www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 144 (8585)
E mërkurë, 19 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Nga dje populli opozitar filloi rrethimin e KZAZ-ve, duke i djegur për të mos lenë shpurën qeveritare të zhvillojë votime vetëm me një parti politike
BE nuk hap negociatat. Dështim i qeverisë Rama Brukseli nxori kartonin e kuq për kryeministrin shqiptar, pasi nuk ishte “çështje mungese kohe”, por korrupsioni, krimi elektoral që po del përditë, lidhjet me krimin e organizuar, kthimi i vendit në “Kolumbi e Europës”, arroganca e pushtetit, kriza politike e cila do të përfundojë në përplasje civile. Tani i mbetet popullit me datë 21 qershor t’i jap “kartonin e kuq” Edi Ramës
FAQE 3
Sulmohen KZAZ-të në mbarë Akuzë e rëndë e Koço Kokëdhimës, vendin. I djegin në Tropojë ish-mikut të kryeministrit: E njoh Ramën, dhe Shkodër, ndizet Shqipëria ka idhull Eskobarin, është i çmendur
FAQE 6
Në foto: Pamje nga përplasjet në Shkodër
FAQE 7
Në foto: Koço Kokëdhima dhe Edi Rama
ANALIZË
ISH-KRYEMINISTRI
SHKELJET PËR ZGJEDHJET
KRYETARJA E LSI
FORUM
Nga Çim Peka Në kakofoninë e reagimeve të politikës, mediave dhe publikut...
Sali Berisha: Rama, skenar stalinist për shkatërrimin e vendit
Presidenca: Po mbajmë shënim ata që u shërbejnë grupeve të errëta dhe destabilitetit
Kryemadhi: BE dha sinjalin e fortë, me Ramën është i pamundur Integrimi
Artur Zheji: Rama mund të nxjerrë ushtrinë në 30 qershor kundër shqiptarëve
Tre të pathënat e Bild FAQE 11
FAQE 10
FAQE 2
FAQE 7
FAQE 14
KREU I PD
Lulzim Basha: Nëse nuk reagojmë tani, e keqja do të shkatërrojë çdo gjë në Shqipëri
FAQE 10
POLITIKE
2 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
RREZIKU I RIKTHIMIT TË VIZAVE
Presidenti Meta: Institucionet të marrin masa urgjente
P
residenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga institucionet shqiptare që të marrë masa urgjente, që BE të mos rikthejë regjimin e vizave për shqiptarët. Presidenti e cilëson alarmante qëndrimin e BE dhe qëndrimin e Komisionerit të BE, Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen
këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë”,- thuhet në reagimin e kreut të shtetit. Presidenti është ndalur në njoftimin e Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, për rrezikun e kthimit të vizave duke kërkuar nga insti-
PRESIDENCA REAGON PËR KQZ
tucionet që të reagojnë. “Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë. U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë”,- tha Presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit shprehet se lëvizja e shqiptarëve pa viza në zonën Shengen ka qenë një nga arritjet më të mëdha të vendit, e cila duhet ruajtur. “Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon. Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambas-
adave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj. Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!”,- deklaroi kreu i shtetit.
“Po mbajmë shënim grupet vendase e të huaja që kërkojnë destabilizim”
T
edi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Repub likës, Ilir Meta, ka reaguar dje lidhur me tensionet që janë zhvilluar në disa bashki për zgjedhjet. Në zbatim të dekretit për anulimin e datës së zgjedhjeve, gati gjysma e bashkive kërkojnë pezullimin e procesit që kërkohet të vijohet nga PS në shkelje të dekretit të kreut të shtetit. Ndërkohë KQZ, anëtarët e PS në këtë institucion, kërcënuan
drejtuesit e bashkive se do të përballeshin me ndëshkime ligjore. Lidhur me këtë situatë që prodhon tensione në vend, zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, u shpreh se Presidenca po mban shënim gjithë grupimet që po tentojnë të krijojnë tensione dhe kërkojnë destabilitetin e Shqipërisë. “Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me
përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- deklaroi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
RAPORTI
Si e legjitimoi OSBE masakrën elektorale të Edi Ramës dhe PS G
azeta “Bild” u tregoi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve sesi zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër u vodhën, u blenë dhe votat u morën me presione kriminale direkt nga qeveria. Faktet janë kokëforta dhe as vet socialistët e ndershëm nuk kanë asnjë argument shfajësues për këtë krim elektoral shtetëror. Pas publikimit të përgjimeve vlen të shihet se si reaguan ndërkombëtarët për procesin elektoral në Dibër. PD denoncoi blerjen e votës dhe presionet
gjatë fushatës duke publikuar publikisht emrat e personave që kanë dalë dhe në përgjimet e “Bild” dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por OSBE/ODIHR, institucioni të cilit shqiptarët i referohen si Bibla dhe Kurani sa herë flitet për zgjedhjet, e ka certifikuar këtë vjedhje të votave si rezulat të ligjshëm. Në raportin për zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE nuk flasin për manipulime, për kërcënime apo blerje të votës, por vetëm për “aludime”. Sot që
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
nuk flitet më për aludime, por për prova të vjedhjes së votave, OSBE duhet të reagojë dhe të paktën t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, që i mashtroi dhe lejoi një proces të manipuluar të serviret me ndihmën e tyre si i ligjshëm. Ironia është se të njëjti drejtues të misionit të vëzhguesve që u dhanë shqiptarëve një proces të paligjshëm sot kanë marrë përsipër të certifikojnë edhe zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat po zhvillohen pa dekret presidenti dhe pa opozitën.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Nga dje populli opozitar filloi rrethimin e KZAZ-ve, duke i djegur për të mos lenë shpurën qeveritare të zhvillojë votime vetëm me një parti politike
BE nuk hap negociatat. Dështim i qeverisë Rama Brukseli nxori kartonin e kuq për kryeministrin shqiptar, pasi nuk ishte “çështje mungese kohe”, por korrupsioni, krimi elektoral që po del përditë, lidhjet me krimin e organizuar, kthimi i vendit në “Kolumbi e Europës”, arroganca e pushtetit, kriza politike e cila do të përfundojë në përplasje civile. Tani i mbetet popullit me datë 21 qershor t’i jap “kartonin e kuq” Edi Ramës
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi dje të mos hapë procesin e negociatave me Shqipërinë. Në vendim thuhet se një përgjigje pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jepet në muajin tetor të këtij viti. Por as në tetor nuk ka asnjë shpresë me këtë krizë politike që po përjeton Shqipëria prej muajsh. Kjo është shtyrja e radhës e negociatave për Shqipërinë nga BE. Në vitin 2018, në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së thuhej se negociatat do të hapeshin në qershor të 2019, pra dje. Ky ndryshim kursi i BE-së ndaj Shqipërisë, sipas njoftimit zyrtar të BE lidhet me kohën e pakët që kishin në dispozicion vendet anëtare për t’u njohur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe me faktin se tre shtete ishin kundër çeljes së negociatave. Ky është komunikimi që Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn bëri dje në mbyllje të punimeve të Këshillit të BE, duke rrëzuar gjithë pritshmëritë që kishin shqiptarët për një hapje të negociatave. Por edhe muaji tetor, pavarësisht entuziazmit të Johannes Hahn, nuk është datë e sigurt. Në muajin tetor, Hahn nuk do të jetë më komisioner, po ashtu struktura e BE dhe institucionet do të pësojnë ndryshime për shkak të rezultatit të zgjedhjeve parlamnetare të BE. Shansin e kisjim këtë vit dhe këtë herë, por ishte qeveria Rama që e shkatërroi këtë proces integrues prej korrupsionit, lidhjes me mafien, drogës, përplasjeve me opozitën si dhe arrogancës në raport me liritë demokratike të shtetsave. Veç argumenteve burokratike se vendet e BE nuk patën kohë të shqyrtojnë raportin për Shqipërinë,
vendimi i djeshëm është një sinjal direkt kundër qeverisë “Rama”. Në Shqipëri ka një krizë gjashtë mujore të paprecedentë politike. Opozita ka djegur mandatet në shenjë revolte ndaj një parlamenti dhe qeverie që është faktuar nga përgjimet e publikuara në median ndërkombëtare se ka vjedhur vota me bandat e drogës. Kriza politike dhe tensionet për një konflikt civil detyruan Presidentin e Republikës të anulojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërkohë qeveria “Rama” e kapur në përgjime duke vjedhur vota dhe e faktuar se është pjesë e krimit dhe trafiqeve këmbëngul se do të zhvillojë zgjedhje më 30 qershor. Madje, në vend të reflektimit, si për të thelluar dhe më tej krizën ka nisur dhe procedurën për shkarkimin e Presidentit. Në një krizë të tillë, e cila nesër mund të jetë një konflikt civil dhe me viktima, BE sado dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe Rajonit, nuk mund të hapë negociatat. Sepse BE nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit me një vend që është në prag të luftës civile dhe me një qeveri, e cila nga kryeministri deri të drejtorët e parëndësishëm po faktohet se është pjesë e
krimit elektoral. Ndaj dje Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE nuk tha “po”, jo se s’kishte kohë të lexonte raportin, por sepse e di se situata në vend nuk është aq rozë sa e kanë përshkruar komisionerët e BE dhe burokratët e Brukselit. Vendimi i djeshëm i BE ishte i qartë dhe një refuzim i hapur kundër Shqipërisë, për të gjitha problemet që po ndodhin këto ditë në vendin tonë. BE foli edhe kundër ambasadorëve të vet që në Tiranë deklarojnë se qeveria “Rama” ka bërë reformat më të madha historike në vend. Nëse do të kishte bërë vërtetë këto reforma, dje vendet anëtare të BE do të mendoheshin gjatë për të hapur negociatat. Por ndryshe nga të tjerët Edi Rama e lexon vendimin e Bashkimit Europian si një sukses të tij. Në një postim në Facebook, kryeministri Rama, në mënyrë të çuditshme e cilësonte vendim pozitiv refuzimin e Brukselit për Shqipërinë. “Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime,
molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston”,- deklaroi Rama në një postim në Tëitter. Rrallë herë ndodhë që në pak rreshta një zyrtar të ketë kaq shumë kontradikta. Së pari, vendimi nuk është pozitiv, por zhvillimi më i keq për Shqipërinë. Shtyrja e vendimmarrjes nuk do të thotë se në muajin tetor negociatat do të hapen me patjetër, përkundrazi mund të shtohen kushte të tjera. Së dyti, kryeministri flet për frontin e së keqes duke ju referuar opozitës. Në qëndrimet e KE nuk ka asnjë kritikë ndaj rolit të opozitës dhe nuk përmenden protestat si shkak i shtyrjes së vendimit. Brukseli i kërkon qeverisë “Rama” të bëjë reformat dhe të garantojë standardet demokratike në vend. Këto reforma nuk janë realizuar dhe ky është shkaku përse negociata nuk janë hapur. Nëse do të përdornim gjuhën e Edi Rama, dje BE e ka gjuajtur me molotov qeverinë tij, duke i rrëzuar ato që kryeministri i quan reforma, por edhe duke e ndëshkuar me mos hapjen e statusit. E megjithatë Edi Rama dje ishte i vetmi që u gëzua që negociata nuk u hapën. Mos hapja e tyre duket se i intereson më shumë tani, pasi nuk i duhet të japë llogari për zgjedhjet, për mungesën e gjykatave dhe krimet që po kryhen çdo ditë me vendime jo ligjore të parlamentit dhe qeverisë. Dje BE dha kartonin e kuq kryeministrit. Tani duhet populli shqiptar të jap kartonin e kuq të premten me datë 21 qershor. Që mbrëmë filluan djegiet e KZAZ-ve nga protestuesit e opozitës, duke e kthyer në një përplasje të egër mes popullit dhe policisë. Dikush duhet të ndërhyjë nga të huajt, nëse nuk duan të shikojnë tymin dhe flakën në mes të Tiranës. Mili Xhani
POLITIKE
4
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Kryetarët e Bashkive të opozitës janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe të respektimit të dekretit të Presidentit
P
ërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg. Është ky qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, e cila përmes një konference të përbashkët të Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, kreut të Departamentit të Çështjeve Ligjore, Çlirim Gjata dhe anëtarit të Kryesisë Enkelejd Alibeaj, u shpreh se Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë, të kërcënojë, të shantazhojë e të blejë vota, duke përdorur krimin, policinë dhe administratën. “Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme. Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia. Të gjithë janë të shpërblyer me poste dhe detyra të larta shtetërore, nga vetë Edi Rama, i cili si autori dhe urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i kësaj skemë, ka dal garant që politikanët dhe bandat që bashkëpunojnë për të vjedhur zgjedhjet, të jenë mbi ligjin e drejtësinë dhe të mos ndëshkohen. Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para drejtësisë, për kërcënimet kriminale ndaj votuesve, ai sot është promovuar nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Lezhës. Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia. Përgjimet tregojnë se vetë Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë. Ai është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve, krimineli gjakftohtë që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë e tij personale. Kjo është arsyeja pse Edi Rama mori nën kontroll të plotë prokurorinë, pasi një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte
Përgjimet, PD: PS, si grup kriminal. Rama dhe banda e tij duhet të ishin në burg
kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo krimineli tjetër që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve. Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë sesi shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur të Edi Ramës. Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat”, tha Bardhi.
Veprat penale të të përgjuarve Seketari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se përgjimet që janë publikuar nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, megjithëse shumë pak, janë të mjaftueshme për të ndëshkuar me burg ata që kanë blerë zgjedhjet. “Në vetëm 25 minuta biseda telefonike nga rreth 1500 apo 2000 orë që disponon organi i prokurorisë në këtë dosje, nëse do të kishim gjykata apo prokurori të pakontrolluara nga Edi Rama, banda e tij, do të ishte dënuar, mesatarsht me rreth 30 vite burg.”- u shpreh zoti Bardhi. Ai vuri në dukje se
“pas përgjimeve, është e qartë se vendi i Edi Ramës nuk është në zyrën e kryeministrit, por në një qeli burgu.” Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se beteja e opozitës për për zgjedhje të lira e të ndershme është betejë për të mos e lejuar politikën t’i trajtojë qytetarët e vet si objekte që shiten e blihen me 30 apo 40 mijë lekë, për t’i shantazhuar ata me bukën e gojës apo për t’i kërcënuar me terrorin e bandave të krimit të organizuar. Hetimi ndaj Bashës Pyetjes së gazetarëve nëse zoti Basha do të shkojë në prokurori,
njësoj siç u paraqit sot Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, iu përgjigj: “Do të preferoja që, pas përgjimeve që tregojnë një maskaër elektorale, opinioni publik, ëë përfaësohet nga gazetarët, të shtronte pyetjen, “kur do të thirret dhe do të merret i pandehur Edi Rama për veprat penale në fushën zgjedhore”. Zoti Basha ka qenë dhe do të vijojë të jetë i hapur, si çdo zyrtar tjetër i PD-së, ndaj çdo hetimi të organit të prokurorië, ndonëse të gjitha faktet provojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi të pavarur. Pavarësisht kësaj, siç jeni njohur ditën e djeshme, zoti Basha ka shprehur gatishmërinë për t’u paraqitur në prokurori, sa herë të thirret në përputhje me ligjin. Përplasja me bashkitë e djathta Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët, nëse PD-ja i mbështet aktet e disa bashkive të vendit për të mos lejuar KZAZtë në pronat e tyre. Zoti Bardhi u përgjigj se ka një dekret të Presidentit të Republikës që detyron çdo institucion shtetëror të ndërpresë veprimet që lidhen me organizimin e zgjedhjeve. “Në këtë kuadër, kryetarët e bashkive në detyrë, që kishin vënë në dispozicion ambjentet në pronësinë apo administrimin e tyre për procesin e 30 Qershorit, pas daljes së dekretit të presidentit, janë në ushtrim të detyrës së tyre kushtetuee për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se “Shqipëria që kërkon të ndërtojë Edi Rama, ku ai është edhe gjykatë, edhe prokurori, edhe Gjykatë Kushtetuese, nuk mund të pranohet as nga PD, as nga zyrtarët e përgjegjshëm, si kryetarët e bashkive në detyrë, që respektojnë shtetin e së drejtës.”
EKSPERTI I PD-SË: PJERIN NDREU, E KA PRANUAR BISEDËN DHE KRYEN DISA VEPRA PENALE, RREZIKON 1-4 VJET BURG
Përgjimet, Gjata: Gjiknuri është kapur duke blerë zgjedhjet me struktura paralele P
ër kreun e Departamentit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, duke iu referuar skandalit të bisedave telefonike të zbardhura të hënën nga e përditshmja gjermane “Bild”, kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu rezulton se ka kryer një sërë veprash penale në intimidimin e tij në zgjedhjet e zhvilluara në Dibër, vepra penale nga të cilat rrezikon të paktën nga 1 deri në 4 vite burg. Më tej, Çlirim Gjata shpjegoi se Drini Gjeçi Drejtor
në Drejtorinë Arsimore dhe Reshat Elezi Drejtor shkolle në Dibër, u ndalohet me ligj të merren me veprimtari politike. “Pjerin Ndreu, deputet i PS-së bisedon me drejtorin e Arsimit Diber Drini Gjeçi ku i kërkon që të ushtrojë presion ndaj drejtorit të shkollës së Zallreçit që të votojë hapur bashkë me familjen për PS, përndryshe fluturon nga puna. Pas komunikimit me deputetin Ndreu, drejtori i arsimit Drini Gjeçi merr në telefon drejtorin e shkollës dhe i bën të
qartë se çfarë e gjen nëse nuk voton familjarisht në mënyrë demonstrative për PS-në përndryshe duhet të gjejë punë tjetër. Çlirim Gjata shpjegoi se Drini Gjeçi dhe Reshat Elezi të cilët janë drejtorë, i pari Drejtor në Drejtorinë Arsimore dhe i dyti Drejtor shkolle, u ndalohet me ligj të kenë poste drejtuese dhe njëkohësisht të merren me veprimtari politike. Deputeti Pjerin Ndreu kishte dijeni që Reshat Elezi ishte drejtor shkolle dhe ka shkelur ligjin,
POLITIKE
5
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Enkelejd Alibeaj: Arben Keshi ofron para në këmbim të votave. Vepra penale është korrupsion aktiv në zgjedhje, dënohet me burgim nga 1-5 vjet
N
Përgjimet, Alibeaj: Rama ka shkelur Kodin Penal, rrezikon nga 1-3 vjet burg
ë konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të selisë blu lidhur me skandalin e përgjimeve të vjedhjes së votave ku rezulton i përfshirë direkt vetë kryetari i Qeverisë Edi Rama, anëtari i Kryesisë së PD-së Enkelejd Alibeaj shpjegoi se Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë i ka dedikuar një pjesë të tërë të vetën krimit elektoral. Ai tha se duke dëgjuar bisedat audio mund të shihet edhe konsumimi i krimit elektoral nga një numër shumë i lartë zyrtarësh të shtetit shqiptar, duke nisur me Edi Ramën. “Biseda e tij me drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, dhe më pas biseda e këtij funksionari me deputetin e PS, Artan Gaçi, janë objekt i Kodit Penal, në nenin 328/a, që parashikon se përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, dhe ai që kryen këtë detyrë shtetërore dhe e përdor është vetë kryeministri i vendit, pra, funksionari më i lartë, i burimeve njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje përbën shkelje ligji dhe dënohet me burg nga 1-3 vite. Funksionarit të Ministrisë së Brendshme me ligj nuk i lejohet as të ndërhyjë e as të favorizojë në një proces zgjedhor një parti apo një kandidat, neni 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal është totalisht i konsumuar, si nga shtetasi Edi Rama, ashtu edhe nga shtetasi Arben Keshi në këtë rast”, deklaroi Alibeaj. Korrupsioni zgjedhor Më tej ish-deputeti demokrat u shpreh se funksionari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi ofron para në këmbim të votave. Dhe për këtë, Alibeaj sqaroi se vepra penale është korrupsion aktiv në zgjedhje, që dënohet me burgim nga 1-5 vjet. “Në një telefonatë, një përfaqësues i paidentifikuar, anëtar i shtabit socialist i ankohet Arben Keshit, të plotfuqishmit të Ramës për zgjedhjet në zonën e Maqellarës, se një votues refuzon ta japë votën për më pak se 30 mijë lekë. Keshi i përgjigjet se le të shkojë tek PD-ja, nëse nuk e pranon ofertën e tyre. Kodi Penal i Shqipërisë në nenin 328 të tij, titulluar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikon ofrimin ose dhënien e të hollave me qëllim
marrjen e firmës apo për të votuar në një mënyrë të caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Zyrtari shtetëror Arben Keshi ofron para me qëllim për të marrë vota, siç parashikon edhe neni 328 i Kodit Penal, dispozitë e provuar e shkelur katërcipërisht. Në një tjetër bisedë të përgjuar, Arben Keshi flet me një anëtar të shtabit elektoral socialist, ku i prezantohet rasti i një djali që ka 4 vota, por që kërkon 200 mijë lekë për to, meqenëse planifikon edhe të fejohet ato ditë dhe ka nevojë për para. Tezorieri i Edi Ramës tregohet zemërmirë dhe i thotë telefonuesit që të bihet dakord me djalin që do të fejohet për pazarin që do ai. Sërish është konsumuar nga tezorieri i PS-së në Dibër Arben Keshi neni 328 i Kodit Penal për dhënien e parave në këmbim të votave. Në dy audio-përgjime të tjera, Arben Keshi verifikon, nëse po shpërndahen si duhen pagesat
si dhe kërkon të kryejë ballafaqime me dy votues që ankohen se anëtarët e shtabit elektoral s’u kanë dhënë pagesat e kërkuara. Funksionari i Ministrisë së Brendshme ka konsumuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e Nenit 328 të Kodit Penal, e cila parashikon masën e dënimit nga 1 deri në 5 vjet burg”, u shpreh Enkelejd Alibeaj. Kërcënimet me largim nga puna Po ashtu, ish-ministri i Drejtësisë kujtoi se kërcënimi me largim nga puna, nëse nuk voton PS, është vepra penale e kanosjes, që dënohet nga 6 muaj në 3 vite burg. Alibeaj shpjegoi se si në bisedë mes Arben Keshit dhe Drini Gjeçi flasin për vota dhe për njerëz që do të largohen të hënën pas ditës së zgjedhjeve nga puna. “Një kanosje e drejtëpërdrejtë e zgjedhësve për të votuar për atë që i kërkonte “objektivat”, se përndryshe ditën e hënë kishin për të shkuar në …. Deri tani është konsumuar
neni 328/a, paragrafi 4. Më shumë se 4 herë neni 328; ofrimi i parave, korrupsioni aktiv. Kodi penal në nenin 329 të tij, titulluar: Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Ky nen parashikon: kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 6 muaj deri në 3 vite. Pra, skena ndodh në zgjedhje dhe dikush duhet ta kërcënojë dhe duhet ta kanosë, përkundër një rreziku dhe ja çfarë i thotë: Të hënën shkoni për “pambuk”, nëse nuk votoni ashtu se si ju thotë ai që do të duhej të arrinte objektivat. Kjo është një dispozitë penale e konsumuar totalisht”, tha Alibeaj. Shefi i Policisë së Kamzës Ish-deputeti demokrat komentoi edhe përfshirjen në një përgjim të shefit të komisariatit Kamëz, Sali Skura, që pengon votuesit nga Kamza, duke theksuar se ai duhet të përgjigjet për veprën penale që dënohet nga 1-3 vjet burg. Për këtë rast, Alibeaj shpjegon në aspektin e dispozitës penale komunikimin mes drejtuesit të lartë të policisë Sali Skura dhe Arben Keshi funksionar i administratës shtetërore duke ushtruar pushtetin e tyre të pengojnë zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e votës. “Shefi i komisariatit të Kamzës informon Keshin se është angazhuar policia për të ndjekur nga mëngjesi e deri në darkë votuesit potencialë. Drejtuesi i lartë i policisë i shpjegon atij që do të duhet të arrinte objektivat që “kemi bllokuar me postblloqe policie nja 7 autobusa duke i future në pikë bllokimi. Pra pengohen zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të lirë të votës. Dhe kjo është dispozitë e nenit 328/a paragrafi 4 i Kodit Penal që parashikon pikërisht këtë gjë: Përdorimi i funksionarëve shtetërorë për të penguar zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe parashikon një dënim nga 1 deri në 3 vite burg”, deklaroi dje Enkelejd Alibeaj.
madje edhe deputeti vetë që e nxit ka shkelur ligjin. Pjerin Ndreu dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci kërkojnë që drejtori i shkollës Reshat Elezi të deklarojë votën haptaz. Kushtetuta Neni 45 pika 4 thotë: Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Neni 106 e Kodit Zgjedhor thotë: Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë. Neni 327 i Kodit Penal: Shkelja e fshehtësisë së votimit, dënohet me burgim nga tre muaj deri në katër vjet. Në përgjimin ku Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeci urdhëron mësuesin Lavdrim Murati i cili e detyron të
votojë bashkë me familjen haptas për PS. Kjo është shkelja më e rëndë bashkë me atë të blerjes së votës të përfshirjes së funksionarëve shtetërorë në intimidimin dhe manipulimin e procesit zgjedhor”, tha Gjata. Po ashtu, Çlirim Gjata tha se ministri i kohës, Damian Gjiknuri është kapur duke blerë zgjedhjet me biznesmenin Bekim Krashi, dhe vepra penale, tha ai, dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg. “Ministri Damian Gjiknuri pyet biznesmenin Bekim Krashi se kush mbulon pjesën e transportit. Bekim Krashi ka shpërndarë paratë për blerjen e zgjedhjeve. Në përgjim dëgjohet biseda midis bekim Krashit dhe një personi që shpërndan
paratë për pagesën që duhet t’i bëjë 2 familjeve, për 5 vota”, tha ai. Çlirim Gjata thotë se korrupsioni aktiv në zgjedhje, neni 328 dënohet nga 1 deri në 5 vjet. “Biznesmeni Bekim Krashi ka biseduar në telefon me një votues i cili së pari ka marrë paratë”, tha ai. Çlirim Gjata shpjegoi se votuesi e kërkon në takim për ta pyetur se si duhet të votojë. “Biseda tjetër mes ministrit dhe deputetit Damian Gjiknuri me zyrtarin e administratës shtetërore Arben Keshi ku flitet për përdorimin e një grupi personash problematikë pranë shtabeve elektorale të PS”, tha ai. Çlirim Gjata shpjegoi dhe dispozitat që parashikon Kodi Penal në këtë
komunikim mes ministrit në atë kohë të Industrisë dhe Energjitikës që parashikohet në dispozitat e nenit 328/a të Kodit Penal. Sipas Gjatës Gjiknuri dhe Keshi janë kokë e këmbë pjesë e kësaj dispozite. “A kemi të bëjmë këtu me grup të strukturuar kriminal? Unë mendoj se po. Kush janë këta çuna që vijnë me furgon dhe atashohen tek shtabi i Arben Keshit! Se po flitej për vëzhgues, por vëzhguesit vendosen nga KQZ-ja, KZAZ, KQV, nuk vijnë me furgon si “çuna, ata vijnë me dokumente identifikimi. Çfarë është kjo ushtri paralele, ky shtet paralel që vepron në rastin e votave?!”, theksoi eksperti i PD-së, Çlirim Gjata.
AKSIONI POLITIK
Protesta e opozitës, Alibeaj: E sigurtë, do jetë më shumë se 8 të parat
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një intervistë dhënë dje për RTV Ora i pyetur për risinë që do të sjellë protesta e 9 kombëtare e opozitës, u shpreh i bindur se do të jetë më e madhe se 8 të parat. Arsyeja pse, sipas Alibeajt do të jetë më e madhe është sepse durimi e ka një fund sepse masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet. “Unë besoj se në këto 8 herë që është bërë protestë kombëtare dhe shumë e shumë protesta të tjera lokale, që jo gjithmonë e zënë hapësirën televizive, por gjithsesi janë shqiptarët që në atë të voglën e tyre të ndodhur para këtij presioni që vjen prej së shkuarës, të cilët e kanë hequr lëkurën e tyre kanë reaguar. Besoj që e para ka qenë shumë e rëndësishme, e dyta shumë herë më e rëndësishme, e sigurtë që e 8-ta ka qenë më e rëndësishme, më të karikuar sesa 7 të parat. E 9 do jetë sigurisht më tepër sesa 8 të parat. Durimi e ka një fund sepse edhe masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet, edhe ndjeshmëria e kryeministrit duket se ka arritur në minimumet e veta historike. Pres që shqiptarët nën dritën e atyre që kanë ndodhur këto ditë, edhe në sjelljen e pandjeshme të kryeministrit, të jenë më të shumtë në numër, pa asnjë lloj dallimi, më të vendosur dhe më qëndrestarë për ta larguar këtë lloj regjimi”, theksoi ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
POLITIKE
6
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Kryebashkiakja Ademi: Persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ. Në Tropojë, personat hyjnë me forcë në KZAZ
Anulimi i zgjedhjeve, përplasje mes bashkive dhe policisë në Shkodër dhe Tropojë
“TË LIROHEN KZAZ-të
Socialistët e KQZ-së: Kërkesat e bashkive të djathta tejkalojnë kompetencat Anëtarët e PS-së të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë përgjigjur kërkesave të bashkive të djathta, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit. Por kjo deklaratë është cilësuar nga kryetari i KQZ-së Klement Zguri si qëndrim i shumicës në KQZ që drejtohen nga kreu i PS-së, Edi rama, dhe nuk është qëndrim i gjithë komisionit. “KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga ligji 139, 2015 për vetëqeverisjen vendore. KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor datë 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencën dhe të drejtën e KQZ dhe të KZAZ, pjesë e administratës së KZAZ, në ushtrimin e funksioneve të parashikuara nga kodi zgjedhor dhe legjislacionit zgjedhor”, tha Hoxhaj. Zëdhënësja e KQZsë tha se kush cënon procesin zgjedhor do të ndëshkohet.
LETRA E KRYEBASHKIAKUT
Ultimatumi i Bashkisë Lezhë për lirimin e KZAZ-ve, por policia refuzon Forca të shumta policie kanë marrë në mbrojtje 2 KZAZ, pas ultimatumit të Bashkisë për lirimin e tyre. Nisur nga kjo situatë e paprecedentë, dje kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj i dërgoi një kërkesë KZAZ për lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Besëlidhja”. Sipas bashkisë, nëse materialet nuk do largohen deri ne orën 16:00 do ndërhyhet konform ligjit. “Në zbatim të Dekretit të Presidentit për shfuqizimin e caktimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, i botuar në Fletoren Zyrtare kërkoj nga ana juaj lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Besëlidhja” deri në orën 16:00 të ditës së martë, datë 18 qershor 2019. Gjithashtu, ju ritheksoj në vëmendje detyrimin për ndërprerjen e të gjitha veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha ambientet e miratuara Qendër Votimi dhe që janë në pronësi, varësi apo administrim të bashkisë Lezhë”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ. Kërkesa i është dorëzuar edhe policisë së Lezhës përmes të cilës e informon se do vijojë me lirimin e ambienteve të gjimnazit “Hydajet Lezha” dhe shkollës “Gjergj Kastrioti”. Gjithashtu, kërkon nga policia për ta mbështetur në lirimin e këtyre ambienteve.
A
nulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Presidentit të Republikës vijion të refuzohet nga mazhoranca dhe qeveria, e cila po përdor të gjitha strukturat e shtetit për të bërë presion dhe dhunuar institucionet e pushtetit vendor në bashkitë që kanë vendosur të zbatojnë dekretin e fundit të kreut të Shtetit. Në kuadër të zbatimit ligjor bashkitë e djathta kanë vendosur që të mos lejojnë ngritjen e asnjë KZAZ në territorin e tyre, çka ka shkaktuar nervozizëm në radhët e Qeverisë, e cila ka nisur mësymjen e ambienteve në pronësi të bashkitë përmes policive. Por ndërhyrja e policisë ka shkaktuar dje përplasje të forta në Shkodër dhe Tropojë, përplasje në të cilat janë përfshirë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kundërshtojnë regjimin e Edi Ramës i cili me kokëfortësi dhe arrogancë po kërkon të zhvillojë votime me dhunë në datën 30 qershor. Përplasja në Shkodër Përplasjet mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake nuk kanë munguar as mëngjesin e së martes në mjediset e jashtme të KZAZ-së nr.2 në Shkodër. Sërish shkak u bë tentativa për të hyrë me forcë në këto mjedise nga anëtarët e KZAZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste, e krah tyre e rreshtuar edhe policia e shtetit. Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të sportit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e
sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbrojnë edhe me jetë nëse lind nevoja këtë objekt. Për këtë situatë reagoi kryebashkiakja Voltana Ademi e cila deklaroi se kjo KZAZ është tentuar të uzurpohet nga militantë të Ramës. “Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndëryrjes së Policisë Bashkiake. Për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë”, tha Ademi në një deklaratë për mediat. Kryebashkiakja Ademi denoncoi gjithashtu se mbrëmjen e së hënës, dy persona të paidentifikuar me urdhër të policisë kanë hyrë në dy KZAZ-të e qytetit. “Mbrëmë në dy KZAZ persona të paidentifikuar kanë hyrë me urdhër të policisë. Ata nuk kanë një autorizim për ta bërë këtë. Prandaj kërkesa ime është që larg dhunës dhe larg cdo përpjekje tjetër për të cënuar institucionet e shtetit. Ata nuk janë në funksion të një procesi farsë të dhunuar dhe të dirigjuar nga Rama. Unë kërkoj që gjithsecili të ruajë qetësinë”, u shpreh Ademi. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës deklaroi se nuk ka urdhër me shkrim për veprimet e policisë së shteti, por ata veprojnë me urdhër kriminal
të Ramës. “Ne jemi në detyrë dhe askush nuk mund të guxojë, uzurpojë dhe dhunojë punonjësit e institucioneve publike. Kam pasur një komunikim me drejtorin e policisë, i kam kërkuar dhe një shkresë mbi çfarë baza veprojnë dhe deri tani nuk ka asnjë urdhër. Ata veprojnë në bazë të urdhërave kriminale të kryeministrit të Shqipërisë”, tha kryebashkiakja. Ademi tha se policia duhet të veprojë sipas ligjit, përndryshe secili do të përdorë mjetet ligjore për t’u përballur, qoftë edhe me policinë e shteti. Përplasja në Tropojë Pas Shkodrës edhe në Tropojë ka pasur përplasje për shkak të vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve. Një grup personash kanë hyrë me forcë në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, duke hequr që aty materialet zgjedhore, dhe duke i hedhur ato në rrugë. Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë thyer dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZja duke dëmtuar materialet zgjedhore. Policia ka tentuar që ti ndalojë, por pa ia dalë dot, pasi turma i ka marrë përpara. Ndërkaq policia ka rrethuar ambientin dhe mësohet se janë arrestuar 4 persona ndërsa priten edhe arrestime të tjera. Në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki.
KRYEBASHKIAKU I KAMZËS
Mziu i prerë: S’ka zgjedhje me 30 qershor, paralajmëron edhe Rakip Sulin Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se qytetarët e Kamzës janë gati të ngrihen për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit. I pyetur nga moderatori se si e pret fitoren e Rakip Sulit më 30 qershor, kryebashkiaku Mziu deklaroi se kjo nuk do të ndodhë kurrë. “Në zyrën time nuk hyn as Rakip Suli dhe asnjë kandidat i PS-së. Unë do të vazhdoj dhe katër vjet të tjera të jem në krye të bashkisë Kamëz por dhe pas meje do të jetë kandidat tjetër i PD”, tha Mziu. Sa i takon përplasjes së mundshme civile që mund të ndodhë në këtë ditë, Xhelal Mziu tha se kjo do të ndodhë nëse Rama nuk anulon zgjedhjet. “Ju them se ai që do e pësojë do të jetë kryeministri Rama”, tha Mziu. Kryebashkiaku ka akuzuar dhe KQZ-në që sipas tij po përdoret nga Partia Socialiste.
ANULIMI I ZGJEDHJEVE
Edhe Bashkia Berat kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ Edhe Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj i ka dërguar një letër KZAZ-së në këtë qytet që të lirohen ambientet e zëna prej saj në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Gjithashtu, bashkia Berat i ka kërkuar KZAZ-së edhe heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve pranë këtij Komisioni Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj ka pohuar se janë ditët e fundit të afishimit të listave të zgjedhësve në të gjitha QV-të në Berat sepse listat do të hiqen Menjëherë pas dërgimit të shkresës zyrtare të bashkisë në KZAZ Nr.64 në Berat kjo KZAZ po ruhet tashmë me forca policie, të cilët nuk lejojnë të afrohet e të hyjë askush brenda ambienteve të kësaj KZAZ-je,përveç anëtarëve të saj.
POLITIKE
7
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim
ISH-MIKU I KRYEMINISTRIT
Kryemadhi: BE dha sinjalin e fortë, me Ramën është i pamundur integrimi
Akuzë e rëndë e Kokëdhimës: E njoh Ramën, ka idhull Eskobarin, është i çmendur
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qëndrimin e Këshillit të Komisionit Europian, që vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e quan si sinjalin më të fortë që perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur. Ajo thotë se largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin
e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!”,- tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë
në protestën e 21 qershorit për të protestuar kundër qeverisë “Rama”. “Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!”,- deklaroi Monika Kryemadhi.
I ftuar në Ora News, ish deputeti i PS, KoçoKokëdhima ka hedhur një lumë akuzash ndaj shefit të qeverisë, Edi Rama. Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ketë kurrë mundësinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor Kokëdhima ka qenë i prerë. Ish-miku i kryeministrit Rama, ish-deputeti Kokëdhima ka lëshuar akuzën më të rëndë ndaj tij. E ka quajtur kryeministrin të çmendur.“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”. Më tej Kokëdhima shtoi: “Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.Pas kësaj deklarate të padëgjuar, ka reaguar mënjëherë PS-ja, e cila ka thënë se nëse ka të çmendur, ai mbetet ish-deputeti.
Nënkryetari i LSI-së apel ndërkombëtarëve: Dy rrugë keni – ose denoncojeni dhe demaskojeni, ose vazhdoni ta mbroni këtë hajdut
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp, ku komentoi përgjimet e publikuara dy ditë më parë nga gazetari Piter Tiede në “Bild”. Ai tha se pikërisht këto përgjime ishin dëshmia ulëritëse e përfshirjes së qeverisë së Edi Ramës në blerjen e votave në Dibër. Duke akuzuar vendasit, Vasili bëri një apel edhe për ndërkombëtarët, disa prej të cilëve janë rreshtuar në krah të kryeministrit Rama. “Dje, të gjithë shqiptarët kanë ndjekur publikimet tronditëse të Bild, gazetës më të madhe gjermane dhe një nga më të mëdhatë në botë, e cila demaskoi qartë dhe hapur, kriminalizmin e shfrenuar të zgjedhjeve në Shqipëri dhe pushtimin e zgjedhjeve nga kriminelët. Por dhe provën që në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal që grabit zgjedhjet, grabit pushtetet dhe grabit gjithçka në Shqipëri është vetë Kryeministri. Megjithatë të ecim më poshtë të nderuar qytetarë, të shohim sesi këta nën Kryeministrit, këta që çjerrin gjoksin e shesin parime nga mëngjesi në darkë por që janë të zhytur deri në
grykë në këtë pacipësi kriminale që po i mbyt. Hajde të ndjekim së bashku të nderuar qytetarë se çfarë deklaronte lidhur me votën e qytetarëve dibran, votë që ju e keni shumë të qartë sesi u rrëmbye, si u trafikua Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ju qytetarë e dini më së miri se ç’ndodh në Dibër, ju e dini që në Dibër në krye të operacionit ishte vetë Kryeministri që pyeste për realizimin e planit të vjedhjes së votave. Së dyti patë shumë mirë sesi kërcënoheshin për tu fluturuar nga vendi i punës në qoftë se nuk jepnin me imponim votën për Rilindjen. Patë sesi bëhej pazari i votës me 30, me 40 mijë lekë sheshit. Dhe patë sesi të gjithë bashkë manipuluan poshtërisht dhe në mënyrë kriminale vullnetin e qytetarëve dibranë. Kjo video dëshmon se ç’ndodh në realitet dhe sesi mashtrojnë këta njëri pas tjetrit duke filluar nga kryetari i partisë dhe i qeverisë deri të kryetari i grupit parlamentar. Po ecim më tutje. Kemi dhe një ministër në video, i cili ka pozicione të veçanta në reformën zgjedhore dhe që është përbetuar që nuk ka lidhje me kriminelët. BILD
Përgjimet e Bild, Vasili: Ky kryeministër dhe kjo qeverisje peng i krimit të organizuar
na tregoi shumë qartë sesi ky ministër niste fugonë me banditë e kriminelë, të cilët i paguante vetë e kujdesej vetë për këta që këta të kujdeseshin për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të nderuar qytetar mendoni se cilat janë zgjedhjet që do donin të bënin këta. Ato zgjedhje për të cilat u shqyen që ti mbanin në 30 qershor. Gjendjet e paligjshme, inekzistente, pra do ti bënin me këta kriminelë e në krye të reformës zgjedhore
të përmirësohen zgjedhjet në Shqipëri, është ky ministër i cili niste me vullnet të plotë kriminelët dhe gangsterët që të vidhnin zgjedhjet. Të gjithë shqiptarët janë sot shumë të qartë dhe shumë të vendosur që mos të pranojnë kurrën e kurrës që Kryeministri dhe qeveria e tij e kriminalizuar të vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre sepse janë ilegjitim, kanë lindur nga një proces tërësisht ilegjitime dhe të kontrolluar a nga kriminelët dhe gangsterët. Ky realitet të cilin opozita e ka denoncuar shumë fort në të gjitha nivelet, e ka ndarë me të gjithë shqiptarët,të cilët tashmë e kanë kuptuar atë si kurrë më parë nën dritën e fakteve të reja tronditëse, të jashtëzakonshme të gazetës Bild dhe kjo është tashmë një provë integriteti dhe vijë ndarëse edhe për disa ndërkombëtarë, të cilët mbyllën sytë përpara shkatërrimit të themelit të demokracisë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Janë një provë për disa ndërkombëtarë
që duartrokitën dhe u ekzaltuan për këtë fitore “bindëse” në thonjëza të kriminelëve, janë provë për disa ndërkombëtarë që fatkeqësisht u kthyen jo rrallëherë në megafonë të së qeverisë. Këta ndërkombëtarë janë përpara dy alternativave: 1. Ose të denoncojnë, të demaskojnë, të dënojnë qartë e prerë kriminalizimin e zgjedhjeve dhe qeverisjes në çdo qelizë të Shqipërisë dhe sundimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikantëve dhe gangsterëve 2. Ose alternativa tjetër, më e keqe e mundshme, të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky duke u vendosur në anën e gabuar të historisë, duke humbur përfundimisht çdo lloj besimi të shqiptarëve tek ata dhe të vendosen njëherazi kundër idealit të shqiptarëve Shqipëria si gjithë Europa, pasi ata nuk kërkojnë as më shumë e as më pak , por të drejtën të votojnë të lirë, jo nën kërcënim dhe që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në Shqipëri”, deklaroi Petrit Vasili.
POLITIKE
8
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
“KONCESIONI MAFIOZ”, ISH-DEPUTETI I PD-SË PUBLIKON DOKUMENTET E OFERTËS. TË NISIN HETIMET
Skandali, Shehaj: “ANK” kërkoi për Milot – Balldre 140 milionë euro më pak K
omisioni parlamentar i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë miratoi dje kontratën e rrugës Milot-Balldre. Bëhet fjalë për një rrugë fushore vetëm 17 kilometra, për të cilën qeveria Rama, do paguajë plot 213 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Edhe pse gati të gjithë specialistët e fushës e kanë cilësuar këtë projekt, një skemë mafioze që qeveria “Rama” po aplikon për të favorizuar klientët e vetë, ditën e djeshme Komisioni i Ekonomisë, e ka miratuar koncesionin skandaloz me vetëm votat e Rilindjes. Por mësohet se një kompani tjetër kishte ofruar 140 milionë euro me pak se
vlera prej 213 milionë eurosh. Por këtë herë nuk do të jetë Damian Gjiknuri që do të fitojë para, por ministrja Belinda Balluku e cila ka firmosur një kontratë koncensionare me vlerë gati 2 fish më të lartë. Këtë fakt denoncues e ka bërë publik ish-deputeti demokrat Agron Shehaj i cili do të reagonte përmes rrjeteve sociale menjëherë pas miratimit nga ana e Komisionit të Ekonomisë të Koncesionit të rrugës Milot-Balldre. Në reagimin e tij Shehaj teksa ka bërë publik faktin se një kompani tjetër kishte ofruar 140 milonë euro më pak për ndërtimin e kësaj rruge, theksoi se kjo
është vjedhja e radhës e dyshes Rama – Gjiknuri, prej gati 140 milionë euro. Teksa ka publikuar dokumentet e ofertës më të ulët, ish-ligjvënësi demokrat kërkoi që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje. “76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldre, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro. Kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri prej gati 140 milionë euro. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj.
Për ekspertët koncensioni në fjalë si skemë piramidale dhe skemë mafioze: U dha pa garë dhe pa transparencë
Socialistët miratojnë koncesionin “e dyshimtë”, 213 milionë euro në rrugën Milot-Balldren P
avarësisht kundërshtimit të fortë jo vetëm të oppozitës, mazhoranca nuk heq dorë nga koncesionet abuzive, të dyshuara për kosto të fryra siç është ai i ndërtimit të rrugës Milot Balldre, kur për 17 kilometra qeveria do paguajë plot 213 milionë euro, çka për specialistët është cilësuar si skemë mafioze që Qeveria “Rama” po aplikon për favorizimin e njerëzve pranë saj. Mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë miratoi në mbledhjen e djeshme dhe me forcën e kartonit koncesionin në fjalë ku kompania fituese do të ketë një kontratë që parashikon 8 vite mirëmbajtje dhe në të cilën do të ndërtohen 2 ura dhe 1 tunel. Koncesioni Për garën e këtij koncensioni ka pasur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi dhe tenderi i parë ishte në vlerën 161 mln euro. Pas shpalljes së tenderit të parë ka pasur një rinegociim pa garë. Një praktikë që nuk ndodh në Shqipëri, që nuk është e mbështetur në asnjë lloj ligji. Në mënyrë të papritur, kur doli kontrata, u pa që ishte rritur 213 milionë euro, sepse aty thuhej se ishte rinegociuar për interesat dhe mbi kapitalin 140 mln euro do paguhet 5% interes. Ky është elementi i parë që këtu nuk ka pasur asnjë lloj gare, asnjë lloj transparence. Duhet ta shohin organet nëse është e ligjshme apo jo. “Elementi i dytë tek mënyra e financimit, unë shoh dy gjëra, një skemë piramidale dhe një skemë tjetër mafioze. Në qoftë se do flasim për skemën piramidale e kompanisë, është shumë e qartë që kompania nuk ka para. Pasuria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie. Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%. Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë”, do të shpjegonte pak ditë më parë kryeredaktorja e Revistës “Monitor”, Ornela Liperi. PD-LSI për rrugën Milot-Balldren: Po vidhet me koncesion! Abuzim Tre javë më parë, Partia Demokratike dhe
RRUGËT DYTËSORE DHE LIDHËSE KU DO NDËRHYHET Zgjerim i segmentit Nyja Fushë Milot-Ura e Matit (L = 1375 m) Zgjerim i segmentit Ura e Matit-Nyja Shën Kollë – Zejmen (L = 1250 m) Zgjerim i segmentit Nyja Shën Kollë-Nyja Ishull Lezhë-Rrile (L = 6250 m) Zgjerim i segmentit Nyja Ishull Lezhë_Rrile-Ura Lumi Drin (L = 2025 m)
Lëvizja Socialiste për Integrim pothuajse në një kohë denoncuan si abuziv një nga koncesionet e reja për ndërtimin e rrugëve. Ish-deputeti Agron Shehaj denoncoi shifrat për koncesionin e rrugës Milot-Balldren. “Kontrata e koncensionit të rrugës MilotBalldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!). Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni, ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, tha Shehaj. Ndërsa numri dy i LSI-së, Petrit Vasili ishte edhe më i ashpër. “Sa vidhet
Zgjerim i segmentit Ura Lumi Drin-Nyja e Lezhës e rrugë sekondare (L = 1300 m) Ndërtimi i segmentit -Nyja e Lezhës – Hyrja e Tunelit (L = 2325 m) Ndërtimi i segmentit – Ndërtimi i tunelit (L = 1025 m) Ndërtimi i segmentit -Dalja e tunelit-Lidhja me rrugën ekzistuese Balldren (L = 788.75 m)
të nderuar qytetarë? Vidhet në mënyrë çnjerëzore. Rruga Milot – Balldren që lidh dy funde rrugësh. Rruga e ka çmimin 15 milionë euro kilometrin. Një shtesë rruge fushore nga Orikumi në Dukat e ka çmimin mbi 5 milionë euro. Të nderuar qytetarë, që ju të kuptoni më mirë sesa vjedhin këta, pra e kuptoni 15 milionë euro ishte ajo rruga Milot Balldren atje në fund”, tha Vasili. Nënkryetari i LSI-së në denoncimin e tij mori si shembull rrugën Fier-Vlorë, me 4 korsi, me ura, me një asfaltim të nivelit europian e cila kushtoi 2 milionë euro për kilometër. “Brenda 10 ditëve dhurata e tmerrshme që iu ka lënë mbi kurriz qeveria ju të tërëve, është një dhuratë e cila shkon jo më pak sesa afër 400 milionë euro të cilat di paguhen nga xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë”, do të deklaronte pak ditë më parë, Petrit Vasili Kontrata e PPP, 213 mln euro! 8 vite mirëmbajtje, do ndërtohen 2 ura e 1 tunel
Punimet për ndërtimin e aksit MilotBalldren, do të zgjatin 4.5 vite. Gjithçka përcaktohet në kontratën e partneritetit publik-privat për këtë segment, që tashmë është miratuar në qeveri dhe pret ndezjen e dritës jeshile nga parlamenti. Lidhur me detajet e kontratës me vlerë 213 milion euro, ajo ka një kohëzgjatje 13-vjeçare, ku përveç 4.5 vjet ndërtim, përfshihen edhe 8 vjet mirëmbajtje. Në kontratën e propozuar nga qeveria për miratim, përshkruhet ndërtimi i një rruge prej 17.263 km, e cila shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren, ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës. Projekti përfshin edhe ndërtimin e një tuneli me dy tuba në malin e Rencit. Gjithashtu, pjesë e veprës janë edhe 2 ura: ajo e Matit dhe e Drinit me gjatësi 620 dhe 223 metra secila. Gjithashtu, në kontratë propozohet ndërtimi në total i 9,500 m rrugë dytësore dhe rrugë lidhëse të nyjeve për të mundësuar dhe lehtësuar qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Ndërtimi i këtij aksi të ri rrugor, nga nyja e rrethrrotullimit të Lezhës deri në hyrjen e tunelit në Balldren, kalon përmes kënetës së Kune-Vainit, ndërkohë që ajo klasifikohet e kategorisë autostradë A, me 2 korsi kalimi dhe 1 korsi emergjence. Në relacionin që shoqëron kontratën e propozuar në Kuvend ndërtimi i këtij aksi konsiderohet i një rëndësie të veçantë, duke qenë se zona ka potencial të lartë turistik. Megjithatë, ajo që vlen të theksohet se kompania koncesionare “ANK shpk” dhe shoqëria koncesionare e krijuar “Bardh Konstruksion” nuk disponojnë të gjithë kapitalin e nevojshëm për të realizuar investimin. Për këtë arsye, struktura e financimit për këtë vepër parashikon marrjen e një huaje bankare prej 70 milion euro, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare dhe do të përdoret tërësisht për të shlyer detyrimet që lidhen me ndërtimin e këtij aksi rrugor. Financimi nga furnitorët do të jetë në vlerën 19,500,000 euro, ndërkohë shoqëria do të investojë nga kapitali i saj shumën prej 52,000,000 euro. Sipas propozimit të rishikuar financiar, norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%.
POLITIKE
9
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
PD: Kontrata janë dhënë me vlera të fryra, me ofertë të pa kërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet
I
sh-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku shprehet se kontratat koncesinare në dy rrugë të Shqipërisë janë koruptive, duke iu referuar dy rrugëve të fundit ku qeveria ka lidhur kontrata koncesinare dhe bëhet fjalë për akset Milot – Balldren dhe Orikum-Porti i Jahteve. Përmes një analize të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, “Facebook”, Tabaku thekson se këto kontrata janë dhënë me vlera të fryra, me ofertë të pa kërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet. Sipas saj, vetëm një qeveri ilegjitime mund të miratojë të tilla kontrata. “Vetëm parlamenti ilegjitim mund të votojë një kontratë të tillë! Pasi qytetarët kanë lexuar me sytë e tyre dhe kanë dëgjuar zërin e kryeministrit dhe përfaqësuesve të mazhorancës duke blerë vota apo intimiduar qytetarët për votën, në Kuvendin e Shqipërisë po përgatiten të kalohen ndër të tjera dy kontrata korruptive. Në këto momente ka filluar diskutimi ne komisionet parlamentare i dy kontratave korruptive të rrugëve MilotBalldren dhënë shoqërisë ANK shpk me vlerë 296 milionë euro si dhe kontrata për rrugën OrikumPorti i Jahteve dhënë kompanisë “Gjikuria” shpk me vlerë 70 milionë euro. Me gjasë këto dy kontrata do të kalojnë këtë të enjte në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Në mes të zhurmës së përgjimeve nuk ka asnjë akt dhe asnjë veprim që tërheq pas qeverinë për të kaluar këto kontrata korruptive. Me shumë mundësi akti i kalimit
Koncensioni Milot-Balldre, Tabaku: Miratohen nga qeveria ilegjitime
të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe imoralitetit të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar bashkë me mediat këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenë palë në këtë kontratë korruptive dhe
abuzive. Nuk ka asnjë dyshim se pavarësisht se kush e nisi ideimin e tyre apo kush po e dorëzon në kuvend, mjeshtri i vërtetë i këtyre kontratave është Rama dhe emrat që ai përdor mund të ndryshojnë ditë për ditë pa ndryshuar asgjë në thelbin e abuzimit. Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pa kërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen nga buxheti i shtetit për 10 deri ne 15 vitet
e ardhshme janë denoncuar nga partia demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketës antimafia. Prandaj nuk është habi që ky akt imoral, antikushtetues dhe anti-demokratik të kryhet pasi kryeministrin e kemi dëgjuar të gjithë duke “kërkuar” llogari apo duke përgëzuar njeriun e preferuar që merrej me votat në Dibër. Kryeministri ka vendosur ta marrë peng Shqipërinë përmes këtyre kontratave dhe blerjes së votave. Tanimë, skema e
tij është e qartë në çdo detaj apo shtresë të blerjes së votave. Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Programi 1 miliardë i PPP po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 milionë euro/km dhe këtu deri në 16 milionë euro për km. Kjo skemë korruptive gjigante duhet të ndalet menjëherë. Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazh që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim! Do të vijë një ditë kur parimi i shenjtë “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” do të zbatohet në germë dhe në frymë”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
ISH-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË NJIHET ME AKUZAT E PROKURORISË: S’KANË ASNJË PROVË
Lobimi rus, Ristani: Nuk ka asnjë provë. Po bëjnë pis PD-në
I
sh-Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani pas paraqitjes në Prokurorinë e Krimeve tyë Rënda ku u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me çështjen që njihet ndryshe si “lobimit rus” ka folur për mediat, ku tha se ky organ nuk ka asnjë provë që të implikojë atë në çështjen, për të cilat janë ngritur akuzat. Ai tha se ky proces është i iniciuar politikisht dhe ka për qëllim për të bërë pis Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ishfunksionari i selisë blu tha se organi i akuzës nuk i ka paraqitur atij asnjë provë që të implikojnë Ristanin në transaksionet financiare në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai edhe njëherë shtoi faktin se akuzat dhe ftesat e zyrtarëve të PD-së në Prokurori janë thjesht “sulme politike”.
Pyetje: Ju komunikua sot akuzë? Akuza sipas tyre është pastrim parash dhe falsifikim dokumentacioni, por po jua them edhe një herë, është akuzë
e organizuar dhe e nxitur politikisht, sepse unë si ishSekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje financash me çdo lloj organi qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit me individë qoftë brenda, qoftë jashtë vendit. Nuk ka një dokumentacion që unë të jem marrë me financa, me dhëniemarrje pagesash. Së dyti nuk kam asnjë bisedë formale ose joformale me askënd, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje pagesash. Dhe së treti nuk kam pasur as kuriozitet që të di për këtë gjë dhe nuk kam pasur asnjë lloj dijenie. Duke qenë kështu mund t’ju konfirmoj me plotë gojën, se akuza është e nxitur dhe e organizuar politikisht. Por me sa duket fundi
po i vjen kësaj qeverie të lidhur me bandat e krimit dhe me sa duket unë kam shpresë që në këtë vend do të ketë, qoftë prokurorë, qoftë njerëz të drejtësisë që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm që ky vend mund të bëhet dhe kanë kurajo profesionale dhe që janë profesionistë të zotë dhe që kanë integritet se vetëm kështu Shqipëria mund të dalë nga ky batak ku ka njerëz të lidhur me bandat e krimit. Dhatë deklaratë pasi qëndruat rreth një orë? Sigurisht dhashë deklaratën time dhe është pak a shumë kjo që po ju them. Po e përsëris edhe një herë. Unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Është e ndjekur dhe e përkrahur politikisht dhe e organizuar në mënyrë politike. Përse nuk u paraqitët dje z.
Ristani? U paraqita, s’u paraqita këto janë teknikalitete që s’kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Nuk ka prova, sepse s’ka asnjë dokument. Çfarë provash mund të ketë kur s’ka asnjë dokument? U paraqita me ftesë të prokurorisë në bazë të një hetimi që këta kanë nisur duke më marrë në pozicionin e të pandehurit. Nga komunikimi që pata me ta i këkrova që të më njohin me provat e dosjes dhe ju konfirmoj që nuk ka asnjë provë që të implikojë ish-Sekretarin e Përgjithshëm në këtë histori. Unë nuk kam asnjë dokumentacion të nxjerrë me firmën time nga zyrat e PDsë dhe zyra ime si Sekretar i përgjithshëm që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje pagesash, brenda apo jashtë vendit, me institucione apo individë.
FORUM ANALIZË Nga Çim Peka
N
ë kakofoninë e reagi meve të politikës, medi ave dhe publikut në lidhje me publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, duket se ka humbur thelbi i këtyre publikimeve, si pjese integrale e një serie artikujsh nga kjo gazete dedikuar Shqipërisë. Së pari, publikimi i përgjimeve, nuk është synim në vetvete. Në fakt, bëhet fjalë për analizë nga ana e Bild mbi situatën politike në vend, dhe problemet që kanë dalë në procesin elektoral me anë të manipulimit masiv të votës nga Partia Socialiste dhe qeveria e drejtuar prej saj. Argumentet që jep Bild në një cikël shkrimesh, që kanë brenda edhe gazetarinë investigative janë dy: qeveria e Edi Ramës është e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, dhe se ajo ka vjedhur/manipuluar zgjedhjet, edhe në bashkëpunim me këto grupe. Rrjedhimisht, kjo qeveri si produkt i këtyre zgjedhjeve është ilegjitime bashke me parlamentin. Publikimi I përgjimeve shërben thjeshtë si prove mbi këto dy argumente. Së dyti, trajtimi që i bën politika, media dhe opinioni publik duket se është fokusuar tek argumenti se këto shkrime janë shkruar për të patur si konsumator të vetëm opinionin publik shqiptar. Në fakt është
krejt e kundërta. Këto artikuj nuk janë shkruar për konsum të brendshëm në Shqipëri. Po të ishte e tillë, ato do të publikoheshin në mediat e brendshme. Aq më tepër se shqiptarët nuk kanë nevojë të mësojnë nga një media e huaj se çfarë është bërë me zgjedhjet, si janë manipuluar ato, dhe kush janë lidhjet e qeverisë me krimin. Këto i di i madh e i vogël në Shqipëri. Opozita shqiptare ka dorëzuar mandatet dhe ka bojkotuar zgjedhjet vendore pa pritur median gjermane që tu japë legjitimitet pretendimeve të saj bash për faktin se këto pretendime i merr për të mirëqena kushdo. Seria e artikujve te Bild është shkruar për opinionin publik në Berlin, Paris, Londer, Rome, Bruksel, Washington. Bild është një gazetë që lexohet në të gjitha nivelet në kancelaritë e këtyre vendeve dhe kudo në botë. Artikujt e Bild synojnë këtë publik e këto kancelari. Së treti, ka një keqkuptim se nga kanë rrjedhur këto përgjime. Opinioni është i bindur se kanë rrjedhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kanë gjetur rrugën deri në Gjermani. Vetë Edi Rama është kujdesur që kjo tezë të zërë vend. Rama është shprehur disa herë se përgjimet kanë dale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe nga një prokuror
10 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Tre të pathënat e Bild
specifik, të cilit nuk ja përmend emrin qëllimisht, por që është e qartë për këdo se për kë prokuror bëhet fjalë. Nëse Rama thotë se është një prokuror nga Tropoja, që ka qenë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që tani nuk është më, që është ushtar i Berishës, dhe që ka probleme me vetingun, Rama në fakt na e ka thënë se kush është, vetëm numrin e këpucës nuk e ka dhënë. Por ai nuk e përmend me emër, sepse në atë rast i duhet ta provojë, por nuk e provon dot, sepse nuk është ai. Dhe Rama e di mirë këtë. Hetimet për dosjen e Durrësit dhe të Dibrës nuk janë nisur nga prokuroria shqiptarë,
por nga institucionet gjermane të zbatimit të ligjit. Janë nisur për të hetuar dhe kanë përgjuar dy grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës. Gjatë përgjimit të këtyre bandave kriminale rastësisht kanë rënë në grep edhe zyrtarët shqiptarë dhe përgjimet e tyre tregojnë atë që na jep publikimi i Bild. Këto dosje, bashkë me CDtë e përgjimeve më pas i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare për shkak të juridiksionit territorial. E thënë me qarte, këto dosje dhe këto përgjime i janë venë në dispozicion prokurorisë shqiptare, e cila është marrë me pjesën e grupeve kriminale, por
që nuk ka hetuar procesin zgjedhor as në Durrës e as në Dibër. Pyetja që shtrohet është kjo: këto përgjime të autoriteteve gjermane janë nxjerrë nga prokuroria shqiptare dhe kanë përfunduar tek Bild në Gjermani, apo Bild i ka marrë në dorë pa patur nevojë të udhëtoje deri në Shqipëri? Përgjigjen po ja lë lexuesit ta nxjerrë, por pres që Edi Rama ose të drejtojë gishtin me emër tek prokurori që i ka nxjerrë, ose të na thotë se i kanë nxjerrë vetë gjermanët. Ai e di përgjigjen e saktë. Mos presim të na e thotë Bild, sepse nuk ka për ta bërë. SYRI.net
Prokuroria, në ditën më të zezë në historinë e saj post komuniste Nga Ylli Manjani
A
skush nga mediat tona nuk pati as qejf e as bythë të botonte ato që botoi Zëri i Amerikës dhe BILD. Megjithëse ato përgjime zyrtare janë në shqip, në dialekt madje, Media jonë u mjaftua me disa pasazhe pa vlerë në fillim. Aq pa vlerë dukeshin saqë të gjithë thamë se janë kot. Unë vetë e kam thënë publikisht, sepse aq dolën në media këtu ishin asgjë. Thanë që se janë shumë CD dhe se duhet kohë për ti zbardhur. Mirëpo BILD që nuk di shqip i gjeti në kohë rekord CD e duhura me mesazhet e duhura. Bild nxori kristal të qartë krimin zgjedhor në Durrës e Dibër.
E nxori në shqipen e pastër fare. Që do të thotë nuk ka përtuar, i ka përkthyer të gjitha CD, i ka kuptuar dhe na i vë ne në dispozicion që të kuptojmë jo vetëm ç'qeveri kemi, por edhe ç'farë mediash na informojnë... Ndaj, përveç pamundësisë shëndetësore, nuk kam dashur të jem pjesë e debateve mediatike. Për çfarë të debatosh më?! Për të vërtetat që fshihen qëllimisht?! Apo për kopaçet që këpusin tifozët politikë, ku njëra palë thotë bravo Edi Rama e tjetra palë thotë "Rama ik". Apo të debatosh për Prokurorinë që është në ditën e saj më të zezë në historinë e saj post komuniste?! Për çfarë për pabarazinë revoltuese para
ligjit, ku dënohen e arrestohen vetëm denoncues të së keqes dhe jo autorët e saj. Këto të fundit thonë troç "po jemi ne", ndërsa debatuesit mediatikë thonë nuk është ashtu si duket. Çfarë debati të bësh për Kushtetutën apo për ligjet që s'pjerdh më askush për to?! Jo sot por prej vitesh kështu. Çfarë të debatosh më, të them që "a ju thashë, e ju s'më besuat"?! Ç'kuptim ka tashmë kjo gjë?! Fundja pse duhet të bësh debat mbi fakteqë as vetë Edi Rama nuk e mohon, por premton se do ta bëjë prapë?! Mungesa e lirisë për t'u shprehur dhe e lirisë së shtypit vjen në fakt nga dëshira për t'u shitur. Marrëdhënia me të vërtetën
është më e dëmtuara midis nesh. Shihni me vëmendje argumentin më të shpifur të mundshëm, që po na prishet imazhi!!!! O zot ku je! Nxjerrja e të vërtetave na prishka imazhin. Fshehja e tyre na bëka të ndershëm! *** Taulant Balla thotë: "Rezultati i atyre zgjedhjeve që flitet në përgjime, është vullneti i përpiktë i popullit të Dibrës...". Ka të drejtë! Përsa kohë, Keshi, Manja, Skura, Gjetani etj aty janë dibranë që kanosin e blejnë dibranë, ka të drejtë Taulanti nga Librazhdi. Përsa kohë që mësuesit, që duhet të edukojnë fëmijët e Dibrës shiten për vendin e punës, pa dyshim që blerësit
e tyre kanë të drejtë! Përsa kohë që polici i Kamzës një tjetër Dibran uron "fitore" pasi ka kontribuar në terrorizimin e votuesve, ka të drejtë Taulanti. Ka shumë të drejtë Taulanti përsa kohë ai, shefi i tij e grupi i tyre nuk gjenden nën akuzë nga ligji, por në krye të shtetit! Dhe në fund, po jo pa rëndësi, më duhet ta pranoj edhe këtë llogjikë që votën në kuti populli e hodhi! Më hir apo pa hir, me 5 000 lekë apo me një thes miell, populli e hodhi atë votë. Kam thënë dhe vijoj të bindem se: Blerësi i votave është i pafytyrë. Shitësi është faqezi! Prandaj ata angazhohen pa ju drithur zëri se do ta bëjnë prap të njëjtin krim. Ashtu të organizuar siç janë...
POLITIKE
11
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Kreu i PD: Nga kjo krizë nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë
P
as vendimit të BE për shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar kreu i PD-së, LulzimBasha.Në një konferencë për mediat, Basha tha se vendimi i BE ishte i pritshëm, por edhe një vendimi i trishtë për vendin. Vendimi i negociatave në tetor/ Hahn: Disa vende skeptike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Bashës, ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë dhe ai është Edi Rama. Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, LulzimBasha Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa. Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standarteve dhe vlerave europiane. Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin.Pasi do të dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve. Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat.Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij.Do të fajësojë gjysmën e botës.Do të fajësojë edhe popullin e vet.Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën. Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama.Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi.Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit. Vjet në verë kaloi pa shumë vëmendje një ngjarje në dukje banale.“LulzimBasha ta provojë në zgjedhje” - kërcënoi papritur një delinkuent i panjohur, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve për përdhunimin që i kishte bërë një vajze jetime.Rexhep Rraja është një i fortë rruge, i cili nuk e ka sofistikimin artistik të Edi Ramës, që vjedh, por bën rolin e të ndershmit. Rraja nuk e fshehu dot krenarinë se ndihej i fortë dhe i paprekshëm, sepse ishte kriminel zgjedhor. Ndaj, në vend të revoles, Rraja u skërmiti armiqve dhëmbet prej krimineli zgjedhor. Si Rraja, edhe habilajt ishin të stërvitur në punë fushatash dhe dinin fare mirë sa kushtonte një fushatë dhe çfarë u kërkohej të bënin në fushatë. Njësoj si ta,Avdylajt ishin punëtorë të palodhur dhe të stërvitur fushatash politike. Të tillë janë sot shumë kriminelë, kudo në Shqipëri. E vërteta është se nën regjimin e Edi Ramës, manipulimi i zgjedhjeve, përmes blerjes, vjedhjes, kërcënimit dhe dhunimit është bërë një nga
Basha: Nuk kemi qeveri, por vetëm një bandë
aktivitetet kryesore të bandave kriminale, krahas trafikut të drogës dhe të qenieve njerëzore. Madje këto aktivitete janë bërë pjesë e njëra-tjetrës.Bota e krimit është e specializuar në vjedhje zgjedhjesh, si mënyra për të marrë license për trafiqe dhe pastrim parash. Zbulimet e javëve të fundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialiste kundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri. Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare të vendit. Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe një skandal më shumë në vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë. Fatkeqësisht, si shoqëri, ne riciklojmë shpesh të keqen dhe nuk arrijmë dot të bëjmë hapa të sigurtë përpara. Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritet është sepse ne nuk reflektojmë mbi të, nuk përpiqemi të kuptojmë së çfarë bëmë keq dhe të mësojmë nga gabimet për të mos e përsëritur më. Mungesa e reflektimit dhe humbja e busullës morale e ka normalizuar të keqen mes nesh dhe vrarë reagimin tonë ndaj saj.Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar. Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur.
Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.Nëse nuk do të reagojmë tan, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë. Këtë herë nuk do të kalojë si më parë. Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellë ndryshim të thellë.Shumë njerëz pyesin: po cila është zgjidhja?Përgjigjia e vetme është: drejtësia. Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në mënyrë kriminale për vjedhjen e votës. Vetëm kështu do të mbyllim kapitullin famëkeq të manipulimit të zgjedhjeve. Zgjidhja e vetme është: ndëshkim përmes drejtësisë.Kur miratuam reformën në drejtësi, ne e kishim seriozisht dhe ishim të bindur se një drejtësi e pastër dhe e pavarur është zgjidhja që na duhet, sepse thelbi i problemeve tona si shoqëri është pandëshkueshmëria, është fakti që politikanët, të pasurit dhe të fortit janë mbi ligjin, janë vetë ligji, kurse njerëzit e thjeshtë janë viktimat, që nuk i mbron as ligji dhe asgjë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe e kriminelëve duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani.Fatkeqësisht, drejtësia po mungon në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që prisnim nga reforma në drejtësi, është rrënuar nga kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Por kjo nuk mund të zgjasë më, sepse nga kjo krizë nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë. Këtë herë kthimi në normalitetin politik, kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar. Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza. Po dëgjoj të riciklohen teori dhe sllogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat, sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, sepse ato kanë devijuar nga rruga e ligjit, nga rruga e drejtësisë. Shteti i së drejtës, barazia para
ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen.Parlament ka edhe Berdimuhamedovi i Turkmenistanit.Votime zhvillon edhe KimJong-uni i Koresë së Veriut. Për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës.Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botë nuk sundojnë më me dhunë ushtarake, por duke manipuluar zgjedhjet për të mbajtur dhe kontrolluar të gjitha pushtetet.Parlament dhe zgjedhje kanë edhe autokracitë, por ajo që i dallon këto vende nga demokracitë perëndimore, është shteti i së drejtës. Nuk ka liri, demokraci, parlamentarizëm veçse nën ligj dhe barazi para ligjit. Kjo është zgjedhja që shtrohet para nesh sot: Do të zgjedhim rrugën e autokracisë apo të vlerave perëndimore. E gjithë qeveria, me në krye Edi Ramënk ka vepruar si një bandë kriminale për të vjedhur votat në bashkëpunim me krimin, për të mbajtur dhe abuzuar pushtetin. Një qeveri e tillë nuk mund të vazhdojë të qeverisë në asnjë vend europian.Nuk duhet të qeverisë më as në Shqipëri!Këta qeveritarë do të dilnin menjëherë para drejtësisë në çdo vend europian. Duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri!Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemi ne si europianë!Le të bëhemi bashkë për këtë qëllim!Aleanca politikë-krim siguron vota për politikanët dhe fitime përrallore për kriminelët, por viktima kryesore janë njerëzit që kanë mbetur të braktisur dhe të shpërfillur, jeni ju.Shqipëria sot është vendi i dy ekstremeve, i varfërisë dhe pamundësisë për njerëzit e thjeshtë dhe pasurive marramendëse dhe pushtetit të plotfuqishëm të elitës së kriminalizuar të politikës, biznesit dhe krimit Do të doja të shikoja në sy secilin prej jush dhe ta pyesja:Doni që fëmijët tanë të edukohen nga mësues që detyrohen të vjedhin vota?Doni që jeta juaj të mbrohet nga policë që mbrojnë kriminelët?Doni që fëmijët tuaj të jetojnë nën qeverisjen e Vangjush Dakos, QazimSejdinit, Saimir Tahiri, ElvsiRoshit, PjerinNdreut?Doni që fëmijët tuaj të kenë mundësi të punojnë vetëm, në bizneset e avdylajve, shullazëve, bajrëve?Nëse doni që fëmijët tuaj të edukohen, punojnë dhe jetojnë si europianë, duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë dhe pushtetit të paligjshëm të politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar. Duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku ju, me vullnet të lirë dhe të pacënuar, jo bandat dhe kriminelët, të zgjidhni dhe të kontrolloni parlamentin dhe qeverinë.Për këtë ju ftoj të protestojmë së bashku si njerëz të lirë, si qytetarë europianë të premten në ora 20.00 në Tiranë. Zoti ju bekoftë ju dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Rama, skenar stalinist
Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, ishkryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipërisë dje ju anulua data dhe këta që festojnë janë sharlatanë e mafioz. “Në 13 kushtet e këshillit të ministrave ka një kusht ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre. Ku ëhstë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Në 2016 Rama thoshte janë hapur negociatat pa kushte. Rama ka me borxh që çdo lajm negativ të mashtrojë shqiptarët. Shqipëria kishte një datë. A kishte një datë Shqipëria? Jo vjet, por sivjet kishte datën. Shqipërisë sot iu anulua data. Vjet Maqedonia nuk kishte datë. Shqipëria kishte adtë. Këta festojnë se ju anulua data. Këta janë sharlatanë, janë mafioz”,- tha Berisha. Lidhur me incidentet në Shkodër, Berisha u shpreh se ky është një skenar stalinist i Edi Ramës. “Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim”,-tha Berisha. Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se Shqipëria sot është narkoshtet. “Shqipëria sot është narkoshtet. I pari njeri që ka fol për narkoshtet në Shqipëri jam unë. Narkoshteti është kur mafia e drogës hip në pushtet dhe paratë e drogës pushtojnë shtetin.Çfarë është kjo euro që hyn me kamiona dhe shkatërron lekun këtu? Kjo është një euro droge.Edhe Fondi Monetar ka një përkufizim për narkoshtetin”. E ndërsa këtë nuk e deklaron zyrtarisht asnjë institucion ndërkombëtar, Berisha ka këtë përgjigje:Kur e thotë “Bild”, “Spiegel”. E bën se e ka çdo gjë të faktuar dhe thotë se mafia nuk heton veten. “Spiegel” thotë se në atë shtet vetëm Presidenti dhe opozita janë legjitimë”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
12
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
KREU I PR-SË
Mediu: Po kthehemi pas, po na vendosin vizat K
reu i Partisë Republikane dhe aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu, në prononcimin e dhënë për “Koha Jonë”, lidhur me vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, për mos hapje të negociatave të anëtarësimit, thotë se qeveria nuk ka plotësuar asnjë kush dhe se e ka kthyer Shqipërinë në një Republikë bananesh. Pasi për të kryeministri Edi Rama ka vendosur mazhorancën në radhë për grusht shteti. ‘’Shqipëria nuk ka plotësuar
asnjë kusht të respektimit të shtetit të së drejtës. Ne jemi Republikë bananesh jo parlamentare kushtetuese. Në një vend ku kryeministri kthehet në Gjykatë Kushtetuese, vendos mazhorancën në radhë për grusht shteti, kthen KQZ në një strukturë politike të PS-së dhe që nuk zbaton as ligj, as kushtetutë. Ka oragnizuar dhe ka financuar blerjen dhe vjedhjen e votave, ka lejuar dhe mbështetur trafikun e drogës dhe korrupsionin,
etiketon opozitën armike (maskarenj) dhe banditët dhe maskarenjtë i ka ortak. Ky vend nuk mund të jetë vend i BE-së’’. Për të lajmi i keq nuk është mos hapja e negociatave por vendosja e vizave. ‘’Nuk është se nuk po hapen negociatat për më keq po kthehemi pas, duan të na vendosin vizat. Ne e lamë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s dhe me viza të liberalizuara, Rama po na kthen në ditët e zeza të izolimit të diktaturës komuniste’’.
Ish-ministrja e Integrimit: Këshilli ndalet në një paragraf të veçantë për mundësinë e rikthimit të mekanizmit të vizave dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta marrin këtë çështje seriozisht
Nga: Redjon Shtylla
K
omisioneri për Zgjerimin Europian, Johannes Hahn, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë që mbajnë dhe Presidencën e BE-së, tha në një konferencë për shtyp se Ministrat e Jashtëm të BE-së rrëzuan rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të paktën për këtë verë, duke hedhur poshtë pretendimet e qeverisë se këtë qershor vendi do të merrte biletën jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kundërshtimet më të forta erdhën nga Holanda, Franca dhe Danimarka, sipas së cilave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ende probleme me shtetin ligjor. Ndërsa ministri i Gjermanisë, njoftoi se Bundestagut gjerman i duhet ende kohë për të parë raportet e progresit hartuar nga Komisioni i Ballkanit. “Koha Jonë”, kontaktoi me ishministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, ku ju drejtuam me këtë pyetje: Si e lexoni këtë deklaratë të Presidencës rumune së BE-së dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn për negociatat? Pse ende Shqipëria nuk merr dritën jeshile dhe a ndihen përgjegjësi opozita për këtë dështim të qershorit, ku qeveria pretendoi për çelje të negociatave për anëtarësimin në BE? Në reagimin e saj, Gjosha thotë se vendet anëtare nuk janë të bindura me ecurinë e Shqipërisë dhe sipas saj, gjuha e përdorur duket qartë se edhe tetori nuk ka asnjë siguri për çeljen e negociatave. “Shtetet anëtare kanë pasur një debat të fortë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, mundësinë e ndarjes nga Maqedonia e Veriut si dhe shtyrjen e datës së shqyrtimit të raportit të Komisionit Europian. Kjo tregon se vendet anëtare nuk
Gjosha: Këshilli asnjë pikëpyetje mbi aksionin opozitar, tetori i pashpresë
janë të bindura me ecurinë e Shqipërisë në këtë proces madje nga gjuha e përdorur duket qartë se edhe tetori nuk ka asnjë siguri për një dakordësi të mundshme për çeljen e negociatave”,-thotë Gjosha. Nga ana tjetër për pjesën e opozitës, ajo thotë se Këshilli në asnjë rresht nuk hedh pikëpyetje mbi aksionin opozitar por përqëndrohet qartë në disa çështje që janë shqetësuese dhe që kanë të bëjnë me qeverinë. Ajo thotë edhe se Këshilli ka folur për mundësinë e rikthimit të mekanizmit të vizave dhe sipas Gjoshës, i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që ta marrin këtë çështje
seriozisht. “Këshilli në asnjë rresht nuk hedh pikëpyetje mbi aksionin opozitar, përkundrazi ai përqëndrohet qartë në disa çështje që janë tejet shqetësuese dhe që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtë për drejtë me qeverinë. Këshilli ndalet në një paragraf të veçantë për mundësinë e rikthimit të mekanizmit të vizave dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta marrin këtë çështje seriozisht. Mungesa e lirisë së medias, krimi i organizuar dhe mungesa e rezultateve të prekshme janë pikërisht prioritetet e papërmbushura të kësaj qeverie”. Në fund, ishdeputetja e LSI-së, nënvizon se
situata është jo vetëm alarmante por nxjerr në pah delirin e qeverisë mbi këtë çështje, ku për të çelja e negociatave duket e pashpresë. “Ajo ç’ka bie në sy gjithashtu është që në ndryshim nga viti 2018, Këshilli nuk prek në asnjë moment dhënien e një date konkrete për negociatat, përfshirë këtu edhe konferencën ndër qeveritare për të cilën qeveria Shqiptare priste një datë. Situata është jo vetëm alarmante por duke parë sërish delirin e qeverisë mbi këtë çështje, çelja e negociatave duket e pashpresë”. Më e avantazhuar për hapjen e negociatave paraqitet Maqedonia e Veriut, falë marrëveshjes
PD
Boçi: Negociatat çelen me largimin e kryeministrit Rama
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, për “Koha Jonë”, thotë se shtyrja e negociatave është një penalizim për të ardhmen europiane të vendit dhe njëkohësisht një shuplakë e rëndë për Ramën. “Shtyrja e negociatave është një penalizim për të ardhmen europiane të vendit dhe njëkohësisht një shuplakë e rëndë për Edi Ramën. Mos harrojmë që ky i fundit ka mashtruar publikisht opinionin që negociatat janë hapur një vit më parë. Përpos që është përgjegjësi kryesor për gjendjen e kriminalitetit, korrupsionit, trafikimi dhe bshkëpunimi i tij me krimin dhe gjendjen katastrofale sociale”. Nga ana tjetër, Boçi thekson se konflikti politik është gjeneruar nga Rama. “Konflikti politik është gjeneruar nga Rama e enturazhi i tij kriminal. Grabitja e votës së lirë që është gur themeli i demokracisë së një vendi që aspiron Europën”. Për të çelja e negociatave do të ndodh vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama. “Hapja e negociatave do të mundësohet me largimin e Ramës dhe rivendosjes së vlerave të demoracisë e lirisë në vendin tonë”. historike me Greqinë të firmosur një vit më parë, ndërsa po diskutohet varianti i shtyrjes së bisedimeve me Shqipërinë përtej vjeshtës. Teksti i dakortësuar nga ministrat e Jashtëm, mund të konsiderohet shpresëdhënës, nëse do të mbahet parasysh konteksti i zhvillimeve të brendshme dhe në vendet anëtare si dhe fakti që Këshilli angazhohet që të dalë me një vendim të qartë brenda muajit tetor.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
U premtoi rikonstruksionin e rrugëve në 2015, Veliaj rikthehet në familjen Duzha
Kryebashkiaku Veliaj: Më shumë investime në mandatin e dytë
K
atër vjet më parë, kur Erion Ve liaj kandidonte për herë të parë për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, familja e Klajdi dhe Xhensila Duzhës nga Lapraka e mikpritën për drekë kandidatin socialist, për t’i shprehur shqetësimet dhe çfarë dëshironin të ndryshonin në lagjen e tyre. Në qershorin e 2015, biseda u fokusua te problemet me rrugët e pashtruara e gjithë gropa, mungesën e ndriçimit, pastrimin e lagjes dhe shkollat me dy turne. “Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjërat që na rrethojnë. Po krijojmë familje, si mund të jetojmë kur infrastruktura s’ka standarde? Po këto gropat nëpër rrugë, kaq e vështirë është për t’i eleminuar?”, ishin shqetësimet e familjes Duzha në 2015. Në mbyllje të mandatit të parë si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj u rikthye në shtëpinë e familjes Duzha, por kësaj here me të gjitha premtimet e mbajtura. Sot e gjithë lagjja midis rrugëve “Muçi Zade” dhe “Andon Frashëri” është shtruar me asfalt, rrugët janë pajisur me trotuare, ndriçim, sinjalistikë, si dhe gjithë infrastrukturën nëntokësore, ndërkohë që në Njësinë 11 kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja: “Nënë Tereza” dhe “Kristo Frashëri”, që do të eleminojnë mësimin me dy turne. “Ju premtova që do kthehesha dhe e mbajta fjalën. Gëzohem shumë që ju shoh. Më priu mbarë dreka e herës së fundit këtu. Mund të të prijë mbarë, por nëse nuk ke bërë punën, nuk kthehesh dot dy herë”, tha Veliaj. Familjarët Duzha falenderuan kryebashkiakun për fjalën e mbajtur dhe shtuan se infrastruktura ka sjellë zhvillimin dhe emancipimin e të gjithë banorëve. “Kur erdhët këtu para 4 vitesh, Lapraka
është zonë e re, komunitet i ri, kishte mungesë infrastrukture, bashkëjetesa ishte e vështirë. Erdhët edhe premtuat praktikisht që do merrni angazhim që komuniteti të kishte një farë përmirësimi. U angazhuat si bashki dhe bëtë një rrugë me standarde, por jo vetëm që e shtruat, por bëtë edhe trotuare, sollët ndriçim, kanalizime, uniformizuat fasadat”, tha një prej familjarëve. “Kjo është prezencë e bashkisë në komunitet, këto janë gjëra realisht të prekshme sepse ndryshon e gjithë cilësia e bashkëjetesës në komunitet. Kjo është më e rëndësishmja. Pastaj, gjithkush ka bindjet e veta, por ju keni qenë prezent dhe për këtë ju falënderoj”, tha një tjetër. Veliaj tha se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, në sheshe e lulishte, një punë shumë e mirë është bërë për çerdhet dhe kopshtet, të cilat sot për nga cilësia dhe shërbimi ia kalojnë edhe atyre private. “Më kujtohet nga biseda e para 4 viteve që diskutuam për çerdhet e kopshtet, i kemi mbaruar të gjitha. Tani frekuentimi jo vetëm që është 100% nga 30% që ishte, por s’më kishte
ndodhur asnjëherë që të më hynin mik për të futur fëmijët në çerdhet dhe kopshtet publike. Madje, janë njerëz me mundësi për t’i çuar edhe te privati, por thonë se nuk është punë lekësh, thjesht e dua aty. Tani sfida është të ndërtojmë të reja”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se krahas investimeve të realizuara në Njësinë 11, është shpëtuar edhe fusha e sportit që administrata e shkuar e kishte dhënë për pallat. “Kur kam qenë herën e fundit këtu, fusha ishte bllokuar për ndërtim. Pra, fillimisht e hoqëm nga mundësia për t’u ndërtuar. E vërteta
është se mirë apo keq, dikush ka letrat e pronës. Vërtet s’e lëmë të ndërtohet, por nga ana tjetër edhe s’ia rrëmbejmë dot. Kështu që, këtë vit do e shpronësojmë, do t’i japim lekët siç bëjmë për një kopsht, për një shkollë, për një çerdhe, dhe prona kalon në emrin tonë. Hapi i parë është gjysma e premtimit, s’do bëhet pallat, ajo u ndalua, kurse për pjesën e dytë të premtimit, duhet t’i çojmë lekët në llogari, përpara se të fillojmë nga puna”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se një tjetër investim i rëndësishëm që prek jo vetëm këtë zonë, por edhe njësitë e tjera, është rehabilitimi i Bregut të Lumit. “Nuk e di, ke
dalë ndonjëherë te Bregu i Lumit? Kemi bërë një transformim të jashtëzakonshëm; ma përmbytej rregullisht, nga 3-4 herë në vit Njësia 11, 9, 8 dhe 4. Kjo është fushata e parë që nuk flasim më për përmbytje, këtu përmbytej Don Bosko xhanëm”, shtoi Veliaj. Një nga projektet madhore, nga i cili përfiton edhe Lapraka është ai i dyfishimit të prurjeve nga Bovilla. “Tubacioni i ri që vjen nga Bovilla te sheshi “Shqiponja”, Laprakë, dyfishohet; filtrimi në Bovillë është dyfishuar, po ashtu edhe tubi që sjell ujin nga Bovilla deri te filtruesi. Në momentin që kemi rritur dy herë kapacitetet, do e ndjejmë ndryshimin”, tha Veliaj. Më tej, ai kujtoi se, në këto 4 vite, Bashkia e Tiranës është përballur vazhdimisht me kundërshti të opozitës për çdo projekt, përfshi këtu edhe ato që sot janë kthyer në ikona të Tiranës, si Këndi i Lojërave te Parku i Liqenit, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës etj. “Kur shqiptarët e ndajnë mendjen me mbaruar ndonjë punë, ecën puna. Po e ndanë mendjen se do i vënë pengesa njëri-tjetrit, asgjë s’bëhet. Unë s’kam bërë një projekt deri më sot pa sherr. Çdo gjë me sherr: lodrat me sherr, por që do vinte dita që Presidenti i Republikës do kundërshtonte lodrat s’e kisha menduar ndonjëherë; te Pazari i Ri erdhi gjithë këshilli bashkiak i PD të ngujohej aty, trashëgimi thoshin, e u thosha: po çfarë trashëgimie, aty
është baltë. E njëjta gjë te Kalaja e Tiranës, ulërima, forume, trashëgimia. Kur mbaron puna, ajo është përgjigja”, u shpreh Veliaj. Ai theksoi se shumica e njerëzve i duan gjërat e mira. “Është vetëm një pakicë që bën zhurmë, shumica e njerëzve janë pozitivë, janë inkurajues, mbështetës, dhe ne ngaqë dëgjojmë një pakicë që bën bërr-bërr, na duket sikur janë shumica, por është krejt e kundërta. Sepse robi i mirë e sheh çdo gjë në funksion të familjes së tij, nuk bën llogaritë e shefit politik, por llogaritë e familjes. Ajo që më ka impresionuar është se shumica e njerëzve janë realisht me zemër, mbështetës të gjërave të mira”, tha Veliaj. Sa i përket projekteve të 4 vjeçarit të ardhshëm, Veliaj veçoi atë për transformimin e Piramidës në shkollën më të madhe të teknologjisë. “Një gjë që e kam me shumë qejf është projekti i Piramidës, që duam ta kthejmë në shkollën më të madhe alternative për çuna e goca të vegjël, ku të mësojnë si kodohet me kompjuter. Sot, të thuash që di anglisht nuk impresionohet njeri fare, por po t’i thuash që di të kodoj, të bëjë softuer dizajn, të bëj animacion, kjo është e ardhmja”, shtoi ai. Kryebashkiaku foli edhe për rëndësinë që ka data 30 qershor, që qytetarët të dalin të votojnë, pasi vetëm kështu nuk do lejojnë pengimin e punëve të mira në Tiranë. “Kur dëgjoj këta personazhet interesantë që thonë do ta bëjmë si ‘97-ta, u them nuk iu nderon që e thoni këtë, se një komb i mirë do që ta harrojë ditën e vet të zezë. Ndërkohë, këta jo vetëm që e thonë, por e thonë me krenari: do ta bëjmë si 97-ta! Kujt do t’ja bëni? A është ekonomia jonë si Gjermania, jo nuk është, por po rritet çdo vit në 4%. Kush mendon sot, një vend anëtar i NATO-s, që do shkojnë njerëzit të marrin armë nëpër depo dhe të vriten me njëritjetrin? Dhe për çfarë, për partitë? Sot partia kryesore e njeriut është te kjo tavolinë, shtëpia e vet, pastaj vijnë bindjen politike”, tha Veliaj. Ai shtoi se është e rëndësishme që çdokush ta trajtojë 30 qershorin si një feste, si një ditë që na ndan nga e shkuara që kërkon të mbajë peng vendin. “Në datën 30 qershor duhet t’u japim një leksion qytetarie, ta trajtojmë si festë”. Duke u ndalur te fushata elektorale, kandidati socialist theksoi se ajo, ashtu si në 2015, është përqendruar te hallet që shqetësojnë qytetarët, madje bëri të ditur se gjatë kësaj fushate do të bëhet edhe një bilanc i punëve dhe premtimeve të mbajtura dhe punëve të tjera që kanë ende nevojë për më shumë vëmendje.
POLITIKE KOMENT Nga Erisa Xhixho*
A
udiopërgjimet e gazetes prestig joze gjermene “Bild” tregojnë edhe një herë se nga kush qeverisemi, nga krimi i organizuar ne bashkëpunim me ketë maxhornacë në një skemë mafioze. Përdoret policia e shtetit si strukture politike e kriminale, kërcënohen qytetarët me vendin e punës, denigrohet dinjiteti i qytetarëve me blerjen e votës , perfshihen deputetë dhe punonjes te administrates publike me në krye të kësaj skeme
kriminale të blerjes së votave kryeministrin Edi Rama. Dhe në gjithë këtë mega skandal që do shkunte cdo qeveri europiane me dorëheqje dhe çuarje përpara drejtësisë kushdo i perfshirë në këtë krim elektoral të deformimit të vullnetit të qytetarëve ndodh absurdi ku Prokuroria merret me daljen e sekretit hetimor dhe prishjen e imazhit. Padyshim një drejtësi e prokurori e kapur me një kryeprokurore të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese këtë do
14 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Rama të japë dorëheqjen dhe të përballet me ligjin prodhojë. Refuzoj këtë prokurori që nuk funksionon aspak në perputhje dhe zbatim të ligjit por të urdhërave politikë. Kjo situate në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit të drejtesisë prandaj dhe detyra jonë është ta clirojmë duke e venë në sherbim njerëzve dhe jo
bandave . Sot kemi nje parlament ilegjitim dhe monist,qe kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes i cili me përgjegjshmëri shtetërore anulloj votimet e 30 qershorit për t’i hapur rrugë dialogut dhe shpëtimit të pluralizmit politik. Sot dhe jo nesër kjo qeveri dhe ky kryeminister duhet të japin dorëheqjen
dhe të mbajnë përgjegjësi politike e ligjore për këtë dëm të madh që i kanë bërë vendit , demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës. Ne kemi vetëm një zgjidhje të qëndrojmë të bashkuar,të vendosur dhe të pathyeshëm përballë kesaj kaste kriminale që do të marri peng të tashmen e të ardhmen tonë. *Nënkryetare e LSI
ZGJEDHJET JANË TË MANIPULUARA
Artan Fuga: Ç’do t’u tregojmë studentëve mbi demokracinë? N
ë një lidhje direkte nga Parisi, për Syri TV, akademiku Artan Fuga ka komentuar përgjimet e djeshme të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede. Sipas profesorit të njohur, këtu kemi të bëjmë me farsë elektorale. Sipas tij, reagimet se kush apo si i dërgoi te “Bild” janë dytësore kur kemi të bëjmë me një problem kaq serioz. “Gjiknuri thotë mbrapa keni shefin dhe thotë do ta përsërisja këtë, ndërkohë përdor shefin kur je personazh i lartë në qeveri dhe kjo nuk është e ligjshme. Çfarë do tu tregojmë studentëve?
Çfarë tekstesh do tu japim atyre mbi demokracinë? Procesi elektoral është farsë elektorale, ky është problemi. Të tjerat i bën prokuroria dhe hetuesia. Faktet tregojnë që zgjedhjet janë të manipuluara. Kaq”. Dua të ndaj dy gjëra. Nëse është kështu, atëherë nuk është fjala kujt ja dha kujt, kush e nxorri në shtypin gjerman. Problemi është janë a jo të vërteta. Nëse ato janë të vërteta, të tjerat janë kot. Reagimi nuk më duket në nivelin e krizës dhe skandalit që ka përfshirë politikën shqiptare dhe procesin zgjedhor”, deklaroi akademiku Fuga.
INTERVISTA
Ardi Krasta: Nuk e mendoja kurrë se PS do prodhonte liderë hajdutë, injorantë, delitantë… A
di Krasta, drejtuesi i emi sionit “A Show” në News 24, gati e ka shastisur deputetin socialist Bashkin Fino, të ftuarin e tij në puntatën e mbrëmshme. Krasta ka qenë shumë i drejtëpërdrejtë kur i është drejtuar Finos me fjalët se ndihet i zhgënjyer nga Partia Socialiste për vjedhjen e votave që ka kryer dhe se “nuk e mendoja se PS do prodhonte liderë hajdutë, injorantë, delitantë, narcisistë…” Krasta: Keni marrë rrugën më të lehtë. Votojeni te publiku dhe publikut ia bleni votat në
mënyrë të shëmtuar… Si tha ai…në përgjimet e fundit, ajo familja e mjerë e z.Halit kishte nevojë edhe për një gjë tjetër dhe kërkonte 200 mijë lekë, jo 120 mijë lekë, teksa i jepte ai njeriu. Fino: Jo, jo unë kam mendim komplet ndryshe nga ajo që thoni ju. Po kjo pak ka rëndësi për ty. Vlerësimi që të jep populli është vlerësim që të jep votën çdo katër vjet… Krasta: Bashkim, kjo që ti thua ka shumë rëndësi për mua, se kjo që thua ti ka shumë rëndësi për mua, kjo që thua ti se asnjë
gjë se nuk janë blerë gjërat, se punë e madhe fort se pas katër vitesh ja vjedhim prapë votat dhe nuk të thotë ai, Shqipëria nuk ndryshon more, jemi në një tranzicion skandaloz. E ka filluar Partia Demokratike në vitin 1996 dhe para dy vitesh Partia Socialiste që unë kurrë nuk e besoja që do prodhonte lidera hajdutë, diletantë, injorantë dhe narcizistë, ka bërë ekzaktërisht këtë, me një jetë partiake që praktikisht është bërë zero, struktura gjithandej që thonë “Yes boss, you right”.
Artur Zheji: Rama mund të nxjerrë ushtrinë në 30 qershor Teksa data 30 qershor po afron, e si mazhoranca e po ashtu opozita dhe Presidenti nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre për zhvillimin dhe moszhvillimin e zgjedhjeve me këtë datë, ka edhe analistë që nuk përjashtojnë aktivizimin e ushtrisë më këtë datë. I ftuar në studion e Top Talk, këtë të martë ka qenë Artur Zheji, i cili thekson se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, gjithçka mund të ndodhë. “Duke llogaritur qendrat e votimit dhe numrin e efektivëve që ka në dispozicion Ministria e Brendshme, del që nuk ka asnjë polic për qendër. Që do të thotë hajduti mund të bëjë qejf atë ditë se s’ka polici nëpër këmbë. Nuk ka mundësi praktike, nëse bojkoti është i kësaj përmase. Rama mund të miratojë Gjendjen e Jashtëzakonshme”, tha ai. Sipas Zhejit, Rama mund ta marrë një vendim të tillë përderisa vijon të thotë se data 30 është e panegociushme. Ndërsa vijojnë të publikohen përgjime nga dosjet e prokurorisë për zgjedhjet e vitit 2017 ku dyshohen si të implikuar zyrtarë e politikanë të lartë të PS-së, nga ana tjetër prokuroria ka marrë si të pandehur Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. I ftuar në studion e Top Talk, Artur Zheji shprehet se kjo situatë ka dy pista, e para që nëse ato janë të ndërlidhura, thirrja e Bashës në Prokurori mund të jetë një mesazh për t’u tërhequr nga rruga që opozita ka zgjedhur. “Ne do të donim që thirrja në Prokurori e Bashës të ishte e pavarur nga tensioni politik dhe të ishte e pavarur nga përgjimet e BILD që godasin qeverinë. Nëse i shohim të lidhura është një mesazh i fortë, presion ndaj Bashës. Nëse i shohim të veçuara, kuptojmë që drejtësia po funksion. Por PD nuk e pranon, sepse është një mesazh i koduar që nëse vijohet në këtë rrugë dhe vijon opozitë radikale, do të ketë radikalizim edhe nga ana tjetër, nga Prokuroria”, thotë Zheji.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Në lidhje me Frontex, Ministri i Brendshëm tha se qëllimi është shmangia e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe për të treguar që kjo hapësirë ujore është pjesë e sovranitetit të shtetit shqiptar
N
ga Vlora, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ende shumë punë për të bërë për sigurinë në plazhe. Ai pohoi se autoritetet vendore që janë përgjegjëse për të kontrolluar që lejet e dhëna prej tyre zbatohen me korrektësi të plotë me kërkesat e ligjit, nuk e kanë bërë si duhet punën. Sipas tij, në shumë plazhe të vendit nuk janë përfunduar masat që kanë të bëjnë me sigurinë, vendosja e rojave, kullave, zonave të kufizimit etj. Është më shumë rëndësi të kuptojmë që plazhet e vendit janë pasuri publike. “Nga analiza që kemi zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, bashkë me prefektët dhe drejtuesit e Policisë është evidentuar shqetësimi që masat e marra për të garantuar standardet e kërkuara në lidhje me sigurinë në plazhe, nuk janë ende ato që kërkohet të jenë sipas kërkesave të ligjit dhe të vendimeve të qeverisë. Në shumë plazhe të vendit nuk janë përfunduar masat që kanë të bëjnë me sigurinë, vendosja e rojave, kullave, zonave të kufizimit etj. Është më shumë rëndësi të kuptojmë që plazhet e vendit janë pasuri publike, çdo cm2 e bregdetit shqiptar është pasuri publike, pasuri e popullit shqiptar e cila u është vënë në dispozicion kundrejt kontratave operatorëve privatë, me kusht, jo pa kusht! Nuk mund të lejohet asnjë cm2 i
Siguria në plazhe, Lleshaj: Nuk janë marrë masat që kërkohen
kësaj sipërfaqeje të abuzohet nga përdorues të papërgjegjshëm, të cilët vetëm inkasojnë të ardhura që i mbledhin nga përdoruesit e plazheve por nuk investojnë në sigurinë e tyre dhe kjo nuk mund të lejohet. Sigurisht ka shumë përgjegjës për këtë, së pari janë autoritetet vendore, të cilat nuk duhet të lëshojnë leje për përdorim të vijës bregdetare, jashtë standardit. Njëherësh këto autoritete vendore janë
përgjegjëse për të kontrolluar që lejet e dhëna prej tyre zbatohen me korrektësi të plotë me kërkesat e ligjit”. Portet janë nyje jetike të infrastrukturës së një vendi por bashkë me vlerën e jashtëzakonshme pozitive që kanë, ato janë dhe nyje të brishta të cilat tentohet të keqpërdoren përmes trafikut dhe veprimtarive të tjera jo ligjore, ndaj Lleshaj tha se mbetet me rëndësi bashkëpunimi që
ELBASAN
MINISTRIA
Provimi i gjuhës shqipe për klasat e 9-ta
Nxënësit e klasave të nënta, testuan të martën njohuritë e tyre në gjuhën shqipe. Testimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës shqipe, nxënësit do i nënshtrohen provimit të fundit, atij në lëndën e matematikës, e cila do të zhvillohet në datën 21 qershor. Ndërsa më 13 qershor nxënësit dhanë provimin e gjuhës së huaj. Nxënësit e pakicave kombëtare zhvilluan edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare më 14 qershor. Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeri-tjetri. Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi.
duhet të realizohet nëpërmjet institucioneve që bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë në port. “Mes Policisë së Shtetit, ajo kufitare, autoriteti portual, doganës, AKU dhe agjencive të tjera që kryejnë shërbime në këtë port, për të siguruar që të mos komprometohet asnjëherë siguria, për të garantuar që lufta kundër krimit, trafiqeve, të njohë rritje të mëtejshme duke mbajtur në konsideratë
faktin që vendi është një fazë shumë të rëndësishme politike që lidhet me prespektivën e hapjes së negociatave për në BE”. Lidhur me menaxhimin e vijës kufitare, që në rastin e qarkut të Vlorës është kufi blu, ministri shtoi se: “Në kufirin blu duhet që strukturat e Policisë së Shtetit, të Policisë Kufitare, strukturat e Doganës dhe ato të Forcave të Armatosura ose Roja Bregdetare duhet të thellojmë bashkëpunimin për ta patrulluar më mirë dhe për ta kontrolluar më mirë të gjithë kufirin. Është ende për të ardhur keq që në perceptimin tonë si kufi, kufiri akoma perceptohet vija e tokës si kufi, ndërkohë që kufirin e kemi shumë më tej. Gjithë kufiri blu duhet të menaxhohet me një rigorozitet të shtuar. Kjo hapësirë detare, është një hapësirë e madhe ekonomike, tregtare, turistike, (peshkim, transport, turizëm, sport, ujore, nënujore, arkeologji etj.)”. Në lidhje me Frontex, tha se qëllimi i patrullimit është shmangia e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe për të treguar që kjo hapësirë ujore është pjesë e sovranitetit të shtetit shqiptar.
P
araditen e së martës, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një apartament në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në qytetin e Elbasanit, duke mbajtur në panik e ankth për më shumë se dy orë qindra banorë të këtij pallati 12 katësh. Apartamenti që u përfshi nga flakët u dogj pjesërisht por aksioni u përqëndrua në shpëtimin e banorëve në apartamentet e tjera ku rrezikonin asfiksinë për shkak të tymit që përfshiu të gjithë ndërtesën. Një pjesë e njerëzve, përfshirë fëmijë, u nxorrën nga ballkonet me anë të mjeteve të zjarrfikëses, ndërsa efektivët e policisë dhe zjarrfikëses bënë të mundur hapjen e të gjitha apartamenteve, shoqërimin e njerëzve në ballkone dhe ajrosjen e ambienteve. Dy fëmijë dhe një e moshuar u shoqëruan në spital me shenja asfiksie por jashtë rrezikut, po ashtu dy efektivë zjarrfikëse patën probleme shëndetësore gjatë operacionit. Ka qenë fillimisht vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses
Helikopter për të evakuuar banorët e bllokuar
në rrugicën ku ndodhi ngjarja, për shkak të mjeteve të parkuara, në tension e sipër vetë qytetarët kanë bërë të mundur largimin e mjeteve për të krijuar hapësirë për zjarrfikësen. Në një pallat
me 12 kate, ku numërohen mbi 100 apartamnente, mungonin shkallët e emergjencës apo mjetet të tjera për shpëtimin nga zjarri, kjo e bëri edhe më të vështirë menaxhimin e situatës.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Rreth një vit më parë, ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan një memorandum marrëveshjeje për sa u përket transfertave të parave nga jashtë
S
hqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre. Rreth 1.2 milionë individë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, sjellin në Shqipëri 1.3 miliardë euro në vit në formën e remitancave në vitin 2018, nga të cilat 927 milionë euro vijnë në formën e transfertave personale dhe 309 milionë euro nga të ardhurat nga puna. Në kahun tjetër, flukset dalëse janë 97.5 milionë euro, duke mbetur në Shqipëri 1.23 miliardë euro, një shumë që është gati 8% më e lartë në raport me një vit më parë, sipas shifrave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në një material të posaçëm të përgatitur për remitancat. Numri i emigrantëve është rreth 1.19 milionë individë, kurse në Europë ndodhen 90% e emigrantëve; Emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo që është mbi mesataren rajonale); Remitancat janë 1,237 milionë euro; nga vendet europiane 1,099 milionë euro, duke përbërë 9% të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kanalet e dërgesave: 57% dërgohen përmes MTOve- Operator i transferimit të parave (dukshëm mbi mesataren rajonale, 40%); 39% dërgohen fizikisht (mesatarja rajonale 23%); një pjesë mjaft e vogël vjen përmes sistemit bankar, 4% (mesatarja e rajonit 7%). Tipologjia e dërguesve dhe marrësve. 52% e dërguesve i përkasin moshave 30-44 vjeç, 71% e dërguesve janë meshkuj dhe 60% i përkasin emigracionit të përhershëm,
1 në 3 familje shqiptare mbahen me paratë e emigrantëve SITUATA “Rreth 1.2 milionë individë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, sjellin në Shqipëri 1.3 miliardë euro në vit në formën e remitancave në vitin 2018, nga të cilat 927 milionë euro vijnë në formën e transfertave personale dhe 309 milionë euro nga të ardhurat nga puna. Në kahun tjetër, flukset dalëse janë 97.5 milionë euro, duke mbetur në Shqipëri 1.23 miliardë euro”.
dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve, rreth 1/3 e familjeve i përdorin për shpenzime bazë (ushqime dhe barna), rreth 41% e marrësve i kursejnë një pjesë të dërgesave, 86% e familjeve marrëse i sigurojnë dërgesat nga 1 person i vetëm në emigracion, 32% e këtyre familjeve marrin dërgesa prej mbi 10 vjetësh. 40% e popullsisë mbi 15-vjeç të vendit disponon llogari bankare. Banka Botërore thotë se Shqipëria ka përdorimin më
të ulët të bankave për dërgimin e parave në rajon, jo vetëm për shkak të kostove të larta, por edhe procedurave komplekse, duke bërë që shumë emigrantë të gjejnë rrugë të tjera për të transferuar para te familjet. Kostot e larta të dërgimit të parave përmes rrugëve zyrtare detyrojnë një pjesë të madhe të emigrantëve që të përdorin kanalet informale. Sipas Bankës Botërore, mbi 37% e flukseve të remitancave kanalizohen nëpërmjet rrugëve informale,
GRUMBULLIMI
57% dërgohen përmes Operatorë të Transferimit të Parave dhe vetëm 4% nëpërmjet bankave. Mbi 25 vjet pas eksodit të parë të viteve ‘90, shqiptarët në Itali përbëjnë tashmë praninë më të madhe jokomunitare në Itali dhe janë ndër komunitetet që janë integruar më mirë. Rreth 148 mijë qytetarë shqiptarë rezidentë në Itali, një e treta e totalit kanë marrë nënshtetësinë italiane nga fillimi i viteve 2000, sipas të dhënave të Eurostat. Raporti i ministrisë së punës
tregon që Italia veriore është rezidenca e 2/3 të qytetarëve shqiptarë që jetonin legalisht në Itali më 2017. Greqia ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë, është një tjetër burim i rëndësishëm transfertash për Shqipërinë. Ato janë rritur lehtë më 2017 kur shkuan në 636 milionë euro, krahasur me 616 milionë më 2016; niveli maksimal ka qenë më 2007, me reth 952 milionë euro, para nisjes së krizës financiare globale, sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë. Kriza në Itali e Greqi ka ndikuar në rënien e transfertave por edhe rritja e bashkimeve familjare.
RAPORTI
Lushnje, qendra më e madhe për fruta-perimet
Trendi, shqiptarët po martohen të rinj
Qendra më e madhe e grumbullimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve në rajon, po ndërohet në Lushnje. Për këtë arsye, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi kantierin të cilin e konsideroi një investim strategjik për sektorin bujqësor. Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër. Ministri Çuçi vuri theksin tek rëndësia që kanë pikat e grumbullimit si një hallkë e domosdoshme për të rritur eksportet dhe rrjedhimisht për të krijuar më tepër të ardhura për fermerët. “Që të rrisim prodhimin bujqesor shqiptar duhet të fokusohemi tek serat dhe
Më shumë të rinj shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se në 2017, ku numri i martesave ishte 22,641. Sociologët japin edhe disa nga arsyet për këtë lloji trendi të martesave tek të rinjtë shqiptarë gjatë viteve të fundit. “Lindin edhe pikëpyetje që si është e mundur që krahasuar me një vit më parë, mosha e martesës së të rinjve shqiptarë është ulur me 1 vit. ndoshta jetesa e lidhur në një martesë mund tu krijojë premisa për një cilësi jete më të mirë së bashku. një arsye e dytë mund të lidhet edhe me një faktor të trashëgueshëm
pikat e grumbullimit”. Qendra e grumbullimit që po ndërtohet do të ketë 33 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. Në mënyrë indirekte ky investim i ri
pritet të krijojë mbi 6 mijë vende pune pasi ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 18 muajsh.
kulturor sipas të cilit, veçanërisht vajzat kanë më shumë merakun për të vrapuar drejt institucionit të martesës, ndoshta njohjet që fillojnë më herët e kryejnë ciklin fillestar më shpejt se të tjerët dhe këto
lloj çiftesh përshpejtojnë hapin drejt institucionit të martesës”,-tha Entela Binjaku, sociologe. Nga ana tjetër sociologët shprehen se faktori i moshës shpesh luan rol edhe sa i përket numrit të divorceve.
AKTUALITET
17
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit
N
ë spitalin rajonal të Kukësit ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit dhe spitalit të ri të urgjencës dhe kirurgjisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e kompleksit spitalor, një investim i qeverisë shqiptare prej 3 milionë euro, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e qarkut të Kukësit. Ajo tha se faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit, përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit. “Jam shumë e kënaqur që punimet po ecin me ritme të shpejta për rehabilitimin e plotë të spitalit të Kukësit, faza e parë e të cilit ka nisur me ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës, që përfshin dhe sallat e reja të operacionit si dhe maternitetin e ri të Kukësit”. Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit. Me këtë investim transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone. Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas disa dekadash, ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se me përfundimin e të gjithë projektit të kompleksit të ri spitalor, spitali rajonal i Kukësit do të jetë një model i spitaleve rajonale me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor. Gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kukësit, Ministrja
Manastirliu në Kukës: Nis ndërtimi i maternitetit të ri FAZAT “Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit. Me këtë investim transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone”.
BONUSI
e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se është përmirësuar shërbimi i specializuar për banorët e qarkut të Kukësit, me ardhjen e mjekëve të rinj. “Kur erdhëm një vit më parë në Kukës, promovuam programin e patronazhit dhe bonusit, ku mjekët specialistë nga spitalet e Tiranës vinin për të dhënë shërbim në ditë të caktuara. Sot
nëntë mjekë të rinj specialistë në shërbime si gjinekologjia, anestezia, kirurgjia, nefrologjia, gastrohepatologjia, etj, janë pjesë e spitalit të Kukësit, duke ofruar shërbime cilësore, afër vendbanimit”, tha Manastirliu. Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit. Me këtë investim
MINISTRIA
Bonusi i bebeve edhe për të lindur jashtë
Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë bonusin e bebes nga 40,000-120,000 lekë. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Në 5 muajt e parë të vitit 1 946 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes”, shprehet Manastirliu. Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40,000 lekë, 80,000 mijë lekë për beben e dytë si dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80 000 mijë lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120,000 secili.
NISMA
N
ënat e reja të cilat sjellin për herë të parë një bebe në jetë, nuk u mëson askush se si të sillen me beben në momentet e para apo si mund ta lajnë. “Nuk dija, kisha frike, dridhesha, por falë motrës, mamit dhe njerëzve të afërt, më kanë ndihmuar shumë”, shprehet një nënë me bebe në krahë. Për herë të parë materniteti “Mbretëresha Xheraladinë” ka zhvilluar një klasë prenatale me nënat shtatzënë dhe ekipin e mjekëve gjinekologe në ambient të hapur, tek reja dhe falas në mënyrë që nënat të jenë të lirshme dhe të pyesin për gjithçka. Mund të marrin informacion mbi ecurinë e shtatzënisë, problemet e saj, lindjen dhe si te sillen me beben. Kjo ide është mirëpritur dhe vlerësuar shumë nga nënat e reja shtatzënë të cilat gjatë vizitave që bëjnë tek gjinekologët që i ndjekin,
transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor, për të garantuar që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin shëndetësor me standardin më të mirë, afër vendbanimit. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit
“Kur erdhëm një vit më parë në Kukës, promovuam programin e patronazhit dhe bonusit, ku mjekët specialistë nga spitalet e Tiranës vinin për të dhënë shërbim në ditë të caktuara. Sot nëntë mjekë të rinj specialistë në shërbime si gjinekologjia, anestezia, kirurgjia, nefrologjia, gastrohepatologjia, etj, janë pjesë e spitalit të Kukësit, duke ofruar shërbime cilësore, afër vendbanimit”. të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone.
Kurse për nënat e reja
nuk kanë mundësi të marrin shpjegim për çdo paqartësi që kanë apo të heqin dhe frikën kur janë në muajt e fundit të shtatzanisë dhe do të përballen
me krijesën e tyre. “Normal që kam frikë por duke ndjekur këto klasa prenatale besoj se do përgatitem më mirë”, thotë njëra nga nënat.
KULTURE
18 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Shpërfillja e standardit të shqipes midis dialekteve dhe gabimeve M
e shkelje të vazh dueshme të normave gjuhësore, ndërtime të gabuara sintaksore e përdorim të fjalëve të huaja, folësit e shqipes po hyjnë në kohën e globalizmit. Sipas një grupi të gjuhëtarëve, rënia e kulturës së gjuhës, shpërfillja ndaj standardit dhe prirja për të përdorur të folmet dialektore janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ky ka qenë vlerësimi thuajse i përbashkët i kumtesave që u shpalosën të hënën paradite në sesionin e gjuhësisë, me temën “Probleme të shqipes standarde në komunikimin e shkruar dhe të folur sot”, që hapi edicionin e dhjetë të “Javës së Albanologjisë”. Në fjalën e hapjes, Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, ka thënë se konferenca e sivjetme mbahet pikërisht në shënimin e jubileut të çlirimit të Kosovës. Pasi përmendi se në edicionet e javëve të albanologjisë, të mbajtura gjatë këtyre dhjetë vjetëve, janë lexuar 1.097 kumtesa nga gjuhësia, letërsia, historia, folklori, etnologjia, etnomuzikologjia, arkeologjia dhe marrëdhëniet ndërkulturore të shqiptarëve me të tjerët, ai ka shtuar se në këtë edicion të “Javës së Albanologjisë” ka pasur interesim edhe nga albanologët e huaj, por, sipas tij, me “kapacitetet e tashme buxhetore ka qenë i pamundur mbulimi i shpenzimeve të tyre”. Gjatë tri ditëve me radhë, “Java e Albanologjisë” do të ketë sesionin e gjuhësisë, folklorit, letërsisë, et-
“Takohemi në Vlorë”, një qendër e re kulturore për artdashësit
nologjisë dhe historisë, ku do të lexohen gjithsej 96 kumtesa. Sesioni i Gjuhësisë e hapi seancën e parë me fjalën përshëndetëse të shefit të Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik, Qemal Murati. Teksa ka lexuar kumtesën e tij “Për parregullsitë gjuhësore dhe respektin për normën e gjuhës standarde”, ai ka përmendur përpjekjet për delegjitimin e standardit që, sipas tij, përbën një “shpërfillje për gjuhën”. “Gjuha standarde është bërë emëruesi i përbashkët për të gjitha hapësirat e shqipes e nëpërmjet saj ne komunikojmë kudo që jemi. Ka një grup njerëzish, të shtyrë nga mendësi krahinore e me formim të mangët kulturor e gjuhësor, që po t’i dëgjosh flasin në gjuhën standarde, por e shajnë atë”, ka thënë Murati. Në vazhdim, gjuhëtarja Shefkije Islamaj ka shpalosur kumtesën e saj “Gjuha standarde, dialektet dhe të folmet mjedisore”, duke vlerësuar gjendjen e përdorimit
të standardit në hapësirat shqiptare. “Në Kosovë, gjuha standarde funksionon në një masë të madhe, por në të bashkëjetojnë edhe realizime urbano-krahinore, sociolektale, idiolektale, etj. Edhe Tirana ka një situatë të ngjashme, ku dy kryeqytetet shqiptare paraqiten si dy entitete tejet të përbëra gjuhësore”, ka thënë ajo. Gjuhëtari nga Tirana Valter Memisha ka thënë se komunikimi gjuhësor i shqiptarëve sot paraqet një larushi të pafundme, ndërsa gjuhëtari nga Shkupi Zeqirija Ibrahimi ka folur për problemet e përdorimit të shqipes në Maqedoni. Edhe Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tetovës, në kumtesën e tij ka paraqitur probleme nga përdorimi i shqipes standarde në arsimin parauniversitar të qytetit të Shkupit. Gjatë ditës u mbajt edhe seanca kushtuar folklorit, me temën “Festivalet folklorike, folklori, folklorizimi dhe audienca”, ku pos prezantimit të afër njëzet kumtesave u mbajt edhe një bashkëbisedim.
“French Touch” i Carla Brunit në Butrint, pritshmëritë e këngëtares “Jam e gëzuar t’ju njoftoj se do të këndoj në Shqipëri të premten në 21 Qershor në Butrint. Do të jetë e mrekullueshme dhe shpresoj që do të jeni të shumtë atë ditë”. Është ftesa që Carla Bruni i bën publikut shqiptar në mbyllje të intervistës dhënë për gazetarin Blendi Fevziu. Një ekip i televizionit Klan ishte në Paris në një intervistë
ekskluzive për emisionin “Opinion” me kantautoren e njohur italo-franceze dhe ish-zonjën e parë të Francës, bashkëshorten e ish-Presidentit Nikolas Sarkozy, intervistë e cila do të transmetohet në ditët në vijim. Është ardhja e saj e parë në Tiranë me albumin e saj më të fundit “French Touch”. Ky bashkëpunim me televizionin Klan do të sjellë në Butrint, në këtë objekt të trashëgimisë botërore, artisten e njohur që shkaktoi zhurmë e trazoi Elysee-n më këngët e saj dedikuar Nikola Sarkozy. Koncerti i 51-vjeçares, modele e kantautore me 5 milionë kopje albumesh të shitura, është pjesë e organizimeve që mbahen thuajse në gjithë botën për muajin e muzikës, Qershorin. Larg vëmendjes së politikës, përkushtuar muzikës, “French Touch” është albumi i pestë i Carla Brunit. Prej dy vitesh i hedhur në tregun muzikor e pas disa koncerteve në Shtetet e Bashkuara e Evropë, radha është e Shqipërisë, me koncertin e parë të Carla Brunit, në parkun kombëtar të Butrintit.
Hapet në Vlorë qendra kulturore “Resonancë” me promotor dirigjentin Thanas Çaçi. Streha e re do të mbledhë artdashësit vlonjatë me projekte e ide artistike. Mbahet mbrëmje koncertale në teatrin “Petro Marko”. “Takohemi në Vlorë” është një ftesë e sinqertë kulturore, për të gjithë artdashësit, nga një grup artistësh, të cilët kudo ku jetojnë dhe punojnë, qytetin e lindjes, Vlorën, e kanë dashurinë e parë të zemrës së tyre. Dhe siç thuhet në refrenin e një kënge të njohur “Dashuria e parë nuk harrohet…!”. Për t’i kthyer qytetit, që tani duket sikur ka rënë në “qetësinë e një përgjumjeje” kulturore, gjallërinë e mëparshme, për të ruajtur e zhvilluar më tej trashëgiminë e pasur, që nuk mungon, ashtu si djemtë e Vlorës së dikurshme, në kushte të vështira të një kohe të vështirë, krijuan klubin “Labëria”, edhe këta artistë me shpirt patriotik, krahas angazhimeve të tyre profesionale, vendosën të krijojnë qendrën kulturore “Resonancë”. Kjo qendër e një lloji të veçantë, do të përfaqësojë një tendencë të parisë artistike vlonjate, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj, realizimin e projekteve artistike, letrare, shkencore e argëtuese në interes të publikut, duke “resonuar” kulturën e kësaj treve edhe jashtë kufijve të saj gjeografik. Ideatori dhe promotori i realizimit të saj, është dirigjenti Thanas Çaçi, një personalitet muzikor i njohur jo vetëm në Vlorë dhe skenat e vendit tonë, por edhe në ato të vendeve të tjera, pinjoll i një familjeje të njohur me tradita muzikore që gëzon respektin e artdashësve vlonjatë. Genin muzikor e trashëgoi nga i ati, Thomai, pjesëtar i orkestrës frymore të qytetit dhe themelues e drejtues i shkollës së parë të muzikës në Vlorë në vitet 1959-1960, në bankat e së cilës mori mësimet e para të solfezhit e pianos edhe vet Thanasi. Prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar në formimin dhe realizimin e tij profesional, por ajo që ka mbetur e pandryshuar brenda vetes është pasioni për muzikën dhe dëshira e përkushtimi për ta përhapur atë, për ta lëvruar e zhvilluar më tej e për ta vënë në shërbim të edukimit dhe argëtimit të qytetit e njerëzve të tij artdashës. I rikthyer në qytetin e lindjes nga ku nisi së pari rrugëtimin e tij artistik, pas një përvoje të pasur e të suksesshme, mendoi që si “prolog” të veprimtarive të qendrës kulturore të sapo krijuar të shërbente ajo që ai e ka më shumë për zemër, ngritja e formacionit orkestral “Vlora Philarmoni”, me pjesëmarrjen e krijuesve, instrumentistëve e interpretuesve me formim të lartë profesional, të aftë për të realizuar shfaqje dinjitoze për një publik elitar.
Çitaku dhe Akyol prezantojnë koncertin recital
I
nstrumentistët Erëmira Çitaku me flaut dhe Çacatay Akyol me harpë, të udhëhequr nga Dafina Zeqiri-Nushi në bashkëpunim me festivalin “Tingujt e Flautit” prezantojnë sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një koncert recital. Projekti i këtij koncerti ka filluar së realizuari që me hapjen e konkursit ndërkombëtar për pranimin e veprave të reja në faqen e internetit “The Composer’s Site”, konkurs ky që zgjati dy muaj. Nga 80 vepra u përzgjodhën veprat e JinHee Han dhe të Rain Worthington. Ky projekt mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga qendra “Multimedia” dhe instituti “Gëte”. Gjithashtu përkrahet edhe nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, Filarmonia e Kosovës, Biblioteka Kombëtare dhe “Say it with Flowers”. Në koncert do të dëgjoni gjithashtu vepra nga kompozitorë të ndryshëm botërorë, si: J. Ibert, W. Lutoslawski, P. Morlacchi, F. Farkas, A. Zabel dhe A. Piazzolla.
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Motrat Lipa “pushtojnë” botën, ja këshillat që Dua i jep Rinës Motrat Lipa, Dua dhe Rina po pushtojnë botën. Por dy motrat janë përfshirë në dy industri të ndryshme. Ndërsa Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, Rina është në hapat e duhura në botën e modelimit. Së fundmi, u bë publik lajmi se Rina arriti të siguronte një marrëveshje si stiliste me Nasty Gal. Rina Lipa x Nasty Gal solli koleksionin e bukuroshes shqiptare. Por sa e ndihmojnë njëra-tjetrën motrat Lipa. Rina, e cila është vetëm 18-vjeçe, në një intervistë për Vogue rrëfeu se gjithmonë ka veshur rrobat e këngëtares. “Ka ndodhur përpara se Dua të niste karrierën e saj. Unë shkoja dhe i merrja rrobat pasi kemi diferencë prej 5 vitesh. Ndihesha e madhe kur vishja rrobat e saj dhe ndjeja se mund të dilja me miqtë e Duas. Akoma vazhdoj e bëj këtë. Shkoj në gardërobë dhe i them: Këtë ke shumë kohë që nuk e ke veshur, kështu që unë po e marr. Dhe ajo
Zyrihu kuq e zi, festivali gjigant i muzikës shqiptare
më thotë ‘Ok’. Kjo është dashuria e motrës për ty,”-tregoi Rina. Por ylli i popit nuk i ka ofruar vetëm rrobat e saj, por edhe disa këshilla sesi të paraqitet në sytë e publikut. “Është një lloj klishe por më ka thënë te jem gjithmonë vetvetja. Bëhu ajo që je,
pavarësisht se çfarë mendon dikush tjetër. Mendoj se kjo ishte gjëja kryesore. Jo të gjithë do të pëlqejnë, jo të gjithë do të jenë fansat e tu, thjesht ji vetvetja dhe njerëzit e vërtetë do të mbështesin,”-tregoi 18-vjeçarja rreth këshillave që mori nga Dua.
Ikona e muzikës trondit fansat me deklaratën e tij: Kam kancer në fyt David Scott Mustaine është një kitarist, këngëtar, kompozitor dhe aktor. Ai është më i njohur si bashkë-themelues, vokalist, kitarist dhe kompozitor kryesor i grupit amerikan të metaleve të rënda Megadeth, si dhe
kitaristi origjinal i grupit amerikan Metallica. Ditën e hënë, ai konfirmoi publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt, ku tregon edhe se ka kaluar shumë pengesa në jetë. “Është sigurisht diçka që
duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart, por unë kam kaluar plot pengesa. Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë.”shkruajti Mustaine. Gjithashtu ai ka njoftuar edhe fansat e tij për anulimin e koncerteve gjë që nuk u prit edhe aq mirë nga adhuruesit e tij. Ka zbuluar se kolegët e grupit: basisti David Ellefson dhe kitaristi Kiko Loureiro, po punojnë për një album të ri i cili do të jetë vazhdimi i albumit “Dystopia” në 2016-ën. Eksperimenti i tij qe një sukses pasi albumi i parë i Megadeth në 1985-ën: “Killing is my business…and the business is good” u prit shumë mirë si nga kritika, ashtu edhe publiku. Megadeth është nominuar 11 herë për çmime Grammy.
“Përshëndetje botë. Është koha për një kapitull të ri. Jeni gati? Le të bëjmë histori së bashku.” Kështu nis promoja e festivalit gjigant të këngës shqipe, që pritet të mbahet në Zyrih në datat 29-30 qershor. “Alba Festival”, e cila do t’i bashkëngjitet skenës verore të festivaleve “Open Air” në Zyrih do të bëjë bashkë më shumë se 16 artistë të suksesshëm shqiptarë. Rita Ora, Capital T, Elvana Gjata, Ardian Bujupi, Kida, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, MC Kresha apo Lyrical Son janë vetëm disa nga emrat e yjeve të muzikës shqiptare, të cilët do të argëtojnë një turmë të tërë. Siç organizatorët kanë raportuar për “AlbInfo”, në festival nuk do të lejohen individë nën moshën 18-vjeçare. “Ky festival synon të jetë një pikëtakim unik për një përzierje të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova si dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.” shprehet një prej organizatorëve.
Aniston dhe Sandler flasin për puthjen në filmin “Murder Mystery” Dy aktorët e njohur hollivudian Jennifer Aniston dhe Adam Sandler janë protagonist të prodhimit kinematografik “Murder Mystery”. Aktorja e njohur Aniston është shprehur për prapaskenat e këtij prodhimi kinematografik në një intervistë për ‘Ellen’. Ajo u shpreh se në skenën e puthjes midis saj dhe Sandler i ka kërkuar kolegut të saj që të hiqte mjekrën dhe ai e kishte bërë diçka të tillë. Ndërkohë edhe vet Sandler është shprehur për këtë skenë se ai dhe Aniston janë miq shumë të mirë prej vitesh me njëritjetrin dhe skena e puthjes nuk ishte diçka e sikletshme, madje e gjithë familja e tij ishte në prapaskenë duke e mbështetur. “Pjesa më e çuditshme ishte momenti kur bashkëshortja ime më fliste nga pas skene dhe më thoshte: puthe më fort, më fort”,– tregoi aktori duke qeshur.
Nicole Scherzinger pushime në Capri, tregon format me bikini Nicole Scherzinger po i kalon pushimet në Capri të Italisë. Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto për fansat e saj në Instagram. Bukuroshja po shijon pushimet në ishujt e Italisë ku shfaqet shumë sensuale me bikini të verdha. Edhe pse në moshën 40 vjeçare ajo po zotëron forma të shkëlqyeshme fizike. Kohë më parë ajo i dha fund lidhjes me tenistin bullgar Grigor Dimitrov.
SPORT
20
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Klubi blaugrana ka gati 100 milionë euro dhe të përfshijë në negociata 3 lojtarë
Neymar fillon negociatat me PSG për rikthimin e Neymar
POLEMIKA
Politikani zviceran reagon ashpër për shqiponjën e Xhakës në Kosovë
Rozalb Lika
N
eymar mund të rikthehet sërish te Barcelona Tratativa mes klubit blaugrana dhe PSG është në një fazë të avancuar. Portali brazilian “Globoesporte”, raporton se në operacion mund të përfshihen edhe Umtiti, Dembele dhe Rakitici dhe një shumë prej 100 milionë eurosh. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, është në bisedime me babanë e brazilianit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022. Një nga drejtuesit e klubit katalanas, Josep Vibes, nuk ka konfirmuar zërat për rikthimin e Neymar: “Nuk ka asnjë portë të hapur apo të mbyllur për Neymar. Sulmuesi ka veshur fanellën e katalansve nga viti 2013 deri në 2017, teksa më pas vendosi që të transferohej te PSG për shifrën rekord të 222 milionë eurove. Deklarata e presidentit Nasser Al Khelaifi se “nëse dikush nuk është i lumtur, portat janë të hapura”. Klubi francez duket se është lodhur nga gjithë thashethemet dhe ngacmimet mediatike, ndaj tashmë për të
rregulluar bilancet dhe për t’i dhënë edhe më shumë përgjegjësi sulmuesit francez Mbappe, është gati të shesë yllin e vet, i blerë për 222 milionë euro para 2 vitesh. Braziliani kaloi katër sezone në Barcelonë, përpara se të lëvizte drejt kryeqytetit francez, ku fitoi edhe “tripletën” në sezonin 2014-2015. Në total, Neymar luajti 186 ndeshje me katalanasit dhe
FRANCË
Arrestohet ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është arrestuar nga policia franceze mëngjesin e të hënës në Nanterre në kuadër të hetimeve rreth dhënies së të drejtës së organizimit të Botërorit 2022 Katarit. Sikurse njoftojnë mediet franceze, Platini është transportuar në zyrën e antikorrupsionit të policisë gjyqësore. Katari e fitoi të drejtën për organizimin e Botërorit 2022 në vitin 2010, ndërsa ish-futbollisti i famshëm i Juventusit dhe Francez e ka mbajtur postin e presidentit të qeverisë europiane të futbollit në periudhën 2007-2015. Vendimi përfundimtar për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 u mor nga ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, por pas akuzave dhe hetimeve të zhvilluara si dhe arrestimeve për çështjen në fjalë, që tronditën botën e futbollit, krerët e dy institucioneve më të fuqishme të futbollit u detyruan të largoheshin nga postet e tyre. Platini u përfshi indirekt në këtë skandal dhe u akuzua se ka marrë nga Blatter pagesa të jashtëligjshme të kamufluara “për konsulencë” në periudhën 19992002. Bëhet fjalë për rreth 2 milionë franga zvicerane. Për këtë shkak, francezi u pezullua 8 vite, që më pas u ul në 4 vite, duke u detyruar që të largohej nga UEFA në vitin 2015, për t’u zëvendësuar nga Ceferin.
shënoi 105 gola. Sondazhi - Dy emrat në listën e “Bluagranave” janë Antoine Griezmann dhe Neymar. Spanjollja “AS” ka bërë një sondazh për të kuptuar se cilin nga të dy preferojnë tifozët. Braziliani ka fituar votimet me 66% të preferencave, ndërsa vetëm 34% të votave kanë shkuar për francezin, i
cili konsiderohet inferior nga tifozët në krahasim me yllin e PSG-së. Transferimi i francezit në fakt është më i thjeshtë, pasi ai tashmë është larguar nga skuadra e Atletico Madrid dhe tashmë është në kërkim të ekipit të ri. Nëse Neymar vendos të rikthehet në Barcelonës, atëherë francezi me shumë mundësi do të transferohet te PSG.
FRANCEZI
Juventus transferon falas Rabiot, i ofron kontratë 5-vjeçare “Po, jam në bisedime me Juventusin”. Kjo ishte deklarata e Adrien Rabiot e dhënë disa ditë më parë për mediat italiane. Mesfushorit, që i përfundon kontrata më 30 qershor, do transferohet te Juventusi i Maurizio Sarrit gjatë kësaj vere. Programi i njohur “El Chiringuito”, sipas të cilës futbollisti do të firmos jë kontratë deri në vitin 2024, nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, pus 10 të tjera në momentin e firmës. Telenovela Rabiot në këtë mënyrë arrin në epilog. Pasi refuzoi rinovimin me PSG sezonin e kaluar, ai u la ashtë skuadrës për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që më pas ishte vetëm një hap larg Barcelonës. Fakti që u mbyll marrëveshja me Frenkie de Jong, vendosi që të mos këmbëngulte më për francezin.
KOLUMBIANI
Napoli shumë pranë James Rodriguez, arrihet akordi James Rodriguez në sezonin e ri do ta shohim në Seria A me skuadrën e Napolit. Mesfushori kolumbian pas largimit nga Bayerni dhe rikthimit te Real Madrid, ka vendosur që të vijojë karrierën në Itali. “Espn” në Kolumbi ka zbuluar lajmin që është arritur akordi për huazimin e tij te skuadra e Ancelottit, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonin të ardhshëm për shifrën e 40 milionë eurove. Aktualisht fantazisti është i grumbulluar me Kolumbinë dhe po luan në Copa America, ndërsa klubi i Napolit ka zgjedhur të heshtë për momentin, por pas këtij lajmi, pritet të vijnë edhe konfirmime zyrtare. James Rodriguez nuk gëzon raporte të mira me Zinedine Zidane, ndaj dy sezone më parë u transferua në Gjermani te Bayerni i Mynihut, por pas dy viteve, bavarezët nuk ushtruan të drejtën e blerjes, duke e kthyer fantazistin në Madrid.
Festimi me shqiponjë në miqësoren e bamirësisë të zhvilluar pak ditë më parë në Zvicër, mund t’i hapë telashe të tjera Granit Xhakës në Zvicër. Kapiteni i kombëtares helvete premtoi se nuk do të festonte më me gjestin e shqiponjës pas kritikave të shumta gjatë Kupës së Botës në festën pas golit ndaj Serbisë. Xhaka u zotua:“Nuk do të festoj më sërish me shqiponjë!”. Ishte ky premtimi i bërë nga Granit Xhaka kur pyetej nga gazetarët zviceranë rreth kësaj teme. Por gjithmonë ka vend për përjashtime, i njëjti festim ka ardhur nga mesfushori i Arsenalit. Këshilltari i UDC në Zvicër, Marco Chiesa nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij me një reagim në rrjetet sociale. “Pasi premtoi para gjithë Zvicrës se gjesti me shqiponjën do të mbetej vetëm një episod sportiv gjatë Kupës së Botës, kapiteni i Zvicrës e bën sërish. Shqiponja dykrenore është simboli i Shqipërisë dhe i Shqipërisë Etnike, por edhe një emblemë e UÇK-së. Më 5 shtator 2018, ai tha nëse do e bënte të njëjtën veprim do të ishte budalla. Xhaka nuk ka treguar asnjë shqetësim për rolin që luan, ndjeshmërinë që shkaktojnë fjalët e tij. Ai e ndjeu sërish nevojën për të bërë gjestin e kontestuar në fushën e lojës, duke e kthyer politikën në kontekstin sportiv. Një gjest identiteti që në mënyrë të pashmangshme ndaj dhe çliron tensione”, shkruan ndër të tjera politikani zviceran.
SPORT
21
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
KORÇARËT
Skënderbeu zbulon ditën kur del vendimi i CAS S
kënderbeu është duke pritur me ankth vendimin e CAS-it, i cili do të përcaktojë fatet e skuadrës korçare në Europë. Ditën e djeshme nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardhekuq sqaron se në korrespodencën e fundit mes palëve, i është bërë me dije, se vendimi do të bëhet publik në datën 21 qershor. Drejtuesit e Skënderbeut i bëjnë thirrje tifozëve që të presin datën 21 qershor, për të mësuar njoftimin zyrtar. “Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në
lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar dhe online është i pavërtetë. Në korrespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim … Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin”, shkoi klubi korçar.
“Goglat” i kanë rezervuar një short të vështirë të kuqve ndaj kampionëve të Azerbajxhanit
Partizani sfidon Qarabagun në Champions, buzëqesh Shkëndija S
horti i hedhur në Nyon të Zvicrës për turin e parë eliminator në Champions League ka qenë i pamëshirshëm për kampionët e Shqipërisë, Partizanin. “Të kuqtë” do të përballen që në turin e parë me kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, të cilët janë një ekip i konsoliduar, që luajnë prej kohësh në grupet e Champions dhe Europa League. Kush janë kundërshtarët? Ishklubi i Ansi Agollit jo vetëm që fiton prej vitesh titullin kampion në vendin e vet, por ka shkëlqyer edhe në kupat e Europës. Qarabag ka fituar çdo titull në Azerbajxhan prej vitit 2013 dhe prej vitit 2008 drejtohet nga Gurban Gurbanov, i cili prej vitit 2017 drejton edhe kombëtaren e Azerbajxhanit. Qarabag ka luajtur 30 ndeshje në Champions League, me 11 fitore, 11 barazime e 8 humbje. Në renditjen e UEFA-s, Qarabag është në vendin e 65-të, me koeficient 19.000, duke lënë pas edhe emra si Galatasaray. Rritja e Qarabag ka qenë e jashtëzakonshme në vitet e fundit, duke ecur gjithnjë e më larg nga viti në vit, derisa në 2014/15 u realizua ëndrra e parë, pjesëmarrja në grupet e Europa League. Edhe në dy sezonet pasues azerët mori pjesë në
BARDHEBLUTË
Tirana bën “pazar” me Flamurtarin, firmos edhe me Bathën
Tirana nuk ndalet në merkaton e kësaj vere. Bardheblutë pasi firmosën me Agustin Torassa dhe Elton Cale, ditën e sotme kanë zyrtarizimin e Idriz Bathës, që i cili gjithashtu vjen nga Flamurtari. Mesfushori ka firmosur kontrate 1-vjecare, me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër. “Batha vjen si një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit, pasi hodhi formën në kontratë, u prezantua në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës Mbetet të shihet reagimi i tifozëve të Tiranës, që shohin “ish-ët” e rivalëve të përjetshëm të Partizanit të veshin fanellën bardheblu, ndërkohë që kujtojmë që Batha ka veshur edhe më parë fanellën e Tiranës, por me ekipin e moshave.
VERILINDORËT
Kukësi godet sërish në merkato, i rrëmben Skënderbeut Lulaj-n grupet e Europa League, ndërsa në sezonin 2017-18 Qarabag rishkroi historinë, duke marrë pjesë në grupet e Champions League. Legjenda e këtij klubi është qendërmbrojtësi Rashad Sadygov, 37 vjeç dhe ende ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekip, ashtu si mbrojtësi i djathtë Maksim Medvedev, 29 vjeç dhe 285 ndeshje me Qarabag. Precedenti me KukësinQarabaku nuk është një kundërshtar i panjohur për futbollin shqiptar. Kampionët e Azerbajxhanit kanë luajtur
në Shqipëri dhe në verën e kaluar kur në turin e dytë të Champions League u përballën me Kukësin. Ish-ekipi i Ansi Agollit arriti të kualifikohej për më tej duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e pastër të vendasve në Azerbajxhan, ndërsa në “Elbasan Arena” u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Ata humbën në turin e tretë kundër Bate Borisovit, por kaluan në “Play-off”-in e Europa League-s dhe eliminuan Sheriff Tiraspolin duke kaluar në grupet
e Europa Leagues. Ekipet e tjera - Nëse Partizani “qan” për shortin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kampionët e Maqedonisë Veriore, Shkëndijën, e cila ka gjetur përballë estonezët e Nomme Kalju, një skuadër modeste dhe lehtësisht e kalueshme. Skuadra kampione e Kosovës, Ferronikeli do ta nisë nga turi paraeliminator dhe nëse kualifikohet, do të gjejë përballë në eliminatore, uellsianët e The Neë Saints, një kundërshtar gjithashtu modest.
EUROPA LEAGUE
Short ferri për Kukësin dhe Laçin, Teuta me fat
Ditën e djeshme është hedhur edhe shorti për për eliminatoret e Europa Leagues, ku Shqipëria përfaqësohet me 3 skuadra, Kukësin, Teutën dhe Laçin, me këta të fundit që mund të zëvendësohen nga Skënderbeu, nëse korçarëve u hiqet pezullimi 10-vjeçar. Shorti ka qenë i pafat për verilindorët, që do të përballen me hungarezët e Debrecenit, që ishte edhe skuadra më e fortë që mund t’u ofronin goglat, duke komplikuar rrugëtimin e Kukësit në Europë.
Teuta ndërkohë i ka buzëqeshur fati, pasi durrsakët do të përballen me letonezët e Ventspilsit, skuadër kjo që vitin e kaluar u ndesh dhe eliminoi Luftëtarin e Gjirokastrës. Ventspils është një skuadër modeste, të cilën durrsakët mund ta kalojnë pa probleme, nëse do të impenjohen në mënyrën e duhur. Skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në këto eliminatore, Laçi do të përballet me izraelitët e Hapoel Ber’ Sheva. Edhe për bardhezinjtë short
aspak bujar, pasi izraelitët janë një skuadër me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare, që natyrisht është favorite për të vijuar më tej. Kosova përfaqësohet në paraeliminatoret e Europa Leagues me Prishtinën, që do të përballet me ekipin nga Gjibraltari St Joseph’s. Nëse kryeqytetasit do t’ia dalin të kalojnë në turin eliminator, atëherë goglat u kanë rezervuar një kundërshtar mjaft të fortë si skocezët e Rangers.
Kukësi është shumë aktiv gjatë kësaj vere me shumë lëvizje në hyrje dhe në dalje. Skuadra verilindore ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e Bruno Lulaj nga Skënderbeut. 24-vjeçari mund të luajë në disa role të ndryshime dhe mund të jetë një “xhol” për trajnerin Gjoka. Lulaj konsiderohet lojtar më eksperiencë në Superiore, pasi ka qenë pjesë e Laçit në sezonin 2016-2017 dhe në gjysmën e sezonit pasardhës, ku është aktivizuar në 46 ndeshje në total dhe ka shënuar 3 gola Lulaj do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa League-s.
SHENDETESI
D
himbja e fytit është shenja më e shpeshtë e infeksionit që mund të godasë një nga zonat e këtij organi, nga bajamet tek faringu. Përgjegjës janë në përgjithësi viruset dhe bakteret, por ndonjëherë dhimbja e fytit mund të jetë një reagim ndaj irrituesve si: pluhuri, tymi, smogu (ajri i ndotur) dhe ajri shumë i thatë. Infeksionet e fytit, të tilla si bajamet/ tonsilitis, janë të rralla tek fëmijët nën një vjeç. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët që sapo kanë filluar shkollën dhe që ekspozohen në një shkallë më të madhe ndaj baktereve. Mjafton të hapësh gojën e fëmijës dhe dallohet një fyt i skuqur, me bajamet që mund të jenë skuqur gjithashtu. Nxirrini gjuhën jashtë fëmijës dhe bëjeni të thotë: “Aaaaaa”, për t’i parë fytin. Fëmija ka dhimbje kur gëlltitet, mund të thotë se e ka fytin e tharë, mund të ketë temperaturë, kollë, ulje zëri. Nëse është një dhimbje e zakonshme fyti që nuk shkakton gjendje të keqe fizike të përgjithshme, është e mjaftueshme që fëmijës t’i jepen pije të freskëta dhe në përgjithësi ushqim të lëngët. Në të kundërt, po pati temperaturë, dhimbje të theksuar dhe vështirësi në frymëmarrje, është e nevojshme të thirret pediatri, që do të japë kurën më të përshtatshme. Infeksioni i bajameve Këto organe të vogla në formë bajamesh që gjenden në fund të fytit formojnë një unazë të vërtetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset. Pra nuk është për t’u habitur që bajamet skuqen dhe kjo ndodh shpesh tek fëmijët mbi dy vjeç. Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës, për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. Është normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 episode të mprehta të bajameve. Pjesa më e madhe e skuqjeve të bajameve është me origjinë virale (rreth 70%). Shfaqet me temperaturë të lartë (38.539 gradë), dhimbje fyti dhe skuqje të lehtë të bajameve. Këto shenja lehtësohen që nga dita e dytë për t’i lënë vendin ftohjes, kollës së thatë dhe pastaj rrjedhjes së ujshme të hundëve. Kura parashikon pothuajse ekskluzivisht përdorimin e mjekimit kundër temperaturës për ta ulur atë. Brenda një jave shqetësimi zhduket. Bakteret Vetëm 30 % e bajameve bëhen nga bakteret. Por t’i dallosh nuk është gjithmonë e thjeshtë: temperatura shkon mbi 39 gradë dhe vazhdon për të paktën dy ditë; bajamet duken të zmadhuara dhe shumë të skuqura. Gjëndrat në anë të nofullave janë rritur. Pediatri mund të sigurohet për tipin e bakterit, duke vendosur një pambuk në fund të fytit. (Kujdes! Ky është një veprim që i lejohet vetëm mjekut të specializuar dhe jo familjarëve). Është e rëndësishme të përjashtohet prania e një bakteri veçanërisht të rrezikshëm si Streptokoku betahemolitik i grupit A. Ai është i vetmi
22 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Dhimbja e fytit me temperaturë të lartë, çfarë e provokon dhe si ta trajtoni
që mund të shkaktojë, për fat të mirë shumë rrallë, probleme të rënda si temperatura reumatike, ose infeksioni në veshka. Gjithashtu, duke dalluar bakterin, pediatri mund të përshkruajë antibiotikun më të mirë, pasi ka bërë antibiogramën (analizë e rekomanduar nga mjeku). Më parë mjaftonin disa shqetësime të bajameve dhe mjekët vendosnin t’i operonin. Sot mjekët përpiqen t’i ruajnë sa më shumë të jetë e mundur këto organe mbrojtëse të vogla, por shumë të dobishme. Heqja bëhet vërtet e nevojshme kur: bajamet zmadhohen, aq sa bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen; inflamacionet bakteriale janë më shumë se 7 në një vit dhe antibiotikët nuk iu bëjnë asgjë; formohen çibanët e qelbëzuar të bajameve, që shkaktojnë temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti. Infeksionet e kraharorit Te fëmijët e vegjël kanalet e kalimit të ajrit, sinuset, veshët, hunda dhe fyti janë një sistem i vetëm, sepse tubat janë shumë të shkurtra. Infeksionet e kraharorit mund të shkaktohen nga çdo lloj infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Këto infeksione janë gjithmonë serioze. Rrugët e ajrimit janë aq të ngushta, sa që frymëmarrja bëhet e pjesshme dhe mund të zhvillohet pneumonia. Nëse frymëmarrja e fëmijës vështirësohet, thërrisni menjëherë mjekun. Kolla Kolla është një veprim që pastron fytin nga irritimet e tilla si sekrecionet mukoze, pluhuri apo duhani. Kolla mund të jetë edhe si pasojë e irritimeve nga gripi, të ftohurit, bajamet
apo infeksioni në kraharor. Duhet të trajtohet shkaku i kollës dhe jo vetëm kolla, e cila është thjesht një shenjë. Ka dy tipa kollash: kolla e thatë dhe kolla me gëlbazë. Të dyja pengojnë gjumin. Tek një bebe e vogël, mukusi që mund të jetë në fundin e fytit mund të shkaktojë të vjella. Nëse dyshoni se fëmija ka astmë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse ka ndonjë infeksion të brendshëm si për shembull, të bajameve, ky duhet trajtuar më vete. Mos e lini fëmijën të vrapojë, të marrë frymë rëndë dhe shtrijeni anash apo përmbys për të fjetur. Kjo pengon mukusin që të rrjedhë poshtë fytit. Jepini shumë pije të ngrohta. Laringu Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Në qoftë se nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, nuk është problem serioz. Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta. Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun. Bronkitet Rrugët e gjera të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo
bllokimin e tyre. Bronkoliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. Është një mahisje e bronkeve që paraprin ose i bashkëngjitet mahisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip, trakeit ose laringit). Një sëmundje tipike gripi, shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga baktere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur). Dhimbja e fytit, kura natyrale Midis shumë shqetësimeve shëndetësore që sjellin ndryshimet ekstreme të temperaturave dhe jo vetëm, në çdo stinë të vitit është edhe dhimbja e fytit, e përcaktuar nga viruset famëkëqij. Askush nuk është i imunizuar prej kërcënimit të dhimbjes. Në farmaci gjenden shumë ilaçe, të cilat janë në gjendje ta kurojnë këtë sëmundje, por ka edhe shumë kura natyrale me të cilat mund të parandalojmë inflamacionin përpara se të përkeqësohet. Gjithsesi në çdo rast është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes, por ne ndërkohë po ju propozojmë disa zgjidhje të thjeshta dhe me efektivitet të provuar. Ja se cilat janë kurat natyrale për të kuruar dhimbjen e fytit: Uthulla e mollës Uthulla e mollës njihet për vetitë natyrale antibakteriale. Mund të pihet bashkë me një çaj të ngrohtë ose me një gotë ujë. Por mund të përdoret edhe për avull ose gargarë.
Ajo heq dhe lehtëson inflamacionin në fyt. Kanella Kanella ka veti të shkëlqyera shëruese. Ju mund të përgatisni një çaj bimor me kanellë dhe piper, i cili do t’ju ndihmojë të qetësoni dhimbjet e fytit dhe të lironi rrugët e frymëmarrjes. Limoni Lëngu i limonit ka një aksion antibakterial natyral dhe mund të jetë i dobishëm për të dezinfektuar gojën dhe për të bërë gargarë në rastet e dhimbjes së fytit. Ju gjithashtu mund të përdorni një limonadë të përgatitur nga përzierja e lëngut të limonit me ujë të freskët. Jamballi Kjo është kura më e mirë e gjysheve kundër dhimbjes së fytit. Përtypja e shkopinjve të jamballit ndihmon fytin të qetësohet nga djegia dhe gjithashtu e lehtëson atë nga dhimbjet. Mund të përdoret në kombinim edhe me gjethe dafinash për përgatitjen e një infuzioni kurativ. Vaj esencial eukalipti Është një substancë me veti të forta mikrobe vrasëse. Përdorimi i tij rekomandohet në rastet e dhimbjes së fytit dhe të ftohjes. Me të mund të bëni gargarë duke hedhur disa pika në një gotë me ujë të ngrohtë. Bima aromatike salvia Edhe kjo bimë aromatike ka efekte shëruese, duke pasur veti baktericide natyrale. Gjethet e thata të saj zihen dhe me lëngun e përftuar përgatitet një pije, e cila mund të pihet dy ose tri herë në ditë. Nëse lëngun e lini të ftohet atëherë atë mund ta përdorni edhe për të bërë gargarë. Borziloku Kjo bimë aromatike ka disa përdorime. Vaji i saj esencial zbut kollën dhe ka funksion qetësues për dhimbjen e fytit. Për të bërë gargarë dhe për të dezinfektuar dhimbjen e fytit, merrni dy lugë borzilok të thatë, të shkërmoqur dhe përgatisni një infuzion. Trumza Ajo është një bimë mjekësore, gjethet e së cilës mund të përdoren për kurë. Ju mund të përgatisni një infuzion për gargarë, duke vënë 4 gramë gjethe të thata në 100 ml ujë. Në fillim atë lëreni në infuzion në ujë të valuar, më pas prisni që të ftohet. Qepa Së bashku me hudhrën ajo është konsideruar si një lloj antibiotiku natyral dhe antiinflamator. Zgjidhja më e mirë është të përgatisni një çaj bimor të bërë nga lëkurat e qepës: vendoseni në një tenxhere, filtrojeni dhe lëngun e përftuar lëreni të ftohet. Për të përmirësuar shijen shtojini dhe pak sheqer.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 4. Zënkë e ndezur që finalizohet në kapje dhe çjerrje fyta-fyt 8. Sepse ai është i shenjtë dhe atë shenjë bëjnë katolikët kur luten 10. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 11. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 12. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme 14. GRamshi e kishte ashtu targën 15. Ajo është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve. Kujtojmë tmerret e Aushvicit, Dahaut, Mat'hauzenit, Belsenit dhe Firensburgut 18. Eshtë ajo "rrob" që na vesh të gjithin, megjithëse edhe në atë rast ne jemi lakuriq 20. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 21. Tirana, e kishte targën e makinave ... 22. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 24. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 25. Kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare 27. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 30. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 31. Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve 34. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 37. Partia Socialpuntore Shqiptare 38. Ashtu quhet kur ora shënon 00, kapërcyelli i ditëve 39. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 41. Shkelje e rregullave dhe e porosive fetare... dhe normave morale 42. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 44. I jashtëzakonshmi i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Kadri..., i më shumë se 180 roleve 46. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 48. Shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal 50. Yndyrë, tërësia e tyre 51. Ai që beson në islam, ithtar i myslimanizmit 53. Si kishtin makinat e Durrësit targën 56. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 57. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 59. Aleksandër... një nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë 60. Një e mijta pjesë e milimetrit 65. Veshje e brendshme e hollë, të mbathura ose ... 66. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 68. Zëri që nxjerr një njeri kur qan.
E mërkurë, 19 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
69. Për Hungarinë si monedhë është ajo 70. Kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit quhet ... 71. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 75. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 76. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 77. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 80. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 83. Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe 84. Tretem, dobësohem, ose ashtu... është shprehja dialektore 88. Koordinatat përgjatë boshtit të x-it 89. Titull që mbante në disa vende myslimane kryesundimtari 91. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 94. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 95. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 97. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm 98. Titull më i lartë i një monarku 100. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 102. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 103. Ai që është i metë nga
mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm 104. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 107. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 109. Çdo punë, aktivitet apo veprimtari, qoftë edhe mjet ka nevojë për një tillë 110.Puna e drejtpërdrejtë që bëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj 113. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 114. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 115. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 116. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil VERTIKALISHT 1. Mjeti që ka zëvendësuar shkrepsen. Dikur mbushej me benzinë, sot mbushet me gaz 2. Partia e Punës së Shqipërisë 3. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 4. Fushë e madhe që ka vazhdimisht ujë të ndenjur, llucë e një bimësi të veçantë 5. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 6. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 7. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 8. Artist cirku që i bën spektatorët të qeshin me lëvizjet dhe
veshjet e tij, quhet ashtu 9. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 13. Grup këngëtarësh, valltarësh, instrumentistësh etj. 16. Ashtu quhej ai që merrej me pastrimin e oxhaqeve 17. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 19. Fe që lindi në shek. I të erës së re dhe që ka për bazë Krishtin, dërgestar të Zotit si shpëtimtar 23. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 26. Romani i Anton Pashkut 28. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 29. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 32. Krahinë industriale në Gjermani 33. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 34. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 35. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 36. E bëj diçka që të fishket e të thahet 37. Taksë a gjobë që paguhej për shfrytëzimin e një kullote të huaj 40. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 41. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 43. Përdoret për të mbajtur në
1797-19 nëntor 1828) kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni, muzikë liturgjike, opera, etj. 62. Rregull në të ngrënë e në të pirë, që i caktohet dikujt nga mjeku; pehriz 63. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Ai që nuk është ushtarak, është i tillë 67. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 71. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë 72. Përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej balte (tulla, tjegulla, poçe, qypa) 73. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 74. Përdor atë monedh Bullgaria 78. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 79. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 80. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 81. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 82. Drejtoj një orkestër, një kor ose dikë që këndon a luan me vegël muzikorë në një shfaqje 85. Figurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj 86. Tufë qimesh të gjata mbi buzën e sipërme të burrit, tagër burrërie 87. Që përbëhet prej indesh, që ka aftësinë të tkurret e të lëshohet 90. Që i ka veshët të mëdhenj, të gjatë e të varur 92. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 93. Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima 96. Vajza kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë 99. Dialektore kur duhet të themi ulur në dysheme 100. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 101. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 105. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 106. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 108. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 110. Pastaj e ka brenda 111.Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 112. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë
të lëngje a lëndë të tjera 45. Filmi "Dasma e ..." është film shqiptarë i prodhuar më 1998. Regjia, Vladimir Prifti, skenari, Vath Koreshi dhe muzika Aleksandër Peçi 47. Djathë me qumësht delesh, i ngjizur në trajtë rrotulle 49. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë 50. Titull i trashëgueshëm i aristokracisë së lartë angleze 51. Gatim që bëhet zakonisht me patate e me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë 52. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 54. Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël. 55. Bisedë e shtruar që bëhet për dikë a për diçka; bisedim; besedore, rrahmendimë 58. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 59. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 61. Franz Peter ... (31 janar 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
F
3
B A
4
J
U
11
M A
A
5
L E
N
10
V
13
A P
O
I
N D
N
R R
K
E N
A C
A K
I
R
M
19
E T
8
L
9
B
M A
A
J
N
E
˙
15
I
17
F
18
P
7
E V
14
K
¸
16
M
6
L
12
A N
I
K
20
U J
I
I
K
A
K
21
A T
A L
L A
N
22
A
M
L
23
N
M
I
24
M U
U
25
D
T
26
N
B Z
A F
I
S
B
I
B
H
T O
G R
A
O
K T
E R
A
L V
Z
I
G
E 40
41
V 43
P
O ˙
E
K ¸
E
E
L ¸
R U
O
D
R
A
A R
J
E
N
A
U
H 46
47
R B
H
T
P
J
R 54
E
J
H
U
T E
S
O
H
H
50
M 53
A
P
D
E R
R I
O
L I
E
M
A
M
58
M
M T
59
A
J
S
J
H
N
P
S
J
H
P
60
M I
L
L
M E S
O
H ¸
U
61
R 66
A
L
O
U
O J
I
B
63
E
N D
N
R U
S
T
F
65
E
J
C I
N D
Y
I
74
75
N T
I
I
76
S
A
L 77
R I
E
E
Q
N
B I
U
F
Z
A
O
M
F
T H
79
D
N
86
T V
T
78
E R
81
85
E
T E A
80
F
A R
73
¸
D
P
82
M O R
J 83
D I
P
E
A
K
T
R
N
87
88
V E
L
V
E ˙
89
D
O V
E N
K
U
˙
M
O L
L E
¸
I
A
B E
90
91
E R
N
A
I
92
P
93
R
O M O T
94
O R
˙
D
K
A
H
U A
95
E
F
J
R
96
A
L
R C
E L
E
R
O
97
M
Z
98
B C
102
P
¸
E
R 105
A
U
A
P
100
101
R M
B
L
P
¸
K U
A
S
Z
D
P
R O
H
T R
A K
S
106
M F
I
B
I
107
K
108
111
E
99
103
A
104
V
B
A
E
109
S
110
I
S
T
E N
T
112
T H
K
L
71
72
J
O
64
D Y
68
K
70
84
S
62
T
67
69
V
E
55
G J
57
S
K
S A
49
M O
G R
56
E
E
¸
T
D
52
D S
R
P
42 45
R M A L 48
K
E
M
36
R
39
44
N O
51
E
P
32
V
¸ 35
B A
38
R A
E
U
31
H U
34
S 37
P
P
30
L I
33
R
28
Y K
29
X
N
O
27
E
R
C
I
V A
N
K
H
R
G
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Qytetarët kundër zgjedhjeve pa opozitën G
jatë ditëve të fundit, shumë bashki në vend kanë filluar t’i kërkojnë KQZ-së që të mbyllë zyrat e KZAZ-ve, të cilat sipas dekretit të Presidentit nuk mund të zhvillojnë zgjedhje më datë 30 qershor. Dje paradite, në Tropojë janë thyer xhamat dhe dera e KZAZ-së së qytetit në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit që don zgjedhje pa dekret dhe datë zgjedhje. Ndërsa në mbrëmje tensionet të forta ka pasur në Shkodër, ku qytetarët janë përplasur me policinë. Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve. Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZsë. Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit. Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve. Po kështu të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD, LSI dhe PDIU. Me sa duket kryeministri synon përplasjen dhe dhunën në datë 30 qershor.
24 E mërkurë, 19 QERSHOR 2019