Koha Jone_1 shkurt 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 1 SHKURT 2019

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 24 (8465)

E premte, 1 Shkurt 2019

Çmimi 30 Lekë

Përplasja mes Kryeministrit dhe ish-kryeministrit për përgjimet e publikuara nga "Zëri i Amerikës", solli sherrnajë edhe për familjet e secilit

Sharje me “libër shpie” mes Berishës dhe Ramës

Debati mes tyre vijoi dhe pa mikrofon, ndaj pjesën tjetër të sherrit, deputetët që e kanë dëgjuar në sallën e parlamentit thanë për "Koha Jonë" se ishte me "pullë të kuqe". Nuk lanë fjalë të gjuhës shqipe pa përdorur dhe nuk lanë pjesëtarë të familjes pa ia sharë njeri-tjetrit FAQE 3

KRYEMINISTRI

Rama: Berisha, një kufomë politike që nuk më prish më dot punë

FAQE 6

KUVEND

Presidenti Ilir Meta: Përshëndes vendimin e PE për njohjen e Guaido si president i Venezuelës

KREU I PD

Lulzim Basha: Më 16 shkurt të shtrijmë përdhe qeverinë Rama

FAQE 2

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me votat e drogës dhe krimit

Berisha-Ramës: Pagove 20 milionë dollarë për të takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump

FAQE 4

ANALIZË

Ngjela: Sulmet e “Zëri Amerikës” paralajmërojnë rrëzimin e kryeministrit Rama

FAQE 6

KUVEND

Taulant Balla: Pas protestës opozita të vijë të miratojë Kodin Zgjedhor

FAQE 6

KËSHILLI BASHKIAK

Në foto: Presidenti Ilir Meta

FAQE 24

Erion Veliaj: 40 shërbime falas dhe me tarifa të reduktuara për studentët

FAQE 9

SHËNDETËSI

Flet mjeku Gjergji Theodhosi: Këshilla për kurimin e diabetit gjatë shtatzënisë

FAQE 22

FAQE 13


POLITIKE

2

E premte, 1 SHKURT 2019

Në ditën e 89 të rezistencës, kreu i PD-së: Prokuroria të çojë në burg politikanët e kapur në flagrancë, dhe jo të merret me Zërin e Amerikës

Herion Mesi

B

anorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku vijuan protestën e tyre duke kërkuar anulimin e projektit korruptim për zgjerimin e Unazës së Re. Nën thirrjet: “Rama kriminel i këtij vendi! Do vijmë të ta gjejmë shtëpinë”, banorët i kanë bërë apel kryeministrit që të tërheqë menjëherë projektin, ose përndryshe ka për ta pësuar keq. Nga Unaza e Re, ku rezistenca e banorëve të “Astirit” prej 89 ditësh është shndërruar në simbol të protestës, kreu i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të dalin masivisht në protestën e 16 shkurtit për të shtrirë përdhe, siç tha ai, këtë qeverisje të korruptuar dhe të inkriminuar. “Ju bëj thirrje të ngriheni dhe të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhurat tuaja, për të ardhmen tuaj dhe fëmijët tuaj. Bashkohuni masivisht me 16 shkurt. Këtij mali të abuzimit, të korrupsionit, këtij mali të vjedhjes , nëpërkëmbjes, poshtërimit dhe arrogancës, ti japim një grusht mu në zemër pushtetit korruptiv të Edi Ramës dhe ta shtrijmë përdhe. Ju keni të drejtën, ju keni forcën dhe kurajon, jepini dorën dhe besën njëri-tjetrit t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, me 16 shkurt të gjithë së bashku dhe të ndalim qeverinë më të korruptuar dhe inkriminuar në 29 vite pluralizëm. Të ndalim këtë bandë hajdutësh. Nuk ka forcë tjetër që mund ta ndalë përveç qytetarëve të bashkuar. Nuk ka shembull më inkurajues sesa ky i Unazës së Re. Nga ky shesh i qëndresës sot në këtë ditë të 89 i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës të jemi bashkë si një familje e madhe dhe të marrim fatin tonë, fatin e familjeve tona,

Basha nga Unaza e Re: Me 16 shkurt të shtrijmë përdhe qeverinë Rama

fatin e qytetit tonë në duart tona me 16 shkurt”- u shpreh Basha. Hetimet Veç akuzave ndaj Ramës, Basha ka sulmuar dhe Prokurorinë për mos hetimin e aferës korruptive. “Po asistojmë në një farsë totale. Prokuroria duhet të çojë në burg politikanët e kapur në flagrancë, duke blerë e shitur vota. Me aktin e sotëm ku ajo shqetësohet për nxjerrjen e sekretit nga Zëri i Amerikës, prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm me 16 shkurt, njësoj si Edi Rama dhe Erion Veliaj”,- tha Basha. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj Erion Veliajt për blerjen e votave në këshillin Bashkiak të Tiranës. Duke folur

nga protesta në Unazën e Re, Basha tha se as kryeministri Rama dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk do ta kenë fundin askund tjetër përveçse në burgun 313. “Prokuroria që fle gjumë mbi dosjet e krimit duhet të nisë sot hetimin edhe për shumat e mëdha të parave të krimit që sipas burimeve të sigurta mediatike, Erion Veliaj, do të shpenzojë për të blerë vota në këshillin bashkiak për të vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë, për të vjedhur pasuritë publike të Tiranës dhe për të dhënë të tjera skema korruptive siç është zhvendosja e lumit të Lanës tani me policinë bashkiake. As infiltrimi i sistemit të drejtësisë me bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shte-

tit, as shantazhimi i organeve të reja të drejtësisë nuk ka për ti shpëtuar këta njerëz që janë bërë urë dhe mburojë për Edi Ramën, Erion Veliaj dhe politikanë të tjerë të korruptuar dhe të lidhur me krimin do të ikin me turp, do të ikin me vrap nga bashkimi dhe mllefi popullor i 16 shkurtit. Drejtësia do të pastrohet dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për shkuar në asnjë vend tjetër përveçse në burgun 313, aty ku çuan me të padrejtë fëmijë 13 vjeçarë dhe nëna shtatzëna se mbronin pragun e shtëpive të tyre. Nuk do ti lejojmë të arratisen nga Shqipëria por do të japin përgjegjësi para drejtësisë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

SOLIDARIZIMI

Gjermanët u bashkohen studentëve, reportazh për protestën dhe konviktet

Protestës së studentëve të Fakultetit Juridik në Tiranë u janë bashkuar edhe studentë gjermanë nga Hamburgu. Ata thonë se kërkesat e studentëve shqiptarë për arsim më të mirë duhet të plotësohen. “Kemi ardhur nga Unioni Studentor gjerman, jemi deleguar nga studentët e këtij unioni me qëndër në Hamburg të Gjermanisë. Kemi ardhur në shenjë solidariteti për të mbështetur protestën e drejtë studentore që studentët shqiptarë po vijojnë nga dhjetori. Protesta është e drejtë dhe kërkesat e tyre janë shumë të drejta dhe bazike. Ne kemi ardhur ti ndihmojmë aq sa mundemi për këtë ndodhemi dhe pranë tyre. Shpresojmë që qeveria do të japë përgjigjen e duhur në favor të kësaj proteste pasi kërkesat e tyre janë bazike dhe duhet të plotësohen”- tha studenti. Ndërsa një tjetër studente gjermane u shpreh se prezenca e tyre është mbështetje e protestës së drejtë. “Në ditët në vijim do të vijojmë të vizitojmë Fakultete të ndryshme dhe konviktet ku studentët shqiptarë jetojnë dhe të shikojmë më nga afër kushtet e tmerrshme ku ata jetojnë. Gjatë këtyre ditëve do të takojmë studentë të ndryshëm dhe do të bëjmë një reportazh që gjithë studentët që ndodhen në Gjermani dhe më gjerë të shohin dhe të dëgjohet zëri i kësaj proteste të drejtë. Dhe në fund shpresojmë që të ketë një rezultat ashtu siç duhet të ketë”- tha ajo.

CDU, MARTIN HENZE SHPËRTHEN NDAJ “QEVERISË RAMA”: STUDENTËT NË GJENDJE SKANDALOZE, KU SHKOJNË PARATË E BE?

Deputeti gjerman: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia

M

artin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, në një konferencë mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Kushtet e Infrastrukturës në Shqipëri, u shpreh se në Shqipëri nuk është ulur papunësia, raporton Pro Biznes Albania. Me anë të një analize të thjeshtë e të shkurtër, ai përmendi rastin konkret ku vetëm në vitin 2015 u larguan 85.000 shqiptarë drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Si në Gjermani, edhe në vende të tjera, shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë pa ndalur duke ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e popullsisë së Shqipërisë. Siç theksoi Henze, Shqipërisë po i largohet popullsia më e mirë, më

e re, më e arsimuar, për të pasur një të ardhme më të mirë. “Si rrjedhojë, nga kjo analizë kuptohet se numri i të punësuarve të rinj është relativisht i ulët, pra nuk është ulur papunësia, por popullsia e Shqipërisë, tha ai. Gjendja ekonomike dhe politike e Shqipërisë është në gjendje kritike. Këtë e deklaroi Martin Henze, kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU në përfundim të konsultave me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Ai preku fusha të ndryshme të cilat kanë problematika të mëdha, duke theksuar faktin se politika duhet të japë llogari për largimin e të rinjve

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

nga vendi. “Largimi i të rinjve nga Shqipëria është në nivele tejet të larta, dhe politika duhet të shpjegohet për këtë. Gjendja e studentëve është skandaloze,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

ndërkohë që Shqipëria merr fonde nga Bashkimi Europian për arsimin, e ende nuk dihet se ku shkojnë këto para. Pa një reformë në drejtësi dhe pa i shpal-

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

lur luftë korrupsionit, investitorët e huaj nuk do të vijnë asnjëherë në Shqipëri, pasi nuk kanë siguri”- u shpreh Henze. Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Henze tha se mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, korrupsioni dhe varfëria do të jenë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai u shpreh i çuditur nga deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë për rritjen e ekonomisë me 4.1 %, duke nënvizuar se asnjë vend në BE nuk e ka shënuar këtë rritje. Henze theksoi se nevojiten investime në infrastrukturë dhe në logjistikë, në mënyrë që bashkëpunimet me vendet europiane të jenë të mundura.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 1 SHKURT 2019

Përplasja mes Kryeministrit dhe ish-kryeministrit për përgjimet e publikuara nga "Zëri i Amerikës", solli sherrnajë edhe për familjet e secilit

Sharje me “libër shpie” mes Berishës dhe Ramës

Debati mes tyre vijoi dhe pa mikrofon, ndaj pjesën tjetër të sherrit, deputetët që e kanë dëgjuar në sallën e parlamentit thanë për "Koha Jonë" se ishte me "pullë të kuqe". Nuk lanë fjalë të gjuhës shqipe pa përdorur dhe nuk lanë pjesëtarë të familjes pa ia sharë njeri-tjetrit Parlamenti është kthyer dje në një arenë përplasjesh të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe ishkreut të qeverisë, Sali Berisha. Si rrallë herë, dy përfaqësuesit e rëndësishëm politikë kaluan çdo kufi të etikës parlamentare dhe qytetare në fjalimet e tyre nga foltorja e Kuvendit. Akuzat e rënda politike, fyerjet personale dhe familjare me fjalor rruge mund të përmblidhen vetëm me shprehjen “u shanë me libër shtëpie”. Fatkeqësisht kjo gjuhë rrugësh dhe e denjë për karrocierë të dehur dje hyri në shtëpitë e çdo shqiptarëve nga dy njerëz që duhet të ishin model për qytetarët në komunikimin publik. Ish-kryeministri njihet për gjuhën e fortë dhe akuzat që i lëshon pa doganë ndaj kundërshtarëve. Bile kur kundërshtari është ironik apo përqesh, Berisha përdor gjithë arsenalin e gjuhës shqipe. Ndërsa Edi Rama e nisi me sharje ndaj “Zërit të Amerikës” dhe e përfundoi me fyerje ndaj Berishës. I përkëdhelur nga media për sqimën në përzgjedhjen e fjalëve, edhe kur sulmon, dje kreu i qeverisë arriti kuotat më të ulëta me fjalimin që mbajti. Me fjalë pa etikë dhe shprehje rruge, Edi Rama dukej dje si një kopje e shëmtuar e deputetëve pa gjimnaz që ai shan shpesh në Kuvend se nuk dinë të flasin. Nuk vonon dhe ish-kryeministri nxjerr nga arkivat fjalor edhe më të egër. I futet në familje kryeministrit, kurse ky i fundit nuk ia përton duke thënë një togfjalësh që tha “familjes time ti hash…. atë që nuk thuhet!”. Një fjalor tërësisht rruge, pothuaj për të dy, ndonëse kur je kryeministër duhet të kontrollosh fjalorin. Por çfarë i nxori dje nga “binarët” dy politikanët më me përvojë në Kuv-

end? Për Ramën përgjigja gjendet te investigimet e “Zëri të Amerikës” që i dhanë një shuplaktë të fortë qeverisë së tij për vjedhjen e votave. Pjesa tjetër e shpërthimit të Edi Ramës, lidhet me akuzat në adresë të familjes dhe bashkëshortes së tij për bankën private ku ajo ishte anëtare e bordit. Për Sali Berishën, shpërthimi me fyerje ndaj Ramës lidhet me një deklaratë që bëri kryeministri ku njoftoi se SHBA nuk i ka dhënë vizën ish-kreut të qeverisë. Këto tre çështje bënë që debati mes Edi Ramës dhe Sali Berishës të arrinte deri në një fjalor jo etik. “…Po ta përsëris, ti je njeri që je marrë me gratë, je marrë me vajzat, je marrë me kalamajtë, je marrë me nipat, je marrë me mbesat, je marrë, me kë s’je marrë. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as Kushtetutë, as nder…. deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, pasi Berisha i përmendi çështjen e bankës

së bashkëshortes. Pas kësaj batare të Edi Ramës ndaj Sali Berishës, ky i fundit nuk hoqi dorë nga sulmet ndaj familjes. Nuk heziton dhe Berisha akuzon kryeministrin: Ti je fundërrinë që u merr shokëve, gratë. Ti shet çdo moral, mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore”,- deklaroi Sali Berisha. Debati mes Ramës dhe Berishës vijoi dhe pa mikrofon, ndaj pjesën tjetër të sherrit, deputetët që e kanë dëgjuar në sallën e parlamentit thanë për “Koha Jonë” se ishte me “pullë të kuqe”. Sigurisht, përmendja e familjes dhe bashkëshortes e detyroi kreun e qeverisë të shkojë përtej fjalorit normal. Por mesa duket edhe vet Rama e ka kuptuar dje daljen nga fjalori normal, derisa në fjalimin e

zbardhur nga zyra e shtypit të kryeministrisë fyerjet jo etike ishin hequr me kujdes. Fyerjet e Edi Ramës dhe Berishës janë vetëm njëra anë e medaljes. Fakti është se sa herë ka ndonjë skandal të madh në vend, siç ishte investigimi i “Zërit të Amerikës” kundër qeverisë, Edi Rama ia del të bëj një zhurmë edhe më të madhe në Kuvend për një gjë krejtësisht tjetër nga debati i ditës. Kështu Parlamenti dhe mediat kryesore dje nuk shtruan pyetjen se përse nuk ka hetime për dosjen e Durrësit ku është implikuar gjysma e qeverisë, por debatonin se kush shan më bukur me libër shtëpie, Rama apo Berisha. Prokuroria nuk vepron ndaj dosjeve të mëdha të korrupsionit, por rri e vështron se si do shkojnë sherret politike. Ndaj kemi këtë fjalor rruge mu në sallën e Parlamentit. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E premte, 1 SHKURT 2019

PAS PËRGJIMEVE TË PUBLIKUARA NGA VOA, KRYEMINISTRI I SIGURT: DO HUMBISNI EDHE KUKËSIN

Rama-Bashës: Qofte te daja s’ka më, lala Gjonit iu mbyll rruga M e gjithë situatën e tensionuar, nuk kanë munguar batutat në seancën e djeshme parlamentare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe turin e takimeve të nisur nga kryedemokrati Basha. Rama u shpreh i bindur në fitoren e thellë të të majtës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ndër të tjera

tha se do i marrë PD edhe bashkinë e Kukësit. “Pashë një protestues, artisti kishte regjistruar një protestues që thoshte na shkatërruan Lul, me taksa artisti i thoshte hajde në bulevard. Në Bulevard të gjithë ata që thonë se do kthehen ‘qoftet të daja’. Kreu i kësaj partie që vjen këtu e jashtë-nxirret i gjithi duke lëshuar këtu të gjitha

të trashat e gjuhës amtare na tund këmbët na kërcet dhëmbët dhe kujton se do të vazhdojë me “qofte te daja”. Lulzim ti e di që ne komunikojmë ti bën sikur ne s’komunikojmë e s’të dëgjojmë po ‘qofte te daja’ nuk ka, se të thotë Saliu ke ‘lala Gjonin’ po edhe ‘lala Gjonit’ iu mbyll rruga. Zbrit në tokë eja në vete. Lëri protestat që do na shkulin e do na

ngulin mblidhini mirë rripat për humbjen e qershorit. Do dorëzoni minimalisht edhe Bashkinë e Kukësit, do ta drejtojmë ne Kukësin, do ta bëjmë me aeroport me stadium, ju e gjetët me flamur dhe e latë me shkop. Kukësit i latë shkpin këtu sollët flamurin me këtë do e sjellë partinë në pushtet”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

Debate të ashpra - Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Fundërrinë, që u merr shokëve gratë

Herion Mesi

S

eancë e tensionuar parlamentare mund të konsiderohet ajo e kësaj të enjteje në parlament, ku diskutimet për projektligjet ua lanë vendin fjalorit të rrugës. Fjalime me tone të ashpra, fjalor fyes edhe në shkeljet etike, një luftë nervash mes deputetëve me “hidh e prit” fjalësh. Por protagonistë të këtyre përplasjeve do të ishte kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij në Kryeministri, Sali Berisha. Pas Petrit Vasilit që i tha “mos na çaj b****” Ulsi Manjës, kryeministri Edi Rama në replikën me ish-kryeministrin Berisha iu kthye ashpër atij dhe përfaqësuesve të opozitës duhet t’i hanë bashkëshortes së tij atë që nuk thuhej (por që në fakt u kuptua nga i madh dhe i vogël). Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere te ABI Bank. Por përgjigjja e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme duke iu drejtuar Berishës se ai familjes së tij i ha ato që nuk thuhen. Por as përgjigjja e Berishës nuk vonoi kur iu drejtua Ramës me fjalët “fundërrinë që u merr shokëve gratë”; “njeri që mohon djalin”. E djeshmja ishte përplasja e parë direkte mes kreut të qeverisë dhe paraardhësit të tij në Kuvend ku nuk kanë kursyer asgjë në ofendimet e ndërsjella. Por krahas të debateve me tone të ashpra, nuk kanë munguar as situatat që kanë shkaktuar të qeshura në sallë. Deputetë të opozitës, kanë shpërthyer në të qeshura ndërsa kryeministri Rama mbante fjalën në parlament, nga vendi është çuar për të dalë jashtë deputeti i PD Endri Hasa. Lëvizjet e tij, janë matur me sy nga kryeministri Edi Rama ndërsa punonjësit e gardës kanë nxituar të dalin para kryeministrit për të shmangur një tjetër “sulm” ndaj kreut të qeverisë, ndoshta si ai i 20 dhjetorit, kur deputeti demokrat qëlloi me vezë kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit fliste nga foltorja e Kuvendit. Përpasja për Amerikën Pikënisja e debatit mes Berishës dhe Ramës ishte investigimi i redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë

Berisha-Ramës: Pagove 20 mln dollarë për të takuar Trumpi-in dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të “kazanit” të Tiranës. “Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i “kazanit” të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë. Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t’i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t’ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t’ju them, do t’ju informoj. Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejt nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë”, u shpreh Rama. Por Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Ramës i cili tha se ai nuk udhëtonte dot më drejt SHBA, deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person

që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz”, theksoi në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha. Debati në Kuvend mes Ramës dhe Berishës Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë. Sali Berisha: Na thuaj pak Mad-

am Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s’të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë. Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t’i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që s’kishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tënd. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka paguar para për një fotot me Trump.

Akuza jote se kam paguar 20 milionë dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as Kushtetutë, as nder… Por t’i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen. Sali Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore. Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit. Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu... Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është... nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar për të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.


POLITIKE

5

E premte, 1 SHKURT 2019

Kreu i PD-së: Rama në Kuvend në gjendje të rënduar psikike, ka refuzuar kontrollin mendor dhe atë të drogës

P

ërgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës” ku zyrtarë socialistë dyshohen si të përfshirë në blerje votash për zgjedhjet e 2016 dhe 2017-ës, ndezën debate të ashpra në Kuvend, ku përfaqësuesit e opozitës nuk i kursye akuzat për vjedhje dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ato që tregoi media me qendër në Uashington, vërtetoi akuzat e opozitës. Duke marrë shkas nga mungesa e kryeministrit në sallë, Basha kërkoi prezencën e Edi Ramës, i cili siç tha ai duhet të japë përgjigje për akuzat publike që vijnë tashmë jo vetëm nga opozita, por edha Shtetet e Bashkuara. Kreu i PDsë deklaroi se në Parlament nuk opozita nuk ka çfarë të diskutojë më me mazhorancën, për veç krijimit të një qeverie kalimtare që do t’i japë fund krizës në të cilën e ka futur vendin qeveria “Rama”. “Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar sesa mënyra si do të zgjidhet kjo krizë. Ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar”, tha Lulzim Basha. Kreu i PD-së shtoi se “Zëri i Amerikës” faktoi se lidhjet me krimin po e mbajnë këtë qeveri në pushtet. “Që në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit, është e qartë. Ju nuk e dini se çfarë thoni e bëni sepse ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush janë këtu jo për shkak të votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve tanë politikë, për të cilët bashkë me ndasitë ideologjike për mënyrën se si duhet qeverisur vendi, ndajmë dashurinë për këtë vend, por jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandësh dhe ju kanë sjellë këtu për t’u shërbyer interesave të tyre”, deklaroi Lulzim Basha. Kreu i PD-së tha se autori i asgjësimit të zgjedhjeve është kryeministri Edi Rama. “Ka 5 vjet që PD-ja denoncon këtë dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, është botuar dhe transmetuar nga mediat më serioze të botës mbrëmë nga Zëri i Amerikës. Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa krye autori i asgjësimit të zgjedhjeve, që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu”, tha Basha. Rama vjen në Kuvend Kryeministri Edi Rama ka shkuar më në fund në Kuvend, 2 orë e gjysëm pasi kishte nisur seanca dhe ishte kërkuar me

Basha: Qeveri kalimtare ose Kuvendin ta pastrojë populli shqiptar!

vendosmëri nga opozita për të dhënë përgjigje për gjithë ç’ka denoncoi një natë më parë “Zëri i Amerikës”. Teksa kryeministri po shkonte tek vendi i tij, po nga vendi, kreu i opozitës Lulzim Basha i kujtoi grabitjen e radhës që ishte parashikuar nga ai dhe klientët e tij, të fondeve të Unazës së Re, por që dështoi për të një rastësi fatkeqe. “Besoj e dini, se sot anuluan tenderin e Unazës së re, se ishte përcaktuar se do ta merrte Gjoka, tenderin tek Unaza, po ishte futur një fatkeq që kishte afruar 5 milionë më pak dhe është prishur pazari”- tha Basha. E ndërsa Basha fliste, Rama tundke kokën nga vendi i tij duke mohuar. Por Basha vazhdoi: “Se me kë rrinë kriminelët, e tha dje

Zëri i Amerikës. Tik tak po të mbaron koha, ty të parin do të shkulin nga ajo karrige! Nuk do të ketë as ABI Bank dhe as lobist që të të shpëtojnë lëkurën. Prandaj zbrit nga ajo karrige!”u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha. Rama i droguar Nga foltorja e Kuvendit në rinisje të seancës plenare, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se debati mes kryeministrit dhe ish-kryeministrit është provë se Edi Rama është një njeri i droguar dhe i sëmurë psiqikisht. Basha deklaroi Rama paraqitet në këtë sallë në gjendje të rënduar psikike. “Nuk e mbajnë këmbët, nuk e mbajnë nervat, s’ka marrë ilaçet, s’i bëjnë fajde ilaçet,

i ka mbaruar pluhuri?! Problem i tij! ne sot nuk mund të pretendojmë që jemi në një seancë normale e po ndjekim procedura normale parlamentare. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëherë fjalën se s’kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme pse janë këtu është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët e me Shullazët, me Dajtët e me bandën e Lushnjes, me bandën e Vlorës, me Bajrët e Shkodrës“, deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Lulzim Basha.

NËNKRYETARI I PD

Përgjimet e VOA-s, Spaho: Rama hajdut zgjedhjesh, duhet zhdukur

Gjatë seancës së sotme plenare kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho kërkoi prezencën e Kryeministrit Edi Rama në sallë, si personi i vënë në akuzë nga media prestigjioze, “Zëri i Amerikës”, që prej pasdites së djeshme. “Kryeministri duhet të jetë sot pasi i është bërë një akuzë shumë e rëndë nga VOA si hajdut zgjedhjesh. Nëse ka frikë të përballet, nga ato që ka bërë nuk do ti shpëtojë për shumë kohë përgjegjësisë. Prandaj ndërprisni seancën dhe thërrisni atë që të vijë këtu e të përballet”- u shpreh nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, gjatë fjalës që ai mori në Kuvend për procedurë. Ndërsa duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si hajdut zgjedhjesh. Duke iu referuar përgjimeve të publikuara të mërkurën nga “Zëri të Amerikës”, ku i përfshirë në grupin Avdulaj ishte edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, njëherësh anëtar i Kryesisë së PS-së, Spaho u shpreh se ato përgjime tregojnë se si janë vjedhur dhe manipuluar votat për të ardhur Rama në pushtet. “Administrata është kthyer në kazan partiak. Gjendja e rendit dhe sigurisë është në pikën më të ulët. Me mijëra ton drogë i dërgojmë cdo vit Evropës. Ajo që kemi mangut është të dëgjojmë kryeministren. Të thashë Ulsi se je i përgjuar. Krimi i organizuar dikton zgjedhjet në Shqipëri. Ky kryeministër është hajdut zgjedhjesh. Dilni masivisht në protestë për ta zhdukur këtë të keqe të madhe”- tha nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

DEPUTETJA E PD-së I DREJTOHET NË KUVEND MINISTRIT PANDELI MAJKO: E KUJTON Ç’MË KE THËNË! Deputetja e PD-së Jorida Tabaku i ka kujtuar një shprehje të harruar, ministrit të Shtetit Pandeli Majko, m’u në mes të parlamentit, që e ka bërë ministrin të thartojë fytyrën në Kuvend. Ishte interesante mimika e tij në momentin kur ia tha kolegia demokrate. Ga foltorja e Kuvendit, Tabaku, tha se Majko kishte ndarë me të sekretin e fitores së PS-së, gjatë zgjedhjeve elektorale. Deputetja demokrate u shpreh se ministri Majko, ishte shprehur se në ato zona që nuk kishin një të fortë, PS kishte humbur. “Kur Partia Demokratike kërkoi të diskutohej raporti i OSBE-së, nuk dua të përmend asnjë

Tabaku zbardh sekretin e fitores së PS-së: Ku s’kemi “të fortë”, dalim gropë në zgjedhje! koleg, më bëri përshtypje zoti Majko. Më tha duhet të shkojmë të takojmë njerëzit, por ne s’kishim asnjë të fortë atje dhe pikërisht në atë zonë humbëm, dolëm gropë. Kjo ishte shprehja, që shpjegonte më së mirë procesin elektoral, i parë nga Partia Socialiste, nga një koleg me eksperiencë që besoj e ndau si shqetësim me ne, ndoshta edhe si sugjerim. Patjetër, të takojmë të fortë, se përndryshe atje nuk takojmë të fortë ne humbim. Ne zgjedhjet e shtatorit

të 2016, unë për herë të parë dilja nga Tirana, kisha pasur mundësinë të punoja në një zonë të vjetër të Tiranës, në njësinë nr 8, me njerëz qytetarë, ishim përpjekur të punonim të zgjidhnim hallet dhe shqetësimet etyre. Shkuam në Selitë, ishte periudha ku fshatarët mblidhnin të mbjellurat e tyre. Ata që takonin na thonin që nuk ka vlerë që unë të mbjell fara, se tokat e fshatit ngjitur janë të mbushura me hashash”, u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.


POLITIKE

6

E premte, 1 SHKURT 2019

Kreu i grupit të PS-së kritika PD-së për bllokimin e foltores kur ministrja po mbante fjalën

Balla apel opozitës: Pas protestës, ejani të miratojmë reformën zgjedhore

MINISTRJA PËR PARLAMENTIN

Degjenerimi i fjalorit dhe fyerjet në Parlament, Spiropali: Falje qytetarëve

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përgjatë gjithë seancës së kësaj të enjteje në fokus të diskutimeve të tij kishte tërheqjen e vëmendjes ndaj sjelljeve të opozitës në Kuvend. Fillimisht ai kritikoi opozitën për bllokimin e foltores gjatë kohës që po mbante fjalën e saj ministrja e Financave, Anila Denaj, duke i cituar rregulloren e Kuvendit. “Grupi i PD-së, në mënyrë të paparë ndonjëherë, nga kryetari në detyrë sulmoi foltoren për të mos lejuar ministren për të mos u përgjigjur për pyetjet e LSI”, u shpreh Balla. Komisioni Hetimor Dhe në këtë linjë kritikash, kreu i ligjvënësve që mesa duket ka marrë rolin e edukatorit parlamentar , do të shprehte kritika edhe për sjelljen e opozitës lidhur me kërkesën për të ngritur një komision hetimor ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj. “Duke qenë se kërkesa për të ngritur një Komision të tillë parlamentar erdhi nga Presidenti i Republikës, do të kishte qenë mirë që të tre grupet parlamentare të opozitës, qoftë ai i Partisë Demokratike, qoftë ai i LSI-së apo edhe grupi republikan i Fatmir Mediut, të ishin në sallë, sepse në fund të fundit ky është një lloj serioziteti që ju keni për këtë kërkesë. Kaq sa jeni

në sallë tregon se sa seriozisht e keni marrë këtë kërkesë. Uroj që ky Komision Hetimor, i cili në fakt si çdo Komision Hetimor, është një prej organizmave që ka Kuvendi për të verifikuar implementimin e ligjit në çdo fushë të funksionojë normalisht dhe në fund, të kemi një raport. Dua t’jua them shumë troç që e gjithë procedura e ndjekur nga të gjitha institucionet shtetërore për këtë rast është e qartë, është e tëra në zbatim të ligjit. Në projektvendim është thënë shumë qartë që anëtarët e Komisionit Hetimor, nga të dyja palët, duhet të pajisen me certifikatë sigurie

të nivelit “sekret”, sepse kemi të bëjmë me një Komision Hetimor që do administrojë dokumentacione të klasifikuara. Dhëntë Zoti që të propozuarit nga ana juaj të kualifikohen për të marrë këtë lloj certifikate”- tha Balla. Reforma zgjedhore Ndërsa një tjetër kritikë në drejtim të opozitës kishte të bënte me ngërçin e krijuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku i bëri apel opozitës që pas protestës së 16 shkurtit të rikthehet në Kuvend dhe ta miratojnë sa më shpejt këtë reformë. “E fundit, por jo për nga rëndësia, është apeli im në emër të Grupit Parlamentar

të Partisë Socialiste drejtuar Partisë Demokratike. Ne nuk duam që të kushtëzojmë çdo kërkesë tuajën për çdo lloj Komisioni. Javën e kaluar kemi zgjatur me 30 ditë afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Vetëm 30 ditë, që do të thotë se me datë 23 shkurt ky Komision mbaron. Unë e mirëkuptoj që deri më datë 16 ju nuk votoni dot, nuk silleni si pro-europianë. Kjo është një çështje që ua mirëkuptojmë. Mbaroni protestën dhe në seancën e datës 21 shkurt, duhet të vini këtu për të votuar së bashku Reformën Zgjedhore. Për sa i përket Komisionit, Komisioni të

Ministrja e Shtetit per Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të enjte duke u kërkuar një ndjesë të gjithë qytetarëve për situatën e krijuar ditën e djeshme në parlament e cila krahas debateve, mes palës së mazhorancës dhe opozitës u shoqërua e degradoi në një fjalor banal e plot fyerje, ku protagonist ishte pikërisht kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrjetin social Spiropali i kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptar për sjelljen e politikanëve të cilët sot shkelën çdo normë etike me fjalorin e tyre banal. “Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit, tha dje Spiropali. ngrihet; ne i kemi dhënë dhe emrat e anëtarëve; jam i informuar që edhe ju sapo i keni sjellë emrat e anëtarëve. Punë të mbarë Komisionit! Gërmoni-gërmoni se e dini se çfarë do gjeni”- tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.

BERND BORCHARDT: E SHOHIM ME SHQETËSIM PERCEPTIMIN E PËRMBYSUR PËR KORRUPSIONIN

T

ransparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks. Shqipëria shënoi 36 nga 100 pikë gjithsej, duke humbur dy pikë në krahasim me vlerësimin e vitit 2017 dhe tri pikë në krahasim me atë të vitit 2016. Kjo renditje negative ka bërë që ambasadori i OSBE në Tiranë të flasë në mënyrë të hapur për përkeqësimin e situatës duke drejtuar gishtin nga qeverisja e vendit. “Mungesa e progresit në luftë kundër korrupsionit mbetet një nga problemet më serioze që ndeshet në shumë vende të botës, duke dobësuar sistemet demokratike dhe duke dobësuar kështu besimin e qytetarëve në proceset demokratike. Korrupsioni e gërryen besimin publik dhe e shtrembëron rritjen ekonomike në demokracitë e reja. Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore

Ambasadori i OSBE: Shqipëria, më e korruptuar sesa dy vjet më parë

kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit

mes viteve 2013 dhe 2016“, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Bernd Borchardt. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ai thotë se vendi shihet si më i korruptuar gjatë dy viteve të fundit. “E shohim

me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri”, tha Borchardt. “Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë”, - u shpreh ambasadori. Në vijim ambasadori Borchardt tha se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: “Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me

rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”- deklaroi Bernd Borchardt. Ai theksoi po ashtu rolin që mund të luajnë qytetarët edhe shoqëria civile në këtë drejtim: “Qytetarët shqiptarë duhet ta refuzojnë dhe denoncojnë korrupsionin pranë organeve qeveritare. Po ashtu, shoqëria civile duhet ta monitorojë vazhdimisht jetën publike në vend dhe të raportojë rregullisht sa i përket çdo çështjeje lidhur me korrupsionin, duke e mbajtur këtë temë në qendër të vëmendjes së publikut, si dhe duke mbështetur zhvillimin e legjislacionit, institucioneve dhe ekspertizës së fushës”. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen që prirja pozitive që ekzistonte prej vitit 2013 e më tej u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018. Ne mbetemi të përkushtuar që ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, tha Borchardt.


POLITIKE FJALIMI Nga Monika Kryemadhi*

N

ë fakt ajo që të bën përshtypje është që për hir të së vërtetës, kemi një vit e gjysëm që ne e deklarojmë, edhe më shumë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me institucionin e tyre zyrtar mediatik Zërin e Amerikës, dalin qartë se si votat e një mazhorance të inkriminuar kanë ardhur në Parlament me paratë e drogës dhe me para të krimit të organizuar. Këta që janë këtu mbrapa, me ndonjë përjashtim të vogël, socialistë të vjetër, ndërsa pjesa tjetër nuk është gjë tjetër, veçse janë vazhdimësia e supermanit Gjushi, e akullore, sepse këta i kanë qejf akulloret si Rilindje, e supermanit Barja, Avdylaj, e çdo gjë tjetër. Kjo viktima këtu, që vjen nga një biznes i mesëm, e cila për hir të së vërtetës familja e saj nuk e dimë nëse i ka rënë në qafë drejtoresha e Tatimeve apo jo, për t’ua mbyllur biznesin, siç ua ka mbyllur të gjithë bizneseve të tjera, por vjen këtu dhe vjen këtu që të mbulojë mashtrimet e shefit të saj, që kishte bërë pakt zhvillim, ndërsa tani del me çorape. Kjo zonja këtu duhet të kuptojë shumë mirë që Banka e Shtetit të Singaporit që ka falimentuar, ti nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd, të cilat për hir të shoqërisë tënde me familjarët e tij, ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. A je e gatshme ti të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën, se ai nuk e sakrifikon veten e tij për fëmijët e tij. Ti je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën? Nëse po, dashuria jote për të i kalon të gjitha hapësirat njerëzore. Për të qenë më të kthjellët me të gjithë, ne në fakt duhet të sjellim një model tjetër, për këtë kemi luftuar Taulant nuk kemi asnjë kompleks. Në momentin që kemi ardhur në këtë arenë, jemi gladiatorë dhe gladiatore. Kujt ia mbajnë gjunjët le të përballet, kush nuk ka fuqi të dali dhe të iki përpara. Kur të dalin dhe këto dhe të marrin votat, si gratë socialiste, si koleget e tua, atëherë ke të drejtë të flasësh për to. Ka një problem. Problemi juaj më i madh dhe i joni, qëndron që ne duhet të sjellim një sjellje tjetër, jo sjelljen e kriminelëve, as sjelljen e drogaxhinjve, sepse do të përballemi çdo ditë dhe më shumë me probleme. Dhe problemet nuk janë probleme politike, problemet janë për të ardhmen. Njerëz të cilët planifikojnë që të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë partitë politike, kushdo qofshin ato, të mëdha apo të vogla. Edhe në qoftë se s’janë këtu në Parlament, të cilat janë asete për jetën politike shqiptare. Dhe unë mund të them: pse nuk paska socialistë që paskan mbaruar shkollat jashtë shtetit për të qenë ministra? Sa të duash ka. Edhe nga ju këtu të grupit parlamentar. Por ai nuk ju do ju. Sepse ai nuk do shtëpinë e vet e jo më t’iu dojë ju. Ai e do Partinë Socialiste për ta përdorur dhe për të pastruar paratë e veta. Për të ri mbledhur paratë e tij të cilat i kanë humbur. Ai nuk mund t’iu dojë ju sepse ju nuk jeni standardi i tij. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me atë. Ju jeni demode, ndërsa ai është modern. Ju nuk jeni si ai, ai është njeri që lexon libra. Ndërsa ju nuk lexoni libra, edhe pse mund të keni shkolla të mbaruara jashtë shtetit. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist, me shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë. Ky është koncepti i tij që ka për Partinë Socialiste. këtë ka pasur ai. Edhe kur erdhi nga Parisi

7

E premte, 1 SHKURT 2019

Projekti që shkatërron universitetet

me thonj të pa prerë siç thoshte dikur Fatos Nano, edhe kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës e kështu me radhë. Tani që të jemi për aktin normativ. 300 milionë i çojnë dy konvikteve të Tiranës, pra 3 milion dollarë. 1,5 milion dollarë konvikteve në Durrës. Unë nuk kuptoj këtë gjë: 6,5 milion dollarë ç’punë ka që i merr Microsoft-i? 4,3 milionë, çfarë shpenzimesh janë këto? Energjia elektrike që s’kanë p[aguar institucionet? Po turp të keni, fusni në burg ata që nuk i kanë paguar. Se keni futur fukarenjtë për 5 mijë lek që s’kanë paguar dritat. Pra qenkan 4,3 milionë dollarë që s’kanë paguar institucionet e shtetit shqiptar energjinë elektrike. Dhe ne fusim në burg fukarenjtë që nuk kanë bukë të hanë. Dhe një gjë tjetër zonja ministre. Bashkisë së Skraparit i keni bllokuar buxhetin.

Bllokojini rrogën Kryetarit të Bashkisë, por mos bllokoni bukën e fëmijëve nëpër çerdhe e nëpër kopshte. Thojini atij Prefektit, Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur që keni atje në Berat, që nëse do të punësojë anëtarë të Partisë Socialiste në këmbim të votës, le ta bëjë dhe nuk e ndalon njeri. Dhe kthejini shkollat me nga 6 nxënës, bëjini me nga 30 mësues dhe mbajini me 6 nxënës. Shkurtojeni administratën e Bashkisë së Skraparit, nuk ka asnjë lloj problemi. Se skraparllinjtë as nuk i keni mbajtur ju me bukë, as nuk i kemi mbajtur ne me bukë, se ata kanë ngrënë bukë vetë dhe kanë bërë gjëra shumë më të mira. Por bukën e fëmijëve të fukarenjve në kopshte dhe në çerdhe, për të cilën ju merrni paratë, mos guxoni ta bëni sepse do të përgjigjeni shumë keq. Sepse njerëzit do të përballen me ju jo më politikisht, por

personalisht. Nuk ka më përballje politike me mostra që përdorin pushtetin politik për interesa personale. Prandaj merrni me kujdes dhe mos dëgjoni çfarë thonë poshtë e përpjetë. Zhbllokoni buxhetin e çerdheve të Skraparit se siç është Skrapari janë dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë. Dhe merrni përgjegjësitë tuaja si ministre. Nga ana tjetër z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze. Alabakë rrugës të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njëri. Nuk do të falin gratë dhe vajzat e Parlamentit, jo më gratë dhe vajzat që janë jashtë Parlamentit. Dhe nga kjo foltore dua të bëj dhe një denoncim që ta kemi parasysh të gjithë. E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë. Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri. Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Universiteti i Tiranës dhe universiteti shtetëror është shumë i rëndësishëm. Mos të lejojmë këtë krim dhe këtë degjenerim në sistemin tonë arsimor. 27 vjet tranzicion që ne kalojmë duhet ta mbyllim përfundimisht. Por jo duke sjellë një universitet që në një vit merr 10 diploma. *Fjala e plotë e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, dje në seancën plenare

PARASHIKIMI I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANE

“Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndonjë konflikt ushtarak” M undësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019. Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni. “Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raport. Sipas raportit, grupi militant Shteti Islamik dhe organizata

terroriste Al-Kaida, vazhdojnë të konsiderohen rrezik për sigurinë në botë. Në raport thuhet se grupi militant Shteti Islamik, ende urdhëron mijëra luftëtarë në Siri dhe Irak dhe ka mijëra mbështetës nëpër botë, pavarësisht humbjeve që ka pësuar në territor. Sipas ISIS-it me shumë gjasë do të

vazhdojë të kryej sulme jashtë territorit të Irakut dhe Sirisë kundër kundërshtarëve rajonalë dhe perëndimorë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “ISIS-i po kryen sulme në Irak dhe Siri për të minuar përpjekjet e stabilizimit dhe për t’u hakmarrë kundër armiqve të saj, duke shfrytëzuar tensionet mes sekteve në të dy këto vende. Në vlerësojmë se ISIS-i do të kërkojë të shfrytëzojë situatën duke përfshirë pakënaqësitë sunite, paqëndrueshmërinë shoqërore dhe mungesën e shtrirjes së forcave të sigurisë, për të rifituar territor në Siri dhe Irak, për një afat më të gjatë”, thuhet në këtë raport. Një pjesë e këtij raporti flet edhe për kërcënimin që mund të vijë nga organizata Al-Kaida. Kjo organizatë sipas këtij raporti, mbetet një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për vitin e ardhshëm. Europa e Lirë


POLITIKE

8

E premte, 1 SHKURT 2019

VOTIMET NË KUVEND

ZËVENDËS KRYETARI I LSI-SË

Luan Rama: Lidhjet e qeverisë me krimin, janë shpërdorimi më i madh i besimit të PS-së D

uke marrë shkas nga publikimi i skandalit të përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, Zëvendës Kryetari i LSI-së Luan Rama nga foltorja e Kuvendit akuzoi kupolën drejtuese në Partinë Socialiste për humbjen e besimit që ka shkaktuar tek socialistët e thjeshtë. “Respekti dhe autoriteti nuk mund të fitohen apo nuk mund të imponohen apriori pa i njohur më parë njerëzit se cilët janë ata dhe çfarë kontributesh kanë dhënë. Respekti, autoriteti, integriteti janë produkt i punës dhe i emrit që krijohet me punë dhe kontribute. Mirëpo çfarë ndodh? Jo vetëm mbrëmë, por në vijimësi prej disa muajsh me radhë, jo vetëm mediat dhe e gjithë infrastruktura mediatike në vend, por edhe një institucion autoritar shkollë e medias së lirë siç është “Zëri i Amerikës” ka evidentuar, dokumentuar dhe denoncuar raportet e krimit me politikën në tërësi dhe me qeverisjen në veçanti. Naty-

risht, evidente është sot raporti i krimit me qeverisjen, i cili në fakt sot është ekzistencial, funksional dhe shumëdimensional. Gjë që nuk ka qenë kurrë më parë në historinë e Partisë Socialiste, madje jo vetëm nuk ka qenë, por ka qenë targeti, ka qenë fokusi kryesor i luftës së Partisë Socialiste në të gjithë historinë e vetë. Dhe jam ku jemi sot për fat të keq, që qeverisja e Partisë Socialiste stigmatizohet, akuzohet, denoncohet si qeverisje me produkt nga vota e grupeve kriminale që funksionojnë si struktura politike dhe që ndërveprojnë në mënyrë të vazhdueshme në korrelacion me qeverinë. Kjo pa dyshim nuk është thjesht e rëndë, kjo është skandaloze sepse ky është shembulli më tipik i shpërdorimit të besimit dhe të vlerave që ka krijuar Partia Socialiste në vite, është dëshmia e shpërdorimit të emrit dhe saktificave të Partisë Socialiste”- tha deputeti i LSI-së Luan Rama.

Tensione në Kuvend/ Opozita rrethon foltoren: Të vijë Rama! Ruçi: Do marr masa!

Manja i kërkon Ruçit të mos i jepet fjala, Vasili: Ulu aty, skizofren! P

ërplasja mes Ramës dhe Berishës nuk ishte i vetmi moment tensioni në parlament, pasi më herët opozita do të bllokonte foltoren, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve deri sa në Kuvend të paraqitej “i akuzuari” kryesor nga skandali i përgjimeve të publikuara nga “Zëri Amerikës” për blerje dhe manipulim të procesit të zgjedhjeve përmes parave të pista dhe persona me precedentë kriminalë. Ndërsa ministrja e re e Financave Anila Denaj mori fjalën në seancën plenare, opozita është rebeluar dhe nuk e ka lejuar të vazhdojë diskutimin e saj. Deputetët e opozitës rrethuan foltoren duke kërkuar të vijë në seancë kryeministri Edi Rama. I pari është çuar kreu i PD-së Lulzim Basha dhe pas tij, të tjerët. Basha foli për skandalin e “Zërit të Amerikës”, për blerjen e votave nga socialistet, dhe menjëherë e ka marrë fjalën ministrja e re e Financave, Anila Denaj. Por kjo ka sjellë edhe acarimin e situatës duke sjellë edhe reagimin e opozitës. Të cilët protestuan tek foltorja e Parlamentit, ndërsa vazhdon fjala ministres së Financave. Me gjithë tërheqjen e vëmendjes nga ana e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili paralajmëroi se do merrte masa, opozita nuk është bindur. E në këtë klimë tensioni në foltore do të merrte fjalën kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. E ndërsa bëhej gati për të mbajtur fjalimin e tij, nga vendi kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u ngrit në këmbë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi të mos ia jepte Vasilit fjalën. Kaq ka mjaftuar që të nervozohej kreu i ligjvënësve të LSI-së, i cili shpërtheu në akuza deri në sharje personale të deputetit socialist. Pak orë më vonë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së do të reagonte sërish dje, por kësaj

radhe përmes rrjeteve sociale. Vasili deklaroi se Shqipëria është zhytur në korrupsion pas vitit 2017. Duke ju referuar raportit të “Transparency International”, Vasili shprehet se edhe OSBE-ja me anë të ambasadorit të saj, ka shprehur shqetësimin për nivelin e korrupsionit në vend. “Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017-ës, tepsisë së Rilindjes. Raporti i Transparency International tregon qartë se korrupsioni është thelluar në Shqipëri pas 2017-ës dhe Shqipëria ka rënë edhe dy shkallë në renditjen botërore. Tepsia dhe timoni, shto këtu edhe portalet qindramilionëshe të “Bashkëqeverisjes me qytetarin” e thelluan hajdutërinë dhe grabitjen e Rilindjes. Ndaj edhe përfaqësuesi i OSBE-së në Tirane deklaron: “Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.” Komentet e mëtejshme janë të tepërta”, tha deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Përplasja Vasili-Manja në Kuvend Petrit Vasili - Gramoz Ruçit: Ore do ta mbledhësh këtë ti? Gramoz Ruçi - Petrit Vasilit: Mos më shiko ashtu, vazhdo fjalën. Petrit Vasili - Ulsi Manjës: Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Petrit Vasili - Gramoz Ruçit: Do e mbledhësh këtë? Mbaje standardin! Gramoz Ruçi – Petrit Vasilit: Vazhdo tani. Ore zotëri ai është ulur në vend nuk po flet! Petrit Vasili: Detyrimi i përgjigjes së pyetjeve është një detyrim i rregullores. Janë 10 pyetje të depozituara dhe në rast se ministrja nuk ka dijeninë e duhur, s’ka mundësinë për t’u përgjigjur, ndale seancën. E ka detyrim kthimin e përgjigjes Ministrja e Financave. Ka detyrim të kthejë përgjigje. Kjo rregullore flet qartë. Përgjigjen e zgjedh ministra, por duhet të përgjigjet. Nëse do ta bësh siç duhet, bëjë, por mor e bëj kooperativë. Ka detyrimin për t’u përgjigjur se atëherë ky parlament është kot.

Ngrihet Komisioni Hetimor ndaj Gent Cakajt

Kuvendi vendosi dje të ngrejë një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pas pajisjes brenda 24 orëve të Gent Cakajt me certifikatë sigurie. Komisioni do të ketë nëntë anëtarë. Nga Partia Demokratike, pjesëtarë të komisionit do të jenë deputetët: Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi; nga LSI, do të jetë Luan Rama; ndërsa nga Partia Socialiste do të jenë deputetët: Spartak Braho, Alket Hyseni, Klotilda Ferhati, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalija. Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor u bë fillimisht nga Presidenti Ilir Meta, i cili pretendoi se DSIK, ka shkelur ligjin. Nëpërmjet një letre, kreu i Shtetit i kërkon kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare të ngrenë një Komision Hetimor parlamentar sesi brenda një dite, DSIK ka kryer të gjitha verifikimet për Gent Cakajn dhe e ka pajisur me të gjitha certifikatat e sigurisë. Këtë fakt, Presidenti e mbështet në korrespondencat që ka patur me Ministrinë e Jashtme dhe me vetë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana tjetër, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar thotë se Gent Cakaj është pajisur me çertifikatë sigurie në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Sipas DSIK, referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për Gent Cakajn nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ. DSIK thotë se edhe procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara. Votimet Mazhoranca ka rrëzuar për të dytën herë dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së me 77 vota kundër. Qeveria nuk ka votuar Bahri Shaqirin në këtë post, ndërsa ai është rrëzuar me herët edhe në Komisionin e Ekonomisë. Bahri Shaqiri është kandidatura e dytë e refuzuar për të drejtuar institucionin e KLSH-së pasi një muaj më parë u rrëzua kandidatura e propozuar për Vitore Tushën anëtare e gjykatës Kushtetuese. Në votimin e kësaj të enjte nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës të cilët janë larguar në fund të seancës plenare , duke lënë karta e votimit .Në kuvend me votat e maxhorancës u miratua edhe projektligji për “Sigurinë e Digave”. Me 76 vota gjithashtu u miratua projektligji për “Pajisjen me pasaportë”, dhe akti normativ për buxhetin e vitit 2018.


POLITIKE

9

E premte, 1 SHKURT 2019

Reagimi i kryeministrit, mbrëmë në rrjetet sociale

K

ryeministrit Edi Rama duket se nuk i ka mjaftuar koha në Kuvend për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e adresuara ndaj tij dhe familjarëve të tij. Në rubrikën “Përgjigjia ime” , Rama në përgjigje të komentueses Marinela Bardhi, thotë se e ka të pamundur të evitojë të gjithë llumin e akuzave që Berisha bën ndaj tij. Në orët e vona të natës së të enjtes, Edi Rama ka postuar një video në Facebook ku shpjegon se përse e shthuri gojën ndaj ish-kryeministrit. Edhe pse kërkon falje për gjuhën e përdorur paradite në Kuvend, Rama sërish vijon sulmin në mbrëmje duke e etiketuar Berishës si “të përdalë, kufomë politike”. “Populli thotë “kush fle me qenin gdhihet me pleshta” .Kjo më gjeti dhe mua sot.Kur të zë rrugën një i marrë, një rrugaç aopo i dehur është e pamundur të kalosh nëse nuk merresh me të në një mënyrë apo në një tjetër. Fatkeqësisht i marri, rrugaçi apo i dehuri këtu tek ne ka arritur të marrë dhe formën e një deputeti në

Rama i përgjigjet Berishës: Kufomë politike, pis i përdalë

Kuvendin e Shqipërisë dhe shfaqet vazhdimisht për turpin e atyre që e kanë votuar por edhe për turpin e të gjithëve ne

ANALIZA

Shkullaku: Opozita të mos hyjë në zgjedhje Gazetari Armand Shkullaku thotë se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet dhe të protestojë në rrugë për të kërkuar garanci dhe zgjedhje të lira. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku diskutohet për përgjimet e reja të publikuara nga Zëri i Amerikës për shit-blerjen e votave në Durrës, Shkullaku u shpreh se në kushte të tilla ku dëgjohen biseda për pazare votash, nuk mund të votohet në kushte normale, pasi është deformuar vullneti i qytetarëve. Gazetari Shkullaku theksoi se kryebashkiaku i Durrësit, si një nga zyrtarët që është përgjuar duke folur me vëllezërit Avdylaj, i ka fituar 3 mandate radhazi në zgjedhjet lokale për shkak të kontakteve me persona të inkriminuar. “Evidentohet ajo që ne kemi thënë, që të paktën nga 2013 nuk ka shit-blerje të zakonshme të votës, por pjesëmarrje e krimit të organizuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për çdo qytetar. Bëhet fjalë për një qytetar që është i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje. Ky flet gjithë kohës me kryetarin e Bashkisë. Flet gati çdo ditë, pra nuk është qytetar që ka qarë një hall. Pra këta janë njerëz që kanë diktuar emërimet. Pse propaganda e mazhorancës dhe veglat nxorrën tezën se opozita nuk është e aftë të fitojë zgjedhje. Sot i japim të drejtën legjitime opozitës që ti drejtohet rrugës ekstra elektorale. Nuk votohet! Durrësi është qytet shumë i madh. Kontributet e Gjushit nuk janë të asaj shkalle që 3 mandate rresht të drejtojë Bashkinë. I është dhënë pikërisht për shkak të kontakteve me krimin e organizuar për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Kjo opozitë ka gjithnjë të drejtën që të mos hyjë në zgjedhje. Do konkurrojë me mjete legjitime apo me mjete…,” u shpreh Armand Shkullaku.

si shoqëri dhe si vend.E kam gozhdë në zemër fatkeqësinë që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca, për-

gatitja, oratoria apo përgatitja e kundërshtarit. Por i sulmuar nga vrazhdësia, gojëndytësia dhe muskujt e tij”,- shprehet

Rama. Më tej, ai shton se “nuk e di si mund të injorohen të paudhët. Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht për Salihun, nuk më hyn gjëkundi në punë dhe ka vdekur koha kur më prishte pune ajo kufomë politike që kalbet sot në karrigen e deputetit pa nder dhe lavdi.Kur del të enjten ja merr me gjuhë vijës së llumit që prodhon mllefi i tij. Nuk e kam të lehtë t’ia lë të kalojnë qenefrirat që jashtënxjerr”. Ky lloj krokodili me dy këmbë dhe me gojën e shqyer që zvarritet dhe mban zvarrë pas vetes një dynja njerëzish nuk ndalet në gjuetinë e tij shtëpi më shtëpi, dhomë më dhomë, krevat më krevat, djep më djep dhe varr më varr. Më thoni çfarë të doni vetëm më thoni që jemi njësoj.

“NËSE UASHINGTONI THOTË POLITIKISHT SE NUK I NJEH ZGJEDHJET, ÇFARË DO TË NDODHË KËTU?”

Ngjela: Sulmet e “Zëri Amerikës” paralajmërojnë rrëzimin e Ramës

P

ublikimi i përgjimeve për shit-blerjen e votave nga ana e Zërit të Amerikës është një sinjal që nënkupton rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike. Ky është pozicioni i avokatit Spartak Ngjela, i cili u shpreh se pas goditjes së Zërit të Amerikës qëndron vetë SHBA. I ftuar në emisionin “360 gradë”, Ngjela u shpreh se ka precedentë për të njëjtën ngjarje. “Ajo të çon në qeveri teknike. Ai që njeh politikën amerikane, 3 herë, 4 herë të Zërit të Amerikës të çojnë në qeveri teknike që kanë lidhje me zgjedhjet. I pari që e provoi qe Sali Berisha. Në momentin që nuk i njohu zgjedhjet, shkoi në qeveri teknike. Ja ku ke Venezuelën. Nuk i ka njohur zgjedhjet. Vijmë në Shqipëri tani. Nëse Uashingtoni thotë politikisht se nuk i njeh zgjedhjet, çfarë do të ndodhë këtu? Do t’i thotë kazan Departamentit të Shtetit ky (Rama)?!- theksoi Ngjela. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë’ në Ora News, tha

se aktualisht Kosova ndodhet në situatën e vitit 1912, ndërsa lufta sipas tij bëhet për pasuritë nëntokësore të Mitrovicës. “Gjithë problemi qëndron tek shkëmbimi i territoreve. Është një gjendje e rëndë për interesin shqiptar. Kushdo që merr këtë hap nuk është me Shqipërinë. Ramush Haradinajt i kanë folur më shumë për taksën. Problemi qëndron këtu që Shqipëria

është në një moment si ‘12-ta. Duan ta shesin, ta shesin. Deri tani, politika amerikane ka treguar se nuk është e hapur për shkëmbim territoresh. Ndërrimi i territoreve është interes ruso-serb se duan Mitrovicën. Mitrovica ka sot e papërdorur, 25% të GDP-së së Kosovës. Në qoftë se do të përdoret me investime të GDP-së”,- deklaroi Spartak Ngjela .


REKLAMA

10 E premte, 1 SHKURT 2019

REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2019 – 2020, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 50 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 25 profili gjyqtarë dhe 25 profili prokurorë. Rregjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për magjistrat që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte: 1. ka zotësi të plotë për të vepruar; 2. është shtetas shqiptar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/ 2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj: 6. ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore,

mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 7. nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë; 8. nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 10. nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; 11. nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete. Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 3. Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 4. jetëshkrimin; 5. kartë identiteti; 6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë. 13. një fotografi 14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë. Konkurrenti, i cili do të aplikojë edhe për kandidat për këshilltar apo ndihmës ligjor, duhet të paraqesë dokumentat e mësipërme, ose kopje të tyre të noterizuara në dy kopje.

Brenda datës 15 mars mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë. Dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj do të depozitohen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin e gjyqtarit dhe aplikantët që kanë plotësuar kërkesën për këshilltarë/ ndihmës ligjorë në gjykatë, si edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin për prokuror. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2 019 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet më datë 25 019 Prill 2 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, të renditur në 50 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al . Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 98/2016 “Për organet e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2019 – 2020 për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 25 kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë pranë gjykatave. Në rast se, në përfundim të procedurës së aplikimeve për pranimin në Programin e Formimit Fillestar, nuk ka kërkesa që të plotësojnë numrin e shpallur të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, kuota prej 25 kandidatësh, do t’i shtohen kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Rregjistrimi i kandidatëve për kandidatë për magjistratë dhe i kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë sipas vendimit nr 17, dt 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor 1. këto kritere është shtetas shqiptar; 2. ka zotësi të plotë për të vepruar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 7 (shtatë), si dhe notë mesatare mbi 7 (shtatë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. Të mos jetë i dënuar me vendim penal të formës së prerë; 6. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 7. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 8. Të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. Të mos jetë anëtar i partive politike në kohën e kandidimit.

Kritere të veçanta për pozicionin e Ndihmësit Ligjorë në gjykatat e apelit janë: 1. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvojë profesionale që lidhet me gjykatën. Kritere të veçanta për pozicionin e Këshilltarit ligjor jomagjistrat janë: 1. përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 2. njohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare; 3. njohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian; 4. aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor; 5. të mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme; 6. të jetë autor i artikujve dhe botimeve shkencore në fushën e jurisprudencës. Në dosjen personale për regjistrim, kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si këshilltarë e ndihmës ligjorë. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet; 3. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 4. jetëshkrimin; 5. kartën e identitetit; 6. vetdeklarimin për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si këshilltar apo ndihmës ligjorë në sistemin e drejtësisë; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret, paguajnë tarifën e rregjistrimit në vlerën 10.000 lekë. Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 019, Shkolla e Magjistraturës do të depozitojë pranë Brenda datës 1 mars 2 20 Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj. Me vendimin Nr. 18, datë 29.1.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 – 2020”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është vendosur ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin

e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë. Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Progamin e Formimit Fillestar, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 1 0 mars 2 019, listën përkatëse që plotësojnë kriteret, si dhe 10 20 listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret. Brenda datës 15 mars 2019, Këshilli i Lartë Gjyqosër miraton listën përkatëse të konkurrentëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit të pranimit. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet në datë 25 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët që kanë arritur jo më pak se 50 për qind të pikëve totale, kanë të drejtë të përzgjedhin profilin për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, brenda vendeve vakante të shpallura. Kandidatët fitues për këshilltarë / ndihmës ligjorë të Testit Profesional, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Në rastet kur në renditjen përfundimtare të testimit profesional ka konkurrentë mbi numrin 50, që kanë aplikuar edhe për profilin gjyqtar dhe kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve totale të provimit të pranimit,kuotat e planifikuara për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë mund t’i shtohen numrit të përgjithshëm prej 50 vendesh të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Kandidatët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al


AKTUALITET

11

E premte, 1 SHKURT 2019

Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit Arben Bilali u qëllua më shumë se 15 herë. Ende nuk ka autor për këtë ekzekutim mafioz në zemër të Tiranës

P

as ekzekutimit të ish-policit, Arben Bilali, të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë. Ish-polici që u ekzekutua të mërkurën, mësohet se është ndjekur nga një makinë që nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij. Atentatorët kanë ruajtur makinën që lëvizi Bilali bashkë me një shok të tij dhe sapo Bilali zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit u qëlluam më shumë se 15 herë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara dhe rezulton i vjedhur në Vlorë. Ndërsa Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit. Policia ka mundur të identifikojë automjetin që u përdor për të ekzekutuar Bilalin. Automjeti tip “Benz”, ngjyrë blu kishte targa false “AA 757 RV”, të cilat në fakt rezultojnë t’i përkasin një mjeti Fiat Punto, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin deri më tani. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën. Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit. Nga hetimet mësohet se viktima ka pasur një pistoletë me vete por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë. Prokuroria ka marrë në pyetje edhe Albert Xhabaftin, i kthyer

Ish-polici u ndoq me makinë nga vrasësit, identifikohet mjeti

në Shqipëri së fundi sepse jeton në Angli. Shërbimi i Provës i ka kërkuar atij të paraqitej më 23 janar, sepse është i dënuar me punë në interes publik, për veprën e kundërshtimit të policisë. “Erdha në Shqipëri për këtë dënim. Nuk kam probleme dhe të ndjerin e kam parë vetëm

një herë në vitin 1992. Ditën që ndodhi krimi isha për drekë me miqtë”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit. Makina ku ndodhej viktima ka vijuar lëvizjen, ndërsa ai kishte zbritur dhe gjendej me duar në xhepa dhe me kurriz nga rruga. Ekzekutori ka qëlluar nga sedilja prapa shoferit

me armë zjarri kallashnikov. Vrasësi jo vetëm që nuk doli nga automjeti por nuk e ka nxjerrë as kokën prej makinës, gjë që do t’i jepte policisë një mundësi identifikimi. Automjeti është larguar më pas me shpejtësi, ndërsa policia vazhdon të mbledhë prova të tjera filmike për të

parë se ku është ndalesa e fundit e këtij automjeti, nga ku u krye vrasja. Ndërsa viktima ishte në automjetin e tij “Hyundai”. Në atë moment kishte parkuar për të shkuar në një lokal në afërsi të vendngjarjes. Krimi ka ndodhur në të njëjtin vend, ku viktimës i kishin vrarë vëllain 9 vite më parë. Pista kryesore e kësaj vrasjeje mbetet ajo e hakmarrjes. Bilali ishte pjesë e një familjeje që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër fis në “Yzberish” të Tiranës, e prej këtij konflikti numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Konflikt ky që daton prej vitit 1997. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë. Ish-efektivi i policisë, kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së Bujar Bilalit në vitin 1997 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh. 3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes.

PICAR

VLORË

DURRËS

Efektivët hapin 7.8 km rrugë të bllokuara

Drejtori merr para 10 makina të parkuara

Disa muaj vëzhgim për t’i kapur

Rikthimi i reshjeve të borës në zonat malore, ka sjell probleme në rrugët e disa fshatrave. Gjatë gjithë këtyre ditëve Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile, kanë qenë në gadishmëri për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave në vështirësi për shkak të rrugëve të bllokuara. Një tjetër operacion i përfunduar me sukses është ai i Batalioni të Xhenios të Komandës Mbështetëse, i cili realizoi hapjen e rrugës së bllokuar nga bora në fshatin Golem të Njesisë Administrative Picar, në Prefekturen e Gjirokastër. Ky operacion mundësoi hapjen e 7.8 km rruge. Po ashtu me hapjen e rrugës femijët e kësaj zonë mund të ndjekin rregullisht mësimin. FA-të vazhdojnë të jenë në gadishmëri për çdo rast emergjence në ndihmë të banorëve që mund të kenë probleme si pasojë e motit të keq.

I denjë për film aksion, është ngjarja në Vlorë. 10 automjete të parkuara u përplasën nga një makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë, mbrëmjen e së mërkurës. Automjeti në drejtimin e Kreshnik Lilajt, tip “Benz” humbi kontrollin dhe përplasi makinat e tjera. Kreshnik Lilaj i cili është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, ishte në gjendje të dehur. Pas mjekimit në spital ai u arrestua. “ Arrestimi i tij u bë për arsye se në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, shkruan Policia.

Një operacion i koduar “Vollga” çoi në pranga 4 persona, si pjesë e një grupi që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta. Në pranga përfunduan: B.D, A.T, dhe N.M, të cilët u kapën në flagrancë, si dhe u ekzekutua urdhri i Prokurorisë për ndalimin e A.R. Personave në fjalë iu sekuestruan rreth 5 kilogramë heroinë. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, thotë policia në një njoftim për mediat. Po sipas kësaj të fundit, puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 1 SHKURT 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 1 SHKURT 2019

Këshilli Bashkiak miratoi disa vendime të rëndësishme që i vijnë në ndihmë shtresave sociale

Veliaj: Ofrojmë 40 shërbime falas dhe me tarifa të reduktuara për studentët R

reth 3 mijë familje në Bash kinë e Tiranës do të përfi tojnë ndihmë ekonomike. Këshilli Bashkiak miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin janar, nga ku në total përfitojnë 2924 familje. Sipas projektvendimit 2470 familje janë familje me vështirësi ekonomike, 283 prej tyre janë persona me statusin e jetimit, 5 persona që janë viktima të trafikimit, 93 janë viktima të dhunës në familje, 22 janë familje që kanë binjakë, trinjakë dhe katërnjakë dhe 48 janë fëmijë në kujdestari. Gjithashtu u miratuan edhe disa vendime të tjera me karakter social, që i vijnë në ndihmë shumë shtresave në nevojë, siç është pagesa për PAK dhe invalidët e punës, rimbursimi i pagesës së energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe pensionistë, si dhe vendimin për trajtimin me bonus qiraje të disa familjeve që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut. Këshilli Bashkiak miratoi edhe dy vendime në mbështetje të nxënësve dhe studentëve më të mirë të Tiranës. Më konkretisht, u votua lista e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa për vitin shkollor 2018-2019 dhe lista e studentëve në

institucionet e arsimit të lartë publik, që përfitojnë bursë shteti për vitin akademik 2018- 2019". Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se krahas këtyre vendimeve, Bashkia e Tiranës ofron rreth 40 shërbime falas ose me tarifa tejet të reduktuara për studentët, duke theksuar se lidhur me kartën e studentëve, ajo aktualisht duhet të prodhohet nga universitetet. “Kur kandiduam për Bashkinë e Tiranës, nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, ato kanë qenë shtetërore. Por, me ligjin e ri, përgjegjësia për prodhimin e kartës studentore është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te

Shërbimet që ofrohen falas ose me tarifa të reduktuara për studentët

plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë”, tha Veliaj, ndërsa listoi edhe shërbimet falas ose me tarifa të redukturara që studentët i përfitojnë edhe sot. Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe vendimi “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”. Me anë të këtij vendimi bëhet e mundur që përveç dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te

inspektori përkatës i Tirana Parking, pagesa të bëhet edhe nëpërmjet alternativave të tjera siç janë pajisjet vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme. Kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij hodhi poshtë akuzat e opozitës rreth këtij vendimi, duke sqaruar se qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve. “Kam dëgjuar aq shumë çudira, që qartazi vijnë nga njerëz që nuk e kanë lexuar relacionin. Nuk e japim me konçesion se nuk jemi çmendur që të japim me konçesion një agjenci që mezi e krijuam, e cila po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e Tirana Parking. Por kemi pasur raste, si ai i ambasadorit tonë në Turqi, i cili thotë me të drejtë se me numrin tim turk nuk e

paguaj dot parkimin me sms në Tiranës, edhe pse është shumë mirë kjo që e keni bërë me pagesë. Shumë njerëz, sidomos turistë, na kanë kërkuar që të ketë automate. Pra, thjesht kemi shtuar gamën e pagesave, siç e kemi bërë fundja me ujin dhe energjinë”, theksoi Veliaj. Në fjalën e tij para këshilltarëve, kryebashkiaku bëri dhe një prezantim të punëve publike dhe projekteve madhore që do të nisin të realizohen këtë vit, duke filluar nga projekti i 17 shkollave të reja. “Besoj që më në fund do të shikojmë frytet e para të projektit të 17 shkollave të reja. Hartën e dini dhe besoj për shumë prej komuniteteve që keni përfaqësuar në këtë Këshill, keni mundësi që pavarësisht partive politike që përfaqësoni, të mund të ktheheni me kokën lart dhe të themi që të paktën për çështjen e shkollave nuk do bëjmë më debat, tani që kanë filluar shkollat e reja”, u shpreh Veliaj. Një tjetër projekt që u evidentua nga Veliaj është edhe ai për Bulevardin e Ri dhe Bregun e Lumit. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur për faktin që rikuperuam në kaq pak kohë një projekt që kishte nisur prej vitesh. Jemi në bisedime për dizajnin e sheshit final, që segmenti nga sheshi ceremonial “Nënë Tereza” deri në sheshin tjetër ceremonial jetë tek prerja mes lumit dhe mes Bulevardit, të jetë po ashtu një hapësirë dinjitoze. Pra, për t’i parë segmentet nga fillimi në fund dhe sigurisht për të filluar balancimin e Tiranës nga ishStacioni i Trenit, deri tek Bregu i Lumit”, shtoi kryebashkiaku. Kreu i bashkisë theksoi edhe nisjen e punës për katër projekte të tjera. “Nis shumë shpejt puna për terminalet e Farkës dhe i kthesës së Kamzës. Tek terminali i kthesës së Kamzës jemi në diskutime me Ministrinë që të inkorporojmë brenda terminalit autobusë të bashkisë, edhe Stacionin e Trenit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sot kemi pasur një takim teknik, por prapë mbetet një nga projektet strategjike që do ta fillojmë këtë vit”, deklaroi Veliaj. Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli

- 40 Shërbimet që përfitojnë studentët me ose pa kartë studenti: - TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard) - MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); - GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS - International Interactive Contemporary Art Space FALAS; - QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora); - TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë) - Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë) - Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë) - APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë - SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË: - Qendra Multifunksionale TEN salla falas; - Bibliotekat e Lagjeve - Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas. - Sheshet Publike - Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë. Bashkiak miratoi gjithashtu vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.59, datë 30.12.2015, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar”; vendim “Për vendosjen

e një memoriali në Tiranë, në nderim të dëshmorëve të 4 Shkurtit”; vendimin “Për emërtimin e shkollës së mesme Kasallë në Zall Herr” dhe vendim “Për vendosjen e pllakatës në nderim të piktorit Qamil Grezda, në banesën ku ka jetuar”.


AKTUALITET QSUT

Shërohet bebja 11 ditëshe pas ndërhyrjes

14

E premte, 1 SHKURT 2019

BERAT

Transformimi i ambulancës në Dushnik

A

Një bebe vetëm 11 ditësh gëzon shëndet të plotë, falë ndërhyrjes së mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Lajmin e mirë e dha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu. ‘’Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë’’, thekson ministrja. Manastirliu nënvizoi ndër të tjera se: ‘’Falë investimit të fundit të MSHMS-së për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë i mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, bebja sot gëzon shëndet të plotë’’.

mbulanca në Dushnik të Beratit është transformuar falë investimeve në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin deri në fund të këtij mandati qeverisës. Kryeministri Edi Rama, u shpreh se ky është një nga shembujt kokëfortë të ndryshimit në shëndetësi. “Duke vijuar me shembujt kokëfortë të ndryshimit si dita me natën, në një terren ku errësira kishte pushtuar gjithçka dhe ku dalja në dritë është një proces tejet i vështirë, që kërkon mundim e durim të madh, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama. Duke iu referuar ndryshimit që kanë sjellë investimet në këtë ambulancë, qytetarët dhe mjekët u shprehën se gjendja më përpara ka qenë skandaloze, ndërsa sot është në kushte

bashkëkohore. Dr. Ilir Mançe u shpreh se më parë, ambienti ka pasur shumë lagështirë, si nga dyshemeja edhe nga tavani, ndërsa sot është shumë ndryshe. “Lagështirë nuk ka më, ndërsa ka ngrohje, aparaturat

kanë ardhur të reja, mobilimet të reja dhe ndriçimi është modern”, tha doktori i kësaj qendre. Infermieria Kimete Çela u shpreh se “më parë nuk e imagjinoja dot që të bëhej kjo ambulancë kaq moderne”.

Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë, etj, në shërbimin publik dhe privat “Nis të zbatohet programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, me ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në vend”. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend. Manastirliu pohoi se ky program kombëtar, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, është i rëndësishëm për parandalimin e një sëmundje vdekjeprurëse për gratë, siç është kanceri i qafës së mitrës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja u ndal edhe tek paketat shëndetësore falas, ku veçoi paketën më të re, atë të lenteve të syrit falas. ‘’Ju kursejmë qytetarëve shqiptarë, kryesisht të moshuarve, rreth 1.5 milion euro, me ofrimin falas të paketës së kataraktit, apo lenteve falas, nga e cila përfitojnë rreth 2200 qytetarë në vit’’,-tha Manastirliu. Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë, etj, në shërbimin publik dhe privat. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjatë fjalës së saj në Kuvend, se me reformat e ndërmarra nga qeveria, janë 6 programe të mbrojtjes sociale, duke filluar nga programet në cash e deri te shërbimet sociale në territor, që sigurojnë një mbrojtje më të mirë për qytetarët në nevojë. Depistimi i grave nis në muajin shkurt ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar kitet e nevojshme. Një gruaje që bën këtë test dhe rezulton pozitiv atëherë parandalon zhvillimin e tij në kancer dhe nëse rezulton negativ atëherë mundësitë saj për t’u infektuar nga ky virus sa vijnë e zvogëlohen dhe testi i radhës mund të përsëritet pas

Manastirliu: Analiza falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës

THIRRJA “Nis të zbatohet programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, me ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në vend. Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë”.

THIRRJA

5 vitesh. “Gruaja mund ta bëjë vetë këtë analizë dhe e depoziton në Qendrën Shëndetësore”, shprehet Alban Ylli. Qeveria i dha miratimin një ditë më parë programit kombëtar të depistimit të grave në lidhje me kancerin e qafës së mitrës, i cili u merr jetën grave të reja. Dy ditë më parë qeveria miratoi Programin Kombëtar të depistimit të kancerit

të qafës së mitrës në Shqipëri, programi i parë në nivel kombëtar për një prej tumoreve më të përhapura te gratë. Ky program kombëtar ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Miratimi i këtij programi nga qeveria shqiptare është shumë i rëndësishëm sepse programi kombëtar i depistimit të

kancerit të qafës së mitrës ka një potencial të lartë parandalimi. Është programi më kosto-efektiv i depistimit të kancereve që ekziston sot në botë. Sepse duke e kapur në faza të hershme, parandalohet mbi 80% të vdekjeve të parakohëshme. Ky është një program i rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i finalizuar sot nga

“Ky program kombëtar ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Miratimi i këtij programi nga qeveria shqiptare është shumë i rëndësishëm sepse programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka një potencial të lartë parandalimi”. Qeveria Shqiptare. Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë pas kancerit të gjirit. Mbi 100 gra diagnostikohen me këtë kancer dhe pothuaj 40% e tyre humbin jetën nga ky kancer çdo vit në vendin tonë. Kanceri i qafës së mitrës prek gratë e moshave të mesme.


AKTUALITET

15

E premte, 1 SHKURT 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që kanë përfunduar Universitetin

H

apet sot aplikimi për studentët që kanë pëfunduar Universitetin me rezultate të larta dhe që kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që kanë përfunduar Universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar”. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kriteret e Përgjithshme -të jenë shtetas shqiptarë; -të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil; –të kenë zotësi të plotë për të vepruar; -të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë

Policia e Shtetit hap dyert për studentët, njihuni me kriteret QËLLIMI “Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar””.

fizikisht, për të kryer detyrën; -të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje; -të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie; -të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. Kriteret e Veçanta -të kenë përfunduar ciklin

GREQI

Ekstradohet i dënuari me 7 vite burg

e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë): -të jenë në moshë jo më shumë se 29 vjeç; -të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”; -të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;

-të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT. Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 shkurt 2019 deri në datë 15 shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Aplikantët

që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit: -Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin; -vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT; -intervistimi i aplikantëve; -kontrolli shëndetësor; -marrjes së shenjave të gishtave; -verifikimi përfundimtar i aplikantit.

RAPORTI

2018, më pak refugjatë në Europë N

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg. U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i Leo Roçit, 27-vjeç, banues në Peshkopi. Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

jë kërkim i dëshpëruar për një jetë më të mirë që shpesh përfundon me vdekje. Europa sidoqoftë ka regjistruar një numër më të vogël emigrantësh që përpiqen të arrijnë brigjet e saj por rreziku nuk është zvogëluar. Numri i vdekjeve shkon sipas një raporti të agjencisë së kombeve të bashkuara për refugjatët, në udhëtimet e shpresës, është gjashtë persona në ditë. Rreth 2275 vdiqën ose u zhdukën ndërsa kalonin Mesdheun në 2018. “Mes 2017 dhe 2018, përqindja e personave që ne vlerësojmë se kanë humbur jetën në Mesdhe është dyfishuar ç’ka do të thotë që ka më pak operacione shpëtimi. E kjo është e papranueshme, veçanërisht për Europën”, thotë Filippo Grandi, komisioner i lartë për refugjatët. Rreth 116 mijë refugjatë dhe emigrantë

mbërritën në Europë vitin e kaluar. Në 2017 shifra ishte 172 mijë dhe në 2016, 360 mijë. Ndërkohë, në 2015, një milionë refugjatë hynë në Europë me kontinentin që përjetoi fluksin më të madh të refugjatëve që pas luftës së dytë botërore. Sipas UNHCR, ka

ndryshime edhe në trajektoret e përdorura. Spanja tani ia ka kaluar Italisë dhe Greqisë duke u bërë destinacioni kryesor i atyre që tentojnë të arrijnë Evropën nga toka dhe deti. E kjo sipas UNHCR reflekton realitetin e ri politik në Europë.


AKTUALITET

16

E premte, 1 SHKURT 2019

Më poshtë do të gjeni në mënyrë të përmbledhur, vrasjet që tronditën vendin në vetëm 31 ditë. Shifra me 8-të viktima është një jehonë që krimi ka marrë dhenë dhe nuk po ndal

Redjon Shtylla

K

rimi nuk po njeh moshë. Në vitin 2018, 51 persona u vranë dhe në vetëm një muaj të 2019, janë 8 viktima, duke e rritur frikshëm shifrën e të vrarëve që në javët e para të vitit. Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakëmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Një vrasje me fjalët “Pse më pe”, ndodhi në Korçë. Një lidhje jashtëmartesore vrau babain e tre fëmijëve. Janari u mbyll me ekzekutimin mafioz në zemër të Tiranës. 15 plumba vërshuan ndaj trupit të ish-policit Arben Bilali. Më poshtë do të gjeni në mënyrë të përmbledhur, vrasjet që tronditën vendin në vetëm 31 ditë. Shifra me 8-të viktima është një jehonë që krimi ka marrë dhenë dhe nuk po ndal. 2 janar-Vrasësi i dy grave: Më ofenduan Gentjana dhe Mersia nuk jetojnë më pasi u vranë në shtëpinë e tyre. “Arrest me burg” është masa që dha Gjykata e Krimeve të Rënda për Gazmend Mustën, i cili akuzohet se pas një konflikti për motive banale, vrau gruan dhe motrën e saj 18-vjeç. Musta në rrëfimin e tij thotë se vrau gruan pasi e kishte ajo kishte ofenduar. “Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, tha Musta para togave të zeza. Ai do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti. Gentjana, nënë e dy fëmijëve kishte kërkuar të ishte më e lirë, mos ta mbyllnin në shtëpi dhe ta lejonin të fliste në telefon. Grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 18-vjeç, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 10 goditje me thikën e kuzhinës. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar por hasi në kundërshtimin e bashkëshortit. Pas debateve, ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste. Pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar por edhe ajo ka rënë pre e sulmit. 14 janar-Merr hak ndaj ish-gruas, i vret prindërit Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit të datës 14 janar, Ma-

Krimi plagos Shqipërinë, 8 të vrarë në 1 muaj

jlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-bashkëjetueses. Aty kreu aktin e rëndë të vrasjes që tronditi Tiranën. Bujar dhe Xhevaire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52-vjeç, u vranë nga 52-vjeçari, i cili më pas vrau edhe veten. Autori që tronditi mbarë opinionin publik, kishte vetëm 2 ditë që kishte mbërritur nga Suedia por nuk dihet shkaku i ardhjes, apo nëse ishte deportuar pasi kishte kërkuar azil së bashku me Nevilën, vajzën e çiftit të ndjerë. Ish-vjehrrin e vrau në dhomën e ndjenjës, kurse ish-vjehrra humbi jetën nga tentativa për tu larguar nga banesa por plumbat e Lilës i morën jetën në korridor. Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël. Mësohet se Majlind Lila ka patur konflikte të përsëritshme me Nevilën dhe kjo e fundit nuk kishte pranuar që të kthehej nga Suedia me bashkëjetuesin e saj dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit. Nevila reagoi në facebook, ku shkruante se e ka shumë të vështirë të kthehet në Shqipëri nga Suedia, ku edhe jeton me vajzën e saj pasi ndjehet fajtore se ajo e ka sjellë vrasësin në jetën e prindërve të saj. “Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë. Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë

tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete? Pse…?”,-janë fjalët e saja. 15 janar-Atentat mafioz në Vlorë Vlora tronditet nga krismat e armëve. Në lagjen më të njohur të vrasjeve mafioze, “Pavarësia”, u organizua një atentat, ku i plagosur nga mbetur Mikel Mehmeti, 41-vjeç, i cili ishte brenda automjetit Audi A3. Mehmeti, i cili ka marrë 3 plumba. Mësohet se vetëm në derën e parë të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja plumbash. I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që më pas u gjet e djegur, vetëm 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Makina “Audi A3” ishte në ecje në momentin e goditjes. Rruga ku ndodhi ngjarja njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018. 18 janar-Vret të riun për një fjalë goje Kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu dhe sërisht do të përfundojë pas hekurave. Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje me kallashnikov, është autor i vrasjes në Korçë. Altin

Balliu u vra për një fjalë goje. Autori rezulton një person me precedentë të rrezikshëm penale. Përplasja me 35-vjeçarin Altin Balliu i ndodhi para një lokali në Korçë. Ai po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës. Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët. Dy prej plumbave e prekën Balliun në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Altin Balliu jetonte në fshatin Sllabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve së bashku me vëllezërit. 26 janar-Vëllai vret të dashurin e motrës I ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, fshati Bastar i Mesëm u trondit nga një vrasje, ajo e 34-vjeçarit Arben Gjeci, baba i 3 fëmijëve. Shkak i vrasjes është një histori dashurie jashtëmartese. Elida Cani kishte nisur prej muajsh një lidhje jashtëmartesore me viktimën, Arben Gjeci. Autor i krimit dyshohet të jetë vëllai i Elidës, Esat Cani për të cilin Gjykata i dha masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 20-vjeçaren dhe bashkëshortin

e saj, masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Esat Cani akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”, Dëfrim Kurti për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, kurse Elida për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të tre të përfshirët në ngjarje, janë munduar që vrasjen ta raportojnë si aksidentale, me argumentin se Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi por 4 plagët në kokë kanë bërë që policia të dyshonte në lidhje me shkaqet e vërteta të ngjarjes dhe pas dëshmive të marra dhe verifikimeve te kryera ka mundur të zbardh vrasjen. Prokuroria Alma Bramo, në dokumentin ku i kërkon Gjykatës vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, jep dëshmitë e tre personazheve të vrasjes. 30 janar-Zinxhiri i vrasjeve, ekzekutohet ish-polici Pas vrasjes në 1997 dhe në 2010, familjes Balili i vranë edhe djalin e tretë. Ish-efektivi i policisë, Arben Bilali humbi jetën nga një ekzekutim mafioz. Ndaj 50-vjeçit u qëllua me të paktën 14 plumba nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë. Vrasësi nuk ka dalë nga automjeti dhe ka nxjerrë armën nga dritarja e pasme. Ai qëndronte i ulur në sediljen prapa shoferit dhe kreu qitje me zjarr të hapur në drejtim të 50-vjeçarit Bilali. Vrasësi, jo vetëm që nuk doli nga automjeti por nuk e ka nxjerrë as kokën prej makinës, gjë që do t’i jepte policisë një mundësi identifikimi. Automjeti është larguar më pas me shpejtësi, ndërsa policia vazhdon të mbledhë prova të tjera filmike për të parë se ku është ndalesa e fundit e këtij automjeti, nga ku u krye vrasja. Ndërsa viktima ishte në automjetin e tij “Hyundai”. Në atë moment kishte parkuar për të shkuar në një lokal në afërsi të vendngjarjes. Krimi ka ndodhur në të njëjtin vend, ku viktimës i kishin vrarë vëllain 9 vite më parë. Pista kryesore e kësaj vrasjeje mbetet ajo e hakmarrjes. Bilali ishte pjesë e një familjeje që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër fis në “Yzberish” të Tiranës, e prej këtij konflikti numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Konflikt ky që daton prej vitit 1997. Ish-efektivi i policisë kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së Bujar Bilalit në vitin 1997 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh. 3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes.


KULTURE Artistët nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit si dhe artistë nga Kosova bëhen bashkë për koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e datës 3 shkurt te “arTurbina”. Koncerti “Crescendo musicale” zhvillohet me pjesëmarrjen e trupës së korit të TOB dhe Orkestrës. Ky koncert zhvillohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor ShqipëriKosovë dhe konkretizohet me pjesëmarrjen e dirigjentit kosovar Rafet Rudi, i cili do të drejtojë këtë concert, raporton atsh. Programi i koncertit do të jetë me vepra premierë të autorëve shqiptarë, mes tyre nuk mungojnë dhe vepra të autorëve të huaj. Programi përmban Korale nga Jan Kukuzeli dhe interpreton Kori i TOB, vijon “dall’ Antiphonario” nga Gjergj Danush Llapacaj, “Sancta Maria”, “Sancta Maria de Amelphitana” po nga kori i teatrit të operës. Koncerti do të vijojë dhe me “O Magnum mysterium” nga Th. L. de Victoria, “Agnus Dei” op. 167 nga Egil Hovland koncert për fagot dhe kor “a cappella” interpretojnë Orges Malaj- fagot si dhe kori, për të vijuar me “Missa in D dur” KV

17 E premte, 1 SHKURT 2019

Artistët nga Shqipëria dhe Kosova, bashkë në skenën e ArTurbina 194 nga Mozart. Nën ekzekutimin e Orkestrës së TOB në skenë do të jen dhe solistët e njohur Emiljana Palushaj, Ina Gaqi, Gerald Murrja, Enea Cerashi dhe Bledi Domi. Në vitet e fundit, Rafet Rudi i përkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë. Për herë të parë, para publikut shqiptar, shfaqen veprat me rëndësi të madhe historike të Gjergj Danush Llapacaj (shek. XVI), Jan Kukuzelit (shek. XIII) dhe Niketa Dardanit (Niketa i Remisianës, nga shek. IV). Rafet Rudi është anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve dhe Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Rudi është dirigjent permanent i Korit të Filarmonisë që nga viti 2006, me të cilin ka pasur shumë përfaqësime të rëndësishme në vend dhe jashtë tij (Kroaci, Itali, Angli, etj)..

Kuajt dhe shqiponjat, krahët e kazakëve: Traditat e lashta, në stepat e Mongolisë

Fotografi i njohur Jimmy Nelson, para disa vitesh ka vizituar dhe studiuar kazakët e Mongolisë. Portali Telegrafi.com ka publikuar disa nga fotografitë e tij, që pasqyrojnë një nga traditat më të ruajtura në botë. Por kush janë kazakët? Kazakët janë trashëgimtarë të grupeve turke, hune, mongole dhe indoevropiane që kanë populluar territorin mes Siberisë dhe Detit të Zi. Ata janë popull gjysmënomadë që me bagëtitë e tyre

enden maleve dhe luginave të Mongolisë që nga shekulli XIX. Kazakët kryesisht jetojnë në provincën BayanOlgii të Mongolisë, që do të thotë “Djepi i pasur”. Aty jetojnë 87 mijë kazakë që përbëjnë 88.7 për qind të popullatës së provincës. Në nivel shtetëror përbëjnë katër për qind të banorëve të Mongolisë. Dimrat në Mongoli ofrojnë peizazhe mahnitëse. Ata janë të ashpër e me temperatura nga minus 20 deri në minus

45 gradë Celsius. Dimrat, ashtu si stinët tjera, kazakët i kalojnë në “jurta” – tendat e lëvizshme të rrumbullakëta e të mbuluar me lëkurë. Kjo është shtëpia e nomadëve të stepave të Mongolisë. Familjet lëvizin shumë herë gjatë vitit bashkë me bagëti. Ndërkaq, familjet me bagëti të vogla vendosin “jurtat” gjatë verës afër vendit ku do ta kalojnë dimrin. Kazakët kanë traditë të historisë gojore. Mbështeten shumë në klan dhe kujtojnë

të paktën shtatë breza të emrave të paraardhësve të tyre, që “të mos harrojnë prej nga vijnë”. Ata kanë lidhje të ngushta familjare, bartin talismanë të mbrohen nga e keqja. Ndërsa, kanë ruajtur edhe besimet shamanike. Islami ka depërtuar te paraardhësit e kazakëve në shekullin VIII. Shumica e kazakëve janë myslimanë suni. Por, nuk i harrojnë besimet para-islamike, si kulti i qiellit, i paraardhësve, i zjarrit, i

fuqive mbinatyrore të shpirtit të mirë e të keq, të gjigandëve dhe shkurtabiqëve… Shumica e kazakëve varen nga kafshët shtëpiake. Për më shumë se dy shekuj, ata kanë dalë në gjueti me kuaj dhe shqiponjat e arta. Aftësia për të trajnuar shqiponjat bartet në gjenerata. Gjuetarët veshin çizme, mantele të zeza dhe kapele me lesh dhelbre të quajtur “luvuz”. Nëpër male dhe stepa, gjuhen shumë shtazë për leshin e tyre, lepujt, marmotët, dhelprat dhe madje edhe ujqërit. Leshi është një pjesë integrale e veshjeve tradicionale kazake. Kali mongol është kultivuar në Mongoli. Ai përdoret nga kazakët, por për shkak të vogëlsisë shpesh ngatërrohen me poni. Në Mongoli, kuajt gjatë tërë vitit jetojnë në qiell të hapur. Deri në vitin 1930, kazakët lëviznin lirshëm mes Kazakistanit, Mongolisë dhe provincës kineze Xinjiang. Por, kufijtë modernë kanë kufizuar lirinë e tyre. Pas formimit të Republikës Popullore të Mongolisë më 1924, shumë kazakë hoqën dorën nga jeta gjysmë-nomade.


VIP

18 E premte, 1 SHKURT 2019

Chris Brown nis një histori të re dashurie, ja komenti i Rihannës Ammika Harris ka qenë krahu i djathtë i Chris Brown kur ai u përball me disa akuza për përdhunim. Lidhja e tij më e komentuar e reperit është ajo me Rihannën, e cila mori fund para disa vitesh për shkak të dhunës fizike. Historia me Ammika Harris ka shkuar deri në veshin e Rihannës. Kjo e fundit nuk është shqetësuar aspak nga kjo romancë e re, madje është lumturuar. “Rihanna është e lumtur për Chris dhe Ammika. Ajo shpreson që Chris të përjetojë sërish dashurinë e vërtetë. Rihanna mendon se Ammika është e bukur dhe shpreson që të dy ata t’i japin lumturi njëritjetrit. Riri nuk ndihet aspak xheloze, madje ndihet shumë e lumtur për këtë ngjarje në jetën e ish-të dashurit të saj”, tha një burim pranë këngëtares për HollywoodLife. Kush është Ammika Harris? Ammika është një modele në

Instagram që ka rreth 110 mijë ndjekës. Ajo është me prejardhje afro-amerikane dhe

aziatike. Vëmendjen më të madhe e mori për shkak të lidhjes me Chris.

Ed Sheeran i bën fëmijët të lumtur Ed, Little Mix dhe Stormzy janë artistët më të dashur në mesin e fëmijëve të moshave 7 deri në 17 vjeç, sipas një raporti të ri mbi muzikën dhe mirëqenien. Sondazhi i 1001 fëmijëve në Angli u botua nga Youth Music, një organizatë bamirëse që investon në projektet muzikore për të rinjtë. Katër në 10 nga të anketuarit thanë se muzika i bënte të ndiheshin mirë dhe 85% thanë se i bënte të ndiheshin më të lumtur. “Të rinjtë po e përdorin muzikën si një mekanizëm përballues ku mbështesin mirëqenien e tyre personale,”-tha Matt Griffiths, nga organizata bamirëse. Rreth 64% e të anketuarve thanë se mendojnë se janë muzikantë, nga 48% në vitin 2006. Sipas hulumtimit, të rinjtë e duan muzikën për të kaluar kohën e lirë, së bashku me lojërat. Raporti gjithashtu sugjeroi që procesi kreativ i të bërit muzikë ka një ndikim më të thellë sesa të dëgjuarit muzikë.

Denis Suarez nuk do mbërrijë vetëm te Arsenali, njihuni me të dashurën e tij Denis Suarez është nisur drejt Londërs, aty ku do të kompletojë kalimin te Arsenal në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Me klubin anglez që ka të drejtë ta blejë për 20 milionë paund në fund të huazimit nga Barcelona. Si për t’i dhënë fat në aventurën e tij të re, e ka uruar edhe e dashura e tij, Nadia Aviles Garcia me një postim në rrjetet sociale, “Jam shumë e lumtur për ty dhe që do jem pranë teje për të ndarë këtë eksperiencë”. Me këto fjalë Nadia ka lënë të kuptohet që edhe ajo do të zhvendoset në Londër, për të vijuar jetën me mesfushorin 25-vjeçar.

I ftohti pushton Amerikën, por jo festat e Dan Bilzerian I ftohti i madh ka pushtuar të gjithë Amerikën, duke shënuar temperatura shumë të ulëta, aq sa ekspertët thonë që nivele të tilla ndodhin një herë në një gjeneratë. Por Dan Bilzerian dhe modelet e tij e kanë thjesht një tjetër mundësi për të festuar. Bilzerian, pasaniku amerikan me origjinë armene, që duket se i shpenzon paratë vetëm duke festuar me modele femra është angazhuar seriozisht me kompaninë e tij për të shitur kanabis, të quajtur “Ignite”. Ai vazhdon me kërkimin për modele që të përfaqësojnë kompaninë e re. Vajzat që do të përzgjidhen si imazh do të marrin 1 milionë dollarë dhe rrogë vjetore 100 mijë dollarëshe.

Tenisti fejohet me të dashurën pas 14 vitesh lidhje Rafael Nadal është e fejuar me të dashurën e tij prej 14 vitesh Mery Perello. Çifti do martohet në vjeshtë në një ceremoni në Mallorka. Raportohet se Rafa i propozoi të Mery, e njohur ndryshe si Xisca, në maj të vitit të kaluar gjatë një udhëtimi romantik në Romë por e mbajtën sekret fejesën për 8 muaj. Tenisti gjatë një interviste më parë la të nënkuptohej se dëshironte të kishte fëmijë me të dashurën: “Natyrisht që kam për qëllim të krijoj një familje. I dua fëmijët dhe do të dëshiroja që fëmijët e mi të bënin atë që i pëlqen.” Ky ka qenë një vit i ngarkuar për Rafael, i cili kohët e fundit u rendit i dyti në Open Australian 2019.


SHOWBIZ

19 E premte, 1 SHKURT 2019

Dokumentari për Michael Jackson që po shkakton furtunë në web Dokumentari “Leaving Neverland”, “Të largohesh nga askund”, që e akuzon ishMbretin e Popit, Michael Jackson për pedofili, ka ngjallur reagime të shumta. Fansat e këngëtarit dhe familjarë të tij e kanë cilësuar materialin si linçues, ndaj këta të fundit kanë premtuar një luftë të ashpër për të ndaluar shfaqjen e tij. Dokumentari ka protagonistë koreografin e yjeve Ëade Robson dhe James Safechuck, të cilët akuzojnë këngëtarin për abuzime pedofilie ndaj tyre, nga mosha 7 deri në 14 vjeç. Krahas dëshmive tronditëse të dy djemve, të cilat nisin nga periudha e fundviteve 80’, deri në fillim të viteve 90’, dokumentari përfshin edhe disa rrëfime nga familjarët e të abuzuarve. Në film është zëri i Michael Jackson, i regjistruar nga një diktofon me kasetë, dhe një intervistë që Safechuck i ka bërë këngëtarit ndërsa gjendej bashkë me të, në charter-in privat të Jackson. Edhe kompania “Michael Jackson

Vathët e Meghan Markle me vlerë 500.000 paund Veshjet e Dukeshës Meghan janë shumë të komentuara. Por një palë vathë të vendosura nga ish-aktorja shkaktuan konfuzion dhe dëshpërim tek ndjekësit e saj. Bëhet fjalë për një set vathësh mahnitës, që janë të bëra tërësisht nga diamanti. Meghan i vendosi në disa evente në vitin 2018, gjatë turneut të saj mbretëror në Australi, Zelandën e Re, Tonga dhe Fixhi si edhe në festën e ditëlindjes së Princit Charles në Buckingham Palace. Të gjitha rastet ishin të rëndësishme dhe në syrin e gjithë njerëzve në mbarë botën, kështu që nuk është sekret se këto vathë janë zgjedhur në mënyrë të veçantë. Por ajo çfarë është diskutuar më shumë është çmimi i vathëve sesa vetë dizajni. Në kohën kur Meghan i vendosi, Pallati Kensington tha vetëm se vathët ishin “huazuar” dhe duket se ka një arsye të madhe për këtë. Pasi vathët kanë një vlerë mund të vlejnë pothuajse 500.000 paund.

estate”, e cila merret me bizneset që i përkasin “Mbretit të Pop-it”, e ka konsideruar filmin dokumentar “si vrasje të një “Ylli të botës së artit”ndërsa i ka cilësuar aktorët Robson dhe Safechuck gënjeshtarë. Filmi, sipas kompanisë, ka akuza të pabazuara që supozohet se kanë

ndodhur 20 vjet më parë dhe i trajton ato si fakt. Dokumentari u transmetua në festivalin prestigjioz të kinemasë “Sundance Film”, në Utah. Producent është Dan Reed ish-autori i dokumentarëve si “Gjuetarët e Pedofilëve dhe “Tre ditët e terrorit” mbi sulmet e Charli Hebdo.

Lil Wayne hedh në gjyq avokatin për mashtrimin 20 milionë dollarësh Lil Wayne po padit ish-avokatin e tij Ronald Sweeney, me dyshimin se e ka mashtruar duke i marrë 20 milionë dol-

larë, gjatë kohës që përfaqësonte këngëtarin. Sweeney shërbeu si avokat i Wayne-së nga viti 2005 deri në shtator

2018. Wayne pretendon se avokati i mori 10% të të ardhurave për çdo marrëveshje që e ndihmoi të mbyllte. Ndërsa shtoi se Sweeney nuk e informoi që standardi i industrisë është vetëm 5 %. Por kjo i ka kushtuar këngëtarit një mal me para, pasi si thotë se avokati i tij bëri plot 20 milionë dollarë gjatë kësaj kohe. Sipas dokumenteve të padisë, Sweeney mori 10% të të gjitha fitimeve nga shtëpia diskografike e Wayne, Young Money. Gjithashtu, në padi thuhet se avokati punësoi një tjetër firmë ligjore për ta ndihmuar në proceset gjyqësore me Cash Money mbi marrëveshjen ‘Carter V’. Wayne tha se firma mori 23% të parave nga marrëveshja me Cash Money dhe 15% nga marrëveshja me Universal Music Group.

Madonna flet për varfërinë: Nuk kisha para të blija fustan, i qepja vetë Ajo është diva e muzikës. Por jeta e Madonnës nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Këngëtarja në një postim në Instagram ka kujtuar momentet kur ishte e varfër. Madonna shprehet se kur ishte në gjimnaz, nuk kishte lekë për ta blerë, ndaj ajo dhe motra e saj e qepën vetë fustanin e diplomimit. Ndërsa shtoi se fustani nuk ka dekolte të hapur dhe as gjunjë të ekspozuar për shkak të fanatizmit të babait të saj. “Motra ime Paula dhe unë në

ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”,shkroi Madonna në mbishkrimin e fotografisë.

Tatuazhi i Ariana Grande-s nuk është dështim Përditësime të rëndësishme mbi tatuazhin e dështuar të Ariana Grande-s: U rregullua! Dhe nëse s’e dini për çfarë po flasim, ju bëjmë me dije se këngëtarja bëri tatuazh dy simbole kanji që përkthehen në “zgarë e vogël me qymyr” me idenë se përktheheshin në “7 rings”. Situata është sigurisht qesharake dhe Ariana kërkoi ndihmën e mësueses së saj të japonishtes, e cila i tregoi cila është trajta e saktë e simboleve që përkthehen në “shtatë unaza”. Rrjedhimisht, tatuazhi u rregullua në mes të natës, me ndihmën e anestezisë lokale. Dhimbja në pëllëmbë është e papërballueshme, pasi duart janë shumë të ndjeshme. Ky ishte plani fillestar i dizajnit të ri.


SPORT

20

E premte, 1 SHKURT 2019

Dy skuadrat e njohura sipas agjentit të mbrotjësit shqiptarë kanë shfaqur interes për Beratin

“Futi në xhep” Ronaldon, Interi dhe Schalke në gjurmët e Gjimshitit

BRAZILIANI

Neymar shpërthen ndaj gazetarëve: Mos më çani trapin

Rozalb Lika

B

erat Gjimshiti po zhvillon sezonin më të mirë që nga periudha kur ka nisur për herë të parë aventurën në kampionatin italian. Në ndeshjet e fundit, mbrojtësi i kombëtares ka fituar besimin e Gasperinit i cili po e aktivizon rregullisht, por ka rritur aq shumë vlerën e tij në merkato saqë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ka nisur të ketë interes nga klube të mëdha. Gjimshiti ka realizuar një gol në këtë sezon në 11 paraqitje me Atalantën në të gjitha kompeticionet pikërisht atë ndaj Interit një prej klubeve që interesohet për shërbimet e 25-vjeçarit shqiptar. Gjimshiti është skadencë kontrate me bergamskët por Atalanta ka bërë hapa konkretë dhe shumë shpejtë ai pritet të hedhë firmën mbi kontratën e re që do të jetë e përmirësuar ndjeshëm edhe nga ana ekonomike. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, agjenti i qendërmbrojtësit kuqezi, Milos Malenovic mohoi interesimin e Interit dhe Schalke 04 për futbollistin por në të njëjtën kohë ftoi këto dy klube të shpenzojnë 10 milionë euro për kartonin e

lojtarit. “Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Shalke 04, por nuk e di ku e kanë marrë këtë informacion. Nëse marrim parasysh faktin se si po luan me Atalantën, unë do t’i investoja 10 milionë euro për të blerë atë. Jam i lumtur për përmirësimet e mëdha që ka treguar Gjimshiti. Rritja e tij është një tjetër demonstrim i punës së madhe që po bën Atalanta dhe nuk

TRAJNERI

kam asgjë tjetër për të shtuar”, përfundon agjenti i qendërmbrojtësit të kombëtares sonë. Gjimshiti bëri një paraqitje shumë të mirë në çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, duke qenë një ndër më të mirët në fushë në kualifikimin e skuadrës së tij për në gjysmëfinale.“Ishte shumë e rëndësishme që të evitonim gabimet ndaj Romës, gabuam në pjesën

e parë të asaj ndeshje, ndërkohë që ndaj Juventusit bëmë shumë mirë. Dje mbrojtëm dhe sulmuam të gjithë së bashku. Kjo fitore na jep shumë motivim, për tu përqendruar për një objektiv të mundshëm, mungojnë edhe dy ndeshjet ndaj Fiorentinës. Tani të mendojmë për kampionatin, pasi kemi një ndeshje të vështirë me Cagliarin”, deklaroi Gjimshiti pas suksesit ndaj Juventusit.

BLAUGRANËT

Neymar pritet të mungojë deri në muajin mars për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në Kupën e Francës. Futbollisti brazilian nuk i ka mbajtur nervat, teksa së fundmi është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm te Barcelona. Braziliani po ecte me patericë, teksa duke zbritur nga makina, u përball me gazetarët: A do të kthehesh te Barcelona? Ishte pyetja e gazetarëve, ndërkohë që përgjigja e brazilianit ishte e ashpër: “Mos më çani trapin”, ndërkohë që shqetësimi madhor është dëmtimi, që thuhet se është i njëjti me atë të një viti më parë, kur iu desh të operohej e të qëndronte tre muaj pushim absolut. Sulmuesi brazilian mund të humbasë mundësinë për të qenë protagonist në Champions League, një trofe që synon ta fitojë prej kohësh.

MBROJTËSI

Conte lë gjithçka të hapur Barcelona godet në merkato, Optimizëm për Chiellini, mund për një të ardhme tek Interi merr mbrojtësin e Toulouse të rikuperohet për Championsin

Antonio Conte mund të bëhet trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm. Hija e tij vazhdon të bjerë mbi Luciano Spallettin. Në media po përmendet shumë emri i ish trajnerit të Chelsea-it për të marrë drejtimin e zikaltërve në fund të këtij sezoni. Tifozët e Interit ëndërrojnë rikthimin e Jose Mourinhos por nga ana tjetër administratori i deleguar Beppe Marotta i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me Conten preferon italianin si pasues të Spallettit i cili me shumë gjasa do të shkarkohet në fund të këtij sezoni. I intervistuar për një interesim të mundshëm të Interit në drejtim të tij, Antonio Conte as nuk e ka mohuar por as nuk ka konfirmuar asgjë teksa u është përgjigjur me një “No Comment” gazetarit të BEIN Sport i cili e ka ndalur në rrugë. Një përgjigje kjo që lë gjithçka të hapur dhe të bën të mendosh se mes Interit dhe trajnerit nga Lecce ka diçka dhe mund të konkretizohet në verë.

Barcelona dhe Toulouse kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Todibo që në merkaton e dimrit. Blaugranët kishin arritur një marrëveshje për transferimin në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e futbollistit skadonte më 30 qershor. Gjithsesi blaugranët kanë punuar në ditët e fundit për të mbyllur transferimin që tani. Klubi spanjoll do të paguajë një shifër për të bërë të mundur blerjen e mbrojtësit që tani, për të mos krijuar asnjë hapësirë për ndonjë surprizë të pakëndshme që mund të vijnë nga dëmtimet. Todibo do të shkojë që sot në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde. Trajneri blaugrana do të ketë në dispozicion 6 qendërmbrojtës: Piqué, Lenglet, Umtiti, Vermaelen, Murillo dhe Todibo. Hapësirat për këta dy të fundit do të varen shumë nga gjendja fizike e Umtiti.

Giorgio Chiellini ka kryer ekzaminimet mjekësore për të verifikuar shkallën e dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë ndaj Atalantës. Sipas mediave italiane duhet të priten 24 deri në 36 orë, për të marrë veshë diagnozën e plotë. Në shtëpinë e bardhezinjve ka optimizëm se ai do të qëndrojë jashtë fushave vetëm për dy javë, duke qenë gati për ndeshjen e parë ndaj Atletico Madrid në Champions League. Skuadra torineze shpreson që në këtë datë të ketë të gatshëm në fushë edhe Leonardo Bonuccin, i cili vuan nga një dëmtim pak më i rëndë. Gjithsesi ka edhe lajme të mira nga infermieria për Juventusin, pasi Mario Mandzukic është drejt rikuperimit dhe shumë shpejt do të rikthehet në dispozicion të Allegrit, madje që ndaj Parmës. Mungesa e tij është ndjerë shumë në fazën ofensive. Në stërvitjen e sotme në Continassa ka munguar vetëm Emre Can, ndërkohë që pranë ekipit ka qenë dhe presidenti Andrea Agnelli.


SPORT

21

E premte, 1 SHKURT 2019

Skuadra verilindore ditën e djeshme ka prezantuar dy goditje të tjera të muajit janar

Kukësi për titull, zyrtarizon Valdet Ramën dhe Teqjan

MESFUSHORI

Hyka braktis Amerikën për të vijuar karrierën në Izrael

Jahmir Hyka do të vijojë një aventurë të re në Izrael. Lojtari i kombëtares shqiptare po stërvitej me ekipin e Tiranës në kryeqytetin shqiptar, por në fund ka firmosur për 1 vit e gjysmë me skuadrën e Maccabi Netanya F.C. 30-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës izraelite që lufton për vendet e para të klasifikimit. Në ekipin e ri do të gjejë dhe sulmuesin me origjinë shqiptare Fator Beqiraj. Ky i fundit luan për kombëtaren e Malit të Zi. Hyka ka luajtur herët jashtë Shqipërisë, fillimisht në radhët e Rosenborgut, më pas me Olympiacosin, Mainzin, Panionisin dhe Luzernën. Ndërsa në elitën e futbollit shqiptar ka spikatur te Tirana në dy periudha të ndryshme. Aktivizimi në vazhdimësi në Izrael mund ta ndihmojë që të rikthehet në planet e Panuccit në Kombëtaren Shqiptare.

ARRITJA

Emanuela Rusta, gjyqtarja e parë femër me stemën e FIFA-s

K

ukësi ka qenë skuadra më aktive në merkaton e dimrit këtë sezon në Kategorinë Superiore. Presidenti Safet Gjici kërkon të ndërtojë një skuadër të fortë për të fituar titullin kampion, edhe pse për momentin Partizani qëndron 5 pikë më lart në krye të renditjes. Skuadra verilindore deri më tani ka kryer 5 blerje të rëndësishme, ku emri më i spikatur padyshim është Valdet Rama. Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, ka firmosur kontratën me skuadrën verilindore deri në përfundim të kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje. “E ndjej veten shumë mirë që kam nënshkruar me këtë klub dhe falënderoj

TIRANA

Kukësin që më dha mundësinë për të ardhur këtu. Do të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit. Është një eksperiencë e re, por e ndjej veten mirë për të dhënë më të mirën. Kukësi këto vite ka treguar futboll të mirë dhe ka qenë lart në tabelë, shpresoj që këtë sezon të kemi sukses dhe të “qeshim” në fund të sezoni”, deklaroi Rama pasi u prezantuar te skuadra verilindore. Pas një shëtitje të gjatë në Bundesliga, La Ligan spanjolle e madje deri në kampionatin kinez, prej nga ka patur aventurën e fundit, Valdeti vjen te Kukësi si arma plus për të arritur titullin kampion. Një tjetër goditje e orëve të fundit te skuadra e Kukësit ka qenë edhe Olsi Teqja. Mbrojtësi është përforcimi i duhur për trajnerin Armando Cungu, i cili tashëm ka kompletuar repartin difensiv. Mbrojtësi

zbulon se në çastin kur dëgjoi për interesin e nënkampionëve nuk u mendua për asnjë sekondë duke bërë gjithçka që ky transferim të kurorëzohej me sukses. “Kam përshtypjen se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse ekipi i Kukësit në vitet e fundit i ka dhënë tonet futbollit shqiptar. Është një klub serioz që ka objektiva madhore. Sfida i pranoj me qetësi dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv, që të fitojmë titullin kampion. Në momentin që jam drejtuar nga drejtuesit, u kam thënë direkt ‘po’, edhe pse kam qenë pranë një transferimi që para dy sezonesh. Jam i gatshëm që të luaj në çdo pozicion që do të kërkojë trajneri”, deklaroi mbrojtësi i ri i ekipit verilindor. Blerjet e tjera të skuadrës së Kukësit në merkaton e dimrit janë Eduart Rroca, Vasil Shkurtaj dhe Faton Xhemaili.

Shqipëria për herë të parë në historinë e futbollit këtë vit do ketë dhe një arbitre me stemën e FIFA-s. Jemi duke folur për Emanuela Rustën, arbitre e talentuar nga Kolegjiumi i Elbasanit që ka thyer barrierat dhe do të përfaqësojë futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Këto ditë, në Lisbon të Portugalisë janë duke u zhvilluar seminare dhe testime teorike e fizike me arbitrat e rinj të FIFA-s, meshkuj dhe femra. Në testimet fizike kanë marrë pjesë 38 arbitre femra. Vetëm 4 prej tyre kanë arritur ti kalojnë ato dhe Emanuela Rusta ka shkëlqyer duke arritur rezultate maksimale. Ditën e sotme, është zhvilluar edhe testimi i Rregullores së Lojës ku Emanuela ka arritur rezultate shumë të mira. Rezultate të shkëlqyera këto nga Emanuela Rusta që tregojnë edhe njëherë rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar, si edhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli femrave ku Rusta ka drejtuar ndeshje kampionati dhe kupe.

Mema: Më shqetësojnë mungesat, s’më kënaq barazimi me Teutën

T

irana ka marrë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit, duke larguar për momentin krizën që kishte rrethuar skuadrën bardheblu në muajin e fundit. Tekniku i bardhebluve nuk është euforik, megjithatë mendësia e tij nuk e pranon barazimin pavarësisht se mund të ishte një rezultat pozitiv për 24 herë kampionët. “Ekipet e kreut kanë lojtarë cilësorë dhe bëjnë diferencën. Në

kampionatin tonë duhet përqendrim dhe nëse ndodh kështu, çdo gjë mund të flasë edhe për tyre pavarësisht emrave. Sa i takon Teutës, do jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata kanë kualitete. Jemi përgatitur dhe mendojmë për rezultat pozitiv. Nuk kënaqem kurrë me barazim, por vetëm me fitore. Barazimi është diçka që nuk të ngjit, të paktën mua për mentalitetin që kam. Gjithsesi

ne mendojmë që të mos humbim dhe më pas të fitojmë ndeshjen. Shpresoj që ekipi të synojë fitoren, pasi Tiranës i duhen ndeshjet. Mungesa e Hasanit? Më shqetësojnë të gjithë, lojtarët janë në terapi e sipër. Nga stafi më kanë thënë se do jenë gati, jo të gjithë. Kërçiku nuk do të jetë gati. Më shqetëson fakti që kur ekipi nis të luan mirë, një lojtar nuk mund të aktivizohet, dhe kjo pen-

gon rritjen e ekipit dhe të individëve. Tirana luan në dy frontet. Kemi luajtur ndeshjen e parë të fazës së tretë, matematikisht nuk ka ndryshuar gjë. Na duhet vazhdimësi dhe t’i marrim ndeshjet hap pas hapi. Duhet të rritemi si ekip, pasi është me rëndësi të fitojmë dhe të kemi një objektiv tjetër: që është ngjitja sipër, apo largimi nga zona e ftohtë”, deklaroi Mema para ndeshjes.


SHENDETESI

22 E premte, 1 SHKURT 2019

Diabeti i zbuluar gjatë shtatzënisë Nga Gjergji Theodhosi (Prof. Obsteter-gjinekolog)

D

iabeti ose sëmundja e sheqerit si emërtohet në popull, përmbledh disa forma si diabeti i shtatzënisë, me karakteret e tij te veçante dhe diabeti si sëmundje me të gjitha të dhënat klinike. Të sëmurat në të cilat diabeti është diagnostikuar përpara fillimit të shtatzënisë, vuajnë nga diabeti si sëmundje me te gjitha veçoritë, dhe mund te kategorizohen ne diabetin e tipit 1 qe kërkon mjekimin me insuline ose ne diabetin e tipit 2, i cili mund te trajtohet me diete etj. Të sëmurat me diabet të emërtuar diabet të shtatzënisë, janë ato shtatzëna ne të cilat kjo gjendje e intolerancës ndaj sheqernave, diagnostikohet për here të parë gjate shtatzënisë. Diabeti mellitus i shtatzënisë (ose gestacional) Karakterizohet nga çrregullime në shkëmbimet e karbohidrateve, sheqernave, dhe që shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë. Këto gra mund të kenë pasur metabolizëm normal të sheqernave para shtatzënisë, dhe me fillimin e shtatzënisë, situata ndryshon, sepse hormone të prodhuar nga shtatzëna si laktogjeni i placentës, e rendojnë përurimin e karbohidrateve mbasi shtojnë rezistencën ndaj insulinës dhe ulin aftësinë e përpunimit te glucideve. Në këto shtatzëna, fillon të rritet niveli i sheqerit ne gjak sidomos pas ushqyerjes, por mund të rriten këto nivele edhe në matjet e sheqerit në gjak në gjendje esëll. Meqenëse niveli i hormoneve placentave qe rendojnë shkëmbimet e lucideve shtohen sidomos ne tremujorin e dyte e te trete te shtatzënisë, edhe metabolizmi rendohet më shumë në këto tremujore, dhe mundësitë për diagnozën e diabetit të shtatzënisë janë me të mëdha. Gratë me diabet të shtatzënisë, si rregull nuk janë te kërcënuara për keqformime fetale, por ato janë të rrezikuara për të lindur fëmije me peshë e vëllim të madh, makrosom, dhe të porsalindurit e tyre mund të kenë ulje të sheqerit në gjak dhe shtim të bilirubinës. Këto gra

rrezikohen që më vonë të zhvillojnë diabetin e tipit 2, rreth4-10 herë më tepër se gratë pas një shtatzënie normale gjatë jetës së tyre. Epidemiologjia Diabeti i shfaqur gjate shtatzënisë llogaritet të ndodhe në 1-12 % të shtatzënave. Ne SHBA, ai shfaqet në 5 deri 8 % të shtatzënave. Kjo varet edhe nga grupet e popullatës dhe nga metoda diagnostiko e përdorur. Konsiderohet se diabeti i shtatzënisë është me i shpeshtë në gratë afro-amerikane. Faktorë rreziku janë obeziteti, dhe diabeti në të afërmit e gruas shtatzëne, si dhe lindjet nga gratë e afërta të shtatzënave që patën lindje të fëmijëve me peshëlindje mbi 4000 gram ose edhe lindje të fetuseve të vdekur nga nëna e gruas, tezet etj. Për të klasifikuar shkallën e

planifikohet testimi për diabetin ne javën e 24-28 te shtatzënisë. Diagnoza e diabetit të shtatzënisë Ekzistojnë disa metoda për zbulimin e diabetit gjatë shtatzënisë. Nga ato më të rekomanduara gjerësisht, është duke i dhënë shtatzënës 50 grm glukoze tretur në ujë, dhe matja e sheqerit ne gjak 1 orë me vonë. Në se niveli i sheqerit në gjak rezulton mbi 140 miligram për decilitër, testi orientues konsiderohet pozitiv dhe do të aplikohet prova e tolerancës ndaj glukozës. Prova e tolerancës ndaj glukozës: Realizohet nëpërmjet dhënies se 100 gram glukoze, tretur në ujë dhe Matet niveli i sheqerit ne gjak 1,2 dhe 3 orë pas marrjes se glukozës. Tre ditë para provës mbahet diete e

mund të shkaktoje probleme gjatë lindjes si dhe mundësi për ndërlikime gjatë zhvillimit të shtatzënisë. Trajtimi i diabetit të shtatzënisë: Mbasi vendoset diagnoza e diabetit të shtatzënisë shtatzëna duhet të fillojë dietën e rekomanduar për këto shtatzëna. Dieta e rekomanduar përmban 2200 kalori në ditë. Kjo dietë duhet të përmbajë 200 deri 220 gram lucide, në ditë. Këto të shpërndahen me kujdes sipas vatheve te ngrënies. Sipas peshës, jepen 30–35 kilokalori për kg/peshë. Rekomandohet marrja e 30-45 gram karbohidrate në mëngjes, 45-60 gram karbohidrate në darkë e darkë

rendimit të diabetit të shtatzënat përdoret një klasifikim i posaçme. Koha me e përshtatshme për diagnozën e diabetit në shtatzënat është në mbarimin e tremujorit të dytë të shtatzënisë, midis javëve të 24 dhe 28 të shtatzënisë në gratë të rrezikuara për diabetin e shtatzënisë ose në gratë me rrezik te ulet për diabetin. Sidoqoftë, për të zbuluar në se dyshojmë për prani të diabetit te tipit 2, në gratë me faktorë rreziku, një testim kërkohet që në vizitën e parë të shtatzënës. Në se glycemia esëll rezulton në nivele normale, atëherë

lehtë. Një natë përpara qëndrohet pa ushqim. Konsiderohen si kufi brenda normës vlerat e sheqerit në gjakun venoz të shtatzënës në këto nivele: Esëll glicemia 90 mg / dl, Pas 1 ore glicemia 165 mg / dl Pas 2 orëve glicemia 145 mg /dl Pas 3 orëve glicemia 125 mg/dl Për vlera më të larta se këto, shtatzëna kërkon ndjekje të veçantë dhe të hollësishme te gjendjes. Ajo do të konsiderohet me diabet të shtatzënisë, dhe rrëgjimi i përcaktuar mire i ndjekjes do të parandaloje problemet e mundshme si zhvillimi i tepruar i fetusit që

dhe 15 gram si zemër (snake). Krahas kësaj matet glicemia esëll dhe pas ushqimit. Rekomandohet ecje, shëtitje rreth 15 minuta, gjysme ore pas ushqyerjes. Në rast se me një dietë të tillë glicemia esëll qëndron rreth 90 mg/dl, dhe ajo 1 orë pas ushqyerjes <140 mg/dl e ajo 2 orë pas bukës është nën 120 mg/dl, ky regjim duhet të mbahet gjate gjithë shtatzënisë. Ky diabet sipas klasifikimit te White konsiderohet ne grupin A1 i cili pranohet se trajtohet vetëm me dietë. Sidoqoftë ka rendësi ndjekja e

diabetit në vazhdimësi, në se shifrat e glicemisë fillojnë të jene më të larta, dhe ndjekja nuk ka arritur të ekuilibrojë gjendjen, e vlerat e sheqerit në gjak fillojnë të jenë më të larta, do te ndryshohet plani i mjekimit dhe përveç dietës do të shtohet në mjekim insulina.Në këto raste do të vlerësojmë se diabeti ka kaluar në shkallen A2 atëherë përdoret mjekimi i kombinuar me dietë dhe insulinë. NDJEKJA E SHTATZENISE: Orientimet e trajtimit të gruas diabetike përfshin shtimin e njohurive te saj për sëmundjen nëpërmjet edukimit dhe sqarimit te hollësishëm te veçorive të sëmundjes, në kontrollin e rregullt te niveleve te sheqerit ne gjak si dhe mbajtjen nen kontroll të gjendjes se gruas dhe kontrollit të shtatzënisë, me ndjekje të posaçme të zhvillimit të pasardhësit. Për të realizuar këto te objektiva, kryhet vlerësimi i rregullt i nivelit të glicemisë, që do të ishte me mire të jetë kryer qysh përpara fillimit të shtatzënisë, dhe të vazhdohet gjate zhvillimit të saj. Studimet e shumta tregojnë se mbajtja nën kontroll e niveleve të glukozës në sërumin e gruas shtatzënë gjatë gjithë shtatzënisë, parandalojnë ndërlikimet e mundshme amtare dhe fetale. Është e këshillueshme që përveç respektimit te dietës se rekomanduar, shtatzëna duhet te marre 4 mg acidin folik çdo dite. Ndjekja e zhvillimit të fetusit kryhet me vizitat klinike, ekografike dhe biokimike te shtatzënisë dhe ekuilibrimin e çdo shmangie sado të vogël nga norma. Lindja rekomandohet të përfundohet në javën e 38-39 të shtatzënisë, duke lejuar lindje natyrale në se nuk ka vëllim të madh të fetusit, dhe në rastet e tjerë kur vlerësohet se fetusi ka zhvillim mbi norme, pra vlerësohet makrosom, kryhet lindje me seksio cezarea. Një kujdes i veçantë kërkohet për të porsalindurit që të mos zhvillojnë ulje të sheqerit në gjak,dhe ata ndiqen me kujdes nga mjeku pediatër neonatolog deri në normalizimin e plotë të gjendjes së tyre shëndetësore.


KURESHTI

23 E premte, 1 SHKURT 2019

Dikur anoreksike, sot “sex bomb”

Annie Windley para 5 vitesh peshonte vetëm 29 kg, ndërsa sot është një vajzë shumë seksi. Mrekullisht vajza angleze arriti të mundë çrregullimin pas ngrënies së një çokollate të vetme në “Lindt bar”, ku ajo kishte qenë një mbrëmje. Pas konsumimit të çokollatës vazja kuptoi se nuk kishte shtuar peshë dhe theu mitin e frikës për të ngrënë normalisht ushqim. Tani Annie peshon 45 kg dhe ka rrëfyer betejën e saj me anoreksinë. “Më parë dridhesha kur më përmendej fjala ushqim”, thotë ajo. “Më parë nuk mund as të shihja ushqimin, pasi ose do ta villja nëse e konsumoja, ose do të shmangia çdo gjë me yndyrë që më shtonte peshën. Mua më thanë madje se rrezikoja një atak kardiak sepse isha trupvogël”, shtoi ajo. Annie u diagnostikua për herë të parë me çrregullim të të ngrënit në vitin 2012. Në tetor 2017, ajo u detyrua për të luftuar kundër çrregullimit të saj dhe filloi të

Miliarderi që humbi më shumë në 2018-ën Për shumë investitorë 2018-ta ishte një vit i vështirë dhe me tensione. Por aq sa e habitshme mund t’ju duket, aq dhe është e vërtetë. Një nga miliarderët që pësoi më shumë humbje ishte themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe pas tij pronari i njohur i Zara-s, Amancio Ortega. Për Zuckerberg, viti që lamë pas ishte më i tmerrshmi pas skandaleve të shkeljes së privatësisë së përdoruesve dhe një publiciteti të dëmshëm. Ai ishte i vetmi amerikan në mes të 10 milionerëve më të mëdhenj që pësuan më shumë humbje. Nga ana tjetër, shumë miliarderë mund ta quajnë 2018-n si një vit të lumtur dhe me shumë të ardhura për ta, pasi arritën të mbushnin akoma më shumë xhepat. Bill Gates dhe Steve Ballmer shtuan pasurinë e tyre me rreth 6.3 miliardë dollarë, falë rritjes së çmimit të aksioneve të “Microsoft”-it. Por ai që fitoi më shumë para ishte themeluesi dhe drejtuesi i “Amazon”-ës, Jeff Bezos.

bëjë ushtrime dhe të hajë ushqim rregullisht. Tani, Annie ha dy kruasanë dhe një filxhan çaj për mëngjes; Për drekë konsumon avokado, një

vezë të zier dhe domate me qershi ose një sallatë makarona ose patate me ton dhe sallatë; Për darkë ha salmon, patate dhe perime.

Facebook me më shumë përdorues dhe fitime

Gjiganti i medias sociale Facebook, tha se numri i personave që kanë hyrë në platformë të paktën një herë në muaj, është rritur me 9 % vitin e shkuar, duke shkuar në 2.32 miliardë njerëz. Frika se skandalet me të cilat Facebook është përballur mund të largojnë reklamat, po ashtu ka rezultuar e pabazë me të ardhurat që janë rritur me 30 për qind vitin e shkuar. Kjo rritje vjen pavarësisht fushatave që i kërkojnë përdoruesve të heqin dorë nga rrjeti social. Themeluesi Mark Zuckenberg tha se kompania kishte ndryshuar rrënjësisht mënyrën e menaxhimit duke u fokusuar tek çështjet e mëdha sociale. Aksionet e kompanisë humbën jo pak në korrik, kur u paralajmërua për një rritje të ngadalësuar, por u rritën me 9 % pasi fitimet kapërcyen parashikimet e analistëve. Fitimi total i Facebook për

Teknologjia që nuk mbron. Studimi britanik: Ja makinat që vidhen më lehtë Hajdutet e makinave po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele automjetesh tepër popullore. Sipas BBC në Britaninë e Madhe ata thyejnë më lehtësi 5 modelet më të shitura të automjeteve ndër të cilat ato që ka prodhuar Ford, Volkswagen dhe Nissan. Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë. Në Britaninë e Madhe janë kryer disa teste pasi u vu re një rritje e rasteve të vjedhjes së makinave që kishte pësuar rënie që prej viteve 90. Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës për këtë edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë. Megjithatë shkruan BBC, përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta për shkurajuar hajdutët, si të mbyllin makinat në garazh, apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.

La makinën ndezur për t’u ngrohur, hajduti shfrytëzon rastin

2018 ishte 22.1 miliardë dollarë, 39 për qind më shumë krahasuar me 2017. Numri i përdoruesve është rritur

veçanërisht shumë në Indi, Indonezi dhe Filipine, por ka qëndruar në të njëjtat nivele në Shba dhe Kanada.

Një burrë që la makinën e tij të ndezur për t’u ngrohur u trondit kur zbuloi se ia kishin vjedhur. Pamjet e sigurisë që po qarkullojnë online tregojnë momentin kur hajduti shfrytëzon rastin që mjeti ishte i hapur për ta vjedhur. Mark doli jashtë për të pastruar borën në pjesën e përparme të mjetit dhe e la makinën ndezur që të ngrohej për të çuar binjakët e tij në çerdhe. Kur ai fut brenda, një makinë tjetër afrohet pranë mjetit të tij dhe një nga hajdutët del nga automjeti. Grabitësi hyn drejt e në makinën e hapur dhe largohet me shpejtësi duke mos humbur kohë. Mark publikoi videon në Twitter me shpresën për gjurminin e autorëve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 1 SHKURT 2019

Presidenti Meta: Përshëndes vendimin e PE për njohjen e Guaido si president i Venezuelës Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar dje vendimin e Parlamentit Europian për njohjen e Juan Guaido si president të Venezuelës. Në një reagim në Twitter, kreu i shtetit ka shprehet: “Përshëndes vendimin e Parlamenti Europian për të njohur Juan Guaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Debate dhe akuza në Kuvend

Kuvendi me praninë e opozitës në sallë shpërtheu në debate të forta me akuza deri edhe fyerje. Opozita përdori si argument lajmin e dhënë dje nga “Zëri i Amerikës” se në zgjedhjet e 2017 u përdoren grupe kriminale. Kryeministri debatoi ashpër me Bashën ndërsa ish kryeministrit Berisha i përmendi pamundësinë për të udhëtuar në SHBA sepse nuk i japin më vizë. Edi Rama dhe Sali Berisha u kthyen në protagonistë të përplasjes parlamentare, kur ish-kryeministri pyeti pasardhësin në lidhje me influencën e prezumuar të së shoqes në sistemin bankar shqiptar.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.