www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 235 (8676)
E martë, 1 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Ditmir Bushati mbetet i vetmi socialist që flet hapur e me kurajo se keqqeverisja dhe mungesa e garës në PS po shkatërron jo vetëm partinë, por edhe qytetarët e thjeshtë
PS të korrigjohet ose do shkatërrohet
Mesazhi i fortë i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për socialistët e vërtetë: “Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi. Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera” FAQE 3
Eduard Halimi: Presidenti s’ka shkelur Albanian Highway Concession, asnjë nen të Kushtetutës. Kushtetuta 45 milionë Euro investime nuk shkruan për tejkalime në zbatimin në “Rrugën e Kombit” e saj, ndaj Venecia gabon në këtë pikë
Në foto: Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi
KANDIDATJA PËR KRYEMINISTRE
FAQE 7
DEPUTETI
FAQE 10
Në foto: Rruga e Kombit
NËNKRYETARI I LSI
NËNKRYETARI I PD
KREU I SHTETIT
Vjosa Osmani kundër Lefter Maliqi: Nëse Vasili: Dokrrat e traktit Presidenti Meta, Edmond Spaho: rishikimit të kufijve: Meta nuk anulonte vizitë zyrtare në Venecian, alibi për Zgjedhje lokale 30 qershorin, në Territori i Kosovës nuk Shqipëri do kishte krimin politiko elektoral dhe të përgjithshme Estoni, e para e një vihet në diskutim presidenti shqiptar të 30 qershorit në një ditë përplasje të sigurt FAQE 16
FAQE 4
FAQE 6
FAQE 4
FAQE 8
POLITIKE
2
E martë, 1 TETOR 2019
Kreu i PD-së sulmon Ramën me fakte: Premtoi legalizim falas, po shkatërron pa dëmshpërblim
Basha uron Kurz: Model moraliteti, që refuzon me zgjedhje akuzat për “pazar votash” S
ebasian Kurz është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme në Austri, me 37 për qind të votave. Kështu, ai ka shanse të mira për të qenë sërish kancelar i vendit, katër muaj pasi dha dorëheqje nga ky post. 33 vjeçari, që i takon të djathtës në Austri, kishte rrëzuar vetë qeverinë e kaluar pasi dy zyrtarë të atij ekzekutivi, që i takonin partisë tjetër në koalicion me Kurzin, ishin zënë në një skandal të njohur tanimë me emrin “Ibizagate”. Fitoren e Kurtz e ka përshëndetur së fundmi edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri. Vendimi i liderit të ÖVP, Sebastian Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik. Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme
për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shprehet Lulzim Basha. Partia e koalicionit, e të djathtës ekstreme FPO, ka humbur
10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe vetëm 16% të totalit të votave. Kurzit i duhet tashmë një parti tjetër për të formuar koalicion. Socialdemokratët kanë marrë 22% të votave, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë 13.5% të votave, një
rritje e konsiderueshme nga vetëm 4% sa kishin pasur në mandatin e kaluar. Premtimet e Ramës Po dje, përmes rrjeteve sociale kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Me një qëndrim të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i selisë blu thotë se Rama i mashtroi shqiptarët kur premtoi legalizime falas. Sipas tij, rruga kryesore e cila i shpëton sot shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit. Ai ka publikuar edhe një video, që sipas Bashës, fakton premtimet e pa mbajtura të kryeministrit Edi Rama. “Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. Rama Ik! Hajduti Psiqik! Shqipëria si Europa”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
ISH-DEPUTETJA E PD-së: JA KOMPANIA ME 151 UDHËTIME NË NJË ITINERAR. ME RAMËN S’MUND TË KETË SHQIPËRI EUROPIANE
“Kokaina në oriz”, Jorida Tabaku: Shqipëria vend kyç për drogat
I
sh-deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaron se Shqipëria është kthyer në një vend kyç për drogat, duke sjellë si shembull referuar tre raste të ditëve të fundit për trafikun e drogës. Tabaku jep emrin e kompanisë së transportit të frutave ekzotikë, që sipas saj ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin itinerar. Ish-deputetja kujton kushtet e Bundestagut, duke theksuar se integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. “Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës. Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë ndërhyrjes se DEA-s.
Por porositësi i shpëtoi aksionit. Faqja që tregon udhëtimet e anijeve me ngarkesë zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/AlbaExotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin itinerar. Secili prej nesh e ka
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Herion Mesi
të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar. Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
ndërkombëtar. Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to! Nuk është kjo Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë, nuk është kjo rruga Europiane e Shqipërisë! Me Edi Ramën nuk mund të ketë Shqipëri europiane!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
REAGIMI I PD-së
Vokshi: Vendimi i AMA-s për mbylljen e transmetimeve analoge, antikushtetues!
Partia Demokratike përmes ish-deputetes Albana Vokshi deklaron se vendimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive për mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun Tiranë dhe Durrës, është një akt i pashembullt i shkeljes të së drejtës kushtetuese për informim të qytetarëve nga Autoriteti i Medias. “Nga ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder. Vendimi mbyll 36 televizione lokale private, të cilët për shkak se nuk mund përballojnë kostot e larta financiare për të kaluar transmetimet e tyre në valët dixhitale të Radio Televizionit Shqiptar janë të detyruara të mbyllen. Vendimi për mbylljen e transmetimeve analoge u shty disa herë nën presionin e opozitës për të mbrojtur nga terri informativ qytetarët e pamundur, por qeveria nuk bëri asnjë veprim për të ndihmuar familjet në nevojë apo pensionistët. Sondazhi i vetë AMA-s tregoi se 16% e popullsisë në qytet nuk kanë dekoder. Të dhënat për fshatin qëllimshëm mungojnë, por për të gjithë është e qartë se numri i familjeve që privohen nga e drejta kushtetuese për informim për shkak të pamundësisë për të blerë dekoder, është shumë më i lartë. Shifrat zyrtare tregojnë se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, 70.430 familje nuk janë pajisur me dekodera. Partia Demokratike vlerëson se për një vend si Shqipëria që pret hapjen e negociatave me BE, shkelja e të drejtës kushtetuese për informim e qytetarëve është një akt i papranueshëm që cënon liritë themelore të qytetarëve. Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas!”, deklaroi Vokshi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 1 TETOR 2019
Ditmir Bushati mbetet i vetmi socialist që flet hapur e me kurajo se keqqeverisja dhe mungesa e garës në PS po shkatërron jo vetëm partinë, por edhe qytetarët e thjeshtë
PS të korrigjohet ose do shkatërrohet
Mesazhi i fortë i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për socialistët e vërtetë: “Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi. Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera” Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është ndër personalitetet e pakta në PS që flet hapur për problemet e qeverisjes dhe sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria. Ndryshe nga kolegët e tjerë në parti, që në media dalin ose për të mburrur Edi Ramën ose për të sulmuar opozitën, ish-kryediplomati bënë pjesë të politikanët racionalë. Në një intervistë dhënë dje për radion shtetërore gjermane “Deutsche Ëelle”, ish-ministri ka bërë analizën më të saktë të vendimit të Bundestagut dhe BE për negociatat, por edhe për situatën në të cilën ndodhet sot qeverisësja dhe vendi. I sulmuar shpesh direkt dhe indirekt për “shqetësimet” që i ka sjellë Edi Ramës këto kohë me qëndrimet e tij, Bushati është pyetur ndaj “DW” nëse do të vijojë të jetë në PS apo do të kërkojë një projekt tjetër politik? Në fakt, edhe kjo ideja e “projektit të ri” të Bushatit është një thashethem i dalë direktë nga zyrat e propagandës së qeverisë. Qëllimi është krijimi i idesë së rrejshme se kritikat e ish-ministrit për qeverinë nuk janë reale, por vijnë për shkak të një tjetër axhende politike të tij. Dje, Ditmir Bushatit jo vetëm u është përgjigjur me diplomaci skenarëve të tillë, por ka dhënë një mesazh që shkon përtej debateve të ditës në PS dhe qeveri. Duke shprehur edhe njëherë angazhimin e tij në PS, Bushatit ka kërkuar nga socialistët e tjerë, që ende u dhimbset partia, që të ndikojnë në korrigjimin e qeverisë dhe PS. Në të kundërt, ish-ministri thotë se mungesa e
korrigjimit në vitin e 6-të të qeverisjes, mund të sjellë vetëshkatërrimin. “Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë, por edhe publikisht disa qëndrime që mund të përceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda PS. Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi”,- deklaron ish-ministri dhe anëtari i Kryesisë së PS-së. Bushati e cilëson vetëkorrigjimin si të vetmen mënyrë për të kthyer shpresat e vrara të qytetarëve të kjo qeveri. Kur flet për shpresat e
vrara të qytetarëve, ish-ministri sjellë në vëmendje premtimet që PS bëri në vitin 2013, para se të vinte në pushtet. Sot, realisht thuajse shumë nga betimet e Rilindjes për ndryshimin e vendit janë harruar, në mos gjërat janë bërë dhe më keq. Rasti më konkret është i hapjes së negociatave me BE, ku 4 vite pas rekomandimeve pozitive sërish nuk dihet Shqipëria do të marrë dritën jeshile. Ndryshe nga PS që thotë se Gjermania nuk ka vendosur kushte shtesë, Bushati pranon se kriteret e vendosura nga Gjermania janë një sfidë që do të shoqërojë procesin e integrimit, por thekson se me shumë se debati se i kujt është faji, është koha që të krijohet një Pakt Kombëtar për Integrimin. Një pakt ku palët politike, pozitë
dhe opozita, të mendojnë për gjithë problemet që ka procesi i integrimit. Lidhur me çështjen e dekriminalizimit dhe largimin e kandidatit të PS-së në Shkodër, Bushati thekson dhe njëherë se problemi nuk duhet parë thjeshtë të individët, por te mungesa e garës në Partinë Socialiste. “Rasti i Shkodrës na mëson se në procesin vendimmarrës duhet të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste”,- shprehet ish-ministri. Bushati shton se ligji i dekriminalizimit nuk e ka zgjidhur problemin e kandidatëve me të shkuar të dyshimtë dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar PS nga ky “ves” është hapja e garës mes kandidatëve brenda forumeve. Mëkatet e qeverisjes 7 vjeçare të Rilindjes, problemet me kandidatët me rekorde kriminale, bllokimi i integrimit, mungesa e garës në PS, duket se janë vetëm një pjesë e arsyeve që çojnë një forcë politike dhe qeveri drejt vetëshkatërrimit. Ish-ministri Bushati, me gjuhën e kujdesshme të një diplomati lëshoi dje dhe njëherë alarmin për kostot që po sjellë vendit dhe PS ky model drejtimi. Nëse forumet dhe personalitetet e tjera të kësaj partie nuk reagojnë në kohë, s’i mbetet gjë tjetër veçse të vetëshkatërrohet. Dhe me sa duket ka filluar gremina e PS-së! Mili Xhani
POLITIKE
4
E martë, 1 TETOR 2019
Nënkryetari i PD-së: S’ka takime të fshehta me PS-në. Refuzimit të kërkesave tona do t’i përgjigjemi me protesta
Spaho: Zgjedhjet e parakohshme dhe të ndershme, mënyra për zgjidhjen e krizës N
ënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një intervistë për A2 CNN, është shprehur ndër të tjera se, “indirekt në raportin e OSBE dhe direkt në raportin e Bundestagut theksohet se është domosdoshmëri kapërcimi i krizës me mjete politike” dhe “në këto kushte, opozita ka nisur përgatitjet që kur të përcaktohet një datë për zgjedhjet e parakohshme, të jemi të gatshëm të hyjmë me të gjitha kapacitetet tona”. Sipas nënkryetarit të PD-së, nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Mazhoranca duhet të kuptojë që vendi është në krizë të thellë dhe e vetmja mënyrë është që të ulet me opozitën dhe të gjejë modalitetet që do të na çojnë në zgjedhje të lira. 30 Qershori tregoi që qeveria e Edi Ramës nuk organizon dot zgjedhje të ndershme. Pavarësisht se Reforma Zgjedhore është e rëndësishme, ajo vetë në tërësi është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është i domosdoshëm vullneti politik për të mos prekur zgjedhjet dhe të qeverisë ajo forcë që është në gjendje që të bindë shumicën e qytetarëve”, deklaroi Spaho. nënkryetari i demokratëve përsëriti kushtin për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. “Qeveri me Edi Ramën nuk pranojmë më. Ia
dhamë një herë këtë mundësi, por e pamë se si përfunduan zgjedhjet e vitit 2017”, është shprehur nënkryetari i PD. Në lidhje me raportin paraprak të Komisionit të Venecias, Spaho u shpreh u Presidenti u bazua në Kushtetutë kur vendosi për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. “Komisioni është marrë ngushtësisht me një çështje juridike, por nuk mund të komentoj raportin paraprak. Mendimi ynë është që
Presidenti, bazuar në Kushtetutë, në kushtet kur ekzistonte mundësia e përplasjes civile, shtyu zgjedhjet dhe mendojmë se veproi drejtë”, u shpreh Edmond Spaho. Nënkryetari i Partisë Demokratike në një tjetër intervistë dhënë po dje për mediat elektronike, deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me PS-në dhe se opozita është e bashkuar në qëndrimet e saj. “Nuk ka as kontakte dhe as marrëveshje të fshehta me
PS. Kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet pranë miqve tanë ndërkombëtarë dhe që klima e brendshme politike të kontribuojë pozitivisht në një vendim për hapjen e negociatave me BE. Është në interesin madhor të vendit, por edhe në interesin më të mire të opozitës që të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në BE”, tha ai. Spaho në intervistën e dhënë për Gazeta “Si” thekson se oferta e PD-së për reformën zgjedhore nuk parashikon që ajo të realizohet nga ndërkombëtarët, por të mbikëqyret nga të huajt. Më tej, numri dy i PD-së thekson se nëse mazhoranca nuk pranon kushtet e opozitës për zgjidhjen e krizës, atëherë opozita do t’i rikthehet protestave, që sipas tij, do të jenë edhe më të mëdha. “Zgjidhja e kësaj krize arrihet vetëm me zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Opozita tashmë e ka shprehur vullnetin e saj për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës nëpërmjet propozimeve të bëra në tryezën e mbajtur për reformën zgjedhore. Nëse mazhoranca nuk ka vullnet politik për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme, fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë, të cilët do të dalin shpejt në protesta edhe më të mëdha dhe më të fuqishme se ato të zhvilluara gjatë gjysmës së parë të këtij viti”, paralajmëroi nënkryetari i PD-së
DEPUTETI LEFTER MALIQI: KOMISIONI I VENECIAS NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR SIGURINË KOMBËTARE TË SHQIPËRISË
D
eputeti Lefter Maliqi e cilëson anulimin e 30 qershorit nga Presidenti Ilir Meta, si aktin më ligjor dhe patriotik për vendin. Në një intervistë dhënë mbrëmë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Maliqi u shpreh se zhdekretimi i datës së zgjedhjeve uli tensionet dhe shmangu përplasjen e sigurt mes qytetarëve më 30 qershor. “Sa i takon veprimeve të presidentit unë po e nis me gjykimin në thonjëza për deklaratën e tij në Komisionit Hetimor, kam thënë se është një show. Ky është një show për të mbuluar zgjedhjet e 30 qershorit, për të mbuluar krimin e organizuar. Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale, por e vërteta duhet thënë siç duhet. Komisioni i Venecias nuk është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend. Jemi në dijeni të këtij informacioni. Presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve disa ditë i bëri thirrje maxhorancës
Maliqi: Nëse Meta nuk anulonte 30 qershorin, në Shqipëri do kishte përplasje të sigurt
për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Nëse nuk do ndodhte shtyrja e zgjedhje do të kishe konflikte verbale dhe fizike nga jugu në veri. Unë dua t’u them diçka të vërtetë: Jemi në një krizë të madhe politike dhe ekonomike në vend. Kemi trafiqe ku kapen persona me oriz. Ne s’kemi Gjykatë të Lartë dhe as Gjykatë
Kushtetuese. Gjykata e Lartë i ka me mijëra dosjet. Ata janë në luftë gjelash mes tyre, sepse e njohim mirë njërin-tjetrin. Kjo është një zhurmë e madhe dhe vendi ka nevojë për deputetë që zgjidhen nga populli. Kemi deputetë që nuk dinë të lexojnë. Unë them se Meta është vetë i zoti për të dhënë deklaratën e
duhur”,-tha Maliqi. Deputeti Maliqi ka replikuar në studio dhe me ministren ElisaSpiropali për draft opinionin e Komisionit të Venecias. Maliqi tha se qeveria po abuzon me dokumentin, pasi Venecia nuk merr përsipër të gjykojë ligjshmërinë e zgjedhjeve. “Presidenti nuk e ka shkelur në asnjë rast Kushtetutën. Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut për Shqipërinë duke nisur që nga hartimi i kësaj Kushtetute, por edhe për reformën në drejtësi dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë prodhuar këto kriza. Ajo që dua të them është se Presidenti ka përgjegjësi dhe informacione dhe për sigurinë kombëtare që Komisioni i Venecias nuk i ka”,tha Lefter Maliqi.
DEKLARATAT E DEPUTETIT
Avokati i Popullit: Myslim Murrizi përdor gjuhë poshtëruese, të merren masa urgjente
Deputeti Myslim Murrizi ka përdorur sërish fjalor jo etik dhe diskriminues ndaj kategorive të ndryshme shoqëror. Vetëm pak ditë pasi i kërkoi ndjesë personave me sindromën daun, Murrizi përdori një tjetër term ofendues, duke i quajtur kolegët e tij në parlament si “arixhinj me çadra”. Avokati i Popullit ka reaguar duke kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj Murrizit për fyerjet e përsëritura. “Institucioni i Avokatit të Popullit dënon gjuhën diskriminuese e cila sërish gjeti hapësirë në Kuvendin e Shqipërisë përmes nënkryetarit të këtij institucioni z. Myslim Murrizi. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në institucionin më të lartë në vend që është Kuvendi, nënkryetari z.Murrizi u është referuar qytetarëve shqiptarë, anëtarë të komunitetit rom me shprehjen raciste dhe poshtëruese “arixhinj”. Tashmë është bërë e disata herë që zoti Murrizi vazhdon të fyejë, anatemojë e të përçmojë çdo komunitet i cili në psikologjinë e tij u takon shtresave inferiore të shoqërisë. Pas personave me sindromën doën dhe femrave, tani është radha e qytetarëve romë të shohin sesi ky deputet, zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i konsideron ata si një shembull për të ilustruar primitivitetin, prapambetjen dhe në përgjithësi statusin të cilin duam ta evitojmë. Zoti Murrizi duhet ta ketë të qartë se të jesh rom sot nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndjejë turp. Kjo lloj mendësie duhet dënuar me forcë në çdo rast. Kuvendi i Shqipërisë ka shënuar hapa të qenësishëm përpara për të vendosur standarde bashkëkohore etike për jetën dhe veprimtarinë e deputetëve duke synuar që ata të jenë simbol pozitiv i tërë shtetasve të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë është e rëndësishme që Kuvendi të tregojë shembull e vullnet për të qenë ai zbatuesi më i devotshëm i ligjit dhe garantuesi i të drejtave të komuniteteve vulnerabël duke zbatuar parashikimet e rregullores së Kuvendit”, thekson Avokati i Popullit.
POLITIKE
5 E martë, 1 TETOR 2019
Deutsche Welle: Opozita i rikthehet idesë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përsëritjes së Lokaleve 2019 dhe rifillimit të protestave.
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare Nga Ani Ruci
O
pozita jashtëparlamen tare i është rikthyer idesë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përsëritjes në të njëjtën ditë të Lokaleve 2019 dhe rifillimit të protestave, për të arritur këtë synim. Por shumica socialiate dhe qeveria Rama vazhdojnë të ftojnë opozitën në dialog në institucione. Ato ritheksojnë që zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në përfundim të mandatit të tyre qeverisës, në verën 2021. Në një takim që Partia Demokratike (PD), e cila kryeson opozitën jashtëparlamentare zhvilloi të dielën, (29.09.2019) me ish-deputetët e saj dhe me kryesinë e partisë, kryetari i saj Lulëzim Basha kërkoi intensifikimin e punës së degëve të partisë në rrethe, për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vijimin e aksionit opozitar me protesta.
Dalja nga kriza politike dhe institucionale që ka mbërthyer Shqipërinë që nga shkurti i këtij viti, është një nga nëntë kushtet në rezolutën e Bundestag-ut gjerman, për qëndrimin e tij pro Shqipërisë në vendimin e Këshillit Europian, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit. “Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme, përgatitja e PD për zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret ne terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës, “ theksoi Basha të dielën. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të dalë nga kriza politike dhe institucionale nuk janë një objektiv i tanishëm, pasojë e kushtit të Bundestag-ut për
hapjen e negociatave të pranimit. Protestat e opozitës, nga shkurti deri në qershor të këtij viti synuan largimin e Ramës, rrëzimin e qeverisë së tij, krijimin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në takimin e zhvilluar të dielën, Basha nuk ka përmendur kërkesën thelbësore të protestave të pranverës së kaluar: largimin e kryeministrit Rama, që Basha e pati quajtur,” “kusht të panegociueshëm” përballë kushtit të panegociueshëm të Ramës “zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fund të mandatit të dytë qeverisës të PS”. Por pavarësisht nga këto “kushte të panegociueshme” të së shkuarës së afërt, Basha tha në takimin me ish-deputetët e PD dhe kryesinë e saj se „zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen shpejt”. Lideri i opozitës Basha, u ka kërkuar strukturave të PD të përgatiten për rifillimin e protestave të
opozitës. Por ai ka bërë me dije se ato nuk do të zhvillohen deri në datën 18 tetor, kur Këshilli Europian do të mblidhet për të marrë vendimin lidhur me negociatat e pranimit. Synimi i PD dhe opozitës jashtëparlamentare për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe përsëritjen në të njëjtën ditë të Lokaleve 2019 ndodh kur sapo ka filluar dialogu mes palëve për reformën zgjedhore, kryerja e së cilës përbën një kusht tjetër të rezolutës së Bundestag-ut gjerman. Në tryezën e organizuar nga prania e OSBE-së në Tiranë, javën e kaluar, morën pjesë edhe përfaqësues të PD dhe opozitës jashtëparlamentare, edhe pse nuk qëndruan deri në përfundimin e
saj. Burime nga ekspertë të shoqërisë, pjesëmarrës në këtë tryezë, thanë për DW se opozita jashtëparlamentare më shumë se tryezat shumë palëshe dhe gjithë përfshirëse për reformën zgjedhore preferon takime me shumicën socialiste. Kjo pasi PD dhe opozita jashtëparlamentare e konsideron komisionin për reformën zgjedhore jo legjitim. Ky komsion ka dy bashkryetarë: një përfaqësues nga PS , Damian Gjiknurin, dhe Rudina Hajdarin, nga opozita e re demokratike në Parlament. PD dhe opozita jashtëparlamentare kërkon një komision me përfaqësues nga partitë kryesore dhe faktori ndërkombëtar. Marrë nga “Deutsche Welle”
REPUBLIKA E SHQIPERISE
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
NJOFTIM
PËR RISHPALLJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT AKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE “VAKANCË E PARAKOHSHME” Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj dhe e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim dhe, konkretisht, zoti Besnik Muçi dhe zonja Regleta Panajoti. Bazuar në këto kushte, ku në garë për kandidim për plotësimin e kësaj vakance kanë ngelur vetëm 2 (dy) kandidatë, pra më pak se numri i domosdoshëm 3 (tre) kandidatë i parashikuar nga neni 125, pika 1 të Kushtetutës dhe neni 7/b, pika 4 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, në mbledhjen e datës 21 shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës si organ emërtese për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi u njoh dhe vlerësoi njoftimin nr. 530 prot, datë 26.09.2019 dhe Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim ndjekjen e procedurave të kërkuara akance të pararakoshme”, në nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “V “Vakance nr Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr.. 1129 1, datë 27.0 9.2 019, ka miratuar: 1291, 27.09.2 9.20 · Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në aGjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “V “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj. Presidenti i Republikës, pasi ka vlerësuar informacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbi ecurinë e procesit për plotësimin e këtij vendi vakant, fton: Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur publik për plotësimin e vakancës së mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës këto dokumente: - Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të rishpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail); - Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokumentacionin shoqërues, nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; - Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. - Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular i cili gjendet i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 18 tetor 2019. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik. Lista e aplikuesve dhe dosjet respektive të tyre do t‘i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vijimin e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. 0.0 2.2 000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës · Ligji nr nr.. 8577, dt 1 10.0 0.02.2 2.2000 Kushtetuese të R epublikës së Shqipërisë”, i ndry shuar Republikës ndryshuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejpërsëdrejt në zyrën e protokollit të Institucionit të Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Sqarim: Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për t`u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. Tiranë, më 27.09.2019
POLITIKE
6
E martë, 1 TETOR 2019
ISH-DEPUTETI I LSI-së
I
Spahiu: Rënia e euros, pasojë e hyrjes së parasë nga aktivitete kriminale
sh-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për rënien e euros duke thënë se rënia e euros kundrejt lekut ka ardhur si pasojë e hyrjes së parasë nga aktivitete kriminale, kryesisht të drogës. Spahiu gjithashtu shton se vendi ka pasur një përkeqësim të llogarisë korrente me -517 milion euro në këtë periudhë. “Edhe me njohuritë minimale e kupton që rënia e euros kundrejt lekut ka ardhur si pasojë e hyrjes së parasë nga aktivitete kriminale, kryesisht të drogës. Që nga mesi i vitit 2016, kur këmbehej
me rreth 138 lekë, euro ka zbritur aktualisht në 121-122 lekë, duke rënë me rreth 11.5%. Edhe gjashtëmujori i parë i vitit u shoqërua me rënie, euro në fund të Qershorit këmbehej me 122 lekë nga 129 në Janar. Vendi ka pasur një përkeqësim të llogarisë korente me -517 milion euro në këtë periudhë. Pra, hyrje-daljet, në, dhe nga Shqipëria, kanë qenë negative, me rritje gati 50% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fakt që nuk e justifikon rënien e vlerës së euros kundrejt lekut. Kjo rënie ka vetëm një shkak, hyrjen e parasë së qindra tonelatave drogë të dala
dhe trafikuara nga Shqipëria. Dëmet: Goditje të fortë eksportuesve shqiptare, prodhimit vendas. Kostove të larta të energjisë, taksave të larta, rritjes së tatim fitimit nga 10 në 15%, qeveria ju bën “dhuratë” dhe uljen e të ardhurave nga nën-çmimi i euros; Goditje të rëndë konkurushmërisë. Hyrja e parasë së zezë konkurron në mënyrë të egër bizneset e ndershme, ku mekanizmi i pastrimit të parave te pista çon në investime pa asnjë analizë risku apo tregu, duke konkurruar keqas biznese të ndërtuara në 30 vite kapitalizëm të brishtë shqiptar. Nuk po diskutojmë rritjen
e kriminalitetit, kontrollin e organeve ligjzbatuese, por dhe ligjbërëse nga krimi. Zgjidhja? Janë zgjedhjet! Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se zgjedhjeve, për të larguar të keqen që na ky hyrë në shtëpi”, u shpreh në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.
Nënkryetari i LSI-së: Fitoret e pa kërkuara të Ilir Metës! Duke u vendosur vetëm në krah të Kushtetutës e ligjit, ai ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor
P
ër Lëvizjen Socialiste për Integrim fitoret e pa kërkuara të Ilir Metës janë kaq të qarta sa dhe dokrrat e akaparuara të ndonjë trakti Venecian, që kishte qëllim të vetëm krijimin e alibive për krimin politiko elektoral të 30 qershorit, i vunë akoma më mirë në dukje këto fitore. Qëndrimi vjen nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili duke marrë shkas nga raporti i Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e presidentit mbi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku thuhej se ai kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese, Vasili foli për fitore të Metës. Në mesazhin e tij të përcjellë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili tha se Meta duke u vendosur vetëm në krah të Kushtetutës, ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor. “Fitoret e pa kërkuara të Ilir Metës! Sot në Shqipëri beteja për mbrojtjen e shtetit ligjor, pra integritetit të zbatimit të ligjshmërisë udhëhiqet vetëm nga Ilir Meta. Në një shtet normal të së drejtës, zbatimi i ligjit është detyrë edhe e qeverisë dhe çdo organi të pavarur. Por realisht, në shtetin e kapur e të kriminalizuar gjer në palcë të Edi Ramës ndodh e kundërta. Pra, ligji nuk ekziston, shkelet dhunohet nga vetë qeveria, pra ligjet nuk mbrojnë asgjë dhe askënd. Në sajë të integritetit të tij, Ilir Meta duke u vendosur vetëm në krah të Kushtetutës e ligjit ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor në Shqipëri. Për shkak të një kryeministri të marrë si ky yni, pluralizmi në Shqipëri si themeli i shoqërisë demokratike, që lind përmes votës së lirë dhe zgjedhjes mes alternativave ka marrë goditjen më të rëndë. Synimi i vetëm i Edi Ramës ka qenë vetëm një: asgjësimi i votës së lirë, shndërrimit të saj në një
Vasili: Dokrrat e traktit Venecian, alibi për krimin politiko elektoral të 30 qershorit formalitet të kontrolluar tërësisht nga qeveria dhe krimi. Ilir Meta besnik i parimeve të tij ka bërë gjithçka duke mbrojtur votën e lirë dhe garën e alternativave, duke mbrojtur në këtë mënyrë themelin e demokracisë. Raporti i OSBE/ODIHR-it vulosi qartë dhe pa asnjë ekuivok këtë rol të shkëlqyer të Presidentit. Asnjë trakt Venecian nuk mund t’i japë alibi 30 qershorit mund të dalë mbi gjykatësin e vetëm të zgjedhjeve që është OSBE/ ODIHR-i. Sërish edhe në këtë betejë të madhe Ilir Meta ka marrë një tjetër fitore të madhe, të pa kërkuar, duke mbetur i vetmi ndër institucionet e këtij vendi qe sakrifikon gjithçka në këtë betejë për votën e lirë dhe pluralizmin. Mungesa e votës se lirë dhe shtetit ligjor ka polarizuar ekstremisht politikën dhe shoqërinë, duke e rritur tensionin social deri në nivele shpërthyese. Kjo ka tronditur edhe sigurinë publike, e cila është bazamenti më jetik për qytetarët dhe biznesin në përditshmërinë e tyre. Edi Rama në babëzinë e tij për të bërë zgjedhje pa opozitën dhe për t’ia dhuruar pushtetin krimit, e tronditi sigurinë publike në ato nivele ku situata mund të precipitonte në mënyrën më shkatërrimtare. Ilir Meta, sërish sajë integritetit të tij, me shtyrjen e zgjedhjeve bëri një veprim madhor në mbrojtje të sigurisë publike, të ekulibrave shumë të brishte të vendit dhe
qetësisë së qytetarëve. Sërish ai dhe Presidenca e tij ishin i vetmi institucion që e bëri këtë. Ndërsa Edi Rama ishte i vetmi që kërkonte një destabilizim të sigurisë publike me qëllim fajësimin dhe më pas goditjen e opozitës, për të bërë alibinë e krimit zgjedhor. Ilir Meta mori sërish një fitore të pa kërkuar edhe në këtë drejtim. Në kontrast me këtë realitet shumë të qartë e të faktuar, shfaqen qesharake edhe përpjekjet e ndonjë trakti Venecian që mori atributet e një trupe policore dhe që u përpoq mjerueshëm t’i krijonte alibi politikës kriminale të Edi
Ramës, duke dalë hapur kundër sigurisë publike të Shqipërisë dhe shndërrimit të saj në një shesh civil lufte me pasoja shkatërrimtare. Ndërkohë, që integrimi europian bën hapa të rëndë pas për shkaqet e mësipërme, Ilir Meta sërish ka qenë i vetmi institucion që ka bërë gjithçka që te integrimi të mos ndalej dhe të eliminoheshin ato faktorë të rëndë që pengonin përparimin e tij. Duke insistuar se suksesi i integrimit arrihet me veprime dhe jo me fjalë, shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta në funksion të mesazhit pozitiv që do të jepej në funksion
të integrimit ishte sërish një veprim i madh. Në të kundërt, Edi Rama në 30 qershor bëri votime moniste që damkosën keqas Shqipërinë dhe i bllokuan asaj i integrimin europian. Ilir Meta sërish mori një fitore të pa kërkuar si kampioni i vetëm institucional në Shqipëri në favor të integrimit dhe hapjes së negociatave. Këto fitore të pa kërkuara, por shumë të mëdha të Ilir Metës, të përjetuara në mënyrë të përgjegjshme dhe me modesti prej tij, kanë mbajtur gjallë shpresën në Shqipëri, kanë lënë rrugë të hapura dhe kanë evituar tragjedi. Këto fitore të pa kërkuara, por vërtet të mëdha Ilir Meta i ka përjetuar pa asnjë triumfalizëm, por me vënien para vetes të shumë sfidave të reja për ta mbrojtur Shqipërinë e dobët e me shumë halle. Sigurisht, majmunëria rilindase është kacavjerrur nëpër degët e pemës së krimit që t’i zbehë këto fitore, por jo vetëm nuk ja ka arritur, por përkundrazi, ka çjerrë të pasmet dhe ashtu si majmunët që i kanë të rrjepura edhe këta kanë nxjerrë veten lakuriq në qëllimet e tyre të zeza antishqiptare. Fitoret e pa kërkuara të Ilir Metës janë kaq të qarta, sa dhe dokrrat e akaparuara të ndonjë trakti Venecian, që kishte qëllim të vetëm krijimin e alibive për krimin politiko-elektoral të 30 qershorit, i vunë akoma më mirë në dukje këto fitore”, tha Vasili.
POLITIKE
7
E martë, 1 TETOR 2019
Ish-ministri i Drejtësisë: Në raportin e “Venecias” nuk ka shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit
R
aporti paraprak i Venecias për vendimet e Presidentit Ilir Meta interpretohet ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga Presidenca dhe nga opozita. Për qeverinë, gjetjet e raportit justifikojnë shkarkimin e tij, ndërsa Presidenca thotë se ka zero shkelje në vendimet e Metës dhe po ashtu edhe opozita. Por për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi në raportin e “Venecias” rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Sa i përket termit “tejkalim të kompetencave”, është një term që nuk e njeh Kushtetuta e Shqipërisë. Halimi, thotë se në asnjë paragraf të Venecias nuk përmendet fjala “shkelje”, por sipas tij ky organ i ekspertizës më të lartë juridike, flet vetëm për tejkalim kompetencash. “Nga ajo që kam lexuar nga ky draft rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Në atë draft-opinion nuk gjendet asnjë nen, pikë, paragraf të cilën presidenti përmes dekretit për shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të jetë shkelur ndonjë nen i Kushtetutës. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që të jetë thënë se është shkelur ky apo ai nen. Ka një term që përdoret nga reporterët e Komisionit të Venecias që është tejkalim. Termin tejkalim nuk e njeh Kushtetuta”, u shpreh ishministri i Drejtësisë. Deklaratat e tij, Halimi i bëri gjatë një interviste dhënë për “Ora News”, ku shpjegoi se Presidenti para se të marrë mandatin nuk betohet për mos tejkalim
“Presidenti”, Halimi: Kushtetuta nuk njeh tejkalim kompetencash, por shkelje
kompetencash, por për mos shkelje të Kushtetutës. Dhe në këtë kontekst, Halimi vlerëson se Presidenti ka vepruar në respektim të Kushtetutës me aktin e tij për të shfuqizuar datën 30 qershor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, e duke dekretuar më pas një datë të re, që është 13 tetori. Dhe në këtë kontekst, Halimi sqaron dhe domethënien e “tejkalimit” dhe “shkeljes”. “Tejkalim në fjalor do të thotë të tejkalosh përtej parashikimeve, ndërsa shkelje do të thotë të thyesh një nen. Në momentin kur presidenti merr detyrën betohet se nuk do të shkelë Kushtetutën, jo
se nuk do të tejkalojë apo bëjë parakalim të gabuar. Neni 90 i Kushtetutës thotë se presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet gjatë kryerjes së detyrës së tij dhe se presidenti mund të shkarkohet nëse kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryen një krim të rëndë. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që është shkelur ky apo ai nen”, nënvizoi Eduard Halimi. I pyetur në qoftë se pas këtij opinioni, mund të qëndrojë Presidenti në detyre e 30 qershori në fuqi, Halimi dha këtë përgjigje. “Shoh që ka një shpjegim të situatës politike duke u përqendruar në analizën
e zgjedhjeve të 30 qershorit. Unë mendoj që reporterët nuk e kanë pasur as në detyrën e tyre të ngarkuar nga kryetari i Kuvendit, kur i ka kërkuar opinion, se cili është mendimi juaj për zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe sikur ta kishin në objekt gjykoj që janë organizma të tjerë si OSBE/ ODIHR që japin vlerësim. Duhet të fokusohen në opinionin në janë shkelur apo jo të drejtat e individëve.. Ajo çka ndodhur realisht e shprehur në statistika është se pothuajse 1.4 milionë qytetarë i është mohuar e drejta për të zgjedhur”, shprehet Eduard Halimi.
Paralajmërimi Sa i përket reformës në drejtësi, ish-ministri i Drejtësisë tha se vonesat kanë sjellë skepticizëm tek qytetarët, ndërsa tha se për një vendim në Gjykatën e Lartë qytetarët duhet të presin rreth 17 vite. Sa i përket procesit të vettingut, ai tha se konstatohen hapur vendime me dy standarde. “Jemi sistemi unik në botë që jemi pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Jemi unik pasi edhe sikur të krijohet tani Gjykata, një qyetetari i duhet të presë 17 vite për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë. Kjo për shkak të vetingut që është jashtëzakonisht i avashtë. Sa më gjatë të vijojë ky proces aq më mundësi ka përdorimi politik në sistemin e drejtësisë këtë e ka thënë Komisioni i Venencias në opinionin e tij në 2015. Gjykata Kushtetuese që të ngrihet do 9 anëtarë. E vetmja mundësi është që të marrim tre anëtarët që i zgjedh parlamenti që e ka një parti dhe tre anëtarë që i zgjedh presidenti me propozim të KED. Për secilin vend duhet të ketë tre kandidatë, pra për 6 vende vakante duhet të ketë 18 kandidatë dhe duhet të kenë kaluar vetingun. Kjo mund të ndodhë pas shumë kohësh. Nesër 1 tetori dhe jemi akoma larg leximit të 18 kandidatëve”, deklaroi dje ishministri i Drejtësisë dhe ishdeputeti i PD-së, Eduard Halimi.
TËRMETI ZBRET NË KUVEND, RUÇI I MBYLL MIKROFONIN XHAÇKËS, POR E SHPËTON TAULANT BALLA
T
ërmeti i 21 shtatorit që tronditi Shqipërinë hapi diskutimet e seancës plenare që u zhvillua pasditen e së hënës. Ishte Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila bëri një panoramë të situatës. Fjalimi i saj shkoi përtej minutave që kishte në dispozicion dhe mikrofoni ju mbyll pa ezauruar gjysmën e tij. Në të tilla kushte doli vullnetar kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili i dhuroi 5 minuta nga koha e tij. Gjatë fjalës së saj Xhaçka siguroi të gjitha familjet e prekura nga tërmeti se do të marrin zgjidhje. “Dua të garantoj të gjithë banorët, të gjithë familjet e prekura që shumë shpejt gjithë ky fond solidariteti që është vënë në dispozicion të rehabilitimit të rimëkëmbjes së këtyre banesave por edhe fondet që
Tërmetet, Manastirliu: Të gjithë lanë godinat nga frika, mjekët qëndruan në detyrë
do të vihen në dispozicion nga qeveria, njësitë vendore dhe gjithë ata banorë dhe biznese që janë solidarizuar shumë shpejt do të bëjmë të mundur rehabilitimin
dhe përballimin e të gjithë situatës post-tërmet”, tha ministrja Xhaçka. Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur para
Kuvendit u ndal tek masat që ka marrë ministria që ajo drejton për ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve. Ajo theksoi se në Spitalin e Traumës dhe në atë të Durrësit kanë marrë ndihmë mjekësore pas dy tërmeteve të fuqishme 150 pacientë, ndërsa 5 prej tyre vijojnë edhe sot trajtimin mjekësor. Lëkundjet e fuqishme të 21 shtatorit krijuan panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa një pjesë prej tyre pësuan dëme të konsiderueshme materiale. “Dua të them se në momentin e parë kur gjithkush vraponte të linte godinat, mjekët qëndruan në krye të detyrës. Është meritë e tyre që përballuan
fluksin pas tërmetit. Nuk patëm asnjë jetë të humbur. Spitalet u vendosën në gatishmëri të plotë. Kanë marrë ndihmë 150 qytetarë të lënduar, pjesa më e madhe morën trajtim te Trauma dhe te spitali i Durrësit. Mbi 1500 thirrje për ndihmë janë pritur nga qendra kombëtare e urgjencës pas tërmetit. Ky shërbim ka qenë në gatishmëri me ambulanca në zonat e prekura nga tërmeti. Solidaritet ka qenë në maksimum edhe nga qytetarët. Është koha që të gjithë të jemi solidarë, që të tregojmë se edhe njëherë mund të ri ngrihemi bashkë për të mos lënë askënd vetëm”, tha Ogerta Manastirliu.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
8 E martë, 1 TETOR 2019
Ricky Martin i lumtur njofton se do të bëhet baba për herë të katërt Këngëtari i njohur Ricky Martin nuk e ka fshehur për asnjë çast dëshirën e tij për një familje të madhe. Dhe së fundmi teksa ai merrte pjesë në fushatën për të Drejtat e Njeriut në Uashington, ndërsa mori çmimin për angazhimin e tij ndaj komunitetit LGBTQ ai dha lajmin e bukur që do të bëhet baba për herë të katërt. Duke u shprehur për pritjen në formë shakaja këngëtari tha:
‘Dhe në përfundim dua të them se jemi shtatzënë. Jemi në pritje’ dhe në sallë shpërthyen duartrokitjet nga të pranishmit. Këngëtari është martuar një vit më parë me artistin me origjinë libaneze Jwan Yosef me të cilin u njohën përmes Instagramit. Ata janë prindër të binjakëve Valentino dhe Matteo si dhe të Lucias së vogël që Ricky e quan me përkëdheli ‘drita e syve të mi’.
Magjepsja që pushtoi botën, Monica Belluci feston 55 vjetorin Më 30 shtator Monica Belluci festoi 55 vjetorin. Ikona e bukurisë italiane në botë, është bërë një nga fytyrat e spektaklit italian më të njohura në nivel ndërkombëtar. E lindur në Citta di Castello në 1964, që kur ishte shumë e re ajo filloi të punonte si modele. Në 1989 ajo sfiloi në Paris dhe New York, duke pushtuar kopertinat e Elle dhe Vogue, shfaqet në kalendarin Pirelli dhe në atë të Max. Në pak kohë ajo është bërë një divë e modës dhe hapat në kinema ishte shumë të shpejtë. Në ekranin e madh ajo u shfaq në 1991, me ‘La Riffa’ të Francesco Laudadio. Prej atëherë ajo interpretoi në rreth 60 filma. Në 1996, në shesh xhirimin e ‘Apartamenti’, ajo njohur Vincent Cassel, bashkëshortin e ardhshëm dhe bashkë aktorin në shumë filma. Çifti u nda në 2013 pas 14 vitesh martesë dhe nga lidhja e tyre kanë lindur dy vajzat Deva dhe Leonie.
Ndërron jetë papritur producent i shumë hiteve botërore Michael Busbee, i njohur me emrin e artit si, Busbee ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 43-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende zyrtar, megjithatë një i afërm i tij ka treguar se gjatë verës ai ka vuajtur nga tumori në tru. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e producentit nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Busbee ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe emrin e tij e mbajnë shumë hit. Ai ka punuar me Pink, Shakira, Lady Antebellum, Maren Morris edhe shumë të tjerë.
Zyrtarisht të fejuar, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez publikojnë lajmin Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar. Çifti ka bërë publik lajmin vetëm dy ditë pas festës. Çifti publikoi foto në rrjetet sociale duke ndarë me fansat momente nga fejesa. “27.09.2019,”-shkroi JLo, në një foto ku pozoi në krah të Alex, vajzës së tij Ella Alexander dhe vajzës së saj Emme Maribel. Këngëtarja është nënë e dy binjakëve 11-vjeçarë, Emme dhe Maximilian “Max” David me ish bashkëshortin Marc Anthony. Ndërsa Alex babai i dy vajzave Ella, 11 dhe Natasha Alexander, 14 vjeç. Çifti mbajti festën e fejesës në Los Angeles të premten të rrethuar nga familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Dueti mes divave më pranë se kurrë, Beyonce dhe Adele bëhen bashkë Një nga bashkëpunimet më të shumëpritura muzikore duket se më në fund do të realizohet. Këngëtari i grupit “One Republic”, Ryan Tedder ka bërë të ditur se divat e muzikës Beyonce dhe Adele do të vijnë me një këngë së bashku. Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përpara se të performonte në Festivalin Global Citizen në New York City .”Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, –tha Tedder. Më herët ai ka bashkëpunuar si me Beyoncen për këngën “Halo” ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It” dhe kënga e tyre do të jetë pjesë e albumit të tij të ri. Kujtojmë se Adele e deklaruar kohë më parë se është fanse e Beyonces, madje në çmimet Grammy ajo dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi sipas këngëtares britanike albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E martë, 1 TETOR 2019
Aplikacioni për emergjencat civile, përfundon evidentimi i dëmeve nga tërmeti
Veliaj: Verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti
F
alë aplikacionit emergjenca.net i Bash kisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura. Në panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e
qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike. “Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në
Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai. Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri. Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin e makinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana. “Testi i taksive
elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj. Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare
pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike në Tiranë. “Tirana Tech Open” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.
TAKIMI
Inspektorati Qendror dhe USAID, garantojnë kryerjen e inspektimeve online në Ballkanin Perëndimor
N
ë datat 22 – 27 Shtator 2019, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, dhe specialist të këtij institucioni në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, të nënshkruar në Prill 2017, në Tiranë, u takuan në Shkup, me homologen, Filipovska Graskoska, Presidente e Këshillit të Inspektorateve të Maqedonisë së Veriut, Kryeinspektorë të Inspektorateve Shtetërore kryesore, si dhe me drejtues të USAID për projektin, “Modernizimi i autoriteteve inspektuese të Maqedonisë së Veriut”. Inspektori i Përgjithshëm Hajdari, gjatë takimit me Filipovska Graskoska, si dhe Kryeinspektorët Shtetërorë, paraqiti platformën e inspektimeve online si dhe të gjitha hapat, të cilat çuan në arritjen e suksesit për vendin tonë në fushën e inspektimeve, si i vetmi vend, i cili kryen proce-
durat inspektuese me dokumente standarde, listë verifikimi, vlerësim risku, transparente, efektive nëpërmjet tabletave në sistemin online, “e-inspektimi”. Në takimin e zhvilluar midis tyre, Inspektori i Përgjithshëm, theksoi se ky model inspektimi, ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit, duke ulur barrierat administrative si dhe minimizuar nivelin e korrupsionit në Republikën e Shqipërisë. Znj. Fil-
ipovska, paraqiti pasqyrën e funksioneve të Këshillit të Inspektorateve, si organ Qendror, metodologjist, licencues dhe trajnues të Inspektorateve Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo vlerësoj standardet e arritura nga Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë realizuar kryerjen e inspektimeve me dokumente standarde, listë verifikimi, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të
riskut, me tableta, me sistem GPS, foto dhe video & audio rekorder, online pranë dhe në prani të biznesit. Kjo përvojë juaja, theksoi ajo, duhet të implementohet edhe tek ne. Gjatë këtyre ditëve, specialistët e Inspektoratit Qendror, zhvilluan takime pune me, Kryeinspektorët dhe specialistët e inspektorateve kryesore të Maqedonisë së Veriut, ku paraqitën etapat në të cilat ka kaluar i gjithë procesi ligjor dhe teknik, për të arritur në finalizimin e kësaj metode të kryerjes së inspektimeve. Drejtuesi i Zyrës Qendrore të USAID, Aleksandar Shahov, për Ballkanin Perëndimor, me seli në Shkup, në takimin me Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, të Republikës së Shqipërisë, vlerësoi se kjo reformë, është implementuar me sukses vetëm në Shqipëri dhe mori përsipër implementimin e këtij modeli edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kuadër, brenda këtij viti, USAID dhe Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, do të organizojnë në Tiranë një Konferencë, me pjesëmarrjen e Inspektorateve Qendrore dhe Kryeinspektorëve të Inspektorateve Shtetërore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo konferencë, ka për qëllim unifikimin e procedurave inspektuese sipas modelit Shqiptar, rritjen e ndërveprimit midis vendeve, përmirësimin dhe formalizimin e klimës ekonomike, uljen e barrierave administrative dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fund të punimeve, do të themelohet “Shoqata e Inspektorëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Kjo reformë, do të formalizojë dhe standardizojë biznesin dhe ekonominë e këtyre vendeve, me standardet e vendeve të BE.
AKTUALITET
10
E martë, 1 TETOR 2019
Prioritete kryesore janë hartimi i një strategjie për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik
Tërmeti “rishikon’’ buxhetin, Denaj: Gati për fondet që nevojiten M
inistria e Financave dhe Ekonomisë, bashkë me projektin e USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale, organizuan konferencën me temë: ‘’Zhvillimi i Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme’’. Ministrja e Financane, Anila Denaj tha se institucioni që ajo drejton ka mbështetur zhvillimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e sektorit publik, në funksion të garantimit të një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike, për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara
dhe zhvillimin ekonomik. “Përmirësimi i kuadrit ligjor në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha Denaj, ka lehtësuar zbatimin e procedurave në fushën e kontrollit të brendshëm, ndërkohë që në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit të administratës publike janë kryer një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe auditimit të brendshëm. Denaj informoi se së shpejti do të ndërmerren hapa konkretë për të vlerësuar në mënyrë periodike institucionet buxhetore, ku një grup i caktuar institucionesh do të asistohen direkt nga MFE për modernizimin e sistemit të kontrollit të brendshëm
financiar publik. ‘’Prioritete kryesore janë hartimi i një strategjie për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik, zbatimi i procedurave të delegimit në të gjitha njësitë publike, zhvillimi i programeve të trajnimit të vijueshëm të audituesve të brendshëm dhe punonjësve të tjerë në njësitë publike, si dhe implementimi i një plani për rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve të lëna nga auditimi i brendshëm’’. Masa konkrete në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm janë parashikuar edhe në Strategjinë e rishikuar së Menaxhimit të Financave Publike 2019-2022. Ministria e Financave nuk
ka ende një faturë financiare përfundimtare të dëmeve që kanë shkaktuar tërmetet në banesa dhe biznese, për shkak se bashkitë e prekura ende nuk kanë mbyllur procesin e vlerësimit. Pritet që këtë javë të bëhet me dije dhe fondi total që kërkohet për dëmshpërblim. Denaj theksoi se për këtë qëllim do të bëhet rishikim i buxhetit dhe do të ri-alokohen fondet e nevojshme. Ekonomia shqiptare është rritur me ritme anemike edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, duke qenë larg parashikimit të qeverisë. Vetëm 2.3% rritje, pak a shumë e njëjta
normë me tremujorin e parë, e përgjysmuar kundrejt objektivit prej 4% të ekzekutivit shqiptar. Të dhënat e detajuara tregojnë për një situatë të përkeqësuar në energjetikë, industri, ndërtim dhe në pjesën e shërbimeve që lidhen me artin dhe argëtimin. Ndërkohë që rritja në sektorët e tjerë, ndonëse pozitive është thuajse e papërfillshme. Nga ana tjetër, pesimiste ka qenë edhe Banka e Shqipërisë me një parashikim rritje prej 3.8% përballë objektivit të vendosur prej 4.3% të ekzekutivit, të cilit i qëndron akoma, të paktën për momentin.
KOMPANIA
“Albanian Highway Concession”, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, vetëm në vitin e parë ka investuar rreth 45 milionë Euro në të gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit. Investimet e kryera deri më tani, përfshijnë një volum të madh punimesh për shtimin e korsive të reja pranë qytetit të Kukësit dhe plotësimin e pjesëve të papërfunduar, përgatitjen e terrenit për ndërtimin urës së re mbi Drin, ndërtimin e skarpatave, ndërtimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse përgjatë gjithë gjatësisë prej 114 km, ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe tabelave nga e para, punimet e mirëmbajtjes së tunelit të Thirrës dhe punimet e mirëmbajtjes së lehtë, me ndërrimin e shtresavetë asfalti. Ndërkohë ka përfunduar tërësisht ndërtimi i nyjës së Kalimashit, e cila bën lidhjen me rrugën nacionale të Pukës. Një tjetër nyje e re hyrëse dhe dalëse po ndërtohet dhe në Mamëz, për të vazhduar me nyje të tjera në gjatësinë drejt doganës së Morinit, të cilat kanë lehtësuar ndjeshëm lidhjet e Rrugës së Kombit me fshatrat e zonës. Pavarësisht se deri më tani janë investuar rreth 45 milionë euro, xhiroja totale e kompanisë në vitin e parë të operimit nuk i kalon 10 milionë Euro dhe raporti mes xhiros vjetore dhe
“Albanian Highway Concession”, 45 mln euro investime në “Rrugën e Kombit”
investimeve, tregon se kompania është me humbje në vitin e parë të operimit. Kompania ka intensifikuar investimet përgjat gjithë segmentit dhe punimet e rehabilitimit po ecin më ritme të larta. Punimet e deritanishme përfshijnë rehabilitimin e një skarpate me gjatësi 200 metra në kilometrin e 50-të të rrugës, një rreshqitje e vjetër, e konstatuar që me hapjen e rrugës. Sipas drejtuesve të projektit, deri më tani është
kryer më shumë se gjysma e punimeve të parashikuara për rehabilitimin e kësaj skarpate dhe punimet në këtë skarpatë pritet të përfundojnë brenda tetorit të këtij viti. I gjithë segmenti prej 114 kilometrash, sipas drejtuesve të kompanisë, po patrullohet 24/24 me mjetet dhe teknologjinë me bashkëkohore në 7 ditët e javës. Përgjatë gjithë segmentit janë instaluar sensorë metereologjikë dhe kamera, të cilat mundësojnë një monitorim
të plotë të kushteve të motit dhe gjentje së rrugës në kohë reale. “Gjatë vitit të parë kemi realizuar rreth 45 milionë euro investime. Përveç kantierëve të shpërndarë në të gjithë autorstradën, kemi ndërtuar dhe qendrën kryesore nga ku administojmë të gjithë aktivitetin në të 114 kilometrat. Kemi implementuar teknologjinë më të fundit dhe mbulojmë në kohë reale të 114 milometrat e autostratës në çdo segment dhe veçanërisht segementët më kryesorë, ku kemi vendosur kamera inteligjente dhe sensorë që bëjnë matje reale të temperaturës dhe kushteve atmosferike”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i “Albanian Highway Concession”, Nicola Spadaveçhia. Ndërkaq, në hyrje të qytetit të Kukësit, kompania ka nisur punimet për shtimin e korsive dhe përgatitjen e terrenit për ndërtimin e urës së ri mbi Drin. “Në pjesën e hyrjes në krahun verior së urës së Kukësit, jemi duke kryer punimet për hapjen e korsive dhe po përgatitemi për fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së re të Kukësit. Aktualisht
jemi duke kryer gërmimet për ndërtimin e dy korsive të reja, të cilat rakordojnë nivelin e urës me rrugën ekzistuese. Investimi i në total, përfshirë dhe urën e re arrin në rreth 27 milionë euro”,shprehen drejtuesit e projektit. Kompania koncensionare, gjithashtu ka rinovuar tërësisht të gjithë sinalistikën përgjatë gjithë segmentit, si dhe kanë përfunduar punimet për ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosja e mbrojtëseve anësore dhe trafikndarëse të rrugës dhe rrethimi i plotës i perimetrit të autostradës. Në saje të patrullimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me policisë rrugore, duke filluar nga 2018 janë shënuar rënie drastike të aksidentve rrugore. Sipas drejtuesve të kompanisë, kujdesi i veçantë i është kushtuar patrullimit të segmenteve në të dy hyrjet dhe përgjatë tunelit. Shifrat flasin për një rëndie të ndjeshme jo vetëm të numrit të aksidenteve, por dhe pasojave të tyre. Paralelisht me investimet dhe masat e ndërmarra, kompania po kryen dhe një mirëmbajtje të lehtë pargjatë gjithë segementi, siç është ndërrimi i shtresave të asfaltit në pjesë të caktuara dhe shërbime të tjera mirëmbajtjeje para nisjes së sezonit të shirave dhe ngricave.
AKTUALITET
N
ë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është mbajtur takimi i grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu gjatë fjalës së saj theksoi se janë bërë hapa përpara për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke theksuar se për herë të parë po dëgjohet zëri i fëmijëve. “Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020, është dokumenti i parë politik që është konsultuar me fëmijët. Konsultimi i këtij dokumenti me 106 fëmijë të moshës shkollore, mes të cilëve edhe fëmijë me aftësi ndryshe është një vlerë e shtuar, qē tregon se për herë të parë zëri i fëmijëve po dëgjohet”. Duke vlerësuar punën e 236 punonjësve të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve, Manastirliu paraqiti të dhënat 8-mujore për sa i përket menaxhimit të rasteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. “Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve kanë zbatuar “masa mbrojtëse” për 50 fëmijë në nevojë për mbrojtje. Në 8-muaj janë identifikuar 165 raste të fëmijëve në situatë rruge në vend nga të cilat 158 raste prej tyre janë në proces menaxhimi. Gjatë trajtimit dhe menaxhimit të rasteve janë dërguar për procedim penal 4 raste të prindërve të cilët shfrytëzonin ekonomikisht fëmijët e tyre”. Ministrja e vuri theksin tek Linja e Këshillimit të Fëmijëve 116111, e cila për herë të parë po financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku fëmijët mund të denoncojnë vetë çdo situatë dhune. Manastirliu në fjalën e saj në takimin e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” theksoi rëndësinë që ka Fondi
11
E martë, 1 TETOR 2019
Për sa i përket integrimit të fëmijëve e të rinjve romë/egjiptianë në kopshte, shkolla e universitete, është vlerësuar me përparësi integrimi i tyre duke zbatuar politika arsimore
Manastirliu: 158 fëmijë shpëtuan nga rruga, procedim penal për 4 prindër
Social i vënë në dispozicion nga qeveria për bashkitë për të ofruar shërbime sociale për fëmijët. “Kemi përfshirë në kalendarin e imunizimit dhe vaksinimit për herë të parë të vaksinës së rotavirusit, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave që ofrohen për fëmijët nga zero në 18-vjeç. Ndërkohë që vijojmë me politikat sociale në mbështetje të të porsalindurve. Janë 22,369 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit, nga të cilët 15,952 fëmijë të lindur në spitalet publike dhe 6,417 fëmijë të lindur në spitalet private
ose jashtë vendit”. Manastirliu propozoi buxhetimin e posaçëm me fokus fëmijët, nga çdo institucion. “”Miqtë e Fëmijëve”, funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Grupi “Miqtë e Fëmijëve”përbëhet nga 24 deputetë, të përkushtuar ndër vite në avancimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime
TOROVICË
“Njësitë për mbrojtjen e fëmijëve kanë zbatuar “masa mbrojtëse” për 50 fëmijë në nevojë për mbrojtje. Në 8-muaj janë identifikuar 165 raste të fëmijëve në situatë rruge në vend nga të cilat 158 raste prej tyre janë në proces menaxhimi. Gjatë trajtimit dhe menaxhimit të rasteve janë dërguar për procedim penal 4 raste të prindërve të cilët shfrytëzonin ekonomikisht fëmijët e tyre”. të arsimit parashkollor për kurrikulën dhe programet e reja. Janë hartuar dhe miratuar Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm të Mësuesit të Arsimit Parashkollor dhe ka filluar zbatimi në vitin shkollor 2018-2019”. Për sa i përket integrimit të fëmijëve e të rinjve romë/egjiptianë në kopshte, shkolla e universitete, Shahini theksoi faktin se kanë vlerësuar me përparësi lehtësimin e integrimit të tyre duke zbatuar politika arsimore, të cilat u kanë krijuar këtyre komuniteteve shanse të barabarta për një qasje pozitive ndaj shkollës. “Në sistemin arsimor parauniversitar janë të punësuar rreth 100 mësues të komuniteteve rome dhe egjiptiane, të diplomuar për mësuesi. Mësues të tjerë romë janë në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ndërkohë, për këto kategori si dhe për shumë kategori të tjera si nxënës me aftësi të kufizuara, pakicat kombëtare etj, nga buxheti i shtetit janë siguruar tekstet mësimore dhe transporti falas”.
MINISTRJA
Numri i ulët i nxënësve, mbyllet gjimnazi
Q
Dy vite më parë, hapja e gjimnazit në Torovicë të Lezhës ishte një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonës, që më parë ishin të detyruar që t’i dërgonin fëmijët e tyre disa kilometra larg vendit ku banonin. Ky gëzim nuk zgjati shumë dhe gjimnazi u mbyll këtë vit për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Arsyeja është vetëm një, ajo e emigrimit drejt vendeve të tjera për një jetesë më të mirë. Në shkollën e Torovicës kanë mbetur shumë pak nxënës, ku gjatë komunikimit me ta, këta të fundit kërkojnë rihapjen e gjimnazit, pasi mundësitë e kësaj zone për t’i dërguar fëmijët në shkollat e tjera janë të pakta. Mbyllja e gjimnazit të Torovicës mund të rishfaqë sërish probleme sociale, siç janë martesat e vajzave në moshë të vogël. Torovica nuk kishte një institucion arsimi të mesëm që prej viteve ‘90, kur shkolla e mesme bujqësore asokohe u mbyll por nuk u shndërrua në gjimnaz.
dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje shumë-disiplinare nga ana e ligjvënësve”. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini u ndal fillimisht tek masat dhe zhvillimet më të rëndësishme të ndërmarra nga MASR në arsimin parashkollor për vitin 2018-2019. “Është filluar me zbatimin e standardeve të mësuesit dhe përgatitjen e programeve të kualifikimit për mësuesit, për të vijuar me trajnimet e mësuesve, drejtuesve të rrjeteve profesionale dhe drejtuesve të institucioneve
RAPORTI
Kombinat, qendër shëndetësore 24-orëshe për 90 mijë banorë
endra shëndetësore e Kombinatit, një prej qendrave më të mëdha në Tiranë, po rehabilitohet me standardet më të larta për t’i shërbyer me cilësi 90 mijë banorëve të kësaj zone. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në qendrën shëndetësore të Kombinatit, ku deklaroi se shërbimi do të ofrohet 24 orë në 7 ditë të javës. “Pas rehabilitimit, kjo qendër do të kthehet në qendër shëndetësore me shërbime 24-orëshe për urgjencat, për të shmangur ecejaket në QSUT për shërbime që fare mirë mund të ofrohet nga mjekët specialistë në këtë qendër”, tha Ministrja Manastirliu. Qendra e
Kombinatit do të jetë gjithashtu një nga pesë pikat në Tiranë, ku do të bëhet vlerësimi i personave me aftësi të kufizuar. Ministrja u ndal te programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, duke theksuar se në Tiranë janë 9 qendra shëndetësore që po i nënshtrohen rehabilitimit këtë
vit. “Programi i rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore për vitin 2019 fuqizohet me 100 qendra të reja shëndetësore, të cilat tashmë kanë filluar të rehabilitohen, pjesë e së cilës janë 9 qendrat shëndetësore dhe ambulancat që po i nënshtrohen rehabilitimit në rrethinat e Tiranës”.
FORUM
12 E martë, 1 TETOR 2019
NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË ZEMRËS
Dita e zemrës, dita e mbrojtjes së jetës Nga Leonidha Peppo
M
ë 29 shtator Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka caktuar si Dita Ndërkombëtare e Zemrës. Këtë ditë e përkujton e gjithë bota, sepse zemra është organi kryesor i trupit të njeriut edhe sepse sëmundjet kardiovaskulare zëne 53-56% të të gjitha llojeve të sëmundjeve. 29 shtatori është dita e zemrës, dita e mbrojtjes së jetës, dhe kjo është për ne të gjithë një ditë ndërgjegjësimi të pacientëve dhe të gjithë njerëzve, të cilët duhet të jetojnë shëndetshëm dhe duke mbrojtur zemrë, ata mbrojnë vetë jetën. Vetë zemra ka karakter filozofik, letrar e material. Shkrimet dhe romanet, apo fluturimet në hapësirë marrin aty nismë për të kapërcyer mundësitë. Ne i njohim zhargonet e përditshme që kanë lidhje me zemrën dhe kjo për t’i shprehur hapur afërsinë ose edhe për ta mikluar dikë. Thuhet në fjalorin e të dashuruarve në kuptimin e ngushtë të saj. Shprehja e goditur për një bashkësi njerëzish, ku kryesori po thirret, zemra e ekipit, apo për individin që thelbësor fjalën “ka zemër”. Shoqëria ose ekipi ju jep zemër, një
grupi tjetër qoftë edhe astronautëve, kur shkruan në hënë për herë të parë dhe kur Armstrong qe njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen hënës. Kështu e shoqëruan komentet atë ditë gushti të vitit 1969, personin që i pushoi zemra para pak kohesh dhe la pas historinë e rëndësishme të njerëzimit. Ka edhe një roman të italianit Edmond De Amicis “Zemra”. Nga zemra e idealizuar vijmë te zemra e materializuar, që është brenda trupit të njeriut dhe jep jetë, energji, mendim, punë një aktivitet të tërë fizik dhe jetësor. Të gjithë për veten e tyre, por edhe të tjerëve të kujdesen për punën e saj. Lindin foshnja me difektuara e të sëmurë, e përsëri të gjithë mobilizohen për rregullimin keqformimeve të natyrave të ndryshme, apo të kuptohen edhe zemra që sëmuret në udhë e sipër të jetës. Përsëri mobilizim mendor e material për godina e aparatura të llojeve të ndryshme në shërbim të zemrës. Investime në rritje në ndihmë të mjekëve që të kryejnë punën e tyre në shërbim të saj e të njerëzimit. Shumëllojshmëria e sëmundjeve të zemrës u nevojiten edhe specializime të shumta mjekëve, si për aritmitë, ngritja e reanimacioneve për raste të renda apo zhvillimeve të mëtejshme, deri në coronarografi, me vendosjen e stenteve (unaza) në enët e dëmtuara të zemrës, duke shkuar në Bay Pas në operacion. Shfrytëzimi i zhvillimeve të aparaturave si ECO të natyrave të ndryshme në ndihmë të të sëmurëve dhe njerëzve me vendosje të paismeker për të rregulluar ritmin e zemrës, duke
shpëtuar jetë dhe duke e përmirësuar cilësinë e të jetuarit të një të sëmuri. Zhvillimi i provës ushtrimore për të parë gradën apo sëmundje të zemrës. Apo funksionit, të zëvendësimit të saj në trupin e të semurit me zemër provizore, artificiale, deri sa të gjendet një zemër natyrale, të dhuruar nga raste fatkeqësish të ndodhura për çfarëdo arsye te njerëzve dhe familjaret marrim vendim shume të lavdërueshëm për ti ndihmuar këta të sëmurë, akt ky që ngre lart virtytin e njerëzimit. Ka dhe shumë gjëra të përmendura për të ndihmuar zemrën, shembim ky nëpërmjet konferencave dhe kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku jepen përvoja e shkembimi i tyre midis mjekëve. Dhe pikërisht iniciativa e përbashkët nga dy kryetaret e dy shoqatave të kardiologjisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Profesorëve të njohur, Mimoza Lezha dhe Gani Bajraktari u bë e mundur zhvillimi pikërisht në vigjilje të Datës Ndërkombëtare të Zemrës, takim i përbashkët në vendin e quajtur “Rana e Hedhur” Shëngjin, Lezhë. Por unë mendoj që në vazhdën e bashkimit të shtetit tonë Shqipëri edhe këto dy shoqata të kardiologjisë të jenë të unifikuara në një të tillë me një kryetar. Pra kthehemi tek “Konferenca e vjeshtës”, iniciative e filluar qysh vjet në Prizren dhe vazhdoi edhe sivjet në hotelin “Princ Adriatik Resort”, Rana e Hedhur, Shëngjin. Organizimi i përsosur qysh në tematikën e konferencës dhe pjesëmarrjen e lektorëve dhe dëgjuesve shumë cilësor që komiteti organizativ e ai shkencor është krenaria e këtij tubimi. Temat e lektoruara ish-
in për tre llojet e sëmundjeve ishemike të zemrës, pra parainfarkti apo infarkt siç i thotë populli. Njohurite e vjetra dhe udhërrëfyeseve të rinjë të dalë nga Konferenca Ndërkombëtare e Shoqatës Europiane te Kardiologjisë, “ESC” por pjesmarrje edhe jashtë Europës. Po ashtu edhe tematika shumë e rëndësishme e aritmive dhe të yndyrave në gjak në seanca të veçanta, natyrisht edhe udhërrëfyesit e rinj ndihmesë per gjithë mjekët dhe jo vetëm kardiolog. Por peshën kryesore sigurisht dhe për nga rëndësia e mbanin lektoret, Prof. Mimoza Lesha dhe e profesor Gani Bajraktari nga Prishtina, si bashkëudhëheqës, por edhe miku ynë i vjetër, Ardjan Frasheri i italianizuar, apo mikut tjetër nga Greqia, specialisti i njohur e aritmisë, Katrifis Dimosthenis, në të njëjtën linjë është dhe Ormir Shurdha dhe Besim Gudo nga Gjilani. Tema shumë e rëndësishme dhe e vështirë për tu diagnostikuar siç është trombo embolia pulmonare (mpiksja e gjakut në mushkëri) me plot të reja, u paraqitën mjaft profesionalizëm nga Naltin Shuka dhe Elona Atsimoni, bashkë më të dhëna të reja në këtë fushë. Çrregullimi i yndyrnave në gjak u mor përsipër për më tërë shkëlqimin e tyre, për tu berë të kuptueshme nga Dr. Albana Doko dhe Elvis Pavli. Shpend Elezi, Petrit Ademaj, shqiptarë këta të
dytët nga Kosova. Si gjithmonë kur ka entuzuiazëm dhe përfitim mbyllet aktiviteti me një mbrëmje festive ku do të vijonte shkëmbimi i përvojave dhe miqësive, problematikave dhe zgjidhjes së tyre, tashmë në biseda të veçuara dhe debate sporadike. Pjesëmarrësi është në fushën e tij të aritmologjisë, Prof. Pandeli Cina. Në të tilla biseda gjatë darkës u përmendën edhe profesorë të nderuar, si Prof. Sabit Brokaj, Spiro Qirko, Amet Kamberi, Anesti Kondili, Sali Berisha, Petrit Bare qe se fundmi morën edhe titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”, Artan Goda, Mihal Tase. Biseda u soll edhe për lajmin i hidhur që së fundmi u nda nga jeta miku i të gjithëve, Dr. Besim Hoxha, kardiolog i viteve të gjata pune. Edhe prof. Ylli Papa profesor i brezit tonë. Ishte kjo ditë e shënuar, kjo ditë e ndërgjegjësimit për shëndetin e zemrës, e cila na bashkoi kolegë dhe përvoja, miq dhe interesa, përkushtime dhe pasion, në atë që tek ne është detyrë e lartë është mision, mjeku. U bashkuam në këtë kremte dhe ndamë tek njëri-tjetri atë që na bashkonte në Ditën Ndërkombëtare të Zemrës, në këtë datë të shënuar që në vetvete është edhe dita e të gjithë atyre që punojnë dhe japin, vetmohohen për tu shërbyer të sëmurëve.
ITALI
A
ta nuk janë të krish terë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë. Zoti është vetëm një dhe është kënaqësi të shikosh shtëpinë e tij më të bukur. Një gjest i vëllazërisë dhe solidaritetit nga dy ndërtues me origjinë në Shqipëria por për shumë vjet banor në Pratola Peligna. Nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Arbert Buça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e të brendshme të kishës së San Rocco dhe këtë e bëjnë falas. Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve shqiptarë.
Dy shqiptarë restaurojnë falas kishën italiane Luani dhe Alberti, javën e kaluar po kryenin punime në një shtëpi të zonës, duke përfituar nga pushimi i drekës hynë në kishë dhe u habitën nga gjendja e saj. “Gjithçka ishte e shkatërruar “, thotë Luani,” plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. I thashë Albertit: bëjmë diçka dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet. Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e
kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën “. Ai Luani ashtu dhe Alberti nuk e fshehur besimin e tyre musliman. Ata thonë se “megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo musliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë “. Kujdestarja e kishës së San Rocco, Liliana Cavalieri, ishte shumë e impresionuar nga gjesti i dy shqiptarëve.
KULTURE
13 E martë, 1 TETOR 2019
Kruja dhe Gjirokastra bashkë për vlerat e folklorit, etnografisë dhe artizanatit Folklori, etnografia dhe artizanati i Gjirokastrës dhe Krujës, një ansambël i jashtëzakonshëm i traditës së këtyre dy qyteteve, sollën vlerat e Shqipërisë së mesme dhe jugut për vizitorët e shumtë që kishin mbushur Krujën. Në Ditën Botërore të Turizmit, Zona për Zhvillimin e Turizmit Kruja ( TID) Kruja mirëpriti eventin “Kruja dhe Gjirokastra – Traditë dhe Histori”. Në bashkëpunim me TID Gjirokastra, (Zona për Zhvillimin e Turizmit) Qendrën Kulturore të Fëmijëve Krujë, bashkinë Krujë dhe Gjiroart, artizanati, tradita, historia, arti dhe muzika e këtyre dy qyteteve u bënë bashkë në zonën TID. Artizanë të qytetit të Gjirokastrës shpalosën punimet e tyre, ndërkohë që atmosfera u ndez nga këngët e grupit Pleqtë e Krujës, si dhe vallja e kënga
Etnovibe në Korçë, pazari kthehet në pasarelë mode
polifonike e Grupit Lunxhëria. Të rinjtë e qytetit të Krujës sfiluan me veshjet popullore të të dy qyteteve, si dhe performuan vallet e të dy krahinave. Vallja e përbashkët e krutanëve dhe gjirokastriteve i la sërish vëmendjen artizanëve dhe
punimeve të tyre. Eventi ngjalli kureshtjen e turistëve vendas e të huaj, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti. Ky event u mbështet financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The AADF) dhe zbatohet nga TID Kruja.
Veshjet e ndërthurura me elementë të etnografisë shqiptare dhe modernes u prezantuan mbrëmjen e së dielës në pazarin e Korçës. Në edicionin e tretë muzeu “Etno Vibe” solli sfilatën e sitlisteve Dorina Kola, Bela Masha, Katerina Zoto dhe Xhensi Lalaj, të cilat prezantuan koleksionet e tyre për të apasionuarit e modës. Në një natë të mbushur plot ngjyra, ku tradita takoi bashkëkohoren përmes punimeve të artisteve ky aktivitet tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve, por edhe turistëve të huaj që ndodheshin për të vizituar qytetin juglindor. Organizatorja e kësaj sfilate, Klodi Mengri, u shpreh për mediet se me anë të kësaj sfilate përpiqemi të zgjojmë interesin e të rinjve për etnografinë, ta njohim dhe pastaj ta bëjnë vlerë, biznes art dhe identitet. Sipas saj, kjo sfilatë ka për qëllim promovimin e stilistëve të rinj. Stilistja Katerina Zoto thekson se “gjithmonë në krijimtarinë time mundohem të përçoj vlera të trashëgimisë sonë kulturore”. Në veshjet e stilisteve të reja dominojnë ngjyrat si e bardha, e zeza, e kuqja, ndërsa bien në sy fustanet me pala korrenti. Moda dhe stili janë një gjuhë universale, ashtu si edhe etnografia shqiptare, që arritën në një nate të vetme t’i bashkojnë të gjithë në pazarin e vjetër të Korçës.
Ruajtja e trashëgimisë, ekspozitë me veshje kombëtare në Berat Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë në qytetin e Beratit u zhvillua ekspozita me veshje popullore në Muzeun Etnografik. Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo i cili mori pjesë në këtë ekspozitë theksoi se veshjet kombëtare janë padyshim një pasuri e madhe e kombit. “Sa herë i shohim mahnitemi njëlloj”, theksoi ai. “Ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore janë obligim i secilit prej nesh dhe një mundësi shumë e mirë për të rritur atraktivitetin turistik”, shtoi kryebashkiaku. Ndërkaq, si mënyrë promovimi e veshjeve popullore, Muzeu hapi edhe një garë për fotografinë më të mirë, ku qytetarët u ftuan të provojnë veshjet e ndryshme që ruhen në muze.
Mediat ndërkombëtare për “Zanën” nga Kosova: një Oscar për traumat e luftës Filmi kosovar “Zana” i cili po garon për “Best International Feature” në kuadër të çmimeve Oscar të vitit tjetër, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Euronews, në kronikën për kinematografi, e përshkruan filmin “Zana si “inspirues dhe goditës”, meritë që sigurisht i takon edhe regjisores Antoneta Kastrati. Kastrati thotë se i përdori kujtimet e saj të luftës së viteve 1998-1999 si bazë të filmit të saj. “Është një frymëzim nga një ngjarje e vërtetë”, thotë Kastrati. “Është fiction, por baza e saj rrjedh nga përvojat e mia gjatë luftës. Unë isha adoleshente kur m’u vranë nëna dhe motra. “Bëra shumë që hulumtoj rreth simptomave të mia personale të përjetimit të stresit post-traumatik, i cili zgjon çrregullime dhe ankth”, shtoi ajo. Filmi flet për Lumen (Adriana Matoshi), një grua që jeton me bashkëshortin Ilirin (Astrit Kabashi) dhe vjehrrën Remzijen (Fatmire Sahiti). Pasi ka humbur në luftë fëmijën e saj të vetëm, Lumja përballet me ankthe në gjumë dhe si pasojë e ka të pamundur të mbetet shtatzënë. Të dëshpëruar dhe të shqetësuar, familja e saj kërkojnë që ajo të drejtohet te “shëruesit me magji” për të trajtuar infertilitetin. Kur Lumja i reziston kërkesës, familja e burrit e kërcënojnë me një grua të re, kandidate për t’u bërë gruaja e dytë e Ilirit. Nën kërcënimin e zëvendësimit, Lumja heq dorë nga mjekësia moderne dhe pajtohet të eksplorojë praktikat ekzorciste. Për “Zanën” e saj, regjisorja Kastrati udhëtoi në shumë fshatra duke intervistuar gratë lidhur me më të dashurit që i kishin humbur gjatë luftës. Shumë thanë se ende ndjeheshin të përhumbura, edhe pas dy dekadash. “Unë mendoj se ka një pjesë të vetvetes që nuk do të shërohet kurrë”, thotë Kastrati.
SPORT
14
E martë, 1 TETOR 2019
9 persona janë proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani. Një tifoz është arrestuar, gjashtë janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim
9
persona janë proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e dielë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta një tifoz është arrestuar, gjashtë janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Klubet reaguan të hënën për këtë ngjarje të rëndë. Klubi i Futbollit Partizani ka denoncuar fuqimisht aktet e ndodhura në takimin TiranaPartizani, i vlefshëm për javën e 6 të Kategorisë Superiore. Me anë të një deklarate, klubi e ka konsideruar akt terrorist të mbetur në tentativë, instalimin e një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit. Partizani akuzon se një veprim i tillë i tifozerisë së Tiranës është i pamundur pa bashkëpunimin e administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. “Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtetë terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të s k u a d r ë s sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët
Partizani: Akt terrorist ndaj tifozëve. Tirana: Kemi zbatuar planin e masave
dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent”, lexohet në deklaratën e KF Partizani. Përmes një deklarate të
shpërndarë për mediet, Klubi i Futbollit Tirana bën të ditur se distancohet nga të gjitha aktet e dhunës, shfaqjet e shëmtuara
SITUATA
jo sportive dhe dënon ashpër të gjitha problematikat e krijuara nga tifozët në ndeshjen TiranaPartizani. “KF Tirana ka
zbatuar me rigorozitet planin e masave të hartuar me Policinë e Tiranës për mbarëvajtjen e takimit brenda dhe jashtë stadiumit “Selman Stërmasi”. Në përfundim të takimit, klubi ka vënë në dispozicion të Policisë serverat e sistemit të kamerave të stadiumit, për të gjetur dhe dënuar më pas përgjegjësit e incidenteve në stadium por edhe autorët e incidenteve të mbetura fatmirësisht në tentativë. Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli dhe jo një institucion policor. Si i tillë, konform të gjithë rregullave të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ligjeve të Shtetit Shqiptar, kemi marrë masa organizative për ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorëzuar ato më pas në institucionet përkatëse. Ftojmë KF Partizanin të ruajë qetësinë, bashkëpunojë me Policinë nëse disponon materiale filmike apo prova për të gjetur autorët dhe fajtorët e incidenteve në stadium. Një klub futbolli mund dhe duhet të mos kaloje kompetencat për të folur nxituar, herë si hetues dhe herë të tjera si prokuror”.
KALENDARI
Kategoria Superiore, java e 7-të luhet në dy ditë
“Bombardimi”, u rrezikuan 1500 tifozë
F Njoftimi i policisë për personat e shpallur në kërkim pasi mbushën gropa me lëndë piroteknike, konfirmoi skenarin e rrezikshëm të përgatitur dhe që mund të shndërrohej në tragjedi. Të parët që akuzuan ishin grupimi i organizuar i Partizanit, “Ultras Guerrils”. “Gjesti me fishekzjarrë shkon shumë larg, deri në rrezikimin fizik të mbi 1 500 vetave në tribunë, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe vajza. Për këtë gjest organizatorët do mbajnë përgjegjësi shumë të madhe”, shkruhej në reagimin e tifozëve të kuq. Mbeten dyshimet se lënda piroteknike e fshehur në gropa nga tifozët e Tiranës ishte e drejtuar nga tribuna ku qëndronin tifozët e Partizanit. Synimi ishte që nëpërmjet fishekzjarrëve të digjej baneri i grupimit rival, pa marrë parasysh faktin se situata mund të dilte jashtë kontrollit, deri në rrezikimin e jetës së mbështetësve kundërshtarë.
ederata Shqiptare ka publikuar kalendarin e raundit të 7-të Kategorisë Superiore, ndeshje që do të luhet fundjavën e ardhshme ndërkohë që këtë mesjavë skuadrat do të jenë të impenjuara në sfidat e kthimit të raundit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e javës së 7-të do të luhen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën dhe të gjitha në të njëjtin orar. Këtë herë asnjë takim nuk do të luhet në mbrëmje dhe për më tepër do të zhvillohen jo më në orën 16:00 por në orën 14:00 për shkak se është zvogëluar dita. Të shtunën në orën 16:00 Skënderbeu pret Luftëtarin në Korçë, Flamurtari pret Tiranën
në Vlorë ndërkohë që ndeshja më interesante është ajo mes Partizanit dhe Teutës në kryeqytet. Të dielën luhet derbi i Veriut mes Kukësit dhe Vllaznisë ndërsa Laçi pret në Kurbin në një ndeshje vërtetë të nxehtë kryesuesit e Bylisit.
NDESHJET E shtunë, 06/10/2019 14:00 Skënderbeu-Luftëtari 14:00 Partizani-Teuta 14:00 Flamurtari-Tirana E diel, 07/10/2019 14:00 Kukësi-Vllaznia 14:00 Laçi-Bylis
SPORT MESFUSHORI GJERMAN
15
E martë, 1 TETOR 2019
Tri skuadra interesohen për huazimin e Ozilit Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij. Mesfushori gjerman ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion te Arsenalit, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje. 30-vjeçari është aktivizuar 71 minuta në Ligën Premier dhe po aq minuta në Kupën e Anglisë. Daily Mirror ka shkruar se Topçinjtë kanë vendosur ta huazojnë yllin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi londinez është i gatshëm t’ia paguaj gjysmën e pagës prej 350 mijë funteve në javë gjermanit që të largohet në
N
jë indicie nuk përbën provë, por tre humbje radhazi sigurisht që po. Kështu, Milan zyrtarizon krizën, duke jetuar një tjetër disfatë të rëndë në shtëpinë e tij pas dorëzimit pa kushte 3-1 përballë Fiorentinës. “Hakmarrja” e Vincenzo Montellës ishte e plotë, ashtu si dështimi i Marco Giampaolo, që I ka ndeshjet e numëruara në pankinën kuqezi. Skuadra e tij vazhdon të jetë larg asaj që pretendohet, ndërsa nga kjo situatë përfitoi Fiorentina, as mbylli pjesën e parë në epërsi me 11-metërshin e kthyer në gol nga Pulgar. Me rikthimin në fushë, sfida u bë malore për Milanin pas daljes me karton të kuq të Musacchio. Me forca më të shumta në fushë, miqtë dyfuishuan shifrat me Castrovilli. Chiesa kishte një mundësi të artë të vriste garën katër minuta më pas, por gaboi në penalltinë e dytë për Fiorentinën në këtë sfidë. Shokun e tij e korrigjoi Ribery. I rilindur francezi që shënoi golin e
huazim. Arsenali dëshironte shitjen e lojtarit edhe në verë, por munguan ofertat në drejtim të tij. Fenerbahce ishte skuadra më e interesuar, por gjiganti nga Stambolli nuk e përballoi pagën e gjermanit. Klubi ku aktivizohet Vedat Muriqi pritet përsëri të futet në garë për huazimin e Ozilit, pasi tani gjysmën e pagës e paguan Arsenali. Por nuk përjashtohet rikthimi i Ozilit në Bundesliga, ku skuadra si Schalke 04 dhe Werder Bremen gjithashtu kanë shprehur interesim për të.
Milan në krizë, Inter dhe Juve vazhdojnë garën në distancë
tretë për Fiorentinën. Vetëm për statistika vlen rrjeta e Leaos dhjetë minuta nga fundi, ndërsa nuk zbeh
aspak dështimin e Milanit në këtë fillim të sezonit. E ndryshme është atmosfera në gjysmën tjetër të Milanos,
SITUATA
Mandzukic, në janar drejt Unitedit?
Teksa Manchester Unitedi po lidhet sërish me Mario Mandzukicin, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se klubi do ta transferojë një sulmues në afatin e janarit. Djajtë e Kuq e lejuan largimin e Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku gjatë verës (të dy iu bashkuan Interit), duke shpresuar në cilësitë e Anthony Martial, Marcus Rashford dhe të riut Mason Greenwood. Mirëpo, lëndimet e lojtarëve në fazën e sulmit, kanë bërë që Unitedi të mendojë për t’u përforcuar në fatin dimëror. Mandzukic nuk ka vend në ekipin e parë të Juventusit, ndërsa ai tashmë ka refuzuar oferta nga Katari. Teksa në një konferencë për shtyp, Solskjaer ka theksuar se në janar do të kërkojë një sulmues, mediat kanë nisur menjëherë të spekulojnë për futbollistin kroat.
ku Inter vijoi serinë rekord me fitoren e gjashtë radhazi në ndeshjen e së shtunës në transfertën e Sampdorias.
Në suksesin 3-1 të zikaltërve mori pjesë edhe Sanchez me golin e parë pas rikthimit në Serie A, ndërsa skuadra e Antonio Conte kryeson me pikë të plota tabelën e renditjes. Ruan ritmin edhe Juventus, që kaloi 2-0 sfidën kundër Spal, të luajtur po në ditën e shtunë. Dy favoritët kryesorë ndiqen në renditje nga Atalanta, që në ndeshjen e saj mundi jashtë fushe 1-4 Sasuolo. Te fitorja u kthye shpejt edhe Napoli. Skuadra e Carlo Ancelotti mundi 2-1 Brescia dhe nga vendi i katërt ndjek rivalët në garën për titullin kampion. Një fundjavë të shkëlqyer kaluan dy skuadrat e kryeqytetit italian. Lacio e kishte gjithçka të lehtë në fitoren 4-0 kundër Genoa, ndërsa Roma mundi në transfertë 1-0 Lecce.
OPERACIONI
M
anchester United është duke e kërkuar me ngulm një sulmues për afatin kalimtar të janarit, pasi ata aktual nuk po munden ta gjejnë golin. Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që në afatin e dimrit ta transferojnë një sulmues në mënyrë që të zgjidhin problemin e golave. Sipas SunSport, United ka një listë prej pesë sulmueseve që do të tentojnë t’i transferojnë në afatin e janarit: Ole Gunnar Solskjaer, Mario Mandzukic – Juventus. Zonja e Vjetër është e gatshme që ta shesë sulmuesin kroat në afatin e janarit, pasi në vern e vitit 2020 do të largohet si lojtar i lirë. Lojtari 33-vjeçar ishte kërkuar edhe në këtë verë nga skuadra angleze, mirëpo marrëveshja nuk materializua në fund. Teemu Pukki – Norwich. Sulmuesi finlandez i ka impresionuar të gjithë me formën e tij në këtë fillim sezon te Norwichi, andaj shumë klube të mëdha janë vënë pas tij. Në sezonin e kaluar Pukki arriti t’i shënonte 30 gola në të gjitha garat, andaj kjo ka bërë që United t’i kërkojë shërbimet e tij.Callum Wilson – Bournemouth.
5 sulmuesit që United mund t’i transferojë në janar
Sulmuesi anglez ishte kërkuar nga Djajtë e Kuq edhe në verën që shkoi, mirëpo kundërshtari i tyre nga liga angleze refuzoi ta shiste atë. Wilson ka zhvilluar deri më tani 98 paraqitje duke shënuar 38 gola në Ligën Premier në pesë sezone. Moussa Dembele – Lyon. Sulmuesi francez u largua nga Celticu në afatin kalimtar veror për te Lyoni, e që nga starti po tregon formë të lartë. Dembele deri më tani ka
shënuar gjashtë gola në Ligue 1, ndërsa te Celticu kishte realizuar 15 gola në 33 paraqitje. Victor Osimhen – Lille. 20-vjeçari është më pak i njohur nga futbolldashësit, mirëpo statistikat e tij fantastike nuk i kanë ikur syrit të Unitedit. Në këtë fillim sezon, Osimhen ka arritur të shënojë gjashtë gola në shtatë paraqitje për klubin francez, andaj Ole Gunnar Solskjaer e ka futur në listën e transferimeve për janar.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT
Tedi Blushi: Brenda javës raport për “Venecian”. Zero shkelje Kushtetuese
Z
ëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se brenda kësaj jave, institucioni i Presidencës do të paraqesë një raport për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias. Blushi shprehet se qëndrimi i Presidencës lidhur me anulimin e 30 qershorit është i qartë. Ai thotë se në vendimmarrjen e kreut të shtetit nuk ka asnjë shkelje kushtetuese dhe janë mbrojtur parimet ndërkombëtare, si dhe janë zbatur ligjet ndërkombëtare. “Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë. Zero shkelje të kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e stabilizim asocimit me bashkimin europian!”,- deklaron Blushi në Facebook.
ZGJEDHJET NË KOSOVË
K
andidatja për kryeminis tre e Kosovës, Vjosa Os mani ka prezantuar platformën qeverisëse për të shpëtuar ekonominë e Kosovës dhe për të çliruar institucionet nga kapja politike. Gjatë takimit të zhvilluar në Ferizaj, Osmani tha se mbështetja popullore për LDKnë është tregues i ndryshimit që kërkon Kosova. Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se Programi i LDK-së mbështetet në ekspertizë, ndërsa kundërshtarët politike po tentojnë ta blejnë besimin e qytetarëve. “Ata po synojnë ta marrin besimin e qytetarëve të Kosovës me para. Me para të vjedhura po duan t’i blejnë votat e qytetarëve të Kosovës. Jam e bindur se nuk do t’ia dalin ta
blejnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe perspektivën e fëmijëve tanë”,– tha kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani. Duke folur për planet për copëtimin e Kosovës, Vjosa Osmani tha se LDK-ja nuk e diskuton me askënd, për asnjë çmim,
16 E martë, 1 TETOR 2019
Presidenti Meta, vizitë zyrtare në Estoni, e para e një presidenti shqiptar
P
residenti Ilir Meta është nisur dje për një vizitë zyr tare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, dhe Kryeministrin z. Juri Ratas. Në këto takime do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok. Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjëratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATOs dhe Qendrën e Brifingjeve EEstonia.
Vjosa Osmani kundër rishikimit të kufijve: Territori i Kosovës nuk vihet në diskutim shtetësinë, sovranitetin e integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës. “Ne mund ta bëjmë këtë sepse ne nuk jemi të shantazhueshëm. Ne nuk japin tokë për asnjë interes personal. As për lëkurën e askujt. Prandaj, më 6 tetor, përcaktohuni për LDK-në”,- tha kandidatja e LDK-së për kryeministre. Duke shpalosur Programin zhvillimor, Osmani tha se ka hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën, me prioritete të qarta. “Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sek-
torit privat që gjeneron punë e punësim. Përkrahjen e biznesit privat, siç janë ndërmarrësit e fshatit Greme që po eksportojnë edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe inkurajimi i diasporës për të investuar në Kosovë”, tha Vjosa Osmani. Ajo shtoi se Lidhja Demokratike
e Kosovës është bashkuar si kurrë më parë për t’u dhënë qytetarëve të Ferizajt dhe krejt Kosovës, qeverisjen që ata meritojnë, qeverisjen që u shërben me nder, i trajton me dinjitet dhe që bashkërisht me qytetarët, do ta ndërtojë të ardhmen e sigurt të atdheut tonë.