www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Ç’bëni o politikanë? Popullin në përplasje?! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 117 (8558)
E diel, 19 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Kreu i qeverisë, Edi Rama: Nuk e lë detyrën e kryeministrit, kjo është një luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Kundërpërgjigjet Lulzim Basha: Ne jemi para një grusht shteti dhe lufta sa ka filluar kundër klikës së krimit. Me 30 qershor do ta shikoni! FAQE 3
Lulzim Basha, takime në parlamentin Kryemadhi: Qeveria e paaftë për të britanik: S’ka zgjedhje pa u ndëshkuar ngritur një sistem vlerash arsimore krimi elektoral i vitit 2017
Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës në parlamentin e Britanisë së Madhe, Dominic Grieve FAQE 2
OPINION
SEKRETARI I PD
NËNKRYETARI I LSI
Zgjidhja e Ramës, Gazment Bardhi: Rama dialog me derdimenët po destabilizon vendin! për zgjedhjet Dhuna ndaj Dollapit u që do fitojë PS krye me urdhër FAQE 7
Nga Enton Abilekaj FAQE 9
KENGETARJA
Jonida Maliqi shkëlqen në natën finale të Eurovision FAQE 12
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me gjimnazistët
8 MUAJ PAS DALJES SË PËRGJIMEVE
REAGIMET
Petrit Vasili: Rama duhej të shkarkohej për humbjen e 140 milionë eurove FAQE 8
FAQE 4
PD: Kuvendi falsifikoi Vangjush Dako thirret dokumentet. Rama në Prokurorinë po manipulon e Krimeve të Rënda procesin zgjedhor për dosjen “339” FAQE 4-5
STANDARDI AUSTRIAK PËR ZGJIDHJEN E KRIZES
Skandali korruptiv, kancelari Kurz shpall zgjedhjet e parakohëshme
FAQE 6
FAQE 8
FORUM
Dylgjeri: Derisa SHBA të caktojë ambasadorin, vizat do t’i japë Edi Rama i Surelit FAQE 9
POLITIKE
2
E diel, 19 MAJ 2019
Kreu i PD-së takime në Parlamentin britanik: PD ka vullnetin dhe vendosmërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës
Basha: S’ka zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët që vodhën me krimin zgjedhjet
PREMTIMI
Basha në Londër: Nuk do të lejojmë taksë në rrugën Tiranë-Durrës
N
ë Parlamentin Britanik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim, zoti Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore. Në bashkëbisedimin me zotin Grieve, kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas. Basha theksoi se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht. Ndaj veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qenieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale. “Jemi të vendosur për të ndërtuar në Shqipëri institucione të forta ligjzbatuese të pandikuara dhe të afta për të luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun”, deklaroi kryedemokrati Basha. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për rrezikun e të
gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan. Basha theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë. “Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer agjendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha. Mesazhi i fortë i Bashës Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i Parti Demokratike Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik,
deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungesën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin. “Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të
lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës”, deklaroi në takimin e djeshë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Po ashtu, delegacioni i opozitës shqiptare i përbërë edhe nga Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, si dhe ish-deputetët demokratë: Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvi l l o i një takim edhe në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Bowness, Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik.sa
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Londra tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë taksë në rrugën Tiranë – Durrës, ndërsa shtoi se do të anulojë taksën për Rrugën e Kombit. “Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasurohen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe iniciativa e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Lulzim Basha.
“DO I HIQEN VIZAT NGA BE DHE SHBA”, ISH-MINISTRI I JASHTËM: E PAPRECEDENTË, KRYEMINISTRI KËRCËNON QYTETARËT E TIJ
M
e deklaratat e tij duke kërcënuar me heqje vizash nga BE dhe SHBA për këdo që tenton të prishë procesin e njëanshëm zgjedhor që do të organizojë Qeveria, Edi Rama tenton të trembë shqiptarët duke uu shfaqur në ekran si “gogoli” që tremb fëmijët. Është ky vlerësimi i kreut të diplomacisë, Tritan Shehur, i përmes rrjeteve sociale tha dje se kjo është nga rastet e rralla në botë që kryeministri i një vendi kërcënon qytetarët e tij për një vepër të prezumuar anti-ligjore brenda territorit dhe të lidhur strikt me atë vend, me ndëshkimet që do të “aplikojnë” vende të tjerë ndaj tyre. “Kryeministri kërkon të trembë shqiptarët, ashtu si
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Shehu: Rama tejkalon çdo arsyetim qeveritar të çdo Republike Bananesh
i trembnin dikur fëmijët me “gogolin”. Është nga rastet e rralla në botë që kryeministri i një vendi kërcënon qytetarët e
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
tij për një vepër të prezumuar anti-ligjore brenda territorit dhe të lidhur strikt me atë vend, me ndëshkimet që do
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
të “aplikojnë” vende të tjerë ndaj tyre. Kjo çudi u dëgjua sot (dje) me kërcënimin në emër të BE-së e ShBA-së, që ju bë qytetarëve shqiptarë nga Kryeministri i Shqipërisë për konsiderimin “non grata” në ato vende të atyre, që mund të dëmtojnë një proces zgjedhor këtu. Të them të vërtetën në çdo analizë nën prizmin e të drejtës, të përfaqësimit, dinjitetit, marrëdhënieve ndërkombëtare, legjislacionit, politike, etj, etj., kjo deklaratë me krijoi një ndjesi të fortë çudie dhe befasie.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Kjo sepse një prononcim i tillë është i paprecedentë, duke tejkaluar arsyetimin qeveritar edhe të çdo Republike Bananesh qoftë. Në fakt kështu sot (dje) kjo qeverisje e pranoi botërisht që ka humbur besimin te njerëzit, është e pa fuqishme të bindë ata, nuk kontrollon situatën e kërkon t’i trembë shqiptarët me kërcënime, që jo vetëm nuk administrohen nga ajo, por janë dhe krejt jashtë kontekstit. Gjithashtu, duke u tentuar të përdorë edhe partnerët tanë më të ngushtë e të dashur si “gogolë” për popullsinë, apo për një pjesë shumë të madhe të saj, është realizuar një gabim i pafalshëm politik ky edhe ndaj atyre”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 19 MAJ 2019
Ç’bëni o politikanë? Popullin në përplasje?!
Kreu i qeverisë, Edi Rama: Nuk e lë detyrën e kryeministrit, kjo është një luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Kundërpërgjigjet Lulzim Basha: Ne jemi para një grusht shteti dhe lufta sa ka filluar kundër klikës së krimit. Me 30 qershor do ta shikoni! Në mbledhjen e zhvilluar dje me kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama ka hedhur edhe një hap më tej drejt konfliktit politik dhe social në vend. Në një fjalim të gjatë, para drejtuesve më të lartë të PS dhe atyre që do të dalin në fushatë për të mbledhur vota pa pasur kundërshtarë përballë, kryeministri foli me gjuhën e një njeriu që nuk po bën politikë, por po shkon në luftë. Thelbi i fjalimit të kreut të qeverisë ishte se “unë nuk iki nga detyra”, pavarësisht se çfarë kërkon opozita dhe se në çfarë situata kritike ndodhet sot Shqipëria. Pjesa e dytë e fjalimit dhe më e rënda lidhej me mënyrën sesi kryeministri e sheh situatën. Rama e cilësoi atë që po ndodh si një betejë dhe ai nuk mund të linte luftën në mes! “Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cenuar e drejta”,- tha ndër të tjera Edi Rama. Në këtë deklarim ku Edi Rama e paraqet veten me nota politikani misionar dhe shpëtimtar të Shqipërisë, ka një problem që vetë kryeministri nuk e kupton, por as ata që ka në qeveri dhe Parlament nuk kanë guximin t’ja thonë. Kryeministri Edi Rama nuk është më politikan i ri. Ka gati 22 vite në pushtet dhe i ka provuar të gjithë postet e mundshme që mund të mbaj një zyrtar i lartë. Shqiptarët dhe votuesit i kanë dhënë aq mundësi sa nuk i ka pasur asnjë politikan tjetër
më parë në vend. E kanë mbështetur edhe kur bënte marrëzira në Bashkinë e Tiranës, por i plotësuan dhe tekën e fundit kur kërkonte pushtet të gjithin për vete, pasi të tjerët e pengonin. Edhe pse një pjesë të votave, siç po del nga përgjimet rezultoi se i vodhi, sërish mundësia për të treguar se do të ishte ndryshe iu dha. Por të gjitha këto hapësira Edi Rama i shpërdoroi duke qeverisur më keq edhe se paraardhësit e tij të çdo qeverie të mëparshme. Sot Qeveria që ai drejton nuk ka bilanc pozitiv, përveç propagandës dhe ndërtimit të portaleve që i quan reforma. Mjaftojnë vetëm radhët në ambasada me të rinj që po ikin nga sytë këmbët nga ky vend, për të kuptuar se këto vite kemi pasur qeverinë më të paaftë. Ndaj, kur Edi Rama flet për betejë reformash që nuk i lë në mes dhe ndaj nuk ikën nga posti, kjo është diçka që edhe ai vet nuk e beson. Të gjithë e dinë në PS se ky kabinet dhe ky kryeministër nuk ka çfarë jep më për vendin dhe shtysa
më e madhe që mund tu jepet reformave është ikja e kësaj qeverie. Por edhe nëse beson le ta provojë veten në zgjedhje pa qenë kryeministër dhe nëse e fiton hallall i qoftë e nuk ka më gojë njeri të flasë. Pas fjalimeve të tilla me premtime elektorale të Edi Ramës, kur në fakt këto janë zgjedhjet e vetme ku një parti po hyn pa kundërshtarë, nuk fshihet halli i reformave të shtetit, por halli i pushtetit. Qëndrimi i Edi Ramës dje dhe gjithë këto kohë nuk duhet kuptuar si shqetësimi i një politikani reformator që po prishin projektet. Më shumë se kaq është halli një pushtetari, ministrat dhe njerëzit e afër të së cilit janë kapur duke mbjellë Shqipërinë me drogë, duke vjedhur tendera me oligarkët dhe në fund duke vjedhur votat. Këto janë “reformat” që i kanë mbetur në mes qeverisë “Rama” dhe nëse kryeministri dorëzohet dhe e lë këtë “betejë” në mes, shumë shpejt duhet të jap llogari për ligjet që ka shkelur ai dhe njerëzit e tij. Për hatër të këtyre “reformave”
kryeministri Edi Rama është gati të çojë Shqipërinë në luftë. Është gati që pas 29 vitesh të çojë drejt zgjedhjeve një parti të vetëm, njëlloj si në kohën e monizmit. Është gati edhe të burgos një pjesë të kundërshtarëve vetëm që të mos i prishet skema. Është gati të zhduk opozitën jo vetëm nga parlamenti, por edhe si realitet shoqëror. Me vetëdije kryeministri po e çon vendin drejt konfliktit dhe kjo nuk është më politikë. Kjo nuk ka të bëjë më as me Qeverinë, PS dhe ndërkombëtarët. Tashmë jemi para deklaratave të forta nga dyja palët. Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaron prerë se nuk e lë detyrën e kryeministrit, se kjo është një luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Kundërpërgjigjet Lulzim Basha: Ne jemi para një grusht shteti dhe lufta sa ka filluar kundër klikës së krimit. Me 30 qershor do ta shikoni! Ndaj duhet lëshuar thirrja e madhe: Ç’bëni, o politikanë? Doni të çoni popullin në përplasje?!
POLITIKE
4
E diel, 19 MAJ 2019
KRYETARJA E LSI-SË APEL TË RINJVE QË KËRKOJNË NDRYSHIMIN: MOS BRAKTISNI VENDIN
Kryemadhi: Qeveria e paaftë për të ngritur një sistem vlerash arsimor K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim pasditen e së premtes me gjimnazistë të kryeqytetit, takim në të cilin u fol për problematikat e arsimit parauniversitar dhe për maturën shtetërore. Lidhur me këtë takim Kryemadhi reagoi edhe dje teka tha se arsimi është një prioritet kryesor për LSI-në dhe se misioni i LSI është krijimi i një sistemi të fortë arsimor. “Ditën e premte pata mundësinë të bashkëbisedoj me gjimnazistë të Tiranës dhe të dëgjoja me shumë vëmendje shqetësimet e tyre, të cilat edhe më shumë konfirmojnë faktin se politika, (Qeveria edhe
ministret që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën) kanë bërë pak, ose keq sa i takon investimit në arsim për të ardhmen e tyre. Diku me dashje dhe diku nga paaftësia janë bërë akte që e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke krijuar kështu pengesën e parë madhore për suksesin e të rinjve shqiptarë. Në vend që të ishin duke thurur ëndrra të mëdha për të ardhmen e tyre, energjitë e të rinjve tanë harxhohen në luftën e përditshme, që zhvillojnë ndaj një sistemi të padrejtë, që nuk vlerëson dijen dhe aftësinë, por hilenë dhe antivlerat (korrupsionin/banditizmin). Angazhimi kryesor i LSI është të punojë për rininë
duke rikthyer tek ata shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri. Është detyra jonë të bëjmë gjithçka për këta të rinj, që kërkojnë ndryshimin, të mos braktisin vendin, por bashkë me ta dhe mbi të gjitha për ta, të punojmë për një sistem arsimor që i aftëson ata dhe i bën konkurrues në tregun e punës. Zgjidhjet për shqetësimet e të rinjve dhe ndalimi i emigrimit masiv të tyre janë prioritetet e LSI dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të bëjmë të mundur moslargimin e tyre nga familjet e nga vendi, por ta ndjejnë thellësisht sërish Shqipërinë, shtëpinë e tyre”, tha Kryemadhi.
Nënkryetari i LSI-së: Parlamenti falsifikon kohën e mandatit të deputetit të emëruar Andi Përmeti. Prokuroria të hetojë sa më parë edhe skandalin tjetër “Beketi”
P
artia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzuan këtë të shtunë partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, për paligjshmëri në regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Nga foltorja e LSI-së, nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili tha dje se kandidatët e Bindjes janë të paligjshëm, sepse nuk mbështeten nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit. LSI publikoi dhe një dokument nga Kuvendi i Shqipërisë që Bindja ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku mbështetësi i kandidaturave është, Andi Përmeti, deputeti që përfaqëson Bindjen Demokratike në Parlament, në mandatin e marrë si pjesë e listave të PD-së, pas dorëheqjes në bllok të opozitës. Vasili tha se ky dokument do të ishte i vlefshëm për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë të Bindjes, nëse Andi Përmeti do të kishte 6 muaj deputet në Kuvend, por në fakt ai është betuar në Parlament më 25 prill. “Jemi në këtë komunikim së bashku për të denoncuar pa u lodhur, pa u tërhequr asnjë hap pas të gjithë manipulimin e jashtëzakonshëm shtetëror, mashtrimin e madh publik dhe vazhdimin e skenarit të kriminalizimit të zgjedhjeve. Ky skenar ka arritur në dimensione të tilla, të cilat janë shumë të rënda penalisht, por njëkohësisht i çjerrin maskën dhe i nxjerri fytyrën e vërtetë kësaj qeverie. Kjo qeveri, për të justifikuar farsën e zgjedhjeve ka arritur në skandale të tilla sa, këtu kemi një dokument, i cili është turpi i të gjithë këtij pushteti ku një kandidat për deputet, i cili kërkon të mbështesë një nga partitë e krijuara tani së fundmi në furrikun e Edi Ramës, Andi Përmeti, i cili ka një mandat prej më pak se 4 javësh, e ka marrë në 25 Prill, ka bërë betimin e tij. Raportohet nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Parlamenti monist i shkatërruar, i përdhunuar i këtij vendi sikur ka 6 muaj si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pra 4 javë dhe këta e deklarojnë sikur 6 muaj. Një turp të tillë fiksojeni shumë në mendje të nderuar qytetarë, të kuptoni se ç’të paturp e qeverisin këtë vend. Së dyti, e deklaroj dhe njëherazi që ky deputeti i deklaruar si i pavarur, pra vetë ka deklaruar si i pavarur na përfaqëson një parti të caktuar. Me gjithë atë kryesorja është diku gjetkë. Ne sot kemi një kryeministër që çirret dhe bërtet edhe sot nuk ka munguar të shpërthejë llogoren e tij psikopatike, por dhe kriminale lidhur me zgjedhjet dhe raportin e tij që zgjedhjet nuk ndryshojnë,
Vasili: Manipulim shtetëror me regjistrimin e Bindjes në zgjedhje
zgjedhjet nuk lëvizin, zgjedhje, të cilat janë të paprekshme dhe të shenjta, ja këto zgjedhjet me këtë hajdutërinë e pa filluar ende. Këto çështje të nderuar qytetarë dhe qytetare, zgjidhjen e këtij problemi dhe manipulimi të tmerrshëm që është në sytë tuaj ju e kuptoni fare mirë, është një provë dhe dëshmi shumë e rëndë për një Prokurori që vazhdon të qëndrojë në heshtje. Kjo Prokurori në mënyrë të rrufeshme duhet të kishte filluar çështjen penale, ata që lëshojnë dokumente të tilla dhe falsifikojnë në ditën për diell, shkelin ligjet për këto zgjedhje të vdekura të 30 qershorit që nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, nuk dot ketë të tilla zgjedhje të vdekura. Duhet të lëviznin, duhet të fillonin pa asnjë mëshirë dhe kompromis goditjen e këtij kriminaliteti në pushtet, të të njëjtit pushtet i cili hesht”, u shpreh Petrit Vasili. Dosja Beketi Dhe në kuadrin e mos hetimeve nga ana e Prokurorisë, Vasili akuzoi publikisht organin e akuzës për heshtjen e paprecedentë lidhur me skandalin
e arbitrazhit me biznesmenin italian Beketi, i cili ka fituar gjyqin dhe që tashmë shqiptarët do të paguajnë 140 milio euro për tekat e kryeministrit Edi Rama. “Ka 3 ditë që hesht, ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Beketti, duke ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër që shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro, për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama, çfarë do të thoshin këto qindra milionë euro? As më shumë dhe as më pak, do të thoshin 20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi, do të thoshte aplikimi menjëherë dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit, do të thoshte që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme. Do të thoshte që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin
nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit. Do të thoshte që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro. Do të thoshte që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptar duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetëra e dhjetëra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore. Do të thoshte që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve. Njëherazi, jam i detyruar tu them se është shumë i rëndësishëm që përpara na presin akoma dhe ditë më të zeza. Nga kjo foltore ju kam informuar qytetarë se si e kam informuar kryeministrin që në vitin 2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënojnë Shqipërisë nga prishjet e njëanshme për interes të kryeministrit të oligarkëve të kontratave. Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë. Dhe ju thash se çfarë gjendje katastrofike është. Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë. Çështja penale ndaj kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar. Për këtë arsye, populli është në protestë pasi kur drejtësia nuk flet, do të flas populli”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
5
E diel, 19 MAJ 2019
Partia Demokratike publikon dokumentet: BD-ja ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi
P
artia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se pavarësisht se opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore të parashikuara për më 30 qershor, sërish Rama nuk heq dorë nga manipulimi i procesit duke organizuar votime moniste në 30 qershor, gjë për të cilën PD-ja deklaron se nuk ka për të pasur. “Së bashku me shqiptarët nuk do lejojmë rikthimin e Shqipërisë në kohën më të errët të saj, kur jetën tonë e kishte në dorë partia shtet”, kështu deklaroi dje nga selia blu, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i cili ka publikuar dokumente, sipas të cilave, kryeministri Edi Rama po manipulon procesin për llogari të patericës së tij Bindjes Demokratike. Ai tha se Bindja Demokratike, e krijuar në paradhomën e Edi Ramës, nuk përmbush asnjërin nga dy kushtet ligjore për të paraqitur kandidatë të ligjshëm. Ajo nuk ka as deputetë të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish. Por sipas tij, Kuvendi ka lëshuar vërtetim fallco sikur partia fallco e Ramës përfaqësohet prej 6 muajsh në Kuvend, kur Andi Përmeti ka më pak se 1 muaj që ka marrë mandatin. “Sipas informacioneve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në më shumë se gjysmën e bashkive në vend është
Kaso: Rama po manipulon procesin zgjedhor për Bindjen Demokratike regjistruar vetëm kandidati i Partisë Socialiste, duke u mohuar qytetarëve, në thelb, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Në pjesën tjetër, Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin. Sot, do të provojmë para opinionit publik sesi Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të patericës së tij, Bindjes Demokratike. Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në p Asgjë nuk e ndalon Bindjen Demokratike te garojë më 30 qershor aradhomën e Edi Ramës
ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare,
LEFTER KOKA “GARANT” I BINDJES DEMOKRATIKE! FIRMA E TIJ REGJISTROI NË KQZ 26 KANDIDATËT PËR KRYEBASHKIAKË
REAGIMI
“Garant” i Bindjes Demokratike? PD nxjerr të “pavlefshëm” edhe Lefter Kokën
duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në
Patozi: Asgjë nuk e ndalon Bindjen Demokratike të garojë më 30 qershor
L
Pasi kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se ka qenë deputeti, Lefter Koka që i ka dalë në mbështetje BD-së duke dhënë firmën që të këtë kandidat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka ardhur sërish një reagim nga Partia Demokratike. Partia Demokratike ka thënë se mbështetja e Lefter Kokës është e pavlefshme pasi ai nuk është deputet i Bindjes Demokratike. Që të jetë e ligjshme kjo procedurë duhet që Bindja Demokratike të ketë një deputet të vetë partisë dhe duhet ta gëzojë statusin e deputetit prej të paktën 6 muaj, ose duhet të gëzojë mbështetjen e 1% të zgjedhësve në çdo njësi përkatëse të qeverisjes vendore. Në këtë rast deputeti Lefter Koka ose duhet të deklarohet nën siglën e Bindjes Demokratike ose në të kundërt ose kandidatët e regjistruar nga Bindja Demokratike janë të paligjshëm sipas PD-së. “Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të regjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm. Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje. Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend. Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të pasur!”, u shpreh në reagimin e saj, Partia Demokratike.
marrjen e mandatit. PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare. Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin. Partia Demokratike e Shqipërisë paralajmëron sot cdo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo KZAZ-ve se do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre për çdo shkelje të ligjit, për çdo regjistrim kandidatësh në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara. Në çdo rast, më apo pa këta kandidatë fallco, është e qartë se procesi i organizuar nga Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet demokratike. Ky është një proces ku Edi Rama është kandidat i vetëm në 61 bashki të vendit, duke rikthyer de jure votimin monist. Votime moniste në 30 Qershor nuk ka për të pasur”, deklaroi dje Sekretari PD-së, Ivi Kaso.
efter Koka zbulohet të jetë deputeti që ka dhënë firmën për të mbështetur Bindjen Demokratike për të pasur kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore 2019. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim akuzuan këtë të shtunë partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, për paligjshmëri në regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në këto kushte, ishte Astrit Patozi, kryetari i Bindjes, që hodhi dritë mbi procesin e regjistrimit të forcës që ai drejton. Patozi tha se deputeti që ka mbështetur dhe propozuar si kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë, është Lefter Koka. Ky i fundit është deputet i LSI-së i cili nuk hoqi dorë nga mandati, që tashmë është shpallur i pavarur në mbështetje të Bindjes Demokratike. Në një reagim në Facebook, Patozi publikoi edhe deklaratën e Lefter Kokës dorëzuar në KQZ, ku theksohet edhe klauzola që i jep fuqi ligjore vendimit të tij, zotërimi i mandatit për 6 muajt e fundit, ndryshe nga Andi Përmeti. Bindja Demokratike ka konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar bashkie, dhe në 55 të tilla për lista këshilli. Astrit Patozi, thotë se në shumë bashki kanë mundur të marrin edhe firmat
e qytetarëve përveç të dy deputetëve. Sipas ligjit, në mungesë të mbështetjes nga të paktën 1 deputet që e ushtron detyrën të paktën 6 muajt e fundit, duhet marrë firma e qytetarëve, 1/3 së zgjedhësve si mbështetje për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë. “Asgjë nuk e ndalon Bindjen Demokratike të garojë më 30 qershor. E vetmja gjë që e mban në këmbë për të mos ikur me vrap, si tek protesta e fundit, partinë e vetëdjegur të Lulzim Bashës është urrejtja dhe meraku që ka për Bindjen Demokratike. Në fakt, ne ua kuptojmë hallin, por nuk i ndihmojmë dot. E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo. Përkundrazi, e konsiderojmë reklamë
falas për një parti të re. Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit. Sqarojmë publikun se Bindja Demokratike mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar. Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri. Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se Bindja Demokratike i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përveç atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit. Si përfundim, i ftojmë që të qetësohen ata që kanë zgjedhur të na ndjekin ne, e të mos hyjnë vetë në zgjedhje. Ata nuk do të na pengojnë dot kurrë që ne të marrim pjesë dhe të garojmë në procesin e pandalshëm të 30 qershorit”, u shpreh dje në reagimin e tij, Astrit Patozi.
POLITIKE
6
E diel, 19 MAJ 2019
Kryesocialisti mbledh kandidatët e PS-së në garën për Bashkitë: Fushatë intensive dhe ku nuk ka kundërshtarë
K
ryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi paraditen e së shtunës një takim me 61 kandidatët socialistë për kryetar bashkie të zgjedhjeve vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Duke iu referuar krizës politike, Rama gjatë fjalës së tij u shpreh i vendosur për të mos lëshuar asgjë nga pushteti duke deklaruar se nuk do të largohet nga drejtimi i Qeverisë. “Po ua them të gjithë atyre që nga frika se nga frika se mos të mbyturit do mbysin edhe Shqipërinë, siç e kanë mbytur në fakt herë tjetër. Thonë po ja le të ikë Rama që të qetësohen të marrosurit në pushtet. Jo, kështu nuk qetësohen të marrosurit në pushtet. Por fillon rënia në batakun e marrisë pa shtet, pa drejtësi, pa rregull nga nisi e përpjeta jonë për ta rilindur Shqipërinë e për ti dhënë këtij vendi trajtën e një shteti në një rrugë që është e gjatë, e përpjetë dhe sfilitëse. Unë jetoj dhe luftoj çdo ditë me bindjen se pushteti nuk është mundësi për të rrëmbyer, por privilegj për të shërbyer. Nuk është qëllimi, por fuqia për tu ngjitur drejt qëllimit, nuk është karrigia nga ku nuk shkulesh se do të jesh mbi të tjetër po detyra nga ku nuk ikën sepse të tjerët të kanë zgjedhur të udhëheqësh. Jo nuk iket nga kjo detyrë nga kundërshtarët sepse nuk kanë popull me vete, aq më pak iket kur e kërkojnë kundërshtarët e bërë njësh me mjetet antidemokratike të rrugës ngaqë nuk të largojnë dot me rrugën e zgjedhjeve demokratike. Nga kjo detyrë iket vetëm kur e kërkojnë ata që ta kanë dhënë detyrën. Me votën e tyre si popull të zgjedhin apo me votën e tyre si përfaqësues të popullit në parlament. Unë nuk rri në këtë detyrë pse më gënjen mendja se jam i pagabueshëm. Apo se skam bërë gabime, pse kujtojmë se çfarë po bëjmë është pa të sharë apo shtet-ndërtimi po shkon vaj. As pse po mendoj se njerëzit po paguajnë para nën dorë për të marrë shërbimet e tyre se rrogat janë rritur aq sa nuk mendohej, se gjithë shqiptarët po kthehen nga jashtë e kështu me radhë e se një fushë me lule është sot jeta e shqiptarëve. Jo, jo fare unë nuk i iki kësaj detyre sepse në çdo drejtim, në çdo drejtim ama kam nisur së bashku me ju dhe të gjithë ata që na besojnë e mbështesin në luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Një luftë ku përballem çdo ditë me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale sepse ‘boom’ ballafaqohem ne një shqetësim real”, theksoi dje kryeministri Edi Rama. Zgjedhjet Në takimin me 61 kandidatët për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 30 qershorit, Rama tha dje se më 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes. “Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor kjo është fjalia që sot deri në ditën e heshtjes elektorale do të thuhet të çdo kandidati dhe anëtari, makineri e pathyeshme elektorale. Fshat më fshat,qytet më qytet, ekran më ekran dhe faqe sociale më faqe sociale. Edhe atje ku nuk ka kandidatë do të ketë fushatë dhe fushatë të ngjeshur. Do të shpenzojmë të gjitha energjitë tona. Objektivi ynë të jetë jo thjesht të fitojmë bashkinë, por të realizojmë kontaktin më të madh me njerëzit. Kjo do të jetë një betejë për të fituar zemrën e mendjen në luftë me të shkuarën”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Edi Rama i vendosur: Nuk iki. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor
Akuza ndaj opozitës Gjatë fjalës së tij para kandiodatëve për kryebashkiakë, Edi Rama akuzon Luzlim Bashën se do ta marrë pushtetin me dhunë dhe jo me votë. Sipas tij PD vijon të drejtohet nga Sali Berisha. “Dëgjoni këtë që po ju them. Ajo marrëveshje nuk funksionoi, dhe asnjë marrëveshje nuk funksionon sepse PD ka ndërruar qime, por jo zakon, dhe kuptohet zakoni është Saliu që nuk ndërron as qime, ndërsa Lulzimi është qimja që nuk bëhet dot zakon. Por hera e fundit kur forca e atij zakoni të mbrapshtë mund ti imponojë PSsë ka qenë 2011 i Tiranës, dhe deri kur PD
nuk do të heqë dorë nga ai zakon nuk do të ketë asnjë shans të sfidojë dot as PS-në si alternativë qeverisëse as shtetin që po e ndërtojmë me mundime e peripeci. Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshmen, marrjen e pushtetit duke e kthyer PD-në tek shfaqja më vulgare dhe më agresive dhe më antihistorike e forcës së atij zakoni, ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO-s dhe ka statusin e vendit kandidat për në BE, pret çeljen e negociatave për anëtarësim. Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshme, duke u kuturisur në rrugën e vjetër të zakonit që del me shpirtin dhe shpirti i
kësaj partie është doktori i gabuar dhe jo kryetari i llakuar, sepse nuk e imagjinon dot të imagjinueshmen fitoren me votë. Aq të pamundur e ka të imagjinojë të imagjinueshmen: të fitojë zgjedhjet, sa në rrugën e të paimagjinueshmes, marrjes së pushtetit me bomba ecën në ajër pa e ditur se ku shkon, me doktorin që e shtyn nga prapa dhe doktoreshën që e tërheq përpara dhe me masën e madhe të demokratëve që e ndjek nga ekrani, e cila sapo ka nisur ta ndjejë se flakët që po përzhisin imazhin e Shqipërisë dhe po shëtisin nëpër botë do të djegin Lulin dhe partinë e tyre”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
FUSHATA E 30 QERSHORIT
PS prezanton kandidatin në Sarandë Ardian Gurma P
artia Socialiste prezantoi në Sarandë kandidatin për kryetar të bashkisë, Ardian Gurma dhe emrat e kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiakë. Gjatë prezantimit drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, duke komentuar situatën politike në vend theksoi se dëshira e PS-së ishte që në këto zgjedhje lokale të kishte garë dhe Partia Demokratike të merrte pjesë. Në këtë kuadër, kryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, theksoi se mazhoranca mbetet e hapur për dialog pa cënuar afatin
kushtetues të 30 qershorit. “Do të donim të ishim në garë dhe të kishim PD përballë nesh. E kemi thënë që jemi të gatshëm të bëjmë çdo lloj kompromisi por jo në kurriz të kushtetutës”, u shpreh deputeti socialist, Damian Gjiknuri. Ndërsa kandidati i PS-së për Sarandën, Ardian Gurma theksoi se qyteti ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. “Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse edhe potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha”, u shpreh Ardian Gurma.
POLITIKE
7
E diel, 19 MAJ 2019
Punonjës policie të plagosur në protestë? Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Është mashtrim! Asnjë akt dhune nuk ushtruar nga protestuesit
S
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi sqaroi edhe njëherë dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, në protestën e 11 majit. Lidhur me pamjet ku Sahit Dollapi duket se qëllon ndaj forcave të policisë, Bardhi tha dje në një intervistë për “News 24” se dy drejtues të lartë e ofenduan dhe ai ka hedhur një shihe ujë. Për sekretarin organizativ të PDsë policia nuk ka bashkëpunuar me organizatorët e saj, pasi sic tha ai, skenari i policisë është vetëm dhuna. Bardhi u shpreh se sekretari organizativ i PD-së u dhunua me urdhër politik të Edi Ramës. “Rama i ka vënë zjarrin Shqipërisë prej 6 vitesh,i ka vënë zjarrin shtepive të shqiptarëve, është në kushtet që përdor gaz në dhomën ku flejnë të mitur, për t’i nxjerrë nga shtëpitë, e zemërata e tyre sa vjen e rritet, detyra jonë është të menaxhojmë këtë zemëratë. Janë me mijëra qytetarë në shesh për shkak të zemëratës dhe asnjë punonjës policie të lënduar. Policia nuk ka bashkëpunuar me organizatorët e tubimit sepse skenar i saj është skenari i dhunës”, u shpreh Bardhi. Ndërsa në vijim sqaroi edhe pamjet e publikuara në media të Sahit Dollapit. “Dy drejtues të lartë e ofenduan dhe ai ka hedhur një shihe ujë. Ka qenë në vijë të parë, krah punonjësve të policisë, dhe akti që mori në këmbim, ishte një dhunë cnjerëzore ndaj tij. Krimineli me uniformë do të marrë përgjigje personale e institucionale. Me urdhër politik ka kërkuar sekretarin organizativ ka provokuar atë situatë dhe ka dhunuar Dollapin. Ai është kallëzuar por në kushtet kur prokuror është edi rama, nuk presim të veprojë ndaj atij individi. Është politike, është një burracak që fshihet pas uniformës”, u shpreh dje Gazment Bardhi. Thirrjet e ambasadorëve Sekretari i Partisë Demokratike, duke folur për deklaratat e ambasadorëve se nuk duhet përdorur dhunë në protesta, u shpreh se Ambasadat në Tiranë duan thjesht stabilizim të vendit. Bardhi tha më tej se Shqipërinë po e destabilizon Rama. Ai akuzoi se Rama është personi që me bandën e tij po çon Shqipërinë për në destabilizim. “Sa i takon dhunës të shfaqur me pamje, polici që goditi do marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore. Përgjigjen e merituar nuk do të marrë vetëm ai, por kushdo që gjuan mbi protestuesit e pafajshëm. Policia është sjellë në mënyrë kriminale, aprofesionale dhe të paligjshme. Kjo qeveri bën krim,
Bardhi: Rama po destabilizon vendin! Dhuna ndaj Dollapit u krye me urdhër
edhe me atë se helmon gjysmën e Tiranës. Qytetarët janë helmuar me gaz lotsjellës nga Policia e Shtetit, është përdorur uji me presion dhe është tentuar gjatë gjithë kohës që të pengohet tubimi. Nuk është përdorur as molotov dhe asnjë akt dhune. Në rast se është hedhur molotov në drejtim të Drejtorisë së Tiranës, kërkoj ndjesë. Ne kemi parë se ku mbahej i mbyllur Sahit Dollapi, numri 3 i PD dhe jemi dhunuar nga policia. Ishin krijuar kordonë policorë, që pengonin liderin e Partisë Demokratike që të hynte në ambjentet policore. Është dhunuar zonja Vokshi gjithashtu, sepse kërkonte llogari se si dhunonte policia në atë formë. Dollapi u mbajt peng në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sikur të ishte kriminel,
u dërgua në spital. Edhe pse nuk kishte kryer asnjë krim, nuk u lejua askush ta vizitojë në spital. Protesta e fundit ka qenë normale dhe nuk ka pasur dhunë. Nuk marr përsipër të shpreh mendime për deklarata as në anglisht dhe as tjetër gjuhë. Asnjë punonjës policie, asnjë funksionar shteti nuk është dhunuar nga asnjë protestues apo përfaqësues të opozitës së bashkuar. Në momentin që kjo polici prish shtëpitë, është normale që qytetarët reagojnë kështu, ka vetëm aktorë që regjistrohen nëpër spitale për të bërë propagandë qeveritare. Asnjë derë e Kryeministrisë nuk u dëmtua. Nuk ka pasur asnjë akt dhune. Unë e lexoj si një qëndrim të individëve që përfaqësojnë shtetet e tyre në Shqipëri që
kërkojnë që këtu të ketë thjesht stabilitet e jo mirëqeverisje dhe dua t’iu them që i vetmi problem është Edi Rama e banda e tij. Destabilitetin e vendit e ka sjellë Rama dhe banda e tij në pushtet. Protestat sa vjen e bëhen më të mëdha. Dërgimi i Komisionerëve si veprim teknik është bërë për t’i treguar ndërkombëtarëve se këtu bëhen shkelje në zgjedhje. Rama është shqetësuar për këtë veprim të PD dhe LSI. Votime moniste më 30 qershor nuk ka për të pasur. Që të zgjedhësh duhet të kesh kandidat përballë”, deklaroi Bardhi. Plagosjet e policëve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta në drejtim të policisë ndërsa tha se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në protestat e fundit të
opozitës së bashkuar. Bardhi tha se zemërata e shqiptarëve ndaj qeverisë është gjithnjë në rritje dhe është detyrë e opozitës ta menaxhojë atë në protesta. “Ajo që kam ndjerë është se bashkimi popullor kundër tiranisë së krimit është më i vendosur se kurrë. Ka pasur zemëratë në rritje kundër qeverisë, për fat të mirë është menaxhuar shumë mirë nga organizuesit e protestës. Në spital kam qenë unë dhe kam shkuar për të vizituar sekretarin organizativ të PD, ku i kam kërkuar autoriteteve të spitalit, të takoj edhe punonjësit e policisë së plagosur në protestë. Në spital nuk ka patur asnjë punonjës policie të lënduar që po merrte mjekim. Mund ta them këtë se është e njëjta që thoshte nuk ka parcela me kanabis. E mbani mend që pamjet e Inu Nukës, u bënë virale kudo, nuk jam i sigurtë nëse i janë prerë gishtat. Fakti që e thotë policia por që nuk provohet, është një mashtrim i bërë nga një polici që ka dalë nga shinat e ligjit. Ka qenë avokati i popullit dhe ka kërkuar t’i takojë ka një raport zyrtar për këtë që thotë se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në spital. Ka patur protestues të dhunuar, qytetarë që kanë duruar gazin e policisë, dhe përfaqësues të lartë të opozitës. Mbahen si të burgosur protestuesit por ata që urdhëruar dhunën ndaj Sahit Dollapit, nuk janë në burg”, u shpreh dje Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
KANDIDATI SOCIALIST FLET PËR GARËN: PS KA 3 MANDATE QË NUK DREJTON LEZHËN
Pjerin Ndreu: Pse vendosa të lë mandatin për Lezhën
I
ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu, tashmë kandidat për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet vendore, sqaroi arsyet se pse vendosi të lerë mandatin e deputetit për postin e kreut të Bashkisë. “Është stili im i të punuarit, terreni më shkon më shumë për shtat. Më duhet një sipërmarrje ku drejtoj unë, faturën pozitive apo negative e marr unë. Kam identifikuar një zonë me menaxhim katastrofë. Të ardhurat vendore, merren e bëhen rrush e kumbulla, nga një bashki me një zullum skandaloz që e ka çuar qytetin në një qytet të mërzitshëm, pa investime, dhe vetëm interesat e lezhianëve nuk i përfaqëson. PS ka 3 mandate që nuk drejton Lezhën, e lamë me 500 milionë lekë të vjetra
në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla. Kemi denoncuar e po vijojmë me grupet e interesit në vazhdimësi janë shokuar kur kemi nxjerr të dhëna se c’bëhet në atë bashki.” -tha Ndreu. Ndërsa shtoi se këto janë të dhëna zyrtare që s’mund t’i
mohojë askush. Do përshtasim një bashki me një strukturë eficente që i përgjigjet shërbimeve, Do ndryshojë koncepti i bashkisë. Nëse do e bëjmë si bashki ku gjithë fisi im do hyjë aty, apo ku emigrantë marrin rrogë aty, le të themi që do e bëjmë sipërmarrje private, sikundër është aty. Kjo
kohë do të marrë fund”, tha Ndreu. Lufta ndaj krimit të organizuar Pjerin Ndreu i cili pak kohë më parë la mandatin e deputetit pasi PS i dha atij besimit për të kandiduar në Lezhë, dha kënd vështrimin e tij luftën ndaj krimit të organizuar. “Koncepti im ndaj krimit të organizuar, të luftës antikrim do ishte pak më ndryshe, do isha me revolucionar. Ka ardhur koha për të ndarë konceptet e kësaj lufte. Nuk mund të bëhet vetëm me policët, duhet një mobilizim nga masat parandaluese deri te ato ndëshkuese. Jo vetëm policia të jetë aktor, e më pas i faturohet gjithçka. Të kemi parasysh se shkaqe e krimit janë ekonomiko sociale”, tha Ndreu. Kujtojmë se Pjerin Ndreu ka mbajtur gjithashtu poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.
FORUM
8
E diel, 19 MAJ 2019
Rama duhej të shkarkohej për humbjen e 140 milionë eurove
KOMENT Nga Petrit Vasili*
K
ryeministri duhej të shkarkohej dhe të ishte përpara drejtësisë për humbjen e140 milionë eurove.Ka 3 ditë që kryeministri hesht dhe ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Becchetti, duke e ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, e cila duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro qe bien mbi shqiptaret për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama. Çfarë do të thoshin këto
qindra milionë euro? As më shumë dhe as më pak, ato do të thoshin 20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi,do të thoshin aplikim të menjëhershëm dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit,do të thoshin që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme. Do të thoshin që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut
të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit. Do të thoshin që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro te humbura per faj te kryeministrit e qeverise. Do të thoshin që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptare qe duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetra e dhjetëra shkolla,
pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore. Do të thoshin që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve. Njëherazi, jam i detyruar tu them qytetareve se është shumë e rëndësishme ta dinë,që përpara na presin ditë akoma më të zeza. Kam informuar qytetarët se si e kam informuar me shkrim dhe zyrtarisht kryeministrin,që në vitin
ANALZIË
Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së
Nga Ben Andoni
K
a një seri të drejtash në gjërat që artikulon sot Opozita, kuptohet duke lënë ato të cilat i kërkon me hekur e me zjarr dhe anatemën fyese. Padrejtësia sot është kudo. Ka veç një të drejtë themelore nga ana e maxhorancës, sot, që zgjedhjet të bëhen në afatin e duhur. Deri më tani, Kushtetuta është arnuar saqë të vjen siklet ta përmendësh, ashtu si kanë vepruar të dy palët me të, kur i është dashur të fitojnë avantazh në zgjedhje. Këtë herë duket se kryeministri Edi Rama duhet ta mbyllë mandatin, paçka se zgjedhjet e mëdha duken afër, kurse zgjedhjet vendore duhen bërë në kohën e duhur. Arsyeja është e thjeshtë: Opozita e sotme dhe ajo e nesërmja duhet të
mësohen me rotacionin normal dhe me rregullat e lojës. Kurse njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për zgjedhjet e tyre të tipit Nano, Berisha, Rama, Basha. Sa më shumë harrojmë aq më shumë e pësojmë. Nëse Opozita nuk do futet në zgjedhje dhe gjasat duken të tilla, atëherë PD-ja dhe aleatët e saj do vuajnë shumë një zgjidhje, që u bë jo me logjikë por me emocion. Mund të artikulohen shumë gjëra ndaj maxhorancës, kundër të huajve dhe strukturave që monitorojnë zgjedhjet, por një gjë nuk mund të falet: Kontrata me njerëzit është për katër vjet. Nëse nuk e plotëson atëherë duhet të marrësh me vete pasojat. Mjerë ti që e bën, më mjerë ata që të besojnë. Pasojat për opozitën do jenë realisht të mëdha, pikërisht dhe prej faktit që nuk po i përgjigjet lojës së thjeshtë të demokracisë. Mbi të gjitha nuk po përgatitet në kohën e duhur për ndryshimin. Është e tepërt të besosh se Edi Rama do të vazhdojë më pas këtij mandati. Është për të ardhur keq zhgënjimi prej tij dhe sidomos gjuha e përdorur nga kryeministri
shqiptar. Njeriu që pretendonte se do të ishte zëri i popullit dhe lideri i të Majtës, tregoi se mori një vend që nuk i takonte thjesht prej paradokseve të kohës dhe mënyrës sesi zgjidhen sot njerëzit. Veçse tërheqja e tij, shumë i përmendin shpesh ato, do të jetë vrastar për PS-në, që pas tij do t’i duhet kohë e gjatë të gjejë veten. Megjithatë ky moment do të jetë i pamëshirë jo vetëm për të por edhe për të gjithë të Majtën, që besoi se ky njeri ishte i duhuri për vendin. Njerëzit e thjeshtë të PS-së janë njësoj të zhgënjyer, paçka se tërheqja e Ramës në këto momente do t’i kthej shumë pas. Zgjidhja e palëve është një: Të marrin pjesë në zgjidhje dhe në vend të merren me Borschardt dhe Vllahutin, të mësojnë sesi Shqipëria mund të jetë demokratike. Është e thjeshtë edhe pse palët e paraqesin sikur po bëjnë një mundim të stërmadh për të na përfaqësuar dhe sesi u dhemb për zgjedhjet. PD dhe LSI po dëmtojnë jashtëzakonisht veten, kurse PS-ja po bëri flirte do marrë rrugën që ka nisur opozita e sotme. (Javanews)
2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënonin Shqipërisë nga prishjet e njëanshme te kontratave për interes të kryeministrit dhe të oligarkëve përqark tij. Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë pa llogaritur edhe 80 milionëdollarë të humbura më parë.Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë duke heshtur përpara këtij krimi shtetëror.Çështja penale dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar me kohe. *Nënkryetari i LSI
10 MUAJ PAS DALJES SË PËRGJIMEVE
Vangjush Dako thirret te Krimet e Rënda për “dosjen 339”
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Top Channel raporton se “Dako është pyetur gjatë së enjtes nga ora 15 deri në orën 20. Ato nuk japin asnjë detaj gjatë kësaj seance, nga prokurorët Vladimir Meçe dhe Dritan Premçi. Janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Për shumë persona janë zbardhur mjaft përgjime, për sa kohë që siç tha Arta Marku janë 700 CD të pazbardhura. Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë. Hetimet janë mjaft sekrete, por kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni.
POLITIKE
9 E diel, 19 MAJ 2019
Media ndërkombëtare. “Bild” në 2019-ën njëlloj si “The Independent” në 1997-ën
S
hkrimi i fundit i gazetës gjermane Bild që e cilësonte Shqipërinë një “shtet gangster dhe mafioz” shkaktoi një tërmet në Tiranë. Ai ishte nga të paktët që bënte një analizë të fortë të asaj që po ndodh në vendin tonë. Gazetari Peter Tiede bënte një parashikim të zymte për vendin, por dy fjalitë e tij “Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz! Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh” kanë sjellë për shumëkënd një tjetër shkrim të famshëm të britanikes “The Independent” në 14 shkurt të “97-ës (dita e Shën Valentinit) vetëm pak javë përpara se vendi të zhytej në kaosin e marsit të atij viti. Gazetari Andrew Gumbel e quajti “Regjimi gangster që gjetëm” duke bërë akuza të forta për qeverinë shqiptare të kohës. Lapsi.al gjeti shumë ngjashmëri në të dy shkrimet të cilat vijnë të përkthyer më poshtë të plota. “The Indipendent” në 97-ën e niste me një frazë se Shqipëria ndodhej “në skaj të anarkisë”. “Bild” në 2019-ën thotë që në fillim se “Shqipëria po zhytet në kaos”. Britanikja thotë më pas se shërbimet inteligjente po raportonin se vendi po kthehej në një shtet monopartiak dhe demokracia ishte fasadë. “Luigi Vigna,
“Shqipëria, shtet gangster”
prokurori kryesor i Italisë anti-mafia konfirmoi një raport nga një shoqatë e biznesit të vogël që grupet e krimit të organizuar në Itali kishin hedhur paratë në këto skema për të rritur kapitalin fillestar për sipërmarrje të reja. Ai vuri në dukje se Shqipëria ishte bërë një prodhues i rëndësishëm i marihuanës dhe po përpiqej në kultivimin e “coca”-s, lëndës së parë për kokainë. Asnjë nga këto pretendime nuk vjen si një surprizë për shqiptarët e zakonshëm që kanë humbur prej kohësh besimin në pafuqishmërinë e sistemit të tyre politik dhe kanë pranuar korrupsionin endemik në vend. Presidenti Berisha dhe qeveria e tij kanë qenë thellësisht jopopullore për më shumë se dy vjet, pasi reputacioni i tyre si kampionët e
OPINION Nga Enton Abilekaj
P
lani i kryetarit të maxhorancës është i qartë; të ulet me derdimenët, t’i fusë në zgjedhje ku dihet rezultati dhe të vazhdojë të qeverisë i qetë me pushtetin absolut që, jo vetëm do t’i shtohej, por edhe do t’i legjitimohej nëse rrugëhumburit do të ndiqnin këtë plan. Edi Rama e shpalosi projektin e tij për zgjedhje pa opozitën përpara 61 kandidatëve për Bashkitë. Pasi u tha derdimenë, të çmendur, humbës, të papërgjegjshëm, pasi fyeu Bashën, Kryemadhin, Dulen, Ndokën, Shehin dhe sigurisht Berishën, tha që nuk është kundër dialogut. Pasi u tha se rruga e tyre është kundër Shtetit që po krijon Rilindja, pasi tha që nuk do të tërhiqet nga kjo rrugë dhe nuk do t’i lëshojë asgjë opozitës në kërkesat e paraqitura, nuk e përjashtoi mundeshe e dialogut. Pasi i quajti parti e dhunshme, që nuk dinë as të gjejnë një slogan të ri, por kanë ndry-
shuar vetëm gjysmën, pasi u kujtoi se nuk i kanë lëshuar asgjë kur ishte në opozitë dhe se ai u ka lëshuar shumë, pasi u betuar përpara të vetëve që nuk do të japë më shumë, pro vetëm më pak se në 2017, tha se ishte o gatshëm për dialog. Në çdo kohë, Edi Rama mund të flasë me ta për fatet e vendit. Nëse do u drejtohet me termat derdimenë, dështakë, analfabetë, artist apo fallxhore në tryezë, apo do të sillet si politikan, këtë nuk e sqaroi. E sigurtë është se nuk do të ulet për të diskutuar të gjitha mundësitë, por do vërë kufirin për larg se në 2017, nuk do të pranojë asgjë të ngjashme me 17 majin, që sipas tij dështoi për fajin e PD-së. Jo vetëm kaq, por zgjedhjet dihet që i fiton Partia Socialiste, madje, sipas Ramës, nuk do t’i fitonte kurrë PD, nëse socialistët nuk do t’i linin të bënin kërdinë me votat. Megjithatë ai e ftoi këtë pakicë që është tkurrur akoma më shumë se në 2017 që të futet në zgjedhje… për të humbur.
demokracisë dhe tregjeve të lira është dëmtuar nga represioni në rritje kundër opozitës politike, medias së pavarur dhe institucioneve të shtetit duke nisur nga gjyqësori i cili është pastruar nga zërat antiqeveritarë. Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura Majin e kaluar u denoncuan në vend dhe jashtë vendit si të pavlefshme për shkak të përhapjes së gjerë të manipulimit të votave dhe kërcënimeve të dëshmuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Shqipëria ka qenë një shtet de facto njëpartiak qysh atëherë. Gjithashtu, zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor ishin pothuajse me siguri të manipuluara”,shkruante media britanike në vitin 1997. Gjermania, 22 vjet më pas vë re
se “prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim”. E para shihte se si Presidenti Berisha vijonte të kishte mbështetje publike nga Europa, por ashtu siç e dyta vë re se Rama që vijon të pritet nga Merkel. “The Independent” zbulonte në atë kohë se trafiku i drogës dhe armëve lidhej direkt me qeverinë e kohës. “Bild” thekson sot se si 2 ministra janë shkarkuar pas akuzave për lidhjet me trafikun e drogës Gazeta britanike shkruan për dhunimin e opozitës, nënshtrimin e medias dhe pushtetit gjyqësor, njëlloj si tabloidi gjerman që sot sheh se si vendi ka mungesë të demokracisë. Dhe në fund zgjedhjet. Gazetari Andrew Gumbel e thotë troç se zgjedhjet e majit 96 ishin të manipuluara ndërsa kolegu i tij gjerman, 2 dekada më pas zbulon një përgjim të kryeministrit Rama pas zgjedhjeve të Dibrës. Lexojini më poshtë pjesë të dy shkrimet për të parë se sa pak kemi ndryshuar nga ajo kohë në sytë e europianëve dhe ndoshta është koha të ngremë pyetjen: Ku po shkojmë sërish?
Dylgjeri: Derisa SHBA të caktojë ambasadorin, vizat do t’i japë Edi Rama i Surelit Përmes një postmi në facebook gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama se do të ndalonte marrjen e vizave nga BE dhe SHBA për ata shqiptarë që nuk do ta lejojnë kryeministrin të bëjë zgjedhje moniste. Dylgjeri e lidh këtë veprim të Ramës me mungesën e një ambasadori të SHBA në Tiranë, dhe për ata të interesuar që kërkojnë viza, shton Dylgjeri, vizat do t’i japë Edi Rama deri në caktimin e ambasadorit të radhës.
Zgjidhja e Ramës, dialog me derdimenët për zgjedhjet që do fitojë PS Plani i kryetarit të maxhorancës është i qartë; të ulet me derdimenët, t’i fusë në zgjedhje ku dihet rezultati dhe të vazhdojë të qeverisë i qetë me pushtetin absolut që, jo vetëm do t’i shtohej, por edhe do t’i legjitimohej nëse rrugëhumburit do të ndiqnin këtë plan. Nëse nuk vijnë në zgjedhje, nëse votuesit e ndjekin opozitën duke bojkotuar kutitë, për Edi Ramën nuk ka asgjë. Kur nuk ka konkurrencë, bie interesi dhe është normale që njerëzit të mos votojnë. Zgjedhjet për kryetarin e Qeverisë janë si ankand, ku secili vjen me ofertën e tij politike dhe njëri fiton. Po t’u referohesh tenderave dhe ankandeve në 6 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, ka fituar gjithmonë oferta me më shumë kosto, tenderat dhe ankandet kanë qenë fiktivë, deri aty sa një firmë, “DH
Albania tek Unaza e Re”, ishte e gjitha fiktive dhe fitoi. Me këto që tha përballë 61 kryetarëve të emëruar të Bashkive, Edi Rama ka parasysh pikërisht këtë. Rilindja, njësoj si “DH Albania” do të fitojë tenderin me konkurrentë fiktivë, me të njëjtin falsifikim, me të njëjtën grykësi, me të njëjtën sfidë ndaj përgjegjësisë politike dhe ligjore. Ky është Shteti, sipas Edi Ramës, dhe për këtë arsye nuk e lejon një marrëveshje me opozitën. Do të shembte Shtetin, do të shkelte Kushtetutën. Rruga tjetër, e dialogut, e një mundësie për zgjedhje më pjesëmarrjen e opozitës, e një marrëveshjeje që mund të zgjidhte konfliktin apo mosbesimin, për Edi Ramën është shkatërrim i shtetit që prej 6 vjetësh po ndërton me mund. Të njëjtën logjikë ka ndjekur
me siguri kur nuk ka shkarkuar askënd për skandalin e Unazës së Re apo kur ka ndaluar prokurorinë të hetoje dosjen 184, për të cilën tha se është përgjim ndaj Partisë Socialiste, sigurisht edhe për blerjet e 2017 në hetimin 339/ 1. Rama ka dëshmuar se nuk e bën shtetin duke i nxjerrë përpara ligjit kriminelët dhe hajdutët, por duke i bashkuar rreth vetes, në një aleancë kundër opozitës politike. Roshi, Ndoka, Vangjushi, Rrahmani dhe Damiani, nuk janë ata që duhet të japin llogari përpara Shtetit, por ata që duhet të bëjnë shtetin, bashkë me Edi Ramën, pa kundërshtarët, madje kundër tyre. “Nuk na përçan askush dhe asgjë”, tha kryetari i qeverisë. Nuk e kishte për kombin, e kishte për socialistët. Dosja.al
POLITIKE
I
kapur në kurth për lidhjet e tij me Rusinë, zëvendëskancelari austriak i të djathtës ekstreme HeinzChristian Strache ka dhënë dorëheqjen. Në një video të regjistruar me një kamera të fshehtë, shfaqet numri 2 i qeverisë austriake duke pyetur një grua që paraqet si mbesë e një oligarku rus sesi mund të realizohej financimi për partinë e tij, FPO dhe sesi oligarku rus mund të blejë një media të fuqishme të vendit. Lajmi se bashku me videon, i cili është botuar të premten në mbrëmje nga mediat gjermane Suddeutsche Zeitung dhe Der Spiegel, ka tronditur qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Sebastian Kurz, i është kryetar i partisë konservatore (OVP) e cila është aleate me partinë e të djathtës ekstreme. Pak orë pas dorëheqjes së zëvendësit të tij, të njëjtin fat do të kishte dhe vetë Kancelari i Austrisë. Sebastian Kurz ka deklaruar këtë të shtunë se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që është e mundur. Kjo vjen pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët. “Mjaft është mjaft”– tha Kurz dje gjatë konferencës për media, duke shtuar se ai nuk do të këmbëngulë që partia
10
E diel, 19 MAJ 2019
Bie qeveria në Austri, kancelari Kurz shpall zgjedhjet e parakohshme SKANDALI I KORRUPSIONIT
Rënia e Qeverisë në Austri, çudit Balla: Të largohet dhe Basha
e zv.kancelarit të qëndrojë në koalicion, për shkak se ata ishin përfshirë disa herë në skandale të ndryshme, raporton Euroneës. “…Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërrasë
zgjedhje të parakohshme”,tha Kurz. Sipas dy mediave prestigjioze gjermane, në korrikun e vitit 2017, Heinz-Christian Strache, që është kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPO, dhe kolegu i tij partiak Johann Gudenus, gjatë takimit në Ibiza me një qytetare ruse i kishin premtuar asaj tendera, nëse do të financonte fushatën e tyre.
Pavarësisht motiveve që çuan në rrëzimin e qeverisë, ngjarja e Austrisë tregon sesa larg është Shqipëria nga standardi politik. Në Shqipëri këto kohë kanë ndodhur pa fund skandale të ngjashme, por asnjë herë, në asnjë moment, kryeministri Edi Rama jo vetëm s’ka menduar zgjedhje e parakohshme, por as nuk ka larguar nga detyra zyrtarët e përfolur.
ISH-DEPUTETI DEMOKRAT KOMENTON DORËHEQJET E KRERËVE TË QEVERISË AUSTRIAKE PAS SKANDALIT TË KORRUPSIONIT
K
ancelari austriak Sebastian Kurz ka kërkuar mbrëmjen e djeshme zgjedhje të parakohshme pasi zv/kancelari Heinz-Christian Strache, dha dorëheqjen pas një skandali korrupsioni të publikuar në mediat vendase. Duke marrë shkas nga ky vendim dhe ky standard demokratik, ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri ndalet tek kokëfortësia e kryeministrit shqiptar Edi Rama edhe pse përfaqësues të kabinetit të tij qeveritar janë denoncuar në media për shitblerje votash, gjë që e ka futur tashmë vendin në një krizë të thellë politike. “Austria në krizë qeveritare! Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale... Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)! Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po,
Rënia e Qeverisë austriake, Strazimiri: Kjo ndodh kur sundon ligji, e jo Kryeministri
por edhe nga drejtimi i partisë! Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”... JO! Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të
parakohshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet... Komentet dhe analizat, thonë se imazhi i shtetit dhe vetë procesit
elektoral, është dëmtuar rëndë vetëm dhe thjesht për faktin se një politikan i lartë është përfshirë në një bisedë që nuk duhej të kishte ndodhur, në një vend ku nuk duhej të ishte kurrsesi, në një moment kur po përgatiste premtimet për popullin austriak! Austriakët nuk do të kenë nevojë të dalin në rrugë kundër Sebastian Kurz e as t’i kërkojnë opozitës të dorëzojë mandatet e të bashkohet me ta!!! As ambasadorët e akredituar në Vjenë nuk do të prononcohen në asnjë rast sepse personat e përfshirë, pavarësisht se në ç’rrethana janë larguar duke kërkuar falje, brenda pak minutash nga dalja e lajmit! Kjo, jo sepse janë “burra të mirë”, e as “çuna me sedër”! JO! Në Austri drejton ligji, jo Kryeministri! Në Austri sistemi është demokratik, e jo një shëmtirë që e paketojnë që t’i ngjasojë! Kaq!”, u shpreh në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri.
Kryetari i Grupit Parla-mentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dorëheqjes së liderit të djathtë të FPO, Heinz-Christian Strache në Austri pas publikimit në media të një videoje, në cilën shfaqet Strache së bashku me nënpresidentin e partisë, Johan Gudenus, duke i ofruar një ruseje të pasur punë shtetërore në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Taulant Balla deklaron se në Shqipëri lideri i PD, Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 Milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Uashington dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Sipas Ballës, Basha për aferën e lobimit rus është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri. “Në Austri lideri i Partisë së Djathtë FPO Strache dha dorëheqjen pas regjistrimit video me një mbështetëse ruse në shkëmbim të mbështetjes politike. Në Shqipëri lideri i PD Basha përfitoi më shumë se 1 Milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Uashington. Basha është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri”, u shpreh dje Taulant Balla.
SOCIALE
11
E diel, 19 MAJ 2019
AKU bën me dije se vijon kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit
A
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se në pikat e kontrollit kufitar në gjithë territorin shqiptar ka bllokuar 24 ton kripë dhe 42 krerë me viça me destinacion therjen. Ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për t’u përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut. Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimin bën me dije se vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqiperisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar. Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 maj 2019 rezulton
AKU bllokon 42 ton kripë dhe 42 krerë viça
AKSIONI “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se në pikat e kontrollit kufitar në gjithë territorin shqiptar ka bllokuar 24 ton kripë nga Austria dhe 42 krerë me viça nga Serbia me destinacion therjen”.
KONTROLLE
se: Ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç përcaktohen në Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë)
SARANDË
përpara se të futen në proces therje. Ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6). Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik
Po peshkonin me dinamit, Q policia i procedon Dy persona janë plagosur në Sarandë me dinamit artizanal në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku dy të plagosurit po peshkonin me lëndën plasëse që edhe i plagosi. Të plagosurit janë, R. Llanaj dhe Manthjo Gunella. Peshkatarët janë transportuar menjëherë drejt spitali për shkak të plagëve të marra prej përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Policia ka proceduar penalisht dy shtetasit R.Ll dhe M.G, me banim në Sarandë. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë filluar procedimin penal kundrejt tyre, pasi ditën e djeshme këta shtetas kanë qenë duke ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit në fjalë. Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Peshkim i ndaluar””,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.
TAKIMI
endra shëndetësore e bashkisë së Këlcyrës tashmë ka një autoambulancë të re. Mjeti që do vijë në ndihmë të komunitetit, u dhurua me kërkesë të prefektit të qarkut Astrit Aliaj, nga Presidenti i Organizatës Ndërkombëtare të Asistencës Publike Humanitas, Itali, Roberto Schiavone. Prefekti Aliaj priti në një takim presidentin e Organizatës Ndërkombëtare të Asistencës Publike Humanitas, Itali, Roberto Schiavone, Drejtorin e Përgjithshëm të Universitetit të Lirë Popullor Humanitas Luigi Garbo Sorrento dhe Konsullin e Nderit të Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi. Ai shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e çmuar të Roberto Schiavone, i cili me këtë akt tregoi se duhet të forcohet solidariteti, bashkëpunimi midis njerëzve dhepopujve duke vënë në themel humanizmin njerëzor. Nga ana e presidentit
të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit”. vendin e origjinës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit”,thuhet në njoftimin e plotë të AKU-së.
Qendra shëndetësore e Këlcyrës me autoambulancë të re
të Organizatës Ndërkombëtare “Humanitas”, u vlerësua mikpritja dhe u shpreh se ky mision humanitar nuk do të jetë i fundit që po kryejmë në Shqipëri, por do të vijojmë me projekte të reja humanitare
në shërbim të komunitetit shqiptar. Në përfundim të këtij takimi u nënshkrua akti i dhurimit nga dr. prof. Roberto Schiavone dhe prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj për autoambulancën.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E diel, 19 MAJ 2019
Jonida Maliqi shkëlqen në natën finale të Eurovision K
ëngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta në natën finale të Eurovision. Me këngën “Ktheju tokës”, Jonida Maliqi ka “ndezur” skenën në Tel Aviv. Këngëtarja shqiptare këndoi në gjuhën shqipe dhe është në 26 këngët më të mira të këtij Eurovisioni. Përpara nisjes, të gjithë këngëtarët u ngjitën në skenë, ndërsa Jonida u shfaq me simbolin e shqiponjës. “Ktheju tokës”, i dedikohet të gjithë emigrantëve, kryesisht atyre që u emigruan pas Luftës së Kosovës. E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim, ndërsa shqiptarët nga diaspora mund të votonin atë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit të arrinte një rezultat të lartë në renditjen finale të “Eurovision”-it, i cili u mbajt në Tel Aviv të Izraelit. Pak para performancës së shkëlqyer të mbrëmjes së djeshme, ajo ka zgjedhur të japë një mesazh tepër special për të gjithë fansat e saj në mbarë botën, duke shkruar: “Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar më shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë më energjinë e një publiku të jashtëzakon-
përjetoi mbrëmjen e së premtes në gjysmëfinale, Jonida kishte disa fjalë për të thënë për këtë eksperiencë. Përfaqësimi i vendit tonë me këngën dedikuar emigrimit, u prit shumë mirë sidomos nga publiku europian. “Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë
shëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip “Ktheju Tokës”! Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat në Eurovision. Albania! KthejuTokës! 14 Vote 14"- tha këngëtarja shqiptare në Instagram. Pas emocioneve të mëdha që
skenë: Këndova! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës! Jemi në finale, por tash-
më unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëritjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”, ka shkruar Jonida në Instagram.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 19 MAJ 2019
Nis edicioni i tretë i Festivalit të Resë, Tirana kthehet në kryeqendrën e artit modern
P
ër të tretin edicion rad hazi, nisi dje Festivali i Resë, “Cloud Fest”, ku për 15 ditë me radhë, 214 artistë nga 18 shtete të botës, do t’i dhurojnë publikut kryeqytetas një performancë ndryshe në muzikë, balet etj, duke krijuar një atmosferë fantastike. Në nisje të festivalit, përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Festivali i Resë ia ka dalë që të bëjë një ndërthurje të asaj që është Tirana sot. “Janë shumë ata që na kanë dhënë një dorë, rreth 18 organizata, agjenci, ambasada, grupe të ndryshme nga gjithë bota, ndaj jemi munduar që të bëjmë një gërshetë me performanca, e një fije nga ky gërshet janë thesaret si Agim Molla, si sazet, si ahengu i Tiranës, e shumë thesare prej trevave tona. Të dielën kemi performancën nga Japonia, më pas nga shumë shtete të tjera. Prandaj, jemi munduar të bëjmë një ndërthurje të
Veliaj: Një institucion që prodhon art dhe kulturë për qytetin mi e dramatizojmë kot, shumë zhurmë për asgjë, ndërkohë që harrojmë se ka kaq shumë arsye për të qenë të gëzuar dhe për të qenë bashkë. Deri në datën 30, do ketë gjithmonë diçka te ‘Reja’”, tha Veliaj. Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit, artistët më të mirë vendas dhe të huaj do të sjellin tek Reja ndërthurjen më të mirë midis dy ekstremeve të kulturës (artit, muzikës, dancit dhe ndërthurjeve të tyre) të kulturës bashkëkohore. REJA dhe lulish-
asaj që është Tirana sot. 18 herë, në të 18 gjuhët tuaja, ju falenderoj që keni pranuar të jeni pjesë e këtij gërsheti dhe jam
tja e saj do të jenë hapësirat e teatrit fizik, instalacioneve audiovizuale, bashkëbisedimeve me artistë, lojërave piknike e afterparty, performanca të artit dhe dancit bashkëkohor, muzikë dhe kërcim, paradë me Led, rituale, tambure japoneze, kërcim egjiptian, ëorkshope, leksione spirituale, kërcim TAP dhe Irlandez, performanca letrare, trajnime 8-ditore për artin e performancës, leksione në universitete për menaxhim të karrierës artistike si artist i pavarur.
mirënjohës sepse “Reja” u kthye nga një tufë shufrash hekuri, në një institucion”, tha Veliaj. Instalacioni i Resë është ideuar nga artisti i mirënjohur japonez Sou Fuxhimoto, ku nga vendosja e saj pranë Galerisë së Arteve ia arriti që të shndërrohet në një mjedis kulturor, me aktivitete të shumta për publikun. Veliaj tha se ky instalacion ka krijuar reputacionin e tij kudo në botë dhe ka marrë një dimension edhe më të madh se veprat e arkitektit të njohur japonez. Ai ftoi publikun e Tiranës që të ndjekë programin e pasur artistik që do të ofrohet në këtë skenë moderne në natyrë. “Stresohe-
INVESTIMI
Drejt dyfishimit të kapaciteteve të Bovillës disa foto nga kantieri ku po punohet për rritjen e kapaciteteve të Bollivës. Ndonëse në këto katër vite është dyfishuar furnizimi me ujë të pijshëm, falë këtij investimi, objektivi i Bashkisë së Tiranës dhe i kryebashkiakut Veliaj është garantimi 24 orë në ditë me ujë të pijshëm i qytetarëve. “Ky nuk është një instalacion arti. Me hapjen e motit, hapet sërish fronti i punës
B
ashkia e Tiranës ka nisur pa humbur kohë investimet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Pas 30 vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim madhor në Bovillë që synon dyfishimin e kapaciteteve të impiantit. Përmes një postimi në teitter, kryebashkiaku Veliaj ka postuar
për dyfishimin e impiantit të ujit në Bovillë pas 30 vitesh nga investimi i parë kur Tirana kishte vetëm 250 mijë banorë! Kemi dyfishuar ujin në Tiranë këto 4 vjet, e çojmë në 24 orë/ditë me këtë investim”, shkruan Veliaj. Paralelisht me investimet për burime të reja dhe për impiantin në Bovillë, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në këto katër vite
dhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili për shkak të mungesës së
vëmendjes dhe abuzimeve, ishte kthyer në një kulluese makaronash.
AKTUALITET
14
E diel, 19 MAJ 2019
E madhe ka qenë dhe pritshmëria që Kryeprokurorja të nisë inspektimet ndaj prokurorëve që shkelin ligjin. Gjatë 1 viti punë, Marku ka kërkuar vetëm 2 të tilla
K
orrupsioni do të jetë kryefjala e punës së Prokurorisë për vitin 2019. Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor. Puna e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Markut nuk i ka lënë shumë mbresa ministres së Drejtësisë. Etilda Gjonaj ditë më parë foli me statistika për ulje të hetimeve për korrupsionin gjatë vitit 2018, në krahasim me vitin paraardhës. “Ajo që përbën shqetësim është numri i vogël i procedimeve penale të dërguara për gjykim, që është rreth 8,6% i numrit total të çështjeve të riregjistruara”, tha Gjonaj gjatë raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve. Pritshmëria që organi i akuzës të hetojë korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë, ka qenë më e madhe sesa puna e kryer, sipas ministres Gjonaj, njëkohësisht koordinatore anti korrupsion në qeveri. E madhe ka qenë dhe pritshmëria që Kryeprokurorja të nisë inspektimet ndaj prokurorëve që shkelin ligjin. Gjatë 1 viti punë, Marku ka kërkuar vetëm 2 të tilla. “Do të duhej i njëjti proaktivitet, mbase edhe pak me tejkalim kompetence, për të nisur hetime disiplinore prokurorët që kanë shkelur ligjin. Të gjithë jemi në mungesë kompetencash, apo në një kuadër të qartë ligjor për sa i përket hetimeve disiplinore por nuk mund të lëmë gjyqtarë e prokurorë që kryejnë shkelje ligjore”, shtoi ministrja e Drejtësisë. Në mbrojtje Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme doli kryetari i Komisionit të
E votuan vetë, por Arta Marku zhgënjen qeverinë
Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se ajo ka punuar me kompetenca të kufizuara. Arta Marku mori mandatin e përkohshëm në krye të organit të akuzës në dhjetor të vitit 2017. Ajo është në garë së bashku me 4 prokurorë të tjerë për të drejtuar institucionin në 7 vitet e ardhshme. Në takimin mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, u theksua se fazat hetimore nga prokurorët duhet të përmbyllen në një kohë më të shkurtër. “Për vitin në vazhdim, Këshilli
i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit. Rekomandmet kanë për qëllim parandalimin për luftën kudnër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qevera do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019. Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një
ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale”, deklaroi ministrja Gjonaj. Më tej ajo tha se nuk janë përmbushur pritshmëritë për sa i përket hetimeve për pastrimin e parave nga zyrtarë të lartë.
GJYKATA
Pedagogu dënohet me 4 vite burg
Ish-pedagogu i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Dritan Shoraj është dënuar me 4 vite e 20 ditë burgim nga gjykata e Tiranës. Ish-pedagogu me gradë shkencore “Doktor” është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit, e cila në mars 2019, e njohu me vendimin penal të Gjykatës së Venecias, ku pedagogu i Fakultetit Ekonomik ishte dënuar në mungesë për “Trafikimi i lëndëvë narkotikë në bashkëpunim”. Shoraj ishte pjesë e një organizate me 128 anëtarë, mes tyre edhe afrikanë dhe austriak që trafikonin kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Aktivitetin kriminal Shoraj e ka pasur gjatë viteve 1998-2000, ku ishte pjesë e kësaj organizate italo-shqiptare, me bazë në Venezia. Sipas vendimit të Gjykatës, rezulton se i dënuari në bashkëpunim me persona të tjerë, në datën 2 maj 2000 kishte blerë një kilogram heroinë me koncetrancion të lartë të principit aktiv, një pjesë të së cilës ia kishte dorëzuar Riçardo Bortoleto, ngjarje e ndodhur në Milano, Pavia dhe Jesolo në periudhën kohore prillqershor 2000. Dritan (Dritano) Shoraj rezulton se është arrestuar të premten më 9 nëntor 2018 ora 16:00 nga forcat operacionale të policisë së Tiranës në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të Interpol Romës.
POLICIA
N
ë kuadër të operacionit “Orët e Vona”, Policia e Kryeqytetit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, një për kokainë dhe një për kanabis. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shigjetat”, ku gjatë operacionit u vunë në pranga 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë. A.B, 31-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”. A.K, 23-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje. E.M,
Super aksion kundër shpërndarësve të drogave
26-vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person
me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, 26-vjeç, banues në Tiranë, për
veprën penale “Moskallzim Krimi”. Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana: Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal bar kafe, persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike. Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A.B. Policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë. Në momentin e kontrollit nga
Policia në lokal ndodheshin shtetasit A.B, A.K, E.M dhe A.D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D. Gjithashtu gjatë operacionit nga ana e shërbimeve “Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë shtetasi L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi kanabisi. Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B, që është shtetasi R.T, 21-vjeç, lindur në Tiranë i dënuar më parë për “Vjedhje”.
AKTUALITET
15
E diel, 19 MAJ 2019
Në banesën e 76-vjeçarit ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën
P
olicia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesë në Peqin më 8 maj. Policia arrestoi 19-vjeçarin me iniciale S.I, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim. I riu në bashkëpunim me tre shtetasit me iniciale B.H, 30vjeç, M.Ll, 27-vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh, 27-vjeç, banuese në Durrës, të cilët u arrestuan më 11 maj, dhunuan dhe i grabitën 60 mijë euro 76-vjeçarin, Skënder Zeqiri. Grabitësit e kanë spikatur kohë më parë të moshuarin dhe kanë gjetur momentin kur ai ishte vetëm në shtëpi për ta sulmuar. ‘’Kapja dhe ndalimi i S.I, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019, në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H, M.Ll, dhe E.Sh, të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z dhe kanë vjedhur një sasi parash’’,-raporton policia. Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhami”, aty ku një çift ka shkuar në shtëpinë e Zeqirit me pretendimin se vajza kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng te moshuarit, duke i paralizuar kujtesën. Njëkohësisht atij i është marrë mostër gjaku për të përcaktuar nëse ka element toksikologjikë si pasojë e konsumimit të lëngut. Sipas policisë, çifti që ka shkuar në banesën e të moshuarit i ka dhënë këtij të fundit një pije për të humbur kujtesën dhe më pas kanë vepruar në qetësi për të grabitur shumën e parave dhe sende. “Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “ Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H, M.Ll, dhe E.Sh, të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z, dhe kanë vjedhur një sasi parash. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet
Dhunuan dhe grabitën 60 mijë euro, kapet grabitësi 19-vjeçar RRËFIMI “Ai ishte në ballkon i shtrirë. Ishte një gocë dhe më tha do hyj pak në banjo. Te kuzhina kishin prish bravën dhe kishin marrë gjithë lekët. Kisha hequr lekët për furgonin. Në total kanë marrë diku te 60 mijë euro. Mora celularin të merrja çunin. Mora celularin, nuk ma hapën. Morëm Skënderin dhe shkuam nga policia në spitalin e Peqinit”.
NGJARJA
e mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit. Bashkëshortja e 76-vjeçarit, rrëfen se në shtëpi në momentin e grabitjes ka qenë vetëm bashkëshorti, sipas të cilit i është shfaqur në derë një vajzë e cila i ka kërkuar të futet në shtëpi për
të përdorur tualetin. “Unë jam e shoqja e Skënderit. Unë erdha në orën 1 se shkoj në treg me rrobat. O Skënder hap derën. Ai tha ca dere do ti, mua më kanë vrarë. Ai ishte në ballkon i shtrirë. Ishte një gocë dhe më tha do hyj pak në banjo. Te kuzhina kishin
prish bravën dhe kishin marrë gjithë lekët. Kisha hequr lekët për furgonin. Në total kanë marrë diku te 60 mijë euro. Mora celularin të merrja çunin. Mora celularin, nuk ma hapën. Morëm Skënderin dhe shkuam nga policia në spitalin e Peqinit”, thotë bashkëshortja.
“Policia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesë në Peqin më 8 maj. Policia arrestoi 19-vjeçarin me iniciale S.I, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim. I riu në bashkëpunim me tre shtetasit me iniciale B.H, 30-vjeç, M.Ll, 27-vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh, 27-vjeç, banuese në Durrës, të cilët u arrestuan më 11 maj, dhunuan dhe i grabitën 60 mijë euro 76-vjeçarin, Skënder Zeqiri”.
SITUATA
POLICIA
Vrasësit me pagesë, sfida e policisë
Rritet lista e personave në kërkim
Zbulimi i vrasjeve të tipit mafioz mbetet një nga sfidat më të vështira të policisë. Ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vrasës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme. Emri Vata ish-drejtor i Policisë, thotë se këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe kriminale që kanë vrasës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. “Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara”. Policia ka zbuluar edhe vrasës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë eurosh. “Vrasësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”. Edhe në zinxhirin e vrasjeve të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, dyshohet se autorët janë kriminelë të paguar. Ndaj pjesa më e madhe e këtyre veprave kanë mbetur pa autorë.
119 persona me kartelë të kuqe, të dënuar për krime të rënda, që nga vrasja e deri te grabitjet e armatosura, janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare por edhe ato të huaja, si Interpol. Deri më tani lista tre shifrore nuk është ulur por vijon të shtohet. Supergrabitja e Rinasit tregoi mjaft se të shpallurit në kërkim kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat. Një urdhër për ngritjen e një grupi pune ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke pasur për detyrë të analizojë punën e bërë për kapjen e këtyre personave. Gjithashtu, mësohet se shumë shpejt të gjithë sektorët e drejtorive të policisë së kryeqytetit por edhe ato të rretheve, do të raportojnë në Drejtorinë e Përgjithshme mbi listat e tyre të personave të shpallur në kërkim, pasi numri është edhe më i lartë nëse do të marrim parasysh dhe kërkimet policore.
SOCIALE
16
E diel, 19 MAJ 2019
Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja
Gjobat, jo më nga Komisioni i Policisë Rrugore P
rej kohësh Policia Rrugore ka bërë me dije se gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor do të ndëshkohen dhe për këtë jo domosdoshmërisht do të jetë fizikisht një efektiv policie. Përmes kamerave në segmente të caktuara rrugore, policia ua sjell gjobat në shtëpi. Policia synon të sensibilizojë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve, në të kundërt gjobat plotësohen edhe pa pasur dijeni. Nga ana tjetër të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të Kodit Rrugor, masat administrative të gjobave nuk do të vendosen më nga komisioni i cili vepron pranë Policisë Rrugore por nga efektivi i cili konstaton shkeljen. Janë këto ndryshimet që do të pësojë Kodi Rrugor. Drafti i propozuar nga Policia Rrugore është depozituar pranë Ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet për Kodin Rrugor në nenin 201 propozojnë që masat administrative të shqyrtohen tek organi administrativ shtetëror vetëm nëse do të kërkojë kundravajtësi, në të kundërt masa administrative do të vendoset dhe ekzekutohet nga agjenti i policisë. Deri më sot masa e gjobës në vend për kundërvajtjet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjentiverifikues me një shumë deri në pesë mijë lekë, mbi këtë shumë drejtuesit e
DRAFTI “Drafti i propozuar nga Policia Rrugore është depozituar pranë Ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet për Kodin Rrugor në nenin 201 propozojnë që masat administrative të shqyrtohen tek organi administrativ shtetëror vetëm nëse do të kërkojë kundravajtësi, në të kundërt masa administrative do të vendoset dhe ekzekutohet nga agjenti i policisë”.
automjeteve drejtoheshin pranë komisionit të policisë rrugore, i cili në mjaft raste ishte kosto e dyfishtë për qytetarët. Këta të fundit duhet të prisnin me orë të tëra të radhë për të dalë para këtij komisioni. Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja. Javët e fundit në vend u shënuan aksidente fatale. Në Elbasan aksi
më problematik për sa i përket aksidenteve rrugore është rruga kombëtare Elbasan-Librazhd pranë fshatit Labinot. Zona është tërësisht e banuar, dy shkolla janë fare pranë rrugës e megjithatë parametrat e sigurisë nuk janë në nivelin e duhur. Çdo vit ndodhin aksidente me pasojë jetën, kryesisht kalimtare. Problemi më i madh qëndron në mungesën e ndriçimit gjatë natës dhe sinjalistikës së dobët. Rruga Shkodër-KryeBushat si dhe autostrada Shkodër Hani
VENDIMI
VENDIMI
Protesta, në burg 40-vjeçari
“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Tiranës për Marash Qerimin, 40-vjeçarin nga Tropoja, i cili u arrestua pasi në protestën-marshim të opozitës, u zbulua nga filmimet se hodhi bomba molotov, kapsolla, flakadanë. Ai akuzohet për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “goditja për shkak të detyrës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, mbetën të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.
i Hotit janë njolla të zeza sa i përket aksidenteve. Muajt e fundit në të dy këto akse kanë humbur jetën 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë e disa të tjerë janë plagosur. Shkaku: shpejtësia tej normave të lejuara. Qarku i Lezhës mbetet një ndër më të rrezikshmit në të gjithë vendin sa i takon numrit të aksidenteve. Aksidentet në kryqëzime si ai i Rrilës, Shënkollit, Blinishtit, Spitnit, Patokut, Dajcit, Shëngjinit ndodhin si pasojë e mungesës
së sinjalistikës, por edhe sepse nuk ka mbikalime e nën kalime. Në Fier vetëm në 8 km në aksin nacional Fier- Levan janë dy pika problematike, që njihen si “kthesa e liqenit” dhe” çesma e Levanit”. Rruga është me shumë kthesa, e pajisur me sinjalistikë, por mungon ndriçimi. Në rrugën trans-ballkanike në Vlorë aksidentohen shpesh kalimtarë që kalojnë rrugën apo ata që lëvizin me biçikletë. Në janar, një punonjës i bashkisë mori përpara me automjetin e tij me shpejtësi 11 automjete të parkuara. Fatmirësisht aksidenti nuk pati pasoja tragjike sepse ndodhi në orët e para të mëngjesit.
G
jykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve. I njohur edhe me pseudonimin “Niçka”, ai kërkoi zbutje të masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave. Nga ana tjetër, prokurori kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë qe “Nicja” kërkon lirim nga qelia. Sipas materialeve të Prokurorisë, lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë evidentuar gjatë shumë përgjimeve. Mes tyre rezulton se ai ka patur dhe një bisedë me Lulzim Berishën, të cilit i ka kërkuar një numër telefoni për një kontakt të tij. Berisha duket se ia ka dërguar numrin e kërkuar. Prokuroria në përgjimet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk bën të ditur
“Niçja” kërkon lirinë, 5 herë ia refuzon gjykata
nëse ka edhe përgjime të tjera ku janë regjistruar biseda të Lulzim Berishës me personat e vënë në pranga në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, apo nëse sqarohet se kush personi të cilët
të arrestuarit i referohen në biseda me pseudonimin Xhuxhi. Në një përgjim të mëhershëm, Altin Avdyli përmend emrin e kryebashkiakut të Durrësit, teksa flet për blerje votash.
FORUM ANALIZË Nga Enver Rabolli
P
ak orë pas publikimit të një materiali kompro metues kundër tij, nënkancelari i Austrisë HeinzChristian Strache është detyruar të paketojë valixhet dhe të braktisë qeverinë e Austrisë. Strache tha para mediave në Vjenë se në një takim me një ruse atraktive në një vilë në një ishull spanjoll është sjellë si një pijanec në pubertet. Ai kërkoi falje dhe u përpoq të luajë rolin e viktimës. Paraqitja e tij para mediave ishte një komedi reale. Sipas mediave austriake, kancelari Sebastian Kurz nga Partia Popullore (ÖVP) të shtunën vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Strachen, i cili është shef i partisë populliste FPÖ. Në një takim me Strachen ai pranoi dorëheqjen e tij. Të premten në mbrëmje mediat gjermane njoftuan se Strache është takuar në vitin 2017 në Ibiza me një milionere të rrejshme ruse, të cilës i ka premtuar tenderë publikë nëse ajo i jep para politikanit austriak për fushatën elektorale. Raportimi i re-
K
ur të shtunën, kan celarja Angela Merkel dhe kandidati kryesor i partive popullore europiane, Manfred Weber të takohen me mikpritësin, kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, nuk do të flitet vetëm për mbështetjen e një aleati besnik në fushatën e BE. Kroacia konsiderohet si një roje e besueshme e kufirit të jashtëm europian, dhe ndihmon me këtë që të mbahet sa më e vogël tema e refugjatëve në fushatën aktuale europiane. Respektimi i të drejtave të njeriut luan një rol dytësor. Së fundmi këtë e tregoi edhe një ekip i televizionit zviceran, SRF. Fshehurazi ata filmuan në kufirin e gjelbër bosnjako-kroat në dy ditë rreth katër të ashquajtura, push-back, dëbime ilegale të refugjatëve nga Kroacia. Ajo që është raportuar prej kohësh nga organizatat për të drejtat e njeriut u dokumentua së fundmi: duke shkelur ligjin dhe me kërcënim të dhunës policët kroatë kthejnë mbrapsht në Bosnje-Hercegovinë refugjatët që gjenden në territorin kroat e që janë lutur për azil. Bëhet fjalë për refugjatë nga Pakistani, Algjeria, Afganistani. Gazetarëve zviceranë një person u përshkruan se si janë trajtuar nga policia kroate. „Ata hapën derën e mikrobusit dhe thanë:
vistës «Der Spiegel» dhe «Süddeutsche Zeitung» ka dridhur Austrinë dhe është shndërruar në temë kryesore në arenën ndërkombëtare. Strache u arsyetua se takimin me rusen e kishte zhvilluar në gjendje pothuaj të dehur, gjë që në mediat sociale ka ngjallur shumë reagime ironike. FPÖ është një partner i vështirë për kancelarin Kurz. Politikanë të FPÖ-së mbajnë lidhje të ngushta me një lëvizje nacionaliste të quajtur «Identitären», e cila ka marrë donacione nga terroristi australian që vrau dhjetëra vetë në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Një funksionar i FPÖ së fundi botoi një poezi, në të cilën njerëzit krahasoheshin me minjtë. FPÖ ka sulmuar ashpër gazetarin prominent Armin Wolf për shkak se ai i kishte bërë disa pyetje kritike Harald Vilimsky-it, kandidatit të FPÖ-së për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Strache njihet si politikan proserb dhe prorus, në rininë e tij ka qenë pjesë e rrjeteve neonaziste,
17 E diel, 19 MAJ 2019
Vetëm 18 orë pas skandalit, zv/kancelari përjashtohet nga qeveria e Austrisë pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka përsëritur se Kosova është «zemra e Serbisë». Pas hyrjes në qeveri në dhjetor 2017 nuk e ka vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës për shkak të rezistencës nga ana e kancelarit Kurz. Por Strache mban lidhje të ngushta me politikanë serbë në Beograd dhe me klanin e Millorad Dodikut në të ashtuquajturën Republika Srpska në Bosnjë. FPÖ drejton ministritë kyçe në qeverinë e Austrisë: të jashtmen, të brendshmen dhe mbrojtjen. Të gjitha shërbimet sekrete austriake kontrollohen nga ministritë e drejtuara nga FPÖ, e cila në vitin 2016 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me
partinë e Vladimir Putinit. Për shkak të frikës se ministrat e FPÖ-së mund t’i ndajnë informatat e tyre me Rusinë, shërbimet sekrete të vendeve të tjera të BE-së kanë vendosur të reduktojnë shkëmbimin e informatave me shërbimet informative austriake. Gjatë bisedës gjashtëorëshe me rusen, e cila prezantohet si mbesë e një oligarku, Straches në një moment i lindin dyshime dhe thotë: «Kurth, kurth, kurth i organizuar». Por bashkëpunëtori i tij i ngushtë Johann Gudenus thotë: «Nuk është kurth». Rrëzimi i Straches është shoqëruar me komente therëse nga publicistët gjermanë. Njëri prej tyre pyet në Twitter: «A mund ta
paramendojmë Angela Merkelin duke llomotitur kështu në Ibiza?» Për përgjigje nuk ka nevojë, sepse ajo dihet. Kryetarja e partisë konservatore gjermane CDU, Annegret KrampKarrenbauer, duke komentuar skandalin e politikanëve austriakë tha se është me rëndësi që në Europë të mos forcohen më popullistët e djathtë. Incizimi i Straches tregon se popullistët kudo në Europë i shesin interesat e vendit për mirëqenien personale, tha Kramp-Karrenbauer. Sipas saj popullistët i shesin interesat edhe për një rriskë bukë të lyer me gjalpë. «Këta njerëz nuk bën të marrin përgjegjësi në Europë». Dialogplus.ch
Një nga daljet e pakta publike të kancelares për fushatën zgjedhore europiane është në Kroaci. Kjo lidhet edhe me rolin që e rëndësishëm të këtij vendi në politikën aktuale europiane për refugjatët
Merkel në Kroaci: Fushatë tek roja e kufirit të jashtëm të BE Hidhuni njëri pas tjetrit. Na shkatërruan celularët dhe nuk na i dhanë më paratë që na kishin marrë. Na qëlluan me shkopinj dhe thanë: Go Bosnia!” Me këto veprime policët shkelin hapur rregulloret e së drejtës ndërkombëtare edhe ato të BE, thotë Julija Kranjec nga Qendra për Studimet e Paqes, CMS në Zagreb në bisedë me Deutsche Wellen. Sepse të gjithë refugjatët, që shkelin një vend të BE dhe kërkojnë aty azil, kanë të drejtën e verifikimit individual, pra një procedurë ligjore. Kjo vlen edhe në rastet e hyrjes ilegale në vend. Edhe dëbimi bëhet në kuadër të një procedure të rregullt. „Kjo nuk duhet të kryhet në rrugë jozyrtare.” Ministria e Brendshme kroate i hedh poshtë akuzat. Policët pengojnë ata që duan të hyjnë ilegalisht në BE, thuhet. Kjo është në pajtim me përcaktimet e marrëveshjes së Shengenit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Nga ana
tjetër ky rajon kufitar është një rajon i rrezikuar nga minat, argumentohet në Zagreb. Policët i kishin orientuar personat që hynë ilegalisht në Kroaci të merrnin një rrugë tjetër pylli. Pra si rrjedhojë ata në fund i kanë ndihmuar refugjatët. Pretendimet se janë „qëlluar” janë të gabuara, thotë Ministria e Brendshme e Kroacisë. Akuza të tilla nuk janë të reja. Në fund të vitit 2018 organizata e shoqërisë civile, Border Violence Monitoring, BVM ka publikuar mjaft video të regjistruara në fshehtësi, ku shihen policë të armatosur kroatë se si i kthejnë në Bosnje-Hercegovinë përmes një rruge në pyll refugjatët që ndodhen në territorin kroat. Në raportin e fundit kjo organizatë shkruan për një burg ilegale në Korenicë. Aty mbahen refugjatët kundër ligjit dhe në kushte jo të denja njerëzore. „Prej dy vitesh ka raportime të organizatave kroate e ndërkombëtare me
dëshmi dhe praktika të tilla. Edhe e ngarkuara kroate për të drejtat e njeriut ka shkruar për këtë. Por asgjë nuk ka pasur efekt”, thotë Julija Kranjec nga Qendra për Studimet e Paqes. Ministria e Brendshme i mohon të gjitha këto fajësime. Që nga koha kur itinerari i Ballkanit, përmes të cilit erdhën në BE rreth 1 milionë refugjatë, u mbyll me gardhe në kufirin serbo-hungarez dhe kroatohungarez, mijëra emigrantë përpiqen përmes „një itinerari të ri të Ballkanit” nga BosnjeHercegovina të hyjnë në Kroaci. Autoritetet boshnjake kanë regjistruar në vitin 2018 më shumë se 21.000 refugjatë. Qeveria në Zagreb e ka të qartë, se refugjatët e shohin Kroacinë si një vend tranzit për të hyrë në perëndim, megjithatë vendi do të paraqitet si një roje e mirë kufiri „Për qeverinë hyrja në hapësirën Shengen, që nuk parasheh kufij të brendshëm mes vendeve të BE, përbën një prioritet të politikës së jasht-
me”, thotë Julia Kranjec. Prandaj Kroacia do të tregojë, se është në gjendje të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE. Kroacia nuk është e vetme. „Kemi raportime për praktika të njëjta edhe në vende të tjera që ndodhen në kufijtë e jashtëm të BE, ashtu si edhe disa vende në kufijtë e brendshëm”, thotë Kranjec. Duket se kjo është kthyer në një praktikë normale në BE. Por me qëndrimin e saj qeveria kroate me sa duket gjen mbështetje edhe në nivel të BE. Dy herë i kanë shkruar deputetë të Parlamentit Europian, Komisionit Europian, pa marrë asnjë përgjigje. Edhe për rastin e fundit, KE nuk pronocohet, siç bëjnë të ditur mediat zvicerane, një kërkesë për rastet e fundit të publikuara i është dërguar edhe komisionerit të BE për emigracionin. Ndërkohë që as nuk pritet që Angela Merkel dhe Manfred Weber ta cekin në mënyrë kritike këtë temë në Zagreb. DW
KULTURE
18 E diel, 19 MAJ 2019
“Ekrani i artit” në oborret e shtëpive të vjetra shkodrane Festivali “Ekrani i Artit” shndërroi shtëpitë e vjetra të Shkodrës, mes të cilave edhe atë të Kol Idromenos në një skenë arti për publikun nën tingujt e traditës të sjellë në dimensione bashkëkohore. Ky festivali solli për artdashësit ndërthurjen e filmit dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin në Teatrin Migjeni. Filmat që u shfaqen sivjet ishin me tematika të ndryshme dhe artistët vinin nga vende të ndryshme dhe përcollën përvoja të ndryshme jetësore e artistike duke e bërë “Ekranin e Artit” një mundësi ideale për shkëmbime kulturore. Mbrëmja vijoi në oborrin e Qendrës Rinore “Arka” me muzikantin Kolë Laca dhe projektin e tij “Shkodra Elektronike”. “Shkodra elektronike” erdhi për të pranishmit si një udhëtim
Muzetë e Shqipërisë, falas e të hapur deri në mesnatë për vizitorët Muzetë e Shqipërisë do jenë të hapura për publikun gjatë fundjavës, ku vizitorë do kenë mundësi të shijojnë një rrugëtim mes historisë dhe artit falas. Me rastin e 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale të vendit u mobilizuan për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës. Muzetë janë të shumtë në Shqipëri, ku vlen të përmenden Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në Berat, muzetë arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeun e armëve dhe atë Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë etj. Tashmë këto muze çdo vit e më shumë po mirëpresin vizitorë të huaj dhe vendas.
në (ri)zbulim të muzikës popullore shkodrane, të përpunuar sipas muzikës elektronike. Publiku shijoj një repertor të larmishëm që bën pjesë në atë lloj muzikor që në Shkodër quhet Aheng.
Pra tingujt e muzikës popullore erdhën të ndërthurura me muzikën elektronike duke krijuar një mbrëmje të këndshme për të pranishmit në oborret e shtëpive karakteristike shkodrane.
Ansambli rus befason Korçën, performon këngë e valle shqiptare Ansambli muzikor Jarmarka nga qyteti i Perm-it në Rusi mbas një turi në Europë dhe Amerikë zgjodhën Shqipërinë për të performuar dhe servirur kulturën ruse me vepra muzikore më të njohura në vend. Gjashtë artistët në skenë performuan këngët më të njohura popullore në Europë, kompozime dhe muzikë të cilën artistët i zgjodhën për të performuar për herë të parë ndaj publikut shqiptar. Drejtori artistik Viktor Kuzminov e konsideron Korçën si qytetin që e njeh dhe e do kulturën ruse. Në përfundim të mbrëmjes ai tha se ngrohtësinë që gjeti në këtë vend nuk e ka marrë në asnjë vend ku grupi folklorik ka performuar. Ndërkohë Sergei Konovallov një ndër artistët që performoi në skenë u shpreh entuziast pas performancës dhe ngrohtësisë që i fali publiku. Në fund të performancës grupi folklorik kishte përgatitur një surprizë për publikun shqiptar me këngët dhe vallet më të njohura në Shqipëri.
Rikthehet grupi “Ritfolk” Rikthehet në muzikë një ndër grupet më të pëlqyera të viteve ’90 në Shqipëri, grupi Ritfolk. Njëri prej anëtarëve të grupit, kantautori Altin Goci tregon se rikthimi i grupit vjen për shkak të kërkesave të fansave, miqve dhe nostalgjikëve të muzikës së tyre. “Kishim kohë që mendonim një reunion, më së shumti si kërkesë e fansave, miqve dhe nostalgjikëve të grupit tonë. Menduam që është një domosdoshmëri për të risjellë një muzikë bio në tregun muzikor omgj. Fillimisht do të mbajmë një koncert në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera. Finalizimi i koncertit erdhi si mbështetje e Bashkisë së Tiranës. Koncerti i parë do të mbahet në Tiranë në datën 8 qershor”, zbuloi më tej Altin Goci. Kantautori tregoi edhe arsyen pse u nda grupi. “Si shumë grupe muzikore dhe ne kishim mosmarrëveshjet tona më së shumti konceptuale të grupit. Përkoi edhe me atmosferën e 97-ës. Për momentin jemi të fokusuar te koncerti. Ky koncert do risjellë të gjitha këngët e albumit ‘Drejt fatit tim’ të risjella në kohë, si dhe këngët tona të krijuara veçmas”, tha Goci.
Manjola Nallbani shkëlqeu në koncertin recital në 30 vjetorin e karrierës së saj Manjola Nallbani është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon shumë vite. Këngëtarja e njohur shqiptare, Nallbani (e enjte) ka mbajtur një koncert recital. Artistja e cila është edhe profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë në skenë nuk ishte vetëm, pasi ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj. Aurela Gaçe, Eli Fara, Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi ishin disa nga miqtë e Nallbanit, që i dhanë më shumë emocion këtij koncerti. Karriera e saj e gjatë, çmimet e ndryshme, vlerësimet në festivale e tjera, albumet e kanë
bërë Manjolën një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës. Ky recital është mbajtur në Qendrën Kulturore të Qendrës Ortodokse dhe këngëtarja ishte shumë e gëzuar pasi ishin shitur të gjithë biletat para koncertit.
SHOWBIZ
19 E diel, 19 MAJ 2019
Princ William kujton vdekjen e Princeshë Dianës: Dhimbje si asnjë tjetër Duka i Kembrixh, William është shprehur rreth dhimbjes që ka ndjerë kur nëna e tij Princesha Diana është ndarë nga jeta. Ai e ka përshkruar si një dhimbje që nuk ka krahasim me asnjë dhimbje tjetër, në një dokumentar të BBC rreth shëndetit mendor. Ai u shpreh se ndonëse Britanikët nuk i shprehin shumë emocionet e tyre, por kur vijnë kohë të vështira duhet të qetësohen dhe të flasin rreth ndjesive pasi nuk janë robotë. Gjithashtu Princ William u shpreh për kohën kur ka punuar si pilot në një ambulancë ajrore duke theksuar se kjo periudhë e ka bërë të mendojë edhe më shumë se vdekja është gjithnjë ‘pas dere’. Ai shtoi se ajo çfarë përjetoi kur humbi nënën e tij në vitin 1997 në një aksident automobilistik, e ka bërë që të lidhet më shumë me njerëzit që kanë humbur një person të dashur. “Kam menduar shumë gjatë për këtë gjë dhe jam
Kim Kardashian publikon foton e parë të djalit dhe zbulon emrin e tij Një javë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt dhe këtë herë u bekuan me një djalë. Dyshja e njohur nuk publikuan asnjë imazh të vogëlushit dhe nuk e zbuluan emrin e tij. Por së fundmi Kim ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke publikuar emrin dhe foton e parë të djalit. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar në “Twitter” dhe “Instagram” një foto nga biseda me Kanye dhe aty shihet edhe imazhi i djalit. “Dita e bukur e nënave. Me ardhjen e fëmijës tonë të katërt ne jemi të bekuar përtej masës. Ne kemi çdo gjë që na duhet”, lexohet në mesazhe. Bashkangjitur tyre ajo ka shkruar Psalm West, i cili është emri i vogëlushit. Ky emër është me origjinë hebraike dhe do të thotë këngë. Gjithashtu është shumë i njohur në botën e shenjtë që vjen nga emri i librit të Psalm-eve. Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë dhe tre fëmijë të tjerë North, Saint dhe Chicago.
përpjekur të kuptojë se përse ndihem kështu, por mendoj se kur sprovohesh në moshë të vogël, në çdo moshë në fakt, por sidomos në moshë të vogël, ti e ndjen dhimbjen më fortë së
çdo dhimbje tjetër. Kam ndjerë se me punët që kam bërë ka patur momente dhe situata që më janë dukur familjare me ato çfarë kam kaluar unë,”është shprehur Princ William.
Kylie Jenner merr me qira 450 mijë dollarë në muaj rezidencën në Malibu E vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha pasi tani ajo është renditur nga revista Forbes në listë e miliarderëve. Ajo po merr me qira një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në
Malibu, që dikur ishte në pronësi të Yolanda Hadid, nga Real Housewives Of Beverly Hills. Qiramarrësit mund të paguajnë 450,000 $ në muaj për kënaqësinë e qëndrimit në pronë, e cila jepet me qira nga Elite Luxury Homes. Vila është e ven-
dosur në një kodër me një pamje nga Oqeani Paqësor dhe Chichi Carbon Beach, sipas Variety. Carbon Beach ka pseudonimin “Billionaire’s Beach” pasi aty kanë prona emra si David Geffen dhe Larry Ellison. Investitori Multibillionaire Robert F. Smith dhe bashkëshortja e tij, janë pronarët e tanishëm të shtëpisë ku Kylie do të qëndrojë. Kylie ka marrë rezidencën në zonën më të bukur me të dashurin e saj rapper Travis Scott, babai i vajzës së saj njëvjeçare Stormi. Vajza e Yolanda 22vjeçare Bella Hadid është edhe një nga miqtë më të mirë të motrës së madhe 23-vjeçare të Kylie, Kendall Jenner.
Partneri e dhunoi, por aktorja e njohur nuk heq dorë prej tij Pak javë më parë aktorja Hayden Panettiere u përfshi në një situatë të pakëndshme dhune e ardhur nga partneri i saj aktori Brian Hickerson. Pas dhunës së ushtruar ndaj partneres së tij ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 50 mijë dollarësh. Familjarët e aktores kanë qenë të shqetësuar pasi nuk është hera e parë që çifti ka këto probleme. Megjithatë duket se ata nuk e kanë ndërmend të ndahen. Çifti është fotografuar pak ditë më parë dorë për dore. 29-vjeçarja është parë për herë të parë me aktorin vitin e kaluar, kur kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë nga ish i fejuari i saj Wladimit Klitschko më të cilin ka edhe një vajzën 4-vjeçare Kaya.
Një tjetër dasmë mbretërore, mungon Dukesha Meghan Princit Harry iu desh të linte vetëm në shtëpi Meghan-in dhe djalin Archie, për të qenë prezent në dasmën mbretërore të Mbretëreshës Philip dhe Pippës. Zonjusha Gabriella Windsor u martua me financierin 40-vjeçar Thomas Kingston në Chapel të Shën Gjergjit, Windsor Castle ditën e djeshme. Kjo është dasma e tretë mbretërore në më pak se një vit.
SPORT
20
E diel, 19 MAJ 2019
Presidenti dhe strategu i njohur i Juventusit dolën në konferencën e lamtumirës
Rozalb Lika “History Alone”- historia e bërë vet. Kjo ishte fanella që kishte rezervuar presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli në ceremoninë e lamtumirës së Andrea Agnellit nga skuadra torineze. Numri një i Zonjës së Vjetër e ka cilësuar si vendimin më të vështirë të bërë deri më tani nën drejtimin e skuadrës bardhezi. Një vendim të cilin ai e ka arsyetuar me kohën për të bërë disa ndryshime, ndërkohë që e ka cilësuar si një nga strategët më të mirë që ka pasur ndonjëherë ekipi italian.“Max Allegri është një nga trajnerët që ka shkruar historinë me Juventusin. Ai ka fituar 5 trofe radhazi i vetëm. Më kujtohet marsi i vitit 2013, kur ishim duke shkuar për të ndjekur finalen e Championsit mes Bayernit dhe Dortmundit, në të njëjtën hotel ishte edhe Allegri. I thash Paraticit që ai do të bëhej trajneri i ardhshëm i Juventusit. Pritëm 14 muaj dhe më pas ai erdhi te ne, edhe pse mes kontestimeve. Tregoi një kurajo të madhe. Numrat flasin qartë, ashtu si edhe titujt fituar. Janë të pabesueshme që të fitosh kaq shumë në 5 vite. Në këtë rrugëtim, ajo që më ka bërë më shumë krenar është fakti që kam gjetur një mik të sinqertë, me të cilin mund të diskutosh dhe të përballesh për shumë argumenta. Isha i bindur për të vijuar me Allegrin, isha i sinqertë pas ndeshjes me Ajaxin. Më pas ishte analiza nga të gjithë, ku Allegri ka treguar inteligjencë për të mirën e grupit dhe ekipit. Me shumë trishtim, mund të them se këtu mbyllet një cilik, nga më fitueset në histori. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë”, ka thënë presidenti Agnelli. Në krahun tjetër Massimiliano Allegri ka qenë ndjeshëm i prekur edhe nga prania e futbollistëve të cilët i rezervuan një lamtumirë ndryshe, që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e klubit të Juventusit. Ai shpjegoi edhe arsyet që sollin “divorcin”. “Falënderoj presidentin për fjalët e bukura, falënderoj djemtë
GJERMANI
Allegri dhe Agnelli sqarojnë arsyet e “divorcit” pas 5 vitesh ZIKALTRIT
Zidane: Nëse nuk bëj atë që dua, do të largohem Zinedine Zidane është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit në kampionat, ndaj Real Betis. Strategu francez ka konfirmuar se në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por ai ende nuk e di nëse do të jetë ndeshja e fundit për Keylor Navas dhe Bale. “E përfundojmë këtu sezonin dhe duam t’i përshëndesim tifozët tanë me një lojë të mirë dhe fitore. Ka qenë një sezon i ndërlikuar, në fund të të cilit duam të përcjellim një mesazh të qartë. Iu premtojmë tifozëve se do të kthehemi me entuziazëm sezonin e ri, do të jenë krenarë për lojtarët dhe ekipin e tyre. Formacioni? Nuk do t’ju them asgjë, siç bëj gjithmonë, edhe pse ju kërkoni ta dini. Ne jemi këtu për të menduar për ndeshjen e nesërme, që të hedhim në fushë ata lojtarë, që mund të luajnë mirë dhe të fitojnë. Nëse nuk vendos unë se kush do të luajë, atëherë largohem. Sfida e fundit për Bale? Nuk e di, nuk mund t’jua them. Është ndeshja e fundit e krejt Real Madridit për këtë sezon. Sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Zidane.
BLAUGRANËT
Messi me shokë dalin kundër transferimit të Griezmann
për atë që kanë bërë dhe për atë që më kanë dhënë, kemi marrë shumë kënaqësi, po lë një ekip fitues, kemi diskutuar për të mirën e Juventusit, kompania ka bërë vlerësimet e saj dhe e konsideronte të përshtatshme që trajneri të mos isha unë më. Por kjo nuk ndryshon asgjë, sepse marrëdhëniet me Andrean janë të jashtëzakonshme, si me Paraticin dhe Nedved. Nesër (sot) do të jetë një mbrëmje e bukur, sepse kanë qenë pesë vjet të jashtëzakonshme. Kur
e kuptoni se duhet të ndaheni në mënyrë fiziologjike, nuk ka nevojë të vazhdohet. Kjo është ajo që ndodhi në mbledhjet e famshme, unë lë një president të jashtëzakonshëm, një vendimmarrës. Pavel dhe Fabio, të cilët i takova në moshë të re, por tashmë janë drejtues të rëndësishëm. Edhe vitin e ardhshëm, Juventus do të vijojë të bëjë shumë mirë sepse është një super klub dhe ka një ekip të jashtëzakonshëm”, deklaroi strategu toskan.
Antoinne Griezmann disa ditë më parë njoftoi zyrtarisht largimin nga skuadra e Atletico Madrid përmes një videomesazhi drejtuar tifozëve. Mediat spanjolle, por edhe ato franceze të bëjnë thuajse të sigurt kalimin e kampionit të botës te Barcelona, pranë të cilës ishte edhe verën e kaluar, por në fund zgjidhi të mbetet në Madrid. Megjithatë përtej dëshirës së drejtuesve të klubit katalan, futbollistët “blaugrana” duke filluar që nga Lionel Messi, nuk janë aspak në favor të një transferimi të tillë, duke mos aprovuar blerjen e francezit. Mediat katalane raportojnë se tashmë drejtuesit do të duhet të bëjnë llogaritë me një çështje që nuk e kishin menduar, pasi francezi nuk shikohet me sy të mirë në dhomat e zhveshjes dhe mund të prishë harmoninë në ekip.
5 gola për titullin e 7-të radhazi të Bayernit në Bundesligë B
ayerni i Mynihut është kampion i Gjermanisë për sezonin 2018-19. Skuadra e Niko Kovac ka fituar në mënyrë spektakolare në ndeshjen e fundit ndaj Frankfurtit në shifrat 5-1, duke konfirmuar dominimin në futbollin gjerman. Ky ishte titulli i 29-të në historinë e bavarezëve dhe i shtati radhazi, teksa për herë të fundit që ka arritur t’i ulë nga froni ka qenë Dortmundi për dy sezone radhazi nga viti 2010. Sa i përket ndeshjes së sotme, Bayerni do ta
zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 4-t me, Coman, i cili mori një pasim të bukur në zonë dhe me një goditje të lehtë arriti të realizonte. Disa minuta më pas Gnabry shënoi një super gol, por do të anulohej për pozicion jashtë loje. Sfida do të bëhej shumë emocionuese në fillimin e pjesës së dytë, pasi Frankfurti barazoi në minutën e 50-të me Heller, i cili realizoi me shumë fat. Gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm 3 minuta, teksa mbrojtësi Alaba është në vendin e
duhur dhe në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjetë. Sanchez shënoi golin e tretë për Bayernin, para se të futeshin në fushë Ribery dhe Robben. Dy legjendat e ekipit gjerman do të linin gjurmën e tyre në ndeshjen e fundit duke shënuar që të dy, duke kompletuar një ditë shumë të bukur në Mynih. Edhe Dortmundi fitoi në transfertën ndaj Gladbah 2-0 me gola të Sancho dhe Reus, por mbetet dy pikë pas Bayernit në renditje.
SPORT
21
E diel, 19 MAJ 2019
Bardheblutë rrezikojnë pas barazimit pa gola ndaj krutanëve, triumfon Flamurtari ndaj Laçit
Tirana bën paqe me Kastriotin, Skënderbeu shkatërron Kukësin T
irana nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Skuadra bardheblu ka këmbëngulur për të gjetur golin e avantazhit në pjesën e parë, duke afruar në disa raste golit. Në minutën e 19-të, Hoxhollari krosoi mjaft mirë për Imamin, i cili me një goditje me kokë gjeti vetëm traversën. Disa minuta më pas Hoxhollari provoi të befasonte portierin Çekrezi, por tentativa e tij, do të përfundonte pak mbi kuadratin e portës. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Memës do të humbiste një rast të artë me Hasanin, i cili nuk arrin që të shënojë edhe pse në kuadratin e portës ishte Husein që do ta ndalte për mrekulli në vijën e portës. Në minutat e fundit Tirana do të shfaqej dukshëm e lodhur duke i dhënë mundësinë gjirokastriteve që të rrezikonin me një goditje nga distanca, por portieri Lika do të fluturonte për ta ndalur topin. Në këtë barazim pa gola të Tiranës dhe Kastriotit, festoi më shumë Luftëtari që falë fitores 3-0 ndaj Kamzës në tavolinë siguroi edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Pasi u shpallën zyrtarisht kampion në Superligë, Partizani ka pësuar një humbje ndaj Teutës në transfertë në shifrat 2-0. Trajneri Gega eksperimentoi me formacionin duke hedhur në fushë disa futbollistë që ishin aktivizuar më pak këtë sezon. Progni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t, ndërkohë
TRAJNERI I KOMBËTARES
Reja ndjek sfidën e mbijetesës së bashku me Salihin e Bulkun Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja vijon punën e tij për të përgatitur grupin e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e ardhshme të qershorit, për kualifikueset e Euro 2020. Bashkë me trajnerin italian është shfaqur edhe ish-sulmuesi Hamdi Salihi si dhe Ervin Bulku. Bomberi shkodran i dha fund futbollit të luajtur para pak kohësh dhe tani është bërë pjesë e stafit teknik të kombëtares. Të dy janë duke ndjekur ndeshjen Tirana-Kastrioti në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen përcaktuese për mbijetesën e njërës prej skuadrave në Superligë për këtë sezon.
MESFUSHORI
Çekiçi s’di të ndalet në Slloveni, shënon dopietë Endri Çekiçi nuk ka ndërmend që të ndalet në Slloveni, duke vazhduar formën e jashtëzakonshme te skuadra e Olimpija së Ljubjanës. Fantazisti i kombëtares shqiptare debutoi në mars në kampionatin slloven dhe tashmë është kthyer në një bomber të vërtet. Në 28 prill goli i parë në kampionat, në 5 maj goli i dytë, në 11 maj i treti dhe sot, në Velenje kundër Rudarit, edhe 2 gola të tjerë, në një fitore 2-1 me përmbysje. Dygolëshi i parë pas shumë kohësh për Çekiçin, që shkon në kuotën e 5 golave në 8 ndeshje kampionati, duke konfirmuar një ecuri të pazakontë për një mesfushor.
KUKËSI
Gjoka: Humbje e shëmtuar, duhet një reagim urgjent
që në fillimin e pjesës së dytë Kallaku shënoi edhe golin e dytë. Skënderbeu mori një fitore spektakolare 3-0 ndaj Kukësit. Muzaka zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të me Muzakën, ndërkohë që në mesin e pjesës së parë, Bregu do të shënonte pas një kombinimi të bukur me dy shokët e tij Gripshi dhe Brasniqi. Në minutën e parë të shtesës, Gripshi krosoi në zonë për Pervan, i cili realizoi
me një goditje fluturimthi në shtyllën e dytë. Kjo ishte dhe një hakmarrje e vogël e korçarëve ndaj Kukësit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Pavarësisht mungesave dhe problemeve të shumta vazhdon të surprizojë Flamurtari i Ilir Dajës që në Vlorë falë një goli të Idriz Bathës, mposhti 1-0 Laçin e Starovës duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të kurbinasve për të kapur Europën.
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka komentuar humbjen e thellë ndaj Skënderbeut, duke theksuar se skuadra e tij tashmë duhet të bëjë një kthesë për të ruajtur vendin e dytë. “Ndeshja më e shëmtuar që kur kam marrë drejtimin, por janë gjëra që ndodhin. Vendi i dytë? Mendoj se nëse ndryshojmë marsh dhe nëse e kuptojmë që kampionati nuk ka mbaruar, mund ta ruajmë vendin e dytë. E kisha frikë këtë ndeshje, rivalët luftojnë dhe ecin përpara. Ndoshta është këtu faji im, lojtarët ndoshta nuk e kishin të qartë sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Çfarë nuk shkoi? Skuadra nuk zbatoi detyrat që kishim në plan, në pjesën e parë u paraqitëm shumë dobët dhe kundërshtari përfitoi. Nëse nuk tregon mentalitet fituesi, futbolli të dënon. Jam i zhgënjyer, ishte një shuplakë shumë e rëndë, por besoj se do na vlejë shumë për javën e ardhshme, ku besoj se do paraqitemi ndryshe dhe do jetë Kukësi që njohim. A ndikon paqartësia e lojtarëve për të ardhmen? Jo, nuk ka lidhje kjo pjesë”, deklaroi Gjoka pas ndeshjes.
TIRANA
Mema: Kjo nuk ishte një finale, ja pse munguan tifozët T
rajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur shumë i pakënaqur me shumë nga futbollistët e ekipit të tij që nuk kanë shpirtin e sakrificës. Strategu bardheblu ka zbuluar se ka pasur edhe një prapaskenë për hyrjen e tifozëve në fushë, por që u evitua. “Normalisht ekipi ka qenë nën presion, jemi munduar ta shmangim presionin dhe t’iu flas me kujdes. Ka qenë një ndeshje e konsideruar si finale, por vetëm finale nuk ishte. Lojtarët, çfarë
thonë pas ndeshjes? Së pari, nuk mjafton cilësia, duhet karakteri në futboll. Shumica e lojtarëve e kanë problem punën e karikimit, sepse u mungon karakteri sportiv. Problemi nis që te moshat, përzgjedhja bëhet në fillim bazuar në karakterin sportiv. Natyrisht, shpresoj që ta mbyllim me sukses dhe pastaj do të bëhet një analizë e fortë, për sa i përket karakterit të treguar nga lojtarët. Është momenti më i keq që kam përjetuar ndonjëherë,
do të bëj gjithçka për të shmangur katastrofë, sepse do ishte tragjedi nëse Tirana bie nga kategoria. Mungesa e tifozëve? Unë mendoj që tifozët duhet të jenë pjesë e klubit, kemi lidhje shpirtërore me tifozët. Por me sa di unë ka qenë një problematikë që ndoshta mund të hynin në fushë e prishnin ndeshjen e kjo mund të bënte dëm ekipit. E saktësoj, jo tifozët e Tiranës, ndoshta ishte skenar i tillë e klubi mund të merrte barrë të madhe përsipër”, tha Mema.
DOSSIER
22 E diel, 19 MAJ 2019
Koha dhe njerëzit... Nga Agim Jazaj
N
umri i parë i gazetës “Zeri i vlorës”, organ i Këshillit Nacional-Çlirimtar i Qarkut Vlorë, është botuar më 19 Nëntor 1944 dhe zë vend në historikun e Vlorës dhe të vendit!... Redaktor dhe kryeredaktori, që botoi e drejtoi gazetën në disa numra, ishte shkrimtari dhe publicisti i njohur; Aleks Çaçi, i cili e kishte zyrën, ku përgatiste shkrimet për botimin e gazetës në lagjen; “Karabash”. Ai botonte në gazetë me pseudonimin: Deme Petriti (D.P). Numrin e parë të gazetës e ka ruajtur në sepete, në arkivën personale për 75 vite; Anest Bezhani. Qysh në moshën 14 vjeç, ai ka punuar në shtypshkronjën e asaj kohe, një personazh dhe kontribues i njohur, së bashku me aktivistët e njesitit të shtypshkronjës, në lagjen “Muradie”, i përbërë nga: Lili Gjoka, Toli Stefani, Marko Mina, Aqif Sadiku, Vllasi Jorgji, Manol Shamo, Viron Asduriani, Anest Bezhani. Ndërsa pasardhësja, rinisja e gazetës; “Zeri i Vlorë”, organ i ish komitetit të PP rrethit Vlorë, u botua në vitin 1967, duke vijuar botimin deri në vitet 1992. *E djeshmja nuk mund të harrohet, por duhet të ruhet. Nuk mund të shqitet, por duhet të skalitet në memorjen e gjithësecilit. Duhet të shënohet, pasurohet, të ndëshkohet dhe të transmentohet me vërtetësi tek brezat. Shoqëritë civile e arkivojnë, kujtojnë, i refererohen, e kremtojnë ndaj dhe frymëzohen dhe shijojnë jetën, e cila një herë të jepet e mundur. Shkurt dhe shqeto: Ruajnë, pasurojnë dhe transmentojnë vlera. Filozofia e lashtë dhe e re: “Pa të djeshme, nuk ka të sotme”. Vlonjatët, gjithë shoqëria shqiptare dhe jo vetëm, kanë të skalitur fortë në kujtesën e tyre dhe ruajnë edhe gazetën; “Zeri i Vlorës”, si gjithë shtypin e ish sistemit, si një pasuri të kohës, me dhe jo të mirat... Vlora botonte gazetën e vet, (Organ i Komitetit të P. P. Sh rrethit të Vlorës) “Zëri i Vlorës”. Fieri: “Drapër e Çekan”. Lushnja: “Shkëndia”. Durrësi: “Adriatiku”. Kruja: “Kastrioti”. Shkodra: “Lajmëtari”. Elbasani: “Shkumbini”. Korça: “Përpjekja”. Gjirokastra: “Pararoja”. Saranda: “Fitorja”, etj. Shumica e gazetave që dilnin në treg, botoheshin dy numra në javë. -Gazeta “Zëri i Vlorës” botohej, ditën e enjte dhe ditën e dielë. “Zëri i Vlorës” nisi (ri) lindjen e vet më 1967, me kryeredaktor poetin e njohur: Andrea Varfi, dhe stafin vogël të gazetarëve: Tefta
Gjoleka, Zoi Toska, fotoreporterin; Perlat Vehbiu, daktilografistja e njohur dhe koordinatorja perfekte; Adelina Minga. Më pastaj do të vinin, dhe do të linin gjurmë të pashlyeshme: Naxhi Shkurti, Dasho Matodashaj, Bashkim Fifo, Kleo Lati, Zana Mero, Roberd Begaj, Jani Paço, Vllasi Çomo, Petrit Brokaj e Vladimir Gaba. Gazeta shtypej në shtypshkronjën e vet; “Pirro Palla”, po në Vlorë! Radhitësit, ose linotipistët e shpyshkoronjës ishin: Andrea Lame dhe Ahmet Bregu. Autorët që publikonin në katër faqet e “Zëri i Vlorës”, qofshin këta dhe bashkëpunëtorë e korespodent vullnetar (intelektual, nëpunës të institucioneve) që quheshin atëherë, të cilët njiheshin në rrethet ku punonin dhe publikonin punën dhe përpjekjet që bënin njerëzit, por dhe shpalosnin penën, pasionin dhe talentin e tyre publicistik, aq sa mundej, pse jo dhe atë letrar. Pak ndër emrat, autorë në shumicë do të mund të shoqërojmë me një “CV”, shumë shkurt. Edhe këtë sipërmarje të autorit, (me kosto) lexuesi im i përzgjedhur e quante si pjesëzën e “MIKROENCIKLOPEDISË PËR Vlorën dhe Zevloristët”, pa e përmbushur misionin tim qytetar, publik e publicistik... Janë shënuar dhe do të mbeten të shënuar në kujtesën e qytetarëve vlonjat e më gjerë, edhe kjo armatë e njerëzve, të shtypit shqiptar dhe atij vlonjat si: Arqile Jovani, penda universale e mprehtë e çdo gjine edhe në gazeta të tjera, veçmas në revistën “Hosteni”- Satiriko-Humoristike, i vlerësuar me çmime të ndryshme. Anest Bezhani, në gazetën “Zëri i Vlorës”, i LANÇ dhe” Zeri i Vlorës”, në “Zeri i Popullit”, idet e tij trokisnin për kohë që mungonin, dhe i merrnin për referim. Alberd Habazaj, pendën e ngau përgjatë gjithë udhëtimit të tij si: “Zë Vlorist” i djeshëm dhe “Zë Vlorist” i sotëm, në shtypin e ditës. Agim Jazaj, penda e tij vazhdon pa ndërprerë; mbi 40 vjet udhërrëfimin dhe komunikimi me lexuesit, në shtypin shqiptar, të emigraconit në Greqi, Itali, etj. Bardhosh Gaçe, shpalosi vlera dhe talentin e tij në faqet e “Zërit të Vlorës, u bë dhe mbetet jo më zëri i Vlorës, po dhe zëri i vendit. Baxhul Merkaj, penda e tij me tematikën e artit dhe kulturës në qytezën e Selenicës, ishte e shpeshtë, ndiqej nga lexues pasionant, dhe nuk i’u tha boja kurrë. Elmaz Rodakaj, veçmas publikimet në gjininë e humorit në gazetë që mbanin autorësinë e tij,
ishin të goditura dhe gjurmëlënëse. Flamur Haxhiraj, penda dinjitoze në gjithë gjinitë, kish aftësi dhe dinte të komunikonte; Haxhi Flaka me kolegun e tij; Halo Prushi (Malko Durmishi ) në fushën e satirës. I zgjedhur dhe e përligjte zgjedhjen në forumin më të lartë të Bashkimit të Gazetarëve. Gëzim Llojdia, nga Kuçi i largët dhe nga qyteza e Kotës, do shpalosej penda e tij në faqet e gazetës shpesh herë dhe do të “udhëtonte” pandërprerë bashkë me lexuesin edhe në ditët e sotme, pa u lodhur. Hasan Aliaj, pasioni i tij e ndoqi nga mbrapa edhe në Itali si emigrant, mundi të themelonte dhe të jetonte gazetën e tij me titullin e shumë kuptimtë: “RRËNJËT”. Hito Jazaj, mjeku dhe krijuesi që komunikonte, frymëzonte, po dhe shëronte me fjalën e shkruar shpesh në faqet e gazetës “Zëri i Vlorës”. Ira V. Talo, shpaloste pasionin, indvidualitetin, sidomos në krijimtarinë letraro-artistike. Lutfi Mema, mësuesi dhe krijuesi në qytezën e Selenicës, lexohej me etje nga lexuesit për gjuhën e përzgjedhur. Malko Durmishi, i njohur më shumë në fushën e satirës dhe të humorit, për poezitë dhe krijimtarinë e tij, i mbetur dikush për lexuesit e vëmendshëm. Muharrem Dardha, ndonëse ushtarak, publikonte shpesh reportazhet nga tereni dhe jeta ushtarake me gjuhën e pasur letrare, një zë i Vlorës. Muhamet Tartari, ndër kolosët e kohës, publikonte shpesh, në “Zëri Vlorës” dhe “Radio Tirana”. Reportazhet e autorit kishin hapësirën e vet, poezitë e tij, të kthyera në këngë, këndoheshin dje, mbetën sot, madje si thesare do të ruhen edhe nesër. Moisi Dalipi, komentator i njohur i sportit. “Shkollën” e gazetarisë e nisi dhe e përfundoi suksesshëm në “Zëri i Vlorës”. Odise Goro, poeti i bregut, sillte për gjithë lexuesit vlonjat, poezitë e tij plot ndjenjë dhe reportazhet nga jeta e njerëzve. Pandeli Rista, shpesh në numrat e gazetës do të lexohej firma e tij, ndonëse e mbulonte tërësisht në shtypin e ditës, Myzeqenë e Vlorës. Perlat Kulla, njihte në themel dhe publikonte shpesh jo vetëm në fushën e arsimit, por dhe të jetës shoqërore në qytetin e Vlorës. Maro Pasho, poetesha e njohur dhe penda e shpesht në faqet e gazetës, sidomos për problemet me karakter shoqërore dhe letrar, njiheshin dhe priteshin me kënaqësi nga lexuesi.
Sokrat Habilaj, qysh në moshën re startoi në “Zëri i Vlorës” me talentin e tij, si autor në fushën e publicistikës dhe të krijimtarisë. Sulçe Çela, shpesh në faqet e gazetës penda e tij dallohej në shumë fushat e jetës. Shefqet Tigani, shkrimtari kishte vendin e nderit dhe nderonte gazetën dhe lexuesit me pendën e tij. Theodhori Proko, pendë mprehti shpalosej në gazetë me reportazhet dhe temat shoqërore, kishin vendin e nderit dhe lezetin e tyre, ruhen në kujtësen e lexuesit edhe sot. Petan Petani, nëpër faqet e gazetës shpaloste dhe nëpër fushat ku punohej e prodhohej nga Lubonja, Llakatundi me gjuhën e tij të thjeshtë për lexuesit. Petraq Davidi, ndër bashkëpunëtorët e vjetër, qysh nga themelimi i “Zëri Vlorës” shpaloste problematika të arsimit dhe nga gjithë ambienti që përfshinte rrezatim i tij. Dhionis Qirixidhi, një firmë e njohur, për problemet e kulturës dhe të edukimit, ishte dhe mbetet në kujtesën e lexuesve vlonjat. *Obligohemi edhe për këta njerëz, për të thënë shumë pak, kur ata meritojnë shumë e më shumë! Në memorien e lexuesve të djeshëm dhe qytetarëve të sotëm, nuk mund të mbeten në harresë edhe “ansambli” i madh i bashkëpunëtorëve të shtypit, ata që udhëndriçonin e frymëzonin, ishin dhe mbeten, po dhe janë larguar, duke lënë kontrubutin, qoftë simbolik, emrin e tyre pas: *Anastas Bita, Anest Bezhani, Alberd Çela, Albert Habazaj, Astrit Hajdini, Agim Jazaj, Arqile Jovani, Arqile Mardhaja, Adif Ribaj, Agaçe Kollozi, Andrea Petromilo, Bashkim Aliraj, Bardhosh Gaçe, Barjam Sinovarfi, Baxhul Merkaj, Bekim Pashaj, Besnik Velaj, Boro Nazaj, Bylybash Zyberi, Birçe Ramo, Cane Ramaj, Çobo Mehmeti, Delo Aliaj, Drita Aga, Dritan Bregu, Dionis Qirixidhi, Dhionis Prifti, Enver Memishaj, Elmaz Rodaku, Enerieta Sina, Ejup Mita, Faik Kaso, Faruk Myrtaj, Fatos Mero Rrapaj, Flamur Haxhiraj, Fiqret Elezaj, Filip Kostajani, Ferjat Bocaj, Ferhat Çakërri, Feti Brahimaj, Foto Bixhili, Foto Lesko, Gëzim Llojdia, Gëzim Malaj, Guro Haxhiaj, Hasan Aliaj, Harrilla Panajoti, Hito Jazaj, Hektor Kapaj, Irakli Leka, Ira V. Talo, Irfan Bregu, Ilia Çano, Ilia Ilia, Isa Hitaj, Jamarbër Marko, Jani Paço, Jeta Hasanaj, Kajtaz Alikaj, Kastriot Aliaj, Kastriot Brahimi, Krenar Mici, Kleanthi Z. Dede, Kujtim Myrtaj, Klemend Vido, Kozma Billa, Leonidha Dhrami, Lutfi
Mema, Luan Caushaj, Llambi Durolli, Malko Durmishi, Maro Pasho, Murat Çepaj, Meleq Kapllani, Mezan Malaj, Muhamet Kojani, Mëno Gjoleka, Mihal Sako, Mihal Thano, Muharrem Dardha, Muhamet Tartari, Moisi Dalipi, Myrto Xhaferi, Nazif Durmishi, Naum Kumanaku, Napolon Hamiti, Natasha Pano, Novruz Abilekaj, Nexhip Katiaj, Nertesi Asllani, Nikolla Profi, Nuri Nelaj, Odise Goro, Odise Çaçi, Osmën Jazaj, Osmën Saraçi, Pandeli Rista, Pandeli Pano, Pandeli Stefa, Pavllo Gjidede, Pali Shtëmbari, Petraq Davidi, Petrit Dervishi, Petan Petani, Peta, ( Perlat Tafilaj), Petrit Nakaj, Petref Kallfa, Perlat Kulla, Perlat Xhiku, Piro Fotiadhi, Qatip Mara, Rafo Jakohel, Reuf Tushaj, Robert Goro, Sokrat Habilaj, Seit Alikaj, Spiro Dhima, Spiro Qirixidhi, Selam Nevraj, Selam Xhamaj, Sezai Seitaj, Sulçe Çela, Sotiraq Papa, Sotiraq Pema, Sharaf Cukalla, Sherif Tava, Shefqet Tigani, Shqiponja Matuka, Shkëlqim Zotaj, Tomorr Goxhaj, Theodhori Proko, Thoma Pjero, Vasil Qesari, Vasil Qirjako, Veledin Abazaj, Vilson Haxhiraj, Viron Koka, Viron Kona, Vllasi Çomo, Vllasi Kano, Zeko Braho, Xhuljana Gega... Këtij kontigjent, ndoshta dhe me publikimet modeste, kornikat a lajmet e ditës, i shtohen edhe emrat, të cilët i ka të shënuar në memorje ish bashkëpuntor i: “Zëri i Vlorës”; Bardho Glluçaj, një pasionant edhe për regjistrimin dhe plotësimin e bashkëpuntorëve, nga vitet e parë të botimit të gazetës “Zeri i Vlorës”: Ramadan Ferraj-Brataj. Llambro Hysi- Kallarat. Mejdi BegajLepenicë. Kastriot Muçaj- Velçë. Sofo Skëndaj-Gumenicë. Kastriot Aliaj-Kotë. Lilo Çobaj- Vajzë. Dane Hoxhaj- Ramicë. Hadër Hoxhaj- Sevaster. Tajar XhaferajKarbunar. Aleksandër Gaçe- Lubonjë. Dhimitër Gjoka-Qeparo. Mynyr Hanaj- Vajzë. Petrit Derraj- Bashaj. Petrit Hajdini- Vlorë. Viron Tozaj- Kërkovë. Pajtim Bejleri-Trevllazër. Stavri LepuriVlorë. Lirim Nezha- Dukat. Pelivan Barjamaj- Vlorë etj, etj *Edhe kjo plejadë njerëzish të zakonshëm; ka kontributin e veçantë, sa dhe modest mbi të zakonshmit, në këtë hark kohor, ku punuan dhe kontribuan, punojnë dhe kontribuojnë në Vlorë, për të Rilindur Vlorën dhe Shqipërinë europiane. Lanë pas diçka, emrin e tyre modest dhe DISA; lanë emrin dhe vepra, të pashlyeshme; Udhërrëfyen, Shërbyen dhe nuk Rrëmbyen; Ndihmuan e nuk Penguan; Ishin, po dhe Mbeten...
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 4. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 8. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 10. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 11. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 13. ... KRISTOFORIDHI 18271895, levrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare 16. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 20. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 21. Gjini kinematografike, që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta ose që mbështetet fort në to 23. Ai që provokon dikë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar, nxit njërin kundër tjetrit 26. Haxhi Zekë ... (20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë 27. Kandërr me këmbë të gjata, që kërcen. Kërcënues i të lashtave 28. Bjellorusia e ka atë paranë e saj kombëtare 31. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri 32. Kodër e zhveshur, me gurë e me rrasa të bardha. Në Martanesh ndodhet kjo përkatësi vendore 34. Trup qiellor, mysafir i herpashershëm i tokës, njihet si yll me bisht 35. Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur mbyllim një llogari 38. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 40. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 41. Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të drejtë, me kurorë të gjerë 44. Tallje për dikë a për diçka që bëhet në mënyrë të rafinuar dhe fine 45. Çështje e madhe dhe e drejtë; tërësia e interesave të një klase a shtrese shoqërore, të cilat ajo i mbron me këmbëngulje; çështje 47. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 48. Mbyllja e një sipërmarrje prodhon ... 50. Drithërat duhen ashtu që të jenë të përdorshëm si miell 51. Të lag e të bën qull 53. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 55. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 56. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë (shqipe e turquizuar)
E diel, 19 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
58. Shirit, zakonisht prej mëndafshi, me të cilin vajzat lidhin flokët për t'i mbajtur a për zbukurim 59. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 61. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 63. Partia Mendimi I Djathte Liberal 65. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 67. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 68. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 69. ... Ndrenika, një nga aktorët më të shquar shqiptar të kinemasë dhe teatrit 71. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 73. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 74. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 75. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 76. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 78. E bëj që të veprojë gjallërisht, e bëj aktiv 79. Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë 81. Dafinë ka edhe atë emër 82. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 83. I dhënë pas një loje si
mënyrë argëtimi, luaj ose ... 84. Toponim që merr e gjithë zona me qytet Peshkopinë 86. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 87. Dinastia Marubi është për të më e famshmja në Shqipëri 90. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 92. Fëmijë, pjella e dikujt (bir ose bijë), shprehje e turqizuar 93. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 94. Njeri shumë i shkurtër; burrac; fëmijë i vogël me shtat të parritur ende; cung i vogël 96. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 99. Enciklopedia e lirë në internet 101. Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe 102. New ... u bë kryeqytet i Indisë më 10 shkurt 1931 103. Pastaj e ka brenda 104. Mihal ..., (1871-1931), publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. 107. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 109. Sistem parimesh, kriteresh e rregullash të caktuara, që zbatohen në një fushë të veprimtarisë 110.Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe VERTIKALISHT 1. Provimet përfundimtare që jep nxënësi, kur mbaron një shkollë të mesme 2. Periudhë kohe që zgjat dhjetë
vjet rresht 3. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 4. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 5. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 6. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 7. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 8. Kujtojmë se në këtë muaj kanë Lindur, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, por edhe reperi i famshëm amerikan, Eminem 9. Dakord në gjuhë universale 11. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi, por dhe si erëza. 12. Shtathedhur, i shkathët e i zhdërvjellët; i fuqishëm e trim, ose... 14. Kirkizia ka atë monedhën e saj 15. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër 17. Jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë 18. ... Kokona, shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog shqiptar, lindi më 1913 dhe vdiq më 1998 19. Prej plastike kryesisht. në madhësinë e trupit të njeriut, demostron veshjet 20. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 22. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 23. Partia Unitetit Kombetar 24. Si kishtin makinat e Durrësit
targën 25. Mënyrë e prerjes së flokëve 29. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 30. Eshtë ai i punës, ai i mësimeve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 31. Shkurre, me gjethe të tulta dhe me lule ngjyrë trëndafili, rritet në vise të ngrohta, zakonisht nëpër kodra të thata ose në gurishte 33. Tërësia e njohurive të fituara me studime e në praktikë 36. Një nga vakthet e ditës, jo mëngjesi, jo dreka, por ... 37. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 39. Pezmatimi e qelbëzimi i cipës së trurit, që shkaktohet nga disa baktere 42. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 43. "Halili dhe ...", baleti i parë shqiptar. Vihet në skenë më13 janari 1963 45. Ai që ndez kandilat, u bie kambanave ose bën punë të ndryshme në kishë 46. Veprim që bëhet qëllimisht PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
për të provokuar dikë, për të nxitur njërin kundër tjetrit, për të shkaktuar grindje 49. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 50. Jetë të çrregullt e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së këtyre njerëzve 52. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 53. Ashtu titullohet libri me prozë poetike e Martin Camaj, publikimi i të cilit u bë në Mynih më 1981 54. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 57. Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh 60. Mjek për fëmijët; specialist për sëmundjet e fëmijëve 62. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 64. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 65. Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës 66. Njësi prej njëqind ushtarësh kalorës në Romën e lashtë 70. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 72. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 76. Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi, me simbolin K 77. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 80. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme 82. I tillë është Ithtari i pacifizmit 85. aftësi për ta kapur diçka menjëherë, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar 88. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 89. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 91. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 95. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 97. Gjendje që e kaplon një njeri që e kanë lënë vetëm 98. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 100. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 105. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 106. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 108. Zëri që nxjerr një njeri kur qan.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 19 MAJ 2019
MESAZHI
Presidenti: Fëmijët e Shqipërisë meritojnë të rriten në paqe dhe begati! Presidenti Ilir Meta në një mesazh në Facebook ka uruar vogëlushen Tea për ditëlindjen duke dhënë dhe një masazh për gjithë klasën politike. “I lumtur
t’i uroja sot Teas edhe 100 pranvera të reja! Fëmijët e Shqipërisë meritojnë të rriten në paqe dhe begati”,-shkruan Kreu i Shtetit në facebook.
Basha, takime në Londër
K
reu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar këto ditë një vizitë në Britaninë e Madhe. Në Parlamentin Britanik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit dje nga Kryetari i Komi-
sionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim, Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për
krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore. Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Basha zhvilloi të premten
dhe një takim me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe. Delegacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Bowness, zv Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik.