Koha Jone_19 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

PD-LSI: S’ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 91 (8532)

E premte, 19 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Forumet më të larta të dy partive kryesore në opozitë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën: Moslejim i zgjedhjeve false të 30 qershorit, largim i Edi Ramës nga kryeministër dhe një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe luftën kundër krimit. Në të kundërt populli do djegë çdo kuti votimi ditën e zgjedhjeve pa opozitën FAQE 3

Berisha: O vdesim si opozitë Andi Bushati: Mos e thërrisni ose rrëzojmë Ramën! Vendi më Rudina e Azem Hajdarit po shkon drejt luftës civile

FAQE 2

Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

KREU I SHTETIT

Presidenti Meta: Autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve A të medias të vihen para drejtësisë

ANALIZA

Në foto: Rudina dhe Azem Hajdari (fotomontazh)

ANALIZA

AKUZA

Media italiane: Shemsi Premçi: Ka Shqipëria po bëhet deputetë të PS-së që narkoshtet, sipas modelit sjellin miliona euro Amerikanojugor nga grupet kriminale FAQE 10

FAQE 9

Henri Çili: Votimi i Holandës për vizat, mund të pasohet edhe nga Gjermania

FAQE 2

FAQE 14

REAGIMI

Deputetja holandeze: Taulant Balla gënjen, nuk e njoh Lulzim Bashën FAQE 24

FAQE 14

INTERVISTË

Monika Kryemadhi: Me skandalet që kanë ndodhur, Rama nuk duhet të rrinte asnjë minutë kryeministër FAQE 8

AKUZAT

Spartak Ngjela: Kryeministri Rama duhet të ikë urgjent FAQE 2


POLITIKE

2

E premte, 19 PRILL 2019

Ish-Kryeministri: Vendi po shkon drejt përplasjes së sigurtë civile. Rama foli si rrugaç për vendimin e Holandës për rikthimin e vizave

“Vendi po shkon drejt përplasjes civile”. Është kjo deklarata e fortë e ish-kryeministrit Sali Berisha që bëri mbrëmjen e djeshme në studion e ABC Neës në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, në përgjigje të deklaratës së Rudina Hajdarit, e cila tha në Kuvend se opozita e re do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit. “Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur. Ne kemi djeg mandatet, ne jemi qytetarë të thjeshtë, jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të udhëheqë këtë betejë me çdo çmim”, deklaroi Berisha. IshKryeministri shprehu bindjen se Partia Demokratike është në betejë për jetë a vdekje me Ramën. “PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje. 30 qershori dhe opozita shumicë do t’i tregojë vendin këtyre që sillen si gangsterë dhe do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën për të votuar si qytetarë. O vdesim ose rrëzojmë Edi Ramën! Opozita ka popullin, të drejtën, fuqinë e tyre. Ata kanë drogën, gangsterët, krimin e fuqinë e tyre do ta shohim kush do fitojë. Kjo deklaratë e fortë e ish-liderit të PD-së u kundërshtua nga gazetarja Mirela Milori, e cila shtoi se kjo mund të sjellë luftë civile. Por prapë Berisha insistoi se “edhe në luftë do të shkojmë vetëm që të kemi një qeveri tranzitore për të patur zgjedhje korrekte e jo vota të blera nga bandat kriminale”. Berisha shtoi se nuk ka zgjedhje me 30 qershor pa opozitën reale e cila kërkon vetëm votën e lirë dhe jo të blera nga Rama e bandat e drogës. Kujtojmë se dje, PD

DEKLARATA

N

ë emisionin “Open” te Top Channel, avokati i njohur Spartak Ngjela deklaroi mbrëmjen e djeshme ndër të tjera se na ka gjetur belaja e madhe me këtë Edi Ramën, pasi nuk mund të jetë kryeministër. Më pas avokat Ngjela shtoi se Edi Rama duhet të largohet urgjent si kryeministër, pasi PS-ja ka plot figura të nivelit të lartë për të drejtuar qeverinë. Ngjela deklaroi në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas vendimit të Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me

Berisha: O vdesim si opozitë, ose rrëzojmë Edi Ramën! dhe LSI miratuan në këshillat e tyre kombëtare vendimin se nuk do të shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit pa një kryeministër tjetër dhe pa qeveri tranzitore vetëm për zgjedhje të ndershme. Gjatë emisionit në “Abc Neës”, Berisha përsëriti vendimin për çdo formë proteste të opozitës derisa Edi Rama të pranojë qeverinë tranzitore për zgjedhje parlamentare. “Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile. Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim, deklaroi Berisha. Fasadë nuk mund të jemi. I kemi hequr mandatet dhe jemi si cdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi. Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër vec largimit nga Shqipëria. Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistrokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisarë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur”, theksoi ish-kryeministri Sali Berisha. Rikthimi i vizave Për ish-kryeministrin Sali Berisha vendimi i Parlamentit për rikthimin e regjimit të vizave për shqyptarët është

një vendim dramatik për qytetarët shqiptarët. Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se ky vendim lidhet me situatën politike në Holandë, Berisha e cilësoi si verbëri politike e personit që qeveris shqiptarët. “Ato janë alibi rrugaçërore në

dëm të shqiptarëve. Por mos harroni, se janë dhe vende të tjera që po e konsiderojnë këtë vendim të parlamentit holandez”, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri Berisha tha se këtë informacion e ka nga burimet e veta të sigurta. “Çfarë

e shtyu Hollandën të merrte këtë vendim me 2/3 e parlamentit? Parlamenti i Hollandës ka shpjeguar se së pari është krimi shqiptar tejet agresiv dhe në rritje. Ku mbështetet kjo. Një një raport të organeve ligjzbatuese hollandeze të vitit 2017. Por në edhe në dy raportet e fundit të Departmametit të Shtetit Amerikan. Së dyti, shqiptarët vijnë të parët para sirianëve dhe afganëve për azil. Verbëria e tij që është përgjegjës për këtë situiatë. I siguroj shqiptarët se po që se qeveria holandeze kërkon të çojë deri në fund këtë nismë, asgjë nuk e pengon. Këto deklarata të Ramës janë rrugaçërore... Nëse ju kujtohet se si Gramoz Ruçi i përcolli parlamentarët hollandezë dy vite më parë është e turpshme. Por nëse qeveria e Hollandës e merr në konsideratë këtë vendim e çon deri në fund. Kam informacione që ka vende të tjera që po konsiderojnë vendosjen e vizave për shqiptarët”, u shpreh Berisha. Vendimi i parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptar ka drithëruar politikën në përgjegjësi. Por Berisha u shpreh se PD-ja nuk ka lobuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë. Ndërsa deklaratat e bëra një ditë më parë në studion e këtij emisioni nga ministri në detyrë Gent Cakaj, se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, i ka quajtur të papërgjegjshme.

ANALIZA

Herri Çili: Holanda mesazh politik, Spartak Ngjela: Edi Rama otuesi Henri Çili, ka B qenë i ftuar në emisionin mund ta bëjë edhe Gjermania duhet të ikë urgjent “Të Paekspozuarit”, ku

Shqipërinë. “Vendimi i Holandës është shqetësues, është çështje e rëndë. Lërë se ç’thotë Rama dhe opozita.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Si thotë kryeministri që janë 102 veta që janë gënjyer? Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen! Pse nuk shkoi të flasë me të vetët në Holandë? Ky (Rama) flet pa rregull fare. Ata kanë fakte kundër qeverisë sepse qeveria analizohet, jo populli shqiptar. Ai duhet të shkonte 10-15 ditë atje, nëse nuk i bindte dot, të kthehej e të jepte dorëheqjen”, deklaroi mbrëmjen e djeshme avokati i njohur Spartak Ngjela.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

ka komentuar votimin e parlamentit hollandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë.Gjatë analizës së tij, Çili u shpreh mbrëmjen e djeshme në të njëjtën linjë me ish-kryeministrin Sali Berisha teksa theksoi se përgjithësisht Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme gjermane, pra se Gjermania mund të ketë shqetësime të ngjashme. Ai tha se votimi i parlamentarëve të Hollandës, është një mesazh i qartë politik. “Dua ta shoh pak diplomatikisht. NUMRI I KONTAKTIT:

Hollanda konsiderohet si pararoja e politikës së jashtme Gjermane. Nuk është indeksi i

0697044477

kriminalitetit shqiptar më kryesori në asnjë vend të Europës. Grupet parlamentare të përfshira janë shumë, pra e shoh si një mesazh politik. Nuk mendoj se do të shkojmë deri tek anullimi i vizave, por është një mesazh politik. Të gjithë e dimë se ky kryeministër, nuk ka më të njëjtën pranverë mardhëniesh me Gjermaninë. Për mua është një mesazh, i pozitës së re ku ndodhet kjo qeveri”, tha dje Henri Çili në analizën e tij.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 19 PRILL 2019

PD-LSI: S’ka zgjedhje pa u plotësuar kushtet

Forumet më të larta të dy partive kryesore në opozitë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën: Moslejim i zgjedhjeve false të 30 qershorit, largim i Edi Ramës nga kryeministër dhe një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe luftën kundër krimit. Në të kundërt populli do djegë çdo kuti votimi ditën e zgjedhjeve pa opozitën Këshilli Kombëtar i PD dhe Kryesia e LSI, dy forumet kryesore të partive më të mëdha në opozitë, kanë dalë dhe me një qëndrim të përbashkët për aksionin politik të ditëve dhe muajve në vijim. Qëndrimi i opozitës, që ka dhe mbështetjen e gjithë partive të tjera, bazohet në disa pika kryesore pa plotësimin e të cilave nuk mund të flitet për zgjidhje të krizës politike në vend. Partitë e opozitës theksojnë se në situatën aktuale zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit është i pamundur. Nisur nga kjo, në deklaratat e PD shprehet hapur qëndrimi se zgjedhjet fallso nga ana e qeverisë “Rama” nuk do të lejohet që të ndodhin. Në këtë mënyrë opozita ka zyrtarizuar përfundimisht, me vendimin e forumeve partiake respektive, bojkotin e zgjedhjeve lokale. PD paralajmëron dhe tensione të forta nëse qeveria “Rama” do të hyjë në këto zgjedhje me opozitën fasadë që po krijon në Kuvend. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”,- thuhet në vendimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pika tjetër e rëndësishme e qëndri-

meve të opozitës është krijimi i një qeveri tranzitore, si kusht i domosdoshëm për zgjedhje të lira. Qeveria tranzitore shihet si e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin politik. Kërkesa për qeveri tranzitore, automatikisht nënkupton dhe largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje për mediat se me Edi Ramën mund të zhvillohen negociata vetëm në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, por jo atë të kreut të qeverisë. Pjesë e vendimeve të partive të opozitës dje ka qenë dhe mënyra e funksionimit të qeverisë tranzitore, mandati i saj dhe objektivat që duhet të përmbushë. “Largimi i Ramës

është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politik, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do ti nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë

konsensusin më të gjerë shoqëror”,- deklaroi Lulzim Basha. Në të njëjtën linjë me qëndrimin e PD-së, zv/kryetari i LSI, Luan Rama deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partisë se e vetmja zgjedhje për të shpëtuar vendin nga kriza politike, krimi dhe korrupsioni është vetëm qeveria tranzitore që do të krijojë kushtet e zgjedhjeve të parakohshëm. “Për fat të keq Shqipëria është rikthyer në kushtet e realitetit politik të viteve ‘90-‘91, kur Parlamentit të atëhershëm të Partisë së Punës, i mbeti vetëm një detyrë. Të çonte vendin në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri. Ndaj dhe sot kjo mazhorancë ka vetëm një detyrë. Të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të garantuar proces zgjedhor, të lirë të ndershëm, të barabartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, jo vetëm të votojnë, por mbi të gjitha të kenë të drejtën të zgjedhin”,- deklaroi Luan Rama. Në ditët në vijim, opozita pritet të dalë me plan të detajuar për mënyrën sesi duhet të funksionojë qeveria tranzitore dhe cilat do të jenë detyrat e saj. Ndërkohë po mbrëmë ish-kryeministri Berisha bëri një deklaratë shumë të fortë kur tha në “Abc News” se nëse Rama nuk pranon qeveri tranzitore për zgjedhje të reja korrekte, atëherë vendi po shkon në luftë civile sepse opozita nuk do të lejojë në asnjë mënyrë zgjedhje me 30 qershor pa këto kushte. Q. Xhani


POLITIKE

K

ëshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë unanime propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për nisjen e dialogut për zgjedhjet. Ishte kryedemokrati Basha që i propozoi mëngjesin e djeshëm Kryesisë së partisë që drejton marrjen e tre vendimeve të rëndësishme, ku një prej tyre thekson se PD do të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira. “Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve”, ishin vendimet që u miratuan në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, që u parapri nga ajo e Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar. Sqarimi i Bashës Duke konfirmuar votën unanime të Këshillit Kombëtar, kryetari i PD-së në një dalje për mediat sqaroi konkretisht se çfarë nënkupton ai në propozimet e tij teksa shprehet për pjesëmarrje në zgjedhje pas plotësimit të kushteve. Dhe me “kushte” Lulzim Basha deklaroi se bëhet fjalë për largimin e menjëhershë të Edi Ramës nga qeverisja e vendit, si një kusht i panegociueshëm për nisjen e një dialogu me mazhorancën për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha tha se duhet të largohet Rama, me qëllim që t’i hapet rruga dialogut me PS për të pasur një qeveri tranzitore. “Edi Rama është kryeministri më i paaftë dhe më i inkriminuar në Ballkan. Ai kryeson një qeverisje, me njerëz që në çdo hallkë të pushtetit vetëm dhunojnë, janë si një organizatë kriminale. Largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm për PD. Pas largimit të Ramës, PD do të hyjë në bisedime me PS për të formuar një qeveri tranzitore për t’i dhënë fund krizës politike. Çdo shqiptar, në betejë me pushtetin kriminal, qeverinë e dalë nga krimi”, tha Basha. PYETJE-PËRGJIGJET Zoti Basha, cilat janë kushtet

4

E premte, 19 PRILL 2019

Këshilli i Kombëtar i jep dakortësinë Kryetarit të PD-së: Pa largimin e Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat

Basha: Dialog me PS-në vetëm pas largimit të Ramës

që mund ta çojnë PD-në në zgjedhje, duke qenë se si kryesi keni marrë një vendim se në këto kushte nuk mund të hyni në zgjedhje? Jemi i vetmi vend në Ballkan ku qeveria është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar. Jemi i vetmi vend në Ballkan, për të cilin një nga parlamentet e vendeve anëtare i ka rekomanduar Brukselit heqjen e lëvizjes së lire. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku, brenda 6 viteve, 500 mijë banorë janë larguar nga vendi, për shkak të pamundësisë ekonomike, për shkak të mungesës së shpresës dhe mundësive, për shkak të represionit dhe brutalitetit të një regjimi të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar. Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në mbështetje edhe të vendimeve të mëparshme dhe në përgjigje të aspiratës mbarëqytetare për ndryshim, sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike, e cila ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, të çrrënjosim korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia, që pamundësojnë mirëqenien, që pamundësojnë vendet e punës, që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. T’u shërbejmë, pra, qytetarëve shqiptarë, duke rikthyer jo vetëm shpresën, por edhe mundësitë në vendin e tyre, në qytetet e tyre, në fshatrat e tyre, në shtëpitë e tyre. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike, që është vota e lirë dhe e ndershme. Vendimi është

i qartë. Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare, si të dhunuara nga bashkëpunimi kriminal i Edi Ramës me kupolën mafioze, të pamundësojë, pra, një tjetër skenar kriminal zgjedhor, duke bërë, kështu, të mundur që, jo vetëm të rikthejmë legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë, por, duke pamundësuar pastaj edhe krimet e tjera që pasojnë krimin elektoral. Futja e policisë në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës në shtëpitë e banorëve te Bregu i Lumit, duke helmuar me gaz fëmijë 3-vjeçarë, 5-vjeçarë, gjë që mund t’i ndodhte çdokujt prej jush, mund t’i ndodhë çdo bashkëqytetari nesër, nëse kjo e keqe nuk ndalet. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, vjedhja e pronës, largimi masiv nga puna në kundërshtim me ligjin, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në kufijtë e ekzistencës dhe të dëshpërimit sa të derdhin qumështin në rrugë e të hedhin prodhimet në kanal, shpërfillje totale e shpresës së kombit, studentëve shqiptarë, çuarja e pensionistëve në kufijtë e mbijetesës me pensione që nuk paguajnë dot as energjinë elektrike dhe ilaçet, janë pasoja të drejtpërdrejta të shkatërrimit të

mekanizmit demokratik: besimllogaridhënie, që vjen përmes votës së lirë. Ndaj beteja për votën e lirë, është betejë për të zhbërë të gjitha këto pasoja negative për qytetarët shqiptarë, nga fëmijët e vegjël deri tek pensionistët. Pra, me fjalë të tjera, beteja është betejë për çdo shqiptar, për të djathtë e për të majtë, për të gjithë ata që sot janë viktima të drejtpërdrejta ose indirekte të një pushteti kriminal dhe ilegjitim, të dalë nga një proces zgjedhor i manipuluar në bashkëpunim me krimin e organizuar. Misioni ynë është i qartë: Të çlirojmë vendin nga krimi; Të çlirojmë vendin nga korrupsioni; Të çlirojmë ekonominë nga kriminelët dhe oligarkët, nga paraja e pisët që po vret vendet e punës, që po vret ekonominë dhe po shkakton dëshpërim masiv dhe emigracion masiv. Duke bërë këtë, të krijojmë edhe njëherë kushtet që, çdokush, përmes lirisë, përmes barazisë para ligjit, të ketë mundësi dhe liri, këtu në Shqipëri, për të plotësuar objektivat personale, familjare dhe komunitare. Zoti Basha, kush është formula për zgjedhje të lira, sipas jush, dhe si do ta pengoni procesin e votimit? Sot, çdo shqiptar e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht. Pavarësisht prej pelivanllëqeve, që janë e vetmja gjë me të cilën merret sot kryeministri më i paaftë, më i dështuar, më i korruptuar dhe më inkriminuar në historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit,

çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më. Prandaj, largimi i tij është kushti i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politik me Partinë Socialiste, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politikë, por me të gjithë shoqërinë dhe gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe, natyrisht, propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mos jenë thjesht dhe vetëm kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. Zoti Basha, kryeministri thotë se nuk tërhiqet, ju thoni se do pamundësojmë zgjedhjet. Si do të pamundësohen zgjedhjet? Do të shkohet drejt përplasjes civile me 30 qershor? Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot, mesazhi që dua të ndaj me ju është ky: Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka dialog. Pa largimin e Edi Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat, mes qytetarëve të dhunuar dhe një grushti dhunuesish, një organizate kriminale që ka zaptuar sot kupolën e shtetit, drejtësinë, parlamentin dhe një nga partitë kryesore në vend, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Kishte një vendim të kryesisë për të vazhduar protestat sa herë ka seanca parlamentare? Protestat do të vazhdojnë sipas taktikës që do të përcaktohet nga shtabi i protestave. Keni pasur sot në parlament një ftesë nga Edi Rama për një dialog, ju ka ftuar të merrni pjesë në komisionin e reformës zgjedhore? Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, që dhunohen ditë për ditë nga Edi Rama dhe horrat e tij, banditët me uniformë apo pa uniformë, është largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, që t’i hapë rrugë dialogut politik, që do të çojë drejt një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


POLITIKE

5

E premte, 19 PRILL 2019

Luan Rama: LSI-PD do garantojnë që të mos ketë më zgjedhje farsë. Zgjedhje të parakohshme, shteti është i kapur

K

ryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vendosur që të mandatojë kryetaren Monika Kryemadhi dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Endrit Braimllari për të diskutuar me Partinë Demokratike rrugët për të mos lejuar që në këtë vend të mos ketë më zgjedhje farsë. Nga foltorja e selisë së LSI-së, zëvendëskryetari LSI-së Luan Rama deklaroi se Shqipëria për fat të keq është në fokusin e ndërkombëtarëve për ngjarjet kriminale që kanë kapur shtetin. Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, deklaroi se u vendos të finalizohet një marrëveshje me PD-në dhe frontin opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira. Ai thotë se e vetmja zgjidhje për situatën politike është një qeveri tranzitore. Më tej, Luan Rama replikoi në distancë edhe me kryeministrin, ndërsa tha se tërë palcën e sistemit politik shqiptar aktual nuk ka gjë tjetër për veç se krim, korrupsion dhe shpërdorim. “Shqipëria është një shtet i kapur, një shtet i kapur nga strukturat kriminale që kanë imponuar vullnetin e tyre në zgjedhjet që kanë prodhuar maxhorancën që është në shërbim të krimit dhe mbi bazën e këtij realiteti, aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik, qytetar të opozitës do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë, për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje që komandohen dhe blihen nga grupet kriminale, për të zgjedhur pushtetin dhe qeverinë që u

LSI marrëveshje me PD, Luan Rama: Ta çojmë vendin drejt qeverisë tranzitore

shërben atyre. Në këtë kontekst, Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjithë Frontin Opozitar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e

qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dëgjova pak më parë kryetarin e qeverisë të flasë në Kuvend për të ashtu quajturën kënaqësi të opozitës në lidhje me votimin më të fundit të Parlamentit të Hollandës, i cili ka kërkuar rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Më parë se të akuzojë opozitën, dhe më parë sesa të

nxjerrë zëdhënësit e vet mjeranë për të justifikuar, ky moment ka nevojë për reflektim. Ka nevojë për reflektim dhe për të parë realisht situatën e kriminalitetit, situatën e trafiqeve, situatën e korrupsionit. Sepse në tërë palcën e sistemit politik shqiptar aktual nuk ka gjë tjetër për veç se krim, korrupsion dhe shpërdorim. Prandaj problemi i madh që duhet të zgjidhë shoqëria shqiptare është mbi të

gjitha që pasi të kemi çuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes qeverisë transitore, t’i çelim rrugën reformimit tërësor te sistemin politik, sepse sistemi aktual politik rezulton i dështuar, i kalbur , i kriminalizuar. Për fat të keq Shqipëria është rikthyer në kushtet e realitetit politik të viteve 90-91, kur Kuvendit apo Parlamentit të atëhershëm të Partisë së Punës, i mbeti vetëm një detyrë. Të çonte vendin në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik dhe demokracinë pluraliste në Shqipëri. Ndaj dhe sot kjo mazhorancë ka vetëm një detyrë. Të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të garantuar proces zgjedhor, të lirë të ndershëm, të barabartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, jo vetëm të votojnë, por mbi të gjitha të kenë të drejtën të zgjedhin. Të zgjedhin në liri të plotë dhe jo siç kanë zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2017, kur vota e tyre u ble, u kriminalizua për të prodhuar këtë qeverisje, këtë mazhorancë që është bërë një me krimin dhe që ka krijuar jo vetëm kosto të mëdha për imazhin e Shqipërisë, por mbi të gjitha ka vënë në risk, interesat kombëtare të Integrimit Europian të Shqipërisë”, njoftoi dje Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama

ZBARDHEN TRE PROPOZIMET E KRYEDEMOKRATIT TË PARAQITURA DJE PARA KRYESISË SË PD-SË

P

artia Demokratike ka vendosur që edhe me dakortësinë e aleatëve në opozitë, të bëjë të pamundur planin e Edi Ramës për të zhvilluar më 30 qershor zgjedhje lokale farsë. Edhe pse ende nuk ka detaje nga vendimet e kryesisë së kësaj force politike, kuptohet se nëse qeveria socialiste do të ecë përpara për të bërë zgjedhje me parti marioneta, ajo do ti bëjë thirrje përkrahësve të gjithë opozitës që të bllokojnë me të gjitha mënyrat këtë proces, siç edhe ndodhi ne sukses në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë së Kavajës. Kujtojmë se pas protestave masive, Edi Rama u detyrua të tërhiqet nga zgjedhjet pa opozitën në 7 maj 2017 në këtë qytet. Kjo strategji e cila duket do të zbatohet për gjithë bashkitë më 30 qershor shprehet në pikën 2 të vendimeve të marra në mbledhjen e djeshme nga Kryesia e PD-së, të cilat do ti kalojnë për miratim

Lulzim Basha: Opozita do bllokojë me çdo mjet zgjedhjet e 30 qershorit!

Këshillit Kombëtar të partisë. Edhe më herët eksponentë si Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë deklaruar në media, se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve

fasadë të 30 qershorit që po synon Edi Rama. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, opozita PD-LSI dhe aleatët e tyre më të vegjël, kanë marrë mbi 720 mijë vota.

Tre propozimet e Bashës Dhe në këtë kuadër Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka propozuar dje Kryesisë së PD-së tre propozimet për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Basha thekson se regjistrimi në zgjedhjet vendore të bëhet vetëm pasi të krijohen kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. “Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme: 1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e

votave; 2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë; 3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme..”, thuhet në këtë pikë të vendimeve të djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike.


POLITIKE

6

E premte, 19 PRILL 2019

“Dialog mes opozitave”/ Ish-deputeti i LSI-së ironizon deklaratën e ambasadorit të BE-së: Do ketë pasur pije alkoolike në takim

Kriza, Vasili: Këtu s’ka drejtësi, s’ka parlament. Rama, kufomë politike D

eklarata e deputetit Ralf Gjoni, se së shpejti do të riformohen grupet e reja parlamentare, është komentuar nga ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Në një intervistë për portalin informativ “Syri.net”, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së u shpreh se askush në atë parlament, që ai e quajti “parlamenti i krimit”, nuk ka të drejtë të përdorë emrin, apo simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Emri i LSI është atribut i asaj partie, mbi 200 mijë votues, drejtohet nga Monika Kryemadhi, ka kryesinë dhe që ka vendosur të jetë jashtë parlamentit të krimit. Kemi njoftuar prej kohësh KQZ-në, që cilido nga pjesëtarët e listave që ka thyer vendimin politik të LSI është i vetëpërjashtuar nga partia. Nuk e përfaqëson në asnjë formë. Kush do guxojë do të ketë një përgjigje shumë të ashpër”, u shpreh dje Petrit Vasili. Deklarata e ambasadorit Soreca Ndërsa deklaratën e djeshme të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili u shpreh se, opozita të marrë pjesë në zgjedhje teksa tha se është koha për dialog jo vetëm brenda opozitës por edhe me qeverinë në mënyrë që të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, Vasili e ka komentuar mes notave të forta të ironisë. “Do ketë qenë ndonjë aktivitet ku ka pasur koktelje dhe pije alkoolike. Ai vjen nga Italia, një shtet që ka politikë prej mijëra vjetësh. Unë jam i bindur që z. Soreca ka bërë humor dhe në këtë rast mos e merrni seriozisht. Është një burrë me humor të mirë”, deklaroi ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Akuzat ndaj Ramës Ish-kreu i ligjvënësve të LSI-së Petrit Vasili nuk do t’i kursente as akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Sipas Vasilit, kreu i qeverisë është shndërruar në një njeri qesharak. “Një kryeministër që shndërrohet në llazore rruge dhe ky kështu është katandisur. I hedh 200 lekë, fillon dhe qeshin të gjithë. I kam dëgjuar në fund të viteve ‘90, “i kemi në grykën e topit” dhe në fund ikën të gjithë, por populli mori një faturë të tmerrshme. Këtu nuk ka drejtësi, këtu nuk ka parlament...”, u shpreh Vasili. Sa i përket reagimit të kryeministrit pas vendimit të parlamentit të Holandës për rikthimin e

vizave me Shqipërinë, Vasili u shpreh se Ramës duhet ti vijë turp që mendon se i jep mend politikës holandeze. “Ky gazep kryeministër, që është një i vdekur që ecën. Ka fytyrë ky të flasë për politikën holandeze?! Të ketë turp ti japë mend politikës holandeze. Del e flet gjëra që qesh e gjithë Europa”, tha ai. Deklaratat e Lleshajt Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili më herët do të reagonte përmes rrjeteve sociale ndaj deklaratave të Ministrit të Brendshëm Sandër

Lleshi për grabitjen e Rinasit që bëri në Kuvend. “Ministri i Brendshëm damlla dhe i lajthitur krye krejt! Ministri i Brendshëm 3 ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinas deklaroi në parlament: “Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”! Po i njëjti ministër i Brendshëm po në parlament, sot (dje) deklaron krejt të kundërtën: “Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk

mund të cënohet nga një grup prej pesë vetash që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit”, tha Lleshaj. Po të njëjtin ministër të Brendshëm e nxorën për zverku nga aeroporti dhe hyri ushtria në aeroport. Shqipëria nuk ka Ministër të Brendshëm dhe idiotësi të tilla shqiptarët nuk kanë dëgjuar kurrë më parë. Ka përkundrazi një damlla të inkriminuar, që kriminelët që grabisin Aeroportin nuk i kap, ndërsa protestuesit po i kap”, deklaroi Petrit Vasili.

VENDIMI I HOLANDËS

Rikthimi i vizave, ambasadorja franceze: Nuk është përfundimtare

Pak ditë pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për vendin tonë, reagon edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak. Nga Korça, Vasak shprehet se vota në parlamentin Holandez nuk është një vendim përfundimtar, por do t’i nënshtrohet një procedurë të veçantë. “Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundoje. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë, por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit”, është shprehur ajo. Ambasadorja franceze ka komentuar edhe situatën politike në vend. “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ju e dini që për çështje parimi një diplomat nuk shprehet për politikën e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Në sajë të kësaj vizitë të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike”, tha ambasadorja franceze Christine Vasak nga Korça.

APELI I AMBASADORI TË BE-së: SHPRESOJMË QË OPOZITA TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE! KOHA PËR DIALOG

K

reu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka kërkuar dialog të gjerë si mes opozitave, asaj brenda dhe asaj jashtë parlamentit, por dhe me mazhorancën. Edhe një herë përmes mediave ai ka bërë apel për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore. Deklaratat e tij erdhën në ditën kur Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj morën në drejtim dy grupet e sajuara parlamentare, ku madje, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve vendore, duke shprehur rëndësinë e bisedimeve me mazhorancën. “Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”, tha Soreca. Këto deklarata, kreu i delegacionit të BE-së i bëri pas takimit që ai zhvilloi paraditen e djeshme me Komisionerin

Soreca kërkon dialog mes “opozitave” dhe mazhorancës për futjen në zgjedhje

për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. Soreca shtoi se mbrojtja e të dhënave është e rëndësishme sepse ndihmon në procesin e sundimit të ligjit. “Jam shumë i nderuar që kisha të vizitojë zyrën këtu dhe të bisedoja me të gjithë personelin këtu. Kjo zyrë është shumë e rëndësishme si për vendin tuaj ashtu dhe për

qytetarët. Ishte kënaqësi për mua që komisioneri më tha se ankesat që nga viti 2014 janë 10-fishuar. Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë tashmë janë të ndërgjegjësuar se në rast se e drejta e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale shkelet ata kanë të drejtën të ankohen pranë institucioneve. Besoj që ju e dini se legjislacioni i BE për mbrojtjen e të dhënave personale është

një ndër më të mirat. Shohim se Shqipëria po harmonizon legjislacionin e saj me atë të BE. Ishte kënaqësi që bashkë me komisionerin ne mundëm të binim dakord për projektin e dytë të binjakëzimit të zyrave. Në Tetor të këtij viti në Tiranë do mblidhen komisionerët e mbrojtjes së të dhënave nga e gjithë bota. Mbrojtja e të dhënave është e rëndësishme për shkak se ai në vetvete ndihmon në procesin e sundimit të ligjit. Po ashtu është shumë e rëndësishme që ky legjislacion të jetë i harmonizuar me atë të BE sepse kështu edhe bashkëpunimi për sigurinë mund të ecë përpara. Prandaj nuk mund ta theksoj sa duhet rëndësinë që ka ky legjislacion për qytetarët shqiptarë”, tha Soreca.


POLITIKE

7

E premte, 19 PRILL 2019

Kreu i Qeverisë mbron sërish fenomenin “Dako” për shitblerjen e votës: Ndodh dhe në Itali

Rikthimi i vizave, Rama: Vendimi i Holandës, politik kundër qeverisë K

ryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët. Teksa tha se nuk do të ketë rikthim vizash, Rama pohoi se vendimi i parlamentit holandez është politik kundër qeverisë shqiptare. “Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intesive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve. Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke thënë këtë, “nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar”. Për rikthimin duhet të ketë rritje e emigracionit, rritje e azilkërkuesve, që nuk është e vërtetë, pasi ka ulje, duhet të vërehet mungesë bashkëpunimi, por ka rritje, e konstatuar nga holandezët,

së katërti duhet që vendi të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që ndërmerr këtë procedurë, nuk ekziston dhe së pesti duhet të konstatohet kthimi pas i kritereve teknike, por vlerësoj nga KE, që në dhjetor të 2018 nënvizoi se i plotëson 100%. Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që në bazë të vendimit të parlamentit, në kushtet e një fushatë elektorale, që ti drejtohet KE-së dhe pastaj KE-ja nëse ka adresim nga qeveria holandeze e shqyrton kriteret që sapo fola. Pastaj nëse do të shkohet në Këshill, duhet konsensusi i të gjitha vendeve për të çuar përpara procedurën. Shumica e cilësuar në rast se ka reagim nga një vend për të vendosur veton kundër konsensusit. Edhe

në këtë skenar imagjinar, nëse garantohet shumica e cilësuar për të pranuar këtë procedurë, i dërgohet parlamentit Europian, është një rrugëtim i atillë, që mjafton të njohësh procesin për të kuptuar që ajo që ka ndodhur është futja në funksion e disa partive politike që janë haptazi parti me një vokacion në kundërshtim me vlerat dhe parimet që mbrojnë partitë normale europeiste. Duke pasur dijeni se është shfaqje politike me sfond elektoral janë bashkuar edhe vota të tjera për të mos rënë në presion, pra një lojë e brendshme e një dinamike të brendshme që nuk impakton lëvizjen e lirë, zero. E pagëlltitshme është festa në Tiranë. Lufta politike

dëshpëruese e një grupi që përpiqen ti vendosin zjarrin shpresave, ëndrrave dhe perspektivave dhe vetë vendit”, tha ai. Shitblerja e votës Në Kuvend, kreu i qeverisë, Edi Rama, foli dje edhe për shtrëngimin e masave për ata që përfshihen në shitblerje votash në zgjedhje. Në një kohë kur ai dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar janë vënë nën akuzat e forta të medieve ndërkombëtare, Rama madje tha se PS-ja do të propozojë masa konkrete në Kodin Penal. “Ne kemi mundësi së bashku të adresojmë në kodin penal shumë shpejt disa masa të reja për integritetin votës, shitbljerjen e votes. Ne do bëjmë propozimet tona, palët e tjera të bëjnë të tyret. Ne mund ta shtrëngojmë rrethin për ata që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në fushatë”,- tha Kryeministri. Duke marrë si shembull Italinë, kryeministri mbrojti indirekt kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili doli në përgjime me Avdylajt e Shijakut, grup kriminal që kishin mbledhur vota për të. “Shitblerja e votës diskutohet sot edhe në Parlamentin italian. Ka në Itali deputetë të dënuar për bashkëpunim me mafian, edhe për vota të blear akuzohen por ama nuk ka një njeri, një individ të çohet e të thotë që meqë forca filan dhe deputeti filan ka pranuar si dhuratë një numër të caktuar votash, zgjedhjet në Itali janë të pavlefshme”, deklaroi dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.

REPLIKA ME KRYEMINISTRIN DJE NË KUVEND: SI DO IA MBUSHËSH MENDJEN TË MOS E BËJË?

Hajdari ia përplas Ramës: Holanda mund të pengojë negociatat D

eputetja Rudina Hajdari replikoi dje me kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij për vendimin e Holandës për vizat, negociatat dhe reformën zgjedhore. “Rama ia hedh fajin opozitës jashtë sallës për vendimin e Holandës, por edhe kriteret që duhet të përmbushë kjo qeveri. Ky vendim është shqetësues, pasi mund të ketë ardhur nga disa parti holandeze që mund të jenë ekstremi i djathtë, por votuan pro 102 deputetë. Duke ditur procesin e integrimit europian. Si do të jemi ne në gjendje që ti mbushim mendjen Holandës për të mos votuar kundër hapjes së negociatave. Me dëshirën si opozitë që të hapim negociatat, më duket se

ky vendim i parlamentit holandez është shqetësues. Kemi një lëvizje brenda BE-së që është kundër zgjerimit dhe ky vendim mund të shkojë zinxhirë në vende të tjera, Franca, Danimarka apo të tjera. Uroj që kjo gjë mos të ndodhë. I

rekomandoj qeverisë që të ketë një strategji për shqetësimet që kanë, problemeve që vendet e BEsë shfaqin për shqiptarët. Përsa i përket reformës zgjedhore, unë dhe grupi parlamentar duam të kemi një diskutim të hapur

për ndryshimin e sistemit, pasi ndryshimi Kushtetues në 2008 solli degradimin e lirisë dhe demokracisë. Ndoshta ju nuk jeni dakord, e kuptoj hallin tuaj, por unë jam dakord me ju që duhet të implementojmë raportin e OSBEsë. Grupi demokrat do të ketë propozimet e qartë do të kemi një paketë të qartë. Do të kemi ndryshime për Kodin zgjedhor, depolitizimit të administratës zgjedhore dhe shumë të tjera dhe adresimin e shit blerjes së votës. Duam që ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit. Ne jemi dakord që të shqyrtojmë sistemin si mazhoritar të pastër apo proporcional me lista të hapura”, tha Hajdari.

DEKLARATAT

Rama në hall nga “liria e mediave” dhe paralajmëron ligj të ashpër kundër portaleve

Kryeministri Edi Rama është zotuar gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare se nuk do të zbrapset nga projektligji kundër shpifjes në media. “Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes. Nuk vazhdojmë dot të jemi mish për top i kujtdo që i teket të shpifë të sajojë të na futet nëpër shtëpia e të sakatojë të madh e të vogël në emër të lirisë”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë tha se projektligji në fjalë është përgatitur në bashkëpunim me OSBE-në, draft përmes të cilit “do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum”, paralajmëroi Rama gazetarët. Pak orë pas këtij paralajmërimi, Rama do të reagonte edhe në rrjetet sociale lidhur me raportin për lirinë e medias në vend të publikuar nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”, i cili e rendit Shqipërinë në disa shkallë të përkeqësuar. Por, siç ndodh gjithmonë, Rama e shmang përgjegjësinë nga vetja dhe qeveria e tij për këtë fakt duke sjellë në vëmendje shifrat e 5 viteve më parë. “Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama teksa publikon edhe një renditje të Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018. Nga kjo renditje shihet se Shqipëria në vitin 2014, kur PS mori pushtetin ishte në vendin e 85-të, ndërsa në 2018 megjithëse ka rënie është në vendin e 82-të.


INTERVISTA

8

E premte, 19 PRILL 2019

Kryemadhi: Strategjia e re e opozitës K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në “Ora News” se opozita ka një strategji të re të përgatitur nga Fronti Opozitar, për zgjidhjen emergjente të krizës politike. Kryemadhi u shpreh se zgjidhja e krizës nis që me ligjetimitetin e parlamentit. Ju i keni përmbajtur protestuesit për mos të kryer veprime radikale? Sigurisht që i kemi përmbajtur por mos të harrojmë që nuk është e kollajshme për të përmbajtur një grup aq të madh por secila parti politike është munduar të menaxhojë situatën më mbështetësit e asaj por mos të harrojmë që ka dhe shumë qytetarë që nuk vijnë për asnjë parti politike sepse sado që të jetë partitë politike maksimumi të 10 000 veta mund të sjellin, të jemi të sinqertë, pjesa tjetër është komplet njerëz që e ndjejnë veten të lënë mënjanë, të izoluar, të intimiduar, të dëshpëruar po themi por edhe të shfrytëzuar dhe i ke në shesh edhe në protestë por ajo që ne mendojmë dhe që është e vështirë është përmbajtja e njerëzve, kemi arritur deri tani për ta përmbajt, nuk po të përmban policia 5 punonjës gardhi që gjuajnë dhe gjuajnë me gaz lotsjellës që nga frika qëllojnë qytetarët me gaz lotsjellës, qëllojnë gazetarët. Çdo t’i bënin gazetarët policisë që i lagte me solucion kimik, jo më të përmbash një grup aq të madh, me gjithë atë ajo që unë dua të them është që fjala radikale ka të bëjë me radikaliziminantinjerëzor të Edi Ramës për popullin dhe qytetarët e tij. Cila është mënyra për t’i dhënë një tre dimensionalitet goditës kësaj qeverie? E para një herë qeveria aktuale mjafton të shikosh pëllitjen e Ramës në Parlament dhe fyerjet denigruese që bën ndaj një femre dhe po të shikosh mënyrën dhe zhargonin vulgar që ai përdor edhe me shërbëtorët e tij tregon që nuk është mirë, tregon që ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë opozitë e rrugës dhe pavarësisht se ai e përdor dhe mendon që fjala e rrugës është një fjalë intimiduese, ai harron që fjala rrugë është jetë sepse pa rrugë njerëzit nuk kanë ku të ecin. Në një jetë politikë ndërtohen rrugët e zgjidhjeve, ndërtohet rrugët e zhvillimit ekonomik, në një jetë zhvillimore ndërtohen dhe zhvillohen rrugët, rrugët janë instrumente të daljes nga kriza, të ndërtimit të vendit dhe shumë e shumë zgjidhje të tjera, merreni nëse doni në konotacionin virtual ose në atë fizik, pra pa rrugë nuk ka zhvillim, kështu që fjala opozitë e rrugës nuk na impresionon. Ka qenë dhe një këngë shumë e bukur, “Ushtari i Rrugës”. Madje ai që këndon këngën prandaj po them që nga ushtar i rrugës u bë ministër, por ngaqë është në presion nga njëherë gjen sinonimet e gabuara. Me gjithë atë unë nuk mendoj se ky është problemi ynë,

AKUZA

Shemsi Premçi: Ka deputetë të PS-së që sjellin miliona euro nga grupet kriminale

problemi ynë më i madh është si do të nxjerrim sot Shqipërinë nga kriza institucionale, politike, ekonomike, shoqërore dhe sociale dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ne si opozitë kemi ndjekur hapa shumë të kujdesshëm dhe nuk mund të them të ngadaltë, por ne kemi hedhur hapa shpejt dhe me kujdes, pse e themi këtë? E themi këtë që të mos harrojmë se nuk kemi përballë një lider politik, një lider që mund të themi që për hir të shumë arsyeve të ndryshme në të gjithë periudhën e tranzicionit kemi kaluar kryeministria të ndryshëm, nga i pari deri tek i fundit, nga tek qeveria e Ylli Bufit dhe deri sot. Po të ishte kështu znj. Kryemadhi, z. Palmer nuk e takonte kryeministrin, kryeministrin e kriminelëve dhe opozitën kundër kryeministrit dhe kriminelëve, pse mban një simetri z. Palmer? Jo, jo z. Palmer përfaqëson DASH-in e para, e dyta z. Palmer bashkëpunon me qeverinë, por mos harrojmë që z. Palmer ka dhe një raport të DASH-it që sigurisht është bërë dhe me dijeni të z. Palmer, sepse raportet e DASH nuk janë deklarata facebook-u dhe z. Palmer bashkëpunon me çdo qeveri. Unë nuk e di se çfarë ka diskutuar z. Palmer me Z. Rama, por unë di të them që me ne ka qenë shumë konstruktiv, me ne ka qenë shumë i qartë, shumë i hapur. Thuhet se ju ka bërë edhe presion, ka disa analistë? Pse nuk e bëri presionin në media z. Palmer? Nuk është diskret. Unë nuk është se kam ndonjë ekperiencë shumë të madhe diplomatike, sepse vetë si person jam antidiplomatik. Duke qenë se jam e drejtpërdrejtë, diplomacia nganjëherë më vendos pak në pozita jo shumë komode, sepse unë gjithmonë dua të them atë që mendoj, jo atë që duan të tjerët të dëgjojnë. Nëse do të ishte takim presioni, nuk do të zgjaste 78 minuta, por do të ishte 10-20 minuta dhe do të mbaronte punë e do të ikte. Me

z. Rama ka ndenjur 30 minuta dhe ka ndenjur 70 minuta me ministrat. E vërteta është se i kishit pritshmëritë shumë të mëdha te z. Palmer, edhe për shkak të situatës politike. Z. Palmer besoj se e bëri të qartë për të gjithë gazetarët, që nuk ka ardhur për të zgjidhur problemet, e para. E dyta, që në këtë moment, z. Palmer del jashtë asaj që ju mendoni për kërcënimin. Sigurisht që kur z. Palmer i ngre fjalët e Edi Ramës, se është normale historia e precedentëve të djegies së mandateve, do të bëj një pyetje që ia thamë dhe z. Palmer: Më thoni precedenti i djegies së mandateve në rajon, në çfarë vendi në rajon ka dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese? Sepse nëse ne do të kishim Gjykatën Kushtetuese sot, ne nuk do të shkonim të digjnim mandatet. Atëherë si shpjegohet që Ambasada Amerikane gjithmonë e vlerëson jo vetëm procesin e Vettingut, por edhe Reformën në Drejtësi? Mos mendoni ju që Ambasada Amerikane do të marrë flamurin kundër Reformës në Drejtësi. Kjo reformë do ta bëjë hapin e saj. Problemi është moskapja e Reformës në Drejtësi, e cila ka filluar të kapet. Mjafton të rrëmosh në tavolinat e Sistemit të Drejtësisë apo të punonjësve që merren me reformën, do të shikoni që tjetër qëndrim mbajnë përfaqësuesit e OMN-së në mbledhjet me dyer të mbyllura, për të kaluar Vettingun e individëve të caktuar, dhe tjetër fjalime populiste mbajnë përpara opinionit publik. Mjafton të shikosh të gjitha videot, që përfaqësuesit e OMN-së kanë mbajtur fjalën kundër subjektit apo pro subjektit dhe asnjë prokuror ose gjyqtar, edhe kur e ka kaluar edhe kur nuk e ka kaluar, nuk i është dhënë dora. Vetëm njërës i është dhënë dora, Donika Prelës. Ju si opozitë dilni në deklarata të ndryshme dhe thoni që ky është kapur nga ai, ky është kapur nga ky, por përse nuk e bëni publike këtë dosje? Çështja është që bëni publikime

shumë selektive të materialeve... Nëse ju e dini çfarë ka dosja 184 pse nuk e bëni publike?Mirë nuk po merrem me dosjen 184, harroje dosjen 184 dhe dosjen 339, normale të duket ty ajo që ka ndodhur me qytetarin Alizoti? Ai është narko-shteti. Pse çfarë ka narkoshteti? Se dhe në Serbi janë të lidhur qeveritarët me krimin e organizuar edhe në Mal të ZI edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, por që ti ta marrësh një dëshmitar, ta fabrikosh, ta nxjerrësh nga burgu për trafik drogë, ta paguash, ta bësh linjën midis prokurorit, policisë dhe Gjykatës për të nxjerrë dëshmitarë të rremë si në kohën e Sigurimit të shtetit, me çfarë qëllimi? Për të burgosur një gazetar dhe një opozitar. Kjo është shumë e rëndë, këtu ka rënë shteti dhe ne na duket normalë, normal që na duket normale se njerëzit jetojnë me 30 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe kur i shkon ai trafikanti i drogës dhe i thotë mbylle gojën dhe na 1 milion lekë, normal se punë e madhe se çfarë ndodh, kur e lë polici furgonin që shkon për të vjedhë 10 milion euro në Rinas dhe 300 mijë lekë të vjetra që merr ai dhe ndërkohë që kur je atje në protestë bëhet me djersë dhe nuk i japin asnjë shishe ujë, kanë frikë të marrin dhe ujë nga ne se i heqin nga puna. Normal që do t’i mbyllë sytë kur të kalojë ai me kallashnikov se thotë ky dhe më vret, i lë fëmijët rrugëve, me shtëpi me qira jam. Po a kishte gjë më të shëmtuar se sa ajo gruaja që mbronte shtëpinë e vet tek PetroNini, policia ishte dje ke bregu lumit. Pra ajo që qau, ajo q u shtri barkas. Ajo është e dhimbshme sepse është buka e fëmijës sepse këtu është problemi që ne nuk po e kuptojmë dot. Ju sot jeni në një televizion privat dhe secili nga ju në njëfarë mënyre ganxhën e vet e ka të lidhur me pronarin e medias dhe varet sesi është. Është tolerant, ju lë të bëni si të doni, s’është tolerant s’iu lë nga ky televizion ikni në një televizion tjetër. Me fal, një njeri që ka fëmijë 2,3 edhe 1 qoftë me 300 mijë lekë

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu ku diskutohet për krimin shqiptar dhe rrjetet e drogës, ShemsiPremçi, ishdrejtues i lartë policie tha ndër të tjera se kanë ardhur listat e bandave kriminale shqiptare nga Hollanda dhe shtete të tjera te BE, por policia nuk i heton. ShemsiPremçi theksoi se ka raporte me emra deputetësh të PS-së, të cilët sjellin shuma të mëdha me euro cash pasi kanë pasaporta diplomatike dhe marrin përqindje nga grupet e drogës për paratë që sjellin në Shqipëri.Të gjitha raportet dhe emrat janë te ministri i brendshëm, nënvizoi Premçi, por heshtët. rrogë dhe nëse e humb atë rrogë, me çfarë do ta ushqejë fëmijën e tij? Ku është morali përpara bukës së fëmijës këtu? Tani do ju thëm vetëm një rast që më ka ndodhur dje dhe që është shumë e rëndë. Dje kam shkuar për vizitë në një familje që ka ardhur nga Elbasani me qira në një shtëpi këtu për shkak të vajzës se vet se e ka studente në juridik. Kanë humbur shtëpinë, pronat, gjërat e tyre, problemet e tyre po themi ekonomike dhe kanë marrë një ambient me qera në një godinë po themi të pa legalizuar, kam shkuar për ti takuar sepse kanë qenë suportuesit e mi në Elbasan, mbështetësit e mi në Elbasan. A e dini çfarë ndodhi? E morën në telefon të zonjën e shtëpisë edhe doli të marrsha të keqen e sigurimit të shtetit, sigurimi i shtetit e bënte në dy të natës dhe nuk e merrte vesh njeri. Nuk e keni idenë, mu dhimbs familja, mu dhimbs vetja ime por më shumë mu dhimbs ajo gruaja e shkretë që e kishin kërcënuar. Çdo Monika Kryemadhi në shtëpinë tënde dhe dy katet që i ke ti ne nuk do t’i legalizojmë, deri këtu ka ardhur. Ky është realiteti ku ne jemi sot, se ne vetë rrimë në atë rrethin tonë të vogël me njëri tjetrin sepse secili krijon shoqërinë sipas standardeve të tij por ky ka dalë jashtë çdo limiti. Marrë me shkurtime nga “Ora News”


POLITIKE KOMENT Nga Andi Bushati Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit. Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi. Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit. Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie. Rudina nuk ka vizion historik për misionin e saj, Azemi besonte në ringjalljen e

Mujit dhe Halilit në ditët e sotme. Por, pavarësisht nga këto dallime, në këtë botë ku logoja është gjithçka, Rudina Hajdari nuk po shkëputet dot, nga pesha e “markës” që mban mbi supe. Kur Basha e katapultoi në parlament në zgjedhjet e 2017, kritikët e tij brenda PD dhe armiqtë e opozitës e panë këtë si shembullin tipik të përdhunimit të meritokracisë. Për ta, ajo ishte aty thjeshtë si vajza e babait. Të dyja palët, në një kor të përbashkët, ripostonin në media gafat në parlament, sikur donin të theksonin se politika nuk është një talent që trashëgohet. Sot rolet kanë ndryshuar. Përndjekësit e djeshëm e kanë shndërruar në heroinë, kurse opozita zyrtare e ka shpallur tradhtare të idealit të Azemit, duke inskenuar edhe fabulën e shëmtuar të kundërvënies së vëllait ndaj motrës. Këto anatemime nga ish-krahu i saj politik do të shtohen me siguri në ditët e ardhshme, tani që Rudina ka marrë rolin e lideres së grupit të PD, dhe ka folur për përfaqësimin e çetës të të mosbindurve në zgjedhjet

e qershorit. Po a duhet gjykuar Rudina për zgjedhjet e saj? A përbën sot një mëkat mos i bindesh urdhrave të kryetarit të partisë? A ka të drejtë të ndjekë një rrugë të ndryshme, qoftë nga ajo që predikon Basha, apo qoftë nga ajo që kanë votuar masivisht forumet e PD? Natyrisht që PO. Megjithëse personalisht jam një nga ata që e ka mbështetur obsionin e djegies së mandateve si të vetmen zgjidhje, megjithëse e shoh si idiotësi pjesëmarrjen e opozitës, me Ramën kryeministër, në zgjedhjet e qershorit, e quaj të pamoralshëm madje demokratikisht të rrezikshëm, linçimin që po i bëhet Rudinës si tradhtare e partisë dhe kujtimit atëror. Politikisht, si vajzë, ajo është në të drejtën e saj legjitime të “vrasë babain”. Moralisht, atë se pengon askush të jetë kundër rrugës me të cilën Lulzim Basha po drejton partinë, apo zgjedhjes së tij plot enigma për të djegur mandatet. Deri këtu Rudina Hajdari nuk mund të akuzohet, as për zdërhallje në shtratin e armikut, as për besëthyerje tropojaneje. Problemi i saj qëndron tek hipoteza që sapo shpalli, për të hyrë në zgjedhje. Sepse të gjithë e imagjinojnë lehtësisht se si do të jetë gara elektorale, nëse opozita vendos të mos marrë pjesë. Ajo do të ketë ngjyrat dhe formën e një farse. Aty, nën panikun për të ruajtur një demokraci fasadë, Edi Rama do të manipulojë vota ngado. Ai nuk do të përpiqet të rrisë vetëm pjesëmarrjen, por do të tregohet bujar edhe për të falur përqind-

je për opozitën e re. Pra shkurt, ai do të tentojë të bëjë atë që deshi të realizojë Ramiz Alia para se Azem Hajdari të dilte në rrugë: një pluralizëm fals, ku PPSH-në do ta konkurronin levat e saj, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë dhe Bashkimi i Grave. Vetëm në

9 E premte, 19 PRILL 2019

“Mos e thërrisni më Rudina e Azemit” këtë rast Rudina Hajdari do ta tradhtonte imazhin e Azemit. Dhe kjo jo për fjalorin, mënyrën e të bërit politikë apo stilin e përçimit të saj. Aty ajo është e lirë ta vrasë babain. Por, nëse ajo mbështet pluralizmin fallco që po kërkon të rivendoset pas tre dekadash, aty ajo shkel mbi një vokacion, mbi një ndarje thelbësore që shkon përtej mosdakordësisë me Bashën, Berishën apo kujtimin atëror. Pra, nëse deri më tani, me të drejtë, ajo ka dëshmuar se nuk kërkon të jetë në politikë vetëm falë mbiemrit, në rast se bëhet pjesë një parodie elektorale, ajo rrezikon shumë më tepër. Ajo distancohet dhe nga i vetmi akt i pastër dhe i pa kundërshtueshëm me të cilin

Azem Hajdari do mbetet në histori: vendosja e pluralizmit politik. Vetëm në këtë rast ajo e meriton çdo lloj epiteti që i kanë vendosur padrejtësisht paradhënie. Sepse vetëm ashtu ajo nuk do të jetë më Rudina e Azemit. (Lapsi.al)


FORUM

10 E premte, 19 PRILL 2019

MEDIA ITALIANE

Nga Vincenzo Musacchio*

T

rafiqet ndërkombëtarë të drogës kalojnë nga zemra e Shqipërisë përmes ‘rrugës së Atlantikut’, e shfrytëzuar për futjen e substancave të ndaluara nga Italia në gjithë Evropën. Një sipërmarrje e drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare, në veçanti nga mafiet e Vlorës e Durrësit dhe ajo e kryeqytetit. Shqipëria është bërë nyje thelbësore për narkotrafikun evropian e ndërkombëtar. Nëse fillimisht organizatat kriminale shqiptare, në veçanti ato bregdetare, ofronin ekskluzivisht mbështetje logjistike për kartelet, me kalimin e viteve raportet kanë ndryshuar: disponueshmëria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike i ka dhënë mundësi mafias së vendit të shqiponjave të bëhen liderë të padiskutueshëm të trafiqeve të paligjshëm të drogës dhe armëve. Sot, mbi 50% e gjithë opiumeve, kokainës, heroinës e morfinës së sekuestruar në Evropë kapet pikërisht në rrugën Adriatike, e cila sjell drogën nga Afganistani, duke kaluar përmes Iranit, Turqisë e vendeve jug e juglindore të Evropës. World Drug Report 2018, raporti mbi tregun botëror të drogës i publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimet, i konfirmon këto të dhëna. Shqipëria është vend-tranziti kryesor për të gjitha drogat, përfshirë edhe ato që vijnë nga Amerika e Jugut. Afera me vlerë miliarda euro në duart e klaneve të pranishëm në të gjithë territorin: në Shqipëri manaxhohen në nivelin maksimal trafiqe, investime ekonomike dhe riciklim parash të pista. Por prania e grupeve të shumtë të organizuar dhe shumat e jashtëzakonshme që fitojnë bëjnë që klanet të jenë në luftë të vazhdueshme mes tyre për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurës në botë. Në Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të vendit në muajt e fundit janë regjistruar vrasje të shumta që çojnë direkt te lufta për dominimin e trafikut të drogës midis grupeve mafioze. Çdo ditë, lufta midis grupeve rivale për kontrollin e territorit dhe tregut të drogës po bëhet përherë e më e përgjakshme deri në atë pikë sa të fusë në krizë edhe qeverinë shqiptare që ka brenda saj eksponentë të lidhur me mafiet lokale. Autoritetet shqiptare duket se nuk po impenjohen në luftën kundër organizatave

Shqipëria po bëhet narkoshtet, sipas modelit Amerikanojugor

kriminale, ndërkohë që ekzekutimet në rrugët e qyteteve vazhdojnë prej vitesh, siç shkruan media vendase. E konfirmojnë edhe shifrat e ofruara nga Europol që analizon gjithë vrasjet e verifikuar në Shqipëri nga 2015 deri sot. Autoritetet thonë se mbi 200 personat e vrarë janë të lidhur në njëfarë mënyre me pistën mafioze, ndonëse vetëm pak raste janë zgjidhur vërtet me dënimin e fajtorëve. Për mbi 80% të vrasjeve nuk ka as të dyshuar. Të dhënat e mbledhura tregojnë që aktet përbëjnë rrezik të madh edhe për qytetarët. Pjesa më e madhe e ekzekutimeve bëhet në mes të ditës e në vende publike: në shkurt, dy kalimtarë për pak sa nuk u kapën nga shpërthimi i makinës së një

të dyshuari si trafikant droge. Që kur Shqipëria është impenjuar në luftën kundër mafias, e detyruar nga Bashkimi Evropian, pak ka ndryshuar. Arsyeja pse pjesa më e madhe e vrasësve ende nuk është identifikuar është lidhja midis kriminalitetit të organizuar dhe politikës e me struktura të policës, drejtësisë dhe shërbimet e sigurisë. Mafiet e vendit janë shumë të fuqishme dhe raportet mes klaneve, politikës dhe forcave të rendit janë të njohura. Klodiana Lala, gazetarja kurajoze e kronikës, me një karrierë të kaluar mes raportimit të aferave të grupeve kriminale në ekspansion të vazhdueshëm, konfirmon ekzistencën e lidhjeve të forta midis bosëve të

narkotrafikut dhe institucioneve publike shqiptare. Nuk është gjë e re që politika të ketë lidhje me organizata kriminale, por tani kemi arritur në pikën që mafia ka hyrë në parlament. Ish-ministri i brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klanit Habilaj. Kushëriri Moisi tani është në burg në Catania. Edhe për këtë, pak ditë më parë, prokurori kombëtar anti-mafia De Raho, në vizitë në Tiranë, paralajmëroi që mafia rrezikon të bëhet investuesi më i madh në ekonominë shqiptare. Mafia emergjente evropiane është ajo shqiptare, e fortë, e egër dhe e lidhur pothuajse kudo me mafiet au-

toktone të territoreve ku futet. Bashkëpunimet kriminale janë të vazhdueshme me të gjitha grupet mafioze (Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, mafia Puljeze) siç e vërteton menaxhimi i drogës në rrugë, që në 80% i jepet kriminalitetit vendas nga klanet shqiptare. Në Abruzzo e Molise, klanet shqiptare kanë rol dominues në shpërndarjen e heroinës e kokainës për Camorran dhe mafien foxhane dhe garganike. Me bekimin e mafieve vendase, shqiptarët munden të veprojnë lirisht në territoret e tyre, duke imponuar rregullat e tyre të ashpra. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare në Itali tashmë është një alarm që nuk duhet nënvlerësuar. Pellgu i Adriatikut (brigjet puljeze dhe molisane) janë vendi kryesor i penetrimit në Itali, por tani mund të thuhet pa frikën e përgënjeshtrimit se mafia shqiptare është e pranishme në mënyrë masive në të gjithë gadishullin Apenin. Nëse vazhdohet me këtë hap, Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë. Për fat të mirë ende nuk është bërë, por mund të bëhet. Kriminaliteti shqiptar po ristrukturohet në formë të organizuar dhe askush nuk duket se di si t’i përgjigjet këtij mutacioni që nëse shkon deri në fund mund ta bëjë Shqipërinë një narko-shtet të vërtetë sipas modelit amerikanojugor. *President i Osservatorio Antimafia në Rajonin Molise

shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga

Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë”.

REAGON DEPUTETJA HOLANDEZE

“Taulant Balla gënjen, nuk e njoh Lulzim Bashën”

N

ë përpjekje për të minimizuar dëmin ndaj reputacionit të qeverisë dhe të vendit, të shkaktuar nga vendimi i Parlamentit holandez, që i kërkoi qeverisë holandeze të kërkojë nisjen e procedurës për kthimin e vizave për shqiptarët, qeveria e Kryeministrit Rama filloi këtë javë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës nga katër deputetët që propozuan mocionin, kristiandemokrates Madeleine van Toorenburg. Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant

Balla, u shpreh se, Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët përdorin çdo mjet për të denigruar kombin shqiptar. Basha lobon për këtë në Holandë”. Portali Exit.al ka kontaktuar me deputeten holandeze Van Toorenburg dhe e pyeti nëse pretendimi i qeverisë shqiptare se ajo ishte mikeshë e Lulzim Bashës është i vërtetë? Në përgjigjen e saj, Van Toorenburg shprehet: “Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më


POLITIKE

11

E premte, 19 PRILL 2019

Raporti i OSBE/ ODIHR: Mosbesimi dhe polarizimi mund të ndikojë në zgjedhjet e qershorit

OSBE/ODIHR pritet të sjellë në Shqipëri, 250 vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në raportin për nevojën e vëzhgimit të zgjedhjeve, OSBE/ ODIHR vlerëson se në Shqipëri mosbesim e polarizim mes partive, situatë e cila mund të ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR-it nënvizuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis tyre, partitë politike dhe politizimi i institucioneve të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhjeve. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen pas një vendimi të pashembullt të opozitës në parlament për të hequr dorë nga mandatet e tyre. Më tej, opozita organizoi një seri protestash që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria i hodhi poshtë këto kërkesa. Përplasjet politike në vend pezulluan reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe ate zgjedhore”thuhet në raport. Reforma zgjedhore Në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme lokale më 30 qershor shkruhet se ka

OSBE/ODIHR: Në Shqipëri, mosbesim e polarizim mes partive shumë gjasa të shkohet me kornize ligjore te pandryshuar megjithëse ka shpresë të vogël të bëhen disa amendime. “Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në një kornizë ligjore të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve. Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik. Shumë rekomandime zgjedhore të OSBE/ ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të pa adresuara”, shkruhet në raport. Zgjedhjet mund të kontestohen Në raport shprehet shqetësimi se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor. Po ashtu, thuhet se ato mund të kontestohen. “Deri në 2 mars, numri i votuesve të regjistruar janë 3.5 milionë. Zgjedhjet mund të kontestohen nga kandidatë të nominuar nga partitë politike apo koalicionet ose grupe votuesish. Nominimi

i kandidatëve po vijon dhe pritet të mbyllet më 13 maj. Asnjë nga interlokutorët e ODIHR-it nuk kanë shprehur shqetësim për regjistrimin e kandidatëve”, theksojnë ekspertët ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it. Raporti vëren dhe shqetësimet

serioze që kanë të bëjnë me procesin parazgjedhorë, ku opozita refuzo0n të bëhet pjesë e komisioneve të administrimit zgjedhor. “Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politike të tyre.

Kjo ka ndikuar prej kohësh besueshmërinë e institucioneve të menaxhimit për shkak të perceptimit të politizimit të tyre, ndërkohë shumë vëzhgues të ODIHR-it kanë ngritur shqetësime serioze gjatë ditës së votimit, sidomos me numërimin e votave”, thuhet në raportin e publikuar këtë të enjte. Vëzhguesit Ndërkaq, Raportohet se do kërkohet nga shtetet pjesëmarrëse dërgimin e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor. “Përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve. Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Institucionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent”, thuhet në raportin e publikuar një ditë më parë nga OSBE/ODIHR-it.

INDEKSI BOTËROR I LIRISË SË MEDIAS, SHQIPËRIA BIE ME 7 VENDE: STANDARDET RREGULLATORE TË MEDIAS PO MANIPULOHEN NË FAVOR TË INTERESAVE TË QEVERISË “Reporterët pa kufi” kanë publikuar Indeksin botëror të lirisë së medias, në të cilën Shqipëria ka një rënie me 7 vende, duke u renditur në vendin e 82-të. Në seksionin për Shqipërinë, ‘Reporterët pa kufi’ theksojnë së sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018. “Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit. Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi. Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri. Raporti gjeti se standardet rregullatore të

“Reporterët pa kufij”: Rruga për në BE e gjatë, gazetarët shqiptarë kërcënohen

medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj. Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” – thuhet në raport.

Indeksi i Kosovës Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit. Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë

që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik. Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport. Më tej aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhtarë” ose “simpatizantë të serbëve”. Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat proqeveritare. Indeksi botëror Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit

2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media. Norvegjia renditet e para në Indeksin 2019 për të tretin vit, ndërsa Finlanda ka marrë vendin e dytë, të Holandës, ku dy reporterë që mbulojnë krimin e organizuar u është dashur të jetojnë nën mbrojtje të përhershme policore. Një rritje në ngacmimet kibernetike bëri që Suedia, të humbiste një vend. Renditja e Etiopisë dhe Gambia janë përmirësuar ndjeshëm nga Indeksi i vitit të kaluar. Si rezultat i një klime gjithnjë e më armiqësore që shkon përtej komenteve të Donald Trump, Shtetet e Bashkuara (48) kanë rënë tre vende në Indeksin e këtij viti dhe klima e medias tani është klasifikuar si “problematike” .


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12 E premte, 19 PRILL 2019

Vlerësohet arkitektja e rijetësimit të banesës historike në Berat

B

ashkia e Beratit i akordoi dje arkitektes Eluerta Mehmetaj, çmimin për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore 2019. Ky çmim iu dha arkitektes Mehmetaj për restaurimin e subjektit “Vila 4”, e cila e ka restauruar dhe rijetësuar këtë banesë historike duke e kthyer atë në një bujtinë pritëse për turistët. Në kuadër të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Siteve dhe Monumenteve bashkia e Beratit e ka bërë traditë vlerësimin e iniciativave në fushën e restaurimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Restaurimi, duke i qëndruar besnik autenticitetit të materialeve dhe mjediseve si dhe rijetëzimi mjaft estetik i kësaj banese janë një shembull shumë pozitiv dhe orientues për banorët dhe pronarët e tjerë, që do të duan të investojnë në këtë fushë në Qendrën Historike të Beratit. Investime të kësaj natyre janë në përputhje të plotë me vizionin e Bashkisë së Beratit për

Eduart Makri emërohet kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në qytet, turizëm i cili nxjerr në pah vlerat e qytetit pa i dëmtuar ato. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi se “ndërhyrje të tilla, përveç efekteve shumë të mira në turizëm, sjellin edhe përfitime në drejtim të ruajtjes dhe restaurimit të banesave historike, mirëmbajtja e të cilave është një sfidë për institucionet, por edhe për pronarët e tyre”. Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik,

karakteristikë e Beratit. Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 26001800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6. Banorët e Beratit janë quajtur në fillim ilirë, më pas arbër dhe në fund shqiptarë. Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri. Ministra e Kulturës i propozoi kryeministrit për këtë pozicion dy emra, Ilir Butka dhe Eduart Makri. Me vendim të kryeministrit Edi Rama u shpall fitues kandidatura e Eduart Makrit, përballë ish-kryetarit të qendrës së filmit Ilir Butka. Regjisori Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij.

“Korbi i Aleksandrit”, realitete jetësore mes dy kohëve i autorit Ded Rramani Bleta në murin e kullës, një rast fort i rrallë, i veçantë, i shenjtë, por që është e vërtetë. Bëhet fjalë për kullën trekatëshe të Llesh Ded Rramanit , në Kumbull-Selitë (e vitit 1835) e veçantë dhe unike, e ndërtuar me gurë të zinj, për t‘u mbrojtur nga zjarri , një fortesë qëndrese e luftrave për liri, në vend të lartë,të dukshëm e në kryqëzime rrugësh . Sapo u ndërtua kulla , vjen një bletë nga mali dhe zë vend në faqen e kullës ,e cila ka jetuar këtu 100 vjet e çdo vit prodhonte 60 okë mjaltë ,derisa kulla u dogj bashkë me bletën në vitin 1949. Janë këto tregime dhe histori ,ngjarje të jetuara , të rrëfyera me nostalgji dhe realitet, ku protagonist është edhe autori i librit “Korbi i Aleksandrit “, ( Tregime dhe histori), Tiranë , 2019, shkrimtari i njohur, Ded Rramani. Me tregime të bukura ,të vërteta , të thjeshta , ngjarje të jetuara dhe mbreselënëse ,nga jeta e gjallë mes kohërave edhe pse të vështira.Ku mendja të shkon tek kreshnikët, ku zemra të rrëmbehet nga zanat e maleve , duke përfunduar në prehërin e Lule-Zojës , me bukuritë e natyrës ,gurgullimave të

krojeve dhe maleve hijerëndë , aty ku zhvillohen ngjarjet reale të këtij libri të arrirë,ku ka lindur dhe është rritur autori Ded Rramani, në vendin e bukur e të dashur Kumbull-Selitë, me histori , kulturë, zakone dhe tradita. Një vend të rëndësishëm në këtë libër, zë tregimi : “Është bukë e dhënë”,ose siç njihet ndryshe : mikpritja veriore dhe shqiptare “Bukë e kripë e zemër “, ku tek zakonet dhe traditat ,vend me rëndësi është mikpritja , bukë e dhënë nga çdo kullë e shtëpi në çdo kohë, me bujari dhe respekt, siç veproi kulla e moçme dhe familja e nderuar e Rramanëve . Apo tek tregimi “ Trajektore kohrash “, ku gjatë

shkollimit apo të një profesioni të caktuar, intelektuali ndjen gëzimin dhe frytet e punës , të shoqërisë, të trokitjeve të para të zemrës, të moshës së adoloshencës, dashuritë e sinqerta apo zhgënjimet, por edhe të papriturat e kohës , me hipokrizitë e njerëzve dhe të kohëve të vështira , për t‘i përballuar me sukses dhe përkushtim ,duke u bërë ballë sfidave të kohës , me punë, djersë dhe profesionalizëm . Gjithashtu , tek tregimi “ Shpella e deleve”, ku autori Rramani përshkruan me nostalgji e vërtetësi pranverën ,qershitë, kumbullat ,dardhat dhe mollët, të cilat janë harlisur dhe kanë lulëzuar në vendlindjen e tij të dashur ,me bletën në kullën trekatëshe të Rramanëve, që falte ëmbëlsi, bashkë me gjelbërimi pranveror. Po ashtu tek tregimet “Vëllait tim, Nikollit”, ‘Akademikut Mark Arapi “, “Elena “, “Korbi i Aleksandrit “, etj. rrëfime të sinqerta, të vërteta e të thjeshta të autorit Ded Rramani, i cili vjen me këtë libër të arrirë, pas atyre ‘LuleZojë” dhe “Aromë Lule-Zojë”, për të vazhduar me shkrime dhe botime të tjera.

“Nëntor i ftohtë” pas çmimit në Gjermani, niset për në Austri Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë. Regjisori Ismet Sijarina ka thënë se është i lumtur që puna e realizuar nga i gjithë stafi po kurorëzohet me sukses. Për ta është kënaqësi e jashtëzakonshme të kenë mundësi të ndajnë filmin me publikun dhe kritikën ndërkombëtare. “Çka unë e shoh të rëndësishme është pjesëmarrja në top-festivale, ngase vetëm ta shfaqësh filmin në konkurrencë zyrtare të këtyre festivaleve për ne do të thotë shumë”, ka thënë Sijarina. “GoEast”, edicioni i 19-të i të cilit ka përfunduar të martën mbrëma me ndarjen e çmimeve, është festival i përkushtuar ndaj përvojës kinematografike, zhvillimeve të reja dhe temave të rëndësishme, trashëgimisë artistike të filmit të vendeve të Evropës Lindore. Më shumë se 100 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër janë shfaqur gjatë shtatë ditëve të festivalit, i cili mbahet çdo vit në muajin prill që nga viti 2001. Është i angazhuar për ngritjen e vetëdijes publike, diversitetit dhe pasurisë e kinemasë. “Nëntor i ftohtë” u dha premierë botërore në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit në Spanjë, në shtator të vitit të kaluar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 19 PRILL 2019

Bashkia e Tiranës nis punën për ndërtimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni” K ryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”. Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje. Gjithashtu krahas rehabiliti-

mit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashte oborrit të maternitetit. Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

Internet falas te Parku i Liqenit, i sigurt dhe miqësor për fëmijët dhe familjet

Veliaj: Nisma të tilla do t’i shpërndajmë në të gjithë qytetin

T

irana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ball kanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet. Bashkia e Tiranës, UNICEF dhe Albtelecom prezantuan dje nismën “Friendly Wi-Fi”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një shërbim i certifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij projekti qytetarët, por sidomos fëmijët, mund të lundrojnë të sigurt në internet, duke qenë pranë natyrës. “Lajmi i mirë është se kushdo që ka një celular, në vend që të qëndrojë në shtëpi, i zhytur në kolltuk apo në divan, mund të vijë dhe të lundrojë falas në internet tek liqeni. Me

Albtelecom-in ky është projekti ynë i 40-të, po është i dyti i këtij lloji, pas sheshit “Skënderbej”, ku kemi hapësira që ofrojmë internet falas në natyrë”, tha ai. Duke vënë theksin tek nevoja për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe të bullizmit edhe në platformat online, kryebashkiaku theksoi domosdoshmërinë për të pasur internet të sigurt dhe miqësor. “I përdorur mirë mund të na sjellë dobi të jashtëzakonshme. Ajo që bëjmë ndryshe sot, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Albtelecom-in, është që këtë

mjet ta përdorim vetëm për qëllime të mira. Interneti falas që do të përdoret në të gjithë këtë pedonale, buzë Liqenit, por edhe tek sheshi “Skënderbej”, është i filtruar me një soft “internet friendly”, i cili mund të përdoret vetëm për mirë dhe për mënyra të dobishme”, deklaroi ai. Ky shërbim do të shtrihet edhe në hapësira të tjera të kryeqytetit ku çdo kush mund të lundrojë lirisht dhe në mënyrë të sigurt në internet. “Mezi pres që këtë nismë ta shpërndajmë edhe në hapësira të tjera, nëpër shkolla, konvikte, apo edhe në hapësira të tjera si Pazari i Ri. Edhe te Liqeni i Farkës duam të bëjmë të njëjtën gjë, ta konsiderojmë hapësirën e internetit me të njëjtat kritere e standarde, por edhe me të njëjtin kujdes e dashuri, siç kemi hapësirat familjare apo hapësirat tona shkollore”, nënvizoi Veliaj. Nisur nga të dhënat që ofron aplikacioni “Tirana Ime”, kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës do të ndjekë ato politika mjedisore që nxisin sa më pak lëvizje me makina. Kjo është arsyeja pse në Tiranë do të shtohen edhe ditët pa makina, duke filluar nga 5 Maji. “Një ndër arsyet pse duam që t’i japim Tiranës më shumë ditë pa makina është se me aparaturat që kemi vendosur tek app-i “Tirana ime”, shohim se si ndonjëherë ajri ndotet më shumë në oraret kur përdoret më shumë makina, që është ora e mëngjesit, kur njerëzit shkojnë

në punë dhe ora e pasdites kur kthehen nga puna. Prandaj, në datën 5 Maj do të kemi një ditë tjetër pa makina”, tha ai. Kjo risi ka për qëllim t’u ofrojë familjeve dhe fëmijëve një alternativë më të sigurt dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet. “Duke konsideruar se në nivel botëror 1 në 3 përdorues të internetit janë fëmijë dhe ky numër po rritet, mbrojtja e tyre nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online do të bëhet gjithmonë e më shumë një çështje kritike që kërkon veprim të menjëhershëm nga ana jonë! Teknologjia vet mund të jetë një

zgjidhje, dhe jo më kot nisma “Friendly Wi-Fi” është një hap i rëndësishëm në një përpjekje për të parandaluar këtë fenomen. Jam veçanërisht i lumtur me bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi zhvilluar me Bashkinë e Tiranës, e cila mobilizoi burimet e saj dhe angazhoi në mënyrë aktive sektorin privat në këtë përpjekje për t’i mbajtur fëmijët tanë të lumtur dhe të mbrojtur në internet”, u shpreh Dr. Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri. Përfaqësuesi i Albtelecom-it, Tahsin Yýlmaz, vlerësoi Bashkinë e Tiranës dhe UNICEF-in për këtë nismë dhe premtoi vijimin e mbështetjes për projekte të tilla. “Falenderoj kryetarin e Bashkisë, z. Veliaj dhe përfaqësuesin e UNICEF-it. Cilido qoftë roli ynë, qëllimi i përbashkët është të përmirësojmë stilin e jetës, të përmirësojmë jetën tonë”, tha ai.


FORUM KOMENT Nga Ilir Levonja

N

uk ka asnjë problem se na heqin vizat. Nuk e di pse grindeni? Për në Greqi kemi malet. Andej i kemi edhe ca varre. Nuk ka rrugë andej, por nuk ka problem. Maleve ia dimë shtigjet. Mbaj mend që një i ri shqiptar më tha dikur se rrugët bëhen duke ikur. Ishte viti 1991. Dhe iku, tani nuk e di nga bëhet. Duhet të jetë afro tek të pesëdhjetat. Çfarë nuk bëri për të nxjerrë një vizë. I afrohej shpesh një gazetari. Sot ai është milioner, kurse djali i ri emigrant po nuk dihet se ku? Greqia atëherë nuk ishte vetëm Greqi, por edhe liman për në Europë. Edhe Amerikë. Nga Greqia fillonin të gjitha. Sot gazetari është i famshëm. Në fillim qe As i Berishës, pastaj armik i tij. Madje ka plot njëzetë e kusur vjet që merr gjithçka, honorarë, rrogë, tendera, tituj. U bë armik i Berishës sepse qe

ANALIZË Nga Dr. Ana L. Scheer

M

ë 11 prill, shumica e parla mentit të Mbretërisë së Holandës, me kërkesë të tre grupeve parlamentare: Partia Kristian Demokrate, Partia Socialiste dhe Partia Liberale, votuan për propozimin e rivendosjes së vizave për shtetasit shqiptarë, për shkak të kriminalitetit në rritje, si dhe rritjes së emigracionit të paligjshëm në Holandë. Dje, më 17 prill, Parlamenti i Holandës votoi pro rivendosjes së vizave për Shqipërinë, duke vazhduar me kërkesën formale për miratimin nga BE-ja për zbatimin e këtij vendimi. Kjo ishte një goditje e madhe për qeverinë shqiptare, e cila me shumë gjasa do të përballet me një tjetër refuzim nga Brukseli, për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për këtë vendim dhe opozita e spektri politik në Shqipëri kanë fajësuar Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për këtë veprim të rëndë të Parlamentit të Holandës. “Ky është një dënim i rëndë për Shqipërinë!”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. “Për shak të Edi Ramës e qeverisë së tij të korruptuar, që është përfshirë në trafikun e drogës dhe narkotikëve, Shqipëria nuk do të marrë ftesën për të hapur negociatat me BE-në. Shqiptarët po rrezikojnë të humbasin një nga arritjet e tyre më të mëdha, lëvizjen e lirë në Evropë dhe në zonën Shengen”. Në vitin 2010, qeveria e Mbretërisë së Holandës ishte një nga mbështetësit kryesorë për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Rritja e krimit të organizuar shqiptar në Holandë dhe rritja e numrit të azilkërkuesve në

qeveria e tij që i prishi tregun e vizave me ambasadat. Edhe pse Berisha ia hapte dyert kanat sojsëzit. Më pas qe As i Nanos, pastaj armik i tij. Armik i Nanos dhe i Berishës. Gjeti një minierë ari të zi. Një fondacion..., çfarë nuk volli për ish miqtë armiq. Tani është As i Ramës. Nuk e ka problem pse shtyp edhe ndonjë njëri në rrugë. Fatkeqit i ra për pjesë një projekt rrugësh, nga ato ta bëjmë Shqipërinë si Europa, por me gropa. I ra autostrada mespërmes sa katundi duhet të hidhet shalësh, nga njëra anë në tjetrën. Por në Shqipërinë eurogropiane makinat ecin vet, nuk i vozit kush. Ndaj të vrasin. Në Shqipërinë tonë ku ngjykata dënon viktimën, ngjykata ia çon mandatën në varr. Aq e fortë dhe e këmbëngulëse është ngjykata jonë. Do na heqin vizat, po punë e madhe. Nga 40% e popullatës së emigruar, 90% janë natyralizuar

14 E premte, 19 PRILL 2019

Ende nuk e di çfarë bëhet me atë djalin që iku dikur maleve në Greqi në italianë, grekë, gjermanë, kanadez, amerikanë, anglezë, irlandez, zvicerian, kongolezë, haitianë, kubanez etj. Ku nuk ka shkuar shqiptari i gjorë. Mirëpo, prapë ai gazetari thotë, që fajin e ka Saliu. Ka makinë klasi lartë ai, ka një të tillë edhe gruaja e tij. Megjithëse në letra janë të ndarë. Ai është shumë i varfër dhe si i tillë flet studiove përnatë. Me ato honorarë mbahet. Megjithëse gruaja e tij nga katundi i ndarë më dysh të thyen kokën me euro. Të shtyp hundët me përbuzje sepse disponon disa apartamente në gjirin e Lalzit, disponon ca vila në kodrat e Golemit. Ku ka maja. Madje këtë gaztarin e shpallën edhe nderi kombit. Njëzetë a tridhjetë mijë dhrahmi i kërkoi djalit të ri atëherë për një vizë. I

riu nuk i kishte ndaj iku maleve. Ku dinte ai se çfarë ishte dhrahmia. Ishte biri i lekut, i perimoreve dhe ofiçinave bujqësore. Nuk e di, sinqerisht nuk e di përse grindeni për vizat. Nuk ka asnjë problem po të na i heqin. Me Italinë as 35 milje detare nuk na ndajnë. Skafistët aty janë. Tregu i artë i ambasadave, shoqatave, ministrive për shkëmbime përvojash. Tregu i florinjtë i bashkive me binjakëzimet etj. Me siguri gjithçka do kthehet rishtas në normalitetin tonë me çamçakëz dhe sapun luksi. Aty është Gjermani, maunet, biles edhe ambasadat. Biles, biles, të parën mësyni këtë hollandezen që sipas gazetarit vete e dëgjon Bashën dhe hedh në shqyrtim në parlament regjimin e vizave me

Shqipërinë. Pikë e zezë..., vjet në qershor u çorrëm se u çelën negociatat, tani fajin e ka opozita. Unë edhe sot e kësaj dite se çfarë bëhet me atë djalin që iku maleve në Greqi. Nuk e di. Më dhëmb zemra që nuk di... me siguri është natyralizuar, po bën karrierë ka familje, është një qytetar i devotshëm grek a italian. Por unë nuk e di ndaj më dhëmb koka. Më dhëmb shumë deri sa nuk di gjë. Megjithatë gazetari është akoma aty dhe mund ta shpalli armik këtë gallofin që dënon shurrëtarët. Mund të jetë afruar dikund me këtë fëmijën e çerdhes nr4 Rudinën. Gazetari është aty me tituj ofiqe pasuri. Aty me një plan tjetër afatgjatë, rihapjen e udhëve të ikjes.

A do të dështojë sërish Shqipëria në hapjen e negociatave me BE-në? vitin 2017 detyruan agjencitë e zbatimit të ligjit të Holandës të shtynin institucionet e tyre vendimmarrëse për kthimin e vizave për shqiptarët. “Kohët e fundit numri i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ka tejkaluar numrin e aplikantëve sirianë,- tha zëdhënësi i ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë. Të shqetësuar nga kjo prirje në rritje, Holanda duket se ka marrë masa për të ndaluar fluksin e azilkërkuesve dhe për të parandaluar përhapjen e krimit të organizuar shqiptar në Holandë. Për më tepër, duket se disa vende të BE-së mund janë alarmuar nga një sondazh i Gallup, në të cilin Shqipëria renditet e katërta në botë për sa i përket e dëshirës së njerëzve për të migruar. Në Shqipëri, 60% e popullsisë dëshiron të largohet nga vendi i tyre. Sondazhi i fundit i Gallup i kryer në mes të 2015 dhe 2017, Shqipëria renditet në vendin e katërt nga 152 vende, pas Sierra Leone dhe Liberisë. Po ky sondazh i Gallup e vendos Shqipërinë në krye të indeksit të “ikjes së trurit” në Europë, një indeks që mat nivelin e të rinjve, të arsimuar, të cilët duan të largohen nga vendi pa plan kthimi. Studimi tregoi se në Sh-

qipëri, 32% e të rriturve me arsim të lartë duan të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre. Monika Kryemadhi, kreu i Partisë Socialiste për Integrim, u shpreh se “Rinia, është dështimi më i madh i kësaj qeverie, që po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi i tyre duke zhdukur shpresën dhe ëndrrat e tyre”. A do të sjellë vendimi holandez një efekt domino në rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë? Franca ka kohë që e mendon të bëjë të njëjtën gjë. Nëse kjo ndodh, integrimi i Shqipërisë në BE do të rrezikohet më shumë se kurrë. Presidenti Ilir Meta deklaroi se vendimi i Parlamentit të Holandës është një sinjal paralajmërues. Qeveria dhe partia në pushtet në Shqipëri e dine mire këtë. Mbi të gjitha, populli shqiptar e di mire se ç’do të thotë një vendim i tillë dhe janë të tmerruar nga vuajtja e kërkesave për viza. Por problemet për kryeministrin Edi Rama duket se nuk vijnë vetëm nga çështjet e BE-së, por edhe nga problemet e brendshme në vend. Gjatë javëve të fundit, mijëra qytetarë janë mbledhur në protesta çdo javë para Kryeministrisë dhe Parlamentit në Tiranë. Këto protesta kanë tërhequr

nga mediat botërore për shkak të përdorimit të shpeshtë të gazit lotsjellës në sasi të mëdha nga ana e policisë dhe nga vendimi i papritur i partive opozitare për diegien e mandateve të deputetit, një veprim i paprecedentë në politikën shqiptare. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Shqipëria ndodhe në një krizë politike dhe sociale. Nxënësit, intelektualët dhe simpatizantët e partive politike janë mbledhur për muaj të tërë në protesta. Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të shënojnë një krizë edhe më konfliktuale. Lulzim Basha, kreu i opozitës, ka denoncuar dosjet hetimore 339 dhe 184, në të cilat ishministrat dhe zyrtarët e Partisë Socialiste thuhet se janë përfshirë në krimin e organizuar dhe blerjen e votave në e zgjedhjet e kaluara. Opozita po intensifikon protestat e saj duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitotore, e cila do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shpresa e vetme e kryeministrit Rama duket se është reforma në drejtësi. Por përveç treguesve shkatërrues të emigracionit të lartë dhe numrit të madh të

azilkërkuesve për një vend, si Shqipëria, që prêt të hapë negociatat për anëtarlësim në BE, një tjetër studim i kohëve të fundit, i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, tregoi se 63% e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi. Shqiptarët duken skeptikë në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët duket se kanë lidhje të ngushta me zyrtarët e lartë të qeverisë ose nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre. Kryeministri shqiptar duket se e ka pranuar faktin, se me gjasë, në qershori, Këshilli i Evropës do ta refuzojë kërkesën e Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Por, Kreministri shqiptar duket se është më i shqetësuar në ruajtjen e pushtetit dhe të qeverisë së tij sesa për integrimin në BE. Dhe Shqipëria mbetet ende në një udhëkryq, siç ka qenë për shumë vite, i kapur në grackën e dëshirës së një kombi për t’u bashkuar me BE-në dhe të politikës së vjetër që vazhdon të mbajë këtë vend të vogël të Ballkanit Perëndimor larg portave të Brukselit. Artikulli është publikuar në portalin e analizave në gjuhën angleze: “off-guardian.org”


AKTUALITET

15

E premte, 19 PRILL 2019

85 fëmijë të lindur nga gra me kombësi shqiptare që janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndodhen në një kamp të drejtuar nga kurdët në Siri, nën kontrollin e shtetit islamik

D

isa ditë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda shpalli masën “arrest me burg” për Erzen Ukën, 29-vjeçarin e dyshuar për propagandë me qëllime terroriste dhe stërvitje me qëllime terroriste. Antiterrori pas një vëzhgimi dyvjeçar referon se Erzen Uka, i prezantuar në jetën virtuale si Hamza Uka, ka prirje radikale pasi ka postuar dy video të dyshimta, në të cilat shfaqet duke stërvitur djemtë e tij për t’i rekrutuar pranë ISISit. Por si paraqitet situata në Siri, aty ku prej vitesh lufta e ISIS shkatërroi një vend të tërë. 85 fëmijë të lindur nga gra me kombësi shqiptare që janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndodhen në një kamp të drejtuar nga kurdët në Siri, nën kontrollin e shtetit islamik. Nga lista emërore që ka siguruar “Balkan Insight” dhe të bazë të një investigimi të kryer, ka dalë në raportin se të paktën 27 prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Shumë prej tyre kanë humbur të paktën një prind. Ndërsa tre fëmijë të lindur nga një grua kosovare raportohet se kanë vdekur bashkë me nënën e tyre. Aktualisht, një grup prej 108 gra dhe fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duan të kthehen në Ballkan nga kampi “Al Hol”. Ndërkohë ekzistojnë edhe një numër tjetër më i vogël, i familjeve me etni shqiptare, në dy kampe të tjera në Siri. Sipas një studimi të vitit 2017 nga Qendra Soufan me seli në Nju Jork, (një organizëm hulumtues i përqendruar në

DEKRETI

I

talia po jep një mundësi të mirë për shqiptarët që kërkojnë të punësohen në këtë vend apo dhe për ata emigrantët apo studentë shqiptarë që duan të konvertojnë lejen e tyre të qëndrimit për studim, master, praktikë, shëndetësore etj në një leje qëndrimit të rregullt punësimi. Qeveria Italiane ka dhënë dritë jeshile dekretit për të punësuar 30, 850 emigrantë të rinj ekstrakomunitarë. 12.850 prej tyre i jepet e drejta e lejes së qëndrimit për punësim autonom apo si vartës jo sezonale, ndërsa për 18 mijë të tjerë për punësim sezonal në sektorin e bujqësisë e hoteleri-turizmit. Ky dekret parashikon dhe kuotën prej 9850 emigrantë

Familjarët e luftëtarëve shqiptarë të ISIS kundër kthimit në atdhe

KUNDËR sigurinë globale), rreth 90 persona që ishin nga Shqipëria, 138 nga Kosova dhe rreth 140 nga Maqedonia Veriore, ndodheshin ende në Shtetin Islamik. Autoritetet në të tre vendet e

“Shumë nga gratë shqiptare dhe fëmijët e tyre janë të dëshpëruar për t’u kthyer në shtëpi. “Ata na kanë nën mbikëqyrje dhe jemi të rrethuar nga tela dhe ushtarë. Nuk mund të flas shpesh por ju lutemi flisni me shtetin tonë që të vijnë dhe të na marrin”, dëgjohet një fëmijë duke qarë”. Ballkanit, nuk kanë ende një plan, se si këta persona të mund të riatdhesohen. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, rreth 65 % e njerëzve në kamp, janë fëmijë

Punësimi i shqiptarëve N në shtetin fqinj

që mund të konvertojnë lejen e tyre të qëndrimit për studim, praktikë pune, etj, në leje qëndrimi punësimi kundrejt prezantimit të një kontrate të rregullt pune. Prej datës 16 prill në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane mund të dërgohen formularët e plotësuar për emigrantët që kërkojnë punësim jo

sezonal, vartës e autonom si dhe ata emigrantë që kërkojnë konvertimin e lejes së tyre të qëndrimit për motive pune. Ndërsa nga ora 9:00 e mëngjesit të 24 prillit, mund të prezantohen formularët e plotësuar për punësim sezonal. Afati i prezantimit të kërkesave për punësim sezonal është 31 dhjetori 2019.

nën moshën 18-vjeç. Rreth 27 % e totalit janë gra. Refugjatët e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët irakianë përbëjnë shumicën e madhe por 15 % e tyre janë nga të ashtuquajturat

ITALI

jë emigrat shqiptar dhe një nigerian u përshinë në një sherr masiv të mërkurën në lagjen “Gad” të Ferraras në Itali. Mediat italiane thonë se shkak i përleshjes mes dy të huajve ka qenë territori për shpërndarjen e drogës. Nga hetimet e para të policisë thuhet se shtetasi shqiptar, identiteti i cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar ti bënte me dije nigerianit se do merrte kontrollin e tregtimit të drogës në rrugën Nazario Sauro. Kjo ka sjellë grindje mes tyre, duke përfunduar në përleshje fizike. Ngjarja ka marrë vëmendjen edhe të Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, i cili njoftoi vizitën e tij në qytet më 3 maj. Ministri në fakt flet për 2 nigerianë të përfshirë

shtetas të vendeve të treta. Shumë nga gratë shqiptare dhe fëmijët e tyre janë të dëshpëruar për t’u kthyer në shtëpi. “Ata na kanë nën mbikëqyrje dhe jemi të rrethuar nga tela dhe ushtarë. Nuk mund të flas shpesh por ju lutemi flisni me shtetin tonë që të vijnë dhe të na marrin”, dëgjohet një fëmijë duke qarë, në një incizim audio të dëgjuar nga “Balkan Insight” ndërsa i tregon një të afërmi në Shqipëri. Elodie Schindler, një zëdhënëse për Evropën dhe Azinë Qendrore në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ICRC, tha se gratë dhe fëmijët në kampe kërkonin mbrojtje të veçantë. Shindler tha se shumë fëmijë ishin pa shtetësi zyrtare, nuk kishin qasje në shkollim dhe ishin të prekshëm nga abuzimet dhe sëmundjet. ‘’Fëmijët në këtë histori meritojnë humanizmin tonë, jo urrejtjen tonë. Këta fëmijë janë viktima që nuk duhet të ndëshkohen për mëkatet e prindërve të tyre. Shumë prej tyre nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ata duhet të trajtohen më mirë’’, tha Schindler për Balkan Insight. Balkan Insight i kërkoi Ministrive të Brendshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore nëse ata kishin identifikuar dhe kontaktuar qytetarët e tyre në këto kampe por Ministria e Brendshme shqiptare nuk u përgjigj.

Përleshje për drogën, Salvini: Do dëbojmë banditët

në sherr me shqiptarin, por mediat raportojnë vetëm për 1 nigerian. “Përleshje e madhe me thikë mes një shqiptari dhe 2 nigerianëve në lagjen Gad të Ferrara-s. Më 3 maj do të jem në qytet dhe në orët në vijim do t’u kërkoj të gjithë prefektëve që të nxjerrin një plan për të larguar banditët në qytet. Atë që nuk e bëjnë dot

kryebashkiakët, e bëjmë ne”. Lagja “Gad”, edhe pse një zonë shumë e populluar në zemër të provincës Ferrara, është një nga zonat më të degraduara të qytetit. Prej shumë vitesh aty kanë ardhur emigrantë, shumica e të cilëve nigerianë, të cilët merren me shpërndarje të lëndëve narkotike.


AKTUALITET

16

E premte, 19 PRILL 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se do të vijojnë investimet në zemër të komunitetit, për të siguruar akses në shërbime për kudo ku jeton “Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në Sauk, në periferi të Tiranës. Ministrja bëri me dije se ligji i ri detyron sigurimin e standardeve bazë për çdo strukturë shëndetësore. “Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licensimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standarded bazë”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga ana tjetër u shpreh se do të vijojnë investimet në zemër të komunitetit, aty ku është porta e parë e shërbimit shëndetësor, për të siguruar akses në shërbime për këdo, kudo ku jeton. “Kjo qendër që po transformohet për 13 mijë banorët e Saukut, në periferi të Tiranës, në bashkëpunim me partnerët tanë të ‘Shëndet për të Gjithë’ siguron një standardin më të lartë të shërbimit në kujdesin parësor”, u shpreh Manastirliu. Për vitin 2018, vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, 80 në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë. Rikonstruksioni i qendrave shëndetësore është pjesë e programit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me sigurimin e shërbimit cilësor për qytetarët. Vitin e kaluar u investua në 80 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash nga veriu në jug të vendit, ndërsa këtë vit po investohet në 100 qendra. Nga ana tjetër, rreth 39 mijë banorë të njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, do të nisin të marrin shërbimin shëndetësor në qendrën shëndetësore të rehabilituar. Investimi në ambulancën 10/1 në Tiranë ka siguruar kushte më të mira pune për stafin dhe shërbim më cilësor për banorët e këtyre njësive. Kjo qendër shëndetësore është rehabilituar në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave deri në fund të këtij mandati qeverisës. Një banore shprehet se: “Sa bukur është bërë, nuk ka qenë kështu ka qenë më keq”. Një tjetër banore që ka 35 vjet që jeton në këtë njësi shprehet se “tani qendra ka kushte shumë ta mira , ka ndryshuar”.

Manastirliu: Ligji i ri detyron sigurimin e standardeve bazë

QENDRAT “Rikonstruksioni i qendrave shëndetësore është pjesë e programit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me sigurimin e shërbimit cilësor për qytetarët. Vitin e kaluar u investua në 80 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash nga veriu në jug të vendit, ndërsa këtë vit po investohet në 100 qendra”.

LIGJI I RI “Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licensimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standardet bazë”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në këtë qendër shëndetësore thekson se “pika e ambulancës që tashmë e shohim të rehabilituar, të ndryshuar 100% sot ofron disa

shërbime që nuk ofroheshin më parë”. “Flasim për testet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës, gjithashtu angazhimi ynë për kontrollin mjekësor bazë, i cili edhe në këtë

pikë të ambulancës vijon të jetë në ritme shumë të mira”,-tha Manastirliu. Ministrja bëri me dije se ligji i ri detyron sigurimin e standardeve bazë për çdo strukturë shëndetësore. “Me

ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licensimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standarded bazë”, tha Manastirliu.

MINISTRJA

MINISTRIA

810 gra kryen mamografinë falas në tre muaj

Akreditimi i mbi 280 qendrave shëndetësore

Falë mamografëve të lëvizshme, 810 gra kanë marrë shërbimin afër vendbanimit të tyre në vetëm 3 muajt e parë të 2019. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila bëri më dije po ashtu se ndalesa e rradhës e mamografisë së lëvizshme ishte në Sarandë. Ajo i ka bërë apel të gjithë grave për të mos neglizhuar kryerjen e mamografive. “Koha më e mirë për të kryer mamografinë është TANI! Mos e neglizho kontrollin e gjirit! Në poliklinika, spitale dhe me mamografët e lëvizshëm, shërbimi i mamografisë ofrohet falas, gjatë gjithë vitit. Ndalesa e radhës e mamografit të lëvizshëm ishte Saranda. Vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 2019, vetëm me mamografët e lëvizshëm e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit 810 gra”, u shpreh ministrja. Parandalimi i sëmundjeve përbën një nga prioritetet e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2019.

Ka nisur procesi i akreditimit i mbi 280 qendrave shëndetësore në mënyrë që të përmbushen kushtet nga çdo institucion shëndetësor dhe garantohet siguria e cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët. “Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licencimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet, por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standardet bazë”,-tha Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në periferi të Tiranës. Nga ana tjetër, Manastirliu u shpreh se do të vijojnë investimet në zemër të komunitetit, aty ku është porta e parë e shërbimit shëndetësor, për të siguruar akses në shërbime për këdo, kudo ku jeton. Për vitin 2018, vetëm në Bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, 80 në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë.


AKTUALITET

17

E premte, 19 PRILL 2019

Disa herë prokurori replikoi me dëshmitarët se përse ata nuk kishin ndërhyrë për t’i kapur autorët por policët u përgjigjën se ishin befasuar dhe ishin gjendur të papërgatitur

S

uel Çela, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshi, u paraqitën dje në seancën tek Krimet e Rënda, pasi janë të akuzuar për sulmin ndaj Policisë së Elbasanit, ngjarje e ndodhur në 2017. Shefi i Antidrogës, Ylli Bici deklaroi para gjykatës se në makinën audi nuk ishte Suel Çela. Ndërsa shefi i krimeve i shpjegoi togave të zeza se Çela u arratis sepse brenda tregut agroushqimor në Elbasan ka dalje të fshehta me dyer të blinduara. Ata dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin penal ndaj Marjus Lulajt, i njohur ndryshe si Suel Çela. Ata akuzohen për 3 vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes së punonjësve të policisë të ngelur në tentativë. Dy prej oficerëve të policisë, të cilët janë ende me shërbim në Policinë e Elbasanit, e shmangën identifikimin e shtetasit Suel Çela, pasi sipas tyre, ata nuk e kishin parë se kush e drejtonte makinën që goditi makinën e policisë, në të cilën gjendeshin 3 oficerë policie, mes tyre edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Polici F. Mema tha: “Dëgjuam në radio “Audi, Audi”, targat e asaj makine dihet që i kishte iks person por përdorues i saj njihej Petrit Çela. Nuk e di, nuk e pashë kush ishte në timon”. Shefi i antidrogës në Policinë e Elbasanit, tha se automjetin në fjalë nuk e drejtonte shtetasi Suel Çela dhe as Enea Bektashi. Y.

Sulmi ndaj policisë në Elbasan, 4 efektivët: Nuk pamë gjë RRËFIMI “Shefi i Antidrogës, Ylli Bici deklaroi para gjykatës se në makinën audi nuk ishte Suel Çela. Ndërsa shefi i krimeve i shpjegoi togave të zeza se Çela u arratis sepse brenda tregut agro-ushqimor në Elbasan ka dalje të fshehta me dyer të blinduara. Interes në dëshminë e Ballancës, ishte dhe momenti kur tregoi se brenda tregut-agro ushqimor të elbasanit ka kalime të fshehta nëpërmjet te cilave kanë dalë personat e dyshuar për këtë ngjarje”. Bici u shpreh: “Dritarja e Audit ishte gjysmë e hapur, në timon ishte një person i shëndoshë, rreth 35-vjeç. Nuk ishte Suel Çela, në sediljen tjetër nuk kishte pasagjerë”. Shefi i krimeve i shpjegoi togave të zeza se Çela u arratis sepse brenda tregut agroushqimor në Elbasan ka dalje të fshehta me dyer të blinduara. Oficeri i policisë lehtësoi më tej rrethanat e shtetasit Klement Xhaferri, gjithashtu nën gjykim në këtë gjykatë. Sipas dëshmitarit,

Xhaferri ishte ndaluar në momentin kur sapo kishte mbërritur në tregun ushqimor dhe se ai nuk kishte kryer asnjë sulm ndaj policisë. Ai u ndalua për shkak të dyshimeve dhe njohjeve që kishte me persona në tregun agro-ushqimor. Nga ana tjetër, ish-shefi i krimeve të rënda, Ervin Ballaci tregoi se cilat ishin arsyet e patrullimit të policisë me mjetin në të cilin gjendej edhe ai: “Ishte organizuar një operacion për kapjen e makinave të vjedhura

dhe ne ishim në lëvizje. Në afërsi të tregut ndaluam një makinë “Range Rover” dhe pasi ndaluam një person me radio si të policisë, na thonë në radio “po vjen një Audi me shpejtësi, bëni kujdes për jetën”. Audi 795b erdhi me shpejtësi dhe spostimi më ngjau se ndodhi nga shpejtësia. Unë isha brenda në makinën që u godit”. Disa herë prokurori replikoi me dëshmitarët se përse ata nuk kishin ndërhyrë për t’i kapur autorët por policët u

përgjigjën se ishin befasuar dhe ishin gjendur të papërgatitur. Njëri nga dëshmitarët tregoi se autorët mund të kishin dalë nga pjesa e pasme, pasi, siç tregoi ai, struktura e tregut ushqimor ishte plot me tunele dhe me dyer të fortifikuara. Interes në dëshminë e Ballancës, ishte dhe momenti kur tregoi se brenda tregut- agro ushqimor të elbasanit ka kalime të fshehta nëpërmjet te cilave kanë dalë personat e dyshuar për këtë ngjarje.

TIRANË

POLICIA

VLORË

28 mijë euro për legalizim, dy të arrestuar

“Piratët” në Vlorë, kapen 2 të rinj

Lufta mes bandave, Lleshaj takim me strukturat

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim në Vlorë. Ata dyshohet se janë autorët e 12 vjedhjeve në qytetin bregdetar. Policia ka njoftuar se kapi në flagrancë 29-vjeçarin M.H. dhe E. K në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë. Ndërkohë A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit të grabitjeve,m në të njëjtën kohë kanë hyrë në një supermarket. Aty mundën të largohen vetëm duke marrë vetëm steka me cigare. Në vijim të operacionit që uniformat blu e koduan “Piratët”, u arrit të zbardheshin edhe 2 vjedhje të tjera në Vlorë. Ato kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe dyshohet se i kanë i njëjti grup grabitësish.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishin të enjten në prefekturën e Vlorës, ku zhvilluan një takim që zgjati rreth 90 minuta. Vlora ka kohë që tronditet nga ngjarje kriminale, të cilat për fat të keq nuk janë zbuluar ende. Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj, në takim u kërkua të zbardhen ngjarjet kriminale dhe të ketë bashkëpunim ndërinstitucional. Në fokus të takimit të mbajtur pa praninë e mediave këtë pasdite, mësohet të ketë qenë situata e rendit dhe masat e marra për të parandaluar dhe goditur krimin. Ministria Lleshi, nuk pranoi të prononcohet pas takimit duke thënë vetëm se bëhej fjalë për një takim pune dhe u largua. Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur. 12 ngjarje të tjera janë shënuar 4 mujorin e parë të këtij viti.

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë një shtetaseje shumë të mëdha eurosh dhe lekë, për të legalizuar një ndërtim pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Në kuadër të operacionit të koduar “Impostors” u arrestuan B. P, 36 vjeç dhe O.S, 31 vjeç, banues në Tiranë. “Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli”,-sqaron policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”.


AKTUALITET

18

E premte, 19 PRILL 2019

POLICIA

GRABITJA

Grabitja, 5 persona shpallen në kërkim Zbardhet dëshmia e gruas së Muratajt 5 persona janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e parave ne Rinas. Numri i personave që po hetohen është edhe më i madh. Hetuesit kanë në administrim 3 furgonë, që dyshohet se janë përdorur nga grabitësit, dy prej të cilëve u gjetën të djegur nga policia pas grabitjes. Mjeteve ju janë fshirë numrat e shasisë për të penguar identifikimin e tyre. 2 mjetet e djegur tip “Mercedez-Benz” dhe “Vito” nuk janë denoncuar të vjedhur në polici. Nisur nga kjo hetuesit kanë dyshime se furgonët janë

importuar nga shteti i Kosovës, ndërsa koha ku dyshohet se kanë hyrë në vendin tonë është e papërcaktuar. Ndërsa furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor që u përdor nga grabitësit për të hyrë në aeroport, ka qenë i modifikuar me pjesë nga makina të tipeve

të ndryshme. Deri tani kërkimet policore dhe pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në Tiranë e Durrës, ku dyshohet se grabitësit mund të kenë loguarfurgoninemodifikuar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, nuk kanë dhënë rezultat.

Albana Alidhima, bashkëshortja e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në pistën e avionëve më 9 prill, është marrë në pyetje nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes. Burime nga Policia thanë se dëshmia e saj pritej të ishte e rëndësishme, të paktën për të sqaruar vendet ku ka qëndruar apo personat, me të cilët ai është shoqëruar gjatë kohës që ishte person në kërkim. Megjithatë, edhe ajo, ashtu si kunati i saj, vëllai i Muratajt, kanë dhënë thuajse të njëjtën dëshmi para grupit hetimor. Bashkëshortja e 47-vjeçarit

mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte takuar dhe as të kishte kontaktuar me të prej shumë vitesh. Madje, siç ka deklaruar ajo, që prej arratisjes së tij nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, nuk kishte asnjë informacion se ku

kishte qëndruar apo se me kë shoqërohej. Në këto rrethana, edhe dëshmia e saj nuk ka mundur të hedhë dritë rreth ndonjë personi të mundshëm, me të cilin Murataj mund të ketë bashkëpunuar gjatë grabitjes.

Më herët në Kuvend ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur për këtë çështje nga deputeti Myslym Murrizi, tha se shuma grabitur në Rinas është mbi 5 milionë euro

T

eksa ende nuk ka një shifër zyrtare lidhur me shumën e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit me 9 prill të këtij vitit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë 3 bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur. Kërkesa për deklarimin e parave të grabitura iu është dërguar edhe kompanisë së transportit. Më herët në Kuvend ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur për këtë çështje nga deputeti Myslym Murrizi, tha se shuma grabitur në Rinas është mbi 5 milionë euro. Zyrtarë të sigurisë së aeroportit të Rinasit, të marrë në pyetje pas grabitjes së parave në 9 prill, u kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”. Sipas deklarimeve të këtyre zyrtarëve, këto dyer të cilat u përdorën edhe nga grabitësit për të hyrë në aeroport, nuk janë të fortifikuara, pasi në raste avarie të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses duhet të depërtojë në pistë duke i shkatërruar këto dyer. Nisur nga ky sqarim i zyrtarëve të TIA-s gjatë marrjes në pyetje, ngrihen dyshime të forta së grupi kriminal që realizoi grabitjen e dispononte një informacion të tillë. Admir Murataj së bashku me grupin e tij kanë shfrytëzuar pikërisht këtë mënyre për të realizuar grabitjen. Vdekja Gjykata për Krime të Rënda, i dha 2 javë kohë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt. Mësohet se përpos certifikatës së vdekjes, Prokuroria duhet të dorëzojë dhe një sërë dokumentesh të tjera si akt ekspertime të vendit

Krimet e Rënda: Bankat të deklarojnë shumën e grabitur PROKURORIA “Gjykata për Krime të Rënda, i dha 2 javë kohë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt. Mësohet se përpos certifikatës së vdekjes, Prokuroria duhet të dorëzojë dhe një sërë dokumentesh të tjera si akt ekspertime të vendit të ngjarjes apo edhe të viktimës”.

KËRKESA

“Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka bërë kërkesë 3 bankave të deklarojnë kapitalin që kanë humbur. Kërkesa për deklarimin e parave të grabitura iu është dërguar edhe kompanisë së transportit. Më herët në Kuvend ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur për këtë çështje nga deputeti Myslym Murrizi, tha se shuma grabitur në Rinas është mbi 5 milionë euro”.

të ngjarjes apo edhe të viktimës. Këto dokumente do të shërbejnë për të vërtetuar vdekjen për të mbyllur procesin për akuzat e

mëparshme ndaj Muratajt, në lidhje me grabitjet e ndodhura më parë. Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj në orën

09:00. Dy zyrtarë të Aeroportit të Tiranës, kanë deklaruar para grupit hetimor për grabitjen në Rinas se kanë zbatuar rregullat e sigurisë. Grabitësit, sipas tyre kanë përdorur dyert që janë në dispozicion të zjarrfikësve, të cilat nuk janë të fortifikuara. Supergrabitja Grupi i armatosur duke lëvizur me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ka hyrë nga porta metalike që shërbente për kalimin e zjarrfikësve, ku kanë spostuar një bllok betoni që përdorej si mbrojtëse dhe më

pas kanë prerë zinxhirin dhe kanë hyrë lehtësisht në pistën e fluturimit, ku ndodhej dhe avioni që do transportoheshin paratë, nga Tirana në Vjenë. Furgoni ka ecur në pistë derisa është afruar pranë bordit të avionit. Më pas autorët të veshur si komando brenda 90 sekondave kanë marrë thasët me para nën kërcënimin e armëve dhe kanë dalë pikërisht nga kjo derë këtu, për të vazhduar më pas në drejtim të Tapizës. Super-vjedhja ka ndodhur në momentin që po ndërroheshin dhe turnet e stafit të aeroportit. Punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të fugonit të grabitësve duke shkëmbyer zjarr me ta pas 950 metrash ndjekje pranë urës së Tapizës, ku mbeti dhe i vdekur Admir Murataj.


SHOWBIZ

19 E premte, 19 PRILL 2019

Miriam Cani për Ajola Xoxën: Ajo është artiste në shpirt Miriam Cani është një nga këngëtaret e dashura të publikut shqiptare edhe pse ajo ka preferuar të mos jetë shumë aktive në muzikë, po aq sa partneri i saj Alban Skënderaj. Kohët e fundit Miriami i është dedikuar televizionit. Megjithatë ajo kujdeset që prodhimet e saj muzikore të jenë të kuruara deri në detaje. Këngëtarja Miriam Cani ka treguar në një intervistë për ‘Revistën Class’ ndër të tjera dhe për bashkëpunimin e saj me Ajola Xoxën, e cila ishte regjizorja e klipit ‘Meteor’. ‘Bashkëpunimi me Ajolën ka qenë shumë i bukur dhe padyshim një nga projektet e mia më të veçan-

ta në Shqipëri. Ajola është artiste në shpirt dhe në mendje dhe ka punuar me shumë pasion dhe frymëzim mbi këtë projekt. Më ka bërë si rrallë herë këtu në Shqipëri të bëj vetëm “punën e artistit”. Është marrë me çdo detaj dhe ka qenë super e përpiktë gjatë realizimit të klipit ndaj dhe rezultati ka qenë i shkëlqyer. Jam ndjerë shumë e qetë gjatë punës me të dhe për një artist kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të sjellë rezultatet maksimale në performancë. Do mbetet gjithmonë një nga projektet e mia më të veçanta.’ është shprehur Miriam Cani.

Britney Spears mbyll karrierën për shkak të problemeve me shëndetin mendor Pak kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor. Problemet e Spears nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm. Burime pranë këngëtares së fundmi kanë konfirmuar se Britney është e përqendruar vetëm tek shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht, edhe nëse kjo do të thotë që të largohet përfundimisht nga muzika. Këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj për një periudhë të pacaktuar kohore, por ditët e fundit po mendon seriozisht të mos kthehet më në skenë.

Meghan Markle lë pas debatet me familjen, i fokusohet mëmësisë

Beyonce tregon vështirësitë e shtatzënisë dhe dietën e rreptë Këngëtarja e famshme Beyonce ka zbuluar në dokumentarin “Homecoming”, problemet që ka patur me shtazëninë e saj të dytë ku solli në jetë dy binjakët e saj Rumi dhe Sir. Beyonce ka treguar se ishte 99 kg gjatë shtatzënisë si dhe sakrafica që iu desh për të sjellë trupin në formë. “Duhet të isha në Coachella në 2017-ën, por mbeta papritur shtatzënë. Edhe më i papritur ishte lajmi se ishin binjakë. Ajo shtatzëni nuk ishte aspak e lehtë. Trupi im kaloi gjëra të cilat nuk e kisha menduar se do të mund t`i përballoja. Isha 99 kilogramë ditën që linda. Shtatzënia ishte shumë e vështirë, kisha presion të lartë të gjakut. Zemra e njërit prej fëmijëve ndaloi disa herë, kështu që u detyrova t`i nënshtrohesha operacionit”, -ka treguar Bey për Entertainment Tonight. Për t’iu rrikthyer skenës këngëtarja tha se iu desh të stërvitej por tupi i saj nuk ishtë më njësoj dhe ëpr këtë iu nënshtrua një diete të vështirë. “Në mënyrë që të përmbushja objektivat mbajta një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa bulmet, pa mish, pa peshk, pa alkool. Isha e uritur gjithë kohën”, -rrëfen Beyonce.

Të gjithë po presin të dëgjojnë lajmin se fëmija i Meghan Markle dhe Princ Harry erdhi në jetë, megjithatë duket se dukesha po përgatitet të jetë e fokusuar tek mëmësia duke hequr dorë nga disa prej familjarëve e saj. Nëse nuk e mbani mend, babai dhe motra e saj iu vërsulën publikisht, duke publikuar detaje që tregonin se Meghan ishte një njeri i keq. Babai i saj nuk ka shkaktuar asnjë problem së fundmi, por gjithsesi ai i ka shkaktuar asaj shumë stres, të paktën kështu është shprehur Meghan në letrën që i kishte dërguar atij. Sipas ‘Daily Mail’ ajo i shkruante se zemra e saj ishte thyer në miliona pjesë dhe se ishte shumë e zhgënjyer. Babai dhe motra e Meghan

kanë thënë shumë gënjeshtra për të në media, megjithatë duket se ajo është gati të vazhdojë jetën e saj, shkruan ‘Cosmopolitan’, duke lënë pas këtë situatë të pakëndshme.

Maluma pjesë e albumit të Madonna-s, publikohet kënga e parë Pas shumë vitesh larg muzikës, Madonna rikthehet me publikimin e një albumi të ri, i cili titullohet “Madame X”. “Medellin” është kënga e parë e albumit, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Maluma. I gjithë albumi i saj është inspiruar nga koha kur ka qëndruar në Portugali dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja. Kënga është publikuar vetëm në audio dhe është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes, megjithatë kjo nuk do të jetë kënga e vetme në bashkëpunim me Malumën. “(Expletive) I’m Loca”, titullohet kënga tjetër, e cila ende nuk dihet se kur do të mund ta dëgjojmë. Për këngëtarin, ky bashkëpunim ka qenë diçka shumë e veçantë, pasi më në fund ka mundur të realizojë ëndrrën e tij. Albumi “Madame X” do të publikohet në datën 14 qershor, ndërsa videoklipin e këngës ‘Medellin’ në 24 prill.


SPORT

20

E premte, 19 PRILL 2019

Bardhezinjtë përgatiten për shumë ndryshime për të përmirësuar cilësinë e ekipit pas dështimit ndaj Ajaxit

Nga Rozalb Lika

H

umbja në çerekfinalen e Champions League, ka treguar disa kufizime për Juventusin aktual. “Ne do të përpiqemi për ta përsëritur pas një viti”, tha Agnelli pas ndeshjes ndaj Ajax. Juventus do të kryejë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, pasi i ka bërë dy lëvizjet e para. Aaron Ramsey është afrimi i parë me kosto zero, ndërkohë që Barzagli ka rrëfyer se do të mbyllë karrierën në përfundim të sezonit. Emrat për mbrojtje: Ruben Dias dhe Manolas Duke filluar nga mbrojtja, Barzagli, pas ndeshjes me Spal refuzoi tërheqjen në fund të sezonit. Ëndrrat janë Raphael Varane dhe Matthijs De Ligt, por vështirë se do të bëhen realitet. Gjiganti holandez duket i destinuar për Barcelonën. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje paraprake me Ajaxin dhe me Mino Raiola-n, agjentin e lojtarit. Por të gjitha indikacionet të çojnë se e ardhmja e tij (si ajo e De Jong) do të jetë në Spanjë. Dy emra që Juve po ndjek me vëmendje të madhe janë ato të Ruben Dias nga Benfica dhe Kostas Manolas, i

Juve bën gati revolucionin në verë, zbulohen emrat që afrohen dhe largohen

cili do të ishte zgjedhja ideale për Fabio Paraticin. Jerome Boateng i është propozuar bardhezinjve, por ai nuk preferohet shumë nga Allegri. Një tjetër hipotezë mund të jetë ajo që çon tek Samuel Umtiti, i cili mund të largohet

nga blaugranët, por Juventusi nuk është plotësisht i bindur për shkak të problemeve fizike që ka pasur (në gju). Zgjidhja më e pranueshëm dhe më e thjeshtë është Cristian Romero nga Genoa, tashmë i “rezervuar”

për të ardhmen. Në kërkim të kualitetit në mesfushë: Synimi është Ndombele Në mesfushë synimi i bardhezinjve është që të përmirësojnë sa më shumë

kualitetin. Aaron Ramsey është goditja e parë me kosto zero. Drejtuesit bardhezi po punojnë edhe për Tanguy Ndombele të Lyon (i cili gjithashtu i pëlqen shumë Interit). Ëndrra më e madhe është kthimi i Paul Pogba në Torino. Është e vështirë ta rrëmbesh atë nga United, nëse shton faktin se është një objektiv i Zidane dhe Real Madridit … Në Madrid ndërkohë një futbollist mund të jetë më shumë se një ide: Isco. Nën drejtimin e Zidane ai shkëlqeu me ndeshje spektakolar, përpara se të përfundonte në stol me Lopteguin dhe Solarin. Largimi i tij mund të bëhet më i mundshëm nëse blihen një mes Hazard dhe Eriksen. Enigma Dybala, Joao Felix dhe Chiesa për sulmin Sa i përket sulmit, enigma (më shumë se aspekti taktik) Paulo Dybala duhet të zgjidhet sa më parë, ndërkohë që problemet e shumta të Douglas Costa po bëjnë që drejtuesit të marrin në konsideratë mundësinë e një largimi të mundshëm. Emrat në të cilët po punon skuadra e Allegrit janë, Joao Felix, talenti i Benficës, i cili ndiqet nga shumë skuadra të mëdha europiane, ndërkohë që një emër shumë i përfolur është edhe Federico Chiesa. Sulmuesi i Fiorentinës shihet si zgjidhje perfekte, duke marrë në konsideratë edhe faktin është italian.

PRAPASKENA

TRATATIVAT

PORTUGEZI

Moussa Sissoko mendoi se Tottenhami ishte eliminuar

De Ligt edhe më pranë Barcelonës për 80 milionë euro

Ronaldo mendon largimin nga Juventusi, por jo këtë verë

Kualifikimi i Tottenham ndaj City-t, pas humbjes 3-4 në ndeshjen e djeshme të luajtur në “Etihad Stadium”, ka bërë xhiron e botës. Një nga momentet kryesore të ndeshjes, që mund t’i kishte hapur probleme “Spursave”, ishte dëmtimi i Moussa Sissoko. Futbollisti francez u lëndua në minutën e 41-të të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Fernando Llorente, i cili shënoi golin e kualifikimit në pjesën e dytë. Sissoko, në fund të ndeshjes tregoi një episod shumë të veçantë, duke u shprehur se ishte i bindur se Tottenham ishte eliminuar. “Isha në stol, pashë golin 5-3, dhe isha aq i zemëruar sa shkova drejtpërdrejt në dhomat e zhveshjeve. Isha vetëm, askush nuk më shoqëroi, nuk kishte televizione që transmetonin ndeshjen dhe në kokën time isha i bindur se ne ishim eliminuar”. Më pas tregoi dhe momentin kur zbuloi se goli i Sterling ishte anuluar. “Në një moment një nga anëtarët e stafit erdhi në dhomat e zhveshjeve dhe më bërtiti: “E pabesueshme, arritëm!” Unë i thashë, “Si e bëmë këtë?” Më pas ai më tha se goli ishte anuluar! Më pas i dhashë një fanellë, harrova dëmtimin dhe shkova që të festoja me të tjerët një moment historik. Ishte një tronditje e pabesueshme”, deklaroi Sissoko.

Ëndrra e madhe e Juventusit për mbrojtjen, duket se është drejt sfumimit. Sipas asaj që raportohet nga ‘ESPN’, Matthijs de Ligt është gjithnjë e më pranë Barcelonës, me skuadrën spanjolle që ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Ajax. Barcelona ka situatën plotësisht nën kontroll, Ajax gjithashtu do të informojë katalanasit nëse do të mbërrijë ndonjë një ofertë e rëndësishme për De Ligt. Agjenti i mbrojtësit holandez, Mino Raiola, është vazhdimisht në dialog me blaugranët për të paraqitur detajet e fundit. Vetë futbollisti holandez ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë ofertën e Juventusit dhe klubeve të tjera të mëdha. Nuk ka ende detaje të qarta për shumën që Barcelona do të paguajë për De Ligt, por mendohet se do të shkojë në 80 milionë euro. Kujtojmë që Barcelona ka arritur që të sigurojë talentin tjetër De Jong për shifrën e 75 milionë eurove. Një koloni holandeze është gati për t’u formuar në Barcelonë.

Zhgënjimi për eliminimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Ajaxit, është ende i pranishëm në mjedisin e Juventusit. Një nga lojtarët që e ka vuajtur më shumë është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez u transferua në Torino gjatë verës për të ndihmuar kampionët e Italisë për të shkuar deri në finale dhe për ta fituar. Ai shënoi 6 gola shumë të rëndësishëm, një në ndeshjen e parë dhe një në kthimin kundër skuadrës holandeze, por nuk ishin të mjaftueshme. Limitet e Juventusit kanë zhgënjyer 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, që ende nuk ka reaguar në rrjetet sociale pas ndeshjes. Kanë nisur zërat e parë shqetësues që e shohin larg Juventusit në vitin 2020. Sipas asaj që publikon gazeta italiane “La Repubblica”, morali i portugezit është në minimumin historik pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht fitores së Superkupës së Itali dhe titullit të sigurt. Bilanci vjetor do të konsiderohet në fund negativ. Kjo nuk do të thotë se Cristiano Ronaldo do të largohet tashmë gjatë kësaj vere, por duket se në verën e vitit 2020 mund të ndodhë divorci i parakohshëm, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2022.


SPORT

21

E premte, 19 PRILL 2019

TRAJNERI Bylis fiton në tavolinë pas dhunës në Kavajë, lojtarja pezullohet për një vit pasi goditi arbitren U sulmua me thikë, Gjoka dëshmon në Gjykatë: I kam falur!

Disiplina më “dorë të hekurt” ndaj Besës dhe Paula Jakut

Ernest Gjoka është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës në rolin e dëshmitarit dhe të prekurit, referuar ngjarjes së ndodhur në shkurt 2018, kur ishte në stolin e Vllaznisë. Trajneri kryeqytetas u sulmua nga një person, i cili, sipas deponimit fillestar të Gjokës në polici, ka dashur ta godasë me thikë. Në bazë të këtij denoncimi, uniformat blu të Shkodrës arrestuan dy të rinjtë, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, si autorë të dyshuar. Ish-trajneri i kuqebluve, tani në drejtimin e Kukësit, është rrëfyer para gjykatës për atë që ka ndodhur, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të prokurores Ajola Premçi: Pasi doli nga gjykata, Ernest Gjoka tha se i ka falur të dy djemtë dhe se nuk ka më asnjë interes për këtë çështje: “Më vjen keq, unë i kam falur dy djemtë edhe për familjet e tyre. Unë si Ernest nuk kam asnjë interes në këtë çështje. Nuk më intereson fare, sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej asnjë shkak, më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë këtë histori”.

STRATEGU

Edy Reja merr në stafin teknik Hamdi Salihin

K

omisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Superiorja kaloi e qetë dhe nuk u mor asnjë masë apo paralajmërim për klubet elitare të futbollit shqiptar. Disiplina rrëzoi edhe kërkesën e sulmuesit të Tiranës, Michael Ngoo, për t’i falur dënimin, si të pabazuar në Kodin e Drejtësisë Sportive. Nuk është e njëjta tablo në Kategorinë e Parë aty ku Besa dhuroi një shfaqje të shëmtuar ndaj Bylisit. Ndeshja u ndërpre për shkak të goditjeve ndaj gjyqtarëve nga tifozët. Komisioni i Disiplinës i ka dhuruar ndeshjen në tavolinë Bylisit me rezultatin 3-0, ndërkohë që

ISH-SULMUES

A

gim Janku është i vogli i familjes Janku. Të gjithë produkt i klubit Partizani. Ai është një ndër talentet e rralla që ka parë futbolli shqiptar, një ndër futbollistët më të talentuar, model në të gjitha drejtimet. Karriera, dëmtimi, kontributi, ftesa e Dinamos, raportet me Resmen, Panon, Boriçin, dueli me Frashërin. Sulmues tipik i krahut të majtë, ndonëse nuk ishte mëngjarash. Vetëm një herë në karrierë do të luante sulmues i djathtë me numrin 7, një ndeshje që nuk do ta

dënon stadiumin e tyre me 8 ndeshje pezullim. Presidenti Bizhdili është dënuar gjithashtu me 8 ndeshje. Bylisi tani ka 6 pikë diferencë nga Besa dhe me shumë mundësi është ekipi që do të ngjitet. Një distancë e konsiderueshme pikësh që i jep qetësi mallkastriotëve. Lojtarët e Shënkollit, Emirjon Mirdita dhe Klaudjo Pjetrushi janë dënuar me 8 ndeshje i pari dhe 10 i dyti për shfaqjen e shëmtuar ndaj Veleçikut ku u përshin në një sherr masiv në “Reshit Rusi”. Osmanlari i Pogradecit dhe Dervishi i Tomorit për goditje të kundërshtarit dënohen me 8 ndeshje pezullim nga garat futbollistike. Ndërkohë, ndër dënimet e tjera të bie në sy një dënim shembullor

për sa i përket futbollit të femrave. Futbollistja e skuadrës së Juban Danjës, Paula Jaku është përjashtuar me një vit nga futbolli. Në arsyetimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës thuhet se Jaku është dënuar për shkak të dhunës ndaj zyrtares së ndeshjes. Ndërkohë Paula Jaku, nuk është një emër i panjohur për futbollin e femrave pasi specialiteti i saj janë goditjet e dënimit, ndërsa shpeshherë ia ka dalë të shënojë nga distanca duke marrë vëmendje për cilësinë e veçantë. Megjithatë, është për t’u përmendur fakti se dhuna në futbollin shqiptar mbetet prezente dhe përveç se në Superiore apo në kategoritë e tjera, tashmë ka qenë pjesë edhe në futbollin e femrave.

Pasi u zyrtarizua dje në krye të kombëtares sonë, Edoardo Reja po mendon edhe për stafin që do ta shoqërojë në këtë aventurë të re. Ende nuk janë zyrtarizuar emrat e bashkëpunëtorëve të Rejas edhe pse flitet se zëvendës-trajner do të jetë Alessandro Calori i cili është larguar nga drejtimi i Ternanës në Serie C, në shkurt të këtij viti. Por duke iu referuar asaj çfarë shkruan BalkanWeb, risia e madhe në stafin e Rejas pritet të jetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi i cili pak ditë më parë u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ndërsa është pjesë edhe stafit teknik të skuadrës me të cilën mbylli karrierën wiener Neustadt. Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Salihi në staf, por me shumë mundësi do të merret me përgatitjen e sulmuesve kuqezinj. Ai është një vlerë e shtuar e stafit tonë duke marrë parasysh pozitivitetin që transmeton dhe eksperiencë e madhe që ka në futboll. FSHF-ja vazhdon dhe u jep një dorë ish-lojtarëve të kombëtares duke i ndihmuar të futen në rrugën e trajningut. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky lajm do të jetë plotësisht i vërtetë.

Agim Janku feston 70 vjetorin, ja kush ishte “asi” i Partizani harrojë kurrë. Gjithmonë me numrin 11, një pozicion që e kishte zgjedhur vetë dhe jo të ishte diktat taktik i trajnerëve. Shumë i shpejtë, shumë i shkathët, mjaft inteligjent, driblues dhe shënues i aftë, shkruan Uvil Zajmi. Një karrierë e gjatë si kohë, por e shkurtër në fushë. E ndërpret karrierën në moshën dhe formën më të mirë, kur ishte vetëm 21 vjeç, pas një dëmtimi në gju. Vetëm tri sezone zyrtare të luajtura, mbi 20 gola me Partizanin dhe

shtatë me ekipin kombëtar Shpresa. Ndeshja e parë në karrierë, Partizani-Dinamo për Kupën e Gazetës, në shtator të vitit 1967 me trajner Resmen, kurse 90 minutat e fundit në Berat, viti 1979, kur Partizani shpallet kampion pas një goli vendimtar të realizuar nga Janku që i jep fitoren 3-2 ndaj Tomorit me trajner Birçen. Tashmë në moshën 70 vjeç, ka një peng të madh në jetë: Nuk e ka parë golin e Panos në ndeshjen finale ndaj Dinamos në vitin 1961.


FORUM

22 E premte, 19 PRILL 2019

98-vjetori i lindjes së Nermin Vlora Falaschi Nga Zenepe Luka

M

ë 18 prill 1921 lindi në Tiranë Nermin Vlora Falaschi. Shkollën fillore dhe gjimnazin e parë e kreu në Institutin “Motrat Qiriazi”, në Kamëz të Tiranës. Kur u shtetëzuan shkollat, ajo vazhdoi studimet klasike në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. U martua me diplomatin italian Renzo Falaschi. Përvetësoi kulturë të madhe humanistike, përfituar jo vetëm në familje, jo vetëm në shkollat e Shqipërisë në atë periudhë, jo vetëm në Universitetin e Sienës, por edhe gjatë shërbimit diplomatik të bashkëshortit në kontinente të ndryshme. Njohja e tetë gjuhëve, ashtu si edhe kureshtja e saj për dituri, ka bërë që ajo të jetë e pranishme në qendrat akademike të vendeve të ndryshme të botës, ku bashkëshorti i saj ka shërbyer nga grada e ATSH deri në atë të ambasadorit. Sipas mendimit të kritikëve të ndryshëm, përveç kulturës së saj të spikatur dhe me përvojë jete jashtëzakonisht të madhe, ajo është e pajsur në mënyrë të veçantë me këto karakteristika dalluese: Ndjeshmëri, mendim, intuitë. Veçori këto që i japin mundësi asaj të hartojë, me të njëjtin frymëzim, vjersha, romane, ashtu si edhe punime sh-

kencore duke arritur të fitoje çmime dhe dekorata të larta në vende të ndryshme. Interesi i Nermin Vlorës për qytetërimet e lashta filloi gjatë misionit diplomatik të bashkëshortit në Bogota të Kolumbisë, ku ajo, pasi vizitoi muzeun, u bind se ato pamje të arta, të punuara me mjeshtëri të madhe, paraqesin një kulturë të zhvilluar dhe magjepsëse. Me dashuri të veçantë e vështirësi të ndryshme, ajo filloi gërmimet me pasion dhe, pas dy vjet pune, arriti të botojë librin e parë “Mbi qytetërimet e lashta parakolumbiane”, libër që u prit mirë dhe që u nderua me përkthimin në spanjisht nga vetë Presidenti i Republikës, Karlos Jeras Restrepo. Kështu filloi aktiviteti i saj me qëndrat kulturore të ndryshme si psh. Akademia e Gjuhësisë, shtypi, televizionet etj. Mbas pesë vitesh të misionit në Bogota, para se të largohej përgjithmonë, në korrik të vitit 1981, qeveria e Kolumbisë e nderoi Nerminin me urdhërin e lartë “Oficial de la Orden de Sancarlos”. Ajo ishte gruaja e parë e huaj, së cilës i është dhënë ky urdhër i lartë. Qysh nga viti 1978, ajo i është kushtuar studimit gjuhësor të qytetërimeve të lashta euromesdhetare, duke arritur të de-

shifrojë dokumente epigrafike Pellazgo-iliro-etruske dhe ka botuar libra të ndryshëm mbi këto të dhëna. Nga fillimi i vitit 1988 dhe deri në fund të vitit 1999 ajo ka trajtuar këtë argument në Radion e Vatikanit, stacionin e gjuhës shqipe. Kur Shqipëria ishte e mbyllur, ajo ka zhvilluar aktivitet të dëndur me diasporën shqiptare, duke shkruar ne gazeta, revista si psh. në fletoren e shquar “Dielli”, të shoqatës së mirënjohur “Vatra”; në revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit, ashtu edhe në tremujoren “Koha e Jonë”, që u shkonte falas të gjithë shqiptarëve në kontinente të ndryshme. Nermin Vlora ka ligjëruar mbi personalitetet e rëndësishëm të Rilindjes Shqiptare dhe mbi lashtësinë e gjuhës shqipe, me prejardhje pellazgo-lire. Mbi këtë argument të fundit, ajo ka ndeshur shumë kundërshtarë, por edhe përkrahës të flaktë që me entusiazmin e tyre, e kanë ngritur lart emrin e saj, duke bërë në mënyrë që ajo të fitojë çmime dhe urdhëra të rëndësishëm. Është ftuar të ligjërojë në universitete e qendra kulturore të ndryshme: Në Itali, SHBA, Britaninë e Madhe, Kolumbi, Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Kosovë.

Në botimet e ndryshme, pikërisht në atë të fundit me titull: “Prona Gjuhësore e Gjenetike. Probabilitetet e Monogjenezës Embrionale të Fjalëve”, ajo është përpjekur të barazojë fjalë midis tyre në formën embrionale të gjuhëve, duke zbuluar pajtime e rrënjë të përbashkëta dhe si pasojë, duke parashikuar hipotezën e monogjenezës së fjalëve me prejardhje prej të njëjtit burim. Për të arritur në këtë përfundim, ajo është mbështetur mbi shkrimet e autorëve të lashtësisë si Homeri, Tuqididi, Herodoti, Virgjili etj, deri në studiues të ditëve tona si psh. Cavalli Svorza Doc. në

Stanford Universitu të Kalifornisë, në veprën: “Popoli, Geni e Lingue”/1996, ku, në grafikën e gjuhëve të ndryshme, shqipja paraqitet si gjuha më e lashtë. Nermini mendon se i duhet kushtuar vëmendje e veçantë jo vetëm grafikës, por veçanërisht tezës së prejardhjes së gjuhëve nga i njëjti burim. Nermini ka bashkëpunuar edhe me diasporën shqiptare, duke vajtur atje ku e kanë ftuar bashkatdhetarët dhe me zell të veçantë ka mbrojtur çështjen e Kosovës, Dardanisë së Lashtë dhe të qytetëruar. Shqiptarja e madhe ndërroi jetë në San Salvador, 28 nëntor 2004.

TURIZËM

Mediat e huaja jehonë Shqipërisë turistike S

hqipëria është pjesë e desti nacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2019 në listat e medieve dhe blogjeve të huaja të udhëtimit. Në harkun kohor të 7 ditëve, "Lonely Planet", "Who" dhe " Il sole 24 ore" i kanë kushtuar Shqipërisë artikuj që e përshkruajnë atë si vendi me bukuri marramendëse natyrore, me histori e tradita për t'u njohur, me mikpritjen dhe buzëqeshjen për të mos u humbur. Një shkrim i veçantë i kushtohet dhe agroturizmit, një atraksion i shtuar që po zhvillohet falë investimeve dhe politikave zhvilluese të qeverisë. "Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së

shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t'i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku. Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t'u hapin dyert

vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit. Si pjesë e projektit "AgroTourism Albania", kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale". "Me 300 ditë me diell në vit, Shqipëria paraqitet si destinacion i dëshiruar në të gjitha stinët "Në të vërtetë, pa nxehtësinë e verës, mund t'i vlerësoni më mirë qytetet në brendësi të vendit dhe zonat

arkeologjike me të cilat është i mbushur Vendi i Shqiponjave…. Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikpritjen dhe bujarinë". "Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019. Më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe dhe qytete pa turma. Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga

plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra". "Qëndrova në Shqipëri për gati dy muaj, sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend". /a.a/ /a.g/


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 3. Nuk e pyet as për osh as për ... 6. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 9. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 11. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 13. Një nga vakthet e ditës, jo mëngjesi, jo dreka, por ... 14. Ngrehinë e hapur për shfaqjet publike në kohën e lashtë 18. Jetë me të mira të shumta e të qëndrueshme, mirëqenie, bollëk 19. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 20. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 21. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 23. Partia Aleanca Popullore 24. Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara 26. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 27. kundërshtari i flaktë i sajë është, refuzimi 30. Megjithëse një proverb i Jugut thotë "... e gunë" ai mbetet nga muajt telendisës të verës 34. Përdoret zakonisht si formë bindjeje 36. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 38. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 40. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 41. Diçka që duhet bërë patjetër në përputhje me normat morale 42. Shpreh keqardhje për një punë a veprim të gabuar që kam bërë 45. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 46. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmbakëmbës i një personi 50. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 53. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 56. Që nuk di të shkruajë e të lexojë 58. Dhimitër ... i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec 60. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 61. Shërben për të mbajtur fishekët 62. Armë lufte ose mjet pune, i mbushur me lëndë shpërthyese 64. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 65. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 66. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 67. Vegël; mjet i thjeshtë pune 68. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës

E premte, 19 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

69. Individ që ka marrë pavarësinë nga përkatësitë dhe detyrimet fetare 70. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 71. Një e mijta pjesë e milimetrit 74. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 76. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 80. Bel i ngushtë dhe i mprehtë, që përdoret kryesisht për të punuar tokën thellë 82. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 84. Secila prej pikave të veçanta të parashikuara në një traktat, në një marrëveshje, në një kontratë 87. Letër, karton, pëlhurë, arkë etj, shërben për të veshur mallrat 90. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 91. Synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo kush 92. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 93. Mbjell një bimë a një pemë dhe kujdesem që të rritet e të japë frytet e duhura 97. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 99. Përdoret për orendi të ndryshme druri e në ndërtim 101. Përpjekje për të vrarë një njeri 102. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 106. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 108. Rrethi i Krujës, ashtu si e

shënonte në targë 109. Për Hungarinë si monedhë është ajo 110. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 112. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 113. GRamshi e kishte ashtu targën 115. Dokument a shkresë që vërteton diçka; dëshmi 118. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 119. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me vonesë 120. Që ka të bëjë me natyrën dhe kulturën e vendeve të largëta dhe të panjohura 121. Kap ose kam aftësinë a mundësinë të kap me anë të veshit tingujt, zëra e zhurma të ndryshme VERTIKALISHT 2. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 3. Pomadë me erë të mirë, e cila përdoret për të lyer flokët që të rrinë të butë e të shtruar dhe që të shkëlqejnë 4. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 5. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese 7. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 8. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 9. Specialist në pedologji 10. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve"

12. Bodrum, ku mbahen dhe ruhen pije të ndryshme... e verës eshte në Durrës 13. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 15. Edhe ashtu quhet shkuesi që hyn për lidhjen e një miqësie 16. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 17. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 22. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 24. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 25. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 28. Ashtu quhet kryeqyteti i Afrikës së Jugut 29. Eshtë ai i punës, ai i mësimeve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 31. Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t'u bashkuar, është ashtu 32. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 33. Që lidhet me romakët, me gjuhën e me kulturën e tyre 35. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 37. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 39. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 41. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 43. Vargu i tetë notave, që vijnë njëra pas tjetrës në shkallën muzikore. 44. Nota e gjashtë e shkallës

verdhë e të shndritshme 65. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi 66. Romani i Anton Pashkut 72. Luftar ..., i jashtëzakonshmi i kinemasë, teatrit dhe humorit. Më 1990 merr titullin "Artist i popullit" 73. Parahistorik, ose ashtu, i përket së shkuarës së largët 75. Ashtu quhen ata që veshin trupin e peshkut 77. Shtet islam në kontinentin e Azisë, me kryeqytet Islamabad 78. Organizata Botërore e Shëndetësisë 79. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 81. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi 83. Dakord në gjuhë universale 85. Bërë me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta 86. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 88. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 89. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 91. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 94. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 95. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, ku ndizet zjarri 96. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 98. Tërësia e takëmit të shalës së kalit 100. Qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj... janë ashtu 103. Njësia monetare bazë e Bullgarisë, para euros 104. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 105. Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë 107. Almiset për të lëruar tokën dhe për të ngarë qetë 109. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 111. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 114. Unioni Postar Universal 116. Tirana, e kishte targën e makinave ... 117. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 119. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve

muzikore; shenja për këtë notë 47. Hahem me fjalë me një tjetër 48. Aleanca Kuq e Zi 49. Qyteti italian që noton mbi ujë. Deri më 1797 ajo ishte Republikë 51. Presidenti Laurent-Désiré ... u vra më 16 janar 2001 nga një nga truprojat e tij 52. Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza 54. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 55. Burrë ose djalë i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve 57. Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në prapavijat e kundërshtarit për të kryer veprime të caktuara luftarake 59. Shenjë e veçantë që vihet para një note dhe që tregon se zëri duhet ngritur një gjysmë toni më lart 63. Ai që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e një metali ngjyrë 1

2

G J

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

3

S 10

J

4 12

A R

G

M

R

13

P

16

L

22

R D

A

M

L

K A

31

M K

8

S

9

A

Z ¸

M

K V

18

D E

O

R O

N I

K ¸

I

O

E

A

C

K

E

Z

K U

A T I

R 19

B I

F

20

R

21

A

D

P

S

M

25

U

A

T

T

E

I

E

M R

R O

S

K

F

E

J

H

28

K A

29

32

P 35

I

E

27

Z E

30

A

24

26

E

7

D I

15

A K U

23

V A

6

E

14 17

A

5

M J

P 11

Z H

33

O

C

36

N

X

34

C

A T

R

O

T H

O M A

N

E

J

A

N

C

E

D

P

R A

G

I

A R

D H

O

D

I

J

I

38

H U

V A

K

B

37

39

N I

40

T

R

E 41

K 43

O

J 44

42

W T O

45

K

E

˙

46

D

A P

R

R

O

S

P

M E N

T O

A

47

48

O

K O

N

S

D 52

˙

50

I

C

C

I

E

O

51

M P

F

54

B I

E S

L 56

S

O

H

53

I

55

S

I

T

T

E

I

R

R

58

V

E

49

P

I

B E

R

D

A

R E

S

59 62

P

63

A

N D

64

T

H 70

71

O

B

U Z

A

J

O

H

T I

L E

R I

67

P

61

L

A R

T

L

¸

68

K

K

M

U K

U

B

L

I

A

C

R F

I

C

72

K

60 65

A R

A 66

69

S

E

57

N

K A

H

H

73

N

74

M

C 77

B Z

I

V

78

75

M T

E

76

D

79

E R

M U

I

80

I

T

Z I

81

C

I

N

I

K

L

A

82

E

A

E

K A

E

L

O

H

B

A

L

R A

N I

M

K

A

¸

R

93

P J

P

101

90

A

M U

L E

V E

A

96

P

K

T A

R

E

K

˙

I

R D

M A N

I

S

H T

T ¸ 99

V

100

A

103

E N

K

107

S

A K K

I

G E

L

L

J

Y E

J

R

105

T P

106

E

T 91

98

104

I

D H

A

¸

97

U 102

A S

S

E R

E

O

94 95

O

˙

U

R 89

92

L

E 87

D L

E

88

E

N

K 84

U L

86

P P

P

83

C

85

R

I 108

109

P

E

R

R E

Z O

P

A

Y L

U F

110

V A

K

R

B

R D

H M E

111

112

M

I

U

R E

G R

E S

K

113

S

L I

O

114

S

G

118

H

N 115

L

D

I

O

116

R 117

T I

M

119

R T

A K

O

B

A S

H K

E S

R

A


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 19 PRILL 2019

Presidenti Ilir Meta: Autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen para drejtësisë

P

residenti Ilir Meta ka reaguar dje për raportin e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, i cili e rendit Shqipërinë në vendet ku klima e lirisë së mediave ka pësuar rënie. Presidenti Meta shprehet se “zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve”. Reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta: “Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias. Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e

fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve. Angazhimi i institucioneve dhe

i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë,

APELI I FORTË I KREU TË SHTETIT

“Ndërtimet e sforcuara po rrezikojnë monumentet e kulturës”

N

ë Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, kreu i shtetit ka bërë apel për më shumë vëmendje të institucioneve ndaj monumenteve të kulturës. “Sot

në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, përshëndes të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë

të treguar ndër vite. Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare”,shprehet kreu i shtetit në një reagim në rrjetet sociale. “Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit.

qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend. Nuk duhet të harrojmë se liria e

të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike. Neni 49 i Traktatit të Lisbonës e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj. Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike. Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit. Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre. Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cenuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik”.

PRESIDENTI META PRET NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR, HAXHI BUJAR SPAHIU

“Më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe bashkësive fetare” Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me kërkesë të këtij të fundit. Presidenti Meta pasi e përgëzoi kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të kësaj bashkësie fetare, vlerësoi rolin e shquar të Komunitetit Mysliman, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes institucioneve fetare në vend me ato shtetërore në të gjitha fushat, që nga arsimi, shëndetësia, solidariteti shoqëror me më të pamundurit dhe njerëzit në nevojë. Gjithashtu u theksua roli i jashtëzakonshëm i bashkësive fetare, në veçanti të KMSH, për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njerëzish. Presidenti Meta vuri në dukje domosdoshmerinë e intensifikimit të përpjekjeve për të bërë të mundur kthimin e pronave Bashkësive Fetare dhe kompensimin e tyre, sa më parë. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e funksionimit të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, si një instrument që forcon bashkëjetesën, harmoninë dhe solidaritetin në vendin tonë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.