Koha Jone_1 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Rama dështoi, vetëm 15% e votuan E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 155 (8596)

E hënë, 1 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri Rama e quan fitore votimin e djeshëm, ndërsa Monika Kryemadhi deklaroi se: “Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Sado ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”

FAQE 3

Media ndërkombëtare: Votime fasadë. Pjesëmarrja e ulët, lajm i keq për Ramën

INCIDENTET KRYESORE

Manipulime, blerje votash dhe kërcënime për administratën

FAQE 6-8

NËNKRYETARI I PD

DEKLARATA

Edi Paloka: Shqiptarët i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi: Të rinjtë refuzuan modelin Rama

FAQE 4

ANALIZË

FAQE 15

Në foto: Dje gjatë votimeve të PS PËRPLASJA

PD: Ja shifrat reale të pjesëmarrjes. Socialistët në KQZ gënjejnë FAQE 5

FAQE 4

FORUM

Si i korruptoi Edi Rama ndërkombëtarët me Gjykatën Kushtetuese

Më shumë se 1 milion shuplaka i ranë turinjve Ramës

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Nga Ylli Manjani

Dy ditë më parë, Bashkimi Europian bëri një deklaratë publike, e cila duket se mbështet plotësisht Kryeministrin Edi Rama në përpjekjet e tij për të zhvilluar zgjedhje njëpartiake më 30 Qershor...

Pjesëmarrja ekstremisht e ulët në votimet moniste të sotme, deri në nivelin e të punësuarve në shtet, ishte përgjigja më e mirë për Ramën, Soreccën, Boschardin, Palmer-in e gjithë sorollopin...

FAQE 17

FAQE 16


POLITIKE

2 E hënë, 1 KORRIK 2019

Kryetarja e LSI-së mesazh Ramës: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan

Monika Kryemadhi: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste të Ramës

P

ër kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dje 85% e shqiptarëve refuzuan të ishin pjesë e votimeve njëpartiake. Duke e cilësuar një fitore, Kryemadhi deklaroi dje pas mbylljes së votimeve moniste që organizoi Edi Rama, se pjesëmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri, si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet

boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas shifrave tejet të ulëta të pjesëmarrësve në votimet e ditës së djeshme, do të reagonte edhe Nënkrye-

tari i LSI-së, Petrit Vasili. Vasili u shpreh se populli foli qartë dhe se shqiptarët nuk e shkëmbejnë më asgjë pluralizmin e fituar me gjak e sakrifica. “Populli foli qartë e fortë, askush mbi dhe nuk vendos dot më kurrë monizmin në Shqipëri! Shqiptarët nuk e shkëmbejnë me asgjë Pluralizmin e fituar me gjak e sakrifica. Shqiptarët europiane bojkotuan në mënyrë plebishitare armikun e lirive, vulgaritetin e banalitetin e sankylotit Edi Rama”, deklaroi dje në reagimin e tij nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Votimi monist, Kreu i PD-së: Ramën e braktisën edhe vetë socialistët. 85 % e shqiptarëve nuk e votuan

Basha: Ndryshimi do të vijë shpejt, 30 qershori e ka bërë të pashmangshëm Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në deklaratën e parë të bërë pas votimeve të 30 qershorit deklaroi se shqiptarët e refuzuan qeverisjen e “Ramës”. Shqiptarët, tha ai, braktisën në masë maskaradën e votimit të Edi Ramën, të cilin e bojkotuan edhe socialistët. Kreu i PD-së tha se votimet ishin moniste dhe me presione të forta ndaj administratës, duke i kërcënuar me bukën e gojës, por qytetarët treguan dinjitet. “Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit. Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda”, tha ai. Presioni ndaj administratës Kryedemokrati tha se vota e djeshme, ishte votë e sektorit publik dhe nën

terrorin e bukës së gojës. “Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në votim. Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lirë të punonjësve dhe familjarëve të tyre. Numri real tregon asgjë më

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës. Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj. Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës”, tha Basha. Krimi elektoral Kreu i PD-së deklaroi se 30 qershori provoi se me Edi Ramën në krye, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Komisioni

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo gërmë të ligjit. Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Sot, u provua se me Edi Ramën në krye. në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua të falënderoj sot të gjithë shqiptaret që braktisën masivisht dhe refuzuan me përbuzje farsën dhe regjimin e Edi Ramës. Ju e bëtë këtë për veten tuaj, për familjen tuaj për fëmijët tuaj. Ju e bëtë këtë për lirinë tuaj. Për Shqipërinë tonë dhe për demokracinë e vërtetë. Ju e refuzuat farsën kriminale dhe të paligjshme që kishte për qëllim të vetëm çimentimin e pushtetit të marrë përdhunshëm dhe që do të shkatërronte themelet e shoqërisë. Ju e kuptuat se farsa e sotme vetëm sa do ta thellonte edhe me shumë padrejtësinë, vjedhjen, shtypjen, mjerimin dhe varfërinë tuaj”, tha Basha. Duke marrë shkas nga refuzimi paqësor i 30 qershorit, Basha tha se dje u tregua forca e një populli të bashkuar përtej ndarjeve partiake. “Sot kumboi mesazhi i qartë i shqiptarëve: Me këtë refuzim paqësor por të vendosur ne kemi shënuar një kthesë historike, një monument kombëtar të qëndresës dhe qytetarisë. Të gjithë bashkë në këtë manifestim, më të madhin kombëtar të lirisë, ndonëse të shpërndarë anembanë Shqipërisë, nga fshatrat më të largëta deri në sheshet e qyteteve tona, me refuzimin që i bëtë kësaj farse, ju

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

treguat forcën e një populli të bashkuar përtej përkatësive partiake, në betejë për Shqipërinë, përballë një regjimi në betejë për pushtetin personal të Edi Ramës. Kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe antiligjor. Ju jam mirënjohës që ju përgjigjët thirrjes time për të mos rënë pre e skenarëve të dhunës. E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa e sotme. Sot është një ditë domethënëse për kombin tone. Sot është dita kur ne të gjithë jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar autokratin e korruptuar lindor Edi Rama dhe bandën e tij. Ndaj dua sot të falënderoj jo vetëm demokratët dhe mbeshtetësit e opozitës por edhe votuesit tradicionalë socialistë që vendosën të shprehin me mospjesëmarrje në këtë farsë refuzimin e triumfit të krimit mbi Shqipërinë”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Ndryshimi i pashmangshëm Basha deklaroi ndryshimi do të vijë shpejt, pasi e djeshmja e ka bërë të pashmangshëm. “Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohet. Së fundmi dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim: Ky ndryshim do të vijë shpejt. Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë. Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësojë direkt jetën tuaj. E sotmja e ka bërë të pashmangshëm ndryshimin”, deklaroi Basha.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E hënë, 1 KORRIK 2019

Basha: Rama dështoi, vetëm 15% e votuan Kryeministri Rama e quan fitore votimin e djeshëm, ndërsa Monika Kryemadhi deklaroi se: “Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Sado ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”

Mbrëmë në orën 21:00, pasi votimet monopartiake kishin përfunduar, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat dhe bërtiti: “Fitore historike”. Ishte fraza më e gabuar që një politikan mund të thoshte në fund të një dite ankthi si ajo e djeshmja. Ajo që kryeministri Edi Rama e cilësoi sukses, i ngjan më shumë Fitores së Piros. Gjenerali i famshëm ilir në betejën e zhvilluar në Heraklea të Greqisë 280 vjet Para Lindjes së Krishtit la në fushën e betejës aq shumë ushtarë dhe gjeneralë në luftë sa e krahasoi “fitoren” njëlloj si humbje. Kështu ishte edhe ajo që Edi Rama e quante fitore, një humbje totale. Ishte një humbje sepse nëse lexon në mënyrë të qartë shifrat e pjesëmarrësve dhe jo emrat e kandidatëve të PS (këta dihet se do fitonin), rezulton se kryeministri me 30 qershorin bëri vetëvrasje politike. Le t’i marrim me radhë humbjet e Ramës nga procesi i djeshëm. Shifra e pjesëmarrjes në votime, sipas Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe vëzhguesve të opozitës është 15.12% ose 534,528 votues. “Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste”,deklaroi dje Lulzim Basha. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21.6% ose 771863 kanë votuar. Vërtetësia e këtyre dy të dhënave do të jenë temë debati për shumë kohë, por këtu nis dhe humbja e Ramës. Arbitri i zgjedhjeve në Shqipëri nuk janë vetëm ndërkombëtarët, por komisionerët partiakë. Në të gjitha zgjedhjet, rezultati bëhet i besueshëm sepse është pala tjetër që firmos proces verbalet e komisioneve. Dje, që vnga komisioni i votimit, numërimit dhe deri të KQZ ishin të gjithë anëtarë të PS.

Edhe sikur socialistët e komisioneve të kenë qenë njerëzit më të ndershëm në vend, nuk ka asnjë mundësi që 21.6% të jetë shifër reale dhe të mos jetë rritur fiktivisht. Nuk kishte asnjë që ti ndalonte ta bënin, përkundrazi, dje ata merrnin vetëm telefonata dhe kërcënime që të rrisni shifrat, si dikur PD-ja në maj 1996. Duke shtuar këtu dhe mijëra denoncimet për votime fiktive, mbushje kutish, votime familjare dhe kërcënime të administratës për të votuar me dhunë, pjesëmarrja e djeshme është shumë afër asaj që ka dhënë Partia Demokratike 15%. Votimet e djeshme të Edi Ramës nuk ishin zgjedhje, por referendum kombëtar. Në këtë sfidë ku i ftoi qytetarët Edi Rama shqiptarët i dhanë mesazhin më të hidhur. Shkuan të votojnë vetëm 15% duke

treguar refuzim total. Me votimet e djeshme, Rama humbi mbështetjen popullore që ka pasur si politikan, humbi votat e PS dhe humbi moralin për të vijuar më tej me qeverisje. Me 15% e votave në kuti, Edi Rama tregoi se kur një Kryeministër u drejtohet me arrogancë shqiptarëve përfundon të bojkotohet masivisht, si asnjë politikan tjetër në historinë e vendit. Refuzimi për të votuar dje nuk duhet parë si një goditje ndaj PS. Ata votuan kundër Edi Ramës. Shqiptarët refuzuan të bëhen pjesë e një farse elektorale duke dalë jo vetëm kundër këtij procesi, por personalisht kundër Edi Ramës. 30 qershori nuk ishte betejë e qytetarëve kundër opozitës, siç thotë Rilindja. Nuk ishte as datë për zgjedhje lokale, sepse Edi Rama gjithë fushatën e ngriti në nivelin kombëtar dhe jo

lokal. Dje kryeministri mori një mësim popullor dhe që duhet të reagojë urgjent. Lojërat që po bëhen më KQZ dhe shifrat e pjesëmarrjes janë një tjetër tregues i panikut dhe humbjes së Rilindjes. Ndërkombëtarët duhet të tregojnë me gisht farsën e këtij procesi dhe të shpëtojnë imazhin e tyre, sepse shqiptarët e panë se çfarë shëmtie u bë. Opozita dje nuk ishte në proces, por pati mundësi të dëshmonte çdo manipulim. Atë që nuk e bën mediat, vëzhguesit ndërkombëtarë, e realizuan ata që bojkotuan procesin, duke u sjellë shqiptarëve gjithë shëmtinë e votimeve monopartiake. Sado të justifikohet PS, shqiptarët panë mjaftueshëm blerje votash me thes mielli, kërcënime ndaj nëpunësve, thyerje kutish nga komsionerët e PS, votime nga 2 herë të socialistëve, sa të krijojnë idenë se edhe ky rezultat u manipulua. Ishim mësuar me vjedhje kur në garë janë dy kundërshtarë, dje pamë se turpi nuk ka fund. U vodhën votat edhe kur në garë është një parti e vetme. Me këto votime, një tjetër humbje e Kryeministrit është se i dha të drejtë Lulzim Bashës kur thotë se me “Ramën nuk ka më zgjedhje”. Kur një kryeministër vjedh dhe manipulon zgjedhjet që organizon vetë, me kandidatët e vetë, çfarë mund të bëjë kur të këtë përballë kundërshtarë? Edi Rama pas refuzimit popullor të ditësh së djeshme, ka një zgjidhje: Të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetor-nëntor, por duke zbritur vetë nga kali i kryeministrit. Nëse nuk e bën këtë do ta detyrojnë të huajt ta bëjë. Nëse nuk e bën atëherë opozita nuk ka zgjidhje përveç përplasjes finale me kryeministrin. Mili Xhani


POLITIKE

4

E hënë, 1 KORRIK 2019

Kryeministri Edi Rama flet për votimet, por nuk përmend % e pjesëmarrjes: Fitore!

“Sot fitoi e ardhmja, shteti, forca e politikës, qytetaria, shpresa; fitoi me të drejtë dhe dinjitet Shqipëria e nesërme europiane e fëmijëve tanë dhe humbi me të drejtë dhe turp Shqipëria e djeshme e politikës pa din e iman”, – deklaroi dje në mbrëmje Kryeministri Edi Rama. Në daljen e parë publike pas përfundimit të procesit së votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Rama falënderoi të gjithë qytetarët shqiptarë.“Të nderuar bashkëqytetarë, me ose pa përkatësi e bindje politike, brenda ose jashtë atdheut, kudo ku ndodheni në këtë moment historik. Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen tonë përpara në rrugën e normalitetit shoqëror, bashkëjetesës demokratike dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Europës”, – tha Rama. Sot, vijoi ai, “ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës, e cila u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasjeje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, harbutërisë dhe qytetarisë, antishtetit dhe shtetit, pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, politikës së forcës dhe forcës së politikës, dhunës kërcënuese të së djeshmes dhe shpresës për të nesërmen, mes Shqipërisë së vjetër të padrejtësisë, fantazmës dhe fosileve të historisë dhe Shqipërisë së drejtë që duan të gjithë fëmijët e kësaj bote që fjalën e parë kanë thënë ‘nënë’”.Fitoi sistemi ende i brishtë demokratik ndaj

ZGJEDHJET Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e cilëson si fitore të PDsë, sipas së cilit 85% e shqiptarëve bojkotuan zgjedhjet. Ndonëse KQZ ka publikuar % zyrtare të pjesëmarrjes, PD i referohet shifrave të tyre, duke thënë se shqiptarët nuk votuan talljet dhe përbuzjet e Edi Ramës.”Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës. Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës. Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit

Rama për zgjedhje pa kundërshtarë: Kjo ishte fitorja më e vështirë

KRYETARJA E LRI

Kërpaçi: Refuzimi më i madh i Ramës, nga të rinjtë

Kryetarja e LRI dhe ishdeputetja Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, Kërpaçi thotë se refuzimi më i madh, kryeministrit i erdhi nga rinia e vendit. “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Byebye Edi”,deklaroi Kërpaçi.

kundërshtarëve të ndërkryer të zgjedhjeveKryeministri Edi Rama i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit, një fitore të vështirë, sepse luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët e ndërkryer të vetë zgjedhjeve”. “Ishte një fitore e vështirë, mbase më e vështira në betejat e derisotme të Shqipërisë. Unë vetë nuk mbaj mend më të

vështirë, sepse nuk luftuam me kundërshtarë në zgjedhje, por luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët e ndërkryer të vetë zgjedhjeve”, – deklaroi Rama në konferencën për mediet.“Sot, 30 qershori që dukej sikur nuk do të vinte kurrë, po ikën paqësisht për Shqipërinë, duke marrë me vete hijen kërcënuese të ankthit kombëtar e kaosit institucional.

Paloka: Fitore e PD-së, iu tha fund marrëzisë së Edi Ramës

Europian të shqiptarëve. Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët. Zgjedhjet e

parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria”, shkruan Paloka.

Një falënderim të madh miqve e partnerëve të palëkundur të Shqipërisë demokratike që u kërcënua, u godit, por nuk u rrëzua edhe falë qëndrimit të tyre të palëkundur në krah të popullit shqiptar dhe të së drejtës së çdo qytetari shqiptar për zgjedhje”, – tha Rama. Kryeministri falënderoi SHBA-në dhe përfaqësinë e saj në Tiranë, BE-në dhe

REAGIMI Pas daljes me 3 orë vonesë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e shifrës se sa shqiptarë kanë votuar këtë të dielë, në një reagim live ka dalë sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se numri prej 21.6 % është një gënjeshtër e KQZ-së.Sipas PD-së, numri total i votuesve këtë të dielë është 15.2% i votuesve që e ushtrojnë të drejtën e votës. Bardhi ka paralajmëruar anëtarët e KQZ-së që të ndalen nga krimi elektoral, pasi vendi i tyre do të jetë i njëjtë si me të Ramës, në burg.“Të dashur bashkëqytetarë, refuzimi i Ramës po e con regjimit në manipulime të hapura dhe mbushje të kutisë. Këto janë zgjedhjet

d e l e g a c i o n i n europian në Shqipëri, misionin e OSBE-së dhe çdo përfaqësues të nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë për këtë betejë sa të rëndë, dhe absurde për një vend anëtar të NATO-s.“Jo vetëm faleminderit, por edhe shumë ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve të turpshme personale, që na turpëruan të gjithëve si vend, popull, njerëz”, – tha Rama.

PD: KQZ manipuloi pjesëmarrjen, shifra e saktë është…

e para në Shqipëri, ku pas 3 orësh, shqiptarët nuk e dinin ende sa ishte numri total i votuesve. Kjo e ka një shpjegim, KQZ me urdhër direkt të Ramës ishte përfshirë në një gjest kriminal të manipulimit të votës.Në total kanë

marrë pjesë rreth 552 mijë qytetarë, ose rreth 15.2%. Kam një apel prej sedlin prej tyre, ndaleni krimin elektoral, pasi vendi juaj është i njëjtë me humbësin e madh, Edi Ramën, vendi juaj do të jetë në burg” – tha Bardhi.


POLITIKE

5

E hënë, 1 KORRIK 2019

PD: Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë

Mashtrimi i KQZ-së, Kaso: Në Shqipëri kanë votuar vetëm 15 % P

artia Demokratike ka deklaruar se deri në orën 19:00 kur janë mbyllur edhe votimet, në Shqipëri kanë votuar vetëm 15 për qind. Sipas Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, kaq është numri i votuesve që kanë dalë dhe kanë mbështetur votimet monopartiake të Edi Ramës. Sipas tij, ka nisur falsifikimi dhe mbushja e kutive me vota fiktive. Kaso i ka cilësuar si kamikazë anëtarët e KQZ-së të Edi Ramës dhe deklaroi se ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë farsë elektorale. “Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme po vazhdon deri në fund. KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer. Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët: që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, tek blerja e votave, tek mbushja e kutive, tek komisionet e votimit me

nga 1 anëtarë, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, tek kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale ndaj votuesve, e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve; Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron. Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi i numrit të votuesve nuk e shpëtojnë

Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar!”, tha Kaso. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e votimit. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka hedhur akuza ndaj KQZ. Ashtu si edhe Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, edhe Caka ka deklaruar se në qendrat e votimit ka pasur një pjesëmarrje tepër të ulët. Sipas Cakës, përveç se KZQ gënjen për shifrat, në procesin zgjedhor janë shënuar edhe disa incidente, si

votimi në grup, votimi disa herë një person dhe madje votim pa karta identiteti. “Duke servirur shifra të pavërteta. Raportimi nga komisioni socialistë të qeverisë. Është një përgjegjësi është të informojë publikun në % reale. Janë shifra jo reale dhe grup të shkeljeve. Pati përgjime me kamera. Votim në grup, votimi nga dy tre herë pa kartë identiteti. Sjellje skandaloze e persona të shpallur në kërkim. Votues vëzhgues komisionerë vetëm partia. Vetë votojnë vetë numërojnë. Partia voton partia numëron partia vulos”, tha Caka.

KREU I PD-së NË KORÇË

“Votoni, se nesër shkoni për lesh”, Mano: Kërcënohen arsimtarët

Kreu i PD në Korçë, Andrea Mano tha se ka pasur një braktisje të madhe nga korçarët për procesin dhe se mësuesit dhe edukatorët janë kërcënuar që të votojnë duke iu thënë se “do shkojnë për lesh”. “Në votime e organizatës socialiste në vitin 2019 ka pasur një abandonim të madh në qytetin e Korçës. Deri tani 3.7 përqind e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime. Korçarët bojkotuan zgjedhjet e organizatës socialiste. Partia Demokratike sot është në rolin e vëzhguesit të farsës. Fenomenet janë të papranueshme. Ka pasur presione në masë për njerëzit për të votuar. Janë shtuar telefonatat anonime, për mësuesit dhe edukatorët, ‘shkoni votoni se ditën e hënë do shkoni për lesh’ nga numra anonimë. Ka pasur prezence të drejtuesve të bashkisë, institucioneve shtetërore në Qendrat e Votimit. Në Barçë kanë votuar disa herë votues pa mjet identifikimi, pa lyer gishtin me bojë të zezë. Të gjitha këto denoncime i kemi nisur dhe në qendër. Farsa zgjedhore u braktis nga populli i Korçës. Në Qendra Votimi ka pasur shefa komisariatesh, policë të shumtë, nuk ka arsye. Pak më parë ndodhi një ngjarje e inskenuar nga policia në Barç. Kanë larguar nga shtëpitë banorët e Barçit, që të mos prishin votimet. Ka komuna të tëra, rajone siç është Voskopi ku procesi nuk e ka kaluar 5%. Ajo që dua t’u them qytetarëve korçarë është të rrinë të qetë, të rrinë larg qendrave të votimit, të mos intimidohen e të mos bien pre e provokimeve që mund të ndodhin pasdite”, deklaroi dje Andrea Mano.

DEPUTETI I PAVARUR: NUMRI I VOTAVE TË PAVLEFSHME ËSHTË MË I MADHI NË HISTORI

Maliqi denoncon kërcënimet ndaj votuesve: Dështim total i Rilindjes së Krimit D

eputeti i pavarur Lefter Maliqi deklaron se votimet e djeshme moniste treguan dështimin total të Rilindjes së Krimit. “30 Qershori tregoi dështimin total të Rilindjes së Krimit. Pjesëmarrja tregoi zhgënjimin dhe humbjen fatale që e pret në zgjedhje normale PS. Opozita e bashkuar drejt fitores së sigurt. Socialistët e ndershëm s’e duan më Pinokun me çitjane treçerekshe, karnavalin e Rilindjes. As 15% s’kanë votuar në qarkun e Beratit dhe gjithë vendin. Rilindja në alarm po shantazhon këto dy orë: kërcënimet, shantazhimet, nëpërmjet njerëzve të deputetëve dhe segmenteve të administratës, duke i telefonuar e shantazhuar paraqituni merrni me vete

kartat e identitetit të familjes e fisit, nesër s’do jeni në punë në bashki e administratë, ndërkohë punonjësit e administratës nesër do kontrollohen nga boja në gisht

kanë votuar, apo jo, makinat e shtetit po marrin njerëz me detyrim, joshje, imponim. Vetë votojnë, vetë numërojnë, vetë mbushin kutitë. Ky është

fundi! Dështimi i Rilindjes dhe fitorja e demokracisë. 1 Korriku dita e bardhë për shqiptarët, socialist, demokrat, LSI-st, Çam, minoritar, etj dhe bojë e zezë për Rilindjen e krimit dhe njollë e zezë për opinionin ndërkombëtar. Shikoni një pjesë të sms-ve? Rama ik, shporru, turpi po të mbulon, Zoti po të ndëshkon”, u shpreh Maliqi. Deputeti Lefter Maliqi deklaron se votimet e 30 qershorit, përveç pjesëmarrjes së ulët historike do të mbahen mend dhe si votimet me më shumë vota të pavlefshme. “OSBE, ODIHR po vëzhguat po monitoruat numërimin e votave do skandalizoheni me zhgarravinat, fletët e pavlefshme, fyerjet për Qeverinë e krimit. Shikoni mesazhet vetëm në

Kuçovë e Berat. Rilindja dështoi. Qeveria e krimit, oligarkëve ra! Parlamenti ilegjitim i mbushur me servilë, të paaftë, të lidhur me krimin e korrupsionin. S’kanë votuar as 500.000 vota të vlefshme, 19% në shkallë vendi skandal pjesëmarrja e ulët, megjithëse administrata shkoi me urdhër, e shantazhuar dhe kërcënuar për vendin e punës. Nga 1 milion shuplaka në 2017, Rilindja përfundoi në 500 mijë, pra 1/2 në 2019, rilindje gjysmake, e dështuar totalisht. Presidenti të shpërndajë Parlamentin. Opozita të ngrihet në këmbë në protestë madhështore drejt zgjedhjeve lokale dhe të parakohshme për të ardhmen ekonomike të sigurisë dhe ëndrrës Europiane. Shih smstë?”, tha deputeti Lefter Maliqi.


POLITIKE

6

E hënë, 1 KORRIK 2019

Rama i jep kuptim 30 qershorit, tamam si karnavalet - Një gomar në ambientet e votimit

V

otimet e 30 qershorit 2019, do të hyjnë në historinë e vendit si i vetmi proces, pa datë të dekretuar, pa opozitë dhe vetëm me Partinë Socialiste në garë. Fituesit diheshin që para një muaji dhe rezultati nuk ka asnjë vlerë për qytetarë dhe pas për mediat. Por edhe pse kemi një proces maskaradë dhe pa asnjë vlerë elektorale, sërish në votimet ku s’ke nevojë për asnjë manipulim, parregullsitë dhe shkeljet ligjore nuk kanë munguar. Nuk bëhet fjalë për incidente normale në ditë votimesh, por për shkelje serioze të Kodit Zgjedhor, Kodit Penal dhe Kushtetutës. Nuk dihet se si do të quhet ky proces nga ndërkombëtarët, por çfarëdo që të thonë në fund, shqiptarët mund të gjykojnë vet se çfarë votimesh u bënë dje. Shfaqje të tilla jemi mësuar t’i shohim në Korçë apo në Shkodër, por atmosfera dje në Surrel i ngjau ditës së karnavaleve dhe kjo falë vetë kryeministrit Edi Rama, i cili mendoi personalisht që këto votime moniste t’i shndërronte në një shfaqje karnavalesh. E tillë ishte paraqitja në qendrën e votimit nga kryeministri Edi Rama. Me një modë që askush nuk di ta shpjegojë, përveç personit të tij, votimeve të 30 qershorit Rama ua dha kuptimin vetë, si shfaqje karnavalesh. Dukie marrë shkas nga paraqitja e Ramës në publik, deputeti Lefter Maliqi publikoi një video ku qytetarët fusin një gomar në ambientet e votimit. “Nga kalorës rilindje sot përfundoi në gomar rilindje. S’keni parë gjë akoma. Mister 15% në votime e gëzofsh fitoren”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi. Zhgënjimi Zhgënjimi i votuesve si edhe në vitet e tjera është shfaqur dhe përmes shënimeve në fletët e votimit. Ende pa përfunduar afati për mbylljen e procesit në rrjetet sociale janë publikuar foto të fletëve, përmes të cilave zgjedhësit kanë dhënë një mendim ndryshe. Nuk votoj në monizëm, apo vendosja e siglës së PD përbri kandidatit të PS-së, apo vënia kryq e të gjithë fletës është një pjesë e të gjithë morisë së shprehjeve, ku nuk mungojnë as ato banalet. Edhe pse opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, çka do të sillte që në qendra të paraqiteshin vetëm mbështetësit e mazhorancës, sërish një numër prej atyre që respektuan të drejtën e shprehjes vendosën për të prishur fletën e votimit. Fotografimi i votës është një akt i ndaluar dhe i dënueshëm, por duket se komisionerët në këtë 30 qershor janë treguar më tolerantë. Numri më i qartë i fletëve të pavlefshme do të bëhet

Votimet e turpit. Të gjitha manipulimet dhe parregullsitë e një procesi maskaradë kanë hyrë 35-40 veta. Komisioni pretendon 120. Ky fshat nuk i ka asnjëherë socialistë. Kam 29 vjet që angazhohem me zgjedhjet”, tha ai. Po çfarë thotë Komisioni? Të pyetur për këtë çështje, një përfaqësues i Komisionit pati këtë përgjigje: “Po shumë mirë, 35 janë. 35 kanë votuar. Kush do të shkojë dhe ti numërojë atje”.

i ditur vetëm pas përfundimit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare. Tallja Ndërsa vijonte procesi elektoral i zgjedhjeve njëpartiake shumë prej qytetarëve kanë bojkotuar në forma të ndryshme këtë proces farsë. Një pjesë e mirë kanë protestuar tek qendrat e votimeve në zonat përkatëse, disa të tjerë, të detyruar për të votuar nën presion se do të shkarkohen nga puna, e kanë shfaqur revoltën duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit, ndërsa shumë foto qarkullojnë në mediat online, ku mbi to shkruhet “Rama ik” apo “Zgjedhje moniste”. Ndërsa një qytetar tjetër shkodran ka zgjedhur një formë krejt të

veçantë ironike e talljeje me atë çfarë prodhoi Edi Rama dje në sytë e shqiptarëve. Ai ka gjetur dy “kuti votimi”, ku duket tualeti, duke ironizuar kështu votimet njëpartiake të 30 qershorit. Në vijim po ju sjellim vetëm një pjesë të parregullsive që u kapën nga mediat dhe janë denoncuar për ditën e sotme. Është vetëm një pjesë e vogël e një procesi fals kombëtar që fyen çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike që ka. KOMISIONERËT PLOTËSOJNË LETRAT NË ZALL DARDHË Edhe pse votimet e kësaj të diele

ishin njëpartiake, kjo nuk i ka mjaftuar partisë në pushtet që të mbushë kutitë. Komisionerët janë filmuar dje teksa plotësonin letrat në Zall Dardhë. MBYLLEN VOTIMET, SHQIPTARËT VIJOJNË PROTESTËN Pas mbylljes së votimeve njëpartiake, në qytetin e Tropojës, qindra e mijëra qytetarë kanë vijuar protestën. Ata me pankarta nëpër duar janë mbledhur para KZAZ nr. 9 në Tropojë dhe kanë bërë thirrje ”Rama ik”. Për të ruajtur sigurinë e kësaj KAZAZ-je, është krijuar një kordon me policisë të cilët kanë ndaluar protestuesit të avancojnë. Ndërkohë pas tyre janë vendosur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. NË SHKODËR - U NUMËRUAN 40 VOTUES, NË KUTI ISHIN 120 VOTA Nga njësia administrative Bërdicë kishte dje denoncime nga demokratët për manipulim të numrit të votuesve. Një punonjës i njësisë administrative Berdicë deklaroi për RTV Ora se ka numëruar votuesit dhe nuk kanë votuar më shumë se 40 qytetarë. Nga ana tjetër, thotë ai, nga Komisioni pretendohet se kanë votuar 120 qytetarë. “Kemi qenë në vrojtim, me kontrollu sa njerëz hyjnë brenda se nuk kemi akses tjetër. Maksimumi

NË KAVAJË MBYLLET MË HERËT PROCESI, KOMISIONERËT: S’ERDHI NJERI PËR 5 ORË Duket se gara vetëm me një kandidat nuk ishte cudia e vetme e këtyre zgjedhjeve, me një vendim të padëgjuar më parë, njësia administrative në Synej të Kavajës, ka mbyllur votimin duke dorëzuar më pas kutitë, para orarit zyrtar, pasi prej 5 orësh, nuk u paraqit asnjë votues. I irrituar, kreu i KZAZ nr 2160 në Synej tha se morën vendim si komision, pasi në fshat nuk ka më votues. “Kam 5 orë që po rri aty nuk ka votues, morëm vendim e mbyllëm 15 minuta para morëm vendim si komision aty. 57 votues kanë votuar, nga 405 janë të gjithë në Itali, 100 shpi ka fshati. Nuk ka asnjë person me votu, ca të rrimë kotë aty.” tha ai në një prononcim për mediat. POROSIA E FUNDIT E PARTISË PËR POLICËT: DILNI MBLIDHNI VOTA Nëse mendoni se Policia e Shtetit është atashuar në qendra e votimit për të ruajtur rendin dhe sigurinë në to, gaboheni! Edhe pse e kanë të ndaluar me ligj përfshirjen në aktivitete politike, e për më tepër në fushata zgjedhore apo ditë votimi, dje u publikuar një mesazh që tregonte të kundërtën. Edhe pse të vetëm në garë, qeveria e kapur në panik për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime, ndaj dhe porositë për policët janë të qarta: të sillen sa më shumë njerëz në votime këto minuta të fundit. “Ka njeri që nuk më kaputur ende. Tërhiquni nga shkollat dhe detyra e re që do bëjmë është që të stimulojmë dhe të inkurajojmë njerëzit që kemi rreth vetes, familjarët, miqtë e shokët, me qëllim që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Kjo deri në orën 19:00, (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7

E hënë, 1 KORRIK 2019

(Vijon nga faqja 6)

mat teksa nxjerrin fletën e votimit nga kutia. Ata kanë lëvizur kutinë e votimit, duke bërë të dalin fletët e votimit nga kutia e sigurisë. Në pamjet e publikuara nga RTV Ora dukej qartë që një prej komisionerëve merr fletën me ngjyrë të verdhë dhe e rifut në kuti.

pastaj do takohemi te shkolla”, është mesazhi që kanë marrë dje policët që po ruanin qendrat e votimit. PJESËMARRJE E ULËT, KËRCËNOHEN POLICËT BASHKIAKE: DO T’IU KONTROLLOHET GISHTI Një mesazh i është dërguar Policisë Bashkiake prej shefit të këtij institucioni, ku policëve iu kërkohet të shkojnë të votohet urgjentisht. Më poshtë, sqarohet se urdhri është dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Policëve iu kërkohet që të shkojnë të votojnë pasi pjesëmarrja është tejet e ulët. Ata gjithashtu kërcënohen se të hënën do t’u kontrollohet edhe shenja e gishtit për të vërtetuar nëse kanë votuar apo jo. PUNONJËSI DETYROHET TË SHKOJË NË VOTIME, JA ÇFARË SHKRUAN NË FLETË Një punonjës i administratës në Elbasan bën me dije se është detyruar të shkojë në qendrën e votimeve. Pavarësisht se ai është paraqitur për të votuar dhe fleta e tij është hedhur në votim, mesa duket vota e tij do të dalë e pavlefshme, pasi ai ka shkruar me indinjatë fjalët: “E mjera Shqipëri ku po shkon”. NË KASHAR PO MBUSHEN KUTITË. TE SHKOLLA E BASHKUAR PO VIJNË VOTUES NGA DURRËSI Çfarë nuk ndodhi dje nëpër Shqipëri. Nga denoncimet e shumta që vinin nga qytetarët, çuditë nuk kanë fund. Sipas këtyre denoncimeve të publikuara dje në media, në Kashar u mbushën kutitë nga komisionerët e PS-së. Në qendrat e votimit tek Shkolla e Bashkuar, ishin thirrur njerëz nga Vlora për të hedhur votat për PS-në. Në Durrës, nisën kërcënimet haptazi ndaj qytetarëve që nuk kishin shkuar për të votuar. I NDARË NGA JETA 12VITE MË PARË ME EMËR NË LISTAT E VOTIMIT NË VORË Ndonëse Ministria e Brendshme tha se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ-në e Vorës, emrat e disa të ndjerëve janë përfshirë në lista. Dy persona të ndjerë sipas Neës 24 janë identifikuar në lista, por për arsye etike emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Një prej të ndjerëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë. QYTETARI VOTON DY HERË: “DHE SORECA DO TË HABITET” Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar dje rastin e një qytetari që pohon se ka votuar dy herë. Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa

të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca do të habitet. “Shiheni vetë sa të rregullta janë zgjedhjet! Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?! Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR”, tha Boçi. POSTRIBË, DËSHTON VOTIMI NJËPARTIAK Në fshatin Prekal në njësinë administrative të Postribës në rrethin e Shkodrës, nuk u votua fare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Shkak janë bërë disa persona, ende të paidentifikuar për Policinë, që kanë djegur materialet e votimit që mbërritën në atë njësi. Për rastin, Policia e Shkodrës nuk ka asnjë person të shoqëruar ndërsa terreni mjaft i vështirë deri te shkolla ku ishte planifikuar ngritja e qendrave të votimit, duket se e ka vështirësuar punën e efektivëve të Policisë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zhvendosjen e këtyre qendrave por pa u përcaktuar vendet e reja.

Finiqit. Sipas denoncimit të bërë në këtë qendër, punohej me dy lista emërore ku njëra prej tyre është e shkruar me dorë dhe tjetra me kompjuter. Justifikimi i dhënë nga komisioneri është se nuk po gjendeshin fletët e votimit në momentin ku njerëzit ishin prezent dhe kërkonin që të votonin. Ndërkohë që komisioneri shprehet se këtë rast e ka evidentuar dhe e ka raportuar tek Bashkia e Finiqit dhe jo në KZAZ-në qendrore. Ndërkaq sipas informacioneve deri më tani kanë votuan në atë fletë rreth 50 vetë dhe ende po vijon votimi në fletën e të cilës emrat po shkruhen me dorë. “Unë jam komisioner dhe vëzhgues. Kështu është shkruajtur që në fillim me shkrim dore. Personave u është gjendur

E HABITSHME/ NË DELVINË KËRKOJNË 400 FLETË TË TJERA VOTIMI Në Delvinë është kërkuar që numri i fletëve të votimit të rritet me 400. Sipas vendimit të KQZ që është si më poshtë, dy qendra votimi do të pajisen me nga 200 fletë votimi. Duket disi e habitshme përse duhen shtuar fletët e votimit kur në fakt pjesëmarrja është shumë e ulët në shkallë kombëtare. A mos ndoshta kutitë në Delvinë janë mbyllur në mënyrë fiktive?

emri me vonesë dhe ndaj në fillim emrat e tyre janë shkruar në fletë me shkrim dore. Unë këtë gjë e kam denoncuar tek kryetari i Bashkisë e më pas erdhën dhe dhanë listat”, tha vëzhguesi.

NË VAGALAT TË SARANDËS VOTOHET ME “LISTA DORE” Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e djeshme në qendrën e votimit 47/ 191 në fshatin Vagalat në Bashkinë e

SKANDAL NË SKRAPAR, KOMISIONERËT URDHËROHEN QË TË MBUSHIN KUTITË Sipas të dhënave të KQZ në Skrapar deri në orën 16:30 ishin 2900 votues. Të shqetësuar për

pjesëmarrjen e ulët në votime me urdhër nga strukturat e PS urdhërohen komisionerët që të fillojnë mbushjen e kutive me vota fiktive. Sipas raportimeve në terren rezulton që në fshatin Strafickë është mbushur kutia me fletë votimi me 18 vota më shumë se numri i zgjedhësve. Gëzim Tomorrica njoftoi dje se ky urdhër në funksion të sigurimit të pjesëmarrjes, po zbatohet dhe në zona të tjera të Bashkisë Skrapar. Vlen të theksohet se Skrapari është një zonë me një konfigurim gjeografik të thellë me zona mjaft të izoluara dhe në mungesë të vëzhguesve,mungesës së komisionerëve opozitarë ky urdhër do të materializohet me një manipulim të pastër zgjedhor që do të çojë në deformim të

vullnetit të votuesve me qëllimin e vetëm justifikimin e fitores së kandidatit në një proces fals pa garë. NË TROPOJË KOMISIONERI KAPET MAT DUKE NXJERRË FLETËT E VOTIMIT E NGA KUTIA Edhe pse pa opozitën incidentet në komisionet e Qendrave të Votimit nuk mungojnë. Në Tropojë në Qendrën e Votimit, 440, 5 komisionerë janë kapur

KLOS/ KONFLIKT ME VËZHGUESIN, NJË I LËNDUAR Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimesh në zonën Gurrë e madhe ka pasur një situatë konfliktuale. Asllan Likursi raportohet nga policia i lënduar, i cili po transportohet në spitalin e Burrelit. Paraprakisht, dyshohet se Likursi është konfliktuar me një vëzhgues në këtë qendër votimi. Policia dhe prokuroria po hetojnë ngjarjen. BURRI I KANDIDATES SË RAMËS ME MAKINË POLICIE, PRESION QYTETARËVE Një tjetër denoncim ka mbërritur në lidhje me votimet monopartiake të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kapur në korrupsion dhe në vjedhje të zgjedhjeve. Qytetarët kanë denoncuar se bashkëshorti i kandidates së Ramës në Bashkinë e Delviës, Majlinda Qilimi ka nisur kërcënimet ndaj qytetarëve që nuk dalin për të votuar. Sipas denoncuesit, ai duke përdorur edhe makinën e policisë, pasi është edhe vetë polic, ka shkuar shtëpi e më shtëpi duke kërcënuar qytetarët duke u thënë që të dilnin në votime. FLETËT E VOTIMIT SILLEN PRIVATISHT NGA SLLOVENIA E ÇOHEN NË SHKODËR Në këtë ditë votimesh të organizuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij, skandalet nuk kanë të sosur. Po kjo që ka ndodhur në Shkodër është më shumë se skandal, është një shkelje e ligjit me të dyja këmbët. Fletët e votimit në Shkodër nuk kanë kaluar fare magazinat e KQZsë, por janë sjellë nga Sllovenia me makina private deri në Podgoricë. Atje kanë shkuar makinat e ushtrisë dhe i kanë marrë. Fletët as nuk janë parë dhe as magazinuar nga ana e KQZ-së, duke shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor. “Materialet zgjedhore dhe fletët e votimit nuk kanë ardhur në të njëjtën kohë. Fillimisht kanë ardhur materialet zgjedhore dhe në ora 2:10 të mëngjesit kanë ardhur fletët e votimit. Fletët e votimit kanë ardhur privatisht nga Sllovenia në Podgoricë. Nga Podgorica janë transportuar me mjete ushtarake dhe kanë kaluar në doganën e Hanit të Hotit. Nga Dogana e Hanit Hot, janë sjellë direkt në KZAZ rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe kanë filluar të shpërndahen në ora 4:10 të (Vijon në faqen 8)


POLITIKE

8

E hënë, 1 KORRIK 2019

(Vijon nga faqja 7)

së fundmi në rrjet po qarkullon një foto që ironizon edhe më tej këto votime që po ndodhin. Në këto foto ironizohen të rinjtë e FRESSH, të cilët në këtë fletë votimi duket se janë të “veçantë”. Fotoja është postuar nga faqja në Instagram “Studentët denoncojnë”. Si mundësi votimi FRESSH-istët kanë variacione të ndryshme të sufllaqeve. Nga ana tjetër pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë janë larguar drejt Europës e kryesisht drejt Gjermanisë.

mëngjesit. Fletët e votimit nuk kanë shkuar të magazinohen në KQZ, sipas Kodit Zgjedhor, dhe nga KQZ të shkojnë në KZAZ. Ky është një skandal flagrant zgjedhor dhe është lehtësisht i verifikueshëm e lidhur me transportin, Sistemin Tims, në Doganë, në KQZ dhe në KZAZ”, thuhet në denoncimin e djeshëm të zyrtarëve të PD-së në Shkodër. VOTIMET NË TIRANË, QYTETARI BËN SHËNIM MBI FLETË: ME DETYRIM… Zgjedhjet e 30 qershorit po shndërrohen në një cirk nga ora në orë. Jo vetëm mungesa e opozitës, por konstatohen edhe absurditete të tjera. Një qytetar i Tiranës që është futur në qendrën e votimit nuk ka votuar, ka lënë një shënim. “Më detyruan”, shkruan ai në fletën e votimit. Pjesëmarrja deri më tani është në nivele minimale, ndonëse Rama dhe propaganda e tij po përpiqet ta shtojë në mënyrë artificiale. DENONCIMI/ I VJEDHIN KARTËN E IDENTITETIT, VOTOJNË DHE PASTAJ IA FLAKIN Një tjetër denoncim për manipulime vjen nga ishdeputeti i PD, Fier Luan Baci. Ish-deputeti ka publikuar një video me kartën ID të Izet Saliajt të cilit sipas pretendimeve, i është vjedhur karta me qëllim për të votuar. Pas kësaj, ia kanë hedhur kartën poshtë qendrës së votimit. Ndiqni videon! MANIPULIME HAPUR ME KARTA ID Në një deklaratë për mediat Kryetari i PD, Dega Vau Dejës, Agim Bushati, është shprehur se pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës ishte shumë më e ulët se ajo çka raporton KZAZ nr. 6 në Bushat. Ai tha se sipas verifikimeve të kryera nga grupet e ngritura pranë Qendrave të Votimit, flitet për një manipulim të hapur me kartat e identitetit. INCIDENTE NË SKRAPAR Janë shënuar incidente edhe në Skrapar, teksa po zhvilloheshin zgjedhjet vendore. Raportohet se një sherr mes dy personash është shënuar jashtë një qendre votimi. Konkretisht, konflikti ka ndodhur jashtë qendrës së votimit 3354, në Skrapar. Sipas policisë, sherri mes dy personave nuk e ka penguar procesin zgjedhor. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dy autorët e sherrit. DENONCIMI/ PLASIN VOTIMET ME TELEFON, KOMISIONERËT MBUSHIN KUTITË Rilindja e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur që të përdorë çdo lloj mënyrë për të mbushur kutitë. Përgjatë gjithë ditës së djeshme njerëzit janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre

për të shkuar e për të votuar, por socialistët dëshmuan dje se kishin hartuarn edhe një strategji të re. Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini ka denoncuar në faqen e tij në “Facebook” një mënyrë të re votimesh, ato me telefon. Komisionerët marrin në telefon njerëzit që janë jashtë shtetit dhe u marrin të dhënat dhe më pas fletët e votimit i mbushin dhe i hedhin po vetë në kuti. GRIS FLETËN E VOTIMIT DHE TENTON TË MARRË VULAT, ARRESTOHET 66-VJEÇARI NË KAMËZ Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, nën akuzën e “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor. Policia bën me dije arrestimi i “Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamz, u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit”. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. VRENOZI TALLET KEQ ME FATOS NANON: BISHT QENI NGELET Ilir Vrenozi, ka ironizuar pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ka marrë pjesë në votimet e Edi Ramës. “Fatos Nano voton. Unë e fitova bastin me dy demokratë që me thoshin Nano nuk voton të dielën, unë ju thosha voton. Po bisht i qenit, bisht qeni ngelet bre, po këta demokratët u gënjyen dy-tre herë nga deklaratat e Nanos kundër Ramës atëherë. Kurse unë e shaja Nanon dhe e shaj sepse ka qenë komunist muti, kurse tani do fillojnë ta shajnë demokratët, po është vone dhe moj”,- shkruan Vrenozi në Facebook. SKANDAL PAS SKANDALI - JA ÇFARË NDODHI ME VOTIMET NË GJIROKASTËR Çuditë dhe skandalet në këto palo

votimet monopartiake nuk kishin fund. Votimet e organizuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij e kapur në korrupsion dhe në vjedhje votash, po kthehen në parodi dhe po bëhen qesharake. Në qarkun e Gjirokastrës, po ndodhin çudi të mëdha. Ja çfarë na raportuan dje gazetarët tanë nga terreni: “Në Hormovë votim në emër të personave të të tjerëve. Afro 15 veta jashtë qendrës së votimit u bëjnë presion njerëzve; Në Gusmar është votuar pa karta identiteti dhe njëra prej tyre është kunata e e kryeadministratorit; Në qendrën e votimit tek shtëpia e oficerëve në Tepelenë edhe luhet bilardo edhe votohet; Drejtori i burgut të Bënçes, Redi Rama u jep leje gardianëve të burgut të ikin dhe të mbledhin familjarët dhe fisin për të votuar në të kundërt të hënën ikin nga puna; Në pallatin e Kulturës ku është KZAZ-ja në Tepelenë kishte përqendrim të madh të trimave të Tërmet Peçit; Në Tepelenë gruaja e sëmurë në shtrat nuk voton vetë dhe shkon burri i saj voton,

është Vesel Cukalla”. NË DERMENAS, ADMINISTRATORI I PS KAPET DUKE SHPËRNDARË USHQIME PËR VOTA Një tjetër skandal është shënuar dje në Dërmenas, Qarku Fier. Administratori i kësaj njësie kapet duke shpërndarë pako me ushqime ditën e votimeve. Dilaver Shyti, administratori i caktuar nga PS, ka marrë përsipër që të rrisë numrin e votuesve duke blerë votën me ushqime, si miell, oriz, vaj. FLETA E VEÇANTË E VOTIMIT PËR FRESSHISTËT Duke nisur që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e këtij 30 qershori në të gjithë Shqipërinë. Në shumicën e qyteteve kandidatët e Partisë Socialiste, e cila është edhe në pushtet janë të vetëm në garë pa asnjë kandidat përballë. Ndërsa

KANDIDONTE PËR BASHKINË E VLORËS, POR HARROI PASAPORTËN TEKSA SHKON TË VOTONTE Në bashkinë e Vlorës përveç Dritan Lelit nga Partia Socialiste, kandidonte edhe Valbona Mezini për Bindjen Demokratike. Ajo u paraqit dje për të votuar, por kishte harruar të merrte me vete një mjet identifikimi, çka i detyroi komisionerët që ta kthenin mbrapsht kandidaten e Patozit. “Në Vlorë ka shumë mungesa, shumë shërbime utilitare nuk funksionojnë sot. Nuk do ketë më varfëri, votoni Bindjen Demokratike. Për gjynahqarët që na ruajnë do të thosha, për partinë e madhe, t’i mbajë duart larg nga procesi, se sot flet sovrani. Muçua i Tanës, që e njeh mirë gjithë Vlora i them të largohet nga qendrat e votimit”, tha Mezini, pas tentativës së dytë të votimit. PD: KAMERA PËR TË LEXUAR VOTAT! Partia Demokratike ka denoncuar regjistrimin e votave me anë të kamerave, një shkelje e rëndë ligjore sipas Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal. “Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prapë u përdor çdo instrument për të shantazhuar votuesit. Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët. Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjesë e farsës së pushtetit të Edi Ramës, kanë vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave në shkollë, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Çdo votë po regjistrohet dhe po monitorohet që të çojnë deri në fund vullnetin e Partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vetë votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin! Partia voton, partia numëron, partia vulos”, thuhet në reagimin e PD. KREU I KQZ-SË SQARON PJESËMARRJEN NË VOTIME: SHIFRAT NUK JANË TË BESUESHME Klement Zguri ka dal ditën e djeshme në një deklaratë të shkurtër për media ku ka (Vijon në faqen 9)


POLITIKE

9

E hënë, 1 KORRIK 2019

Me muzikë e thirrje për Enver Hoxhën e ri të Rilindjes: Votoni për kandidatin e “Fronit Demokratik”

Idetë gjeniale e qytetarëve në Tiranë për t’u tallur me votimet e Ramës O

pozita kishte vendosur që gjatë ditës së djeshme të qëndronte larg dhunës, ndërsa në disa zona u zhvilluan marshime protestë të mbështetësve të tyre. Në njësinë numër 8 në Tiranë, mbështetësit e opozitës kishin gjetur një ide gjeniale, teksa kishin vendosur të protestonin me muzikë popullore, duke risjellë në vëmendje zgjedhjet në kohën e komunizmit. Thirrjet ironizuese ndaj Edi Ramës të qytetarëve kanë qenë të shumta: “Enver Hoxha”, “parti shtet”, apo brohoritje sa herë që votues hynin brenda qendrës së votimit. Njësia 8 në Tiranë njihet si bastion i djathtë. “U rikthye Enveri”, thotë një qytetar. Muzikanët luajtën muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit. “Turp! Turp!”, thërrisnin ata. Protesta te “Vasil Shanto” Ndonëse dje në 61 bashki votohej për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, shumë qytetarë nuk (Vijon nga faqja 8)

theksuar se të gjitha shifrat e publikuara deri më tani nuk janë të konfirmuara nga KQZ dhe ato janë të marra nga KZAZtë nëpërmjet komunikimeve telefonike. Ndërkohë që sipas Klement Zgurit të gjitha këto shifra nuk janë të besueshme. I pyetur nëse do të shkoj të votoj Zguri nuk ka dhënë një përgjigje. “Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këtoj janë shifra nga KZAZ të marra me telefon. Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijn përmes komunikimit telefonik. Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik”, u shpreh dje Klement Zguri. VOTA E SHKODRANËVE ZBULOHET “LIVE” NË TELEVIZION E drejta e qytetarëve për të votuar në mënyrë të fshehtë nuk po respektohet në Shkodër. Një nga televizionet e qytetit verior transmeton ‘Live’ momente nga votimi në dhomë të fshehtë. Në bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut. Zbulimi i votës e bën atë automatikisht të pavlefshme. Në rastin konkret, i gjithë votimi në këtë qendër duhet të përsëritet.

kanë votuar, në mbështetje të mospjesëmarrjes së opozitës së bashkuar. Dhjetëra qytetarë të Tiranës në një inskenim përballë KZAZ 35, pranë Shkollës “Vasil Shanto”, u shfaqën duke

“votuar” jashtë qendrës së votimit. Një kuti bosh dhe brenda të cilës hidhen letra, madje nuk mungojnë as nga ata qytetarë që bëjnë grushtin, simbole të kohës së komunizmit, duke

ironizuar kështu maxhorancën, (PS). Votoni për kandidatin e “Fronit Demokratik”, “Rama ik’”, “Rroftë shoku Edi, “Shoku Erion”, “Lali leku”, këto janë disa nga thirrjet ironizuese të

KQZ NIS SHPALLJEN E REZULTATEVE TË VOTIMIT MONIST QË NË ORËN 11:00 Një skandal i vërtetë është konsumuar dje edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucion që drejtohet nga Partia Socialiste që refuzoi zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, në shkelje të kompetencave të tij. Konkretisht, KQZ-ja është kapur në flagrancë duke numëruar votat e djeshme, në një kohë që votimi kishte vetëm 4 orë që kishte filluar dhe duhet të mbyllet teorikisht në orën 19:00. KQZ është kapur duke nxjerrë në faqen e saj një rezultat te papërfunduar, pastaj është hequr me shpejtësi, por jo aq shpejt sa ky moment

të mos fiksohej. “Shqipëria si Azerbajxhani, publikohen rezultatet e fitores para mbylljes së votimit”. Gazetari Neritan Sejamini, ka sjellë në vëmendje një episod nga zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, ku rezultati ishte i paracaktuar. Ai e krahasoi këtë episod me publikimin rezultateve të numërimit të votave nga KQZ, më shumë se 6 orë përpara nga përfundimi i zgjedhjeve lokale. “Në zgjedhjet e vitit 2013 në Azerbajxhan, qeveria shtypëse e Ilham Alijevit, për të krijuar imazh demokratik, krijoi dhe shpërndau një aplikacion për iPhone që u mundësonte qytetarëve të shikon drejtpërdrejt ecurinë e numërimit të votave. Por ata që shkarkuan aplikacionin zbuluan se mund t’i shihnin rezultatet e votimit që mbrëmjen para ditës

së votimit. Edhe në Shqipëri, KQZ filloi të publikojë rezultatet e “numërimit” të votave që rreth orës 11:00 të paradites të ditës së votimit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00.”- shkroi ai në profilin tij në Facebook. NË FINIQ VOTOJNË FAMILJARISHT Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e transmetuara dje nga Top Channel tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku. Për Bashkine e Finiqit garojnë dy kandidat, kryetari aktual Leonidha Kristo si i pavarur dhe Kristaq Kiço nga partia MEGA. Shumica e banorëve të kësaj Bashkie i përkasin minoritetit etnik grek. KOMISIONERËT E PS JA SHTROJNË ME BIRRA DHE ALKOOL GJATË VOTIMEVE Çudirat e këtij procesi votimesh janë nga më të paimagjinueshmes. Nga gjithë vendi media po sjellë fakte skandaloze manipulimesh. Në një qendër votimi, shihet se komisionarët ja kanë shtruar me birra dhe ushqime. Një gjest i tillë jo vetëm tregon se procesi do jetë “tapë”, por edhe i parregullt. QYTETARËT MERREN ME FORCË PËR TË SHKUAR NË VOTIME Braktisja e madhe që qyte-

qytetarëve, që më pas inskenojnë dhe hapjen e kutive dhe leximin e votave brenda tyre. Në zgjedhjet që u mbajtën dje, për herë të parë pa opozitën dhe në një klimë tensionesh, kanë të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra. Kujtojmë se këto zgjedhje janë të paprecedenta, ku në 31 bashki janë me një kandidat të vetëm. Prej 6 muajsh opozita që ka djegur dhe mandatet ka protestuar vazhdimisht, dhe ka tentuar që të pengojë proceset zgjedhore, veçanërisht në Bashkitë që janë drejtuar nga përfaqësuesit e saj. E megjithatë mbrëmjen e së shtunës, Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të distancoheshin nga dhuna, dhe të denonconin çdo rast shkeljesh. Duket se kali i betejës i opozitës do të jetë pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, për të legjitimuar kauzën e saj. tarët i kanë bërë votimeve monopartiake të organizuara nga PS dhe qeveria e korruptuar dhe e kapur në vjedhje votash, e ka shfaruar, duke dhënë urdhëra të çmendur. Në videon e mëposhtme shikohet se si persona të ndryshëm kanë marrë me forcë e dhunë pensionistë e deri edhe invalidë për ti çuar e të hedhin votën që ti rritet Edi Ramës numri i votuesve. DERMENAS, ADMINISTRATORI KAPET DUKE SHPËRNDARË USHQIME Një tjetër skandal është shënuar në Dërmenas, Qarku Fier. Administratori i kësaj njësie kapet duke shpërndarë pako me ushqime ditën e votimeve. Dilaver Shyti, administratori i caktuar nga PS, ka marrë përsipër që të rrisë numrin e votuesve duke blerë votën me ushqime, si miell, oriz, vaj. SHOQËROHET NË POLICI NJË PERSON Një person, i cili ka tentuar thyej kutinë në qendrën e votimit në Shkollën “Ibrahim Rugova” është shoqëruar nga policia. Astrit Çuka, mësohet se është emri i personit të shoqëruar nga policia, i cili dyshohet se ka pasur një moment konflikti me komisionerët e QV, pasi ka kërkuar shpjegime për emrin e tij në listë.


AKTUALITET

10

E hënë, 1 KORRIK 2019

Votimet për kandidatët e PS-së, me komisionerë të PS-së, prodhuan pak konflikte, pasi mijëra shqiptarë protestuan në mënyrë paqësore, shumica prej tyre duke mos e ushtruar të drejtën e votës

Incidentet që shoqëruan votimet njëpartiake, nuk mungoi dhuna qeveritare Nga: Redjon Shtylla

281 automjete civile u përdorën në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

V

otimet njëpartiake të 30 qershorit, u mbyllën me të lënduar, ku dhuna qeveritare nuk kurseu as fëmijët dhe të moshuarit. Votimet për kandidatët e PSsë, me komisionerë të PS-së, prodhuan konflikte, paçka se mijëra shqiptarë protestuan në mënyrë paqësore, shumica prej tyre duke nuk mos e ushtruar të drejtën e votës. E diela për ta ishte ditë plazhi. Incidentet më të shumta u regjistruan në zona të vogla zgjedhore. Rasti më i rëndë u shënua në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos, aty ku 59-vjeçari, Asllan Likursi, teksa shkoi për votimet njëpartiake, u godit me levë në kokë nga tre komisionerë të PS-së. Shkak u bë vëllai i vogël i Likursit, i cili ka qenë duke filmuar makinën me të cilën komisionerët e PSsë po transportonin qytetarë për të votuar. Ata kanë goditur fillimisht personin që po filmonte, pastaj 59-vjeçari ka ndërhyrë në konflikt dhe përfundoi duke u dhunuar. Ky i fundit ka marrë dëmtime më të mëdha dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Burrelit për marrjen e ndihmës mjekesore por mësohet se më pas është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Kurse Ramiz Bakanaçi, hyri me armë në qendër të votimit. Kryetari i qendrës së votimit në Katund Sukth të Durrësit, në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi. “Një fshatar i jonë erdhi radhën e parë kishte pirë, na ofendoi, na kërcënoi erdhi së dyti me armë në dorë dhe na kërcënoi prapë na mori fletët e votimit me gjithë listën e zgjedhësve dhe doli përjashta. Erdhi policia, e larguan dhe ne vazhduam votimin. E cënoi procesin por aq sa ishte policia u vunë shiritët. Na erdhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, na solli listë tjetër”, tha ai. Kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri, nga ana tjetër tha se kjo ngjarje erdhi pasi burrit në fjalë i kishin dhunuar

nipin. Një fëmijë 12-vjeçar u dhunua. Partia Demokratike, dega e Durrësit ka denoncuar dhunimin e një fëmijës së mitur pranë një qendre votimi në zonën e Katundit të Ri. Sipas PD, Kryetari i Njësisë Administrative Katundi i Ri, Shaban Tafa në Durrës ka goditur pa mëshirë fëmijën 12 vjeçar sepse ka bërtitur në rrugë “Rama ik”. “Opinoni publik duhet ndërgjegjesuar për këto sjelljë ekstreme komuniste”, thuhet në reagimin

e PD. 7326 efektivë të policisë ishin në krye të detyrës për viotimet njëpartiake në të gjithë Shqipërinë. Policia e Shtetit në planin e masave theksoi se 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës u angazhuan me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie ishin në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor. Efektivët siguruan 5417 qendra të votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Gjithashtu 281 automjete civile u përdorën

në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë. Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. 07:00/Nisin votimet, Policia në gatishmëri 7326 efektivë të policisë ishin në krye të detyrës për viotimet njëpartiake në të gjithë Shqipërinë. Policia e Shtetit në planin e masave theksoi se 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës u angazhuan me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie ishin në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor. Efektivët siguruan 5417 qendra të votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Gjithashtu

10:00/Fier, shoqërohen dy persona Tentuan të pengonin njerëzit për të votuar, shoqërohen dy persona në Fier. Ngjarja ka ndodhur ne Qendrën e Votimit në Topojë. Mësohet se personat e shoqëruar janë Fredi Davidhi dhe Klevis Berzhita. Votimet njëpartiake të 30 qershorit, u mbyllën me incidente të pakta. Votimet për kandidatët e PSsë, me komisionerë të PS-së, prodhuan pak konflikte, pasi mijëra shqiptarë protestuan në mënyrë paqësore, shumica prej tyre nuk mos e ushtruar të drejtën e votës. E diela për ta ishte ditë plazhi. Incidente ishin më së shumti u regjistruan në zona të vogla zgjedhore. 10:30/ Grushte e konflikte në Qerret Problemet në qendrat e votimit, nisën që në orët e para të mëngjesit. Në fshatin Qerret ka pasur një tjetër konflikt mes simpatizantëve të PS-së dhe kryetarit të njësisë Shaban Tafa. Sipas simpatizantëve, Tafa ka dhunuar një 12-vjeçar që thërriste “Rama ik”. Vetë Shaban Tafa tha se kanë qënë 2 fëmijë që do i vinin zjarrin qendrës së votimit. Në momentin që ka larguar fëmijët disa simpatizantë të e PD kanë goditur me grushta. Tafa tha se qëllimi i tij është të largonte fëmijët nga qendra e votimit. 10:40/Me armë në qendrën e votimit, kapet 53-vjeçari Ramiz Bakanaçi hyri me armë në qendër të votimit. Kryetari i qendrës së votimit në Katund Sukth të Durrësit, në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi. “Një fshatar i jonë erdhi radhën e parë kishte pirë, na ofendoi, na kërcënoi erdhi së dyti me armë në dorë dhe na kërcënoi prapë na mori fletët e votimit me gjithë listën (Vijon në faqen 11)


AKTUALITET

11

E hënë, 1 KORRIK 2019

(Vijon nga faqja 10) e zgjedhësve dhe doli përjashta. Erdhi policia, e larguan dhe ne vazhduam votimin. E cenoi procesin, por aq sa ishte policia u vunë shiritët. Na erdhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na solli listë tjetër”, tha ai. Kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri, thotë se kjo ngjarje erdhi pasi burrit në fjalë i kishin dhunuar nipin. “Për informacionin në Katund Sukth. Përpara se të ndodhte ky incident ka ndodhur një tjetër ngjarje, ku administratori i komunës ka goditur një fëmijë. Kjo ka nxehur situatën. Nga informacionet më parë i kishin dhunuar nipin zotërisë që ka shkuar dhe ka bërë incidentin. Kemi informacion”. Kurse Policia dha këtë deklaratë: “Në datë 30.06.2019, rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr.1521 dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor””. 12:00/Kamëz, gris fletën e votimit Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat e Kamzës, një militant të Partisë Demokratike për krime zgjedhore. I arrestuari është Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamëz. Sipas policisë 66-vjeçari është arrestuar për shkak se gjatë procesit të votimit ai ka grisur fletën e votës dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit si dhe të thyej kutinë e votimit. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në qendrën e votimit 1567 të vendosur në shkollën Ibrahim Rugova. I arrestuari është militant i Partisë Demokratike pasi ka bërë edhe thirrjet “Rama ik” ndërsa ishte edhe i dehur. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. 13:00/Tiranë, shoqërohet në polici një person Një person, i cili ka tentuar thyej kutinë në qendrën e votimit në Shkollën “Ibrahim Rugova” është shoqëruar nga policia. Astrit Çuka, mësohet se është emri i personit të shoqëruar nga policia, i cili dyshohet se ka pasur një moment konflikti me komisionerët e QV, pasi ka kërkuar shpjegime për emrin e tij në listë. 13:21/Mat, qëllon me armë zjarri në ajër Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ky i fundit ka qëlluar me

marrë levat dhe kanë dalë jashtë, e kanë gjuajtur vëllanë e vogël. Ky ka hyrë për ti ndarë dhe e kanë goditur edhe këtë kokës. Kur ika unë ishin mbuluar me gjak. Vëllai i vogël është në shtëpi, këtë e kanë dëmtuar më shumë. Policia këtij i tha shko dhe bëj denoncimin. Janë goditur nga komisionerët Ylber dhe Lulzim Musta dhe Ervin Heti. Tre komisionerë të PS-së, se ne nuk kemi komisionerë. Ata kanë qenë me leva dhe llastiqe dhe e kanë gjuajtur vetëm se ka filmuar makinën, transporto njerëz dhe fut brenda”.

armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel-Klos, duke krijuar panik. “Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel-Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll, 28-vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos”, njofton policia. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

efektivi Pengoi një qytetar që të votonte, Policia e Korçës shoqëron ishefektivin. Sipas të dhënave Resul Ravolli 55-vjeç, i bënte presion qytetarit për ta penguar që të ushtronte të drejtën e tij Kushtetuese për zgjedhur. Pasi qytetari e denoncoi rastin, policia ndërhyri, duke bërë të mundur shoqërimin e tij. Ndaj Ravollit rëndon akuza e pengimit të procesit zgjedhor. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe një 68-vjeçar nga Barç, për të njëtën arsye. Në pranga ka rënë Ismail Çibuku, për pengim të procesit zgjedhor. 17:14/Cërrik, një i dehur

shpreh kryetarja e komisionit të QV.

shkakton rrëmunjë Një i dehur është përpjekur të krijojë incidente në qendrën e votimit 25311 në Bashkinë Cërrik. Ai ka tentuar të hyjë disa herë në ambientet ku zhvilloheshin votimet. Kryetarja e komisionit të QV, është shprehur se votimi ka qenë i qetë dhe përveç këtij rasti i cili është neutralizuar në kohë, nuk ka pasur asnjë incident tjetër. “Erdhi me dru në dorë dhe e nxorëm jashtë. Votimi po ecën shumë mirë, qetësi absolute”,

marrë dëmtime më të mëdha dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Burrelit për marrjen e ndihmës mjekesore dhe me pas është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. “Djali ka shkuar me votu, vëllai i vogël ka filmuar komisionerët që kanë marrë makina private pa letra dhe targa, ka shkuar duke marrë votues dhe lënë qendrën e votimit. Merr njerëz dhe fut brenda. Vëllai i vogël ka filmuar makinën, ata kanë

18:00/ Klos, komisionerët e PSsë godasin me leva vëllezërit Në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos, u shënua një incident i rëndë. 59-vjeçari, Asllan Likursi, teksa shkoi për votimet njëpartiake, është goditur me levë në kokë nga tre komisionerë të PS-së. Shkak është bërë vëllai i vogël i Likursit, i cili ka qenë duke filmuar makinën me të cilën komisionerët transportonin qytetarë për të votuar. Ata kanë goditur fillimisht personin që po filmonte, pastaj 59-vjeçari ka ndërhyrë në konflikt dhe e kanë goditur dhe atë. Ky i fundit ka

14:00/Skapar, sherr para qendrës së votimit Një sherr i madh u regjistrua në Skrapar para qendrës 3554 dhe 3554/1. Sherri u regjistrua mes dy grupe të rinjsh dhe degradoi deri në prishjen e infrastrukturës së votimit. Mesa duket nga dy palët politike. Sherri ka degraduar edhe me thyerje të xhamave në këto qendra votimi. Është pezulluar procesi i votimit, pasi ka dëmtim të infrastrukturës. 14:30/Durrës, dhunohet i mituri. Thërriste “Rama IK” Një incident tjetër është shënuar në qytetin e Durrësit ku është dhunuar një fëmijë 12-vjeçar. Partia Demokratike, dega e Durrësit ka denoncuar dhunimin e një fëmijës së mitur pranë një qendre votimi në zonën e Katundit të Ri. Sipas PD, Kryetari i Njësisë Administrative Katundi i Ri, Shaban Tafa në Durrës ka goditur pa mëshirë fëmijën 12-vjeçar sepse ka bërtitur në rrugë “Rama ik”. “Opinoni publik duhet ndërgjegjesuar për këto sjelljë ekstreme komuniste”, thuhet në reagimin e PD. 15:00/Korçë, shoqërohet ish-

Raporti i Prokurorisë: 2 në pranga, 3 të proceduar Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimeve njëpartiake, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. “Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1, 329/2 dhe 278/1 të Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenei 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi, është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive. Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E hënë, 1 KORRIK 2019

Votimet e PS Shqiptarët zhvilluan dje zgjedhjet më të çuditshme në historinë e vendit. Në 61 bashki kandidoi vetëm Partia Socialiste. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, por pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte ndër më të ulëtat në historinë e vendit. Opozita deklaroi se vëzhguesit e saj llogarisin pjesëmarrje 15 %. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kontrolluar krejtësisht nga PS deklaroi një shifër më të madhe.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E hënë, 1 KORRIK 2019


POLITIKE

14

E hënë, 1 KORRIK 2019

NËNKRYETARI I PD-së: KEMI POROSITUR TË GJITHË PËRKRAHËSIT TANË QË TË MOS BIEN PRE E PROVOKIMEVE

Spaho: Zgjedhje moniste, PS po çon njerëzit të votojnë 2-3 herë Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat tha dje se procesi i votimit ka qenë i qetë pavarësisht provokimeve nga ana e PS. Ai tha se njerëzit janë detyruar të dalin në votime duke u kërcënuar se do të hiqen nga puna, ose do t’u hiqet kempi. “Është për të ardhur keq që pas 30 vjetësh demokraci m’u kujtuan skenat nga mesi i viteve ’70 dhe përgjatë viteve ’80 kur kam votuar në diktaturë. Votimet që po bëhen sot janë një farsë e vërtetë të

organizuara nga një parti, që kujdeset t’i çojë në rresht votuesit për të votuar. Ajo administron procesin zgjedhor, madje nga faktet që janë publikuar deri tani ka filluar ti numërojë kutitë megjithëse procesi i votimit nuk ka përfunduar. Ndërsa në diktaturë po të mos votoje të internonin, sot gjithandej kam konstatuar që administratës publike i bëhet presion që nëse nuk voton, të hënën nuk do të jenë në punë, atyre që marrin ndihmë ekonomike i është thënë që do ju hiqet ndihma, të sëmurëve do ju hiqet KEMPI, e kështu me radhë. Nga informacionet që disponojmë ka një alarm në strukturat e PS-së dhe po i çojnë njerëzit të votojnë nga 2-3 herë

për të rritur pjesëmarrjen. Kjo sepse qytetarët kanë reaguar, dhe refuzimi ka qenë masiv. Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk kanë votuar më shumë se 8 % e zgjedhësve. Dukuria kryesore e ditës së sotme janë përpjekjet masive të drejtuesve të PS, të institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore për të çuar punonjësit të votojnë me çfarëdolloj çmimi kundrejt kërcënimeve që ju bëhen atyre. Gjithashtu, theksova që kemi porositur të gjithë përkrahësit tanë që të mos bien pre e provokimeve, të mos ketë incidente, pasi kjo është në interesin e Rilindjes dhe Edi Ramës”, deklaroi dje nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Nënkryetari i PD-së denoncon me zë e figurë dhe me emra: Edmond Hajro, Komisioner i PS blen votën e votueses për herë të parë

Paloka: Edhe pse pa garë, Rama sërish zbaton skemën kriminale për blerjen e votave N

ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzon se Edi Rama sërish zbaton skemën kriminale për blerjen e votave, edhe kur s’ka garë tha ai, sërish Rama nuk heq dorë. Për këtë, Paloka publikoi dje nga selia blu një video ku sipas tij shfaqet Edmond Hajro duke blerë votat në Njësinë nr.9 në Tiranë në votimet e djeshme moniste. “Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve. Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin. Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve. Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak. Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal. Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i

strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat i përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës. Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë! Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion

Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj! Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë! Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjitoz!”, deklaroi dje nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

DENONCIMI

Duka: Në Durrës, zyrtari i PS-së rreh fëmijët që thërrasin “Rama Ik!”

Administratori i Partisë Socialiste në Katunin e Ri në Durrës ka dhunuar një fëmijë vetëm se përse thërriste “Rama ik”. Denoncimi është bërë nga kreu i PAA, Agron Duka. “Faji i këtij vogëlushi ishte thirrja ‘Rama ik’, për këtë arsye ai u dhunua nga administratori i njësisë vendore Katund i Ri. Nervozimi i administratorit nuk buron thjeshte nga rebelimi i 12 vjeçarit, por edhe nga fakti se në këtë njësi administrative nga rreth 11.800 votues, deri në orën 13:00, vetëm 450 persona kanë marrë pjesë në këtë farsë. Megjithatë, opozita po monitoron procesin në çdo qendër votimi dhe nuk do të lejojë që frustrimi dhe frika nga kutitë bosh të kthehet në dhunë ndaj qytetarëve. Kjo marrëzi në të cilën vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë certifikojnë, po refuzohet me neveri nga shqiptarët!”, u shpreh dje kreu i PAA-së, Agron Duka.

ISH-DEPUTETI I PD-së

Boçi: Administrata po detyrohet të votojnë familjarisht

Ish-deputeti Luçiano Boçi denoncoi për median ambientet e papërshtatshme te qendrës së votimit 25-17 në lagjen Fermë në Cërrik, e cila rezulton të jetë një magazinë mjetesh të vjetra e hapur pa asnjë kusht sigurie. Ish-deputeti komentoi pjesëmarrjen e ulët në votime të qytetarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar sistemin totalitar. Gjithashtu ish-deputeti denoncoi presionin, që sipas tij është duke iu bërë administratës për të marrë pjesë në votime, si dhe prezencën e Taulant Ballës i shoqëruar nga 15 mjete të tjera, në Cërrik si një formë presioni. “Situata është në qiell të hapur. Kushtet brenda janë katastrofale, kjo qendër votimi është një simbol i këtyre zgjedhjeve. Në këto kushtet zhvillohen zgjedhjet farës të 30 qershorit në Shqipëri”, u shpreh Boçi.


POLITIKE

15

E hënë, 1 KORRIK 2019

Gazetari John Psaropoulo monitoron votimet në Kamëz: Presidenti anuloi zgjedhjet, por qeveria po vijon pavarësisht kësaj

Al Jazeera: Punonjësit e qeverisë merren me votimet

AMBASADORI I BE

Soreca nuk i përgjigjet pyetjes: A do votonte në Itali në zgjedhje të tilla?

P

unonjësit e qeverisë po merren me organizimin e qendrës së votimit në Shkollën e Mesme Ibrahim Rugova në Kamëz. Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Kjo është një situatë e qetë pas muajsh protestash nga ana e opozitës kundër korrupsionit të pretenduar të qeverisë të cilat sollën partitë kryesore të dilnin nga parlamenti. Presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e së dielës duke thënë se do të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, vend i cili është duke u përgatitur për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian. Presidenti anuloi sondazhet, por qeveria po vijon pavarësisht kësaj. Shumë shqiptarë konsiderojnë se presin një sfidë jokushtetuese dhe joligjore. “E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”.

Partia Demokratike drejtoi shumë mbështetës për të parandaluar ngritjen e qendrave të votimit në të 24 qytetet ku kontrollon opozita. Në qytetin e Shkodrës policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës. Policia mban nën kontroll qendrat e votimit në mbrojtjen e armëve për të parandaluar incidente të mëtejshme. ‘Kjo Bashki ka një status të veçantë për opozitën, është një qendër e qëndrueshme e Partisë Demokratike, në

periferi të Tiranës, ku dominon Partia Socialiste. Në 23 vitet e fundit socialistët kanë drejtuar vetëm një herë në vitin 2000, ku demokratët abstenuan ndaj procesit elektoral”, raporton John Psaropoulo, gazetar. Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se i kërkon mbështetësve të tij të qëndrojnë të qetë dhe pa humbur kontrollin deri të hënën. “Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin z. Rama

me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, thotë Lulzim Basha. Bisedimet me Bashkimin Europian janë shtyrë për gjashtë muaj. Nëse kriza politike në Shqipëri thellohet, liderët politikë shqetësohen se bisedimet do të zgjasin me vite.

“KËSHILLI I EVROPËS KA ANULUAR MISIONIN E SAJ TË VËZHGIMIT TË ZGJEDHJEVE, OSBE/ODHIR PO BËN E VETME MONITORIMIN E TYRE”

R

adioja më e madhe franceze RFI bën një analizë të gjëndjes sot kur zhvilllohen zgjedhjet bashkiake në Shqipëri: Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për zgjedhje të vërteta bashkiake apo për maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake. Por votimet janë anulluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht nuk i përket kampit socialist, as opozitës së djathtë. Sipas Kushtetutës është Presidenti i Republikës ai që shpall datën e zgjedhjeve. Konkretisht Presidenti ka anuluar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor dhe ka caktuar një datë tjetër, në tetor për zhvillimin e tyre. Kurse pra, qeveria Rama insisiton se zgjedhjet bashkiake mbahen sot dhe data e tetorit është e pavlefshme, ndërsa për presidentin, votimi sot është i paligjshëm dhe votimi i vërtetë do

Media e madhe franceze: Në Shqipëri, votime apo zgjedhje maskaradë

të duhet të mbahet tetor. Opozita ka dalë e manifestuar prej disa kohësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar ata për korrupsion, se ka blerë votat dhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti në shkurt 2019 dhe e kanë bojkotuar atë që atëherë. Në të njëjtën

mënyrë, opozita po bojkoton edhe sot zgjedhjet bashkiake duke mos paraqitur asnjë kandidat, për rrjedhojë socialistët nuk do të kenë kundërshtarë në gjysmën e komunave dhe prandaj mendohet se do të arrijnë një fitore të madhe. Aktualisht nuk ekziston një institucion i aftë për të luajtur rolin e arbitrit për zgjidhjen e

krizës shqiptare. E vetmja që do të kishte legjitimitetin për ta bërë këtë është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 2018 për shkak të reformës gjyqësore. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar, shumë i pranishëm në Shqipëri, nuk kishte asnjë mekanizëm për të luajtur rolin e arbitrit. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka anuluar misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që OSBE/ODHIR po bën e vetme monitorimin e tyre. Kurse Bashkimi Evropian është mjaftuar duke kërkuar qetësinë në vend dhe në qendrat e votimit. Partia Socialiste ka filluar një procedura për shkarkimin e Presidentit, gjë për të cilin ne nuk dihet sesi do të shkojë. Në këto rrethana, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duket shumë e largët.

Ambasadori i BE, Luixhi Soreca, diplomatit që doli garant se këto votime janë normale, por dje është vënë përballë faktit të kryer të një procesi farsë. Ai ka qenë në një qendër votimi në Tiranë, ku praktikisht nuk kishte asnjë votues. Jashtë qendrës së votimit, një grup të rinjsh në mënyrë simbolike ironizonin votimet si në kohën e Enverit, duke thirrur “Parti Enver”. I pyetur nga “Ora News”, se çfarë mendonte për procesin, Soreca tha se “Jam vetëm një vëzhgues”. Në fakt, ambasadori i BE nuk është vëzhgues, është organizator i zgjedhjeve të tilla bashkë me Edi Ramën. I pyetur nëse në Itali, vendin e tij, do të zhvilloheshin zgjedhje të tilla, ai do të merrte pjesë, Soreca nuk u përgjigj dhe u shmang nga gazetarët. Heshtja e diplomatit ndaj një pyetje mëse normale tregon se çfarë procesi po zhvillohet në Tiranë. As ata që e organizuan nuk pranojnë as ta imagjinojnë në vendet e tyre.

VËZHGIMI

Ambasadori britanik e pranon: Situatë e pazakontë

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, thotë se situata është e pazakontë dhe se idealja do të ishte që njerëzit të kishin mundësi zgjedhjeje mes disa kandidatëve. :Është situatë e pazakonshme, nuk ndodh shpesh. Do të ishte mirë që qytetarët të kishin disa mundësi zgjedhjeje. Është e pazakonshme, por i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse është apo jo e ligjshme. Ne jemi këtu për të vëzhguar. Realiteti është që çdo krizë përfundon me dialog, kështu zgjidhjen konfliktet dhe kemi bërë thirrje për të për një kohë të gjatë. Shpresojmë që situate sot ti shërbejë kësaj gjëje”, u shpreh diplomati britanik.


POLITIKE OPINION Nga Ylli Manjani

P

jesëmarrja ek stremisht e ulët në votimet moniste të sotme, deri në nivelin e të punësuarve në shtet, ishte përgjigja më e mirë për Ramën, Soreccën, Boschardin, Palmer-in e gjithë sorollopin e tyre. Më së paku, janë 1 milionë shuplaka që i ranë turinjve të nxira udhëheqësit që sot kujtoi se bëri historinë. Ishte përgjigja proporcionale ndaj dhunës shtetërore e motivuar tërësisht nga axhenda personale e Edi Ramës. Ndaj sundimit pa kushtetutë e ligje të një grupi njerëzisht që janë në pushtet pa vota.

Ishte përgjigja e duhur ndaj nevojës së panegocueshme për demokraci, kundër çdo lloj sundimi autokratik! Terezitja e shifrave për të na i shitur këto votime moniste si zgjedhje është dëshpërim pas asaj “fitore” që shpallën para dy ditësh nga deklaratat e miqve personalë. Ishte njëkohësisht edhe mesazhi më i qartë se shqiptarët janë njerëz të paqes edhe kur qeveria e tyre i vjedh e i dhunon. Përfundimisht populli nuk blihet edhe kur disa individë faqezinj vendosin të shiten. As sa në sondazhe nuk

ANALIZË Nga Kastriot Islami

N

ë 2015 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 47 për qind….mbi gjysma, pra rreth 53 për qind nuk morën pjesë në votime… Rreth gjysma e tyre janë emigrantë kurse gjysma tjetër nuk ka shkuar të votojë se nuk kanë besim te politika… Por sidoqoftë zgjedhjet ishin pluraliste, konkurruese, gjithëpërfshirëse… natyrisht me shumë probleme e parregullsi… Ata 47 përqind që morën pjesë në zgjedhje u ‘dalluan’ mes tyre ideologjikisht… në të qeverisë dhe në të opozitës… 45 bashki i fitoi maxhoranca dhe 16 opozita…Situata sot në 30 qershor duket tmerrësisht më e rënduar, tejet e përkeqësuar… vendi më i ndarë se kurrë… Numri i shqiptarëve që mund të votojnë është deklaruar rreth 3.5 milion… Sot do të jetë pjesëmarrja më e ulët në historinë e Shqipërisë… Sot nuk do të ketë zgjedhje por votime… Sot votimet do të jenë

moniste…pluralizmi i lindur me shumë vështirësi në 1990 është goditur për vdekje… Sot do të jetë dita e votimeve më e tensionuar se çdo herë tjetër… Sot sepse nuk ka zgjedhje por votime, Shqipëria është edhe më e ndarë se kurrë më parë… Sot si 30 vjet më parë nuk do të ketë kandidatë të opozitës në lista… Sot si 30 vjet më parë të gjithë drejtuesit e qeverisë

16 E hënë, 1 KORRIK 2019

Janë 1 milionë shuplaka që i ranë turinjve Ramës kanë dalë, falë meritës së Shqiptarëve që masivisht dhe paqsisht e injoruan këtë pocaqi të partisë shtet. Jam 100% i bindur se ata që nuk morën pjesë në votime sot nuk janë të gjithë dakort me PD, LSI, PDIU,PR partitë e opozitës. Nevojë ulëritëse kjo edhe për opozitën që të hapet dhe të dëgjojë më shumë sesa të flasë. Por për një gjë jam 200% i sigurtë që Edi Ramën nuk e duan më nëpër këmbë!

Ky nuk është më sondazh, por realitet. Kush ka sy n’ballë e mend n’kokë bën mirë ta kuptojë këtë me-

sazh të shqiptarëve sot, më 30 qershor 2019. Jam vërtetë krenar që jam Shqiptar!

Shqipëria më e ndarë se kurrë … kanë votuar të frikësuar para kamerave televizive… Sot si 30 vjet më parë policia me uniformë dhe e maskuar janë kudo prezentë… Sot si 30 vjet më parë e nesërmja është e krejtësisht e pasigurtë…për të gjithë… Më shumë se një e katërta e shqiptarëve janë emigrantë dhe nuk vijnë të votojnë… Me shumë se një e katërta e shqiptarëve kanë prej vitesh që nuk votojnë se s’kanë besim te politika…

Këtë radhë më shumë se e një e katërta do ti bojkotojnë këto votime duke i cilësuar ‘moniste’, të dhunuara, të vjedhura… Vetëm më pak se një të pestën e shqiptarëve po i detyrojnë dhe imponojnë të shkojnë të votojnë dhe nuk dihet nëse do të arrijnë të hedhin votën e tyre… 30 qershori do të shënohet si dita më e zezë pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri… 30 qershori do të mbahet

mënd si dita e goditjes së rëndë të opozitës… 30 qershori do të mbetet në memorien e shqiptarëve si dita e sulmit të ashpër mbi demokracinë dhe pluralizmin… 30 qershori do të kujtohet si dita e hajdutëve e kriminelëve që tentuan të mbanin peng vendin duke ndarë shqiptarët… 30 qershori do të fiksohet si dita ku në më shumë se gjysmën e njësive vendore kishte vetëm një kandidat dhe rezultati ishte paravendosur në tavolinë në favor të qeverisë… 30 qershori do të kujtohet gjatë që zgjedhjet në një vend të NATO dhe kandidat të BE nuk pranoi ti monitoronte Këshilli i Europës….pra që komuniteti ndërkombëtar ishte tejet i ndarë për të të sotmen e Shqipërisë duke krijuar dyshime tek mbi 80 përqind e shqiptarëve edhe për të ardhmen e saj demokratike, pluraliste, europiane…. ???!! (larg qoftë)… Shpresoj shumë dhe kam besim se nesër do të jetë ndryshe…


POLITIKE ANALIZË

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

D

y ditë më parë, Bashkimi Eu ropian bëri një deklaratë publike, e cila duket se mbështet plotësisht Kryeministrin Edi Rama në përpjekjet e tij për të zhvilluar zgjedhje njëpartiake më 30 Qershor. Ambasada Amerikane, gjithahstu, bëri një deklaratë me mesazh të ngjashëm. Pyetja shtrohet: përse i jepet një mbështetje kaq e fortë një partie, e cila ka treguar haptazi mospërfillje totale ndaj sundimit të ligjit, dhe manipulimet e së cilës në zgjedhjet e fundit janë shpalosur gjerësisht në media? Arsyeja është e thjeshtë. Rama i ka premtuar ndërkombëtarëve një rrugëdalje nga lëmshi i Reformës në Drejtësi: një Gjykatë Kushtetuese. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, sikurse kam theksuar disa herë më parë, është një nga arsyet kryesore të krizës së tanishme politike. Kjo mungesë, krijuar për shkak të rezultateve “të papritura” të vetingut, i ka dhënë mundësi qeverisë të bëjë një sërë emërimesh dhe të miratojë në Kuvend një sërë ligjesh të cilat, pavarësisht antikushtetueshmërisë së dukshme të tyre, nuk mund të shfuqizohen dot nga gjykata më e lartë në vend. Pikërisht, kjo mangësi në sistemin gjyqësor ka çuar në betejën e javëve të fundit për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta me të cilin ai anuloi dekretin që përcaktonte datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në të njejtën kohë, mungesa e vazhdueshme e Gjykatës Kushtetuese ka qënë shenja më e qartë e dështimit të një reforme në drejtësi që synon krijimin e një “sistemi të pavarur dhe të aftë e të çliruar nga korrupsioni.” Për shkak se kuadri ligjor i reformës ka qenë i mangët që nga fillimi, zbatimi i saj i pambikqyrur mjaftueshëm dhe rezultatet të papërcaktuara, ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kthyer, tashmë, në objektivin kryesor të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë të drejtuar nga Luigi Soreca dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, të përfaqësuar nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari Matthew Palmer.

17 E hënë, 1 KORRIK 2019

Si i korruptoi Edi Rama ndërkombëtarët me Gjykatën Kushtetuese Në 11 Qershor, drejtuesi i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, premtoi se Gjykata Kushtetuese do të krijohet brenda fundit të muajit korrik. Këtë deklaratë ai e bëri në kuadër të paraqitjes së një argumenti ligjor që propozonte shpërfilljen e dekretit të Presidentit Meta. Më 24 Qershor, ambasadori i BE Luigi Soreca shkruajti në Twitter se “është thelbësore që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda fundit të korrikut”. Ndërsa më 28 Qershor, zëvendës ndihmës sekretari Palmer dha një intervistë ku deklaroi se: “Pas zgjedhjeve do të ketë mundësi të formohet Gjykata Kushtetuese, dhe ne shpresojmë që çdo konflikt mbi kohën kur zgjedhjet zhvillohen, mund të zgjidhen përmes institucioneve shqitpare […] Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi të formohet Gjykata Kushtetuese. Në dukje, zgjedhjet vendore nuk kanë lidhje me formimin e Gjykatës Kushtetuese, por për çfarë arsye Palmer thekson se “pas zgjedhjeve, do të ketë një mundësi” për ta formuar atë. Çfarë është kjo “mundësi”? Për të kuptuar mundësinë e Palmerit (sikruse të Sorecës dhe Ramës), fillimisht duhet të kuptojmë si zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kushtetutës (Neni 125): Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit. Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar. Në Prill, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi filloi emërimin dhe renditjen e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që duhet të zgjidhen nga Kuvendi dhe Presidenti. Për të përshpejtuar procesin, KED lejoi në mënryë antikueshtetuese kandidimin e personave që nuk kanë marrë ende një vendim final nga institucionet e vettingut. Me fjalë të tjera, KED do të lejojë gjyqtarë që ende nuk kanë përfunduar procesin e vetingut, të zënë një karrige në gjykatën më të lartë në Shqipëri, duke lejuar kështu politizimin dhe kriminalizimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese. Kjo manovër antikushtetuese proceduriale, me shumë gjasë është sugjeruar nga EURALIUS, që ka këshilluarnjë truk të tillë edhe për kandidatët e Gjykatës së Lartë. Gjithsesi, ky marifet procedurial nuk është i mjaftueshëm për të patur një Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda fundit të korrikut. Dispozitat kalimtare të Kushtetutës parashikojnë (Neni 179) se gjatë procesit të vetingut, gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese përzgjidhen me këtë metodë rotacioni: Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka kuorum, ndaj nuk ka mundësi të zgjedhë kandidatët që dalin prej saj. Për këtë arsye, numri maksimal i gjyqtarëve që KED do mund të kandidojë, pa Gjykatën e Lartë, sipas

këtij skenari (ka edhe mundësi të tjera, gjithashtu pa asnjë meritë ligjore) është vetëm dy: një të emëruar nga Presidenti Ilir Meta dhe një të zgjedhur nga Parlamenti. Kjo do të çonte numrin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pikërisht në dy, të cilët janë më pak se kuorumi i nevoijshëm ëpr gunksionimin e gjykatës, pra edhe për të marrë në shqyrtim dekretin për zgjdhjet të Presidentit Meta, apo vendimin e mundshëm parlamentar për shkarkimin e këtij të fundit. E vetmja mënyrë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese përpara fundit të korrikut është emërimi i gjashtë gjyqtarëve në shkelje të Kushtetutës– tre të emëruar nga Presidenti dhe tre të zgjedhur nga Kuvendi. Presidenti Meta, me shumë mundësi, do t’a refuzojë këtë manovër, duke e quajtur me të drejtë anti-kushtetuese. Me shumë gjasa, ai do të refuzojë emërimin e më shumë se një kandidati, duke respektuar përcaktimet e qarta detyruese të nenit 179, pika 2 të Kushtetutës Pavarësisht kësaj, Ligji 8577/2000 Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përcakton (Neni 7/b, Pika 4): Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar. Ndaj, Këshilli i Emërimëve në Drejtësi, qeveria shqiptare, Bashkimi Europian dhe adminsitrata amerikane duhet të presin 30 ditë

dhe më pas do të konsiderojnë tre kandidatë që vijnë nga Presidenti si të zgjedhur, sipas dispozitës së sipërpërmendur. Ndërkohë, Kuvendi, padyshim, do të ketë zgjedhur tre kandidatët e tij, të renditur nga KED, të votuar me shumicë tre të pestash, duke e mbushur Gjykatën Kushtetuese me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh. Kjo Gjykatë e re Kushtetuese, në vijim, do t’i quajë të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe, nëse Rama është me fat, do ta shkarkojë Presidentin Meta. Burokratët e BE-së dhe SHBA-së do të kenë zgjidhur, kështu, çështjen më problematike të reformës së dështuar në drejtësi, duke shpëtuar kështu karrierat dhe fytyrat e tyre, ndërsa Rama mund ta paraqesë Gjykatën Kushtetuese si një arritje të madhe dhe dinjitoze për hapjen e negociatave për antarësim në BE. Në të njejtën kohë, ai do të vendosë në krye të Presidencës një kukull të Rilindjes, duke plotësuat kështu kapjen e çdo pushteti, të Gjykatës Kushtetuese, Presidencës, Kuvendit, pushtetit vendor dhe institucioneve zgjedhore. Kjo është ajo “mundësia” e Palmerit për të krijuar Gjykatën Kushtetuese përpara fundit të korrikut. Edi Ramën nuk e shqetëson shkelja e Kushtetutës, ndaj u ka bërë ndërkombëtarëve këtë pazar: Ju më siguroni zgjedhjet që dua, dhe unë do t’ju siguroj gjykatën që doni; ju “toleroni” paligjshmërinë e zgjedhjeve vendore në shkelje të një dekreti presidencial dhe unë do të “toleroj” krijimin e një Gjykate Kushtetuese në shkelje të Kushtetutës. Sipas këtij skenari, secili do të fitojë diçka, përveç popullit shqiptar dhe shtetit të së drejtës që do të humbin gjithçka. Ndaj ky skenar do të duhet të ndalohet me çdo kusht.

FORUM Nga Irena Beqiraj*

N

uk ka gjë më të mirë se rrjetet sociale në kohët e sotme, aty shikon ndryshimin e njerëzve nëpërmjet fotografive, aty uron për ditëlindje aty ngushëllon për humbjen e njeriut të dashur, aty lexon opinione, aty bëhet politike, aty votohet. Me një sy të kujdesshëm aty mund të dallosh cinikun, të lënduarin, të kënaqurin me veten atë që ka humbur kofidencen, sipërfaqësorin , pragmatistin, idealistin, racionalistin (që nacionaliteti i tij

Jo çdo gjë që numërohet ka vlerë vlen sa racioni i sotëm), por vështirë të gjesh një mendim që do i vlejë të nesërmes. Aty shikon budallallepsjen nga arsyetimi i zakonshëm “ne duhet të zgjedhim të keqen më të vogël “, apo në Romë bëj siç bëjnë romakët”. Aty shikon sesi intelektualizmi shqiptarë është mbushur me subjekte që kur të mos jenë më në këtë botë vështirësish do t’i kujtojë ndonjë bashkohej i mbetur gjallë në mëhallë, ndonjë studiues

plagjiature, apo koleksionist fotografish . Aty shikon sesa pak vizion ka vërdallë, sa shumë proklamime edhe protagonizëm pa vlerë e pa mesazh. Aty shikon sesi profesorë , e avokatë , ekonomiste, etj komentojnë cfare tha për Shqipërinë një burokrat në Amerikë, apo në BE. KE mbështeti, nga do fryjë era nesër ? Aty numërohen pëlqimet komentet edhe shpërndarjet, të cilat kanë vlerë sa ka vlerë pasuria e vendosur në lojën “Monopo-

li “. Aty bindesh për një moment se numërimi është i vetmi proces që ka vlerë. Edhe i them sime bije, aty ku nuk ka mendje krijuese, vizionare, që shikojnë nga e ardhmja, por vendosin mbi parimin “bukën e përditshme falna sot”, aty ku populli ka 100 vjet me pantallona nder këmbe sepse kurrë nuk pati nxjerre intelektuale me aq mend sa për të lidhur sikur vetëm ushkurin e tyre, aty ku presim një Mesi ndërkombëtare të mbaj anë e të na zgjidhë , aty

çdo gjallesë vlen vetëm për numërim, për statistikë. Këto gjallesa vlen vetëm t’i numërosh, t’i shprehesh në përqindje, në mesatare, e shpërndarje probabilitare, por nuk mund t’i konsiderosh. E kur numërimi është rutinor e vërteta e shëmtuar të përqesh në sy duke të treguar hidhtas që jo çdo gjë që numërohet ka vlerë. *Ish-zëvendësministre e Financave në Qeverinë “Rama”


VIP

18 E hënë, 1 KORRIK 2019

Arsyet pse meshkujt preferojnë gratë e pjekura Është një fakt dhe ndoshta nuk është për t’u habitur. Burrat duan gratë e pjekura dhe kjo preferencë ka arsyet e saj. Stereotipi i mashkullit që tërhiqet nga gratë më të reja i hap rrugë burrit më të thellë, më kërkues, më shumë të kujdesshëm. Të vëmendshëm ndaj këtyre detajeve, ndaj këtyre qëndrimeve, ndaj atyre karakteristikave që ata i vlerësojnë dhe që shpesh i gjejnë vetëm tek gratë e pjekura. Por çfarë i bënë të veçanta gratë e pjekura? Ato janë gra që fshehin një univers të tërë. Lëshojnë mijëra hije të mbledhur përgjatë rrugëve të jetës. Gra të forta dhe të guximshme. Por le të shohim në detaje se çfarë i bën ato aq unike, të veçanta dhe të dëshirueshme. 15 arsye pse burrat preferojnë gratë e pjekura. Gratë e pjekura e dinë se çfarë duan. Dinë çfarë duan dhe çfarë nuk bën për to. Ato janë gjithashtu emocionalisht inteligjente, kanë mësuar nga mësimet e nxjerra gjatë viteve. Dhe mbi të gjitha ato nuk kanë frikë, shprehin atë që ndiejnë dhe atë që duan pa hezitim. Ato janë të vetëdijshme për dëshirat e partnerit. Gratë e pjekur janë të vëmendshme ndaj shijeve dhe nevojave të partnerit të tyre. Ato duan të eksperimentojnë së bashku, të kërkojnë, të imagjinojnë dhe të marrin pjesë në sukseset e tyre. Ato janë të bindura se në një çift duhet të ketë vëmendje dhe kujdes të ndërsjellë. Nuk kanë plane për të ardhmen. Ato kanë më pak pritshmëri dhe preferojnë të jetojnë ditë pas dite. Ato marrin mirënjohje, gjithçka që jeta u ofron atyre është e bukur. Ato dashurojnë me bujari, pa pritur unaza martese dhe udhëtime. Ajo që ato duan është një marrëdhënie e gjallë, e shëndetshme dhe autentike. Njohin rëndësinë e intimitetit. Ato kanë mësuar ose janë të vetëdijshëm për atë, se mirëkuptimi i mirë fizik është i mirë për shëndetin, për gjendjen shpirtërore. Ato nuk e përdorin dhomën e gjumit si një mjet për të marrë një shpërblim ose si një lloj ndëshkimi, ata nuk e konsiderojnë atë detyrë. Në fakt ato nuk ndjehen të detyruara në asnjë mënyrë. Kanë

Katharine dhe David Foster fillojnë muajin e mjaltit në Itali Aktorja e njohur, Katharine McPhee, është martuar të premten në Londër, me aktorin David Foster. Dy ditë pasi u kurorëzuan çifti i njohur filloi muajin e mjaltit në shtetin e Italisë. Këtë e bëri të ditur vetë aktorja me anë të publikimit të disa fotografive në rrjete sociale. Çifti janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe janë duke e shijuar në maksimum si duket këtë muaj romantik. Katharine McPhee ende përdor emrin e vajzërisë në Twitter dhe Instagram por ajo e ndryshoi atë në bio duke e bërë Katharine Foster.

Celine Dion ekspozon këmbët e gjata

përvojë. Marrëdhëniet e mëparshme kanë lënë shenjën e tyre, për mirë ose për keq. Në të vërtetë, gratë e pjekura kanë marrë mësime të rëndësishme, shpesh të dhimbshme, por kanë dalë gjallë prej tyre. Kujdesen për partnerin deri në detaj. Ato kujdesen për detajet elegante, japin sugjerime stili, rekomandojnë një produkt për lëkurën në vend të një tjetri dhe i ftojnë për darkë, në një kinema, për të eksperimentuar. Ato i besojnë vetes. Ato e dinë atë që veshin dhe mund të themi: trupi, truri, përvoja… janë rrobat më të bukura dhe më të çmuara. Elegante dhe e dëshirueshme. Kjo mund t’u japë atyre spontanitet, siguri, t’i bëjë ato më argëtuese dhe interesante. Ato nuk kanë frikë nga komunikimi. Ato preferojnë të shmangin disa lojëra mendore. Marrin hapin e parë? Natyrisht! Paguajnë një faturë? Pse jo? Gratë e pjekura janë përtej paragjykimeve dhe stereotipave. Një çështje e numrave. Mosha e një gruaje të pjekur nuk matet me vite, por me përvoja. Ato nuk tentojnë të kenë shpërthime

emocionale irracionale. Kjo veçori është e zakonshme për shumë gra të reja dhe e bën të pakëndshme. Në fakt, burrat pëlqejnë një grua që ka më pak presion emocional. Ato kanë përparësitë e tyre. Ato kurrë nuk do ta përqendrojnë jetën e tyre ekskluzivisht tek një mashkull dhe kështu i jetojnë marrëdhëniet e tyre shumë më lirshëm. Ato e bëjnë veten të respektuar. Nuk luhet me gra të pjekura, respekti është baza e çdo marrëdhënieje për to. Dhe burrat vlerësojnë gratë e vendosura. Ato janë të pavarura. Ato nuk mbështeten, nuk varen nga askush, përveç vetes dhe forcave të tyre. Ato nuk duan ta ndryshojnë një mashkull. Ato janë të vetëdijshëm se askush nuk ndryshon vërtetë dhe nuk duan një mashkull joautentik që përpiqet të jetë ai që nuk është vetëm për t’i kënaqur. Ato nuk janë lakmitare dhe egoiste. Ato e dinë vlerën e ndarjes së gjërave dhe njerëzve. Ato kanë vlera dhe parime të qëndrueshme. Ato janë bujare dhe në dispozicion. Ato kanë respekt për jetën dhe për të tjerët.

Celine Dion ka habitur sërish me veshjen. Këngëtarja 51 vjeçare, rrëmbeu vëmendjen me një fustan të verdhë të kombinuar me të zezë dhe të bardhë, kur u fotografua në rrugët e Parisit për një shëtitje pasdite. Dion vuri në pah këmbët e saj të gjata por njëkohësisht të dobëta. Megjithatë, këngëtarja dukej shumë bukur dhe me stil.

673 vota kundër Kosovës në Eurovizion Prej 673 votave kundër, Kosova nuk arriti të pranohet në Eurovizion. Kosovën nuk do ta shohim në Eurovision, të paktën edhe për ca kohë. Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, i mbajtur në Oslo, ka përfunduar me një rezultat negativ, raportojnë mediat vendase. Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio Televizioneve), ishte heqja e anëtarësimit në “Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU. Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhej i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre u pranua. Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.


SHOWBIZ

19 E hënë, 1 KORRIK 2019

Ermal Mamaqi ndan historinë prekëse dhe jep një mesazh për çiftet e reja Ditët e fundit Ermal Mamaqi së bashku me Amardën dhe fëmijët ka kaluar disa ditë pushimi në Valbonë. Të gjithë si familje kanë vendosur që disa ditë të nxehta të verës t’i kalojnë pranë malit në ajër të freskët. Gjatë qëndrimit atje Ermali është njohur me histori të bukura njerëzore dhe njërën prej tyre e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai ka publikuar një fotografi përkrah një zotërie 84-vjeçar dhe ka treguar një histori prekëse, po aq edhe frymëzuese të burrit në fjalë. Me anë të këtij rrëfimi, Mamaqi ka dhënë një mesazh shumë të fortë për çiftet e reja, për të vlerësuar jetën dhe njëritjetrin. “Ky është Brah Salihi Metaliaj. Një zotni i mençur 84 vjeç nga Dragobia,Tropojë. Kaluam gjysmë dite bashkë, më tregoi histori fantastike nga këto anë dhe na priti në kullën e tij me dashamirësinë tipike të malësorit. Ajo që më bëri përshtypje nga ato që më tha ishte se Brahut i kish vdekur gruaja para 9 muajsh dhe ai e mendonte çdo ditë. Fytyra e tij merrte një shprehje mallëngjyese, por edhe krenare kur na tha: ‘65 vjet bashkë, 1 herë nuk më tha Jo

Arbana Osmani kalon ditët më të bukura me djalin Pas përfundimit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani u “arratis” për disa ditë pushime jashtë vendit, në Barcelonë dhe Greqi. Ndërsa së fundmi ajo është rikthyer sërish në Shqipëri, për të shijuar disa ditë relaksi me familjen në jug të vendit. Gjatë kësaj kohe Arbana ka publikuar momente të ndryshme në rrjete sociale, për të treguar se çfarë do të thotë të pushosh dhe të jesh nënë e një fëmije. Këto pushime duket se janë mjaft të veçanta për moderatoren, pasi ajo po arrin të rikuperojë orët e humbura me djalin e saj, Jonin, për shkak të punës. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto duke biseduar bashkë me vogëlushin gjatë kohës që të dy qëndronin në pishinë për t’u freskuar.

ajo grua’. Brahu dhe gruaja tij e ndjerë rritën 7 fëmijë në Dragobi dhe Brahu nuk dëgjoi kurrë ankesa dhe fjalën ‘JO’. Po ti që ankohesh çdo ditë… çfarë justifikimi ke? P.s: Për

çiftet e reja…”, ka shkruar Ermali në postimin e tij. Pas publikimit të historisë Mamaqi ka marrë komente shumë pozitive nga ata që kanë arritur të kuptojnë thelbin e saj.

Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” të Orinda Hutës, ku kanë folur rreth planeve të tyre në lidhje me dasmën dhe se kur do të bëhen prindër. Kohët e fundit është aluduar rreth një shtatzënie të mundshme, por çifti i ka mohuar këto thashetheme, duke shtuar se të bëhen prindër nuk është tek planet e tyre të afërta. Ata kanë shtuar se kur të vijë koha, ata dëshirojnë të jenë prindër të një vajze. Por kur do të kemi dasëm nga çifti i preferuar i publikut? “Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë, unë kam dëshirë që ne të martohemi ditën që jemi lidhur”, është shprehur Klea. Elgiti, siç thotë Klea, nuk e mban mend datën e lidhjes, por u zbulua se ajo është më 10 tetor. Pra, me shumë mundësi, dasma do të bëhet në këtë datë, por duhet të presim edhe ca kohë.

Ku u frymëzua Elvana për këngën e re? Elvana Gjata dhe Capital T, publikuan bashkëpunimin e tyre. Kënga me titull “Fustani” erdhi e shoqëruar me videoklip në të cilin Elvana shfaqej jashtëzakonisht seksi, madje si asnjëherë më parë. Por, ku u frymëzua për këtë këngë? Ajo sot përmes një postimi në Instagram tregoi se u frymëzua nga stilisti Valdrin Sahiti. “E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”, ka shkruar ajo. Nëse nuk e dini, Valdrini kujdeset gjithmonë për veshjet e këngëtares.

Dafina Zeqiri në një romancë të re! Kush është DJ-i që i ka vjedhur zemrën? Dafina Zeqiri është përfolur shpesh për jetën e saj private! Pas ndarjes nga i dashuri Jose në fund të vitit 2018, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite, Dafina konfirmoi statusin e saj si beqare. Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të ndjekur karrierën ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të dashurin e saj ku shpesh shprehte dhe dashurinë për të.


SPORT

20

E hënë, 1 KORRIK 2019

Bardhezinjtë pritet që të prezantojnë dy goditjet e bujshme të merkato së kësaj vere

Pogba kërkon transferimin te Juvja, De Ligt dhe Rabiot gati për vizitat mjekësore Rozalb Lika

P

aul Pogba do të bëjë gjithçka për tu larguar nga Manchester United këtë verë. Mesfushori francez ka deklaruar tashmë qartë se nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Angli dhe sipas raportimeve që vijnë nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”, kampion i botës në fuqi preferon Juventus më shumë se Real Madrid. Javën e kaluar futbollisti mësohet të ketë kontaktuar në telefon trajnerin e ri të bardhezinjve, Maurizio Sarri, për ta siguruar mbi vullnetin e tij, që të jetë pjesë me çdo kusht e projektit të ri të “Zonjës së Vjetër”. Aq sa është madje i gatshëm të refuzojë ofertat e Real Madrid, vetëm për tu rikthyer në Torino. Zgjedhje të cilën francezi ia kishte komunikuar Juventusit që më parë, me rastin e lamtumirës së Barzagli, ceremoni në të cilën Pogba mori pjesë në mënyrë të papritur në muajin maj. De Ligt- Në fillim të kësaj jave pritet të zyrtarizohet transferimi i mbrojtësit të Ajax-it te Juventusi. Skuadra holandeze do të arkëtojë 70 milionë euro, do të përfitojë 8 milionë euro deri në 12 në sezon në bazë të bonuseve, por i fituar nga ky transferim do të dalë edhe Mino Raiola, agjenti i lojtarit. Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, Raiola do të arkëtojë 11 milionë euro, si ndërmjetës i këtij transferimi. Një shumë më e lartë se ajo e rrogës së lojtarit. Për De Ligt ishin interesuar edhe PSG, Manchester United dhe Barcelona, por mbrojtësi 19-vjeçar zgjodhi të luajë për bardhezinjtë. Kjo edhe falë ndërmjetësimit të Mino Raiola, që do të “shpërblehet” mirë nga presidenti Agnelli për rolin e tij. Rabiot- Francezi është futbollisti më i ri i Juventusit. Mesfushori ka zbarkuar në Torino ditën e djeshme, teksa ka qenë vetë klubi bardhezi që ka publikuar imazhet e para të mesfushorit. Rabiot ditën e sotme do të bëjë vizën mjekësore për të firmosur kontratën. Ai është goditja e dytë me parametra zero pas Aaron Ramsey, teksa francezi ka vendosur që të vijojë karrierën në Itali pas prishjes së marrëdhënieve me PSG. Ai do

të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Vizitat- Gjatë kësaj jave janë planifikuar vizitat mjekësore për 3 blerjet e reja të skuadrës kampione të Italisë. Ditën e sotme

do të jetë Adrien Rabiot, ndërkohë që më pas do të jetë radha e Matthijs de Ligt dhe veteranit Gigi Buffon. Duket se klubi ka vendosur që të zyrtarizojë gjithçka pas datës 1 korrik, kur çelet zyrtarisht merkato e verës.

Gjithsesi, firmat në kontratë do të hidhen pas testeve mjekësore. Marrëveshjet paraprake me të katër këta futbollistë janë kryer dhe ata do të jenë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri sezonin e ardhshëm.

TRAGJEDIA

Zhduket futbollistja shqiptare në Itali

Futbollistja nga Presheva, e cila përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, Florijana Ismaili, raportohet nga mediat zvicerane, por edhe ato italiane, se është zhdukur në liqenin e Komos në Itali. Mediat zvicerane raportojnë se autoritetet italiane njoftuan zhdukjen e një turisteje zvicerane të shtunën në liqenin e Comos, ndërsa më pas “Ansa” ka shkruar se bëhet fjalë për futbollisten e Young Boys Bern, Florijana Ismaili. Sipas “Corriere del Ticino”, Ismaili kishte marrë një varkë së bashku me një miken e saj në liqen. Ajo ishte zhytur në ujë për t’u larë, por nuk kishte dalë më në sipërfaqe. Autoritetet janë njoftuar rreth orës 16:30 të së shtunës, ndërsa menjëherë kanë nisur edhe kërkimet, por deri tani pa asnjë rezultat.

SULMUESI

MESFUSHORI

Barcelona bën gati 112 milionë euro për Lautaro Martinez

Ceballos një hap larg Milanit, pranë akordit me Realin e Madridit

Nuk kanë fund zhvillimet e befasishme nga merkato. Lajmi më i bujshëm vjen nga “Radio la Red”, që zbulon se Barcelona është gati për të bërë ndoshta lëvizjen më të madhe të kësaj vere. Klubi katalanas ka vendosur të futet fuqishëm në merkato dhe emri më i lakuar në shtëpinë e spanjollëve është ai i Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit po shkëlqen me Argjentinën e tij, duke i tërhequr vëmendjen Lionel Messit, që duket se ka kërkuar nga drejtuesit që të bëjnë çmos për ta transferuar në “Camp Nou”. E në fakt, oferta e dërguar nga Barcelona është me të vërtetë e lartë. Plot 112 milionë euro për sulmuesin më të mirë të epokës së Lionel Scaloni, duke realizuar 5 gola në 9 takimet e para me fanellën “Albiceleste”. Ky do të ishte një lajm vërtetë i mrekullueshëm dhe mjaft special për Interin, që vetëm një vit më parë pagoi vetëm 14 milionë euro për ta marrë nga Racing. “El Toro” ishte fantastik në sezonin e fundit me zikaltërit, duke shënuar 9 gola dhe 2 asiste në 35 ndeshje konkurruese me Interin. Shitja do t’i lejojë milanezëve të sjellin Romelu Lukaku nga Manchester United dhe Edin Dzeko nga Edin Dzeko, të cilët janë kërkesa specifike nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Dani Ceballos në sezonin e ri mund të luajë në Seria A. Pasi thuajse kanë zyrtarizuar afrimin e Theo Hernandez, Milani është gati të afrojë një tjetër futbollist që është në kontratë me Realin e Madridit. Sipas mediave në Spanjë dhe Itali akordi mes klubit nga Lombardia dhe atij nga Madridi tashmë është gjetur dhe mesfushori me shumë gjasa do të kalojë në formë huazimi tek Milani për shifrën e 8 milionë eurove, ndërsa kuqezinjtë do kenë të drejtë ta blejnë të plotë kartonin e 22-vjeçarit për një shifër mes 32 dhe 35 milion eurove pas një viti. Megjithatë duket se Reali nuk kërkon të heqë dorë plotësisht nga futbollisti andaluz pasi parashikohet që në kontratë të jetë edhe klauzola e riblerejes për 40 milion euro, e njëjta formulë që u ndoq me Moratën kur ky i fundit kaloi tek Juventusi në vitin 2014-të. Ceballos në dy sezon te tek Reali i Madridit luajti gjithsej titullar në kampionat në vetëm 17 ndeshje duke realizuar 5 gola në La Liga, kjo ka bërë që 22-vjeçari të kërkoj vetë largimin nga “Los Blancos”. Ndërkaq që kuqezinjtë po punojnë edhe për merkaton në dalje në mënyrë që të përfitojnë të ardhura të vlefshme, pranë largimit janë Biglia, Kessie por edhe Gianluigi Donnaruma.


SPORT MBROJTËSI

21

E hënë, 1 KORRIK 2019

Hysaj merr oferta nga Gjermania dhe nga Rusia Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, por dilema e madhe është se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Gazeta “Corriere dello Sport” shkruan se futbollisti i kombëtares sonë së bashku me Mario Ruin janë me valixhe gati. Atletico Madrid është shumë përpara në tratativat me shkodranin, teksa së fundmi shpenzuan 126 milionë euro për Joao Felix. Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi

është i gatshëm për të mbyllur tratativat, por nuk përjashtohet mundësia për t’u larguar në një ekip tjetër evropian. Interesi është i madh nga Cholo Simeone, por duhen plotësuar edhe kushtet e huazimit. Nuk përjashtohet hipoteza për në Gjermani, por së fundmi ka sinjale edhe nga Rusia. Schalke 04 dhe Zenit kanë kërkuar informacione për Hysajn, por dhe për Mario Ruin.

Sulmuesi belg është në krye të listës, ndërkohë që Lazaro dhe Sensi do të firmosin sot

R

omelu Lukaku mbetet në krye të listës së dëshirave të trajnerit të ri të Inter, Antonio Conte për të përmirësuar kualitetin e kontigjentit zikaltër. Sipas raportimeve të fundit që mbërrijnë nga tabloidi britanik “The Sun”, drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur të punojnë për blerjen e sulmuesit belg. Për finalizimin e transferimit të Lukaku, gjithsesi, zikaltërit do të duhet të kënaqin kërkesat financiare të Manchester United që janë fiksuar në shifrën e 80 milioni euro. Një shumë, për sigurimin e të cilës, Inter ka për qëllim të shesë Joao Mario dhe Dalbert. Ndërkohë që i pari shumë shpejt mund të bashkohet me Monaco, mbrojtësi është i kërkuar si nga ekipi i principatës, po ashtu edhe nga Lyon. Në përpjekje për të rregulluar bilancin ekonomik klubi zikaltër ka vendosur që blerjet do të regjistrohen të gjitha pas datës 1 korrik. Në këtë mënyrë ditën e sotme, zikaltërit pritet të jenë shumë aktivë. Gazetari i “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio, ka bërë me dije se Stefano Sensi (nga Sassuolo) dhe Valentino Lazaro (nga Hertha Berlin) do të mbërrijnë në Milani, aty ku do të kryejnë vizitat mjekësore me Interin. Dy afrime të reja, lojtar të njohur dhe të talentuar,

Lukaku mbetet ëndrra e madhe e Interit, zikaltërit kanë gati dy zyrtarizime

DJAJTË E KUQ

United humbet 1 miliard euro nga rezultatet e dobëta

Manchester United ka humbur 1 miliardë dollarë nga sezoni i dështuar që mbyllën këtë vit. Rezultate negative dhe luhatje të vazhdueshme të skuadrës, që sollën ndikim direkt në vlerën e klubit në tregun global. Në fund të gushtit të vitit të kaluar, ditë kur United nuk kishte zbritur ende në fushë për ndeshjen e parë, vlera e klubit ishte 4.27 miliardë dollarë. Ndërkohë që aktualisht ka rënë në 3.17 miliardë dollarë. Kjo humbje nuk ka të bëjë me zhvlerësimin e paundit britanik ndaj dollarit amerikan, por lidhet direkt rritjen e tregut në SHBA dhe uljen e vlerës së United si pasojë e rezultateve zhgënjyese. Këto humbje kanë rritur më shumë zërat ndaj pronarëve të familjes Gazer, duke qenë se tifozët kërkojnë që ata të shesin klubin në një pronar tjetër më të qëndrueshëm dhe që ka ide dhe vizion për investimet në skuadrën e tyre.

MERKATO

Bayern-United në garë për të rrëmbyer Gareth Bale

por të pa afirmuar në skuadra të mëdha. Do të jetë pikërisht këta të dy që do të hapin merkaton nën epokën Antonio Conte, për të vijuar më pas me dëshirat e mëdha si Lukaku, Dzeko, apo

ndonjë emër tjetër surprizë. Klubi zikaltër kërkon që t’i ofrojë strategut italianë një skuadër kompetitive, e cila mund të luftojë për titullin kampion, atje ku Juventusi për

momentin duket një skuadër e paarritshme. Një ndër problemet më të mëdha të Interit është Mauro Icardi, i cili nuk kërkon që të largohet, por planet e trajnerit Conte janë ndryshe.

TRAJNERI

Daja ndahet zyrtarisht nga Flamurtari, tregon arsyet e vendimit I

lir Daja nuk është më trajner i Flamurtarit. Ndërsa në një postim që ka bërë pak më parë, ish-trajneri i kuqezinjve tashmë, ka falënderuar të gjithë ata që i besuan drejtimin e skuadrës, duke u shprehur mirënjohje edhe tifozëve. Trajneri ka falënderuar tifozët e Flamurtarit dhe drejtuesit me anë të një shkrimi të gjatë në “Facebook”un e tij e personal. Ai largohet pa polemika, por me falënderime dhe inkurajime për drejtuesit e Bashkisë dhe vlonjatët vetë. “Të nderuar qytetarë të

Vlorës dhe veçanërisht tifozë të Flamurtarit. Me anë të këtij postimi më duhet t’u njoftoj se nga 31 maj nuk jam me trajner i Flamurtarit. Pavarësisht dëshirës par te vijuar bashkëpunimin kam vlerësuar se mungojnë kushtet për një gjë të tillë. Në ketë moment nuk më mbetet gjë tjetër perveçse të falënderoj të gjithë bashkëpunëtoret e mi, drejtuesit, në mënyrë të veçantë të gjithë futbollistet, stafin teknik, tifozët e mrekullueshëm dhe ish-futbollistët vlonjatë për

këtë aventurë shumë speciale që do të mbetet e paharruar për mua. Dëshiroj gjithashtu të inkurajoj personat përgjegjës, institucionet për të gjetur sa me shpejt një zgjidhje për statusin, të tashmen dhe të ardhmen e Flamurtarit, sepse Vlora si qytet dhe të gjithë qytetarët e saj meritojnë një klub në lartësinë e vlerave historike të saj në futbollin Shqiptar. Ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen e madhe morale dhe shpresoj te takohemi serish”, ka shkruar strategu i njohur.

E ardhmja e Gareth Bale është ende e paqartë, por mediat britanike konfirmojnë se për sulmuesin uellsian tashmë është një garë “kokë më kokë” mes Manchester United dhe Bayern Mynih. Bale do të largohet nga Real Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë vendimin se nuk bën më pjesë në planet e tij. Për këtë arsye, Real është duke punuar për të gjetur një skuadër të re për 29-vjeçarin. Bayern synon të marrë në formë huazimi sulmuesin, për të përsëritur skemën që dy klubet bënë me James Rodriguez, por Real nuk ka pranuar. Ndërsa Manchester United është gati të paguajë “cash” apo të bëjë një shkëmbim, por edhe kjo gjë nuk bind skuadrën “merengues”. Real kërkon të arkëtojë rreth 100 milionë euro nga shitja e Gareth Bale, por vështirë se ndonjë klub paguan një shumë të tillë.


SOCIALE

22

E hënë, 1 KORRIK 2019

Maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e postës shqiptare deri më 25 korrik

Del nota e provimit me zgjedhje, maturanët gati për të aplikuar për Universitet P

as notës të provimit të gjuhës së huaj, gjuhës shqipe-letërsisë dhe të matematikës, dje maturantët mësuan edhe për notën e fundit të matures shtetërore, atë të provimit me zgjedhje. Lista me rezultatet nuk është e plotë, mungojnë notat e shumë maturantëve pasi siç duket Ministria e Arsimit nuk i ka hedhur akoma në sistem. Provimi u zhvillua më datë 24 qershor dhe iu nënshtruan mbi 36 mijë maturantë në të gjithë vendin. Maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e postës shqiptare deri më 25 korrik. Portali U-albania nuk do të pranojë aplikime nga maturantët, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit. Raundi i dytë Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të

zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/ kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë

kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit

SHKRIMI

“The Guardian” reportazh për vilën e Enver Hoxhës

Brendia e vilës tre katëshe, të mbushur me nënkalime, të Enver Hoxhës, është thuajse ashtu siç ishte kur lideri komunist i Shqipërisë u nda nga jeta në 1985. Sipas të përditshmes britanike The Guardian, asokohe, Hoxha sundonte me diktaturë staliniste në vendin që e kish shndërruar në një prej më të izoluarve dhe më represivëve në botë. Në erën e komunizmit, e gjithë zona rreth shtëpisë së Hoxhës, ishte e izoliar nga policia dhe agjentë sekretë. E njohur si blloku, zona funksiononte si një lloj kremlini pa mure, në zemër të Tiranës, rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre. “Blloku është një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Në mesin e tyre, është edhe shtëpia fantazmë e Hoxhës, e paprekur dhe e mbyllur për publikun. Shqipëria e ditëve të sotme”, shkruan “The Guardian”, kërkon anëtarësimin në BE pas shumë vitesh në të cilët njerëzit kanë preferuar të harrojnë të shkuarën. Shqiptarët po provojnë të përballen me trashëgiminë e diktatorit dhe po mendohet si të hapet shtëpia e diktatorit për publikun. Brenda saj, muret janë dekoruar me art socialist, shumë dhoma janë pajisur me televizorë shqiptarë të vjetër, dyert e dhomës së gjumit të diktatorit kanë veshje që izolon tingujt ndërsa në bodrum, ka një pishinë dhe një derë sekrete që çon në një tunel në të cilin Hoxha paranoiak mund të largohej në rast sulmi.

DËMSHPËRBLIMI

T

rashëgimtarët e një numri të konsiderueshëm të ishtë përndjekurve politikë nga regjimi komunist, deri në datën 27 shtator kanë afat për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta. Dokumentet që kërkohen sipas ligjit janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar; autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; certifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe certifikatë e trungut familjar (certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese

të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania. Raundi i tretë Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja

raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër.

Të përndjekurit, dokumentet për këstin e tretë

për t’i dërguar. Kërkohen numrat e llogarisë bankare në Lek (IBAN) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen

e dëmshpërblimit. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Kofshë derri e kripur dhe e tharë në tym 5. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 7. Lojë me tridhjetë e dy gurë, ose grua e seres, zonjë 9. Organizata Ndërkombëtare e Punës 12. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 13. Produkt i trurit, domethënë i materies së organizuar në shkallën më të lartë 17. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër 20. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 21. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 24. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera 25. Lëndë djegëse e lëngshme, që nxirret nga përpunimi i naftës 29. Që të tërheq e të josh duke bërë shumë naze 32. Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë 34. KURRË ndajf. Asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë rrethan. "Kurrë mos thuaj ..." 35. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 37. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 38. Ai është mbështjellës i jastëkun ose dyshekut, por edhe pistoleta futet në një të tillë 39. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 42. Që ka kuptim të kundërt me atë të një fjale tjetër 43. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 45. E sheh të ardhmen me ...zëm. 48. Ajo që bën pula, vezë ose.. 49. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 51. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 52. Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një vendi, të një krahine, të një qarku etj 54. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 57. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 59. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 60. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 63. Profesionist, ai që ka njohuri të thella, të plota e të përpikta në një fushë të dijes, është ashtu 65. Që ka karakter të theksuar mendor, që mbështetet më shumë në arsyen, sesa në ndjenjën 66. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas

E hënë, 1 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

pranverës, quhet... 67. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 68. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 69. Haiti përdor atë si monedhë të saj 71. Marrëveshja e ... u nënshkrua më 2 gusht 1943 midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike 73. Rregull, normë që e pranojnë dhe e zbatojnë të gjithë si diçka e detyrueshme 75. Dafinë ka edhe atë emër 76. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 78. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 80. ... Ndrenika, një nga aktorët më të shquar shqiptar të kinemasë dhe teatrit 82. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 83. Po Gjirokastra si e kishte targën 85. E drejtë ekskluzive e një sipërmarrësi për të prodhuar apo tregtuar një mall 89. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 90. Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e ashtuquajtura të shenjta

91. Tip nëndetseje që shërben për kërkime në tabanin e deteve dhe oqeaneve 93. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 94. Partia Aleanca Popullore 96. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 99. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 100. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 101. Monedha e Hondurasit quhet ashtu 102. Krahinë industriale në Gjermani 103. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 104. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 105. Formë e njohjes shqisore të realitetit objektiv 109. Eshtë ashtu një anëtar i qeverisë 110. Edhe ashtu quhet një shtëpi përdhese, banesa njëkatëshe 111. Kadri..., gazetar dhe jurist, veprimtar i shquar atdhetar, vritet me vëllezërit Gërvalla më 17 janar 1982 VERTIKALISHT 1. Copa dërrasash të ngushta, me to shtrohen shtëpitë 2. Romani i Anton Pashkut 3. Të lag e të bën qull 4. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 6. Je ... nga një udhëtim i

gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtëror 7. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 8. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 10. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje, nuk e ha, e ... 11. Letër e trashë dhe e fortë 14. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 15. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 16. Pikërisht më 17 shkurt të vitit 2000, gjigandi amerikan ... paraqet Windows 2000 18. Pjesëtar i trupave të veçanta të fashistëve italianë që vishnin këmisha të ... quheshin ashtu 19. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; vetvetiu 22. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 23. Gjuhë artificiale, e krijuar në shekullin XIX mbi bazën e gjuhëve më të njohura të Evropës 26. Amerikani i famshëm filmave aksion,arteve marciale, Chuck ..., duhet mbiemri 27. Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh 28. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 30. ...u, kjo nuk është gjë fare! 31. Qytet në veri të Shqipërisë, laget nga Drini, Buna

55. Varg a zinxhir, zakonisht prej ari ose prej argjendi, që e varin gratë në qafë për zbukurim 56. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut 58. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 61. Copë pëlhure, zakonisht e qëndisur, që shtrohet mbi tryezë a mbi një orendi 62. Specialist në pedologji 63. Gjarpër i madh me helm të fortë, jeton në vende të nxehta; gjarpri me syze, ose ... 64. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli 70. Gjini kinematografike, që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta ose që mbështetet fort në to 72. Gjakderdhje, vrasje e plagosje në masë; kërdi. 73. Ajo në botën e çudirave 74. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 77. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 79. S'ka dalë nga ... i derës sot 81. Emri i shkronjës së dytë të alfabetit grek 84. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 86. Petë guri, rras. Një gur i sheshtë 87. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 88. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta 90. Ajo me të cilin shikohemi çdo mëngjes 92. Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 95. Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime 97. I paarrirë, i papjekur, i pabërë mirë, ose ashtu 98. Partia Socialpuntore Shqiptare 100. Kalorësit e mbërthejnë pas thembrës së çizmes për të shpuar kalin që të ecë më shpejt; shpor 106. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 107. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 108. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu

dhe Kiri, fillërohet nga Maranaj,Taraboshi e Cukali 33. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka 34. Ai që bën fluturime kozmike, ai që fluturon në kozmos me anije kozmike 36. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë (shqipe e turquizuar) 40. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 41. Aleanca Kuq e Zi 44. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 45. Mjek që merret me studimin e dëmtimit të eshtrave 46. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 47. Fryma e Re Demokratike 50. Bashkëngjitje është ajo, në një krijim letrar, muzikor, i pjesëve që plotësojnë veprën 53. Përbëhet nga 28.400 kilometra katror. Shtet që kufizohet me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin dhe Turqinë. 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

R E

3

4

B E

L

A

U

5

U

K

11

6

7

O

O

K U

M U

8

M

9

R R

10

M A

A P

N

12

F

E

A

L A

T O

R

P

A

13

J

O

F

E S

K A

B

14

F

L 15

R A

N ˙

D

P

I

22

K A

S

O

L L

T

M I

L

O J

17

V

M

J

S

B

19

A

20

L E

S

T

I

N

¸

D

U

H E

24

L

E

K

26

E R

I

23

25

D

16

V

N 18

A 21

A S

U

P

U

27

A R

A S

H K

T 28

R I

M

B

U

29

E L

A

M

S

30

A

A N

A R

K I

S

P

T

31

I

P

32

R

S

Z

M

37

B

33

35

A R

Y

O R

D E

Z

36

C

M 39

U

R O 42

R E

34

38

41

K A

R

N

R

E

O

O

40

R U

48

49

M K

50

J

B

P I

Z

B

E

I

L E

J

R

54

E Z

M U

N

A

R M U R

I

T

J

M I

T

58

E

L

M

61

P

A P

E

A

55

A N

A

K

N

F

R

R

J

I

E

I

57

O 60

D I

K

53

56

45

O R

47

V O

52

D

T

44

H

O

51

A

U

M

43

A M U S

46

O

59

L

U

62

U N

¸

S

I

H

63

D I

E

S

S

I

P

L

64

I

N

E

H

S

V A

T

E

T

A

E

65

I

66

L

67

E V

R 68

P

Z

V

U

I

Z

S

69

P

70

A N

T I

K

72

73

I

A

N

R

G

¸

B

U

S

A

F

R

A T

E

M

L 75

Q

A

71

O K

P

B A

T

A

L

V

77

J

79

80

V

J

78

E S

F

81

R

K

F

K

M J

E G

U L

L

R

O N

I

P

A

P

U

R

S

82

83

L

T 84

K O

J 85

L O

G J

I

K

O

86

I

L

88

O

87

D

K

S J

R

T

A

¸ C

R

M

I

A

G

94

A R

O N

A

A

J

B

99

O 104

A

P

M

D

O F

A N

113

K

A D

E

Z

M

B 107

O

L M E

¸ 96

L E

101

I

A R

N

Z

K

P

108

A

I

E

109

F

U

N D

G A

L I

110

¸

S

114

K

T

P S

E

M

V

I

R

105

R

106

I

Z

100

M A R

L 103

S H A

95

A 98

M A K

L

B

¸

93

E K

97

102

L

90 92

A I T

D

A

J

89

91

D

T

T

K

76

R

T E

74

E L

111

Z

112

A M A R

E

L

K

115

P

R

O

H

T

P


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E hënë, 1 KORRIK 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.