Koha Jone_20 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 172 (8613)

E shtunë, 20 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Çudia shtohet se asnjë ambasadë dhe asnjë nga diplomatët që flasin për demokracinë dje nuk reagoi për një masakër juridike me vendim gjykate. Nuk folën as ata diplomatë që para 30 qershorit thoshin se mosmarrëveshjet zgjidhen nga drejtësia

Skandali, Rama privatizon gjykatat

Me urdhër të kryeministrit Rama gjykata e Durrësit ndryshon vendimin brenda 48 orëve. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e drejtësisë që njëri gjyqtar jep vendim, kurse gjyqtari tjetër, i po të njëjtës gjykatë, e rrëzon! Vetëm një gjykatë superiore mund ta gjykojë. Kjo është për librin gines FAQE 3

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen: Në Hagë shkoj jo si Kryeministër, por si qytetar i thjeshtë. Qeveritë ndërrohen, nderi i shtetit duhet të ruhet

KREU I SHTETIT

Presidenti Meta: Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen burrin e shtetit, Ramush Haradinaj FAQE 12

DORËHEQJA E HARADINAJ

KREU I PD

Berisha: Shqiptarë, ngrihuni kundër ndarjes së Kosovës

Basha: Haradinaj vuri atdheun mbi gjithçka. Askush nuk përbalt dot luftën e UÇK

FAQE 6

ISH-MINISTRI

Ditmir Bushati: Ramush Haradinaj, forca e shembullit të një shtetari

FAQE 7

ISH-MINISTRI I PS

Në foto: Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

FAQE 6-7

Elmaz Sherifi: Më 30 qershor u bënë votime si në Shtetin e Diktaturës së Proletariatit

FAQE 6

LIGJET E KONCESIONEVE

Monika Kryemadhi: Parlamenti është kthyer në teatër kukullash

FAQE 5

ANALIZA NË MEDIAN AMERIKANE

Intervistoi: Mili Xhani

FAQE 9

Pse SHBA dhe BE lejojnë një diktator bullist si Rama në Ballkan?

FAQE 11


POLITIKE KREU I PAA-SË

K

reu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për vendimin absurd të dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Durrësit duke njohur Valbona Sakon si kryetare të Bashkisë. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Duka u shpreh se ky vendim është dëshmia e radhës se kemi të bëjmë me rënien e rendit ligjor në Shqipëri, duke instaluar një sistem drejtësie që funksionon si ndërmarrje private. “Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha

2

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Vendimi për Sakon, reagon Duka: Gangsterllëk politik mbi gjyqësorin bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit”, shkruan Duka. Në vijim, kreu i PAA-së shton se kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë. “Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien

e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme (djeshme), dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit. Kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë. Ky gangsterllëk politik

mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të ‘drejtësisë së re’, por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin”, u

shpreh kreu i PAA-së, Agron Duka.

Ish-kreu i KQZ-së: PS ka kapur gjykatat të gjitha. Siç kryeministri i ka thënë gjyqtarit në telefon që merr ketë vendim se t’i pres këmbët

I

sh-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata komentoi vendimin e Gjykatës së Durrësit për t’i njohur mandatin e kryebashkiakes së qytetit Valbona Sakos. Në cilësinë e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Gjata u shpreh se vendimi i djeshëm ishte një turp, duke shtuar se ka edhe prapavijë politike. “Kur shkeljet janë të rënda, ka prapavijë politike. Sot u paraqit tjetër kërkesë. Brenda ditës, për 24 orë paraqitet kërkesa, hidhet shorti dhe merret vendimi. Kjo është për turp të Zotit për atë gjykatë që ka dhënë atë vendim. Nuk mundet ta shqyrtoj po ajo gjykatë, por një gjyqtarë më e lartë, e pakta Gjykata e Apelit. Nuk kanë rëndësi emrat e prokurorëve, por ajo që dihet është se vendimi është politik. Minimumi duhej 10 ditësh që palët të përgatiten. Kjo ka prapavijë politike. Gjyqtari është urdhëruar politikisht. PS mund ta çonte te Gjykata e Apelit dhe mund ta fitonte. PS ka kapur gjykatat të gjitha. Siç kryeministri i ka thënë gjyqtarit në telefon që merr ketë vendim se t’i pres këmbët. Këtë e bëjnë për të treguar dhunën e tyre politike, që ne nuk duam t’ia dimë për ligj e Kushtetutë. Këto vendime janë të drejta vetëm në kushte diktature”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PD-së. Në vijim, Çlirim Gjata theksoi se vendimin për dekretin e Presidentit Ilir Meta nuk mund ta merrte KQZ, por vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. “Dekretin e Metës e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Nuk është KQZ që të marrë

Vendimi për Valbona Sakon, Gjata: Një turp, ka prapavijë politike

vendime, por Gjykata Kushtetuese. Çfarë pune ka KQZ që të merret me dekretin e Metës? Vendimi i ditë i Gjykatës sot ka prapavijë politike. Nuk ka vlerë vendimi i dytë dhe jo i pari. Kjo punë mund të rregullohej në Apel. 13 tetori ka vlerë për ne sepse rrëzoi 30 qershorin. As 13 tetorin nuk e pranojmë 13 tetorin si datë. Por ne kërkojmë standarde. Po nuk u pranuan standardet si në vendet e ambasadorëve,

nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, që vjedh edhe votat e veta. Ne kemi vlerësuar qëndrimin e Metës që të qetësohet situata”, tha Gjata. Po ashtu Çlirim Gjata vlerësoi se protestat kanë shërbyer për t’iu thënë ndërkombëtarëve se në Shqipëri është instaluar një diktaturë. “Ka kohë që asnjë lider nuk vjen në Shqipëri, sepse e dinë se vendi është kthyer në narko-

shtet. Raportet e DASH dhe mediat ndërkombëtare tregojnë se tregojnë se ky është një shtet i krimit të organizuar. Të gjithë e kanë kuptuar se Rama dhe bandat janë në pushtet e qytetarët jashtë saj. Jemi si në vitin 1991, kur 3 qeveri komuniste ranë rresht njëra pas tjetrës. Lëvizja jonë iu ka dhënë ndërkombëtarëve imazhin e vërtetë të Shqipërisë. Rama vodhi, zgjedhjet ishin mono-partiake. Është momenti që Rama të hapë krahun. Nuk mund të qëndrojë një qeveri që mbahetnga krimi i organizuar. Nuk mund të pranohet një qeverisje e tillë në një vend europian”, tha ai. Për Gjatën, djegia e mandateve të opozitës ishte historike dhe e vetmja rrugë për të luftua qeverisjen, sipas tij, të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar. “Djegia e mandateve ishte historike. Kjo është arritja më e madhe që ka arritur opozita. Ishte e vetmja rrugë. Nuk kishim tjetër mënyrë. Nuk mund të hynim dot ne në atë parlament. Shqipëria sot do të ishte më keq sesa është. Por ne refuzuam dhe u tërhoqëm. Rama duhet rrëzuar si diktaturë. Shprehja “Rama ik” sot ka pushtuar Shqipërinë”, u shpreh dje për “News 24”, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Ish-ministri i Drejtësisë: Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!

Manjani: Çfarë do thotë Palmer dhe Soreca për rrumpallën e Durrësit?!

I

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e gjykatës së Durrësit që i dha dje mandatin kandidates së Partisë Socialiste për bashkinë. Tre ditë më parë, e njëjta gjykatë e rrëzoi kërkesën e PS-së për t’i dhënë mandatin. Dhe pikërisht lidhur me këtë absurd, Manjani thotë se ajo që ka ndodhur në Durrës është një skandal që nuk është dëgjuar më parë. “As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit! Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëjtët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki! As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore. D.m.th ç’a s’do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë “gjetur anën”… Pra, Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqësore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit

të së drejtës nuk ekzistojnë më! Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç’thotë Palmeri, Soreça, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?! Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!”, tha në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Vendimi i së mërkurës Me një vendim të papritur dhe ndryshe nga gjykatat e rretheve të tjera që

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

i kanë vërtetuar mandatet e disa prej kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste në disa bashki, Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë vërtetimin e mandatit kryebashkiakes të zgjedhur më 30 qershor për bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sakos. Në vendimin e saj, Gjykata e Durrësit argumenton se partia Bindja Demokratike, që çoi në garë përballë Sakos, Valbona Sakollarin, është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në vendim thuhet se Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Në momentin e paraqitjes së kërkesës “Partia Bindja Demokratike”, nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik, pasi në mbështetje të nenit 9/2 të ligjit “Për Partitë Politike”, “Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë”. Gjithashtu Partia ‘Bindja Demokratike”, duke mos qenë e regjistruar në Gjykate, në momentin e paraqitjes së kërkesës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, nuk kishte zotësi juridike për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime, sikurse është marrja pjesë në zgjedhjet e

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Organeve të Qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”, citohet në vendim. Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e vlerëson të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu, Gjykata në vendimin e zbardhur, shpall të pavlefshëm edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Durrës, fletë ku kishte dy emra, Valbona Sakon nga PS dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike. Në argumentin e tretë të vendimit, thuhet se edhe rezultati i votimit për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit, është i pavlefshëm.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Çudia shtohet se asnjë ambasadë dhe asnjë nga diplomatët që flasin për demokracinë dje nuk reagoi për një masakër juridike me vendim gjykate. Nuk folën as ata diplomatë që para 30 qershorit thoshin se mosmarrëveshjet zgjidhen nga drejtësia

Skandali, Rama privatizon gjykatat

Me urdhër të kryeministrit Rama gjykata e Durrësit ndryshon vendimin brenda 48 orëve. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e drejtësisë që njëri gjyqtar jep vendim, kurse gjyqtari tjetër, i po të njëjtës gjykatë, e rrëzon! Vetëm një gjykatë superiore mund ta gjykojë. Kjo është për librin gines Gjykata e Durrësit ka marrë dje një nga vendimet me antikushtetuese në historinë e drejtësisë shqiptare. Dy ditë pasi e njëjta gjykatë e shkallës së parë vendosi mosdhënien e mandatit të kandidates së PS-së për kryebashkiake të Durrësit zonjës Valbona Sako, një tjetër gjyqtar ka marrë vendimin që ti japë mandatin. Një akti i tillë është pak të thuhet se është skandaloz. Më 17 korrik gjyqtarja Mimoz Margjeka vendosi që të mos e japë mandatin, pasi zgjedhjet në Durrës ishin zhvilluar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ligjin “Për pushtetin vendor”. Ndërsa dje, gjyqtari Shpëtim Reka njeh si kryebashkiake kandidaten e PS dhe i cilëson zgjedhjet, të cilat i kritikonte dhe raporti i OSBE/ODIHR me probleme të rënda ligjore, si të ligjshme. Kushtetuta dhe çdo ligj që ka të bëjë me drejtësinë e ka të përcaktuar qartë se një çështje nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë. Në asnjë rast tjetër në Shqipëri, por edhe në vendet normale, nuk ndodhë që brenda 2 ditëve, gjykata e së njëjtës shkallë të japë vendime për të njëjtën çështje, me të njëjtin objekt gjykimi dhe të dalë me përfundime të ndryshme. Vendimi i mosnjohjes së mandatit duhet të dërgohej në Gjykatën e Apelit, e cila mund ta rrëzonte ose linte në fuqi. Shkelja kushtetuese ka ardhur pas një letre që Partia Socialiste, me firmën e Edi Ramës ka dërguar

në Gjykatën e Durrësit. Me urdhër politik, gjykata është vënë në lëvizje dhe brenda 48 orëve ka rimarrë çështjen në shqyrtim pa pyet as për procedura ligjore dhe as për Kushtetutën e Shqipërisë. Brenda pak orësh është hedhur shorti, është gjetur gjyqtari dhe ditën tjetër është publikuar vendimi në kohë rekord, jashtë çdo normale ligjore për funksionimin e gjykatave. Ajo që ndodhi në Durrës pritet që të përsëritet edhe në Tiranë me mandatin e kandidatit të PS-së në Bashkinë e Vorës. Dje me një tjetër letër, PS i kërkonte gjykatës që t’i jepte mandatin kandidatit të saj. Ndërhyja politike në këto proces nuk është hipotezë, por ka një fakt konkret. Letra e PS drejtuar gjykatës, pasi ky institucion e kishte marrë një vendim, është prova se për të mbyllur çështjen e Durrësit ka ndërhyrë vetë kupola qeverisëse. Një ndërhyrje që

tregon se qeverisja ka degraduar në pikën që kryeministri porosit njëlloj si kostumet edhe vendimet e një gjykate. Këtu nuk flitet më për shtet normal, respektim të ligjeve apo parime të ndarjes së pushteteve. Kur gjykata vihet në lëvizje me urdhër të kryeministrit dhe jep vendimin që do partia, këtu del se partia është bërë njësh me shtetin dhe ka humbur çdo nocion i zbatimit të ligjit. Çdo qeveri normale kur një gjykatë i rrëzon çështjet e saj ndjek rrugën ligjore, i ankimon në një gjykatë më të lartë. Por me qeverinë “Rama” nuk ka më asnjë standard. Rasti i Durrësit është i padëgjuar në jurisprudencën shqiptare dhe një model alarmant për mënyrën sesi kjo qeveri e sheh drejtësinë. Fatkeqësisht është e njëjta qeveri që gjithë ditën mburret se po bënë reformën në drejtësi. Një reformë që mesa duket ka si

standard modelin e Durrësit dhe zgjedhjen e gjyqtarëve që lexojnë letrën e Kryeministrit dhe jo ligjet dhe Kushtetutën. Ndërhyrja e qeverisë në mënyrë brutale në një vendim të drejtësisë është dhe një sinjal që shkon përtej zgjedhjeve, pasi ka të bëjë me gjithë shoqërinë shqiptare. Pas masakrimit dhe rrëzimit të një vendimi të ligjshëm me presion nga qeveria; a do ketë guximin ndonjë prokuror apo gjyqtar që të prek me dorë një dosje kundër qeverisë? Me aktin e djeshëm, PS dhe Qeveria rrëzuan çdo shpresë se kjo formë regjimit që po instalohet mund të rregullohet nga brenda sistemit me zbatimin e ligjeve. Për rrumpallën juridike që u bë dje në Durrës dhe ku qartazi shihet ndikimi politikë i qeverisë, ajo që bie në sy është heshtja e frikshme e ndërkombëtarëve. Asnjë ambasadë dhe asnjë nga diplomatët që flasin për demokracinë dje nuk komentoi një masakër juridike me vendim gjykate. Nuk folën as ata diplomatë që para 30 qershorit thoshin se mosmarrëveshjet zgjidhen nga drejtësia. Rasti i gjykatës së Durrësit ku jep dy vendime të ndryshme për një çështje, nga dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë, dhe kur vetëm njeri ka të drejtë ta gjykojë (i pari që i ka rënë shorti) tregon se si qeveria vepron si në një repart ushtarak. Nga dje u pa se si qeveria dikton emërimet, vendimet, vettingun,etj Mili Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, ku drejtësia është marrë peng, nuk mund të bëjë përpara drejt BE-së

I

sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shprehet se kjo verë, në vend se të jetë e mbushur me pozitivitet, ka vetëm trishtim. Përmes një komenti të bërë publik në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjosha thotë se të enjten në parlament u kaluan ligje që janë shteruese, kurse vlerëson se një vend pa Gjykatë Kushtetuese, ku drejtësia është marrë peng, nuk mund të bëjë përpara drejt BE-së. “Në këto ditë të nxehta Korriku, duket sikur gjithçka është e qetë, por e vërteta është krejt ndryshe nga pamja e parë. Është një verë e mbushur me trishtim ku situata politike dhe ekonomike sa vjen dhe rëndohet. Parlamenti dje i ka dhënë fund sezonit të punimeve duke kaluar me shpejtësi projektligje që nuk mund kurrsesi të diskutoheshin në një ditë, që nga projektligji për koncensionet, të cilat kanë rrënuar ekonominë shqiptare e deri te propozimet për të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë të qytetarëve që sipas mazhorancës kryejnë krime elektorale! Nisëm kjo në kundërshtim të plotë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ku pasi Kryeministri u mundua të dakordësonte me vendet anëtare pezullimin në zonën “Schengen” të këtyre personave, kuptoi se BE nuk funksionon nën urdhrat e tij, por në bazë të parimeve, vlerave dhe vendimeve Kolegjiale, në respekt të Aquis Communitaire dhe Konventës Europiane për të drejtat e njeriut. Çudi si nuk pati askënd ta këshillonte, që urdhrat arbitrarë të autokratëve nuk gjejnë mirëkuptim në vendet demokratike, ku shteti i së drejtës është mbi çdo gjë tjetër! Kuvendi i mbylli dyert ditën e djeshme, duke lënë ende në pritje zvarritjen e gjatë të miratimit

Gjosha: Rama t’i thërrasë mendjes, nuk mbahet pushteti duke penguar demokracinë

të kandidaturave për Gjykatë Kushtetuese. Interes ky i drejtë për drejtë i mazhorancës që kjo Gjykatë të jetë jo funksionale. Fundja për cfarë do t’i interesonte

ky institucion një grupi njerëzish që kuptuan se pa të qeverisja është shumë më e thjeshtë, duke i mbyllur gojën çdo zëri kundër! Kur në fakt, Gjykata Kushtetuese

është e vetmja që mund të rikthej Shqipërinë në shinat e ligjit dhe Kushtetutës, në shinat institucionale të funksionimit të shtetit. Ajo mund t’i japë fund debatit për zgjedhjet farsë të 30 Qershorit dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve me standarde në këtë vend! Ajo mund të çlirojë tensionin e krijuar mes kryebashkiakëve që janë në detyrë përballë shtetit anti-ligjor! Por mbi të gjitha mund t’i japë fund rrëmujës dhe shpartallimit të sistemit të drejtësisë, ku nuk dihet më se cila gjykatë duhet të marrë vendime për precedentë të caktuar! Ky është një turp për një vend që kërkon të çelë negociatat, për një vend që kërkon të rritet dhe të maturohet politikisht. Është një fatkeqësi për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që edhe pse me shumë sakrifica nuk po arrijnë dot të gjejnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duke vazhduar kështu largimin në masë për të rigjetur shpresën diku tjetër. Edhe sa kohë duhet të presi gjenerata e re, që Edi Rama t’i thërrasë mendjes se pushteti i tij personal nuk mund të mbahet më duke penguar të ardhmen e rinisë, shpresën dhe ëndrrën e tyre?!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha.

NËNKRYETARI I LSI-SË: SHQIPËRIA S’DO TË MBETET KURRË PENG I KRIMIT DHE KRIMINELËVE SI EDI RAMA

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili teksa iu rikthye votimeve moniste të 30 qershorit u shpreh se problemi i vetëm në Shqipëri është Edi Rama dhe jo Kodi Zgjedhor. Në një deklaratë për mediat Vasili tha dje se arsyeja se pse ende pas 3 javësh nuk kemi një rezultat përfundimtar nga KQZ-ja është vetëm një: banda e hajdutëve të lëshuar pa fre nuk është në gjendje të bëjë dot bashkë hajdutllëkun me rezultatet. “Sigurisht që në të gjitha këto momente të vështirësisë të madhe komisioni qendror i vjedhjeve, Edi Rama dhe politika e tyre që flet herë shqip por edhe politikë që flet dhe anglisht hedhin në treg alibinë e reformës zgjedhore. Reforma zgjedhore dhe alibia që është kjo çështja kryesore që do të bëjmë të nderuar qytetarë është thjeshtë dhe vetëm një alibi e neveritshme. Për çfarë arsye? Me kodin zgjedhor, të nderuar qytetarë kemi votuar

Petrit Vasili: Problemi i vetëm është Edi Rama, jo Kodi Zgjedhor

që nga viti 2009 dhe rezultatet në 2009, 2013, 2017 përfundonin dhe nxirreshin brenda 2 ditësh, i njëjti Kod Zgjedhor është dhe rezultatet kanë 3 javë që nuk mund të bëhen publike. Duhet të jeni shumë të qartë, se sikur së 85% të shqiptarëve

kanë refuzuar dhe i gjithë opinioni ndërkombëtarë që do Shqipërinë dhe që mbështet Shqipërinë dhe që mbështet aspiratën e integrimit europian të Shqipërisë i ka refuzuar këto zgjedhje. ODHIR-i publikisht është hera e parë në historinë e të gjithë zgjedhjeve pluraliste që nuk i ka certifikuar zgjedhjet, ka certifikuar që kemi vetëm votime socialiste, moniste të paligjshme. Përfundimisht të dashur qytetarë, mos e dëgjoni dhe refuzojeni sa herë të dëgjoni çështjen e reformës zgjedhore. Me të njëjtin kod zgjedhor, shqiptarët janë të gatshëm të votojnë që sot dhe ta çojnë këtë klikë në shtëpi dhe nuk është Kodi Zgjedhor pengesa. Pengesa është vetëm Edi Rama, kriminelët përqark tij, kriminelët në shërbim të tij dhe kriminelët në

përdorim të tij, si përfituesi kryesor i veprimtarisë kriminale. Shqipëria as nuk do të mbetet kurrë peng i krimit dhe kriminelëve si Edi Rama, pasi ajo përgjigjen e ka dhënë me 30 qershor me refuzimin e saj madhështor, plebishitar prej 85% të qytetarëve. Na duhet vetëm të mos bëjmë asnjë hap pas në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. As Edi Rama e as kurrkush nuk mundet dot t”u mbyllë derën e europës shqiptarëve sepse duhet ta dini, me votime socialiste, me votime moniste dhe me kriminelë në qeverisje, rruga e integrimit europian është një herë ë përgjithmonë e mbyllur dhe këtë dënim shqiptarët as nuk e meritojnë dhe as nuk do ta lejojmë”, deklaroi dje Petrit Vasili.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI

Brahimllari: Rama drejton qeveri ilegjitime, të zhytur në hajdutëri

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili, siç thotë ai, drejton një qeveri ilegjitime. Ish-deputeti i LSIsë me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se me mungesën e funksionimit të institucioneve kryesore në vend, Rama vetëm sa thellon paligjshmërinë e tij. Sipas Brahimllarit, mungesa e Gjykatës Kushtetuese është bërë me qëllim nga Rama, në mënyrë që të vijojë të qeverisë në mënyrë të paligjshme. “Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime. Me mungesën e funksionimit të institucioneve, Parlamentit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Edi Rama vetëm thellon më tej paligjshmërinë e tij duke e dorëzuar vendin tek një grup i ngushtë oligarkësh, të cilët drejtojnë çdo gjë në këtë vend. Mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë me qëllim nga ky Kryeministër që tani është i zhytur në hajdutëri dhe paligjshmëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese i duhet Edi Ramës që të thellojë më tej paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij nëpërmjet ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën që qeveria e tij kalon në një Parlament monist dhe kllounash. Qytetarët zhyten në varfëri ekstreme, ndërsa Edi Rama dhe një grusht oligarkësh gllabërojnë qindra miliona euro konçensione klienteliste në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. Mungesa e sigurisë publike, mosfunksionimi i institucioneve, votimet farsë dhe moniste më 30 Qershor, thellojnë më tej paligjshmërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari.


POLITIKE

5

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Brenda 48 orëve Gjykata e Durrësit ka dhënë dy vendime të kundërta për kryebashkiaken e re të zgjedhur nga votat e 30 qershorit Valbona Sako

Durrës. Gjykata shkel Kushtetutën me urdhër të Ramës

N

jë shkelje e paprecedentë kushtetuese ka ndodhur këtë të premte në Gjykatën e Durrësit. Dy ditë pasi kjo gjykatë ka dhënë një vendim të ligjshëm për mos dhënien e mandatit të Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit, një tjetër gjyqtar i ka dhënë asaj të drejtën të jetë kryebashkiake. Sipas ligjit, gjykata e së njëjtës shkallë nuk mund të marrë një çështje në shqyrtim dy herë. Vendimi i marrë dje nga gjyqtari, Shpëtim Reka, erdhi pas kërkesës me shkrim që i ka dërguar Partia Socialiste dy ditë më parë, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama. Vendimi Gjykatës së Durrësit për mos dhënien e mandatit mund të rrëzohej në Gjykatën e Apelit, por jo nga e njëjta gjykatë me një tjetër gjyqtare. Nga ana kushtetuese një akt i tillë është skandal i padëgjuar deri më sot në sistemin e drejtësisë. Me urdhër politik, Edi Rama ka rrëzuar një vendim gjykate dhe ka urdhëruar ndryshimin e gjyqtarit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako. Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve. Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën. Vendimi i djeshëm Në harkun kohor të 48 orëve Gjykata e Durrësit ka dhënë dy vendime të kundërta për kryebashkiaken e re të zgjedhur nga votat e 30 qershorit Valbona Sako. Pas refuzimit për t’i njohur mandatin nga gjyqtarja Mimoza Margjeka të mërkurën, është nevojitur ndërhyrja e Edi Ramës që gjyqtarit Shpëtim Reka t’i vërtetojë mandatin Sakos. Partia Socialiste, si subjekt zgjedhor, me kryetarit Edi Rama i ka kërkuar Gjykatës së Durrësit që të vërtetojë mandatin e kryebashkiakes së re. Juristi Eridian Saljanji, njëkohësisht edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, ka kërkuar në seancën gjyqësore vërtetimin e mandatit për Valbona Sako. Por a mund të ketë dy vendime të

së njëjtës gjykatë për të njëjtën çështje, siç është rasti konkret? Neni 58 i Kodi të Procedurës Civile thekson se “kur në të njëjtën gjykatë ose gjykata të ndryshme shqyrtohen në të njëjtën kohë mosmarrëveshje midis të njëjtave palë dhe kanë të njëjtin shkak e të njëjtin objekt, vendoset pushimi i gjykimit të mosmarrëveshjeve të paraqitura pas asaj të regjistruar më parë”. Pra duke ju referuar këtij neni, vendimi i Gjykatës së Durrësit të datës 17 korrik, e cila i shpalli zgjedhjet të pavlefshme, mbetet në fuqi.

P

as Durrësit, Partia Socialiste i kërkoi Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë të dalë nga 30 qershori, Agim Kajmaku. PS i është drejtuar me një kërkesë zyrtare gjykatës së Tiranës, për të njohur Kajmakun si kryetarin e re të Bashkisë së Vorës, e qeverisur deri tani nga demokratët. Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës, vendim që u publikua tre të ditë më parë. Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.

Dhe sipas këtij vendimi Valbona Sako ka afat 5 ditë për ta apeluar. Por sipas gjyqtarit të djeshëm Shpëtim Reka kërkesa ka të njëjtin objekt, por jo të njëjtin shkak ligjor, dhe sipas arsyetimit të tij mjafton që një nga kushtet e nenit 50 të mos përmbushet për të mos u ndodhur përpara të njëjtës çështje në gjykim. Por për Lulzim Bashën, vendimi i dytë i gjykatës së Durrësit është simbol i drejtësisë private të Edi Ramës. Sipas liderit demokrat ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për

vendin dhe qytetarët. Mos njohja e mandatit Gjykata e Durrësit rrëzoi të mërkurën kërkesën e kandidates së PS-së Valbona Sako për konfirmimin e mandatit të saj si kryebashkiakja e Durrësit për 4 vitet e ardhshme. Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm. “Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme

KREU I PD-së

Vendimi për Sakon, Basha: E gjithë drejtësia nën kontrollin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të reagonte përmes rrjeteve sociale lidhur me vendimin e dhënë paraditen e djeshme nga Gjykata e Durrësit, për kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako. Për kryedemokratin, vendimi në fjalë që rrëzon pa u mbushur 48 orë vendimin e po kësaj gjykate është dëshmir se tashmë e gjithë drejtësia është në kontrollin e Edi Ramës. “E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri. Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. aktet e mëposhtme: Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore në datë 24/04/2019; Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit; Për nxjerrjen e rezultatit të votimit“, thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.

PS kërkesë Gjykatës: Njihni edhe mandatin e Agim Kajmakut në Vorë

Vendimi i pazbardhur Gjykata e Tiranës ka shpallur mos kompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim

Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një vendim të 15 korrikut 2019 me firmë të gjyqtares Ariana Gunbardhi, thuhet se Gjykata e Tiranës, do ja kalojë kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative. Gjykata vendosi “shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat

nga e djeshmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Por ndryshe nga Gjykata e Durrësit që teksa refuzoi t’i njohë mandatin kryebashkiakes Valbona Sako përdori argument regjistrimin jashtë afateve ligjore të Bindjes Demokratike në KQZ, Gjykata e Tiranës nuk ka marrë fare vendim për t’i dhënë apo jo vërtetësinë e mandatit Agim kajmakut, por thjesht ka shpallur moskompetencë. Nuk dihen ende argumentet e këtij vendimi, në një bashki, që ndryshe nga ajo e Durrësit, Agim Kajmaku nuk kishte kandidatë përballë, siç ishte Valbona Sakollari i Bindjes në qytetin bregdetar të Durrësit.


POLITIKE

6

E shtunë, 20 KORRIK 2019

KREU I PD-së

ISH-KRYEMINISTRI

Dorëheqja e parevokueshme e Haradinajt, Berisha: Akt shtetar dinjitoz!

P

as dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi dje edhe ishkryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili shprehu vlerësimin për vendimin e Haradianjt, që erdhi menjëherë pas thirrjes për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës. Përmes rrjeteve sociale, Berisha sjell në vëmendje se kjo është hera e 3-të që Haradinaj thirret nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar dhe në të dy rastet e mëparshme ka dalë i pafajshëm. “Një akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot (dje) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen, pasi thirret për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës. Duke shprehur vlerësimin tim për aktin e tij dinjitoz shtoj këtu se kjo është hera e dytë që z. Ramush Haradinaj jep në mënyrë dinjitoze dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës dhe hera e tretë që ai paraqitet para Gjykatës së Hagës në përgjigje të thirrjes së drejtësisë ndërkombëtare. Në dy rastet, ai është gjetur i pafajshëm. Komandanti trim që luftoi me heroizëm kundër pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpëtoi qindra familje shqiptare nga barbaritë serbe gjatë luftës, shtetar me integritet dhe kryeministër efiçent e atdhetar i flaktë, Ramushi kundërshtoi me guxim të madh projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiçit, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit për

çka dhe fitoi admirimin, mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të Ramush Harajdinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka shpallur atë dy herë të pafajshëm. Unë, gjithashtu, iu bëj thirrje forcave politike në Kosovë, qytetarëve të saj dhe mbarë kombit shqiptar të kundërshtojnë me vendosmëri të palëkundur të gjitha përpjekjet, prapaskenat për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, argatëve të tij shqipfolës, albanofobë, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës Baton Stanishiqit që festojnë sonte dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hagës”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Reagon edhe ish-Kryeministri Pandeli Majko: Dorëheqja e Ramush Haradinajt, akt i një burri shteti

Bushati: Haradinaj, shembulli i një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para

Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Vuri atdheun mbi gjithçka

Pas dorëheqjes së kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha. Kryedemokrati Basha e konsideroi vendimin e Haradinjat si akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka. Në një postim në rrjetet social, Basha theksoi se askush dhe asgjë nuk e përdhos dot sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë. “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova, Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Haradinaj dha dorëheqjen pasditen e djeshme, ku theksoi se këtë vendim e ka marrë pasi i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale. ISH-MINISTRI I MBROJTJES

Mediu: Gjithmonë faqebardhë miku im Ramush Haradinaj

V

endimi i papritur për dorëheqje të parevokueshmë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka shkaktuar reagime të menjëhershme të faktorit politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Haradinaj i cili është thërritur si i dyshuar nga gjykata speciale në Hagë, u shpreh se nuk mund të mbronte pafajësinë e tij nga post i Kryeministrit. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e konsideroi dorëheqjen e Haradinjat shembull të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Në një koment në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bushati tha se vendimi i tij do lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. “Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”, u shpreh ish-kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati. Ish-Kryeministri Majko Një tjetër mesazh solidarizimi me

aktin prej burrështetasi të Ramush Haradinajt do të vinte nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Ish-Kryeministri shqiptar në kohën e gjenocidit serb në Kosovës, është shprehur se kryeministri kosovar, Ramush Haradianj dha dorëheqjen si burrë shteti. Në një postim në rrjetet sociale, Pandeli Majko shkroi se Haradinaj kreu një akt që i bën nder Kosovës si shtet. “Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen

nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, u shpreh dje në reagimin e tij, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagoi dje pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.. “Gjithmonë faqebardhë miku im, Ramush Haradinaj. Ti je dhe do jesh krenaria e Kosovës dhe shqiptarëve. Kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen për shkak të thirrjes në Gjykatën e Hagës. Haradinaj ka provuar jo vetëm se ka qenë një ushtar dhe Komandant legjendar i UÇK-së, por familja e tij i ka dhënë Kosovës dëshmorë, duke e bërë një nga familjet simbol të qëndresës dhe luftës për liri të popullit të Kosovës. Ai është sot politikani më patriot i Kosovës që asnjëherë nuk bëri pazar, apo lojë interesash politike. Ai qëndroi fort përballë kujtdo që donte të copëtonte Kosovën, ai qëndroi fort përballë Serbisë dhe të gjithë atyre që mendonin që Kosova duhej të ulte kokën përballë shantazhit. Ndoshta kjo që po ndodh ka padyshim të bëjë edhe me lojërat politike, të cilat duan te rihapin çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë dhe në Ballkan. Haradinaj nuk është hera e parë që përballet me Hagën dhe ai ka dalë fitimtar, sepse e drejta dhe e vërteta e tij patriotike është provë e luftës dhe qëndresës së Kosovës që nuk mund ta bëjë kush pis në interesa apo pazare politike”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.


POLITIKE

R

7

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Vendimin për dorëheqjen e parevokueshme, pas një ftesë nga Gjykata Speciale, për t’u intervistuar si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të saj për luftën Çlirimtare të Kosovës

amush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Lidhur me arsyet e këtij vendimi Haradinaj tha se ka marrë thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar. I prekur e me emocione Haradinaj në daljen e fundit para medieve me kostumin e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë edhe arsyet që e çuan në një vendimmarrje të tillë. Ai tha se nuk mund të intervistohet nga Specialisja si kreu i qeverisë dhe se e ka marrë këtë vendim për të ruajtur nderin e shtetit. “Sapo e informova qeverinë dhe pastaj do informoj dhe institucionet e tjera dhe partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si qeveri. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitjen. Nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar, si Ramush Haradinaj për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit kam vendosur që është e drejtë të jap dorëheqjen”, deklaroi Haradinaj. Para medieve ai ka shtuar se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër të i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme. Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem

Ramush Haradinaj: Jap dorëheqjen për të ruajtur nderin e shtetit

prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim. S’e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t’ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj”, ka thënë Haradinaj. Pas dorëheqjes kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka drejtuar një letër të gjithë qytetarëve të vendit të tij, ku sqaron se Kosovës po i bëhet presion i padrejtë. Haradinaj ka bërë të ditur se vendimin për

PROCESI

Përveç Haradinajt, në Hagë edhe disa ish-eprorë të UÇK-së e këshilltari i Thaçit

dorëheqjen e parevokueshme e ka marrë pasi i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale, për t’u intervistuar si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të saj për luftën Çlirimtare të Kosovës. Letra e plotë: Të nderuar qytetarë, Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim: Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në

Hagë si i dyshuar. Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci. Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia.

Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes. Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet. Kosova euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut. Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime. Pas kësaj dorëheqjeje mandatin ia kthej popullit. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike. I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës. Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, popullit, atdheut dhe shtetit tim Kosovës! Faleminderit. I juaji, Ramush Haradinaj

PRESIDENTI I KOSOVËS

Dorëheqja e Haradinajt, Thaçi: U informova nga mediat, respektoj vendimin e tij

P

Përveç kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Bislim Zyrapi rezulton njëherësh këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmi u konfirmua nga Thaçi në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. “Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, njoftoi dje Presidenti Hashim Thaçi. Pas thirrjes për tu paraqitur si i dyshuar nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj dha sot dorëheqjen si kryeministër i vendit.

as dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Thaçi shkruan se ishte informuar për dorëheqjen e Haradinajt përmes mediave, ndërsa thekson se e respekton vendimin e tij. “Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ishkomandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush

Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në

pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇKsë nuk mund ta cenojë askush”, u shpreh në qëndrimin e tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


POLITIKE

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi ashpër pas miratimit në Kuvend të disa kontratave koncensionare. Kryetari i opozitës tha se kryeministri Rama është një hajdut psikik, duke akuzuar se vetëm me dy koncesione u ka dhënë klientëve të tij mbi 500 milionë euro në vit. “Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetëra vjet”, tha Basha. Nga foltorja e selisë blu, Basha shpalosi edhe kolonat e platformës antikorrupsion të Partisë Demokratike, ndërsa tha se Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeverisjen. “Ne do të ndërmarrim një operacion të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë. Ky operacion do të përfshijë krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike. Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta, hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike”, theksoi kryedemokrati. Basha tha se të gjitha ligjet e miratuara në seancën e fundit të kuvendit janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”, tha Basha. Operacioni i hetimit Para medieve, Lulzim Basha shpjegoi edhe atë se çfarë përfshin operacioni i hetimit. “Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar; Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike. Prioriteti ynë do të jetë: Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta; Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike; Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike. Çdo kontratë koncensionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim. Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek

8

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Analiza e kreut të PD-së: Rama hajdut psikik. Pikat kyçe të shkatërrimit të ekonomisë dhe politikës përmes koncesioneve korruptive

Basha: Vendi drejt destabilizimit, do hetojmë grabitësit e Shqipërisë

kryeministri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë. Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja: Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura; Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale. Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm. Ata ish-ministra, ishsekretarë të përgjithshëm, ishdrejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha Analiza e kreut të PD-së Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp kryedemokrati Lulzim Basha bëri dhe një analizë, e cila u fokusua tek 4 pikat kyçe të shkatërrimit të ekonomisë dhe politikës përmes koncesioneve korruptive. “E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht. Ky aktivitet

kriminal qeveritar ka sjellë dhe po sjell pasoja shkatërruese për vendin. Do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike, shoqërore dhe politike. Së pari, politikat kriminale të koncesioneve po sjellin dëme kolosale mbi pronën publike dhe paratë publike. Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetëra vjet. Së dyti, ato do të sjellin bllokimin e politikave ekonomike të qeverisë. Koncesionet do të paralizojnë gjithë financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktohen që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendës që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojnë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa patur mundësi të bëjë asgjë tjetër vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhjetëra vjet. Taksapaguesit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetëra vitet e ardhshme klientët e Edi Ramës. Së treti, veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrimin e konkurrencës në treg dhe të ekonomisë së lirë. Të gjitha koncesionet janë monopole afatgjata, që vrasin konkurrencën në fushat ku janë dhënë. Në transport, në shëndetësi, në menaxhimin e mbetjeve, në arsim, në energji dhe kudo nuk do të ketë më vend për sipërmarrje,. nuk do të ketë më vend për biznesin e vogël dhe për

asgjë tjetër. Së katërti, politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës do të sjellin shkatërrimin e proceseve politike përmes kapjes së politikës nga këto interesat private. Sot, e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur nga krimi dhe interesat private. Të gjitha politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër politike. Por koncesionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë, gjithashtu, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për destabilizmin politik të vendit”, deklaroi dje Lulzim Basha. Grabitja e pasurive publike Kreu i PD-së tregoi edhe tre format e grabitjes së parave dhe pasurive publike përmes koncesioneve dhe kontratave korruptive. “Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik. Formulat e grabitjes janë të thjeshta. Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët. Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetëra vjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rrezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hidrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh. E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe minsitrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht. Hajduti psiqik Kreu i PD-së deklaroi se Edi Rama një hajdut psikik, i cili, sipas tij, u dha miqve nip e dajë mbi 500 milionë në vit me 2 koncesione. “Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë - vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua në Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori: 1. Koncesioni i rrugës MilotBalldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë. 2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë. 3. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës. 4. Plazhet publike në pronësi private. Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”, deklaroi dje nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


POLITIKE

9

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Procedurat e shkarkimit të Presidentit pasqyrojnë më bindshëm mendësinë e Partisë Shtet

Elmaz Sherifi: Më 30 qershor u bënë votime si në Shtetin e Diktaturës së Proletariatit I Intervistoi: Mili Xhani

sh-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, Elmas Sherifi e cilëson sjelljen e qeverisë “Rama”, si pasqyrë e mendësisë së partisë shtet. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Sherifi shpreh keqardhjen që sot në Partinë Socialiste nuk ka asnjë reflektim për krizën politike. “Më vjen shume keq për gjendjen ku ka rënë PS. Aty ka një “heshtje varri” kur situata politike është kritike dhe kryeministri nuk pranon se në Shqipëri ka krizë politike”,- deklaron Sherifi. Lidhur 30 qershorin, ish-deputeti i PS shprehet se Shqiptarët zhvilluan “zgjedhje, por votime si dikur në Shtetin e Diktaturës se Proletariatit” Z. Sherifi, si ish-deputet në disa legjislatura dhe ish-ministër i PSsë, si e vlerësoni qeverisjen socialiste në këto 6 vjet? Qeverisja e PD në mandatin e dyte kishte krijuar mjaft pakënaqësi. Socialistet bënë koalicion me LSI dhe i fituan zgjedhjet me 2013. Të pasigurt për fitoren bënë koalicion edhe me “të gjithë qelbësirat” duke futur në listat e deputetëve njerëz me precedentë penalë, duke dëmtuar thelbësisht imazhin e pushtetit legjislativ. E ndodhur përballë presionit të opozitës miratuan ligjin e dekriminalizimit të deputetëve, maxhoranca pranojë se kishte futur në parlament njerëz të inkriminuar, duke e zbehur edhe më shumë imazhin e përfaqësimit në Kuvend. Premtimet e mëdha dhe imazhi i dëmtuar ulën besimin. Duke ia kaluar përgjegjësitë LSI-së, në mandatin e dytë Kryetari i PS i kërkoi zgjedhësve t’ia besonin “timonin” dhe “tepsinë” vetëm atij dhe tani konstatojmë se të ardhmen kërkon ta gjejë në “fallin e filxhanit” dhe përgjegjësitë e keq qeverisjes i kërkon te opozita. Mendoj se qeverisja bazohet më shumë te propaganda e mbështetur te ERTV, ndërsa rritja ekonomik është në rënie, ashtu si edhe besimi i shqiptareve që po largohen me shumice nga Shqipëria. Kriza politike në vend cilësohet si më e ashpra që pas asaj të vitit 1997 dhe vendi rrezikohet të mos marrë negociatat në muajin tetor. Kush mendoni se ka më shumë faj nga klasa politike që arritëm në këtë pikë? Shqipëria sot është në krize politike, kushtetutese dhe institucionale. Opozita reale është larguar nga parlamenti dhe është sajuar një opozite e re parlamentare. Çuditërisht kjo situatë i pëlqeu maxhorancës. Mendoj se gaboi opozita

që dorëzoi mandatet kur në Shqipëri nuk ka Gjykate Kushtetutese, gaboi dhe pozita që brenda 24 orëve autorizoi KQZ-në të fillonte procedurat e zëvendësimit, pa u respektuar procedura e thirrjes se çdo deputeti në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve. Përgjegjësitë për situatën absurde mendoj se i kanë të dyja palët. Procesi i 30 qershorit është një nga ngjarjet që do të mbahet mend si hera e parë që Shqipëria bëri zgjedhje vetëm për një parti, pas diktaturës dhe pa dekret të Presidentit. Mendoni se kryebashkiakët e PS kanë legjitimitet për ushtrimin e mandatit? Zgjedhjet vendore janë komedia politike e panjohur nga asnjë teori politike. Janë një ngjarje politike sui generis. Zgjedhjet u zhvilluan duke mos respektuar dekretin e presidentit, me një opozitë të sajuar. Bindja Demokratike u regjistrua nga KQZ pa u miratuar subjekt politik dhe elektoral nga Gjykata e Tiranës. Në 40 bashki ishin vetëm kandidatët e PS. Procesi elektoral u administrua nga komisionerët e PS, dhe KQZ ishte vetëm me komisionerët e PS. Prandaj nuk pati zgjedhje, por votime si dikur ne Shtetin e Diktaturës se Proletariatit. Por atëherë procesi kryhej sipas Kushtetutës, ndërsa tani në kundërshtim me kushtetuteë dhe Kodin Zgjedhor. Nuk mund të legjitimohet një proces zgjedhor i cili zhvillohet në kundërshtim me dekretin e presiden-

tit. Askush nuk autorizohet nga kushtetuta të gjykojë dekretin e presidentit, veç Gjykatës Kushtetutese. Këtë e pohoi edhe Palmer të cilit pozita i referohet. Por diplomati Palmer duke mos njohur kushtetutën e Shqipërisë nuk ishte i saktë kur pohoi se kush nuk do jetë dakord me rezultatin e zgjedhjeve vendore, le të ankohet në Gjykatën Kushtetutese. Ankesa duhej të behej nga subjektet që kundërshtonin dekretin e presidentit. Legjitimitetin e zgjedhjeve e cenojnë edhe shumë shkelje të rënda kushtetuese e ligjore. Pas procesit monopartiak, PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Nisma vjen në kohën që kjo mazhorancë akuzohet për kapje të prokurorisë, gjykata ve, gjykatav opozitës parlamentare dhe gjithë pushteteve në Shqipëri. A jemi në fazën e rënies së gjithë institucioneve? Procedurat e shkarkimit të presidentit pasqyrojnë më bindshëm mendësinë e Partisë Shtet. Shikoni si evoluan ngjarjet. Fillimisht dekretin e presidentit e konsideruan akt administrativ. Procedurat e shkarkimit filluan me pretendimin se presidenti kishte shkelur kushtetutën. Kuvendi krijoji Komisionin e Hetimit dhe ky komision i kërkon ndihmën juridike Komisionit te Venecias !? Parlament është nga më të përbuzurit në historinë e institucioneve politike të Shqipërisë, është shëndrruar në një repart ushtarak memecësh, është i

inkriminuar dhe i paaftë të kryejë funksionin dhe kompetencat që i jep kushtetuta. Deputetët udhëhiqen nga teoria e Zhan Xhak Russo për sovranitetin. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është ndërtuar sipas parimeve të Monteskje, ku asnjë pushtet nuk ka fuqi mbi pushtet e tjera, ato veprojnë sipas parimit të balancës dhe kontrollit të kushtetuteshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve nga Gjykata Kushtetutese, e cila nuk ekziston në Shqipëri. Prandaj sundon anarkia politike dhe aspak shteti i së drejtës. Procedurat e shkarkimit të presidentit do mbeten aty ku u nisën për një kohë të gjatë. Presidenti mendoj se i ka sfiduar kur ju ka kërkuar, zgjidhni krizën politike, mos u rropatni me procedura absurde, se iki vetë nëse vendosni normalitetin politik e Institucional. Në të gjitha kriza politike edhe kur kryeministrat e PS kanë pasur probleme probleme,, brenda PS ka pasur politikanë dhe intelektualë që kanë frenuar arrogancën dhe keqqeverisje ama isje.. Sot jemi në fazën kur Edi R Rama akuzohet për shumëçka, por nuk ka asnjë zë serioz brenda PS që reflektoj për situatën ku ndodhet vendi. Si ka mundësi që PS, partia që dikur mburrej për vlerat e saj në demokracinë e brendshme sot miraton pa zë të gjitha shkeljet ligjore? Më vjen shume keq për gjendjen ku ka rënë PS. Aty ka një “heshtje varri” kur situata politike është kritike dhe kryeministri nuk pranon se në Shqipëri ka krizë politike. Në institucionet partiake komunikohet vullneti i kryetarit dhe mungon diversiteti i mendimeve. Përgjegjësitë politike partiake për situatën anarkike bien mbi institucionet partiake që Statuti i Partisë i ngarkon me kontrollin politik të drejtuesve kryesor. Shqetësuese është edhe niveli i ulët politik dhe mendësia e Partisë Shtet, që priret të zëvendësoj parimet kushtetutese. Raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit, si ai për Luftën Kundër Drogës dhe për lirinë e mediave në Shqipëri, japin fakte të forta që flasin për një qev erisje me probleme aportet qeverisje probleme.. R Raportet vënë në dukje se Shqipëria është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të drogës dhe korrupsioni nuk luftohet në nivelet e larta dhe se qeveria ka bërë hapa pas në lirinë e mediave. P or nëse në raporte e SHB A dhe Por SHBA BE kritikohet qev eria “R ama”, qeveria “Rama”, deklaratat e Ambasadave janë zakonisht në mbështetje të saj. Si e shpjegoni këtë paradoks të ndërkombëtarëv erinë “R ama”? mbëtarëvee me qev qeverinë “Rama”? SHBA kur qeveriste Obama deklaruan nëpërmjet Sekretarit të Departamentit të Shtetit, se në Shqipëri janë të inkriminuar të gjitha pushtet e shtetit. Tani Shqipëria është vendi më i inkriminuar ne Ballkan. Kriza politike për shumë palë duket se ka h yrë në rrugë pa kry hyrë kryee. Sipas jush, cila do të ishte një nga zgjidhjet për normalizimin e situatës? Kriza zgjidhet vetëm me mjete politike.


FORUM ANALIZË Nga Kastriot Islami

K

riza politike, kush tetuese, sociale, është thelluar në ekstrem. Në horizont po duket një krizë e thellë ekonomike, rrënuese për vendin dhe me kosto shumë të lartë e afatgjatë për të gjithë qytetarët, qoftë edhe për ata që mendojnë se kanë si zgjidhje emigracionin. Sepse një krizë kaq e thellë mund të shoqërohet me vendimin për heqjen e mundësisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kriza ka në themel qeverisjen korruptive e kriminale të Rilindjes që është kthyer në krizë të demokracisë e cila ka prekur rëndë zgjedhjet, dhe ka nxjerrë jashtë loje edhe opozitën natyrale; dhe mbi të gjitha ka shkatërruar/paralizuar të gjithë institucionet që mund të kontribuonin në gjetjen e zgjidhjes së ‘butë’. Shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë, zaptimi i të gjithë institucioneve nga individi Rama, që së fundmi kërkon të zaptojë apo shantazhojë edhe Presidentin dhe vendosja nën kontroll e të 61 bashkive e kanë thelluar krizën në ekstreme të frikshme. Shtrohen pyetjet: A ka zgjidhje? Cilat janë zgjidhjet? Dhe si realizohet zgjidhja efikase afatgjatë? Shtrohet edhe pyetja: ç’mund të bëhet kur nga njëra anë kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm që ka frikë të tërhiqet, qoftë edhe përballë presionit qytetar dhe një opozitë që gjendet jashtë institucioneve? Shumë individë, vendas e të huaj, e shikojnë me skepticizëm vendimin e opozitës për ‘djegien e mandatave’. Maxhoranca natyrshëm e kritikon atë dhe është përpjekur të intrigojë ndërkombëtarët me 2 teza i) që opozita ka frikë nga reforma në drejtësi (argumenti më qesharak që askush nuk e beson) dhe ii) kjo mund të shërbente si ‘precedent’ për rajonin. Opozita dhe opozitarët janë përpjekur dhe përpiqen të japin argumente në mbrojtje të këtij vendimi kompleks. Shumë të tjerë që s’duan të përfshihen në këtë debat bëjnë disa pyetje. A është një vendim i drejtë, i pashmangshëm, vetëvrasës apo efikas? Një vendim nën detyrimin e kushte vetë paprecedentë që i përjetojnë prej kohësh vetëm qytetarët e shqiptarë? Një vendim in ekstremis? Në vendim sui generis pra që

nuk ka asnjë precedent tjetër më parë dhe që nuk do të kthehet ndoshta kurrë në precedent as në kohë dhe as në hapësirë; pra që ndoshta do të mbetet i vetmi? Një vendim shumë i komplikuar dhe kompleks? Një vendim i paimagjinueshëm në kushte të tjera, por i papërjashtueshëm në kushtet konkrete ku gjendet vendi? Një vendim i marrë me ‘detyrim e përcaktim’ nga e ‘keqja e madhe që Rama e ka kthyer në model suksesi’ duke shkatërruar demokracinë dhe mekanizmat e saj për shkatërrimin e kësaj të keqeje; pra një vendim që është marrë pasi janë shteruar të gjithë mjetet e mënyrat e tjera demokratike për të dalë nga qorrsokaku? Një vendim i marrë për shkak të situatës së krijuar vetëm nga një individ dhe që mund të zgjidhet vetëm duke larguar pikërisht këtë individ? Një vendim që ‘ndërkombëtarët’ do ta kishin të vështirë ta pranonin publikisht ndërkohë që ata njohin shumë mirë kushtet e tmerrshme që i detyrojnë qytetarët shqiptarë të emigrojnë në vendet e tyre, dhe pikërisht për këto kushte nuk i hapin negociatat për Shqipërinë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme nga personazhe me interesa të ndryshme, për rrjedhojë është e vështirë që debati për këtë çështje të shterohet racionalisht. Më poshtë jepen vetëm disa aspekte të gjendjes që kanë çuar në këtë vendimmarrje. Po ashtu duhet patur parasysh se ky vendim përbën një realitet që do të shërbente për të kuptuar apo për të hetuar se në çfarë regresi ndodhet demokracia shqiptare?! Ja historia dhe disa nga ‘arsyet’ qëi kanë diktuar opozitës marrjen e këtij vendimi: Opozita i ka provuar të gjithë opsionet e reagimeve, në kuvend dhe jashtë tij, që mund të kryhen ndaj një qeverisjeje autoritare nga një pakicë klienteliste e korruptuar në ekstrem, në përbërje të së cilës ka shumë deputetë e drejtues të lartë të lidhur ngushtësisht me krimin e trafiqet, që është pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe ka tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve me paratë e korrupsionit, krimit e të kanabisit të menaxhuar

10

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Ka disa zgjidhje për krizën… nga kupola në bashkëpunimin me rrjetin e policisë dhe fitimet përrallore nga narkotrafiqet. Opozita ka kritikuar verbalisht e me fakte të pakundërshtueshme të gjithë dukuritë e lidhura me qeverisjen, ministrat e tij dhe deputetët e maxhorancës. Por Rama ose nuk e ka carë kokën; dhe/ose është hedhur në sulm duke përçmuar e ofenduar opozitën e kundërshtarët e tij politikë, madje duke shkuar shumë larg në kërcënime e goditje fizike të opozitës për ti mbyllur gojën asaj. Opozita është detyruar jashtë vullnetit të saj të përleshet fizikisht në kuvend me individët me rekorde kriminale, që janë gjithnjë orkestruar nga Rama për të goditur deputetët aktivë të opozitës dhe për të kërcënuar me të gjithë mënyrat opozitën me qëllim mbylljen e gojës. Opozita e bojkotoi kuvendin për ti dhënë mesazhin shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për lidhjet e qeverisë me krimin e kriminelët e ulur këmbëkryq në kuvend dhe në administratën publike. Për lidhjet e ministrave me kriminelët me të rrezikshëm që veprojnë në Shqipëri, rajon e në shumë vende të BE. Për implikimin e institucioneve të shtetit në trafikun e drogës përmes tokës, detit dhe ajrit. Për kultivimin masiv të kanabisit që e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në Europë për prodhimin e marijuanës. Për implikimin e ministrave në narkotrafiqe dhe shitjen e armëve. Për shndërrimin e Shqipërisë në vendin e parë për pastrimin e parave. Për manipulimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve. Opozita ka organizuar protesta masive njëditore dhe një protestë disa mujore për të sensiblizuar opinionin publik kundër blerjes së votës dhe për të treguar se zgjedhjet e lira e të ndershme të 2017 nuk do të mund të zhvilloheshin me Ramën kryeministër, gjë që rezultoi plotësisht e vërtetë. Madje gjatë dhe në vijim të protestave disa mujore opozita hodhi tezën e mospjesëmarrjes në zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, një vendim shumë i

vështirë e ekstrem, i pandodhur asnjëherë më parë. Por për hir të interesave të vendit dhe për të mos bllokuar procesin e integrimit, opozita pranoi të hynte në zgjedhje duke bërë një marrëveshje të cilën Rama e keqpërdori duke vjedhur votat për të siguruar i vetëm ‘timonin e tepsinë’ e pushtetit. Opozita, së fundmi, pasi do të dilte sheshit ilegjitimiteti i kuvendit të zgjedhur në 2017, edhe përmes ‘përgjimeve’ të publikuara nga gazeta gjermane BILD,prej nga do të zbuloheshin blerjet e votave nga individët me rekorde kriminale si dhe pasi do të shpërthenin skandalet e korrupsionit e të pastrimit të parave të pista, do të hidhte në treg propozimin për ‘djegien e mandateve’, si rruga e vetme dhe in extremis, për të mundësuar daljen nga qorrsokaku ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme, e krijuar kështu kushtet minimale për hapjen e negociatave me BE. Vendimi për ‘djegien e mandatave’, duket në pamje të parë: Vendim radikal dhe in ekstremis që s’është aplikuar asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri e gjetiu. Vendim që në kushtet e mungesës së një revolte dhe proteste masive s’do të ishte marrë. Vendim i vështirë me dalje të vetme revoltën e pakthyeshme të qytetarëve në protestë. Vendim in ekstremis dhe i pakthyeshëm në asnjë rrethanë dhe nga asnjë lloj ‘kërcënimi’. Vendim që me mbështetje të gjërë nga forumet partiake të gjithë forcat opozitare. Vendim me mbështetjen e të gjithë deputetëve primarë. Vendim që stigmatizon krijimin e opozitës fasadë/ fiktive. Vendim ‘efikas’ vetëm nëse qytetarët qëndrojnë në protestë deri në arritjen e qëllimit final. Vendim sakrifice për opozitën që e konsideron atë si të keqen më të vogël. Vendim i vështirë për t’ju shpjeguar ndërkombëtarëve që janë të shqetësuar në ekstrem që kjo dukuri mund të ndodhë edhe në vëndet e tjera të rajonit, pra që mund të kthehet në ‘precedent’. Nga kjo ‘fotografi’ e të gjithë sekuencave që kanë cuar në

marrjen e këtij vendimi të opozitës rezulton se: Ky është vendim shumë i vështirë, i padëshiruar nga opozita dhe me kosto e sakrifica për të, por i detyruar nga rrethanat ku mund te veçohet si kryesore kapja që Edi Rama i ka bërë shtetit ne çdo aspekt. Një vendim që s’ka qenë i lehtë për tu ideuar, konceptuar dhe shumë i vështirë për tu marrë nga opozita; dhe që mbetet shumë më i vështirë për tu realizuar e veçanërisht për tu mbrojtur përballë ndërkombëtarëve. Një vendim in ekstremis që do të kishte vetëm një dalje, ose tërheqjen e Ramës ose largimin e tij përmes revoltave e protestave masive… Një vendim që mund të cilësohej si e keqja më e vogël përballë katastrofës që ka shkaktuar qeverisja e Ramës... Fatkeqësisht në kushtet që është gjendur Shqipëria nga qeverisja korruptive dhe kriminale e Ramës, ky vendim kontravers duket se ka rezultuar një vendim i papërjashtueshëm… Aq më tepër që të gjithë opsionet e tjera, veçanërisht ato të moderuara, kishin rezultuar për fat të keq inefikase apo në pothuajse të gjithë rastet edhe deri të dështuara. Situata është komplikuar dhe kriza është thelluar se i) Rama ka zaptuar apo shkatërruar të gjithë institucionet e zgjidhjes së moderuar të krizës (Gjykatën, Kushtetuese, Gjykatën e lartë, zgjedhjet, e tjerë); ii) ka varfëruar qytetarët deri në pikën e nënshtrimit; dhe iii) ‘ndërhyrja’/moderimi ndërkombëtar për arsye të shumta ka munguar si asnjëherë tjetër më parë që nga 1991. Ky ‘precedent’ mund të ‘eliminohet’ vetëm me zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, të lira e të ndershme; dhe ndëshkim të atyre që kanë gjeneruar/thelluar këtë krizë; rrugë tjetër s’ka. Pyetja shtrohet se ‘a mundet dhe si do të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme apo më saktë përgjithësisht të pranuar nga shumica e palëve? Opsionet janë disa, pra e rëndësishme është se opsionet e zgjidhjes ekzistojnë, qofshin konsensuale, të moderuara apo radikale.


FORUM ANALIZË Nga Francesca Norton*

N

ë pritjen e mbajtur për Ditën Kombëtare të Francës, ambasadorja franceze në Shqipëri, zonja Christina Vasak kritikoi kolegët e saj duke thënë se “ambasadorët nuk gjykojnë apo zëvendësojnë autoritetet shqiptare.” Kjo ishte një shuplakë në fytyrë për kolegët e saj lidhur me sjelljen e tyre në Shqipëri. Ajo theksoi se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur, asistuar, por në asnjë rast për të gjykuar ose për të zëvendësuar autoritetet kompetente”. Natyrisht, ambasadorja franceze nuk mund të qëndronte e heshtur ndaj votimeve të stilit komunist që u zhvilluan më 30 qershor, të cilat ajo i quajti “zgjedhje të çuditshme”. Dhe të çuditshme ato ishin me të vërtetë. Votimi më i çuditshëm në të gjithë kontinentin evropian. Krahasuar vetëm me regjimet më të rrepta dhe më të ashpra të të gjitha kohërave. Një parti e vetme që drejton 61 komuna; një parti e vetme që administroi votimin; një parti e vetme që numëroi votat; dhe siç pritej, fitoi vetëm një parti. Por, pavarësisht nga gjithë kjo farsë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë akoma, as dy javë pas ditës së votimit, rezultatet përfundimtare. Pse? Sepse në to ka pasur shumë parregullsi. Numri i votave është më i lartë se numri i votuesve, që tregon se edhe në ato votime një-partiake, manipulimi ishte tejet i rëndë. Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit i OSBE / ODIHR, i cili erdhi për të vëzhguar zgjedhjet lokale të diskutueshme të 30 qershorit, tha se procesi nuk kishte zgjedhje domethënëse. Në një raport paraprak të paraqitur në publik, misioni tha se zgjedhjet u zhvilluan “pa marrë në konsideratë interesat e elektoratit”. Ambasadorja Glover, e cila ka mbikqyrur disa zgjedhje të mëparshme në Shqipëri, kritikoi orga-

SHENIM

Nga Luan Rama*

R

amush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetarit të qeverisë. “Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të

11

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Pse SHBA dhe BE lejojnë një diktator bullist si Rama në Ballkan?

nizimin e zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme nga partia qeverisëse. Ajo gjithashtu tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i kontrolluar nga socialistët kishte “interpretuar ligjin në një mënyrë krijuese”, e cila la administratën e votimit në duart e Partisë Socialiste. Pas kësaj situate tragjike-komike lind një pyetje shumë serioze. Pse ambasadat e SHBA dhe BE heshtin për atë që po ndodh në Shqipëri, një

anëtare e NATO-s dhe një vend aspirues për BE? Shumë ambasadorë në Tiranë janë alarmuar nga kryeministri Edi Rama. Me bullizmin e tij politik kundrejt opozitës, popullit, madje edhe institucioneve të vendit. Për shumë vite ai ka qenë një bullist politik i udhëheqësve të opozitës dhe deputetëve, dhe duke përdorur propagandën e tij për t’i kthyer ata nga viktima në fajtorë, dhe vetë nga bullisti

politik në hero. Bullizimi i tij politik ka kapërcyer kufijtë duke nisur procedurat parlamentare për largimin e Presidentit, i vetmi autoritet që nuk është nën kontrollin e tij, me qëllim që ai të uzurpojë çdo institucion në vend. Kryeministri Edi Rama aktualisht kontrollon parlamentin një-partiak, të gjithë qeverinë lokale një-partiake, zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme njëpartiake, të gjithë sistemin e drejtësisë një-partiake, median një-partiake, të gjitha autoritetet në vend tashmë një-partiake. Megjithatë, ambasadat e SHBA dhe BE heshtin për votimin e 30 qershorit dhe nuk apelojnë për shtyrjen në një ditë të mëvonshme, kjo për shkak se kanë frikë se mund të ndodhë një precedent rajonal për zgjedhjet e ardhshme në vendet e Ballkanit. Por, ndonëse mund të duket diplomatike, kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, ambasadat po praktikojnë një standard të dyfishtë, sepse, siç shihet në dokumentin e bashkangjitur këtij artikulli, ambasadat e SHBA dhe BE ishin ato që mbështetën shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni në vitin 2016, sepse siç thuhet në dokumentin e tyre drejtuar Kryeministrit maqedonas, data e caktuar për votim nuk ofronte kushte të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe shtyrja në një datë të mëvonshme do të rivendoste besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, do të siguronte konkurrencë të drejtë dhe do ta lëvizte përpara vendin përtej krizës

politike, si dhe do të siguronte një proces zgjedhor të besueshëm, në të cilin të gjithë qytetarët dhe partitë duhet të merrnin pjesë të lira. Dhe në rastin e Maqedonisë, zgjedhjet u shtynë jo një herë, por dy herë me bekimin e SHBA dhe BE. Pse një standard i tillë i dyfishtë? Pse në Maqedoni ato insistuan për shtyrje dhe në Shqipëri ato heshtin ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, në një proces zgjedhor kur zyrtarisht vetëm 21% e shqiptarëve votuan (de facto vetëm 15%), shumica e të cilëve u detyruan dhe u kërcënuan me largimin nga vendi i tyre i punës? Përse tolerohet një diktaturë e tillë politike dhe bulliste kombëtare? Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë dhe mediat botërore e kanë titulluar atë si Kolumbia e Evropës. E gjithë bota mund të shohë shumë qartë se çfarë po ndodh në këtë vend të vogël; shqiptarët po refuzojnë të votojnë dhe mbështesin qeverinë e tyre; një tubim u zhvillua kohët e fundit para Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC duke i kërkuar Presidentit Trump të shihte atë që po ndodh vërtet në Shqipëri; komunitetet fetare po apelojnë për një zgjidhje urgjente të krizës dhe mbrojtjen e parimeve të demokracisë; të vetmit që veprojnë sipas parimit “mbyll sytë dhe veshët përpara të keqes” janë ambasadat e huaja në Tiranë, të cilat me indiferencën e tyre po lejojnë një vend me zemër perëndimore të bjerë në humnerë. *Artikulli është botuar në median amerikane citizentruth.org

Ramush Haradinaj, përndryshe pesha e dinjitetit kem paraqitjen. Nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar, si Ramush Haradinaj. Për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit, kam vendosur që është e drejtë të jap dorëheqjen”. Këtë e ka bërë të ditur vetë zoti Haradinaj, duke na u shfaqur edhe një herë ai që kemi njohur të gjithë; që prej kur në radhët e UÇK-së së lavdishme u bë njëri nga

komandantët e saj më trima, e kur pas çlirimit të Kosovë, në themelet e lirisë së të cilës është edhe një det gjaku Haradinajsh, u ballafaqua e dy herë e doli fitimtar në Gjykatën e Hagës! Kësisoj Ramush Haradinaj, me aktin e vet civil e prej burri shteti, na mëson të gjithëve se çfarë vlere të pamatë ka pesha e dinjitetit të emrit, por edhe e të qenit gjak e shpirt Haradinajsh! *Zëvendëskryetar i LSI


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE PRESIDENTI

12

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Meta: Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit, Ramush Haradinaj Presidenti Ilir Meta e cilëson presion dhe pabesi thirrjen e RamushHaradinaj nga Gjykata Speciale në Hagë.Në një reagim në Facebok, Presidentit shprehet se është krenar për RamushHaradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij. Në mesazhin e tij, Presidenti bënë dhe një apel për shqiptarët që të jenë të bashkuar që Kosova të jetë e pacenuar. “Krenar për RamushHaradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”,shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

ANALIZË

H

erën e kaluar, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi Gjykata e Hagës e kishte ngritur një aktakuzë kundër tij për krime lufte. Kësaj radhe, ishkomandanti i UÇK-së, është i ftuar në Gjykatën Speciale si i dyshuar, por ende nuk ka një aktakuzë. Ai ka mundur të rrijë edhe për një kohë në krye të qeverisë, edhe pse në pikën më të ulët të marrëdhënieve me partnerët e PAN-it dhe kumbarin e këtij koalicioni, Presidentin e Kosovës.I vetmuar në rezistencën për taksën ndaj Serbisë, i kritikuar nga evropianët dhe amerikanët për qëndrimin e tij ndaj dialogut, pa mbështetjen e partive qeverisëse dhe atyre opozitare që me ngulm e kërkonin largimin e tij nga pushteti, RamushHaradinajt, i ishte ngushtuar rrethi. Ai nuk e fshihte më pezmin ndaj ish-bashkëluftëtarëve, që sot mbajnë pozicionet kyçe në shtet.Hashim Thaçi e KadriVeseli, gjithashtu mund të jenë në shënjestër të Gjykatës Speciale, por ftesa i erdhi, për të tretën herë, liderit të AAK-së, në një moment rezistence të këtij të fundit, ndaj presionit për një marrëveshje të dëmshme me Serbinë.Taksa i dha krahë Haradinajt, por Gjykata Speciale ia ndali hovin. Për shumëkënd, një Tribunal politik. Megjithatë, i votuar edhe nga vetë deputetë të partisë së Kryeministrit të dorëhequr. I dëshpëruar dhe me lot që nuk i fshihte dot, kreu në largim

RAMUSHI

i qeverisë, kërkoi zgjedhje të parakohshme. Ai e di mirë, se rruga për te sovrani, kalon nëpër zyrën e Hashim Thaçit. Kushtetuta mundëson një mandatar të ri nga koalicioni fitues. PAN-i nuk i ka votat, sepse nuk mund të llogarisë më në deputetët e AAK-së. PDK-së mund t’i vijë në ndihmë LDK-ja. Para disa muajsh, partia më e madhe parlamentare shprehu gadishmërinë për të hyrë në një qeveri të re, ku kryeministri do t’i takonte asaj. Shansin tani e kanë dhe ofertën me siguri në tavolinë.Por, ka një çmim për këtë skenar. Marrëveshja me Serbinë.Askush nuk është më shumë i gatshëm për një kompromis të ri sesa numri një i Republikës. Në sytë e ndërkombëtarëve, Thaçi mbetet i preferuar për pazarin e radhës. Në mungesë të një ftese nga Specialja, ai e mban timonin e dialogut disavjeçar që nuk e solli normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ish-kryetari i PDK-së, pritet të bëjë të pamundurën që të zgjedhë një kryeministër të ri, të gjejë partnerë, për ta shtyrë sa më tej datën e votimeve të jashtëzakonshme. Apo në rastin më të mundshëm, të zgjedhjeve të parakohshme, paraprakisht të bëjë marrëveshje, siç ka ndodhur më herët. LDK thotë se është për zgjedhje, por mjafton ta kujtojmë kohën e Bllokut të famshëm, kur hyri në qeveri me Partinë Demokratike, për të mos besuar shumë në

fjalët e Isa Mustafës. Në anën tjetër, i gatshëm për oferta është edhe Shpend Ahmeti, që ia ka grabitur gjysmën e deputetëve partisë së Albin Kurtit. E kush nuk do ta dëshironte në tavolinë, pozitën e Kryeministrit të Kosovës?!A nuk e mori ngjashëm edhe RamushHaradinaj, kur ia bëri shërbimin e radhës, PDK-së së stërkonsumuar në pushtet? Një ditë para zgjedhjeve të qershorit, para dy vjetëve, ai ishte shprehur i rreptë

ndaj çdo bashkëpartiaku që do të shfaqej afër njerëzve të Thaçit e Veselit. Disa orë më vonë, para dorëzimit të listave të kandidatëve, nuk ka mundur t’i rezistojë ofertës kryeministrore.Lider autoritativ, por me pak pushtet ekzekutiv(vetëm dy ministri, edhe ato në duart e njerëzve të PDK-së), Haradinaj nuk arriti të shkëlqejë në krye të një megaqeverie, ku edhe deputeti më i papërfillshëm, mund ta kushtëzonte me kërkesa

klienteliste, paligjshmëri dhe favore të padrejta.Ai u detyrua të shtyjë përpara Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pa asnjë ndryshim, edhe pse kishte udhëhequr një sërë protestash, kishte bllokuar fizikisht me bombola gazi Kuvendin derisa erdhi në pushtet. Duarlidhur nga partneri i madh, jo vetëm që nuk tentoi ta çkapë shtetin nga kthetrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, por me aq sa mundi, u bë pjesë e kapjes. Treguesit e qeverisë Haradinaj në këta dy vjet janë depresivë në secilin aspekt. Qëndrimi ndaj taksës, mbetet episodi i vetëm pozitiv, edhe pse prodhimi vendas nuk u rrit, çmimet u shtrenjtuan, Kosova u izolua edhe më shumë, liberalizimi i vizave nuk ndodhi dhe mijëra njerëz e braktisën vendin, të lodhur nga keqqeverisja, korrupsioni, nepotizmi, padrejtësitë, pasiguria.Ramush Haradinaj, megjithatë ishte një Kryeministër i ligjshëm i Republikës. Dorëheqja e tij për shkak të Gjykatës Speciale, është më e padëshirueshmja për secilin shqiptar që beson në vlerat e UÇK-së. Nëse politikës kosovare, i ka mbetur një fije ndërgjegje kombëtare, kjo është koha për unitet dhe jo makiavelizëm politik. Vetëm kështu, mund të parandalohen skenaret e errëta të ThaçitVuçiqit-Ramës, në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Shërbimet publike më afër qytetarëve të Kombinatit, hapet Qendra e Integruar ADISA

Kryebashkiaku Veliaj: Po krijojmë vizionin e Tiranës policentrike

Q

ytetarët e Kombinatit do t’i marrin më shpejt dhe më afër shërbimet e kërkuara. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen financiare të Bankës Botërore, ka hapur Qendrën e Integruar ADISA në zonën e Kombinatit, e cila ofron mbi 368 shërbime publike, përfshirë edhe shërbimet vendore të bashkisë, përmes dy sporteleve të dedikuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zv. Kryeministri Erjon Braçe dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan mjediset e reja dhe theksuan se vëmendja e Bashkisë së Tiranës dhe e qeverisë është për të çuar shërbimin tek qytetarët. “Ky bashkëpunim mes qeverisë qendrore me qeverisë lokale e sheh rezultatin në këtë hapësirë. Dilema është: shkojnë njerëzit te shërbimet, apo shërbimet te njerëzit? Besoj sot jemi përgjigjur qartë: shkojnë shërbimet ku janë njerëzit, shkon shteti te njerëzit, shkon qeveria, bashkia, deputetët, dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë shërbime konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Me zgjidhjen e kësaj dileme kemi një hapësirë të transformuar për Njësinë 6”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se në këto 4 vite, Kombinati është transformuar dhe sot ka jo vetëm çerdhe, kopshte e shkolla të reja, por edhe shërbime më pranë. “Ne diskutonim jo vetëm sjelljen e këtyre

shërbimeve, por faktin që qindra dhe mijëra fëmijë, çdo mëngjes, duhet të kalonin jo Tiranën, por 21-shin, për të kapur një kopsht, një shkollë, një çerdhe. Sot me shkollën e re, me kopshte të reja, me çerdhet e reja, qindra furgonë që shkonin e vinin dhe harxhonin kohë, jetë njerëzish e shpenzuar në trafik, i ka shërbimet këtu. Nuk kemi neglizhuar jo vetëm të gjallë, por as ata që nuk jetojnë më në varrezat e Kombinatit”, tha Veliaj. Një nga projektet e Bashkisë së Tiranës që do të marrë jetë këtë katërvjeçar është edhe krijimi i Tiranës policentrike, ku përfshihet qendra e Kombinatit. Për këtë, Bashkia e Tiranës do të zhvillojë një konkurs për sheshin “Garibaldi”. “Me gjithë këto ndërtesa të trashëgimisë in-

dustriale shqiptare, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet me ndërrimin e sistemit, duam që ta kthejmë pjesën e Kombinatit në një pjesë jo vetëm që të ruhet, por të restaurohet. Ata që i kanë zënë në vitet e fundit këto ndërtesa, do të trajtohen në një mënyrë sociale, pra o me një bonus qiraje, o me kredi të butë, ose me një banesë sociale. Duhet që ky shesh që është, le të themi, simbolikë e asaj që kemi si vizion i Tiranës policentrike, të materializohet. Do të kemi tre konkurse: Kinostudio, Kombinat dhe Laprakë”, tha kryebashkiaku. Duke vlerësuar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme në këto projekte, Veliaj garantoi se ndryshimi do të vijojë në çdo zonë të Tiranës. “Dje ishim te blloku “Misto Mame”, ndërkohë ka mbaruar blloku “Musine

Kokalari”; është si efekt domino, pra çdo ditë nga një punë konkrete. Nëse ecim me këtë ritëm, siç e kemi kthyer krenari të qenit nga “Bregu i Lumit” apo të qenit nga Lapraka ose Kinostudio, shumë shpejt të qenit nga “Misto Mame”, nga Kombinati, nga “Fabrika e Qelqit”, nga “Musine Kokalari”, do të jetë realisht subjekt krenarie”, deklaroi Veliaj. Si një nga banorët e hershëm të Kombinatit, Zv. Kryeministri Erjon Braçe vlerësoi Bashkinë e Tiranës për transformimin e gjithë zonës. “Këtu jam në shtëpinë time. Natyrisht, transformimi që ka pësuar Kombinati i dedikohet bashkisë, i dedikohet qeverisë sonë; të gjitha këto janë një kontribut shumë i vyer për të rigjallëruar aktivitetin ekonomik e social dhe pse jo, edhe kulturor e sportiv, të gjithë kësaj zone. Është një zonë me tradita të jashtëzakonshme, dhe natyrisht mungesa e shërbimeve dhe e cilësisë së shërbimeve besoj se ezaurohet plotësisht me këtë qendër”, deklaroi Braçe. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti shprehu rëndësinë që ka vota për të ndryshuar dhe përmirësuar në mënyrë konkrete jetën e qytetarëve. Ajo shprehu bindjen se edhe në këtë mandat të dytë, Bashkia e Tiranës do të tregojë një vëmendje të shtuar ndaj zonave më në periferi. “Jemi këtu për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm qytetarëve, se ajo që përcakton nëse duhet të jemi në anën e duhur apo në anën e gabuar, është vota. Përmes votës kemi treguar se ata politikanë të cilët janë në shërbim të qytetarëve do të vazhdojmë rregullisht t’i mbështesim sepse në

fund kjo e bën diferencën e madhe. Këtu kemi qenë ndër vite, e kanë patur bashkinë, e kanë patur qeverinë, dhe nuk kanë treguar minimumin e kujdesit ndaj banorëve të Kombinatit, të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ja ku jemi, ndryshimet po i bëjmë”, u shpreh Gjylameti. Rritja e gamës së shërbimeve dhe përmirësimi i cilësisë së këtyre shërbimeve ka qenë synimi i Bashkisë së Tiranës gjatë këtyre 4 viteve. Krahas shërbimeve të Bashkisë së Tiranës çelja dhe funksionimi i Qendrës së Integruar ADISA në zonën e Kombinatit, do të ofrojë përmes 18 sporteleve të saj shërbimet për 7 institucionet më të kërkuara si: Agjencia Shtetërore e Kadastrës; Instituti i Sigurimeve Shoqërore; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH); Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC); Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB); Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT); Posta Shqiptare. Gjithashtu, do të ofrohen të gjitha shërbimet e ALEAT për pajisjen e qytetarëve me kartë identiteti dhe pasaportë Biometrike, shërbimet e platformës qeveritare: ealbania ku së fundmi përfituesit e shërbimeve do të kenë mundësi për të marrë shërbime të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQëDuam.al.


AKTUALITET

14

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Ligji parashikon shtrirjen e reformës për personat me aftësi të kufizuar, për të cilët do të bëhet vlerësimi bio-psiko-social për përfitimin e pagesave që ata përfitojnë nga shteti

K

uvendi miratoi të enjten ligjin e ri të asistencës sociale, i cili parashikon konsolidimin e tre programeve të mbrojtjes sociale. Ligji parashikon heqjen e kufirit maksimal për masën e ndihmës ekonomike, duke krijuar mundësi për rritjen e përfitimit për familjet me shumë fëmijë. Ligji i ri i sapo miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë parashikon edhe shtrirjen e reformës për personat me aftësi të kufizuar, për të cilët do të bëhet vlerësimi bio-psiko-social për përfitimin e pagesave që ata përfitojnë nga shteti. Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe bonusi i bebes. Gjatë fjalës në Kuvend, Manastirliu tha se ligji i ri për asistencën sociale ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së familjeve në nevojë, grupeve të marxhinalizuara dhe individëve me aftësi të kufizuara për riintegrimin e tyre denjësisht në shoqëri. “Risitë në ligjin e ri për asistencën sociale fillojnë nga adresimi i problematikës shumëvjeçare për lehtësimin e procedurave në dhënien e ndihmës ekonomike tek përfituesit, duke ja ngarkuar këtë përgjegjësi Shërbimit Social Shtetëror dhe duke hequr këshillat bashkiakë nga përgjegjësia për miratimin e listës, që me reformën e realizuar krijonte vetëm vonesa tek përfituesit, pasi çdo verifikim

Ligji i ri për asistencën sociale, ministrja Manastirliu: Mbrojtje për grupet në nevojë

me sistemin elektronik behët online dhe lista procesohet online”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjin për asistencën sociale në Kuvend. Duke theksuar Manastirliu tha se reforma e re e ndihmës ekonomike me formulën e re të pikëzimit, me

sistemin dixhital, dha impakt direkt tek përfituesit, gjithashtu ligji i ri krijon mundësinë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet me shumë fëmijë. “Ky ligj heq tavanin e përfitimit të ndihmës ekonomike prej 8000 lekësh, duke hapur rrugën më shumë

THIRRJA

Shkollat e larta-maturantëve: Orientohuni nga tregu i punës

Kur kanë mbetur pak ditë nga përzgjedhja e degëve për studimet e larta, drejtuesit e universiteteve këshillojnë maturantët që të orientohen nga tregu i punës. ‘’Duhet të mendojnë sesi do t’i shërbejnë karrierës së tyre për t’u punësuar. Ekonomia është një nga degët që krijon hapësira punësimi’’, shprehet Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë. 1200 kuota do të ketë vit fakulteti i ekonomisë. Kule thotë se nuk do të ketë rritje të tarifës së shkollimit dhe as pagesa shtesë për provime të mbartura. Universiteti më i lakmuar, ai i Mjekësisë, këtë vit ka ndryshuar kriteret e pranimit duke i përshtatur me kurrikulën e gjimnazit. Ndërsa notat mesatare të kandidatëve që pranohen në degët e mjekësisë i afrohet. Sipas një studimi të bërë nga vetë Universiteti i mjekësisë, ka rezultuar se jo të gjitha 10-t janë të vërteta. Vetëm 35% e studentëve të pranuar në Mjekësi kanë ruajtur notën e shkollës së mesme. Universiteti synon zhvillimin e një konkursi krahas maturës shtetërore. Është këtë vit maturantet janë të orientuar nga degët e profilit shoqëror. Ndërsa kandidatët me rezultate shumë të larta garojnë për Mjekësinë, Inxhinieritë, Ekonominë dhe Drejtësinë.

SITUATA

P

rej ditësh në Shqipëri po qarkullon gripi i syrit. Transmetimi kryesor është nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gishtave me sytë. Zakonisht sytë preken me duar në mënyrë të pavullnetshme rreth 14 herë në ditë. Ky virus është mjaft rezistent dhe qëndron gjatë në mjediset që nuk pastrohen dhe dezinfektohen. Mjediset e ndotura me këtë virus, peshqirët, këllëfët e jastëkëve të ndotur apo shtrëngimi i duarve, mund të bëhen shkak për transmetimin e virusit. Gjithashtu ai përhapet nëpërmjet ajrit gjatë kollitjes apo teshtitjes. Pra virusi mund të gjendet kudo por kryesisht mund të transmetohet në pishina, në vende ku kryhet make-up apo në institucione të kujdesit shëndetësor nga duart e personelit. Mjekët japin këto këshilla: “Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë dhe sapun, dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Kontrolloni nëse keni dikë me këtë sëmundje, lani duart menjëherë pas kontaktit me të, dezinfektoni

se 2000 familjeve të përfitojnë masën e mbulimit edhe subvencionet”, tha ministrja. Në thelb të këtij ligji mbetet mbështetja e më të varfërve dhe strategjia e daljes nga skema e ndihmës ekonomike e familjeve me anëtarë në moshë pune, nëpërmjet punësimit të

qëndrueshëm. Parashikohet që kjo skemë të mbështesë individët dhe familjet të punësohen apo të përfitojnë trajnime profesionale për të rritur të ardhurat dhe për t’u riintegruar, në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Projektligji i ri i asistencës sociale përfshin edhe dy programe të tjera sociale, programi i aftësisë së kufizuar dhe bonusi i bebes. “Ky ligj parashikon sistemin e ri të vlerësimit bazuar në modelin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar. Ligji përcakton se e drejta e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar garantohet si një e drejtë që në rastet e punësimit të personit me aftësi të kufizuar, përfitohet deri në 4 vite, krahas pagës. Kjo nuk do të thotë që personi me aftësi të kufizuar do të humbasë të gjitha përfitimet e aftësisë së kufizuar për shkak të punësimit, pasi do të trajtohet me të gjitha pagesat e tjera të tilla si pagesa e ndihmësit personal, kompensime, paketa higjienosanitare gjatë gjithë kohës”, tha Manastirliu. Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe programi i bonusit të bebes për çdo të porsalindur: 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë të reja për fëmijën e tretë. Përfshirja e bonusit të bebes në ligjin e asistencës sociale jo vetëm mbështet direkt familjet e reja me pagesën për çdo të porsalindur por është edhe politike pro-lindshmërisë.

Gripi i syrit, mjekët: Ja si mund të kurohet

me produkte që përmbajnë klor sipërfaqet e prekura prej tij apo lani menjëherë me ujë të nxehtë, dezinfektoni sendet apo veshjet e

prekura. Mos prekni sytë dhe mos i fërkoni ato kur jeni të sëmurë me këtë infeksion. Fërkimi i syrit përkeqëson gjendjen dhe e përhap atë edhe në syrin tjetër. Mënjanoni përdorimin e sendeve personale si peshqirët, këllëfët e jastëkëve apo çarçafët dhe batanijet, produktet kozmetike sidomos ato që përdoren për sytë, syzet etj. Mos përdorni lente kontakti kur keni shenja të këtij infeksioni derisa t’u thotë mjeku. Mos përdorni të njëjtin produkt (medikamentet në pika apo pomadat) për syrin e shëndetshëm. Pra, kur mjekoni syrin e sëmurë, për të vendosur pikat ose pomadën tek syri tjetër lani mirë duart dhe përdorni një pomade apo solucion tjetër, pavarësisht se lloji i produktit është i njëjtë. Pastroni mjediset publike dhe ato spitalore me dezinfektantë që përmbajnë klor dhe kjo të kryhet vazhdimisht”.


AKTUALITET

15

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se Administrata Tatimore do të vijojë të mbështesë dhe të inkurajojë bizneset

N

ë kuadër të zbatimit të Planit Operacional në luftë kundër Informalitetit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, inspektuan disa biznese në qendër të Tiranës, ku prezantuan aplikacionin “Stop Informalitetit”. Monitorimi i bizneseve po bëhet për të garantuar përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore dhe ligjore, regjistrimin pranë organeve kompetente, pajisjen me kasa fiskale, lëshimin e kuponëve tatimorë, si dhe regjistrimin e punonjësve. Gjatë vizitës, ministrja Denaj kërkoi mirëkuptimin e sipërmarrjeve për të bashkëpunuar me Administratën Tatimore, në mënyrë që të garantohet nga të gjithë zbatimi rigoroz i ligjit. Sipas saj, kjo forcon bashkëpunimit mes të dyja palëve. “Jemi të kënaqur që konstatojmë se jeni duke respektuar të gjitha rregullat e administratës tatimore. Shpresoj që inspektorët të kenë qenë korrekt në raport me sjelljen ndaj jush. Administrata Tatimore do të vazhdojë me monitorimet dhe vizitat periodike fiskale, pasi kjo është pjesë e punës sonë dhe në këtë mënyrë ne besojmë se ju mbrojmë dhe forcojmë bashkëpunimin mes të dyja palëve”, tha Denaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, tha se për t’i ardhur në ndihmë biznesit dhe konsumatorëve është duke u punuar në mënyrë intensive për krijimin e një aplikacioni të dedikuar që do të quhet “Stop Informalitetit”. “Të gjithë konsumatorët duhet të na

“Stop Informalitetit”, Denaj: Në ndihmë të biznesit dhe konsumatorit

bashkohen në këtë nismë për të sfiduar biznesin e parregullt sepse qëllimi ynë është që ata që tregohen korrekt të mos mbajnë barrën fiskale. Çdo i punësuar mund të denoncojë një biznes nëse ai nuk e ka

SITUATA

regjistruar, nëse nuk paguhet mbi bazën e pagës reale, nëse nuk i paguan sigurimet, nuk i paguan tatimet sipas ligjit. Përmes këtij aplikacioni mund të bëhen edhe denoncime nëse konstatohen sjellje abuzive dhe korruptive

Tola: 107 të vdekur dhe 1 mijë A të plagosur në 7 muaj

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola publikoi mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, video nga aksidentet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit. Në formën e një mesazhi sensibilizues, Tola bëri apel që drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, pasi sjellin pasoja të paparashikueshme. 107 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur nga 1 janari i këtij viti deri më sot janë shifra mjaft të larta për Shqipërinë. Sipas Tolës ka një trend ulje të aksidenteve por gjithsesi sipas shifrave situata mbetet shqetësuese. Nga masat e policisë, vlen të theksohen dy shifra për vitin e kaluar. E para është 3500 patenta të bllokuara dhe shifra prej 13 miliardë lekët të vjetra gjobë të vjela vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Tola, shkelja nuëmr një por që ka sjellë edhe pasoja të rënda është përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

AKSIONI

utoriteti Kombëtar i Ushqimit, nga kontrolli i zhvilluar në dy supermarkete në Tiranë, rezultoi se njëri subjekt ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, duke u gjobituri me 1,000,000 lekë. Ndërsa në subjektin e dytë u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore, duke u gjobitur me 100,000 lekë. AKU ka ushtruar kontroll në Bulqizë, ku u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar. Për këto shkelje subjekti u gjobit me 150 000 mijë lekë dhe “bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore. Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt në Poliçan të Beratit, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve

nga ana e administratës tatimore”, tha Denaj. Aplikacioni do të nisë të funksionojë që në muaji gusht dhe do të mund të shkarkohet, si nga individët, ashtu edhe bizneset. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina

Ibrahimaj, tha se Administrata Tatimore do të vijojë të mbështesë dhe të inkurajojë bizneset, që përmbushin në mënyrë korrekte të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi. Plani Operacional do të vijojë të zbatohet në terren, në të gjithë vendin, për të garantuar konkurrencën e ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe për të luftuar informalitetin, që shkon në dëm të zhvillimit të ekonomisë. Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektoriati i Punës dhe Sektori i Monitorimit në Terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijuan me një inspektim të përbashkët në zonën e Currilave në Durrës. Subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore. Drejtues të Lartë nga Inspektoriati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg.

AKU gjobit me 1.75 milionë lekë 4 subjekte

të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e

gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte. Për shkeljet e konstatuara, AKU gjobiti me 500 mijë lekë “bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme dhe “bllokim i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.


AKTUALITET

16

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit, teksa u përballnin me sipërmarrësit që kishin zaptuar plazhet publike, garantuan qytetarët se do respektohet ligji për hapësirën publike që u takon

V

ijon aksioni i “TaskForca” për Turizmin, për ti siguruar pushuesve hapësirën publike. Këtë herë aksioni u përqëndrua në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit, për të liruar plazhet publike të zaptuara nga sipërmarrësit privat. Prej vitesh pushuesit përballen me zaptim të zonës publike nga privatët që ushtrojnë aktivitetin përgjatë sezonit turistik, me çadra dhe shazlonge. Aksion ky që është vlerësuar edhe nga pushuesit dhe banorët e zonës. Nga aksioni u liruan katër hapësira publike të zaptuara. “Kam 15 vite që bëj plazh në këtë zonë dhe në fillim kemi pasur një rrip plazh publik por tani ishte zhdukur”, tha ajo. “Sot bashkia erdhi hapi. Ne kemi shtëpinë këtu. Pse duhet të paguaj shtratin e plazhit, pse duhet të paguaj. Kur kam shtëpinë këtu, duhet të kem dhe vendin tim këtu në rërë”. Përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit gjatë aksionit, teksa u përballnin me sipërmarrësit që kishin zaptuar plazhet publike, garantuan qytetarët se do respektohet ligji për hapësirën publike që u takon. Qytetarët dhe banorët e zonës pranuan se Bashkia edhe vitin e shkuar kishte reaguar në lidhje me të njëjtin fenomen. “Edhe vjet dhe sivjet jam i detyruar në bazë të ligjit të hap hapësirën e nevojshme për plazhin publik. Plazhi publik është pa pagesë, e ofron Bashkia, që ja jep banorëve”, garantoi nëndrejtori i Policisë Bashkiake

“Task-Forca” u rikthen qytetarëve mbi 14 plazhe publike

i pranishëm në aksion. “Unë kam shumë vite që vi këtu te Shkëmbi Kavajës. Sivjet paska bërë shumë ndryshime kryebashkiaku i Durrësit. Policia Bashkiake është prezentë dhe na qëndron pranë për çdo problematikë”, tha një zotëri që po ndiqte nga pranë aksionin e Taks-Forcës për bregdetin. Ndërsa për ATSH,

SITUATA

“Syri i Kaltër”, rrugë me gropa dhe pluhur

Rruga vetëm 4 km që të çon në burimet e “Syrit të Kaltër” është në gjendje të mjerueshme. Ajo ka mbetur e tillë prej vitesh, edhe pse interesi për të vizituar një nga 18 burimet e Malit të Gjerë shtohen vit pas viti. “Bukuritë e ujit të kristaltë dhe bimësisë së dendur zbehen”,-thonë turistët pasi ke kaluar nga pluhuri për të mbërritur në destinacion. Si të mos mjaftonin gropat që shoqërojnë të gjithë segmentin rrugorë, për të hyrë në burim fillimisht duhet të kalosh këtë rrugë të ngushtë me baltë. Një infrastrukturë e tillë rrugore që e bën udhëtimin e vështirë, dëmton automjetet dhe krijon radhë të gjata autobusësh, mund të bëj që turistët të mendojnë dy herë nëse do të rikthehehen në “Syrin e Kaltër”.

punonjësit e Policisë Bashkiake u shprehën se “jemi duke mbajtur në kontroll plazhet publike që ka liruar bashkia. Jemi këtu dhe ruajmë të gjitha këto plazhet dhe vrojtojmë dhe fenomenit e tjera”. Qytetarët u shprehën mirënjohës për punën e bërë. “Ne e vlerësojmë punën e Policisë Bashkiake. Kjo Bashki ka ardhur

edhe vitin e shkuar. Kemi qenë të shtrirë mbi njëri-tjetrin, kemi pasur konflikte mes nesh”, tha një zonjë tjetër aty pranë. “Erdhi Polica Bashkiake liroi vendin. Mua më pëlqen veprimi”, thotë zotëria tjetër. Kam shtëpinë këtu dhe ndryshimet janë të mira”, vijon ai. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se aksioni

AKSIONI “Prej vitesh pushuesit përballen me zaptim të zonës publike nga privatët që ushtrojnë aktivitetin përgjatë sezonit turistik, me çadra dhe shazlonge. Nga aksioni u liruan katër hapësira publike të zaptuara, ndërsa më herët aksioni është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare nën jurisprudencën e Prefekturës së Durrësit, duke nisur nga Gjiri i Lalëzit e duke vijuar deri në kufi me Kavajën”. kërkon të sigurojë hapësirat publike të cilat nuk janë të uzurpuara nga privatët, nga vendosja e çadrave dhe nga vendosja e shezlonëve për të gjithë hapësirën e bregdetit. Sipas tij, plazhe të tjera publike janë liruar edhe në stacione të tjera plazhesh, që mbulohen nga bashkia Kavajë, për të vijuar me realizimin e të njëjtit procesi edhe në plazhet që mbulohen nga bashkia Durrës. “Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurtë sezonin turistik. Jemi në një sezon që ka filluar i suksesshëm, kemi një rritje të numrit të turistëve të huaj edhe krahasuar me vjet, duhet që paralelisht me shtimin e kapaciteteve akomoduese të kemi më shumë rregulla për menaxhimin e sektorit publik dhe menaxhimin e plazhit”, tha ministri Klosi.

ZV/MINISTRJA

Siguria, Voda: Të angazhuar mbi 1511 efektivë “Në zbatim të VKM-së së dal së fundmi për sigurinë në plazhe, punonjësit e policisë janë ata që duken qenë pjesë e ‘’Task-Forcave’’ të Turizmit janë aktiv në monitorimin e plotësimit të kritereve të sigurisë në plazhe’’, u shpreh gjatë një interviste për ERTV, nga bregdeti i Durrësit, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda. ‘’Vjet kemi patur 1300 efektivë policie të angazhuar në kuadër të sigurisë në plazhe, ndërsa këtë vit janë 1511 efektivë të angazhuar. Ky numër është rritur këtë vit dhe për shkak sepse Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mjaft i preferuar turistik dhe numri i turistëve është gjithnjë në rritje’’, tha Voda. ‘’Në fund të janarit të vitit 2019 drejtori i Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave për të garantuar sigurinë në plazhe. Kemi mbi 907 punonjës të policisë kufitare dhe migracionit që janë dhe vija e parë e kontaktit me Shqipërinë. Ne gjithashtu kemi rritur numrin e patrullimeve të policisë në zonat e plazhit ku polic të rinj dhe të reja patrullojnë me

biçikleta duke ofruar dhe një pamje të këndshme dhe për turistët’’. Zv/ministrja theksoi se janë ngritur tashmë stacionet policore provizore jo vetëm në bregdet por edhe në zonat turistike malore si Valbona apo Thethi. Për të garantuar sigurinë në ujë, në det janë vendosur bovat, apo shenjat që tregojnë se deri

ku është e sigurt që notuesit të lahen dhe ky është një kriter që duhet zbatuar në të gjithë vijën bregdetare. Në këtë sezon turistik ku edhe fluksi i personave që hyjnë ne vend është i lartë, mbi 907 punonjës të policisë kufitare janë në gatishmëri, kryesisht në aeroportin e Rinasit dhe pikat e tjera kufitare.


POLITIKE

17

E shtunë, 20 KORRIK 2019

MIRATIMI I KONCESIONEVE

Kryemadhi: Parlamenti një teatër kukullash N ë një takim me strukturat e LSI në Lushnje, Monika Kryemadhi ka komentuar dhe seancën e ditës së enjte ku u kaluan dhe dy koncesionet e Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Kryetarja e LSI, e cilësoi seancën e djeshme si qesharake, pasi fillimisht votoi dy koncesionet dhe më pas ndryshimet në ligjin e koncesioneve, të cilat janë propozuar që para 3 vitesh nga LSI. “Parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash. Dje dy vendime qesharake në të njëjten seancë. Në fillim u miratuan

OPINION Nga Aurel Plasari

R

usia pararevoluciona re kishte trashëguar nga Perandoria romake e Lindjes ose Bizanti një “Katalog të Rangjeve”, që do të thotë një tablo sinoptike të ofiqeve fisnikëruese ushtarake, administrative dhe diplomatike të shtetit, i përshtatur më vonë nga Pjetri i Madh në një “Tabelë të Rangjeve”. Nën sloganet propagandistike të ndërtimit të një “shoqërie të re”, pa pronë private, pa burokraci, pa institucione dhune dhe – sidomos – pa klasa, autorët e grushtit leninist të shtetit iu përveshën vënies në jetë të një utopie klasore. Më 1918 Lenini ndërmori aksionin historik të asgjësimit të aristokracisë, jo vetëm nëpërmjet akteve ligjore, por edhe nëpërmjet banjës së njohur të gjakut: asgjësimit fizik të familjes perandorake “me një të lëvizur të dorës”, sikundër ia kishte ënda ta përsëriste, si dhe deklasimit të pothuaj gjithë familjeve të tjera të mëdha. Aristokraci, simbas propagandës leniniste, nuk do të ekzistonte më. Çdo gjë aristokratike do të cilësohej “reaksionare”, një kuptim i ri që iu dha edhe vetë këtij termi. Lideri bolshevik kishte vite që ngulmonte në parimin simbas të cilit shteti është organ ose makinë e dhunës së një klase mbi një klasë tjetër. Organin e ri ose makinën e re të dhunës për të shtypur klasën tanimë të përmbysur nga “revolucioni” do t’ia shërbente publikut nën

kryeministrit Rama. “Rrugët e dhëna me koncension janë jo vetëm super korruptive, por pa asnjë vlerë të shtuar ekonomike. 323 milion euro pa asnjë ndikim as në infrastrukturën rrugore, as në ekonomi. Dy koncensionet, ndikim pozitiv vetëm tek llogaritë në bankat offshore të oligarkëve dhe Ramës. LSI e vendosur që paratë e koncensioneve korruptive do kthehen deri në një, sërish në arkën e shtetit. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë taksat, mundin dhe djersën e shqiptarëve me koncensionet korruptive”,- tha Kryemadhi.

dy mega afera korruptive të Balldren-Milot dhe OrikumDukat dhe më pas u ndryshuan ligji për ofertat e pakërkuara. Rama pasi i detyroi deputetët të votonin aferat prej 323 milion eurosh, i detyroi dhe të tallen me veten dhe votuan ndryshimet në ligjin e koncensioneve. LSI kishte tre vite që i kishte depozituar ndryshimet në ligjin e koncensioneve”,tha Kryemadhi. Kryemadhi tha se koncesionet nuk japin asnjë vlerë të shtuar në ekonomi dhe në infrastrukturë por vetëm në xhepat e oligarkëve dhe

etiketën e “diktaturës së proletariatit”. Tezat më të rëndësishme të këtij aksioni klasor revolucionar Lenini i kishte parashtruar në artikullin programatik A do ta mbajnë bolshevikët pushtetin shtetëror?, që qe botuar saktësisht në prag të marrjes së pushtetit (tetor 1917). Kur çështja e shtruar në artikullin e përmendur kaloi nga fusha e teorisë në fushën e praktikës rezultoi që, në fakt, diktaturën do ta ushtronte një kastë e re sunduese. Lenini vetë kastën e re sunduese do ta emërtonte në tekstet e tij të mëvonshme “klasa e re”. Ishte një shpikje konceptuale që nuk kishte ekzistuar në tekstet as të Marx-it, as të Engelsit, si me thënë një përvetësim i “Tabelës së Rangjeve” të epokës cariste duke ia përshtatur atë pushtetit të sapoinstaluar. Në aktet e brendshme dokumentare të regjimit leninist – mandej edhe stalinist – kjo aristokraci lloji të ri emërtohej saktësisht “Nomenklaturë”. Nën emërtesën “Íîìåíêëàòóðà” njihej listimi – për qarkullim të brendshëm dhe që u fshihej me shumë rreptësi “masave punonjëse” – i funksionarëve të lartë të cilët emëroheshin me vendim ose miratim të Komitetit Qendror në BRSS, listim i imituar nga të gjitha regjimet e “Kampit socialist”. Vetë Komiteti Qendror përbënte rangun më të lartë të Nomenklaturës. Rangjet e tjera kompletoheshin me të përzgjedhur në bazë njohjesh,

Modeli sovjetik i Nomenklaturës rekomandimesh, por më shumë në bazë të kriterit të besnikërisë ndaj një udhëheqësi. Kompetenca profesionale? Ajo mund të llogaritej, por nuk lozte ndonjë rol vendimtar. Në Nomenklaturë bënin pjesë edhe drejtuesit e organizatave të masave, të krijuesve, si dhe të strukturave akademike shkencore. Për shembull në Nomenklaturën e kontrolluar e të miratuar nga KQ rezultojnë si kryetari dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave të BRSS, edhe kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve të BRSS dhe sekretarët e atij “Bashkimi”. Nëpërmjet pushtetit të kësaj “aristokracie të re” sundohej i quajturi “proletariat”. Nomenklatura merrte vendimet politike, si dhe vendoste masat represive të brendshme, politikën e jashtme etj. Nga ana tjetër ajo gëzonte një varg të gjatë privilegjesh: paga preferenciale, furnizim me mallra dhe produkte ushqimore me shitore të veçanta e të paaksesueshme nga “masat punonjëse”, shërbim shëndetësor të posaçëm me ambulatorë të veçantë, shtëpi pushimi të veçanta, udhëtime dhe shërbime jashtë shtetit, dhe kështu me radhë. Qysh nga vitet 1921-1922, kur në Bashkimin Sovjetik filloi të përdoret – gjithnjë vetëm për përdorim të brendshëm – termi “nomenklaturë”, fondet dokumentare që kanë të bëjnë

me atë kastë të mbyllur oligarkike vijojnë të mbeten të klasifikuara si “sekrete”. Megjithëkëtë, simbas të dhënave që hulumtuesit bashkëkohorë kanë mundur të nxjerrin në dritë, piramida e të privilegjuarve të Nomenklaturës Sovjetike përbënte 1,5 % të një popullsie prej mbi 200 milionësh. Në këtë 1,5% bënin pjesë rreth 150 funksionarë të lartë të Komitetit Qendror dhe të Sekretariatit të Përgjithshëm të PKBS, mandej në shkallë hierarkike rreth 250.000 persona të aparatit politik, të shtetit dhe të institucioneve të represionit, të republikave, rajoneve, rretheve dhe qyteteve të mëdha. U shtoheshin këtyre edhe rreth gjysmë milioni funksionarësh të ekonomisë. Në librin e tij Nomenklatura: klasa sunduese e Bashkimit Sovjetik studiuesi i sistemit politik sovjetik Mihail S. Voslenski e ka përllogaritur numrin e personave që përbënin nomenklaturën e BRSS në periudhën e Brezhnjevit në 3.000.000, duke përfshirë edhe familjet dhe të afërmit e tyre. Ç’është më interesantja: as shpikja leniniste, sado ingjenioze, nuk i shpëtoi ligjit të teoricienit “reaksionar” të elitave Vilfredo Pareto, simbas të cilit – po e them në mënyrë të thjeshtuar – çdo elitë bjerret dhe duhet furnizuar me prurje të reja nga poshtë lart që të mund ta vijojë mbajtjen e

pushtetit. Situata klasike e bjerrjes së çdo elite për shkak të zvetënimit të elementëve që atë e përbëjnë u vërtetua edhe për Nomenklaturën. Edhe bjerrja e strukturës së pushtetit sovjetik, për shembull, u karakterizua nga plakja dhe njëherësh rrëgjimi duke filluar prej shtresës më të lartë të Nomenklaturës. Nëse në fillim të periudhës sovjetike udhëheqësia bolshevike ishte relativisht e re në moshë, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKBS në kohën e Brezhnjevit përbëhej kryesisht prej “pensionistësh”. Mosha e tyre mesatare ishte 70 vjeç dhe anëtarët më të rinj më moshë dhe kandidatë të Byrosë Politike në fillim të viteve ’80 ishin Gorbaçovi dhe Shevardnadze, që në atë kohë i kishin kaluar të 50-at. Libri i përmendur i Voslenskit u botua për herë të parë në gjermanisht në vitin 1980 nga shtëpia botuese “Fritz Molden” dhe u përthye më mbas në shumë gjuhë duke ushtruar ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit sociologjik dhe politik. Në Bashkim in Sovjetik ai u botua për herë të parë më 1990 me parathënie nga Milovan Gjilasi. Përveç vetë ekzistimit të Nomenklaturës në ish-Republikën Socialiste të Shqipërisë, të dhëna të plota statistikore për të ende nuk janë nxjerrë në dritë. Hashtag.al


KULTURE

18

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Një aktore shqiptare përfaqëson Greqinë në skenën e Butrintit

T

eatri Thessaliko, në Sh qipëri me shfaqjen “Toka u ngjye në të kuqe”. Dramaciteti i shfaqjes në teatrin e Butrintit dhe loja e jashtëzakonshme e aktores shqiptare Marsela Lena në skenë. Është e dyta herë që marr “udhën e të marrit” që nga Athina e vij të ulem qoftë edhe një natë me hënë përrallore, mbi ndenjëset e gurta të Amfiteatrit të madhërishëm të Butrintit në qytetin tim të lindjes, në Sarandën e bekuar nga perënditë e lashta dhe të mbetur po aty, për t’u mahnitur i madh e i vogël, nga e gjithë Bota! Tri vite më parë për të parë djalin-aktor të çiftit Dokle (Kleopatrës së Vlorës e Zehrudinit nga Kukësi që e ngritën “folenë” në Bullgari!), i njohur tashmë që nga skenat e ekranet e Sofjes e deri në ato të Hollivudit (USA) dhe tani, për të parë Marsela Lenën nga “Guri i Thatë” i Leskovikut, e cila ka 7 vjet që po ndrit në skenat e Athinës, të Pireut e të Larisës! Po, ja që, “margaritarët” ndrisin ca më tepër nëpër “gjokset e damave të huaja!” e ne do të mbetemi edhe për shumë kohe, një publik i varfër, i ulur nëpër gurët e këtyre amfiteatrove antike të vendit tim! Dhe unë, i ulur aty me mikun tim të nderuar, fqinjin e mençur të fshatit tim, Filozofin Përparim Kabo, -një nga ithtarët më të zjarrtë të këtij festivali të pazakontë, do të kuvendojmë për mjerimin tonë, kur shteti ynë, është tani, deri në atë “derexhe” sa nuk mundet t’i thërras këtu edhe trupa të tjera prestigjioze të rruzullit tokësor, veçse disa të fqinjëve më të afërt, që duken “nga më të largëtat”, kur na vijnë papritur, bashkë edhe me djemtë e vajzat tona mërgimtare, si ky Leart Dokle, të përfaqësojë Bullgarinë dhe kjo Marsela Lena të përfaqësojë Greqinë…. Është një dramë për tokën, për ëndrrat e fshatarëve të Thesalisë në të shkuarën, që të kenë tokën, bukën, shtëpitë e varret e tyre. Nikos Foskolos, i bazuar në ngjarje reale të historisë, duke e marrë spunton kryesore prej kryengritjes fshatare të Kilerelit të Thesalisë, e ka quajtur skenarin e vet “Toka u ngjye në të kuq” dhe fillimisht u xhirua si film, po në këtë hapësirë të gjerë të Greqisë. Ndërsa regjisorja Kyriaki Spanoy, Drejtoreshë Artistike e skenës qendrore të Larisës e realizoi si spektakël në teatrin e vet, duke për-

Trajleri i filmit miliona dollarësh “masakrohet” nga rrjeti

D

je u publikua trajleri i filmit të titulluar “Cats” (Macet), i cili mezi pritej nga publiku. Për çudinë e të gjithëve, ndjekësit në rrjet betohen se s’kanë parë gjë më të tmerrshme, pavarësisht milionave të investuara në të. Një mori artistësh të famshëm pjesëmarrës në film si Taylor Swift, James Corden, Jennifer Hudson, Idris Elba, Jason Derulo, Judi Dench nuk arritën ta bënin trajlerin tërheqës për sytë e publikut, që shpresonte se ai do të ishte filmi i vitit. Ishte Taylor Swift, aktorja kryesore, ajo që publikoi në profilin e saj në Instagram trailerin por ndjekësit e kanë detyruar të bllokojë komentet për shkak të gjërave që kishin shkruar. Madje, në “Twitter” kanë nisur të bëhen ‘meme’ me trajlerin, i cili duket se është kthyer në kryefjalën e ditës. “Nëse dikush dëshiron të kalojë një makth sonte, le të shikojë trailerin e “The Cats”, ndërshkimi ynë për filtrat e snapchatit.”, shkruhet në një nga memet më të ripostuara. dorur aktorët, monitorët me ekranizimet filmike, artin pamor të grafikës e të pllakatit, teatrin e hijeve e te karagjozëve dhe një skenografi funksionale të Apostolos Vetas, që i shkon kësaj epoke të gjerë të kryengritjeve fshatare. Sfondi e karakteri historik, kështu, bëhet i pranishëm, i gjallë, me një epikë tronditëse të njerëzve të varfër e të thjeshtë që luftuan dekada të tëra për tokën, për bukën e varret e tyre, derisa i siguruan ato. Në këtë konflikt të madh shoqëroro-politik merr pjesë aktive edhe familja që e vuan direkt varfërinë e tejskajshme, robërimin e shfrytëzimin e çifligarëve vendas e zaptuesve të huaj që këtu paraqiten në trajtën simbolike si zogj grabitqarë me tipare të zeza. Konflikti është social, po edhe familjar. Paksa i shpërndarë dhe i fragmentarizuar. Dhe duhet të bëhet e të shpërbëhet gjithçka, të luftojë bujku me again që i pi gjakun, po edhe vëllai me vëllain, babai me të birin dhe në të kundërtën, i biri me babanë, deri në përdorim të pushkës e të

litarit. Figurat skenike, ndonëse në një shtrirje të gjerë në epokë, arrijnë të alternohen, të konvergohen e të konkretizohen dhe regjisorja Spanoy ndërton artistikisht një tablo rrëqethëse të këtij konflikti historik, që vjen duke u ashpërsuar, sidomos nga fundi i spektaklit, aq sa, regjisores “i shpëton filli nga duart”, duke dalë nga shtrati i subjektit panoramik në kornizën e vetë fragmantare, me do ngjarje pasuese që përbëjnë drama e tragjedi që duheshin trajtuar më në brendësi ose veçmas, në të tjera drama e tragjedi skenike….E megjithatë penelata është hedhur në “pëlhurë” e atmosfera skenike është e tejngopur, duke mos mbajtur më stërhollime e shtojca të tilla. Kupa e verës nuk mbushet deri në buzën e saj, sa të derdhet!... Ndofta, nuk do të shkonte këtu edhe retorika e tepërt, ne shpjegimet e gjata, pas çdo tabloje e në disa “funde” njëherësh, ku ana moralizuese “derdhet” me tepri, po njëlloj sikundër thamë për kupën e verës së tejmbushur!...

Rahoveci gati për turin me biçikleta

T

ë rinjtë e Rahovecit sot do ta jetësojnë një ide tjetër kreative. Ditën e sotme ata do ta organizojnë edicionin e dytë të turit me biçikleta, që ka për qëllim promovimin e qytetit të bukur të Rahovecit dhe njëkohësisht, pjesëmarrësit do të njihen për së afërmi me bukuritë e Rahovecit. Në dispozicion për këtë event janë rreth 100 biçikleta, rezervimi i së cilave është falas. Po ashtu, numri i biçikletave është i limituar. Përveç turit me biçikleta, pjesëmarrësit në kohën e pushimit kryesor do të kenë mundësi t’i ndezin balonat, t’i japin qiellit të qytetit të bukur të Rahovecit një pamje mahnitëse.

Filmi“Streha mes reve”në shtator në kinematë gjermane

F

ilmi “Streha mes reve” pas pjesë marrjes në “Munich Film Fest” do të shfaqet nga 20 shtatori në 40 kinema në të gjithë Gjermaninë. Filmi “Streha me mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina pak kohë më parë u shpall edhe filmi më i mirë në “Valletta Film Festival” në Maltë. Vlerësimi për filmin ishte me motivin: “Streha mes reve” për qasjen delikate të një subjekti të ndjeshëm për kohët që jetojmë, bashkë ekzistencën paqësore mes katolicizmit dhe islamit, në sfondin kinematografik të maleve shqiptare”. Filmi “Streha mes reve” muaj më parë u shfaq premierë botërore në një festival të kategorisë A në Estoni. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Sh-

qipëria dhe Kosova, emra që janë të vlerësuar dhe në botë me kinemanë. Në role interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili, Virus Shala, etj. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre

u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në rininë e tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.


SHOWBIZ

19

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Pse Kylie Jenner nuk do të martohet me Travis Scott?

Kylie Jenner dhe Travis Scott gjithmonë kanë ditur t’i surprizojnë fansat e tyre në lidhje me gjithçka nga marrëdhënia e tyre, që nga fillimi i kohës. Mund të themi që nga marsi i 2018-ës ku u bënë prindër për herë të parë dhe arritën ta mbajnë të fshehur shtatzëninë e Kylie-t për të 9-të muajt. Që atëherë, sa herë ata postojnë ndonjë foto në Instagram apo shfaqen në publik, ndjekësit e interpretojnë deri në detajet më të vogla. Dyshimi më i madh që ata kanë për momentin është nëse çifti është martuar apo jo dhe në fakt ne kemi një përgjigje për këtë. JO! Madje, Kylie nuk dëshiron të martohet për momentin. Sipas një burimi, që mesa duket i tregon sekretet e familjes për “Us Weekly”, reperi dëshiron që t’i bëjnë gjërat zyrtare, ndërkohë që partnerja e tij nuk është dhe aq dakord. “Martesa nuk është e rëndësishme për Kylie-n, por është shumë e rëndësishme për Travis”- thotë burimi- “Por ndërkohë që ai ja shpreh këtë dëshirë herë pas

Dua Lipa së shpejti do të rikthehet në Kosovë. Në data 2,3,4 gusht do të mbahet festivali ndërkombëtar, “Sunny Hill Festival”, në Kosovë. Në mesin e shumë emrave të njohur, që do të marrin pjesë në festival, është dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ajo me anë të një statusi në Instagram është shprehur mjaft e lumtur që për të dytin vit radhazi do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë. “E ngazëllyer për vitin e dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjarëve tonë që kanë punuar pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë mezi po pres të jem aty … fillon numërimi mbrapsht!!! “, – shkruan Dua Lipa.

herë, ajo nuk dëshiron. Megjithatë vazhdojnë të flasin në lidhje me këtë temë.” Okay, situata nuk duket dhe aq ideale për Travis, por të paktën janë duke folur për kurorëzimin në martesë. Në fakt, Kylie është vetëm 21 vjeç dhe bën shumë sens që ajo të mos të dojë të bëjë një dasmë për momentin. Gjithsesi miqtë e saj thonë që në fund ajo mund të “dorëzohet” dhe ta zyrtarizojë lidhjen me reperin e

“Sicko Mode”. Kim Kardashin është ajo që e shtyn më shumë Kylie-n drejt martesës, gjë që në fakt vjen si çudi, pasi të gjithë e dimë si kanë shkuar martesat e Kim. E në fakt, Kylie dhe Travis jetojnë bashkë, kanë një vajzë, Stromin, dhe e thërrasin njëritjetrin, burrë dhe grua… Kështu që mund të themi se ata janë të martuar tashmë, megjithëse dokumenti zyrtar do të mungojë për ca kohë.

Gjykata merr vendim për reperin amerikan, Asap Rocky

Gjykata ka vendosur që reperi amerikan, Asap Rocky të qëndrojë edhe për një javë në burg në Suedi, ndërsa prokurorët po vazhdojnë hetimet e tyre, shkruan

Dua Lipa entuziaste për rikthimin në Kosovë: Mezi po pres

TMZ.Ata thanë se do të marrin një vendim përfundimtar të enjten e ardhshme, megjithëse duke pasur parasysh njoftimin e tyre të parë për shtyp, të premten e kaluar,

duket se ata do të padisin reperin. Prokurorët thonë se ata duhet të mbajnë reperin pas hekurave sepse ai është një rrezik. Njerëzit që e sulmuan reperin nuk kanë kaluar asnjë minutë në paraburgim, ndërsa pse prokurorët kanë nevojë për më shumë kohë kur e gjitha është në video, atëherë kjo do të thotë se po përgatisin akuzën për Asap”, shkruan TMZ. Asap Rocky gjatë qëndrimit në Suedi u përlesh me dy persona, ku dhe më pas u arrestua. Ndërsa ka dy javë që po qëndron pas hekurave në këtë shtet. Kim Kardashian dhe Kanye West lobuan në Shtëpinë e Bardhë për lirimin e tij, mirëpo deri tani nuk është bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Michelle Obama, gruaja më e admiruar në botë Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi nga YouGov, ka shpallur Michelle Obama-n gruan më të admiruar në botë dhe sigurisht, jo pa arsye. Ishzonja e parë e Amerikës është kthyer në model frymëzimi për shumë gra në të gjithë botën. Impakti dhe popullariteti i saj pati rritje sidomos këtë vit, me hedhjen në treg të librit të saj autobiografik “Becoming”, i cili numëron me miliona kopje të shitura në mbarë botën.

Carla Bruni për Sarkozy: Nëse bën interesantin me një femër e vras Carla Bruni është shumë xheloze për bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy. Këtë gjë e ka treguar në një intervistë të fundit në emisionin “Femmes puissantes” ajo tregoi jo vetëm që është xhelozë por edhe e paralajmëroi bashkëshortin e saj. “Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i pres fytin” –ka thënë këngëtarja dhe ish-modelja. “Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”- vazhdoi më tej duke qeshur 51-vjeçarja. Ajo tha se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i quan si “rrezik” por si aleate. Carla Bruni foli edhe për vitin 2008 periudhë kur u njoh me ishpresidentin francez, Sarkozy. “Në periudhën që ne jemi njohur ishin në dy beqarë, nuk kemi qenë shkaku i prishjes së një lidhje të mëparshme. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk prishëm as them asgjë”- ka thënë ajo.


SPORT

20

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Gazeta “Koha Jone” ka mësuar se klubi verilindor ka gjetur gjuhën e përbashkët me korçarët

Rozalb Lika

K

ukësi pritet që të bëjë një mini-revolucion në merkato pas eliminimit nga Europa League që në turin e parë nga Debreceni. Presidenti Gjici njoftoi masën e parë duke shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka, ndërkohë që edhe disa futbollistë pritet që të ndjekin rrugën e tij për shkak të paraqitjeve dobëta në fundin e kampionatit dhe në Europa League. Klubi verilindor po punon edhe në hyrje, teksa synon afrimin e disa prej futbollistëve më të spikatur e sezonit të kaluar. Gazeta “Koha Jone” ka mësuar nga burime brenda klubit të Kukësit se një nga afrimet e para do të jetë Blerim Krasniqi. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin e Skënderbeut, i cili ka qenë protagonist në sezonin e fundit, duke zgjidhur disa prej ndeshjeve të korçareve. Në ditët në vijim do të zgjidhen edhe detajet e fundit dhe më pas do të bëhet edhe prezantimi i tij në klubin verilindor. Skënderbeu nuk do të bëjë rezistencë për disa nga futbollistë në merkato pas dënimit të rëndë që u konfirmuar në CAS, duke konfirmuar mungesën në Europë për 10

Kukësi arrin akordin me sulmuesin e Skënderbeut, Blerim Krasniqi

sezone. Paraqitjet aspak të mira të Shkurtajt dhe Rrocës, por edhe largimi i Reginaldos gjatë kësaj verem kanë bërë që Gjici të mendojë për një tjetër sulmues goli. Në sezonin e kaluar Krasniqi gjeti 9 herë rrugën e rrjetës në 52

ndeshje. 23-vjeçari dhuroi edhe 7 asist për shokët e tij, ndërkohë që një nga të dhënat pozitive të tij është fakti që sakrifikon shumë për skuadrën. Krasniqi e ka nisur karrierën te Apolonia, ku u aktivizua për 3 sezone, derisa u

VENDIMI

Gjici shkarkon trajnerin Gjoka dhe nis negociatat me Dajën

E

liminimi që në turin e parë kualifikues të Europa League ndaj Debrecenit i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka. Strategu i njohur mori drejtimin e ekipit disa javë para fundit të sezonit të kaluar, por i ishte vendosur si kusht ecuria e mirë në kupat e Europës, diçka që në fakt nuk ka ndodhur. Klubi verilindor në fakt zhvilloi një lojë të mirë në pjesën e parë në Hungari dhe për një pjesë të mirë në barazimin 1-1 të duelit të kthimit. Loja mesa duket nuk ka ndikuar aspak në vendimin e Kukësit, që e shkarkoi me një postim në faqen e klubit. “Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa

League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit. Shumë shpejt klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!”, shkruhet në njoftimin për shtyp. Në orët e fundit janë shtuar shumë shanset që drejtimin e ekipit ta marrë Daja, teksa drejtuesit verilindor po negociojnëme trajnerin e njohur për ta bindur që të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë.

bë pjesë e Skënderbeut nga sezoni i kaluar. Kukësi shpreson që të gjejë një sulmues si Cikalleshi apo Guri, të cilët më pas t’i shesë në Europë, një strategji që në fakt u ka funksionuar vetëm në pak raste.

MESFUSHORI

Çyrbja zyrtarizon largimin me një mesazh në rrjetet sociale

Arbër Çyrbja ka mbyllur përfundimisht aventurën me skuadrën e Kukësit. Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, ishmesfushori i Teutës ka vendosur që të largohet, teksa lajmin e ka njoftuar me anë të një postimi në “Instagram”, duke falënderuar klubin verilindor. “Faleminderit për gjithçka, ishte kënaqësi që isha pjesë e juaj”, shkruan Çyrbja në postimin e tij. 25-vjeçari iu bashkua Kukësit para një viti nga Teuta, teksa presidenti Gjici investoi një shumë të konsiderueshme për ta rrëmbyer nga klubi bregdetar. Në 33 ndeshje aktivizim, ai nuk arriti që të gjente asnjëherë rrugën e rrjetës.

KUQEBLUTË

MBROJTËSI

Jonuz prezantohet në krye të Vllaznisë: Më bindi emri i klubit

Osmani largohet zyrtarisht nga Teuta, rikthehet te klubi i Tiranës

Vllaznia ka prezantuar zyrtarisht ish-trajnerin e Maqedosë së Veriut, Mirsad Jonuz. Vetëm dy ditë pas lajmërimit klubi shkodran e kishte gjetur trajnerin, 57-vjeçari mbërriti në Shkodër, për të firmosur kontratën. Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë. “ Vllaznia është një skuadër historike. U binda për të pranuar marrëveshjen pasi, me drejtuesit e klubit patëm të njëjtat koncepte dhe filozofi. Kam pak dijeni për përbërjen e skuadrës, por brenda këtyre ditëve do të nisim punën. Jam këtu për të bërë gjëra të mira. Do të tregojmë se kemi vlera. Do të ndërhyjmë edhe në merkato”, tha trajneri i ri i kuqebluve. Përpara mediave u shpreh edhe administratori i klubit, Suad Lici, i cili beson tek eksperienca e trajnerit dhe vendos si qëllim arritjen në Kupat e Europës. Vllaznia do të synojë që të bëjë paraqitje pozitive pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja kundër Ventspils ishte e fundit me fanellën e Teutës për Tefik Osmanin, pasi mbrojtësi veteran e ka mbyllur këtu aventurën e tij të tretë durrsake. Me 29 ndeshje të plota në Superiore, por vetëm 19 minuta në Europa League, 34-vjeçari korçar dukej se nuk bënte më pjesë në planet e bregdetarëve. Një kthim në Tiranë pas 8 vitesh, sepse në sezonin 2010/11 Osmani ishte pjesë e bardhebluve, me të cilët ka pasur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë. Korçari ka postuar një mesazh të shkurtër për përfundimin e aventurës tek Teuta: “Nuk mund të largohem pa falënderuar Presidencën, stafin teknik, në veçanti trajnerin Shkëmbi. Të gjithë lojtarët, sidomos ata më të vjetrit, dhe në fund Tifozët, që në çdo ndeshje më kanë mbështetur. Faleminderit për gjithçka”.


SPORT

21

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Mbrojtësi holandez në prezantimin te bardhezinjtë ka shpjeguar arsyet e transferimit në Torino

De Ligt: Jo vetëm Ronaldo, Juven e zgjodha edhe prej Sarrit

BRAZILIANI

Neymar: Messi futbollisti më i mirë, Ramos rivali më i vështirë

M

atthijs de Ligt ka bërë ditën e djeshme prezantimin e parë në konferencë për shtyp për klubin e Juventusit. Mbrojtësi 19-vjeçar është shfaqur i emocionuar, por shumë i qartë për objektivat. Ish-talenti i Ajaxit zbuloi edhe disa nga arsyet që e bindën që të zgjidhte klubin italian, një vendim siç e shpjegon edhe ai e kishte marrë para se Ronaldo ta ftonte te bardhezinjtë. Konsideroheni si një futbollistë i jashtëzakonshëm, por jeni vetëm 19 vjeç. Çfarë mendoni për këtë aspekt? Tek Ajaxi kam luajtur në vazhdimësi, kam përvojë tashmë, por më duhet të mësoj ende nga të tjerët, sepse krahasuar me ta sapo e kam nisur. Cilat janë përshtypjet e para në këto ditë të para? Është një hap i madh përpara, i pari jashtë Holandës dhe duhet të përshtatem. Shpresoj ta shpërblej mbështetjen që kam marrë nga tifozët. Si shkoi dueli me Ronaldon në Ligën e Kombeve? Në atë moment po kërkoja të kuptoja se çfarë duhet të bëja në verë. Por doja të prisja. Isha i sigurt, por që destinacioni do të ishte Juventusi. Ishte një kompliment i madh që një futbollist i madh si Ronaldo të më kërkonte të vija këtu. Jam shumë krenar. Gjithsesi, nuk është se bëri diferencën në vendimin tim. Sarri, a ka patur peshë në vendimin tuaj?

Kam folur në telefon, për ta njohur. Edhe ai është motiv pse jam këtu. Kam dëgjuar të flitet shumë për stilin e lojës së tij. Ishte një motiv i fortë. Që i vogël kemi parë që keni mbajtur fanellën e Juventusit, përse? Isha 7 vjeç dhe nëse je mbrojtës, e di se cilin futbollist do të admirosh. Ka qenë epoka e Fabio Canavaros, kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë”. Isha fans i tij. Kishe një ndjenjë pozitive për të gjithë Juventusin, kam qenë tifoz i bardhezinjve që i vogël. Këtu do të doni të fitoni Champions League … Janë tre kompeticion, katër

bashkë me Superkupën e Italisë. Të shohim ndeshje pas ndeshjeje, duam të fitojmë gjithçka. Ky është mentaliteti i Juves. Pse zgjodhët Juventusin dhe jo Barcelonën apo PSG-në? Ka qenë një proces i gjatë, po shikoja rrotull. Italia është e famshme si vendi i mbrojtjes. Është një sfida e madhe, Juvja ishte më konkrete dhe tregoi se beson tek unë. Kjo ndjesi bëri diferencën në vendimin tim. Çfarë mund të jepni për Juven në Seria A? Në Holandë flitet shumë për ndërtimin e lojës edhe nga mbrojtja, ndërsa këtu flitet për mbulimin, të mbrosh në grup.

Pak surpriza, strategjikë dhe i qartë. Paolo Maldini nuk jep asnjë lajm të bujshëm për merkaton e kuqezinjve, madje ka mohuar edhe një interesim të mundshëm për Luka Modric. “Kërkojmë futbollistë të rinj e të fortë, por edhe me eksperiencë që mund t’i ndihmojnë të rrite. Një si Modriç do të ishte perfekt, por nuk kemi pasur tratativa me te. Kemi nevojë për disa përforcime në role të caktuara. Nuk duhet të nxitojmë për të gabuar sa më pak. Futbollistët e mirë janë edhe në ekipet që bien nga kategoria apo në kampionate të niveleve jo të larta (i referohet Bennacer nga Empoli). Në fillim të merkatos çmimet janë të larta, por me kalimin e kohës ulen. Ideja është që të bëjmë të lumtur trajnerin. Duhet të gabojmë sa më pak të jetë e mundur. Milani është pas, por transferimet mbyllen më 2 shtator dhe deri atëherë ka kohë për të bërë të tjera lëvizje. Duam që t’i japim trajnerit sa më parë një ekip të kompletuar”, deklaroi Maldini.

dhe më duhet ta çoj përpara këtë trashëgimi. Do ta vesh me shumë krenari fanellën me numër 4 dhe shpresoj të jem në lartësinë e duhur.

INTER

MILAN

Maldini: S’kemi pasur negociata me Modriç, ja plani

Mendoj se mund të ndihmojmë reciprokisht. Të rëndon çmimi që Juventusi ka paguar për ty? Presioni në futboll është normal. Kur një klub të blen për një çmim të shtrenjtë, kjo tregon se ka shumë presion. Për të qenë një futbollist i madh duhet ta dish ta menaxhosh presionin. Unë do të mundohem të bëj pjesën time, të përmirësohem, për mua nuk është problem. Pse numrin 4 mbi fanellë? Numri 4 është i veçantë, sepse që fëmijë e më pas në skuadrën e parë kam luajtur më këtë numër. Këtu ishte i lirë. Kam dëgjuar shumë histori rreth këtij numri

Neymar ka dhënë të tjera sinjale që ende është i lidhur shumë me Barcelonën. Duke folur për “Oh My Goal”, braziliani ka thënë se: “Messi është futbollisti më i mirë më të cilin kam luajtur. Për mua është futbollisti më i mirë në botë që kam parë duke luajtur. Së bashku kemi formuar një dyshe fantastike. Për mua ka qenë nder që të luaja me të dhe ende është miku im. Ylli i PSG nuk heziton që ta quajë Sergio Ramos “kundërshtarin më të mirë me të cilin është përballur, ndërkohë që si portierin më të mirë ka përzgjedhur Victor Valdes. Në fund jep një koment edhe për Vinicius Junior: “Ai është futbollisti i mirë më i mirë dhe mendoj se me kalimin e kohës do të bëhet një futbollist i madh. Do të jetë një nga me të mirët dhe do të luftojë edhe për “Topin e Artë”.

T

rajneri i Interit, Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp para turneut të Azisë, teksa nuk e ka fshehur faktin që nuk është aspak i kënaqur nga merkato e bërë deri më tani. Strategu italian e ka cilësuar si vonesa si në operacionet në hyrje ashtu edhe në dalje. “Nga planet që kemi bërë me klubin, jemi me vonesë në merkato. Duhet të krijojmë një grup. Me klubin kemi të njëjtin vizion, por prisja që të ishim më përpara, gjithsesi kam besim. I nervozuar për Lukakun? Nervozizmi është një fjalë e rëndë. Lukaku më pëlqen, është një futbollist i rëndësishëm për ne, por është një lojtar i Manchester United. Atë e njoh shumë mirë, pasi e doja që kur isha tek Chelsea, por e dimë situatën tonë Ndeshja me United? Nesër (Sot) është një ndeshje e rëndësishme. Përgatitjet parasezonale

Conte tërbohet me drejtuesit: Prisja që të ishim më përpara në merkato

po shkojnë mirë, më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Nuk do të jetë e thjeshtë që të luajmë pa sulmues në këto miqësore, pasi do të kemi rivalë si United dhe Juventusi. Icardi është jashtë projektit.

Ky është realiteti, klubi ia ka bërë të qartë. Edhe Nainggolan gjithashtu është jashtë projektit. Perisic është një futbollistë me karakteristika specifike dhe dua ta shoh nëse luan në pozicionin që e vendos”, deklaroi Conte.


SHENDETESI

P

jesa më e madhe e mikro organizmave që jetojnë n ë trupin tonë mund të quhen "bashkëpunëtorë të dobishëm" ose parazitë të padëmshëm. Na ndihmojnë të tresim ushqimet dhe të marrim vlerat ushqyese prej këtyre të fundit. Sintetizojnë vitaminat e rëndësishme dhe proteinat antiinflamatore, proces të cilin gjenet tona nuk dinë ta kodifikojnë; gjithashtu stërvitin sistemin imunitar për të luftuar "ndërhyrësit" që mund të na infektojnë. Bakteret që jetojnë në lëkurë sekretojnë një lloj lagështie natyrore që parandalon formimin e çarjeve nga ku mund të futeshin mikrobet patogjene. Streptokoku Pamja e qelizave të streptokokut në mikroskop elektronik, marrë prej një kampioni laboratorik. Ky bakter mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse, por shumë prej pjesëve të tij janë të padëmshme, ashtu si mijëra mikroorganizma të tjerë beninj që gjenden në trupin tonë. Në përgjithësi, numri i mikroorganizmave që jetojnë te ne është dhjetë herë më i lartë se qelizat tona dhe peshojnë sa truri ynë: rreth 1,350 gramë mesatarisht (në moshë të pjekur). Kjo është edhe arsyeja që secili prej nesh konsiderohet si një organizëm ose ekosistem me popullsi të dendur; habitate ku jetojnë mikrogjallesa të ndryshme, njësoj si xhungla me kafshët e saj. Bakteriofagu Të quajtur ndryshe fage, këto viruse që infektojnë bakteret janë me bollëk në planet (më shumë se yjet e universit). Në trupin tonë numri i tyre është aq i madh sa nuk mund të përcaktohet. "Caulobacter Crescentus" Ky bakter i zakonshëm ujor riprodhohet në mënyrë asim-

22

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Bakteret, bashkëpunëtorët e dobishëm të shëndetit

etrike. Kur një qelizë ndahet, njëra nga qelizat bija (e pajisur me një zgjatim të hollë) mund të notojë lirisht. Qeliza tjetër bijë, që i ngjan më shumë një bishti, qëndron palëvizur duke u ankoruar mbi çdo lloj sipërfaqe përmes një "ngjitëseje" që cilësohet si më e fuqishmja në botën shtazore. Ajo mund t'i rezistojë një force jashtëzakonisht të madhe: një tonelatë për centimetër katror. Bakteriofage në veprim Bakteriofage teksa largohen nga një streptokok thuajse pajetë. Tashmë këto mikroorga-

nizma janë gati që të gjejnë viktimën e radhës. Duke qenë se kanë aftësi të infektojnë dhe të vrasin pjesë të veçanta, kjo cilësi në të ardhmen mund të shfrytëzohet për të zbuluar kurat e reja kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Bakteret e zorrëve Zorrë njeriu të pushtuara nga baktere, shumë prej të cilave akoma nuk janë identifikuar. Këto mikroorganizma na ndihmojnë të tresim ushqimet, të thithim substancat ushqyese, na mbrojnë murin intestinal. Gjith-

ashtu ndikojnë në rregullimin e peshës trupore dhe na mbrojnë nga sëmundjet autoimune. Helikobakter Pylori Prania e "Helikobakter Pylori" (me ngjyrë të hapur), një bakter i zakonshëm që jeton në muret e stomakut, rrit rrezikun e ulcerës gastrite dhe kancerit (në foto, qelizat me ngjyrë të errët). Me kalimin e kohës është zbuluar se ky bakter mund të reduktojë aciditetin e stomakut dhe refluksin gastrit, duke kontribuar në parandalimin e kancerit të ezofagut. Duket sikur ka

Vitaminat që duhen kundër të ftohtit D

himbjet e fytit, ftohja dhe gripi mbahen larg duke kon sumuar shumë fruta dhe zarzavate, si karota, kunguj, agrume, kivi etj. Ta kalosh dimrin pa dhimbje fyti dhe ndonjë të ftohtë duhet shumë punë, por nuk është e pamundur. Gjithsesi, një dietë e shëndetshme mund ta forcojë sistemin imunitar akoma më shumë dhe ta përgatisë trupin tonë në kushtet më të mira për të luftuar dhimbjet e fytit, ftohjen dhe gripin. Gjithashtu nuk duhet të harroni efektet negative të stresit dhe të një ushqyerje të keqe e të paekuilibruar (për shembull shumë të varfër me fruta e zarzavate, ose të bazuar te ushqimet industriale), apo ndryshimet e vazhdueshme të florës bakteriale të zorrëve (pasojë e stresit ose terapive me antibiotikë) që mund të çojnë në "varfërimin" e organizmit me disa lloje vitaminash

të rëndësishme, gjë që më pas ndikon në punën e trupit dhe dobësimin e sistemit imunitar. Vitaminat e duhura Disa vitamina, mes të cilave A-ja (retinoli e prekursorët betakaroten), Cja (acidi askorbik), E-ja (tokoferoli) dhe B12 (kobalamina) kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen ose forcimin e funksionimit të sistemit imunitar. Për këtë arsye është mirë që të konsumoni shumë zarzavate dhe fruta, sidomos ato që kanë ngjyrë portokalli dhe të verdhë. Shumë të këshillueshme janë për shembull karotat dhe kungujt: përmbajnë betakaroten që në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Përveç agrumeve dhe kivit, që janë të pasura me vitaminë C, këshillohet që të përdoret vaji i farave të grurit, sepse është burim vitamine E. Edhe shtimi në ushqime i qepës (antimikrobike

dhe shkarkuese), specit djegës (dezinfektues i fuqishëm) dhe xhenxhefillit (ekspektorant) rrit ndjeshëm mbrojtjet e trupit. Të gjitha këto ushqime forcojnë sistemin imunitar, duke na ndihmuar të përballojmë fuqishëm stinën e ftohtë të dimrit. Suplementet rigjeneruese Përveç një diete të pasur me fruta e zarzavate, mund të përdorni edhe suplemente me bazë betakaroten, vitaminë C dhe zink. Suplementet me vitaminë A kanë funksion imunostimuluese dhe ndihmojnë në mosinfektimin nga viruset e ndryshme. Dozat e larta të vitaminës C (500-1000 mg në ditë) janë në gjendje të reduktojnë intensitetin dhe kohëzgjatjen e simptomave të gripit. Trajtimi për një kohë të gjatë me suplemente komlekse (të cilat përmbajnë 20 mg zink ose magnez, 100 mikrogramë selen, 15 mg vitaminë E dhe 6 mg betakar-

oten) mund të mbrojë nga infeksionet respiratore. Seleni është një antioksidant i rëndësishëm, zinku dhe magnezi janë minerale mjaft të nevoshjme për organizmin, vitamina E është antioksidant dhe imunostimulues. Farat e grejpfrutit: "supermbrojtje" Ky është antibiotiku më i fuqishëm natyror që mund të parandalojë dhe të luftojë infeksionet bakteriale dhe virale. Farat e grejpfrutit forcojnë sistemin imunitar dhe u bëjnë mirë të gjithë atyre që në dimër kanë tendencë të sëmuren vazhdimisht. Mund të blihen në farmaci me kapsula, ose pika. Doza (1-3 kapsula ose 3 pika, 3 herë në ditë). Frutat e shtrydhura, burim vitaminash Përveç rëndësisë se vitaminave për të forcuar sistemin imunitar dhe për të lehtësuar punën e organizmit, lëng-

funksion mbrojtës edhe ndaj alergjive e astmës. Sipas disa shkencëtarëve, shtimi i këtyre patologjive në botën e industrializuar mund të lidhet me mungesën e "Helikobakter Pylori" në stomak, ose me marrjen e dozave të larta të antibiotikëve gjatë fëmijërisë. Penibacilus Një koloni e rritur në laborator shkencor. Në këtë pamje mikroorganizmat janë në kërkim të ushqimit. Këto baktere mund të veprojnë kolektivisht, duke komunikuar përmes sinjaleve kimike. Cianobaktere Cianobakteret e vogla kanë pasur një rëndësi të madhe në historinë e Tokës: kanë qenë ato që përmes fotosintezës kanë krijuar atmosferën e pasur me oksigjen të planetit tonë. Forma të vjetra të këtyre mikroorganizmave janë zhvilluar te kloroplastet, që janë përgjegjëse për procesin e fotosintezës së bimëve. Flora bakteriale e gojës Në gojën e njeriut jetojnë një gamë e gjerë mikroorganizmash. Disa prej tyre ngjiten në mukozë (në foto ato me ngjyre të errët) pak ditë pas lindjes. Gjallesat e dëmshme krijojnë pllakën bakteriale që favorizon prishjen e dhëmbëve; ose kolonizojnë hapësirat mes dhëmbëve dhe mishrave, duke shkaktuar patologji si paradontiti. Stapfilokockus Aureus Ky bakter jeton në hundën e një të tretës së popullsisë së botës pa shkaktuar dëme. Por mund të bëhet edhe "i keq", duke shkaktuar infeksione të lëkurës ose dëme akoma më të mëdha. Përdorimi masiv i antibiotikëve duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar, ka shkaktuar zhvillimin e pjesëve rezistente dhe vdekjeprurëse.

jet e frutave të shtrydhura përveçse të shijshme janë edhe freskuese; freskia e tyre mund të shuajë "zjarrin" që djeg në fyt. Receta Përgatitja e një lëngu të shtrydhur frutash, që mund të pihet në mëngjes: mollë të kuqe, karota, kivi, rrush dhe pak kos. Dhimbjet dhe djegiet e fytit mund të zbuten duke i shtuar lëngut edhe pak mjaltë, ose disa pika vaj esencial (eukalipti, livando trumze, ose mente).


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Ajo në botën e çudirave 7. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë 10. Formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës 12. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 14. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 16. Njeri i veshur me rroba të grisura, me rrecka 18. E kundërta e përparimtarit, zhvillimit 19. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 20. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 22. Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendëtë bardha e të shkëlqyeshme si bora 24. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë 25. Ajo që bën redaktimin e një teksti quhet ashtu 28. Romani i Anton Pashkut 29. Fletë e madhe dhe e hollë letre, llamarine etj 32. Pastaj e ka brenda 33. Jashtëqitja e kafshëve 34. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund 35. Dëshirë e madhe, synim dhe shpresa për t'ia arritur një qëllimi të lartë 38. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 41. Aeroplan me dy palë krahë 45. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 47. Fe që lindi në shek. I të erës së re dhe që ka për bazë Krishtin, dërgestar të Zotit si shpëtimtar 51. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 52. Ashtu emërtohet gostia që secili paguan vetë pjesën e vet 53. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, eAlgjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 54. Lart ka tavanin, poshtë është ajo... 55. Ajo që bën pula, vezë ose.. 56. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 58. Kur diçka është e sheshur, është ashtu 60. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 62. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 63. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 64. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 66. Po Gjirokastra si e kishte targën 69. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

71. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 73. Quhen ashtu personat që kryejnë një veprimtari të njëjtë e të përbashkët 74. Që ka karakter të theksuar mendor, që mbështetet më shumë në arsyen, sesa në ndjenjën 77. Degë e fizikës, që studion dritën, vetitë e ligjet e saj si edhe ligjet e të parit. 79. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 80. Periudha më e lashtë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të një populli 82. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 83. Banor vendës nga Labëria, është ... 85. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 86. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 87. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 89. Enciklopedia e lirë në internet 91. Një nga mënyrat se si e paraqitim, e përshkruajmë a e shpjegojmë një ngjarje ose një fakt 93. Mashkulli i maces, maçok 94. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 95. Burimet e para të naftës janë zbuluar në ..., kjo daton më 23 shkurt 1938 97. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 99. vizja per Zhvillim Kombetar

100. ..ho, sa e mirë është. 102. Unioni Postar Universal 103. Merr zjarr, merr flakë; harxhohet e tretet në zjarr, bëhet shkrumb e hi 106. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 108. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 112. Ishte ei tillë ai i Mistrit dhe Orizit në qytetin e Shkodrës, që merrej me farërat dhe prodhimin 113. Kroacia, ashtu i'a quajnë paranë e saj 114. Alfred ..., psikolog i shquar austriak (1870-1937) VERTIKALISHT 1. Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq 2. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 3. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 4. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 5. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj 6. Yndyrë, tërësia e tyre 8. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 9. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 10. Hektor ..., kompozitor i shquar francez 11. Degë e statistikës që studion shpërndarjen gjeografike,

përbërjen dhe shtimin e popullsisë 13. Pesha është neto, siç është edhe ... 15. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 17. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e goditjeve 21. Kungohet për besimtarët në kishë 23. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt, picak 24. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 26. Si kishtin makinat e Durrësit targën 27. Jaë të tillë, djali i xhaxhait, i dajës, i tezes a i hallës ose secili nga fëmijët a pasardhësit e tij 30. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 31. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 36. Lakmi e madhe për të ngrënë a për të pirë, grykësi e madhe 37. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 38. Ornella e famshme e kinematografisë italiane, duhet mbiemri 39. Krahinë ose vend që qeverisej nga një pasha 40. Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike 42. Partia Republikane, inicialet 43. Prishem keq me dikë, i

fishek 64. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 65. Gjeni emrin ... Marie Hugo, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX 67. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 68. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë, quhet ashtu 70. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 72. Tokë e keqe, që ka shumë gurë. 73. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 75. Ai thur vargje lirike ose satirike, zakonisht aty për aty 76. Partia Aleanca Popullore 78. Pampers, shpërgenj, ashtu u vendosej fëmijëve të vegjël 81. Ai që është pak i prapë, i vrazhdë e jo i shkueshëm; që besohet se sjell prapësi 84. Ajo mbushet me gaz të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart 85. Peshk deti i vogël, me kokë të madhe e të gjerë, me mustaqe, ka luspat me ngjyrë të kuqërreme 88. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 90. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 92. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 96. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 98. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 99. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 101. Qen me trup të vogël.Ashtu pagëzohet dhe një femër e vockël dhe delikate 104. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 105. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 107. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 109. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 110. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 111. Dakord në gjuhë universale

keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem 44. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer 45. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore 46. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 48. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 49. Të gjithë ata që merren me letra, që skalisin me fjalë shpirtin e tyre në to, janë ashtu 50. Lutje e gjatë fetare, që thuhet a këndohet në kishë pjesëpjesë, këmbyerazi nga prifti e nga besimtarët 57. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 59. Gjendje shpirtërore e turbullt e një njeriu që është pushtuar nga një ndjenjë tronditëse 61. Pushkë e vjetër me lloz e një 1

2

K 11

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

3

M

4

5

D

U

6

P

E

12

A R

7

F

M E

D I

14

M I

S

¸

R

E

F

20

21

A M Z E

A

L

B

R

25

F

O

A L

O

L

R

B

O

A

U

S

K

L L

E

I

18

I

N

J

A G

J

R

E

I

L

E

30

K

31

O

27

O

N

M I

N A

U T O

N E

M B

U

L M ¸

K

I

V

V

E

Z

E

R

A

M E

N D

J

E

B A

T R

R

A

C

O N 40

G R

K

T

R

E N

R

T

U R

42

P

T

D R

I

44

A

Z E

P 45

A

46

T

P

A R

V A

A T

O

K

I 53

N

K

U

L

R

R E

K

54

U I

N T

E S

E N

C ¸

S

56

M U S

H K

O N

J

M

¸

A

R

Z

B

R

H

U

M

57

B 60

V

65

C

O

L

66

T U D

P

67

L A

K

R I

69

K

U

J

K

M T R O

N

S

M

N O

E K S

86

U

R I

T A

R

U

V

M

M

X M B

U L

O J

P

¸

R

V

I

A F

R I

R

L 89

R D

¸

90

A

82

B E

Z

B

R

H

E

S

G

J

91

L

N

E N

D

V

R

A

K

92

K D

L

93

I

K

A

I

O

94

E T

¸

95

V

E N

D O

L

O

N

S

J

A

97

E L

V I

N A

S

98

O

I

S

100

I

99

N

V E

S

T

I

M

C

P

L E

G E

L

J

A K

¸

O 105

N

B D

102

104

110

A

H

101

P 103

˙ A

81

84

H S

88

96

¸

87

A

K O

76

I

78

M I 83

85

K V

A P

80

L

U 75

T R

79

J

O J

S

R

E 77

L E

K T

74

A S

Z

E

K

B

73

E I

B 64

J

71

B U

˙

63

R O

68

A

70

I

72

H 59

E

62

B

L

A

O

58

E Z

61

M

A

R

B

50

52

R

E 47

B

N O

49

C

L

N N D

41

M I M E

51 55

E L I

43

M 48

I

L T

39

E K

A F

I

34 36

38

E L

D 29

33

E L

24

35 37

R I

S B A

28

K A

32

M J

J

19

22

26

Q

10

N O

N

A 17

23

H

9

B A

15

F 16

U

8

Z

13

K I

L I

A

106

107

T O

G R

P

R

P

E

108

A F

N ¸

E 109

I

M

M I

S

111

M U

R

T

S

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E shtunë, 20 KORRIK 2019

Presidenti i Republikës priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Sllovenisë, Lea Stançiç

P

residenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç. Presidenti Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomikotregtare. "Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri", - tha Presidenti Meta. Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: "kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t'i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit".

Presidenti Meta: Sllovenia na inkurajon për kapërcimin e krizës së rëndë shqiptare

VLERESIMI

P

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje në një ceremonie të veçantë, ish-futbollistin e shquar të Ekipit Kombëtar shqiptar dhe të “Dinamo-s”, Mujo Targaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Në prani të shumë personaliteteve sportive, të kolegëve dhe trajnerëve, Presidenti Meta i dorëzoi ishkapitenit legjendar të ekipit kryeqytetas të futbollit të viteve 1980-të, titullin e lartë me moti-

Presidenti Meta vlerëson ish-futbollistin e ekipit kombëtar dhe të “Dinamos”, Mujo Targaj vacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në futboll, si një nga kapitenët më të spikatur të ‘Dinamos’ dhe Ekipit Kombëtar. Gjithmonë shembull i korrektësisë dhe etikës në fushën e blertë”. Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti i Republikës theksoi se Mujo Targaj është një nga personalitetet e sportit për të cilin kam pasur një adhurim të pakufishëm, si të gjithë sportdashësit shqiptarë, pa dallim preference të ndonjë ekipi. Presidenti solli në vëmendje dhe karrierën e Targaj, e cila nisi nga Tepelena. “Çfarë mund të arrinte më shumë një fëmijë nga Tepelena se sa të bëhej titullar dhe kapiten i Ekipit Kombëtar. Mujo Targaj është i qetë dhe nuk flet shumë, sepse i ka thënë të gjitha me punën dhe kontributin e tij të

shkëlqyer, jo vetëm me Dinamon, ku ka qenë 5 herë kampion i vendit dhe 3 herë fitues i Kupës së Republikës, por edhe me Ekipin Kombëtar. Aq më tepër t’i shënonte gol kampionit të botës, Shumakerit të frikshëm dhe në këtë mënyrë të hapte portën e golave të tjerë të Shqipërisë kundër Gjermanisë së madhe. Ndaj të gjithë ne jemi këtu për të nderuar pasionin, këmbënguljen, profe-

sionalizmin edhe atdhedashurinë e Mujo Targajt përgjatë gjithë asaj karriere të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme”,- tha Presidenti.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.