Koha Jone_1 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Nesër hajdeni të rrëzojmë Kryeministrin E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 128 (8569)

E shtunë, 1 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Rikthimi i vizave për PS-ja hap sot fushatën Shqipërinë, Holanda dorëzon elektorale. Rama: Zgjedhjet kërkesë zyrtare në Bruksel janë më 30 qershor dhe pikë!

Në foto: Pamje nga radhët e shqiptarëve në sportelet e ambasadave për tu pajisur me vizë

FAQE 4-5

Në foto: Posteri i Partisë Socialiste për çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore

FAQE 5

“NDJESI PRANVERORE”

ANALIZË

DITA KUNDËR DUHANIT

SHËNIM

Pianistja Merzana Kostreci, koncert recital në Uashington

Media amerikane: Edi Rama pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Manastirliu: Masa më të ashpra për mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë

Pse Berisha nuk ndjehet për rrugën Milot-Balldre?

FAQE 14

FAQE 11

FAQE 15

FAQE 8

SHKRIMTARI

Kim Mehmeti: Rilindja e Edi Ramës, Sot është koha gropë septike ku të flisni! derdhen pisllëqet Nga Petrit Vasili politike të tri dekadave LETËR TË HAPUR DELEGACIONIT TË BE

FAQE 10

FAQE 10


POLITIKE ISH-MINISTRI I JASHTËM

P

arlamenti i Holandës i ka kërkuar ditën e djeshme zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar sot komisionerit për Sigurinë e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do

2

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Bllokimi i Vizave, Shehu: Kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë as 24 orë të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE. Lidhur me këtë çështje ka reaguar ishdeputeti demokrat, njëherësh dhe ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Tritan Shehu, i cili thekson se kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë

as 24 orë më shumë në pushtet. “Tragjike! Zyrtarizohet kërkesa e Holandës për bllokimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët. Kjo Qeveri nuk duhet të qëndrojë as 24 orë! Dorëheqja e menjëhershme do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër! Ndryshe...”, theksoi dje, ishdeputeti demokrat Tritan Shehu.

Ish-kryeministri: Holanda rrëzon pretendimin e Komisionit Europian se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave

Rivendosja e vizave, Berisha: Goditje e rëndë, i mbyll dyert për vite të tëra negociatave I

sh-kryeministri Berisha ka komentuar vendimin e Holandës për të vendosur regjimin e vizave me Shqipërisë, kërkesë kjo që i ka kaluar tashmë Komisionit Evropian për shqyrtim. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Berisha e ka cilësuar këtë vendim si një goditje tejet të rëndë, që mund ti mbyllë dyert për vite të tëra hapjes së negociatave. “Një goditje tejet e rëndë, mbyllen dyert për vite për hapjen e negociatave! Miq, vetëm dy ditë pasi Komisioni Europian i rekomandoi vendeve anëtare hapjen e negociatave me Shqipërinë, sepse sipas Komisionit Shqipëria i ka plotësuar kushtet, Mbretëria e Holandës hedh poshtë këtë pretendim. Në një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë, Qeveria e Mbretërisë së Holandës dorëzoi dje (të enjten) në Komisionin Europian kërkesën zyrtare për rivendosjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë, sepse ky vend jo që nuk ka plotësuar kushtet, por përkundrazi, ka shënuar përkeqësim të ndjeshëm dramatik. Kështu, në 48 orët e para pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, dy vende kryesore themeluese të BE-së hedhin poshtë këtë rekomandim dhe nxjerrin kartonin e kuq të bllokimit

të hapjes së negociatave me vendin tonë. Dje grupi parlamentar i CDU/ CSU-së deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në, kurse sot (dje) qeveria e Mbretërisë së Holandës shkon edhe më tej, dorëzon kërkesën për rivendosjen e vizave me qytetarët shqiptarë. Këto qëndrime dëshmojnë në mënyrë përfundimtare se me Edvin

Kristaq Krimin dhe narkoshtetin e tij nuk ekziston absolutisht asnjë mundësi për hapjen e negociatave me BE-së. Këto qëndrime janë një apel për çdo shqiptar të çlirohemi sa më parë nga narkoshteti i Edvin Kristaq Krimit dhe të shpëtojmë të ardhmen tonë europiane”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndrimit të tij i bashkëngjit dhe atë që ai e cilësoi si “lajmin e zi” për

shqiptarët. “Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë. Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë. “Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez. Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë. Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre”, tha dje Berisha.

“Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë”

“Vizat”, Ambasada Holandeze: Është Komisioni Europian që vlerëson kërkesën

A

mbasada e Holandës në Tiranë ka reaguar dje pas letrës së qeverisë holandeze drejtuar Brukselit, ku kërkohet të aktivizohet mekanzimi i pezullimit të vizave me Shqipërinë “Për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.” Duke qetësuar shqiptarët, ambasada sqaron se deri sa KE të marrë një vendim, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë. “Parlamenti Hollandez i kërkoi qeverisë hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar. Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Holandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj. Në

këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar. Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisioni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi. Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në njoftimin që Ambasada Holandeze bëri mesditën e djeshme përmes faqes

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

së saj zyrtare në rrjetet sociale. Më 21 maj, Komisioneri i Bashkimit Evropian, për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos ishte në Tiranë, kur ende komisionit nuk i kishte mbërritur zyrtarisht kërkesa e Holandës. Ai tha se do të bëhet një analizë e kujdesshme nëse kërkesa është në përputhje me procedurat. “Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike” tha ai. Avamopolous. Komisioneri i BE-së vlerësoi punën e autoriteteve shqiptare për të ndalur fluksin e azilantëve në vendet e BE-së, por shtoi se duhet bërë akoma më shumë, ndërsa kërkoi që të njihen reformat që ka ndërmarrë Shqipëria.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Basha: Nesër hajdeni të rrëzojmë Kryeministrin Protesta e së dielës, nesër më 2 qershor, pritet të mos jetë si tubimet që kemi parë deri më sot nga opozita. Sinjali për një demonstratë kombëtare është dhënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar dje me mbështetësit e opozitës në zonën e Kinostudios në Tiranë. Për herë të parë, kreu i PD-së nuk ka folur vetëm për manifestime dhe marshime kundër qeverisë, por për protestë me një objektiv të qartë; rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ky zhvillim i ri në qëndrimin e opozitës, për largimin e Edi Ramës me protestë kombëtare, vjen si përgjigje ndaj kërkesës që tashmë qytetarët, opozitarë ose jo, bëjnë në adresë të PD dhe kreut të saj, Lulzim Basha. Kreu i PD-së deklaroi se janë shumica dërrmuese e sipërmarrësve dhe qytetarëve që i kërkojnë opozitës një afat se kur do t’a rrëzojnë Edi Rama. Dhe përgjigja e Bashës ndaj kësaj pyetje që tashmë është: “nesër në protestën para Kryeministrisë”. Në fjalimin e mbajtur dje në Tiranë, Basha ishte më i ashpër me qeverinë duke deklaruar se kjo nuk është mw një betejë mes platformave dhe parimeve normale demokratike, por një përballje mes qytetarëve dhe një bande kriminale që qeverisë sot Shqipërinë. “Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98% e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku s’mban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bash-

këqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19:00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh”,deklaroi Lulzim Basha. Thirrja e Bashës për protestë kombëtare dhe rrëzim të Edi Ramës vjen vetëm pak orë para se kryeministri të shpallë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore. Një hap i tillë nga ana e PS dhe kryeministrit shihet se goditje finale që qeveria i bën procesit zgjedhor. Fushata do të zhvillohet në 61 bashki dhe në të gjitha nuk ka asnjë kandidat të opozitës. Hapja e fushatës është dhe rrëzimi de fakto i kërkesave të opozitës për dënimin e korrupsionit, ndëshkimin e vjedhjes së zgjedhjeve në vitin 2017 dhe gjithë aferave kriminale që PD dhe aleatët kanë denoncuar

përgjatë kësaj kohe. Me çeljen e fushatës elektorale nga PS, Shqipëria hyn në një faze të re politike, e cila është dhe më e rrezikshmja në historinë e viteve të fundit. Për herë të parë kemi një parti që shkon në zgjedhje pa kundërshtarë politike, njëlloj si në kohën e komunizmit. Për herë të parë, pas ’90-ës kemi një qeveri dhe parti që vet do të votojë, vetë do numërojë dhe po vetë do shpallë rezultatin, pasi edhe OSBE tha se nuk dinte si të vepronte kur në zgjedhje s’ka opozitë. Pas kapjes së gjithë institucioneve, rrëzimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, shteti po shkon drejt kapjes totale nga një grup i vogël njerëzish. Nga nesër nisë dhe kapja e pushtetit vendor vetëm nga një parti duke vënë në pikëpyetje gjithë sistemin që është ndërtuar në këto 29 vite. Nëse më parë dukej humor krahasimi i Rilindjes me monizmin komunist, nga sot të

gjithë jemi dëshmitarë sesi një grup njerëzish i ardhur në pushtet me vota mund të kthehet në uzurpuesin më të paligjshëm të gjithë institucioneve duke shkatërruar institucionin e zgjedhjeve. Hyrja në fushatë pa kundërshtar është gjesti më flagrant i cenimit të demokracisë, pasi sot Rilindja nuk po shkon në fushatë, por po kryen vrasjen ligjore të opozitës. Shqipëria ka disa muaj në krizë të rëndë politike, por sot po Rama dhe PS-ja po hedhin me marrëzi një hap drejt përplasjes kombëtare. Megjithë problemet që mund të ketë opozita në aksionin e saj, një kryeministër që shkon drejt pushtetit absolut dhe konfliktit kombëtar me kaq dëshirë sa Edi Rama, moralisht nuk është më kryeministër. Sot Edi Rama fillon fushatën, kurse nesër opozita do t’i japë përgjigjen vendimtare kryeministrit. Qamil Xhani


POLITIKE

M

inistria e Jashtme e Holandës i ka kërkuar dje zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar sot komisionerit për Sigurinë e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE. Në datën 16 prill, në një votim të paprecedentë, parlamenti holandez votoi me 105 vota nga 150 rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Për rivendosjen e vizave votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Pjesë e votimit ku kërkohej pezullimi i vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen. Rikthimi i vizave u argumentua, sipas deputetëve holandezë, me nivelin e lartë të krimit në radhët e qytetarëve shqiptarë që vizitojnë këtë vend. Më këtë kërkesë nuk mund të flitet më për negociata, por mbetet vetëm të shpresojmë se shqiptarëve nuk do t’u duhen të rikthen edhe një herë në kohë që mbanin radhë para ambasadave. Në vijim letra e plotë për Komisionin e BE *** Gjatë viteve të fundit, çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë kanë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në Amsterdam, Roterdam dhe qytete të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i azilkërkuesve nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këtë shqetësime janë bërë shkas vendimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Këto shqetësime janë bërë pjesë diskutimi në parlamentin holandez. Më 11 prill të këtij viti, u zhvillua një diskutim në Parlament mbi krimin e organizuar të shqiptarëve në Holandë. Ky debat solli në një mocion që i kërkon qeverisë së Holandës të njoftojë Komisionin Europian në përputhje me nenin 8 (2) të Rregullores (BE)2018/1806, për rritjen së aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Holandë. Holanda me këtë njofton Komisionin Europian se ka shqyrtuar rrethanat e mëposhtme të përmendura në nenin 8 (2) të Rreg-

4 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Holanda kërkon zyrtarisht në BE pezullimin e vizave për shqiptarët

ullores: (a) një rrezik në rritje ose kërcënim ndaj ose politikës e sigurisë së brendshme të shteteve anëtare, në veçanti një rritje të konsiderueshme e veprave të rënda penale, të lidhura me shtetasit shqiptarë, të mbështetura nga informacionet dhe të dhënat objektive, konkrete të siguruara nga autoritetet përkatëse; (b) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve shqiptarë që u refuzohet hyrja ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen; dhe (c) një rritje të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë. (a) një rrezik në rritje ose kërcënim ndaj ose politikës e sigurisë së brendshme të shteteve anëtare Që nga viti 2015, në Holandë ka pasur një rritje të konsiderueshme të veprave penale të lidhura me shtetasit shqiptarë dhe bandat e krimit shqiptar. Kriminelët shqiptarë janë të përfshirë në trafikun e drogës (kryesisht kokainë), pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Prania e tyre në skenën kriminale po shtohet gjithnjë e më shumë, jo vetëm për shkak se ata veprojnë në mënyrë efektive dhe të fshehtë por gjithashtu sepse ato gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë me grupe të tjera kriminale të hua-

ja. Është e qartë se aktivitetet e tyre janë një kërcënim i pashmangshëm për sigurinë e brendshme. Pas një rritje të numrit (710) të të dyshuarve shqiptarë të regjistruar nga policia në vitin 2016, numri i të dyshuarve të regjistruar ra në 499 persona në vitin 2017. Në 2018 u regjistruan 476 të dyshuar. Përveç këtyre shifrave absolute, shqetësimi kryesor është cilësia e aktiviteteve të tyre. Aktiviteti i krimit të organizuar brenda këtij grupi është relativisht e lartë. Pavarësisht uljes së numrit të të dyshuarve, numri i kriminelëve shqiptarë që përfshihen në krimin e organizuar është në rritje. Të dyshuarit shqiptarë zënë vendin e dytë ndër pesë vendet me shtetasit më të rrezikshëm të regjistruar nga Holanda në Sistemin e Informacionit të Shengenit (SIS). Këto të dhëna të Sistemit të Informacionit të Shengenit japin informacion mbi individët që nuk kanë të drejtë të hyjnë ose të qëndrojnë në zonën Shengen ose për ata që kërkohen për përfshirje në aktivitete kriminale. Shqipëria dhe Holanda po punojnë së bashku për çështjen e krimit të organizuar nga shtetasit shqiptarë në Holandë. Më 23 maj 2018 Ministri i Drejtësisë dhe Ministri për Migracionin i Holandës nënshkruan një marrëveshje me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e

Drejtësisë së Shqipërisë. Më 13 dhe 14 shkurt 2019 u mbajt takimi i parë i ekspertëve për krimin në Holandë. Edhe pse bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve policore, gjyqësore dhe të emigracionit është rritur, ka ende vend për përmirësime të mëtejshme dhe bashkëpunimi deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete. Në raste të ndryshme, policia dhe autoritetet gjyqësore të Holandës kanë ngritur çështjen për të rritur shkëmbimin e informacioneve me autoritetet shqiptare. Për shembull, nga ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë gjatë takimit të tij me ministrin e Brendshëm të së Shqipërisë në Tiranë, më 28 mars 2019. Më 23 maj 2019, policia holandeze mori informacione për subjektet dhe grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky informacion do të shërbejë për një takim në nivel ekspertësh këtë verë midis autoriteteve të ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të Holandës. Holanda mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin të marrëveshjesh në këtë drejtim. (b) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve shqiptarë që u refuzohet hyrja ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen; Që prej vitit 2009 shihet një rritje e dukshme e numrit të shtetasve

shqiptarë që qëndrojnë në Holandë në mënyrë të paligjshme. Në vitet e fundit, autoritetet holandeze të migrimit dhe të zbatimit të ligjit janë përballur me një sërë sfidash për të luftuar emigrimin e paligjshme. Këto sfida veçanërisht kanë të bëjnë me shqiptarët që përpiqen të shkojnë me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shkakton dëme dhe probleme të konsiderueshme për shoferët, sektorin e transportit dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Për të luftuar emigrimin ilegal nga Shqipëria, qeveria holandeze ka marrë disa masa. Policia e shtetit të Holandes kanë intensifikuar mbikëqyrjen në kufijtë detarë dhe në / rreth portit të Roterdamit. Për më tepër, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është intensifikuar duke ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese së bashku me autoritetet belge dhe ato shqiptare. Takimet e ekspertëve midis autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Shqipërisë organizohen rregullisht. Së fundmi, ish-ministri për Emigracionin vizitoi Shqipërinë për të diskutuar masat për të luftuar emigracionin e paligjshëm, veçanërisht për ata që qëndrojnë ilegalisht në Roterdam. Qeveria holandeze dhe ajo shqiptare kanë një bashkëpunim të ngushtë për riatdhesimin e këtyre shtetasve. Numri i azilkërkuesve është rritur vazhdimisht që nga viti 2010. Pas një rënieje në vitin 2017, numri i azilkërkuesve filloi të rritej sërish, me 550 kërkesa në vitin 2018. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil ka mbetur e ulët, domethënë më pak se 1 për qind. Që prej nëntorit të vitit 2015, Shqipëria është në listën të vendeve të sigurta të origjinës nga Holanda. Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë përpunohen me procedurë të përshpejtuar. Holanda i kërkon Komisionit Europian që të shqyrtojë informacionin e siguruar dhe, në konsultim me shtetet anëtare, të vendosë për të ndërmarrë veprime në përputhje nenin 8 (6a) në për të luftuar problemet e hasura në lidhje me shtetasit shqiptarë. Me respekt, Robert de Groot, Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Holandës në Komisionin Europian


POLITIKE

5

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Zgjedhjet vendore, reagon edhe Taulant Balla: Më 30 qershor fiton Shqipëria dhe demokracia

K

ryeministri Edi Rama është i prerë sa i përket datës së zgjedhjeve, duke artikuluar edhe një herë se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor. Nëpërmjet një postimi ku njofton çeljen e fushatës elektorale më 1 qershor, Rama është shfaqur i vendosur se zgjedhjet nuk do të shtyhet. “30 qershor dhe pikë”, shkruan Rama, bashkangjitur fotos ku njofton hapjen e fushatës elektorale. Çelja e fushatës elektorale ishte parashikuar të mbahet ditën e djeshme, më 31 maj, por duke qenë se opozita njoftoi zhvillimin e protestës së radhës kombëtare, Partia Socialiste vendosi shtyrjen e saj me një ditë më vonë, pra ditën e sotme. “Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës - kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”, njoftoi kryeministri Edi Rama në letrën e tij të pestë publike drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha. Çelja e fushatës do të kryhet në parkun olimpik në Tiranë, në 16:00, siç bëri të ditur kryeministri Edi Rama. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se ditën e sotme, përveç kryeministrit Edi Rama, do të marrin fjalën kandidatët për

PS çel sot fushatën, Edi Rama: Zgjedhjet në 30 qershor dhe pikë

Bashkinë e Fierit, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës. Gjithashtu do të flasë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Zgjedhjet

e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh kanë nisur protestat

ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t’u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por shefi i qeverisë është shprehur se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Kreu i Grupit Parlamentar

të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat dje u tregua mjaft i prerë lidhur me zgjedhjet vendore dhe datën 30 qershor. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla tha se në këtë datë fitojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe shteti institucional, demokracia dhe Kushtetuta. “Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave. Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime: kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë”- tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PSsë, Taulant Balla.

ZËVENDËSMINISTRI I BRENDSHËM: ÇDOKUSH QË SHKEL LIGJIN E BËN PROTESTË TË DHUNSHME, DO TË PËRGJIGJET LIGJËRISHT

Z

ëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari duke folur për mundësinë e kthimit së vizave nga BE për shqiptarët, deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim. Lamallari u shpreh se Komisioni Europian e merr në fund vendimin dhe se KE ka pasqyruar një raport –progres pozitiv për vendin tonë. “Mund të them se nga Holanda ka zyrtarë të cilët kanë mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë. Kritikat që vijnë duhen parë edhe nga fakti se në Holandë ka parti politike të djathta dhe me pikëpamje ekstremiste. Ambasada holandeze gjithashtu ka dhënë mbështetje për qeverinë shqiptare. Zyrtarë të lartë holandezë kanë thënë se Shqipëria kë bërë punë tepër të mirë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm. Ministri i Brendshëm holandez pati theksuar se kishte rënie të personave të dyshuar të përfshirë në kriminalitet. Raportet e Eurostat për kriminalitetin shqiptar në Europë nuk është shqetësues. Shqiptarët zënë vetëm 0.19 për qind të të dyshuarve në Holandë dhe më pak të dënuar. Kjo nuk përbën arsye që të dënojë një popull të tërë. Kriminaliteti përdoret politikisht në vendin

Rikthimi i vizave, Lamallari: S’ka arsye për shqetësim tonë për të kritikuar qeverinë. Nuk ka arsye për shqetësim, shqiptarët lëvizin lirshëm brenda rregullave. Ai që vendos është Komisioni Europian, që vendos në fund dhe nga KE nuk ka vendim. Komisioni Europian ka dhënë shenja pozitive për vendin, ka një raport pozitiv për Shqipërinë”, tha Lamallari. I ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24”, numri dy i Ministrisë së Brendshme tha më tej se progres-raporti i KE-së vuri në dukje një sërë arritjes të Shqipërisë, edhe në fushën e sigurisë. “Raporti i Komisionit Europian flet për përparime të Shqipërisë në drejtim të goditjes të veprimtarive kriminale. Komisioni ka vlerësuar se ka pasur progres të prekshëm në përmirësim të dukshëm në luftën ndaj organizatave kriminale. Në raport përmendet se janë goditur persona me influencë që drejtonin grupime krimi. Gjithashtu, policia ka bërë një punë shumë të mirë në goditjen e trafikut të drogës. Po ashtu, bashkëpunimi me FRONTEX rrit sigurinë në kufi dhe parandalon emigracionin e paligjshëm. Kemi edhe nënshkrim për të sejllë

oficerë të Interpolit”, vlerësoi Lamallari. Besford Lamallari theksoi se policia e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë punën e saj në mënyrë korrekte në lidhje me protestat opozitare. Ai shton se protestat duhet të jenë paqësore, ndërsa vlerëson se çdokush që shkel ligjin e bën protestë të dhunshme, do të përgjigjet ligjërisht. “Protesta e opozitës ka bërë që policia të marrë masa dhe nuk mund ta mohoj se forcat policore kanë qenë aty për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Uroj që protestat mund të jenë të dhunshme. Sa

i takon protestës së 2 qershorit, policia ka marrë masa për të qenë e suksesshme, gjithmonë duke mos qenë agresiv, por brenda normalitetit, me plan të mirëkoordinuar. Mendoj se policia e ka treguar se di të sillet me protestuesit. Policia ka treguar se nuk fal askënd, pasi ligji duhet të qëndrojë mbi çdo gjë. Kjo do të thotë se protesta duhet të jetë paqësore, ndërsa për dhunën ka ligje. Sa i takon gazit që përdoret, është normal, i përmbahet standardeve”, deklaroi Besford Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm. . I pyetur për

arrestimin e Gjergj Cukalit, i dyshuar për vrasjen e ishpolicit Arben Bilali, zv.ministri u shpreh se kjo tregon se policia është bërë më produktive në goditjen e krimit. “Mund të them se policia ka punuar shumë mirë për të arrestuar vrasësin e Arben Bilalit, Gjergj Cukali. Policia tashmë po vepron me metoda të avancuara për të zbuluar krime si vrasja. Policia ka arritur të jetë profesionale, duke vijuar që të punojë në drejtim të dokumentimit të çdo lloj krimi. Për vrasjen e Bilalit, është hetuar dhe është provuar plotësisht. Për motivet nuk mund të shprehem, duhet të presim organet e zbatimit të ligjit. Situata aktuale është totalisht nën kontroll. Vlerësoj shumë bashkëpunimin e qytetarëve me Policinë e Shtetit. Vihet re se qytetarët denoncojnë në mënyrë të vazhdueshme në numrin 112. Qytetarët janë aleatët tanë më të mirë dhe të besueshëm. Është e rëndësishme që media, të gjithë faktorë të ndikojnë që policia të shërbejë për qytetarët e vendit dhe në emër të ligjit”, theksoi dje Zëvendësministri i Brendshëm, Besford Lamallari.


POLITIKE

Q

yteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e pestë e “Forumit për Zgjedhje të Lira”, i organizuar nga “Grupimi i Qendrës së Djathtë”. Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë. Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet përse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për Marrëveshje Kushtetuese’ me 12 pika, dhe kanë siguruar se në 30 qershor, zgjedhje pa opozitën, nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë. “Kryeministri, ata që janë në Parlament sot, i anatemon, i quan zëvendësues të Partisë Demokratike. Ata, të paktën në këto momente, përderisa mendojnë se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, duhet të bojkotojnë Parlamentin. Ne marrim përsipër, që së bashku, e gjithë politika të dakordësohet, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi përfundimisht, dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeverie kalimtare e cila kërkon një kohë të caktuar, nuk mund të bëhet as për një javë, as për dy javë, as për një muaj dhe as për dy muaj por ndoshta do të kërkojë një periudhë 5-6 mujore”, u shpreh kreu i PAAsë, Agron Duka. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i cili shtoi se jemi kthyer në një lloj sistemi autoritar, të ngjashëm me diktaturën, ku vendoset çdo gjë nga një grup njerëzish politik. “Nuk kemi një shtet që zbaton dhe respekton Kushtetutën, por jemi shndërruar në një Republikë të Kryeministrit. Nuk kemi pushtet gjyqësor funksional. Problemi i dytë i madh që kemi ne janë liritë politike, në momentin kur qytetarët nuk janë të lirë për të votuar, për të përcaktuar me votën e tyre se kush është e ardhmja e fëmijëve të tyre, e familjeve të tyre, e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, atëherë ne nuk kemi bërë as më shumë e as më pak, por jemi kthyer në një lloj sistemi autoritar, të ngjashëm me diktaturën, ku vendoset çdo gjë nga një grup njerëzish politik. Prandaj, kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal, me lista të hapura. Do të ishte një zhvillim pozitiv për politikën dhe kthimin e kushtetutshmërisë në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Fatmir Mediu. Ndërsa kreu i PDK-së, Nard Ndoka vëren se ka pasur rritje të qytetarëve që e kuptojnë

6

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Krerët e partive opozitare në Shkodër: E gjithë politika të dakordësohet, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi përfundimisht

Aleatët e Bashës: Pa opozitën s’ka zgjedhje, duhet qeveri tranzitore

se ky është mesazhi më i fort që i jepet politikës shqiptare në tërësi, dhe në këtë kontekst ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet pasditen e së dielës në Tiranë. “Mijëra qytetarëve që kanë protestuar në Tiranë. Askush nuk është sprapsur, ka pasur rritje të qytetarëve që e kuptojnë se ky është mesazhi më i fort që i jepet politikës shqiptare

në tërësi, dhe ju bëj thirrje që në 2 qershor të jemi të gjithë sëbashku, për të protestuar, për të sensibilizuar. Jo vetëm qytetarët shqiptarë dhe faktorin ndërkombëtar, por të japim shpresë për çdo njeri. Edhe për ata socialistë që e shohin me shqetësim lajthitjen e kryetarit të tyre politik”, deklaroi Ndoka. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi se nuk do ketë

asnjë zgjedhje pa u zgjidhur më parë çështja e qeverisë transitore. “Ju si shkodranë keni qenë përherë në krye të betejave demokratike. Më 30 qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë, por kjo nuk mjafton. Duhet të jemi të gjithë, si sot, më shumë nesër, me qëllim jo vetëm të mos realizohen zgjedhje në 30 qershor, por kur të realizohen

ato në vjeshtë, zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje për pushtetin vendor, pasi të jetë ngritur një qeveri tranzitore, duhet të jenë zgjedhje me një mesazh të fuqishëm, se Shqipëria nuk do t’i kthehet më asnjëherë praktikave totalitare, të një qeverisje që pretendon se është zgjedhur në mënyrë demokratike”, theksoi Vangjel Dule. Krerët e partive opozitare e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 2 Qershor. “Ne po rezistojmë për gjënë që është më esenciale që kemi fituar këto 27-28 vjet, lirinë për të zgjedhur. Po e humbëm edhe këtë, këtu demokracia mbetet një fjalë boshe pastaj, dhe kthehemi atje ku kemi qenë. Kështu që, edhe njëherë, do t’ju ftoja të vimë ditën e dielë, do të na duhet edhe një e dielë tjetër ndoshta, do të na duhet këtu në Shkodër të organizohemi më shumë, sepse rrugë tjetër nuk na ka mbetur. Ai zotëria po tenton me një parti, ne do t’i themi ‘nuk do të lejojmë’, kjo është e drejta jonë. Kemi mundësi të kemi pluralizëm, po qemë të zotët ia arrijmë, po na thyen, bravo ju qoftë, do t’i durojmë pastaj, do të ulim kokën e të rrimë. Unë ju falenderoj se jam i sigurt që Shkodra s’ka ndërmend ta ulë kokën.” u shpreh, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

AMBASADA E AMERIKËS NË TIRANË, MESAZH TË PRERË PËR QYTETARËT E SAJ QË TË KENË KUJDES TË DIELËN

D

y ditë para protestës së opozitës së bashkuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu ka bërë apel qytetarëve të saj, që të shmangin lëvizjet në zonat ku pritet të grumbullohen protestuesit. Në reagimin e ambasadës theksohet se kohëzgjatja e protestës është e panjohur, ndërsa thekson se në protestat e fundit është përdorur edhe dhunë prej protestuesve. Ambasada e Amerikës në Tiranë gjithashtu tregon edhe vendet se ku pritet të protestohet, duke përcjellë edhe një mesazh të prerë për qytetarët e saj që të kenë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje median për zhvillimet mbi protestën e së dielës. “Vendndodhja: Pikat e grumbullimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në zonat e mëposhtme në Shqipëri: Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë);

Nesër protesta e opozitës, SHBA apel qytetarëve të saj: Shmangni pikat e grumbullimit

Zyra e Kryeministrit (Tirana); Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë) Ngjarja: Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00.

Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë

dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Veprimet që duhen marrë: Shmangni grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi; Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj; Monitoroni mediat lokale për përditësime; Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftimin e djeshëm të ambasadës amerikane në vendin tonë.


POLITIKE

7

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

LSI mbledh ekspertët e huaj, diskuton programin e Bujqësisë: Rinia do ta shtyjë përpara këtë sektor drejt transformimit

L

ëvizja Socialiste për Integrim ka nisur takimet me partnerë duke shpalosur kështu edhe një program për punën që ata synojnë të bëjnë kryesisht në sektorin e bujqësisë. Edhe pse vijojnë me qëndrimet e tyre duke mos u përgjigjur thirrjeve nga ana e qeverisë dhe nga ndërkombëtarët për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po vijojnë takimet si në një fushatë të zakonshme elektorale. Kështu, së fundmi LSI-ja ka mbledhur një tryezë diskutimi për programin e tyre në Bujqësi. Në këtë takim pjesëmarrës ishin Zv. Kryetari i LSI-së, Luan Rama, nënkryetari Petrit Vasili, disa prej ish-deputetëve si dhe ekspertet italiane të frutikultures Dr.Francesco Tagliani dhe Dr. Luca Gambarotto. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ishministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se sektori i bujqësisë është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndaj bëri apel për më shumë vëmendje në këtë sektor. Një nga ekspertët italian i pranishëm në tryezën e organizuar nga LSI-ja, tregoi se si sektori i frutikulturës në Itali është transformuar, duke marrë shtrirje të gjerë në treg, madje duke shkuar deri në Kinën e largët. “Frutikultura tek ne është e rëndësishme. Ajo ka rendiment të prodhimit të lartë dhe ka sukses në treg. Jemi shembulli i dëshirës për të qenë të suksesshëm. Jemi tregjet e vogla, por kemi dalë suksesshëm në treg dhe kemi shkuar deri në Kinë. Kjo sipërmarrje rrit ekonominë dhe të ardhurat për sipërmarrësit. Kemi ardhur këtu për të paraqitur modelin tonë të zhvillimit dhe shpresoj që të implementohet kur të ketë një situatë politike më të qetë. Ajo që më jep kënaqësi të veçantë është se shikoj shumë të rinj këtu

Programi, Panariti: Sektori i bujqësisaë është shumë i rëndësishëm për ekonominë

dhe ata janë gjaku i ri, që do ta shtyjnë përpara këtë sektor drejt transformimit”-tha mes tjerash njëri prej ekspertëve italian. Për LSI-në, bujqësia ka qenë sektori më pak i financuar në Shqipëri, ku në mënyrë të vazhduar ka marrë nga buxheti i shtetit një sasi parash, e cila ka qenë pesë herë më e vogël nga ç’është financuar ky sektor i rëndësishëm i vendit te fqinjët, te Maqedonia e Veriut dhe në Kosovë. Sipas saj, praktikisht buxheti i subvencioneve sot në Bujqësi, është rreth 450 milionë lekë, ose e kthyer në euro, rreth 3.5 milionë euro, nga 20 milionë euro që ishte një vit më parë. Pra rreth 6 herë më i ulët. Po ashtu LSI-ja evidenton se prodhimi

bujqësor sot është ngarkuar me TVSH-në më të lartë në rajon. Në shitje, në dorëzim, produkti ngarkohet me 20% TVSH, e cila tashmë rimbursohet vetëm në masën 6%. Kjo e bën prodhimin bujqësor vendas, jo konkurrues, pasi çmimet që i ngarkohen fermerëve, janë çmime qesharake që nuk justifikojnë mundin, djersën dhe sakrificat që ata bëjnë. E njëjta gjë vlen edhe për frutat, për zarzavatet, të cilat vuajnë ashtu si produktet e tjera bujqësore, nga taksa më të larta dhe tatime më të larta në rajon. E pa financuar, bujqësi me taksat më të larta në rajon, bujqësi që e punon, frezon dhe e liron tokën me naftën më të shtrenjtë në Europë, ka vetëm një

fund: Falimentin dhe një pjesë e madhe e fermave tashmë po mbyllen, fermerët po braktisin fshatin, po tentojnë emigrimin dhe kjo është një dramë e cila po shpaloset çdo ditë e më shumë për bujqësinë vendase. Nisur nga kjo situatë LSI-së propozon që në radhë të parë të rikthehet masa e rimbursimit 100% të TVSH-së në pikat e dorëzimit dhe të mos jetë më rimbursimi 6%. Të rritet minimalisht 10 herë buxheti për bujqësinë. “Prandaj bujqësia ndodhet në një emergjencë kombëtare. Nëse nuk ndërhyhet kjo do të ngarkojë në radhë të parë me përgjegjësi qeverisjen aktuale, për braktisjen e fshatit dhe për rrënimin e fermerit”, thotë LSI.

REAGIMI

P

arlamenti i Holandës i ka kërkuar ditën e djeshme zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Për këtë ka reaguar dje edhe ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili e cilësoi këtë si dështim dhe turp të Qeverisë “Rama”. “Holanda dorëzoi zyrtarisht në Bruksel kërkesën për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Ky akt cënon rëndë lirinë dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Schengen, ndaj qeveria shqiptare duhet të ulë kokën dhe t’i kërkojë falje çdo shqiptari dhe të pranojë papërgjegjshmërinë e saj të

Vangjel Tavo: Kërkesa e Holandës, dështim dhe turp për qeverinë “Rama” plotë. Holanda, një ndër vendet më promotore dhe mbështetëse për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët në hapësirën Schengen, detyrohet të ngrejë një gardh tashmë të rrëzuar një dekadë më parë. Kjo e bën këtë moment të jetë një humbje edhe më e madhe për shqiptarët të cilët nuk po penalizohen aspak për aspiratat e tyre evropiane por prej fajeve dhe mëkateve të Tiranës zyrtare. Ky është një hap

pas për integrimin e vendit dhe për ëndrrat e lira të shqiptarëve të cilët sot ndihen më larg sesa kurrë destinacionit evropian. Shqiptarët janë evropianë me mendje dhe zemër por papërgjegjshmëria qeveritare po i skllavëron gjithnjë e më shumë. I bëj apel qeverisë të ulë kokën e t’i kërkojë falje çdo shqiptari dhe plot turp duhet të pranojë dështimin. Turp!”, tha ish-deputet i LSI, Vangjel Tavo.

KONCESIONI

Rruga Milot-Balldren, Spahiu: Korruptive, Mafioze, Piramidale Reagimeve të shumta që ka shkaktuar koncensioni për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, i është bashkuar dje edhe ishdeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu duke u shprehur se ka dyshime për një skemë korrupsioni, mafioze dhe piramidale nga kompania ANK shpk. “Korruptive, Mafioze, Piramidale. Këto ishin fjalë që dëgjuam mbrëmë për projektin më të fundit të rrugës Milot-Balldren. Rilindja edhe pse në ikje, nuk po i trembet asnjë projekti të tillë, projekt që pason atë të Astirit, ku një km rrugë kushtonte 20 milion euro. Projekt që pason 216 kontrata sekrete që s’kanë lidhje me asnjë lloj sekreti veç fshehjen e procedurave korruptive. Projekte që emërues të përbashkët kanë Parlamemtin Shqiptar, si bashkëpunëtor në grabitjen e miliona eurove. Po vidhemi përditë dhe askush nuk heton, edhe pse media, analistë, opinionistë, ekspertë, guximtarë do ti quaja, denoncojnë. E vetmja rrugë, rrëzimi i këtij sistemi Korruptiv, Mafioz, Piramidal…!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

NËNKRYETARI I LSI

Protestat, Vasili: Ka pasur provokatorë nga Qeveria Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në Neës 24, ka komentuar situatën politike në vend, si dhe protestën e organizuar të shtunën nga opozita e bashkuar. Vasili tha se në protestat e mëparshme kanë qenë të pranishëm provokues nga rradhët e Qeverisë. “Për mua pjesa e organizimit është tepër e konsoliduar nuk është më një surprizë. Të gjithë protestat tona janë provokuar sistematikisht nga provokatorë të Qeverisë. I kam njoftuar me një takim të përbashkët me zonjën Kryemadhi. U kërkova që të bëjnë të tyren për këtë çështje. Kam parë se asgjë nuk ka lëvizur. Jo më larg se dje, pamë një kryeministër atje në parlament që do të bindi gjithë dynjanë se shëndetësia është falas. Ky kryeministri gënjeshtar thotë se shëndetësia falas”, tha Petrit Vasili. Në vijim, nënkryetari të LSI-së u ndal edhe te zgjedhjet e parashikuara në 30 qershor ndërsa me ironi tha se PS do të konkurrojë me veten. “Zgjedhjet i ka prishur kryeministri. Të themi se do hapë fushatën, si të konkurrojë PS me veten. Edhe fushata e PS do të mbetej në historinë e vetes, një ditë e zezë që nuk do përsëritet më kurrë. Ose pluralizëm, ose betejë shesh më shesh dhe rrugë më rrugë. Këtu do hyjnë në një konflikt të madh me popullin”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.


POLITIKE

8

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Ish-deputetja Jorida Tabaku zbardh aferën korruptive me rrugën: Kompania e ka fituar koncesionin pa garë, pa transparencë, pa përcaktuar asnjë kusht

Koncensioni Milot-Balldren, PD: Garon ish-deputeti PS, pastrim parash si te Unaza I

sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me drejtuesen e Departamentit Antikorrupsion në selinë blu, Lealba Pelinku denoncuan këtë të premte koncensionin për ndërtimin e rrugës MilotBalldren, duke u shprehur se ka dyshime mbi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania ANK shpk. “Koncesionari thotë se do të marrë një kredi bankare 70 milionë euro, duke përcaktuar edhe normën e interesit mbi të prej 5%. Por me një kapital prej vetëm 4 milionë eurosh të deklaruar në QKB, kush do të jetë garanti i saj për këtë kredi me një vlerë të tillë dhe interesa kaq të larta? A i ka dalë qeveria garante me marrëveshjen e bërë për këtë hua”, pyesin demokratet. Sipas tyre, një nga kompanitë në garë është ajo e ish-deputetit të PS-së, Agim Kola, ndërsa kompania tjetër nuk ka asnjë kapacitet. “Kompania e ka fituar koncesionin pa garë, pa transparencë pa përcaktuar asnjë kusht për transparencë të hapur. Kjo shoqëri fut në lojë paratë e pista, duket si një skemë e ngjashme si me Unazën e Re”. Tabaku kërkoi ndër të tjera që Prokuroria të nisë hetimet, pasi pasojat për këdo që firmosë do të jenë shumë të rënda. Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze. Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mund të shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1

kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e radhës nuk u shpik një kompani me dokumente të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pa kërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot. Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro. Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash. KOSTO Në Buxhetin 2018 ky projekt u parashikua 113 milionë euro; Më pas, tenderi u hap me 50 milionë euro më shumë, duke e çuar vlerën ne 161,5 milionë euro. Në kontratë vlera shkon në 216 milionë euro, bashkë me tvsh do të kushtojë 256 milionë euro; Por kjo nuk

është kosto përfundimtare. Në tabelën e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë; Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet me vendim parlamenti. Kontrata që do të miratohet nga ushtarët e Edi Ramës në parlament, lë hapësirë që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimeve, kostoja të ndryshojë. Këtë e konfirmon neni 35,2 i kontratës; Pjesë e skemës mafioze, që sjell kosto shtesë në buxhetin e shtetit është monedha në të cilën është firmosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por në euro, duke rrezikuar një dëm edhe më të madh në të ardhmen, ku buxhetit do t’i duhet të paguajë më shumë para për të shlyer detyrimin në euro. Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz duhet të shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv. TENDERI • Në tetor 2018 u shpallu tenderi me vlerë 161 mln euro. Por vlera e kontratës u rrit pas

shpalljes së tenderit, kohë në të cilën ndodhi rinegocimi. • Për herë të parë në historinë e kontratave publike, kjo bëri që vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh ndërkohë që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar. • Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%. • Kjo kontratë e fituar nga Firma ANK si ofertë e pa kërkuar është bërë në interes të privatit, jo të shtetit. Sa herë që kjo firmë has vështirësi në kryerjen e punës apo kostot e punëtorëve të saj rriten, firmao mund të rrisë koston e PPP-së ndërsa shteti është i detyruar të pranojë kërkesat e saj, duke mbuluar çdo kosto, duke e mbrojtur nga çdo rrezik. Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për

ISH-DEPUTETI I PD

Afera Milot-Balldren, Shehaj denoncon se si po vidhen 73 milion euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, pas zbulimit të skandalit korruptiv me Unazën e Re, ka gërmuar dhe nxjerrë në sipërfaqe një tjetër aferë si ajo e aksit Milot-Balldren. Për këtë koncension Shehaj publikoi dje në rrjetet sociale dokumentin sipas të cilit kompania koncensionare, ANK do përfitojë 73 milionë euro. “Në kontratën e koncesonit Milot-Balldrem, ANK ka marrë përsipër që 52 milionë euro nga kostoja e projektit do t’i financojë me kapitalin e vet. Por ANK ka kapital vetëm 4 milionë euro, edhe këtë në mjete dhe dnërtesa dhe dhe jo para. Logjika minimale thotë se këto 52 milionë euro janë kosto e fryrë që ANK do bëjë gjoja sikur do e investojë. Pasi të kompensohet nga qeveria për këto 52 milionë euro plus interesin mbi to prej 21 milionë euro, pra me plot 73 milionë para, ANK do t’i ndajë këto para me qeveritarët që ja dhanë dhe po e mbrojnë koncesionin”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj.

km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/ km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigante, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë. Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim!”, deklaroi dje Jorida Tabaku.


POLITIKE KOMENT Nga Artur Zheji

K

ush nuk e ka kuptu ar duhet ta kuptojë. Përpara Km-së, qëndrojnë dy rrugë krejt përjashtuese nga njera tjetra. Ajo e pushtetit absolut, që e miklon dhe e përkëdhel pafundësisht dhe rruga e ikjes absolute nga pushteti dhe nga pushteti mbi Partinë Socialiste që e ka vënë “poshtë”, ditë pas dite që nga viti 2006. Rrugë të Tretë, me sa duket nuk ka, tenderat e fundit që po përfliten, tendera shumëmilionëshe rrugësh të arta dhe shumë të mbivlerësuara, flasin qartë. Atij i duhet një mbështetje shumë e madhe mediatike, që të bëjë të zezën të bardhë, që të justifikojë të panatyrshmen në të natyrshme, që të rrëfejë te “repartet” e gatshme zgjedhore, ose “paraushtarake”, se është i fortë dhe sfidues i çdo gjëje dhe kundër çfarëdo paralajmërimi. Nëse ay, Km-ja, po jep shenja për rrugën e forcës dhe të mbështetjes së plotë te Grupet Oligarkike, të cilat joshen prej tij me kontrata përrallore, fitimesh përrallore, në Shqipëri do të ketë një përplasje të plotë. Edhe Berisha, ndoshta ishe i tunduar të bënte një gjë të

tillë në vitin 2013, por largimi i Ilir Metës, përvoja tronditëse e vitit 1997 dhe ngjarjet e rënda të 21 Janarit 2011, e bënë ndoshta të ndërrojë mendim, duke lejuar zgjedhje krejtësisht më të mira dhe rotacionin e pushtetit në vitin 2013. Mirëpo Km-ja i sotëm, vijon të tundohet për Pushtet Absolut, sepse mendon se, ndryshe nga Berisha në vitin 2013, ai kontrollon sot, pjesën më të madhe të sistemit të Drejtësisë dhe ka siguruar një mbështetje më të madhe ndërkombëtare. Përveç kësaj rrethane, askush më parë, nuk ka dorovitur majmërisht, pjesën më të madhe të Mediave dhe pronarët e tyre miliarderë dhe ka fituar kështu mbështetjen e tyre pa kushte. Km-ja i ka tunduar ata dhe disa pak oligarkë, se ai do të mund të shndërrojë Shqipërinë dhe arkën e shtetit, në një instrument financiar dhe politik të vetin. Km-ja është duke ecur vendosmërisht në këtë rrugë të përpjetë, sepse më sa duket, ay, Km-ja, nuk ka rrugë pas, por vetëm humnerë. Mendon dhe stërmendon, “hakmarrjen” e njerzve dhe politikanëve të tradhëtuar

9 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Pse Rama ka vetëm dy rrugë. Shenjat që po jep se do shkojë drejt përplasjes së plotë përfundimisht, mendon dhe vuan “braktisjen” e plotë që ndodh pas humbjes së pushtetit, mendon ish ministrat duke filluar nga Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe deri te Damian Gjiknuri, do të mund ta shesin, në shkëmbim të “pafajsisë” apo “pendimit” të tyre… Pra dukshëm ay, Km-ja, po zgjedh rrugën e Përplasjes së Madhe, plotësisht të evitueshme, porse nuk ka luksin të realizojë “ikjen absolute”, sepse mund të humbë sa hap e mbyll sytë të gjitha pushtetet dhe “shërbyesit” e sotëm, të shndrrohen në armiqtë e nesërm. Meqë i ka zgjedhur “bashkëpuntorët”, ose më saktë i ka marrë ata më të rëndësishmit, edhe me “qira”, besnikëria e tyre është baraz me Zero dhe kjo e tremb “qenërisht”. Sepse ‘tradhëtinë’ e duan dhe e paguajnë të gjithë, porse ‘tradhëtarët’, që janë të

shumtë në kohët e sotme, askush nuk i do dhe askush nuk u zë besë, nëse nuk e ke forcën e pushtetit, gjitmonë e më shumë, në anën tënde. Megjithë këto tenderime dhe PPP, që ay, Km-ja, po bën në këto ditë të turbullta politike, dëshmon se tashmë, e ka zgjedhur rrugën e përplasjes dhe po bën gati “pajisjen” shumëvjeçare të “rezistencës” dhe të skllavërimit kontraktual të Oligarkëve, sepse tenderat e mëdhenj, janë tendera me kohështrirje shumëvjeçare dhe të denoncuar nga Opozita, si tendera me korrupsion ulëritës. Në mes Km-së dhe Opozitës, qëndron “populli”. Largimet e shumta të shqiptarëve, me kuç e me maç nga Shqipëria ja lehtësojnë punën. Por ay, Km-ja, krejt i palexuar në filozofi dhe në Shkencat Fizike, nuk e njeh një “kostante” shumë të rëndësishme dhe universale, të Dialektikës historike.

Nuk njeh ay, Ciklicitetin, këtë spirale vrasëse, së cilës ay, Km-ja, me një shpejtësi të madhe, po i shkon deri në fund, në mos e ka kaluar. Vetëkrahasimi me autoritaristët e tjerë, jetëgjatë në Europën Lindore, nuk do të funksionojë, sepse Shqipëria nuk ka resurse ekonomike dhe është një Shtet krejt i papërgatitur për të mbajtur mbi shpinë një rregjim, që të mund ti japë mundësinë Kmsë, për të rrezistuar me “dorë të fortë”, për një kohë të pacaktuar. Personaalisht bashkohem me ata që mendojnë se e “Keqja” duhet të shkojë deri në fund, që “Kthesa” të mos jetë një makiazh dhe parmënda e Ndryshimit të shkojë sa më thellë të jetë e mundur. Tjetër punë se fatura e rrjedhojave që duhen paguar, do të jetë më e shtrenjtë dhe do të ngjajë me ndryshimet e mëdha të vitit 1990… /360grade.al

SHENIM

K

oncensioni i miratu ar nga qeveria për rrugën Milot-Balldre në vlerën 260 milionë euro ka shkaktuar tërmet në politikën, median dhe shoqërinë shqiptare. Koncensioni do të kalonte pa u vënë re në seancën parlamentare të kësaj të enjte, sikur të mos ishte “New24” që e investigoi në mënyrë profesioniste dhe e publikoi aferën e madhe ku 1 km autostradë ka çmim 15 milionë euro. Një çmim që nuk e kanë rrugë të ngjashme apo autostrada të ndërtuara as në BE apo SHBA. Më pas sulmoi “Top Channel” dhe më radhë gjithë mediat serioze në vend. Nuk vonuan dhe dolën PD e LSI në deklarata shtypi për këtë mega aferë të kryeministrit Edi Rama. Nga Laçi hodhi gjithë bateritë Lulzim

Pse Berisha nuk ndjehet për rrugën Milot-Balldre? Basha, duke e quajtur një koncension kriminal dhe premtoi se do zhbëjë sapo të vijë në pushtet. Sapo plasi skandali, Taulant Balla, shefi i deputetëve socialistë e spostoi me marifet miratimin e këtij koncensioni në parlament për një datë tjetër. Ndërkohë Edi Rama te emision “Open” në TCH e mbrojti hapur koncensionin. Por publiku dhe komentet në rrjetet sociale po pyesin: Pse po hesht ish-kryeministri Berisha?!


FORUM

10 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Kim Mehmeti: Rilindja e Ramës, gropës septike ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave

S

hkrimtari Kim Mehmeti, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një grope septike ku mblidhen të gjitha pisllëqet e tre dekadave të politikës së mbrapshtë shqiptare. Në një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Lajm TV”, Mehmeti analizon gjithë atë çfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes “Rama” gjatë këtyre viteve. Ai shprehet se kjo gropë septike duke

marrë gjithë pushtet rrezikon të ndotë gjithë Shqipërinë. “Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë

se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë - janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’

ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e

septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!”,- shprehet Kim Mehmeti.

POLITIKË

Letër të hapur delegacionit të BE: Sot është koha të flisni Nga Petrit Vasili* Letër e hapur. Delegacionit të BE në Tiranë. Shqiptarët e kanë të palëkundur bindjen e tyre për Integrimin Europian si dhe gatishmërinë për të bërë çdo sakrificë që ky integrim të përparojë dhe Shqipëria një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Është e qartë në dritën e diellit që shkëmbi dhe pengesa kryesore në rrugën e integrimit europian është korrupsioni galopant, i shfrenuar dhe endemik i qeverisë. Nuk dua të ndalem sot në aferat e njohura botërisht të Teatrit Kombëtar apo të Unazës së Re, si shfaqje nga më të shëmtuarat e një korrupsioni pa kufi për të cilat reagimi juaj ka qenë thuajse inekzistent edhe kur dhunimi i të drejtave të njeriut kaloi çdo kufi duke tejkaluar edhe kufijtë e diktaturave. Sot ju drejtohem juve zotërinj të BE në Tiranë për aferën e rrugës Milot-Balldren. Dimensionet e kësaj afere korruptive janë absolutisht të frikshme dhe qeveria është e përfshirë kokë e këmbë në të, ndërkohë që reagimi nga “drejtësia e re” është zero. Është aq e vërtetë që qeveria është ideatore, përgjegjëse dhe fajtorja e vetme e këtij korrupsioni, sa që ajo kundërshton edhe vetveten me qëllimin e vetëm për ti grabitur këto qindra milion euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër. Vetë Qeveria në strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020, e cila u hartua me asistencën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Passin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro për ki-

lometër. Më pas projekti u zgjerua në gjatësi nga 4 në 17 kilometër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushtonte me shumë se 102 milionë euro, ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona sipas konçesionit që qeveria sapo ka miratuar. Pra: -nga një rrugë që sipas parashikimit të vetë qeverisë do të kushtonte jo më shumë se 102 milionë euro po ta ndërtonte vetë shteti, tani do të kushtojë në total rreth 260 milionë euro, pra 2 herë e ca më shumë; -si dhe çmimi që do të shkonte 6 milionë euro kilometri po ta ndërtonte shteti, arrin në 15 milion euro sipas konçesionit. Kostot e projektit të rrugës Milot– Balldren me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit

financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP. Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH). Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot–Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjith-

sej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar. Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, Norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%. Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 milionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbetur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e totalit. Nga ana tjetër, norma e interesit prej 5% për të cilën kompania ka negociuar pa garë është pra shumë më e lartë se sa interesi i eurobondit prej 3.55% kur qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj më parë. Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kap-

itali i vet, të dhënat zyrare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Pra kompania s‘ka absolutisht burime të mjaftueshme për një sipërmarrje të tillë. Është aq e vërtetë sa që edhe në kontratë specifikohet që vetëm vitin e tretë kompania do të fillojë të operojë me fondet e veta. I nderuar Delegacion i BE në Tiranë. Skandale të tilla do të duhej të dënoheshin rreptë nga ju, nisur edhe nga detyra e monitorimit që ju keni si dhe e drejta që ju lind për të bërë kërkesa si dhe që të vini edhe kushte kur e keni gjykuar të nevojshme. Ju nuk i keni kursyer lëvdatat për një “drejtësi të re” që po lind. Por jam i shtrënguar t‘ju kujtoj se kjo “drejtësi e re” ka mbyllur totalisht gojën përpara skandaleve të tilla flagrante dhe tronditëse, bile për fat të keq ka treguar një nivel kapjeje të tillë, që e ka bërë tërësisht të pabesueshme përpara shqiptarëve të cilët presin vepra dhe jo fjalë nga drejtësia. Ndaj edhe shqiptarët janë aq të zemëruar dhe u janë drejtuar shesheve të Shqipërisë, anë e mbanë vendit për t‘ju kundërvënë plaçkitjes që po i bën qeveria taksave të tyre. Kjo plaçkitje po i varfëron ekstremisht shqiptarët dhe po i bën të humbasin shpresën dhe të braktisin vendin e tyre. Ndaj është koha që ju të flisni sot. Kjo është ajo që shqiptarët presin nga ju! Me respekt Petrit Vasili *Nënkryetar i LSI


POLITIKE

11 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

MEDIA AMERIKANE

Edi Rama pengon integrimin e Shqipërisë në BE Nga Ana Scheer* A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian? Shqipëria është një nga vendet më pro-perëndimore në gadishullin e Ballkanit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, shqiptarët kanë synuar të integrohen plotësisht në Bashkësinë Evropiane, por politikat jashtëzakonisht të polarizuara dhe përçarëse kanë penguar dëshirën e tyre për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Mbështetja për Shqipërinë është rritur që nga rënia e regjimit komunist, por vitet e fundit, gjatë qeverisjes së Edi Ramës, vendi i vogël ballkanik ka ndërmarrë hapa regresivë drejt një ambicie të tillë. “Kolumbia e Evropës” Lajmet nga Shqipëria kanë pushtuar mediat botërore për gjashtë vitet e fundit, dhe fatkeqësisht, kanë qenë të këqija. Mediat e kanë quajtur Kolumbia e Evropës dhe pika hyrëse për trafikimin e drogës në Evropë. Më e rëndësishmja e të gjithave ishte përhapja e kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar duke shërbyer si rruga kryesore për drogat e rënda të cilat arrijnë në vendet evropiane. Kjo solli shumë shqetësime për autoritetet italiane, greke, holandeze, britanike dhe të vendeve të tjera. Të ardhurat e kanabisit në Shqipëri gjatë periudhës 20132016 vlerësohen në miliarda euro duke konkurruar seriozisht PBB e vendit dhe paratë vazhdojnë të pastrohen përmes industrisë së ndërtimit në qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe përmes mjeteve dhe mënyrave të tjera. Përveç kësaj, pretendohet se kryeministri shqiptar është përfshirë në krimin e organizuar jo vetëm për të kontrolluar dhe manipuluar zgjedhjet, por edhe për të krijuar një rrjet të biznesit të paligjshëm dhe ndikimit politik. Shumë kriminelë të dyshuar dhe të certifikuar, me përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe madje edhe të dyshuar për përdhunim, nën autori-

tetin e tij u emëruan si kryebashkiakë, deputetë ose në poste të tjera të larta qeveritare. Pas reagimit të ashpër dhe bojkotit nga opozita dhe presionit të madh nga SHBA dhe BE, parlamenti shqiptar miratoi një ligj për verifikimin dhe largimin nga parlamenti të shumë figurave të përfshira në tregëti të drogave dhe qenieve njerëzore. Ky ligj detyroi shumë kriminelë, ndihmës të kryeministrit Rama që të jenë jashtë parlamentit, por ata ende e mbështetën atë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Aktualisht ekzistojnë dy dosje hetimore: 184 dhe 339, të cilat përfshijnë përgjime të ministrave, kryetarëve të bashkive dhe vetë Kryeministrit, lidhur me mashtrimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme për të ndikuar në zgjedhje. Në një prej rasteve, më 11 shtator 2016, Rama telefonoi kreun e një komisioni rajonal zgjedhor për ta pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar siç ishte diskutuar. Ai u përgjigj: Po, shefi, çdo gjë shkoi mirë siç kemi diskutuar. Prokurorët i kanë zvarritur këto raste për shkak të presionit dhe frikës. Por, opinioni publik është i shqetësuar dhe partitë e opozitës po protestojnë në rrugët e Tiranës, si dhe në qytetet përreth. Njerëzit po protestojnë në mijëra duke kërkuar një qeveri

tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjigjja e Ramës ka qenë brutale, duke urdhëruar policinë e shtetit të përdorë gazin e pakontrolluar në afërsi të shtëpive të banimit, arrestimin e dhjetëra protestuesve dhe manipulimin e medias. Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe Evropën Kriza po intensifikohet. Komisioni Evropian sapo ka dhënë në parim rekomandimin pozitiv për procesin e anëtarësimit në BE. Në mënyrë shumë burokratike KE ka dhënë një rekomandim pozitiv për tre vitet e fundit dhe po vepron njësoj duke luajtur taktikën e vjetër të karotës dhe shkopit, sepse pavarësisht nga rekomandimet pozitive të KE, shtetet anëtare do të refuzojnë propozimin për hapjen e negociatave. Rama është në dijeni të situatës dhe me ndihmën e disa miqve personalë në BE shpreson të përdorë rekomandimet pozitive, pra karrotën nga KE, për përfitime politike dhe do akuzojë opozitën për shkopin që do të vijë nga shtetet e BE. Për shkak të papërgjeshmërisë së tij shkopi do bjerë vetëm mbi shqiptarët. Më 12 prill 2019 Parlamenti i Holandës votoi për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të rritjes së aktiviteteve kriminale shqiptare në Holandë, si dhe një rritje të

azilkërkuesve që vijnë nga Shqipëria. Kjo mund të ketë një efekt domino. Vende të tjera mund të ndjekin këtë shembull dhe të ndërmarrin masa të njëjta. Në rrethana të tilla nga jashtë dhe brenda, kryeministri shqiptar ka ofruar bisedime me udhëheqësit e opozitës, por ata duken të vendosur për të kërkuar dorëheqjen e tij. I gjithë vendi pret që ai të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë një rrugë të re për integrimin në BE. Niveli i korrupsionit nën qeverinë e tij ka arritur nivelin më të lartë të dekadave të fundit. Shqiptarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe vendi kontrollohet nga mafia dhe krimi i organizuar. Rama mban peng të ardhmen e Shqipërisë Rama po përpiqet të reformojë sistemin gjyqësor me qëllim që ta uzurpojë dhe kontrollojë atë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, duke lejuar kryeministrin të veprojë si një sundues suprem. Ai ka caktuar njerëzit e tij në drejtim të institucioneve të gjyqësorit dhe vetting-ut. Ai po e qëndis sistemin e drejtësisë sipas interesave të tij. Kryeministri pretendon se reforma në drejtësi është më e mira në botë por shqiptarët e dinë se është një eksperiment i rrezikshëm që i siguron atij gjithnjë e më shumë pushtet. Sektorët kryesorë, siç janë arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale etj, kanë ngecur në vend, dhe janë në një rrëmujë të madhe. Të rinjtë po ikin nga vendi në një eksod të paprecedentë. Ekonomia është e dobët dhe shqiptarët janë më të varfër se kurrë. Duke qenë vendi më i varfër i dytë në Evropë, shpresa e vetme e Shqipërisë është integrimi në BE, por sundimi i kryeministrit Rama është pengesa kryesore e një aspirate të tillë. Kanabisland, Mafia-land, Korrupsioniland, kanë qenë titujt e mediave botërore gjatë viteve të Ramës. Me largimin e tij, Shqipëria mund të ketë një shans për të rimarrë dhe për të ndjekur ëndrrën e saj evropiane. Shqipëria

gjendet në një kaos politik, institucional dhe social. Vendi është në prag të një konflikti civil. Zgjedhjet e 30 qershorit po afrohen. Partitë e opozitës kanë bojkotuar dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri është i vendosur të hyjë i vetëm në zgjedhje. Ai po aktron si i butë dhe i përkushtuar ndaj dialogut por është ende i angazhuar të hyjë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme. Një vendim i pashembullt dhe diktatorial. Dita e zgjedhjeve është përfundimi i afatit kohor për zgjidhjen e konfliktit ose për përshkallëzimin e tij në një konflikt civil. 30 Qershori i duket Ramës edhe më i lartë se muri kinez. Është një provë për të ardhmen e tij si kryeministër dhe për Partinë Socialiste mbi të cilën ai ka një kontroll autoritar. Është e qartë se nëse Rama përpiqet dhe merr pjesë i vetëm në zgjedhje kjo do të sjellë fundin e karrierës së tij politike, si dhe atë të çdo trashëgimie pozitive që mund të ketë Partia e tij Socialiste, dikur Partia Komuniste e Shqipërisë. E ardhmja e vendit dhe integrimi evropian po shkojnë drejt rrënimit, vetëm nëse Kryeministri Rama reflekton dhe vepron si një burrë shteti dhe jo si një diktator. Nëse kryeministri vendos të injorojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme vendi do bjerë në anarki. Dhuna dhe kaosi do përhapen teksa vetë Kryeministri do jetë mbi një avion drejt ndonjë shteti të huaj e duke e parë nga diku larg vendin e tij të digjet.Për ta ndaluar këtë skenarpartitë opozitare dhe mijëra shqiptarë kanë mbajtur disa protesta masive në rrugët e Tiranës e shumë të tilla priten sërish. A do ta ndalojë arrogancën e tij Edi Rama duke lejuar që populli i tij aq i vuajtur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të arrijë fatin e tij evropian, apo një njeri i vetëm do ta mbajë të ardhmen e Shqipërisë nën vargoj, njësoj si gjysmë shekulli nën regjimin komunist? Analiza është publikuar në median amerikane, Citizentruth.org


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 1 QERSHOR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Mbahet për herë të parë në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Qytetet miqësore me fëmijët”

Veliaj: Tirana një qytet miqësor për fëmijët dhe kopshtet publike kanë sot një cilësi më të mirë se edhe privatet, çka ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve. Ndaj, ai u shpreh se mbetet një sfidë për mandatin e ardhshëm që të rritet edhe më tej numri i fëmijëve që akomodohen në çerdhet dhe kopshtet publike. “Kopshtet që gjetëm para 4 vitesh kishin një frekuentim 30%, kurse 70% e kopshtit ishte bosh. Ndërkohë, sot në kopshte kemi nga 9-10 aplikime për një vend. Kopshtet publike janë më të mira se privatet dhe kjo është betejë e fituar, por kemi një ofensivë nga prindërit, 10 kërkesa për 1 vend. Ndaj, kjo është sfida që duam të re-

tetit, duke iu bashkuar mjaft prej nismave sikurse ishte edhe ajo për mbjelljen e pemëve të reja, që synon të krijojë një mjedis më të shëndetshëm. “Nisma jonë për të përfshirë fëmijët në këto fushata mbjellje për ditëlindjet e tyre, për të kujtuar një gjysh ose një gjyshe, ka qenë ndoshta një nga gjërat më të bukura. Një fëmijë që mbjell një pemë dhe që jo vetëm metaforikisht, por

alizojmë në mandatin tjetër”, tha ai. Veliaj theksoi se duke investuar te fëmijët, për herë të parë Bashkia e Tiranës në këto 4 vite nuk mendoi për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. “Në fillim më thoshin, more ç’e keni këtë fiksim te kalamajtë, ata as nuk votojnë, as paguajnë taksa? Qartazi, arsyeja pse kemi kaq politikanë të dhunshëm është se shumë prej këtyre njerëzve kur kanë qenë fëmijë s’kanë pas fëmijëri dinjitoze dhe vijnë shumë idhnakë dhe shumë të dëshpëruar nga fëmijëria e tyre, e vazhdojnë tërë jetën me të njëjtin hidhërim dhe me të njëjtin helm që nuk mbaron; ky cikël dhune përsëritet në shoqërinë tonë. Argumenti ynë ishte vërtet fëmijët nuk paguajnë taksa dhe nuk votojnë, por ndoshta duke investuar tani te fëmijët, fillojmë për herë të parë të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme dhe të sigurohemi që ky cikël nuk përsëritet”, tha ai. Falë këtyre politikave, Veliaj theksoi se fëmijët kanë qenë në këto katër vite edhe avokatët më të mirë të qy-

fizikisht vë rrënjë në qytet, nuk do të këpusë kurrë një pemë, nuk do të dhunojë kurrë një shok, nuk do të hedhë kurrë plehra. Ky duhet të jetë ndoshta ndër të vetmet qytete në botë ku në vend që t’i themi fëmijëve mësoni nga të rriturit, i themi të rriturve mësoni nga fëmijët për sjelljen shembullore që ka në qytetin tonë”, deklaroi ai. Veliaj bëri të ditur se puna e bërë këto 4 vite nuk do mbetet këtu, por do të vazhdojë me një intensitet edhe më të lartë gjatë mandatit tjetër. Për këtë, ai theksoi se projektet e realizuara në mënyra të veçuara do të masivizohen në 4 vitet e ardhshme për t’i dhënë qytetit më shumë hijeshi. Paralelisht puna pritet të vijojë në të gjitha njësitë administrative për të vijuar me serinë e parqeve, këndeve të lojërave, çerdheve, kopshteve etj. “Për të gjithë ju që jeni administratorë të njësive tona në Tiranë, shumë prej këtyre këndeve të lodrave janë krijuar nga bashkia qendrore. Mezi pres që mandatin tjetër ta merrni vetë këtë nismë, pra të mobilizoni njerëz në njësitë tuaja administra-

T

irana ia ka dalë që në katër vite të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët, duke i vendosur ata në qendër të politikave të Bashkisë së Tiranës. Ndaj për herë të parë, kryeqyteti u bë mikpritës i konferencës ndërkombëtare “Qytetet miqësore me fëmijët”, ku morën pjesë disa nga emrat më të njohur në botë në fushën e urbanistikës, përfaqësues të UNICEF-it dhe organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të gjithë ata që bënë të mundur organizimin e kësaj konference dhe u shpreh se Tirana është sot një nga qytetet që ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, ku shumica e investimeve publike dizenjohen që në fillim duke marrë në konsideratë interesat më të mira të fëmijëve. “Sot kemi një qytet, i cili ka ndryshuar ndjeshëm. Është larg nga të qenit perfekt, por ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë nga çfarë e gjetëm më përpara. Sot të kesh korsi biçikletash apo të flasësh për autobusët elektrikë dhe taksitë elektrike është komplet ndryshe nga katër vite më përpara, kur diskutonim a do të heqim rrënojat dhe a do të mbledhim dot plehrat nga qyteti. Ndërkohë, shumë prej investimeve tona jemi përpjekur që t’i dizenjojmë që në fillim si të denja për fëmijët”, tha Veliaj. Ai solli në vëmendje disa nga projektet kryesore të realizuara në Tiranë, që gjithashtu promovojnë qytetin miqësor me fëmijët dhe natyrën në përgjithësi, nga kthimi i hapësirave pedonale e deri te këndet e lojërave në çdo lagje, çka sipas tij kanë sjellë një mentalitet tjetër te fëmijët për të dashur qytetin dhe natyrën. “Ajo që është e rëndësishme është fakti se fëmijët kanë filluar të mendojnë që tani si funksionon pastrimi, gjelbërimi, kopshtet, shkollat, çerdhet. Jam shumë i lumtur sot që ia kemi mbërritur kësaj dite, ku fëmijët janë bërë epiqendër e jetës sonë publike. Njësoj siç në familjet tona i kemi sytë tek ata, ashtu edhe në qytetin tonë i kemi kthyer sytë tek fëmijët”, shtoi krye-

bashkiaku. Veliaj solli në vëmendje një nga projektet ikonë për fëmijët, këndin e lojërave te Parku i Liqenit, i cili sipas tij u përball me kundërshtinë më të madhe të atyre që ishin mësuar të punonin për interesat e tyre personale dhe politike, dhe jo për më të vegjlit. “Thamë do të ndërtojmë këndin më të madh të lodrave dhe askush nuk mendoi histerinë që do të pasonte. As nuk e mendoja kurrë që Presidenti i Republikës, në një zonë pedonale, do të vinte të protestonte me gjithë eskortën e tij me makina, për të kundërshtuar këndin e lodrave. Më vonë u provua si një nga projektet më të suksesshme të qytetit dhe shërbeu si pikënisje për 44 kënde lodrash. Ajo që kemi kuptuar është se fëmijët jo vetëm mund të jenë epiqendra e mënyrës se si funksionon familja jonë, por mund të jenë epiqendra se si na përqendron ne të rriturve në vlerat që mund të ketë qyteti dhe komuniteti ynë”, u shpreh ai. Kryetari i Bashkisë së Tiranës vuri në dukje se falë punës së bërë, çerdhet

tive. Sot Tirana ka 27 njësi, secila prej tyre mund të jetë denjësisht qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë; do të thotë që jo çdo gjë mund të vijë në mandatin e dytë vetëm nga qeveria qendrore”, tha ai. Një tjetër sfidë për mandatin e ardhshëm mbetet edhe realizimi i projektit të ndërtimit të 17 shkollave të reja, çka do të sjellë jo vetëm uljen e popullimit dhe dhënien fund të mësimit me dy turne, por edhe do t’i shndërrojë ato në qendra komunitare ku fëmijët dhe të rinjtë mund të kalojnë kohën e lirë dhe të mësojnë sporte të ndryshme. “Kemi filluar me 17 shkollat e reja dhe i kemi trajtuar si hapësira jo vetëm ku dikush parkohet për 6 orë, por edhe në hapësira komunitare ku duam shumë që fëmijët të kalojnë dhe kohën e tyre të lirë, të mësojnë tenis, të luajnë volejboll dhe basketboll, xhudo, shah. Kemi ftuar disa nga arkitektët më të mirë në botë. Kjo tregon realisht që i trajtojnë si ndërtesat më të rëndësishme në komunitet dhe jo ndërtesat qeveritare apo ndërtesat politike”, nënvizoi Veliaj. Gjithashtu, ai përmendi edhe një tjetër projekt që do t’i shërbejë të rinjve si një mundësi për t’u arsimuar dhe formuar me njohuritë që i përgjigjen kërkesave të kohës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale. “Jam shumë i lumtur që qeveria, kryeministri, ministrja jonë e financave, bashkëfinancojnë transformimin e Piramidës, jo vetëm si shkollë alternative e teknologjisë së informacionit. Siç duam t’i japim fund tranzicionit dhe të shkojmë në zgjedhje në datë 30 qershor, po kështu duam t’i japim fund edhe kësaj gërmadhe që simbolizon këtë tranzicion dhe ta transformojmë në një qendër moderne të teknologjisë së informacionit për rreth 5 mijë fëmijë, ku mund të mësojnë dhe mund të zhvillojnë ato aftësi që, në fakt, shumë prej kompetitorëve të tyre në botë tashmë i kanë dhe kanë ecur përpara. Mezi pres që të fillojmë punën”, nënvizoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e konsideroi një sfidë të veçantë edhe ngushtimin e diferencave që ekzistojnë ende mes trajtimit me investime mes fshatit dhe qytetit, për të krijuar një mjedis dhe mundësi të barabarta për fëmijët si në zonën urbane ashtu edhe atë rurale. “Një nga gjërat që do ta pranoj është se kemi një hendek midis Tiranës fshat dhe Tiranës qytet. Një nga gjërat që duhet të bëjmë mandatin tjetër është që ta ngushtojmë këtë hendek”, u shpreh Veliaj.


FORUM

14 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

KONCERTI

Pianistja Merzana Kostreci sjell në Uashington recitalin “Ndjesi pranverore” T

ë bësh karrierë në muzikë klasike është një rrugë e vësh tirë. Ky rrugëtim bëhet edhe më sfidues kur ndodhesh në vend të huaj. Por Merzana Kostreci me punën dhe talentin e saj, po mahnit publikun me lojën e saj në piano. Artistja shqiptare, po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar që të bëhet një emër i njohur i muzikës klasike. Burim Goxhuli i Zërit të Amerikës ndoqi koncertin e saj fundit të titulluar “Ndjesi pranverore”. Duartrokitjet ishin të gjata në fund të interpretimit të pianistes shqiptare që u vlerësua shumë nga të pranishmit në koncert. Karrigia pranë pianos është vendi më i rehatshëm për të, ndërsa tingujt e këtij instrumenti muzikor janë arma e saj më e fortë. Artistja shqiptare Merzana Kostreci, po bën karrierë si pianiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ëndërr të cilën e ka qysh nga fëmijëria. “Unë e kam nisur pianon që e vogel dhe kam vite që performoj për publikun. Jo vetëm që është e veçantë për mua, sepse mua më pëlqejnë të gjitha llojet e muzikes, por kur luaj muzikë klasike, piano për mua është si një pjesë e imja. Performanca në piano dhe pjesët kur unë luaj për publikun, shprehin atë që mund të ndjej dhe nuk e them dot me fjalë. Kënaqësia më e madhe është kur edhe publiku e pëlqen performancën dhe unë arrij të përcjell nd-

jenjat e mija nëpërmjet muzikës tek publiku”, thotë Merzana. Pianistja Kostreci deri tani ka realizuar disa performanca në Evropë e SHBA. Çmimet artistike të fituara në Shqipëri, i mundësuan asaj shkollimin në Universitetin e Muzikës në Këln të Gjermanisë. Por diplomimi në vitin 2003 duket nuk i mjaftoi Merzanës… Ajo vazhdoi studimet për piano në Universitetin e Maryland-it, në Shtetet e Bashkuara. Artistja Kostreci, tregoi për Zërin e Amerikës, për vështirësitë që mund të ketë një emigrant për të bërë karrierë në Amerikë, sidomos në zhanrin e muzikës klasike. “Sfida që kam hasur unë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend i

huaj së pari, ka qenë sepse nuk është vendi ku ke lindur dhe do pak kohë që të krijosh një reputacion si muzikante. Gjithashtu kam pasur vështirësi si muzikante klasike, sepse këtu ka nga të gjitha llojet e rrymave të muzikës që konkurrojnë për të patur një treg, për t’u bërë të sukssesshëm”, thotë Merzana. Këto komente pianistja Merzana Konstreci i bëri një ditë para koncertit që pati në qendrën e artit “Katzen” në Universitetin Amerikan, ku interpretoi përpara një publiku me shqiptarë e të huaj. “Pjesët që kam zgjedhur për këtë recital janë kryesisht pjesë të stilit romantik. Kam katër pjesë nga Shopen. Pjesët nga Shopen janë intime në përgjithësi dhe i kam

zgjedhur tamam për sezonin e pranverës. Gjithashtu kam një pjesë nga Shuman, që është një pjesë më virtuoze. Gjithmonë kam qejf të kem pjesë virtuoze në repertor, sepse janë më ritmike dhe më të gjalla”, thotë ajo. Interpretimin e saj e shoqëruan duartrokitjet e gjata. Nuk munguan as lëvdatat për artisten Kostreci, nga publiku që u largua nga shfaqja me përshtypje dhe ndjenja pozitive. “Kjo paraqitje i ka tejkaluar pritjet e mija. Unë kuptoj shumë nga muzika klasike dhe pashë një performancë të mirë. Kjo shfaqje po më kujton fjalët e një muzikanti profesionist, që thoshte se performanca të këtij niveli nuk arrihen nga ato që ke lexuar dhe ke mbajtur mend, jo ajo që është në duart, mendjen dhe në shpirtin e një artisti. Prandaj kjo artiste mori duartrokitje më se të merituara. Për mua është privilegj të jem këtu dhe e falenderoj për këtë”, thotë David Pappert, banor i Uashingtonit dhe ish-drejtor i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Duquesne. “Ne u kënaqëm shumë sonte. Merzana na mbajti pezull me muzikën e vet. Ishte kënaqësi jo vetëm për faktin që ti shkon diku në një salle koncerti, muzikën e bukur por për ne është shumë e veçantë për të mbështetur njëri tjetrin, për të mbështetur pikërisht artistët e rinj, talentet e reja, nxënësit, studentët të cilët performojnë kudo ku ata janë.

Ishte kënaqësi shumë e madhe”, thotë banorja e Uashingtonit Enkelejda Balliu. “Mendoj se ajo është shumë e talentuar, luan me pasion. Jam e mahnitur nga fuqia e saj. Jam e impresionuar nga pjesët e luajtura nga ajo. Shpresoj që ajo të ketë karrierë të mrekullueshme. Ajo duhet të vazhdoj të luajë profesionalisht dhe të vazhdojë ta rrisë audiencën e saj, sepse e meriton të njihet. Ajo është një pianiste e mrekullueshme”, thotë Caren Ginsberg. “Koncerti që sapo ndoqëm ishte me të vërtetë shumë i arritur nga ana artistike dhe teknike. Meri Kostreci është shumë e talentuar dhe të gjitha veprat që luajti ajo sot, ishin jo vetëm të bukura, por kishin të gjithë spektrin e emocioneve, nga ato romantike tek ato më të fuqishme. Për sa i përket aktiviteteve kulturore në zonën tonë është një gjë që të jep kënaqësi të jashtëzakonshme që të kesh një aktivitet si ky që e ndoqëm”, thotë Evi Budo Struble. Merzana Kostrecin e pret një rrugë e gjatë drejt synimeve të saj, por ajo premton se nuk do të ndalet në rrugëtimin drejt suksesit, krahas punës së përditshme që bën si mësuese pianoje. Kjo ishte hera e tretë që ajo interpretoi e vetme. E veçanta e këtij recitali është se të gjitha pjesët e luajtura, i ka përgatitur vetë. Herën tjetër ajo synon t’i sjellë para publikut tingujt e saj, në një koncert me orkestër.

seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot. Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim. I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin

tonë. Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t'i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t'i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë. Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t'i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.

ARQIPESHKVI I TIRANËS DHE DURRËSIT

Imzot Frendo: Lutje dhe agjërim që politikanët të mos mendojnë për partinë, por për Shqipërinë

N

jë vendim të paprece dentë ka marrë ditën e sotme Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo, duke caktuar një ditë për tu lutur e agjëruar, me shpresën që politika shqiptare të gjejë një zgjidhje për krizën e rëndë që ka kapluar vendin. Imzot Fredo gjatë celebrimit të Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta, u ka bërë thirrje besimtarëve që të premten e ardhshme të luten dhe të agjërojnë, për zgjidhje paqësore të situatën kritike politike të krijuar në vend, siç e cilëson ai. Duke iu drejtuar politikanëve, Imzot Frendo, apeloi që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose atë vetjake,

dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. 'Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot', shprehet ai në thirrjen drejtuar besimtarëve, duke shtuar 'Nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë', thotë ai mes të tjerave. Reagimi i Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo

Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë. Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë


SOCIALE

15

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë “Produktet novatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregulluara, si cigarja elektronike dhe duhani me ngrohje do të konsiderohen produkte duhani dhe do të trajtohen si të tilla. Jemi të vendosur për të dekurajuar përdorimin e duhanit në çdo formë”. Në ditën Botërore kundër Duhanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se së shpejti do të miratohen në Kuvend ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë në ligjin “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”, për forcimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet e mbyllura. “Me anë të këtyre ndryshimeve ligjore forcojmë më tej masat kundër duhanpirjes, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Manastirliu. Më konkretisht, nëse një subjekt shkel dy herë rresht brenda dy muajve ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti. “Në frymën e Direktivës së BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, me ndryshimet e pritshme ligjore, do të ndalohet duhanpirja në ambientet e mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren

2 në 5 meshkuj mbi 15-vjeç janë duhanpirës, Manastirliu: Forcojmë masat

elektronike dhe shisha/nargjile. Gjithashtu do të largohen nga tregu paketat me 10 cigare si dhe cigarette me shije karakteristike. Me anë të këtyra masave synojmë të mbrojmë të rinjtë dhe adoleshentët nga këto produkte që kanë shkallë të lartë varësie”, tha Ministrja. Duke theksuar se Progres Raporti i

fundit i Këshillit të Europës, vlerëson zbatimin e ligjit antiduhan në Shqipëri, Manastirliu theksoi se ndryshimet ligjore që po ndërmerren janë tërësisht në funksion të shëndetit të popullatës, nisur nga fakti se duhanpirja është një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare

NXITJE PUNËSIMIT

AKSIONI

Mish dhe bulmet, AKU 25 mln lekë gjoba për 3 muaj Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë periudhës mars-maj ka kryer 21.100 inspektime në të gjithë Shqipërinë. Burime nga AKU-ja, thonë se sektori më problematik është ai i ushqimeve më origjinë shtazore, si mishi dhe bulmeti. Mungesa e gjurmueshmërisë, etiketimit i parregullt si dhe prezenca e baktereve të rrezikshme si e.coli janë disa nga shkeljet që janë konstatuar tek prodhimet me origjinë shtazore. Vetëm për këtë tre mujor janë asgjësuar afërsisht 28 ton produkte me origjinë shtazore. Probleme janë hasur edhe në sektorin e produkteve me origjinë jo shtazore, këtu bëhet fjalë për bukën, miellin, uji, kripën dhe pije të ndryshme nga lëngjet e frutave e deri tek ato alkoolike. Gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar afërsisht 259 ton produkte ushqimore. Ndërsa sektori që ka rezultuar më i rregullt ka qenë ai imputeve bujqësore, ku asgjësimi i vetëm është bërë në muajin prill, pasi fara e eliminuar ka qenë më fuqinë mbirëse nënormë. Vlera totale e gjobave shkon afërsisht 25 milionë lekë të reja. Vëmendja e autoritetit kombëtarë të ushqimit kësaj here është tek prodhuesit informalë.

dhe tumorale. 31 Maji është Dita Botërore kundër Duhanpirjes dhe slogani i këtij viti është “Duhani dhe shëndeti i mushkërive”, nisur dhe nga fakti se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhanpirja. Studimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri tregon tendencën e uljes

së numrit të konsumatorëve të duhanit në vend. Pirja e cigareve është ulur nga 43% në 35% te meshkujt e moshës 15-49 vjeç në 10-vjeçarin e fundit, ndërkohë që vijon të ngelet e ulët te femrat. Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit Bloomberg për përmirësimin e treguesve shëndetësore, ku një nga indikatorët me të cilët është llogaritur është dhe niveli i duhanpirjes. Megjithatë, vendi ynë vijon të ketë konsum të lartë të duhanit, pasi 2 në 5 meshkuj të moshës mbi 15vjeç dhe 1 në 17 gra mbi 15-vjeç janë duhanpirës. Gjatë vitit të fundit, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet për duhanpirjen në ambientet e mbyllura, ku përveç kontrolleve rutinë është aktivizuar “Task-Forca” për ndalimin e duhanpirjes. Vetëm gjatë 5 muajve të parë 2019, janë gjobitur 265 subjekte, nga 136 që u ndëshkuan për thyerje të ligjit gjatë vitit 2018.

F

ondi në mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale nga buxheti i shtetit do të jetë 450 milionë lekë për 3 vjet”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancës me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes. Lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë ndërmarrjet sociale për të përfituar mbështetje financiare, ministrja shpjegoi se, baza ligjore përcakton qartë se organizatat jofitimprurës duhet të plotësojnë kriterin ekonomik dhe atë social. “Respektivisht për këto kritere, vijoj ajo, duhet që organizata të sigurojë punësim, zhvillim të aktivitetit në sektorin e turizmit tregtisë etj, ndërsa në aspektin social, duhet që 30% e punësuarve të vijnë nga shtresat në nevojë”. Ky fond adresohet në tre forma subvencioni: E para subvencion në masën 1.5 milionë lekë për zhvillimin e veprimtarive së organizatës që ka marrë statusin “Ndërmarrje Sociale”

Manastirliu: Financim 3 vite radhazi ndërmarrjeve sociale

dhe mbështetja financiare shkon për të mbuluar kostot e veprimtarisë së organizatës. E dyta: subvencion për krijimin e vendeve të reja të punës, ku janë në fokus gratë, kategoritë e shtresave në nevojë. E treta: subvencion për mbulimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Për të përfituar subvencione për zhvillimin e veprimtarisë, një Ndërmarrje Sociale duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: a) t’i jetë njohur

statusi i ndërmarrjes sociale, me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet sociale. b) të kenë një plan biznesi ose një projekt dhe të jenë të aftë për zbatimin e plotë dhe në kohë të veprimtarive/ aktiviteteve të propozuara. c) Të punësojë minimalisht 3 punonjës të rinj nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara, brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të subvencionit për zhvillimin e veprimtarisë në ndërmarrjen sociale.


AKTUALITET

16

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e ftuar në konferencën ndërkombëtare, “Për qytetet miqësore për fëmijët”, që u zhvillua në Tiranë, në prag të festës së fëmijëve

M

inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e ftuar në konferencën ndërkombëtare, “Për qytetet miqësore për fëmijët”, që u zhvillua në Tiranë në prag të festës së fëmijëve, u shpreh për një angazhim të pushtetit vendor, biznesit dhe komunitetit, në krijimin e sa më shumë hapësirave miqësore në shërbim të gjeneratës së re. “Dua të marr shkas nga takimi i javës së kaluar, një konferencë të organizuar në bashkëpunim me USAID, i cili ka qenë një partner shumë i rëndësishëm për ne në gjithë këtë proces, ku për herë të parë u prezantua raporti zyrtar për financat vendore. Ishte një raport që tregonte se si ky proces decentralizimi, në këto hapa të para, mund të ndihmojë për të projektuar më mirë në hapat e dyta e më tej, si në aspekt të të ardhurave të gjeneruara nga bashkitë, ashtu edhe në raport me shpenzimet dhe ku këto shpenzime janë të fokusuara. Dua të përmend disa shifra kryesore: 42 % e shpenzimeve publike të qeverisë vendore në nivel mesatar, pasi nuk po flas këtu vetëm për Tiranën, e zënë shpenzimet e personelit, 29 % shpenzime kapitale, 29 % shpenzime operative. Nuk marr përsipër të gjykoj nëse është një shpërndarje e drejtë apo jo, e vetmja ftesë që do të bëja është që pas një kohe të caktuar të kishim kritere të tjera, përveç këtyre zërave se si do t’i lexonim këto shpenzime, në atë atë që do të jenë shpenzime për ta bërë qytetin më miqësor

Denaj: Më shumë hapësira miqësore për gjeneratën e re DECENTRALIZIMI “Në aspektin e parë do të përmendja decentralizimin e shumë roleve në vendimmarrje, duke i dhënë bashkive një rol më determinues në vendimmarrje për të përcaktuar politikat, për të përcaktuar dhe drejtimin e vendit lokal, së bashku me komunitetin e tij. Kuptohet që kjo është një punë që çdo kryetar bashkie e ndjek vetë më pas. Është e rëndësishme që në këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva dhe të masim performancën”.

ndaj fëmijëve, ndaj individëve me aftësi të kufizuar, apo të qytetarëve më të margjinalizuar, e të tjera objektiva që duhet të ketë bashkia respektive dhe Këshilli Bashkiak”. Në raport me kontributin e qeverisë, për pjesën e asaj shtylle që unë përfaqësoj, u shpreh ministrja, është e rëndësishme të theksojmë se çfarë ka bërë në këto vite qeveria shqiptare në disa

aspekte. “Në aspektin e parë do të përmendja decentralizimin e shumë roleve në vendimmarrje, duke i dhënë bashkive një rol më determinues në vendimmarrje për të përcaktuar politikat, për të përcaktuar dhe drejtimin e vendit lokal, së bashku me komunitetin e tij. Kuptohet që kjo është një punë që çdo kryetar bashkie e ndjek vetë më pas. Është e rëndësishme që në

AKSIONI

Rritja e sigurisë, Policia rrugore vijon kontrollet

Policia Rrugore vijon patrullimet për evidentimin e rasteve të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore evidenton disa raste kur drejtues mjetesh shkelin në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit rrugor. “Edhe pse patrullimet e rrugoreve të kryeqytetit, evidentojnë dhe përcjellin shkelje të shumta çdo ditë, por edhe të rrezikshme, njëkohësisht, ende shumë përdorues të rrugës, vijojnë të jenë shkelës të Kodit Rrugor, duke mos kursyer ankesat ndaj policisë për ndëshkime të padrejta”, njofton Drejtoria e Policisë Rrugore. Ndërkohë që të gjitha shkeljet dokumentohen nga agjentët verifikues dhe qëllimi i vetëm i Policisë së Shtetit, është parandalimi i aksidenteve rrugore, nëpërmjet edukimit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore, informimit të qytetarëve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave, por edhe penalizmit kur të gjitha format e tjera nuk japin rezultatin e kërkuar.

KOMISIONI

N

dryshimi i Kodit Penal duke klasifikuar si neglizhencë rastet e mjekimeve të pakujdesshme është vlerësuar i gabuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Përfaqësuesi i këtij institucioni, i pranishëm në Komisionin e Shëndetësisë, tha se policia duhet të veprojë me arrestimin e mjekëve vetëm kur ka arsye të forta. Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër ndryshimeve ligjore në Kodin Penal që klasifikojnë si neglizhencë, rastet e mjekimeve të pakujdesshme me pasoja për pacientët. Prokurori Kujtim Luli paraqiti qëndrimin e organit të akuzës në Komisionin e Shëndetësisë gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në kodin penal. “Fjala neglizhencë në doktrinën e të drejtës penale është një fjalë e huazuar dhe përkthehet pakujdesi. Prandaj duhet shënuar ashtu siç e kërkon teknike legjislative e Kodit

këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva dhe të masim performancën. Kuptohet që bashkërendimi qeveri qendrore dhe lokale është i përhershëm, mbështetet në parimet objektive të planifikimit, por vendosja e performancës dhe indikatorëve është po aq e rëndësishme dhe besoj që në këtë konferencë ne do të mësojmë të gjithë se kush do të ishin ato kritere që

do të na ndihonim ne për ta bërë qytetin më miqësor, e para për ta ndërtuar atë, bashkë me komunitetin, dhe pastaj për të matur nëse jemi duke bërë gjënë e duhur në kohën e duhur”. Në fund, ministrja rikujtoi se ftesa e saj, “është që pas një kohe të caktuar të kishim kritere të tjera, përveç këtyre zërave se si do t’i lexonim këto shpenzime, në atë atë që do të jenë shpenzime për ta bërë qytetin më miqësor ndaj fëmijëve, ndaj individëve me aftësi të kuzfizuar, apo të qytetarëve më të margjinalizuar, e të tjera objektiva që duhet të ketë bashkia respektive dhe Këshilli Bashkiak”.

Mjekët në pranga, korrigjim për termin “neglizhencë”

Penal”. Propozimi i mjekëve ishte i drejtpërdrejtë. “Ose ne të biem dakord që ta lëmë këtë nenin si pakujdesi apo neglizhencë dhe të ulim masën e dënimit, ose përndryshe ti heqim nenet

përkatëse dhe mjekët të gjykohen bazuar mbi pretispozitat e kodit”. Sipas prokurorisë, arrestimi i mjekëve duhet të bëhet vetëm në ato raste kur policia ka një arsye të fortë.


AKTUALITET

17

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Olav Gutting: Mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë

Deputeti CDU: Kujdes mesazhet ndaj Shqipërisë, sidomos për zgjedhjet P

as rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, vjen një tjetër reagim nga Gjermania, kësaj here deputeti i CDU-së, Olav Gutting. Gutting shprehet se shqiptarët janë populli më pro Bashkimit Europian në rajon, ndërsa Gjermania i ka mbështetur në rrugën e integrimit. Por ai e vë theksin tek situata politike, duke shtuar se mos-marrëveshjet e brendshme janë shqetësuese. Nisur nga kjo ai apelon të bëhet kujdes me mesazhet që i përçohen vendit, sidomos për zgjedhjet. “Mbi të gjitha, Shqipëria është mik dhe partneri ynë, dhe nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar kjo në të gjitha anketat e Bashkimit Europian. Ne gjithashtu kemi mbështetur Shqipërinë në perspektiven e saj drejt për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e

brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,shprehet ai. Ndër të tjera, Gutting thekson se nuk e sheh si rrugëdalje për krizën, formën e zgjedhur nga opozita me protesta. Mosmarrëveshjet sipas tij,

zgjidhen me dialog. Deputeti i CDU-së u sugjeron kolegëve që të përshëndesin përparimin e Shqipërisë bazuar në Komisionin e BE dhe të marrin me shumë përgjegjësi rekomandimin pozitiv të Komisionit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë, pasi ka një progres të prekshëm. “Ne mund të themi

vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve, nuk janë një opsion. Kjo madje është e gabuar, dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes përplasjeve në rrugë. Së treti, ne duhet të përshëndesim progresin e Shqipërisë, të bazuar në raportin e Komisionit Europian, dhe të angazhohemi me përgjegjësi në rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet me Shqipërinë. Atje ka një progres të prekshëm. Unë pajtohem me idenë se ne duhet të shohim në proces sipas pikëpamjes tonë dhe ta analizojmë atë më pas. Por kjo duhet të ndodhë me dialog. Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të ecur dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe mbështetje të plotë.”,- theksohet në deklaratën e tij. Dy ditë më parë reagoi edhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.

KREU I PDK-SË: KRYEMINISTRI NUK ARRITI TË KUPTOJË, SA I MADH DUHEJ TË ISHTE “LOBINGU” PËR VENDIMMARRJE TEK QEVERIA POLITIKE E BE-së

K

reu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale i kujtoi kryeministrit Edi Rama arsyen se pse ai ka dështuar në misionin e tij prej katër vitesh për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. “A blihet çdo gjë me para?! Menaxheri i kompanisë Coca Cola thërret studentin më të mirë në botë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën. Çdo gjë në këtë botë blihet me dollar. Një gjë, që nuk blihet më dollar, blihet me më shumë dollarë. Në këtë takim i kërkon një mision marketingu në emër të kompanisë më të madhe në botë, që në librin e shenjtë, në Bibël, të ndërhyhej për një ndryshim fare të vogël dhe për këtë i ofron në dispozicion buxhet pa limit. Ky student i emëruar tashmë, si më i miri në botë, merr përsipër kryerjen e këtij misioni. Paraqitet në Shtetin e Vatikanit dhe fillon lobingun, me drejtues të lartë, kardinalë, drejtues të bankës, zyrtarë të

Negociatat, Nard Ndoka: Rama ka dështuar, sepse jo çdo gjë blihet

shtetit, ku arrin të krijojë një shumicë absolute në klonkavën e Vatikanit. Në projektin final shkruhet fjala e zëvendësimit nga “bukën tonë të përditshme falna sot”, të bëhej “Coca Colën tonë të përditshme falna sot”, projekt që sipas lobingut pritej të miratohej në vendimin final,

ku Papa, ishte firmëtari për fuqi ekzekutive. Në pjesën finale, komisioni i lartë që shërben pranë Papatit, nxjerr udhëzimin dhe referencat finale: “Bibla përfaqëson historinë e njerëzimit, sakrificat, qëndresën, besimin, krishtërimin dhe vazhdimësinë, në këto kushte pezullon çdo

tentativë për ndryshim”. Misioni mbyllet, pa suksesin e premtuar nga lobingu marramëndes i zhvilluar në fshehtësi të plotë. Në fund studenti i emëruar, kthehet tek kontraktuesi, menaxheri i kompanisë, duke i deklaruar dështimin. Menaxheri e pyet, se çfarë mendonte se nuk funksionoi në misionin e tij? “Nuk arrita të zbuloj shifrën që kishin paguar furrat e bukës për atë paragrafë në Bibël”,-i përgjigjet studenti. Pra, nuk mundi të pranojë dështimin mbi mbrojtjen e doktoraturës së tij, se çdo gjë blihet me dollarë! Edhe Kryeministri ynë, ka “lobuar” në komisionin teknik në BE për katër vite rresht, për raport progresin për hapjen e bisedimeve, të cilin pothuajse e ka shkruar vetë, madje edhe shtatë pikat kritikuese

JENS STOLTENBERG

Pak orë para protestës së opozitës zbarkon në Tiranë shefi i NATO-s

Ditën e diel, pak orë para protestës së shtatë kombëtare të opozitës kryeqytetin shqiptar do ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në qendër të bisedimeve padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri. Në orën 15.20 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup. Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, teksa të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita jo vetëm i ka bojkotuar por ka paralajmëruar pengimin e tyre. Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës. për LGBTI. Por nuk arriti të kuptojë, sa i madh duhej të ishte “lobingu” për vendimmarrje tek Qeveria politike e BE-së, që përbëhet nga ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Morali: Jo çdo gjë mund të blihet me para! Bashkimi Europian ka një “bibël” rregullash, që nuk mund t’i blejë asnjë lobues i korruptuar në asnjë cep të globit!”, u shpreh dje kreu i PDK-së Nard Ndoka.


KULTURE

18 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Instrumentistët e Tiranës rikrijojnë klasiken në Prishtinë

Thuhet se pas gjithçkaje të madhe fshihet një nostalgji pas klasikes. Dhe ky mund të jetë pikërisht rasti me veprat e kompozitorëve që tashmë janë panteoni i muzikës klasike. Që të gjithë ishin thuajse bashkëkohës: Carl Stamitz (1745), Wolfgang Amadeus Mozart (1756) dhe François Devienne (1759). Vepra të tilla të muzikës së dhomës kërkojnë një goxha përpjekje të virtuozitetit si nga ana e oboes, po aq edhe nga telat që bashkëshoqërojnë oboistin. Nga një vështrim më i gjerë, interpretime të tilla u shëmbëllejnë koncerteve, por me dallimin se këtu luajnë vetëm katër instrumentistë. Me interpretim të tillë mjeshtëror, “Opera Kuartet” të mërkurën mbrëma, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë shënoi natën e gjashtë të

Një vazo prej qelqi, më e bukura e zbuluar në Shqipëri!

festivalit “ReMusica”. Për rreth një orë instrumentistët Fatos Bardulla (violinë), Alesia Sadiku (violë), Loreta Memaj (violonçel), Erik Tauzi (obo), Erenik Behlula (klarinetë) dhe Orges Malaj (fagot) vunë në skenë shkëputje klasike, përfshirë edhe një trio me motive

bashkëkohore të kompozitorit nga Kosova, Kushtrim Gashi. Për Malajn, pritshmëritë e grupit dolën pozitive. “Koncerti shkoi mirë, emocionet bënë të veten, por megjithatë i kontrolluan mjaft mirë dhe jemi të kënaqur me këtë që shfaqëm”, ka thënë ai.

Prof. Dr. Frederik Stamati, studiuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike, ka prezantuar dje në rrjetet sociale, një zbulim të rrallë arkeologjik, një vazo qelqi të shekullit XVI, për të cilën ai gjykon se është më e bukura e zbuluara në Shqipëri. Më e veçantë në historinë e kësaj vazoje është se sa shumë punë i është dashur studiuesit për ta restauruar atë dhe kthyer në këtë gjendje, që të befason. Është gjetur në Durrës, e thyer në 151 copa. Analizat e ndryshme treguan se është e shek XVI, e prodhuar në Murano. Restaurimi i saj mori 15 muaj - shpirti im e di, por do ta botoj në ndonjë shkrim në gazete - dhe u bë në ish-Laboratorin e konservimit dhe arkeometrisë të ish-Institutit të Kulturës Popullore. Ka qenë ena prej qelqi, më e vështira që është restauruar në vendin tonë. Para restaurimit, për të kuptuar situatën dhe se çfarë duhej bërë, është analizuar me SXRF (Spektroskopia e Fluoreshencës së Rrezeve X) në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar në Tiranë; me SEM, (Scanning Electron Microscopy) në Universitetin e Selanikut; me PIGE, (Particle Induced Gamma-rey Emission), në Universitetin e Ljubljanes dhe MO, (Mikroskopi Optike) në laboratorin tonë.

Mula, Ahmeti dhe Tukiqi në “Verën e Ohrit”

Në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit”, më të mirët e muzikës klasike do të grumbullohen bashkërisht në qytetin e Liqenit. Sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me sopranon e mirënjohur Deshira Ahmeti dhe pianistin virtuoz Genc Tukiqi, do të mbajnë koncert në kishën e Shën Sofies në Ohër. Do të jetë një mbrëmje e magjishme për të gjithë artdashësit ky koncert me një program të veçantë, ku do të interpretohen vepra të autorëve botëror dhe shqiptarë. Në këtë koncert do të jetë i ftuar dhe tenori i njohur maqedonas, Georgi Cuckovski! Adhuruesit e muzikës klasike do të kenë rastin për të shijuar këtë mbrëmje me artistët shqiptare me përmasa botërore më 30 korrik.

70 vjetori i themelimit, Arkivi Shtetëror hap dyert për publikun Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor 2019, “Javën e Arkivave të Hapura” në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të Arkivit të Shtetit. Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik. Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i bën thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë.


FORUM

19 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Selena Gomez rikthen Jennifer Anistonin në vitet e 90-ta

Trendi i modës i viteve të ’90-ta po rikthehet dhe një gjë të tillë së fundmi e kemi parë te këngëtarja Selena Gomez. Këngëtarja amerikane është fotografuar nga paparacët teksa shfaqet me një veshje të rikrijuar, veshje kjo të cilën më parë e kishte veshur Jennifer Aniston. Ajo kishte veshur një palë pantallona të ngjitura me ngjyrë të zezë me një bluzë të bardhë poshtë tyre dhe atlete gjithashtu të bardha. Por, këtë nuk e vërejtëm vetëm në veshje pasi njëjtë vepro edhe me aksesorët. Ajo kishte vendosur edhe një kapele bejsbolli, syze të rrumbullakëta, çantë lëkure derisa flokët i kishte kapur në dy bishtaleca. Nga ana tjetër, Aniston e kishte veshur këtë veshje në komedinë romantike “Picture Perfect” në vitin 1997. Aktorja kishte veshur një bluzë të bardhë, por ndryshe nga Gomez, ajo e kishte kombinuar me një fustan të zi të shkurtër dhe më këpucë të zeza. Në vitin 2014, Gomez ka vazhduar të

Të drekosh me çiftin Clooney në Como, George lançon sfidën A keni ëndërruar të drekoni me George Clooney dhe Amal? Ndoshta në vilë e tyre në liqenin e Comos? Është George Clooney që lançon ftesën, në platformën “Omaze”, për eventin e bamirësisë, për të mbledhur fonde për “Clooney Foundation for Justice”. “Po të ftojmë ty dhe një person të dashur të tëndin, për një takim katër personash së bashku me Amal. Një avokate me famë botërore për të drejtat e njeriut, profesoreshë juridiku dhe lidere në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Jam edhe unë… një aktor”, -shpjegon Clooney me ironi në videon promovuese. Fituesit mund të konsumojnë verë dhe të shikojnë produktet lokale së bashku me çiftin më të famshëm në botë. Të ftuarit, me biletën e avionit të paguar, do të qëndrojnë në një hotel me 4 yje. Me fondacionin e tyre, George e Amal vijojnë betejën kundër dhunimit të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Amal mbron vajzat yazide të rrëmbyera nga shteti islamik, në të parin proces kundër Isis në historinë e Kalifatit.

shfaq dashuri ndaj Aniston, e cila në të njëjtën kohë po promovonte filmin “Cake”. “Unë nuk kam qenë duke e ndjekur vetëm karrierën si

fanse që nga mosha tetë vjeçare dhe tani dua të shoh transformimin total të saj në filmin e ri Cake”, thotë ndër të tjera Gomez.

Modelja iraniane arratiset duke kërkuar azil në Francë

Modelja Iraniane Neggzia , 29 vjeç në vendin e saj Ayatollah akuzohet për përhapjen e një “kulture anti-islame”, dhe për këtë meriton burg. Ishte viti 2017 dhe vetëm dje ajo doli dhe tregoi historinë e saj për “Le

Parisien”. Një histori guximi, frike, vështirësi: kërcënuar, grabitur, e detyruar të jetojë në rrugë për muaj të tërë. Pas kësaj ajo arriti te arratiset në Paris në vitin 2018 ku paraqiti kërkesën e saj për azil politik.

Ajo filloi të jetojë duke shitur çantën me rrobat e saj për 10 euro,. Një jetë e vështirë për shumë muaj. Gjatë ditës, kërkoi vende të ngrohta për të marrë strehim dhe për të marrë një sinjal wi-fi për të mbajtur aktive dhe llogarinë e saj në Instagram. Historinë e saj e prek një avokat i lindur në Francë, por me origjinë iraniane, i cili vendos të ndjekë çështjen e saj . Tani ajo duhet të presë dhe shpresoj. Jurisprudenca e fundit e Gjykatës Kombëtare të Azilkërkuesve (CNDA) i konsideron gratë viktima të persekutimit për shkak të kushteve të tyre. Duhet të kalojnë 3 muaj për pranimin e kërkesës për azil. Por ajo nuk heq dorë: “Nuk mund të kthehem në vendin tim pa rrezikuar jetën time, nuk kam asgjë për të humbur”.!

Katy Perry zbulon detaje nga propozimi për martesë që i bëri partneri Këngëtarja Katy Perry i tha ‘Po’ të fejuarit të saj Orlando Bloom në festën e ‘Shën Valentinit’ këtë vit dhe së fundmi ajo ka treguar disa nga detajet e surprizës. E ftuar për një intervistë në ‘Capital Radio’ këtë mëngjes, ajo ka treguar se gjithçka ishte e papritur dhe i dashuri i ka blerë aq shumë lule sa ajo nuk i kishte parë kurrë në jetën e saj. “Më dukej vetja sikur ishim Kim Kardashian dhe Kanye West. Isha shumë nervoze atë natë”,- shpreh ajo. Ajo zbuloi se lulet kishin mbuluar të gjithë shtëpinë dhe kishte tullumbace ishin në çdo cep. “Të gjithë ishin aty dhe unë mbeta e shokuar, po thoja ‘O Zot”,-rrëfeu ajo duke qeshur. Kujtojmë se lajmin dy të dashuruarit e dhanë nga ‘Instagram’ dhe më shumë se për çdo gjë tjetër u diskutua për unazën me diamante që mbante në gisht këngëtarja e njohur.

Moderatorja e njohur braktis Shqipërinë, bëhet pjesë e serialeve turke

Një nga prezantueset më të bukura shqiptare dhe ish-Miss Kosova, Arbnora Ademajn së shpejti do ta shihni në serialet turke. Arbnora ka qenë e angazhuar në negociata me disa regjisorë dhe produksione turke. Prezantuesja ka arritur marrëveshje për pjesëmarrje në një film turk. Pas këtij filmi, Arbnora synon të bëhet pjesë e serialeve turke të cilat kanë audiencë të madhe në të gjithë botën. Së fundmi edhe vetë prezantuesja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke dhënë intervistë për një televizion turk.


SPORT ‘PITBULLI”

20

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Abrashi: Kemi bërë shumë gabime, të japim zemrën në fushë

A

mir Abrashi është gati për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren edhe pse ka kaluar një sezon të vështirë, të shoqëruar nga shumë dëmtimeve. “Pitbulli” i kombëtares është shfaqur para mediave në Durrës, duke folur për ndeshjet e radhës me kombëtaren. “Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak

lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit. Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”. Reja dhe Panucci?

Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta. Sekreti i suksesit në kombëtare? Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”.

Trajneri i kombëtares ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke zbuluar disa prapaskena

Rozalb Lika

E

doardo Reja mbush 74 vjeç në tetor. Ai zëvendësoi bashkatdhetarin Christian Panucci, duke marrë në dorë “frenat” e kuqezinjve, rrugëtimin me të cilët e nis në ndeshjet kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ai tregon edhe se kush e bindi për të pranuar ofertën e kombëtares sonë. Si ju bindi Duka? “Duka më telefonoi dhe më pyeti për planet duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Folëm me të dhe e pashë në ndeshjen ndaj Turqisë. Më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistë që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi edhe kryeministri Edi Rama dhe e takova në Itali kur erdhi të shihte Lacion pasi është tifoz i madh i Juventusit”. Më 8 qershor do të debutoni në ndeshjen ndaj Islandës dhe më pas më 11 do të luani në shtëpi ndaj Moldavisë. 100 herë në pankinë dhe tani te Shqipëria. “Mund të them me krenari që pas 35-36 vite aktivitet si trajner ndjej ende forcë sa i përket aspektit fizike. Kam firmosur deri në nëntor për 6 ndeshje zyrtare, por më kanë propozuar edhe për dy vite. U kam thënë që do të presim të shohim nëse do të përshtatemi, nëse do të arrijnë rezultate, do të punojmë edhe në të ardhmen. Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, do të vijojmë edhe për dy vite të tjera”. Çfarë ju kanë kërkuar? “Për të bërë mirë, për të kërkuar kualifikimin në “Euro 2020”. Duke përjashtuar Francën, mund të luftojmë me skuadrat e tjera, duke futur këtu edhe Turqinë. Do të japim gjithçka. I respektoj të gjithë, nuk kam frikë nga asnjë, nuk ka ndeshje të humbura. Kam folur me futbollistët, u kam transmetuar besim. Më duket që ka harmoni. Kur zbresin në fushë janë krenarë. E ndjejnë që përfaqësojnë kombin e tyre. Të shtunën do të luajmë një

Reja: Ja si më bindi Edi Rama të merrja drejtimin e Shqipërisë

miqësore me U-21, kështu do të shoh edhe ndonjë të ri”. Çfarë ju premton Reja tifozëve shqiptarë? “Impenjim total, shpirti i sakrificës, shumë vuajtje. Besoj

MESFUSHORI

O

dise Roshi është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë. Mesfushori i kombëtares ka folur në konferencën e radhës për shtyp, duke u shprehur se ecuria e përgatitjeve po shkon mjaft mirë nën drejtimin e Rejës. “E kemi nisur mirë me trajnerin e ri dhe stërvitja po shkon çdo gjë në mënyrë perfekte. Panucci? Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon perfekt. Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij. Skemat e Rejës? Kemi lojtarë të mirë, kualitet të mirë. Po e bëjmë çdo ditë ketë skemë. Unë

shumë te grupi. Kemi kualitet, duhet ta shfaqim 100 për qind, do të marrim frytet e punës. Dua që lojtarët të kenë shumë dëshirë dhe qetësi. Europiani është një ëndërr. Ëndrrat kanë

nevojë për t’u besuar, ka vetëm një gjë që mund ta mësosh duke e konkretizuar dhe frika për të mos ja dalë, nuk duhet të kemi dyshime”. Tare të ka ndihmuar?

“Po, sigurisht. Më ka dhënë një dorë të mirë, kemi folur për futbollistët. Kam bërë një xhiro në Europë për t’i ndjekur nga pranë. U ballafaqova me vlerësimet e tij, duhet ta falënderoj, më ka ndihmuar për të ardhur te Shqipëria, ka thënë fjalë të mira për mua te Federata dhe Edi Rama. Kam vetëm një keqardhje që lidhet me Lazion. U largova në vitin 2012 pas një punë të mirë, ja lash tryezën e shtruar trajnerit Petkovic”. Sarri do të shkojë te Juventusi? “Mendoj se Sarri do të shkojë te Juventusit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai është një trajner i veçantë, por e shoh më mirë në një ekip me të rinj dhe kualitet. Të rinjtë e ndjekin totalisht dhe e pranojnë më mirë lojën e tij. E shoh më mirë në një ekip të freskët, është shumë kërkues dhe i përpiktë nga pikëpamja taktike, por mbetet një trajner i madh”.

Roshi: Nuk e hedhim poshtë Panuccin, jam 100 për qind gati jam i kënaqur, duhet të punosh shumë në të dyja fazat, edhe mund të fitojmë. Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë. Kam 2 muaj që kam filluar të luaj rregullisht. Ndihem mirë. Jam pothuajse 100%. Dëmtimi? Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë. Kam punuar çdo ditë fort të vij në formë. Kam dy muaj që po luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe jam pothuajse 100%. Shpresoj të luaj nga minuta e parë. Islanda? Kanë pasur ekip të mirë, të fortë. I kam ndjekur edhe kundër Francës. Do të jetë ndeshje shumë e fortë me ta”, u shpreh Roshi.


SPORT

21

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Dy skuadrat angleze janë gati për të shënuar emrin e tyre në trofeun me “veshë të mëdhenj”

M

ë në fund vjen momenti për të shijuar 90 minutat më emocionuese të sezonit. Finalja e Champions League sonte në mbrëmje do të ndezë prozhetorët për 90 minuta spektakolare, të cilat mund të rezervojnë shumë surpriza. Tottenham dhe Liverpooli janë gati për të treguar vlerat e tyre pas një rrugëtimi të mbushur me shumë emocione, në një edicionet më spektakolare që kemi parë. Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino janë shfaqur shumë të qetë në konferencën për mediat duke mos munguar as batutat me gazetarët. JURGEN KLOPP “Nga sezoni i kaluar kam mësuar se edhe me një roveshatë nga 18 metra mund të pësosh gol. Do të jetë një finale shumë dinamike, e vështirë të thuash që jemi favorit. Kemi fituar dy ndeshje ndaj tyre 2-1. Do më pëlqente që të përsërisnim ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës. Tottenham është shumë i fortë dhe kanë kualitet. Do të varet edhe nga klima, është shumë ngrohtë dhe kjo mund të ndikojë edhe në lojën tonë. Mund të shkojë ndeshja edhe te penalltitë. 6 finale të humbura? Nëse do të dija motivin se përse kam humbur 6 finale radhazi, do të shqetësohesha. Pak Fat? Nëse punon, është më e thjeshtë që ta kesh fatin në krahun tënd. Nuk mendoj se nuk

Europa mban “frymën”, TottenhamLiverpool gati për finalen e sotme

kam pasur fat në karrierë, gjërat ndonjëherë shkojnë mirë ose keq. Është e vërtet që kam humbur dy finale në 2012 dhe 2017, por kam pasur ekipin që më kanë dërguar deri atje. Nëse do tregohesha egocentrik, do të quhesha një humbës, por besoj se jam një njeri normal. Firminho? Është mirë në aspektin fizik, por nuk e di nëse do të zbresë në fushë. Do të lëmë disa pikëpyetje, sepse kështu është më mirë”, deklaroi Jurgen Klopp në konferencën e

PËRGATITJET

fundit para finales. MAURICIO POCHETTINO “Rrugëtimi deri në finale ka qenë i pabesueshëm. Fokusimi, përqendrimi, është kënaqësi të drejtosh një grup të tillë futbollistësh. Ndihem shumë krenar, kemi qenë të hapur për të punuar së bashku. Jemi gati për nesër (sot) për të vrapuar, luftuar dhe për ta shijuar ndeshjen. Kur arrin në finale, mendon vetëm për të fituar. I respektojmë kundërshtarët, Liverpooli është

një skuadër e madhe, bashkë me Manchester City janë dy skuadrat më të mira në botë. Klopp ka bërë një punë të shkëlqyer, kanë futbollistë të mëdhenj dhe janë ekip i madh. Për të marrë një vendim për finalen është e vështirë, por i kemi të gjitha informacionet që na duhen. Detajet mund të vendosin fitoren. Fakti që duhet të përzgjedhësh vetëm 11 futbollist që nga fillimi është vendimi më i vështirë. Nesër duhet të tregojmë se

MBROJTËSI

Ndryshime në listën e Hysaj largohet nga Napoli, kombëtares, ikin 3 futbollistë “bigët” e Seria A nisin luftën për të

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista e kombëtares për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Islandës më 8 qershor dhe 3 ditë më pas ndaj Moldavisë, ka pësuar ndryshime. 3 lojtarë, Egzon Binaku, Ledian Memushaj dhe i riu Marash Kumbulla nuk do të jenë nën urdhrat e Reja-s në këto dy ndeshje.“Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë. Po ashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet. Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë”, njofton FSHF.

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë kësaj sezoni. Mbrojtësi i kombëtares sonë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Supersport”, konfirmoi se është gati për të nisur një aventurë të re, pasi po vuan nën drejtimin e Ancelottin. Atletico Madrid, Inter dhe Roma janë në ndjekje të Hysajt. “Los Colchoneros” janë gati për të ofruar 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, por De Laurentiis, as që ka ndërmend që të heq dorë prej tij pa 30 milionë euro. Në fund mund të bihet dakord për shifrën e 25 milionë eurove. Faqja e njohur online, “tuttomercatoëeb.com”, Inter ka kërkuar informacione për mbrojtësin e kombëtares sonë, ashtu si edhe Roma. Franco Baldini e pëlqen shumë shkodranin, por do të varet shumë dhe nga trajneri që do të marrë drejtimin e verdhekuqve gjatë kësaj vere. Një opsion i mirë mund të jetë edhe Juventusi, por do të jetë e vështirë që bardhezinjtë të heqin dorë nga Cancelo për të transferuar Hysajn, edhe pse mund të marrin Sarrin si trajner.

futbolli është një sport kolektiv, energjia e futbollistëve në dhomat e zhveshjeve mund të jetë vendimtare. Do të jetë një vendim i vështirë, por kështu është puna jonë. Gjëja më e rëndësishme është që të jemi gati për këtë finale. Duhet të luajmë të lirë, të luajmë sikur jemi fëmijë të lirë, pa menduar se janë duke të ndjekur 1 bilion njerëz. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, të kemi një komunikim të mirë, ky është çelësi”, deklaroi Pochettino.

FINALJA

Nga 68 në 6900 euro, çmime të kripura të biletave

Të gjithë do të donin që të ishin në stadium në finalen e Champions League, por gjetja e një bilete është një mision shumë i vështirë dhe me çmim të “kripur”. Në finalen e “Wanda Metropolitano” të Madridit, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, biletat kushtojnë sa “qimet e kokës”. Duke nisur nga dhomat VIP në tribunë, ku çmimet nisin nga 3,100 euro për të arritur deri te vendi më i mirë i stadiumit, që është paketa Silver, me kosto deri në 4,900 euro. Çmimi i këtyre biletave, të blera në momentet e fundit para ndeshjes, shkon deri në 6,900 euro. Biletat janë të kushtueshme edhe për pjesët e tjera të stadiumit. Nga 582 euro për kategorinë e parë, në 436 euro për kategorinë e dytë, 175 për të tretën deri te kategoria e katërt, ku biletat kushtojnë 68 euro, me këtë zonë që përbën 20 për qind të kapacitetit total të impiantit. Tifozët që dëshirojnë të kenë kujtime nga ndeshja, duhet ta kenë portofilin plot. Blerja e topit zyrtar të ndeshjes kushton 150 euro, flamujt 20 ndërsa shalli i finales 25 euro. Uniforma e skuadrave kushton nga 70 euro për fëmijë, deri në 90 euro për të rritur. Për të shuar etjen, tifozëve do tu duhet të paguajnë 5 euro për birra apo ujë, ndërsa një pako patatina kushton 3 euro.


SHENDETESI

22 E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Ulcerat, llojet e tyre, shenjat dhe mënyrat e trajtimit

Ç

farë është ulçera? Ulçera është një humbje e indit të stomakut ose të duodenit (zorra 12 gishtore) për arsye të dëmtimit prej acidit të stomakut dhe lëngjeve tretëse (p.sh pepsina). Sa është shpeshtësia? Ulçera e duodenit shfaqet më shpesh se ajo e stomakut. Është më e shpeshtë rreth moshës 3050 vjeçare dhe 2-4 herë më shumë tek meshkujt. Ndërsa ulçera e stomakut shfaqet më shpesh tek gartë mbi moshën 60 vjeçare. Cilat janë shenjat? Më e shpeshta prej tyre është dhimbja e sipërme e barkut (epigastrium) dhe ndjenja e djegies në këtë zonë. Zakonisht vjen midis vakteve të bukës. Mund ta ngrej të sëmurin prej gjumi (më së tepërmi tek ulçera duadenale). Më ngrënien e ushqimit dhe përdorimin e tabletave antiacid dhimbja zakonisht kalon. Në vjeshtë dhe pranverë dhimbjet shtohen. Më të pakta janë nauzeja (përzierja e stomakut )dhe të vjellat. Është tipike që kur villet dhimbjet pakësohen. Mund të ketë rënie në peshë dhe humbje të oreksit. Cili është shkaktari? Shkaktari kryesor është një bakterie e quajtur HELICOBAKTER PYLORI ose përdorimi i disa ilaçeve si aspirina, NSAI, etj. Disa nga shkaqet e tjera janë trashëgimia, stresi, ilaçet si kortizoni, alkoli, duhani, ndotja e ambjentit. Helicobakter pylori: Shumica e ulçerave shkaktohen nga kjo bakterie. Ulçerat duodenale pothuajse 100%. Porse meqë në disa raste megjithëse tek individi ka Helicobakter pylori por ulçera nuk shfaqet kjo të bën të mëndosh se ka dhe faktor të tjerë që ndikojnë si trashëgimia. Helicobakter pylori është shkaktare edhe e gastritit. Bile

edhe e kancerit të stomakut. Si shihet kjo bakterie? Me anë të biopsisë të marrë gjatë endoskopisë (sonda) dhe bërjes së testit ureaz. Ose vrojtimi i saj patologjik në mikroskop ose mbjellja e saj në kultur (ambient i përshtatshëm për tu rritur). Mund të gjenden në gjak edhe antikoret (antitrupat) e formuar karshi kësaj bakterieje.( për të parë nëse dy muajt e fundit a ka patur apo jo helicobacter pylori) Ilaçet NSAI dhe ulçera: Një nga faktorët e tjerë kryesor të ulçerës janë ilaçet si aspirina, endometacina, naprokseni pra ata kundër dhimbjes dhe kundër reumatizmës. Ky efekt i dëmshëm i tyre mund të parandalohet me ilaçe të tjera. Personat e sëmurë duhet ta informojnë doktorin se kanë ulçër kur venë për tu vizituar. Por mund të përdorni edhe ilaçe qetësuese jo të dëmshme si paracetamoli. Komplikacionet e Ulçerës Hemoragjia e stomakut: Një nga shkaktarët kryesor të hemoragjive (gjakderdhje) të sistemit tretës është ulçera. Këta persona vjellin një material në ngjyrë kafeje ose nxjerrin një feçes sterr të zezë. Duhet patjetër të shkojnë në urgjencë. Edhe pa këto shenja nëse djersisin djersë të ftohta dhe i bie vilani duhet të dyshojnë për hemoragji. Shpuarja e stomakut (Perforacioni): Ndjehet një dhimbje e forte si thikë në bark e menjëhershme. Barku forcohet .Lëvizja dhe ndërrimi i pozicionit për pacientin vështirësohet. Operacioni është zgjidhja e vetme. Bllokimi(stenoza) Sidomos ulçerat në duodenum dhe ato pranë pylorit me edemën e shkaktuar mund të çojnë në një bllokim të ushqimit. Kjo përfundon me të vjella pasi ushqimi

nuk ka ku shkon. Një vjellje e vazhdueshme dhe me tepricë. Megjithëse personi ushqehet mire përsëri bie në peshë pasi ushqimet nuk thithen. Duhet operacion. Diagnoza:Vizita e përgjithshme dhe USG-ja (EKO-JA) nuk na japin ndonjë të dhënë për ulçerën por na japin mundësinë e largimit prej disa diagnozave të tjera. Analiza më e mirë është ajo radiologjike e sidomos EUZOFAGOGASTRODUODENOSKOPIA (sonda nga goja, me anë të një tubi që përthyhet duke nisur nga goja e deri tek zorra 12 gishtore mjeku mund të shohi çdo pëllëmbë stomakun dhe duodenin duke marrë biopsi në rastë nevoje. Gjatë këtij proçesi nuk ndihet dhimbje) KURIMI Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulçerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lëj atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh. Ilaçet: Tek ulçera ashtu sikurse edhe tek sëmundja e reflusë përdoren ose bllokuesit e receptorit H2 (Ranitidin, Famotidin etj.) ose inhibitorët e pompës së protonit ( Omeprazol, Lansoprazol etj.) duke bllokuar kështu prodhimin e tepërt të acidit në stomak. Nëse tek i sëmuri është vënë re Helicobakter pylori duhet përdorur bashkë me ilaçet që pengojnë aciditetin edhe antibiotikët (amoksicilin dhe klaritromicin apo metronidazol) Kur është i nevojshëm operacioni? Pjesa më e madhe e ulçerave shërohet me ilaçe por në rastet kur ilaçet nuk bëjnë dobi, n ë raste e shpuarje të stomakut, bllokim dhe h emoragjie pra komplikacionesh duhet ndërhyrë kirurgjikisht.

Receta me bimë mjekësore

Çaji kinez, kundër etheve, gripit, diarresë dhe helmeve

N

ë fushën e mjekësisë alternative, e cila nën vetvete presupozon mjekësinë popullore, e cila mbështetet tërësisht tek bimës mjekësore, një mënyrë trajtimi shumë efikase është çaji dhe trajtimi nëprmejt kësaj mënyre. Shumë prej bimëve mjekësore, mbështeten te çajrat. Ndër çajrat që përshkojnë traditën e kurave popullore, çaji kinez është i një rëndësie të veçantë. Çaji kinez ose i Evropës përbëhet nga gjethet e thara të bimës . Çaji kinez përdoret për gjallërimin dhe tonizimin e organizmit; në ethe, grip, heqje barku, si diuretik, si kundrahelm (antidot) në helmime me substanca frenuese. Nuk rekomandohet në persona qe vuajnë eksitimi nervor dhe nga presioni i lartë i gjakut. Përgatitje e recetës: Një lugë kafeje me drogë hidhet në 250-300 ml ujë të sapovaluar, ena mbulohet me kapak dhe pas 5-10 minutash kullohet. Çaji pihet disa herë në ditë sipas dëshirës. Çaji del i shijshëm kur përgatitet menjëherë me ujë të valuar. Historia e çajit Çaji e ka origjinën nga Kina. Është zbuluar gjatë Dinastisë Shang viti 1500-1046 para lindjes së Krishtit, ku përdorej si pije mjekësore. Gjatë shekullit XVI me çajin u njohën tregtarët dhe priftërinjtë portugezë. Pirja e çajit u bë e përhapur në Britaninë e shekullit XVI. Britanikët vendosën ta fusnin çajin edhe në kultivimin indian për të konkurruar monopolin e çajit kinez. Çaji ka një shumëllojshmëri efektesh pozitive për shëndetin dhe bashkë me kafenë është një nga pijet më të konsumuara në botë. Çaji kinez (Thea Sinensis L., familja Theaceae)

Përgatiti: Albert Vataj


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 4. Kanal i drunjtë, zakonisht në trajtën e një hinke, që çon ujin në fletët e mullirit; lug mulliri 6. Përçues i lidhur me radion, me televizorin a me një pajisje tjetër 9. Anton ..., shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus 11. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 13. Ashtu quhej babai Adolf Hitlerit. 15. E bëj më të trashë e si të ngrirë, si masë e qullët, e ... nuk është më e lëngët 20. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 22. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 23. Dakord në gjuhë universale 24. Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 25. Që përhapet a që ngjitet me anë të organeve gjinore 26. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 27. Monedhë e vogël në kohën e pushtimit osman, që ishte e barabartë me pesë para 28. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 30. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit 33. I dërguar i perëndisë, që vjen të përhapë një fe është i tillë 35. Romani i Anton Pashkut 36. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 37. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve 40. Aleanca Kuq e Zi 41. Thahet e skuqet pak nga pak pranë zjarrit, theket, ose... 44. Valltare ahengjesh, zakonisht nga ciganët duhet të jetë ajo 45. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 46. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 49. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 50. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut 51. Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi, quhej ashtu kur i përkiste Jugosllavisë së Titos 53. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 54. Krahinë industriale në Gjermani 56. Filozof i lashtësisë greke, (390 p.e.s.) 59. Kristaq ... regjisor i njohur shqiptar. Kontribues edhe si pedagog në Arte 60. Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë 61. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 63. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit

E shtunë, 1 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

në Veri të Shqipërisë 65. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 66. Pylli me verra quhet ... 68. Vegël dore, që përbëhet nga një kokë metali ose druri 69. Abel Tasman, më 21 janar 1643, ishte evropiani i parë që arriti në ..., jug-perëndim të Oqeanit Paqësor 72. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 75. Shtet, kufizohet në perendim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve. 77. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 78. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 80. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 82. Mashkulli i maces, maçok 83. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga një abat; dërtesat e këtij manastiri ku vepron kisha katolike 85. Në të kundër të së majtës është e ... 88. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 90. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 92. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 93. Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve

94. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 98. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 99. Njësia e matjes së peshës, e barabartë me një mijë gramë (shkurtima, kg) 101. Janë ato të luleve 104. Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër disa herë, duke i shkaktuar dhembje 106. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 107. Emanuel ..., (22 prill 1724 - 12 shkurt 1804) filozof i madh gjerman, autori i: "Kritikë e arsyes së kulluar" 108. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 111. Formë e njohjes shqisore të realitetit objektiv 114. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 115. Që është shumë kërkues, që nuk lejon të shkelen urdhrat, udhëzimet a kërkesat e tij 116. Eshtë ashtu një marrdhënie e afërt, shumë ngrohtë dhe rreptësisht private VERTIKALISHT 1. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 2. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 3. Njeri qesharak e pa karakter, palaço 5. Makinë e posaçme ku vihen vezët në temperaturë të ngrohtë që përshpejton lindjen e zogjve

7. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 8. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire që banonte në fushën e Korçës dhe rreth liqenit të Ohrit 10. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 12. Tërësia e vetive a e tipareve më të përgjithshme e më të qenësishme të një sendi, dukurie etj 14. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 16. Pastaj e ka brenda 17. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 18. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 19. E vendosin në kokë si mjet mbrojtes 21. Monarki e madhe që përfshin shumë vende dhe që sundohet nga një perandor 22. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 25. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 29. Kjo novelë e poetit, narratorit dhe albanologut, Martin Camajt u botua më 1981 31. Gjak e gjiri, farefis. 32. Pluhur në ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe, që bëhet duke bluar farat e kakaos 34. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 38. Janë ashtu ata që përfitojnë kujdes të veçantë nga shteti, paraplegjik dhe tetraplegjik 39. Doktori i kafshëve quhet ... 42. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 43. Marr në familje një të mitur

ashtu 67. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 70. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 71. Ai që beson në fenë ortodokse është ... 73. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 74. Susanna..., romanciere italiane 76. Ndërtimi i brendshëm i një makine, i një aparati etj 79. Shpërblimi i përditshëm, paga ditore i një punëtori për punën e bërë 81. Ai që merret me peshkim 83. Pemë që rritet në pyllë 84. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 86. Lëndë në trajtë kokrrizash, që grumbullohet në farat e drithërave e të bishtajoreve, në patatet 87. Dru gjithmonë i gjelbër, me prejardhje nga Australia, që rritet shumë shpejt 89. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 91. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 95. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 96. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 97. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 98. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 100. Tirana, e kishte targën e makinave ... 102. Banor vendës i Letonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Letonia 103. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 105. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 109. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 110. E vendos dikë a diçka në një vend 112. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 113. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike

dhe e rrit si fëmijën tim 47. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 48. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 49. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri 52. Ëmbëlsirë që bëhet me oriz e me sheqer të djegur, me rrush të thatë, me bajame etj 55. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 57. Tendencat e reja në veshje, sjellje, mënyrë të jetuari etj. 58. Banor vendës i Libanit ose ai që e ka prejardhjen nga Libani 60. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 62. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 64. Kryeqyteti i Serbisë quhet 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

R E

F

O

3

4

R M A

5

12

13

P Z

Z

7

A V

A R

¸

S

A

P

O 15

I

16

M A R

I

F

A R

L

B

22

R E

23

M

F

A

H I

R O

24

H

V

26

S

P

R I

D

A

R

¸

S

I

D A

L J

E

A

T

M

¸

E

O

R

A

R A

D ¸

K A

J

S

M

28

E

A

A

P

29

E S

H K

30 32

V

F

31

T

U A

33

L

M

H

38

V

T

E

I

A

P

O D

Z H

44

45

L

U R

D

S

S

K

H

U

V

J

A

E

N I

48

P

M 50

E G

M T B

I

51

52

T A

L

M O N

H

Y

R

P

53

D A

H A

N

S

A

N

54

K

A

M B I

I 43

L E 47

K

49

E

A

T 40

46

E L

M 36

U K

42

S

R

N 35

R

39

41

K

L 34

37

E

25

27

L I

L T

21

N D

R

E

17

E T

20

A R

B

11

L L

H

19

8

D

I

10

P

14

F

18

6

P

D

9

U

U 55

I

T

A

N 56

R

X

D

S

V

57

I

L

E T

58

A N

60

T

M A

G M ¸

J

62

R

U ˙

O

G

A

M T

A R

E

63

I 64

M E M O R

K

L

59

V

61

V

A N

D U

M

65

R

Z

66

67

A

P

I

68

A

69

D M

A

A

70

72

A

L I

A

E

E

G

75

K

71

B

M

D

˙ E

T

J

R

A

L

O R

G

L

K I

P

80

R O

U I

L

K

A

K

O

E

I

Z

E M

87

M

S

A

S

L

D

I

O

E S

M

U

H 93

˙

M

A V

I

K

C

94

H

K

96

¸

R

C I

P

A

N

L

L A

I

N

P 106

S

T

E

A R

E

R E

X

A N

Z A

L I

M V

I

P

R O

A S

H T

A

P

T

J

M A Z

U R

C

S 113

U

S

N ¸

S

B I I

L E

S

B

T 115

T

¸

F

J 116

A L

118

E

R

M 111

114

A T

117

S

L

104

O

K

A 110

112

A

U L

E

108

D I

109

˙

A 103

K

107

M

A K

100

E

102

105

I

92

97

E V

99

D

101

L

A K

E N

91

O R

D

95

T

98

G J

N

H

90

D

K R

A

88

89

M I

I

82

A M A T

86

A L

L

L

81

G R

84

˙

D U

H

D E 77

I

N E

R

85

¸

E

76

I

79

I N

K

J

74

83

O

E

73

78

O

I

O

L

E

119

K ¸

E

T

U O

N


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

Basha: Ose hamë turpin me bukë, ose largojmë këta horra Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje gjatë takimit me banorë në Tiranë se të dielën do të jenë në shesh për të larguar qeverinë “Rama”. “Ka vetëm dy rrugë: Ose ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë, ti pranojmë këta horra dhe ti quajmë qeveritarë, ose të çohemi dhe të bashkohemi, të përballemi dhe të luftojmë orë e minutë, deri sa ta largojmë këtë bandë! Për ata që pyesin se kur do ta rrëzojmë Edi Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani të dielën në orën 19.00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh”,- u shpreh kreu i PD.

Basha u shpreh se vetëm forca e qytetarëve do të mund ta zmbraps Edi Ramën dhe klikën e tij. “Ka vetëm një forcë që që do ta ndalojë; ajo është forca që derdhet bulevard, javë për javë dhe më e madhe, javë për javë dhe më e vendosur. Kjo forcë ka vetëm një emër: pjesmarrje, bashkim, vendosmëri, deri në rrëzimin e kësaj kupole mafioze. Të fitojmë betejën që nesër fëmijët tanë mos të thonë: E lanë demokracinë të shkatërrohej, i lanë zuzarët ta merrnin në dorë vendin edhe njëherë, siç e kishin 50 vite me radhë, por të thonë jemi bijtë e një brezi që u ngrit, qëndroi, luftoi dhe fitoi për Shqipërinë, për Europën”,- tha Basha.

24 E shtunë, 1 QERSHOR 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.