi i kërkohej çdo herë që paraqitej për të kërkuar nxjerrjen e certifikatës së pronësisë. Kjo histori do të kishte vazhduar e njëjtë për familjen e Ismail Asmetës, por adresimi i problemit në platformën “Shqipëriaqëduam.al” e pajisi këtë familje me certifikatë pronësie brenda dhjetë ditësh. Kështu, pasi ishte dorëzuar në hipotekë në dhjetor 2015 planvendosja e banesës nga familja në fjalë, ky dokument nuk gjendej duke krijuar sorollatje të pafund. Me ankimimin në portal, nuk u bë gjë tjetër vetëm se u morr informa-
cioni i duhur, u gjet dokumenti dhe certifikata doli brenda dhjetë ditësh. Në koment të këtij rasti, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se bëhet fjalë për një rast tipik me hipotekat dhe për fat të keq, siç tha ai, jo i shkëputur. “Dëshmia e qytetarit inkurajon ata që kanë më shumë
se një vajtje-ardhje në hipotekë, të drejtohen në platformë që ecejakja të marrë fund dhe të identifikohen personat që prodhojnë këto tortura tërësisht të paligjshme dhe të ndëshkohen”, theksoi kryeministri. Ai vuri në dukje se jo vetëm familja zgjidhi problemin, por personat që u bënë shkaktarë të tij, janë në proces ndëshkimor administrativ dhe do të vlerësohen deri në fund nga taskforca antikorrupsion e ministrisë së Drejtësisë, nëse bëhet fjalë për një vepër penale, e nëse kjo vërtetohet, do të dërgohen në prokurori./ Kryeministri tha se pavarësisht kritikave, platforma “Shqipëriaqëduam.
al” po jep rezultat. “Më vjen mirë, po ashtu, që edhe shumë skeptikë që i drejtohen Platformës thjesht për hajgare, kur i thonë, pastaj rikthehen me mesazhe falënderimi, të befasuar që tentativa për ta provuar që Platforma nuk funksionon ka dështuar. Në fakt, platforma ka funksionuar në favor të tyre. Nuk është e tepërt që të falënderoj koordinatorët e Bashkëqeverisjes, për të cilët fjalët e mira që dëgjohen këtu çdo javë janë plotësisht të merituara dhe edhe për kontributin e dhënë në seleksionimin dhe mbledhjen e dëshmive që i vlejnë qëllimit të takimit të përjavshëm”,- tha Kryeministri Edi Rama.
POLITIKE
10
E enjte, 19 KORRIK 2018
Kryeministri Edi Rama reagon për liberalizimin e vizave për Kosovën
K
ryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. “Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen, po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shkroi Rama. Ky reagim vjEn vetëm pak orë pasi Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, deklaroi se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar. Hapi i radhës pritet të hidhet nga Parlamenti Europian, që ka detyrën të miratojë heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, nga ana e vendeve të Bashkimit Europian. Komisioni Evropian, dha të mërkurën rekomandim pozitiv për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave. Pas takimit të kolegjit të komisarëve, ky komision njoftoi se Kosova i ka përmbushur
Rama: Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit
ANALIZË Nga Andi Bushati* ush do të kuptojë realisht K atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar, nuk mund ta
shohë të shkëputur nga dinamika e gjatë e vendimeve të qeverisë dhe nga aktet e saj të fundit. Për ditë më radhë ne jemi ngërthyer në një debat shterpë, nëse duhet ruajtur godina e vjetër apo duhet një e re, nëse aktorët janë të unifikuar apo të përçarë, nëse ka më tepër rëndësi modernia apo tradicionalia, nëse është më i sinqertë Kastriot Çipi, apo Altin Basha. Por, të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë: për të fshehur një vjedhje të madhe. Për të mbuluar një biznes me fitim mbi 200 milionë euro në sajë të 6 grataçielave që Fusha do të ngrejë në truallin e teatrit të shembur. Për të kuptuar se kjo është kaq e thjeshtë, se nuk ka lidhje me një debat estetik mes të bukurës dhe të shëmtuarës, mes të mirës dhe të keqes, mes moralit dhe mungesës së tij, na shërben edhe një vendim që qeveria Rama po përgatitet të marrë paralelisht me atë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Fjala është për dhuratën
e re fiskale që qeveria po përgatitet t’u bëjë kazinove, pikave të llotove dhe basteve, pra gjithçkaje që ka të bëjë me sportin kombëtar të kumarit. Po të shohësh paketën e re fiskale që është shpënë për shqyrtim në Kuvend, dallon me lehtësi se këtej e tutje buxheti i shtetit do të mbledhë më pak para nga pronarët e llotove. Dhe ironia është se kur dy vite më parë atyre iu bënë të tjera lehtësime, arsyetimi ishte diametralisht i kundërt: Ata duhen përkrahur se derdhin shumë para për të cilat buxheti ka nevojë. Por, kjo histori mashtrimesh të paskrupullta është tejet e gjatë. Pesë vite më parë, në fillimet e qeverisë së tij, Edi Rama, së bashku me krahun e tij të djathtë Saimir Tahirin, nisën një operacion të bujshëm të titulluar “Fundi i marrëzisë”. U mobilizuan mbi 6 mijë policë, u rrethuan pikat e basteve me shirita ku shkruhej “skenë krimi” dhe kryerilindasi shpalli devizën: “ka ardhur dita t’i japim fund këtij fenomeni”.
të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizim vizash. Dimitris Avramopoulos, komisioneri evropian për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, tha se Kosova ka shënuar përparim dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash. “Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me liberalizimin e vizave dhe tani kjo gjë dihet dhe pranohet gjerësisht. Përveç kësaj Kosova ka vazhduar të plotësojë të gjitha kushtet që ne veçse i kemi cilësuar si të plotësuara në maj të vitit 2016. Tani është në duart e parlamentit evropian dhe këshillit evropian që të ecin më tutje dhe të adoptojnë propozimin e komisionit nga maji 2016 dhe i inkurajoj ta bëjnë
një gjë të tillë sa më parë”, tha ai. Gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Avramopoulos, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky rekomandim përbën një moment historik dhe paraqet njohje të përpjekjeve shumë vjeçare të Kosovës. “Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane, sot është fituese Kosova, sot është fitues Bashkimi Evropian. Lajmi i sotëm e përmbyll një cikël shumë të vështirë dhe rigoroz të përmbushjes së kërkesave të komisionit evropian. Siç kemi deklaruar edhe më herët Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe sot me plot kuptimin e fjalës kemi pajtim të plotë me partnerët tonë në komisionin evropian”, tha presidenti Thaçi.
“Unë mbetem për zhdukjen e bixhozit, por në këtë pikë jam minorancë në PS” (video poshtë). Pra me një fjalë Rama donte, por nuk i bindeshin deputetët. Pra kryeministri tolerant dhe demokrat i përulej vullnetit të shumicës së tij. Për t’u kthyer sërish te teatri, gënjeshtra e Ramës bëhet edhe më qesharake. I njëjti kryeministër, që u fiksua nga kamerat duke i bërë një sherr banal Pandeli Majkos, vota e lirë e të cilit nuk i prishte asnjë punë, në një rast tjetër, bën sikur nuk i binden deputetët. Pra ai do të na lërë të besojmë se ai grup me njerëz pa personalitet, që u tregua i gatshëm të ngrinte kartonat për një ligj special grabitjeje, dikur nuk i qenka bindur vullnetit të tij për të mbyllur kazionotë. Si ky mashtrim banal, po ashtu edhe ai që njëherë u bëhet favor pronarëve të kumarit me pretendimin se ata mbushin buxhetin e shtetit dhe herën tjetër
favorizohen duke i rënë në qafë buxhetit, janë të mjafta për të kuptuar se pas çdo përralle të rilindjes fshihet një projekt grabitjeje. Ashtu sikurse pas shëndetësisë falas fshiheshin koncesionet milionëshe të Check- up, sterilizimit dhe dializës, ashtu sikurse pas pastrimit të qyteteve, fshihej megaafera e inceneratorëve, ashtu si pas teatrit modern fshihet grabitja e truallit publik, po kështu edhe pas “goditjes së kumarit”, fshihej gjoba e majme për pronarët e këtij biznesi me fitime 100 milionë në vit. Gjashtë vite më parë, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e madh për t’i dhënë fund marrëzisë që kishte kapluar vendin. Gjashtë vite më pas, ai e ka shfrytëzuar këtë për të ngritur një regjim kleptokratik dhe të marrë. Prandaj, tani është koha t’i jepet fund marrëzisë së tij *Marrë nga Lapsi.al. Titulli është i redaksisë
Kryeministri nën prangat e kazinove dhe llotove sportive Strategjia përbënte një fabul të mrekullueshme: Dërgimin e kazinove drejt hoteleve me 5 yje që do të lulëzonin në erën e re të zhvillimit ekonomik dhe zhdukja e tyre nga qendrat e qyteteve. “Ne nuk mund të pranojmë një ves të neveritshëm që po shkatërron familjet dhe psikikën e qytetarëve”, thoshte atëherë me ton prej rilindasi, Rama. Dhe për ta realizuar këtë objektiv, pas show-t të shtatorit 2013, ai vendosi një datë: shqiptarët do t’u thoshin lamtumirë kazinove, pikave të basteve dhe makinave elektronike, në dhjetor 2016. Por kur u afrua kjo datë, pushteti i parasë bëri të vetën. Me argumentin kryesor se taksat e kumarit mbanin buxhetin e shtetit (pra të atij buxheti që po ia zhveshin sot një pjesë të këtyre parave), një grup deputetësh rilindas imponuan shtyrjen edhe me dy vjet të afatit të qëndrimit të pikave të basteve në qendrat e qyteteve. Kur u pyet nga gazetarët, mashtrimi i Ramës ishte epokal:
AKTUALITET
11
E enjte, 19 KORRIK 2018
Marrëveshja synon intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, nga 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991
M
inistria e Brendshme nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Për Ministrinë e Brendshme nënshkroi zv.ministrja Rovena Voda, ndërsa në emër të ICMP firmosi Matthew Holliday, drejtues i ICMP për Ballkanin Perëndimor. Ceremonia u bë gjatë një takimi ku morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë, përfaqësues të ICMP, diplomatë të akredituar në Tiranë dhe veprimtarë e ekspertë të shoqërisë civile. Marrëveshja synon intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, nga 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, duke përcaktuar në veçanti rregullat e bashkëpunimit për identifikimin, gjetjen e personave të humbur, si dhe për koordinimin e punës me organet përgjegjëse. Zv.Ministrja e Brendshme, Rovena Voda në fjalën e mbajtur me këtë rast nënvizoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur, është drejtësi për familjet që të mbyllin plagën e rëndë edhe të shoqërisë shqiptare. “Ballafaqimi me të kaluarën është një detyrim ligjor dhe moral për të gjitha grupet shoqërore, si parakusht për arritjen e paqes sociale në vend. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur do të vendosë drejtësi për të gjithë familjarët e tyre, do të mbyllte plagën e rëndë të shoqërisë tonë, si dhe do të vendoste paqe dhe stabilitet”. Më tej ajo u shpreh për angazhimin e plotë, pavarësisht vështirësive objektive e ndërlikimeve që mund të dalin por theksoi se kjo marrëveshje pritet të ketë rezultate. ‘’Qeveria shqiptare do
Ministria e Brendshme marrëveshje me ICMP për gjetjen e personave të zhdukur, Voda: Detyrim moral PËRPLASJA Detyrim moral “Ballafaqimi me të kaluarën është një detyrim ligjor dhe moral për të gjitha grupet shoqërore. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur do të vendosë drejtësi për të gjithë familjarët e tyre”.
SYNIMI “Marrëveshja synon intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, nga 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991”. të bëjë çdo përpjekjeje që të përmbushë detyrimet e saj që burojnë nga kjo marrëveshje. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili kërkon shumë angazhim dhe punë, të palëve të përfshira në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por shprehim përkushtimin tonë që të ndërmarrim të gjitha
DETAJE
masat që ky proces të jetë sa më rezultativ’’,-tha Voda. Por si do të veprohet? ICMP është organizata ndërkombëtare e ngarkuar ekskluzivisht për të punuar në çështjen e personave të zhdukur. Ajo do të krijojë një Zyrë Shërbimi për gjetjen e personave të humbur, duke përdorur metoda tekniko-shkencore të zbulimit
Ekzekutimi i çiftit, makina A e autorëve ishte vjedhur
Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura. Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, çka u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës. Hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana. Foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Bercanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Boran Berçana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silensiator. Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makinë.
SHKODËR
utori i dyshuar për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, ndryshon dëshminë përpara trupës gjykuese. Elvis Hoxha, 17-vjeç, mohon të jetë ai autori i dyshuar i krimit të ndodhur në nëntor 2017 në Shkodër. Më herët ai kishte pranuar se e kishte vrarë Beqirin pasi ishte zënë në një bar kafe për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë. Hoxha tha se Beqiri e kishte dhunuar, çka kishte bërë që ai të shkonte në shtëpi dhe të merrte armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën edhe e ekzekutoi shokun e tij. Në seancën e së mërkurës, Elvis Hoxha deklaron se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar qelizat telefonike të autorit për të gjetur vendndodhjen
dhe identifikimit, si dhe shkëmbimin e informacionit me organet kompetente në kuadër të koordinimit të bashkëpunimit, me qëllim realizimin e aktivitetit administrativ. Kjo marrëveshje është e bazuar në diskutimet me autoritetet shqiptare dhe reflekton prioritetet e qeverisë e cila udhëhiqet nga Komisioni
Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i njohur për ekspertizën në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dhunës politike. Sipas qeverisë, ky plan përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e rreth 6,000 personave, të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në periudhën 1944-1991.
Vrau 20-vjeçarin për një kapele, autori: Isha te dajat
e tij në momentin e krimit. Prokuroria ka 10 dëshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketën e autorit si dhe përgjimet ambientale
Në pranga pas krimit ranë edhe dy shokët e autorit, Ditmir Harifi, dhe Bekim Turishta të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 19 KORRIK 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E enjte, 19 KORRIK 2018
Takimi i parë i "Aleancës së Dhurimit të Gjakut". Kryebashkiaku Veliaj: Çdo bashki të ndihmojë
Meta: Dhurimi vullnetar i gjakut mbetet ende një sfidë për ne!
N
ën kujdesin e veçantë të Presidentit të Re publikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot takimi i parë i "Aleancës së Dhurimit të Gjakut". Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, deputetë, Avokatja i Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë, Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Shoqatës së Talasemikëve, Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Shoqatës së Hemoglobinopative, Institutit të Shëndetit Publik, Universitetit Mjekësor Tiranë, etj. Në hapje të aktivitetit Presidenti Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi këtë iniciativë dhe bëri thirrje për sensibilizim sa më të gjerë të opinionit publik për nevojën e dhurimit të gjakut. "Kjo Aleancë lind si nevojë për të sensibilizuar e ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut, për të ngritur solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë e për të nxitur vullnetarizmin, sepse dhurimi vullnetar i gjakut mbetet ende një sfidë për ne. Të gjithë ne, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për trasfuzion gjaku. Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente",- tha
Presidenti. Kreu i shtetit bëri apel për shumë sesibilizim të qytetarëve për të dhuruar gjak. "Të dhurosh gjak është një akt humanizmi dhe solidariteti dhe jam i bindur se kjo Aleancë do të punojë për ta forcuar këtë solidaritetin, ashtu sic do të punojë fort për të nxitur vullnetarizmin duke motivuar e inkurajuar të gjithë qytetarët dhe sidomos të rinjtë tanë për të dhuruar gjak. Strategjia Kombëtare për një Transfuzion Gjaku të Sigurtë apo Ligji për Transfuzionin hodhën themelet e standardizimit të dy prej boshteve kryesore të sigurisë së gjakut: Dhurues cilësor dhe Testim Cilësor. Kjo njëkohësisht u shoqërua edhe me ndryshimin në raportet e dhuruesve të
gjakut duke rritur numrin e dhuruesve vullnetarë në vend",- tha Presidenti. Kreu i shtetit paraqiti dhe një sërë pikash ku duhet të fokusohet puna e kësaj aleance me qëllim rritjen e numrit të kontribuesve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka propozuar një kalendar konkret për dhurimin vullnetar të gjakut që do të nisë nga zbatimi në shtator. I pranishëm në takimin e parë të "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", kryebashkiaku solli disa nga shembujt e suksesshëm të organizimeve vullnetare të Bashkisë së Tiranës në kryeqytet. "Ajo që propozojmë konkretisht është që secila bashki të sjellë pranë këtij Sekretariati një Kalendar praktik duke filluar që pas pushimeve, pra që në shtator kur fillon viti i ri shkollor, kryesisht me fokus në univer-
sitete dhe në gjimnaze. Në Tiranë ne e kemi një përvojë të mirë të një rrjeti kapilar dhe në qendrat e banuara me ndërlidhësit me komunitetit, me administratorët e pallateve. Pra nuk shoh asnjë arsye pse të mos shkojmë deri në këtë nivel
kapilar. Kur qytetarët e Tiranës mund të dhurojnë 126 mijë pemë, sigurisht që 20 mijë veta dhurojnë 20 mijë qese", tha Veliaj, i cili shprehu besimin se qytetarët e Tiranës do të vijojnë të punojnë me këtë frymë solidariteti.
"Kam një besim të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë frymë, edhe nga të gjithë popullata do të kemi një përgjigje jashtëzakonisht pozitive, kështu që ne do të angazhohemi që të jemi të parët dhe të dorëzojmë një kalendar aktivitetesh. Shumë faleminderit për nismën dhe mezi presim të përveshim mëngët dhe t'ia fillojmë kësaj pune", tha Veliaj. Në emër të 45 bashkive që janë pjesë e rrjetit të autoriteteve vendore, Veliaj shprehu publikisht përkrahjen për këtë nismë shumë të nevojshme për shoqërinë tonë.
AKTUALITET
P
14
E enjte, 19 KORRIK 2018
Nga monitorimi gjatë fundjavës i gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Sarandë, niveli i parametrave të sigurisë paraqitet në nivele të kënaqshme
ara se të niste sezoni veror, Policia e Shtetit mori të gjitha masat lidhur me rendin. Policia e Shtetit thotë se nga monitorimi gjatë fundjavës i gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Sarandë, niveli i parametrave të sigurisë paraqitet në nivele të kënaqshme. “Në një ditë plazhet shqiptare frekuentohen nga më shumë se 200 mijë turistë, dhe lëvizin në ditë 50 mijë automjete ose në një raport javor na rezulton se plazhet janë frekuentuar nga 1.4 milion turistë , shqiptarë dhe të huaj”, shprehet Albert Dervishaj. Drejtori i rendit, tregon se ankesat e turistëve janë siguria dhe zhurmat. “Ne marrim shumë telefonata nga turistë shqiptarë dhe të huaj në numrin 112. Kryesisht shumica e ankesave lidhen me nivelin e zhurmave”, thotë Dervishaj. Por krahas mos respektimit të orareve që lejohen për muzikën, ka edhe lokale natë që nuk garantojnë siguri për klientët, si në rastin e Dhërmiut. “Ne nuk kemi mundësi të vendosim në çdo lokal apo biznes polic roje tek dera. Për këtë i kemi kërkuar këtyre bizneseve të marrin masat e nevojshme dhe ata e kanë mirëpritur”, thotë drejtori i rendit. Duke parë vitin e kaluar fluksin e shtetasve Italian që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar, këtë vit 6 efektivë të policisë italiane do patrullojnë në zonat bregdetare së bashku me kolegët shqiptarë. Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë. Mësohet se ata nuk kanë të drejtë ndërhyrje dhe janë të pa armatosur.
Sezoni turistik, ankesat kryesore mbeten zhurmat. Dervishaj: Rendi në nivele të kënaqshme
ZHURMAT “Ne marrim shumë telefonata nga turistë shqiptarë dhe të huaj në numrin 112. Kryesisht shumica e ankesave lidhen me nivelin e zhurmave”, thotë Dervishaj.
Ky është pakti i arritur mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj italiane, me qëllimin për t’iu ofruar një ndihmesë më të madhe turistëve italianë, një marrëveshje që parashikon aktivizimin e patrullave dypalëshe nga 16 korriku deri më 31 gusht, në Durrës,
Vlorë e Sarandë. Sipas njoftimit, agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’u vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare, për të lehtësuar në këtë mënyrë kontaktet e turistëve italianë me autoritetet
shqiptare. Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë sezonit, Policia e Shtetit ka marrëveshje të ngjashme edhe me Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin
e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë. Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitare po shpërndan fletë palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar, me këshilla për pushuesit në bregdet.
VENDIMI
DIBËR
Gjyqtari Mustafa dorëhiqet nga dosja “Izet Haxhia”
Policia kontroll blic, gjen “arsenal armësh” P
Shkëlqim Mustafa ka vendosur të dorëhiqet nga gjykimi i çështjes së Izet Haxhisë. Vendimi i dorëheqjes shoqëruar me argumentat për të mos gjykuar dosjen, është depozituar tek kryetari i gjykatës së Apelit. Mustafa gjykon me treshen gjykuese, ku në përbërje të saj, është anëtare dhe gjyqtarja Fatmira Hajdari. Kjo gjyqtare është gruaja e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari, për vrasjen e të cilit Izet Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë nga Drejtësia Shqiptare. Nisur në këto kushte, ku në përbërje të kësaj treshe gjykuese është anëtare dhe gruaja e viktimës, atëherë kjo treshe gjyqtarësh ligjërisht nuk mund të gjykojë kërkesën e Izet Haxhisë, që pretendon për pafajësinë e tij në Apel. Pas miratimit të dorëheqjes së gjyqtarit Mustafa, çështja e Izet Haxhisë pritet të rihidhet në short elektronik, ku shorti do zgjedhë gjyqtarë të tjerë.
olicia ka sekuestruar në Dibër, gjatë një kontrolli blic një sasi lënde plasëse. Dinamit, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore janë zbuluar në ambientet e një lokali. Në prangat e policisë ka rënë Njazi Pilafi, 52-vjeç, banues në Peshkopi, pronar i lokalit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës. “Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve
kriminale. Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e
policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambjente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Dibrës.
AKTUALITET
15
E enjte, 19 KORRIK 2018
Rrufeja, të plagosurit dalin nga rreziku për jetën
SHKODËR
M
ësohet se dy burrat që u goditën nga rrufeja në Dajç të Shkodrës, janë përmirësuar. Mjekët e spitalit të këtij qyteti, thanë që Cin Luka dhe Ndok Vija e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ata kanë plagë djegie ne trup por që po
mbahen në mjekim të vazhdueshem nga mjekët. Pasditen e së martës një rrufe goditi traktorin në një arë. Aty po punonin dy të plagosurit dhe viktima Veronika Lukaj që po grumbullonin sanën për bagëtitë. Moti me vranësira
ka qenë arsyeja që i nxorri në arë për të mbledhur barin. Kur rrufeja goditi traktorin, viktima dhe dy të plagosurit ndodheshin shumë pranë mjetit. Megjithë ndihmën që i dhanë banorët, 53-vjeçarja Veronika Luka nuk mundi të mbijetojë.
Autorët e kanë groposur gjatë natës pranë varrezave të riun, për t’iu shmangur edhe syrit të njerëzve. Ramaj ka rrëfyer para gjykatës vrasjen “Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Krujës për Hysni Ramajt, njëri nga autorët e dyshuar për vrasjen dhe groposjen e 34-vjeçarit, Kejsi Hysa në Nikël të Fushë-Krujës. E njëjta masë është caktuar edhe për Agron Tufën, i shpallur në kërkim si autor i dytë i vrasjes. Kejsi Hysa, u gjet i groposur pranë një përroi në afërsi të varrezave të Niklës. 31-vjeçari Hysni Ramaj, që pas kapjes ka qenë në gjendje shoku, teksa rrëfyeu para gjykatës edhe dinamikën e vrasjes. Me ftohtësi ai ka pranuar autorësinë para trupit gjykues dhe ka thënë se shkak për vrasjen ishin 8 mijë eurot që dy autorët i kishin borxh viktimës. “E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi”,-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës. Kejsi Hysa, 34-vjeç, u vra më 5 korrik në afërsi të varrezave në Nikël të Fushë-Krujës. Ai u njihte ndryshe edhe me emrat Eljon Hysa dhe Sahit Hysa. Banorë të zonës i kanë thënë grupit hetimor se viktima njihej ndryshe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje. Hysa ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015, pasi ishte përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Theodhori në Sarandë. Hysa me origjinë nga Laçi, fshihej në një banesë në Nikël, derisa familjarët e shpallën të zhdukur në Polici, pasi kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Kanë qenë banorë të fshatit Shelqet, të cilët janë habitur nga një varr i ri dhe pa emër sipër. Në një kohë kur të gjithë pyesnin se kush kishte ndërruar jetë, pikërisht në këtë varr ishte varrosur i riu nga Kurbini. Pas marrjes në pyetje të banorëve, policia ka mundur të zbulojë trupin e 34-vjeçarit të zhdukur. Mësohet se pranë trupit të viktimës janë gjetur një pushkë dhe një pistoletë. Pasi u zhvarros, trupi i pajetë i të riut u dërgua në morg, ku ju nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar faktin nëse ai ishte torturuar para vdekjes, ndërsa armët u dërguan në laborator për ekzaminimin e gjurmëve. Po ashtu, ka dyshime se autorët e kanë groposur gjatë natës pranë varrezave të riun,
E vranë dhe e groposën, burg për autorin e dyshuar, Ramaj: I kishim borxh 8 mijë euro RRËFIMI “E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi”,-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës.
për t’iu shmangur edhe syrit të njerëzve. Sipas hetuesve të çështjes, Kejsi (Elion) Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim
me telefon me një person nga kjo zonë që kishte një mobilieri, konkretisht me shtetasin Hysni Rama. Por pas ditës së takimit, ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk kishte më
asnjë informacion për të. Personi në fjalë pohoi se kishte lënë takim por 34-vjeçari nuk kishte shkuar dhe nuk ishin takuar. Pasi policia e Kurbinit ndaloi pronarin e mobilierisë
dhe i vuri në përgjim telefonin, krijoi dyshime të arsyeshme se ai bashkë me një tjetër person, konkretisht shtetasin me inicialet A.T, e kishin vrarë dhe më pas e kishin varrosur 34-vjeçarin në varrezat e fshatit të tyre. Pas hetimit me metoda shkencore dhe përgjimeve të telefonatave, policia shkoi në fshatin Shelqet dhe pyeti banorët nëse kishin parë njerëz në varreza, ndërsa ata shprehën dyshimet e tyre për varrin e ri. Me urdhër të prokurorit të Krujës, policia vendosi të hapte varrin e ri, ndërsa u zbulua kështu edhe vendndodhja e të riut që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët.
KRIMET
Shtyhet gjyqi për Shkëlqim Mirin S
htyhet sërish seanca për gjyqtarin e akuzuar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi që seanca e radhës të jetë në datën 24 korrik. Shkak për këtë vendim të trupës gjykuese është bërë dorëheqja e gjyqtarit Ardit Mustafaj. Si arsye të dorëheqjes gjyqtari thotë se ka njohje me të pandehurin Shkëlqim Miri. Sipas tij, gruaja e Shkëlqim Mirit është kushërirë me të. Ndërkohë, kërkesa e dorëheqjes nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Tiranës. Prokurori i çështjes është
shprehur se kërkon kohë që të njihet me këtë zhvillim të ri. Shkëlqim Miri, gjyqtar i Apelit të Tiranës, u arrestua me urdhër të prokurorisë në nëntor të vitit të kaluar. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, u gjetën 34 milionë lekë të reja. Sipas prokurorisë, gjyqtari i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje, të akuzuarit Gentjan Doda. Shtetasi i ekstraduar ishte ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vrasje të kryer në Burrel në vitin 1997.
KULTURA
M
atthieu Ricard, një murg budist tibetian 71 vjeçar, konsiderohet njeriu më i lumtur në botë! Ai aktualisht jeton në Nepal, por ka lindur në Francë. Matthieu ishte një intelektual francez me një doktoraturë në gjenetikë molekulare, por hoqi dorë nga studimet për t’u bërë budist dhe humanitar, transmeton bota. al. Ai mori pjesë në një studim të trurit për meditimin dhe empatinë, nga neuroshkencëtari Richard Davidson i Universitetit të Uisconsin. Studimi zgjati 12 vjet. Matthieu kishte 256 sensorë të lidhur në kokë dhe, në sajë të kësaj përvoje, Richard ishte në gjendje të zbulonte se mendja e Matthieu ishte më e relaksuar ndërsa meditonte me dhembshuri. Në periudhën e këtij meditimi, truri i tij prodhoi një nivel valësh gama (që i referohet vetëdijes, vëmendjes, të mësuarit dhe kujtesës) aq të lartë, që kurrë nuk ishte raportuar më parë. Një zbulim tjetër ishte se aktiviteti në korteksin e tij të majtë prefrontal ishte shumë më i madh se ana e djathtë, gjë që i dha atij një aftësi të madhe për të ndier lumturi dhe një prirje më të ulët ndaj negativitetit. Ky murg i pabesueshëm e konsideron veten një person vërtet të lumtur dhe meditimi e ndihmon shumë në këtë çështje. Shpesh kalon një ditë të tërë duke medituar, pa u lodhur apo mërzitur. Më poshtë,
16
E enjte, 19 KORRIK 2018
Tre sekretet e njeriut më të lumtur në botë
këshilla e Matthieu Ricard për ata që kërkojnë një jetë vërtet të lumtur: 1. Mjaft u konsiderove qendër e Universit Sipas Matthieu, është e lodhshme të kalosh të gjitha ditët duke u shqetësuar vetëm për veten. Egoizmi çon në pakënaqësi. Kur fokusohemi në bërjen e gjithçkaje që funksionon vetëm për ne, ne arrijmë të
Pas rehabilitimit, Galeria Kombëtare do ketë emër të ri
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke folur për turizmin dhe risitë e këtij viti u shpreh entuziaste për këtë sezon që siç tha ajo, i ka kaluar pritshmëritë për nga fluksi i pushuesve. Ndër të tjera, Kumbaro dha detaje për projektet e reja, si ai për Galerinë Kombëtare të Arteve që merr një tjetër emër, gjatë një interviste për një nga televizionet në vend. “Muzeu Kombëtar përgatitet për një periudhë rehabilitimi. Brenda vitit do kemi projektin e ri për të kaluar më tej në zbatim. Galeria Kombëtare e Arteve merr emrin e ri, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Ka një fond të jashtëzakonshëm të veprave qoftë të para 100 viteve, qoftë të realizimit socialist. Godina është mjaft e amortizuar, kërkon riorganizim. Kemi projektin e radhës. Galeria Kombëtare ka statusin monument kulture dhe me ligj ajo nuk preket, por rehabilitohet. Do të ketë një koncept të ri bashkëkohor dhe do të ketë teknologji moderne”, u shpreh ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fund ajo shtoi se ,”ndërtuam 4 muze në mandatin e kaluar, besoj që të gjitha institucionet e mëdha kombëtare janë në listë sepse që kur janë ndërtuar nuk janë prekur”.
shohim pjesën tjetër të botës si armiq dhe kërcënim për suksesin tonë. Ne jemi të gjithë një. Prandaj, nga dashamirësia dhe dhembshuria për ata që na rrethojnë përfitojnë të gjithë. Kur jemi në një gjendje pozitive të mendjes, ne kemi më shumë gjasa të përcjellim një mesazh të ndriçuar për ata që na rrethojnë, gjë që mund të motivojë një transformim në jetën tonë.
2. Ushtro mendjen përditë Matthieu beson se një mendje më pozitive është e arritshme për të gjithë ne dhe se brenda nesh ka një potencial për mirësinë. Ne duhet të stërvitim mendjet tona çdo ditë, në mënyrë që çdo ditë të jemi më të përgatitur për të ecur përpara në misionin tonë të lumturisë. Ashtu si një maratonë, ju nuk mund të konkuroni pa qenë i
trajnuar për të arritur kilometrat e nevojshme, dhe nuk mund të ndërmarrim hapa të rinj pa e përgatitur mendjen tonë. 3. Kalo 15 minuta në ditë me mendime të lumtura Dashuria dhe lumturia janë shpesh mendime kalimtare, vetëm një zbavitje derisa mendjet tona mbushen sërish plot shqetësime, dyshime dhe pakënaqësi. Megjithëse ky është standardi në ditët e sotme, kjo nuk është mënyra se si duhet të jenë gjërat. Dashuria dhe lumturia duhet të jenë konstante në mendimet tona dhe në jetën tonë, në përgjithësi. Prandaj, Matthieu na këshillon të mendojmë për emocione pozitive për 15 minuta çdo ditë. Nëse e mbajmë këtë praktikë çdo ditë për dy javë, do të fillojmë të vërejmë rezultate pozitive. Richard e ka praktikuar atë për 50 vjet, nuk është çudi që ai konsiderohet si një nga njerëzit më të lumtur në botë. Kjo praktikë mbështetet tashmë nga shkenca, Richard Davidson në të vërtetë zbuloi se edhe një meditim 20-minutësh në ditë kontribuon në lumturinë e përgjithshme të njerëzve.
Festivali “MIK” në Korçë promovon kulturën dhe historinë e këtij qyteti Edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar “MIK” starton nga qyteti i Korçës. Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga sopranoja, Inva Mula. Festivali do të sjellë 150 artistë, që do performojnë muzikën më të mirë, të ndërthurur me historinë e kulturën e qytetit të Korçës. “MIK Festival” do të zgjasë pesë ditë nga data 25 deri më 29 korrik, si një aktivitet për të promovuar kulturën, historinë e këtij qyteti. Për sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare edhe emri i festivalit që nis në edicionin e parë pas disa ditësh ka një domethënie. Sipas saj lidhet me miqtë e artit dhe muzikës. Tefta Tashko Koço do të marrë vëmendjen më të madhe në këtë festival, si një nga figurat më të mëdha të këtij qyteti, që bëri revolucion duke sjellë në Korçë jetë artistike, atëherë kur mungonte ajo. Pesë ditë aktivitete Festivalit “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK) do të zgjasë plotë 5 ditë me aktivitete
gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën. “Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. “MIK
Festival” është festivali i parë që bën bashkë rreth 150 artistë të zhanreve të ndryshme për të performuar si asnjëherë më parë në këto 5 ditë të festivalit”, shkruhet në faqen e festivalit.
VIP
17 E enjte, 19 KORRIK 2018
Dua Lipa do këndojë kolonën zanore të filmit "James Bond" Tashmë është zyrtare: Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit "James Bond", në hapat e gjigantëve të muzikës botërore. Shqiptarja 22vjeçare sfidoi këto muaj Adelen, që e ka kënduar më herët kolonën zanore të "Skyfall", apo edhe Ed Sheeran, Jessie J dhe Paloma Faith. Zgjedhja për këngëtaren shqiptare, e cila po korr sukses në çdo fushë të "showbiz"-it, duket se ka qënë e vetë regjisorit të "James Bond", Danny Boyle. Dhe suksesi për vazhdimin e sagës "James Bond" duket se është i garantuar. "Dua ishte pretendentja jonë kryesore që në fillim të projektit të radhës së agjentit 007, për të cilin deri më tani kemi punuar në titullin "Bond 25", dedikuar prodhimit të 25 ndër vite të agjentit James Bond", thotë Boyle, që duket se pas shumë spekulimeve ia ka besuar sërish britanikut Daniel Craig. Edhe skenari
Linda Halimi publikon këngën e re, projektin ia besoj një producenti 10-vjeçar! Shumë prej artistëve tanë mundohen të zgjedhin bashkëpunëtorët më të mirë për projektet e tyre. Por, kësaj radhe Linda Halimi nuk ka vepruar si në të shkuarën, pasi ka zgjedhur të punojë me një producent të ri. Këngëtarja ka publikuar gjatë ditës së martë këngën më të re vetëm në version audio, "Murda". Ndërsa dje ka treguar se suksesin e këngës ia dedikon producentit të ri, i cili është hiç më pak e as më shumë se dhjetë vjeç. Sipas këngëtares, bëhet fjalë për producentin Nealante dhe Halimi është e kënaqur me bashkëpunimin. "Fakt i këndshëm. Kënga "Murda" ka një producent dhjetëvjeçar, i cili është super i talentuar dhe është biri i producentit Lil Neo", ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Linda. Theksojmë se këngëtarja shqiptare mori pjesë në "American Idol" dhe pasi mahniti me zërin e saj, vazhdoi me përkushtimin ndaj muzikës. është drejt fundit, thotë regjisori dhe Richard Curtis ka bërë një punë të mrekullueshme mbi të. Kolona zanore e filmit "James Bond" ka luajtur një rol të madh gjatë prezantimit të tij dhe çdo film, që nga i pari në vitin 1962, ka patur këngën e tij. Për herë të parë kolonën zanore të James
Bond "We have all the time in the World" e ka kënduar Louis Armstrong e pas tij me radhë emrat më të suksesshëm të muzikës botërore si Paul McCartney, Tom Jones, Nancy Sinatra, Adele, Madonna, Tina Turner, Duran Duran, Alicia Keys dhe Sam Smith, në filmin e fundit "Spectre".
"Take That" sërish bashkë për të festuar 30 vjetorin e karrierës Lajme të rëndësishme në shtëpinë "Take That". Kështu shkruan në Twitter një nga tre djemtë e grupit historik, aktualisht të përbërë edhe nga Mark Owen e Howard Donald, duke informuar fansat se brenda dimrit do të publikohet albumi i ri i Hiteve më të mira, i cili do të përmbajë si këngët e reja, ashtu edhe këngët e njohura ndër vite. Ky album do të shndërrohet në një shfaqje live në 2019, për të festuar 30 vitet e krijimit të bandës. Në 2019, banda e famshme e djemve mbush plot 30 vjet karrierë dhe me këtë rast, po
Era Istrefi "e burgosur" Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, Era Istrefi ka vendosur që ta mbajë vëmendjen e publikut tek ajo. Ditën e martë ajo ka publikuar klipin e këngës "Prisoner" që do të thotë "e burgosur" dhe ka të bëjë me ndjenjat e dashurisë. Pjesë e klipit është dhe një djalë me ngjyrë, me të cilin supozohet se Era është e dashuruar. Kënga me muzikë dhe audio është publikuar në muajin qershor. Projekti ka tinguj "reggae" si dhe xhirimet e klipit janë bërë në Xhamajka.
bëjnë gati festimet. I vetmi fakt paksa i trishtueshëm për fansat e "Take That" është se për momentin nuk është parashikuar pjesmarrja e Robbie Williams dhe Jason Orange. Grupi do të qëndrojë në formacionin aktual prej tre vetësh, në pritje të zhvillimeve të reja. Një rikthim i rëndësishëm për Take That, të cilët, që nga 1996, vit në të cilin Robbie Williams braktisi grupin, nuk përjetoi më shkëlqimet e viteve '90, gjatë të cilëve, grupi i përbërë prej 5 djemve britanikë ngjiti shumë herë majat e klasifikimeve botërore.
David Beckham mbledh familjen në bregun e Adriatikut Familja Beckham ka zgjedhur bregun e Adriatikut për të kaluar disa ditë të qeta pushimi së bashku. Djali i tyre, Bruklin la universitetin në Nju Jork, pasi i mungonte shumë shtëpia dhe David e Victoria vendosët të pushojnë së bashku në Kroaci. Ish-futbollisti, tashmë në moshën 43-vjeçare tregon në fotot e shkrepura në Kroaci se është ende në formë.
SHOWBIZ
18 E enjte, 19 KORRIK 2018
Vdes Annabelle Neilson, modelja dhe ylli i televizionit anglez Top modele dhe muza e Alexander McQueen, ylli i shfaqjes "reality" angleze, "Ladies of London" dhe shoqja e ngushtë e Kate Moss është ndarë nga jeta. Annabelle Neilson u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. Nuk ka ende informacione për shkakun e vdekjes, edhe pse policia ka përjashtuar menjëherë versionin e vetëvrasjes. Modelja ishte 49 vjeç. "Përgjithmonë u prehsh në paqe!" Me këto fjalë dhe një foto të të dyjave së bashku, Kate Moss ka dashur t'i japë lamtumirën shoqes së saj më të mirë në Instagram. Annabelle asnjëherë nuk e ka fshehur të shkuarën e saj të vështirë. Në fëmijëri vuante nga Disleksia, një lloj sëmundjeje që të krijon vështirësi në të mësuarin e gjërave. Në moshën 16-vjeçare, gjatë një udhëtimi në Australi ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm që e detyroi t'i nënshtrohej kirurgjisë plastike. "Isha shumë në depresion. Droga për mua ishte një mënyrë për të më larguar nga realiteti. Në një farë mënyre, mund të them se heroina më shpëtoi, ndryshe do të isha vetëvrarë", kanë qenë fjalët e hershme të modeles. Në moshën 22-vjeçare ajo bëhet muza e stilistit të famshëm McQueen dhe nis karrierën e saj në botën e modës. Në vitin
Ylli i muzikës e tepron me alkoolin dhe rrëzohet në skenë Blake Shelton mund të jetë një prej yjeve të muzikës, por koncerti i fundit nuk ka qenë më i këndshmi i tij. Gjatë një performance në skenë, këngëtari i hitit "Came here to forget" është rrëzuar para mijëra spektatorëve. Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, por duket se nuk e kanë mbajtur këmbët dhe ka rënë në tokë. Me anë të postimi në Twitter ka zbuluar se fajin e kishte alkooli dhe e shoqëroi me batuta. "Ah po, pata pirë goxha shumë. Pit Bull, ta vë fajin ty sepse doja të konkurroja me koncertet e tua", shkruajti Blake.
Kate Perry flet për problemet me depresionin
1994 martohet me Nathaniel, i biri i bannkierit Jacob Rothschild, nga i cili divorcohet tre vite më vonë, duke përfituar
miliona, ndaj tërhiqet nga sfilatat dhe ftohej shpesh në televizione. Deri në fundin tragjik të saj.
Mario Balotelli gjen një dashuri të re në rivierën franceze Përse Mario Balotelli nuk do të ketë lidhje serioze? Nuk ndjehet ende aroma e parfumit të luleve të portokallit rreth futbollistit italian, i cili
pasi u bë baba për herë të dytë me një djalë nga Clelia, duket se është "hutuar" nga "forma" të reja trupore. Nëse në fushë bën të diskutohet angazhimi i
tij me Nicën, në dashuri, mbetet "në vijë të parë", duke u dashuruar me një brune, siç tregojnë fotot e të përjavshmes "Chi". Ajo është një vajzë misterioze, me të cilën Balo ka "kaluar në sulm"… Pasi "arkivoi" historinë me Clelian, 26 vjeçarja që jeton në Zvicër dhe e bëri baba të Lionit, pas Pias, vajzës me Raffaella Ficon, Mario duket se është përfshirë me një vajzë e stilit "Baywatch" në një pishinë në Montecarlo. Mbase është pikërisht kjo vajzë që e ka mbajtur Balon larg fushës së gjelbër, i cili tani është rikthyer në stërvitje me Nicën. Në rrjetet sociale ka publikuar vetëm foto me miq dhe vëllain Enock, me të cilin është shumë i lidhur. Mungojnë prej kohësh videot në versionin baba me Pian dhe Lion…
Këngëtarja e njohur e popit, Katy Perry ka folur për vështirësitë që ka patur gjatë kësaj kohe me shëndetin mendor. Ajo tha se reagimi ndaj albumit të saj të fundit "Witness" e la me depresion dhe me zemër të lënduar. Në një intervistë për "Vogue Australia", Katy tha: "Kam patur periudha depresioni në varësi të situatave dhe zemra ime u lëndua vitin e kaluar, sepse pa dijeninë time i dhashë rëndësi reagimit të publikut, i cili nuk reagoi në mënyrën që unë e prisja".
Elhaida Dani zbulon incidentin në avion dhe këshillon vajzat Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani ka zbuluar një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur sot gjatë udhëtimit për Paris. Për këtë rast ka dhënë dhe një këshillë për të gjitha vajzat që të mos kenë të njëjtin incident. "Këshillë për veten: Mos pi kafe në avion kur ke veshur për herë të parë xhinse të bardha. Nuk është diçka e zgjuar", shkruati ajo në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram. Ndërkohë tregonte shenjat e kafes tek pantallonat e bardha.
FORUM ANALIZA
S
amiti i fundit i NATO-s thek soi faktin se Shtetet e Bash kuara dhe Europa po përpiqen të gjejnë një formulë për ta mbajtur të fortë lidhjen Euro-Atlantike në një kohë transformimi global. Koncerti mbaroi, muzikantët nuk ishin aq melodiozë dhe të akorduar si më parë, por shfaqja vazhdon. Kjo mund të jetë një përmbledhje e takimit të fundit të NATOs. Ishte një nga ngjarjet më intriguese dhe provokuese të NATO-s ndonjëherë. Shumë prej tyre do t’ia atribuojnë këtë atmosferë të tendosur të takimit të Brukselit presidentit amerikan Donald Trump. Ndryshe nga pjesëmarrja e tij e parë në takimet e NATO-s, këtë herë ai ishte figura qendrore – gjë që padyshim ishte muzikë për veshët e tij. Më e rëndësishmja, Trump vuri çështjen e shpenzimeve të mbrojtjes në krye të të gjitha diskutimeve, duke vënë në dyshim solidaritetin e aleatëve europianë të Amerikës dhe rolin e tyre në aleancë. Si pjesëmarrësit ashtu edhe ekspertët mbetën me ndjenja të përziera. Komentet variuan nga parashikimet pesimiste, si ajo e Robert Kaganit në Washinton Post, e deri te komentet “e zakonshme të biznesit” të zyrtarëve të lartë të NATO-s. Sipas Kagan, çështjet brenda NATOs janë shumë në rregull, edhe pse “qeniet njerëzore shpesh zgjedhin vetë-mashtrimin mbi realitetin e dhimbshëm dhe kështu në ditët dhe javët e ardhshme do të dëgjojmë risigurime se aleanca e NATO-s është në gjendje të mirë”. Ata që morën pjesë në samit morën pikëpamje të ndryshme për atë që ndodhi në Bruksel. Presidenti francez Emmanuel Macron u citua të thoshte: “Lexova një mesazh me 140 shkronja, por debatet morën një ton ndryshe. Ato ishin të sinqerta, por nuk u ngrit gishti kundër askujt apo mungesë respekti”. Sipas deklaratave nga ish-kolegët e mi, presidenti Trump, as në takimet apo debatet bilaterale, nuk kërcënoi t’i nxirrte Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja. Deklaratat e tyre duket se konfirmojnë parashikimin e Kaganit, se zyrtarët e NATO-
19 E enjte, 19 KORRIK 2018
Kërcënimi i NATO-s nuk është Trump, por një botë që po ndryshon
s po përpiqen të na risigurojnë se në Aleancë është çdo gjë në rregull. A ka probleme Aleanca? Për çfarë është? A është diçka e vjetër? A jetojnë aleatët europianë në kurriz të Shteteve të Bashkuara? Asnjë nga këto pyetje s’është e re. Ato kanë qenë temë debatesh intensive, larg syrit të publikut, në aleancë për vite me radhë. Gjatë rrugës së tij në Europë, presidenti Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara paguajnë pjesën më të madhe të buxhetit të NATO-s, duke paguar midis 70 dhe 90 për qind të tij, në varësi të mënyrës si e përllogarit. Por kjo nuk është një çështje e re dhe Trump nuk është i pari që e përmend këtë për të detyruar europianët që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Në fjalimin e fundit të politikës së tij mbi të ardhmen e NATO-s, në qershor 2011, ish-sekretari i mbrojtjes i SHBA Robert Gates gjithashtu u bëri thirrje aleatëve europianë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Nuk është sekret as se NATO nuk ishte një përparësi për presidentin amerikan Barak Obama. Ai nuk ishte as mbështetës i një politike të NATO-s me dyer të hapura. Në raste të ndryshme, Obama i paralajmëroi partnerët e tij në Eu-
ropë se nuk ekzistonte një gjë e tillë si një “rrugë e lirë”. Ndërkohë, është e vërtetë se buxheti ushtarak amerikan është shumë më i lartë se ai i ndonjë tjetri në familjen e NATO-s. Shpenzimet totale të mbrojtjes të të gjithë anëtarëve të NATO-s në vitin 2017 ishin rreth 957 miliardë dollarë amerikanë. Pjesa e SHBA-së për këtë total ishte rreth 686 miliardë dollarë amerikanë, që është rreth 72 për qind e shpenzimeve totale. Mbretëria e Bashkuar vinte e dyta me 5.8 për qind, e ndjekur nga Franca dhe Gjermania me 4.8 për qind. Nuk duhet harruar se, në dekadat e para të NATO-s, pjesa europiane e shpenzimeve totale ishte më shumë se 50 për qind. Prandaj, është e qartë se Shtetet e Bashkuara, me kalimin e kohës, po paguajnë më shumë për sigurinë dhe paqen në Europë. Megjithatë, përllogaritja nuk është aq e thjeshtë sa duket. SHBA-të shpenzojnë më shumë në mbrojtje sesa vendet europiane, por i gjithë buxheti ushtarak amerikan nuk shkon për NATO-n. Si një fuqi globale, shpenzimet ushtarake të SHBA-së ia kalojnë NATO-s dhe operacioneve të saj. Pamja duket ndryshe nëse merret parasysh financimi i drejtpër-
drejtë i NATO-s. Përsëri, SHBA-ja kryeson me 22 për qind, e ndjekur nga Gjermania me 15 për qind dhe Franca dhe Britania e Madhe me 10 për qind. Megjithatë, nga kjo perspektivë, SHBA-ja vështirë se paguan “pjesën më të madhe” siç pohoi presidenti Trump. Solidariteti i shteteve anëtare të NATO-s është testuar shumë herë më parë. Këtë herë, po vihet në pikëpyetje nga presidenti i shtetit më të rëndësishëm të NATO-s. Kjo është e paprecedentë në historinë e aleancës. Megjithatë, realiteti është se SHBA-ja tani është më e angazhuar ushtarakisht në Europë sesa ishte vetëm disa vjet më parë. Duke u bazuar në vendimin e vitit 2016 të Aleancës për vendosjen e grupeve luftarake në krahun e saj lindor, përballë Rusisë, kjo kërkon më shumë angazhim në Europë. Përbërja e katër grupeve luftarake shumëkombëshe, që arrin në 4,500 trupa, të vendosura në vendet baltike dhe në Poloni, tregon se si solidariteti ende funksionon në praktikë. Kanadaja kryeson grupin e betejës në Letoni, me kontribute nga Shqipëria, Italia, Polonia, Sllovenia, Spanja dhe Mali i Zi për t’u bashkuar me grupin në muajt e ardhshëm. Gjermania kryeson grupin e betejës në Lituani, me kontribute nga Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia. Britania udhëheq grupin e betejës në Estoni, me kontribute nga Franca. SHBA-ja udhëheq grupin e betejës në Poloni, me kontribute nga Rumania dhe Britania e Madhe. Llojet e reja të sfidave të sigurisë kërkojnë mirëkuptim më të mirë dhe bashkëpunim më intensiv midis partnerëve europianë dhe SHBA-së. SHBA ka një arsye me baza të mira për të kërkuar që Europa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe të bëhet më e ndërlidhur dhe të marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë europiane. NATO e ka bërë të mundur BE-në. Ajo krijoi një mje-
dis të sigurt në Europën e pasluftës në të cilën mund të bëhej integrimi. Nga ana tjetër, aleatët europianë të Amerikës gëzojnë mbrojtjen e plotë nga NATO-ja dhe nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen. Ata gjithashtu kanë vështirësi të tjera për të kapërcyer kur vjen puna për t’i bërë efikase sistemet e tyre të sigurisë. Kriza në Ukrainë dhe kriza e emigracionit treguan se sa e vështirë është ende për shtetet anëtare të BEsë të formulojnë një përgjigje të përbashkët dhe efektive për të djegur çështjet e sigurisë në Europë. Megjithatë, europianët kanë një argument të fortë kundër një qasjeje aktuale amerikane ndaj çështjeve europiane që mund të kenë efekte të qëndrueshme dhe dëmtuese ndaj interesave amerikane dhe europiane. Të gjitha këto bëhen me rëndësi të veçantë teksa afrohemi me takimin historik SHBA-Rusisë. Asgjë nuk i shërben interesave të Rusisë më mirë se mosbindja brenda NATO-s dhe BE-së. Moska nuk do të heqë dorë nga strategjia e suksesshme e provuar e shfrytëzimit të divergjencave midis aleatëve perëndimorë të Amerikës, duke zgjeruar boshllëqet ekzistuese dhe duke nxitur mosmarrëveshje të mëtejshme. Ndërhyrja e fundit e diplomatëve rusë në proceset politike në Greqi, duke inkurajuar tubime kundër marrëveshjes me Maqedoninë dhe duke ofruar ryshfet ndaj kundërshtarëve të marrëveshjes, siguron provë të re të strategjisë së Moskës. Pyetja për sot nuk është, siç mendonin disa para samitit të Brukselit: a mundet NATOja t’i mbijetojë Trumpit? Po, mundet. Pyetja është: a munden SHBA-ja dhe Europa të gjejnë një formulë për të mbajtur lidhjen euroatlantike të fortë në një kohë transformimi global? Unë shpresoj se do të mund t’i përgjigjemi me “po” edhe kësaj. BIRN
VETËVENDOSJE
Albin Kurti: Le të bashkohemi si konfederatë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi, përsëriti objektivin e tij politik për bashkimin kombëtar të shqiptareve, ndërsa tha se ky projekt nuk bie ndesh me atë të BE-së. "Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale"- tha Kurti në emisionin "Përballë". Ndonëse projekti i Vetvendosjes për bashkimin e shqiptarëve gjen pengesë
në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk gezon as mbështetjen e ndërkombëtarëve, Albin Kurti e sheh edhe variantin që ai mund të ndodhë përpara mbërritjes në BE. "Për një periudhë kalimtare le të bëhemi konfederatë apo federatë. Nuk do isha kundër një solucioni të tillë, por gjithësesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat integrues drejt bashkimit I përshpejtojmë dhe I kemi më seriozë e më të sinqertë se deri tani, atëherë bashkimi ynë do të mund të ndodhë para Bashkimit Evropian", - u shpreh Albin Kurti. Për Albin Kurtin integrimi i 6-të vendeve te Ballkanit në BE duhet te jetë i njëkohësishëm. "Nuk është e mundshme që Bashki-
mi Evropian të thotë që 6-të shtetet e Ballkanit Perëndimor, ende të pa anëtarsuara, i dua në BE, mirëpo do t'i inkuadrojë një nga një. Meqënëse vështirësitë që ia ka bërë Maqedoniësë, ta zëmë për një çerek shekulli Greqia, janë të pakrahasueshme me atë që do t'i bëjë Serbia jo vetëm Kosovës e Shqipërisë, por edhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi", - tha Albin Kurti në RTSH. Në shkurt të këtij viti, BE publikoi strategjinë e zgjerimit, ku Serbia dhe Mali i Zi kryesojne procesin. Pas tyre vinë Shqipëria dhe Maqedionia që mund të çelin negociatat vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën nuk ka një afat të përcaktuar sa i përket hapave drejt anëtarsimit në BE.
FORUM
20 E enjte, 19 KORRIK 2018
IN MEMORIAM Vështrimi i përhumbur mbi kalendar lexoi se muaji korrik kishte hyrë me ecurinë e ditëve që kalojnë. Këtë muaj të nxehtë që e ndiej të zbehtë dhe të ftohtë. Dhe shkas ngadalë në kujtesën e heshtur që hapi rëndueshëm portën e kujtimeve. Ndala një çast frymën duke psherëtirë thellë. Brenda kraharorit ndjeva mallin dhe brengën që më mpiu trupin. Fajtor mbetet korriku. Muaji që të ndali frymën. Muaji që të ndau nga të gjithë ne. Sot një vit pa ty o miku ynë i mirë. Nuk dua ta pranoj, por fizikisht ti ke ikur. Mungon ai portret i tretur me pranverën. Ai zë me kollën e thatë. Ajo rrugicë me hapin e ngadaltë. Ato shkallë me gërvishtjen e këpucës së dehur. Ajo tavolinë me laptopin e braktisur. Dora e njomë me lapsin e mpitë dhe të mbytur nga vetmia e heshtur. Dhe malli më rrëmben si fëmija dashurinë e nënës. Dua të dëgjoj zërin që nuk është mekur. Ai është i freskët, si uji i bjeshkëve që derdhje në vargje. Ngushëllimin e gjej te biblioteka. Aty ku ti je i përjetshëm. Mes vëllimeve pafund të librave të tu. Dhe nisa të bisedoj dhe të ngushëllohem.
Një vit pa ty miku ynë i mirë
Ashtu si dikur përballë njëritjetrit. Të dëgjoja fjalën e ngrohtë. Mendimin e pjekur. Sinqeritetin dhe urtësinë e shpirtit. Edukatën e kulturës
që të karakterizonte. Vargjet e poetit, mendimin e publicistit, rreshtat e shkrimtarit. Jeta jote një kalvar vlerash dhe sakrificash. Shembull i kul-
turës dhe vizion i një intelektuali. Na mësove të gjithëve se si duhet të jesh dhe të mbetesh një njeri i mirë. Sot kur shoqëria ka shumë nevojë për njerëz të tillë. Sepse të gjithëve na pret i njëjti stacion, por jo të gjithë jetojnë, sepse harrohen dhe humbasin në pluhurin e kohës. Por ti ende jeton i dashur Besim. Jeton se kalanë e respektin e ndërtove të fuqishme. Atë nuk e shemb dot lehtë erozioni i kohës. Ashtu si plot figura dhe portrete të shquara që mbeten të lavdishëm dhe në respektin e çdo kohë që ikën e vjen. Dhe nuk pate frikë nga vdekja. Madje more guximin dhe i shkrove lirshëm asaj: "Dhe kur të mos jem në jetë/ unë prapë jam këtu/ sepse nuk ka jetë tjetër/ dhe vdekja nuk është tabu. Hidhni sytë nëpër pyje/ shihni se çfarë bëjnë lisat/ lindin dhe rritin në vite/ në disa breza filizat. Shikoni dhe lule kaçen/ ajo del kur vjen pranvera/ pastaj zhduket kur vjen vjeshta/ por lind sa vjen
BOTIMI
"Dy pashallarët e Beratit" K
ëto ditë lexova me kureshtje librin e fudit të Asllan Sulos "Dy pashallarët e Beratit". Edhe pse i ka kaluar të 80-tat, s'rri pa shkruar, pa shfletuar, pa botuar diçka në dobi të historisë të qytet të Beratit, por dhe më gjerë. Ky është i shtati libër që boton mësuesi im i historisë. Mësuesi i mësuesve që mbeti gjithë jetën duke mësuar vet, por dhe mësuar të tjerët. Ka botuar: "Berati në shek e XV", "Iliaz Vrioni", "Qyteti muze i Beratit", "Dy netë që ngrinë Romën" e tjerë . Tani me një gjuhë të thjesht e të kuptueshme e me fakte bindëse, vjen me "Dy pashallarët e Beratit". Nëse histografia jonë ka shkruar dy faqe për ta, libri në fjalë vjen në një numër të pakrahasueshëm faktesh, duke nxjerr në pah dy figurat e historisë, Ismahil Pashë Velabishtin dhe Ahmet Kurt Pashën. Autori ka hulumtuar në arkivat e Bibliotekën Kombëtare, kujtimet që na kanë ardhur që në ditët tona. Figurat e përmendura paraqiten jo thjeshtë s'i sundimtar të pashallëkut , apo si zyrtarë të lartë shtetëror, por dhe çfarë bënë për mbrojtjen e pashallëkut nga tendencat separatiste të të tjerëve për ta ndarë e përçarë pashallëkun në interes të tyre . Pashallëku i Beratit Shtrihej nga Gosa e Kavajës në Veri, deri në Këlcyrë të Përmetit në Jug. Nga Vlora në perëndim, në Gorë dhe Opar të Korçës në lindje. Pra e gjithë Shqipëria e jugut. Sundimi në pashallëk zgjati mbi gjysmë shekulli, duke siguruar qetësi e rend kaq të
domosdoshëm për jetën e një vendi. Berati i në gjysmës së dytë të shekullit XVII- deri në gjysmën e parë të shek XVIII ishte një qendër e rëndësishme ekonomike me mbi 900 dyqane .Ai ishte kthyer dhe një qendër administrative e kulturore me disa medrese, biblioteka me dijetarë e poet. Në këtë mjedis lindi dhe u zhvillua letërsia shqipe me alfabetin arab. Ismahil Pashë Velabishti ishte jo vetëm sundimtarë, por dhe njeri i ditur, poet. Që në moshën 17-vjeç u rrit në oborrin sulltanor në Stamboll. Atje mësoi dhe u edukua. Mësoi tri gjuhë, greqisht, osmanisht e persisht. Krijoi një bibliotekë të pasur, siç do të shkruante më vonë revista "Hylli i Dritës" që dilte në Shkodër në numërin e 4 prillit 1938. S'i poet shkruante tema erotike e filozofike. Këto i lexonte vetë, por dhe me poet të tjerë beratas në buzët të lumit Osum. Meritë e madhe e Ismahi Pashë Velabishtit ishte ideja dhe sakrificat ngritjen qendrën e qytetit të Beratit përtej lumit Osum, në perëndim, në atë pllaj të madhe poshtë këmbëve të malit Shpiag. Qyteti i ardhshëm do të kishte diell gjithë ditën, pamje të largët deri në orizont, gjelbërim pa kufi . Pashai nisi punë për të venë në jetë këtë plan madhor, por u pengua nga ata që s'kishin një vizion për të mirat që do të kishte qyteti i vet me një të ardhme të ndritur. Si trim që ishte ra në një luftë për të mos lejuar copëtimin e pashallëkut të Beratit.
Ahmet Kurt Pasha u përpoq shumë për të ruajtur shtrirjen e pashallëkut të Beratit, nga përpjekjet e Ali Pashë Tepelenës për ti shkëputur territore në jug dhe nga Bushatllinjtë e Shkodrës në Veri. Ai u përpoq shumë për t'i bashkuar pashallëkut të vet, Shqipërinë e Mesme, duke futur Tiranën dhe Elbasanin më krahinat e tyre. Arriti sukseset e para në drejtim të Elbasanit, Myzeqesë, Sulovës, duke i vënë nën ndikimin sunduesit e tyre. Luftoi dhe për Tiranën , por nuk pati sukses, deri sa u pajtua me Bushatllinjtë për të ruajtur secili shtrirjen e sundimit të vet, deri ku ishin para luftës midis tyre. Suksesi më i madh i Ahmet Kurt Pashës ishin ndërtimet publike brenda pashallëkut. Ai ndërtoi Urën e Beratit siç quhet ndryshe Ura e Gorisës, që lidh dy anët e qytetit. Ndërtoi Urën Vajgurore 11 km larg Beratit dhe Urën e Kuçit që u hodh në erë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore .Të tria këto ura lidhin segmente territoriale të ndara nga Osumi e Semani brenda pashallëkut të Beratit. Rindërtoi pjesë të shkatërruara të mureve të Kalasë së Beratit. Ndërtoi dhe mirëmbajti teqenë e Halvetive dhe Manastirin e Ardenicës . Në librin e mësuesit tim të nderuar gjeta dhe mjaft ngjarje historike të pa dëgjuara më parë . Kjo është e veçanta e këtij libri që kur e fillon , nuk shkëpute dot , sa ta mbarosh së lexuari , për të mësuar më shumë për qytetin tënd e më gjerë. Evdal NURI
pranvera. Këtë ligj e ka natyra/ për çdo qënie që ka në jetë/ këtë fat ka dhe njeriu/ kjo është më se e vërtetë". Dhe në të tjera vargje na thua: "Vdekjen e dua të qetë/ dalëngadalë e pakuptuar/ duke fjetur në mes gjumit/ pa e ndjerë e pa u zgjuar. S'dua të bezdis njeri/ me zhurmë duke gulçuar/ as në shtrat s'dua të rri/ duke kollur e rënkuar. Dua që të ik i qetë/ pa zhurmë e pa u ndjerë/ si një puhizë e detit/ që fryn mbrëmjeve në verë". Dhe ti ike si puhiza e detit. Të rrëmbyen dallët e tij drejt thellësive pa kthim. Por gjurmët e tua mbeten aty. Si poet, shkrimtar, publicist, veteran dhe me të gjitha meritat 'personalitet i shquar'. Por mbi gjithçka një mik i mirë dhe i paharruar. Tashmë qëndron në fronin e qetësisë së përhershme, ndërsa ne i përulemi me respekt portretin tuaj në gjithë veprimtarinë e jetës. Qofsh i paharruar miku ynë dhe respektveshur Besim Shyti! Përgatiti: Besnik Bedollari
FORUM
Një alternativë për Lurën dhe lurianët Nga Gëzim LOKA
U
dhëtimi drejt Lurës është gjithmonë surprizues e befasues, si domos për një lurian, që vazhdimisht është në kërkim të rrën jëve të tij, të pragut të kullës dhe gurit të varrit të të parëve. Por këtë radhë, udhëtoj drejt Lurës me një mision të vështirë, të hedhim themelet e shoqatës "Lura jonë", ti mbledhim lurianët ku janë e s'janë nën një "çati" të përbashkët luriane. Dhe për këtë së pari rruëgtimi duhet nisur në Lurë, në vendin e rrënjëve tona, për të vijuar më tej kudo ku lurianë, në tokën amë, nga Durrësi në Tiranë, nga Shkodra në Lezhë, nga Gjirokastra në Sarandë, në emigracionin e vjetër e të ri, në diasporë, nga Greqia në Itali, nga Franca në Gjermani, gjer në Amerikë. Bashkë me krijimin e strukturave bazë të shoqatës, kemi çuar në Lurë dhe numrin e parë të gazetës "Lura", një zë i Shoqatës "Lura jonë" dhe i të gjithë lurianëve, kudo që punojnë e jetojnë. Në Lurë duhet të bëjmë kujdes që organet drejtuese dhe kryetarët e fshatrave për Shoqatën të zgjidhen në përputhje me kararet e Lurës, me një frymë thellësisht të hapur dhe demokratike. Florën dhe dhanë mendime të vlefshme ish kryetari i komunës Hakik Gjokola, I cili tha se një djalë unë e kam gati edhe për luftë po qe nevoja e jo më shoqatën që do të jetë fytyra dhe pasqyra e Lurës. Gani Bruçi tha se Atdheu dhe kombi fillojnë te pragu i shtëpisë, prandaj të duam dhe të ringrejmë pragjet e kullave tona, pasi kështu na do atdheu dhe shoqëria. Pas një shoshitje të imët të kandidaturave dhe një votimi të fshehtë, thellësisht transparent, kryetar i përgjithshëm i Shoqatës për Lurën u zgjodh Dali Gjoçi. Kryetar për fshatin Lurë e vjetër u zgodh Nikoll vladi, për fshatin Pregjë Lurë u zgjodh Nikoll B. Vladi. Në fshatin Gurë Lurë të gjithë votuan unanimisht për kryetar Hazis Muratin, në Borje Lurë Rustem Bruçin dhe në Fushë Lurë, Ibrahim Bruçin. "Lura jonë", një shoqatë thellësisht transparente, në shërbim të lurianëve, kudo që banojnë e jetojnë Kështu, me nismën e një grupi nismëtarësh u krijua dhe nisi rrugën Shoqata "Lura jonë", një model bashkëpunimi dhe demokracie në veprim. Dy premtime në një ditë: Shoqata "Lura jonë" dhe gazeta "Lura". Jam vërtet shumë i emocionuar dhe i mbushur me aq shumë dashuri e mirënjohje, sa më duket se fjalët më pengojnë për të shprehur atë çfarë më thotë shpirti dhe zemra. Shoqata do të synojë që të gjitha energjitë luriane, të shkojnë drejt rrënjëve tona, aty ku kemi kullat tona, ca edhe të rrënuara, por që mund të riparohen; aty ku kemi gurin e pragut dhe të varrit, ku kemi paraadhësit tanë të shuar në përjetësi, ku kemi këngët, vajet e mitet, ku i thonë bukës bukë e nderit nder dhe ku fjala e burrit nuk tundet nga asnjë tërmet.
SPORT
21
E enjte, 19 KORRIK 2018
Sezoni i ri do të startojë më 19 gusht, në javën e parë spikat dueli Skënderbeu-Partizani
1 JAVA 2 5 JAVA 6 JAVA 7
Partizani dje ka mbërritur në Slloveni, aty ku do të luajë takimin e kthimit përballë Mariborit në kuadër të turit të parë eliminator në Ligën e Europës. “Të kuqtë” në takimin e parë nuk u shfaqën aspak të dorëzuar, madje ua vështirësuan jetën sllovenëve dhe humbja 1-0 ishte e pamerituar, për më shumë që demat mund edhe të polemizojnë për një 11-metërsh të munguar. Në takimin e kthimit që do të luhet të enjten në orën 20:15 në stadiumin “Ljudski” të Mariborit, trajneri Skënder Gega do të jetë i detyruar të bëjë pa mbrojtësin e qendrës Egzon Belicën, i cili nuk arriti të rikuperohej nga një dëmtim në gju, vendin e tij ka gjasa ta marrë futbollisti i ardhur nga Tomori gjatë merkatos së verës, Eneo Bitri, pjesa tjetër nuk do të ndryshojë me Ibrahimin në të djathtë, Gojgoviç e më tej Kalarin në të majtë. Në mesfushë me shumë mundësi do të vendosen Hila, Esat Mala e Telushi, kurse Asani, Progni e Trashi do të përbëjnë “tredhëmbëshin” ofensiv. Në anën tjetër trajneri Milaniç do t’i besoj sërish dyshes sulmuese Luca Zahovic-Tavares. Demat nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të kërkojnë deri në fund mrekullinë kundër një skuadre si Maribori, që sezonin e shkuar ishte pjesë e fazës së grupeve në Champions League.
JAVA
Rrugët e Danilo Alvesh dhe ekipit vlonjat janë ndarë përfundimisht. Me një postim në Instagram, sulmuesi brazilian ka lënë të kuptohet se aventura e tij te Flamurtari është mbyllur pas 2 sezonesh e gjysmë me Danilon që ka falënderuar klubin dhe drejtuesit. Alves i cili në disa takime mbajti edhe shiritin e kapitenit në krah te Flamurtari zhvilloi në total 73 ndeshje duke realizuar dhe 13 gola me kuqezinjtë dhe mbi të gjitha duke qenë një lider i vërtetë në fushën e lojës. Ja deklarata e plotë e Danilo Alves në profilin e tij në Instagram. “Shumë falënderime për Flamurtarin, për këto dy vite e gjysmë. Shumë falënderime për tifozët dhe qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. Shumë falënderime të gjithëve që më kanë mbështetur në çdo kohë. Faleminderit presidentit Idrizi për vlerësimin që ka pasur gjithmonë për mua dhe për familjen time, dhe për çdo gjë që ka bërë këto kohë. I uroj më të mirat Flamurtarit.” Dhe në fund, një falënderim në shqip: “Shumë Faleminderit.”
Partizani tenton sot mrekullinë ndaj Mariborit, ja si do të luajë skuadra e Gegës
8
Danilo Alves i jep fund aventurës me Flamurtarin
TË KUQTË
JAVA
BRAZILIANI
ndaj Kamzës. Teuta e Shkëmbit sfidon Flamurtarin e Dajës, ndërkohë që një duel shumë interesant është edhe ai mes Kukësit dhe Laçit. Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do ta shohim në javën e 6-të. Kujtojmë që formula e kampionatit ka mbetur e njëjtët, teksa do të luhet në katër faza. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore për këtë vit, do të startojë në datë 19 gusht, teksa një javë më pare, në 12 gusht do të luhet edhe finalja e Superkupës së Shqipërisë.
9
Ndërkaq, klubet e Tiranës dhe Partizanit do të luajnë në të njëjtin stadium, në “Selman Stërmasi”. Në mënyrë që këto ekipe të mos luajnë bashkë në të njëjtën javë kampionati, u përzgjodhën numrat 1 dhe 6 në hedhjen e shortit, ku sipas tërheqjes përkatëse nga ana e përfaqësuesit të klubit, Partizani u shortua me numrin 6 dhe Tirana me numrin 1. Shorti propozoi një super duel që në javën e parë, kur Skënderbeu do të presë Partizanin në Korçë, ndërkohë që Tirana do të rikthehet në Superiore në duelin
JAVA
N
ë ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur paraditen e djeshme shorti për sezonin 2018-2019 të Kategorisë Superiore. Nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulku dhe shefit të Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, por edhe me prezencën e përfaqësuesve të klubeve dhe të medias është zbardhur edhe kalendari i plotë për Superioren, edicioni 2018-2019. Në bazë të rregullores, ekipet pjesëmarrëse janë hedhur në short, sipas renditjes në sezonin e fundit 2017-2018.
JAVA
4
JAVA
3
JAVA
Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, starton me një supersfidë
KALENDARI I PLOTË I SEZONIT 2018-2019:
Tirana-Kamza Teuta-Flamurtari Kukësi-Laçi Luftëtari-Kastrioti Skënderbeu-Partizani Kamza-Partizani Kastrioti-Skënderbeu Laçi-Luftëtari Flamurtari-Kukësi Tirana-Teuta Teuta-Kamza Kukësi-Tirana Luftëtari-Flamurtari Skënderbeu-Laçi Partizani-Kastrioti Kamza-Kastrioti Laçi-Partizani Flamurtari-Skënderbeu Tirana-Luftëtari Teuta-Kukësi Kukësi-Kamza Luftëtari-Teuta Skënderbeu-Tirana Partizani-Flamurtari Kastrioti-Laçi Kamza-Laçi Flamurtari-Kastrioti Tirana–Partizani Teuta-Skënderbeu Kukësi-Luftëtari Luftëtari-Kamza Skënderbeu-Kukësi Partizani-Teuta Kastrioti-Tirana Laçi-Flamurtari Kamza-Flamurtari Tirana-Laçi Teuta-Kastrioti Kukësi-Partizani Luftëtari-Skënderbeu Skënderbeu-Kamza Partizani-Luftëtari Kastrioti-Kukësi Laçi-Teuta Flamurtari-Tirana
SPORT
22
E enjte, 19 KORRIK 2018
Turneu i zhvilluar nga 14 qershori deri më 15 korrik prodhoi shumë gola dhe spektakël Rozalb Lika
K
upa e Botës në Rusi uli siparin të dielën e 15 korrikut me finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë, teksa fati u buzëqeshi “gjelave”, duke siguruar trofeun e dytë në historinë e tyre. Bashkë me Francën, të shumta janë rekordet e vendosur gjatë turneut katër javor në Rusi, teksa mediat ndërkombëtare kanë renditur një pjesë të mirë të tyre. 2- Franca fitoi titullin e dytë të Kupës së Botës duke mundur Kroacinë 4-2 në Moskë, duke i shtuar kështu suksesin në vitin 1998. Trajneri Didier Deschamps u bë njeriu i tretë në histori që fitoi turneun si lojtar dhe trajner, pasi ishte kapiten në vitin 1998. 169- Rusia ka parë 169 gola në 64 ndeshje, mesatarisht 2.64 gola për takim. Një shifër relativisht e ulët, duke parë mesataren në 2.7 në Brazil 2014, pavarësisht numër të lartë të takimeve, pasi 4 vite më parë në Kupën e Botës merrnin pjesë 24 skuadra. 16- Numri i golave të shënuar nga Belgjika, me “djajtë e kuq” që kishin sulmin më të mirë në Rusi 2018. Belgët arritën deri në fazën gjysmëfinale, duke u eliminuar nga Franca, por zunë vendin e tretë, pasi mposhtën në finalen e vogël Anglinë, 2-0. 2- Numri më i ulët i shënuar nga 12 skuadra të këtij turneu, përfshirë edhe kampionët në fuqi Gjermaninë, të cilët u eliminuan që në fazën e grupeve pas dy humbjeve në tre ndeshjet e tyre. 11 - Numri më i lartë i golave të pësuar, me Panamanë që mori dhe çmimin famkeq. Gjashtë prej tyre u pësuan vetëm gjatë humbjes ndaj Anglisë. 6- Numri i golave të shënuar nga fituesi i “Topit të Artë” të turneut, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë shënoi tre penallti. 12- Numri i autogolave të shënuar në Rusi 2018, duke thyer rekordin e mëparshëm prej shtatë të tillash. Mario Mandzukiç i Kroacisë u bë lojtari i parë që shënoi një autogol në finalen e Kupës së Botës, kur ai dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 18-të të ndeshjes ndaj Francës. 9- Numri i golave që erdhën në minutën e 90-të ose më vonë, më shumë se në çdo Kupë Bote të mëparshme, duke treguar se ndeshja përfundon vetë në fërshëllimen e trefishtë të gjyqtarit kryesor. 43%- Përqindja e golave në Rusi 2018 që u shënuan nga goditjet standarte, që ishte shifra më e lartë që nga turneu në vitin 1966. Anglia ishte skuadra që përmirësoi këtë statistikë, duke shënuar nëntë nga 12 golat e tyre të turneut në këtë mënyrë. 1- Numri i ndeshjeve të mbyllura në barazim pa gola 0-0. Ka pasur një rekord me 35 ndeshje që nuk panë asnjë barazim pa gola,deri në përballjen në fazën e grupeve, mes Danimarkës dhe Francës. Ky barazim theu kështu një rekord që kishte qëndruar për 64 vjet.
Statistikat më interesante që prodhoi Kupa e Botës në Rusi
22- Numri i penalltive të akorduan në Rusi 2018, një rekord. Nëntë prej tyre u dhanë pas rishikimeve të sistemit “VAR”, duke përfshirë edhe atë në finale, kur Antoine Griezmann e shndërroi në gol për t’i dhënë Francës avantazhin 2-1 ndaj Kroacisë. Rusia 2018 pa 7 penallti të humbura, duke përfshirë një nga Lionel Messi dhe një nga
Cristiano Ronaldo. 55- Numri i sekondave që i mjaftuan Danimarkës për ta kaluar në avantazh ndaj Kroacisë, në fazën e 1/16-ave, çka ishte dhe goli më i shpejtë në Rusi 2018. 4- Numri i kartonëve të kuq të nxjerra në këtë turne, numri më i ulët që nga viti 1978. Asnjë karton nuk është akorduar për sjellje të
REAGIMET
FIFA ekstremisht e kënaqur nga VAR, publikon statistikat e përdorimit
FIFA ka deklaruar se ka mbetur shumë e kënaqur nga gjyqtarët në Kupën e Botës dhe bashkëpunimin që kanë pasur në përdorimin e “Video Asisten Referee”. “Kemi thënë që ky do të ishte Botërori më i mirë i të gjitha kohërave dhe në fakt i tillë rezultoi. Një rol vendimtar në këtë rezultat kanë luajtur arbitrat, të cilët kanë bërë një prezantim të një niveli të lartë”, ka deklaruar në një deklaratë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Zvonimir Boban, i cili mbikëqyri gjithë projektin e VAR, theksoi rëndësinë revolucionare të përdorimit të teknologjisë video në futboll: “VAR nuk po e ndryshon futbollin, po e pastron, dhe ky ishte qëllimi kryesor i projektit të krye në bashkëpunim”, shpjegoi ish-mesfushori. “Përgatitja e gjerë, si para dhe gjatë turneut, koordinuar dhe udhëhequr nga kryetari i Komitetit të Arbitrazhit të FIFA-s, Pierluigi Collina dhe drejtori Arbitrazhit e FIFA-s, Massimo Busacca, ka prodhuar rezultate të jashtëzakonshme dhe unë jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi”, deklaroi Boban. STATISTIKAT E VAR 64 ndeshje janë zhvilluar me ndihmën e VAR 455 raste të kontrolluara me video 7.1 raste të kontrolluara mesatarisht në një ndeshje 20 vendime janë ndryshuar dhe konfirmuar nga VAR
dhunshme. 72.5- Numri i kilometrave të përshkruar nga Ivan Perisic në turne, distanca më e gjatë nga çdo lojtar tjetër. I dyti dhe i treti ishin shokët e grupit Ivan Rakitiç dhe Luka Modriç, të cilët ishin vetëm disa qindra metra prapa. 89.5- Përqindja e goditjeve të pritura nga portieri danez Kasper
MESFUSHORI
“Maratanomaku” Perisic, ka vrapuar më shumë se të gjithë
Ivan Perisiç ishte një nga protagonistët kryesor të Kroacisë në Kupën e Botës, ku për herë të parë arriti të shkojë deri në finale. Sulmuesi anësor i Interit punoi jashtëzakonisht shumë, duke shënuar e asistuar, ndërsa shpesh nxori skuadrën nga situata mjaft të komplikuara, ndërsa gjeti golin e barazimit të përkohshëm në finalen me Francën. Shifrat tregojnë se Perisiç është futbollisti që ka vrapuar më shumë në “Rusi 2018”, me plot 74.5 kilometra të përshkuara, më shumë se askush tjetër. Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se 80 kilometrat e përshkuara nga Xavi në 2010ën dhe 84 kilometrat e përshkuara nga Muller në 2014-ën. Schmeichel, më i larti i çdo portieri në turne. 19- Mosha e yllit francez Kylian Mbappe, i cili u bë i pari adoleshent për të shënuar në finalen e Kupës së Botës që nga Pele më 1958. 47.371- Pjesëmarrja mesatare në një ndeshje të turneut, nga gjithsej 3,031,768 tifozë në të 64 ndeshjet e turneut.
TRAJNERI
Dalic letër kundër politikanëve, por rezultoi një lajm i rremë
Federata Kroate e Futbollit ka mohuar kategorikisht vërtetësinë e një letre publike që pretendohet të jetë shkruar nga trajneri i kombëtares Zlatko Dalic, ku thuhej se politikanët kroatë duhet të qëndrojnë larg skuadrës kombëtare. Zëdhënësi për shtyp i federatës, Tomislav Pacak, tha për “Sputnik” të mërkurën se letra e hapur që ishte publikuar në një faqe në Facebook, gjoja e nënshkruar nga Dalic dhe lojtarët e kombëtares, nuk kishte asnjë lidhje me ta. “Teksti të cilit po i referoheni është e rreme. Zlato Dalic nuk e ka shkruar kurrë atë”, tha Pacak. Të hënën, një letër që dukej se kishte autor pikërisht trajnerin e skuadrës nënkampione të botës, u postua në Facebook dhe në të bëhej thirrje që politikanët kroatë nuk duhet të vishnin fanellën e skuadrës kombëtare dhe të qëndronin sa më larg të ishte e mundur nga ajo. Në tekst thuhej gjithashtu se të gjithë lojtarët kroatë do të dhuronin për bamirësi për fëmijët të gjitha paratë e fituara në Botërorin rus. Më vonë, një portali kroat “Dnevno” bëri të ditur se teksti nuk ishte formuluar nga Dalic, por nga gazetari Igor Premuzic, i cili e kishte publikuar këtë deklaratë në profilin e tij në Facebook që më 13 korrik.
SPORT
23
E enjte, 19 KORRIK 2018
Klubi madrilen kërkon që të marrë me çdo kush Courtois dhe Hazard
N
ë aksin Madrid-Londër, pritet që të ketë lëvizje të bujshme në merkato europiane që do të vendosin shumë për sezonin e ri të Realit dhe Chelsea-t. Të dyja skuadrat prej ditësh janë në bisedime për dy transferime të mëdha që presidenti Perez kërkon që të ketë në skuadër për sezonin e ri. Klubi merengues po përgatitet të shpenzojë 200 milionë euro për të mbërritur te Eden Hazard dhe Tibaut Courtois mund të çbllokojnë dhe merkaton bardhezi në dalje. Veçanërisht shitjen e Higuain, që në këtë moment pret vetëm që të ndizet drita jeshile nga Londra, për tu ribashkuar te Chelsea me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, Maurizio Sarri. Është ky lajmi që mediat italiane, angleze dhe ato spanjolle kanë trumbetuar fuqishëm mëngjesin e të mërkurës. Akordi për portierin tashmë është arritur, me Courtois që duhet të bashkohet me Real Madrid për shumën e 40 milionë euro. Në Spanjë konfirmojnë se transferimi i belgut është thuajse i kryer, madje portieri ka nisur që të kërkojë shtëpi prej disa ditësh. Tani mbetet vetëm çështja Hazard, aq shumë e lidhur me Higuain. “Blutë” për momentin luajnë në sulm. Zyrtarisht nuk duan të shesin Hazar dhe nuk mjaftojnë 150 milionët që Real Madrid është gati të shpenzojë për të blerë sulmuesin belg. Hazard është edhe kontestimi i trajnerit Maurizio Sarri, që dëshiron ta mbajë për të plotësuar tredhëmbëshin me Willian nga krahu tjetër dhe Higuain në qendër. Për këtë arsye Chelsea
Ndizet merkato në aksin Madrid-Londër, Reali bën gati dy super blerje
MERKATO
Guardiola i fiksuar pas Pjanic, bën gati ofertën për Juventusin
Pep Guardiola ka si prioritet forcimin e mesfushës për sezonin e ardhshëm. Pas zhgënjimit të nënshkrimit me Jorginhon, i cili ju bashkua Sarrit te Chelsea, Manchester City është i fokusuar në garën për të rrëmbyer Miralem Pjanic. Në fakt, Juventusi ka hedhur poshtë më parë një propozim prej 50 milionë eurosh, dhe kërkon të paktën 80 milionë euro për shërbimet e yllit boshnjak. Boshnjaku ka ende dy vite kontratë me kampionët e Italisë dhe janë disa skuadra që synojnë ta marrin përfshi edhe Barcelonën, ndaj për City dhe trajneri Guardiola nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të bindur Juventus. Për më tepër që bardhezinjtë e konsiderojnë të pashitshëm lojtarin, madje kanë përgatitur edhe rinovimin e kontratës me të.
MIQËSORE
ka kërkuar 180 milionë euro nga madrilenët. Në këtë moment, Real Madrid preferon të mbajë pezull tratativën, pasi kjo është vlera që klubi mund të ofrojë edhe për Kylian Mbappe, edhe pse vetë francezi ka mbyllur merkaton duke deklaruar se dëshiron të qëndrojë te PSG. Në ditët në vijim pritet që të mëso-
MBROJTËSI
Godin refuzon përfundimisht Juven, pranon rinovimin me Atleticon
Pas Cristiano Ronaldos, Juventusi synonte që të bënte një goditje të madhe në repartin e mbrojtje. U përfol shumë se Diego Godin do të ishte futbollisti perfekt për kampionët e Italisë, por trajneri Diego Simeone ka vendosur veton e tij, dhe kërkon me çdo kusht që mbrojtësi të qëndrojë. Sipas asaj që raportojnë mediat iberike Diego Godin ka pranuar ofertën e Los Colchoneros për të rinovuar kontratën aktuale që skadon në 2019-ën deri në vitin 2021, me një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon të njëjtën që i ofronte edhe Juventusi. Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme. Ashtu si Griezmann, edhe Godin do të qëndrojë te Atletico për të synuar fitimin e të tjerë trofeve me skuadrën e Diego Simeones.
jmë të dhëna të rëndësishme, por me shumë mundësi Courtois dhe Hazard në sezonin e ri do t’i shohim me fanellën e Real Madrid, pasi dëshira e të dy futbollistëve të Bluve të Londrës është që të luajnë në La Liga. Trajneri Sarri mund të kërkojë alternativa të reja, ndërkohë që në këtë rast do të bëheshin edhe më të thjeshta
operacioni për të sjellë Ruganin, me të cilin dje është arritur një akord me Juventusin, dhe Higuain, të cilin do të jetë e thjeshtë për ta bindur për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që ka sulmuesi argjentinas me trajnerin Sarri. Një mini-revolucion në Madrid dhe në Londër që pritet me interes për t’u zbuluar.
Sioni befason Interin, dëmtim muskulor për Nainggolan
PORTIERI
Alisson transferohet te Liverpooli, braziliani futet në histori
R
oma ka pranuar ofertën e Liverpoolit për Alisson, që do të thotë se në orët e ardhshme portieri brazilian do të nisë tratativat direkte me klubin anglez për t’u bërë futbollisti më i ri i “The Reds”. Oferta e paraqitur nga klubi anglez, sipas mediave britanike është në shumën e 74 milionë eurove, përfshirë edhe bonuse. Monchi, i cili ka marrë një ofertë të parë zyrtare, mori kohën e nevojshme për të pritur një sulm
të dytë nga ana e skuadrës së Chelsea-t, tashmë e udhëhequr nga Sarri. Një ofertë që nuk erdhi më kurrë. Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori, nëse ky transferim do të kompletohet. Tashmë me brazilianin në largim, Roma pritet të blejë Areola nga Paris Saint-Germain. Alternative për portierin francez do të ishte Robin Olsen, numri një i Copenaghen dhe përfaqësueses së Suedisë.
Inter i ka nisur në mënyrën më të keqe përgatitjet për sezonin e ri. Zikaltrit kanë zhvilluar pasditen e djeshme një miqësore ndaj skuadrës zvicerane të Sion, teksa janë mundur 2-0. Lajmet e këqija nuk përfunduan këtu, pasi në minutën e 24-të, Radja Nainggolan u detyrua që të braktiste fushën, pasi një problemi që kishte në kofshën e majtë. Tre minuta më pas erdhi edhe avantazhi i ekipi zviceran me Neitzkes pas një dalje të gabuar të portierit Padelli. Në pjesën e dytë Sioni shënoi edhe golin e dytë me Baltazar në minutën 70-të, ndërkohë që në këtë ndeshje luajti edhe Ermir Lenjani, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë. Në këtë mënyrë skuadra e Spalletit i nisi në mënyrë më të keqe miqësoret, edhe pse kishte në dispozicion thuajse pjesën më të madhe, teksa mungojnë vetëm Perisic dhe Brozovic.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 19 KORRIK 2018
Presidenti Meta: Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta priti dje në Tiranë Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-
Kitaroviç, e cila me ftesë të Kreut të Shtetit, po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri. Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe
ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviç zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare. Presidenti Meta vlerësoi lidhjet e forta historike të miqësisë midis dy popujve, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit shprehën angazhimin dhe mbështetjen për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel të partneritetit strategjik, duke nënvizuar se kjo do ta intensifikojë më shumë dialogun politik dhe do t'i nxisë më tej marrëdhëniet ekonomike e tregtare. Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Presidenti Meta shprehu
mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë të Kroacisë dhe personalisht të Presidentes Grabar-Kitaroviç për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nënvizoi se të gjitha institucionet e shtetit shqiptar janë të angazhuara për të përmbushur me sukses të gjitha standardet dhe detyrimet përkatëse. Duke u ndalur në bashkëpunimin rajonal, të dy Presidentët nënvizuan nevojën e një angazhimi dhe koordinimi më të mirë në mënyrë që stabilite-
ti dhe siguria e rajonit të konsolidohen dhe procesi i mirëkuptimit e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të vijojë në mënyrë të qëndrueshme. Presidenti Meta vlerësoi edhe rolin e kontributin e Kroacisë në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, si dhe shprehu besimin që Samiti i ardhshëm që do të zhvillohet në Shqipëri, në vitin 2019, do ta gjejë rajonin dhe vendet e saj në një situate edhe më të favorshme, si në marrëdhëniet me BE-në ashtu edhe me NATO-n.