Koha Jonë, 1gusht 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 180 (8311)

E mërkurë, 1 Gusht 2018

Çmimi 30 Lekë

Manovra djallëzore është se me bllokimin e Gjykatës së Lartë nuk mund të gjykohet penalisht asnjë ministër, deputet apo zyrtar i lartë, nëse paditet apo fillon hetim penal

Shkrihet edhe Gjykata e Lartë. Paralizohet gjithçka Nga dje Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe pritet të mos ketë as gjykata të apelit. Është alarmante gjetja e një zgjidhjeje politiko-parlamentare, ku edhe Vettingu të vazhdojë me spastrime, por edhe gjykatat të mos jenë bosh me gjyqtarë. Ndryshe do të përfundojmë në kolaps total të sistemit në fund të vitit FAQE 3

Bashkia e Tiranës vazhdon fushatën e Presidentit për dhurimin e gjakut

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Ne i mbajmë premtimet

Në foto: Kryebashkiaku Erion Veliaj me punonjës të Agjencisë së Parqeve që iu bashkuan nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut FAQE 9 HOMAZHET

Presidenti Meta kthen ligjin për lojërat e fatit se qeveria uli taksat për bosët e tyre, ndërkohë që taksat e tjera rriten për popullsinë

Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë vizitës në zonën e Kelmendit

I jepet lamtumira ish-ministrit, Luan Hajdaraga

FAQE 12-13

RAPORTI

INTERVISTA

Gjykata Europiane e Auditimit: 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë

FAQE 5

FAQE 2,24

RAPORTI I DASH

Edi Rama: Nuk Vasili: është e pamundur Shqipëria buzë që të përsëritet greminës, pakti i 17 majit Ramës i ka me Bashën humbur truri FAQE 8

FAQE 7


POLITIKE

2

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Presidenti i Republikës kthen në Kuvend ligjin për tatimin mbi të ardhurat

P

residenti Ilir Meta ka rikthyer dje një tjetër ligj për rishikim në Kuvend. Bëhet fjalë për ndryshimet e miratuara nga mazhoranca në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ligji i miratuar nga PS kaloi pa shumë debate në Kuvend. Por një pikë e tij lidhej jo me rritje të taksave, por me uljen e tyre për kumarin dhe lojërat e fatit. Projekti i qeverisë parashikon që bizneset e lojërave të fatit të paguanin më pak detyrime në buxhetin e Shtetit. Në argumentin që jep Presidenti për kthimin e ligjit ndalet dhe në këtë pikë, duke vlerësuar se veç probleme ligjore, ulja e taksave për biznesin e lojërave të fatit ka dhe probleme sociale për shoqërinë. “Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojërave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojërat e fatit”,- thuhet në dekretin e kreut të shtetit. “Miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojrave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen shqiptare”,thuhet në dekretin e kreut të shtetit. Kreu i shtetit argumenton se ndryshimet ligjore duhet të synojnë rritjen e mirëqenies familjare dhe jo cënimin e saj. “Nga shqyrtimi i ligjit nr. 39/2018, konstatohet se vetëm një dispozitë e tij dhe konkretisht neni 6 i ligjit, paraqet një problematikë të theksuar, pasi parashikimet e tij realizojnë uljen e barrës fiskale, për bizneset që operojnë sot në të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Për arsyet që do të shpjegohen më poshtë, neni 6 i ligjit nr. 39/2018, duhet të vlerësohet edhe

Meta: Nuk duhen ulur taksat për lojërat e fatit

“Në relacion duhej të argumentohej dhe pesha specifike e xhiros që u shpërndahet lojtarëve në lojrat e fatit, apo biletave fituese për të përllogaritur saktësisht impaktin e pritshëm negativ mbi buxhetin e shtetit. Gjithashtu nuk rezulton të jetë arsyetuar qëllimi ekonomik i kësaj iniciative dhe nuk është trajtuar aspak çështja nëse mbështetja ndaj këtyre bizneseve nëpërmjet uljes së barrës fiskale, paraqet ose jo, risk të shtuar për zgjerim të aktivitetit të kësaj industrie dhe përhapjen e tyre masivisht në territorin e vendit, krahasuar kjo me impaktin social negativ që mund të sjellë prezenca e shtuar e këtij fenomeni në shoqëri”. një herë nga Kuvendi, në mënyrë që kjo paketë fiskale të realizohet në atë mënyrë që të jetë tërësisht në interes të publikut dhe ekonomisë, duke mbështetur rritjen e mirëqënies familjare, dhe aspak cënimin e saj”,- shprehet kreu i shtetit. Një tjetër pikë që kundërshtohet nga kreu i shtetit në ligjin e qeverisë është dhe ulja e të ardhura në buxhetin e shtetit, si pasojë e aplikimit të këtij ligji. “Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojërave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative”,- thuhet në dekretin e kreut të shtetit. Kreu i shtetit thekson se mbështetja e bizneseve të lojërave të fatit është pengesë serioze për zhvillimin social të vendit. “Duke krahasuar

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

efektet pozitive që vijnë nga zbatimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve dhe bizneseve në fushën e lojrave të fatit, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit, arrihet në konkluzionin se iniciativa propozuese për të lehtësuar barrën fiskale përkundrejt bizneseve të lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi. Në aktet që shoqërojnë këtë propozim ligjor, nuk ekziston asnjë argument në këtë drejtim. Gjithashtu në përfundim të vlerësimit të nenit 6, të ligjit nr.39/2018, arrihet në konkluzionin se mbështetja e bizneseve në fushën e lojrave të fatit për gjithë kategoritë e tyre, përbën pengesë serioze për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social”,deklaron kreu i shtetit. Më tej, Presidenti argumenton se vendimi Parlamentit nuk jep detaje për efektet që sjellë në buxhet ulja e taksave dhe as tregon qëllimin

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

ekonomik të kësaj nisme. “Në relacionin e Këshillit të Ministrave që ka shoqëruar këtë nismë ligjore, por dhe në raportin e Komisionit për Ekonominë dhe Financave në Kuvend, nuk rezulton i argumentuar as impakti financiar buxhetor që do të ketë aplikimi i këtij neni. Në relacion duhej të argumentohej dhe pesha specifike e xhiros që u shpërndahet lojtarëve në lojrat e fatit, apo biletave fituese për të përllogaritur saktësisht impaktin e pritshëm negativ mbi buxhetin e shtetit. Gjithashtu nuk rezulton të jetë arsyetuar qëllimi ekonomik i kësaj iniciative dhe nuk është trajtuar aspak çështja nëse mbështetja ndaj këtyre bizneseve nëpërmjet uljes së barrës fiskale, paraqet ose jo, risk të shtuar për zgjerim të aktivitetit të kësaj industrie dhe përhapjen e tyre masivisht në territorin e vendit, krahasuar kjo me impaktin social negativ që mund të sjellë prezenca e shtuar e këtij fenomeni në shoqëri”,- deklaron kreu i shtetit.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Manovra djallëzore është se me bllokimin e Gjykatës së Lartë nuk mund të gjykohet penalisht asnjë ministër, deputet apo zyrtar i lartë, nëse paditet apo fillon hetim penal

Shkrihet edhe Gjykata e Lartë. Paralizohet gjithçka Nga dje Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe pritet të mos ketë as gjykata të apelit. Është alarmante gjetja e një zgjidhjeje politiko-parlamentare, ku edhe Vettingu të vazhdojë me spastrime, por edhe gjykatat të mos jenë bosh me gjyqtarë. Ndryshe do të përfundojmë në kolaps total të sistemit në fund të vitit Nga dje Gjykata e Lartë është jashtë funksionit kushtetues. Nuk merr dot asnjë vendim për dosjet që janë depozituar nga qytetarët apo institucione e kompani private. Nga 19 anëtarë që duhet të ketë gjykata superiore e sistemit të drejtësisë, në detyrë kanë mbetur vetëm 4 veta. Procesin e Vettingut e kanë kaluar vetëm kryetari Xhezair Zaganjori dhe gjyqtarët Edmond Ismailaj, Adrian Dovrani dhe Medi Bici. Vetëm dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra gjyqtarin Artan Broci dhe konfirmoi gjyqtarin Medi Bici. Pavarësisht konfirmimit në detyrë të Medi Bicit, numri prej 4 anëtarësh në Gjykatën e Lartë është njëlloj sikur ky institucion të ishte mbyllur. Sipas ligjit për Gjykatën e Lartë, ky institucion funksionon mbi bazën e tre kolegjeve, Kolegji Penal, Kolegji Administrativ dhe Kolegji Civil. Çdo trupë gjykuese (kolegj) i kësaj gjykate duhet të ketë detyrimisht pesë anëtarë në përbërjen e saj për të marrë në shqyrtim një dosje. Vendimet mund të dalin edhe 3 me 2, por kushti mbetet se nuk mblidhet pa qenë pesë anëtarë. Në këtë mënyrë, me 4 juristët e mbetur në detyrë nuk mund të jepet më asnjë vendim dhe praktikisht dje KPK-ja firmosi shkrirjen e këtij institucioni. Para nisjes së procesit të Vettingut në këtë gjykatë kishte mangë-

si në numrin e anëtarëve, pasi mungonin 10. Në zyrat e punës së juristëve numërohet një shifër kolosale dosjesh që presin gjykimin. Llogariten rreth 26 mijë dosje që duhet të merren në shqyrtim. Me shkarkimet e gjyqtarëve dhe moszëvendësimin e tyre praktikisht janë qytetarët ata që vuajnë më shumë pasojat, pasi vendimet për çështjet e tyre do të duan shumë vite të merren. Bllokimi i punës në këtë gjykatë mund ta çojë shumë shpejt numrin e dosjeve që presin gjykim në 30 mijë apo më shumë. Vetingu, pavarësisht pikëpyetjeve për mënyrë si po operon, pavarësisht akuzave të forta për integritetin e anëtarëve të komisioneve, apo vendimeve politike, sërish shihet si shpresë për pastrimin e gjyqësorit. Mes emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkarkuar ka nga ata që vërtetë nuk e meritonin të ishin pjesë e sistemit. Në këtë pikë komisionerët duhen lavdëruar dhe sidomos ONM. Por Vettingu dhe reforma nuk kishin në thelb vetëm shkarkimet, por bërjen e sistemit më të mirë, më të pastër dhe më efikas. Sot, një vit pasi reforma ka filluar jo vetëm nuk kemi një sistem drejtësie më të mirë, por nuk kemi më gjykata, as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Ky nuk është faji i Vettingut, natyrisht, por i politikës dhe kryesisht i mazhorancës që synon të kap

sistemin e drejtësisë. Gjyqësori shqiptar, si në vendet e tjera, funksionon në gjykatën e faktit (rretheve), gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë, si shkallën sipërore që jep vendimet finale. Me shkrirjen e kësaj gjykate, qytetarëve u është hequr një e drejtë themelore që gjendet në Kushtetutë, por edhe u janë bllokuar pafundësisht proceset gjyqësore. Është një situatë e paprecedentë dhe e pangjashme në asnjë vend tjetër demokratik. Sado që mburret qeveria se po bënë reformë dhe po largon të korruptuarit, dëmi që po u shkaktohet qytetarëve është jo vetëm moral, por edhe ligjor pasi mijëra dosje nëse shtyhen në kohë sjellin dhe kosto për palët. Kosto financiare, por edhe sherre e konfliktet sociale. Në këtë bllokim të gjykatës ka dhe një variant tjetër, edhe më negativ. Me daljen jashtë funksionit të Gjykatës së Lartë shqiptarëve u hiqet e drejta për t'u ankuar dhe në Gjykatën e Strasburgut. Sipas precedentëve të mëparshëm, shqyrtimi i çështjeve në Strasburg bëhet pasi një dosje ka kaluar gjithë fazat në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Indirekt qeveria ka bllokuar këto kohë çdo ankesë kundër saj në institucionin më të lartë të drejtësisë në Europë. Në këtë kohë me akuza dhe procese hetimore për ishministra dhe zyrtarë të lartë të

qeverisë, shkatërrimi i Gjykatës së Lartë i lë pa gjykuar gjithë këto dosje duke shpëtuar edhe qeverinë nga telashet. Ndaj ajo që po ndodh me Gjykatën e Lartë dhe Vettingun mund të jetë pozitive për qeverinë, por është shkatërruese për qytetarët që presin drejtësi dhe për demokracinë në vend. Qeveria mund të vazhdojë me Vettingun, por është përgjegjësi e saj dhe e Parlamentit që sot vendi nuk ka Gjykatë të Lartë. Ajo që e bën më skandaloze këtë situatë është se gjithë ngërçi mund të ishte shmangur, pasi bllokimi u paralajmërua dhe nuk ndodhi papritur. Ky është një tjetër fakt që dëshmon se kaosi është i qëllimshëm për shumë arsye dhe përfituesi kryesor është mazhoranca aktuale. Manovra djallëzorë është se me bllokimin e Gjykatës së Lartë nuk mund të gjykohen asnjë ministër, deputet apo zyrtarë i lartë nëse paditët apo fillon hetim penal ndaj tij ose saj. Nga dje Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe pritet të mos ketë as gjykata të apelit. Eshtë alarmante gjetja e një zgjidhje politiko-parlamentare, ku edhe Vettingu të vazhdojë me spastrime, por edhe gjykatat të mos jenë bosh me gjyqtarë. Ndryshe do të përfundojmë në kolaps total të sistemit në fund të vitit. A.Marku


POLITIKE

4

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

KPK shkarkon dhe kryeprokurorin e Tiranës, Dritan Rreshka

VETINGU

I treti në radhë në listën e rivlerësimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte drejtuesi aktual i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, i cili nuk u rikonfirmua në detyrë, edhe ai për shkak të problemeve me pasurinë, për të cilat gjatë seancës dëgjimore pati debate të gjata me trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi u dha dje nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, ndërsa drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ishte i pranishëm në sallën

e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Avokati deklaroi se do të ankimojë vendimin. Në seancën dëgjimore u konstatua se Rreshka ka pasur deklarime të rreme dhe fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë. Sipas ILDKPKI-së, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. KPK-ja deklaroi se subjekti ka mungesë burimesh financiare për investimet në bono thesari në vlerë 7.9 milionë lekë në vitin 2015 dhe 2016.

Pas shkarkimit, reagon Artan Broci: K.P.K si Komisaret Politike të Kryeministrit

E

marta ka qenë ditë e ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në tre seanca të njëpasnjëshme trupa të ndryshme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhanë vendimet për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Artan Broci dhe drejtuesin aktual të Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, ndërsa konfirmuan në detyrë anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici Vendimet e KPK-së Vendimi i parë u dha për gjykatësin Artan Broci, për të cilin gjatë seancës dëgjimore u ngritën dyshime të shumta mbi pasuritë që ai dispononte, disa apartamente, apo dhe mjedise për zyrë si dhe investime në Bono Thesari. Pikëpyetja pati dhe për disa raste konflikti interesi, kur zoti Broci kishte gjykuar çështje civile të kompanive më të cilat ai kishte patur përpara ose pas proceseve gjyqësore, marrëdhënie të ndryshme biznesi apo kishte përfituar dhurime. Pas vendimit që për momentin e lë jashtë sistemit gjyqësor, anëtari i Gjykatës së Lartë reagoi me tone të ashpra duke akuzuar komisionerët se kishin zbatuar urdhëra politikë të kryeministrit, duke deklaruar se kishte

Rivlerësimi, nga Gjykata e Lartë ikën Artan Broci, qëndron Medi Bici JANË SHKARKUAR NGA KPK

Artan Broci Admir Thanza, Artan Zeneli Tom Ndreca KANË KALUAR VETINGUN

Xhezair Zaganjori Ardian Dvorani

provuar se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. “K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik. Unë provova se të ardhurat e mija janë të ligjshme të konfir-

muara nga Tatimet, kalova në pikëpamjen time të tre testet, atë pasuror, profesional dhe figurën por nuk kalova dot testin e nënshtrimit për çështje të caktuara dhe atë të Kryetarit të Këshillit të

Emërimeve në Drejtesi”- theksoi Broci, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë kur u shpall vendimi. Broci e mbyll reagimin e tij duke thënë se beteja e tij ligjore do të vazhdojë deri në fund. Ndërkaq,

një tjetër trupë e Komisionit konfirmoi më pas në detyrë anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë Medi Bici, i cili kaloi kështu pa problem testin si për pasurinë ashtu dhe për formimin profesional dhe integritetin moral. Me vendimin e djeshëm numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë reduktohet nga 19 në vetëm katër, përfshirë dhe kryetarin Xhezair Zaganjori. Praktikisht të tre kolegjet e kësaj Gjykate janë jashtë loje, dhe ajo mund të funksionojë vetëm për rastet e masave të sigurisë.

PROCESI I RIVLERËSIMIT

G

jatë orëve të paradites para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u paraqitën dje në seancë dëgjimore Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj dhe Gjyqtari i Apelit Administrativ Artur Malaj. Hallunajt iu desh të jepte shpjegime për një apartament me sipërfaqe 165 metra katrorë në Tiranë blerë 49 mijë euro përmes një kredie 5 milionë euro dhe kursimeve. Komisioni vërejti se çmimi për metër katrorë rezulton shumë më i ulët nga ai i tregut, ndërkohë që magjistrati shpjegoi se e kishe blerë me çmim okazion, pasi ndërtuesi po kalonte një moment të vështirë financiar. Hallunajt iu desh të jepte shpjegime edhe për një dhuratë prej 30 mijë eurosh nga babai i tij, si dhe 3 milionë lekë nga i vjehrri në formën e pajës për bashkëshorten. Ndërkohë që Gjyqtarit iu desh të argumentonte edhe një vendim për pafajësi, i cili ishte rrëzuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda. Vendimi në fjalë është ankimuar nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas tij, Gjyqtarit të Apelit Administrativ Artur Malaj iu

Magjistratët në Vetting – Hallunaj, 3 milion pajë nga e shoqja. Malaj, pikëpyetje vila 3 katëshe

desh të argumentonte disa pasaktësi në prenotimin dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 106 metra katrorë dhe me vlerë 55 mijë euro në Tiranë. Komisioni vërejti mospërputhje mes

kontratave të blerjes, çmimeve, e sipërfaqes së apartamentit, si dhe një kredie 5 milionë euro e përdorur për blerjen e tij. Malajt iu desh të jepte përgjigje edhe për dyshimet se ai zotëron një

vilë trekatëshe në Vlorë. Komisioni bëri me dije se ka kërkuar dëshminë e një prej pronarëve të vilës, e cila ka dhënë deklarata kontradiktore. Vetë Malaj ka shpjeguar se ai nuk ka asnjë pronësi mbi atë vilë, por se aty, më parë, kishin banuar me qira disa të afërm të tij. Komisioni bëri publik edhe një raport të DSIK, i cili e përkufizonte Malajn të papërshtatshëm për dyshime për korrupsion dhe lidhje me persona me precedentë penale. Por KPK bëri me dije se komisionerët i hetuan në mënyrë të pavarur dyshimet dhe arritën në përfundimin se raporti i DSIK ishte i pasaktë. Pas dy gjyqtarëve, ishte radha e Gentian Osmanit, Prokurorit të çështjes Tahiri të paraqitej në seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi përfundimtar për karrierët e katër magjistratëve do të jepet ditët në vijim.


POLITIKE

5

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë reagon ndaj Raportit të Gjykatës Europiane të Auditimit

Tabaku: Kryeministri Rama kampion korrupsioni, 1 në 3 tendera pa garë D

uke iu referuar raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Auditimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se 1/3 e taksave të shqiptarëve vidhen nëpërmjet tenderave publike. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, përgjegjës për këtë Tabaku bëri qeverinë “Rama”, të cilën e cilësoi si kampionen e korrupsionit. “Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur. Tani ky përkufizim nuk është më vetëm një konstatim i Partisë Demokratike, por është përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme me tenderët publikë në Shqipëri. Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të “Negocimit pa Shpallje”. Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë. Tani është botërisht i njohur fakti se

qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij. Për ta kuptuar më mirë sesa vjedhin Rama me bandën e tij të hajdutëve na ndihmon një fakt i thjeshtë: nga 250 milion euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë, në xhepat e klientëve dhe miqve të qeverisë. Kryeministri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurrencën e ndershme. Përveç 250 milionë eurove që

jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë më tender. Praktikisht, miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve shpërndahen sërish pa garë nga qeveria hajdute, kampione në Europë për korrupsion. Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë është arsyeja kryesore që po mban larg investimet e huaja. Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë është pengesa kryesore për procesin e integrimit europian. Korrupsioni i vet dhe i ministrave të tij është dhe një nga arsyet pse Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë-

theksoi dje në deklaratën e saj Jorida Tabaku. Në vijim deputetja demokrate paralajmëroi se Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. “U konfirmua nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, që thotë së Edi Rama shantazhon bizneset e huaja që të lidhen me klientët e tij. U konfirmua nga Strategjia e Komisionit Europian, i cili thotë së korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha për hapjen e negociatave. Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja. Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin e do të rrisë investimet në ekonomi. Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale. Rishikimi i ligjit të koncesioneve e prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, do të jetë prioritar, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur nëpërmjet krimit dhe korrupsionit qeveritar”- u shpreh dje deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

RAPORTI I DASH-IT

Partia Demokratike: Qeverisja e Ramës me krimin, armiqësoi Shqipërinë me investitorët amerikanë R

aporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve ku u sugjerohet investitorëve amerikanë për të bërë biznes. Pas këtij raporti ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila e quan këtë një dënim për ekonominë tonë. “Të mos jesh vend mikpritës për bizneset amerikane do të thotë se në Shqipëri ka klimë armiqësore ndaj tyre me taksa të larta, ka konkurencë të pandershme nga paratë e pista të trafikut të drogës dhe korrupsionit, ka përqendrim të ekonomisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës. Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos e konsideruar Shqipërinë si një vend miqësor për bizneset amerikane nuk është një rrufe në qiellin e hapur të një vendi të qeverisur nga narkotrafikantët dhe oligarkët Kohët e fundit Dhoma Amerikane

e Tregtisë ka theksuar klimën armiqësore ndaj biznesit, por në vend të reagimit për të ndryshuar situatën, kryeministri Rama

ka sulmuar publikisht, Kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë,” tha Tabaku. Sipas saj, opozita e ka denoncuar me forcë këtë sjellje të qeverisë, për shkak të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm ekonomik në botë, partneri ynë strategjik, renditet në vendet e fundit sa i takon investimeve të huaja në Shqipëri. “Sot në Shqipëri nuk ka investitorë amerikanë dhe investitorë të tjerë të huaj, sepse askush nuk investon në një vend ku çdo pushtet e ka marrë kryeministri. Askush nuk investon në një vend ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është asgjësuar nga kryeministri. Zgjidhja e vetme për këtë krizë të thellë politike dhe ekonomike është çlirimi i qeverisjes, çlirimi i tregut nga oligarkia, paratë e pista të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor”, tha deputetja demokrate.

NËNKRYETARI I PD

Raporti i DASH, Paloka: Rama vazhdon me zullumet, deri sa ti themi “qërohu”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një reagimi të ashpër akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me gjetjet e publikuara dy ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij lidhur me çështjet e funksionimit të prokurimeve publike në Shqipëri. Mes ironisë, në reagimin e tij përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Paloka thekson se kryeministri Rama e kuptonte shumë mirë anglishten e ambasadorëve, por nuk kupton anglishten e përdorur në deklarata, apo raporte nga shefat e ambasadorëve. Në këtë linjë, deputeti demokrat u shpreh se Rama nuk i kupton këto raporte, ndërsa shtoi se ai do të vazhdojë deri sa shqiptarët ti thonë: “Qërohu”. “Anglishtja që Rama “nuk e kupton”! Sa herë e kemi dëgjuar Ramën t’i përgjigjet akuzave të opozitës me deklarata të llojit: “Po të ishte e vërtetë, do kishte folur ambasadori(ja)”! Këtë “mbrojtje” e ka përdorur me paturpësi sa herë i është dashur, madje dhe për skandale, apo fakte mëse evidente, siç ishin kanabizimi i vendit, apo dënimi si trafikant i vëllait të Fatmir Xhafajt. Po ndërsa kuptonte shumë mirë anglishten e ambasadorëve, Rama “nuk kupton” anglishten e përdorur në deklarata, apo raporte nga shefat e ambasadorëve. I tillë është dhe rasti më i fundit me qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për PPP-të, si akte të qarta korruptive të qeverisë. Si të tilla, ato janë denoncuar nga opozita, janë denoncuar nga Banka Botërore, janë denoncuar nga FMN-ja (e cila lëshon dhe një alarm për rrezikun e futjes së vendit në krizë), janë denoncuar nga Gjykata Europiane e Auditimit, e së fundmi u denoncuan dhe në raportin e DASH-it, i cili flet qartazi për lidhjet korruptive të qeverisë me biznesmenët që përfitojnë nga PPP-të. Po Rama, nuk i kupton këto raporte dhe vazhdon me këmbëngulje zullumet e tij, deri sa ne t’i themi me shqipe të qartë: “Qërohu””- u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.


POLITIKE

6

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

“S’ka investime të huaja”, Ministri i Financave përgënjeshtron: Shifrat flasin vetë. Mos bllokoni vetingun RAPORTI I DASH

P

as publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, ka reaguar ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët, u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi do sjellë përmirësimin e klimës së biznesit. Sipas Ahmetajt, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore. Ministri gjithashtu iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën. “Raporti thekson domosdoshmërinë e klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në raport ka referenca për korrupsionin në drejtësi. Një nga paragrafët e raportit i referohet korrupsionit në drejtësi si një nga problemet kryesore të prishjes së të bërit biznes. Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë investimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore. Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë Vettingun apo reformën në Drejtësi. Ata vendosen kundër interesave qytetare. Është kjo qeveri që ka iniciuar dhe po mbështet me të gjithë instrumentet implemen-

Ahmetaj: PPP përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri timin e reformës në drejtësi. Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë. DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri”- u shpreh Arben Ahmetaj. Investimet e huaja Pasi shpjegoi thelbin e PPP-ve, dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kreu i Financave foli për rritje të investimeve të huaja në vend, duke iu përgjigjur kështu akuzave të vazhdueshme të opozitës. “Në 2016 janë 938 milion euro investime, në vitin 2017 janë 908 milion euro dhe në 2018 referuar tre mujorit të parë mund të shkojnë në 980 milion euro. Këto janë shifrat që flasin vetë. Ka kompani dhe emra dinjitozë si Shell”, -tha ai ndërsa iu përgjigj interesimit të gazetarëve. “Ju bëj thirrje atyre që nuk dinë ta lexojnë raportin e DASH dhe që

dalin shajnë e nxinë, thirrja e DASH nëpërmjet këtij raporti është të mos bllokojnë vettingun”,- vijoi ai duke iu drejtuar opozitës. Si shembuj aspak seriozë, madje qesharakë, ministri veçoi disa prej projekteve të nisura në kohën kur qeverisnin demokratët. “E dini ju që me ndërtimin e By Pass-it të Fierit,

u bë një histori qesharake. Kompanisë italiane i është dhënë me forcë në 2011 nënkontraktoi dhe dështoi. I dini presionet me investitorët e huaj, rapiskanin e dini, kanë dalë edhe në mediat amerikane. Ne do vazhdojmë luftën për të pasur një drejtësi që të garantojë investimet dhe të tërheqim sa më shumë inves-

titorë”- theksoi ministri Arben Ahmetaj. Propozimi Ministria e Financave do të depozitojë në Kuvend një projektligj që në thelb heq mundësinë e ofertës së pakërkuar në disa sektorë, sidomos në infrastrukturë. Në daljen për mediat, ministri Ahmetaj tha se duke filluar nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pakërkuara, sidomos në infrastrukturën rrugore. Ahmetaj tha se praktika që do të ndiqet për infrastrukturën rrugore do të jetë vetëm përmes ofertave të kërkuara. Ministri u shpreh optimist për nivelin e broxhit publik duke thënë se ëhstë reale mundësia që niveli i borxhit publik të ulet në 67% në fund të këtij viti e në 65 % në fund të vitit tjetër. “Do të ketë vetëm oferta të kërkuara. Brenda planit buxhetor afatmesëm janë manaxhuar me kujdes të gjitha kërkesat për finacim për investimet publike pa cënuar asnjë nga parametrat makroekonomikë, përkundrazi duke ulur borxhin. Për dijeninë tuaj mundësitë që borxhi të shkojë 67 për qind në fund të këtij viti dhe 65 për qind në fund të vitit tjetër, janë reale” - tha dje ministri i Financave Arben Ahmetaj.

VENDIMI

BASHA: EKONOMIA PO VDES

Pronat, Rama: Nga shtatori një institucion i vetëm

Raporti i DASH-it përplas kreun e opozitës me kreun e Qeverisë

Të gjitha institucionet që merren me pronat sikurse janë hipotekat, apo ALUIZNI do të bashkohen në një të vetëm, duke lehtësuar procedurat për qytetarët”. Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha dje se gjithë reforma në sektor do të lançohet në muajin shtator. “Në shtator jemi gati të lançojmë reformën për të cilën është punuar qysh në verën e shkuar, të bashkimit të institucioneve të pronës, për të pasur një agjenci kombëtare të pronës, në mënyrë që të mos shkosh te ALUIZNI, ta marrësh dhe pastaj të shkosh te hipoteka, s’ta jep. Për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, por për të pasur një institucion, një drejtim dhe një rrugë të përbashkët”, u shpreh Rama. Paralelisht do të krijohet edhe një strukturë apeli, çka sipas kryeministrit do të evitojë proceset gjyqësore. “Do të krijojë brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë menjëherë në gjykatë, por të kenë mundësi të apelojnë brenda për brenda institucionit, në një strukturë që është autonome, një lloj avokati i qytetarit në institucion”, tha kryeministri. Teksa u prezantuan disa raste të suksesshme, Rama ftoi qytetarët që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes për të denoncuar problemet e tyre. Gjithashtu, Rama tha se tashmë është gati edhe shkolla e drejtorëve, e cila do të formojë drejtues të specializuar për institucionet e arsimit.

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në rrjetet sociale lidhur me raportin e DASH për klimën e biznesit në Shqipëri. Fillimisht ishte Basha ai që ka komentuar raportin e publikuar dy ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha u shpreh se ekonomia po tkurret për shkak të plaçkitjes nga oligarkët. Kryedemokrati ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka shantazhuar investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri. “Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona. Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për

pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja. Vendi është është zhytur në varfëri dhe pesimizëm dhe shqiptarët i janë drejtuar masivisht emigracionit, nga të papunët, tek profesionistët, tek sipërmarrësit e ndershëm. Në pesë vjet Edi Rama e ktheu Shqipërinë në një vend që ofron mundësi vetëm për hajdutët dhe kriminelët. Kombinimi krim i fortë + ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri. Kjo minë

duhet çaktivizuar sa më parë, ndryshe do të shkretojë gjithçka. Është koha që të gjithë të bashkohemi për të ndalur rënien e vendit në humnerë, duke ndalur Edi Ramën dhe çmontuar bandën e tij të oligarkëve dhe kriminelëve”- u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa nuk do të vononte edhe reagimi i kreut të qeverisë në “Twitter”. Kryeministri Rama u shpreh se PD-ja e ka përkthyer keq raportin për 170 vende, gjetjet e të cilit sipas tij, nuk janë ferman kundër qeverisë. “Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë”- u shpreh në kundërpërgjigjen e tij, kryeministri Edi Rama.


POLITIKE

7

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: DASH-i foli qartë që Shqipëria është në buzë të greminës

K

ryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka vijuar sulmet e tij politike ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke marrë shkas nga të dhënat e publikuara në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Vasili tha se kryeministri i lodhur vetë-përkëdhelet, ndërsa shtoi se DASH thekson se media e kapur dhe kërcënuar nga qeveria, pastrim masiv i parave të pista të trafiqeve dhe krimit të organizuar, korrupsion i shfrenuar, biznese-klientë të Qeverisë, vjedhje gjigante me koncesione, këto po shkatërrojnë vendin. “Kryeministër i lodhur!!! Media e kapur dhe kërcënuar nga qeveria, pastrim masiv i parave të pista të trafiqeve dhe krimit të organizuar, korrupsion i shfrenuar, biznese-klientë të Qeverisë, vjedhje gjigante me koncesione, këto po shkatërrojnë vendin dhe këtë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit. Kryeministri i lodhur vetë-përkëdhelet në imbecilitetin e vet me auto-video, me fantazi që i shet për realitet, me një fjalë do që të pengojë ortekun me kruajtëse dhëmbësh, zgjidhje e lodhur shumë kjo, impotencë totale. Duket qartë që kryeministrit truri i ka rënë te brekushet, e ka humbur nëpër to, dhe duke qenë shumë i vogël

Raporti i DASH, Vasili: Shqipëria buzë greminës, Ramës i ka humbur truri

nuk gjendet gjëkund. DASH-i foli qartë që Shqipëria është në buzë të greminës. Imbeciliteti kryeministror po e rëndon tragjikisht krizën, sepse është edhe shumëshumë i lodhur, i dërdelisur fare”- u shpreh dje në reagimin e tij kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Raporti i DASH-it Një raport i publikuar dy ditë më parë nga Departamenti i Shtetit citon investitorët e huaj, sipas të cilëve Shqipëria mbetet një

vend i vështirë për të bërë biznes. Në pjesën për Shqipërinë, raporti i DASH për klimën e investimeve 2018 thotë se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme me të cilat vazhdon të përballet Shqipëria. “Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe

prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes,” thuhet në raport. Investitorët, - thotë raporti, - ankohen se zyrtarët përdorin rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose legjislacionin jo konsistent si mjete për t’i larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura

me politikën. Raportimet për korrupsion në praktikat qeveritare të prokurimit janë të zakonshme, thuhet në raport. Duke trajtuar çështjen e PPP-ve (kontratat e partneritetit publik privat) në Shqipëri, Departamenti i Shtetit thotë se përdorimi në rritje i këtyre kontratave ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Sipas raportit të DASH, analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësim. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport. Raporti thotë se të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër, pasi në Shqipëri është e vështirë të marrësh një titull të qartë pronësie. Njerëz të paskrupullt, thuhet në raport, manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë për toka që nuk janë të tyret; ndërkohë, agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ngritura në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së

DEPUTETI I LSI-së

Braimllari: Rama e ka humbur, të flasë për raportin e DASH-it

Raporti i DASH, Rrokaj: Qeveria e kapur nga një grup oligarkësh

S

ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një reagim [përmes rrjeteve sociale u shpreh dje kryeministri Edi Rama ka humbur “busullën”. Shkak për këtë etiketim është bërë takimi i fundit i Ramës me koordinatorët e bashkëqeverisjes, për të cilën Braimllari thotë se është kohë e humbur. Në vend që të mos merret me show, ligjvënësi i LSI-së, i drejtohet Ramës që të flasë për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Kryeministri e ka humbur dhe nuk di se çfarë bën. Është e disata herë rresht që del live nga zyrat e kryeministrisë me koordinatorët e bashkëqeverisjes. A thua se po i bën nder të madh shqiptarëve. Nëse nuk ke se me çfarë e shtynë kohën kurseja shqiptarëve se të gjithë janë të qartë

P

që bashkëqeverisja me partinë është një show. Qytetarët janë të mbytur në varfëri ekstreme, janë të papunë dhe të pashpresë. Shqiptarët kërkojnë të zgjidhësh, jo të bësh show nëpër zyrat luksoze të Kryeministrisë dhe ndërkohë qytetarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri dhe pasiguri. Dil dhe sqaro raportin e fundit të Gjykatës Evropiane të Llogarive si institucioni më i lartë i auditit në BE. Ta ka bërë të qartë se prokurimet publike bëhen

pa konkurrim dhe me negocim të drejtpërdrejtë, duke shkelur qartë barazinë dhe duke ndërtuar një sistem klientelist. Departamenti Amerikan i Shtetit flet qartë në raport për klimën e biznesit, investimet dhe konçensionet klienteliste. Ku niveli i korrupsionit të ministrave të tu është i lartë dhe krijon një klimë të keqe për investimet në vend. Për këto dil dhe jep llogari jo për show tënd partiak”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

ër deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj raporti i DASH-it është një pasqyrim i qartë për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rrokaj theksoi dje se para disa ditësh disa media serioze, analistët realistë dhe opozita vunë në dukje qëndrimin e DASH-it për klimën e investimeve në Shqipëri. Mirëpo, shton ai, Qeveria nxitoi të thoshte se nuk kishte një raport të tillë, ndaj edhe ato që thuheshin ishin “fake news”. “Departamenti Amerikan i Shtetit tregon qartë në raport se si është klima e investimeve të huaja në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë, ashtu si dhe FMN-ja, kritikon konçesionet e Qeverisë nëpërmjet kontratave të

partneritetit publik-privat, krahas problematikës tepër shqetësuese për nivelin e lartë të korrupsionit dhe qëndrimin e Qeverisë, e cila vepron me dy standarde, duke favorizuar hapur kompani me lidhje politike me të, gjë që shpie në mungesën e transparencës dhe cënimin e konkurrencës në prokurimet publike. Investitorët e huaj -thuhet në raport- e konsiderojnë Shqipërinë si “një vend i vështirë për të bërë biznes”. Po këtë gjë e konfirmon edhe Gjykata Evropiane e Llogarive, si institucioni më i lartë i

auditit në BE e cila, duke analizuar procedurat e prokurimit për vitin 2017, ka konstatuar se 30% e prokurimeve publike janë bërë pa garë nëpërmjet procedurës së negocimit. Tani dihet botërisht se kjo Qeveri është e kapur nga një grup oligarkësh të cilët, për interesa vetjake, i bëjnë presion për të penguar futjen e investimeve të huaja, duke mënjanuar konkurrencën e transparencën. Dhe Ligji për Teatrin ose, si i thonë ndryshe në popull, Ligji për Kullat, është dëshmia më e qartë se si me ligj të veçantë para-përzgjidhet investitori, duke shkelur hapur marrëveshjet ndërkombëtare, Kushtetutën dhe gjithë legjislacionin rregullator për investimet, konkurrencën dhe transparencën”- tha deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.


INTERVISTA

K

ryeministri Edi Rama deklaron se në raportet me opozitën asgjë nuk është e pamundur, përveç dhënies së pushtetit nga ana e Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin “Përballë” në RTSH, kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë përsëritjes së një marrëveshje të re mes tij dhe Lulzim Bashës, si ajo e 17 majit 2017. I pyetur nëse mund të përsëritet pakti i majit 2017, Rama tha: “Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër siç e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vizion, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa menduar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur…”. Marrëveshja parazgjedhore e majit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, cilësohet si pakti që solli dërrmimin elektoral të Partisë Demokratike dhe humbjen më të madhe historike të saj. Nga ky pakt, Edi Rama siguroi qeverisjen i vetëm ndërsa opozita po vuan pasojat e një marrëveshje që i ka sjellë vetëm dështime në aksionet e saj. Nga ana tjetër, Edi Rama la të kuptohet se në shtator PS do të paraqesë një platformë bashkëpunimi me opozitën, ku PS-ja do të ofrojë çdo gjë përveç pushtetit. Ju keni thënë se ky do të jetë mandati më i vështirë që do të keni, a rezultoi i tillë viti i parë i qeverisjes tuaj? Sigurisht, sigurisht sepse sfida është shumë e madhe dhe ndërkohë ne jemi vetëm në tryezën e qeverisë, por qëllimi ynë është të jemi në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm për të cilin kemi nisur një përpjekje shumë serioze, përditë, hap pas hapi dhe ma ha mendja se si hap i parë, nëse mund ta konsideorjmë mandatin me katër hapa, është një hap pozitiv pikërisht në drejtim të përfshirjes të njerëzve në një proces ndërveprimi me qeverinë përmes platformës sonë shqipëriaqëduam. al, përmes llogaridhënies tonë publike që ishte më intensive sesa një fushatë elektorale për nga kapilariteti dhe që shënoi një proces dëgjimi dhe komunikimi të ri dhe patjetër edhe në gjitha aspektet e tjera të qeverisjes duke filluar nga përpjekja e jashtzakonshme për të transformuar administratën. Këto janë gjëra që i keni bërë ose po i bëni dhe që do

8

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Edi Rama: Nuk është e pamundur që të përsëritet pakti i 17 majit me Bashën

t’i kthehemi pak më vonë, por ju e pranuat që ishte vit i vështirë. Cili ka qenë momenti më i vështirë për ju si kryeministër? Momenti më i vështirë ka qenë momenti kur u gjendëm përballë faktit se nuk ishim të përgatitur si duhej dhe nuk kishim bërë punën e duhur për të mundësuar fillimin e procesit të pagesës për rrugën e Kombit dhe… … protesta e Kukësit? Dhe aty…nuk është çështja te protesta, por është çështja tek fakti që ne nuk bëmë si duhet detyrën tonë. Në këtë rast, kishte një moskuptim të realitetit, një shkëputje nga realiteti se si jetojnë njerëzit, një tarifë krejt e papërballueshme për atë zonë. Cili është mësim i madh që nxorët nga ky rast? Mësimi i madh ishte që nuk duhet asnjëherë t’i marrim gjërat të mirëqena dhe duhet gjithmonë të jemi në sinkron me njerëzit në procesin e politikbërjes. Pastaj sigurisht ka raste që duhet të marrësh vendime që mund të mos jenë… … që krijojnë kënaqësi të përgjithshme, por nuk ishte ky rasti. Dhe nga ana tjetër sigurisht që argumentat për të nisur atë proces ishin të gjitha nga pikapmja aritmetike, por kjo nuk është vetëm aritmetikë dhe në fund fare në çdo hap të rëndësishëm

nuk mund të jemi taktik, por duhet të jemi strategjik dhe në atë rast ishim thjesht taktik dhe gabim. Duke parë listën e detyrave që duhen bërë është realiste të pritet që qershorin tjetër të gjitha detyrat e lëna nga Këshilli do të jenë të plotësuara? Së pari besoj që njerëzit e kanë kuptuar sepse nuk ka qenë e vështirë për t’u kuptuar që procesi ka dy nivele. Ka një nivel të objektivitetit teknik që është procesi që shkon në komision dhe që përfundon me raportin e komisionit dhe ka edhe një nivel tjetër të subjektivitetit politik që është procesi që shkon nga Komisioni në Këshill, ku janë vendet anëtare që vijnë aty me gjithë bagazhin e problematikave të veta të brendshme. Dhe e vërteta është që vendet anëtare u ndanë në 25 vende që ishin për hapje të menjëhershme të negociatave dhe pastaj në vendet që ishin për një shtyrje. Por ajo që është e rëndësishme është që pavarësisht se negociatat nuk u hapën menjëherë formalisht, u hap procesi i skanimit, që ishte një kompromis i artë sa na takon sepse faktikisht edhe nëse negociatat do të ishin hapur formalisht ne do të bënim skanimin. Kjo është një mënyrë që përdoret për herë të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë,

nuk është përdorur për të tjerët. Mos të harrojmë që Mali i Zi e ka marrë hapjen formale të negociatave dhe më pas i janë dashur 6 muaj për t’i hapur ato de facto. Ju po flisni se çfarë duhet të bëj kundërshtari, në këtë rast pyetja është: çfarë mund të bëni ju si kryeministër? Unë dhashë përgjigje për frazën që,… fraza thatë është “në dorën tonë”, nuk është në dorën tonë, është në disa duar, se përsa na përket ne, ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën. Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur jo si nevojë dhe interes i ngushtë i drejtpërdrejt politik se po të ishte për interesin e drejtpërdrejt dhe të ngushtë politik, nuk kishim marrëveshje me opozitën dhe kishim sot të gjithë parlamentin le të themi në dispozicion dhe askush nuk do të na thoshte plaçi se ndërkohë qoftë SHBA qoftë BE ia vunë vizën asaj mundësie të përfshirjes së opozitës dhe opozita sot, Partia Demokratike do të ishte një forcë tërësisht e izoluar, por in-

teresi i Shqipërisë dhe interesi i shqiptarëve e donte dhe për këtë arsye unë e bëra gjithë atë përpjekje dhe jam i gatshëm ta bëj gjithmonë këtë përpjekje. Mirëpo… Mund të përsëritet magjia e 17 majit (2017- marrëveshja me opozitën)? Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër sic e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vision, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa mednuar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur… …u kthyet prap te dama? Po, sepse kjo është damë, kjo është pa strategji, unë do të ha këtë, ti do të hash këtë dhe kaq…nuk shkohet më tutje pa strategji dhe magjia mund të përsëritet kur opozita të gjendet përsëri ngjitur me murin dhe të shikojë se nuk ka më asnjë mundësi për të ecur më tutje sepse është muri përballë. Zoti Kryeministër a keni ju një ofertë për opozitën që ajo të bëhet pjesë e procesit sepse shumë gjëra duhet të bëhen bashkë me të, vijueshmëria e reformës në drejtësi, ligji për magjistraturën, keni një ofertë për opozitën që të integrohet… Ne do të… …që njeriu të nisë të ndryshojë mendje duhet të ndjejë pak fitoren? Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi. Marrë me shkurtime nga “RTSH”


SPECIALE

9 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut

Veliaj: Do vazhdojmë ta mbështesim nismën të reduktuar mundësinë e sëmundjeve kanceroze dhe rigjeneruar qelizat e reja të gjakut. "Jam shumë krenar për kolegët e APR-së, janë shembullorë në çdo gjë që prekin me dorë, nga liqeni i Tiranës, te këndet e lojërave, nga pistat e vrapit, te Amfiteatri dhe

A

gjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bash kohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut, në ndihmë të të sëmurëve me talasemi dhe atyre që kanë nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APRsë, të cilët veç angazhimit të tyre në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve, këndeve të lojërave dhe lulishteve, dolën vullnetarë për të dhuruar gjak. Ai theksoi se kjo nismë ka dobi të dyanshme, pasi u shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër i bën mirë edhe dhuruesve, për pastrimi i parqeve, e sigurisht të parët edhe në këtë platformë solidariteti, me përpjekjen për të kompensuar nevojat që kemi gjatë stinës së verës, ku një pjesë e madhe e pushuesve që janë gjithashtu dhurues nuk janë në Tiranë, por ndërkohë, nevojat vazhdojnë konstante. Talasemia, njerëzit që aksidentohen apo operacionet nuk pyesin nëse është korrik apo gusht, nevojat janë konstante, ndaj më vjen mirë që ky fluks solidariteti nga Bashkia e Tiranës vjen pikërisht në këtë mo-

ment", tha Veliaj. Kryebashkiaku falenderoi Kryqin e Kuq për bashkëpunimin dhe ftoi edhe bashkitë e tjera që t'i bashkohen nismës; t'i shërbejnë më shumë atyre që kanë nevojë dhe të merren më pak me politikë. "Do të vijojmë me të njëjtin përkushtim; kemi hartuar një kalendar vjetor dhe dua të ftoj të gjithë kolegët e bashkive të tjera të bashkohen. Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet", shtoi Veliaj. Mandej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës do t'i përmbahet angazhimit të marrë dhe të japë kontributin e saj për të dhënë gjak. "Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën", tha Veliaj.

NJOFTIM PËR ANKAND Ankandi i dyte per pasurine e luajtshme:

· Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License”, eshte në vlerën prej 26.177.777 LEKE Ankandi 2te perfundon me date 30.07.2018, zhvillohet ne zyren e shoqerise permbarimore TDR Group shpk


AKTUALITET

10

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Procesi në ngarkim të Mirit ka nisur pak javë më parë, ndërsa i është refuzuar për 5 herë kërkesa për t’u liruar nga masa e sigurisë “arrest me burg”

P

ër në shtator është lënë edhe gjyqi për ish-gjyqtarin e arrestuar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Të martën ishte planifikuar seanca gjyqësore por që Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu për muajin shtator. Shkak për shtyrjen e seancës së djeshme ka qenë mungesa e prokurorit të çështjes. E marta ishte edhe seanca e fundit e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjyqi për Shkëlqim Mirin bën që të shtyhet për në muajin shtator, pasi gushti për gjykatat është pushim. Procesi në ngarkim të Mirit ka nisur pak javë më parë, ndërsa i është refuzuar për 5 herë kërkesa për t’u liruar nga masa e sigurisë “arrest me burg”. Së bashku me ish-gjyqtarin i pandehur është dhe kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ka pasur rolin e sekserit në korrupsionin me 30 mijë euro për lirimin nga akuzat të një të dënuari për vrasje. Në rast se gjendet fajtor ish-gjyqtari Miri rrezikon dënimin nga 3 deri në 10 vjet burg. Shkëlqim Miri, 46-vjeç ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, e cila starton në vitin 1999. Ai më parë kë qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit pasi

Në shtator gjyqi për ish-gjyqtarin Miri, dënimi deri në 10 vite

dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje

të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Vetë Miri i mohoi akuzat por në banesë policia i gjeti dhe 34 milionë lekë të reja, të cilat

u sekuestruan dhe u bënë pjesë e hetimit për mosjustifikim pasurie e deklarim të rremë. Sipas tij vetëm 3 milionë lekë ishin të

tijat si kursime nga pagat, ndersa pjesa tjetër e parave ishin të një miku të tij i cili do të blinte një pronë në Tiranë. Kurismet e tij gjyqtari i kishte nga pagat dhe i mbante në shtëpi. Ish-gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri, Alban Buci dhe Gentian Doda u arrestuar nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi kundrejt shumës lanë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i solli lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel. Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë favorizuar të pandehurin Gentian Doda, i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij. Pas daljes nga burgu, Gentian Doda u arratis.

AUSTRALI

DOGANË

SEZONI

Dënohet terroristi shqiptar

Devoll, kapen 13 refugjatë

Fluks në portin e Durrësit

Kapja e refugjatëve në Kapshticë, është punë e përditshme e Policisë së Kufirit. Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 13 klandestinë të huaj. Mësohet se të gjithë emigrantët janë meshkuj dhe janë një nga Maroku, 5 nga Palestinë, 3 sirianë dhe 4 irakianë. Bëhet e ditur nga policia se mes tyre ishin edhe dy të mitur. Disa u kapen në fshatin Trestenik dhe pjesa tjetër në Kapshticë dhe Bilisht. Pas marrjes së deklaratave, ata u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. Prej kohësh Shqipëria shihet si rruga e “artë” për në vendet e BE-së dhe ndaj refugjatët i drejtohet kësaj rruge por që nuk e lehtë pasi shumica e tyre kapen nga Polciia Kufitare dhe nuk lejohen që të mbërrijnë në destinacionin e dëshiruar, në Europë.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar është shtuar numri i shqiptarëve që vijnë në vendin tonë për pushime. Në portin e Durrësit për të përballuar fluksin janë dyfishuar sportelet dhe punojnë 18 tragete. Është dyfishuar numri i sporteleve në Portin e Durrësit. Fundi i korrikut ka shtuar numrin e udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet kësaj pike kufitare. Përgjatë 48 orëve të fundit, nga ky port kanë hyrë mbi 19 mijë pasagjerë, si dhe 7100 automjete. Në punë për transportimin e udhëtarëve janë 18 tragete. Për të përballuar fluksin në rritje Policia e Kufirit, dogana si dhe kapiteneria e portit detar, po punojnë me kapacitet të plotë. Numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit është dyfishuar. Kurse kompanitë e lundrimit shtojnë udhëtimet e trageteve, për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve. Krahas emigrantëve shqiptarë, të cilët pushimet verore i kalojnë në vendin e tyre, ka edhe turistë të huaj, të cilët hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit.

Shqiptari Agim Kruezi, i cili jeton në Australi, është dënuar me 17 vite burg. Ai u shpall fajtor për akuzën e terrorizmit. 25-vjeçari do të kryente një sulm terrorist me armë në Australi. 25-vjeçari Agim Kruezi u arrestua në aksionin anti-terrorist në Logan Shtatorin e vitit 2014, dhe u shpall fajtor për përgatitje të një sulmi terrorist dhe për përgatitje për inkursion në një shtet të huaj. Prokurori Lincoln Croëley i tha gjykatës se Kruezi po planifikonte “të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm, në një hapësirë publike dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”. Pas arrestimit, Kruezit ju gjet një armë e mbushur gjysmë-automatike, dy helmeta, dy hanxharë, një letër nga autoritetet që e njoftonte se i ishte anuluar pasaporta, një kopje të një libri të quajtur “Jihad” dhe një flamur të Shtetit Islamik të ngjitur në murin e dhomës së tij të gjumit.


AKTUALITET

11

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas shteteve të luftës

S

hqiptarët përgjatë 3 viteve të fundit, kanë “pushtuar” vendet e BE-së si azilkërkues. Një nga mënyrat për të përfituar azilin, shqiptarët e kanë gjetur tek përdorimi i fëmijëve. Por përballë këtij fenomeni, autoritetet në vend po reagojnë. Lënia e të miturve në vendet e Bashkimit Europian, po reflekohet edhe me statistika zyrtare në organet ligj-zbatuese shqiptare. Përveç forcimit të kontrolleve në pikat kufitare, këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat e Gjykatës së Tiranës. Gjatë vitit 2017 gjykata e Tiranës ka gjykuar gjashtë raste të braktisjes së fëmijëve, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kjo shifër është dyfishuar. Aktualisht Gjykata e Tiranës ka në gjykim 11 çështje për braktisje të fëmijëve. Prindërit që janë kthyer nga vendet e BE-së pa fëmijën e mitur, janë ndaluar menjëherë nga policia kufitare, sapo kanë hyrë në territorin shqiptar dhe ndaj tyre kanë nisur procedimet penale. Sipas burimeve, një pjesë e tyre janë justifikuar se i kanë lënë tek të afërmit e tyre për studime, arsye shëndetësore apo shkollim por pa paraqitur asnjë dokument. Të tjerë që janë treguar më të sinqertë, janë shprehur para organeve kompetente se e kanë ndërmarrë këtë risk për të siguruar një të ardhme më

Fëmijët “përdoren” për azil, në gjykim 11 prindër GJYKATA “Gjatë vitit 2017 gjykata e Tiranës ka gjykuar gjashtë raste të braktisjes së fëmijëve, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kjo shifër është dyfishuar. Aktualisht Gjykata ka në gjykim 11 çështje për braktisje të fëmijëve”.

TOP 10 “Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria”. të mirë për fëmijët e tyre. Duke ju referuar Nenit 214 të Kodit Penal, në të cilin parashikohet se braktisja e fëmijëve dënohet me gjobë deri në tre vjet burgim, por deri më tani Gjykata e Tiranës ka aplikuar dënimet me gjobë ose me shërbim prove. Shqipëria është shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u ren-

ditur pas shteteve të luftës. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-tën, me rreth 69 mijë persona. Referuar raportit vjetor që prej 2013-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me

SITUATA

Aksidente nga trafiku i rënduar Në sezonin turistik ka një shtim të aksidenteve rrugore dhe kjo shihet më së shumti tek akset rrugore. Paraditen e të hënës, në autostradën Tiranë-Durrës janë shënuar dy aksidente të njëpasnjëshme. Në të parin u përplasën 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që vetëm rreth 1 kilometër larg aksidentit të parë, një tjetër mjet doli nga rruga. Kjo situatë solli edhe trafikun e rënduar. Paçka se Instituti Kombëtar i Statistikave, pohon se për muajin qershor numri i aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, sërish ka drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe e tejkalojnë shpejtësinë. INSTAT njoftoi se në qershor të 2018 në 79,6% të rasteve të aksidenteve rrugore, kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit. Si pasojë kthehen në burim aksidenti.

KORÇË

G

jykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gazmend Agollin, autorin e dyshuar të plagosjes 38-vjeçarit Erion Hoxhallari. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe Prokuroria. Ndërsa për shtetasit e tjerë Daniel Morava dhe i plagosuri Erion Hoxhallari gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje”. Ngjarja që ndodhi ditën e shtunë në Korçë ku mbeti i plagosur Erion Hoxhallari, ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer. Hoxhallari ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit por nuk ka mundur ti shlyejë në kohë ato duke sjellë edhe përplasjen me armë. Burime bëjnë me dije se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit.

origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani. Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Eu-

ropian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë.

Plagosja për borxhin, burg ish-policit

Përplasja ka vijuar pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Korçës, ku ish- punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri mbi 38 vjeçarin Erion

Hoxhallari, ndërsa ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër me iniciale A.Q por ky i fundit iu ka shpëtuar plumbave për shkak të bllokimit të armës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12

I jepet lamtumira ish-ministrit, Luan Hajdaraga N

ë nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën hënë, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare. Shumë figura e personalitete të njohura të politikës shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes ditën e djeshme, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha një kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste. Në ceremoninë që u zhvillua dje në sallën e seancave plenare, kanë marrë pjesë Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, disa ministra të kabinetit "Rama 2". I pranishëm në ceremoni ishte dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Luan Hajdaraga.

Rama në ceremoninë e homazheve Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në ceremoninë e homazheve që u zhvillua në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Rama ka takuar familjarët dhe u ka shprehur ngushëllimet, si dhe ka nderuar figurën e tij. Kryeministri ka zgjedhur të mos flasë për gazetarët. Kryemadhi përlotet: Hajdaraga më ka inkurajuar! Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj para hyrjes në ambientet e Kuvendit, tha se Hajdaraga do kujtohet, më së shumti nga Partia Socialiste. Kryemadhi është përlotur kur u pyet nga gazetarët për rolin e Hajdaragës në jetën e saj. "E kam takuar Luanin kur kam qenë fëmijë. Luani më ka inkurajuar në shumë gjëra. Hajdaraga solli ndryshim në PS. Ikja e parakohshme, e dhimbshme, do na mungojë shumë të

atyre që e njohën. Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar. Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë. Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s'duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil. Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga", shkruan Kryemadhi. Ish-ministrja Arta Dade: Përvoja e tij u la në harresë Në Sallën e seancave plenare u mbajtën dje homazhet në nder

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

të ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Profesori i njohur u nda nga jeta paraditen e djeshme. Ndër mesazhet ngushëlluese për humbjen e socialistit Hajdaraga dallon ai i ish ministres dhe deputetes të Partisë Socialiste Arta Dade. Dade, një nga figurat e njohura dhe me peshë në Partinë Socialiste për vite me radhe shkruan: "Sa dola nga salla ku i dhashë lam-

gjithëve, por më së shumti PSsë. Sot jemi këtu për të thënë vlerat që ka Luani, e klasës politike po i largohen", u shpreh Kryemadhi. Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryemadhi ka vlerësuar cilësinë njerëzore të ishminsitrit, Luan Hajdaraga. "Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan! Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë tumirën e fundit Luanit. Dëshpërim i përzier me kujtime të bukura për pedagogun e ardhur nga studimet jashtë vendit që rrëmbeu admirimin tonë. Koha na bashkoi në fillimet e Partisë Socialiste. Mësoje nga Luani qetësinë, kompromisin, dashamirësinë e pozitivitetin edhe kur problemet dukeshin të vështira. Drejtuam bashkë Ministrinë e Jashtme me përkushtim, profesionalizëm, respekt për njerëzit që iu përkushtuan diplomacisë si rrallë herë. Uroj ta ketë pasur të lehtë shqetë-

simin që shumë herët kapacitetet dhe përvoja e tij u lanë në harresë. I paharruar mik i mirë, Luan!",- u shpreh Arta Dade. Ermelinda Meksi: Njeriu që ndihmoi për një PS europiane Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ishministrit dhe themeluesit të PS, Luan Hajdaraga. "Lajm shumë i trishtë largimi i

parakohshëm nga jeta i mikut tonë të dashur, intelektualit të shquar, njeriut të paqtë, të urtë dhe të ditur Prof. Luan Hajdaraga. Ai qe një nga themeluesit e Partisë Socialiste me kontribut të çmuar në formësimin e saj në një parti të majtë moderne europiane. Urtësia dhe fjala e tij e mençur do të na mungoje shumë të gjithëve, veçanërisht ne miqve të tij që punuam së bashku prej vitesh. Ngushellimet më të ndjera bashkëshortes Elsa, vajzës e djalit të tij për humbjen e bashkëshortit e babait të shtrenjtë, si dhe të afërmeve e miqve të tij të panumërt! I paharruar miku ynë i mirë Luan!",- shkruan ish-ministrja Ermelinda Meksi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

HOMAZHET

Presidenti Meta: Hajdaraga do të mbetet gjithmonë i gjallë

P

residenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje homazhe në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë në nderim të jetës dhe veprës së ish-Ministrit dhe ish-deputetit Luan Hajdaraga. Presidenti Meta, pasi u përkul me respekt para trupit të pajetë të të ndjerit duke vendosur një kurorë me lule, i përcolli famijes Hajdaraga ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta për këtë humbje të parakohshme të njeriut të tyre të dashur. Në prani të mediave Presidenti i Republikës u shpreh për bashkëpunëtorin e tij të vjetër duke theksuar: "Duket si një moment që nuk i takon botës reale për arsye sepse kujtimet me të janë kaq të shumta dhe

ISH-DEPUTETI

Namik Dokle: Iku nga ne një intelektual i vërtetë Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle kujton kohët e vështira kur punoi me ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Përmes një postimi në "facebook", Dokle shpreh dhimbjen nga ndarja e parakohshme nga jeta të ish-kolegut të tij, në kohën kur PS ishte në opozitë. "Dhimbje dhe trishtim të madh të shkakton një vdekje si ajo e mikut tim Luan Hajdaraga. U nda na ne një njeri qe edhe për shumë kohë mund të vazhdonte bashkëudhëtimin me ne. U nda nga jeta një mik dhe koleg, me të cilin punuam bashke në kohërat më të vështira të opozitës, por njëherësh edhe në kohen që idealet e së drejtës, lirisë dhe demokracisë së vërtetë, gjallonin e na jepnin forcë e besim për të mos u ndalur. Nuk do ta kemi me mes nesh njeriun e mire dhe pa hile, intelektualin e vërtetë dhe jo të manipuluar, politikanin, sa të qetë aq edhe të vendosur, sa të thjeshte aq edhe vizionar. Të punoje përkrah me Luanin, ndjeje siguri dhe shpresë, qetësi dhe besim. Lamtumire, mik i dashur!

KRYETARI I BDI NË MAQEDONI

Ali Ahmeti: Hajdaraga na ndihmoi në ditë të vështira

kaq të jashtëzakonshme. Ai ishte kaq mendjehapur dhe po kështu me një sens të lartë humori saqë vërtet për mua do të mbetet gjithmonë i gjallë, i

këndshëm dhe një njeri i përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe gjithmonë mjaft miqësor me të gjithë."

Dhimbje për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës kanë shprehur edhe shqiptarët përtej kufirit. Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, zhvilloi homazhe në nderim të Hajdaragës në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Ai u shpreh se ish-ministri i Mbrojtjes ka qenë një mbështetës i fortë i shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndihmuar ata në ditët e tyre më të vështira. "Shpreh keqardhjen, dhimbjen për z.Hajdaraga. E kam njohur në një periudhë shumë të vështirë. Kur ishte ministër i Mbrojtjes ka qenë krah nesh dhe na ka ndihmuar me të gjitha mundësitë që ka pasur gjatë asaj kohe. Kjo miqësi ka vazhduar deri në ditët e fundit përpara se të merrte atë goditje që e mori përjetësisht. E kujtoj si një njeri shumë të madh, shumë të afërt, shumë bashkëpunues dhe i lehtë i qoftë toka e Shqipërisë",- tha për mediat, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.


AKTUALITET

S

hkon për gjykim dosja hetimore ndaj 8 personave, përfshi ish-kreun e Komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune. Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe mësohet se aktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste falsifikimi dokumentesh, ku katër prej të akuzuarve kanë përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke. Nga hetimet rezulton se Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj. Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2. Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë. Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë. Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike me shtetasit Myftar Lumneshi, Artur Farruku, Kastriot Murati dhe Besmir Agasi. Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Durrësit ka vendosur më 28 korrik seukestro preventive të pasurive të mësipërme të përfituara në mënyrë ilegale si edhe aksione të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k, e regjistruar në emër të Italianit Valerio Bonnano, me seli në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, në emër të Myslym Konit. 8 personat e përfshirë janë: Sulejman Ibrahimi, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I.a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II.a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3-25 x 4, 248 x 3 dhe 259-25 të Kodit Penal. Shpresa Merdita, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-20181110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3-25, 186 pgr. 2 dhe 259-25 të Kodit Penal. Ornela Shëmlikaj, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për

14

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike

Abuzimet me plazhet publike, Në gjykatë ish-kryekomunari AKUZA “Aktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste falsifikimi dokumentesh, ku katër prej të akuzuarve kanë përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke”.

t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018). I akuzuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Enver Shima, i padënuar më parë dhe i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me

ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3-25 x 4 të Kodit Penal. Fadil Hoxha, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sig-

urimi. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë, parashikuar nga neni

186 pgr.2 të Kodit Penal. Bujar Barushi, i padënuar më parë dhe i hetuar në mungesë. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal. Gjergji Çerri, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal. Rruzhdi Alla, i hetuar me pa masë sigurimi dhe i akuzuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

SEANCA

Shullazi, shtyhet për herë të 5 pretenca E

dhe të martën pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, u shty duke e çuar në 5 numrin e seancave që nuk zhvillohen. Shkak edhe këtë herë u bë mungesa e mbrojtësve, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në 11 shtator. Gjyqi për Shullazin është në fazën e konkluzioneve përfundimtare. Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për 5 të pandehurit: Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë dënime deri në 15 vite burg. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Shullazit një pjesë të

11 SHTATOR “Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë mungesa e mbrojtësve, ndërsa e radhës do të zhvillohet në 11 shtator. Gjyqi për Shullazin është në fazën e konkluzioneve përfundimtare”. ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje. Në mars 2016, pjesëtarët e grupit akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie Jani Zaka, i cili posedonte pronë

në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Në prill

2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës Dhori Kulen dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës.


FORUM

15 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

"Ditëtekulturës" nëRoskovec Nga Thoma Goga

P

r ej datës 24 -28 korrik 2018, banorët e Bashkisë Roskovec përjetuan një event maraton- "Ditët e Kulturës", organizuar nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares znj. Majlinda BUFI. Këto veprimtari u zhvilluan në kuadër të 95 vjetorit të Njësisë Administrative Roskovec. Dita e parë iu kushtua talenteve të rinj në letrërsi, art, sport. Kurse dita e dytë promovoi shkrimtarët me origjinë nga Rosk-

oveci, të njohur në arenën mbarëkombëtare. Kopertinat e librave të tyre u shpalosën ditën e fundit në rrugët e qytetit, bash-

kë më fotot artistike të pikave turistike. Dita e tretë promovoi artistët roskovecarë që kanë lënë gjurmë të arta në vitet 70-80. Në gjurmë të tyre u ngrit e shpërtheu grupi i ri "Bilbilat e Roskovecit". Dita e katërt promovoi personalitetet që janë dekoruar ndër vite me titullin "Qytetar Nderi" si dhe ata që kanë merituar titullin "Njeriu i vitit" Dita e fundit ishte në dispozicion për të promovuar figurat që kanë qënë deputetë, kryetar komune, ose kryetar Bashkie. Çdo natë kishte një koncert gala të kombinuar me elementet promovues. Grupi artistik i fëmijëve që ka përgatitur mësuesja e tal-

entuar Mimoza Xhindi treguan se kultura dhe arti në Roskovec po rrit një brez që do të trashëgojë historinë e paraardhësve të tyre. Është momenti të përmend këngëtarë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare si Petrit Lulo, Silva Gunbadhi, Parodistët e Vlorës, Endri e Stefi Prifti, Luiziana, por edhe këngëtarë që kanë dalë nga treva jonë si Gramoz Velmishi, Ylli Dardha, Arbër Pelo etj.etj. Interesimi i banorëve rritej çdo natë. Në të gjitha ditët dhe netët ngjiteshin në skenë këngëtarë dhe aktorë profesionistë, u pro-

movuan dhe talentet e rinj siç ishte grupi teatror që shfaqi komedinë "I sëmuri për mend" përgatitur nga Miola Sitaj, aktore e njohur e teatrit "Bylis". Ndërsa në mbrëmjen e fundit u shfaq komedia tjetër "Zi e më zi" nga trupa e teatrit Bylis". Në 5 netët maratonë sheshi kryesor dhe rrugët e qytetit gumëzhinin deri në mesnatë. Shumë mesazhe falenderimi nga qytetarët na e hiqin lodhjen si me dorë. Fryma e grupit, bashkëpunimi i çdo strukture dhe motivimi që na jepte kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda BUFI, sollën atë që quhet - SUKSES…

Kriminelët nga rrethi i besuar i Vuçiçit drejtoheshin deri në tetor 2016 nga Aleksandar Stankoviç, që mbante lidhje të ngushta me klanin e Kavaçit

V

rasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit. "Një kurth tipik" - kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi. Avokati u qëllua për vdekje të shtunën para apartamentit të tij, ndërsa djali 26 vjeçar u plagos në krah. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim. Ognjanovic nuk ishte një person i panjohur. Në fillim të viteve 2000 ai ishte pjesë e ekipit konsultues ligjor të presidentit Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krime lufte deri në vdekjen e tij. Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë. "Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?", thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër. Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve, thotë ai. Gjurmët në Malin e Zi Ata që e njohin këtë skenë thonë, se edhe vrasja e fundit renditet në larjen e përgjakshme të llogarive mes dy klaneve të armiqësuara të drogës. Ognjanoviç përfaqësoi së fundmi Luka Bojoviçin, një nga bosët më të njohur të mafias serbe. Megjithëse ai qëndron

Vrasjet mafioze trondisin Beogradin

në burg në Spanjë, flitet se vazhdon të drejtojë pazaret e drogës në Ballkan. Në vitet e fundit u vranë në Beograd disa nga njerëzit e afërt me të, edhe vëllai i tij. Të dy klanet konkurruese në tregun e drogës e kanë origjinën në Shkaljar dhe Kavaç, dy zona në gjirin e Kotorrit në Malin e Zi, por ato luftohen në rrugët e Beogradit, që konsiderohet si bastion i kriminalitetit të organizuar. Jo pak vetë dyshojnë për lidhje me politikën, policinë dhe drejtësinë. Nga 124 vrasje mafioze që ka regjistruar Grupi i Kërkimit të Beogradit, KRIK, nga viti 2012, vetëm 9 ras-

te janë zbardhur. Në 87 raste nuk ka as të dyshuar. "Nuk duhet harruar që njëra anë e kësaj lufte mafioze është edhe mbështetja e hapur e shtetit, shkroi në Twitter, Stevan Dojçinoviç. Presidenti Aleksandar Vuçiç qeveris prej gjashtë vjetësh në Serbi me dorë të hekurt. Mediat më të mëdha janë nën ndikimin e tij, opozita gati inekzistente. Mungesa e pavarësisë në sistemin e drejtësisë dhe lirisë së shtypit theksohen rregullisht në raportet e progresit të Komisionit Europian. Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, në një foto tregohet Danilo Vuçiç, djali 20

vjeçar i presidentit duke brohoritur në tribunë. Ai ishte i rrethuar nga disa fytyra të njohura të botës së krimit dhe mbante veshur të njëjtën bluzë me mbishkrimin "patriotik" si ata. Prandaj i besojnë shumë pak presidentit, kur thotë, se djali i tij ka qenë vetëm rastësisht krah njerëzve të tillë. Kur e njëjta shoqëri ishte prezente si bodyguard në tribunë edhe vitin e kaluar, kur Vuçiçi u betua. Në një kohë që disa demonstrues dhe gazetarë u rrahën. Jashtë kontrollit Kriminelët nga rrethi i besuar i Vuçiçit drejtoheshin deri në tetor 2016 nga

Aleksandar Stankoviç, që mbante lidhje të ngushta me klanin e Kavaçit. Edhe Stankoviç u vra në Beograd, edhe ky një "kurth tipik". Më parë ai lëvizte i lirë, megjithëse kundër tij ekzistonte një dënim i formës së prerë për gjashtë vite për shkak të trafikut të drofës dhe tentativës për vrasje. Por Stankoviç siguroi 12 herë raporte mjekësore për t'i ikur burgut, e shkonte të shihte rregullisht ndeshjet e futbollit të Partizanit të Beogradit. Një mënyrë e tillë shpëtimi nga burgu nuk bëhet aq lehtë pa lidhje deri në nivelet më të larta të politikës. "Serbia po fundoset në drogë. E shihet se të njëjtët kriminelë gravitojnë rreth partisë qeverisëse.", thotë avokati Preleviç. Partia e plotfuqishme e Progresit akuzohet edhe për shpërndarje të tenderave publikë dhe punëve tek përkrahësit besnik. "Kjo nyje e krimit, parasë dhe politikës po e shkatërron vendin dhe sistemin e drejtësisë." Por edhe kritikët më të ashpër të presidentit Vuçiç nuk e pohojnë se ai i sheh me kënaqësi vrasjet mafioze. Njeriu i fortë i Serbisë kërkon pra të paraqitet si ai që di t'i kapë problemet dhe të luftojë kriminalitetin. Por paligjshmëria, nëse shpërhapet njëherë, është si një sëmundje kanceri, shkroi në Twitter gjykatësi, Miodrag Majiç. Atë nuk mund ta kontrollosh dot më. DW


SPECIALE

16 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

LETRAT MË TË FAMSHME TË DASHURISË: Kanë pushtuar popuj me miliona banorë, por kanë qenë robër të një njeriu të vetëm. Kanë qenë të lavdishëm e të papërkulshëm, po një njeri i vetëm i ka bërë aq sa melankolikë dhe të thyeshëm. Si e shprehnin dashurinë mbretërit, perandorët e shkrimtarët e njohur? Më poshtë "tiranaobserver" liston personazhet më të famshëm botërorë, të dashuruar deri në palcë me femrat e tyre

Në gjuhën tënde "amor mio" përbëhet ekzistenca ime Robert Schumann për bashkëshorten e tij Clara Schumman, 1838

E dashur, kam qarë nga gëzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherë e pyes veten nëse të meritoj. Dikush mund të mendojë se në zemër e në mendje asnjë burrë nuk mund të grumbullojë në zemër aq shumë gjëra në një ditë… Por sa i lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte një shpirt fisnik, një besim e një mal me dashuri. Çfarë nuk do të bëja për dashurinë tënde!

Napoleoni i shkruan bashkëshortes së tij, Josephine, 1795 Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme, ç'efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por, çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e

trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.

Winston Churchill për bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill, 1894 E dashura ime Clemmie! Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe, sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç'do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje.

Victor Hugo për Adele Foucher, 1821 E dashur! Kur dy shpirtra, të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t'u rigjetur në më fund… një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në Parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë… një besim i cili hyjnizon të dashuru-

arin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndjej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.


SPECIALE Lord Byroni drejtuar Teresa Guicciolit, 1819 Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde "amor mio" përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.

Voltaire për vajzën e shtresës së varfër Olympe Dunover, 1713 Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty. Po, e adhuruara ime, sonte unë do të të shoh ty edhe nëse do të më duhet të lë kokën për këtë gjë. Për hir të Zotit, mos mu drejto me terma të tillë shkatërrimtarë kur shkruan; ti duhet të jetosh dhe të jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mëma jote, duke qenë se ajo është armikja jote më e tmerrshme. Çfarë duhet të them? Ki kujdes nga të gjithë; mos beso askënd; ji gjithnjë në gjendje gatishmërie në çdo moment, sapo të dalë hëna; unë do të largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do të largohem si veriu për në Sheveningen; unë do të marr letër e bojë me vete; ne do të shkruajmë letrat tona. Nëse më do binde veten; dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë; mos lejo që nëna jote të vërejë ndonjë gjë, përpiqu të marrësh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjë kërcënim, apo dhe torturat më të mëdha nuk do të më ndalojnë që të të shërbej ty. Jo, asgjë nuk ka fuqinë që të më ndajë nga ty; dashuria jonë është ngritur me virtyte dhe do zgjasë për sa të jemi gjallë. Lamtumirë, nuk ka asgjë që unë nuk do guxoja të bëja për hirin tënd; ti meriton shumë më shumë se aq! Lamtumirë zemra ime e dashur! Volter.

17 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Ronald Reagan për bashkëshorten e tij Nancy, 1983 E dashur Zonjë e Parë! E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit "Gëzuar Përvjetorin", në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por, gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme! Të dua Bashkëshorti yt mirënjohës, Ronald!

Theodore Roosevelts drejtuar bashkëshortes së tij Edith, 1943

E dashur Bunny! E di se çfarë është kjo - një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur. A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë,

velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapelave të mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s'ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë. Ne s'e menduam asnjëherë se do t'i binim botës kryq e tërthor. Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front. Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë "Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri deri sa vdekja të na ndajë". Me shumë, shumë dashuri, Th. R.

Pjesë nga letra e Mozartit dërguar të shoqes Constanze, 1790

Ludwig van Beethoven për gruan e panjohur që e "E pavdekshmja, e dashura ime", 1806

P.S: Ndërsa po shkruaja faqen e fundit, lotët më kullonin mbi letër. Por duhet të mbushem me gëzim. Një numër i madh puthjesh po vijnë drejt meje. Dreq! Shikoj një turmë të madhe! Ha! Ha!…Sapo kapa tre. Janë shumë të ëmbla. Ti mund t'i përgjigjesh kësaj letre, por duhet ta adresosh përgjigjen tënde: Linz, Poste Restante. Kjo është adresa më e sigurt. amadeusNdërkohë nuk e di me siguri, nëse do të shkoj në Regensburg. Nuk mund të ta them përfundimisht. Vetëm shkruaj mbi zarf se letra mund të mbahet deri sa ta kërkojnë. Mirupafshim, e dashura gruaja ime e vogël. Kujdesu për veten! Më shkruaj dhe më thuaj si të pëlqejnë shtëpitë tona të reja. Mirupafshim. Të puth miliona herë!

Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe. Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti? O Zot! Shiko jashtë bukuritë e natyrës dhe qetësoje veten me atë çfarë është. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo është shumë e drejtë. Nëse do ishim tërësisht të bashkuar, ti do ta ndjeje dhimbjen po ashtu si unë. Tani një ndryshim të gjërave të brendshme nga gjërat e jashtme. Me siguri do e shohim njëri-tjetrin. Aq më tepër që unë s'mund të t'i tregoj vëzhgimet që kam bërë gjatë këtyre ditëve të fundit, të cilat kanë prekur jetën time. Nëse zemrat tona do të ishin bashkë, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga këto. Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t'i them ty. Ah! Ka momente kur ndjej se fjalët s'janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçkaja ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne. I yti besnikërisht.


VIP

18

martë, 241KORRIK EE mërkurë, GUSHT 2018

Pasi e tradhtoi, modelja lidhet sërish me boksierin 12 vjet më të vogël Modelja Blac Chyna ka nisur romancën me muzikantin YBN Almighty Jay edhe pse e tradhtoi. 30-vjeçarja zbuloi se kishte pasur një marrëdhënie 2 mujore me boksierin profesionist Davin Haney, ndërsa ishte në lidhje me 18-vjeçarin, por tashmë duket se ata janë rikthyer sërish bashkë. Lajmin e konfirmoi vetë modelja me fotografitë e publikuara

në Instagram, ku është e shtrirë pranë tij në një shezllon. E veshur me një minifustan me ngjyrë të zezë, të kuqe dhe të bardhë, Blac Chyna dukej shumë seksi. Kujtojmë se ajo ka patur një fiksim për familjen më të famshme në botë pasi shijoi një romancë me djalin e familjes, Rob Kardashian dhe me reperin Tyga, i cili ka qenë i dashuri i Kylie Jenner.

Tina Turner shpërndan hirin e djalit të vdekur Këngëtarja me famë botërore Tina Turner ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin e lamtumirës të djalit të saj 59vjeçar, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Craig vrau veten me 4 korrik dhe në datën 19 familja e shpërndau hirin e tij. E veshur me të zeza dhe e pikëlluar, Tina i bëri të gjithë pjesë të ditës së saj më të keqe si nënë. "Momenti im më i trishtuar si nënë. Më 19 korrik i dhashë lamtumirën time të fundit djalit tim Craig Raymond Turner. U mblodha me familjen dhe miqtë për të shpërndarë hirin e tij në brigjet e Kalifornisë. Ai ishte 59-vjeç kur u nda nga jeta, por gjithmonë do të jetë fëmija im",shkruan Tina Turner në statusin e saj.

Kanye West anulon planet, i ati diagnostikohet me një sëmundje të rëndë Kanye West ka anuluar të gjithë planet e tij, pasi babai është diagnostikuar me kancer. TMZ shkruan se Ray West është duke marrë mjekim për kancerin në prostatë dhe ndodhet në një spital në Los Angelos. Deri më tani thuhet se ai po reagon mirë kundrejt kurave që po merr, por gjithësesi çdo gjë mund të pritet. Nisur nga kjo Kanye ka vendosur t'i përkushtohet babait të sëmurë. Kohë më parë u përfol se Ray vuante nga kanceri në stomak, por tashmë këto aludime janë hedhur poshtë, duke zbuluar sëmundjen që ai ka.

E fejuara e Justin Bieber vihet në qendër të kritikave: Raciste! Telashet nuk paskan të sosur për Justin Bieber dhe familjen e tij. Së fundmi, problemet kanë nisur për partneren e tij, modelen Hailey Baldwin, e cila është vënë në qendër të kritikave për racizëm. Shkak për këtë janë bërë disa komente të publikuara në rrjetet sociale të bëra në vitin 2016 nga modelja, ku përdor fjalën "nigga", një term i përdorur me konotacion negativ. Hailey ka refuzuar t'u përgjigjet mediave apo ndjekësve në rrjetet sociale duke i "fryrë" më shumë zjarrit.

Motra e Belen Rodriguez ndez rrjetin Duket se bukuria dhe linjat e tyre janë gjenetike. Cecilia Rodriguez ka ndezur rrjetin me një pozë sensuale në pishinë, ndërkohë që motra e saj Belen publikon shpeshherë foto nudo. Në pamjen ku duken qartë format e mira trupore, të pasmet e saj komentohen nga fansat si "bombastike". Kështu motrat Rodriguez sfidojnë njëra-tjetrën me fotografitë provokuese dhe ia dalin të marrin vëmendje nga të gjithë.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Një muaj pas lindjes, Eva Longoria nis pushimet në plazh Pak kohë më parë Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Santiago Enrique, Los Angeles dhe tani duket se ka gjetur kohën për të pushuar pak nga detyra e saj 24 orëshe si mama. Aktorja 43vjeçare postoi foto nga pushimet e saj misterioze ku shfaqet duke pushuar nën diellin veror. "E puthur nga dielli; Nuk dua t'ia di për modelin e flokëve kur jam në det", shkruan ajo si dixhiturë tek një foto ku shfaqet në plazh. Ndërsa në një varkë, Eva mbante ulur rripat e rrobave të banjos për të marrë sa më shumë ngjyrë në lëkurë. Ajo shfaqet me një fytyrë të freskët, me një palë syze dielli, stil aviator. Personazhi i njohur në "Shtëpiake të dëshpëruara", ka publikuar gjithashtu një foto të vetes ulur në plazh. Ajo nuk

tregoi se ku është, por fansat aludojnë se, sipas fotove, ajo duhet të jetë diku në Bahamas. Më 19 qershor aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 50-vjeçar, Jose 'Pepe' Baston, një manjat i mediave, me të cilin u martua më 2016-ën në një qytet buzë liqenit, në vendin e saj të lindjes, Meksikë. Jose dhe ish bashkëshortja e tij, Natalia Esperon kanë dy vajza dhe një

djalë të cilët përshëndetën me një "Hola" Evën, gjatë shtatzanisë së saj: "Ne kemi tre fëmijë tashmë, unë kam tre fëmijë nga burri, kështu që nuk është diçka e re". Gjithsesi, Eva ka qenë e martuar më parë me yllin e operave, Tyler Christopher nga 2002-shi deri në 2004-ën e më pas u martua me lojtarin e basketbollit Tony Parker nga 2007-ta deri në 2011-ën.

"Stop spekulimeve", flet shoqja e këngëtares që kaloi në mbidozë

Më në fund zbuluam diçka të re për këngëtaren Demi Lovato dhe gjendjen e saj pas overdozës. Dani Vitale, shoqja e saj e ngushtë dhe kërcimtarja në çdo koncert ka thyer heshtjen duke i thënë fansave të saj se nuk ka vend për komente negative në këtë rast. "Unë shqetësohem për Demin si

të gjithë ju. Nuk kam thënë asgjë për këtë situatë, sepse shërimi i saj është më me rëndësi. Nuk isha me Demin kur ndodhi incidenti, por jam me të tani dhe do të vazhdoj të jem me të, sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua, sikurse edhe për ju. Sikur të gjithë ju, edhe unë nuk kam asgjë tjetër përpos

dashurisë në zemrën time për të. Nuk ka nevojë për komente negative, ka shumë të atilla drejt atyre që kujdesen për Demin gjithë këtë kohë. E di që të gjithë ju ndjeheni të humbur pa të,në këto momente, por kujtojeni që ju gjithë keni qenë pjesë e komunitetit Lovatics, që dashurojnë. Ju lutem kujtojeni këtë kur të merrni telefonat tuaj dhe filloni të shkruani. Kujtojeni që të gjithë ne e duam atë më shumë se sa mund ta shprehim me fjalë. Ju lutem vazhdoni të dërgoni fjalë të mira për të, gjatë shërimit të saj", shkruajti ajo në Instagram. Ndërkohë familja e këngëtares ka zbuluar se Demi është në gjendje të mirë dhe do fillojë shumë shpejt rikuperimin.

Historia që shokoi botën, pornostarja që u bë princeshë Sofia Hellqvist ka qenë një pornostare shumë e pëlqyer nga meshkujt. Me hiret dhe fotot e saj kjo vajzë e lindur në 1984 në periferi të Stokolmit i çmendte fansat e fotove të nxehta. E gjithë historia e jetës së saj është një zinxhir rastësish fatlume të denjë për episodin e dytë të "Pretty women". Ajo ishte kamariere në një bar por aty u njoh me një fotograf që e ftoi të bënte foto të nxehta. Ajo më pas merr pjesë në një emision televiziv dhe megjithëse nuk e fiton konkursin aty fluturon drejt Nev Yorkut ku filloi të ribëjë kamarieren për të pasur mundësi të paguajë mësimet e veta të jogës. Me t'u rikthyer në vend ajo e u prezantua me princin Carl Philip, i cili në atë kohë kishte një lidhje të konsoliduar me Emma Pernald që prej dhjetë vjetësh. Por shtypi rozë suedez e zbuloi lidhjen mes ish pornostares dhe princit në vitin 2010 kur ata jetonin në fshehtësi mes Nev Yorkut dhe Mtokholmit. Martesa e tyre, që u bë në verën e 2015, shokoi aristokracinë e Europës, pasi nuk ishte parë ndonjëherë që një princeshë të ketë qënë pornostare.

Në 60-vjetorin e lindjes Madonna mbledhje fonde për fëmijët e Malawi "Për ditëlindjen time, nuk arrij të mendoj për një dhuratë më të mirë…"! Me një postim të gjatë në profilin e saj në "Facebook", Madonna, që do të festojë 60-vjetorin e lindjes së saj më 16 gusht ka njoftuar që ka hapur një llogari për të mbledhur fonde për fëmijët e Malaëi, vendi afrikan prej nga vijnë 4 fëmijët e saj adoptivë. Ndër të tjera mbretëresha e pop-it pozon për kopertinën e Vogue Italia, që i dedikon numrin special. "Çdo dollarë i mbledhur do të shkojë për shkollat dhe asistencën shëndetësore, shkruan këngëtarja. Dua të ndihmoj së bashku me miqtë e mi, fansat dhe të tjerë që me mbështesin, për të ndryshuar jetën e fëmijëve të Malawi dhe ti tregojmë atyre që janë të ushqyer, të mbrojtur dhe të dashur nga ne", tha ajo. Madonna ka themeluar Raising Malawi, shoqatën për bamirësi në 2006. Mbledhja e fondeve do të përdorë instrumentet e bamirësisë së Facebook-ut, në të cilën nuk parashikohen taksa, do të thotë që 100% e çdo kontributi do të shkojë direkt për jetimoren e Shpresës, që ndodhet në një zonë rurale dhe shumë të varfër të Malawi dhe që një nga projektet financohet nga Raising Malawi.

"Ëngjëlli" i Victoria's Secret pozon për të brendshmet seksi Një tjetër ëngjëll i Victoria's Secret ka linja të përsosura dhe ajo po nxit femrat që ta duan trupin e tyre. Sara Sampio është shembull për promovimin e vetëbesimin. Bukuroshja portugeze ka vërtetuar se ka fizik mahnitës me fushatën e re të firmës më të njohur për veshjet e femrave. Modelja 27-vjecare u shfaq tepër seksi në set, teksa reklamonte të brendshmet shumëngjyrëshe.


SPORT

20

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Skuadra verilindore do të luajë ndeshjen e kthimit në Azerbajxhan pas barazimit pa gola në Shkodër

K

ukësi është 90 minuta larg ëndrrës së madhe për të kaluar në turin e tretë në Champions League. Skuadra verilindore do të luajë në stadiumin “Tofig Bahramov Republican Stadium” në Baku. Gjithçka nis nga barazimi 0-0 në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Një takim i luajtur me shumë kujdes nga trajneri Cungu, i cili e rreshtoi skuadrën në fushë me synimin e vetëm që të mos pësonte gol. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në takimin e kthimit në Azerbajxhan që do të luhet sot në orën 19:00. Kukësi do të luajë për të mbajtur portën të paprekur. Objektivi nuk do të jetë i lehtë të realizohet, pasi skuadra azerbajxhanase do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të zhbllokuar ndeshjen. Kukësi ka në krahun e vet edhe avantazhin se për çdo minutë që kalon, presioni do të jetë në anën e kundërshtarëve. Me ekipin e Ansi Agollit që do të kërkojë të mbyllë çdo diskutim brenda kohës së rregullt, hapësirat në dispozi-

Kukësi kërkon mrekullinë sot në Champions ndaj Qarabagut të Agollit

cion të veri-lindorëve nuk do të mungojnë.Një arsye përse të besuarit e Cungut duhet të besojnë. Arma më tepër e kuk-

sianëve në takimin e kthimit do të jetë padyshim Regilando. Bomberi i afruar gjatë verës, pas dy sezoneve mbresëlënëse

me Luftëtarin dhe Laçin do të ketë detyrën e finalizimit të aksioneve, që në Shkodër nuk munguan. Për Kukësin, objek-

tivi është të mos pësojë gol. E udhëhequr nga kapiteni Shameti, skuadra do të krijojë një digë përpara portës së Frashërit. Më tej, ndoshta mund të jetë radha e gardianit që të provojë të bëhet hero nëse do të vijë ruleta e penalltive. Kukësi i ka menduar dhe po përgatitet edhe për ekzekutimet e 11-metërshave, për të qenë gati dhe me shpresën se do të befasojë në Azerbajxhan. Sa i përket formacionit, në portë do të jetë Frashëri. Më pas, Maliqi, Alla, Shameti, Qaqi, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Dzaria, Melo, Plaku (Rexhinaldo). Këta pritet të jenë lojtarët që do hidhen në fushë sot, ku në sy bie afrimi më i ri, ai i Rexhinaldos, i cili nuk është ende i sigurt nëse do luajë, por shihet si një mundësi e mirë duke njohur vlerat e tij finalizuese dhe faktin se është shumë i shpejt në kundërsulm.

TRAJNERI I QARABAG

MBROJTËSI

STRATEGU

“Kukësi do të mbrohet, por ne i shkatërrojmë për 90 minuta”

Rrumbullaku “kërcënon” Agollin: I uroj fat, por kalon Kukësi

Cungu: Na duhet ndeshje perfekte me Qarabag, përfaqësojmë Shqipërinë

Kurban Kurbanov doli në konferencë për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme, ku Qarabagu do të përballet me Kukësin në kuadër të turit të dytë të Champions League. Trajneri i skuadrës azere ka theksuar se verilindorët do të luajnë në mbrojtje, megjithatë është i bindur në suksesin e ekipit të tij. “Ne do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, por nuk do të japim gjithçka, edhe pse duhet të jemi shumë të kujdesshme. Duhet të jemi të durueshëm dhe të mos kalojmë në aventurë. Skuadra është gati për këtë sfidë. Kundërshtari nuk i mungon besimi dhe do të jetë përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Do përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv, por ne e dimë se do të kemi një kundërshtar ndryshe nga ndeshja e një jave më parë dhe ne duhet të jemi gati për çdo surprizë. Është bërë e zakontë që skuadrat luajnë në mbrojtje ndaj nesh në ndeshjet e fundit, por mua nuk më intereson kjo gjë. Ata do përpiqen që të neutralizojnë sulmet tona, por jam i bindur se do të fitojmë bindshëm dhe me shumë gola. Duhet të sulmojmë gjatë gjithë kohës dhe nuk duhet t’u krijojmë hapësira. Kam besim se ndeshja do të zgjidhet brenda 90 minutave. Unë besoj se kësaj radhe do të luajmë futbollin që unë kërkoj”, ka përfunduar Kurbanov.

Kukësi do të luajë ndaj Qarabagut ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi dueli i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Pak pas mbërritjes në Azerbajxhan, Simon Rrumbullaku ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit verilindor, ku shprehet optimist dhe beson në një kualifikim të mëtejshëm të verilindorëve. “Ishte një udhëtim shumë i gjatë dhe i lodhshëm por tani jemi këtu, dhe jemi akomoduar në një hotel shumë të mirë. Klima është e mirë, do pushojmë pasi më vonë kemi stërvitje si dhe do përgatitemi për ndeshjen e nesërme. Unë sikurse edhe grupi, në gjithë këto ndeshje deri tani kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojë edhe nesër dhe besojmë se do arrijmë qëllimin që është kualifikimi. Me ndeshjen e parë që u zhvillua kundër Qarabagut pamë që nuk kishim ndonjë diferencë të madhe me këtë ekip. Sigurisht që kjo skuadër ka lojtarë me cilësi dhe nivel shumë të lartë profesional, por edhe ne kemi treguar vlerat tona dhe besoj që kemi shumë mundësi të kualifikohemi dhe do japim maksimumin që të arrijmë kualifikimin. Rëndësi ka që të mos pësojmë gol, mendoj që do na jepet mundësia që të shënojmë një gol që mund të na japi kualifikimin. Ne duhet te tregohemi të kujdesshëm ashtu si me Valetën, që na dha kualifikimin. U përballem edhe me Ansi Agollin që është një lojtar shumë i mirë. I uroj suksese por besoj që ne do kualifikohemi”, deklaroi Rrumbullaku.

Trajneri Armando Cungu thotë se Kukësi duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte për të kaluar në turin e tretë të UEFA Champions League. Përballë është Qarabag, një emër i madh dhe për më tepër vjet ka qenë pjesë e fazës së grupeve të Champions, megjithatë ky fakt nuk e shqetëson trajnerin. Ai beson se në rast se nënkampionët e Shqipërisë nuk i lënë hapësira kundërshtarit kanë shanse për të kaluar më tej, edhe pse e di se është tepër e vështirë. “Mund të ndodhë çdo situatë. Natyrisht ne dëshirojmë ta zgjidhim ndeshjen brenda 90 minutave. Ne jemi të përgatitur për çdo situatë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë. Ne do përpiqemi që të marrim një rezultat pozitiv. Rezultati ka rëndësi mbi të gjitha. Mund të luajmë 80 minuta mirë dhe në fund të shkatërrojmë gjithçka me një gabim. Ne do të përpiqemi të mos gabojmë. Nuk është hera e parë për ne që luajmë në një stadium të tillë. Kemi luajtur gjithnjë në stadiume ku ka pasur shumë tifozë. Lojtarët e mi janë profesionistë. Nuk ka asnjë problem për ne. Për 6 vitet e fundit ne kemi qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës. E dimë se do të ndeshemi me një skuadër të madhe si Qarabag. Ne përfaqësojmë të gjithë Shqipërinë këtu”, deklaroi Cungu para ndeshjes.


SPORT

21

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë zhvilluar takim në Milanelo, ende s’ka marrëveshje të plotë

ZIKALTRIT

Higuain dhe Caldara drejt Milanit, Bonucci pranë rikthimit te Juve

Interi kompleton goditjen e dyfishtë, arrin akordin edhe me Vidal

G

onzalo Higuain është gjithmonë e më shumë pranë një kalimi te Milani. Ditën e djeshme tratativat mes bardhezinjve dhe kuqezinjve janë bërë edhe më konkrete, teksa drejtuesit e Juventusit, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici djenë mesditë mbërritën në Milano për të mbyllur marrëveshjet për mbrojtësit Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe sulmuesin Gonzalo Higuain. Të dy klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje ku Caldara dhe Bonucci do të shkëmbehen, ndërsa “El Pipita” do të transferohet në “San Siro” për 18 milionë euro, me një mundësi për ta bërë marrëveshjen të përhershme verën e ardhshme për 36 milionë euro të tjera. Kuqezinjtë do të bënin një goditje të zgjuar me afrimin e Higuain, i cili garanton mbi 15-20 gola në sezon, si dhe do të përforconin edhe mbrojtjen me një lojtar të talentuar si Caldara, që shpesh është konsideruar edhe si e ardhmja e Italisë. Nga ana tjetër me rikthimin e Bonucci-t, Juve do të kompletohej përfundimisht edhe në mbrojtje me kapitenin e kuqezinjve që garanton siguri. Bonucci la “Zonjën e Vjetër” verën e kalu-

ar për të bërë lëvizjen në “San Siro”, por ai dëshiron të kthehet dhe mund të marrë edhe një ulje page për ta finalizuar këtë operacion. Bonucci vendosi të bashkohej me kuqezinjtë për shkak se “Djalli”, i paraqiti një projekt ambicioz me në krye Z.Li, por pronari kinez dështoi keq duke bërë që Milani të kalonte në duart e fondit Elliott. Në mbrëmje

ndërkohë Marota ka menduar për të shtuar edhe më shumë dilemat, teksa i pyetur në rast se kalimi i Higuain te Milani është i kryer, ai është përgjigjur: “Jo dhe aq shumë”. Ndërkohë edhe pse kjo deklaratë shtoi dilemat, agjenti i Caldarës, Beppe Riso, u pa në Milano për të diskutuar për kalimin e mbrojtësit te kuqezinjtë në operacionin ku janë të

përfshirë 3 futbollistë. Leonardo ka pasur ditë mjaft të ngarkuara, pasi është duke punuar për të ndërtuar një skuadër fituese, pasi kuqezinjtë kanë humbur identitetin në vitet e fundit edhe për shkak të punës aspak të mirë të bërë në merkato. Higuain dhe Caldara shihen si dy operacione që mund të ringjallin ekipin e Gatussos.

RASTËSIA

HISTORIKE

Ronaldo fiton Championsin në sezonin e tij të pestë …

Shkëndija kualifikohet në turin e tretë të Champions League

Pas Sime Vrsaljko, Interi arrin marrëveshjen edhe me Arturo Vidal. Klubi zikaltër do të kompletojë merkato e kësaj vere me një tjetër goditje të bujshme. Mediat italiane shkruajnë se skuadra e Spalletit ka arritur akordin me Bayern Munich për transferimin në Milano të kilianit. Sipas gazetës italiane Interi do t’i paguajë kampionëve të Gjermanisë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për 2 sezone dhe 22 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij pas 2 vitesh. Megjithatë ekziston edhe një kleçkë e fundit pasi kiliani është në skadencë kontrate me Bayernin në verën e vitit 2019-të dhe për të kaluar te Interi më parë Vidal duhet të zgjasë marrëveshjen aktuale me bavarezët edhe me të paktën 2 vite. Dëshira e futbollistit dhe e familjes së tij për t’u transferuar në Milano kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm që Bayerni t’i ndizte dritën jeshile klubit zikaltër. Vetë lojtari do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

VERDHEKUQTË

Roma nuk heq dorë nga Suso, ofron 18 milionë euro plus një lojtar

N

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar për në fazën tjetër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar moldavët e Sheriff Tiraspolit. Kuqezinjtë arritën të mbajnë një barazim pa gola në Moldavi dhe u kualifikuan më tej falë fitores 1-0 të arritur një javë më parë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit. Turi i tretë ka rezervuar një short aspak të lehtë për skuadrën tetovare, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të Salzburgut, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues. Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off-in e Europa Leagues, arritje që e garanton për herë të tretë radhazi.

jë statistikë shumë interesante po bën xhiron në rrjetet sociale. Në vitin 2013, Cristiano Ronaldo kaloi nga Sportingu te Manchester United dhe në sezonin e pestë fitoi Champions League. Në vitin 2009, Ronaldoi kaloi nga United te Real Madrid dhe ne sezonin e pestë fitoi Championsin. Në 2018, Cristiano kaloi nga Real Madrid te Juventus, por ka firmosur për katër sezone. Ylli portugez nuk është një garanci që Championsi është i fituar ende pa nisur, por me siguri që është i ndryshëm nga koha kur kaloi te United apo edhe Reali. Nuk është një rastësi që Real Madrid ka triumfuar për tri sezone radhazi, katër në 5 vitet e fundit. Me golat vendimtar të yllit portugez, janë fituar shumë finale, përfshirë edhe ajo e Cardiffit ndaj Juventusit në vitin 2017. Tani Ronaldo është një njeri goli, nuk është një i ri i blerë nga Ferguson, apo një futbollist

klasi me defekte si në kohën kur shkoi në Madrid. Cristiano sot duket një makineri perfekte, ndërkohë që Juventusi pret konfirmimin me ardhjen e Bo-

nuccit për të synuar Championsin. Nëse u duhet të presin, ku i dihet, do i rinovojnë kontratën edhe për një vit Ronaldos për të synuar Championsin.

Roma është në kërkim të një mesfushori krahu për sezonin e ri, teksa dëshira më e madhe është Suso i Milanit. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Mochi prej ditësh është në negociata me kuqezinjtë, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje, teksa oferta e fundit është 18 milionë euro plus kartonin e Perottit. Një lëvizje që do t’i lejojë Milanit të suigurojë të ardhura të mjaftueshme për të huazuar Higuain. Leonardo ndërkohë po punon për të afruar në Milano Bernard, ish-mesfushorin e Shakthar, i cili është një alternativë shumë e mirë. Kuqezinjtë duan që të shesin edhe Reinën te Chelsea për 6 milionë euro, si dhe Bonuccin te Juventusi për 40 milionë euro.


SHENDETESI

22 E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Djersitja në gjumë nuk ka lidhje vetëm me sikletin ose vapën A keni menduar ndonjëherë se pse zgjoheni në mes të natës me trupin gjithë djersë? Përveç pjesës që mund të keni pasur ndonjë siklet apo temperaturë të lartë në dhomë? Edhe këto dy faktorë dëmtojnë jetën e përditshme, por ka disa arsye më serioze se pse ndodh kjo gjë. Çfarë është djersitja? Djersitja është kur trupi lëshon avuj uji nga lëkura për të ndihmuar temperaturën e brendshme të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin. Duhet të theksohet se temperatura e një dhome mund të

ndikojë nëse djersiteni gjatë natës. Nëse keni një përvojë të tillë, kjo ndodh kur trupi përballet me temperaturë të lartë në ambient ose për shkak të etheve. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh çdo natë edhe nëse ka temperaturë optimale në dhomë, atëherë me siguri që po vuani nga probleme të tjera serioze. Infeksionet Tuberkulozi shkakton shumë djersitje natën, gjithashtu edhe nëse jeni prekur nga virusi HIV. Kjo është për shkak se sistemi imunitar i trupit

përpiqet të luftojë sëmundjet infektive duke e ngrohur trupin në një temperaturë që vret infeksionet. Gjithashtu, gripi, bajamet, ftohja dhe ineksionet e tjera shkaktojnë djersitje natën. (Ekspertët e Shëndetit rekomandojnë që të merrni ilaçe për të ulur temperaturën dhe nëse temperatura nuk ulet, atëherë vizitoni menjëherë mjekun). Hiperhidroza idiopatike Një gjendje ku trupi krijon shumë djersë pa arsye, si klima e nxehtë apo ushtrimet e rënda gjatë ditës. Ç'ekuilibrat e

hormoneve-Menopauza, diabeti, sëmundja e tiroides, puberteti dhe shtatzënia mund të shkaktojnë djersitje të tepërta gjatë natës. Apnea e gjumit Apnea e gjumit është një gjendje ku muret e fytit ngushtohen dhe kufizojnë frymëmarrjen. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)-Urthi

është simptoma kryesore e GERD, që shoqërohet me djersitje. Hipoglikemia Sheqeri i ulët në gjak shkakton djersitje natën. Djersitja mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit dhe leuçemisë, e sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

Doktorët: Zemra nuk të jep kohë, ja çfarë duhet të dini për atakun kardiak Zgjidhsportineduhurpërty Armiku numër një i shëndetit dhe formave tona është jeta sedentare. Për të fituar ndaj saj, çdo formë e aktiviteteve fizike është e mirëpritur, nga stërvitja me intensitet të lartë, tek sportet e stinës, një shëtitje e thjeshtë. Kënaqësia e para-Rregulla numër një është të zgjedhim disiplinën sportive që na pëlqen. Lëvizja duhet të jetë një aktivitet zbavitës . Kjo është mënyra më e mirë për tu motivuar për të fituar ndaj përtacisë. Për të djegur kalori e për tu dobësuar-Sportet idelae janë ato që kërkojnë një punë më të gjatë dhe me një intensitet mesatar dhe konstant. Si për shembull ecja, apo ecja e shpejtë, apo biçikleta, vrapi. Aktivitetet aeorbike janë ato që djegin më shumë yndyrna, ndërsa anaerobike konusmojnë m ë shumë sheqerna.Nëse objektivi është rënia në peshë zgjidhn i të parin. Për të luftuar stresin-Aktiviteti fizik liron endorfinën, largon mendimet negative dhe përmirëson humorin. Pra, çdo formë lëvizjeje është e mirë për të luftuar stresin.

Yoga të rinon fytyrën, ja sa vite ju heq Yoga e fytyrës bën mrekulli pasi masazhet e lehta në mënyrë të rregullt rrisin madhësinë e muskujve, duke çuar në një pamje më të plotë të fytyrës dhe shumë më të freskët. Në një eksperiment të kryer në Universitetin Northestwrn në Çikago, studiuesit zbuluan se ata që bënë masazh 30 minuta për 20 javë rresht, dukeshin tre vjet më të reja në fytyrë. Pjesëmarrëset në studim ishin 27 gra të moshës 40 deri në 65-vjeç. Janë gjithsej 32 ushtrime të ndryshme që ndihmojnë. Ndër to përmendet hapja e gojës në formën e shkronjë O, buzëqeshja që ndihmon muskujt e faqeve dhe masazhet e lehta me gishtërinj.

Një sulm në zemër ose siç njihet në terma mjekësore infarkt miokardi (MI), është dëmtim i përhershëm i muskujve të zemrës. "Mio" do të thotë muskuj, "kardiak" i referohet zemrës dhe "infarkt" nënkupton vdekjen e indeve për shkak të mungesës së furnizimit me gjak. Çfarë ndodh gjatë një sulmi në zemër? Muskujt e zemrës kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me gjak të pasur me oksigjen për ta ushqyer atë e të mundësojë punën e saj gjatë jetës. Nëse keni sëmundje të arteries koronare, këto arterie bëhen të ngushta dhe gjaku nuk rrjedh ashtu si duhet. Nëse një mpiksje e gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen "të uritura" për oksigjen. Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve

të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Ky është një sulm në zemër. Ndërsa në raste të pazakonta, një sulm në zemër mund të shkaktohet gjithashtu nga një vrull i arteries koronare. Gjatë një spazmi koronar, arteriet koronare kufizojnë spazmën brenda dhe jashtë duke reduktuar furnizimin me gjak në muskujt e zemrës (ishemia). Koj mund të sjellë pushim të zemrës, dhe mund të ndodhë edhe tek njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë sëmundje të arteries koronare. Çdo arterie koronare furnizon me gjak muskujt e zemrës. Sasia e dëmtimit të muskujve të zemrës varet nga madhësia e zonës së furnizuar nga arteria e bllokuar dhe koha midis sulmit dhe trajtimit. Shërimi i muskujve të zemrës fillon

shpejt pas një sulmi në zemër dhe zgjat rreth tetë javë. Ashtu si një plagë në lëkurës, plaga e zemrës shërohet dhe pse do të formohet një shtresë në zonën e dëmtuar. Kjo do të thotë se kërkohet trajtim i menjëhershëm. Shenjat që mund të tregojnë një sulm në zemër janë të ndryshme, ka raste që nuk ka shenja apo sinjale, megjithatë këto që do tregojmë tani janë disa paralajmërime të mundshme, që do të thotë se duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Sjell ndjesinë e ngushtësisë në kraharor ose presion të brendshëm. Njerëzit të cilët e kanë përjetuar të paktën një herë e kanë përshkruar ndjesinë si një elefant i ulur në gjoksin e tyre ose një rrip që po ngushton kraharorin. Ky shqetësim mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit si për shembull në pjesën midis stomakut dhe barkut. Simptoma të tjera: Mungesë ajri, vështirësi në frymëmarrje, të përziera, djersë të ftohta, trullosje, ftohje e pjesës mbrapa të trurit. Simptomat mund të vijnë papritur ose të zhvillohen gjatë minutave dhe të përkeqësohen. Zakonisht zgjasin të paktën 10 minuta. Doktorë bëjnë thirrje: Nuk ka problem nëse është alarm fals, njoftoni menjëherë ambulancën.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Masë e vjetër për drithëra, e barabartë me rreth dyzet deri në pesëdhjetë kilogramë 6. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 9. Këpucë prej lëkure ose prej gome me qafa të gjata, zakonisht deri afër gjurit 13. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 16. Ai që krijon sipas parimeve të abstraksionizmit 18. Udhëtim për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj 21. Salcë si krem që bëhet me të verdhën e vezës, vaj ulliri e me lëng limoni 22. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 24. Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit 25. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 30. Bimë barishtore, në familjen e erëzave të gatimit 33. Mark Tuli, ose ... (106-43 p.e.r.) orator, burrë shteti romak dhe shkrimtar 34. Trajtë fillestare e kandrrave, e krimbave, e bretkosave, vemje 36. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 39. Dakord në gjuhë universale 41. Që është i viseve, të cilat ndodhen në veri 42. Ai që zhytet në thellësi të detit është asht 43. Copë metali në trajtën e një petle a të një pllake të vogël e të hollë 46. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 48. Idriz ... atdhetar dhe patriot, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare, bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe 50. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 54. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 55. Ua varin në qafë fituesve të një sfide, ato janë ari, argjendi dhe bronzi 57. "Shqipëria e Re" quhej filprodhuesja e kohës së dikaturës, ku punojnë skenaristë, regjisorë, aktorë, operatorë etj 59. Më 6 mars 1992 në ... ndodhi konflikti i parë i armatosur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve 62. Vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike 64. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 67. Llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm 68. Qyp i madh që përdorej kryesisht për të mbajtur vaj 72. Erë e keqe a e rëndë që të shpon hundët dhe të zë frymën 74. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 75. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 77. Enë qelqi që shërben zakonisht për të mbajtur ujë në tryezën e bukës 79. Përdorimi jashtë mase i pijeve a i barnave, teprim në të ngrënë, etj 81. Vetjak, individ, ose...

E mërkurë, 1 GUSHT 2018

Nga Albert VATAJ

83. Quhej ashtu qeveritari më i lartë, i emëruar nga sulltani, në një vilajet të Perandorisë Osmane 84. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe) 88. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 89. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 90. Gradë e ndërmjetme midis nënoficerit dhe oficerit 92. Gjurmë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim a dëgjojmë 93. Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi ... i vetëm dhe i pa ndihmuar 97. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 98. Ai që prek diçka a dikë për t'i shkaktuar një dëm 99. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 100. Ajo përbëhet nga teksti, muzika, orkestrimi dhe interpretohet 101. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 104. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 105. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 106. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 108. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 109. Që rri në një vend, që nuk

rrjedh, i fjetur, i ndenjur 110. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 111.Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 113. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 115. Britma që lëshojnë dhentë, zëri i dhenve 116. Ana ... ditari i saj u bë nga më të famshmit e Historisë së Luftës së Dytë Botërore, ishte hebre VERTIKALISHT 1. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 3. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 4. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 5. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 6. Përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve 7. I vendit ku kanë lindur prindërit, ku kanë jetuar të parët e dikujt 8. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 9. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 10. Një e mijta pjesë e milimetrit 11. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 12. Gdhend një dru, një gur etj. për ta bërë me faqe të lëmuara, e skalit 14. Luigj Gurakuqi (18791925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së ... më 1912, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, de-

putet 15. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 17. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 19. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 20. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 21. Një e njëmijta pjesë e gramit (shkurt. mg) 23. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 24. Si kishtin makinat e Durrësit targën 26. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 27. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 28. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 29. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 31. Përdor atë monedh Bullgaria 32. Pjesë e vegjës, çdonjëri nga të dy drurët midis të cilëve vihet krehri 35. Flijimi i vetes dhe i interesave vetjake për të mirën e kauzës 37. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 38. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 40. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 44. Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje 45. Ndoc ... (1870-1945) ishte

63. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 65. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 66. Studim i gjerë që mbrohet përpara një këshilli shkencor për të marrë një gradë shkencore 69. Partia Aleanca Popullore 70. Kryeqyteti i saj është Parisi. Emblema, Kulla Ejfel 71. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 73. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 74. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 76. Masë nxënësie e barabartë me një mijë litra (shkurtima e saj, kl) 78. Pastaj e ka brenda 80. Individ i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur 81. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 82. Partia Demokristine 83. Më 6 mars 1853 në Venedik u mbajt premiera e Operës "La Traviata" të Giuseppe ... 85. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 86. Njeri që dërgohet diku nga një shtet a nga një organizatë politike me detyra të posaçme, sidomos të fshehta 87. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, e gjejmë në art e arkitekturë 90. I hedh fajin dikujt, e quaj fajtor për diçka, fajësoj 91. Nacionalisti dhe intelektuali i madh, Mehdi .... Historiani i njohur, Kristo ... 94. Masë drithi prej gjashtë okësh, dume misri, term i vjetër 95. Ashtu quhet trajtimi financiar i përmuajshëm që marrin të moshuarve 96. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 100. Gjarpër i madh me helm të fortë, jeton në vende të nxehta; gjarpri me syze, ose ... 102. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 103. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë 107. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 112. Partia Republikane, inicialet 114. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte

deputet, ministër dhe atdhetarë shqiptarë. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës 47. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 49. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 51. Koordinatat përgjatë boshtit të x-it 52. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 53. Mënyrë e stërholluar e dredharake për të mashtruar dikë 56. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 58. Romani i Anton Pashkut 60. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 61. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 1

2

M

3

S

4

A

5

6

M A L

L

7

8

9

K

K O L

I

L

10

A U D I

11

F

M

12

S

13

A R K O Z Y

I

¸

K

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

O 17

S

18

H Q I

P

P

15

A R F U M E

R I

¸

¸ 22

T

X H E

L

S

M

H

O

V

27

A B

E

P

K

30

A

S

U

T 33

K 36

H

L

37

B

38

O

T

N

34

Z

L

D L

T U Z I

U

¸

E

M U R I

G

F E

43

T

N

S

H T

M I

¸

¸

R

E

I

L

B

W

D

P A N J E

U

K O J

T

M E

F I

P

A

L

A

65

A V L E

R 70

A

71

72

A B D I

N D

D

E

K S

L

U

I

K

A

I

T

T

N 69

F R A K

Q

A K

A

K

N E

T ¸

74

V 76

M ¸

62

L E

68

73

A

75

R

¸

61

66

M E

67

E

D U Z ¸

U 60

T R E A

B

A

57

U B R I

64

R I

R R I

51

59

63

B E

54

L

56

L

S

53

M

55

F E

I 50

R

T 52

58

J 45

M

E

A

49

S

L

T V A

47

D O R A S H K E P

A

44

46 48

D

I

A

¸

S

42

L

Z 32

A L

S H O J 40

41

C U R R I

31

K A F

35

39

A L

M

D A R E

¸ 28

˙

29

E

T

H 24

26

V A L I

N 21

K A I

23

A

S

25

P

S H I

20

T A R

R

A N O

16

D

19

T

E

O

77

S U K ¸

78

E S

E

˙

R

T

I

Z

79

80

K L A R I

81

I

L

E 82

S 88

P

O 83

B

D

84

¸

85

K R Y E Z

89

I

F

U

Y

I

B

R

F

F

93

L I

L

I

I 96

F

N

T

95

E V

O

V

B

A

B E T

A

N

L

J

L 91

A N G U L L

R 94

B A S O R E

I 87

B

90

A A

S

L

86

G

92

97

A L

K M E O N I

A

98

Z

N

99

P

K

¸

L

100

A H U

101

V 106

˙

Y R

R

I

103

A D K

T

104

A P

105

E N I

N

107

E P

D E

R M A N

E

J

E

C

L

R R E

P T

G

S 110

L

A 108

109

O R ¸

M

D 102

N

111

P

F

E R D I

N A N D

112

R

L

¸

S

113

V E R S I

I

N

L

R

114

O N

¸

M

L I

R E

T A

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

Presidenti Ilir Meta promovon Alpet shqiptare N

ë kulmin e se zonit turistik, Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon të promovojë turizmin malor. Stacioni i radhës në këto ditë të nxehta për kreun e Shtetit ishin Alpet e Shqipërisë. "Një udhëtim mbresëlënës në Leqet e Hotit, në SelcëCem, në Lëpushë e Vermosh, mes mrekullive të alpeve shqiptare, aty ku turistët i gëzohen rrugës së re dhe turizmit malor"shkruan Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", ku i bashkëngjit dhe disa foto nga zonat e Alpeve shqiptare. Po dje, kreu i shtetit ka vizituar dhe liqenin e Plavës. "Të dashur miq, ju përshëndes nga ky livadh mbi liqenin përrallor të Plavës, aty ku malet puthin qiellin dhe ku Zoti ka krijuar mrekullinë",shkruan kreu i shtetit në Facebook.

24 E mërkurë, 1 GUSHT 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.