Koha Jone_19korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 171 (8612)

E premte, 19 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Miratohet “Rruga e floririt” 258 milionë euro për 17 km!

FAQE 3

“The Sun” shkruan përsëri për Presidentin Meta: Po “çmend” tifozët e Celtic

KREU I PD

Basha pas takimit me OSBE-në në Vjenë: Zgjedhje me qeveri tranzitore dhe pa Ramën FAQE 2

NËNKRYETARI I CDU/CSU

PADIA

Gjermania e cilëson Bashkitë e opozitës 30 qershorin e PS: çojnë 30 qershorin Votime lokale në Gjykatën Kushtetuese

FAQE 8

KRYETARJA E LRI

FAQE 24

(Foto arkiv) Presidenti Ilir Meta me tifozët e Celtic të Skocisë

MINISTRJA E FINANCAVE

FORUM

Shkarkimi i Malajt, Gramoz Ruçi ia kalon topin Ramës: S’është kompetencë e Kuvendit

TURQI

REAGIMI

FAQE 7

Erdogan pret Ramën Anila Denaj: Bizneset që shkelin rregullat do penalizohen në rezidencën verore

Të pezullohen vendimet për 30 qershorin, derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese

FAQE 6

Floida Kërpaçi: Analiza “fake” të prodhimeve bujqësore po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve

DEBATET

FAQE 8

Arben Malaj, kryeministrit: Ju, po të kishit mundësi, shkarkonit edhe Papën!

Nga Ylli Manjani FAQE 9

FAQE 10

FAQE 24

FAQE 9


POLITIKE

2

E premte, 19 KORRIK 2019

Edhe ish-deputeti i PD-së në një linjë me Bashën. Bumçi: Rama të largohet si Gruevski

Basha pas takimit me OSBE-në në Vjenë: Qeveri tranzitore pa Ramën K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale përshtypjet e vizitës së tij të fundit në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE-së, lidhur me krizën në vend dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës për qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Tëitter”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka riktheksuar se opozita nuk bën asnjë hap pas, ku kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Nga takimi me përfaqësues të lartë të OSBE, Basha thotë se zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve. “Në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe

ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, tha Lulzim Basha. “Rama të largohet si Gruevski” Në të njëjtën linjë me kryetarin e tij, u shpreh dje edhe ish-

Ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i cili në një intervistë në Top Channel foli për rrugën që do të ndjekë opozita për të larguar kryeministrin Rama,

si dhe për faktin nëse do të ketë apo jo një takim Rama-Basha me ndërhyrjen ndërkombëtare. Për Bumçin, Rama duhet të largohet si Ish-Kryeministri Maqedonas, Gruevski. “Ne

kemi modelin e Maqedonisë dhe nuk besoj se Shqiptarët e Shqipërisë janë inferiorë ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, janë inferiorë ndaj Maqedonasve, që atje të pranohet demokraci me rregulla të barabarta dhe këtu të mos pranohet. Ne nuk jemi inferiorë ndaj maqedonasve të pranojmë një demokraci tjetër. Aty u largua Gruevski, u bënë zgjedhje te lira dhe të ndershme”, u shpreh ishdeputeti demokrat. Aldo Bumçi nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes nëse do të ulej apo jo Basha me Ramën nëse diçka të tillë do ta kërkonte faktori ndërkombëtar. Ai devijoj duke thënë se Rama është zot i këtij vendi dhe se Kryeministri vendos për gjithçka. “Edi Rama sot është zot i këtij vendi, më vjen keq ta them por Edi Rama sot është zot i këtij vendi. Pushteti i tij ka filluar të bjerë, por ky njeri sot ka arritur që të jete: Gjykatës Kushtetues, Prokuror i Përgjithshëm, ai që vendos për pronat e qytetarëve, gjithçka vendoset nga një person i vetëm”, tha dje ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.

KRYETARJA E SHOQATËS SË BASHKIVE VOLTANA ADEMIO: RAMA TË MOS FUSË DUART TEK EMËRIMET

Bashkitë e opozitës çojnë 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese

S

hoqata e Kryebashkiakëve të Shqipërisë dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se ankimi i dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit dhe po ashtu edhe me regjistrimin e Bindjes

Demokratike jashtë afatit. Ndërkohë Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht gjithë administratën zgjedhore që u angazhua me procesin e 30 qershorit në Lezhë dhe në Bashkinë e Kamzës. Kryetarja e Shoqatës së Kryebashkiakëve të Shqipërisë,Voltana Ademi, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

interpretimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit. Në prani të avokatit që përfaqëson këtë çështje Jordan Daci, kryebashkiakja e Shkodrës tha se shpreson që shqyrtimi i këtij rasti të bëhet menjëherë pas ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ademi theksoi se argumentet e kërkesës së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhen me mbajtjen e votimeve në një datë të anuluar nga presidenti dhe pjesëmarrjen në proces të partisë Bindja Demokratike, e cila ishte regjistruar jashtë afateve. “Kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor. Objekti i dytë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

ka lidhje me certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentet që tashmë dihen. Dekreti i Presidentit duhej të merrej në konsideratë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështje me rëndësi. Edi Rama të mos pengojë dhe kjo gjykatë të ngrihet sa më shpejt dhe të mos fusë duart në emërimet që do të realizohen. Shpresojmë që gjykata të marrë sa më shpejt në shqyrtim këtë çështje. Ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Të gjithë kryetarët e bashkive apo subjektet

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

e interesuara kemi bërë atë që ne kemi gjykuar që është e drejtë”, u shpreh dje menjëherë pasi doli nga Gjkyakata Kushtetuese, kryetarja e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi. Më herët Partia Demokratike ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori për akuzën e krimeve zgjedhore për të gjithë komisionerët dhe numëruesit e angazhuar në votimet e 30 qershorit edhe në Bashkinë e Lezhës dhe atë të Kamzës. Në padi kërkohet nisja e hetimit për 10 vepra penale nga falsifikimi i dokumenteve dhe rezultatit zgjedhor deri tek kanosja e zgjedhësve. Opozita bën me dije se administrata zgjedhore ka kryer veprime të rënda e të paligjshme në kundërshtim me dekretin e Presidentit.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 19 KORRIK 2019

Miratohet “Rruga e floririt” 258 milionë euro për 17 km! Seanca e fundit e Parlamentit ka shërbyer për të mbyllur qokat e fundit të qeverisë për këtë sesion parlamentar. Deputetët e PS dhe deputetët që thonë se janë të opozitës, por realisht janë shtojcë e rilindjes, miratuan dje me nxitim 16 projektligje. Ligjet më të bujshme dhe që u votuan pa u lexuar fare nga deputetët ishin ato për koncesionet Partneritetin Publik Privat ose siç njihen ndryshe PPP. U miratua koncesioni për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Fakti që qeveria kthen sytë nga ndërtimi i infrastrukturës rrugore është shenjë e mirë, por sa është çmimi që do paguajnë shqiptarët për këto rrugë? Konkretisht rruga Milot-Balldre me gjatësi 17 kilometra do të kushtojë 258 milionë euro! Më saktë, çdo kilometër të kësaj rruge minimalisht do të paguhet 15 milionë euro. Për të kuptuar se çfarë po bëhet me këtë projekt, mjafton të kujtojmë se rruga Fier-Tepelenë, e ndërtuar disa vite më parë, ka patur kosto 3-4 milionë euro për kilometër. Sipas një studimi të Bankës Botërore, kostoja mesatare e ndërtimit për 1 kilometër rrugë në Shqipëri arrin në 6 milionë euro. Ndërsa kostoja mesatare e autostradave në Gjermani, me standarde më moderne, shkon 7-8 milionë euro për kilometër. Pyetja që shtron çdo njeri që njeh aritmetikën e thjeshtë është çfarë është kjo rrugë që do të kushtojë 10 milionë euro më shumë për kilometër se çfarëdo rrugë tjetër në Europë?! Çfarë projekti është ky që tejkalon dyfishin e ndërtimit të rrugëve, edhe në një shtet si Gjermania? 17 kilometra, me çmimin e referencës së studimit të Bankës Botërore do t’u kushtonte shqiptarëve rreth 105 milionë euro. Ndërkohë, me llogaritë e qeverisë “Rama”, në kontratën e miratuar dje në

Parlament e njëjta rrugë ka kosto 153 milionë euro të tjera, shtesë! Vlera e 15 milionë euro për një km rrugë, sipas ekspertëve, nuk justifikohet as në ndërtimin e autostradave në vende të zhvilluara në Europë dhe jo më në rajonin e Ballkanit. Me 15 milionë euro një km, sipas ndërtuesve rruga Milot-Balldre, duhet të shtrohet me flori dhe jo me asfalt si çdo rrugë tjetër e vendit. Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat para se ligji të miratohej në Kuvend e cilësoi projektin Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si vjedhjet më të mëdha që po u bëhet shqiptarëve. “Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka

përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës”,- deklaroi Albana Vokshi. Duke u ndalur në projektin Milot-Balldre, Vokshi tha se qeveria “Rama” po thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Në miratimin e këtij projekti nuk pati asnjë zë që ta kundërshtonte në parlament, edhe pse praktikisht qeveria po u jep kompanive private 153 milionë euro më shumë sesa kostoja që ka projekti. Ndërkohë veç dhënies së këtyre parave, problemet me këtë koncesion janë të pafundme. Kontrata për 258 mln euro u lidh mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Qeverisë) dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot - Balldren. Ofertën për ndërtimin e kësaj rruge e kanë bërë vetë këto dy kompani dhe

fillimisht thanë se duheshin vetëm 161 milionë euro. Askush nga deputetët nuk pyeti se përse shifra u rrit nga qeveria më rreth 100 milionë euro? Ndërkohë skandali tjetër është se sipas kontratës, kompania kryesore duhet të kenë rreth gjysmën e kapitalit për nisjen e punimeve. Shoqëria ANK ka në llogaritë e saj vetëm 3.2 milionë euro, thotë PD. Me një bilanc të tillë firmat as duhet të ishin pranuar në garë, por qeveria “Rama” jo vetëm i shpalli fituese, por u jep dhe tenderin më të majmë të viteve të fundit pa asnjë lloje garancie. Kjo do të jetë rrugë “floriri” pasi nuk ka shpjegim tjetër se si mundet të jepen kaq shumë para për një rrugë fushore. Ajo që e bën më dyshuese është se kryeministri i kalon ne parlament, pasi nuk ka qeveri më vonë që i prish dot, pasi përballet me arbitrazhin ndërkombëtar, siç fitoi edhe Bechetti. Mili Xhani


POLITIKE

4 E premte, 19 KORRIK 2019

Kreu i shtetit: Negocioj 13 tetorin, por mos ngelemi në provimin e vjeshtës

Meta: Të mos humbasim asnjë sekondë për të gjetur zgjidhje P

residenti Meta foli nga Xhafzotaj i Dur rësit kur ishte në një takim ku dhurohej gjak, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë duhet të dijnë se me 30 qershor nuk ka patur zgjedhje shtetërore, por vetëm partiake. Presidenti i pyetur nga gazetarët tha se duhet të ulemi me çdo kusht për të gjetur zgjidhje për shqiptarët. Më tej Presidenti theksoi se kryeministri dhe opozita të ulen për gjetjen e një zgjidhje për vendin, pasi me 17 tetor është shansi i fundit për ne që BE të na japi statusin për në Europë. Maqedonia e Veriut është gati dhe pritet vetëm Shqipëria e prandaj duhet me çdo formulë të gjejmë një zgjidhje për krizën e rëndë që të mos humbasim trenin e fundit për BE. Në lidhje me 13 tetor si datë e dekretuarshtoi Meta-nëse duan palët politike ta shtyjnë apo afrojnë, jam gati ta rishikojë, pasi interesi primar mbetet Shqipëria. “Jam fleksibël për ta parë çështjen e datës 13 tetor,” – tha Meta ndër të tjera, por vërejti se “nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje demokratike. Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndrkombëtare, por me standarte demokratike. Unë, Edi dhe Luli e dimë shumë mirë. Ata janë të pritur në Presidencë. Në 10 qershor unë firmosa dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve, por të mos humbasim asnjë orë e asnjë sekondë nga sot e në vazhdim, se shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për ping pongun e radhës së fajit.” Pyetje: Zoti Meta, i keni bërë një ftesë zotit Rama për të dialoguar rreth datës së 13 tetorit. Për atë, 13 tetori ishte si çdo datë tjetër duke refuzuar që të jetë pjesë e zgjedhjeve? Presidenti Meta: Kam përshtypjen se Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin. Por dua ta siguroj atë e të gjithë, se e

vetmja datë, ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, është 1718 tetori kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Natyrisht edhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë provimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë. Është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm e të sinqertë para shqiptarëve. Të paktën unë si President i Republikës së Shqipërisë, por edhe zoti Rama si kryetar i Qeverisë, edhe i mazhorancës aktuale, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date, pra 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe njëkohësisht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Dhe në vend të gjetjes së kësaj zgjidhje, që duhet ta kishim gjetur që në momentin e parë kur unë, më 10

qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh, të paktën të mos humbasim asnjë orë dhe asnjë sekondë nga sot e në vazhdim, sepse 17-18 tetori do të ikë dhe do të vijë 19 tetori. Shqiptarët më 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajësimit. Pra është e qartë se e vetmja datë mbi të cilën unë nuk ndikoj dot është 17-18 tetori, sepse këtë e ka vendosur Bashkimi Europian. Së dyti, jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori që ta rishikoj këtë datë, por përpara 17-18 tetorit, në çdo moment do të ishte i mirëpritur. Unë kam kaq kohë që po e pres me shumë durim, por edhe me shpresë, për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme. Përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë që do të dalë me kosto zero. Aq më tepër ata, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim për të gatuar këtë rrëmujëhane sot në Shqipëri. Pyetje: Një ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë

në Durrës ka rrëzuar mandatimin e zonjës Sako për kryetare të Bashkisë. Cili është komenti juaj dhe a i bën nul ky vendim i gjykatës së Durrësit çdo rezultat të zgjedhjeve ku ka pasur përfaqësues të “Bindjes Demokratike”? Presidenti Meta: Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është një pasqyrim i rrëmujhanes ligjore, që për fat të keq vazhdon në vendin e në shtetin tonë. Ky është rezultat i mungesës së respektit për Kushtetutën, i keqzbatimit të qëllimshëm e të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që u arritën me konsensus unanim tri vite më parë. Kjo gjë u demonstrua shumë qartë që në momentin kur me një qarkore Kuvendi u shpall gjoja inekzistent dekreti i Presidentit dhe u udhëzua organizata socialiste në KQZ, por edhe u ushtrua trysni mbi Kolegjin Zgjedhor që të interpretonte rrëzimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri si rrëzim i dekretit të Presidentit. Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje

kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombëtar se gomari fluturon! Ne mund t’i themi se kjo mund të ndodhë në art, mund të ndodhë në ëndërr e mund të ndodhë në piktura, por ne e dimë që gomari, të paktën këtu në Shqipëri nuk është shqiponjë që të fluturojë! Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësojë, sidomos përsa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës. Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojmë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata. Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaf të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si Kryeministrit Zaev, ashtu edhe Presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend. Përkundrazi, duan ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane të ardhmen, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre. Pyetje: Ndërkohë që është një Komision parlamentar (Vijon në faqen 5)


POLITIKE KREU I SHTETIT

N

ë kuadër të 1-vjetorit të themelimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut të ndërmarrë me nismën e Tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut nga punonjësit e fabrikave “MANITALIA” dhe “TIME 10 shpk” në Xhafzotaj. Presidenti

5 E premte, 19 KORRIK 2019

Presidenti Meta: Krenar për Aleancën e Dhurimit të Gjakut

vjetorin e themelimit të Aleancës. “Seanca e sotme ka edhe një vlerë tjetër shumë të madhe meqë organizohet në

korrik, periudhë jo vetëm shumë e nxehtë, por edhe me mungesa më të mëdha në dhurimin e gjakut.” – nënvizoi

Presidenti Meta, duke shprehur një mirënjohje të dyfishtë me këtë rast, sepse të sëmurët talasemikë, por jo vetëm ata, kanë nevojë të vazhdueshme për dhurimet tona vullnetare të gjakut. Duke falënderuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak e për të shpëtuar jetë, Presidenti Meta nënvizoi se ndihet krenar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë Aleanca në vetëm një vit të jetës së saj, duke bërë një ndryshim të dukshëm në rritjen e numrit të dhurimeve vullnetare të gjakut. “Jam i bindur që me impenjimin e të gjitha institucioneve publike dhe private, por veçanërisht të rinisë, do të arrijmë të sigurojmë një dhurim të qëndrueshëm e të përhershëm të gjakut” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë! Ata si të dëshirojnë! Dëshirojnë ndonjë zgjidhje? Janë të mirëpritur në Presidencë në çdo moment! Unë do të mbaj gjithmonë qëndrimin më të ndershëm, më të drejtë e më parimor! Duan ta zgjidhin diku tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë, ta diskutojnë, ta zgjidhin këtë çështje dhe unë po u jap mbështetjen maksimale. Duan të bëjnë ping-pongun e

përgjegjësisë e të fajit? Dakord! 19 tetori do të vijë. Është i pashmangshëm. Pyetje: Nga takimi që keni pasur me kryedemokratin Basha, a e keni bindur atë që 13 tetori do të jetë…? Presidenti Meta: Unë u jap mendimet e mia të gjithëve. Nuk i imponohem askujt në vendimet e tij. Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme, është detyra ime të kërkoj që qeveria të japë një garanci, – sepse ajo duhet ta japë gjithmonë garancinë që

zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, – ashtu sikurse opozita të jetë e përgjegjshme për të marrë pjesë në këto procese demokratike. Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita fjala vjen Partia Demokratike, LSI-ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohen disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistrohen në kohë.

Meta falënderoi drejtuesit italianë Carmine Qipro dhe Antonio Sabato dhe punonjësit e “MANITALIA-s” dhe “TIME 10 shpk” (ish-Filanto) për aktin humanitar e fisnik të dhurimit të gjakut, dhe vuri në dukje se kjo seancë e mbajtur pikërisht më 18 korrik, ka një rëndësi të veçantë, sepse përkon me 1-

PRESIDENTI (Vijon nga faqja 4)

Hetimor që po heton për shkarkimin tuaj. Jeni ftuar për një dëgjesë. Do të bëheni pjesë? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor parlamentar në Shqipëri! Për asgjë gjykatë dhe asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia në Shqipëri apo çdo institucion që ka juridiksion mbi Republikën e Shqipërisë! Fare! Fare! I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do t’u themi shqiptarëve?! Do t’u themi që e kishte fajin Edi Rama? Do t’u themi që e kishte fajin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë. Le të mos harrojmë që njëzet vite më parë Shqipëria ishte përpara Kroacisë përsa i takon procesit të integrimit europian! Ku është Kroacia sot e ku është Shqipëria sot?! Në rast se edhe Maqedonia e Veriut do të ecë përpara në tetor, atëherë ku janë perspektivat europiane të të rinjve e të

rejave të Shqipërisë, të cilët për fat të keq po largohen sikur të ishte ende viti 1990! Pyetje: Zoti President, cili është propozimi juaj për zgjidhjen e krizës? Presidenti Meta: Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit, meqenëse mund të ketë krijuar ndjenjën e tersit te dikush. Për mua nuk ka rëndësi. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam fuqi as unë dhe asnjeri që ta ndryshojë, sepse atë e ka Bashkimi Europian. E theksoj edhe njëherë: Kemi futur mik të fortë për ta shtyrë provimin nga qershori që të na japin mundësi për të kaluar në vjeshtë. Nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse, të standardeve demokratike. Kjo është një gjë që nuk kalohet dot! Nuk arrihet çelja e negociatave të anëtarësimit me qoka ndërkombëtare! Vetëm me standarde ndërkombëtare! Me standarde europiane! Ata, të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi


POLITIKE

6

E premte, 19 KORRIK 2019

“Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat janë pjesë e projektit kriminal “1 miliard euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista”

K

uvendi ka miratuar në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar disa ligje të debatuara. Bëhet fjalë për dy koncesione për rrugët, MilotBalldre, i cili u miratua me 79 vota pro dhe ai i rrugës Orikum-Dukat me 73 vota pro. Koncesionet do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 328 milionë euro. Opozita i ka denoncuar në vijimësi këto koncesione, veçanërisht atë Milot-Balldre. Për këtë çështje Partia Demokratike përmes ishdeputetes së saj, Albana Vokshi denoncoi miratimin në Kuvend të dy koncesione me vlerë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, koncesionet e denoncuara nga opozita që pritej të miratoheshin dje në parlament. Vokshi tha se koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat janë pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista. “Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës. Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro. Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa

Kuvendi miraton koncesionet, Vokshi: Rama po u grabit shqiptarëve 328 milionë euro

kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës. Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut. Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti,

Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombëtar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje. Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë”, deklaroi Albana Vokshi. Në vijim, Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve. “Me ligjin antimafia, që do të miratohet

ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit. Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët. Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik”, deklaroi dje nga foltorja e selisë blu, ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.

DEPUTETI I PS-së REPLIKËN ME OPOZITËN: NUK DEMONIZOHEN PPP-të, I KENI BËRË ME QËLLIM

K

reu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj replikoi në seancë plenare me opozitën, lidhur me ligjin e koncesioneve. Ish-kreu i financave shqiptare tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga kontratat koncesionare Partneritet Publik Privat, të cilat sikundër theksoi ai bëhen në shërbim të qytetarëve. “Kur erdhët në Parlament u gëzuam, jo për numrat, por se do kundërshtonit e do bëhej debat për politikat, Por, keni rënë në kompleksin e opozitës së vjetër dhe merreni me tituj gazetash portalesh e tv me ngjyra. Çfarë ka në thelb ligji i PPP-ve. Është hequr oferta e pa kërkuar. Nuk kanë mbaruar të gjitha, do bëhen ende shumë PPP në favor të qytetarëve.

Koncesionet, Ahmetaj: Nuk tërhiqemi janë në shërbim të qytetarëve

Nuk demonizohen PPP, i keni bërë me qëllim. Është rritur roli i Ministrisë së Financave në kontrollin fiskal. Pse nuk

flisni ju për rrugën TiranëElbasan? Ka qenë gabim që në momentin e parë, dhe vajti kosto më shumë. Për 2016, në Turqi janë 12 mld euro PPP, 69 kontrata të firmosura. Jemi duke folur për instrument të investimit publik. Ne nuk i vëmë çmim jetës, s’mund të thoni ju kemi bërë gabim për chek up dhe dializën. Mos u merrni pse u bë, pse s’u bë, merruni me kostot. Nga 12 risqe që ka manuali i koncesioneve 3 merr qeveria, një ndër to kosto politike, ato që i shkaktojnë ata në rrugë. Thonë kanë vajtur 46%, është budallallëk, janë bërë sot mbi 200 koncesione,

nga të gjitha këto 186 janë bërë nga qeveria Berisha. Pse themi ne se duheshin bërë? Shumica e tyre ka probleme me rritjen e çmimit. Si do e justifikoni? Kjo qeveri nuk do heqë dorë nga PPP në favor të shërbimeve të qytetarëve. Ku nuk kemi mundësitë financiare do ia kalojmë privatit. Një opozitë e tërë ka marrë si flamur PPP, ca do i thoni Dibrës për rrugë, atij që shpëton nga chek up? Hajde të fokusohemi ç’prioritet kemi? Si e blindojmë ligjin? Dhe këtë bën ligji, detyron ministrinë e financave në aspektin fiskal”, u shpreh Ahmetaj.

ISH-DEPUTETJA E PD

Tabaku: Kuvendi voton kontratat e fundit korruptive e abuzive

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilësoi seancën e djeshme parlamentare, si mbledhjen e fundit të noterisë së hajdutëve, oligarkëve dhe krimit të organizuar. Në një postim në “Facebook”, Tabaku tha se pseudoparlamenti do të votojë kontratat e fundit korruptive dhe abuzive në favor të oligarkëve, duke numëruar projektligjet që janë në rendin e ditës dhe PPP-të. “Mbledhja e fundit e Noterisë së Hajdutëve, Oligarkëve dhe Krimit të Organizuar. I shndërruar në një noter të vjedhjeve qeveritare, pseudo parlamenti sot do të votojë kontratat e fundit korruptive dhe abuzive në favor të oligarkëve. Sipas kalendarit sot gjoja përfaqësuesit e popullit (se në fakt janë përfaqësuesit e oligarkëve dhe krimit të organizuar) do të votojnë PPP-në e rrugës Milot-Balldren me vlerë 296 milionë euro dhe PPP-në e rrugës Porti Jahteve-Orikum me vlerë 70 milionë euro. Dhe ironikisht, pasi do të miratojnë edhe këto kontrata e pasi kanë miratuar kontrata të tjera qindra milionë euro që janë sa 13% e PBB-së së vendit, parlamenti do të votojë ligjin për ndalimin e Ofertës së Pa kërkuar. Nga 21 PPP të deklaruara deri më tani, 12 prej tyre janë me ofertë të pa kërkuar, ndërkohë që qeveria gjoja do të miratojë një ligj për “ofertën e pa kërkuar”. Të gjithë e dimë që kjo lëvizje është për t’i hedhur hi syve të FMN-së që me aq ngulm e ka kërkuar këtë ligj, por askush mos mendojë që specialistët nuk kanë gjetur rrugën për t’ia hedhur ligjit. Këto akte të turpshme shoqëruar me një listë të gjatë ligjesh antikushtetuese si ligji Fusha për prishjen e Teatrit, ligji për ndotjen e mjedisit, ligji për të drejtën e autorit, ligji që lejon dhunën ndaj mjekëve, ligji në favor të lojërave të fatit e kështu me radhë. Beteja jonë është për një Shqipëri Europiane dhe shqetësimi jonë është për shqiptarët jo për xhepat e oligarkëve”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.


POLITIKE

7

E premte, 19 KORRIK 2019

Nënkryetari i LSI-së: Soros ka qenë, gjithmonë ashpërsisht dje kundër lindjes, por edhe sot kundër ekzistencës së Kosovës de kanë çështje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duhet t’i thoshin më parë

Vasili: Reforma në drejtësi që shpërbeu drejtësinë, po thellon krizën e gjithanshme N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka rikthyer sërish debatin lidhur me ndikimin e Sorosit kundër interesave të shqiptarëve jo vetëm të Kosovës. Vasili thekson se ndërsa dje ndërhyrja ushtarake ishte e vetmja rrugë për një Kosovë të pavarur dhe për të ndalur genocidin çnjerëzor, George Soros nuk ndalej duke mallkuar bombardimin e Serbisë nga ana e Amerikës, që ishte e vetmja rrugë për të shkulur nga rrënjët pushtetin gjakatar të Milosheviçit. Dhe në këtë kontekst, Vasili thekson reforma në drejtësi në Shqipëri, që shpërbeu drejtësinë dhe ku Soros ishte protagonist kryesor i saj, po thellon krizën e gjithanshme të vendit dhe kjo është ndihma më e madhe për riaktivizimin e projektit shumë të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi. “Soros gjithmonë kundër Kosoves, edhe dje edhe sot! Soros ka qenë, gjithmonë ashpërsisht dje kundër lindjes, por edhe sot kundër ekzistencës së Kosovës. Ndërsa dje ndërhyrja ushtarake ishte e vetmja rrugë për një Kosovë të pavarur dhe për të ndalur genocidin çnjerëzor, George Soros nuk ndalej duke mallkuar bombardimin e Serbisë nga ana e Amerikës, që ishte e vetmja rrugë për të shkulur nga rrënjët pushtetin gjakatar të Milosheviçit. Duke mos ndalur dot dje lindjen e Kosovës sot Soros po punon intensivisht për shkatërrimin dhe shpërbërjen e saj. Dihet botërisht që Fondacioni Soros Dega Beograd hartoi në prill 2018 raportin famëkeq për shkëmbimin e territoreve

mes Serbisë dhe Kosovës. Ky raport përfundoi në prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e e zgjidhjes nëpërmjet një këmbimi territorial. Fondacioni Soros dega e Beogradit e hartoi Raportin për shkëmbimin e territoreve me zgjidhje, që mbështesnin qartësisht dhe pa asnjë ekuivok interesat e Serbisë në të tre variantet e tij të cilat janë bërë publike. Në të tre këto variante, Kosova do të ishte humbësja e madhe dhe shpërbërja e saj do të ishte të pragu i derës. Të paraqitur

si tre copa torte të ëmbla në dukje, por me helm brenda, këto variante të Sorosit të Beogradit do të kishin vetëm një viktimë Kosovën dhe asgjësimin e sakrificës e gjakut te mijëra kosovarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, që dhanë atë mbështetje jetike pa të cilën nuk do të kishim pavarësinë e Kosovës. Qëndrimi i prerë i Gjermanisë dhe Anglisë kundër shkëmbimit të territoreve, vërtet e sprapsi këtë projekt të errët dhe tërësisht destruktiv e konflikt-nxitës, por nuk e asgjësoi atë. Destabilizimi shumë i rëndë, politik në Shqipëri, i shtetit të së drejtës

dhe mbretërimi i krimit të organizuar e korrupsionit, e kanë themelin tek destruktimi i Sistemit të Drejtësisë si kyç i të gjithë këtij kaosi të qëllimshëm. Reforma në drejtësi në Shqipëri, që shpërbeu drejtësinë dhe ku Soros ishte protagonist kryesor i saj, po thellon krizën e gjithanshme të vendit dhe kjo është ndihma më e madhe për riaktivizimin e projektit shumë të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi. Destabilizimi i Shqipërisë me pasoja të ndjeshme edhe në rajon dhe shtimi i pasigurisë e paqëndrueshmërisë së tij, me pasojë dobësimin e vendeve të rajonit, janë premisa, që e lehtësojnë zbatimin e projektit Sorosian të shkëmbimit të territoreve. Ndaj çlirimi i sovranitetit nga marrja peng prej interesave të tilla shumë të errëta është një mision, që meriton çdo sakrificë. Çdo cedim nga qëndrimet e shëndetshme sovraniste do ta zhyste Shqipërinë dhe rajonin në skenarët e tmerrshëm të të shkuarës së largët dhe të afërt, ku gjakosjen e kanë hequr në kurriz Shqipëria e popujt e Ballkanit, ndërkohë që të tjerët kanë mbushur xhepat dhe kanë ikur, duke lënë pas përçarje të mëdha, luftëra të egra, prapambetje të thellë ekonomike dhe tensione civile e sociale pa shërim. Megjithatë në VIDEO mund të shihni qartë se si Soros ishte ashpërsisht dje kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Kosovë, pra kundër lindjes së Kosovës, ndërsa sot projekti i tij anti-Kosovë për shkëmbimin e territoreve nuk ka nevojë për komente të mëtejshme”, tha Vasili.

LSI: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet ndaj Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore

L

ëvizja Socialiste për Integrim akuzoi qeverinë “Rama”, e cila, sipas saj, po rrënon bujqësinë shqiptare dhe e bashkë me të edhe shëndetin e gjithë popullatës. Ish-deputetja e LSi-së Floida Kërpaçi, hodhi akuza të forta lidhur me analizat e rreme që zhvillohen ndaj produkteve bujqësore të importit, analiza këto që nuk janë asgjë më shumë se një skemë mashtrimi me certifikatat e lëshuara nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore. “Po denoncojmë edhe një skemë mashtrimi me certifikatat e lëshuara nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore. Ja u bëjmë të qartë të gjithëve si eksportuesve si fermerëve prodhues, si supermarketeve, ashtu dhe dyqanet e shitjes së produkteve bujqësore që ky laborator nuk është i liçensuar sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe nuk ka pajisjet për të kryer këto lloj analizash. Në këtë fletë që tregon injorancën e

Kërpaçi: Analiza ‘fake” të prodhimeve bujqësore që po dëmtojnë shëndetin e popullatës

thellë profesionale të hartuesve del qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me analiza, por me mbushjen e një formulari, vetëm për ti zhvatur paratë

si eksportuesve ashtu dhe fermerëve prodhues. Është njësoj si një qytetar të kërkojë të shkojë për të bërë analizat e gjakut në dyqan rrobash dhe të marri një fletë të bardhe ku shkruhet analizat e gjakut janë “Ok”. Po e lexoj me kujdes se çfarë thuhet: Nuk detektohet prani e pesticideve ose metaleve të rënda me testin screening. E thënë shqip, kjo metodë nuk ekziston. Sepse e thënë fjalë për fjalë në shqip kjo përkthehet metoda e zbulimit, por pa thënë se çfarë metode kanë përdorur. Për pesticidet metoda zyrtare emërtohet gazkromatografi, mas spektrometri dhe si metodë zbuluese kromatografi me fluks anësor. Ndërsa për metalet e rënda spektometri me absorbim

atomik. Në analizën “fake” kanë vendosur një fjalë anglisht që nuk ja dinë kuptimin, dhe nuk kanë përcaktuar metodën shkencore të përdorur për analizën e nivelit të pesticideve dhe metaleve të rënda në produktin e analizuar, si dhe nuk shënohet kufiri i përmbajtjes së materialit dhe as vlera e matur. Këtë fletë analize mund ta lëshojnë vetëm njerëz që janë të papërgjegjshëm ligjërisht, të paaftë profesionalisht dhe militantë partie që mbi qytetarët dhe Shqipërinë, vendosin partinë. Pasojat nuk rëndojnë mbi qeverinë, por drejtpërdrejtë te qytetarët e thjeshtë, fermerët dhe eksportuesit. Kjo analizë “fake” që ky shtet i detyron ta bëjnë duke paguar para, duke qenë “fake” nuk jep asnjë

garanci përballë institucioneve të kontrollit ushqimor të shteteve ku eksportuesit shqiptar eksportojnë produkte bujqësore. Gjithashtu, kjo analizë “fake”, nuk jep asnjë garanci për supermarketet dhe dyqanet që tregtojnë prodhime bujqësore. Kjo analizë “fake” nuk garanton asnjë qytetar shqiptar çfarë produkti konsumon dhe nuk garanton shëndetin e fëmijëve dhe qytetarëve shqiptar. Ndaj, i bëj thirrje sot nga kjo foltore, prokurorëve të përgjegjshëm të këtij vendi,të nisin një proces për mashtrim publik, shpërdorim detyre ndaj drejtuesve të këtij institucioni dhe ministrit që ka urdhëruar kryerjen e kësaj analize “fake””, deklaroi dje ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.


POLITIKE DENONCIMI

A

leanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Ministrinë e Kulturës se ka nxjerrë urdhrin për zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar për ti hapur rrugë shembjes së teatrit. Të pyetur për këtë denoncim, burime zyrtare nga Ministria e Kulturës shprehen se një urdhër i tillë nuk ekziston. Pas informacioneve për zhvendosjen e materialeve, artistë, regjisorë dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e të enjtes për të protestuar kundër këtij akti. Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikoi disa pamje ku shfaqen një grup punëtorësh duke nxjerrë materialet nga brenda godinës. Të pyetur

8

E premte, 19 KORRIK 2019

Shembja e Teatrit reagon Aleanca: Ministria e Kulturës po zbraz godinën për këtë denoncim burime nga Ministria e Kulturës pohojnë se nuk ka një urdhër për nisjen e zhvendosjes së materialeve. Aktorët dhe regjisorët ndërkohë janë mbledhur para teatrit për të protestuar për këtë akt. Regjisori, Kastriot Çipi, tha për RTV Ora se ky veprim po kryhet pa u miratuar kontrata dhe shpallur kompania fituese. “Arsyeja pse ne jemi të shqetësuar është se këto veprime po kryhen ende pa filluar procedurat në zbatim të ligjit special për teatrin që do të thotë pa u shpallur gara, pa u bërë konkursi për zhvillimin urban të

zonës dhe natyrisht pa u miratuar kompania fuituese që do të kalojë pastaj me miratimin e kontratës nga parlamenti. Të gjitha këto procedura zgjasin të paktën 3 muaj”, theksoi Çipi. Regjisori Çipi shprehet gjithashtu se së bashku me aktorët e tjerë do e monitorojnë 24 orë godinën e teatrit për të mos lejuar shembjen e saj. “Po diskutojmë me kolegët e aleancës dhe po kërkojmë ndihmë nga qytetarët dhe bizneset që të organizojmë një monitorim 24 orë edhe me kamera në perimetrin e teatrit që të paktën zjarrvënësit

të mos kenë guxim ti afrohen teatrit gjatë muajve të verës”, u shpreh Çipi më tej. Aktorë, regjisorë, dhe aktivistë të shumtë prej më shumë se një viti protestojnë çdo ditë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke kërkuar që të rikonstruktohet godina aktuale.

Mazhoranca i shtyn shkarkimet e Presidentit dhe Arben Malajt në shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar

Shkarkimi i Malajt, Ruçi ia kalon topin Ramës: S’është kompetencë e Kuvendit

N

ë ditët e fundit të këtij sesioni parlametar vihet re një retorikë politike më e zbutur, ndërsa PS mesa duket është tërhequr nga nxitimi për të shkarkuar Presidentin dhe Arben Malaj. Lidhur me këtë cëcshtje, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ia hodhi topin kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Arben Malaj nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Më 16 korrik, 28 deputetë socialistë depozituan në Parlament kërkesën për shkarkim me pretendimin se Malaj kishte shkelur kodin e Etikës së Bankës së Shqipërisë. Por në seancën e djeshme Kryetari i Kuvendit refuzoi kërkesën e socialistëve të tij për të nisur procedurat e shkarkimit. Sipas Gramoz Ruçit, nuk është kompetencë e deputetëve për të bërë një kërkesë të tillë, por e Këshillit të Ministrave. “Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe Kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet

dhe mandej seanca e Kuvendit”, u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi në fillim të seancës së djeshme plenare. Në shkresën e firmosur nga 28 deputetë me në krye kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla thuhej se Arben Malaj ka shkelur Kodin e etikës së Bankës së Shqipërisë,

pasi “në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, në daljet publike ka trajtuar tema me natyrë thellësisht politike, në kundërshtim të hapur me kompetencat e pozicionit të tij”. Por nga ana e tij Malaj e komentoi si hakmarrje politike e socialistëve. Socialistët iu referuan

Kodit të Procedurave Administrative për të hartuar kërkesën pë shkarkimin e Malajt. Ndërkohë shkarkimi i një anëtari të Këshillit Mbikqyrës, përcaktohet nga Ligji për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon se ata “…mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, kur personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”. Ky përcaktim i ligjit nuk i lë hapësirë parlamentit të veprojë pa patur më parë një vendim nga vetë Këshilli. Shkarkimet ne shtator Pas shtyrjes për në shtator të procedurave për Ilir Metën, edhe kërkesa për shkarkimin e anëtarët të Këshillit Mbikqyrës të BSH do të ketë të njëjtin fat. Në nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator, mazhoranca do të ketë në dorë propozimin e presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk dihet ende nëse emri i Petraq Milos do të marrë votat e socialistëve, ose do të ketë të njëjtin refuzim me atë të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.

Deputeti: Shkarkimi i Plarent Ndrecës provoi lidhjen nepotike mes Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme

Maliqi: Qeveri e kapur nga klanet mafioze, duhet rrëzuar një sahat e më parë

P

larent Ndreca është emëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ndreca ka zëvendësuar në këtë detyrë Dritan Palnikaj, të cilit i është deleguar një detyrë e re në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Lidhur me këtë lëvizje të Plarent Ndrecës ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi. Në një qëndrim të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Maliqi e ka quajtur këtë, lëvizje të një qeverie të korruptuar, e kapur nga klanet mafioze që duhet rrëzuar sa më parë. Sipas Maliqit shkarkimi i Ndrecës provoi shqetësimin e tij për lidhje nepotike mes Drejtorit

të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si dajë

e nip për zhvillimin e tenderave të burgjeve. “Akuzohet Daja, ikën nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrëzuar një sahat e më parë. Të dashur miq! Me shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, u provua shqetësimi im nëpërmjet statusit në FB ditën e djeshme, për lidhje nepotike mes Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si Dajë e nip për zhvillimin e tenderave

të burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte në dorëzim. E keqja më e madhe, vazhdon të qëndrojë i qetë në detyrë, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kërcënimet, e shkuara e errët, tejkalimi i kompetencave, paaftësia, shantazhimet, privatizimi i detyrës, shkatërrimi dhe degradimi që po i bën sistemit të burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme, etj etj., janë njolla më e zezë e Drejtorit më të paaftë që ka njohur administrata e burgjeve këto tre dekada. Lufta

ime për të mbrojtur me të drejtë, njerëzit e thjeshtë që respektojnë ligjin, nuk do ndalojë asnjëherë, pasi unë mbroj interesat e qytetarëve e jo të pushtetarëve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardhë këto të vërteta dhe kush janë klanet mafioze që bëjnë këto emërime pa asnjë kriter, meritë, aftësi, por vetëm shërbejnë si ushtarë ndaj këtyre klaneve që përfitojnë nga djersa e popullit dhe shantazhojnë administratën e ndershme të shtetit”, tha dje deputeti Lefter Maliqi.


POLITIKE OPINION Nga Ylli Manjani

P

ër verifikimin gjyqësor të mandateve.Deri më sot, procesi i verifikimit gjyqësor i të zgjedhurve lokalë nga gjykatat e rretheve gjyqësore të shkallës së parë, ka qenë rutinë.Domethënë, gjyqtarët mjaftoheshin tek referencat e procesit zgjedhor dhe dokumentacioni i lëshuar nga KQZ për të zgjedhurin. Këtë radhë, ka një problem të madh ligjor. Problemi është a jemi vërtetë para një procesi të rregullt zgjedhor?Nëse nuk jemi, a vlejnë mandatet e të zgjedhurve që lëshon KQZ? Gjykata e rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit

zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.E theksoj këtë të fundit sepse, gjykata e rrethit nuk është as Kolegji Zgjedhor dhe as Gjykata Kushtetuese.Pra, e thënë më thjeshtë, gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e regjistrimit të kandidatëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit. Këto janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si pshrregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo

9

E premte, 19 KORRIK 2019

A mund të kemi zgjedhje të ligjshme jashtë datës që ka caktuar Presidenti? mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara. Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor.Por, votimet e 30 qershorit kanë një pikpyetje juridike shumë të madhe. Kjo pikëpyetje vihet pas kryepyetjes, a mund të kemi zgjedhje të ligjshme jashtë datës që ka caktuar Presidenti i Republikës???Pra ka një situatë të rëndë juridike që kërkon sqarim, përpara se gjykatat e rretheve të bëjnë verifikimet e të zgjedhurve.

NËNKRYETARI I CDU/CSU : I QËNDROJMË KOMENTEVE STRATEGJIKE QË KEMI BËRË

N

Gjermania i quan “votimet lokale të 30 Qershorit”

ënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul flet për votime lokale në 30 Qershor, duke mos përmendur asnjëherë fjalën zgjedhje. Kancelaritë evropiane duket se janë të vetëdijshme se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje por thjesht votime lokale, pasi dekreti i Presidentit sic edhe Kushtetua e përcakton e shfuqizoi këtë datë. I pyetur nga gazeta “Standard” p ë r m es një e-maili zyrtar mbi qëndrimin e tij për 30 Qershorin dhe mundësinë e negociatave në mesin e tetorit, Wadephul është përgjigjur në mail përmes Këshilltarit te lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/ CSU në Bundestag, zoti HansJoachimFalenski. Ai pohoi se z. Wadephul nuk ka komente shtesë dhe se i qëndronte deklaratve strategjike të bëra pak javë më parë. “Në emër të z. Wadephul unë do të doja të ju falënderoj për kërkesën tuaj pernje deklaratë mbi votimin lokal më 30 qershor dhe perspektivat tuaj per për marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e zgjerimit në mes të tetorit. Pasi ka bërë disa komente strategjike disa javë më parë z. Wadephul nuk ka

ndërmend të komentojë situatën politike në këtë moment.” – thuhej nëpërgjigjen e e-mailitper standard. Por çfarë ka pohuar pak javë më para z. Wadephul ? Në një reagim për “DW”, Wadephul komentoi në atë kohë pas dekretit të Presidentit, duke pohuar se tashmë në Shqipëri kishte një situatë të re dhe se partitë duhet të pranonin. “Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e

presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”, kishte theksuar zyrtari i lartë gjerman.

Çfarë verifikimi do të bëjnë këto gjykata, kur legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikëpyetje?!Nga ç’zgjedhje kanë dalë këta fitues, kur data e zgjedhjeve nuk ishte 30 qershori?Këto janë pyetjet që shtrohen para gjykatave të rretheve sot, pavarësisht debati politik pozitë-opozitë. Në këto kushte, kur gjykata e rrethit i ka kompetencat e rrudhura, në kuptimin që nuk është kompetente për të gjykuar as elementët e proçesit të votimit (sepse i gjykon Kolegji), as kompetencën për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, çmoj se

më e drejtë do ishte:Pezullimi i proceseve gjyqësore të verifikimit të mandateve deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese se cila është data e zgjedhjeve.Kjo do ishte zgjidhja më e drejtë, më e paanëshme dhe më korrekte nga pikëpamja ligjore. E përsëris, gjykata e rrethit nuk merr dot vendime në kushtet kur çështja e datës së zgjedhjeve është ligjërisht e pa zgjidhur.Ndaj pezullimi dhe referimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese është e vetmja rrugë.Të tjerat janë shpikje pa sens dhe burim precedentësh të rrezikshëm.

REAGIMI

Arben Malaj, kryeministrit: Ju, po të kishit mundësi, shkarkonit edhe Papën

Postim i plotë i Arben Malajt në Facebook si reagim për nismën e deputetëve të PS për shkarkimin e tij nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në të vërtetë kërkesa për shkarkim nga parlamenti nuk lidhet me “shkeljen e etikës” nga Arben Malaj por me ato çka ai di dhe po kërkon të hetohen për transfertat mafioze të disa bankave të nivelit të dytë në llogari të fshehta jashtë shtetit.Dhe të tjera probleme të Bankës së Shqipërisë! Kjo është e vërteta e nismës për shkarkim. Në vijim postimi i plotë i Arben Malajt: “Të dashur inicues realë të kërkesës për shkarkimin tim!Integritetin njerëzor dhe kredibilitietin profesional (timin) as e blini dhe as e cënoni dot, sot dhe deri në fund të angazhimeve të mia publike, profesionale apo politike. Kjo u

ka bërë të hidhni poshtë fasadat dhe të tregoni thelbin e kësaj hakmarrje, jo vetëm politike. Ju ribëj publikisht të qartë se aspak nuk dënohet reputacioni Bankës së Shqipërisë, i cili deri në të shkuarën shumë të afërt është tronditur shpesh nga dështimi i keq-qeveries së saj deri në vjedhjet e përsëritura nga brenda dhe jashtë saj. Këtë shqetësim kam ngritur që në ditën e parë të mandatit plotësues të KMBSH. Aktualisht edhe Banka e Vatikanit, më e errëta dhe sekrete në botë, po bëhet më transparente dhe po dënohen abuzuesit e saj.Falenderoj Zotin që ju, inicuesve realë që hidhni gurin dhe fshihni dorën, nuk ju ka dhënë fuqi mbihyjnore të kërkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, që po inicion këtë proces historik për të hedhur dritë në skutat më të errëta të bankës më sekrete të botës.


POLITIKE MINISTRJA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Më shumë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve me forcimin e masave kundër duhanpirjes dhe përfshirjen në ligj të të gjitha produkteve të duhanit që dëmtojnë shëndetin”. Gjatë fjalës në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale OgertaManastirliu tha se do të ndalohet konsumimi në ambiente të mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile, që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Kuvendi miratoi sot ndryshimet në ligjin “PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”.“Këto ndryshime ligjore, nuk janë thjeshtë dhe vetëm ndryshime që forcojnë masat për kontrollin e duhanpirjes por në thelb dekurajojnë konsumimin e duhanit, duke ulur rrezikun e prekjes së popullatës së shëndetshme nga semundjet kardiovaskulare

10

E premte, 19 KORRIK 2019

Manastirliu: Më shumë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve apo ato të mushkërive”, tha Manastirliu. Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit dhe të konsultuara me grupet e interesit, Manastirliu tha se ndryshimet parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.“Ndryshimet kane për synim të forcojnë implementimin e ligjit dhe shtimin e mbrojtjes për qytetarët që ekspozohen në mënyrë të pavullnetshëm ndaj tymit të duhanit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me

6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës në Kuvend.Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruarduhanpirjen.Në fund të fjalës saj Manastirliu theksoi se do të fillojë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi ligjin e ri të duhanit. “Puna jonë fillon tani dhe nuk mbaron me ngritjen e ligjit. Ndaj kjo është një përgjegjësi qytetare dhe është sfida e çdo qytetari dhe e Ministrisë së Shëndetësisë. Ne do të fillojmë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për ndryshimet ligjore,

për masat ndaj subjekteve që thyejnë ligjin, për risitë në mënyrë që të mos vijojmë direkt me gjobat dhe të mos përballemi me mungesën e informimit nga ana e qytetarëve”, përfundoi fjalën e saj ministrja.

Ironia e ish-deputetit Kastriot Islami: Sa herë shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi

I

sh-deputeti Kastriot Islami i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se PPP janë një shërbim më i sofistikuar se koncesionet, që synojnë futjen e duarve në buxhetin e shtetit, për një periudhë më afatgjatë. “Me koncesione ti jep një shërbim. Nuk mund të japësh mbrojtjen e vendit. Këta mund të japin edhe qeverinë me PPP. Koncesionet duhen trajtuar dhe kanë problematikën e tyre. Të gjitha koncesionet dhe ato të mëpërparshmet edhe këto. Jam shumë dakord. Kurse PPPtë janë një gjë tjetër. Janë një shpikje më e sofistikuar për të futur duart në buxhetin e shtetit për një periudhë afatgjatë”,- tha Kastriot Islami. Ish-kreu i Kuvendit Kastriot Islami u shpreh se prej vitesh nuk i ndjek seancat parlamentare. Islami thekson shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës dhe dëgjojnë që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizimi. “Ka kohë, por sidomos këtë parlament nuk e ndjek më. Kështu që kërkoj ndjesë për injorancën time”,- tha ai. I pyetur nëse e ndjek Kuvendin kur hyjnë deputetët e rinj, Islami tha: “nuk e ndjek qëkur isha edhe vet brenda dhe largohesha, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish me rekorde kriminale, oligarkësh që nuk e meritonin të ishin në ato vende dhe manjatësh të mediat që kishin ardhur aty thjeshtë për të shtuar pasuritë e tyre. Kjo më detyronte të flisja shumë

Islami: PPP janë shpikje për të kapur buxhetin e shetit

rrallë. Madje kërkoja ndjesë që flisja një herë në 6 muaj. Që atëherë nuk e ndjek më parlamentin”. Islami foli dhe për ligjin e dekriminalizimit. “Sigurisht që PS-ja. Është hera e parë që është

strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam qenë aty kur është organizuar. Është organizuar me dashje, me qëllim edhe shumë qartazi. Është turp i madh që Shqipëria është renditur në

vendet që kanë bërë dekreiminalizimin. Shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizmi. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka pësuar këtë”,- tha Islami. Ish-deputeti demokrat Kastritot Islami ironizoi qëndrimin e mazhorancës, e cila bën përgjegjëse opozitën për ecjen me ritme të ngadalta të reformës në drejtësi. “Ti e di retorikën. Sa herë që ndonjë gjë, bie shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Del diell i fortë në Sarandë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Edhe peshqit nuk dalin më sepse ka frikë opozita se mos dënohet. Opozita nuk ka asnjë mbrojtje. Ky është realiteti politik i shprehur në mënyrën më banale të mundshme. Sa herë që ka një hall thotë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Por nuk është kjo e vërteta. Opozita ka pasur një rol për ta kundërshtuar reformën në drejtësi tek amendamentet kushtetuese dhe s’ka pasur asnjëherë tjetër asnjë rol. Atë rol e dha me konsensus”,- tha Islami.

Operacioni kundër informalitetit, Ministrja e Financave inspekton bizneset tek Gjiri i Lalëzit:

N

ë vijim të zbatimit të planit operacional kundër Informalitetit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e shoqëruar edhe nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve DelinaIbrahimaj dhe kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj, zhvilluan një inspektim të përbashkët në disa biznese në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.Këto biznese rezultuan me probleme në zbatimin e detyrimeve ligjore dhe tatimore. Kontrollet kanë pasur në fokus deklarimin e punonjësve, pajisjen me kasa fiskale, lëshimin e kuponëve tatimorë, si dhe regjistrimin e deklarimit pranë organeve përkatëse. Ministrja tha se qeveria është e

Denaj: Ku shkelen rregullat, do ketë masa

angazhuar maksimalisht për të garantuar zbatimin e drejtë dhe të barabartë të ligjit, garantimin e konkurrencës së ndershme, si dhe përmbushjen vullnetare

të detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve që operojnë kryesisht në zonat turistike. “Pavarësisht akuzave, kjo është një luftë dhe aksion në mbështetje të biznesit dhe konkurrencës së ndershme”, u shpreh Ministrja.Denaj i bëri apel bizneseve që të respektojnë ligjin, të regjistrohen në organet tatimore dhe të mos sfidojnë autoritetin e shtetit.“Ky plan operacional nuk po zbatohet vetëm ndaj një restoranti apo ndaj një hoteli, por po shtrihet në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar ato subjekte që janë duke shkelur rregullat jo vetëm të Administratës Tatimore, por të

të gjithë shtetit. Nuk është aspak e këndshme të vendosësh shirita. T’i vendosësh në një restorant apo në një hotel në mes të sezonit turistik është akoma dhe më e dhimbshme, veçanërisht për mua si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Por, është e nevojshme për të përcaktuar që biznesi duhet të ecë drejt ligjshmërisë”, - tha ministrja. Ajo theksoi se në prej më shumë se tre muajsh biznesi është informuar për përmbushjen vullnetare të detyrimeve ligjore. Vetëm në sektorin e barrestoranteve janë informuar përmes Qendrës së Thirrjeve

mbi 1200 tatimpagues.“Por është e nevojshme të kuptojmë që nuk mund të rrimë vetëm me ndërgjegjësim, por kur ka shkelje të rregullave do të ketë edhe masa administrative”, – theksoi ministrja.Denaj informoi se janë evidentuar disa sektorë, të cilët paraqesin një risk potencial të evazionit fiskal, si dhe në mos regjistrimin e punonjësve. “Mbi 453 subjekte në sektorin e produkteve akcizës, 270 subjekte në sektorin e ndërtimit, të cilët janë evidentuar me risk më të lartë dhe për të cilin plani operacional do të vijojë të zbatohet në të gjithë territorin e vendit”, -tha ministrja.


FORUM ANALIZË Nga Enver Robelli

P

ara një viti Presidenti i Kosovës, i përkrahur nga kryeministri i Shqipërisë dhe që të dy të entuziazmuar nga ideja e kryetarit serb, nisën furishëm fushatën për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës. Sot Kosova është edhe më thellë në qorrsokak dhe faji nuk është vetëm i presidentit. Para një viti kryetari i Kosovës e filloi një hata retorike. Befas nisi të dalë në konferenca për shtyp dhe të flasë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ndarje nuk do të ketë, insistoi ai. Tha se do ta shtrojë për diskutim me palën serbe deklarimin plebishitar të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të vitit 1992, për bashkim me Kosovën. Raportimet e medieve rreth opsionit për shkëmbimin e territoreve i quajti “lajme të rreme” por tha se do të ketë korrigjim të kufijve me Serbinë. “Do të kemi korrigjim të kufijve. Sikurse që kemi punuar me të gjitha shtetet e rajonit dhe kemi arritur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, në rastin e njohjes reciproke të dy vendeve do të kemi kufij shtetërorë, kemi rreth 400 kilometra vijë kufitare me Serbinë”, tha ai më 31 korrik

2018. Pastaj presidenti i Kosovës nisi të atakonte të gjithë ata që e kundërshtonin apo së paku i thoshin se në deklarimet e tij ka shumë kontradikta, se këtë barrë nuk mund ta bartë vetë, se duhet urgjentisht konsensus shoqëror, dakordim me partitë politike të pozitës dhe opozitës, një lloj pakti mirëbesimi me kosovarët. Asgjë nga këto nuk i interesonin presidentit të Kosovës. Me Amerikën pas ai mendonte se do të shtynte përpara çdo ide, ndonëse as administrata e re në Washington nuk e kishte të qartë se cili është plani që po mendonin të gatuanin presidenti i Kosovës dhe ai serb. Por “nëse ju merreni vesh, e shohim”, ky ishte mesazhi nga Washingtoni, ku presidenti aktual e humb vëmendjen për një problem pas 5 minutave. Në aventurën për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës, kryetari i Kosovës gëzoi përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili me deklaratat e tij për Kosovën ka shkaktuar shpeshherë dëm dhe ka polarizuar shoqërinë. Është i vetmi kryeministër i Shqipërisë të cilit ia ka bojkotuar fjalimin opozita në Kosovë për shkak të një fjalimi ku tentonte

KOMENT Nga Klodian Tomorri

N

ë vitin 2016, kur Britania e Madhe ishte përfshirë nga fushata e ethshme e referendumit për të qëndruar ose jo në Bashkimin Europian, një nga zërat më të fuqishëm kundër Brexit ishte Mark Carney. Përmes disa daljeve të njëpasnjëshme publike, guvernatori kanadez i Bankës Qendrore të Anglisë, u shndërrua ndoshta në figurën e dytë më të rëndësishme, pas ish kryeministrit David Cameron, brenda kampit të atyre që po përpiqeshin ta mbanin Britaninë në Bashkimin Europian. Fushata e referendumit Britanik ishte qartazi një betejë politike. Përfshirja e Guvernatorit të Bankës Qendrore, por edhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës në këtë fushatë nuk kaloi pa debate mes palëve. Mark Carney dhe të tjerë u sulmuan fuqishëm nga kampi i Brexitarsve. Por as

Nigel Farage dhe as Boris Johnson nuk e çuan nëpër mend të kërkonin shkarkimin e anëtarëve të Bankës Qendrore që kishin bërë fushatë pro qëndrimit në BE. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Neel Kashkari, presidenti simpatik i Rezervës Federale të Minneapolisit është sot një nga zërat më të spikatur të debatit publik mbi politikat ekonomike. Përmes një editoriali para pak muajsh në Wall Street Journal, Kashkari sulmoi ashpër politikën e Presidentit Trump për të kufizuar emigrantët ne SHBA. Sipas tij, programi i Trump për të mbyllur kufijtë e Shteteve të Bashkuara për emigrantët ishte një thikë në zemër për ekonominë amerikane, e cila do të dëmtonte rritjen ekonomike dhe perspektivën e rritjes së mirëqenies në plan afatgjatë. Emigracioni është një nga çësht-

11 E premte, 19 KORRIK 2019

Një dramë që e dëmtoi Kosovën

ta rishkruante historinë e Kosovës, duke injoruar lëvizjen paqësore dhe meritat e saj për mëvetësinë e Kosovës. Është i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën. Në ceremoninë e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë propozon president të përbashkët një provokim i kalkuluar ndaj Bashkimit Evropian, të cilit dëshiron t’i thotë: nëse nuk na pranoni në BE, do të bashkohemi ne shqiptarët. Kush e quan kryetarin e Kosovës tradhtar, ai është gomar me këtë porosi nga Peja kryeministri shqiptar shkaktoi mjaft tensione në opinion, sepse me këtë ai nuk e mbronte presidentin e Kosovës nga një akuzë e rëndë që ia bënin oponentët më agresivë, por e mbronte idenë për “korrigjimin e kufijve”. Gjatë 12 muajve të fundit në skenën politike të Tiranës dhe të Prishtinës pamë dy politikanë, kryeministri dhe kryetari – duke i bërë reklamë idesë së presidentit serb për “përkufizim” me shqiptarët. U pa se lojëra të tilla, të lozura tinëz opinionit, është vështirë të luhen. Nuk mjaftojnë lobuesit e paguar me para të shtetit dhe pa i dhënë llogari askujt. Nuk mjaftojnë mercenarët publicistikë.

Nuk mjaftojnë diplomatët e pensionuar. Nuk mjafton propaganda. Në 12 muajt e fundit përshkallëzoi deri në neveri konflikti verbal mes kryetarit të Kosovës dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. U shanë dhe u mallkuan sa mundën, u shtynë se cili është më tradhtar e më bashkëpunëtor i Serbisë. Pas një viti mund të thuhet se debati për “korrigjimin e kufijve” e ka futur Kosovën edhe më thellë në qorrsokak. Sponsorët e kësaj ideje i bënë bashkë presidentin serb dhe atë kosovar në një forum në Austri, secili e luajti rolin e vet: nuk pati kritika të ndërsjella dhe njëri tha: “Na jemi djem të mirë”. Ata mund të jenë djem të mirë, por me ide të këqija, pa kredibilitet publik për shkak se personifikojnë shumë të këqija që kanë pllakosur të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë. Samiti i Berlinit sikur i dha fund tani për tani debatit por si më tutje? Duket se askush nuk ka përgjigje. Sidomos jo në Kosovë. Kryeministri i Kosovës mund të lavdërohet se arriti “të pengojë ndarjen”, mund të rrahë gjoks se e priti Angela Merkelin në Berlin, se më parë në Samitin e Ber-

linit e mbrojti Kosovën “si luan” në përballje me presidentin francez Emmanuel Macron. I njëjti, pra kryeministri i Kosovës, e mori mandatin me deklaratën se nuk ka kohë të merret me negociatat me Serbinë etj. Nëse ky nuk ka kohë, mund të ketë ndokush tjetër, në këtë rast kryetari i Kosovës. Me përjashtim të Vetëvendosjes të gjitha partitë kanë qenë të lumtura që patatja e nxehtë i mbeti në dorë presidentit të Kosovës, sepse bisedat me Serbinë janë temë jopopullore në Kosovë, andaj më mirë le të digjet presidenti, punë e madhe! Në fakt u dogjën gati të gjithë aktorët politikë dhe triumfoi papërgjegjësia. Të fundit e dogjën edhe Partinë Socialdemokrate. Pas pushimeve verore drama që e dëmtoi Kosovën mund të vazhdojë, sepse ka një plan. Ai plan është i Serbisë, për atë plan ka filluar të negociojë presidenti i Kosovës. Serbia nuk ka arsye të tërhiqet. Do të përsërisë vazhdimisht se i është premtuar një copë e Kosovës, pastaj shohim e bëjmë ndoshta Kosova hyn në OKB, ndoshta jo, sepse kjo varet nga Rusia dhe jo nga Serbia. Koha.net

Pse Rilindja e do Bankën e Shqipërisë vasale? jet më të mprehta të betejës politike sot në SHBA. Bota e zhvilluar është e mbushur plot me raste kur anëtarët e bordeve drejtuese të Bankave Qendrore marrin pjesë publikisht në debatet për ekonominë dhe ato politike. Madje veç opinioneve për politikat publike, shumica e bankave qendrore i inkurajojnë anëtarët e bordeve të tyre të shprehin lirshëm edhe pikëpamjet politike, brenda kapacitetit të tyre individual. Bankierët qendrorë janë elita e ngushtë inteligjente e një vendi. Përfshirja e tyre në debatet publike nuk është barrë, por kontribut për shoqërinë. Të vetmit që mendojnë ndryshe

janë rilindasit. Nisma e 28 deputetëve socialistë për të shkarkuar Arben Malajn nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përveçse një precedent të rrezikshëm, është atentati i radhës që maxhoranca i bën shtetit ligjor dhe institucioneve kushtetuese. Justifikimi i saj si një iniciativë që synon të mbrojë pavarësinë dhe imazhin e Bankës Qendrore, është një akt i pastër hipokrizie. Nëse meraku i qeverisë do ishte me të vërtetë pavarësia dhe kredibiliteti i Bankës Qendrore, atëherë ajo duhet të ishte shqetësuar kohë më parë. Atëherë kur vendosi ta lërë Bankën e Shqipërisë me

guvernator pa mandat të qartë kushtetues apo kur nisi të plotësonte radhët e bordit përmes ndërhyrjeve politike. Është e qartë si kristali se qëllimi i shkarkimit të Malajt nuk është mbrojtja e imazhit të Bankës së Shqipërisë, por shndërrimi i saj në një institucion vasal të qeverisë me një bord memec, i cili hesht përballë problemeve të rënda që ka ekonomia sot, por mbi të gjitha përballë asaj që po ndodh në sistemin financiar, ku bankat europiane po zëvendësohen me licenca të dyshimta vendase dhe offshore. Në të kundërt, do na duhej të besonim se 28 petritat e Rilindjes janë më katolikë edhe se vetë Papa.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 19 KORRIK 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 19 KORRIK 2019

Transformohet zona pranë ish-Kombinatit “Misto Mame”, përfitojnë 25 mijë banorë

Veliaj: Investimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës

D

ikur një zonë tërësisht informale dhe e paur banizuar, sot 25 mijë banorët e lagjes së re pranë ishKombinatit “Misto Mame”, kanë një bllok të transformuar, me rrugë të rregulluara dhe hapësira të mjaftueshme, njësoj si në qendër të qytetit. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë zonën që kufizohet nga Rr. “Konferenca e Pezës” – “3 Dëshmorët” dhe Rr. “Ali Jegeni”, në Njësinë 6, duke rikonstruktuar gjithsej 22 rrugë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve që kanë sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës, si dhe kanë krijuar akses të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit. “Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. Kishte a s’kishte fushatë, ishte shi apo piku i vapës, është punuar me shumë dinjitet, në një nga komunitetet më të mira të Tiranës, që njihet si “Misto Mame”. Janë komunitete që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, njerëz me halle, që në vitet 90-të e shihnin Tiranën si shpresën e vetme për të rifilluar jetën nga e para, që morën një risk e më në fund po shohin që risku i tyre për një jetë më të mirë dhe për fëmijë që kanë një të ardhme, u shpërblye”, tha Veliaj. Ai vlerësoi bashkëpunimin e komunitetit për të lëshuar hapësirë nga prona e tyre për

ndërtimin e trotuareve dhe bëri thirrje që ky shembull të ndiqet edhe në projekte të tjera që janë shtrirë në gjithë kryeqytetin. Por, investimet e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë nuk do të ndalen me kaq. Krahas një kopshti dhe një çerdheje të re, në Kombinat po vijon puna edhe për ndërtimin e një shkolle të re në zonën e Astirit. Veliaj siguroi qytetarët se puna do të vijojë edhe në Unazë. “Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ‘Astirit’. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ‘Astirit’ dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t’i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do

t’i nxjerrë fitues, duke u shpronësuar dhe duke i marrë paratë ‘kesh’ në dorë, disa do t’i nxjerrë fitues, duke qenë në kufi të asaj prone do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se kjo është fuqia e votës dhe e zgjedhjeve. Ai theksoi se pavarësisht se një minorancë u përpoq t’i impononte qytetit hallet e veta, ajo që njerëzit duan realisht janë rrugë, kopshte e shkolla të reja. “Për të gjithë ata që ngritën një gurgule gjatë fushatës, ka apo s’ka zgjedhje, do të ketë bojkot, do të bëhet kataklizmoja, në fund të ditës treguam që këto zgjedhje për këto punë janë: janë për të bërë kopshtet,

çerdhet, shkollat, janë për të mbjellë pemë, për të shtruar trotuare, për të rregulluar këto avlli me mure dekorative. Kush mendoi të ngatërronte revolucionet imagjinare me punën konkrete të halleve të njerëzve dhe kush u mundua t’i impononte qytetit hallet e veta, sikur të ishin hallet e secilit, e kish gabim. Na rezulton se hallet e njerëzve janë këto: rruga ku do ecim, shkolla ku do të çojmë fëmijët, pema që do iu bëjë hije, një kënd lodrash ku do të luajnë të vegjlit”, tha ai. Veliaj shtoi se puna do të vijojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët, kur të kthehen nga pushimet, të gjejnë një infrastrukturë më të mirë. “Ka fush-

atë, s’ka fushatë, mbaruam zgjedhjet në datën 30 qershor, dhe nga 1 korriku e deri më sot do vazhdojmë kështu përditë, edhe gjatë pushimeve të verës, për të rikuperuar kohën e shirave, por sigurisht për të shfrytëzuar faktin që banorët janë me pushime”, deklaroi ai. Ai theksoi se 99% e njerëzve janë mirëkuptues e duan drejtësi e shtet funksional. “Duan rend, duan që Tirana të eci përpara. Ka gjithmonë një përqindje të vogël që, për ideal të partisë, janë kail të bllokojnë gjithçka. Mos ma prek Liqenin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos m’i prek lodrat, mos ma prek Sheshin, mos ma prek Bulevardin: eksperienca na ka treguar që ata që prekin, që vënë dorë dhe që rregullojnë gjëra, janë ata që i sjellin të mira qytetit. Ndak, ne do të vazhdojmë përpara, do respektojmë çdo minorancë, ama në fund fare vendimet do t’i marrim për shumicën që na ka votuar dhe që do që Tirana të ecë përpara”, tha Veliaj. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se falë këtij investimi prona e qytetarëve ka marrë një tjetër vlerë. “Rreth 25 mijë banorë sot shikojnë që u ka ndryshuar tërësisht jeta, për nga infrastruktura që është zhvilluar, për nga shtëpitë kanë marrë vlerë tjetër, por mbi të gjitha, për çfarë i përket asaj që sot ka një komunitet, i cili mund të jetojë shumë më mirë dhe mos të ketë atë që ka pasur më përpara”, shtoi ajo.

TRANSFORMIMI I LAGJEVE TË TIRANËS

Një shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri” Një tjetër lagje në kryeqytet, kësaj here në zonën e “Don Boskos”, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe argëtuese, si dhe shërbime cilësore për qytetarët. Bëhet fjalë për bllokun e banimit në rrugën “Eshref Frashëri”, ku falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, e gjithë hapësira ka marrë

një pamje të re. Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve kanë nisur pushimet për këtë sezon veror, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin. Po kaq cilësor dhe e rëndë-

sishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri të lodrave për fëmijët, i cili ndërthuret së miri me infrastrukturën në rrugën “Eshref Frashëri”. Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’iu mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde


AKTUALITET

14

E premte, 19 KORRIK 2019

Kontrolle të ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike

P

olicia e Shtetit, vijon kontrollet për të ofruar siguri për pushuesit dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për pushimet verore. Prefekti i Qarkut Vlorë, së bashku me Policinë Kufitare kanë nisur një inspektim për sigurinë e plazheve përgjatë vijës bregdetare nga Vlora deri në afërsi të Sarandës. Monitorimi është kryer nga deti me mjetet e Policisë Kufitare, duke u ndalur kryesisht në zonën e Dhërmiut, Jalës por edhe në afërsi të Sarandës. Prefekti Flamur Mamaj që është në krye të “Task-Forcës” për turizmin në Qarkun e Vlorës është shprehur se nuk do të ketë tolerime, për asnjë subjekt apo stacion plazhi që nuk ka vendosur standardet për sigurinë, apo sinjalistikën e duhur. Patrullime e kontrolle edhe nga toka përgjatë vijës bregdetare. Kontrolle të ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për ti shpëtuar kontrolleve të policisë. Koordinim i shkëlqyer mes Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P, Rojes Bregdetare, QOND dhe Guardia di Finanza që vepron në Shqipëri. Përveç jugut, aksioni një javë më parë u zhvillua nga Ura e Dajlanit deri në vijim të vijës bregdetare, për kontollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë

Sezoni turistik, Policia Kufitare inspekton vijën bregdetare QARKU VLORË “Prefekti i Qarkut Vlorë, së bashku me Policinë Kufitare kanë nisur një inspektim për sigurinë e plazheve përgjatë vijës bregdetare nga Vlora deri në afërsi të Sarandës. Monitorimi është kryer nga deti me mjetet e Policisë Kufitare, duke u ndalur kryesisht në zonën e Dhërmiut, Jalës por edhe në afërsi të Sarandës. Prefekti Flamur Mamaj që është në krye të “Task-Forcës” për turizmin në Qarkun e Vlorës është shprehur se nuk do të ketë tolerime”.

zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës. Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia dhe nëse ato do të rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar. Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëratjetrën. Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare

dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të “Task-Forcës Vendore” për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të

SITUATA

Lezhë, punime në rrugë gjatë sezonit

Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik, ndërhyrjet në infrastrukturë po krijojnë trafik e shqetësim për banorët dhe vizitorët në qytetin e Lezhës. Sipas bashkisë, ndërhyrjet ishin të domosdoshme për tu dhënë zgjidhje problematikave shqetësuese si ajo e përmbytjeve të rrugëve në ditët me shi. Sezoni turistik në Lezhë po shoqërohet sërish me ndërhyrje infrastrukturore. Vonesat në vendosjen e sistemit elektrik nëntokësore ka bërë që investimi të shtyhej në këtë periudhe të nxehte dhe me fluks të lart në qarkullim. Kjo situatë po ndikon në krijimin e trafikut dhe vështirësive në lëvizje për qytetarët që presin që kjo ndërhyrje të jetë përfundimtare dhe ti japë zgjidhje problematikave. Bashkia e Lezhës, thotë se ndërhyrjet ishin të nevojshme, ndërsa për të shmangur trafikun është kërkuar ritëm i lartë punimesh për të përfunduar sa më parë. Aktualisht janë 8 projekte infrastrukturore që po realizohen në qytetin e Lezhës dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e lëvizjes për këmbësorët dhe mjetet.

RAPORTI

S

hqiptarët sipas një raporti të fundit, po sigurohen edhe më pak për dëmet nga zjarri dhe nga forcat e tjera të natyrës. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për pesë muajt e parë të vitit, primet e sigurimit për këtë kategori ranë në vlerën e 464 milionë lekëve, 28% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Klasa më e rëndësishme e sigurimeve vullnetare zë një peshë mjaft të ulët në strukturën e të ardhurave të siguruesve shqiptare, me vetëm 7% të primeve të shkruara bruto. Në shumicën dërrmuese, primet vijnë nga sigurimet e detyrueshme, si sigurimet motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta apo sigurimet e jetës dhe pronës të kërkuara nga institucionet e kredidhënies. Rritja e sigurimeve të mirëfillta vullnetare ngelet e vështirë, për shkak të kulturës modeste të sigurimeve, por edhe përpjekjeve të pamjaftueshme të kompanive

vijës bregdetare. Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës. Më herët, drejtoritë vendore të policisë u kanë kërkuar bashkive që të marrin masat e menjëhershme për të parandaluar ndonjë ngjarje tjetër të tillë të mundshëm. Me anë të një kërkese zyrtare, është kërkuar që në plazhe të ketë roje bregdetarë dhe kulla vrojtimi. Ndonëse kjo ka qenë një nga masat e pëfmendura

që në nisje të sezonit turistik, mësohet se në disa bregdete nuk është praktikuar. Një tjetër masë e kërkuar është edhe ajo e vendbazimeve të motorrave të ujit, duke bërë që perimetri i vijëzuar të jetë sipas të gjitha standardeve të parashikuara në ligj. Edhe më herët, që në nisje të sezonit turistik në të gjitha qytetet bregdetare janë mbajtur takime me përfaqësues të disa institucioneve ku është kërkuar marrja e masave, për të siguruar jetën e pushuesve e turistëve të huaj.

Rikthehet dosja, 3 akuza ndaj shqiptarit

për ta zhvendosur fokusin e biznesit të tyre te sigurimet vullnetare. Për 5-mujorin e këtij viti, raporti mes dëmeve dhe primeve në sigurimin ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës ishte 20%, ndjeshëm më i ulët krahasuar me sigurimet e detyrueshme

motorike. Në afatin e gjatë, edhe për vetë kompanitë do të ishte shumë e leverdishme një rritje e peshës së sigurimeve vullnetare në strukturën e primeve, sepse gjasat për të pësuar një dëm janë më të ulëta krahasuar me sigurimin e automjeteve.


AKTUALITET

15

E premte, 19 KORRIK 2019

Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT

A

ksidentet rrugore, vijojnë që të marrin jetë. Aksidentet në Shqipëri vijojnë të mbeten në shifra të larta. Sipas një raporti, vetëm përgjatë këtij 7 mujori në të gjithë vendin kanë humbur jetën 76 persona, 15 prej tyre vetëm në Tiranë. Në Shqipëri, nga janari e deri më 15 korrik kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa kur jemi në pikun e sezonit veror vetëm në Tiranë për të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 15 persona. Shumica e aksidenteve të rënda ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku sipas statistikave, nga 583 aksidente rrugore 493 prej tyre janë shkaktuar nga drejtuesit. Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit. Në autostradën që lidh Kavajën me Rrogozhinën, në vetëm pak minuta, u konstatuan disa raste të tejkalimit të shpejtësisë edhe pse ajo e lejuar është 90km/h. Njësia Operacionale për Sigurisë Rrugore, patrullon në të gjithë vendin por megjithatë një pjesë e drejtuesve të mjeteve ende nuk janë ndërgjegjësuar. Policia rrugore, në rast të konstatimit që mjeti po qarkullon me shpejtësi mbi 118 km në orë, kur norma është 90, bën menjëherë pezullimin e patentës. Këto janë disa nga rastet kur këtyre mjeteve, pas njoftimit të dhënë për tejkalim shpejtësie, do t’u bëhet ndalimi nga një tjetër patrullë, në vazhdimësi të rrugës. Për rastet e tejkalimit të shpejtësisë,

Aksidentet rrugore,76 të vdekur në 7 muaj

SHKAKTARËT

“Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit. Në autostradën që lidh Kavajën me Rrogozhinën, në vetëm pak minuta, u konstatuan disa raste të tejkalimit të shpejtësisë edhe pse ajo e lejuar është 90km/h. Njësia Operacionale për Sigurisë Rrugore, patrullon në të gjithë vendin por megjithatë një pjesë e drejtuesve të mjeteve ende nuk janë ndërgjegjësuar”

policia rrugore prej disa kohësh aplikon edhe gjobat elektronike. Radari i cili fikson targën e makinës e cila po ecën mbi normat e lejuara, i përcjell printerit të dhënat dhe drejtuesi i mjetit njihet menjëherë me masën administrative. Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e publikuara

nga INSTAT. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normanë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale. Sipas Eurostat, Rumania është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore për 1 milionë banorë, ndonëse ky raport u ul me 4 për qind

SITUATA

Bulqizë, pensionistët nuk kanë para për pushime

Pensionistët janë kategoria që kanë më pak të ardhura. Në Bulqizë, një pjesë e mirë e moshës së tretë nuk mund të mbyllë muajin e jo më të mendojë për pushime. Një pjesë e tyre thonë se për shkak të punës nën nëntokë, plazhi do të ishte një zgjidhje e mirë dhe mjaft efikas për shëndetin e tyre, po nuk kanë mundësi, sepse, të ardhurat e tyre mujore shkojnë jo më shumë se 16 mijë lekë, ndërsa në fshat sa gjysma e kësaj vlere. Madje, shumë prej tyre thonë se nuk mund të sigurojnë as ushqimin e përditshëm.

SITUATA

P

ërfitues të skemës së ndihmës ekonomike në Gjirokastër dhe në të gjithë rajonin janë bërë pjesë e një pyetësori realizuar prej Qendrës Kombëtare të Shërbimeve Sociale me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Gjetjet vënë në pah pakënaqësinë e përfituesve apo aplikuesve me mënyrën e zbatimit të skemës. Kriteret përjashtuese kanë nxjerrë nga kategoria e përfituesve qindra familje në të gjithë qarkun. Përfaqësuesja e programit për Gjirokastrën thotë se bashkitë janë detyruar të vënë në dispozicion fondin social rezervë dhe të përmirësojnë politikat sociale lidhur me kategoritë e personave sidomos mbi 55 vjeç pa të ardhura dhe pa punë. Përgjegjësja e përkrahjes sociale në bashkinë e Gjirokastrës tha se sistemi ka nevojë për ndryshime sepse

në krahasim me një vit më parë. Në vend të dytë renditet Bullgaria me 88 vdekje për 1 milionë banorë. Edhe në Bullgari aksidentet fatale ranë me 9%. Në vend të tretë renditet Maqedonia, me rreth 80 vdekje/ 1 milion banorë, ku ishin rritur me 11%. Po ashtu, në krye të klasifikimit renditet Letonia, me 78 vdekje/1 milion banorë, Kroacia me 77 dhe Polonia me 76. Serbia renditet në vend të

BILANCI “Në Shqipëri, nga janari e deri më 15 korrik kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa kur jemi në pikun e sezonit veror vetëm në Tiranë për të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 15 persona. Shumica e aksidenteve të rënda ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku sipas statistikave, nga 583 aksidente rrugore 493 prej tyre janë shkaktuar nga drejtuesit”. tetë pas Shqipërisë, ku në 2018n atje raporti ishte 69 vdekje për 1 milionë banorë, rreth 7% më pak krahasuar me një vit më parë. Bazuar në këtë renditje është e dukshme se rrugët në Europën Lindore janë më të rrezikshme në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit europian. Për 2018-n Mbretëria e Bashkuar shënoi vendin me numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore, me 28 vdekje për çdo 1 milionë banorë, rreth 2.6 herë më pak se në Shqipëri. Edhe në vendet si Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia, numri i aksidenteve me humbje jete për 1 milionë banorë varionte nga 30-32. Në të gjithë Bashkimin Europian sipas Eurostat numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore për 1 milion banorë ishte 49. Për fat të mirë numri i tyre ka qenë në rënie, ku në krahasim me 1 vit më parë ishin 1% më pak, ndërsa nga 2010, vdekjes si pasojë e aksidenteve rrugore ranë me 21%.

Gjirokastër, rezerva për ndihmën ekonomike

nuk po jep zgjidhje për shumë kategori. Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit rom dhe egjiptian në këtë diskutim Gramoz Braho foli për moskoordinim mes institucioneve që do të duhej të jepnin zgjidhje sociale për

shtresat në nevojë. Në vitin 2018 kur ka hyrë në fuqi ligji i ri për ndihmën ekonomike nga 2589 aplikantë, në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kanë rezultuar fitues vetëm 454.


AKTUALITET

16

E premte, 19 KORRIK 2019

Në qytete të ndryshme janë shënuar ngjarje me rrjedhjen e gazit nga bombolat. Pajisjet që bëjnë mbushjen dhe rimbushjen e bombolave në zona të palicencuara të hiqen dhe tërhiqen menjëherë nga tregu

J

o nga zjarret por nga bomblat e gazit. Këtë sezon turistik, vendi është vënë në rrezik të vazhdueshëm nga bomblat e gazit, duke shënuar një rritje e numrit të shpërthimeve. Një tjetër familje ka mbetur pa shtëpi pas shpërthimit të bombolës së gazit në një banesë në fshatin Drashovicë të Vlorës. Familja Hoxha nuk ka një strehë. Enkelejda Hoxha bashkë me familjen e saj kanë mbetur në qiell të hapur. Familjarët ishin në banesë në momentin kur ndjenë erën e gazit dhe dolën menjëherë jashtë duke shpëtuar pa lëndime. “Fatkeqësisht më është djegur shtëpia, jam në qiell të hapur. Të ardhura nuk kam, kjo është familja ime. Nuk kemi gjendje ekonomike. Nuk kam mundësi që të ndërtoj shtëpinë”,shprehen ata. Shpërthimi i bombolës në fshatin Drashovicë ishte rasti i dytë i regjistruar gjatë këtyre ditëve në Vlorë. Një tjetër bombol gazi shpërtheu në familjen Selimi në Selenicë, duke lënë të plagosur burrë e grua. Në qytete të ndryshme janë shënuar ngjarje me rrjedhjen e gazit nga bombolat, duke lënë kështu edhe të plagosur. Për të folur për këtë situate, Riza Dokaj, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, shpjegon arsyet pse ndodh diçka e tillë, e konkretisht në rastet e fundit, në argjendarinë në ish-Bllok e në Selenicë. “Gjëja e parë që duhet të bëjë qytetari është që bombola e gazit të jetë kolauduar. Kolaudim do të thotë që të jetë me kontroll teknik. Kontroll teknik që kryhet nga organe të miratuara. Kur vjen bombola e re shoqërohet me deklaratë konformiteti nga prodhuesi. Deklarata e përcakton afatin

MINISTRIA 3 620 qytetarë që kanë kryer falas koronarografinë në spitalet publike dhe jopublike që nga 1 janari i këtij viti. Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se kjo është mundësuar nga mbulimi shëndetësor universal, që sipas saj përkthehet në ofrim shërbimi sipas nevojave të qytetarëve, me cilësi dhe të përballueshme nga të gjithë. Koronarografia është një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas, afër vendbanimit. “Zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore, duke lehtësuar pagesat nga xhepi për qytetarët”, tha Manastirliu. Koronarografia është një

Rreziku nga bombolat e gazit, ekspertët: Vendosni sinjalizues

PËRDORIMI

“Gjithësecili që përdor një bombël gazi duhet ta shoqërojë atë me një pajisje që quhet sinjalizues i rrjedhjes së gazit. Në momentin e rrjedhjes së gazit në ambiente lëshon sinjalin e rrjedhjes së gazit. Siguri japin vetëm bomblat që mbushen e ribmushen në SH.A, që janë të pozicionuara jashtë qytetit të Tiranës. Pajisjet që bëjnë mbushjen dhe rimbushjen e bombolave në zona të palicencuara të hiqen dhe tërhiqen menjëherë nga tregu”.

e përdorimit të kësaj bombole për 10 vjet. Kurse në rastin e bombolave të cilat janë futur në treg, çdo 5 vjet bëhet kontrolli

teknik, përsëri nga këto organe të miratuara. Pas bombolës, problemi i madh është instalimi. Nga ventili dalës i bombolës deri

Mbi 3 mijë qytetarë kanë kryer falas koronarografinë

procedurë diagnostikuese dhe intervencionuese apo ndërhyrëse (PCI). Rreziqet e koronarografisë, janë nga risqet që mund të lidhen me komplikacionet lokale si hematoma apo disekimi i arteries femorale (çarje e murit të

aortës), komplikacionet që mund të lidhen me lëndën e kontrastit që përdoret në egzaminim, deri tek komplikacionet më problematike si disekimi i arterieve koronare, tromboza brenda stentit deri në humbjen e jetës.

tek vatra apo burimi ku përdoret, sepse mund të përdoret edhe si në rastin e argjendarisë në Bllok, për ngjitje, për saldim.

SHQETËSIMI Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar nga aplikacioni që ka “çmendur” botën, nga “FaceApp”. Programi që ndryshon moshën me atë të fotografive po kritikohet së tepërmi nga ekspertët për marrjen e të dhënave dhe keq përdorimin e tyre. Drejtoresha e agjencisë për mbrojtjen e fëmijëve, Alma Lleshi Tandili thotë se duhet shumë kujdes me lejimin e aksesit të fotografive, të dhënave personale në FaceApp apo aplikacione të ngjashme, pasi rrezikojnë të përfundojnë në duart e pedofilëve. “Edhe pse e fshin si material ato ruhen për një kohë të gjatë që më vonë mund të përdoret për pedofilit, që ky është edhe meraku që ne kemi për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve”. Shqetësimi

Pra, të gjithë këto aksesorët duhet të jenë të kontrolluara e të certifikuara. Tubi nga ventili deri te soba duhet të jetë brenda afatit të përdorimit të garancisë së saj. Nuk duhet të ketë plasaritje, nuk duhet të ketë çarje dhe të jetë tub që përdoret për gaz. Po marrim rastin e Selenicës. Qytetari kishte bërë bashkimin e bombolës me vatrën me tel dhe e kishte shtrëngua, gjë e cila nuk lejohet”,-thotë për “Report Tv”. Sipas inspektorit, thuajse në pjesën më të madhe të ngjarjeve, nuk ka shpërthim të bombolave të gazit por vetëm rrjedhje të tij. “Pothuajse në mbi 90% e rasteve nuk ka pasur shpërthim të bombolave por problemet kanë ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit. Rrjedhja e gazit konstatohet kryesisht në tubin që bën bashkimin nga bombola deri te vatra, te soba apo te pajisja që përdoret ky gaz”,-u shpreh Riza Dokaj. Gjithësecili që përdor një bombël gazi duhet ta shoqërojë atë me një pajisje që quhet sinjalizues i rrjedhjes së gazit. Në momentin e rrjedhjes së gazit në ambiente lëshon sinjalin e rrjedhjes së gazit. Siguri japin vetëm bomblat që mbushen e ribmushen në SH.A, që janë të pozicionuara jashtë qytetit të Tiranës. Pajisjet që bëjnë mbushjen dhe rimbushjen e bombolave në zona të palicencuara të hiqen dhe tërhiqen menjëherë nga tregu. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial që prej muajit janar ka kryer rreth 1 mijë inspektime në subjektet e tregtimit të lëndëve djegëse dhe paisjeve nën presion. Vetëm për muajin qershor janë vendosur gjoba ndaj 6 subjekteve.

Tandili: Mbroni fëmijët nga FaceApp

për aplikacionin që ka gjetur përdorim të gjerë ditët e fundit është përhapur edhe në vendet perëndimore. Në SHBA senatori Chuck Schumer, kërkoi që FBI të hetojë aplikacionin duke shtuar

përmes një letre se është “thellësisht shqetësuese” fakti se të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të përfundojnë në Rusi. Kompania që krijoi aplikacionin e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.


FORUM Nga Ramadan Dinoshi*

T

ë shoh pranverë: me bar, me lule, me aromë. Të shoh verë: me diell, me këngë, me shushurimë ujvare, me aromë ugari. Të shoh vjeshtë: plot fryta, dasma, hijeshia e erës së mollës, ftoit dhe dardhave dimërake, hijeshia e gjithësisë, ëmbëlsia e stinës. Të shoh dimër: flokë dëbore që zbret palëpalë nga qielli, ‘erë e lehtë’ që shkund gjethet e vjetëruara, të shoh dhe stuhi që shkund nga rrënjët rrapishtet e kalbëzuara, që ngrin në akull pellgjet e ujrave të qelbura, të ndyra. Të shoh ashtu si të dua unë,e me qindra të tjerë, ç’i lumtur jam, ç’të lumtur që janë ata, ne që kemi një mik, një shok, një mësues, që përmban brenda vetes katër stinët e vitit, si katër thelpinj arre. Lum kush di të të përtypë! E ndërtova me katër stinë portretin e një njeriu të thjeshtë dhe fisnik që janë të rrallë në llojin e vet të ‘kohëve moderne’ që po kalojmë. Të një

17 E premte, 19 KORRIK 2019

Dy fjalë për poetin dhe publicistit Besnik Bedollari shoku veshur nga manteli i mirësisë dhe humanizmit njerëzor. Karakterit të fortë karizmatik ndaj asaj që e rrethon, të rrebelimit ndaj realitetit dhe ndjeshmërisë së lartë fisnike. I sinqertë, i brishtë, i ndjeshëm, i pakompromistë ndaj padrejtësive. Njeriut që jetën nuk e sheh aksidentale, por një sfidë të hapur dhe një betejë të gjatë. Tek ndien në buzëqeshjen e tij sinqëritetin që rrjedh shpirtit si ujvarës plot blerim zonës ku jeton dhe ka origjinën. Mes freskisë së natyrës, larg smogut dhe zhurmave ‘akustike’ ndotëse. Thua se natyra e virgjër gorare e gatoi të tillë? Mësuesi i thjeshtë që për të marrë dhe dhënë dijë mbart në rrugëtimin e tij kilometra të tërë rekordesh. Poeti me vargun e sinqertë. Gazetari

OPINION Nga Agim Jazaj

V

endi ynë i vogël përgjatë 3 de kadave, i përfshirë në shumë kriza të mëdha: Gropa nga paraardhësit që premtojnë udhëheqsit- udhëhumbës nuk është mbushur, por është thelluar edhe më shumë nga pasardhësit! Vetëm të verbërit dhe të shurdhërit, nuk duan të shikojnë e dëgjojnë këtë hata: Vendi përveç shumë të tjerave gjendet: Pa gjykatë të Lartë, dhe pa Gjykatë Kushtetuese nga “RamaForma”; e ndjen çdokush, ngre gishtin edhe presidenti i vendit për kryeministrin e Rilindjesshkaktar. Nësë do të hynim në logjikën minimale, edhe një njeri i thjeshtë që kërkon të rregulloj shtëpinë, përpara se të rrënojë, apo riparoj të vjetrën, do mendoj: Ku të fusi kokën... Psikologjia@Filizofia e qeverisjes shqiptare: Shkatërron gjithë aksin e rrugës për rehabilitimin e saj, në vend të prish një segment, të kthej atë në identitet, më pastaj në përfundimin dhe funksionimin e segmentit të parë të rrugës, të nis shkatërrimi dhe kthimi në identitet i segmentit tjetër... Jeta, qarkullimi ndërpritet në një pjesëz të segmenti të saj dhe nuk “vdes” e gjithë rruga. Kështu prishet, paralizohet, rehabilitohet pjesëza dhe funksionon, ruhet e tëra! Po këta rrënues -rrënuan shtëpinëShqipëri dhe nxuarën njerëzit e shtëpisë në qiell të hapur, në palcën e dimrit… “VETTINGU” nuk do të shkallmonte gjithë “Ngrehinën”, të hidhte në shesh, Gjykatat e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, por krahas filtrit për largimin nga detyra të abuzuesve, paralelisht do të testone dhe do të zgjidhte gjyqtarët e merituar, duke zvendësuar e plotësuar numrin e

tyre. Pra, nëse do të lagonte dy gjyqtar abuzues, ngelës në test, nuk do të vazhdonte vetëm me zbrazjen e institucionit, duke e çuar në ZERO, por paralelisht do të ruante numrin dhe funksionin e kësaj Gjykate, duke testuar me njëherë, për anëtarë të rinj në këto gjykata. Kështu numri i gjykatësve dhe Gjykatat do të ruante funksionalitetin. Po këtë formulë ndoshta e di edhe një i zakonshëm, dhe “nuk e njeh”, por rezulton e qëllimshme nga taborri i çqeverisësve… Dhe vetëm më këtë Hata, qoftë dhe të pa qëllimshme, a mjafton- shlyhet me Dorëheqje? Politikanët duhet të shohin edhe prapa malit, të paralajmërojnë qytetarët e gjakut të tyre; për llohën që mund të vij, po këta tanët; as shohin e as dëgjojnë, vetëm tunen e shkunden, përpara “kazanit”, sikur mbajnë në supe fatin e botës!... Këto kohë nga mediat pamore dhe të shkruarat, opinioni shqiptar ka dëgjuar e lexuar edhe një fakt të zakonshëm sa dhe gjurmëlënës, i jashtëzakonshëm për ne. Njerëzit me haberin minimal, sa i dëgjuan, shqyen sërish syt, pse jo dhe bën karahasimin drithërues. Spanja në harkun e katër viteve; ka bërë, realizuar tri zgjedhje të përgjithëshme. Ky ishte ndër lajmet që u publikua e mori dhen në parg zgjdhje-vjedhjeve, fars të 30 Qershorit. Garë pa garues! Edhe Tsipras, ish kryeministër i Greqisë, fqinje përgjatë qeverisjes së tij, ka realizuar disa zgjedhje, por edhe votbesime… Madje rezultoi një humbës i Fituar dhe i Çmuar, ditë më parë, për reformat e realizuara, duke e nxjerr vendin nga krizat dhe jo duke i thelluar

“rrebel” dhe dashamirës në idetë që trajton. Jeta e ‘ngarkuar’ e thjeshtësoi më tepër atë. Njeriu që të sheh

në sy, kur të do dhe kur të kritikon, kur je mik dhe kur je armik. Që të ‘godet’ me armët sheshit dhe jo mbas shpine. E mbi të gjitha të imponon pa dashur ta duash edhe atëherë kur përpiqësh ta urresh. Ndodh çuditshëm kur relievë ‘të egër’ ndërtojnë njerëz të butë dhe të fijsshëm, që dinë të kulturohen dhe aty ku fati i ka lindur. Ta dashurojnë jetën dhe ta adhurojnë atë. T’i kërkojnë sa të mundin dhe t’i marrin sa mundësi iu dhuron ajo. E mbi gjithçka të përpiqen të jetojnë të njerëzishëm në shpirt dhe edukuar në shoqëri. I tillë është dhe kam besimin e plotë se do mbetet Besniku. Si një shok dhe koleg që këmben këndshëm një kafë. Që bisedon lirshëm dhe pa komplekse, që ndan

problemet dhe gjen mbështetjen me sa mundësi i krijohen. Mbi gjithçka ndihesh rehatshëm pasi në ‘mullirin’ e tij nuk bluhet djallëzia. E megjithatë jeta po na mëson më shumë dhe çdo ditë se kemi nevojë për njerëz të tillë. Kur bota në tërësi po gatuhet sa vjen dhe më tepër nga interesi, pasiviteti, djallëzia dhe urrejtja. Sot mbi të gjitha duhet të jemi të njerëzishëm në më të mirën e mundshme. Nuk dua të kompleksohem apo të shtoj në portretin e Besnikut, por do ta thoja së paku me bindje se ai të imponon respekt. Le t’i urojmë sukses dhe shëndet në jetë dhe në aspiratat e tij. Faleminderit për egzistencën patriot, koleg dhe miku im i mirë gorar. *Poet

Dorëheqje, apo kokëheqje?! krizat. Ndoshta këto fakte, si lajme dhe referime mund të ken kaluar pa ngacmim, pa lënë asnjë gjurmë, jo më tek shqiptarët e thjeshtë, por te politikanët- qeverisësit që kanë një “barrë me mend” dhe “mbajnë” mbi supe fatin e një populli, të tyre dhe të pasardhësve…Kush e sheh me syt në ballë këto realitete përballë, në një vënd të BE-s, ku synojmë dhe ëndërrojmë të hyjmë edhe ne, duhet të bëjmë edhe krahasimin, të marim edhe modelin. Duke mësuar e marë për referim përvojnë, standartet e përparuara edhe për këtë fakt. I bie: Nëse Spanja ka bërë 3 zgjedhje në 4 vjet, karahasimi do të rezultonte: Ne shqiptarët me këto standarde: reformën dhe ramaformën, i bie të realizojmë jo më 3 zgjedhje në 4 vite, por zgjedhje çdo vit, për të realizuar zgjidhje. Bota, Europa na jep modelin e aplikuar, standardet. Shëmbujt janë kuptimplotë, më bindës se sa fjalët. Fjalët na mësojnë, shëmbujt na tërheqin e frymëzojnë! Një temë e publikuar 15 vite më parë, na kthen pas kur gjëmat dhe bëmat e sotme të politikanëve, shtet-rrënuesve tanë s’kanë të sosur e molloisur! Ata shohin dhe numërojnë bëmat e djeshme, të harrojnë gjëmat e sotme, shohin halën në syt e tjetërit, të mbulojnë trarin në syt e tyre. Akuzojnë deri në kupë të qiellit paraardhësit, për të mbuluar zullumet e pasardhësit: “Ata deshën e shitën detin, ndërsa këta desh shitën lumin dhe përroin”!... A përbën precedent?! Të qarkullohen sa më shpesh elitat, të bëhen zgjedhje, qoftë dhe në një hark kohor të caktuar, me qeveri teknike? Sa

më shpesh të pastrohet stalla e zgjebosur, pusi i veremosur, aq më shpejtë do pastrohet uji në fundin e pusit?...Si shumë nostalgjik, besnik dhe me të pa besët, votojnë me instikt partinë e pabesë, liderin pervers, që i pret edhe këta militant të verbuar në besë, duke mbajtur në robëri me votën qorre; të sotmen e tyre dhe të ardhmen e bijve dhe bijave, nipër e mbesave…Vota e instiktit, vota qorre, po mban gjatë, me litarin në qafë një shoqëri të tërë, Me këto mentalitete, kurrë të mos na hajë hunda, të hapet portë Europa! “Elita” qeverisëse “synon” futjen e vendit në BE, po me këmbë të pista?!… Politikanët, shtetarët tanë, nuk e njohin dorëheqjen, si një akt normal dhe minimal, të një politikbërësi, qeveritari, apo drejtuesi të shtetit. Në gjithë harkun kohor të sistemit pluralist-pularist pak dorëheqje shënohen në arkivën e politikës shqiptare. E para dorëheqje, shënohet ajo e ish kryetarit të partisë; “Republikane”, Sabri Godo. Nga një karrike e vogël, duke i hapur shtegun progresit, si një mesazh i madh. Godo edhe për këtë gjest, ka mbetur njeriu, politikani dhe shkrimtari i nderuar. Më pasatj është shënuar dorëheqja e ish kryeparlamentarit, Dokle: “Për rrezikun e “baronëve të drogës” dhe “Padrinove”, që kanosej në ato momente. Në librin e dorëheqjeve shqiptare, janë shënuar dhe 4 ish ministra të ish “qeverisë Meta”, dy prej tyre të akuzuar nga kreu i P.S, për korrupsion. Edhe presidenti Meta ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, i akuzuar nga, kryesocialisti, i kthyer më pas në tribunë, po nga akuzuesi. Madje ka

dhënë dorëheqje edhe nga postualitete të tjera. Ja modeli për tu marë për referim e frymëzim: Kur jep dorëheqjen si kryeminstre; Mei e Anglisë, kancelari i Austrisë, kryeministri i Greqisë, kryeministri i Danimarkës?...Ç’mbete për kryeministrin e Shqipërisë? Emigrantët shqiptarë në Greqi janë sa të befasuar dhe bëjnë krahasimin, kur vite më parë u akuzua nga opozita, ish ministri i zhvillimit Bujqësor dhe i Ushqimeve; Cituridhis për ndërhyrjen e djalit të tij, të transferohej nga ku studionte në Kretë për në Athinë. Për kaq akuzë mjaftoi dorëheqja e ish ministrit. Krahasimiet jane drithëruese! Njeriu sa më i edukuar të jetë, aq më thjeshtë i kupton gabimet, veten! Njeriu që bashkoi Gjermaninë të ndarë për gjysëm shekulli, ish kancelari, Helmut Kol, i shënuar me historinë e tij dhe në historinë botërore, bëri edhe veçimin e tij nga politika, duke mbetur qytetar i madh i kombit të madh dhe për këtë veçim nga postualiteti. Shpërdorimi i disa markave nga fondi i partisë së tij, aspak nuk kishte prekur nivelin e qytetarëve gjerman. Edhe Hajderi në Austri, kur e pa që dëmtonte kombin, duke angazhuar në qeverisje, e la atë në fatin e vet, dhe u mënjanua, duke mbetur Njeri! Krahësimet e sipërcituara nuk e kanë nevojën e komentit! Sovrani (s’) mjafton duke dhënë vetëm pretencën e votës!... Instiutcioni i dorëheqje nga politikanët dhe qeveritarët tanë nuk aplikohet lehtësisht, madje ajo ekujvalentohet: Dorëheqje = Kokëheqje…


KULTURE

18 E premte, 19 KORRIK 2019

“Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, prezantohet në Ulqin Libri i publicistit Enver Bytyçi, “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” do të prezantohet këto ditë në Panairin e Librit në Ulqin. Libri përmban analiza, studime dhe opinione mbi zhvillimet e fundit në raportet me

“Za Fest” rikthehet në Theth, artistë shqiptarë e të huaj koncert në alpe

Serbisë dhe Kosovës. Një pjesë e rëndësishme e këtij libri merret me idenë e ndarjes së Kosovës, dhe rolin që ka Hashim Thaçi dhe Edi Rama në këtë projekt. Panairi i Librit në Ulqin zhvillohet më datat 26 dhe 31 korrik.

Është e vërtetë që arti flet në çdo gjuhë, po aq sa arti sensibilizon. Për këtë vit të tretë, “Za Fest”, do të shkojë sërish në perlën e Shqipërisë, në Theth, për ta rizgjuar e për ta shndërruar në një pikë takimi të kulturave të ndryshme . Drejtori artistik, Vlashent Sata këtë nismë, e mori pikërisht në Theth, për të kujtuar dhe një herë vendin e orëve dhe zanave. Për këtë vit, veç emrave të njohur të artsistëve shqiptarë si Elina Duni dhe Arben Bajraktaraj, festës do t’i bashkohen edhe të huaj. Në datat 2-3 dhe 4 gusht veç muzikës, në “Za Fest” do të ketë dhe aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime & legjenda e biseda të hapura.

20-VJETORI I VDEKJES SE AKTORIT

Pandi Raidhi,aktori që i'u dha me mish e me shpirt roleve që e lartësuan atë në panteon Nga Albert Vataj

S

epse ai ishte një aktor i lin dur. Ai kishte mimikën dhe timbrin e zërit, kishte shprehinë dhe plastikën, kishte vështrimin shpues e ngrohtësinë prej babaxhani. Ishte dhe iku, për të lënë pas një emër që meriton vetëm mirënjohje. Sot mbushen dy dekada prejkur aktori i teatrit dhe i kinemasë shqiptare, i asaj tradite të vlertë të traditës sonë skenike, u shua për të lënë pas të ndezur gjithnjë një dritë malli, nostalgjie. Të gjithë ikin një ditë dhe është fatlum ai që ikën duke lënë një emër të madh, një vepër të realizuar, një ëndërr të çuar deri në skaj të reales. Nga këta të zgjedhur, ishte ai, Pandi Raidhi, një njeri i përkorë dhe një aktor i përkushtuar, një personalitet i fuqishëm dhe një integritet unik artistik dhe krijues. Korça që lindi dhe

Shqipëria që e pati të zëshëm në arenën e madhe të skenës i janë mirënjohës atij dhe sot përulen me respekt në këtë cak ndërmendjeje. Ishte 18 korrik 1999 kur ai u nda nga jeta, duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh,

të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin duke i bërë ata të pavdekshme. Ndërsa vitet kanë përpirë të shkuarën dhe vdekja i mori një e nga një ata që ndërtuan tempullin e artit tonë skenik, edhe Pandi Raidhin, ne rrekemi të rizgjojmë prej thellë nesh kujtimet, ata që na mëkuan, dhe vërejmë se gjithçka ka mbetur si më parë. Ne rijetojmë suksesin e atyre pasionantëve të punës ngadhënjyese, dhe hyjmë në kohën e tyre për të ribërë pulsin e asaj atmosfere suksesi, që ishte i tyre por që mbeti i yni. Edhe pse ideologjia e ndëshkoi punën dhe artin e tyre, ata arritën të mbesin të mëdhenj, sepse i fuqishëm ishte pasioni që ngjiti ata në skenë, e madhe ishte përgjegjësia e sheshxhirimeve. Pandi Raidhi me veprën e tij aktoriale ka mbetur i tillë edhe sot. Ai ngriti në monument të vetëdijes sonë filma dhe role, të cilat nuk i dobësoi censuara komuniste dhe nuk i nënshtroi evoluimi dhe sofistikimi i shijeve artistike dhe estetike. “Artisti i Popullit”, Pandi Raid-

hin, ishte një ata që dhanë shumë më shumë se sa morë. Dhe përulësia e tyre ishte emblematike. Puna me përkushtim dhe pasion, lodhja dhe vështirësitë e panumërta, me të cilat ata u përballën, nuk i gjunjëzuan asnjëherë në ankim, përkundrazi arritën të shndërroheshin për ta në forca ngadhënjyese, në energji gjeneruese të pasionit dhe përkushtimit. Pandi Raidhi ishte dhe mbeti i tillë deri në fund. Në karrierën e tij krijuese nuk kishte role të vogla dhe të mëdha, personazhe të pakapshme dhe karaktere të palexueshme, tipe të ngurta e individualitete të padepërtueshëm. Gjithçka ishte e mundur ashtu siç thotë proverbi: "Ku ka vullnet ka dhe mjete për të arritur qëllimin". Çdo aktor në galerinë e tij krijuese ka një seri ballafaqimesh skenike, edhe i madhi, shtatshkurtër e zemërbardhë, zëëmbël dhe atëror, Pandi Raidhi kishte prej atyre filmave që e kanë ngulitur thellë në kujtesën dhe ëndjen tonë nostalgjike. Disa prej

këtyre sprovash të pashlyera të jetës së tij aktoriale, janë filmat; “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga Qyteti”, “Beni ecën vetë”. Pandi Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale "Dasma Korçare" ku fitoi menjëherë simpatinë e publikut korçar. Mori pjesë në luftën NacionalÇlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role. Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin "Njerëz në rrymë" në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysmë shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta. Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtësinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Asnjëherë gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte. U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999. Nderime Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë "Artist i Popullit". Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij.

Specialistët e artit nxjerrin në dritë imazhet e triptikut bizantin nga Manastiri i Ardenicës Ikonat dhe afresket në vendin tonë po marrin një vëmendje të shtuar nga specialistët e artit për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë. Specialistët e artit së fundmi po nxjerrin në dritë imazhet e triptikut bizantin, që mendohet të ketë ardhur nga Manastiri i Ardenicës. “Pas një periudhe të gjatë lënë në harresë, po dalin në dritë imazhet e triptikut bizantin, që mendohet të ketë ardhur nga Manastiri i Ardenicës. Restauratorët po punojnë për të pastruar ikonën dhe duke e shpëtuar nga degradimi i plotë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. Me pasionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padiskutueshme për trashëgiminë specialistët e artit kudo në vendin tonë po bëjnë të mundur restaurimin afreskeve dhe ikonave fetare për t’i shndërruar si vend atraksioni për vizitorët vendas dhe të huaj dhe përgjatë këtij sezoni veror.


SHOWBIZ

19 E premte, 19 KORRIK 2019

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid nuk i reziston dot Dua Lipës Prej disa ditësh Dua Lipa nuk e fsheh më lidhjen e saj me Anwar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit disa momente që ka kaluar me të dashurin e ri, kryesisht i njohur si vëllai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid. Modeli dhe këngëtarja ishin në një festë me miq e të afërm, dhe nga videot e publikuara duket se Anwar nuk i reziston dot Duas, duke i dhuruar prekje dhe puthje në publik. Ndërkohë që çifti po shijon romancën, lidhja e tyre vazhdon të komentohet shumë në media dhe rrjete sociale, madje ishi dashuri i saj, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter, të ripostuar mijëra herë në shenjë mbështetje ndaj tij.

Ju ka marrë malli? Mira Konçi rikthehet në Tiranë dhe ja si duket Këngëtarja e njohur Mira Konçi prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj. Është një ndër zërat dhe imazhet më të ëmbla të viteve ’90. E së fundmi këngëtarja është kthyer në Shqipëri për disa ditë pushime dhe kemi mundësinë ta shohim se si duket ajo në 46-at e saj pa filtra dhe pa make up. Nëna e dy fëmijëve ka lyer flokët në një nga sallonet e bukurisë në kryeqytet ku është fotografuar me look-un e ri. Menjëherë sapo pamë imazhin e artistes kuptuam se ora ka ndalur për yllin e “Fatit i besoj” dhe ajo ka mbetur një zonjë njësoj e hijshme dhe e ëmbël si 20 vite më parë.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më

tepër për këtë thumb, duke iu referuar aludimeve të ndjekësve se Dua po e bën të gjithë këtë për famë dhe përfitime personale.

Adriana Lima dhe Irina Shayk shkëlqejnë në kopertinën e “Vogue” Supermodelet e famshme botërore, Irina Shayk dhe Adriana Lima, kanë pozuar për kopertinën e revistës “Vogue” në Spanjë për muajin gusht. Fotoja e kopertinën është postuar edhe nga Shayk, në llogarinë e saj personale në Instagram. “Kur femrat bashkohen dhe fuqizojnë njëra-tjetrën, ndodh magjia”, ka shkruar Irina në postimin e saj, duke e etiketuar Adriana Liman si motër. Bukuroshet shfaqen tejet në formë dhe siç e shihni nga fotoja kanë ngjashmëri të madhe me njëratjetrën. Shayk këtë muaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Bradley Cooper, gjersa bukuroshja braziliane është parë në krah të biznesmenit Emir Uyar.

Vesa Luma: Mos vidhni tekste! Vesa rrëmbeu vëmendjen me një shkrim në Instagram. Këngëtarja e njohur, Vesa Luma në muajin mars ka publikuar projektin e saj në bashkëpunim me Denik Prizrenin.”S’paska qene e shkrume” mban titullin balada , për tekstin e të cilës është kujdesur bashkëshorti i saj, reperi i njohur Big Basta. Projekti i tyre është pëlqyer dhe vazhdon të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Mirupafshim Bradley, Irina kapet mat në momente private me një tjetër mashkull Ndarja e aktorit të njohur Bradley Cooper dhe supermodeles Irina Shayk bëri bujë këtë muaj në media. Ata i dhanë fund lidhjes disavjeçare dhe Irina u largua së bashku me vajzën 2 vjeçare nga shtëpia e ish-partnerit. Ndonëse nuk e zbuluan shkakun e ndarjes të shumta ishin burimet që thanë që arsyeja që çifti i dha fund marrëdhënies ishte afrimiteti që Bradley kishte krijuar me këngëtaren Lady Gaga. Mirëpo, siç duket Irina e ka hedhur pas krahëve lidhjen me aktorin e famshëm. Ajo është kapur mat së fundmi me drejtorin kreativ të Revistës ‘British Vogue’. Dyshja është fotografuar teksa kanë qenë në një shëtitje bashkë me vajzën 2 vjeçare të Irinës dhe fotot ku ata përqafohen kanë ngritur dyshimet se mes tyre po lind një romancë.


SPORT

20

E premte, 19 KORRIK 2019

Gazeta “Marca” raporton se sulmuesi portugez është favorit pas fitores së 3 trofeve

Rozalb Lika

K

ur u transferua te Juventusi, shumë specialistë dhe tifozë shtronin dyshimet nëse Ronaldo do të ruante të njëjtën ritëm si te Real Madridi. Futbollisti portugez i zhgënjeu të gjithë skeptikët duke kaluar një sezon shumë pozitivë, duke qenë një ndër favoritet kryesor për të fituar “Topin e Artë” sipas gazetës “Marca”. Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit. Sipas “Marca”-s 34-vjeçari është një nga favoritët kryesorë bashkë me Mbappe, Mane e Van Dijk. Ai shtoi një tjetër kampionat në palmerasin e tij të artë, si dhe një Superkupë të Italisë, ndërkohë që arriti të fitonte edhe Ligën e Kombeve, duke triumfuar në finalen ndaj Holandës. Në gjysmëfinalen ndaj Zvicrës, ishte protagonisti kryesor duke shënuar një tripletë, ndërkohë që me Juventusin realizoi një tripletë në Champions League ndaj Atletico Madridit në çerekfinale. Ronaldo nuk arriti që ta mbyllte si golashënuesi më i mirë në Seria A, asi shënoi vetëm 21 gola, por në shumë ndeshje nuk

Ronaldo sërish favorit për të fituar “Topin e Artë”

u aktivizua për të qenë më i freskët për Championsin. Sadio Mane dhe Lionel Messi janë dy kandidatët e tjerë, pasi kanë spikatur. Ronaldo për momentin duket para tyre për shkak të trofeve. Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi më i mirë

ZIKALTRIT

Interi kërkon një bomber, Lukaku dhe Cavani pistat e “nxehta”

Lukaku është sulmuesi që Antonio Conte kërkon tek Interi, por jo për shifrën e 83 milionë eurove. Klubi zikaltër nuk është gati për të bërë një ofertë më të lartë se 60-65 milionë euro me bonuse të përfshira, teksa Marotta nuk ka ndërmend që të investojë më shumë. Sulmuesi belg ndërkohë ka kërkuaar largimin nga Manchester United, pasi është lënë jashtë ekipit në miqësoret që po zhvillojnë në Kinë, por mesa duket klubi italianë ka bërë një hap pas. Ekimi milanez ndërkohë po punon për të gjetur së pari akordin me futbollistin duke i ofruar plotë 45 milionë euro për 5 sezone, një shifër e frikshme. 9 milionë euro në sezon e bëjnë belgun lojtarin e tretë më të paguar në Seria A, pas Ronaldos dhe De Ligt. “Corriere dello Sport” bën me dije se tashmë objektivi parësor i Interit është një sulmues me të dhëna të frikshme si Edinson Cavani. 32-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG, teksa çmimi i tij në merkato sa vjen edhe ulet. Problemi ka të bëjë me pagën e tij, e cila është shumë e lartë, 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që Interi i ofron vetëm 9. Klubi zikaltër ka edhe tri alternativa të tjera, Duvan Zapata, Rafael Leao dhe Edin Dzeko, me këtë të fundit që është operacioni më i lehtë.

në sezonin e fundit, ndërkohë që sulmuesi i Liverpoolit ishte protagonist me skuadrën e Liverpoolit. “Nuk jetoj me obsesionin e çmimeve. Numrat e mi nuk gënjejnë, këtë vit kam fituar 3 trofe dhe zhvillova një sezon të mirë në Ligën

e Kombeve. Çfarë mund të bëj tjetër?”, deklaroi Ronaldo. Mbetet të shohim deri në fund të vitit se cili prej yjeve të futbollist do të triumfojë, por gjasat janë të mëdha që të shohim sërish Ronaldon duke ngritur trofeun e “Topit të Artë”.

BAVAREZËT

Bayerni kërkon Mandzukic dhe Perisic për të blinduar sulmin

Bayern Munich është një ndër skuadrat që po punon më keq në merkaton e transferimeve në sezonet e fundit. Skuadra bavareze këtë sezon ka nënshkruar vetëm me dy mbrojtës Benjamin Pavard (35 milionë euro) dhe Lucas Hernandez (80 milionë euro). Gjithsesi në sulm situata nuk është aspak e mirë. Klubi gjerman humbi Robben dhe Ribery në fund të sezoni dhe deri më tani nuk ka gjetur asnjë zëvendësues. Parej ditësh qarkullon emri i Leroy Sane, i cili objektivi parësor i bavarezëve, por Manchester City duket se nuk është i gatshëm për ta lënë të lirë. Alternativat nuk mungojnë teksa Ouusmane Dembele dhe Callum Hudson-Odoi janë dy të rinj shumë premtues, ndërkohë që Timo Werner duket se nuk i bind drejtuesit. Trajneri Niko Kovac ka propozuar dy emra: Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic. Të dy futbollistët kroat shihen si zgjedhja ideale duke marrë duke plotësuar krahët e sulmit, të cilët janë edhe pika më e kritikuar deri nga mediat. Fakti që të dy flasin gjermanisht do ja bënte edhe më të thjeshtë punën strategut Kovac.

MBROJTËSI

PRAPASKENA

De Ligt shpjegon arsyet që e çuan që të zgjidhte Juventusin

Borxhet komplikojnë kthimin e Neymarit te Barcelona

Matthijs de Ligt ka zgjedhur Juventusin. Mbrojtësi, i cili më 12 gusht do të fikë 20 qirinj në tortë u bë protagonist gjatë kësaj vere, duke refuzuar PSG dhe Barcelonën për të kaluar te bardhezinjtë. Skuadra torineze i ofroi një kontratë prej 12 milionësh në sezon (bonuse të përfshira) dhe me një klauzolë që pritet të shkojë në 150 milionë euro në sezonin e tretë. Duke folur për mikrofonin e “Ajax Tv”, mbrojtësi ka shpjeguar arsyet e kësaj zgjedhje.“Ishte një zgjedhje e vështirë, kam pasur disa opsione, por gjithnjë duhet të shikosh se çfarë është më mirë. Shumë faktor kishin rol. Për mua ishte e rëndësishme se si do të luanim dhe se sa besojnë te unë. Juventus ka treguar se më do shumë. Ata panë të ardhmen te unë dhe do të kemë mundësinë për përmirësime në disa aspekte të lojës sime. Më pëlqen mënyra se si mbrojnë italianët, bëra zgjedhjen time duke u bazuar edhe në këtë gjë. Shumë modele të së kaluarës janë italianë:Baresi, Maldini, Nesta, Cannavaro, Scirea. Kur flitet për mbrojtës, emrat që më vijnë ndërmend janë këta”, deklaroi De Ligt.

26 milionë euro që qëndrojnë mes Barcelonës dhe Neymar mund të sjellin edhe dështimin e mundësisë për rikthimin në “Camp Nou”. Bëhet fjalë për një borxh që Barcelona ja ka brazilianit për shkak të rinovimit të kontratës që bëri në vitin 2016, nga e cila duhet të përfitonte 40 milionë euro bonus. Neymar mori një pjesë fillimisht, por pas kalimit te PSG, Barcelona nuk e njohur më këtë akord duke mos i paguar pjesën tjetër të parashikuar të bonusit. Gjykata e Barcelonës ende nuk ka marrë një vendim për këtë rast, ndërkohë që babai, i cili është edhe agjent i Neymarit, por negocion për rikthimin te blaugranët. Barcelona ka një borxh prej 26 milionë eurosh ndaj tij, ndërkohë që vetë braziliani ka një borxh prej 35 milionë eurosh ndaj qeverisë spanjolle.


SPORT

21

E premte, 19 KORRIK 2019

Kukësi nuk ia del të bëjë “surprizën” në Hungari, përballë një rivali emërmadh si Debreceni

S’ka surpriza, eliminohen skuadrat shqiptare, mbetet vetëm Partizani K

a përfunduar që në turin e parë aventura e klubeve shqiptare të eliminatoret e Europa Leagues, pasi si Kukësi e Laçi që ishin të pafat në short, ashtu edhe Teuta, nuk ia dolën të kualifikohen për në raundin tjetër. Kukësi, dhuroi një paraqitje mjaft të mirë një javë më parë në Hungari, përballë një rivali emërmadh si Debreceni, por në fund pa të humbiste me rezultatin e thellë 3-0. Sfida e mbrëmjes së djeshme në “Elbasan Arena” ishte një “mision i pamundur” për verilindorët që gjithsesi tentuan të bëjnë befasinë dhe kaluan shpejt në avantazh me Et’hemin. I njëjti futbollist pati një mundësi të artë të dyfishojë shifrat në fundin e pjesës së parë, por gaboi përballë portierit hungarez Nagy. Në pjesën e dytë skuadra e Gjokës tentoi disa herë të gjejë golin që do të “ndizte” entuziazmin dhe shpresat për kualifikim, por në momentin më të mirë, pësoi një gol nga pakujdesia e portierit Frashëri, duke shndërruar në një mirazh, kalimin për në turin tjetër. Te Kukësi besuan se mund të mposhtin Debrecenin, objektivi minimal që i kishin vënë vetes në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës e sidomos se mund të përsëritin paraqitjen e shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes kundër hungarezëve. Kjo është arsyeja pse trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i besoi të njëjtëve futbollistë që hodhi në fushën e lojës në ndeshjen e parë, të cilët krijuan raste e dominuan në 45 minuta ndaj hungarezëve para se të shpërbeheshin në pjesën e dytë. Et’hemi, Rroca dhe Rama u rreshtuan në mbështetje të Shkrutajt, me shpresën që këtë radhë të arrijnë të finalizojnë aksionet që krijojnë, jo si në ndeshjen e parë ku shpërdoruan disa mundësi të mira para katërkëndorit të Nagi, por pa sukses. Tashmë e vetmja skuadër shqiptare që “do të mbajë flamurin” në Europë, është Partizani kampion, që u eliminua nga eliminatoret e Champions League, por do të vijojë garën në Europa League, ku do të gjejë përballë moldavët e Sherif Tiraspolit. Ndeshja minutë pas minute 1’ Nis takimi në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Debrecenit. Kukësi niset menjëherë në sulm ku vjen një top në drejtim të Shkurtajt megjithatë, del portieri. 3’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me top të gjatë në drejtim të Rrocës, por mbyllin miqtë mirë

MISIONI I PAMUNDUR

Fiton Hapoeli, Laçi del me kokën lart nga Liga e Europës Pas Teutës ka qenë radha e Laçit që të eliminohet nga Liga e Europës. Kurbinasit e drejtuar nga Sulejman Starova kanë zhvilluar në kompleks një 180 minutësh shumë të mirë përballë izraelitëve të Hapoel Ber Shevës, teksa diferencën e ka bërë një gol i vetëm. Në sfidën e parë të zhvilluar në Laç, kurbinasit barazuan 1-1 dhe shpresonin të gjenin mundësinë të ndëshkonin Hapoelin në transfertë. Por golin e vetëm të ndeshjes e kanë shënuar të zotët e shtëpisë, kur kanë thyer Gentian Selmanin 69-të, pas një goditje të saktë nga brenda zonës së rreptësisë së Naor Sabag. Duhet thënë se izraelitët kanë pasur kontrollin dhe kanë këmbëngulur më shumë në kërkim të golit, por edhe ekipi kurbinas ka provuar të bëjë dëm në kuadratin izraelit. Gjithsesi, përfundon kështu edhe aventura krubinase në Kupat e Europës, pasi janë eliminuar në turin e parë të Europa League. ELIMINATORET EUROPIANE

edhe njëherë megjithëse Rroca pretendon për penallti. 5’ Rama provon një goditje nga jashtë zone dhe e çon topin ngjitur me shtyllën pingule. 7’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit në mesfushë dhe miqtë mundohen të organizohen megjithatë mbyllin verilindorët me anë të Cuculit. 10’ Kukësi me fat në këtë moment, aty ku Kusnir del i vetëm përballë portierit Frashëri, por gabon duke goditur në rrjetë të jashtme. 12’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Limajt i cili provon nga jashtë zone, por topi largohet në këndore. 13’ Goditje dënimi që i përket Kukësit dhe është Limaj ai që e merr përsipër duke goditur nga distanca, por topi shkon në duart e portierit. 15’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin shumë pranë zonës, por sërish shpërdorojnë verilindorët. 18’ GOOOL Kukësi! Ka shënuar Et’hemi një supergol pas një asisti të marrë nga Rroca. 20’ Goditje dënimi në favor të Debrecenit shumë pranë zonës. Vjen goditja nga ana e Tozser dhe topi përplaset në traversë. Me fat Kukësi, ndërkohë që Teqja ka marrë karton të verdhë. 23’ Kukësi mundohet sërish të organizohet dhe është radha e Limajt për të provuar nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë. 26’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Ramës i cili hyn në zonë duke dribluar, por mbyll mbrojtja mike. 27’ Rroca ka hapësirë nga distanca dhe provon goditjen, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Sakaq, Rroca ka pësuar dëmtim dhe duhet ndërhyrja e stafit mjekësor. 30’ Tjetër goditje dënimi tashmë që i përket Debrecenit. Ka qenë Teqja ai që ka shkaktuar këtë

faull duke i dhënë mundësi tashmë hungarezëve. 31’ Faull në mesfushë nga Shkurtaj dhe karton i verdhë për të. 34‘ Qarkullimi i topit nga Kukësi që kërkon të gjejë hapësirë, por mbrojtja hungareze është vendosur mirë. 35’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Rrocës i cili merr një superkrosim nga Rama, por goditja fluturimthi e Rrocës përfundon jashtë. 41’ Tjetër faull nga verilindorët dhe tjetër karton i verdhë. Është Kitanovski ai që është ndëshkuar në mesfushë. 43’ Mundësi e artë për Debrecenin dhe është Varga ai që kërkon trekëndëshin e portës, por Frashëri e largon në këndore. Vjen krosimi në zonë por pa rrezik. 45’ Tjetër faull nga Kitanvoski i cili mundohet të largojë topin nga mesfusha e tij. Rrezikon shumë tashmë Kitanovski që e ka edhe një karton. Akordohet edhe 1 minutë shtesë. 45+1’ Mundësi tjetër e artë për Kukësin me anë të Et’hemit, i cili pasi driblon të gjithë futbollistët që i dalin para, gabon përballë portierit. Mbyllet pjesa e parë. 46’ Nis pjesa e dytë me shkelmimin nga mesfusha të vendasve. 49’ Probleme për Ardian Cuculin që largohet për të marrë ndihmën e parë. 53’ Kukësi qarkullon topin duke u munduar për të gjetur hapësira por janë vendosur mirë hungarezët. Është Rama ai që provon një goditje nga distanca me të djathtën, por gabon. 59’ GOOOL Debreceni! Kanë barazuar miqtë. Mbrojtja verilindore nuk ishte vendosur mirë dhe kanë qenë hungarezët, ata që kanë shënuar golin e

barazimit. 61’ Zëvendësim në radhët e verilindorëve dhe largohet Cuculi, duke i lënë vendin Bruno Lulajt. 63’ Kukësi mbetet para dhe kërkon të gjejë golin e avantazhit, por luajnë mirë miqtë dhe largojnë rrezikun. 66’ Zëvendësim në radhët e huingarezëve, me Zorin që largohet dhe vendin e tij e zë Garba. 67’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin me anë të Et’hemit i cili luan mirë në krah dhe pason për Limajn që godet nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me traversën. 70’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Shkurtajt, i cili godet dy herë radhazi portën e kundërshtarit, por është vendosur mirë portieri dhe bën pritje heroike. 73’ Gjoka bën edhe lëvizjen e dytë dhe largon Vesel Limaj, ndërkohë që vendin e tij e zë Musta. 80’ Verilindorët duket se e kanë humbur tashmë ritmin dhe e kanë të pamundur të krijojnë, duke parë edhe rezultatin që nuk flet për ta. 82’ Zëvendësim tashmë për Debrecenin Trunjiç dhe vendin e tij e zë Çoz. 83’ Gjoka bën edhe lëvizjen e fundit me Et’hemin që largohet dhe vendin e tij e zë Çyrbja. 85’ Rama mundohet të depërtojë në zonë, por ka një ndërhyrje dhe faull që i përket Kukësit shumë pranë zonës. Godet Rama, por topi përplaset në mur. 88’ Tjetër goditje dënimi për Kukësin dhe është Rroca ai që godet, por topi shkon në duart e portierit. 90’ Zëvendësimi i radhës te Debreceni dhe largohet Haris e vendin e tij e zë Damasdi. Akordohen edhe 3 minuta shtesë.

Kallaku nuk mjafton, dështon misioni “përmbysje” i Teutës

Teuta është skuadra e parë shqiptare që edhe zyrtarisht i jep fund aventurës Europiane. Kjo pasi dështoi tentativa e Teutës për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Ventspilsit në Letoni, pasi bregdetarët nuk shkuan më shumë se një fitore minimale 1-0, pasditen e djeshme në “Niko Dovana” të Durrësit. Të besuarit e Blendi Shkëmbit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan shumë volum loje, por nuk arritën të shfaqen konkretë në zonë dhe rrezikuan pak kuadratin e miqve nga Letonia. Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për durrsakët, që zhbllokuan sfidën me një gol mjaft të bukur të fantazistit Sherif Kallaku në minutën e 48’, që ndezi njëkohësisht edhe shpresat për një përmbysje të madhe. Përpjekjet e “djemve të detit” vazhduan gjatë gjithë pjesës së dytë, por pasimi i fundit ishte i gabuar shumicën e rasteve, ndërsa edhe 2-3 tentativa të sakta drejt kuadratit, u neutralizuan mjaft mirë nga portieri i Ventspils. Vërshëllima finale pa fituese Teutën, por të kualifikuar për më tej skuadrën e Ventspilsit, që ashtu si një vit më parë me Luftëtarin, edhe këtë sezon çon në shtëpi një tjetër skuadër shqiptare. Në raundin tjetër, Ventspils do të mas forcat me fituesin e çiftit, Gzira-Hajduk Split, me kroatët që nisen më të avantazhuar pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.


SHENDETESI

22 E premte, 19 KORRIK 2019

HULUMTIMI

Një cigare mund t’u shkurtojë 14 minuta nga jeta juaj Është e lehtë të mendoni se vetëm një cigare nuk iu bën shumë dëm, por një website ka llogaritur se një cigare mund t'iu shkurtojë 14 minuta nga jeta juaj. Kjo do të thotë se pirja në mënyrë të rregullt e 20 cigareve në ditë, mund të sh-

MJEKESIA ALTERNATIVE

A

e dinit se aloe vera ndi hmon në pastrimin e akneve? Apo shpërdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak tek pacientët diabetik? Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant. Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj. Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide. Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima "magjike" e aloe verës. 1. Parandalimi i sëmundjeve Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është. 2. Ndihmon në tretje Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave,

kurtojë 10 vjet jetë. "Treatment4addiction" është marrë me këtë studim, sipas të cilit, personat që konsumojnë duhan ose çdo lloj tjetër droge ose alkooli, ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësi. Sipas tij, personat që konsumojnë alkool, e shkurtojnë

jetën e tyre me 23 vjet, ndërsa ata të varur pas kokainës, mund të humbasin 34 vjet nga jeta e tyre. "Treatment4addiction" ka përllogaritur se sa vite nga jeta shkurtojnë personat që janë përdorues të rregullt të duhanit, alkoolit, kokainës,

metadonit apo heroinës, duke u mbështetur në të dhënat që vijnë nga burime zyrtare të marra nga Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe Shërbimit të Sëmundjeve mendore dhe Abuzimit me Substancat.

Aloe vera, pastron aknet, ul sheqerin në gjak tek diabetikët

të cilat shkaktojnë probleme në tretje. 3. Përmban aminoacide thelbësore A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit. 4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në grim, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori,

natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme. 5. Kuron aknet Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t'ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut. 6. Pakëson dhimbjen Aloe Vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe

pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve. 7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të

rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit. 8. Veprimtari anti-kanceroz, anti-leukemik Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë. 9. Rritje e flokëve Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pH-së në kokë. 10. Reduktim i sheqerit në gjak Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 8. Jetoj për një kohë në një shtëpi, në një qytet etj 11. Matematikan dhe filozof i lashtësisë greke, i pari që hodhi idenë e rrumbullaksisë së tokës 13. Ajo hyn në drithërat e bukës, bën kallinj të mëdhenj 16. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 18. Ashtu quhet ai që punon në minierë 20. Regjistri themeltar i shkollës 21. Ndarje administrative e qytetit ose e fshatit në të tilla 23. Bimë e vendeve të nxehta, përdoret në sferën e sportit për vitetit e saja elastike dhe rezistente 25. Komshi, ata 27. Që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë erë e shije të mirë 29. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 30. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 31. Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendëtë bardha e të shkëlqyeshme si bora 33. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar 35. Atë pëftojmë nga dheu i përzier me ujë 37. Çdonjëra prej grimcave shumë të vogla elementare me ngarkesë elektrike negative 39. Astrid ... (14 nëntor 190728 janar 2002), shkrimtare suedeze, në shqip e njohim me "Pipi Çorapegjata" 40. Ai që nuk ka arritur ende moshën e pjekurisë, fëmijë i vogël 42. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 43. Gatime të thata, të marinuara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 44. Duhet emri i Celentano, aktor, komedian dhe regjizor italian 48. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 50. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 52. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime 53. Thelbi i diçkaje, pjesa ose ana më thelbësore, baza, ashtu i thonë 55. Kandërr sa delikat aq dhe i bezdisshëm, pickon, thith gjakun e mund të përhapë sëmundje 57. Pëlhurë pambuku pak e ashpër 62. Paraqit në letër planin e një ndërtese, të një ure a të një vepre tjetër, bëj projektin e diçkaje 65. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 66. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj

E premte, 19 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

68. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 69. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 70. Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij 72. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 73. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 74. Mjet për të kaluar lumin 75. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 77. Pjesëtar i një pakice kombëtare, që jeton në një vend a në një shtet tjetër 79. Shpend shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata 81. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 82. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 83. I hedh përsipër një rrob, nuk e lë zbuluar 84. Përafërsi, ngjashmëri ose ... 87. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 88. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 92. Bimë e ulët, që përbëhet nga një kërpudhë e nga alge 93. Nismëtar dhe lider historik i saj, Albin Kurti 96. Sulejman Pashë ... (18841933), ishte politikan i shquar shqiptar, kryeministër më 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924 98. Shuma e parave apo një

kapitali financiar që dedikohen në ndërtim, shëndetësi, arsim, etj 99. Shkurtim për: Artileria bregdetare 101. Janë të tilla ato të dhuratave 102. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 103. Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve 105. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur 109. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 110. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 111. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut VERTIKALISHT 1. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 2. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 3. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 4. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 5. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 6. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 7. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 9. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 10. Që lidhet me normat e me ligjet e së drejtës, të një shoqërie 12. Gjellëbërës, person i spe-

cializuar në artin e kulinarisë, gatimit 13. Ara e toka të mbjella; bimët e mbjella nëpër ara; të lashtat 14. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende 15. Franklin ...(e shquar) u rizgjodh më 20 janar 1937 si President i SHBA-ve 17. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 19. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 22. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 24. Shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë 25. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 26. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 27. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 28. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 32. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 34. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 36. Shi i fortë me furtunë që bie për një kohë të shkurtër. 38. Susanna..., romanciere ital-

lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 61. Fe, e cila ka lindur në shek. VI para erës së re në Indi dhe është përhapur edhe në disa vende të tjera të Azisë 63. Dakord në gjuhë universale 64. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 66. Femra e luanit është ajo dhe quhet ashtu 67. Aleanca Kuq e Zi 68. Që është zënë me tharm a me brumë të thartë; kund. i ndormë 70. Zakonisht të derrit a të viçit, piqet a skuqet, shoqërohet me pije 71. ... Mane i famshëm i biznesit 75. E ndjek me sy dikë a diçka 76. Eqerem .. (6 gusht të vitit 1908-13 gusht të vitit 1980). Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare 78. Një nga mënyrat se si e paraqitim, e përshkruajmë a e shpjegojmë një ngjarje ose një fakt 80. Mjet i vogël lundues 85. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 86. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 89. Nga sipërfaqja është shteti federal më i madhi në SHBA. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau 90. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, iane gjuhëtar, deputet shqiptar 40. Tekstil që tregtohet me 91. Përkulem nga njëra anë, metër. Ashtu quheshin dikur varem nga njëra anë; shkoj dyqanet e tekstileve mënjanë 41. Partia Drejtësi, Integrim 93. Vendi rrëzë oxhakut, pak si dhe Unitet i thelluar, ku ndizet zjarri 45. Zëri më i lartë se tenori e 94. Rrethi i Vlorës, e kishte ashmë i ulët se sopranoja tu targën e makinave 46. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligat- 95. Mineral i përbërë prej fijesh inë të holla, që i qëndron shumë ve47. Kohëmatës. E mbajmë në primit të nxehtësisë e të dorë, në murë, në tryezë. acideve 49. Veshjet e brendshme za- 96. Nota e parë e shkallës muzkonisht janë prej ... ikore; shenja për këtë notë 51. Ai që del malit, fshihet e bën 97. Shkollë e mesme e arsimit grabitje me armë në dorë; kusar të përgjithshëm, gjimnaz 52. I vogli i gomaricës mban 100. Partia Levizja e Legalitetit atë emër, por edhe një mend- 104. Po Gjirokastra si e kishte jelehtë nuk është ndryshe targën 54. Organizata Ndërko- 105. Rrethi i Lushnjës, e mbëtare për Lundrimin Detar shënonte ashtu targën 56. Rrethi i Kuçovës, e kishte 106. Rrethi i Tepelenës, ishte ashtu targën me targë ashtu 58. Makinat e Elbasanit ashtu 107. GRamshi e kishte ashtu e kishin targën targën 59. Sporti i Kassius Kleit 108. Targat e mjeteve të Fiertit 60. Këllëf prej metali, prej ashtu e kishin targën 1

2

K V

3

4

M A R

5

E

D H

7

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

6

B

U C

E L

E

F

8

K

O P

J

14

˙

15

G E

R

R

M T

U R

11

U

B

G

16

E N

9

L U

F 10

12

U Z

E

E

R R

Y

A J

L

V E

A

V

19

B A

20

L O

N E

I

I

R

P

29

O Z

E

22

P

P

23

E

S

24

A

R E

H

N

B

26

A

T R

T

O

I

S

O L

35

K E

N

E

G

N

T B

O L

A

G

N

M

36

L I

F

O

P

P

T

I

E

43

Z

E

S

L A

T ¸

J 40

L I

A

S

T

¸

42

A R

T I

Z A

K O

N S

U L

U

44

45

A N

I 46

L

I

E

47

F

R

L

48

O O N

K

O R

I

F

T R

A R

B

I

52

J 53

A

A 59

H

R

G

58

N

60

A

A

O R

R

E L Z

E

51

L E

E B

49

B U R

V

50

S

M A

R

K 39

R 41

O

P 32

37

38

L

27

R

31

D

34

A S

K

30

H 33

I

R

M

21

˙ 25

T B

L

¸

17

18

28

V E 13

54

L

61

55

P

Z

A

R A

K

I

A R

T U

56

T

57

F

62

B I

B E

L

A

P

J

T

O

63

K 64

P

65

R

66

L L

L

B

67

68

D E

L I

S

N K A

69

N A

R

70

T

71

B A

N D

I

L

L

M

72

S

A 73

K

I 74

E

R

A

75

K

T

76

A N

A R

L

L

I

N

K

A

77

O R

P

U

S

I

E V

A

Z

L

E

I

78

D

L 79

I

80

B

81

U J

E

M

82

T

A

V

˙

85

M

A

L

R

N

U

I

M E

L A

P

A

R

P

O

N A

N C

K

G 86

J

I

S

J

E

89

J

S

83

P

B C 84

A

T

87

B

L

T

L A

F

E

90

K

93

S

H

I

T

R

Z

91

A

R

E A

94

M A R

K

T

U Q

97

R I

N

J

Z

K

¸

A

92

D E

T

95

T ¸

96

O

T

88

P

P

K 98

E L

E G

R I

T

N

I

O

M

99 101

R 107

F

M

N 100

T

102

E

K R

T

T

I

K

104

¸

K L

109

O R

I

X

K

A

R

111

M

O

114

A D

N

H

L

¸

E

115

S

V

U R

106

D

O

A J

E L

I

M 113

Y

M I

K

110

E B

112 116

E T

105

D

108

O L

N

N

103

I

A

117

M O

K

A L

I

T

S


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 19 KORRIK 2019

TAKIMI

Presidenti: Rikthim urgjent i vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

P

residenti i Repub likës Ilir Meta priti dje në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregëtar. Kreu i Shtetit VIZITA

Erdogan pret Ramën në rezidencën verore

K

ryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga kreu i këtij shteti, Recep Tayyip Erdogan. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i ekzekutivit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se takimi është zhvilluar në rezidencën verore të Presidentit turk në Marmaris, në rivierën Turke. “Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkroi Rama në postimin e tij në Instagram. Ndërkohë, ende nuk dihet axhenda e takimit mes Ramës dhe Erdgoan.

mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës. Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.

“The Sun” shkruan përsëri për Metën: Po “çmend” tifozët e Celtic U

rimi i bërë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për kualifikimin e Celtic në Champions League ka tërhequr sërish vëmendjen e medias britanike, por edhe tifozëve skocezë. Prestigjozja “The Sun” ka publikuar një artikull të detajuar lidhur me urimi e Presidentit Meta, ndërkohë që e ka vënë theksin edhe te vizita e paralajmëruar nga kreu i shtetit shqiptar në Skoci për të ndjekur live kampionët vendas. Nuk kanë munguar si zakonisht edhe komentet e shumta të ultrasve të Celtic që kanë vlerësuar mbështetjen e Metës për skuadrën e famshme ishullore. Më poshtë artikulli i plotë i publikuar sot nga “The Sun”: “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi klubin e Celtic për suksesin në Champions League ndaj FK Sarajevës teksa la të kuptohet se do të vizitojë së shpejti gjigantin skocez për të ndjekur një ndeshje “live”. Më herët gjatë muajit politikani i njohur postoi në rrjetet sociale një foto tijën me fanellën e Celtic veshur, ndërkohë që ishte shfaqur duke festuar me tifozët skocezë para ndeshjes së Sarajevës në Bosnje Hercegovinë. Gjithashtu, ai postoi edhe videon e golit të Rudi

Vatës në derbin e famshëm ndaj Rangers, duke demonstruar se pasioni i tij për klubin skocez vazhdonte. Ndërsa sot ai postoi në Twitter urimin e tij për kualifikimin e “Hoops”-ave (nofka e Celtic) në Champions League pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm FK Sarajevën 5-2. Ai shkroi: “Urimet më të ngrohta elticFC për fitoren e merituar mbrëmë në ChampionsLeague. Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores & të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt.

Once you’re a Celt, you’re always a Celt..Hail Hail” Celtic do të përballet me Nõmme Kalju në turin tjetër në Champions League pasi skuadra estoneze befasoi kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën duke fituar 2-1 në transfertë dhe duke u kualifikuar vetëm falë golave të shënuar në fushë të huaj, pasi kishte humbur ndeshjen e parë. Sakaq, Meta la të kuptoj se do të vizitojë së shpejti Skocinë për të ndjekur “live” një ndeshje të Celtic, gjë që entuziazmoi fansat e kampionëve të Skocisë”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.