Koha Jone_1 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 101 (8542)

E mërkurë, 1 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Nëse deri me datë 10 maj kryeministri nuk gjen rrugën e arsyes, atëherë do të ketë përplasje nga e cila do pendohemi, të nesërmen me 12 maj. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë shpejt, pasi më pas nuk ka “operacion ALBA” që shpëton sherrnajën në vend

Basha-Kryemadhi: Më 11 maj largojmë bandën e Edi Ramës

Me negociata për në Bashkimin Europian, të bllokuara, me opozitë jashtë Parlamentit, me qytetarët në rrugë dhe me një krizë institucionale që po shkatërron shtetin, çdo ditë e kësaj qeverie në detyrë sjell vetëm përkeqësimin e situatës. Pas shuplakës që mori në Berlin, Rama ka edhe një mundësi për të treguar se është politikan që mendon për shtetin dhe jo për pushtetin. Të japë dorëheqjen duke i hapur udhën krijimit të një qeverie për zgjedhjet me konsensus pozitë-opozitë TAKIMI

Numri dy i partisë së Merkel përgënjeshtron Edi Ramën për negociatat FAQE 6

KRITIKAT

Presidenti Meta: Pa zgjedhje të ndershme nuk ka çelje negociatash as në vitet që vijnë

FAQE 3

INTEGRIMI

Petrit Vasili: Shqipëria ka humbur trenin e Europës, fajtor është Rama FAQE 8

“TEPSIA”

PS firmos koalicionin parazgjedhor. Marrëveshja shkel ligjin për nëpunësit civilë

Zëri Amerikës: Frederica Mogherini, dështoi në planin e saj të zi

FAQE 10

FAQE 9

MINISTRJA E FINANCAVE

ANALIZË

Dështimi në Berlin. Rama duhet t’i kërkoj falje publikisht Ditmir Bushatit

Anila Denaj: Luftë informalitetit dhe rritje e sigurisë në punë

Nga Haki Abazi

Formalizimi i ekonomisë përmes pagesave me karta bankare

FAQE 15

OPINION

FAQE 6

DEKLARATA

Ramush Haradinaj: Thaçi e Rama më bënë presion në Samitin e Berlinit

FAQE 9

Nga Avni Ponari Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe gazetarja Beti Njuma, dje gjatë intervistës në “Ora News”

FAQE 4-5

FAQE 11


POLITIKE

2

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Presidenca zbardh takimin me kryetarët e partive të qendrës së djathtë: Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës

Kriza politike, Presidenti: Nuk është vonë për reflektim! A

shtu siç e kishin kërkuar, partitë e djathta dhe aleate me PD-në, u pritën paraditen e së martës në Presidencë nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, pas kërkesës së tyre për një tryezë politike për zgjidhjen e krizës. Në orën 11:00 kreu i republikanëve Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK-së, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së do të shfaqeshin duke hyrë në Presidencë ku do të priteshin nga vetë Presidenti Ilir Meta në përpjekje për ti dhënë një kurs të ri situatës politike në vend. Në kuadër të këtij takimi kryetarët e partive PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK i propozuan dy ditë më parë Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës një marrëveshje kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike. Njoftimi i Presidencës Pak minuta pas përfundimit të takimit, do të ishte zyra e shtypit e Presidencës e cila do të zbardhte takimin e kreut të shtetit Ilir Meta me kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, një takim ky që zgjati për më shumë se 1 orë. Në një deklaratë për mediat thuhet se Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi. Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut

për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit. Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa. Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës. Presidenca thekson se Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian. Propozimet e “të vegjëlve” Dy ditë më parë pesë kryetarët e part i v e t ë grupimit të qendrës së djathtë sugjerojnë arritjen e një pakti kombëtar që do të mundësojë zgjedhje të lira, dhe për këtë arsye aleatët e Partisë Demokratike, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve vendore, si dhe krijimin e një qeveri teknike. Partitë aleate të PD-së, kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe thuajse të gjitha institucioneve qeverisëse në vend, President nga Populli, Parlament me dy dhoma, kufizim mandati për kryeministrin dhe një sistem të ri të drejtësisë ishin kërkesat kryesore të 5 aleatëve të Bashës që iu parashtruan si propozim Presidentit Meta në takimin e djeshëm, duke i ëkrkuar kështu që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit të ulë opozitën dhe mazhorancën në tryezë.

Aleatët e Bashës 1 orë në zyrën e Metës lidhur me zgjidhjen e krizës politike: Presidenti është në të njëjtën valë shqetësimi

Pas takimit në Presidencë, Mediu: Të ndalojmë rrëshqitjen e vendit në konflikt

P

esë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë: PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK dolën optimistë nga takimi me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë. Takimi i kërkuar prej tyre zgjati përreth një orë dhe në

dalje nga Presidenca në emër të grupimit të qendrës së djathtë foli kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili tha se ndajnë të njëjtin shqetësim me Presidentin lidhur me situatën në vend. Sipas Mediut, të gjithë duhet të angazhohen që vendi

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

të mos shkojë në një konflikt. “Dua të falënderoj Presidentin e Republikës për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata është problematike dhe të gjithë duhet të përpiqemi që të ndalojmë që vendi të shkojë në një konflikt që nuk i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë dhe rrugës së integrimit tonë europian. Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet që kanë ardhur nga Berlini në takimin e djeshëm. Presidenti i Republikës ka bërë të gjithë atë çfarë mundet ai në autoritetin e tij që reforma në drejtësi të jetë në përputhje me garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

interesave për të pasur një pushtet gjyqësor që ti shërbejë qytetarëve shqiptarë për të mos arritur në këtë ditë që të mos kemi Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë apo manipulim të institucioneve të tjera. Presidenti i Republikës po ashtu ka ndërmarrë iniciativa edhe me mazhorancën, edhe me opozitën dhe do të vazhdojë në këtë rrugë në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më përfshirëse, të jenë zgjedhje pluraliste dhe jo të devijojnë nga akset kushtetuese siç kemi shqetësimin dhe ne”, u shpreh Fatmir Mediu. Kreu i republikanëve tha se Presidenti i Republikës në vlerësim të kërkesës së 5 partive dhe qëndrimeve të tyre do të

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

ndërmarrë veprimet e veta edhe në diskutim me palët e tjera politike. “Nuk besoj që ne sot erdhëm për ti thënë Presidentit mblidh një tryezë dhe ai mbledh një tryezë. Ka nevojë për diskutim me të gjitha palët rreth kësaj çështje. Mendoj se Presidenti jo vetëm është në të njëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë për atë çka të bëjë situatën në vend apo dhe shqetësimin që ne kemi ngritur, por edhe ka angazhimin në mënyrë që palët të gjejnë përgjegjshmërinë e vet për t’iu përgjigjur me korrektesë dhe seriozitet kësaj situate për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit”, theksoi kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Nëse deri me datë 10 maj kryeministri nuk gjen rrugën e arsyes, atëherë do të ketë përplasje nga e cila do pendohemi, të nesërmen me 12 maj. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë shpejt, pasi më pas nuk ka “operacion ALBA” që shpëton sherrnajën në vend

Basha-Kryemadhi: Më 11 maj largojmë bandën e Edi Ramës

Me negociata për në Bashkimin Europian, të bllokuara, me opozitë jashtë Parlamentit, me qytetarët në rrugë dhe me një krizë institucionale që po shkatërron shtetin, çdo ditë e kësaj qeverie në detyrë sjell vetëm përkeqësimin e situatës. Pas shuplakës që mori në Berlin, Rama ka edhe një mundësi për të treguar se është politikan që mendon për shtetin dhe jo për pushtetin. Të japë dorëheqjen duke i hapur udhën krijimit të një qeverie për zgjedhjet me konsensus pozitë-opozitë Protesta e radhës e opozitës, e planifikuar për në 11 maj, pritet të jetë ndryshe nga ato që janë zhvilluar deri më sot. Paralajmërimi për një tubim të fortë dhe me objektiva të qarta është dhënë dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me strukturat e partisë demokratike në Farkë të Tiranës. “Kjo bandë kriminale më datë 11 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, tha kreu i PD-së, Basha. Thirrja për dëbimin e qeverisë me protesta është hera e parë që bëhet në mënyrë direkte nga ana e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Në protestat që ka organizuar deri më sot opozita, drejtuesit e saj kanë dhënë mesazhe revolte, por kanë hezituar të flasin për një përballje që do të sjellë largimin e qeverisë me anë të protestave. Tre muaj nga djegia e mandateve të deputetit duket se opozita ka vendosur të radikalizojë qëndrimin e saj duke kaluar në thirrje për larguar me çdo kusht qeverinë “Rama”. Përshkallëzimi i protestave vjen si pasoje e reagimit të qeverisë, e cila në asnjë rast nuk ka treguar gatishmëri për të negociuar dhe për të gjetur zgjidhjen e krizës. Djegies së mandateve, aktit më ekstrem që një opozitë ka marrë ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me zëvendësimin e deputetëve të PS dhe LSI me emra anonimë dhe kandidatë të blerë nga fundi i

listave. Thirrjet për dialog dhe negociata që vijnë nga krerët e opozitës, PS-ja i ka injoruar duke vijuar me përgatitjet për zgjedhje lokale pa opozitën. Më shumë se kaq, në mungesë të opozitës reale në Kuvend qeveria po shpik grupime opozitare, të cila nuk janë kundër qeverisë siç ndodh në gjithë botën, por janë kundër partive të vërteta opozitare. Protestave masive dhe paqësore, që në çdo vend normal janë sinjali se qytetarët duan ndryshimin e qeverisjes, PS dhe kryeministri u janë përgjigjur me gaz lot sjellës, arrestime dhe rrahje . Në këtë situatë, kur opozita kërkon negociata dhe merr shkopinj gome nga policia, e vetmja mënyrë për të ndërgjegjësuar qeverinë është që protestat të mos jenë më thjesht manifestime. Përballë një qeverie që dhunon qytetarët dhe po shkatërron çdo qelizë të demokracisë në vend, tubimet herët apo vonë do të kthehen në revoltë. Dhe testi se sa mund të durojnë shqiptarët eksperimente në

kurrizin e tyre është më 11 maj. Basha e paralajmëroi se në Shqipëri nuk ka më çështje politike me qeverinë, por një betejë me krimin dhe bandën që sipas tij drejton qeverinë. Të njëjtin qëndrim me PD ka dhe LSI, partia e dytë në koalicionin opozitar, e cila ka kërkuar prej kohësh përshkallëzimin e aksionit opozitar. Në shumë argumente që opozita ka kundër qeverisë “Rama” ditët e fundit është shtuar dhe një tjetër. Fjala është për integrimin në Bashkimin Europian. Protestat e opozitës janë sulmuar nga qeveria dhe një pjesë e opinionit si lëvizje e gabuar për shkak të dëmit që mund t’i sjellin vendit për hapjen e negociatave. Këto ditë në Berlin, në samitin e vendeve të rajonit Shqipëria mori notë negative dhe asnjë datë për hapjen e negociatave. Ajo që vihet re në mesazhet kritike që qeveria “Rama” ka marrë nga Gjermania dhe Francë është në asnjë rast nuk fajësohet opozita. Zyrtarët e Bundestagut nuk fajësojnë opozitën

shqiptare, por në mënyrë të qartë drejtojnë gishtin nga qeveria duke e akuzuar për mungesën e reformave, korrupsionin, keqqeverisjen dhe sigurisht edhe moszgjidhjen e krizës së rëndë politike. Qeveria “Rama” dështoi me integrimin e vendit në BE dhe vetëm kaq mjafton që çdo kryeministër të rishikojë pozicionin e tij në detyrë. Me negociata për në Bashkimin Europian, të bllokuara, me opozitë jashtë Parlamentit, me qytetarët në rrugë dhe me një krizë institucionale që po shkatërron shtetin, çdo ditë e kësaj qeverie në detyrë sjellë vetëm përkeqësimin e situatës. Pas shuplakës që mori në Berlin, Rama ka edhe një mundësi për të treguar se është politikan që mendon për shtetin dhe jo për pushtetin. Të jap dorëheqjen duke i hapur udhën krijimit të një qeverie për zgjedhjet me konsensus pozitë-opozitë. Është momenti për të bërë hapin e madh që i kërkohet prej kohësh duke pranuar se dështoi edhe në Berlin ndaj ai duhet të kërkojë që shqiptarët ta gjykojnë me votë. Në zgjedhje të parakohshme. Në të kundërt, nëse vijon me idenë e çmendur të zgjedhjeve pa opozitën, vetëm sa do shkatërrojë përfundimisht vendin duke e çuar në konfrontim social me 30 qershor. Nëse deri me datë 10 maj kryeministri nuk gjen rrugën e arësyes, atëhere do të ketë përplasje nga e cila do pendohemi, të nesërmen me 12 maj. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë shpejt, pasi më pas nuk ka “operacion ALBA” që shpëton sherrnajën në vend Qamil Xhani


INTERVISTA Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në “Ora News” ka dhënë dje një mesazh të qartë për të gjithë klasën politike për të shtuar përpjekjet për të evituar atë që ai e ka cilësuar si “rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar”. Gazetarja (Beti Njuma): Zoti President, së pari ju falënderoj për intervistën! Ju sot në mesditë zhvilluat një takim me partitë e Qendrës së Djathtë. Çfarë solli ky takim? Ju paralajmëruat rrezikimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Një deklaratë e fortë nga kreu i shtetit. Presidenti Meta: Besoj se ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila padyshim që vë në diskutim edhe vetë pluralizimin politik, por edhe vetë bashkëjetesën demokratike të arritur me aq sakrifica për gati tre dekada, duke pasur në konsideratë faktin që të gjitha partitë parlamentare opozitare të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të vitit 2017, jo vetëm kanë vendosur në bllok, si forca politike, të largohen nga parlamenti, por njëkohësisht kanë marrë një vendim tjetër për t’u mos regjistruar në zgjedhjet e dekretuara vendore, tashmë prej kohësh, të 30 qershorit. Ka qenë një takim, me kërkesën e tyre, të forcave politike, dhe padyshim mendoj se takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme. Dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e “të fortit” pikërisht atje, në tehun e buzës së greminës, sepse sikurse e kam thënë edhe më parë, pikërisht atje këmba mund edhe të rrëshqasë jashtë vullnetit, për të shkuar në një krizë të paparashikuar. Unë shqetësimet e mia i kam ngritur me kohë dhe besoj se i sqarova edhe drejtuesit e këtyre partive mbi përpjekjet e mia të vazhdueshme, – të cilat kanë qenë edhe publike, por edhe jopublike, por shumë të mirë dokumentuara, – për të parandaluar një situatë të tillë, sepse edhe mungesa e dialogut padyshim që do të akumulojë një hendek, që do të çojë në krizë dhe sigurisht këtu një problem mjaft serioz ka qenë e mbetet, aq më tepër duke pasur në konsideratë përmasat e kësaj krize, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Problemet janë të mëdha të sistemit gjyqësor, të cilat në bindjen time, nuk vijnë nga reforma në drejtësi, por nga mënyra e njëanshme, jashtë dialogut politik dhe në mungesë të respektit shpesh herë të parimeve kushtetuese dhe të afateve kushtetuese, për krijimin në kohë të

4 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Presidenti Ilir Meta: Të evitojmë rrëshqitjen drejt një krize të pakontrolluar

institucioneve, të cilat do ta kishin evituar një situatë të tillë. Më duhet të theksoj këtu për hir të së vërtetës, por edhe të problemit që është krijuar, që unë kam qenë kundër “vetting-ut” për Gjykatën Kushtetuese kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi, dhe kjo ka qenë për arsye, sepse kam pasur shqetësimin që mund të kemi një situatë kur... Gazetarja: ...anormaliteti? Presidenti Meta: ...kur mund të kemi një anëtar, që i ka mbaruar mandati, por qoftë edhe sikur dy-tre anëtarë të mungojnë nuk është pak për një trupë kaq të kufizuar e me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese. Edhe për arsye të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese në Shqipëri dhe në tërësi ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët. Pra, qoftë nga e majta kur ka qenë në opozitë apo qoftë edhe nga e djathta kur ka qenë në opozitë, dhe në tërësi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar apo me interesin publik. Megjithatë kam marrë të gjitha garancitë që kjo gjë nuk do të ndodhte, dhe unë e di shumë mirë që qoftë në pozitën time si kryetar i Kuvendit, kur jam kujdesur që çdo gjë të shkonte perfekt në shortin e KEDsë të hedhur në dhjetor të vitit 2016, por edhe si President i Re-

publikës në përpjekjen time për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe për të shmangur çdo situatë “ekstra ligjore” për krijimin e KED-së. Pra i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe për fat të keq kemi humbur më shumë se dy vjet dhe për këtë natyrisht që unë s’e fajësoj dot opozitën. Gazetarja: Te mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ju e shihni edhe zanafillën e kësaj krize... Presidenti Meta: Në rast se ne do të kishim sot, më falni, në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit europian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër. Por më duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit. Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirëdokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani. Gazetarja: Në këtë kontekst kur flisni për përshkallëzimin e kësaj situate, për çfarë e keni fjalën? Deri ku mund të përshkallëzohet

situata? Presidenti Meta: Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujtdo tjetër. Gazetarja: Tryeza e sotme ishte në kuadër të përpjekjeve që po bën Presidenti i Republikës për të... Presidenti Meta: Nuk është tryezë. Gazetarja: ... për të kthyer normalitetin? Presidenti Meta: ...nuk ishte tryezë. Ky ishte një takim. Unë kam pasur edhe takime të tjera, që nuk i kam mediatizuar... Gazetarja: Me kryeministrin, keni biseduar? Presidenti Meta: Më falni! Nuk shikoj arsye për t’i mediatizuar, sepse nuk dëshiroj pritshmëri të mëdha nga angazhimi i Presidentit, për shkak edhe të mungesës së instrumenteve kushtetues të Presidentit për të parandaluar apo të dekurajuar një situatë të tillë, jo vetëm përmes mesazheve apo veprimeve të tij.

Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë. Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë. Gazetarja: Zoti President, pa e paragjykuar nëse do të sjellë rezultat apo jo kjo nismë e juaja për tryezën me partitë politike, a mund të ndërmarrë kreu i shtetit ndonjë iniciativë tjetër? Le të themi një dekret për ta shpërndarë parlamentin në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje? Deri ku mund të shkojë iniciativa juaj për ta zgjidhur këtë krizë? Presidenti Meta: Unë dua t’ju siguroj ju, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se Presidenti është përpjekur të bëjë gjithçka për të parandaluar një situatë të tillë. Sidomos situatën në të cilën ndodhet vendi pa Gjykatë Kushtetuese. Këto, e theksoj edhe një herë, janë përpjekje të mirëdokumentuara, janë përpjekje për fat të keq, më lejoni ta theksoj, që janë minuar dhe natyrisht jo nga opozita, sepse nuk mendoj që opozita ka interes - cilado që të jetë ajo opozitë sot apo nesër - që të mos ketë Gjykatë Kushtetuese ku ajo të ankohet në çdo rast. Dhe në këtë drejtim, Presidenti po kështu ka informuar edhe partnerët ndërkombëtarë prej kohësh në mënyrë sistematike, që edhe ata të merrnin përgjegjësitë e tyre, sepse kjo reformë nisi me angazhimin e tyre për të kontribuar, jo vetëm për hartimin e reformës, por edhe për zbatimin e saj në përputhje me parimet e Kushtetutës, në përputhje me shtatë ligjet e reformës dhe gjithçka tjetër dhe të mos vijmë në një situatë ku askush nuk mban përgjegjësi. Gazetarja: A nuk e shihni se ka një distancim të faktorit ndërko(Vijon në faqen 5)


INTERVISTA

5 E mërkurë, 1 MAJ 2019

(Vijon nga faqja 4)

mbëtar nga veprimet e opozitës? Nga braktisja e Parlamentit, nga protestat.... Presidenti Meta: Unë nuk pres që dikush të vlerësojë veprimin e opozitës në drejtim të lënies së mandateve.... Gazetarja: ...Por edhe nga mospranimi i zgjedhjeve të parakohshme... Presidenti Meta: ....apo edhe përsa i takon çështjes së mosregjistrimit në zgjedhje. Këto unë i vlerësoj si qëndrime të papranueshme, ashtu sikurse për mua është e pamoralshme të dëgjoj çdolloj ndërkombëtari që është përpjekur apo që përpiqet të justifikojë problemet serioze e madhore, me të cilat është ndeshur zbatimi i reformës në drejtësi sepse për dy muaj bëhen tre vite nga miratimi i reformës me konsensus - pra, të gjitha këto me faktin që kemi suksese të mëdha dhe duke përdorur disa statistika sipërfaqësore të procesit të “vetting”-ut. Kjo për mua është e papranueshme, sepse në asnjë vend demokratik, në asnjë vend të Bashkimit Europian, vendi nuk mund të qëndrojë edhe një minutë pa Gjykatës Kushtetuese. Ky nuk është një standard që meritojnë qytetarët shqiptarë dhe ky nuk është një standard, që demokracinë tonë dhe vendin tonë e ndihmon edhe për të çelur më shpejt negociatat me BE-në, pavarësisht nga rekomandimet pozitive. Gazetarja: Flisni për mungesë të sistemit të drejtësisë, për mosfunksionimin të Gjykatës Kushtetuese, ama më shumë se një herë Kryeministri ju ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Veçanërisht po të kemi parasysh rrëzimin e dekreteve... Presidenti Meta: Të gjitha dekretet që Presidenti i Republikës ka kthyer kanë qenë në mënyrë të qartë në shkelje të Kushtetutës. I vetmi dekret që është kthyer për t’i dhënë një mundësi kërkesave të studentëve që të merreshin në konsideratë, ka qenë ai për buxhetin e shtetit. Dhe ky është kthyer pasi drejtuesit e grupit parlamentar të shumicës në seancën plenare përkatëse kanë paraqitur si argument që nuk mund të reflektoheshin në buxhetin e shtetit këto kërkesa për arsye, sepse projekt-buxheti kishte shkuar te Presidenti për t’u konfirmuar. Kështu që në këtë drejtim unë jam tepër i qetë, i kam kryer të gjitha detyrat e mia. Do t’i kryej me përgjegjësi të plotë dhe shpresoj që secili të reflektojë për t’ua kursyer shqiptarëve një histori, që ata nuk e meritojnë pas tre dekadash, jo vetëm pluralizëm, por edhe arritjesh, edhe të reflektojmë të gjithë më shumë përgjegjshmëri. Gazetarja: Zoti President, opozita ka deklaruar se do të pengojë me çdo mënyrë mbajtjen e zgjedhjeve, procesin e votimit, nëse kryhen më 30 qershor. Nuk

do të ishte edhe kjo në shkelje të Kushtetutës? Presidenti Meta: Nuk jam këtu për të bërë parashikime se çfarë do të ndodhë më 30 qershor. Le të shpresojmë që më datën 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrën më të qetë dhe më demokratike dhe që opozita apo opozitarët do të rrinë në shtëpi apo që do të shkojnë për pushime meqenëse është edhe 30 qershor, ata që mund të kenë mundësi. Unë mendoj që duhet t’ia kursejmë edhe në këtë rast... Gazetarja: Çfarë zgjedhjesh do të ishin këto pa opozitën? Presidenti Meta: Më fal, edhe në këtë rast, në rastin më të mirë dhe që unë do të doja të ishte kështu dhe opozita jonë të ishte opozita më paqësore, më kokulur në botë, përsëri kjo do të ishte një shëmti politike që nuk do kapërdinte askush, dhe jam i bindur as vetë socialistët e thjeshtë e të përgjegjshëm. Gazetarja: Zoti Meta si i interpretoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i djeshëm i Berlinit? Sidomos sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator. Presidenti Meta: Kjo pyetje nuk më habit ose kjo situatë nuk më habit. Është dramatike do të thosha që të bëjmë sikur jemi në rrugën e duhur, kur nuk është kështu. Dhe natyrisht që këtu mendoj që nuk është vetëm përgjegjësia jonë si klasë politike e Shqipërisë, por nuk jam këtu për të bërë gjykime për të tjerët, sepse mendoj që ne duhet t’i nxjerrim përgjegjësitë te vetja jonë. Unë vitin e kaluar vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit për shtyrë marrjen e vendimit pra për një vit më vonë, kam thënë se siç iku nga sot-dje një ditë, kështu do të ikë dhe një vit. Prandaj, duhet menjëherë të fillojë pozita-opozita dialog të mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova,

me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, jo vetëm për t’i dhënë statistika suksesi Europës, por në radhë të parë për të dhënë mesazhe pozitive të forcimit të institucioneve, të rritjes së sigurisë së përgjithshme në vendin tonë. Sepse kemi parasysh që ende mbetet një shqetësim, jo vetëm krimi i organizuar, por mbetet një shqetësim edhe largimi i të rinjve dhe i forcave krijuese nga vendi. Gazetarja: Në optikën tuaj, kemi bërë hapa para apo pas? E meritojmë çeljen e negociatave? Presidenti Meta: Së pari, absolutisht që përgjigja imë në çdo rast është që Shqipëria e meriton integrimin europian, çeljen e negociatave, anëtarësimin në BE për shkak të vokacionit të fortë europian të popullit shqiptar, por edhe të qytetarëve shqiptarë. Përsa i takon çështjes së standardeve, unë do të dëshiroja që përsëri të isha optimist, por kjo situatë në të cilën ne ndodhemi, absolutisht që na tregon që shumë standarde të funksionimit të institucioneve në vendin tonë nuk janë aty ku duhet të ishin. Në këtë drejtim çdo vazhdim në këtë rrugë të gabuar pa një reflektim të të dyja palëve në emër dhe të këtij interesi të përbashkët europian, përveç interesit kombëtar, interesit social e qytetar, absolutisht që vetëm sa na largon, jo vetëm muajt e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme. Për arsye sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter i patjetërsueshëm i procesit të integrimit europian, sepse nga ato burojnë të gjitha institucionet demokratike që garantojnë demokracinë në një vend të besueshëm. Gazetarja: Zoti President, dje gjatë Samitit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se nëse nuk hapen negociatat nga BE për vendin e tij, atëherë ai do të japë dorëheqjen. A është ky një standard që do të duhej ta respekton-

te apo vendoste edhe Kryeministri shqiptar? Presidenti Meta: Për mua duhet të ngrihen të paktën standardet që vendosi Ramiz Alia pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri në radhë të parë dhe pastaj këto janë çështje të tjera për të marrë vendime më të forta si ky rast apo jo, por kjo nuk është një çështje që më takon mua ta vlerësoj. Për mua si President i Republikës është e rëndësishme që të dyja palët, pra si mazhoranca - e cila ka dhe përgjegjësinë kryesore për arsye, sepse ka qeverisjen e vendit dhe nuk qeveris vetëm për shumicën, por qeveris për të gjithë qytetarët, sepse taksapagues janë të gjithë qytetarët shqiptarë, janë edhe ata të cilët dalin në mitingjet e opozitës - por edhe nga ana tjetër opozita të gjejnë pikat e përbashkëta të takimit për të forcuar bashkëjetesën demokratike në vend. Dhe kjo gjë nuk duhet bërë për shkak të raporteve personale të cilat duhet të ishin më të mira, por për të respektuar qytetarët shqiptarë dhe këtë bashkëjetesë që sidoqoftë ne në tre dekada e kemi arritur dhe nuk kemi asnjë arsye që ta rrezikojmë. Gazetarja: Samiti i Berlinit, duket se ka mbyllur përfundimisht edhe një çështje shumë të debatuar siç është ajo e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Një çështje shumë e debatuar, megjithatë dje Oresidenti Hashim Thaçi, sërish ka kërkuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dukej sikur bënte karshillik. Presidenti Meta: Unë nuk mund të bëjë komente të ndryshme. Qendrimi im para Samitit të Berlinit, por edhe pas Samitit të Berlinit, do të ketë Samit edhe në Francë, është për vazhdimin e dialogut Serbi-Kosovë. Ky ka qenë dhe është qëndrimi im, i shprehur qoftë me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, me përfaqësues të Gjermanisë dhe BEsë dhe me të gjithë udhëheqësit e Kosovës, përfshirë këtu edhe

kryeministrin tonë zoti Rama edhe ish-ministrin e jashtëm Bushati, i cili ka qenë aktivë kur është çelur kjo temë. Për udhëheqësit e Kosovës është shumë e rëndësishme në çdo hap që do të hedhin të bashkëveprojnë ngushtë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shak të asaj që SHBA kanë bërë për Kosovën, por edhe për rolin e jashtëzakonshëm që kanë në NATO. Me Gjermaninë, për shkak të faktit që garant më të sigurt për të ardhmen europiane të Kosovë dhe Serbisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian , më mirë se Gjermania është e vështirë që të gjejnë sot. Kam për të shtuar dhe një vend tjetër që, mund ta them sot publikisht, Britania e Madhe, për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm që ka patur për çështjen e Kosovës dhe për sigurinë e rajonit. Përveç edhe faktit që është një vend, anëtar i rëndësishëm i Këshillit të Sigurimit. Natyrisht, jam i lumtur që Franca ka gjetur mundësinë që të ketë një protagonizëm më të spikatur në këtë moment dhe kjo është pozitive. Është shumë pozitive që lidershipi i këtyre vendeve po përqëndrohet në këtë temë dhe kjo është normale, pas kalimit me sukses të zgjidhjes së çështjes së Maqedonisë së Veriu, e cila ndodhi përveç të tjerash edhe për shkak të bashkëveprimit shumë të mirë të Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Europian dhe me Gjermaninë. Unë, shpresoj përsëri të kemi një bashkëveprim të koordinuar mirë midis tyre dhe kjo do të ishte garancia më e madhe se e ardhmja e Kosovës, është nje ardhme e sigurtë , një e ardhme europiane , jo vetëm e Kosovës dhe e Serbisë , por e gjithë rajonit tonë. Gazetarja: Ju keni mbajtur një qëndrim qartësisht kundër ndryshimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, një qëndrim që nuk ka qenë i njëjtë me atë të kryeministrit Rama. Presidenti Meta: Unë, jam President i Republikës së Shqipërisë. Republika e Shqipërisë, është ndër të parat që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe më duhet të theksoj që, edhe sot është shumë e rëndësishme që Shqipëria, t’i qëndrojë pavarësisë së Kosovës, t’i qëndrojë vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që duhet të përmendet dhe të theksohet gjithnjë edhe më shumë. Por, i takon udhëheqësve të Kosovës, se Kosova ka institucionet e saj. Përsa i takon dialogut me Serbinë, të marrin vendimet të cilat mbrojnë më së miri interesat e Kosovës dhe këtë do ta bëjë në respekt të interesve të tyre dhe në koordinim të ngushtë me këta tre partnerë, të cilët janë ata që kanë investuar më shumë për atë që Kosova është sot. Pa nënvleftësuar partnerët e tjerë por mendoj që këta partnerë, kanë patur një rol kyç, që do ta kenë dhe në të ardhmen një rol të rëndësishëm për rajonin.


POLITIKE

6

E mërkurë, 1 MAJ 2019

JohannDavidWadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU: Ka ende shumë punë për negociatat

Numri dy i partisë së Merkel përgënjeshtron Edi Ramën për negociatat K

ryeministri Edi Rama deklaroi dje se takimet e zhvilluara në Berlin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ishin të suksesshme. Madje, kreu i qeverisë sulmoi edhe mediat që duke pasqyruar qëndrimet e Gjermanisë ndaj procesit të integrimit, raportuan se Shqipëria dështoi për çeljen e negociatave në muajin qershor. Por entuziazmin e Edi Ramës e përgënjeshtrojnë zyrtarë të rëndësishëm të Gjermanisë. Pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, JohannDavidWadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, deklaroi se Shqipëria është ende shumë

larg hapjes së negociatave. Në një postim në rrjetet sociale, Wadephul thotë qartë se pritet ende shumë punë nga Shqipëria, para se të hapen negociatat. ““Sot bisedova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E vlerësova

DËSHTIMI NË BERLIN

Nga Haki Abazi*

F

jala e Berlinit: “Rregulloni shtëpinë tuaj, nuk ka ndryshim të kufijve, Ballkani ështëçështje e Europës”. Nuk ka se si të jenë më të qartë liderët Europian, e direkt porosia e thjeshtë por determinuese për Ballkanin. Ka kohë qëështë pritur njëlidership i këtillë nëEuropë. Kosova dhe Bosnja nuk ndahen për hatër të askujt. Rama ra në kurthin e diskursit të tij të pamenduar mirë. Një fiasko e politikës së jashtme e cila bëhet bazuar nëkapriço dhe inate dhe në përllogaritjet e përkrahjes së ekonomisë sëkriminalizuar të rajonit në zgjedhje dhe fushata elektorale. Qeveria e Shqipërisë kishte dhënëpareserve përkrahje ndarjes se Kosovës apo siç e quante Thaçi, kompromisit tëdhimbshëm. Pazari që kishin bërë për të arritur amnistinë nga Gjykata Speciale për Thaçin do t’i jepte Serbisë tokë dhe një amnisti për të gjithë kriminelët. Rama viktimizoi Ditmir Bushatin për faktin se ai e kishte të qartë se çfarë do tëthontepër shqiptarët dhe aq më tepër kishte kuptuar që ky moment do te vine. Rama do të duhet të zgjedhë ndërmjet ndarjes së Kosovës dhe marrjes së dritës sëgjelbërt për hapjen e negociatave, ku Gjermania dhe Franca luajnë rolin kryesorë. Rama do të duhej t’i kërkonte falje publikisht Ditmir Bushatit për tentimin për ta

dëmtuar fuqinë e tij politike. Marrëdhënia me opozitën në Shqipëri gjithashtu portretizon mungesën e vizionit dhe ideve për të dërguar Shqipërinë drejt zhvillimit. Samiti i Berlinit i ka treguar Ramës që lufta me media dhe fyerja e denigrimi medias është stili Trump, por jo edhe i liderëve Europian. Për kosovarët, që nga nisja me aeroplanin privat tëPacollit qëështë kundër çfarëdo protokolli të shtetit, e deri te fjalimet e çakorduara dhe pas asnjësens në ambasadën e Kosovës të zbukuruar me bandashat e plastikës, e deri tek nervozizmi eksplodues e animalistik i Thaçit për dështimin përfundimtar. Dhuratave të Thaçit për Vuçiçin ju ka dalë afati. As korrigjim, as ndarje, as shkëmbim e as kompromis të dhimbshëm. Tentimi për të minimizuar rëndësinë e takimit në Berlin tregon nivelin e rrezikut për vendin që barte me vete ky njeri. Ai dëshiron qëçështjen e fatit të Kosovës ta diskutojë nëpër birucat e mshehta me lojëra të atyre që shkruajnë libra të pavërteta dhe takohen nëpër skutat e qelbura të nëntokës. Kur dolën mbi 50mijë qytetarë, më 29 shtator të vitit në kaluar në protestë kundër Thaçit dhe ideve të tij për të ndarë Kosovën, ai iku në liqenin e Ujmanit. Kur Merkel dhe Macron i thanë se nuk ka ndarje e as shkëmbim, ai futi bishtin nënkëmbë dhe tentoi të fliste për liberalizimin e vizave.

përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë”,- shprehet deputeti i Bundestagut gjerman dhe numri dy partisë së AngelaMerkel, CDU. Deklarata e deputetit gjerman është një përgënjeshtrim ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me suksesin e vizitës së tij në Berlin. Paraditen e sotme, kryeministri shkroi në Facebook se nuk ka kushte të reja për integrimin e Shqipërisë në BE.“Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, AndreaNahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, JohannWadephul. Mesazh i qartë:

Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”,- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Por qëndrimi i numri dy të partisë së KancelaresMerkel nuk lë vend për dyshime. Në Berlin jo vetëm që nuk flasin më për afate konkrete, por shprehen se duhet ende shumë kohë para se bisedimet të fillojnë. Natyrisht asnjë nuk ndjehet mirë se negociatat nuk duken se do jepen në qershor nga BE, por duhet që kryeministri Rama të ulet për të gjetur ura bashkëpunimi me opozitën.Deklaratat e zyrtarit gjerman që thekson se duhen ende reforma vjen si një përgjigje direkte ndaj Edi Ramës. Për etikë

diplomatike, zakonisht mesazhet e hidhura dhe qëndrimet kundër një kryeministri apo politikave të tij nuk publikohen në qëndrimet zyrtare. Komunikimi në rrjetet sociale, pas takimeve si ato që ka zhvilluar Edi Rama sot, priren të jenë pozitive dhe inkurajuese. Por duket se politikanët gjermanë e kanë humbur durimin me qeverinë “Rama”, aq sa pranojnë dhe të publikojnë qëndrime të ashpra që përgënjeshtrojnë gjithë propagandën e qeverisë. Postimi i JohannDavidWadephul duket se është një mesazh direkt për Edi Ramën, pasi vjen 4 orë pasi kryeministri shqiptar e cilësoi takimin me atë si shumë të suksesshëm për hapjen e negociatave.

Rama duhej t’i kërkoj falje publikisht Ditmir Bushatit

Hija e zezë e dështimit ishte gjithandej. Po përsëris, ai dhe ambasadorja e tij Çitaku kanë bërëçdo gjë për të minimizuar rolin e Gjermanisë dhe kanë premtuar gjithë andej se Gjermania në fund do të pajtohet me ndryshimin e kufijve. Me paratë publike kanë punuar kundër interesit të shtetit. Kjo është tradhti sipas Kushtetutës së Kosovës. Merkel dhe Makron munden dhe bënë atë që duhet të presim, si lider të zgjedhur nga qytetarët e tyre na treguan që Europaështë e hapur dhe ata do të na përkrahin,

por shtëpinë duhet vënë në rend ne. Tani ka mbetur vetëm edhe pastrimi i këtyre mbetjeve nga politika me votën qytetare dhe angazhimin për ta bërë Kosovën shtetin që e duan qytetarët e saj dhe Shqipërinë që të luaj rolin e vet, përtej vogëlsisë së liderëve që zgjedhin të rrethohen nga mendjet e vogla. Ëndrra e Vuçiçit që një dite do të shkojë me një copë të Kosovës në dorë dhe do të bëjë filmin e falsifikuar të Betejës së Kosovës, ka përfunduar. Loja e tij me lodrën që Thaçi ja ka dhuruar, Listën Srpska, ka për të vazhduar derisa Europa nuk

ja heq bateritë kësaj lodre dhe në anën tjetër derisa populli i Kosovës lejon që të jetë i mashtruar nga rrjetet kriminale që kanë kapur ekonominë dhe politikëne Kosovës.Treshja Rama- Vuçiç- Thaçi e ka sjellë rajonin në gjendjen e pacientit qëështëdiagnostifikuar me kancerin, por që për t’u shëruar nevojiten mjekë me përvojë dhe pastrim të mjedisit të kontaminuar nga këto tre mendje që janë helmuese. Zgjidhja janë zgjedhjet për të rivendosur demokracinë dhe ligjin e rendin. Digresion me ndërlidhje: Dikush duhet zgjuar nga gjumi bashkëkryesuseit e delegacionit të ashtuquajtur negociues sepse si duket “shuplaka” nga Berlini i ka venë në gjumë. Për t’u bërë shtet duhet bërë Prishtinë kryeqendër, sot është qendër e bërllogut dhe kanalizimit sepse është pa zot shpie.Zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme në Prishtine. Janë presidenti që duhet shkarkuar dhe kryetari Prishtinës që duhet përjashtuar me karton te kuq. *Autori është ishdrejtor i Fondacionit “RockefellerBrother” për Europën Juglindore dhe punonjës i OKB


POLITIKE

7 E mërkurë, 1 MAJ 2019

ANALIZA E MEDIAVE GJERMANE

Merkel kundër Ramës, e shqetësuar nga nacionalizmi i ri

M

edia gjermane “Der Tagesspigel”, në një artikull me titullim “Frika ndaj nacionalizmit” thekson se kancelarja Merkel është rreptësisht kundër një shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, kjo media thotë se Berlini është kundër edhe ndaj deklaratave të Ramës për “Shqipërinë e Madhe”, me arsyen se ka frikë nga nacionalizmi i ri në Ballkan. Në vijim, pjesë nga shkrimi *** Presidenti francez së bashku

me kancelaren Angela Merkel (CDU) ishin nismëtarët e mbledhjes në të cilën ishin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Shqipëria, BosnjëHercegovina dhe Mali i Zi), si dhe dy shtete të BE-së si Kroacia dhe Sllovenia. Ideja e një shkëmbimi territorial u iniciua nga Vuçiç dhe Thaçi në një forum evropian në Alpbach, Austri, në gusht të vitit të kaluar. Detajet nuk i përmendën presidentët e Serbisë dhe Kosovës. Përsëri

ANALIZË Nga Enver Rabolli

M

und të merret me mend si ndihen qytetarët e Luginës së Preshevës pas Samitit të djeshëm në Berlin, i cili përjashtoi ndryshimin e kufijve në Ballkan. Së paku tani për tani. Që nga gushti i vitit të kaluar presidenti i Kosovës rregullisht ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të parashohë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thirreshin në presidencë në Prishtinë politikanë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, nxirreshin para kamerave e mikrofonave dhe duhej të rrinin pothuaj gatitu ndërsa presidenti fliste për të ardhmen e ndritur të kësaj treve në kuadër të shtetit të Kosovës. Për portalet e Kosovës kryetari i Preshevës thoshte se ose bashkohet e tërë Lugina me Kosovën, ose nuk do të ketë bashkim. I njëjti në një gazetë gjermane së fundi u ankua se debati për ndryshimin e kufijve po i largon investitorët nga Presheva. «Një shkëmbim i territoreve do të ishte hapje e Kutisë së Pandorës. Ky debat duhet të marrë fund, sepse po na bën dëm ekonomik dhe politik, por edhe po e zbeh prestigjin e BE-së», tha kryetari i Preshevës. A po kupton ndokush diçka këtu? Për mediat e Kosovës këlthet: bashkim me Kosovën, në mediat gjermane bërtet: aman, jepni fund këtij debati. Qe nëntë muaj edhe presidenti i Kosovës po tallet me banorët e Luginës së Preshevës dhe për këtë qëllim është përpjekur t’i instrumentalizojë poli-

tikanët e atjeshëm. Në nëntë muajt e fundit ka pasur përpjekje të pareshtura nga presidenti i Kosovës, nga kryeministri i Shqipërisë, nga përkrahësit e tyre nga qymezi paramediatik, nga lobistët e paguar nga Serbia që ndryshimi i kufijve të Kosovës të shitet si punë e kryer. Kush kritikonte këtë aventurë, bëhej pre e shpatës që vringëllonte kryeministri i Shqipërisë, i cili mendon(te) se po i ndihmon(te) Kosovës duke u futur thellë e më thellë në batakun e përgatitur nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë. Samiti në Berlin – në fakt – i qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë. Dështimi i tyre i tanipërtanishëm duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare, që të mos u falet besimi, as mos të tolerohen politikanët që pa kurrfarë transparence demokratike struken nëpër kafehane të qyteteve të Europës për të folur për jo më pak se ndryshimin e kufijve. Për Edi Ramën Berlini ishte një shuplakë ndoshta kthjelltësuese për të kuptuar se ndaj Kosovës nuk mund të bëjë politikë me «kosovarë privatë». Për Hashim Thaçin dita e djeshme duket të ketë qenë e ankthshme, sepse në vend të duartrokitjeve që i priste në Berlin për ndryshimin e kufijve të Kosovës hasi në kundërshtim të ashpër të krejt establishmentit të atjeshëm politik. Andaj pres-

dhe përsëri flitet se një pjesë e Kosovës veriore, e banuar nga serbët mund të këmbehet. Në kthim, Lugina e Preshevës në jug-perëndim të Serbisë, ku kryesisht shqiptarët janë në shtëpi, mund të inkorporohen në Kosovë. Merkel është rreptësisht kundër një shkëmbimi të tillë territorial. Frika e tyre është se një demarkacion i ri përgjatë vijave ndarëse etnike mund të shkaktojë një efekte fatale në Ballkan. Për shembull, Presidenti i Shqipërisë Edi Rama ka ambicie të Shqipërisë së Madhe përf-

shirë shqiptarët në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në përpjekjen e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe demarkacionin e ri, Merkel mbështetet nga ekspertë të politikës së jashtme në të gjitha

partitë në Berlin. Në Berlin, pikëpamje, megjithatë, nuk është se çelësi për paqen në Serbi dhe Kosovë nuk është në një shkëmbim të tokës, por në një përfundim të suksesshëm të bisedimeve që filluan në 2011.

9 muaj të humbur me thashetheme për “korrigjime të kufirit” dhe tallje me Luginën e Preshevës identi i Kosovës gjatë gjithë ditës së djeshme brohoriti nëpër Berlin me nervozë: pa Amerikën nuk ka zgjidhje të ngatërresës mes Serbisë dhe Kosovës, Europa është e dobët. Në të vërtetë mesazhi i padishahut kosovar ishte ky: pa John Boltonin nuk ka zgjidhje! Dihet se Bolton favorizon prishjen e Kosovës së 17 shkurtit. Ky do të ishte një triumf i tij pasi më 2008 e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Takimi i delegacionit kosovar me ambasadorin e Donald Trumpit në Berlin ishte një mesazh shpërfillës ndaj mikpritësve gjermanë. Ambasadori aktual amerikan në Berlin – një militant i Trumpit pa përvojë politike – është ndër diplomatët më të vetmuar në kryeqytetin gjerman, sidomos politikanët e rangut të lartë nuk e takojnë fare. Madje për shkak të ndërhyrjeve të tij pa takt në politikën e brendshme gjermane, nënkryetari i parlamentit gjerman Wolfgang Kubicki ka kërkuar dëbimin e tij nga Gjermania. Nuk është e saktë se europianët e veçanërisht gjermanët janë kundër rolit të Amerikës në Ballkan, por planin e lobistëve të kryetarit serb dhe partnerit të tij kosovar për rrudhjen e territorit të Kosovës

gjermanët e hedhin poshtë për shkak se kanë frikë se do të marrë hov sidomos nacionalizmi serb dhe do të shtohen tensionet në Ballkan. Pasojat e tensioneve i vuan pastaj Gjermania, në radhë të parë. Megjithatë, rrëfimi për ndryshimin e kufijve duket se nuk ka marrë fund në Berlin. Aleksandar Vuçiqi ishte i sinqertë. Tha: nëse ka propozim më të mirë se lëvizja e kufijve, jam i gatshëm ta dëgjoj. Por, vazhdoi ai, propozim më të mirë deri më tani nuk kam dëgjuar. Përse të tërhiqet Vuçiq, kur i është premtuar se mund të marrë një copë të territorit të Kosovës? Në darkën me dyer të mbyllura në Berlin presidenti francez Emmanuel Macron u ka thënë liderëve të Ballkanit se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve sipas vijave etnike dhe se duhet të ruhet multietniciteti i Ballkanit Perëndimor. «Ky është një mesazh i mirë», shkroi në Twitter, Gerald Knaus, nga Nisma Europiane për Stabilitet (ESI), ndër të paktit aktivistë ndërkombëtarë me ndikim që lobistët e presidentit serb dhe partnerit të tij kosovar nuk arritën t’ia ndërrojnë mendjen për të përkrahur rrudhjen e territorit të Kosovës. Por e vërteta është kjo: në 12

muajt e fundit Macron më shumë ka qenë në anën e tyxharëve të tokave në Ballkan. Mbetet për t’u parë nëse Macron do t’i qëndrojë besnik kancelares Merkel apo do të kthehet prapë në kampin «land swap». Përkrahësit e ndarjes do të presin dobësimin dhe largimin e Merkelit nga posti më 2021. Dy vite kalojnë disi – për shembull mund të arrestohet edhe njëherë me marrëveshje Marko Gjuriqi, nga stacioni i trenit në Beograd mund të niset një tren i ri me parulla në drejtim të Mitrovicës, mund të vritet ndonjë Oliver Ivanoviq tjetër i serbëve të Kosovës… Popullistët ballkanikë janë kreativë, sepse shumë, shumë, shumë miliona janë paguar për ta bërë temë globale ndarjen e Kosovës. Por bllokimi i planeve për ndarjen e Kosovës nuk domethënë se tani gjërat janë më pak të komplikuara. Kosova do të gjendet para zgjedhjes: e do murtajën apo kolerën? Nëse bie poshtë «korrigjimi i kufijve», do të shtohen kërkesat që bashkësia e komunave serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Ky është qorrsokaku në të cilin klasa politike e Prishtinës e ka futur vendin. Dhe për këtë nuk mund të mbështetet për muri vetëm një fajtor. Dialogplus.ch


POLITIKE

8

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Nënkryetari i LSI-së: Përgjigjja e Samitit ishte e qartë se vendi ynë e ka humbur trenin e Europës dhe shkaktar për këtë është kryeministri dhe “rilindja” e tij

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaron se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat me BE në qershor. Nga foltorja e LSI-së, në një deklaratë për mediat lidhur me diskutimet e Samitit të Berlinit të një dite më parë, Vasili tha se përgjigjja e Samitit ishte e qartë se vendi ynë praktikisht e ka humbur trenin e Europës dhe shkaktar për këtë është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij. Dje, tha Vasili, nuk ka humbur Shqipëria, por Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive. “Shqiptarëve nuk do t’i hapen negociatat në qershor. Nga Samiti i Berlinit përgjigja ishte shumë e qartë. Ky është një moment absolutisht shumë delikat, shuam i vështirë dhe dramatik për vendin. Sërish Shqipëria humbet orën dhe datën, praktikisht humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një shkaktar, një fajtor dhe një përgjegjës. Ky është kryeministri Edi Rama dhe rilindja e tij. Sot sërish në vend të reflektimit të thellë, të përgjegjshëm, kokulur të Edi Ramës, nga kuvlia e tij në Twitter, praktikisht kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza vijnë prej tij, u mundua t’ia hedhë fajin shqiptarëve dhe të identifikojë veten e tij me Shqipërinë. Por sot është koha që të ndajmë me shqiptarët përfundimisht një gjë shumë të qartë. Sot nuk ka humbur Shqipëria. Sot ka humbur Edi Rama dhe politikat e tij thellësisht të gabuara dhe regresive. Sot nuk ka humbur as Shqipëria dhe as Kosova, por Edi Rama dhe Rilindja e tij, që u munduan të gatuanin një dialog

Integrimi i bllokuar, Petrit Vasili: Ka humbur Rama dhe jo Shqipëria!!

kundër Kosovës dhe tërësisë së saj territoriale, sepse e vërteta është që do të vazhdojë por mbi premisa të reja politike, parimore ku si yll ndriçues, yll polar do të ketë integrimin evropian dhe do të ketë paprekshmërinë e territoreve të shenjta të Kosovës së martirizuar për ato territore. Sot nuk ka humbur Shqipëria por

është ndëshkuar përfundimisht korrupsioni i shfrenuar i Edi Ramës edhe Rilindjes. Sot nuk ka humbur Shqipëria por ka marrë një grusht ballor kriminalizimi i votës së lirë dhe i ekonomisë nga Rilindja e Edi Ramës. Sot nuk ka humbur Shqipëria por politika e jashtme antishqiptare dhe antiintegrim e Edi Ramës. Nuk mund

të harrojnë shqiptarët që sot nuk kanë humbur ata por mashtrimet e Edi Ramës i cili pacipësisht një vit më parë deklaroi, po e citoj fjalë për fjalë çka ka thënë një vit më parë pikërisht në 29 qershor 2018: Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e

Europës së Bashkuar! Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë! Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon! Ky ka qenë mashtrimi i pacipë, me të cilët Edi Rama u përball me shqiptarët për të fshehur dështimin e tij, një dështim që peshon mbi të gjithë shqiptarët, por që përfundimisht shqiptarët e kanë shumë të qartë që sot kanë vetëm një pengesë, kanë vetëm një armik, kanë vetëm një kundërshtar në rrugën e Integrimit Europian dhe ai ka vetëm një emër është Edi Rama dhe Rilindja e tij. Prandaj shqiptarët në çdo rrugë dhe në çdo shesh do të protestojnë kundra kësaj pengese, për të hapur rrugën e Europës, rrugën e lirisë, rrugën e zhvillimit, të ekonomisë, të punësimit dhe të mirëqenies, do të protestojnë gjithashtu edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët penalizohen nga politikat e Edi Ramës. Pasi skeptikët Europian paraqesin politika shumë të gabuara të Edi Ramës që mundësuan, detyruan, imponuan një emigracion të shfrenuar, rritje të azilkërkuesve dhe kjo penalizon ata dhe i bën të jenë skeptikë edhe për ti dhënë liberalizimin e vizave aq të shumëpritur dhe të mirëpritur të vëllezërve tanë në Kosovë. Prandaj të gjithë së bashku qytetarë për të hequr këtë pengesë të fundit për rrugën tonë drejt integrimit që quhet Edi Rama dhe qeverisja e tij, për veten tonë, për shqiptarët, por edhe për vëllezërit tanë në Kosovë”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

KREU I PD-SË TAKIM ME TË RINJTË: MË 12 MAJ DO DËBOHET BANDA KRIMINALE QË PO QEVERIS VENDIN

Lulzim Basha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, po na kthen vite pas

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me të rinjtë të zonave të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krabës në kryeqytet, të cilët javën e fundit i janë bashkuar forcës më të madhe opozitare në vend. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas. “Dua t’ju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë. Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Se sa e drejtë dhe vendimtare

është rruga që kemi ndjekur. Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim. Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen. Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më

të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”, është shprehur Basha. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se me kryeministër Edi Ramën në krye nuk do të ketë zgjedhje të lira, e aq më pak integrim të vendit drejt Europës. Sipas tij në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj që prej 6 viteve. Ekonomi shqiptare

po shkon drejt falimentimit. Ai ka theksuar dhe një herë se nuk ka asnjë ndryshim nga qëndrimi i opozitës, lidhur me djegien e mandateve apo me zgjedhjet. “Djegia e mandateve ka qënë vendimi më i drejtë moral dhe politikë. Tani jemi ballë për ballë me gjithçka që na kërcënon demokracinë. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga bashkëpunimi me oligarkët do të hapim derën e Europës. Unë e di si hapet dera e Europës kur futëm Shqipërinë në NATO. Atëherë kishim shumë problem por nuk ekzistonte njëri prej tyre, qeveria e inkriminuar. Dhe për shkak të kësaj qeverie të kapur nga krimi nuk kemi tashmë asnjë investim të huaj. Ekonomia dhe qeveria ka nevojë të çlirohet”, u shpreh kryedemokrati. Lulzim Basha ka falënderuar nga zemra që të gjithë ata të cilët janë në

anën e kryengritjes popullore, dhe në anën e protestave të njëpasnjëshme të opozitës. Basha tha se në krye të vendit është Rama dhe banda e tij, e cila qeveris me kërbaç e duke bashkëpunuar me krimin. Në fjalën e tij, Basha paralajmëroi se më datë 12 maj, kjo bandë kriminale do të tundet. “Kjo bandë kriminale më datë 12 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane”, tha Basha. Po ashtu, Basha premtoi nisjen e një të ardhme europiane për Shqipërinë dhe largim, sipas tij, të atyre që e duan vendin të zhytur në krim e korrupsion.


POLITIKE

ANALIZË Nga Spartak Ngjela

E

shihni se si operon politika serbe sot në lidhje me Kosovën?E patë dje presidentin serb të kapitulluar pas samitit të Berlinit.Por, ai sërish tha: “në do të qëndrojmë”Njëlloj si psikologjia e Milosheviçit. Kur Ollbruk i tha Milosheviçit në vitin 1999 se “ti do bombardohesh”, ky as që pyeti fare dhe qëndroi si stoik, i bindur që asgjë nuk mund t’i bënin dot. Dhe, a e dini se çfarë i kërkoi presidenti Klinton atëherë: autonomi të gjerë të Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974.Por, nuk u tërhoq Milosheviçi, se e dinte veten shumë të fortë ushtarakisht, madje kishte edhe mendimin se fitonte çdo luftë.Në fakt nuk ishte vetëm Milosheviçi që nuk besonte te bombardimet, por as kryeministri grek Simitis. Ky iu thoshfilogrekëve të Partisë Socialiste: “janë fjalë, kurrë nuk mund të bombardohet Jugosllsvia”. Por, mbasi filluan bombardimet, u tremben të gjithë fqinjët pushtues tokash shqiptare. I. Jo! Bërtiti atëherë Milosheviçi. Dhe sapo filluan bombardimet, deklaroi: “në kurrë nuk do të

thyhemi”. Mendoi të krijonte një Vietnam të ri për Amerikën. Por shpejt kapitulloi me turp, pasi kishte kryer pastrim etnik dhe krime barbare në Kosovë.Humbi dhe iku me gjithë lavdinë false që kishte krijuar në mendje.Ky i sotmi, presidenti Vuçiç, është krejt i njëjti. “Nuk mposhtemi”, tha dje, ashtu siç kishte thënë dhe Milosheviçi. Është njëlloj me psikikën e Milosheviçit, me një ndryshim: Milosheviçi kishte delir skizofrenik për forcë ushtarake, kurse ky i riu ka delir për politikë sorrollatëse, sa të lodhe Perëndimin, kur nuk ka asgjë në dorë. Në fakt kjo është e njëjta psikologji dyqindvjeçare, sepse vetë Serbia është një investim ruso-francez i gjithi në falsitet. Serbia ishte një bërthamë e vogël si principatë e vogël rreth Beogradit, e cila pushtoi gjashtë herë territorin e principatës së vet dhe u zgjerua me territoret shqiptare nga Nishi e deri në Prishtinë. Terror dhe genocid antishqiptar është historia e tyre, e cila, pas 200 vjetësh erdhi e volli dhe e nxori jashtë gjithë vrerin e saj shekullor me Milosheviçin, derisa humbi

“ZËRI AMERIKËS”

“Kryenegociatorja BE-së, Frederica Mogherini, dështoi në planin e saj të zi” BodoWeber, bashkëpunëtor i lartë i Institutit Transatlantik të Këshillit për Politikën e Demokratizimit, tha për “Zërin e Amerikës” se shpreson që takimi i Berlinit i organizuar nga kancelarjaAngelaMerkel dhe presidenti EmmanuelMacron, shënon përfundimisht “vdekjen e idesë për shkëmbim territoresh”, në mes te Kosovës dhe Serbisë.Ai tha se takimi dha “rezultatet që ishin realisht të mundshme - fillimin e një nisme të re të vendeve kryesore të Bashkimit Evropian për të marrë udhëheqjen për t’i dhënë fund një periudhe dyvjeçare të së ashtuquajturës “faza përfundimtare” e bisedimeve, që në sajë të kryenegociatores se BEsë, FredericaMogherini, shkoi në një drejtim krejtësisht të gabuar dhe përfundimisht u bllokua, dhe për të shkuar drejt një rivendosjeje të plotë të negociatave”.Weber tha se “ishte e qartë që rifillimi nuk do të ndodhte në Berlin. Nuk mendoj që do të ndodhë as në Paris në takimin e radhës me 1 korrik. Me gjasë do të ndodhë vetëm pasi që trashëgimtari i zonjës Mogherini të marrë detyrën në vjeshtë”.Vëzhguesit dhe analistët e kanë cilësuar takimin e Berlinit edhe si një goditje nga zonjës Mogherini për shkak të qasjes së saj ndaj ideve për korrigjim kufijsh dhe shkëmbim territoresh.“Përfundimisht ishte një flakaresh. FedericaMogherini përfundoi duke qenë më shumë një spektatore sesa një pjesëmarrëse. Dhe kjo pas dy vjetësh gjatë të cilave ajo ndryshoi rolin e saj si drejtuese e negociatave duke i rrëmbyer ato, duke mbajtur të painformuar kryeqytetet e Bashkimit Evropian dhe në një mënyrë duke e shndërruar veten në një aleate të presidentit (Aleksandër) Vuçiç dhe presidentit (Hashim) Thaçi, në vend që të mbrojë- interesat e BE-së kundrejt rajonit të Ballkanit”,- tha zoti Weber.Ai shpreson që takimi “shënoi po ashtu vdekjen përfundimtare të idesë për shkëmbim territoresh, ndonëse duket që presidenti Macron ka nevojë edhe për pak kohë për të kuptuar përse kjo ide e rrezikshme duhet dhe duhej të ndalej me çdo çmim”, - tha ai.

9

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Politika e shkëmbimit të territoreve u varros në Berlin përfundimisht. Por presidenti aktual i Serbisë, në fakt, ka qenë ministër i Milosheviçit kur ky kapitulloi në vitin 1999. Prandaj, sigurisht që, edhe Vuçiç nuk del dot nga psikoza reaktive e Milosheviçit, sepse edhe ky është brenda psikozës së tij reaktive, me tezën se “pa Kosovën Serbia humbet historinë e saj; dhe s’ka Serbi”. II. Por dje e panë të gjithë se Vuçiç ishte sikur po shkonte drejt fundit të vet. Njëlloj si Milosheviçi, dhe po kuptohet sak se krejt i njëjtë me të është edhe ky. Kokëngjeshur që nuk kupton historinë, sepse është pjesë nga i njëjti vrer. Duan të rimarrin territoret e dikurshme të Kosovës dhe sillen vërdallë për të fituar kohë me ëndërrimin e tyre pathologjik të racës serbe. Vazhdojnë me propagandë të ethëshme banale kundër shqiptarëve, dhe e heqin veten si mbrojtës të krishtërimit kundër turqve.Ku ka turq në Shqipëri, zotërinj! Feja nuk është kombësi. Kurse për krishtërimin e saj, politika serbe gënjen. E dini

se çfarë janë priftërinjtë e kishës serbe? Oficerë dhe ushtarakë të shërbimit. Kjo është historia e saj. Ku ka Krisht që pranon krimet e tyre monstruoze!Po mirë, këta “kristianë të devotshëm”, që kanë qenë në mesjetë aleatë besnikë me Stambollin osman, e dinë mirë historinë?E dinë, por bëjnë sikur nuk ka ndodhur. Vetë hiqen sikur po mbrojnë krishtërimin nga islami shqiptar, por këtu brenda, me veglat e tyre duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se Skënderbeu ka luftuar për fe dhe jo për atdhe, për të sjellë rrëzimin e historisë së lavdisë shqiptare të luftravekastriotiane, kur këta vetë ishin aleatë me Stambollin. E kuptoni vobegtësinë e mendjes barbarë se ku të çon? Por...Histori është edhe kjo:Në vitin 1924 shqiptarët sollën në pushtet si kryeministër një peshkopi kristian ortodoks, Fan Nolin. Me një qeveri më bazë ortodoso-katolike. E dini se çfarë ndodhi?Kryeministri serb Pashiç, me ushtri, e rrëzoi me dhunë një peshkop të krishterë dhe solli në pushtet një ish pasha turk, Ahmet

Zogun. E kuptoni tani që ata nuk kanë fe, por janë historikisht një detashment ushtarak i mbytur deri në grykë me krime? A e dini që ato manastire të Kosovës që po shtiren sikur i mbrojnë, janë manastire të krishtërimit shqiptar kur këta vetë, serbët, kanë qenë stepave si paganë; por që i kanë marrë me dhunë, pas islamizmit të Kosovës dhe me ndihmën e Sulltanit? Do t’i dëgjoni. Mos u mërzisni. Prisni dhe pak. Por kot e kanë. Askush nuk i beson më në përrallat e tyre anti shqiptare, dhe kot shpenzojnë miliona për të nxirë shqiptarët. As gjë nuk iu bëjnë dot. Por, njëlloj si edhe politika ruse, kanë shumë shpresë te korrupsioni shqiptar. Edhe këtu kot lodhen. Beogradi politik e pa shumë mirë në Berlin dje si u varros përfundimisht çështja e ndërrimit të territoreve, dhe se si u fundos përfundimisht politika Vuçiç, Thaçi, Rama për ndërrimin e territoreve.Por, edhe pse, aq i vrarë sa u duk kur doli dje nga takimi me kancelarenMerkel, ende ka shpresë ky president se mund të vijojë të ecë në falsitet?

KRYEMINISTRI I KOSOVËS ZBULON PRAPASKENAT E TAKIMEVE NË BERLIN

Haradinaj: Thaçi e Rama më bënë presion në Samit K ryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë nuk ka folur në Berlin pas përfundimit të Samitit. Por, këtë ai e ka bërë në një intervistë ekskluzive për televizionin T7 të martën ku ka shpalosur detaje të asaj çfarë ka ndodhur brenda dyerve të mbyllura të zyrave të Kancelares Gjermane AngelaMerkel kur është folur për Kosovën e Serbinë në prani të liderëve të rajonit. Në një intervistë me autorin e emisionit Pressing Leonard Kerqukin, Haradinaj është shfaqur i bindur se Samiti e ka ndaluar temën e ndryshimit të kufijve, në të cilën kishin rrëshqitur Thaçi e Vuçiq me izën e Mogherinit. Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, AngelaMerkel, dhe presidenti i Francës, EmanuelMacron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm

në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdientiMakron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini, shkruan Gazeta Express. Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zori, pasi që Serbia e ka luftuar Kosovën në

çfarëdo forme.“Unë u kamë thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim heket në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën.


POLITIKE VEPRIMTARIA

N

ë datë 7 maj në orën 17:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, pjesë e të cilit do të jenë dhe anëtarët e opozitës së sajuar nga Edi Rama në Kuvend, pasi PD dhe LSI-ja dogjën mandatet. Duke iu referuar punimeve të këtij komisioni, mësohet se në rendin e ditës në mbledhjen e parë janë tre çështje: Miratimin e agjendës së punës së komisionit në vazhdim; Miratimin i ekspertëve pranë

10

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Në 7 maj mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore me “opozitën e re” Komisionit; si dhe Miratimi i kërkesës për mbështetje për ekspertizë nga OSBEja, për sistemin zgjedhor. Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore u miratua pak javë më parë në Kuvend dhe nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re. Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri,

Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita parlamentare do jenë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti. Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi demokrat.

Aleatët e vegjël të kampit të majtë firmosin marrëveshjen në mungesë të Ramës. Koalicionit “ASE” i ribashkohen Milo dhe Gjinushi

P

artia Socialiste mblodhi këtë të martë aleatët e saj për të firmosur “Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar dje në selinë rozë dhe në mungesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, koalicioni do të përbëhet nga 24 parti dhe pritet që të regjistrohet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi e sotmja është dhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Në këtë marrëveshje, Partia Socialiste garanton se do të përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral që kontribuon politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni e PS-ja kërkon nga aleatët që të garantojnë mbështetjen për programin politik dhe projektet vendore që ajo premton të realizojë gjatë qeverisjes lokale 2019-2023. Në këtë mënyrë, duket se tashmë Edi Rama nuk ka sigurinë e dy viteve më parë ku kërkoi të gjithë “tepsinë” e pushtetit, ndaj ka zgjedhur të krijojë një koalicion i cili në numra është më i tkurrur se koalicioni i 4 viteve më parë, pjesë e të cilit ishin 15 parti më shumë, ndër të cilat LSI, PDIU dhe FRD. Pjesë e koalicionit të majtë bëjnë pjesë partitë tradicionalë të PS, siç është PDS e Paskal Milos dhe e PSD e Gjinushit. Marrëveshja Në respektim të programit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë si drejtuese e këtij koalicioni garanton: a. Të gjitha mandatet që mund të fitojnë partitë aleate të PS, në këtë koalicion për këshilltarë bashkiakë, në çdo bashki të vendit, do të jenë në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e aktivitetit të grupit të këshilltareve të Koalicionit “ASE”. b. Vullnet të plotë për të bashkëpunuar me subjektet politike, shoqatat, sindikatat apo individë që janë të gatshëm të kontribuojnë për një qeverisje efektive, transparente dhe te ndershme vendore. c. Partia Socialiste e Shqipërisë garanton aleatët e saj se përfaqësuesit e saj në Komisionet zgjedhore dhe të numërimit të votave do të numërojnë dhe ruajnë me korrektësi çdo votë të partive aleate. d. Partia Socialiste pas fitores në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 është e gatshme për të integruar në programet qeverisëse të Kryetareve të bashkive dhe këshillave përkatës çdo kontribut dhe projekt zhvillimi vendor që pasqyron vullnetin zgjedhor ndaj çdo subjekti pjesë e këtij Koalicioni. Me firmosjen e kësaj marrëveshje, PS dhe aleatët e saj vendosën: Të themelohet për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019 koalicioni politik zgjedhor me emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “ASE”.

PS firmos koalicionin parazgjedhor - Tepsisë së Ramës i shtohen edhe 24 parti

Partitë anëtare të koalicionit angazhohen të bashkëpunojnë në çdo nivel politik per maksimalizimin e rezultatit zgjedhor;

Anëtarët e koalicionit angazhohen që pas fitores ne zgjedhje, të kontribuojnë në të gjitha nivelet e qeverisjes vendore

në bud të pestlës specifike të secilës parti politike bazuar në platformën e bashkëpunimit të negociuar nga çdo parti pjesëtare e koalicionit; Partitë anëtare të koalicionit autorizojnë Kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi RAMA, të zgjerojë koalicionin edhe me parti te tjera politike, pa pasur nevojë për miratimin tone me shkrim duke i përfshirë vullnetet e tyre për t’iu bashkuar këtij koalicioni në anekset shoqëruese, pjesë integrale e kësaj marrëveshje; Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, autorizohet të kryejë çdo veprim ligjor në lidhje me regjistrimin e koalicionit në KQZ si subjekt zgjedhor, regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie, pa pasur nevojë për nënshkrimin e kërkesës nga secili anëtar i këtij koalicioni, si dhe çdo veprim tjetër që kërkon ligji për koalicionet, përfshirë edhe delegimin e të drejtës për të caktuar vëzhgues në KZAZ, KQV dhe VNV, bazuar në dispozitat e caktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat përkatëse të miratuara nga KQZ; Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, z. Eridjan Salianji, autorizohet nga të gjitha partitë pjesëmarrëse të Koalicionit Zgjedhor për të përfaqësuar koalicionin gjatë procedurës së shortit në KQZ për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

PARTITË PJESË E KOALICIONIT AS 1- Partia Socialiste e Shqipërisë 2- Partia Demokracia Sociale, e përfaqësuar nga Paskal Milo 3- Partia Social Demokrate, e përfaqësuar nga Skënder Gjinushi 4 -Aleanca Arbnore Kombëtare, e përfaqësuar nga Gjet Ndoj 5- Aleanca Demokratike, e përfaqësuar nga Eduard Abazi 6 – Aleanca e Maqedonasve për integrimin Europian, e përfaqësuar nga Edmond Themelko 7- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane, e përfaqësuar nga Valentino Mustaka 8- Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, e përfaqësuar nga Gaqo Apostoli 9- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, e përfaqësuar nga Kristo Kiço 10- Partia Aleanca Popullore, e përfaqësuar nga Artur Dojaka 11- Partia Ardhmëria Shqiptare, e përfaqësuar nga Emin Subashi 12- Partia Demokracia e Re Europiane, e përfaqësuar nga Koçi Tahiri 13- Partia Demokrate për Integrimin e Prosperitetit, e përfaqësuar

nga Kujtim Muça 14- Partia e Gjelbër, e përfaqësuar nga Edlir Petani 15- Partia e Pajtimit Kombëtar, e përfaqësuar nga Spartak Dobi 16- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, e përfaqësuar nga Skënder Halili 17- Partia e të Drejtave të Mohuara, e përfaqësuar nga Ilir Vata 18- Partia Uniteti Kombëtar, e përfaqësuar nga Idajet Beqiri 19- Partia G99, e përfaqësuar nga Redi Shtino 20- Partia Kristian Demokrate, e përfaqësuar nga Dhimitër Myslia 21- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, e përfaqësuar nga Genci Sakaj 22- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, e përfaqësuar nga Ymer Kurti 23- Partia Socialiste e Moderuar, e përfaqësuar nga Gjergji Koja 24- Partia Socialpunëtore shqiptare, e përfaqësuar nga Ramadan Ndreka


FORUM OPINION Nga Avni Ponari

F

ormalizimi i ekonomisë fillon përmes tarsaksion eve bankare, ky është çelesi i çdo ekonomie të formalizuar sa dhe si bëhet kjo tregon edhe nivelin e formalizimit të saj. “Cash less” është sot strategji e përgjithshme e vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara. Sa dhe si është përgatitur Shqipëria për të kryer këto trasaksione. Kjo analizë kërkon shumë punë por e parë nga këndvështrimi im mendoj se ka shumë për të bërë. Dhe nëse i drejtohemi këtij lloj shërbimi pyetja e parë është: Çfarë lehtësirash ka sistemi bankar në Shqipëri? Sot mbi 90% e shqiptarëve paguajnë vetëm cash dhe jo me banka? Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, rezulton se përdorimi i parave cash nga shqiptarët është në masën mbi 90% në dyqanet e mallrave të konsumit dhe shërbimet utilitare si pagesat e faturave dhe detyrimeve, dhe në masën mbi 70% për pagesat në hotele dhe agjenci udhëtimi. Arsyet e përdorimit kaq shumë të parasë cash lidhet me faktin se qytetarët shqiptarë mendojnë se pagesa cash është më praktike dhe nuk ka shpenzime ekstra por nga ana tjeter shpreh një lloj mosbesimi dhe njohje ndaj trasaksioneve të tjera përveç cash-it . Argumenti më kryesor dhe më i përhapur në popullsi për mospërdorimin e instrumenteve të tjera të pagesave është fakti se shumë konsumatorë e lidhin përdorimin e tyre me kosto shtesë, pra pagesat jo-cash që kryhen nëpërmjet sistemit bankar konsiderohen si më të kushtueshmet. Për rrjedhojë qytetarët zgjedhin mënyrën më pak të kushtueshme për të kryer pagesat për shërbimet që atyre u nevojiten që është pagesa me para në dorë. Disa ekonomi të përparuara dhe të mëdha në botë po shkojnë drejt ekonomive jo-cash, siç është Suedia, që po bëhet një nga shoqëritë më jo-cash në botë dhe Kina ku kompanitë Baidu dhe Alibaba po kërcënojnë seriozisht themelet e sistemit të pagesave cash nëpërmjet bankave në Kinë. Në rastin e Shqipërisë, ritmi i zhvillimit drejt ekonomisë jocash mbetet i ulët dhe ekonomia gjendet aktualisht midis Revolucionit të Tretë dhe Katërt Industrial. Aktualisht Shqipëria ballafaqohet me një nivel shumë të ulët të kulturës financiare, ku përdorimi i parasë cash tek qytetarët është i ngulitur thellë dhe duhet punuar shumë që të ç’rrënjoset ky mentalitet i vjetër.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i kartave bankare ka shënuar nivelin e 940 mijë ose e thënë ndryshe 41% e popullsisë së punësuar shqiptare zotëron një kartë bankare. Kjo është njëra anë e medaljes, por cila është ana tjetër? Faktet tregojnë që 91% e këtyre kartave janë karta debiti (që lidhen me llogaritë rrjedhëse të individëve) dhe përdoren vetëm për të tërhequr para cash (rrogën) nga bankomati. Nga mbi 200 miliardë lekë veprime me karta në vit, mbi 92% janë tërheqje cash. Po të shohim çdo fundmuaj, terminalet ATM të bankave (ato pak që janë) janë të populluara nga qytetarë që presin të tërheqin rrogën e tyre. Ndërkohë që në vende të zhvilluara, kartat janë pjesë e jetës të përditshme dhe përdorimi i tyre është i konsoliduar, në ekonomi të reja në zhvillim si kjo e jona, përdorimi i tyre është në nivelet primitive, nëse do ta quajmë kështu. Shqipëria është i vetmi vend në rajon i cili ka numrin më të vogël të POS, ATM-ve, e-banking, kartave të kreditit dhe kartave të debitit. Rrjedhimisht ka edhe numrin më të ulët të transaksioneve bankare. Por çfarë faktorësh ndikojnë në përdorimin e parave cash në vend të transaksioneve bankare? Përse shqiptarët përdorin në masë vetëm paratë cash, qoftë në dyqane, kafene, restorante, në rrugë, në spitale, në pagesën e faturave të energjisë, ujit apo taksave sherbimeve te sigurimit dhe për çdo shërbim tjetër? Komisionet bankare tepër të larta për transfertat bankare (2%3%) është një nga motivet kryesore që bën që shqiptarët të përdorin paratë cash dhe jo transfertat bankare. Komisioni e POS-eve tepër të larta në masën 1,8 - 3,5%, ç’ka sërish nuk favorizon përdorimin e transfertave bankare. Komisionet e larta edhe për tërheqjen cash pranë ATM-ve. Disa prej bankave në Shqipëri mbajnë komision edhe për pagat, komision i cili për pagat e vogla ndikon në xhepin e qytetarëve dhe bën që ai/ajo të përdorë më mirë paratë cash sesa POS-et e bankave. Përveç komisionit të lartë që banka mban për transaksionet që çdo individ apo biznes kryen, edhe konvertimi i parasë është një tjetër faktor. Kjo sepse kur bën pagesën me lek shqiptar në banka, shumë prej tyre ta kthejnë në euro, pa marrë aprovimin nga personi përkatës. Çudira Shqiptare! Shërbimi që ofrohet nga bankat

11 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Formalizimi i ekonomisë përmes pagesave me karta bankare në rastet e transaksioneve bankare nuk është shumë efikas. Shumë banka, të cilat ofrojnë pagesat me kartë për blerjet online, për bileta avioni apo prenotim pushimesh kërkojnë një aprovim nga përdoruesi i kartës, nëpërmjet telefonit të tij personal. Por kjo bëhet jo funksionale në rastet kur personi është në terminalet e aeroporteve, në fluturim apo ne vende ku aparati i telefonit duhet te jetë i fikur. Në raste të tilla, transaksioni bankar nuk mund të realizohet dhe të banka bllokon kartën. Por çfarë duhet të bëjmë që të kalojmë nga një ekonomi cash në jo-cash? Natyrish që ekonomia jo-cash ka përfitime në aspektin ekonomik familjar apo edhe të biznesit. Pagesat nëpërmjet sistemit bankar, nëpërmjet të gjitha kanaleve që ata përdorin, online ose j-online, kursen kohë dhe eliminon radhët e gjata, ul kostot për tarifat e shërbimit dhe shpenzimet e tjera financiare dhe bën që të gjithë të ndihemi komodë e më të sigurt, kur udhëtojnë apo dhe shpenzojmë gjatë blerjeve. Gjithashtu, qeveria dhe tatimpaguesit e kanë më të lehtë të mbledhin detyrimet tatimore, sepse me pagesat cash qoftë indididët, qoftë bizneset mund të shmangin deklarimin e të ardhurave, ndërsa pagesat nëpërmjet bankës të detyrojnë që të deklarosh të ardhurat dhe në këtë mënyrë shkojmë drejt një ekonomie më të formalizuar. Duhet të bëhen hapa konkretë dhe incentiva qoftë nga shteti por edhe nga vetë bankat. Këto të fundit duhet të rishikojnë komisionet dhe t’i zerojnë për shumicën e shërbimeve siç ndodh në shumë vende të zhvilluara të botës, madje këto të fundit ofrojnë edhe bonuse nëse bën blerje me kartë dhe nuk ke komisione. Për shërbimet e tjera, bankat duhet të marrin në konsideratë direktivat e Bashkimit Europian, që kanë vendosur vlera tavan për komisionet e aplikuara për kartat e debitit në masën 0.2% dhe për kartat e krediti në masën 0.3%. Këto nivele janë minimalisht 10 herë më të ulëta se ato që aplikohen aktualisht nga bankat

në Shqipëri. Nga ana tjetër shteti duhet të ndërhyjë me miratimin e ligjit për shërbimet e pagesave, i cili jo vetëm që do të nxisë transparencën dhe do të mbrojë më shumë konsumatorin, por edhe do të nxisë konkurrencën dhe inovacionin, duke çuar në një shërbim gjthmonë e më cilësor për konsumatorët dhe, ç’ka është më e rëndësishmja, edhe në një shërbim më pak të kushtueshëm. Zhvillimet infrastrukturore duhet të jenë një tjetër pikë e rëndësishme për t’u parë nga ana e bankave, me qëllim eleminimin e radhëve dhe kohës së stërgjatur për kryerjen e pagesave. Zgjerimi i POS, sidomos në sektorët strategjikë të turzimit dhe bizneseve; Vendosja e terminaleve të pagesës pranë njësive të biznesit u jep mundësi individëve, por dhe bizneseve, të kryejnë pagesa me kartë; Rritja e numrit të kartave të parapaguara por edhe rritja e sigurisë për transaksionet bankare, në mënyrë që qytetarët të ndjehen të sigurtë kur paguajnë me kartë, nxit reduktimin e përdorimit të parasë cash nga qytetarët. Reduktimi i parasë cash mund të nxitet edhe nga ofrimi i stimujve konsumatorit që të përdorin pagesat elektronike, si psh zerim komisionesh apo bonuse të ndryshme për pagesën ose blerjen e radhës online. Të gjitha këto do të ndikojnë seriozisht në uljen e përdorimit të

parasë cash dhe në uljen e evazionit fiskal. Të mos harrojmë se një nga faktorët që ndikoi në daljen nga recensioni të Greqisë pas një periudhe 8-vjeçare ishte pikërisht formalizimi i ekonomisë, duke ulur përdorimin e parasë cash dhe rritjen e transaksioneve bankare. Për një periudhë 2-vjeçare (20152017) numri i transaksioneve bankare në Greqi u rrit me 285%; përdorimi i internetit, celularit, e-banking dhe sistemit të bagesave automatike dhe terminaleve POS pati një rritje disashifrore. Nga ana tjetër edhe për bizneset u ofruan pagesat e menjëhershme nëpërmjet aplikacionit nga celulari duke përdorur si përdorues numrin e identifikimi të personit tatimor NIPT. Edhe përdorimi i codeve QR nga celulari dhe aplikacionit “MyBank” patën një rritje me 350%. E gjitha kjo pati një ndikim shumë të madh në formalizimin e ekonomisë së Greqisë, uljen e evazionit fiskal dhe daljen nga reçensioni. Nëse edhe ne do të ndjekim të njëjtën strategji si fqinji ynë, do të ndiheshin efektet në ekonomi në mënyrë të menjëhershme. Dhe si perfundim A ka dikush një program të qartë se si do të punohet që cash-i do shkojë drejt zvoglimit të përdorimit dhe inisiativa botërore Cash –less do bëhet objekt i transaksioneve në Shqipëri.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E mërkurë, 1 MAJ 2019 HISTORIKU

23 vitet e qytetit më të ri në Shqipëri

23-vjetori i Bashkisë së Kamzës, Agron Tufa shpallet “Qytetar Nderi”, vlerësohen mediat dhe personalitete të njohura

“Koha Jonë” vlerësohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit” Bashkia e Kamzës festoi dje 23-vjetorin e themelimit, në një aktivitet ku morën pjesë personalitete të artit, kulturës si dhe mjaft qytetarë. Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti, kyebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve posttranzicion. Kryebashkiaku Xhelal Mziu falënderoi të pranishmit për prezencën në këtë përvjetor të Bashkisë duke i quajtur ato vlera të qytetit. Në ceremoninë zyrtare shkrimtari Agron Tufa u shpallë “Qytetar Nderi” i Kamzës. Në këtë ceremoni, kryebashkiaku Mëziu i dorëzoi gazetës “Koha Jonë” titullin “Mirënjohje Qyteti”, me motivacionin “Për kontributin e dhënë, si një nga mediat më të mëdha në vend, e cila ka pasqyruar me vërtetësi dhe në mënyrë të paanshme

ngjarjet që lidhen me qytetin dhe Bashkinë e Kamzës”. Gjithashtu, Bashkia e Kamzës vlerësoi me certifikata honorifike dhe gazetarët: Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi.

Gjithashtu u vlerësuan me certifikatë edhe mediat: News 24, Ora News, Fax News, Shijak TV, Scan TV, Gazeta Telegraf, Politiko.al, Syri.net. Në takim folën dhe Rruzhdi Keçi, ish kryetar i bash-

kisë Kamëz, tashmë “Qytetar Nderi”, i cili në fjalën e tij konstatoi një sërë arritje në qytetin që dikur drejtoi dhe për këtë falënderoi kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Jemin Gjana ishte një nga personalitetet i cili përshëndeti te gjithë qytetaret e Kamzes dhe ne veçanti kryebashkiakun Mziu për arritjet që ai ka patur gjate këtyre viteve. Vlerësime pati dhe për një sërë personalitetesh në Kamëz në fusha të ndryshme, art, kulturë, sport, të cilët i kanë dhënë jetë qytetit dhe kanë qenë aktiv në dobi të komunitetit.

Kamza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë. Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri. Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike. Në vitin 1991, në Kamëz vendoset Komiteti i parë Pluralist, ku pushteti vendor drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme. Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë. Më 30 prill 1996, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Merr udhë projekti 10.5 milionë Euro për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës

Veliaj: Ky investim është revolucion hidrik për Tiranën

Q

ytetarët e Bashkisë së Ti ranës do të kenë një furniz im më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të punës që ka nisur për rehabilitimin e rrjetit hidrik të kryeqytetit. Ndërtimi i linjës së transmetimit, me të njëjtin standard të vendeve të Bashkimit Europian, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, njëkohësisht do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet, si dhe do të eliminojë humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit. Realizmi i këtij investimi, me vlerë 10.5 milionë euro, bëhet me financimin e Qeverisë Italiane, përmes Kooperacionit Italian në Tiranë, dhe pritet të jetë gati në gusht të vitit të ardhshëm. Në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës, ishte e pranishme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllako. Në fjalën e saj, ministrja Balluku ka vlerësuar angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e fundit për të menaxhuar në mënyrën më të mirë sistemin hidrik të qytetit dhe

për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve, çka ka dhënë edhe rezultate të prekshme. Por, kjo sfidë nuk mund të përballohet vetëm nga pushteti vendor. “Furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit është një nga ato sfida, ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë i gërshetuar me një trashëgimi shumë të keqe të situatës së investimeve në këtë sektor në të shkuarën, e bëjnë nevojën për ndërhyrje edhe më emergjente. Ndaj dhe sot jemi këtu bashkë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe me partnerët e miqtë tanë italianë, për t’i dhënë udhë një projekti shumë të rëndësishëm, që synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës”, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e Qeverisë Italiane për këtë projekt të rëndësishëm teksa garantoi se “ky investim do të mundësojë ndërtimin e një linje transmetimi me standardet që operojnë vendet anëtare të BE, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth tij dhe do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet në rrjet”. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë këtij investimi afatgjatë Tirana do të përjetojë një revolucion hidrik që do

të plotësojë nevojat e banorëve. “Ju e dini fare mirë që uji në Tiranë ka këto tre stacione: stacioni i parë, ku mblidhen ujërat, është ky i Bovillës; stacioni i dytë është impianti ku filtrohet, dhe stacioni i tretë është rrjeti dhe çezma e secilit prej përdoruesve të shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Ky investim lidh dy stacionet e para. Sot realisht po nis një revolucion hidrik për Tiranën”, tha Veliaj. Këto investime do të zgjidhin edhe problemin 25-vjeçar për zona si Kashari apo Laknasi, të cilat kanë njohur një rritje të numrit të popullsisë, por jo urbanizim. “Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji; një pus uji një carac janë mijëra për një shtëpi, por pallate mbi puset e ujit të Laknasit qartazi e kanë tejkaluar misionin e tyre”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si pasojë e mirëmenaxhimit, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës i ka çuar arkëtimet në nivelin 97-98%, ç’ka i lejon asaj të investojë në infrastrukturë. Veliaj nënvizoi se si pasojë e amortizimit, por

edhe e mungesës së vëmendjes, rrjeti i tubacioneve është amortizuar duke shkaktuar humbje në rrjet. Ai siguroi se investimet e reja do të sigurojnë jo vetëm përmirësim të rrjetit të transmetimit, por edhe ndalimin e abuzimeve me të. “Një pjesë e madhe e tubacioneve janë çarë si kulluese makaronash. Pjesa e madhe e problemit ka të bëjë me faktin a e çojmë dot 100% të ujit të pacenuar në çezmat e qytetarëve. Një mënyrë se si e shmangim këtë është duke vënë tuba të padepërtueshëm; duke qenë se tubacionet dalin nga Tirana para se të rifuten në Tiranë, duke kaluar në një nga bashkitë kufitare me ne, nuk kemi pasur një trajtim të kujdesshëm të këtij mallit kaq të shenjtë, edhe kaq të shtrenjtë, që quhet ujë”, deklaroi ai. Teknologjia e re do të mundësojë moscenimin e linjës së re të tubacioneve. “Me teknologjinë e re që përdorim, nuk do të ketë nevojë të ruajmë ujin. Do të kemi një linjë të pacenueshme dhe të paprekshme, e kësisoj të garantojmë që çfarë del nga ky liqen i kthehet Tiranës për

përpunim dhe pastaj vazhdon në çezmat tona”, theksoi Veliaj, teksa vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë për ritmin e zbatimeve të investimeve. Nga ana e tij, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi investimin në fjalë si një vepër me impakt dhe rëndësi të madhe teksa solli në vëmendje se investimi i nisur sot është pjesë një programi të gjerë të qeverisë italiane për rehabilitimin e sektorit hidrik të Tiranës, një program i cili ka pasur një financim të përgjithshëm prej 27 milionë eurosh. Rehabilitimi i rrjetit hidrik të Tiranës do bëjë të mundur dyfishimin e kapacitetit të impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë. Gjithashtu, do të bëhet e mundur realizimi i dy linjave paralele, që shmang në këtë mënyrë probabilitetin e ndërprerjes së furnizimit me ujë të qytetit në rast shërbimesh të detyrueshme mirëmbajtje të linjës aktuale. Rritjen e sigurisë për garantimin e furnizimit me ujë për periudhën e thatë kur burimet e Selitës dhe Shën-Mërisë janë në kuota minimale.

Kreu i Bashkisë së Tiranës: Në maj shpërndajmë kartën e studentit me mbi 40 shërbime

N

ëse je në kërkim të një pune, panairi “Work & Study” i cili u çel dje në mjediset e Muzeut Kombëtar, ofron mbi 3500 vende të lira nga kompani dhe biznese të ndryshme. Panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me pjesëmarrjen e 65 kompanive, universiteteve dhe institucioneve. Në hapjen e panairit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të vizitojnë stendat e këtij panairi për të filluar një rrugëtim të ri në karrierën e tyre. Bashkia e Tiranës ofron mundësinë për 90 aplikantë që të bëhen pjesë e administratës së saj në sektorë të ndryshëm. “Përveç vendeve të punës, kemi disa oferta shumë të mira edhe për kryerjen e praktikës. Bashkia e Tiranës ka 90 pozicione pune, duke përfshirë disa drejtori dhe agjenci bashkiake, ndërkaq për herë të parë kemi futur konceptin e praktikave me pagesë. Te Bashkia e Tiranës nuk duam të pasuroni vetëm CV, duam që të fusni edhe disa para në xhep. Është një mënyrë se si siguroni disa të ardhura, por edhe shënoni në CV tuaj punën e parë mbi të cilën mund të ndërtoni karrierën për punë të tjera”, u shpreh ai.

90 vende të lira në Bashkinë e Tiranës, kriter notat e larta Duke u ndalur në paktin për Universitetin, Veliaj garantoi se të gjitha institucionet po punojnë për plotësimin e pikave, duke filluar nga rikonstruksioni i godinave të konvikteve. “Jam shumë i lumtur që për Paktin e Universiteteve është përfshirë edhe qeveria me portalin Punë të Mbarë, ku listohen jo vetëm punët e bashkisë, por të të gjitha institucioneve kryesore. U them gjithmonë studentëve, shqetësohuni të jeni më të mirët, se për të mirin ka gjithmonë punë. Secili prej nesh do të ishte i nderuar të kishte në stafin e tij më të mirin e një fakulteti të caktuar dhe fakti që 1 mijë më të mirët janë në proces rekrutimi, ose një pjesë tashmë kanë filluar punë nga portali i qeverisë Punë të mbarë, është dëshmi e kësaj”, tha Veliaj. Ai u bëri thirrje bizneseve që t’i bashkohen nismës për kartën e studentit duke ofruar çmime të reduktuara për studentët. “Në maj shpërndajmë kartën e studentit, por teksa këto po zgjidhen, studentët du-

het të shqetësohen vetëm për një gjë: notat, notat, notat! Dua t’i ftoj të gjitha kompanitë këtu që të na bashkohen me ofrimin e shërbimeve në kartën e studentit. Jam i bindur se bankat mund të na ofrojnë një ulje për llogari të studentëve, për shpenzimet bazë. Po ashtu, edhe kompanitë celulare që janë këtu mund të na bëjnë një ofertë pak më të mirë”, deklaroi Veliaj. Ndërkohë, më tej ai shtoi se krahas

ceremonive përkujtimore për të rënët, 5 Maji do të jetë edhe “Ditë pa makina”. Ai u bëri thirrje qytetarëve që atë ditë të lënë automjetet e tyre dhe të shijojnë aktivitetet e shumta të organizuara nga Bashkia e Tiranës. “Kjo javë do të mbyllet me datën 5 Maj, me “Ditën e Dëshmorëve”. Bashkia e Tiranës po përgatitet jo vetëm me ceremonitë në të gjithë Varrezat e Dëshmorëve, një moment kujtimi për faktin që Sh-

qipëria ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, por do të jetë gjithashtu një ditë pa makina. Data 5 Maj, ashtu si Dita e Verës, do të jetë një ditë e hapur për të gjithë”, kujtoi Veliaj. Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu theksoi se prioriteti i qeverisë shqiptare ka qenë, është dhe do të mbetet, integrimi i të rinjve në tregun e punës. “Është shumë e rëndësishme të theksoj dy nisma të rëndësishme në kuadër të Paktit për Universitetin, të cilat do të bëjnë që të rinjtë shqiptarë të kenë sot më tepër mundësi për të praktikuar dhe për të provuar për sa i takon praktikave mësimore, ashtu edhe praktikave profesionale, duke nga nisur që nga patronazhimi i secilit prej institucioneve të arsimit të lartë publik në Shqipëri, nga ministritë e linjës, bazuar në profilin e njëjtë përkatës, por gjithashtu edhe një histori suksesi që vijon të zgjerohet dhe të përsëritet nga viti 2015, që është Programi Kombëtar i Praktikave të Punës”, deklaroi Haxhiu.


POLITIKE

14

E mërkurë, 1 MAJ 2019

KreuigrupittëPS-sëshmangpërgjigjenpërnjëtryezëmePresidentin:Kushmendonsemerrpushtetnëtavolinë,ekagabim

S

ekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe i kujtoi opozitës vitet e burgut që parashikohen në rast se bllokohet procesi zgjedhor. “Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Janë të gjithë pranuara me këdo që merr pjesë në zgjedhje. Ritheksoj se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta”, u shpreh Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat pas takimit që u mbajt në selisë e PS-së, ku u zyrtarizua koalicioni parazgjedhor “ASE”, Balla tha se kjo aleancë do të fitojë zgjedhjet në të gjitha bashkitë. “Në respekt të afateve të përcaktuara nga Kodi zgjedhor sot kemi përmbyllur me 23 parti një marrëveshje për krijimin e ASHE. Kemi ruajtur të njëjtin emër të koalicionit me të cilin kemi fituar zgjedhjet e 2013, 2015, 2017 dhe më të cilin do fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo Aleancë është gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje. Jam i sigurt se do ketë aleanca e koalicione të tjera në zgjedhje. Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të votës së popullit. Duhet të jetë e qartë për këdo, zgjedhjet janë të popullit jo të partive. Partitë kanë për detyrë të marrin pjesë në zgjedhje. Një parti që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk mund të jetë parti politike”, tha Balla. Tryezë me Presidentin

Balla këmbëngul dhe kërcënon opozitën me burg: Zgjedhjet më 30 qershor

Kreu i grupit parlamentar socialist iu shmang pyetjeve të gazetarëve për një takim me Presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe kë do të ketë përballë PS në zgjedhjet e 30 qershorit.I pyetur nëse do të marrë PS pjesë në një tryezë të iniciuar nga President Meta, Balla theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen. “Mandati i parlamentit është tejet

legjitim. Do doja të përsërisja, ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve përmes Palmer që ishte në Shqipëri para pak javësh, apo dhe qëndrimi i BE, i cili nxit të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Zgjedhjet janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, gjej rastin të ritheksoj dhe njëherë

se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira demokratike”, deklaroi socialisti Taulant Balla. Por as pyetjes se do të ketë një 17 maj të dytë, Balla sërish nuk iu përgjigj duke thënë se afatet zgjedhore janë kushtëzuese. “Unë nuk jam Nostradamus, por di që në çdo rast afatet zgjedhore janë kushtëzuese. Kush mendon

se mund të marrë pushtet në tavolinë, kush mendon se mund ta përdorë kushtetutën apo kodin zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Afatet e kodit zgjedhor dhe Kushtetutës janë shumë të qarta. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës. Sikurse bënë gabimin e paimagjinueshëm për dorëzimin e mandateve të besuara nga populli, tani jemi në fazën që PD dhe LSI, Lulzimi dhe Monika duan që t’u heqin të drejtën qytetarëve për të votuar kryetarët e 61 bashkive dhe 61 kuvendet lokale të bashkive të vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen”, deklaroi Balla. Ai përsëriti se kush dëmton procesin dënohet me burg. “Parashikimet e Kodit penal për ata që bllokojnë rrugë, pengojnë zgjedhësit të shkojnë në votim janë shumë të qarta dhe unë sa herë të komunikoj me ju, deri në 30 qershor do t’ua rikujtoj: Kush tenton të pengojë zgjedhësit për të shkuar në votim apo kush tenton apo guxon të prekë një qendër votimi apo kutinë e votimit, dënimet shkojnë nga 5 deri në 8 vite burg”, u shpreh Balla. Ndërkohë pyetjes se përballë kujt do konkurrojë “ASE” në zgjedhje, Balla tha se në zgjedhjet e 30 qershorit janë regjistruar ër të marrë pjesë 42 parti politike. “Në zgjedhje partitë konkurrojnë për të marrë besimin e popullit. Ne do të konkurrojmë për të rikonfirmuar besimin e marrë në 2017 tani për t’u rikonfirmuar në qeverisjen vendore. Janë 42 parti, monopol nuk ka. Merrni regjistrimet e partive politike në KQZ dhe pyetini ç’qëndrim kanë. Unë flas në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane”, tha Balla.

SENATORIN ITALIAN TAKON BALLËN: ITALIA MBETET MBËSHTETËSI KRYESOR I RRUGËS EVROPIANE TË SHQIPËRISË

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Senatorin italian Luciano D’Alfonso, anëtar i Komisionit parlamentar të Çështjeve Rajonale, njëherazi President i seksionit dy palësh të Grupit të Miqësisë Itali dhe vendet e Ballkanit. Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për këtë proces. Italia mbetet një prej mbështetësve kryesorë të këtij procesi dhe pozicioni i saj ka qenë i qartë në favor të hapjes sa më parë të negociatave. Gjatë takimit, Balla theksoi se Italia mbetet mbështetësi kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i

D’Alfonso mesazh Ramës: Në demokraci, nëse ka një problem, gjendet një zgjidhje rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla.. Nga ana e tij Senatori D’Alfonso u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë hapa seriozë dhe po punon në drejtim të agjendës evropiane dhe të integrimit drejt BE-së dhe shprehu keqardhjen që disa subjekte politike në Shqipëri kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me Parlamentin. “Më vjen keq që bën lajm fakti që disa subjekte politike kanë

vendosur që të ndërpresin këtë vullnet bashkëpunimi ashtu siç e kërkon demokracia. Duket sikur nuk ka një proporcionalitet midis sjelljes së zgjedhur dhe rëndësisë dhe sasisë së çështjeve. Në politikë, në institucione, në demokraci duhet të jemi gjithmonë në proporcionalitet. Në qoftë se ka një problem, merren masat dhe gjendet një zgjidhje. Italia shikon me shumë me vëmendje dhe me konsideratë të lartë punën që bën kjo elitë drejtuese kombëtare në drejtim të Evropës. Na intereson ky realitet i bashkëpunimit për të ndihmuar Evropën që të bëjë shumë më tepër se ajo çka është bërë deri më tani, mbi të gjitha mbas Brexit, e cila përfaqëson për ne një pikënisje të rëndësishme”, u shpreh senatori italian D’Alfonso në takimin me kreun e grupit të PS-së.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj: Bashkëpunim shtet-punëdhënës-punëmarrës për garantimin e sigurisë në punë

K

ëshilli Kombëtar i Punës, zhvilloi të martën mbledhjen e parë për vitin 2019, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, etj. Mbledhja e Këshillit përkoi me 100 vjetorin e krijmit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë në Punë. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Denaj i kushtoi një vëmendje të veçantë çështjes së sigurisë në punë dhe u shpreh se krijimi i kushteve të favorshme për sigurinë e punonjësve është një domosdoshmëri, për të patur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. “Shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve mbetet një detyrim për çdo kompani private e publike dhe vëmendja jonë, veçanërisht e Inspektoriatit të Punës, do të mbetet përmirësimi i kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë maksimale për punonjësit”, u shpreh Denaj. Gjatë vitit 2019, theksoi Ministrja Denaj, “vëmendja do të jetë te përmirësimi i marrëdhënies me biznesin dhe ndërgjegjësimi për vëmendje ndaj sigurisë së shëndetit të punëmarrësit dhe

Këshilli Kombëtar i Punës, Denaj: Luftë informalitetit dhe siguria në punë OBJEKTIVAT “Ministrja Denaj i kushtoi një vëmendje të veçantë çështjes së sigurisë në punë dhe u shpreh se krijimi i kushteve të favorshme për sigurinë e punonjësve është një domosdoshmëri, për të patur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Denaj tha se lufta ndaj informalitetit do të mbetet një angazhim madhor për Qeverinë Shqiptare”.

kushteve të punës, sigurimin e transparencës në vendimmarrje dhe rritjen profesionale të inspektorëve”. Një tjetër çështje që Ministrja trajtoi gjatë fjalës së saj ishte dhe punësimi, si një ndër faktorët që ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Raporti i Bankës Botërore për punësimin konstatoi se Shqipëria ka rritjen më të madhe të punësimit në masën

FIER

Të miturit do të trajtohen pa u privuar nga liria

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Fier, për zbatimin e masave alternative që do të shmangin nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin. Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, të miturve në kontakt me ligjin të cilët kanë kryer vepra të lehta penale, do t’u jepet mundësia të që të trajtohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen pa u privuar nga liria. “Falenderoj përfaqësuesit e Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë, të cilët ishin të pranishëm në këtë moment të firmosjes së marrëveshjes. Bashkëpunimi i të gjithë zinxhirit është shumë i rëndësishëm për trajtimit e të miturve në kontakt me ligjin”,-u shpreh Gjonaj në fund të takimit. Me bashkinë Fier, shkon në 12 numri i bashkive të cilat firmosin marrëveshjen e mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg. Kujtojmë se pjesë e kësaj nisme janë bërë edhe bashki të tjera të vendit si ajo e Tiranës, Vlorës, Korçës, Durrësit, Lushnjes, Pukës, Kavajës, Elbasanit, Beratit, Kurbinit dhe ajo e Kukësit.

3.3%, tre herë më e lartë se ajo e rajonit, sikurse dhe rritjen më të lartë në paga në masën 6.6%. Norma e punësimit në Shqipëri në nivelin 60 % është më e larta në rajon, ndërsa papunësia në vend ka arritur në pikën më të ulët në masën 12.4%. Edhe pse raporti përmend se informaliteti ka trend rënës, Ministrja Denaj tha se lufta ndaj informalitetit do të mbetet një

angazhim madhor për Qeverinë Shqiptare. “Siguria në punë, respektimi i ligjit në deklarimin punëmarrësve si dhe një bashkëpunim mes aktorëve shtet-punëdhenës-punëmarrës, do të siguronte zhvillimin e një shoqërie, sipërmarrrje dhe ekonomi të qëndrueshme”, tha Ministrja. Gjatë vitit 2018 nga ana e Inspektoratit të Punës janë kryer 12, 297 inspektime, nga

7,958 inspektime që janë kryer në 2017. Raporti i Bankës Botërore për punësimin konstatoi se Shqipëria ka rritjen më të madhe të punësimit në masën 3.3%, tre herë më e lartë se ajo e rajonit, sikurse dhe rritjen më të lartë në paga në masën 6.6%. Norma e punësimit në Shqipëri në nivelin 60 % është më e larta në rajon, ndërsa papunësia në vend ka arritur në pikën më të ulët në masën 12.4%. ‘’Siguria në punë, respektimi i ligjit në deklarimin punëmarrësve si dhe një bashkëpunim mes aktorëve shtet-punëdhenëspunëmarrës, do të siguronte zhvillimin e një shoqërie, sipërmarrrje dhe ekonomi të qëndrueshme’’.

VELIPOJË

Manastirliu: Plan masash për sezonin veror R

indërtohet qendra shëndetësore Velipojë plazh, duke siguruar standard të lartë shërbimi për banorët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit veror. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin në qendrën shëndetësore të Velipojës, e cila u rehabilitua në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore moderne. “Prej më shumë se 6 vitesh kjo qendër nuk funksiononte, ndërsa sot ofron standardin më të lartë të shërbimit parësor”, tha Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja deklaroi se me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë 2019, do të përparësohen pikat në zonat turistike. Manastirliu prezantoi edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik. “26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror me 60 mjekë dhe 80

infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë”, tha Manastirliu. Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë turistësh. “Falë investimit në 37 autoambulanca të reha që i janë shtuar flotës së urgjencës

mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit. “Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me levë pas kokës

N

jë tjetër grua mbeti viktimë e dhunës në familje. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj. Viktima është Antoneta Hoxha 53-vjeç, ndërsa autori i krimit, bashkëshorti Skënder Hoxha 63vjeç. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit. Fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me levë pas kokës, ndërsa më pas në pjesën e ballit kur është kthyer dhe në krahun e majtë. Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë. Fillimisht ai mohoi që të ishte autori i vrasjes por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Tashmë çështja kalon te Krimet e Rënda për krimin brenda familjes. Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe të masakruar në kokë dhe në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë. Pavarësisht deklaratës ai është shoqëruar në komisariat dhe pas disa orësh në pyetje është

Vrau gruan, burri: Më kërkoi ndihmë pasi e godita me levë

dorëzuar para grupit hetimor duke pranuar krimin e rëndë. Çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe

Vlorë. 16 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna në familje në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2018. Ndërkohë gjatë 8 viteve të fundit 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Situata kriminale në vend është përkeqësuar në 4 muajt e parë të vitit 2019, duke regjistruar 30 persona të vrarë.

Mbi 100 shqiptarë janë bërë pjesë e grupit terrorist të ISIS në zonën e konfliktit në Irak dhe Siri gjatë viteve 2011-2015. Shifrat janë bërë të ditura nga drejtori i qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati, gjatë konferencës me aktorët e vijës së parë për parandalimin e dhunës. “Mbi 40 mijë vetë iu bashkuan ISIS gjatë viteve 2011-2015. Rreth 1000 prej tyre janë në rajonin e Ballkanit dhe mbi 100 nga Shqipëria”. Në konferencë u prezantuan 3 raste të parandalimit në kohë të akteve me prirje ekstremiste. Rastet e trajtuara kanë të bëjnë me një të mitur në një shkollë në Gjirokastër, i përfshirë në grabitje. Një bashkëshort i dhunshëm në Tiranë me prirje radikale i arrestuar nga policia. Në aktivet u trajtuan disa praktika dhe eksperienca të reja nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe Holandës. Për të parandaluar fenomenin kanë nisur fushatat sensibilizuese në institucionet e arsimit.

“Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë. Fillimisht ai mohoi që të ishte autori i vrasjes por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Tashmë çështja kalon te Krimet e Rënda për krimin brenda familjes”. numrit të vrasjeve në vend. Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze. Rritja e krimit në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT nëpërmjet publikimit të statistikave vjetore për vitin 2018. Sipas raportit për vitin e shkuar janë rreth 35 mijë vepra penale, me rritje 0.4% krahasuar me 2017. Sipas Instat, në 2018, janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119 që ishin në vitin 2017, ndërsa vihet në dukje dhe numri i lartë i vjedhjeve të banesave dhe bizneseve.

SEANCA

RAPORTI

Mbi 100 shqiptarë pjesë e ISIS

Numri i lartë i viktimave gjatë kësaj periudhe është i lartë nga vrasjet në familje, apo atentatet mafioze. Rritja e kriminalitetit konfirmohet edhe nga INSTAT, ku sipas raportit të publikuar së fundmi, kemi rritje të krimit në vitin 2018, krahasuar me vitin paraardhës. Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket

RRËFIMI

“Arrest me burg”, është masa që dha Gjykata e Krimeve të Rënda për Ragip Hajdini, i akuzuar për grabitjen e Rinasit. Përpara togave të zeza, i njohur si “Daja”, ai tha se nuk ka lidhje me ngjarjen. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve. Dyshohet se Hajdini është anëtari i grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në aeroportin e Rinasit. Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Ragip Hajdini është nga Kosova dhe u prangos në Kavajë pak ditë më parë, me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai është përshkruar nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh

Grabitja, Hajdini: Nuk kam lidhje me ngjarjen

me Klement Çalën dhe Admir Muratajn. Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit. Shtetasi rezulton me

precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.


AKTUALITET

17

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në burg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga Gjykata e Apelit

Vrasja e Kurtit është porositur nga jashtë K

ur kanë kaluar disa javë nga ekzekutimi mafioz i Jurgen Kurtit, mësohet se kjo vrasje është porositur nga jashtë Shqipërisë. Sipas ‘’Report Tv’’, ky është konkluzioni i hetuesve, një muaj nga arrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje. Për të hedhur dritë mbi motivet e këtij krimi, Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi. Tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në burg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga Gjykata e Apelit. Kurti i njohur si menaxheri i VIP-ave dhe jetës së natës në Tiranë, njihej nga policia për precedentët penal ndërsa kishte mundur të fitonte lirinë për mungesë provash si në vrasjen e babait të tij ashtu edhe ndaj Agim Arapajt në Durrës. Kurti u vra më 18 mars teksa shkonte për në banesën e tij në Tiranë poshtë pallatit në rrugën “Zef Jubani”. Jurgen Kurti bënte një jetesë luksoze me makinë të shtrenjta dhe pushime të shpeshta jashtë vendit, të

INTERPOL “Kur kanë kaluar disa javë nga ekzekutimi mafioz i Jurgen Kurtit, mësohet se kjo vrasje është porositur nga jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve, ky është konkluzioni i hetuesve, një muaj nga arrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje. Për të hedhur dritë mbi motivet e këtij krimi, Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi”.

cilën jo pak herë e reflektonte me postime në Instagram. Në postimet e tij në rjetet sociale Kurti tregonte momente nga lidhja me të fejuarën e tij por edhe me nënën. Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryqytet. Tre vite më parë Kurti u përfshi në një ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë për

babai i tij, krim për të cilin mori autorësinë daja i tij Leonard Ristani. Ngjarja ndodhi në korridorin e banesës së familjes Kurti. Sipas informacioneve të bëra publike nga policia në atë kohë konflikti kishte nisur për shkak se prindërit e Jurgen Kurtit ishin ndarë dhe jetonin në banesa të ndryshme. E ëma pretendonte se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe për këtë kishte kërkuar ndihmën e të vëllait. Gjatë konfrontimit fizik ku ishte

prezent dhe Jurgen Kurti mbeti i vrarë babai i tij. Që në prill të vitit 2017, Jurgen Kurti u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë Agim Arapi. Edhe nga kjo ngjarje Jurgen Kurti u përfshi në një tjetë vrasje ku mbeti i vrarë Agim Arapi, ngjarje për të cilën u la në burg vëllai i vjehrrit të tij. Vjollca Arapaj, gruaja e Agimit që u vra dy vite më parë, sipas saj prej Jurgen Kurtit dhe dy personave të tjerë, thotë se Kurtin nuk e ka vrarë djali i saj për hakmarrje. “I

dha fjalën babait të vetë që nuk do të bëjë gjë. Edhe nuk e bëjmë dot se nuk ja dalim dot me milionat që kanë ato. Kush ja del atyre. Kjo duhet të jetë vrasje mafioze shtetërore, vrasje për probleme droge, nuk e di çfarë mund të ketë se nuk e di me çfarë merren ato edhe nuk më intereson”, u shpreh Vjollca Arapaj. Megjithatë, ajo nuk ka besim te drejtësia për zgjidhjen e kësaj çështje. “Ka marrë fund kjo Drejtësi. Nuk gjetën vdekjen e burrit tim me prova, e blenë drejtësinë, frika ime më e madhe është mos i bëjnë gjë çunit. Shpresa ime e vetme, është vetëm ai”.

TIRANË

LEZHË

LAÇ

Kapet mat hajduti i garazheve

Policia kap në flagrancë autorët e grabitjes

Vrasja e kushërinjve, dorëzohen dy prej autorëve

Në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A.P, sipas të cilit disa persona i kishin vjedhur mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit: A.M, 41-vjeç, banues në Kurbin; E.P, 32-vjeç, banues në Lezhë si dhe ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K, 25-vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Vetëdorëzohen në polici dy nga të rinjtë e akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi, ngjarje e ndodhur të dielën e 28 prillit 2019 në Laç. Në pranga janë vënë kushërinjtë M.Bushi dhe V.Bushi, ndërkohë vijon puna për arrstimin e personit të tretë i cili është edhe vëllai i njërit prej të arrestuarve. “Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë. Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M.B, 25-vjeç dhe V.B, 28-vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici”,-informon policia e shtetit. Krimi i dyfishtë sipas tyre pasoi pas një debat mes dy grupeve të të rinjve teksa ishin bashkë në një lokal. Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar dhe sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh. Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë.

Është arrestuar nga Policia e Tiranës një 41-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Operacioni i koduar gracka u zhvillua nga komisariati i policisë numër 3 në Tiranë dhe pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një palli, policia arriti të kapte autorin. I arrestuari rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. “Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qira nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit. Më datë 20.03.2019, në rrugën “Reshit Çollaku”, në garazhin e shtetasit E.H, dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit. Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike”,-thuhet në deklaratën e Policisë.


AKTUALITET

18

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit

P

as 18 vitesh, në Klinikën Stomatologjike Universitare është investuar në pajisje moderne, që ofrojnë edhe shërbime të reja që nuk ekzistonin më parë, duke vendosur kështu një standard të ri në shërbimin stomatologjik publik. Tashmë kjo klinikë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” iu mundëson studentëve kryerjen e praktikës klinike në laboratorë me pajisje të teknologjisë së lartë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se: “Klinika Stomatologjike Universitare i siguron sot studentëve kryerjen e praktikës klinike në laboratorë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë si dhe mjedise pritëse të përmirësuara për qytetarët që marrin shërbime. Klinika Stomatologjike Universitare është shembull i transformimit që ka nisur për sigurimin e kushteve të përshtatshme për kryerjen e praktikës mjekësore sipas standardeve”. Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në vit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit. Anis Thodhorjana, Drejtori i kësaj klinike tregon se tanimë pas restaurimit shumica e shërbimeve ofrohen falas.

Pas 18 vitesh mungesë, pajisje moderne në Klinikën Stomatologjike Universitare

“Janë shërbime të nivelit primar stomatologjik dhe këto shërbime janë kryesisht për banorët në nevojë. Të gjithë fëmijët e grupmoshës nga 0-18 vjeç të gjithë shërbimet profilaktike i marrin falas. Sa kursejnë qytetarët? “Për vendosjen e një proteze totale për moshat e treta çmimi në institucionet private në dijeninë

time shkon nga 30 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë të reja. Në institucionin tonë vlera është 6 mijë lekë të reja ose 60 mijë lekë të vjetra”,-tha Anis Thodhorjana. Edhe vetë qytetarët tregojnë se shpenzimet dentare janë minimizuar. “60 mijë lekë të vjetra jam shumë i kënaqur. Privati 300 mijë lekë”. Në vitin

PATOS

B

S

gjatë vitit të shkuar. Kostoja e investimit ishte 16 milionë lekë”, tha Balilaj. Konkretisht, falë këtij projekti 12 apartamente sociale janë vënë në dispozicion të grave kryefamiljare në nevojë në Patos. Sipas saj, Bashkia Patos ka

aplikuar edhe pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, bazuar në programin operacional të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. Një godinë 4-katëshe iu nënshtrua rikonstruksionit, për t’iu vënë në dispozicion 16 familjeve të tjera në nevojë

“Klinika Stomatologjike Universitare i siguron sot studentëve kryerjen e praktikës klinike në laboratorë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë si dhe mjedise pritëse të përmirësuara për qytetarët që marrin shërbime. Klinika Stomatologjike Universitare është shembull i transformimit që ka nisur për sigurimin e kushteve të përshtatshme për kryerjen e praktikës mjekësore sipas standardeve”. është rruga që studentët e kanë për të nisur praktikën. “Klinika Stomatologjike Universitare i siguron sot studentëve kryerjen e praktikës klinike në laboratorë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë si dhe mjedise pritëse të përmirësuara për qytetarët që marrin shërbime. Klinika Stomatologjike Universitare është shembull i transformimit që ka nisur për sigurimin e kushteve të përshtatshme për kryerjen e praktikës mjekësore sipas standardeve”. Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve. Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas.

RAPORTI

34.5 milionë lekë për banesat sociale

anesat e reja sociale që janë ngritur në bashkinë e Patosit i japin një tjetër dimension politikave sociale në ndihmë të komunitetit. Janë dy projekte të mëdha ku është investuar në bashkinë e Patosit, sa i takon banesave sociale prej të cilave kanë përfituar kategoritë në nevojë. Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dha detaje nga këto projekte, të cilat në total kapin vlerën e 34.5 milionë lekëve. “Ne kemi aplikuar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban për projektin e adaptimit të godinës së ishkopshtit në banesa sociale për familjet në nevojë. Investimi mori suportin financiar të Ministrisë dhe u realizua me sukses

2017 në Klinikën Stomatologjike Universitare, kanë marrë shërbim rreth 17.200 pacientë. Në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maksimal, si dhe do të ofrohen për herë të parë shërbimi i punimeve estetike të Porcelanit. Kjo klinikë

STUDENTËT

IShP: Shqipëria përmirëson indikatorët shëndetësorë

ipas të dhënave të publikuara në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara si OBSH, UNICEF, UNFPA, Banka Botërore, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm gjatë viteve të fundit lidhur me rritjen e jetëgjatësisë së pritshme, uljen e vdekshmërisë në adultë dhe veçanërisht lidhur me rënien e vdekshmërisë foshnjore dhe fëminore. Të dhënat e këtyre organizatava janë të mbështetura në informacionin e marrë në databazat kombëtare dhe në informacion të zyrtarizuar. Këto janë agjencitë që kanë tagrin dhe mandatin për të monitoruar globalisht

indikatorët e lidhur me shëndetin. Referuar pikërisht informacioneve zyrtare të agjencive të OKB, pak muaj më herët u publikua edhe raporti i Bloomberg, i cili merr në konsideratë indikatorë të shëndetit të popullatës dhe faktorëve të riskut për të bërë renditjen e vendeve. Në këtë raport

Shqipëria ka patur një rritje me 7 vende në renditjen e përgjithshme. Në kontrast me sa më sipër, publikime apo raporte të tjera që hartojnë indekse të agreguara me qëllim krahasimi të sistemeve shëndetësore mes vendeve të ndryshme, janë jo vetëm metodologjikisht të dyshimta por edhe të bazuara në burime informacioni jozyrtare. Më konkretisht, renditja e “Numbeo” të cilës i janë referuar portalet së fundmi, është një renditje e bazuar në një anketë me 10 pyetje të cilën mund ta plotësojë sipas perceptimit vetjak çdo vizitor i faqes. Kjo anketë është rezultat i perceptimit të 32 vizitorëve të kësaj faqe online.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Kate Moss: Kurrë nuk kam marrë heroinë në jetën time S

upermodelja britanike dhe një nga modelet më të suksesshme të të gjitha kohërave me sa duket ka ndryshuar në mënyrë dramatike mënyrën e jetesës në 18 muajt e fundit. Kate Moss 45-vjeçare është në rrugë të drejtë për shërim, por “gojët e ligave” thonë se këtë mënyrë të jetës e ka si maskim pasi vazhdon të konsumojë drogë. “Unë kurrë nuk kam marrë heroinë. Ata ishin duke shitur bluza me mbishkrimin ‘Kate është një narkomane’ më ka ndodhur mua dhe është një gjë e tmerrshme”, tha ajo. Megjithëse ajo pretendon se kurrë nuk kishte probleme me barna të rënda. Moss ishte dikur në rehabilitim. “Mendova se ishin ekstrakte alkooli, unë kam qenë keq një kohë. Tërë mënyra ime e të jetuarit që kam bërë ishte jo e mirë dhe pirja nuk më ka ndihmuar. Kam marrë ndihmë kur kuptova se nuk kam kontroll mbi jetën e tyre”, pohoi bukuroshja. Miqtë e saj thonë se Kate tani është një grua e re dhe një version shumë më i mirë për veten dhe vendosi të përqendrohet shumë më tepër në shëndet, sidomos pas vdekjes së parakohshme të miqve të saj më të ngushtë.

Rob dhe Kristen harrojnë skandalin e tradhtisë, flasin si miq të mirë Kanë kaluar 6 vite nga ndarja e Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, por yjet e “Twilight” vazhdojnë të komunikojnë si miq. Këtë gjë e konfirmoi 32-vjecari në një intervistë për revistën “Sunday Times’ Style”. Pavarësisht skandalit të tradhtisë në vitin 2012, aktorët kanë hedhur gjithçka pas krahëve për të patur një miqësi të ngrohtë. “Po, Rob e konsideron Kristen si shoqe, edhe pse nuk shihen shumë shpesh. Ata shkruajnë vazhdimisht, ndonjëherë për punë, ndonjëherë për gjëra personale. Ata janë shumë miq, por e mbajnë jetën private larg njëri-tjetrit. Gjithcka ndajnë së bashku është respekti. Kristen është e lumtur që mund të quajë Rob ‘shok’ pas gjithë këtyre viteve”, tha një burim për HollywoodLife. Ndarja e tyre erdhi pas fotografisë së Kristen duke u puthur me regjisorin Rupert Sanders. Pas atij momenti, Kristen dhe Rob vazhduan jetën e tyre duke takuar njerëz të rinj.

Rita Ora krenare për vendin e saj, zbulon planet për muzikë shqiptare Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare që prej vitesh po thyen rekorde nëpër botë me këngët e saj, megjithatë gjithmonë flet me krenari për prejardhjen e saj shqiptare. Gjatë një interviste për ‘20min’ në Zvicër, Rita ka folur pak për vendin e saj, suksesin e artistëve shqiptarë nëpër botë, si dhe projektet e saj muzikore. Ajo tha se mundohej ta vizitonte Kosovën sa më shumë, ndërsa për suksesin e shqiptarëve u shpreh kështu: “Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë nëpër botë”. Këngëtarja shqiptare gjithashtu shprehu dëshirën për të realizuar një këngë në gjuhën shqipe në të ardhmen, duke e lënë kështu, një mundësi të hapur.

5 artistët shqiptarë që do jenë në jurinë e Eurovizionit Jonida Maliqi do të konkurrojë me këngën e saj në Eurovizion në datën 16 maj në Izrael. Kënga “Ktheju Tokës” do të jetë në shqip dhe vokali i Jonidës është premtues për një renditje dinjitoze të Shqipërisë në sfidën europiane muzikore. Një rol kryesor ka dhe juria e këtij festivali dhe Shqipëria do të ketë 5 përfaqësues. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar se cila do të jetë juria shqiptare që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.Ata do jenë:Anxhela Peristeri, këngëtare. Eranda Libohova, këngëtare. Dilan Reka, këngëtar. Gent Rushi, pedagog, muzikant. Julka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive.

Ava Max rrëfen vështirësitë e të qenurit shqiptare Këngëtarja e hitit “Sweet but psycho”, Ava Max, është kthyer në një ndër emrat më të njohur të muzikës në mbarë botën, e cila po bën krenar vendin tonë me sukseset e saj. Në një intervistë për “Khaosod English”, këngëtarja ka bërë një rrëfim të sinqertë për vështirësitë që ka hasur gjatë kohës kur ishte në shkollë dhe punën e madhe të prindërve të saj shqiptarë për t’ja dalë mbanë nëpër botë. “Kur prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata s’dinin anglisht dhe s’kishin fare para. Ata punuan shumë fort për të qenë aty ku janë tani. Ata më mësuan që të mos dorëzohem kurrë dhe më dhanë një etikë ë fortë. Kemi me të vërtetë femra të forta në vendin tonë.”shprehet Ava. “U rrita duke u bullizuar shumë në shkollë dhe asnjëherë s’e ndjeja veten të ambientuar. Mendoja se nuk është normale, por në fakt është normale të ndihesh ndryshe, pasi të gjithë jemi të ndryshëm. Jemi unik dhe jemi fantastikë.”- ka rrëfyer këngëtarja.


SPORT

20

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Trajneri dhe mesfushori vlerësojnë të kuqtë, por besojnë te fitorja në “Camp Nou”

Nga Rozalb Lika

E

rnesto Valverde i ka idetë e qarta në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League ndaj Liverpoolit dhe preferon që të qëndrojë me një profil të ulët. Strategu i njohur ka vlerësuar kundërshtarët, të cilët sipas tij nuk do të ndikohen nga humbja e finales së sezonit të kaluar. “Duam të fitojmë, por e dimë sa e rëndësishme është që të evitojmë që ata të mos shënojnë. Duhet të luajmë dy ndeshje shumë të mira. Messi ka qëndruar pushim, pasi do të luajmë tre ndeshje në kampionat në 7 ditë. Shpresoj që të gjej ekuilibrin e duhur. Liverpooli është një ekip i fortë fizikisht, që bën shumë presing dhe luan në një ritëm të lartë. Do të jetë shumë e vështirë që t’i mundim. Në këtë sezon kanë humbur vetëm një ndeshje në kampionat dhe kjo tregon shumë për kualitetet e tyre. Liverpooli nuk ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar, kanë një portier të ri dhe Naby Keita në mesfushë, por nuk mendojë se humbja e finales do të ndikojë në sfidën e nesërme. Sapo kemi fituar kampionatin dhe ky është një avantazh, por në këtë pikë lodhja nuk do të jetë problem. 15 minutat e fundit të çdo pjese janë gjithmonë shumë të rëndësishme, pasi aty tentohet me të gjitha forcat që të arrihen objektivat”, ka thënë strategu i blaugranëve. Rakitic ndërkohë është shprehur

Valverde dhe Rakitiç tremben nga Liverpooli: Të mos pësojmë gol

i bindur se blaugranët do të bëjnë mirë këtë sezon në Champions për të harruar eliminimin me Romën sezonin e kaluar. “Lionel Messi është lideri jonë dhe jemi gati për ndeshje të tilla. Kur kapiteni jonë thotë diçka ne e mbështesim. Duhet të harrojmë rezultatet zhgënjyese në sezonet e fundit në UEFA Champions League. Duhet

BARDHEZINJTË

të fitojmë absolutisht, do të jetë e rëndësishme të shënojmë dhe të ruajmë portën e paprekur. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të tentojmë që të bëjmë më të mirën tonë, të luajmë mirë, të shënojmë gol dhe të mos humbasim toruan. Është e vështirë për të bërë një krahasim mes Liverpoolit dhe Barcelonës në kampionatet e

tyre respektive. Përballë është një nga ekipet më të mira në Europë. Klopp është shumë i zoti, pasi merr më të mirën e lojtarëve të tij, veçanërisht në mbrojtje. Liverpooli ka një ritëm të lart, do të tentojmë që t’i frenojmë dhe të vendosim ne për ritmin e ndeshjes”, deklaroi futbollisti kroat.

MBROJTËSI

“Bomba” e merkatos, Juventus nis kontaktet me Pep Guardiolën

Van Dijk: Nuk shkojmë për pushime në Barcelonë, ja si e ndalim Messin

Sezonin e kaluar Juventusi bëri “goditjen e shekullit” duke rrëmbyer Cristiano Ronaldon. Drejtuesit bardhezi nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi këtë sezon transferimi i madh mund të bëhet në drejtimin e ekipit. Agjenti i njohur Andre Di Lella ka konfirmuar se klubi torinez ka intensifikuar kontaktet me Pep Guardiolën. “Konfirmoj se ka pasur kontakte mes Juventusit dhe Guardiolës. Trajneri është kontaktuar për të parë mundësinë që të marrë drejtimin e pankinës bardhezi. Ai ka përfitime të rëndësishme, por Juventusi mund ta përballoj. Nëse Higuain qëndron tek Chelsea, skuadra torineze do t’i investojë për trajnerin spanjoll. Kontaktet kanë filluar për të parë disponilitetin e trajnerit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të pranojë”, deklaruar agjenti. Edhe në sajte të ndryshme afër klubit bardhezi përflitet shumë për Guardiolën, i cili shihet si trajneri që mund t’i sjellë një tjetër fizionomi lojës së kampionëve të Italisë.

Virgil van Dijk është futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League. Mbrojtësi holandez është në një formë të jashtëzakonshme, teksa asnjë nuk ka mundur që ta dribloj deri më tani, duke formuar një digë të vërtetë përpara mbrojtjes së të kuqve. Në prag të përballjes ndaj Lionel Messi, “tulipani” shprehet optimist. “Shoh atë që kemi, futbollistët. Shoh drejtuesit dhe mënyra si kemi luajtur nuk është shumë surprizuese. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe në ndeshjen e të mërkurës. Do të jetë një beteje e pabesueshme. Duhet të jemi gati për vështirësitë që do na shfaqen, dhe nëse do të marrim një rezultat të mirë do të kemi më shumë shanse në Anfield për të synuar arritjen në finale. Messi? Ai është lojtari më i mirë në botë, e kam thënë edhe më parë. Ju e shikoni se si luajmë, ne nuk mbrojmë një kundër një, mbrojmë të gjithë së bashku dhe sulmojmë po të gjithë së bashku, duhet të jemi gati. Nuk është vetëm ai, por i gjithë ekipi i Barcelonës ka kualitet dhe duhet të jemi të përgatitur sa më mirë. Kemi edhe ne një skuadër shumë të fortë, mund të luftojmë ndaj të gjithëve. Nuk do të shkojmë për pushime apo diçka të ngjashme”, deklaroi Van Dijk

KUQEZINJTË

5 kandidatët që mund të marrin drejtimin e Milanit gjatë kësaj vere

Takimi i së hënës, ka konfirmuar besimin e klubit të Milanit ndaj trajnerit Rino Gattuso, por sipas mediave italiane bëhet fjalë vetëm për një besim momental. Trajneri aktual, në fakt, do të jetë në krye të kuqezinjve deri në fund të kampionatit, me objektivin për ta dërguar ekipin në Champions League. Duke përjashtuar ndonjë zhvillim të papritur, Leonardo dhe Maldini janë duke kërkuar për një trajner të ri. Janë të shumtë emrat që kërkohen për të marrë drejtimin e Milanit, por për momentin janë vetëm në kuadrin e zërave. “La Gazzetta dello Sport” në numrin e saj të përditshëm ka evidentuar 5 emra, të cilët mund të pasojnë Gattuson. Emri më i mundshëm sipas gazetës, është ai i Eusebio Di Francesco-s: Ish-trajneri i Romës ka profilin e duhur sipas drejtuesve, në gjendje për të punuar me të rinjtë dhe me një filozofi të qartë loje, një gjë që e dëshmoi te Sassuolo dhe Roma. Emrat e tjerë janë sugjestionues, por më pak praktik. Mbi të gjithë është Maurizio Sarri (në rast të një divorci me Chelsea-n) dhe Gian Piero Gasperini, i cili për momentin është i përqendruar te skuadra e Atalantës, ku po lufton për të arritur një vend në zonën Champions, por mund të bindet që të fillojë një aventurë të re në ekipin e kuqezinjve, për të treguar vlerat e tij. Dy emrat e fundit janë Leonardo Jardim, trajneri i Monacos që në sezonin e ardhshëm po kërkon një aventurë të re dhe Marco Giampaolo, i cili në këto vite ka bërë shumë mirë te Sampdoria dhe mund të jetë një kandidatë i mundshëm për Milanin.


SPORT

21

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Holandezët triumfuan 0-1në Londër, me një gol të shënuar në fillimin e ndeshjes nga talenti i njohur

Ajax fiton me golin e Van de Beek, me një këmbë në finale

A

jax me një këmbë në finalen e Madridit në Champions League. Skuadra holandeze vijon të bëjë mrekullinë në këtë sezon, teksa ka arritur që të fitojë minimalisht 0-1 në gjysmëfinalen e parë ndaj Tottenhamit. Trajneri Te Hag vijon të marrë më të mirën nga talentet që ka në skuadër, duke triumfuar edhe në impiantin e ri të “Spursave” në Londër. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën holandeze që ushtron presing shumë lart në zonën e ekipit anglez. Në minutën e 15-të pas një aksioni të shpejt, Van de Beek shënoi golin e avantazhit, në një mënyrë shumë të ngjashme me golin e shënuar në Torino ndaj Juventusit. Sulmuesi i talentuar do të kishte mundësinë për të shënuar golin e dytë 10 minuta më pas, por këtë herë do të ndalej nga një pritje fantastike e Lloris. Tottenham zgjohet dhe jep sinjalin e parë të rrezikshëm vetëm në minutën e 26-të, por tentativa me kokë e Llorenten

lë për të dëshiruar. Disa minuta më pas ekipi i Pochettinos merr një tjetër goditje të rëndë, pasi

mbrojtësi Vertoghen u largua pas një dëmtimi të shkaktuar nga portieri i miqve, Onana.

Në shtesën e fraksioni të parë, Alderweireld tentoi me një goditje me kokë, por që do të përfundonte mbi traun e portës. Në fillimin e fraksionit të dytë, ekipi holandez i afrohet golit të dytë me Tagliaficon, ndërkohë që “spursat” vuajnë shumë në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Në minutën e 55-të, Trippier shërben mjaft mirë për Dele Alin, por goditja me kokë e talentit anglez nuk shkon në kuadratin e portës. Loja bëhet edhe më e bukur në minutat në vijim, me vendasit që marrin më shumë iniciativë, ndërkohë që Ajax vuan disi lodhjen, duke i dhënë më shumë hapësirë kundërshtarëve. Në minutën e 77-të pas një kundërsulmi model, Neres gjen shtyllën e majtë të portierit Lloris, i cili qëndroi i palëvizur në portë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të ekipit të Pochettinos, holandezët ruajtën avantazhin deri në fund. Gjysmëfinalja e kthimit do të luhet më 8 maj në Amsterdam.

SULMUESI

Mane: Jam xheloz për Barcelonën, sepse ata kanë Coutinhon

Sadio Mane ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para gjysmëfinales ndaj Barcelonës. Sulmuesi i Liverpoolit beson se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. “Të luash në finalen e këtij kompeticioni ndaj një prej ekipeve më të mëdha (Realit) në botë, të jep shumë eksperiencë. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin që të marrë një rezultat pozitiv. Barcelonën e kam ndjekur që fëmije. Të gjithë ne e admirojmë futbollin dhe është një ëndërr që të luash në një stadium të këtij lloji. Do të jetë një motivim më shumë, jo një presion. Coutinho? Një futbollist shumë i madh. Jam disi i pakënaqur nga fakti që tani është te Barcelona. Është i ri dhe do të përmirësohet shumë sepse ai punon shumë”, u shpreh sulmuesi i Liverpoolit.

LIVERPOOL

ISH-LOJTARI

MERKATO

Klopp i përgjigjet Messit: Edhe ne duam të shkojmë në finale

Scholes kritikon Pogba: I duket vetja më i miri, jeton në botën e fantazisë

Revolucion te PSG në verë, ja 3 yjet që pritet të largohen

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se skuadra e tij do të arrijë që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Strategu gjerman e ka konsideruar “të rrezikshëm” deklaratën e Messin për të fituar Championsin, por sipas tij edhe synimi i të kuqve është arritja e finales. “Jam i apasionuar pas futbollit, si mund të mendoj diçka të keqe në këtë stadium? Firmino duket mirë deri tani, të mërkurën në drekë do të vendos për të. Shpresojmë të luajmë mirë. Kur ata kanë topin, duhet të kesh shumë durim dhe të mos frustrohesh. Ata do të bëjnë shumë pasime dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë. Megjithatë, kur të jetë momenti ynë, duhet të jemi një kërcënim i madh për ta. Barcelona është një ekip shumë i mirë. kam parë kaq shumë ndeshje të skuadrave të tjera aty, por unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë kundërshtar prandaj do të jetë interesante të testoj veten time ndaj tyre. Nuk duhet të harrojmë se edhe ne nuk jemi kundërshtari i ëndrrave për skuadrat e tjera. Do të bëjmë çmos për të fituar. Messi? Barcelona nuk është vetëm Messi, ai ka shumë kualitet. Ata janë tashmë kampionë. Në fillim të sezonit, Messi ka deklaruar se dëshiron që ta marrë këtu Kupën dhe kjo është një deklaratë e rrezikshme për ne, por edhe ne duam që të shkojmë në finale”, deklaroi Klopp.

Ish-futbollisti i Manchester United, Paul Scholes, ka thumbuar sërish Paul Pogba duke u shprehur se francezi “mendon se është më i miri” dhe “po jeton në botën e tij të fantazisë”. Duke iu referuar zërave për një kalim të kampionit të botës me Francën në radhët e Realit të Madridit, Scholes thekson se largimi i tij nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për “Djajtë e Kuq”. “Në vitet e shkuara, United ka humbur lojtarët më të mirë dhe sërish largimi tyre nuk ka ndikuar. Imagjinoni emra të tillë si Roy Keane, David Beckham, Cristiano Ronaldo, Ruud van Nistelrooy. Të gjithë lojtarë kryesorë, që u largohen nga klubi. Ne të gjithë e njohim Pogbanë, flasim për potencialin e tij, por ai është 26 vjeç dhe duhet të ketë vazhdimësi javë pas jave. Ai ndoshta ka nevojë për një Bryan Robson ose një Roy Keane pranë tij vetëm për ta shkundur herë pas here, ndryshe do të jetojë në botën e tij të vogël të fantazisë, duke menduar se është më i miri”, deklaroi Scholes.

Moment i vështirë për PSG, që do të mbyllë sezonin pa rezultatet e pritura. Nuk mjafton për të dominuar Ligue 1, zhgënjimi nga eliminimi në Champions League dhe humbja e freskët në finalen e Kupës së Francës, ka krijuar një atmosferë aspak të mirë në dhomat e zhveshjes. Neymar, një nga yjet e skuadrës, ka kritikuar publikisht disa nga të rinjtë e grupit: “Për të fituar më shumë eksperiencë, duhet të dëgjosh më shumë dhe për të pasur më shumë respekt, unë kështu bëja”. Sipas “Le Parisien”, braziliani i referohej Areola dhe Kimpembe. Thomas Tuchel është duke u përpjekur që të mbajë të bashkuar grupin. “Nuk e di se çfarë presin nga ne”, ka thënë strategu gjerman në vigjilje të ndeshjes ndaj Montpellier. Gjithsesi koha po fluturon dhe drejtuesit parisien janë duke bërë planet e merkatos, ku edhe duhet të zgjidhin problemet me “Fair Play-n Financiar”. Sipas mediave translapine, Cavani, Dani Alves dhe Draxler.


KULTURE

22 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Historia për shqiptarët që shpëtuan hebrenj ndriçohet në New York

N

jë grua e re hebraike nis udhëtimin drejt një fs hati të largët shqiptar, ku zbulon të vërtetën për shpëtimin e familjes së saj nga ata njerëz që rrezikojnë gjithçka për t’ua siguruar strehimin. Fill pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u pushtua nga regjimi shtypës komunist. Krejt lidhjet me botën e jashtme u ndërprenë dhe ata shqiptarë e hebrenj që për vite me radhë kishin jetuar si familje, humbën krejtësisht kontaktin. Pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1990, familjarët e dikurshëm filluan përsëri të rivinin kontaktet dhe mes vete shkëmbyen tregime të çmuara, pothuajse të harruara. Ky është njëri prej rrëfimeve në të cilin bazohet shfaqja kosovaro-amerikane, “Strehim” e dhënë premierë të shtunën mbrëma në New York. Produksioni i përbashkët teatror midis teatrit “Oda” të Prishtinës dhe “Blessed Unrest” të New Yorkut nëpërmjet këtij tregimi, zbërthen historinë jo të njohur nga të gjithë për atë se si Shqipëria dhe shqiptarët jashtë kufijve të saj u shndërruan në shpëtimtarë të hebrenjve. Shteti shqiptar kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore

Anila Hetoja rikthehet në Shkodër

A

nila Hetoja u rikthye në Shkodër me nje ekspozitë personale që përmbledh punën e saj gati tre vjeçare. Bukuritë e natyrës dhe silueta femërore kanë shërbyer si frymëzim për artisten. Punën 3-vjeçare e ka konkretizuar me një ekspozitë të veçantë pikture, ku 85 punime pas Tiranës, u prezantuan në Galerinë e Arteve Shkodër. Artistja Anila Hetoja erdhi në qytetin e saj të lindjes për të sjellë bukuritë e natyres dhe siluetën femërore në gjuhën e pikturës. Një qasje dhe stil ndryshe nga ekspozitat e mëparshme, ku frymëzimin këtë herë e ka marrë nga natyra, në Shqipëri. Teknikat e përdorura janë të ndryshme, si akriliku, vaji, apo materialet e riciklueshme. Në tablo bien në sy ngjyrat e shumta e të gjalla që përdor artistja. Qenia femer është e pranishme në pikturat e saj, përkrah natyrës, apo abstraktes. Stili klasik mbetet i preferuari i saj. Anila Hetoja ka çelur 5 ekspozita personale, ku më e fundit ishte ajo në Gjermani, së bashku me Eda Harapin.

sesa para saj, dhe kjo nuk është veç e dhënë statistikore. Shfaqja nën regji të përbashkët të Florent Mehmetit dhe regjisores Jessica Burr, që zbërthen njerëzoren e kodin e besës që lidh mikpritjen shqiptare që ka mundësuar strehimin e hebrenjve në mesin e tyre, është dhënë në “Baruch Performing Arts Center” në sallën e mbushur plot. Sipas pjesëtarëve të ekipit, është mirëpritur nga publiku. Kastën e aktorëve kosovarë të “Strehimit” (Refuge) e përbëjnë aktorët Ilire Vinca,

Daniela Markaj dhe Eshref Durmishi, ndërsa ajo amerikane përbëhet nga Nancy McArthur, Becca Shneider dhe Perri Yaniv. Aktorja Daniela Markaj, që në shfaqje në rolin bazë portretizon Tanën, një vajzë shqiptare, ka thënë se shfaqja është pritur shumë mirë duke u bazuar në duartrokitjet dhe komentet e njerëzve pas shfaqjes. Sipas saj, për tri net rresht, edhe në parapremierë, edhe në premierë, salla që ka kapacitet prej 200 ulësesh, ka qenë e mbushur plot.

Artistët shqiptarë shkëlqejnë në “International Albanian Brass Festival” “International Albanian Brass Festival” zhvilloi edicionin e katërt, duke sjellë në skenë artistë të njohur. Festivali në pesë netët e tij solli në skenë artistë ndërkombëtarë nga USA, Rusia, Austria, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Spanja, Kosova, Serbia, por dhe nga Shqipëria, që ndezën sallën e Universitetit të Arteve, teatrin “Petro Marko”, Vlorë dhe në ambientin e përhershëm në natën mbyllëse të festivalit, amfiteatrin e liqenit në Tiranë. Ky festival ka si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit mes artistëve vendas dhe të huaj, duke interpretuar së bashku në skenë dhe nëpërmjet këtij festivali rritet ndërgjegjësimi ndaj instrumenteve të tunxhit duke i kthyer ata në tejet popullorë dhe duke nxitur brezin e ri të luajë në ta. Në fokus të vazhdueshëm kanë qenë artistët e rajonit me qëllim unifikimin e metodave të

interpretimit dhe literaturës, nëpërmjet master class të udhëhequr nga Gergely Sugar (Austri) kornist i parë i Orkestrës Simfonike të Vjenës, pedagog pranë Universitetit Graz, Orsolya Korscolan (Austri) soliste themeluese e drejtuese e shkollës së muzikës “Musikschule” Vjenë, Marco Pierobon (Itali) pedagog i trombës në Konservatorin e Bolzanos, dr.Gregory Jones (USA)

dirigjent, trombist, drejtuesi i Purdue University Fort Wayne-Indiana, Hrvoje Pintaric (Kroaci) pedagog pranë shkollës së muzikës “Vatroslav Lisinksi” Zagreb, Ivan Bosnjak (Kroaci) trombon i parë pranë Orkestrës së Operës së Zagrebit-Kroaci, etj. Programi i festivalit erdhi për publikun si një ndërthurje dhe bashkëpunim i artistëve të huaj nën shoqërimin e instrumentistëve shqiptarë.

Mjeshtëria e harmonia kulmojnë në përmbyllje të “Chopin Piano Festit” S’ka pasur mënyrë më të mirë për t’i dhënë fund maratonës koncertale të edicionit jubilar të “Chopin Piano Festit” sesa koncerti i Filarmonisë së Kosovës, nën urdhrat e maestros austriak Stefan Vladar, e zërit të tenorit shqiptar Josif Gjipali. Mjeshtëria e dirigjentit, niveli i orkestrës e i këngëtarit lirik, janë bërë një mbrëmjen e së dielës në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Kryeveprat kanë qenë repertori. Ka nisur me “Piano Concerto no.3 në C minor” të Beethovenit, ku dirigjenti Vladar është paraqitur në rol të dyfishtë, edhe si pianist, sprovë që e ka kaluar në harmoni me orkestrën. Salla ka qenë e ngushtë për publikun. Në veprat “Recondita armonia” dhe “Nessun dorma” të Giaccomo Puccinit u shpërfaq ajo çka që është cilësuar veçanti e këtij koncerti. Pjesa vokale iu shtua asaj instrumentale në interpretimin mjeshtëror të Josif Gjipalit, tenorit shqiptar të dëshmuar edhe në Evropë. Zëri i fuqishëm i tij që ka kumbuar në sallë bashkë me ngjyrimet e tingujve që ka dhuruar secili instrument kanë qenë thurja e mbrëmjes. Breshëria e duartrokitjeve ka kthyer edhe njëherë në skenë tenorin Gjipali për të kënduar pjesën e fundit të veprës së Puccinit “Nessun dorma”. Pas pjesës së dytë Vladar bashkë me orkestrën kanë sjellë “Simfonia nr. 5 në e-minor” të Pyotr Iliych Tchaikoëkyt në gjashtë kohë, në një rrugëtim që rreth një orësh, sa zgjati krejt pjesa e parë. Pas koncertit, dirigjenti Stefan Vladar ka thënë se në Kosovë vjen për herën e dytë dhe kësaj radhe mendon se kanë bërë punë të mirë. Besa Luzha, drejtoreshë organizative e “Chopin...”, ka thënë se është e kënaqur me suksesin e festivalit.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Muaji i parë i vitit. 7. Vegël dore, që përbëhet nga një kokë metali ose druri 10. Ai që nuk është analfabet, duhet të dijë shkrim e ... (këndim) 12. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 13. Angelina ..., aktore e famshme amerikane 14. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 15. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 18. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 20. Saim ... kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër 21. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngë që kopsitet përpara 22. Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në krijimtarinë artistike 25. Organ drejtues i një ndërmarrjeje, i një institucioni, i një shkolle etj 27. Presidenti Laurent-Désiré ... u vra më 16 janar 2001 nga një nga truprojat e tij 28. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 29. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 31. Aksesor veshjeje. Pa të nuk mund të vëndosësh kravatë apo papion 32. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 33. Quhet femra e cjapit 35. Eshtë trajtim mjekësor nëpërmjet një injeksion për të rritur mbrojtjen nga disa sëmundje 36. Gjarpër johelmues, me trup të trashë e të gjatë rreth një metër 37. Letër e trashë dhe e fortë 38. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 40. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 41. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 43. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, inicialet 45. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 47. Aparat i posaçëm në makinat me avull, që shërben për të ftohur avullin dhe për ta kthyer atë në ujë 49. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 50. ... Van Bethoven, një nga kompozitorët më të famshëm gjerman të muzikës klasike 52. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë 54. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 55. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 56. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 59. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 60. Përdoret për të parë në një distancë më të largët se syri dhe më të afërt se teleskopi 63. Qytet në veri të Shqipërisë, laget nga Drini, Buna dhe Kiri,

E mërkurë, 1 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

fillërohet nga Maranaj,Taraboshi e Cukali 66. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 67. Ndodhen në dy anët të kokës së peshkut, tip valvolash 69. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 71. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 75. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 76. Monedha më e vogël turke, që ishte prej bakri dhe vlente një para 78. Yndyrë, tërësia e tyre 81. Partia Republikane, inicialet 82. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 83. Erë e fuqishme dhe e shpejtë, që formohet nga lëvizja e ajrit si shtjellë rreth një qendre 84. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 85. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 86. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 87. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 90. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 91. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 97. Ajo është e folme e një shtrese, a një grupi njerëzish të një profesioni 99. John ... lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq

më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga SHBA me prejardhjen shqiptare 100. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 101. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 102. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 105. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 106. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 107. Ato politiket, para dhe paszgjedhore njohim më së shumti. Solidaritet interesash dominimi 108. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 110.Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 111.... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 112. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 113. Të qenët me vete, sovran dhe i pavarur VERTIKALISHT 1. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 2. Banor vendës i Letonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Letonia 3. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër

4. Tërësia e bimëve të gjelbra, e barishteve të njoma etj. 5. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 6. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 7. Emër me të cilin të vegjlit thërresin babanë ose vëllanë e madh 8. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 9. Drejtim i përqendruar i të gjitha çështjeve shtetërore, sistemi i mëparshëm ishte i tillë 11. Ashtu është një mik i gjinisë femërore, për sa kohë që nuk hyjnë në mes pasionet 14. I mbush mendjen dikujt, e bind që të bëjë një punë a një veprim 15. Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie 16. Banka Botërore 17. Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit, të famshme atë të luftës 19. Vijë kufiri midis dy vendeve (shteteve) fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse 20. Rrip mesi i ngushtë; qengël, nënbarkëse; rrip 23. Po Gjirokastra si e kishte targën 24. ... Bonarparte, strateg ushtarak, burrështetas i zori, ai që ndryshoi historinë e botës 26. Ara e mbjellë me oriz quhet ... 30. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar

57. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 58. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër 61. Eshtë një e tillë ajo e pensionit, ishte ajo e kursimeve, etj 62. Lëng i trashë veshtullor, me ngjyrë të errët, që nxirret nga kullimi i naftës dhe përdoret si lëndë djegëse 64. Dakord në gjuhë universale 65. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 68. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 70. Eci përpara, përparoj, i vete mbarë, shkon përpara 72. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 73. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 74. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 77. Dobi, e mirë; përfitim, ose ... 79. I thonë ndryshe një gruaje të përdalë 80. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 82. Ëmbëlsirë si pelte, e përgatitur me qumësht, miell, sheqer, vezë dhe erëza 85. Përmendore prej graniti ose prej mermeri në trajtën e një shtylle 87. Aktorja e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta ... Luajti në "Vajzat me kordele të kuqe" (1978), "Rruga e lirisë" (1982), "Lamerica" (1994), "Njerëz dhe Fate" (2003), "Koha e Kometës" (2007), etj. 88. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 89. Njeri që nuk flet fare, njeri i pagojë 90. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 92. Bimë e viseve tropikale të Amerikës, që i ka gjethet të gjata e me gjemba 93. Copë e vogël a grimcë e diçkaje që thërrmohet; thërrime 94. Mbështeti kokën në ... të nënës 95. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 96. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht 98. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 103. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 104. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 109. E vendos dikë a diçka në një vend 110.Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë

34. Mbiemri i aktorit të teatrit dhe kinemasë, Reshat 39. Punonjës i prokurorisë që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve 42. Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima 44. Tërësia e ligjeve të një shteti 46. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 47. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 48. Bie në .... Gjendja e një njeriu kur humbet vetëdijen, shkaktohet zakonisht temperatura e lartë 49. Festë gjatë së cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska 51. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës, quhet... 53. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 56. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

K 11

12

I

13

L

3

A

4

D

5

˙

N

A

6

R K

7

A

14

V A

8

I

T

O

A K

T

M

N

M 26

T

A

D

O P

K U

A

E

N

N

T

I

23

K

L

O J

O J

A 17

U ˙

A

H E

N S

O R

D

D

24

K

O 25

S

E 28

U R

10

K T

21

A S

27

D H

E

A 20

K

I 22

S

9

P

16

R

19

A I

N S

15

S

18

A R

I

29

M E

X H

I

T

E

B 30

R

I

U

F

A

I 31

K

32

V

34

N

O R

K T

E R

M A T

E O

G R

A F

I

R

J

P

R

¸

T

R

E

V

¸

N

45

Z

48

I

C

J

L A

Z ¸

P

B

I

A

E N

A

F

L

A

G

N

O

K S

P

P

R I

D A

˙

R

R

56

A

E

57

R

L

58

R K

A I

K

O

R

U

R E

N

E 71

A 72

L 76

R

A N

D

R

R Y

C

D U

O

I

P N E

O

73

D I

H

O

¸

G

T

N A

L E

F

I

O

S

R

T

M

R

A R

I

T

K

R

E

75

U Z P

A

81

E

79

F

P

A L

B E

L

¸

80

82

A N

M

D

U

J

O J

N A

83

J

B A G

C

M A 86

M T K I

D

H

O

F

G

Y R

O M U

A

J

M

E

E

B

D

E

100

K

N

K I

101

P

R U

R G

O

N

U

N T

D

111

E

D A

E

T P P

98

R

I

E

V

116

D I

A K

M

P

J

I

D

S

O

D E

N

106

R G

L

A N

O

108

B I

B

E

L O 113

E Z

M S

L

M

˙

A

N G

117

E 115

O

F

M R

I 118

L I

V A

R

B

109

S

112

B O

E K

102

A R

114

R

N O

92

105 107

110

T L I 97

104

E N

N N

96

K

99

O 103

A L 91

95

Z ¸

A G

88

E T

90

94

M U

G

87

R 89

93

N 84

O R S

85

P

M K R I

70

74

M E D T A

63

K

R 67

V

78

K ¸

M E

59

L

77

P

F

66 69

T

N

¸

A 54

K

65

R

I Z A

T K

53

H

68

J

E

62

64

V

V L

61

L O

K ¸ L

B K U

47

55

A 60

O

T 43

R I

46

52

I

P

I

50

D H

51

P

T

39

Z

L

42

¸

49

O

A

A N

38

P 41

S

44

L

U R

36 37

T

E

33

B A

35

40

O

˙

D

K

A B

A R

E

C


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 1 MAJ 2019

Presidenti Meta pret takon kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë

Të vendoset urgjent dialogu, rrezikohet pluralizmi politik

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta priti dje kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. “Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi. Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit. Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve

kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës. Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa. Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend”, njoftoi dje zyra e shtypit e Presidencës pas përfundimit të takimit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.